punim diplome - edukimi.uni-gjk.org muriqi... · fjalët kyqe: sindroma down, prindërit,...
TRANSCRIPT
UNIVERSITETI I GJAKOVЁS
“FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI PARASHKOLLOR
PUNIM DIPLOME
TEMA: Aplikimi i metodave kreative në edukimin dhe arsimimin e
fëmijëve me Sindromën Down
Udhёheqёsi shkencor: Kandidatja:
Prof. Ass. Dr. Shefqet Mulliqi Qendresa Muriqi
Gjakovë, 2018
2
Ky punim diplome u mbrojt me _______________ para komisonit vlerësues në përbërje:
_______________________________ Kryetar
________________________________ Anëtar
________________________________ Anëtar
Komisioni vlerësues e vlerësoj punimin me noten _____________________ ( _____ )
3
Pëmbajtja
Mirënjohje ......................................................................................................................... 5
Abstrakt ............................................................................................................................. 6
Abstract .............................................................................................................................. 7
Hyrje................................................................................................................................... 8
KAPITULLI I.................................................................................................................... 9
1. Fëmijët me Sindromën Down ..................................................................................... 9
1.1. Historia e Sindromës Down ................................................................................... 10
1.2. Llojet e Sindromës Down ....................................................................................... 11
KAPITULLI II ................................................................................................................ 12
2. Metodologjia e hulumtimit ........................................................................................ 12
KAPITULLI III .............................................................................................................. 14
3. Lindjet me Sindromën Down .................................................................................... 14
3.1. Karakteristikat fizike të personave me Sindromën Down ...................................... 16
3.2. Problemet me të cilat ballafaqohen fëmijët me Sindromën Down......................... 17
KAPITULLI IV .............................................................................................................. 18
4. Si duhet të sillemi me fëmijët me Sindromën Down ................................................ 18
4.1. Si duhet dhe nuk duhet të shprehemi me fëmijët me Sindromën Down ................ 19
KAPITULLI V ................................................................................................................ 20
5. Arsimimi i fëmijëve me Sindromën Down ............................................................... 20
5.1. Metodat që aplikohen të fëmijët me Sindromën Down .......................................... 22
KAPITULLI VI ............................................................................................................... 23
6. Interpretimi i të dhënave ........................................................................................... 23
6.1. Analizimi i hipotezave ........................................................................................... 41
4
Përfundimi ....................................................................................................................... 42
Rekomandime .................................................................................................................. 43
Referenca ......................................................................................................................... 44
Literatura......................................................................................................................... 45
Shtojcë ............................................................................... Error! Bookmark not defined.
5
Mirënjohje
Pas katër viteve studimi i erdhi fundi qëllimit tim, përfundimi me sukses i studimeve në
këtë universitet. E lumtur me faktin që kam ardhur në përfundimin e studimeve dhe që
pata nderin të jem një prej studenteve të këtij universiteti, ku mora njohuri për drejtimin
tim.
Personat të cilët më ndihmuan për realizimin e kësaj teme, ju jam mirënjohëse dhe
shprehi falenderime të pafundme për ta.
Një falenderim të veçantë ja shprehi profesorit Shefqet Mulliqi, i cili ishte ndihmësi
kryesor dhe udhëheqësi im për finalizimin e kësaj teme me sukses.
Falenderim tjeter kam edhe për mikët e mija, që së bashku kaluam në këtë rrugëtim i cili
na ndihmojë pafund të zgjeronim njohuritë tona.
Kurse në fund falenderimin më i madhë dhe më të thellë ja dedikoj familjes sime, të cilët
më përkrahën në secilën ditë të këtijë studimi, nga fillimi dhe deri në përfundim.
Jam mirënjohëse për të gjithë ju. Pa ju nuk do të mund të arrija këtu ku jam sot!
6
Abstrakt
Persona me Sindromën Down ka në të gjithë botën. Sindroma Down d.m.th një fëmijë që
ka lindur me karakter specifik apo special nga fëmijët e tjerë. Fëmijët me Sindromën
Down kanë nevojë për kujdes, dashuri dhe kohë për të kaluar me ta nga familja e tyre.
Shumica e njerëzve reagojnë mjaft keq me fëmijët që kanë Sindromën Down. Largohen
nga ata, i injorojnë e ndonjëherë perdorin edhe ndonjë fjalë që i ofendon. Por njerëzit nuk
duhet të veprojnë në këtë mënyrë, ata duhet të jenë të dashur me fëmijët me Sindromën
Down. Ata duhet të bisedojnë me ta, të qeshin me ta, të luajnë, të shikojnë televizion
bashkë, të realizojnë aktivitete së bashku pra të kalojnë kohë të këndshme së bashku. Ka
edhe raste kur edhe prindërit nuk i pranojnë fëmijët e tyre të lindur me Sindromën Down.
Edhe në këtë rast nuk duhet të veprohet në këtë mënyrë, pasi që prindërit duhet të i lënë
menjanë ndjenjat negative dhe të mundohen që të i fusin në jetën e tyre. Ata duhet të
lexojnë sa më shumë udhëzues, libra që të zgjerojnë njohuritë për Sindromën Down, në
mënyrë që të jenë në dijeni se si të sillen, kujdesen me fëmijët me Sindromën Down. Në
të kaluarën mund të themi se ka pasur paragjykime dhe mospërfshirje të personave me
Sindromën Down si në shoqëri ashtu edhe në shkollim, mirëpo me kalimin e viteve
qëndrimet ndaj personave me Sindromën Down kanë ndryshuar. Tani edhe fëmijët me
Sindromën Down sikur fëmijët e tjerë kanë të drejtën e arsimimit dhe kanë të drejtë të
jenë pjesë e shoqërisë sonë. Tani kemi edhe gjithëpërfshirjen e cila është e pranishme në
të gjitha institucionet arsimore, dhe është një proces i cili mundëson edukimin dhe
arsimimin e të gjithë fëmijëve pa dallime. Për fëmijët me Sindromën Down ka rëndësi që
të vijojnë shkollimin në ambiente të cilat janë të përshtatshme dhe të jetë e pranishme
edhe gjithëpërfshirja.
Fjalët kyqe: Sindroma Down, prindërit, shkollimi, gjithëpërfshirja etj
.
7
Abstract
There are a lot of persons with Down Syndrome in all around the world. Down Syndrome
means a child that has born with special or specific character from the other children.
Children with Down Syndrome need care, love and time to spend with their family. A lot
of peoples react very bad with children with Down Syndrome. Leave them, ignore them
and sometimes use word that offend. But they don’t have to act in this way, they must be
lovely with children with Down Syndrome. They have to talk, laugh, play, watch TV
together to realize activities, to spend graceful moments together. There are cases when
parents don’t accept their children, that have born with Down Syndrome. In this case
don’t have to behave in this way, because parents have to leave away negative feelings
and to try to put then in their lines. They have to read more guidelines, books to expend
knowledge for Down Syndrome, to know how to behave to care with Syndrome children.
We can say that in the past we had a lot of prejudice non inclusion of persons with Down
Syndrome in friendship and in tuition but, with years passing attitudes toward people
with Down Syndrome has changed. Now children with Down Syndrome are like other
children, have the right of education and they have right to be a part of our friendship.
Now we have inclusion which is present in all educational institutes and is a process
which enables education of all children without distinction. Foe children with Down
Syndrome is important to continue education in convenient environment wich is presen
inclusiveness.
Key words: Down Syndrome, parents, education, inclusiveness etc.
8
Hyrje
Në ditët e sotme personat me Sindromën Down mund të gëzojnë një jetë të gjatë. Edhe
pse thuhet se personat me Sindromën Down e kanë të vështirë për të arritur qëllime në
jetë, ata me mbështetjen e duhur mund që të arrijnë të gjitha qëllimet që duan të i
realizojnë. Shumica e personave me Sindromën Down mësojnë të flasin, të ecin dhe
shumë prej tyre edhe arsimohen dhe bëjnë një jetë të plotësuar. Sindroma Down
shoqërohet me vonesë në zhvillimin konjtiv (zhvillimin mendor) dhe zhvillimit fizik të
individëve të lindur me këtë sindromë. Për ketë arsyje është e nevojshme që gjithmonë të
vlerësohen aftesitë e fëmijëve me Sindromën Down, të kemi njohuri se si zhvillohen në
mënyrë që të ndërtohet një plan për një metodë e cila është më efektive për të mësuar.
Fëmijët me Sindromën Down nuk kanë ndonjë sjellje të caktuar. Ata mundohen që ta
shprehin vetveten përmes sjelljeve të tyre. Ёshtë e nevojshme që të shikohet edhe përtej
sjelljeve për ta kuptuar mesazhin që ata fëmijë po mundohen të japin. Ёshtë e
rëndësishme për ta që të pranohen nga familja dhe komuniteti edhe gjatë ndryshimit të
moshës pasi ata mund të jenë të përgjegjshëm sikurse të gjithë fëmijët e tjerë. Fëmijët me
Sindromën Down kanë të drejtë të marrin pjesë në klasat e rregullta, të jenë pjesë e
gjithëpërfshirjes dhe të socializohen me fëmijët e tjerë. Një fëmijë me Sindromën Down,
tregon më shumë sukses nëpër shkolla me gjithëpërfshirje dhe ku mbeshtetet si pjesë e
kultures së asaj shkolle. Arrijnë më shumë sukses në shkolla ku nxënësit me nevoja të
ndryshme janë të pranishëm dhe janë të pranuar në ambientin e shkollës. Këta fëmijë
mund të përfshihen në të gjitha aktivitetet shkollore dhe mund të pritet nga ta më e mira
dhe gjithashtu mund të priten rezultate të mira në arsimimin e tyre.
9
KAPITULLI I
1. Fëmijët me Sindromën Down
Fëmijët me Sindomën Down janë pothuajse sikur gjithë fëmijët e tjerë kur lindin.
Fatkeqsisht në fillim nuk mirpriten nga prindërit. Të rritësh një fëmijë nuk është e lehtë, e
sidomos kur ai është me Sindromën Down. Fjala “Sindrom” përfshin të gjithë ata fëmijë
që ndajn karakteristika të njëjta. Fëmijët me Sindromën Down janë në të gjitha vendet e
botës, në të gjitha komunitetet qofshin ata prindër të pasur ose të varfër. Sa më e vjetër të
jetë nëna, aq më të mëdha janë shanset për të lindur një fëmijë me Sindromën Down.
Sindroma Down nuk është as sëmundje dhe as diçka që mund të ngjitet. Individët që e
kanë Sindromën Down nuk kanë nevojë të kalojnë jetën e tyre të shtrirë në shtrat në
shtëpi apo në spital. Nuk egzistojnë persona me Sindromën Down “të lehtë“ ose “të
rëndë“. Njerëzit ose e kanë Sindromën Down ose nuk e kanë. Fëmijët me Sindromën
Down kalojnë në të njejta stade të zhvillimit njësoj sikur fëmijët që nuk e kanë
Sindromën Down, por krahasur me moshatarët e tyre fëmijët me Sindromën Down ju
nevojitet më shumë kohë dhe ndihmë nga familja dhe profesionistët e sherbimeve
terapeutike për të qendruar ulur, për të ecur, për të folur etj. Nësë një person me
Sindromën Down ka një trajtim të kujdesshëm, në nivel të lartë atëhere personi që ka këtë
sindromë, mund të këtë një jetë të gjatë, të jetë një person i pavarur, të punoj si individët
e tjerë, të studioi etj. Fëmijët që janë më të rritur janë të vetëdijeshëm që kanë Sindromën
Down. Gjithashtu edhe shumë të rritur me Sindromën Down ndjekin studimet, punojnë
edhe martohen. Programe të mira që ndikojnë në edukimin, arsimimin e personave me
Sindromën Down, kujdesi i mirë shëndetsor, mbështetja pozitive nga familja, rrethi,
komuniteti etj bëjnë që personat me Sindromën Down të zhvillohen dhe të jetojnë në
mënyrë të rregullt, të realizojnë qëllimet e tyre. Në të kaluarën, për shkak të kushteve jo
të mira jetësore dhe moszhvillimit të kardiokirurgjisë pediatrike, vdekshmëria e fëmijëve
ka qenë rreth 50% më e lartë. Falë përmirësimit të kushteve jetësore, përkujdesjes së mirë
mjekësore, përdorimit të antimikrobikëve dhe përparimit të kardiokirurgjisë pediatrike,
sot më shumë se 50% e fëmijëve me Sindromën Down arrijnë të jetojnë deri në moshën
50 – 60 vjeç. (Azemi & Shala & bashkëautor, 2010).
10
1.1. Historia e Sindromës Down
Sindroma Down është emer që përdoret për të përshkruar fëmijët me karakteristika të
veçanta. U emërua sipas doktorit britanik Dr. John Longdon Down, i cili e zbuloi për herë
të parë në vitin 1866, i cili në fillim e ka quajtur monogolizëm. Individët me Sindromën
Down kanë 47 kromozome, një kromozomë më shumë në krahasim të individëve pa këtë
sindromë. Zakonisht diagnostifikimi i Sindromës Down dyshohet menjëherë pas lindjes,
në saje të pamjes fizike të foshnjës dhe nese dyshohet për Sindromën Down atëhere duhet
të bëhet një test për kromozomet mënjëhere pas lindjës së foshnjës. Shkaktari i
Sindromës Down është ende i panjohur nga ana shkencore, dhe nuk ka ndonjë ilaq që e
shëron këtë sindromë. Kjo sindromë ka qenë e pranishme që nga fillimi i historis së
njerëzimit. Në disa vende të ndryshme, njerëzit i trajtonin fëmijët me Sindromën Down
në menyra të ndryshme. Disa ishin të frikësuar nga njerëzit qoftë nësë kishin një
deformim të vogël. Në disa vende si p.sh në Greqi, të lindej një fëmijë me deforimim apo
me sindromë atëhere ishte një denim i dërguar nga Zoti. Në Rumani babai është dashur të
vriste fëmijën e tij, nëse kishte deformime ose nëse ishte me Sindromën Down. Por në
disa vende të tjera nuk mendonin e as nuk vepronin kështu, por u jepnin mbështetje,
mbrojtje etj. Sot njerëzit me Sindromën Down jetojnë gjatë aq sa njerëzit e tjerë, sepse
kanë kujdes dhe jetojnë shëndetshëm. Mendohet që sa më shumë të jetë një grua e vjetër
shtatëzanë, aq më shumë është mundësia e lindjes së fëmijës me Sindromën Down, por
mund të lindin edhe gratë të cilat janë të reja. Prindërit janë të lumtur se do të ju vije në
jetë një fëmijë, por kur e kuptojnë se fëmija është me Sindromën Down ata ndihen sikur
kanë humbur diqka të veçantë, mërziten dhe pyesin veten se pse më ndodhi mua. Por ka
edhe prindër të tjerë që e kuptojnë faktin që kanë një fëmijë me sindromë dhe vetëm e
mendojnë një jetë sa më të mirë për ta. Mbështetja nga shoqëria te personat me
Sindromën Down ka një rol mjaftë të rëndësishëm për jetën e tyre. Sindroma Down nuk
është e shërueshme, por njerëzit me Sindromën Down mund të përparojnë si të gjithë të
tjerët me aktivitete, ushtrime, terapi fizike etj. Kohë më parë nuk kishte njohuri për
njerëzit me Sindromën Down dhe askush nuk kishte eksperienc se çka duhet bërë. Kurse
tani është ndryshe, sepse ka më shumë njohuri dhe ndihmë nga mjekët, mësimdhënësit,
psikologët etj.
11
1.2. Llojet e Sindromës Down
Egzistojnë tre lloje të Sindromës Down, dhe ato janë:
1. TRIZOMIA 21 - e pa shkëputur e cila është më e hasur. Të gjitha qelizat kanë një
kromozom shtesë.
2. TRANSLOKACIONI - ky lloj ndodh kur një pjesë e kromozomit 21, bashkangjitet në
kromozomet e tjera. Këta fëmijë të këtij lloji zakonisht kanë dy kopje të kromozomit 21
por ata kanë edhe material shtesë nga kromozomi 21 i bashkangjitur kromozomit të
translokuar.
3. Sindroma e formës MOZAIK - ky lloj ndodh kur vetëm disa qeliza kanë një kromzom
shtesë, por qelizat tjera në trup janë me 46 kromozome. (Routh, 2004)
Fig.1 Pamja e fëmijës me Sindromën Down Fig.1.1 Pamja e fëmijës me Sindromën
me Translokacion Down me Trizomia
12
KAPITULLI II
2. Metodologjia e hulumtimit
a) Objekti i hulumtimit
Në këtë punim si objekt hulumtimi, janë dy qendra “Qendra për jetë të pavarur” –
Vitomericë në Pejë, “Duartë plot mëshirë” po ashtu në Vitomericë në Pejë dhe kopshti
“Engjujt” Pejë. Gjithashtu pjesë e këtij hulumtimit janë edhe disa prindër të cilët kanë
fëmijët me Sindromën Down.
b) Qëllimi i hulumtimit
Qëllimi i këtij hulumtimit është që të njohim cilësit e shkollave të cilat janë për fëmijët
me Sindromën Down. Duke u nisur nga fakti që tani më ka filluar aplikimi i arsimit të
gjithëpërfshirjes, duhet që të kemi parasysh se duhet të dimë se si duhet të i çasemi një
fëmije me Sindromën Down nëse kemi në klasë. Secili fëmijë ka nevoja pavarsisht nëse
janë nevoja të veçanta apo jo, por te disa fëmijë këto nevoja janë më të theksuara. Kështu
që ne si mësuese na takon që të ju ndihmojmë dhe të i bëjmë të ndihen të barabartë në
shoqëri.
c) Hipotezat e hulumtimit
H. Supozojmë se janë të trajnuar edukatoret të cilat punojnë me fëmijët me Sindromën
Down.
H.1. Supozojmë se bashkëpunimi në mes edukatoreve dhe prindërve te fëmjëve me
Sindromën Down është shumë i mirë.
13
ç) Metodat dhe teknikat e hulumtimit
Ky punim diplome do të realizohet me ndihmën e metodave sasiore dhe cilësore, të cilat
ndihmojnë në mbledhjen e të dhënave lidhur me temën e hulumtimit. Metodat e përziera
sasiore dhe cilësore sigurojnë të dhënat e ardhura nga dy metodat, ku njëra siguron të
dhënat nga pyetësorët dhe tjetra siguron histori apo shpjegime rreth ngjarjes. Si teknikë
për mbledhjen e informacioneve janë pyetësorët.
d) Popullacioni dhe mostra
Popullacioni në këtë hulumtim e përbëjnë tre edukatore të “Qendra për jetë të pavarur”,
dy edukatore të qendrës “Duart plot mëshirë” dhe nëntë edukatore të kopshtit “Engjujt”
në Pejë. Hulumtimi është realizuar edhe me njëzet prindër, të cilët janë prindër të
fëmijëve me Sindromën Down.
14
KAPITULLI III
3. Lindjet me Sindromën Down
Nga të gjitha çrregullimet që lidhen me kromozomet, Sindroma down është më e
përhapura. Diagnostifikimi i Sindromës Down, dyshohet menjëhere pas lindjes së fëmijës
në bazë të pamjes fizike.
Tani do të cekim edhe moshen e nënes, e cila ka shansa për të pasur një fëmijë me
Sindromën Down.
Mosha 21 – 1 në 1600 raste,
Mosha 35 – 1 në 370 raste,
Mosha 40 – 1 në 110 raste,
Mosha 45 – 1 në 35 raste. (Routh, 2004)
Nga momenti i lindjes duhet që personat që janë të prekur nga Sindroma Down, të kenë
kujdes të veçantë në çdo aspekt. Duhet pasur kujdes ndaj foshnjave ti ushqejmë në
mënyrë të rregullt, të bëjmë kontrollimin e temperaturës, duhet të sigurohemi që foshnja
ka mjaftë ngrohtë, dhoma ku fëmija qendron nuk duhet të jetë shumë e ftohtë gjatë natës.
Duhet të kemi kujdes edhe ndaj lëkurës së foshnjës, pasi lëkura mund të jetë shumë e
thatë, dhe duhet që të bëjmë masazh në të gjitha pjesët e siperfaqes së lekurës me vaj që
është i posaqëm për fëmijët. Fëmija i lindur me Sindromën Down është si fëmijët e tjerë.
Ai ose ajo qan, flen pra bëjnë të njejtat gjëra si fëmijët e tjerë, por që prindi i vëren disa
probleme apo mund ti vërejë kur ata fillojnë të rriten. Ka disa raste kur disa prindër
lodhen duke ju kushtuar kujdes të veçantë fëmijëve me sindromë, dhe këtë lodhje fëmija
e vëren dhe ndihet keq, i duket sikur prindërit nuk i duan më dhe distancohen nga
gjithqka. Menjëherë pas lindjes mund të vërehen fëmijët që lindin me Sindromën Down
dhe ata mund të dallohen në bazë të disa shenjave.
15
Fëmijët me Sindromen Down vërehen menjëhere pas lindjes me këto shenja:
- Duken më të dobtë, të plogësht,
- Janë të ngadalshëm në veprime,
- Kapakët e syve mund t’i kenë të enjtur, të skuqur,
- Sytë në formë të pjerrët,
- Kokën e shkurtër ose të vogël, të gjërë dhe të rrafshët mbrapa,
- Gojën e vogël, zakonisht e mbajnë të hapur,
- Supet e rrumbullakëta,
- Duart e shkurtra - në formë të rrumbullakët,
- Gishtin e madh të këmbë (në të shumtën e rasteve) të larguar paksa nga të tjerët etj.
(Zabeli, 2010, fq. 23)
Fig.2 Karakteristikat e fëmijëve me Sindromën Down
16
3.1. Karakteristikat fizike të personave me Sindromën Down
Personat me Sindromën Down, kanë një pamje karakteristike fizike. Përderisa fëmijët
tjerë fillojnë të ecin nga mosha 1 vjeçare, fëmijët me Sindromën Down fillojnë të
zvarritën, shtrihen e rrotullohen ka mosha 2 vjeçare. Zhvillimi fizik i tyre është më i
ngadaltë por edhe zhvillimi intelektual i tyre është i vonuar ne krahasim me
bashkëmoshatarët e tyre.
Disa nga karakteristikat janë:
- Probleme në të folur,
- Harmonizimi i dobët i muskujve,
- Shenja të bardha në irisin e syrit,
- Duar të shkurta dhe të gjëra me një vizë të thelluar të vetme në pëllëmbën e njerës dorë
ose të të dyjave duarve,
- Këmbë të gjera me gishta të shkurtër,
- Veshë të shkurtër dhe kokë të vogël,
- Gojën e kanë të vogël,
- Gjumë të madh e të zgjatur etj.
Theksojmë se jo të gjithë fëmijët mund të kenë shenjat e përmendura më lartë. Personat
bartës të kësaj sëmundje janë me sy mongoloidë dhe kanë një sërë çrregullimesh trupore
(në organet e qarkullimit të gjakut, në organet e tretjes). (Bajraktari & Berisha & Halili &
Gashi, 2012).
17
3.2. Problemet me të cilat ballafaqohen fëmijët me Sindromën Down
Disa nga problemet me të cilat ballafaqohen këta fëmijë janë:
- Problemet me muskuj,
- Problemet me eshtra,
- Problemet me vesh,
- Problemet me hundë,
- Problemet me epilepsi,
- Sëmundje të zemrës etj.
Përveq këtyre problemeve, egziston edhe një problem shumë i madhë për familjarët dhe
shoqërin e tyre që është të folurit. Këta fëmijë e kanë mjaftë të vështirë ta mësojnë gjuhën
e folur dhe është e veshtirë për ta që të kuptohen nga të tjerët, dhe ti kuptojnë nevojat e
tyre. Disa prej tyre e kanë më të lehtë të flasin me shenja ose me karta. Kur ata duan të
shprehin se çfarë kanë nevojë dhe nuk munden apo nuk arrijnë të kuptohen nga të tjerët,
ata behën shumë nervoz dhe mërziten. Një nga problemet tjera është fokusimi. Pra disa
fëmijë nuk janë në gjendje të fokusohen në klasë për atë se çfarë po flet mësuesi, i
pengojnë posterat që janë të vendosur në mur, zilja e telefonit etj. , por e gjithë kjo varet
nga prania e keqformimeve në organet vitale dhe nga kushtet e jetës.
18
KAPITULLI IV
4. Si duhet të sillemi me fëmijët me Sindromën Down
Sikur fëmijëve të tjerë, edhe fëmijëve me Sindromën Down ju është jepur mundësia e
jetës. Si fillim duhet të kemi parasysh që asnjëhere nuk duhet perdorur paragjykime ndaj
fëmijëve me Sindromën Down. Mbështetja jonë në të gjitha fushtat, ju ndihmon atyre që
edhe ata të përparojnë me jetën e tyre, të realizojn ëndrrat e tyre të cilat i kanë synim për
jetën e tyre. Që nga mosha e hershme, fëmijët me sindromën down duhet të jenë të
vetëdijshëm që janë të ndryshëm nga fëmijët e tjerë në disa aspekte. Mund të ndodh që
fëmijët me Sindromën Down, e kuptojnë kur të tjerët i veçojnë si p.sh mund të ndodh në
kopësht ku ata mund të vërejnë se moshatarët e tyre i shohin si të ndryshëm, nuk flasin
me ta, nuk luajnë bashkë etj dhe kjo sjellje mund të ndikoj negativisht dhe mund të
lëndohen. Edhe kur veçohen nga familjarët, fëmijët me Sindromën Down gradualisht e
kuptojnë që ndihen të ndryshem nga personat që i rrethojnë. Ata ndihen të sigurt kur e
posedojnë ndjenjën që i përkasin shoqëris sonë, dhe janë të pranueshëm nga ne dhe nuk i
dallojmë në asnjë aspekt. Ndodh që prindërit të ndihen të turpëruar që kanë një fëmijë me
Sindromën Down, dhe e largojnë nga shoqëria dhe këtu shtohet edhe një problem tjetër
në sjelljet e këtyre fëmijëve, pasi që ata në këtë rast ndihen të vetmuar. Prindërit duhet që
të jenë përkrahësit primar të fëmijëve të tyre me sindromë, dhe të ndihmojë në realizimin
e gjithë qëllimeve të tyre edhe nese ata e kanë bindjen se nuk mund të i realizojnë,
prindërit duhet të jenë në ndihmën e tyre. Ata nuk duhet të jetojnë jetën të izoluar,
përkundrazi ata duhet që të merren sa më shumë me aktivitet që të socalizohen më
fëmijët e tjerë, të zhvillojnë sport së bashku, të marrin pjese në aktivitetet muzikore, të
ndihen që edhe ata i përkasin shoqëris sonë. Ata ndihen të lumtur kur i përkasin
ativiteteve si të kërcimit, ku mësojnë levizje të ndryshme dhe kjo kënaqësi vërehet në
fytyrat e tyre. Duhet që gjithmonë të mundohemi të i lejojmë të i realizojnë aktivitetet të
vetëm, në menyrë që të mos bëhën të varur nga ne. Edhe ata sikur ne përjetojnë çdo
emocion. Nëse kemi në rrethin tonë një fëmijë me sindromë down, nuk do të thotë se ai
nuk është i aftë të sillet mirë. Edhe ata janë të zgjuar.
19
4.1. Si duhet dhe nuk duhet të shprehemi me fëmijët me Sindromën
Down
Fjalët të cilat ne i përdorim gjatë bashkëbisedimit me fëmijët me Sindromin Down, duhet
të kenë rëndësi të madhe. Ndonjëherë mund të kemi vështirësi për ti kuptuar, por është
shumë më rëndësi që të ju bëjmë me dije që ne jemi të interesuar per atë se çfarë ata po
mundohen të na tregojnë. Edhe nese duket se ajo se çfarë po përpiqen të tregojnë nuk ka
rëndësi ose është pa kuptim, prap duhet të jemi të vëmenshëm dhe të i dëgjojmë sepse
mund të kenë diqka me rëndësi për të na treguar. Duhet edhe që të jemi të durushëm
sepse nganjëherë mund të ndodh të mos dinë si të shprehen, ose si të tregojnë mirë atë se
qka duan të na interpretojnë. Ndodh që të fëmijët me Sindromin Down, disa të flasin edhe
me anë të gjesteve, të cilat i përdorin për të kërkuar diqka, për të treguar etj. Duhet që çdo
herë të jemi përkrah tyre dhe asnjëhere të mos i nënvlersojm, të mos përdorim fjalë
ofenduse dhe as të shprehim fjalë të cilat janë të gabuara dhe që i lëndojnë ata. Fjalët të
cilat nuk duhet të i shprehemi dhe ato të cilat lejohen të shprehen gjatë punës me ta janë:
Shprehjet e gabuara Shprehjet e sakta
Monolog Person, fëmijë me Sindromin Down
Vuan nga Sindroma Down Një person, fëmijë i prekur nga Sindroma Down
Me të meta, i çmendur, budalla Me aftësi ndryshe për të mesuar
Semundje, i-e mangut Gjendje gjenetike, mutacion gjenetik
Ata mund të ndihen të ofenduar nga këto shprehje, dhe kjo mund të ndikoj negativisht në
jetën e tyre. Ata kanë nevoj që çdo herë të kenë motiv, përkrahaje në gjithqka. Kur i
dëgjojmë fëmijët me interes, e stimulojmë që të tregoj mendimin, idetë e tyre pa hezituar.
Ata duhet të dinë se pavarisht ka rëndësi apo jo ajo se çfarë do të tregojnë, ne do të jemi
të gatshëm dhe në dispozicion që çdo here të i dëgjojmë.
20
KAPITULLI V
5. Arsimimi i fëmijëve me Sindromën Down
Deri tani vonë, shumë njerëz nuk kanë besuar se fëmijët me Sindromin Down mund të
mësojnë. Ata sot janë më aktiv dhe e jetojnë jetën si të gjithë të tjerët. Kjo do të thotë se
edhe arsimimi është i rëndësishëm për ta. Sot prindërit e fëmijëve me Sindromin Down
kanë shumë mundësi për zgjedhje të shkollave për arsimimin e fëmijëve të tyre. Mirpo
edhe shumë prindër mendojnë që mësimi në shtëpi është më i sigurtë për ta.
Përgjithësisht për këta fëmijë, pjesmarrja e tyre në shkolla me të gjithë bashkëmoshatarët
tjerë është mjaftë i rëndësishëm, sepse ndihen më të pavarur, më të aftë për të kryer punë
në momentin kur kuptojn që pranohen nga shoqëria ashtu siç janë, shoqërohen me njerëz
të rinjë, mësojnë të punojnë në grupe etj. Gjatë mësimit në shkollë, ata i kanë të njëjtat
obligime dhe detyra si fëmijët e tjerë por shkollimi mund të jetë problem për ta, sepse
muskujt e duarve nuk i kanë të zhvilluar mirë. Përdorimi i kompjuterit mund të jetë më i
lehtë për ta, sepse përdorin mausin (miun). Nësë prindërit fëmijët e tyre që nga lindja i
kanë inkurajuar që përmes lojrave të arrinë të mësojnë, ata do të vazhdojnë ketë proces në
kopshte dhe më vonë edhe në shkolla fillore. Shpesh fëmijët me Sindromin Down, nuk
janë në gjendje të tregojnë qartë se çfarë kanë përjetuar në shkollë dhe për këtë arsyje
mësimdhenësit ose terapeutikët duhet që në mënyrë të vazhdeushme të bisedojnë dhe të
ndihmojnë në zhvillimin e fëmijës. Disa prindër nuk ndihen mirë dhe nganjëherë nuk
kanë dëshirë të kenë konatakte me profesionist, gjithashtu edhe hezitojnë për të kërkuar
ndihmë nga mësimdhenësit dhe edukatoret e kopshteve që fëmijët e tyre të i vendosin në
bankë të parë. Te disa prindër tjerë kemi gjërat më ndryshe. Ata shpresojnë që me një
program më të përbërë mësimor, fëmijët me Sindromën Down do të arrijnë rezultate të
mira në arsimim. Duhet të pasur paraysh se për fëmijët me Sindromën Down largimi nga
shtëpia në kopsht ose në instuticione parashkollore, ose nga kopshti në shkollë fillore
është një ndryshim i madhë. Për fëmijët me Sindromen Down pushimet nga shkolla nuk
janë të kënaqëshme për ta, pasi ata shpesh mbetën të izoluar dhe larg nga shoqëria. Për të
arritur një përfshirje për të gjithë fëmijët pa dallime, shteti detyrohet që të krijoj një
sistem edukimi gjithëpërfshirje.
21
Gjithëpërfshirja në shkolla është një proces i cili mundëson edukim, arsimim për të gjithë
fëmijët pa i dalluar ata nga kushtet fizike, emocionale etj. Përfshirja e tyre në shkollim
dhe aftësim i tyre për jetë të pavarur ka ndikuar në mënyrë pozitive në rrethin e shkallës
së ndërgjegjësimit shoqëror për shkollimin e tyre. Duhet që në këtë aspekt të bëhet
intervenimi i hershëm përmes lojës dhe aktiviteteve të tjera të përditshme të cilat
ndikojnë në arsimin, edukimin etj. Me krahasim me fëmijët e tjerë të cilët kanë dëmtime
të rënda mentale apo dëmtime të tjera, fëmijët me Sindromin Down kanë mundësi dhe
përparësi më të mëdha për mësimnxënie, dhe gjithashtu janë më aktiv.
Fëmijët me Sindromin Down kanë pika specifike që lidhen me zhvillimin e tyre të të
mësuarit si:
1. Ata janë nxënës vizualë,
2. Ata kuptojnë shumë më teper sesa mund të thonë,
3. Ata janë në gjendje të ndjekin rregullat e klasës dhe rutinat,
4. Ata kanë nevojë për ndihmë për ti kujtuar udhëzimet,
5. Pritjet e mësuesve për sjelljen, qëndimin dhe aftësinë duhet të jenë të larta,
6. Fëmijët me Sindromin Down mund të mësojnë.
Fig.3 Fëmija me Sindromën Down duke mësuar
22
5.1. Metodat që aplikohen të fëmijët me Sindromën Down
Ne duhet të bëjmë kompromise në mënyrë që nevojat arsimore të fëmijëve me Sindromin
Down, të plotësohen në klasë. Meqë ata janë nxënës vizual, leximi i mësimdhënies për
studentët me Sindromin Down, duhet të karakterizohen me një theks të fortë në të
mësuarit vizual. Ashtu sikur që përdorim metoda të ndryshme për mësimin e fëmijvë të
tjerë, mund të i përdorim metodat e ngjajshme edhe për të mësuar fëmijët me Sindromën
Down. Gjithashtu kemi edhe mjete të shumta mësimore, të cilat ndikojnë në mënyrë të
mirë për mësimin e fëmijëve me Sindromën Down. Llojet e mjeteve janë të ndryshme si
demostrime vizuale, fotografi dhe ilustrime mund të përdoren me sukses për të ndihmuar
në ofrimin e mësimdhënies efektive, në fusha të tjera lëndore të kurrikulës. Kemi edhe
mjetet e tjera si mjetet mësimore auditive ku mund të përdoren radio, inqizime me Cd etj,
mjetet për të shkruar, për të vizatuar etj. Mësimet në fonetikë duhet të përfshihen në
planprogram për fëmijët me Sindromin Down. Përdorimi i demostrimeve fizike dhe
aktiviteteve, janë të rëndësishme gjatë mësimit të koncepteve të matematikes. Fëmijët me
Sindromin Down, zakonisht tregojnë aftësi të mira shoqërore, të cilat mund të përdoren
për të rritur për të rritur mundësitë e mësimit dhe të mësimdhenënies. Kur flisni me një
fëmijë me Sindromin Down, është e rëndësishme që të flitet drejtpërdrejt më ta duke
përdorur gjuhë të qartë dhe fjali të shkurtra. Duhet që të ju japim kohë të përshtatshme që
fëmijët të përpunojnë atë që kemi thënë që ata të pëgjigjen. Disa fëmijë me Sindromin
Down, mund të përfitojnë nga një mjedis i përfshirjes dhe nëse zgjidhet përfshirja atëherë
mësuesi do të duhet të edukojë fëmijët e tjerë në klasë për Sindromën Down. Metodat të
cilat aplikohen me fëmijët me Sindromën Down, kanë arritur në një shkallë të lartë të
ndikimit të mirë në zhvillimin e tyre. Fëmijët me këtë sindromë dinë të jenë të dashur dhe
të krijojnë raporte të mira sociale. Kanë prirje për imitim, ritëm dhe muzikë. (Azemi &
Shala, 2010).
23
KAPITULLI VI
6. Interpretimi i të dhënave
Pyetësor për edukatore
Frequencies Statistics
Sa fëmijë
me
Sindromin
Down
keni?
A janë të
diagnostifi
kuar?
Sa ju
plotësoni
kushtet?
Jeni të
trajnuar
për punën
me këta
fëmijë?
Si është
bashkëpun
imi me
prindërit?
Sa janë të
socializua
r?
Si është
bashkëpun
imi me
institucion
etkomunal
e?
A keni
vizituar
OJQ të
ngjajshëm
?
Çfarë është
prespektiva
e këtyre
fëmijëve
pas
shkollimit?
N Vali
d
15 15 15 15 15 15 15 15 15
Miss
ing
0 0 0 0 0 0 0 0 0
Mea
n
1.0000 1.0667 2.2667 1.1333 1.7333 1.6000 1.2000 1.6667 1.2667
Medi
an
1.0000 1.0000 2.0000 1.0000 2.0000 2.0000 1.0000 1.0000 1.0000
Mod
e
1.00 1.00 2.00 1.00 2.00 2.00 1.00 1.00 1.00
Std.
Devi
ation
.00000 .25820 .45774 .35187 .45774 .50709 .41404 .89974 .45774
Vari
ance
.000 .067 .210 .124 .210 .257 .171 .810 .210
Rang
e
.00 1.00 1.00 1.00 1.00 1.00 1.00 2.00 1.00
Mini
mum
1.00 1.00 2.00 1.00 1.00 1.00 1.00 1.00 1.00
Maxi
mum
1.00 2.00 3.00 2.00 2.00 2.00 2.00 3.00 2.00
Në këtë tabelë janë të paraqitura pyetjet e pyetësorit të përpiluar për edukatoret të cilat
punojnë me fëmijët me Sindromën Down.
24
Ky hulumtim u realizua me anketimin e 15 edukatoreve në dy qendrat “Qendra për jetë të
pavarur”, “Duart plot mëshirë” dhe kopshti “Engjujt” ku gjithesej janë 17 fëmijë.
1. Sa fëmijë me Sindromin Down keni?
Frequency Percent Valid Percent Cumulative Percent
Valid 17 15 100.0 100.0 100.0
25
Nga pyetja se a janë të diagnostifikuar këta fëmijë apo jo, nga anketimi i 15 edukatoreve
14 edukatore kanë deklarurar që janë të diagnostifikuar, kurse 1 edukatore ka deklaruar
që jo nuk janë të diagnostifikuar.
2. A janë të diagnostifikuar?
Frequency Percent Valid Percent Cumulative Percent
Valid Po 14 93.3 93.3 93.3
Jo 1 6.7 6.7 100.0
Total 15 100.0 100.0
26
E dimë se kushtet për këta fëmijë janë pak të vështira dhe duhet që të mundohemi që të ju
krijojmë kushte sa më të mira. Në pyetjen se sa ju plotësojnë kushtet 11 edukatore kanë
deklaruar se ju plotësojnë shumë kushtet, kurse 4 kanë deklaruar se ju plotësojnë
mjaftueshëm kushtet.
3. Sa ju plotësoni kushtet?
Frequency Percent Valid Percent Cumulative Percent
Valid Shumë 11 73.3 73.3 73.3
Mjaftuueshëm 4 26.7 26.7 100.0
Total 15 100.0 100.0
27
4. Jeni të trajnuar për punën me këta fëmijë?
Frequency Percent Valid Percent Cumulative Percent
Valid Po 13 86.7 86.7 86.7
Jo 2 13.3 13.3 100.0
Total 15 100.0 100.0
Nga anketimi i 15 edukatoreve për pyetjen se a janë ato të trajnuara për punen me fëmijët
me Sindromën Down, rezulatati është se 13 janë të trajnuara kurse 2 nuk janë.
28
5. Si është bashkëpunimi me prindërit?
Frequency Percent Valid Percent Cumulative Percent
Valid I mire 4 26.7 26.7 26.7
Shumë i mirë 11 73.3 73.3 100.0
Total 15 100.0 100.0
Bashkëpunimi me prindërit është një nga faktori më me rëndësi që duhet të jetë në nivel
të lartë. Nga anketimi i 15 edukatoreve, 11 prej tyre deklarojnë se bashkëpunimi është
shumë i mirë, kurse 4 deklarojnë se bashkëpunimi është i mirë.
29
Te pyetja se a janë të socializuar, 6 edukatore deklarojnë se fëmijët me Sindromin Down
janë shumë të socializuar, kurse 9 prej tyre deklarojnë se janë pak të socializuar.
6. Sa janë të socializuar?
Frequency Percent Valid Percent Cumulative Percent
Valid Shumë 6 40.0 40.0 40.0
Pak 9 60.0 60.0 100.0
Total 15 100.0 100.0
30
7. Si është bashkëpunimi me institucionet komunale?
Frequency Percent Valid Percent Cumulative Percent
Valid I mire 12 80.0 80.0 80.0
Jo aq i mire 3 20.0 20.0 100.0
Total 15 100.0 100.0
Ёshtë e rëndësishme që edhe institucionet komunale që të bashkëpunojnë me qendrat,
shkollat, kopshtet që kanë fëmijë me Sindromin Down. 12 edukatore deklarojnë se
bashkëpunimi është i mirë, kurse 3 edukatore deklarojnë se bashkëpunimi është jo aq i
mirë në mes qendrave të tyre dhe institucioneve komunale.
31
Edhe bashkëpunimi në mes qendrave të ndryshme që kanë fëmijët me Sindromin Down
është i rëndësishëm, sepse edukatoret i zgjerojnë njohurit e tyre dhe shkëmbejnë po ashtu
njohuri. Te pyetja se a kanë vizituar edhe qendra të tjera të ngjashme, 9 edukatore
deklarojnë se po kanë vizituar, 2 edukatore deklarojnë se nuk kanë vizituar dhe 4
edukatore deklarojnë se mendojnë që në të ardhmen të vizitojnë.
8. A keni vizituar OJQ të ngjajshëm?
Frequency Percent Valid Percent
Cumulative
Percent
Vald Po 9 60.0 60.0 60.0
Jo 2 13.3 13.3 73.3
Mendojmë të vizitojmë në të
ardhmen
4 26.7 26.7 100.0
Total 15 100.0 100.0
32
9. Çfarë është prespektiva e këtyre fëmijëve pas shkollimit?
Frequency Percent Valid Percent Cumulative Percent
Valid E kënaqshme 11 73.3 73.3 73.3
Jo e kënaqshme 4 26.7 26.7 100.0
Total 15 100.0 100.0
Me dallim nga fëmijët e tjerë të cilët e kanë më lehtë shkollimin dhe proceset e tjera, te
fëmijët me Sindromin Down nuk mund të themi së është e njejta. Ata i kanë pak më të
vështira proceset jetsore. Te pyetja se çfarë është prespektiva e këtyre fëmijëve pas
shkollimit, 11 edukatore deklarojnë se është prespektiv e kënaqshme, kurse 4 edukatore
deklarojnë se është jo e kënaqshme. Duhet që çdo institucion, qender, shkollë etj që
punojnë me fëmijët me sindromin down, të jenë me të afërt me këta fëmijë dhe të
ndihmojnë në arsimimin e tyre, me qëllim që në fund të kenë prespektiv të kënaqur.
33
Pyetësor për prindër
Frequencies
Statistics
Si është
bashkëpunimi
në mes jush
dhe shkollës
ku janë
fëmijët tuaj
me Sindromin
Down?
Sa jeni të
kënaqur me
trajtimin e
fëmijëve tuaj,
nga ana e
mësimdhënësv
e në shkollë?
A diskutoni
me fëmijët
tuaj për
problemet e
tyre?
Sa jeni të
kënaqur me
sukseset e
tij në
shkollë?
A janë të
pavuarur
fëmijët tuaj në
detyrat e
shtëpisë?
Si sillen
fëmijët e
tjerë me
fëmijët tuaj
gjatë kohës
kur ata janë
në shkollë?
Sa
mësojn
ë
fëmijët
tuaj
gjatë
qëndri
mit në
shkollë
?
N Valid 20 20 20 20 20 20 20
Missing 0 0 0 0 0 0 0
Mean 1.5000 1.5000 1.8000 1.5000 2.3000 1.2000 1.6500
Median 1.5000 1.5000 1.0000 1.5000 2.5000 1.0000 2.0000
Mode 1.00a 1.00a 1.00 1.00a 3.00 1.00 2.00
Std.
Deviatio
n
.51299 .51299 1.00525 .51299 .80131 .41039 .48936
Variance .263 .263 1.011 .263 .642 .168 .239
Range 1.00 1.00 2.00 1.00 2.00 1.00 1.00
Minimu
m
1.00 1.00 1.00 1.00 1.00 1.00 1.00
Maximu
m
2.00 2.00 3.00 2.00 3.00 2.00 2.00
Në ketë tablelë janë të paraqitura pyetjet e pyetësorit të përpiluar për prindërit të cilët
kanë fëmijë me Sindromin Down që janë të aftë për shkollim.
34
1.Si është bashkëpunimi në mes jush dhe shkollës ku janë fëmijët tuaj me Sindromën Down
Frequency Percent
Valid
Percent Cumulative Percent
Valid I mire 10 50.0 50.0 50.0
Shumë i mirë 10 50.0 50.0 100.0
Total 20 100.0 100.0
Bashkëpunimi në mes shkollës dhe prindërve duhet të jetë në nivelin e duhur, të jetë një
bashkëpunim i mirë në mënyrë që së bashku të mundohemi më shumë për fëmijët me
Sindromin Down. Te pyetja se si është bashkëpunimi në mes prindërve dhe shkollës ku
fëmijët me Sindromin Down mësojnë, 10 prindër deklarojnë se është një bashkëpunim i
mirë, kurse 10 prindër të tjerë deklarojnë se është një bashkëpunim shumë i mirë.
35
2. Sa jeni të kënaqur me trajtimin e fëmijëve tuaj, nga ana e mësimdhënësve në shkollë?
Frequency Percent
Valid
Percent Cumulative Percent
Valid Shumë të
kënaqur
10 50.0 50.0 50.0
Pak të kënaqur 10 50.0 50.0 100.0
Total 20 100.0 100.0
Te pyetja se sa janë prindërit e kënaqur me trajtimin që bëhet nga ana e mësimdhënësve
në shkollë ndaj fëmijëve të tyre nga 20 prindër të anketuar, 10 deklarojnë së janë të
kënaqur kurse 10 prindër të tjerë deklarojnë se janë pak të kënaqur.
36
3. A diskutoni me fëmijët tuaj për problemet e tyre?
Frequency Percent
Valid
Percent
Cumulative
Percent
Valid Po 12 60.0 60.0 60.0
Aspak 8 40.0 40.0 100.0
Total 20 100.0 100.0
Te pyetja se a diskutojnë prindërit me fëmijët e tyre për problemet që ata mund të i kenë
gjatë zhvillimit të tyre apo edhe gjatë shkollimit të tyre, prindërit deklarojnë se 12 prindër
diskutojnë me fëmijët e tyre, kurse 8 prindër diskutojnë nganjëherë.
37
4. Sa jeni të kënaqur me sukseset e tij në shkollë?
Frequency Percent
Valid
Percent
Cumulative
Percent
Valid Shumë 10 50.0 50.0 50.0
Pak 10 50.0 50.0 100.0
Total 20 100.0 100.0
Ashtu sikur fëmijët e tjerë, edhe fëmijët me Sindromin Down mund të kenë suksese në
shkollë. Te pyetja se sa janë të kënaqur prindërit me sukseset e fëmijës së tyre në shkollë,
10 prindër deklarojnë se janë shumë të kënaqur, kurse 10 prindër deklarojnë se janë pak
të kënaqur.
38
5. A janë të pavuarur fëmijët tuaj në detyrat e shtëpisë?
Frequency Percent Valid Percent Cumulative Percent
Valid Po 4 20.0 20.0 20.0
Jo 6 30.0 30.0 50.0
Në disa raste 10 50.0 50.0 100.0
Total 20 100.0 100.0
Fëmijët me Sindromin Down me krahasim me fëmijët e tjerë, kanë nevojë per përkrahje
më shumë që të kenë mundësi që të jenë të pavarur në detyrat e tyre. Te pyetja se a janë
të pavarur fëmijët në detyrat e shtëpisë, nga anketimi i 20 prindërve, 4 deklarojnë se po
janë të pavarur, 6 prindër deklarojnë se jo nuk janë të pavarur dhe 10 prindër deklarojnë
se në disa raste janë të pavarur.
39
6. Si sillen fëmijët e tjerë me fëmijët tuaj gjatë kohës kur ata janë në shkollë?
Frequency Percent Valid Percent
Cumulative
Percent
Valid Mirë 16 80.0 80.0 80.0
Jo aq mire 4 20.0 20.0 100.0
Total 20 100.0 100.0
Mund të ndodh që në disa raste fëmijët të mos sillen mirë njëri me tjetrin gjatë kohës kur
ata janë së bashku në shkollë, për ketë arsyje kemi berë edhe pyetje prindërve se si sillen
fëmijët e tjerë me fëmijët tuaj gjatë kohës kur ata janë në shkollë dhe 16 prindër
deklarojnë se sillen mirë, kurse 4 prindër deklarojnë se nuk sillen aq mirë.
40
7. Sa mësojnë fëmijët tuaj gjatë qëndrimit në shkollë?
Frequency Percent Valid Percent Cumulative Percent
Valid Shumë 7 35.0 35.0 35.0
Mjaftueshëm 13 65.0 65.0 100.0
Total 20 100.0 100.0
Dihet se prindërit i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë për të mësuar, por se sa mësojnë ata
gjatë qëndrimit në shkollë, 7 prindër deklarojnë se mësojnë shumë, kurse 13 prindër
deklarojnë se mësojnë mjaftueshëm.
41
6.1. Analizimi i hipotezave
H. Hipoteza u vërtetua se shumica e edukatoreve janë të trajnuar për të punuar me fëmijët
me Sindromën Down
H.1. Hipoteza nuk ka pasur rezultate definitive për arsyje se të dhënat kanë rezultuar të
barabarta
42
Përfundimi
Në këtë punim diplome u synua të tregohet për fëmijët me Sindromën Down, kryesisht
për metodat që ata i përdorin për arsimimin e tyre së bashku me fëmijët e tjerë si në
qendrat e posaqme për fëmijët me Sindromën Down, si në kopshte etj. Fëmijët me
Sindromën Down kanë nevojë për më shumë vëmendje, përkujdesje, kanë nevojë edhe
për më shumë ndihmë nga ana jonë me krahasim me fëmijët e tjerë. Nuk duhet që
asnjëher të i bëjmë të ndihen të anashkaluar nga ana jonë. Duhet që edhe kushtet për këta
fëmijë të jenë në nivel dhe të mos kenë mungesë të mjeteve për shkollim. Perveq
mësimdhënësve të cilët duhet të kenë kujdes për këta fëmijë, edhe shteti, institucionet
komunale të cilët duhet të mundohen të sigurojnë kushte sa më të mira për të punuar me
këta fëmijë. Duhet që fëmijët me Sindromën Down të jenë të përfshirë në shkollat
publike, të mos dallohen nga fëmijët e tjerë sepse shkollimi së bashku me fëmijët e tjerë
ju ndihmonë më shumë. Ata kanë të drejtën e shkollimit, të drejtën që të jenë të barabartë
sikur të gjithë fëmijët në mbarë botën. Edhe ata mund që të shkollohen dhe të punojnë në
profesionin që duan. Duhet që të ju japim mbështetje që të realizojnë qëllimet në jetën e
tyre, të ju ndihmojmë kur kanë nevojë, duhet që të jenë në dijeni se ne i duam dhe i
pranojmë ashtu siç janë. Sindroma Down është një temë e cila është pjesë e secilit vend të
botës dhe të gjithë ne duhet të kemi informacione për këtë sindromë dhe të dimë se si
duhet të sillemi në rastin nëse kemi të punojmë me një fëmijë me Sindromën Down.
43
Rekomandime
Rekomandime për ministrin e arsimit
• Ministria e arsimit të i ketë më shumë parasysh fëmijët me Sindromën Down, të
ju ofrojë ndihmë në mënyrë që të arrijnë në jetën e tyre.
• Të ju ofrohen mjetet e duhura të cilat ju ndihmojnë në procesin e mësimit dhe të
ju ofrohen kushtet sa më të mira për shkollimin e tyre.
• Të ju mundësohen udhëtime në vende të cilat ju ndihmojnë në zgjerimin e
njohurive të tyre, të ju mundësohen udhëtime brenda shtetit të tyre por edhe jashtë
shtetit.
• Të ju mundësohet shkollimi në shkolla të rregullta së bashku me fëmijët e tjerë
dhe pas përfundimit të shkollimit, të kenë edhe këta mundësi punësimi në
profesionin që dëshirojnë të punojnë dhe për të cilin janë të aftë.
Rekomandime për mësimdhënësit
• Mësimdhënësit të mos i dallojnë fëmijët me Sindromën Down nga fëmijët e tjerë,
të punojnë të gjithë fëmijët së bashku dhe të vlerësohen të gjithë njësoj.
• Bashkëpunimi mësimdhënës – prindër të jetë në nivelin e duhur dhe të jetë
bashkëpunim i ngushtë dhe të bisedohet për të gjitha problemet e fëmijëve.
• Mësimdhënësit të jenë të gatshëm të ju ofrojnë ndihmë ne raste kur kanë ngecje
gjatë mësimit dhe të bisedojnë me ta për çdo problem të cilin ata e kanë.
Rekomandime për prindërit
• Prindërit nuk duhet të i izolojnë fëmijët me Sindromën Down, përkundrazi duhet
që të ju mundësojnë të socializohen me të tjerët.
• Prindërit duhet të ju mundësojnë të jenë pjesë e aktiviteteve të shumta, të cilat ju
ndihmojnë fëmijëve që të bëhen të pavarur.
• Të mos bejnë dallime në asnjë mënyrë, të mos i bejnë të ndihen keq, të vetmuar
ose të pa rëndësishëm.
44
Referenca
Azemi, M & Shala, M & Me bashkëautor. (2010). Pediatria. Prishtinë.
Bajraktari, I. D & Berisha, A & Halili, F & Gashi, A. (2012). Biologjia 12. Prishtinë.
Kruhm, B. M. (2000). Everything you need to know about Down Syndrome. U.S.A.
Routh, K. (2004). Just the Fact Down Syndrome. Chicago.
Zabeli, N. (2010). Edukimi Inkluziv. Prishtinë.
45
Literatura
Azemi, M & Shala, M & Me bashkëautor. (2010). Pediatria. Prishtinë.
Bajraktari, I. D & Berisha, A & Halili, F & Gashi, A. (2012). Biologjia 12. Prishtinë.
Bejtullahu, E. (2007). Njohuri mbi aftësinë e kufizuar dhe rehabilitimi. Prishtinë.
Guire, D & Bethseda, B. (2010). Udhëzues për shëndet të mire për fëmijët dhe të rriturit
me Sindromin Down. New York.
Kruhm, B. M. (2000). Everything you need to know about Down Syndrome. U.S.A.
Mulliqi, Sh. (2012). Edukimi Special. Prishtinë.
Nwwton, R. (2004). The Down Syndrome Hand book. UK.
Routh, K. (2004). Just the Fact Down Syndrome. Chicago.
Schëier, M, K. (1988). Keith Edwards Different Days.
Skallerup, S. (2008). Bebet me Sindromin Down. Udhëzues për prindërit. New York.
Zabeli, N. (2010). Edukimi Inkluziv. Prishtinë.
Zabeli, N. (2001). Nxënësit me nevoja të veçanta. Prishtinë.
47
PYETЁSOR PЁR EDUKATORE
Të nderuara edukatore. Ky pyetësor përmban nëntë pyetje të cilat ju kërkojmë ti lexoni
me vëmendje. Ky pyetësor është përpiluar për të marrë përgjigje nga ana juaj për fëmijët
me Sindromin Down me të cilët punoni ju. Ky pyetësor do të përdoret për qellime
hulumtuese. Pyetësori është anonim dhe ju lutem të rrumbullaksoni vetem një përgjigje e
cila është e sakt sipas mendimit tuaj.
1. Sa fëmijë me Sindromin Down keni?
_______________________________
2. A janë të diagnostifikuar?
A) Po
B) Jo
3. Sa ju plotësoni kushtet?
A) Pak
B) Shumë
C) Mjaftueshëm
48
4. Jeni të trajnuar për punën me këta fëmijë?
A) Po
B) Jo
5. Si është bashkëpunimi me prindërit?
A) I mirë
B) Shumë i mirë
C) Aspak i mirë
6. Sa janë të socializuar?
A) Shumë
B) Pak
C) Aspak
7. Si është bashkëpunimi me institucionet komunale?
A) I mirë
B) Jo aq i mirë
C) Aspak i mirë
49
8. A keni vizituar OJQ të ngjajshëm?
A) Po
B) Jo
C) Mendojmë të vizitojmë në të ardhmen
9. Çfarë është preskeptiva e këtyre fëmijëve pas shkollimit?
A) E kënaqshme
B) Jo e kënaqshme
FALEMINDERIT!
50
PYETЁSOR PЁR PRINDЁR
Të nderuar prindër. Ky pyetësor përmban shtatë pyetje të cilat ju kërkojm të i lexoni me
vëmendje. Ky pyetësor është përpiluar për të marrë përgjigjet nga ju për fëmijët tuaj me
Sindromin Down. Ky pyetësor do të përdoret për qëllime hulumtues. Pyetësori është
anonim dhe ju lutem të rrumbullaksoni vetem një përgjigje e cila është e sakt sipas
mendimit tuaj.
1. Si është bashkëpunimi në mes jush dhe shkollës ku janë fëmijët tuaj me Sindromin
Down?
A) I mirë
B) Shumë i mirë
C) Aspak i mirë
2. Sa jeni të kënaqur me trajtimin e fëmijëve tuaj nga ana e mësimdhënësve në shkollë?
A) Shumë të kënaqur
B) Pak të kënaqur
C) Aspak të kënaqur
3. A diskutoni me fëmijët tuaj për problemet e tyre?
A) Po
B) Jo
C) Nganjëherë
51
4. Sa jeni të kënaqur me sukseset e tij në shkollë?
A) Shumë
B) Pak
C) Aspak
5. A janë të pavarur fëmijët tuaj në detyrat e shtëpisë?
A) Po
B) Jo
C) Në disa raste
6. Si sillen fëmijët e tjerë me fëmijët tuaj gjatë kohës kur ata janë në shkollë?
A) Mirë
B) Jo aq mirë
C) Aspak mirë
7. Sa mësojnë fëmijët tuaj gjatë qëndrimit në shkollë?
A) Shumë
B) Mjaftueshëm
C) Aspak
FALEMINDERIT!