punime të kuvendit legjislatura e 18-të viti 2010, nr · po i paguajmë ne sot. ne ishim të...

386
Punime të Kuvendit Legjislatura e 18-të Viti 2010, nr.3

Upload: others

Post on 06-Mar-2020

8 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

  • Punime të KuvenditLegjislatura e 18-të

    Viti 2010, nr.3

  • Përgatiti për botimDrejtoria e Shërbimit të Botimeve Parlamentare

  • PUNIME TË KUVENDIT

    Seancat plenare

    Viti 2010

    3

    Botim i KuvenditTiranë, 2010

  • 837

    REPUBLIKA E SHQIPËRISË

    Punime të KuvenditSeancat plenare

    LEGJISLATURA E 18-tëSesioni i dytë

    E enjte, 08.07.2010Seanca e paradites, ora 10:00

    Drejton seancën Kryetarja e Kuvendit,zonja Jozefina Topalli (Çoba)

    Rendi i ditës:

    1. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare

    të datës 01.07.2010.3. Miratimi i kalendarit trejavor për periudhën 5-

    22 korrik 2010.4. Projektligji “Për menaxhimin financiar dhe

    kontrollin”.5. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin

    nr.10091, datë 05.03.2009 “Për auditimin ligjor,organizimin e profesionit të ekspertit kontabël tëregjistruar dhe kontabilistit të miratuar””.

    6. Akt normativ nr.2, datë 16.06.2010 “Për njështesë në ligjin nr.7746, datë 28.07.1995 “Përhidrokarburet, kërkim dhe prodhim”, të ndryshuar”.

    7. Shqyrtimi i dekreteve të Presidentit tëRepublikës për emërimin e anëtarëve të Gjykatëssë Lartë.

    Jozefina Topalli – Zotërinj deputetë, hapimseancën.

    Për pikën e parë të rendit të ditës kanë regjistruaremrat nga opozita deputetët: Ilir Beqja, Arben Malaj,Gjokë Jaku, Eltar Deda, Alfred Dalipi, Blendi Klosi,nga maxhoranca: Edi Paloka, Selami Xhepa,Ferdinand Xhaferri, Gerti Bogdani, Leonard Demi,Sherefedin Shehu.

    Zoti Beqja, urdhëroni, 5 minuta!Ilir Beqja – Kolege dhe kolegë deputetë,Prej 8 ditësh Kryeministri, ministrat dhe mediat

    që i bien avazit të Kryeministrit vazhdojnë të tallenpublikisht me pensionistët, invalidët, të papunët dhefamiljet me ndihmë ekonomike.

    Sigurisht, si gjithmonë, i pari e nisi talljen SaliBerisha. Nuk është rastësi që ky njeri vazhdon tëtallet, jo thjesht sepse këtë e bën qysh se ka filluartë merret me politikë, por tani e ka më të përligjur.Para një viti ju vodhi votat. Pas kësaj nuk ndien mëasnjë grimë faji në ndërgjegjen e tij për çdo mashtrimqë mund të bëjë me shqiptarët. Madje, kësaj here,gënjen edhe në emër të integrimit, meqë drejtonkoalicionin e integrimit.

    Por, prej 8 ditësh, ju pensionistë, invalidë dhe

  • Viti 2010

    838

    Legjislatura e 18-të

    të papunë po e provoni edhe vetë se Kryeministri juka gënjyer. Ju ka gënjyer kur ju tha se po bën rritjenmë të madhe të pensioneve në 10 vjet. Shtesa epensioneve me 4% apo 6 %, është shtesa më eulët në 10 vjetët e fundit në Shqipëri. Ky ështërezultati i një viti qeverisjeje në emër të integrimit.Integrim nuk ka, por varfërim ka me bollëk.

    Ju ka gënjyer që prej 5 vjetësh kur deklaroi senuk do të ketë pension nën 100 dollarë. Pas 5 vjetëshpensioni i plotë nuk është më shumë se 95 dollarë,ndërsa pensionet e pjesshme janë më pak se 80dollarë. Këto janë pensionet e qytetit, ndërsa nëfshat pensionet nuk i kalojnë 70 dollarët. Edhe kyështë rezultati i një viti qeverisjeje në emër tëintegrimit. Integrim nuk ka, bollëk nuk ka, por kavetëm fukarallëk me bollëk.

    Ju gënjeu kur ju tha se po bën rritje ngaqë kambledhur më shumë taksa në dogana e tatime. Asnë tatime e as në dogana nuk ka mbledhur mëshumë, madje pas një viti koalicioni i integrimit ështëshndërruar në bandë që vjedh, trafikon e mitmerrnën petkun e integrimit.

    Në të vërtetë nuk ka asnjë lek rritje pensionesh.Lekët që merrni si shtesa janë lekë që ose i paguanisi taksa nga shtrenjtimi dyshifror i zërave bazë tëjetesës mujore ose të marra nga depozitat tuaja nëbankat e vendit, ku Sali Berisha është sot borxhliumë i madh.

    Por me lekët që morët si shtesa të gjithë ju blinimë pak sesa blinit një vit më parë. Prandaj kjo ështëtallja më e madhe dhe mashtrim më i madh që jubën sot Sali Berisha.

    Madje, përtej talljes, Kryeministri po e trash edhemë shumë zullumin e tij. Nga ky zullum nuk eshpëton dot sulmi që rreket të bëjë mbi opozitën.

    Madje, përtej talljes, Sali Berisha po shpërdoronedhe detyrën. Ka një vendim të Qeverisë të datës 1shkurt 2006, që, për ironi të fatit, është firmosurnga vetë Sali Berisha, i cili detyron çdo Kryeministërtë indeksojë pensionet në datën 1 maj të çdo viti.Moszbatimi i vendimit të Qeverisë është shpërdorimdetyre, ndërsa vjedhja e pensioneve për muajt maje qershor është kriminale.

    Vendimi që përmenda më sipër përcakton edhese si llogaritet inflacioni për pensionistët. Edhe këtëdetyrim Sali Berisha nuk e zbaton. Ky vendim thotëse ushqimet zënë 62 % të shpenzimeve mujore tëpensionistëve dhe jo 37 % sa ç’thotë INSTAT-i. Kyvendim thotë se energjia zë 10.7 % të shpenzimevemujore të pensionistëve dhe jo 4,3 % sa ç’thotëINSTAT-i.

    Në kushtet kur zyrtarisht pranohet që energjiaelektrike është shtrenjtuar 12%, uji i pijshëm ështështrenjtuar 26%, ushqimet janë shtrenjtuar 6-8 %,çdo nxënës maturant mund të llogarisë se inflacioniështë më i madh se 5%.

    Të shtosh pensionet më pak se inflacioni illogaritur është shpërdorim detyre. T’u vjedhëshpensionistëve qoftë edhe një qindarkë në korrik enë muajt që do të pasojnë, është kriminale.

    Të gjitha sa më sipër janë llogaritje që bëhen nëzyra. Në të vërtetë, në të gjithë Shqipërinë,pensionistët kanë provuar se shtesa mujore efaturave të energjisë elektrike dhe të ujit është 5herë më e madhe se shtesa e pensionit.

    Ka të tjera grupe sociale që ende nuk kanëmarrë asnjë shtesë apo Sali Berisha nuk u jep asçfarë ua ka dhënë ligji. Më shumë 60 mijë janëpersonat që marrin përfitim për aftësi të kufizuar dheduhen të kenë një përfitim jo më të vogël se pensionibazë në qytet. Ata edhe sot marrin 8700 lekë nëmuaj. T’u japësh më pak se detyrimi ligjor ështëshpërdorim detyre. T’u vjedhësh 2 mijë lekë në muajështë kriminale. 90 mijë familje që jetojnë vetëmme ndihmë ekonomike marrin vetëm 4 mijë lekë nëmuaj. Për këto familje qeveria e integrimit jep paravetëm për energji elektrike, ujë të pijshëm dhe përvetëm gjysmë buke në ditë.

    Lista e shpërdorimeve të detyrës dhe eveprimeve kriminale të Qeverisë së sotme ështëshumë e gjatë. Kësaj liste i shtohen edhe grabitjete pronës publike, korrupsioni në dogana e në tatime,monopolet që kanë kapur ekonominë, koncesionetpër klientë të familjes së Kryeministrit.

    Nëse nuk do të jenë këto grabitje janë të gjithamundësitë financiare që pensionistët, invalidët, tëpapunët, personat me aftësi të kufizuar të kenë rritjereale të përfitimeve që të kenë një jetesë më të mirëe më dinjitoze në vendin e tyre.

    Këto janë arsyet pse kjo Qeveri duhet të ikë.Ajo jo vetëm nuk solli integrimin, por po i varfëronshqiptarët. Për ne nuk është vetëm angazhim politiktë luftojmë për të larguar këtë Qeveri, por, më sëpari, është mision atdhetar.

    Falemnderit!Jozefina Topalli – Falemnderit!Zoti Xhepa, urdhëroni, 5 minuta!Selami Xhepa – Falemnderit, zonja Kryetare,Të nderuar kolegë,Nuk ka dyshim se sot shoqëria përballet me

    sfida serioze, me probleme komplekse, zgjidhjet etë cilave janë tepër të vështira dhe nuk ka dyshim

  • 839

    Viti 2010 Legjislatura e 18-të

    se çështja më madhore e botës së sotme janëborxhet, rivendosja e kontrollit mbi to në një mënyrëtë tillë që as të mos të rrezikojë të fusë botën nënjë periudhë rënie afatgjatë, por as të mos rrezikojëapo kompromentojë zhvillimin e ardhshëm të vendit.

    Çështja e borxheve është tashmë një temë evjetër në debatin filozofik, moral, etik dhe ekonomik.Një herë edhe një kohë edhe Perëndimi e kishte tëndaluar borxhin dhe uzurin, ato ishin mëkate tëjudaizmit, që feja kristiane i ndëshkonte ashpërsisht.Por lëvizja reformiste shënoi edhe fundin e këtijqëndrimi e bashkë me të edhe fillimin e ndarjes sëmadhe të Lindjes nga Perëndimi, ndarje që vazhdontë ekzistojë edhe në kohët e sotme.

    Etika protestante e kapitalizmit në kuptiminveberist ka pikërisht në thelbin e vet këtë mëkatfillestar, borxhin, pra që paratë e lira, të kursyeranga individë apo firma të mos flenë në kasaforta,por të përdoren për të zgjeruar investimet, prodhimindhe konsumin e shoqërisë. Vështirë se mund tëgjendet ndonjë libër i historisë së ekonomisë që tëdëshmojë progres shoqëror pa borxhe, publike apoprivate, që nga antikiteti e deri në ditën e sotme.

    Por ky qëndrim mbi borxhin ka marrë njëpërmasë cilësisht të ndryshme në shoqërinë esotme, në shoqërinë e bollëkut të konsumit. Krediakonsumatore sot është shndërruar në probleminmadhor ekonomik dhe moral të shoqërisë. Në shumëvende të zhvilluara kredia konsumatore ka arritur nëmbi 400% të prodhimit të brendshëm dhe madje,në disa vende, edhe mbi 1700%, që do të thotë senjerëzit shpenzojnë në një vit 4 deri në 17 herë mëshumë nga sa kanë mundësitë e tyre ekonomike.Për të ruajtur këtë nivel material të njerëzve, tëshoqërisë, të familjeve qeveritë janë shtyrëshpeshherë, pa dëshirën e tyre, në marrjen e mëshumë borxheve, Dashur pa dashur kemi mbërriturnë një situatë kritike për shoqërinë njerëzore tëbotës moderne, një shoqëri që po e blen të ardhmene saj nga brezat e ardhshëm me një çmim shumëtë lirë.

    E bëra këtë parantezë për të nënvizuarmprehtësinë e debatit aktual mbi borxhin dheimplikimin që ai paraqet për shoqërinë, si dhepërgjegjshmërinë që duhet të shoqërojëvendimmarrjen publike në qëndrimin ndaj borxhit,por e bëra njëkohësisht edhe për të çmitizuar paksakëtë propagandë që është bërë, në veçanti kohët efundit, si dhe spekulimet mbi çështjen e borxheve.

    Për hir të së vërtetës, duhet të themi që debatimë me vend në të gjithë këtë histori të derisotme të

    retorikave politike mbi gjendjen e ekonomisë ështëai mbi borxhin. Në këtë pikë më duhet të them sedo të isha dakord edhe me pikëpamjen dhe thirrjene bërë nga opozita për mosarritjen e pagës sëdeputetëve, por më duket një spekulim shumë imirëfilltë dhe shumë i shëmtuar përbaltja e politikavesociale të Qeverisë të kohëve të fundit dhe duhetthënë që është ndër rastet e rralla që realizohet njëpolitikë sociale e rritjes së pagave të ulëta, e rritjessë pensioneve dhe, pavarësisht se pensioni mbetetpension dhe një njeri nuk mund të blejë dot lumturinëme të, më duket se do të ishte e pahijshme tëspekulohet me një fakt të tillë të politikave sociale.

    Historia e borxheve në Shqipëri është ndryshe,sepse borxhi i dekadës së parë të tranzicionit ukrijua për të blerë të shkuarën, dështimin e njësistemi ekonomik që, pasi premtoi parajsën mbitokë, provoi se kishte qenë rruga më e shkurtër drejtferrit dhe deri në mesin e viteve 2000 buxheti nukmund të paguante as shpenzimet e mbajtjes nëkëmbë të aparatit shtetëror pa marrë borxh. Po tëshohim statistikat e bankave, nuk ka diskutim seQeveria ishte, e thënë në terma relativë, klienti ivetëm i sistemit bankar, në një kohë kur kredia përsektorin privat mezi arrinte në 9% të prodhimit tëbrendshëm.

    Sot ne marrim borxh në treg, por jo më për tëblerë të shkuarën, por për të ndërtuar të ardhmendhe unë besoj se ne do të mbetemi për një kohë tëgjatë një vend borxhmarrës, kjo për arsye të nevojavetë mëdha që dikton procesi i modernizimit tëshoqërisë sonë, nga njëra anë, dhe nivelet modestetë kursimeve të brendshme nga ana tjetër. Çështjaështë që kostot e pagimit të borxheve të jenë tëpërballueshme dhe të mos rrezikojmë apo tëkomprometojmë zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.Unë besoj se vendi ynë, me gjithë emocionin negativqë krijojnë retorikat politike brenda vendit, apopështjellimet që vazhdojnë të karakterizojnë tregjetfinanciare përreth nesh, nuk ndodhet në kufirin ealarmit. Sinjalet e kujdesit besoj se do të lexohensë shpejti me ndryshimet e ligjit të buxhetit të shtetit.

    Menaxhimi i borxhit më tepër se nivelet e tijështë problemi madhor i shoqërisë. Po shohim vendeqë kanë hyrë në krizë edhe nga një borxh nën 40%të prodhimit të brendshëm, ndërkohë që ka vendeme borxhe mbi 70% apo 100% të prodhimit tëbrendshëm, që vazhdojnë të bashkëjetojnë me topa ndonjë kërcënim serioz.

    Të nderuar kolegë të opozitës,E vetmja mënyrë për të kundërbalancuar efektet

  • Viti 2010

    840

    Legjislatura e 18-të

    negative të shkurtimit të shpenzimeve në rritjenekonomike janë reformat strukturore dhe Shqipëriaka nevojë urgjente për to, pra për reforma që do tënxisin investimet private dhe do të zgjerojnë bazëne ekonomisë. Reformat e sistemit gjyqësor....

    (I ndërpritet fjala se i mbaron koha.)Jozefina Topalli – Falemnderit, zoti Xhepa!Zoti Arben Malaj, urdhëroni, 5 minuta!Arben Malaj – Të nderuar kolegë deputetë,Kam kërkuar sot të flas përpara jush për një

    fenomen gjithnjë e më shqetësues. Kohët e funditveprimet e dhunshme të Qeverisë në trajtën eaksioneve me sa më shumë policë, po rëndojnëambientin shoqëror dhe politik në vend. Prishjet nëKsamil, Vlorë, Durrës, Hamallaj, spontaniteti dheklientelizmi me të cilën veprohet, fodullëku me tëcilin pozohet në media, dhuna me të cilat reagohetndaj qytetarëve, shumë shpejt do të tregojnë se bojae përdorur për të ngjyrosur fasadën e shtetit ligjordo të mbetet vetëm një pamje e shëmtuar dhe etrishtueshme. Askush nuk mund të kuptojë se cilatjanë interesat konkrete kur Qeveria, ndërsa fle gjumëpër 5 vjet, një ditë të bukur, pikërisht në prag tëfillimit të sezonit turistik, kur vëmendja edhe emedias ndërkombëtare drejtohet drejt promovimit tëpotencialeve turistike të vendit, me forca policorefillon një aksion spontan të prishjeve informale tëndërtimeve.

    Pas tranzicionit të viteve ‘90, pas braktisjes ngashteti të zonave më të vështira të vendit, pasimbetën pa mësues, pa infermierë, pa mjekë, paspërkeqësimit të infrastrukturës në këto zona, pasmungesës së rendit publik, pas mungesës së dritavee të ujit, mijëra familje nga këto zona, me shumësakrifica, u vendosën rreth qyteteve të mëdha tëvendit. Këto zhvendosje kanë qenë të dhimbshme,të shoqëruara me kushte të vështira për strehimdhe me kushte të vështira të jetesës, por pa dyshimka qenë një mundësi më e mirë për edukimin efëmijëve të tyre dhe një mundësi më e mirë për jetëne tyre të përditshme. Për ato shtëpi që prishen meaq dhunë, mijëra shqiptarë kanë punuar në kushtetë vështira në vende të ndryshme të botës largfamiljeve të tyre dhe me ato ndërtesa që prishenme aq fodullëk ka jo pak djersë dhe në disa raste jopak gjak të fëmijëve dhe të prindërve të tyre që janënë mërgim.

    Ka rreth 20 vjet që jo për faj të këtyre familjeveqë dëshirojnë një jetë më të mirë, por për faj tëkeqpërdorimit politik të tyre ky fenomen jo vetëmqë nuk është rregulluar duke u orientuar në zonat

    potenciale për urbanizim, por në prag të zgjedhjevee fushatave vendore dhe parlamentare është toleruardhe është keqpërdorur në mënyrë të përsëritur.Braktisja e fshatrave dhe orientimi drejt qendrave tëurbanizuara nuk është një fenomen tipik shqiptar.Tipik shqiptar është dështimi për të orientuar këtëproces, tipik shqiptar është dështimi i përsëritur iinfrastrukturës rurale për të përmirësuar cilësinë earsimit, shëndetësinë, mundësinë për biznes nëkëto zona, ndaj ndodh që braktisin fshatrat e tyre jothjesht banorët e zonave më të vështira të vendittonë, por edhe banorë fshatrash që janë jo mëshumë se 5 kilometra deri në 7 kilometra largqyteteve. Nga dhuna juaj mijëra familje mbeten nëankth, nga dhuna juaj miliarda lekë të fituara meplot vuajtje e sakrifica dalin jashtë qarkullimitekonomik të vendit për shkak të dështimit 20-vjeçar.

    Dy mund të jenë rastet konkrete të përcaktuaraedhe në Kushtetutë, kur ndërhyrja e shtetit mundtë jetë e fortë, por në asnjë rast nuk mund të jetë edhunshme.

    E para kur ka ndërtime informale që bllokojnëinvestimet publike që i shërbejnë të gjithë vendit osenjë komuniteti të caktuar. Pra, kur këto ndërtimepengojnë investimet për rrugët, portet, aeroportet,hekurudhat, shkollat dhe spitalet.

    Dhe rasti i dytë është kur cenohen dherrezikohen pasuritë kulturore të cilat në një procesintegrimi dhe globalizimi do të jenë të vetmet provareale të identitetit tonë kombëtar. Ngjarjet në Ksamil,Vlorë dhe Hamallaj janë raste konkrete të dështimittë Qeverisë. Vënia nën kontroll e informalitetit meforcën e dhunës shtetërore ka dështuar edhe nëvende me institucione shumë më të forta seShqipëria. Ekspertët më të mirë në botërekomandojnë si strategji më të mirë planeturbanistike afatgjata, orientimin e ndërtimin në zonaku urbanizimi është më i mundshëm dhe kurndërtimet e reja janë më të lehta dhe më të lira përt’u bërë. Ata rekomandojnë përmirësimin rrënjësishttë të gjithë faktorëve, ekonomikë e socialë që indihmojnë ata njerëz të banojnë në zonat e tyredhe jo t’i braktisin ato për të jetuar rreth qyteteve.

    Ne me politikat e strategjitë e zhvillimit duhet tërrisim hapësirat e zhvillimit që të pakësojmëinformalitetin, burokracinë dhe kostot për ndërtimetnë zonat e reja urbane. Vetëm kjo mund ta ulë realishtinformalitetin dhe korrupsionin, jo prishjet edhunshme dhe arrestimet mediatike.

    Të nderuar kolegë të maxhorancës, mosangazhoni miliona dollarë të taksapaguesve

  • 841

    Viti 2010 Legjislatura e 18-të

    shqiptarë për koncepte partiake, por krijoni fonde,struktura dhe bëni studime edhe 5 vjeçare, edhe100-vjeçare se ku do të shkojë zhvillimi i vendit përtë orientuar këdo që do të ndërtojë diçka të re! T’imiratojmë këto projekte strategjike, të bëhen tënjohura, të inventarizohen, madje edhe tëkontabilizohen këto prona si pjesë e strategjive tëzhvillimit afatgjatë të vendit. Duhet bërë sa më parëreforma administrative e vendit. Qytetet e mëdhapo mbyten nga dendësia e ndërtimeve, zgjerimi iinfrastrukturës së tyre do të bëhet gjithnjë më ivështirë dhe më i kushtueshëm.

    Mundësitë për ndërtime po zvogëlohen,sipërfaqet e gjelbërta dhe shplodhëse do të tkurren,pakësime mundësie për ndërtime në qytetet e mëdhatë vendit do të sjellë konkurrencë abuzive deri edhekriminale, nëse qytetet nuk zgjerohen me hapësiratë reja. Çdo prishje e dhunshme, çdo shkatërrimdhe bastisje në zona të ndryshme të vendit që kryhetnë mënyrë spontane pa i qartësuar se ku do tërivendosen dhe pa i ndihmuar se ku duhet tërivendosen, është dështim i sigurt për çdo qeveri tëdhunshme.

    Falemnderit!Jozefina Topalli - Falemnderit!Fjalën e ka zoti Bogdani.Gerti Bogdani - Falemnderit, zonja Kryetare!Të nderuar kolegë,Marr shkas për këtë fjalim të sotëm nga një

    shqetësim i vazhdueshëm i qytetarëve të zonës simedhe qytetarëve të Tiranës në lidhje me barrën e rëndëqë Bashkia e Tiranës u ka vendosur me rritjenekstreme të taksave vendore.

    Më lejoni t’ju lexoj paragrafin e parë të mesazhitnë një nga fletët që shoqëron njoftimin e vlerësimittatimor të Bashkisë së Tiranës për bizneset ekryeqytetit.

    Të nderuar taksapagues të qytetit të Tiranës,viti fiskal ka filluar dhe qyteti i Tiranës ka nevojë përkontributin tuaj me qëllim zbatimin e politikave dheprojekteve në zhvillimin e qytetit tonë dhe rrjedhimishtbiznesit tuaj.

    Në dukje i sjellshëm dhe shpresëdhënës, pornë realitet vetëm një fasadë që mbulon mesazhin ehidhur që vjen në fletët që vijojnë; taksat shumë mëtë rënduara dhe të rritura në mënyrë ekspomencialepër familjarët, bizneset e vogla dhe ato të mesme.Taksat kryesoret të Bashkisë së Tiranës, sidomostaksa e pastrimit dhe ajo e gjelbërimit kanë pasurnjë rritje drastike nga viti në vit. Kështu taksa egjelbërimit për biznesin e vogël vetëm nga viti 2008

    në vitin 2010 është mbidyfishuar në pjesën më tëmadhe të këtyre bizneseve. Po të vëmë re mevëmendje disa prej tyre, biznesi i vogël shitje mepakicë, bulmet, ushqimore, e artikuj industrialë, nëvitin 2008 paguante 5 mijë lekë në vit, në vitin 2010paguan 12 mijë lekë në vit, 2,4 herë më shumë.

    Biznesi i vogël; bar-kafe-restorant, në vitin 2008paguante 14 mijë lekë në vit, ndërsa në vitin 2010paguan 35 mijë lekë; 2,5 herë më shumë.

    Biznesi i vogël; kafe interneti, qendra interneti,në vitin 2008 paguante 14 mijë lekë në vit, ndërsanë vitin 2010 paguan 35 mijë lekë në vit; 2,5 herëmë shumë.

    Biznesi i vogël; njësi shërbimi, lojëra të hapuraose të mbyllura për fëmijë në vitin 2008 paguante14 mijë lekë në vit, ndërsa në vitin 2010 paguan 25mijë lekë në vit; 2,5 herë më shumë.

    Biznesi i vogël; profesione të lira, galeri arti tëpiktorëve, skulptorëve ose artistëve të tjerë në 2008paguan 5 mijë lekë në vit, ndërsa në vitin 2010 paguan12 mijë lekë në vit;2,4 herë më shumë.

    Për mendimin tim këta tregues të marrë ngafaqja zyrtare e Bashkisë së Tiranës janë shumë tërëndësishëm në disa aspekte.

    Së pari, kjo tregon një rritje të skajshme tëtaksave që bizneset e vogla dhe familjet shqiptaretë punësuar në to duhet të paguajnë, ndërkohë qëQeveria i ka ulur taksat deri në masën 50%. Dhekëtu dua t’i bëj thirrje kolegut tim socialist parafolësqë të hedhë sytë edhe nga taksat e Bashkisë sëTiranës, të cilën e drejton kryetari i partisë së tij,sepse do të vërë re që shpeshherë që biznesetpaguajnë më shumë taksa bashkie sesa tatimfitimi.Mbi të gjitha, rritja e taksave për biznesin e vogël etë mesëm në këtë periudhë është jashtëzakonishte dëmshme për punësimin dhe për zhvillimin ebiznesit, sidomos në një kohë kur përpjekjet janëpër të amortizuar pasojat e krizës botërore.

    Së dyti, këto shifra tregojnë dhe tipin e biznesitdhe të sipërmarrjes që është rënduar më shumënga taksat krahasuar me bizneset e tjera. Të gjithakëto biznese të cilave Bashkia e Tiranës u kadyfishuar taksat, ofrojnë shërbime shumë tërëndësishme për qytetarët e Tiranës, që ngashërbimet ushqimore deri te lojërat e fëmijëve, nënjë kohë kur Qeveria shqiptare po aplikon një ndërnismat më të rëndësishme të saj; Shqipërinëdixhitale dhe të rinjtë shqiptarë gjithmonë e më tepërkanë mundësinë dhe domosdoshmërinë e përdorimittë internetit, kryetari i bashkisë mbidyfishon taksatpër qendrat e internetit. Në një kohë kur arti në

  • Viti 2010

    842

    Legjislatura e 18-të

    Shqipëri ka nevojë për mbështetje më të madhe dhetë vazhdueshme kryetari i bashkisë, ish-artist,mbidyfishon taksat për hapësirat e përdorura përgaleri, për skulptorë, piktorë, dhe artistë të tjerë.

    Një tablo po kaq e zymtë është dhe ajo e taksëssë gjelbërimit dhe e taksës së pastrimit. Biznesete Tiranës mbingarkohen me shumëfishin e taksëssë vendosur nga Bashkia e Tiranës.

    Por viktimë e rritjes së taksave vendore nuk janëvetëm bizneset, janë edhe familjet e thjeshta,qytetarët e Tiranës. Rritjen drastike të taksave tëpastrim-gjelbërimit e kanë ndier edhe familjarët eqytetit të cilët në vitin 2008 paguanin 3 mijë lekëpër këtë taksë, ndërsa në vitin 2010 paguajnë 5mijë lekë. Ata në vitin 2008 paguanin 3 mijë e 600lekë për taksën e pastrimit ndërsa në 2010 paguajnë5 mijë lekë. Taksat vendore të Bashkisë së Tiranësshoqërohen nga një fenomen tjetër shumë interesant.Në rastin e mbledhjes së tyre Drejtoria e Taksave, eTatimeve dhe e Tarifave Vendore në bashki bën njëfushatë agresive dhe me sanksione të rrepta përata që nuk i paguajnë, që nga gjobat e deri nëbllokimin e llogarive bankare të biznesit. Por ngaana tjetër Bashkia e Tiranës e ka shumë të vështirët’u ofrojë qytetarëve shërbime për të cilat atapaguajnë. Pavarësisht se taksat janë dyfishuar,Tirana nuk është dy herë më e pastër, pavarësishtse taksat janë dyfishuar, ajo nuk është dy herë mëe gjelbër, pavarësisht se taksat janë dyfishuar,kryeqyteti nuk ka investime.

    Natyrshëm lind pyetja: Ku përfundojnë taksat epaguara nga qytetarët e Tiranës? Ashtu sikurseështë bërë e ditur dhe nga mediat, është epatolerueshme që qytetarët e Tiranës të paguajnëturet nëpër Shqipëri të zotit Rama si Kryetar iPartisë Socialiste, të paguajnë për lobimin e tijkundër Shqipërisë si Kryetar i Partisë Socialistedhe në dëm të çdo qytetari të Tiranës. Prandajështë obligim ...

    Jozefina Topalli – Falemnderit, zoti Bogdani!Fjalën e ka zoti Jaku.Gjokë Jaku – Të nderuar kolegë,Ka kaluar plot një vit nga zgjedhjet e 28 qershorit

    të vitit 2009 dhe është më se normale të bëjmë njëvështrim analitik për situatën, ngjarjet dhe dukuritëqë kanë ndodhur në këtë hark kohor. Zgjedhjet elira në vend, siç ndodh kudo në botën demokratike,përbënin momentin për zgjidhjen e çështjeve eproblematikave në zhvillimin e vendit, krijuan nyjëngordiane që ende sot edhe pas 20 vjetësh pengongjithçka në prosperitetin dhe integrimin e Shqipërisë.

    Dhe, paradoksalisht, këtu na ka futur gjithnjë i njëjtinjeri, armiku më i tërbuar i lirisë dhe i zgjedhjevedemokratike, i paafti, e papërgjegjshmi dhe ipandreqshmi, Sali Berisha.

    Zanafilla dhe burimi i të gjitha të këqijave janëzgjedhjet e 28 qershorit të cilat lindën në maternitetine tyre qeverinë e kësaj maxhorance që ushqehetnë grazhdin e votave të vjedhura, të kutive të mbyllura,që merr oksigjen nga korrupsioni dhe krimi për t’umbajtur në këmbë, çalamane siç lindi, përdorpatericën Ilir Meta. Pikërisht këtu e ka zanafillëndhe burimin situata e vështirë që përjeton Shqipëriadhe shqiptarët sot, një krizë totale tepër e rëndë.

    Kriza politike dhe ajo ekonomike përbëjnëvëllezërit siamezë të realitetit krizë të vendit, të cilatushqejnë njëri-tjetrin. Nëse nuk punohet urgjentishtdhe seriozisht për t’i gjetur diagnozën dhe filluarkurimin për shërimin e tyre, pa as më të voglindyshim, rrezikohet rëndë zhvillimi i vendit dhe jetesae shqiptarëve. Kriza politike ka përfshirë çdostrukturë të saj.

    Së pari, manipulimi i zgjedhjeve dhe mohimi itransparencës së tyre ka çuar në krizë jetënparlamentare. Ngërçi i madh në aktivitetin e saj,qëndrimi diskriminues e mohues i maxhorancës ndajopozitës, vendimmarrjet e papërgjegjshme medhunën e kartonëve, rrëzimi i mbi 30 akteve ngaGjykata Kushtetuese janë treguesit më sinjifikativëtë kësaj situate.

    Së dyti, mosrespektimi dhe shkelja e të drejtavedhe lirive themelore të njeriut, zgjedhjevedemokratike janë shenja të tjera të krizës. Po jukujtoj se nuk duhet të harroni kurrë që shqiptarët epërmbysën diktaturën në vitet ‘90, sepse liritë dhetë drejtat, zgjedhjet e lira, prona, shteti ligjor, evërteta, drejtësia janë vlerat më të çmuara, vlerat evetë jetës dhe ekzistencës së tyre, dhe pikërishtpse besojmë kaq realisht ndaj tyre kundërshtojmëme kaq forcë dhe këmbëngulje regjimin autoritar qëkërkon të instalojë Berisha me shpurën e tij.

    Së treti, mohimi i transparencës për gjithçkadhe specifikisht për të zgjedhjet e 28 qershorit mejustifikime groteske se nuk na lejon Kushtetuta. Porkushdo sot e di se nuk ka Kushtetutë në botë që epengon transparencën, sepse ajo është thelbi i saj,përndryshe, vajmedet se çfarë vendi jemi.

    Së katërti, kapja e shtetit në çdo qelizë të tij,që shfaqet në uzurpimin e të gjitha institucioneve,përplasja permanente mes njëra-tjetrës, drejtësia ekorruptuar dhe pothuaj inekzistente po çon përditëe më shumë me humbjen e kuptimit të ligjit dhe të

  • 843

    Viti 2010 Legjislatura e 18-të

    vërtetës për qytetarët shqiptarë. Kjo, sepse Berishaky demagog klasik asnjëherë dhe aspak nuk punonpër ndërtimin e shtetit ligjor, por vetëm për ndërtimine regjimit të tij autoritar dhe gjindjes që kullosin nëoborret e tij.

    Për sa i përket krizës ekonomike ajo është epërgjithshme, është asfiksuese.

    Së pari, vjen rrënimi i prodhimit ekonomik përshkak të mungesës së vizionit, por dhe të strategjivee politikave zhvillimore të kësaj Qeverie tëpapërgjegjshme dhe të paaftë në mosrealizimet ereformave të nevojshme, krijimi i oktapodëve tëmegamonopoleve të pushtetit, që kanë zaptuarekonominë, mungesa e rregullave të lojës dhe tëarbitraritetit të shtetit, prodhimi vendas në tërësi dheai bujqësor në veçanti, që janë harruar tërësisht nëaxhendën e kësaj Qeverie, janë drejt rënies sëfrikshme. Prej kohësh biznesi dhe prodhuesitshqiptarë kanë vënë ulërimën për këtë situatëkatastrofike.

    E dyta, arka e shtetit, që është realisht zemrae shtetit, po shkon drejt shkatërrimit dhe kjo tregonqartë mosrealizimin e të ardhurave për buxhetin eshtetit, taksat dhe doganat, rënien drastike tëinvestimeve publike në fondet e buxhetit të shtetit,mbylljen dhe tkurrjen e përditshme të biznesit, rritjene borxhit shtetëror, rritjen e inflacionit, rënien eaftësisë paguese të shtetit. Dhe për ta mbajtur nëjetë këtë, Qeveria përdor mekanizmat e saj qorraziduke gjobitur bizneset përmes taksave dhedoganave, duke privatizuar gjithçka që ka mbetur,nëse ka mbetur.

    Përveç zhgënjimit total të të gjithë shtresës sëpopullsisë për rezultatet e zhvillimit ekonomik,mungesës së reformës dhe të keqqeverisjes sëBerishës, ata i ka zënë për fyti me një lak mbytës,rritja e çmimeve të produkteve të jetesës, rritja enivelit të papunësisë, rritja e borxheve dhe inflacionit,rritja e numrit të qytetarëve që gjenden në listat egjata, rritja e numrit...

    (I ndërpritet fjala për arsye të mbarimit të kohëssë diskutimit.)

    Jozefina Topalli – Falemnderit!Zoti Demi, urdhëroni!Leonard Demi – Falemnderit, zonja Kryetare!Të nderuar kolegë,Dua të bëj të njohur se Komisioni i Sigurisë

    Kombëtare ka autoritet kushtetues të mbikëqyrëshërbimet informative të vendit, nëpërmjetnënkomisionit të përhershëm parlamentar të ngriturpër këtë qëllim. Këtë të drejtë e gëzon gjithashtu

    Prokurori i Përgjithshëm dhe inspektori iPërgjithshëm i SHISH-it, i cili është përfaqësuesi iKëshillit të Ministrave. Kontrolli parlamentar apombikëqyrja parlamentare e SHISH-it është njëelement tejet i rëndësishëm i sistemit ligjor të njëdemokracie funksionale. Ai është forma më erëndësishme e kontrollit demokratik dhe drejtimittë veprimtarive të shërbimit të fshehtë.

    Ky kontroll bëhet me ligj. Prandaj, Komisioni iSigurisë po bën përpjekje për të hartuar dheparaqitur, shpresojmë në sesionin e afërtparlamentar, një projektligj të tillë në bazë të përvojësmë të mirë të demokracive europiane.

    Sot drafti i tij ndodhet pranë sekretarisë sëkomisionit, në gjuhën shqipe e angleze dhe është ivlefshëm për çdo deputet, si dhe për grupet einteresit. Të hënën OSBE-ja do të dërgojë pranëKomisionit të Sigurisë një specialist britanik për tëna ndihmuar me ekspertizën e vet në këtë drejtim.Deputetët e interesuar janë të ftuar të kërkojnë takimme të në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.

    Qëllimi kryesor i këtij drafti është të ligjërojë njëkontroll parlamentar konstant të efektshëm, tëbesueshëm dhe të mirorganizuar të SHISH-it në disadrejtime:

    Së pari, në respektimin e të drejtave dhe lirivethemelore të njeriut.

    Së dyti, në përdorimin efektiv të burimevefinanciare që Kuvendi i miraton për veprimtarinëe tij.

    Së treti, në forcimin e këtij institucioni në luftëkundër rreziqeve që i kanosen Shqipërisë apo nëluftë kundër krimit që i kanoset vendit.

    Mbikëqyrja parlamentare është shumë erëndësishme, por ajo nuk duhet ekzagjeruar, sepseedhe ajo ka kufizimet e veta. Studiues të ndryshëm,kur analizojnë rezultatet e mbikëqyrjeveparlamentare, rreshtojnë një sërë arsyesh. Ata thonëse kufizimet e kësaj mbikëqyrjeje vijnë për shkakse një pjesë e deputetëve nuk kanë njohuri dhepërgjegjësi të mjaftueshme për institucionin dheveprimtarinë e shërbimit të fshehtë që ata duhet tëkontrollojnë, siç e kanë dëshmuar këto javë disadeputetë të Partisë Socialiste.

    Kontrolli i Shërbimit Informativ ngërthen njëdilemë, e cila është drejtpeshimi midis kontrollitdemokratik që i bëhet shërbimit informativ dheefektiviteti i këtij institucioni në detyrat e veta kritikedhe të rëndësishme në mbrojtje të vendit. Kjo dilemëmund të reduktohet te tensioni që krijohet midispërgjegjshmërisë, e cila kërkon transparencë dhe

  • Viti 2010

    844

    Legjislatura e 18-të

    Shërbimit Informativ, i cili kërkon fshehtësi. Masatqë merren për të kryer kontrollin parlamentar tëSHISH-it janë të ngjashme me ato që në përgjithësipraktikohen gjatë kontrollit demokratik të Forcavetë Armatosura. Por kësaj radhe ato janë më të forta,për shkak se shteti dhe shoqëria po futen në fushëne funksioneve të zbulimit. Masat që po i rreshtoj mëposhtë nuk kanë përparësi ndaj njëra-tjetrës, porduhet të zbatohen njëherësh. Ato ngërthejnëkompetencën e mbikëqyrjes, interesin dhe presionine publikut, si dhe profesionalizmin e këtij institucioni.

    Së pari, deputeti që do të merret me kontrollin eSHISH-it duhet të motivohet të zgjeroj njohuritë meSHISH-in, në mënyrë që të aftësohet për takontrolluar atë.

    Së dyti, të zgjedhurit në mënyrë demokratikekanë përgjegjësinë e kontrollit të shërbimit, por ataduhet të ruajnë, gjithashtu, sekretin dhe të mos enxjerrin atë për nevoja vetjake apo politike, siç kanëbërë rëndom deri më sot kolegët e opozitës.

    Kësisoj, më lejoni t’u sugjeroj grupeveparlamentare që t’i kenë parasysh këto përfundimekur të marrin vendimin e përcaktuar përfaqësuesit etyre në nënkomisionin për kontrollin e SHISH-it.

    Falemnderit!Jozefina Topalli – Falemnderit, zoti Demi!Zoti Deda, urdhëroni!Eltar Deda – E nderuar zonja Kryetare!Të nderuar kolegë deputetë,Kërkesa jonë dhe e gjithë popullit opozitar për

    një transparencë të plotë nuk është thjesht dhevetëm e kushtëzuar me vjedhjen e votës, por povërtetohet dita-ditës se pushteti, i cili vjen si rezultati devijimit të vullnetit të popullit është i destinuar qëtë sjellë vetëm kriza dhe degradim të shtetit, gjë ecila, tashmë, është evidente në çdo aspekt të jetëssonë të përditshme. Nuk ka familje shqiptare që tëmos e ndiej këtë krizë qeverisëse, e cila është ulurkëmbëkryq në sofrën tonë nëpërmjet rritjes sëpandalshme të çmimeve, rritjes së përditshme tëshkallës së papunësisë. Çdo ditë e më shumëvarfëria po bëhet e pashmangshme. Kjo krizë pondihet te bizneset, të cilat janë të destinuara që tëjenë pre e falimentimit vetëm nga shkalla e lartë edegradimit të shtetit nëpërmjet korrupsionit galopantqë ka përfshirë çdo qelizë të shtetit; po ndihet nëshërbimet sociale dhe publike, të cilat tregojnëkrizën ku kjo qeverisje po e zhyt çdo ditë e më shumëpopullin tonë.

    Prandaj, kërkesa jonë bashkë me popullinopozitar nuk ka për t’u ndalur, sepse ajo nuk është

    gjë tjetër, veçse realiteti që po jetojmë çdo ditë dhejo gënjeshtra televizive e Kryeministrit tonë, i cilimë shumë se çdokush tjetër ka treguar që vendindhe qeverisjen e tij e lë vetëm nëpërmjet krizave.

    E mora fjalën në këtë 5-minutësh për një fakt, icili ka të bëjë vetëm me muajin qershor dhe e tregonmë së miri se marrja e pushtetit është një detyrimdhe angazhim për të realizuar ato se çfarë u kepremtuar qytetarëve. U more qytetarëve të Vlorësvotën duke u premtuar se duke i prerë rrënjëtkorrupsionit, do t’u prisje një herë e përgjithmonërrugën investimeve, të cilat Qeveria e mëparshme ibënte në dëm të qytetarëve dhe vetëm për të përfituarajo. Madje, disa përfaqësues tuaj të këtij Parlamentiarritën deri aty sa ishin të gatshëm të dorëzoninedhe mandatet. Këto i thatë në qershorin e vitit 2005.Po çfarë ndodhi në të vërtetë? Pas ardhjes nëpushtet jo vetëm që i harruat premtimet, pornëpërmjet arrogancës qeverisëse dhe një mungesetë shumtë transparence arritët ta ndërtonit TEC-indhe ta trumbetonit si një investim serioz dhe mecilësi jashtëzakonisht të lartë mjedisore, duke utreguar shqiptarëve se nga 150 milionë euro endërtuat me 98 milionë euro.

    Në qershorin e vitit 2009, po në kulmin efushatës së Albanian Power Sector Generation andRestauring Project erdhët dhe i pret shiritin, vetëmpër efekt elektoral dhe korruptiv, një vepre tëpapërfunduar dhe që sot e kësaj dite ende nuk idihet fati.

    Më 30 qershor të vitit 2010 ju duhet ta kishitvënë në punë dhe duhet që të merrnit produktin përtë cilin u ndërtua kjo vepër, por ju, me dinakërinëmë të madhe i keni kërkuar Bankës Botëroreshtyrjen e afatit edhe për një vit, për arsye të cilat idini ju dhe vetëm populli shqiptar nuk i di, por ekupton se çfarë është.

    Ju, për të fshehur aferat tuaja korruptive, për tëfshehur ambiciet tuaja, për ta bërë pronë tuajën këtësi zonë, akoma sot e kësaj dite nuk dini si të dilninga ky pozicion ku ndodheni. Mirë që TEC-in e sollëttë një teknologjie tejet të vjetër në krahasim me atëçfarë premtuat dhe e ndryshuat nga TEC me gaznë TEC me naftë, pastaj me qymyrguri, por endesot ju nuk keni mundur që ta fusni atë në punë, përshkak të kostos jashtëzakonisht të lartë të prodhimittë energjisë, si edhe për shkak të defekteve teknike,të cilat ju nuk i kishit parashikuar gjatë projektit, tëcilat po i kushtojnë Qeverisë dhe popullit shqiptarmiliona euro. Ju mbase i shtuat buxhetit të shtetitnjë shumë të madhe borxhi për mosfillimin e

  • 845

    Viti 2010 Legjislatura e 18-të

    punimeve në kohën e duhur, kurse tani po e zhysniakoma edhe një herë tjetër duke i kërkuar BankësBotërore shtyrjen e afatit të përfundimit.

    A mundeni ju, zoti Kryeministër, t’i thoni popullitshqiptar se sa është kostoja e shtyrjes së afatit përvënien në punë të këtij TEC-i? Cili është përgjegjësipër shlyerjen e saj? Përse nuk jepni shpjegime përkompaninë Teknimont në Itali, e cila realizon këtëinvestim në drejtim të cilësisë së kryerjes së këtyrepunimeve?

    Përse u ndryshua mënyra e blerjes së lëndëvedjegëse, duke ia dhënë të drejtën për të importuarnjë kompanie pranë Qeverisë, ku lënda djegëse dotë importohej direkt nga vetë TEC-i dhe do tëllogaritej pastaj në TVSH-n e energjisë?

    Qytetarët e Shqipërisë dhe të Vlorës në veçanti,duan të dinë nga ana juaj përse ky terr informativ nëdrejtim të mosvënies në punë të kësaj vepre tejet tëpërfolur, ku ju dhe vetëm ju, zoti Kryeministër, mbanipërgjegjësinë e madhe dhe të vetme të kthimit tësaj në një mbetje të rëndë mjedisore ekologjike? Amund t’u thoni ju, zoti Kryeministër, shqiptarëve dheqytetarëve të Vlorës se çfarë ju thanë përfaqësuesite Bankës Botërore për shkallën e rrezikut që ikanoset zonës së Gjirit të Vlorës, për katastrofënmjedisore që kap të gjithë gjirin dhe zonat përreth,përpara 3 javësh, katastrofë e cila për nga përmasati ngjan asaj të Gjirit të Meksikës? Thënë këto nëraportin e Bankës Botërore.

    Përse nuk e bëni të ditur këtë gjë? Ju nuk do tavini ndonjëherë në punë këtë vepër dhe nuk keni përtë dalë ndonjëherë nga ky korrupsion ku e kenizhytur veten tuaj.

    Unë e ndjeva si detyrë qytetare dhe në të njëjtënkohë si përfaqësues në këtë Parlament ta bëj tëditur këtë skandal, në mënyrë që ju dhe gjithëmekanizmat shtetërorë të vihen në gatishmëri, senesër do të jetë shumë vonë. Tani ju mbetet juve qëtë deklaroni nga goja juaj edhe sikur një herë tëvetme të keni dështuar...

    (I ndërpritet fjala për arsye të mbarimit të kohëssë diskutimit.)

    Jozefina Topalli – Zoti Sherefedin Shehu,urdhëroni!

    Sherefedin Shehu – E nderuar zonja Kryetare,Të nderuar kolegë deputetë,Tezat e opozitës për borxhin publik janë të

    frymëzuara nga ideologjia e vjetër dezinformuesedhe penguese për prosperitetin dhe integrimin eShqipërisë në BE. Populli shqiptar dëgjon më shumëse dy herë në ditë nga opozita e tij se Qeveria po e

    zhyt vendin në borxhe dhe ditët e fundit popullit uthuhet se depozitat e qytetarëve po merren borxhnga Qeveria.

    Kjo tezë buron nga teoria leniniste dhe na kthen20 vjet mbrapa, në atë kohë kur propagandohej seShqipëria ishte i vetmi vend në botë pa ndihma dhekredi të huaja, kur në të vërtetë ato pak vepraindustriale ishin ndërtuar me kreditë e marra ngaKina dhe vendet e tjera komuniste dhe këto kredipo i paguajmë ne sot.

    Ne ishim të lumtur se po zhvilloheshim pa ndihmadhe kredi, por më vonë pamë se qytetarët europianëdhe amerikanë ishin më të lumtur se ne, pasi qeveritëe tyre i kishin zhvilluar këto vende duke marrë edhendihma, edhe kredi si brenda, ashtu edhe jashtëvendit.

    Politika juaj, zotërinj opozitarë, nuk është vetëmregresive, por edhe demagogjike. Ndërsa u shfaqeniqytetarëve si politikanë antiborxh nuk u tregoni atyrese nën qeverisjen tuaj keni marrë borxh në përmasamë të mëdha dhe nuk e keni përdorur për investime,por për paga, për përfitime personal dhe shpenzimeadministrative.

    Në vitet 2000-2005 Qeveria juaj investonte rreth350 milionë dollarë në vit, ndërsa merrte borxh mbi400 milionë dollarë në vit. Vitin e kaluar ndërsa botaishte në krizë, Qeveria e Partisë Demokratike investoi1 miliard dollarë, me një borxh gati sa ai i qeverisësuaj. Përveç filozofive dhe praktikave të ndryshmeqë kemi mbi huamarrjen, dua t’ju kujtoj se PatricBoston duke folur për rolin e huas në zhvillimin ekombeve dhe të marrëdhënieve, thekson se vënianë pikëpyetje e tij është njëherazi e pafalshme dhequhet izolim. Por ne nuk kemi ndërmend tëizolohemi, por do të bëhemi pjesë e vendeve tëzhvilluara.

    Tezat se Qeveria po u merr depozitat qytetarëveështë boshe nga pikëpamja profesionale, por meqëllime të qarta për të krijuar pasiguri në vend. Kësaji shtohet edhe dezinformimi tjetër që Qeveria dukemarrë hua në euro dëmton lekun dhe kufizonhuamarrjen për bizneset. Kensi argumenton sehuamarrja e Qeverisë nuk i përjashton të tjerët, pasindihmon në përdorimin e mjeteve monetare të liratë vendit. Nëse huamarrja e shtetit përjashton tëtjerët, atëherë do të shtohet presioni për rritjen enormës së interesit. E vërteta është se normat einteresit janë më të ulëtat historike, sepse sistemibankar është i shëndoshë, besimi i publikut ështërritur dhe në 6 muajt e fundit përveç depozitave nëlekë janë shtuar depozitat në valutë me rreth 300

  • Viti 2010

    846

    Legjislatura e 18-të

    milionë euro. Sektori privat ka marrë hua rreth 100milionë lekë, ndërsa oferta e bizneseve për investimenë euro ishte 30 milionë, nga 25 milionë që kërkonteQeveria dhe kjo kërkesë u plotësua me 14 milionënga burime jorezidente dhe vetëm 11 milionë u blenënga tregu vendas, që përbëjnë 3% ose 1/30 elikuiditetit të shtuar në euro. Pra, siç shihet, Qeverianuk i ka hyrë në pjesë biznesit dhe, nëse këto paranuk investohen në Shqipëri, bankat do të detyrohent’i investojnë ato në tregjet europiane.

    Sa u përket qytetarëve, ata e dinë më mirë seQeveria merr hua nga bankat dhe jo nga depozitat etyre. Ata e dinë mirë, gjithashtu, se depozitat e tyrejanë të siguruara nëpërmjet sistemit të garantimittë depozitave. Njëkohësisht, qytetarët janë investuesdirekt në letrat me vlerë të Qeverisë. Duke qenë njëinvestim pa risk, ata preferojnë dhe mbajnë më tepërse 10% të portofolit. Ju luani rolin e antiborxhit, sejeni mësuar të qeverisni me filozofinë e mjerimit.Nëse me borxhin bëhen autostrada, rrugë, ujësjellësshkolla, spitale dhe vepra të tjera publike, vendi kaprosperitet dhe jo mjerim; nëse borxhi merret dhepërdoret me llogari, ai nuk është barrë mbi popullin,se e shlyen veten.

    Dua t’ju kujtoj se, ndërsa luani lojën e antiborxhit,në qeverisjen tuaj borxhi publik ka qenë mbi 60% eproduktit të brendshme bruto, ndërsa Qeveria e zbritinë 53%. Njëkohësisht, dua t’ju kujtoj që barra eborxhit në shpenzimet publike, nga 18% është ulurnë 9%. Së fundi, dua t’ju them që borxhi në 6-mujorine parë të këtij viti përfaqëson 35% të objektivit vjetordhe jo rritje prej 8 herësh, siç pretendoni ju. Ndaj, juftoj të vini dhe ta votojmë amendimin e ligjit tëbuxhetit!

    Jozefina Topalli – Falemnderit, zoti Shehu!Zoti Dalipi, urdhëroni!Alfred Dalipi – Falemnderit!Kolegë deputetë,E shoh kush e ka ngatërruar Kryeministrin e

    vendit që t’i referohet Kensit, një mendimtar iekonomisë, por dua të them se Kensi ishte edhembështetës i filozofisë marksiste dhe besoj se ështëgabim t’i sugjerosh Kryeministrit që t’i referohet njëadhuruesi të ekonomisë shtetërore.

    E kërkova fjalën në këto 5 minuta jashtë rendittë ditës, duke marrë shkak nga mungesa e marrjessë vendimit të Qeverisë dje për rritjen e pagave dhepensioneve. Pavarësisht se deklarimi i Kryeministritështë bërë që në 1 korrik se do të ketë rritje tëpensioneve dhe pagave, ende nuk është zbardhurky vendim nga maxhoranca.

    Që në fillim, të nderuar kolegë deputetë, dua tësqaroj se socialistët janë për rritjen e pensionevedhe pagave, janë për shtimin e financave në xhepate qytetarëve shqiptarë, janë për shtimin e financavetë buxhetorëve dhe atyre që kërkojnë të përballojëstandardet minimale të jetesës në këtë vend. Nejemi për rritjen e pagave dhe pensioneve, ndaj edhekemi dalë këto ditë me një alternativë konkrete: rritjereale, jo demagogjike, jo mediatike, jo 20 lekë nëditë, jo për qeveritarët, jo për Kryeministrin, jo përKryetaren e Kuvendit, jo për Presidentin dhe për tëgjithë administratën e lartë.

    Të nderuar kolegë deputetë, ne e mbështesimdhe jemi për rritjen e pensioneve të ish-minatorëve,ish-ushtarakëve; jemi për rritje e pensioneve dherrogës së atyre qytetarëve të thjeshtë, qëkontribuojnë për zhvillimin e vendit; jemi për rritjene rrogës së mësuesve, të mjekëve, të policëve, edhetë atyre policëve që me urdhrat tuaj shkojnë përballenme qytetarët në Hamallaj, mes flakës, zjarrit, gurëvedhe shkopinjve. Ata zbatojnë urdhrat dhe nuk e dinëse urdhrat vijnë për interesa, për klane dhe janë tëjashtëligjshëm. Ne jemi edhe për ata, të cilëtpërballen me vështirësitë. Ne jemi për rritje e pagavedhe pensioneve se vetëm kështu mund të luftohetharta e varfërisë në këtë vend, që Shqipëria të dalënga harta e më të varfërve në Europë.

    Por, a mund të jemi më pak të varfër, të nderuarkolegë deputetë, nëse rritja e pensioneve nukpërballon rritjen e energjisë elektrike, nëse rritja epensioneve nuk përballon rritjen e çmimit të ujit, tëspecit dhe të domates, të sheqerit dhe të vajit, tënaftës dhe të benzinës? A mund të jemi më pak tëvarfër, kolegë deputetë, kur deklarojmë se po rrisimpagat dhe pensionet, ndërkohë që 90 mijë familje,të cilat jetojnë me ndihmë ekonomike nuk përfitojnënga ky vendim tërësisht etatist, siç tha edheparafolësi? A jemi më pak të varfër dhe a do të ndikojënë ekonominë e vendit, nëse nga ky vendim nukpërfitojnë 60 mijë persona me aftësi të kufizuarafizike? A mund të jemi më të varfër, nëse 10 mijëshqiptarë, që janë futur në listat e të papunëve dhetrajtohen nga fondet e papunësisë, vazhdojnë të jenëtë papunë dhe do të dëgjohen vetëm nëpërmjet zërittë Kryeministrit se rriten pagat dhe pensionet?

    Thelbi i çështjes është buxheti dhe mungesa eparave. Por, që ta kuptojmë se çfarë mund të blejënjë pensionist me 20 lekë, dua t’ju them se sot mundtë blihet vetëm ky (tregon një kastravec). Kurse merritjen e pagës së Kryeministrit mund të blihet njëpeshk (tregon një peshk).

  • 847

    Viti 2010 Legjislatura e 18-të

    Nëse doni ta kuptoni se sa u është rriturshqiptarëve pensioni, le ta provojnë këta këtu mbrapadhe Kryeministri që t’i ndërrojnë vendin peshkut, mekastravecin ... (Lë në tavolinën e ministravekastravecin dhe peshkun përpara se të ulet.)

    Jozefina Topalli – Sa ngjason edhe me njërin,edhe me tjetrin!

    Zoti Bode, urdhëroni!Ridvan Bode – Zonja Kryetare,Të nderuar kolegë deputetë,Prej ditësh opozita gjendet në një garë të

    shfrenuar, e ndarë përgjysmë, ku gjysma mallkonpse rriten pagat dhe pensionet në një vend si kyyni, kur vendet e tjera kanë deklaruar ngrirjen apouljen e pagave dhe pensioneve, gjysma tjetërdeklaron se është e pamjaftueshme rritja e tyredhe manipulon sipas interesit me të vërtetën e rritjessë pagave dhe pensioneve.

    Unë e kam bërë publik se cili është niveli i rritjessë pagave dhe pensioneve dhe se kjo rritje përfshintë gjitha kategoritë: pensionistët e qytetit,pensionistët e fshatit dhe të gjitha llojet e pensionevedhe asistencave të tjera që jepen nga buxheti ishtetit, duke mos lënë jashtë asnjë kategori, askategoritë që marrin ndihma nga shteti, përfshi edheata që zotëria parafolës tha se nuk po u rritet trajtimi,as kategoritë e deklaruara në mënyrë specifike.Mashtrimi i opozitës shkon deri aty dhe na bënhesape se sa është rritur pensioni në fshat dhe saështë rritur në qytet dhe se na qenka shumë i ulët.

    Tetë vjet qeverisën zotërinjtë dhe në asnjë vitnuk dhanë më shumë se 6% dhe ky 6%-sh i 36mijë lekëve të vjetra, pensioni në fshat në kohë etyre ishte vetëm 2 mijë lekë të vjetra; 6% e një rrogemësuesi në kohën e tyre ishte 12 mijë lekë të vjetradhe kjo ishte rritja e pagave dhe pensioneve të atyreqë derdhin lot krokodili, që krijuan diferencën më tëmadhe të pagave në Shqipëri dhe sot thonë të mosrriten pagat e administratës, pagat e larta dhe tërrisim vetëm të ulëtat, pavarësisht se ky mund tëjetë një propozim alternativ.

    Zotërinj, ishte qeverisja juaj që krijoi diferencën1 me 20 në pagat e administratës, ishte ajo që krijoidiferencat më të mëdha edhe në trajtimin mepensione apo ndihma të tjera. Për 5 vjet rreshtpolitika e pagave dhe pensioneve ka synuar rritjen epagave dhe pensioneve të ulëta dhe bllokimin epagave dhe pensioneve të larta, duke shkuar nëraportin 1 me 5 dhe 1 me 7. Kjo është e vërteta.Zbritja nga 1 me 20, në 1 me 5 është vullnet për tëshkëputur diferencat e mëdha në trajtimin e

    përfituesve nga fondet publike. Mbase ju vjen keqse pse janë stopuar pagat tuaja ose pse janë rriturnë mënyrë simbolike në këtë periudhë 4-vjeçare,por ne do të vazhdojmë të rrisim pagat e arsimtarëve,të cilat, me rritjen e tanishme, e kalojnë vlerën e 45mijë lekëve dhe ata marrin sot aq sa u keni dhënëju 5 vjet rresht.

    Mjekët dhe infermierët marrin një pagë shtesëpërmes kësaj rritjeje. Nëse merrnin 12 paga, mekëtë rritje marrin 13 paga. Arsimtarët marrin një rritjeprej 08 pagash në vit dhe kategori të tjera përfitojnënë të njëjtat nivele. Ju bëni demagogji kur thoni sesa është rritur energjia. Ajo është rritur dhe ështëkompensuar 100% dhe nuk përfshihet në këtë rritjetë pagave dhe të pensioneve. Të gjitha kategoritësociale, të cilat duhet të kompensohen për shkaktë nivelit të ulët të të ardhurave të tyre, janëkompensuar dhe nuk mund të përfshihet kompensimii energjisë në rritjen e pensionit që japim tani. Tëgjithë pensionistët që paguajnë energji elektrikekanë një kontratë me shtetin dhe buxheti ikompenson ata në mënyrë të veçantë, pavarësishtnga rritja e pensionin që kanë marrë deri më sot.

    Zotërinj deputetë, edhe një herë do t’ju bëja thirrjetë lini mënjanë demagogjitë, kthejuni alternativavetë besueshme dhe mos i bini njëri gozhdës e tjetripatkoit, sepse jeni komplet jashtë loje. Adresonikërkesat tuaja, nëse keni të tilla, që të jenë bindësedhe të arsyeshme për t’u konsideruar nga ana eQeverisë. Nëse do të vazhdoni të bëni garën e“Shalësave” të paguar, vazhdoni, por kurrkush nukju beson dhe kurrkush nuk ju dëgjon!

    Falemnderit!Jozefina Topalli – Faleminderit, zoti Ministër!Zoti Paloka, urdhëroni!Edi Paloka – Falemnderit, zonja Kryetare!Nga sa dëgjojmë, opozitë e majtë është kundër

    rritjes së pensioneve. Sado që të thoni se jeni përrritjen e pensioneve, të vetmit që po talleni menjerëzit jeni ju. Pashë edhe një kronikë interesantedje në televizor, ku kishit dalë ca prej jush. Edheaktoret që kishit marrë me vete nuk i kishit zgjedhurtamam. Kishit marrë një grua, gjoja të varfër, si dukete kishit lajmëruar që më përpara dhe i kishte tëvarura të gjitha bizhuteritë në qafë ajo nona për tëthënë se gjoja jam e varfër. Por këto janë punët tuajadhe qesharakë vetëm ju bëheni.

    Unë jam sot këtu për një çështje që ka lidhjeme varfërinë, sepse jam prekur shumë nga deklarimii pasurisë së kryetarit të bashkisë, zotit Rama. Sëpari, jam prekur për skamjen e këtij njeriu dhe, së

  • Viti 2010

    848

    Legjislatura e 18-të

    dyti, sepse i paskemi rënë në qafë kot për kaq vjet,se kemi besuar akuzat që i ngrinin ndërtuesit segjoja kryetari Rama vetëm për një leje ndërtimi merrte200 mijë euro, ndërkohë që ai i shkreti paska nëbankë vetëm 2 mijë euro dhe ato duke iu mbaruar.

    Kemi besuar një ish-bashkëpunëtorin e tij, ish-nënkryetarin e bashkisë, Gonxhen, kur thoshte sejo Rama, por Erion Veliaj dilte natën me një tufë tëmadhe çelësash dhe provonte dyert e shtëpive seharronte ku i kishte shtëpitë, që i kishte falur Rama,ndërkohë që vetë Rama, është i pastrehë i shkreti.Kemi besuar edhe ministrat e Partisë Socialiste qëkanë çuar dosje korrupsioni në prokurori për Ramën,por, me sa duket, edhe ata ia paskan futur kot.Prandaj jam “i prekur” sot, sepse e kemi akuzuarkaq rëndë sa, përpos varfërisë, nuk e kemi lënë rehatas në qetësinë e tij. Kështu që sot po bëhem me judhe me Ramën dhe po e besoj edhe unë këtë, porproblemi është se nuk e besojnë dot të tjerët, nuk ebeson dot as Rama vetë, sepse edhe në fushatën efundit të Ramës, me porosinë e tij apo jo, njerëzitqë bënin fushatë për të, si mënyrën më të mirë përtë bërë fushatë kishin zgjedhur sloganin “Ramavjedh, por bën edhe punë”. Edhe ata vetë nuk thoshindot që Rama nuk vjedh. E vetmja mënyrë për tajustifikuar ishte të thonin që Rama vjedh, por bënedhe punë, jo si ata të tjerët që vetëm vjedhin.

    Megjithatë, Rama na doli se qenka më varfri ndërtë gjithë politikanët shqiptarë dhe ne nevrikosemipër ata që deklarojnë se paskan fituar para këtë vit,që, në fakt, i deklarojnë dhe janë aty, mund tëkontrollohen e mund të shihen nga të gjithë dhenuk shqetësohemi nga mashtrime të tilla banale, siky i kryetarit të Partisë Socialiste.

    Keni kaq kohë që flisni për paratë e djalit tëzotit Berisha. I ka deklaruar ai, kontrollojeni! Në qoftëse i ka të vjedhura, hajde ta dënojmë apo bëni ç’kenipër të bërë, por ai i ka të deklaruara, pra nuk ështëai problemi.

    Ju thoni se i ka bërë në kohë krize, por edhedeputetët tuaj në kohë krize kanë bërë miliona euro.Pse nuk i thoni deputetëve tuaj si i bëtë këto milionaeuro në kohë krize? Ky është absurdi pse në partinëtuaj flitet për varfërinë. Jua ka thënë një deputetijuaj, nga më të ashprit dhe më të fortit, se nuk mundtë flitet për të varfrit dhe nuk mund të bëhet politikëpër të varfrit, duke mbajtur unaza diamanti në dorë,sepse nuk ju beson kush dhe në rastin më të mirëbëheni qesharakë te njerëzit.

    Falemnderit!Jozefina Topalli – Falemnderit, zoti Paloka!

    Zoti Klosi keni fjalën, 5 minuta.Blendi Klosi – Kolegu parafolës edhe një herë

    shprehu pakënaqësinë që ndiejnë kolegët e PartisëDemokratike, të cilët kanë një fatkeqësi të madhe,sepse shikojnë se sa shumë po pasurohet kabinetiqeveritar, shikojnë se sa shumë shtohen deklarimete tyre të pasurisë, shikojnë se si një ministër mundtë fitojë 2 milionë euro nga shitja e një aseti, të cilinnuk e ka pasur një vit më parë, por meqë nuk kanëçfarë të thonë për këtë fakt (kjo mbase është nëpsikologjinë dhe në subkoshiencën e vetëpersonalitetit të njeriut), mundohen që t’ia veshinato që bëjnë vetë palës tjetër.

    Ju lutem, zotërinj, duhet të përqendroheni mëshumë, sepse edhe ju jeni deputetë si ata që janënë kabinetin qeveritar, prandaj duhet ta kuptoni sekjo histori nuk shkon, pra që të pasurohen vetëm 5veta dhe e gjithë Shqipëria, së bashku me ju, tëvazhdojë të jetojë një jetë e cila nuk është aspak emerituar për realitetin shqiptar.

    Në këto kushte po shkojmë drejt një viti opozitë,një viti në të cilin maxhoranca e Partisë Demokratikepo i afrohet atij kulmi të cilin nuk mund ta mbajnëmë shqiptarët. U mbush plot një vit nga dita evotimit, nga dita e zgjedhjeve, ditë në të cilën tëgjithë qytetarët normalë të botës demokratikeshkojnë me shpresën se duke votuar ata mund tëndryshojnë për mirë jetën e tyre, por përsëri politikahileqare dhe e vjetër e Sali Berishës e ktheu këtëproces nga një proces shprese në një kalvar stresidhe pakënaqësish. U mbush plot një vit nga kjo ditëdhe jo vetëm më shumë se gjysma e popullsisë, qëiu vodh vota, por tashmë edhe ndërkombëtarët ekanë të qartë se 28 qershori i vitit 2009 shënon njëditë të trishtë për demokracinë shqiptare, se shtetishqiptar u vu i gjithi në shërbim të manipulimit tëvotës.

    Sot, një vit më vonë, të gjithë po shohim se aqshumë energji e para që u harxhuan për të vjedhurvotën e mbajtur pushtetin nuk ishin asgjë nëkrahasim me kaq energji, pasuri kombëtare,koncesione ekonomike dhe gjeopolitike, tenderarrugësh e helikopterësh, falje tokash, deri edhebregdeti që u përdorën për të mbuluar vjedhjen ezgjedhjeve në Shqipëri.

    Plot një vit nga dita e manipulimit elektoral, pasnjë viti të tërë që kjo qeverisje paguhet për të qeverisurshqiptarët, Sali Berisha dhe të tijtë mund tëdëshmojnë se i vetmi aksion qeveritar, për të cilinkanë punuar dhe po punojnë, është ai i harxhimit tëparave të taksapaguesve shqiptarë për lobimin

  • 849

    Viti 2010 Legjislatura e 18-të

    antitransparencë.Në këtë vit të parë të mandatit të saj të dytë

    Qeveria nuk mund të bëjë asnjë bilanc pozitiv, porvetëm një ekspoze shumë të keqe qeverisjeje përshqiptarët. Shqiptarët këtë vit nuk kanë marrë asnjësinjal pozitiv për një jetë më të mirë, detyrëfunksionale kjo e çdo maxhorance. Edhe procesimë i diskutuar dhe i shumëpritur, ai i liberalizimit tëvizave, po kalon në një stres të paparë për qytetarët,të cilët shumë të dëshiruar për lëvizjen e lirë, nëvend të shpresës marrin përditë sinjale e kritika ngainstitucionet europiane, pasojë kjo e keqqeverisjes.

    Liberalizimi i vizave, ky aksion gjeopolitik ipartnerëve tanë europianë, dëshmoi kryekëput sesa larg është Qeveria dhe politika e Sali Berishësnga politika e një vendi kandidat për BashkiminEuropian. Politika zyrtare, duke mohuarkonsensusin dhe transparencën për më shumë segjysmën e popullit shqiptar, duke luajtur meinstitucionet europiane një politikë hileqare dhemashtruese, duke mos parë nevojat e shqiptarëve,por vetëm interesat e Kryeministrit dhe kabinetitqeveritar, e la turpërisht Shqipërinë të fundit fare ndërtë gjithë shtetet e rajonit në garën për liberalizimine vizave.

    Për pyetjen e mbarë shqiptarëve pse shtete kaqtë reja si Mali i Zi dhe Maqedonia, me kaq shumëprobleme për identitetin e tyre, pse një vend mekaq shumë rekorde negative, luftë e bombardime siSerbia, pse një nga shtetet më të çuditshme siBosnja, janë kaq shumë përpara Shqipërisë nëgarën e liberalizimit, përgjigja është fare e qartë:sepse Shqipëria pas 20 vjetësh qeveriset përsëringa Sali Berisha.

    Maxhoranca duhet të kuptojë një herë e mirëse heqja e vizave nuk i shpëton shqiptarët ngaproblemet e tyre. Janë problemet ekonomike atoqë shkaktojnë më shumë shqetësime në jetën eqytetarëve shqiptarë. Prandaj ne jemi këtu për t’ibërë çdo ditë thirrje klasës politike qeverisëse që tëjetë më e përgjegjshme dhe të ketë një përgjegjësishumë më të madhe për njerëzit. Prandaj ne jemikëtu dhe me njerëzit në protesta kudo nëpër Shqipëripër të mos hequr dorë në asnjë mënyrë nga kauzajonë për transparencë.

    Transparenca, të nderuar kolegë deputetë, nukështë debat politik, por një detyrë historike. SaliBerisha e ka të qartë se tashmë me hijet dhepasuritë e pushtetit mund të blejë parti politike,ndërkombëtarë të trullosur, deklarata apo nuancadeklaratash, por sado shumë të harxhojë nuk ka

    për të blerë dot asnjë fjalë kundër transparencës,kundër konsensusit dhe hapjes së kutive, sadoshumë të harxhojë, nuk e fsheh dot krizën politikeqë ka përfshirë politikën dhe institucionet shqiptare,sado shumë të harxhojë Sali Berisha nuk...

    (I ndërpritet fjala se mbaron koha.)Jozefina Topalli – Falemnderit, zoti Klosi!Zoti Xhaferri, urdhëroni!Ferdinand Xhaferri – Falemnderit, zonja

    Kryetare!Të nderuar kolegë,Po e shfrytëzoj këtë mundësi për të folur për

    turizmin, por paraprakisht do të ndalesha për të bërënjë koment të shkurtër.

    Shumë nga kolegët opozitarë adresuan çështjene pagave. Janë në të drejtën e tyre, por një gjë ështëe qartë, shqiptarët nuk informohen vetëm nga kjotribunë, nuk informohen vetëm nga selia e PS-së,por kanë shumë burime informimi dhe është një fakti pranuar me konsensus të gjerë, jo vetëm nga anajonë, por nga e gjithë Europa, se jemi i vetmi vendqë po mundësojmë rritje pagash. Shkoni dhe pyesninë Maqedoni ose në Mal të Zi, kudo ka rënie pagash.

    Shqetësim kryesor i vërtetë për këtë vend ështëopozita. E ndoqa një nga kolegët që erdhi këtu mekastravec në dorë, duke dhënë mesazhin që opozitanë 5 vjet ka lëvizur nga opozita e bilbilave tek opozitae kastravecëve. Ky është vërtet një shqetësimshumë i madh.

    Gjithsesi, unë po kthehem te turizmi. Poshfrytëzoj këtë orë të debatit të lirë për të ndarë meju, kolegë deputetë, por edhe me qytetarët eshumtë, ecurinë e sektorit të turizmit për këtë vit,për këtë 6-mujor që lamë pas.

    Kuptohet që 5 minuta nuk mjaftojnë për tëadresuar problematikën e gjerë të turizmit qëintegron bashkë institucionet e MTKRS-së, pushtetinlokal, aktorët privatë, por në 5 minuta ne mund tëjapim drejtimet kryesore, që kanë interes përpublikun e gjerë lidhur me turizmin.

    Qeveria shqiptare në programin e saj për vitet2009-2013 e bëri të qartë se turizmi është prioritetdhe një pyetje qendrore që mund t’i lindë gjithkujt,si në këtë sallë, ashtu edhe një qytetari të thjeshtë,ka të bëjë me faktin se ku mendon të shkojë Qeveriame turizmin. Ne, në rakordancë me aktorët privatë,mund të themi se objektivi kryesor i Qeverisë ështëkthimi i vendit në një destinacion kryesor mesdhetar.Kjo nënkupton shumë detyrime, angazhime,përgjegjësi dhe sfida, por ajo që pranohet gjerësishtnga të gjithë është se turizmi përbën një prioritet

  • Viti 2010

    850

    Legjislatura e 18-të

    për të tashmen dhe të ardhmen e këtij vendi dhekryeçështja është se çfarë kursi efektiv të ndjekimqë të jemi konkurrues në një rajon që ka tradita nëfushën e turizmin.

    Kjo ishte në planin e përgjithshëm, le tëzhvendosemi në një terren më konkret, që i përgjigjetkureshtjes së shumë qytetarëve: Cila ka qenë ecuriapër 6-mujorin që lamë pas? Për të gjithë qytetarët ekëtij vendi themi se për 6 muajt që kaluan, turizmi uekspozua i mbarë dhe kjo është një gjë shumë emirë.

    Po të hedhim një vështrim të shkurtër në vitin2009, konstatojmë se Shqipërinë e vizituan pak mëshumë se 3 milionë turistë. Këtë 6-mujor shifra eturistëve e ka kapërcyer 1 milionëshin. Për periudhënkorrik-gusht mendohet se do të jenë më shumë se1 milionë të tjerë dhe objektivi që ka vendosurMTKRS-ja është që për vitin 2010 të jenë më shumëse 3,5 milionë turistë.

    Po ju tregoj një grafik i cili tregon ecurinë sipasmuajve të vizitorëve turistike. (Tregon grafikun.) Këtume bold është bërë me ngjyrë gurkali viti 2009 dheme ngjyrë portokalli viti 2010, këto janë shifrat e 6-mujorit të parë. Çdo muaj evidentohet me rritje. Ivetmi muaj që viti 2009 e ka kapërcyer vitin 2010është muaji prill. Nga konsulenca që kam pasur metë gjithë aktorët privatë që operojnë në fushën eturizmit, pavarësisht orientimit të tyre politik, majtasapo djathtas, si arsye kryesore pse në prill të vitit2010 kemi pasur ulje në krahasim me prillin e vitit2009, kanë evidentuar protestat në rrugë të opozitës.Të gjithë muajt e tjerë ekspozojnë rritje dhe lajmi imbarë mbetet se totali i 6-mujorit të parë të vitit2010, krahasuar me totalin e parë të 6-mujorit tëvitit 2009, ekspozon një rritje prej afro 6% të numrittë turistëve që kanë vizituar Shqipërinë.

    Cilët janë faktorët kryesorë që kanë ndikim nëindustrinë turistike? Unë i kam grupuar në tri grupekryesore: imazhi, promocioni dhe shërbimetkryesore.

    Imazhi. Është fat i mirë për ne, për ju, për tëgjithë qytetarët dhe për emigrantët që Shqipëria kandryshuar imazh. Anëtarësimi në NATO, (qytetarëtatëherë pyesnin se cilat do të ishin përfitimet ngaky anëtarësim) progresi në anëtarësimin nëBashkimin Europian, raportet globale që bëjnë FMN-ja dhe Banka Botërore, (të cilat për të gjithëraportojnë rënie ekonomike, ndërsa për Shqipërinëstabilitet të qëndrueshëm dhe rritje ekonomike) kanëkontribuar që Shqipëria të ketë një imazh shumëpozitiv.

    Vetëm disa ditë më parë, në mbyllje të qershorittë këtij viti, gazeta “Corriere della Sera” ftonteqytetarët italianë të vizitonin vendin tonë, duke eparaqitur Shqipërinë si një destinacion turistiksimpatik. Po kështu, një forum elektronik britanik,ku komunikojnë bashkë gazetarë, operatorë turistikëetj., e rekomandonte Shqipërinë si një destinacionpozitiv.

    Gjëja më pozitive është që po përgatisimstrategjinë e marketingut kulturor në bashkëpunimme UNDP-në dhe Qeverinë spanjolle. Ideja ështëqë ato potenciale financiare dhe ato energji njerëzoreqë kemi t’i adresojmë më mirë në drejtim të turizmit.Për promocionin po punon edhe Agjencia Kombëtaree Turizmit.

    Shërbimet dhe infrastruktura. Që nga BajramCurri e deri në Korçë dhe Sarandë, qytetarët i shohinndryshimet në infrastrukturë. Po rehabilitojmëqendrat historike. Për pastrimin e plazheve Qeveriaka një task force për t’iu përgjigjur të gjithakërkesave të pushtetit lokal për turizmin.

    Kalojmë te perspektiva: Ku do të shkojmë? Taniqë kemi zgjidhur energjinë, kemi bërë rrugëtkryesore, kemi plane se ku do të ndërtojmë dheçfarë do të ndërtojmë, kemi bërë shkollimin në tëgjitha nivelet, duke pasur një universitet europian tëturizmit, besoj se jemi gati për investime cilësorenë turizëm, të cilat kanë filluar. Në Lalz, Pogradece Gosë ka resorte turistike të mira. Pra, kemi shumësfida përpara, por dimë se ku do të shkojmë dheme kë do të shkojmë.

    Ku do të shkojmë? Drejt në një turizmigjithëvjetor, ku krahas turizmit të diellit dhe rërës,edhe format e tjera të turizmit do të marrin jetë, kukryesisht turizmi malor dhe kulturor. Me kë do tëshkojmë? Partneriteti me sektorin privat është çelësipër suksesin në turizëm.

    Falemnderit!Jozefina Topalli – Falemnderit!Këtu mbyllet pika e parë e rendit të ditës.Kalojmë në miratimin e procesverbalit të

    seancës plenare të datës 01.07.2010. Ka vërejtje?Nuk ka. Miratohet.

    Kalojmë te pika tjetër e rendit të ditës: kalendarii punimeve të Kuvendit për periudhën 5 korrik- 22korrik i vitit 2010.

    Kush e dëshiron fjalën? Fjalën e ka zoti DokleNamik Dokle – Zonja Topalli,Ne, bashkë me kryetarin e grupit parlamentar,

    në mbledhjen e kryetarëve parashtruam disakërkesa:

  • 851

    Viti 2010 Legjislatura e 18-të

    Së pari, një pjesë e këtyre ligjeve, sipaskërkesave të komisioneve, të shikohen edhe ngadisa komisione. Përveç komisionit kryesor kainterferenca dhe natyrisht është e nevojshme që tëshihen sidomos në Komisionin e Ligjeve, për sa ipërket atyre projekteve që kanë të bëjnë mepërputhjen ose jo me Kushtetutën.

    Së dyti, parashtruam problemin e triinterpelancave të kërkuara nga deputetë socialistëtë cilat mendoj se duhet të futen në kalendar dhe tëzhvillohen në përputhje me kërkesat që kaKushtetuta për interpelancat. Besoj se ky ështëobligimi juaj dhe besoj se do ta bëni këtë, tëkontaktoni urgjentisht me ministrat përkatës për tëcaktuar datën e diskutimit të këtyre problemeve.

    Pra, kam përshtypjen se ju, bashkë dhe kolegëte tjerë, në mbledhje ishit në një mendje mepropozimet tona dhe me këto ndryshime që nepropozuam në mbledhjen e kryetarëve, kalendarimund të miratohet.

    Jozefina Topall i- Falemnderit!Fjalën e ka zoti Patozi.Astrit Patozi – Falemnderit, zonja Kryetare!Lidhur me kërkesën e parë të opozitës trajtuar

    dhe në Konferencën e Kryetarëve, unë mendoj seështë një kërkesë e ekzagjeruar për shkak se ishtethjesht në parim dhe nuk përcaktonte ligjet e veçantaqë duhet të kalonin nëpër filtra të tjerë, që janëkomisionet parlamentare. Unë mendoj se nuk ështëe arsyeshme që ne të paragjykojmë nismat ligjoreqë vijnë si nga Qeveria, ashtu dhe nga institucionetë tjera, për kushtetutshmërinë e tyre. Nuk ështëKomisioni i Ligjeve ai që vendos nëse ështëkushtetues ose nuk është kushtetues një ligj icaktuar. Prandaj unë them se kjo është një kërkesëe cila është e pabazuar.

    Lidhur me kërkesën e dytë të opozitës përinterpelanca, unë mendoj se është e arsyeshmedhe duhet të rakordojmë me ministrat përkatës nëmënyrë që brenda këtij muaji t’i arrijmë të gjitha atointerpelanca që kërkohen.

    Falemnderit!Jozefina Topalli – Falemnderit, zoti Patozi!Hapet votimi për prezencën.Mbyllet votimi.Janë 102 deputetë të pranishëm.Hapet votimi për kalendarin e punimeve të

    Kuvendit për periudhën 5 korrik- 22 korrik i vitit 2010.Mbyllet votimi.Janë 62 vota pro, 42 vota kundër.Miratohet kalendari.

    Kalojmë te projektligji “Për menaxhimin financiardhe kontrollin”.

    Në emër të Komisionit të Ekonomisë, fjalën eka zoti Selami Xhepa, si relator për projektligjin.

    Selami Xhepa – Komisioni i Ekonomisë nëmbledhjet e datave 23,28,29 dhe 30 qershor shqyrtoiprojektligjin “Për menaxhimin financiar dhekontrollin”, propozuar nga Këshilli i Ministrave.

    Hartimi i këtij projektligji është kërkesë e nenit67 të ligjit “Për menaxhimin e sistemit buxhetor nëRepublikën e Shqipërisë”, si dhe e letër-politikavetë Qeverisë për kontrollin e brendshëm financiarpublik dhe planin e veprimit për periudhën 2009-2014.

    Projektligji përmbush detyrimet që rrjedhin nganeni 90 i Marrëveshjes së Stabilizim-Associmiit,Dokumentit të Partneritetit Europian 2007 dherekomandimit të progresit të raportit të fundit tëKomisionit Europian për Shqipërinë. Ajo është nëpërputhje me standardet ndërkombëtare dhepraktikat më të mira të Bashkimit Europian dherespekton parimet bazë të tij në fushën e sistemittë kontrollit të brendshëm financiar publik. Projektligjiështë hartuar me konsulencën e Zyrës Kombëtaretë Auditimit të Mbretërisë së Bashkuar dheMinistrisë së Financave të Polonisë, si dhe ka marrëmiratimin e Komisionit Europian.

    Projektligji është pjesë e paketës ligjore nëfushën e kontrollit të brendshëm financiar publik nëpërbërje të së cilës është edhe projektligji “Përauditimin e brendshëm në sektorin publik”. Disa ngaelementet thelbësorë të këtij projektligji janë:

    Së pari, jep konceptin e menaxhimit financiardhe të kontrollit, si një sistem politikash,procedurash, veprimtarish e kontrollesh që synonrealizimin e objektivave nga njësitë publike, si dheparandalimin dhe shmangien e rreziqeve tëmundshme.

    Së dyti, sistemi i menaxhimit financiar dhekontrollit parashikohet të ngrihet në të gjitha njësitëqë shpenzojnë fonde publike, përfshirë dhe ato qëpërfitojnë fonde në bazë të marrëveshjevendërkombëtare. Ky sistem së bashku me sistemine auditimit të brendshëm përbën sistemin e kontrollittë brendshëm financiar publik në këto njësi.Projektligji parashikon përgjegjshmërinë e strukturavebrenda njësive publike në fushën e menaxhimitfinanciar dhe të kontrollit. Kjo përgjegjshmëri ingarkohet titullarit të njësisë publike, nëpunësitautorizues, nëpunësit zbatues, koordinatorit të riskutdhe të gjithë menaxherëve të tjerë të njësisë publike

  • Viti 2010

    852

    Legjislatura e 18-të

    në përputhje me fushat që ato mbulojnë. Ajo përfshinpërgjegjësinë për zbatimin e detyrimeve ligjore enënligjore, si dhe llogaridhënien në përputhje mehierarkinë e tyre.

    Sistemi i menaxhimit financiar dhe kontrollit tënjësive publike harmonizohet dhe monitorohet nganjësia qendrore e harmonizimit për menaxhiminfinanciar dhe kontrollin, që është një strukturë eMinistrisë së Financave. Çështjet kryesore në fushëne menaxhimit financiar dhe të kontrollit në çdo njësipublike shqyrtohen nga grupi për menaxhiminstrategjik që funksionon brenda tyre. Mbikëqyrja eproblemeve që dalin në fushën e kontrollit tëbrendshëm financiar publik kryhet nga bordi imenaxhimit, i cili ngrihet pranë Ministrisë sëFinancave. Projektligji rregullon çështje që kanë tëbëjnë me mjedisin e kontrollit, me menaxhimin eriskut, veprimtaritë e kontrollit, informacionin dhekomunikimin, si dhe monitorimin, si kompetenca tëmenaxhimit financiar dhe të kontrollit. Ai përcaktonrregulla në drejtim të cilësisë së sistemit të kontrollittë brendshëm financiar publik, duke krijuar mundësipër përmirësimin e vazhdueshëm të saj, ngarkonMinistrinë e Financave të përcaktojë rregullat nëfushën e administrimit të vlerave materiale emonetare, duke shfuqizuar ligjin e vitit 1984.

    Komisioni është i mendimit se projektligji sjellnjë kontribut të rëndësishëm në përmirësimin emenaxhimit të financave publike, rrit shkallën etransparencës, të përgjegjësisë dhe të llogaridhëniessë titullarëve dhe të nëpunësve të njësive të sektoritpublik, si dhe forcon rolin kontrollues të shtetit nëpërdorimin e fondeve publike. Ai vendos sistemet einformacionit, komunikimit dhe të llogaridhënies nëtë gjitha njësitë publike, në përputhje me hierarkinëe tyre. Zbatimi i tij do të sigurojë parandalimin eshkeljeve dhe të abuzimeve me fondet publike dherritjen e eficiencës në përdorimin e tyre. Plotësimi ikuadrit rregullator me manualet dhe aktet e tjeranënligjore të nevojshme, si dhe forcimi i kapaciteteveadministrative e strukturave përkatëse, do të krijojnëkushtet dhe mundësitë për rritjen e mëtejshme tërolit të shtetit në fushën e kontrollit të brendshëmfinanciar publik.

    Mbështetur në këto argumente komisioni emiratoi projektligjin në parim me 11 vota pro dhe 7abstenime, duke i propozuar seancës disandryshime, të cilat janë paraqitur bashkëlidhur merelacionin.

    Falemnderit!Jozefina Topalli – Falemnderit!

    Urdhëroni, zoti Ministër!Ridvan Bode – Zonja Kryetare,Të nderuar kolegë deputetë,Projektligji “Për menaxhimin financiar dhe

    kontrollin” përfaqëson një akt mjaft të rëndësishëmnë kuadrin e reformës së ndërmarrë nga Ministria eFinancave për përmirësimin e menaxhimit tëfinancave publike. Hartimi i këtij ligji ka filluar nëvitin 2008, si një zhvillim i mëtejshëm i kërkesave tënenit 67 të ligjit nr.9936, datë 26.06.2008 “Përmenaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën eShqipërisë”, i cili për herë të parë ndërtoi konceptine përgjegjshmërisë menaxheriale dhe mundësoindarjen e qartë të vendimmarrjes politike nga ajo emirëfilltë menaxheriale, për të garantuar rritjen eeficiencës, efikasitetit dhe ekonomisë në përdorimine fondeve publike. Ky projektligj është në përputhjeme angazhimet që rrjedhin nga dokumentetstrategjike, përkatësisht në nenin 90; bashkëpunimipër auditimin dhe kontrollin financiar të Marrëveshjessë Stabilizim-Asociimit me prioritetet afatshkurtratë partneritetit europian në vitin 2007, për rishikimine dokumentit dhe planit të veprimit për kontrollinpublik të brendshëm financiar me rekomandimet eraportit të progresit për përmbushjen e kërkesavetë Bashkimit Europian, në kuadrin e aplikimit përvend kandidat, si dhe me drejtimet e përmirësimittë menaxhimit financiar dhe kontrollit të parashikuarnë letër-politikat e Qeverisë për kontrollin ebrendshëm financiar publik 2009-2014, miratuar mevendim të Këshillit të Ministrave nr.640, datë11.06.2009.

    Ky projektligj, i cili paraqitet sot para jush, ështëkontribut i një pune të gjatë dhe intensive nga grupii punës i ngritur në Ministrinë e Financave dhe ikonsulencës së huaj, respektivisht Zyrës Kombëtaretë Auditimit të Anglisë dhe Ministria e Financave tëPolonisë, që ndihmuan grupin e punës për të gjeturdhe përshtatur eksperiencat më pozitivendërkombëtare me terrenin shqiptar. Për përgatitjene këtij ligji u përdor standardi Coso i komunitetitndërkombëtar të standardeve të organizatave, si dhelegjislacioni i shumë vendeve anëtare ose kandidatetë Bashkimit Europian. Projekti ka reflektuarkomentet dhe vërejtjet e institucioneve qendrore,Kontrollit të Lartë të Shtetit, si dhe ka marrëaprovimin paraprak nga Komisioni Europian.

    Çfarë të rejash sjell ky projektligj?Së pari, përcakton kërkesat minimale për

    mirëqeverisjen e të gjitha njësive të sektorit publiknë Republikën e Shqipërisë, mbështet në parim

  • 853

    Viti 2010 Legjislatura e 18-të

    përgjegjshmërinë menaxheriale për ngritjen esistemeve të shëndosha të kontrollit të brendshëmfinaciar, ndryshon filozofinë e drejtimit dhementalitetin e drejtuesve, duke vendosur tonin nënivelet më të larta të menaxhimit dhe dhënien ellogarisë nga lart poshtë sipas niveleve të hierarkisëadministrative, vendos një lidhje organike ndërmjethartimit të politikave dhe caktimin e objektivave tënjësisë me plan-veprimet për arritjen e objektivavenëpërmjet menaxhimit të risqeve që cenojnërealizimin e tyre; përcakton nivelin e përgjegjshmërisësë aktorëve kryesorë të menaxhimit financiar dhekontrollit brenda njësisë publike, siç janë titullari injësisë, nëpunësi i autorizuar, koordinatori i riskut,nëpunësi zbatues dhe menaxherët e tjerë të njësive,e drejta që sanksionon të drejtën e delegimit të disatë drejtave dhe detyrave të nëpunësit autorizues,nëpunësi zbatues dhe menaxherëve të tjerë nëshkallën e hierarkisë brenda njësisë publike, dukee vendosur theksin në ruajtjen e nivelit tëpërgjegjshmërisë. Ai parashikon procedurat esinjalizimit për ekzistencën e parregullsive osemashtrimeve gjatë kryerjes së detyrave funksionale,përcakton detyrimin për trajtimin e problemeve tëmenaxhimit financiar me takime periodike në të gjithanivelet e menaxhimit të njësive publike, si dhe përngritjen e grupeve të menaxhimit strategjik në çdonjësi publike. Në këtë kuadër po supozohet qëGSB-të ekzistuese të ministrive të shndërrohen nëGMS, që do të thotë të trajtohen të gjitha problemetqë lidhen me menaxhimin financiar brendaorganizatës dhe jo vetëm problemet e planifikimitdhe monitorimit të zbatimit të buxhetit. Përcaktohetdetyrimi për deklarimin vjetor nga nëpunësiautorizues për cilësinë e sistemeve të kontrollit tëbrendshëm, si dhe mbajtjen e mbledhjeve të rregulltanë të gjitha nivelet e njësive publike për diskutimine problemeve të menaxhimit financiar dhe tëkontrollit. Kjo sjell rritjen e përgjegjshmërisëmenaxheriale të nëpunësit të autorizuar dhegarantimin te titullari i njësisë publike për realiziminnë kohë të objektivave lidhur me politikat evendosura.

    Deklarata e cilësisë është inputi kryesor i raportittë Ministrisë së Financave për Parlamentin lidhurme cilësinë e sistemeve të kontrollit të brendshëmnë sektorin publik. Aty përcaktohet roli i njësisëqendrore të harmonizimit për menaxhimin financiardhe kontrollin e krijuar në Ministrinë e Financave nëzbatim të ligjit nr.9936, datë 26.06.2008 “Përmenaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e

    Shqipërisë”. Një pjesë të rëndësishme të këtijprojektligji e zënë rregullimet për komponentët emenaxhimit financiar dhe të kontrollit, të cilët janë:mjedisi i kontrollit, menaxhimi i riskut, aktivitetet ekontrollit, informacioni, komunikimi dhe monitorimi.

    Ky ligj shfuqizon ligjin nr. 6942 të vitit 1984 “Mbiadministrimin e vlerave materiale e monetare”, njëligj tashmë tërësisht i tejkaluar dhe jo i përshtatshëmpër zbatim dhe ngarkon Ministrinë e Financave tënxjerrë udhëzimet dhe manualet mbi menaxhiminfinanciar dhe kontrollin, ku përfshihen edheudhëzimet standarde për ruajtjen, dokumentimin dheqarkullimin aktiv të njësive publike si pjesë përbërësee sistemit të menaxhimit financiar. Ministria eFinancave vlerëson edhe kontributin e dhënë nëdiskutimet në Komisionin e Ekonomisë dhe fton tëgjithë deputetët që ta votojnë këtë ligj.

    Në përfundim, duke vlerësuar se projektligji ështënjë kontribut tepër pozitiv dhe i çmuar në procesin emenaxhimit financiar dhe plotëson kuadrin ligjor,duke e përafruar atë me standardet e BE-së, edhenjë herë ju ftoj të gjithëve ta mbështesim miratimine këtij ligji.

    Falemnderit!Jozefina Topalli – Falemnderit, zoti Ministër!Ka njeri pyetje? Po, zoti Braçe, urdhëroni!Erion Braçe – Zoti Ministër, siç deklaruat edhe

    këtu, ky ligj buron nga detyrimet që ne kemi edhenë raport me BE-në. Dua të di pse ligji nukshoqërohet me një matricë të përmbushjes sëdirektivave të BE-së, me qëllim që deputetët të jenëtë qartë se cilat nga praktikat e mira të BE-së, siçpërcakton progres-raporti i fundit i BE-së, janëplotësuar dhe cilat jo? E para.

    E dyta, gjithë parimi që buron nga ligji përmenaxhimin e buxhetit të shtetit është ai i ndërtimitdhe i kontrollit të brendshëm në bazë të pavarësisëdhe decentralizimit, thuhet aty. Dua t’ju pyesja secila ka qenë nevoja e Qeverisë për të ndërtuar njëdrejtori të harmonizimit me kompetenca qëndërhyjnë drejtpërdrejtë në njësitë e kontrollit dhetë menaxhimit, që i krijohen në të gjitha njësitë qëparashikon ligji?

    E treta, në ligjin për inspektimin financiar na thatëse argumenti bazë i ndërtimit të atij shërbimi ishinkontrollet post factum dhe mospërballja e këtij ligjiapo mospërfshirja e kësaj veprimtarie të kontrollittë post factum në shërbimet e tjera të kontrollit.Përse në nenet e këtij ligji apo me këtë ligj ndërthurniedhe inspektimin financiar në veprimtaritë e kontrollittë njësive të pavarura, të cilat duhet të veprojnë në

  • Viti 2010

    854

    Legjislatura e 18-të

    formë të pavarur dhe të decentralizuar?Për të ardhur te pyetja tjetër. Në ligjin për

    menaxhimin e buxhetit të shtetit thuhet qartësishtse qëllimi i ndërtimit të kontrollit të brendshëm dhemenaxhimit financiar janë të gjitha njësitë publike.Apo jo? E thatë ju. Përse i keni përfshirë në këtëligj njësitë e tjera, siç janë organizatat jofitimprurëse,me detyrimin që edhe ato të ngrenë shërbime tëkontrollit të brendshëm të tyre për menaxhiminfinanciar?

    Falemnderit!Jozefina Topalli – Falemnderit!Ka pyetje tjetër? Zoti Ministër, urdhëroni!Ridvan Bode – Lidhur me pyetjen që ju bëtë,

    me mosprezantimin e matricës së përputhshmërisë,në të vërtetë ka disa parime që janë konsultuar dhene u referohemi parimeve të deklaruara nga BE-ja.Për këtë arsye, për të parë nëse përcaktimet e këtijligji janë në përputhje me këto parime, ne kemibashkëpunuar me këto tri zyra që përmenda këtu,që janë: zyra e auditimit të Anglisë e zgjedhur dhee përdorur nga BE-ja; Ministria e Financave polakedhe në fund kemi marrë edhe miratimin në tërësipër ligjin dhe për nenet e tij edhe nga vetë KomisioniEuropian. Mendoj se këto kanë qenë detyrimet përtë bërë përputhshmërinë tij dhe në diskutimet që kapasur me Ministrinë e Integrimit dhe me Ministrinëe Drejtësisë këto gjenden të përputhura. Nëse kandonjë element konkret, mund të na thoni se nukka përputhshmëri, por janë të gjitha të përputhura.

    Përse ngrihet një drejtori e harmonizimit financiarnë Ministrinë e Financave, kur funksionet janëfunksione të decentralizuara? Sigurisht që ka nevojëpër një qendër, e cila merret me respektimin estandardeve dhe me përgatitjen e manualeve,metodologjive, që do të ndihmonte në funksionimine ligjit, si edhe me monitorimin e proces të zbatimittë këtyre standardeve nga ana e njësive përdoruesetë buxhetit. Është e njëjta gjë dhe kjo ndodh në tëgjitha vendet, nuk është ndonjë strukturë që ngrihetvetëm në Shqipëri. E njëjta gjë është edhe auditimii përgjithshëm. Pra, ka një auditim të brendshëmnë çdo institucion, por ka edhe një auditim tëpërgjithshëm, i cili merret me harmonizimin emetodikave dhe praktikave në respektimin ose nëzbatimin rigoroz të ligjit.

    Pra, janë qendra që merren me harmonizimin,me përgatitjen e metodologjisë së manualeve dhepo ashtu të raportimit rreth zbatimit të standardevetë kërkuara nga ligji. Pra, është një risi që monitorongjithë procesin e zbatimit të ligjit, i cili është

    jashtëzakonisht i rëndësishëm për menaxhimin dhefinancimin e kontrollit të brendshëm.

    Përse doli ligji për inspektimin? Këto janë dyligje, që shkojnë paralel me njëri-tjetrin dhe hartimii tyre është bërë paralelisht me njëri-tjetrin. Edheinspektimi financiar, edhe menaxhimi financiar ekontrolli janë instrumente të të njëjtit disiplinëfinanciare në përdorimin e fondeve publike. Ato janëpjesë e të njëjtave instrumente, sepse inspektimika të bëjë me rastet e shkeljeve, kurse ky ështëproces operacional i përditshëm. Këto janë strukturaqë udhëheqin gjithë procesin e planifikimit, tëalokimit dhe përdorimit me eficiencë në ekonomikundrejt zbatimit të strategjive dhe programeve tëQeverisë.

    Pra, këto janë njësi ekzekutive dhe permanente.Inspektimi ndërhyn vetëm në rastet kur kemi tëbëjmë me shkelje, me shpërdorime të dimensionevetë mëdha të fondeve publike. Për këtë arsye lidhentë dyja ligjet. Ai ligj ka mbaruar. Mos e bëj si punae atij që thoshte: “Mos kujto se ma hodhe, se fasuletmbrëmë ishin me shumë kripë”. Ligji i inspektimit umiratua, ta