qverisja vendore në r.sh, raporti me qeverisjen qendrore ...«-r... · administratës publike në...

47
Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore Agron Trezhnjeva 1 Mirënjohje Për realizimin e këtij punimi diplome kanë kontribuar shumë individë dhe institucione. Edhe pse une jam përpjekur që të jap maksimumin në realizimin e kësaj teme kaq te gjerë nuk mund të lë pa përmendur kontributin e personave që më kanë ndihmuar: Një falenderim special shkon për pedagogun udhëheqës Z.Hysni Ahmetaj për kontributin dhe bashkëpunimin e tij. Gjithashtu falenderoj institucionet që më ndihmuan në kërkimin dhe mbledhjen e informacionit, Bashkine e Tiranes si dhe institucionet e ndryshme vendore e qendrore.

Upload: others

Post on 12-Sep-2019

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore ...«-R... · administratës publike në funksion të ofrimit të shërbimeve në nivel sa më cilësor dhe në përputhje

Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore Agron Trezhnjeva

1

Mirënjohje

Për realizimin e këtij punimi diplome kanë kontribuar shumë individë dhe

institucione. Edhe pse une jam përpjekur që të jap maksimumin në

realizimin e kësaj teme kaq te gjerë nuk mund të lë pa përmendur

kontributin e personave që më kanë ndihmuar:

Një falenderim special shkon për pedagogun udhëheqës Z.Hysni Ahmetaj

për kontributin dhe bashkëpunimin e tij.

Gjithashtu falenderoj institucionet që më ndihmuan në kërkimin dhe

mbledhjen e informacionit, Bashkine e Tiranes si dhe institucionet e

ndryshme vendore e qendrore.

Page 2: Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore ...«-R... · administratës publike në funksion të ofrimit të shërbimeve në nivel sa më cilësor dhe në përputhje

Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore Agron Trezhnjeva

2

PËRMBAJTJA E LËNDËS _______________________________________________________________________

HYRJE

Objekti i punimit-------------------------------------------------------------------------------

Qëllimi i studimit ------------------------------------------------------------------------------

Metodat e studimit---------------------------------------------------------------------------

Historiku ----------------------------------------------------------------------------------------

KREU I

NJË VËSHTRIM MBI INSTITUCIONET VENDORE DHE ATO QENDRORE NË R SH

1.1 Shteti ligjor Demokratik----------------------------------------------------------------

1.2 Kuptimi i pushtetit Vendor ------------------------------------------------------------

1.3 Kuptimi i pushtetit Qendror -----------------------------------------------------------

1.4 Marrdheniet mes pushtetit vendor dhe atij qendror ----------------------------

1.5 Institucioni i Prefektit ------------------------------------------------------------------

Page 3: Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore ...«-R... · administratës publike në funksion të ofrimit të shërbimeve në nivel sa më cilësor dhe në përputhje

Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore Agron Trezhnjeva

3

KREU II

PARIMET E FUNKSIONIMIT TE NJESIVE LOKALE TE QEVERISJES.

2.1Organet e njësive të qeverisjes vendore veprojnë në bazë të parimit të autonomisë

vendore.--------------------------------------------------------------------------------------------

2.2Marrëdhëniet ndërmjet organeve të njësive të qeverisjes vendore dhe marrëdhëniet e

tyre me organet e pushtetit qendror bazohen në parimin e subsidiaritetit dhe të

bashkëpunimit për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta.---------------------------

2.3 Në veprimtarinë e tyre organet e njësive të qeverisjes vendore respektojnë

Kushtetutën,ligjet dhe aktet e nxjerra në bazë dhe për zbatimin e tyre.-----------

2.4 Organet e njësive të qeverisjes vendore janë persona juridikë--------------------

2.5 Çdo komunë, bashki dhe qark është organ qeverisës me vazhdimësi ---------

KREU III

FUNKSIONET DHE TE DREJTAT E QEVERISJES VENDORE

3.1Funksionet e veta---------------------------------------------------

3.2 Funksionet e përbashkta ---------------------------------------

3.3 Funksionet e deleguara ------------------------------------------

KREU IV

FONDET FINANCIARE TE PUSHTETIT VENDOR

4.1 Struktura e buxhetit vendor-----------------------------

4.2 Taksat kryesore vendore ---------------------------------

4.3 Tarifat kryesore vendore----------------------------------

Page 4: Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore ...«-R... · administratës publike në funksion të ofrimit të shërbimeve në nivel sa më cilësor dhe në përputhje

Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore Agron Trezhnjeva

4

KONKLUZIONI

Biblografia----------------------------------------------------------------------------------------

Page 5: Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore ...«-R... · administratës publike në funksion të ofrimit të shërbimeve në nivel sa më cilësor dhe në përputhje

Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore Agron Trezhnjeva

5

Abstrakt

Pushteti vendor është konceptuar si qeverisje në funksion dhe sa më pranë komunitetit,

pushteti vendor i kushton një vëmendje të veçantë dhe parësore marrëdhënies me

publikun. Kjo marrëdhënie me publikun konsiston në ndërveprim mes qytetarit dhe

administratës publike në funksion të ofrimit të shërbimeve në nivel sa më cilësor dhe në

përputhje me nevojat e qytetarit. Kjo marrëdhënie formësohet në trajta të ndryshme të

ndryshme të përcaktuara ose të lejuara nga legjislacioni në fuqi1, në fuksion të realizimit të

qëllimit të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë.

Qëllimi i qeverisjes vendore është të sigurojë përdorimin sa më efikas dhe efiçent të burimeve

financiare që ajo ka në përdorim si dhe të ofrojë shërbime sa më afër interesave dhe nevojave të

publikut. Më konkretisht, pushteti vendor në Republikën e Shqipërisë siguron qeverisjen në një

niveli sa më afër shtetasve nëpërmjet: njohjes së ekzistencës së identiteteve dhe vlerave të

ndryshme të bashkësive, respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve të

sanksionuara në Kushtetutë ose në ligje të tjera2; zgjedhjes së llojeve të ndryshme të shërbimeve

dhe lehtësirave të tjera publike vendore në dobi të bashkësisë, ushtrimit efektiv të funksioneve,

kompetencave dhe realizimit të detyrave nga organet e qeverisjes vendore, realizimit të

1 Ligji Nr. 8652 datë 31/07/ 2000, “Për qeverisjen vendore’, parashikon pjesëmarrjen e qytetareve/komunitetit ne procedurt e konsultimit ne lidhje me vendimet qe kane te bejne me veprimtarine legjislative në nivel vendor, veprimtari kjo që ushtrohet në nivel Këshilli Bashkie ose Komune.

2

Page 6: Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore ...«-R... · administratës publike në funksion të ofrimit të shërbimeve në nivel sa më cilësor dhe në përputhje

Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore Agron Trezhnjeva

6

shërbimeve në forma të përshtatshm, nxitjes efektive të pjesëmarrjes së bashkësisë në qeverisjen

vendore.

Ky punim mbi qeverisjen vendore në RSH ka për qellim të shtjellojë disa koncepte bazë mbi

rolin e qeverisjes vendore si dhe raportin e saj me qeverisjen qendrore sipas legjislacionit në fuqi

në kohën e radaktimit të këtij punimi, si dhe të vërë theksin mbi faktorët kryesorë qe ndikojne ne

konsolidimin e qeverisjes vendore në R.Sh, bazuar në sistemin në fuqi, me qëllim realizimin e

parimeve të decentralizimit dhe ofrimit të shërbimeve në mënyrë sa më efiçiente dhe në nivel sa

më afër qytetarit. Duke qënë në dieni se ky punimi është modest për një temë të tille që është

mjaft e gjërë dhe komplekse, autori nuk pretendon se me këto radhë tu japë përgjigje shteruese

problematikës së ngritur me anë të këtij punimi. Në këtë punim janë shtjelluar situata të caktuara

ku qeverisja vendore mund te përmirësohet dhe po ashtu janë pikasur edhe disa mangesi ne

zbatimin e politikave te qeverisjes, mangësi këto që kanë të bëjnë në masë të madhe me

konsolidimin strukturor të funksioneve brenda vetë sistemit aktual të qeverisjes vendore.

Gjithashtu ky punim ka për qellim të vërë në pah gjendjen aktuale te qeverisjes vendore në raport

me qeverisjen qendrore ne Shqiperi si dhe te vere theksin ne disa faktorë qe ndikojne ne

qeverisje qe ajo te jete sa me efikase per te gjithe qytetaret.

Çdo shtet do të dëshironte nje administrate publike sa më efikase dhe fleksibile, dha sa më

shumë të jete e mundur të motivuar në mënyrë që të gjithë qytetaret që janë në kontakt më

nënpunësit e organeve vendore dhe qendrore të jene të kënaqur nga ky sherbim. Po ashtu një

qeverisje sa më transparente në menyre që qytetaret të jenë të informuar në lidhje me të drejtat

dhe detyrat e tyre.

Page 7: Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore ...«-R... · administratës publike në funksion të ofrimit të shërbimeve në nivel sa më cilësor dhe në përputhje

Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore Agron Trezhnjeva

7

1. Historiku i Qeverisjes Vendore dhe Qendrore ne R.Sh

Kur marrim parasysh historikun e qeverisjes se shume shteteve të ndryshme demokratike

të botes si (SHBA,Gjermania dhe Franca etj), historiku i qeverisjes vendore sa me afer qytetarit

ne Shqiperi është shume i varfer, per sa i perket persosjes se tij dhe kjo per dy arsye se pari ne

sapo kemi festuar 100 vjetorin e shpalljes se pavaresise, si dhe se dyti arritjen me vonese te

pluralizmit politik ne RSH. Megjithëse një vend i pavarur që nga viti 1912, Shqipëria filloi të

ndërtonte institucionet e saj demokratike vetëm nga fillimi i viteve 90-të, pas pothuajse gjysmë

shekulli të kaluar nën diktaturë dhe në një qeveri të centralizuar. Vetëm në vitin 1992 Shqipëria

zhvilloi zgjedhjet e para demokratike në vend. Megjithatë në vitet e para të tranzicionit më tepër

sesa në decentralizimin politik (shpërndarje e pushtetit nga pushteti qëndror te ai vendor)

përqëndrimi i shtetit qëndror ishte më shumë në krijimin e reformave strategjike si stabiliteti

makro ekonomik, ekonomia e tregut, privatizimi, ristrukturimi i sistemit të bankave etj.3 Pas

ndryshimit të sistemit politik, ne vitin 1990, Shqiperia nisi rrugen e veshtire te tranzicionit nga

nje shtet totalitar drejt nje shteti demokratik. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e vitit 1998

përcaktoi se pushtetet vendore bazohen në parimin e decentralizimit dhe se marrëdhëniet midis

pushtetit qëndror dhe atij vendor bazohen tek autonomia, ligjshmëria dhe bashkëpunimi4.

Miratimi i kushtetutes se pare demokratike te RSH i hapi rrugen nje sere ligjesh dhe

marreveshjesh kombetare dhe nderkombëtare si atë të Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes

Vendore (KEVV) më 1/08/20005 si pjesë e rëndësishme dhe e detyrueshme e legjislacionit

shqiptar.

3 Stability Pact Conference, Fiscal Decentralization in SEE Countries, Case of Albania, 30 September 2006 4 Neni 13, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë (Ligji Nr.8417, datë 21/10/1998) mbi administraten publike. 5 Karta Evropiane e Vetëqeverisjes Vendore u nënshkrua nga Shqipëria më 27/05/1998, u ratifikua më 4/04/2000 dhe hyri ne fuqi më 1/08/2000, Ligji Nr. 8548, datë 11/11/1999 “Për Ratifikimin e Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore”

Page 8: Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore ...«-R... · administratës publike në funksion të ofrimit të shërbimeve në nivel sa më cilësor dhe në përputhje

Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore Agron Trezhnjeva

8

Shqipëria pranon, edhe në Kushtetutë6, ekzistencën e bashkive/komunave si ndarje territoriale që

zotërojnë disa kompetenca e pushtete që janë të përcaktuara ligjërisht: si shpërndarje thelbësore e

funksioneve të pushtetit qëndror nën përgjegjësinë e tyre dhe që vihen në zbatim nga

anëtarë/funksionarë të ardhur nga zgjedhje të lira7.

Shqipëria ka bërë përpjekje të mëdha në hartimin e një kuadri bazë ligjor dhe institucional për

zbatimin e një strukture të përgjegjshme të decentralizuar fiskale dhe administrative8. Për

koordinimin e zbatimit të decentralizimit u ngritën dy komisione shumë të rëndësishme në vitin

1999: Komiteti Kombëtar i Decentralizimit, një mekanizëm këshillimor për Këshillin e

Ministrave, i formuar nga autoritetet qëndrore dhe përfaqësues të pushtetit lokal për

administrimin e proçesit të decentralizimit; dhe Grupi i ekspertëve të decentralizimit ose “task

force” i strukturuar në Ministrinë e Pushtetit Vendor dhe të Decentralizimit me anëtarësi të

aprovuar nga Komiteti i mësipërm dhe të kryesuar nga Ministri i Pushtetit Vendor dhe

Decentralizimit për të mbështetur Komitetin në nivel teknik (Urdhër Nr.136 i K.M, datë

30/05/2002 ”Për Komitetin Kombëtar të Decentralizimit” dhe Dekreti Nr.9, dhjetor 2002).

Gjithashtu Grupi i ekspertëve është ndarë në nëngrupe pune.

Padiskutim Ligji më i rëndësishëm që u përgatit dhe hyri në fuqi është Ligji Nr.8652, datë

31/07/2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore” i azhornuar me Ligjin

Nr. 9208, datë 18/03/20049. Ligji është shprehje dhe sanksionon të drejtat dhe kompetencat e

pushtetit vendor në përputhje me Kushtetutën dhe KEVV.

Ligji organik përcakton funksionet e pushtetit vendor (të veta, të përbashkëta dhe të deleguara).

Për herë të parë bashkive dhe komunave u janë dhënë në mënyrë të qartë e të pastër autonomi

mbi një numër të madh funksionesh, të listuara, në fushën e shërbimeve publike, zhvillimit

ekonomik, aktiviteteve kulturore dhe sociale, dhe rendit publik e mbrojtjes së tij. Në ushtrimin e

6 Në zbatim të Nenit 2 të KEVV, baza ligjore dhe kushtetuese e vetëqeverisjes vendore 7 Neni 3 i KEVV .

8 Shqipëria dhe Decentralizimi në Tranzicion, Raport Analitik i Bankës Botërore, Gusht 2004 9 Ky ligj erdhi si rezultat i punës së Grupit të Ekspertëve që realizuan 12 takime rajonale diskutimi mbi draftin me subjekte të ndryshëm.

Page 9: Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore ...«-R... · administratës publike në funksion të ofrimit të shërbimeve në nivel sa më cilësor dhe në përputhje

Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore Agron Trezhnjeva

9

këtyre detyrave, pushteti vendor zotëron autoritet të plotë administrativ, shërbimi, investimi dhe

rregullator10.

Gjithashtu një ligj tejet i rëndësishëm, i përfolur dhe shumë herë i vënë në diskutim edhe nga

vetë Gjykata Kushtetuese është Ligji Nr. 8405, datë 17/09/1998: “Për urbanistikën”, ndryshuar

me Ligjin Nr.8453, datë 04/02/1999, Ligjin Nr 8501, datë 16/06/1999, Ligjin Nr.8682, datë

07/11/2000, Ligjin Nr.8991, datë 23/01/2003, Ligjin Nr.9632, datë 30/10/2006, Ligjin Nr.9743,

datë 28/05/2007, Ligjin Nr.9843, datë 17.12.200711.Ligji Nr 10119, date 23.04.2009 “Për

Planifikimin e Territorit”

Një tjetër hap i rëndësishëm në periudhën 2000-2001 është edhe përgatitja dhe hyrja në fuqi e

Ligjit Nr.8743, datë 22/02/2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, ndryshuar me Ligjin

Nr.9558, datë 8/06/2006 i cili rregullon të drejtat e pronave të paluajtshme të shtetit.

Gjithashtu Ligji Nr.8744, datë 22/02/2001 “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike në

Njësitë e Qeverisjes Vendore” ndryshuar me Ligjin Nr.9651, datë 12/06/2006 dhe Ligjin

Nr.9797, datë 23/07/2007. Ky ligj përcakton:

- pronat e paluajtshme që do të transferohen në pronësi ose përdorim të pushtetit vendor;

- regjimin e të drejtës së pronësisë; dhe

- proçesin administrativ të identifikimit të pasurisë, listimin, kërkimin dhe transferimin si

dhe afatin kohor për fazat e ndryshme të këtij proçesi.

Gjatë kësaj periudhe hyri në fuqi edhe Ligji Nr. 8653, datë 31/07/2000 “Për ndarjen

administrativo - territoriale të njësive qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë” ndryshuar

me Ligjin Nr.9123, datë 29/07/2003. Ky ligj përcakton kufijtë e secilës bashki, komunë, qark,

rreth.

Ligje të tjera, Ligji Nr. 8654, datë 31/07/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Bashkisë së Tiranës, Ligji Nr.8927, datë 25/07/2002 “Për Prefektin”, Ligji Nr.9869, datë 4/02/2008 “Për huamarrjen e qeverisjes vendore” (një ligj i shumëpritur).

10 Neni 10 i Ligjit Nr.8652, date 31/07/2000 11 Më poshtë do të sjellim raste të vendimeve gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë

Page 10: Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore ...«-R... · administratës publike në funksion të ofrimit të shërbimeve në nivel sa më cilësor dhe në përputhje

Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore Agron Trezhnjeva

10

Përgjatë gjithë periudhës së decentralizimit njësitë vendore në Shqipëri kanë qenë dëshmitare të një

proçesi të rëndësishëm ristrukturimi dhe transformimi në disa sektorë. Objektivi i këtij proçesi është që

t’u jepen njësive vendore burime të mjaftueshme dhe kapacitete për të realizuar funksionet për të cilat ato

janë përgjegjëse. Tre janë dimensionet e këtij transformimi: (i) niveli institucional; (ii) transferimi i

kompetencave fiskale dhe legjislacion përkatës për këtë dhe (iii) aspekti financiar. Kjo e fundit është

realizuar nëpërmjet një formule për shpërndarjen e grantit të pakushtëzuar e cila sa vjen e

konsolidohet; transferimi i aseteve tek njësitë e qeverisjes vendore; njësimi i proçesit të buxhetimit me atë

të institucioneve qendrore; fillimi i përgatitjes së buxheteve afatmesme; ngritja e instrumenteve të rinj të

financave vendore e cila mundëson aksesin e menaxherëve vendor në tregun financiar.

Instrumenti i ri i huamarrjes së qeverisjes vendore, merr një rëndësi të veçantë për vetë kontekstin në të

cilin ndodhen sot financat vendore. Këto njësi sot janë të afta të menaxhojnë me përgjegjshmëri taksat

dhe tarifat e komunitetit të tyre; janë të afta të vlerësojnë përparësitë në marrjen e vendimeve të

investimeve emergjente apo strategjike dhe janë duke përmirësuar dukshëm transparencën në

vendimmarrje. Në këto kushte një instrument i ri huamarrjeje i cili do të thotë më shumë mundësi

financiare për të zgjidhur probleme emergjente; apo për të realizuar investime të rëndësishme për

nga natyra dhe madhësia. E shoqëruar kjo me kërkesat specifike që sjell ky ligj si plotësimi i kritereve për

madhësinë e stokut dhe ato të shërbimit vjetor të tij; dhe me kërkesat e aktorëve të interesuar nga tregu

financiar për t’u bërë palë në këtë proçes siç janë auditimi i bilanceve financiare të njësive te qeverisjes

vendore; përgatitja e projekteve të fizibilitetit dhe hapja e proçesit të huamarrjes për gjithë komunitetin

forcon më tej njësitë vendore; rrit kapacitetet financiare dhe transparencën dhe përgjegjshmërinë e tyre.

Të marrësh hua është një përgjegjësi e madhe; pasi menaxherët vendor marrin vendime në këtë rast jo

vetëm për taksapaguesit aktualë të njësive të tyre; por edhe për ata që do të paguajnë në të ardhmen. Manual për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore(programi I qeverisjes venedore ne Shqiperi,USAID 2009)

Gjithashtu periudha 2001 – 2003, mund të konsiderohet si e suksesshme në fushën e

decentralizimit fiskal. Qëllimi kryesor i decentralizimit fiskal është rritja e eficiencës në ofrimin

e shërbimeve publike. Ky objektiv mund të arrihet vetëm nëse pushteteve vendore u garantohen

të ardhura të sigurta dhe një shkallë reale autonomie me qëllim që prioritetet për shpenzime të

mund të planifikohen dhe zbatohen me përpikmëri12.

Për herë të parë, koncepti i transfertave të pakushtëzuara për pushtetin vendor u përdor në Ligjin

për Buxhetin e Shtetit të vitit 2001. Pushteti vendor ka diskrecion të plotë në përdorimin e

12 Shqipëria dhe Decentralizimi në Tranzicion, Raport Analitik i Bankës Botërore, Gusht 2004

Page 11: Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore ...«-R... · administratës publike në funksion të ofrimit të shërbimeve në nivel sa më cilësor dhe në përputhje

Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore Agron Trezhnjeva

11

fondeve për funksionet e përbashkëta dhe të veta. Në Ligjin për Buxhetin e Shtetit të vitit 2002

koncepti i transfertave të pakushtëzuara u shpërnda mbi bazën e një formule konkrete.

Tjetër komponent i suksesit i decentralizimit fiskal është reformimi i paketës fiskale vendore.

Ligji “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” parashikon një kategori të caktuar

taksash që pushteti vendor ka fuqinë t`i vendosë si më poshtë:

- Taksa mbi të ardhurat nga dhurimet, trashëgimi, testament dhe llotari lokale

- Taksa mbi biznesin e vogël sikurse edhe mbi hotelet, restorantet, baret dhe shërbime të

tjera;

- Taksa për pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme dhe për transaksionet mbi pasurinë

- Taksa të tjera në zbatim të ligjit.

-

Paketa fiskale e reformuar e miratuar nga parlamenti në dhjetor 2002, rriti autonominë e

bashkive dhe komunave në përcaktimin e të ardhurave të veta vendore dhe nivelit të tyre.

Ligji për Buxhetin e Shtetit i vitit 2003 dhe 2004 sanksionoi delegimin e edukimit

parauniversitar dhe kujdesit primar shëndetësor tek bashkitë me autoritet dhe përgjegjësi të

plotë13 për mirëmbajtjen dhe shërbimet e këtyre institucioneve që gjenden brenda juridiksionit të

bashkisë përkatëse. Ministria e Arsimit Edukimit dhe e Shkencës duhet të vendosë standartet

minimale për shëndetin dhe mbrojtjen14.

Ndër ligjet parësore dhe të rëndësishme në fushën e decentralizimit fiskal mund të përmendim:

Ligji Nr. 8978, datë 12/12/2002 “Për taksën vendore për biznesin e vogël”.

Ligji Nr. 8982, datë.12/12/2002: “Për sistemin e taksave vendore” , ndryshuar me Ligjin

Nr.9325, datë 6/12/2004, Ligjin Nr.9456, datë 21/12/2005, Ligjin Nr.9581, datë 13/7/2006,

Ligjin Nr.9632, datë 30/10/2006, Ligjin Nr.9931, datë 9/06/2008.

Ligji Nr. 8438, datë 28/12/1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, ndryshuar me ligjin Nr.871, datë

15/12.2000, Ligji Nr.8841, datë 11/12/2001, Ligji Nr.8979, datë 12/12/2002, Ligji Nr.9161, datë

12/12/2003, Ligji Nr.9326, datë 6/12/2004, Ligji Nr.9431, datë 13/10/2005, Ligji Nr.9458, datë

21/12/2005, Ligji Nr.9483, datë 16/2/2006, Ligji Nr.9632, datë 30/10/2006, Ligji Nr.9716, datë

13 Schroeder, L.Fiscal Decentralization Policy Studies, May 2004, The Institute for Public Administration 14 Për vendosjen e këtyre standarteve dhe për këtë funksion në veçanti do të flasim më poshtë

Page 12: Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore ...«-R... · administratës publike në funksion të ofrimit të shërbimeve në nivel sa më cilësor dhe në përputhje

Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore Agron Trezhnjeva

12

16/04/2007, Ligji Nr.9735, datë 17/5/2007, Ligji Nr. 9766, datë 9/7/2007, Ligji Nr.9804, datë

13/9/2007, Ligji Nr.9844, datë 17/12/2007.

Më sipër janë cituar ligjet bazë mbi të cilat operon pushteti vendor në R.Sh, gjithsesi në mënyrë

jo shterruese. Një sërë ligjesh dhe aktesh të tjera administrative të rendësishme në fushën e

decentralizimit qe kanë mbetur pa u cituar më sipër, per shkak te mungeses së hapësirës në këtë

punim.

Në një vështrim të përgjithshëm, konstatohet se proçesi i decentralizimit po ecën me ritme të

kënaqshme. Për sa i përket kuadrit ligjor, me disa pritshmëri të cilat do t`i diskutojmë gjatë këtij

punimi, mund të konsiderohet pothuajse i realizuar. Edhe për sa i përket praktikës një pjesë e

mirë e funksioneve (të veta, të përbashkëta apo të deleguara) po kryhen me rezultate pozitive.

Gjithsesi për shkak të mungesës së traditës në procesin e decentralizimit dhe faktorëve të tjerë si

p.sh ekzistenca e një shoqërie në tranzicion, fenomene të shmangies masive nga zbatimi i ligjit

për pasojë e mos konsolidimit të plotë të ndërgjegjies juridike si edhe të mos pasjes së

ekspertizës së nevojshme veçanërisht juridike për të aplikuar iunstrumentet e nevojshme në

situata të caktuara nga ana e shtetit (një rast flagrant mund të konsiderohen zonat informale të

përfshira së fundmi në procesin e legalizimit), edhe në nivel vendor janë hasur dhe po hasen cdo

ditë prolematika komplekse dhe vështirësi të cilat ndikojnë seriozisht në ushtrimin apo

praktikimin e decentralizimit në nivel vendor në praktikë. Problematikat me adekuate dhe

faktorët më të rëndësishëm do të jenë subjekt shqyrtimi për kapitujt në vijim.

Page 13: Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore ...«-R... · administratës publike në funksion të ofrimit të shërbimeve në nivel sa më cilësor dhe në përputhje

Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore Agron Trezhnjeva

13

2. Një Vështrim Mbi Institucionet Vendore dhe ato Qendrore në R Sh

2.1 Shteti ligjor Demokratik

Shqipëria sot bën pjesë në grupin e vendeve të quajtura demokraci liberale. Në këtë kontekst,

kërkohet jo vetëm respektimi i parimeve demokratike në ushtrimin e pushtetit që fillojnë me ato

që quhen grupi i lirive politike, deri në respektimin e parimeve të të drejtës për informim apo të

parimit të transparencës në vendimmarrje, por kërkohet gjihashtu që në fokus të politikave

publike të jetë qytetari dhe të drejtat e tij të njohura me kushtetutë. Rruga drejt ndërtimit të

shtetit të së drejtës kalon detyrimisht nga ndërtimi i shtetit ligjor si një nga fazat përcktuese në

ndërtimin e shtetit të së drejtës. Shqiperia është ne procesin e ngritjes se një shteti ligjor ku baza

me e rendesishme per ushtrim legjitim të pushtetit janë të drejtat e qytetarëve. Ashtu siç

nenvizohen në kushtetute, në legjislacion, apo në marrëveshjet nderkombëtare, shteti duhet të

sigurohet se autoritetet do të mbrojnë interesat themelore te individit. Parimi kryesor i nje shteti

Page 14: Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore ...«-R... · administratës publike në funksion të ofrimit të shërbimeve në nivel sa më cilësor dhe në përputhje

Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore Agron Trezhnjeva

14

ligjor është drejtimi i aparatit institucional në mënyrë të tillë që ndalon udheheqesit politike të

zgjedhur nga populli apo përdorimi i kompetencave të tyre për qëllime të tjera nga ato që janë të

synuara nga ligji. Në këtë kontekst, gjetja e sistemeve apo instrumenteve ligjore që mund të

sigurojnë se pushtetaret do ti respektojne kufijte e ushtrimit të pushtetit të tyre dhe në rradhe te

pare të drejtat e qytetarve si dhe pakicat; te siguroje që udhëheqësit të shprehin vullnetin e

popullit dhe të tregojne besnikëri ndaj mandatit që u kane dhënë zgjedhesit; të pengojnë që të

zgjedhurit nga populli ta përdorin pushtetin për të “minuar” institucionet demokratike dhe me

këtë edhe mundësitë për ti zevëndesuar në zgjedhjet e ardhshme; të nxjerrin përfitim të

paligjshëm apo të keqpërdorin kompetencat e dhëna me ligj, si edhe të mundësojë ata që të

realizojnë me eficiencë detyrat e pushtetit vendor (ku decentralizimi është parë si instrumenti me

anë të të cilit të plotësohen sa më mirë dhe në mënyrë efiçiente e demokratike nevojat e qytetarit

për shërbime publike). Eshtë i një rëndësie themelore si dhe ndarja funksionale e pushteteve

ligjvenes, ekzekutiv e gjyqësor dhe krijimi i institucioneve të pavarura te kontrollit ne fushen

ligjore, ekonomike politike etj. Është shumë e rëndësishme që këto të drejta demokratike të mos

sigurohen vetem formalisht, por të gjithë qytetarve tu sigurohen mundesi reale të barabarta për ti

ushtruar ato dhe vlera e këtyre te drejtave të jetë metri kryesor.15 Në qofte se grupe shoqerore e

kanë te veshtire te perfitojne nga keto te drejta demokratike, për shkak të urise e të varferise,

mungesës së shkollimit ose shtypjes kulturore e fetare, ky eshte nje problem demokracie.16 Qe tu

sigurohen te gjithe qytetarve mundesi reale për pjesemarrje politike dhe vendimarrje nepermjet

shkembimit te lire te mendimeve, artikulimit te interesave, organizimit,mobilizimit politik dhe

pjesmarrjes ne procese politike, shteti duhet të tregoje kujdes për të drejtat sociale dhe kulturore

të qytetarëve. Ne praktike kjo do te thote se shteti eshte i detyruar të respektoje, mbroje dhe nxise

te drejtat e njeriut në atë formë që ato shprehen ne normat nderkombetarete te drejtave te

njeriut.17

2.2 Kuptimi i qeverisjes Vendore

Republika e Shqipërisë është e organizuar në dy nivele qeverisëse:

15 Knut Midgaard & Bjorn Erik Rasch”Demokracia Kushtet dhe Pasojat”Prishtine 2008 fq 57

16 Po aty

17 Po aty

Page 15: Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore ...«-R... · administratës publike në funksion të ofrimit të shërbimeve në nivel sa më cilësor dhe në përputhje

Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore Agron Trezhnjeva

15

Qeverisja Qendrore

Qeverisja Vendore

Njesite e qeverisjes vendore ne Shqiperi sipas ligjit ne fuqi jane komuna, bashkia e qarku e

nendarjet e tyre. Keto njesi ndahen ne dy lloje: ne njesi baze te qeverisje vendore dhe ne njesi te

nivelit te dyte te qeverisjes.

3. Misioni dhe parimet themelore te qeverisjes vendore

Pushteti vendor ne Shqiperi eshte organizuar ne baze te Kartes se Autonomise

Vendore, dhe si kuader ligjore ka ligjin nr.8652 date 31.07.2000, ”Per organizimin dhe

funksionimin e pushtetit lokal”. Misioni i pushteti vendor eshte te siguroje qeverisje ne

nje nivel sa me afer shtetasve.

Qeverisja vendore nënkupton të drejtën e njerëzve në bashkësinë e caktuar territoriale që në

mënyrë të pavarur të qeverisin punët e tyre, nëpërmjet organeve të cilat i zgjedhin vetë, ose në

mënyrë të drejtpërdrejtë. Pra e thëne me fjalë të tjera decentralizim të pushtetit vendor nga ai

qendror do të thotë marrja e sa më shumë kompetencave të ushtruara nga pushteti qëndror dhe

kalimi i tyre si kompetencë e pushtetit vendor në mënyrë që këto kompetenca të ushtrohen në një

nivel sa më afër qytetarit. Decentralizimi përcaktohet në kuptimin e përgjithshem si një

transferim i pronave apo pasurive dhe funksioneve te qeverisjes, drejtimit dhe administrimit nga

niveli qëndror në nivel lokal. Ky transferim përfshin pushtetin, funksionet, resurset, dhe

përgjegjësitë.18 Thelbi i nenit 13 të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë janë parimi i

decentralizmit te pushtetit dhe i autonomisë vendore19. Mirëpo kjo nuk do të thotë se qeverisja

vendore vepron ne mënyrë komplet të pa varur pa mbeshtetje dhe pa kontroll nga institucionet

qëndrore, qoftë ato ekzekutive apo gjyqësore si edhe parlamentit të Shqipërisë i cili përcakton

cdo vit me ligjin për buxhetin, fondet dhe strukturen e tyre për cdo njësi të qëverisjes vendore, si

edhe kufizime të tjera që mund të vinë nga këto institucione për sa i takon kufijve të ushtrimit të

kompetencave në nivel lokal20. Zhvillimi i qeverisjes vendore kërkon reforma në proçedurat e

18 Prof.Dr.Ermir Dobjani”E drejta Administrative 1 “ fq e cit 203 19 Ekstrakt i Vendimit Nr.29, date 21/12/2006 i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë 20 Këto kufizime mund të vinë në fushën e tatimeve ku parlamenti vendos rast pas rasti jo vetëm funshën e kompetencës dmth hapsirën mbi të cilën shtrihet pushteti local për të vendosur tatime, por edhe kufizime në këtë ushtrim competence si p.sh vendosja e nje kuriri tavan dhe dysheme per tatimin në fusha te caktuara. Gjithashtu

Page 16: Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore ...«-R... · administratës publike në funksion të ofrimit të shërbimeve në nivel sa më cilësor dhe në përputhje

Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore Agron Trezhnjeva

16

kontrollit. Padyshim ky kontroll duhet të jetë i mbështetur në ligj dhe në proporcion me interesat

e mbrojtura nga ky kontroll21. Parimi i decentralizimit ka dy shina kryesore nëpër të cilat

realizohet në praktikë një qeverisje demokratike dhe eficiente sa më afër qytetarit. Së pari është

kalimi me ligj i kompetencave nga pushteti qëndror drejt pushtetit lokal, dhe së dyti është

ushtrimi efektiv i këtyre kompetencave nga administrata e pushtetit lokal. Ky ushtrim

kompetencash në rrafshin faktik kërkon jo vetem profesionalizëm dhe etikë nga ana e pushtetit

vendor, por edhe një sistem kompleks të ndarjes dhe kontrollit të kompetencave si edhe sipas

mendiomit të autorit duhet të ndërtohet një sistem motivimi financiar dhe karriere në

administratën lokale në mënyre që të arrihet ushtrimi eficient i pushtetit vendor në përputhje me

misionin e tij.

4. Parimet e Funksionimit te Njesive Lokale te Qeverisjes

Çdo qeverisje qofte ajo qendrore apo lokale funksionon ne baze te disa parime,ne mënyre qe

qeverisja te jete me e sukseshme dhe fleksibile, në mënyre qe qytetaret të jenë të kënaqur nga

sherbimet e ofruara nga organet e pushtetit qendror dhe ai lokal.Me poshte do listojme disa nga

keto parime te rendesishme.

4.1Organet e njësive të qeverisjes vendore veprojnë në bazë të parimit të autonomisë

vendore.

Me autonomi vendore kuptohet e drejta dhe aftësia efektive e bashkësive vendore për të

rregulluar e për të drejtuar, brenda ligjit, nën përgjegjësinë e tyre dhe në të mirë të popullsive të

tyre, një pjese të mirë të çështjeve publike22. Kjo e drejtë ushtrohet nga këshillat apo asambletë e

përbëra nga anëtarë të zgjedhur me votim të lirë, të fshehtë, të barabartë, të drejtpërdrejtë e

vihet re edhe nje kufizim klasik në ushtrimin e kometencave ngapushteti local I cili është shume I debatuar në ambiente politike dhe administrative sa I takon vendosjes se nje kufiri tavan dhe dysheme per pagat e administratës lokale. 21 Neni 8 i Kartës Evropiane të Vetë qeverisjes Vendore. 22 Ekstrakt i Vendimit Nr.29, date 21/12/2006 i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë

Page 17: Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore ...«-R... · administratës publike në funksion të ofrimit të shërbimeve në nivel sa më cilësor dhe në përputhje

Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore Agron Trezhnjeva

17

universal dhe që mund të kenë organe ekzekutive përgjegjës para tyre. Kjo dispozitë nuk i

pengon qytetarët të mblidhen në kuvende, referendume apo çdo formë tjetër të pjesëmarrjes së

drejtpërdrejtë të tyre aty ku lejohet nga ligji.23

4.2 Marrëdhëniet ndërmjet organeve të njësive të qeverisjes vendore dhe marrëdhëniet e

tyre me organet e pushtetit qendror bazohen në parimin e subsidiaritetit dhe të

bashkëpunimit për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta.

Themeli i parimit të subsidiatitetit është “ushtrimi i përgjegjësive publike duhet në mënyrë të

përgjithshme,ti takojë më teper autoriteteve më të aferta të qytetarve.”M ‘i i lumturi i vendeve

në bote është ai tek njehet fort pak dor e qeverise dhe sa të muje qeveria të mos kete të bëjë

drejtepërdrejte me vendasit”24 Prandaj na duhet te flasim për vetëqeverisje dhe autonomi lokale

si kundervënie ndaj qeverisjes së centralizuar.Ky rast qeverisje do të thotë të jesh qeverisur nga

afer dhe jo më nga larg25.

4.3 Në veprimtarinë e tyre organet e njësive të qeverisjes vendore respektojnë

Kushtetutën, ligjet dhe aktet e nxjerra në bazë dhe për zbatimin e tyre.

Ky parim ka të bëje me obligimin e pushtetit vendor në tëresi qe të respekoje kushtetutshmerinë

(që do të thotë pajtimi i të gjitha ligjeve me kushtetuten)dhe ligjshmërine( që do te thote pajtimi

i të gjitha akteve nenligjore me ligjin) si dy parime shume të rendesishme për mbarevajtjen e

puneve në njesite e qeverisjes vendore.

4.4 Organet e njësive të qeverisjes vendore janë persona juridikë.

Me persona juridike të së drejtes private apo të se drejtës publike,kuptojmë grupime të

individeve,të cilet gëzojnë të njëjtën mbrojtje e të njëjtat të drejta e liri themelore ,për aq sa këto

përputhen me qellimet e përgjithshme të personave juridike dhe me thelbin e të drejtave të lirive

23 Neni 3 I Kartes Evropiane te Vetëqeverisjes Vendore u nënshkrua nga Shqipëria më 27/05/1998, u ratifikua më 4/04/2000 dhe hyri ne fuqi më 1/08/2000, Ligji Nr. 8548, datë 11/11/1999 “Për Ratifikimin e Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore” 24 Sami Frasheri”Shqiperia çka qënë çeshte e çdo të bëhët”(ribotim),Prishtinë 1978 fq 100 25Xhovani Sartori”Ç’është Demokracia”,Dituria Tiranë,1998 fq 38

Page 18: Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore ...«-R... · administratës publike në funksion të ofrimit të shërbimeve në nivel sa më cilësor dhe në përputhje

Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore Agron Trezhnjeva

18

e detyrimeve.Kjo është evidentuar edhe në saje të jurispodences së gjykatës Kushtetuese ,e cila

ka venë në dukje në disa çeshtje ,se të drejtat themelore të personave juridike private të

respektohen nga pushtetet publike26

E drejta e personit juridike nënkupton të drejtën e lidhjes së kontratës; krijimit të personave

të tjerë juridikë; ngritjes së padisë civile; mbajtjes së llogarive; si dhe të drejta të tjera për

ushtrimin e funksioneve në bazë dhe në zbatim të ligjeve dhe akteve nënligjore.

4.5 Çdo komunë, bashki dhe qark është organ qeverisës me vazhdimësi.

Ky parim si nje parim shume i rendesishem garanton perhershmerine e ketyre

institucioneve,pavaresishte se kryetari i komunes ose bashkise dhe prefekti ndërrohen here pas

here.Vazhdimesia e ketyre institucioneve eshte nje garanci qe qytetaret do jene me afer pushtetit.

5. Funksionet dhe te Drejtat e Qeverisjes Vendore

Në Republiken e Shqiperise ,Bashkite dhe Komunat ushtrojne 3 funksione,funksionet e

veta,Funksione të përbashketa dhe funksione të deleguara,me poshte do ti trajtojme në menyrë të

detajuar secilen nga keto funksione.

5.1Funksionet e veta

Funksione të veta janë funksionet që me ligj i janë dhënë njësive të qeverisjes vendore, për

realizimin e të cilave ajo është përgjegjëse, si dhe ka lirinë dhe autoritetin të marrë vendime e të

26 Prof Dr.Luan Omari &Aurela Anastasi “E drejta Kushtetuese”(ribotim) Tirane 2010 fq 103

Page 19: Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore ...«-R... · administratës publike në funksion të ofrimit të shërbimeve në nivel sa më cilësor dhe në përputhje

Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore Agron Trezhnjeva

19

përdorë mjete për realizimin e tyre,Brenda hapësirës së normave kritereve dhe standarteve të

pranuara përgjithesisht me ligj,duke zotëruar autoritet të plotë administrative,sherbimi,investimi

dhe rregullator.27Në përmbushje të këtyre funksioneve bashkitë dhe komunat ushtrojnë

kompetenca në këto fusha.

5.1.1 Infrastrukturës dhe të shërbimeve publike

Lidhen me furnizimin me ujë të pijshëm; ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve, trotuareve dhe

shesheve publike; ndriçimin e mjediseve publike; administrimin e parqeve, lulishteve dhe zonave

të gjelbëruara publike; grumbullimin, largimin dhe përpunimin e mbetjeve, etj.

5.1.2 Shërbimeve me karakter social, kulturor e sportive

Konsistojnë kryesisht në shërbimin social dhe administrimin e institucioneve që e ofrojnë këtë

shërbim; ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave kulturore dhe historike vendore, organizimin e

veprimtarive sportive, çlodhëse e argëtuese, etj.

5.1.3 Zhvillimit ekonomik vendor

Implementohet përmes përgatitjes së programeve të zhvillimit ekonomik vendor; krijimit dhe

funksionimit të tregjeve publike, zhvillimit të biznesit të vogël, etj.

5.1.4 Rendit dhe mbrojtjes civile

Realizohet përmes ruajtjes së rendit publik dhe parandalimin e shkeljeve administrative dhe

garantimin e zbatimit të akteve të komunës ose bashkisë si dhe mbrojtjes civile.

5.2 Funksionet e përbashkta

Funksione të përbashkëta janë funksione për të cilat përgjegjësia ndahet mes njësive të

qeverisjes vendore dhe pushtetit qendror. Secila prej tyre ka kompetenca të ndara të cilat i

27 Dr.Ermir Dobiani”E drejta Administrative 1”Tirane 2007 fq cit 209

Page 20: Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore ...«-R... · administratës publike në funksion të ofrimit të shërbimeve në nivel sa më cilësor dhe në përputhje

Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore Agron Trezhnjeva

20

ushtrojnë në mënyrë autonome28.Komuna dhe bashkia kryejnë funksione të përbashkëta për:

arsimin parashkollor dhe parauniversitar; sistemin e shërbimit parësor shëndetësor dhe mbrojtjen

e shëndetit publik; mbrojtjen e mjedisit; rendin publik dhe mbrojtjen civile etj.

Komuna dhe bashkia kryejnë secilin nga funksionet e mëposhtme, veçmas ose së bashku me

pushtetin qendror, në përputhje me afatet e përcaktuara me ligji.29

2. Në rastet kur pushteti qendror i kërkon komunës ose bashkisë kryerjen e një funksioni të

përbashkët ose arritjen e një standardi kombëtar për realizimin e këtij funksioni, ai siguron

mbështetje të mjaftueshme financiare dhe materiale.

3. Komuna dhe bashkia kryejnë këto funksione të përbashkëta për:

a) arsimin parashkollor dhe parauniversitar;

b) sistemin e shërbimit parësor shëndetësor dhe mbrojtjen e shëndetit publik;

c) kujdesin social, zbutjen e varfërisë dhe garantimin e funksionimit të institucioneve

përkatëse;

ç) rendin publik dhe mbrojtjen civile;

d) mbrojtjen e mjedisit;

dh) funksione të tjera të përbashkëta, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.

4.Kompetencat e komunave dhe bashkive, për funksionet e parashikuara në këtë nen,

rregullohen në çdo rast me ligj. Raportet mes njësive të qeverisjes vendore dhe të

institucioneve qendrore për funksionet e parashikuara në këtë nen, rregullohen me ligj

ose me akte nënligjore.30

5.3 Funksionet e deleguara

Funksione të deleguara, të cilat kryesisht janë funksione të pushtetit qendror ose të

institucioneve të tjera qendrore por që me ligj ose me marrëveshje i kalohen për realizim njësive

të qeverisjes vendore.Realizimi i tyre nga njësitë e pushtetit vendor bëhet në mënyrën dhe masën

28 Dr.Ermir Dobiani”E drejta Administrative 1”Tirane 2007 fq cit 211

29Ligji Nr.8652, datë 31.7.2000 për organizimin dhe fungsionimin e qeverisjes vendore. 30 Po aty

Page 21: Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore ...«-R... · administratës publike në funksion të ofrimit të shërbimeve në nivel sa më cilësor dhe në përputhje

Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore Agron Trezhnjeva

21

e përcaktuar nga pushteti qendror dhe institucione të tjera qendrore31.Një bashkie mund t’i

delegohen funksione dhe kompetenca të tjera që nuk janë të detyrueshme, mbi bazën e një

marrëveshjeje midis saj dhe institucionit qendror përgjegjës me ligj për këtë funksion ose

kompetencë. Në çdo rast institucionet qendrore u garantojnë njësive të qeverisjes vendore

mbështetjen e nevojshme financiare për ushtrimin e funksioneve dhe kompetencave të deleguara

Funksione dhe kompetenca të deleguara;32

1. Funksionet dhe kompetencat e deleguara janë të detyrueshme ose jo të detyrueshme.

2. Funksione dhe kompetenca të detyrueshme janë ato të përcaktuara me ligj.

3. Institucionet qendrore, kur lejohet me ligj, autorizojnë komunën, bashkinë ose qarkun

të kryejnë funksione të caktuara të institucioneve qendrore, duke përcaktuar procedurat e

kryerjes dhe të kontrollit për zbatimin e tyre.

4. Institucionet qendrore mund të autorizojnë komunën, bashkinë dhe qarkun të ushtrojnë

një kompetencë të vetme për një funksion të caktuar.

5. Komunës, bashkisë ose qarkut, mund t'u delegohen funksione dhe kompetenca të tjera

jo të detyrueshme, mbi bazën e një marrëveshjeje midis njësisë së qeverisjes vendore

përkatëse dhe institucionit qendror përgjegjës me ligj për këtë funksion ose kompetencë.

6. Në çdo rast institucionet qendrore u garantojnë njësive të qeverisjes vendore

mbështetjen e nevojshme financiare për ushtrimin e funksioneve dhe kompetencave të

deleguara.

7. Komuna, bashkia ose qarku, me nismën e tyre mund të përdorin burimet e veta

financiare për ushtrimin e funksioneve dhe kompetencave të deleguara, me synim

ngritjen në nivel më të lartë të shërbimit në interes të bashkësisë.

31 Dr.Ermir Dobiani”E drejta Administrative 1”Tirane 2007 fq cit 212

32 Ligji Nr.8652, datë 31.7.2000 për organizimin dhe fungsionimin e qeverisjes vendore.

Page 22: Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore ...«-R... · administratës publike në funksion të ofrimit të shërbimeve në nivel sa më cilësor dhe në përputhje

Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore Agron Trezhnjeva

22

6. Fondet Financiare te Pushtetit Vendor

Që në lashtesi njerezit e thjeshte por edhe filozofet e ndryshem kane qene te bindur mbi

rendesine e tatimeve dhe taksave madje disa filozof kane dhene edhe perkufizime mbi keto lloj

pagesash.Me poshte do te shohim disa nga keto perkufizime;

Tatimi është ajo pjesë e pasurisë të,cilën çdo qytetar ia jep shtetit me,qëllim që të ruajë (të ketë

siguruar) pjesën tjetër të saj sipas, Manteskie

Tatimi është dhënie në para të cilat,shteti i mbledh prej individëve në,bazë të sovranitetit të vet

të,pakundërshtueshëm të drejtpërdrejt,me qëllim të mbulimit të të dalave,publike sips. Gaston

Zhese

Pagimi i tatimit paraqitet si kryerje e,detyrës kombëtare e cila bazohet në,atë se çdo individ në

kuadrin e mjeteve të veta të japë pjesën për,mbulimin e shpenzimeve shoqërore sipas.

Laufenburger

Gjate ketyre dy dekadave te fundit qeveria shqiptare ka pesuar nje transformim te

vazhdueshem,ky transformim ka dy efekte kryesore;

• Efektin e pare e ka dhene ne rritjen e pjesemarrjes se gjithe aktorve ne politike,duke

zvogluar keshtu rolin e qeverise dhe kalimin e disa funksioneve ne sektorin privat,ku

keto ndyshime kane ndikur direkt ne financat e dy pushteteve.

• Së dyti sfidat e reja kane ndikuar ne modifikimin e kapaciteteve te pushtetit vendor dhe

partnerve te saj private duke ofruar sherbime publike ne cilesi te larte.

Page 23: Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore ...«-R... · administratës publike në funksion të ofrimit të shërbimeve në nivel sa më cilësor dhe në përputhje

Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore Agron Trezhnjeva

23

Pushtetit vendor ne kohen tone financohet nga disa lloje të arrdhurash por kryesoret janë ;

• Taksat

• Tarifat

Taksat dhe tarifat vendore,fondet të transferuara nga pushteti qendror (të pakushtëzuara dhe të

kushtëzuara), si dhe,fonde që rrjedhin nga taksa të përbashkëta kombëtare.

Sipas ligjit, komunave dhe bashkive u jepet autoriteti për të vjelë në mënyrë të pavarur të ardhura

që përdoren për të financuar funksionet e tyre ekskluzive nën juridiksionin e tyre.

Pushteti qendror jep fonde për njësitë e pushtetit vendor për përmbushjen e kërkesave për

realizimin e funksioneve të deleguara dhe të përbashkëta.

Secila njësi e pushtetit vendor miraton, zbaton dhe administron një buxhet vjetor që nuk duhet

të përfshijë një deficit.Struktura ekzistuese e buxhetit të pushtetit vendor përfshin të gjitha

burimet e financimit dhe shpenzimet.

6.1Struktura e buxhetit vendor

Të ardhurat (financimi vendor):

Të ardhurat e vetë pushtetit vendor (për të mbuluar shpenzimet operative dhe të

kapitalit)

Taksat dhe tarifat vendore.

Taksë - pagesë e detyrueshme dhe e pakthyeshme në buxhetin e shtetit apo

në buxhetin e organeve të qeverisjes vendore, e vendosur me ligj dhe që nuk

bëhet në shkëmbim të mallrave dhe shërbimeve të caktuara.Sipas përcaktimit, taksa është një

kontribut i kërkuar për t’u paguar nga cdo person, i cili drejtëpërdrejtë përfiton një shërbim

publik33.

33 Majlinda Dhuka, Albana Dhimitri, Material Trajnimi për ITAP

Page 24: Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore ...«-R... · administratës publike në funksion të ofrimit të shërbimeve në nivel sa më cilësor dhe në përputhje

Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore Agron Trezhnjeva

24

Ne republiken e shqiperise kemi keto nivele taksash;

• taksimi në nivel qëndror/kombëtar;

• taksimi në nivel qarku;

• taksimi në nivel bashkie/komune.

Për taksat me karakter vendor neni 16, pika 234 i jep kompetencën këshillit të komunës, bashkisë

të vendosë:

• për të mbledhur ose jo një taksë;

• mënyrat dhe mbledhjes dhe administrimit të taksave, sipas përcaktimeve në ligj;

• nivelin e taksës, brenda kufijve minimalë dhe maksimal të përcaktuar në ligje të veçanta.

Taksa pagues – individi, ose enti, i cili ka detyrimin ligjor për të paguar

detyrimin që rrjedh, kryesisht nga aktiviteti, ose të drejtat e pronësisë së

individit, apo entit.

Niveli i taksës - një përqindje fikse mbi bazën e taksës e vendosur me ligj,

ose me vendim të organit të njësisë së qeverisës vendore.

Administrata e taksave - institucioni që aplikon dhe verifikon zbatimin e

ligjit, vendos modalitetet e pagesës dhe mbledhjes së tatimeve dhe taksave

vendore, informon këshillin e njësisë së qeverisjes vendore dhe mban

llogaritë.

Takse vendore – ajo lloj takse ( sipas kuptimit të përcaktuar mësipërm) e cila

përmbush dy kushte:

o pushteti vendor ka disa shkalle lirie për të vendosur mbi nivelin e saj, si

detyrim ligjor.

o pushteti vendor merr 100 për qind të shumës që mblidhet prej saj.

Takse kombëtare- një takse për të cilën gjithçka vendoset në nivelin e qeverisjes qendrore.

Taksa te ndara (share tax) - ato taksa kombëtare, një pjesë e të ardhurave

të të cilave i kalojnë pushtetit vendor, me ligj. Administratori i kësaj takse,

derdh për llogari të pushtetit vendor përqindjen e përcaktuar sipas ligjit, por 34 Ligji nr. 8652, datë 31/07/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”

Page 25: Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore ...«-R... · administratës publike në funksion të ofrimit të shërbimeve në nivel sa më cilësor dhe në përputhje

Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore Agron Trezhnjeva

25

vetëm pasi kjo, të jetë paguar nga taksapaguesi. Pushteti vendor, është i lirë ta

përdore ketë shume për nevojat e veta.

Takse vendore – ajo lloj takse ( sipas kuptimit të përcaktuar mësipërm) e cila

përmbush dy kushte:

o Pushteti vendor ka disa shkalle lirie për të vendosur mbi nivelin e saj, si

detyrim ligjor.

6.2 Të ardhura jo nga taksat

• Qera

• Privatizimi i pronave të njësive të pushtetit

• Vendor

• Taksa të përbashkëta

Të ardhurat e veta te komunes dhe Bashkise. (për të mbuluar shpenzimet operative dhe të

kapitalit)

Taksat dhe tatimet vendore mbi pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme,si dhe

mbitransaksionet e kryera me to.

Taksa dhe tatimet vendore mbi veprimtarine ekonomike te biznesit të vogel,të shërbimit

hotelier,të restoranteve,bareve dhe të sherbimeve të tjera.

Taksat dhe tatimet vendore mbi te arrdhurat vetjake të krijuara nga

dhurata,trazhgimi,testamente ose llotari vendore

Qera

Privatizimi i pronave të njësive të pushtetit vendor

Page 26: Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore ...«-R... · administratës publike në funksion të ofrimit të shërbimeve në nivel sa më cilësor dhe në përputhje

Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore Agron Trezhnjeva

26

Taksa të përbashkëta

6.3Taksat kryesore vendore

Kemi një shumëllojshmeri të taksave të cilat aplikohen në nga qeverisja vendore.Por unë do të

përmend disa me kryesoret siç janë ;

Taksa mbi pronën;

Taksa e biznesit të vogël;

Taksa e ndikimit në infrastrukturë;

Taksa e shërbimit hotelier;

Taksa e xhiros së restorantit, hoteleve, etj.;

Taksa e tokës bujqësore;

Taksa të përkohshme; dhe

Të tjera.

Ligji Nr.8652, datë 31/07/2000, neni 16 ka përcaktuar si burime të rëndësishme të të ardhurave

për komunat dhe bashkitë:

Tatime vendore

a) tatimi mbi pronat e luajtshme dhe të paluajtshme dhe transaksionet e tyre;

b) tatimi mbi aktivitetin ekonomik të bizneseve të vogla, duke përfshirë shërbimet vendore;

c) tatimi mbi të ardhurat nga dhuratat, trashëgimitë, testamentet dhe llotaritë vendore;

d) taksa të tjera të përcaktuara nga ligji;

e) tarifa për shërbime publike (si p.sh.: ujësjellës – kanalizime);

f) tarifa për përdorimin e hapësirave publike (si p.sh: parkingu dhe tabelat e reklamave);

g) tarifa administrative (p.sh.: për nxjerrje liçence, leje dhe autorizim).

6.4Tarifat kryesore vendore

Tarifë - pagesa që individi, apo një ent i caktuar bën përkundrejt një

Page 27: Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore ...«-R... · administratës publike në funksion të ofrimit të shërbimeve në nivel sa më cilësor dhe në përputhje

Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore Agron Trezhnjeva

27

përfitimit/përdorimit të një malli/shërbimi publik. Tarifat. Ligji “Për sistemin e taksave vendore”

përcakton si tarifë, cdo pagesë tjetër në favor të bashkisë, komunës apo qarkut kur përkon me

përcaktimet e paragrafit të tretë të nenit 16 të ligjit Nr. 8652, dt. 31/07/2000 dhe nuk është taksë

bashkiake apo gjobë e lidhur me to.

Sipas ligjit, tarifat vendore ndahen në tre kategori:

• Tarifa për shërbimet publike dhe të infastrukturës të ofruara nga njësia vendore (p.sh

largimi i mbeturinave, ndricimi publik, furnizimi me ujë etj.) Si të tilla mund të

koncpetohen më vonë edhe tarifat për përpunimin e ujrave të ndotura, për përpunimin e

mbetjeve etj.;

• Tarifa për lëshimin e lejeve_____________, liçensave, autorizimeve dhe lëshimit të

dokumentave të tjera zyrtare;

• Tarifa për përdorimin e pronave publike vendore (si tarifa e parkimit në vendet publike,

ajo e reklamës etj.).

Për efekt të metodës së llogaritjes së tarifës mbi bazën e kostos, përcaktimit të strukturës që

ofron shërbimin dhe bën mbledhjen e tarifës35, apo proçedurave të administrimit të saj dallojmë

2 kategori të tarifave:

-Tarifa për shërbimet që ofrohen periodikisht e kolektivisht komunitetit të njësisë

vendore, apo një kategori të caktuar qytetarësh që identifikohen si përfitues të drejtëpërdrejtë të

shërbimit që ofrohet, p.sh pastrimi;

-Tarifa për shërbimet që i ofrohen individualisht një kërkuesi jo periodikisht, por mbi

bazën e kërkeses, kur paraqitet nga qytetari nevoja për të qenë përfitues i shërbimit, p.sh tarifa

për ushtrimin e lejeve, autorizimeve etj.

35 Në rastin e Tiranës, tarifat e llojit të parë, si pastrimi, mblidhen nga administrata tatimore dhe agjenti, ashtu si taksat, ndërsa tarifat e llojit të dytë paguhen nga kërkuesi i lejes, autorizimit, liçensës me marrjen e saj në Qendrën e Informimit Qytetar pranë Bashkisë Tiranë

Page 28: Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore ...«-R... · administratës publike në funksion të ofrimit të shërbimeve në nivel sa më cilësor dhe në përputhje

Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore Agron Trezhnjeva

28

Në rastet e tarifave për shërbimet publike komunitare si tarifa e pastrimit, proçedura e mbledhjes

dhe administrimit të tarifës, është më komplekse dhe kostot më të mëdha në raport me tarifat

individuale, për të cilat kërkuesi i shërbimit paraqitet vetë pranë strukturës vendore dhe për

rrjedhojë paguan edhe tarifën.

Neni 16, pika 4 e Ligjit Nr. 8652, dt. 31/07/2000 përcakton të drejtën e këshillit komunal ose

bashkiak për të vendosur vetë lidhur me:

-nivelin;

-mënyrën e mbledhjes;

-administrimin e tarifave vendore.

Për një përkufizim dhe konceptim të qartë të tarifave kuadri ligjor ka një trajtim më të gjerë,

duke përfshirë edhe ligje apo akte të tjera nënligjore sektoriale që përcaktojnë rregullat dhe

autoritetet që miratojnë tarifat për këto shërbime36.

Kështu, autoriteti i këshillit të njësisë vendore për të vendosur lidhur me tarifat për shërbimet

publike është i kufizuar për disa lloje tarifash. Kjo në referencë të ligjit Nr. Ligjit Nr.7481, date

07.07.1992, “Per çmimet dhe tarifat”, ndryshuar me Ligjin Nr.7646, date 08.12.1992 dhe Ligjin

Nr.7817, date 21.04.1994, në të cilin përcaktohet se çmimet dhe tarifat, për një pjesë të kufizuar

artikujsh dhe shërbimesh, që janë bazë për nivelin e jetesës caktohen me vendim të Këshillit të

Ministrave.

Shembuj janë tarifat për shërbimet në disa sektorë strategjikë si:

-uji i pijshëm

-trasporti publik

-përpunimi i mbeturinave etj.

-e pastrimit,

36 Majlinda Dhuka, Albana Dhimitri, Material trajnimi për ITAP

Page 29: Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore ...«-R... · administratës publike në funksion të ofrimit të shërbimeve në nivel sa më cilësor dhe në përputhje

Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore Agron Trezhnjeva

29

-e përdorimit të pronës/hapësirës publike,

-e tabelave,

-e ndriçimit të rrugëve,

-e gjelbërimit,

-e regjistrimit të biznesit,

-për reklamimin e veprimtarisë së biznesit,

- e parkimit,

- për shërbimet e qeverisë vendore, dhe,

- për shërbimet sociale/arsimore (arsimi parashkollor, konviktet e nxënësve/studentëve, etj.).

7. Pushteti Vendor në Shqipëri është i Organizuar në dy Nivele

7.1 Niveli i parë ku përfshihen Komunat dhe Bashkitë, të cilat janë njësitë bazë të

qeverisjes vendore.

Page 30: Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore ...«-R... · administratës publike në funksion të ofrimit të shërbimeve në nivel sa më cilësor dhe në përputhje

Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore Agron Trezhnjeva

30

Sipas ligjit në fuqi për qeverisjen vendore njësia bazë për qeverisjen vendore janë komuna dhe

bashkia. Veprimtaria e tyre ashtu sikurse e njësive të tjera të pushtetit vendor rregullohet me ligj.

Ky rregullim fillon nga kushtetuta e R.Sh e cila rregullon aspektet kyesore, misionin dhe parimet

e e pushtetit vendor, ligji për qeverisjen vendore si edhe një sërë ligjesh të tjera si ligji për

prefektin, për urbanistiken dhe për planifikimin e territorit, për buxhetin, për taksat vendore etj,

si edhe një sërë aktesh nënligjore të nxjerra në bazë dhe për zbatim të ligjit që rregullojnë fusha

të ndryshme të qeverisjes vendore. Bazuar në kushtetutën e R.Sh si dhe në ligjin organik për

qeverisjen vendore, dy janë organet kryesore të njësive bazë të pushtetit lokal

Bashkisë/Komunës, Kryetari dhe Këshilli. Këto dy organë Brenda njësisë bazë i përgjigjen dy

fuknsioneve kryesore të qëverisjes, funksionit legjislativ të përfaqësuar nga Këshilli i

Bashkisë/Komunës, si edhe funksioni ekzekutiv përfaqësuar nga Kryetari i Bashkisë/Komunës.

Ushtruesit e të dy këtyre funksioneve zgjidhen drejt përsëdrejti nga populli në zbatim të parimit

të qëverisjes sa më afër qytetarit. Këshilli I Bashkisë dhe komunës është një organ kolegjial i cili

ka me kushtetutë edhe tagrin e pronarit aseteve publike publike në nivel vendor.

Njësia e qeverisjes vendore Bashkia/Komuna, pavarësisht se ka dy organe të cilat funksionojnë

me kompetenca të ndara dhe zgjidhen të dy me votim të drejtëprdrejtë nga qytetarët me të drejtë

vote të cilët janë banorë të njësisë së qeverisjers vendore, funksionon si një njësi e vetme ku

këshilli nxjerr Brenda kompetencve të dhëna me ligj aktet me karakter normativ si dhe Kryetari I

njësisë ushtron në p[ërputhje me ligjin dhe aktet e nxjerra nga këshilli i njësisë qëverisjen dhe

ekzekutimin e këtyre akteve.

Pjesë e rëndësishme e qeverisjes vendore është edhe administrata e njësisë e cila nuk është organ

në kuptimin e mirëfilltë, por është në kuptim të së drejtës administrative njësi organizative

mbështetëse. Kjo do të thotë se në raport me të tretët administrate si e tillë nuk ka personalitet

juridik në parim, dhe e fiton këtë personalitet me delegimin e tij nga titullari i njësisë së

qeverisjes vendore. Përbërja dhe struktura e administratës së njësisë së qeverisjes vendore vjen

si rezultat I bashkepunimit të dy organeve të pushtetit lokal. Konkretisht, është kryetari i njësisë

në cilësinë e përgjegjësit për funksionet ekzekutive të njësisë i cili propozon strukturën e

administratës dhe është këshilli i Bashkisë/Komunës ai i cili e miraton atë përfundimisht. Nëse

në përcaktimin e strukturës dhe organigramës së administratës së njësisë këshilli i njësisë ka rolin

kryesor, përcaktimi I përbërjes në aspektin e personelit në mënyre nominale është ekskluzivitet i

Page 31: Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore ...«-R... · administratës publike në funksion të ofrimit të shërbimeve në nivel sa më cilësor dhe në përputhje

Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore Agron Trezhnjeva

31

kryetarit të njësië. Që do të thotë se në përcaktimin e politikave që do të ndiqen në raport me

burimet njerëzore në administratë këshilli nuk ka asnjë rol dhe përgjegjës për performancën e

administratë sështë vetëm kryetari i njësisë.

7.1.1 Kryetari i Komunes ose Bashkisë.

Çdo komune ose bashki ka kryetarin e saj të zgjedhur cdo katër vjet ne zgjedhje të përgjithshme,

të drejteperdrejta dhe me votim te fshehte, sipas menyres se parashikuar në Kodin Zgjedhor te

Republikes së Shqiperise.37 Kryetari I komunes ose bashkise ne kryerjen e funksionit dhe

kompetencave te tij, ndihmohet nga nje ose me shume zevendes kryetare, numri i zevendes

kryetarve caktohet nga këshilli komunal ose bashkiak. Emërimi ose shkarkimi i tyre behet nga

kryetari i komunes ose bashkise.

Kryetari i komunes ose Bashkise ka keto kompetenca;

• Ushtron të gjitha kompetencat ne kryerjen e funksioneve te komunes ose bashkise, me

perjashtim të atyre qe jane kompetence vetem e këshillit perkates;

• Zbaton aktet e këshillit;

• Merr masa per pergatitjen e materialeve te mbledhjeve për këshillin komunal ose

bashkiak, ne perputhje me rendin e dites të përcaktuar nga nga këshilli si dhe për problem

qe kerkon ai vete;

• Raporton në këshill per gjendjen ekonomiko-financiare te pakten nje here ne gjashte muaj

ose me shpesh, sa here kerkohet nga këshilli;

• Raporton para keshillit sa here kerkohet prej tij për probleme që kanë të bëjnë me

funksionet e komunes ose bashkise;

• Eshte anëtar i këshillit të qarkut;

• Emëron dhe shkarkon zevendeskryetarin, zevendeskryetaret e komunes ose bashkise;

• Emëron dhe shkarkon drejtuesit e ndermarrjeve dhe institucioneve ne vartesi te tij;

37 Kodi Zgjedhor te Republikes së Shqiperise.

Page 32: Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore ...«-R... · administratës publike në funksion të ofrimit të shërbimeve në nivel sa më cilësor dhe në përputhje

Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore Agron Trezhnjeva

32

• Emëron dhe shkarkon punonjesit e tjere jodrejtues te strukturave dhe njesive ne vartesi te

komunes ose bashkise, pervec kur parashikohet ndryshe ne ligj nr.8549,datë 11.11.1999(

Statusi i nenpunesit Civil);

• Ushtron të drejtat dhe siguron plotësimin e të gjitha detyrimeve që i janë ngarkuar

komunes ose bashkise si person juridik;

• Merr masa për kualifikimin dhe trajnimin e personelit të administrates, të institucioneve

arsimore, sociale kulturore sportive;

• Kthen per rishqyrtim jo me shumë se nje here në këshill vendime, kur vëren se ato

cënojne interesa të bashkesise.

Nga leximi i kompetencave të Kryetarit të njësisë së qeverisjes vendore kuptojmë edhe parimin e

ndarjes së kompetencave mes organeve te vet njesisë. Duke qenë se kryetari i ka të dhena me ligj

cdo kompetencë që i jepet pushtetit vendor e cila nuk është kompetencë e këshillit, rezulton se

kompetencat e këshillit të njësisë së qeverisjes vendore janë dhënë në ligj dhe në kushtetutë në

mënyrë shteruese. Kjo do të thotë se në asnjë rast Këshilli i komunës/bashkisë nuk mund të

ushtrojë kompetenca të cilat mund të burojnë nga një interpretim zgjerues i ligjit. Nga ana tjetër

kryetari i Bashkisë/komunës është përgjegjës për adresimin efiçent të cdo problermatike në nivel

vendor që do të thotë jo vetëm të ekzekutimit të detyrimeve që dalin nga akte normative të

pushtetit qëndror apo këshillit të njësisë në mënyrë të shprehur, por është përgjegjës edhe për

koordinimin më pushtetin qëndror, me njësitë e tjera të qeverisjes vendore apo aktorët jo

shtetërore. Në këtë kuptim kryetari i njësisë, për analogji me këshillin e Ministrave I cili ka me

kushtetute për kompetencë cdo kompetencë e cila nuk i është dhënë me ligj një organi tjetër,

është përgjegjës për konceptimin e politikave në nivel vendor si edhe për adresimin e

problematikave të ndryshme që mund të ngrihen në nivel vendor të cilat bien në qëllimin dhe

misionin e pushtetit vendor. Ky konceptim i dhënë nga ligji për kryetarin e njësisë e vë atë në

rolin e udhëheqësit dhe jo vetëm të ekzekutuesit të akteve normative.

Kryetari i njësisë është detyruar me ligj të raportojë dhe të informojë këshillin e njësisë për sa i

takon zbatimit të legjislacionit në fuqi brenda kompetencave të vet si edhe të paraqesë për

miratim planet me karakter normative si p.sh planet rregulluese apo aktet normative si buxheti i

komunës dhe bshkisë etj. Pjesë e rëndëishme e bashkëpunimit me këshillin është edhe miratimi i

strukturës së administratës në këshillin e njësisë. Në miratimin e kësaj strukture përveç luftës

Page 33: Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore ...«-R... · administratës publike në funksion të ofrimit të shërbimeve në nivel sa më cilësor dhe në përputhje

Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore Agron Trezhnjeva

33

politike që kryetari duhet të përballojë në këshill aq kohe sa ky i fundit përbehet nga anëtarët e

forcave politike, ai duhet te bindë këshillin e njësisë për nevojat e administratës me burime

njerëzorë dhe funksione të caktuara administrative brenda njësisë. Në këtë aspekt kryetari është i

varur tërësisht nga vullneti i këshillit të njësisë. Këtu në terren janë hasur problematika të

vazhdueshme për shkak të madhësisë shumë të vogël të disa njësive vendore të cilat e kanë të

pamundur furnizimin me kapacitetet e nevojshme administrative, dhe për pasojë edhe reformat

strukturore në këto administrate janë të parëndësishme. Kryetari i njësisë është i detyruar të

raportojë në këshill sa herë ky i fundit e therret në interpelancë për cdo problematike në nivel

vendor. Gjithashtu ai është përgjegjës për perfomancën e administratës së përfaqësuar prej tij në

këshill.

Gjithashtu si përgjegjës për administrimin e aseteve material dhe financiare të njësisë kryetari

është i kufizur nga pëlqimi i këshillit, duke qenë se këshilli i njësisë është përfaqësues i

interestave të qytetarëve si organ kolegjial në cilësinë e pronarit të aseteve publike.

Nga sa më sipër rezulton se kryetari i njësisë së qeverisjes vendore ka natyrë politike (praktika ka

treguar se janë shumë të rralla rastet kur kryetarët e njësise janë zgjedhur drejtpërdrejt me votën e

qytetarëve pa u mbështetur nga sigla e nje partie politike) si edhe janë tiullarë ekzekutiv në nivel

vendor. Ky pozicion e bën të vështirë gjetjen e personave të cilët mishërojnë cilësitë e lidershipit

shumë të nevojshme për adresimin eficient të problematikave të hasur në nivel lokal, hartimin e

strategjive dhe planeve të veprimit për zhvillimin e gjithanshëm të komunitetit të njësisë në

përmbushje të misionit të vet njësisë, si edhe të mishëroje aftësi të spikatura administrative aq të

domosdoshme për një kryetar njësie qe drejton një administratë publike e cila është në kontakt të

përditshëm me qytetarët. Kjo bëhet vecanërisht e vështire për shak të copëtimit të territorit

shqiptar në 416 njësi vendore, të cilat në shumicën dërrmuese nuk i kanë kapacitetet

administrative tënevojshme për mirëfunksionimin e tyre për arsye të mungesës së burimeve

njerëzore.

7.1.2 Këshilli i Bashkisë ose Komunës.

Këshilli i bashkise ose komunës është krijuar me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë si

organi vendimmarrës në nivelin e qeverisjes vendore. Këshilli I njësisë vendore është organi më i

rëndësishëm në nivel lokal. Kjo pasi kushtetuta përcakton se : Vetëqeverisja në njësitë vendore

Page 34: Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore ...«-R... · administratës publike në funksion të ofrimit të shërbimeve në nivel sa më cilësor dhe në përputhje

Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore Agron Trezhnjeva

34

ushtrohet nëpërmjet organeve të tyre përfaqësuese dhe referendumeve vendore38. Dhe po me

kushtetutë përcaktohet se Organet përfaqësuese të njësive bazë të qeverisjes vendore janë këshillat, të

cilët zgjidhen çdo katër vjet me zgjedhje të përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe me votim të fshehtë39.

Rëndësia e këshillave të njësisë vendore është shumë e madhe po të kemi parasysh se janë ato që

realizojnë vetëqeverisjen Brenda njësisë bazë, dhe nga ana tjetër njësia bazë vendore kryen të gjitha

detyrat vetëqeverisese, me përjashtim të atyre që me ligj u jepen njësive të tjera të qeverisjes vendore40.

Në lexim të kompetencave të përcaktuara në kushtetutë dhe në ligjin për qeverisjen vendore41 do

te kuptojme se këshilli ka disa kompetenca të cilat iu përgjigjen funksioneve të ndryshme. Këto

funksione do ti ndajmë për efekt të këtij punimi në funksione legjislative, funksione kontrolluese,

dhe administrimi.

Në raport me Kryetarin e njësisë së qeverisjes vendore këshlli ka kompetenca me natyre

legjislative.Këshilli është organi përgjegjës për nxjerren e akteve më natyre normative në nivel

vendor brenda njësisë42. Natyra legjislative e funksionit të këshillit shprehet më së miri në

kompetencën për të miratuar buxhetin vjetor të njësisë vendore43. Miratimi i buxhetit të njësisë

është një kompetencë formalisht e veta e këshillit të njësisë por në substancë ajo është një

kompetencë e përbashkët me pushtetin qëndror për dy arsye:

Së pari buxheti i bashkisë apo komunës sa i takon të ardhurave është i ndarë në dy zëra, zëri i të

ardhurave të siguruara nga vet njësia e qeverisjes vendore në ushtrim të funksioneve të veta, si

edhe grantet e dhëna nga qeveria qëndrore të cilat ndahen në grante të kushtëzuara dhe të

pakushtëzuara44. Grantet e kushtëzuara janë kryesisht për të mbuluar shpenzimet për

administrimin e funksioneve të përbashkëta, në nivel lokal, të cilat kryesisht janë arsimi,

shëndetësia etj. Këto funksione mbështeten me logjistike nga pushteti vendor por si kompetencë

lendore, si p.sh burimet njerëzore dhe profesionale janë kompetencë e pushtetit qëndror. Në

38 Kushtetuta e R.SH, neni 108, pika 4. 39 Kushtetuta e R.SH, neni 109, pika 1. 40 Kushtetuta e R.SH, neni 108, pika 3. 41 Ligji Nr. 8652, datë 31/07/2000, “Për qeverisjen Vendore në RSH”, neni 32. 42 Një të vërtetë ekzistojnë akte me karakter normative të nxjerra nga kryetari I njësisë po ato kanë më shumë natyrë organizuese dhe nuk prekin në substancë të drejta dhe detyrime për qytetarëët. Dhe në cdo rast këto akte janë në zbatim të kompetencave të dhëna me ligj ose me akte të këshillit. 43 Ligji Nr. 8652, datë 31/07/2000, “Për qeverisjen Vendore në RSH”, neni 32, gërma dh. 44 ligjin per buxhetin Nr 8379 date 29.07.1998 I ndryshuar.

Page 35: Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore ...«-R... · administratës publike në funksion të ofrimit të shërbimeve në nivel sa më cilësor dhe në përputhje

Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore Agron Trezhnjeva

35

terma konkret për arsimin dhe shëndetësinë përgjigjet në politika dhe burime njerëzore pushteti

qëndror, ndërsa pushteti lokal i mbështet këto funksione me logjistikën e nevojshme. Këto

funksione mbështetet nga buxheti i qeverisjes qëndrore me mjete financiare të ndara në zëra

brenda grantit të kushtëzuar, të cilat këshilli i njësisë nuk ka kompetencë ti ndryshojë në asnjë

element. Ndërsa grantet e pakushtëzuara janë fonde të cilat pushteti qëndror i akordon në favor të

njësive të qeverisjes vendore për të mbështetur zhvillimin ekonomik të komunitetit. Madhësia e

këti fondi është jashtë kompetencës së këshillit të njësisë i cili ka për kompetencë vetëm të

vendosë mbi mënyrën e përdorimit të këtij fondi. Pjesë e fondeve të kushtëzuar që janë pjesë e

buxhetit të cilion e miraton këshilli i njësië janë edhe fondet për mbeshtetje sociale si p.sh

përkrahja sociale për familjet në nevojë, dhe personat me aftësi të kufizuar. Fonde këtë

administrimi i të cilave është jashtë kompetencës së njësisë lokale duke e kufizuar atë vetëm në

shpërndarjen e tyre apo përcaktimin e peronave të cilët futen në këtë skeme45.

Së dyti, sa i takon të ardhurave të mbledhura nga njësia e qeverisjes vendore, këshilli i njësisë

është kompetent jo vetëm për të disponuar mbi shperndarjen apo investimin e këtyre të ardhurave

por edhe për të vendosur mbi nivelin e tatimeve dhe tarifave ne nivel vendor. Vlen të theksohet

këtu se në këtë kompetencë për të vendour nivelet e tatimeve këshilli është i kufizuar nga

lëgjislacioni i miratuar nga qeverisja vendore46. Pra këshilli i njësisë do të miratojë një nivel

tatimi apo tarife brenda kufirit minimal dhe maksimal të vendosur me ligj nga parlamenti i R.SH,

kufizim ky që nga pikëpamja formale përbën një pengesë në autonominë vendore në lidhje me

politikat fiskale për fusha ku njësia lokale është kompetente.

Së treti, këshilli i njësië është i kufizuar erdhe në disponimin apo në shërndarjen e këtyre të

ardhurave. Rasti më flagrant është vendosja nga pushteti qëndror i kufizimeve në lidhje me

përcaktimin e nivelit të pagave për punonjësit e administratës apo edhe vet anëtarëve të këshillit.

Vendosja e një kufiri minimal dhe maksimal pagese uniform për të gjitha administratën e njësive

vendore në R.SH, bazuar vetëm në numrin e popullsisë që përbën njësinë është një shqëtësim jo

vetëm për këshillat që cënohen në autoniminë e tyre për të vendosur mbi politikat e pagave të

administratës në njësinë e tyre por edhe për kryetarët e njësive të cilët lirinë për të manovruar me 45ligjin për përkrahjen socialeNr 9355 dt.10.03.2005 "Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” 46 ligjin për taksat kombëtare/vendore, 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore” të ndryshuar.

Page 36: Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore ...«-R... · administratës publike në funksion të ofrimit të shërbimeve në nivel sa më cilësor dhe në përputhje

Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore Agron Trezhnjeva

36

politikat e pagave mund ta përdorin për të nxitur forcimin e kapaciteteve administrative dhe

rrjedhimisht rritjen e performancës se njësisë lokale.

Gjithashtu është në natyrë legjislative kompetenca e këshillit të njësisë për të miratuar

statutin e njësisë (kupto të administratës) si edhe rregulloren e tij të brendshme47. Këto akte

rregullojnë veprimtarinë e administratës së së njësisë dhe të këshillit, por në thelb janë të natyrës

legjislative sepse ato përshkruajnë procedure dhe strukturën e organizimit që ka njësia e

rrjedhimisht janë shkak për të kërkuar të drejta dhe detyrime nga qytetarët në bazuar në këto

akte.

Të natyrës legjislative janë edhe “Miratimi i normave, standardeve e kritereve për

rregullimin dhe disiplinimin e funksioneve që i janë dhënë atij me ligj, si dhe për mbrojtjen dhe

garantimin e interesit public” si edhe “të vendos për rregullat, procedurat dhe mënyrat e

realizimit të funksioneve të deleguara, në bazë dhe për zbatim të ligjit me të cilin bëhet ky

delegim te komuna ose bashkia”48. Me këto akte të cilat dalin në formën e vendimit nga këshilli i

njësië kuptohet njerrja prej tij e normave me anët të të cilave do të veprojë administrate e njësisë

kur këtë nuk janë të përcaktuara nga ligji për qeverisjen vendore, si dhe percaktimi i tyre është

kompetencë e njësisë vendore apo bie brenda misionit të qeverisjes vendore.

Kompetancat kontrolluese të këshillit të njësisë shprehen në disa aspekte dhe

kompetenca të dhëna me ligj keshillit të njësisë.

Miratimi i strukturës organizative dhe rregulloreve bazë të administratës së komunës ose të

bashkisë, të njësive e institucioneve buxhetore në varësi të komunës ose të bashkisë, si dhe

numrit e personelit të tyre, kërkesat për kualifikimin, pagat dhe mënyrat e shpërblimit të

punonjësve dhe të personave të tjerë të zgjedhur ose të emëruar në përputhje me legjislacionin

në fuqi49, është një nga format e kontrollit që ushtron këshilli në cilëshinë e organit kolegjial

legjislativ ndaj Kryeatrit i cili përfaqëson ekzekutivin dhe është përgjegjës jo vetëm për zbatimin

e ligjit por edhe për performancën e administratës së njësisë në përmushje të misioit të pushtetit 47 Ligji Nr. 8652, datë 31/07/2000, “Për qeverisjen Vendore në RSH”, neni 32, pika a. 48 Ligji Nr. 8652, datë 31/07/2000, “Për qeverisjen Vendore në RSH”, neni 32, pikat k, dhe n. 49 Ligji Nr. 8652, datë 31/07/2000, “Për qeverisjen Vendore në RSH”, neni 32,germa ç.

Page 37: Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore ...«-R... · administratës publike në funksion të ofrimit të shërbimeve në nivel sa më cilësor dhe në përputhje

Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore Agron Trezhnjeva

37

lokal. Duhet të thekohet se e drejta për të propozuar ndryshimete mundëshme në parim i takon

kryetarit të njësisë i cili mbështetet në këtë veprimtari nga njësia administrative (kupto

administrate e njësisë). Përmes kësaj kompetence këshilli i njësisë mund të kontrollojë

funksionimin dhe eficiencës së strukturës së njësisë dhe të ndikojë në përmirësimin e

performancës apo shmangjen e abuzimeve të administratës.

Pjesë e këtij funksioni është edhe mbikëqyrja dhe organizimi i kontrollit të brendshëm të

njësisë50.

Gjithashtu në funksion të kontrollit të të mbikëqyrjes që këshilli si organ legjislativ i bën

kryetarit të njësisë është edhe kompetenca dhe detyrimi i kryetarit të njësisë për të raportuar

përpara këshillit jo me pak se një herë në gjashtë muaj po sa herë këshilli (me vendim apo me

kërkesën e një këshilltari të vetëm) kërkon që kryetari të dëgjohet për aspekte të ndryshme të

veprimtarisë së tij administrative. Kjo kompetencë i jep mundësinë këshillit të jetë sa herë e sheh

të nevojshme në kontakt jo vetëm me veprimtarinë e përditshme të administratës së

komunës/bashkisë por edhe të jetë në kontakt të vazhdueshëm me vizionin e kryetarit për

zgjidhjen e problematikave të ndryshme në nivel lokal. Nga leximi më kujdes i kompetencave të

mësiperme rezulton se formalisht këshilli i njësisë ka hapësirë të mjaftueshme me ligj pët të

mbikëqyrur dhe kontrolluar veprimtarinë dhe performancën e admistratës së njësisë së qeverisjes

vendore në funksion të përmbushjes së misionit të vet.

Kompetencat e administrimit janë një fuknsion shumë i rëndësishëm i këshillit të njësisë së

qeverisjes vendore. Kjo kompetencë shtrihet nga administrimi i pasurive dhe aseteve financiare

deri në administrimin e burimeve njerëzore të administratës apo të vet këshillit të njësisë. Kjo

përfshin një fushë me shumë interes sic është edhe administrimi i territorit.

Bazuar në kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, këshillat e njësisë vendore bazë, ushtrojnë të

drejtat e pronës, administrojnë në mënyrë të pavarur të ardhurat e krijuara, si dhe kanë të drejtë të

ushtrojnë veprimtari ekonomike51. Kjo e drejtë e ushtrimit të tagëreve të pronësisë përvec të

ardhurave të buxhetit të njësisë lokale të cilat janë cekur më lart nënkupton edhe target e

50 Ligji Nr. 8652, datë 31/07/2000, “Për qeverisjen Vendore në RSH”, neni 32, gërma e. 51 Kushtetuta e R.SH, neni 113, pika 1, gërma b.

Page 38: Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore ...«-R... · administratës publike në funksion të ofrimit të shërbimeve në nivel sa më cilësor dhe në përputhje

Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore Agron Trezhnjeva

38

pronësisë publike në territorin e njësisë locale. Kjo kompetencë është shtjelluar në detaje nga

ligji për qeverisjen vendore i cili përcakton kufijtë e kësaj competence si edhe natyren e këesaj

kompetence52. Bazuar në ligj e drejta e për administrimin e pronës nga këshilli është një e drejtë

ekskluzive të cilën keshilli i njësisë nuk mund tia delegojë asnjë organi tjetër. Kjo klauzorë është

përcaktuar në ligj në mënyrë që këshilli si organ përfaqësues të mos i delegojë Kryetarit të

njësisë në cilësinë e ekzekutivit administrimin e aseteve publike në kuptimin e ushtrimit të

targreve të plota të pronësisë. Kjo do të thotë se duke qene se target e pronësisë përfshinë të

drejtësn e gëzimit, disponimit dhe posedimit, kryetari në cilësinë ekzekutive me administratën e

njësisë për të gjitha asetet publike të njësisë do të kryejë në emër dhe për llogari të këshillit

administrimin e pasurive publike. Pa patur të drejtën të shprehë vunet për tjetërsimin e tyre apo

për caktimin e mënyrës së administrimit të tyre e cila është pjesë e tagrit të shfrytëzimit në të

drejtën e pronësisë. Administrata e ushtron këtë kompetencë në mënyrën e përcaktruar me ligj

por edhe bazuar në aktet e njerra nga këshili për këtë qëllim si edhe nën kontrollin e këshillit. Për

më tepër, sikundër përmenduar më lart këshilli ka për kompetencë të ndërhyje edhe në mënyrën e

organizimit të këtij administrimi, p.sh përcaktimi i strukturës administrative po miratimi i statutit

të njësisë lokale.

Në legjislacionin shqiptar nuk ekziston një ndarje e pronësisë publike me pronësinë shtetërore.

Që do të thotë se nuk kemi një përcaktim të qartë me ligj se kush është pasuri për interes të

publikut dhe se kushte është pasuri e cila është në funksion të logjistikës së oganeve të

administratës publike. Sipas doktrinës dhe praktikës, ndarja ekziston bazuar në disponimin e saj,

që do të thotë një pasuri e cila nuk të jetë pjesë e qarkullimit civil, nuk mund blihet apo të shitet,

konsiderohet pasuri publike, ndërkohe një pasuri e cila mund të jetë pjesë e qarkullimit civil

është pasuri shtetërore që do të thotë pasuri e cila i sherben për pajisje logjistike organeve të

administratës publike në ushtrimin e funksioneve të veta. Të dyja këto pasuri administrohen nga

organet e administratës publik. Sa i takon qeverisjes vendore, këshilli i njësisë në këtë kontekst

mund të disponoje tjetërsimin e pasurisë vetëm për ato pasuri të konsideruara shtetërore, pra në

funksion të mbështetjes logjistike të organeve të administratës.

52 Ligji Nr. 8652, datë 31/07/2000, “Për qeverisjen Vendore në RSH”, neni 8 pika 2, germat a, b dhe c.

Page 39: Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore ...«-R... · administratës publike në funksion të ofrimit të shërbimeve në nivel sa më cilësor dhe në përputhje

Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore Agron Trezhnjeva

39

Një kompetencë tjetër e parashikuar nga kushtetuta dhe ligji për njësinë e qeverisjes vendore

është edhe ushtrimi i veprimtarisë ekonomike. Kjo veprimtari duhet tu shërbejë përmbushjes së

funksioneve publike pa rene ndesh me orientimet e politikave ekonomike te shtetit53. Edhe në

këtë rast është këshilli i njësisë që mbi propozimin e kryetarit të njësisë vendos për fillimin,

natyrën, ndryshimin apo përfundimin e kësaj veprimtarie ekonomike.

Administrimi i territorit të njësisë së qeverisjes vendore është një nga funksionet e rëndësishme

të ushtruara nga këshilli i njësisë vendore. Ky administraim ushtrohet përmes vendimve mbi

planet rregulluese urbanistike dhe cështjeve të tjera lidhur me këtë objekt. Gjithashtu është

funksion administrimi edhe kompetenca për të emertuar rrugët, për të dhënë tituj nderi etj54.

Funksione të tjera të administrimit janë edhe ato të cilat kanë të bëjne me përcaktimin e

strukturës së administratës së njësisë, kompetencë e cila është shtjelluar më lart, si edhe zgjedhja

e kryetarit të këshillit apo funksioneve të tjera brenda vet këshillit të njësisë përfshirë edhe

zgjedhjen e sekretarit të këshillit të bashkisë apo komunës.

7.1.3 Problematika e hasur.

Në përgjithësi është e njohur tendenca e pushtetit ekzekutiv për të influencuar pushtetin

legjislativ. Në rastin e pushtetit lokal kjo tendencë bëhet edhe me e theksuar duke patur parasysh

disa faktore. Madhësia e njësive të qeverisjes vendore në Shqipëri, e bën të pamundur shmangien

e konfliktit të interestave mes kryetarëve të njësive si edhe këshilltarëve të këshillave të cilët ne

mënyrë kolegjiale duhet të kontrollojnë dhe të mbikëqyrë veprimtarinë ekzekutive brenda

njësisë. Së dyti është mënyra e pagesës së këshilltarëve. Në momentet e redaktimit të këtij

punimi me përjashtim të Bashkisë së Tiranës, asnjë këshill tjetër i njësive vendore në R.Sh nuk e

arrin masën e shpërblimit prej 10 000 leke për këshilltarët e vet. Ky pagesë për funksionin e

këshilltarit konsiderohet shpërblim duke e konsideruar edhe funksionin e këshilltarit si detyre

shoqërore dhe duke mos e penguar atë nga punësimi me kohe të plotë në funksione të tjera

publike apo private. Këto dy elemente të marrë së bashku e cënojnë në thelb pavarësinë e

53 Ligji Nr. 8652, datë 31/07/2000, “Për qeverisjen Vendore në RSH”, neni 8 pika 4, germa a. 54 Ligji Nr. 8652, datë 31/07/2000, “Për qeverisjen Vendore në RSH”, neni 8 pika 7, germat a dhe b.

Page 40: Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore ...«-R... · administratës publike në funksion të ofrimit të shërbimeve në nivel sa më cilësor dhe në përputhje

Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore Agron Trezhnjeva

40

këshilltarëve e për pasojë të këshillave të njësive lokale duke e cenuar kështu në thelb

autonomine e qeverisjes lokale si edhe parimin e decentralizimit.

7.1 Niveli i dytë i qeverisjes vendore përfaqësohet nga Qarku.

Sipas ndarjes aktuale administrative-territoriale, harta e Republikës së Shqipërisë është e ndarë

në 12 qarqe:

1. Qarku i Kukësit 2. Qarku i Dibrës3. Qarku i Shkodrës Durrësit 4. Qarku i Elbasanit

5. Qarku i Fierit 6. Qarku i Gjirokastrës7. Qarku i Korçës 8. Qarku i Beratit

9. Qarku i Lezhës 10. Qarku i Durrësit 11. Qarku i Tiranës 12. Qarku i Vlorës

Këto ndarje bëhen në bazë të ligjit duke pasur parasysh lidhjet territoriale, ekonomike, sociale

dhe tradicionale mes njësive të qeverisjes vendore. Përkufizimi i njësive të pushtetit vendor,

krahas kuptimit se çfarë këto ndarje administrative territorial përfaqësojnë, evidenton në mënyrë

të qartë edhe diferencat midis tyre. Të tre njësitë: komunë, bashki dhe qark përfaqësojnë një

unitet administrativo-territorial dhe bashkësi banorësh. Karakteristikat e tyre dalluese mbështeten

në elementët që kanë të bëjnë me shtrirjen e tyre territoriale(në zona rurale apo urbane) dhe

numrin e banorëve që popullojnë këto ndarje administrativo- territoriale.Kështu, si rregull

komunat ngrihen në zona rurale. Por në raste të veçanta ato mund të gjenden edhe në zona

urbane.

7. Kuptimi i Pushtetit Qendror

Me pushtet qendror kuptojme teresinë e pushtetit që ushtrojnë,presidenti,kryeministri ministrat si

dhe institucionet e pavarura kushtetuese siç jane,Avokati i popullit ,Kryetari i kontrollit te Larte

te shtetit,drejtuesit e institucioneve te të tjera qendrore të ngritura me ligj si inspektori i

pergjithshem i inspektoriatit të larte të deklarimit dhe Kontrollit të pasurive,Avokati i

Shtetit,Avokati i Prokurorimeve e tj,55

55 Dr.Ermir Dobiani”E drejta Administrative 1”Tirane 2007 fq cit 128

Page 41: Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore ...«-R... · administratës publike në funksion të ofrimit të shërbimeve në nivel sa më cilësor dhe në përputhje

Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore Agron Trezhnjeva

41

Qeverisja qendrore harton dhe zbaton politikat në nivel kombëtar,ndryshe nga qeverisja lokale e

cila harton dhe zhvillon politika ne nivel lokal dhe ketu kemi dallimin mes ketyre dy pushteteve.

8. Marrdhenjet mes Pushtetit Vendor dhe atij Qendror

Qeverisja vendore është hallka (pas pushtetit qendror) e zinxhirit qeverisës në një shoqëri

demokratike. Së bashku me pushtetin qendror, ato krijojnë kuadrin e plotë institucional të

qeverisjes dhe të funksionimit politik, social dhe ekonomik të një shoqërie. Ligji Organik

specifikon jo vetëm parimet bazë të funksionimit të organeve të pushtetit vendor, por përcakton

edhe raportet midis tyre dhe qeverisjes qendrore. Duke iu referuar këtij ligji marrëdhënia e

bashkëpunimit të këtyre dy hallkave të pushtetit, bazohet në parimin e bashkëpunimit për

zgjidhjen e problemeve të përbashkëta dhe të subsidiaritetit56. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi

në funksion të përmbushjes së kompetencave në një nivel sa më pranë qytetarëve duke siguruar

kështu mirëqenien e tyre është në thelb të ndërveprimit midis organeve të dy pushteteve.Në fakt

të dyja nivelet e qeverisjes kanë sfera veprimi të përcaktuara nga ligji dhe të pavarura nga njëra-

tjetra. Megjithatë kufiri ndarës midis kompetencave të njërit pushtet nga tjetri jo rrallë herë është

shndërruar në objekt diskutimi.

Ka pasur jo pak situata kur Prefekti dhe Këshilli Bashkiak nuk kanë qenë në të njëjtën linjë

mendimi, gjë e cila ka sjellë përplasje midis dy institucioneve. Rastet më të shpeshta kanë të

bëjnë kryesisht me kthimin për rishqyrtim nga Prefekti i projektbuxhetit. Megjithatë, ka edhe

shembuj të tjerë me karakter social si psh: rasti kur Prefekti i Durrësit nuk ka firmosur dhe

ka rikthyer listën e 48 familjeve të pastreha, që do të përfitonin strehim në banesat e ndërtuara

nga Enti Kombëtar i Banesave. Vendimi i tij është bërë nën arsyetimin se Këshilli Bashkiak gjatë

56 Parimi i subsidiaritetit nënkupton aftësinë e kryerjes së funksioneve dhe përmbushjes së kompetencave në një nivel sa më pranë shtetasve

Page 42: Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore ...«-R... · administratës publike në funksion të ofrimit të shërbimeve në nivel sa më cilësor dhe në përputhje

Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore Agron Trezhnjeva

42

vendimit të marrë nuk ka zbatuar procedurat ligjore dhe si e tillë si e tillë lista duhej rishikuar.

8.1 Institucioni i Prefektit.

Prefekti si institucion i administrates publike shqiptare pas ndyshimeve te vitit 1990 ndeshet se

pari ne ligjin nr.7608,dt 22.09.1992’Per Prefektin’ te ndyshuar me ligjin nr.8209

dt.22.04.1997.57Hallka ndërlidhëse midis këtyre dy pushteteve është Prefekti. Ky i fundit në

bazë të legjislacionit ka përgjegjësi për bashkërendimin dhe koordinimin e bashkëpunimin midis

organeve të pushteti vendor dhe atij qendror. Kjo për faktin se Prefekti emërohet nga Këshilli i

Ministrave dhe në bazë të ligjit “Për prefektin”, ai është përfaqësues i Qeverisë në çdo qark të

territorit të Shqipërisë. Pozita, misioni dhe përgjegjësitë institucionale të Prefektit rregullohen në

bazë të Ligjit për Prefektin58. Një ndër kompetencat kryesore të Prefektit është kontrolli i

realizimit të funksioneve dhe të përgjegjësive të deleguara nga pushteti qendror dhe përdorimin e

fondeve të parashikuara për to.

Duke qenë në rolin e përfaqësuesit por njëkohësisht edhe të deleguarit të Qeverisë në pushtetin

vendor për sa kohë që ai është përgjegjës për mbikëqyrjen dhe kontrollin e veprimtarisë së tyre

nën optikën e pushtetit qendror, Prefekti është i vetmi institucion administrativ që verifikon

ligjshmërinë e akteve të miratuara nga organet e qeverisjes vendore në komuna, bashki e qark59.

Procedura e miratimit nga Këshilli Bashkiak e deri tek Prefekti kalon në disa hapa. Fillimisht

aktet miratohen në Këshill nga shumica e anëtarëve. Njësitë e qeverisjes vendore janë të

detyruara të depozitojnë tek Prefekti të gjitha aktet e miratuara prej tyre brenda 7 ditëve nga dita

e shpalljes. Më pas, është Prefekti të cilit i duhet të shprehet për ligjshmërinë e akteve, 10 ditë

nga dita që akti i është depozituar këtij institucioni. Kjo e drejtë i jep Prefektit mundësinë që kur

ai vëren mospërputhshmëri ligjore, ta kthejë mbrapsht aktin tek njësitë e qeverisjes vendore, të

cilat bëjnë reflektimet e tyre dhe ia dërgojnë sërish Prefektit. Kur ky i fundit vëren sërish

mungesë përputhshmërie ligjore, ai i drejtohet gjykatës për të kërkuar pavlefshmërinë e këtij akti.

57 Dr.Ermir Dobiani”E drejta Administrative 1”Tirane 2007 fq cit 138 58 Ligji Nr. 8927, datë 25.7.2002. 59 Ligji për Prefektin, Neni 6, pika d.

Page 43: Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore ...«-R... · administratës publike në funksion të ofrimit të shërbimeve në nivel sa më cilësor dhe në përputhje

Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore Agron Trezhnjeva

43

Duke iu referuar rolit të Prefektit si mbikëqyrës dhe bashkërendues i veprimtarisë së

institucioneve qendrore në nivel vendor, si dhe të këtyre me organet e qeverisjes vendore në

komuna, bashki e qark, por edhe marrëdhënieve që Prefekti ka me administratën e shtetit dhe

organet e qeverisjes vendore, duket sikur Prefekti ka një rol kyç në sigurimin e mbarëvajtjes së

ndër-veprimit institucional në shërbim të komuniteteve lokale. Në realizimin e funksionit të tij,

Prefekti nxjerr urdhra dhe udhëzime të detyrueshme për zbatim, që janë në përputhje me

misionin e tij, si instrumente përmes së cilave ai siguron vendim-marrjen.

Prefektit ka për mision që60;

• Të kujdeset,të ndjekë,të marrë masa për plotesimin nga të gjitha institucionet në nivel

qarku të detyrimeve që ata kanë për të garantuar sovranitetin rendin kushtetues dhe

shëndetin publik;

• Të mbikëqyrë,kontrollojë dhe bashkërendojë veprimtarinë e institucioneve qëndrore në

nivel vendor;

• Të drejtojë veprimtarinë e strukturave administrative shtetërore të cilat me akte ligjore e

nënligjore të vecanta janë caktuar në varësinë e tij të drejtpërdrejte;

• Të bashërendojë veprimtaritë e institucioneve qëndrore në nivel vendor,si dhe të këtyre

me organet e qeverisjes vendore në komuna,bashki e qark;

• Prefekti është i vetmi institucion administrative qe verifikon ligjshmërinë e akteve të

miratuara nga organet e qeverisjes vendore në komuna,bashki e qark,në përputhje me

dispozitat e këtij ligji.Prefekti ushtron kontroll financiar mbi këto organe në mënyren dhe

limitet e përcakëtuara me ligj.

60 Dr.Ermir Dobiani”E drejta Administrative 1”Tirane 2007 fq cit 238

Page 44: Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore ...«-R... · administratës publike në funksion të ofrimit të shërbimeve në nivel sa më cilësor dhe në përputhje

Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore Agron Trezhnjeva

44

9. Konkluzion

Transferimi që pushteti qëndror i bën kompetencave të tij tek pushteti vendor nuk ka qënë

gjithmone i lehte dhe plotesisht i arritshem, ky transferim ka per qelllim arritjen e nje te mire te

pergjithshme,afrimin e pushtetit sa me afer qytetareve. Sa me i arrire te jete ky transferim aq me

mire u sherbehet qytetareve dhe anasjelltas.

Ndërveprimi midis pushtetit qëndror dhe atij vendor, rregullohet nëpërmjet ligjeve që në

përgjithësi janë bashkëkohore dhe mbulojne me saktesi , një pjesë të konsiderushme të

problemeve që mund të dalin në praktikë por megjithatë ka akoma vend për të përmirësuar më

shumë.

Për sa i takon aplikimit të parimeve mbi te cilat funksionon qeverisja lokale ne pergjithesi te

cilat perputhen plotesisht me parimet e shteteve qe jane pjese e Kartës Evropiane të

Vetëqeverisjes Vendore, Shqiperia ka bere progres të madh për sa i perket respektimit të këtyre

parimeve, por gjithashtu kemi akoma per te bere që të arrijmë realizimin plotesisht ne praktike

zbatimin e ketyre parimeve të rendesishme.

Në analizë të funksioneve te qeverisjes vendore duke filluar nga funksionet e veta, te perbashketa

dhe ato te deleguara nga qeverisja qendrore, keto funksione kanë qenë në përputhje me kerkesat

e Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore.

Si përfundim, mund te themi se Shqiperia ka bere nje progres te konsiderushem drejt ndertimit

te parimit të autonomise vendore, për sa i përket realizimit dhe zbatimit te reformave te

veteqeverisjes vendore.Tani qytetaret e ndiejne veten me afer pushtetin dhe ky eshte edhe thelbi

Page 45: Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore ...«-R... · administratës publike në funksion të ofrimit të shërbimeve në nivel sa më cilësor dhe në përputhje

Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore Agron Trezhnjeva

45

i decentralizimit. Kemi akoma per te bere ne reformimin e institucioneve dhe kualifikimin e

personelit, në nivele vendore, dhe caktimin e përgjegjësive, si dhe emërimet ne administraten

lokale e qendrore te behen sa me shume te jete e mundur ne baze te meritokracise,ne mënyre qe

edhe qytetaret te jene te kënaqur nga ofrimi i sherbimit të pushtetit lokal si institucioni me i afert

me qytetarin.

Nga leximi formal i dispozitave mbi qeverisjen vendore dhe qëndrore rezulton se në

masën më të madhe pushteti qendor ka deleguar kompetenca të vetqeverisjes në pushtetin lokal

në R.Sh. ky delegim shkon në bazë të ligjit dhe kushtetutës, së pari në funksion të këshillit të

njësisë lokale dhe te ekzekutivit. Gjithsesi, sikundër arsyetuam më lart, decentralizimi nënkupton

jo vetem kalimin e kompetencave nga pushteti qëndror drejt atij lokal,por edhe mundësinë

efektive që ky i fundit të ushtrojë ato efektivisht në praktikë. Kjo kërkon së pari mundësinë që

këshilli i njësisë vendore si organi përgjegjës për vetqeverisjen vendore të ushtrojë efektivisht

detyrat e veta. Nga sa thamë më sipër rezulton se fragmentarizimi në shumë njësi të qeverisjes

vendore si edhe mungesen e stimujve finaciarë për këshilltarët e këtyre njësisve cënon në thelb

vetëqeverisjen lokale për sa kohe cenon funksionimin efektiv të këtyre këshillave. Dhe ne

mbyllje te ketije punimi modest per kete tem kaq te gjere dua te shtoj edhe diçka per sfidat e e

sherbimit publik duke marre parasysh dy nivelet e qeverisjes, vendor dhe qendrore , mundemi

te themi se sfidat e sherbimit publik jane thelbësore dhe shtrojne çeshtje shume te

rendesishëme manaxheriale ,qofshin ato politike ,etike etj për të gjith ata që marrin pjesë ne

vendimarrje publike,mendoj se kjo do te kerkoje një analize të kujdesshme dhe veprim efektiv

nga ana e akademikëve dhe teknicientëve të fushës së administrimit publik dhe më gjerë.Mbi te

gjitha,keto jane sfida qe do te kerkojne pergjegjesi,qofte ne sensin e veprimit te

pergjithshem,ashtu edhe ne sensin e pranimit te pergjegjesise idete dhe veprimet tona.Kufijte e

sherbimit publik paraqesin zgjedhje te veshtira personale dhe profesionale.Nenpunesit publike

lokal dhe qendror te pergjegjshem do te shohin se keto zgjidhje jane vertet shperblyese.Albert

Schweitzer ka thene:”Une nuk e di se ku po shkoni ju dhe cfare do te beni,por ndermjet jush,me

te lumturit do te jene ata qe do te sherbejne”.Ne mund te shtojme ketu,se vecanerisht te lumtur

do te jene ata qe i sherbejne publikut mire dhe me besnikeri.

Page 46: Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore ...«-R... · administratës publike në funksion të ofrimit të shërbimeve në nivel sa më cilësor dhe në përputhje

Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore Agron Trezhnjeva

46

Biblografia

1.Lane,Jon-Erik (1996).Constitutions and political theory.Manchester:Manchester

University Press.

2. Raëls John (1971).A Theory of Justice.Cambridge,Mass:The Belknap Press of Harvard

University Press.

3. Raëls John (1993).Political Liberalism.Neë York:Columbia University Press

4.Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Ligji Nr.8417, datë 21/10/1998.

5. Ligji Nr. 8548, datë 11/11/1999 “Për Ratifikimin e Kartës Evropiane të Autonomisë

Vendore”.

6. Dr.Sokol Sadushi “E drejta Administrative 2”Tirane 2008

Page 47: Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore ...«-R... · administratës publike në funksion të ofrimit të shërbimeve në nivel sa më cilësor dhe në përputhje

Qverisja vendore në R.SH, raporti me qeverisjen qendrore Agron Trezhnjeva

47

7. Dr.Ermir Dobjani “E drejta Administrative 1”Tirane 2007

8.Dr.Robert B.Denhardt & Janet V.Denhaet “Administrimi Publik”Tirane 2010

9.Besnik Aliaj dhe Komiteti i Orientimit të Politikave, artikull Gazeta Shekulli, prill 2005.

10.Migena Leskoviku, Strategjia dhe reformat për decentralizimin e pushtetit dhe

qeverisjen vendore”, qershor 2005.

11.Rrezarta Ismailaj “Politikat mjedisore në realitetin shqiptar. Integrimi mjedisor i

zonave informale”.

12.Sami Frasheri”Shqiperia çka qënë çeshte e çdo të bëhët”(ribotim),Prishtinë 1978

13. Xhovani Sartori”Ç’është Demokracia”,Dituria Tiranë,1998

14. Prof Dr.Luan Omari &Aurela Anastasi “E drejta Kushtetuese”(ribotim) Tirane 2010

15. Dobnald A. Tortonice ”Rregulla Proçeduriale Bashkëkohore - Udhëzues

për organizimin e mbledhjeve të punës”, Pennsylvania Bar Institute-1992.

16. Ligji nr. 8652 datë 31.07. 2000. “Për Organizimin dhe Funksionimin e

Qeverisjes Vendore”

17. Knut Midgaard & Bjorn Erik Rasch”Demokracia Kushtet dhe Pasojat”Prishtine 2008

18. Kodi Zgjedhor te Republikes së Shqiperise

19. Strategjia kombëtare e decentralizimit dhe e autonomisë lokale”, VKM Nr. 615, datë

2/11/2000

20. Artan Hoxha, Juliana Dhimitri, Fiscal decentralization in See countries, Case of

Albania, Stability Pact Conference, 30 September 2006

21.Robert B.Denhard, Janet V.Denhard, Administrimi Publik.Tiranë 2010.

FALEMINDERIT!