punim diplome - filologjiku.uni-gjk.org vorfi_punim diplome.pdf1947; që do i shërbente si temë...

23
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Poezia e Fan Nolit Mentori: Kandidatja: Prof. Ass. Dr. Labinot Berisha Anila Vorfi Gjakovë 2019

Upload: others

Post on 06-Jun-2020

82 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Vorfi_Punim Diplome.pdf1947; që do i shërbente si temë diplome në Universitetin e Bostonit. Tjetër vepër e tij në anglisht “Bethoveni

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

PROGRAMI GJUHË SHQIPE

PUNIM DIPLOME

Poezia e Fan Nolit

Mentori: Kandidatja:

Prof. Ass. Dr. Labinot Berisha Anila Vorfi

Gjakovë 2019

Page 2: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Vorfi_Punim Diplome.pdf1947; që do i shërbente si temë diplome në Universitetin e Bostonit. Tjetër vepër e tij në anglisht “Bethoveni

1

Përmbajtja FALËNDERIM ................................................................................................................................................. 2

ABSTRAKT ...................................................................................................................................................... 3

HYRJE ............................................................................................................................................................. 4

Kreu I ............................................................................................................................................................. 5

JETA E FAN S. NOLIT .................................................................................................................................. 5

VEPRIMTARIA LETRARE E FAN S. NOLIT .................................................................................................... 6

Kreu II ............................................................................................................................................................ 7

POEZIA E FAN S. NOLIT .............................................................................................................................. 7

ARTI DHE GJUHA NË VEPRËN E FAN S. NOLIT ........................................................................................... 9

KARAKTERI I FAN S. NOLIT ...................................................................................................................... 10

Kreu III ......................................................................................................................................................... 11

VENDI I NOLIT NË HISTORINË DHE KULTURËN SHQIPTARE .................................................................... 11

Sheh gasn e pritmë pë djalërinë .............................................................................................................. 12

Dhe shkretëtirën për pleqërinë ............................................................................................................... 12

Atje sa bukur këtu sa zi Moisi. ................................................................................................................. 12

PLANET E NOLIT PËR BOTIMIN E VEPRAVE TË VETA ............................................................................... 13

NJË POEZI E PANJOHUR E FAN S. NOLIT ................................................................................................. 15

Kreu VI ......................................................................................................................................................... 17

ANALIZË E DISA POEZIVE TË FAN S. NOLIT .............................................................................................. 17

MENDIMET E DISA STUDIUESVE PËR VEPRËN E NOLIT ........................................................................... 20

PËRFUNDIM ................................................................................................................................................ 21

Literatura .................................................................................................................................................... 22

Page 3: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Vorfi_Punim Diplome.pdf1947; që do i shërbente si temë diplome në Universitetin e Bostonit. Tjetër vepër e tij në anglisht “Bethoveni

2

FALËNDERIM

Së pari falënderoj Zotin, i cili më dha shëndet të mirë dhe mendjen e ndritur. Pastaj

profesorët, familjarët, shoqërinë, të cilët më motivuan çdo ditë dhe ishin bashkudhëtarë të rrugës

sime drejt suksesit.

Në veçanti, falënderoj profesorin Labinot Berisha, i cili nuk u lodh asnjëherë duke më

këshilluar, korrigjuar, sugjeruar dhe përcjellë punën time. Përgjithmonë mirënjohëse!

Page 4: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Vorfi_Punim Diplome.pdf1947; që do i shërbente si temë diplome në Universitetin e Bostonit. Tjetër vepër e tij në anglisht “Bethoveni

3

ABSTRAKT

Poezia e Fan Nolit është shprehje e një epoke të tërë në historinë shqiptare. Është epoka

që pason drejtpërdrejtë Rilindjen, kalon në veprimtari për përgatitjen e Indipedencës, realizon

Pavarësinë kombëtare, organizon mbrojtjen e saj, nis revolucionet për përparimin e shoqërisë

sonë, ndjek me zemër fatin e atdheut, mëson si një nxënës i urtë prej procesit objektiv të

zhvillimit shoqëror.

Nëpër këtë epokë shkon një bir fshatari, një përkthyes, një kritik, një politikan, një

intelektual, një gazetar, një historian, një poet, një kryeministër, një i mërguar prej atdheut. Njëri

që endet nëpër gjithë kulturat botërore prej antikiteti gjer te kohët e reja që me simbolitetin e tij

të hollë, me mendjemprehtësi të rrallë di të qëmtojë e të zgjedhë nga ajo e bukura e njerëzorja që

ka krijuar bota. Fan Noli është njeriu që shkon drejt sakrificave më sublime në emër të atdheut e

të lirisë.

Në poezitë e Nolit ato që bien në sy janë intrigat, prapaskenat krimi dhe shfrytëzimi të

cilat përshkruhen nga një filozofi e thellë humaniste. Noli konsiderohet si autor i lirikave intime

ku shpreh forcën e dashurisë, ai njihet edhe si autor atdhedashës dhe njeri me mendje të ndritur.

Sa i përket tematikës se veprave të Nolit disa prej tyre edhe sot konsiderohen si aktuale

gjithmonë duke u bazuar vetëm në temat që ai shtjellon.

Fjalët kyçe: intelektual, politikan, poet, kryeministër, përkthyes, kritik.

Page 5: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Vorfi_Punim Diplome.pdf1947; që do i shërbente si temë diplome në Universitetin e Bostonit. Tjetër vepër e tij në anglisht “Bethoveni

4

HYRJE

Në shumë pikëpamje Fan Noli është një prej shëmbëlltyrave më interesante të letërsisë

sonë të Rilindjes i cili ishte aktiv pothuajse në çdo fushë që kishte të bënte me idealet e vendit.

Noli kishte mjaft ndjenja dhe pasion për vepra të mëdha. Ai e ka ditur dhe e ka provuar me

punën e vet. Vetë fliste me të vogël po fjalët e tij depërtonin thellë, pse pas tyre qëndronin

bindjet e thella dhe ndjenjat e sinqerta të një njeriu, krijuesi dhe politikani të ndershëm që nuk

mendonte për vetën por për popullin dhe vendin e tij.

Fan Noli kishte edhe një virtyt të rrallë që aq shumë mungon në këtë botën njerëzore:

nuk është hequr kurrë pas kujt. Për këtë arsye ka mundur të jetë origjinal në të gjitha fushat e

veprimtarisë edhe si burrë shteti edhe si studiues edhe si poet edhe si përkthyes e si njeri.

Ai është mjeshtër i fjalës përmes tematikave që zhvillon në vëllimet e tij ai prek secilën

fushë nga pak dhe e vë njeriun fajtor me shpatulla për muri, përpiqet të luaj me fjalët dhe përdor

figura stilistike nga më të ndryshmet si metafora, epiteti, simboli si dhe disa shprehje

onomatopeike.

Noli në poezitë e tij përdor disa lloje vargjesh duke filluar nga vargu i lirë e për të

vazhduar më pas edhe me tetë rrokshin e dymbëdhjetë rrokshin, me një rimë të thjesht ABAB

ose AABB.

Temat që më së shumti prek Noli si autor janë ato të dashurisë për vendin dhe gjuhën

për të cilën autori ka dhënë shumë, pastaj tema e dashurisë si ndjenjë sublime dhe ajo e vdekjes

plot mort e dhimbje.

Vëmendja e autorit ishte e përqendruar në shkrimin sa më të mirë të gjuhës shqipe kjo

vërehet më së miri në përkthimet më të mëdha që ai bëri.

Qëllimi i punimit: Qëllimi kryesor i zgjedhjes së kësaj teme është vërja në pah e

karakteristikave letrare të Nolit si dhe vendi që ky autor zë në letërsinë shqipe.

Zgjodha figurën e Nolit sepse më intrigonte të njihja karakterin e tij. Ishte prej atyre

njerëzve që kur është fjala për etikën individuale dhe shoqërore nuk i bëjnë lëshime as vetes as

tjetrit. Karakteri i tij ishte si një fortesë e pamposhtur në të cilin nuk mund të çelin vrima sulmet

e huaja apo dobësitë momentale intime që i pushtojnë zakonisht shumicën e njerëzve.

Metodologjia e punës: Gjatë punës sime kam përdorur metoda të ndryshme.

Metodën hulumtuese duke paraqitur përgjithësisht atë çka e karakterizon autorin. Metodën

analizuese duke i bërë një vështrim kryesisht disa poezive. Metodën historike për të shkoqitur

elemente nga jeta dhe veprimtaria e autorit. Kështu e njohim Nolin si njeri të pajtuar me fjalën

dhe veprën, sjelljen dhe idealin, jetën dhe vdekjen.

Pjesa më e madhe e këtij punimi është e shkruar duke u bazuar në metodën teorike të

kërkimit dhe gjetjes së materialit të duhur në libra, punime si dhe në internet.

Page 6: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Vorfi_Punim Diplome.pdf1947; që do i shërbente si temë diplome në Universitetin e Bostonit. Tjetër vepër e tij në anglisht “Bethoveni

5

Kreu I

JETA E FAN S. NOLIT

U lind më 6 janar 1882 me emrin Theofanes Stylianos Mavromatis në fshatin shqipfolës

İbriktepe, në Trakinë Lindore, jo shumë larg nga Edreneja. Si disa fshatra të tjerë të asaj krahine

të banuar me shqiptarë, Qyteza kishte ruajtur me kohë gjuhën, doket dhe traditat e të parëve. Noli

e konsideronte fisin e vet me prejardhje nga Qyteza e Kolonjës. I ati, Stilian Gjergj Noli, ishte

psallt në kishën ortodokse të fshatit; e ëma, Marie Gollaqi, ishte shtëpiake.

Theofani ishte i dyti ndër trembëdhjetë fëmijë, shtatë prej të cilëve vdiqën në foshnjëri. Familja

rronte me tokat që kishte si pronë. Sa qe i mitur, Noli hoqi sëmundje të rënda, prandaj shkollën e

nisi me vonesë. Në fshatin e lindjes kreu shkollimin fillor në gjuhën greke për gjashtë vjet, më tej

familja e dërguan në gjimnazin grek të Edrenesë, ku qëndroi katër vjet. Më 1900 mori të

nisej Greqi, por në Stamboll u sëmur, u kurua dhe nisi punë në një ëmbëltore për ca kohë. Vitin

tjetër u nis për në Athinë dhe të njohurit e tij i gjetën vend si nëpunës në një shoqëri belge, e cila

kishte konçensionin e tramvajeve me kuaj në qytet.

U regjistrua në Fakultetin e Filozofisë në kryeqytetin grek. Më tej, meqë kishte prirje

për aktor, punoi si kopist, sufler e aktor me një trupë teatri me të cilën u end nëpër Greqi për gati

dy vjet. Gjatë endjeve me trupën shkroi dramën "To ksipnima" ("Zgjimi"), e cila u luajt nga trupa

në Pirgos të Peloponezit. Atë periudhë nisi të shkruante skeletin e dramës "Israelitë dhe filistinë".

Në fillim të 1903 shkoi në Egjipt, ku gjeti punë si mësues lëvizës greqishtes dhe po atë vit

përktheu në greqisht traktatin e Sami Frashërit "Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet".

Ndikohet nga klima e veprimtarëve të Rilindjes Kombëtare atje, ku Thanas Tashko dhe Jani

Vruho e ndihmuan në botimin e përkthimit të Samiut, dhe më tej në komunikim me Nikolla

Naçon, Shahin Kolonjën e Kristo Luarasin.

Pas tre vjetësh qëndrimi në Egjipt, në prill 1906 u nis për në Shtetet e Bashkuara, duke

kaluar nga Napoli, dhe mbërriti në Nju Jork më 10 maj Pasi ndenji në Buffalo, ku punoi në një

fabrikë të sharrës për tre muaj, Noli shkoi në Boston. Gushtin e 1906 gjeti punë në Filadelfia, por

e la pasi Sotir Peci i ofroi të bëhej si zëvendës redaktor i së përkohshmes “Kombi”.1

1 https://sq.wikipedia.org/wiki/Fan_Noli

Page 7: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Vorfi_Punim Diplome.pdf1947; që do i shërbente si temë diplome në Universitetin e Bostonit. Tjetër vepër e tij në anglisht “Bethoveni

6

VEPRIMTARIA LETRARE E FAN S. NOLIT

Vepra e parë e Nolit qe drama me tre akte Israilitë dhe Filistinë, e botuar në Boston 1907.

Kjo dramë qe shkruar qysh më 1902, bazuar në historinë e Samsonit dhe Dalilës, në ‘’Dhiatën e

Vjetër’’. Duke ndjerë nevojën e besimtarëve për të mbajtur meshë në shqip, përkthen ritualet dhe

liturgjinë ortodokse në dy vëllime ‘’Librë e shërbesave të shënta të kishës ortodokse’’, Boston

1909, dhe ‘’Libre é te krémtevé te medha te kishes ortodokse’’, Boston 1911. Përkthime që ai i

çmonte si arritjet më të mëdha të tij.

Më 1921 doli vepra e tij madhështore në prozë "Historia e Skënderbeut (Gjergj

Kastriotit), mbretit të Shqipërisë 1412-1468", Boston. Në Shqipëri erdhi sërish në fillim të viteve

'20. Më 1947 botoi përpunimin që i bëri George Castrioti Scanderbeg (1405-1468), New York

1947; që do i shërbente si temë diplome në Universitetin e Bostonit. Tjetër vepër e tij në anglisht

“Bethoveni dhe Revolucioni francez” (Beethoven and the French revolution) në 117 faqe, e

botuar në New York 1947, pasqyronte figurat e mëdha të historisë (Jul Çezari, Jezusi,

Skënderbeu dhe Napoleon Bonaparte). Vëllimi me vjersha “Albumi” u botua më 1948. Brenda

viteve 1961-1963 botoi dy vjershat e fundit origjinale dhe disa shqipërime vjershash të poetëve të

mëdhenj.

Ajo që vihet re në përkthimet e Nolit janë elementet stilistike që ai u vesh atyre.

Bashkë me Faik Konicën mund të vlerësohet si ndër stilistët më të mëdhenj të dialektit Toskë.

Afria që kishte me gjuhët e huaja, greqishten, anglishten dhe frëngjishten e aftësoi ta

bënte shqipen në një gjuhë të stërholluar dhe elegante, ndonëse pak folklorike.

Noli përktheu mjaft autorë amerikanë dhe evropianë të shek. XIX, duke vënë në punë

veshin muzikor, mundi të pasqyronte stilin dhe ngjyrat e ritmit të origjinalit.

Ndonëse vetë nuk shkroi shumë në lëmë të letërsisë, ngelet një letrar i madh.

Veprat

“Albumi” (1948).

“Historia e Skënderbeut” (1921).

“Autobiografia” (1960).

“Izraelitë e Filistinë” (1907).

“Bethoveni dhe Revolucioni Francez” (1847).

Page 8: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Vorfi_Punim Diplome.pdf1947; që do i shërbente si temë diplome në Universitetin e Bostonit. Tjetër vepër e tij në anglisht “Bethoveni

7

Kreu II

POEZIA E FAN S. NOLIT

Për nga fryma revolucionare, përmbajtja ideore, forca e ndjenjave dhe mjetet stilistike

mjeshtërie të përsosur, vjershat e Nolit edhe pse pak në numër zënë një vend kryesor në letërsinë

shqiptare.

Ato shënuan një etapë të re në lirikën politiko-shoqërore me prirje të përparuara

demokratike, lirikë që do të marrë zhvillim të mëtejshëm me veprën poetike të Migjenit dhe

shkrimtarëve realistë të viteve 30.

Ndër vjershat e para që njohim prej Nolit, më e hershmja është një si baladë me frymë

elegjiake e titulluar “Fry moj erë” (1907). Ajo mori shkas nga një ngjarje lënduese gruas së

dëshmorit Spiro Kosturi, bir i patriotit Jovan Cico Kosturi, pasi i ka vdekur i shoqi, i vdes edhe

vajza, një dimër në fushën e Korçës. Poeti trajton me dhimbje një motiv që e kapi disa herë

poezia jonë e viteve të fundit të Rilindjes. Vjersha është larg nivelit ideoartistik që do të shohim

më pas. Ajo vuan nga një farë sentimentalizmi karakteristik i poezisë së vonuar të Ballkanit e që

haset edhe ndër autorë të tjerë shqiptarët e kohës, si Asdreni.

Vjersha e dytë që njohim prej tij satira “Bismilah tridhjet” e cila nuk shquhet për nivel

artistik të lartë në Shqipëri edhe pas shpalljes së pavarësisë.

Noli po në atë vitë e shkroi edhe vjershën “Thomsoni dhe Kuqedra” drejtuar po ashtu

kundër tradhtisë së bejlerëve kësaj radhe të mishëruar në figurën më të shëmtuar të asaj klase.

Esat Pashë Toptanit, të cilin e përfytyron në mënyrën hiperbolike popullore, ”Lubi të Dovletit”.

Kundër këtij përbindëshi ngrihet një forcë e madhe për të shpëtuar atdheun:

Dhe kokën ia shtypi me top nga Kalaja,

Kur hodhi Esatin nga froni,nga maja,

Nga forca në pluhër nga bregu në det

Me grusht prej rrufeje që grin e që tret.

Vjersha është krijuar me frymë të rreptë hakmarrjesh në një ritëm marshi ku buçet

thirrja e përsëritur. Po sidoqoftë ngritja lart e figurës të huaj në shërbim të fuqive imperialiste që

vunë Vidin në fron të Shqipërisë ishte një idealizëm pa vend. Kemi në këto vjersha të para të

Nolit një karakteristikë themelore të veprës poetike të tij, frymëzim nga ngjarjet konkrete

aktuale.

Temë kryesore e poezisë së Nolit pas thyerjes së Revolucionit të Qershorit bëhet pikërisht

tema e revolucionit. Te “Liria Kombëtare” e Gjenevës në numrin e 28 nëntorit ai botoi tri nga

vjershat më të njohura të lirikës së tij politike “Syrgjyn vdekur”, “Shpell e Dragobisë” dhe

“Himni i Flamurit”.

Elegjia kushtuar shokëve të armëve Gurakuqit me nota të theksuara zemërimi duke iu

drejtuar Shqipërisë që të mbajë zi.

Portreti i heroit nga fundi merr tipare epike:

Page 9: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Vorfi_Punim Diplome.pdf1947; që do i shërbente si temë diplome në Universitetin e Bostonit. Tjetër vepër e tij në anglisht “Bethoveni

8

Nëno moj ç’është perpjekur

Gojëmjalt e zemër hekur

Syrgjyn gjall e syrgjyn vdekur

Ky Vigan Liberator.

Vjersha është një sintezë poetike e dy artikujve që Noli në mbrojtje të figurës së

Gurakuqit kundër shpifjeve që bënin pas thyerjes së revolucionit Faik Konica me shokë.

Tjetër karakterizim në përshtatje me vetinë kryesore te heroit ka marrë figura e Bajram

Currit. Noli e quajti vjershën elegji por ajo e mbushur me duf revolte ka të gjitha të dhënat e një

kushtrimi lëshuar popullit për hakmarrje.

Bajram Curri ky “tribun i vegjëlisë”që doli malit për të vazhduar luftën kundër regjimit

antikombëtar të Zogut.2

2 Fan Noli, ‘’Vepra’’, “Rilindja”, Prishtinë, 1988, fq. 80.

Page 10: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Vorfi_Punim Diplome.pdf1947; që do i shërbente si temë diplome në Universitetin e Bostonit. Tjetër vepër e tij në anglisht “Bethoveni

9

ARTI DHE GJUHA NË VEPRËN E FAN S. NOLIT

Poezia e Nolit është kryesisht një poezi politike dhe shoqërore që trajton në mënyrë të

veçantë temën e Revolucionit të Qershorit. Si e tillë në vitet e 20 ajo e shpie më tej trashëgiminë

letrare të Rilindjes sidomos me pasqyrimin më realistë të jetës me frymën demokratike e thirrjet

për shpëtim të vegjëlisë.

Ajo është një poezi novatore, e frymëzuar nga ide dhe ideale që do ta çonin

përpara shoqërinë shqiptare,për t’u çliruar nga shtypja dhe shfrytëzimi feudal-borgjez. Parafytyra

e masës së vegjëlisë punonjëse që kishte nisur të shfaqej në letër sinë e viteve të fundit të

Rilindjes te Noli del më e përcaktuar në fshatarë e punëtorë. Noli solli një kontribut të shquar në

prozodinë shqiptare me një larmi kadencash strofash e rimash të zgjedhura e të pasura.

Në pikëpamje të harmonisë poezia e tij është një model i ritmit i masës. Diçka e re në

vargëzimin shqip është trembëdhjetërrokëshi qe ai solli me theksimin anapest dhe që përdori në

marshet e tij me kadencën aq energjike. Trajta figurative është e lidhur në mënyrë të plotë

organike me përmbajtjen ashtu si theksi gjuhësor me atë melodik.

Krijimtaria e tij në poezi e në prozë është një model i përdorimit të mjeteve stilistike si

epiteti, antiteza, alegoria dhe aliteracioni. Thelbin e tij e përbëjnë demokratizimi dhe fryma

popullore disponimi dhe gatishmëria e rrallë shpirtërore që shprehet me zgjuarsi të mprehtë dhe

erudicion humori të hollë apo satirë dërrmuese.

Si dijetar Noli u dallua në tri fusha kryesore: të historisë, kritikës letrare dhe të

muzikologjisë. Rëndësi të madhe për shqipen e shkruar ka gjuha që përdori në krijimtarinë e

pasur dhe të larmishme të tij. Noli mbetet një nga ata mjeshtër që i dhanë tonin shkrimit shqip

mbas Rilindjes Kombëtare.3

3 Po aty, fq. 98.

Page 11: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Vorfi_Punim Diplome.pdf1947; që do i shërbente si temë diplome në Universitetin e Bostonit. Tjetër vepër e tij në anglisht “Bethoveni

10

KARAKTERI I FAN S. NOLIT

Si person Noli gëzonte të gjitha të metat e njeriut plus të metat e tij si individual.

Noli rebel: Rebelizmin, mospajtimin e vet të parë Noli e shfaqi që në gjimnazin e

Edrenesë kur organizoi demonstratë të nxënësve, në mënyrë që të ndihmonte profesorin e larguar

pa të drejtë. Për këtë iu shty diploma. Ky rebelizëm i tij u manifestua në ndarjen e Kishës

shqiptare nga ajo greke në organizimin social 1924.

Noli person introvert: Ai asnjëherë nuk ia hapte zemrën deri në fund askujt. Kjo veti

shpjegohej si veti e njerëzve të mëdhenj, e herë si pasojë e lindjes dhe e formimit në vende

sociale të mbyllura si Turqia ku mbretërojnë intrigantët, shpifësit, spiunët. Kjo veti e Nolit thonë

i ka dhënë mundësinë që të ketë shumë adhurues por edhe mik besnik deri në fund.

Noli jomikpritës: Nuk paguante në kafe po edhe nuk u ofronte gjë atyre që i shkonin në

shtëpi. Diçka e përkundërt me atë që bënte Faik Konica. Ka shpjegime se kjo e ka bazën edhe në

varfërinë e tij që e ndoqi vite me radhë.

Noli johakmarrës: E adhuronte luftën e mendimeve deri në fund po dallimin në

pikëpamje nuk e kthente në impuls hakmarrës madje edhe ndaj atyre që herë e lakonin vijën. Ky

nga një anë duhet të jetë një mësim historik, një mësim i përvojës, se kur të vetët njeriu i ka pak,

duhet t’i ruajë pa tjetër.

Noli adhurues i mendimit: Këtë e kërkonte edhe në fe edhe në politikë. Prandaj, edhe

hero i tij bëhet Krishti si tribun i mendimit të lirë, po edhe i vegjëlisë si profeti më i madh në

botë. Kultin e mendimit të lirë individual Noli nuk e shihte vetëm si ikje nga kanonizmet që nuk i

qëndronin kultit dhe kritikës së dijes në fe, po edhe në ideologji e shoqëri.4

4 Fan Noli, ‘’100 vjetori i lindjes 1882-1982’’, “IAP”, Prishtinë, 1984 fq. 155.

Page 12: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Vorfi_Punim Diplome.pdf1947; që do i shërbente si temë diplome në Universitetin e Bostonit. Tjetër vepër e tij në anglisht “Bethoveni

11

Kreu III

VENDI I NOLIT NË HISTORINË DHE KULTURËN SHQIPTARE

Merita më e madhe e Nolit si shkrimtar dhe burrë shteti është se ka sjellë nxitje, ide dhe

lëvizje të reja shpirtërore në kulturën dhe në jetën shpirtërore përgjithësisht tek shqiptari.

Ai e ka pasuruar popullin shqiptar me një frymë të re letrare, që përpara tij nuk ishte parë

në historinë tonë. Me kohë ai e ka vërejtur se populli shqiptar është një popull i freskët

shpirtërisht, i pashfrytëzuar emocionalisht dhe i paprekur prej formave bashkëkohore të

degjenerimit moral, prandaj është përpjekur që të nisë një rrugë të zhvillimit progresiv shoqëror

dhe të ngritjes kulturore.

Në lëvizjen e Rilindjes Kombëtare ai është inkuadruar si luftëtar për lirinë e këtij populli,

ndërkaq me politikë është marrë pas çlirimit, sepse ka dashur të organizojë një shtet modern.

Me krijimtari shkencore dhe artistike, është marrë sepse ka dashur të shtojë fondin e tij të

vlerave pozitive si individ, për këtë shkak duke luftuar në progresin e tij demokratik, Noli është

përpjekur aq shumë për lirinë e mendimit dhe të fjalës.

Noli ka bërë luftën për një liri të tillë dhe ideal jetësor. Për të mund të thuhet ashtu siç ka

thënë ai në kritikën e vet për Khajamin: ”Liria e Mejktimit” i është bërë një fe, për të cilën si çdo

fanatik i çdo feje dhe për të cilën është gati të pinjë kupën e helmit si Sokrati a të shkonjë në kryq

si Krishti’’.

Noli është marrë me politikë, por është demoralizuar shpejt dhe e ka braktisur atë, është

marrë me histori, por nuk ka shkruar më tepër se një studim për Skënderbeun, është marrë me

kritikë por s’ka lënë më tepër se pesë-gjashtë hyrje.

Është marrë me krijimtari poetike por s’ka lënë më shumë se njëzet vjersha, është marrë me

muzikë po s’ka lënë më tepër studime për jetën e Bethovenit.

Zhvillimin e veprimtarisë së Nolit e kanë penguar më së shumti kushtet e dobëta

ekonomike pa të cilat jetoi pjesën më të madhe të jetës së tij. Pa ndjenjën e sigurisë se do t’i

botohen veprat ai nuk ka mundur as të jetë aq i tërhequr që të krijojë.

I shkoqur prej vendit të vet ai njëkohësisht nuk ka pasur as frymëzime të përhershme,

prandaj më së shpeshti u është kthyer përkthimeve dhe poetëve të huaj, të cilët në pleqëri i ka

shqipëruar sa për të shuar kotësinë apo zbrazëtinë personale, aq edhe për tua bërë qejfin miqve të

shumtë ndër ta shqiptarët e Amerikës.

Duke ndenjur aq gjatë nën pullazin e kishës dhe skaj shandanit e temjanit, duke folur aq

gjatë me gjuhën e shenjtorëve të ndryshëm, Noli dikur edhe ka nisur të jetojë jetën e tyre. Ka

hequr dorë prej krijimtarisë origjinale dhe i është kthyer përkthimit të teksteve fetare. Në rini ka

përkthyer këso tekstesh prej gjuhëve të tjera në shqipen, e në pleqëri prej shqipes në anglishten

duke bërë kështu një punë boshe. Me disa fjali të shpërndara nëpër autobiografinë ai të përkujton

Mikelanxhelo Buonarotin, siç është lutur mjeshtri i madh në vitet e fundit të jetës për një grime

vend në parajsë, ashtu edhe Noli i ka kaluar ditët e pleqërisë me emrin e Jezu Krishtit në gojë.

Ky ndërkaq është një paradoks i jetës së këtij njeriu të cilën e ka shkruar në pjesën më të madhe

duke bërë ato që si janë përgjigjur natyrës së tij.

Page 13: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Vorfi_Punim Diplome.pdf1947; që do i shërbente si temë diplome në Universitetin e Bostonit. Tjetër vepër e tij në anglisht “Bethoveni

12

Vjetët më të bukur të jetës i ka kaluar me përpjekje që t’ua hapë horizontet e një

ardhmërie më të bukur breznive të ardhshme, kurse vetë kurrë s’ka mundur t’i gëzojë frytet e

këtyre përpjekjeve. Në vizionin e tij ka dashur të ndërtojë një Shqipëri të re, të liruar prej

shfrytëzimit dhe të kaluarës. Si prijës e ka udhëhequr brezin e vet në drejtim të kësaj toke, por

atje tek kanë mbërritur ushtarët e tij nuk ka mundur të mbërrijë vetë.

Fati intim dhe fati i popullit shqiptar e ka frymëzuar Nolin më 1930 të shkruajë këto

vargje plot dhembje e durim në të cilat shihet tragjedia e tij si njeri e patriot, po edhe madhështia

e tij si poet:

Sheh gasn e pritmë pë djalërinë

Dhe shkretëtirën për pleqërinë

Atje sa bukur këtu sa zi Moisi.5

5 Rexhep Qosja, “Shkrimtarë dhe periudha”, “IAP”, Prishtinë 1975, fq. 7.

Page 14: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Vorfi_Punim Diplome.pdf1947; që do i shërbente si temë diplome në Universitetin e Bostonit. Tjetër vepër e tij në anglisht “Bethoveni

13

PLANET E NOLIT PËR BOTIMIN E VEPRAVE TË VETA

Në atë pjesë të fondit të Nolit që ruhet në Arkivin e Shtetit, bashkë me dorëshkrimet e

krijimeve të tij të fundit, gjenden edhe plane të poetit për botimin e veprave poetike origjinale

dhe të përkthimeve.

Planet i përkasin periudhave të ndryshme dhe dëshmojnë se Nolin megjithë peripecitë

dhe brengat që hoqi sidomos pas dështimit të Revolucionit të Qershorit të vitit 1924 dhe

megjithëse i zënë shumë me punë në fusha të tjera, e shqetësonte vazhdimisht çështja e botimit

në një vëllim me vete e vjershave dhe e përkthimeve të tij poetike që kishin mbetur të shpërndara

në faqet e organeve të ndryshme të shtypit ose të pabotuara.

Planet janë lista të titujve të vjershave origjinale dhe të përkthyera të renditura sipas

idesë që ka pasur Noli lidhur me botimin e tyre në kohë të ndryshme.

Plani i parë i përket fundit të viteve 20, kurse i fundit është shkruar në mbarim të viteve

1964. Duke shqyrtuar me kujdes këto plane shihet se mendimi i Nolit për ndërtimin e veprave të

tij poetike ka pësuar ndryshime. Në fillim poeti kishte ndër mend t’i botonte veҫ poezitë me

motive biblike por me sa duket më vonë arriti në përfundimin që t’i botojë bashkë me të tjerat.

Nga planet që kemi gjetur paraqet interes sidomos plani i fundit në të cilin gjejmë idenë

që kishte Noli lidhur me botimin sa më të plotë të veprave të veta letrare, përkthimet poetike,

introduktat, biografinë dhe bibliografinë e veprave të tij. Plani është shkruar në një copë letër

ngjyrë dheu , të irnosur nga koha, është çereku i një flete të veçantë shkrimi, letra është po e atij

lloji në të cilën është hartuar vjersha.

”Tallja përpara kryqit”

“Hyrja në Jerusalem”- Vjershë e panjohur

“Darka Mistike” - Vjershë e panjohur

“Sarafët” - Ndoshta është titulli i parë i vjershës “Krishti me kamqikun”

“Në mal të Ullinjve” - Ndoshta është titulli i parë i vjershës “Moisiu në Mal”

“Ecce homo” - Ndoshta është vjersha “Marshi i Krishtit”

“Juda” - Vjershë e panjohur

“Ngjarja” - Vjershë e panjohur

Page 15: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Vorfi_Punim Diplome.pdf1947; që do i shërbente si temë diplome në Universitetin e Bostonit. Tjetër vepër e tij në anglisht “Bethoveni

14

Vjersha origjinale:

1. Sulltani dhe Kabineti

2. Lidhja e Paqkëputur

3. Cepelitja

4. Saga e Sermajesë

5. Bismilah

6. Vdekja e Sulltanit

Përkthime:

1. Rudyard Kipling, Në munq

2. Felix Arvers, Dashuria e Fshehtë

3. Sully-Prudhomme. Poqja e thyer

4. Goethe,Gjashtë Vjersha

5. Leis Neidus, E dua Pyllin

6. Edwin Markhan, Njeriu me Shatin

7. Heine, Grenadinjtë

8. Baudelaire, Kapaku i Tenxheres

9. Verlaine, Enderra

10. Tichborne, Vëngjilla e Vdekjes

11. Knox, Kotësia

12. Hugo, dy vjersha

Përveç krijimeve të tij poetike origjinale dhe përkthimeve, Noli mendonte të fuste në

këtë botim edhe introduktat me të cilat shoqëroi tragjeditë e njohura të Shekspirit “Hamlet”, ”Jul

Qezar”, ”Makbet”, ”Othello”, ”Dramat e Ibsenit”, ”Armiku i popullit”, “Ingra e Ostroit” dhe

”Rubairat” e Omer Khajamit.

Pas këtyre ai e ka vendosur “Biografinë” dhe veprën do ta përmbyllte me botimin e

bibliografisë së veprave të tij.

Page 16: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Vorfi_Punim Diplome.pdf1947; që do i shërbente si temë diplome në Universitetin e Bostonit. Tjetër vepër e tij në anglisht “Bethoveni

15

NJË POEZI E PANJOHUR E FAN S. NOLIT

Duke kërkuar të dhëna mbi jetën dhe krijimtarinë e Nolit në atë pjesë të fondit të tij që

ruhet në Arkivin Qendror Shtetëror gjetëm një vepër të panjohur ajo është një vjershë e përbërë

prej 40 vargjesh të ndara me strofa katërshe. Teksti i vjershës është shkruar nga Noli me bojë blu

më të hirtë, me një shkrim të qartë.

Në disa vende autografi ka ndreqje edhe ndryshime, gjë që dëshmon se kemi të bëjmë

me variantin e parë të poezisë, të cilën autori s’arriti ta hedhë në të pastër. Dorëshkrimi s’ka as

titull as datë, por brendia e vjershës dhe disa të dhëna të tjera na lejojnë që të përcaktohet

afërsisht koha kur është hartuar vepra dhe cili qe fati i saj i mëtejshëm.

Mund të themi që në krye se vjersha është shkruar më vonë se nëntori vitit 1929 por

përpara prillit të vitit 1930. Në këtë përfundim na çojnë rrethanat në të cilat u gjend autografi i

saj.

Teksti i vjershës është shkruar në tri fletë të veçanta prej letre të trashë në ngjyrë arre të

verdhë të cilat duket se janë hequr nga një bllok shënimesh ose janë çereku i një flete letre

daktilografie. Lart në të djathtë në të tria fletët janë shënuar respektivisht numrat 16, 17, 18. Nga

kjo del se vjersha duhej të bënte pjesë në një dorëshkrim bashkë me vepra të tjera. Duke

hulumtuar më tej u zbuluan faqet e tjera të dorëshkrimit të cilat përmbajnë tekstet e këtyre

vjershave të Nolit: ”Moisiu në mal”, ”Hosanna, Barabba”, ”Golgotha” dhe “Qirenari”.

Nga vjershat e mësipërme “Marshi i Barabajt” është botuar në gazetën “Liria

kombëtare”, por është shkruar në nëntor 1927, kurse “Moisiu në mal” është botuar po në atë

gazetë, por në numrin 1220, datë 27 janar 1930.

Vlen të përmendet se të gjitha vjershat e gjetura në këtë dorëshkrim kanë një numërtim

faqesh të pavarur pa lidhje me krijimet e tjera të Nolit të fundit të viteve 20. Me sa duket kemi të

bëjmë me një tufë vjershash të lidhura midis tyre jo vetëm nga karakteri i figurave dhe i

subjekteve por edhe koha kur janë hartuar. Ka gjasë që ato të jenë shestuar dhe shkruar brenda

një kohe jo shumë të gjatë nga nëntori 1928.

Siç thamë edhe më sipër vjersha nuk ka titull por duke krahasuar disa të dhëna

dokumentare mund të zgjidhet edhe kjo çështje. Teksti i vjershës ruhet në një zarf. Në pjesën e

përparme të tij lart në të majtë lexojmë “Hotel Jamestown” të shtypura me germa të mëdha,

kurse poshtë nën të me germa shtypi është shkruar “Jamestown’’ New York.

Në mes të zarfit në formë pak më të pjerrët është shkruar me dorën e Nolit “Tallja

përpara kryqit”. Duket qartë se shënimi “Tallja përpara kryqit” është edhe titulli i vjershës që

dëshmohet nga analiza e tekstit. Por kjo vërtetohet edhe nga një fakt tjetër.

Në fondin e Nolit gjenden disa plane të botimit të veprave të hedhura në letër prej tij me

sa duket në kohë të ndryshme. Vjersha”Tallja përpara kryqit” është një vepër antifetare dhe ka

interes të madh për të ndjekur zhvillimin e botëkuptimit të Nolit sidomos qëndrimin e tij ndaj

fesë në fund të viteve 20.

Te kryqi në të cilin është gozhduar Krishti poeti ka sjellë nga shekuj të ndryshëm disa

persona historikë si Leninin, udhëheqësin e proletariatit botëror, armikun e betuar të çdo lloj

skllavërimi shpirtëror të masave. Kalvinin themeluesin e kalvinizmit dhe Ariosin dhe Arin, kreu i

Page 17: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Vorfi_Punim Diplome.pdf1947; që do i shërbente si temë diplome në Universitetin e Bostonit. Tjetër vepër e tij në anglisht “Bethoveni

16

një rryme heretike në fenë e krishterë. Bashkë me këta personazhe në vjershë janë paraqitur edhe

disa figura të përgjithshme si Militaristi, Fetinishti, Heretiku etj.

Përmes fjalëve me të cilat ata i drejtohen Krishtit Noli në kundërshtim me pretendimet e

teologëve, përpiqet të zbulojë thelbin e vërtetë të krishterimit.

Pas zhdukjes së rendit feudal feja e krishterë iu përshtat zhvillimit kapitalist dhe u kthye

në mbështetje të rendit borgjez. Lidhur me këtë ndryshon edhe pozita e saj ekonomike, klasa

bëhet zotëruese kapitalesh kolosale dhe bashkëpunëtore e ngushtë e klasës borgjeze në

shfrytëzimin e masave popullore. Në të njëjtën kohë ajo zhvillon një veprimtari propagandistike

të gjerë reaksionare, për të përhapur në shtresat besimtare ideologjinë borgjeze dhe për të minuar

lëvizjet përparimtare.

Duhet të kemi parasysh që në atë kohë feja krishtere justifikonte dhe mbështete planet

pushtuese kolonialiste të shteteve kapitaliste. Rëndësia e kësaj vjershe qëndron në faktin se hedh

dritë të re në problemin e ndryshimeve që ngjanë në fund të viteve 20 në botëkuptimin e Nolit.

Duke lexuar atë ne shohim se evolucioni që kaloi Noli ishte një proces i thellë që nuk u kufizua

vetëm në sferën e pikëpamjeve të tij politiko-shoqërore por përfshin edhe bindjet e tij fetare.6

6 Fan Noli, ‘’Vepra’’, “Rilindja”, Prishtinë 1988, fq. 628.

Page 18: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Vorfi_Punim Diplome.pdf1947; që do i shërbente si temë diplome në Universitetin e Bostonit. Tjetër vepër e tij në anglisht “Bethoveni

17

Kreu VI

ANALIZË E DISA POEZIVE TË FAN S. NOLIT

“Hymni i flamurit”

O flamur gjak, o flamur shkabë

O vënd e vatr, o nën e babë

Lagur me lot, djegur me flagë

Flamur i kuq, flamur i zi.

Fortesë shkëmbi tmerr tirani

S’të tremp Romani as Venecjani

As Sërp Dushani as Turk Sulltani

Flamur i madh për vegjëli.

Kjo poezi u shkrua me 14 nëntor 1926 dhe u botua për të parën herë në “Liria

Kombëtare” të Gjenevës në numrin e jashtëzakonshëm të kësaj reviste për 28 nëntor 1926.

Poeti në këtë poezi e ka fjalën për qëndresën e ilirëve kundër romakëve që para epokës

sonë.

Romakët nuk arritën ta romanizojnë Ilirinë. Flamuri ynë është një flamur i madh për

vegjëlinë, sepse vegjëlia e mbrojti atdheun e vet për liri.7

Dashuria e madhe e autorit dhe në të njëjtën kohë dhimbja që ai ndjen për tokën e tij

idealet e larta kombëtare janë pikat kulmore që e dallojnë këtë poezi.

Gjithmonë duhet ta kemi parasysh luftën shekullore të shqiptarëve kudër pushtuesve të ndryshëm

mirëpo asnjëherë të dorëzuar para armikut.

Flamur në këtë poezi jepet si qëndresë dhe si simbol i lirisë dhe i trimërisë së popullit

shqiptar, i cili përkundër sundimeve të shumta ai ja del gjithmonë mbarë.

“Jepni për nënën”

Ç’ thot ajo e ve e gjorë

- Mbretereshe pa kurorë

Faqe e cjerrur lesh lëshuar

Shpirt e zemër përvëluar

Gjysmë e vdekur:”O Shqiptarë

Nënës mos ia bëni varrë!

Mbahu nëno mos kij frikë

7 Fan Noli, ‘’Albumi’’, “ETMMK”, Prishtinë 2001, fq. 3.

Page 19: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Vorfi_Punim Diplome.pdf1947; që do i shërbente si temë diplome në Universitetin e Bostonit. Tjetër vepër e tij në anglisht “Bethoveni

18

Se ke djemtë në Amerikë

Qan e lutet Nën e mjerë

Kërkon vatrën edhe nderë

Do lirinë dhe atdhenë

Si ç’e pat me Skendërbenë

Bijt e besës thërret pranë

Kur i thirri edhe si vanë?

Mbahu nëno mos kij frikë

Se ke djemtë në Amerikë.

Për çlirimin e atdheut do dhënë gjak e para. Këtë vjershë Noli e shkroi më 1917 me të

cilën iu drejtua shqiptarëve të mërguar në Amerikë për ta ndihmuar atdheun-Shqipërinë.8

Ajo që bie në sy është toni vajtues për atdheun pasi që autori kërkon nga djemtë e rinj

që të kthehen në atdhe, në një vend të rrënuar që ishte në atë kohë Shqipëria ishte e vështirë të

qëndrojë aty dhe si zgjidhje e vetme ishte mërgimi.

Krejt çfarë ata lanë pas ishin shtëpitë e boshatisura dhe nëna e vjetra që i prinin tek

pragu i shtëpisë. Autori përmes vargjesh mundohet t’ju heq dhimbjen nënave sepse mendonte që

një ditë të gjithë do të ktheheshin në atdhe.

“Kryqëzimi”

Po troket qekani

Po kërcet mejdani

Dor’ e këmb i çpon

Krishtin kryqëson.

Me tërbim foditin

Me gjëmim e ngjitin

Turma ulërin

Nëna blegërin.

Çdo peronë plagë

Përvëon si flagë

Çurka gjak buron

Fryn dhe pikon

Kryqet ngulen,shtisen

Tallen,qesëndisen

Sipër Kryeq tre,

8 Po aty, fq. 8.

Page 20: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Vorfi_Punim Diplome.pdf1947; që do i shërbente si temë diplome në Universitetin e Bostonit. Tjetër vepër e tij në anglisht “Bethoveni

19

Tri mari për dhe.

Edhe në këtë vjershë simbolike hasen elemente të flijimit për të mirën e popullit të atdheut, e

këtu, do kuptuar, të Nolit. Ndoshta vetë rruga fetare që autori kishte zgjedhur ishte edhe muza e

krijimit të kësaj poezie me një domethënie të madhe ku për të shpëtuar atdheun shqiptarët ishin

të gatshëm të flijohen dhe të vetëflijohen.

“Fryn moj erë”

Nga po na vjen moj erë e rreptë?

Pse vërshëllen me aq mallëngjim?

Vij drejt nga malet e Shqipërisë

Për të përhapur zi e vajtim.

Fryn moj erë moj erë e shkretë fryn

Drejt me zemër me zemër time hyn.

Nga ata male moj erë , moj erë trime

Ç’ lajme të rea po na ke sjell?

Pse je e mvrehët dhe e helmuar?

Qiellë me zi përse na e mbiell?

Fryn moj erë etj.

Poeti këtë poezi e botoi në gazetën ‘’Kombi’’ të Bostonit më 25 janar 1907. Noli u

frymëzua nga një ngjarje e dhimbshme që shërbeu si muzë për këtë krijim.

Gruas pasi i kishte vdekur burri, i vdes edhe vajza, të cilën e varrosin në fushë të

Korçës pa asnjë ceremoni. Autori e shpjegona në suazat e dramatikes momentin kur e hap gropën

për ta varrosur në atë ditë plot me dëborë. Poezia është ndërtuar në trajtën e një dialogu midis

poetit dhe erës që vjen nga Shqipëria. Poeti shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e vajzës së

re.9

9 Po aty. fq. 50.

Page 21: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Vorfi_Punim Diplome.pdf1947; që do i shërbente si temë diplome në Universitetin e Bostonit. Tjetër vepër e tij në anglisht “Bethoveni

20

MENDIMET E DISA STUDIUESVE PËR VEPRËN E NOLIT

‘’Në punë të veçimit dhe diferencimit të stileve letrare Noli ka merita të

pamëshirueshme. Punët dhe realizimet në këtë fushë veprimtare të rilindësve ai i çoi përpara me

dorë të sigurt.’’

Idriz Ajeti

‘’Pa karakter të madh nuk ka as artistë të mëdhenj. Kjo fjalë vlen për Nolin tonë, për

poetin e madh për prozatorin, për publicistin, historianin, mendimtarin, kritikun e artit, për

mjeshtrin e madh që i fali gjuhës sonë të shenjtë shqipe një potencial të rrallë fuqie shprehëse

artistike. Ai la gjurmë të thella e të pashlyeshme në historinë e popullit tonë të kulturës së tij.’’

Aleks Buda

‘’Në qoftë se fjala është vepra e një shkrimtari, pasqyra më e vërtetë e forma e shpirtit të

tij, atëherë vjershat që shkroi ky poet dhe veprat e shqipëruara që na ka lënë përfaqësojnë në

kuptimin e tyre simbolik që në krye e gjerë në fund një konfesion të vetëm të një njeriu e të një

jete.’’

Eqrem Qabej

‘’Noli është një nga ata personalitete të letërsisë dhe të kulturës shqiptare, veprat e të

cilit janë pjesë e kontributit që populli ynë sjell në visarin e përbashkët të kulturës botërore.’’

Vehbi Bala

Page 22: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Vorfi_Punim Diplome.pdf1947; që do i shërbente si temë diplome në Universitetin e Bostonit. Tjetër vepër e tij në anglisht “Bethoveni

21

PËRFUNDIM

Fan Noli për ne poetët e rinj mbetet një ndër mësuesit e më të mirë të vargut. Ai na

thotë se fjala në varg duhet të jetë e tillë që askush nuk mund ta lëvizë nga vendi. Provo dhe hiqi

një fjalë apo tingull vargjeve të Fan Nolit! Vargu i tij është kala, fjala shkëmb kalaje, që nuk e

lëviz dot. Ai shkroi me dashuri e dhimbje të madhe për popullin. Poezia e tij mund të futet thellë

në shpirtin e çdo njeriu. Vepra e tij do të u tregojë brezave të ardhshëm se njeriu gjersa të jetë

gjallë duhet të punojë pa u lodhur për të mirën e popullit dhe të atdheut. Njerëzit si Fan Noli nuk

vdesin kurrë. Ata i kanë rrënjët në popull!

Kritika letrare si dhe vetë lexuesit e kanë vlerësuar aq shumë veprën e Nolit duke e

përdorur si urë e kalimit nga tradicionalja dhe e vjetra në modernen dhe bashkëkohoren. Njëri

ndër personalitet më të shquara të kombit, po thuajse në të gjitha segmentet e jetës kombëtare,

diplomatike, krijuese e fetare, pa dyshim se ka qenë dhe po mbetet. Ai ishte qortues i rreptë i

dukurive dhe fenomeneve negative shqiptare, fshikullues i pamëshirshëm e bejlurçinës shqiptare,

lindozirmës, trashëgimisë ataviste azaiatike e cila ende po ngre kokë, sa do që duket më e

reformuar.

Me vdekjen e tij ajo që la pas mund të konsiderohet si pasuri e madhe sa i përket fushës

së leksikut, fonetikës e morfologjisë pasi që shprehjet që ai ka përdorur në këto vepra mund të

thuhet me gojën plot se janë perla nga ato më të rrallat, me përkthimet e tij ai na bashkon më së

shumti me letërsinë botërore dhe na afron më afër me rrugët më të largëta.

Poezia e këtij autori është ndër poezitë më të bukura ku autori përmes ngjarjeve,

figurave dhe personazheve bën kalimin nga një ambient në tjetrin mirëpo gjithmonë duke e

ruajtur atë që do të përcjell tek lexuesi.

Duke përdorur me mjeshtëri figura si epiteti, antiteza, alegoria etj., ai portretizon me art

personalitete reale historike të jetës shqiptare.

Krahas veprave të shquara ideoartistike, poezia e Nolit dallohet si model i masës dhe

përpjesëtimit, gjë që ndihet edhe në prozën e tij të rrjedhshme, koncize, me një kompozicion të

saktë.

Noli përdori fondin e pasur të gjuhës shqipe, duke aktivizuar edhe fjalë të vjetra e duke

krijuar të reja, si dhe duke futur në funksion edhe fjalë të huaja, ndaj themi se është ndër

pasuruesit më të shquar të gjuhës sonë.

Page 23: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Vorfi_Punim Diplome.pdf1947; që do i shërbente si temë diplome në Universitetin e Bostonit. Tjetër vepër e tij në anglisht “Bethoveni

22

LITERATURA

1. Fan Noli, ‘’Albumi’’, “Rilindja”, Prishtinë 1986.

2. Yll Zajmi, ‘’Fan Noli Jeta dhe Vepra’’, “Rilindja”, Prishtinë 1986.

3. Fan Noli, ‘’Vepra 7’’, “Rilindja”, Prishtinë 1988.

4. Rexhep Qosja, “Shkrimtarë dhe periudha”, “IAP”, Prishtinë 1975.

Burime nga interneti:

https://sq.wikipedia.org/wiki/Fan_Noli