punim diplome - edukimi.uni-gjk.org h… · prilli i thyer është pasqyrim i një jete të...

23
1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI“ FAKULTETI I EDUKIMIT Dega: Programi fillor PUNIM DIPLOME Tema: “Prilli i thyer - vepër e veçantë e Ismail KadaresëMësimdhënësi mentor: Kandidatja: Prof. Ass. Dr. Labinot Berisha Linda Hajdaraj Gjakovë 2018

Upload: others

Post on 29-Nov-2019

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org H… · Prilli i thyer është pasqyrim i një jete të vrazhdë, ku gjakmarrja besa dhe miku janë ato elemente që ngrihen në piedestalet më

1

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI“

FAKULTETI I EDUKIMIT

Dega: Programi fillor

PUNIM DIPLOME

Tema: “Prilli i thyer - vepër e veçantë e Ismail Kadaresë”

Mësimdhënësi mentor: Kandidatja:

Prof. Ass. Dr. Labinot Berisha Linda Hajdaraj

Gjakovë 2018

Page 2: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org H… · Prilli i thyer është pasqyrim i një jete të vrazhdë, ku gjakmarrja besa dhe miku janë ato elemente që ngrihen në piedestalet më

2

Përmbajtja:

FALËNDERIME ....…………………………………………………………….. 3

ABSTRAKT ....………………………………….………………………….…… 4

HYRJE ………………………………………………….....……………………. 5

I. ANALIZË E VEPRËS ..……………………...…………………..……..……. 6

1.1. Vdekja në romanin “Prilli i thyer” ………………………......…..……….. 7

1.2. Kush e vrau Gjorgun? …………………………………….......….....……. 8

II. KANUNI - TEKSTI BAZË I ROMANIT ………………………..……..…. 11

2.1. Gjorgu – zëri autorial për ç’mitizim ……………………......……….….. 13

2.2. Elemente të dokeve dhe të zakoneve ……………….....…………….…. 14

III. ELEMENTET AUTORIALE ..…………………….……………………… 16

3.1. Statusi i tekstit …………………………………....……………………. 17

IV. KODET ZAKONORE ………………………………….…………………. 18

V. PËRFUNDIM …………………………………………..…………………... 20

AUTOBIOGRAFI .…………………………….…………...…………………. 22

LITERATURA ………………………………………………...……………….. 23

Page 3: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org H… · Prilli i thyer është pasqyrim i një jete të vrazhdë, ku gjakmarrja besa dhe miku janë ato elemente që ngrihen në piedestalet më

3

FALËNDERIME

Këtij rrugëtimi i erdhi fundi dhe këtu ku jam sot e gjitha është falë njerëzve më të afërt

për mua, familjes time të dashur që i jam falënderuese për gjithë jetën, duke mos harruar të

theksoj edhe shoqërinë që më ka qëndruar pranë gjatë tërë kohës.

Fjalët janë të tepërta për të shprehur ndjesinë e gëzimit që kam që tani e më pas do të

kem titullin Mësuese.

E nëse do të vazhdoja me falënderimet e di që ato s’do kishin një fund,me falënderimet

që burojnë nga zemra për secilin person që më ndihmoj të arrij sot këtu.

Gjithsesi falënderoj Prof. Ass. Dr. Labinot Berisha që më ka ndihmuar gjatë kësaj

kohe, si dhe të gjithë profesorët e tjerë që kanë qenë të devotshëm në profesionin e tyre e nuk

kanë hezituar të na ndihmojnë në asnjë çast.

Ky kapitull i jetës ndoshta edhe po përfundon këtu, mirëpo po më hap rrugë të tjera,

sfida të reja për të cilat jam më shumë se e gatshme që t’i përballoj e të vazhdoj drejt

suksesit.

Page 4: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org H… · Prilli i thyer është pasqyrim i një jete të vrazhdë, ku gjakmarrja besa dhe miku janë ato elemente që ngrihen në piedestalet më

4

ABSTRAKT

Kjo temë synon të shtjellojë në disa rrafshe veprën Prilli i thyer të Ismail Kadaresë.

Të shkruash për vepra të tilla me strukturë të ndërlikuar rrëfimi nuk është e thjeshtë, por do të

bëj përpjekje që me mënyrën time të leximit të paraqes pjesët më të veçanta të saj.

Objekti i këtij punimi qëndron tek vet vepra e cila ka dinamikë dhe përcillet me një

dramatikë që zhvillohet në rrethana krejtësisht ndryshe nga njëra-tjetra.

Prilli i thyer është pasqyrim i një jete të vrazhdë, ku gjakmarrja besa dhe miku janë ato

elemente që ngrihen në piedestalet më të larta të jetës.

Qasja që shkrimtari Ismail Kadare i ka bërë Malësisë së Veriut është e veçantë dhe në

të gjejmë vlera të asaj zone, të cilat autori i përshkroi në mënyrë mjeshtërore.

Jeta e malësorëve në Veri, nuk është e thjeshtë dhe por nuk del as vetëm si grumbull

normash, ajo i ka të gjitha tiparet e një jete njerëzore plot emocione dhe individi me gjithë

respektimin e normave të Kanunit të Lekë Dukagjinit në këtë vepër, është njeri që ndien,

dashuron, revoltohet e rebelohet.

Gjakmarrja, një fenomen i moçëm i botës shqiptare, në Kanun funksionon e

institucionalizuar, jo me qëllim jetësimi, por me qëllim të shkatërrimit të saj. Ajo luftohet në

kanun, me metoda legjislative në formë ndëshkimesh e dënimesh.

Nuk ishte qëllimi i shkrimtarit të afirmohet apo të dënohet fenomeni, por më tepër të

paraqitet një zonë me tradita mjaft primitive të jetës, megjithëse me një jetë të

institucionalizuar juridike, që ka një sistem ligjesh që respektohen bindshëm.

Fjalët kyçe: miku,gjakmarrja,kanuni,vdekja,besa.

Page 5: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org H… · Prilli i thyer është pasqyrim i një jete të vrazhdë, ku gjakmarrja besa dhe miku janë ato elemente që ngrihen në piedestalet më

5

HYRJE

“Prilli i thyer” është pasqyrim i një jete të vrazhdë, ku gjakmarrja besa dhe miku janë

ato elemente që ngrihen në piedestalet më të larta të jetës.

Gjatë shtjellimit të kësaj episode jete, sa të vrazhdë aq edhe të lavdishme, autori ofron

në mënyrë shumë direkte jetën në veriun e Shqipërisë; familjen, hakmarrjen, shtëpinë - që

sipas tij i takon mikut, nderin dhe mbi të gjitha koloritetin që i jep jetës Kanuni i Lekë

Dukagjinit.

Çdo roman ka në qendër të tij një ngjarje të posaçme, qoftë ajo aventurë, romancë apo

tragjedi, mirëpo kjo vepër e Kadaresë na ofron neve me disa ngjarje që ngërthejnë në vete të

gjitha nga pak.

Në krijimtarinë e begatë të autorit, Prilli bën pjesë në ato tema që e marrin frymëzimin

nga dëshmitë dhe monumentet e madhërishme të kulturës shoqërore popullore. Autori tek kjo

vepër ndjek hap pas hapi gjithë rrjedhën e burimit. Subjekti i veprës rrëshqet në shtratin

kryesor të tij, brenda neneve të Kanunit, të kësaj kushtetute të madhe, siç e quan autori me

gjuhën e një personazhi. Fletët e Prillit janë të ngarkuara me njoftime të shumta, të sakta. Për

shkak të temës mbizotërojnë, natyrisht, njoftimet për gjakmarrjen. Ato përgjithësisht janë të

ngjizura me subjektin ose shërbejnë si pika nga duhet të kalojë ky. Nganjëherë të lë

përshtypjen që autori më tepër ka pasur qëllim të zbërthejë shpirtin e Kanunit, sesa shpirtin e

personazheve.

Personazhi kryesor në këtë vepër, Gjorgu detyrohet të hakmerret për shkak se këtë e

kërkon kanuni i pashkruar që është përdorur me shekuj në vendin ku ai jeton.

Romani fillon me Gjorgun i cili ka zënë pritë dhe e pret hasmin që t’ia marrë gjakun

vëllait. Pas marrjes së gjakut jeta e tij hyn në një periudhë të re kur ai është i shënjuar për t’u

vrarë nga familja me të cilën ishin në gjak.

Këtu autori na paraqet bredhjen e personazhit kryesor nëpër bjeshkë për t’i kryer

detyrimet dhe për t’i gëzuar ditët e lirisë që i kishin mbetur para se të mbyllej në kullën e

ngujimit sipas traditës.

Përveç Gjorgut kemi edhe shumë personazhe të tjera në këtë vepër, ndër ta janë edhe

Besiani dhe bashkëshortja e tij Diana të sapo martuar vendosin që muajin e mjaltit ta kalojnë

në ato vise. Mirëpo jo gjithçka shkon ashtu siç edhe e prisnin secili prej tyre.

Page 6: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org H… · Prilli i thyer është pasqyrim i një jete të vrazhdë, ku gjakmarrja besa dhe miku janë ato elemente që ngrihen në piedestalet më

6

I. ANALIZË E VEPRËS

Për këtë roman ka pasur shumë diskutime, shkrime e komente, mirëpo përse e gjithë

kjo? Mund të jetë arsyeja Kanuni?

Në shumë vepra të letërsisë botërore ka pasur vdekje, por te “Prilli i thyer” kemi të

bëjmë me një vrasje të certifikuar. Madje, një vdekje të certifikuar para certifikatës së lindjes.

Një vdekje – apo koma do të ishte paraprake për të gjithë në këtë proces – ajo e

shërbimit të vrasësit në shtëpinë e të vrarit.

Kur do të vinte radha e mikut për t’iu bashkangjitur njeriut të tyre të dashur? Kur do ta

kishte plumbin e shtëpisë në ballë ai që tani ishte miku i shtëpisë?

Këto pyetje, që jo edhe aq lehtë mund t’iu japim ndonjë përgjigje të saktë e kthejnë

Prillin ndoshta në poezinë e vdekjes.

“Burg i pritjes përpara vdekjes së mirëpritur dhe të pashmangshme” , e cilëson kritiku

Andre Sincclair në The Times1.

Vdekjet në letërsi pothuajse gjithmonë janë të papritura dhe të pathëna. Ka vdekje nga

lufta, vetëvrasje apo nga ndonjë sëmundje. Por, asnjë nuk ngjan me vdekjen që sugjeron

Prilli: akti i vdekjes është shkruar më parë se akti i lindjes.

Gjorgu para tij kishte 44 vdekje. Askush nuk i ka pyetur, por në të njëjtën kohë janë të

vetmit që nuk janë harruar. Ai nuk mundi t’i shmangë njollat e gjakut që tunden para syve të

tij. Në këtë rast atij i është parashkruar historia.

Në roman një rol të veçantë ka edhe Binak Alia (si pajtues i gjaqeve), i cili gjendet

përballë një procesi të rrallë: familja e djalit që i është vrarë e dashura e palejuar kërkon gjak

për fëmijën e palindur.

“Para një jave anëtarët e një fisi vrasin një vajzë të tyre të mbetur shtatzënë. Ishte e

qartë që së shpejti do të vrisnin edhe djalin që kishte pasur marrëdhënie dashurie me

viktimën. Familja e djalit e merr vesh ndërkaq që foshnja e vajzës, që nuk arriti të lindte,

kishte qenë mashkull. Ajo i del para punës dhe e shpall veten në gjak me familjen e vajzës,

pikërisht për shkak të foshnjës-mashkull që i përkiste asaj, pavarësisht se djali i tyre s’kishte

kurorë me viktimën2.

Pra, edhe një jetë që s’ka ardhur ende në këtë botë ka hasmin e tij, ka viktimën ose

agresorin e tij. Madje, foshnja-mashkull llogaritet gjak.

Kadare kërkon ta vejë theksin në cilësinë e gjakut, duke dhënë panoramën e një procesi,

ndoshta një ekstremi, në mposhtjen e pasionit dhe vetvetes. Një pasion që arrin të mposhtë

inatin në shtëpinë tënde, përballë vrasësit. Sepse ligji i maleve nuk të lejon të thyesh rregullat.

“ Rregullat tragjiko-groteske të gjakmarrjes përjashtonin dy gjëra: masakrën dhe

çnderimin…” thotë Kadareja3.

Por cila vdekje është e natyrshme në Rrafsh? “Me jetë të gjatë e ta vraftë pushka!”

është urimi i lindjes për një mashkull në shtëpitë e Rrafshit. Që konsiderohej si urim lindjeje

por që përmban edhe llojin e vdekjes. Një urim-mallkim për këdo jashtë Rrafshit, por një

urim-dashamirës në Rrafsh. Pra, vdekja nga pleqëria në Rrafsh është “një e mirë e

panatyrshme”. Jashtë gjithë sistemit të botës për pleqërinë, jashtë gjithë natyrshmërisë për

vdekjen, këtu egzistonte një ligj tjetër: “ Ta vraftë pushka!” është baras me “të jetojë si

1 Andreë Sinclair, The Times, cituar në kopertinën e Prillit të thyer, Onufri, Tiranë, 2005. 2 Ismail Kadare, Prilli i thyer, Onufri, Tiranë, 2005, fq.174-175. 3 Ismail Kadare, Dialog me Alain Bosquet, Onufri (Botimi i katërt), Tiranë, 2002.

Page 7: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org H… · Prilli i thyer është pasqyrim i një jete të vrazhdë, ku gjakmarrja besa dhe miku janë ato elemente që ngrihen në piedestalet më

7

burrë!”, “të jetojë si njeri!”, sepse në Rrafsh, nderi vendoset nga Kanuni, dhe zemra e

Kanunit është pikërisht gjaku.

Sipas Kanunit, “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”. Pra, miku është një

gjysmëperëndi. Mirëpo, këtë fuqi të pamatur që e fiton kaq lehtë, e shuan veçse një lëvizje:

prekja e vegshit të zjarrit.

Pse pikërisht “lëvizja e vegshit të zjarrit të oxhakut të shtëpisë” është e vetmja mënyrë

që mikun ta bënte armik? Përse pikërisht zjarri mundet që ta kthejë mikun në hasm, kur ai

vjen pas Zotit në shtëpinë e mikut?

Çfarë fsheh kjo prekje që mund ta bëjë këtë ndryshim?

Me zjarr është dënimi që vjen nga përtej, i përket Krijuesit. Zjarri është ngrohtësia,

është pjesa jonë e përçimit. Nëse tentojmë të zëvendësojmë burimin, kemi kundërshtuar

logjikën e jetës – sepse kemi kundërshtuar ngrohtësinë njerëzore.

Prekja e vegshit të zjarrit është prekja e së drejtës për njerëzoren – kjo e kthen në armik

prekësin.

Zjarri është sfida e botës përmes Prometeut, por është edhe sfida e shtëpisë.

1.1. Vdekja në romanin “Prilli i thyer”

Këtë përpjekje, të marrëdhënies së vdekjes me letërsinë, Kadareja e përshkruan në

esenë e tij për Danten. Duke rrëfyer rrugëtimin e tij të vetmuar në botën e të vdekurve, ai u

tregoi vëllezërve të vet poet, qofshin ata rus, shqiptarë, baltik e kinez, se gjendja natyrale e

shkrimtarit të madh është pikërisht ajo: të udhëtojë i gjallë mes vdekjes.

Një bashkëjetesë të përqendruar të dashurisë, vdekjes dhe ëndërr, padyshim që mund ta

gjejmë më të theksuar te Prilli i thyer. Ky përshkrim rrjedh përmes konceptit ekzistencialist,

ku personazhet kryesore plotësojnë vetveten përmes daljes nga vetvetja që kanë njohur, nga

vetja që u kanë mësuar, nga vetja që kanë pranuar në heshtje. Për të hyrë më pas vrullshëm

brenda shpirtit të tyre, atje ku s’kanë guxuar të shohin, por që janë ata që nuk kanë menduar

që mund të jenë. Sa zgjat? Asnjë përgjigje s’do ishte e vlefshme, sepse s’do të mundte në

asnjë gjuhë të botës të ishte e plotë. Gjuha shpesh e ka të pamundur t’i thotë të tëra, ndërsa në

dashuri ajo është edhe më memece, sepse dashuria jeton, e mund pjesën tonë të jashtme, atë

që e mbytim me fjalë.

Dashuria është brenda nesh, në qendrën tonë, na ngre lart, lart vetes, lart fjalëve, duke

na dhënë mundësinë të shohim tutje, e pse jo, duke parë brenda një çasti gjithë botën, aq sa

s’do të na mjaftonin jetë të njëpasnjëshme për t’i vështruar.

Pra Diana e Gjorgu, dy heronjtë e Prillit të thyer, e ndërtojnë veten e tyre pas dëshirës

së tyre, ndërtojnë jetën e tyre pas futjes brenda thellësisë. Është takimi me veten kur sheh nga

vdekja, sepse të dalësh nga vetja është të dalësh nga “kufiri i lejuar”, një kufi që të lejon ta

ndërtosh dëshirën në sekondë-përjetësi. Të mos i ndash. Sepse, pa kuptuar vdekjen, është e

pamundur të puthesh me jetën. Fati dhe liria, koncepti për të qenë “i pranishëm në botë”,

qëndron ulur mbi fronin e dashurisë, atje ku ne vendosim së brendshmi dhe së jashtmi të jemi

“udhëtarë të përhershëm”.

Çdo natë ka një parathënie të vdekjes – gjumin. “Kur flemë nuk jemi të preokupuar që

t’ia përshtatim botën e jashtme qëllimeve tona. Jemi të pambrojtur e, prandaj, gjumi me të

drejtë, është përkufizuar si, vëllai i vdekjes… gjatë kohës që flemë, mund të krahasohemi me

Page 8: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org H… · Prilli i thyer është pasqyrim i një jete të vrazhdë, ku gjakmarrja besa dhe miku janë ato elemente që ngrihen në piedestalet më

8

një fetus ose me një kufomë ose edhe me engjëjt, të cilët nuk janë subjekt i ligjeve të

realitetit”, shkruan Eric From4 .

Vdekshmëria e njerëzve qëndron në faktin se jeta individuale, me një histori jete nga

lindja në vdekje, lind nga jeta biologjike. Kjo jetë individuale dallohet nga të gjitha gjërat e

tjera për nga kursi i lëvizjes së saj çka, në një kuptim, pret lëvizjen rrethore të jetës

biologjike. Kjo është vdekshmëria: lëvizje përgjatë një lëvizje drejtvizore në një gjithësi në të

cilën gjithçka, për aq sa lëviz, lëviz në formë rrethore. Detyra dhe madhështia potenciale e të

vdekshmëve qëndrojnë në aftësinë e tyre për të prodhuar gjëra-vepra, bëma e fjalë të cilat do

të meritonin të ishin dhe e kanë vendin në pafundësi, në mënyrë që nëpërmjet tyre të

vdekshmit të mund të gjejnë vendin e tyre ne kozmos në të cilin çdo gjë është e pavdekshme,

përveç vetes së tyre. Me gjithë vdekshmërinë e tyre individuale, por me aftësinë e tyre për

vepra të pavdekshme, me aftësinë e tyre për të lënë pas tyre vepra të pazhdukshme, njerëzit

arrijnë pavdekësi vetjake duke e treguar veten se janë me natyrë hyjnore.

Dallimi mes njeriut dhe kafshës qëndron në vetë thelbin e species njerëzore: vetëm më

të mirët (aristoi), që vazhdimisht e tregojnë veten se janë më të mirët dhe që parapëlqejnë

famë të pavdekshmi përkundrejt gjërave prej të vdekshmi janë vërtet njerëzorë; të tjerët, të

kënaqur me çdo lloj kënaqësish që u jep natyra, jetojnë e vdesin si kafshë.5

1.2. Kush e vrau Gjorgun?

Në këtë roman personazhi kryesor na paraqitet si një vrasës apo gjakës, ani se u bë i

tillë pa dëshirën e tij. Tani është radha e tij të japë gjak. Dhe ashtu ndodhi. E vrasin. Por ai

mund të shpëtonte nëse nuk do të ngarendej pas një femre.

Ashtin e subjektit e përbën dëshira për të sprapsur gjakderdhjen. Mesazhi i veprës

qëndron te dëshira për t’u ndarë me kanunin, çka ndërmjetësohet përmes një historie, që është

krejt e kundërta e vdekjes. Palca e kësaj sfide është erotizmi.6 Do të ishte shumë të thuhej

dashuria. Personazhet e interesuar, Gjorgj Berisha e Dianë Vorpsi, shkojnë deri në dyert e saj,

trokasin, por nuk hyjnë brenda.

Autori ka zgjedhur për Gjorgun një rast të rrallë, e ndoshta unik, të mënyrës se si

harxhohet koha e besës së madhe. Jo për të kryer punët ekonomike më të domosdoshme para

se të ngujohet, por thjeshtë për të parë edhe njëherë bjeshkën. Që këtu kuptohet dashuria e tij

për qetësinë ndjellëse të natyrës, për të bukurën, për jetën.

Sikur lexuesi pa u njohur mirë me veprën ta hapte në faqen 270, do të lexonte këtë

frazë: “tani nuk ia fshihte më vetes: e kishte zënë djega për atë grua”.7 Këto janë fjalë të

autorit, por të tilla, si të kishin dalë nga vetëdija e Gjorgut. Është fjala pra për gruan

kryeqytetase, Dianë Vorpsi.

Ndoshta lexuesi nuk do të kuptonte se çfarë lidhje kishte një malësor që ditët e lirisë që

i kishin mbetur, me një grua që ka ardhur në Rrafsh, me burrin e saj për të kaluar muajin e

mjaltit. Për këtë arsye autori e kalon personazhin në disa faza, për të arritur te ajo djegë. Kur i

4 Eric From, Gjuha e harruar, Dituria, Tiranë,1993. 5 Hanah Arend, Gjendja njerëzore, IPLS & Dita 2000, Tiranë, 2007, fq.43-44. 6 Tefik Çaushi, Shkrimtari përballë krimit - me të vdekurit dhe të gjallët e KADARESË, Ombra GVG, 7 Tefik Çaushi, Shkrimtari përballë krimit- me të vdekurit dhe të gjallët e Ismail Kadaresë, Ombra GVG, fq.143

Page 9: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org H… · Prilli i thyer është pasqyrim i një jete të vrazhdë, ku gjakmarrja besa dhe miku janë ato elemente që ngrihen në piedestalet më

9

kërkonte leje të atit që të endej nëpër bjeshkë ditët që i kishin mbetur ende nga besa e madhe,

ai nuk thoshte të vërtetën. Asnjë malësor nuk do të kthehej në turist në vendin e vet. Këtë ai e

bënte vetëm e vetëm për të parë edhe njëherë atë grua që e kishte magjepsur me një shikim.

Por nuk mund ta shfaqte këtë dëshirë, këtë ai ia kishte fshehur edhe vetes.

E gjithë kjo kishte filluar në një bujtinë, ku Gjorgu ishte ndalur pasi po kthehej nga

Oroshi, ku kishte paguar taksën e gjakut. Pas tërë asaj rruge që kishte bërë, pas tërë asaj

lodhje, kur pa Dianë Vorpsin ishte tronditur nga bukuria e saj. Brenda tij vërejti emocionet që

iu zgjuan për këtë grua. Në të vërtetë ishte më shumë se kureshtje, ishte admirim. Më shumë

se admirim, mahnitje.

Gjithçka do të kishte mbetur me kaq nëse Gjorgu nuk do të kishte vërejtur në sytë e saj,

që edhe ajo po e shikonte me një vështrim të veçantë. Ai mund të dallonte që ai nuk ishte

vetëm një vështrim kurioziteti, por ishte një interesim i tjetërllojtë, çka ia tregonin sytë e saj,

që dukej qartë që s’mund të largoheshin nga portreti i tij.

Gjorgu e ndjente veten të plagosur, ashtu si e pat plagosur hasmin nga Kryeqyqet. Ai

kishte kohë që ishte në vorbullën e gjakmarrjes. Mirëpo, kjo ishte diçka tjetër: gjakmarrja e

syve! S’kishte çfarë të bënte tani, s’kishte çfarë të kërkonte nga ajo, pasi ajo po largohej

drejtë bjeshkës.

Autori e përligj këtë fazë me bukurinë e jashtëzakonshme të syve të Dianës. Në pak

çaste ata i kishin bërë magji Gjorgut, e kishin përpirë aq ëmbëlsisht dhe aq tronditshëm, sa

askush tjetër ndonjëherë. Gjorgu kishte parë dhe kishte vështruar shumë sy femërorë në jetën

e tij, sy të zjarrtë, të turpshëm, dehës, mirëpo nga sy të tillë magjepsës s’qe këqyrur kurrë.

Vështrimi i tyre. Shkruan autori, rrinte aty midis tij si brilant i humbur, për krijimin e të cilit

qe shpenzuar gjithë drita e botës.

Ashtu si në jetë një shkëndije ndez një zjarr të madh, edhe shëmbëlltyra e gruas së

bukur, që i mbeti në retinë, i ndezi në shpirt atë që autori e quajti djegë. Tani më Gjorgu nuk

e fshihte as nga vetja e as nga të tjerët, që po kërkonte të dinte se ku gjendej karroca e

kryeqytetit. Ndonëse ndodhej në një muaj fatal për të, një muaj të shkurtër që mund t’i

shkurtonte jetën, ndonëse bashkë me hijen, prapa e ndiqte edhe vdekja, ai nuk hoqi dorë nga

bredhja për ta parë edhe një herë Dianë Vorpsin. Madje, pikërisht pse fqinjëronin bashkë

vdekja me bukurinë, e bënin më ngulmues në dëshirimin e tij. Shkëmbimi i vështrimeve në

atë bujtinë kishte nxitur një ortek ndijimesh më të papërmbajtur se ortekët e alpeve. Diana në

këtë rast mund të thuhet se na paraqitet si shtojzovallet e përrallave dhe këngëve popullore,

që jetojnë në bjeshkë dhe që përshkruhen si vajza shumë të bukura e me fuqi të

mbinatyrshme.

Dita e 17 prillit, dita e fundit e besës së madhe (jo gjithë dita, por deri në mesditë) është

ajo e cila tregon më së miri se çfarë parapëlqeu më shumë Gjorg Berisha: t’i dorëzohej

shtojzovalles së tij, apo kullës së ngujimit. Para kësaj zgjedhje e vë përgjigja që i jep një

udhëtar pyetjes së tij të përsëritur: ai e kishte parë karrocën diku në një vend. Gjorgu e pa

diellin dhe e kuptoi se deri sa të mbërrinte, për të parë edhe një herë bukurinë e Dianës, dielli

do ta kishte kaluar mesditën, dhe koha e besës do të merrte fund, e hasmi mund ta merrte në

shenjë. Ishin përballë vdekja dhe jeta. Ani pse kjo e dyta do të ishte brenda katër mureve. Po

kështu, nuk mund të thuhej se atij nuk i bënte përshtypje jeta. Ai ishte ende njëzetegjashtë

vjeç, i pamartuar, domethënë ende nuk e kishte gëzuar jetën.

Ndoshta ai mendonte se më mirë të shikonte edhe një herë ata sy, që rrezatonin një dritë

verbuese e dehëse, sesa të kalonte jetën pa dritën e diellit, që edhe sikur të ndodhte që një

dilte nga ai vend, madje edhe sikur në atë çast t’i hidhte duart në qafë të asaj gruaje nga

Page 10: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org H… · Prilli i thyer është pasqyrim i një jete të vrazhdë, ku gjakmarrja besa dhe miku janë ato elemente që ngrihen në piedestalet më

10

kryeqyteti, ai as për ta parë s’do të kishte mundësi, jo për gjë tjetër, por sepse do të dilte andej

thuajse i verbuar. Qetësisht dhe pa mëdyshje, Gjorgu u nis andej nga që dukur karroca. Në

raste të tilla, çdo kush do të mendonte fillimisht para se të veproj, mirëpo ka situata që këto i

hedh prapa krahëve dhe vepron sipas një mendimi apo impulse, që vjen si vetëtimë nga

instinkti i natyrës. Kjo ndodhi edhe me Gjorgun, megjithëse ai e parandjeu se udha ku u fut

mund të mos e çonte te asnjëra, as te Diana, as te kulla.

Britma e njërit prej Kryeqyqeve dhe krisma e tij, e plandosën për toke.

Si mund ta gjykojmë këtë fund?

Mund të thuhet se Gjorg Berisha vrau Gjorg Berishën. Vetëm se në këtë rast është

Gjorgu i parë, - simbol i jetës, lirisë, pse jo edhe djegës, ai që vrau të dytin, - kanunin.

Page 11: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org H… · Prilli i thyer është pasqyrim i një jete të vrazhdë, ku gjakmarrja besa dhe miku janë ato elemente që ngrihen në piedestalet më

11

II. KANUNI – TEKSTI BAZË I ROMANIT

Qasja që Kadare ia bën Malësisë së Veriut është e veçantë dhe i qet në pah disa vlera të

asaj zone, të cilat vetëm ai diti t’i vërejë. E ndërtuar në një sistem legjislativ, jeta e

malësorëve në Veri, nuk del vetëm si grumbull normash, ajo i ka të gjitha tiparet e një jete

njerëzore plot emocione dhe individi me gjithë respektimin strikt të normave të kanunit në

këtë vepër, është njeri që ndien, dashuron, revoltohet e rebelohet. Derisa për dy novelat e

para Kush e solli Doruntinën dhe Ura me tri harqe, për substrati mori dy baladat-perla të

letërsisë gojore, për Prillin e thyer substrati është etnologjia, më saktë nga marrëdhëniet

juridike e arkaike të popullit shqiptar.8 Kadare hulumton dhe përpunon një pjesë të kanunit,

pjesën më tragjike, ligjet mbi gjakmarrjen, por duke e shoqëruar atë vazhdimisht me nene të

tjera që dalin si rregulla të një jete në malësi. Ndër shqiptarë, gjatë mesjetës, gjakmarrja zinte

një vend të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërmjet njerëzve dhe kishte marrë e kodifikuar si

institucion juridik në Kanunin e Lekë Dukagjinit, ndonëse normat e sanksionet që trajtohen e

paraqiten në të, ekzistonin në popull që më parë dhe mund të thuhet se i përkasin etikës dhe

ideologjisë patriarkale të mesjetës së hershme.9 Gjakmarrja, një fenomen i moçëm i botës

shqiptare, në kanun funksionon e institucionalizuar, jo me qëllim jetësimi, por me qëllim të

shkatërrimit të saj. Ajo luftohet në kanun, me metoda legjislative në formë ndëshkimesh e

dënimesh.

“Dhënia e besës së vogël dhe e besë së madhe, shpallja e mjaft rrugëve e vendeve në

besë të gjithkujt, pranimi I zgjidhjes së konflikteve jo me armë po me ndihmën e

interpretuesve të kanunit, taksa e gjakut dhe sidomos parimi se po vrave do të vrasin, të

gjitha këto flasin për kufizimet që bën kanuni në përhapjen e gjakmarrjes.”10

Qëllimi i Kadaresë s’ka qenë të afirmohet a dënohet ai fenomen, por më tepër të

paraqitet një zonë me tradita mjaft primitive të jetës, megjithëse me një jetë të

institucionalizuar juridike, që ka një sistem ligjesh që respektohen bindshëm.

Autori nuk heziton ta argumentojë mbështetjen e tij të plotë në tekstin e kanunit. Ai, për

të qenë më bindës, situatat i ndërton dhe i shoqëron me citate nga teksti kanunor. E gjithë

drama e gjakmarrjes që përshkruhet në kanun, del në tekstin e Kadaresë. Ai respekton rendin

e neneve në tekstin legjislativ.

Romani përshkruan botën e brendshme të kryesit të krimit, jeta e të cilit drejtohet nga

dy data, data kur vret dhe data kur vritet. Përshkruan kohën e një mes-jete për të që është në

kohëzgjatje njëmujore 17 mars – 17 prill, dy datat fatale për dy jetë.

Këtë ritëm të jetës këtij shkoqitësi të kanunit, ia drejton vetë kanuni, rregullat e

shkruara aty. Pas vrasjes, pas kryerjes së këtij akti, vrasësin e presin detyra që duhet t’i

zbatojë. Janë këto detyrat që dalin në kanun për dorasin, por që janë të pranishme edhe në

tekstin e Kadaresë.

1. Vrasësi duhet ta kthejë vetë, mbarë viktimën.

2. Edhe pushkën duhet t’ia mbështesë te koka.

8 Arbnora Dushi, Elemente të epikës gojore në prozën e Ismail Kadaresë, Prishtinë, 2004, fq. 85. 9 Anton Çetta, Kërkime folklorike, “Rilindja”, Prishtinë, 1981, fq. 88. 10 Arbnora Dushi, Elemente të epikës gojore në prozën e Ismail Kadaresë, Prishtinë, 2004, fq. 86.

Page 12: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org H… · Prilli i thyer është pasqyrim i një jete të vrazhdë, ku gjakmarrja besa dhe miku janë ato elemente që ngrihen në piedestalet më

12

3. Ndodh që vrasësin e zë gjaku.

4. Ndodh që vrasësi tronditet nga vrasja dhe ai duhet t’i porosisë kalimtarët të kthejnë të

vrarin mbarë.

5. Pas vrasjes duhet të lajmërohet morti në fshat.

6. I vrari në fshat sillet mbi katër degë ahu.

7. Kryefamiljari i të vrarit i pyet ata që sjellin kufomën “ç’keni sjellë plagë apo mort?”

8. I vdekuri futet në shtëpi dhe hapet lajme ndër fshat e vëllazëri.

9. Shtëpia e vrasësit nga shtëpia e të vrarit kërkon besën njëzetekatërorëshe.

10. Katër burra të familjes së vrasësit shkojnë në familje të vrarit për të kërkuar besën.

11. Pa u dhënë besa, i tërë fisi i vrasësit është në rrezik, pasi me kanun u lejohet ta

marrin gjakun.

12. Në qoftë se familja e të vrarit çel besën njëzetekatërorëshe atëherë s’ka gjakmarrje

gjatë asaj kohe.

13. Vrasësi patjetër duhet të marrë pjesë në varrimin e të vrarit dhe në drekën e mortit

në shtëpinë e tij.

14. Në dritaret e shtëpisë së të vrarit vihen coha të zeza.

15. Pas besës njëzetekatërorëshe kërkohet nga pleqnarët e katundit besa e madhe

tridhjetë ditë.

16. Ndodh që familja e të vrarit e jep besën e madhe.

17. Nga çasti kur merret gjaku, hiqet këmisha e të vrarit që iu mor gjaku nga kati i

sipërm i kullës, ndërsa në katin e sipërm të atij që u vra vihet këmisha me njollat e

gjakut. Nëse njollat zverdhen kjo është një shenjë se i vrari po shqetësohej që nuk

po i merrej gjaku.

18. Pas marrjes së gjakut familja e vrasësit duhet ta paguajë taksën e gjakut prej 500

groshësh.

19. Taksa i paguhet shtetit.

20. Ai që vret (nxjerr gjakun) gjatë rrugës për ta paguar taksën e gjakut duhet të mbajë

shirit të zi të lidhur në mëngë.11

11 Arbnora Dushi, Elemente të epikës gojore në prozën e Ismail Kadaresë, fq. 87- 88.

Page 13: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org H… · Prilli i thyer është pasqyrim i një jete të vrazhdë, ku gjakmarrja besa dhe miku janë ato elemente që ngrihen në piedestalet më

13

Të gjitha këto janë veprimet që ai duhet t’i kryejë, në të kundërtën do të ndëshkohet dhe

edhe ndëshkimet ishin të llojllojshme: bëhej dëbimi prej flamurit (zonës që prihej nga një

bajraktar) me rob, lëçitej njeriu prej të gjithëve në raste dasmash e mortesh, i lihej toka peng,

i prehej mali, i lihej familja pa ngrënë, i hiqej arma prej krahu për një javë a dy javë etj.

Prandaj i vetmi shpëtim nga këto ndëshkime ishte marrja e gjakut. Nëse nuk kishte mundësi

të merrej gjaku (në rast se rrezikohej familja nga shuarja e anëtarëve meshkuj), atëherë

kërkohej pajtim nga familja e të vrarit. Dhe në rast pranimi, gjaku paguhej me para. Po ashtu

duhet të pinin gjak dy palët dhe do të pajtoheshin. Njëkohësisht vrasësi do të skaliste një kryq

në derën e vet, shenjë kjo identifikuese për fshatin.

2.1. Gjorgu – zëri autorial si prirje për ç’mitizim

Gjorgu është personazhi përmes të cilit autori u jep jetë normave juridike - i shpirtëzon

ato. Ai e zbaton me përpikëri kanunin dhe është mjaft i kujdesshëm ndaj tij. Në karakterin e

Gjorgut dalin tendencat për një rebelim, për një ikje nga kodet e ngurta kanunore. Në

monologët e brendshëm të tij, ai revoltohet por zërin e ka të pafuqishëm. Është i pafuqishëm

të luftojë për jetën e vet, për të drejtën për të jetuar. Para kanunit dhe zërit kombëtar ai

përkulet verbërisht. Kodi është aq i fortë sa është aktiv në secilën pore të jetës dhe është

shndërruar në një kod shpirtëror i cili ka hyrë në tërë qenien e shqiptarit. Edhe pse shpesh i

vjen t’iu thotë mjaft ligjeve, kanunit s’ka guxim. Është i vogël para kodit.

Në ndërtimin e karakterit të Gjorgut, intervenimi i autorit është në nivel emocional dhe

është joveprues. Veprimet Gjorgut ia dikton kanuni, ndërsa ndjenjat autori. Ai del si tekst

mes rreshtave të Kanunit, po që korrespondon me botën emocionale të Gjorgut. Një lloj i tillë

vrasësi gjithkund do të konsiderohej kriminel, mirëpo këtu është viktimë. Bie viktimë e

ligjeve të kanunit, sepse ai pretendonte jetën e jo vrasjen e vdekjen. Kishte qenë i fejuar, por

nusja i kishte vdekur nga sëmundja. Këtu del se autori ndjente dhembshuri ndaj nuses sepse

ajo më pas do të mbetej e ve pas martesës me Gjorgun, ashtu siç mbeteshin shumë nuse të

Malësisë. Madje, ai na ofron edhe një të dhënë rreth psikologjisë mashkullore, të cilët gjatë

besës së madhe kryenin punë që ishin në atë kohë ( p.sh. të korrnin, të mbillnin), por kur ishte

fjala te të pamartuarit ata nxitonin të martoheshin dhe ato pak ditë që u kishin mbetur të

realizonin jetën.

Këtu del edhe një segment tjetër i Kanunit, mospërfillja e vullnetit dhe dëshirës së

femrës për fatin e saj. Ajo duhej të sakrifikohej për botën mashkullore, qoftë edhe vetëm për

pak kohë jetese me mashkullin ajo do të mbetej e vejë për tërë jetën. Mirëpo, Gjorgu nuk

mendon keq për nusen, madje për nja zakon që ishte që ditën e martesës familja e nuses i jep

fishekun burrit, që në rast arratisje apo tradhtie, ai ta vriste gruan. Gjorgu kishte pamje

krejtësisht të ndryshme: ai donte ta hidhte fishekun që natën e parë të martesës. Do të thotë që

ai është një malësor me një botë të ndjeshme, me një shpirt njerëzor. Përmes tij Kadare

shpreh shpirtin e një njeriu të shtypur,të ndrydhur që, për hir të ligjeve, flijon ndjenjat dhe në

fund flijon jetën, vetëm për zbatim të ligjit.

Absurdi i jetës që bëhet në Malësi nën hijen e gjakmarrjes, shprehet tek mendimet e

Gjorgut se gjakmarrja me Kryeqyqet kishte traditë 70 vjeçare, 22 varre për secilën familje,

tashmë ky ritëm i jetës nga gjaku në gjak, nga vrasja në vrasje, ishte mëshiruar me jetën e

secilit anëtar të familjes, ishte bërë pjesë e mendimeve të tyre, e jetës, e planeve për të

Page 14: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org H… · Prilli i thyer është pasqyrim i një jete të vrazhdë, ku gjakmarrja besa dhe miku janë ato elemente që ngrihen në piedestalet më

14

ardhmen dhe jeta pa gjakmarrje do t’i dukej monotonë, vlera e jetës atje nuk është e madhe sa

këtu.

2.2. Elemente të dokeve dhe të zakoneve

Kanuni nuk është i vetmi element identifikues në roman, madje nuk është as zëri i

brendshëm i monologëve të Gjorgut. Situatat dhe elementet e tjera që i prezantojnë kanunin

dhe kulturën shpirtërore të banorëve të Rrafshit të Veriut, autori i paraqet përmes një elementi

antitetik me atë botë primitive: çiftit qytetar Diana e Besian Vorpsi, që kishin ardhur të

kalonin muajin e mjaltit në këtë zonë. Ambientet fshatare, karakteristikat etnologjike, tiparet

e malësorit primitive të veriut, pleqësitë sipas kanunit, gjakmarrja dhe pasojat e saj në jetën e

malësorit, të gjitha prezantohen para nesh përmes autorit dhe hulumtuesit të epikës, Besianit,

i cili e njofton nusen e tij kureshtare, me zonën malore të veriut. Personazhi i Besian Vorpsit

realizohet përmes dijes së autorit për veçantitë e Malësisë së Veriut. Në zërin e tij (Besianit)

shpesh dalin mendimet e Kadaresë:

“Rrafshi i Veriut e ka të gjallë botën ireale të legjendave midis eposit të mirëfilltë, që

rrallë e gjen akoma të gjallë mbi fytyrën e rruzullit tokësor… zanat, shtojzovallet, rapsodët,

homerikët e fundit të botës,… kanunin e tmerrshëm por madhështor si asgjë tjetër.12

Ky çift paraqesin qytetërimin, një botë tërësisht të kundërt më botën e maleve, një jetë

tërësisht të ndryshme. Skenat e ndryshme që përshkruhen e që paraqesin ambientin malor,

janë tablo të gjalla të një kulture, të lashtë, janë vlera të vërteta të eposit shqiptar. Prezantimi i

këtyre dy vlerave bëhet në dy fusha, në etnologji dhe në folklor duke pasur për bartës të

folklorit rapsodët. Pasi kanuni është element i kulturës shpirtërore, është sferë e fushës së

etnologjisë, pra edhe jeta që e dikton kanuni nuk mund të shkëputet nga tradita e popullit dhe

etnologjia. Krahas kulturës shpirtërore paraqiten edhe shumë elemente të kulturës materiale,

të cilat i prezantojnë vlerat e kulturës së një populli. Një element që Kadare e fut pothuajse në

të gjitha veprat me material gojor është ceremonia, qoftë e dasmës, qoftë mortore. Derisa në

novelën Kush e solli Doruntinën, rituali i vdekjes manifestohej përmes vajtojcave

(këngëtareve femra), pasi ato shquhen në ritualin e vajtimit në zonat jugore të Shqiperisë, në

ritualin mortor quhen gjëmëtarët (këngëtarët meshkuj).

“Gjëmëtarët erdhën nga larg, duke grisur fytyrat e duke shkulur flokët sipas zakonit.

Fytyrat e këtyre burrave, me ato çjerrjet e frikshme që linin në thonjtë e tyre nëpër to, ( o zot,

kur kishin arritur t’i rritnin thonjtë Brenda njëzet e katër orëve, mendoi ai), flokët e shkulur

egërsisht, sytë e mufatur, hapat monotonë që e rrethonin nga të gjitha anët, gjithë kjo

strukturë vdekjeje qe krijuar nga ai. Zakoni e kërkonte që ata të mos i lanin fytyrat e

gjakosura as në katundin ku kishte ndodhur vdekja e as udhës. Mund t’i lanin vetëm kur të

mbërrinin në fshatrat e tyre. Me ato vija të çjerra në faqe e në ballë ata dukeshin si me

maska. Gjorgu mendonte se si do të dukeshin vallë pas çjerrjeve të gjëmës njerëzit e fisit të

tij. Tani atij i dukej se gjithë jeta e breznisë së tyre njerëzore nuk ishte veçse një drekë morti e

12 Ismail Kadarer, Prilli i thyer, Rilindja, Prishtinë, 2003, fq.55.

Page 15: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org H… · Prilli i thyer është pasqyrim i një jete të vrazhdë, ku gjakmarrja besa dhe miku janë ato elemente që ngrihen në piedestalet më

15

ambarim, ku herë njëra palë shkonte te tjetra herë vinte pala tjetër tek ajo. Dhe secila palë,

përpara se të nisej për në gosti, vinte në fytyrë maskën e përgjakur.” 13

Apo ceremonia e dasmës, ecurinë e së cilës e dikton paragrafi i Kanunit mbi dasmën:

“Pak para mesditës ata ndeshën një karvan krushqish, dhe ai i shpjegoi ecjen e tyre në

rresht sipas rregullave krejt të ngurta, shkelja e të cilave mujnd ta kthente dasmën në zi. Ja

krushkapari, thoshte ai, ja në fund të karvanit, i ati apo vëllai i nuses me kalë për dore.”14

Tradita e odës, si institucion vendimmarrës për fatet e individëve, familjeve dhe rasteve

që kishin të bënin me ta, artikulohet përmes pleqnarëve, burrave të ditur të katundit,

gjyqtarëve të sotëm. Edhe në këtë ambient duheshin respektuar ato norma nga anëtarët që e

bënin atë. Kishte kufizime të ndryshme: aty ndalohej pëshpërima apo të folurit në vesh,

ndaloheshin thashethemet, nuk kishte fraza të mbetura pezull, kërkohej qartësi mendimi. Aty

fliteshin vetëm fjalë burrash dhe çdo bisedë miratohej me fjalët “mirë e ke” apo “goja të

lumtë”. Sipas kanunit, hyrja e grave në këtë dhomë ishte e ndaluar.

Besa, njihet si institucion mbi të cilin funksionon kanuni, por është njëkohësisht

ndërmjetës i respektimit të ligjeve në Malësi. Po të mos ishte besa, një gjë sublime e ngritur

në nivel kulti, mosrespektimi i së cilës do të thotë herezi, kanuni nuk do të funksiononte.

Prandaj të qenët e besës në atë nivel, realizon kanunin.

13 Po aty, fq. 15. 14 Po aty, fq. 65.

Page 16: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org H… · Prilli i thyer është pasqyrim i një jete të vrazhdë, ku gjakmarrja besa dhe miku janë ato elemente që ngrihen në piedestalet më

16

III. ELEMENTET AUTORIALE

Materia që i shërbeu Kadaresë si bazë mbi cilën ai krijoi romanin ishte Kanuni i Lekë

Dukagjinit. Mbështetjet në të ai i dokumenton vetë përmes paragrafëve të Kanunit, të cilët i

citon mjaft shpesh. Kjo është materia bazë, derisa pjesa tjetër, që përbën pjesën kreative

autoriale, është mjaft e gjerë dhe e pasur. Është material i vet autorit, bota psikologjike e

dorasit, atij që vret dhe pret të vritet. Ndryshimet shpirtërore e fizike të atij që e ka të ditur

datën e vdekjes, të atij që mundohet të shfrytëzojë muajin e fundit të jetës së tij, një prill të

penguar nga vdekja, një prill-mort. Kadare ka ndërtuar në një mënyrë mjaft të bukur

karakterin e 26 vjeçarit (Gjorgut), i cili si një djalosh me mundësi të pakta shëtitjeje jashtë

rrethit malor ku jeton, kishte një natyrë të ndjeshme shpirtërore. Eksperienca e tij jetësore nuk

çonte larg, por ai kishte një imagjinatë të zhvilluar. Gjatë udhëtimit më të gjatë të jetës së tij,

ndodh takimi i tij pra me Dianën, këtu ndodh takimi i një muaji morti me një muaj mjalti.

Romani përfshin periudhën njëmujore në mes të dy vrasjeve, janë dy vrasje që në mes kanë

një muaj mjalti. A thua do të mbijetojë ai muaj mjalti? Do të ngulfatet. Me vrasjen e Gjorgut

me 17 prill, vritet edhe dashuria në mes të çiftit Vorpsi. Rrafshi dhe klima e veriut dobëson

lidhjen dashurore të çiftit qytetar. Figurat mitologjike, zanat e shtojzovallet e përvetësojnë

Dianën. Dashuria qytetare, respektuese e e sofistikuar që ia ofronte Besiani Dianës, qe e

dobët para vetëm një shikimi shitues të malësorit Gjorg. Në botën e maleve ka vrazhdësi, ka

linja të trasha të frymës së jetës, të dashurisë, lindjes, martesës e vdekjes. Nuk ka finesa. Atje

jeta është bardh e zi. Prandaj, edhe këto finesa që autori i ofron përmes veprës, del i mundur

nga vrazhdësia e jetës së maleve. Në takimin e qytetërimit me primitive, fiton primitivja. Ajo

ishte e fortë dhe aktive në shpirtrat e malësorëve dhe qytetërimi ishte i vogël para saj,

megjithëse rreziku nga ai ndonjëherë shihej me frikë.

3.1. Statusi i tekstit

Teksti në romanin “Prilli i thyer” është shumë kompleks, kur dihet se autori është

shërbyer me një tekst të gatshëm, siç është kanuni, dhe mbi të krijoi një vepër artistike.

Atëherë teksti del trifarësh: 1. Citat, që janë paragrafët e shkëputura direkt nga teksti

legjislativ, p.sh:

Teksti nga kanuni: Miqt, qi grishten ftyre në dekë të mikut nuk do t’i lajn faqet e

përgjakura as në ship, as në katund të dekunit e as për udhë, por ‘si të mbrrijn në ship të vet.’

Teksti i Kadaresë: Gjëmëtarët e kishin akoma fytyrat të çjerra e të gjakosura. Zakoni e

kërkonte që ata të mos i lanin fytyrat as në katundin ku kishte ndodhur vdekja e as udhës.

Mund t’i lanin vetëm kur të mbërrinin në fshatrat e tyre.

Apo, teksti në kanun: Shpija e Shqyptarit asht e zotit e e mikut,

Teksti i Kadaresë: sepse miku është i shenjtë dhe, sipas kanunit shtëpia e malësorit,

përpara se të ishte e njerëzve të shtëpisë ishte e zotit dhe e mikut.15

15 Arbnora Dushi, Elemente të epikës gojore në prozën e Ismail Kadares, Prishtinë, 2004, fq. 99 -100.

Page 17: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org H… · Prilli i thyer është pasqyrim i një jete të vrazhdë, ku gjakmarrja besa dhe miku janë ato elemente që ngrihen në piedestalet më

17

Tipi i dytë i tekstit është, përshkrimi, mbi traditën etnografike dhe situatat për linjën e

raporteve të çiftit Vorpsi:

“Ndërkaq Besiani kishte ndaluar pranë kullës dhe po ngrinte kokën për të thirrur, siç

duhet sipas zakonit: “a pret miq o i zoti i shtëpisë?!”. Në një rrethanë tjetër Diana do të

qeshte me të madhe, duke e parë të shoqin në rolin e mysafirit malësor, por tani diçka e

pengonte. Ishte mbase hija e kullës, (guri e ka hijen të rëndë, thoshin pleqtë), që i peshonte

mbi mushkëri. Besian Vorpsi për të dytën herë e ngirti kokën dhe befas trupi i tij iu duk asaj i

vogël e i pambrojtur, në rrezë të atij muri të ftohtë mijëvjeçar, të cilit ai po bëhej gati t’i

bëzante.”16

Tipi i tretë i tekstit është monologu i Gjorgut, si prezantim i botës së tij të brendshme:

“Gjithnjë ajo brengë, ato net pa gjumë, sherri i heshtur me të jatin, mëdyshjet,

arsyetimet, vuajtja nuk kishin pjellë veçse këta gurë të lakuriqtë dhe pa kuptim. Ai bënte të

largohej prej tyre, por nuk mundte. Bota nisi të tretej me shpejtësi rreth e rrotull, çdo gjë u

firua, mbeti vetëm ai dhe përballë tij grumbulli i gurëve, vetëm ata dy, Gjorgu dhe murana,

krejt të vetëm mbi sipërfaqen e botës…”17

16 Ismail Kadare, Prilli i thyer, “Onufri”, Prishtinë, 2003. 17 Ismail Kadare, Prilli i thyer, Onufri, Prishtinë, 2003.

Page 18: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org H… · Prilli i thyer është pasqyrim i një jete të vrazhdë, ku gjakmarrja besa dhe miku janë ato elemente që ngrihen në piedestalet më

18

IV. KODET ZAKONORE

Teksa mbyll librin, një varg pyetjesh ngrenë një sfidë, ndoshta jo vendimtare, por

gjithnjë shoqëruese të leximit, sidomos nga të huajt. Pra, a është letërsi etnografike? A

është qëllimi i veprës dekodifikimi i Kanunit?

Sipas studiuesit Shaban Sinani, në romanin Prilli i thyer ligjërimi është etnografik,

mjedisi është etnografik, përveçimi i karaktereve bëhet me mjete etnografike. Por vetë

vepra nuk është letërsi etnografike. Bota e kodeve etnozakonor është vetëm shkas për të

arritur qëllime dhe kumte të tjera letrare. Për më tepër, rendi etnozakonor që krijon

shkrimtari është më shumë imagjinar, se i kushtëzuar nga pushteti i së drejtës tradicionale

gojore. Gjeografia letrare gjithashtu nuk i përgjigjet gjeografisë etnokrahinore. Rrafshi

ndodhet në Kosovë, ku historikisht ka vepruar kodi i Lekës, kurse abacia e Oroshit dhe

kulla e princit Gjomark gjendet në Gegëri, në Drin, që do të thotë nën fuqinë e kodit të

Skënderbeut.

Kanuni, gjakmarrja, kushtëzimi i jetës me vdekjen, janë thjeshtë një pikënisje për të

mbërritur në ide ekzistencialiste, të cilat autori i fsheh mjeshtërisht pas traditës. Kanuni i

Lekë Dukagjinit u botua në fillim të viteve 1930 dhe prej atij momenti ai u kthye thjeshtë

në një përmendore kulturore. G. Schiro (Junior), në Storia della letteratura Albanese

(1958), e përfshin “Kanunin…” në traditën letrare. Sipas Sinanit, bota etnografike tek

romani i Kadaresë është vetëm në sipërfaqe. Ajo i shërbeu autorit për të qenë i mbrojtur

prej leximeve kritike. Mbështetja në traditën dhe fryma folklorike-popullore ishin çështje

parësore të letërsisë së realizimit socialist. Me “paratekstin” etnozakonor Kadare fshehu

mendësinë ekzistencialiste të veprës. Në romanin Prilli i thyer njerëzit janë të pafuqishëm

deri në robëri për të kundërshtuar një sistem rregullash të vrazhda. Ata nuk janë zotër të

jetës së tyre. Pasha e kanunit është totalitare. Rendi shoqëror e kthen njeriun në një qenie

pa jetë. Karakteret janë robër të fatit të tyre dhe të një rendi absurd rregullash çnjerëzore.

Shumica e veprimeve të personazheve janë pa kuptim në rendin e logjikës normale.

Gjorgu vret dhe nuk e di pse vret; ai qëllon hasmin, për të cilin i vjen keq, dhe askush nuk

mund të thotë nëse merr hak Gjorgu apo merr hak një sistem shoqëror. Vetjet tjetërsohen

gjatë zhvillimit të subjektit, aq sa nuk njihen më, madje nuk njohin as njëri-tjetrin.

Ekzistenciale është dhe pikëpamja se njeriu bëhet i lirë vetëm atëherë kur është në

prag të vdekjes. Në këtë kuptim, romani është një vepër me veshje etnografike dhe me

frymë ekzistenciale. Qenia dhe hiçi janë shumë pranë njëra-tjetrës. Kufiri mes tyre thuajse

zhduket. Vetëm se ekzistencializmi i Kadaresë, duke qenë denoncues për desemantizimin

e jetës, priret drejt kumtesh humaniste. Kumtet për jetën përcillen nga ngjyrimet që

marrin njollat e gjakut në këmishën e viktimës së fundme. Vdekja komandon të gjallët

dhe të gjallët kuptojnë se çfarë u ka mbetur të jetojnë vetëm kur ditët e tyre nisin të

numërohen së mbrapshti: një ditë më pak, dy ditë më afër vdekjes, edhe nëntë ditë me

rubën e zezë në krah.

Paralelizmi me ‘një botë që ngjan’ vjen nga përkthyesi japonez Yamamoto. “Kur

lexova Prillin e thyer në janar të vitit 1991, m’u duk se kisha arritur në kulmin më verior

të njerëzimit dhe se s’më kishte mbetur më asgjë misterioze lidhur me këtë… Unë

zbulova që një nga konceptet më të rëndësishme në kanun ishte ‘miku’.18

18 Kazuhiko Yamamoto, Bisedë e botuar në gazetën Tema, Tiranë, 23 gusht 2008.

Page 19: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org H… · Prilli i thyer është pasqyrim i një jete të vrazhdë, ku gjakmarrja besa dhe miku janë ato elemente që ngrihen në piedestalet më

19

Por çfarë refuzon autori prej botës së Kanunit? Për Piet de Moor, gazetar dhe kritik

belg, Prilli i thyer duhet të lexohet si një kritik e ashpër kundër hakmarrjes, një pjesë e së

cilës përbën dhe kanunin, ligjet e pashkruara që transmetohen gojarisht prej shekujsh, dhe

që vazhdojnë të jenë të vlefshme edhe sot në mallet e Shqipërisë Veriore.

Ndryshe mendonte Arshi Pipa, sipas tij, lexuesi i huaj, duke lexuar këtë roman do të

nxjerrë përfundimin se malësorët e Shqipërisë shumëzohen si minjtë. Ndërsa Gilles

Banderier, në L’Oeil de boeuf (Paris, maj 2000), shkruan ‘Kanuni vëren me një saktësi të

rrallë ndarjen e drejtë të gjakut të derdhur mes palëve kundërshtare. Ajo që vlen të ndiqet

me vëmendje është kurba e zhviillimit të karakterev prej se shfaqen deri sa përmbyllen.

Gjorgu dhe Diana janë të divorcuar nga prezantimi i tyre i parë, në fillim të ‘udhëtimit’ të

tyre, njëri për ‘gjak’ e tjetri për ‘mjaltë’.

Nga kritikët gjermanë, në një botim të gazetës Frankfurter Allgemanje Cajtung

(10.10.1989), ribotuar më pas në gazetën Drita (24.06.1990) thuhet: ‘Përplasja e dy

botëve në po të njëjtën figurë, të Gjorgut, krijon tensionin e librit. Gjakmarrësi që e kryen

detyrën e tij si i lidhur nga fije të padukshme, sado nën pushtetin e fuqive mitike, arrin,

megjithatë, të ketë individualitetin e tij edhe pse këtë gjë nuk e artikulon dot.’

Pas një situate “të ashpër” që shoqëron personazhet, vlen të pyesim se a e përdor

autori rendin kanunor si një opozicion ndaj rendit shoqëror të kohës kur u shkrua romani?

Për studiuesin Shaban Sinani, Ismail Kadare sillet me të shkuarën, me historinë, pak a

shumë si shkruhet në librat e shenjtë: E ardhmja juaj është në të shkuarën, do të ndodhë

kjo sepse kështu pati parashikuar profeti Moisi ose profeti Abraham etj. Kadare e zgjedh

të shkuarën ose për t’i ikur bashkëkohësisë, ose për të provuar se kohëra të lavdishme në

jetën e shqiptarëve ka pasur gjithnjë. Por e shkuara në romanin Prilli i thyer nuk përthirret

për t’ia kundërvënë së përditshmes. Përkundrazi, pushteti i Kanunit është po aq i

pamëshirshëm sa dhe totalitarizmi i kohës kur u shkrua romani. Madje dhe më vonë nuk

ndryshoi ndonjë gjë e madhe. Në referendumin për kushtetutën e vitit 1994 kryeslogani

ishte “Kanuni është kushtetuta, kushtetuta ëshët Kanuni”. Në roman Kanuni vret ashtu si

dhe kushtetuta vret.

Piet de Moor, shprehet se “ Prilli i thyer” duhet të lexohet si një kritikë e ashpër

kundër hakmarrjes, një pjesë e së cilës përbën dhe kanunin, ligjet e pashkruara që

transmetohen gojarisht prej shekujsh dhe që vazhdojnë të jenë të vlefshmë edhe sot në

mallet e Shqipërisë veriore. Në fund vlen të pyesim se a e mundi jeta vdekjen? Për de

Moor, lindja e një dashurie është një motiv që gjendet shpesh në veprën e Kadaresë.

Forcën e saj të jashtëzakonshme ajo e shpalos në një univers që shpërbëhet. Ajo është i

vetmi antihelm që arrin të veprojë në këtë jetë, nëntëdhjetë për qind të së cilës përbëhet

nga krenaria dhe xhelozia e sëmurë.

« Kishte parë dhe ishte vështruar prej shumë sysh femërorë në jetën e vet, sy të

zjarrtë, të turpshëm, dehës, trillanë, miklues, dredharakë, krenarë, por nga sy të tillës’qe

këqyrur kurrë. Ata ishin të largët, e të afërt njëkohësisht, të kuptueshëm dhe të

pakuptueshëm, të huaj, të dhimshëm. Nën atë vështrim, krahas afshit të zjarrtë që të

ngrinte peshë, kishte diçka që të fikte, të çonte larg, përtej hirit, përtej jetës, prej nga

mund të shikoje veten tënde qetësisht» 19.

19 Piet de Moor, Një maskë për pushtetin, Ismail Kadare - shkrimtar në diktaturë, Onufri, Tiranë 2007, fq. 55.

Page 20: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org H… · Prilli i thyer është pasqyrim i një jete të vrazhdë, ku gjakmarrja besa dhe miku janë ato elemente që ngrihen në piedestalet më

20

V. PËRFUNDIM

Pas këtij trajtimi për Prillin e thyer mund të flasim për disa përfundime, ndër të

cilat, kreun e vendit e zë padyshim pozicioni i Dianës në këtë roman, e ndoshta, në krejt

korpusin letrar të Kadaresë.

Diana konsiderohet heroina e romanit; kuptohet, jo një heroinë pozitive e skematike

e socrealizmit – ajo është një heroinë që do t’i shkonte më për shtat galerisë së

personazheve të letërsisë ekzistencialiste, ku njeriu merr në dorë fatin e tij, për të

vendosur se çfarë do të bëj me të.

Përballë saj kemi Gjorgun, i cili vjen nga fataliteti – rruga e tij është e përcaktuar

më parë. Diana niset nga përjetimi – rruga e saj është fat. Por në derën e vdekjes pak

rëndësi ka se nga cila anë vjen – ajo është hyjni. Në pasqyrën e vdekjes qëndron vetë jeta,

sepse sfida e vdekjes është sfida për jetën. Kundruall kësaj pasqyre nuk ka asgjë përveç

asaj që mund të shfaqësh – përballë asaj pasqyre është vepra e njeriut. Por nëse nuk kemi

se çfarë të shfaqim, ç’fytyrë mund të kemi përballë kësaj pasqyre? E vetmja gjë që mbetet

pas një të vdekuri është vepra – nëse në përballjen me atë pasqyrë s’kemi vepër, nuk kemi

as fytyrë. Pra, vijmë në pyetjen e vjetër sa bota: Përse jetuam? Të mbajmë fjalën, të

nderojmë veten, janë të vetmet gjëra që mund t’ia kujtosh kujtdo, sepse nuk kanë të bëjnë

me investimin jashtë vetes. Atje ku mund të jesh mit, ka një kuptim – atje brenda një

kulle – brenda një bese – brenda një vdekjeje. Nëse të trajtojnë si njeri qoftë vetëm për 24

orë nën besë, ose edhe më mirë, 30 ditë nën shiritin e besës së madhe, a mos është kjo e

vlefshme se së e gjithë jeta më tutje? Ngujimi i Dianës në Kullën e Vdekjes, është ngujim

për jetën. Atje është hija e “Princit të zi”, rrahja ndryshe e zemrës, garancia e të

respektuarit, e fjalës me kuptim – vdekjes me kuptim. Pas çdo lëvizjeje ka një motiv.

Përballë Gjorgut dhe Dianës, përballë fatalitetit dhe fatit, qëndron Besiani - fjala.

Në një kuptim Besiani është një alter ego e Kadaresë, jo vetëm për faktin se është

shkrimtar. Rruga e tij për te Kanuni, Rrafshi, dhuna e verbër, apo te despotizmi fisnor e

shtetëror ngjet në shumë pika me rrugëtimin e vetë Kadaresë.

E njohu Kanunin e Rrafshin prej leximeve; aq qe i zoti sa t’i bënte edhe të tjerët t’i

shihnin këto me sytë e tij, apo thënë më mirë, me syzet e tij, për atë që e ka të lehtë të

dallojë primitiven nga joprimitivja, sepse ka pasur mundësinë të njohë botën e po ashtu ta

falë me zemërgjerësi vrazhdësinë e primitives sepse është i prirë të rrokë të

madhërishmen edhe kur është e veshur me zhele e, nga ana tjetër, edhe pse është i prirë t’i

falë naivitetin e naivëve pikërisht pse janë të tillë.

Por, ashtu si Kadareja edhe Besiani do të zhgënjehet nga vetja. Diana i mund

përmes syve të Gjorgut.

«Në çdo të gjallë ka elemente të vdekjes dhe në çdo të vdekur ka elemente të jetës»,

thotë Kavabata, i cili vinte shenjë barazie në rëndësinë e përkujdesjes mes jetës e vdekjes.

Pra, e pashmangshmja - VDEKJA – është sfida jonë përmes së cilës mund të

vendosim edhe për të tashmen? Një rrugëtim nga ku na duhet të kalojmë dhe ku na mbetet

vetëm se të mësohemi me praninë e saj?

Po cila është vdekja reale – ajo kur mbyllim sytë apo ka vdekje të tjera në jetë?

Pikërisht para kësaj sfide, luhet “teatri” i Dianës dhe Gjorgut. Një Prill i thyer në mes – si

një dashuri e thyer në mes – sepse prilli është edhe muaji i njohur i dashurisë. Ata të dy

nuk kanë nevojë të takohen, të njihen. Ata janë dashuria dhe vdekja e pakapshme në të

njëjtën kohë. Ata i afrohen me të njëjtën shpejtësi sa vdekjes aq edhe dashurisë - sepse

Page 21: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org H… · Prilli i thyer është pasqyrim i një jete të vrazhdë, ku gjakmarrja besa dhe miku janë ato elemente që ngrihen në piedestalet më

21

rivaliteti i vetë njeriut është mes të mundshmes dhe të pamundshmes, mes asaj që do dhe

asaj që duhet.

Një i gjallë që pret vdekjen, mbetet ende diçka për t’u kapur, diçka për t’u

dashuruar. Sytë e tij janë “atje”, bota e tij është “atje” por ai ende ka kohë. Sepse, për të

kuptuar, e më tepër për të dashuruar, mjafton edhe një muaj, një ditë, një orë, një

sekondë…

Page 22: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org H… · Prilli i thyer është pasqyrim i një jete të vrazhdë, ku gjakmarrja besa dhe miku janë ato elemente që ngrihen në piedestalet më

22

AUTOBIOGRAFI

Linda Hajdaraj u lind më 23.07.1995 në Gjakovë. Shkollimin

fillor dhe të mesëm të ulët e përfundoi në Shkollën “Don Shtjefën

Kurti” në Novosellë të Epërme, ndërsa Shkollën e mesme në

Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë.

Studimet Bachelor i vijoi në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

Agani” në degën Programi fillor në Fakultetin e Edukimit dhe për

Punim Diplome përgatiti temën “Prilli i thyer - vepër e veçantë e

Ismail Kadaresë”.

Page 23: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org H… · Prilli i thyer është pasqyrim i një jete të vrazhdë, ku gjakmarrja besa dhe miku janë ato elemente që ngrihen në piedestalet më

23

LITERATURA

Ismail Kadare, Prilli i thyer, Onufri, Prishtinë, 2003.

Arbnora Dushi, Elemente të epikës gojore në prozën e Ismail Kadaresë, Prishtinë,

2004.

Tefik Çaushi, Shkrimtari përballë krimit - me të vdekurit dhe të gjallët e KADARESË,

Ombra GVG, Tiranë.

Ilir Yzeri, Kadare, Agolli, Arapi – Figuracioni në poezinë e viteve 60, Tiranë, 2011.

Tefik Çaushi, Universi i Kadaresë, Tiranë, 2001.

Andreë Sinclair, The Times, Onufri, Tiranë, 2005.

Ismail Kadare, Dialog me Alain Bosquet, Onufri (Botim i katërt), Tiranë, 2002.

Hanah Arend, Gjendja njerëzore, IPLS & Dita 2000, Tiranë, 2007.

Eric From, Gjuha e harruar, Dituria, Tiranë,1993.

Piet de Moor, Një maskë për pushtetin, Ismail Kadare- shkrimtar në diktaturë, Onufri,

Tiranë, 2007

Kazuhiko Yamamoto, Bisedë në gazetën Tema, Tiranë, 2008.

Nga interneti : https://ëëë.scribd.com/document/204630340/Agim-Baci-per-librin-e-I-

kadarese-Prilli-i-thyer

https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Prilli_i_thyer