punim seminarik-marketingu ne ndermarrjen "devolli group"

19
Universiteti i Prishtines Fakulteti ekonomik Departamenti:Ekonomiks PUNIM SEMINARIK Tema:Marketingu ne ndermarrjen``DEVOLLI GROUP `` Prof.Dr.Fatos Ukaj Punoi:Ajete Malaj Prishtine,2016

Upload: ajete-malaj

Post on 15-Apr-2017

605 views

Category:

Presentations & Public Speaking


25 download

TRANSCRIPT

Page 1: Punim Seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Devolli Group"

Universiteti i Prishtines

Fakulteti ekonomik

Departamenti:Ekonomiks

PUNIM SEMINARIKTema:Marketingu ne

ndermarrjen``DEVOLLI GROUP ``

Prof.Dr.Fatos Ukaj

Punoi:Ajete Malaj

Prishtine,2016

Page 2: Punim Seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Devolli Group"

PERMBAJTJA:

1.Hyrje ………………………………………………………………………….3

2.Marketingu si nocion………………………………………………….4

3.Historiku i shkurter i ndermarrjes”DEVOLLI GROUP” ..5

3.1.Ku eshte ndermarrja sot? ………………………………………..6

4.Marketingu ne ndermarrjen”DEVOLLI GROUP”…………..7

5.Konkurenca ne treg……………………………………………………..8

6.Produktet………….………………………………………………………….9

7.Cmimet……………………..………………………………………………….11

8.Distribucioni………………………………………………………………..12

9.Promocioni…………………………………………………………………..13

10.Perfundimi…….…………………………………………………………..14

11.Literatura…………………………………………………………………..15

Page 3: Punim Seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Devolli Group"

1.HYRJE 

Ne kete punim seminarik do te trajtoj ndermarrjen ``DEVOLLI GROUP``,historikun e themelimit te saj,marketingun ne kete ndermarrje,konkurencen ne treg,avansimin e produkteve te saj dhe do te tregoj se ku ndodhet kjo ndermarrje sot.

Page 4: Punim Seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Devolli Group"

2.MARKETINGU SI NOCION

Fjala marketing rrjedh nga fjala angleze``market``qe do te thote treg.

Marketingu eshte proces shoqeror dhe menagjues permes te cilit individet dhe grupet perfitojne ate per çka kane nevoje dhe çka deshirojne permes krijimit,ofrimit dhe kembimit te produkteve te vlefshme me te tjeret.

Perkufizimi me i pershtatshem i marketingut eshte ai sipas``Shoqates Amerikane te marketingut`` qe thote se ``Marketingu eshte nje set institucionesh dhe procesesh per krijimin,komunikimin,ofrimin dhe sherbimin e ofertave me vlere drejt konsumatoreve,klienteve,partnerve dhe shoqerive ne pergjithesi.

Nis nga fakti se kuptimi i konceptit te marketingut perqendrohet te konsumatori çdo ndermarrje afariste qe merret me prodhimin e produkteve dhe sherbimeve per te qene e suksesshme duhet te ndjeke politiken e marketingut.

Page 5: Punim Seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Devolli Group"

3.HISTORIKU I SHKURTER I NDERMARRJES``DEVOLLI GROUP``

Ndermarrja``DEVOLLI GROUP`` eshte themeluar nga i ndjeri z.Ibrahim Devolli me 1989 ndersa aktivitetin afarist e filloi me 1990.Ne fillim ishte nje ndermarrje e vogel me gjithsej 30 punetore e me teknologji te thjeshte.Ndersa sot,Shkelqim Devolli,djali i z.Ibrahim Devollit zhvilloi nje korporate te njohur rajonale me me shume se 500 punetor me teknologjine me moderne te kohes qe njihet si``DEVOLLI CORPORATION``ose DEVOLLI GROUP.

``DEVOLLI GROUP`` eshte krenare per pervojen e saj 26 vjeçare,gjate se ciles ka arritur te vendose nje standard te deshmuar te cilesise.Pas 26 vjet pervoje afariste dhe rritjes se vazhdueshme,``DEVOLLI GROUP`` eshte e gatshme te perballet me sfidat teknologjike te se ardhmes.

Page 6: Punim Seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Devolli Group"

3.1.KU ESHTE NDERMARRJA SOT?

Ndermarrja``DEVOLLI GROUP`` sot eshte ndermarrja me adekuate ne Kosove qe ofron produkte me cilesi dhe çmime me te mira ne treg me produkte 100% vendore.

Aktualisht ``DEVOLLI GROUP`` ka nje ekip te kualifikuar udheheqes.Ka me shume se 500 punetore te fokusuar kryesisht ne permbushjen e nevojave te konsumatorit.

Udheheqja e saj synon qe ne nje periudhe afatmesme te rrise numrin e punetoreve deri ne mijera.

Me rrjetin gjitheperfshires``DEVOLLI GROUP`` arrin te furnizoje me prodhime dhe sherbime te mira çdo kend te Kosoves,Shqiperise dhe te Maqedonise dhe ne menyre te sigurt po e zgjeron eksportin edhe ne shtete te tjera.

Page 7: Punim Seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Devolli Group"

4.MARKETINGU NE NDERMARRJEN``DEVOLLI GROUP``

``DEVOLLI GROUP`` si ndermarrje e suksesshme ne Kosove gjithmone eshte perkujdesur per fushen e marketingut ne menyre sa me efikase,qysh ne fillim ka pasur qasje te mire tek konsumatori permes marketingut ne baze te cilit lirshem mund te themi se ka luajtur rol vendimtar ne zhvillimin e ndermarrjes deri aty ku eshte sot.

Marketingun e saj``DEVOLLI GROUP`` çdo here e ka zhvilluar ne tri drejtime te cilat gjithmone kane pasur sukses:

Reklamat televizive, Sponsorizimin e emisioneve dhe Lojerat shperblyese.

Page 8: Punim Seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Devolli Group"

5.KONKURENCA NE TREG

Duke marre parasysh se ne Kosove egzistojne disa ndermarrje te cilat prodhojne qumesht dhe lengje por edhe importi eshte mjafte i madh ne vendin ton,perkunder kesaj per shkak te kualitetit,çmimeve dhe standardeve te larta Evropiane qe i posedon kjo ndermarrje lirshme mund te themi se eshte e para ne vendin tone dhe me gjere,madje u shperblye dy vite me çmimin e arte`` The Century International Quality Era Awards`` si dhe çmimin prestigjioz per cilesi.Ne konkurence per keto çmime kishte kompani me nam boteror nga 71 vende te botes.

Si konkurente te ``DEVOLLIT GROUP``mund te permendim :Alpsko,Dukat,Zott,Meggle,Maxi etj.

Page 9: Punim Seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Devolli Group"

6.PRODUKTET

``DEVOLLI GROUP`` eshte nje nder prodhuesit me te medhenje vendor dhe ne kuader te ndermarrjes bejne pjese qumeshtorja Vita,lengjet Tango dhe Mia vita me nenproduktet e tyre.Produktet e ``DEVOLLI GROUP`` jane bere zgjedhja e pare e konsumatoreve dhe jane prezente kudo qe zhvillohen aktivitetet biznesore.

Qumeshti Vita-``DEVOLLI GROUP``ka filluar te perpunoje qumeshtin Vita ne vitin 2003.Vita eshte qumeshti i pare ne Kosove i perpunuar me teknologjine me moderne UHT dhe i paketuar me ambalazhin e Tetra Pak-ut.Permes sistemit UHT qumeshtii ruan per nje kohe te gjate freskine dhe ushqyeshmerine per te cilat tashme eshte e njohur gjithandej.Prodhimtaria e fabrikes se produkteve te qumeshtit ka nje kapacitet prej 12.000L te qumeshtit UHT per h. Nenproduktet e qumeshtit Vita jane:

Bene Vita, Jogurt i fresket, Vita schmand, Vita Kos,Ayran dhe Kids, Coffee Milk.

Mia Vita-eshte produkti me i ri i lengjeve te frutave te cilesise se larte premium.Seria e prodhimeve Mia Vita vjen ne disa shije te ndryshme:portokall,dredhez,boronice,molle dhe pjeshke.Duke perdorur teknologjine e fundit per prodhimin e lengjeve te frutave``DEVOLLI GROUP``ka arritur te siguroje kontrolle maksimal te cilesise:qe nga kontrolli i lendes se pare pergaditja e deri te paketimi me i ri prizem.

Page 10: Punim Seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Devolli Group"

Tango Life-permban lengje te cilesise se larte per te rritur dhe per femije.Kapaciteti prodhues eshte 12,000L ne h. Ky artikull dominon ne tregun e Kosoves dhe ate te Shqiperise.Ne laboratoret modern te``DEVOLLI GROUP`` behen analiza dhe ekzaminime te rregullta kimike dhe mikrobiolo-gjike me qellim per t`u sigururar se lengjet Tango Life i posedojne te gjitha vitaminat perkatese ashtu siç i permbajne edhe vete frutat.

Page 11: Punim Seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Devolli Group"

7.CMIMET

Princip i ndermarrjes``DEVOLLI GROUP`` eshte perpilimi i çmimit final ne raport me standardin jetesor ne Kosove,gjithnje duke marre parasysh koston e prodhimit me kualitativ,gje qe u arrit me investime substanciale ne teknologjike me paritetin afatgjate te kthimit te investime.

Cmimet e disa prej produkteve te``DEVOLLI GROUP`` ne tregjet e Kosoves jane:

Qumeshti Vita, 1L-0.80euro, Vita Schmand, 400gr-0.65euro, Mia Vita, 1L-0.55euro, Tango Life 1L-0.45euro.

Page 12: Punim Seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Devolli Group"

8.DISTRIBUCIONI

``DEVOLLI GROUP`` mes shume aktiviteteve te veta bazike ka zhvilluar dhe adaptuar sistem shume modern te distribuimit i cili ka shtrirje ne tere territorin e Kosoves.

Sot ``DEVOLLI GROUP`` ka ne pronesi nje flote automjetesh transportuese mbi 100 automjete duke perfshire :

Kamione te rende(10-20t), Kombi distribues(3.5t)dhe Automjete te vogla te tipit pick-up.

Siq e ceka edhe me pare perveq gjitheperfshirjes se``DEVOLLI GROUP``me prodhime dhe sherbime ne tere Kosoven,Shqiperine dhe Maqedonin ajo ka zgjeruar eksportet e saj ne 18 shtete perfshire ketu SHBA-te,Kanadane,Angline,Suedine,Zvicrren,Austrine,Holanden,Da-nimarken,Norvegjine,Italine,Sllovenine,Turqine,Malin e zi,Serbine,Gjermanine etj.

Page 13: Punim Seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Devolli Group"

9.PROMOCIONI

Si shume ndermarrje tjera edhe``DEVOLLI GROUP`` ndan nje pjese prej buxhetit te saj per promocion ne menyre qe te qendroje me afer konsumatoreve.

Ajo realizon promovimin e produkteve te saj permes kampanjave te ndryshme,lojerave shperblyese,promovimeve ne rrjetet sociale,reklamat televizive,sponzorizimeve te bizneseve te shumta.

Page 14: Punim Seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Devolli Group"

10.PERFUNDIMI

Ne kete punim seminarik trajtova ndermarrjen``DEVOLLI GROUP``, historikun e saj,funksionimin,marketingun,zgjerimin e saj ne treg dhe avansimin e ndermarrjes sot.

Page 16: Punim Seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Devolli Group"