punim seminarik: ruajtja e trashegimisë historike
TRANSCRIPT
1
UNIVERSITETI ‘’HASAN PRISHTINA’’
FAKULTETI FILOZOFIK-PROGRAMI ARKIVISTIKË
STUDIME NE NIVELIN MASTER
PUNIM SEMINARIK
Lenda: Arkivistikë-Teori dhe Praktikë
TEMA: Ruajtja e Trashëgimisë Historike
Mentori: Punoi:
Prof.dr Selim Daci Agon Hashani
As. Mentor Hasani Benjamin Hashani
Fatmir Avdijaj
Prishtinë 2014
2
Përmbajtja
Hyrje.....................................................................................3
Terminologjia e ruajtjes........................................................4
1.Ruajtja...............................................................................4
2.Restaurimi.........................................................................4
3.Rikonstruktimi...................................................................4
4.Rehabilitimi.......................................................................5
Institucionet për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë
historiko-kulturore në Kosovë..............................................6
1.MKRS................................................................................6
2.KKTK.................................................................................6
3.Arkivat..............................................................................7
4.Muzet...............................................................................7
5.OJQ-CHWB........................................................................8
Objekt historik çka?.............................................................9
-Kalaja e Prizerenit...............................................................9
Ana ligjore për mbrojtjen e arkivave....................................12
-Cilat janë obligimet e krijuesve dhe poseduesve të lëndës
arkivore?.............................................................................13
- Cilat janë obligimet e arkivave?.........................................14
Ruajtja e burimeve të shkruara historike..............................15
-Tre faktorët fundamental të ruajtjes....................................16
-Planifikimi i ruajtjes.............................................................17
- Emërimi i personit përgjegjës për ruajtje............................18
-Objektet(hapësirat) për ruajtje............................................19
Përfundime...........................................................................22
Literatura..............................................................................23
3
Hyrje
E kaluara e një shteti-kombi pasqyrohet ose mësohet
në të tashmen vetëm në saj të materialeve historike
dhe kjo e kaluar e çfarë do lloji mund edhe të shihet,
preket dhe te studiohet nga afër, kjo varet nga niveli që
janë ruajtur këto materiale historike(objekte historike,
artefakte, burime të shkruara etj)
Ky punim seminarik do të shtjelloj ruajtjen e te
kaluarës, por duke u fokusuar më shumë në
trashëgiminë historike të shkruar për arsye të interesit
personal dhe kolegial.
Ky punim do të përqendrohet më shumë në plan-
programin e ruajtjes së trashëgimisë historike, që
përfshin anën ligjore-morale që kërkohet për ruajtjen e
trashëgimisë historike, aspektin strategjik të punës në
mënyrë që materialet historike të jenë sa më të
ruajtura që të shfaqim sa më mirë dhe më saktë së sytë
4
studiuesit, hulumtuesit, vizitorit periudha e krijimit të
këtij materiali historikë.
Terminologjia Ruajtjes
Gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre të ruajtjes,
bartësit e ruajtjes së trashëgimisë historike kanë futur
terme të ndryshme për veprim të njëjtë siç janë:
ruajtje(preservation), restaurim(restauration),
rikonstruktim(reconstruction) dhe rehabilitim për të
cilat ka konfuzion dhe dallime lidhur me
kuptueshmërinë e tyre dhe duhet të përpiqemi të
arrijmë një terminologji sa më të kuptueshme dhe
universale.
Ruajtja: Është proces me anë të të cilit arrihet
të mbrohet forma ekzistuese, struktura,
materiali punues etj e materialit të
trashëgimisë historiko-kulturore, por nëse kjo
metodë nuk është e mundur atëherë ekziston
forma tjetër
Restaurimi: Është akt me anë të të cilit
rikthehet(tentohet) forma e mëparshme e
objektit, materialit historiko-kulturor.
5
Rikonstruktimi: Është akt me anë të të cilit1
1. Gashi, Ibrahim, ‘’Historia Politike-Menaxhimi i Programeve për Ruajtjen e Historisë, Prishtinë 2005’’ fq.101,102
6
bëhet ndërtimi i ri i objektit sipas formës dhe
detajeve strikte të objektit që nuk ekziston
më. Forma e dytë e rikonstruktimit është
kopja, sipas të cilës bëhet kopja e objektit të
ndjeshëm apo të nevojës që ky objekt të ruhet
në një vend më të përshtatshëm në mënyrë
që kopja ta zëvendëson origjinalin gjatë
ekspozimit.
Rehabilitimi: Si term i katërt që ka hy në
leksionin e ruajtjes, rehabilitimi njihet si akt i
përfitimit të përkujdesjes së shtetit, i cili
përmes riparimit do të adaptohet dhe për
shfrytëzime bashkëkohore, por në aso
destinimesh që korrespondojnë me vlerat e
tyre historike, arkitektonike dhe kulturore.
Për këto metoda të ruajtjes ne mënyrë të përgjithshme
vlen një rregull që profesionistet e këtyre(termeve)
gjatë procesit te punës të përpiqen në maksimum për
ruajtjen e origjinalitetit te objektit apo materialit
historiko-kulturor.2
2 Gashi, Ibrahim, ‘’Veprim i përmendur’’ fq. 103,104
7
Institucionet për mbrojtjen dhe ruajtjen e
trashëgimisë historiko-kulturore ne
Kosovë
1. Ministria e Kulturës, rinisë dhe sportit
2. KKTK(Këshilli i Kosovës për trashëgiminë kulturore)
3. Arkivat
4. Muzetë
5. OJQ-CHWB etj
MKRS- Si institucioni më i lart i shtetit mbikëqyr,
financon institucionet tjera për kulturë(ruajtje te saj)
por edhe përkujdeset për identifikimin, ruajtjen,
konservimin dhe prezantimin-publikimin e
trashëgimisë kulturore-historike të Kosovës.
KKTK- ёshtё organ i cili krijohet nga Kuvendi i Kosovës, i
cili përcakton edhe objektin e veprimtarisë sё tij nё
fushën e trashëgimisë kulturore. Ai pёrbёhet nga 7
anёtarё, tё cilët zgjidhen pёr njё mandat tri (3) vjeçar
nga Kuvendi i Kosovës, duke respektuar përbërjen
etnike nё Kosovë. Kuvendi i Kosovës, miraton buxhetin
e Këshillit tё Kosovës për trashëgimi kulturore Mënyra
e organizimit dhe funksionimit te Këshillit tё Kosovës3
3 http://www.mkrs-ks.org/repository/docs/Ligji_Nr._02-L-88_per_Trashegimine_Kulturore.
8
për trashëgimi kulturore do tё rregullohet me njё akttё
brendshëm tё miratuar prej tij.Këshilli i Kosovës për
trashëgimi kulturore do tё identifikojë masat e
domosdoshme tё mbështetjes financiare pёr
trashëgimi Kulturore për secilin vit nga Kuvendi i
Kosovës nё pajtim me kёtё ligj. Këshilli i Kosovës për
trashëgimi kulturore, nё ushtrimin e veprimtarisë sё tij
bashkëpunon me Institucionet kompetente qё
veprojnë nё fushën e trashёgimisё kulturore.
Arkivat- Janë institucione që luajn rol thelbësor për
ruajtjen e trashëgimisë së shkruar gjatë tërë historisë
njerëzore, ato këtë rol e dëshmojnë me evidencimin
deri te botimi dhe publikimi i dokumentacionit me
rëndësi historike-shkencore për të mundësuar
shfrytëzimin këtij dokumentacioni për qëllime
shkencore-hulumtuese, edukativo-arsimore etj i cili
dokument është i patjetërsueshëm në kohën e tashme
dhe që do të shërbej në të ardhmen. 4
Muzetë-janë institucione jo-profitabile dhe të hapura
pёr publikun që tё hulumtojnë, konservojnë, mbledhin,
komunikojnë dhe ekspozojnë trashёgiminё eluajtshme5
4 Osmani,Jusuf, ‘’Arkivistika-teoria dhe praktika’’ Prishtinë 2005, fq.29,30 5 http://www.mkrs-ks.org/repository/docs/Ligji_Nr._02-L-88_per_Trashegimine_Kulturore.
9
për qëllime tё studimit, tё edukimit dhe tё shijimit nё
shërbim tё shoqёrisё dhe tё zhvillimit të saj.
OJQ-CHWB- Fondacioni Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) është organizatë jo-qeveritare suedeze e dedikuar për shpëtimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të prekshme dhe të pa prekshme të ndikuara nga konflikti, neglizhenca apo fatkeqësitë njerëzore dhe natyrore. Ne e shohim punën tonë si një kontribut vital në ndërtimin e demokracisë dhe mbështetjen e të drejtave njerëzore.
CHwB është neutrale sa i përket palëve në konflikt, por
jo në të gëzuarit e të drejtave të të gjithë njerëzve për
trashëgiminë kulturore – sot dhe në të ardhmen. CHwB
punon me trashëgiminë kulturore si një forcë aktive në
pajtimin, ndërtimin e paqes dhe zhvillimin ekonomik
dhe social duke krijuar kapacitetet, ndërgjegjësimin
dhe mundësitë për ruajtjen dhe shpëtimin e
trashëgimisë kulturore në shoqëritë e prekura nga
konflikti, neglizhenca apo fatkeqësitë njerëzore dhe
natyror(CHWB)6
6 http://chwb.org/kosovo/kush-jemi-ne/historia/
10
Objekt historik, çka?
Për të klasifikuar një objekt ose vend si ‘’historik’’
duhet përgjegjësi e madhe(nga programet e caktuara për ruajtjen e historisë), përgjegjësi sepse ai objekt ose vend
duhet të ketë një rëndësi të veçantë, kur themi rëndësi të
veçantë, rëndësia ka faktor të ndryshëm, disa objekte duhet të ruhen sepse pa to i humb ‘’shkëlqimi ose
rëndësia një lagje ose vendi të caktuar’’, disa objekte
duhet të ruhen sepse ato mund të përdoren edhe në ditët e sotme duke ua ndërruar funksionin dhe disa duhet të
ruhen sepse paraqesin interes individual-shtëpiak, por
me një rëndësi të veçantë(ashtu mendoj un) si dhe fanatizëm duhet shikuar objektet ose vendet që
paraqesin të kaluarën e shtetit dhe kombit. Pra nuk u
dashka vetëm përgjegjësi për përzgjedhjen e një objekti historik por edhe përgjegjësi profesionale dhe morale
për ruajtjen e tyre.
Tani do të ofrojmë një shembull të një objekti historik
për rendësin që ka dhe si praktikohet ruajtja e tij. 7
Kalaja e Prizerenit- Kalaja e Prizrenit gjindet në jug-lindje të qytetit Prizren, konsiderohet të jetë simboli i qytetit dhe një element me rëndësi në identitetin kulturor të Kosovës. E ndërtuar në një kodër të lartë, në një ambient piktoresk dhe në një pozitëjashtëzakonisht strategjike, Kalaja ngrihet mbi qytet sikurse edhe mbi luginën e thellë të Lumëbardhit dhe rrafshin e Dukagjinit. Kalaja i ka
7 Gashi,Ibrahim, ‘’Historia ... veprim i përm.’’ Fq. 111,112
11
fillet e saj në periudhën e parë të qytetërimit të këtij rajoni, në parahistori, me një zhvillim të vazhdueshëm në periudhën Bizantine dhe Osmane. Është përdorur ekskluzivisht si kala deri më 1912. Kalaja tani është dukshëm e dëmtuar dhe është në listën e vendeve të World Heritage in Danger (Trashëgimia e botës në rrezik)Kalaja e prizrenit vlersohet sin je monument me vlera te jashtzakonshme arkeologjike,arkitektonike,dhe historike ne Kosov dhe ne rajon. E vendosur mbi një kodër në qendrën historike të Prizrenit, ajo paraqet një peizazh kulturor që simbolizon qytetin dhe një elementë me rëndësi të identitetit tonë. Kalaja e Prizrenit gjendet në listën e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme, e kategorizuar si Nënkategori: Lokalitet Arkeologjik / Rezervat.Bazuar në Konventën Evropiane për ruajtjen e Trashëgimisë Arkeologjike (Konventa e Valetës, 1992), intervenimet hulumtuese dhe konservuese në lokalitete arkeologjike duhet të bëhen me një kujdes maksimal duke përdorur metoda jo-destruktive për të ruajtur autenticitetin e shtresave të ndryshme që paraqiten në lokalitet.Aktivitetet hulumtuese në Kalanë e Prizrenit për pesë vite me radhe asnjëherë nuk i janë prezantuar publikut për të pasqyruar gjetjet8
8 http://kosovare.forumotion.com/t2555-prizreni-ne-burimet-historike-mesjetare
12
shkencore që janë bërë në këtë lokalitet me rëndësi të jashtëzakonshme.
Ndërtimet e fundit degradojnë vlerat e Kalasë së Prizrenit në disa aspekte: - Dëmtim i gjurmëve dhe dëshmive arkeologjike: ndërtimi i objektit është bërë mbi gjurmët e mureve të vjetra të Kalasë; - Degradim i tërësisë vizuale të Kalasë: objekti i ndërtuar cenon pamjen vizuale të Kalasë së Prizrenit duke dalë në pah si një strukturë e huaj.
Në Kalanë e Prizrenit mungojnë dispozitat themelore për mbrojtjen e vlerave të saj, hyrja në Kala nuk është e kontrolluar duke e rrezikuar edhe integritetin e ruajtjen e shtresave arkeologjike të gjurmuara.9
9 http://kosovare.forumotion.com/t2555-prizreni-ne-burimet-historike-mesjetare
13
Ana ligjore për mbrojtja e arkivave
Në kuadrin e ruajtjes së trashëgimisë historike
padyshim bën pjesë edhe lënda arkivore. Lënda
arkivore garantohet me ligj, pa marr parasysh pronë e
kujt është dhe ku gjendet. Për dallim të monumenteve
kulturore, lënda arkivore ruhet me parimin ‘’ex
Lege’’(kuptim gjeneral ‘’nga ligji’’)
Mbrojtja e lëndës arkivore realizohet përmes
procedurave të evidentimit, grumbullimit, rregullimit,
klasifikimit, mirëmbajtjes, mikrofilmimit, digjitalizimit,
përpunimit, restaurimit dhe sigurimit nga dëmtimet
eventuale. Në ditët e sodit mbrojtja e lëndës arkivore
rregullohet me konventa ndërkombëtare, ligje, dekrete
ligjore, rregullore dhe akte tjera ligjore dhe nënligjore.
Në Kosovë lëndën arkivore dhe arkivat në përgjithësi i
rregullon ligji i miratuar në vitin 2012(Nr.04/L-088)
Janë shumë parime mbi të cilat mbështetet politika
ligjdhënëse në aspektin e mbrojtjes së lëndës arkivore
si në vijim: që lënda arkivore është me interes të
përgjithshëm nacional dhe duhet të sigurohet mbrojtje
të posaqme dhe shfrytëzim për arsye shkencore,
kulturore etj; që lëndën arkivore askush nuk guxon ta10
10 Osmani Jusuf, ‘’Arkivistika .. veprim i perm.’’ Fq.49,50
14
dëmtoj, huazoj ose ta cenoj tërësinë e saj pa pëlqimin e
organit ose organeve kompetente etj.
-Cilat janë obligimet e krijuesve dhe poseduesve të
lëndës arkivore?
Në bazë të ligjit të lartpërmendur, arkivat janë të
obliguara të bëjnë kontrollin sistematik të lëndës
arkivore te poseduesit, por edhe poseduesit e lëndës
arkivore ose fond-krijuesit kanë rregullore të cilës
duhet ti përmbahen këtë e rregullon neni 14 i ligjit të
lartpërmendur(nr.04/L-088) si vijon:
-ruajtja e materialit arkivor në gjendje të rregullt dhe
mbrojtja e tij nga dëmtimi deri në dorëzimin e tij në
arkivin kompetent;
-dërgimi i materialit arkivor me kërkesën e Agjencisë
për regjistrim dhe ruajtje si dhe informimi i kësaj për
çdo ndryshim apo zhvillim përkitazi me të;
-evidentimi dhe klasifikimi i materialit arkivor sipas
sistemit të përcaktuar për menaxhimin zyrtar të
materialeve;
-dërgimi i materialit arkivor në Agjenci pas kalimit të
afatit të përcaktuar me këtë ligj.
Në rast të dështimit të fond-krijuesit ti përmbush këto
obligime, organi ose arkivi kompetent ka të drejt ti11
11 Ligji për arkivat shtetrore(Nr.04/L-088) ‘’neni 14-detyrat dhe përgjegjësit e fond-krijuesit’’
15
ndërmerr masat për ruajtjen e lëndës arkivore por me
shpenzime të fond-krijuesit.
-Cilat janë obligimet e arkivave?
Në bazë të ligjeve vendore dhe akteve ndërkombëtare
arkivi obligohet që:
-të zbaton masa mbrojtëse për lëndën arkivore dhe të
kujdeset për sigurimin e saj;
-të rregullon, regjistron, publikon si dhe të jap në
shfrytëzim lëndën arkivore;
-të bëjë ruajtjen e lëndës arkivore që gjendet jashtë
arkivit dhe cakton masat për ruajtjen e saj;
-të pranoj lëndën arkivore publike;
-të grumbulloj lëndën arkivore private përmes blerjes,
faljes dhe depozitit;
-të kryej punën e restaurimit dhe të konservimit të
lëndës arkivore etj.Gjithashtu arkivat janë të
detyrueshme të informojnë publikun për të drejtën e
tij për shfrytëzimin e lëndës arkivore, të aplikojnë
mënyra bashkëkohore për krijimin, ruajtjen, mbrojtjen
e lëndës arkivore etj në mënyrë që të arrihet efikasiteti
sa më i madh për ruajtjen e trashëgimisë historike këtë
rast lëndës arkivore12
12 Osmani, Jusuf, ‘’Arkivistika ..veprim i perm.’’ Fq.52,53 * Ligji për Arkivat e Kosovës, “veprim i përm ...”
16
Ruajtja e burimeve të shkruara historike
Ruajtja e burimeve të shkruara kërkon kujdes të
veçantë dhe sigurisht ky proces duhet të udhëhiqet nga
njerëz profesionist apo së paku të kenë një pasion të
veçantë për këtë punë në mënyrë që këtyre
dokumenteve me një vlerë të patjetërsueshme tu
kushtohet një përkujdesje e veçantë.
Principet apo ligjet kyqe të ruajtjes janë këto:
1)Ruajtja është veprimi më i rëndësishëm dhe ndër
misionet më themelore që mund të ndërmirren
gjatë veprimtarisë së ruajtjes.
2)Ruajtja bazike është obligative. Për ruajtjen e
këtyre dëshmive duhet të sigurohen kushtet sipas
rregulloreve ligjore në fuqi, pra secili institucion
është i obliguar që konform ligjit ti përmbush disa
standarde themelore që të evitoj në maksimum
rrezikun që u kanoset dokumenteve(lagështia,
pluhuri, temperaturat e ulta/larta etj)
3)Procesi i ruajtjes së materialeve arkivore duhet
planifikuar mirë. Etj.13
13 Gashi, Ibrahim, ‘’Historia ...veprim i përme.’’ Fq.105,106
17
-Tre faktorët fundamental të ruajtjes
Përbërja kimike: Kërkon studim të përbërjes së
materialit ku është shkruar dëshmia(burimi)
historike, duhet të studiohet hollësishëm në
mënyrë që të verifikohet qëndrueshmëria e tij.
Shumica e materialit historik është e shkruar në
letër, i cili material(letra) pas revolucionit
industrial i është shtuar acid dhe kështu kërkon
tretman të veçantë kimik në mënyrë që acidi të
mos kryej funksionin e tij(vetë-shkatërrues) në
letër.
Ambienti i ruajtjes: Objekti ku ruhen këto dëshmi
duhet të mos krijoj kushte për zhvillimin e
dëmtuesve të burimeve historike, pastaj ky objekt
duhet të mos absorboj temperatura të larta në
mënyrë që të mos thaj letrën, të mos depërtoj
lagështia në mënyrë që myku të mos mbështjell
materialin historik, po ashtu pluhuri në atë objekt
duhet të jetë inekzistent. Pra edhe ky faktor është
shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e burimit
historik.14
14 Gashi , Ibrahim. ‘’Historia ...veprim i përme.’’ Fq.107
18
Njeriu: Faktori më i madh ekzistencial i ruajtjes së
burimit historik është njeriu, pa të cilin burimi
historik nuk do të ishte krijuar, por edhe pa
përgjegjësinë e tij ky burim historik nuk do të
ruhej. Megjithatë njeriu di të jetë edhe
shkatërrues i tij(burimit-materialit historik)
nganjëherë për arsye personale, politike, fetare,
ideologjike etj, e nganjëherë nga pakujdesia për
përmbajtjen ndaj ligjit për ruajtjen si dhe gjatë si
dhe gjatë luftrav, trazirave, mos dijes së vlerës së
këtij materiali historik etj.
-Planifikimi i ruajtjes: Dokumentet nuk mund të ruhen
përgjithmonë, mirëpo për të mundësuar
qëndrueshmërinë sa më të gjatë të dokumentit, na
duhet një planifikim i detajuar i ruajtjes.
Së pari duhet hartuar një formular për ruajtjen e
dokumentit në aspektin fizik:
-Gjendja fizike e hapësirës për deponim
-madhësia e dhomave
-kualiteti i rafteve dhe shfrytëzimi i kontejnerëve
-siguria, veçmas shkalla e mbrojtjes nga hyrjet e
personave të pa-autorizuar15
15 Gashi, Ibrahim, ‘’Historia ...veprim i përm.’’ Fq.107,108
19
-sistemi alarmues
-prezenca e detektorëve të tymit dhe të zjarrit si dhe
sistemi i vetë-zjarrëfikjes
-kualiteti dhe gatishmëria e stafit të ruajtjes, etj.
Pastaj hapi i dytë ka për qëllim finalizimin e sistemit të
planifikimit duke u adresuar në disa faktor:
-Misioni dhe vizioni i programeve të ruajtjes;
-Filozofia e programit të ruajtjes;
-Përgjegjësitë;
-Qëllimet;
-Objektivat dhe aktivitetet;
-Çështjet që duhet diskutuar;
-Analizat dhe zhvillimi i strategjive;
-Buxheti.
-Emërimi i personit përgjegjës për ruajtje: Përveç
pasionit për ruajtjen arkivore si dhe njohurisë për këtë
fushë, ai(personi përgjegjës për ruajtje) duhet
paraprakishtë të jetë i përgatitur për çdo rast ku
cenohet siguria e dokumentit në fushën ku është
caktuar ky person. Diçka që është vitale që ky person të
mund të jetë pjesë e strategjisë për ruajtje të burimeve
historike, është plotësimi i disa kompetencave që16
16 Gashi, Ibrahim, “Historia ...veprim i përm.” Fq.109 * Kodi etik i arkivistit
20
kërkohen prej tij:
-Të jetë i zhvilluar profesionalisht në aspektin e
ruajtjes;
-Hartimi i formularit të ruajtjes mbi kushtet fizike të
deponimit dhe formularin për koleksionet;
-Zhvillimi i ruajtjes së planifikuar;
-Të bëj parapërgatitje dhe të ndërmerr masa të
mëhershme në mënyrë që të parandaloj apo përballoj
ndonjë fatkeqësi eventuale; etj.
-Objektet(hapësirat) për ruajtje: Sigurisht që objekti
ku është deponuar burimi historik duhet të jetë i sigurt
si p.sh nga zjarri, lagështia, të ketë sistem të akcesit të
kontrolluar, etj. Një mjedis optimal siguron
jetëgjatësinë e dokumentit, prandaj ekspertët e kësaj
fushe kanë disa rekomandime si p.sh temperatura në
hapësira të ruajtjes duhet të jetë 18-200C+, lagështia
maksimale të shkoj deri 45%. Një tjetër faktor që
ndikon në ruajtjen e materialit të deponuar është
sistemi(efikas) i ajrosjes, pra për të arritur efikasitet në
këtë aspekt duhet:
-Një sistem i ajrosjes veçantë vetëm për hapësirat ku
ruhen dokumentet apo materiali historik, i shkëputur17
17 Gashi, Ibrahim, “Historia ...verpim i përm.” Fq.109,110
21
nga sistemet e përbashkëta me zyrën, kuzhinën etj;
-Dritare dhe dyer të mbyllura hermetikisht;
-Kondicioner për parandalimin e hyrjes së ajrit të
kontaminuar;
-Monitorim i rregullt dhe ndërrim i filterav të ajrit kohë
pas kohe; etj.
Drita është një tjetër element që nëse është e tepruar
mund ta dëmtoj dokumentin, për këtë nevojitet që të
eliminohen rrezet ultravjollce në këtë hapësirë, raftet
të mos jenë në ekspozim të vazhdueshëm të dritës etj.
Pastaj efekti “pakujdesi e njeriut” mund të paraqet
rrezik për dokumentin, kështu në këto hapësira nuk
lejohet ngrënia dhe pija po ashtu ndalohet pirja e
duhanit rreptësishtë.18
18 Gashi, Ibrahim, “Historia ...veprim i përm.” Fq.110,111
22
Përfundime
Pasi që kjo temë kërkon një shtjellim dhe studim të
gjerë nuk mund të themi se kemi arritur të kapim të
gjitha elementet e veçanta që kërkon fusha e ruajtjes
së trashëgimisë historike, por megjithatë jemi munduar
të bëjmë një shtjellim elementar të detajuar pasi që
edhe vet jemi ende ne procesin “fillestar-elementar” te
përsoshmërisë se kësaj fushe dhe Arkivistikës në
përgjithësi.
Me përfundimin e këtij punimi mund të konkludojm se
ruajtja e trashëgimisë historike kërkon një vigjilencë,
dëshirë dhe profesionalizëm te stafi kompetent për
arsye se trashëgimia historiko-kulturore janë te
patjetërsueshme dhe me këtë kuptojmë që nëse
zhduken me apo pa qëllim nuk mund të rikthehen më,
dhe kjo duhet të shërbej si stimulim që ta ruajmë me
fanatizëm trashëgimin historiko-kulturore të kombit
tonë.
23
Literatura
Primare:
-Osmani,Jusuf, “Arkivistika-teoria dhe praktika”
Prishtinë 2005
-Gashi,Ibrahim, “Historia Publike-menaxhimi i
programeve për ruajtjen e historisë
-Kodi Etik i Arkivistit
Dytësore
- Standardi Ndërkombëtar Iso 15489
-http://kosovare.forumotion.com/t2555-prizreni-
ne-burimet-historike-mesjetare
- http://chwb.org/kosovo/kush-jemi-ne/historia/
- http://www.mkrs-
ks.org/repository/docs/Ligji_Nr._02-L-
88_per_Trashegimine_Kulturore.