punim seminarik kriminalistik

16
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI JURIDIK PUNIM SEMINARIK Lënda :KRIMINALISTIKA (zbulimi dhe të provuarit e Krimit )

Upload: berat-f-dermaku

Post on 08-Nov-2014

2.398 views

Category:

Documents


59 download

DESCRIPTION

Metodika e Zbulimit ,Hetimit dhe Sqarimit te Vrasjeve

TRANSCRIPT

Page 1: Punim Seminarik Kriminalistik

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

FAKULTETI JURIDIK

PUNIM SEMINARIK

Lënda :KRIMINALISTIKA (zbulimi dhe të provuarit e Krimit )

Tema : Metodika e zbulimit ,Hetimi dhe Sqarimit te vrasjes

Profesorët: Prof.Dr.Vesel Latifi ,Prof.Dr.Haki Demolli ,Mr.sc.Xhevdet Halili.

Studenti :Berat Dërmaku

Page 2: Punim Seminarik Kriminalistik

PËRMBAJTJA

Metodika e zbulimit ,Hetimi dhe Sqarimit te vrasjes ...................._

1Kuptimi dhe Llojet e vrasjeve ……………………………………………………___

2.Mjetet dhe Motivet e Vrasje ………………………………………….__

3.Veprimet e Para Pas informimit për Vrasje …………………………………__4.Kqyrja e Vendit te Ngjarjes ……………………………………__

5.Obduksioni,Identifikimi i Kufomës ......................................__.

6.Eksperimenti mjekoligjor i Kufomës .....................................__

7.Pyetja e Dëshmitarve ne Vrasje …………………….………..__8.Taktika e Zbulimit te vrasjes …………………………………………………….__

Metodika e zbulimit ,Hetimi dhe Sqarimit te vrasjes

Page 3: Punim Seminarik Kriminalistik

Kuptimi dhe llojet e Vrasjeve

Pas vdekjeve jo te natyrshme shtrohen disa pyetje : Vrasje apo vetvrasje ?Vrasje apo rast penalo-juridik ? Vrasje apo vdekje nga sëmundja e cila duket si e shkaktuar me dhunë ? .

Me vrasje nënkuptohet ajo veper me ane te se ciles nga veprimi ose mosveprimi i kunderligjshem privohet nga jeta personi tjeter me dashje(Dolus) ose nga pakujdesia(Culpa).

Objekt i vrasjes ne qfardo forme te parqitjes eshte vetem jeta e njeriut .Ndersa format e parashkruara nga Kodi Penal Janë:1.Vrasje me Dashje ,2.Vrasje e Cilsuar ,3.Vrasje me dashje e lidhur me nje krim tjeter ,4.Vrasje me paramendim ,5.Vrasje me rrethana tjera cilsuse (psh. Vrasje me dashje e kryer ndaj te miturit ),6.Vrasje e foshnjes ,7.Vrasje me dashje gjat tronditjes psikike te rende ne ate çast,8.Vrasje me kapercim te mbrojtjes se nevojshme , 9.Vrasje nga Pakujdesia etj .

Lidhur me vdekjen e shkaktuar ne menyr te kunderligjshme parashikohen edhe disa figura te tjera Krimesh te Kodit Penal si : 1 .Vjedhjet me dhunë ,2.Ne krimet Seksuelae ,3 . Ne shkeljet e rregullave te qarkullimit rrugore , 4.Ne plagosjen e rende ,5.Nderprejre te shtatzënis etj .

Sipas rrethanave konkrete planifikohen versionet se kemi te bëjme me :

1.Vrasje te paraqitur si rast Penalo-Juridik ---- Rast fatkeqsie psh .Venia e zjarrit me dashje e paraqitur si djegëje e rastesishme kurse e kryer me qëllim te ndryshëm apo Vënia e Kufomes ne Binar te Hekurudhave etj .

2.Mendohet ne Vetvrasje por ne fakt eshte vrasje ,

3.Vdekja nga sëmundja e trajtuar si vrasje

4.Duket si Zhdukje e inicuar por ne të vërtetë është vrasje .

5. Vetvrasje e Paraqitur si vrasje etj .

Vllado Vodinelliq „KRIMINALISTIKA „(Metodika e zbulimit ,hetimit dhe sqarimit te vrasjes 1970 Fq.443

Shih me gjersisht Prof.Dr.Latifi Vesel „KRIMINALISTIKA „ Zbulimi dhe te provuarit e Krimit Prishtinë 2006 Fq. 263.

Taktika Kriminalistike Vesel Latifi Prishtin 2001 Fq. 203

Page 4: Punim Seminarik Kriminalistik

Mjetet dhe Motivet e Vrasje

Metodat dhe mjetet qe perdoren per ti shkaktuar vdekjen me dhunë personit tjetër ne mënyr të kundërlighshme janë të Shumta .

Metodat Janë:Mbytja ne Lak ,Me duar ,ne Ujë ,Vrasja ,shkaktimi i dëmtimeve trupore ,Djegia ,Helmimi ,Mos tregimi i Kujdesit per Foshnjen etj .Ndërsa Mjetet Janë : Armët e Zjarrit ,Armët e Ftohta ,Mjetet e rastit (çekani,Sëpata etj ),Lëndët helmuese , Objektet qe shtypin rruget e frymarrjes (Jastëku,Shamia etj .),Rryma Elektrike , temperatura te Larta dhe të Ulta etj.Por ne Praktik me shume perdoren e Armët e Ftohta dhe ato te rastit .Motivi ështe Moblizues-Lëvizës i aktivitetit te njeriut .Motivi eshte fuqia e brendëshme psikologjike qe nxit dhe aktivizon njeriun ne aksionin e caktuar .Mirpo Motivi nuk eshte vetem nxites dhe aktivizues por edhe drejtues i Aksionit duke i percaktuar drejtimin e veprimit si dhe Modalitetin e manifestimit të tij.Mottivi ështe nxitje e kuptuar me vetëdije ,i krijuar ne baze te Nevojave .Edhe motivet që i shtyejne fajtoret te kryejn vrasje jane te ndryshme :Per Interes ,Per Hakmarrje,Gjakmarrje (Psh.Zakoni i gjakmarrjes eshte i trashëguar me nje varg fajtoresh Objektiv e subjektiv, te brendshëm e të Jashtëm.Këto Vrasje gjejnë zbatim te plote ne rregullimin juridik nga „Kanuni i Lek Dukagjinit „ „Kanuni i Skënderbeut „, Ne Kanunin e Laberisë“ . si dhe Disa Kanune tjera Lokale. Motivet ne Vrasje Mundë të jenë këto :1)Motivet Pasurore –Lakmia per pasuri ,deshira per permisim te gjendjes Ekonomike etj,2)Motivet Seksuale –Xhelozia ,per pasuri ,Cënimi i ndjenjes se nderit Seksual ,Dashuri Imorale ,Vrasje nga Knaqsia Seksuale etj , 3)Urrejtja dhe Hakmerrja, 4 )Frika nga denimi ii zene ne Vjedhje ,5)Fantazimi politico-religjioz, 6.Gjendja Afektive 7. Bestytnia ,8.Vrasje ne Pubertet(Vrasje rinore ), 9.Vrasesit e prinderve, 10 )Motivet e rralla etj .

Po Aty : „KRIMINALISTIKA „ Prof.Dr.Latifi Vesel Prishtin 2006 fq .264Cituar Sipas Dr.Elezi . I. E Drejta Penale (Pjesa e posaqme )Tiranë 2002 Fq.40 Taktika Kriminalistike Vesel Latifi Prishtin 2001 Fq. 203 Vllado Vodinelliq „KRIMINALISTIKA „(Metodika e zbulimit ,hetimit dhe sqarimit te vrasjes 1970 Fq.444

Page 5: Punim Seminarik Kriminalistik

Veprimet e Para Pas informimit për Vrasje dhe Kqyrja e Vendit te Ngjarjes

Momentet kryesore per fillimin e ç’ështjes penale ne vrasje jane :Kallzimi mbi zbulimin e kufomes ,Njoftimet e personave te afërm familjar ose qe e kan parë vrasjen ,Njoftimet mbi shpalljen e personave si te zhdukur ,Dorzimi i vet fajtorit pas kryerjes se Vrasjes etj; ne organet e hetimit,Policis .

Masat dhe verpimataria e drejtuar ne ndriqimin e vrasjes dhe ne zbulimin e kryersve sipas natyres jan urgjente dhe nuk duhet te ketë zhagitje.

Kqyrja e vendit te ngjarjes –Ne Çdo rast vdekjeje te pa pritur te atyperatyshme e sidomos me rastin e vdekjes ne vende publike ose nën kushte te dyshimta dhe jo te zakonshme trupi i te vdekurit nuk guxon te varroset pa u kontrolluar nga ana e mjekut .Si detyr kryesore pas informimit per vrasje eshte ruajtja dhe shkuarja sa me pare ne vendin e ngjarjes .Arsyja eshte ne lidhje me provat e kembeve ,te duarve ,te gjakut, te pluhurit etj ,qe mund te zhduken nga kushtet atmosferike .Por edhe mund te demtohen nga personat e trete me dashje ose nga pakujdesia ,pastaj nga personat qe kann njoftuar per zbulimin e kufomes etj .Armët e zjarrit perdoren si mjete ne krimet kunder jetes se personit ,ne grabitje ,ne veprat terorriste etj .Zgjidhja e Problemeve Balistike ,gjat hetimit te ketyre veprave penale ku jan perdorur Armët e zjarrit ështe e lidhur nje sërë problemesh te tjera taktike ,teknike dhe metodike kriminalistike qe ne tersin e tyre bejnë te mundur hetimin ,gjykimin e shpejt objektiv te plote te veprave penale .

Ne rastet qe jane Privim i Kunderligjshëm i jetes se personit ,situata hetimore perfshin:

1)Zbulimin e Kufomes me shenja vdekje me dhunë,

2)Zbulimi i pjeseve te coptuara te kufomes , dhe

3)Zhdukjen e personit ne rrethana te caktuara qe mund te na orientoj per ngjarjen e ndodhur dhe fatin e tij .

Moment i rendesishem per zbulimin e rastit te nje vrasje eshte kqyerja e vendit te ngjarjes me cilsi dhe profesionalizem.

Page 6: Punim Seminarik Kriminalistik

Grupet me te mëdha të Provave Materiale janë:

Objeket qe kan sherbyer si mjete per te kryer Krimin ;

Objekte qe bartin mbi vete gjurmët e krimit ;

Objekte te tjera qe mund te sherbejn si mjete per zbulimin e krimeve dhe fajtoreve ,dhe

Objektet qe kan qen objekt i veprimeve kriminale te te pandehurit ,ne rastin konkret ne vrasje eshte Viktima.

Kemi 3 faza që Kalon Predha kur përshkon Objektin:

1. Përcaktimi i vrimes se kryerjes se predhës ne Kufomë;

2. Rruga qe ka pershkruar Predha ne Kufomë; dhe

3. Percaktimi iv rimes se daljes se Predhes nga Kufoma .

Ne te gjitha rastet kur predha i pershkon këto 3 faza pra ka vrimen e hyrjes ,Kandin e predhes ,vrimen e daljes ka te bejë me nje plag tejshkuese . .Ne rastin kur predha ka formuar vrimen e hyrjes ,ka krijuar kanalin e saj dhe ka mbetur ne fund te ketij kanali te krijuar eshte nje Plagë pa dalje . Ka raste kur Predha ka vetem vrimen e hyrjes pra kur ajo ka energji kinetike te vogel , ne kete rast shkaktohet nje plage siperfaqsore . Predha mbetet nen lekur ,ne tesha ose bie ne toke .

Percaktimi i sakt i vrimes hyrse ben te mundur zgjidhjen e disa problemeve si :A)PPercaktimi i largesis se qitjes , B)Drejtimi iqitjes , C )Kalibri i Armës , D)Lloji i Armës etj .

Në Literaturen Kriminalistike largesin e qitjes percaktohen si :

1)Qitje me puqitje , 2.)Qitje nga afër , dhe 3)Qitje nga larg .

Page 7: Punim Seminarik Kriminalistik

Praktika ka vertetu se qitja me Puqitje sipas mënyres se vendosjes se grykes mbi siperfaqet e objektit janë :

-Qitje me Puqitje Hermetike (te plota )-eshte ne te gjitha ato raste kur gryka e armes eshte mbeshtetur plotesisht dhe me njefar shtypje mbi siperfaqen e objektit .

-Qitje johermetike –eshte kur gryka e armës prek lehtësisht siperfaqen e objektit dhe ,;

Qitje me Puqitje ansore eshte kur gryka e tytes se armës mbeshtetet ne tesha ose ne lekur vetem me nje pjese te vogel te rrethit te saj metalik .

Karakteristik per shumicen e armeve me Puqitje eshte shperthimi i siperfaqes rreth e perqark vendit te kryerjes ,qe ndodh si arsyeje se dalin gazra nga tyta .

Vendi i ngjarjes (Shenimi)

Po aty „KRIMINIALISTIKA „Latifi Vesel Prishtin 2006 Faqe 265

„KRIMINALISTIKA „Vllado Vodinelliq „Zagrep 1970 Fq.444

Taktika Kriminalistike Vesel Latifi Prishtin 2001 Fq. 203

Page 8: Punim Seminarik Kriminalistik

Obduksioni,Identifikimi i Kufomës dhe Eksperimenti mjekoligjor i Kufomes

Shkaku i vdekjes ne menyr kategorike nuk mund te vertetohet vetem me shikimin e jashtem te kufomes.Vetem me obduksion te plote te kufomes mund e vertetohet shkaku i vdekjes .Diagnozen te cilen e ka dhene Konstatuesi i vdekjes konsiderohet si supozim bile edhe kur kemi te bejme me rastet e vdekjeve me evidente .Gjyqtari hetues do te kerkoj obduksionin :

1. Ne te gjitha rastet e vrasjes ne rrethana jot e zakonshme ,

2. Kur mbi kufoma gjenden gjurmet e dhunes ,

3. Nese ka vdekur menjeher pas dhunes se pësuar .

4. Nese vdes pas ngrenies ose pirjes nga te vjellurit ,dijareja ,dhembja e stomakut ,alivanosjet etj.

5. Nese femra seksualisht e pjekur deri ateher ka vdekur ne rrethana enigmatike

6. Me rastin e te gjith te lindurve te vdekur psh. Kur eshte shkaktu vdekja gjat apo pas mjekimit nga mjekët SHarlatan etj .

7. Vdekja e te miturve ne munges mbikqyrje etj .

Obduksioni i Topac Amaru Shakur

Ne arsyetimin e tij mjeku ligjor deklaron per shkakun e drejtperdrejt te vdekjes dhe si eshte krijuar ai shkak .Nese mbi kufom eshte gjetur ndonje plage do te vertetohet se e ka shkaktuar dikush tjeter ate plage ,dhe nese po me çka ,ne ç’mënyr dhe me çfar kohe para vrasjes dhe a e ka shkaktuar ajo plag vdekjen .Ne baze te kesaj gjyqtari i perpilon pyetjet :

Page 9: Punim Seminarik Kriminalistik

Jane te rendesishem 3 lloj pyetjes :1. Pyetje me shkakun direkt dhe indirekt te vrasjes ;2. Pyejte ne lidhjen kauzale nemes plages dhe vdekjes dhe ,3. Pyetje me te ashtuquajturen rrethana te veqanta .

Duke u orientuar ne veqorit e kqyerjes se Kufomes ne vrasjet me arme zjarri ,vemendja gjat kqyrjes perqendrohet ne :

1. Ne format e demtimeve ,kur duhet evidencuar sidomos karakteristikat e buzeve te tyre nese jan me qarje apo te rregullta ,me inde te drejtuara nga brenda apo jasht etj .

2. Permasat e demtimeve ,ku te vrimat e kqyrjes pasqyrohet perafersisht kalibri i armes , i cili eshte 0.4 deri 0.6 mm me i madh nga permasat e demtimit ,sepse indet tkurren prap pas kalimit te predhes .

3. Numri i demtimeve ,ku krahas pozicionit te secilit evidencohet edhe largesia e korrespodenca mes tyre ..

Gjyqtari hetues nuk duhet te mashtrohet vetem me kontrollimin e te vdekurit dhe ketij t’ia atriboj vleren e pameritueshme ,provuese ,prandaj mos te kerkoj kryerjen e Obduksionit me qellim qe te vertetohet shkaku i vdekjes .Mandej caktohet kontrollimi i brendshëm :Autopsia ,,Obduksioni ,seksioni qe paraqet metoden me te çmueshme dhe me te sigurt .Këto qeshtje nuk mund te zgjidhen pa obduksion dhe analiza laboratorike me ane te mjekut ligjor .Pyetjejt para Mjekut-ekspert mund ti formulojm keshtu :

1. Shkaqet qe kann shkaktuar vdekjen ? 2. A eshte shkaktuar vdekja me dhunë ?3. Ne qoft se egziston baza per supozim se vdekja nuk eshte shkaktuar

me dhune ateher çfar e ka shkaktuar ?4. Çfar plage gjenden ne Kufomë dhe me qfar mjeti jan shkaktuar ?5. Kur ka ardh vdekja ?

6. A ka vuajtur nga ndonje semundje apo a ka ndikuar ajo semundje ne vdekjen e tij etj. Po aty „KRIMINALISTIKA „ Latifi Vesel Prishtin 2006 fq.263Po aty Gjithashtu Kriminalistika Vllado .V . Zagrep 1970 fq446Taktika Kriminalistike Vesel Latifi Prishtin 2001 Fq. 203

Page 10: Punim Seminarik Kriminalistik

IDENTIFIKIMI

Pyetja e Dëshmitarve ne Vrasje

Ne Metodiken e Zbulimit dhe sqarimit te vrasjeve ze vend te veqant edhe mësimi mbi sigurimin e provave personale .Karakteri i Vepres Penale nderlikueshmeria dhe pesha e efekteve psikologjike ,te cilat ajo i nxit te deshmitaret dhe kryeresit ,imponojn nevojen e sendndertimit te trajtimit te veqant te pyetjës se deshmitarve dhe te pandehureve .Me rastin e Pyetjes se deshmitarve Okular ,duhet pasur parasysh se vrasja si rregull paraqet ngjarje e cila befas ndodh pa paralajmrime te shumta ne atmosfer te cilen shpesh e shoqerojne tensione tejet te larta .Pyetja e deshmitarve te pare ne Vrasje - behet sa te jete e mundur me shpejt per arsyeje ,se sam e teper te bien ne kontakt me ta njerzit te tjere aq me teper ka rendesi sugjestionimi i tyre dhe per rrjedhoje rreziku per ti ndryshuar rrethanat qe ata i dine mbi krimin e kryer ose mbi viktimen.Deshmitar te till jane: -Personat qe kann zbuluar te Paret kufomen ,keta pyeten mbi rrethanen e zbulimit te kufomes dhe nese ne vendin e ngjarjes ka pasur ndryshime deri ne ardhjen e grupit hetimorë.;-Personat qe kann pare ose kan degjuar se çka ndodhur ne vendin e ngjarjes ne Ç’rrethane ka ndodhur vrasja etj.;-Farefisi ,te afermit ,fqinjet ,miqt e te vrarit : keta zakonisht pyeten per ti zbuluar lidhjet ,sjelljet ,gjendjen shpirtërore te viktimes ,per kohen para vdekjes etj .

Versionet hetimore qe ngrihen me shpesh ne vrasje jane :1. Versione mbi natyren e ngjarjes ;2. Versione mbi motivin e vrasjes dhe 3. Versione Mbi mbi personat qe kann kryer

Vrasjen .________________________________________________________________

„KRIMINALISTIKA „ Latifi Vesel Prishtin 2006 fq.269

Po aty-„ KRIMINALISTIKA „ Latifi Vesel Prishtin 200 fq. 270.Kriminalistika Vllado .Vodinelliq Zagrep 1970 Fq. 445

Page 11: Punim Seminarik Kriminalistik

Po aty Gjithashtu Kriminalistika Vllado .V . Zagrep 1970 fq446

Taktika e Zbulimit te vrasjes

Konstatimi i ecuris se kryerjes se Vrasjes – Duhet te sqarohen pyetjet :Prej nga ka ardh egzekutuesi dhe ku eshte takuar me viktimen ?Duhet te ndiqen gjurmet e gjakut ne Dyer ,Dritare ,te qelurat e ndryshme psh tavolinen e bukës etj .

Duhet te fiksohet Zbulimi negativ – psh .gjaku ne dollapin e teshave ose peshqir .A ka shkuar ehzekutuesi ne vendin e kryerjes me tesha te grisura ose me trup te lenduar . A i ka ndyer dhe pergjakur ku dhe ne ç‘masë etj.

Vendin e ngjarjes duhet ta mbikqyrim sepse ekzekutuesi mund te kthehet shpesh ne vendin e ngjarjes .

-Zbulimi kryekput –perveq pyetjes “Çka ndodhur ne vendin e ngjarjes “behet edhe pyetja tjeter themelore “ Kush ështe kryerësi “

Sqarimi i kësaj pyetje çon ka zbulimi ,fiksimi dhe shpjegimi i drejte i të gjitha gjurmeve edhe atyre qe flasin mbi personalitetin e egzekutorit .

Kur vlersohet se eshte e arsyeshme shfrytzohet edhe ndihma e Poligrafit (Zbulimit te gënjeshtres ) Ku efektet e këti mjeti jan mjaft te dobishme .

Metoda me e drejte dhe me e sigurt per te marr lajme te verteta eshte ne mbledhjen me kujdes ,verifikimin si dhe prezantimin e Provave .

Ne kete menyr i pandehuri bindet se faji me nuk eshte i fsheht .Njehersh duhet patur parasysh se pyetja e te pandehurit zhvillohet pa pengime ne qetesi dhe koncentrim maksimalisht .

„Kriminalistika“ Vllado .V odinelliq Zagep 1970 fq.448.

„KRIMINALISTIKA“ Latifi Vesel Prishtin 2006 fq. 272

Page 12: Punim Seminarik Kriminalistik

BIBLIOGRAFIA

Si pjesë më e rëndesishme e Këtij Punimi është Studimi Shkencor mënyra e Hulumtimit te Krimit ne Përgjithsi Lidhje me zbulimin ,sqarimin e Vrasjes me Saktësisht .

Ky Punim Si detyrë Kryesore ka pasur të përmbledh nje pjesë të literatures lidhur me „Metodiken e Zbulimit ,Hulumtimit dhe Sqarimit te vrasjeve „.Nga Punimet e vlefshme si te librave te botuara më parë nga ana e Prof.Dr.Vesel Latifi Si nje Nga Doktorët e parë te Lamisë së Kriminalistikës Ndër Shqiptar por mund të thuhet edhe në Jugusllavi ,që kemi disa nga botimet lidhur me qështjet e Kriminalistikës Si : „TAKTIKA KRIMINALISTIKE „ Prishtinë 2001, „Politika Kriminale „ Prishtinë 2003 ,Dhe „Kriminalistika „ Zbulimi dhe te provuarit e Krimit botimi i 5 Prishtinë.

Gjithqka si përmbledhje me këtë temë :Metodika e Zbulimit,hetmit dhe sqarimit te Vrasjeve Ka dal si përmbledhje nga 3 botimet e Librave te Autorve :Dr.Vesel Latifi dhe Dr.Vllado Vodinelliq .

Prof.Dr.Vesel Latifi „KRIMINALISTIKA „ Zbulimi dhe te Provuarit E Krimit Prishtin 2006 Botimi i 5 i Plotësuar .

Prof.Dr.Vesel Latifi „Taktika Kriminalistike „Prishtin 2001

Prof.Dr.Vesel Latifi „ Politika Kriminale“ Prishtinë 2003 Ribotim.

Prof.Dr.Vllado Vodinelliq „Kriminalistika „ Beograd 1970 i përpiluar ne bazë të ligjeratave te mbajtura nga viti 1947.

Disa Nga Punët e vlefshme të Ivan Kobovcit (Të marrura në Internet )

Mbrojtja Juridike Penale e Pasurisë NGA Elezi I . Tiranë 2002 .

Përmbledhje te Disa rasteve nga koha e paraluftës ne Kosovë si dhe nje ProcesVerbal lidhur me shikimin ne vendin e ngjarjes te Vitit 2002 në Gjykata E Qarkut Gjilan .etj.