r aappoortt oggjjasshhttmmuujjorrËË · projektet në proces • subvencionimi i bletarëve me...
TRANSCRIPT
Republika e Kosovës Komuna e Mitovicës
Republika Kosova Municipality of Mitrovica
Republic of Kosovo Municipality of Mitrovica
DREJTORIA PËR BUJQËSI DHE ZHVILLIM RURAL
RRAAPPOORRTT GGJJAASSHHTTMMUUJJOORRËË
Mitrovicë, Qershor 2019
HYRJE
Ky raport përmban analizen e gjendjes së sektorit për zhvillimin rural, rezultateve,
aktiviteteve dhe projekteve të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural lidhur me
realizimin e projekteve në Drejtorin e Bujqësisë dhe Zhvillimin Rural në bashkëpunim
me MBPZHR, organiztat vendore dhe ndërkombëtare në sektorin e bujqësisë dhe
zhvillimit rural në Komunën e Mitrovicës. Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
duke u bazuar në planifikimin e buxhetit për vitin 2019, në Planin e punës për vitin
2019, në kërkesat e qytetarëve, në bashkëpunim të ngushtë me organizatat përkatëse
vendore dhe ndërkombëtare, në bashkëpunim me MBPZHR në këtë periudhë ka
realizuar një numër të madh aktiviteteve dhe projekteve ku nëpërmjet subvencioneve,
granteve dhe shërbimeve këshillimore janë ndihmuar fermerët dhe ekonomit
bujqësore në rritjen e produktivitetit për sektorët prioritarë, veçmas të blegtorisë,
pemëve dhe perimeve.
Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si drejtori e përbër nga një staf profesional
angazhohet për të kontribuar në zhvillimin e kapaciteteve prodhuese bujqësore të
fermerëve, ngritjen e fuqisë së tyre konkurruese në treg, të shpërndajë njohuri për
praktikat më të mira të prodhimt bujqësorë duke zbatuar dhe lobuar poltika dhe
projekte që i kontibojnë zhvillimit rural në komunën tonë sipas standardeve të
Bashkimit Evropian.
AKTIVITETET E REALIZUAR NGA SEKTORI I BUJQËSISË
Sektori i bujqësisë duke u bazuar në buxhetin dhe në Planin e punës për vitin 2019, dhe
në kërkesat e fermerëve, në bashkëpunim të ngushtë me organizatat përkatëse vendore
dhe ndërkombëtare, në këtë periudhë ka realizuar një numër të madh aktiviteteve dhe
projekteve ku janë ndihmuar fermerët dhe ekonomit bujqësore në rritjen e
produktivitetit për sektorët prioritarë. Mund të thuhet se një pjesë e madhe e territorit
të Komunës është e mbuluar me tokë pjellore dhe ka klimë të përshtatshme që
garanton prodhimtari ekonomike dhe profitabilitet të drithërave, pemëve, perimeve
dhe blegtorisë.
Tabela me të dhëna të planifikuara dhe të realizuara me mbjellje të kulturave pranverore për vitin 2019
Nr. KULTURAT Sipërfaqja e planifikuar/ha
Sipërfaqja e realizuar/ha
1. Misër për kokërr 810 790 2. Misër me fasule 140 135 3. Misër i gjelbër 100 100 4. Elb 35 25 6. Tërshër 550 500 7. Bimë furagjere 1560 1555 8. Bimë industriale 9. Perime në serra 6.2 6.9 10. Perime ne fushë te
hapur 230 220
11. Patate 170 160 12. Fasule monokultur 8 7
Projektet që janë realizuar nga DBZHR në bashkëfinancim me donatorë për vitit
2019
Nr. Emri i projektit Faza e
realizimit
Komuna Fermeri Donatorët Shuma
gjithësej
Përfitues
1. “Subvencionimi i
fermerve me serra të
tipit tunel me sip. 50m2
dhe 200m2”
I realizuar
40,000
10,000
50,000
90
2. Subvenvionimi i
fermerve me koshere
të bletëve dhe paisje,
BMA dhe Dredhëz në
bashkëpunim me
CARITAS-in Zviceran
I realizuar
15.000
6.310
22.690
44.000
19
3. Subvenvionimi i
fermerve me koshere
të bletëve dhe paisje
Në proces
10,000
4,000
14,000
4. Mbshtëtja e fermerëve
për kredi bujqësore
Në proces
Deri më
tani 19
fermerëve
u është
aprovuar
kredia
5. Subvencionimi I
fermereve me koshere
bletesh dhe pajisje ne
bashkepunim me
IADK
I realizuar
2.000
3.000
5.000
10.000
5
Subvencionimi i fermereve me sera të tipit tunel prej 50 m2 dhe 200 m2
• Vlera e projektit - 50,000 € • Pjesëmarja e komunës - 40,000 € • Participimi i fermerëve - 10,000€ • Nr. i përfituesve - 90
Nëshkrimi i kontratave
Gjatë punimeve
Pas mbjelljes
Subvencionimi i fermerëve me koshere të bletëve dhe pajisje, BMA dhe Dredhëz në
bashkëpunim me Caritas-in Zviceran
• Vlera e projektit - 44,000 € • Pjesëmarja e komunës - 15,000 € • Participimi i fermerve - 6,310 € • Donatori - 22,690 € • Nr. i përfituesve - 19
(17 përfitues me Kosh. të bletëve dhe pajisje , 1 përfitues i BMA dhe 1 përfitues i dredhzës)
Shpërndarja e Kosh. të bletëve dhe pajisjeve
Subvencionimi i bletarëve me kosh. Të bletëve dhe pajisje në bashkëpunim me IADK
• Vlera e projektit – 10,000 € • Pjesëmarja e komunës – 2,000 € • Participimi i fermerve - 3,000 € • Donatori – 5,000€ • Nr. i përfituesve - 5
Shpërndarja e koshereve dhe pajisjeve
Projektet në proces
• Subvencionimi i bletarëve me shoqëri bletësh. (parashihen të jenë 126 përfitues, ndërsa vlera e projektit 12.500€) • Përkrahja e fermerëve për kredi bujqësore (deri tani janë aprovuar 19 kredi) • Kompenzimi i dëmeve të shkaktuara tek
fermerët nga fatkeqësit natyrore (Numri i kërkesave deri më tani është 20, deri më tani vetëm 6 janë mbështetur financiarisht ) • Subvencionimi i transportit të qumështarëve
për rajonin e Shalës
Fusha e bashkëpunimit
• Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është duke bashkëpunuar mirë me MBPZHR, drejtorit komunale, organiztat vendore dhe ndëkombëtare rreth realizimit dhe implementimit te projkteve në sektorin e bujqësisë .
• Bashkëpunim i mirë ekziston edhe me OJQ-në vendore, IADK, Tika, Qatar Charity, Help Kosova, IRW , si dhe Caritas Kosova , ku pritet të realizohen një sërë projektesh të përbashkta në sektorin e bujqësisë.
• Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të
vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha institucionet relevante, asociacione dhe organizata të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare për të qenë vazhdimisht në rrjedha dhe në shërbim të qytetarëve
Gjatë këtij 3 mujori në kuader të bashkpunimit të mire me MBPZHR, Qendra Informative Komunale
Marrëveshjet e arritura
• MpB në mes Komunës dhe IADK Përfshihen “Grante për fermer në perimtari,pemëtari, bletari. Trajnime profesionale në bletari) • MpB në mes Komunës dhe Caritas-in
Zviceran (Promovimi i prodhimtarisë bujqësore në Mitrovicë.)
MpB në mes Komunës dhe Shell Kosova
Përfshihet: Mbështetja e fermerëve me 5 cent më lirë për litër se sa çmimi ditor.
MpB në mes Komunës dhe IDC-Kos
Parku teknologjik bujqësore
• Objektiv – ka kryesisht gratë dhe të rinjtë në zonën e Mitrovicës.
• Projekti – ka të bejë me Hidroponikën që nënkupton rritjen e bimëve në një mjedis të bazuar në ujë duke përdorur tretësira minerale si lëndë ushqyese, pa dhe .
Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka organizuar trajnime për fermer.
• Trajnimet janë implementuar nga ESG-Prishtinë, temat e trajnimit janë këto:
1. Kultivimi i kulturave lavertare, rëndësia ekonomike;
2. Sëmundjet e aparatit tretës te kafshët shtëpiake;
3. Mbarështimi i lopëve në fazen e laktacionit;
4. Konservimi i pemëve dhe perimeve si dhe pregaditja e reqelit,
mermeladës etj;
5. Punët e pemishte gjatë verës dhe krasitja e gjelbër;
6. Rëndësia e marrjes së mostrave ,këshilla dhe rekomandime
VIZIONI:
Mitrovica qendër e prodhimit dhe përpunimit të produkteve bujqësore cilësore për
Kosovën dhe rajonin.
MISIONI: Zhvillimi i ekonomik i harmonizuar sipas standardeve dhe praktikave të BE-së
duke respektuar Politikat e Zhvillimit Rural (PZHR) të BE-së, normat ekologjike
dhe konkuruese me vendet e rajonit dhe i mbështetur nga fondet zhvillimore
qeveritare, lokale dhe ndërkombëtare.
OBJEKTIVAT GJENERALE:
Objekativat gjeneralë të zhvillimit rural të komunës së Mitrovicës janë në
harmoni me objektivat dhe strategjinë zhvillimore 2014 – 2020 të Republikës së
Kosovës dhe në koherencë me prioritetet e zhvillimit rural të rajonit dhe të BE-
së:
Edukimi i vazhdueshëm i fermerve /Përcjellja e inovacioneve në sektorin e
bujqësisë dhe zhvillimit rural;
Forcimi i zingjirit ushqimor, mbrojtja e prodhimeve bujqësore dhe menaxhimi i
rrezikut në bujqësi;
Përfshirja sociale, zvoglimi i varfërisë dhe zhvillimi ekonomik në viset rurale;
Mbështetja institucionale në riaktivizimin e fermave, plantacioneve
bujqësore dhe kapaciteteve pëpunuese ushqimore në Komunën e Mitrovicës;
Mbështetja e zhvillimit ekonomik të komunës përmes nxitjes së investimeve në
fushat: pemëtari, perimtari, lavërtari, blegtori, bletari, dhe produktet e veqanta
(kërpudha,bimë) .
Me respekt!