punim diplome...objekt i një analize të veçantë. fonologjia nga ana e vet, studion kompetencën...

37
UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME Tema: “SQARIMI SA MË I LEHTË I SHKRONJAVE DYSHE” UDHËHEQËSE SHKENCORE: KANDIDATJA: Prof. Asoc. Dr. Sindorela Doli-Kryeziu Fjona Balaj Gjakovë, 2020

Upload: others

Post on 08-Mar-2021

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME...objekt i një analize të veçantë. Fonologjia nga ana e vet, studion kompetencën gjuhësore që ka një folës për gjuhën e vet amtare, domethënë studion sistemin

UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI"

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI PARASHKOLLOR

PUNIM DIPLOME

Tema: “SQARIMI SA MË I LEHTË I SHKRONJAVE DYSHE”

UDHËHEQËSE SHKENCORE: KANDIDATJA:

Prof. Asoc. Dr. Sindorela Doli-Kryeziu Fjona Balaj

Gjakovë, 2020

Page 2: PUNIM DIPLOME...objekt i një analize të veçantë. Fonologjia nga ana e vet, studion kompetencën gjuhësore që ka një folës për gjuhën e vet amtare, domethënë studion sistemin

2

Ky punim diplome u mbrojt më _____________ para Komisionit vlerësues në përbërje:

1. ___________________ Kryetar

2. ___________________ Anëtar

3. ___________________ Anëtar

Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën ___.

Nënshkrimet e anëtarëve të Komisionit vlerësues:

1. ___________________ Kryetar

2. ___________________ Anëtar

3. ___________________ Anëtar

Ky punim është realizuar në Fakultetin e Edukimit, me qëllim të arritjes së titullit:

Bachelor i Edukimit - Programi Parashkollor.

Page 3: PUNIM DIPLOME...objekt i një analize të veçantë. Fonologjia nga ana e vet, studion kompetencën gjuhësore që ka një folës për gjuhën e vet amtare, domethënë studion sistemin

3

Përmbajtja

FALËNDERIME .......................................................................................................................4

Abstrakti ....................................................................................................................................5

HYRJA ......................................................................................................................................6

KAPITULLI I............................................................................................................................7

1.1. Fonetika - shkenca për planin e shprehjes së gjuhës .....................................................7

1.2. Objekti i fonetikës ...........................................................................................................8

1.3. Përkufizimi i fonetikës ....................................................................................................9

1.4. Pjesët përbërëse të fonetikës ......................................................................................... 10

1.5. Metodat e studimit të fonetikës .................................................................................... 11

1.6. Rëndësia e studimit të fonetikës ................................................................................... 11

1.7. Alfabeti i gjuhës shqipe ................................................................................................ 12

1.8. Aparati i të folurit ......................................................................................................... 14

1.9. Parimet e klasifikimit të bashkëtingëlloreve ................................................................ 16

KAPITULLI II ........................................................................................................................ 18

2.1. Roli i institucioneve parashkollore në fëmijërinë e hershme. Zhvillimi dhe përgatitja

rreth filleve të përvetësimit të shkronjave të lexim-shkrimit............................................. 18

KAPITULLI III ....................................................................................................................... 20

3.1. Një orë mësimore rreth sqarimit të shkronjave dyshe ................................................ 20

Përfundime dhe rekomandime............................................................................................ 35

Literatura ............................................................................................................................ 36

Page 4: PUNIM DIPLOME...objekt i një analize të veçantë. Fonologjia nga ana e vet, studion kompetencën gjuhësore që ka një folës për gjuhën e vet amtare, domethënë studion sistemin

4

FALËNDERIME

Sot është një ditë e veçantë për mua sepse pas një rrugëtimi studimesh katërvjeçare, arrita që

me sukses të kurorëzohem me titullin EDUKATORE. Andaj, kam nderin dhe përgjegjësinë

personale që të falënderoj të gjithë stafin akademik të Universitetitit të Gjakovës “Fehmi Agani”,

për punën e ndershme e të palodhshme, gjatë këtyre viteve të studimeve.

Një falënderim dhe mirënjohje e veçantë i kushtohet udhëheqëses shkencore të këtij punimi

diplome, profesoreshës së nderuar, Sindorela Doli - Kryeziu, e cila pa hezituar asnjëherë më

përkrahu, këshilloi e më inkurajoi, duke më orientuar dhe ndihmuar, që unë të arrij deri në

kryerjen me sukses të këtij punimi.

Përvoja ime gjatë këtyre katër viteve më mundësoi, që të formohem si individ dhe si

profesioniste, prandaj mendoj që ky shembull duhet të shërbejë edhe për gjeneratat e ardhshme

ku jetojmë dhe punojmë. Falënderoj përzemërsisht të gjithë dashamirët, për kritikat, këshillat,

sugjerimet dhe rekomandimet e tyre, të cilat do t’i ruaj me fanatizëm në zemrën time. Ju premtoj

që do të vazhdoj të punoj me sukses, për një të ardhme më të ndritur.

Për t’iu drejtuar familjes, falënderimi është fjala më e vogël që mund të them për ta, sepse

gjithçka që kam arritur është meritë dhe nxitje e tyre. Andaj, ju falënderoj nga zemra dhe me tërë

qenien time, duke u përulur para jush.

Por, një falënderim miqësor i takon edhe shoqërisë për çdo bashkëpunim të suksesshëm gjatë

studimeve dhe ditëve studentore që i kaluam së bashku.

Page 5: PUNIM DIPLOME...objekt i një analize të veçantë. Fonologjia nga ana e vet, studion kompetencën gjuhësore që ka një folës për gjuhën e vet amtare, domethënë studion sistemin

5

Abstrakti

Ky punim mbështetet në faktin, se zhvillimi gjuhësor i fëmijëve është shumë i rëndësishëm në

periudhën e moshës parashkollore. Qëllimi i këtij studimi është të hulumtojë mënyra të ndryshme

rreth sqarimit sa më të lehtë të shkronjave dyshe, duke përdorur metoda, teknika dhe aktivitete të

llojllojshme. Rëndësi të veçantë në këtë punim ka të mësuarit përmes aktiviteteve të ndryshme

sepse për fëmijët parashkollorë loja është primare dhe të mësuarit përmes saj është më argëtues.

Ky punim diplome me temën: “Sqarimi sa më i lehtë i shkronjave dyshe” është një punim imi

unik, të cilin mund ta përkufizoj edhe si një praktikë timen katërvjeçare.

Përmes këtij punimi jam munduar të paraqes sa më shumë fakte rreth shpjegimit dhe kuptimit

të shkronjave përgjithësisht, në mënyrë që ato të mësohen sa më lehtë nga nxënësit e klasëve të

para. Këtë e them pasiqë kjo temë është e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë më shtjellimin dhe

sqarimin sa më të thjeshtë të shkronjave dyshe te fëmijët parashkollorë. Këtë temë e kam zgjedhë

duke qenë e vetëdijshme për vështirësitë që hasin moshat parashkollore gjatë shqiptimit të

shkronjave dyshe, gjë që te shumica e fëmijëve parashkollorë, mund t’i ndeshim të shqiptuara edhe

si njëshe, por mund të ketë edhe përjashtime.

Qëllimi i përmbajtjes së punimit tim është që të paraqes, se përmes shembujve, ilustrimeve,

bashkëbisedimeve dhe vjershave të shkurtra, por të gërshetuara mes tyre, mund të vërejmë se sa

me lehtësi mundësohet sqarimi i shkronjave dyshe te fëmijët parashkollorë. Njëkohësisht njëri

ndër synimet e mia ishte edhe të arrij, që fëmijët parashkollorë ta interpretojnë dhe ta mbajnë në

mend vjershën, por edhe ta shqiptojnë në mënyrë adekuate shkronjën dyshe, gjë që për mua ishte

një rezultat mjaft pozitiv dhe frytdhënës.

Fjalët kyçe; parashkollor, fëmijët, sqarim, shkronja dyshe, shqiptim.

Page 6: PUNIM DIPLOME...objekt i një analize të veçantë. Fonologjia nga ana e vet, studion kompetencën gjuhësore që ka një folës për gjuhën e vet amtare, domethënë studion sistemin

6

HYRJA

Ky punim diplome, i nivelit bachelor katërvjeçar, i hartuar dhe i sistemuar në këtë mënyrë,

është rezultat i një pune të gjatë e të pareshtur, rreth studimit dhe analizimit të shkronjave të

alfabetit të shqipes, gjegjësisht shkronjave dyshe, për gjetjen e metodave sa më të favorshme për

shpjegimin dhe kuptimin e tyre. Alfabeti i gjuhës shqipe ka 36 shkronja, 7 prej të cilave janë zanore

dhe 29 bashkëtingëllore, prej të cilave 9 janë shkronja dyshe (dh. gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh).

Tema e këtij punimi të diplomës është “Sqarimi sa më i lehtë i shkronjave dyshe”. Zhvillimi

i njësisë mësimore rreth kësaj tematike është praktikuar në shkollën "Avni Rrustemi" të fshatit

Zallq të Komunës së Istogut.

Përmes kësaj njësie mësimore kam pasur për qëllim që të arrij sqarimin dhe të mësuarit sa më

të thjeshtë dhe më të lehtë të shkronjave dyshe ose bigrameve te moshat parashkollore. Duke pasur

parasysh vështirësitë, që disa fëmijë kanë në të shqiptuarit e shkronjave dyshe, pasiqë tek ata

tingullojnë si njëshe, mbetet si faktor i rëndësishëm objektivi që edukatorja duhet të arrijë në fund

të orës mësimore. Si faktor pedagogjik, një rol thelbësor, në të mësuarit e parashkollorëve ka edhe

përdorimi i metodave ilustruese e shqiptuese, pasiqë ata mësojnë duke parë e duke dëgjuar.

Punimi është i përbërë prej tre kapitujsh, ku në kapitullin e parë jam munduar të trajtoj rolin

dhe rëndësinë e fonetikës në tërësi. Kapitullin e dytë e kam ndarë, për të trajtuar rolin që luajnë

institucionet parashkollore në fëmijërinë e hershme, sidomos në të mësuarit e lexim-shkrimit. Në

kapitullin e tretë kam paraqitur një orë mësimore, të cilën e kam praktikuar me fëmijët

parashkollorë, duke u munduar të bëj sqarimin sa më të lehtë të shkronjave dyshe të alfabetit të

gjuhës shqipe.

Page 7: PUNIM DIPLOME...objekt i një analize të veçantë. Fonologjia nga ana e vet, studion kompetencën gjuhësore që ka një folës për gjuhën e vet amtare, domethënë studion sistemin

7

KAPITULLI I

1.1. Fonetika - shkenca për planin e shprehjes së gjuhës

Fonetika (greq. vj. Phone, "tingull, zë"), është dega e gjuhësisë, që merret më studimin e

tingujve të gjuhës njerëzore. Por, kur flitet për fonetikën, së pari duhet bërë, dallimi i sistemit

fonologjik, që ruhet në trurin e folësve dhe i realizimeve fiziologjike e akustike, gjersa më tej mund

të thellohemi të flasim për fonetikën si disiplinës gjuhësore, që merret më studimin e sistemit

tingullor.

Në kuptimin e parë, fonetikë, do të quajmë atë pjesë të njohjes së gjuhës prej folësit e cila

përfshin njësitë minimale dalluese të saj, pra atë pjesë që bën lidhjen mes leksikut dhe gramatikës.

Kjo njohje, na lejon t’i realizojmë fjalët dhe njësitë më të mëdha, që formohen nga bashkimi i tyre

si rrjedhë e të folurit dhe t’i nxjerrim ato nga sinjali akustik që përceptojmë me vesh. Në, këtë

kuptim fonetika është një përbërës i gramatikës së folësit, që ka për seli trurin e tij.

Në kuptimin e dytë fonetika është një nga disiplinat kryesore gjuhësore, krahas gramatikës dhe

semantikës, që ka si objekt të vetmin sistem tingullor të gjuhës. (Memushaj, 2010, p. 9)

Page 8: PUNIM DIPLOME...objekt i një analize të veçantë. Fonologjia nga ana e vet, studion kompetencën gjuhësore që ka një folës për gjuhën e vet amtare, domethënë studion sistemin

8

1.2. Objekti i fonetikës

Ligjërimi ynë përbëhet nga fjalë të kuptimshme, që kanë forma tingullore. Njësitë me kuptim,

p.sh: profesor, mjek mund të ndahen në njësi më të vogla, në fonema - tinguj, që të marra veç e

veç (në vetvete) nuk kanë ndonjë kuptim, mirëpo përdoren për të ndërtuar e për të dalluar njësi të

kuptimshme të gjuhës (fjalët).

Fonetika (nga greq, phone-tingull) është ajo degë e gjuhës, që studion mjetet tingullore të

gjuhës, shfaqjet dhe funksionet e tyre.

Ajo studion strukturën tingullore të ligjërimit, tingujt (nyjëtimin e tyre, veçoritë akustike dhe

anatomo - fiziologjike të tyre), ligjësitë e bashkimit dhe të ndryshimit të këtyre tingujve dhe

sidomos funksionin e tyre në procesin e komunikimit. Por, fonetika nuk e përqendron vëmendjen

vetëm në sistemin e tingujve. Ajo para së gjithash, merret gjithashtu edhe më dukuritë tjera të anës

tingullore të gjuhës, siç janë për shembull: theksi, rrokja, intonacioni etj.

Fonetika analizon formën tingullore të gjuhës, por ajo u kushton vëmendje edhe problemeve të

gjuhës së shkruar dhe të drejtshkrimit të saj sepse ato lidhen ngushtë me shqiptimin letrar. Lidhja

midis formës tingullore dhe formës së shkruar të gjuhës letrare, apo gjuhës standarde, siç përdoret

kohët e fundit, është trajtuar këtu për arsye të karakterit të kësaj vepre. (Dodi, 2004, p. 5)

Elementet përbërëse të sistemit të gjuhës standarde njihen si elemente të përbashkëta të të dy

dialekteve, qofshin këto elemente të dialektit jugor, të dialektit verior ose edhe elemente vetjake

të gjuhës standarde. (Memushaj, 2010, p. 15)

Page 9: PUNIM DIPLOME...objekt i një analize të veçantë. Fonologjia nga ana e vet, studion kompetencën gjuhësore që ka një folës për gjuhën e vet amtare, domethënë studion sistemin

9

1.3. Përkufizimi i fonetikës

Fonetika (nga greqishtja: phonetikos, phone) është shkenca që merret me studimin e rrafshit

ose të anës tingullore të gjuhës. Është pra, degë e gjuhësisë, ashtu si morfologjia, sintaksa dhe

semantika. Ajo studion aspektin fiziologjik e fizik të njësive tingullore të gjuhës, domethënë

mënyrën e prodhimit, transmetimit dhe perceptimit të tingujve, si dhe aspektin funksional, rolin

që luajnë ose funksionin që kryejnë njësitë tingullore në një gjuhë të dhënë. Pra, ajo merret me

studimin e aspektit nyjëtimor, fizik, perceptiv dhe funksional të njësive tingullore të gjuhës. Në

njësitë tingullore të gjuhës përfshihen tingujt dhe rrokja (dukuri mbisegmentore ose prozodike).

Objekt i fonetikës janë edhe veçoritë e paraqitjes me shkrim të gjuhës.

Fonetika merret me ato aspekte të anës tingullore të gjuhës që kanë të bëjnë me lëvizjet e

organeve të të folurit për të nyjëtuar tingujt (fonetika fiziologjike), me natyrën akustike të tingujve

(fonetika akustike) dhe me mënyrën se si përhapen këto valë tingullore nga veshi i njeriut (fonetika

dëgjimore). Aspektet, si ai tingullor dhe funksional nuk mund të ndahen nga njëri - tjetri në

procesin e komunikimit, por çdonjëri prej tyre mund të veçohet për nevoja studimi dhe të bëhet

objekt i një analize të veçantë.

Fonologjia nga ana e vet, studion kompetencën gjuhësore që ka një folës për gjuhën e vet

amtare, domethënë studion sistemin që zhvillohet te fëmija që në vitet e para të jetës, gjatë të cilave

ai ndërton njëfarë “site fonologjike” e cila i lejon të analizojë rrjedhën e tingujve, që dëgjon në një

minimum njësish minimale dalluese, të njëjtë për anëtarët e bashkësisë gjuhësore të cilës i përket.

Pra, fonologjia ka si detyrë të zbulojë atë pjesë të gramatikës universale që ruhet në trurin e folësit,

e cila i dërgon organeve të të folurit urdhëra për realizimin tingullor të njësive dalluese dhe

analizon prodhimet tingullore të përhapura me vesh, duke i grupuar ato në njësi të veçanta dalluese,

nga elementet tingullore të ngjashme akustikisht dhe me funksion të njëjtë.

Në përgjithësi, mendohet se fonetika është një shkencë e re. Në të vërtetë, ajo është po aq e

vjetër sa edhe vetë gjuhësia. Përpjekjet e para për studimin e substancës tingullore i gjejmë që te

gramatikanët indianë (rreth viteve 500 para erës sonë), të cilët kanë bërë përshkrimin e detajuar të

Page 10: PUNIM DIPLOME...objekt i një analize të veçantë. Fonologjia nga ana e vet, studion kompetencën gjuhësore që ka një folës për gjuhën e vet amtare, domethënë studion sistemin

10

mënyrës së formimit të tingujve. Vëzhgimet mbi substancën tingullore kanë vazhduar deri vonë,

pra kryesisht kanë qenë qëllime praktike, joshkencore.

Kështu, duhet pranuar që fonetika si shkencë, me një bazë teorike të caktuar, lindi rreth gjysmës

së dytë të shek. XIX. Fonetika përbën një degë më vete të gjuhësisë, që ka objektin dhe metodën

e vet të studimit. (Beci, 2004, p. 106)

1.4. Pjesët përbërëse të fonetikës

Në bazë të metodës, detyrave dhe burimeve që përdor fonetika mund të jetë përshkruese dhe

historike. Fonetika përshkruese studion veçoritë fonetike të një gjuhe në gjendjen e saj

bashkëkohore, pra në planin sinkronik.

Ajo studion tingujt në dy pikëpamje:

❖ në atë anatomik - fiziologjik e akustik, duke na dhënë kështu mundësinë që ta njohim

mënyrën e nyjëtimit të tingujve me anë të organeve të të folurit dhe duke na njohur me

veçoritë akustike të tyre.

❖ b) me pikëpamjen fonologjike, përkatësisht anën funksionale të tingujve në procesin e

komunikimit. (Nushi, 1998, p. 16)

Fonetika përshkruese studion anën tingullore të gjuhës me anë të vëzhgimeve të drejtpërdrejta

(me shqisën e të dëgjuarit), si dhe me anë të instrumenteve të ndryshme, me anë të metodës

eksperimentale.

Fonetika historike studion ndryshimet fonetike të gjuhës, evolucionin e sistemit tingullor,

zhdukjen dhe lindjen e tingujve - fonemave dhe pasojat që sjellin këto njësi në sistemin fonetik të

një gjuhe. Ajo studion sistemin fonetik të gjuhës gjatë periudhave të ndryshme, pra në planin

diakronik. Fonetika historike i mbështet të dhënat në gjuhën e folur, në dialektet, në tekstet e vjetra,

duke përdorur si metodë studimi metodën historike - krahasuese. Në fonetikë studiohen edhe

dukuritë e tjera të gjuhës tingullore si theksi, intonacioni etj. (Memushaj, 2010, p. 10)

Page 11: PUNIM DIPLOME...objekt i një analize të veçantë. Fonologjia nga ana e vet, studion kompetencën gjuhësore që ka një folës për gjuhën e vet amtare, domethënë studion sistemin

11

1.5. Metodat e studimit të fonetikës

Fonetika ka metodat e veta të studimit, që shpjegohen me faktin që objekti i saj është i veçantë

(njësitë e nyjëtimit të dytë). Tingulli është rezultat dridhjesh të një trupi tingullor. Të analizosh

elementet e sistemit fonetik të një gjuhe, do të thotë ndër të tjera, të analizosh lartësinë, gjatësinë

dhe intensitetin e valëve tingullore. Kjo kërkon zbatimin e metodave, që lidhen me fizikën ose

akustikën. Duhet gjithashtu, të dimë se si prodhohen tingujt. Kjo kërkon zbatimin e metodave që

lidhen me fiziologjinë. Instrumentet që lejojnë të përcaktohet anatomia dhe fiziologjia e organeve

të të folurit, si dhe veçoritë akustike të tingujve janë të shumtë, të ndryshëm dhe në evolucion të

vazhdueshëm. Tingujt kanë një numër të madh veçorish akustike dhe nyjëtimore, të cilat duhen

dalluar nga pikëpamja e rolit që luajnë në dallimin e kuptimeve leksikore dhe gramatikore të

fjalëve.

1.6. Rëndësia e studimit të fonetikës

Dimë se këmbimi i mendimeve midis njerëzve realizohet në përgjithësi mbi bazën e gjuhës së

folur, gjuhës tingullore (megjithëse kemi edhe gjuhën e shkruar), nga del edhe rëndësia e studimit

të fonetikës.

Gjuha e sotme standarde (letrare) shqipe e aktualizon dhe ka pikësynim çështjen e përvetësimit

të normave drejtshqiptimore (orto - epike), detyrë kjo e fonetikës praktike, të cilat duhet të gjejnë

zbatim në shkollë, teatër, film, radio, televizion dhe në jetën e përditshme. Zotërimi i drejtë i

normave drejtshqiptimore ndikon në përdorimin e drejtë edhe të rregullave drejtshkrimore, meqë

siç dihet, si parim themelor për drejtshkrimin e gjuhës sonë është marrë parimi fonetik, sipas të

cilit fjalët shkruhen ashtu siç shqiptohen në ligjërimin letrar.

Page 12: PUNIM DIPLOME...objekt i një analize të veçantë. Fonologjia nga ana e vet, studion kompetencën gjuhësore që ka një folës për gjuhën e vet amtare, domethënë studion sistemin

12

Njohuritë nga fonetika e gjuhës amtare ndihmojnë edhe në të mësuarit e gjuhëve të huaja.

Kështu, sipas metodës fonetike, nxënësit me anë të krahasimit të veçorive nyjëtimore akustike të

tingujve, por edhe të dukurive të tjera të gjuhës amtare dhe asaj të huaj, më lehtë i përvetësojnë

dukuritë fonetike të gjuhës së huaj.

Duke pasur parasysh të dhënat e fonetikës, (dallimet në mes të formës së folur dhe formës së

shkruar të gjuhës letrare standarde), nxënësit e klasës së parë fillore mund ta përvetësojnë drejt

dhe me lehtësi, leximin dhe shkrimin fillestar. Të dhënat e fonetikës sot shfrytëzohen edhe si

teknikë për të arritur në përfundime sa më të mira e më të shpejta, si në drejtimin e makinave me

të folur, makinave të përkthimit me anë të të folurit, etj. (Beci, 2004, p. 11)

1.7. Alfabeti i gjuhës shqipe

Gjuha greke (e vjetër) sjell termin “alfabet” alfa + betos (nga emërtimi i dy shkronjave të para

të alfabetit të saj: alfa dhe beta), i cili shënon tërësinë e shkronjave të vëna në radhë sipas një rendi

të caktuar tradicional, që shërbejnë për të shkruar një gjuhë.

Shkronjat paraqesin grafikisht sistemin tingullor të gjuhës. Numri i shkronjave të ҫdo alfabeti

varet nga numri i tingujve themelorë (fonemave), që ka gjuha që ai përfaqëson. Në përgjithësi në

gjuhë të ndryshme, numri i shkronjave është më i vogël se numri i tingujve. Alfabeti i gjuhës

shqipe është mbështetur në alfabetin latin, ashtu si në shumë gjuhë të vendeve të tjera. Autorët e

shekujve XVI dhe XVII përdorën alfabetin latin, të plotësuar dhe me pesë shkronja të posaҫme.

Shqipja është shkruar edhe me shkronja greke. Në shekullin XVII u përdor dhe alfabeti turko-

arab, me të cilin kanë shkruar bejtexhinjtë. Në historinë e shkrimit të shqipes janë bërë përpjekje

për të krijuar alfabete origjinale. Me një frymë thellësisht kombëtare, ҫështjen e alfabetit e zgjidhi,

atdhetari ynë, Naum Veqilharxhi, i cili krijoi një alfabet të veҫantë (EVETARI), të ndryshëm nga

alfabetet e përdorura gjerë atëherë, duke synuar që të ishte i njëjtë për të gjithë shqiptarët.

Page 13: PUNIM DIPLOME...objekt i një analize të veçantë. Fonologjia nga ana e vet, studion kompetencën gjuhësore që ka një folës për gjuhën e vet amtare, domethënë studion sistemin

13

Përpjekje të mëtejshme për krijimin e një alfabeti të përgjithshëm u bënë në vitet e 60-ta të

shekullit XIX dhe më pas, nga një grup atdhetarësh të shquar, si: K. Kristoforidhi, P. Vasa, H.

Tahsini, J. Vretoja, S. Frashëri etj., u bë kurorëzimi i punës së tyre, në kohën e Lidhjes së Prizrenit,

me hartimin e alfabetit të Stambollit (Alfabetarja).

Kongresi i Manastirit (1908) e zgjidhi përfundimisht ҫështjen e alfabetit të gjuhës shqipe. Ai u

shpreh për përdorimin e alfabetit të Stambollit dhe të një alfabeti latin që e përpunoi vetë kongresi.

(Beci, 2004, pp. 15-17)

Alfabeti i sotëm i gjuhës shqipe ka 27 shkronja dhe me to jepen 36 fonema. (Jashari, Ali &

Kryeziu, Bahtijar, 2017, p. 28)

Foto.1.

Page 14: PUNIM DIPLOME...objekt i një analize të veçantë. Fonologjia nga ana e vet, studion kompetencën gjuhësore që ka një folës për gjuhën e vet amtare, domethënë studion sistemin

14

1.8. Aparati i të folurit

Gjuha, mushkëritë, hunda, buzët, qiellza, dhëmbët etj., te qeniet e gjalla kryejnë funksione të

ndryshme fiziologjike, si organe të shijimit, të frymëmarrjes, të nuhatjes etj. Po këto organe, te

njeriu, si qenie shoqërore marrin pjesë në nyjëtimin e tingujve. Pra, nyjëtim quajmë lëvizjet e

nevojshme që i bëjnë organet e aparatit të të folurit për prodhimin e një tingulli. Për lehtësim

studimi, aparatin e të folurit zakonisht e ndajmë në tri pjesë: në organet e frymëmarrjes, në laring,

në zgavrrat e mbilaringut. (Nushi, 1998, p. 18)

Organet e frymëmarrjes përbëhen nga mushkëritë, bronket, trakeja dhe shërbejnë për t’i dhënë

rrymës së ajrit forcë shtytëse drejt laringut. Pra, rryma e ajrit që del nga mushkëritë, ngjitet në

bronke, në trake dhe arrin në laring.

• Laringu është pjesa e sipërme e trakesë ku janë të vendosura tejzat e zërit, që janë dy palosje

muskulore. Këtu gjendet shtegthi i zërit (glota). Tingulli prodhohet nga lëkundja (dridhja) e tejzave

të zërit, që vjen nga rryma e ajrit që del nga mushkëritë. Këtu krijohet toni themelor.

• Zgavrat e mbilaringut fillojnë me zgavrën e faringut, që vijojnë me zgavrën e gojës dhe të

hundës dhe shërbejnë si resonatorë, ku krijohen tonet plotësuese, që i mbishtrohen tonit themelor

të krijuara në laring. Në zgavrën e gojës ndodhet gjuha, që është organi më i lëvizshëm i aparatit

të të folurit, që merr pjesë në nyjëtimin e shumë tingujve.

Ajo ndahet në:

❖ majë të gjuhës;

❖ shpinë të gjuhës dhe

❖ rrënjë të gjuhës. (Memushaj, 2010, p. 20)

Page 15: PUNIM DIPLOME...objekt i një analize të veçantë. Fonologjia nga ana e vet, studion kompetencën gjuhësore që ka një folës për gjuhën e vet amtare, domethënë studion sistemin

15

Pjesët kryesore të zgavrave të mbilaringut janë edhe: zgavra e hundës, buzët, dhëmbët, alveolat,

qiellza e fortë, qiellza e butë, njerithi (ovula), maja e gjuhës, pjesa e mesme e gjuhës, pjesa e

prapme e gjuhës, zgavra e gojës, faringu, epiglota, laringu, tejzat e zërit, trakeja dhe ezofagu.

(Memushaj, 2010, p. 21)

Foto.2. Foto.3.

Page 16: PUNIM DIPLOME...objekt i një analize të veçantë. Fonologjia nga ana e vet, studion kompetencën gjuhësore që ka një folës për gjuhën e vet amtare, domethënë studion sistemin

16

1.9. Parimet e klasifikimit të bashkëtingëlloreve

Gjuha shqipe ka 29 bashkëtingëllore, që janë: b, c, ç, d, dh, f, g, gj, h, j, k, l, ll, m, n, nj, p, q, r,

rr, s, sh, t, th, v, x, xh, z, zh.

Tiparet më të përgjithshme nyjëtimore dhe akustike mbi të cilat mbështetet dallimi i këtyre

bashkëtingëlloreve, janë:

• vendi i formimit;

• mënyra e formimit (lloji i pengesës);

• pjesëmarrja e zhurmës;

• pjesëmarrja e zërit;

• rezonanca hundore.

Për klasifikimin e bashkëtingëlloreve sipas vendit të formimit, mbështetemi në organin aktiv, që

merr pjesë në nyjëtim dhe në vendin e formimit të pengesës. Sipas organit aktiv, bashkëtingëlloret

e shqipes ndahen në tri grupe të mëdha, si:

• buzore;

• gjuhore;

• glotale.

Bashkëtingëlloret buzore nyjëtohen më pjesëmarrjen aktive të buzëve dhe ndahen në:

• dybuzore,

• buzore - dhëmbore.

Page 17: PUNIM DIPLOME...objekt i një analize të veçantë. Fonologjia nga ana e vet, studion kompetencën gjuhësore që ka një folës për gjuhën e vet amtare, domethënë studion sistemin

17

Duke marrë parasysh se cila pjesë e gjuhës merr pjesë në nyjëtim, bashkëtingëlloret gjuhore

ndahen në:

• paragjuhore (ll, xh, sh, zh, rr, th, dh );

• mes gjuhore (gj, nj) dhe

• prapagjuhore.

Sipas pozicionit të majës së gjuhës, bashkëtingëlloret paragjuhore ndahen në:

• majore (apikale) dhe

• kulmore (kakuminale).

Sipas mënyrës së formimit të zhurmës ose llojit të pengesës bashkëtingëlloret ndahen në:

• mbylltore (okluzive);

• shtegore (frikative) dhe

• dridhëse (vibrante).

Pjesëmarrja ose mospjesëmarrja e tejzave të zërit në nyjëtim përbën tiparin kryesor për ndarjen e

bashkëtingëlloreve në:

• të zëshmë dhe

• të shurdhëta.

Në varësi prej pozicionit të qiellzës së butë, bashkëtingëlloret ndahen në:

• hundore dhe

• johundore. (Dodi, 2004, pp. 72-75)

Page 18: PUNIM DIPLOME...objekt i një analize të veçantë. Fonologjia nga ana e vet, studion kompetencën gjuhësore që ka një folës për gjuhën e vet amtare, domethënë studion sistemin

18

KAPITULLI II

2.1. Roli i institucioneve parashkollore në fëmijërinë e hershme. Zhvillimi dhe përgatitja

rreth filleve të përvetësimit të shkronjave të lexim-shkrimit

Fillimi i mësimit të shkronjave dhe lexim - shkrimit, është një hap i madh në jetën e fëmijëve.

Është një detyrë dhe përgjegjësi e të gjitha subjekteve dhe institucioneve relevante, që këtë fillim

të njohjes dhe të përvetësimit të shkathtësive akademike, pavarësisht prej vështirësive, ta

ndërmarrin me vullnet dhe kënaqësi të veçantë. Në këtë rrugëtim drejt përvetësimit të këtyre

shkathtësive mund të arijmë sukses, në qoftë se të gjithë faktorët edukativ vetëdijësohen dhe

angazhohen për rëndësinë dhe mënyrën e përgatitjes së fëmijëve, drejt përvetësimit sa më të lehtë

të shkronjave dhe të lexim - shkrimit.

Edukimi parashkollor i institucionializuar luan një rol të rëndësishëm në përgatitjen e fëmijëve

drejt përvetësimin të shkronjave të lexim – shkrimit, duke e përgatitur fëmijën parashkollor në

drejtim të zhvillimit të përgjithshëm, ku përfshihet ndër të tjera edhe edukimi në aspektin senso –

motorik, psiko - social e intelektual. Përgatitja e parashkollorëve për njohjen dhe mësimin e

shkronjave të leximit dhe të shkrimit, nuk duhet kuptuar si përgatitje e veçantë e “kandidative”

për shkollë. Një trajtim i tillë do ta tjetërsonte fëmijën, si dhe do ta shkëpuste atë nga gëzimi dhe

përjetimet jetësore parashkollore.

Në të sotmen ende ndeshim qëndrime nga shumë prindër, por edhe nga disa institucione

parashkollore, që synojnë të zbatojnë praktikat e mësimit të lexim - shkrimit te fëmijët

parashkollorë, me mënyrat dhe metodat e njëjta apo të ngjashme me ato të të nxënit tradicional në

shkollat e dikurshme.

Page 19: PUNIM DIPLOME...objekt i një analize të veçantë. Fonologjia nga ana e vet, studion kompetencën gjuhësore që ka një folës për gjuhën e vet amtare, domethënë studion sistemin

19

Pikëpamjet e tilla i kanë rrënjët në:

o shkallën e pamjaftueshme të ngritjes psiko - pedagogjike të familjes;

o informimin e papërshtatshëm për metodologjinë e të nxënit në fëmijërinë e hershme, që

nuk merr parasysh karakteristikat e veçanta të zhvillimit të fëmijës në moshën

parashkollore;

o në komunikimin e pamjaftueshëm dhe mosrealizimin e partneritetit midis subjekteve

relevante brenda dhe jashtë institucionit parashkollor, për veprimtaritë edukative dhe

përmbajtjen e kurrikulës së institucionit parashkollor etj. (Kurrikula e Edukimit

Parashkollor në Kosovë, 2006)

Institucioni parashkollor, si shkallë e parë e sistemit unik të arsimit, veprimtarinë

e qendërzon dhe e mbështetë në filozofinë e edukimit me “fëmijën në qendër”, duke afirmuar ide

të ndryshme nga ato të edukimit tradicional. Aktivitetet, që po trajtojmë, synojnë realizimin e këtij

objektivi konkret, të cilat burojnë dhe mbështeten në kontekstin jetësor të fëmijës në përputhje me

përmbushjen dhe inkurajimin e interesave njohëse, për zhvillimin dhe thellimin e njohurive, për të

mësuar shkronjat, leximin dhe shkrimin. Në këtë aspekt fëmijëve nuk duhet imponuar apo ndaluar

interesimin që ata shfaqin për njohjen e shkronjave, leximin dhe shkrimin. Puna për njohjen dhe

mësimin e shkronjave me fëmijët e kësaj moshe nuk nënkupton detyrim programor.

Strategjia më e përshtatshme për përgatitjen dhe gatishmërinë e fëmijëve për njohjen e

shkronjave dhe përvetësimin e lexim - shkrimit është padyshim, aktiviteti përmes lojës, që në

këtë rast paraqet një paradigmë për organizimin e aktiviteteve në fushat e integruara edukative në

institucione parashkollore. Loja në funksion të edukimit për njohjen dhe mësimin e shkathtësive

të shkrimit dhe leximit krijon kushte të volitshme për një përgatitje të natyrshme në përputhje me

karakteristikat e veçanta të zhvillimit psiko - fizik, socio - emocional dhe intelektual të fëmijëve

parashkollorë.

Mjediset e strukturuara didaktike në fusha të ndryshme edukative krijojnë rrethana e kushte të

favorshme për zhvillimin dhe edukimin e interesave njohëse, shkathtësive dhe shprehive në këtë

moshë. Ndërkaq, recitimet, tregimet, fabulat, gjëegjëzat e ushtruara e të realizuara sistematikisht

në edukimin e institucionalizuar parashkollor krijojnë kushte, që fëmijët e kësaj grupmoshe

parashkollore të aftësohen për një të shprehur të ndërlidhur me shqiptim logjik e të drejtë të fjalës.

(Krasniqi, 1997)

Page 20: PUNIM DIPLOME...objekt i një analize të veçantë. Fonologjia nga ana e vet, studion kompetencën gjuhësore që ka një folës për gjuhën e vet amtare, domethënë studion sistemin

20

KAPITULLI III

3.1. Një orë mësimore rreth sqarimit të shkronjave dyshe

Lënda mësimore: Gjuhë shqipe;

Klasa: Parashkollore;

Njësia mësimore: : “Sqarimi sa më i lehtë i shkronjave dyshe”

Tipi i orës: Zhvillim;

Mjetet mësimore: hamerat, tabela, fletë A4, fotografi dhe ilustrime të ndryshme;

Metodat mësimore: Metoda ilustruese, metoda e bashkëbisedimit, metoda e aktivitetit praktik;

Fjalët kyçe: shkronjat dyshe: dh, gj, ll, nj, rr, sh, th xh, zh;

Objektivat: Në fund të orës, nxënësit duhet të jenë në gjendje:

1. Të dinë t’i dallojnë, se cilat janë shkronjat: dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh;

2. Të jenë në gjendje të dallojnë gjësende me këto shkronja.

Struktura e orës

Evokim - Stuhi mendimesh;

Realizim – Bashkëbisedim: Sapo e bëmë përshëndetjen me njëri - tjetrin, u ktheva menjëherë nga

tabela dhe vendosa disa hamera, që kisha përgatitur për të zhvilluar njësinë mësimore;

Përfundim – Në fund arritëm të dallojmë shkronjat dyshe.

Page 21: PUNIM DIPLOME...objekt i një analize të veçantë. Fonologjia nga ana e vet, studion kompetencën gjuhësore që ka një folës për gjuhën e vet amtare, domethënë studion sistemin

21

Sapo e bëmë përshëndetjen me njëri - tjetrin, u ktheva menjëherë nga tabela dhe vendosa dy

hamera, që kisha i përgatitur për të zhvilluar njësinë mësimore.

Foto.4. Foto.5. Foto.6.

I vendosa hamerat në tabelë dhe fillova të zbatoj orën mësimore ashtu si e kisha planifikuar.

Fillimin e orës e kisha planifikuar ta filloj me teknikën, stuhi mendimesh, me qëllim që të kuptoj

se sa kanë njohuri nxënësit për shkronjat dyshe, duke i nxitur ata të tregojnë fjalë që kanë në

përbërjen e tyre shkronjat dyshe ose bigramet. Kjo ishte edhe tema ime, që e kisha planifikuar që

ta zbatoj me fëmijët për atë ditë në kuadër të njësisë mësimore ditore.

Foto.7.

Page 22: PUNIM DIPLOME...objekt i një analize të veçantë. Fonologjia nga ana e vet, studion kompetencën gjuhësore që ka një folës për gjuhën e vet amtare, domethënë studion sistemin

22

Mandej, kur verejta se fëmijët posedojnë njohuri të mjaftueshme për shkronjat dyshe, edhe pse si

temë nuk e pata treguar paraprakisht, e lash që fëmijët ta zbulojnë vetë temën mësimore, përmes

teknikës së parë, pra të ashtuquajturës, stuhi mendimesh. Më pas fillova shpjegimin për grafikun

e shkronjave dyshe, duke iu referuar hamerave me shkronja, që i kisha vendosur në tabelë, të

dukshëm për të gjithë nxënësit. Si fillim u orientova te hameri më figura gjërash, që paraqitnin

fjalë me shkronjat dyshe, shkronja, të cilat edhe i kisha shkruar në hamer edhe klasifikuar me

ngjyra të ndryshme.

Foto.8.

Meqë, në hamer ishin të vendosura të gjitha shkronjat dyshe të alfabetit të gjuhës shqipe, ku edhe

me secilën shkronjë nga një figurë që fillon me shkronjën përkatëse, fillova të shqiptoj secilën prej

tyre me qëllim që fëmijët të dëgjojnë edhe shqiptimin adekuat të tyre.

Gjatë sqarimit të shkronjave dyshe, nga fëmijët vazhdimisht merrja përgjigje nga më të

ndryshmet nga ata, që të jepnin të kuptoje se sa e madhe është imagjinata e tyre. Lidhur me këtë

njësi, mes të tjerash, unë kisha përgatitë edhe disa vjersha me secilën shkronjë dyshe, edhe pse

disa tingullonin si shkronja njëshe gjatë shqiptimit (nga disa prej fëmijëve), siç ishte rasti me

shkronjat dyshe si: rr - r, ll - l, sh - s.

Page 23: PUNIM DIPLOME...objekt i një analize të veçantë. Fonologjia nga ana e vet, studion kompetencën gjuhësore që ka një folës për gjuhën e vet amtare, domethënë studion sistemin

23

Më pas, të gjithë fëmijët më radhë i ftova para tabelës, që njërën nga shkronjat ta preknin më dorë

dhe së bashku të interpretonim edhe një vjershë më po atë shkronjë.

Foto.9.

Foto.10

.

Foto.11.

Page 24: PUNIM DIPLOME...objekt i një analize të veçantë. Fonologjia nga ana e vet, studion kompetencën gjuhësore që ka një folës për gjuhën e vet amtare, domethënë studion sistemin

24

Vjershat, që i përzgjodha për të zbatuar këtë njësi, lidhur me shkronjat dyshe me fëmijët

parashkollorë, ishin këto:

DH, dh

Dhelpra

Dhelpra dinake sillet,

natën në oborrin tonë.

Fshehurazi po ecte,

ndonjë pulë, që ta gjahton.

Page 25: PUNIM DIPLOME...objekt i një analize të veçantë. Fonologjia nga ana e vet, studion kompetencën gjuhësore që ka një folës për gjuhën e vet amtare, domethënë studion sistemin

25

GJ, gj

Gjahtari

Gjahtari po shkonte pyllit.

Të gjente gjahun e vet!

Por, pushka i ishte prishur,

E fare nuk po i kërset!

Page 26: PUNIM DIPLOME...objekt i një analize të veçantë. Fonologjia nga ana e vet, studion kompetencën gjuhësore që ka një folës për gjuhën e vet amtare, domethënë studion sistemin

26

LL, ll

Llamba

Llamba ndriçonte natën,

Sikur një rreze hëne,

Detyrat gjersa po i bëja,

Në tryezë afër nënës!

Page 27: PUNIM DIPLOME...objekt i një analize të veçantë. Fonologjia nga ana e vet, studion kompetencën gjuhësore që ka një folës për gjuhën e vet amtare, domethënë studion sistemin

27

NJ, nj

Njolla

Njollat në fletoren time,

Më lanë mua pa nota t’mira.

Se fletoren e njollosa pa dashje,

Mbrëmë kur po i bëja detyrat.

Page 28: PUNIM DIPLOME...objekt i një analize të veçantë. Fonologjia nga ana e vet, studion kompetencën gjuhësore që ka një folës për gjuhën e vet amtare, domethënë studion sistemin

28

RR, rr

Rrobat

Rrobat e mia u grisën!

Rrugës duke shkuar në shkollë,

U afrova pranë një kopshti,

U mundova ta marrë një mollë!

Page 29: PUNIM DIPLOME...objekt i një analize të veçantë. Fonologjia nga ana e vet, studion kompetencën gjuhësore që ka një folës për gjuhën e vet amtare, domethënë studion sistemin

29

SH, sh

Shkronjat

Shkronjat lidhen me radhë,

Fjalë të bukura nxjerrin.

E të ëmbla mjaltë,

Që emrin e çdonjërit prej nesh, e formojnë me radhë!

Page 30: PUNIM DIPLOME...objekt i një analize të veçantë. Fonologjia nga ana e vet, studion kompetencën gjuhësore që ka një folës për gjuhën e vet amtare, domethënë studion sistemin

30

TH, th

Thonjtë

Thonjtë i preva me ngadalë.

Duart i pastrova me kujdes.

Pastërtia duhet mbajtur,

por, jo të na bëhet ves!

Page 31: PUNIM DIPLOME...objekt i një analize të veçantë. Fonologjia nga ana e vet, studion kompetencën gjuhësore që ka një folës për gjuhën e vet amtare, domethënë studion sistemin

31

XH, xh

Xhami

Xhamit i ishte thyer copa.

Të ftohtit hynte brenda.

E theu një fëmijë me top,

që askujt s’ia merrte mendja.

Page 32: PUNIM DIPLOME...objekt i një analize të veçantë. Fonologjia nga ana e vet, studion kompetencën gjuhësore që ka një folës për gjuhën e vet amtare, domethënë studion sistemin

32

ZH, zh

Zhapiku

Zhapiku rrugës seç po shkonte!

Zhurmë nuk bënte, por gjarpëronte!

Ai u ngjit shpejt në një dru,

Fësh, fësh, fësh duke e ledhatu.

Page 33: PUNIM DIPLOME...objekt i një analize të veçantë. Fonologjia nga ana e vet, studion kompetencën gjuhësore që ka një folës për gjuhën e vet amtare, domethënë studion sistemin

33

Mandej, secilit prej fëmijëve iu shpërndava nga një fletë të bardhë, në të cilën ata do të vizatonin

shkronjën nga vjershat që kishin mësuar. Ata tashmë po fillonin me punën e tyre.

Foto.11.

Foto.12.

Page 34: PUNIM DIPLOME...objekt i një analize të veçantë. Fonologjia nga ana e vet, studion kompetencën gjuhësore që ka një folës për gjuhën e vet amtare, domethënë studion sistemin

34

Foto.13.

Unë më pastaj, u afrova të secili prej fëmijëve dhe duke i ndihmuar e udhëzuar arritëm që t’i

vizatonim shkronjat e para të vjershave, që sot mësuam. Edhe pse, disa prej tyre me hezitim e

përfunduan shkronjën e caktuar, disa të tjerë arritën edhe ta ngjyrosnin sipas deshirës së tyre.

Foto.14.

Pasi përfunduan vizatimin dhe ngjyrosjen e shkronjës së caktuar dyshe, atëherë ato fleta i

vendosa në portofoliot e fëmijëve. Mandej, vazhdova me pjesën e reflektimit të njësisë mësimore.

Kështu me radhë, vazhdova te secili grup i fëmijëve, ku disa prej tyre hezitonin e disa prej tyre

edhe shpejtonin dhe arrita të nxjerrë shumë fjalë nga gjithsecili prej tyre. Ata shqiptuan shumë

fjalë me secilën prej shkronjave dyshe edhe pse gjatë shqiptimit disa më tingëllonin edhe si njëshe.

Page 35: PUNIM DIPLOME...objekt i një analize të veçantë. Fonologjia nga ana e vet, studion kompetencën gjuhësore që ka një folës për gjuhën e vet amtare, domethënë studion sistemin

35

Përfundime dhe rekomandime

Jo rastësisht, dëgjojmë se profesioni i mësimdhënies e kalon edhe profesionin e më të pasurit,

pasiqë mësimdhënia shihet më tëper si mision, se sa si profesion. Kreativiteti i një mësimdhënësi,

që në rastin tonë është i një edukatoreje, e bën punën akoma më të dashur dhe më të suksesshme.

Asnjëherë suksesi i një mësimdhënësi nuk do të mungojë, nëse kreativiteti i tij nuk mungon gjatë

realizimit të njësive mësimore. Shtjellimi i temave, nëpërmjet metodave ilustruese, e bën akoma

më të këndshme çdo lloj vështirësie, që moshat parashkollore mund ta hasin. Edukatorja është ajo,

që këto vështirësi i tejkalon së bashku më fëmijët, gjithmonë duke përdorur kreativitetin dhe

pamjet me ngjyra të ndezura.

Që shkronjat dyshe te fëmijët parashkollorë të kuptohen dhe të shqiptohen rrjedhshëm nuk është

punë edhe aq e lehtë. Me përjashtim të disa fëmijëve, që mund t’i shqiptojnë në mënyrë adekuate,

disa prej tyre, shkronjat dyshe ndryshe i shkruajnë e ndryshe i shqiptojnë. Metodat ilustruese dhe

teknikat e ndryshme, siç ishte në rastin tonë ajo e stuhi mendimesh, janë ato të cilat i lehtësojnë

shumë vështirësi në punën me fëmijë, pasiqë përmes bisedave të ndryshme mundësojnë që t’i

nxisim fëmijët, që sa më shumë të shprehen.

Gjatë kësaj njësie mësimore, pra mbi sqarimin e shkronjave dyshe, përdorimi i hamerave me

ilustrime e figura të ndryshme, vizatimet, ngjyrosjet dhe vjershat e thurura aq rrjedhshëm na

mundësuan t’i kalojmë shumë vështirësi, që lidhen me shqiptimin, pasiqë për fëmijët këto

aktivitete ishin atraktive dhe i nxitnin ata që sa më shumë të shpreheshin. Por, pati raste te disa

prej tyre, kur tingullin brenda vjershës e shqiptonin më lehtë, gjersa shkronjën dyshe si tingull më

vete e shqiptonin ndryshe.

Nga praktikat e bëra në entet parashkollore kam arritur të nxjerrë konkludim, që te moshat

parashkollore përdorimi i ilustrimeve, të mësuarit përmes lojës dhe përdorimi i metodave sa më të

thjeshta të punës, sjell suksese dhe mësimnxënia është në nivel. Fëmijët parashkollorë e duan

kreativitetin dhe pozitivitetin e edukatores, andaj ne duhet të jemi ato që duhet të mundësojmë më

të mirën për këta fëmijë.

Page 36: PUNIM DIPLOME...objekt i një analize të veçantë. Fonologjia nga ana e vet, studion kompetencën gjuhësore që ka një folës për gjuhën e vet amtare, domethënë studion sistemin

36

Literatura

➢ Beci, Bahri, “Fonetika e gjuhës shqipe”, Tiranë, 2004.

➢ Dodi, Anastas, “Fonetika dhe fonologjia e gjuhës shqipe”, Tiranë, 2004.

➢ Krasniqi, Islam, “Abetare”, Pegi & Dukagjini, Pejë, 2014.

➢ MASHT, “Kurrikula e Edukimit Parashkollor në Kosovë”, Prishtinë, 2006.

➢ Memushaj, Rami, “Fonetika e shqipes standarde”, Tiranë, 2010.

➢ Nushi, Musa, “Gjuha e sotme shqipe I”, Gjakovë, 1998.

Page 37: PUNIM DIPLOME...objekt i një analize të veçantë. Fonologjia nga ana e vet, studion kompetencën gjuhësore që ka një folës për gjuhën e vet amtare, domethënë studion sistemin

37

Punimi me titull: “SQARIMI SA MË I LEHTË I SHKRONJAVE DYSHE”

Autore: FJONA BALAJ

Lektore: Mr. Sc. Elinda Rexha Pruthi; Nënshkrimi:

Gjakovë, 2020