punimseminaikobtngalndamenaxhimiiresulsevenjerzore-110710084023-phpapp02
TRANSCRIPT
ORGANIZATA BOTËRORE E TREGTISË
Universiteti Shteteror I Tetoves
Master
Punuar nga: ILIR HAZIRI
Punim seminarik
Organizata Botërore e Tregtisë dhe anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë .......................... .(OBT) Lënda: Menaxhimi strategjik i Burimeve
Njerzore
Profesori:Dr.Imer Havolli
Shkurt, 2012
`
Përmbajtja
Hyrje 3
Funksionet e OBT-së 5
Objektivat e OBT-së 6
Përparësitë që arrihen me anëtarësimin në OBT 6
Disavantazhet që arrihen me anëtarësimin në OBT 6
Financimi i OBT-së 7
Parimet e OBT-së 7
Marrëveshjet e përgjithshme të OBT-së 11
Procesi i antarsimit te Kosoves ne Organizaten 13
Boterore te Tregtis
Mendimi(Konkluzioni) 15
Bibliografia 16
2
ORGANIZATA BOTËRORE E TREGTISË (OBT)
Lokacioni: Gjenevë, Zvicër
3
Themeluar: 1 janar 1995, gjatë negociatave në raundin e Uruguajit (1986-
1994)
Anëtarsia: 153 shtete
Buxheti: rreth 30 miliard dollar Amerikan
Stafi: 625
Drejtor gjeneral: Pascal Lammy
Qe ne vitin 1945 mendohej qe fluksi i investimeve dhe i tregtis
nderkombetare mund te ishte qelsi i lulzimit mbarboteror. Shume muaj te
negociatave nderkombetare ne Londer, Gjeneve, Nju Jork, arriten kulmin ne
24 mars 1948 ne Havana te Kubes me nënshkrimin e kartes se Havanes per
Organizaten e Tregtis Nderkombetare (ITO), e cila parashikohej te merrej
me politiken e tregtise nderkombetare, praktiken kufizuse te biznesit,
marrëveshjet per mallra, punzenien, rindërtimin, zhvillimin ekonomik dhe
investimet nderkombetare si dhe ngritjen e nje agjencie te re te Kombeve te
Bashkuara per te administruar gjithçka. Mirpo ky draft nuk u ratifikua nga
Kongresi i SHBA-ve dhe parlamente te disa vendeve te tjera, me arsyetim se
ata e ndjejne frymen e burokracis te organizates se re dhe dobësimin e
sovranitetit kombëtar. Mirpo ne vend te themelimit te ITO-se SHBA dhe 22
vende tjera u pajtuan qe rregullimi i kembimit kombëtar te behet permes nje
marrëveshje te quajtur Marrveshja e Pergjithshme per Tregeti dhe Tarifa
(GATT), e cila u nënshkrua ne Gjenev ne vitin 1948, nga 23 vende antare
dhe i cili ka nxitur nje progres te madh ne tregtin botrore. Ne fillim te viteve
te 80-ta antaret e GATT-it vazhduan punen e tyre ne Roundin e Uruguait ku
u përqendruan ne tregtin e shërbimeve, reduktimin e barrierave te tregtis dhe
mbrojtjen e te drejtave te pasuris intelektuale. Nje nga arritjet me te
rendesishme te ketij raundi ishte krijimi i OBT-se, te cilen e nënshkruan
4
ministrat e 123 vendeve ne konferencen e ministrave te mbajtur ne
Marrakesh te Marokut, ne prill te vitit 1994, ndersa prej 1 janar 1995 filloi
punen OBT-ja. Qe nga kjo kohe GATTI pushoi te funksionoj si institucion i
pavarur dhe u be pjese e OBT-se. Ne kuadër te OBT-se u integruan te gjitha
marrëveshjet ekzistuse multilaterale te GATT-it, GATS-it dhe TRIPS.
Funksionet e OBT
- Të ndihmoj që tregtia midis vendeve të kryhet sa më lirshëm që të jetë e
mundur
- Të shërbej si forum për bisedime lidhur me tregtinë ndërkombëtare
- Të kontribuoj në zgjidhjen e kontesteve tregtare ndërmjet palëve përmes
interpretimit të rregullave të tregtisë ndërkombëtare
- Përcjellja e masave tregtare ndërkombëtare
- Ndihmë teknike për vendet në zhvillim dhe vendet në tranzicion
- Bashkëpunimi me organizatat tjera ndërkombëtare
Synimet kryesore te OBT-se jane tregu i hapur global dhe konkurrenca e drejt dhe
padiskriminim. Ne qender te OBT-se jane marrëveshjet e negociuara dhe te firmosura
nga shumica e vendeve te botes, ku perbejne rregullat ligjore per tregtin
nderkombetare. Objek i marrëveshjes te OBT-se jane mallrat, shërbimet dhe pronat
intelektuale. Marrveshja parasheh angazhimin e paleve per uljen e tarifave doganore
dhe zbutjen apo heqjen e barrierave tregtare hapjen e tregjeve te shërbimeve si dhe
procedurat per zgjedhjen e mosmarrëveshjeve.
5
Objektivat kryesore të OBT
- Zhvillimi i metejm i sistemit te tregtise se lire multilaterale dhe
- Thjeshtezimi dhe shkurtimi i kohëzgjatjes ne realizimin e operacioneve
tregtare. Per realizimin e ketyre objektivave te OBT-se ka aprovuar rregulla me
te cilat
- i nxit vendet anetare qe ti harmonizojne aktet ligjore kombetare nga fusha e
tregtise se jashtme
- unifikohen dokumentet te cilat zbatohen ne tregtin e jashme,
- standardizimi ne procedurat ne tregtin e jashtme, veqmas procedurat doganore,
- nxitet standardizimi i termave te cilat perdoren shpesh here ne komunikim dhe
dokumente etj.
6
AVANTAZHET E ANTARSIMIT NE OBT janë:
Rregullat e OBT-se i ofrojne anuarve te rinje mundesi qe ti zgjerojne mundesit e
veta tregtare, ofron nje qasje ne tregjet e vendeve antare te saj, bene qe tregtia te
zhvillohet drejt dhe sigurt, arritja e marrëveshjeve ne kuadër te OBT-se me qellim
te zgjerimit te tregjeve etj.
DISAVANTAZHET
Shfrytzimi i resurseve natyrore te shteteve te pazhvilluara ekonomikisht nga
shtetet e fuqishme (te medha), rrenimi i disa industrive te caktuara vende te
ndryshme pasiqe nuk kane mundesi te konkurojne me kosto te lire te punes
dhe te prodhimit te te njëjtit produkt nga vendet tjera si psh Kina.
Financimi i OBT-së
Eshte rregulluar permes aneksit te 7 te marrëveshjes mbi OBT-ne qe parasheh se
drejtori gjeneral i OBT-se ti drejtohet komitetit per buxhet, financa mbi gjendjen e
OBT-se dhe a do ti mbuloj gjitha shpenzimet brenda nje viti. Komiteti analizon
gjendjen dhe ia paraqet drejtorit gjeneral i cili e aprovon buxhetin. Secili shtet
antare duhet ta paguaj kontributin e tij, mbi pjesëmarrjen e shtetit ne tregtin
nderkombetare per mallra dhe shërbime, kontributi minimal eshte 0.015 te
pjesëmarrjes ne tregtin nderkombetare.
7
Parimet kryesore janë:
1. Parimi i tregtisë pa diskriminim
2. Parimi i tregtis me liberale
3. Parimi i tregtis se qendrushme dhe transparente
4. Parimi i nxitjes se konkurences se lire dhe te drejt
5. Parimi i trajtimit preferencial te vendeve ne zhvillim
Parimi i tregtis pa diskriminim - Ky parim parasheh zbatimin e klauzolave te
Kombi me i favorizuar dhe te trajtimit preferencial
1. Klauzola Kombi me i favorizuar do te thot se, sa here qe nje vend i zbret
tarifat doganore ndaj nje vendi antar, per ndonje produkt apo grupe produktesh, ai
obligohet qe ta zbatoj kete zbritje ndaj te gjitha vendeve antare te OBT –se. Pra,
vendet antare nuk mund te bejne dallime ndermjet partnerve te tyre tregtar perveq
ne rastet vijuse
1. kur grupe vendesh arrijne marrëveshje tregtare rajonale siq jane zonat e
tregtis se lire apo unionet doganore
2. vendet e zhvilluara inkurajohen te zbatojne tarifa preferenciale ndaj
vendeve ne zhvillim nepermjet Sistemit te Pergjithshem te Preferencave
dhe
3. nje vend mund te vendos barriera per produkte te caktuara per shkak se
vendi prej nga vijn ato produkte zbaton marrdhenie tregtare te padrejta.
2. Klauzola e trajtimit kombetar qe do te thot se produktet e importuara dhe
produktet e prodhuara ne vend duhet te trajtohen ne menyre te barabart.
8
Parimi i tregtisë më liberale
Bazohet në kërkesën për zbritjen e barrierave doganore dhe jo doganore në tregti
me mallra, si dhe reduktimin e kufizimeve në tregti me shërbime dhe prona
intelektuale.
Tregtia e lirë është e mirëseardhur për të gjithë dhe shpie në mirëqenie,
flamurin për një tregti të lirë e mban Organizata Botërore e Tregtisë (WTO)
Megjithatë, përkundër shumë lehtësimeve doganore, shumë shtete të varfëra
s’do mund të përfitojnë nga tregtia e lirë. Përgjegjësinë për një gjendje të
tille duhet ta marrin ministrant, të cilët kishin marrë pjesë në konferencen e
Hong Kongut, në vitin 2005. Organizata e Ndihmës për zhvillimin tregtar
(Aid for Trade ) është një program i përparuar ndihmash, i cili do t’ ju
mundësojë shteteve ne zhvillim përfitime nga tregtia e lirë. Rreth bilancit të
kësaj organizate që u prezantua së fundi në Gjenevë një informacion nga
Paskal Lechler: Organizata "Ndihmë për zhvillimin tregtar (Aid for Trade)"
paraqiti njëqind faqe me fotografi njerëzish të gëzuar, të cilët mbanin mbi
shpinë thasë të mbushur me kafe apo banane. Raporti i kësaj organizate
synon mbi të gjitha që të shtojë shpresat. Vitin e kaluar për tregtinë e lirë
ndërkombëtare u derdhën 21 miliardë dollarë. Deri në vitin 2010
parashikohet një rritje e kësaj shume në 30 miliardë dollarë. Me këto të holla
tani do t’u mundësohet shteteve me infrastrukturë të dobët, me zhvillim të
dobët të financave publike si dhe me mungesë të instancave zhvillimore, që
të integrohen në tregtinë botërore.
Shefi Bankës Botërore, Robert Zoellick, kishte ardhur në Gjenevë me
një lajm të mirë. Banka Botërore dëshiron që t’i shtojë "Organizatës së
ndihmës për zhvillim tregtar" edhe 2 miliardë dollarë, duke e dyfishuar në
këtë mënyrë ndihmën e deritashme.
9
"Unë mendoj që organizata e ndihmës për zhvillim tregtar do të ndikojë
pozitivisht në tregun e përgjithshëm"!
Gjithashtu mendoj që organizata e ndihmës për zhvillim tregtar do të
ndihmojë edhe shumë shtete në zhvillim të cilat tani mendojnë se vetem
hapja e tregut nuk do të ishte e mjaftueshme. Ato kanë nevojë për përfitime.
Nëse një shtet i varfër nuk mund që ta mbulojë vetë deficitin tregtar, ai mund
të ketë mallra apo produkte për të shitur, por s’mund të depërtojë në treg.
Kjo organizatë u ofron një mundësi të veçantë dhe rrugë të reja për shitjen e
mallrave në tregun ndërkombëtar.
Kritikat ndaj kësaj organizate (Aid for Trade) vijnë nga organizatat
joqeveritare. Kristine Weller (...nga Christian Aid) mendon që Organizata
Botërore e Tregtisë (WTO) nuk është institucioni i saktë për ndihmen e
zhvillimit tregtar.
"Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për një shumë të hollash për shtetet në
zhvillim, sepse kjo ndikon në dinamikën e tregtisë së përgjithshme botërore.
Në këtë kontext qëndon rreziku që shtetet e zhvilluara të marrin më tepër
dhe shtetet në zhvillim të japin gjithashtu më tepër, sepse diku ekziston
mundësia për të tërhequr ndihmat e premtuara".
Parimi i tregtisë së qëndrueshme dhe transparente
Ky parim parasheh se, vendet anëtare duhet ti respektojnë kufijtë maksimal të
tarifave doganore të përcaktuara. Një vend mund ti ndryshon këta kufij, vetëm pas
negociatave me vendet tjera partnere në tregti, në të kundërtën ato mund të
10
kërkojnë kompensim për humbjet e pësuara. Po ashtu mund me qëllim të sigurimit
të kushteve për afarizëm të shëndosh dhe pa diskriminim, vendet anëtare
obligohen të jenë transparente në politiken e tyre tregtare.
Parimi i nxitjes se konkurrencës së lire dhe të drejtë
Me rregullat e OBT është definuar se çka konsiderohet konkurrencë e drejtë e çka
e padrejtë, vendet anëtare duhet të luftojnë kundër konkurrencës së padrejtë e jo ta
aplikojnë atë.
Parimi i trajtimit preferencial të vendeve në zhvillim, i cili lejon:
a) Aplikimin e Klauzolës së habilitacionit e cila lejon realizimin e marrëveshjeve
multilaterale lidhur me masat jo doganore, për caktimin e koncesioneve doganore
dhe dhënien e tretmanëve speciale për vendet e varfra në botë,
b) Aplikimi i masave restriktive tregtare për shkak të gjendjes së bilancit të
pagesave mund të aplikohen vetëm në situata të jashtëzakonshme dhe çdo herë në
mbikëqyrjen e OBT
c) Masat mbrojtëse me motive zhvillimore, kanë të bëjnë me privilegjet që u
lejohen vendeve në zhvillim me qëllim të përmirësimit të gjendjes së tyre.
11
Marrëveshjet e përgjithshme të OBT-se
Marrëveshja e përgjithshme për Tarifa dhe Tregti (GATT – 1994)
Marrëveshja e përgjithshme për Tregti me shërbime (GATS)
Marrëveshja për aspekte tregtare të të drejtës së pronës intelektuale
(TRIPS)
Marrveshje te tjera siç janë:
Marrëveshja për zbatimin e masave sanitare dhe fitosanitare
Marrëveshja për subvencionet
Marrëveshja për anti damping
Marrëveshja për inspektimin para origjinës
Marrëveshja për barrierat teknike në tregti
Marrëveshja për vlerësimin e mallrave në dogan
Marrëveshja për rregullat e origjinës etj
12
Procesi i antarsimit te Kosoves ne Organizaten Boterore te
Tregtise
Zyrtarë qeveritarë dhe ekspertë për çështje ekonomike japin mendime të
kundërta rreth përgatitjes së Qeverisë së Kosovës për të aplikuar në
Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT).
Me gjithë faktin se ky proces është i komplikuar dhe i vështirë,
zyrtaret konfirmojn se tashmë i kane bërë të gjitha përgatitjet e duhura për
të aplikuar në Organizatën Botërore të Tregtisë.
“Ne po i bëjmë të gjitha përgatitjet teknike, ku përfshihet ngritja e stafit,
ngritja e infrastrukturës ligjore, anëtarësimi apo puna jonë që po e bëjmë në
ngritjen e kapaciteteve në organizata rajonale, siç është edhe CEFTA”.
Organizata Botërore e Tregtisë është organizatë ndërkombëtare, me
qendër në Gjenevë të Zvicrës, e cila merret me nxitjen dhe vënien në zbatim
të ligjeve dhe rregulloreve tregtare ndërkombëtare.
Çështja e, siç thuhet, moszbatimit të ligjeve në Kosovë mbetet shqetësim
kryesor për njohës të çështjeve ekonomike.
Lidhur me këtë, Kosova ka probleme, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe
në atë politik. Në rrafshin ekonomik, duhet theksuar mospërgatitjen e duhur
të institucioneve kompetente për përfshirjen e Kosovës në tregjet
ndërkombëtare. Ndërsa, në atë politik, ne e sheh si problem numrin e
pamjaftueshëm të shteteve që deri më tash kanë njohur pavarësinë e
Kosovës.
“Ekziston një paragraf në rregulloren e funksionimit të OBT-së, ku pika e
parë është që një shtet, i cili dëshiron të jetë anëtar i OBT-së, duhet të ketë
menaxhim të plotë, duhet të ketë shtrirje horizontale brenda kufijve
13
administrativë. Pastaj, është aspekti politik, që sa më tepër vende ta njohin
(Kosovën) dhe të jetë pjesë e Kombeve të Bashkuara”.
Edhe pse numri i vendeve që e kanë njohur shtetësinë e Kosovës nuk
është ndonjë parakusht për anëtarësim në Organizatën Botërore të Tregtisë,
një gjë e tillë, megjithatë, mbetet sfidë për institucionet kosovare.
Sidoqoftë, Kosova po pret një kohë më të përshtatshme për aplikim në
këtë organizatë, në mënyrë që pranimi i Kosovës të jetë i sigurt.
“Grupi punues i merr vendimet e veta me konsensus. Kështu që, në rast se
në grupin punues ekziston një shtet i caktuar, i cili është kundër pavarësisë
së Kosovës, do të mund të paraqiten probleme për marrjen e
rekomandimeve, të cilat duhet të shkojnë në asamblenë e përgjithshme të
OBT-së, e cila i merr vendimet me 2/3 e votave”.
Ekspertët e ekonomisë pohojnë se një ndër parakushtet që një vend
duhet t’i plotësojë për të aplikuar, është që vendi të ketë tërësi unike
doganore, por, duke pasur parasysh problemin e mosfunksionimit të plotë të
doganave në disa pjesë të territorit, sipas tyre, Kosovës i vështirësohet
aplikimi.
Aktualisht, në Organizatën Botërore të Tregtisë bëjnë pjesë 153 vende
të botës, kurse 30 të tjera janë në proces të anëtarësimit, që përfaqësojnë mbi
97 për qind të shkëmbimeve tregtare botërore.
14
KONKLUZIONE
OBT-ja eshte nje tube rregullash qe vendet antare duhet tu përmbahen ne politiken
e tregtis se jashtme.
Natyrisht qe qdo vend do te deshironte qe te jete pjese e OBT-se dhe e
institucioneve te tjera per shum arsyje, pasiqe permes ketyre marrëveshjeve
percaktohen politikat e vendeve ne tregtin e jashtme, rregullat dhe procedurat ne
operacionet e tregtis se jashtme, menyren e mbajtjes te krijimtaris intelektuale, do
te rregulloheshin shum qeshtje me rendesi te medha ekonomike-tregtare. Kosova
nuk eshte pjese e OBT-se. Shpresojme qe me antarsimin e Kosoves ne OBT do te
hapen dyert qe do te rezultonte me përfitime te medha per Kosoven dhe per nje
ngritje te zhvillimit ekonomik.
15
BIBLIOGRAFIA
Literatura e përgatitur nga prof. dr.Halil Kukaj
Ilia Kristo, Biznesi ndërkombëtar
www.WTO.org
www.Wikipedia.com
16