punim "projekti nga financa"

11
SH.M.T.”Tafil Kasumaj”- Deçan Drejtimi: Ekonomi Lënda:Financa Prof. i lëndës : Shpend Stojkaj Nxënset: Ardhmerie Zejnaj & Hyre Zejnaj Klasa: X-3

Upload: arian-idrizaj

Post on 15-Apr-2017

486 views

Category:

Business


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: Punim "Projekti nga Financa"

SH.M.T.”Tafil Kasumaj”-Deçan Drejtimi: Ekonomi

Lënda:FinancaProf. i lëndës : Shpend Stojkaj

Nxënset: Ardhmerie Zejnaj & Hyre ZejnajKlasa: X-3

Page 2: Punim "Projekti nga Financa"

Përmbajtja

1. Kuptimi për sistemin monetar.2. Evoluimi i sistemeve monetare.

Page 3: Punim "Projekti nga Financa"

-Kuptimi për sistemin monetar- Sistemi monetar është grumbull i dispozitave dhe

rregullave me te cilat rregullohen te gjitha çështjet e parave e që sot funksionon vetëm brenda kufijve te një shteti.Pra,shteti nëpërmes sistemit monetar e përcakton njësinë monetare e cila cilësohet si para ne kufijtë shtetëror dhe i bie dispozitat me të cilat pjesëtarët e qarkullimit monetar detyrohen që ato njësi monetare t’i përdorin si në raportet e brendshme te këmbimit, ashtu edhe ne raportet e jashtme të këmbimit ndaj parave të shteteve tjera.

Page 4: Punim "Projekti nga Financa"

-Evoluimi i sistemeve monetare-• Sistemi monetar gjatë historisë së vet ka pësuar një

evolucion te bujshëm që ishte i kufizuar me paraqitjen e llojeve dhe te formave te ndryshme te parave si dhe me pjesëmarrjen gjithnjë më të madhe te shtetit ne aktivitetin ekonomik,prej parave në formë mallrash është zhvilluar forma e parave metalike e pastaj ka kaluar në formën e parave letër.

• Sistemi monetar nga aspekti historik ndahet ne :1.Sistemin monetar metalik dhe 2.Sistemin monetar të parave letër.

Page 5: Punim "Projekti nga Financa"

1.Sistemi monetar metalik• Vlera e njesisë së parasë lidhet me vlerën e metaleve fisnike

e që bazohet ne këmbimin e parave me ari si mall. • Për shkak se vlera e njësisë se parave është e lidhur per një

standard vleror objektiv dhe për shkak te këmbimit te tyre ne mes veti ky sistem monetar quhet sistem monetar i valutave te lidhura.

• Sistemi i valutave te lidhura ka kaluar nëpër sisteme te ndryshme monetare siç janë:

• Sistemi monetar i valutave paralele (pluralizmi).• Sistemi monetar i dyllojshëm (bimetalizmi).• Sistemi monetar i valutës së argjendit.• Sistemi monetar i arit me paratë e arit ne qarkullim .• Sistemi monetar i arit me kartëmonedhat ne bazë te

devizave .

Page 6: Punim "Projekti nga Financa"

- Sistemi monetar i valutave paralele-

• Këtë sistem monetar e karakterizon qarkullimi i barabartë i dy llojeve të parave, prerja e të cilave është bërë prej ari dhe argjendi. Ky sistem monetar kishte vështirësi ne llogaritjen e këtyre dy llojeve të parave ne raport vlere të ndryshueshme ne mes veti dhe si i tillë është sistem monetar primitiv te cilin shtetet e kanë braktisur .

Page 7: Punim "Projekti nga Financa"

-Sistemi monetar i valutave letër-

• Sistemi monetar i valutave letër , d.m.th. vlerëshmëria e parave letër nuk është e lidhur me ndonjë standard objektiv vlere. Pra , nuk egziston as shkëmbimi në mes të parave dhe të ndonjë standardi, as lidhja në mes të vlerave të tyre.

• Ky sistem monetar quhet sistemi monetar i valutave te lira .

Page 8: Punim "Projekti nga Financa"

- Sistemi monetar i valutave të dyllojshme (bimetalizmi)-

• Këtë sistem monetar e karakterizojnë gjithashtu egzistimi i dy metaleve monetare zakonisht ari dhe argjendi , prej te cilave është bërë prerja e parasë në menyrë te pakufizuar. Këto dy lloje të parave ishin te barabarta meqë ishin te shpallura me ligj si mjete definitive të pagimit .

Page 9: Punim "Projekti nga Financa"

- Sistemi monetar i monometalizmit te argjendit -

• Monometalizmi është sistem i parave ne të cilin si mjet definitiv qarkullimi dhe pagimi është paraja e prerë prej ari ose argjendi. Në këtë sistem kanë qarkulluar valutat e argjendit ose bankënotat te cilat ishin konvertibile (te shndërrueshme) ne argjend dhe qe e kanë pranuar vetëm shtetet te cilat kanë disponuar sasi te medha te argjendit .

Page 10: Punim "Projekti nga Financa"

-Sistemi i monometalizmit te valutës së arit -

Monometalizmi i arit është sistem monetar në të cilën si mjet ligjor definitiv qarkullimi dhe pagimi përdoren paratë e prera të arit ose bankënotat të cilat plotësisht janë konvertibile ne ari.

Sistemi i standardit te arit ka kaluar nëpër këto sisteme :

1. Standardi i shufrave të arit me paratë ari në qarkullim .

2. Standardi i shufrave te arit dhe 3. Satndardi i devizave të arit.

Page 11: Punim "Projekti nga Financa"

Ju falemnderit për vëmendje☺