punim diplome zbatimi i kurrikulës bërthamë në institucionet … · 2019-10-16 · 4 abstrakti...

34
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në institucionet parashkollore Mentorja: Studentja: Dr.sc.Venera Vala-Këndusi Mimoza Bardhi Gjakovë, 2019

Upload: others

Post on 07-Jan-2020

48 views

Category:

Documents


4 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në institucionet … · 2019-10-16 · 4 Abstrakti Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në të gjitha proceset edukativo-arsimore është

UNIVERSITETI I GJAKOVËS

“FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI PARASHKOLLOR

PUNIM DIPLOME

Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në institucionet parashkollore

Mentorja: Studentja:

Dr.sc.Venera Vala-Këndusi Mimoza Bardhi

Gjakovë, 2019

Page 2: PUNIM DIPLOME Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në institucionet … · 2019-10-16 · 4 Abstrakti Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në të gjitha proceset edukativo-arsimore është

2

Falënderim

Dëshiroj të shpreh falënderim dhe respekt, për të gjithë ata që më mbështetën dhe inkurajuan

të ec në këtë rrugë të dijes, e cila jo rrallëherë ishte përplot sfida dhe shpesh edhe e vështirë.

E falënderoj familjen time, e cila pati shumë besim në punën time, duke dhënë përkrahjen e tyre

e duke më inkurajuar, që t’i përkushtohem me zell dhe vendosshmëri studimeve të mia.

Mirënjohje dhe falënderim të veçantë shpreh për udhëheqësen time shkencore, profesoreshën e

nderuar Venera Vala-Këndusi, e cila ishte gjithmonë e gatshme për të më ndihmuar e udhëzuar.

Faleminderit!

Page 3: PUNIM DIPLOME Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në institucionet … · 2019-10-16 · 4 Abstrakti Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në të gjitha proceset edukativo-arsimore është

3

Përmbajtja

Abstrakti..................................................................................................................4

KAPITULLI I-Hyrja .............................................................................................. 5

1.1 Hyrje ............................................................................................................ 5

1.2 Edukimi parashkollor në Kosovë .................................................................. 6

KAPITULLI II – Skeleti teorik .............................................................................. 7

2.1. Përkufizimi i nocioneve ................................................................................ 7

2.2. Karakteristikat e kurrikulumit ....................................................................... 9

2.3. Konceptet themelore të kurrikulës ...............................................................10

2.4. Kurrikula Bërthamë .....................................................................................11

2.5. Qëllimi i kurrikulës ......................................................................................13

2.6. Parimet e kurrikulës .....................................................................................13

2.7. Fushat e kurrikulës.......................................................................................14

2.8. Organizimi i edukimit parashkollor në Kosovë ............................................14

2.9. Rëndësia e kurrikulës ...................................................................................15

2.10. Ndikimet në zbatim ..................................................................................15

2.11. Matja e veprimtarive dhe arritjeve ............................................................16

2.12. Matja e veprimtarive të mësuesit ..............................................................17

2.13. Përshtatja në zbatim ..................................................................................17

KAPITULLI III – Metodologjia e hulumtimit .......................................................18

3.1. Qëllimi i hulumtimit ....................................................................................18

3.2. Pyetjet e hulumtimit .....................................................................................19

3.4. Metodat e hulumtimit ..................................................................................19

3.6. Instrumentet matëse .....................................................................................19

3.7. Procedura .....................................................................................................20

3.8. Aspekte etike ...............................................................................................20

KAPITULLI IV- Analiza e të dhënave dhe rezultatet.............................................21

4.1. Pyetësor për mësimdhënësit………………………………………………..21

KAPITULLI V - Përfundime dhe rekomandime……………………..........……..31

5.1. Përfundime ..................................................................................................31

5.2. Rekomandime ..............................................................................................32

Referencat ............................................................................................................33

Page 4: PUNIM DIPLOME Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në institucionet … · 2019-10-16 · 4 Abstrakti Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në të gjitha proceset edukativo-arsimore është

4

Abstrakti

Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në të gjitha proceset edukativo-arsimore është kthyer në një

domosdoshmëri jetike në sistemin arsimor kosovar. Edhe në arsim, si në çdo fushë tjetër të jetës,

kurrikula ka sjellë një kthesë rrënjësore në zhvillimin e mësimdhënies, duke e bërë atë më

atraktive, por edhe njohuritë më të qasshme për të gjithë fëmijët.

Ky studim ka dy qëllime kryesore. Së pari do të flasim për kushtet që ofrojnë institucionet

shkollore në organizimin e aktiviteteve për fëmijët e moshës parashkollore dhe së dyti se sa është

e zbatueshme përdorimi i saj në aktivitetet për mësimdhënie të efektshme dhe mësimnxënie të

suksesshme.

Hulumtimi do të realizohet në institucionet parashkollore publike të Komunës së Gjakovës,

gjersa në këtë hulumtim do të përdoret metodat sasiore e mbledhjes së të dhënave përmes

pyetësorëve, që do të realizohen dhe plotësohen nga edukatoret. Për mbledhjen e të dhënave

kemi përdorur shkallën e Likertit, përmes rezultateve të nxjerra nga pyetësori.

Fjalët kyçe: kurrikula bërthamë, mësimdhënëset/edukatoret, institucione parashkollore, zbatimi i

kurrikulës.

Page 5: PUNIM DIPLOME Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në institucionet … · 2019-10-16 · 4 Abstrakti Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në të gjitha proceset edukativo-arsimore është

5

KAPITULLI I - Hyrja

1.1 . Hyrja

Edukimi parashkollor paraqet nivelin e parë të arsimit parauniversitar në Kosovë,

përkatësisht shkallën 0 të Standardeve Ndërkombëtare të Klasifikimit të Arsimit (ISCED, 2011),

në të cilën përfshihen fëmijët deri në moshën 6 (gjashtë) vjeçare. Edukimi parashkollor në

Kosovë, organizohet në institucionet parashkollore publike (çerdhet dhe kopshtet) dhe

institucionet parashkollore private, qendrat/kopshtet me bazë në komunitet dhe klasët përgatitore,

të cilat funksionojnë në kuadër të shkollave fillore (niveli parafillor).

Klasat përgatitore me të cilat ka filluar zbatimi i kurrikulës së re të bazuar në kompetenca,

fusha kurrikulare/lëndë dhe rezultate të të nxënit, përballen me sfida të shumta. Në këtë drejtim

organizmi i edukimit parafillor në klasat përgatitore ngjan më tepër me arsimin fillor, ku fëmijët

mësojnë përmes lëndëve dhe orëve mësimore. Kjo, bie ndesh edhe me Standardet

Ndërkombëtare të Klasifikimit të Arsimit, ku programet janë kryesisht të zhvilluara me një qasje

gjithëpërfshirëse për të përkrahur zhvillimin e hershëm njohës, fizik, social dhe emocional dhe

ku fëmijët e vegjël përgatiten për të mësuar në një ambient të organizuar, ndryshe nga ambienti

familjar.

Programet e nivelit 0 të ISCED, synojnë zhvillimin e shkathtësive socio-emocionale të

fëmijëve, shkathtësi këto të nevojshme për të marrë pjesë në ambientin social të shkollës, por

edhe në zhvillimin e disa aftësive akademike të nevojshme për klasën e parë. Në kundërshtim me

këtë qasje, në Kosovë, klasat përgatitore si pjesë e shkallës së parë të kurrikulës organizohen në

ambiente shkollore, jomotivuese dhe të papërshtatshme për nivelin dhe moshën e fëmijëve.

Klasat janë të ngarkuara me numër të madh të fëmijëve, ndërsa koha e qëndrimit të fëmijëve

është e pamjaftueshme për të arritur qëllimet dhe rezultatet e synuara të të nxënit.

Page 6: PUNIM DIPLOME Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në institucionet … · 2019-10-16 · 4 Abstrakti Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në të gjitha proceset edukativo-arsimore është

6

1.2 . Edukimi parashkollor në Kosovë

Pas vitit 2000, institucionet shtetërore filluan t’i kushtojnë më shumë rëndësi edukimit

parashkollor. Siç dihet, infrastruktura ligjore dhe ajo profesionale mungonte për të gjitha nivelet,

sidomos për edukimin parashkollor, ku gjendja ishte më e rëndë duke marrë parasysh se ky nivel

i arsimimit nuk ishte i përfshirë më parë në sistemin paralel të arsimit.

Edukimi parashkollor është përkrahur në vazhdimësi nga partnerë zhvillimorë ndërkombëtarë, si

UNICEF, Save the Children, Caritas, Banka Botërore, Bashkimi Evropian si dhe nga organizata

të tjera joqeveritare, të cilat synonin gjithëpërfshirjen në edukimin parashkollor dhe përmirësimin

e cilësisë së këtij niveli.

Zbatimi i projektit edukativ me fëmijën në qendër i ashtuquajturi, program “Hap pas Hapi” në

çerdhe dhe kopshte, si projekti i parë i zhvilluar në nivelin e edukimit parashkollor në Kosovë,

arriti të sjellë ndryshime në praktikën e punës me fëmijë dhe të krijojë një praktikë më fleksibile

me forma të ndryshme të punës, duke synuar edukimin e fëmijëve për të qenë qytetar të një

shoqërie demokratike. Pikërisht, nga ky program burojnë edhe nismat e para drejt ndryshimit të

praktikës së punës me fëmijë dhe hapat metodologjikë të përparuar, që vlerësojnë marrëdhëniet

interaktive të rritur-fëmijë dhe fëmijë-fëmijë.

Meqenëse, edukimi parashkollor, bazuar në dokumentet kurrikulare organizohet në dy forma, në

edukimin parashkollor (mosha 0 deri 5 vjeç) dhe në edukimin parafillor (klasat përgatitore,

mosha 5 deri 6 vjeç) është e pakuptimtë që të vazhdojë kualifikimi i edukatoreve sipas sistemit 0

deri në 3 vjeç dhe 3 deri 6 vjeç. Për më tepër, nuk ekziston ende Kurrikula Bërthamë për

edukimin parashkollor, e bazuar në kompetenca dhe në përputhje me kurrikulat e tjera bërthamë

të niveleve më të larta.

Page 7: PUNIM DIPLOME Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në institucionet … · 2019-10-16 · 4 Abstrakti Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në të gjitha proceset edukativo-arsimore është

7

KAPITULLI II – Skeleti teorik

2.1. Përkufizimi i nocioneve

Të përkufizosh fjalën kurrikulum, nuk është gjë e lehtë. Ndoshta, përkufizimi më i

zakonshëm rrjedh nga rrënja latine e fjalës, që do të thotë “pistë garash”. Dhe, në fakt, për

shumë nxënës, kurrikulumi është si një garë që duhet vrapuar, ose si një varg pengesash e

vështirësish (lëndë mësimore) që duhen kapërcyer. Është e rëndësishme të mbahet parasysh se që

nga anticiteti, shkollat në qytetërimin perëndimor kanë qenë shumë nën ndikimin e filozofisë së

Platonit dhe Aristotelit dhe se fjala kurrikulum është përdorur historikisht për të përshkruar

lëndët që bëheshin mësim gjatë periudhës klasike të qytetërimit grek. Interpretimi i fjalës

kurrikulum u zgjerua në shek. XX, kur në të u përfshin edhe lëndë të tjera përveç atyre klasike.

Sot, në dokumentet shkollore, me termin “kurrikulum i shkollës” kuptohet të gjitha lëndët që

jepen a zhvillohen në shkollë, me detyrim apo me zgjedhje.

Nocioni i kurrikulës nënkupton që kurrikulat mund të ndërtohen duke pasur parasysh

nocionet bazë, ku më pas mbi bazën e tyre formohen në mënyrë të përshkallëzuar konceptet e

plota abstrakte. Përdorimi i kurrikulës realizohet duke e përshtatur përmbajtjen e mësimit në

përputhje me mënyrën e përfaqësimit mendor të informacionit (pra me mënyrën e të mësuarit në

secilin stad). Në fillim informacioni duhet të përshtatet në përputhje me mënyrën e përfaqësimit

mendor bazuar te veprimi (stadi konkret), pastaj me mënyrën e përfaqësimit ikonik dhe më pas

me përfaqësimin simbolik. Në fillim fëmijët duhet të mësojnë secilën nga këto mënyra më vete

dhe më pas mund t’i përdorin këto, të ndërthurura, pra së bashku. Pavarësisht nga mosha, një

individ mëson më mirë nëse procesi mësimor, në fillim bazohet te veprimet, më pas në atë ikonik

dhe së fundmi në atë simbolik (Bruner,1960:1). Përfaqësimi simbolik është i një shkalle më të

lartë, sepse lidhet me përdorimin e gjuhës. Sa më shumë përvoja gjuhësore të ketë fëmija, duke

filluar që nga paslindja, aq më i zhvilluar është niveli konjitiv i përfaqësimit simbolik të tij.

Në vazhdim të punës së Vigotskit, Bruneri përpunoi më thellë konceptin e skeleterisë

(ndihmës së përshkallëzuar që një person më i ditur prind, mësues apo moshatar i jep një fëmije

për realizimin e detyrave, që nuk është në gjendje t’i kryejë i vetëm). Sipas Brunerit, kjo ndihmë

Page 8: PUNIM DIPLOME Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në institucionet … · 2019-10-16 · 4 Abstrakti Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në të gjitha proceset edukativo-arsimore është

8

e përshkallëzuar, e cila në fillim është më intensive, më pas kur fëmija t’i kupton gjërat, ndihma

jepet më rrallë, derisa vjen një kohë që ajo të bëhet e panevojshme. Bruneri mendon se fëmijët

mësojnë më mirë, nëse ata përfitojnë informacion nëpërmjet pjesëmarrjes së tyre aktive me

ndihmën nga të tjerët në momentin e duhur. Ndryshe nga Vigotski, që mendonte se fëmijët duhet

ta mësojnë informacionin vetëm nëpërmjet ndihmës së të tjerëve dhe jo në mënyrë të pavarur,

Bruneri thekson se fëmija duhet të mësojë në mënyrë të pavarur aktive, por i ndihmuar nga të

tjerët më të ditur.

Megjithëse, teoria e Brunerit u ndikua nga Piazheja, krahas gjërave të përbashkëta ata kanë

edhe dallime mes tyre. Të dy ata, si konstruktivistë, theksojnë se fëmija është një individ që

mëson në mënyrë aktive dhe nëpërmjet pjesëmarrjes aktive e zbulon vetë kuptimin e gjërave që e

rrethojnë. Piazheja mendonte se zhvillimi ndodh në stade, dhe kjo kërkon që fëmija të maturohet

që të kalojë nga një stad më i ulët në një stad tjetër, më të lartë, ndërsa Bruneri, lidhur me këtë

aspekt mendonte se zhvillimi konjitiv mund të përshpejtohet. Për dallim prej Piazhesë, Bruneri

theksonte rëndësinë, që ka ndërveprimi social dhe ndihma që i japin të tjerët më të ditur, fëmijës.

Veç kësaj, Bruneri mendonte se zhvillimi gjuhësor është shkak i zhvillimit konjitiv, ndërsa

Piazheja mendonte se gjuha është pasojë e të menduarit.

Idetë e Brunerit kanë gjetur zbatime të gjera, të drejtpërdrejta në procesin e mësimdhënies në

institucionet parashkollore, por edhe më tej. Sipas tij, mësimdhënia duhet të ketë parasysh katër

gjëra themelore (Bruner, 1966: 2):

Përmbajtja dhe përvojat mësimore duhet të nxisin dëshirën e fëmijës për të mësuar;

Përmbajtja duhet të kuptohet nga fëmija;

Përmbajtja e mësimit duhet të nxisë kuriozitetin dhe dëshirën për kërkim;

Përmbajtja e mësimit duhet të jetë sa më e kuptueshme.

Në teorinë e Brunerit, ashtu si edhe te Piazhesë, theksohet fort ideja se fëmija është qenie aktive

dhe se të nxënët është një proces aktiv gjatë të cilit fëmija i ndërton vetë dijet e reja, duke u

bazuar në dijet e mëparshme. Kjo nënkupton, që procesi mësimor të organizohet në mënyrë që

nxënësit të vihen në pozita aktive eksploruese dhe në rolin e zbuluesit të dijes. Sipas konceptit të

Brunerit, mësuesi është një lehtësues i procesit të të nxënit që duhet t’ia shtjellojë dijen fëmijës

në përputhje me nivelin e tij mendor (Bruner, 1960:3).

Page 9: PUNIM DIPLOME Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në institucionet … · 2019-10-16 · 4 Abstrakti Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në të gjitha proceset edukativo-arsimore është

9

Përkufizimi i parë – Kurrikulum janë lëndë të tilla “të përshtatshme”, si gramatika, leximi,

logjika, retorika, matematika dhe librat më të mëdhenj të botës perëndimore, që mishërojnë në

mënyrën më të mirë njohuritë themelore.

Përkufizimi i dytë – Me kurrikulum kuptojmë, ato lëndë që janë më të dobishme për të jetuar në

shoqërinë moderne.

Përkufizimi i tretë – Kurrikulum janë të gjitha gjërat e planifikuara për t’u mësuar, për të cilat

është përgjegjës shkolla.

Përkufizimi i katërt – Kurrikulum është tërësia e përvojave të të nxënit, me qëllim që nxënësit të

përfitojnë aftësitë dhe njohuritë e përgjithshme në mjedise të ndryshme ku mësohet.

Përkufizimi i pestë – Kurrikulum është ajo çka nxënësit ndërtojnë nga puna me kompjuterin dhe

rrjetet e ndryshme të tij, si interneti.

Përkufizimi i gjashtë – Kurrikulum është vënia në diskutim e autoritetit dhe kërkimi i

pikëpamjeve komplekse për situatat njerëzore.

2.2. Karakteristikat e kurrikulumit

Disa ekspertë të kurrikulumit, si (Goodlad,1979:9,11) janë të mendimit se analiza e

përkufizimeve është një pikënisje e dobishme për të shqytuar fushën e kurrikulës. Autorë të tjerë

argumentojnë se ka koncepte dhe karakteristika të rëndësishme, që duhet të shqyrtohen dhe të

cilat japin një ide se si janë zhvilluar disa orientime të veçanata vlerash (Westbury, 2007:8-9).

Walker (2003) argumenton se konceptet themelore të kurrikulës përfshijnë:

Përmbajtjen: që mund të përshkruhen si harta, subjekte dhe tema konceptuale, që janë të

gjitha abstraksione, të cilave njerëzit u kanë veshur vlera dhe i kanë emërtuar;

Qëllimin: zakonisht i kategorizuar si intelektual, shoqëror dhe personal; shpesh ndahet në

qëllime mbizotëruese; qëllimet e shprehura nuk janë gjithnjë tregues të besueshëm të

veprimeve që kryhen;

Organizimin: planifikimi bazohet te shtrirja dhe renditja (radha e pranisë me kalimin e

kohës); mund të ketë organizim të shtrënguar ose të jetë relativisht i çlirët.

Page 10: PUNIM DIPLOME Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në institucionet … · 2019-10-16 · 4 Abstrakti Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në të gjitha proceset edukativo-arsimore është

10

Autorë të tjerë si (Beane, 2001:10) kanë krijuar parimet e kurrikulës, por ata orientohen më

tepër drejt vlerave, dhe janë më pak të përgjithshëm, p.sh., Beane rreshton pesë parime kryesore

për kurrikulën:

Interesimi për përvojat e nxënësve;

Marrja e vendimeve si për përmbajtjen, ashtu edhe për procesin;

Marrja e vendimeve për një numër çështjesh dhe temash;

Përfshirja e shumë grupeve;

Vendimmarrja në shumë nivele.

Punonjësit e kurrikulës janë të shumtë dhe përshijnë personelin e shkollës, mësuesit e

drejtorët, prindërit, ekspertët e kurrikulës, profesorët universitarë dhe përfaqësues nga biznesi

dhe grupet e komunitetit.

Një pjesë e madhe e tyre, që punojnë në fushën e kurrikulës, janë të angazhuar në ofrimin e

shërbimeve për nevojat e përditshme dhe teknike, të atyre që punojnë nëpër shkolla. Ky ka qenë

roli tradicional për dhjetëvjeçarët e tërë, ku fokusi ka qenë zhvillimi i kurrikulit për kontekstet

shkollore.

Autorë të ndryshëm flasin për “ndryshimet madhore në fushën e zhvillimit të kurrikulës, ku

politikanët, kompanitë botuese të teksteve shkollore dhe specialistët e lëndëve të universitetit,

janë ata që kanë marrë në dorë drejtimin dhe kontrollin e zhvillimit të kurrikulës, në vend të

mësuesve që japin mësim nëpër shkolla dhe pedagogëve që japin lëndën e kurrikulës në

universitete”.

2.3. Konceptet themelore të kurrikulës

Ne e kuptojmë botën dhe jetojmë jetën tonë të përditshme, duke marrë pjesë në procesin e

ndërtimit të koncepteve. Këto koncepte i përfitojmë dhe zhvillojmë me qëllim që të kuptojmë

domethënien e personave dhe ngjarjeve dhe pastaj nga ana jonë ia komunikojmë këto kuptime

dhe domethënie edhe të tjerëve.

Është e qartë se disa koncepte janë më të rëndësishme se disa të tjera. Konceptet themelore na

japin fuqinë të eksplorojmë situata dhe ngjarje të ndryshme dhe të bëjmë lidhje të rëndësishme.

Page 11: PUNIM DIPLOME Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në institucionet … · 2019-10-16 · 4 Abstrakti Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në të gjitha proceset edukativo-arsimore është

11

Koncepte të tjera mund të kenë kuptim në situata më të kufizuara dhe më të ngushta, por luajnë

rol në bashkimin e fakteve që nuk janë të lidhura me njëra - tjetrën.

Një instrument, që përdoret shpesh nga studiuesit, është një shqyrtim i teksteve sinoptike (librat

që ofrojnë shpjegime dhe përmbledhje gjithëpërfshirëse të një game të gjerë konceptesh,

subjektesh dhe çështjesh në kurrikulë).

Ka prej tyre që, ndërmorrën një analizë të hollësishme të teksteve shkollore gjatë periudhës që

nga viti 1861 deri në 2000, dhe ky vëllim jep një tablo të përgjithshme shumë të vlefshme të

mendimit kurrikular gjatë periudhave të rëndësishme historike (al. S. e., 2002:.26).

(Stafford,1988: 30) ofruan një analizë të ngjashme historike të librave kryesore për kurrikulen, të

shkruara nga autorë australianë gjatë periudhave 1910 – 1988. (Green, 2003:9) ndërmori një

analizë gjithëpërfshirëse të autorëve australianë, që kanë shkruar në fushën e kurrikulës.

2.4. Kurrikula Bërthamë

Kurrikula Bërthamë është dokument, që e bën të zbatueshme në shkollat e Kosovës, Kornizën

Kurrikulare, të miratuar nga MASHT-i, në gusht të vitit 2016. Me këtë dokument përcaktohen

rezultatet për kompetenca dhe rezultatet e të nxënit për fusha kurrikulare, të shprehura në njohuri

faktike dhe procedurale, shkathtësi, qëndrime dhe vlera që duhet të zhvillohen te nxënësit

përgjatë periudhave të caktuara kohore si dhe qasjet, metodologjitë e zbatueshmërisë,

monitorimit dhe vlerësimit. Gjithashtu, ky dokument përcakton shpërndarjen kohore (orëve

mësimore) për fushat e kurrikulës dhe ndërlidhjen mes tyre, të cilat mundësojnë progres në

zhvillimin e kompetencave të nxënësve.

Kurrikula Bërthamë mbështet:

• nxënësin, në zhvillimin gradual të tij, në zhvillimin e kompetencave për arsimim tërëjetësor për

integrim të lehtë shoqëror, duke e përgatitur që të përballet me sfidat e jetës;

• mësimdhënësin, në planifikimin dhe realizimin me sukses të punës me nxënës, të aktiviteteve

mësimore në klasë dhe jashtë klase;

• prindin, në përcjelljen e nivelit të zhvillimit të fëmijës gjatë arritjes së kompetencave, në

periudha të caktuara kohore, të shprehura në njohuri, sjellje dhe qëndrime që ata i shpërfaqin në

Page 12: PUNIM DIPLOME Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në institucionet … · 2019-10-16 · 4 Abstrakti Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në të gjitha proceset edukativo-arsimore është

12

situata të ndryshme jetësore në harmoni me rezultatet e të nxënit për fusha kurrikulare dhe për

kompetenca (MASHT, 2016).

Tabela 1: STRUKTURA E ARSIMIT E KOSOVËS

Page 13: PUNIM DIPLOME Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në institucionet … · 2019-10-16 · 4 Abstrakti Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në të gjitha proceset edukativo-arsimore është

13

2.5. Qëllimi i kurrikulës

Të gjitha nivelet formale të arsimit parauniversitar mbështesin nxënësit të zhvillojnë

njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet dhe vlerat në harmoni me kërkesat/nevojat e shoqërisë

demokratike, duke:

• kultivuar identitetin personal, kombëtar, të përkatësisë shtetërore e kulturore;

• promovuar vlerat e përgjithshme kulturore dhe qytetare;

• zhvilluar përgjegjësinë ndaj vetvetes, shoqërisë dhe mjedisit;

• aftësuar për jetë dhe për punë në kontekste të ndryshme shoqërore e kulturore;

• aftësuar për ndërmarrësi dhe për përdorim/shfrytëzim të teknologjisë;

• aftësuar për mësim gjatë gjithë jetës (MASHT, 2016).

2.6. Parimet e kurrikulës

Kurrikula Bërthamë siguron koherencë dhe qëndrueshmëri mes të niveleve formale të arsimit

parauniversitar, duke u mbështetur në këto parime:

Gjithëpërfshirje, që nënkupton ofrimin e mundësisë për përfshirje dhe qasje të barabartë të të

gjithë fëmijëve dhe të rinjve në arsim cilësor.

Zhvillim të kompetencave, që reflektohet nëpërmjet rezultateve të nxënit, që priten të arrihen në

mënyrë progresive dhe të vazhdueshme nga të gjithë nxënësit në periudha të ndryshme të

shkollimit.

Mësimdhënie dhe nxënie të integruar dhe koherente, që promovon të nxënit e plotë, duke

reflektuar ndërlidhjet dhe ndërvarësinë e natyrës dhe të botës së krijuar nga njeriu, me njohuritë

dhe informacionin që ka nxënësi për to.

Autonomi dhe fleksibilitet në nivel shkolle, në zbatimin e Kurrikulës Bërthamë dhe pjesës me

zgjedhje, që reflektohen në planifikim, organizim dhe realizim të procesit mësimor dhe aktivitete

të tjera jashtëkurrikulare.

Përgjegjësi dhe llogaridhënie, që reflektohet me krijimin e kulturës për vlerësim të

vazhdueshëm të progresit, në zbatimin e kërkesave të Kurrikulës përmes mbledhjes dhe analizës

së të dhënave, dokumentimit të sfidave dhe zgjidhjeve drejt një paraqitjeje më të mirë në

përmbushjen e kërkesave të Kurrikulës dhe ngritjes së cilësisë së arsimit (MASHT, 2016).

Page 14: PUNIM DIPLOME Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në institucionet … · 2019-10-16 · 4 Abstrakti Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në të gjitha proceset edukativo-arsimore është

14

2.7. Fushat e kurrikulës

Fushat e kurrikulës përbëjnë bazën e organizimit të procesit mësimor-edukativ në shkollë, për

çdo nivel arsimor dhe shkallët përkatëse të saj. Kurrikula e arsimit parauniversitar është e

organizuar në shtatë fusha të kurrikulës. Fushat e kurrikulës përfshijnë një ose më shumë lëndë

apo module. Lëndët dhe modulet bazohen në rezultatet e të nxënit, të përcaktuara për çdo fushë.

Disa lëndë të fushës mund të jenë pjesë e disa shkallëve kurrikulare.

Fushat e kurrikulës janë:

• Gjuhët dhe komunikimi

• Artet

• Matematika

• Shkencat e natyrës

• Shoqëria dhe mjedisi

• Edukata fizike, sportet dhe shëndeti;

• Jeta dhe puna (MASHT, 2016).

2.8. Organizimi i edukimit parashkollor në Kosovë

Në bazë të Kornizës Kurrikulare të Arsimit Parauniveritar në Kosovë, edukimi parashkollor

në Kosovë, organizohet në dy nivele. Niveli i parë, përfshin moshën prej lindjes deri në moshën

5 vjeçare (i ndarë në grupmoshat lindje deri në 3 vjeç dhe 3 deri në 5 vjeç) dhe niveli i dytë

moshën 5 deri në 6 vjeç, pas së cilës fëmijët, sipas ligjit regjistrohen në shkollën fillore.

Page 15: PUNIM DIPLOME Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në institucionet … · 2019-10-16 · 4 Abstrakti Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në të gjitha proceset edukativo-arsimore është

15

Tabela 2. Strukturimi dhe organizimi i kurrikulës sipas shkallëve

2.9. Rëndësia e kurrikulës

Termi “zbatim” ka të bëjë me “përdorimin në praktikë” të një kurrikule/programi mësimor

ose me “çfarë përbëhet ai në praktikë” (Pomfret, 1977:.92). Zbatimi, është një fazën kritike, në

ciklin e planifikimit dhe të mësimdhënies së një kurrikule. Miratimi i kurrikulës, do të thotë

synimi për ta përdorur atë, qoftë ky synim i mësuesit ose i zyrtarit të organeve qendrore, por nuk

tregon nëse kurrikuli zbatohet ose jo.

2.10. Ndikimet në zbatim

Tabela e 2 është një listë e karakteristikave specifike të identifikuara nga Fullan.

A. Karakteristikat e ndryshimit

1. Nevoja për ndryshim dhe rëndësia e tij

2. Qartësia

3. Kompleksiteti

4. Cilësia dhe prakticiteti i programit (materialeve, etj.)

Page 16: PUNIM DIPLOME Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në institucionet … · 2019-10-16 · 4 Abstrakti Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në të gjitha proceset edukativo-arsimore është

16

B. Karakteristikat në nivel të distriktit shkollor

5. Historia e përpjekjeve novatore

6. Procesi i miratimit

7. Mbështetja dhe përfshirja administrative qendrore

8. Zhvillimi profesiona (gjatë punës) dhe pjesëmarrja e personelit

9. Sistemi i afateve kohore dhe ai i informacionit (vlerësimi)

10. Karakteristikat e bordit dhe të bashkësisë

C. Karakteristikat në nivel shkolle

11. Drejtori

12. Marrëdhëniet mësues-mësues

13. Karakteristikat dhe orientimet e mësuesve

D. Karakteristikat jashtë sistemit vendor

14. Roli i qeverisë

15. Ndihma e jashtme

2.11. Matja e veprimtarive dhe arritjeve

Një arsye e rëndësishme për krijimin e një kurrikule të re është që të ofrohen mundësi më të

mira të të nxënit, si p.sh., nivele më të larta arritjeje përsa i përket kuptimeve, afërsive dhe

vlerave. Megjithatë, rrallë është e mundur të sigurohen matje të tilla për arritjen e nxënësve, që

bëjnë të mundur të thuhet me siguri të plotë se një kurrikulë është më i mirë nga i mëparshmi në

këtë apo në atë drejtim. Ka kaq shumë variabla apo tregues të ndërlikuar, që ndikojnë te

rezultatet e nxënësve. Gjasat janë shumë të vogla, që një test i vetëm të jetë i përshtatshëm për

Page 17: PUNIM DIPLOME Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në institucionet … · 2019-10-16 · 4 Abstrakti Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në të gjitha proceset edukativo-arsimore është

17

përdorim dhe të ofrojë të dhëna të vlefshme dhe të besueshme krahasuese midis kurrikulës së re

dhe asaj të mëparshme.

2.12. Matja e veprimtarive të mësuesit

Gjatë dekadave janë përdorur metoda të ndryshme për të matur veprimtaritë e zbatimit të

mësuesve, që nga vizitat e zyrtarëve në klasa, deri te listë-kontrollet e vëzhgimeve, pyetësorët,

intervistat dhe teknikat e vetë-raportimit. Në SHBA, qysh nga vitin 1970, janë ndërmarrë

studime shumë të gjera për zbatimin e kurrikulës, listat e kontrollit dhe skenat e përshkallëzuara

të vlerësimit. Në këto studime përcaktohen paraprakisht kategoritë e veçanta të sjelljes dhe pastaj

ato përdoren si bazë për zërat e përfshirë në listën e kontrollit apo skemën e përshkallëzuar të

vlerësimit. (Mathews, B., Ross, L. 2010:11).

2.13. Përshtatja në zbatim

Qasjes tjetër të zbatimit të kurrikulës, (Pomfret,1977:93) ia vunë emrin “këndvështrim i

procesit”, por ajo njihet gjithashtu edhe si “përshtatje” apo “përshtatje e ndërsjellë”. Mbrojtësit e

kësaj qasjeje janë të mendimit se rrethanat e ndryshme, me të cilat përballen shkollat dhe

mësuesit kërkojnë modifikim të terrenit të kurrikulës (McLaughlin,1975:95). Ata sygjerojnë se,

në të vërtetë, të gjitha kurikulat e planifikuara modifikohen gjatë procesit të zbatimit, dhe se një

modifikim i tillë duhet për t’iu përshtatur rrethanave specifike dhe të ndryshueshme, me të cilat

përballen mësuesit që i përdorën ato, dhe ka rëndësi të jashtëzakonshme, në mënyrë që nxënësit

të kenë përfitimin më të madh të mundshëm nga kurrikula. Duket se në punën e tyre Fullan dhe

Pomfret e parapëlqenin këtë qasje, që duket qartë sidomos në analizën që i bëjnë studimit Rand, i

cili në atë kohë ishte ndoshta studimi më i gjithanshëm për zbatimet e ndërmarra ndonjëherë në

histori, i cili shqyrtoi 293 projekte në distrikte shkollore në rajone të ndryshme të SHBA-së.

Studiuesit në studimin Rand arritën në përfundim, se risitë ishin të suksesshme kur kurrikulat e

planifikuara nuk ishin të specifikuara apo përcaktuara deri në imtësitë më të mëdha, por më

pastaj ato ishin përshtatur në mënyrë të dyanshme nga përdoruesit brenda rrethanave specifike

institucionale (McLaughlin, 1975:96).

Page 18: PUNIM DIPLOME Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në institucionet … · 2019-10-16 · 4 Abstrakti Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në të gjitha proceset edukativo-arsimore është

18

3. KAPITULLI III - Metodologjia e hulumtimit

Për arritjen e rezultateve të dëshiruara gjatë studimit dhe hulumtimit të këtij punimi të

diplomës, si dhe me qëllimin që ky punim të jetë sa më serioz, i qartë dhe i punuar në mënyrë sa

më profesionale, do të përdoren metodologji dhe metoda të caktuara shkencore, si rrugë për të

arritur te studimi sa me objektiv i fenomenit të zbatimit të kurrikulës bërthamë në institucionet

parashkollore.

Ky punim do të bazohet në literaturën teorike-shkencore dhe dispozitat e aplikueshme të

legjislacionit në fuqi. Gjatë puninimit të diplomës do të shërbehemi me metodat historike,

analitike, statistikore si dhe metodën e studimit të rasteve.

3.1. Qëllimi i hulumtimit

Qëllimi i këtij studimi është të analizojë zbatimin e Kurrikulës Bërthamë në institucionet

parashkollore, si dhe të nxënit e saj. Thelbi i këtij hulumtimi qëndron në shqyrtimin e lidhjes

midis punës së edukatores dhe fëmijëve parashkollorë. Zbatimi i kurrikulës lehtëson (mundëson)

punën e mësimdhënësit gjatë shpjegimit, por më e rëndësishmja është që të ndihmojë nxënësit në

procesin e të nxënit.

Do të filloj hulumtimin me evidentimin e aplikimit të të mësuarit sipas planit të Kurrikulës

Bërthamë te fëmijët në zhvillim të mësimnxënies, duke pasur parasysh zhvillimet e fundit në

arsim. Për të pasur një sistem edukativo – arsimor të mirëfilltë, ne menduam që këtë problem ta

hulumtojmë në shkollat tona, për të parë për së afërmi se çfarë kushte u ofrojnë nxënësve të kësaj

kategorie gjatë zbatimit të Kurrikulës Bërthamë.

Ky hulumtim ka për qëllim informimin sa më të saktë të asaj se sa dhe si ka ndikuar Kurrikula

Bërthamë në mësimdhënie dhe mësimnxënie dhe përmes rezultateve që dalin, më pastaj të

nxjerrim rekomandime për drejtuesit e shkollave, mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit, në

mënyrë që nevojat dhe kërkesat e tyre për ngritje të cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies

të realizohen në praktikë.

Page 19: PUNIM DIPLOME Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në institucionet … · 2019-10-16 · 4 Abstrakti Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në të gjitha proceset edukativo-arsimore është

19

3.2. Pyetjet e hulumtimit

Pyetjet hulumtuese:

1. A ka mundësi të zbatohet Kurrikula Bërthamë në institucionet parashkollore?

2. A janë të përgatitur mësimdhënësit për zbatimin e Kurrikulës Bërthamë?

3.3. Hipoteza

Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në institucionet parashkollore ndikohet nga shumë faktorë.

3.4. Metodat e hulumtimit

Në këtë punim është përdorur këto metoda sasiore (kuantitative) e hulumtimit për të hulumtuar,

analizuar dhe prezantuar të dhënat statistikore të verifikimit empirik të hipotezës.

3.5. Mostra

Mostra e këtij punimi përbën 15 mësimdhënëse/edukatore të institucioneve parashkollore të

Komunës së Gjakovës. Arsyet pse jemi përcaktuar për këtë grup, janë se kushtet socio-

ekonomike janë deri diku të përafërta, pa dallime të theksuara dhe se përgatitja profesionale e

mësimëdhënësve është në nivelin e kënaqshmërisë.

3.6. Instrumentet matëse

Si instrument matës në këtë punim është përdorur pyetësori, i cili përmban pyetje lidhur me

mendimet dhe opinionet e mësimdhënësve rreth Kurrikulës Bërthamë dhe zbatimit në

institucionet parashkollore. Pyetësori ishte anonim, në mënyrë që mësimdhënësit të jenë të lirë,

gjatë të shprehurit të mendimeve të tyre, si dhe të sigurt në plotësimin e tij.

Page 20: PUNIM DIPLOME Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në institucionet … · 2019-10-16 · 4 Abstrakti Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në të gjitha proceset edukativo-arsimore është

20

3.7. Procedura

Studimi u realizua me qëllim të identifikimit të vështirësive, që mund t’i hasin mësimdhënësit

dhe prindërit gjatë aplikimit dhe zbatimit të Kurrikulës Bërthamë dhe metodave të tjera në brendi

të procesit mësimor.

Organizimi i hulumtimit është zhvilluar nëpërmjet tri instrumenteve: rishikim, literaturë dhe

pyetësor, brenda një përiudhe kohore prej pesë muajsh, ku fillimisht, u konsultua literatura dhe

pjesa teorike, pastaj u plotësuan pyetësorët e mësimdhënësve. Kurse, koha e përpunimit të të

dhënave statistikore, analizës dhe kokluzionit zgjati rreth dy muaj.

3.8. Aspekti etik

Gjithsesi, sa i përket aspektit etik, mësimdhënësve u është bërë me dije se ata do të jenë

plotësisht të lirë të pyesin për çdo paqartësi rreth pyetjeve dhe se kanë kohë të mjaftueshme, për

plotësimin e pyetësorëve, pa pasur presionin e kohës. Po ashtu, u informuan se pyetësorët për

mësimdhënës, do të jetë anonim dhe se të dhënat janë plotësisht konfidenciale dhe nuk do të

publikohen asnjëherë për çfarëdo interesi që do të dëmtonin ata.

Page 21: PUNIM DIPLOME Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në institucionet … · 2019-10-16 · 4 Abstrakti Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në të gjitha proceset edukativo-arsimore është

21

KAPITULLI IV - Analiza e të dhënave dhe rezultatet

Pas realizimit të pyetësorëve të zhvilluar me mësimdhënës të dhënat janë vendosur në

programin Excel, ku më pastaj është bërë analizimi i informatave dhe interpretimi i rezultateve.

Shkolla është një sistem i krijuar nga shoqëria, për interesat e vetë shoqërisë. Shkollën e

përbëjnë elemente, pa të cilat nuk do të quhej shkollë. Këto elemente janë: nxënësit,

mësimdhënësit, udhëheqësit e shkollës, punëtorët administrativë, shërbimi i konsulencës

(psikologu, pedagogu, mjeku, punëtori social, bibliotekisti etj), punëtorët ndihmës, rojtarët.

Komunitetin e përbëjnë bashkësia e prindërve, e nxënësve, e institucioneve, e asociacioneve të

ndryshme arsimore, kulturore, shkencore e shëndetësore.

Këto sisteme nuk mund të jenë të ndara dhe shpesh njihen si: bashkëpunime, partneritete,

aleanca, konsorciume etj. Mbyllja e shkollës ndaj kumunitetit ka për pasojë zvogëlimin e

objektivave të shkollës.

4.1. Pyetësori për mësimdhënësit

Ecuria e mëtejme e procesit të plotësimit të pyetësorëve është mundësuar nga kontakti i

drejtëpërdrejt me subjektet pjesëmarrëse në studim, të cilëve u është kërkuar leje paraprake dhe u

është shpjeguar çdo detaj, por identifikimi i tyre do të mbetet konfidencial. Gjatë kryerjes së

pyetësorëve janë respektuar në përpikëri parimet etike. Ata u plotësuan nga 15 mësimdhënës të

programit parafillor. Pyetësorët përmbajnë pyetje me kërkesa alternative dhe me opinione të

punës së tyre, rreth përdorimit të zbatimit të Kurrikulës Bërthamë. Ky pyetësor synon të matë

shkallën e përdorimit të formave, teknikave, metodave të mësimit për të arritur vlerat motivuese

dhe vlerësuese, si dhe mjetet për arritje dhe motivacion të këtyre fëmijëve.

Page 22: PUNIM DIPLOME Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në institucionet … · 2019-10-16 · 4 Abstrakti Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në të gjitha proceset edukativo-arsimore është

22

Tabela 1. Rezultatet e pyetjes:

Shkolla dhe mësimdhënësit sot, a mund ta zbatojnë sa duhet Kurrikulën Bërthamë?

4

9

2

0

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

Edukatoret e Komunes se Gjakoves

Po deri diku

Po, mësimdhënësit mund t’i zbatojnë

Jo

Përgjigje e hapur

Figura 1.

Në pyetjen: Shkolla dhe mësimdhënësit sot, a mund ta zbatojnë sa duhet Kurrikulën

Bërthamë?, sipas tabelës së parë dhe grafikut të parë, tregohet se me pjesëmarrjen e 15

mësimdhënësve të Komunës së Gjakovës, 4 prej mësimdhënësve janë deklaruar me “Po deri

diku”, 9 prej tyre janë deklaruar me “Po mësimdhënësit mund ta menaxhojnë”, kurse 2 prej tyre

janë deklaruar me “Jo” dhe në fund zero me “Përgjigje të hapur”

Sipas hulumtimit të realizuar me mësimdhënësit, shihet se deri në ç’masë sot në shkolla,

mund të zbatohet Kurrikula Bërthamë. Hulumtimi tregon se mësimdhënësit i kanë tejkaluar

a) Po deri diku b) Po, mësimdhënësit

mund ta zbatojnë c) Jo d) Përgjigje e hapur

4 9 2 0

Page 23: PUNIM DIPLOME Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në institucionet … · 2019-10-16 · 4 Abstrakti Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në të gjitha proceset edukativo-arsimore është

23

vështirësitë e zbatueshmërisë së kurrikulës, duke mos lënë anash, që kanë pasur të bëjmë me

fëmijë në moshë të ndjeshme dhe kritike.

Raporti mësimdhënës-nxënës, realizohet drejt, kur mësimdhënësi zotëron aftësi profesionale dhe

pedagogjike. Mjedisi shkollor është territor i privilegjuar, ku analizohet e zhvillohet procesi

shoqëror e mendor i nxënësve.

Tabela 2.

Cilët faktorë ndikojnë në të nxënit e zbatimit të Kurrikulës Bërthamë?

Faktorët Lidhjet

Përqindja

Faktorët psiko-socialë

Lidhjet ndërmjet nxënësve në

klasë 25%

Autonomia/pavarësia 5%

Përfshirja 15%

Përqëndrimi në detyrë 5%

Bashkëpunimi 30%

Faktorët fizik

Mjedisi hapësinor 8%

Mjedisi kompjuterik 2%

Mjedisi i punës 9%

Cilësia e ajrit 1%

Gjithsej 100%

Page 24: PUNIM DIPLOME Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në institucionet … · 2019-10-16 · 4 Abstrakti Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në të gjitha proceset edukativo-arsimore është

24

25%

5%

15%

5%

30%

8%

2%

9%

1%

0%

5%

10%

15%

20%

25%

30%

35%

Faktorët psiko-social Faktorët fizik

Lidhjet ndërmjet nxënësve nëklasë

Autonomia/pavarësia

Përfshirja

Përqendrimi në detyrë

Bashkëpunimi

Mjedisi hapësinor

Mjedisi kompjuterik

Figura 2.

Në pyetjen:“Cilët faktorë ndikojnë në të nxënit e zbatimit të Kurrikulës Bërthamë?” ku

pjesëmarrës ishin 15 mësimdhënës, 80% prej tyre u deklaruan me përgjigjen për “Faktorët

psiko-socialë”ndërsa 20% e tyre u deklaruan me përgjigjen “Faktori fizik” .

Sipas paraqitjes grafike shihet se faktori psiko-socialë është më i ndjeshëm për nxënësit, në

zbatueshmërinë e Kurrikulës Bërthamë, se sa faktorët fizikë duke u nisur nga kushtet e sotme, ku

fëmija krijon raporte në institucione të ndryshme, që nga kopshti institucioni parashkollor e tutje.

Kërkesa për autonomi duket se shfaqet që në moshë të vogël. Andaj, emancipimi i edukatoreve,

zhvillimi i vetvetes, si dhe përqëndrimi në detyrë, janë të rëndësishme dhe shkojnë paralel me

njëra-tjetrën, duke kërkuar një mënyrë sa më të përshtatshme të trajtimit.

Page 25: PUNIM DIPLOME Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në institucionet … · 2019-10-16 · 4 Abstrakti Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në të gjitha proceset edukativo-arsimore është

25

Tabela 3.

Nga faktori familje, cilat janë shkaqet që nxënësit nuk po inkurajohen/mbështeten për zbatimin e

kurrikulës?

a) Mungesa e

përkujdesjes

familjare

b) Problemet

familjare

c) Kushtet e

vështira

ekonomike

d) Sëmundjet e

prindërve

e)Tjetër

4

7

2

2

0

Në pyetjen: “Nga faktori familje, cilat janë shkaqet që nxënësit nuk po inkurajohen/mbështeten

për zbatimin e kurrikulës?” me pjesëmarrjen e 15 mësimdhënësve:

4 mësimdhënës (26.66%) janë deklaruar me “Mungesa e përkujdesjes familjare”,

7 mësimdhënës (46.66 %) janë deklaruar me “Problemet familjare”,

2 mësimdhënës (13.33 %) janë deklaruar me “Kushtet e vështira ekonomike”,

0 mësimdhënës (13.33 %) janë deklaruar me “Sëmundjet e prindërve”.

Page 26: PUNIM DIPLOME Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në institucionet … · 2019-10-16 · 4 Abstrakti Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në të gjitha proceset edukativo-arsimore është

26

Sipas rezultatit hulumtues, duket se nga faktori familjar, përkatësisht mungesa e përkujdesjes

familjare është një ndër shkaqet, që mund të pengojnë zbatimin e kurrikulës. Shumë studiues

kanë theksuar se raportet prind-fëmijë modelohen dhe zhvillohen njëkohësisht, me vetë vlerat e

çdo shoqërie në një moment të saj të caktuar historik.

Tabela 4.

Cilat nga mënyrat e mësimdhënies i përdorni ju me nxënësit, në zbatimin e kurrikulës, për një

avansim me të lehtë të tyre?

a)Demokratike

b) Liberale

c) Autoritare

c) Motivuese

d) Tjetër

3

2

0

10

0

Në pyetjen: “Cilat nga mënyrat e mësimdhënies i përdorni ju me nxënësit, në zbatimin e

kurrikulës, për një avansim me të lehtë të tyre?” me pjesëmarrjen e 15 mësimdhënësve:

Page 27: PUNIM DIPLOME Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në institucionet … · 2019-10-16 · 4 Abstrakti Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në të gjitha proceset edukativo-arsimore është

27

3 mësimdhënës janë deklaruar me “Demokratike”, apo 20%

2 mësimdhënës janë deklaruar me “Liberale”, apo 13.33%

0 mësimdhënës janë deklaruar me “Autoritare”,

10 mësimdhënës (100 %) janë deklaruar me “Motivuese”, apo 66.66%.

Metodat dhe mënyrat e udhëheqjes së mësimdhënësit mund të ndikojnë në orientimin e nxënësit

në klasë, duke iu ofruar përkrahje, mbështetje dhe talent. Thyerja morale e nxënësve si dhe

dhuna psikike e emocionale ndikon në devijim te nxënësit duke e larguar nga mësimnxënia,

rrethi shoqërorë, ku ata mund të ndihen të sigurtë dhe me vetëbesim.

Tabela 5.

Cilat nga metodat e mësimdhënies i përdorni ju, për të nxitur të mësuarit aktiv?

a) Mësimdhënie me në qendër

nxënësin

b) Mësimdhënie me në qendër

mësuesin

c) Të dyja here pas here

15

0

0

Page 28: PUNIM DIPLOME Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në institucionet … · 2019-10-16 · 4 Abstrakti Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në të gjitha proceset edukativo-arsimore është

28

Në pyetjen: “Cilat nga metodat e mësimdhënies i përdorni ju, për të nxitur të mësuarit aktiv?”

me pjesëmarrjen e 15 mësimdhënësve, 12 edukatore janë përgjigjur me “Mësimdhënie me në

qendër nxënësin”, ndërsa 3 mësimdhënës janë përgjigjur me “Të dyja herë pas here”.

Sipas hulumtimit,. del se mësimdhënësit zbatojnë më tepër metodën bashkëkohore me në qendër

nxënësin. Në teorinë dhe praktikën e punës mësimore, çështja e metodave është një nga

përmbajtjet me rëndësi të veçantë, meqë ato kanë qëllim teorinë e zhvillimit të Kurrikulës së re

Bërthamë (procesit mësimor). Përdorimi i metodave është tejet i gjerë sepse me to mund të

udhëheqet në çdo fushë të veprimarisë. Në punën mësimore të udhëhequr me metoda të

ndryshme është më e lehtë të realizohet ecuria didaktike e punës mësimore. Prandaj, krahas

zhvillimit të mësimit të bazuar në bazën teknike dhe praktike të organizimit të kësaj veprimtarie,

janë zhvilluar edhe metoda mësimore, si pjesë e pandarë e punës edukativo-arsimore.

Mësimdhënësit kanë nevojë për ndihmë në fushën e mësimdhënies, por ndryshimet gjithnjë

shoqërohen edhe me probleme emocionale dhe intelektuale. Ndryshimet kërkojnë përkrahje

sociale dhe stimulim intelektual. Andaj, si përfundim, mu të themi që ndryshimet mund të sjellin

përmirësime në metodologjinë e mësimdhënies, prandaj nevojitet të mbështeten në mënyrë

kreative sipas formave të ndryshme të organizimit të mësimit

Page 29: PUNIM DIPLOME Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në institucionet … · 2019-10-16 · 4 Abstrakti Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në të gjitha proceset edukativo-arsimore është

29

Tabela 6

Vlerësimi i nxënësve.

a) Vlerësime me anë të notës

b) Vlerësime simbolike

c) Stimulime me anë të

pyetjeve

4

2

9

Në pyetjen: “Nxënësit stimulohen duke i vlerësuar më shumë?” me pjesëmarrjen e 15

mësimdhënësve, 4 mësimdhënës janë deklaruar me “Vlerësime me anë të notës” (26.66%), 2

mësimdhënës janë deklaruar me “Vlerësime simbolike” (13.33%), ndërsa 9 mësimdhënës (60%)

janë deklaruar me “Stimulim me anët ë pyetjeve”.

Page 30: PUNIM DIPLOME Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në institucionet … · 2019-10-16 · 4 Abstrakti Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në të gjitha proceset edukativo-arsimore është

30

Sipas rezultatit të realizuar, me mësimdhënës të klasave përgatitore, varësisht nga opinoni i tyre

shihet se stimulimi me anë të pyetjeve është një prej strategjive për një motivim më efektiv për

nxënësit, në zbatim të kurrikulës. Përpjekje për ndryshime janë duke u bërë edhe në fushën e

vlerësimit, ku vend themelor zë të pyeturit.

Çelësi i parë i mençurisë, sipas Pjerr Abelard, është të pyeturit e vazhdueshëm. “Dyshimi na

shpie te hetimi dhe hetimi na shpie te e vërteta”. Ndërkaq, Xhon Djui, konsideron, se: “Të

pyesësh mirë do të thotë të japësh mësim të mirë”.

Në të sotmen, konsiderohet se “suksesi i mësimdhënies varet nga aftësia që ka mësimdhënësi për

të pyetur”.

Page 31: PUNIM DIPLOME Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në institucionet … · 2019-10-16 · 4 Abstrakti Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në të gjitha proceset edukativo-arsimore është

31

KAPITULLI V - Përfundimi dhe Rekomandimet

5.1. Përfundim

Nga studimi që u krye, u vu re se zbatimi i Kurrikulës Bërthamë, metodat dhe strategjitë e saj

janë faktorë të rëndësishëm të jetës shkollore.

Koncepti kryesor i temës ka të bëjë me punën dhe zbatimin Kurrikulës Bërthamë, nga

mësimdhënësit e shkollave të komunës së Gjakovës. Në këtë punim është përfshirë edhe

mundësia e adaptimit (avansimit) të kurrikulës, pastaj puna dhe strategjia e mësimdhënësve në

përfshirjen dhe rehabilitimin e saj në klasë, ndikimi i faktorëve socialë dhe partneriteti i tyre për

të mundësuar një adaptim sa më të lehtë të kurrikulës, si dhe poenta kryesore dhe shumë e

nevojshme, që është bashkëpunimi i ndërsjellë familje-mësues-nxënës dhe i komuniteteve të

tjera.

Problemet e nxënësve, duhen të trajtohen nga profesionistë të shërbimeve pedagogjike e

psikologjike, në bashkëpunim me profesionistë të edukimit dhe të shërbimeve mbështetëse.

Mësimdhënësi ka për detyrë të inkurajojë dhe të ruajë individualitetin e nxënësit. Faktorë tjetër

janë metodat, teknikat dhe strategjitë, që përdorin mësimdhënësit për të stimuluar nxënësit në

mësim dhe adaptuar ata në klasë dhe shoqëri.

Mjedisi fizik është i rëndësishëm në motivimin e nxënësit, sepse krijon kënaqësi dhe dëshirë për

të kaluar një pjesë të konsideruar të ditës në shkollë.

Page 32: PUNIM DIPLOME Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në institucionet … · 2019-10-16 · 4 Abstrakti Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në të gjitha proceset edukativo-arsimore është

32

5.2. Rekomandime

Duke u nisur nga përfundimet e nxjerra si rezultat i punës së bërë në këtë hulumtim, me

qëllimin që të ketë sa më shumë zbatim dhe përmirësim në shkollat tona rreth Kurrikulës

Bërthamë, mund të japim këto rekomandime:

Mësimdhënësi të jetë i trajnuar për zbatimin e Kurrikulës Bërthamë;

Mësimdhënësi duhet të jetë i përshtatshëm e tërheqës për nxënësin;

Mësimdhënësi, orën e mësimit duhet ta modelojë me entuziazëm dhe ta bëjë mësimin sa

më atraktiv e dëfryes për nxënësin, të bëjë ndërrimin e grupeve herë pas here, në mënyrë

që t’i jepet mundësia e socializimit prej nxënësve;

Mësimdhënësi duhet të bashkëpunojë ngushtë me komunitetin e prindërve, në mënyrë që

t’iu vijë në ndihmë nxënësve të vet;

Të përdorë sa më shumë metoda, strategji dhe teknika, që stimulojnë nxënësin.

Mësimdhënësi duhet të jetë edhe psikolog, që të kuptojë përsonalitetet e ndryshme të

nxënësve, temperamentin, karakterin, motivimin, vullnetin, ndrojtjen dhe stresin ;

Page 33: PUNIM DIPLOME Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në institucionet … · 2019-10-16 · 4 Abstrakti Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në të gjitha proceset edukativo-arsimore është

33

Referenca

al., P. e. (1995). Koncepte Themelore për ta kuptuar kurrikulumin. Oxon: Routledge.

al., S. e. (2002). Koncepte Themelore për ta kuptuar kurrikulumin. Oxon: Routledge.

Beane. (2001). Koncepte Themelore për ta kuptuar kurrikulumin. Oxon: Routledge.

Bruner J. (1966). Koncepte Themelore për ta kuptuar kurrikulumin. Oxon: Routledge.

Goodlad. (1979). Koncepte Themelore për ta kuptuar kurrikulumin. Oxon: Routledge.

Green. (2003). Koncepte Themelore për ta kuptuar kurrikulumin. Oxon: Routledge.

ISCED. (2011). Standardet Ndërkombëtare të Klasifikimit të Arsimit, f. 26.

J., B. (1960). The Process of Education. Cambridge, Ma: Harvard University Press.

MASHT. (2016). KURRIKULA BËRTHAMË. Prishtinë: MASHT.f.16

Mathews, B., dhe Ross, L. (2010). Metodat e hulumtimit. Udhëzues praktik për shkencat sociale

dhe humane. Qendra për Arsim Demokratik (CDE), Tiranë.

McLaughlin, B. d. (1975). Koncepte Themelore për ta kuptuar kurrikulumin. Oxon: Routledge.

Pomfret, F. d. (1977). Koncepte Themelore për ta kuptuar kurrikulumin. Oxon: Routledge.

Stafford, M. d. (1988). Koncepte Themelore për ta kuptuar kurrikulumin. Oxon: Routledge.

Westbury. (2007). Koncepte Themelore për ta kuptuar kurrikulumin. Oxon: Routledge.

Page 34: PUNIM DIPLOME Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në institucionet … · 2019-10-16 · 4 Abstrakti Zbatimi i Kurrikulës Bërthamë në të gjitha proceset edukativo-arsimore është

34

Punimi me temën: ZBATIMI I KURRIKULËS BËRTHAMË NË INSTITUCIONET

PARASHKOLLORE

Autore/studentja: Mimoza Bardhi

Lektore: Mr. Sc. Elinda Rexha Pruthi;

Nënshkrimi: