punim diplome - edukimi.uni-gjk.org€¦ · këtij plani (pdp) u mundësohet nxënësve kushte të...

36
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI “ FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME Tema: “ Nxënësit me vështirësi në të nxënë “ Udhëheqësi shkencor: Kandidatja: Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Albesiana Shala Gjakovë, 2019

Upload: others

Post on 18-Oct-2020

128 views

Category:

Documents


11 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org€¦ · këtij plani (PDP) u mundësohet nxënësve kushte të favorshme që të ndërtohet një sistem i përshtatshëm ku ai realisht mund të

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI “

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

Tema:

“ Nxënësit me vështirësi në të nxënë “

Udhëheqësi shkencor: Kandidatja:

Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Albesiana Shala

Gjakovë, 2019

Page 2: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org€¦ · këtij plani (PDP) u mundësohet nxënësve kushte të favorshme që të ndërtohet një sistem i përshtatshëm ku ai realisht mund të

2

Përmbajtja

Mirënjohje ............................................................................................................................................... 4

Abstrakt .................................................................................................................................................. 5

Hyrje ....................................................................................................................................................... 6

KAPITULLI I ........................................................................................................................................ 8

1. Të nxënit, teoritë dhe përkufizimi .................................................................................................... 8

1.1 Si realizohet të nxënit? ................................................................................................................ 10

1.2 Stilet e të nxënit .......................................................................................................................... 10

KAPITULLI II ..................................................................................................................................... 12

2. Vështirësitë në mësimnxënie, llojet dhe faktorët të cilët ndikojnë në procesin mësimor .................. 12

2.1 Çfarë i shkakton vështirësitë e të nxënit? ..................................................................................... 13

2.2 Si mund t’i identifikojmë vështirësitë në nxënie? ......................................................................... 14

2.3 Vështirësitë e përgjithshme në procesin e mësimnxënies .............................................................. 14

2.4 Vështirësitë e mësimnxënies të shkaktuara nga deprivimi social, ekonomik dhe kulturor .............. 16

2.5 Vështirësitë specifike në procesin e mësimnxënies ....................................................................... 17

KAPITULLI III .................................................................................................................................... 17

3. Llojet më të shpeshta të çrregullimeve specifike te të nxënit ........................................................... 17

3.1 Vështirësitë në mësimnxënie të shkaktuara nga mungesa e vëmendjes / çrregullimi hiperaktiv ..... 18

3.2 Vështirësitë në mësimnxënie të shkaktuara nga çrregullimi i procesit të leximit / Disleksia .......... 19

3.3 Vështirësitë në mësimnxënie të shkaktuara nga çrregullimi i të kuptuarit të tekstit ........................ 22

3.4 Vështirësitë në mësimnxënie të shkaktuara nga çrregullimi i procesit të shkruarit – Disortografia /

Disgrafia ........................................................................................................................................... 23

3.5 Vështirësitë në mësimnxënie të shkaktuar nga çrregullimi i matematikës / Diskalkulia ................. 27

3.6 Llojet e tjera të çrregullimeve specifike ........................................................................................ 29

3.6.1 Vështirësi në motorikën e lehtë / Dispraksia .......................................................................... 29

3.6.2 Vështirësi në gjuhën / të folurit .............................................................................................. 29

3.6 3 Vështirësi në përpunimit e të dhënave auditive ...................................................................... 30

3.6.4 Vështirësi në përpunimit e të dhënave vizuale........................................................................ 31

Page 3: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org€¦ · këtij plani (PDP) u mundësohet nxënësve kushte të favorshme që të ndërtohet një sistem i përshtatshëm ku ai realisht mund të

3

KAPITULLI IV .................................................................................................................................... 31

4. Identifikimi i nxënësve me vështirësi dhe planifikimi i përkrahjes individuale ................................... 31

4.1 Plani Edukativ Individual (PEI) ................................................................................................... 32

4.2 Planit didaktik i personalizuar (PDP) për nxënësit me vështirësi në të nxënë ................................ 32

4.2.1 Përmbajtja e PDP (Planit didaktik i personalizuar) ................................................................. 33

Përfundimi ............................................................................................................................................ 34

Literatura .............................................................................................................................................. 35

Page 4: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org€¦ · këtij plani (PDP) u mundësohet nxënësve kushte të favorshme që të ndërtohet një sistem i përshtatshëm ku ai realisht mund të

4

Mirënjohje

Tani kur ndodhem në stadin finalizues të studimeve të mia, fillimisht falënderojë Institucionin si

dhe të gjithë pedagogët e Universitetit “Fehmi Agani ” që më kanë ndihmuar të arrijë deri në

këtë pikë të jetës sime dhe të kem rastin të punoj këtë punim diplome, me të cilin edhe formalisht

shënojë përfundimin e studimeve në fushën e Edukimit në Universitetin “Fehmi Agani”.

Një falënderim i veçantë sigurisht që shkon për udhëheqësin tim shkencor, Prof. Ass. Dr Behxhet

Gaxhiqi, me respektin dhe mirënjohjen më të sinqertë e falënderojë për ndihmën e ofruar,

mbështetjen akademike dhe konsulecën e nevojshme gjatë përgatitjes së këtij punimi.

Falënderimi im më i madh i takon familjes sime, për mbështetjen e pakushtëzuar, motivimin,

dashurinë dhe sakrificat.

Çdo sukses imi do iu dedikohet atyre gjithmonë!

Page 5: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org€¦ · këtij plani (PDP) u mundësohet nxënësve kushte të favorshme që të ndërtohet një sistem i përshtatshëm ku ai realisht mund të

5

Abstrakt

Të gjithë fëmijët janë të ndryshëm, por të gjithë kanë të drejta të njëjta në arsim, pa marrë parasysh

prejardhjen ose aftësitë e tyre. Për të gjithë ata duhet të jemi dora për të cilën do të mbështeten kur

do ta kenë vështirësi dhe buzëqeshja e cila do ti motivon të vazhdojnë më tutje, për shkak se

besojmë se secili fëmijë mundet ti shfrytëzon të gjitha potencialet e veta në rast se ka përkrahje

përkatëse. Bashkëpunimi i prindërve me mësimdhënësit është një faktor i rëndësishëm që fëmija

të kaloi disa pengesa gjatë rrugëtimit të tij. Nëpërmjet këtij punimi synohet te tregohen vështirësitë

kryesore që ndikojnë në të nxënit e nxënësve në fushat kyçe: vëmendja dhe koncentrimi,

perceptimi, të mbajturit mend, motorika, emocionet dhe raportet sociale dhe funksionet kognitive.

Vështirësitë në të nxënë dhe shkalla e zhvillimit të tyre ndikojnë në inkluzionin dhe integrimin e

fëmijëve më tutje, ekzistojnë shumë karakteristika që të vërehen vështirësitë, që disa prej tyre të

parandalohen e disa prej tyre të trajtohen.Gjithëpërfshirja e tyre është parësore për sensibilizimin

e shoqërisë, që këta fëmijë të pranohen në shoqëri.

Fjalët kyçe:Nxënës, të nxënit,vështirësitë, çrregullim, gjithëpërfshirje etj.

Punimi është lekturuar nga: Prof. Zekë Muqkurtaj ________________

Page 6: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org€¦ · këtij plani (PDP) u mundësohet nxënësve kushte të favorshme që të ndërtohet një sistem i përshtatshëm ku ai realisht mund të

6

Hyrje

Proceset e edukimit luajnë një rol të rëndësishëm në përgatitjen e brezave të aftë.Nuk mund të

arrihen objektivat për një shoqëri shumëkulturore, të teknologjisë dhe informacionit pa u kujdesur

për edukimin e brezave të rinj me profesionalizëm dhe pasion.Nuk mund të ndërtosh një botë të

denjë për të gjithë anëtarët e saj, po qe se nuk kujdesesh për mirëqenien, zhvillimin dhe përparimin

e përgjithshëm të tyre.Për më shumë, nuk mund të garantosh jetëgjatësinë e këtyre zhvillimeve pa

u përkushtuar për fëmijët, për aftësitë dhe paaftësitë e tyre, për nevojat, dëshirat dhe pasionet e

tyre.

Prindërit shpesh janë të shqetësuar kur fëmijët e tyre shfaqin ndonjë vështirësi në të mësuar gjatë

mësimit në shkollë.Ekzistojnë më shumë shkaqe për mossuksesin e nxënësve në shkollë, por për

të gjithë nxënësit të përbashkëta janë vështirësitë në mësim.

Termi “vështirësi në nxënie” përdoret për të përshkruar vështirësitë në aftësitë specifike të të

mësuarit dhe konceptet e fituara nga fëmijë, të cilët në fusha të tjera mësojnë dhe veprojnë pa

vështirësi. Këto vështirësi i sjellin fëmijës një sërë problemesh në arritjet e tij shkollore, në lëndë

apo fusha të veçanta.

Së pari kemi zgjedhur këtë temë ngase mendojmë se është një problematikë që do të na shoqërojë

gjatë tërë kohës që ushtrojmë profesionin e mësueses , dhe ishte në interes mjaftë për mua që të

hulumtojë më shumë për këto vështirësi, karakteristikat se si shprehen ato tek fëmijët , moshën e

shfaqjes, shkaqet se pse ndodhin ato dhe vështirësitë që i sjellin fëmijës në arritjet e tij shkollore.

Në pjesën e parë kemi trajtuar çështjen e të nxënit si proces intelektual i individit, duke ditur se

është një proces aktiv dhe i pavarur i secilit nxënës, ku secili nga ta ka mënyrën, apo stilin e veçantë

të përvetësimit të njohurive, shprehive, shkathtësive të reja.Prandaj është e nevojshme puna e

mësimdhënësit me secilin nga nxënësit për t’i njohur preferencat dhe mënyrën e të nxënit, ngase

këto njohuri e lehtësojnë punën e mësuesit si dhe i mundësojnë nxënësit të përfitojnë sa më shumë

njohuri.

Së dyti nga studimi i literaturës mbi vështirësitë në të nxënë, kemi paraqitur llojet më të shpeshta

të këtyre çrregullimeve, ndarjen e tyre, shenjat e shfaqjes si dhe fushat e vështirësive që shprehin

fëmijët që posedojnë njërën nga këto çrregullime. Këto çrregullime mund të shfaqet me një aftësi

të papërsosur për të dëgjuar, të menduar, të folur, të lexuar, të shkruar, për operacione

matematikore, shkathtësi organizative, organizim dhe integrim të mendimeve. Në këtë grup bëjnë

pjesë edhe njerëzit me dëmtim të trurit, me një mos funksionim minimal të trurit, me disleksi,

disgrafi, diskalkuli, dispraksi, dhe me degradi te të folurit të përvetësuar më parë.

Page 7: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org€¦ · këtij plani (PDP) u mundësohet nxënësve kushte të favorshme që të ndërtohet një sistem i përshtatshëm ku ai realisht mund të

7

Vështirësitë në të mësuar mund të hasen mesatarisht te një nga dhjetë nxënës në klasë. Përveç

dëmtimeve të trurit, këto vështirësi mund të jenë të trashëguara edhe nga familja. Nevojat e veçanta

në të mësuar karakterizohen me një divergjencë ndërmjet të arriturave të nxënësit dhe inteligjencës

së tij.

Vështirësitë në të mësuar janë të ndryshme nga një person në tjetrin. Hulumtuesit vlerësojnë se

dallimet ndërmjet personaliteteve me vështirësi në të mësuar shkaktohen nga mënyra në të cilën

funksionon sistemi nervor qendror (SNQ) dhe mënyra se si i përpunon ai informacionet. Nuk ka

“ilaç” për vështirësitë në të mësuar, për shkak se ato janë të përjetshme. Megjithatë, ka disa mënyra

se si nxënësit me vështirësi në të mësuar të arrijnë rezultate më të mira dhe t’i evitojnë këto

vështirësi. Andaj bashkëpunimi i prindërve me stafin profesional të shkollës është shumë i

rëndësishëm për zhvillim e këtyre fëmijëve.

Se treti, kemi paraqitur mënyrën e identifikimi dhe hartimit të punës individuale me këta nxënës,

pavarësisht çrregullimit që i shkakton, kanë nevoja edukative specifike të gjithë ata nxënës të cilët

nuk arrijnë të kenë një proces të mësuarit normal dhe kur metodologjitë didaktike të zakonshme

nuk mjaftojnë për të garantuar një ecuri shkollore të kënaqshme. Dhe pikërisht për këtë qëllim

është i nevojshëm hartimi i një plani didaktik i personalizuar (PDP) i cili përmban gjeneralitetin e

secilit nxënës, llojin e çrregullimit dhe vështirësisë, veprimtaritë didaktike individuale, mënyrat e

vlerësimit dhe testimit, angazhimin e familjes dhe mbi të gjitha miratimin e prindërve. Përmes

këtij plani (PDP) u mundësohet nxënësve kushte të favorshme që të ndërtohet një sistem i

përshtatshëm ku ai realisht mund të mësojë.

Çdo fëmijë gëzon të drejtat e njeriut, ka personalitetin e tij dhe meriton mundësi zhvillimi të

barabarta për t‟iu njohur dhe vlerësuar aftësitë e tij, sado të pakta të jenë ato. Kjo është një nga

rrugët kryesore të përfshirjes dhe të integrimit në jetën normale. Pavarësisht problemeve dhe

vështirësive që ata kanë në këto klasa, ajo që vlen është mundësia që u jepet atyre për të

bashkëvepruar, komunikuar me të tjerët dhe, për t’u nxitur në veprimtaritë jetësore.

Shpresoj dhe besoj për sensibilizimin e shoqërisë që çdo herë e më shumë do iu ofrohet frymë

bashkëpunimi këtyre fëmijëve sepse atyre iu nevojitet kjo.

Një botë e cila respekton dhe vlerëson çdo fëmijë

Page 8: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org€¦ · këtij plani (PDP) u mundësohet nxënësve kushte të favorshme që të ndërtohet një sistem i përshtatshëm ku ai realisht mund të

8

Një botë e cila dëgjon dhe mëson prej fëmijëve

Një botë ku të gjithë fëmijët kanë shpresë dhe mundësi.

Vizioni i Save the Children

KAPITULLI I

1. Të nxënit, teoritë dhe përkufizimi

Të nxënit përfshin fitimin e njohurive, sjelljeve, aftësive (shkathtësive) dhe vlerave të reja apo

modifikimin dhe përforcimin e tyre, nëpërmjet përvojës, studimit, apo mësimdhënies. Të nxënit

mund të shihet më shumë si një proces se sa si grumbullim i njohurive mbi faktet dhe procedurat.

Të nxënit sjell ndryshime në organizëm dhe këto ndryshime janë pothuajse të përhershme.

Në vijim, po japim përkufizimin e përgjithshëm te të nxënit:

- Të nxënit është proces i pavarur, është proces intelektual i individit, është aktivitet intelektual e

psikomotorik me anën e të cilit përvetësohen dituri, shkathtësi e shprehi të cilat ndryshojnë sjelljet

e përgjithshme.

- Ai është “proces aktiv dhe i pavarur i secilit që nxë dhe, si i këtillë konsiderohet se është faktori

kryesor i ndryshimit të veprimtarisë së individit”.

Në përmbajtjen e përkufizimeve që i bëhen të nxënit nga çfarëdo këndvështrimi qoftë, vërehen

disa elemente bazë të cilat e përbëjnë nocionin të nxënë dhe ato janë : ndryshimi dhe

përvoja(Musai,1999).Ekzistojnë disa qindra teori që shpjegojnë zhvillimin njerëzor te të nxënit,

motivimit, dhe mësimdhënien dhe është e pamundur të analizohen të gjitha ato, teoricienët nuk

bien dakord për përkufizimin e të nxënit, pjesa më e madhe e tyre thekson dhe janë të një mendimi

se të nxënit ndodh kur përvoja shkakton një ndryshim në njohuritë apo sjelljen e një individi.

Teoritë e shumta për të nxënit ndahen në dy grupe të mëdha: biheviorizmi dhe kognitivizmi.

Teoria bihevioriste: përqendrohennë sjelljen e vëzhguar, ndryshimet në sjellje. Sipas kësaj teorie,

të nxënit është një ndryshim në sjellje, në mënyrën se si vepron një person në një situatë të caktuar.

Është teori relativisht e thjeshtë, e cila mbështetet në sjelljet e vëzhguara; përshkruan disa

ligjshmëri universale të sjelljes; ecuritë e saj pozitive dhe negative. Proceset e të nxënit biheviorist

përfshijnë kontiguitetin, kushtëzimin klasik, kushtëzimin operant dhe të mësuarit vëzhgues.

Teoria kognitiviste: qasje e përgjithshme që e shikon të nxënit si proces mendor aktiv nëpërmjet

të cilit njohuritë fitohen mbahen mend apo përdoren(Musai,1999). Sipas kësaj teorie, të nxënit

Page 9: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org€¦ · këtij plani (PDP) u mundësohet nxënësve kushte të favorshme që të ndërtohet një sistem i përshtatshëm ku ai realisht mund të

9

është një proces i brendshëm që nuk mund të vëzhgohet (njohuritë, synimet, ndjenjat, krijimtaria,

mendimi).

Si ndikon teoria kognitiviste në nxënie?

Kurrikula: Nga mësimdhënësit kërkohet të planifikojnë sipas rezultateve të planifikuara në planin

e studimeve dhe programin e lëndës/modulit; të përpilojnë përmbajtje logjike të cilat nxënësit “i

shtyjnë “të mendojnë në mënyrë aktive; të përmirësojnë rritjen logjike dhe konceptuare të

nxënësve.

Mësimdhënia: Kërkohet theksimi i rolit kritik të përvojave, i rëndësisë së ndërveprimit me rrethin

e nxënies të nxënësit, si dhe evidentimi i rrugëve e modeleve të shumta varësisht sipas afiniteteve

të secilit nxënës.

Vlerësimi: Vlerësimi bëhet pjesë e procesit të nxënies.

Për vetë natyrën e tij, të nxënit duhet trajtuar në lidhje me një bashkësi shumë të madhe elementësh,

të cilat e bëjnë funksionale atë, vetëm përmes koordinimit dhe bashkërendimit të këtyre

elementëve, si dhe duke i vendosur ato në raporte të balancuara dhe ndihmëse për njëri-tjetrin

(Iadsa&Umb,2015).Këta elementë të rëndësishëm janë:

Përmbajtja kurrikulare e përshtatshme dhe motivuese, në përputhje me interesat, veçoritë

fizike dhe psikologjike të nxënësve, e cila bën që ajo të pranohet me dëshirë nga ata.

Atmosfera e përgjithshme psiko-shoqërore në mjedisin e të nxënit.

Mjedisi fizik i procesit te të nxënit (klasa, klasat e specializuara, laboratorët, mjedisi

natyror, qëndrimi në mjediset kulturore-historike etj)

Modifikime të planifikuara dhe rregullime të skicuara të mjedisit fizik, p.sh vendosja në

rreth (modifikime të planifikuara në mjedis, pajisjet, qëllimet didaktike, pajisjet

audiovizuale, materialet mësimore etj.)

Përmbajtja e të nxënit, njohuritë ose objekti i njohurisë me të gjitha karakteristikat specifike

të secilës fushë të dijes.

Sistemi social i marrëdhënieve shoqërore dhe rolet shoqërore (fuqia e marrëdhënieve midis

mësuesit dhe nxënësve, lidhjet e paraqitura dhe barazia.

Format e komunikimit pedagogjik ose mungesa e tyre (mësues-nxënës, nxënës-nxënës,

nxënës-njohuri ose objekti i njohurisë)

Qëllimet dhe rezultatet/objektivat e të nxënit.

Page 10: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org€¦ · këtij plani (PDP) u mundësohet nxënësve kushte të favorshme që të ndërtohet një sistem i përshtatshëm ku ai realisht mund të

10

Metoda, teknikat e mësimdhënies dhe të të nxënit që plotësojnë kërkesat për natyrën

enjohurive dhe qëllimet e të mësuarit.

Përcaktimi për secilin nxënës se çfarë do të mësojë dhe si mund të realizohen këto

përcaktime (Iadsa&Umb,2015).

Të gjithë elementët e mësipërm duhet të jenë integruar në një bashkësi të tërë të ideve pedagogjike,

të cilat duhet të sigurojnë kushte të mjaftueshme për gjenerimin e veprimtarive mësimore, të

planifikuara për të nxënit e nxënësve.

1.1 Si realizohet të nxënit?

Të nxënit realizohet në trurin tonë.Çfarëdo që nxëmë magazinohet, nëpërmjet krijimit të

zinxhirëve të rinj proteinikё si dhe lidhjeve ndërmjet qelizave nervore.Prandaj, biologjikisht, të

nxënit mund të përkufizohet si shndërrim i strukturave të trurit.

Ende ka shumë mistere të pazbuluara rreth trurit tonë, por faktet që tashmë dihen, mund t’i

bashkojmë në formën e teorive dhe modeleve të dobishme, nëpërmjet të cilave mund të depërtojmë

në procesin e vërtetë te të nxënit. Këto teori na ndihmojnë të strukturojmëmësimdhënien në një

mënyrë “tru-favorizuese” – një mënyrë që e benë të nxënit më të lehtë për nxënësin.

1.2 Stilet e të nxënit

Çdo nxënës, e ka stilin e vet të të mësuarit. Disa nxënës mësojnë më mirë duke shikuar ose lexuar,

të tjerët duke dëgjuar, e disa të tjerë duke lëvizur.Është e njohur se shumë nxënësve gjatë të

mësuarit u duhen shpjegime intensive dhe eksplicite të strategjive te të mësuarit.

Nëse dëshirojmë t’i ndihmojmë nxënësit me së pari duhet ta identifikojmë stilin e tij primar të të

mësuarit(Musai,2003).

A thua ai mëson përmes metodës vizuale, auditive ose kinestetike dhe mbi bazën e njohurive se në

ç’mënyrë e përvetëson materialin mësimor.

Në tabelën e mëposhtme janë prezantuar disa karakteristika, varësisht nga stili i të mësuarit.

Tabela nr.1: stilet e të mësuarit

Page 11: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org€¦ · këtij plani (PDP) u mundësohet nxënësve kushte të favorshme që të ndërtohet një sistem i përshtatshëm ku ai realisht mund të

11

Stili vizual i të mësuarit: Stili auditiv i të mësuarit: Stili kinestetik i të mësuarit:

Nëpërmjet stili vizual nxënësi

e përvetëson përmbajtjen

mësimore me anën e shqisës

së të parit, kur mësimi

konkretizohet, përdoren mjete

mësimore, harta, grafikone,

fotografi, filma, bëhet

demonstrimi i mësimit etj.

Njerëzit që kanë stilin vizual

e mësojnë materialin ose

mësimin, kur pjesa më e

madhe e këtij materiali mund

të shihet ose ndiqet me

shqisat e të parit.

Derisa te stili pamor dominon

shqisa e të parit, te stili

dëgjimor dominon shqisa e të

dëgjuarit. Te ata nxënës ku

është i shprehur ky stil i

përvetësojnë më mirë dhe më

lehtë dituritë nëse ato jepen

me fjalë të folura apo të

shkruara, që kërkohet të folur

i qartë, pa zhurma të cilat do të

pengonin procesin mësimorë.

Përmbushet përmes

ligjëratave ose edhe të

incizuara, bisedave,

diskutimeve ku bëhen

vlerësime, jepen mendime,

përfundime, bëhen analiza etj.

Të nxënit përmes dëgjimit

përshkohet nga veprimtari të

organizuara nga

mësimdhënësi ku kërkojnë

përfshirjen e nxënësve në

biseda, diskutime në grup dhe

klasë.

Nxënësit që mësojnë sipas

këtij stili, përvetësojnë

përmbajtjet mësimore në

mënyrë aktive, duke vepruar,

shkruar, vizatuar etj. Nxënësit

kinestetik janë më të

suksesshëm nëse e prekin dhe

e ndjejnë përmbajtjen

mësimore, i përdorin pjesët

trupore dhe ndjenjat, përdorin

gjuhën e ndjenjave. Zhvillimi

i mësimit nëpërmjet

projekteve u shkon për shtati

sepse kërkon veprimtari të

ndryshme praktike, lëvizje

trupore, sportive, paraqitje

skenike etj.

Çdo fëmijë është i veçantë.Fëmijët ndryshojnë prej njëri–tjetrit nga kapacitetet, aftësitë, interesat,

dëshirat, stilet e të nxënit, nga zhvillimi intelektual, emocional dhe ai fizik.Në mjedisin arsimor

fëmijët marrin njohuri, fitojnë eksperienca të reja dhe zhvillojnë aftësitë e tyre në fusha të

ndryshme.

Ky proces nuk ndodh tek të gjithë fëmijët njësoj apo me të njëjtin ritëm. Disa fëmijë shfaqin

vështirësi në nxënie (Musai,2003).Por cilat janë ato vështirësi?Cilët janë faktorët që ndërhyjnë në

procesin e të nxënit?

Page 12: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org€¦ · këtij plani (PDP) u mundësohet nxënësve kushte të favorshme që të ndërtohet një sistem i përshtatshëm ku ai realisht mund të

12

KAPITULLI II

2. Vështirësitë në mësimnxënie, llojet dhe faktorët të cilët ndikojnë në

procesin mësimor

Vështirësitë në mësimnxënie mundet të jenë nga të lehta dhe afatshkurta, deri te të vështirat me

afatgjatë tërë jetës. Ata nuk mund të identifikohen deri sa fëmija nuk niset për në shkollë,

gjegjësisht deri sa nga ai nuk fillohet që të priten të kryhen detyra specifike akademike, të cilat në

realitet do të tregojnë vështirësitë në fushën e proceseve kognitive (Tasevska&Micskovsca,2017).

Rezultatet e vështirësive në mësimnxënie janë të arritura të papritura të ulëta, ndërsa mënyra se si

manifestohen vështirësitë mund të ndryshojnë gjatë jetës së personit, varësisht nga kërkesat e

mjedisit nga njëra anë dhe mundësitë dhe nevojat e personit nga ana tjetër.

Vështirësitë në mësimnxënie paraqiten si rezultat i çrregullimit ose zvogëlimit të funksionalitetit

të një ose më tepër proceseve lidhur me perceptimin, të mbajturit mend dhe mendimin. Këtu janë

të kyçura, por jo gjithmonë edhe proceset e të folurit, aftësive gjuhësore, procesit vizual, procesit

të shpejtësisë, vëmendjes, koncentrimit dhe funksioneve mendore më të zgjeruara siç janë

planifikimi dhe sjellja e vendimeve.

Vështirësitë në mësim nxënie dallohen sipas intensitetit dhe mundet ta pengojnë formimin dhe

përdorimin e:

1) Biseda (dëgjimi, të folurit, të kuptuarit)

2) Të lexuarit (dekodimi, fonetika, njohja e fjalëve, të kuptuarit)

3) Të shkruarit,

4) Matematika (njehsimi, zgjidhja e problemeve).

Vështirësitë në mësimnxënie mund të dalin nga pengesa të ndryshme të cilat paraqiten në fushat e

vëmendjes, të folurit, të lexuarit, të shkruarit, aftësive matematikore dhe aftësive të përgjithshme

intelektuale (Garuli,2018). Për këtë shkak për fëmijët me vështirësi në mësimnxënie duhet të kemi

lloje të ndryshme të ndihmave në mesimnxënie, por, për ta përshtatur përkrahjen të cilën do t’ju a

japim secilit nxënës, është e domosdoshme ti njohim shkaqet të cilat e shaktojnë vështirësinë dhe

karakteristikat e manifestimit të vështirësisë.(Garuli.R,F.13.2019)

Fëmijët me vështirësi të përgjithshme në mësimnxënie, kanë zhvillim më të ngadalshëm në

aftësitë e përgjithshme kognitive, mësojnë më ngadalë dhe kanë të arritura më të ulëta në pjesën

më të madhe të lëndëve mësimore, gjegjësisht kanë nevojë për më tepër kohë për përvetësimin e

materialit mësimor, i arrijnë vetëm qëllimet më të ulëta mësimore, por përsëri përparojnë. Një

përqindje e caktuar e fëmijëve për shkak të deprivimit social, ekonomik dhe kulturor nuk i kanë

mundësitë e nevojshme dhe nxitjen në fushën kognitive, sociale, emocionale dhe motivuese, dhe

Page 13: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org€¦ · këtij plani (PDP) u mundësohet nxënësve kushte të favorshme që të ndërtohet një sistem i përshtatshëm ku ai realisht mund të

13

për këtë tregojnë interes më të vogël për mësimnxënie, përshtatje më të ulët në mjedisin shkollor

që rezulton edhe me rezultate më të dobëta.

Fëmijët të cilët kanë vështirësi specifike në mësimnxënie janë më pak të suksesshëm ose më pak

të suksesshëm gjatë përmirësimit të diturive dhe shkathtësive në fusha të caktuara të

mësimnxënies, (lexim, shkrim, matematikë) (Tasevska&Micskovsca,2017). Këta janë nxënës tek

të cilët paraqiten probleme në zhvillimin e hershëm dhe kanë vështirësi më të shprehura lidhur me

vëmendjen të mbajturit mend, të menduarit, koordinimin, komunikimin, leximin, shkrimin,

matematikën, por edhe me zhvillimin e shkathtësive sociale dhe pjekurinë emocionale. Këta fëmijë

më së shpeshti kanë probleme me pranimin, përpunimin dhe reprodukimin e informatave.

Te të gjitha këta grupe të nxënësve mundet në një periudhë më të shkurtë ose më të gjatë të

paraqiten probleme në sjellje që ndikojnë edhe në mësimnxënien e tyre.

Vështirësitë në mësimnxënie mundet të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm. Ata mund të

grupohen si:

1) Të brendshme – aftësi të ulëta intelektuale, pengesa të ndryshme në fushën e

perceptimeve, përshtatje socio-emotive, pengesave fiziologjike, zhvillimi më i dobët i

aftësive për vetë rregullim, etj.

2) Të jashtme – kufizime sociale dhe kulturore – njohje jo e mjaftueshme e gjuhës, kujdesi

jopërkatës dhe mungesa e interesit për përkrahje dhe mësimnxënie, mjedisi jo stimulues,

varfëria etj.

2.1 Çfarë i shkakton vështirësitë e të nxënit?

Asnjë nuk mund ta thotë me siguri, por ka një sërë mundësish.Ato mund të transmetohen

gjenetikisht.Në disa studime është gjetur një korrelacion (30% - 40%) ndërmjet problemeve të të

mësuarit të prindërve dhe pasardhësve të tyre, i cili sugjeron një trashëgim të sistemit nervor.

Gjithashtu ndonjë lloj traume, mungesa e oksigjenit gjatë lindjes, kequshqyerja gjatë shtatzënisë,

ekspozimi ndaj substancave toksike, si edhe kohëzgjatjet laboratorike e lindjet kirurgjikale, mund

të përkeqësojnë organin që prodhon qindra miliona lidhje nervore që përpunojnë e transmetojnë

informacionin(Pennington,2009).

Është e vështirë për të identifikuar një fëmijë me paaftësi në të nxënë.Fëmijët mund të jenë

hiperaktiv dhe mund të kenë probleme me sjelljen, intervale të shkurtra të vëmendjes,

paqëndrueshmëri dhe mund të mos jenë të paaftë për të nxënë.Por, siç duket, probleme të tilla

mund të ndikojnë në vështirësitë perceptuese të tyre.

Page 14: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org€¦ · këtij plani (PDP) u mundësohet nxënësve kushte të favorshme që të ndërtohet një sistem i përshtatshëm ku ai realisht mund të

14

2.2Si mund t’i identifikojmë vështirësitë në nxënie?

Nxënësi me vështirësi në nxënie ka:

Tabela nr.2 : Karakteristikat e nxënësve me vështirësi në nxënie

Karakteristikat Shenjat e shfaqjes Përjetimet emocionale

- vëmendje afatshkurtër,

ngadalësi për të mësuar aftësi

të reja

- impulsivitet, hiperaktivitet

- ndryshim i shpeshtë i

gjendjeve emocionale

- kujtesë vizuale të dëmtuar

- probleme motore (vështirësi

në vrapim, për të gjuajtur topin,

për të shkruar, për të prerë me

gërshërë)

- vështirësi në të folur dhe në

dëgjim

-vështirësi për të mësuar

alfabetin, fjalët që rimojnë ose

për të bërë lidhjen mes

shkronjave dhe tingujve

korrespondues

-gabime kur lexojnë me zë të

lartë; bëjnë pauza të shpeshta kur

përsërisin fjalët dhe frazat

-moskuptim i asaj që lexojnë

vetë

-probleme me germëzimin dhe

rrokjezimin

-të shkruarit në mënyrë të

rrëmujshme, vështirësi në

mbajtjen e lapsit.

-vështirësi për të shprehur idetë

me shkrim

-vështirësi për të lidhur tingujt me

shkronjat, ose për të dalluar

ndryshimet e vogla mes fjalëve

që tingëllojnë në mënyrë të

përafërt

-vështirësi në ndjekjen e

udhëzimeve

- vetizolim, mbyllje në vetvete

- mungesë interesi për botën

përreth

- probleme në sjellje

- vështirësi për të shprehur

ndjenjat

- ndjenja inferioriteti

- vetëvlerësim dhe vetëbesim i

ulët

- frikë nga dështimi,frustrim

- mungesë iniciative për t’u

përfshirë në përvojat e reja

- shprehi të mangëta sociale dhe

emocionale

2.3 Vështirësitë e përgjithshme në procesin e mësimnxënies

Secili fëmijë gjatë arsimimit të tij mund të ballafaqohet me vështirësi në mësimnxënie, por te disa

nxënës të arriturat dhe suksesi në mësimnxënie janë më të ulëta nga ato siç priten sipas moshës,

aftësisë dhe potencialit. Vështirësitë me të cilat ballafaqohen këto nxënës shpesh përcillen edhe

me gjendje emocionale specifike e cila ndikon në vëmendjen, perceptimin, të menduarit dhe të

folurit e tyre, me këte edhe humbjen e motivimit për mësimnxënie (Garuli,2018).

Page 15: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org€¦ · këtij plani (PDP) u mundësohet nxënësve kushte të favorshme që të ndërtohet një sistem i përshtatshëm ku ai realisht mund të

15

Vështirësitë me të cilat ballafaqohen këta nxënës mund të jenë te lidhura me:

Pamundësinë për organizimin e procesit të mësimnxënies (mënyrën e organizimit dhe

manipulimit me më shumë informata në të njëjtën kohë, vendosjen e tyre në koncepte, të

vepruarit me ta në mënyra të ndryshme ose organizimi i materialeve dhe kohës);

Mospasja e koncentrimit dhe pamundësisë që të ruhet vëmendja në mënyrë të mjaftueshme

për atë se çka duhet të mësohet(Tasevska&Mickovska,2017);

Ballafaqimi me situata krize të ndryshme, siç janë: problemet emocionale (frika, dhuna e

përjetuar), sëmundja e fëmijës (sëmundje kronike, hospitalizimi, largimi nga shtëpia dhe familja

për shkak të shërimit), problemet familjare (shkurorëzimi i prindërve, vdekja e njërit prind, anëtarë

i sëmurë i familjes), gjatë së cilës për shkak të pengesave emocionale dhe vështirësive fëmija nuk

është në gjendje të përkushtojë energji të mjaftueshme në procesin e mësimnxënies, ka vëmendje

labile dhe është i dekoncentruar.

Fushat e vështirësive:

1) Organizimi i të mësuarit (caktimi ose organizimi i kohës, rregullimi ose caktimi i fillimit,

mjedisi ose fundi, caktimi i prioriteteve, menaxhimi me kohën, ndjekja e rregullave dhe

respektimi i afateve, organizimi i hapësirës dhe gjetja/rregullimi i materialeve).

2) Funksionet kognitive (lidhshmëria e diturive, organizimi dhe manipulimi me më tepër

informata në të njëjtën kohë, klasifikimi i tyre, vendosja në koncepte, veprimi me ta në

mënyra të ndryshme dhe parashikimi i zbatimit të tyre, zgjidhja e problemeve).

3) Koncentrimi dhe motivimi (vëmendje afatshkurtre, bindje për mungesën e ndihmës,

motivimi i dobët, shfrytëzimi i arsyeve për mossukses, dorëzimi dhe mospranimi i

obligimeve, aftësia e pamjaftueshme për funksionim efektiv edhe në kushte kur mjedisi

ose të priturat ndryshojnë).

4) Sjellja dhe realizimi i lidhjeve sociale (mungesa nga orët, mospranimi i obligimeve,

sjellje joadekuate, mungesa e shprehive punuese, vështirësi në realizimin e kontakteve,

bashkëpunimit dhe komunikimi me të tjerët).

5) Emocionet dhe pasqyra për veten (shqetësimi, vështirësitë psikosomatike, vështirësi në

pranimin e obligimeve, vetëbesimi i ulët, turpërimi, jodisponimi, tërheqja gjatëballafaqimit

me lodhjen, tërheqja e shpejtë, dhënia e pohimeve negative për veten, ndonjëherë edhe

sjellja agresive).

Page 16: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org€¦ · këtij plani (PDP) u mundësohet nxënësve kushte të favorshme që të ndërtohet një sistem i përshtatshëm ku ai realisht mund të

16

2.4 Vështirësitë e mësim nxënies të shkaktuara nga deprivimi social,

ekonomik dhe kulturor

Fëmijët të cilët rrjedhin nga mjediset e deprivuara sociale, ekonomike dhe kulturore, shpesh kanë

vështirësi në mësimnxënie të cilat jo gjithmonë janë të shkaktuara nga ndonjë lloj i pengesës.

Hulumtimet tregojnë se këta fëmijë nuk kanë potenciale më të ulëta të lindura për mësimnxënie,

por mjedisi i tyre nuk ju mundëson mënyra adekuate për ti zhvilluar potencialet të cilat i

kanë(Tasevska&Mickovska,2017).Nxënësit nga këta familje më ngadalë e përvetësojnë gjuhën,

më vonë përvetësojnë vetëdijen fonologjike dhe në masë më të madhe kanë vështirësi me leximin.

Disa hulumtime të caktuara psikologjike tregojnë se ritja e fëmijëve në mjedise të deprivuara e

vështirëson zhvillimin e tyre kognitiv.

Fëmijët me status më të ulët socio-ekonomik nga mosha e tyre tre vjeçare dëgjojnë afër 30 milion

fjalë më pak, krahasuar me fëmijët nga familjet me status më të lartë socio-ekonomik, që ka efekt

të pakthyeshëm ndaj formimit të formularëve mendore dhe përgatitjes për fillimin në shkollë.

Fëmijët e deprivuar socio-ekonomikisht kanë vështirësi lidhur me:

1) Koncentrimi dhe motivimi (vëmendje afatshkurta, bindje për mospasje ndihmë, motivim

i dobët, shfrytëzimi i arsyeve për mossukses, dorëzimi dhe mospranimi i obligimeve).

2) Sjellja dhe realizimi i lidhjeve sociale (mungesa nga orët, mospranimi i obligimeve,

sjellje joadekuate, mungesa e shprehive punuese, vështirësi në realizimin e kontakteve,

bashkëpunimit dhe komunikimit me të tjerët).

3) Emocionet dhe pasqyra për veten (shqetësimi, tërhjekja, vështirësitë psikosomatike,

vështirësi në pranimin e obligimeve, vetëbesimi i ulët, turpërimi, jodisponimi, tërheqja

gjatë ballafaqimit me lodhjen, tërheqja e shpejtë, dhënia e pohimeve negative për veten,

ndonjëherë edhe sjellja agresive).

4) Funksionet kognitive (interesimet e ngushta dhe sipërfaqësore, të menduarit e

vështirësuar abstrakt veçanërisht në proceset e analizës dhe sintezës, vështirësitë në të

shprehurit e mendimeve në të folur-të shprehurit gojor dhe me shkrim, vështirësi në lexim,

shkrim dhe operacione matematikore, jokritik veçanërisht në ballafaqim me rreziqet).

Page 17: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org€¦ · këtij plani (PDP) u mundësohet nxënësve kushte të favorshme që të ndërtohet një sistem i përshtatshëm ku ai realisht mund të

17

2.5 Vështirësitë specifike në procesin e mësimnxënies

Vështirësitë specifike në mësimnxënie kanë të bëjnë me fëmijët të cilët nuk mundet ti përvetësojnë

shkathtësitë elementare shkollore,gjegjësisht nuk mundet të mësojnë të lexojnë, të shkruajnë ose

të punojnë me numra në korniza kohore e cila është e paraparë për atë dhe në mënyrë e cila te të

tjerët në pjesën më të madhe të fëmijëve shpien deri te suksesi(Tasevska&Mickovska,2017).

Për vështirësitë specifike në mësimnxënie me rëndësi është të përmendet se:

Vështirësia e shkaktuar nga çrregullimi i një ose më tepër proceseve në sistemin kognitiv

të cilat kanë të bëjnë me proceset psikologjike të kyçura në të kuptuarit dhe në shfrytëzimin

e gjuhës në formën e saj të shkruar ose të shprehur, në të kuptuarit dhe shfrytëzimin e

numrave dhe operacioneve matematikore dhe në mundësinë që mjaft gjatë të ruhet

përqendrimi me një aktivitet;

Manifestimi i këtyre vështirësive është i dukshëm në një ose më shumë fusha, gjegjësisht

funksione bazike, siç janë: vëmendja, të mbajturit mend, perceptimet, komunikimi, leximi,

shkrimi, njehsimi, koordinimi, kompetencat sociale, pjekuria emocionale;

Fushat/funksionet e lartpërmendura janë me rëndësi të veçantë për zhvillimin e suksesshëm

të procesit të mësimnxënies por edhe për aftësimin e fëmijës për funksionim jetësor;

Këto vështirësi janë afatgjate dhe tërhiqen gjatë tërë jetës në personin i cili i ka, por me

zhvillim dhe përparim të funksioneve bazike, ndikimi i çrregullimeve të cilat shkaktojnë

vështirësi në mësimnxënie zvogëlohet.

Për këtë shkak, me rëndësi të veçantë është që të dihen karakteristikat e llojit të çrregullimit

me çka do të mundet përkrahja individuale të orientohet nga zhvillimi i atyre funksioneve

të cilat janë më së shumti në ndikimin e atij çrregullimi (Kulla&Remaçka&Ndrio,2014).

KAPITULLI III

3. Llojet më të shpeshta të çrregullimeve specifike te të nxënit

Tabela nr.3: Llojet më të shpeshta të çrregullimeve

ÇRREGULLIMI FUSHAT E

VËSHTIRËSISË

SHEMBUJ TË

VËSHTIRËSISË

Page 18: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org€¦ · këtij plani (PDP) u mundësohet nxënësve kushte të favorshme që të ndërtohet një sistem i përshtatshëm ku ai realisht mund të

18

Disleksia Vështirësi në të lexuar Probleme në të shkruar, të

lexuar, të folur, probleme në

artikulimin e tingujve

(spelling).

Disgrafia Vështirësi në të shkruar Probleme gjatë të shkruarit

me dorë, organizimit të

mendimeve.

Diskalkulia

Vështirësi me matematikën Probleme gjatë zgjidhjes së

detyrave matematikore, gjatë

organizimit të kohës,

menaxhimit me para.

Disfazia/afazia Vështirësi në gjuhën / të

folurit

Probleme në të kuptuarit e të

folurit verbal; aftësi të varfra

për lexim me të kuptuar.

Dispraksia Vështirësi në motoriken e

lehtë

Probleme në koordinimin

viziomotorik, në baraspeshën

dhe shkathtësitë manual.

Vështirësitë e

përpunimit te të

dhënave auditive

Vështirësi në vërejtjen e

dallimeve të ngacmimeve

auditive

Probleme në leximin, në

kuptimin e tekstit të lexuar, të

gjuhës.

Vështirësitë e

përpunimit te të

dhënave vizuale

Vështirësi në interpretimin e

dhënave vizuale

Probleme në të lexuar, në

matematikë, në përdorimin e

hartave, grafikëve, pikturave

e simboleve.

3.1 Vështirësitë në mësimnxënie të shkaktuara nga mungesa e vëmendjes /

çrregullimi hiperaktiv

ADHD paraqet çrregullim zhvillimor të vetëkontrollit, gjegjësisht sindroma, përmbledhje e

simptomave të mungesës së vëmendjes, hiperaktivitetit dhe impulsivitetit.

А – Attention – vëmendja

D – Deficit – mungesë

H – Hyperactivity – hiperaktivitet

Page 19: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org€¦ · këtij plani (PDP) u mundësohet nxënësve kushte të favorshme që të ndërtohet një sistem i përshtatshëm ku ai realisht mund të

19

D – Disorder – çrregullim

Nxënësit me vështirësi të vëmendjes dhe hiperaktivitetit kanë si tipar themelor mungesën e

vazhdueshme të vëmendjes dhe, hiperaktivitet – impulsivitet që është më i shpeshtë dhe më i

ashpër sesa tek fëmijët e tjerë në të njëjtin nivel zhvillimi dhe moshe. Këta fëmijë kanë fare pak

përqëndrim gjatë një detyre apo aktiviteti. Ata kanë vështirësi në vetorganizim dhe shpesh nuk

arrijnë të përfundojnë detyrat apo aktivitetet që ju janë ngarkuar.

Nxënësit me çrregullime të mungesës së vëmendjes dhe hiperaktivitetit zakonisht diagnostikohen

në shkollën fillore, por studimet e kohëve të fundit kanë treguar se problemet e vëmendjes dhe të

hiperaktivitetit mund të fillojnë të shfaqen që në moshën tre vjeçare(Musai,2003).Vetëm pak vite

më parë, shumica e psikologëve mendonin se ato pakësoheshin me kalimin e viteve dhe mbaronin

kur fëmijët kalonin adoleshencën, por sot është bërë e qartë se problemet vazhdojnë edhe në

moshën e rritur.Adoleshenca dhe streset e pubertetit, kalimi në shkollë të mesme, shtimi i

kërkesave shkollore dhe përfshirjen në marrëdhënie më të gjera shoqërore mund të kthehen në një

periudhë shumë të vështirë për nxënësit me shfaqje të tilla.

Trajtimi më i shpeshtë për këta fëmijë është dhënia e një ilaçi të njohur si psiko-

stimulant(Morris&Maisto,2008). Psiko-stimulantët nuk veprojnë për të “ngadalësuar” fëmijët

hiperaktivë; përkundrazi, ata duket se e shtojnë aftësinë e fëmijëve për të përqendruar vëmendjen

e tyre, duke bërë të mundur që ata të bëjnë detyrat që kanë përpara, gjë që pakëson hiperaktivitetin

e tyre dhe përmirëson rezultatet e tyre në mësim.

Nxënësit me ADHD kanë vështirësi në fushat vijuese:

1) Vëmendja dhe koncentrimi (vëmendje afatshkurtre dhe joselektive, paaftësi për orientim

dhe ruajtje të vëmendjes).

2) Perceptimi (vështirësi në perceptimet e të dëgjuarit dhe shikimit).

3) Motorika (jo i qetë, jo i kujdesshëm, nevoja për aktivitet dhe lëvizje, vështirësi në

kontrollimin vetanak për qetësim).

4) Emocionet dhe raportet sociale (impulsiviteti, prag i ulët i tolerancës dhe frustrimeve, pa

parashikim, i dhënë në sulme me tërbim dhe destruktivitet, i cili rezulton në mospranimin

nga ana e bashkëmoshatarëve dhe status të ulët sociometrik).

5) Funksionet kognitive (të menduarit e dobët abstrakt, mosorganizim, vështirësi në

formimin e koncepteve, vështirësi me të mbajturit mend, vështirësi në lexim, shkrim dhe

operacione matematikore).

3.2 Vështirësitë në mësimnxënie të shkaktuara nga çrregullimi i procesit të

leximit / Disleksia

Page 20: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org€¦ · këtij plani (PDP) u mundësohet nxënësve kushte të favorshme që të ndërtohet një sistem i përshtatshëm ku ai realisht mund të

20

Në shkolla hasim fëmijë tek të cilët procesi i mësimnxënies së shkrimit dhe leximit zhvillohet

dukshëm më ngadalë se sa te fëmijët e tjerë, me më shumë mundim, a me shumë më pak sukses.

Një pjesë e këtyre fëmijëve deri në fund të klasës të parë të paraparë për shkrim lexim, bile edhe

në pjesën e parë të klasës së dytë nuk munden assesi të lexojnë (Garuli,2018).

Në rast shkak mundet të jetë disleksia (dys – dobët, keq; lexis – gjuhë, fjalë). Etimologjia e kësaj

fjale që shpreh çrregullimin, do të thotë vështirësi në të folur ose shqiptim.Në fakt, disleksia ka të

bëjë me vështirësi që manifestohen në fushën e të shkruarit, leximit, drejtshkrimit e drejtshqiptimit,

ku veçanërisht fëmijët nuk arrijnë të bëjnë mirë dallimin mes shkronjave, nuk i memorizojnë dot

ato, nuk bashkojnë saktësisht rrokjet e fjalëve dhe nuk strukturojnë mire fjalët nëpër fjali.

Disleksia mund të shfaqet në individë që kanë një inteligjencë normale apo edhe të lartë, që nuk

vuajnë nga dëmtimet neurologjike apo fizike, që nuk kanë probleme të tjera sociale apo emocionale

, që nuk jetojnë në një mjedis i cili nuk u ofron stimujt dhe nxitjet e nevojshme për proceset e të

mësuarit dhe të nxënit (Tasevska&Mickovska,2017). Shfaqja e disleksisë tek fëmijët vjen si

rrjedhojë e kombinimit të dy faktorëve kryesorë:

1. Faktori neurologjik

2. Faktori kognitiv

Disa veçori kryesore të disleksisë:

Çrregullimi i disleksisë është i lindur, që do të thotë se ai është i pranishëm në çdo fazë të

zhvillimit të fëmijës.

Page 21: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org€¦ · këtij plani (PDP) u mundësohet nxënësve kushte të favorshme që të ndërtohet një sistem i përshtatshëm ku ai realisht mund të

21

Performanca e të lexuarit shfaqet rezistente ndaj automatizmit; edhe nëse arrihen nivele të

mira të leximit korrekt, prapë nxënësit paraqesin të lexuar shumë të ngadalshëm.

Mosha minimale kur mund të bëhet një vlerësim e për të dale në konkluzione të vendosjes

së një diagnoze të disleksisë është në fund të klasës së pare fillore ose në fillim të klasës së

dytë fillore.

Thelbi i vlerësimit të disleksisë është testimi i saktësisë dhe shpejtësisë së leximit dhe

dekodimit grafemë-fonemë, krahas dhe elementeve të tjerë të vlerësimit, që do të

shqyrtohen në pjesët në vijim (Garuli,2018).

Disleksia paraqitet në format vijuese:

Disleksia me të shprehurit gojor me formim të pamjaftueshëm

Të shprehurit gojor jo të zhvilluar mjaftueshëm ose pengesa të buta në të shprehurit,

Fjalor i varfër,

Memorimi i dobët dëgjues-folës (nuk mundet saktësisht me radhë të përsërit 3 deri 5 fjalë).

Disleksia me perceptim vizualë – hapësinor me formim të pamjaftueshëm

Të folurit gojor i rregullt ,

Të gjendurit e vështirësuar në vargje kohore dhe hapësinore (majtas-djathtas; para-prapa;

radhitja e ditëve në javë ose muajve në vit) ,

Zëvendësimi i shkronjave në forma të ngjashme (kal-kat; zorë-sorë).

Lloji i kombinuar i disleksisë

Të lexuarit shkronjë pas shkronje në periudhë të gjatë,

Të lexuarit përmendësh,

Zëvendësimi i zanoreve (ku-ka) ,

Lëshimi i tingujve (bora-boa),

Shtimi i tingujve (dita-drita),

Zëvendësimi i rrokjeve në fjalë (televizor-letevizor) ,

Kërcim i rreshtave,

Përsëritja e rreshtave të fjalës (dera-ra),

Zëvendësimi i tingujve të ngjashëm (k-g, t-n, d-n).

Page 22: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org€¦ · këtij plani (PDP) u mundësohet nxënësve kushte të favorshme që të ndërtohet një sistem i përshtatshëm ku ai realisht mund të

22

Fusha e vështirësive të fëmijëve me disleksi:

1) Lexim – vështirësi në shpejtësi, rrjedhshmëri, saktësi dhe shkallë te të kuptuarit të asaj që

është lexuar.

2) Përpunimi fonologjik i fjalëve – vështirësi gjatë përpunimit të tingujve në fjalë. Fëmija

vështirë vetëdijesohet për tingujt në fjalë, kështu vështirë mundet që ti ndan tingujt fillestar

ose të fundit ose vështirë e vëren ritmin e rimës së fjalëve.

3) Të shkruarit – vështirësi gjatë formulimit, rregullimi dhe organizimi i shkronjave dhe

shkrimit ose vështirësi në formulimin e pavarur të tekstit.

4) Perceptimi vizual- humbja e disa pjesëve të shkronjave ose fjalëve, lëvizja ose rrotullimi i

shkronjave, humbja e rreshtave në tekst, humbja e pjesëve të fjalisë ose fillimi ose mbarimi

i fjalës, mosorientimi në drejtimet majtas-djathtas, lartë-poshtë.

5) Të mbajturit mend – vështirësi në memorie; memorie afatshkurtër gjatë se cilës është

pamundësuar të mbajturit mend e radhitjes së rrokjeve, dhe me këtë edhe lidhshmëria e

tyre në fjalë.

6) Sekuencat – vështirësi në gjendshmërinë në vargjet kohore-hapësinore.

7) Organizimi i informatave – mosorganizimi në grumbullimin dhe përpunimin e

informatave.

8) Pabarazia në aftësi – aftësi të shprehura të larta në fusha të caktuara dhe aftësive të

shprehura ulët në fusha të tjera.

9) Gjuha dhe konceptet – ndonjëherë fëmijët ballafaqohen me vështirësi gjuhësore dhe për

atë se të shprehurit e përparuar gjuhësor më shpesh ndërtohet në bazë te të mësuarit të

gjuhës së shkruar nëpërmjet të lexuarit të teksteve, e cila gjë te fëmijët me disleksi vështirë

zhvillohet (Tasevska & Mickovska,2017).

3.3 Vështirësitë në mësimnxënie të shkaktuara nga çrregullimi i të kuptuarit

të tekstit

Disleksia paraqet çrregullim që shprehet me vështirësi në të folur, të lexuar, të shkruarit por jo të

gjitha vështirësitë që lidhen me leximin janë në kuadër të disleksisë. Në rastin e çrregullimit të të

kuptuarit të tekstit këta fëmijë mund të dekodojnë shumë saktë dhe nuk kanë vështirësi në

konvertimin grafemë-fonemë, por kanë vështirësi për të kuptuar atë që lexojnë.

Ndërkohë që fëmijët disleksikë mund të lexojnë shumë ngadalë, lexojnë keq, apo ngatërrojnë

shkronja a fjalë; këta fëmijë paraqesin karakteristika të kundërta me ta, dinë të lexojnë shumë mirë

një tekst por nuk kuptojnë asgjë se çfarë thuhet në atë tekst.

Cilat janë kriteret që përcaktojnë çrregullimin e të kuptuarit të leximit të tekstit?

Aftësi të mira dhe të përshtatshme të leximit.

Page 23: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org€¦ · këtij plani (PDP) u mundësohet nxënësve kushte të favorshme që të ndërtohet një sistem i përshtatshëm ku ai realisht mund të

23

Vështirësi në kuptimin e përmbajtjes së teksteve.

Performancë e ulët në lëndët që kërkojnë të mësuarit nga tekstet e ndryshme.

Mungesa e ndonjë çrregullimi apo deficiti tjetër që do të shkaktonte këtë vështirësi

(Garuli,2018).

3.4 Vështirësitë në mësimnxënie të shkaktuara nga çrregullimi i procesit të

shkruarit – Disortografia/Disgrafia

Të shkruarit është një proces i mësuar, i qëllimshëm, dhe i vetëdijshëm, i cili u drejtohet të tjerëve

për të komunikuar diçka.Gjatë të shkruarit marrin pjesë shumë procese kognitive (organizimi,

planifikimi, memorizimi, marrja e vendimeve verbale), koordinimi i të gjithave përbën kompleksin

e të shkruarit.

Vështirësitë dhe çrregullimet e të shkruarit janë dy llojesh. Ato prekin përkatësisht përmbajtjen e

shkrimit (disortografia) dhe formën e tij (disgrafia).

Çrregullimet e të shkruarit nuk prekin aspektin fonetik të gjuhës, sepse veçoria kryesore e këtij

grupi çrregullimesh ka të bëjë vetëm me dëmtime të aftësive te të shkruarit, me drejtshkrimin,

ortografinë, rregullat gramatikore, hartimin e fjalive dhe teksteve, qartësinë transparencën dhe të

pasurit e një shkrimi të kuptueshëm (Kulla&Remaçka&Ndrio,2014).

Periudha më e përshtatshme se kur mund të bëhet vlerësimi lidhur me çrregullimet e të shkruarit

konsiderohet të jetë përfundimi i klasës së parë ose dhe klasa e dytë.

Disa nga gabimet më të zakonshme që shfaqen gjatë çrregullimit të të shkruarit janë:

Gabimet gramatikore ose gabime shqiptimi;

Heqje, zëvendësime, shtesa të rrokjeve nëpër fjalë të ndryshme;

Vështirësi në shkrimin e fjalëve të gjata apo shkronjave dyshe (dh, sh, th, gj);

Të shkruarit shumë i ngadaltë;

Përdorimi i papërshtatshëm i shenjave të pikësimit;

Shkrimi i çrregullt, i rrëmujshëm dhe kaotik;

Vështirësi në koordinimin vizual-hapësinor;

Të shkruarit e disa fjalëve bashkë apo të shkruarit e një fjale të ndarë (prej ardhje, njoh je)

a) Disortografia

Përcaktohet si çrregullim i të nxënit që përfshin gabime në të shkruar; gabime të cilat prekin

cilësinë dhe përmbajtjen e fjalës së shkruar, por jo llojin e shkrimit dhe formën e tij. Pra, fëmijët

Page 24: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org€¦ · këtij plani (PDP) u mundësohet nxënësve kushte të favorshme që të ndërtohet një sistem i përshtatshëm ku ai realisht mund të

24

të prekur nga disortografia i shkruajnë fjalët ndryshe si rrjedhojë e konvertimit jo të saktë grafemë-

fonemë, duke zëvendësuar shkronjat dhe rrokjet e sakta të një fjale me të tjera të pasakta.

Disa nga shkaqet e paraqitjes së disortografisë mund të jenë:vështirësi në kujtesën auditive dhe atë

vizuale (perceptuese),vështirësi apo deficite në nivel te orientimit kohor-hapësinor,deficite apo

prapambetje mendore,niveli i ulët inteligjence,vështirësi në gjuhën e folur,fjalor i varfër, shkaqe

emotive dhe shkaqe pedagogjike.Disortografia përfshin një sërë gabimesh në shkrim, të llojeve të

ndryshme(Garuli,2018).Ato mund të jenë:

Zëvendësim të disa shkronjave që ngjajnë me njëra-tjetrën për nga shqiptimi, g/k, t/d, p/b.

Zëvendësimi i shkronjave që ngjajnë me njëra-tjetrën për nga vendosja dhe orientimi, p me

q apo b me d.

Zëvendësim të shkronjave me njëra tjetrën në rastet që janë vizualisht të ngjashme, m/n,

u/v n/r apo a/o.

Heqja e ndonjë shkronje në fjalë, kryesisht shkronjave të fundit..

Heqja e rrokjeve të plota në shkrimin e fjalëve shumë të gjata.

Heqja e shkronjës ë nëpër fjalë.

Shtimi dhe përsëritja e ndonjë shkronje në mes të fjalës (libiri në vend të librit, televizozori

në vend të televizorit).

Ndërrimi i vendit të shkronjave apo rrokjeve nëpër fjalë (ednrra në vend të ëndrra, feltore

në vend të fletore).

Bashkimi i nyejve dhe parafjalëve me emrat dhe mbiemrat, psh. njëlibër, ebukur, tëhënën,

ngaunë, dheti.

Mungesa e shenjave të pikësimit dhe shkronjës së madhe në fillim të fjalisë, pra teksti

shkruhet me fjali të pandara, si një i vetëm.

Trajtimi i disortografisë përfshin fuqizimin e të gjitha aftësive te lidhura ne shkrimin (perceptimin

vizual, grafik, auditiv, linguistik) dhe bazohet konkretisht tek gabimet që fëmija shfaq.

b) Disgrafia

Disgrafia është lloji i dytë i çrregullimeve te të shkruarit.Ajo është një vështirësi në nxënie, që

ndikon në fushën e shkrimit dhe ka të bëjë me një kompleksitet aftësish motore dhe aftësish për të

përpunuar informacionin.Disgrafia e bën të vështirë aktin e të shkruarit.Fëmijët me disgrafi mund

të kenë vështirësi në organizimin e shkronjave, numrave dhe fjalëve në një rresht apo në një faqe.

Kjo mund të vijë pjesërisht nga:

Vështirësi në vizualitetin hapësinor: vështirësi për të përpunuar atë që shikon syri;

Page 25: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org€¦ · këtij plani (PDP) u mundësohet nxënësve kushte të favorshme që të ndërtohet një sistem i përshtatshëm ku ai realisht mund të

25

Vështirësi në përpunimin e gjuhës: vështirësi në përpunimin dhe dhënien kuptim të asaj që dëgjon

veshi(Kulla&Remaçka&Ndrio,2014);

Fëmijët disgrafikë nuk respektojnë formën e shkronjës, por e shkruajnë atë mbrapsht ose

pjerrtas.Shkrimi i tyre është i palexueshëm dhe ata mund të shkruajnë duke kombinuar shkronjat

e dorës me ato të shtypit. Ndërsa shkruajnë, ata i shqiptojnë fjalët me zë.

Ata e kanë të vështirë të ndjekin vijën, rreshtin, dhe shkrimi ityre nuk ruan të njëjtin drejtim.Mund

të mos e përfundojnë fjalinë ose të krijojnë hapësira boshe. Ashtu si çdo tip tjetër vështirësish në

nxënie, edhe disgrafia është një sfidë që zgjat gjatë gjithë jetës së individit, edhe pse mënyra se

si ajo manifestohet, mund të ndryshojë me kalimin e kohës.

Shkaqet e disgrafisë:

Zhvillim jo i mirë ose dëmtime të aftësive psikomotore.

Zhvillim jo i mirë i motorikës globale dhe asaj fine (ngadalësi, ngathtësi, mungesë

koordinimi).

Aftësi jo të mira orientuese/hapësinore.

Çrregullime të ndryshme fizike.

Paaftësi në mbajtjen e qëndrimit trupor, në përdorimin e mjeteve të nevojshme për të

realizuar shkrimin, ritëm i papërshtshëm i të shkruarit.

Stile pedagogjike shumë strike e jofleksibël (Garuli,2018).

Karakteristikat se si shkruan një fëmijë me disgrafi:

Përmasa të shkronjave shumë të mëdha ose shumë të vogla, që e bëjnë thuajse të pamundur

leximin e tyre.

Shkronjat paraqiten me tjetër formë, të thjeshtuara.

Hapësira mes shkronjave dhe fjalëve ose është shumë e madhe, ose në të kundërt shkrimi

është shumë i ngjeshur.

Shkrimi është i përkulur dhe i pjerrët.

Shkrimi mund të jetë shumë i theksuar ose shumë ë lehtë, që e bën të vështirë leximin e

tij(Garuli,2018).

Disgrafia paraqitet në format vijuese(Tasevska & Mickovska,2017):

1) Sipas shkaqeve

2) Disgrafia trashëguese

3) Disgrafia e fituar – e shkaktuar nga faktorët e jashtëm jo të përshtatshëm në zhvillim

Page 26: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org€¦ · këtij plani (PDP) u mundësohet nxënësve kushte të favorshme që të ndërtohet një sistem i përshtatshëm ku ai realisht mund të

26

4) Lloji i kombinuar i disgrafisë – kombinimi i paradispozitave me ndikim të faktorëve të

jashtëm

a) Sipas shkallës se sa janë të shprehura

b) Disgrafia e lehtë

c) Disgrafia e shprehur

d) Agrafia – joaftësia e plotë për shkrim, e përcjellur me vështirësi serioze specifike në

mësimnxënien fillestare, veçanërisht të shkronjave

Sipas sindromit dominues

1) Disgrafia fonologjike (auditive)- Gabimet në të shkruarit janë shkaktuar nga vështirësitë e

të folurit ose nga dallimet e tingujve të dëgjuara. Manifestohet në nivel të shkronjave dhe

të fjalëve.

2) Disgrafia vizuale – vështirësi në perceptimin dhe orientimin vizualë -hapësinor të cilët

ndikojnë në procesin e të shkruarit dhe manifestohen nëpërmjet të përzierjes dhe

deformimit të shkronjave.

3) Disgrafia grafomotorike– është e lidhur me funksionet motorike jo të zhvilluara mirë dhe

manifestohet nëpërmjet të përzierjes së shkronjave sipas afërsisë, shkrim jostabil dhe jo i

lexueshëm, përshkrim ose lëshim i elementeve në shkronja, zëvendësim i shkronjave të

ngjashme, madhësi e jo barabartë e shkronjave, shkrim jo i rrafshuar, shkrim i ngadalshëm

dhe lodhje e shpejtë.

4) Disgrafia artikularo-akustike – fëmija gabim i thekson tingujt dhe të njejtën e bën edhe

gjatë të shkruarit si i thekson ashtu edhe i bart me shkrim).

5) Disgrafia foneme – vështirësi në dallimin e dëgjuar të tingujve të cilat ngjashëm theksohen,

sjellin deri në gabime gjatë shkrimit (sorra-zorra; buka-puka).

6) Disgrafia e analizës dhe sintezës gjuhësore – vështirësi gjatë zbërthimit të tekstit në fjali,

fjalitë në fjalë, fjalët në rrokje, etj.Të cilat kanë të bëjnë me analizën gjuhësore joformale

dhe sintezën në shkallë të ndryshme.

7) Disgrafia gramatikore – vështirësi në formulimin gramatikor të fjalëve dhe fjalive dhe

lidhshmëria e gabuar e fjalëve.

Fushat e vështirësive të nxënësve me disgrafi :

Vëmendja dhe koncentrimi (vështirësi në fokusim, vëmendje afatshkurta).

1) Perceptimi (vështirësi në sekuencat vizuale –të lexuarit e mbrapsht të shkronjave të

caktuara ose vargjeve të shkronjave; vështirësi në perceptimin hapësinor –vështirësi në

Page 27: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org€¦ · këtij plani (PDP) u mundësohet nxënësve kushte të favorshme që të ndërtohet një sistem i përshtatshëm ku ai realisht mund të

27

dallimin majtas-djathtas, gjatë së cilës shpesh edhe shkrimi nuk është i barabartë me

valëzimin e shkronjave ndonjëherë nga ana e majtë e ndonjëherë nga ana e djathtë, disa

shkronja janë të vogla, ndërsa disa të mëdha; vështirësi në perceptimin auditiv – dallim, të

mbajturit mend, analizë dhe sintezë të tingujve) .

2) Motorika (funksione grafomotorike të vrazhda dhe të buta jo të zhvilluara mirë – shkrim

jo i mirë; vendosje e keqe e shkronjave, ndonjëherë të përmirësuara me rivizatim të pjesëve,

rreshta të thyer, të valëzuar ose të pjerrët, fjalë të cilat janë të shtypura ndërmjet veti,

ndonjëherë shtypje e fuqishme në fletë).

3) Emocionet dhe raportet sociale (lodhje e shpejtuar energjetike, organizim i dobët i

dëshirës për aktivitete mentale – kundërshtim ndaj të shkruarit dhe mësimnxënies, humbje

e vetëbesimit, pakënaqësi me vetveten, frustrim).

4) Funksionet kognitive (vështirësi në të mbajturit mend vizual dhe dallimi i shkronjave, në

të folurit impresiv dhe ekspresiv, mosorganizim, vështirësi në formimin e koncepteve,

vështirësi me të mbajturit mend afatshkurtër, vështirësi në shkrim, lexim dhe operacione

matematikore(Tasevska & Mickovska,2017).

3.5 Vështirësitë në mësimnxënie të shkaktuar nga çrregullimi i matematikës /

Diskalkulia

Diskalkulia është ai çrregullim specifik i të nxënit i cili lidhet me shfaqjen e vështirësive në aftësitë

matematikore; me njohjen dhe përdorimin e simboleve matematikore, kryerjen e veprimeve

aritmetike, identifikimin dhe të kuptuarit e shumave numerike (Garuli,2018).Këto aftësi janë të

dëmtuara në rastin e disalkulisë, që do të thotë se këta fëmijë paraqesin performancë të ultë në

matematikë dhe ndeshin shumë pengesa në këtë lëndë gjatë ecurisë së tyre shkollore.

Page 28: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org€¦ · këtij plani (PDP) u mundësohet nxënësve kushte të favorshme që të ndërtohet një sistem i përshtatshëm ku ai realisht mund të

28

Fëmija që shfaq këtë vështirësi, mund të ngatërrojë simbolet matematikore dhe të lexojë gabim

numrat. Vështirësitë bazë lidhen me kuptimin e numrave dhe funksionet e tyre të ndryshme, me

integrimin e sistemit të numërimit dhjetor dhe në realizimin e operacioneve matematikore më të

thjeshta. Fëmija mund të ketë vështirësi për të operuar në mënyrë racionale me shifrat, edhe nëse

ai i njeh dhe i riprodhon ato.Ai mund të ndryshojë renditjen e tyre (ta shkruajë numrin 12 si 21),

t’i vendosë ata në mënyrë rastësore, të mos diferencojë njësitë nga tërësitë etj. Ndonjëherë fëmija

mund të dështojë në kryerjen e zbritjeve (më vonë, të pjesëtimeve) ose mund të mos kuptojë

përdorimin e zeros (Pennington,2009).

Mosha më e përshtatshme për të vendosur diagnozën e disalkulisë është ajo që përkon me fundin

e klasës së tretë fillore.Përveç vlerësimit të aftësive matematikore, është e rëndësishme të

ekzaminohen dhe kompetencat vizuale-hapësinore bashkë me kujtesën, pasi të gjitha këto luajnë

një rol të rëndësishëm në procesin e të mësuarit matematikor.

Dallohen në mënyrë terminologjike:

1) Diskalkulia – çrregullimi i pjesshëm në procesin e përvetësimit të matematikës, i cili mund

të paraqitet në të gjitha fushat ose vetëm në fusha të caktuara të matematikës.Fëmija

përparon në përvetësimin e matematikës, por dukshëm më ngadalë dhe në mënyrë

joadekuatë në moshën mentale të tij.

2) Akalkulia – paaftësi e plotë për përvetësimin e matematikës, gjegjësisht mungesë e plotë

e të menduarit matematikor(Kulla&Remaçka&Ndrio,2014).

Diskalkulia paraqitet në format vijuese:

1) Verbale – çrregullimi i të kuptuarit dhe i përdorimit të fjalorit matematikor.

2) Praktognostike – çrregullim i aftësisë për manipulim me objekte të vizatuara se reale.

3) Leksike– çrregullim i aftësisë për lexim të simboleve matematikore dhe kombinimi i tyre.

4) Grafike– çrregullim i aftësisë për të shkruar simbole matematikore.

5) Ideognostike – çrregullim i aftësisë për të kuptuar konceptet matematikore dhe njehsimin

në vete.

6) Operuese– çrregullim i aftësisë për realizimin e operacioneve matematikore.

Fushat e vështirësive të nxënësve me diskalkuli:

a) Vëmendja dhe koncentrimi (funksionet sukcesive jo të zhvilluara mirë, vëmendja

joselektive dhe afatshkurta).

b) Perceptimi (vështirësi në perceptimin hapësinor dhe kohor).

c) Motorika (vështirësi gjatë koordinimit, orientimit).

Page 29: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org€¦ · këtij plani (PDP) u mundësohet nxënësve kushte të favorshme që të ndërtohet një sistem i përshtatshëm ku ai realisht mund të

29

d) Emocionet dhe raportet sociale (papjekuri e dëshirës dhe emocioneve, lodhje e shpejtuar

energjetike – lodhje e shpejtë, organizim i dobët i dëshirës për aktivitete mentale –

kundërshtim ndaj të shkruarit dhe mësimnxënies, humbje e vetëbesimit, pakënaqësi me

vetveten, frustrim).

e) Funksionet kognitive (mosorganizim, vështirësi në formimin e koncepteve matematikore,

vështirësi në të mbajturit mend afatshkurtër, çrregullim në shkrim dhe lexim dhe

operacionet matematikore)(Tasevska & Mickovska,2017).

3.6 Llojet e tjera të çrregullimeve specifike

Leximi, shkrimi dhe matematika nuk janë aftësitë e vetme të ndikuara nga çrregullimet e të

mësuarit.Llojet e tjera të çrregullimeve të të mësuarit përfshijnë vështirësi me aftësitë motorike

(lëvizje dhe koordinim), kuptimin e gjuhës së folur, dallimin midis tingujve dhe interpretimin e

informacionit vizual e auditiv.

3.6.1 Vështirësi në motorikën e lehtë / Dispraksia

Dispraksia nuk është shenjë e dobësimit muskulor apo inteligjencës së ulët, ajo është gjendje

specifike e trurit e cila e vështirëson planifikimin dhe koordinimin e lëvizjeve fizike

(Cortiella&Horoeitz, 2014).Personat të cilët vuajnë nga dispraksia kanë vështirësi në mbajtjen

drejtpeshimit të trupit dhe qëndrimit të drejtë të trupit.Për dispraksinë shpesh mund ta hasim edhe

shprehjen “disleksi e paspecifikuar”.

Dispraksia mund të ndikojë në zhvillimin e aftësive të vrazhda motorike si ecja, vrapi ose

kërcimi.Ajo gjithashtu mund të ndikojë edhe në aftësitë e bukura motorike, siç janë lëvizja e

pëllëmbëve dhe gishtërinjve të cilat nevojiten për shkrim të qartë të simboleve gjuhësore,

respektivisht shkronjave, numrave dhe simboleve tjera që përdoren në gjuhën e shkruar.Me

dispraksi mund të jenë të preken gjithashtu edhe aftësitë për lëvizje të gojës dhe gjuhës të cilat janë

të nevojshme për shqiptimin e saktë të fjalëve.

3.6.2Vështirësi në gjuhën / të folurit

Page 30: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org€¦ · këtij plani (PDP) u mundësohet nxënësve kushte të favorshme që të ndërtohet një sistem i përshtatshëm ku ai realisht mund të

30

Zhvillimi gjuhësor është i lidhur në përgjithësi me maturimin fizik, me zhvillimin konjitiv dhe me

aftësitë sociale të fëmijës.Pengesat në përdorimin e gjuhës së folur shkaktojnë shpesh probleme në

komunikim. Për të komunikuar a shkëmbyer ide, mund të përdoren disa forma, siç janë: fjalët,

shprehjet a lëvizjet e trupit. Kur një fëmijë ka pengesa në shkëmbimin e informacionit, aftësia e tij

e nxënies është e kufizuar dhe shoqërizimi pengohet.Fëmijët identifikohen si fëmijë me vështirësi

të gjuhës dhe të komunikimit, pasi hyjnë në sistemin shkollor.

Afazia/disfazia është një lloj vështirësie komunikimi, që ka të bëjë me humbjen e aftësive

gjuhësore të fituara, zakonisht si rezultat i goditjeve apo lëndimeve të trurit

(Kulla&Remaçka&Ndrio,2014). Ajo shfaqet me vështirësi të gjuhës së shprehur. Të dy termat i

referohen humbjes së plotë ose të pjesshme të aftësive komunikuese verbale për shkak të dëmtimit

apo deformime të qendrave gjuhësore të trurit. Diagnostikimi i disfazisë mund të kryhet vetëm pas

vërtetimit të mungesës së shurdhësisë dhe të prapambetjes mendore. Tipari kryesor i kësaj

vështirësie është pamundësia për të kuptuar gjuhën dhe për ta folur atë.

3.6.3Vështirësi në përpunimit e të dhënave auditive

Aftësia për të dëgjuar gjërat në mënyrë korrekte ndikon në masë të madhe aftësinë për të lexuar,

shkruar dhe shqiptim.Një paaftësi për të dalluar dallimet delikate në tingujt, ose dëgjimi i tingujve

me shpejtësi të gabuar e bën të vështirë të dalësh me fjalë dhe të kuptosh konceptet themelore të

leximit dhe të shkrimit.Individët me çrregullim të përpunimit auditor APD (Auditory Processing

Disorder) nuk i njohin dallimet delikate midis tingujve me fjalë, edhe kur tingujt janë me zë të

lartë dhe të qartë sa duhet për t'u dëgjuar(Cortiella&Horoeitz,2014). Ata gjithashtu mund të gjejnë

të vështirë të tregojnë se nga vijnë tingujt, të bëjnë kuptimin e rendit të tingujve, ose të bllokojnë

zhurmat e sfondit.

Fëmija mund të ketë vështirësi në:

Të dëgjuarit në klasë (ndjekjen me dëgjim të mësimit).

Të dallojë fjalë me përbërje zanore përafërsisht të ngjashme luli-lumi.

I pavëmendshëm kur i flitet.

Filtron zhurmat e sfondit (p.sh reagon ndaj zhurmave në korridor, jashtë).

Në të kuptuarit e gjithçkaje që thuhet (të mësojë pjesë nga ato qe thuhen).

Vështirësi në të mbajturit mend të asaj që thuhet (neglizhon pjesë fjalësh nga ato që

dëgjon).

Page 31: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org€¦ · këtij plani (PDP) u mundësohet nxënësve kushte të favorshme që të ndërtohet një sistem i përshtatshëm ku ai realisht mund të

31

Vështirësi në shqiptimin e disa fjalëve.

Kuptimi i njëjtë për fjalë të ndryshme (i hapur-i mbyllur).

Fjalor i varfër në të folur dhe moskuptim i asaj çka thuhet.

3.6.4Vështirësi në përpunimit e të dhënave vizuale

Fëmijët me probleme të përpunimit vizual kanë vështirësi të bëjnë kuptimin e informacionit të

marrë nëpërmjet syve të tyre. Ekzistojnë lloje të ndryshme të çështjeve të përpunimit vizual. Kjo

përfshin:

Problemet që tregojnë dallimin midis madhësisë, formës dhe ngjyrës së objekteve.

Konfuzioni rreth simboleve të shkruara si ato të përdorura në matematikë.

Vështirësia në gjykimin e distancës.

Vetëdija e varfër hapësinore(Cortiella&Horoeitz,2014).

KAPITULLI IV

4.Identifikimi i nxënësve me vështirësi dhe planifikimi i përkrahjes

individuale

Identifikimi i nxënësve, që përparojnë me vështirësi është parakusht themelor për trajtimin e drejtë

të tyre pedagogjik.Bëhet në bazë të vrojtimit të organizuar të arsimtarit dhe të anëtarëve të

shërbimit pedagogjik-psikologjik të shkollës, në rast nevoje edhe të mjekëve specialist.

Bashkëpunimi i prindërve është i domosdoshëm, jo vetëm me rastin e identifikimit të këtyre

nxënësve, por edhe atëherë kur zhvillohet aktiviteti i caktuar pedagogjik për zbutjen ose evitimin

e shkaqeve dhe të pasojave të vështirësive. Identifikimi i nxënësve, që përparojnë me vështirësi

përfshin:

njohjen e zhvillimit anatomik-fiziologjik të nxënësit që përparon me vështirësi,

njohjen e aftësive psikike-intelektuale dhe emotive, dhe

njohjen e kushteve material, kulturore, arsimore dhe sociale në të cilat jeton dhe vepron

dhe vepron nxënësi që përparon me vështirësi (Brada,1994).

Page 32: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org€¦ · këtij plani (PDP) u mundësohet nxënësve kushte të favorshme që të ndërtohet një sistem i përshtatshëm ku ai realisht mund të

32

Pas identifikimit të kapaciteteve ekzistuese te fëmija, si dhe në fushat në të cilat paraqiten

vështirësitë, duhet të bëjë plan për intervenim, në të cilin të gjitha aktivitetet do të mendohen mirë,

do të rrjedhin në mënyrë të koordinuar dhe në funksion të përmirësimit të gjendjeve, ndërsa me

qëllim që nxënësi të përgatitet për mësimnxënie dhe për funksionim më të mirë në jetë, gjatë së

cilës me rëndësi të veçantë është intervenimi i hershëm.

Në rast për nxënësin përgatitet Plani Edukativ Individual (PIE).

Të gjitha aktivitetet të cilat janë planifikuar dhe realizuar që më parë është e nevojshme të

evidentohen, gjatë së cilës është shumë me rëndësi që të bëhet refleksioni i detajuar i secilit

aktivitet të realizuar.

Kjo do të thotë të shënohet se çka është bërë dhe si është bërë, me çfarë qëllimi, të përshkruhet në

mënyrë të detajuar sjellja e nxënësit, të gjithë atë që ka bërë gjatë aktivitetit dhe ate që ka biseduar,

vështirësitë të cilat i ka hasur, sukseset të cilat i ka arritur, bile edhe atëherë kur ata suksese janë

vetëm një hap i vogël.

4.1 Plani Edukativ Individual (PEI)

Plani Edukativ Individual (PEI) është tërësia e instrumenteve vepruese, materialeve,

metodologjive, aktiviteteve didaktike dhe hapave funksionalë të cilët përdorën në rastet e nxënësve

të diagnostifikuar me çrregullime dhe handikape të ndryshme (Garuli,2018). Ndërsa plani didaktik

i personalizuar (PDP) është e njëjta strategji, por për nxënësit me çrregullime në të nxënë.PEI

ndërtohet fillimisht mbi bazën e një diagnoze të mirëpërcaktuar.

PEI nëpërmjet të gjithë elementëve përbërës të tij, është në instrument ndihmës dhe funksional, i

cili ka një vlerë praktike për mësuesit dhe të gjithë profesionistët e tjerë gjatë punës me fëmijët me

çrregullimet dhe problematika zhvillimi.

4.2 Planit didaktik i personalizuar (PDP) për nxënësit me vështirësi në të nxënë

Plani didaktik i personalizuar (PDP) është një nga instrumentet kryesorë që përdoret në kontekstin

shkollor si pjesë e strategjive ndërhyrëse tek nxënësit me çrregullime në të nxënë. Ndryshimi i

PDP nga PEI, është sepse PEI zbatohet kryesisht në rastet e nevojave të veçanta dhe çrregullimeve

më të rënda se ato te të nxënit (Garuli,2018).

Page 33: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org€¦ · këtij plani (PDP) u mundësohet nxënësve kushte të favorshme që të ndërtohet një sistem i përshtatshëm ku ai realisht mund të

33

Pasi që të identifikohen dhe vlerësohen fushat në të cilat ka nevojë për ndërhyrje e gjithë

përgjegjësia bie mbi shkollën, stafin pedagogjik në bashkëpunim me psikologun, të ndërtojnë

planin didakik të personalizuar për nxënësin me çrregullim në të nxënë.PDP është një mjet i

dobishëm dhe ndihmës për çdo mësues.

Përball vështirësive që shkaktojnë çrregullimet e të nxënit, mësuesit e psikologët organizohen për

të gjetur rrugët e duhura që t’u përgjigjet nevojave të këtyre nxënësve.Ky plan hartohet posaçërisht

për çdo nxënës në përputhje me nevojat e tij shkollore dhe te të nxënit, gjë që është avantazh i

madh për secilin nxënës me çfarëdo çrregullimi në të nxënë.PDP konsiderohet si instrument

ndërhyrës efikas në rast ku funksionon në përputhshmëri me objektivat e përcaktuara për

përmirësimin e aftësive të fëmijës dhe ku është i orientuar:

a) Në mënyrë realiste-duke marrë parasysh pikat e forta dhe të dobëta të fëmijës, duke mos

vendosur objektiva që nuk përputhen me aftësitë e nxënësit në lëndë të veçanta.Që

objektivat e vendosura në PDP të jenë realiste, duhet gjithashtu të përshtaten me një sere

kushtesh të tjera; infrastruktura e klasës, numri total i nxënësve, prania e nxënësve të tjerë

me nevoja të veçanta, ekspertiza profesionale e mësuesit.

b) Në mënyrë kohrente– PDP është një punë e dyfishtë mes mësuesve dhe prindërve.Për të

arritur objektivat e vendosura punohet paralelisht në shkollë dhe në shtëpi. Gjithashtu ,

koherenca në zbatimin e PDP do të duhet të shfaqet midis mësuesve të disiplinave të tjera

përveç asaj ku nxënësi paraqet vështirësi, kur nxënësi ndërron klasë, vit shkollor apo kur

lëviz nga njëra shkollë në tjetrën, si dhe duhet të përmbajë fushat kryesore mbi të cilat do

të bazohet trajtimi dhe rruga konkrete sesi do të veprohet gjatë aktiviteteve në orën e

mësimit.

c) Në mënyrë të përqendruar dhe cilësore - PDP nuk është një përshkrim i detajuar dhe i

përsëritur i procesit diagnostik dhe raportit të vlerësimit, përkundrazi duhet të shërbejë si

udhëzues praktik i hartuar specifikisht, qëllimisht dhe individualisht për secilin nxënës

disleksik, disalkulik, disortografik.

4.2.1 Përmbajtja e PDP (Planit didaktik i personalizuar)

1. Gjeneraliteti i secilit nxënës – të dhënat e përgjithshme identifikuese; emër, mbiemër,

ditëlindje, vendlindje, adresë, atësi, mëmësi, numra kontakti telefoni.

2. Lloji i çrregullimit dhe vështirësive- përshkrimi i të dhënave dhe informacioneve mbi

çrregullimin e të nxënit apo specifikimit i ndonjë diagnoze tjetër, nëse ka.

Page 34: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org€¦ · këtij plani (PDP) u mundësohet nxënësve kushte të favorshme që të ndërtohet një sistem i përshtatshëm ku ai realisht mund të

34

3. Veprimtaritë didaktike individuale- përshkrimi i ndërhyrjeve të vendosura të cilat i

adresohen individualisht nxënësit. Kjo pjesë përbën thelbin e planit didaktik.

4. Instrumentet kompensuese- përmban konkretisht elementët që do të përdorën si mjete

ndihmëse për nxënësin gjatë veprimtarive mësimore.

5. Aktivitetet përjashtuese – përcaktohen aktivitetet dhe veprimtaritë në të cilat nxënësi me

çrregullim në të nxënë nuk do të angazhohet njësoj me nxënësit e tjerë (jo gjithmonë, por

vetëm nëse është nevoja) dhe format alternative me të cilat do të zëvendësohen detyrat dhe

provimet.

6. Mënyrat e vlerësimit dhe testimit- përshkrimi i teknikave dhe metodologjive të përdorura

në vlerësim.

7. Angazhimet e familjes – përcaktohet konkretisht roli, qëndrimi dhe detyrat e familjes gjatë

gjithë procesit të ndërhyrjes dhe mbështetjes së fëmijës disleksik, dialkulik, disgrafik.

8. Miratimi prej prindërve – plani didaktik i personalizuar gjithmonë do të miratohet prej

prindërve; miratim që shprehet në formë të shkruar dhe i shoqëruar me firmat përkatëse

(Garuli,2018).

Përfundimi

Në këtë punim jam përpjekur që të përfshijë gjëra të rëndësishme nga literaturat me të cilat kam

punuar gjatë gjithë kësaj kohe.

Studimi i vështirësive në të nxënë ka një rëndësi të veçantë në pikëpamjen njohëse dhe

metodologjike me qëllim hartimin e strategjive të mësimdhënies, trajtimit të paaftësive në të

mësuar dhe përfshirjes të të gjithë nxënësve në veprimtari mësimore.

Partneriteti shkollë-familje është një faktor i rëndësishëm në edukimin e fëmijëve.Përfitimet e këtij

partneriteti janë konkrete si për prindërit ashtu edhe për mësuesit në dobi të edukimit të nxënësve.

Prindërit dhe mësuesit janë“ avokatë” të mbrojtjes së interesave të nxënësve në shkollë e familje.

Shkolla luan një rol të padiskutueshëm në forcimin e këtij partneriteti të sinqertë, të hapur e

plotësues të njëri-tjetrit.Shkollat gjithëpërfshirëse promovojnë dhe sigurojnë edukim dhe arsimim

për të gjithë fëmijët pa marr parasysh kushtet e tyre fizike, intelektuale, shoqërore, emocionale dhe

gjuhësore.

Gjithëpërfshirja është proces i cili nuk mund të arrihet brenda një kohe të shkurtër. Kjo ka si synim

ndryshimin e vazhdueshëm të sistemit arsimor, të shkollës por edhe të vete mësimdhënësit për ta

bërë atë më fleksibil, më të përshtatshëm për t'ju përgjigjur nevojave dhe larmisë së nxënësve.

Page 35: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org€¦ · këtij plani (PDP) u mundësohet nxënësve kushte të favorshme që të ndërtohet një sistem i përshtatshëm ku ai realisht mund të

35

Synimi është që shkolla të jete një vend ku çdo fëmijë apo nxënës të ketë mundësi të shpalosë

vlerat individuale, të ndjehet i pranuar dhe i vlerësuar dhe të përfitojë maksimalisht nga procesi

mësimor.

Çdo nxënës ka nevoja dhe aftësi të ndryshme dhe për këtë arsye ka nevojë që mësimdhënësi të

ketë informata për fëmijët në mënyrë që mësimdhënia e cila të zhvillohet të jete e përshtatshme

me nevojat dhe interesimet individuale të nxënësve.Mësuesit si profesionistë duhet të mbështesin

prindërit me njohjen e vështirësive të nxënësve, në zbatimin e strategjive të të nxënit duke i

përfshirë ata në vendimmarrjen në shkollë, në përcaktimin e objektivave mësimore dhe në

ndërtimin e PDP (Plani didaktik i personalizuar).

Për këta fëmijë duhet një organizim, një mbështetje, një motivim më i veçantë që ata në këtë

mënyrë të ndihen të barabartë me moshatarët e tyre.

Literatura

Garuli, L. (2018). Çrregullimet e të nxënit: Vështirësi në lexim, shkrim dhe shprehitë

matematikore.GEER, Tiranë;

Brada, R .(1994). Pedagogjia shkollore.Dugagjini , Pejë;

Musai, B. (1999). Psikologji Edukimi- zhvillimi, të nxënët, mësimdhënia, Pegi,Tiranë;

Musai, B. (2003). Metodologji e mësimdhënies, CDE, Tiranë;

Musai, B. (2003). Metodologji e mësimdhënies,botimi i dytë, CDE, Tiranë;

Morris, G.Ch & Maisto, A.A. (2008). Psikologjia shkenca e proceseve mendore dhe e sjelljes

njerëzore,CDE, Tiranë;

Cortiella,C & Horoeitz, H.Sh. (2014).The State of Learning disabilities.National Center for

Learning Disabilities, New York;

Westwood, P. (2001). Reading and Learning Difficulties.West wood, London;

Page 36: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org€¦ · këtij plani (PDP) u mundësohet nxënësve kushte të favorshme që të ndërtohet një sistem i përshtatshëm ku ai realisht mund të

36

Tasevska, A & Mickovska, G. (2017).Përkrahja nxënësve me vështirësi në mësim. Byro për

zhvillimin e arsimit, Shkup;

Kulla, F& Remaçka, L & Ndrio, M. (2014).Jam mes jush, i ngjashëm, i ndryshem, i

barabartë(manual). World vision,Tiranë;

Pennington, B.F. (2009). Diagnosing Learning Disorders: A Neuropsychological Framework.

Guilford Press, New York;

Udhëzues praktik për hartimin dhe zbatimin e Planit Edukativ Individual (PEI)

IADSA & Universiteti “Marin Barleti” (UMB). (2015). Moduli “Nxënia aktive”.