punim diplome - edukimi.uni-gjk.org osmanaj.pdf · universiteti i gjakovËs “fehmi agani”...

37
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME APLIKIMI I METODAVE MËSIMORE DHE PËRSHTATJA E TYRE PËR NXËNËS ME DËMTIME NË TË PARË Udhëheqës shkencor: Kanditatja: Prof.Ass.Dr. Shefqet Mulliqi Mire Osmanaj Gjakovë, 2018

Upload: others

Post on 12-Sep-2019

219 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

UNIVERSITETI I GJAKOVËS

“FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

APLIKIMI I METODAVE MËSIMORE DHEPËRSHTATJA E TYRE PËR NXËNËS ME

DËMTIME NË TË PARË

Udhëheqës shkencor: Kanditatja:

Prof.Ass.Dr. Shefqet Mulliqi Mire Osmanaj

Gjakovë, 2018

2

Ky punim diplome u mbrojt_____________ para Komisionit vlerësues në përbërje

1. _____________________ Kryetar

2. _____________________ Anëtar

3. _____________________ Anëtar

Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën ______________

3

PËRMBAJTJA

FALËNDERIME...............................................................................................................5

QËLLIMI I PUNIMIT……………………………………………………….…………6

OBJEKTIVAT E PUNIMIT……………………………………………………………6

ABSTRAKT.……………………………………………………..………………..….....7

ABSTRACT........................................................................................................................8

HYRJE……………………………………………………………………………….....9

I. DËMTIMET VIZUALE ………………………………………………….…….…..10

1.1 Verbëria………………………………………………………………….………..….12

1.2 Kush është fëmijë me dëmtime në të parë …………………………….....….............13

1.3.Karakterstikat e fëmijëve me dëmtime në të parë.. ……………………………….....13

1.4. Shkaqet e dëmtimeve në të parë………………………………………….……...…..14

1.5. Shënjat e dëmtimeve në të parë ………………………………………….……...….14

II. ANOMALITË DHE SËMUNDJET MË TË SHPESHTA TË SYRIT?...............15

2.1 Sëmundjet dhe anomalitë e syrit .................................................................................15

2.1.1 Shkurtpamësia-miopia..............................................................................................16

2.1.2. Largpamësia-hipermetropia……………………………………………………….16

2.1.3 Albinizmi...………………...………………………………………………………17

2.1.4 Asigmatizmi ………………………………………………………………….…....17

2.1.5 Strabizmi-sytë e gemë……………………………………………………….……..18

2.1.6 Daltonizmi …………………………………………………………….…………...18

2.1.7 Katarakti dhe Glaukoma…………………………………………………………...19

2.1.8 Rubella……………………………………………………………………………..19

2.1.9 Trachoma…………………………………………………………………………..20

2.1.10 Tumoret …………………………………………………………………………..20

2.1.11 Photofobia……………………………………………………………….………..20

III. METODAT MËSIMORE…………………………………………,,,,……………21

3.1 Aplikimi dhe përshtatja e metodave mësimore për nxënës me dëmtime në të parë…….......22

4

3.2 Metoda verbale…………………………………………………………………...…..23

3.3 Metoda e tregimit ……………………………………………………………...…….23

3.4 Metoda përshkrimit …………………………………………………………......….23

3.5 Metoda “hap pas hapi” ……………………………………………………...……....24

3.6 Metoda e shpjegimit………………………………………………………...……….24

3.7 Metoda e ushtrimeve………………………………………………………...……....25

3.8 Metoda tekstuale……………………………………………………………………..25

3.9 Metoda laboratorike-eksperimentale dhe punëve praktike ………………...………..26

3.10 Metoda e nxitjes………………………………………………………...…………..26

IV. MJETET TIFLOTEKNIKE TË NXËNËSVE ME DËMTIME PAMORE……27

4.1 Komunikimi me tekst të shtypur dhe Braille………………………………………...28

4.2 Mësimi i Braille apo shkrimit……………………………………………………….29

V. PLANI INDVIDUAL I EDUKIMIT PËR NXËNËS ME DËMTIME NË TË

PARË…..………………..……………………………………………………………….30

5.1 Një listë e shkurtër e këshillave themelore për të punuar me fëmijë të verbër apo

me të parë të dobësuar …………………………………………………………………...31

PËRFUNDIM……………………………………………………………………….…..32

REFERENCA………………………………………..……...……………………..…....33

LITERATURA …………………………...……………………………………..……..34

SHTOJCË………….…………………………………………………………….……...35

5

FALËNDERIME

Rruga e studimeve përgjatë këtyre viteve, me plot bindje dhe sinqeritet mund të them se

ishte periudha më e bukur e jetës sime!

Përgjatë këtyre viteve të studimit, ishin profesorët tanë ata që e ndriquan rrugën e dijës

sonë, prandaj një falënderim i veçantë shkon për të gjithë profesorët e këtij universiteti

që asnjëherë nuk u ndalën duke dhënë kontributin për të përçuar dituri .

Një falënderim shumë i veçantë i dedikohet udhëheqësit shkencor Prof. Ass. Dr. Shefqet

Mulliqi, i cili asnjëherë nuk ndaloi duke më këshilluar dhe ofruar ndihmën e tij në

realizimin e këtij punimi, prandaj falëminderit për mbështetjen akademike dhe

profesionale, do të jem përgjithmonë mirënjohëse.

Shoqëria është ajo që të bënë të përjetosh ditë të mbushura me buzëqeshje dhe lumturi,

andaj dua të ju them falëminderit që ishit pjesë e imja gjatë këtij rrugëtimi dhe më falet

aq shumë dashuri.

Familja ime- prindër të dashur, fjalët të cilat do tua them përherë do të jenë se ju ishit

mbështetja dhe motivi kryesor që unë të arrij këtu ku jam sot, do u jem përgjithmonë

falënderuese dhe e gjithë puna ime ju dedikohet juve!

6

QËLLIMI I PUNIMIT

Hartimi i këtij punimi dhe qëllimi i tij si fillim është përmbushja e detyrave akademike

që na është dhënë për tu realizuar dhe të kalojmë me sukses dhe këtë fazë të studimeve.

Qëllimi i dytë dhe jo më pak i rëndësishëm është inkurajimi i mësimdhënësve që

punojnë me nxënësit me nevoja të veçanta, ballafaqimi i tyre me përzgjedhjen e

metodave të drejta dhe aplikimi i tyre në procesin mësimor.

OBJEKTIVAT E PUNIMIT

Objektivat e punimit janë që hollësishtë të trajtohen të gjitha aspektet duke filluar nga

kush është një fëmijë me dëmtime në të parë, sëmundjet më të shpeshta të syrit e gjerë tek

mbajtja e procesit mësimor dhe aplikimi i metodave të përshtatshme që ofrohen nga

mësimdhënësit që tu mundësojnë të gjithë fëmijëve mësimnxënien.

7

ABSTRAKT

Të gjithë ne jemi të barabartë, por edhe dallojmë nga të tjerët sepse secili nga ne kanevoja të veçanta e të ndryshme nga të tjerët.Ashtu si çdo fëmijë që ka të drejtën e shkollimit edhe fëmijët me dëmtime pamore egëzojnë këtë të drejtë.Të gjithë fëmijët me dëmtime në të parë duhet të jenë të lirë nga çfarëdo gjykimi e tëkenë mbështetjen e familjes dhe shoqërisë për tu integruar në arsimin e rregullt.Punimi u hartua duke marrë parasyshë vështirësitë dhe sfidat që kanë mësimdhënësit përzgjedhjen e metodave adekuate që duhet të praktikohen që tu ndihmojnë dhe timbështesin të gjithë nxënësit që shfaqin vështirësi në të nxënë për çfarëdo nevoje tëveçantë që ata kanë.Nxënësit duhet trajtuar në mënyrë të barabartë dhe të gjithëve tu krijohen kushte tëpërshtatshme, e tu plotësohen nevojat që ata i shfaqin dhe të u lehtësohet procesi imësimnxënies.Ky punim i imi është bërë me një punë të përkushtuar i cili ofron metoda dhe këshillapraktike që mund të zbatohen në klasat gjithëpërfshirëse, prandaj shpresoj të jetëfunksional për profesionin tonë të shenjtë.

Fjalë kyçe:Dëmtime pamore, arsimimi, mësuesit, shkolla, familja, gjithëpërfshirëja, mësimnxënia.

8

ABSTRACT

All of us are equal, but we also differ from each other because each of us has specialneeds from others.Like any child who has the right for education, children with visual impairments alsoenjoy this right.All children with impairments in the first place must be free from prejudices and have allthe support from family and society to integrate into regular education.The paper was drafted taking into account the difficulties and challenges the teachers facein choosing the right methods to help and support all pupils experiencing difficulties inlearning and any other special need.Students should be treated equally and create appropriate conditions for everyone, alsocomplete the needs they indicate and facilitate the learning process.This paper is done with a dedicated work that provides practical methods and tips thatcan be implemented in comprehensive classes, so I hope to be functional for our sacred(valuable) profession.

Key words: visual impairments, education, teacher, school, family, comprehensiveness,learning.

9

HYRJA

Temën që unë kam zgjedhur për punim të diplomës është “Aplikimi i metodave

mësimore dhe përshtatja e tyre për nxënës me dëmtime në të parë”.

Metodat mësimore kanë një rol në cilësinë dhe efikasitetin e punës mësimore duke u

përfshirë të gjithë nxënësit, varësishtë se cilat metoda u përshtaten sipas kërkesës së tyre

dhe aftësive të nxënësve.

Aplikimi i metodave mësimore filloj të zbatohet me një hov të madh në proceset tona

mësimore duke sjellë edhe rezultate të mëdha tek nxënësit falë punës dhe kontributit që

dhanë mësimdhënësit për nxënësit e duke mos i lënë anash apo të diskriminuar edhe

nxënësit me nevoja të veçanta.

Nocioni- persona me nevoja të veçanta është konsideruar si termi më i butë dhe më i

mirë për tu përdorë. Në kuadër të personave me nevoja të veçanta hynë edhe fëmijët me

dëmtime në të parë dhe si çdo fëmijë tjetër me apo pa nevojë të veçantë ka të drejtën e

shkollimit dhe edukimit.

Fëmijët me dëmtime pamore kanë zhvillim normal në aspektin e inteligjencës por janë të

kushtëzuar në një paaftësi ndaj shoqërisë, e ky është shkaku që ata nuk mund të edukohen

me nxënësit e rregullt në shumë aspekte si: të shkruarit, të lexuarit, e të tjera.

Ne si mësimdhënës të ardhëshëm jemi ata që do të ndihmojmë që nxënësit me apo pa

nevojë të veçantë të realizojnë ëndërrat e dëshirat që i ka çdo fëmijë, e përkushtimi ynë

ndaj tyre duhet të jetë motiv, e falë këtij motivi nxënësit do të jenë në gjendje të

shkruajnë, të lexojnë si dhe të orientohen në jetë.

“Çdo edukator duhet të gjejë një damar të përshtatshëm në shpirtin e nxënësit, nëmënyrë që të depërtojë brenda tij.”

Osman Nuri Topbas

10

I. DËMTIMET VIZUALE

Dëmtimi vizual si term përdoret për të përshkruar ndryshimet funksionale të cilat

ndodhin në organin e të parit. Nëse themi se një person ka dëmtime vizuale, atëherë

nënkuptohet se ai ka kufizime në mprehtësinë e të parit, fushën e pamjes, ndjeshmëri ndaj

kontrastit ose ndoshta problem në formën e kolorit. Me anë të këtij termi përshkruhet se

si funksionon syri, por ky term nuk e përshkruanan se si do të jetë ardhmëria e individit.

Tiflologjia është shkencë e cila merret me edukimin, arsimimin dhe rehabilitimin e

personave me dëmtime në të parë, personave të verbër por gjithashtu merret edhe me

edukimin dhe arsimimin e personave shkurtpamës. Për njerëzit-fëmijët me dëmtime

pamore janë përdorur klasifikime të ndryshme, organizata botërore për shëndetin ka

adaptuar klasifikimin e dhënë nga Colenbrauder(1977) i cili në klasifikimin e bërë i

referohet nivelit të shikimit dhe paaftësisë.

Klasifikimi Niveli i pamjës Niveli i paaftësisëNormal Pamje normale

Pamje afër normales.E moderuar.

Mund të kryejë detyrat pa ndihmë tëveçantë

Mund të kryejë detyrat afër normales mendihmë tëveçantë

Pamje e dobët E ashpër

E thellë.

Kryen detyrat vizuele në një nivel tëulët të shpejtësisë mekohëzgjatje dhe precisionndonëse me ndihmë.

Ka vështirësi me detyratvizuale voluminoze nuk mund të kryejëdetyrashumë të detajizuara vizuale.

Verbëri Afër verbërisë.

Verbëri.

Të parit është i pavlefshëm.Mbështetja është parësisht nëshqisat e tjera.

Totalisht pa shikim-mbështetja vetëm nëshqisat e tjera.

Tabela.nr.1.Klasifikimi sipas Colendrauder(1977)

11

Te sistemi i klasifikimt janë theksuar këto grupe të dëmtimeve vizuale:

të pamurit normal (V); të pamurit mesatar (IV); të pamurit e rëndë (III); të pamurit thellësisht i dobët (II); dëmtimi afër verbërisë (Ib) dhe

dëmtimi total vizual (Ia).

Për qëllime edukative, të pesë grupet e ndryshme për fëmijët me dëmtime vizuale janësqaruar varësisht nga funksionet:

Ia – nuk ka perceptim të dritës;

Ib –14 perceptimi i dritës pa projeksion;

II - perceptimi i dritës me projeksion;

III – perceptimi i formësuar me mprehtësi të të parit

IV – mprehtësia e të parit = ose >0.05 (3/60, 20/400) dhe

V - me të parë normal, për shembull fëmijët me dëmtime vizuale, të cilët nukkanë nevojë për trajtim (Turku, 2002)

Sistemi i klasës është problem i rëndësishëm. Fëmijët me probleme shikimi kanë

nevojë të dinë se ku gjenden sendet. Për këtë arsye, duhet që vendet e tyre të mos

ndryshojnë – çdo gjë duhet të jetë gjithnjë në vendin e vet. Lini hapësirë të mjaftueshme

që nxënësit të lëvizin në klasë dhe hapni sytë për pengesa të mundshme dhe rreziqe që

vijnë nga sende të lëna në mes të rrugës. Nëse është e nevojshme që të ndryshoni sistemin

e dhomës, lejojini nxënësit me probleme shikimi të mësohen me sistemin e ri. Çdo

nxënësi me probleme shikimi caktojini një bashkëmoshatar që ta ndihmojë në rastet e

rënies së zjarrit apo urgjencave të tjera. (Musai, 2014)

12

1.1 Verbëria

Verbëria është mungesa totale e shikimit të njërit sy apo të dy syve. Amauroze quhet

humbja totale e shikimit-shpesh në mënyre të papritur dhe pa ndonjë shqetësim

funksional të sistemit optik apo sëmundje të syrit.Ajo mund të jetë me origjinë

kongjenitale, që nga lindja, mund të jetë toksike ose nervore.Ambliopia është pakësimi i

aftësisë vizuale.

I verbër, në kuptimin administrativ të termit është një person që ka pasur një vizion

qëndror të syve dhe që pas korrektimit të vizionit përmes syzeve,ka më pak se 1/20 e

shikimit normal. Shkaqet kryesore të verbërisë dhe dëmtimeve vizuale janë:

- sëmundjet infektive dhe të përgjithshme (sifilizi, diabeti etj);

- aksidentet dhe dëmtimet;

- helmimet;

- tumoret dhe

- trashëgimia (Turku, 2002)

Shumë psikolog të njohur pohojnë se situata e fëmijëve të verbër nuk është më tragjike

se sa situata e fëmijëve që kanë probleme me dëgjimin.

Të parit e dobët dhe humbja e të parit, i cili është aq i rëndë dhe ndikon në kryerjen e

detyrave dhe aktiviteteve të përditshme dhe që nuk mund të jetë i korrigjueshëm me

ndihmën e syzeve ose thjerrëzave kontaktuese (Jose, 1992).

Dëmtimi i të parit të fëmijës paraqet problem që është pengesë për mësimin optimal

dhe zhvillimin edhe përkundër adaptimit në metodat e mësimit, kualitetit të materialeve

të shfrytëzuara dhe mjeteve ndihmëse, ndriçimi dhe kontrasti në mjedisin e mësimit ose

me kombinimin e të gjitha këtyre (Mulliqi, Dokturatura prof. Shefqet Mulliqi, 2016)

13

1.2 Kush është fëmijë me dëmtime në të parë?

Secila qenie njerëzore që vjen në këtë botë ka nevojë për përkujdesje.Ajo fillimisht

është përgjegjësi e prindërve, pastaj e gjithë shoqërisë (Zabeli, 2001) . Përkujdesja mund

të jetë e ndryshme pasi që dallojmë nga njëri tjetri,e të gjithë ne kemi nevoja të ndryshme

për përkujdesje.

Fëmijë me dëmtime në të parë janë të gjithë ata fëmijë të cilët e kanë të dëmtuar shqisën

e të pamurit dhe nuk mund të arsimohen në mënyrë vizuele si dhe perceptimin e

gjësendeve në klasë apo rrethin ku jetojnë krahas shoqërisë.

Fëmijët me dëmtime në të pare për dallim nga të tjerët gjatë gjithë jetës dhe në procesin

e arsimimit shfrytëzojnë shqisën e të prekurit dhe të dëgjimit, ndërsa gjatë procesit të

shkrimit dhe leximit përdorin alfabetn e Brajlit dhe aparatet speciale që mundësojnë

arsimim të suksesshëm. Ndërsa fëmijët që kanë të ruajtuar pjesërishtë të pamurit

arsimohen falë mjeteve ndihmëse (tifloteknike).

1.3. Karakterstikat e fëmijëve me dëmtime në të parë

Një nga pengesat më serioze për të kuptuar fëmijët me dëmtime në të parë është puna e

kufizuar shkencore që është bërë në këtë temë.

Një prej vështirësive në përcaktimin e karakteristikave të fëmijëve me dëmtime në të parë

ka qenë se numri i rasteve të tilla kanë qenë të rralla në popullatën e përgjithshme, çka e

bënte më të vështirë grumbullimin e një numri të madh të fëmijëve të tillë në një vend.

(Ulaj, 2013)

Dëmtimet në të parë ulin shkallën e përvetësimit të njohurive, krijojnë vështirësi në të

ecur në të ulur, aktivitete të ndryshme, demotivim, bëhen më të terhqur etj,. Këta fëmijë

kanë zhvillim normal të intelegjencës por të pamurit e kanë të kushtëzuar. Me rëndësi për

të verbërit është të degjuarit dhe të folurit.

14

1.4. Shkaqet e dëmtimeve në të parë

Shkaqet të cilat sjellin dëmtime në të parë janë të ndryshme dhe për ne mësuesit nuk

është me rëndësi parësore shkaku i dëmtimit.

Një varg i gjerë i kushteve mund të shkaktojë dëmtime serioze të të parit te fëmijët nga

mosha e lindjes deri në moshën pesë vjeçare. Shkaqet e mundshme të dëmtimit të të parit

te fëmijët sillen prej kushteve të trashëguara deri të sëmundjet ngjitëse, kanceri, lëndimet

apo kushtet e ndryshme të ambientit. Prandaj pa marrë parasysh se a është si shkak i

ndonjë infektimi apo ndonjë kushti të trashëguar, mësuesi ballafaqohet me të njëjtin

problem – të parit e kufizuar.

Mbizotërimi i përhapur i këtyre kushteve e bënë të vështirë përcaktimin e përqindjes së

ndikimit të ndonjë shkaku të veçantë, por disa prej tyre njihen me të drejtë si shkaqe

kryesore.

Një shkaktar tjetër kryesor i dëmtimit në të parë është retinopatia e parakohshme( e

njohur përpara si retrolental fibroplasia). Ky dëmtim besohet se shkaktohet nga dhënia e

tepërt e oksigjenit fëmijëve të lindur para kohe, gjatë përpjekjeve për të shpëtuar fëmijën,

që është i kërcenuar nga ndonjë shkaktar tjetër. (Ulaj, 2013)

1.5. Shenjat e dëmtimeve në të parë

Disa nga shenjat që tregojnë se fëmijët kanë probleme me shikimin ose kanë demtime

pamore janë:

Sytë dhe kapakët e syrit duken të skuqur

Bebëzat e syrit të turbullta

Deri në moshën 3 mujore sytë nuk e ndjekin objektin

Fëmija tregon interesim të vogël për objektet me ngjyra

Kanë probleme në të pamurit pas perëndimit të diellit (verbësia e natës)

Në shkollë nuk mund të lexojnë shkronjat ( në dërrasë të zezë ose në tekste) (Ulaj,

2013)

15

II. ANOMALITË DHE SËMUNDJET MË TË SHPESHTA TË SYRIT

Çdo individ me shikim të dëmtuar është unik, dhe duhet të shikohet si i tillë, prandaj

trajtimet dhe konsideratat arsimore duhet të jenë të dizajnuara për të përmbushur nevojat

individuale. Mësuesit janë në të shumtën e rasteve udhëheqësit e suksesit për fëmijët dhe

të rinjët me të parë të dëmtuar, dhe kanë qenë historikisht agjentët e ndërlidhjes në mes

të edukatorëve dhe profesionistëve për kujdesin e syrit. (Ulaj, 2013)

2.1. Sëmundjet dhe anomalitë e syrit

Sëmundjet dhe anomalitë më të shpeshta të syrit janë:

Shkurtpamësia-miopia

Largpamësia-hipermetropi

Albinizmi,

Asigmatizmi,

Strabizmi-sytë e gemë,

Daltonizmi,

Katarakti dhe Glaukoma (Turku, 2002)

Rubella

Trachoma

Tumoret

Photophobia

16

2.1.1 Shkurtpamësia-miopia

Shkurtpamësia-miopia është e metë e syrit që shkaktohet në rastet kur boshti i syrit

është më i gjatë se syri normal.

Në këtë rast shohim qartë vetëm objekte që janë afër kurse ato objekte që i kemi larg nuk

i shohim qartë meqë rrezet e dritës priten para retinës e jo në retinë.

Nxënësi shkurtpamës nuk sheh larg sa duhet dhe si duhet, rast i rëndë është kur nuk sheh

mirë as afër, në mënyrë jo të vetëdijëshme rrudhë kapakët e syve, gjatë shkrimit e leximit

afron kokën mbi fletore dhe mbi libër, nxënësi i tillë ka nevojë për syza. Nëse nuk

përmbushet kjo nevojë do t’i keqësohet gjendja e të pamurit dhe do të tregojë sukses të

ulët në mësime. (Turku, 2002)

2.1.2 Largpamësia-hipermetropia

Largpamësia-hipermetropia është e kundërt me shkurtpamësinë-miopinë, kjo shfaqet

kur boshti i syrit është i shkurtër, prandaj rrezet e dritës priten prej retine kurse në lidhje

me këtë edhe fytyra e ambientit formohet përtej retine.Njerëzit e tillë nuk i shohin qartë

objektet e afërta, por përkundrazi shohin objektet apo gjërat që janë larg.

Gjatë punës individi-nxënësi largpamës largon kokën nga tabela, fletorja dhe libri, fërkon

sytë gjë me të cilën jep të kuptojë se i turbullohet pamja e objekteve, fjalëve dhe fjalive të

shkurta. Nëqoftëse individi-nxënësi ankohet se ndjen lodhje, dhëmbje në sy, dhëmbje në

kokë, ka marramendje duhet t’i korigjohet largpamësia nëse ndihmohet nga specialisti

për sy, por nëse nuk ka shënja përmirësimi atëherë patjetër duhet bartur syze të

përshtatshme. (Turku, 2002)

17

2.1.3 Albinizmi

Mangësi në pigmentin e trashëguar, që mund të përfshijë tërë trupin (albinizëm i plotë)

ose një pjesë të trupit( albinizëm parcial); besohet të jetë shkaktuar nga një mangësi në

enzime që përfshihet në metabolizëm të melaninës gjatë zhvillimit të paralinjdes.

Në albinizmin e plotë zakonisht ka mungesë të pigmentit në lëkurë dhe flokë, si dhe në

indet e retinës dhe irisit, ndërsa albinizëm parcial, lëkura dhe flokët mund të ndryshojnë

nga të zbehta në normale, si dhe në albinizmin e syrit ,funksioni mund të ndryshojë nga

shikimi normal në atë të dëmtuar.

Rregullojmë ndriçimin sipas nevojave të indivdit. Mobilimi i klasës duhet të jetë i

përshtatur për ta korrigjuar gabimin refreaktiv dhe fotofobinë. (Ulaj, 2013)

2.1.4 Asigmatizmi

Asigmatizmi është çrregullim i refrakcionit ku shtrembërimi i imazhit ndodh si për

objektet e largëta poashtu edhe për ato të afërta.

Asigmatizmi ndodhë shpesh i shoqëruar nga miopia apo hipermetropia

Sot ekzistojnë një sërë metodash për korigjimin e asigmatizmit:

Përdorimi i syzave apo lentave të kontaktit,

Kirurgjia me laser,

Kirurgjia implantuese (me lentë intraokulare torike),

Kombinimi i kirurgjisë me laser me atë implantuese (bioptics). (Turku, 2002)

18

2.1.5. Strabizmi-sytë e gemë

Strabizmi është një sëmundje e shpeshtë e lindur ku të dy sytë ose njëri sy nuk e ka

shikueshmërinë në mënyrë simetrike dhe si pasojë shfaqet mungesa e koordinimit të

muskujve të jashtëm të syve, ku dhe shkaktohet kryqëzimi i syve. Dy sytë dukshëm nuk

fokusohen në të njejtin objekt.Kjo mund të jetë e vazhdueshme ose e ndërprerë.

Si karakteristikë e strabizmitë është se objektet afër nuk mund të shihen mirë sepse një

pjesë e syrit humbet në gropën e syrit. (Turku, 2002)

2.1.6. Daltonizmi

Daltonizmi apo verbëria e ngjyrave është trashëgimi (gjenetike) apo të pranishme që në

lindje.Njerëzit-fëmijët që kanë këtë çrregullim nuk dallojnë të kuqen, të kaltërten dhe të

gjelbërten.

Daltonizmi apo verbësia e ngjyrave mund të shkaktohet nga:

Mosha,

Problemet e syve si glaukoma, degjenerimi i makulës, katarakti ose retinopatia

diabetike,

Lëndimet në sy,

Efektet anësore të disa barnave (Turku, 2002)

19

2.1.7 Katarakti dhe Glaukoma

Katarakti zakonishtë shfaqet kur thjerrëza (bebëza) e syrit bëhet e bardhë dhe e

dukshme. Në këtë rast bebëza e syrit e humbë kthjelltësinë, është vështirë të dallohet nga

pamja e jashtme mirëpo nga afër nëse e shkojmë syrin edhe mund të duket. Karakteristikë

e kataraktit është që të pamurit fillon të humbet gradualisht sepse nervi optik fillon të

humbë elasticitetin në sy apo në të dy sytë. Katarakti shkakton humbje të pjesërishme apo

të tërsishme të të pamurit.

Glaukoma është një ngritje e shtytje infra-okulare e cila mund të ndikojë në furnizimin

me gjak në nervin optik të kokës. Një lloj i glaukomës të fëmijët është buphthalamos (syri

i buallit) ku këta fëmijë kanë sy më të mëdhenjë. Lloje tjera të glaukomës japin fushë të

reduktuarit të të pamurit dhe vështirësi vizuale në zona të cilat janë të errëta. (Turku,

2002)

2.1.8. Rubella

Rubella maternale apo amënore( fruthi gjerman) në tremujorin e parë të shtatëzënisë

është në përgjithësi përgjegjës për një treshe defektesh në fetus: defekte të zemrës,

probleme dëgjimi dhe probleme të syrit; defektet mentale gjithashtu i shoqërojnë këto

defekte. (Ulaj, 2013)

20

2.1.9. Trachoma

Kjo sëmundje është një nga sëmundjet më hershme të syve e regjistruar; ajo është

identifikuar që para shekullit të 27-të para Krishtit. Është shkaku kryesor I verbërisë në

mbarë botë, dhe prek mbi 400 milion njerëz (kryesisht në vendet e pazhvilluara të

Afrikës, Lindjes se Mesme, dhe Azisë). Kjo sëmundje është e parandaulshme me dietë

adekuate, higjenë të duhur dhe arsimim. (Ulaj, 2013)

2.1.10. Tumoret

Mund të ndodhin në çdo pjesë të syrit ose strukturave përkatëse të saj; mund të jenë

beninje ose malinje.

Shumica e tumoreve mund të diagnostifoken herët, pasi që ata zakonisht janë të dukshëm,

ndërhyjnë/ interferojnë në të parë, ose zhvendosin kokërdhokun deri në njëfarë mase.

(Ulaj, 2013)

2.1.11. Photofobia

Gjendje e ndjeshmërisë abnormale ndaj dritës (d.m.th sasia e dritës që hyn në sy) ;

zakonisht, irisi nuk është në gjendje të zvogëlojë mjaftushëm dritën që hyn në sy. Disa

medikamente ose helme gjithashtu mund të shkaktojnë fotofobi duke shkaktuar zgjërimin

e bebëzës së syrit. (Ulaj, 2013)

21

III. METODAT MËSIMORE

Në teorinë dhe praktikën mësimore çështja e metodave është një nga përmbajtjet me

rëndësi të veçantë.

Fjala metodë shënon rrugën me të cilën arrihet ndonjë qëllim nëpërmjet së cilës

realizohen detyra të caktuara mësimore, përkatësisht oragnizohen materiale arsimore

funksionale dhe edukative të mësimit. (Zylfiu, 2001)

Suksesi në punën mësimore varet nga shumë faktorë, e një ndër këta faktorë është

zgjidhja e drejtë dhe përshtatja e metodave mësimore adekuate sipas aftësive të nxënësve.

Zgjidhja e metodave varet nga situata didaktike, elementi më i rëndësishëm është vet

përmbajtja arsimore që përpunohet,kjo do të thotë se metoda duhet të jetë e përshtatur me

përmbajtjen. (Shimllesha, 1988)

Mësimdhënësi është ai që duhet të zgjedhë dhe të vendosë në menyrë të lire për

metodën që do të zbatojë në procesin mësimor, por nuk është e drejtë që të punohet

vetëm me një metodë mësimore e në veçanti me fëmijët që kanë dëmtime në të parë.

Disa metoda mësimore që aplikohen në ditët e sotme në procesin edukativ për nxënësit

me dëmtime në të parë dhe për nxënësit e rregullt janë:

Metoda verbale

Metoda e tregimit

Metoda e përshkrimit

Metoda hap pas hapi

Metoda e shpjegimit

Metoda e ushtrimeve

Metoda tekstuale

Metoda laboratorike-eksperimentale dhe punëve praktike

Metoda e nxitjes

22

3.1. Aplikimi dhe përshtatja e metodave mësimore për nxënës medëmtime në të parë

Implikimi i drejtë i mësimdhënësve tek nxënësit me dëmtime në të parë por edhe të

klasave të rregullta duhet të jetë i shumëllojshëm dhe i përshtatshëm sipas kërkesave që

kanë fëmijët në çdo aspekt të punës mësimore.

Krijimi dhe shfrytëzimi i metodave të teknologjisë në mësim është njëra ndër komponentet thelbore

të sistemitmësimor.

Për të arritur mësim sa më të efektshëm, fëmijët duhet të fillojnë qysh në moshën e

herëshme të angazhohen atëherë kur janë në fillim të fazës së parë.

Faza e parë e fillimit të mësimit është edukimi parashkollor, dhe ky edukim ka rëndësi

për fëmijët e sidomos për ata me dëmtime në të parë,sepse në këtë fazë bëhët evidentimi i

pengesave që kanë këta fëmijë dhe fillohet me rehabilitimin e herëshëm dhe më lehtë vie

tek përmirësimi i tërësishëm ose i pjesëshëm në edukimin dhe arsimimin e tyre.

Përdorimi i disa metodave në mësim e bejnë atë më të efektshëm dhe më të lehtë për

nxënësit.

Kur përdoren metodat mësimore vije më lehtë tek realizimi i qëllimeve, dhe detyrave

edukative e arsimore, përkatësisht në organizimin e punës mësimore.

Ne duhet të kuptojmë se metodat kanë rëndësi të madhe, veçanerishtë në teorinë dhe

praktikën mësimore, pasi që përmes tyre përcillet e gjithë ecuria e zhvillimit të procesit

mësimor.

Pra aplikimi i këtyre metodave mësimore është punë me pergjëgjësi dhe duhet të

përshtaten sipas aftësive të nxënësve, në mënyrë që puna jonë të jetë efektive dhe e

suksesshme.

Nëpërmjet arsimimit dhe edukimit nxënësit me dëmtime në të parë apo të verbër fitojnë

njohuri dhe formohen në mënyrë të barabartë si të gjithë të tjerët, duke iu dhënë fëmijëve

shansë të barabartë për të zënë vendin që u takon (Zhanete, 2005)

23

3.2. Metoda verbale

Metoda verbale apo metoda e komunikimit ndahet në: monolog dhe dialog.

Metoda monologe zakonisht përdoret për të dhënë leksione, sqarime etj.

Kjo metodë përdoret edhe për nxënësit e rregullt por është edhe metoda më e

rëndësishme për edukimin e fëmijëve me dëmtime në të parë, përmes fjalës së gjallë

nxënësit do të jenë në gjendje dhe do të kuptojnë më lehtë njësinë e re mësimore,

mësimdhënësi është ai që ka rolin kryesor gjatë kësaj metode- mësuesi është në qendër të

vëmendjes, fjalët e mësuesit duhen të jenë të rrjedhëshme dhe të qarta.

Gjatë orës mësimore nxënësit duhet të jenë aktiv dhe me ndihmën e mësuesit të arrijnë të

zgjedhin këto sfida. Andaj mësuesi duhet që të bëjë punën me sukses dhe nxënësi do të

arrijë sukses në mësim pa hasë në pengesa.

3.3. Metoda e tregimit

Metoda e tregimit është metodë e cila përdoret shumë tek nxënësit e rregullt dhe ata me

dëmtime pamore, e cila është përshatur nga mësimdhënësit dhe përdoret për të treguar

detajet e një ngjarjeje, një prezantim emocional, personazhet e një ngjarjeje.

3.4. Metoda përshkrimit

Kjo metodë përdoret atëherë kur mësimdhënësi përshkruan objekte të ndryshme, dhe

mbështetet në orientimin e qartë që nxënësve t’u mbushet mendja ashtu sikur mbushet një

enë me ujë, dhe kjo metodë jep rezultate të shkëlqyera në bindjen e nxënësit.

24

3.5. Metoda hap pas hapi

Kjo metodë është e nevojshme dhe përdoret më shumë në ciklin parashkollor, dhe

rëndësi e veçantë u kushtohet kushteve të ambientit dhe parësorë është krijimi i ambientit

për fëmijët. Metoda hap pas hapi aplikohet nga mësimdhënësit ku merren parasysh

interesimi dhe afiniteti i nxënësve.

Gjatë punës me fëmijët me dëmtime pamore në klasë sëcili nxënës duhet të ketë shenjën

përkatëse dalluese që të njihet me gjësendet në klasë siç janë: karriga, banka, vendi i

librave, e këto shenja dalluese mundësojnë që fëmijët më lehtë të orientohen në vendin e

caktuar ku do të shkojnë. Në aplikimin e kësaj metode mund të mësojmë që suksesi i

nxënësve arrihet hap pas hapi, duke i zgjidhur të gjitha ngecjet që mund të kenë fëmijët

dhe përmes kësaj metode mësimdhënësi do të arrijë që të njohë qëndrimet, interesimet e

të gjithë nxënësve.

3.6. Metoda e shpjegimit

Metoda e shpejgimit në procesin mësimor duhet të aplikohet nga ana e mësimdhënësit,

atëherë kur kemi të bëjmë me shpjegimet që bëhen, çoftë në jetën e përditshme apo në

procesin eduktiv-mësimor tek nxënësit, dhe është metodë e ndërlidhur me metodën

bashkëbiseduese kjo pasi që bashkëbisedimi sjell shpjegimin.

Metoda e shpjegimit aplikohet edhe tek nxënësit e rregullt, por tek nxënëst me dëmtime

në të parë duhet të jetë sa më konkrete dhe lehtësuese për të kuptuar një temë të re

mësimore, poashtu shpjegimet e mësimdhënësit gjatë orës mësimore duhet t’i përshtaten

moshës së fëmijëve, aftësive psikofizike, dhe nevojave të tyre.

Fëmijët me dëmtime pamore shfaqin shumë kurreshtje dhe kërkojnë shpjegime nga ana e

mësimdhënësit prandaj mësuesit janë ata që duhet të jenë shumë të duruar dhe të

plotësojnë nevojat dhe kërkesat e këtyre fëmijëve.

25

3.7. Metoda e ushtrimeve

Kjo metodë është shumë e rëndësishme që të aplikohet tek të gjithë nxënësit, por në

veçanti për nxënësit që kanë dëmtime pamore, për shkak se nxënësit e këtillë kanë nevojë

të aktivizohen që mësimin e marrur ta shtjellojnë ndërmjetë punës aktive pasi që mësuesi

e ka shpjeguar temën e re mësimore.

Me aplikimin e kësaj metode mësimore, nxënësit do të angazhojnë gjithë personalitetin e

tyre si në aspektin fizik, psikik dhe social.

Ushtrimet që zbatohen më këta fëmijë, duhet të jenë të përsëritura kohë pas kohe pasi që

aftësinë shqisore motorike nuk e kanë të zhvilluar sa duhet.

Mësuësit gjatë ushtrimeve duhet të përdorin mjete mjaft të përshtatura e gjithnjë duke

përcjellur interesimin dhe dëshirën e fëmijëve.

Që edhe organizimi i ushtrimeve duhet mbështetur në rrugën e njohjes e cila niset nga të

vërejturit konkret, ngrihet në të menduarit abstrakt dhe prej andej në praktikë si mundësi

e verifikimit të gjykimeve dhe të konstruksioneve tona. (Brada, 1997)

3.8. Metoda tekstuale

Metoda tekstuale aplikohet tek nxënësit e rregullt me tekste ashtu siç janë të shtypura

dhe të shkruara, ndërsa tek nxënësit me dëmtime pamore tesktet janë të shkruara në

alfabetin e Brajlit dhe përmes shqisës së prekjes arrinë të lexojnë dhe të përdorin tekstin.

Përdorimi i kësaj metode është i nevojshëm të aplikohet tek të gjithë nxënësit me apo pa

dëmtime pamore, sepse përdorimi i teksteve fillon që nga faza e parë e edukimit.

Gjatë përdorimit të kësaj metode mësimdhënësi vë lidhje të veprimeve aktive ndërmjet

burimeve të njohurive (të përfshira në tekst) dhe nxënësve.(Zylfiu, 2001)

Metoda tekstuale kryesisht mbështetet në strukturën didaktike të organizimit të punës

mësimore dhe është drejtuar nga karakteristikat didaktike e metodike të përdorimit të

tekstit dhe doracakëve të ndryshëm nga mësimdhënësit. (Shimllesha, 1988)

26

3.9. Metoda laboratorike- eksperimentale dhe e punëve praktike

Kjo metodë është metodë e vëzhgimeve të pavarura të nxënësve e cila përfshinë punët

që kanë të bëjnë me hulumtimin e dukurive, duke punuar me aparate përkatëse dhe

modele të ndryshme.

Metoda e punëve laboratorike ka përparësi për faktin se kjo metodë u përgjigjet në

mënyrën më të plotë kërkesave të parimit të konkretizimit sepse kërkon një veprimtari

aktive të nxënësit, zhvillon pavarësinë me rastin e studimit të objekteve e të dukurive

natyrore të cilat nuk mund të arrihen me anë të demonstrimit të rëndomtë ose me

shpjegime të rëndomëta. (Shimllesha, 1988)

3.10. Metoda e nxitjes

Qëllimi i zbatimit të kësaj metode është pavarësimi sa më i shpejtë i nxënësve, e jo

kurrsesi të shëndrrohet në refleks të kushtëzuar, në kuptimin që nxënësit të bëjnë shprehi

të mos angazhohen pa i nxitur. (Brada, 1997)

Fëmijët duhet të kenë mbështetjen e prindërve dhe të mësuesit, sepse pa ketë mbështetje

vështirë do të kenë sukses, dhe gjithnjë duhet të kenë motiv dhe nxitje për punë, prandaj

duhet gjetur mënyra dhe mjete për t’i mobilizuar fëmijët për zotërimin e shkathtësive që

posedojnë dhe eleminimin e vështirësive që kanë. Kjo do të arrihet me zbatimin e

përshtatshëm të metodës së nxitjes.

Gjatë aplikimit të kësaj metode me nxënës me dëmtime pamore sidomos me nxënësit e

verbër, mësuesi është motivi kryesor dhe përdorimi i kësaj metode do të bëjë që nxënësit

të kenë sukses dhe mos të kenë pengesa gjatë rrugëtimit të edukimit të tyre.

27

III. MJETET TIFLOTEKNIKE TË NXËNËSVE ME DËMTIMEPAMORE

Për aplikimin e drejtë të këtyre metodave mësimore me nxënës të verbër dhe me dëmtime

të mesme nevojitet përdorimi i mjeteve tifloteknike sipas karakteristikave që kanë

nxënësit.

Pjesa më e madhe e nxënësve me dëmtime serioze të shikimit,klasifikohen si individ

me shkallë të ulët shikimi. Kjo do të thotë se ata arrijnë të lexojnë me llupë zmadhuese

apo lexojnë kur përdoren shkronja të mëdha. (Musai, 2014)

Mjetet tifloteknike për nxënës me dëmtime pamore janë:

llupa,

banka portative,

librat e zmadhuar,

librat në brajl,

programi i instaluar në telefon për komunikim (elektroorganizeri),

librat akustikë,

fletë në termoforma

Makina e Brajlit

Kalkulatorët

Softwer foles (Jows)

Softwer foles (Cobro)

Syzet konkave dhe konvekse varësisht prej dëmtimit, etj.

Fëmijët me dëmtime në të parë në shkollën inkluzive nuk mbesin prapa sa i përket

zhvillimit intelektual prej bashkëmoshatarëve që shohin dhe e përvetësojnë planin e

programin e rregullt të paraparë për klasat e veçanta. (Mulliqi,2008)

28

4.1. Komunikimi me tekst të shtypur dhe Braille

Disa nxënës mund të mësohen edhe me tekst të shtypur edhe me shkrimin Braille. Ata

mësojnë aftësitë e përgatitjes dhe strategjitë e identifikimit të fjalëve në këtë stil të

mësimit paralel dhe vendimi se në cilin kanal duhet përqëndruar më shumë shtyhet derisa

mësuesi dhe shkolla të fitojnë një përvojë me stilin e mësimit të nxënësit.

Qasja ndaj leximit përmes përvojes së gjuhës ofron shumë përparësi. Ajo shfrytëzon

përvojat aktuale të nxënësve si bazë për mësimin e leximit dhe është një qasje shumë

motivuese për nxënësin.

Por për fëmijët me çrregullime në të parë duhet të bëhen përshtatje. Për shembull, klasa

viziton stacionin lokal të zjarrëfikësëve. Pas kësaj, nxënësi me çrregullime në të parë e

dikton një rrëfim për këtë përvojë të tij/saj dhe mësuesi e shkruan me përpikëri atë që e

thotë nxënësi, duke shfrytëzuar shtypësin Braille apo ndonjë majë dhe pllakë speciale për

shkrim. Pastaj nxënësi dhe mësuesi e lexojnë së bashku atë që është shkruar. Ata mund të

vazhdojnë të diskutojnë dhe përpunojnë tregimin ndërsa mësuesi mund të zhvillojë

mësime për strategjinë e leximit duke përdorur këtë tregim si bazë- për shembull,

mendohet për aktivitetet e ndryshme të zjarrfiksëve në stacion dhe kur janë duke shuar

ndonjë zjarr. (Ulaj, 2013)

Fig.nr.1 Leximi në tekste me shkrimin Brail

29

4.2. Mësimi i Braille apo shkrimit

Njërzit me çrregullime të rënda në të parë duhet të zhvillojnë një varg aftësishë speciale

të komunikimit. Për fëmijët që janë të verbër, përdorimi i Braille është aftësia kryesore

për të komunikuar me botën e personave që shohin.

Braille është sistem i leximit përmes prekjes i zhvilluar në vitin 1929 nga Luis Braille,

një francez që ishte i verbër.

Sistemi shfrytëzon simbole të stampuara në kombinime të ndryshme prej gjashtë pikave

të vendosura në qeliza- dy pika të gjera dhe tri pika të larta (shih alfabetin dhe numrat

Braille në tabelën më poshtë). Simbolet stampohen në letër të rëndë nga e majta në të

djathtë dhe lexuesit zakonisht lexojnë me të dy duart, njëra dorë që udhëheq e tjetra që

vie pas saj.

Lexuesit që kanë përparuar, mund të shfyrtëzojnë dorën tjetër që të orientohen në

rreshtin tjetër, derisa lexojnë në rreshtin më lartë dhe mund të lexojnë deri në një të tretën

e rreshtit të poshtëm me dorën tjetër.

Një nga problemet me të cilin ballafaqohen mësuesit dhe administratorët është

përcaktimi se a është një fëmijë kandidat për të qenë lexues i shkrimit apo duhet të

mësohet si të lexojë në Braille.(Ulaj, 2013)

Fig.nr.2 Alfabeti shqip dhe numërat në Brail

30

V. PLANI INDVIDUAL I EDUKIMIT PËR NXËNËS ME DËMTIMENË TË PARË

Plani individual i edukimit ka filluar të përdoret që shumë vite, kjo për shkak se duke e

parë arsyen e madhe për shumë nxënës që kanë nevojë si në shkolla speciale e poashtu

edhe në klasa të bashkangjitura.

Plani individual i edukimit është një plan i shkruar për programin arsimor individual të

nxënësit, i cili është i përgatitur sipas nevojave mësimore unike të tij, specifikon qëllimet

përkatëse dhe procedurat për nxënësin me nevoja të veçanta përmes këshillimeve në mes

prindit, mësuesit dhe nxënësit nëse është e mundur.

Korniza e përgjithshme edukative e Planit Individual të Edukimit bazohet në:

Diagnozat

Kurrikulin individual

Vlerësimin e vazhdueshëm të punës (Cermjani, 2003)

Kjo formë e punës ju mundëson prindërve të nxënësve dhe mësuesëve të punojnë

bashkarisht si pjesmarrës të barabartë. Plani individual i edukimit duhet hartuar nga

shërbimet përkatëse dy herë në vit dhe të përcillet nga çdo anëtar i ekipit dhe të

vlerësojnë përparimin dhe rezultatet e nxënësve.

Informatat themelore dhe të sakta përfshihen në planin individual, dhe informatat që

tregojnë të dhënat identifikuese për secilin nxënës siç janë: emri dhe mbiemri i nxënësit,

data dhe vendi i lindjes, të dhënat familjare, të dhënat psiko-pedagogjike, diagnoza,forma

e të mësuarit, stilet e të mësuarit, vlerësimi i punës në çdo lëndë veç e veç, etj.

Këto të dhëna që janë të përfshira në planin individual për secilin nxënës, mësuesi nuk ka

të drejtë t’ia jap askujt pa dëshiren apo lejen e prindërve ngase nuk është e drejtë dhe

etike.

Plani individual duhet të nxjerr në pah potencialin e nxënësve duke i kushtuar vëmendje

të veçantë dobësive dhe vështirësive që kanë.

31

5.1. Një listë e shkurtër e këshillave themelore për të punuar me fëmijë

të verbër apo me të parë të dobësuar

Kjo listë përmban këshilla themelore shumë të vlefshme për çdo mësimdhënës/e, për të

punuar me fëmijët me dëmtime pamore, prandaj duke i respektuar këto këshilla ne si

mësimdhënës do tu ndihmojmë fëmijëve me dëmtime pamore.

Këto këshilla janë rënditur siç vijon më poshtë:

- Të gjitha aktivitetet dhe lojërat janë rezultat i punës praktike dhe janë testuar në

praktikë. Të gjitha kanë dhënë rezultate të suksesshme. Ato mund të luhen në grupe më të

mëdha apo më të vogla të fëmijëve.

Fëmijët e verbër apo me të parë të dobët duhet të ulen më afër arsimtarit, në mënyrë që të

jenë të parët për ta marrë një objekt të ri në duart e tyre.

- Fëmijët e verbër apo me të parë të dobësuar duhet të punojnë me materiale reale dhe

konkrete në mënyrë që të përfitojnë përvoja konkrete. Kjo përvojë do t’i bëjë orët e

mësimit më të mira për të gjithë nxënësit.

- Fëmijët e verbër apo me të parë të dobësuar u lejohet të bëjnë më pak shembuj se sa

moshatarët e tyre që shohin, sepse ata shpesh janë më të ngadaltë në punën e tyre.

- Kur flasim me një fëmijë të verbër ne akoma mund t’i përdorim ngjyrat (shpesh në

kombinim me mbiemrat tjerë) dhe foljet shoh, shikoj, vështroj..

- Të gjitha aktivitetet me shkrim duhet të jenë shtesë e aktiviteteve që janë në doracakët e

arsimtarëve.

-Në njësi të ndryshme mësimore gjenden aktivitete të ndryshme që mund të përdoren me

tema të ndryshme.

- Fëmija i verbër gjithmonë duhet të ndihmohet duke e orientuar me anë të fotografive

konkrete. Duhet të jemi sistematik dhe gjithmonë të fillojmë nga pozicioni i njëjtë. (Ulaj,

2013)

32

PËRFUNDIM

Me anë të këtij punimi kam arritur të paraqes një pasqyrë të shkurtër për aplikimin dhe

përshtatjen e metodave mësimore në proceset edukativo-arsimore tek nxënësit me

dëmtime në të parë.

Roli i mësimdhënësve në avansimin dhe përparimin e nxënësve është primar, janë

prindërit të cilët besojnë në punën dhe përkushtimin tonë ndaj nxënësve me apo pa nevoja

të veçanta, prandaj jemi ne ata që duhet të kemi prioritetin kryesor shtegtimin drejtë

rrugës së dijes deri tek shkalla më e lartë e arsimimit.

Organizimi i orës mësimore duhet të jetë i mirë dhe cilësor në mënyrë që të mos

mungojë suksesi i nxënësve, dhe një orë mësimore e organizuar mirë është atëherë kur

përdoren teknika dhe metoda mësimore duke i përshtatur për fëmijët me dëmtime

pamore.

Përdorimi dhe aplikimi i metodave mësimore në mënyrë të drejtë e bënë mësimin të jetë i

efektëshëm dhe i përshtatëshëm për nxënësit duke i luftuar dhe mposhtur të gjitha anët

negative që mund t’i hasim në procesin mësimor.

Të gjitha shkollat duke i përfshirë shkollat e zakonshme dhe speciale me arsimim

gjithëpërfshirës, janë mundësia më e mirë dhe më efektive në parandalimin e

paragjykimeve, diskriminimeve dhe përfshirjen e nxënësve në ndërtimin e shoqërisë.

Si përfundim mund të themi se zbatimi i metodave mësimore dhe përshtatja e tyre për

fëmijët me dëmtime pamore kërkon përkushtim të lartë nga ana e mësimdhënësit- e që të

arrihet kjo gjë bashkpunimi me nxënësit është i pandashëm prandaj ofrimi i dashurisë,

respektit dhe motivimit është çelësi kyç që nxënësit të arrijnë një të ardhme të pavarur për

jetë dhe të kenë mbështetjen e shoqërisë dhe rrethit ku jetojnë.

Finalizimi i këtyre viteve të studimit më bëri të kuptoj se sa e mrekullueshme është të jem

mësimdhënëse dhe përjetësisht të çmoj dhe ta dua profesionin tim të shenjtë!

33

REFERENCA

Brada, R. (1997). Nxënësit e zgjuar dhe Talent. Pejë.

Cermjani, M. (2003). EDUKIMI SPECIAL NË KOSOVË. Prishtinë.

Mulliqi, S. (2008). “ Fëmijët me nevoja te veçanta në institucionet parashkollore dhe

në klasat e rregullta në shkollat fillore. Prishtinë.

Mulliqi, S. (2016). Dokturatura prof. Shefqet Mulliqi. Tiranë .

Musai, B. (2014). METODOLOGJI E MËSIMDHËNIES. Tiranë: Qendra per Arsim

Demokratik.

Shimllesha, P. (1988). Pedagogjia. Prishtinë.

Turku, A. (2002). HYRJE NE EDUKIM SPECIAL. Elbasan.

Ulaj, E. (2013). Edukimi i fëmijeve me dëmtime në të pare. Pejë.

Zabeli, N. (2001). Nxënësit me nevoja të veçantë. Prishtinë.

Zhanete, M. (2005). Politikat arsimore për të verbërit. Tiranë.

Zylfiu, N. (2001). Didaktika. Prishtinë.

34

LITERATURA

autoresh, G. (2003). Edukimi Special në Kosovë. Prishtinë.

Bajrami, V. (2003). Edukimi special në Kosovë”, Finnish support to the development of

education sector in Kosovo. Prishtinë.

Bardhyl, M. (1999). Psikologji Edukimi- zhvillimi, të nxënët, mësimdhënia. Tiranë.

Barraga C, N, Erin N, J. (2001). Visual Impairments and Learning (4™ ed.). Austin:

PROED, INC.

Barraga, N. (1964). Increased visual behavior in low vision children. New York:

American Foundation for the Blind.

Brada, R. (1997). Nxënësit e zgjuar dhe Talent. Pejë.

Cermjani, M. (2003). EDUKIMI SPECIAL NË KOSOVË. Prishtinë.

Faye, E. (1976). Clinical low vision. Boston: Litle, Brown.

Mulliqi, S. (2008). “ Fëmijët me nevoja te veçanta në institucionet parashkollore dhe në

klasat e rregullta në shkollat fillore. Prishtinë.

Mulliqi, S. (2016). Dokturatura prof. Shefqet Mulliqi. Tiranë.

Musai, B. (2014). METODOLOGJI E MËSIMDHËNIES. Tirane: Qendra per Arsim

Demokratik.

Naser Zabeli & Behluli Lulavere. (2014). Indeksi për gjithëpërfshirje – fakte dhe

opinione. Prishtinë.

Shimllesha, P. (1988). Pedagogjia. Prishtinë.

Turku, A. (2002). HYRJE NE EDUKIM SPECIAL. Elbasan.

Ulaj, E. (2013). Edukimi i fëmijeve me dëmtime në të pare. Pejë.

Zabeli, N. (2001). Nxënësit me nevoja të veçantë. Prishtinë.

Zabeli, N. (2004). Vështirësit në të nxënë. Prishtinë.

Zhanete, M. (2005). Politikat arsimore për të verbërit. Tiranë.

Zylfiu, N. (2001). Didaktika. Prishtinë.

35

SHTOJCË

36

Fig.1 Makina e Brajlit

Fig.2. Leximi në librat e shtypur me makinë të Brajlit

37

Fig.3.Lojë për fëmijët me dëmtime pamore

Fig.4.Mësimi i orës për fëmijët me dëmtime pamore