punim seminarik - tema : “trajtat e pushtetit shtetËror”

12
PUNIM SEMINARIK TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR” PROF : FEJZULLAH BERISHA STUDENTËT : ARIANIT ZEQIRI FATLUME DERMAKU DHJETOR 2014 ABDUL RRAHMAN MALIQI

Upload: arianit-zeqiri

Post on 07-Aug-2015

295 views

Category:

Presentations & Public Speaking


3 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”

PUNIM SEMINARIKTEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”

PROF :

FEJZULLAH BERISHA

STUDENTËT :

ARIANIT ZEQIRI

FATLUME DERMAKU

DHJETOR 2014

GJILAN

ABDUL RRAHMAN MALIQI

Page 2: PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”

FORMAT E PUSHTETIT SHTETËROR Në aspektin historik , mbi bazën e formës së sundimit apo

rregullimit shtetëror , shtetet janë ndarë në shtete despotike apo perandori të ndara në provinca , qytete-territore e kështu me rradhë.Me formën e pushtetit shtetëror njësohet pushteti I cili shtrihet në kuptimin administrativ,në raportin që vendoset ndërmjet aktivitetit të organeve qëndrore me ato lokale.Sipas ndarjes së pushtetit duke u bazuar në dallimet ndërmjet tyre , dallojmë pushtetin :

LEGJISLATIV

EGZEKUTIV

GJYQËSOR

Page 3: PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”

PUSHTETI LEGJISLATIV SI VEPRIMTARI LIGJVËNËSE E SHTETIT

Pushteti Lesgjislativ është organi më I lartë I pushteti shtetëror dhe njëkohësisht organ legjislativ ose kushtetutdhënës.Ky pushtet përfaqësohet nga organi më I lart shtetëror dhe civil Parlamenti.

Parlamenti është organ kolegjial që përfaqëson popullin e zgjedhur prej këtij të fundit nëpërmjet një procedure të veqantë.Miraton ligjet si norma juridike që rregullojn marëdhëniet shoqërore.Ligjet zbërthejnë dhe I konkretizojnë marëdhëniet e ndryshme shoqërore , të cilat në parim janë të rregulluara nga normat kushtetuese.Si rregull Ligjet janë aktet e përgjithshme juridike që përcaktojn sjelljet e njërzve si dhe të organeve përkatëse shtetërore.

Pushteti legjislativ konsiston në autorizimin për të miratuar si akt më të lart juridik kushtetutën , ligjet dhe aktet tjera juridike, nëpërmjet të cilave mundësohet realizimi I shtetit dhe I së drejtës.

Pushteti ligjvënës I është atribuar Kuvendit,që përbëhet vetëm nga një dhomë e vetme me 140 deputetë.

Kuvendi zgjidhet qdo kater vjet.Ai I zhvillon punimet e tij në sesione që fillojnë në janar dhe shtator.Gjithashtu mund të mblidhet edhe në sesion të jashtëzakonshëm kur kërkohet nga presidenti,kryeministri apo 1/5 e deputetëve.Kuvendi zgjedh nga përbërja e tij kryetarin.Në kuvend krijohen edhe grupet parlamentare që përfaqësojnë partitë politike.Për krijimin e një grupi parlamentar kërkohet një numër minimal prej 5 deputetësh.Kuvendi fuksionon sipas një rregulloreje që e miraton ai vetë.

Deputetët ata në momentin e pranimit të detyrës së tyre përfitojnë një status të veqantë që u siguron atyre disa privilegje dhe garanci.Ky status njihet ndryshe me termin “Imunitet Parlamentar”

Kuvendi ka dy funksione kryesore :

1.Funksioni I drejtimit dhe kontrollit politik

2.Funksioni legjislativ

Kuvendi përveq seancës plenare, njeh edhe punën në Komisione Parlamentare.Komisionet Parlamentare janë organe të brendshme të Kuvendit që zgjidhen prej tij dhe në gjirin e tij.Komisionet mund të jenë të përhershme dhe të posaqme.Pranë komisioneve të përhershme për qështje të caktuara brenda pëbërjes së tyre funksionojnë shpesh herë edhe nën komisionet për probleme të veqanta.

PARLAMENTI

Grupi Parlamentar

Një instrument I Kuvendit është edhe grupi parlamentar , Grupet Parlamentare janë grupe deputetësh që krijohen në Kuvend sipas përkatësisë pariake ose sipas orientimit të tyre politik.

Grupe Parlamentare mund të formojë qdo parti , antarët ose përkrahësit e së cilës zgjidhen si përfaqësues të popullit.Dhe gjithë deputetët që I përkasin të njëjtës parti formojnë një grup parlamentar.Por sipas rregullores së deri tanishme të Kuvendit , numri minimal për krijimin e një grupi është 5 deputetë.

Page 4: PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”

Organet e administratës shtetërore janë pjesë e pushtetit ekzekutiv , ato krijohen në njësitë dhe fushat të cilat janë domethënëse për krijimin e shtetit dhe realizimin efikas të të drejtave dhe detyrimeve të qytetarëve dhe personave juridik.

Qeveria si bartëse e pushtetit ekzekutiv , e drejton veprimtarinë e organeve shtetërore dhe bën mbikqyrjen e veprimtarisë së tyre.Organet e administratës shtetërore, kompetencat e tyre I realizojnë në mënyrë të pavarur , në bazë të ligjit dhe në kuadër të Kushtetutës dhe për veprimtarin e tyre mbajnë përgjegjësi para qeveris.

Organet e administratës shtetërore janë të detyruara që qytetarëve tu sigurojnë , realizim të drejtë dhe efikas të të drejtave dhe lirive kushtetuese .Ato gjithashtu , janë të detyruara të punojnë në mënyrë transparente , përkatësisht, ta informojnë publikun pë veprimtarinë e tyre në pajtim me kushtetutën dhe ligjin, përveq kur informacionet e veprimtaris së tyre kanë të bëjnë me sigurin kombëtare , sekret shtetëror ose të dhëna personale të qytetarëve të cilat janë të mbrojtura me ligj të veqantë.Me ogranet e administratës shtetërore në fushën , e mbrojtjes dhe të policisë, udhëheqin persona civil në mënyrë direkte , para se të zgjidhen në ato funksione, kanë qenë persona civil më së paku tre vjet.Organizimi dhe veprimtaria e organeve të administratës shtetërore rregullohet me ligj I cili nxirret me shumicë votash , nga 2/3e votave nga numri I përgjithshëm I deputetëve .Organet e administratës shtetërore mund të formohen si :ministri ,organe të administratës shtetërore dhe organizata administrative.

PUSHTETI EKZEKUTIV ADMINISTRATIV

Page 5: PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”

Qeveria përbëhet nga :KryeministriZv.KryeministriMinistrat

Ajo kryesohet nga kryeministri kurse ministrat qëndrojnë në krye të dikastereve të tyre, ministrive përkatëse . Kushtetuta nuk e përcakton numrin e ministrave, qka do të thotë se organizimi I brendshëm I saj është në diskrecionin e partisë ose koalicionet që merr pushtetin pas zgjedhjeve.

Kryeministri ka një pozitë të veqantë udhëheqëse brenda qeverisë.Ai bën emërimet ministrale dhe presidenti I republikës nuk mund të bëjë asnjë emërim të ministrave pa propozimin e kryeministrit.Ai kontrolon tërë aparatin qëndror të qeverisjes dhe përcakton detyrat për organet e piramidës qeveritare.Vetëm fakti që dorëheqja e kryeministrit shkakton rënien e qeverisë mjafton si përmbledhje e atyre që thamë me sipër.Kryeministri disponon një aparat në krye të të cilit qëndron sekretari I përgjithshëm.Ky aparat nuk funksionon si një ministri dhe merret me pregaditjen e ematerialeve që shqyrtohen në qeveri.Vendimet e Këshillit të Ministrave e mbajnë firmën e kryeministrit dhe jo të të gjithë antarëve që kanë votuar për të.

Qeveria e re formohet në dy raste :

-Kur fillon një legjislaturë e re

-Kur kryeministri I një qverie jep dorëheqjen

Procedura për caktimin e qeverisë fillon me konsultimet që zhvollon presidenti I Republikës për emërimin e kryeministrit.Në rastin kur shumicën e vendeve në parlament e ka një forcë politike emërimi I kryeministrit është I thjeshtë.Kjo forcë bën propozimin e kryeministrit dhe emërimi I tij nga presidenti mbetet I një karakteri thjesht formal.Por kur kemi një parlament të fraksionuar , ku asnjëra nga forcat

Qeveria e Kosovës

Nuk ka shumicën ka shumicën absolute, detyra e presidentit paraqitet me komplekse.Ai do të zhvillojë fillimisht konsultime me atë parti që ka fituar shumicën relative të vendeve.Pas zgjedhjes së kryeministrit, është ky I fundit që paraqet listën e ministrave për formimin e qeverisë.Brenda 10 ditëve nga dita e dekretimit të presidentit për formimin e qeverisë,kryeministri I paraqet për miratim Kuvendit përbërjen e Këshillit të Ministrave dhe programin e tij politik.Kuvendi ka të drejtë rë refuzojë dery në dy herë këtë përbërje , në rast të kundërt Kuvendi duhet të shpërndahet dhe të zhvillohen zgjdhje të reja .

Page 6: PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”

PUSHTETI GJYQËSOR

Pushteti gjyqësor është ai pushtet, I cili ka si qëllim mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, të përcaktuara me aktin më të lartë juridiko-politik,kushtetutën apo me ligj.

Pushteti gjyqësor është pushtet I pavarur nga pushteti legjislativ dhe ekzekutiv.Egziston një raport I ndërsjellë ndërmjet pushtetit gjyqësor dhe atij legjislativ, pikërisht në fushën e mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut , ku këto të fundit janë të njohura dhe sanksionuara me ligj garantohen dhe mbrohen nga pushteti gjyqësor, në rast shkeljeje të tyre. Pushteti shtetëror gjyqësor njësohet me veprimtaritë që përfshijnë zbatimin e normave juridike, ku rregullat e përgjithshme juridike zbatohen në praktikën e përgjithshme shoqërore , duke I konkretizuar ato.

Veprimtaria gjyqësore synon që të zgjidhen konfliktet civile, që lindin ndërmjet shtetasve ose ndërmjet këtyre dhe organeve shtetërore si dhe ndëshkojnë shkelësit e normave juridiko-penale sipas parashikimeve ligjore. Gjyqësori zbaton të drejtën nëpërmjet nxjerrjes së vendimeve të ndryshme gjyqësore dhe në kuadër të rendit juridik përkatës vendos me aktin e saj që quhet aktgjykim.

Gjykatat veprojnë në bazë të rregullave procedurale rigoroze , gjykatat duhet ti nënshtrohen vetëm ligjit dhe kurrsesi presioneve dhe ndikimeve të tjera të jashtme. Organi gjyqësor zgjidhet dhe shkarkohet nga organi më I lartë I pushtetit shtetëror Parlamenti

Sistemi gjyqësor në disa shtete është I organizuar dhe funksionon sa vijon : - Gjykata supreme - Gjykata e apelit - Gjykata e distrikteve apo federale - Gjyqet me kompetenca të veqanta.

Pushteti gjyqësor në Republikën e Kosovës është I organizuar dhe funksionon në tri shkallë gjykimi : - Gjykata Themelore- Gjykata e Apelit- Gjykata Supreme

Page 7: PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”

Gjykata themelore janë gjykata të shkallës së parë .

Ekonomike Administrative Krime të rënda Për të mitur

Gjykatat e apelit janë gjykata të shkallës së dytë .

Në rast të mos pajtimit për vendimin e Gj.Themelore lënda bartet te gjykata e apelit

Gj.Apelit jep vendim të prerë për dyshim të shkeljes procedurale lënda shkon në Gj.Supreme

Gjykatat Supreme është instanca më e lartë gjyqësore në Kosovë dhe ka juridiksion në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Në rast të shkeljes procedurale nga gjykata e apelit atëher lënda kalon te gjykata supreme ku përdoren mjete të jashtzakonshme juridike

Page 8: PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”

PARIMI I NDARJES SË PUSHTETEVE Për nga raporti dhe varësia e organeve të ndryshme

të pushtetit teoritë e ndryshme juridike I klasifikojnë dy përkatësisht tre sisteme kryesore të ndarjes së pushteteve :

- SISTEMI PRESIDENCIAL

- SISTEMI PARLAMENTAR

- SISTEMI I PËRZIER SI SISTEM I KONVENTËS

Page 9: PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”

SISTEMI PRESIDENCIAL

Sistemi presidencial bazohet dhe është I krijuar në SHBA.Në SHBA kemi të bëjmë me sistemin e ndarjes së pushteteve , siq është pushteti legjislativ, I cili ushtrohet nga kongresi,pushteti ekzekutiv-administrativ, I cili ushtrohet nga presidenti , të cilin e zgjedh populli amerikan , duke u mbështetur në realizimin e demokracisë së drejtpërdrejtë , përkatësisht me anë të votës së popullit shtetasve-qytetarëve në mënyrë të drejtpëdrejtë.Shefi I sistemin presidencial paraqet bartës të pushtetit ekzekutiv.Kryetari I shtetit – presidenti I shtetit ka pushtet në organet administrative, ku organet e administratës shtetërore I përgjigjen si rregull presidentit.Tek forma e qeverisjes presidenciale , rol kyq luan Presidenti I Republikës , që mvishet me rolin e dyfishtë të kryetarit të shtetit nga populli dhe nuk përfaqëson asnjë varësi besimi me Parlamentin përkatësisht Kongresin.Sistemi presidencial siguron, në një mënyrë apo tjetër , pavarsinë e pushtetit administrativ . Kongresi si rregull mund të urdhërojë gjykatat vetëm nëpërmjet nxjerrjes së ligjeve, por nuk mund të urdhërojë në nxjerrjen e aktgjykimeve të gjykatave.Sipas Prof.Dr. Arsim Bajramit mund ti dallojmë disa karakteristika dominuese te sistemi presidencial të cilat janë : 1.Pushteti shtetëror, në sistemin presidencial dhe I ekuilibruar në dy organe shtetërore:parlament dhe presidentin .2.Parlamenti dhe kryetari I republikës në sistemin presidencial paraqesin organe të pavarura, të cilat si rregull nuk mund ti kufizojnë njëri tjetrin.3.Në sistemin presidencial ,qeveria, zakonisht, organizohet në formë të kabinetit të ciln e formon dhe e kontrollon kryetari I republikës4.Kryetari I republikës (presidenti) , në sistemin presidencial, zgjedhet në mënyrë të drejtpërdrejt nga të gjithë qytetarët me të drejtë zgjedhje.5.Në sistemin presidencial , parlamenti dhe kryetari I republikës , disponojn me instrumente të kontrollit reciprok dhe të kufizimit të pushtetit të tyre.Në Kosovë nuk kemi sistem presidencial .

.

SISTEMI PRESIDENCIAL NË SHBA

Page 10: PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”

SISTEMI PARLAMENTAR

Sistemi parlamentar është formë e qeverisjes së pushtetit.Ministrat në sistemin parlamentar për punën e vet i përgjigjen parlamentit (organit ligjdhënës), andaj parlamenti mund të shpallë mosbesimin ndaj tyre dhe, natyrisht t'i shkarkojë ata.Qeveria si organ kolektiv i përgjigjet parlamentit, si edhe çdo ministër veç e veç. Pra, pushteti ligjdhënës ka mbikëqyrje dhe gëzon pushtet më të lartë sesa organet administrativo-ekzekutive.Në qoftë se raportet keqësohen në drejtim të qeverisë dhe organit ligjdhënës, atëherë këshilli i ministrave apo qeveria i propozon shefit të shtetit që ta shpërndajë parlamentin dhe, natyrisht të caktojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.Qeveria e ka iniciativën e propozimit të ligjeve, pra nëpërmjet propozimeve qeveria merr pjesë në fushëveprimin e organit ligjdhënës, madje shpeshherë qeveria i nxjerr aktet të cilat duhet të jenë në kompetencë të organit ligjdhënës.

Page 11: PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”

SISTEMI I PËRZIER SI SISTEM I KONVENTËS Është sistem i cili në vete bart elemente të dy sistemeve të mëparshme: sistemit presidencial

dhe sistemit parlamentar, përqëndrohet më tepër në forcimin e pushtetit ekzekutiv - në veçanti të shefit të shtetit, por bart edhe veçori të parlamentarizmit.Sipas sistemit të përzier, pozita e qeverisë është me e vetësishme nga parlamenti, por më e varur nga shefi i shtetit.Shefi i shtetit zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga populli,andaj gëzon edhe autoritet të lakmueshëm.Sipas këtij sistemi, kryetari apo shefi i shtetit e propozon mandatin për formimin e qeverisë, pra qeveria krijohet jashtë parlamentit dhe, duke pasur parasysh këtë kompetencë, kryetari në propozim të mandatit të qeverisë ka të drejtën e shpërndarjes së parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.Kryetari i shtetit shkarkon kryeministrin dhe me propozim të tij edhe anëtarët e tjerë të qeverisë, meqenëse ai vetë i zgjedh apo I emëron.Qeveria mban përgjegjësi politike para parlamentit.Parlamenti mund t'ua shkurtojë votëbesimin anëtarëve të qeverisë.Puna e qeverisë mbikëqyret nga parlamenti - mirëpo qeveria edhe në këtë rast në bashkëveprim me shefin e shtetit mund ta shpërndaj parlamentin.

Sistemi i konventes është aplikuar në Zvicër. Parlamenti I dalë nga votat e qytetarëve ushtron pushtetin ligjdhënës dhe atë administrativ. Tërë aktivitetin ligjdhënës dhe ekzekutivo administrativ e ushtron nëpërmjet organit të veçantë - Këshillit Kombëtar.Ky Këshill për punën e vet i përgjigjet parlamentit. Këshilli është organ ndihmës i parlamentit dhe çdo anëtar i tij udhëheq këtë këshill me mandat njëvjeçar. Pra, sipas sistemit të Konventës nuk ka organ të veçantë ekzekutiv - shefi i shtetit nuk ekziston.

Page 12: PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”

JU FALEM