pyjet_masakra e pyjeve një krim ekologjik që do ti kushtoj brezave që vijnë

6
Masakra e Pyjeve një krim ekologjik që do ti kushtoj brezave që vijnë ! Komente rreth një konference për “shfarosjen” e pyjeve ! Nga: Mehmet Metaj* - Më 25.02.2013, në Tiranë u zhvillua një konferencë për pyjet me temë: “Zhvillimi i Qëndrueshëm i Ekonomisë Pyjore-Sfidat drejtë ekonomisë së tregut dhe asajë të gjelbërt”, dhe u fol me një papërgjegjshmëri kriminale sa as në Qeverisjen Qaxhi Qamiliste nuk do flitej kështu, kur dihet nga të gjithë shfarosja pa fre’ dhe gjendja tragjike e pyjeve këto vitet e fundit, ku priten çdo ditë dhe eksportohen ilegalisht me qindra mijra metra kub, dhe pasi u mbaruan pyjet e mbetur ju janë versulur parqeve kombëtare dhe pyjeve në thellësi, dhe kjo bëhet në sytë e shtetit dhe policisë pyjore që tashmë është inekzistente. - Kjo Konferencë, që organizohej nga MMPAU dhe Shoqata e Shfrytëzueseve dhe përpunuesëve të pyjeve (me gjithe se SZHSPK- Strategjia jonë e pyjeve e ndalon shfrytëzimin e pyjeve ?!!). Nuk ka me tragji-komike për pyjet se të zhvilloj MMPAU dhe Fakulteti i Shkencave Pyjore një konferencë të tillë kur pyjet dhe shërbimi pyjor përjetojnë shkatërrimin më të madh në gjithë historinë e tyre, dhe si pasoje e sajë vendi përmbytje biblike dhe erozionin më të lartë ne glob (qe shkon ne 50-60 ton/ha/vit). - Së pari dhe nuk përmendet dhe nuk njihet dhe asqë zbatohet Strategjia Kombëtare e Zhvillimit të Sektorit të Pyjeve dhe Kullotave (e hartuar FAO dhe BB-re) dhe e miratuar bashkë me Platformen e Reformës Institucionale me V.K.M. Nr. 247 date 23.04.2004-e cila ka përcaktuar si: Prioritet nr. 1: “Ndërprerjen e biznesit të shfrytëzimeve tregëtare për një periudh ë të paktën 10 vjeçare nëpërmjet riorganizimit dhe rritjes së kontrollit”, as Ligji i ne fuqi: “Mbi Pyjet dhe Shërbimint Pyjor”, Nr. 9385 datë 4.05.2005, por hidhen ide primordiaale dhe komike per “zhvillimin e qendrueshem te pyjeve1

Upload: mehmet-metaj

Post on 28-Apr-2015

35 views

Category:

Documents


3 download

TRANSCRIPT

Page 1: Pyjet_Masakra e Pyjeve një krim ekologjik që do ti kushtoj brezave që vijnë

Masakra e Pyjeve një krim ekologjik që do ti kushtoj brezave që vijnë !

Komente rreth një konference për “shfarosjen” e pyjeve !

Nga: Mehmet Metaj*

- Më 25.02.2013, në Tiranë u zhvillua një konferencë për pyjet me temë: “Zhvillimi i Qëndrueshëm i Ekonomisë Pyjore-Sfidat drejtë ekonomisë së tregut dhe asajë të gjelbërt”, dhe u fol me një papërgjegjshmëri kriminale sa as në Qeverisjen Qaxhi Qamiliste nuk do flitej kështu, kur dihet nga të gjithë shfarosja pa fre’ dhe gjendja tragjike e pyjeve këto vitet e fundit, ku priten çdo ditë dhe eksportohen ilegalisht me qindra mijra metra kub, dhe pasi u mbaruan pyjet e mbetur ju janë versulur parqeve kombëtare dhe pyjeve në thellësi, dhe kjo bëhet në sytë e shtetit dhe policisë pyjore që tashmë është inekzistente.

- Kjo Konferencë, që organizohej nga MMPAU dhe Shoqata e Shfrytëzueseve dhe përpunuesëve të pyjeve (me gjithe se SZHSPK-Strategjia jonë e pyjeve e ndalon shfrytëzimin e pyjeve ?!!). Nuk ka me tragji-komike për pyjet se të zhvilloj MMPAU dhe Fakulteti i Shkencave Pyjore një konferencë të tillë kur pyjet dhe shërbimi pyjor përjetojnë shkatërrimin më të madh në gjithë historinë e tyre, dhe si pasoje e sajë vendi përmbytje biblike dhe erozionin më të lartë ne glob (qe shkon ne 50-60 ton/ha/vit).

- Së pari dhe nuk përmendet dhe nuk njihet dhe asqë zbatohet Strategjia Kombëtare e Zhvillimit të Sektorit të Pyjeve dhe Kullotave (e hartuar FAO dhe BB-re) dhe e miratuar bashkë me Platformen e Reformës Institucionale me V.K.M. Nr. 247 date 23.04.2004-e cila ka përcaktuar si: Prioritet nr. 1: “Ndërprerjen e biznesit të shfrytëzimeve tregëtare për një periudhë të paktën 10 vjeçare nëpërmjet riorganizimit dhe rritjes së kontrollit”, as Ligji i ne fuqi: “Mbi Pyjet dhe Shërbimint Pyjor”, Nr. 9385 datë 4.05.2005, por hidhen ide primordiaale dhe komike per “zhvillimin e qendrueshem te pyjeve” per te qene konform politikës së papërgjegjëshme të ditës, në një kohë kur tek ne vazhdon prerja pa kriter dhe kontrbanda e lëndës së drurit, e druve të zjarrit dhe qymyrit të drurit nga mafia e pyjeve sikur të mos kishte shtet, dhe jo pak po priten ilegalisht dhe eksportohen mbi 2 mln m3/vit. . !!

- Gjate 8--vjeteve të qeverisjes PD-iste Pyjet dhe Shërbimit Pyjore pësoi një degradim-kriminal, me prishjen pas vitit 2005, të Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve dhe Kullotave (DPPK), dhe kjo është u shoqëruar vit-pas-viti me shfarosjen e pyjeve dhe shkatërrimin e të gjithë sektorit pyjor dhe strukturave të tij dhe ai është sot në nivelet më të ulëta, të paaftësisë për të funksionuar si i tillë dhe ngritur një strukturë institucionale funksionale normale.

Kemi sot një Drejtori Pyjesh e cila në rastin më të mirë i ka lënë pyjet pa zot, dhe në rastin konkret po i shkatërron vet pyjet dhe natyrën, biodiversitetin me liçensat dhe lejet e papërgjëgjshme që lëshon, dhe po ndodhin dhe raste kriminale, shfarosje masive si PK-Lurë, PK-Dajt, PK-Bozdovec, PK-Llogara, me dhënie leje fshati-turistik, gurore apo parqesh eolike brënda tyre, djegie masive të pyjeve dhe parqeve dhe asnjë analizë dhe përgjegjësi nga Ministria e Mjedisit etj.

1

Page 2: Pyjet_Masakra e Pyjeve një krim ekologjik që do ti kushtoj brezave që vijnë

- Së dyti desha të shprej shqetësimin e shumë kolegëve, pjesëmarrës në ketë takim, lidhur me rolin negativ dhe të “profesoratit tanë të ri pyjor“ që në këtë konferencë me prezantimet e tyre dukeshin si në kaleidoskop me ngjyra PD-iste duke dhënë kontributet e tyre në mos-zhvillimin e sektorit të pyjeve dhe fshehjen e realitetit, dhe me paaftësinë dhe konformizmin e tij për të luajtur rolin e liderit-shkencor apo të konduktorit-udhërrëfyes në konferencën e djeshme mban kumtesa “konform politikës së ditës“ sikur gjendja e pyjeve është luksuriante, gjë që shkaktoi reagim tek të gjithë pjesëmarrësit dhe me prezantimet “akademike“ tentoi të tjetërsoj formalisht trajtimin e kësajë problematike vajtuese, duke tjerë broçkulla të tilla që do ti shkaktonin indinjatë dhe studentëve të vitit të parë te fakultetit të pyjeve, pa vënë në dukje asnjë nga problemet dhe shqetësimet dramatike dhe krimet ekologjike që kan pyjet dhe vendi sot.

Sot Pyjet dhe Shërbimi Pyjor, megjithë mbështetjen e dy-projekteve madhore nga BB-re, FAO dhe donatore si Sida, GEF, Coperacione Italiana, SDC etj (ku janë shpenzuar e marrë kredi 40 mln $-?!!), pyjet janë: më të pambrojtur se kurrë, më të keqmenaxhuar se kurrë, dhe Shërbimi Pyjor më i ç’organizuar institucionalisht se kurrë. Ndërsa “profesorët e rinj-fringo“ që ende‘ s’po s’dinë se çfarë ka ndodhur me pyjet dhe Shërbimin Pyjor në Shqipëri, dhe meqë dinë nga një gjysmë gjuhe të huaj hyjnë në internet dhe na paraqesin “teori divulgative“ për studentë të dobët, si ato për një “Program Kombëtar për Pyjet‘ (kur ky është bërë tashmë dhe janë investuar 20 mln $, për pyjet komunale dhe përfshirjen e komunitetit, për futjen e llojeve me rritje të shpejtë (kur ketu hyjnë dhe llojet e modifikuar gjenetikisht që të gjitha vendet e tjera i kan ndaluar), për çertifikim pyjesh, që në një vend ku gëlon prereja ilegale dhe kontrabanda e lëndës drurit dhe druve të zjarrit-qymyrit, s’mund të flitet as për të as për nismën FLEGT, bile dhe për privatizim të pyjeve “sipas traditës“ (d.m.th sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit ose Lekës së lajthitur të kohës sonë sot Kryeministër !), etj, etj,

Qeveria mban ende‘ 36 Drejtori të Shërbimit Pyjor (DSHP) në kundërshtim dhe me Ligjin në fuqi të nr. 9385 datë 4.05.2005: “Për Pyjet dhe Shërbimin Pyjor”., nderkohë që punohet fshehur për një Ligj të Ri-Për Pyjet dhe Kullotat, e drejtuar nga vet Drejtori i Pyjeve dhe Kullotave, dhe kjo po bëhet në mënyrë klandetine pa ekspertize të huaj dhe eshte hedhur (me bekimin e Kryeministrit) një platforme privatizimi për pyjet tanë pa i diskutuar ato në asnjë forum dhe hallkë institucionale~!!) dhe të gjitha këto nuk kan asnje lidhje me zhvillimin e qëndrueshëm dhe aq me pakë me ekonominë e gjelbër por me shfarosjen e qëndrueshme të pyjeve, të atyre pak pyjeve të mbetur.

- Kjo Konference synoi të elaboronte temën: “Zhvillimi i Qëndrueshëm i Ekonomisë Pyjore-sfidat drejt ekonomisë së tregut dhe asaj të gjelbër, temë që do ta kishin zili dhe do druheshin për ta ndërmarrë dhe institucionet pyjore më të zhvilluar të botës, ndërsa e ndërmarrim ne që ende’ nuk dimë sot se:

- Së pari si mund të vazhdoj shfrytëzimi i pyjeve në kundërshtim me strategjinë tonë kombëtare të zhvillimit të sektorit të pyjeve në fuqi, ku prioritet është dhe disa dekada, mbrojtja, rehabilitimi dhe rritja e funksioneve publike dhe shërbimeve mjedisore të pyjeve (..edhe projekti i Ri-me BB-re është me këtë objektiv...?!

2

Page 3: Pyjet_Masakra e Pyjeve një krim ekologjik që do ti kushtoj brezave që vijnë

- Ne nuk dime sot se sa pyje ka Shqipëria, here themi 1 mln ha herë 1. 5 mln ha dhe punojme ende’ me kadastrën e vitit 1978, kur pyje reale kan mbetur vetëm 400 mijë ha ??!!

- Ne jemi nje vend qe nuk kemi ende’ nje strukturë menaxhuese të pyjeve dhe kullotave, megjithe propozimin e bërë nga FAO dhe BB-re dhe miratuar nga Qeveria që në 2004-ën ?

- Nuk kemi asnjë studim real apo analizë ekonomike se sa të ardhura pas vitit 2003, dhe se sa mund të merren nga ekonomia pyjore-dhe s’ka asnjë të dhënë nga viti 2005 e këtej?!!

- Ne jemi nje vend qe s’ka asnjë botim periodik për pyjet, bile as raporte vjetore-evidentim të arritjeve dhe mosarritjeve, asnjë anuar-apo vjetar statistikor për ecurinë e sektorit të pyjeve, por ato zevendesohen me publikime“ false individuale, qe dikush drejtues i pyjeve sot i quan dhe monografi !!!!!!!

- Fakulteti jone i Shkencave Pyjore-eshte i vetmi në Glob qe nuk ka asnjë studim shkencor dhe asnje botim të tillë këto 20-vjetë, përveç atashimit privat dhe bashkëngjitjes rastësore dhe dhënies së të dhënave sporadike në ndonje projekt-individual dhe nuk funksionon asnjë forum shkencor si gjithë dynjaja për këtë qëllim!!!

- Meqënëse thuhet, në synimin e dytë të kësajë konference: „...pyjet...drejtë ekonomisë së gjelbërt..“ në Konferencën më të fundit për ndryshimet klimatike RIO + 20, (13-22.06.2012), : në angazhimet e së cilës janë mbjellja e 100 milion drureve pyjore, ndërsa ne nuk kemi asnjë nismë për këtë qëllim.

- Asnjë nismë mbjelljesh-ripyllëzimesh në zonat me erozion drastk (25-30 tonë/ha/vit) apo të ujëmbledhësave të zhveshur që shkaktuan dhe përmbytjet e zonave të tëra veri-perëndimore, as për sipërfaqet e djegura nga zjarret (qe nga v. 2007 e këtej-sipas shifrave e MMPAU të raportuara janë mbi 20 mije ha (që dhe me kosto 1000 /ha ti llogaritim janë një dëm mbi 20 mln Euro !);

- Raportohen mbjellje dhe fond pyjor disa hektarë të pakadastruara arrorësh që janë mbjellë aty-këtu për të marrë fondet e akorduara, dhe këto si dhe mbjelljet dhe punimet raportuara me investime nga Projekti i Zhvillimit të Burimeve Natyrore (PZHBN me BB-re, me vlerë 20 mln $), asnjëherë nuk janë matur dhe sot askush nuk sheh në terren se sa hektarë janë ose kanë mbijetuar prej tyre ??!!!

- Jemi në një vend që nga paaftesia për ti mbrojtur dhe menaxhuar dhe jo nga motive të mbështetjes së komunitetit, pa asnjë studim dhe reference praktike legale ju dhanë atyre në përdorim dhe pas v. 2005 në pronësi gati gjysmën e fondoit pyjor dhe sot asnjë nga (250) komunat edhe pas 15 vjetësh nuk di se ç’do të bëj me këto pyje ndërsa PM të hartuara mbeten të papërdorëshme dhe zënë pluhur sirtareve të zyrave te tyre!

Së fundi konferenca të tille për një vend me pak pyje por pa ekonomi pyjore që perjetojne një masakër pa fund që është krimi më i madh ekologjik që po i ndodh këtij vendi dhe që do të na kushtoj shumë ne dhe brezave që vijnë nuk do të ishte e denjë dhe do te ishte pa asnjë sens e vlerë teorike dhe praktike as për një auditor studentesh të dobët që porsa kan filluar të studjojnë pylltarinë apo siç e quajnë profesorët tanë shkencat pyjore (duke përjashtuat kështu disiplinat që janë jo-shkenca pyjore !).

Mehmet Metaj

3

Page 4: Pyjet_Masakra e Pyjeve një krim ekologjik që do ti kushtoj brezave që vijnë

Drejtor EkzekutivQendra ALBAFOREST Rruga "Lidhja e Prizrenit, Pall. 7, Kat. II-te, Ap. 1/1, Tiranë, Tel/fax: + 355-0-44533280Mobile: [email protected] [email protected] Skype: metaj.mehmet

4