punim seminarik

16
PUNIM SEMINARIK LËNDA: BIZNESI NDËRKOMBËTAR TEMA: MJEDISI KULTUROR NDËRKOMBËTAR Punoi: Pranoi: Astrit Agaj Prof.Dr.Bislim Lekiqi

Upload: astrit-agaj

Post on 11-Jan-2017

221 views

Category:

Business


4 download

TRANSCRIPT

Page 1: Punim Seminarik

PUNIM SEMINARIK LËNDA: BIZNESI NDËRKOMBËTAR

TEMA: MJEDISI KULTUROR NDËRKOMBËTAR

Punoi: Pranoi: Astrit Agaj Prof.Dr.Bislim Lekiqi

Page 2: Punim Seminarik

PËRMBAJTJA: Hyrje Mjedisi Kulturor Ndërkombëtar Pjesa kryesore Kultura Elementet e Kulturës Gjuha Feja Vlerat dhe qëndrimet Zakonet dhe doket Kultura materiale Estetika Arsimimi Konkluzioni

Page 3: Punim Seminarik

HYRJE Mjedisi Kulturor Ndërkombëtar-Në vende të ndryshme të globit tokësor

njerëzit sillen ndryshe edhe pse në situate të ngjashme. Për shembull, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrë automatike ndalojnë tek semafori me shenjën e kuqe, ndërsa, në mjaft vende të botës ndalojnë po qe se ka trafik në drejtimin e kundërt. Kur presidenti mban një fjalim në Meksiko të gjithë e shohin në televizor apo e dëgjojnë në radio, ndërsa në SHBA e kthejnë në një stacion tjetër, duke e parë më vonë në emisionin e lajmeve në qoftë se do të duan.

Page 4: Punim Seminarik

PJESA KRYESORE Kultura-Kultura është një njohuri e përfituar, që

njerëzit e përdorin për të interpretuar përvojën dhe për të gjeneruar sjelljen shoqërore. Kultura është e përhapur midis njerëzve të një grupi, organizate ose shoqërie. Nëpërmjet kulturës ne formojmë vlerat dhe qëndrimet që përcaktojnë sjelljet tona individuale ose të grupit. Kultura mësohet nëpërmjet arsimimit dhe përvojës. Kultura, gjithashtu, kalohet nga një brez tek tjetri, ndaj edhe është e qëndrueshme.

Page 5: Punim Seminarik

Për të qenë i sukseshëm në biznes ndërkombëtar duhet të njohësh kulturat e vendeve të tjera dhe të mësosh si t’u përshtatesh atyre. Personat e orientuar nga kultura e vendit të tyre gjatë marrjes së vendimeve në biznesin ndërkombëtar, ka shumë të ngjarë të mos pasqyrojnë aty veqoritë e kulturës së vendit tjetër. Një nga shkaqet e kësaj mospërputhjeje është i ashtuquajturi etnocentrizëm, sipas të cilit një mënyrë e kryerjes së veprimeve është superior ndaj të tjerave. Ka disa forma të sjelljeve etnocentrike. Nga më të zakonshmet janë:

Patronazhimi Të sjellurit butë, Të mbajturit anën e dikujt, Mosrrespektimi, Mendjemadhësia dhe Sjellja jofleksibile.

Page 6: Punim Seminarik

ELEMENTET E KULTURËS -Kultura është një subjekt kompleks

shumëpërmasor. Për të kuptuar natyrën e kulturës duhen analizuar elementet e saja të cilat janë:

Gjuha, Besimi, Vlerat dhe qëndrimet, Doket dhe zakonet, Elementet materiale, Estetika, Arsimi dhe Institucionet sociale.

Page 7: Punim Seminarik

GJUHA Gjuha është kritike për kulturën, sepse është

mjeti i parë për transmetimin e informacionit dhe të ideve.

Page 8: Punim Seminarik

-Njohja e gjuhës vendase mund të ndihmojë në katër drejtime:

Së pari, lejon të kuptuarit e qartë të situatës. Kur njeh vetë gjuhën, një biznesmen nuk varet nga dikush tjetër për të shpjeguar ose për të interpretuar.

Së dyti, gjuha i bën biznesmenët më të pranueshëm nga njerëzit e vendit, që shpesh janë më të hapur në komunikimet e tyre kur kanë të bëjnë me dikë që flet gjuhën e tyre.

Së treti, njohja e gjuhës krijon mundësi të kapen nuancat, domethëniet e nënkuptuara ose informacione të tjera që nuk mund të sigurohen ndryshe.

Së fundi, gjuha e ndihmon njeriun ta kuptojë kulturën më mirë.

Page 9: Punim Seminarik

FEJA-Ka shumë fe në botë: Katolike, Protestane, Qifute, Islamike, Budiste, Konfucinale

-Feja ndikon mënyrën e jetesës, besimet, vlerat, qëndrimet dhe mund të ketë një efekt shumë të madh në mënyrën sesi njerëzit sillen kundrejt njeri-tjetrit dhe kundrejt atyre të shoqërive të tjera.

Page 10: Punim Seminarik

VLERAT DHE QËNDRIMET Vlerat janë bindjet

themelore që kanë njerëzit përsa i përket asaj se qfarë është e drejtë dhe qfarë e gabuar, e mirë apo e keqe, e rëndësishme apo e parëndësishme.

Qëndrimi është një prirje e qëndrueshme për të ndijuar dhe për tu sjell në një mënyrë të veqantë kundrejt disa objekteve.

Page 11: Punim Seminarik

ZAKONET DHE DOKET Zakonet janë praktika të përbashkëta të

vendosuara. Doket janë sjellje të konsideruara sit ë përshtatshme në një shoqëri. Zakonet diktojnë se si duhet të kryhen veprimet: doket janë për t’i kryer ato. Në shtetet e Bashkuara, për shembull, është bërë zakon që të hahet gjella kryesore para se të hahet ëmbëlsira. Për ta realizuar këtë zakon njerëzit përdorin thika dhe pirunj, e mbarojnë të gjithë ushqimin në pjatë, dhe nuk flasin kur e kanë gojën plotë.

Page 12: Punim Seminarik

KULTURA MATERIALE Kultura materiale përfshin

produktet që prodhojnë njerëzit. Kur jemi duke studiuar kulturën materiale, ne shqyrtojmë sesi i prodhojnë njerëzit produktet (teknologjitë e përdorura), kush i bën ato dhe pse. Kur flasim për këtë element të kulturës, kemi parasysh infrastrukturën bazë ekonomike, si aftësitë transportuese , të komunikimit, dhe energjetike të vendit; infrastrukturën sociale, që përbëhet nga sistemi shëndetësor, i strehimit dhe i arsimimit dhe infrastrukturën financiare, që ofron shërbime bankare, sigurimi dhe financiare për shoqërinë.

Page 13: Punim Seminarik

ESTETIKA-Estetika lidhet me shijet,

parapëlqimet artistike të një kulture. Për shembull, vlerat estetike të amerikanëve janë të ndryshme nga ato të kinezëve, siq pasqyrohet në art, letërsi, muzikë dhe shijet artistike të të dy popujve. Për të kuptuar një kulturë, është e nevojshme të studiohet sesa diferenca të tilla ndikojnë sjelljet. Për shembull, opera është shumë më popullore në Evropë sesa në Shtetet e Bashkuara. Kjo është arsyeja që mjaft opera stars amerikanë vlerësohen më parë në Evropë para se të arrijnë karrierrën e suksesshme në vendin e tyre.

Page 14: Punim Seminarik

ARSIMIMI Arsimimi ndikon shumë

aspekte të kulturës. Njerëzit e arsimuar lexojnë shumë dhe kuptojnë shumë mirë qfarë ndodhë në botë. Duhet shtuar që nivelet e larta të arsimimit shoqërohen me produktivitet ekonomik më të lartë dhe teknologji më të përparuar. Arsimimi, gjithashtu, ndihmon për të siguruar infrastrukturën e nevojshme për zhvillimin e talenteve menaxheriale.

Page 15: Punim Seminarik

KONKLUZIONI

Page 16: Punim Seminarik