qasja leader + dhe grupet lokale tË...

12
Republika e Kosovës Republika Kosovo/ Republic of Kosovo Qeveria e Kosovës / Vlada Kosovo /Government of Kosovo MINISTRIA E BUJQESISE PYLLTARISE DHE ZHVILLIMIT RURAL MINISTARSTVO POLJOPRIVREDE, SUMARSTVA I RURALNOG RAZVOJA MINISTRY OF AGRICULTURE, FORESTRY AND RURAL DEVELOPMENT DEPARTAMENTI I SHËRBIMEVE KËSHILLIMORE TEKNIKE QASJA LEADER + DHE GRUPET LOKALE TË VEPRIMIT

Upload: others

Post on 21-Oct-2019

15 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: QASJA LEADER + DHE GRUPET LOKALE TË VEPRIMITkeshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/09/12_QASJA-LEADER-DHE... · bimeve për promovuesit e projekteve si detyrë të tyre parësore

Republika e KosovësRepublika Kosovo/ Republic of Kosovo

Qeveria e Kosovës / Vlada Kosovo /Government of Kosovo

ministRia e bujQesise pylltaRise dhe zhVillimit RuRalministaRstVo poljopRiVRede, sumaRstVa i RuRalnoG RazVoja ministRy of aGRicultuRe, foRestRy and RuRal deVelopment

depaRtamenti i shËRbimeVe KËshillimoRe teKniKe

QASJA LEADER + DHE GRUPET LOKALE TË VEPRIMIT

Page 2: QASJA LEADER + DHE GRUPET LOKALE TË VEPRIMITkeshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/09/12_QASJA-LEADER-DHE... · bimeve për promovuesit e projekteve si detyrë të tyre parësore
Page 3: QASJA LEADER + DHE GRUPET LOKALE TË VEPRIMITkeshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/09/12_QASJA-LEADER-DHE... · bimeve për promovuesit e projekteve si detyrë të tyre parësore

Qasja leadeR + dhe GRupet loKale tË VepRimit | 3

QASJA NË PROJEKTE PËRMES GRUPEVE LOKALE TË VEPRIMIT

Kur bëhet fjalë për grupet lokale të veprimit, ndër pyetje më të shpeshta që shfaqen në ato raste janë: çka janë grupet lokale të veprimit? Kush mund të jenë anëtarët e grupit lokal të veprimit? cili është roli i grupit lokal të veprimit? cilat janë detyrat ? Rëndësia e rrjetëzimit të grupeve lokale të veprimit? si t’iu qasemi projekteve përmes grupeve lokale të veprimit? etj., këtyre dhe shumë e shumë pyetjeve të tjera do iu gjeni përgjigjen në ketë broshurë. Gjithashtu, në vijim të kësaj broshure do ta përdorim vetëm shkurtesën GlV, që në parim paraqet shkurtesën e cila përdoret për t’i përshkruar Grupet lokale të Veprimit.

ÇKA ËSHTË GRUPI LOKAL I VEPRIMIT?

në parim, grupet lokale të veprimit GlV, sipas leader-it i takon një familjeje të gjerë të partneriteteve publike-private, të cilat janë bërë instrumente të do-mosdoshme për të përballuar numrin e rritur të detyrave publike, nga infra-struktura e rrugëve e deri te shkenca dhe arsimimi. megjithatë, roli i veçantë i GlV-ve në zhvillimin rural iu jep atyre një rëndësi të madhe dhe të shumëfishtë. së këndejmi GlV-të janë instrumente për qeverisje lokale, organe udhëheqëse për zhvillim lokal. Gjithashtu, ato sigurojnë hapësirë për takime dhe shkëm-bim përvojash interesante. meqenëse çdo territor rural është unik, andaj edhe partneriteti lokal do të duhej të jetë unik në stilin dhe sjelljen e tij, cilësitë e brendshme, zgjuarsinë dhe dobësinë e tij. për me tepër GlV është një hapë-sirë komunikimi, ku njerëzit zbulojnë dhe këmbejnë çfarë kanë të përbashkët. shumë shpesh gjërat e përbashkëta i referohen historisë, trashëgimisë kul-turore ose natyrore të rajonit.

CILI ËSHTË ROLI I GRUPIT LOKAL TË VEPRIMIT?

Roli aktual i GlV-së mund të ndryshojë jashtëzakonisht. në disa vende, komu-nat zhvillojnë traditën e përhershme të vetëvendosjes lokale. në të tjerat, pro-cesi i decentralizimit për shkaqe të përbërjes shumë etnike dhe arsyeve politike hasin në probleme të natyrave të ndryshme. definitivisht mund të konkludojm se një numër i shoqatave ndër-komunale, parqet mikro-rajonet dhe forma tjera të grupimeve nën-rajonale që janë shtuar në të gjitha shtetet ku veprojnë GlV- të si kundërpërgjigje ndaj shtimit të llojllojshmërisë së detyrave të cilat duhet shqyrtohen në nivele të ndryshme territoriale. pa dyshim, në të gjitha këto kontekste, GlV-ja mund të formojë një pasurim dhe mundësi shtesë për

Page 4: QASJA LEADER + DHE GRUPET LOKALE TË VEPRIMITkeshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/09/12_QASJA-LEADER-DHE... · bimeve për promovuesit e projekteve si detyrë të tyre parësore

4 | Qasja leadeR + dhe GRupet loKale tË VepRimit

qeverisje lokale, për artikulim më të mirë të jetës qytetare vetë-organizuese me strukturën publike dhe sistemet rregulluese. ndonëse, shumëllojshmëria e GlV-së duket të jetë dukshëm e pakufishme, në praktik hasen modele të ndryshme lidhur me kontekstet e tyre shoqërore-ekonomike, kontekstet e tyre qeverisëse, rrugët e tyre evoluese dhe trajtat e tyre përkatëse. analiza kra-hasuese e këtyre modeleve lejon nxjerrjen e përfundimeve lidhur me sukse-sin ose dështimin, por të jeni të vetëdijshëm! – kategoritë e sukseseve dhe dështimeve mbërthejnë sfidat e vërteta: dështimi mund të jetë burim i inova-cioneve, i shumë kërkuar. ndërsa, suksesi mund të shënojë fillimin e rënies, kur njerëzit e ngopur më nuk nxjerrin inovacione!

ato duhet vetëm të sigurojnë ide të çarta në mendjet e tyre në mënyrë që të gjejnë rrugë në lëmshin e sfidave ditore. jeni ju, punëtori ose anëtari i bordit, menaxher, ekspert ose këshillues, vullnetar ose profesional, aktor publik ose privat, kështu qe nga ju kërkohet qe përveç zgjidhjeve tjera fillimisht ju duhet jeni atraktiv në gjenerimin e ideve gjatë gjithë kohës.

ANËTARËT E GLV-së

Grupet lokale të Veprimit (GlV) përbëhen nga njerëz me përvojë, energjikë dhe të përkushtuar nga gjithë sektorët shoqëroro-ekonomikë të komunitetit. anëtarët e GlV-së janë njerëz të vullnetit të mirë që thjeshtë ia donë të mirën fëmijëve të vetë dhe komunitetit ku jetojnë në përgjithësi. së këndejmi anëtarët e GlV-së duhet të reflektojnë njohuritë e nevojshme teknike dhe të biznesit për veprim qendror, si dhe të sigurojnë lidhjet politike me qarqet dhe nivelet ko-munale. së këndejmi anëtarët e GlV-së përfaqësojnë grupet e rëndësishme të interesit të tilla si gratë në zonat rurale, të rinjtë, shoqatat e ndryshme, bizne-set etj. thënë në shkurtë ata duhet të identifikohen me shqetësimet e zonave rurale ku ata jetojnë dhe veprojnë si dhe duhet të angazhohen për të pasur zhvillim të qëndrueshëm në ato vise.

ÇFARË BËJNË GLV- të?

detyrat e GlV-së janë të shumta, në vazhdim po i shtjellojmë vetëm disa nga ato:GlV-ja duhet që të merret me inicimin, monitorimin dhe vetë-vlerësimin e ideve/ projekteve investive. pastaj zhvillimin e qasjeve të reja dhe masave për përmirësimin e turizmit me synim rritjen e atraktivitetit për komunitetin, si dhe për të forcuar ekonominë rural, rajonale dhe për të mbrojtur burimet natyrore

Page 5: QASJA LEADER + DHE GRUPET LOKALE TË VEPRIMITkeshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/09/12_QASJA-LEADER-DHE... · bimeve për promovuesit e projekteve si detyrë të tyre parësore

Qasja leadeR + dhe GRupet loKale tË VepRimit | 5

të rëndësishme. shqyrtimin e projekt propozimeve që mbështesin zbatimin e konceptit për zhvillim rural, rajonal. Vendosjen e prioriteteve për financimin e projekteve, marrjen e vendimeve për financimin e projekteve. monitorimin e projekteve të rrjeteve, zbatimin e përgjithshëm. informacionin dhe marrëd-hëniet me publikun. struktura multi-territori / bashkëpunim transnacional, etj.

FUSHAT VEPRUESE TË GLV – së

fushat kryesore në të cilat duhet të veproj GlV-ja janë shumta dhe të ndry-shme theks të veçantë duhet t’i jepet forcimit të ekonomisë/atraktivitetet për komunitetin nëpërmjet bashkëpunimit të ndërsjellë, krijimit të vendeve të punës për komunitetin, mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshme të tokës, zhvillimit të një bujqësie të qëndrueshme, pastaj diversifikimin e aktiviteteve, zbatimin strukturor dhe dizajnimin e tregut, rinovimi/mirëmbajtja e ndërte-save të trashëgimisë kulturore, krijimi i ndonjë qendre regjionale të trashëgi-misë kulturore etj. turizmi rural, kulturë dhe rekreacion – zhvillimi dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore lokale/rurale/rajonal, veçanërisht duke organizuar apo rritur ditët e turizimit rural në mënyrë që të mbahet gjallë cilësia e in-frastrukturës ekzistuese dhe zhvillimin e marketingut dhe linjat e prodhimit tërheqëse në bujqësi, shëndetësi dhe turizmit kulturor, lëvizshmërisë bashkë-punimit dhe optimizim i tyre, etj .

përdorimi i shtuar i burimeve rajonale dhe ndër-komunal përmes bashkë-punimit – kjo arrihet duke optimizuar përdorimin e burimeve rajonale (rritje në përdorimin e energjisë së rinovueshme dhe lendeve të para të rinovueshme, marketingun e produkteve rajonale si dhe bahkepunimi nderkomunal, zbatim dhe inkurajimi i marketingut të produkteve rajonale koncepteve atlas të en-ergjisë të ripërtëritshme për komuna shfrytëzimi i tokës / ruajtjen dhe zhvil-limin e peizazhit kulturor - Ruajtjen dhe zhvillimin e peizazheve të ndryshme kulturore, mirëmbajtja e fshatit të hapur në përdorimin e tokës, mjedisit dhe pyjeve, mbrojtja dhe ruajtja e peizazhit kulturor ekologjikisht të shëndosha përmes menaxhimit, mbrojtjes dhe zhvillimit të bujqësisë dhe strukturat e pyjeve, në mënyrë të veçanet nëpërmjet përfitimit të përmirësuar/rritjes së të ardhurave. Katër fushat e përshkruara më lart mund të pasohen dhe pa-surohen edhe me katër fusha pasuese që do t’i paraqesim në paragrafet në vijim, e këto janë: fusha e parë (operative) - projektet e zhvillimit lokal dhe aktivitetet. shumica e GlV-ve konsiderojnë mbështetjen dhe ofrimin e shër-bimeve për promovuesit e projekteve si detyrë të tyre parësore. njëherazi, ata

Page 6: QASJA LEADER + DHE GRUPET LOKALE TË VEPRIMITkeshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/09/12_QASJA-LEADER-DHE... · bimeve për promovuesit e projekteve si detyrë të tyre parësore

6 | Qasja leadeR + dhe GRupet loKale tË VepRimit

angazhojnë punëtorë profesional për të zbatuar programet e financimit dhe për të përvetësuar fonde shtesë (lokale dhe të jashtme) për zhvillimin e pro-jekteve lokale. fusha e dytë (strategjike) - strategjia zhvillimore lokale. në përpjekjet e saj për të krijuar lidhje, sinergji dhe një fije të artë mes projekteve sektoriale, tematike dhe shumë sektoriale, partneri lokal elaboron projekte dhe gjeneron ide mbi perspektivat strategjike që synojn radhitjen dhe lidhjen e përpjekjeve të aktorëve lokal. partneriteti lokal orkestron proceset pjesë-

marrëse për ndërtimin e një vizioni koherent dhe të përbashkët për zonën e tyre, nga të cilit ata nxjerrin prioritetet për veprim. fusha e tretë (organiza-tive) - detyrat e koordinimit, zhvillimi organizativ i partneritetit zhvillimor dhe detyrave administrative të lidhura me programet mbështetëse. Qeverisja efek-tive që reagon ndaj kërkesave për të arritur zhvillim lokal kërkon aranzhime të shëndosha në organizimin dhe menaxhimin e vetë partneritetit. në kërkim të legjitimitetit duhet siguruar struktura transparente dhe demokratike si dhe lidhje përkatëse me strukturat e pushtetit lokal dhe rajonal.

fusha e katërt (simbolike) - territori si hapësirë për bashkëveprim, referim dhe identifikim. në këtë fushë (shpesh të nënçmuar) të ndërhyrjes, GlV-ja or-ganizon ngjarje festive, akterët kyçë mbajnë fjalime solemne, projektet e suk-sesshme çmohen publikisht, njerëzit e merituar shpesh shpërblehen ndërsa sloganet emotive vendosen për inkurajim të mëtejmë. zona bëhet temë e ko-munikimit simbolik. Komunikimi simbolik motivon aktorët lokal që të artiku-lojnë nevojat e tyre dhe ambiciet, për të rinovuar dhe bashkëpunuar. ndodh shpesheher që kjo fushë simbolike mos të përfillet apo nuk organizohet si

Page 7: QASJA LEADER + DHE GRUPET LOKALE TË VEPRIMITkeshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/09/12_QASJA-LEADER-DHE... · bimeve për promovuesit e projekteve si detyrë të tyre parësore

Qasja leadeR + dhe GRupet loKale tË VepRimit | 7

duhet, që d.t.th. së mund të harrohet apo t’u lihet disa individëve vetjak të cilët, duket se flasin në emër të te gjithëve ne ndjekje të synimeve të tyre personale.

ROLI I RRJETËZIMIT TË GLV-ve

Rrjetëzimi është art i integrimit të aftësive shoqërore, teknike dhe ekonomike, kompetencave ndërkulturore dhe imagjinatës. Rrjetëzimi jep frutat e diver-sitetit në mënyrë që të ruhet origjinaliteti. Rrjetëzimi i brendshëm (i vendit) dhe i jashtëm (rajonal/dhe me gjerë) paraqesin dy anët e monedhës. Rrjetëzi-mi nuk është vetëm një listë me adresa për shpërndarjen e informative dhe gjithashtu nuk është përzemërsi midis dy liderëve/udheheqsve të zonave çift gjatë vizitave respektuese. për më tepër rrjetëzimi përfshin këmbimin e për-vojave, të arriturave, dhe njohurive teknike, të administratës dhe organizatave mes grupeve ‘leader’ të viseve rurale. së këndejmi, rrjeti është një mjet trans-ferimi i praktikave të mira, shpërndarjes së risive dhe ndërtimit mbi mësimet e mësuara në fushën e zhvillimi lokal/rural.

Rrjeti shpien përpara lidhjet mes njerëzve në viset rurale të cilat zbusin izoli-min me të cilin ballafaqohen shpesh këto vise. në këtë kontekst lidhjet insti-tucionale qofshin ato në nivelin kombëtar apo ndërkombëtar mbështetën nga ekspertëve të cilët përgatisin publikimet, analizojnë trendët, organizojnë sem-inare, identifikojnë praktikat e mira, ndihmojnë kërkimin e partnerëve potencial dhe lansojnë projekte bashkëpunimi, rrjete kombëtare, rajonale dhe lokale.

Page 8: QASJA LEADER + DHE GRUPET LOKALE TË VEPRIMITkeshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/09/12_QASJA-LEADER-DHE... · bimeve për promovuesit e projekteve si detyrë të tyre parësore

8 | Qasja leadeR + dhe GRupet loKale tË VepRimit

QASJA NË PROJEKTE PËRMES GLV-së

organi udhëheqës i GlV-se duhet të siguroj që grupi lokal ka përzgjedhur një aktor udhëheqës administrativ dhe financiar i cili mund të drejtoj fondet publike dhe të siguroj funksionim të kënaqshëm të partneritetit, ose të bashkohen në një strukturë të përbashkët të përbërë sipas ligjeve në fuqi. organi udhëheqës gjithashtu duhet të garanton një funksionim të kënaqshëm të partneritetit dhe aftësinë për administrimin me fonde publike. zona e përfshirë në programe duhet të jetë koherente dhe të ofroj një masë kritike të mjaftueshme lidhur me resurset njerëzore, financiare dhe ekonomike për të përkrahur një strategji zhvillimore të zbatueshme. në këtë kontekst GlV-ja duhet të zgjedh projektet të cilat do të financohen sipas strategjisë. ata gjithashtu mund të përzgjedhin projektet e bashkëpunimit. partneriteti lokal siguron një platformë të duhur për qasjet e integruara dhe bazë për projektet shumë-sektoriale. në shumë raste, lidhjet e nevojshme mundësohen nga hapësirat prodhuese të siguruara nga partneriteti - një mundësi e re për takime, për këmbim, për të arritur mar-rëveshje dhe përfituar nga përkrahja publike – së bashku.

Kur njerëzit takohen, lindin ide të reja dhe koncepte inovative, me gjithë së kjo në praktikë ndodh shume rrallë. normalisht, ekzistojnë disa kushte para-prake të cilat u mundësojnë njerëzve të zgjerojnë horizontin dhe të dëgjojnë të tjerët, të shprehin mendimet kundërthënëse etj. së këndejmi aktorët lokal përfshihen si promovues të projekteve individuale apo si kontribuues vullne-tar në grupet punuese tematike. ndërsa përfaqësuesit politik ofrojnë strehim për partneritetin në “hijen e hierarkisë” duke e vendosur vetën përpara për të promovuar bekimet e partneritetit, apo duke vepruar si mentor dhe arbitër në prapavijë. Kurse ekspertët teknik, si dhe konsulentët e fushave të ndryshme zhvillimore të punësuar dhe angazhuar marrin peshë të konsiderueshme në vendimmarrjen operative, por gjithashtu edhe organizative dhe strategjike. në këtë fazë, aktorëve lokal u mundësohet dhe ata përkushtohen ndaj marrjes së roleve me përgjegjësi në të katër fushat e cekura me lart.

partneriteti bëhet pikë referimi i një rrjeti mirë të strukturuar, shumë-fokal, të gjallë aktorësh lokal i cili përbëhet nga nën-rrjete më të vogla dhe të speciali-zuara. profili i detyrës së menaxherit të GlV-së bëhet, gjithnjë e më shumë koordinator rrjeti, i cili vendosë impulse të synuara inovative dhe menaxhon lidhjet mes sektorit të aktorëve lokal dhe mjediseve të ndryshme shoqërore, institucionale dhe politike.

Page 9: QASJA LEADER + DHE GRUPET LOKALE TË VEPRIMITkeshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/09/12_QASJA-LEADER-DHE... · bimeve për promovuesit e projekteve si detyrë të tyre parësore

Qasja leadeR + dhe GRupet loKale tË VepRimit | 9

detyra kryesore e koordinimit të rrjetit është mbajtur anash gjithnjë e më shumë, për të bërë sa më pak shpenzime organizative dhe administrative dhe për tu shmangur pasojave negative nga mungesat e papritura buxhetore.

shërbimet e ndërlidhura këshilluese të projektit ofrohen nga menaxhmenti i GlV-së vetëm për një numër projektesh kyçe të përzgjedhura. shërbimet këshil-luese standarde janë të deleguara në përputhje me nën-rrjetet e vetë-organi-zuara sektoriale apo tematike të aktorëve lokal. Ka mekanizma të ndërlikuar mendimi apo të vendimmarrjes për të thirrur për një vizion të përbashkët strat-egjik dhe radhitur fushat e ndryshme të veprimeve sipas rrethanave.

organet lokale apo të decentralizuara territoriale dhe sektoriale administrative administrojnë me qarkullimin e fondeve, duke siguruar raportim me përgjegjësi dhe duke u ofruar mbështetje promovuesve të projektit dhe aktorëve ndërmjetë-sues. përfaqësuesit e zgjedhur theksojnë rëndësinë e përpjekjeve të zakonshme dhe përkujtojnë lidhjen mes aktiviteteve individuale dhe qëllimit të përgjithshëm të zhvillimit lokal. shoqatat ndër-komunale janë pasuria më e vlefshme në kapi-talin shoqëror dhe institucional të territoreve rurale. Vërtetë, ata shpesh për-bëjnë kurrizin e GlV-së. si shoqatë e partnerëve publik ata kanë aftësi të koordi-nojnë aktivitetet komunale, urbane dhe të planifikimit të peizazheve/relieveve, optimizojnë lidhjet e brendshme të transportit dhe lidhjet me rrugët transitore, bashkojnë dhe bashkërisht të menaxhojnë resurset për arsimim, shëndetësi, mirëqenie sociale, arrijnë marrëveshje për furnizim me ujë, rrymë largim të mb-eturinave etj., përcaktojnë kritere të përbashkëta për drejtimin e investimeve të brendshme kah vendi më i mirë i mundshëm, kontribuojnë për mbrojtje efek-tive mjedisore dhe përcaktojnë vende specifike kulturore apo stoli natyrore për ruajtje dhe kujdes të veçantë, arrijnë marrëveshje për të rishpërndarë të hyrat nga tatimi për balancimin e shpenzimeve dhe përfitimeve dhe për zbutjen e dal-limeve shoqëroro-ekonomike.

ÇKA ËSHTË PARTNERI PRIVAT E ÇKA PARTNERI PUBLIK?

Kur flasim për “partnerë publik” mendojmë në përfaqësuesit statutor dhe insti-tucionet tjera që janë në pronësi të autoriteteve territoriale apo sektoriale dhe qe kryejnë detyrat e parapara me ligj. megjithatë, ka fusha me dy kuptime, për sh-embull: ndërmarrjet publike (p.sh. udhëheqja e infrastrukturës publike si heku-rudhat apo sistemet për furnizimin e ujit), ose shoqatat jofitimprurëse anëtarët

Page 10: QASJA LEADER + DHE GRUPET LOKALE TË VEPRIMITkeshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/09/12_QASJA-LEADER-DHE... · bimeve për promovuesit e projekteve si detyrë të tyre parësore

10 | Qasja leadeR + dhe GRupet loKale tË VepRimit

e të cilave janë entitete publike (si shoqatat ndër-komunale). për të qenë të drejtë, termi “partnerë publik” ende është shumë i pakuptueshëm sesa termi “partnerë privatë”: termi “privatë” mundet, sipas të kuptuarit lokal, të kufizo-het ngushtë me botën e biznesit, apo mund të përfshijë ndërmarrjet private si dhe organizatat jofitimprurëse. hutia ende rritet nëse shikojmë shoqatat jofit-imprurëse të anëtarëve fitimprurës, siç është oda e fermerëve apo bizneseve. pasi që ato janë organe statutore në shumë vende evropiane, ne prapë përfun-dojmë (arrijmë) afër sferës publike.

në fund, në shumë GlV njerëzit individualisht marrin pjesë në procesin e ven-dimmarrjes. Këta persona nganjëherë mund të përfaqësojnë një ndërmarrje (një-personëshe), por në shumë raste ata ftohen të marrin pjesë për shkak të prestigjit të tyre apo rolit të dalluar si udhëheqës karizmatik, rrjetëzues të zgjuar apo sponsorë zemërgjerë. në disa vende. GlV janë zhvilluar në agjenci zhvillimore lokale të qëndrueshme me një grup të gjerë të detyrave dhe funk-sioneve. ata nuk varen nga as një program, e as nga një mandat më i lartë për zbatimin e politikës rurale. ata kanë dëshmuar dobishmërinë e tyre, dhe pranohen nga niveli lokal, dhe sjellin përkrahjen nga jashtë. në vendet tjera GlV-të janë dizajnuar që të luajnë një rolë kryesor për zbatimin ose plotësimin e politikës rurale.

ata mund të kenë pak ose shumë autonomi për të zbatuar programe shtesë ose të sjellin shërbime tjera jashtë atyre të caktuara nga autoritetet. në këto shtete, drejtohen drejt një mbulimi të plotë të zonave rurale me grupe lokale të veprimit, pasi misioni i tyre është pjesë përbërëse e politikës në përgjithësi. në vendet dhe rajonet tjera, GlV-të janë më shumë koalicione të përkohshme të cilat shfaqen si rezultatet të kombinuara të forcave të brendshme dhe joshjes së mundësive për financim. në këto vende autoritetet përkrahin shfaqjen e tyre, por ata aplikojnë një kriter më të fortë të përzgjedhjes dhe nuk kanë am-bicie për të themeluar një strukturë të qëndrueshme. ata më parë vendosin theksin në konceptet e mira dhe projektet inovative, të cilat janë këtu dhe tani.

Page 11: QASJA LEADER + DHE GRUPET LOKALE TË VEPRIMITkeshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/09/12_QASJA-LEADER-DHE... · bimeve për promovuesit e projekteve si detyrë të tyre parësore
Page 12: QASJA LEADER + DHE GRUPET LOKALE TË VEPRIMITkeshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/09/12_QASJA-LEADER-DHE... · bimeve për promovuesit e projekteve si detyrë të tyre parësore

për me shumë informata ju lutem kontaktoniMBPZHR - Departamenti i Shërbimeve Këshillimore Teknike Rr. nëna terezë nr. 35zyra nr. a /13tel. 038 200 38 426tel/fax. 038 212 987e-mail. [email protected]

Ky botim është përgatitur me ndihmën e mbpzhR. përmbajtja e këtij botimiështë përgjegjësi vetëm e kompanisë n.p.sh. “esG”, implemetuese e projektit,dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret për të pasqyruar pikëpamjet e mbpzhR-së.