pushteti tatimor_volumi 3_al-tax

130
1 PUSHTETI TATIMOR 3 KAPITULLI I BIZNESI I VOGËL DHE PROBLEMET E TIJ Pyetja 1. Çfarë dokumentesh duhet të lëshojë biznesi i vogël? Pyetja 2. Sa herë në vit mund të kontrollohet një subjekt i biznesit të vogël? Pyetja 3. Si bëhet llogaritja e kësteve të pagesës në biznesin e vogël dhe mbi çfarë bazohet? Pyetja 4. A duhet të marr leje për kamionin tim? Pyetja 5. Me dy dyqane në cilën nga zyrat duhet të regjistrohem ? Në atë të biznesit të vogël apo në atë të TVSH‐së? Pyetja 6. Çfarë taksash duhen paguar saktësisht për hesap të bashkisë? Pyetja 7. Sa kohë mund të vazhdojë një aktivitet privat pa u regjistruar në tatimet sipas ligjit? Pyetja 8. A duhet te paguaj sigurime për gruan dhe vajzën dhe si llogaritet nëse po? Pyetja 9. A paguajnë tatim mbi të ardhurat tregtarët e biznesit të vogël? Pyetja 10. Kush biznese paguajnë tatim mbi xhiron 1.5% sipas ndryshimeve ligjore të 2006 dhe çfarë dokumentacioni përdorin? Pyetja 11. Cilat janë dokumentet që duhet të mbaj në dyqan që të jem në rregull me kontrollin? Pyetja 12. A mund të më jepni këshilla se çfarë duhet të bëj për të gjetur një klientelë fikse? Pyetja 13. Si duhet të llogaritet tatimi dhe sigurimet shoqërore për mua dhe ndihmësin? KAPITULLI II INTERPRETIME TË LEGJISLACIONIT FISKAL Pyetja 14. A kam të drejtë për një zbritje të çmimit, kur blej mallra në Dutty Free Shop? Pyetja 15. Çfarë është TVSH‐ja? Si funksionon ajo? Pyetja 16. Kush është qarkullim malli dhe qarkullim shërbimesh? Pyetja 17. Kush nga shpenzimet e mëposhtme është shpenzim i panjohur sipas ligjit të tatimit mbi të ardhurat? a. kosto e blerjes së një Aktivi b. interesat për huatë e marra c. shërbime nga të tretë d. taksat doganore e. kostoja e blerjes së tokës Pyetja 18. Çfarë dokumenti duhet lëshuar kur një shoqëri transporton mallrat e saj nga magazinat e veta në një nga njësitë e shitjes? Pyetja 19. Ku zbatohet TVSH‐ja në ndërtim? Pyetja 20. Cilat janë tipet e kontratave që organet tatimore i konsiderojnë si kontrata tip dhe sa vlejnë ato për kontrollet? Pyetja 21. A mund ta regjistroj kamioçinën për të përfituar TVSH prej saj? Pyetja 22. Mund të më sqaroni për “Skemën e shtyrjes së pagesës së TVSH‐së në importet e makinerive”? Pyetja 23. Cila është vlera e tatueshme që duhet marrë për bazë nëqoftëse malli jepet me çmim të ulët? Pyetja 24. Çfarë procedurash duhen kryer për transferimin e veprimtarisë ekonomike? Pyetja 25. Kush njihet nga legjislacioni fiskal shqiptar si importe të përjashtuara nga TVSH‐ja? Pyetja 26. Ç’është leasing dhe kush janë momentet e lindjes së detyrimit tatimor për një person që kryen transaksione në këtë mënyrë? Pyetja 27. Si tatohen shërbimet on‐line dhe të internetit? Pyetja 28. Sa përqind e sponsorizimit njihet si një shpenzim i njohur dhe çfarë rruge duhet ndjekur? Pyetja 29. A është e bazuar në ligj kërkesa për të bërë dhe dorëzuar te tatimet bilancin një OJF? Pyetja 30. Si janë procedurat e rimbursimit të akcizës së naftes në peshkim?

Upload: eduart-gjokutaj

Post on 13-Oct-2014

2.067 views

Category:

Documents


3 download

DESCRIPTION

Ky liber eshte pjese e nje seti librash me titullin "PUSHTETI TATIMOR" dhe eshte ndertuar mbi pyetje te derguara nga biznese dhe individe, te cilet kane qene te interesuar per njohjen e problematikave qe lidheshin me aktivitetin dhe detyrimet e tyre fiskale. Per dokumente te tjera shikoni te www.al-tax.org

TRANSCRIPT

Page 1: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

1

PUSHTETI TATIMOR 3 

 KAPITULLI  I 

BIZNESI I VOGËL DHE PROBLEMET E TIJ  Pyetja 1.      Çfarë dokumentesh duhet të lëshojë biznesi i vogël? Pyetja 2.      Sa herë në vit mund të kontrollohet një subjekt i biznesit të vogël? Pyetja 3.      Si bëhet llogaritja e kësteve të pagesës në biznesin e vogël dhe mbi çfarë bazohet? Pyetja 4.      A duhet të marr leje për kamionin tim? Pyetja 5.      Me dy dyqane në cilën nga zyrat duhet të regjistrohem ? Në atë të biznesit të vogël apo në atë të TVSH‐së? Pyetja 6.      Çfarë taksash duhen paguar saktësisht për hesap të bashkisë? Pyetja 7.      Sa kohë mund të vazhdojë një aktivitet privat pa u regjistruar në tatimet sipas ligjit? Pyetja 8.      A duhet te paguaj sigurime për gruan dhe vajzën dhe si llogaritet nëse po? Pyetja 9.      A paguajnë tatim mbi të ardhurat tregtarët e biznesit të vogël? Pyetja 10.   Kush biznese paguajnë tatim mbi xhiron 1.5% sipas ndryshimeve ligjore të 2006 dhe çfarë dokumentacioni përdorin? Pyetja 11.  Cilat janë dokumentet që duhet të mbaj në dyqan që të jem në rregull me kontrollin? Pyetja 12.  A mund të më jepni këshilla se çfarë duhet të bëj për të gjetur një klientelë fikse?  Pyetja 13.  Si duhet të llogaritet tatimi dhe sigurimet shoqërore për mua dhe ndihmësin?       KAPITULLI  II 

INTERPRETIME TË LEGJISLACIONIT FISKAL  Pyetja 14.   A kam të drejtë për një zbritje të çmimit, kur blej mallra në Dutty Free Shop? Pyetja 15.   Çfarë është TVSH‐ja? Si funksionon ajo? Pyetja 16.   Kush është qarkullim malli dhe qarkullim shërbimesh?   Pyetja 17.   Kush nga shpenzimet e mëposhtme është shpenzim i panjohur sipas ligjit të tatimit mbi të ardhurat? 

a. kosto e blerjes së një Aktivi b. interesat për huatë e marra c. shërbime nga të tretë d. taksat doganore e. kostoja e blerjes së tokës 

Pyetja 18.  Çfarë dokumenti duhet lëshuar kur një shoqëri transporton mallrat e saj nga magazinat e veta në një nga njësitë e shitjes? Pyetja 19.   Ku zbatohet TVSH‐ja në ndërtim? Pyetja 20.   Cilat janë tipet e kontratave që organet tatimore i konsiderojnë si kontrata tip dhe sa vlejnë ato për kontrollet? Pyetja 21.   A mund ta regjistroj kamioçinën për të përfituar TVSH prej saj? Pyetja 22.   Mund të më sqaroni për “Skemën e shtyrjes së pagesës së TVSH‐së në importet e makinerive”? Pyetja 23.   Cila është vlera e tatueshme që duhet marrë për bazë nëqoftëse malli jepet me çmim të ulët? Pyetja 24.   Çfarë procedurash duhen kryer për transferimin e veprimtarisë ekonomike? Pyetja 25.   Kush njihet nga legjislacioni fiskal shqiptar si importe të përjashtuara nga TVSH‐ja? Pyetja 26.   Ç’është leasing dhe kush janë momentet e lindjes së detyrimit tatimor për një person që kryen transaksione në këtë mënyrë? Pyetja 27.   Si tatohen shërbimet on‐line dhe të internetit? Pyetja 28.   Sa përqind e sponsorizimit njihet si një shpenzim i njohur dhe çfarë rruge duhet ndjekur? Pyetja 29.   A është e bazuar në ligj kërkesa për të bërë dhe dorëzuar te tatimet bilancin një OJF? Pyetja 30.   Si janë procedurat e rimbursimit të akcizës së naftes në peshkim? 

Page 2: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

2

Pyetja 31.   Cila do të ishte rruga optimale për faturat ë furnizimit në bimët medicinale? Pyetja 32.   A ka të drejtë policia tatimore të gjobitë për faturë të parregullt? Pyetja 33.   A më duhen dy NIPT‐ë për dy njësi? Pyetja 34.   A ka tatim mbi pagën kur punon në një firmë të huaj? Pyetja 35.   Si të sigurohet mall me faturë kur blen nga produktet e fshatarëve? Pyetja 36.   A lindin detyrime ndaj shtetit kur vendoset per shitje të aksioneve të shoqërisë? Pyetja 37.   Ku gjendet dhe si llogaritet kostua në ndërtim? Pyetja 38.   A njihet si shpenzim huaja e dhënë nga një i huaj ? A duhet të njihet ajo kur është me kushte 3 % mbi interesat e tregut ? Pyetja 39.   Si tatohen dividentët në Itali me rastin e riatdhesimit të fitimit nga vendi i burimit? Kur ka humbje, cili është trajtimi tatimor i                        humbjes së filialit? Pyetja 40.   Cili është ndryshimi midis furnizimeve të perjashtuara  dhe atyre me TVSH 0 %? Pyetja 41.   Si taksohen të ardhurat që krijohen nga aktivitetet ekonomike të OJF‐ve? Pyetja 42.   Zbriten shpenzimet që bëhen për të financuar një projekt për anketimin e tregut nga të ardhurat e një biznesi tregtar? Pyetja 43.   A tatohen shërbimet me pagesë që kryen qeveria dhe pushteti lokal për qytetarët? Pyetja 44.   A mund të quhet çmimi i vendosur në shitjet me akt noterial si çmim tregu dhe a kanë të drejtë tatimet ta rikarakterizojnë                        vlerën e këtij transaksioni? Pyetja 45.   Mund të kontrollojnë organet tatimore dhe policia pa paralajmërim dhe mandat? Pyetja 46.   Cili është kuadri i detyrimeve tatimore për ndërtimin? Pyetja 47.   A duhet të paguaj TVSH një shërbim financiar? Pyetja 48.   Si të dokumentoj punimet që i bëhen produktit tim nga një firmë tjetër? Pyetja 49.   Çfarë procedure ndiqet për zhvendosjen e pagesës së tatimeve paguar tepër me nje tatim tjetër që ka biznesi për të paguar? Pyetja 50.   Kur mund të quhet si shpenzim një autoveturë dhe sa të tilla mund të konsiderohen se janë për punët e shoqërisë? Pyetja 51.   A mund të quhet si shpenzim kur presidenti i firmës e ka zyrën në vilën e tij? Pyetja 52.   A kam të drejtë të kërkoj rimbursim të shumës së makinerive që kam blerë jashtë? Pyetja 53.   Mund të më thoni se çfarë detyrimesh kam ndaj shtetit kur punësoj më shumë se 20 punonjës? Pyetja 54.   A kreditohet TVSH‐ja e vlerës së autobusit të importuar nga shoqëria? Pyetja 55.   Si përcaktohet detyrimi për tatim fitimin paradhënie nga dega e tatimeve? Pyetja 56.   Kush janë kushtet për eksportuesit shqiptarë që të rimbursohen nga shteti? Pyetja 57.   Cilat aktivitete të OJF‐ve përjashtohen nga TVSH‐ja? Pyetja 58.   Si bëhet bilanci material për një firmë tregtare?  Pyetja 59.   Njihen sigurimet shoqërore që paguan punëmarrësi në shoqëri si shpenzim për efekte fiskale? Pyetja 60.   A ka të drejtë policia e tatimeve të më marrin lejen e qarkullimit të automjetit? Pyetja 61.   A prodhon gjoba automatikisht pa një vlerësim zyrtar programi informatik i tatimeve? Pyetja 62.   A duhet të paguajë tatim pronari i tokës? Nëse po, çfarë tatimesh paguan një pronar trualli ndërtimi sot?  Pyetja 63.   Mund të kryej aktivitet tjetër me liçensën që kam si biznes i madh? Pyetja 64.   Çfarë dokumentacioni përdoret kur nuk punon kasa regjistruese? Pyetja 65.   Kush janë problemet më kryesore të sistemit aktual të TVSH‐së në administratën e sotme fiskale? Pyetja 66.   Çfarë tatimesh paguajnë bastet sportive dhe kush i kontrollon ato? Pyetja 67.   Kush konsiderohen tatimpagues të mëdhenj sipas administratës tatimore? Pyetja 68.   Çfarë hapa ndërmerr administrata tatimore përpara se të bëjë kallzimin ne prokurori për tatimpaguesët? Pyetja 69.   A duhet të marr dy licenca për dy aktivitete të ndryshme brenda të njëjtit ambjent?      KAPITULLI  III 

TATIMI MBI TË ARDHURAT PERSONALE   Pyetja 70.   A paguan tatime mbi të ardhurat një rezident shqiptar, kur punon si përfaqësues i një firme të huaj? Pyetja 71.   A duhet të paguajnë tatime sportistët që janë të aktivizuar jashtë vendit? Pyetja 72.   Si zbatohet mbajtja e tatimit në burim mbi përqindjen e interesave bankare? Pyetja 73.   Si mbahen në pagë sigurimet shoqërore dhe tatimi i pagës? Pyetja 74.   Çfarë taksash duhen paguar për shitjen e pasurisë së paluajtshme dhe kush përjashtohet nga taksat në këtë rast? 

Page 3: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

3

Pyetja 75.   Duhet të paguajnë tatime individët që janë të punësuar në çfarëdo fushe jashtë vendit? Pyetja 76.   Çfarë taksash paguhen nëse shes punime artizanale te një person tjetër? Pyetja 77.   Çfarë është tatimi mbi pagën dhe sa tatim më duhet të paguaj për pagën time? Pyetja 78.   A paguhen tatime për dëmshpërblimin nga shpronësimet? Pyetja 79.   Cili është niveli i tatimit mbi të ardhura që paguhet nga biznesi i vogël? Pyetja 80.   Kush janë të ardhurat që përjashtohen nga tatimet mbi të ardhurat? Pyetja 81.   Sa është paga minimale në Shqipëri? Pyetja 82.   Kush janë të ardhurat që tatohen në Shqipëri? Pyetja 83.   A paguajnë taksa këngëtarët?       KAPITULLI  IV 

REGJISTRIM DHE ÇREGJISTRIM AKTIVITETI*  Pyetja 84.   Çfarë kushti duhet të plotësojë një biznesmen për tu regjistruar në TVSH? A ka një kufi të xhiros? Pyetja 85.   A duhet të shesim mallin gjendje që kemi në magazinë kur mbyllet aktiviteti? Pyetja 86.   Ç’parashikon ligji në një rast falimentimi? Pyetja 87.   Si mbyllen OJF‐të kur nuk kanë më aktivitet? Pyetja 88.   Si funksionon llogaritja e detyrimeve tatimore, për një aktivitet të vogël që hapet në mesviti? Pyetja 89.   Cilat janë kushtet për të filluar procedura e falimentimit? Pyetja 90 .   Çfarë parashikon ligji për regjistrimin e biznesit dhe si kryhet ky proçes? Pyetja 91.   Çfarë duhet bërë për organizimin sa më shpejt të biznesit dhe të jetë një biznes i njohur shpejt?  Pyetja 92.   Çfarë praktike dokumentacioni duhet ndjekur për regjistrimin e bizneseve të të huajve? Pyetja 93.   Çfarë kushtesh duhet të plotësojë një biznesmen për tu regjistruar në TVSH? Pyetja 94.   Si të veproj për aktivizimin e NIPT‐it pasiv? Pyetja 95.   A duhet të regjistrohet përfaqësuesi i biznesmeni të huaj në Shqipëri? *të gjitha shërbimet e regjistrim­çregjistrimit etj. nga Shtatori 2007 janë zhvendosur te Qendra Kombëtare e Regjistrimit

  KAPITULLI  V 

SKEMA E SIGURIMEVE SHOQËRORE  Pyetja 96.   Si duhet ta llogarit tatimin dhe sigurimet shoqërore për vete dhe ndihmësin? Pyetja 97.   Si dhe ku paguhen sigurimet shoqërore dhe tatimin mbi pagën? Pyetja 98.   A ka masa parandaluese ligjore dhe kush garanton sigurinë e furnizimit për të mos krijuar trazira në tregun ë karburanteve? Pyetja 99.   A paguhen sigurime shoqërore për dypunësimin? Pyetja 100.    Sa është masa e mbulimit të çmimit të barnave për pensionistin?  Pyetja 101.    Pse ka pak përfitime kur sigurimet shoqërore janë të larta? Pyetja 102.   A ka shpërblim për lindje fëmije në vendin tonë njësoj si në vende të tjera të botës?  Pyetja 103..   Kam 34 vite punë dhe kur dola në pension isha 59 vjeç. A më takon të marr pension të plotë?  Pyetja 104..   Kam dalë në pension më para se mosha që më takonte me 60%. Si duhet të veproj që të rris vlerën e pensionit? Pyetja 105..   A duhet të paguajnë sigurime shoqërore punonjësit që punojnë në OJF? Pyetja 106..   Jam 55 vjec dhe kam 28 vite pune, ku nga këto kam vetëm 22 vite të siguruara. Pas sa vitesh përfitoj pension të pjesshëm? Pyetja 107.    Sa dhe ku duhet të paguaj për të përfituar trajtimin me pagesë për leje lindje? Pyetja 108.   A duhet të paguaj sigurime shoqërore për motrën dhe kunatën që më ndihmojnë në biznesin tim? Pyetja 109..  Kush janë afatet e dorëzimit të deklarimeve dhe datat e tyre? Pyetja 110.    A përfiton përjashtim nga taksa e importit për makinën invalidi? Pyetja 111.    Njihet si shpenzim për efekte fiskale sigurimet shoqërore që paguan punëmarrësi në një shoqëri? 

Page 4: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

4

    KAPITULLI  VI 

INFORMACIONE LIGJORE DHE KONTROLLI  Pyetja 112.   Pse i fshehin të ardhurat shqiptarët dhe nuk paguajnë taksat si gjithë europa?    Pyetja 113.   Si kryhet një kontroll i arkes? Pyetja 114.   Është qarkullim i tatueshëm kur malli i të njëjtit pronar lëviz nga një vend ne tjetrin? Pyetja 115.   Nga cilat taksa janë të përjashtuar veteranët?  Pyetja 116.   Me cilat shtete kemi nënshkruar marrëveshje për shmangjen e taksimit të dyfishtë? Pyetja 117.   Kush i ka kopetencat për të ndaluar piraterinë? Si mund të ndihmohen prodhuesit e ligjshëm? Pyetja 118.   Kush është rruga më e lehtë për të siguruar informacion mbi ligjet fiskale? Pyetja 119.   Cilat janë proçedurat në rastet kur dyshohet për krim tatimor? Pyetja 120.   Pse nuk merret parasysh plan biznesi i shoqërive? A është shkleje e ligjit të tatimit mbi të ardhurat? Pyetja 121.   Cilat janë metodat për përcaktimin e çmimit të tregut nën parimin ë tranferimit të fitimit nëpërmjet çmimit? Pyetja 122.   Deri në çfarë niveli qëndron konfidencialiteti i të dhënave tatimore sipas ligjit? Pyetja 123.   Çfarë është dhe si kryhet regjistrimi apo dhe prishja e shoqërive me nënvizim? Pyetja 124.   A ndikon humbja dhe mosqenia në rregull me kërkesat e ligjit të shoqërive tregtare për detyrimet fiskale dhe si ndikon? Pyetja 125.   Si llogaritet vlera doganore për makinat?   Pyetja 126.   Nëse ka marrëveshje për eleminimin ë taksimit të dyfishtë me Italinë, si do të ndikontepër një biznesmen shqiptar në Itali? Pyetja 127.   Kush janë institucionet që kanë detyrim ligjor për të dhënë informacion tatimeve dhe kush jo? Pyetja 128.   A parashikon ligji tatimor aktual deklarimin e pasurive sipas modelit të administratën publike edhe për tatimpaguesit? Pyetja 129.   Si duhet të interesohem për të gjetur një klientelë të qëndrueshme?  Pyetja 130.   Pse nuk merren masa më të forta ndaj spekullantëve të çmimeve të tregut? Pyetja 131.   Cilat kanë qenë prioritetet e qeverisë për financën dhe sa janë zbatuar nga ana e saj ato zotime? Pyetja 132.   A ndikon shitja me konkurse në prishjen e konkurencës së ndershme?  Pyetja 133.   Kush janë çështjet e etikës në kontrollin dhe administratën tatimore? Pyetja 134.   Si funksionon apelimi tatimor? Pyetja 135.   Çfarë të drejta kanë shoqëritë për të mos bërë objekt kontrolli dokumenta të veçanta për arësye konfidencialiteti? Pyetja 136.   A duhen futur me TVSH ambalazhet në faturë? Pyetja 137.   Kur lind e drejta për të apeluar një vendim tatimor për këstet e tatim fitimit? Pyetja 138.   Si plotësohet formulari vjetor i Deklarimit e pagesës së tatim fitimit të 2007? Pyetja 139.   Çfarë pasqyrash nevojiten për të shoqëruar bilancin? Pyetja 140.   A lejohet tregtimi i armëve nga legjislacioni shqiptar? Pyetja 141.   Nga dallon kontabiliteti i mbajtur me dorë nga ai i mbajtur në mënyrë informatike? Pyetja 142.   Kush janë treguesit e dukshëm për të kuptuar se kemi të bëjmë me një mashtrim fiskal? Pyetja 143.   Cilët janë treguesit e krahasueshëm të TVSH‐së në vendin tonë në raport me vendet e tjera të botës? Pyetja 144.   Kush janë librat dhe dokumentacioni që duhet të mbajë një aktivitet ekonomik në Shqipëri? Pyetja 145.   Ku duhet të ankohem për këstet e larta të tatimit që kanë vendosur vendosur inspektorët e degës së tatim taksave? Pyetja 146.   Duke qenë se për mallrat që u dogjën kam paguar TVSH, a mund të më sqaroni përsa lidhet me rimbursimin e saj? Pyetja 147.   Si ti kundërshtoj detyrimet që më kanë nxjerrë inspektorët e tatimeve? Pyetja 148.   Cilat aktivitete të OJF‐ve përjashtohen nga TVSH‐ja?  

  KAPITULLI  VII 

INFORMACIONE NGA JETA EKONOMIKE 

Page 5: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

5

 Pyetja 149.   Kur është dita ë lirisë fiskale për Shqipërinë? Pyetja 150.   Si hartohet buxheti i mshtetit dhe cilët janë elementët përbërës të tij? Pyetja 151.   Ç’janë zonat e lira ekonomike dhe  çfarë aktiviteti zhvillohet në to sipas ligjit shqiptar? Çfarë përjashtimesh fiskale kanë ato? Pyetja 152.   A ka strategji kombëtare nga shteti per turizmin dhe si mendohet të shkojë turizmi shqiptar në të ardhmen? Pyetja 153.   Çfarë parashikon ligji shqiptar i standarteve dhe çfarë mbron ai? Pyetja 154.   Sa ka qenë inflacioni dhe si medohet të eci në vitin 2007? Pyetja 155.   Cilat janë format juridike të organizimit ligjor të biznesit në Shqipëri? Pyetja 156.   A e ndalon legjislacioni yne publicitetin  e barnave dhe kush është institucioni i autorizuar që mbulon këtë fushë? Pyetja 157.   Cilat janë drejtimet që ka ndihmuar dhe ndikuar Banka Botërore, me stafin e saj në Shqipëri? Pyetja 158.   Si janë të organizuara dhe si operojnë ato në treg shoqëritë ë kreditit? Pyetja 159.   A vepron ligji për tregtarët që manipulojnë me origjinën e prodhimit të mallrave dhe çmimet e tyre? Pyetja 160.   Si mbrohen me ligj të drejtat e konsumatorit për dëmet që shkakton pirja ë duhanit? Pyetja 161.   Çfarë janë letrat me vlerë dhe si funksionojnë ato në tregun shqiptar? Pyetja 162.   Kush janë standartet e auditimit të brendshëm në Shqipëri ? Kush është fusha e auditimit të brendshëm ? Pyetja 163.   Kush ndikon te çmimi i lartë i apartamenteve?    

KAPITULLI  VIII 

FAKTE DHE KURIOZITETE  KALENDARI FISKAL SHQIPTAR 2008 

PRODHIMI I BRENDSHËM BRUTO 

CITIME E THËNIE PËR EKONOMINË DHE TATIMET 

               

Page 6: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

6

      

KAPITULLI  I  BIZNESI I VOGËL DHE PROBLEMET E TIJ   1.  Jam një  subjekt  i biznesit  të  vogël dhe  shes mallra  të ndryshme ushqimore në një dyqan 3x3 në një rrugë në unazë. Do te doja te dija se cfare dokumentash duhet te lëshoj për shitjet që bëj?  Përgjigje: Çdo tatimpagues  i biznesit  të vogël është  i detyruar të  lëshojë dokumentat e mëposhtme për çdo shitje që realizon :  ‐ Kupon tatimor në rastin kur tatimpaguesi është i pajisur me arkë regjistruese. Ky kupon i 

jepet klientit për çdo shitje të kryer.  ‐ Dëftese  tatimore  në  rastin  kur  tatimpaguesi  nuk  është  pajisur  me  arkë  regjistruese. 

Dëftesat  tatimore përgatiten në dy kopje me  letër  vetëkopjuese  nga  të  cilat njëra  i  jepet klientit.  

‐ Faturë të thjeshtë tatimore, e cila lëshohet vetëm nga tatimpaguesit, që shesin mallra apo kryejnë shërbime për klientë të cilët nuk janë konsumatorë finalë të mallit apo shërbimit, por i kryejnë këto blerje për qëllim përpunimi apo rishitje, pra janë subjekte të regjistruar për  tatimet.  Tatimpaguesi  duhet  t’i  japë  klientit  një  faturë  për  çdo  shitje  mallrash  apo shërbimesh.  Fatura  do  të  përbëhet  nga  dy  kopje  duke  përdorur  letër  vetëkopjuese  dhe shitësi do t’ia japë një kopje klientit dhe një kopje do ta mbajë vetë.  

Fatura duhet të jetë me numër serial, dhe numri i faturës duhet të shënohet në librin e shitjeve dhe blerjeve.   2. Kemi  kontrolle  të  shpeshta. Njehere  vijne  per  të  parë  licensen,  njehere  per  kasen regjistruese, njehere per  faturat. Dua  te di se sa here ne vit mund  te kontrollohet nje subjekt i biznesit te vogel?   Përgjigje: Krahas kontrollit të dokumentacionit, punonjësit e kontrollit të organeve tatimore (perfshi dhe policine tatimore) bejne jo me pak 2‐3 kontrolle (sondazhe për matjen e xhiros) në vit për çdo tatimpagues,  me  qëllim  vlerësimin  e  qarkullimit  të  realizuar  nga  tatimpaguesi  nëpërmjet kronometrimit.  Të  dhënat  e  grumbulluara  nga  kontrollet  shërbejnë  për  vlerësimin  e detyrimeve tatimore si të vitit vijues, ashtu edhe të vitit pasardhës.   

Page 7: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

7

Për  rastet  kur  konstatojnë  se  dokumentacioni  i  blerjeve  dhe  shitjeve  nuk  është  mbajtur konform kërkesave ligjore, që do të thotë se: tatimpaguesi nuk pasqyron në mënyrë korrekte xhiron, nuk lëshon në mënyrë korrekte dokumentin e kërkuar për çdo shitje, nuk pasqyron në librat e blerjes të gjitha furnizimet që ka kryer, kontrollorët kanë të drejtë të përdorin metodat alternative të vlerësimit të detyrimit tatimor.  Ne  cdo  rast,  kontrollet  qe  behen  nga  policia  tatimore  apo  kontrolle  te  tjera  duhet  te prezantohen me njoftim‐kontrolli dhe autorizim te miratuar nga Kryetari i Deges tatimore ku jeni regjistruar apo pushtetit vendor.  3. Kam paguar këstet e bashkisë sipas datave që më kanë thënë. Por ata kur me caktuan këstet e tatimeve nuk kanë parë asnjë dokument  në punishten time. Si bëhet llogaritja e kësteve të pagesës në biznesin e vogël dhe mbi çfarë bazohet? Përgjigje: Tatimpaguesi  duhet  të  bëjë  një  parashikim  të  qarkullimit    të  tij  për  të  gjithë  vendndodhjet  e regjistruara. Administrata tatimore llogarit këstet e tatimit në bazë të qarkullimit të parashikuar nga tatimpaguesi, përveç rasteve kur ekzistojnë te dhena që tregojnë se parashikimi  i bërë nga tatimpaguesi është i pasaktë. Kur ka bere matje xhiro apo ka kapur fatura qe tatimpaguyesi nuk i ka deklaruar ne furnizimet e tij situatë administrata tatimore mund të përdorë të dhënat për të rivlerësuar (ndryshuar) shifrën e qarkullimit të dhënë nga tatimpaguesi dhe të llogarisë këstet në bazë të këtyre shifrave të rivlerësuara.   Në rastet kur tatimpaguesi ka kryer veprimtari vetëm një pjesë të vitit (disa muaj) të mëparshëm, për të llogaritur qarkullimin për vitin vijues do përdoret formula e mëposhtme:  

12/n x qarkullimin e deklaruar  (ku n është numri  i muajve  të pjesshëm ose  të plotë për të cilët  ka patur qarkullim). 

 p.sh. qarkullimi qe ka deklaruar vete tatimpaguesi eshte 4 milion leke per 5 muaj.Aktiviteti ka funksionuar nga muaji Gusht deri ne Dhjetor. Atehere, drejtoria e tatimeve te pushtetit lokal (bashkia ose komuna) do te beje llogaritjet e saj si vijon:  12 / 5 x 4 000 000 = 2.4  x 4 000 000 = 9 600 000 leke xhirua ë parashikuar per vitin e ardhshem. Kjo xhiro shumezohet me 1.5% duke e ndare shumen e ketij tatimi ne kater keste 3‐mujore.  4. Kam një kamion personal 8 ton dhe dua ta përdor për nevojat e një firme. Nuk kam liçense si biznes i vogël. Si duhet të veproj në mënyrë që të mos jem në kundërshtim me ligjet? A duhet të marr leje për vete?  Përgjigje: Ne  kete  moment  ju  mund  te  zgjidhni  qe  te  regjistroheni  si  për  herë  të  parë  dhe  duhet  të paraqisni ne sektorin e regjistrimit ne bashki (ose komune nese banoni ne fshat) sa më poshtë:  

a. Një  kërkesë  për  t’u  regjistruar  ku  të  jepet  emri  dhe  adresa  e  tatimpaguesit,  adresa  e vendodhjes  (eve)  së  biznesit  dhe  tipin  e  biznesit  (eve)  që  do  të  kryhen  në  atë  (ato) vendndodhje të biznesit. 

b. Dokumentin e  identifikimit (çertifikatën personale me fotografi)  të  lëshuar nga zyra e gjendjes civile. 

Page 8: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

8

c. Vendimin e gjykatës. d. Fotokopjen e Librezes se qarkullimit te mjetit e. Vërtetim nga Dega e Institutit të Sigurimeve Shoqërore . 

 Në rast se nuk doni të bëni regjistrimin me license ne emrin tuaj, atehere shoqeria qe ju ka marre ne  pune  duhet  te  hartoje  nje  kontrate  qeramarrje  me  ju  si  pronar  i  kamionit  tuaj,  ku  te percaktohet dhe pozicioni juaj dhe kamionit, nese do te jeni punemarres ose jo ne shoqeri, apo do te  jepni  me  qera  vetem  kamionin  dhe  vete  nuk  do  te  punoni  me  te.  Detyrimet  e  metejshme tatimore, pas firmosjes se kontrates i perkasin shoqerise.  5. Problemi im është ky: Burri im është biznesmen i hershëm i regjistruar në tatime. Ai ka hapur dy liçensa pasi ka dy aktivitete të ndryshme. Njeri është Bar­Kafe dhe tjetri një Minimarket ushqimor. Veç e veç nuk e kalojnë xhiron 8 milion lekë. Por, një kontroll i bërë nga policia tatimore pak ditë më parë i thotë se ai duhet të regjistrohet si biznes i madh pasi të dy aktivitetet së bashku e kalojnë xhiron 8 milion leke dhe keshtu ka për t’u regjistruar ne TVSH.  Sipas opinionit tuaj, në cilën nga zyrat duhet të regjistrohet ky person ? Në atë të biznesit të vogël? Në atë të TVSH­së apo në të dyja zyrat njëkohesisht?  Përgjigje: Në qoftë se një person ka disa veprimtari në të njëjtin vend ose në disa vende, qarkullimi për nxjerrjen  e  kufirit  të  regjistrimit  përfshin  qarkullimin  e  të  gjitha  veprimtarive,  në  të  gjitha vendet ku zhvillohet ajo, cilido qoftë emri i degëve apo forma e tyre juridike. Eshtë personi dhe jo  veprimtaria  ekonomike  që  regjistrohet  për  TVSH  dhe  çdo  regjistrim  mbulon  të  gjitha veprimtaritë ekonomike të personit të regjistruar. Në rastin ë permendur ne pyetje kjo eshte pergjigja korrekte.  Çdo person fizik apo juridik që zhvillon veprimtari ekonomike, qarkullimi i të cilit tejkalon apo pritet të tejkalojë 8 milionë lekë për një vit kalendarik detyrohet të kërkojë të regjistrohet ne TVSH. Ky qarkullim përfshin çdo lloj subjekti që kryen një veprimtari ekonomike pavarësisht nga forma juridike e organizimit të tij. Qarkullimi që duhet të merret parasysh është qarkullimi gjithsej  i bërë nga  i njëjti person. Qarkullimi  llogaritet me çmimin gjithsej që paguan blerësi. Çmimi përfshin edhe tatimet, dënimet dhe çdo detyrim tjetër.  Vendi  i  vetëm  ku  mund  të  bëhet  regjistrimi  është  zyra  përkatëse  e  TVSH  pranë  Degës  së Tatimeve  të  rrethit,  sipas  ndarjes  territoriale  administrative  të  vendit.  Personi  duhet  të mbushë  formularin  e  Kërkesës  për  Regjistrim  të  TVSH.  Formulari  i  vetëm  që  përdoret  për regjistrim  është  ai  që  shpërndahet  nga Drejtoria  e  Përgjithshme  e  Tatimeve.  Ai  përmban  të gjithë  informacionin e nevojshëm për  identifikimin e personit  të  tatueshëm (emrin, adresën, veprimtarinë ekonomike dhe gjithë informacionin e kërkuar nga formulari per regjistrim). Zyra përkatëse e TVSH pranë Degës së Tatimeve  të  rrethit  tuaj,  pas marrjes  së kërkesës për regjistrim,  pasi  verifikon  plotesimin  e  kushteve  te  përcaktuara,  plotëson  Çertifikatën  e Regjistrimit, e cila përmban emrin e personit të tatueshëm, emrin tregtar (nëse ka), Numrin e Identifikimit  të  Personit  të  Tatueshëm  dhe  datën  kur  regjistrimi  hyn  në  fuqi  dhe  ia  jep  atë personit të tatueshëm. Numri i Identifikimit të Personit të Tatueshëm është unik. Personi i tatueshëm ka një numër të vetëm, sado që të jetë numri i degëve apo i veprimtarive ekonomike të tij. Një numër i njëjtë 

Page 9: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

9

identifikimi  nuk  mund  t`i  lëshohet  disa  personave  të  tatueshëm,  edhe  nëqoftëse  numri  i identifikimit tatimor nuk përdoret më nga një person i tatueshëm.   6.  Jam një  tregtar parfumesh. Dyqanin sapo e kam hapur, por bashkia më ka mbuluar me një lum taksash që nuk e di se si do ti përballoj. Nuk e di se nga kjo fushë nuk marr vesh. Dua të pyes se çfarë taksash duhen paguar saktësisht për hesap të bashkisë?  Përgjigje: Kuptohet qe ndoshta duket e padrejte te paguahet akoma pa filluar mire aktiviteti. Mirepo, si ne cdo vend tjeter shteti dhe pushteti lokal qe eshte pjese e tij jane te interesuar qe te kene te garantuar sa me shume te ardhura per te realizuar objektivat e tyre.  Megjithate duam t’ju themi se ne gjithe procesin e vendosjes dhe mbledhjes se taksave mund te kete dhe elemente abuzive dhe procedura qe  ju nuk  jua mbushin mendjen apo nuk perkojne me logjiken normale.   Ne  teresi  po  ju  tregojme  gjithe  numrin  e  taksave  lokale  qe  ka  koptence  pushteti  vendor aktualisht. Ato jane 13 taksa, te cilat kategorizohen si me poshte. ‐Taksa e regjistrimit –paguhet nje here ne momentin e regjistrimit ‐Taksa e pastrimit dhe e largimit te mbeturinave – eshte takse vjetore ‐Taksa e fjetjes ne hotel te te huajve – paguhet çdo muaj pasardhes ‐Taksa e 1 % te xhiros – paguhet çdo tremujor  ‐Taksa e reklames – eshte takse vjetore dhe paguhet çdo fillim viti ‐Taksa e tabeles – eshte takse vjetore dhe paguhet çdo fillim viti ‐Taksa per bageti te therrur – eshte takse mujore ‐Taksa per mbajtjen e qenve te luksit – eshte takse vjetore dhe paguhet çdo fillim viti ‐Taksa e regjistrimit per vendbanimin e ri – paguhet per çdo regjistrim ‐Taksa e parkimit te automjeteve – eshte takse ditore ose me prenotim ‐Takse gjuetie dhe peshkimi amator – eshte takse vjetore dhe paguhet çdo fillim viti ‐Taksa per ndertime te reja – paguhet me marrjen e lejes se ndertimit ‐Taksa vendore e biznesit te vogel e shkrire bashke me taksen mbi xhiron‐paguhet 4 here ne vit  Nga gjithe kjo mori taksash, nga sa na thoni per biznesin tuaj duhet te paguani si taksa lokale vetem taksat e meposhtme: ‐Taksa e regjistrimit  ‐Taksa e pastrimit dhe e largimit te mbeturinave  ‐Taksa e reklames  ‐Taksa e tabeles  ‐Taksa vendore e biznesit te vogel  Keto do te ishin taksat qe ju kerkoni te dini.   7.  Kam  hapur  një  dyqan  dhuratash  dhe  sendesh  egzotike  në  një  rrugë  të  Tiranës. Megjithëse e di që duhen paguar tatimet do te doja te dija se sa kohë mund të vazhdojë një aktivitet privat pa u regjistruar në tatimet sipas ligjit?  

Page 10: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

10

Përgjigje: Do  te  donim  t’ju  pergjigjeshim  vetem  nepermjet  fjaleve  te  ligjit.  Megjithse  e  kuptojme shqetesimin tuaj ne mund t’ju themi se nje person qe nuk kerkon te pajiset me Certifikaten e Ushtrimit  te  Veprimtarise  dhe  ushtron  ne  fakt  veprimtari  nuk  eshte  i  perjashtuar  nga pergjegjesia tatimore. Ne kete rast, personi, eshte objekt i sanksioneve ne baze te dispozitave te ligjit te procedurave dhe te ligjeve te tjera tatimore, per ushtrim veprimtarie pa leje.  Per  tatimpaguesit  e  identifikuar  nga  punonjesit  e  administrates  tatimore  qendrore  dhe vendore,  qe  ushtrojne  veprimtari  pa  u  regjistruar  ne  administraten  tatimore,  krijohet  dhe mbahet  nje  regjister  shtese,  qe  shoqeron  regjistrin  baze  te  tatimeve.  Ne  kete  regjister shenohen te dhenat e subjekteve te identifikuara nga Policia Tatimore, por te paregjistruar ne administraten tatimore.  Ne  rastin  tuaj, me  aq  sa  thoni  i  perket  te  regjistroheni  si  tatimpagues  i  takses  vendore mbi bisnesin e vogel dhe tatimpagues  i  tatimit  te  thjeshtuar mbi  fitimin dhe keni   nje afat per t’u regjistruar deri ne 15 dite nga fatura e pare qe keni blere mall apo shitja e pare. Per sa kohe nuk  pajiseni me  Certifikaten  e  Ushtrimit  te  Veprimtarise  per  vitin  perkates  ushtrimor,  prej organeve tatimore merret fillimisht masa e mbylljes se veprimtarise per 15 dite kalendarike. Neqoftese brenda afatit 15 ditor regjistroheni ne organin tatimor, ndaj jush nuk vendoset masa e  gjobes.  Ne  te  kundert,  kur  nuk  regjistrohesh  edhe  pas  kalimit  te  afatit  prej  15  ditesh mbylljeje, ndaj jush do te merret masa e gjobes prej 35 mije leke.     8. Jam pronar  i një biznesi të vogël këtu në Tiranë. Në këtë biZnes më ndihmojnë dhe gruaja dhe vajza. A duhet te paguaj sigurime per te dyja ato dhe si llogaritet nese po?  Përgjigje: Në momentin e regjistrimit në organin tatimor, personi përgjegjës për pagimin e kontributeve duhet  të  deklarojë  statusin  dhe  të  dorëzojë  listën  e  të  punësuarve me  pagën  përkatëse  dhe listen e punonjësve të papaguar të familjes. Statuset e mundshme janë:  • Punëdhënës • I vetëpunësuar (i vetëm) • I vetëpunësuar me punëmarrës • I vetëpunësuar me punëmarrës dhe punonjës të papaguar të familjes • I vetëpunësuar pa punëmarrës me punonjes të papaguar të familjes  Ne rastin tuaj ju mund te beni pjese ne kategorine e fundit. Per  kete  rast,  kontributet  e  sigurimeve  shoqërore  dhe  shëndetësore,  për  personat  e vetëpunësuar  (përfshirë  edhe  personat  e  vetëpunësuar  që  punësojnë  persona  të  tjerë)  dhe punonjësit e papaguar të familjes, llogariten si një përqindje e pagës mujore minimale.   Në  rastet  kur  kontributet  për  sigurimet  shoqërore  dhe  shëndetësore  për  personat  e vetëpunësuar  dhe  punonjësit  e  papaguar  të  familjes  llogariten  si  përqindje  e  pagës  mujore minimale dhe veprimtaria ekonomike fillon, përfundon apo ndërpritet për një periudhë prej së paku  një  muaj  të  plotë  kalendarik  gjatë  një  periudhe  deklarimi,  dhe  fillimi,  mbyllja  apo ndërprerja e veprimtarisë ekonomike i është njoftuar degës së tatimeve me shkrim, shuma e kontributeve për t’u paguar do të llogaritet sipas formulës së mëposhtme: 

Page 11: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

11

 shuma për t’u paguar për periudhën e deklarimit  x  (A / B) 

ku :  A = numri i muajve të plotë apo të pjeseshëm brenda periudhës së deklarimit gjatë së cilës është kryer veprimtaria ekonomike;  B = numri i muajve të plotë gjatë periudhës së deklarimit. P.sh.  paga minimale  ë  nje  individi  ne Tirane  eshte 17 000  leke. Ka punuar  10 muaj  në  vitin 2006. 35.5 % x 10/12 x 17 000 leke = 35.5% x 0.83 x 17 000 = 5 010 leke.  9. Jam nje tregtar  i biznesit te vogel. Doja te  informohesha se a paguajme tatim mbi te ardhurat ne rastin tim?  Përgjigje: Tatimi mbi të ardhurat personale, përfshin te gjitha llojet e të ardhurave të individëve. Individët  rezidentë  i  nënshtrohen  detyrimit  për  tatimin  mbi  të  ardhurat  personale  gjatë periudhës  tatimore  për  të  gjitha    burimet  e  të  ardhurave  (brenda  dhe  jashtë  territorit  të Republikës  së  Shqipërisë),  ndërsa  individët  jorezidente  i  nënshtrohen  detyrimit  për  tatimin mbi të ardhurat personale gjatë periudhës tatimore për të ardhurat me burim në territorin e Republikës së Shqipërisë. Nga  ky  tatim,  perjashtohen  gjithe  te  vetepunesuarit,  pa  punemarres.  Kjo  do  te  thote  se  ne arstin se ju merrni te punesuar ne ndihme te biznesit tuaj, ata vete nuk jane te perjashtuar nga tatimi mbi te ardhurat personale, ne rolin e punemarresit. Kjo do te ishte spjegimi per pyetjen tuaj.   10. Kush biznese paguajne tatim mbi xhiron 1.5% sipas ndryshimeve ligjore te 2006 dhe c’fare dokumentacioni perdorin?  Përgjigje: Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin (1.5%) aplikohet ndaj atyre tatimpaguesve, qe pavarësisht nga statusi juridik (Person juridik apo fizik, ortakeri, person i lidhur etj.), nuk janë të regjistruar, si tatimpagues për Tatimin mbi Vlerën  e  Shtuar,  pra detyrimisht nuk kane  realizuar  apo do  te realizojne nje qarkullim vjetor prej 80 000 US.$ ne vit (me kursin e kembimit aktual).  Tatimpaguesi duhet të mbajë regjistrimet si me poshte për çdo vendndodhje të veprimtarisë, se tij.  

• Dokumentat  e  blerjes,  ku  përfshihen  fatura me  TVSH,  fatura  të  thjeshta,  dëftesa tatimore, etj. për të vërtetuar blerjet e kryera. 

• Dokumentat  e  shitjes,  fatura  të  thjeshta  tatimore,  dëftesa  tatimore  dhe përmbledhëset ditore të arkes regjistruese (për shitjet me arke). 

• Librin e blerjeve, dhe • Librin e shitjeve.  

Në fund të çdo dite pune, tatimpaguesi duhet të regjistrojë në librin e blerjeve totalin e blerjeve që ka bërë atë ditë, si edhe shpenzime të tjera që mund të ketë kryer, si pagesë qeraje, energjie, paga punonjesish, etj.  Në librin e shitjeve, në fund të çdo dite pune, tatimpaguesi duhet të regjistrojë totalin e vlerës së  shitjeve  të  realizuara prej  tij,  duke  i  grupuar  respektivisht në  shitje me  faturë  të  thjeshtë 

Page 12: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

12

tatimore, shitje me arke regjistruese (totali ditor i kasës) dhe shitje me dëftesa tatimore. Ne daten 5  te çdo muaji,  tatimpaguesi duhet  të  llogarite dhe mbylle  totalin e blerjeve dhe  të shitjeve për muajin e kaluar. Tatimpaguesi nuk lejohet të grisë apo zëvendësojë faqet e librit të blerjeve  apo  të  shitjeve,  apo  faqet  e  blloqeve  të  faturave  të  thjeshta  tatimore  apo  dëftesave tatimore. Të gjitha këto regjistrime dhe dokumenta duhet të ruhen nga tatimpaguesi, për një periudhë prej jo më pak se 5 vjet nga fundi i vitit kalendarik të cilit i përkasin. Dega  e  tatimeve  mundet  që,  në  çdo  kohë,  të  kontrollojë  mbajtjen  ose  lëshimin  nga  ana  e tatimpaguesit  të  dokumentave  që  vërtëtojnë  shitjen  (kupon  kase,  dëftesë  tatimore,  faturë  e thjeshtë tatimore).       11. Cilat  jane dokumentet qe duhet  te mbaj ne dyqan qe  te  jem ne  rregull? Me  vijne kontrolle dhe c’fare me kerkon njeri s’ma kerkon tjetri. Keshtu qe do doja te me thonit se kush jane ato qe duhet te mbaj.  Përgjigje: Ne radhe te pare, çdo subjekt duhet te kete te vendosur ne nje vend te dukshem certifikaten tatimore dhe listen e cmimeve te mallrave qe ai tregton. Sipas ligjit per dokumentimin dhe mbajtjen e llogarive per tatimet çdo subjekt si person fizik a juridik,  duhet  të  regjistrojë  në  mënyrë  të  plotë,  të  rregullt  dhe  në  kohën  e  duhur  të  gjitha veprimet  e  kryera,  me  qëllim  që  të  justifikojë  shumën  e  tatimeve  e  të  taksave  për  të  cilat detyrohet, si dhe të japë elementët e nevojshëm për kontrollin nga administrata tatimore ose nga organe të tjera të autorizuara me ligj. Për  regjistrimin  e  veprimeve  ekonomike  që  lidhen me  tatimet  dhe  taksat  përdoren  librat  e regjistrat e kontabilitetit që subjekti mban në zbatim të detyrimeve kontabël.  Nderkohe  ligji  per  tatimin  e  thjeshtuar mbi  fitimin  detyron  gjithe  subjektet  qe  jane  objekt  i mbulimit prej  tij  te mbajne faturat e shitjes qe ka realizuar apo kuponat tatimore nese ka ne perdorim  nje  kase  regjistruese  elektronike  ose  nje  aparat  elektronik  te  miratuar  sipas kushteve te vendosura prej administrates  tatimore,. Ai gjithashtu duhet te kete dhe  faturat e blerjes per te  justifikuar mallin qe po shet. Gjithashtu ky subjekt duhet  te mbaje dhe  librin e xhiros dhe ate te blerjes, ku ka hedhur periodikisht per cdo dite shitjet dhe blerjet qe ka kryer, te  dokumentuara  sipas  faturave.  Nderkohe,  ai  duhet  te  kete  te  disponueshme per  kontrollin tatimor dhe mandatet e pageses se tatimeve, taksave lokale, sigurimeve shoqerore.    12.  Kam nisur nje biznes qe mendoj se eshte ende i ri ketu, Internet Kafe. A mund te me jepni keshilla se c’fare duhet te bej per te gjetur nje klientele fikse?   Përgjigje: Pyetja “ku ti gjej Klientet?” eshte nxitese pasi vete nevoja e nje biznesi eshte e perditshme per te gjetur te ardhura per te mbushur pasigurite e dites se neserme dhe fitimin ndoshta jo dhe aq te bollshem sa ishte menduar ne fillim.  

Page 13: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

13

Ne radhe te pare ne do te te keshillonim qe t’i te kishe nje plan. Kurre mos nis nje biznes pa nje plan te tille se ku do te arrish me te. Vendosi ketij plani disa afate per t’u permbushur. Atehere, me tej mund te thoshim se: 1. Perhape biznesin tend me te njohurit e tu fillimisht. Bej nje list te tyre dhe shperndaje idene me flete‐palosje apo duke ju folur per ate qe ke ndermend te shesesh apo sherbesh. 2.  Biznesi  jot  sado  i  vogel  apo  i  madh  ka  nevoje  per  pak  publicitet.  Per  kete  duhet  te  keni planifikuar qe ne  fillim nje buxhet. Mos e nenvleftesoni, pasi  per  shume biznese ky moment anashkalimi perben nje nga shkaqet per deshtim.  3. Ofroji mallrat dhe sherbimet me cmime pak me poshte se konkurenti me  i afert.   Njerezit kane nevoje te shikojne nje cmim qe ata e ndiejne ase jane ne gjendje t’a paguajne per mallin apo sherbimn tuaj. Ne momentin, kur biznesi stabilizohet atehere ju mund te vendosni se c’fare do te beni me cmimet tuaja. A e ndjeni se njerezit jane te pregatitur te paguajne me shume? A justifikoheni  para  tyre  me  cmimet  e  reja?  Megjithate,  kujdes,  momenti  nuk  ju  shtyn  per nxitime, qe mund te marrin kthesa qe nuk do t’ju interesonte.  4. Bej dicka te vecante ne biznesin tend. Kur njerezit nisin ne fushen e konsulences, mire eshte qe ate fillimisht  t’a aplikojne me sa me shume njerez dhe mundesisht falas. Sidomos per mallra apo  sherbime  qe  ju  mendoni  se  kushtojne  per  ju  pak,  por  per  klientin  e  bejne  te  ndihet  i familjarizuar me produktet e biznesit tuaj. 5. Ofro sherbime apo mallra ne dite te caktuara me cmime okazionale, duke e bere te vecante per kete biznesin tuaj. Mos u trembni. Nuk do te humbisni. Ditet e tjera ne vijim njerezit do te shtohen tek ju. Megjithese te gjesh kliente duket si nje pjese e veshtire, nese ju ofroni cmime te ndershme dhe njerezit informohen per kete dhe kur vijne te ju e ndiejne direkt trajtimin tuaj atehere klientet nuk kane nga te shkojne. Ata i keni ne dore.  S’na mbetet tjeter vecse t’ju urojme fat te mbare ne biznesin tuaj.  13.  Unë bëj biznes me shumë klientë. Dyqani im kryen punime te ndryshme në shtëpitë e klientëve, por edhe në firma e zyrat e shtetit. Në punën qe bej kam dhe nje ndihmes. Mund te me shpjegoni se si duhet te llogaritet tatimi dhe sigurimet shoqerore?  Përgjigje: Detyrimet tatimore përcaktohen sipas ligjeve te veçanta tatimore.  Për këtë përdoren mënyrat e njohura të përcaktuara në këto ligje, të cilat janë: ‐  Vetëvlerësimi dhe vetëdeklarimi i detyrimit tatimor. Kjo mënyrë përdoret në përgjithësi për tatime  si TVSH‐ja,  akciza,  si  dhe për një  kategori  të  ardhurash personale  si:  të  ardhurat nga qeratë, të ardhurat nga emfiteoza, të ardhurat nga e drejta e autorit, përfshirë honoraret nga pronësia  intelektuale  dhe  honoraret  industriale  nga  patentat,  emri  tregtar,  etj.  Vetëvlerësim dhe  vetëdeklarim  bëhet  edhe  për  të  ardhurat  me  burime  jashtë  territorit  të  Republikës  së Shqipërisë  të  realizuara nga një person rezident  shqiptar. Ne  rastin  tuaj, qe me sa kuptojme jeni  regjistruar  si  biznes  i  vogel,  detyrimi  tuaj  llogaritet  duke  bashkuar  pagesen  per  taksen vendore  te pushtetit  lokal qe ne Tirane eshte  rreth 40 mije  leke dhe 1.5%  te xhiros qe keni deklaruar  ne  organet  tatimore  kur  keni marre  lejen  e  veprimtarise.  Nëse  ne Mars  2008,  ju dorëzoni një deklaratë ku tregoni se qarkullimi real për periudhën 1 Janar deri më 31 Dhjetor 2007 ka qene me shume lekë, nga ai i deklaruar kur keni marre lejen, atehere organet tatimore do te llogaritin detyrime shtese. Nderkohe qarkullimi i parashikuar për 2008 është qarkullimi i deklaruar i vitit 2007. Ndersa, sigurimet shoqerore llogariten 35.5% e bazes se pagave mujore qe ju duhet te deklaroni cdo muaj ne sigurimet shoqerore si biznes i vogel.  

Page 14: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

14

                 

KAPITULLI  II   INTERPRETIME TË LEGJISLACIONIT FISKAL   14.  Jam një qytetar nga Tirana. Unë udhëtoj  shpesh dhe gjatë këtyre udhëtimeve blej mallra në Dutty Free Shops. A kam  të drejtë unë për një  zbritje  të  çmimit, meqenëse mallrat në këto dyqane nga sa di janë të përjashtuar nga të gjitha taksat?   Përgjigje: Furnizimi i mallrave prej ketyre tip dyqaneve eshte nje furnizim i perjashtuar, ne kuptimin e ligjit  te TVSH‐se, pasi konsiderohet si   nje shitje me shkalle  tatimore 0. Ne kete rast zbritja e cmimit eshte vete mospagesa e TVSH‐se kur ju bleni mallra te caktuara. Ky cmim i mallit eshte dukshem me i ulet, nese e krahasoni te njejtin mall me nje njesi jashte ketyre zonave.  Nderkohe, ne Shqiperi nuk rimbursohet bleresi per mallin e blere, pasi ai eshte i perjashtuar nga TVSH‐ja qe ne momentin e blerjes. Faleminderit.   15. Jam një student në fakultetin ekonomik. Nëse mundeni të më sqaroni më shumë do të doja të dija se çfarë është TVSH­ja? Si funksionon ajo?  Përgjigje: TVSH‐ja eshte nje tatim mbi qarkullimin e mallrave dhe sherbimeve (konsumin). Ai mblidhet nga personat  qe  jane  te  regjistruar  per  kete  lloj  tatimi  nepermjet  shitjes  se  sherbimeve dhe kryerjes se furnizimeve te ndryshem qe i bejne konsumatorit me te pare.  Cdo person i tille ne qarkullimin qe kalon malli apo sherbimi nga burimi i furnizimit dhe deri te konsumatori  i  fundit  vendoset  nje  vlere  e  shtuar  e  cila  mblidhet  nga  shitesi  per  llogari  te 

Page 15: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

15

shtetit. Konsumatori i fundit eshte ai qe kryen qarkullimin final me shumat e vlerave te shtuara furnizimit qe ai ka blere ne cdo hap qe ka kaluar furnizimi.  Në ditët e sotme TVSH‐ja mbetet forma më e favorshme e multiqarkullimit te pergjithshem te mallrave  dhe  sherbimeve.  Per  te  qene  e  tille,  TVSH‐se  i  duhet  te  kete  nje  baze  te  gjere tatimpaguesish, me  te  ardhura  te  qendrueshme.  Ajo  ne  strukturen  e  te  ardhurave  eshte  nje mekanizem i thjeshte i vleresimit dhe mbledhjes se te ardhurave.  16. Nga lëndët që kemi bërë në fakultet kam dëgjuar për mallra dhe shërbime. A mund të më thoni se kush është qarkullim malli dhe qarkullim shërbimesh?  Përgjigje: Me  qarkullim  te  mallit  kuptojme  transferimin  e  pronesise  mbi  objekte  te  luajtshme  apo  te paluajtshme  me  marreveshje,  nga  nje  person  te  nje  tjeter.  Ketu  perfshihen  dhe  mallra  te cilesuara  si  te  tille  nga  pikpamja  ekonomike  e  tyre  si:  uje,  gaz,  elektricitet  dhe  cdo  forme energjie, ngrohje,ftohje, ventilim.  Me qarkullim  sherbimesh nenkuptojme ne pergjithesi  cdo qarkullim qe nuk  eshte qarkullim malli. Ky perkufizim percakton ne menyre me te hollesishme aktivitete si : 

- sherbimet e qerase dhe mirembajtjes; - perdorimin e nje ekskluziviteti nepemjet dhenies se te drejtes se shfrytezimit; - konsulencat dhe sherbimet juridike; - sherbimet  financiare  ne  formen  e  konsulencave,  ekspertizave  ekonomike‐financiare, 

sherbimeve kontabile, seksereve ne burse (broker), te kartave te kreditit, te kembimit valutor, 

- sherbime shitje dhe blerje pasurish te paluajtshme dhe te luajtshme;  - sherbimet organizuese dhe drejtuese per ecuri aktiviteti (menaxheriale); - sherbimet spedicionere dhe te agjensive doganore; - sherbimet  profesionale  si  :programuesa  informatike,  inxhinierike,  projektues; 

arkitekte; mesim‐dhenie;riparime elektrike – hidraulike, riparime auto; - sherbimet e furnizuesve te sherbimit internetor (ISP); - sherbimet e transportit rrugor, detar dhe ujor brenda Republikes se Shqiperise; - sherbimet e ofruara nga kompanite e sigurimit ne pergjithesi; - ndertimi me aktivitetet ndihmese ne funksion te kryesorit; - aktivitete te tipit artistik‐kulturor; - botimet e ndryshme; - sherbimet e marketingut; - sherbimet qe kryen nepermjet subjekteve te regjistruar ne internet; - raste ne jeten e perditshme te sherbimeve te perziere me furnizim malli. 

  17.  Jam  lexues  i gazetes  tuaj dhe me pelqen  rubrika e pyetjeve qe keni hapur  tani  se fundmi. Ne nje pyetesor qe kam lexuar ishte pyetja e meposhtme. A mund te me thoni se kush eshte pergjigja e sakte dhe pse?  Pyetje.  Kush  nga  shpenzimet  e mëposhtme  është  shpenzim  i  panjohur  sipas  ligjit  te tatimit mbi te ardhurat? 

f. kosto e blerjes së një Aktivi 

Page 16: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

16

g. interesat për huatë e marra h. shërbime nga të tretë i. taksat doganore j. kostoja e blerjes së tokës 

 Përgjigje: I dashur lexues. Eshte gjithnje kenaqesi per ne te komunikojme me qytetare te interesuar per boten  ekonomike  dhe  fiskale.  Ne  vijim  te  pergjigjes  per  pyetjen  tuaj  dhe  versionet  e meposhtme pergjigja jone do te ishte kjo. Ne zbatim te ligjit per tatimin mbi te ardhurat ka te percaktuar dhe se kush jane shpenzimet e njohura dhe te panjohura per efekte te percaktimit te  fitimit  te  tatueshem. Ne zbatim  te ketij  ligji ne versionet  qe  ju keni dhene ne pyetjen  tuaj pergjigja e sakte do te ishte se vetem pika e. nuk ploteson kriteret per te qene nje shpenzim i njohur.  Kjo  pergjigje  gjen  mbeshtetje  te  Neni  21  i  ligjit  te  tatimit  mbi  te  ardhurat.  Ju faleminderit per interesin tuaj.       18. Jam nje ekonomist qe kam nje pyetje ne lidhje me nje proces te punes ne shoqerine ku une punoj. Kur një shoqëri transporton mallrat e saj nga magazinat që i ka të vetat në një nga njësitë e shitjes a duhet të  lëshojë Faturë tatimore shitje, Fletë dalje magazine apo Faturë shoqëruese ?  Përgjigje: Rasti qe ju pershkruani eshte nje rast i qarkullimit te brendshem te mallrave dhe ne kete mes nuk ka transaksion, pasi malli nuk ka shkuar ende te konsumatori. Nisur nga kjo pergjigja do te ishte se malli qe transportohet ne kete rast do te ksihte nevoje te ishte i shoqeruar vetem me nje  fature  shoqeruese  malli,  e  cila  eshte  model  i  miratuar  dhe  mund  te  merret  ne  pikat  e hapura per kete qellim nga Dega e tatimeve ne rrethin ku jeni rezident.  19. Pasi kam lexuar artikujt ne gazeta te ndryshme ku ben pjese dhe gazeta Ekonomia, une  e  kam  te  paqarte  se  ku  zbatohet  TVSH­ja  ne  ndertim.  A mund  te me  jepni  nje pergjigje me te qarte nga c’di une? Faleminderit.  Përgjigje: Te dashur lexues te kesaj rubrike. Ne fakt kete pyetje n’a e kane bere dhe disa lexues te tjere. Meqenese pyetjet ne thelb kerkojne te njeten pergjigje, ne po mundohemi t’a hjapim ate pak me  te  zgjeruar.  Ne  zbatim  te  ligjit  te  TVSH‐se  persa  i  perket  sferes  se  ndertimit  duke  u konsideruar si nje sherbim ajo aplikohet ne keto momente: A.Kur      shoqëritë  e  ndërtimit    ndërtojnë    për  të  shitur  apo  për  të  dhënë  me  qera,  TVSH llogaritet dhe paguhet çdo muaj mbi vlerën e situacionit mujor të punimeve.   Bashkë me çdo situacion mujor do të jetë detyrimisht fatura tatimore me numër serial. Vlera e situacionit mujor do të  jetë vlera e  tatueshme mbi  të cilën do  të  llogaritet TVSH‐ja në masën 20%.  Personi  i  tatueshëm  është  i  detyruar  të  llogarisë  TVSH  çdo  muaj.  Vlera  totale  e  këtij situacioni mujor  regjistrohet në librin e shitjeve . 

Page 17: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

17

B.Kur  shoqëritë  e  ndërtimit  të  liçencuara  profesionalisht  ,  do  të  ndërtojnë  objekte  për përdorim në biznesin e tyre  të liçencuar  nuk llogaritet TVSH dhe lejohet kreditimi i TVSH së paguar në blerjet e materialeve të bëra për këtë qëllim. Në këtë rast ndërtesat duhet të jenë të një tipi   që përdoret në industrinë e ndërtimit dhe qëllimi  i përdorimit të tyre duhet të  jetë i shpallur dhe aprovuar në lejen e ndërtimit të Bashkisë. Vlera e situacionit mujor regjistrohet në shitje dhe blerje. Këtu  nuk  përfshihen  ndërtesa  të  tilla  si  apartamente  e  shtëpi,  hotele,  punë  publike  etj.  për ndërtimin  e  të  cilave  gjithmonë  llogaritet  dhe  paguhet  TVSH  çdo  muaj  mbi  vlerën  e situacioneve. 3. Kur një  shoqëri  ndërtimi  i  liçencuar  si  e  tillë ndërton  shtëpi  banimi për  vete,  llogarit  dhe paguan TVSH, e trajtuar si nje vetfurnizim. Ne kete rast ajo regjistron te njeten vlere si ne shitje dhe ne blerje dhe ngelet gjendje TVSH‐ja e materialeve te blera per kete punim ndertimor. Nëse merret paradhënie për punimet që do  të kryhen,  atëherë personi  i  tatueshëm që merr paradhënien  detyrohet  të  lëshojë  faturë  në  momentin  e  marrjes  së  saj  dhe  këtë  faturë  t`a regjistrojë në librin e shitjes së periudhës tatimore në të cilën është marrë paradhënia.         20. Ndermarrja ku une punoj  si  financier,  zakonisht perpara  se  te kryeje nje  veprim tregtar  preferon  te  nenshkruaje  kontraten  me  palen  tjeter.  Ne  fakt  kjo  gje rekomendohet nga juristi, i cili mendon se ne kete rast pronari eshte i mbrojtur nga cdo rast shkelje dhe justifikon veprimet e tij per rastet e kontrollit nga tatimet. Ajo qe doja te  dija  eshte  se  cilat  jane  tipet  e  kontratave  qe  organet  tatimore  i  konsiderojne  si kontrata tip dhe sa vlejne ato per kontrollet e mundshme ne te ardhmen?  Përgjigje: Nuk eshte e thene qe ne cdo transaksion te kete kontrata te lidhura. Ne rastet e ndryshme te kryerjes se transaksioneve nje dokument i besueshem dhe zyrtar eshte dhe fatura tatimore, e njohur nga administrata  tatimore. Ne shikojme se ne shume raste  shitesi me blersin merren vesh me njeri‐tjetrin nepermjet mekanizmave te tregut, oferte dhe kerkese. Kontratat ne fakt sherbejne  si  elemente  juridike  per  sanksionimin me  te  forte  te maredhenieve  te  tatueshme. Kontratat qe njihen ne jeten e perditshme dhe si te tilla ato njihen dhe nga fisku jane: kontrata e blerjes, kontrata e kembimit, kontrata e qiramarrjes, kontrata e borxhit, kontrata e sherbimit, kontrata  e  spedicionit,  kontrata  e  shfrytezimit.  Detyrimi  tatimor  faktikisht  lind  vetem  me kryerjen  e  sherbimit  apo  shkembimit  te  mallrave.  Per  organet  e  kontrollit  tatimor  i rendesishem eshte  zbatimi i mareveshjes. Pasi nuk eshte kontrata me rendesi por kryerja e saj nepermjet realizimit te qarkullimit te mallrave dhe sherbimeve.   21.  Une  jam  pronar  i  nje  firme  te  regjistruar  ne  Tirane.  Ne  Degen  e  tatimeve  jam  i regjistruar  ne  TVSH.  Kohet  e  fundit  per  nevoja  te  punes,  bleva  ne  Itali  nje makine kamiocine te vogel. Kur pyeta, me thane se nuk mund t’a regjistroj per te perfituar TVSH prej saj, a mund te me sqaroni ju, nese kjo qe me kane thene eshte e sakte? Përgjigje: 

Page 18: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

18

Si rregull, TVSH e kreditueshme (e zbritshme) është shuma e TVSH‐së që personi i tatueshëm paguan në momentin që ai blen mallra apo shërbime brenda vendit, si dhe shuma e TVSH që ai ka paguar për importet e bëra, me kushtin që, këto furnizime t`i shërbejnë vetëm furnizimeve të tatueshme që do të bëjë  ky person i tatueshëm. Kreditimi i TVSH‐së paguar në blerje do të kërkohet mbi bazën e  faturës  tatimore origjinale. Për të kredituar  TVSH e paguar në import tatimpaguesit duhet të zotërojnë deklaratën doganore origjinale të importit. Në mbështetje të nenit 33 pika 5 te ligjit te TVSH‐se, kreditimi i tatimit nuk lejohet për: shpenzimet për autovetura përveç: ‐  kur  qëllimi  i  veprimtarisë  ekonomike  është  blerja  e  autoveturave  vetëm me  qëllim  për  ti shitur ato ‐ kur përdorimi i veturave është i vetmi qëllim i veprimtarisë ekonomike (psh dhënia me qira, shërbimi i taksive, ambulancave). Nisur nga ky kusht ligjor, nese automjeti tuaj eshte regjistruar ne librezen e qarkullimit si nje autoveture  (DSHTRR  jane  organet  e  specializuara  qe  sakstesojne  emertimin)  atehere  ju  nuk mund te perfitoni TVSH‐ne e blerjes, por do t’ju njihet vetem si nje hyrje ne asetet e shoqerise dhe  masa  e  shpenzimit  per  perqindjen  qe  amortizohet.  Ne  rast  te  regjistrimit  jo  si  nje autoveture, por kamioncine, atehere ju keni te drejte te kreditoni TVSH‐ne e blerjes, ndersa per njohjen si shpenzim procedohet njesoj si me lart. Ju faleminderit.      22. Eshtë një marëdhënie  interesante dhe e nevojshme komunikimi me  ju. Por, ajo që më drejtoi te ju është interesimi për të ditur se si realizohet në praktikë me aq mund të më sqaroni për “Skemën e shtyrjes së pagesës së TVSH­së në importet e makinerive”?     

Përgjigje: Nisur nga deshira per te ndihmuar ne sqarimin e praktikave administrative dhe maredheneive tuaja  me  administraten  po  paraqesim  si  me  poshte  ate  qe  na  kerkoni  dhe  që  zbatohet aktualisht: Personi i  tatueshëm, përfitues i kësaj skeme, paraqet në organin doganor dokumentacionin e nevojshëm justifikues, shoqërues të makinerive e pajisjeve të importuara, në bazë të kërkesave të  legjislacionit  doganor.  Vlera  e  tatueshme  e  pajisjeve  të  importuara,  përcaktohet  në përputhje me dispozitat e legjislacionit, doganor dhe tatimor, pavarësisht nëse makineritë dhe pajisjet  e  importuara  janë  apo  jo  të  taksueshme  me  taksa  doganore.  Kjo  vlerë  përfshin, gjithashtu: a) shpenzimet e transportit e të sigurimit dhe shpenzimet e tjera, të përfshira në importimin e makinerive e pajisjeve, deri në çastin e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë; b)  tarifat,  taksat dhe detyrimet e pagueshme,  si  pasojë  e  eksportimit  të këtyre makinerive  e pajisjeve nga shtete, prej të cilave ato eksportohen, apo të pagueshme si rezultat i importimit të tyre, përveç TVSH‐së së pagueshme. Organi doganor, pasi përcakton vlerën e tatueshme të makinerive dhe të pajisjeve, me të gjithë elementet  e  saj,  zbaton mbi  këtë  vlerë  shkallën  tatimore  të TVSH‐së,  e  cila  është  në  fuqi  në çastin e importimit të makinerive e pajisjeve. TVSH‐ja  e  llogaritur  nga  organi  doganor  nuk  paguhet  nga  personi  i  tatueshëm  në  çastin  e zhdoganimit të makinerive e pajiesjeve të importuara. 

Page 19: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

19

Personi i tatueshëm importues, për të përfituar nga skema e shtyrjes së pagesës, detyrohet të paraqesë pranë organeve doganore një garanci bankare, shuma e së cilës është e barabartë me shumën e llogaritur të TVSH‐së mbi importin e makinerive apo të pajisjeve të importuara. Kjo  garanci  lirohet  nga  banka,  vetëm  pasi  personi  i  tatueshëm  i  paraqet  asaj  dokumentin  e pagesës së TVSH‐së për llogari të degës së doganës përkatëse dhe konfirmimin nga kjo degë.  Organet doganore  i  lëshojnë personit  të  tatueshëm  importues deklaratën doganore,  sipas  së cilës zbatohet pagesa e shtyrë e TVSH‐së. TVSH‐ja, e llogaritur nga organi doganor, paguhet nga përsoni i tatueshëm importues, brenda gjashtë muajve nga  çasti  i  importimit  të makinerive dhe  të pajisjeve.  Pagesa  e  saj  bëhet  për llogari të degës doganore, ku janë kryer procedurat e importit. Për çdo pagesë të kryer, organi doganor i lëshon personit të tatueshëm dokumentin përkatës për këtë veprim.   Pas mbarimit të afatit, për çdo shtyrje, dega doganore bën verifikimin e pagesave dhe, nëse ato nuk  janë  shlyer,  i  kërkon  bankës  garantuese  lëvrimin  e  garancisë,  për  të  mbuluar  borxhin përkatës.  Data e pagesës së TVSH‐së në doganë përcakton edhe periudhën tatimore(muajin), në të cilin personi i tatueshëm e regjistron (vetëm për qëllim të mbajtjes së dokumentacionit për TVSH) dhe e deklaron TVSH‐në si të zbritshme pranë organeve tatimore. a)  Personat  e  tatueshëm,  që  importojnë  makineri  e  pajisje,  të  cilat  do  t’i  investojnë  në veprimtarinë  e  tyre  ekonomike,  brenda  gjashtë  muajve  nga  çasti  i  kryerjes  së  importit, regjistrojnë në librin e blerjeve të TVSH‐së, vlerën e makinerive dhe të pajisjeve dhe TVSH‐në e zbatuar  për  importin  e  tyre.  Regjistrimi  bëhet  në  periudhën  tatimore  (muajin),  në  të  cilën është paguar TVSH‐ja, e llogaritur për importin e makinerive e të pajisjeve. Për çdo regjistrim vendoset  dukshëm,  në  çastin  e  kryerjes  së  importit,  shënimi  “Import  me  shtyrje  pagese  të TVSH‐së,  referuar deklaratës doganore nr.  ___  , datë  ____  “. Në  formularin e deklarimit dhe  të pagesës së TVSH‐së, të kësaj periudhe tatimore, vlera e tatueshme e makinerive dhe e pajisjeve dhe TVSH‐ja, e llogaritur dhe e paguar për importin e tyre, raportohen përkatësisht në rubrikat e importit.  b) Personat e tatueshëm, që importojnë makineri për furnizimin e personave të tretë, kanë të drejtë  të përfitojnë nga  skema e  shtyrjes  së pagesës  së TVSH‐së deri  në periudhën  tatimore (muajin), në të cilën bëjnë shitjen e tyre. Makineritë e pajiejet, për të cilat jepet shtyrje për këta persona të tatueshëm, sipas kodeve tarifore përkatëse, jepen në aneksin, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Në  të  njëjtën periudhë  tatimore  (muaj),  kur  personi  i  tatueshëm  shet makineritë  e importuara, detyrohet të paguajë TVSH‐në, për importin e tyre, në degën e doganës, ku është bërë importi.  Personi  i  tatueshëm gëzon  të drejtën e  kreditimit  të plotë  të TVSH‐së  vetëm kur makineritë dhe pajisjet e importuara i shërbejnë krejtësisht veprimtarisë së tij të tatueshme.  23. Në aktivitetin tim unë shpesh u jap mallra miqve të mij, të cilët e marrin me çmime më të ulta nga sa është tregu. Mirëpo kur më erdhi kontrolli i tatimeve, këto sasi malli mi rivlerësoi duke m’i quajtur shkelje.  Ju  lutem cila është vlera e  tatueshme që duhet marrë për bazë nëqoftëse malli jepet me çmim të ulët?  

Page 20: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

20

Përgjigje: Pyetja juaj eshte e rendesishme, pasi nje praktike e tille ndeshet shpesh. Sipas opinionit tone kur  sipermaresi  jep  sherbimin  e  tij me  cmime  jo  propocionalisht  te  uleta,  ne  kete  rast  jane aresye  private  ato  qe  e  shtyjne  t’a  bej  kete.  Sidomos  ne  sherbimet  ndaj  te  aferme,  miqve, punemarresve  ose  ndaj  shoqerive  ku  ky  pjesemares  eshte  edhe  vete  pjesetar,  shuma  e kundersherbimit eshte e rendesishme qe te matet me saktesi.  Shuma e paguar eshte percaktuese edhe atehere kur ajo nuk mbulon koston. Por, ama kur ne uljen  e  cmimeve  jane percaktues  aresyet  private  (si  per  shembull  shitje me  cmim  shume  te ulur ndaj  personave  te  aferm),  ne  raste  te  tille mund  te  ndodh  qe  te  kemi  ulje  te medha  te tatimeve. Sipas Ligjit “per TVSH‐ne”, Neni 27(2), permes futjes se nje vlere te tatueshme  te ulet duhet ndaluar  keqperdorimi.  Vlera  e  tatueshme    me  e  ulet  (minimale)  duhet  kontrolluar  gjithnje, neqoftese  midis  perfituesit  nga  sherbimi  dhe  atij  qe  kryen  sherbimin  ekzistojne  lidhje  te ngushta.   24. Dua të pyes për një problem që më ka dalë gjatë aktivitetit. Konkretisht pyetja është se çfarë procedurash duhen kryer për transferimin e veprimtarisë ekonomike?  Përgjigje: Ju falenderojme per konsideraten tuaj. Persa i perket pyetjes tuaj ne mund t’ju sqarojme se:  ­ Nëse një person i tatueshëm shet komplet veprimtarinë ose një pjesë të saj një personi, i cili është ose bëhet  i  tatueshëm në  lidhje me   veprimtarinë e blerë, duke e vazhduar atë dhe ky transaksion plotëson 2 kushte njëkohësisht: 1)  kushtin ekonomik  2)  kushtin ligjor Furnizimi nuk është i tatueshëm dhe quhet transferim i veprimtarisë ekonomike. 1) Plotësim i kushtit ekonomik kërkon që: veprimtaria  e  cila  transferohet  të  ketë  autonomi  ekonomike,  pra  të  ketë  mundësinë  të funksionojë  si  e  pavarur  tek  marrësi.  Autonomia  ekonomike  presupozon  ekzistencën  e  të gjitha kushteve për realizimin e prodhimit, si ambientin, lëndët e para, makineritë…etj.  Shitja vetëm e njërës prej tyre (lëndës së parë, makinerive ose ambienteve…etj) nuk ka të bëjë me transferimin e veprimtarisë ekonomike, por vetëm me një furnizim të zakonshëm mallrash, për të cilin aplikohet TVSH. 

2)Plotësim i kushtit ligjor kërkon që: a)  të  bëhet  në  të  gjitha  rastet  verifikimi  i  bilancit  të  shitësit.Të  shihet  sa  dhe  cilat  asete  të aktivit përdoreshin për prodhimin e produktit dhe sa janë transferuar, po kështu në pasiv sa të ardhura janë realizuar për shkak të kësaj shitje. Të njëjtat verifikime do të bëhen në bilancin e blerësit (në të cilin është transferuar veprimtaria), sa asete kanë hyrë dhe çfarë veprimesh jane bërë në pasiv. b) të jetë noterizuar i gjithë veprimi i bërë. Nëse  personi  i  tatueshëm  jep  mallra  të  cilat  janë  pjesë  të  aseteve  të  veprimtarisë  së  tij ekonomike, psh: i shet, i fal ose i përdor privatisht, ky është një furnizim i tatueshëm dhe mbi vlerën e tatueshme të këtyre furnizimeve llogaritet TVSH. 

Page 21: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

21

 25. A mund  të më  thoni  se  kush njihet nga  legjislacioni  fiskal  shqiptar  si  importe  të përjashtuara nga TVSH­ja?  Përgjigje: Ne ligjin e TVSH‐se citohet se: ‐ Eshtë furnizim i përjashtuar nga TVSH: 

a)  Importimi përfundimtar i të gjitha mallrave prej një personi të tatueshëm, kur furnizimi i  tyre në  të  gjitha  rethanat  brenda  vendit  është  furnizim  i  përjashtuar  nga  tatimi mbi vlerën e shtuar. 

b)  Importimi i mallrave të vendosura në regjimin tranzit. c)  Importimi i mallrave të deklaruara për të qënë nën regjimin e lejimit të përkohshëm dhe 

atë të përpunimit aktiv. Kur personat e tatueshëm për TVSH, importojnë makineri dhe pajisje sipas klasifikimit të bërë në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 49,           dt.26.01.2001,    i  lejohet shtyrja e pagesës së TVSH mbi importet deri në     momentin e dorëzimit të deklaratës përkatëse të TVSH. Kjo do të thotë që kjo kategori mallrash nuk i nënshtrohet pagimit të TVSH‐së në doganë.  26. Kohët e fundit kam dëgjuar të shtohen shitjet e autove me leasing. Pasi kam lexuar dhe  jam deri diku  i  informuar a mund  të më  thoni  ju se ç’është  leasing dhe kush  janë momentet e lindjes së detyrimit tatimor për një person që kryen transaksione në këtë mënyrë?  Përgjigje: Leasing ne te vertete nuk  do te thote gje tjeter pervec se qiradhenie. Tek kontratat e leasing behet dallimi ne pagesen me keste  te maresit  te  leasing nese kostot  e prodhimit plus kostot dytesore  te  dhenesit  te  leasing  mbulohen.teresisht  (amortizim  i  plote)  apo  pjeserisht (amortizim i pjesshem). Per TVSH ky dallim eshte i parendesishem. Leasing per te mirat ekonomike te levizshme Ne nje kontrate Leasing e mira ekonomike i llogaritet dhenesit te Leasing. Me  te  shumten  e  rasteve  behet  fjale  per  shoqeri  te  cilat  blejne  te mira  ekonomike  (makina, aeroplane, makineri) dhe ia japin me qira klienteve interesante. 

Ne keto  raste dhenesi  i  Leasing  sjell  nje  furnizim sherbimi  (dhenie me qira) ndaj maresit  te Leasing.Partneret bien zakonisht dakord per te paguar cdo muaj kestet e Leasing. Furnizimi i mallit sillet ne kete menyre pjese‐ pjese. Neqoftese nje kontrate Leasing nuk do te njihet per aresye manipulimi atehere nuk  behet fjale per nje furnizim sherbimi por per nje furnizim malli. Neqoftese  do  te  ndryshohet  radhitja  e  te  mirave  ekonomike  gjate  kohes  se  veprimit  te kontrates,  pastaj  duhen  ndryshuar  edhe  te  gjitha  llogaritjet  sipas  saj.  Neqoftese  perfituesi  i Leasing  nderpret  para  kohe  kontraten  atehere  kostot  e  lindura  nga  kjo  dhe  kostot  e zevendesuara jane demshperblim. Ne kete rast nuk duhet llogaritur asnje TVSH.Pagesat shtese qe  paguhen  ne  mbarim  te  kontrates  se  Leasing,  perkundrazi  bazohen  ne  nje  kembim sherbimesh dhe i nenshtrohen TVSH. Te  pagesa hyn gjithshka qe perdor perfituesi i sherbimit (marresi i Leasing) (tarife baze, kest Leasing dhe shpenzimet e tjera gjate lenies), por duke zbritur TVSH. 

Page 22: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

22

Kur lind detyrimi per t’u tatuar? Kestet  e Leaasing: Tatimi  lind  ne mbarim  te  kohes  se  paranjoftimit,  per  te  cilen  jane  per  tu paguar kestet e Leasing(Ligji “Per TVSH‐ne”, Neni 13, paragr. 6). Tarifa  baze:  Tarifa  baze  eshte  pjese  e  kontrates  se  Leasingdhe  paguhet  zakonisht  ne fillim.Tatimi lind ketu me marrjen(Ligji “Per TVSH‐ne”, Neni 13, paragr. 3). Leasing i te mirave te paluajtshme ekonomike Te nje leasing i te mirave ekonomike te paluajtshme duhet pasur parasysh parimi i te qenit nje te  furnizimit. Kjo do te thote se ne drejtim te radhitjes se truallit dhe ndertesave duhet marre vendim njelloj sepse ndertesa eshte pjese qenesore e truallit. Neqoftese trualli i duhet radhitur marresit te leasing atehere atij i duhet llogaritur edhe ndertesa;pra behet fjale per nje furnizim. Neqoftese  trualli  i  duhet  llogaritur  dhenesit  te  Leasing  atehere  kjo  gje  ka  vlere  edhe  per ndertesen. Dhenesi i Leasing me lenien e nderteses sjell ne kete menyre nje furnizim sherbimi.    27. Une  jam një dhënës shërbimesh  interneti  (ISP). A mund  të më  thoni se si  tatohen shërbimet  on­line,  pasi  ne  fushen  ku  une  punoj  ka  shume  paqartesi  rreth  këtij aktiviteti?  Përgjigje: Ne  rastin  e  sherbimeve  on‐line,  me  problematik    eshte  percaktimi  i  vendit  tek  te ashtuquajturat  qarkullime  Online.  Behet  fjale  te  ky  grup  vetem  per  furnizim  sherbimi  sipas nenit 9 te ligjit te TVSH‐se, qe jane perhapur vetem permes internetit dhe qe edhe me pare nuk ekzistonin objekte furnizimi fizike.Te keto qarkullime pason si porositja ashtu edhe sherbimi ne  rruge  elektronike.  Shembuj  tipike  per  qarkullimet  Online  jane  lenia  e  software,muzikes, videove dhe informacioneve me „download“ si edhe sherbime te tjera , te cilet mund te kryhen vetem  ne  rruge  te  paster  elektronike,  si    per  shembull  perkthimet  apo  sherbimet  e konsultimeve. Te keto qarkullime vendi i sherbimit percaktohet sipas bazave te nenit 15 te ligjit te TVSH‐se. Sipas tij sherbimi i kryer karakerizohet nga permbajtja e tij dhe pastaj ne drejtim te perfituesit nga sherbimi duhet bere dallimi midis klientit brenda vendit dhe nga ana tjeter  klientit jshte vendit.    28.  Firma  ku  unë  punoj,  para  një muaji  sponsorizoi  një  turne  të  asamblit  artistik  të qytetit  tonë. Duke  qenë  se  unë  e  njoh  pak  ligjin  e  sponsorizimeve  doja  të  dija  se  sa përqind e sponsorizimit njihet si një shpenzim i njohur dhe çfarë rruge duhet ndjekur?  Përgjigje: Ligji  per  sponsorizimet  eshte  nje  ligj  qe  ka  per  objekt mbështetjen me  ndihma  financiare  e materiale,  apo  sponsorizimet  e  veprimtarive  sociale  e  publike  ku  përfshihen  veprimtaritë humanitare, kulturore e artistike, sportive, edukative, arsimore, ekologjike dhe vepra  letrare, shkencore dhe enciklopedike si dhe botuesve të shtypit. Ligji e ndalon sponsorizimin me qëllime përfitimi ekonomik nga  sponsorizuesi. Sponsorizues mund  te  jene  vetem  subjektet  që  kanë  cilësinë  e  tregtarit,  qofshin  këta  persona  fizikë  ose juridikë,  vendas,  të  huaj  a  me  kapital  të  përbashkët.  Sponsorizuesi  përfiton,  për  shumën  e sponsorizuar në fakt, këto lehtësi tatimore: 

Page 23: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

23

‐ Subjektet, qe  jane persona fizikë a  juridikë, pagues të tatimit mbi biznesin e vogël, shuma e sponsorizuar u zbritet deri në masën 1 për qind të të ardhurave të tatueshme; ‐  Subjektet,  qe  jane  persona  fizikë  a  juridikë  që  paguajnë  tatim  mbi  fitimin  shuma  e sponsorizuar u njihet si shpenzim i zbritshëm deri në masën 10 për qind të fitimit para tatimit. Lehtësitë e mesiperme zbatohen nga organet tatimore, ku nga sponsorizuesit paraqiten:       ‐ kontrata juridike qe percakton te drejtat dhe detyrimet e paleve;       ‐ dokumentet, që vërtetojnë realizimin e sponsorizimit. Në rast të pasaktësisë, fshehjes ose manipulimit nga ana e sponsorizuesve të sponsorizimeve të  parashikuara  në  veprimin  juridik  (kontratë),  zbatohen  dënimet  që  përmban  legjislacioni tatimor në fuqi.   29. Punoj në një organizatë jofitimprurëse (OJF). Disa kohë përpara na kanë ardhur përfaqësues të  degës  së  tatimeve  dhe  na  kërkonin  licensën  fiskale  dhe  bilancin  e  organizatës.  Donim  të dinim se a është e bazuar kjo kërkesë në ligj dhe nëse mundeni na jepni një përgjigje referuar në këtë ligj?  Përgjigje: Për  qëllimet  e  tatimit mbi  vlerën  e  shtuar,  ne  zbatim  te  ketij  ligji  organizatë  jofitimprurëse është  çdo  shoqëri,  institucion,  shoqate  apo  organizate,  që  themelohet  dhe  ushtron veprimtarinë  e  saj  në  përputhje  me  Ligjin  Nr.8788,  datë  07.05.2001  “Për  Organizatat  Jo Fitimprurëse” : ‐ që nuk është krijuar për përfitime ose të ardhura të antarëve të saj; dhe ‐ rregullat e së cilës nuk lejojnë shpërndarje fitimesh apo pronash për antarët e saj. Nderkohe, eshte ligji Nr.8560, date 22.12.1999, sipas ndryshimeve te paketes fiskale 2004, ne Nenin 30/1, paragrafi I qe thekson se:  1. Detyrimit per t’u regjistruar ne organet tatimore dhe per t’u pajisur me çertifikate tatimore u nenshtrohen  edhe organizatat  jofitimprurese,  fondacionet,  njesite  e  zbatimit  te projekteve, etj.,  qe  ushtrojne  veprimtari  te  karakterit  fetar,  humanitar,  bamires,  shkencor  ose  edukativ, pavaresisht nga fakti se veprimtaria e tyre mund te mos jete ekonomike e fitimprurese. Per t’u pajisur me certifikate tatimore, personat fizike ose juridike te mesiperm duhet te paraqesin ne organet tatimore, pervec vendimit te gjykates per regjistrimin e tyre, statutin dhe te dhena te tjera  kontakti.  Organet  tatimore  mbajne  nje  regjister  te  vecante  per  evidentimin  e  ketyre personave, duke i vleresuar ata, per efekte fiskale, si tatimpagues pasive.  Ne  momentin  qe  OJF‐te  jane  te  detyruara  te  regjistrohen  (konsiderohen  tatimpagues  sipas Nenit 1,  ligjit  te  tatimit mbi  te  ardhurat)  ato  jane  te detyruara dhe  te  zbatojne  legjislacionin fiskal aktual persa  i  takon deklarimit  te  te ardhurave (donacione, subvencione apo aktivitete ekonomike)  dhe  shpenzimeve  ne  format  e  njohura  ligjore,  sipas  ligjit  te  tatimit  mbi  te ardhurat, Neni 29, paragrafi 1.   30.  Kam  blerë  një  anije  peshkimi  në  Shëngjin.  Megjithëse  jam  i  ri  në  biznesin  e peshkimit  dëshira  ime  është  të  zbatoj  ligjet.  Duke  përfituar  nga  rasti  t’ju  uroj  për rubrikën pyetje­përgjigje, aq shumë të nevojshme për biznesin dhe ne biznesmenët doja të  sqarohesha nga  studioja  tuaj për procedurat  e  rimbursimit  të akcizës  së naftes në peshkim? Ju faleminderit. 

Page 24: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

24

 Përgjigje: Ne  zbatim  te V.K.M nr.495,  date 18.07.2003  “ Per percaktimin e  kushteve,  te personave dhe sasise se nevojshme te karburantit per perdorim nga anijet e peshkimit “,te Ligjit nr. 8976 date. 12.12.2002  “  Per  Akcizat  “  te  ndryshuar  dhe  Udhezimit  te  Ministrit  te  Financave,  nr.  7, date.16.06.2003,  ne  zbatim  te  ketij  ligji,  Ministri  i  Financave  dhe  Ministri  i  Bujqesise  dhe Ushqimit  kane  nxjerre  nje  udhezim  te  perbashket,  ku  percaktohet  se  shoqeria  furnizuese  e gazoilit per anijet e peshkimit e percaktuar eshte ARMO Sh.a. Organizatat  e  Menaxhimit  te  Peshkimit  (OMP‐te),    blejne  gazoilin  per  te  cilin  eshte  paguar akciza  nga  ARMO,  prane  Degeve  te  Shitjes  se  Karburantit  (D.SH.K)  te  ARMO‐s  ne  portet  e Durresit, Vlores, Shengjinit, Sarandes. D.SH.K‐te ne keto rrethe,  u shesin gazoilin OMP‐ve, me fature tatimore pa akcize, me cmimin e percaktuar nga ARMO. OMP‐te pasi te jene regjistruar prane  Deges  se  Tatimeve  qe  mbulon  qendren  e  veprimtarise  se  tyre,  i  shesin  gazoilin,  me fature  tatimore  , me  cmim  te njejte me  ate  te  blerjes,  personave qe merren me aktivitetin  e peshkimt,  te regjistruar prane te njejtes Dege te Tatimeve. Ne  fillim te cdo 3‐mujori, OMP‐te, jane  te  detyruara  te  marrin  konfirmim  me  shkrim  nga  Dega  e  Tatimeve  perkatese,  per rregullsine e zbatimit te  legjislacionit tatimor nga ana e subjekteve qe ushtrojne aktivitetin e peshkimit. Ne bilancin vjetor  te OMP‐ve, efekti  fiskal  i ketij operacioni  , per  shkak se cmimi  i blerjes  se gazoilit nga OMP‐te dhe i shitjes se tij subjekteve te peshkimit eshte i njejte, do te jete zero.   31. Jam eksportues bimësh medicinale. Problemi im është te faturat për blerjen e mallit dhe  justifikimin  ligjor  të  tyre  tek  tatimet.  Mund  të më  thoni  cila  do  të  ishte  rruga optimale për zgjidhjen e këtij problemi delikat për mua?  Përgjigje: Në rastin e blerjeve nga  individët që nuk kanë cilësinë e  tregtarit,  fatura përgatitet nga vetë blerësi, ushtrues i veprimtarisë profesionale, por me kusht që dokumenti të përmbajë numrin rendor, datën dhe vendin e lëshimit, emrin dhe adresën e palëve, datën e realizimit të shitjes ose të punimit a shërbimit, emërtimin e saktë të tyre, çmimin e plotë të shitjes dhe nëse është rasti, rabatet ose zbritjet e tjera të zbatuara, si dhe shumat e shifruara, cilado qoftë mënyra e likujdimit të faturës dhe kjo te vërtetohet nga furnizuesi. Blerësi për çdo rast të tillë shënon në faturë edhe numrin e çertifikatës së tij të ushtrimit të veprimtarisë. Fatura e leshuar duhet te permbaje: ‐ Në një vend të dukshëm të shkruhet “Faturë e lëshuar nga blerësi. Blerësi  dhe  shitësi  kanë  të  rënë  dakord  që  për  një  furnizim  vetëm  blerësi  duhet  të  lëshojë faturë tatimore. ‐ Edhe blerësi dhe shitësi mbajnë nga një kopje të faturës. ‐ Të gjithë informacionin e detyrueshëm që duhet të mbajë një faturë tatimore në përputhje me Ligjin dhe Udhëzimin “Për TVSH‐në”.   32. Nje jave me pare me kapi policia tatimore ne rruge dhe me preu flete gjobe dhe me thane se  fatura e mallit nuk  ishte e rregullt, pasi nuk kishte  te shenuar ne  te  targen e mjetit  dhe  oren  e  daljes  se  mallit  nga  magazina.  Mund  te  ma  thoni  ju  qe  jeni  te specializuar per taksat se eshte e drejte kjo? 

Page 25: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

25

 Përgjigje: Fatura, e cila prodhohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, duhet të përmbajë : ‐ numrin rendor;  ‐ numrin serial i parashtypur;  ‐ datën e lëshimit;  ‐ emrin, adresën, numrin e identifikimit të shitësit;  ‐ emrin, adresën, numrin e identifikimit të blerësit, kur ai është:  ‐ person i tatueshëm me TVSH dhe kodin fiskal kur ai nuk është person i tatueshëm me TVSH por tatimpagues i tatimit mbi bisnesin e vogël; ‐ emrin, adresën dhe NIPT‐in e transportuesit, targën e mjetit dhe orën e furnizimit. ‐ përshkrimin e hollësishëm të mallrave të shitura ose të shërbimeve te kryera; ‐ sasinë e mallrave të shitura ose vëllimin e shërbimeve të kryera; ‐ çmimin për njësi pa TVSH; ‐ vlerën totale të transaksionit pa TVSH; ‐ shumën e TVSH (nëqoftë ‐ se zbatohet TVSH); ‐ vlerën totale me TVSH; ‐ cilësimin  furnizim  i  përjashtuar  apo  me  0  përqind  (nëqoftëse  ai  është  përkatësisht  i përjashtuar apo i tatueshëm me 0 përqind); Fatura lëshohet në jo më pak se tre kopje dhe shpërndahet si më poshtë : ‐ Faqja 1 (origjinali) për blerësin; ‐ Faqja 2, 3, etj. (kopjet) për shitësin dhe transportuesin. Në  fund  të  faturës  shënohet  me  emër,  mbiemër,  nënshkrim  dhe  vulë,  blerësi  me  emër, mbiemër,  nënshkrim  (kur  është  dhe  transportuesi),  transportuesi  me  emër,  mbiemër, nënshkrim. Vetëm origjinali  i  faturës  i  jep  të drejtë blerësit për  të kredituar  (zbritur) TVSH e paguar në blerje. Për qëllime  të kreditimit  tatimor, do  të konsiderohet e vlefshme kopja  e noterizuar e faturës së blerjes, me kusht që shitësi të zotërojë origjinalin dhe ta ketë deklaruar atë.  Sic,  e  lexuat  vete  i  dashur  lexues  kerkesa  e  policise  tatimore  ka  qene  e  bazuar  ne  ligj.  Por, policia tatimore nuk e ka detyrë ligjore këtë aspekt. Juve ju mbetet te apeloni prane Deges se Tatimeve  nese  keni  argumenta  qe  provojne  se  kjo  nuk  eshte  nje  shkelje  e  bere  me  qellim fshehje.   33. Jam nje tregtar pjesesh per guzhina dhe aksesore mobiljesh. Une shes marangozeve dhe  punishteve.  Per  te  ndare  shitjet    i  kam  ndare  dyqanet  si  njesi me  vete  dhe me shumice dhe me pakice. Duke qene se, nje dite me erdhi nje grup i policise tatimore dhe me  tha se me duhen dy NIPT a mund  te me  thoni se ku e gjejne kete  te drejte qe me thone se une jam ne gabim?  Përgjigje: Nuk e dime momentin tuaj, por ne do te donim t’ju pergjigjeshim nepermjet ligjit dhe vetem ky eshte ai qe ngelet dhe nuk mund t’a diskutoje askush. Pasi e drejta gjendet. Mjaft qe ta kerkosh nepermjet njerezve dhe rruges ligjore te duhur. Tani le te vijme te shpjegimi i pyetjes tuaj. Për ata persona të tatueshëm që si pjesë të veprimtarisë së vet ekonomike, kryejnë shitje me shumicë dhe shitje me pakicë, vendi  i veprimtarisë të secilës shitje duhet të  jetë  i ndarë, dhe 

Page 26: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

26

çdo vend veprimtarie duhet të pajiset me Çertifikatë NIPT‐i me numra të ndryshëm seriale. Ju falenderojme per besimin tuaj.    34. Punoj si menaxher ne nje  firme greke ne Greqi. Kur erdhi momenti per  te paguar tatimin  mbi  te  ardhurat  per  mua,  ai  me  zbritej  nga  rroga  dhe  ishte  shume  e konsiderueshme. Doja t’ju pyesja se a ka ndonje trajtim per raste te vecanta si rasti im. Do e vleresoja jashtezakonisht nese me pergjigjeni?  Përgjigje: Për  të  parë  se  si  lind  tatimi  i  dyfishtë  le  të  supozojmë  se  një  individ  apo  një  shoqëri  (person juridik) rezident i shtetit "X", do të ushtrojë aktivitet në Shqipëri: në rastin e individit ai mund të jetë p.sh. një specialist, këshilltar resident i Shtetit “X”, që punon në një shoqëri shqiptare me kohë të kufizuar apo një ekspert i pavarur (avokat, inxhinjer, mjek, etj)  apo  sportist  ose  artist,  i  cili  nuk  i  plotëson  kriteret  për  t’u  konsideruar  resident  tatimor Shqiptar  (ai qëndron në Shqipëri në  total më pak se 183 ditë gjatë një viti  tatimor dhe/ose ka interesat jetike në Shtetin X), pra nuk është rezident Shqiptar për qëllime tatimore. Meqenëse ky individ është rezident tatimor i shtetit "X", në bazë të legjislacionit tatimor të këtij shteti ai tatohet në shtetin "X" për të ardhurat e tij në total të realizuara në atë shtet dhe kudo gjetkë, pra edhe për të ardhurat e realizuara në Shqipëri. Nga ana  tjetër, për pjesën e  të ardhurave  të realizuara në Shqipëri,  në  bazë  të  Ligjit  për  Tatimin mbi  të  Ardhurat  (Neni  7,  paragrafi  2),  ky  individ  do  të tatohet  në  Shqipëri,  për  pagën  apo  shpërblime  të  ndryshme  që merr  për  punën  që  ai  bën  në Shqipëri. Siç shihet të ardhurat e realizuara në Shipëri tatohen dy herë, një herë në Shqipëri dhe pastaj në shtetin "X". Pra një herë në vendin ku realizohen të ardhurat dhe një herë në vendin ku ka  rezidencën  tatim‐paguesi.  Po  kështu  individë,  residentë  tatimorë  të  shtetit  X,  mund  të realizojnë  të  ardhura nga  interesat për depozita që  kanë në banka  rezidente  Shqiptare,  apo  të ardhura nga dividentët për aksione që mund të zoërojnë në shoqëri rezidente Shqiptare, dhe, në këto  raste,  interesat  apo  dividentët  tatohen  dy  here:  një  here  me  tatim  në  burim  në  Shqipëri (vendi ku krijohen të ardhurat) dhe një here me tatim mbi të ardhurat në shtetin X (vendi ku ka rezidencën tatimpaguesi);     35.  Jam  nje  tregtar  produktesh  bujqesore.  Prodhimet  i  blej  te  fshataret  dhe  ato  qe mundem te blej dhe nga tregtare te tjere. Mirepo, shpesh bie pre e policise tatimore, qe na kerkon fatura. Dua te di se c’fare te bej ne kete rast, pasi fshataret nuk kane ku gjejne fatura  te me  japin mua. Une mezi gjej mallin e  jo me  te gjej  fatura. Me respekt dhe ne pritje te pergjigjes.  Përgjigje: Nuk e dime nese ky shqetesim eshte dhe per tregtare te tjere, por nisur nga kerkesat e ligjit ne do te thonim se ne baze te ligjit “ Per dokumentimin dhe mbajtjen e llogarive per tatimet”, ne Nenin 4 te saj thuhet se ... çdo blerje sendesh ose çdo kryerje punimi e shërbimi që destinohet për një veprimtari profesionale është objekt faturimi. Shitësi është i detyruar të lëshojë faturë dhe blerësi duhet  të kërkojë atë në kohën e realizimit  të shitjes a  të kryerjes së punimit ose shërbimit. Fatura  tatimore përgatitet nga shitësi në  jo më pak  se dy ekzemplarë, nga  të cilët 

Page 27: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

27

njëri e merr dhe ruan blerësi, kurse kopjen e mban dhe e ruan shitësi. Faturat përgatiten me numër rendor progresiv. Keto fatura te thjeshta tatimore ( pa TVSH) ne baze te ligjit te tatimit mbi te ardhurat qe nga viti 2004 do te prodhohen dhe shperndahen nga organet tatimore. Keshtu, legjislacioni tatimor e  percakton  saktesisht,  se  kur  jeni  nje  tregtues  i  regjistruar  ne  tatime,  por  si  tatimpagues  i takses  vendore  dhe  tatimit  te  thjeshtuar  mbi  fitimin  ju  duhet  te  leshoni  fature  te  thjeshte tatimore dhe po ashtu  te merrni mallra  sipas  rastit, nese  jane  fshatare nje  fature  te  thjeshte apo deftese  tatimore me  te gjitha gjeneralitetet e mundshme te ngjashme me nje  fature. Kur subjekti  ku  bleni  ju mund  te  jete  i  regjistruar  ne  TVSH,  ateher  duhet  te merrni  bashke me mallin qe keni blere dhe nje fature me TVSH, qe jua leshon shitesi.    36.  Jam  jurist.  Studioja  ime  ka  klient  nje  shoqeri,  e  cila  aktualisht  kerkon  te  shese  aksionet e kompanise dhe perbehet nga nje ortak i vetem. Shoqeria momentalisht kryen aktivitet. Mund  te methoni  se  a  lindin  detyrime  ndaj  shtetit  kur  do  te  vendoset  per kryerjen e kesaj shitje? Nese po, si llogaritet ajo dhe sa eshte?  Përgjigje: Ne baze te ligjit te tatimit mbi te ardhurat cdo rezident ose jo rezident qe realizon te ardhura eshte  objekt per  te paguar  tatim mbi  te  ardhurat. Ky  tatim aplikohet ne masen 10% mbi  te ardhurat  e  perfituara.  Detajime  te  metejshme mund  te  specifikojne  se  kush  jane  fushat  ku shtrihet ky tatim dhe kush eshte e perjashtuar. Megjithate, ne pergjigje  te pyetjes  tuaj mund t’ju themi se të ardhurat e realizuara nga diferenca ndërmjet çmimit të shitjes dhe çmimit të blerjes së kuotave të pjesparrjes në kapital apo aksioneve (pika f). Në këtë grup përfshihen të ardhurat e  realizuara nga shitja e kuotës që një ortak zotëron  në një bisnes apo ortakëri,  të ardhurat  e  realizuara  nga  shitja  e  aksioneve,  apo  të  ardhurat  e  realizuara  nga  shitja  apo likujdimi i një bisnesi të çfardo forme. Ndryshe nga grupet e tjera, baza tatimore në këtë rast është diferenca midis:    ‐   të ardhurave nga shitja apo likujdimi i bisnesit me vlerën kontabile të kapitalit;  ‐   të ardhurave nga shitja e kuotës së pjesmarrjes në kapital me vlerën nominale ose të       blerjes; ‐   të ardhurave nga shitja e aksioneve me vlerën nominale ose të blerjes;  ‐   totali i kuotës së pjesmarrjes ose pjesës së kapitalit të tërhequr nga një ortak ose pronar       me kapitalin fillestar të kontribuar prej tij në kapitalin themeltar.     37. Jam nje inxhinier ndertimi. Nga llogarite qe me bejne organet tatimore me thone se kostua  ime e ndertimit per 1 m² apartament duhet te  jete 27,000  leke. Ku gjendet kjo baze dhe si llogaritet kostua ne ndertim? Ju faleminderit!  Përgjigje: Eshte kenaqesi per ne si  studio  te kontaktojme me nje grup gjithnje e me  te gjere  lexuesish. Pyetja tuaj na duket me vend dhe do te ishte me interes t’ju pergjigjeshim pak me gjere. Kur   shoqëritë e ndërtimit  ndërtojnë  për të shitur     apo për të dhënë me qera,TVSH llogaritet dhe paguhet çdo muaj mbi vlerën e situacionit mujor të punimeve.   Bashkë me çdo situacion 

Page 28: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

28

mujor do të jetë detyrimisht fatura tatimore me numër serial. Vlera e situacionit mujor do të jetë vlera e tatueshme mbi të cilën do të llogaritet TVSH‐ja në masën 20%. Personi i tatueshëm është i detyruar të llogarisë TVSH çdo muaj. Vlera totale e këtij situacioni mujor  regjistrohet në  librin e shitjeve  . Kur shoqëritë e ndërtimit  të  liçencuara  profesionalisht  , do  të ndërtojnë objekte për përdorim në biznesin e tyre  të liçencuar  nuk llogaritet TVSH dhe lejohet kreditimi i TVSH së paguar në blerjet e bëra për këtë qëllim.Në këtë rast ndërtesat duhet të jenë të një tipi    që  përdoret  në  industrinë  e  ndërtimit  dhe  qëllimi  i  përdorimit  të  tyre  duhet  të  jetë  i shpallur dhe aprovuar në lejen e ndërtimit të Bashkisë.Vlera e situacionit mujor regjistrohet në shitje dhe blerje. Këtu  nuk  përfshihen  ndërtesa  të  tilla  si  apartamente  e  shtëpi,hotele  ,punë  publike  etj  për ndërtimin  e  të  cilave  gjithmonë  llogaritet  dhe  paguhet  TVSH  çdo  muaj  mbi  vlerën  e situacioneve.  Kostua ne strukture per 1 m² ndertim apartamenti perbehet nga keta elemente: 

- Vlere e lendes se pare dhe materialeve  - Vlere e lendeve te ndertimit; - Vlere e mekanikes - Vlere transporti - Vlere punetorie - Vlere kontribute sigurimesh - Vlere shpenzime plotesuese - Fitim situacional per m² - SHUMA - TVSH  20 % - T O T A L I 

Kjo mendojme se eshte struktura e kostos per nje punim ndertimor. Eshte vlera totale e gjithe punimeve ndertimore pjestuar per siperfaqen ajo qe nxjerr koston/m² te cmimit ndertimor. Nese  keni  akoma paqartesi  ne  spjegimin  tone modest,  ju  lutemi  te  kontaktoni me ne  per  te qene me prane problemit tuaj.         38. Ortaku ne biznesin tim eshte nje italian qe i ka dhene filialit shqiptar nje hua e cila ka nje interes qe i kalon 3% mbi perqindjen e interesit te tregut. Kjo hua do te shlyhet per 7 vite. Ai ka dhe biznesin e tij ne Itali. Ne  fakt une megjithese  jam ortak, nuk kam investuar asnje kapital. Une vetem kam disa perqindje ne shoqeri.  Ne kete qe po ju them mua ne fakt me intereson te njihem me pergjigje specialisti per disa pyetje qe me kane lindur : 

- A njihet si shpenzim huaja e dhene nga nje i huaj ? - A duhet te njihet ajo kur eshte me kushte 3 % mbi interesat e tregut ? 

 Përgjigje: 

Page 29: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

29

Ne fakt per kete na duhet t’i referohemi ligjit te tatimit mbi te ardhurat. Sipas ketij ligji gjithe ato  shpenzime  që  kryhen  për  qëllime  të  bisnesit,  pra  shpenzime  që  synojnë  sigurimin  dhe ruajtjen e të ardhurave konsiderohen si shpenzime qe njihen nga fisku.  Për  të  qënë  të  njohura  shpenzimet  duhet  të  jenë  kryer  në  interes  të  drejtëpërdrejtë  të veprimtarisë ekonomike prej së cilës realizohen të ardhurat; të jenë përballuar efektivisht dhe të  jenë  të  mbështetur  në  dokumente  justifikuese  të  njohura  ligjërisht;  të  pasqyrohen nëpërmjet një veprimi kontabël duke pakësuar aktivet neto; Ne keto kushte dhe huaja e dhene nga i huaji konsiderohet nje shpenzim qe njihet nga organet tatimore. Persa  i perket kalimit  te normave  te  interesit mbi 3% mbi ato  te  tregut, nese keni parasysh me kete  interesat  e  rifinancimit për bankat  e nivelit  të dytë,  atehere ne  rastin kur interesat  e  paguara  e  tejkalojnë  interesin  e  kredisë  të  përcaktuar  në  Fletoren  Zyrtare  nga Banka e Shqipërisë nuk nihet si shpenzim per efekte fiskale.    39. Kam lexuar disa numra me pyetje dhe pergjigje te gazetes Ekonomia dhe tju them te drejten me  jane dukur  te plota. Nese mund  tju  shqetesoj me disa pyetje do  te me  interesonin  shume pergjigjet tuaja. Ne radhe te pare dua te pyes specialistet ne gazeten tuaj per nje problem aktual qe me intereson. Firma ime eshte ne biznesin e sherbimeve informatike. Nga kerkesat qe kemi patur per nje kontrate me te huaj duam te hapim nje filial ne Itali, qe te prodhoje atje programe informatike. Pyetjet perkatese qe kam jane : ­ Si tatohen dividentet ne Itali me rastin e riatdhesimit te fitimit nga vendi i burimit ? ­ Nese dal me humbje, cili eshte trajtimi tatimor i humbjes se filialit?  Përgjigje: Problemi  i  dividenteve  eshte  nje  problem  taksimi  jo  vetem  i  rezidenteve  por  dhe  i  jorezidenteve. Megjithate, keto probleme ne vendin tone jane zgjudhur duke i tatuar keto lloj te ardhurash ne masen 10%. Po keshtu dhe sipas ligjit italian per tatimin mbi te ardhurat dividentet jane moment ku aplikohet tatimi mbi te ardhurat, pavaresisht se ju jeni ortak i vetem apo me partner italian. Nga sa kuptohet nga ajo  qe  n’a  shkruani  ne  shikojme  se  ju  keni  nje  firme  te  gjithen  tuajen.  Italia  nuk  ka  pengesa  per riatdhesimin  e  fitimit,  transferimit  te  kapitalit,  pagesave  dhe  transfertave  te  valutes. Megjithate, dhe nese jeni ortak i vetem dhe nese jeni me partnere te tjere ju duhet te paguani tatim mbi dividentin.  Nese dilni me humbje, ajo do te mbartet per tre vitet pasardhes duke qene nje subjekt qe nuk tatohet mbi fitimin ne kete rast.     40. Kam nje pyetje per  t’ju bere: Cili është ndryshimi midis  furnizimeve  të perjashtuara  dhe atyre me TVSH 0 %?  Përgjigje: Çdo person  i  tatueshëm  , pavarësisht nga  forma  juridike e organizimit  të  tij dhe pavarësisht nga lloji i veprimtarisë ekonomike që ai kryen i nenshtrohet zbatimit te ligjit "'Për Tatimin mbi Vlerën  e  Shtuar". Megjithate,  ky  ligj  parashikondhe perjashtime qe  jane nga neni  20 deri  ne nenin 25 dhe në nenet 25.1, 25.2, 25.3, dhe 26.1. Ne kete rast hyjne ne loje dhe interpretimet ligjore per njohjen e furnizimeve te tatueshme ne blerje ne ate mase qe eshte perjashtimi ne 

Page 30: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

30

qarkullim.Në të dyja rastet, tatimpaguesi nuk ngarkohet me TVSH te shitjes per furnizimet që kryen. Nese keni rastin e furnizimeve të tatuara me 0% (eksportet, transporti nderkombetar) atehere ju do të mund të merrni gjithe TVSH‐në që ju keni paguar per furnizimet e tatueshme te blerjes. Ne ket rast lind momenti i rimbursimit te kesaj TVSH‐je te paguar ne hyrje.    41. Punoj ne nje shkolle, e cila financohet nga nje OJF ne Tirane. Kam lexuar se mbi kete aktivitet do te aplikohen taksa. Mund te me thoni se si taksohen te ardhurat qe krijohen nga aktivitetet ekonomike te OJF­ve?  Përgjigje: Burimet  e  financimit  te  nje  OJF‐je  sipas  ligjit  ne  fuqi  “Per  OJF‐te”  jane  te  ardhurat  nga kuotizacioni kur ka te tilla,  fonde, grante dhe donacionet e ofruara nga subjektet private dhe publike si dhe te ardhurat nga veprimtaria ekonomike dhe pasurite ne pronesi te OJF‐se. Por, fonde  dhe  subvencione  mund  te  marre  dhe  nje  shoqeri  tregtare  apo  biznesmen.  Ne  fakt ndryshimi midis OJF‐se dhe shoqerise tregtare te krijuar per qellime fitimi (OF) gjendet vetem te fakti se si perdoren dhe administrohen keto te ardhura. Kjo ka te beje me faktin qe nje OJF‐je i lejohet  perdorimi  i  te  ardhurave  vetem  per  permbushjen  e  qellimit  dhe  objektit  te veprimtarise per te cilen ajo eshte themeluar apo dhe per mbirembajtje te pasurise se OJF‐se. Anetaret e saj, si te thjeshte dhe ata te bordit nuk mund te perfitojne asnje forme shperndarje te ardhurash, pervec pagave qe marrin sipas funksionit dhe sherbimeve per te cilin ata jane te punesuar ne organizate, te sanksionuar ne kontraten e punesimit. Ligji “Per OJF” u njeh atyre te drejten per te zhvilluar veprimtari ekonomike, por... ‐  veprimtaria  ekonomike  duhet  te  jete  ne  plan  te  dyte  ne  raport  me  gjithe  veprimtarine  e shoqates, ne kuptimin e nje aktiviteti ndihmes te qellimit kryesor te saj; ‐ fitimet apo pasurite e tyre duhet te perdoren vetem per realizimin e qellimeve qe shkruhen ne statutin e organizates; ‐ ato nuk mund t’u shperndahen anetareve te organizates; ‐ ato nuk mund te perdoren per ndonje qellim tjeter nga ai qe shkruhet ne statut; OJF dhe gjithe organizimet sipas ligjit per OJF, te cilet krahas veprimtarise me karakter fetar, humanitar,  bamires,  shkencor  ose  edukativ,  kryejne  edhe  veprimtari  te  tjera,  me  karakter ekonomik, jane te detyruar te regjistrojne vecmas keto aktivitete ne organet tatimore, njelloj si cdo tatimpagues tjeter, qe ushtron veprimtari ekonomike, ne perputhje me kerkesat e ligjit te procedurave tatimore. Ato jane te detyruara dhe te zbatojne legjislacionin fiskal aktual persa i takon  deklarimit  te  te  ardhurave  (donacione,  subvencione  apo  aktivitete  ekonomike)  dhe shpenzimeve  ne  format  e  njohura  ligjore,  sipas  ligjit  te  tatimit  mbi  te  ardhurat,  Neni  29, paragrafi 1. Pra, ligji eshte i qarte. Kush del jashte kornizes se tij, ka prishur tablone ekonomike te vendit duke shtremberuar perberesit e tjere te kesaj tabloje.  42. Mund te zbriten shpenzimet qe behen per te financuar nje projekt per anketimin e tregut nga te ardhurat e nje biznesi tregtar?  Përgjigje: Shpenzimet  e  njohura  me  qëllim  të  ruajtjes  së  të  ardhurës,  janë  kryesisht  shpenzime  të destinuara për të ruajtur ekzistencën e kapitalit si burim i të ardhurave dhe për të siguruar në kohën e duhur riformimin apo zëvendësimin e kapitalit. Në çdo rast shpenzimet duhet të jenë të provuara nga tatimpaguesit me dokumentacionin përkatës ligjor. Dokumente të përdorura 

Page 31: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

31

si bazë për justifikimin e shpenzimit, për efekt tatimor, është fatura tatimore me TVSH, fatura e thjeshtë tatimore dhe çdo dokument tjetër i lëshuar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me udhëzimet e Ministrit të Fiancave, në zbatim të legjislacionit tatimor.  Dhe ne rastin tuaj, ku anketimi  ju  e  prezantoni  se  eshte  ne  sherbim  te  njohjes  se  tregut  eshte  nje  shpenzim  i zbritshem, i cili kalon me vleren e plote te tij ( ne rsat se eshte me TVSH ajo zbritet) dhe ndikon ne rezuktatin perfundimtar te shoqerise tuaj.   43.  Jam  nje  student  ne  vitin  e  trete  ne  Fakultetin  Ekonomik,  Dega  Finance.  Per  nje informacion dhe kuriozitet timin doja t’ju pyesja se a tatohen sherbimet me pagese qe kryen qeveria dhe pushteti lokal per qytetaret?  Përgjigje: Ne zbatim te ligjit te tatimit mbi te ardhurat organet e qeverisjes qëndrore dhe vendore janë te përjashtuar nga tatimi mbi fitimin. Persa i perket tatimeve te  tjera si: TVSH, tatim mbi pagat, akcize, kontribute keto pjese te jetes shqiptare nuk kane perjashtime, por i nenshtrohen ligjit njesoj si gjithe segmentet e tjere.   44. Kohet  e  fundit  une  kryejta  disa  kontrata  qeraje,  per  4  hyrje me  ane  te  noterise. Mirepo  ne  tatime  me  thane  se  kjo  nuk  eshte  nje  cmim  qe  ata  e  njohin  si  te pandryshueshem. A mund te quhet cmimi i vendosur ne shitjet me akt noterial si cmim tregu dhe a kane te drejte tatimet t’a rikarakterizojne kete transaksion?  Përgjigje: Sipas  ligjit per noterine  i aprovuar nga parlamenti  shqiptar qe ne vitin 1994 dhe bashke me ndryshimet  qe  ai  ka  kaluar,  noteri  detyrohet  të  përmbushë  funksionet  e  veta  kurdoherë  e posaçërisht për veprimet noteriale që nuk presin, si dhe t'u përgjigjet kërkesave të shtetasve në çdo vend të territorit ku e shtrin juridiksionin zyra noteriale e tij.  Noteri ka për detyrë:        ‐ Të kryejë për personat  fizikë e  juridikë ato veprime që synojnë realizimin e  të drejtave dhe mbrojtjen  e  interesave  të  tyre  të  ligjshme,  t'i  sqarojë  ata  për  të  drejtat  dhe  detyrat  që rrjedhin  prej  tyre,  si  dhe  të  paralajmërojë  për  pasojat  që  vijnë  nga  kryerja  e  veprimeve noteriale, me qëllim që të mos dëmtohen interesat e tyre nga mosdijenia e ligjit.        ‐ Të kryejë detyrat e tij me paanësi, në bazë të ligjit dhe të betimit të bërë si noter.        ‐  Të  ruajë  të dhënat me  të  cilat  është njohur  gjatë  kryerjes  së  veprimtarisë  së  tij  dhe që përbëjnë sekret profesional.        ‐ Të dhëna për përmbajtjen e akteve noteriale të kryera mund t'u jepen vetëm personave, në emër të cilëve janë kryer këto veprime.        Gjykata,  prokuroria  dhe  hetuesia mund  të  njihen me  të  dhëna  të  kësaj  natyre,  kur  kanë filluar  ndjekjet  penale  kundër  noterit  lidhur me  detyrën  e  tij,  ose  kundër  shtetasit  që  është subjekt në veprime noteriale të kryera, por gjithnjë pa u dëmtuar interesat themelore të shtetit a shtetasve të veçantë.        ‐ Të moslejojë njohjen me përmbajtjen e testamenteve, lëshimin e kopjeve a shkurtimeve të tyre  para  vdekjes  së  trashëgimlënësit  testamentar,  përveç  rasteve  kur  e  kërkon  vetë  ai  ose përfaqësuesi i tij me prokurë të posaçme. 

Page 32: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

32

       Të  refuzojë  kryerjen  e  veprimeve  noteriale  në  rastet  që  nuk  lejohen  nga  legjislacioni  i Republikës  së Shqipërisë, nga konventa ndërkombëtare,  të pranuara përgjithësisht ose në  të cilat ka aderuar vendi ynë.        ‐ Të këshillojë palët që të paraqiten në organet e tatimit për efekt të pagimit të tatimit, në rastet kur kryen veprimet noteriale që kanë të bëjnë me tjetërsimin e pronësisë. Pra,  sic  e  shihni,  ne  gjithe  detyrat  qe  i  caktohen nga  ligji  noteri  asnjehere  nuk mund  te  jete percaktues i cmimeve te tregut. Kete te drejte per rikarakterizim te transaksioneve, per cdo te ardhur  qe  realizohet  nepermjet  pjesemarrjes  ne  treg  ose  jo  e  kane  vetem  organet  tatimore sipas  kopetencave  qe  percakton  ligji  i  procedurave  tatimore  per  ta.  Nisur  nga  kjo,  organet tatimore kane te drejte te rikarakterizojne transaksione te motivuar ne cdo vendim te tyre nga ligji egzistues.   45. Mua me bezdisin shpesh policet tatimore,  te cilet kerkojne te njejtat gjera. Por nuk kuptoj se kush ja u jep te drejten per te hyre ne magazine si ne prone te babait. Mund te kontrollojne organet tatimore dhe policia pa paralajmerim dhe mandat?  Përgjigje: Ndiejme  qe  ju  jeni  nen  presion  te  administrates  dhe  kjo  ju  bezdis,  pasi  mendoni  se administraten duhet t’a keni ne krah dhe jo t’ju pengoje per kryerjen e aktivitetit. Ne fakt. Ligji i procedurave  tatimore  e  percakton  se  cilat  jane  te  drejtat  per  inspektim.  Organet  tatimore mund te hyjne ne ambjentet e tatimpaguesit vetem nepermjet autorizimit te titullarit te deges se  Tatimeve.  Punonjesi  i  autorizuar  nga  organi  tatimor mund  të  hyjë  dhe  të  kërkojë  në  çdo vend  që  përfshin  çdo  tokë,  ndërtesë,  automjet,  anije  etj.,  kur  ai  ka  arsye  për  të  besuar  që mallrat ose dokumentat e përdorura prej personit të tatueshëm për qëllimet e zbatimit te këtij ligji mbahen  atje.  Punonjësit  e  organeve  tatimore  kanë  të  drejtë  të  verifikojne  vertetesine  e deklarimit  dhe  te  pageses  se  detyrimeve  tatimore  te  tatimpaguesve  ne  juridiksion  te  rrethit perkates.  Ato  kontrollojne  kontabilitetin  e  tatimpaguesve,  duke  përfshirë  edhe dokumentacionin mbi të ardhurat, fitimin, kapitalin dhe marrëdhëniet financiare me të tretët. Ky punonjes i autorizuar, që hyn në mjediset e biznesit të tatimpaguesit, i inspekton ato duke kërkuar çdo dokument, gjendjen e mallrave etj. Ai mund të  inspektojë dhe të marrë kopje  të çdo  llogarie,  regjistrimi  ose dokumenti. Ai mund  të  inspektojë  dhe  të  kontrollojë,  gjithashtu, edhe operimet me kompjuter, arka regjitruese ose pajisje të tjera, si dhe të marrë kopje të çdo llogarie, regjistrimi ose informacioni tjetër të mbajtur nëpërmjet këtyre mjeteve. Inspektoret e Drejtorise  se  Pergjithshme  te  Tatimeve  e  kane  kete  te  drejte  per  te  gjithe  tatimpaguesit  e vendit,  pavaresisht  nga  rrethi  ku  eshte  regjistruar  tatimpaguesi  qe  kontrollohet. Moslejimi  i hyrjes  dhe  pengimi  per  kryerjen  e  kontrollit  nga  ana  e  organeve  tatimore  apo  perpjekjet  e tatimpaguesve  per  te  ndaluar  veprimin  e  organeve  tatimore  direkt  apo  indirekt,  vete  ose nepermjet nje personi tjeter, konsiderohen shkelje te ketij Ligji dhe denohen : a. Tatimpaguesit e regjistruar per TVSH denohen me gjobe 1 milion leke. b. Tatimpaguesit e regjistruar per  taksen vendore mbi biznesin e vogel dhe  tatimpaguesit e tatimit te thjeshtuar mbi fitimin denohen me gjobe 10 mije leke.  Pas çdo kontrolli, punonjësit e organeve tatimore duhet të paraqesin një raport me shkrim ku te përshkruhen në detaje rezultatet e kontrollit te ushtruar nga ana e tyre. Tatimpaguesi ka të drejtë të mbajë një kopje të këtij raporti, dhe te paraqese observacionet e veta me shkrim.  

Page 33: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

33

 46. Jam nje ndertues ne Kavaje. Vitin e fundit presioni per te paguar sa me shume TVSH dhe tatim fitimi nga tatimet eshte rritur. Por ne keto presione ata me sa me duket mua bejne kerkesa qe nuk kane nje  llogjike ekonomike. Te pakten keshtu e gjykoj  . Une  i paguaj ne rregull detyrimet qe me takojne per degen e tatim taksave. Megjithate, nese keni mundesi doja te dija se cili eshte kuadri i detyrimeve tatimore per ndertimin?  Përgjigje: Ne kuadrin e perkufizimit ligjor per ndertimin ky sektor mjaft  i rendesishem i ekonomise per organet  tatimore  konsiderohet  çdo  operacion  që  ka  për  rezultat  përfundimin  tërësor  ose pjesor të një ndërtese të re ose substancialisht të ndryshuar, muri,rruga,ose themeli. Ndërtimet perfshijne si me poshte: 1. Punët për konstruksionin e ndërtesave dhe të objekteve të tjera ku futen : ‐ punët e ndërtimit (muraturë, armaturë, suvatime, etj.)    ‐ punët publike (ndërtim e mirëmbajtje rrugësh, etj.) ‐  punët  për  rregullimin  e  parqeve  që  lidhen  me  operacione  të  tilla  që  zgjasin  afatin  e shfrytëzimit), ‐ punët për rregullimin e teritoreve që kërkojnë modifikime të reliefit, ‐ punët e rrjetit ngrohës dhe të konstruksioneve metalike ‐ punët për shkatërrimin e pasurive të patundshme 2. Punët për pajisjen e ndërtesave dhe të objekteve të tjera, ku futen : ‐  punët  për  pajisjen  e  ndërtesave,  pajisje  të  cilat  inkorporohen  në  mënyrë  definitive  në ndërtesë,  duke  u  transformuar  kështu  për  shkak  të  destinacionit  të  tyre  në  pasuri  të patundshme (instalimet elektrike, ato sanitare, të ngrohjes, etj.) ‐  punët  për  riparimin  e  pasurive  të  patundshme  dhe  të  instalimeve  me  karakter  të patundshëm. Këtu  bëhet  fjalë  për  punë që  bëhen  të  nevojshme për  shkak  të  degradimit  ose prishjes  së  ndërtesave  (pasuri  të  patundshme)  si  lyerja  e  fasadave,  ribërja  e  një  instalimi elektrik apo sanitar, etj. Nje  subjekt  qe  kryen  aktivitete  ne  keto  fusha  si me  lart  detyrohet  te  paguaje  per  llogari  te buxhetit te shtetit: 

- TVSH - Tatim fitimi - Tatim mbi te ardhurat personale - Kontribute te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore - Tatim qe u mbahet ne burim per  te ardhura qe u  jepet punonjesve,  specialisteve dhe 

gjithe  ata qe kryejne punime per  llogari  te nje projekti ndertimor dhe qe nuk  jane  te regjistruar ne organet tatimore. 

- Taksa lokale Kur shoqëria e ndërtimit e liçencuar profesionalisht ndërton objekte për përdorim në biznesin e vet    të  liçencuar   nuk paguhet TVSH, pasi situacioni  i punimeve regjistrohet dhe si  shitje e tatueshme dhe si blerje e tatueshme. Per kete rast lejohet kreditimi i TVSH së paguar në blerjet e bëra për këtë qëllim. Kete te drejte e perfitojne te gjithe ata qe kane nje license profesionale per  te  bere  ndertimin  qe  kerkojne.  Ne  rast  te  ndryshem  ndertimi  nuk  konsiderohet vetefurnizim. Ndërtesat  duhet  të  jenë  të  një  tipi    që  përdoret  në  industrinë  e  ndërtimit  dhe qëllimi  i  përdorimit  të  tyre  duhet  të  jetë  i  shpallur  dhe  aprovuar  në  lejen  e  ndërtimit  të Bashkisë.  

Page 34: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

34

  47.  Une  jam  nje  shoqeri  qe  kryej  aktivitetin  ne  fushen  e  sherbimeve  financiare. Aktiviteti  konsiston  me  sherbime  per  mbledhje  te  detyrimeve  te  prapambetura  te individeve dhe enteve qe i kane borxh shtetit per kredite e marra. Ne tatime me thone se  une  duhet  te  paguaj  TVSH,  por  une  e  kundershtoj  kete  gje  dhe  nepermjet leterkembimit me to, pasi ne jemi sherbim financiar dhe si te tille jemi te perjashtuar. A mund te me beni nje interpretim ligjor per kete moment delikat?  Përgjigje: Kerkesa tuaj eshte nje kerkese qe bazohet te e drejta tuaj per t’u sqaruar para se ta paguani nje detyrim per te cilin s’jeni i bindur. Eshte detyre e perhershme dhe ne vazhdimesi i autoriteteve tatimore qe t’ju jene prane dhe t’ju shpjegojne me durim opsionin e tyre, pa shkelur asnje etike dhe mjet komunkues. Sipas ligjit “Per TVSH” Për ne shërbime financiare perfshihen: 

‐  dhënia,  negocimi  dhe marrja me  huatë,  kreditë,  garantim  kredish  dhe  çdo  sigurim  për paratë,  duke  përfshirë  edhe  administrimin  e  huave,  kredive  a  garantim  kredish  prej dhënësit; 

‐  transaksionet  në  lidhje  me  llogaritë  bankare,  pagesat,  transferimet,  borxhet,  çeqet  dhe instrumentet e negociueshme, përveç mbledhjes së borxhit; ‐ transaksionet lidhur me monedhën, bankënotën dhe paranë që janë mjete të ligjshme pagesë, përveç artikujve te përdorur vetëm për koleksione; ‐ transaksionet lidhur me aksionet, kapitalet financiare, obligacionet dhe letra të tjera me vlerë, përveç shërbimeve për mbikqyrje; ‐ administrimi i fondeve të investimeve; ‐ transaksionet në  lidhje me kontratat për sigurimin e jetës, duke përfshirë risigurimin; ‐  transaksionet  në  lidhje  me  administrimin  e  fondeve  të  pensioneve  dhe  sigurimet  e detyrueshme shëndetësore. Por nëqoftëse, ju si person i tatueshëm kryeni shërbime për veprime që lidhen me mbledhjen e borxhit,  per  llogari  te dikujt  tjeter  atehere ky  eshte nje  sherbim  i  paster dhe  jo nje  sherbim financiar, pasi per kete sherbim ju merrni kundervleften e sherbimti dhe plotesohet kriteri se ai qe kryen sherbimin i jep nje pasuri juridike atij qe perfiton sherbimin. Nisur nga sa me lart sipas interpretimit tone ju konsideroheni se kryeni furnizime të tatueshme, pasi jane pak te lidhura me paragrafet e mesiperm qe jane te shprehur qarte.     48.  Jam nje shoqeri shqiptare qe perpunoj metalet. Per nevoja te biznesit, nje pjese te proceseve  i bej me nje  firme  tjeter. Por pas kesaj metalet kalojne dhe disa procese  te tjera para se te shiten. Mirepo ajo nuk ka makineri, por vetem specialistet. Si duhet te veproj ne kete rast per te plotesuar me dokumentacion keto levizje?  Përgjigje: E  kuptojme  qe  ju  jeni  nje  biznes  qe  interesohet  qe mbarevajtja  e  aktivitetit  te mos  lihet  ne meshire  te  fatit  dhe  kjo n’a  kenaq dhe ne  qe mendojme  sadopak  te ndihmojne ne  edukimin fiskal te tatimpaguesve shqiptare. 

Page 35: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

35

E lexuam me kujdes rastin tuaj dhe mendojme se gjithsesi ai eshte nje rast qe duhet spjeguar jovetem  nepermjet  legjislacionit  fiskal,  por  dhe mbeshtetur  ne  argumente  jashte  tij.  Nga  sa shikojme partneri tuaj (le ta quajme keshtu) eshte nje person juridik ose fizik, i cili kryen nje sherbim per ju. Ne kete rast kemi te bejme me kembim te sherbimeve me nje pagese. Ne rastin me  te  mire  ne  do  te  keshillonim  qe  midis  jush  te  lidhej  nje  kontrate  midis  paleve  per bashkepunimin qe keni vendosur. Mirepo, per t’a bere te mundur realizimin e punes tuaj lind nevoja  te  percaktohen  dhe  te  drejtat  e  detyrimet  e  paleve.  Detyrimi  i  pales  tjeter  eshte  te kryeje sherbimin dhe per kete ka te drejten te paguhet per te si kembim i detyrimit tuaj per ta paguar dhe te drejtes per te perfituar nje pune te kryer. Nderkohe nisur nga kjo maredhenie e ndersjellte,  fakti  eshte  se makinerite nuk  jane ne pronesi  te pales  tjeter,  por  tuajen. Ne kete rast perdorimi i pales tjeter te makinerive eshte objekt i shfrytezimit te aktiveve, e cila duhet te shoqerohet me nje vlere qeraje mujore, te perfitueshme nga ju, sipas shumes apo instrumentit te kembimit qe bini dakort. Nderkohe pala tjeter ju leshon nje fature tatimore (me TVSH ose pa TVSH kjo varet nga  forma e  regjistrimit  te  saj ne organet  tatimore). Ne kete  fature  tatimore shenohet volumi i punes se kryer. Nderkohe vlefta e materialit nuk do te shenohet ne fature, pasi  ne  fakt  ai  nuk  eshte  objekt  i  shtimit  te  vleres  per  qellime  perfitimi  per  shitje  ndaj konsumatorit, por vetem nje moment ndermjetes ne fazat qe duhet te kaloje produkti deri ne momentin qe behet gati per  treg. Mendojme se kjo do  te  ishte  rruga qe do  te ndiqej ne kete rast.   49. C’fare procedure ndiqet per zhvendosjen e pageses se tatimeve paguar teper me nje tatim tjeter qe ka biznesi per te paguar?  Përgjigje: Sipas legjislacionit fiskal ajo qe ju e quani zhvendosje nuk eshte gje tjeter vecse ajo qe ne ligj eshte  kthimi  i  tatimeve  te paguara me  teper. Keshtu,  nëqoftëse  shuma e paguar  e një  tatimi është më e madhe  se  shuma e  tatimit që  tatimpaguesi duhet  të paguaje, Dega e  tatimeve ku eshte regjistruar ndjek nje nga keto rruge pasi ka komunikuar me tatimpaguesin. ‐ Shumën e paguar më tepër e kalojnë për llogari të detyrimeve të tjera tatimore të papaguara të tatimpaguesit;  ‐  Me pëlqimin e tatimpaguesit, shumën e paguar më tepër e kalojnë për llogari të detyrimeve të mëvonshme të tatimpaguesit;   ‐   Shumën e paguar   tepër ia kthejnë tatimpaguesit brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së  kërkesës  së  tij  me  shkrim.  Nëse  nuk  respektohet  ky  afat,  administrata  tatimore  është  e detyruar ti paguajë tatimpaguesit interesat përkatëse. Por gjithnje, në qoftë se shuma e tatimit e paguar tepër nga tatimpaguesi është përdorur për kompensimin e detyrimeve të tjera tatimore të tatimpaguesit, administrata tatimore duhet ta njoftojë atë.   50.  Kur mund  te  quhet  si  shpenzim  nje makine  autoveture  dhe  sa  te  tilla mund  te konsiderohen se jane per punet e shoqerise?  Përgjigje: Ne fakt pyetja juaj n’a eshte bere dhe me pare. Megjithate duke respektuar shqetesimin tuaj ne po ju pergjigjemi. 

Page 36: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

36

Sipas Ligjit te tatimit mbi te ardhurat shpenzimet e kryera me qëllim të realizimit dhe ruajtjes së të ardhurave janë të gjitha shpenzimet korrente të bisnesit, me përjashtim të atyre që janë kryer me  qëllim  formimin  dhe  rritjen  e  kapitalit.  Shpenzimet  e  njohura  janë  shpenzime  që njihen si të zbritshme nga të ardhurat për përcaktimin e fitimit të tatueshëm. Për t’u njohur, shpenzimet duhet të përmbushin këto kushte : ‐ të jenë kryer në interes të drejtëpërdrejtë të veprimtarisë ekonomike prej së cilës realizohen të ardhurat ose të jenë të lidhura me drejtimin normal të aktivitetit të tatimpaguesit; ‐  të  jenë  kryer  ose  të  jenë  përballuar  efektivisht  dhe  të  jenë  të  mbështetur  në  dokumente justifikuese të njohura ligjërisht; ‐ të jenë pasqyruar nëpërmjet një veprimi kontabël duke pakësuar aktivet neto; Shpenzimet, në çdo rast duhet të provohen nga tatimpaguesit me dokumentacionin bazë ligjor. Dokumente  të përdorura si bazë për  justifikimin e shpenzimit, për efekt  tatimor,  janë  fatura tatimore me TVSH, fatura e thjeshtë tatimore dhe çdo dokument tjetër i lëshuar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me udhëzimet e Ministrit të Fiancave, në zbatim të legjislacionit tatimor.   Sipas kesaj dhe autovetura tuaj njihet si nje shpenzim i njohur sipas mases qe amortizohet per nje vit per 20% te vleres se saj. Gjithmone ky shpenzim tuaj per blerje duhet te jete ne emer te shoqerise, te provohet me nje nga faturat e njohura zyrtarisht. Persa i perket numrit te blerjes se autove, kufizim ne numer nuk ka, por nderkohe vete biznesi ne rrugen e tij destinohet te beje ato shpenzime qe kane karakter ndihme dhe mbeshtetje per ecurine e tij dhe jo shpenzime qe mund te deformojne rezultatin.    51. A mund të quhet si shpenzim kur presidenti i firmës e ka zyrën në vilën e tij?  Përgjigje: Sipas  Ligjit  te  tatimit  mbi  te  ardhurat  shpenzimet  e  kryera  shpenzimet  e  njohura  janë shpenzime që njihen si të zbritshme nga të ardhurat për përcaktimin e fitimit të tatueshëm.   Për t’u njohur, shpenzimet duhet të përmbushin këto kushte : ‐ të jenë kryer në interes të drejtëpërdrejtë të veprimtarisë ekonomike prej së cilës realizohen të ardhurat ose të jenë të lidhura me drejtimin normal të aktivitetit të tatimpaguesit; ‐  të  jenë  kryer  ose  të  jenë  përballuar  efektivisht  dhe  të  jenë  të  mbështetur  në  dokumente justifikuese të njohura ligjërisht; ‐ të jenë pasqyruar nëpërmjet një veprimi kontabël duke pakësuar aktivet neto; Shpenzimet, në çdo rast duhet të provohen nga tatimpaguesit me dokumentacionin bazë ligjor. Dokumente  të përdorura si bazë për  justifikimin e shpenzimit, për efekt  tatimor,  janë  fatura tatimore me TVSH, fatura e thjeshtë tatimore dhe çdo dokument tjetër i lëshuar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me udhëzimet e Ministrit të Fiancave, në zbatim të legjislacionit tatimor.   Sipas  kesaj  dhe  vila  e  presidentit,  nëse  është  deklaruar  në  formularin  e  regjistrimit  apo  të ndryshime të të dhënave si një seli e aktivitetit do të konsiderohet, si një shpenzim i njohur ajo pjesë e siprfaqes së saj, e cila nuk shërben pëpr banim. Gjithmone ky shpenzim tuaj  duhet te jete ne emer te shoqerise, te provohet me nje nga faturat e njohura zyrtarisht.  

Page 37: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

37

52. Une kam nje firme per prodhimin e prerjen e gureve dekorative. Kohet e fundit kam importuar makineri per pune time. A kam te drejte te kerkoj rimbursim te shumes se makinerive qe kam blere jashte?  Përgjigje: Në zbatim të nenit 50 të Ligjit “Per TVSH‐ne”, cdo person i tatueshëm ka të drejtë të kërkojë rimbursimin e tepricës kreditore të TVSH, kur ka mbartur një shumë kreditimi tatimor gjatë 6 muajve radhazi dhe kur kjo tepricë është më e madhe se 400,000 lekë. Ne  rastin  tuaj nese  ju zoteroni  fleten origjinale  te  importimit  te makinerive dhe pasi  ta keni regjistruar ne librin e blerjes dhe raportuar ne periudhen ne te cilen eshte kryer ky import, ju ka lindur dhe e drejta qe kete TVSH te ketyre makinerive t’a konsideroni si te drejten tuaj per t’a marre ne formen e rimbursimit nga shteti.  Kur ju plotësoni kushtet e mësipërme, duhet te plotësoni formularin "Kërkesë për Rimbursim" dhe t’a dërgoni atë në zyrën e TVSH së rrethit. Sektori  i vleresim mbledhjes eshtë  i detyruar ose  direkt  vete  ose  nepermjet  kontrollit  qe  të  verifikojë  në  vend  saktësinë  e  shumës  së rimbursimit të kërkuar dhe e miraton atë brenda 30 ditësh nga data e paraqitjes së Kërkesës për Rimbursim.   53.  Jam ortak i vetem i nje shoqerie dhe dua t’i shes  aksionet e saj. Shoqeria nuk kryen asnje aktivitet prej dy vitesh. Mund  te me  thoni se c’fare detyrimesh kam ndaj shtetit kur punësoj më shumë se 20 punonjës?    Përgjigje: Ne baze te ligjit te tatimit mbi te ardhurat eshte percaktuar se kush jane objekt i perjashtimit nga ky ligj, qe do te thote se ne rastin e prezantuar nga ju nuk gjen ndonje ndryshim. I njejti spjegim mund te jepet dhe ne rastin e ligjit te TVSH‐se apo te sigurimeve shoqerore. Te vetmet lehtesira  mund  te  vijne  nga  nxitjet  qe  prezanton  Ministria  e  Ekonomise,  Industrise  dhe Energjitikes, e cila ndermerr shpesh incentiva per biznesin dhe ekonomine ne Shqiperi. Pra, nga  legjislacioni aktual  fiskal nuk percaktohen detyrime te ndryshme fiskale pavaresisht nga numri i punonjësve.    54. Kam nje biznes timin te regjistruar ne Elbasan. Ne Degen e tatimeve jam i regjistruar ne sektorin e TVSH. Para disa ditesh per nevoja te firmes, bleva nga Itali nje autoveture me karroceri te vogel. Ekonomisti, me thote se nuk mund t’a regjistroj ne llogari per te perfituar TVSH prej saj. A mund te me sqaroni ju lutem, se cila eshte rruga e duhur?  Përgjigje: Sipas  rregullave  te  vendosura  nga  ligji,  TVSH  e  kreditueshme  (e  zbritshme)  është  shuma  e TVSH‐së që personi i tatueshëm paguan në momentin që ai blen mallra apo shërbime brenda vendit, apo për importet e bëra me kushtin që këto furnizime t`i shërbejnë vetëm furnizimeve të tatueshme që do të bëjë  ky person i tatueshëm. Kreditimi i TVSH‐së paguar në blerje do të kërkohet mbi bazën e  faturës  tatimore origjinale. Për të kredituar  TVSH e paguar në import tatimpaguesit duhet të zotërojnë deklaratën doganore origjinale të importit. Nderkohe, sipas nenit 33 pika 5 te ligjit te TVSH‐se, kreditimi i tatimit nuk lejohet vetëm për: shpenzimet për autovetura përveç: 

Page 38: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

38

‐  kur  qëllimi  i  veprimtarisë  ekonomike  është  blerja  e  autoveturave  vetëm me  qëllim  për  ti shitur ato ‐ kur përdorimi i veturave është i vetmi qëllim i veprimtarisë ekonomike (psh dhënia me qira, shërbimi i taksive, ambulancave).  Nisur nga sa me lart, nese autobusi tuaj eshte regjistruar ne librezen e qarkullimit si nje mjet per perdorim privat (DSHTRR jane organet e specializuara qe saktesojne emertimin) atehere ju nuk mund te perfitoni TVSH‐ne e blerjes, por do t’ju njihet nese keni faturen e blerjes vetem si nje automjet qe ju nuk e futni per llogari te shoqërisë tuaj. Ne rast te regjistrimit, ne emer te shoqerise qe  ju zoteroni, atehere  ju keni  te drejte  te kreditoni TVSH‐ne e blerjes, ndersa per njohjen si shpenzim procedohet njesoj si per aktivet e tjera. Ju faleminderit.   55.  Jam  nje  biznesmen  qe  interesohem  per  proceduren  e  vendosjes  se  tatimit  mbi fitimin. Si percaktohet detyrimi per tatim fitimin paradhenie nga agjensia e tatimeve?  Përgjigje: 

Sipas ligjit te tatimit mbi te ardhurat, Neni 30, Tatimi mbi fitimin paguhet në formë paradhënie, brenda  datës  15  të  çdo  muaji.  Dega  e  tatimeve,  bazuar  në  të  dhënat  e  deklaruara  nga tatimpaguesi  dhe  të  dhënat  e  bilancit  kontabël  dhe  pasqyrave  të  tij  të  paraqitura  nga tatimpaguesi,  të  korrigjuara  në  përputhje  me  rezultatet  e  kontrolleve  të  kryera  pranë tatimpaguesit, përgatit Njoftim Vleresimin Tatimor në lidhje me këstet e parapagimit të tatimit mbi  fitimin.  Njoftim  Vlerësimi  Tatimor  për  periudhën  Janar‐Prill  i  njoftohet  tatimpaguesit brenda  datës  15  dhjetor  të  vitit  paraardhës.  Njoftim  Vleresimi  Tatimor  për  periudhen Maj‐Dhjetor i njoftohet brenda datës 15 prill.  Për periudhën tatimore të vitit 2008, kësti mujor i paradhënies përcaktohet duke u mbështetur në masën e fitimit të tatueshëm të para dy viteve. P.sh. ne vitin 2006 sipas treguesve te bilancit tatimi mbi fitimin ka qene 150 000 leke ( fitimi eshte sa ¼ e tij, pra 600 000  leke). Ky tatim fitimi konsiderohet se edhe pas kontrollit qe ka kryer dega e tatimeve ka mbetur po kaq. Nderkohe, tatim fitimi per vitin 2007 pas mbylljes se bilancit eshte 100 000 leke ( fitimi eshte 400 000 leke). Sa do te ishin kestet paradhenie? Atehere: Per periudhen Janar – Prill 2008, Dega e Tatimeve dergon nje njoftim vleresimi ne shumen prej 50 000 leke, te ndare per 4 muajt e pare te vitit. Tatim fitimi paradhenie qe duhet paguar cdo darte 15 te muajit per muajin ne vazhdim eshte shuma prej 12 500 leke ( 150 000 leke tatim fitimi i vitit 2006 / 12 muaj qe ka viti ushtrimor ).  Per periudhen Maj – Dhjetor 2008, Dega e Tatimeve dergon tatimpaguesit nje njoftim vleresimi tatimor tjeter ne shumen prej 50 000 leke, te ndare per 8 muajt e mbetur te vitit. Tatim fitimi paradhenie qe duhet paguar cdo darte 15 te muajit per muajin ne vazhdim eshte shuma prej 6 250  leke  (  100 000  leke  tatim  fitimi  i  vitit  2003  –  50 000  leke  tatim  fitimi  i  paguar  tashme paradhenie ne periudhen Janar‐Prill 2008 / 8 muaj qe kane mbetur nga viti ushtrimor 2008 ). Ne mbyllje te muajit Tetor te po atij viti, me kerkesen e subjektit, por dhe vete dega e tatimeve mund te beje korigjime te kesteve te tatimit mbi fitimin si me ulje dhe me ngritje te kesteve te mbetura per periudhen Nentor – Dhjetor te vitit 2008. Llogaritja  perfundimtare  e  tatimit  mbi  fitimin  bazohet  në  të  dhënat  faktike  të  deklaratës 

Page 39: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

39

tatimore dhe dokumentave të tjera mbështetëse, si bilanci kontabël dhe anekset e tij, të dhënat nga  rezultatet  e  kontrollit  tatimor,  si  dhe  çdo  dokumenti  tjetër  ligjor  që  ndihmon  në përcaktimin  e  detyrimit  tatimor.  Dega  e  tatimeve  mund  të  kërkojë  të  dhëna  shtesë  nga tatimpaguesi ose të bëjë verifikime në vend që ndihmojnë në saktësimin e detyrimit tatimor.  Nëse  tatimi  i  deklaruar  në  bazë  të  deklaratës  vjetore  të  të  ardhurave  është  më  i  madh  se paradhëniet e bëra gjatë vitit, tatimpaguesi është i detyruar të derdhë diferencën në momentin e  paraqitjes  së  deklaratës.  Nëse  shumat  e  paradhënieve  rezultojnë më  të mëdha  nga  ato  të deklaruara në  deklaratën  vjetore  të  të  ardhurave,  apo nga  rezultatet  e  një  kontrolli  tatimor, organet tatimore janë të detyruara t’i njohin këto shuma për shlyerjen e detyrimeve tatimore të  prapambetura  ose  për  pagesën  e  detyrimeve  tatimore  të  ardhshme,  përfshirë  pagesën  e kësteve paradhënie për periudhat e ardhshme. Me kërkesën e tatimpaguesit këto shuma mund t’i rikthehen atij brenda 60 ditësh nga marrja e deklaratës tatimore.   56. Une si nje eksportues doja te dija se kush jane kushtet per eksportuesit shqiptare qe te rimbursohen nga shteti?  Përgjigje: 

Eksportuesit e produkteve te prodhuara, por dhe ata tregtare ne rastin kur:  o Vlera e eksporteve të bëra nga ta në një muaj përbën më shumë se 50% e vlerës totale të shitjeve duke përfshirë eksportet. 

si dhe kur:  Teprica kreditore, që kërkohet si e rimbursueshme në të njëjtën kohë: 

o Të llogaritet si produkt i Vleres totale e eksporteve të një muaji me totalin e TVSH të paguar në blerje, ku Vlera totakle e eksporteve të jetë më i madh se 50 % dhe 

o Vlera totale e shitjeve të një muaji (përfshirë eksportet, por jo vlerën e faturave të bëra në skemën e pagesës së shtyrë)  të jetë më shumë se 400 000 lekë. 

Në  rastet e  eksporteve, personi  i  tatueshëm që do  të kërkojë  rimbursimin duhet  tí paraqesë organeve  tatimore Deklaratën Doganore  origjinale  të  importit  në  vendin  pritës  të mallit.  Në mungesë të saj mund të paraqesin kopjen e deklaratës të konfirmuar nga autoritetet doganore të vendit importues ose të noteruara atje.  Rimbursimi i tepricës kreditore të subjekteve eksportuese, nëse këto të fundit nuk paraqesin dokumentacionin e përshkruar në këtë paragraph, nuk mund të bëhet. Rimbursimi  i personave  te  tatueshem eksportues merr parasysh analizen e  riskut dhe behet sipas  procedurave  standarte  te  hartuara  nga  Drejtoria  e  Pergjithshme  e  Tatimeve  dhe miratuara nga Ministri i Financave.    57. Punoj ne nje OJF. Ne kemi  importuar nje paisje per nje klinike qe po hapim per te ndihmuar  te  semuret  nga  traumat  nga  fatkeqesite.  Cilat  aktivitete  te  OJF­ve perjashtohen nga TVSH­ja? 

Page 40: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

40

 Përgjigje: 

Sipas nenit 24 të Ligjit te TVSH‐se,  furnizimet e bëra nga organizatat  jofitimprurëse kundrejt pagesës së reduktuar, që do të thotë se këto organizata duhet t`i kryejnë vetë këto furnizime dhe këto furnizime të jenë bërë kundrejt pagesës së reduktuar janë furnizime të përjashtuara nëse janë : 

o furnizim mallrash e shërbimesh për trajtim mjekësor; o furnizim shërbimesh për mbrojtjen e kujdesin ndaj fëmijëve ose të moshuarve; o furnizim  shërbimesh  nga  organizata  fetare  a  filozofike  me  qëllim  mirëqënien shpirterore. 

Furnizime kundrejt pagesës së reduktuar kemi ne ato raste kur këto organizata nuk arketojnë pagesë ose pagesa që ato arkëtojnë është dukshëm më e vogël se ç'duhet të ishte nëse qëllimi i tyre do  të  ishte  fitimi. Përkundrazi, kur organizatat  i bëjnë  furnizimet e mësipërme kundrejt pagesës së plotë, ato bëjnë furnizime të  tatueshme. Nëse një organizatë  jofitimprurese kryen veprimtari  të  tjera,  të  ndryshme  nga  ato  të  përmendura  më  sipër,  ajo  kryen  veprimtari  të tatueshme,  pavarësisht  nëse  pagesa  është  e  reduktuar  apo  e  plotë.  Në  këtë  rast,  nëqoftëse furnizimi  (vlefta  e  faturave  te  blerjes  apo  sherbimeve  mjekesore  qe  ju  paguajne  pacientet) është më i madh se 8 milionë lekë ne vit, jeni te detyruar të regjistroheni dhe të paguani TVSH. Mallrat  e  importuara  kundrejt  pagesës  së  reduktuar  si  ndihmë  humanitare  nga  organizatat bamirëse  humanitare,  institucionet  e  kultit,  entet  publike,  si  dhe  institucionet  shtetërore buxhetore me qëllim kryerjen e sherbimeve si me siper, nuk ngarkohen me TVSH. Megjithate,  gjithshka  e  permendur  ne  kete  spjegim    tonin  eshte  e  lidhur  ngushte  me percaktimin e objektit te veprimtarise te permendur ne statusin e organizates.   58.  Jam student ne ekonomik. Kam idene si eshte bilanci material. Por, a do te mund te ma shpjegonit me qarte se si behet bilanci material per nje firme tregtare?  Përgjigje: Nese  mund  te  flitet  per  nje  bilanc  material  ai  ka  te  beje  me  krahasimin  e  gjendjes  se materialeve apo mallrave te nje biznesi per dy periudha ne te cilat matet malli gjendje. Keshtu,  nese  nje  biznes  shet  materiale  ndertimi,  tuba  plastike  hidrosanitare  dhe  duma  te bejme bilancin e levizjes se tubave plastike do te ndiqnim kete rruge: ‐  Identifikojme periudhen qe duam te bejme kete bilanc. E zeme  se kjo periudhe eshte nga 1 Mars deri ne 1 Korrik, pra nje periudhe 4 mujore. Atehere, marrim inventarin fizik te gjendjes se tubove ne magazine dhe dyqan te dates 1 Mars (nese ka dyqan) per te pare se sa ka qene sasia ne kete date. E regjistrojme kete inventar ne nje liber inventarizimi me sasine dhe vleften qe materiali eshte bere hyrje ne magazine. Pas ketij veprimi shikojme faturat e blerjes se tubove dhe keto i regjistrojme si shtim te sasise pervec asaj qe eshte gjendje. Pastaj shikojme dhe llogaritim sasine e shitur sipas faturave te shitjes se materialit  tubo  plastike.  Pasi  beme  dhe  kete  veprim  ne  do  te  bejme  nje  inventar  te  dates  1 Korrik. Supozojme se kjo date eshte ajo qe ne tashme jemi ne periudhen qe mund ta kryejme fizikisht si  inventar. Nese kjo date eshte e nje periudhe te kaluar ne raport me periudhen qe jemi aktualisht (ta zeme se data aktuale eshte 3 Shtator) ateher shikojme sasine gjendje sipas 

Page 41: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

41

librave kontabel. Ne perfundim te ketij procesi pune ne bejme krahasimin midis asaj gjendje materiali  qe  zbulojme nga  inventari me ate qe duhet  te  rezultonte  sipas dokumenteve. Nese gjejmeme pak materila se inventari faktik, atehere kemi diference materiali. Kjo do te thote ose shitje materiali pa  fature ose hyrje materiali e padokumentuar me fature blerje. Nese gjejme me shume material se inventari faktik ateher kemi nje gjendje shtese, qe eshte nje mosmbajtje e mire dokumentacioni dhe mosnjohje e situates qe ndodh realisht nga drejtuesi i biznesit. Ne te  dyja  rastet  eshte  nje  situate  anormale  e  levizjes  se  materialit.  Nje  shembull  e  japim  me poshte:  

Emertimi Njesi Gjendje materiali Gjendje materiali Diferenca1 Mars Blerje materiali Shitje materiali 1 Korrik (Ndryshimi gjendjeve)

Tubo metra 100 50 90 50 10plastike lineare

Periudha 1 Mars-1 Korrik

   59. Po plotesoj bilancin e nje shoqerie dhe me ka dale problemi i njohjes si shpenzim te sigurimeve  shoqerore qe paguan punemarresi ne nje  shoqeri. A mund  te me  thoni  ju lutem se njihet apo jo ky ze si shpenzim per efekte fiskale?  Përgjigje: Ne ligjin e tatimit mbi te ardhurat jane percaktuar nominalisht zerat se kush jane shpenzimet e zbritshme te biznesit. Nese shikojme keto zera nje nga nje atehere mund te themi se: ‐  Shpenzimet  e  njohura  janë  shpenzime  që  njihen  si  të  zbritshme  nga  të  ardhurat  për përcaktimin e fitimit të tatueshëm. Duke qene se shpenzimet per kontribute sigurimesh jane shpenzime te zbritshme te biznesit atehere  dhe  ato  qe  paguan  punedhenesi  ne  emer  te  punemarresit,  te  cilit  ja  mban  keto kontribute ne burim jane shpenzime te njohura per efekte fiskale.    60. A kane te drejte policia e tatimeve te me marrin lejen e qarkullimit te automjetit?   Përgjigje: Punonjesit e policise  tatimore  i kryejne  funksionet e  tyre ne zbatim te kopetencave qe  ju  jep ligji  dhe  udhezimi  i  procedurave  tatimore.  Ne  zbatim  te  tij  policia  tatimore  ka  te  drejte  te kontrolloje dhe automjetet qe kryejne aktivitet privat ekonomik si ne  transportin e mallrave dhe  ate  te  udhetareve.  Te  gjithe  drejtuesit  e  automjeteve  qe  kryejne  aktivitet  ekonomik me mjetet  e  tyre  duhet  te  paisen  me  leje  per  ushtrim  veprimtarie  nga  Dega  e  Tatimeve  qe  ka vendbanimin.  Gjithashtu  dhe  automjetet  qe  transportojne  mallra  dhe  udhetare  nese pretendojne se  jane per  llogari  te shoqerive private duhet te  jene te paisura me vertetimin e Bashkise  se Qytetit  per  automjetin  e  tyre. Nese  gjate  kontrollit  rutine,    punonjësit  e  policisë tatimore nuk gjejne  justifikime  te  tilla dokumentare prej drejtuesit  te automjetit ata mbajnë, sipas  rastit,  proçes‐verbalin  perkates  te  gjobitjes  dhe  bllokimit  te  lejes  se  qarkullimit  te automjetit, sipas modelit tip me numer serial, i cili pasi hidhet në një libër raportimi dorëzohet brenda 24 orëve në zyrën e protokollit të Degës së Tatimeve.   Nese  gjate  kesaj  periudhe  dhe  ne  vazhdim  nuk  paraqitet  nje  justifikim  prej  drejtuesit  te 

Page 42: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

42

automjetit si me siper, atehere dega e tatimeve ka te drejten e saj te zbatoje legjislacionin, per mbyllje  te  vendit  te  biznesit  deri  ne  15  dite  dhe  eshte  ne  pritje  te  plotesimit  te  kerkesave ligjore per regjistrimin apo justifikimin si mjet i nje shoqerie te caktuar.         61.  Jam  nje  shoqeri  qe  kam  bere mbylljen  e  NIPT­it  sipas  kerkesave  ligjore  qe  nga Korrik 2004. Kur desha te aktivizoja NIPT­in te dega e tatimeve me thane se kompjuteri nxjerr dhe 60 mije leke gjoba. Kjo me cuditi dhe irritoi. Megjithate une nuk pranova ti paguaja,  por  dhe  sot  nuk me  kane  kthyer  pergjigje.  Duke  qene  se  kam  respekt  per sinqeritetin e pergjigjeve tuaja a mund te me jepni argumenta si te veproj?  Përgjigje: Administrata tatimore duhet te cregjistrojne perkohesisht cdo tatimpagues, kur provohet se ai per  cfaredolloj  arsye,  ne  vitin  e  fundit  fiskal  nuk  ka  ushtruar  veprimtari.  Ne  kete  rast, tatimpaguesi  regjistrohet  si  pasiv  ne  nje  regjister  te  vecante  te  deges  tatimore.  Para ndermarrjes se hapit per kalimin si pasiv, dega tatimore paraprakisht duhet t’ju kete provuar me  kryerjen  e  kontrollit  dhe  fakte  e  dokumenta  mungesen  e  aktivitetit  gjate  12  muajve  te fundit. Veprimet qe duhet te kryeje dega e tatimeve jane: 

‐  Konfirmimi  me  shkrim  nga  pergjegjesi  i  policise  tatimore  dhe  inspektori  i  zones perkatese, se tatimpaguesi nuk gjendet ne adresen e deklaruar te ushtrimit te veprimtarise nga verifikimet e bera. ‐  Verifikimi  ne  vend,  duke  mbajtur  nje  proces  verbal  prej  nje  inspektori  i  sektorit  te vleresimit  dhe  mbledhjes  dhe  nje  inspektor  kontrolli,  i  cili  duhet  te  rikonfiromoje    se tatimpaguesi nuk eshte gjendur. ‐  Vertetimi  nepermjet  nje  proces  verbali  te  hartuar  nga  inspektori  perkates,  qe tatimpaguesi gjate vitit te fundit tatimor nuk ka kryer asnje import ne baze te te dhenave te marra nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave dhe te derguara ne degen e tatimeve. ‐  Vertetimi  nepermjet  nje  process  verbali  te  hartuar  nga  inspektori  perkates,  qe tatimpaguesi  gjate  vitit  te  fundit  tatimor  nuk  ka  kryer  asnje  leke  xhiro  nepermjet  te dhenave qe disponohen nga thesari. ‐ Te gjitha perpjekjet e tjera te mundshme nepermjet verifikimit te te dhenave te tjera, nga fondet e donatoreve te ndryshem dhe te ardhura nga projekte te ndryshme etj. 

Pasi  te  jene ndermarre hapat  e mesiperm,  sektori  i  regjistrimit,  e  kalon  tatimpaguesin ne  te regjistruar  si  pasive.  Kjo  do  te  thote  qe  ju  nuk  jeni  cregjistruar  perfundimisht.  Pas  ketij momenti nuk eshte e detyrueshme qe tju printohen formularet e deklarimit, pasi nuk duhet te  deklaroni per periudha pas regjistrit. Pasi eshte zbatuar procedura e mesiperme dhe nese tatimpaguesi nuk rezulton te kete borxhe tatimore  te  rrjedhura  nga  detyrime  te  palikujduara  qe  perpara  se  te  regjistrohej  ne  te 

Page 43: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

43

regjistruar si pasiv, nepermjet nje formulari vleresimi tatimor inspektori i vleresimit ne dege duhet te azhornoje situaten sipas normalitetit qe shkruhet ne ligj.   62. A duhet  të paguajë  tatim pronari  i  tokës? Dhe nëse po  çfarë  tatimesh paguan një pronar trualli ndërtimi sot?  Përgjigje: Sipas legjislacionit fiskal aktual ne vendin tone pronaret e tokes paguajne keto taksa: ‐ taksen mbi kalimin e pronesise per pasurine e paluajtshme  ‐ taksen mbi ndertesat ‐ tatim mbi kalimin e pronësisë për fitimin kapital neto Te tre keto taksa jane detyrime qe shkojne per pushtetin lokal. Nderkohe, pronaret e tokes  nuk tatohen me asnje lloj tjeter tatimi nga administrata qendrore persa  i perket  tatimit mbi  te ardhurat, TVSH‐se apo  tatimeve  te  tjera. Persa kohe nje pronar toke konsiderohet si perfitues i nje banese ne kembim te siperfaqes se dhene nje sipermarresi ndertimor, ai konsiderohet i perjashtuar nga tatimi mbi te ardhurat.  

Kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme, tokë e ndërtesa, tatohet me 10 për qind  të  fitimeve kapitale  të realizuara. Ky  tatim nuk zbatohet  në rastet e shkëmbimit  të së drejtës së pronësisë mbi tokën me të drejtën e pronësisë mbi ndërtesën e ndërtuar mbi tokë. Në këtë rast tatimi i të  ardhurave paguhet  nga  individi  që  kalon  të  drejtën  e  pronësisë mbi  pasurinë  e  paluajtshme,  para kryerjes së regjistrimit të pasurive të mësipërme, në përputhje me aktet ligjore. Pasuria e paluajtshme nuk  regjistrohet,  pa  provuar  pagimin  e  detyrimit  pranë  zyrave  të  regjistrimit  të  pasurive  të paluajtshme.   63. Mund te kryej aktivitet tjeter me licensen qe kam si biznes i madh?  Përgjigje: Ne  legjislacioni  shqiptar  gjykata  eshte  ajo  qe  jep  zotesine  juridike  per  te  vepruar  dhe  kryer aktivitet  ekonomik.  Mbeshtetur  ne  ate  c;fare  permban  vendimi  i  gjykates,  administrata tatimore ben regjistrimin si tatimpagues.  Te gjithe personat jane te detyruar te fitojne te drejten juridike per te ushtruar veprimtari, pra te  marrin  vendimin  perkates  te  gjykates.  Menjehere  pas  marrjes  se  ketij  vendimi,  personi duhet te kerkoje te regjistrohet ne organet tatimore, pra te pajiset me Certifikaten e Ushtrimit te  Veprimtarise  per  aq  aktivitete  sa  ai  ka  ndermend  te  ushtroje.  Legjislacioni  tatimor  nuk mund te behet pengese nese aktiviteti eshte i shkruar ne vendimin e gjykates.Ajo ka te drejten e vendosjes se detyrimeve tatimore  ne varesi te qarkullimit te bizneseve dhe treguesve te tjere qe ajo merr parasysh ligjerisht ne vleresimet tatimore.    64. Ne dyqan kam kase elektronike, por here pas here ajo prishet per shkak te energjise qe vjen e iken. Ç’farë dokumentacioni përdoret kur nuk punon kasa regjistruese?  Përgjigje: 

Page 44: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

44

1. Nga sa kuptohet ju keni marre nje kase elektronike regjistruese ne zbatim te legjislacionit tatimor dhe me konkretisht te ligjit per dokumentimin dhe mbajtjen e llogarive per tatimet dhe udhezimit  Nr.5,  date  20.09.2001.  Ne  zbatim  te  ketij  udhezimi  tatimpaguesit  janë  të  lirë  të sigurojnë vetë arkat regjistruese dhe ne kete menyre sigurojne ne kompanite qe tregtojne kasa elektronike  te  autorizuara  servisin  e  tyre.  Shërbimi  i  instalimit  dhe mirëmbajtjes  së  arkave regjistruese bëhet nga vetë tatimpaguesi. Në rast se arka regjistruese gjatë punës  ka pësuar difekt, riparimi për vënien në punë duhet të sigurohet nga vetë tatimpaguesi. Njoftimi për difektin e konstatuar bëhet zyrtarisht nga ana e tatimpaguesit brenda 24 orëve në Degën e Tatimeve dhe Taksave të rrethit përkatës. Tatimpaguesi  është  i  detyruar  të  përfundojë  riparimin  e  arkës  regjistruese  brenda  3  ditëve, duke evidentuar qarkullimin e realizuar gjatë kësaj periudhe nëpërmjet dëftesës tatimore. Për mosrespektimin  e  afatit  3  ditor  të  riparimit,  tatimpaguesi  është  i  detyruar  t’i  nënshtrohet masave administrative përkatëse për mospajisjen me arkë regjistruese. Por, ne asnje menyre gjate kohes qe ju tregtoni apo kryeni sherbime nuk lejohet dhe denohet nga ligji tatimor mosdokumentimi me nje nga dokumentat fiskale qe vertetojne transaksionin e kryer.    65. Kam degjuar se sistemi aktual i tatimit te vleres se shtuar nuk i pershtatet kushteve aktyuale  te  zhvillimit  te  vendit.  Kush mendoni  ju  se  jane  problemet me  kryesore  te sistemit aktual te TVSH­se ne administraten e sotme fiskale?  Përgjigje: Nisur nga kendveshtrimet e ndryshme mund te gjesh dhe problematika te ndryshme. Gjithsesi,  mangesite dhe problemet jane te shumta per kete tatim, si me i  rendesishmi nder tatimet ne Shqiperi.   Problemet me kryesore  apo diagnostikimi  “i  semundjes”  se TVSH‐se,  sipas natyres  se  secilit problem, mendojme se do te ishin pikat e renditura si me poshte:  

Baze e ngushte e tatimpaguesve qe duhet te jene pjese e skemes se TVSH‐se;  Informalitet ne deklarimin e furnizimit te mallrave dhe sherbimeve ne krahasim me  

            furnizimin real qe tatimpaguesit kryejne në aktivitetet e perditshme;  Hyrja e mallrave te padokumentuara ne vend (sidomos mallrat e akcizes) qe vijne si  

            rrjedhoje e moskryerjes se funksioneve nga doganat;   Mungesa  e  funksionimit  ne  menyre  reale  te  sistemit  te  karrieres  si  dhe  incentivat  e pakta që   u jane ofruar aktualisht punonjesve te administrates tatimore të cdo niveli. 

Korruptimi i punonjesve të inspektimit dhe vleresimit në nivelet e Degeve të tatimeve;  Mangesi te profesionalizmit dhe pergjegjshmerise administrative në inspektimet dhe  

      akt‐inspektimet që mbahen ndaj tatimpaguesve;  Mosfunksionimi në menyre të rregullt i skemes se organizimit të administrates;  Mangesi  në  transparencen  dhe  informacionin  midis  sistemit  tatimor  dhe tatimpaguesve; 

Mangesi  në  infrastrukture  dhe  në  vecanti  mangesi  e  mungesa  të  rrjeteve  të informatizuara; 

Politike e manget në rekrutimin e punonjesve që duhet të perballen me administrata të       kompanive private me të pregatitura dhe të trajnuara. 

Page 45: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

45

Menaxhim jo efektiv i administrimit të funksioneve tatimore nga Menaxheret        (Kryetaret) e Degeve tatimore. 

  66. Shume njerez si dhe une  luajne dhe nuk  fitojne ne bastet sportive. C’fare  tatimesh paguajne bastet sportive dhe kush i kontrollon ato?  Përgjigje: Ne fakt kjo pyetje nuk eshte e papritur per ne. Me shume nga te gjithe per pagesen e taksave nga firmat duhet te shqetesohen klientet e shoqerive te lojrave te fatit. Eshte i vetmi sherbim qe nuk ka lidhje me nevojat jetike te njeriut, por bazohet mbi kenaqesite individuale te njriut. Gjithsesi,po kthehmi te pergjigja direkte per pyetjen qe ju na beni. 

Sipas ligjit te lojrave te fatit, miratuar ne parlamentin tone ne vitin 2000 dhe i modifikuar nga  ndryshimet  qe  i  pershtaten  kushteve  te  zhvillimit  shoqeror  dhe  ekonomik  te  vendit fitimet, që organizatori i lojërave të fatit realizon nga ushtrimi i veprimtarisë së tij, janë të tatueshme. Perpara  se  organizatori  te  perfitoje  lejen  qe  jepet  nga  Komiteti  i  Lojrave  te  fatit  ne Ministrine  e  Finacave,  atij  i  duhet  te  paguaje  nje  takse  nacionale  per  ushtrimin  e veprimtarise, vlera e te ciles eshte e ndryshme ne varesi te tipit te lojes se fatit. Tatimpaguesit  që  ushtrojnë  veprimtari  në  fushën  e  organizimit  të  lojërave  të  fatit  i nënshtrohen  të  gjithë  legjislacionit  aktual  tatimor  në  fuqi.  Kjo  do  te  thote  se  ata  si  cdo shoqeri tjeter duhet te zbatojne  ligjet  fiskale, pra te paguajne tatimin mbi  fitimin,  tatimin mbi vleren e shtuar, tatim mbi te ardhurat personale per punonjesit qe ka me kontrate dhe kontributet  e  sigurimeve  shoqerore  sipas  tarifes  perkatese  ligjore.  Përveç  kësaj  ato paguajnë 20 për qind tatim mbi lojërat e fatit. Ky tatim është pjesë e volumit të qarkullimit gjithsej të realizuar në bazë të arkëtimeve nga shitja e biletave. 

  67. Nga nje njoftim ne media thuhet se do te perdoren   kritere te reja per te vleresuar tatimpaguesit e medhenj. Pyetja ime eshte kjo: Kush do te konsiderohen tatimpagues te medhenj sipas udhezimit te Drejtorise se pergjithshme te Tatimeve?  Pergjigje: Ne  baze  te  nje  studimi  te  bere  nga  Drejtoria  e  pergjithshme  e  Tatimeve,  konsiderohen tatimpagues të mëdhenj të gjithë personat e tatueshëm që: - kanë realizuar një qarkullim mbi 100 milionë lekë për vitin e mëparshëm fiskal.  - të  licensuar  si  banka,  shoqëri  sigurimesh,  tregti  me  shumicë  e  karburanteve  si  dhe 

filialet e shoqërive shumëkombëshe. - kontributi  tatimor  i  të  cilëve ka  rezultuar  jo më  i  vogël  se 10 milionë  lekë për vitin e 

mëparshëm si dhe  - me numër mesatar punonjësish jo më pak se 50 vetë 

  

Page 46: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

46

68. Para disa ditesh lajmet nga tegjitha anet thoshin se u bene kallzime ne prokurori per tatimpagues qe kane kryer evazion fiskal. Ajo qe doja te dija une eshte se cilat hapa ka ndermarre administrata tatimore perpara se ti coje ne prokurori keta tatimpaguese?  Pergjigje: Veprimet e administrates bazohen ne ligjin e procedurave tatimore. Eshte ky ligj,  i cili ben te mundur procedimin e administrates edhe ne rastin e evadoreve fiskale. Sipas Nenit 45 te ketij ligji, hapi i pare eshte nëse një tatimpagues nuk ka paguar çfarëdo shume të detyrimit tatimor, administrata tatimore, nëpërmjet një urdhëri me shkrim i kërkon çdo banke që mban llogari të tatimpaguesit, t’i mbajë këtij të fundit një shumë, që është më e vogla ndërmjet: a. shumës që, në përputhje me njoftimin, është kërkuar për t’u mbajtur; b. shumës që, në atë kohë, disponon llogaria bankare e tatimpaguesit. Shuma  që  administrata  tatimore  kërkon  të  mbahet  nga  çdo  bankë  nëpërmjet  urdhërit  me shkrim,  është  e  para  në  radhën  e  pagesave,  kur  nuk  përcaktohet  ndryshe me  një  ligj  tjetër. Nese banka nuk mban shumën e kërkuar nga tatimet, atëherë ajo i paguan organit tatimor një penalitet në masën 0,2 për qind në ditë për shumën e detyrimit të pambajtur. Për tatimpaguesit, të cilët nuk paguajnë detyrimet e tyre tatimore edhe pas marrjes së masave të  zakonshme  të  nxjerrjes  së  detyrimeve  tatimore  si  me  siper,    organet  tatimore  fillojnë marrjen e masave te jashtezakonshme, si me poshtë: a)  mbylljen  e  veprimtarise  ekonomike  te  tatimpaguesit  deri  sa  ky  i  fundit  të  ketë  shlyer detyrimin e papaguar, por pa kaluar me  shume 30 dite kalendarike nga  çasti  i mbylljes.  Për kete, kryetari i degës së tatimeve nxjerr një vendim të veçantë ekzekutiv, i cili ekzekutohet nga Policia Tatimore;  b)  sekuestrimin  e  pasurisë,  në  rastet  kur  tatimpaguesi  vazhdon  të  mos  paguajë  detyrimin tatimor edhe pse kanë kaluar më shumë se 30 nga çasti i mbylljes së veprimtarisë. Në këtë rast, kryetari  i  degës  së  tatimeve  nxjerr  një  vendim  të  vecantë  ekzekutiv,  i  cili  ekzekutohet  nga Policia Tatimore. Vendimi i veçantë ekzekutiv nuk kufizohet vetëm në shumën e tatimeve, por nuk duhet as të tejkalojë masën për sigurimin e pagesës së detyrimeve tatimore. Sekuestrimi i pasurisë ndjek këtë rradhë: i) pasuritë e luajtshme; ii) pasuritë e paluajtshme. Pasuritë  e  sekuestruara  si  më  sipër  u  nenshtrohen  dispozitave  te  ligjit  Nr.7697,  date 07.04.1993 “Per kundravajtjet administrative”, i ndryshuar;   Nëse  dispozitat  e  mësipërme  nuk  mjaftojnë  për  mbledhjen  e  detyrimeve  tatimore,  atehere kryetari i degës së tatimeve merr masat perfundimtare te mëposhtëme: - bën denoncim në organet e Prokurorisë në bazë të nenit 181 të Kodit Penal; 

     ‐  kërkon nga organet përkatëse të bllokojnë transferimin e pasurive të tatimpaguesit.  Në  të  gjitha  rastet  organi  tatimor mund  të  kërkojë  fillimin    e  proçedurave  të  falimentimit  si kreditor i interesuar, në mbështetje  të  ligjit  nr. 8901, datë 23.5.2002 ‘‘Për falimentimin”.  69.  Jam  një  tregtar  dhe  prodhues  pjesësh  për  mobilje.  Unë  kam  klientë  të  mitë marangozët dhe punishtet e vogla. Një ditë më erdhi një grup i policisë tatimore dhe më tha se më duhen dy NIPT­e. A mund të më thoni se ku e gjejnë këtë të drejtë në ligj, që më konsideron se unë jam në gabim? 

Page 47: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

47

 Përgjigje: I nderuar biznesmen! Duke qene se per ne eshte i paplote gjithe kuadri i veprimtarise dhe ambjenteve ku e ushtroni ate do te donim t’ju pergjigjeshim nepermjet ligjit dhe ky eshte ai qe ngelet dhe nuk mund t’a diskutoje askush. Pasi njihet ligji, kerkohet e drejta dhe gjendet. Mjaft qe ta kerkosh nepermjet njerezve ligjore dhe rruges ligjore te duhur. Tani le te vijme te shpjegimi i pyetjes tuaj. Për ata persona të tatueshëm që i përkasin kategorisë së biznesit të vogël duhet të hapin një license  dhe  te  marrin  një  NIPT,  për  secilin  aktivitet.  Vendi  i  veprimtarisë  të  secilës  license duhet të pajiset me Çertifikatë NIPT‐i me numra të ndryshëm. Ky citim i mesiperm mbeshtetet ne ligjin e procedurave tatimore.  Ju falenderojme per besimin tuaj.            

KAPITULLI  III   TATIMI MBI TË ARDHURAT PERSONALE    70. Ne rastin tim, une jam inxhinier ne nje kompani qe eshte ne Itali. Kompania me ka derguar  per  disa  sherbime  ne  Shqiperi.  Mua  kompania  me  paguan  tatimin  mbi  te ardhurat ne Itali. A kam per te paguar tatime apo detyrime te tjera shtetit?  Përgjigje: Ky rast ka të bëjë me pagesat që bëjnë personat rezidentë shqiptare, për individë të ndryshëm (të paregjistruar për tatimet) të cilët furnizojnë shërbime të çfarëdoshme për ta. Shërbime të tilla janë shërbimet teknike të mirëmbajtjes, të instalimit, të montimit, të punëve mbikqyrëse, shërbimet  e  transportit,  shërbimet  e  menaxhimit,  shërbimet  e  konsulencës,  shërbimet  e përfaqësimit, si dhe çdo shërbim tjetër. Ju mund të zgjidhni të tatoheni sikur të kishit një njësi të përhershme në Shqipëri. Në këtë rast personi duhet të paraqesë një deklaratë nëpërmjet të cilës ai njofton individin që bën pagesën si dhe organin tatimor se të ardhurat e siguruara prej tij  do  të  përfshihen  në  të  ardhurat  e  bisnesit  që  ai  ushtron  në  Shqipëri.  Si  rrjedhojë tatimpaguesi në këtë rast do të tatohet për fitimin neto të përcaktuar sipas Ligjit ‘’Për Tatimin mbi të Ardhurat’’. Kur përfituesi i këtyre të ardhurave nuk e paraqet deklaratën e mësipërme, personi që bën pagesën është  i detyruar të mbajë tatimin në burim në masën 10 përqind në momentin e pagesës. 

Page 48: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

48

 

 

71. Nga nje shkrim ne nje gazete kam lexuar se nga tatimet nuk shpetojne as sportistet. Doja  t’ju  pyesja  se  a  duhet  te  paguajne  tatime  sportistet  qe  jane  te  aktivizuar  jashte vendit?  Përgjigje: Per te shpjeguar se a duhen tatuar sportistet ose jo duhet t’ju shpjegojme kuptimin e te qenit rezident, qe ka lidhje me kete rast. Cdo individ quhet rezident Shqipëtar për qëllime tatimore, kur  ka  një  banesë  të  përhershme,  ka  familjen,  pra  ka  interesa  jetësore  dhe  ekonomike  në Shqipëri (vendi  i  interesave jetike), pavarësisht se mund të punojë në periudha të ndryshme jashtë vendit  apo mund  të ketë nënshtetësi  të huaj. Ne kete  rast  sportistet qe  ju permendni perfshihen ne grupin e rezidenteve. Duhet patur parasysh që për personat që janë rezidentë në vendet me të cilat Shqipëria ka nënshkruar Marrëveshje për Eleminimin e Tatimeve të dyfishta dhe këto Marrëveshje kanë hyrë në fuqi, do të zbatohen dispozitat e këtyre Marrëveshjeve. Në rastet kur pagesa kryhet nga një individ apo qofte dhe shoqeri brenda vendit, ose kur pagesa kryhet  nga  një  person,  kompani  apo  fondacion,  jashtë  shtetit  (dhe  përfituesi  është  rezident Shqipëtar  jo  i  regjistruar në organet  tatimore) atëhere, në çdo rast, përfituesi  i  të ardhurave duhet të deklarojë dhe paguajë detyrimin tatimor në organin tatimor përkatës. Ne mbyllje, ne kuptimin e ligjit te tatimit mbi te ardhurat personat rezidentë tatimorë Shqipëtarë tatohen në Shqipëri, për të gjitha të ardhurat e realizuara në shkallë botërore (të ardhurat me burim në Shqipëri dhe jashtë saj).  72.   Kam nje  llogari bankare  te mbyllur per nje  vit  te Banka Credins. Por, kur mora perqindjet  e  interesave  pashe  se me  kishin mbajtur  tatim  ne  burim.  A mund  te me sqaroni se c’eshte kjo dhe kur zbatohet? Ju faleminderit.  Përgjigje: Per kete pyetje duke  ju  referuar  ligjit  te  tatimit mbi  te ardhurat ne Republiken e Shqiperise mund t’ju themi se të ardhurat nga interesat bankare, konsiderohen si të ardhura të tatueshme për  qëllim  të  tatimit  mbi  të  ardhurat  personale.  Të  ardhura  nga  interesat  bankare konsiderohen  të gjitha  interesat nga  llogaritë personale apo  të përbashkëta  të  individëve në banka ose në institucione të tjera financiare, si dhe të gjitha interesat nga depozitat personale ose  të përbashkëta me afat,  në  formën e  llogarisë me afat,  çertifikatës  së depozitës me afat, kontratës  për  depozitë me  afat,  si  dhe  çdo  e  ardhur  tjetër  në  formë  interesi.  Tatimit mbi  të ardhurat i nënshtrohen të gjitha interesat e lindura dhe paguara. Këtij rregulli  i nënshtrohen edhe  depozitat  me  afat  maturimi  më  të  gjatë  se  një  vit.  Ne  rastin  e  llogarise  ne  valuta  te ndryshme,  tatimi  mbi  të  ardhurat  nga  interesat  në  valutë  konvertohet  në  lekë,  me  kursin mesatar të këmbimit të aplikuar nga vetë banka për blerjen e valutave respektive, në ditën e kryerjes së veprimit. Moment i pagimit të interesave konsiderohet dita e pagimit të interesave në  leke ne dore ose dita kur  llogaria e mbyllur mbaron dhe  freskohet perseri ose  jo. Bankat kane per detyre të llogarisin dhe mbajne nga kjo shume e interesave 10% tatim mbi interesat, te cilin duhet t’a derdhin në organin tatimor përkatës brenda datës 15 të muajit pasardhës të muajit të pagimit, maturimit apo kapitalizimit.   

Page 49: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

49

 73. Punoj ne nje  firme  italiane  rrobaqepesie. Do  te doja  te dija  se  si mbahet ne page sigurimet shoqerore dhe tatimi i pages? Ju faleminderit.  Përgjigje: Kontributet e detyrueshme  të  sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore përjashtohen nga baza mbi të cilën llogaritet tatimi mbi të ardhurat personale. P.sh. Nëse paga mujore bruto e juaj si i punësuar ne shoqerine ku thoni është 50.000 lekë, 5.600 lekë (11,2%) është masa e kontributit të  sigurimeve  shoqërore  dhe  shëndetsore  e  përballuar  nga  ju  ne  cilesine  e  punëmarrësit. Atehere, baza mbi të cilën do të llogaritet tatimi për të ardhurat personale nga punësimi është 50.000 – 5.600 = 44.400 lekë. Keshtu, pasi llogaritet dhe tatimi mbi pagat ( 2.240 leke), paga qe ju merrni eshte 42.160 leke.   74. Jam nje banore ne qytetin e Tiranes. Dua te shes shtepine time personale. Por, doja te dija se c’fare  taksash me duhet  te paguaj per kete shitje dhe kush perjashtohet nga taksat ne kete rast?   Përgjigje: Ne rastin tuaj, qe keni ndermend te shisni nje pasuri te paluajtshme, sic konsiderohet shtepia detyrimi  ndaj  shtetit  permblidhet  ne  taksen  e  kalimit  te  drejtes  se  pronesise  per  pasurite  e paluajtshme. Kjo takse paguhet si nga personat fizik (rasti tuaj eshte 1000 leke/m2) po ashtu dhe nga personat  juridike, qe kalojne  te drejten e pronesise mbi pasurine e paluajtshme, nje personi  tjeter.  Zyrat  e  Regjistrimit  te  Pasurive  te  Paluajtshme  nuk  regjistrojne  kalimin  e pasurise se paluajtshme pa u kryer me pare pagesa e takses. Ne  rastet  e  kalimit  te  se  drejtes  se  pronesise  se  ndertesave,  kur  bashke  me  to  eshte  edhe siperfaqja e truallit poshte nderteses, taksa paguhet vetem per siperfaqen e nderteses. Zyrat e Regjistrimit  te  Pasurive  te  Paluajtshme  kerkojne  nga  personi  qe  shet,  plotesimin  e  nje deklarate, me ane te se ciles deklarohet, se ai ose ajo nuk ushtron, veprimtari si person fizik ne fushen  e  ndertimit  apo  transferimit  te  pasurive  te  paluajtshme.  Organet  tatimore  vendore kontrollojne rast pas rasti vertetesine e ketyre deklaratave. Natyrisht, qe ne kete ligj ka dhe perjashtime per pagese te kesaj takse. Përjashtohen nga pagimi i kësaj takse: 1. Individët të cilët kalojnë të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme dhe paguajnë për këtë  kalim,  tatimin mbi  të  ardhurat personale  sipas përcaktimeve  të bëra në  ligjin nr.  8438, datë 28.1.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”. 2. Enti Kombëtar  i Banesave për  të gjitha  sipërfaqet e  shitura prej  tij, Agjencia Kombetare e Privatizimit dhe organet e qeverisjes qendrore dhe vendore. 3. Subjektet qe dhurojne pasuri te paluajtshme kur perfitues te drejtperdrejte jane: 

• Institucionet dhe entet shteterore e publike, qendrore dhe vendore; • Bashkesite  fetare  ose  organizatat  jofitimprurese,  kur  dhurimi  lidhet  me  ate  pjese  te veprimtarise  se  tyre  pa  qellim  fitimi.  Ne  keto  raste,  dhuruesi  ben  regjistrimin  e  pasurise  se paluajtshme, pasi ka marre vertetimin nga keshilli bashkiak ose komunal per perjashtimin nga taksa. Ne çastin e regjistrimit, dhuruesi paguan pjesen qe i takon agjentit te takses. 

Page 50: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

50

Per rastet kur pranohet nga vete palet ose vertetohet ligjerisht simulimi i dhurimit per llogari te  nje  shitjeje,  per  shmangie  nga  taksa,  zbatohet  taksa  sa  dyfishi  i  vleres,  pavaresisht  nga pergjegjesite e tjera sipas ligjit. Nga 1 Korrik  2007 ka  hyre ne  fuqi  ligji  i  ri,  ku  cdo  kalim pasurie  te  paluajtshme  tatohet ne masen 10% të fitimit kapital neto.  Me kaq mendojme se kemi ezauruar pergjigjen qe donit. Ju faleminderit per konsideraten tuaj.    75.  Duke marrë  shkas  nga  nje  bisede  për  tatimet  që  aplikohen mbi  gjithe  individet rezidente, doja t’ju pyesja se a duhet te paguajne tatime individet qe jane te punesuar ne cfaredo fushe jashte vendit?  Përgjigje: Ne pergjigjen tone per ju se a duhen tatuar sportistet ose jo duhet t’ju shpjegojme me perpara kuptimin e  te qenit rezident, qe ka  lidhje me kete rast. Cdo  individ quhet rezident Shqipëtar për qëllime  tatimore, kur ka një banesë  të përhershme, ka  familjen, pra ka  interesa  jetësore dhe  ekonomike  në  Shqipëri  (vendi  i  interesave  jetike),  pavarësisht  se  mund  të  punojë  në periudha  të  ndryshme  jashtë  vendit  apo  mund  të  ketë  nënshtetësi  të  huaj.  Ne  kete  rast individet, qe  ju permendni perfshihen ne grupin e rezidenteve. Duhet patur parasysh që për personat  që  janë  rezidentë  në  vendet me  të  cilat  Shqipëria  ka  nënshkruar Marrëveshje  për Eleminimin  e  Tatimeve  të  dyfishta  dhe  këto Marrëveshje  kanë  hyrë  në  fuqi,  do  të  zbatohen dispozitat e këtyre Marrëveshjeve. Në rastet kur pagesa kryhet nga një individ apo qofte dhe shoqeri brenda vendit, ose kur pagesa kryhet nga një person, kompani apo fondacion,  jashtë shtetit (dhe përfituesi është rezident Shqipëtar jo i regjistruar në organet tatimore) atëhere, në çdo rast, përfituesi i të ardhurave duhet të deklarojë dhe paguajë detyrimin tatimor në organin tatimor përkatës. Ne mbyllje, ne kuptimin e ligjit te tatimit mbi te ardhurat personat rezidentë tatimorë  Shqipëtarë  tatohen  në  Shqipëri,  për  të  gjitha  të  ardhurat  e  realizuara  në  shkallë botërore (të ardhurat me burim në Shqipëri dhe jashtë saj).  76.  Une  banoj  ne  Tirane.  Do  te  shes  një  koleksion  personal  të  familjes me  punime argjendarie. Çfarë taksash duhet te paguaj nese ja shes ndonje Muzeu?   Përgjigje: Ne momentin, qe keni ndermend te shisni nje pasuri te luajtshme (si konsiderohet koleksioni) detyrimi ndaj shtetit permblidhet ne tatimin mbi të ardhurën personale. Ky tatim paguhet nga individet,  që  janë  të  paregjistruar  në  organet  tatimore.  Masa  e  këtij  tatimi  është  10%  e  të ardhurës  së  përfituar.  Në  të  gjitha  rastet  personi  përfitues  tatohet  në  këtë  formë  pasi  nuk  i deklaron ato të ardhura në të ardhurat e tatueshme te biznesit.    Pervec ketij detyrimi ju nuk keni asnje takse apo tatim tjeter per te paguar per kete te ardhur te realizuar nga ju si rezident dhe me burim ne Republiken ë Shqiperise.  

Page 51: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

51

77.  Punoj  si  rrobaqepese  ne  nje  firme  rrobaqepesie.  Kur marrim  rrogen  cdo  fillim muaji, nje pjese e saj me mbahet dhe derdhet si tatim page. Ç’fare eshte tatimi per pagen dhe sa tatim me duhet te paguaj per pagen 30,000 leke ne muaj?  Përgjigje: Nje  nga  tatimet  me  te  perhapura  per  punonjesit  si  te  sektorit  privat,  por  dhe  atij  publik (shteteror) eshte tatimi mbi te ardhurat nga punesimi apo tatimi mbi pagen. Tatimi mbi pagen apo  tatimi  mbi  të  ardhurat  nga  punesimi  përfshin  pagën  bazë  si  dhe  të  gjitha  shtesat  mbi pagën bazë që kanë karakter të përhershëm (vjetërsi, vështirësi, largësi vendbanimi, natyrë të veçantë  pune  apo  shërbimi,  si  dhe  shtesat  e  bëra me  aktet  ligjore  e  nënligjore  që  cilësojnë shprehimisht shtesën). Keto të ardhura  të një individi (si ne rastin tuaj qe ju thoni se keni nje page 30,000 leke ne muaj) jane objekt i tatimit sipas perllogaritjeve tabeles se meposhtme:  Tabela për Tatimin mbi të ardhurat personale nga punësimi  

E ardhura e tatueshme (në muaj) 

   TAP 

         Përqindje 

Mbi (lekë)  Deri në (lekë) 

Lekë    

       0    14.000  0  +   1% të shumës mbi 0 lekë        14.000 +    40.000       140  +   5% të shumës mbi 14.000 lekë        40.000 +    90.000     1.440   + 10% të shumës mbi 40.000 lekë        90.000 +  200.000     6.440  + 15% të shumës mbi 90.000 lekë      200.000 +  Më tepër    22.940  + 20% të shumës mbi 200.000 lekë 

 Shuma 30,000 lekë tatohet per (30,000 lekë ‐ 14,000 lekë) 16,000 x 5% =  800 lekë. Ky tatim mbahet nga paga tuaj deri ne fillim të hyrjes së ligjit të ri të prezantuar nga qeveria demokratike, lidhur me taksën e sheshtë. Në bazë të saj do të jetë tatimi progresiv i cdo page në masën 10% të saj.   78.  Para tre muajsh u shpronësova nga shteti, mbasi në tpkën time do të ndërtphet një rrugë. Me këto lekë do të ndërtoj një dyqan. A paguaj tatime për këto lekë që kam marrë nga shpronësimi i tokës?   Përgjigje: Lidhur  me  pyetjen  qe  na  keni  bere,  duke  ju  referuar  ligjit  te  tatimit  mbi  te  ardhurat  ne Republiken  e  Shqiperise  mund  t’ju  themi  se  të  ardhurat  nga  shpronsë,  konsiderohen  si  të ardhura të patatueshme për qëllim të tatimit mbi të ardhurat personale.   Të  ardhurat  e  përfituara,  përfshirë  ato  në  formë  monetare  apo  në  natyrë,  nga  pronarët  si shpërblim  për  shpronësimet  që  i  bëhen  nga  shteti  për  interesa  publike  nuk  janë  objekt  i pagesës së tatimit. Por, në çdo rast përjashtimi duhet të bazohet në dokumentacionin ligjor që vërteton natyrën e këtyre të ardhurave.  79. Jam nje tregtar i biznesit te vogel. Doja te informohesha se a paguajme tatim mbi te ardhurat ne rastin tim? 

Page 52: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

52

 Përgjigje: Tatimi mbi të ardhurat personale, përfshin te gjitha llojet e të ardhurave të individëve. Individët  rezidentë  i  nënshtrohen  detyrimit  për  tatimin  mbi  të  ardhurat  personale  gjatë periudhës  tatimore  për  të  gjitha    burimet  e  të  ardhurave  (brenda  dhe  jashtë  territorit  të Republikës  së  Shqipërisë),  ndërsa  individët  jorezidente  i  nënshtrohen  detyrimit  për  tatimin mbi të ardhurat personale gjatë periudhës tatimore për të ardhurat me burim në territorin e Republikës së Shqipërisë. Nga  ky  tatim,  perjashtohen  gjithe  te  vetepunesuarit,  pa  punemarres.  Kjo  do  te  thote  se  ne arstin se ju merrni te punesuar ne ndihme te biznesit tuaj, ata vete nuk jane te perjashtuar nga tatimi mbi te ardhurat personale, ne rolin e punemarresit. Kjo do te ishte spjegimi per pyetjen tuaj.    80. Kush jane te ardhurat qe perjashtohen nga tatimet mbi te ardhurat?  Përgjigje: Sipas ligjit te tatimit mbi te ardhurat përjashtohen nga detyrimi për pagimin e tatimit mbi të ardhurat personale te përfituara si rezultat i sigurimit në skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore si dhe ndihmat ekonmike për familjet dhe individët pa të ardhura apo me  të  ardhura  të  ulta  sipas  përcaktimeve  në  legjislacionin  përkatës.  Nga  tatimi  mbi  te ardhurat  perjashtohen  dhe  bursat  e  nxënësve  dhe  studentëve,  pavarësisht  nga  burimi  i financimit,  shpërblimet  e  marra  për  rastet  e  sëmundjeve  apo  fatkeqesive,  të  ardhurat  e përfituara, përfshirë të ardhurat në formë monetare apo në natyrë, nga pronarët si shpërblim për  shpronësimet  që  i  bëhen  nga  shteti  për  interesa  publike,  të  ardhurat  e  përfituara  si dëmshpërblim  i  dëmeve  nga  kompanitë  e  sigurimit,  të  ardhurat  në  natyrë  në  formën  e ushqimeve  si  dhe  të  ardhurat  që  përjashtohen  në  bazë  të marrëveshjeve  ndërkombëtare  të ratifikuara nga Kuvendi i Shqipërisë.  Përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat personale, të ardhurat nga pagat dhe shpërblimet për marrëdheniet  e  punës  të  zyrtarëve  të  konsullatave,  diplomatëve,  ose  funksionareve  të ngjashëm të vendeve të tjera, si dhe të organizatave ndërkombëtare të cilët, gjatë kryerjes së funksioneve  të  tyre  zyrtare  në  Republikën  e  Shqipërisë,  në  përputhje  me  konventat  apo marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara, ose të pranuara nga Republika e Shqipërisë apo Qeveria  Shqiptare,  kanë  statusin  e  diplomatit.  Nuk  do  të  përfitojnë  të  drejtën  e  këtij përjashtimi  individët,  shqiptare  apo  të  huaj,  të  cilët  mund  të  jenë  të  punësuar  në  këto organizata apo organizma, por nuk kanë statusin e diplomatit.     81. Jam duke bere nje studim dhe doja thjesht te me thoshit nese mund te me ndihmoni se sa eshte paga minimale ne Shqiperi?  Përgjigje: 

Paga bruto minimale dhe maksimale, për qëllimet e llogaritjes së kontributeve për t’u paguar, përcaktohet në Vendimet e Këshillit të Ministrave nr. 402, datë 11.6.2001, “Për disa çështje në zbatim të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë, i 

Page 53: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

53

ndryshuar”  dhe  nr.  771,  date  13.11.2003  “Per mbledhjen  e  kontributeve  te  detyrueshme  te sigurimeve, shoqerore dhe shendetesore ne Republiken e Shqiperise”, i ndryshuar”. Me vendimin me te  fundit te Keshillit  te Ministrave te Majit 2007,  i cili ka marrë vendim per ndryshimin e pages minimale dhe kategorizimin, sipas niveleve te stafit ajo eshte percaktuar te jete ne nivelin 14.000 leke per rrethet ë kategorise se dyte dhe te trete, 15.000 leke per rrethet e kategorise se pare dhe 17.000 leke per Tiranen.   82. A mund të më thoni se kush jane të ardhurat që tatohen në Shqipëri?  Përgjigje: Të ardhura që tatohen janë kategoritë e të ardhurave të mëposhtme: ‐   Pagat dhe shpërblimet e tjera në lidhje me marrëdhëniet aktuale të punës (të ardhurat nga punësimi). Në këtë kategori të ardhurash përfshihen si pagat, ashtu edhe shpërblime të tjera në vlerë që lidhen me punësimin aktual të individit. Në të ardhura nga pagat përfshihet paga bazë  si  dhe  të  gjitha  shtesat mbi pagën bazë  që  kanë  karakter  të përhershëm  si  shtesat  për vjetërsi, vështirësi,  largësi vendbanimi, natyrë të veçantë pune apo shërbimi, si dhe shtesa të tjera page e shpërblimi të bëra me akte të tjera ligjore e nënligjore.  ‐     Të ardhurat që  rrjedhin nga  fitimi  i  ortakut apo  i  aksionerit në shoqërinë  tregtare. Bëhet fjalë për të ardhurat që përfitojnë individët, në formën e ndarjes së fitimit nga ortakëritë, apo të  dividentit  nga  shoqëritë  tregtare  dhe  subjekte  të  tjera  të  parashikuara  nga  Ligji  për Shoqëritë Tregtare.  ‐   Të ardhurat nga interesat bankare, apo ato të përfituara nga letrat me vlerë. Të ardhura nga interesat bankare konsiderohen të gjitha interesat nga llogaritë personale apo të përbashkëta të  individëve,  në  banka  ose  në  institucione  të  tjera  financiare,  si  dhe  të  gjitha  interesat  nga depozitat personale ose të përbashkëta me afat, në formën e llogarisë me afat, çertifikatës së depozitës me afat, kontratës për depozitë me afat, si dhe çdo e ardhur tjetër në formë interesi. Tatimit mbi të ardhurat i nënshtrohen depozitat me afat maturimi më të gjatë se një vit. Tatimi mbi të ardhurat nga interesat në valutë konvertohet në lekë, me kursin mesatar të këmbimit të aplikuar nga vetë banka për blerjen e valutave respektive, në ditën e kryerjes së veprimit. ‐      Të  ardhurat  e  përfituara nga pagesat  për  të  drejtën  e  autorit  dhe pronësinë  intelektuale. Këto janë të ardhura që lindin nga përdorimi apo e drejta për të përdorur të drejtat e autorit në letërsi, art, muzike apo shkence, që përfshijnë përdorimin apo të drejtën për të përdorur filmat kinematografikë,  filmat  dhe  regjistrime  te  ndryshme  për  radio  apo  TV,  çdo  patentë,  markë tregtare, skicë apo model, projekt, formulë sekrete, informacion apo proçes teknollogjik, lidhur me aktivitete industriale, tregtare apo shkencore.  ‐  Të ardhurat nga enfiteoza, huaja dhe qeratë. Me termin “enfiteozë” do të kuptohet kontrata me të cilën një personi i jepet e drejta të përdore dhe të përmiresojë një pasuri të paluajtshme, sipas  perkufizimit  te  nenit  784  e  vijues  te  Kodit  Civil.  E  ardhur  nga  enfiteoza  do  të konsiderohet shperblimi periodik në të holla ose në natyrë që i paguhet pronarit të pasurisë së paluajtshme nga personi që e merr pronën në përdorim. Në rastet kur marrësi në përdorim, sipas  kontratës  midis  palëve,  kryen  shpenzime  për  përmirësimin  dhe  përshtatjen  e  kësaj pasurie  për  nevojat  e  tij,  atëherë  këto  shpenzime  do  të  konsiderohen  si  të  ardhura  për individin pronar të objektit dhe do të tatohen sikur të ishin e ardhur nga enfiteoza.  E ardhur nga huaja do të konsiderohet çdo e ardhur e përfituar nga dhënia në formën e huasë e mjeteve monetare apo të mjeteve të tjera të ngjashme me to.  

Page 54: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

54

Të  ardhura  nga  qeraja  do  të  konsiderohen  të  gjitha  të  ardhurat  e  përfituara  nga  dhënia me qera  e  tokës,  ndërtesave  e  objekteve  të  tjera  që  shërbejnë  për  banim,  aktivitet  industrial, tregtar, shërbimi etj., por pa u kufizuar vetëm në to. ‐   Të ardhurat nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajshme (pika dh). Në këtë grup përfshihen të ardhurat nga shitja e pasurive të paluajtshme ose vlera e tregut e pasurive të paluajtshme të dhuruara.  ‐   Të ardhurat e realizuara nga diferenca ndërmjet çmimit të shitjes dhe çmimit të blerjes së kuotave të pjesemarrjes në kapital apo te aksioneve. Në këtë grup përfshihen të ardhurat e realizuara nga shitja e kuotës që një ortak zotëron në një biznes apo ortakëri, apo të ardhurat e realizuara nga shitja e aksioneve. Ndryshe nga grupet e tjera, baza tatimore në këtë rast është diferenca midis:  

a) të ardhurave nga shitja apo likujdimi i biznesit me vlerën e kontributit në para ose natyrë të ortakëve;  

b) të ardhurave nga shitja e kuotës së pjesemarrjes në kapital me vlerën nominale ose të blerjes se kuotes; 

  c)   të ardhurave nga shitja e aksioneve me vlerën nominale ose të blerjes aksioneve;    d)  totali i kuotës së pjesemarrjes ose pjesës së kapitalit të tërhequr nga një ortak ose                    pronar me kapitalin fillestar të kontribuar prej tij në kapitalin themeltar.  ‐     Të ardhura të tjera që nuk identifikohen në format e paraqitura në këtë nen. Në këtë grup përfshihet  çdo  lloj  e  ardhure me burim në Republikën  e  Shqipërisë  e  realizuar  nga  individë rezidentë ose  jo  rezidentë,  por që nuk  identifikohet në  format  e paraqitura më  lart. Në këtë grup  përfshihen  të  ardhurat  nga  sponsorizimet  (p.sh.  individë  të  ndryshëm  që  nuk  janë  të regjistruar në organet tatimore marrin sponsorizime nga burime të ndryshme dhe i përdorin për  aktivitete  artistike  apo  sportive),  të  ardhura  nga  aktiviteti  profesional  si  mësimdhënie, trajnime, shkrime në gazeta, etj., kur përfituesi nuk është i regjistruar në organet tatimore (dhe aktivitete të tilla i ka të përkohshme apo dytësore).  Edhe në rastet kur paguesi i të ardhurës është person juridik apo fizik i regjistruar në organet tatimore shqiptare ose çdo ent, organizatë  joqeveritare, apo organ  i qeverisjes qendrore apo vendore  në  Shqipëri,  apo  përfaqesi  e  organizmave  ndërkombëtare  apo  ambasadë  e  huaj  në Shqipëri,  tatimi mbahet në burim në masën 10% të pagesës dhe derdhet në organin  tatimor përkatës brenda datës 20 të muajit që pason muajin në të cilin  është kryer pagesa. Në rastet kur  përfituesi  është  individ  rezident  Shqiptar  dhe  paguesi  është  person  jo‐rezident  (i  pa regjistruar  në  organet  tatimore  Shqiptare),  përfituesi  i  të  ardhurave  duhet  të  deklarojë  dhe paguajë tatimin në organin tatimor përkatës jo me vonë se data 20 e muajit që pason muajin në të cilin është kryer pagesa.  83. Kam pare shume kengetare dhe mendoj se kane fituar shume leke nga zanati i tyre. A paguajne taksa kengetaret?    Përgjigje: Pyetja tuaj eshte pak e vecante. Ne kete kohe kur problemet per tatimet jane shume te medha dhe sfidat e tyre jane per realizimin e targeteve te percaktuar ne menyre shume ambicioze, kjo pyetje eshte treguese e emancipimit tatimor te administrates tatimore. Per rastin e nje artisti apo te themi me mire kengetares e rendesishme eshte te percaktohet e burimi i te ardhurave dhe rezidenca. Nese kengetarja eshte rezidente shqiptare atehere ajo do t’u nenshtrohet gjithe asaj c’fare perfshin fusha e zbatimit te ligjit shqiptar per tatimin mbi te ardhurat.  Keshtu,  ne  kuptim  te  ketij  ligji,  individët  rezidentë  i  nënshtrohen  detyrimit  për 

Page 55: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

55

tatimin  mbi  të  ardhurat  personale  gjatë  periudhës  tatimore  për  të  gjitha    burimet  e  të ardhurave (brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë).  Atehere, sipas ketij ligji edhe rasti i kengetares eshte objekt per t’u tatuar ne burim ne masen 10% te te ardhurave qe ajo perfiton nga aktivitetet e saj artisitike apo marreveshje te bera per te ardhura qe perfiton nga forma te tjera bashkepunimi, si prodhime albume muzikore, etj.   

                     

KAPITULLI  IV   REGJISTRIM DHE ÇREGJISTRIM AKTIVITETI   

Page 56: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

56

84. Do të doja të dija, pasi nuk e kam të qartë se çfarë kushti duhet të plotësojë një biznesmen për tu regjistruar në TVSH? A ka një kufi të xhiros? Jam në pritje të përgjigjes tuaj.  Përgjigje: Çdo person fizik apo juridik që zhvillon veprimtari ekonomike, qarkullimi i të cilit tejkalon apo pritet  të  tejkalojë  8  milionë  lekë  për  një  vit  kalendarik  (64  000  Euro,  ku  1  Euro  =  125  leke) detyrohet  të  kërkojë  të  regjistrohet.  Termi  "person"  përfshin  çdo  lloj  subjekti  që  kryen  një veprimtari ekonomike pavarësisht nga forma juridike e organizimit të tij. Çdo lloj subjekti që kryen  import  ‐  eksporte,  veprimet  doganore  do  të  bëhen  vetëm  pasi  ai  të  ketë  paraqitur origjinalin  ose  kopjen  e  noterizuar  të  Çertifikatës  së  Numrit  të  Identifikimit  për  Personin  e Tatueshëm. Në qoftë se gjatë vitit kalendarik, qarkullimi i pritshëm tejkalon ose  parashikohet të  tejkalojë  8  milionë  lekë,  personi  fizik  ose  juridik  detyrohet  të  kërkojë  të  regjistrohet. Qarkullimi që duhet të merret parasysh është qarkullimi gjithsej i bërë nga i njëjti person. Qarkullimi gjithsej përfshin të gjitha furnizimet e bëra nga një person: furnizimet e tatueshme, furnizimet  e përjashtuara,  furnizimet për  eksport. Kurse një person  i  cili  fillon  veprimtarinë ekonomike dhe kjo veprimtari ka të bëjë me import ‐ eksportin është i detyruar të kërkojë të regjistrohet brenda 15 ditëve nga data e fillimit të veprimtarisë, pavarësisht se qarkullimi i tij mund të mos arrijë kufirin minimal të regjistrimit.    85. Duam të mbyllim firmen tonë të përbërë nga dy ortakë. Kur vajta për të marrë vërtetimin nga tatimet ata më thanë se më përpara ne duhet të shesim mallin gjendje që kemi në magazinë. Mua kjo më duket e padrejtë, pasi unë ndaj po e mbyll shoqërinë pasi nuk më ecën malli. Do t’ju isha mirënjohës nëse më përgjigjeni sa më shpejt.  Përgjigje: Shqetesimi juaj është real dhe në e kuptojme sikletin tuaj, pasi të mbyllesh një shoqeri shpesh është një situate e komplikuar. Megjithate, në po mundohemi me poshte t’ju sqarojme për këtë moment, qe po kalon shoqeria juaj. Ne  qofte  se  shoqeria  do  te  likujdohet  atehere  veprimtaria  ekonomike  duhet  te  perfundoje menjehere.   Kur  ju mbyllni veprimtarinë ekonomike duhet të kërkoni të çregjistroheni  jo më vonë se 15 ditë nga dita e fundit në të cilën keni bërë furnizime të tatueshme (leshuar fature, blere  apo kryer  shpenzime). Aktivet  dhe mallrat, mbetjet  konsiderohen  si  perdorim privat  ( deklarohen  shitje).  Çregjistrimi  hyn  në  fuqi  nga  dita  e  fundit  e  bërjes  të  furnizimeve  të tatueshme.  Megjithate,  organet  tatimore  kanë  të  drejtë  të  çregjistrojnë  nga  regjistri  aktiv  i regjistrimeve duke kaluar në pasiv  çdo person  të  tatueshëm, kur provohet  se  ai për  çfarëdo arsye  në  vitin  e  fundit  fiskal  nuk  ka  ushtruar  veprimtari.  Pas  një  viti  që  subjektet  nuk deklarojnë  dhe  pas  kryerjes  së  të  gjitha  proçedurave  administrative  të  verifikimit,    këto tatimpagues kalojnë në pasiv, nëpërmjet një  regjistri  të veçantë të organeve tatimore.       86. Kam parë se si janë procedurat që duhet të kalojë një firmë e hapur në Maqedoni kur falimenton. Do të doja të dija, po ligji shqiptar ç’parashikon në një rast falimentimi ?  Përgjigje: 

Page 57: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

57

Me aq sa permban legjislacioni shqiptar mund te themi se procedurat e falimentimit kanë për qëllim t'i japin zgjidhje ekonomike e financiare debitorit nëpërmjet rrugës gjyqësore të  pastrimit nga borxhet ose të rivendosjes së aftësisë paguese apo nëpërmjet likudimit gjyqësor të tij. Likuidimi i debitorit nuk mund të kryhet, nëse më parë ndaj tij nuk janë marrë masat për rivendosjen në gjendjen e aftësisë paguese ose të pastrimit nga borxhet. Procedurat e falimentimit fillojnë kur një person fizik a juridik ose një shoqëri tregtare është  në gjendjen e paaftësisë paguese. Procedura e falimentimit fillon vetëm në bazë të një kërkesë padie. Të drejtën për paraqitjen e saj e ka debitori dhe çdo kreditor i tij, të cilët në kohën e fillimit të kësaj procedure kanë një pretendim të motivuar kundrejt pasurisë së debitorit. Kreditori duhet të paraqesë në mënyrë bindëse dhe të argumentuar paaftësinë paguese ose mbinarkesën me borxhe të debitorit. Debitori ka të drejtë ta kundërshtojë këtë kërkesëpadi në mënyrën e parashikuar nga Kodi i Procedurës Civile për kundërshtimin e padive. Në rastet e personave juridikë ose të shoqërive tregtare, sipas ligjit Nr.9901, datë 14.04.2008 "Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare", detyrimin për paraqitjen e kërkesës për fillimin e procedurës së falimentimit e kanë edhe organet drejtuese të tyre. Me pranimin e kërkesë‐padisë për fillimin e procedurës së falimentimit, gjykata është e detyruar të provojë bazueshmërinë e saj. Gjykata shqyrton në rrugë gjyqësore të gjitha provat e çdo lloji, të cilat janë të lidhura me procesin e falimentimit. Gjykata në këtë rast mund të thërrasë dëshmitarë dhe ekspertë, si dhe të dëgjojë debitorin. Vendimi i gjykatës për shpalljen e fillimit të procedurës së falimentimit jepet me shkrim. Vendimi për fillimin e procedurës së falimentimit publikohet në tabelën e gjykatës, në një gazetë të përditshme sipas përcaktimit të Këshillit të Ministrave lidhur me publikimet e regjistrimit tregtar, si dhe nëpërmjet mjeteve të autorizuara të informacionit. Vendimi quhet se është bërë i njohur për të gjithë 2 ditë pas publikimit të parë. Me hyrjen në fuqi të vendimit për fillimin e procedurës së falimentimit, debitori humbet të drejtën e zotërimit dhe administrimit të pasurive të tij.     87. Dua të  informohem se në rastin e OJF a parashikon ligji se si duhet të mbyllen kur nuk kanë më aktivitet? Ju faleminderit!  Përgjigje: Faleminderit per komplimentet. Per ne ato jane nje pergjegjesi me shume, per te qene akoma me prane nevojes tuaj dhe per te qene sa me korrekt me pergjigjet tona. Sipas ligjit “Per OJF”, Organizata jofitimprurëse shpërndahet me iniciativën e saj. Gjykata mund të vendosë shpërndarjen e organizatës jofitimprurëse me kërkesë të anëtarëve të saj, të organeve të saj vendimmarrëse, të organit shtetëror kompetent në rastet kur: a) veprimtaria e organizatës jofitimprurëse vjen në kundërshtim me Kushtetutën;  b) organizata jofitimprurëse kryen veprimtari të kundërligjshme; c) organizata jofitimprurëse nuk është themeluar sipas kërkesave të ligjit; ç) organizata jofitimprururëse ka falimentuar sipas ligjit për falimentimin. Shqyrtimi i kërkesës për shpërndarjen e një organizate jofitimprurëse bëhet në prani të përfaqësuesve të organizatës jofitimprurëse të organit mbikqyrës dhe, kur është rasti, në prani të anëtarëve që kanë paraqitur kërkesën. Kur vendoset shprëndarja nga vetë organizata jofitimprurëse, likuidimi realizohet nga një ose disa likuidatorë, të caktuar sipas statutit dhe kurdoherë përpara çregjistrimit nga gjykata. Kur 

Page 58: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

58

shpërndarjen e vendos gjykata, ajo cakton edhe likuidatorin, duke e veshur me kompetencat e nevojshme për zhvillimin e procedurës së likuidimit. Kur shpërndarja është vendosur nga vetë organizata jofitimprurëse, organi kompetent, sipas statutit, miraton raportin përfundimtar të likuidatorit dhe kërkon nga gjykata çregjistrimin e organizatës jofitimprurëse. Në rastet kur organi kompetent i organizatës jofitimprurëse nuk miraton raportin përfundimtar të likuidatorit ose shpërndarjen dhe likuidimin e ka vendosur gjykata në seancë gjyqësore në prani të përfaqësuesve të organizatës jofitimprurëse dhe të likuidatorit, ajo shqyrton raportin përfundimtar të likuidatorit dhe merr vendim për çregjistrimin e saj.    88. Kam ndërmend të hap një aktivitet si person fizik. Por, po të mundeshit a mund të më spjegoni se si funksionon llogaritja e detyrimeve tatimore, për një aktivitet të vogël që hapet në mesviti?  Përgjigje: Qe te vijme te pyetja tuaj do ta spjegojme me nje shembull per te qene me te qarte. Konsiderojme si date regjistrimi për të parën herë datën 1 Nentor 2006. Ju parashikoni kur te merrni lejen per ushtrim biznesi se qarkullimi për periudhën 1 Nentor deri më 31 Dhjetor 2006 do të jetë 100.000 lek. Parapagimet për 2006 mbështeten mbi qarkullimin e parashikuar prej 1.000.000 lek. Kjo menyre komunikimi vazhdon keshtu përveç rastit kur mbështetur në fakte (fatura me emrin tuaj etj.) nga dega e tatimeve saktësohet nje qarkullim me i madh se ai qe keni deklaruara ju. Parapagesa e tatimit te thjeshtuar mbi fitimin per 1 Nentor deri më 31 Dhjetor 2006 do te jete (100.000 x 1.5%) x 75%  = 1.125 leke. Pagesa e mbetur për 2006 deri më 31 Mars 2007 do te jete: (100.000 x 1.5%) – (1.125 leke) = 375 leke. Me tej vazhdon vetedeklarimi i qarkullimit per vitin 2007 dhe pagesat vazhdojne me nje rutine te ngjashme. Pervec kesaj ju do te paguani të shkrirë me tatimin mbi xhiron, si takse vendore per llogari te bashkise apo komunes ku jeni nje shume rreth 50.000 leke ne vit. Per pjesen e vitit 2006 kjo do te jete vetem gjysma e saj. Megjithate, shuma e takses vendore luhatet me + ose – 30% te nivelit te mesiperm ne varesi te vendimit te keshillit bashkiak ose te komunes per cdo tremujor te pare te vitit.    

89.  Shoqeria  qe  zoteroj  do  te  ndihmoj  nje  tjeter  shoqeri  timen,  por  me  NIPT  tjeter.  Cfare detyrimesh tatimore kam nese  jap disa nga makinerite e mia dhe  lend te pare per te punuar? Kush jane kriteret e regjistrimit ne kete rast? Faleminderit 

 Përgjigje: Në  përgjigje  të  pyetjes  lidhur  me  sqarimin  e  pozicionit  ligjor  për  transferimin  e  aktivitetit ekonomik nga shoqëria  “mëmë”  te shoqëria “bijë”, mendoj qe në zbatim të Nenit 12  të Ligjit Nr.7928, datë 27.04.1995 “Për TVSH‐në, i ndryshuar nëse personi i tatueshëm kalon një pjesë të  veprimtarisë  ekononomike  të  tatueshme  te  një  person  tjetër,  i  cili  është  i  tatueshëm  në lidhje  me  pjesën  e  veprimtarisë  së  transferuar,  që  nënkupton  vazhdimësinë  e  kësaj veprimtarie dhe nëse ky transaksion plotëson njëkohësisht kushtin ekonomik dhe ligjor, kalimi 

Page 59: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

59

konsiderohet  transferim  i  veprimtarisë  ekonomike  dhe  nuk  është  i  tatueshëm.  Plotësimi  i kushtit  ekonomik  kërkon  që  veprimtaria  që  transferohet  të  ketë  autonomi  ekonomike,  që presupozon  ekzistencën  e  të  gjitha  kushteve  për  realizimin  e  veprimtarisë  si  e  pavarur  tek marrësi.  Në shembullin tuaj  ju përmendni transferim të kontratës së qerasë së ambjentit dhe jo shitje apo transferim të një të drejte pronësie të një aktivi. Nga ana tjetër çdo transferim i një të drejte pronësie të një aktivi, i cili shoqëron transferimin e veprimtarisë  së  një  personi,  si  pjesë  e  veprimtarisë  ekonomike  të  tatueshme  tek  një  person tjetër i tatueshëm, i cili kryen furnizime të tatueshme sa më sipër do të trajtohet si një furnizim malli, me të drejtë kreditimi të TVSH‐së.   90. Çfarë parashikon ligji për regjistrimin e biznesit dhe si kryhet ky proces?   Përgjigje: Çdo tregtar individual dhe çdo shoqëri tregtare duhet të regjistrohen në regjistër me një numër të ri regjistrimi. Për çdo regjistrim shënohet data e regjistrimit. Data e regjistrimit dhe vendi i saj në regjistër tregohen në vendimin e gjyqtarit që urdhëron hapjen e dosjes së regjistrimit. Gjyqtari vendos për kërkesat e regjistrimit dhe kërkesat e tjera, brenda 30 ditëve nga data e depozitimit të kërkesës në gjykatë. Ai gjithashtu vendos edhe për publikimet e nevojshme.  Për të mënjanuar regjistrimet e paligjshme, gjyqtari duhet të konsultohet dhe të marrë vërejtjet e dhomës së tregtisë si në rastin e regjistrimit të emrave të rinj tregtarë ose të ndryshimit të emrave tregtarë, ashtu edhe kur ka dyshime të ndryshme, me përjashtim të rasteve kur kjo marrje mendimi është e papërshtatshme për arsye të veçanta. Procedura te ngjashme veprohen me regjistrin dhe ne rastin e c’regjistrimit te nje shoqerie. Emërimi i likuiduesve duhet të regjistrohet në regjistrin tregtar. Shpallja e mbylljes së likuidimit, e firmosur nga likuiduesi dhe nën kujdesin e tij, publikohet në një gazetë të autorizuar për publikimin e njoftimeve ligjore.  Në shpallje jepen emërtimi i shoqërisë, shuma e kapitalit themeltar, adresa e selisë së shoqërisë, numri i regjistrimit në regjistrin tregtar, si dhe: ‐ Emrat, mbiemrat dhe adresat e banimit të likuiduesve. ‐ Data dhe vendi i mbledhjes së Asamblesë për mbylljen, në qoftë se llogaritë e likuiduesve janë miratuar prej saj ose, në rast të kundërt, data e vendimit të gjyqit të parashikuar nga neni 271 i ligjit nr.7638, datë 19.11.1992 "Për shoqëritë tregtare", si dhe gjykata që e ka marrë këtë vendim.         91. Unë kam një biznes në fushën e argjendarisë prej 5 vitesh. Bashkë me një mikun tim duam të hapim biznes të kombinuar me antikitete. Ne kemi marrë me qera një ambjent 

Page 60: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

60

dhe jemi në procesin e hapjes. Çfarë duhet të bëj që të organizoj sa më shpejt biznesin dhe të jem një biznes i njohur shpejt?   Përgjigje: Biznesi ka nevoje gjithnje per publicitet. Por pyetja tuaj eshte specifike dhe si e tille kerkon dhe nje pergjigje te vecante. Nuk ka menyre te re, te vjeter, te heshtur apo te gjalle per te organizuar nje biznes. Ka vetem nje menyre dhe ky quhet promovim. Dhe e bukura e tij eshte se ai nuk kerkon para, por vetem kohe dhe rezultatet zakonisht jane spektakolare. Ne fakt, nga 65 mije biznese ne shqiperi vetem nje pjese shume e vogel e tyre bejne reklamime. Po te tjeret si futen ne biznes? Me marketing dhe promovim. Promovimi eshte aktiviteti qe prezanton publikun me biznesin tuaj. Duke qene ne biznes prej 5 vitesh, ju sigurisht qe keni krijuar nje reputacion te mire ne zonen tuaj te biznesit. Eshte koha qe ju te ngrini dhe organizaoni biznesin tuaj mbi kete cilesi. Megjithate, ne do te shtonim disa gjera qe mund te promovojne biznesin tuaj: ‐ Promovimi me i mire eshte komunikimi me te tjeret. Klientet me te mire jane ata qe jane kliente te kenaqur. Bejeni klientin e radhes te ndieje qe ju e vlersoni pranine e tij. Jepu atyre ndonje informacion se si do te kene ulje nese marrin mallra nga biznesi i ri. Ndonjeklienti qe eshte nder me te qendrueshmit jepi dicka te vogel si dhurate.  ‐ Sherbimi ndaj klienteve eshte Nr.1. Kij kujdes per klientelen egzistuese. Sistemoji rastet qe keni probleme ne favor te tyre. Thoni po. Gjithe kjo sjellje do te filloje pas ca kohesh te jape efekte ndjellese tek ata. ‐ Krijo publicitet. Kerko nje gazete apo botim qe ofron sherbime falas per publikime. Mos e lini si rast pa e shfrytezuar dhe pa thene cilesite e punes tuaj. Nderkohe mos lini pa shperndare flete‐palosje, lajme te shkurtra, publikime ne ambjente te hapura. ‐ Prezantohu me nje imazh profesional. Sillu me klientin me butesi, por profesionalizmi eshte cilesi qe edhe nese nuk keni lindur me te duhet t’a mesoni. Pa nje sherbim profesional dhe qe te jete ne sherbim te asaj qe i ofroni klientit nuk do te mund te keni suksesin qe deshironi. Te marra se bashku keto instrumenta mund t’ju udheheqin drejt rruges se suksesshme te organizimit dhe afrimit te klienteve te rinj ne vazhdimesi. Fat te mbare!   

92. Jam një emigrant, që prej viteve ‘90. Në vendin ku punoj kryejmë aktivitet prodhimi paisje për kirurgji. Shefi im do të hapë një aktivitet privat në Shqipëri. A mund të më thoni se çfarë praktike dokumentacioni duhet ndjekur për regjistrimin e bizneseve të të huajve ?  

 Përgjigje: Për regjistrimin ne organet tatimore, para se gjithash të gjithë personat duhet te zoterojne të drejtën juridike për të ushtruar veprimtari. Kjo do te thote se duhet të marrin vendimin e gjykatës, sipas kritereve qe kerkon ky hap. Menjëherë pas marrjes së këtij vendimi, personi kërkon të regjistrohet në organet tatimore, qe të pajiset me çertifikatën e ushtrimit të veprimtarisë.  Për paisjen me çertifikatën e ushtrimit të veprimtarisë, duhet te veprohet si më poshtë : a. Personat juridikë e fizikë me qarkullim vjetor më të madh se kufiri i regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar (xhiro mbi 8 milione leke ne vit ose 64 000 Euro, ose per ato muaj te vitit qe e hapin 

Page 61: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

61

per  nje  xhiro mujore mbi  667 mije  leke  ose  5  340  Euro),  përveç  vendimit  të  gjykatës  paraqesin kërkesën për regjistrim duke plotësuar formularin përkatës. Forma e tij është sipas modelit qe mund  të  merret  vetëm  prane  sporteleve  te  sektoreve  te  regjistrimit  në  organin  tatimor  të rrethit ku personi ka selinë. Selia e tatimpaguesit është vendi ku ai ushtron aktivitetin kryesor të  tij.  Së  bashku  me  kërkesën  për  regjistrim,  personi  duhet  të  paraqese  statutin,  aktin  e themelimit  të  shoqërisë,  akt‐marrëveshjen  me  Institutin  e  Sigurimeve  Shoqërore  dhe vërtetimin për  antarësimin në Dhomën e Tregëtisë. Ai duhet  të plotësojë  gjithashtu dhe  çdo kërkesë  tjetër  të  përcaktuar  në  ligje  të  tjera,  si  taksen  e  regjistrimit,  taksat  lokale.  Organet tatimore nuk pajisin tatimpaguesin me çertifikatën e ushtrimit të veprimtarisë, kur dispozitat ligjore në fuqi kërkojnë plotësimin e kushteve të tjera përpara pajisjes me këtë çertifikatë.   b. Personat juridikë e fizikë me qarkullim vjetor më të vogël se kufiri i regjistrimit për TVSH‐ne, tatimpaguesit e taksës vendore mbi bisnesin e vogël, përveç vendimit të gjykatës, paraqesin edhe  kërkesën  për  regjistrim  duke  plotësuar  formularin  përkatës.  Këto  persona  paraqesin gjithashtu  edhe  kontratën  me  Institutin  e  Sigurimeve  Shoqërore.  Ato  duhet  të  plotësojnë gjithashtu  dhe  çdo  kërkesë  tjetër  të  përcaktuar  në  Ligjin  Nr.  8978,  datë  12.12.2002  “Për Taksën Vendore mbi Biznesin e Vogël” dhe në ligje të tjera, si pajisja paraprakisht me liçencën profesionale, pagesa e takses se regjistrimit, taksave lokale.   Personat fizikë e juridikë me qarkullim vjetor më të madh se kufiri i regjistrimit për TVSH –në, të cilët plotësojnë të gjitha kërkesat e mësipërme, regjistrohen dhe pajisen nga QKR me çertifikatën përkatëse të ushtrimit të veprimtarisë, brenda pesë ditësh nga momenti i paraqitjes së kërkesës për regjistrim dhe formularit përkatës. Regjistrimi dhe çertifikata e ushtrimit të veprimtarisë së tatimpaguesit është e përhershme. Ajo merret në momentin e krijimit dhe regjistrimit për herë të parë të tatimpaguesit dhe nuk përsëritet çdo vit. Një person që nuk kërkon të pajiset me çertifikatën e ushtrimit të veprimtarisë dhe ushtron në fakt veprimtari nuk është i përjashtuar nga përgjegjësia tatimore. Në këtë rast, personi, është objekt i sanksioneve në bazë të dispozitave ligjore tatimore, për ushtrim veprimtarie pa leje.   93. Do të doja të dija, se çfarë kushtesh duhet të plotësojë një biznesmen për tu regjistruar në TVSH? Në pritje të përgjigjes tuaj...  Përgjigje: Çdo person fizik apo juridik që zhvillon veprimtari ekonomike, qarkullimi i të cilit tejkalon apo pritet  të  tejkalojë 8 milionë  lekë për një  vit kalendarik  (64 000 Euro)  detyrohet  të kërkojë  të regjistrohet.  Termi  "person"  përfshin  çdo  lloj  subjekti  që  kryen  një  veprimtari  ekonomike pavarësisht nga forma juridike e organizimit të tij. Çdo lloj subjekti që kryen import ‐ eksporte, veprimet  doganore  do  të  bëhen  vetëm  pasi  ai  të  ketë  paraqitur  origjinalin  ose  kopjen  e noterizuar  të  Çertifikatës  së  Numrit  të  Identifikimit  për  Personin  e  Tatueshëm.  Në  qoftë  se gjatë vitit  kalendarik, qarkullimi  i pritshëm  tejkalon ose   parashikohet  të  tejkalojë 8 milionë lekë,  personi  fizik  ose  juridik  detyrohet  të  kërkojë  të  regjistrohet.  Qarkullimi  që  duhet  të merret parasysh është qarkullimi gjithsej i bërë nga i njëjti person. Qarkullimi gjithsej përfshin të gjitha furnizimet e bëra nga një person: furnizimet e tatueshme, furnizimet  e përjashtuara,  furnizimet për  eksport. Kurse një person  i  cili  fillon  veprimtarinë ekonomike dhe kjo veprimtari ka të bëjë me import ‐ eksportin është i detyruar të kërkojë të regjistrohet brenda 15 ditëve nga data e fillimit të veprimtarisë, pavarësisht se qarkullimi i tij mund të mos arrijë kufirin minimal të regjistrimit.  

Page 62: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

62

  94.  Jam  një  shoqëri  që  kam  bërë mbylljen  e  NIPT­it,  sipas  kërkesave  ligjore  që  nga Korrik 2006. Kur desha të aktivizoja NIPT­in te dega e tatimeve më thanë se kompjuteri nxjerr dhe 60 mijë lekë gjoba. Kjo më çuditi dhe irritoi. Megjithatë unë nuk pranova ti paguaja,  por  dhe  sot  nuk më  kanë  kthyer  përgjigje.  Duke  qenë  se  kam  respekt  për sinqeritetin e përgjigjeve tuaja a mund të më jepni argumenta si të veproj?  Përgjigje: Administrata tatimore duhet te cregjistrojne perkohesisht cdo tatimpagues, kur provohet se ai per  cfaredolloj  arsye,  ne  vitin  e  fundit  fiskal  nuk  ka  ushtruar  veprimtari.  Ne  kete  rast, tatimpaguesi  regjistrohet  si  pasiv  ne  nje  regjister  te  vecante  te  deges  tatimore.  Para ndermarrjes se hapit per kalimin si pasiv, dega tatimore paraprakisht duhet t’ju kete provuar me  kryerjen  e  kontrollit  dhe  fakte  e  dokumenta  mungesen  e  aktivitetit  gjate  12  muajve  te fundit. Veprimet qe duhet te kryeje dega e tatimeve jane: 

‐  Konfirmimi  me  shkrim  nga  pergjegjesi  i  policise  tatimore  dhe  inspektori  i  zones perkatese, se tatimpaguesi nuk gjendet ne adresen e deklaruar te ushtrimit te veprimtarise nga verifikimet e bera. ‐  Verifikimi  ne  vend,  duke  mbajtur  nje  proces  verbal  prej  nje  inspektori  i  sektorit  te vleresimit  dhe  mbledhjes  dhe  nje  inspektor  kontrolli,  i  cili  duhet  te  rikonfiromoje    se tatimpaguesi nuk eshte gjendur. ‐  Vertetimi  nepermjet  nje  proces  verbali  te  hartuar  nga  inspektori  perkates,  qe tatimpaguesi gjate vitit te fundit tatimor nuk ka kryer asnje import ne baze te te dhenave te marra nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave dhe te derguara ne degen e tatimeve. ‐  Vertetimi  nepermjet  nje  process  verbali  te  hartuar  nga  inspektori  perkates,  qe tatimpaguesi  gjate  vitit  te  fundit  tatimor  nuk  ka  kryer  asnje  leke  xhiro  nepermjet  te dhenave qe disponohen nga thesari. ‐ Te gjitha perpjekjet e tjera te mundshme nepermjet verifikimit te te dhenave te tjera, nga fondet e donatoreve te ndryshem dhe te ardhura nga projekte te ndryshme etj. 

Pasi te jene ndermarre hapat e mesiperm, sektori i regjistrimit, e kalon tatimpaguesin ne te regjistruar si pasive. Kjo do te thote qe ju nuk jeni cregjistruar perfundimisht. Pas ketij momenti nuk eshte e detyrueshme qe tju printohen formularet e deklarimit, pasi nuk duhet te  deklaroni per periudha pas regjistrit. Pasi eshte zbatuar procedura e mesiperme dhe nese tatimpaguesi nuk rezulton te kete borxhe tatimore te rrjedhura nga detyrime te palikujduara qe perpara se te regjistrohej ne te regjistruar si pasiv, nepermjet nje formulari vleresimi tatimor inspektori i vleresimit ne dege duhet te azhornoje situaten sipas normalitetit qe shkruhet ne ligj.        

Page 63: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

63

  95.  Unë përfaqesoj një firmë gjermane që merret  me prodhimin e dritareve plastike. Unë jam përfaqësues dhe në Kroaci dhe Maqedoni dhe më duhet të lëviz duke mos patur një vendqëndrim stabël. Në degën e tatimeve kur u interesova më thanë se duhet të regjistrohem. Por, unë nuk shes asnjë gjë këtu, pasi jam vetëm përfaqësues dhe lidh biznesmenë shqiptarë me prodhuesin gjerman. Mund të më thoni se si funksionon ky raport me shtetin?  Përgjigje: Pergjigja tuaj gjendet ne ligjin shqiptar “Per TVSH‐ne”. Në zbatim të nenit 55 të ligjit, kur personi i tatueshëm për qëllime të këtij ligji, nuk ka vend të veprimtarisë ekonomike në Shqipëri, ai duhet të emërojë një person tjetër si përfaqësuesin e tij  tatimor për përmbushjen e detyrimeve tatimore  të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Marrësi  i furnizimit detyrohet të njoftojë me shkrim organet tatimore menjëherë me lidhjen e kontratës. Personi i emëruar si përfaqësues tatimor i TVSH‐së ka të drejtë të veprojë në emër të kryesorit të tij për të gjitha qëllimet që  lidhen me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe njëkohësisht është përgjegjës  për  të  përmbushur  të  gjitha  detyrimet,  përfshirë  çdo  gjobë  a  dënim,  për  të  cilat kryesori idetyrohet. Përfaqësuesi  tatimor  duhet  të  kërkojë  të  regjistrohet  pranë  Sektorit  të  TVSH‐së  brenda  15 ditëve  nga  dita  e  emërimit  të  tij.  Kërkesës  për  regjistrim  detyrimisht  do  t’i  bashkangjitet dokumenti  i  prokurës  i  përpiluar  në  atë  formë  siç  është  përcaktuar  në  ligjin  Nr.7850  datë 29.07.1994 “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë”. Në  rast  se  përfaqësuesi  tatimor  vepron  për  disa  kryesorë  në  të  njëjtën  kohë,  ai  duhet  të regjistrohet veçant për çdo kryesor që përfaqëson. Këto regjistrime  janë krejtësisht  të ndara nga regjistrimi që mund të ketë bërë ose mund të bëjë përfaqësuesi tatimor për aktivitetin e tij. Përfaqësuesi  tatimor  është  i  detyruar  të  njoftojë  me  shkrim  Degën  e  Tatimeve,  ku  është  i regjistruar si  i  tillë, për çdo ndryshim të mundshëm që prek  informacionin  fillestar  të dhënë brenda 15 ditëve nga momenti kur këto ndryshime ndodhin. Përfaqësuesi  tatimor  i  TVSH‐së  duhet  të  mbajë  regjistrime  të  veçanta  për  çdo  kryesor  që përfaqëson si dhe  të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që provon saktësinë e mbajtjes së këtyre regjistrimeve.                

Page 64: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

64

   

KAPITULLI  V   SKEMA E SIGURIMEVE SHOQËRORE   96. Unë bëj biznes me shumë klientë. Dyqani im kryen punime të ndryshme në shtëpitë e klientëve, por edhe në firma e zyrat e shtetit. Në punën që bëj kam dhe një ndihmës. Mund të më shpjegoni se si duhet ta llogarit tatimin dhe sigurimet shoqërore?  Përgjigje: Detyrimet tatimore përcaktohen sipas ligjeve te veçanta tatimore.  Për këtë përdoren një ndër mënyrat e njohura të përcaktuara në këto ligje, e cila është:  ‐  Vetëvlerësimi dhe vetëdeklarimi i detyrimit tatimor.  Kjo mënyrë përdoret në përgjithësi për tatime si TVSH‐ja, akciza, të cilat janë tatim që paguhet nga shoqëritë. Por kjo mënyrë vlen dhe për një kategori të ardhurash personale si: të ardhurat nga qeratë, të ardhurat nga emfiteoza, të ardhurat nga e drejta e autorit, përfshirë honoraret nga pronësia  intelektuale dhe honoraret nga pronësia  industriale nga patentat,  emri  tregtar, etj.  Vetëvlerësim  dhe  vetëdeklarim  bëhet  edhe  për  të  ardhurat  me  burime  jashtë  territorit  të Republikës së Shqipërisë të realizuara nga një person rezident shqiptar.   Ne  rastin  tuaj,  qe me  sa  kuptojme  duhet  të  jeni  i  regjistruar  si  biznes  i  vogel,  detyrimi  tuaj llogaritet  duke  bashkuar  pagesen  per  taksen  vendore  te  pushtetit  lokal  qe  ne  Tirane  eshte rreth 40 mije  leke dhe 1.5 % tatim mbi xhiron qe keni vetëdeklaruar ne organet tatimore në tremujorin  e  parë  të  vitit.  Nëse  ne Mars  2007,  ju  keni  dorëzuar  një  deklaratë  ku  tregoni  se qarkullimi real për periudhën 1 Janar deri më 31 Dhjetor 2006 ka qene më shumë lekë, nga ai i deklaruar  si  parashikim në  fillim  të  vitit,  atehere organet  tatimore  të pushtetit  lokal  (bashki ose  komunë)  do  te  llogaritin  detyrime  shtese.  Nderkohe  qarkullimi  i  parashikuar  për  2007 është qarkullimi i deklaruar i vitit 2006. Ndersa, sigurimet shoqerore llogariten 32.9% e bazes se  pages  mujore  qe  ju  duhet  te  deklaroni  cdo  muaj  ne  sigurimet  shoqerore  për  vete  dhe ndihmësin në një liste pagesë me karakteristika që mund ta gjeni në faqen www.tatime.gov.al ose www.altaxstudio.co.nr .    97. Punoj në një  firmë  italiane  rrobaqepësie. Si dhe ku paguhen  sigurimet  shoqërore dhe tatimin mbi pagën? Ju faleminderit.  Përgjigje: Kontributet paguhen në filialet e bankave dhe te postës shqiptare sh.a., drejtoritë e pergjithshme të  të  cilave  kanë  kontrata  agjentësh  me  Drejtorinë  e  Përgjithshme  të  Tatimeve,  Institutin  e 

Page 65: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

65

Sigurimeve  Shoqërore  dhe  Institutin  e  Sigurimeve  Shëndetësore.  Këto  kontrata  përcaktojnë mekanizmin  e  pranimit  dhe  transferimit  të  pagesës,  kushtet  që  duhet  të  përmbushen  dhe proçedurat për raportimin, si dhe të dhënat për pagesat e kryera.  Në  bazë  të  VKM  nr.771,  date  13.11.2003,  “Për  mbledhjen  e  kontributeve  të  detyrueshme  të sigurimeve  shoqërore  dhe  shëndetsore  në  Republikën  e  Shqipërisë”,  i  ndryshuar,  procedurat teknike per transferimin e shumave te arketuara nga nje llogari bankare ne tjetren percaktohen me marreveshje  ndermjet Drejtorise  se  Pergjitheshme  te  Tatimeve,  instituteve  perkatese  dhe bankave  te  nivelit  te  dyte  e  drejtorise  se  postes  shqiptare  sh.a.  Pagesa  në  valutë  do  të konvertohet në leke sipas kursit të këmbimit të botuar nga Banka e Shqipërisë për atë ditë që është bërë pagesa.    98. Muajt e mëparshëm kaluam të gjithë një periudhë të vështirë të ngritjes së çmimeve të karburanteve dhe pasojat e kësaj rritjeje vazhdojnë akoma  të ndihen. Do  të doja  të dija se a ka ndonje masë parandaluese  ligjore që parashikon  ligji në raste  të  tilla dhe kush garanton sigurinë e furnizimit për të mos krijuar trazira?  Përgjigje: Në fakt, parlamenti ka miratuar një ligj qe parashikon masat qe duhen ndermarre nga qeveria dhe  strukturat  e  saj  perkatese  per mbulimin  e  nevojave  te  konsumit  kombetar  ne  periudha krize dhe situatash te jashtezakonshme.  Sipas ligjit ...” Per mbulimin e nevojave te konsumit kombetar ne periudha krize dhe situatash te jashtezakonshme brenda territorit te vendit, rafinerite e naftes dhe shoqerite e tregtimit me shumice jane te detyruara te mbajne rezerva sigurie.  Keshilli  i  Ministrave  percakton  kategorite  e  naftes  dhe  te  nenprodukteve  te  saj,  per  te  cilat duhet mbajtur rezerva e sigurise. Rafinerite e naftes dhe shoqerite e tregtimit me shumice te naftes, gazit natyror dhe nenprodukteve te tyre jane te detyruara te mbajne rezerva sigurie, te barabarta me 30 dite mesatare shitjeje, sasi qe llogaritet duke u mbeshtetur ne te dhenat dhe rezultatet faktike te veprimtarise se vitit te meparshem. Sasia e rezerves se sigurise, qe detyrohet te mbaje çdo rafineri nafte dhe çdo shoqeri tregtimi me  shumice,  percaktohet  sipas  kritereve  te  mesiperme,  me  urdher  te  ministrit.  Drejtoria  e pergjithshme e hidrokarbureve pergjigjet per kontrollin e sasive te rezerves se sigurise ne te gjitha subjektet. Rafinerite  e naftes,  rezerven e  sigurise deri ne 50 per qind  te  sasise  se  saj, mund  ta mbajne edhe    ne  formen  e  naftes  bruto  ne  rezervuaret  e  tyre  apo  ne  rezervuaret  e  shoqerive  te prodhimit te naftes, me te cilat ato kane kontrata furnizimi. Shoqeria e tregtimit me shumice rezerven e sigurise e mban ne rezervuaret prone te shoqerise apo te marra ne perdorim prej saj ne baze te nje kontrate. Megjithate, ne rastin e praktikes shqiptare qellon qe ligjet te anashkalohen apo te mos kene nje nivel  te  pacenueshem  nga  rrethanat  te  zbatueshmerise  se  tyre  duke  perbere  keshtu precedente, qe ne na bejme te dallohemi nga bota si te vecante.    99. Jam një individ që kam dy vende pune. Në firmën e dytë më thonë se megjithëse të paguhen sigurimet shoqërore aty ku je i punësuar dhe ketu duhet të mbajnë sigurime. A nuk është kjo një zbatim apo keqkuptin i ligjit? Ju faleminderit.  

Page 66: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

66

Përgjigje: E lexuam letren tuaj dhe themi se pasi te lexoni pergjigjen tone do te kuptoni se sipas ligjit Nr. 9136, date 11.09.2003 “Per mbledhjen e kontributeve te detyrueshme te sigurimeve shoqerore dhe  shendetesore  ne  Republiken  e  Shqiperise”  ju  duhet  te  paguani  sigurime  per  secilin  nga punesimet tuaja.  Kontributet  e  punëdhënësit  për  punëmarrësin  dhe  kontributet  e  vetë  punëmarrësit  llogariten sipas nivelit të përcaktuar mbi pagën bruto të punëmarrësit dhe shtesat e tjera me karakter të  përhershëm që lindin nga marrëdhëniet e punës. Llogaritja e kontributeve behet sipas tabeles:  

Të  ardhurat  mujore  bruto  të punonjësit: 

Kontributi i llogaritur: 

Deri në minimumin e pages mujore Paga mujore minimale  (sipas VKM  te cdo viti)  x  tarifa e aplikueshme 

Më  shumë  se  paga minimale mujore  por më pak se paga maksimale  

Paga mujore bruto x tarifa e aplikueshme 

Më  shumë  se  paga  mujore  maksimale sipas VKM përkatës 

Paga  mujore  maksimale  (sipas  VKM përkatës) x tarifa e aplikueshme  

 Kontributet  (qoftë  të  punëmarrësit  apo  punëdhënësit)  llogariten  për  çdo  punëmarrës individual.  Llogaritja  mbështetet  në  shumën  e  pagës  bruto  mbi  kufirin  e  pagës  minimale mujore deri në kufirin e pages maksimale mujore si e shihni ne tabele. Nëse ju si punëmarrës keni më shumë se një punësim (sic n’a shkruani), secili punëdhënës duhet  të bëjë  llogaritjen dhe pagesen e kontributeve sipas pages qe  ju  jep. Nëse kjo rezulton me pagesë më tepër (se kufiri mujor i pages maksimale), dega ë tatimeve ne baze te listepagesave dhe doumentacionit tjeter qe dorezohet do të njoftojë Institutet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore në bazë të llogaritjeve vjetore.  Pastaj  kontributet  e paguara  tepër do  t’ju  rimbursohen  ju  si  punëmarrës  apo punëdhënësve përkatës  nga  Instituti  i  Sigurimeve  Shoqërore  apo  Instituti  i  Sigurimeve  të  Kujdesit Shëndetësor sipas rastit, brenda 30 ditëve nga  zbulimi i mbipagesës ose nga njoftimi për këtë të fundit.    100.  Jam një pensionist ndër shumë  të  tjerë. Lekët që marrim pension na shkojnë më shumë për  ilaçe sesa për ushqime e  të  tjera. Mirëpo dhe  ilaçet që na duhen herë na  i japim  sipas  skemes  që  na  thonë  e  herë  jo. Mund  të më  sqaroni  se  sa  është masa  e mbulimit të çmimit të barnave?  Përgjigje: Eshte fakt qe shteti nxjerr ligje dhe ne aspektin e lehtesimit te kostos per moshat qe nuk jane me te afta per pune dhe per raste te tjera per pune. Faktikisht, shteti kontribuon ne drejtim te kujdesit shendetesor për personat joaktivë si:       a) fëmijët, nxënësit dhe studentët me shkëputje nga puna;       b) pensionistët       c) të paaftët (mendorë dhe fizikë);       ç) të papunët; 

Page 67: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

67

      d) personat që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe asistencë sociale       dh) nënat me leje lindjeje;       e) shtetasit që kryejnë shërbimin ushtarak të detyruar.  Shteti financon per keto kategori ne drejtim te masave shëndetësore parandaluese; vizitës dhe ekzaminimit për qëllime diagonistikimi nga specialisti;  kujdesin shëndetësor spitalor; shërbimet e urgjencës;  Persa i perket barnave masa e mbulimit të çmimeve të listës kryesore te barnave përcaktohet çdo  vit  nga  Institui  i  Sigurimit  te  Kujdesit  Shendetesor  (  ISKSH) me miratim  të  Këshillit  të Ministrave.  Lista  e  barnave  qe  rimbursohen  hartohet  nga  nje  komision  teknik  i  quajtur  "Komisioni  i Hartimit dhe Rishikimit te Listes se Bamave te Rimbursueshme" dhe nga "Komisioni i Çmimit te  Barnave"  (KÇB)  dhe  ngrihen  ne  baze  te  urdherit  te  Ministrit  te  Shendetesise.  Ne  kete komision  ka  perfaqesuesin  e  saj  dhe  Shoqata  e  Grosisteve  Farmaceutike.  Me  tej,  kjo  liste miratohet nga Keshilli i Ministrave me propozimin e Ministrit te Shendetesise.  Atje ku ka më shumë barna alternative për t'u përdorur në një rast, me të njëjtin efekt, ISKSH mbulon çmimin e më pak të kushtueshmit. Më të kushtueshmit mund të sigurohen vetëm sipas kushteve të përcaktuara nga këshilli administrativ i ISKSH. ISKSH  nuk  mbulon  çmimin  e  protezave  dhe  të  syzeve  optike,    si  dhe  nuk  siguron  asnjë shpenzim  tjetër  shëndetësor,  me  përjashtim  të  atyre  të  parashikuara  në  këtë  ligj  dhe  të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.  Aktualisht,  qeveria  ka  marrë  vendim  për  të  rimbursuar  pjesën  më  të  madhe  të  barnave  të kushtuesheshme dhe për të cilat janë të nevojshme për brezin ë tretë.   101.  Unë  punoj  në  një  firmë  italiane  dhe  paga  ime  është  e  kënaqshme.  Sigurimet shoqërore  më  paguhen  nga  firma.  Per  me  teper  ne  nuk  ndiejmë  ndonjë  trajtim  të veçantë për lekët qe më mbahen per sigurime dhe më duket sikur i hedh poshtë dhe nuk kam për t’i marrë më. Pse ka pak përfitime kur sigurimet shoqërore janë të larta?  Përgjigje: Kontributet e paguara nga punedhenesi per  llogari  te personave qe ka  te punesuar  (  si  rasti tuaj) shkojne per llogari te tri degeve qe administrojne fondet e sigurimeve shoqerore: 1) Dega e sigurimit te semundjeve 0,8 per qind e shumes se listepagesave; 2) Dega e sigurimit te barrelindjes 2,3 per qind e shumes se listepagesave  3) Dega e sigurimit te pensioneve 29,5 per qind te shumes se listepagesave Pervec kesaj Punedhenesi juaj paguan edhe: 1) te Dega e sigurimit te aksidenteve dhe e semundjeve profesionale 0,5 per qind te shumes se listepagesave; 2) te Dega e sigurimit te papunesise 2 per qind te shumes se listepagesave 3) per llogari te Institutit te Kujdesit Shendetesor 3,4% te shumes se listepagesave Instituti  i Sigurimeve Shoqerore do  te diferencoje pagesen e kontributit per aksidente  lidhur me rrezikshmerine e jetes qe paraqet puna ne deget e ekonomise. 

Page 68: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

68

Nga  gjithe  perqindjet  me  lart,  punemarresi  paguan  nga  vetja  e  vet  9.5%  për  sigurimin  ë penmsioneve  dhe  1.7 %  për  kujdesin  shendetesor,  ndersa  pjesa  e  mbetur  duhet  ti  paguhet shtetit jo nga rroga ë punonjësit, por si një detyrim që e ka punëdhënësi.  Ne total, ajo cfare paguan punedhenesi dhe i punesuari se bashku per llogari te kontributit te sigurimeve eshte 32.9% e shumes se listepagese. Kuptohet qe ne gjithe kete mori sigurimesh te paguara disa mund t’ju duken dhe te pakuptimta (  p.sh.  per  barrelindje  per  meshkujt)  apo  masa  e  larte  prej  29.5%  per  pensionet,  por  ne vetevete ato kane qene pjese e programit te mbledhjes ne menyre optimale te te ardhurave per te mbuluar dhe pjesen e informalitetit dhe punes se zeze te perhapur ne vend. Kontributet ne vend  jane mbeshtetur ne nje skeme  joracionale ku 1 kontribuent paguante per nje perfitues, kur  bota  kete  raport  e  ka  4  me  1.  Megjithate,  vend  per  studim  dhe  ulje  te  perqindjeve  te kontributeve  apo  dhe  liberalizim  te  ketij  tregu  ka  pa  diskutim.  Por,  ne  radhe  te  pare  duhet shtruar detyra per  cdo  individ  te  regjistrohet dhe derdhe kontribute, ne menyre qe  te  rritet baza e numrit te kontribuesve dhe nisur nga rezultati i qe vjen pas kesaj mund te ndryshojne dhe politikat e sigurimeve ne Shqiperi.  Nga ana tjeter futja e skemave private dhe nje politike me elsatike me fondet ë pensioneve do ta bente me  te dukshme masen ë perfitimit dhe ndryshimi midis nesh dhe botes do  te  ishte shume i padallueshem.   102. A ka shpërblim për lindje fëmije në vendin tonë njësoj si në vende të tjera të botës?   Përgjigje: Ligji “Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise”, në funksion dhe për sigurimet dhe mbrojtjen  shoqërore  eshte  nje  ligj  qe  ka  shfrytezuar  pervojen  me  te  perparuar  dhe  te suksesshme te botes se zhvilluar, por dhe te harmonizuar me kushtet aktuale te vendit tone.  Po. Edhe ne Shqipëri ka përfitim nga skema e sigurimeve shoqërore kur një nënë lind fëmijë. Shperblimi per lindjen e femijes i paguhet nje personi te siguruar, i cili eshte nena ose babai i femijes qe lind, me kusht qe njeri prej tyre te kete kontribut per nje vit para lindjes se femijes.  Shperblimi behet  i pagueshem vetem nje here dhe nena do  te kete perparesi ne perfitimin e pageses,  ne  rast  se  ajo  eshte  e  siguruar.  Shperblimi  per  cdo  femije  te  lindur  do  te  jete  nje shume e barabarte me 50 për qind të pagës minimale mujore. Kjo do te ishte pergjigja per pyetjen tuaj, qe parashikohet ne ligjin shqiptar per kete rast.   103. Kam dalë në pension të parakohshëm në vitin 2006, në Shtator. Kam 34 vite pune dhe kur dola në pension isha 59 vjeç. A më takon të marr pension të plotë?   Përgjigje: Dalja me perpara ne pension nga koha  e  caktuar ne  ligjin  e  sigurimeve  shoqerore   mund  te kontraktohet  nepermjet  sigurimit  suplementar  te  pensioneve,  vetem  per  grupe  te  vecanta punonjesish (si minatore etj) sipas nje skeme te miratuar nga Keshilli i Ministrave.  E drejta per te marre nje pension te plote arrihet kur te mbushni moshen 65 vjeç (nese nuk e keni mbushur) per burrat dhe 60 vjeç per grate, me kusht qe te keni plotesuar 35 vjet sigurim.  Pensioni mujor i pleqerise perbehet nga nje shume baze dhe nga nje shtese. Shtesa qe u jepet personave te punesuara, do te jete 1 per qind per vit sigurim i shumezuar me bazen mesatare 

Page 69: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

69

te  vleresueshme  qe  personat  e  siguruar  qe  kane  arritur  nepermjet  kontributeve.  Keshilli  i Ministrave  indekson  cdo  vit  bazen  e  vleresimit  individual  ne  lidhje  me  zhvillimin  e kontributeve mesatare te paguara ne kete vit. Kur  keni  plotësuar  kushtet  për  pension  të  plotë  pleqërie merr  një  shtesë  prej  4  për  qind  të pensionit  të  plotë  për  çdo  vit  që  shtyhet  dalja  në  pension  në  rast  se  vazhdoni  të  jeni  në marrëdhënie pune, paguani kontribute dhe pensionin e kërkoni në një datë të mëvonshme nga data e plotësimit të kushteve. Pensioni, në çdo rast, nuk mund të jetë më i madh se 80 për qind e pagës neto mesatare të 3 viteve rresht në 10 vitet e fundit të punës.   104.  Jam një pensioniste. Kam dalë në pension më para  se mosha që më  takonte me 60%.  Nëse  e  dini  a mund  të më  shpjegoni  se  si  duhet  të  veproj  që  të  rris  vlerën  e pensionit?  Përgjigje: Pensioni  mujor  i  pleqerise  perbehet  nga  nje  shume  baze  dhe  nga  nje  shtese.  Shuma  e pergjithshme e pensionit eshte gjithnje jo me shume se dyfishi i shumes baze, ose 75 per qind e pages neto mesatare te 3 vjeteve rresht te 10 vjeteve te fundit te punes te personit te siguruar, cila te jete me e vogel. Në rastin qe ju flisni, mundesite per shtese jane vetem nese vazhdoni të jeni  në  marrëdhënie  pune,  paguani  kontribute  dhe  pensionin  e  kërkoni  në  një  datë  të mëvonshme  nga  data  e  plotësimit  të  kushteve  dhe  ndërprisni  pensionin  dhe  vazhdoni  të punoni,  paguani  kontribute  dhe  e  kërkoni  përsëri  atë  në  një  datë  të  mëvonshme.  Nese plotesoni kushtet me siper merrni një shtesë prej 4 për qind të pensionit të plotë për çdo vit që shtyni daljen në pension. Pensioni, në çdo rast, nuk mund të jetë më i madh se 80 për qind e pagës neto mesatare të 3 viteve rresht në 10 vitet e fundit të punës.   105.  Punoj  në  një Organizatë  JoFitimprurëse  që  ka  dy  vjet  që  është  hapur.  Kam  një pyetje  për  t’ju  bërë  dhe  nuk  e  di  nëse mund  të më  përgjigjeni. A  duhet  të  paguajnë sigurime shoqërore punonjësit që punojnë në OJF?  Përgjigje: Sistemi i pergjithshem i sigurimeve shoqerore perbehet nga: sigurimi i detyrueshem, vullnetar, suplementar  dhe  nga  pensionet  shteterore  te  posacme.  Ne  kete  skeme  perfshihen  gjithe shtetasit ekonomikisht aktive ne Shqiperi. Sigurimet shoqerore, gjithashtu  i  japin mbrojtje te detyrueshme  gjithe  personave  te  punesuar  ne  rastin  e  pakesimit  te  perfitimeve  si  pasoje  e paaftesise  se  perkohshme  te  shkaktuar  nga  semundja,  aksidenti  ne  pune,  semundja profesionale dhe papunesia.   Nga  skema  e  sigurimeve  perfitojne  dhe  shtetasit  shqiptare  qe  punojne  jashte  shtetit,  sipas kushteve te rregullores se Institutit  te Sigurimeve Shoqerore dhe te konventave te pranuara; shtetasit e huaj qe punojne ne Shqiperi prane punedhenesve shqiptare si dhe shtetasit e huaj, qe punojne ne Shqiperi prane punedhenesve joshqiptare, kur ata nuk gezojne mbrojtje tjeter me te favorshme.   

Page 70: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

70

Me vendim te Keshillit te Ministrave nga kjo skeme perjashtohen kategori te caktuara, por qe nuk kane te bejne me rastin e te punesuarave ne OJF. Nisur nga kjo qe sapo permendem rasti i punonjesve shqiptare në një organizatë (të huaj ose shqiptare) eshte nje rast qe perfshihet ne skemen e sigurimeve shoqerore. Ndersa, kur kemi te bejme me punonjes te huaj, nese ata nuk jane pjese e skemes se sigurimeve shoqerore te vendit te tyre te lindjes, duke e justifikuar kete me nje vertetim nga administrata e vendit atehere dhe kjo kategori punemarresish do te jete pjese e skemes se sigurimeve.      106. Jam 55 vjec dhe kam 28 vite pune, ku nga këto kam vetëm 22 vite të siguruara. Pas sa vitesh përfitoj pension të pjesshëm?  Përgjigje: Sipas ligjit te sigurimeve shoqerore, kur personi i siguruar per nje kohe me pak se 35 vjet dhe me shume se 20 vjet sigurimi, ka te drejte te perfitoje pension te pjesshem, kur arrin moshën sipas paraqitjes me poshte.  Pensioni  i  pjesshem  caktohet  si  pjese  e  pensionit  te  plote.  Ky  pension  llogaritet  duke shumezuar pensionin e plote me vitet e sigurimit dhe duke bere pjesetimin me 35. Nderkohe, ne rastin tuaj per nje sqarim te metejshem ne po prezantojme me poshte pjese nga tabela qe tregon  moshen  dhe  periudhen  e  kerkuar  ne  vite  per  perfitimin  e  pensionit  te  pjesshem  te pleqerise.                 Viti                                      Mosha për burrat    Vitet e sigurimit  01.01.2007 ­ 30.06.2007                     61vite  e 6muaj             20 vite  Keshtu,  per  periudhen  ku  jemi  aktualisht  shikohet  se  ju  nuk  permbushni  kriteret  per  te perfituar pensionin e pjesshem.   107.  Sa  dhe  ku  duhet  të  paguaj  për  të  përfituar  trajtimin me  pagesë  për  leje  lindje? Privati ku kam punuar nuk më  siguronte dhe kështu që  sigurimet  shoqërore nuk më kanë të regjistruar asgjëkundi. Më thoni si të veproj?  Përgjigje: Na vjen sinqerisht keq, qe gjendeni ne nje situate te tille. Ne fakt, kjo situate eshte per nje pjese te madhe te bashkepatrioteve tane. Jo vetem ata qe punojne jashte vendit, por dhe ata qe nuk kanë levizur nga ky vend kane nje libreze sigurimesh shume te pasigurt dhe jo te “ngrohte” per te ardhmen e tyre. Perfitimi per barrelindje i paguhet nje gruaje lidhur me barren dhe lindjen e femijes, kur ajo ka mbi 12 muaj sigurim shoqeror. Kjo do te thote se nisur nga detyrimi minimum per t’u paguar ne sigurimet shoqerore per kete rast tuajin eshte 5000 leke ne muaj apo 60000 leke per nje vit. Periudha  e  perfitimit  do  te  jete  365  dite  kalendarike,  duke  perfshire  nje  minimum  prej  35 ditesh para dhe 42 ditesh pas lindjes se femijes.  

Page 71: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

71

Ne rast se do te keni nje barre me më shume se një femijë, periudha e perfitimit do te jete 390 dite  kalendarike,  duke  perfshire  nje  minimum  prej  60  dite  para  dhe  42  dite  pas  lindjes  se femijeve.  Perfitimi per barrelindje per gruan e siguruar eshte: ‐  80  per  qind  e mesatares  ditore  te  bazes  se  vleresueshme  te  vitit  te  fundit  kalendarik  per periudhen e paralindjes dhe per 150 dite kalendarike pas lindjes; ‐  50  per  qind  e mesatares  ditore  te  bazes  se  vleresueshme  te  vitit  te  fundit  kalendarik  per periudhen tjeter ne vazhdim.      108.  Jam  pronar  i një biznesi  të  vogël këtu në Tiranë. Në këtë biznes më ndihmojnë motra dhe kunata. A duhet të paguaj sigurime për të dyja ato dhe si llogaritet nëse po?  Përgjigje: Në momentin e regjistrimit në organin tatimor, personi përgjegjës për pagimin e kontributeve duhet të deklarojë statusin dhe të dorëzojë listën e të punësuarve me pagën përkatëse, si dhe listen e punonjësve të papaguar të familjes. Statuset e mundshme për deklarim janë, si:  • Punëdhënës • I vetëpunësuar (i vetëm) • I vetëpunësuar me punëmarrës • I vetëpunësuar me punëmarrës dhe punonjës të papaguar të familjes • I vetëpunësuar pa punëmarrës me punonjes të papaguar të familjes  Ne rastin tuaj ju mund te beni pjese ne kategorine e tretë. Per  kete  rast,  kontributet  e  sigurimeve  shoqërore  dhe  shëndetësore,  për  personat  e vetëpunësuar  (përfshirë  edhe  personat  e  vetëpunësuar  që  punësojnë  persona  të  tjerë), llogariten si një përqindje e pagës mujore minimale.   Në  rastet  kur  kontributet  për  sigurimet  shoqërore  dhe  shëndetësore  për  personat  e vetëpunësuar  llogariten  si  përqindje  e  pagës  mujore  minimale  dhe  veprimtaria  ekonomike fillon,  përfundon  apo  ndërpritet  për  një  periudhë  prej  së  paku  një muaj  të  plotë  kalendarik gjatë një periudhe deklarimi,  dhe  fillimi, mbyllja  apo ndërprerja e  veprimtarisë  ekonomike  i është  njoftuar  degës  së  tatimeve  me  shkrim,  shuma  e  kontributeve  për  t’u  paguar  do  të llogaritet sipas formulës së mëposhtme:  

shuma për t’u paguar për periudhën e deklarimit  x  (A / B)  

ku :   A = numri i muajve të plotë apo të pjeseshëm brenda periudhës së deklarimit gjatë së cilës është kryer veprimtaria ekonomike;  B = numri i muajve të plotë gjatë periudhës së deklarimit.  

Page 72: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

72

Ju faleminderit për vëmendjen!   109. Jam punonjës në një OJF dhe merrem me komunikimin me zyrat e shtetit. Para disa muajsh në zyrën e tatimeve më komunikuan se kisha dy gjoba për mosdorezim ne afat te  deklaratave.  Ju  lutem,  a mund  të  përshkruani  se  kush  janë  afatet  e  dorëzimit  të deklarimeve dhe kush janë sipas datave. Ju faleminderit!  Përgjigje: Afatet  e  deklarimit  dhe  pagesës  se  kontributeve  janë  në  varësi  të  statusit  të  personit  që detyrohet  të  paguajë  kontributet.    Deklaratat  dhe  kontributet  paraqiten  dhe  paguhen  sipas afateve te prezantuara ne tabelen e mëposhtëme:  

Personi qe detyrohet te paguaje kontributet 

Kontributet qe paguhen 

Shpeshtesia e deklarimit dhe 

pageses 

Afati per deklarimin dhe 

pagesen 

Personi  juridik  i regjistruar  si tatimpagues i TVSH 

a)  Kontributet  qe  mbahen  nga  paga  e punemaresve b)  Kontributet  e  punëdhënësit  per punemarresit 

Mujore  Jo  me  vone  se  data 20 e  muajit pasardhës 

Personi    fizik  i regjistruar  si tatimpagues i TVSH 

a)  Kontributet  e  të  vetëpunësuarit  për vete b) Kontributet për punonjësit e papaguar të familjes c) Kontributet që mbahen nga paga e punëmarrësve d)    Kontributet  e  të  vetëpunësuarit  për punëmarrësit 

Mujore  Jo  me  vone  se  data 20 e muajit pasardhës 

Personi  juridik  i regjistruar  si tatimpagues  i  takses vendore mbi biznesin e vogel. 

 a)  Kontributet  qe  mbahen  nga  pagat  e punemaresve b)  Kontributet  e  punëdhënësit  per punemarresit 

Per  çdo tremujor brenda dates 20 te muajit te pare pas  perfundimit te çdo tremujori te  vitit kalendarik 

Jo me vone se datat:  20  Prill; 20  Korrik; 20  Tetor; 20  Janar. 

Personi    fizik  i regjistruar  si tatimpagues  i  takses vendore mbi  biznesin e vogel. 

a)    Kontributet  e  të  vetëpunësuarit  për vete b)  Kontributet për punonjësit e papaguar të familjes c)  Kontributet që mbahen nga paga e punëmarrësve d)  Kontributet  e  të  vetëpunësuarit  për punëmarrësit 

Per  çdo tremujor brenda dates 20 te muajit te pare pas  perfundimit te çdo tremujori te  vitit kalendarik 

Jo me vone se datat:  20 Prill; 20  Korrik; 20  Tetor; 20  Janar. 

 Personat  e detyruar  te paguajne kontribute dorëzojnë në  afatet  e mësipërme dokumentat  si më poshtë:  Ne banke dhe ne posten shqiptare sh.a. sipas percaktimit te subjekteve: 

Page 73: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

73

o “Formular i deklarimit dhe pagesës së kontributeve te sigurimeve shoqërore” E‐SIG 011/a, dhe o “Formular  i  deklarimit  dhe  pagesës  së  kontributeve  te  sigurimeve  shëndetësore”  E‐SIG 012/a; Në Degën e Tatimeve o “Listëpagesa  e  Sigurimeve  Shoqerore,  Shendetesore  dhe  Tatimit  mbi  te  Ardhurat  nga Punësimi”  E‐SIG 025/a; o  “Pasqyra e të Punësuarve Rishtazi dhe e të Larguarve” E‐SIG 027/a (nëse ka të punësuar të rinj ose të larguar); (Çdo person juridik e fizik eshte i detyruar te dorezoje ne degen e tatimeve kete pasqyre nje dite para fillimit te punes se punemarresve te punesuar rishtazi, si dhe brenda 10 diteve per te larguarit nga puna ). o  “Pasqyre  deklarimi  me  te  dhenat  per  pagesen  e  kontributeve  te  Sigurimeve  Shoqerore, Shendetesore dhe Tatimit mbi te ardhurat Personale” E‐SIG 046/a. (Dorezohet vetem nga subjektet qe do te bejne dorezimin e deklarimeve ne format elektronik) Data  e  dorëzimit  është  data  kur  dokumentet  mbërrijnë  përkatësisht  në  bankë;  ne  posten shqiptare sh.a. dhe në degën e tatimeve. Kur data 20 e muajit, për personat juridike e fizike të regjistruar si tatimpagues të TVSH, si dhe data  20  e muajit  te  pare  pas  perfundimit  te  çdo  tremujori  te  vitit  kalendarik,  per  personat  juridike e fizike  te regjistruar si tatimpagues te takses vendore mbi biznesin e vogel, qëllon te jete ditë pushimi ose feste zyrtare, kur bankat; posta shqiptare sh.a.  dhe degët e tatimeve janë të mbylluara,  data  e  pagesës  ose  e  dorëzimit  do  të  jetë  dita  e  fundit  e  punës  përpara  datës  së pushimit ose festës zyrtare.  Personat juridike dhe fizike te regjistruar si tatimpagues te TVSH‐se, brenda datës 20 te muajit pasardhes,  duhet  te  kryejne  deklarimet  e  pagesat  ne  banke  ose  poste,  si  dhe  të  dorezojnë listepagesen në degen e tatimeve.  Personat  juridike  dhe  fizike  te  regjistruar  si  tatimpagues  te  takses  vendore mbi  biznesin  e vogel  duhet  të  deklarojnë  dhe  të  paguajnë  në  Postë  ose  Bankë  kontributet  për  sigurimet shoqerore  e  shendetesore  dhe  tatimin  mbi  te  ardhurat  nga  punesimi,  në  baza  tremujore, brenda  datës  20  te  muajit  te  parë  pas  perfundimit  te  çdo  tremujori  te  vitit  kalendarik. Listepagesat, sipas modelit E‐SIG 025/a që i bashkangjitet këtij Udhëzimi, përpilohen në baza mujore dhe dorëzohen në degën e tatimeve brenda dates 20 te muajit te parë pas perfundimit te çdo tremujori te vitit kalendarik.  Pagesat  paradhenie  brenda  periudhes  tatimore,  kryhen me  urdher  pagese,  ndersa  pagesa  e diferences  per  periudhen  tatimore  kryhet  me  formular  deklarimi,  i  cili  permban  gjithe detyrimin  e  periudhes  tatimore  dhe  dorezohet  ne  banke,  pas  perfundimit  te  periudhes tatimore, brenda afatit te caktuar. Afatet e dorëzimit të të dhënave në formë elektronike janë të njëjta si dhe ato për deklarimet në letër.   110.  Jam një  invalid. Une kam  importuar një makine për nevoja  të mija personale. A përfitoj përjashtim nga taksa e importit për makinën time. Ju lutem të më përgjigjeni sa më  shpejt  të  jetë  e  mundur  pasi  jam  mjaft  i  interesuar  ta  mbaroj  sa  më  shpejt zhdoganimin?  

Page 74: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

74

 Përgjigje: 

Sapo morem  letren  tuaj  po  ju  nisim menjehere  pergjigjen.  Sipas  ligjit  te  taksave  nacionale, përjashtimi  nga  pagimi  i  taksave  bëhet  vetëm  kur  veprimet  bëhen  në  emër  të  veteranit  të luftës,  invalidit të punës a të luftës, të verbërit sëmurëve paraplegjike dhe tetraplegjike. Sipas ketij ligji taksat nga te cilat perjashtoheni jane nje grup taksash ku nder te tjera jane dhe: 

‐ Taksa për pajisjen me dëshmi aftësie për drejtim automjeti.  

‐ Taksa vjetore e qarkullimit rrugor të mjeteve.  

Përjashtohen  nga  pagesa  e  taksës  së  qarkullimit  vjetor  të  mjeteve  ciklomotoret,  motomjetet  si  dhe automjetet (4+1) në pronesi  të veteranëve dhe  invalidëve të  luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit  shqiptar,  të  invalidëve  të  punës,  si  dhe  të  të  verbërve  dhe  të  sëmurëve  paraplegjike  dhe tetraplegjike, kur automjeti është në zotërimin e tyre dhe përdoret vetëm për nevojat e tyre personale dhe jo për aktivitet privat. 

Nderkohe ligji nuk ka parashikuar perjashtimin nga taksa qe ju kerkoni. Na vjen keq qe ju nuk moret ndoshta pergjigjen qe do t’ju interesonte. Gjithsesi, faleminderit qe na u drejtuat ne. 

 111. Po plotësoj bilancin e një shoqërie dhe më ka dalë problemi i njohjes si shpenzime sigurimet  shoqërore  që  paguan  punëmarrësi  në  një  shoqëri.  A mund  të më  thoni  ju lutem se njihet apo jo ky zë si shpenzim për efekte fiskale?  Përgjigje: Ne ligjin e tatimit mbi te ardhurat jane percaktuar nominalisht zerat se kush jane shpenzimet e zbritshme te biznesit. Nese shikojme keto zera nje nga nje atehere mund te themi se: ‐  Shpenzimet  e  njohura  janë  shpenzime  që  njihen  si  të  zbritshme  nga  të  ardhurat  për përcaktimin e fitimit të tatueshëm. Duke qene se shpenzimet per kontribute sigurimesh jane shpenzime te zbritshme te biznesit atehere  dhe  ato  qe  paguan  punedhenesi  ne  emer  te  punemarresit,  te  cilit  ja  mban  keto kontribute ne burim jane shpenzime te njohura per efekte fiskale.   

          

Page 75: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

75

            

KAPITULLI  VI   INFORMACIONE LIGJORE DHE KONTROLLI TATIMOR   112. Kam lexuar me interes rubrikat tuaja të diskutimeve e pyetjeve mbi ekonomine dhe taksat. Dëgjojmë shpesh per evazion fiskal dhe informalitet. Por shpesh mendoj se kush është arsyeja që fshehja e të ardhurave dhe mospagimi i tatimeve vazhdon të jetë një problem i pazgjidhshëm. A mund te me thoni mendimin tuaj të specializuar se pse i fshehin të ardhurat shqiptarët dhe nuk paguajnë taksat si gjithë europa?                                                   Përgjigje:  I dashur lexues! Per t’ju pergjigjur me mire pyetjes tende po e bejme pergjigjen duke shtruar disa pyetje retorike, qe ndricojne erresiren e informalitetit dhe evazionit fiskal. Pse, i fshehin shtetit te ardhurat shqiptaret, atehere...? ‐ Sepse tarifat tatimore jane të larta dhe sipermarresit shqiptare nuk i perballojne dot ato bashke me rregullat e shtetit që keqzbatohen? ‐ Sepse ndoshta gjithe veshtiresite tranzitore të ketyre viteve i heqin në kurriz vetem aktivitetet që veprojne në forme vetdeklaruese, por nen një mbikqyrje të nepunesve publike, që është me shume një qendrim si gjuetari me prenë? ‐ Sepse ndoshta ekspozimi i të ardhurave të tyre do të ishte një ekspozim ndaj krimineleve të rendomte, që qarkullojne neper qytetet e vendit dhe mbjellin panik e frike te biznesmenet shqiptare me “gjobat” e tyre? ‐ Sepse ka një konkurence të pandershme, qe rrit koston e bizneseve te regjistruar dhe nuk shihet të jene denuar si duhet ata që zhvillojne aktivitete të paregjistruara dhe që jane një kercenim direkt i bizneseve, që shteti ka mbeshtetur buxhetin e tij mbi ta ne gjithe keto vite dhe ndoshta kjo ka shkaktuar mosbesim te shteti? 

Page 76: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

76

‐ Apo sepse kjo eshte dhe një mentalitet ne traditen e biznesit te vendit tone qe asnjehere nuk ka patur një administrate shteterore plotesisht te veten?  Mendimi jone eshte se te gjitha sa me lart ndikojne nga pak. Ndoshta jo me te njejten force, por sipas zonave dhe shtresezimeve shoqerore ne vend kanë ndikimin e tyre ne raport me detyrimet qe duhet t’i derdhin ndaj shtetit. Megjithate, problemi i mosraportimit te te ardhurave eshte një fenomen i pergjithshem epidemik, per te gjitha kategorite e bizneseve. Informaliteti nuk eshte i lidhur vetem me ato aktivitete qe nuk regjistrohen fare ne organet shteterore, por dhe me mosdeklarimin e gjithe te ardhurave prej bizneseve te regjistruara.    113. Jam nje student i deges se finances ne Fakultetin Ekonomik. A mund te me sqaroni konkretisht se si kryhet nga kontrolloret nje kontroll i arkes?  Përgjigje: Kontrolli i arkës është shumë i rëndësishëm të kryhet që në fillim të kontrollit. Parimi kryesor për kontrollorin do të jetë verifikimi i saj duke regjistruar ekstremitetet e dokumentave të saj. Asnjë shoqeri nuk mund të ketë më shumë shpenzime se arkëtime. Qarkullimi ditor + forma të tjera të të ardhurave që hyjnë në shoqëri = Gjendjen e llogarisë bankare + çdo shpenzim i arkës pa përjashtim.  Sidomos përsa i përket shoqërive tregtare, që e kanë lëvizjen e mallrave dhe lekut më të shpejtë se prodhimet dhe ndërtimet, llogaritja e qarkullimit ditor është mjaft domethënës. Qarkullimi ditor = gjendje të llogarisë në bankë + shpenzimet e ndryshme (paga, shpenzime personale, blerje mallrash e lëndë të para, paisje zyre etj.). Nëse qarkullimi ditor që llogaritet është më i madh se vlera që ka prezantuar shoqëria duhet të gjenden mënyra për t’i treguar shoqërisë që ai është vërtet më i madh.  E rëndësishme është Testi i Fluksit të Parave. Ky test vlen vetëm për të treguar që arka nuk funksionon në rregull dhe është moment orientues për thellimin e kontrollit.   114. Per mua qarkullim i brendshem do te thote levizje pa vlere. Megjithate, nje kolegu im ekonomist mendon ndryshe. A mund te me sqaroni kete koncept dhe nese kemi nje qarkullim te tatueshem kur malli leviz nga nje vend ne tjetrin, i te njejtit pronar?  Përgjigje: Pyetja juaj eshte me vend. Ne fakt, kembimi i sherbimeve apo mallrave nenkupton ekzistencen e  nje  sipermarresi  qe  sherben  dhe  te  nje  perfituesi  sherbimi  nga  ana  tjeter  dhe  ansjelltas. Perfituesi i sherbimit apo mallit duhet te jete nje person tjeter (person fizik ose juridik ose nje shoqeri).  Midis  dy  ndermarjeve  te  nje  sipermaresi  nuk  mund  te  kete  kembim  sherbimesh sepse nje  sipermarres mund  te kete vertete  shume aktivitete,  por  ama vetem nje ndermarje (nuk  jane  persona  juridike  te  vecante).  Tek  sherbimet  brenda  nje  ndermarjeje  flitet  per  nje qarkullim te brendshem. Qarkullimi  i brendshem nuk eshte i tatueshem. Per kete aresye nuk kemi te bejme as me nje TVSH per tu paguar dhe as me nje zbritje TVSH‐je.    

Page 77: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

77

115. Une qe po ju shkruaj jam nje veteran. Kam vajtur disa here ne Degen e tatim taksave, por nuk jam sqaruar tamam. A mund te me thoni ju se nga cilat taksa jemi te perjashtuar ne veteranet?   Përgjigje: Në mbeshtetje të nenit 102,pika 4 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisëdhe në zbatim të nenit 8 të ligjit Nr. 7663, datë 20.1.1993, "Për statusin e invalidit të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar, të nenit 13 të ligjit Nr. 7874 datë 17.11.1994 "Për statusin e veteranit të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar", të nenit 6 të ligjit Nr. 7889, datë 14.12.1994 " Për statusin e invalidit ", të nenit 4 të ligjit 8098, datë 28.03.1996 "Për statusin e të verbërve", Ministri i Financave ka nxjerre udhezimin Nr.1, date 08.01.2003 ku thote se: 1. Invalidët dhe veteranët e luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar, invalidët e punës, si dhe të verbërit përjashtohen nga taksat e drejtpërdrejta si me poshte: a) Taksa për sherbimet konsullore. b) Taksa për përdorimin e aparateve radiotelevizive. c)  Taksa për përdorimin e numrit  telefonik kabllor. d) Taksa për regjistrimin në arësimin e lartë. dh)  Taksa për kalimin e kufirit të Republikës së Shqipërisë me avion. e)  Taksa për pajisjen me pasaportë lundrimi. f)  Taksa për pajisjen me dëshmi aftësie për drejtim automjeti.  a)  Përjashtimi  nga  taksa  për  shërbimet  konsullore  bëhet  në  rastet  e  pajisjes  së  veteranit  të punës apo të luftës, invalidit të punës apo të verbërve me pasaportë. b)  Taksa  për  përdorimin  e  aparateve  radiotelevizive.  Përjashtohen  nga  pagimi  i  kësaj  takse invalidët e punës dhe të luftës, veteranët  e luftës si dhe personat e verbër kur këto pajisje janë në emrin e tyre. c)  Taksa  për  përdorimin  e  numrit  telefonik  kabllor.  Përjashtohen  nga  pagimi  i  kësaj  takse invalidët  e  punës  dhe  të  luftës,  veteranët  e  luftës    si  dhe  personat  e  verbër,  kur  abonimi telefonik është në emrin e tyre. d) Taksa për regjistrimin në arësimin e lartë. Përjashtohen nga pagimi i kësaj takse invalidët e punës ose personat e verbër në rastet kur dëshirojnë të vazhdojnë arësimin e lartë. dh) Taksa e kalimit të kufirit të Republikës së Shqipërisë me avion. Përjashtohen nga pagimi i kësaj  takse  invalidët  e  punës  apo  të  luftës,  veteranët  e  luftës  si  dhe  personat  e  verbër,  kur kalojnë kufirin e Republikës së Shqipërisë me avion. e) Taksa për pajisjen me pasaportë lundrimi. Përjashtohen nga pagimi i kësaj takse  invalidët e punës  apo  të  luftës,  veteranët  e  luftës  si  dhe  personat  e  verbër,  në  rastet  e  pajisjes  me pasaportë lundrimi. f) Taksa për pajisjen me dëshmi aftësie për drejtim automjeti. Përjashtohen nga pagimi i kësaj takse  invalidët e punës apo  të  luftës,  veteranët e  luftës  si dhe personat e verbër, në  rastet  e pajisjes me dëshmi aftësie për drejtim automjeti. 3. Sipas nenit 16/1 të ligjit Nr. 7889 datë 14.12.1994 "Për statusin e invalidit", si dhe të nenit 4 të  ligjit  8098,  datë  28.3.1996  "Për  statusin  e  të  verbërit"  kur  invalidi  i  punës  dhe  personi  i verbër ushtrojnë veprimtari private, nuk përjashtohen nga taksat e dretpërdrejta. 

Page 78: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

78

4. Përjashtimi nga pagimi i taksave të mësipërme bëhet vetëm kur veprimet bëhen në emër të veteranit të luftës, invalidit të punës a të luftës si dhe të verbërit. 5. Veterani  i  luftës,  invalidi  i  luftës apo  i punës,  si dhe personat e verbër duhet  të paraqesin pranë agjentit tatimor, librezën e veterani, invalidit të punës apo të luftës, si dhe librezën e të verbërit së bashku me dokumentin që e ka pajisur dega e tatimeve të rrethit për përjashtimin nga këto taksa. 6. Të gjitha përjashtimet do të shënohen në një regjistër të veçantë ku do të jetë shënuar emri, mbemri,  si dhe ekstremet e librezës.    116. Disa dite perpara degjova ne lajme per marreveshjet per shmangjen e taksimit te dyfishte  me  Kinen.  A  mund  te  me  thoni  dot  se  me  cilat  shtete  kemi  nenshkruar marreveshje te tilla?  Përgjigje: Në  zbatim  të  ligjit  nr.8560  datë  22.12.1999  “Për  Proçedurat  Tatimore  në  Republikën  e Shqipërisë”,  Drejtoria  e  Përgjithshme  e  Tatimeve  ka  negociuar  një  sërë  marrëveshjesh ndërkombëtare  për  eleminimin  e  tatimeve  të  dyfishta  (marrëveshje  tatimore),  të  cilat  janë nënëshkruar dhe kanë hyrë në fuqi në përputhje me dispozitat e Ligjit nr.8371 datë 9.7.1998 “Për Lidhjen  e  Marrëveshjeve  dhe  Traktateve  Ndërkombëtare”.  Në  bazë  të  Ligjit  “Për  Proçedurat Tatimore  në  Republikën  e  Shqipërisë”,  Neni  24,  Drejtoria  e  Përgjithshme  e  Tatimeve  ka  për detyrë administrimin dhe zbatimin e dispozitave të marrëveshjeve ndërkombëtare tatimore dhe përfaqsimin  e  vendit  në bashkëpunimin dhe  zgjidhjen  e  konflikteve me autoritetet  tatimore  të vendeve të tjera.   Shqiperia ka nenshkruar marreveshje tatimore qe kane hyre ne fuqi me keto shtete:  1.  Marrëveshje me Poloninë. Ka hyre ne fuqi nga 1 Janari 1995. 2.  Marrëveshje me Rumaninë. Ka hyre ne fuqi nga 1 Janari 1995. 3.  Marrëveshje me Malajzinë. Ka hyre ne fuqi nga 1 Janari 1995. 4.  Marrëveshje me Hungarinë. Ka hyre ne fuqi nga 1 Janari 1996. 5.  Marrëveshje me Turqinë. Ka hyre ne fuqi nga 1 Janari 1997. 6.  Marrëveshje me Çekinë. Ka hyre ne fuqi nga 1 Janari 1997. 7.  Marrëveshje me Rusinë. Ka hyre ne fuqi nga 1 Janari 1998. 8.  Marrëveshje me Maqedoninë. Ka hyre ne fuqi nga 1 Janari 1999. 9.  Marrëveshje me Kroacinë. Ka hyre ne fuqi nga 1 Janari 1999. 10. Marrëveshje me Italinë. Ka hyre ne fuqi nga 1 Janari 2000. 11. Marrëveshje me Bullgarinë. Ka hyre ne fuqi nga 1 Janari 2000. 12. Marrëveshje me Suedinë. Ka hyre ne fuqi nga 1 Janari 2000. 13. Marrëveshje me Norvegjinë. Ka hyre ne fuqi nga 1 Janari 2000. 14. Marrëveshje me Greqinë. Ka hyre ne fuqi nga 1 Janari 2001. 15. Marrëveshje me Zvicrën. Ka hyre ne fuqi nga 1 Janari 2001. 16. Marrëveshje me Maltën. Ka hyre ne fuqi nga 1 Janari 2001. Marreveshjet  tatimore si  rregull, hyjne ne  fuqi pas ratifikimit nga Parlamentet e  te dy vendeve kontraktuese dhe kane efekt nga 1 Janari i vitit pasardhës.  

Page 79: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

79

 117. Jam nje prodhues kaseta dhe CD audio. Mirepo ne aktivitetin tim jane shtuar jashtezakonisht fallsifikatoret dhe shfrytezuesit e albumeve muzikore ne rruge pirate. Kush i ka kopetencat per t’i ndaluar ata dhe si mund te na ndihmojne neve prodhuesit e rregullt?  Përgjigje: Faktikisht ne vendin tone kjo fushe eshte pak e rrahur. Megjithate, me civilizimin dhe zhvillimin e jetes ekonomike‐shoqerore dhe ky sektor po kalon transformimet dhe masat parandaluese per shmangjen e konkurences se pandershme. Në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga Konventat Ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes së të drejtave  të  autorit  dhe  të  pronësisë  intelektuale  të  ratifikuara nga Kuvendi  i  Shqipërisë  ,  në zbatim të Ligjit nr. 7564, datë  19.05.1992 “Për të drejtën e autorit”, eshte e ngarkuar ligjerisht administrata  tatimore  në  qendër  dhe  në  rrethe  qe  të  marri  masa  për  zbatimin  korrekt  të kegjislacionit  në    fushën    e  së  drejtës  së  autorit  ,nëpërmjet  ushtrimit  të  kompetencave  nga strukturat  e  Policisë  Tatimore.  Policia  Tatimore  por  dhe  organet  doganore,  në  zbatim  nuk duhet te lejojne zhvillimin e veprimtarisë nga subjektet të cilët përdorin pronësinë intelektuale në  fushën  e  artit,si  subjekte  prodhues,  importues,  përdorues,  shitës  apo  qeradhënës,  dhe  të cilët nuk kanë nënshkruar kontrata me shoqëritë e mbrojtjes së të drejtave të autorit,si dhe të ndalojnë prodhimin,  importimin, tregtimin e kasetave, videokasetave, kompaktdisqeve etj, që janë  të  pajisura me  pullën  përkatëse  të  shoqërive  të mbrojtjes  e  të  drejtave  të  autorit.  Per shkelje  te  te drejtes se autorit  sic  jane dhe rastet qe permendni  ju ne kerkese vendosen dhe gjoba administrative qe variojne nga 25 000 leke per perdoruesit e vegjel (si kafenetë, baret, restorantet, tavernat, hotelet, motelet dhe sallat e gjimnastikës aerobike) deri ne 400 000 leke per perdoruesit e medhenj (si radiot dhe televizionet kombëtare, hotelet, prodhuesit (botuesit) e  kasetave,  videokasetave,  kompaktdisqeve(CD),  si  dhe  përdorues  të  tjerë  të  pronësisë artistike në fushat e letërsisë, arteve vizuale e fotografisë artistike).   118. Jam i interesuar te njihem me ligjet fiskale.Mirepo ne asnje vend nuk i kam gjetur te permbledhura. Mund te me adresoni se kush eshte rruga me e lehte per t’a siguruar kete informacion?   Përgjigje: Fusha e informimit publik, eshte nja nga mangesite ne pergjithesi te administrates publike. Madje nje nga nxitjet me te medha qe na shtyu dhe ne si studio te nsiim kete rubrike ishte pikerisht kjo fushe e zbrazet. Megjithate, per pyetjen tuaj pergjigja do te ishte se nese nuk siguroni dot informacion duke kontkatuar direkt me zyrat e maredhenieve me publikun ne rrethet e vendit apo ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve, atehere ju mund te hapni dhe internetin dhe te shikoni faqet me adresat e meposhtme. Jemi te sigurte se materialet qe kerkoni ju presin.  www.minfin.gov.al,  www.altaxstudio.co.nr ose www.tatimet.gov.al     119. Kur dyshohet se një tatimpagues ka kryer evazion dhe mashtrim fiskal në vlera të mëdha cilat janë proçedurat në rastet kur dyshohet për këto krime tatimore?  

Page 80: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

80

Përgjigje: Për  raste  të  tilla  është ë domosdoshme njohja e Kodit  të Proçedurave Penale  (Ligji Nr.7905, date 21.03.95) dhe Kodit të Ndjekjes Penale (Ligji Nr.7895, date 27.01.95). Kjo njohje vlen kur një inspektor ndermerr veprime sipas dispozitave per ndjekje penale.  Investiguesi eshte ne kerkim te ndonje prove qe tregon fajesi ne aktivitetin e tatimpaguesit, e cila  mund  te  çoje  ate  ne  ndjekje  penale.  Meqenese,  ne  rastet  per  investigim,  shumat  e  te ardhurave ka  gjasa  te  jene  te medha,  koha  per  ate  investigim  eshte me madhe.  Takimet me tatimpaguesin  ne  fjale  vazhdohen  akoma  te mbahen. Megjithate  keto  takime  do  te  kene  nje tjeter kendveshtrim, pasi pyetjet e investiguesit do te synojne jo vetem te nxjerrin informacion per probleme te subjektit, por edhe personat e implikuar ne mashtrim.  Investiguesi  mund  te  ndermarre  investigim  ne  fusha  te  tjera.  Pyetjet  qe  formulon mund  te marrin  forma  te  ndryshme.  Vrojtime  pa  dijenine  e  tatimpaguesve  ne mjediset  ku  ushtrohet aktiviteti  ekonomik  i  shoqerise  nen  investigim  e  siper;  kerkim  aktiv  per  informacion  jashte DPT dhe regjistrave te biznesit per shoqerine; dhe organizim te takimeve me tatimpaguesin ku ai informohet se qellimi i takimit eshte percaktimi i fajesise per ndjekje te mundshme penale per mashtrimin tatimor te zbuluar. Punonjësit publikë, ku bëjnë pjesë dhe punonjësit e administratës tatimore jane te detyruar te mos deshmojne per faktet qe jane sekret shteteror.  Sipas Kodit te Procedures Penale (neni 61), nese nga vepra penale ka ardhur dem material, duhet te ngrihet dhe padi civile ne procesin penal kunder te pandehurit ose te paditurit civil, per te kerkuar kthimin e pasurise ose shperblimin e demit. Legjitimimi i paditesit civil mund te behet para se te kete filluar shqyrtimi gjyqesor. Kerkesa  duhet  te  permbaje  gjeneralitetet  e  te  demtuarit  akuzues,  te  atij  qe  akuzohet, parashtrimin  e  arsyeve  qe  perligjin  kerkesen,  nenshkrimin  e  te  demtuarit  akuzues  ose perfaqesuesit  te  tij,  emrin  dhe  mbiemrin  e  perfaqesuesit  dhe  prokuren  e  tij.  Per  ngritjen  e padise civile ne procesin penal eshte  i  legjitimuar menaxheri  i subjektit  te audituar,  i cili per ngritjen e kesaj padie bashkepunon me audiret.  Permbledhja e meposhtme e rregullave te provave, paraqitet si nje orientues per kontrolloret dhe punonjësit e investigimit dhe inteligjencës:  Tipet e provave. 1. Provat materiale, te dhenat qe merren nga objektet materiale. 2. Provat shkresore, ose: 2.1. Primare (dokumentet origjinale te konsideruara si me te besueshme), ose 2.2. Dytesore (nje fotokopje, ose nje deshmitar qe perdor shenime te marra nga origjinali apo mbledhja e permbajtjes se tij).  Dokumentimi dytesor i provave zakonisht perdoret vetem kur: 2.2.1. Dokumentin e zoteron nje pale tjeter te cilen kontrollori nuk mund t'a administroje ate perfundimisht; 2.2.2. Origjinali ka humbur apo eshte shkaterruar; 2.2.3. Prodhimi i origjinalit fizikisht eshte i pamundur (p.sh. mbishkrimi mbi nje mur); 2.2.4. Heqja e origjinalit nuk eshte e lejueshme (p.sh disa dokumente publike).  3.  Konfirmimi  te  dhenave  synon konfirmimin  e  vertesise  se  provave  te mbledhura me pare. Konfirmimi i te dhenave eshte thelbesore ne rrethanat e meposhtme: 

Page 81: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

81

3.1. Kur pranimi apo rrefimi eshte bere nga nje person i akuzuar 3.2. Provat jane mbledhur nga femijet 3.3. Provat jane mbledhur nga bashkefajtori  Burimet nga te cilat investiguesi mund te marre prova per te provuar mashtrimin tatimor janë: ‐  Provat materiale: materialet  aktuale  qe  formojne  bazat  e  saj,  perzgjedhjet  perfaqesuese  te materialeve, dokumente origjinale apo te dhena; ‐ Kerkimet në vendin e ngarjes; ‐ Informacion nga publiku, informuesi , zyrtaret e departamenteve; ‐ Inspektimi i te dhenave; ‐ Mbikeqyrja; ‐ Intervistimi i punonjësve; ‐ Intervistimi i te dyshuarve (kur rethanat e lejojne).  1. Kriteri i vlefshmerise apo pranueshmerise se provave shkresore mbetet ne:  ‐ palen qe e ka bere (firmosuar) ate; ‐ dikush qe e pa, qe u be apo u firmos; ‐ dikush qe e njeh shkrimin dhe mund t'a identifikoje ate; ‐ eksperti (i ligjshem). 2.  Prova  konsiderohet  e  tille  per  nje    eshtje  nese  ajo  tenton  te  provoje  ose  jo  ekzistencen  e fakteve ne diskutim. Jo cdo informacion eshte prove. 3. Provat jane te pranueshme nese ajo nuk thyen nje nga rregullat e meposhtme perjashtuese: ‐ Mbeshtetet mbi thashethemet; ‐ Mbeshtetet mbi aktet e ngjashme apo fakte; ‐ Mbeshtetet mbi opinione apo supozime; ‐ Nuk perputhet me karakterin e te dyshuarit (eshte subjektive por duhet mbajtur parasysh); ‐ Kur prova e dhene nga nje person dhe ajo vete akuzon personin qe dyshohet.    120. Jam nje sipermarres italian ne aktivitetin e tregtimit te kepuceve. Tatimi i fitimit per vitin e kaluar e pagova aq sa me vendosen ne degen e tatimeve. Sivjet, megjithese une plotesova plan­biznesin per vitin , jo vetem nuk u mor parasysh nga organet tatimore, por dhe mu rriten kestet. Spjegimi i zoterinjve te tatimeve ishte se aktiviteti do te rritej. Por une u thashe se kete e dija vetem une dhe s’kish si ta dinte njeri tjeter. A mund te kete nje rrugedalje ky problem, qe mua nuk me bind se bazohet ne ligj dhe logjike, por vetem mbi arbitraritet dhe korrupsionin dhe paaftesine per te mbledhur tatime nga te gjithe?  Përgjigje: Vlerësimi tatimor është llogaritja që i bën administrata tatimore shumës së detyrimit tatimor si dhe dënimeve administrative e interesave për pagesë të vonuar që detyrohet të paguajë një tatimpagues.  Vlerësimi  tatimor  është  detyrim  ndaj  shtetit,  i  pagueshëm  në  buxhet  i  cili  i njoftohet  tatimpaguesit  me  shkrim  në  mënyrë  të  drejtëpërdrejtë  ose  me  shërbim  postar. Tatimpaguesi është i detyruar të paraqesë në organet tatimore, Formularin e Deklarimit dhe Pagesës së Tatimit mbi Fitimin, së bashku me Deklaraten Analitike, brenda datës 31 Mars të vitit  pasardhës,  duke  paraqitur  në  të  njejtën  kohë  edhe  bilancin  kontabël  së  bashku  me anekset  e  tij,  si  dhe  çdo  të  dhënë  tjetër  mbështetëse    për  argumentimin  e  të  dhënave  të 

Page 82: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

82

deklaratës  tatimore,  perfshi  pasqyren  e  rrjedhjes  se  parase  (Cash‐flow)dhe  ndryshimet  ne kapitalet  e veta . Tatimi mbi fitimin paguhet në formë paradhënie, brenda datës 15 të çdo muaji. Për periudhën tatimore  të  vitit  ushtrimor,  kësti  mujor  i  paradhënies  përcaktohet  duke  u  mbështetur  në masën e  fitimit  të  tatueshëm të dy viteve më parë. Kur tatimpaguesi vërteton para organeve tatimore, në mënyrë domethënëse dhe të argumentuar, uljen e masës së përcaktuar të tatimit mbi  fitimin,  atëherë  organet  tatimore  mbas  kontrollit  dhe  verifikimit  në  vend,  brenda  një periudhe  prej  30  ditësh  kalendarike  nga  data  e  marrjes  së  kërkesës  me  shkrim  të argumentuar,  pranojnë    zvogëlimin  e  kësteve  të  pagesave  paradhënieve.  Administrata tatimore mund  të  rrisë këstet mujore  të paradhënieve për dy muajt  e  fundit  të vitit  tatimor ushtrimor: ‐ Kur mbas një kontrolli  të kryer për vitin  tatimor paraardhës  rezulton se  tatimi mbi  fitimin për vitin paraardhës ka qënë i pasaktë.  ‐ Nëse fitimi i vlerësuar është më i lartë se 10% krahasuar me këstet e parapaguara deri në atë kohë, atëherë administrata tatimore korigjon këstet për muajt nëntor dhe dhjetor.  ‐ Në çdo rast kur tatimpaguesi eshte konstatuar se nuk ka nje qendrim fiskal pozitiv duke mos paguar detyrimet ne menyre vullnetare, por vetem pasi ato zbulohen nga kontrollet tatimore.    121. Kam dëgjuar, por dhe lexuar për parimin e transferimit të fitimit nëpërmjet çmimit. Cilat janë metodat për përcaktimin e çmimit të tregut për këtë temë?  Përgjigje: Kur pale te pavarura (persona jo te lidhur) zhvillojne transaksione me njera tjetren, kushtet tregtare dhe financiare te maredhenieve te tyre (p.sh. cmimet e mallrave apo sherbimeve te furnizuara) percaktohen ne pergjithesi nga faktoret e tregut. Ndersa, tek personat e lidhur qe zhvillojne  transaksione me njeri tjetrin, marredheniet tregetare dhe financiare te tyre mund te mos ndikohen direkt ne te njejten menyre nga forcat e tregut. Ne kete rast, shpesh personat e lidhur synojne te bien dakort midis tyre per  dinamiken e forcave te tregut nepermjet percaktimit te cmimeve lidhur me transaksionet qe zhvillojne me njeri tjetrin. Eshte e domosdoshme qe cmimet ne kushtet e tregut te lire mes paleve te pavarura (cmimet e tregut) te merren per baze edhe ne transaksionet e kontrolluara qe zhvillohen midis personave te lidhur. Ne menyre qe nje gje e tille te behet ne menyre sa me reale, duhet qe krahasimi te behet per situata me karakteristika ekonomikisht te ngjashme, pra qe jane efektivisht te krahasueshme. Per percaktimin e cmimit te tregut (cmimit real  jo te manipuluar midis personave te  lidhur), Komisioni  i  Transferimit  te  Cmimeve,  eshte  i  detyruar  te  perdore  nje  nga  metodat  e meposhtme:  Metoda e çmimit të pakontrolluar të krahasueshëm (MÇP)  MÇP të krahasueshëm bazohet ne krahasimin e cmimit te zbatuar per mallin apo sherbimin e furnizuar ne nje transaksion te kontrolluar midis personave te lidhur, me cmimin e zbatuar per mallin  apo  sherbimin  e  furnizuar  ne  nje  transaksion  te  pa  kontrolluar  midis  personave  te pavarur, ne rrethana te krahasueshme. Nese midis ketyre dy cmimeve ka diference, kjo tregon se kushtet e marredhenieve tregetare dhe financiare mes personave te  lidhur nuk perputhen me kushtet e tregut. Ne kete rast, eshte e nevojshme qe cmimi  i perdorur ne transaksionin e 

Page 83: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

83

kontrolluar  (mes  personave  te  lidhur),  te  zevendesohet    me  cmimin  qe  perdoret  ne transaksionet e ngjashme te pa kontrolluara midis personave te pavarur.  Metoda e çmimit të rishitjes (MÇR)  MÇR konsiston ne gjetjen e çmimit me te cilin produkti i blere nga nje person i lidhur, i eshte rishitur nje personi  te pavarur. Ky  çmim (çmimi  i  rishitjes),  reduktohet me nje nivel normal fitimi  bruto  (marzh  tregtar),  i  cili  perfaqeson  shumen  me  te  cilen  rishitesi  do  te  mbulonte shpenzimet  e  tij  operative  e  te  shitjes  dhe  do  te  realizonte  nje  fitim  normal  (duke  marre parasysh edhe asetet e perdorura si dhe rrezikun e mundshem). Pjesa qe mbetet pas zbritjes se fitimit bruto (marzhit tregetar), pasi korrektohet perseri me shpenzimet e tjera qe lidhen me blerjen e produkteve (p.sh. taksa doganore, etj), konsiderohet “cmim i tregut” (cmim normal i pa manipuluar) per  transferimin origjinal  te mallit  apo  sherbimit midis personave  te  lidhur. Kjo  metode  mund  perdoret  me  efektivitet,  ne  veprimet  tregtare  te  cilave  u  njihet  cmimi  i rishitjes.  Marzhi i çmimit te rishitjes (fitimi bruto) per rishitesin ne transaksionet e kontrolluara, mund te percaktohet duke ju referuar marzhit (fitimit bruto) qe i njejti rishites realizon per mallra te blera  dhe  te  shitura  ne  transaksione  te  pavarura  te  krahasueshme,  dhe  qe  ai  i  realizon me persona  te  pavarur.  Ky marzh  i  cmimit  te  rishitjes  (fitimi  bruto)  i  realizuar me  persona  te pavarur  ne  transaksione  te  pakontrolluara  dhe  te  krahasueshme,  mund  te  sherbeje  per administraten  tatimore  si  tregues orientues  per  vleresimin  e  transaksioneve  te  kontrolluara midis personave te lidhur.   Metoda e Kostos Plus (MKP)  MKP  bazohet  ne  vleften me  te  cilen  furnizuesi  (shitesi),  furnizon  bleresin  qe  eshte  person  i lidhur  me  mallra  apo  sherbime,  ne  nje  transaksion  te  kontrolluar.  Ne  kete  rast,  vleftes  se mesiperme u shtohen shpenzimet e kryera nga bleresi si dhe nje perqindje e arsyeshme fitimi, e  cila  merr  parasysh  ne  menyre  te  perafert  realizimin  e  nje  fitimi  normal  ne  baze  te operacioneve te kryera dhe te kushteve te tregut. Shuma qe rezulton pasi shtohet kjo perqindje mbi  shpenzimet  (koston),  konsiderohet  “cmim  i  tregut”  per  transaksionin  e  kontrolluar. Kjo metode  perdoret  ne  rastet  kur  mallrat  e  paperfunduara  (gjysem  produktet)  shiten  midis personave te lidhur.    122. Une kam nevoje te informohem per te dhenat e nje firme, qe kam punuar me perpara. Deri ne c’fare niveli qendron konfidencialiteti i te dhenave te saj sipas ligjit? Kujt kane te drejte t’i japin informacion organet tatimore dhe cila eshte procedura per keto raste?   Përgjigje: E kuptojme shqetesimin tuaj. Te informohesh eshte nje e drejte qe ja jep kushtetuta e vendit cdo banori. Por, gjithsesi nisur nga niveli i informacionit dhe klasifikimi i tij do te donim t’ju shpjegonim dhe ate qe ju n’a kerkoni. 

Page 84: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

84

Organet  tatimore mund  të  japin  informacione në  lidhje me  tatimpaguesit për organet e  tjera shtetërore vetëm në rastet e mëposhtëme: a. Gjyqtarët dhe prokurorët të përfshirë në çështje tatimore në proçes, si dhe në çështje të tjera penale,  në  përgjigje  të  kërkesës me  shkrim  për  të  ndihmuar me  informacion  në  ndjekjen  e çështjeve penale; b. Kontrollin e Lartë të Shtetit, për të gjithë tatimpaguesit që ka të drejtë ai  t’i kontrollojë në bazë të ligjit; c. Gjykatat, në të gjitha rastet për tatimpaguesit të cilët nuk kanë ushtruar veprimtari ose nuk kanë paraqitur asnjë deklaratë për një periudhë prej më shumë se dy vjetësh. Në këto raste, organet tatimore kanë të drejtë, si palë të interesuara, të kërkojnë nga gjykata çregjistrimin e personit sipas legjislacionit në fuqi.  Persa  i perket  indidvideve apo qytetareve  te  thjeshte niveli  i  informacionit qe mund  te  jepet eshte deri ne nivelin e gjeneraliteteve, si emri  i  shoqerise, dhe  te dhena te ngjashme. Persa  i perket  konfidencialitetit  te  te  dhenave  tatimore  ato  ne  pergjithesi  perbejne  sekret  dhe  nuk mund  te  jepen  pervecse  enteve  te  mesiperm.  Nderkohe,  organet  tatimore  me  kërkesën  e tatimpaguesit  janë  të  detyruara  të  lëshojnë  një  vërtetim  per  të  konfirmuar  të  ardhurat  e tatueshme,  fitimin dhe/ose kapitalin,  detyrimet  tatimore dhe  statusin  e  tatimpaguesit  lidhur me pagesën e tatimeve.     123. Studjoj ne fakultetin ekonomik, dega finances. Kam degjuar nga nje shoku im ne gjykaten e Tiranes per raste te regjistrimit apo dhe prishjes te shoqerive me nenvizim. C’fare eshte kjo dhe si realizohet?  Përgjigje: Megjithese pyetja tuaj nuk eshte nje pyetje qe eshte objekt i punes tone, pas interesimit dhe njohjes me materialet ligjore, ne mundem te marrim nje pergjigje qe po jua japim me poshte. Kjo qe kerkoni ju ka te beje me kerkesa te ligjit per regjistrin tregtar.  Regjistri tregtar mbahet nga Gjykata e Rrethit të Tiranës për gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Çdo tregtar individual dhe çdo shoqëri tregtare perpara se te regjistrohen ne organet tatimore regjistrohen në regjistrin tregtar me një numër të ri regjistrimi.  Kur një regjistrim është bërë në regjistrin tregtar ndërkohë që ka qenë i paligjshëm për mungesë të një kushti thelbësor, ai konsiderohet se duhet të prishet me nënvizim nga regjistri me iniciativën dhe kompetencën e gjykatës. Kjo e fundit duhet t'u komunikojë të interesuarve që ka ndërmend ta prishe me nënvizim dhe njëkohësisht t'u caktojë një afat për ankim. Gjykata i komunikon personit të regjistruar si titullar i sipërmarrjes së regjistruar ose personit që ka marrë të drejtat e tij, qëllimin për prishje me nënvizim dhe i cakton atij një afat për të bërë ankim. Afati nuk duhet të jetë më i vogël se tre muaj. Në qoftë se personat ose adresat e tyre nuk njihen, komunikimi dhe caktimi i afatit bëhen duke i publikuar në njërën prej gazetave të autorizuara për publikimin e njoftimeve ligjore. Në rast ankimi vendos gjykata. Palët për këtë vendim mund t'i drejtohen Gjykatës së Apelit.  Kur një regjistrim është bërë në regjistrin tregtar ndërkohë që ka qenë i paligjshëm për mungesë të një kushti thelbësor, ai duhet të prishet me nënvizim nga regjistri me iniciativën dhe kompetencën e gjykatës. Kjo e fundit duhet t'u komunikojë të interesuarve që ka ndërmend ta prishe me nënvizim dhe njëkohësisht t'u caktojë një afat për ankim. Nëse një 

Page 85: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

85

regjistrim duhet të prishet me nënvizim nga gjykata, prishja bëhet duke regjistruar shënimin "Prishur me iniciativë dhe kompetencë". Kur një regjistrim duhet bërë me iniciativë dhe kompetencë në raste të tjera, ai duhet të pasqyrojë bazën ligjore dhe shënimin "Regjistruar me iniciativë dhe kompetencë", me përjashtim të rastit për fillimin e procedurës së shlyerjes së dëmit ose të likuidimit në rrugë gjyqësore.    124. Punoj ne tatime dhe tani sapo kam filluar pune. Ne nje rast qe kam ndeshur gjate kontrollit pashe se shoqeria edhe pse me humbje per dy vite nuk ishte ne rregull me kerkesat e ligjit te shoqerive tregtare per kete rast. A ndikon kjo per efekt te detyrimeve fiskale dhe si ndikon? Ju faleminderit  Përgjigje: Eshte kenaqesi dhe suprize per ne të bashkebisedojme per te paren here me nje punonjes te organeve tatimore. Njekohesisht, kjo eshte dhe prishja e  nje tabuje nga administrata qe rralle ben bashkebisedime me ne.  Sipas ligjit “Per shoqerite tregtare” cilesohet se në rast se kapitalet e veta të shoqërisë, për shkak të humbjeve të konstatuara në dokumentet financiare, rezultojnë më të vogla se gjysma e kapitalit themeltar, ortakët vendosin, brenda 4 muajve nga miratimi i llogarive që pasqyrojnë këtë humbje, mbi mundësinë e prishjes së parakohshme të shoqërisë. Në rast se prishja nuk shpallet nga shumica e nevojshme për ndryshimet e statutit, shoqëria detyrohet të zvogëlojë kapitalin e saj me një vlerë jo më të vogël se ajo e humbjeve që kanë mbetur të pambuluara nga rezervat, duke pasur parasysh edhe rregullat e nenit 38 të këtij ligji. Ky operacion duhet të kryhet jo më vonë se data e mbylljes së vitit të parë financiar, para të cilit është konstatuar humbja, në qoftë se brenda këtij afati kapitalet e veta të shoqërisë nuk janë plotësuar deri në një vlerë jo më të vogël së gjysma e kapitalit themeltar. Në të dy rastet rezoluta e ortakëve botohet në një gazetë të autorizuar për publikimin e njoftimeve ligjore. Ajo gjithashtu regjistrohet në regjistrin tregtar. Në mungesë të iniciativës për marrjen e një vendimi nga ana e administratorit ose ekspertit kontabël të autorizuar apo në rast se ortakët nuk kanë mundur të merrnin një vendim të vlefshëm, çdo person i interesuar mund të kërkojë në rrugë gjyqësore prishjen e shoqërisë. Prishja e shoqërisë mund të kërkohet edhe në rast se dispozitat e paragafit të dytë të këtij neni nuk janë përmbushur. Gjykata mund t'i akordojë shoqërisë një afat maksimal prej 6 muajsh për të rregulluar gjendjen. Ajo nuk mund të shpallë prishjen, në rast se ky rregullim është bërë ditën në të cilën ajo mblidhet për të marrë vendim.    125. Jam i interesuar te di se si veprohet ne llogaritjen e vleres doganore. Ajo qe me nxiti per kete eshte se une dua te fus nje makine personale dhe duke ditur se mund te rendohen taksat per makinat me te vjetra se ato te prodhuara ne 1998 me intereson te di se si llogaritet vlera doganore? Ju faleminderit dhe respekte.  Përgjigje: 

Page 86: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

86

Per te zhdoganuar nje makine procedurat jane shume me te thjeshta nga sa do te pergjigjemi me poshte. Nisur nga shqetesimi dhe kurioziteti tuaj ne do t’a trajtojme kete problem me gjere. Brenda kesaj pergjigje eshte dhe ajo qe ju doni te dini. Vlera doganore e mallrave të importuara në vetevete eshte vlera e mallrave për qëllime të nxjerrjes së taksave ne vlere mbi mallrat e importuara Vlera doganore deklarohet në lekë. Per kete qellim përdoret kursi zyrtar i këmbimit të monedhës, i shpallur nga Banka e Shqipërisë, i asaj dite kur bëhet deklarimi në organet doganore. Vlera doganore e mallrave të importuara do të jetë vlera e transaktuar, llogaritur dhe me shtesat si me poshte: ‐ komisionet dhe pagesat për agjensitë doganore, përveç komisioneve të blerjes, ‐ kostua e konteinerëve, të cilët për qëllime doganore, trajtohen si të jenë një me mallin, ‐ kostua e paketimit, duke përfshirë punën dhe materialet; ‐ vlera e përpjesëtuar në mënyrë të përshtatshme e të gjitha mallrave dhe shërbimeve, të rendituara më poshtë, të cilat janë furnizuar, drejtpërdrejtë ose jo, nga blerësi pa pagesë ose me një kosto të reduktuar, për qëllime të prodhimit apo shitjes për eksport të mllarave të importuara, në qoftë se kjo vlerë nuk është përfshirë në çmimin e paguar (ose që duhet të paguhet):      i) e materialeve, përbërësve, pjesëve dhe artikujve të ngjashem, të cilat janë trupëzuar në mallrat e impotuara,      ii) e veglave, matricave, kallëpeve dhe artikujve të ngjashëm, që janë përdorur për prodhimin e mallrave të importuara,      iii) e materialeve të konsumuara në prodhimin e mallrave të importuara,      iv) e projekteve inxhinierike, projektimeve artistike, planeve, skicave e të tjera si këto, të cilat janë kryer jashtë Republikës së Shqipërisë dhe që kanë qenë të nevojshme për prodhimin e mallrave të importuara; ‐ tarifat e ndryshme për licensa apo ekskluzivitet në lidhje me mallrat e importuara, të cilat blerësi duhet t'i paguajë, drejtpërdrejt ose jo, si kusht për shitjen e mallrave që po vlerësohen, me kushtin që këto tarifa të mos jenë përfshirë në çmimin e paguar (ose që duhet të paguhet); ‐ vlera, ose çdo pjesë e saj, e të ardhurave që mund të merren nga rishitja e mëtejshme, mbajtja apo përdorimi i mallrave të importuara, që shkon, drejtpërdrejt apo jo, në përfitim të shitësit; ‐ kostua e transportit, e ngarkimit, shkarkimit dhe të gjitha operacioneve që lidhen me transportin e mallrave, si dhe ajo e sigurimit të mallrave, për t'i sjellë ato deri në pikën e hyrjes në territorin doganor të Republikës së Shqipërisë. Në qoftë se për arsye të mos plotësimit të kushteve të kërkuara, është e pamundur të zbatohen kerkesat e mesiperme, atëherë si vlerë doganore e mallrave të importuara do të pranohet një vlerë transaksioni, e pranuar si vlerë doganore, e mallrave të njëjta që janë importuar në Republikën e Shqipërisë në (ose afërsisht) të njëjtën kohë, në të njëjtin nivel tregtar dhe në (ose afërsisht) të njëjtën sasi. Në qoftë se një vlerë e tillë nuk mund të gjendet, atëherë lejohen të pranohen vlera të niveleve të ndryshme tregtare.    126. A kemi marreveshje per eleminimin e tatimit te dyfishte me Italine ? Nese po, si do te veprohej sipas tatimeve shqiptare dhe italiane per nje biznesmen shqiptar ne Itali?  Përgjigje: 

Page 87: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

87

Sipas buletineve dhe udhezimeve te botuara nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve ne grupin e shteteve ku marrveshjet e tatimit te dyfishte kane hyre ne fuqi eshte dhe Italia. Marrëveshja me Italinë per heqjen e taksimit te dyfishte eshte me efekt nga 1 Janari 2000. Në shumicën e vendeve të botës, dhe thuajse në të gjitha vendet e zhvilluara, legjislacioni tatimor ka  sanksionuar  si  parimin  e  residencës  edhe  parimin  e  burimit.  Pra  kuptimi  i  parimeve  të mësipërme do të shprehej:  ‐ individët dhe personat juridikë që konsiderohen rezidentë të një shteti  në bazë të legjislacionit të  tij,  i  nënështrohen  tatimit  në  këtë  shtet  për  të  ardhurat  në  total  të  realizuara  në  shkallë botërore, pra në këtë shtet dhe kudo gjetkë, (parimi i rezidencës), dhe           ‐  individët dhe personat juridikë që nuk janë rezidentë të këtij shteti në bazë të legjislacionit të këtij shteti, (pra personat jo‐rezidentë) i nënështrohen tatimit në këtë shtet vetëm për të ardhurat që mund të realizojnë në këtë  shtet, (parimi i burimit). Në  këto  kushte  individët  apo  shoqëritë  rezidente  të  një  shteti,  që  ushtrojnë  aktivitete  dhe realizojnë të ardhura në një shtet tjetër, për këto të ardhura tatohen dy herë një herë në vendin e rezidencës së tatimpaguesit (individit apo shoqërisë) dhe një herë në vendin e burimit të të ardhurave.    127.  Kush  jane  ato  institucione  qe  kane  detyrim  ligjor  per  te  dhene  informacion tatimeve dhe kush jo? A behet kerkese apo percaktohen me marrevshje?  Përgjigje: Per te siguruar llogaritjen e sakte te detyrimeve, organet tatimore mund te perdorin cdo burim te mundshem informacioni te vlefshem per kete qellim. Personat fizikë dhe juridikë si edhe organizmat e ndryshme qeveritare janë të detyruar t’i japin organeve  tatimore  informacione  te  ndryshme  per  percaktimin  sa  me  te  sakte  te  situates ekonomiko‐ financiare te tatimpaguesit, te detyrimit te tij tatimor etj.   Ato jane te detyruar t’i japin keto informacione ne menyre elektronike, kur sistemi i mbajtjes se regjistrimeve nga ana e  tyre  eshte  i  informatizuar.  Ato  jane  gjithashtu  te  detyruar  të  lejojnë  organet  tatimore  të shqyrtojnë të gjitha dokumentat tatimore dhe cdo dokument tjeter qe sherben per llogaritjen e sakte te detyrimeve tatimore. Sipas ligjit per procedurat tatimore detyrohen të japin informacionet e duhura, pa kerkesen e organeve tatimore, personat e meposhtem: ‐  Sistemi  Gjyqësor,  per  te  gjitha  rastet  kur  tatimpaguesit  pushojnë  aktivitetin,  shpërndahen, ose  pësojnë  ndryshime  thelbësore  brenda  kuptimit  të  Ligjit  Nr.  7638,  date  19.11.1992  “Për Shoqëritë Tregtare”. Gjykatat njoftojnë organet tatimore për të gjitha vendimet qe marin lidhur me mbylljen e veprimtarise, me shperndarjen e shoqerive si dhe me ndryshimet thelbesore qe pesojne  shoqerite  (ndryshime  te  cilat  ne  baze  te  Ligjit  ‘’Per  shoqerite  tregetare’’,  njihen me vendim gjykate), brenda 5 ditëve nga dita e marrjes se vendimeve. Kur bëhet fjalë për detyrime tatimore  te papaguara nga shoqerite  te cilat kerkojne  te cregjistrohen, gjykatat nuk mund  të nxjerrin një vendim përfundimtar derisa organet tatimore te vërtetojnë se jane paguar të gjitha detyrimet tatimore. Gjykata dergon në organet tatimore nje kopje të Vendimeve Gjyqesore së bashku me kërkesën e tatimpaguesit. ‐ Organet Doganore jane te detyruara të shënojnë në fletën e zhdoganimit të importeve dhe në fleten e doganimit  te eksporteve numrin e  identifikimit  te  tatimpaguesit sipas Certifikatës së TVSH‐së,  kodin  fiskal  te  tij,  vitin  dhe  vendin  ku  është  regjistruar  tatimpaguesi.  Ato  jane  te 

Page 88: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

88

detyruara  te mos bejne    veprime  zhdoganimi  e  doganimi  te mallrave  kur  tatimpaguesit  nuk paraqesin  certifikaten  e  regjistrimit  si  tatimpagues  dhe  certifikaten  e  TVSH.  Drejtoria  e Pergjithshme  e  Doganave,  i  dergon  zyrtarisht  Drejtorise  se  Pergjithshme  te  Tatimeve  sipas percaktimit  te bere ne nje Akt  ‐ Mareveshje te  lidhur midis dy Drejtorive te Pergjithshme,  te dhena  analitike  te  tatimpaguesve  qe  kane  kryer  importe  dhe  eksporte  gjate  muajit.  Ky informacion duhet te permbaje domosdoshmerisht te dhenat identifikuese te tatimpaguesit si emrin tregtar te tij, NIPT‐in, vleren doganore dhe detyrimet tatimore te paguara ne Dogane. Te dhenat e derguara jane te ndara per sejcilin tatimpagues dhe per cdo rreth. ‐ Zyrat  e Regjistrimit  të Pasurive  jane  te detyruara  te dergojne ne organin  tatimor  te  rrethit perkates, brenda dates 10 te muajit pasardhes nje  liste te akteve te regjistrimit te pasurise e cila permban llojin e pasurise qe tjetersohet, emrin e shitesit, tatimin e paguar (te mbajtur ne burim)  dhe  vleften  perkatese  te  pasurise  se  shitur  apo  te  tjetersuar.  Kjo  liste  permbledh  si rastet e kalimit te pronesise nepermjet shitjes, ashtu edhe rastet e dhurimit e te trashegimise. ‐ Punëdhënësit privatë dhe shtetërorë, jane te detyruar te dergojne ne organin tatimor te rrethit perkates, brenda muajit janar te vitit pasardhes, listen e të gjithë të punësuarve te vitit te meparshem, pagen vjetore te tyre dhe tatimin mbi pagat te mbajtur ne burim ne momentin e pageses.    128. Punoj ne administraten publike dhe disa muaj me pare plotesuam formularet e deklarimit te pasurise, si per veten dhe per familjaret. A parashikon ligji tatimor aktual deklarimin e pasurive sipas modelit te administrates publike per subjektet qe ka te regjistruar, kur dihet se ato bejne shpenzime ne cash qe nuk maten nga askush?  Përgjigje: Eshte e vertete se ndaj ligjit duhet te jemi te gjithe te barabarte. Ketu hyn dhe detyrimi per te deklaruar i secilit  individ qe perfiton te ardhura sipas percaktimeve te  ligjit te tatimit mbi te ardhurat.  Sipas  tij  dhe  ne  zbatim  te  kerkesave  te  ketij  ligji  çdo  individ  që  gjatë  periudhës tatimore ( viti kalendarik) përfiton të ardhura perveç të ardhurave te përfituara  nga skema e detyrueshme e  sigurimeve  shoqerore,  bursave  te nxënësve dhe  studentëve,  shpërblimeve  te marra  për  rastet  e  sëmundjeve  apo  fatkeqesive,  të  ardhurave  te  përfituara  nga  pronarët  si shpërblim për shpronësimet që i bëhen nga shteti për interesa publike, si dhe të ardhurave që përjashtohen në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara nga Kuvendi i Shqipërisë është  i  detyruar  t’i  deklarojë  këto  të  ardhura  si  dhe  tatimin  përkatës  të  paguar  për  ato  të ardhura çdo vit, sipas modelit të formularit “Deklarimi i të Ardhurave Personale nga Burime të Tjera”. Kjo deklaratë duhet te dorëzohet në organin tatimor përkatës brenda datës 30 Janar të vitit  pasardhës.  Nga  kontaktimet  tona me  autoritetet  tatimore  prej  tyre  parashikohet  qe  ky deklarim te futet ne vitet fiskale me te aferm.    129. Jam duke menduar te nis nje biznes. A mund te me jepni keshilla se si duhet te interesohem per te gjetur nje klientele fikse?   Përgjigje: 

Page 89: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

89

Ne radhe te pare do te donim te na kishe thene se c’fare tip biznesi do te nisesh. Megjithate, ne po nisemi raste biznesi te zakonshem. Pyetja “ku ti gjej Klientet?” eshte grricëse kur gjendjet familjare jane nga me te shumllojshmet dhe behen nxitese perdite per te gjetur te ardhura per te mbushur boshlleqet që lë jeta te ne. Ne radhe te pare ne do te te keshillonim qe t’i te ndertoje nje plan. Kurre mos nis nje pune apo biznes pa nje plan se ku do te arrish me te. Vendosi ketij plani disa afate per t’u permbushur. Atehere, me tej ne do te thoshim se: 1. Nise biznesin tend me te njohurit e tu fillimisht. Bej nje list te tyre dhe shperndaje idene me flete‐palosje apo duke ju folur per ate qe ke ndermend te shesesh apo sherbesh. 2. Biznesi tuaj sado i vogel apo i madh ka nevoje per sado pak publicitet. Per kete duhet te keni planifikuar qe ne fillim nje buxhet. Mos e nenvleftesoni, pasi per shume biznese ky moment anashkalimi perben nje nga shkaqet per deshtim.  3. Ofroji mallrat dhe sherbimet me cmime pak me poshte se konkurenti me i afert.  Njerezit kane nevoje te shikojne nje cmim qe ata e ndiejne ase jane ne gjendje t’a paguajne per mallin apo sherbimn tuaj. Ne momentin, kur biznesi stabilizohet atehere ju mund te vendosni se c’fare do te beni me cmimet tuaja. A e ndjeni se njerezit jane te pregatitur te paguajne me shume? A justifikoheni para tyre me cmimet e reja? Megjithate, kujdes, momenti nuk ju shtyn per nxitime, qe mund te marrin kthesa qe nuk do t’ju interesonte.  4. Bej dicka te vecante ne biznesin tend. Kur njerezit nisin ne fushen e konsulences, mire eshte qe ate fillimisht  t’a aplikojne me sa me shume njerez dhe mundesisht falas. Sidomos per mallra apo sherbime qe ju mendoni se kushtojne per ju pak, por per klientin e bejne te ndihet i familjarizuar me produktet e biznesit tuaj. 5. Ofro sherbime apo mallra ne dite te caktuara me cmime okazionale, duke e bere te vecante per kete biznesin tuaj. Mos u trembni. Nuk do te humbisni. Ditet e tjera ne vijim njerezit do te shtohen tek ju. Megjithese te gjesh kliente duket si nje pjese e veshtire, nese ju ofroni cmime te ndershme dhe njerezit informohen per kete dhe kur vijne te ju e ndiejne direkt trajtimin tuaj atehere klientet nuk kane nga te shkojne. I keni ne dore. S’na mbetet tjeter vecse t’ju urojme fat te mbare ne biznesin tuaj.       130. Punoj ne Greqi si emigrant. Tani kam ardhur per pushime ne Shqiperi. Me ra ne dore  gazeta  tuaj  dhe  doja  t’ju  pyesja  per  kuriozitet.  Si  veprohet  per  te  parandaluar rritjen e cmimeve ketu ne shqiperi prej organeve tatimore? Ne greqi ne kete kohe Foro (tatimet)  i denon  gjithe  ata qe ngrene  cmimet  artificialisht. Po ketu pse nuk merren masa me te forta ndaj spekullanteve? Ju faleminderit  Përgjigje: Zakonisht rritja e cmimeve ndodh kryesisht ne javen e fundit te vitit dhe kjo perfshin grupin e mallrave te konsumit. Ne fakt cmimet percaktohen ne treg dhe jane nje abuzim i hapur i tregtareve te vegjel dhe te mesem me kerkesen e madhe ne keto dite, qe kane ngelur si tradite furnizmesh te medha qe nga periudha e kohes me tollona. Zakonisht, iniciativat per parandalim te ketij fenomeni ndermerren nga autoritetet me te larta tatimore, por kjo gjithsesi eshte nje mase me ndikim te kufizuar ndaj ketij mentaliteti. Megjithate, Drejtoria e 

Page 90: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

90

Pergjithshme e Tatimeve  ne vazhdim te nderrmarjeve intensive per t’u prere rrugen abuzimeve ne treg  per parandalimin e fenomenit te rritjes se  çmimeve te mallrave te konsumit ne pragun e fundvitit si dhe duke ndjekur sensibilizimet e vazhdueshme te konsumatoreve ne kete drejtim, me qellim parandalimin e ketij fenomeni i  verejtur edhe gjate viteve te meparshme urdheron cdo vit strukturat e saj ne zonat e ndryshme te territorit, qe te ushtrojne kontrolle te vazhdueshme te tatimpaguesve qe kryejne aktivitete ne tregtimin e mallrave ushqimore, industriale, e konsumi ne pergjithesi deri ne mbyllje te vitit 2004. Kontrollet ushtrohen per verifikimin e dokumentit te faturave te blerjes dhe shitjes si dhe regjistrimit te tyre sipas kerkesave te legjislacionit perkates per faturimet dhe dokumentimin e veprimeve te aktivitetit dhe ne varesi te pikave te shumices, ngrihen dhe pika kontrolli te  mbeshtetur nga policia tatimore. Vemendje i kushtohet kontrollit te shitjes se mallrave sipas listes se cmimeve, qe duhet te kete te vendosur ne ambient publik cdo tatimpagues, duke bere rillogaritje detyrimi tatimor per rastet qe verehen dukshem me rritje cmimesh dhe denime per cdo rast mosleshimi te kuponave tatimore karshi konsumatoreve.  Keto jane masat e ndermarra ne vitet e fundit dhe qe do te thellohen me tej dhe kete vit mendojme nisur dhe nga pervoja e te kaluares, por dhe biznesi vete e ka kuptuar qe abuzimet per cdo vit dhe kane me pak shteg te lire per te vepruar. Urojme qe te mos jete kjo rruga qe do t’i shtohet problemeve te ketij fundviti te veshtire.    131. Jam nje pensionist, qe ka punuar per vite te tera ne degen e finances ne dikastere te ndryshme. Degjojme dhe shikojme se shume gjera thuhen, por pak behen. A ka ndonje te dhene studioja tuaj se cilat kane qene prioritetet e qeverise per financen dhe sa jane zbatuar nga ana e saj ato zotime? Me shume me duken fjale ne ere dhe kaq. Megjithate, une do t’jua dija per shume faleminderit nese me pergjigjeshit.  Përgjigje: Ne keto vite sistemi i  financave shqiptare, menaxhimi i tij pavaresisht nga mospermbushje objektivash te ndryshme ka pesuar permiresime te ndjeshme dhe te prekshme. Ketu duhet theksuar sidomos konsolidimi i kapaciteteve te mbledhjes se te ardhurave fiskale, apo hapat konsistente per decentralizimin fiskal qe u ndermoren nga qeveria. Keto permiresime kane bere te mundur qe te mbahen ne gjendje te stabilizuar parametrat makro‐ekonomike, duke ulur progresivisht peshen e deficit buxhetor e duke rritur njekohesisht mundesite per me shume financime per sherbimet publike, infrastrukturen etj. Ky eshte faktori themelor qe ka siguruar ritme te qendrueshme dhe te larte te rritjes se ekonomise ne vitet e fundit. Po keshtu, angazhimi i qeverise ka qene planifikuar dhe zotuar ne aksionin e programuar te luftes ligjore e instrumentale, krahas asaj politike, ndaj informalitetit, trafiqeve, veprimtarive jo vetem te paligjshme, por edhe kriminale ekonomike, evazionit fiskal  dhe natyrish lidhjeve dhe tarafeve klienteliste favorizuese qe i mbrojne ato ne raportet me administraten, me shtetin, me politiken etj. Detyre e rendesishme e programit financiar ka qene qe  asetet  informale t’i perfshijme ne nje treg dhe t’i detyrojme te levizin ne kanale legale dhe formale te tregut. Kjo gje deri me sot ka qene e parealizueshme dhe nje mospermbushje e zotimeve qeveritare, megjithe perpjkjet e koheve te fundit per legalizim te zonave informale. Problemi i legelizimit te aseteve eshte shume me i madh, pasi duhet te perfshije dhe asetet e firmave, qe i kane shumicen e tyre pa asnje titull pronesie. Detyra per harmonizimin e levizjeve dhe flukseve 

Page 91: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

91

investimore dhe prodhuese, financiare dhe materiale, jo vetem ne dobi te disa shtresave, jo vetem per te luftuar varferine dhe polaritetin e pajustifikuar ose jo legjitim te shoqerise,  por vecanerisht per te garantuar te ardhmen duke krijuar incentiva dhe mekanizma te qendrueshmerise se aftesive konkoruese te shqiptareve ka qene nje objektiv qe eshte arritur me shume boshlleqe dhe eshte sfida me e madhe ne vazhdim te qeverisjes. Strategjia e Zhvillimit Ekonomik dhe Social, qe eshte dhe supersfida qeveritare per financat ka ngelur me se shumti per publikun nje publicitet qe ka nevoje per konkretizime ne terren. Mangesite e mekanizmit monitorues per shkak te mosaktivizimit te gjithe instrumenteve te kontrollit dhe te vleresimit te performances deri me sot mungojne dhe eshte e domosdoshme te kapecehen.  Menaxhimi i te ardhurave fiskale dhe financiave publike kane mbetur nen trysnine e konceptin e planit te te ardhurave. Për doganat dhe tatimet ështe bërë si traditë që ai të realizohet çdo vit më poshtë se 100%. Barra fiskale ligjore eshte e përqëndruar kryesisht te tatimpaguesit e ndershem, pa u rishpërndare si duhet ne gjithe bazen akoma te ngushte te taksapaguesve. Detyrimi ligjor i administrates tatimore dhe doganore qe eshte respektimi dhe mbledhja e te gjithe detyrimeve ligjore fiskale, ne te gjitha transaksionet ekonomike qe zhvillon sipermarrja ne fakt duhet te krahasohen me shkallen e vleresuar te evazionit dhe informalitetit të tregut dhe jo me metoden e planeve, nje menyre e vjeteruar vleresimi pune. Suksesi do te ishte i dukshem vetem me matjen e rezultatit në zbulimet e evazionit dhe informalitetit të tregut.  Ne drejtim te Shpenzimeve publike detyrat e programuara nuk jane realizuar e mbeten kritike si në alokimet sektoriale te shpenzimeve publike, por dhe ne efektivitetin e perdorimit te tyre. Programimi i shpenzimeve mbetet ende tradicional prandaj duhet reformuar rrenjesisht. Verehen disbalancime te shperndarjes mes sektoreve, sepse alokimi sektorial nuk bazohet ne krahasime reale ndersektoriale apo gjeografike te efektit maksimal tek perfituesi i fundit qe eshte taksapaguesi. Procesi i zbatimit te buxhetit eshte edhe me problematik. Mosrealizimi i investimeve per shkak te dobesive planifikuese dhe zbatuese si dhe rritja e shpenzimeve ne fund te vitit me tendera te drejtperdrejte s’jane gje tjeter, vecse shtigje per abuzim.  Lufta kunder krimit ekonomik dhe trafiqeve ka synuar nga qeveria goditjen dhe mbylljen e kanaleve financiare informale dhe ne parandalimin e zhvillimit te ketyre sipermarrjeve te paligjshme ne te ardhmen. Megjithese u arriten rezultate te dukshme ne javët e para të qeverisë së re në luftën kunder trafikut të njerëzve, krimi i organizuar u kundërpërgjigj me transferimin e aktivitetit te tij ne trafiqe me te sofistikuara, që nga droga deri te operacionet e pastrimit të parasë në media. Kjo lufte ka qene me beteja te shumta te fituara nga qeveria, por fenomeni i trafikut sidomos ai i narkotikeve dhe pastrimi i parave ne biznesin e regjistruar vazhdon te jete nje terren i pazoteruar nga financat shqiptare.    132. Shume firma bejne konkurse e ndajne cmime. Une e kuptoj qe kjo behet per te nxitur blerjen e mallrave te tyre. Por, a nuk ndikon kjo ne prishjen e konkurences se ndershme dhe kush i mbron te drejtat e tregtareve te vegjel dhe te mesem?   Përgjigje: Interesimi tuaj eshte nje shqetesim qe e verejme dhe ne. Ky fenomen po perhapet dhe nuk po parandalohet me force nga asnje strukture e shtetit. Ne fakt per ndjekjen e rregullave te biznesit parlamenti shqiptar ka miratuar nje ligj “Per Konkurencen”, me Nr. 8044, date 7.12.1995. Ky ligj zbatohet për të gjithë personat fizikë dhe juridikë, vendas e të huaj, privatë ose shtetërorë, që ushtrojnë veprimtari tregtare financiare e prodhuese, bazuar në parimin e 

Page 92: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

92

konkurrencës së lirë, që ofrojnë ose kërkojnë mallra, shitblerja ose konsumi i të cilave i nënshtrohet nismës dhe vullnetit të tyre të lirë. Ligji ndalon t'i jepen përdoruesve dhurata, objekte me vlerë ose të bëhen ulje çmimesh, të cilat tejkalojnë standartet normale në tregti, në mënyrë që t'i detyrojnë ata t'i blejnë, duke bërë që të krijohet rreziku i mashtrimit për çmimin e mallrave të ofruara ose për mallrat e tjera të ofruara nga furnizuesi. Ligji “Per Konkurencen” ndalon kategorikisht që të shfrytëzohet dobësia e përdoruesit për qëllime të nxitjes së shitjeve, duke organizuar lojëra fati ose llotari të jashtëligjshme, të cilat mashtrojnë publikun, krijojnë presion psikologjik për të blerë, tërheqin vëmendjen  nëpërmjet avantazheve disproporcionale, ose i organizojnë lojërat e fatit me kusht për të bërë shitje. Për mbrojtjen e konkurrencës sipas kerkesave te ketij ligji eshte krijuar drejtoria e konkurrencës ekonomike, e cila është një institucion publik në varësi të ministrit që mbulon tregtinë dhe drejtohet nga një drejtor i përgjithshëm. Qendra e saj është në Tiranë. Kjo strukture shteterore ka kopetence per vendosje te gjobave administrative nga 10 000 leke e deri ne 500 000 leke. Në rastet kur shkelja e ligjit është bërë me qëllim dhe nga kjo rezultojnë pasoja të rënda për shëndetin publik, mbrojtjen e mjedisit ose interesave të rëndësishme ekonomike e të pronës, atëherë shkelja ndiqet penalisht.    133. Kush janë çështjet e etikës në kontrollin dhe administratën tatimore?  Përgjigje: Ka nje rendesi te vecante qe kontrollorët te shihen me besim, siguri dhe besueshmeri nga TP‐it që kontrollojnë. Ata mund ta nxitin kete besim duke pervetesuar dhe aplikuar kerkesat etike te emertuara ne kete kod, ndersa kryejne detyrën e tyre funksionale.  Ndonje mangesi apo shkelje ne sjelljen profesionale apo ndonje sjellje e pahijshme ne jeten e tyre  personale,  ndikon  integritetin  e  gjithë DTM‐së,  si  dhe  cilesine/vlefshmerine  e  punes  se tyre dhe mund te ngreje dyshime rreth besueshmerise se vete kontrollit.     Integriteti eshte vlera kryesore e Kodit te Etikes. Kontrollorët kane nje detyre qe te pajtohen me  standardet  e  larta  te  sjelljes  (si  p.sh.ndershmerine,  drejtesine,  pastertine  dhe besueshmerine ne rrjedhen e punes se tyre dhe ne marrdhenjen e tyre me eprorët). Integriteti i kontrollorëve dhe sektorit të kontrollit duhet të mbështetet mbi konceptet e pavaresise dhe objektivitetit.  Pavaresia e kontrollorëve do te thote se ajo nuk duhet te dobesohet nga interesa personale apo te jashtme. Kontrollorët duhet te perpiqen jo vetem te jene te pavarur nga TP‐it, si  dhe grupet  e  tjera  te  interesit, por  gjithashtu duhet  te  jene objektive dhe  te paanshem ne ceshtjet qe jane ne kontroll. Ka nje nevoje per objektivitet dhe paanesi ne te gjitha punet e bera nga kontrollorët, vecanerisht rreth raporteve. Perfundimet dhe  raportet duhet te bazohen ne faktet e marra dhe te grumbulluara sipas standardeve te kontrollit tatimor.  Kontrollorët nuk duhet te pranojnë kontrolle, per te cilat nuk  jane kompetente qe t'i kryejne. Kur ato caktohen ne detyra te tilla, duhet te kene kurajon t'i  reklamojne Përgjegjësit të Zyrës ose Të Sektorit. Kontrollorët  duhet  te  ruajnë  kujdesin  e  duhur  profesional  ne  kryerjen  e  kontrollit  dhe  ne pergatitjen  e  raporteve  qe  kane  lidhje  me  te.  Ata  duhet  te  sigurohen  qe  puna  te  jete  e besueshme,  ne  kohe,  e  dobishme,  bindese  dhe  e  paster.  Kontrollorët  kane  nje  detyrim profesional per te rinovuar dhe permiresuar aftesite e kerkuara per te realizuar pergjegjesite e 

Page 93: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

93

tyre  profesionale  dhe  duhet  te  perdorin  metodat  dhe  praktikat  e  cilesise  me  te  larte  te mundshme ne kryerjen e kontrollit.   Kryerja  e  kontrollit  eshte  kurdohere  subjekt  aprovimi  i  përgjegjësit  të  tij  ne  baze  te  planit mujor. Përgjegjësi  i Sektorit  të Kontrollit duhet  te kene pergjegjesi qe  te perpiqen sinqerisht per  te  arritur  reduktimin  e  kostos  dhe  te  sigurojne  eficencen  dhe  efektivitetin  njësisë  që monitorojnë dhe keshtu  te ulin koston administrative për çdo kontroll. Ashtu si  strukturat e tjera publike, kostoja e kontrollitit mbulohet nga taksapaguesit. Ne lidhje me kete kontrollorët kane nje pergjegjesi morale për të qenë model per pjesen tjeter te administrates publike.  Është  e  rendesishme  qe  te  mbahet  neutraliteti  politik  nga  kontrollorët.  Keshtu  qe  eshte  e rendesishme qe kontrollorët te ruajne pavaresine e tyre nga ndikimi politik, ne menyre qe te realizojne pergjegjesite e tyre te kontrollit ne menyre te paaneshme. Kontrollorët nuk duhet te ndermarrin  dhe  as  ta  mendojne  idene  per  te  ndermarre  aktivitete  politike,  nderkohe  qe ndodhen  nën  autoritetin  fiskal,  jo  vetem  pse  ky  tip  aktivitetesh  eshte  i  ndaluar me  ligj,  por gjithashtu  sepse  perfshirje  te  tilla mund  te  kene  apo mund  te  shihen  sikur  kane  nje  ndikim negativ ne aftesine e tyre per te realizuar pergjegjesite profesionale ne menyre te paaneshme. Te gjithe punonjësit duhet të tregojnë dukshëm se nuk diskriminojne realisht asnjë TP, sipas seksit, fese, aftesise fizike apo gjendjes shendetesore.  Kontrollorët  duhet  te  jene  te  sjellshem,  por  edhe  kembengules  ne  kryerjen  e  ekzaminimeve duke  ngulmuar ne mbledhjen dhe analizimin e fakteve te nevojshme per te prodhuar zbulime dhe  perfundime  qe  ia  vlejne.  Kontrollorët  duhet  te  sigurohen  se  prova  mbeshtetese  e  nje raporti eshte e mjaftueshme, e besueshme dhe e qarte, keshtu qe perfundimet apo gjykimet e arritura mund  te  jene  ne menyre  te  bindshme  te  rendesishme.  Për  këtë  qëllim  ata  duhet  te paraqesin vetem ato zbulime qe bazohen fort ne faktet e gjetura dhe qe jane te qarta. Here pas here  mund  te  behet  e  nevojshme  qe  te  paraqiten  zbulimet  dhe  perfundimet  qe  perfshijne interpretim,  por  interpretime  te  tilla  mund  te  bazohen  vetem  ne  fakte  dhe  mund  te  jene logjikisht te qendrueshme dhe te arsyeshme.  Te  gjithe  kontrollorët  dhe  pjesetaret  e  sektorit  qe  punojne  për  qëllimet  e  kontrollit  do  te zbatojne kushtet e punesimit dhe aktet e tjera si rregullat e etikes ne sherbimin publik etj. Kontrollorët nuk duhet  te perdorin pozicionin e  tyre zyrtar per  te  fituar avantazhe qe nuk u takojne, qofshin keto pasurore apo perfitime te tjera.  Te  gjithe  inspektorët  kane  pergjegjesi  per  sjelljen  e  tyre  ne  lidhje  me  te  gjitha  llojet  e ngacmimeve.  Ngacmimi  eshte  nje  sjellje  e  merzitshme  qe  krijon  shqetesime  tek  personi  qe ngacmohet. Ngacmimi mund te varioje nga forma ekstreme sic jane ato seksuale, dhuna fetare dhe deri te injorimi i dikujt ne vendin e punes. Çfaredo forme te kete dhe kurdo qe te ndodhe, ngacmimi sjell kufizime dhe ndikime te medha ne jeten personale dhe familjare te kontrollorit dhe  demton  imazhin  dhe  besueshmerine  e  sektorit  dhe  DTM‐së.  Të  gjithë  inspektorët  kane  pergjegjesi personale, per  te siguruar se ata nuk vene shendetin dhe sigurine e  te  tjereve ne rrezik nga veprimet e tyre.  Punonjësit  e  kontrollit  duhet  te  garantojnë  se  ato  i  perdorin  burimet  publike  ne  menyre eficente dhe efektive, dhe nuk i perdorin ato per qellime personale. Kjo shfaqet ne perdorimin e  te  gjitha  pajisjeve  te  zyres  duke  perfshire  telefonin,  faksin,  kompjuterat,  e‐mailin  dhe 

Page 94: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

94

internetin,  fotokopjen,  godinen  e  zyres  dhe  transportin  zyrtar  etj.,  vetem  per  qellime  te funksioneve te kontrollit.  Kontrollorët duhet ti respektojne metodat e profesionisteve te tjere, qe ndryshojne nga te tyre, ne  aktivitetin  profesional.  Ata  duhet  te marrin  parasysh  traditat  dhe  praktikat  e  grupeve  te tjera profesioniste me te cilat punojne. Kur shfrytezojne materiale te profesionisteve te tjere, kontrolloret duhet te perdorin saktesisht referencat dhe burimin e informacionit. Ato mund te paraqesin  opinionet  e  tyre  alternative  pa  dhene  vlerësime  te  drejperdrejta  ose  pa  i kundershtuar.   134. Kam bere nje kerkese per ulje tatimi ne degen e tatim­taksave. Mund te me thoni se si funksionon apelimi tatimor?  Përgjigje: Ne zbatim te ligjit “Per procedurat tatimore” dhe akteve nenligjore bashkengjitur tij, të drejtën e apelimit e ka çdo tatimpagues në lidhje me çdo vlerësim tatimor, me anë të të cilit janë përcaktuar detyrimi tatimor, interesat dhe gjobat; me çdo vendim të organit tatimor që ka të bëjë me pretendimin e tatimpaguesit për rimbursim apo përjashtim tatimor apo dhe me çdo akt zyrtar të Degës së Tatimeve, apo me çdo vendim ekzekutiv të posaçëm. Nje apelim tatimor qe ju bëni jeni te detyruar ta beni me shkrim ku te percaktoni emrin tuaj si tatimpagues, NIPT‐in, Degen e tatimeve ku jeni te regjistruar, adresen e aktivitetit, objektin e apelimit, llojin e detyrimit apo detyrimeve qe apeloni si dhe shumen e detyrimit apo detyrimeve qe apeloni.  Duhet theksuar se eshte e rendesishme qe te permendni  argumentat dhe bazen ligjore mbi te cilen ju si apelues mbeshteteni per te kundershtuar vendimin e organeve tatimore. Kerkesen per apelim duhet ta shoqeroni gjithmone me kopjen te nje vleresimi tatimor apo te cdo akti zyrtar te organit tatimor qe ju kundershtoni, si dhe dokumentin me ane te te cilit vertetoni se eshte parapaguar shuma e detyrimit te vendosur, pa gjobat dhe interesat perkatese. Për çdo apelim tatimor, duhet të paraqisni bashkëlidhur një kopje të përcaktimit të vlerësimit tatimor, aktin zyrtar ose vendimin e posacem ekzekutiv që ka të bëjë me ju.  Apelimi paraqitet ne shkallën më të ulët të sistemit të apelimit administrativ (ne rastin tuaj ne Drejtorine e Pergjithshme‐DPT), brenda 30 ditëve nga data e vlerësimit ose njoftimeve të tjera zyrtare, që lidhen me apelimin. DPT e shqyrtojnë kërkesën për apelim dhe kthejnë përgjigje  brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës. Vini re! Date e paraqitjes se kerkeses konsiderohet data ne te cilen kerkesa per apelim eshte protokolluar ne protokollin e organit ku behet apelimi. Ne rast se dita e fundit e afatit 30 ditor bie ne dite pushimi, afati mbaron ne diten e pare te punes qe vjen pas asaj te pushimit.  DPT, gjatë shqyrtimit të apelimit tatimor, ka të njëjtën të drejtë si edhe organi që përcakton detyrimin tatimor fillestar. DPT shqyrton kërkesën për apelim, si dhe merr vendime mbi bazën e kontrolleve dhe përcaktimeve të mëparshme tatimore, në bazë të informacionit të caktuar dhe mbështetur në të gjitha argumentat e tatimpaguesit. Vendimi i marrë përcakton shumën e detyrimit tatimor, sipas mënyrës që organi përkatës tatimor e quan të arsyeshme. Vendimi, duhet të shoqerohet me argumentim dhe duhet t’i dërgohet tatimpaguesit jo më vonë se 30 ditë nga data e paraqitjes së apelimit. Mosdërgimi brenda afatit, nga shkalla përkatëse e apelimit tatimor, i njoftimit për rezultatet e apelimit, vleresohet si refuzim i apelimit te 

Page 95: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

95

tatimpaguesit dhe ju jep të drejtën për t’u ankuar në shkallën tjetër më të lartë pa paraqitur rezultatin e shqyrtimit të shkallës më të ulët.    135.  Çfarë  të  drejta  kanë  shoqëritë  për  të mos  bërë  objekt  kontrolli  dokumenta  të veçanta për arësye konfidencialiteti?  Përgjigje: Studioja  jone  ka  kenaqesi  te  ndihmoje me  aq  sa mundet  ne  sqarimin  e  atyre  qe  ju  i  keni  te paqarta gjate kontakateve me administraten. Ne zbatim te VKM Nr. 380, datë 31.05.2001 “Per sigurimin e informacionit te klasifikuar “Sekret Shteteror” ne fushen industriale” institucionet shteterore,  te  cilat,  per  nevoja  te  realizimit  te  detyrave  duhet  te  hyjne  ne  maredhenie  me subjekte  shteterore,  private, me  institucione  kerkimore‐shkencore  etj.,  vendase  ose  te  huaja per realizimin e projekteve dhe planeve shkencore, teknologjike dhe ekonomike, qe kane lidhje me  sigurine kombetare dhe perbejne  informacion  te klasifikuar  "sekret  shteteror",  duhet  t'u kerkojne atyre "certifikaten e sigurise industriale".  Te drejten per te leshuar kete certifikate e ka Drejtoria e Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar (DSIK) prane Keshillit te Ministrave. Leshimi i certifikates behet pasi kryhet verifikimi i kontraktuesit.  Pervec kushteve te percaktuara me aktet e tjera normative ne interes te sigurimit dhe te mbrojtjes se informacionit te klasifikuar "sekret shteteror", kontrata duhet te permbaje:  a. kerkesat e hollesishme per mbrojtjen e informacionit te klasifikuar "sekret shteteror", te detyrueshme per kontraktuesin, si dhe pasojat ne rast shkeljeje;  b. nivelin e klasifikimit te kontrates, i cili duhet te jete i njejte me nivelin e informacionit te klasifikuar "sekret shteteror", qe perfshihet ne kontrate; kur perfshihen me shume se nje nivel klasifikimi kontrata merr nivelin e klasifikimit me te larte.  c. personat pergjegjes per mbikeqyrjen , inspektimin, trajnimin dhe keshillimin e personelit, i cili merr pjese ne njohjen, ne zbatimin apo ne cdo faze tjeter qe lidhet me realizimin e kontrates se klasifikuar.  Nga sa me lart kuptohet se gjithe c’fare do te jete objekt i kontrollit te DTM‐se duhet te marre ne konsiderate pikerisht ato dokumente te cilat perbejne sekret industrial apo pronesi te tille industriale, e cila ka te beje me sekretin industrial te nje marke apo patente.   Ne cdo rast te kryerjes se kontrollit te produkteve qe jane nje marke e regjistruar si e tille ne Ministrine e Ekonomise kontrolloret do te kene parasysh verifikimin e konsumit te lendeve te para dhe materialeve ne ato sasi, qe nuk cenohet konfidencialiteti i sekretit industrial.  

 

Page 96: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

96

136. Une shes pije qe kane ambalazh qelqi. Kur bej faturen e bej pa vleren e ambalazheve, pasi me kane thene se ai eshte i riciklueshem. A duhen futur me TVSH ambalazhet ne fature?  Përgjigje: 

Pyetja juaj eshte me interes dhe ne do t’ju pergjigjemi sa me qarte te mundemi. Biznesi qe ju kryeni eshte nje shitje e tatueshme megjithe ambalazhin tuaj qe ne gjuhen e ligjit te TVSH‐se eshte  i  qarkullueshem.  Ambalazhet  qarkulluese  si  rregull  furnizohen  se  bashku  dhe  ne  te njejten kohe me mallrat qe ato permbajne. Keto lloj ambalazhesh jepen nga shitesi , se bashku me mallin ne to ne drejtim te bleresit. Ato ruhen provizorisht nga bleresi dhe me pas kthehen nga  ky  i  fundit  perseri  ne  drejtim  te  shitesit.  Blerja  e  ambalazheve  nga  shitesi  i  jep  atij  te drejten e kreditimit te TVSH‐se.  Nese ambalazhet jepen bleresit nga shitesi me te drejte kthimi vlera e tyre nuk  perfshihen ne vleren e tatueshme te mallrave qe ato shoqerojne gjate furnizimit. Ambalazhet qe i jane dhene bleresit, duhet te kthehen tek shitesi brenda nje afati normal sipas fushes se aktivitetit te cilit ato  i  takojne. Ky  afat  varion edhe  sipas natyres  se produktit  qe  ambalazhet    permbajne dhe duhet te paraqitet ne kontraten e lidhur mes paleve.    137. Kur lind e drejta per te apeluar nje vendim tatimor per kestet e tatim fitimit shume te larta dhe jashte realitetit ekonomik?  Përgjigje: Sipas ligjit te procedurave tatimore te drejtën e apelimit e ka çdo tatimpagues qe i eshte ‐ percaktuar nepermjet nje dokumenti vleresimi detyrimi tatimor, si dhe interesat dhe gjobat; ‐ lene pa bere rimbursimi i tatimeve te paguara teper prej tatimpaguesit, te drejte qe ja jep ligji; ‐ shkelur e drejta e barazise ne percaktimin e nje tatimi; ‐ cdo vendimtjeter ekzekutiv qe tatimpaguesi mendon se prek te drejtat e biznesit te tij. Apelimi tatimor bëhet me shkrim nepermjet nje shkrese te bere nga tatimpaguesi me titullin “Kerkese per apelim”. Gjithmone kur behet nje apelim,  Kerkeses i bashkelidhet nje kopje e vleresimit tatimor apo te cdo akti zyrtar te organit tatimor qe tatimpaguesi kundershton, dokumenti me ane te te cilit vertetohet se eshte parapaguar shuma e detyrimit te vendosur, pa gjobat dhe interesat perkatese, kur rasti eshte i tille si dhe cdo dokument tjeter qe tatimpaguesi gjykon se eshte i nevojshem per shqyrtimin e apelimit tatimor, si kopjen e aktit te kontrollit, kopjen e bilancit te veprimtarise, etj.  Për çdo apelim tatimor, tatimpaguesi duhet të paraqesë bashkëlidhur një kopje të përcaktimit të vlerësimit tatimor, aktin zyrtar ose vendimin e posacem ekzekutiv që ka të bëjë me tatimpaguesin.    138.  Si plotësohet formulari vjetor i Deklarimit e pagesës së tatim fitimit të 2007?  Përgjigje: 

Page 97: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

97

Tipi i Formularit te Deklarimit dhe Pageses se tatimit mbi fitimin eshte ai qe shikoni. Ky formular eshte i miratuar me udhezimin e Ministrit te Financave. Nese do te jepnim nje shpjegim te plotesimit te rubrikave te tij ato do te ishin si me poshte:                                             

FORMULAR I DEKLARIMIT DHE PAGESES SE TATIMIT MBI FITIMIN E-TAF 001/A

(23)

(26)

(27)

(14)

(16)

(17)

(19)

(20)

(21)

(24)

(25)

(12)

(11)

(18)

(8)

(10)

(13)

(22)

(15)

(9)

FORMULAR I DEKLARIMIT DHE PAGESES SE TATIMIT MBI FITIMIN

[2] Serial Number:..........................

Numri Identifikues i Personit te Tatueshem (NIPT): (3)___________________________________________ Emri Tregtar i Personit te Tatueshem: (4)___________________________________________ Emri Mbiemri i Personit Fizik: (5)___________________________________________ Adresa: (6)___________________________________________ Qyteti/Komuna/Rrethi: ___________________________________________ Numri Telefonit: (7)___________________________________________

Lajmeroni nese informacioni i mesiperm eshte jo i plote ose ka ndryshuar

Numri i Vendosjes se Dokumentit (NVD) (Vetem per perdorim zyrtar)

(1) Numri Serial: __________________________________________ (2) Periudha tatimore

SHUMA E PAGUAR:

Data , Vula e Bankes dhe nenshkrimi i nepunesit te bankes

Vetem per perdorim zyrtar

Leke Xhirim

Cek

Te tjera:...........................................

Origj inali - Zyra e Tatimeve Kopja -Personi i Tatueshem

PAGESA

Data dhe Firma e Personit te Tatueshem - Deklaroj nen pergjegjesine time qe informacioni i mesiperm eshte i plote dhe i sakte.

Te ardhurat dhe shpenzimet Te ushtrimit Tatimore

(8/9) Te ardhurat

(10/11) Shpenzimet

(12) Shpenzimet e pazbritshme

Rezultati

(13/14) Humbja

(15/16) Fitimi

(17) Humbje e mbartur

(18) Fitimi i tatueshem neto (16-17)

Llogaritja e tatim fitimit (19) Tatim fi timi me shkallen tatimore standarte

(20) Tatim fi timi me perqindje te tjera

(21) Tatim fi timi (19+20)

(22) Tatim fi timi i shtyre

(23) Parapagime

(24) Tatim fi timi i mbipaguar

(25) Tatimi fitimi i detyrueshem per tu paguar

(26) Denime / interesa per vonesa

(27) TOTALI PER TU PAGUAR

Llogaritja e rezultatit

(23)

(26)

(27)

(14)

(16)

(17)

(19)

(20)

(21)

(24)

(25)

(12)

(11)

(18)

(8)

(10)

(13)

(22)

(15)

(9)

Udhezues per menyren e plotesimit te formularit

1. Numri serial gjenerohet nga Dega e Tatimeve dhe sherben per te azhornuar regjistrimet ku r paraqitet dek-larata 2. Periudha Tatimore eshte vjetore 3 Numri i Identifikimit te Personit te Tatueshem (NIPT) eshte numri i dhene nga Dega e Tatimeve dhe

Page 98: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

98

                                               

Page 99: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

99

139.  Jam një lexues i rregullt i rubrikës tuaj. Megjithatë, këtë radhë dua të pyes studion tuaj nëse mund të më orientojë se çfarë pasqyrash nevojiten për të shoqëruar bilancin?  Përgjigje: Megjithese jemi interesuar, nga sa dime administrata tatimore nuk ka nxjerre ndonje rregull te ri per praktiken e dorezimit te bilanceve. Duke patur parasysh kete fakt, ne menduam t’ju permendim ate praktike qe u orientua vitin e kaluar nga kjo administrate.  Keshtu, nisur nga pervoja e vitit te kaluar pasqyrat qe shoqeronin bilancin do te ishin: ‐ dorezimi ne banken e rrethit tuaj te Formularit te Deklarimit dhe Pageses se Tatim Fitimit;  ‐ pasqyra permbledhese e rubrikave te FDP‐se se TVSH; ‐ pasqyra permbledhese e importeve te kryera gjate vitit; ‐ pasqyra e qarkullimit te likujditeteve apo Cash Flow; ‐ pasqyra e ndryshimit te gjendjes se kapitaleve te veta;  Modele te tyre mund te merrni prane deges se tatimeve ku duhet te dorezoni bilancin. Gjithsesi duhet te respektoni afatin e dorezimit ne afat jo me vone se data 31 Mars 2008.   140. A lejohet tregtimi i armeve sipas legjislacionit shqiptar?  Përgjigje: Cdo individ apo grup individesh qe ploteson kriteret e ligjit per shoqerite tregtare mund te krijoje nje shoqeri. Formen juridike te shoqerise zgjidhet ne baze te asaj se si vendosin ortaket e shoqerise qe do te krijohet. Regjistri tregtar i cili eshte ne Gjykaten e rrethit Tirane eshte organi ligjor qe jep zotesine juridike per te kryer aktivitet ekonomik. Ne kete kuader, gjykata i jep zotesine juridike cdo pale e cila nepermjet paraqitjes se kerkeses per krijim shoqerie, nje akti themelimi te shoqerise dhe statutit te shoqerise percakton objektin e veprimtarise dhe gjithe maredheniet e shoqerise persa i perket funksionimit te brendshem te saj dhe maredheniet me te trete.  Nisur nga legjislacioni shqiptar dhe kushtetuta e Republikes se Shqiperise cdo individ apo grup individesh mund te kryeje aktivitet ekonomik pervecse tregti te tilla si: eksporti i arit dhe monedhave, import –eksporti i armeve apo tregti te tjera qe kane rendesi dhe kane te bejne me integritetin dhe sigurine kombetare, te cilat zhvillohen vetem duke marre autorizime te vecanta nga institucionet pergjegjese per to. Ne kete kontekst dhe tregtia e armeve ne vendin tone eshte nje aktivitet i mbikqyrur dhe licensuar ne menyre te rezervuar per nje apo dy shoqeri te cilat kane te drejten e ketij aktiviteti duke perfaqesuar drejtperdrejt interesat e shtetit.   141. Jam nje student i ekonomikut, viti 2­te. Doja t’ju pyesja se nga dallon kontabiliteti i mbajtur me dore nga ai i mbajtur ne menyre informatike?  Përgjigje: Ju falenderojme per interesimin tuaj dhe eshte kenaqesi komunikimi me ju. Persa i perket pyetjes tuaj ne mund t’ju themi se një sistem i informatizuar kontabiliteti është i ndryshëm nga ai manual, vetem nga fakti që njëri gjendet në libër dhe tjetri në kompjuter.  Te dy sistemet ndjekin te njejtat rregulla dhe parime te kontabilizimit te veprimeve, ashtu si jane percaktuar ne ligjin “Per kontabilitetin”.  

Page 100: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

100

Në të dy rastet përdoren të njëtjat terma, siç janë: libri i arkës, libri i shitjeve, libri i blerjeve, etj.  Paraqitja  e  tyre do  të  jetë e ndryshme, dhe akoma më  i  rëndësishëm është  fakti që  sistemi  i kompjuterizuar është më i lehtë për t’u pyetur. Për të pyetur plotëisht sistemin informatik, ju duhet të jeni një analist sistemesh informatike. Më poshtë jepet një shembull i tipit të pyetjeve që mund të bëhen dhe tipin e informacionit që mund të jetë i disponueshëm:  

Ç’ndodh në rast se zbulohet një gabim?  Si trajtohen faturimet e vonuara?  Si llogariten skontot?  A është i disponueshëm një shkruajtës raportesh dhe ç’farë raportesh janë të dispozicion? 

 Në rastin kur nuk kemi një shkruajtës raportesh, ndoshta do të dëshironit të kërkonit hartimin e raporteve të mësposhtme (raporte sipas kërkesës ose raporte të veçanta):  

Shitjet që tatohen më pak se 20%   Blerjet ku tatimi është më i madh se 20%  Një listë blerjesh ku tatimi është më i madh se, le të themi 20,000 Lek  Një listë sipas vlerës së furnizimit të bërë nga furnizuesi ku vlera gjithsej e kalon, të themi 2 milion Lek në dymbëdhjetë muajt e fundit (ose nëse është e mundur në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore gjatë 2/3/4/5 viteve) 

Një listë debitorësh që kanë një bilanc më të madh se 500,000 Lek  Është e qartë se sa më shumë të mendoheni për informacionin që dëshironi të analizoni gjatë një kontrolli, aq më i madh është numri i raporteve që do të donit të shihnit. Mos harroni që tatimpaguesit  raportet  sipas  kërkesës  kanë  kosto  –  koha  e  personelit,  etj  –  kështu  që  do  të ishte  e  nevojshme  të  ‘shiteshin’  dobitë.  Për  shembull,  “  Nëse  ju më  siguroni  një  raport,  unë mund t’a përfundoj punën time për 5 ditë dhe jo 10”.   142.  Kush jane treguesit e dukshem per te kuptuar se kemi te bejme me nje mashtrim fiskal?  Përgjigje: Mashtrimi fiskal eshte nje nga elementet e perhapur ne ekonomite me qarkullim cash te transaksioneve dhe sidomos per ekonomite ne zhvillim, ashtu si eshte dhe vendi jone. Per te percaktuar ato elemente qe mund te jene pjese apo tregues te nje evazioni apo mashtrimi tatimor mund te shtjellonim mjaft pika, por ne menduam se ato me kryesoret jane si me poshte. Disa nga treguesit kryesor te mashtrimit fiskal jane:  • Regjistrime jo të plota te transaksioneve • Regjistrime të pamjaftueshme për madhësinë dhe sofistikimin e subjektit • Përgjigje evazive ndaj kontrolleve fiskale • Nën‐vlerësim i shitjeve në krahasim me tregun/aktivitetin ekonomik 

Page 101: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

101

• Lënie e qëllimshme jashtë regjistrimeve e shitjeve • Lënie e qëllimshme jashtë regjistrimeve e blerjeve • Pretendimi i subjekteve për ndarjen e tyre kur në të vërtetë është një subjekt • Një numër i madh gabimesh aritmetike të përdorura me qëllim për të ngatërruar llogaritë 

dhe për të zvogluar detyrimin  • Shitja e artikujve të tatueshëm dhe të patatueshëm – lehtësi për mos‐përshkrime • Eksportet mund të përdoren për të mbuluar devijimin për në tregun vendas – dokumentet 

e eksportit mund të paraqesin sasi më të mëdha • Stil jetese i papajtueshëm  • Pagat nuk përputhen me personelin e punësuar dhe që shihet • Taktika vonesash • Refuzim për të lejuar hyrjen në ambjentet kryesore 

  143. Cilët janë treguesit e krahasueshëm të TVSH­së në vendin tonë në raport me vendet e tjera të botës?  Përgjigje: Pyetje te tilla jane te vlefshme dhe ne deshirojme te behen me shpesh nga lexuesit tane. Gjithsesi ne cdo rast informacioni eshte nje arme qe secili po ta kishte do te ndihej me komod ne diskutimet qe kryen si biseda te lira, po ashtu dhe ne diskutime profesionale. Nese krahasojme te ardhurat nga TVSH‐ja si perqindje ne raport me totalin e ta ardhurave tatimore dhe ndaj Prodhimit te Brendshem Bruto (PBB) do te kishim tregues te tille si jane te prezantuar ne pasqyren e meposhtme:  

Page 102: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

102

si % ndaj totalit si % ndaj PBB1 Shqipëria 35.7 5.92 Bullgaria 31.2 8.63 Kolumbia 28.1 4.94 Kroacia 34.8 14.15 Qipro 28.4 4.86 Republika Çeke 18.7 77 Danimarka 19.2 9.78 Egjypti 17.9 2.79 Estonia 23.4 8.5

10 Franca 17 7.811 Gjermania 18.3 6.912 Greqia 22.3 7.513 Hungaria 22 8.114 Irlanda 22.2 7.215 Izraeli 34.9 10.616 Italia 12.5 5.417 Meksika 19.7 3.218 Maroku 22.7 5.619 Moldavia 30.8 6.920 Pakistani 17.7 2.421 Peruja 53.2 6.322 Polonia 20.8 7.923 Portugalia 23.3 824 Rumania 16.1 1.925 Rusia 36 4.826 Sllovakia 21.5 7.227 Sllovenia 25.6 10.128 Spanja 17.6 6.229 Suedia 13.9 7.230 Tunizia 25.3 6.531 Turqia 20.3 6.532 Zvicra 11 3.9

Te ardhurat nga TVSHNr Vendi

  144. Kam disa kohe qe kam ardhur nga Italia, ku kam qene me pune dhe po studioj tregun per te hapur aktivitetin qe kisha dhe atje. Per te qene ne rregull doja tju pyesja lidhur me faktin se kush jane librat dhe dokumentacioni qe duhet te mbaj nje aktivitet ekonomik ne Shqiperi?  Përgjigje: Shumica e bizneseve mbajnë një grup regjistrimesh që janë të zakonshme për të gjithë llojet e aktiviteteve import‐eksporti, prodhuese, i shitjes me pakicë apo sektori i shërbimeve. Sektorët e ndryshëm dhe aktivitetet  ekonimike do  të mbajnë ato  regjistrime që  janë  të përshtatshme për tipin e tyre të biznesit. Ata qe kryejne aktivitete duhet të njohin të gjithë tipet e librave dhe regjistrave që kane per detyre te mbajnë në mënyrë që të dinë se ç’regjistrime do të kërkohen per efekt kontrolli nga tatimet dhe per te kontrolluar biznesin.  Librat dhe dokumentet standarte që duhet të ketë një tatimpagues i TVSH‐së, janë: • Libri i shitjeve  • Libri i blerjeve • Faturat e shitjeve • Letrat e kreditit • Faturat e blerjes • Deklaratat e TVSH‐së • Libri i arkës • Libri  i blerjeve të vogla me para në dorë 

Page 103: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

103

• Libri i madh i shitjeve • Libri i madh i blerjeve • Libri i madh i përgjithshëm • Faturat e zakonshme (ujë, energji, telefon) • Liste‐pagesa • Deklarata e Tatimit mbi të Ardhurat • Faturat e eksportit, certifikata e origjines, etj • Faturat e importit, letrat e kreditit, etj • Deklaratat e gjendjes bankare, librezat e depozitave dhe karta krediti   Ndërkohë një subjekt i sektorit të shërbimeve duhet të mbajë gjithashtu: • Librin e porosive • Librin e pritjes së personelit (regjistrim i kohës) • Listën e çmimeve / për restorantet menutë  • Librat e takimeve / ditaret  • Listat e anëtarësisë • Llogaritë Vjetore • Marëveshje qeramarrje të ambjenteve  • Libri i mjeteve • Regjistri i aktiveve  Një prodhuesi i duhen dokumentet të tjera përveç standarteve si më poshtë: • Deklarimi i çmimit • Libri i prodhimeve • Libri i hyrjes së mallrave/kartelat e mallit  • Dokumentat e transportit • Libri i daljeve të mallrave • Libri i firove   • Libri i shërbimit të punonjësve  • Regjistri i kalimeve në portë dhe kopjet e kalimeve në portë • Lista e çmimeve • Llogaritë Vjetore • Marrëveshje qeramarrje për ambjentet  • Regjistri i mjeteve • Regjistri i aktiveve • Dokumentat e kontrollit të brendshëm  Nje tatimpagues i biznesit te vogel duhet te mbaje vetem nje numer te kufizuar te dokumenteve te mesiperme, pra te pakten jo ato qe lidhen me kontabilitetin, pasi ligji nuk e detyron per nje gje te tille. Megjithate ato jane te vlefshem per regjistrimet personale dhe kontrollin e aktivitetit per qellime vetjake duke e bere kete dhe me programet informatike qe jane ne qarkullim. Nderkohe, qe kuptohet se per secilin aktivitet qe mund te kete vecantira kerkohen dhe dokumente specifike, te cilat vlejne si per tu prezantuar te subjekti qe ju jep licensat specifike dhe per qellime te tjera. 

Page 104: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

104

   145.  Ku  duhet  të  ankohem  për  këstet  e  larta  të  tatimit  që  kanë  vendosur  vendosur inspektorët e degës së tatim taksave?  Përgjigje: Sipas Ligjit  te procedurave  tatimore, neni 55 cdo tatimpagues ka  te drejte  te apelojë kundrejt çdo  vlerësimi  që  vendos  një  detyrim  tatimor.  Ne  kete  rast  percaktimi  i  detyrimit  tatimor  prej deges  se  tatimeve  eshte  nje  moment  qe  ligji  jua  njeh  si  te  drejten  tuaj  qe  ta  apeloni.  Sipas ndryshimeve te bera ne Dhjetor 2004 per ligjin e procedurave, ju tashme qe nga fillimi i vitit 2005 duhet te drejtoheni per te apeluar ne Drejtroine e Pergjithshme te Tatimeve (DPT) per te apeluar. Kjo  eshte  instanca  e  pare  e  shkalles  se  apelimit  tatimor.  E  drejta  juaj  per  te  apeluar  eshte  e kufizuar  ne  kohe.  Ju,  duhet  te  paraqisni  Kerkesen  per  Apelim,  në  DPT  (shkalla  më  e  ulët  të sistemit të apelimit) brenda 30 ditësh nga marrja e njoftim‐vlerësimit me të cilin lidhet apelimi. Apelimi duhet te behet me shkrim dhe te shenohet ne te objekti c’fare apelohet, baza ligjore ku mbeshtetet  apelimi,  pagesa  e  detyrimeve  qe  apelohen  apo  ajo  c’fare mendohet  se  eshte  sipas formulave ligjore per tu paguar dhe dorezohen brenda periudhes se thene me lart. DPT duhet te ktheje pergjigje per nje afat prej 30 ditesh kalendarike nga data qe ajo eshte protokolluar ne DPT. Ne rast  se administrata  tatimore nuk pergjigjet per 30 dite atehere subjekti ka  te drejte ose  te peloje nje shkalle me lart ose te perdore ne favor te asaj qe pretendon moskthimin e pergjigjes prej administrates.      146. Biznesin e kam krijuar qe ne vitin 2000. Në vitin 2006 ne magazinen time ra një zjarr i madh. Duke qenë se për mallrat që u dogjën kam paguar TVSH, si mund të më sqaroni përsa lidhet me rimbursimin e saj. Ju Faleminderit!  Përgjigje:  Si rrjedhojë e udhëzimit të tatimit mbi të ardhurat, në rastin kur dega e tatimeve konstaton dhe konfirmon nxjerrjen jashtë përdorimit të mallrave e matërialeve si të papërdorshme, gjithë vlera e tyre duke qenë se njihet si shpenzim i njohur, bazuar në faturën tatimore, atëherë: ‐ nisur nga njohja e kreditimit në blerje dhe bazuar në nenin 28, pika 4. të ligjit të TVSH‐së “Për mallrat, të cilat pësojnë humbje gjatë tranzitimit, magazinimit dhe prodhimit, siç përcaktohet në akte të veçanta ligjore dhe nënligjore, nuk llogaritet dhe nuk paguhet TVSH­ja”.  edhe rastet e prezantuara për njohje të TVSH‐së së kreditueshme gjatë blerjes konsiderohet si një TVSH e zbritshme kreditore.  147. Administrata tatimore shpesh vendos detyrime te cilat nuk i provon dot si reale. Nderkohe, do te doja te dija se si ta kundershtoj detyrimet qe me kane nxjerre inspektoret e tatimeve? Jam shume i interesuar per pergjigjen. 

Page 105: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

105

 Pergjigje: I dashur Biznesmen! Nëse nuk jeni dakord me mënyrën e përllogaritjes së tatimit, ju mund të apeloni me shkrim ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve.  Per qellime te sqarimit te tatimpaguesve per raste te kundershtimit nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve kane dale per ju edhe fletëpalosje të ndryshme që janë të disponueshme në Sektorin e Shërbimit të Tatimpaguesve në Degën tuaj të Tatimeve. Adresën dhe numrin e telefonit të degës më të afërt të tatimeve mund ta gjeni në numeratorin telefonik.    148. Cilat aktivitete te OJF­ve perjashtohen nga TVSH­ja?  Përgjigje: 

Sipas nenit 24 të Ligjit te TVSH‐se,  furnizimet e bëra nga organizatat  jofitimprurëse kundrejt pagesës së reduktuar, që do të thotë se këto organizata duhet t`i kryejnë vetë këto furnizime dhe këto furnizime të jenë bërë kundrejt pagesës së reduktuar janë furnizime të përjashtuara nëse janë : 

o furnizim mallrash e shërbimesh për trajtim mjekësor; o furnizim shërbimesh për mbrojtjen e kujdesin ndaj fëmijëve ose të moshuarve; o furnizim  shërbimesh  nga  organizata  fetare  a  filozofike  me  qëllim  mirëqënien shpirterore. 

Furnizime kundrejt pagesës së reduktuar kemi ne ato raste kur këto organizata nuk arketojnë pagesë ose pagesa që ato arkëtojnë është dukshëm më e vogël se ç'duhet të ishte nëse qëllimi i tyre do  të  ishte  fitimi. Përkundrazi, kur organizatat  i bëjnë  furnizimet e mësipërme kundrejt pagesës së plotë, ato bëjnë furnizime të  tatueshme. Nëse një organizatë  jofitimprurese kryen veprimtari  të  tjera,  të  ndryshme  nga  ato  të  përmendura  më  sipër,  ajo  kryen  veprimtari  të tatueshme,  pavarësisht  nëse  pagesa  është  e  reduktuar  apo  e  plotë.  Në  këtë  rast,  nëqoftëse furnizimi  (vlefta  e  faturave  te  blerjes  apo  sherbimeve  mjekesore  qe  ju  paguajne  pacientet) është më i madh se 8 milionë lekë ne vit, jeni te detyruar të regjistroheni dhe të paguani TVSH. Mallrat  e  importuara  kundrejt  pagesës  së  reduktuar  si  ndihmë  humanitare  nga  organizatat bamirëse  humanitare,  institucionet  e  kultit,  entet  publike,  si  dhe  institucionet  shtetërore buxhetore me qëllim kryerjen e sherbimeve si me siper, nuk ngarkohen me TVSH. Megjithate, gjithshka e permendur ne kete spjegim  tonin eshte e lidhur ngushte me percaktimin e objektit te veprimtarise te permendur ne statusin e organizates.          

Page 106: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

106

 

                

KAPITULLI  VII  INFORMACIONE NGA JETA EKONOMIKE   149. Para një jave lexova ne faqen www.altaxstudio.co.nr   per diten e lirise fiskale dhe mënyrën ë llogaritjes së saj. A mundeni të paraqitni me shifra se kur është ajo ditë për Shqipërinë këtë vit?  Përgjigje: Siç, e kemi thene ne artikullin e gazetes Ekonomia te dates 28 Korrik 2004, Dita e Lirise Fiskale llogaritet duke u nisur nga raporti  i  te ardhurave fiskale   te mbledhura nga shteti brenda nje viti fiskal (kalendarik) me te ardhuren kombetare bruto. Te ardhurat fiskale perfshijne: tatimin mbi te ardhurat, tatimin dhe taksat mbi pasurite e luajtshme dhe te paluajtshme, TVSH, akcizat, taksat  doganore,  kontributet  e  sigurimeve  shoqerore  e  shendetesore,  taksat  nacionale  dhe 

Page 107: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

107

lokale dhe  taksa  te  tjera. Totali  i gjithe ketyre  te ardhurave  fiskale  llogaritet  si nje perqindje ndaj AKB‐se. Rezultati i dale konvertohet me tej me ditet e vitit, qe ka fillimin nga 1 Janari. Me poshte po e konkretizojme me shifrat e vitit 2006. A. Te ardhurat fiskale u mblodhen ne shumen 2 miliard dollare amerikane B. Prodhimi i brendshem bruto ishte ne vleren 8.7 miliard dollare amerikane. A/B = 23.1% ( perqindja e te ardhurave fiskale si pjese e PBB‐se) 365 dite te vitit  X  23.1% =87.31 dite.  Kjo do te thote se dita e 87‐te e   vitit duke nisur qe nga 1 Janari 2006 ka qene data 28 Mars 2006. Kjo [sht[ dhe Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri.  Natyrisht  qe  Dita  e  Lirise  Fiskale  ndryshon  nga  viti  ne  vit  ne  varesi  te  barres  fiskale  dhe Prodhimit te Brendshem Bruto. Te shpresojme qe ajo te mos shtyhet me tej, por t’i kete te dy krahet e saj njesoj: rritjen e PBB‐se bashkeshoqeruar me rritjen e te ardhurave fiskale.   150. Unë kam një pyetje për  financat. Ajo që do  të doja  të dija është rreth buxhetit. Si hartohet ai dhe cilët janë elementët përbërës të tij? Nëse mund të më ktheni përgjigje do të ishte një ndihmë për mua.   Përgjigje: Buxheti i shtetit eshte bilanci i qeverisjes. Ai si gjithe bilancet eshte i perbere nga te ardhurat dhe  shpenzimet  e  tij.  Autoriteti  qe  harton  buxhetin  eshte  Ministria  e  Financave,  ndersa miratimi  i  tij  kalon  nepermjet  parlamentit.  Nese  nuk  miratohet  ne  parlamnet  ai  nuk  ka  te drejte  te  zbatohet  nga  qeveria.  Parlamenti  ne  kete  rast  eshte  njesoj  si  ne  nje  ndermarrje aksionere ai qe quhet Keshilli Aksionereve. Nderkohe thene ne kuptim figurativ, qeveria eshte Drejtori Ekzekutiv i kesaj ndermarrje aksionere. Gjithsesi, keto ishin sa per qartesimin e idese se buxhetit. Tani  lete kalojme ne elementet perberes te tij. Ne shembullin tone po paraqesim buxhetin e vitit 2003.  Buxheti i shtetit te vitit 2003 Te  ardhura  te  llogaritura  ne  buxhetin  e  shtetit  te  vitit  2003  jane  145.1  miliard  leke,  kur nderkohe  shpenzimet  jane  llogaritur  te  jene  192.7 miliard  leke  duke  krijuar  nje  deficit  prej 47.6 miliard leke vetem per kete vit. Te ardhurat e buxhetit te shtetit sipas grupeve kryesore jane: 

- Te ardhura tatimore ..........................................115.2 miliard leke (ku taksa e rruges Durres‐                                                                                                                                        Kukes ze 3 miliard leke) - Te ardhura jotatimore .........................................21.8 miliard leke - Te ardhura te buxhetit vendor ...............................8.1 miliard leke     

Ne kete kuader: - buxheti  qendror  ka  137  miliard  leke  te  ardhura  dhe  184.7  miliard  leke  shpenzime 

ndersa - buxheti i pavarur i pushtetit vendor ka 14.3 miliard leke te ardhura ( 6.3 miliard leke jane te 

ardhura te marra si grant i pakushtezuar nga buxheti qendror ) dhe 14.3 miliard leke shpenzime. Te ardhurat e pritshme nga privatizimet per  te  financuar deficitin buxhetor  jane 1.1 miliard leke. Shpenzimet sipas drejtimeve kryesore ne buxhetin e vitit 2003 jane: 

- Shpenzime korrente ..........................................137.8 miliard leke; - Shpenzimet kapitale ............................................49.1 miliard leke; 

Page 108: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

108

- Rezerva te Keshillit te Ministrave.........................2    miliard leke - Kontingjenca *.......................................................3.8 miliard leke. 

                                lokale dhe per krijimin e Agjensise se Garantimit te Depozitave   Nderkohe shpenzimet per cdo ministri dhe institucion jane te percaktuara ne kufijte limite te tyre,  te  ndare  ne  fonde  te  kushtezuara  **  dhe  te  pakushtezuara  ***.  Numri  maksimal  i punonjesve buxhetore eshte 110 000 punonjes. Nivelet  e  ulëta  të  të  ardhurave  buxhetore  dhe  rritjet  e  ndjeshme  te  borxhit  publik,  kanë ushtruar  presione  mbi  qeverine  për  modifikime  fiskale,  duke  ndikuar  në  reduktimin  e vazhdueshëm  të  shpenzimeve  qeveritare.  Ashtu  si  dhe  të  ardhurat  buxhetore,  shpenzimet qëndrojnë  nën  nivelin  mesatar  ne  ekonomite  në  tranzicion.  Kjo  dikton  reduktim  të shpenzimeve në gjithë kategoritë, ku i vetmi zë i rritur mbetet pagimi i interesave, për shkak të normave të larta të interesave bankare.  Nga pikëpamja e menaxhimit më efektiv dhe strategjik të shpenzimeve qeveritare, duke filluar nga  viti  2001  ka  filluar  të  aplikohet  Programi  Afatmesëm  Buxhetor  (PAB).  Ky  dokument shërben si një orientim i rëndësishëm në ruajtjen e disiplinës  fiskale, dhenies se prioritetit të shpenzimeve publike duke  i  lidhur ato më mirë me politikat qeveritare dhe duke  inkurajuar një eficiencë më të madhe teknike në përdorimin e burimeve financiare.   * Kontingjenca – fond per ruajtje deficiti, per shlyerje te detyrimeve te vjetra te nd/jeve per energjine, per zgjedhjet ** Fonde  te Kushtezuara – Perfshihen  sgpenzimet per  investime nga  financimet  e huaja dhe  shpenzimet nga  te ardhurat, qe me ligj apo akte nenligjore u perkasin ministrive apo institucioneve  buxhetore. Keto fonde perdoren brenda vitit buxhetor (me perjashtim te financimeve te huaja).                                             *** Fonde te Pakushtezuara – jane transfertat qe Buxheti i Shtetit i transferon pushtetit vendor, qe perdoren nga fondet per perballimin e veprimtarive dhe te funksioneve qe percaktohen ne aktet ligjore dhe nenligjore          151. Jam student  i ekonomikut ne Firenze te Italise. Kam  lexuar rubriken e pyetjeve e pergjigjeve te gazetes Ekonomia të vitit 2005. Më pelqen stili i hapur  i pergjigjeve dhe me kete rast meqë unë ndodhem këtu do  të doja  t’ju bëja një pyetje. Pyetja  ime është kjo: Ç’jane zonat e  lira ekonomike dhe   c’fare veprimtarie mund te zhvillohet ne to ne kuptimin  e  ligjit  shqiptar?  Ç’farë  përjashtimesh  fiskale  kanë  ato?  Nëse  dini  a  është shpallur ndonjë zonë e lirë?  Përgjigje: Pyetjen tuaj e gjejme mjaft interesante dhe te vecante. Parlamenti  shqiptar  ka  miratuar  qe  ne  qershor  te  vitit  2001  ligjin  per  zonat  e  lira.  Kjo motivohet  duke  u  nisur  nga  qellimi  per  zhvillimin  e  investimeve  të  reja  në  veprimtaritë  e prodhimit për eksport,  futjen e  teknologjisë së përparuar, hapjen e vendeve  të  reja  të punës dhe të ardhura në valutë si dhe përshpejtimin e zhvillimeve rajonale. 

Page 109: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

109

Ne kuptimin e ketij ligji “Zonat e lira” janë një sipërfaqe e përcaktuar, e rrethuar dhe mbrojtur trojesh,  ndërtesash  dhe  pasurish  të  tjera  të  paluajtshme  të  veprimtarive  prodhuese,  të tregtimit  dhe  të  shërbimeve,  që  konsiderohen  pjesë  e  territorit  doganor  të  Republikës  së Shqipërisë, por që është i ndarë nga ky territor në aspektin e politikave tatimore e tregtare, të detyrimeve të import‐eksportit dhe rregullohet sipas dispozitave ligji per zonat e lira.  Në zonat e lira mund të kryhet çdo lloj veprimtarie ekonomike, që nuk cënon mjedisin, florën, faunën dhe pasuritë kombëtare të Republikës së Shqipërisë dhe që nuk bie në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Pavaresisht nga statusi qe gezojne si zona te lira, ne to zbatohet legjislacioni shqiptar, por me perjashtimet e nevojshme per stimulimin e ketes ekonomike brenda  tyre. Keshtu, mallrat që sillen në zonën e lirë nga personat e liçencuar dhe shërbimet që iu kryhen atyre brënda zonës së  lirë përjashtohen nga detyrimet doganore dhe tatimi mbi vlerën e shtuar. Përjashtimi nga detyrimet doganore e tatimore fillon që nga çasti i liçencimit. Mallrat, që sillen në zonën e lirë nga një pjesë tjetër e territorit doganor të Republikës së Shqipërisë dhe nuk janë në tranzit në zonën  e  lirë,  përfitojnë  të  gjitha  lehtësitë  që  zbatohen  për  mallrat  e  eksportit.  Shërbimet  e infrastrukturës që ofrohen nga pjesa tjetër e territorit doganor të Republikës së Shqipërisë për zhvilluesit  dhe  përdoruesit  e  liçencuar  brenda  zonës  së  lirë,  përfitojnë  të  gjitha  lehtësitë  që zbatohen  për  eksportin  e  shërbimeve.  Nderkohe,  mallrat  që  vendosen  në  zonën  e  lirë  për përdorim ose konsum vetjak u nënshtrohen  të  gjitha detyrimet doganore dhe  tatimore para hyrjes në zonën e  lirë. Pagesat, që lidhen me veprimtarinë e personave fizikë dhe juridikë që veprojnë  brënda  zonës  së  lirë, mund  të  kryhen me monedhën  e  vendit  ose me monedhë  të huaj. Mesa dime ne Shqiperia nuk ka ende nje zone te lire ekonomike. Shpresojme ta kemi permbushur kureshtjen tuaj.         152. Turizmi  i veres  se ketij viti  (2006)  ishte nder me  te dobetit ne vendin  tone. Kjo erdhi si per shkak te sherbimeve te njesive turistike ne keto zona, por dhe mendoj une per shkak te kaosit urbanistik dhe mungeses se strategjise per nje turizem te orientuar. A ka ndonje strategji kombetare nga shteti per turizmin dhe si mendohet te shkoje turizmi shqiptar ne te ardhmen persa i perket infrastruktures ligjore?  Përgjigje: Kjo  qe  thoni  ju  eshte mese  e  vertete  dhe  ne  jemi  te mendimit  se  vetem  vizionet  e  qarta  te shoqeruara  me  pervoja  te  qarta  personale  te  lidershipeve  qeveritare  mund  te  bejne ndryshimet qe shpresojme.  Faktikisht, duke lexuar vendimin Nr.517, date 3.7.2003 mendojme se qeveria ka percaktuar nje strategji te zhvillimit te turizmit ne Shqiperi deri ne vitin 2012.  

Page 110: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

110

Kjo strategji e turizmit synon: ‐ te ndihmoje sektorin te menaxhoje rritjen ne nje menyre qe te sigurohet qendrueshmeria afatgjate; ‐  te  jape menyrat e menaxhimit  te konflikteve nepermjet  rritjes  se  zhvillimit  te  turizmit dhe vlerave mjedisore, sociale dhe kulturore qe jane te rendesishme per Shqiperine dhe vizitoret e saj; ‐ te jape strukturen e pershtatshme brenda se ciles investimet dhe perfitueshmeria e industrise mund  te  lehtesohen  dhe  te  rriten  ne maksimum  (pergjegjesi  dhe  bashkepunim  i qarte); ‐ te reduktoje mbivendosjet dhe boshlleqet brenda sektorit; ‐ te siguroje angazhim dhe financim per turizmin nga qeverisja qendrore dhe vendore; ‐ te beje me te lehte veprimin e operatoreve per te kryer biznes ne kete sektor; Qe te arrihen objektivat dhe te realizohet aplikimi i strategjive te nevojshme eshte e nevojshme te plotesohen: ‐ Infrastruktura baze ‐ Sqarimi i pronesise mbi token dhe ndertimet ‐ Ligji dhe rregullore te turizmit ne nivel kombetar dhe rajonal ‐ Zbatimi i detyruar i ligjit ‐ Pergjegjesi te qarta ne te gjitha nivelet per zhvillimin e turizmit ‐ Angazhimi i sektorit publik (shteteror)/privat Synimet jane qe te arrihet te realizohen: ‐ 1,25 milione mberritje ‐ 6,4 milione neteqendrime ‐ 464 milione USD te ardhurat e turizmit ‐ 100.000 vende te reja pune ‐ te ardhurat e turizmit nderkombetar te arrijne ne 15 % te PBB‐se.  Ja  pra,  keto  ishin  disa  nga  pikat  qe  mund  te  japim  si  pergjigje  per  te  sqaruar  strategjine kombetare te qeverise, e cila urojme te gjeje zbatimin ne terren sipas radhitjes se germave ne leter. Fat te mbare dhe pune ne vazhdimesi do te ishte urimi yne.       153. I lexoj me interes rubrikat tuaja çdo javë dhe të them të drejtën më pëlqejnë pasi janë mjaft informuese dhe të veçanta. Unë kisha një pyetje për fushën e prodhimeve dhe standartizimit  të  tyre  pasi  dhe  vetë  jam  në  fushën  e  prodhimit  të  bojrave.  Ç’farë parashikon ligji shqiptar i standarteve dhe ç’farë mbron ai?  Përgjigje: Eshte  kenaqesi  te  marresh  pyetje  qe  interesohen  per  ceshtje  specifike  si  standartizimi. Megjithese  kjo  pike  diskutimi  eshte  jashte  fushes  tone  ne  pasi  kerkuam  ne  legjilacionin shqiptar mund t’ju themi se sipas ligjit shqiptar per standartet: Sistemi i standartizimit përbëhet nga: 

Page 111: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

111

     a)  Standarti  shqiptar  (STASH),  i  cili  përcakton  kërkesat  cilësore  të  njësuara  në  bazë  të teknologjive të zbatuara, për lëndët e para e materialet, lëndët djegëse e produktet e gatshme, ndërtimet, shërbimet, kushtet e ambalazhimit e  të etiketimit,  të ruajtjes e  të  transportimit  të prodhimeve të ndryshme dhe metodat e njësuara për vlerësimin e  cilësisë së prodhimeve,  të ndërtimeve e të shërbimeve.      b) Parastandarti  (PS)  i  cili, njëlloj  si  standarti, përcakton kërkesat  cilësore për prodhimet, ndërtimet  e  shërbimet  e  reja.  Me  përvetësimin  e  teknologjisë,  rishikohet  për  t'u  ngritur  në standart.      c)  Kushtet  e  projektimit  (KP)  dhe  të  zbatimit  (KZ)  që  vendosin  disiplinën  teknike  e teknologjike në projektim e në zbatim.      ç) Kampioni, modeli, vizatimi i punës dhe receptura, që përcaktojnë treguesit e prodhimeve të reja për anën funksionale, përbërjen, treguesit shqisorë, përmasat e tyre etj. Standartet ndahen në të detyrueshëm dhe jo të detyrueshëm. Për  drejtimin  dhe  organizimin  e  punës  në  fushën  e  standartizimit,  çertefikimit,  akreditimit (dhënies së besimit) të laboratorëve, kontrollit dhe sigurimit të cilësisë, eshte krijuar Drejtoria e  Standardizimit  dhe  e  Cilësisë,  si  organ  i  pavarur  kolegjial  e  vendimor,  drejtori  i  të  cilës caktohet nga Kryeministri.  Drejtoria e Standardizimit dhe e Cilësisë ka këto detyra e të drejta:      a)  Ndjek,  ndihmon  dhe  kontrollon  zbatimin  drejt  të  dispozitave  ligjore  dhe  të  akteve  të Këshillit të Ministrave në fushën e standardizimit, drejtimit, kontrollit dhe sigurimit të cilësisë  së  prodhimeve,  të  ndërtimeve  e  shërbimeve,  në  ministritë  e  institucionet  e  tjera qendrore, në organet e pushtetit lokal dhe në personat juridikë a fizikë.      b) Siguron udhëheqjen metodike, drejton, organizon dhe kryen vetë ose në bashkëpunim me ministritë e institucionet e tjera qendrore dhe me organet e tjera të pushtetit lokal, studime e analiza  tërësore  të  veçanta,  për  të nxitur  rritjen e  cilësisë nëpërmjet  vendosjes  së  treguesve cilësorë më të lartë në standarte.      Organizon  grupe  pune  me  specialistë  të  fushave  përkatëse  për  hartimin  e  rishikimin  e standarteve dhe kërkon të dhëna nga organizatat prodhuese e përdoruese.      c) Gjatë punës për hartimin e standardeve u përmbahet këtyre parimeve:      ‐ asnjanësisë;      ‐ lirisë së kundërshtimit;      ‐ nivelit të arritur të shkencës e të  teknikës;      ‐ kushteve konkrete ekonomike dhe nevojave të përgjithshme të shoqërisë;      ‐ mbrojtjes së konsumatorit.      ç) Miraton standardet shqiptare për prodhimet, ndërtimet, shërbimet, metodat e analizave dhe  amendamentet  e  tyre.  Sipas  nevojave  të  ekonomisë,    në  bashkëpunim  me  organizmat kombëtare  të  standardizimit  të  vendeve  të  tjera,  harmonizon  standarde  të  prodhimeve, ndërtimeve e shërbimeve ose tregues të veçantë të tyre.      Kur e gjykon të nevojshme, përshtat standardet ndërkombëtare (ISO), rajonale e të vendeve të tjera, si standarde kombëtare.      Vendos rregullat, procedurën e çertfikimit, dhënien e markës së konformitetit (përputhjen me kërkesat e standardit), për prodhimet dhe ndërtimet e shërbimit.      d) Cakton tarifat për të gjitha llojet e shërbimeve që kryen për të tretët, si dhe interpretimi i standardeve , ekspertizat, çertefikimin dhe akreditimin (dhënien e besimit) e laboratorëve.      dh)  Kontrollon  zbatimin  e  standardeve,  parastandardeve,  kushteve  të  projektimit  e  të zbatimit, kampionëve, modeleve dhe cilësinë në pesonat juridikë a fizikë. 

Page 112: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

112

     e) Merr pjesë në ekspertizat shtetërore dhe private për problemet e cilësisë, në formulimin e aktit përkatës, dhe kërkon zbatimin e tj.      ë)  Organizon  dhe  drejton  sistemin  kombëtar  të  akreditimit  (dhënies  së  besimit)  të laboratorëve.  Autorizon  laboratorët  e  vendit  për  kryerjen  e  analizave  laboratorike,  që kërkohen për verifikimin e cilësisë.      f)  Ndjek  problemet  e  kualifikimit  e  të  specializimit  të  punonjësve  të  organizmave  të standardizimit dhe të cilësisë.  Drejtoria e Standardizimit dhe e Cilësisë përfaqëson Republikën e Shqipërisë në Organizatën Ndërkombëtare  të  Standardizimit  (ISO).  Mban  lidhje  të  drejpërdrejta  me  organizatat ndërkombëtare  dhe  me  organizmat  kombëtare  të  standardizmit,  cilësisë,  akreditimit  e  të çertifikimit  dhe  vendos  bashkëpunimin  me  to  në  fushën  e  informacionit,  të  shkëmbimit  të literaturës,  të  përvojës,  të  kualifikimit  për  standardizimin,  cilësinë,  akreditimin  dhe çertefikimin. Duke  shpresuar  t’ju  kemi  permbushur  ato  qe  donit  te  dinit  nepermjet  pyetjes  tuaj,  ju falenderojme per interesimin dhe besimin ndaj nesh.   154.  Më  pëlqen  stili  tuaj  i  përgjigjeve.  Por,  ajo  ç’farë  më  shtyu  t’ju  shkruaj  është interesimi që kam për shifrat e inflacionit në Shqiperi në vitet e fundit. Dua te me thoni nese mundeni se sa ka qene ai dhe si medohet te eci ne vitin 2007?  Përgjigje: Per inflacionin mund te flasesh shume, por ne me mire po te japim shifrat qe disponojme. Keshtu, sipas te dhenave te prezantuara te Bankes se Shqiperise norma mesatare e inflacionit vjetor gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit rezultoi 3.1 për qind. Nisur nga realizimi i treguesve, merite  kryesore per mbajtjen ne nivelet  e  programuara  i  takon pikerisht  kesaj  banke,  qe ka dhe rolin e rregullatorit ne tregun monetar. Banka e Shqipërisë, si ne vitin 2006 dhe ne vitin 2007,  ka  organizuar  fushata  për  parandalimin  e  rritjes  spekulative  të  çmimeve.  Natyra spekulative  e  tregut,  si  pasojë  e mungesës  së  konkurrencës,  e mungesës  së  një  kontrolli  të duhur  tatimor,  si  dhe  një  model  sjelljeje  në  blerje,  i  cili  e  kthen  kërkesën  në  një  kërkesë joelastike, bëjnë që çmimet  të  rriten edhe në kushtet e një oferte  të mjaftueshme. Ekonomia shqiptare,  si  një  ekonomi  në  rritje  dhe me  një  bazë  të  vogël  prodhuese, mbetet  e  orientuar drejt  importit.  Një  nivel  i  lartë  inflacioni  në  vendet  partnere  si  Italia  dhe  Greqia  nënkupton presione inflacioniste për vendin tonë. Tashmë, mbiçmimi i lekut është një fakt i zakonshëm, si rezultat  i  një  oferte  të  lartë  të  valutës  së  huaj.  Ndërkohë,  edhe  lëvizjet  në  tregun  valutor ndërkombëtar janë reflektuar tërësisht në tregun vendas. Zhvillimet në tregun ndërkombëtar janë  reflektuar  kryesisht  në  kursin  lek/usd,  por  dhe  lek/euro.  Ndërkohë,  edhe  rritja  vjetore indeksit të çmimit të prodhimit të produkteve ushqimore, ka dhënë ndikim në rritjen e nivelit të  çmimeve,  megjithëse  kontributi  i  tij  është  i  vogël  si  pasojë  e  peshës  së  vogël  që  zënë produktet e përpunuara në shportën e konsumit. Faktorët e kërkesës kanë qenë përgjithësisht brenda vlerave të programuara, duke bërë që ndikimi i tyre në inflacion të jetë brenda vlerave të programuara. Ecuria e qëndrueshme shpenzimeve buxhetore nuk ka dhënë presione rritëse inflacioniste.  Duke  mos  patur  luhatje  të  forta,  të  nxitura  nga  rritja  e  pakontrolluar  e shpenzimeve  buxhetore,  kërkesa  e  ekonomisë  ka  qëndruar  stabël.  Dhe  per  vitin  2007 programimi eshte qe ai te ngelet ne nivelet e vitit te kaluar.  

Page 113: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

113

 155. Cilat janë format juridike të organizimit ligjor të biznesit në Shqipëri?  Përgjigje: E drejta juridike per themelimin e nje shoqerie ne Shqipëri eshte ne Ligjin Nr. 9901 date  14.04 2008 “Per tregtaret dhe Shoqerite Tregtare”. Ashtu si edhe ne vende te tjera, shoqerite e  medha ne Shqipëri drejtohen ne me te shumten e rasteve si shoqeri  te vecanta. Megjithate, per shoqerite me te medha kjo forme baze organizimi ka dhe perjashtime. Shoqerite qe kryejne aktivitet ekonomik ne Shqipëri sipas ligjit per shoqerite tregtare jane te detyruara te zgjedhin nje nga format juridike te meposhtme: 1. Shoqëria Kolektive Shoqeria Kolektive (unlimited partnership) eshte ajo shoqeri qe bashkon dy ose me shume persona qe kane ose qe marrin cilesine e tregtarit per shkak te ushtrimit te nje tregtie. Cdonjeri prej ortakeve konsiderohet personalisht dhe solidarisht pergjegjes. Ata quhen tregtare ortake. Pra, shoqeria Kolektive eshte nje shoqeri personash. Te gjithe personat perfaqesojne shoqerine dhe kane pergjegjesi te pakufizuar mbi borxhet e shoqerise. Kjo forme juridike e organizimit te shoqerive eshte shume pak e perhapur ne vendin tone.  2. Shoqëria komandite Shoqeria Komandite eshte nje shoqeri qe bashkon dy ose me shume ortake me cilesi te ndryshme: ortaket e pakufizuar qe jane tregtare dhe kane te njejtat karakteristika me ortaket e nje shoqerie kolektive; ortaket e kufizuar te cilet kane pergjegjesi ne shoqeri aq sa eshte kontributi i tyre dhe per kete arsye nuk gezojne statusin e tregtarit. Ne shoqerine komandite (limited partnership) behet fjale gjithashtu per nje shoqeri personash. Ketu behet fjale per dy lloje personash. Komplementari perfaqeson shoqerine nga jashte dhe ka pergjegjesi te pakufizuar. Komanditi ka pergjegjesi te kufizuar deri ne nivelin e kapitaleve te tij. Kjo forme juridike ka sipermares shoqerine dhe jo personat e vecante.  3. Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar Shoqeria me pergjegjesi te kufizuar (limited liability company / Shpk) eshte forma juridike me e shpeshte e tipeve te shoqerive qe operojne ne Shqiperi. Nje “Sh p k” ka kuptimin e nje shoqerie te krijuar mbi baze kapitalesh. Administratori perfaqeson shoqerine  tek te tretet dhe institucionet administrative. Pergjegjesia e shoqerise  kufizohet ne kapitalin e shoqerise, qe ka nje minimum te detyrueshem prej  100.000 LEK (800 Euro). Sipermarres eshte shoqeria dhe jo administratori apo personat e vecante.  4. Shoqëria Anonime Shoqeria Anonime (joint stock company / Sh.A) eshte nje shoqeri kapitalesh. Kapitali ndahet ne aksione. Keshilli i Aksionereve perfaqeson shoqerine. Pergjegjesia  e aksionereve kufizohet ne  sasise  e  kapitaleve.  Sasia  minimale  e  kapitaleve  eshte  10  milion  LEK(17.000  euro). Sipermarres eshte shoqeria dhe jo kryesia apo aksioneret e vecante.  5. Ortakëritë 

Page 114: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

114

Bashkimet e personave private  juridike e  fizike, ne  formen e nje shoqerie  te se drejtes civile (joint ventures) nuk jane te percaktuara ne ligjin per shoqerite tregtare, por ama nuk jane as te ndaluara. Ato ne legjislacionin fiskal prezantohen me termin “ortakeri”. « Ortakëria », eshte si bashkim  personash,  fizikë  dhe  juridikë,  për  të  kryer  një  veprimtari  të  përkohshme,  të përbashkët  me  qëllim  fitimi.  Ajo  nuk  krijohet  si  person  juridik  me  vete  në  format  e parashikuara nga  ligji Nr.7638,  datë  19.11.1992  “ Për  shoqëritë  tregtare”,  nga Kodi  Civil  ose nga ligje të veçanta.  Ne  kete  forma  organizimi,  sipermarres  eshte  shoqeria  (joint  venture)  dhe  jo  individet  e vecante. Sipermarres mund te jete edhe nje pjese e shoqerise. Ortakëve u kërkohet të mbajnë regjistra kontabël në përputhje me ligjin “Për kontabilitetin”.   6. Krijimi i degëve apo përfaqësive dhe kontrolli i tyre Shoqerite e huaja perfaqesohen ne Shqiperi shpeshhere me dege te tyre (filiale).Dega e firmes trajtohet ne baze te se drejtes shqiptare si nje shoqeri e pavarur, e cila duhet tge zgjedhe nje nga format juridike qe percakton ligji per shoqerite tregtare. Ajo mund te zgjedhe gjithashtu sipas Nenit 12 të Ligjit Nr.8560, date 22.12.199 “Për procedurat tatimore në RSH”, te perfaqesohet nga nje perfaqesues tatimor. Ne kuptimin juridik, sipermarres eshte dega dhe jo perfaqesuesi.  Shume shoqeri operojne ne disa qendra qe ndodhen ne pjese te ndryshme te Shqiperise dhe formojne grupe te llojeve te ndryshme. Keto grupime te ndryshme mund te klasifikohen ne tre lloje per qellime kontrolli tatimor. Çdo grup rezulton me probleme te ndryshme kontrolli.  a. Persona  juridik  te ndare (filiale) qe zoterohen (kontrollohen) nga nje person  juridik  tjeter (kompani holding). Personi juridik (shoqeria) tjeter, qe ndermerr nje aktivitet te tatueshem i nenshtrohet  regjistrimit  ne  menyre  individuale  ne  fushen  ku  operon.  Problemi  i  kontrollit qendron ne manipulimin ose fshehjen e transaksioneve te tatueshme midis personave ne dem te tatimit por jo ne dem te fitimit te grupit te shoqerive. Kjo merr rendesi te veçante kur grupi konsiston ne njesi vendase dhe te huaja.  b. Persona juridike te veçante qe zoterohen nga nje individ ose grup (shoqeri te lidhura me ane te  pronesise).  Problemi  per  kontroll  prezantohet  si  me  siper,  por  veshtiresia  qendron  te asocimi dhe per pasoje manipulimi i çmimit /transaksionit mund te fshihet.  c.  Nje  person  juridik  me  sektore  apo  dege  operuese  shperndare  ne  zona  gjeografike  te ndryshme dhe qe operojne me nje numer  regjistrimi  (regjistrimi  centralizuar). Veshtiresia  e kontrollit eshte te siguroje qe gjithe aktivitetet e tatueshme konsolidohen ne llogarine humbje fitim  dhe  ne  deklararen  per  TVSH  qe  dergohet  ne  DTM,  dhe  kontabilizohen  me  çmimin  e klientit te personit juridik, por jo me çmimin ndersektorial.   156. Punoj në një shoqeri që merret me tregtimin e barnave mjekësore. Nga sa di unë për barnat në disa vende  të europës nuk  lejohet  të bëjnë publicitet audio­viziv. Nese keni  ndonje  njohje  ligjore  a  e  ndalon  legjislacioni  yne  këtë  fakt  dhe  kush  është institucioni i autorizuar që mbulon këtë fushë?  

Page 115: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

115

Përgjigje: Ne  fakt,  ligji  per  barnat,  i  aprovuar  ne  vitin  1994  ka  për  qëllim  të  përcaktojë  rregullat  për fabrikimin, importimin, eksportimin, tregtimin, përdorimin dhe kontrollin e cilësisë së barnave që përdoren për njerëzit në Republikën e Shqipërisë. Reklama e barnave ne publik me anen e mjeteve  të  informimit masiv  lejohet me miratimin e ministrit  të Shendetesise.   Rregullat për reklamën  dhe  lista  e  barnave  që  lejohen  të  propagandohen  ne  publik  nepërmjet  reklamës percaktohen  nga  ministri  i  Shendetesise.  Për  lëndët  që  nuk  përcaktohen  si  barna  ndalohet reklama e tyre.  Sipas ligjit, ndalohet reklama e barnave për efekte mjekuese që nuk janë shpallur ne kohën e regjistrimit të tyre, si dhe fshehja e kundërindikimeve dhe efekteve anësore të tyre. Gjithashtu, ndalohet reklama e barnave të përcaktuara si helme dhe narkotikë, pavarësisht nga fakti që ato janë  të  regjistruara  në  vend.  Per  shkelje  te  ndryshme  sipas  ketij  ligji  ka  dhe  penalizime  te renda, per aq kohe sa ato nuk perbejne veper penale. Megjithatë realiteti shqiptyar është i familjarizuar me shkeljen ë ligjiut dhe nuk është cudi qe kjo ndodh dhe në këtë sektor të jetës shqiptare.   157. Banka Botërore është një institucion prestigjioz botëror. Unë kam lexuar se ajo ka ndihmuar  shumë vende në  tranzicion, madje dhe në Ballkan. Po për Shqipërinë,  cilat janë drejtimet që ka ndihmuar dhe ndikuar Banka Botërore, me stafin e saj?  Përgjigje: Misioni  i  Bankes  Boterore  (BB)  eshte  te  ndihmoje  Shqiperine  ne  arritjen  e  objektivave ekonomiko‐sociale. Shqiperia u be anetare e BB ne vitin 1991. Qe atehere, BB ka dhene huara dhe  ndihma    mbi  760 milion  dollare  amerikane  per  54  projekte  dhe  aktualisht  eshte  duke financuar dhe përkrahur zhvillimin e 22 projekteve.  Ne  ndryshim  nga  huate  bankare,  BB  nuk  aplikon  interesa  dhe  ka  lene  si  nje  periudhe mospagimi të kesteve një kohë prej 10 vitesh. Shuma e mesiperme ben pjese ne kete politike.   BB po mbeshtet Shqiperine ne perpjekjet per reformne ne bujqesi per te rritur efektivitetin e prodhimeve, por dhe luftuar papunësinë dhe varfërinë. Me ndihmen e BB rreth 100 000 familje kane perfituar nga ndihma ne sistemet e drenazhimit dhe ujitjes. BB po e ndihmon gjithashtu vendin tone ne ruajtjen dhe mbrojtjen e burimeve natyrore si: pyjet, kullotat dhe liqenet. Gjithe projektet  e  perfunduara  bejne  pjese  ne  strategjine  kombetare  per  rritjen  e mireqenies  dhe uljen e varferise. BB po bashkepunon me BE dhe partnere te tjere per mbeshtetjen e Shqiperise dhe perpjekjet e saj per te hyre ne BE. Nje ndihme e madhe e saj jane projektet e financuara ne administraten  publike,  reformen  juridike  gjyqesore,  integrimin  rajonal,  transportin  dhe energjine, shendetin, sherbimet sociale dhe reformen e pensioneve. BB ka ndihmuar me sukses ne rehabilitimin e 200 shkollave dhe ndertimin nga e para te 25 prej tyre. Ajo ka ndihmuar ne ndihmen  per  garantimin  e  furnizimit me  libra  falas  te  klasave  te  para  te  shkolles  9‐vjecare. Gjithashtu, BB ka dhene  fonde per ndertimin e 115 ambulancave    ne  zonat me  te  varfera  te vendit dhe ka permiresuar sherbimet duke hartuar masterplane per zhvillime te metejshme ne QS “Nene Tereza”. Persa i perket infrastruktures, financimet e saj kane ndihmuar ne riparimet e 1700 km rruge rurale dhe 1300 km rruge kombetare. Gjithashtu, ka nderhyre ne projektet e komuniteteve me 900  projekte  te  vegjel  duke  permiresuar  furrnizimin  me  uje,  kanalizime  te  ujrave  te  zeza, vende tregu dhe qendra argetimi dhe parqe.  

Page 116: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

116

Nje sektor privat  i  lulezuar ka nevoje  te mbeshtetet dhe  te zhvilloje nje sistem bankar aktiv. Per eleminimin e  skemave  financiare  informale, BB dhe donatore  te  tjere kane ndihmuar ne futjen  e nje  transparence me  te madhe ne  institucionet  financiare duke nderhyre me  skema mikrokreditimi.  Institucione krediti  te tille si Fondacioni Besa kane hapur deget e tyre ne 15 qytete me mision ne rritjen e punesimit dhe infrastrukturen urbane.  Nje administrate publike e zhvilluar eshte nje investim afatgjate ne perfitim te te gjitheve. BB po  ndihmon  konkretisht  duke  trajnuar  me  fondet  e  dhena  punonjes  publike  dhe  gjykate  e prokurore per rritjen e aftesive profesionale dhe etikes ne pune.    158. Në një broshurë informative kam lexuar për shoqëritë e kreditit. Di në përgjithësi se ç’farë mund të jenë, por nëse keni informacion doja të dija në formë të plotë se si janë të organizuara dhe si operojnë ato në treg. A ka në Shqipëri shoqëri të tilla dhe c’farë të drejtash u jep ligji?  Përgjigje: Shoqëritë  e  kursim‐kreditit  (SHKK)  janë  persona  juridikë  që  përbëhen  nga  bashkime vullnetare të individëve, të personave fizikë ose juridikë, të  cilët depozitojnë paratë e tyre në shoqëri dhe që përdoren nga shoqëria për dhënien e kredive anëtarëve të shoqërisë.  Parimet e përgjithshme të ushtrimit të veprimtarisë së shoqërive kursim‐krediti (SHKK) dhe të unioneve të tyre janë: 1. vullnetarizmi; 2.  bashkëpunimi,  ndihma  e  ndërsjellë  për  anëtarët  e  shoqërisë  dhe  qëllimi  i  zhvillimit  të veprimtarisë së tyre nuk është fitimi; 3.  teprica neto e krijuar  (diferenca pozitive e  të ardhurave me shpenzime) nuk  shpërndahet për anëtarët, por përdoret për zhvillimin dhe zgjerimin e veprimtarisë shoqërore; 4. barazia në të drejtën e votimit ‐ një anëtar një votë; 5. administrimi i shoqërisë nga vetë anëtarët e saj.  Objekti  i  veprimtarisë    së  shoqërisë  së  kursim‐kreditit  është  të  marrë  depozita  me  ose  pa interes  vetëm nga  anëtarët  e  shoqërisë  së  kursim‐kreditit,  t'u  japë    hua  vetëm  anëtarëve  të shoqërisë së kursim‐kreditit dhe të përcaktojë afatet dhe kushtet që shoqërojnë huatë. Qëllimi i veprimtarisë së shoqërisë së kursim‐kreditit është ndihma e ndërsjellë, dhënë anëtarëve  të shoqërisë së kursim‐kreditit. Shoqëritë e kursim‐kreditit mund të kryejnë vetëm veprimtari që përfshihen  në  objektin  e  veprimtarisë  në  statutin  e  tyre,  si  dhe  ndonjë  veprimtari  tjetër  të njëjtë ose të përafërt. Ato kryejnë transaksione me anëtarët e tyre ose me palë të treta, të cilat nuk janë anëtarë të shoqërive të kursim‐kreditit, në përputhje me përcaktimet e parashikuara në  statutet  e  tyre.  Shoqëria  e  kursim‐kreditit  ka  kapitalin  e  vet,  i  cili  përfshin  vlerën  e përgjithshme të kontributeve të anëtarësimit në cash, të paguara nga anëtarët e shoqërisë.  Organet  drejtuese  të  një  shoqërie  të  kursim‐kreditit  janë:  asambleja  e  përgjithshme,  bordi drejtues  dhe  komiteti  mbikëqyrës.  Ne  harmoni  me  njeri‐tjetrin  keto  organe  drejtuese  kane detyra specifike per te permbushur, te cilat jane te percaktuara ne statutin e shoqerise.  Aktualisht, ne vend nuk ështe prezantuar si operatore aktive ne treg ndonje shoqeri e tille.   

Page 117: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

117

 159.  Dje  isha  ne  nje  dyqan  veshjesh  dhe  kur  desha  te  bleja  nje  veshje,  shitesja kembengulte se  ishte  italiane duke me  treguar etiketen. Une e di shume mire qe nuk ishte  keshtu.  A  vepron  ligji  per  shitesit  qe manipulojne me  origjinen  e  prodhimit  te mallrave dhe cmimet e tyre dhe nderrojne etiketat dhe i shesin per marka te tjera nga ato qe jane?   Përgjigje: Sigurisht qe parlamenti ka aprovuar dhe qeveria eshte e detyruar  t’a  zbatoje  funksionin per mbrojtjen e konsumatorit nga shume rreziqe qe mund te vijne nga tregu i sotem . Qëllimi i këtij ligji  është  siguria  e  konsumatorëve  për  mbrojtjen  e  shëndetit  dhe  të  interesave  të  tyre ekonomike. Askush  nuk lejohet të mashtrojë konsumatorët e në veçanti t'u  japë atyre informacione jo të vërteta, jo të plota, të pasakta, të ekzagjeruara ose të pengojë informacionin rreth karakteristikave reale të mallit, shërbimit a kushteve të shitjes në treg. Shitësi sipas ligjit nuk ka të drejtë të heqë ose të ndryshojë etiketën e marketimin e mallrave apo  informacione  të  tjera  të  dhëna  nga  prodhuesi,  importuesi  a  furnizuesi.  Ai  duhet  të informojë paraprakisht konsumatorët kur shet mallra të përdorura apo të ndryshuara, mallra me  defekte  ose  mallra,  funksioni  i  të  cilave  në  njëfarë  mënyre  është  i  cunguar.  Organet  e specializuara  te  shtetit  sipas  tipit  te  aktivitetit  dhe  përkatësisë  veprojnë me  shpejtësi  sipas mënyrës së shkeljes me masa përkatëse administrative, në rast se nuk ka vend për përgjegjësi penale, duke u mbështetur në dispozitat ligjore përkatëse.   Megjithate,  nga  sa  ju  vete  keni  pare  ligji  nuk  i  shterngon  ende  si  duhet  spekulantet  dhe elementet abuzive. Do te ishte gjithe shoqeria shqiptare nderkohe nje ndihmes shume i madh ne  kete  drejtim,  pasi  nje  lidhje  me  ambjentin  e  konsumit  mund  t’a  themi  se  e  ka  dhe  kjo paraqitje spekullative e ketyre tregtareve.   160.  Une  pi  duhan  prej  vitesh.  Megjithe  propagandën  dhe  masat  kunder  pirjes  së duhanit  une  nuk mund  ta  le.  Shikoj  se  ne  treg  tek  ne  tregtohen  lloj­lloj  cigaresh  te markave  të  ndryshme.  Si mbrohen me  ligj  te  drejtat  e  konsumatorit  per  demet  qe shkakton ai? C’fare gjobash dhe pasojash ka nje shkeles i ligjit dhe kush duhet te jete ai qe konfiskon keto mallra? Ju faleminderit.  Përgjigje: Ne fakt, ju si konsumator duhet t’a zgjidhni me kujdes mallin qe doni te konsumoni. Megjithese per  cigaret  eshte  miratuar  nje  ligj  ne  parlament  ai  nuk  mendojme  se  ka  gjetur  zbatim gjeresisht. Ky ligj ndalon tregtimin e duhanit për konsum dhe i produkteve të tij me prejardhje dhe  prodhues  të  panjohur.  Sipas  ketij  ligji  tregtise  se  duhanit  dhe  cigareve  te  cdo  tipi  nuk  i lejohet reklamimi ne asnje lloj medie. Fatkeqesisht, kjo nuk zbatohet rigorozisht nga te gjitha mediat. Nga ana tjeter ligji i vitit 2007 qe ndalon duhan pirjen ne ambjente publike, perseri vuan nga hapesira  e  vogel  e  zbatimit  te  tij  ne  ambjentet  qe  ai  duhet  te  zbatohet.  Megjithate,  persa  i perket tregtimit te tij ai ka dhe kufizime, si persa i perket amblazhimit dh shkrimeve ne te, po ashtu dhe tregtimit te tij vetem me pulle akcize. Ne rastet, kur konstatohet ndryshe Drejtoria e pergjithshme  e  Tatimeve  dhe  ajo  e  Doganave  jane  pergjegjese  per  konfiskimin  dhe 

Page 118: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

118

shkaterrimin e produkteve, paketimi i te cilave nuk eshte ne perputhje me kerkesat e ligji per prodhimin dhe tregtimin e cigareve si dhe legjislacionit fiskal ne fuqi.   161. Çfarë janë letrat me vlerë dhe si funksionojnë ato në tregun shqiptar?  Përgjigje: Letrat me vlerë janë:  (a) aksione si pjesë të kapitalit të një shoqërie tregtare;  (b) çdo instrument që krijon apo konfirmon borxhin që është emetuar apo propozohet për t'u emetuar nga një shoqëri që përfshin, në veçanti, letra borxhi;  (c) hua, obligacione dhe instrumente të tjera që krijojnë apo konfirmojnë borxhin e emetuar nga Qeveria shqiptare apo për të, ose nga një shoqëri publike;  (ç)  çdo  të  drejtë,  të  paraqitur  nga  garantuesit  apo  të  tjera,  për  të  nënshkruar  aksionet  apo letrat me vlerë të borxhit;  (d)  çdo kontratë mundësie për  të  zotëruar apo për  të vënë në përdorim çdo  letër  tjetër me vlerë; (dh) të drejtat sipas një kontrate për zotërimin apo vënien në përdorim të ndonjë letre tjetër me vlerë, dorëzimi i së cilës do të bëhet në një datë të ardhshme dhe me një çmim mbi të cilin është  rënë  dakord  kur  kontrata  është  nënshkruar  (që  përfshin  nje  datë  dhe  një  çmim  të përcaktuar në përputhje me kontratën); (e) të drejtat sipas një kontrate e cila nuk siguron dorëzimin e letrave me vlerë, por qëllimi i së cilës është të sigurojë fitim apo të shmangë humbjet duke iu referuar luhatjeve në:      ‐ një indeks aksionesh apo faktorë të tjerë të ngjashëm lidhur me letra të tjera me vlerë;      ‐ çmimin e letrave të tjera me vlerë;       ‐ përqindjen e interesit të ofruar për paratë në depozita; (ë) çdo instrument tjetër që  gjykohet nga Komisioni, për qëllimet e këtij ligji, si letër me vlerë, por nuk përfshin:      ‐ kambialet;      ‐ bonot e thesarit me një maturim fillestar më pak se një vit;      ‐ premtim‐pagesat;      ‐ certifikatat e depozitave të emetuara nga një bankë e licencuar nga Banka e Shqipërisë; Banka e Shqipërisë mund të krijojë dhe vërë në funksionim një treg letrash me vlerë.  Një  treg  letrash  me  vlerë  mund  të  krijohet  dhe  vihet  në  funksionim  edhe  nëpërmjet  një shoqërie  të  krijuar  posaçërisht  për  këtë  qëllim  nga  Banka  e  Shqipërisë.  Ne  zbatim  te  kesaj eshte  hapur  para  disa mujsh  Bursa  e  Tiranes. Megjithate,  puna  e  saj  nuk  ka  filluar  ende  ne funksione te plota pasi kjo varet nga disa faktore, si persa i perket madhesise se ketij tregu, po ashtu dhe nje prezantimi mjaft transaparent te llogarive financiare te kompanive shqiptare per publikun qe do  te  jete dhe aktori kryesor ne burse.Per  fat  te keq keto  faktore ende nuk  jane pjekur per tregun e letrave me vlere ketu ne Shqiperi. Do te na duhet te presim akoma.   162. Kush  janë  standartet e auditimit  të brendshëm në Shqipëri  ? Kush është  fusha e auditimit të brendshëm ?  Përgjigje: 

Page 119: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

119

Veprimtaria e auditimit te brendshem ne sektorin publik mbeshtetet kryesisht ne standardet nderkombetare te auditimit, si edhe ne udhezimet e nxjerra ne zbatim te tyre, te miratuara nga Ministri i Financave me propozimin e Drejtorit te Pergjithshem te Auditit. Nje prej standardeve mund  te  jete:  Standardet  Nderkombetare  te  Auditimit  (ISA),  Organizata  Nderkombetare  e Kontabilisteve  (IFAC),  Organizata  e  Institucioneve  te  Larta  te  Auditimit  (INTOSAI)  dhe standardet  per  praktikat  profesionale  te  auditit  te  brendshem,  te  nxjerra  nga  Instituti  i Auditoreve te Brendshem (IIA).  Fusha e auditimit te brendshem ne sektorin publik perfshin te gjitha kontrollet e brendshme, financiare  dhe  te  drejtimit.  Auditimi  i  brendshem  nuk  ka  asnje  kufizim  ne  planifikimin  dhe kryerjen  e  veprimtarise  se  tij.  Auditi  duhet  te  jape  ne  menyre  te  pavarur  nje  siguri  te arsyeshme per titullarin e subjektit publik qe kontrollohet, per te permiresuar veprimtarine e subjektit dhe frytshmerine e sistemeve te kontrollit te brendshem, duke perdorur menyren me te mire.    163. Jam një qytetar nga Tirana. Jam duke kërkuar për shtëpi banimi, mirëpo shikoj se çmimet janë shumë të larta në raport me të ardhurat e njerëzve. Kush ndikon te cmimi i lartë i apartamenteve?   Përgjigje: Problemi  tuaj eshte nje  fenomen tashme qe po ndihet nga  te gjithe ata qe kerkojne  te blejne apartamente  banimi. Megjithate,  si  gjithe  sektoret  e  ekonomise  dhe  ketu  ka  faktore  te  cilet ndikojne realisht dhe direkt, por ka dhe faktore te kohes ne te cilen  jetojme dhe  jane pjese e ndergjegjes qytetare dhe civile. Faktoret, të cilet ndikojne në një kosto ndertimore dhe cmime e shitjes nder të tjera do të ishin: 

- kostua e materialeve të perdorura; - kosto e tokes (pervec vleres se infrastruktures baze) mbi të cilen ndertohet; - shpenzimet plotesuese dhe ndihmese; - planifikimi i ndertimeve dhe kontrolli treguesve teknike; - kostot dhe barrierat shteterore; - treguesit e korrupsionit dhe - shpenzimet per fuqine punetore dhe mekanika qe perdoret në keto ndertime. - taksat lokale dhe tatimet 

 Megjithate,  nga  gjithe  sa  permenden  me  lart  ato  jane  elemente  qe  kane  vlera  qe  mund  te llogariten. Gjithsesi nder ta, faktori qe po permendet me dendur ne efektet e rritjes se cmimit te banesave  jane mungesa e deshiruar per  leje ndertimi dhe  rritja  e perqindjes  se perfitimit prej pronareve te tokes. Tashme kjo perqindje po arrin deri ne 40‐45% te vleres se ndertimit te perfunduar. Po te fokusohemi tek ndonje ndertues banesash në qender apo perreth saj ju do të  gjeni  se  dyqanet  me  të  mira  dhe  apartamentet  me  të  gjera  do  ti  kene  pronaret  e  tokes. Trashegimtare të hershem banesash e tokash apo bleres të zgjuar në fillimin e viteve ’90 janë celesi  per  perfitime  nga  kjo  industri.  Toka‐banke  është  aseti  i  tyre  me  i  qendrueshem. Megjithese,  sektori  ndertimor  pershkruhet  si  një  industri  fitimprurese  në  keto  kohe,  me 

Page 120: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

120

cmimet e tokave qe po rriten dhe mosveprimet në ciklin ndertimor nga shteti ben qe cmimet e banesave të rriten.                              

            

Page 121: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

121

KAPITULLI  VIII  INFORMACION DHE CITIME    PRODHIMI I BRENDSHËM BRUTO (PBB)  Prodhimi i Brendshëm Bruto është mënyra më e njohur e matjes së prodhimit kombëtar në ekonominë e sotme. Gjithsesi, nëse do të gjenit ndonjë libër ekonomik të disa viteve përpara do të lexonit një tjetër term, Prodhimin Kombëtar Bruto. Të dy termat janë e njëjta ide dhe matin të njëjtat gjëra të lidhura midis tyre Prodhim për kërkesën përfundimtare do të thotë se prodhimi i mallrave dhe shërbimeve nuk do të përdoren për prodhim të mëtejshëm në të njëjtin vend dhe gjatë të njëjtës kohë. Kështu shpenzimi i bërë nga vendasit për mallra e shërbime që ata do t’i konsumojnë është kërkesë përfundimtare dhe nga ana tjetër mallrat dhe shërbimet që blejnë vendasit nuk do të përdoren në prodhimin e mallrave dhe shërbimeve më tej.  Në mënyrë që të fokusohemi mbi vlerën në treg të prodhimit për përdorim final, ne mund të matim PBB‐në si një shumë të katër komponentëve: 

 PBB = C + I + G + NX 

  C   =  shpenzime konsumi   I    =  investime  G   =  shpenzime qeveritare për mallra e shërbime NX  =  shpenzimet neto të eksportit  Kjo është quajtur “metoda e shpenzimeve”. Gjithsesi, kjo nuk është e vetmja metodë për të matur PBB‐në. Në teori, prodhimi dhe e ardhura janë një dhe të ngjashme.  Së pari, vlera e vërtetë e parasë është se ç'farë mund të blejë ajo dhe paraja nuk mund të blejë asgjë nëse nuk është prodhuar ende.  Së dyti, paraja e harxhuar për të blerë mallra dhe shërbime kthehet në të ardhur për njerëzit që i prodhojnë ato: pagat, interesat, qeratë dhe fitimet.  

Shpenzimet e Konsumit Shpenzimet e konsumit janë shuma e shpenzimeve për mallra e shërbime të sektorit privat në ekonomi gjatë një viti. Në shpenzimet e konsumit hyjnë: 

- shërbimet - mallrat e konsumit  - mallrat e konsumit jetëgjatë 

Dy kategoritë e para janë të një përdorimi mjaft të shpeshtë, ndërsa kategoria e tretë është për mallra që kanë një konsum më të ngadaltë. Ne do të konsiderojmë si konsum vetëm pjesën e mallrave të konsumit jetëgjatë që përdoren gjatë një viti. Blerja e këtyre mallrave si p.sh. shtëpi, makina, TV etj. mund të mendohen si një investim i “të mirave kapitale”, që do të përdoren më shumë se një vit nga konsumatorët.   

Page 122: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

122

Investimet Investimet përfshijnë gjithë shpenzimet që bëhen për të mira që do të shërbejnë për të prodhuar të mira të tjera në të ardhmen. Të mira që shërbejnë për të prodhuar të mira të tjera në të ardhmen quhen  “të mira kapitale” Ndërmjet investimeve është e rëndësishme të dallohet: 

- rritja e inventarëve dhe - investimeve të Aktiveve të Qëndrueshme të Trupëzuara  

Inventarët janë gjendje mallrash mbajtur si një rezervë për të bërë më të lehtë transaksionet. Rezervat e ndryshme ushqimore të konservuara ose jo janë një shembull i tyre. Investimet e Aktiveve të Qëndrueshme të Trupëzuara përfshijnë gjithë të mirat kapitale të të gjitha llojeve. Shembuj të kësaj kategorie janë ndërtesat e fabrikave dhe të tjerave biznese, makineritë, mjetet e transporitit që përdoren për biznes, prodhimet që janë në proçes, pasuritë e frutikulturës, gjëja e gjallë. Meqë dhe shtëpitë janë një aktiv ato hyjnë në këtë grup. Kështu, investimet kanë tre grupe komponentësh në përbërje: 

- Investimet e Aktiveve të Qëndrueshme të Trupëzuara të biznesit - Inventarët e mallrave - Ndërtesat rezidenciale (shtëpitë) 

 

Shpenzimet qeveritare  Shpenzimet qeveritare përfshijnë blerjen e mallrave dhe shërbimeve, pavarësisht nëse ato përdoren gjatë vitit apo dhe më tej se 1 vit. Këtu nuk përfshihen transfertat. Kur qeveria blen ushqime për spitale, kjo konsiderohet shpenzim qeveritar. Nëse qeveria paguan prodhuesin e ushqimeve, apo paguan një pacient për të blerë ushqime kjo nuk quhet shpenzim qeveritar për qëllimet tona. Kjo nuk merret parasysh pasi do të binim në gabimin e llogaritjes dy herë.  

Eksporti Neto Eksportet përfshijnë gjithë shpenzimet për të blerë mallra të prodhuara në vend dhe me destinacion konsumi përfundimtar në vende të tjera. Nëse nisemi nga këndvështrimi i tregtisë ndërkombetare atëherë të tre komponentët që janë konsumi, investimet dhe shpenzimet qeveritare përfshijnë një komponent të importit të mallrave.Pra, ata janë kategori të shpenzimeve në produktin botëror, jo të produktit kombëtar. Por ne duam të merremi vetëm me produktin kombëtar. Ka dy mënyra për ta ndrequr këtë problem. Njëra është ndryshimi i përkufizimit të konsumit, investimeve dhe shpenzimeve qeveritare, që të përfshihen vetëm shpenzimet për prodhimin e brendshëm. Tjetra që është dhe mënyra më praktike merret me eksportin neto, që do të thotë eksporte minus importe. Kjo kuptohet si një kontribut në shpenzimet e prodhimit të brendshëm.  Prodhimi Kombëtar Bruto (PKB) Prodhimi Kombëtar Bruto është në vetevete PBB‐ja dhe të ardhurat neto nga pjesa tjetër e botës. Thënë me terma ekonomike: 

 PKB = PBB + T.A Neto nga pjesa tjetër e botës 

 Prodhimi Kombëtar Neto (PKN) Tashmë, që njohëm dy konceptet e para ne mund të llogaritim kapitalin dhe paisjet e përdorura gjatë një viti. Kjo del pasi zbresim vlerën e paisjeve që kemi përdorur, që quhet Llogaritja e Kapitalit të Perdorur (LKP) nga PKB‐ja. Pra, 

 PKN = PKB – LKP 

 

Page 123: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

123

E ardhura Kombëtare (AK) Prodhimi Kombëtar Neto është matje e të ardhurave. Gjithsesi, ai nuk përputhet me të dhënat e statistikës, pasi disa taksa paguhen përpara se të jetë krijuar e ardhura. Këto taksa janë ato që quhen taksa indirekte. Kështu, ne zbresim taksat indirekte (TI) nga PKN dhe pasi bëjmë dhe disa sistemime të vogla, rezulton AK. 

AK = PKN – TI  E ardhura kombëtare është një koncept themelor në Sistemin Kontabël të të Ardhurës Kombëtare (SKAK), pasi ai është i barabartë me shumën e të ardhurave të fituara. Metodë tjetër, por jo duke zbritur është dhe shuma e pesë kategorive të mëposhtme. 

Pagat Pagat përfshijnë gjithë pagesat, shpërblimet dhe përfitimet . 

Interesat Interesat përfshijnë interesat neto të paguara nga bizneset ndaj individëve. 

Fitimet e shoqërive Përfshin të ardhurën neto të shoqërive pasi janë paguar dividentët. 

Qeratë Përfshin gjithë të ardhurat që vijnë nga dhënia në përdorim tokave, shtëpive, ndërtesave. 

Të ardhurat e pronarëve Për pronarët e bizneseve është e vështirë të bëjnë ndarjen e komponentëve të mësipërm, kështu që të ardhurat e pronarëve janë përfshirë në AK si një shumë totale. Në fakt nëse përdorim si metodën me zbritje ashtu kur përdorim metodën me mbledhje dalin gabime sipas metodës. Duke qenë se gabimet janë të ndryshme, diferenca midis tyre është ajo që rezulton si mospërputhje.  E Ardhura Personale (AP) AK është masa e të ardhurave të fituara në një vit, pas taksave indirekte. Por, të ardhurat e fituara gjatë një viti nuk është e thënë se shpenzohen po brenda atij viti. P.sh. dividentet nuk merren në vitin që fitohen dhe po kështu për disa pagesa të kryera ende nuk është fituar gjë. Për ta rregulluar këtë, AK‐se i shtojmë të ardhura që kanë mbërritur, por jo të fituara dhe i zbresim të ardhura të fituara por që nuk kanë mbërritur. Kjo e ardhur që del është e Ardhura Personale (AP). 

 AP = AK + të ardhura që kanë mbërritur, por jo të fituara  ­   të ardhura të fituara por që 

nuk kanë mbërritur  E Ardhura Personale Disponibile (APD) Hapi jonë i fundit është të zbresim të taksën mbi të ardhurën personale (TAP). Kjo është ajo që ne na mbetet në disponim për ta harxhuar apo kursyer. Kështu, 

APD = AP – TAP  Prodhimi i Brendshëm Bruto Real (PBBR) Në Sistemin Kombëtar Kontabël matja e prodhimit kombëtar shmanget nga dublimi i llogaritjes, pasi fokusohen në vlerën e tregut të prodhimit përfundimtar. Kjo shmang një nga dy problemet e prodhimit kombëtar, por problemi tjetër, që ka të bëjë me ndryshueshmërinë e vlerës së monedhës kombëtare 

Page 124: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

124

nga një periudhë në tjetrën mbetet për t’u zgjidhur. Në Diagramën Shembull 1 të mëposhtme mund të shikohet se si ka pësuar rritje PBB‐ja në vite. Po sa ndikon në këtë, rritja e fuqisë blerëse të monedhës vendase dhe sa vjen nga rritja reale e prodhimit? Këtu është për t’u sqaruar problemi i inflacionit. Le ta shikojmë se si e zgjidhin atë ekonomistët e sotëm. 

Diagrama Shembull 1  

Problemi i matjes Në fakt si mund t’a matim prodhimin kombëtar? Për ta spjeguar më mirë le të shikojmë diagramën 2, ku jepet kufiri i mundshëm i prodhimit për ushqim dhe makineri.  

             Diagrama 2  Kur mendoni se  prodhimi është më i madh? Në pikën A, apo në pikën B? Po të shikojmë diagramën vërejmë se në pikën A është prodhuar më shumë ushqim, ndërsa në pikën B më shumë makineri. Po, kush ka prodhimin më të madh gjithsesi nga të dy? Në një farë mënyre ata janë të dy në të njëjtën madhësi. Është kështu, pasi ata janë të dy të prodhuar me të njëjtat burime dhe nisur nga këndvështrimi i kostos ata janë të të njëjtës madhësi. Në një vend ku njerëzit janë të uritur dhe nevoja për ushqim është mjaft e domosdoshme, pika A mund të duket “më e madhe”. Ndërkaq, në një vend të pasur ku njerëzit kanë mjaftueshëm për t’u ushqyer dhe ata duan makina për të shëtitur përqark, pika B me më shumë makina duket “më e madhe”. Ç'farë mund të konkludohet nga ky diskutim është se ne nuk mund të matim prodhimin e një vendi pa marrë parasysh vlerat që konsumatorët i japin mallrave dhe shërbimeve që prodhon ekonomia. Përgjigja është se vetëm vlera e tregut mund të përdoret si masë matje. Por, kjo ndikohet nga dy faktorë të tjerë. ‐  Problemi i inflacionit Ne kemi parë nga historia ekonomike se fuqia blerëse e monedhës unike vendase ndryshon me kalimin e kohës. Inflacioni është treguesi i saj. Nëse vlera e tregut të prodhimit është më e madhe tani se sa 10 vite përpara, si mund të jemi të sigurt nëse është “vërtet” më e madhe apo thjesht është shitur me një çmim okazional më të lartë ? ‐  Problemi i llogaritjes dy herë Ne duam të sigurohemi se çdo njësi e prodhuar është numëruar vetëm një herë. Në një ekonomi moderne prodhimi kjo gjë bëhet e vështirë. Le të japim një shembull për ta spjeguar këtë që po themi. Një fermer (prodhues gruri) furnizon me lëndë të parë një mullis dhe ky furnizon me lëndë të parë një bukëpjekës  

Subjekti  shet  për : 

Page 125: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

125

Fermer  Grurë 20 LFabrike mielli  Miell 40 LBukëpjekës  Bukë 50 L

 Po të llogaritim tani shumat që kanë qarkulluar mund t’a përshkruajme kështu. Janë qarkulluar 20 Lekë nga shitja e grurit + 40 Lekë nga shitja e miellit + 50 Lekë nga shitja e bukës. Të gjitha bashkë bëjnë shumën 110 Lekë. Shikohet që kjo llogaritje është e gabuar. Ne e kemi llogaritur miellin dy herë. Një herë kur ai ju shit bukëpjekësit dhe një herë kur bukëpjekësi e shiti bukën e bërë me këtë miell. Më keq akoma po të hyjmë për llogaritjen e grurit që është numëruar tre herë në qarkullimin nga fermeri tek bukëpjekësi. Pikërisht, ky është problemi i llogaritjes dy herë. N’a duhet një mënyrë për ta llogaritur më sakte të ardhurën kombëtare. Një mënyrë është ajo e vlerës së shtuar. Mënyra e vlerës së shtuar Kur ne shikojmë të dhënat e individëve dhe shoqërive të biznesit, shikojmë që lëndët e para dhe gjysëm të gatshme, si gruri e mielli në rastin tonë do të jenë një kosto e madhe për njësi në mjaft raste. Ç'farë duhet bërë është vetëm numërimi një herë të vetme i tyre. Mënyra për ta bërë këtë është të llogaritim vlerën e shtuar për çdo shoqëri. Vlera e shtuar përkufizohet si e ardhur e shoqërisë minus shumën e paguar te shoqëria tjetër (për lëndë të para dhe gjysëm të gatshme e shërbime). E njëvlershme është dhe që vlera e shtuar është shuma e gjithë pagesave që bën shoqëria për paga, qera, interes dhe fitime.   

Subjekti  shet  për :  Vlera e shtuar Fermer  Grurë 20 L 20 L 

Fabrike mielli  Miell 40 L 20 L Bukëpjekës  Bukë 50 L 10 L 

 Nëse futim vlerën e shtuar për të tre subjektet kemi shumën 50 Lekë, e njëjtë sa vlera e bukës , ku në këtë rast është prodhim për përdorim perfundimtar. Bota e biznesit në realitet është shumë më komlekse se kaq sa jepet në këtë shembull.  Shumë biznese prodhojnë për konsum përfundimtar e të tjera jo. Kështu, që do të jetë më e lehtë t’i shtosh vlerën një prodhimi sesa të marrësh me mend se ç'farë shitet për konsum përfundimtar. Shuma e vlerës së shtuar të gjithë bizneseve do të jetë gjithnjë prodhimi për përdorim përfundimtar në ekonomi. Për këtë në gjysmën e parë të shekullit 20‐të u vendos dhe matja e vlerës së shtuar, bazuar mbi dy parime kryesore. 

1. Fokusimin në prodhimin final duke mos llogaritur lëndët e para dhe gjysëm të gatshme 2. Matjen e prodhimit të bizneseve në kuptimin e vlerës së shtuar. 

 Edhe në Shqipëri pas viteve ’90 të shekullit 20‐të u përdor PBB‐ja dhe u adoptuan standartet nga vendet e tjera. Tani PBB‐ja konsiderohet si matja kryesore e ekonomisë          

Page 126: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

126

Citime e thënie për ekonominë dhe taksat   

1. Mos takso mua. Mos takso veten. Takso tjetrin matane detit 

                                                                                        Dan Rostenkowski  

2. Kur vete ne zyrat e tatimeve, kujtohu qe nuk ka tatim ne burim per mekatet.  

                                                                                         Mae West  

3. Puno e fito. Paguaj taksa e vdis                                                    Thenie e vjeter gjermane 

4. Taksat jane vendosur per te perfituar i taksuari.                                                     Robert A. Heinlein  

5. Te taksosh komunitetin per t’i krijuar avantazhe nje klase te caktuar nuk eshte mbrojtje, por grabitje  

Benjamin Disraeli  

6. Cdo sistem tatimor i arsyeshem duhet te bazohet ne logon “Zhyt te pasurit” 

Heywood Broun  

7. Vlefshmeria e tatimit varet nga natyra dhe jo nga emri i tij 

Benjamin N. Cardozo  

8. Eshte me mire te kemi pergjithesisht te drejte, se sa saktesisht gabim. 

Wildon Carr  

9. Pothuajse gjithe taksat mbi prodhimin bien ne fund te fundit mbi konsumatorin. 

                    David Ricardo  

10. Potinusi: Eshte e mundur qe Çezari, zoteruesi i botes ka kohe te merret me çikerrima te tilla si puna e taksave? 

       Çezari: Miku im, taksat jane lufta me e rendesishme e nje perandori. – 

                 George Bernard Shaw  (Çezari dhe Kleopatra) 

11. Gjeja me e veshtire ne bote per t’u kuptuar eshte tatimi mbi te ardhurat.  

                 Albert Einstein  

12. Llotaria? Nje takse qe e paguajne njerezit qe jane te dobet ne matematike. 

Bumper Sticker 

Page 127: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

127

13. Une besoja se mund t’i paguaja taksat me nje buzeqeshje. E provova, por ata e donin ne leke. 

Anonim 

 

14. Taksat jane obligimi jone per nje shoqeri te civilizuar.  

Anonim 

15. Ne pergjithesi, arti i qeverisjes konsisiton ne mbledhjen e aq parave nga nje klase sa te mund te kenaqe me to klasen tjeter. 

Voltaire 

16.  Ne do te taksojme dhe taksojme, do te shpenzojme e shpenzojme dhe do te zgjidhemi dhe rizgjidhemi.    

Harry L. Hopkins (deputet) 

17. Nuk ka asnje gje te percaktuar ne Kushtetute ku te kerkohet qe shteti duhet te pershtate per vendin sistemin me te mire te mundshem  fiskal.       

                                                                                 Harlan F. Stone  

18. Reformat tatimore pothuajse ne cdo rast tentojne te krijojne gabime me te thella se me pare.                                       

Dan Rostenkowski  

19. Eshte e pamundur te thjeshtohet kodi tatimor pa ndikuar ne te njejten kohe ne ndershmerine e tij.                               

                                                                                 William G. Gale  

20. Me e demshmja per nje biznes eshte mbajtja e tij nen presionin e vazhdueshem te kontrolleve, duke e konsideruar te dyshuar te perjetshem dhe duke e zbatuar politiken fiskale te fokusuar vetem mbi ate.  

Anonim  

21. Nese do me shume nga nje gje, subvencionoje ate, nese do me pak ateher taksoje.  

Anonim 

22. Une jam duke e ngjeshur shume kete volum, qe kur tatimoret gjermane e vleresojne vleren e librit nga pesha e tij.  

Karl Marx  

23. ...shume prej problemeve te naftes jane te paperpunuara...  

                                                                                  Anthony Sampson 

Page 128: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

128

24. Gjithe llojet e taksave jane nje peshe per rritjen ekonomike. Se sa peshojne ato eshte vetem ceshtje perqindjesh.                                 Alan Greenspan  

25. Permbajtja kontrollon formen, pervecse kur forma kontrollon permbajtjen.  

Sheldon I. Banoff  

26. Taksimi ne cdo forme qe paraqitet nuk eshte vecse nje zgjedhje e djallit.  

David Ricardo  

 

27. Ne bote ka shume teori, pasi secila eshte e bazuar ne supozime te ndryshme rreth botes. Eshte lidhja midis tyre sesa logjika ajo qe eshte me e debatueshmja.  

             Lesley P.Cook 

28. Inflacioni eshte tatim pa ligj.               Milton Friedman  

29. Ligji i tatimeve eshte me shume i lidhur me thelbin e mundesive ekonomike sesa me klasifikimin e koncepteve ligjore duke i etiketuar ata me emra dhe tipe. 

              Benjamin N. Cardozo  

30. Virtualisht gjithe personat e ketij vendi mund te kene probleme me tatimet. Cdo dite ekonomia gjeneron mijera shitje, kredi, dhurata, blerje, qeradhenie deshira, te cilat afrojne mundesine e problemeve me taksat per dike.  

Potter Stewart  

31.  ...nje ekonomist mund t’a shprehe me ze te larte pikpamjen se i vetmi qellim kuptimplote i biznesit racional eshte maksimizimi i fitimit te tij. Por kjo nuk i tingellon e vertete ndonjerit qe ka futur dhenderin ne biznesin e tij.  

John D.French 

32. Demokracia duhet te jete dicka me shume sesa vendimi i dy ujqve dhe nje deleje se c’fare do te hane per darke.                   James Bovard  

33. Qeveria nuk mund t’i beje njerezit me te pasur, por ama mund t’i beje ata me te varfer.                  

Ludwig Von Mises  

34. Llogjika dhe taksat nuk jane gjithmone miq te ngushte me njeri‐tjetrin.   

James C. McReynolds 

Page 129: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

129

35. Lindur i lire. . . I taksuar deri ne vdekje.  

             Anonim 

36. Prona e asnje njeriu nuk eshte e sigurt per sa kohe qe Parlamenti eshte ne sesion.   

Mark Twain  

37.  ................. eshte cfare ju beni dhe ................. eshte cfare ju mbetet.               Anonim  

38. Censura eshte tatimi qe i paguan publikut nje njeri shquar.               Jonathan Swift  

39. Njehere ...vetem njehere... do te doja te lidhesha me nje burre qe fiton ne nje vit aq sa une paguaj tatime.               Biznesmene anonime 

40. Miqte dhe shoket e mi jane dakort qe taksat jane te larta. Por, ne jemi te taksuar dy here me shume nga dembelizmi jone, tre here me shume nga krenaria dhe kater here me shume nga marrezia jone.  

Benjamin Franklin  

41. Kulla Eiffel eshte Empire State Building (ndertesa me madheshtore ne SHBA) pas pagimit te taksave.               Anonim 

42. Cdonjeri mbeshtetet mbi nje baze financiare te dukshme ne France. Eshte vendi me i thjeshte per te jetuar. Asnjeri nuk i komplikon miqesite per ndonje arsye te paqarte. Nese doni t’ju pelqejne njerezit ju duhet vetem te shpenzoni pak para. Une shpenzova pak franga dhe kamarieri me buzeqeshi. Ai vleresoi vleren time. 

               Ernest Hemingway 

43. Njerezit qe mund te qahen per taksat ndahen ne dy grupe: burra dhe gra. 

             Anonim  

44. Taksë per radioaktivitetin? ‐ Jo më njerëz.               Gerry E. Studds  

45.  Cdoneri e di apo ka dyshime se teoria e kapitalit eshte e veshtire deri ne abstraksion.  

                    Charles Ferguson 

46.  Ka nje thenie te vjeter qe thote se ekonomist i zgjuar eshte ai qe njeh qellimin e rregullit te tij te pergjithshem.  

              John Kenneth Galbraith  

 

Page 130: PUSHTETI TATIMOR_Volumi 3_AL-Tax

130

47. Une njoh gjithe ata evazioniste. Me shume nga ata une kam maredhenie miqesore, shoqerore e kriminale.   

Mark Twain  

48. Nje ekonomi merr fryme nepermjet dritareve fiskale.                      Barry Bracewell­Milnes 

49. Pagesa e taksave na jep te drejten per mbrojtje.  

James M. Wayne  

 

50. Mos besoni te parate, por lerini parate te besojne.  

   Oliver Wendell Holmes, Sr. 

 

51. Taksat jane gjaku jetesor per qeverine dhe asnje taksapagues nuk duhet lejuar ti  

    shpetoje pjese qe i takon.  

          Arthur T. Vanderbilt  

 

52. Njeriu nuk eshte si kafshet ne nje menyre shume domethenese. Kafshet kane 

    instikte, njeriu ka taksa  

 Erving Goffman