punim - sem. 2

14
MUZIKA INSTRUMENTALE E PJESËS SË DYTË TË SH. – XVIII (Fq. 310-375) Muzika instrumentale e pjesës së dytë të SH. – XVIII me gjithe lidhshmerine qe ka me ate te pjeses se par prap se prap ndryshon nga ajo ne shume pikëpamje. Ne kete periudhe muzika instrumentale ka nje rendesi te veçante sepse ne disa shtete si psh ne Gjermani ajo ija mera nen muzikes vokale – operes. Italia nuk eshte me shtet apo vend qe luan rolin kryesor ne zhvillimin e muzikes posaqerisht te asaj instrumentale ate rol e mori Gjermania. Format e vjetra instrumentale pasurohen me elemente te reja dhe behen ndryshime ne radhitjen e kohave ne veprat ciklike. Paraqiten edhe forma te reja karakteristike per kohen sic jane: forma e sonates klasike, sonata e klasikes si ciklëse, sinfonia, kuarteti i harqeve dhe veprave te tjera kamertale. Themelohet orkestra me nje fuqi te re shprehese si rezultat i futjes se veglave te reja (klarineti) dhe heqja e instrumenteve te vjetra. Arrihet individualizimi i instrumenteve dhe shfrytëzohet tembri i tyre me nje mase e fuqi me te madhe se sa deri me atehere. Gama e nuancave dinamike zgjerohet ne ate menyre qe nga dinamika “ piano “ ne ate “ forte” dhe anasjelltas kalohet gradualisht me te ashtuquajturat “ kreshendo” e “dekreshendo” te shënuara me keto shenja grafike: <, > “ General Bass” nuk praktikohet me ne te kompozuarit. Shkruhet e tere partitura dmth shenohen pjeset per te gjitha instrumentet ne vend te basit te shifruar nen piano – qemballo. Format instrumentale te pjeses se dyte te shekullit 18 ishin keto vepra ciklike: sonata (klasike), simfonia, kuarteti i harqeve, forma kamertale, (trio, kuantet etj. ) , si dhe koncerti solistik. Me përjashtim te koncertit solistik qe vazhdon te kete vetem tri koh qe nga periudha e Barokut te rradhitura ne kete menyre: allegro – adagio – alegro. Forma tjera te përmendura ne kete periudhe kane zakonisht nga kater kohe (rrall here tri dhe dy) me kete renditje : alegro – adegio – menueto – alegro – finale (shpejt – ngadalë – mesatare – fundi gjalle). Koha e pare alegro kishte forme te sonates, e dyta adagio teme me variacione ose kenge tri pjesore, rondo i thjesht ose edhe forme sonate, koha e trete (menuet) kenge e perbere tri pjesre, e katërta rondo

Upload: sarana-osmani

Post on 30-Jan-2016

227 views

Category:

Documents


6 download

DESCRIPTION

punim seminarik

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM - SEM. 2

MUZIKA INSTRUMENTALE E PJESËS SË DYTË TË SH. – XVIII

(Fq. 310-375)

Muzika instrumentale e pjesës së dytë të SH. – XVIII me gjithe lidhshmerine qe ka me ate te pjeses se par prap se prap ndryshon nga ajo ne shume pikëpamje. Ne kete periudhe muzika instrumentale ka nje rendesi te veçante sepse ne disa shtete si psh ne Gjermani ajo ija mera nen muzikes vokale – operes. Italia nuk eshte me shtet apo vend qe luan rolin kryesor ne zhvillimin e muzikes posaqerisht te asaj instrumentale ate rol e mori Gjermania.

Format e vjetra instrumentale pasurohen me elemente te reja dhe behen ndryshime ne radhitjen e kohave ne veprat ciklike. Paraqiten edhe forma te reja karakteristike per kohen sic jane: forma e sonates klasike, sonata e klasikes si ciklëse, sinfonia, kuarteti i harqeve dhe veprave te tjera kamertale.

Themelohet orkestra me nje fuqi te re shprehese si rezultat i futjes se veglave te reja (klarineti) dhe heqja e instrumenteve te vjetra. Arrihet individualizimi i instrumenteve dhe shfrytëzohet tembri i tyre me nje mase e fuqi me te madhe se sa deri me atehere. Gama e nuancave dinamike zgjerohet ne ate menyre qe nga dinamika “ piano “ ne ate “ forte” dhe anasjelltas kalohet gradualisht me te ashtuquajturat “ kreshendo” e “dekreshendo” te shënuara me keto shenja grafike: <, > “ General Bass” nuk praktikohet me ne te kompozuarit. Shkruhet e tere partitura dmth shenohen pjeset per te gjitha instrumentet ne vend te basit te shifruar nen piano – qemballo.

Format instrumentale te pjeses se dyte te shekullit 18 ishin keto vepra ciklike: sonata (klasike), simfonia, kuarteti i harqeve, forma kamertale, (trio, kuantet etj. ) , si dhe koncerti solistik. Me përjashtim te koncertit solistik qe vazhdon te kete vetem tri koh qe nga periudha e Barokut te rradhitura ne kete menyre: allegro – adagio – alegro. Forma tjera te përmendura ne kete periudhe kane zakonisht nga kater kohe (rrall here tri dhe dy) me kete renditje : alegro – adegio – menueto – alegro – finale (shpejt – ngadalë – mesatare – fundi gjalle). Koha e pare alegro kishte forme te sonates, e dyta adagio teme me variacione ose kenge tri pjesore, rondo i thjesht ose edhe forme sonate, koha e trete (menuet) kenge e perbere tri pjesre, e katërta rondo e perbere ose forme e sonates. Kjo renditje e kohes perdoret ne periudhen e klasikes. Bërthama e muzikes instrumentale te pjeses se dyte te shekullit 13, sidomos e periudhes se klasikes eshte e ashtuquajtura “ forma e sonates”, forma kjo qe ishte karakteristike per klasiket ne baze te se ciles gjenden kohet e para te te gjitha formave instrumentale te përmendura siq jane : sonata si ciklës, simfonia, kuarteti (forma te te tjera kamertale), koncerti dhe uvertura.

Forma e sonates – ne kuptim te ngushte te fjales eshte bërthama kryesore dhe karakteristike e muzikes instrumentale te periudhes ne fjale. Pikërisht kjo eshte nder te tjera, momenti kryesor qe e dallon sonaten e

Page 2: PUNIM - SEM. 2

periudhes se dyte te shekullit 18 nga ajo e periudhes se Barokut (per arsye se sonata si forme ciklike ka ekzistuar edhe ne periudhen e Barokut). Duke parashtruar strukturen e formes se sonates dhe duke krahasuar ate me sonaten e barokut vehen ne pah edhe ndryshimet qe ekzistojne ndermjet muzikes instrumentale te pjeses se pare te shekullit 8 dhe te pjeses se dyte.

Struktura e formes se sonates ne kuptim te ngushte ka tri pjese : 1. Ekspozicioni, 2. Zhvillimi dhe3. rimarja ( repriza).

Ekspozicioni perbehet nga dy tema, ne vend te nje teme qe kishte sonata e Barokut. Keto dy tema dallojne njera nga tjetra. Tema e pare ka rritem karakteristik dhe karakter burrëror, ndersa e dyta eshte lirike, me teper ka melodi kantilene. Ne qofte se tema e pare gjendet ne dur ( magjore), atehere tema e dyte gjendet ne tonalitetin e dominantes. Ne qofte se sonata gjendet ne mol, dmth tema e pare gjendet ne tonalitetin mol, atehere tema e dyte do te jete ne durin paralel ( a mol - c dur). Duke qene se temat kane karakter te ndryshem dhe dallojne ndermjet tyre edhe ne pikëpamje te tonalitetit, atehere ndermjet tyre gjendet nje material i ri lidhes i ashtuquajtur – ure, ky material e ben me te logjikshem dhe me te natyrshem kalimin prej nje teme ne tjetren. Pas temes se pare dhe te dyte vjen pjesa e përfundimit.

Pjesa e dyte, pjesa e zhvillimit ose e shtjellimit kryesisht përpunon materialin nga ekspozicioni ne te cilen pjese, temat kalojne ne modulime dhe ne tonalitete te aferta.

Rimarrja eshte perseritje e pjeses se pare me ndryshim qe te dy temat gjenden ne te njëjtin tonalitet. Pjesa e zhvillimit eshte moment i ri, te cilin sonata e Barokut nuk e njihte. Ketyre skemave ose strukturave ngjane qe ndonje here kompozitoret mos ti përmbahen mirëpo keto jane përjashtime.

Sonatat ciklës kompozoheshin per piano, per violine e pian ose per ndonje kombinim tjeter kesi soji. Struktura qe u përmend me larte eshte strukture e sonates klasike se periudhes se pjekurise se saj. Ne prag te kësaj sonate klasike gjenden sonata e Skarlatit, E.K. Bah, M.Klementit dhe te kompozitoreve te tjere kurse persosmerine e kësaj forme e bene klasiket e mëdhenj vjenez : J.Hajden, Mocart dhe Betoven.

Simfonia ose siq e quajne sinfonia, sonata orkestrale eshte forma e re orkestrale qe zhvillohet gjate pjeses se dyte te shekullit 18. Para ardhese e kësaj forme eshte uvertura operistike italiane. “ koncerto grosso” pa soliste (simfonia pa koncerto) eshte njera nder paraardhësit e simfonise. Simfonia e ka formen klasike te sonates ne pjesen e pare obligate ( si dhe vete sonata), ndersa e dyta e ngadalshme teme me variacione; e treta manuet, qe si duket, per here te pare e perdori Shtamic dhe e përforcoi Hajdni, e me vone Betoveni e zevendesoi me skerco; pjesa e katert rondo ose forme e sonates.

Simfonine e përmendin greket ne kuptim te intervalit, ne kohen e mesjetes, si kumbim te njekohshem te nje grupi tingujsh, si akord deri diku, renesanca e perdori simfonine per veprat vokalo instrumentale, si ato te

Page 3: PUNIM - SEM. 2

gabrielit “ Sakra simfoni”. Qe nga gjysma e dyte e shekullit 18 ky term ka kuptimin e formes se madhe orkestrale.

Kuarteti i harqeve dhe format tjera kamertale. – muzika instrumentale pjeses se dyte te shekullit 18, sidomos epoka e klasike se plote pasurohet edhe me forma te muzikes kamertale si qeshte kuarteti dhe format tjera te ngjashme me te : tri, kuinteti, etj. Paralajmërimi me i hershem i kuarteteve gjendet ne etapen e vonshme te Barokut, gjegjësish ne kohen e stilit rokokoko ne veprat e Tartinit, “ sonata e Aquatro”. Kuartete e para ne klasiken e hershme i kompozoi kompozitor i njohur i muzikes kamertale italian Luigji Bokerini. Fizionomine e vertete kjo forme e mori ne klasike. Themeluesi i kuartetit klasik ne plotkuptimin e fjales eshte pa dyshim kompozitori austriak Jozef Hajdni.

Krahas veprave te përmendura gjate shekullit 18 jane zhvilluar edhe disa vepra te tjera qe perkah forma gjenden ndermjet muzikes kamertale dhe asaj orkestrale. E vërteta se ne periudhen e pare klasike akoma nuk ekzistonte nje diferencim i qarte ndermjet formave kamertale dhe orkestrale. Keshtu pershembull kuartetin mund ta interpretonte orkestra ose grupi i perbere nga kater instrumente. Keto vepra jane : kasaciet , serenadat e sidomos divertimentet, vepra keto me nga tri – tete kohe qe ishin te përhapura dhe te popullarizuara si te publiku ashtu edhe te kompozitoret.

Ne popullarizimin e veprave instrumentale ka ndikuar shume edhe themelimi i institucioneve te posatshme per shenjen e koncerteve publike me bileta hyrëse gje qe ne kohet e me hershme nuk ishte praktik. Sa per ilustrim le te përmendim disa institucione te rendesishme qe u morren me drejtimin dhe popullarizimin e muzikes instrumentale: “ koncerta spiritualis” ne 1725 nga ana e Filidor, gjithashtu ne Paris kompozitori Gosse themeloi koncerte te dashamireve te muzikes. Te ngjashme me keto e institucione edhe ne qendra te medha te evropes u themeluan shoqata per koncerte publike si ne viene, lajpcig, hamburg etj.

Veqori e veçante e muzikes instrumentale ne pjesen e dyte te shekullit 18 eshte edhe menyra dhe mjetet qe i japin ngjyre te posatshme muzikes se kësaj periudhe. Kjo ndoshta eshte kryesorja qe sintetizon te gjitha ato qe u thane me pare me nje fjale eshte stili. Deri sa ne pjesen e pare te shekullit 18 ka pasur nje gërshetim te stilit te Barokut te vonshem me stilin garand rokoko ne pjesen e dyte te këtij shekulli paraqitet klasika, si sinteze e fuqishme e ketyre dy stileve – te Barokut dhe te rokokos.

Muzika klasike mbeshtetet ne parimet ideologjike te kohes, siq ishte filozofia e racionalizimit dhe paralajmërimi i ndjeshmerise se romantizmit te hershem.

Melodia klasike eshte simetrike, e qarte dhe jo motorike e sekuentive si ajo e Barokut. Ne harmoni kemi monodine ne vend te polifonise. Melodia kryesore përcillet me akorde te qarta, si percjellese te saj te stilit homofonik. Ne pergjithesi, klasika bazohet ne simetri, si ne thurjen e melodise e cila perbehet nga strukturat dy takteshe , tete takteshe, gjashtembedhjete takteshe etj. Edhe vete kohet ne forma te ndryshme paraqiten ne kater kohe. Perjashtimet nga keto parime te theksuara shkurtimisht ishin te

Page 4: PUNIM - SEM. 2

mundshme. Keshtu psh ngjante shpesh here qe sonata te mos ishte katerkoheshe por edhe ne tri kohe.

Karakteristika krysore e kësaj kohe eshte se ne to dominon filozofia e klases qytetare e cila ne fund te shekullit ngadhënjehet definitivisht ne cdo pikëpamje mbi klasen feudale. Ne qender te vëmendjes gjendet gjendja shpirterore e njeriut, njeriut te thjeshte, jo te imagjinuar, ngjarjet e rendesishme te kohes jane shpesh here teme e përmbajtjes, kurse natyra dhe bukurite e saj jane frymëzimi me i shpeshte artistik.

Ne kete drejtim kontribut te madh dhane kompozitoret gjerman, italian, freng etj. Qytetet me te rendesishme qe kontribuan me se shumti ne rritjen dhe zhvillimin e muzikes instrumentale te pjeses se dyte te shekullit 18 , te krijimit dhe te pjekurise se stilit klasik ishin Manhajmi, Berlini, Viena, Milano, Parisi etj.

KOMPOZITORET PARAKLASIK OSE KLASIK TE HERSHEM

Klasiket e hershem ose paraklasiket jane ata kompozitore qe krijojne gjate shekullit 18 veprat e tyre ne kuadër te stilit rokoko, stilit “ te ndijshem” e qe ne veprat e tyre ndihet Baroku i vonshem mirëpo nje kohesisht perdorin elemente te reja qe e lajmerojne klasiken.

Ne kete periudhe fjalen kryesore e kane gjermanet e pastaj italianet dhe francezet. Ne Gjermani qytete me te dalluara ishin Manhajni, Berlini dhe Viena ne Austri.

SHKOLLA E MANHAJNIT ishte njera nder qendrat e zhvilluara muzikore te gjermanise ne shekullin e 18 ku u paraqiten elementet e para ose thane me mire embrioni i klasikes. Kompozitoret e këtij qyteti ishin nder te paret qe kompozuan kohet e para te sonatave dhe te simfonive ne formen e sonates ne dy tema konstrastuese dhe urelidhese dhe paralajmerojne pjesen e zhvillimit. Keta kompozitore ishin te paret te cilet filluan te mos e perdorin kontinuon (gjeneral B.Bassin).

Manhajni eshte djepi i orkestres klasike dhe u be baze e orkestrit modern. Orkestri i manhajnit numerone dyzet e sa instrumente me kete perberje : njezet violina ( 10 te parat dhe 10 te dytat), 4 violonqelo, 4 viola, 4 kontrabase, 2 flauta, 2 oboe, 2 horne, 2 fagota, kurse timpanet ne kete orkester i shtohen me vone edhe klarinetet. Kjo perberje e orkestrit perdoret deri vone ne kohen e Betovenit kete orkester e persos deri diku Hajdni, duke e futur klarinetën dhe duke iu dhene instrumenteve nje individualizim qe mjeshtrit e vjeter te manhajmit nuk e njihnin.

Muzikantet e manhajnit ishin mjeshter te mëdhenj te interpretimit instrumental te cilet e ngritnin mjeshtrin e ekzekutimit ne nje nivel te larte teknik dhe artistik. Ata thelluan dhe persosen nuancimin duke perdor kalimet graduale nga “ forte “ ne “piano” dhe anasjelltas me përdorimin e kreshendos dhe dekreshendos.

Muzika e kompozuar ne kete qytet eshte e freskuar dhe e pasuruar me elemente te reja melodike dhe ritmike qe eshte rezultat i ndikimit te muzikes popullore.

Page 5: PUNIM - SEM. 2

Nder kompozitoret me te rendesishem te kësaj qendre te njohur muzikore te gjermanise dhe te evropes – manhajmit ishte

Jan Vatsllav Shtamic (1717 – 1757 ) - shume karakteristika te shkolles se manhajmit jane veper e kompozitorit, dirigjentit dhe violinistit te shquar Shtamic i cili ishte me prejardhje qeke dhe njekohesisht njeri nder muzikantet me te njohur ne gjermani dhe tere evropen. Duke iju faleminderuar krijimtarise se këtij muzikanti, orkestri i manhajmit ariti nje nivel te larte te interpretimit artistik.

Jetoi gjithsej dyzet vjet por edhe pse ishte shume i angazhuar ai u dallua nder kompozitoret e hershem te klasikes me nje numer te madh te gjinive dhe formave te ndryshme dhe ne nje fare menyre i ja pergaditi sheshin klasikes.

Ne listen e veprave te këtij kompozitori gjenden 60 simfoni, disa koncerte dhe sonata per violine, tri sonata dhe vepra tjera kamertale ku gërshetohet stili i rokokos me ate klasik dhe me disa elemente te motorikes Barokiane.

Berlini si qender muzikore dhe kompozitoret e rendesishem qe vepruan ne kete qytet

Ne shekullin18 Berlini ishte qender e rendesishem muzikore jo vetem per gjermanine por edhe per evropen. Ne te zhvillohet arti i larte muzikore si ai i muzikes operistike po ashtu edhe ai i muzikes instrumentale. Ne kete qytet ishin tubuar muzicient te shquar ne oborin mbretëror te Fridirikut te dyte i cili e kishte per hobi muziken.

Kompozitoret e berlinit te kësaj periudhe muzikore jane perfaqesues te klasikes se hershme (kompozitor para klasik ose klasik te vjeter). Kompozitoret qe veprojne ne kete qytet ishin me prejardhje te ndryshme (gjerman , qek etj) , te krahinave te ndryshme, te rrymave dhe te ndikimeve te llojllojshme. Me gjithe ndryshimet dhe larmine qe kishin ky fakt e bente edhe me interesante jeten muzikore ne kete qytet.

Johan J. Kvanc (1697 – 1773)Kvanci ishte nje nder muzicientet e shquar dhe te dashur sidomos nga

mbreti te cilin ky kompozitor dhe flautist i njohur i kohes e mesonte ne kete vegel muzikore. E gjithe jeta dhe veprimtaria muzikore etij ishte e lidhur me pallatin mbretëror sepse ishte pjestar i orkestres kamertale dhe kompozitor i oborit. Shumicen e veprave te tij i ja kushtonte instrumentit te tij te dashur flautes, virtuoz i se ciles ishte. Per kete instrument organizoji nje shkolle te njohur. Ka kompozuar edhe disa forma te veprave kamertale dhe simfonike ne stilin e kohes.

KARL FILIP EMANUEL BAH (1714 – 1788)

Ky kompozitor dhe artist i shquar eshte njeri nder perfaqesuesit me te mëdhenj te te ashtuquajtures shkolle e berlinit dhe te tere fazes se klasikes se hershme. Eshte i njohur me emrat “ Bahu i berlinit “ dhe “ Bahu i hamburgut”, me nje fjale ishte organizatori kryesor i jetes muzikore ne kete

Page 6: PUNIM - SEM. 2

qytet. Edhe pse i ati i Filip Emanuelit ishte mesues i tij muzika e ketyre dy kompozitoreve dryshon mjaft per nga menyra e shprehjes dhe e stilit ne pergjitshesi. I biri ishte perfaqesues i muzikes se kohes , muzikes se stilit te ndijeshem (sentimental), homofonik dhe antipolifonik, me melodi te bukura e te pasuruara me shume ornamente. Ne fillim te krijimtarise se tij verehet ndikimi i muzikes se te atit por me vone ai krejtësisht largohet nga kjo rruge dhe krijon ne ndikimin e stilit te kohes se muzikes italiane dhe franceze kurse ne vitet e fundit te krijimtarise se tij qendron me afer klasikes, duke u përpjekur qe sa ma teper te krijoje muzike te thelluar ne ndjenja dhe ne filozofine racionaliste. Ne kete menyre ai gjeti rrugen e vet dhe u be njeri nder kompozitoret me origjinal te kohes. Per kete arsye ne kohen e tij ai ishte nje nder emrat me te njohur ne kete kohe “ klasike e vjeter ose e hershme” , jane bijte e Johan Sebastian Bahut te madh, Karl Filip Emanuel, Johan Kristian – Bah dhe Viliem Frideman – Bah. Qe te tre keta kompozitor dhe interpretues te mëdhenj te kohes jane te njohur ne tere evropen.

VILHEM FRIDEMEN BAH (1710 – 1784)

Me krejt talentin e tij dhe nje numer e veprave origjinale, ky kompozitor nuk e ariti suksesin dhe popullarizimin e vellezerve te tij. Kishte nje karakter te forte dhe burrëror, te pa perkulshem dhe te papajtueshem me kishen. Kaloi nje jete jo te rehatshme duke nderuar vendbanimet, me mos pajtime, me ngateresa etj. Kaloi nje jete pothuajse enacake. Fillet muzikore edhe ky i mori nga i ati dhe dallohet si organist i mire i kohes.

Krijimtaria e këtij kompozitori gjendet me afer polifonise organiste te te atit se sa te dy vellezerve te tij. Kompozoi sonata dhe koncerte per piano, vepra miniaturale dhe fantazi, simfoni, kantata etj. Sonata e tij kalon prej polifonise se modernizuar te fuges deri ne homofonine e klasikes. Melodia kishte karakter te prere burrëror, pa sentimentalizen dhe ornamente te shumta siq ishte moda e kohes. Ky ishte dhe shkaku qe ky kompozitor gjate jetes nuk e përjetoi suksesin e vellezerve te tij. Veprat me te njohura te këtij kompozitori jane sonatat ( 200 vepra instrumentale). Kompozoi 52 koncerte per piano, per kllavsen, per tric per piano etj.

Si mjeshter dhe pedagog i këtij instrumenti shkroi edhe nje veper pedagogjike teorike “ pasqyre e interpretimit te drejte ne piano”. Ky kompozitor ne disa momente ishte paralajmërues i hershem i romantizmit. Perveq operave, kompozoi edhe vepra vokalo instrumentale. Nder veprat vokale qe kompozoi, 22 jane pasia, 2 oratoriume, kantata etj.

JOHAN KRISTIJAN BAH (1735 – 1782)

Cdo njeri nga kompozitoret e familjes Bah ka veqorite e veta dhe specificitet krijuese. Johan kristijan Bah dallohet nga te gjithe kompozitoret tjere te quajtur Bah, ne radhe te pare si kompozitor i operave, kur dihet se Bahet tjer nuk kompozuan opera. Johan Kristijan Bahun e quajne edhe Bahu i milanos, “ Bahu italian”, “ Bahu angles” dhe “Bahu i londres”.

Page 7: PUNIM - SEM. 2

Per mesues te muzikes se pari e pati te atin dhe pas vdekjes se tij mesimet i vazhdoi me te vellane emanuelin ne Berlin. Studimet e me tejme muzikore i perfeksionoi ne Itali ( ne Milano) te Padre Martinei.

Ne itali ishte gjithnjë ne kontakt me muziken italiane e cila beri ndikim te dukshem ne veprat e këtij kompozitori. Ne krijimtarine e tij me se shumti kuptohet, ndikuan operat dhe kendueshmeria e muzikes italiane ne pergjithesi. Keto kompozitor e dallojne shume nga muzika e babit dhe vellezerve te tij sepse ishte pianist per kunder Johan Sebastian Bahut i cili ishte organist ne radhe te pare te vellezerve qe ishin kllavsenist dhe organist.

Krijimtaria e tij ishte shume e pasur dhe e larmishme. Edhe pse kishte krijuar nje numer operash te suksesshme nder te cilat ka qene mjaft e njohur “ Luqio Silla” , qëndronte ne baza te lirikes vokale kurse sot permendet si kompozitor i njohur i muzikes instrumentale te periudhes se klasikes se hershme. Ne veprat e ti instrumentale dominojne format e sonates klasike ne etapat e hershme te zhvillimit. Me se shumti kompozoi simfoni (gjashtedhjete), ketu hyjne edhe uverturat e operave, 12 sonata per piano, 18 koncerte, trio te pianos, kuartete harqesh etj. Sonatat e tij jane me tri dhe dy kohe ne te cilat koha e pare gjendet ne formen e sonates, por akoma nuk e ka gjithmonë strukturen e nevojshme te ballansimit dhe ekuilibrimit klasik, akoma me momente polifonike.

Nder veprat e njohura te tij eshte simfonia ne b- dur qe ne te vertete eshte uvertura e operes se përmendur “ Luqio Silla”.

Ne shume vepra te tij me nje fjale i ja pergaditi sheshin klasikes dhe jo vetem kaq por disa nga ato gjenden ne kuadër te këtij stili. Keto ndikuan shum te klasiket vjenez posaqerisht ne muziken e Mocartit i cili kontaktoi me kristijan Bah gjate qëndrimit te tij ne londer.

KOMPOZITORET ITALIAN PARAKLASIK

Krahas muzikes operstike – dominonte ne evrope gjate shekullit 18, italia ka edhe perfaqesuesit e saj shume te rendesishem te muzikes instrumentale qe kontribuan ne zhvillimin e formave instrumentale te klasikes, gjegjësisht i ja pergaditen sheshin klasikes. Nder kompozitoret me te rendesishem te epokes ne fjale jane : Samartini, Bukerini, Punjani, Vioti, Klementi etj.

GJOVANI BATISTA SAMARTINI (1698 – 1775), ishte kompozitor, dirigjent dhe pedagog nga milano. Muzika e këtij kompozitori gjendet ne fazen e kalimit prej muzikes se stilit galant dhe te ndijeshem ka klasika. Ne pikëpamje formale muzika e Samartinit eshte akoma larg formes se sonates klasike, kurse ne pikëpamje te melodise dhe te harmonise, muzika e tij eshte anti Barokiane, homofonike dhe melodike qe ne pergjithesi eshte karakteristike e muzikes se italise. Simfonite e tij nuk jane gje tjeter veqse uvertura operistike qe interpretohen ne koncerte ndaras nga opera gje qe eshte nje hap përpara sepse ishte i pari qe filloi ndarjen e uveryres nga opera pra e filloi jete e simfonise si forme te re orkestrale. Orkestra nuk ishte

Page 8: PUNIM - SEM. 2

moderne si ajo e manhajmit pasi qe ne te akoma dominonin vetem instrumentet me harqe. Me gjithate ai ariti te perdor gradacionet dinamike. Ka kompozuar rreth 20 simfoni ne tri koh. Ka qene pedagog i njohur i Glukut dhe i kompozitoreve te tjere.

LUIGJI BUKERINI (1743 – 1805). Muzika e bokerinit gjendet ne pragun e stilit klasik. Disa vepra te tij kane shume elemente te klasikes se plote.

Rrjedh nga nje familje muzikantesh, përparon shpejt dhe behet i njohur si violonçelist, koncertit i cili vizitoi shume qendra te evropes. Studimet i kreu ne Rome kurse vitet e fundit te jetes i kaloi ne Madrid.

Per kunder shum kompozitorve, bash atdhetar te Bukerinit qe kompozuan opera, ky kompozitor nuk tregoi interes per kete forme te popullarizuar ne itali. Ai ishte kompozitor i muzikes instrumentale dhe pikërisht kompozitor u muziker kamerave, simfonike dhe koncertale. Jane te veçanta veprat ku me violonqelo luan rolin kryesor sepse ishte mjeshter virtuoz i këtij instrumenti te njohur ne mbare evropen e kohes se tij.

Kompozoi simfoni, sonata, kuartete e kuintete me dy violinqelo dhe koncerte per violonqelo te cilat sot jane veprat me me interes te ketik kompozitori.

MICIO KLEMENTI (1752 – 1832). Ishte njeri nder pianistet me te njohur te kohes ne mbare evropen. Veprimtaria e tij krijuese, pedagogjike, interpretuese dhe botuese vuri bazat e muzike pianiste ne evrope dhe ne plan te dyte hyri kllavseni – qemballo qe me koh fillon te dale nga përdorimi. Ky pedagog pianist dhe kompozitor ishte nder muzikantet mjaft te pasur te kohes sepse kishte fabrike te pianos dhe shtepi botuese.

Ky ishte mesuesi i pianisteve dhe i pedagogeve te medhenje Kramer, Fild, Bertini etj te cilet pastaj zhvilluan nje veprimtari te madhene qendra te ndryshme te medha duke krijuar keshtu nje varg pianistesh virtuoz me fame. Si pedagog shkruajti vepren pedagogjike – didaktike “hyrje ne artin e te luajturit piano”.

Si kompozitor eshte i njohur per veprat instrumentale siq jane sonatat dhe sonatinat per piano, si dhe simfonite qe jane zbuluar koheve te fundit. Ato jane kryesisht tri koheshe dhe i takojne stilit rokoko dhe te ndijeshem galant dhe ne kuadër te stilit klasik ne harmoni homofonike.

Eshte e njohur përmbledhja e pjesëve te tij per piano – 100 studime, e tida “ gradus ad parmassum” qe perdoret edhe sot ne praktiken pianiste.

Muzikes instrumentale te pjeses se dyte te shekullit 18 i kane dhene kontribut dy kompozitoret violinist italian Puniani dhe Vioti.

Gaetano Puniani (1731 – 1798), ishte kompozitor, violinist dhe pedagog nga Torino i cili studioi ne Rome por pjesen me te madhe e kaloi ne Torino. Jepte koncerte ne Paris, Londer e gjetiu. Kompozoi simfoni, sonata dhe koncerte si dhe vepra te tjera kamertale. Me te suksesshme jane veprat qe i dedikohen violines.

Gjovani Batista Vioti ( 1755 – 1724) , veprat violinistike te këtij kompozitori jane te njohura sot ne literaturen standarde pedagogjike per violine. Ato jane ne te shumten koncerte, sonata dhe duete per violine.

Page 9: PUNIM - SEM. 2

Kompozitoret italian qe u permenden jane krijues per tu përmendur dhe studiuar. Pas tyre, ne pjesen e pare te shkullit 19 nuk ka emra te mëdhenj te kësaj gjinije muzikore. Kompozitoret italian jane kryesisht kompozitore operash, pra ne itali per nje kohe te gjate krijohet nje vakum ne muziken instrumentale.

MUZIKA INSTRUMENTALE NE FRANCE NE PERIUDHEN E PARAKLASIKES DHE TE KLASIKES

Opera vazhdon te jete ne qender te vëmendjes se kompozitoreve dhe publikut keshtu qe muzika franceze mund te lavdërohet dhe te krahasohet me te ariturat ne muziken instrumentale te pjeses se dyte te shekullit 18 te gjermanise dhe te italise. Rolin me te rendesishem ne kete drejtim e luajne kompozitoret e huaj, instrumentist qe jetojne me mishërohen me francen , parisin dhe me jeten e tij te pasur muzikore. Njeri nder perfaqesuesit me te mëdhenj te muzikes instrumentale franceze te periudhes me fjale eshte kompozitori me prejardhje belge :

FRANSUA ZHOZEF GOSEK (1734 – 1829). Emri i këtij kompozitori eshte i njohur per disa arsye. Se pari ky ishte nje njeri i kohes me ide perparimtare dhe si i tille inkuadrohet me fuqite e tij artistike ne revolucionin francez.

Ne ato dite te vrullshme dhe te lavdishme krijoi vepra ne frymen e ngjarjeve : kenge dhe marshe revolucionare. Duke iu faleminderuar këtij kompozitori ne paris u themeluan “ koncertet e dashamireve te muzikes” si dhe “ koncertet shpirterore” per përhapjen dhe popullarizimin e muzikes instrumentale. Mund te thuhet se me veprat e këtij kompozitori ne muziken franceze fillon epoka e klasikes, se pari klasika e hershme e me vone edhe klasika e plote.

Rezimen kulminative te muzikes instrumentale dhe te asaj operistike te peiudhes se klasikeve te pjeses se dyte te shekullit 18 e bene 2, gjegjësisht 3 klasiket vjenez : Hajdni, Mocarti dhe Betoveni.

KLASIKET VIENEZ

Etapa me e fuqishme dhe e fundit e stilit muzikor klasik arrihet ne vijene. Kete etape te persosshmerise se këtij stili e perfaqesojne tre kompozitoret e mëdhenj gjerman : Hajdni, Mocarti dhe Betoveni te njohur keta si tre kompozitoret e fundit te klasikes si “ klasiket vjenez” .

Sonata klasike, simfonia, kuarteti i harqeve, format tjera kamertale si dhe koncerti solistik, jane forma karakteristike per stilin ne fjale qe e marin fizionomine dhe persosshmerine e vertete ne veprat e ketyre tre gjenive klasik.

Përpjekjet dhe sukseset e shum paraklasikeve gjerman, italian, francez etj u sintetizuan ne veprat e ketyre 3 kompozitoreve te cilet me fjale te tjera,

Page 10: PUNIM - SEM. 2

bene sintezene e te ariturave te deri atëhershme ne rritjen e stilit klasik muzikor.

Derisa ne veprat e Hajnit dhe te Mocartit gjenden akoma elemente te stileve te mëhershme te periudhes se paraklasikes, ne veprat e Betovetin kjo dukuri nuk eshte me karakteristike.

HAJDNI DHE MOCARTI

Hajdni dhe Mocarti jane dy kompozitor te mëdhenj gjerman te austrise ne shekullin 18. Jane keta perfaqesues te fuqishem te stilit klasik muzikor dhe dy nga kompozitoret me te mëdhenj botëror, emrat e te cileve zakonisht permenden sebashku. Arsyet qe keta emra permenden bashk jane te shumta e disa nga keto jane te njohura. Jetuan ne nje kohe dhe krijuan ne nje stil. Veprat e tyre instrumentale te formes se sonates klasike si dhe veprat vokale e posaqerisht operat e Mocartit, jane kryevepra te muzikes se shekullit 18 (pjesa e dyte). Njiheshin dhe respektoheshin ndermjet veti dhe bashkëpunonin me njeritjetrin por gjithnjë duke i ruajtur karakteristikat dhe veqorite artistike burimore te tyre.

Hajdni eshte me se 20 vjet me i vjeter se Mocarti dhe rrjedh nga nje familje e varfer qe nuk kishte per profesion muziken. Per kundrazi nga kjo i ati i Mocartit ishte muzikant profesionist.

Karriera e Mocartit filloi qe ne moshen 6 vjeqare dhe ishte nje femij me nje prirje te jashtëzakonshme per muzik.

Kompozitori i madh rus Qajkovski thote : “ po mos te ishte Hajdni nuk do te ishin as Mocarti as Betoveni”, Betoveni ishte nxenes i Hajdnit kurse Mocarti shok dhe bashk punëtor i tij.

Hajdni nuk kishte jete te lumtur familjare, ishte i qete, i njohur dhe i respektuar nga te gjithe, madje edhe armiqte e atdheut te tij francezet te cilet ato dit po hynin ne viene, vitet e fundit nuk krijoi gje te madhe. Pas 11 viteve eshtrat e tij u transferuan nga viena ne Ajnzenshtat.

Simfonite (te Hajdnit)