punim diplome - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit...

55
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I MJEKËSISË PROGRAMI: INFERMIERI PUNIM DIPLOME ROLI I INFERMIERES NË REHIDRIMIN E FËMIJËVE ME GASTROENTEROKOLIT AKUT Mentori: Kandidatja: Prof. Assoc. Ramush Bejiqi Megi Buleshkaj Gjakovë, 2019

Upload: others

Post on 01-Feb-2020

55 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I MJEKËSISË

PROGRAMI: INFERMIERI

PUNIM DIPLOME

ROLI I INFERMIERES NË REHIDRIMIN E FËMIJËVE

ME GASTROENTEROKOLIT AKUT

Mentori: Kandidatja:

Prof. Assoc. Ramush Bejiqi Megi Buleshkaj

Gjakovë, 2019

Page 2: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

2

DEKLARATË

Me anë të kësaj deklarate unë Megi Buleshkaj, studente e Fakultetit të

Mjekësisë-dega: Infermieri e Përgjithshme, në Universitetin e Gjakovës

“Fehmi Agani” deklaroj se punimi me titull: Roli i infermieres në

rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi

origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë të licencuar dhe në

statistikat e marra në departamentin e Pediatrisë në spitalin e përgjithshëm

në Pejë, e gjithë literatura burimet dhe referencat që i kam shfrytëzuar gjatë

këtij punimi janë të cituara.

Mentor i kësaj teme është Prof. assoc. Ramush Bejiqi

Page 3: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

3

FALËNDERIM DHE MIRËNJOHJE

Tani që jam pranë finalizimit të studimeve, shpreh një falënderim dhe mirënjohje të

veçantë për të gjithë ata që më përkrahën në këtë rrugëtim të veçantë në jetë!

Falënderim të veçantë shprehi për personin që është motivues kryesor i çdo arritjeje në

jetën time babai im i ndjerë të cilin fizikisht sot nuk e kam pranë.

Gjithashtu falënderoj përzemërsisht edhe familjarët e mi të tjerë për mbështetjen,besimin

dhe përkrahjen e vazhdueshme.

Falënderim i veçantë është për Prof. assoc. Ramush Bejiqin për kontributin, ndihmën dhe

mbështetjen e çmuar përgjatë kësaj periudhe.

Faleminderit gjithashtu edhe shoqërisë për mbështetjen e vazhdueshme!

Sinqerisht, faleminderit të gjithëve!

Page 4: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

4

Përmbajtja

Abstrakti ..................................................................................................................................................................... 6

Vërtetim Lekturimi ............................................................................................................................................... 7

Hyrje .............................................................................................................................................................................. 8

Qëllimet dhe objektivat.......................................................................................................................................... 8

Metodologjia ............................................................................................................................................................. 9

KAPITULLI I ........................................................................................................................................................... 10

1. Gastroenterokoliti akut ................................................................................................................................ 10

1.1.Simptomat e Gastroenterokolitit akut ................................................................................................... 11

1.2Shkaktarët e gastroenterokolitit akut te fëmijët................................................................................... 12

1.3 Faktorët e rrezikut për gastroenterokolitin .......................................................................................... 13

1.4 Epidemiologjia e Gastroenterokolitit në fëmijëri .............................................................................. 13

1.5 Etiologjia e gastroenterokolitit ................................................................................................................ 14

1.6 Patogjeneza e gastroenterokolitit ............................................................................................................ 14

1.7 Manifestimi klinik i gastroenterokolitit ................................................................................................ 14

1.8 Ndërlikimet .................................................................................................................................................... 15

1.2 DEHIDRIMI .................................................................................................................................................... 16

1.2.1 Dehidrimi izonatremik (izoosmolar) ................................................................................................. 21

1.2.2 Dehidrimi hiponatremik (hipoosmolar) ........................................................................................... 22

1.2.3 Hipernatremia dhe dehidrimi hipernatremik (hiperosmolar) ..................................................... 24

1.2.4 Mjekimi i Dehidrimit .............................................................................................................................. 27

2.KAPITULLI II ................................................................................................................................................... 35

2.1 Statistikat mbi numrin e fëmijëve të hospitalizuar të prekur nga Gastroenterokoliti akut ........ 35

2.2 Rezultatet ............................................................................................................................................................ 36

3.KAPITULLI III.................................................................................................................................................. 43

3.1 TRAJTIMI ........................................................................................................................................................ 43

3.2 Rehidrimi ....................................................................................................................................................... 44

3.3 Dozimi............................................................................................................................................................. 46

3.4 Ushqimi enteral dhe përzgjedhja e dietës ............................................................................................ 47

3.5 Suplementi i Zinkut .................................................................................................................................... 48

3.6 Probiotikët...................................................................................................................................................... 48

Page 5: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

5

3.7 Parandalimi .................................................................................................................................................... 49

3.8 Menaxhimi farmakologjik ........................................................................................................................ 49

3.9 Menaxhimi i infermieror ........................................................................................................................... 49

3.10 Detyrat e infermieres në realizimin e procedurave diagnostike ................................................. 50

3.11 Detyrat ne aplikimin e barnave ............................................................................................................. 50

3.12 Përkujdesja ndaj fëmijës së sëmurë ..................................................................................................... 50

3.13 Edukimi shëndetësor i fëmijëve dhe prindërve ............................................................................... 51

4.Rezyme .................................................................................................................................................................. .52

Summary .................................................................................................................................................................... 52

5. Referencat ............................................................................................................................................................ 53

6. CV e kandidates ................................................................................................................................................ 54

Page 6: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

6

Abstrakti

Në këtë punim për rolin e infermieres në rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut

kam trajtuar disa aspekte rreth kësaj sëmundje. Tematikë kryesore është njohja me

gastroenterokolitin akut rrjedhen e tij, etiologjinë, patogjenezën, epidemiologjinë,

manifestimet klinike si dhe në fund si pikë kyçe trajtimin e kësaj sëmundje. Objektivi

kryesor i kësaj teme është ofrimi i njohurive për rehidrimin e fëmijëve të prekur nga

gastroenterokoliti akut, si dhe vetëdijësimi i popullatës duke pasur parasysh se

gastroenterokoliti akut është shkaktari i dytë më i madh i sëmundëshmërisë dhe

vdekshmërisë së fëmijëve. Njohja e simptomave, shkaktarëve si dhe faktorëve specifik që

e shkaktojnë, ndihmojnë në parandalimin dhe trajtimin e kësaj sëmundje. Përmes këtij

punimi kam arritur të bëj vlerësimin dhe ecurinë e kësaj sëmundje përmes një hulumtimi

mbi numrin e fëmijëve të prekur e të cilët ishin të hospitalizuar në spitalin e Pejës për një

periudhë të caktuar 6 mujore. Një tjetër qëllim specifik i kësaj teme është roli infermieror

në trajtimin dhe menaxhimin e gastroenterokolitit akut duke u nisur nga fakti se

infermieret kanë rol kyç dhe shumë të rëndësishëm në ofrimin e kujdesit adekuat.

Fjalët kyçe: gastroenterokoliti akut, intoksikimi alimentar, dehidrimi, rehidrimi.

Page 7: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

7

VËRTETIM LEKTURIMI

Unë, Leomir Smajli dëshmoj që e kam lekturuar punimin shkencor si punim

diplome, të studentes Megi Buleshkaj, me temë: “Roli i infermieres në

rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut” nën mentorimin e prof.

ass. dr. Ramush Bejiqi.

Tema vjen nga radhët e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Fakulteti i

Mjekësisë. Programi: Infermieri.

Tema është shikuar nga aspekti gjuhësor në përpikëri dhe nga ai

drejtshkrimor.

Gjithsesi, punimi nga ana e lekturuesit ka marrë vëmendje edhe në të

shikuarit në aspektin teknik dhe gabimet strukturore.

Lekturues:

LeomirSmajli

+383(0)45678108

[email protected]

Page 8: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

8

Hyrje

Me termin gastroenterokolit akut ose diarre akute infektive nënkuptohet infeksioni i

traktit tretës (lukthit dhe zorrëve) me baktere, viruse parazite ose kërpudha. Kjo sëmundje

karakterizohet me rritje të numrit të feçeve ku veçori kryesore është humbja tej mase e

ujit dhe elektrolitëve përmes feçeve. Në vendet e pazhvilluara dhe ato në zhvillim paraqet

shkakun kryesor te sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së latantëve (foshnjave) dhe

fëmijëve të moshës (1-3vjeç). Nëse zgjat më shumë se dy javë atëherë është sëmundje

kronike. Sipas etiologjisë mund të ndahet në: Gastroenterokolit akut joinfektiv dhe atë

infektiv.

Qëllimet dhe objektivat

Qëllimi i këtij punimi është njohja me sëmundjen e gastroenterokolitit akut duke filluar

nga etiologjia, patogjeneza, manifestimi klinik, ndërlikimet, incidenca dhe prevalenca e

saj si dhe pika kyçe mjekimi i tij.

Objektivat

Objektivat e këtij studimi janë:

Njohja me sëmundjen e gastroenterokolitit akut.

Njohja me rrjedhjen e sëmundjes, paraqitjen klinike dhe ndërlikimet.

Roli i infermieres në mjekimin e gastroenterokolitit akut.

Page 9: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

9

Metodologjia

Për realizimin e këtij punimi është përdorur metoda e studimit retrospektiv. Kjo metodë

është përdorur në hulumtimin mbi fëmijët e prekur me gastroenterokolit akut të cilët ishin

të hospitalizuar gjatë periudhes (Mars- Shtator 2019) të cilën e kam marrë në studim. Të

dhënat rreth kësaj pjese të punimit janë të marra në regjistrin e repartit pediatrik në

Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Page 10: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

10

KAPITULLI I

1. Gastroenteriti akut

Termi gastroenterokolit akut nënkupton infeksionin e traktit gastrointestinal të shkaktuar

nga patogjenët infektivë bakterior, viral ose parazitar. Shumica e këtyre infeksioneve janë

sëmundje të shkaktuara nga ushqimi ose uji i ndotur. Manifestimet më të shpeshta janë

diarrea dhe të vjellat, që mund të shoqërohen me shenja sistemike si dhimbja abdominale,

humbje oreksi dhe temperature e ngritur trupore. Termi çrregullime diarroike përdoret më

shpesh për të paraqitur diarrenë infektive në sfondin e shëndetit publik, megjithëse janë

njohur dhe shkaqe tjera joinfeksioze të sëmundjes gastrointestinale e përcjellë me të

vjella ose diarre. Gastroenterokoliti mund të përhapet përmes kontaktit të ngushtë me

tashmë të infektuarit e tjerë, përmes pijeve ose ushqimit të kontaminuar me shkaktarët

infektivë. Ky infeksion përhapet në vende publike të mbyllura si ambientet e kujdesit për

fëmijet, shkolla, kopshte të fëmijeve, dhomat e përgjithshme të trajtimit etj.

Page 11: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

11

Edhe pse konsiderohet si një sëmundje beninje, gastroenterokoliti akut mbetet shkaku

kryesor i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë te fëmijët në të gjithë botën, duke përbërë

1.34 milion vdekje në vit tek fëmijët më të vegjël se 5 vjeç, ose afërsisht 15% e të gjitha

vdekjeve të fëmijëve në këtë moshë. Ndërsa ashpërsia e sëmundjes varet nga shkalla dhe

shpejtësia e humbjes së lëngjeve,shkaktari I diarresë,gjendja e fëmijës para infeksionit etj.

Vlerësimi i saktë i shkallës së dehidrimit mbetet një hap thelbësor në parandalimin e

vdekshmërisë. Për fat të mirë, shumica e rasteve të dehidrimit te fëmijët mund të

diagnostikohen me saktësi nga një ekzaminim i kujdesshëm klinik dhe të trajtohen me

masa të thjeshta, me kosto efektive. Megjithëse, dehidrimi teknikisht i referohet humbjes

së ujit të pastër dhe mund të shoqërohet me gjendje euvolemike apo edhe hipervolemike

në çrregullime të caktuara pediatrike, termi përdoret në kuptimin e tij më të përgjithshëm

për të nënkuptuar humbjen e përgjithshme të lëngjeve ose vëllimit për shkak të diarresë.

1.1. Simptomat e Gastroenterokolitit akut

Simptomat kryesore të gastroenterokolitit akut janë-

të vjellat,

diarrea,

dhimbje barku,

ethet,

oreksi i dobët,

humbja e peshës trupore,

djersitje,

lëkura dhe mukozat e thara

Page 12: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

12

Dy mekanizmat kryesorë përgjegjës për gastroenterokolitin akut janë:

-dëmtimi i vileve të zorrëve, duke shkaktuar malapsorbim, të përmbajtjes së zorrëve dhe

duke u shfaqur me diarre osmotike, si dhe

-toksinat që lidhen me receptorët specifikë të enterociteve që shkaktojnë lëshimin e

joneve të klorurit në lumen e zorrëve, duke çuar në diarre sekretore.

1.2 Shkaktarët e gastroenterokolitit akut te fëmijët

Viruset janë shkaku më i shpeshtë në bazë të mundësisë së përhapjes lehtësisht nga

personi në person. Ndonjëherë shkaktojnë shpërthime të gastroenterokolitit në vende të

tilla si qendrat e kujdesit për fëmijët dhe shkollat, ku fëmijët janë në kontakt të ngushtë

me njëri-tjetrin. Gastroenterokoliti viral zakonisht zgjat një deri në 3 ditë.

Viruset që zakonisht shkaktojnë gastroenterokolit te fëmijët janë:

Norovirusi - është shkaku më i zakonshëm i gastroenterokolitit te fëmijët. Ndonjëherë ka

mundësi më të madhe që të shkaktojë infeksione në periudhën dimrore por në vendet me

klimë tropikale ka tendencë që t’i shkaktojë ato edhe në periudhat e tjera të vitit.

Norovirusi shkakton të vjella të papritura, të rënda dhe është shumë ngjitës-kontagioz.

Rotavirusi - është shkaku më i zakonshëm i gastroenterokolitit viral të rëndë te foshnjat

dhe fëmijët e vegjël dhe prek më së shumti ata të moshës prej 6-24 muaj. Ky virus

transmetohet përmes gojës pra ka tendencë që të infektojë foshnjat dhe fëmijët sepse ata

shumë herë bien në kontakt me objekte të kontaminuara te cilat mund t’i fusin në gojë.

Adenoviruset - prekin bebet dhe fëmijët e vegjël, duke shkaktuar ethe, të vjella dhe

diarre.

Astrovirusi - zakonisht shkakton diarre (të vjellat janë të rralla).

Bakteret që zakonisht shkaktojnë gastroenterokolit përfshijnë E. colin, Salmonella dhe

Campylobacteri. Gastroenterokoliti bakterial zakonisht përhapet duke ngrënë ushqime të

Page 13: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

13

kontaminuara si dhe përmes ujit. Disa baktere prodhojnë toksina që mund të shkaktojnë

kontaminim të rëndë të ushqimit, duke rezultuar në ngërçe në stomak dhe të vjella disa

orë pas ngrënies të atij ushqimi.

Gastroenterokoliti bakterial ndonjëherë mund të zhvillohet gjatë ose pas marrjes së

antibiotikëve, shpesh për shkak të infeksionit me bakterien Clostridium difficale. Ky lloj

gastroenterokoliti është relativisht jo i zakonshëm, por mund të jetë serioz.

Gastroenterokoliti gjithashtu mund të shkaktohet nga parazitët si Giardia dhe

Cryptosporidium, zakonisht me anë të ujit të kontaminuar ose kontaktit të ngushtë me

personat e infektuar.

1.3 Faktorët e rrezikut për gastroenterokolitin

Faktorët kryesorë të riskut janë kontaminimi i mjedisit dhe ekspozimi i shtuar ndaj

enteropatogjenëve. Rreziqe tjera mund të jenë: mosha, deficienca imunitare, sëmundjet

tjera infektive, kequshqyerja, mungesa e ushqimit ose mënyra mbizotëruese e ushqimit

vetëm me qumësht gjiri. Kequshqyeshmëria e rrit për disa herë rrezikun për diarre dhe

vdekshmëri. Shumica e rasteve me diarre shërohen në javën e parë të sëmundjes. Një

pjesë më e vogël e sëmundjeve diarreike nuk shërohen dhe perzistojnë për më shumë se

14 ditë. Kjo gjendje përkufizohet si Diarre perzistente e cila karakterizohet me episode që

fillojnë në mënyrë akute por që zgjasin të paktën 14 ditë.

1.4 Epidemiologjia e Gastroenterokolitit në fëmijëri

Çrregullimet diarrike në fëmijëri shënojnë një përqindje të lartë të vdekjeve në pikpamje

globale.

Page 14: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

14

1.5 Etiologjia e gastroenterokolitit

Gastroenterokoliti është pasojë e infeksioneve të përhapura nëpermjet rrugëve fekalo-

orale ose nga marrja e ushqimit apo ujit të kontaminuar. Gastroenterokoliti lidhet me

statusin ekonomik dhe higjienën jo të mirë të mjedisit dhe shkallën e zhvillimit. Pra,

enteropatogjenët si shkaktarë të gastroenterokolitit janë infeksioz edhe ne sasi shumë të

vogla. Në vende të ndryshme episode infeksioze të diarresë mund te ndodhin në periudha

kur organizmi i ekspozohet enteropatogjenëve si rotavirusi përmes kontaktit të ngushtë,

pastaj përhapja në individët e tjerë përmes rrugëve fekalo-orale.

1.6 Patogjeneza e gastroenterokolitit

Patogjeneza dhe graviteti i sëmundjes varet nga fakti se patogjenët infektivë a kanë

toksina të paraformuara (Stafilokoku aureus, Bacili cereus) prodhojnë toksina dhe janë

invazive nga fakti që shumohen në ushqim. Enteropatogjenët mund të shkaktojnë një

përgjigje inflamatore ose jo inflamatore në mukozën intestinale. Enteropatogjenët

shkaktojnë diarre joinflamatore nëpërmjet prodhimit të enterotoksinave nga disa baktere,

shkatërrimin e qelizave (sipërfaqes) të vileve nga virusët, adherencave nga parazitet, si

dhe adherencave ose translokimi nga bakteret. Diarrea inflamatore shkaktohet zakonisht

nga bakteriet që pushtojnë intestinin ose prodhojnë citoksina dhe si rrjedhojë në lumenin

intestinal hyjnë likide, proteina dhe qeliza (eritrocite, leukocite).

Page 15: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

15

1.7 Manifestimi klinik i gastroenterokolitit

Manifestimet dhe sindroma klinike e gastroenterokolitit janë të lidhura me agjentin

infektiv dhe sasinë e tij si dhe shkallen e patogjenitetit. Manifestimet tjera varen nga

zhvillimi i ndërlikimeve (si dehidrimi dhe ndryshimi në ekuilibrin e elektrolitëve), dhe

natyra e patogjenit infektues. Zakonisht gëlltitja e toksinave të paraformuara (si ato te

stafilokokut aureus) është e lidhur me fillim të shpejtë të nauzes dhe të vjellave (brenda 6

orëve), me temperaturë të mundshme, dhimbje abdominale dhe diarre brenda 8-16 orëve

janë të lidhura me Clostridium perfringens dhe Bacilus cereus (prodhus të

enterotoksinës). Krampet abdominale dhe diarrea e ujshme pas një periudhe inkubimi 16-

48 orëshe mund të jenë të lidhura me noroviruse, bakterie të ndryshme që prodhojnë

enterotoksina si Cryptosporidium dhe Cyclospora. Organizma të ndryshëm ku përfshihen

Salmonella, Shigella, Campilobakter jejuni, Yersinia enterocolitica, E.coli janë

enteroinvaziv dhe Vibrio parahemolyticus formojnë një diarre që përmban gjak si dhe

leukocite të shoqëruara me krampe abdominale, tenzema dhe temperaturë, këto tipare

sugjerojnë dizenteri bakteriale. Diarrea me përmbajtje gjaku dhe krampet abdominale pas

një periudhe inkubimi 72-120 orëve janë të lidhura me infeksione që i detyrohen

Shigelles dhe gjithashtu E.colit që prodhon toksinën Shiga, sikurse është E. Coli

0157:H7. Agjentët infektivë të lidhur me dizenteri apo diarre hemorragjike mund

gjithashtu të shkaktojnë vetëm diarre të ujshme, pa temperaturë ose që i paraprin një

rrugë më të komplikuar që përfundon me dizenteri. Megjithëse shumë nga manifestimet e

gastroenterokolitit akut te fëmijët janë jospecifike, disa tipare klinike mund të ndihmojnë

në identifikimin e kategorive kryesore të diarresë dhe të lejojnë një përzgjedhje të shpejtë

të terapisë antibiotike apo specifike dietike.

1.8 Ndërlikimet

Shumica e ndërlikimeve shoqëruese të gastroenterokolitit akut janë të lidhura me vonesa

në diagnostifikim dhe vendosjen e terapisë së përshtatëshme. Pa rehidrim të hershëm e të

përshtatshëm, shumica e fëmijëve me gastroenterokolit akut zhvillojne dehidrim të

Page 16: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

16

shoqëruar me ndërlikime. Kjo mund të jetë kërcënuese për jetën e foshnjave dhe fëmijëve

të vegjël. Një terapi jo e përshtatëshme mund të çojë në një zgjatje të episodave diarreike,

me pasojë kequshqyerjen dhe ndërlikimet si infeksione dytësore dhe deficitet e

mikronutrientëve (hekur, zink). Manifestimet dhe ndërlikimet ekstra-intestinale janë të

lidhura me patogjen specifik. Këto nuk janë patognomonikë të infeksionit dhe nuk

ndodhin gjithmonë në të njëjtën periudhë kohore me episodin diarreik.

1.2 DEHIDRIMI

Dehidrimi një ndër simptomat kryesore të gastroenterokolitit akut. Dehidrimi është

çrregullim i rëndësishëm i metabolizmit të ujit dhe elektrolitëve. Përkufizohet si zvogëlim

i rezervave të ujit dhe elektrolitëve në organizëm, ose si gjendje klinike e zvogëlimit të

vëllimit të lëngjeve të hapësirës jashtëqelizore me apo pa zvogëlim në të njëjtën kohë të

vëllimit të lëngjeve në hapësirën brendaqelizore. Dehidrimi është pasojë e bilancit

negativ ndërmjet marrjes dhe humbjes së lëngjeve nga organizmi më së shpeshti paraqitet

te latantët dhe fëmijët e moshës së vogël (1-3 vjeç), në krahasim me periudhat tjera të

moshës së fëmijëve për këto shkaqe:

1. Sëmundjet e përcjella me diarre, vjellje dhe me temperaturë të lartë janë shumë më të

shpeshta te latantët dhe te fëmijët e moshës 1-3 vjeç.

2. Latantët dhe fëmijët 1-3 vjeç, etjen nuk mund ta shuajnë vet, sepse kjo varet prej

prindërve apo personave që kujdesen për ta.

3. Qarkullimi ditor i ujit në organizëm i llogaritur me njësi të masës trupore është shumë

më intensiv te latantët dhe fëmijët e moshës 1-3 vjeç në krahasim me periudhat e tjera

fëmijërore.

4. Për shkak të tolerancës më të kufizuar ndaj homeostazës labile, korrigjimi i

çrregullimeve të metabolizmit të ujit dhe elektrolitëve është shumë më e vështirë të

realizohet te latantët dhe fëmijët e moshës 1-3 vjeç. Gabimet e vogla mund të shkaktojnë

çrregullime jatrogjene të vëllimit (edema), të elektrolitëve dhe ekuilibrit acidobazik.

Page 17: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

17

Tabela 1. Shkaktarët e Dehidrimit

1. Marrja joadekuate e lëngjeve:

Çrregullimet e etjes (dëmtimet e sistemit nervor),

Gjendjet ku fëmijët nuk munden të marrin lëngje,

Çrregullimet e vetëdijes (përgjumësia, sopori, koma),

Gëlltitja e çrregulluar,

Nevojat e shtuara për lëngje.

2. Humbja e shtuar e lëngjeve nëpërmes traktit tretës

Diarrea,

Vjellja,

Ileostomia,

Drenimi nazogastrik.

3. Humbja e shtuar e lëngjeve në mënyrë insensibile (të padukshme):

Temperatura e ngritur trupore,

Djersitja,

Djegiet,

Fibroza cistike ,

Ngritja e temperaturës së rrethit,

Frekuenca e shpejtuar e frymëmarrjes.

4. Humbja e shtuar e lëngjeve nëpërmjet veshkave:

Diureza osmotike (diabeti melit, manitoli),

Diabeti insipid,

Defektet e përqëndrimit tubular (hipokalemia, hiperkalcemia, nefropatia e lindur, etj.)

Page 18: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

18

Manifestimet klinike

Manifestimet klinike varen prej shkallës së dehidrimit (prej sasisë së deficitit aktual të

lëngjeve në organizëm). Në bazë të kësaj ekzistojnë tri shkallë të dehidrimit:

Dehidrimi i lehtë, dehidrimi mesatar dhe dehidrimi i rëndë.

Në bazë të manifestimeve klinike, mund të përcaktohet edhe shkalla e dehidrimit.

Vlerësimi më i saktë bëhet kur dihet sakt masa trupore e fëmijës para fillimit të

sëmundjes, e cila është shkaktare e dehidrimit. Humbja e masës trupore në gram është

ekuivalente me humbjen e lëngjeve në mililitra.

Page 19: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

19

Tabela 2. Manifestimet klinike të dehidrimit në varësi prej shkallës së dehidrimit

dhe deficitit aktual të lëngjeve e shprehur në përqindje dhe mililitra për

kilogram të masës trupore.

Shkalla e

Dehidrimit

Manifestimet klinike

Deficiti i lëngjeve në ml/kgMT dhe në % të MT

Latantët Fëmijët e grupmoshave tjera.

%

ml % ml

I lehtë

Mukozat e thara, gjuha e thatë,

etja, qeskat e syve të shprehura.

3-5%

50

3%

30

Mesatar

Sytë e halonuar, hunda e mprehtë,

zvogëlimi i sekretimit të

pështymës dhe lotëve, mukoza e

thatë e gojës e gjuhës, turgori dhe

elasticiteti i dobësuar, fontanela e

madhe është konkave,

ekstremitetet e ftohta etj.

6-9%

Deri 100

6%

60

I rëndë

Përveç shenjave te sipërshënuara

janë të pranishme edhe këto

shenja: hiperpneja, zbehja, pulsi i

dobësuar dhe i shpejtuar, tonet e

zemrës të dobësuara, takikardia,

presioni arterial i

ulur, anuria, çrregullimet e

vetëdijes (sopori, koma), shikimi i

fiksuar me pulitje të rrallë të

qepallave, korneja e humb

shkëlqimin, është e thatë, zhduket

refleksi corneal.

Mbi10%

100-150

Deri 10 %

100

Page 20: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

20

Vlerësimi klinik i shkallëve të dehidrimit

Parametrat

Dehidrimi i lehtë

Dehidrimi i mesëm

Dehidrimi i rëndë

Gjendja e përgjithëshme e fëmijës. E mirë, ka etje,i shqetësuar Ka etje, i shqetësuar ose

letargjik.

Ka etje, i përgjumur gjerë në

komë, ekstremitetet të ftohta

cianotike.

Pulsi radial Normal

I shpejtë dhe i dobësuar I shpejtë dhe mezi preket

Frymëmarrja Normale

E thellë dhe e shpejtuar E thellë dhe e shpejtuar

Fontanella e përparme Në nivel te kafkës

E thelluar (konkave)

Shumë e thelluar

Presioni arterial Normal

Normal ose i ulët I ulët, mund të mos matet

Sytë Normal

Të thelluar Shumë të thelluar

Lotët Të pranishëm

Të paktë ose nuk ka Mungojnë

Mukozat Të njomura

Të thara Shumë të thara

Urinimi Normal

I pakët, urina e errët Oliguri ose anuri

Elasticiteti i lëkurës I ruajtur I dobësuar Shumë i dobësuar

Deficiti i masës trupore 3-5% 6-9% 10% ose më shumë

Deficiti i lëngjeve trupore (ml/kg/MT) 30-50ml 60-90ml 100ml dhe më shumë

Page 21: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

21

Tipet e dehidrimit. Përveç deficitit të ujit, në shumicën e rasteve edhe përqëndrimet e

elektrolitëve në serum (natriumi, kaliumi dhe kloridet) te çdo dehidrim janë të

zvogëluara, të rritura, por mund të jenë edhe në kufij të vlerave referente. Në varshmëri

nga përqëndrimi i natriumit në serum ekzistojnë tre tipe të dehidrimit:

1. Dehidrimi izonatremik (natriumi në serum prej 130-150mmol/L)

2. Dehidrimi hipernatremik (natriumi në serum mbi 150mmol/L)

3. Dehidrimi hiponatremik (natriumi në serum nën 130mmol/l).

1.2.1 Dehidrimi izonatremik (izoosmolar)

Përkufizimi. Dehidrimi është izonatremik kur humbjet e ujit dhe elektrolitëve nga

organizmi në të njejtën kohë janë proporcionale, ndërsa përqëndrimi i natriumit është në

kufij të vlerave referente (130-150mmol/L). Është tipi me i shpeshtë i dehidrimit dhe me

prognozë më të volitshme.

Etiologjia. Shkaktarët më të shpeshtë janë: vjellja ,diarrea, fistulat e ndryshme, djersitjet

e shprehura, diabeti melit, diabeti insipid, tubulopatite e ndryshme, gjendjet komatoze,

pamundësia e marrjes nga jashtë e lëngjeve etj.

Patogjeneza. Te dehidrimi i lehtë dhe mesatar aktivizohen mekanizmat adaptues

(kompensatorë) fiziologjikë (veshkat, hormoni antidiuretik dhe aldosteroni) të cilët

arrijnë të ruajnë homostazën e lëngjeve trupore, përqëndrimin e natriumit në plazmë dhe

osmolaritetin e tij. Te ky tip dehidrimi deficiti i lëngjeve në organizëm i takon hapësirës

jashtëqelizore, ndërsa vëllimi i lëngjeve në hapësirën brendaqelizore mbetet i

pandryshuar, përveç në rastet e dehidrimit të rëndë, ku ekziston deficit minimal në këtë

hapësirë. Për shkak se ruhet osmolariteti i plazmës nuk ka lëvizje të ujit prej hapësirës

jashtëqelizore në atë brendaqelizore.

Page 22: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

22

Manifestimet klinike. Te fëmijët me vjellje, diarre dhe temperaturë të lartë ky tip i

dehidrimit mund të jetë shumë i rëndë dhe me prognozë vdekjeprurëse për shkak të

zhvillimit të shokut cirkulator hipovolemik. Mund të jenë të pranishme

-shenjat e dehidrimit të lehtë (mukozat e thara, gjuha e tharë, etja etj),

- dehidrimit mesatar (sytë e hallonuar, hunda e mprehtë, zvogëlimi i sekretimit të lotëve

pështymës, mukoza bukale e tharë, turgori dhe elasticiteti i dobësuar, fenomeni i pecetës

së lagur, fontanella e madhe konkave, oliguria etj.) dhe

- dehidrimit të rëndë (hiperapneja, pulsi i shpejtuar dhe i dobësuar, tonet e zemrës të

dobësuara, takikardia, presioni arterial i ulët, anuria, pagjumësia, sopori, koma, shikimi i

fiksuar etj).

1.2.2 Dehidrimi hiponatremik (hipoosmolar)

Përkufizimi. Dehidrimi është hiponatremik kur në të njëjtën kohë, humbja e natriumit

është më e madhe se humbja e ujit. Vlerat e përqëndrimit të natriumit në serum janë nën

130mmol/L. Është tipi më i rrallë i dehidrimit. Nëse natriuria është më e ulët se

20mmol/L, atëherë humbja e natriumit nga organizmi është me origjinë jashtë veshkave,

ndërsa nëse është mbi 20mmol/L ekziston çrregullimi i reabsorbimit tubular të natriumit

në nivel të veshkave.

Klasifikimi.

Klasifikimi i hiponatremive bazohet në gjendjen e vëllimit të lëngjeve në organizëm. Në

bazë të kësaj ekzistojnë këto lloje të hiponatremive.

1. Hiponatremitë me zvogëlimin e vëllimit të lëngut jashtëqelizor në organizëm-

hiponatremitë hipovolemike ose dehidrimi hiponatremik (hipoosmolar).

Hiponatremia hipovolemike paraqitet për shkak të humbjes parësore të natriumit i

cili proporcionalisht dhe në të njëjtën kohë është më i madh në krahasim me

humbjen e ujit. Në këto raste natriumi humbet nëpërmjet veshkave (përqëndrimi i

Page 23: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

23

natriumit në urinë është 20mmol/L) ose humbjet e natriumit janë jashtë veshkave

(përqëndrimi i natriumit në urinë është 10mmol/L). Shkaktarët e humbjes së

natriumit nëpërmjet veshkave janë hiperplazioni adrenal i lindur (me humbjen e

kripërave), hipoaldosteronizimi, acidoza tubular renale, nefrokalcinozat,

pamjaftueshmëria akute e veshkave në fazën jooligurike, përdorimi i diuretikëve

me veprim në anzën e Henle-ut dhe te dhënia e përqëndrimeve të larta të glukozës

ose manitolit. Shkaktarët e humbjes së natriumit jashtë veshkave janë: diarreja

sekretore, djersitja e theksuar, fibroza cistike dhe nga e ashtuquajtura hapësira e

tretë (te djegiet, ndrydhjet e muskujve dhe transudimi i lëngjeve në hapësirën

peritoneale).

2. Dehidrimet hipervolemike (me edema)

Paraqiten te gjendjet me rritje të tërësishme të depove të natriumit në organizëm në

mënyrë proporcionale me retinim më të madh të ujit në hapësirën jashtëqelizore, që

klinikisht manifestohet me edema. Paraqiten te pamjaftueshmëria akute e zemrës, cirroza

e mëlçisë, sindroma nefrotike, te fëmijët me nën ushqyeshmëri me proteinë etj.

3. Hiponatremitë euvolemike (dilutive).

Paraqiten për shkak të retinimit parësor të ujit në organizëm pa retinim propercional dhe

në të njejtën kohë të kripërave. Shkaktohet për shkak të: sekretimit jo adekuat të hormonit

antidiuretik, helmimit me ujë i cili më së shpeshti është jatrogjen (shpërlarja e lukthit me

sasi të madhe të ujit mbidozimi i infuzioneve me glukozë 5% etj.), pamjaftueshmëria e

glukokortikoideve, hipotiroidizmi, tumoret intrakraniale etj.

4. Hiponatremitë hiperosmolare. Paraqiten kur në plazmë kemi prezent përqëndrim të

rritur të ndonjë substance me peshë të ulët molekulare e cila dobët depërton në qeliza,

p.sh., glukoza ose manitoli. Këto substanca tërheqin ujin nga qeliza ku përqëndrimi i ujit

në plazmë rritet kurse i natriumit zvogëlohet.

Page 24: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

24

5. Pseudohiponatremia (normoosmolare). Paraqitet kur në plazmë është shumë i rritur

përqëndrimi i lipideve (hiperlipidemia). Lipidet e rrisin vëllimin e plazmës, me zvogëlim

relativ të përqëndrimit të natriumit dhe ujit në vëllimin e plazmës. Quhet

pseudohiponatremi sepse nuk përcillet me zvogëlimin e njëkohshëm të osmolaritetit të

plazmës, sepse osmolariteti varet prej përqëndrimit të natriumit në ujë kurse jo nga

vëllimi i plazmës.

Patogjeneza. Në praktikën e përditshme pediatrike dehidrimi hipovolemik

(hiponatremik) është lloji më i shpeshtë i hiponatremive. Veçori e dehidrimit

hiponatremik është deficiti i madh i lëngjeve në hapësirën jashtëqelizore, ndërsa vëllimi i

lëngjeve në hapësirën brendaqelizore e kushtëzuar me uljen e presionit osmotik të

plazmës për shkak të uljes së përqëndrimit të natriumit në hapësirën jashtëqelizore. Rritja

e vëllimit të lëngjeve në hapësirën brendaqelizore në sistemin nervor qendror shkakton

edemën e trurit me të gjitha pasojat e saj.

Manifestimet klinike. Janë pasojë e zvogëlimit të lëngjeve në hapësirën jashtëqelizore.

Janë të pranishme të gjitha shenjat e dehidrimit izonatremik të shënuara më parë, por

dobësimi i turgorit dhe shenjat e shokut cirkulator hipovolemik janë shumë më të

shprehura te dehidrimi hiponatremik në krahasim me dehidrimin izonatremik. Edema e

trurit klinikisht manifestohet me përgjumësi, vjellje dhe refuzim të marrjes së ushqimit.

Nëse përqëndrimet e natriumit në serum janë nën 120mmol/L paraqiten çrregullimi i

vetëdijes dhe konvulsionet, ndërsa te përqëndrimet e natriumit nën 97mmol/L dëmtimet e

qelizave të trurit janë të pakthyeshme dhe mund të shkaktojnë vdekjen e fëmijës.

1.2.3 Hipernatremia dhe dehidrimi hipernatremik (hiperosmolar)

Përkufizimi. Dehidrimi është hipernatremik kur në të njëjtën kohë deficiti i ujit është më

i madh në krahasim me deficitin e natriumit në organizëm me bilance pozitiv të natriumit

dhe me përqëndrimin e tij në serum mbi 150mmol/L. Ky tip i dehidrimit është më i

shpeshtë se dehidrimi hiponatremik, por më i rrallë se dehidrimi izonatremik. Paraqitet

me manifestime klinike të rënda dhe me prognozë të pavolitshme në krahasim me tipet

tjera të dehidrimit.

Page 25: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

25

Etiologjia. Shkaktarët më të shpeshtë të hipernatremisë dhe të dehidrimit hipernatremik

janë:

Temperatura e lartë trupore (mbi 40gradë Celsius) sidomos te latantët. Për shkak

të hiperventilimit humbet sasi e madhe e ujit pa elektrolitë nga sipërfaqja e madhe

trupore dhe mukoza e traktit të frymëmarrjes gjatë ekspiriumit në krahasim me

masën e vogël trupore të latantit.

Dhënia e qumështit nativ të lopës jo të përshtatshëm për moshën e latantit (të pa

holluar) për shkak të përqëndrimit të lartë të kriprave (0.7g/100ml qumësht).

Jatrogjen. Dhënia e sasive të mëdha të tretjeve izotonike të NaCl dhe të

bikarbonatit të natriumit (NaHCO3) në mënyrë intravenoze, përdorimi i tretjeve

për rehidrim për oral me përqëndrime të larta të natriumit (gjerë 90mmol

Na/100ml tretje), gjatë lavazhit të lukthit me tretje të NaCl dhe klizmat me NaCl.

Diabeti insipid (qendror dhe renal).

Sindroma akute diarreale (me humbje më të mëdha të ujit se të elektrolitëve)

Zvogëlimi apo humbja e refleksit të etjes, sindroma hipodipsia (adipsia-

hipernatremia) si pasojë e dëmtimeve në regjionin hipotalamik-hipofiziar dhe të

osmoreceptorëve.

Koma diabetike hiperosmolare

Ingjestimi i ujit të detit.

Patogjeneza. Për shkak të hipernatremisë rritet presioni osmotik i plazmës, pason

zhvendosja osmotike e ujit prej hapësirës brendaqelizore në hapësirën jashtëqelizore.

Gjithmonë në masë të madhe është i zvogëluar vëllimi i lëngjeve brendaqelizore. Deficiti

i lëngjeve jashtëqelizore është më i vogël në krahasim me dehidrimin izonatremik dhe

hiponatremik.

Page 26: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

26

Manifestimet klinike. Dominojnë shenjat e dehidrimit brendaqelizor, sidomos të

qelizave të trurit, të cilat janë shumë të ndjeshme në ndryshimet e vëllimit të

lëngjeve. Paraqitet përgjumësia, sopori dhe koma, ndonjëherë edhe konvulsionet,

në stadet e mëvonshme manifestohet rigjiditeti decerebrues. Për shkak të rritjes së

osmolaritetit të plazmës mund të pasojë rupturen e kapilarëve të trurit

(gjakrrjedhja intrakraniale dhe efusioni subdural) me të gjitha pasojat e tyre.

Qelizat e trurit në kushte normale formojnë “osmolet idiogjene” -partikula

peptide, të cilat ngadalë krijohen dhe ngadalë zbërthehen të cilat në rast të rritjes

së presionit osmotik në hapësirën brenda qelizore te gjendjet e ndryshme

patologjike, sidomos te dehidrimet hipernatremike e pengojnë zhvendosjen e ujit

prej hapësirës brendaqelizore në atë jashtëqelizore. Shenjat e dehidrimit janë të

lehta, prandaj edhe turgori dhe elasticiteti janë të ruajtur për një kohë të gjatë.

Ndonjëherë mund të përcillet me temperaturë të lartë trupore. Te latantët

dehidrimi hipernatremik ka rëndësi praktike, sepse mund të shkaktojë dëmtime të

pakthyeshme të trurit duke u manifestuar me sekvela të përhershme neurologjike

si: paraliza cerebrale e fëmijëve, epilepsia, vonesë në zhvillim mental dhe

disfunksion minimal i trurit.

Fig. 2. Pamja e një fëmije me dehidrim të shkallës së rëndë

Page 27: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

27

1.2.4 Mjekimi i Dehidrimit

Dehidrimi Izonatremik- Mjekimi: Duhet të bëhet plotësimi i vëllimit të lëngjeve dhe

elektrolitëve në mënyrë për orale dhe intravenoze. Dehidrimi i lehtë dhe mesatarisht i

rëndë mjekohen në mënyrë për orale, kurse dehidrimi i rëndë në mënyrë intravenoze.

Indikimet për rehidrim intravenoz tani janë shumë të kufizuara, në krahasim me të

kaluarën, falë rehidrimit për oral me tretje glukozë-polielektrolite. Indikimet për rehidrim

intravenoz në përgjithësi janë:

1. Shoku cirkulator hipovolemik si pasojë e dehidrimit të rëndë.

2. Nëse fëmija ka çrregullim të vetëdijes të përcjellë me dehidrim.

3. Te fëmijët me nën ushqyeshmëri të rëndë proteinë-energjike (atrofia) me shenja të

dehidrimit.

4. Te vjellja refraktere e shoqëruar me dehidrim.

5. Kur dehidrimi për oral nuk ka pasur sukses.

Mjekimi i formave të rënda të dehidrimit izonatremik bëhet në tri faza në mënyrë

intravenoze:

Faza e parë (faza urgjente). Bëhet menjëherë pas vlerësimit të shkallës së dehidrimit.

Qëllimet e kësaj faze janë korrigjimi i hipovolemisë, i vëllimit në hapësirën vaskulare, të

parandalohet zhvillimi i shokut cirkulator hipovolemik ose të korrigjohet nëse është

zhvilluar dhe fillimi i korrigjimit të ekuilibrit acidobazik të çrregulluar. Jepen tretjet

kristaloide izotonike (0.9%NaCl dhe 5% glukozë) dhe materiet kristaloide (albumine

humane, plazmë dhe dekstran). Sasia e tërësishme e NaCl dhe glukozës është 20ml/kg të

masës trupore. Nëse jepet plazmë jepet 10 ml/kg të masës trupore kurse albuminat

humane 0.5-1g/kg të masës trupore. Te shoku i rëndë cirkulator hipovolemik preferohet

dhënia e glukozës hipertonike (10%) në vend të glukozës izotonike (5%) sepse glukoza

Page 28: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

28

hipertonike siguron kalori të nevojshme dhe përkohësisht e tërheq ujin prej hapësirës

brendaqelizore në atë jashtë qelizore (edhe në hapësirën vaskulare) duke përmirësuar

diurezën. Raporti i glukozës dhe NaCl është i barabartë (1:1). Nëse është e pranishme

hiperapneja (frymëmarrja Kussmaul-it) si shenjë e sigurt e acidozës metabolike në këtë

fazë, në mënyrë aproksimative, jepen në tretje infuzive tretje një molare 8.4% të

bikarbonatit të natriumit (NaHCO3) në dozë 3ml për kg të masës trupore. Kjo fazë zgjat

30-60 minuta. Në fund të fazës së pare bëhet rivlerësimi i disa parametrave (zvogëlimi i

frekuencës së pulsit, paraqitja e diurezës, përmirësimi i gjendjes së vetëdijes, përmirësimi

i acidozës dhe qarkullimit periferik). Nëse nuk ka përmirësim, këto masa terapeutike të

kësaj faze mund të përsëriten.

Faza e dytë (faza e plotësimit të deficitit). Qëllimet e kësaj faze janë: vazhdimi i

plotësimit të deficitit ekzistues të vëllimit të lëngut jashtëqelizor, sigurimi i nevojave

fiziologjike të minimumit të kalorive me lëngje dhe humbjet e lëngjeve që do të humbën

gjatë kësaj faze. Bëhet vazhdimi i korrigjimit të acidozës metabolike dhe fillimi i

korrigjimit të deficitit të kaliumit, nëse ekzistojnë kushtet paraprake për të. Sasia e

tretjeve kristaloide (NaCl 0.9% dhe glukozës 5%) është prej 80-100ml/kg të masës

trupore dhe 4ml/kg të masës trupore për plotësimin e nevojave fiziologjike. Sasia e

bikarbonatit të natriumit (NaHC03) jepet sipas rezultatit të statusit acidobazik. Korrigjimi

i plotësimit të deficitit të kaliumit bëhet me dhënien e klorurit të kaliumit (KCl7.5%)

3ml/kg të masës trupore për 24 orë. Kjo fazë zgjat 7-8 orë.

Faza e tretë (faza e këndelljes së hershme). Qëllimet e kësaj faze janë: plotësimi

definitiv i deficitit të lëngjeve jashtëqelizore dhe brendaqelizore, plotësimi i lëngjeve që

do të humben gjatë kësaj faze, sigurimi i plotësimit të nevojave fiziologjike me lëngje,

korrigjimi definitive i acidozës metabolike, korrigjimi i pjesshëm i deficitit të kaliumit,

të kalciumit dhe eventualisht të magnezit e të fosforit. Sasia e tretjeve kristaloide (NaCl

0.9% dhe glukozë 5%) është rreth 100 ml/kg të masës trupore dhe 4ml/kg të masës

trupore në orë (plotësimi i nevojave fiziologjike). Pas korrigjimit të acidozës jepet 1ml

(10mg) të masës trupore glukonat të kalciumit dhe fëmijëve me nën ushqyeshmëri të

rëndë proteinë-energjike u jepet 0.4mg/kg të masës trupore sulfati i magnezit. Kjo fazë

zgjat rreth 16 orë.

Page 29: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

29

Dehidrimi hiponatremik-Mjekimi

Mjekimi i fëmijëve me hiponatremi varet prej sëmundjes themelore si shkaktare e

hiponatremisë. Me rëndësi praktike është që hiponatremia të vlerësohet në bazë të

manifestimeve klinike ekzistuese (prezenca e shenjave të dehidrimit, prezenca e

edemave ose hidrimi normal i organizmit) dhe përqëndrimit të natriumit në urinë.

Hiponatremia me përqëndrim të natriumit 130mmol/L dhe me përqëndrim të natriumit

10mmol/L në urinë kërkon restrikcionin e marrjes së lëngjeve dhe përdorimin e barnave

specifike për mjekimin e sëmundjes themelore.

Mjekimi i dehidrimit hiponatremik (hipo-volemik) është i ndërlikuar. Sa i përket

kohëzgjatjes (24orë) dhe fazave (tri faza) është i njëjtë me dehidrimin izonatremik. Nëse

janë të pranishme shenjat e dehidrimit të lehtë dhe të rëndë, rehidrimi bëhet në mënyrë

për orale, ndërsa te dehidrimi i rëndë indikohet rehidrimi intravenoz. Mjekimi i

dehidrimit hiponatremik bazohet në këto parime:

Plani i rehidrimit te dehidrimi hiponatremik nuk dallohet në mënyrë qenësore prej

planit të rehidrimit te dehidrimi izonatremik (fazat dhe emërtimi i tyre,

kohëzgjatja e rehidrimit 24 orë dhe sasia e lëngjeve 24 orë është e njëjtë).

Nëse përqëndrimi i natriumit në serum është nën 120mmol/L është i nevojshëm

korrigjimi më i shpejtë dhe urgjent i hiponatremisë me tretje hipertonike (3-5%) të

NaCl gjerë në arritjen e përqëndrimit të natriumit në serum në 125mmol/L.

Dhënia e tretjes hipertonike (3-5%) të NaCl mbi këto vlera mund të shkaktojë

hipertension arterial, gjakrrjedhje intrakraniale dhe pamjaftueshmëri të zemrës.

Sasia e tretjes hipertonike (3-5%) të NaCl duhet të llogaritet në bazë të formulës:

mmol Na= (125-vlerat e Na në serum) x 0.3 x masa trupore. Koeficienti 0.3 është

vëllimi i lëngut jashtëqelizor në krahasim me masën trupore. Jepet 10-12ml/kg te

Page 30: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

30

masës trupore në kohëzgjatje prej 1-4 orë. Në gjendje urgjente gjysma e deficitit

duhet të korrigjohet për 8 orë ndërsa gjysma tjetër për 16 orë.

Pas arritjes së përqëndrimit të natriumit në serum në 125 mmol/L vazhdohet me

dhënien e tretjes kristaloide izotonike 0.9% të NaCl ose të kombinuar me glukozë

5% në raport (2:1) në favor të NaCl gjerë në arritjen e përqëndrimit të natriumit

në serum në 130mmol/L. Sasia e natriumit llogaritet në bazë të formulës: mmol

Na = (130-vlerat e gjetura të Na) x 0.3 x masa trupore.

Në të njëjtën kohë duhet dhënë 3-5g glukozë në 1000 ml NaCl me qëllim të

parandalimit të proceseve katabolike.

Në raste urgjente në mungesë të tretjeve hipertonike te NaCl në praktikën e

përditshme klinike mund të jepet edhe tretje izotonike e NaCL.

Alternativa tjetër e rehidrimit te dehidrimi hiponatremik është: se tretjes infuzive

duhet shtuar 10ml/kg të masës trupore në ditë tretje një molare të NaCL.

Plani i rehidrimit me dehidrim hiponatremik: Te format e lehta dhe mesatarisht të rënda

te dehidrimi izonatremik rehidrimi bëhet në mënyrë për orale, kurse te format e rënda në

mënyrë intravenoze. Rehidrimi intravenoz bëhet në tri faza:

Faza e parë (faza urgjente). Përdoret nëse janë të pranishme shenjat e shokut cirkulator

hipovolemik. Jepet tretje kristaloide të NaCl 0.9% dhe glukozë 5% me sasi 20 ml/kg të

masës trupore me kohëzgjatje prej 30 minutash në raport 1:1.

Faza e dytë (faza e plotësimit të deficitit). Plotësohet deficiti i vëllimit të lëngut

jashtëqelizor, korrigjimi i acidozës dhe deficitit të kaliumit nëse ekzistojnë kushtet

paraprake. Kjo fazë zgjat 6-8 orë. Në këtë fazë duhet korrigjuar hiponatreminë deri në

kufijtë e vlerave referente dhe mjekimin e sëmundjes themelore. Sasia, lloji dhe

përqëndrimi i tretjeve duhet të bëhet në bazë të vlerësimit klinik dhe analizave

laboratorike, në rend të parë të përqëndrimit të natriumit në serum. Nëse përqëndrimi

është nën 120mmol/L jepet tretje hipertonike (3-5%) NaCl, e cila përcaktohet në bazë të

formulës. Nëse përqëndrimi i Na është prej 125-130mmol/L jepet tretje izotonike e NaCl

0.9% me glukozë 5 % në raport 2:1. Sasia llogaritet në bazë të formulës.

Page 31: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

31

Faza e tretë (faza e mbajtjes së hidrimit të arritur, e këndelljes). Vazhdohet me

plotësimin e deficitit të lëngjeve, korrigjimin e hiponatremisë dhe deficitit të kaliumit dhe

zgjat 16 orë. Sasia e tretjeve që jepet mesatarisht është 100-120ml/kg të masës trupore.

Korrigjimi i hiponatremisë, lloji i tretjeve dhe përqëndrimi i tyre bëhet në bazë të

rezultateve të analizave laboratorike.

Dehidrimi hipernatremik

Mjekimi i dehidrimit hipernatremik. Paraqet një procedurë terapeutike të

ndërlikuar dhe urgjente në pediatri. Para përpilimit të planit për rehidrim duhet

bazuar në disa parime të mjekimit të dehidrimit hipernatremik:

Korrigjimi i deficitit të vëllimit të lëngjeve bëhet shumë ngadalë, sepse

korrigjimi i shpejtë i lëngjeve me tretje hipotonike shkakton depërtimin e

shpejtë të këtyre tretjeve në qelizat e trurit duke shkaktuar edemën e trurit

me të gjitha pasojat e tij.

Sasia e tretjeve të planifikuara për 24 orë duhet me qenë 100ml/kg të

masës trupore.

Me qëllim të parandalimit të hipoglikemisë jepet glukozë 3-5%

Tretjet e ordinuara për dehidrim duhet të përmbajnë pak kripëra (30-

40mmol natrium në 1 litër glukozë).

Korrigjimi i deficitit të vëllimit të lëngjeve bëhet me tretje kristaloide

hipotone (NaCl 0.45 %).

Raporti i tretjeve kristaloide (glukozë 3-5% dhe NaCl 0.45%) duhet me

qenë 6.5:1 në favor të glukozës.

Page 32: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

32

Korrigjimi i deficitit te kaliumit duhet filluar më herët nëse ekzistojnë

kushtet (paraqitja e diurezë dhe mjekimi i shokut cirkulator hipovolemik),

sepse jonet e kaliumit shumë shpejtë dhe lehtë depërtojnë nëpër qeliza

duke tërhequr me vete edhe ujin dhe në këtë mënyrë e pengojnë

dehidrimin brendaqelizor. Duhet ordinuar 40 mmol KCl 7.5% në një litër

të tretjes kristaloide infuzive.

Zvogëlimi i përqëndrimit te natriumit në serum gjatë 24 orëve duhet të

jetë më së shumti 12mmol/L ose 0.5 mmol/h. Ulja e shpejtë e

përqëndrimit të natriumit në plazmë mund të shkaktojë konvulsione për

shkak të zhvillimit të edemës së trurit. Në këto raste ndërpritet dhënia e

tretjeve hipotonike NaCl dhe rifillohet me dhënien e tretjes hipertonike

(3%) të NaCl ose manitolit.

Nëse diureza nuk paraqitet jepen diuretikët në dozë 1mg/kg të masës

trupore, ndërsa dhënia e klorurit të kaliumit ndërpritet.

Nëse përqëndrimi i natriumit në serum është mbi 200mmol/L preferohet

dializa peritoneale me glukozë 8% rreth 100ml/kg të masës trupore pa

kripëra.

Ekzistojnë propozime të ndryshme që prej fillimit të mjekimit të

dehidrimit hipernatremik duhet të jepet për qëllime parandaluese terapia

antikonvulsive dhe antiedematoze.

Page 33: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

33

Plani i rehidrimit te latantët me dehidrim hipernatremik

Rehidrimi bëhet në tri faza:

Faza e parë (rehidrimi urgjent). Duhet filluar menjëherë pas identifikimit të

tipit të dehidrimit dhe shkallës së dehidrimit. Rehidrimi në këtë fazë varet prej

disa parametrave ekzistues: prezencës së shokut cirkulator hipovolemik dhe

diurezës. Nëse rehidrimi është i rëndë me shenja të shokut cirkulator hipovolemik

duhet dhënë menjëherë plazmë të freskët 20ml/kg të masës trupore ose albumine

5% 1g/kg të masës trupore në mënyrë intravenoze me kohëzgjatje prej 30

minutash. Nëse nuk sigurohet plazma e freskët apo albuminat mund të jepet tretje

kristaloide (NaCl 0.45% dhe glukozë 5%) 20 ml/kg të masës trupore për 30

minuta.

Faza e dytë (faza e plotësimit të deficitit). Nëse nuk janë të pranishme shenjat e

shokut cirkulator hipovolemik, por është e pranishme anuria ose oliguria (diureza

nën 0.5ml/kg/h) jepen tretje kristaloide glukozë 5% dhe NaCl 0.45% në sasi 25-50

ml/kg të masës trupore gjatë 4-5 orësh, gjegjësisht deri në paraqitjen e diurezës.

Diuretiku në dozë 1mg/kg të masës trupore jepet nëse nuk paraqitet diureza. Kjo

fazë zgjat rreth 12 orë.

Faza e tretë (faza e këndelljes). Zgjat trefish më shumë se faza e tretë e

rehidrimit izo dhe hiponatremik, d.m.th., rreth 48 orë. Sasia e tretjeve kristaloide

(NaCl 0.9% dhe glukozë 5%) është mesatarisht 60-75 ml/kg të masës trupore.

Përqëndrimi i natriumit në këto tretje duhet të jetë 40 mmol/L. Në këtë fazë

duhet dhënë kloruri i kaliumit (KCl7.5%) 3ml/kg të masës trupore me tretje

infuzive dhe glukonati i kalciumit 10% 1ml/kg të masës trupore (ose 9mg të

kalciumit elementar) në mënyrë intravenoze për parandalimin e hipokalcemisë

dhe tetanisë.

Page 34: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

34

Vlerësimi klinik i tipit të dehidrimit. Në bazë të pranisë së disa simptomave dhe

shenjave klinike mund të bëhet vlerësimi klinik i tipit të dehidrimit edhe në raste kur nuk

dihet përqëndrimi i natriumit në serum.

Tabela.4. Vlerësimi klinik i tipit të dehidrimit

Shenjat e dehidrimit

Tipet e dehidrimit

Izonatremik Hiponatremik Hipernatremik

Gjendja e përgjithshme Letargjik Komë Hiperiritbil

Ngjyra e lëkurës E përhirtë E përhirtë E përhirtë

Fortësia e lëkurës E butë Shumë e butë E fortë

Turgori i lëkurës I dobësuar Shumë i dobësuar I ruajtur

Temperatura E ulët E ulët E ulët ose e ngritur

Mukozat Të thara Të lehta të njoma Të thara, të ngrohta

Kokërdhoku i syrit Të butë, të thelluar Të butë, të thelluar Normal

Fontanella e madhe E thelluar E thelluar Në ose mbi nivel të kafkës

Pulsi I shpejtë I shpejtë I ruajtur, lehtësisht i shpejtuar

vetëm te dehidrimi i rëndë

Presioni i gjakut I ulur I ulur Normal ose lehtësisht i ulur

Shenjat neurologjike Të shprehura vetëm te

dehidrimi shumë i rëndë

Të shprehura vetëm te

dehidrimi shumë i rëndë

Janë të pranishme në fazën e

hershme të dehidrimit

Lëngu jashtëqelizor I zvogëluar Shumë i zvogëluar Lehtë i zvogëluar

Page 35: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

35

2. KAPITULLI II

2.1 Statistikat mbi numrin e fëmijëve të hospitalizuar të prekur nga

Gastroenterokoliti akut

Në hulumtimin për fëmijët e hospitalizuar të prekur me gastroenterokolit kam studiuar

statistikat rreth numrit të fëmijëve të prekur nga kjo sëmundje në grupmosha të ndryshme

në një periudhën kohore Mars 2019 deri në muajin Shtator 2019 të cilët kanë qenë të

hospitalizuar në Repartin e Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Objektiv i studimit ka qenë analiza e statistikave rreth numrit të të prekurve nga kjo

sëmundje si dhe përcaktimi se te cila grupmoshë dhe gjini është numri më i madh i

fëmijëve me këtë sëmundje.

Në bazë të hulumtimit të bazuar në të dhënat e marra në Repartin e Pediatrisë në Spitalin

e Përgjithshëm në Pejë kam rezultuar në numrin e saktë të pacientëve të hospitalizuar të

prekur nga Gastroenterokoliti akut.

Në hulumtim janë të përfshirë grupmosha të ndryshme të fëmijëve të klasifikuar

gjithashtu edhe në bazë të gjinisë.

Numri i përgjithshëm i fëmijëve të hospitalizuar e që për këtë periudhë është 141, ku

rezulton se prej këtij numri 60 fëmijë të prekur janë të gjinisë femërore ndërsa 81 fëmijë

të tjerë janë të gjinisë mashkullore. Grupmosha më e prekur sipas këtij studimi është 1-4

vjeç me një numër prej 77 pacientësh nga gjithsej 141 të hospitalizuarit me këtë

sëmundje.

Në bazë të këtyre statistikave të marra nga regjistri kam bërë edhe krahasimin mes

muajve se cili prej tyre ka numër më të madh të këtyre pacientëve të hospitalizuar dhe

cilës grupmoshë i përkasin.

Page 36: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

36

Metodat të cilat i kam përdorur janë:

Metoda e një studimi retrospektiv kohort në periudhen Mars-Shtator 2019 mbi numrin e

fëmijëve të hospitalizuar me gastroenterokolit akut në Repartin e Pediatrisë.

Metoda krahasuese- si metodë e cila është përdorur për të krahasuar numrin e fëmijëve në

bazë të gjinisë, grupmoshës si dhe krahasimi në mes të muajve të marrë për studim për

nga numri i këtyre fëmijëve të hospitalizuar. Metoda statistikore- është përdorur kryesisht

për të paraqitur gjendjen ekzakte dhe verifikimin e gjendjes faktike. Të gjitha të dhënat

në këtë studim janë marrë nga regjistri i Repartit të Pediatrisë.

2.2 Rezultatet

Nga 141 fëmijët e hospitalizuar kam identifikuar se 60 prej tyre i përkasin gjinisë

femërore ndërsa 81 gjinisë mashkullore gjithashtu se grupmosha 1-4 vjeç është më e

prekura. Përveç kësaj kam identifikuar edhe numrin e saktë të këtyre fëmijëve në bazë të

komunave nga vijnë këta fëmijë.

Nga ky numër i përgjithshëm muaji gusht rezulton si muaji me më së shumti fëmijë të

hospitalizuar me gjithsej 34 nga 141 që janë në total.

Ndërsa numri më i vogël i fëmijëve të hospitalizuar është muaji Mars rezulton me

numrin më të vogël të këtyre pacientëve të hospitalizuar me vetëm 6 pacientë nga gjithsej

141 sa ishin në total gjatë kësaj periudhe të studimit.

Për sa i përket numrit të pacientëve pediatrik të prekur me gastroenterokolit në bazë të

komunave kam rezultuar se numri më i madh i pacientëve i përket qytetit të Pejës me

fshatrat përreth të cilës i përkasin gjithsej 59 pacientë pediatrik të prekur me

gastroenterokolit nga gjithsej 141 pacientët e hospitalizuar në këtë periudhë të marrë për

studim.

Ndërsa për sa i përket komunës me numrin më të vogël të pacientëve pediatrik të

hospitalizuar e të prekur me gastroenterokolit gjatë kësaj periudhe ka rezultuar të jetë

komuna e Deçanit me 24 pacientë pediatrik të hospitalizuar nga gjithsej 141 që ishin në

total.

Page 37: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

37

TABELA.1. Paraqet raportin e numrit të pacientëve të prekur me gastroenterokolit akut

në bazë të muajve Mars-Shtator 2019, numri i fëmijëve për secilin muaj dhe numri i

fëmijëve për secilën grupmoshë.

MUAJT GRUPMOSHA

0-1 VJEÇ

GRUPMOSHA

1-4 VJEÇ

GRUPMOSHA

5-9 VJEÇ

GRUPMOSHA

9-17 VJEÇ

TOTALI

Sipas muajit

MARS 0 4 1 1 6

PRILL 1 9 3 4 17

MAJ 1 11 1 3 16

QERSHOR 0 12 7 6 25

KORRIK 2 14 7 8 31

GUSHT 1 21 4 8 34

SHTATOR 3 6 3 0 12

Totali sipas

grup moshës

8

77

26

30

141

Page 38: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

38

Grafikoni 1. Paraqet %-en e pacientëve pediatrik të prekur me gastroenterokolit akut të

klasifikuar sipas gjinisë. Sipas raportit të përqindjes ka rezultuar se % më e madhe e

pacientëve i takon pacientëve pediatrik të gjinisë mashkullore me një total prej 57%.

57%

43%

Raporti sipas gjinisë

meshkuj femra

Page 39: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

39

Grafikoni 2. Paraqet %-en e pacientëve pediatrik të prekur me gastroenterokolit akut

sipas komunave. Sipas këtij raporti %-en më të madhe e ka komuna e Pejës me 42%

ndërsa komuna me %-en më të vogël rezulton Deçani me gjithsej 18%.

Pejë 42%

Deqan 18%

Istog 19%

Klinë 21%

Raporti sipas komunave

Page 40: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

40

Grafikoni 3. Paraqet numrin e pacientëve pediatrik të prekur me gastroenterokolit akut

të klasifikuar sipas grupmoshës. Sipas këtij raporti ka rezultuar se grupmosha 1-4 vjeç

rezulton si grupmosha më e prekur me gjithsej 77 pacientë ndërsa grupmosha 0-1 vjeç

rezulton me numrin më të vogël të pacientëve me vetëm 8 pacientë nga 141 të

hospitalizuarit që ishin në total.

8

77

26 30

Nr.i pac

Raporti sipas grupmoshës 0-1vjec 1-4vjec 5-9vjec 9-17vjec

Page 41: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

41

Grafikoni 4. Paraqet numrin e pacientëve pediatrik të hospitalizuar të prekur me

gastroenterokolit akut sipas muajve të marrë për studim. Sipas këtij raporti muaji gusht

rezulton të jetë me numrin më të madh të këtyre pacientëve të hospitalizuar gjithsej 34

ndërsa muaji me numrin më të vogël të tyre është muaji mars me vetëm 6 pacientë nga

141 në total.

6

17 16

25

31 34

12

Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator

Raporti sipas muajve

Nr.i pac.

Page 42: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

42

STUDIM RASTI

Emri dhe mbiemri: D. A

Adresa: Istog

Mosha: 4 vjeç

Pesha trupore: 15 kg

Data e pranimit: 01.09.19

Data e lëshimit: 07.09.19

Diagnoza: A09/Gastroenterocolitis acuta

Anamneza/statusi: pranohet në repart për shkak të dhimbjes së barkut, të vjellurave,

barkqitjeve të shpeshta, molisjes. Sëmundja ka filluar para tre ditësh me po të njëjtat

simptoma. Në pranim është afebril, adinamik, i lodhur, i rraskapitur, shenjat meningjeale

negative, gjuha e thatë, fyti lehtë i skuqur. Lëkura e zbehtë, turgori dhe elasticiteti i

ruajtur.

Analizat laboratorike: Er=4.14, Hgb=105, Hct=32.6%, Tr=247, Seg=41.9%, lim=49.9%,

mo=8.2%.

Trajtimi: në repart trajtohet me infuzione, antidiareik, terapi simptomatike. Gjendja është

e përmirësuar. Kontrolla sipas nevojës.

Terapia.1. Lactis B fl.2x1, 3 ditë

2. Dieta- supë, çaj kaçe, lëng orizi, banane, mollë të pjekur, patate.

Page 43: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

43

KAPITULLI III

3.1 TRAJTIMI

Kujdesi parahospitalor

Fëmijët me gastroenterokolit akut rrallë kërkojnë qasje intravenoze (IV). Ata që

paraqesin rënie të qarkullimit të gjakut për shkak të dehidrimit të rëndë, kërkojnë qasje

IV të menjëhershme me një sasi prej 20 ml/kg tretjes normale 0.9%.

Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP), Shoqëria Evropiane e Gastroenterologjisë

Pediatrike dhe të Ushqyerit (ESPGAN), dhe Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) e

rekomandojnë si zgjidhje rehidrimin oral (ORS) në trajtimin e fëmijëve me dehidrim të

lehtë deri në atë mesatar si në vendet e pa zhvilluara dhe ato në zhvillim.

Kujdesi fillestar duhet të përqëndrohet në korrigjimin e dehidrimit. Lloji dhe sasia e

lëngut të dhënë duhet të varet nga shkalla e dehidrimit te fëmija.

Qëllimet e trajtimit të gastroenterokoliti akut janë:

1. Të parandalohet gjegjësisht të mjekohet dehidrimi me dhënien per orale të tretjeve

rehidruese dhe vetëm në raste të veçanta duhet bërë rehidrim intravenoz.

2. Pas një kursimi shumë të shkurtër të zorrëve nga ushqimi, sa më parë duhet siguruar

marrje të mjaftueshme të ushqimit me qëllim të urisë, latantëve në ushqyerje natyrale nuk

iu ndërpritet gjidhënia.

3. Dhënia e antimikrobikëve indikohet vetëm në raste të veçanta.

Page 44: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

44

3.2 Rehidrimi

Dy zbulime të rëndësishme kanë ndikuar në zvogëlimin e vdekshmërisë së fëmijëve prej

gastroenterokolitit akut.

1. Rehidrimi për oral

2. Rehidrimi intravenoz

Rehidrimi për oral (përmes gojës). Sipas OBSH-së: “Falë përdorimit të tretjeve për

rehidrim për oral, është zvogëluar vdekshmëria e fëmijëve prej gastroenterokolitit

akut dhe konsiderohet një ndër zbulimet më të mëdha të mjekësisë në shekullin

XX”

Përparësitë e rehidrimit për oral janë: parandalimi i dehidrimit, për rehidrim të fëmijët me

dehidrim të lehtë ose mesatar dhe si plotësim i rehidrimit intravenoz.

Përbërja e tretjeve për rehidrim për oral

Sot ekzistojnë tretje për rehidrim për oral me përqëndrime të ndryshme të përbërësve të

tyre. Dallimi kryesor qëndron në përbërjen e natriumit dhe klorideve. Në vendet e

zhvilluara në përdorim janë tretjet me përmbajtje të ulët të natriumit (prej 45-60mmol/L),

sepse sëmundja është më e lehtë dhe nuk shoqërohet me humbje enorme të natriumit me

feçe. Në vendet e pazhvilluara dhe ato në zhvillim përmbajtja e natriumit dhe klorideve

është më e lartë (75-90mmol/L) sipas rekomandimeve të OBSH-së sepse në këto vende

predominojnë humbjet enorme të natriumit me feçe.

Page 45: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

45

Tab.1. Përbërja e disa tretjeve për përdorim për oral sipas OBSH-së, ESPGAN-it,

(Shoqata e pediatërve gastroenterologëve, hepatologëve dhe nutricionalistëve të Europës)

dhe SHBA-së.

Përbërësit

(mmol/L)

OBSH ESPGAN Rehidromix60 Nelit Pedialyte

(SHBA)

Natriumi

(Viti2002)

75 60 60 60 45

Kaliumi 20 20 20 20 20

Kloridet 80 25 30 50 35

Bikarbonatet 30 30 0 20 30

Citratet 0 10 10 0 0

Glukoza 111 74-111 111 110 100

Osmolariteti 331 200-250 231 230 200

Përgatitja e tretjeve për rehidrim për oral

Tretjet për rehidrim për oral në barnatore ndodhën në formë pluhuri. Pluhuri për

përgatitjen e tretjeve duhet shumë sakt të hollohet (tretet) me ujë, sipas këshillave në

paketim (një qeskë pluhur në 250ml, 500ml dhe në 1litër ujë, varësisht prej përbërjes së

qeskës). Tretjes nuk duhet shtuar sheqer, ujë mineral ose lëngje frutash, sepse ndryshon

raporti i përbërësve dhe tretja humb efektin e vet mjekues.

Page 46: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

46

3.3 Dozimi

Nënës duhet dhënë këshilla gojore dhe me shkrim si dhe duhet dhënë tretjen rehidruese,

në çfarë sasie dhe në cilën kohë.

Te gastroenterokoliti pa shenja të dehidrimit për parandalimin e dehidrimit, tretjet për

rehidrim nga goja jepen në këto doza:

Latantëve duhet dhënë të pijë pas çdo feçeje diarreale nga 50 ml tretje rehidruese.

Fëmijëve parashkollorë, pas çdo feçeje diarreale nga 100ml tretje rehidruese.

Nëse janë prezente shenjat e dehidrimit të lehtë dhe mesatarisht të rëndë, në 4-6

orët e para jepen 50-100ml për kg të masës trupore tretje rehidruese, pastaj

vazhdohet me 50, 100, 200ml tretje rehidruese pas çdo feçeje diarreale, varësisht

prej periudhës fëmijërore (latantit, fëmijës parashkollor dhe shkollor).

Rehidrimi intravenoz

Çdo fëmijë me dehidrim të rëndë (me humbje të lëngjeve mbi 100ml për kg të masës

trupore) dhe çdo fëmijë të cilit rehidrimi për oral nuk mund t’ia sigurojë sasinë e

mjaftueshme të lëngjeve (çrregullimet e vetëdijes, vjellja refraktare, meteorizmi) duhet

menjëherë të rehidrohet me infuzion intravenoz. Rehidrimi intravenoz planifikohet në tri

faza kohore:

1. Faza e parë (rehidrimi urgjent)

Ka për qëllim korrigjimin e hipovolemisë, zgjat 30-60 minuta, jepen tretje izotonike të

klorurit të natriumit (NaCl 0.9%) dhe glukozës 5% në dozë 20 ml për kg të masës

trupore. Sipas nevojës mund të jepet edhe plazmë 10 ml për kg të masës trupore.

Page 47: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

47

2. Faza e dytë (faza e plotësimit të deficitit të ujit dhe elektrolitëve).

Ka për qëllim plotësimin e deficitit ekzistues të vëllimit të lëngut jashtëqelizor, sigurimin

e nevojave fiziologjike për lëngje dhe humbjet e lëngjeve që do të humbin gjatë kësaj

faze. Zgjat 7-8 orë, sasia e tretjeve që jepet është rreth 200 ml për kg të masës trupore.

3. Faza e tretë (faza e këndelljes së hershme –mbajtjes së hidrimit të arritur).

Në këtë fazë arrihet plotësimi definitiv i deficitit të ujit dhe elektrolitëve (sidomos

kaliumit) dhe korrigjimi definitiv i acidozës metabolike. Jepet 100-150 ml tretje për kg të

masës trupore dhe zgjat 16-orë.

3.4 Ushqimi enteral dhe përzgjedhja e dietës

Ushqimi i vazhdueshëm enteral gjatë sëmundjes ndihmon në shërim të episodit pra pas

dehidrimit duhet një dietë e vazhdueshme në vartësi të moshës. Megjithëse te fëmijët me

diarre të zgjatur sipërfaqja e vileve intestinale dhe enzimat luminale mund të preken,

ekzistojnë evidenca se në shumë dieta vihet re një thithje e kënaqshme e karbohidrateve

proteinave dhe yndyrërave. Pas mbarimit të rehidrimit duhet të rifillohet me ushqim

ndërsa mund të vazhdohet me rehidrimin oral për të zëvendësuar humbjet nga emezat ose

feçet.

1. Ushqimi bimor dietetik- përdoret për një kohë të shkurtër, sepse rialimentimi i të

sëmurëve duhet të jetë i shpejtë. Ky ushqim është hipokalorik, prandaj duhet të zgjas sa

më shkurt dhënia e tij. Më së shpeshti përdoren këto lloje të ushqimit dietetik: lëngu i

orizit 3% dhe 5% qulli (llapa) e orizit 10% supa e karrotës, qull prej bananeje dhe

mollëve etj. Ushqimet me karbohidrate komplekse (oriz, grurë, patate, bukë dhe drithëra),

mishërat pa dhjam, kosi, frutat dhe zarzavatet janë gjithashtu të tolerueshme pas vitit të

parë në një sasi prej 20ml për kg të masës trupore. Ushqimet e yndyrshme ose me shumë

sheqerna të thjeshta duhet të shmangen.

Page 48: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

48

2. Qumështi dietetik –nëse fëmija është në ushqyerje natyrale (qumësht gjiri), ushqyerja

nuk ndërpritet. Nëse është në ushqyerje artificiale duhet rekomanduar formula e

qumështit me përmbajtje të zvogëluar të yndyrave dhe pa laktozë sepse tretja dhe

absorbimi i tyre është funksioni parësor dhe më i komplikuar i zorrëve, prandaj te

gastroenterokoliti së pari çrregullohet ky funksion.

3.5 Suplementi i Zinkut

Sipas studimeve shtimi në dietë i suplementit të zinkut te fëmijët me diarre ka rezultuar

në reduktimin e kohëzgjatjes dhe gravitetit të diarresë duke çuar në zvogëlimin e numrit

të vdekjeve. OBSH rekomandon që të gjithë fëmijët me diarre duhet të marrin Zink në

mënyrë orale për 10-14 ditë gjatë dhe pas diarresë (10mg/ditë për foshnjat 6 muaj dhe

20mg/ditë për ata se 6 muaj). Përveç përmirësimit të diarresë suplementi i Zinkut çon në

përdorim të rritur të terapisë orale dhe në zvogëlimin e përdorimit të antimikrobikëve.

3.6 Probiotikët

Probiotikët janë të dobishëm në modulimin e përgjigjes imune kundër antigjeneve të huaj

te fëmijët me gastroenterokolit. Probiotikët nuk kolonizojnë traktin gastrointestinal dhe

eliminohen brenda një deri në dy orë pas gëlltitjes. Probiotikët degradojnë dhe

modifikojnë antigjenet dietike dhe balancojnë reagimin anti-inflamator të citokinave dhe

zakonisht rekomandohen nga mjekët për të kufizuar kohëzgjatjen e diarresë.

Page 49: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

49

3.7 Parandalimi

Në masat parandaluese përfshihen: përkrahja e ushqyerjes natyrale, parandalimi i

kontaminimit të ushqimit plotësues, imunizimi kundër rotavirusit, përmirësimi i higjienës

(ujit të pijes, personale dhe në amvisëri) dhe menaxhimi adekuat i rasteve.

3.8 Menaxhimi farmakologjik

Qëllimet e farmakoterapisë janë ulja e sëmundshmërisë, parandalimi i komplikimeve dhe

sigurimi i profilaksisë.

Vaksinat- në shkurt të vitit 2006, Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA)

miratoi vaksinën RotaTeç për parandalimin e gastroenterokolitit nga rotavirusi

Metrodinazoli- metrodinazoli rekomandohet për trajtimin e rasteve të lehta deri

në ato mesatare të kolitit dificil.

Antiemetikët- si ondansetron dhe metoclorpramidi oral zvogëlojnë të vjellat dhe

nevojën për rehidrim intravenoz (IV).

Antibiotikët- terapia me antibiotikë mund të reduktojë kohëzgjatjen dhe

gravitetin e diarresë dhe të parandalojë ndërlikimet. P.sh., Nitazoxanidi është një

agjent antiinfektiv efektiv në trajtimin e një numri të gjerë patogjenësh ku

përfshihen Cryptosporidium parvum, Giardia lambia, Entamohea histolytica,

Blastocystis hominis dhe Rotavirusët.

3.9 Menaxhimi i infermieror

Menaxhimi-infermieror te fëmijët me gastroenterit përfshin:

Vlerësimin infermieror

Te fëmija i sëmurë infermierja duhet të vëzhgojë dhe të përcjellë: pamjen e fëmijës:

ngjyrën e lëkurës, mukozat, sjelljet e fëmijës, prezencën e shenjave të dehidrimit etj.

Shenjat vitale: temperaturën, pulsin, vetëdijen, pastaj matjet trupore: masa-pesha dhe

gjatësia. Prej ekskreteve, ndryshimet më të mëdha janë në feçe. Infermierja duhet të

vëzhgojë dhe të evidentojë në dokumentacionin mjekësor: numrin e feçeve, vëllimin,

konsistencën, ngjyrën, përmbajtjen: mukusin, qelbin, gjakun, shkumën në sipërfaqe etj.

Page 50: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

50

3.10 Detyrat e infermieres në realizimin e procedurave diagnostike

Te fëmijët e sëmurë më gastroenterokolit akut, infermierja pediatrike bën përgatitjen dhe

merr gjakun për këto analiza laboratorike: hemogramin komplet, sedimentimin e

eritrociteve, elektrolitet, statusin acidobazik, urenë, kreatininën etj. Feçja merret për

ekzaminimin bakteriologjik, virusologjik dhe për parazitë. Te sindroma e malabsorbimit

dhe sëmundjet tjera të zorrëve, infermierja merr pjesë në realizimin e këtyre procedurave

diagnostike: gjaku merret për këto analiza biokimike: proteinat totale, elektroforeza e

proteinave, elektrolitët, urenë, kreatininën, bilirubinën, amilazën, fosfatazën alkaline,

glukoza etj.

Infermierja ndihmon edhe në realizimin e këtyre testeve dhe metodave diagnostike: testi i

ngarkesës me: ksilozë dhe laktozë, ekzaminimet radiologjike, endoskopike

(ezofagogastroduodenoskopia, rektosigmoidoskopia, kolonoskopia) pastaj biopsisë së

zorrës së hollë etj.

3.11 Detyrat ne aplikimin e barnave

Infermierja ua jep barnat fëmijëve të sëmurë varësisht prej diagnozës.

Page 51: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

51

3.12 Përkujdesja ndaj fëmijës së sëmurë

Konsiston në mbajtjen e temperaturës trupore normale, higjiena personale dhe ushqyerja

adekuate. Ushqimi dietetik dhe rehidrimi te gastroenterokoliti janë masat kryesore të

mjekimit.Infermierja duhet t’i japë fëmijës ushqim dietetik, qoftë bimor (vegjetabil) ose

qumësht dietetik të ordinuar nga pediatri. Infermierja duhet të posedojë njohuri për llojet

e ushqimit dietetik bimor dhe qumështor si dhe për mënyrën e përgatitjes së tyre dhe

sasisë që duhet dhënë.

Të gjitha këshillat duhet t’i shpjegoj detajisht dhe në formë të shkruar. Infermierja duhet

të përgatis tretje për rehidrim për oral dhe ta aplikojë rehidrimin për oral te fëmija e të ua

demonstrojë prindërve për mënyrën e përgatitjes, dozimin e tyre ndërsa rehidrimi

intravenoz varësisht prej fazave duhet të përcillet nga infermierja.

3.13 Edukimi shëndetësor i fëmijëve dhe prindërve

Gjatë qëndrimit në spital fëmijët duhet të fitojnë shprehitë e ushqyerjes adekuate. Fëmijët

dhe prindërit duhet edukuar për rëndësinë e mbajtjes së dietës qoftë përkohësisht, qoftë

gjatë gjithë jetës, varësisht nga diagnoza, por paraprakisht duhet njoftuar për natyrën e

sëmundjes.

Page 52: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

52

4. Rezyme

Punimi i diplomës me titull ‘’Roli i infermieres në rehidrimin e fëmijëve me

gastroenterokolit akut’’ i realizuar në Universitetin e Gjakovës, në bashkëpunim me

Spitalin e Përgjithshëm të Pejës është përmbledhur në 3 kapituj, 55 faqe si dhe është

ilustruar me figura, tabela dhe grafikone në lidhje me gastroenterokolitin akut.

Kapitulli i parë i këtij punimi, sqaron definicionin e gastroenterokolitit, etiologjinë,

manifestimin klinik të tij, ndërlikimet, si dhe ndryshimet të cilat hasen te fëmijët e prekur

nga kjo sëmundje.

Në kapitullin e dytë kam sqaruar rezultatet e statistikave të marra në Spitalin e Pejës për

numrin e fëmijëve të hospitalizuar të prekur nga gastroenterokoliti akut për periudhën 6

mujorshe të marrë në studim.

Ndërsa kapitulli i tretë përshkruan trajtimin (mjekimin) dhe rolin infermieror në

menaxhimin dhe kujdesin e fëmijëve të prekur nga gastroenterokoliti akut.

Summary

The work on thesis with title ‘’Role of nurse in rehydration of children with acute

gastroenterocolitis ‘’conducted in the University of Gjakova in cooperation with General

Hospital of Peja, it is summarized in 3 chapters, 55 pages illustrated with figures, tables

and grafs related with acute gastroenterocolitis.

The first chapter explains the definition of gastroenterocolitis, etiology, clinical

manifestations, complications, and the various changes encountered in children affected

by this disease.

In the second chapter I have explain the results of statistics obtained at Hospital of Peja

for the number of hospitalized children affected by acute gastroenterocolitis for the 6-

month period studied.

And, third chapter discussed treatment (medication) and the role of nurse in the

management and care for children affected by acute gastroenterocolitis.

Page 53: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

53

5. Referencat

1. Pediatria dhe kujdesi infermieror, Mehmedali Azemi, Vlora Ismaili-Jaha me

bashkëpuntorë (Prishtinë, 2016).

2. Manuali Nelson i Pediatrisë –Kliegman Behrman Jenson Stanton

3. Pediatria – Mehmedali Azemi & Mujë Shala me bashkëpuntorë (Prishtinë, 2010)

4. https://emedicine.medscape.com/article/964131-overvieë

5.https://www.google.com/url?sa=i&source=images&cd=&cad=rja&uact=8&ved=2ahU

KEwj6jKLhlLPlAhVNyoUKHXD-

A6oQjhx6BAgBEAI&url=https%3A%2F%2Fspecialty.mims.com%2Ftopic%2Fl--

rhamnosus-l--helveticus-combo-has-little-impact-on-paediatric-

gastroenteritis&psig=AOvVaw2xsPQ7Csc6liPipDgZV4Yd&ust=1571946869769715

6.https://www.google.com/url?sa=i&source=images&cd=&cad=rja&uact=8&ved=2ahU

KEwiE9OKFlLPlAhXKxYUKHVA-

BAUQjhx6BAgBEAI&url=https%3A%2F%2Fwww.aafp.org%2Fafp%2F2012%2F0601

%2Fp1066.html&psig=AOvVaë1hF3GQ-ppYb8ëYDax356Ps&ust=1571946726560238

7. https://www.researchgate.net/publication/6595942_Acute_gastroenteritis_in_children

Page 54: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

54

Dedikim- Së pari konsideroj se e kam obligim moral e njerëzor e mbi të gjitha burim

shpirtëror të shpreh mirënjohjen e thellë dhe të pa kompenzueshme për njeriun më të veçantë të

jetës,e që 4 vite tashmë ngelet akull I skalitur në zemrën time.Jo gjithkush ndihet plotësisht

krenar për një njeri që e ka pranë,jo gjithkush ia di vlerën dikujt që ende e ka.Unë,ia dija,por

edhe më shumë tani që se kam pranë.Dua ti them se sa e vështirë ishte që pa ty ti filloja studimet

por qenka akoma më vështirë që pa prezencën tënde ti përfundoj sot, por ke qenë dhe do të

mbetesh gjithmonë motivi kryesor.Gjithçka do kisha dhënë vetëm që të ishe sot pranë,por kështu

paska vendosur Zoti.Dua që ti them,’’Babi ti ishe shembulli më I mirë I imi,modeli më I spikatur

I një njeriu,e të tillë shembull s’do të gjej më kurrë’’.Ti je ylli që më orienton në jetën tinzare të

kësaj bote,je këshilla më e mirë që s’mund ta zëvendësoj me kë tjetër,ishe krahërori im ,

mbështetja ime më e madhe.Babi,unë bija jote,të kam thënë,do të të bëj krenar,sot e

përgjithmonë.E sot ,në kurorzimin e studimeve të mia,tërë këtë punë ta dedikoj ty.Ti je kurorzimi

I vërtetë I çdo gjëje në jetën time.E falënderoj Zotin që kisha një baba si ti,e me kujtimin për ty e

jetësoj jetën time.Sot e përgjithmonë,bija jote,të do me afshin e zemrës..

Babi,bija jote diplomoi……

Page 55: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i infermieres ne...rehidrimin e fëmijëve me gastroenterokolit akut është punim i imi origjinal. Për hartimin e tij jam mbështetur në literaturë

55

6. CV e kandidates

Të dhënat personale :

Emri dhe Mbiemri Megi Buleshkaj

Gjinia F

Datëlindja 10.05.1998

Vendlindja Pejë

Vendbanimi Istog

Të dhënat e kualifikimit

Shkolla fillore ”Bajram Curri”- Istog

Shkolla e Mesme e lartë Shkolla e Mesme e Mjekësisë- Pejë

Universiteti “Fehmi Agani”- Gjakovë

Fakulteti Fakulteti i Mjekësisë

Programi Infermieri

Statusi I/e rregullt

Të dhënat kontaktuese:

Nr.tel 049102846

e-maili [email protected]