r e n d p u n e · web viewpo filloj me një lutje për drejtorët e drejtorive që pyetjet të...

58
Republika e Kosoves Komuna e Gjilanit Republika Kosova Opstina Gnjilane Republic of Kosovo Municipality of Gjilan Gilan Belediyesi P R O C E S V E R B A L Nga Seanca e shtatë (VII) e Kuvendit të Komunës së Gjilanit më 28.06.2018 me këtë: R E N D P U N E 1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar 2. Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa: 2.1. Korniza Afatmesme Buxhetore (KAB) 2019-2021, për vitin fiskal 2019 dhe vlerësimet e hershme për vitet 2019-2021 2.2. Propozim vendimi për lejimin e këmbimit të pronës së paluajtshme të komunës me pronën e paluajtshme të Shoqatës së Gjahtarëve “Agim Ramadani” nga Gjilani për nevoja të Rreth rrotullimit të ashtuquajturës “Rruga e Kumanovës “ e paraparë me PRRU “Kodra e Thatë” 2.3. .Rregullore (kgj) nr. 06/2018 për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për mënyrën dhe kushtet e shfrytëzimit të stadiumit të futbollit në Gjilan 01. nr. 12078 të datës 12.10.2009 1

Upload: others

Post on 27-Dec-2019

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: R E N D P U N E · Web viewpo filloj me një lutje për drejtorët e drejtorive që pyetjet të cilat ne po i bëjmë ti shfletojnë procesverbalet e seancave të kaluara dhe të

Republika e Kosoves Komuna e GjilanitRepublika Kosova Opstina GnjilaneRepublic of Kosovo Municipality of Gjilan Gilan Belediyesi

P R O C E S V E R B A L

Nga Seanca e shtatë (VII) e Kuvendit të Komunës së Gjilanit më 28.06.2018 me këtë:

R E N D P U N E

1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar2. Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa:

2.1. Korniza Afatmesme Buxhetore (KAB) 2019-2021, për vitin fiskal 2019 dhe vlerësimet e hershme për vitet 2019-2021

2.2. Propozim vendimi për lejimin e këmbimit të pronës së paluajtshme të komunës me pronën e paluajtshme të Shoqatës së Gjahtarëve “Agim Ramadani” nga Gjilani për nevoja të Rreth rrotullimit të ashtuquajturës “Rruga e Kumanovës “ e paraparë me PRRU “Kodra e Thatë”

2.3. .Rregullore (kgj) nr. 06/2018 për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për mënyrën dhe kushtet e shfrytëzimit të stadiumit të futbollit në Gjilan 01. nr. 12078 të datës 12.10.2009

2.4. Rregullore (kgj) nr. 07/2018 për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për mënyrën dhe kushtet e shfrytëzimit të palestrës së sporteve "Bashkim Selishta-Petriti" në Gjilan, 01. nr. 7834 të datës 14.07.2009

2.5. Raporti i punës për vitin 2017 i Komisionit Komunal të Aksionarëve të KRM “Eco Higjiena”

2.6. Raporti i punës për vitin 2017 i Komisionit Komunal të Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve” në Gjilan

2.7. Raporti i punës për vitin 2017 i Komisionit Komunal të Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu” në Gjilan

2.8. Kërkesë e banorëve të rrugës “Beqir Musliu” dhe “Ibrahim Uruqi” (Lagja “Dardania”)-Shtrati i Lumit “Mirusha”

3. Të ndryshmeSeanca i filloi punimet në ora 10:00 Në punimet e seancë së shtatë të vitit 2018 morën pjesë:Nënkryetari i KomunësAnëtarët e Kuvendit

1

Page 2: R E N D P U N E · Web viewpo filloj me një lutje për drejtorët e drejtorive që pyetjet të cilat ne po i bëjmë ti shfletojnë procesverbalet e seancave të kaluara dhe të

Drejtorët e DrejtorivePërfaqësuesit i OJQ-ve Përfaqësuesit e OSBE-së.Përfaqësuesi i OJQ, Shaban Terziu. Zyra LigjoreMediatSeancën e shtatë e hapi dhe e udhëhoqi kryesuesja e Kuvendit znj. Shpresa Kurteshi-Emini, e cila i përshëndeti të gjithë anëtarët e Kuvendit dhe të pranishmit e tjerë të cilët i monitorojnë punimet e kësaj seance dhe kërkoi që të konstatohet prezenca e anëtarëve të Kuvendit.

1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të KK-së -Mungoi: Avdyl Aliu dhe Rina Ahmeti, Miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar:

Burim Berisha : kam një vërejtje në procesverbal në fjalimin tim në faqe 15 në të cilin kam thënë se ne si grup i LDK-së e përkrahim këtë Rregullore ku definohet qartë që kush do të jetë pjesë e shtëpisë së rinisë.Anila Tusha: jap vërejtje në procesverbal sepse shkurtohen deklaratat tona dhe nuk ka nevojë të bëhet një gjë e tillë, të shkurtohen deklaratat aty ku juve ju dhemb më shumë. Unë i kam ingjizimet dhe unë kam thënë se a ju pengon juve që në krye të këtij projekti është Ministri Bajram Hasani, por ju atë paragraf e keni shmangë në procesverbal.Për artistin Demir Behluli, kam thënë se është turp i madh për Komunën që nuk keni mbajtur një mbledhje komemorative, por edhe ky rresht është hequr.Nevzad Isufi: meqë jam një kohë të gjatë anëtar i Kuvendit me të drejtë kërkoj që emri im të shënohet si duhet “ Nevzad” e jo “Nevzat”.Nehat Osmani: kërkesat apo pyetjet të cilat ne i paraqesim me shkrim dua ta di se a janë pjesë e procesverbaleve ?Fitim Guda: edhe unë mendoj se sekretaria duhet të jetë më e kujdesshme, sepse unë shpesh përdori sarkazma, me që rast unë kam përdorur sarkazëm në heqjen e komiteteve kurse aty shkruan se unë kam thënë të hiqen komitetet.

Në mënyrë unanime miratohet procesverbali i mbledhjes së kaluar me vërejtjet e dhëna.

Kryesuesja e Kuvendit fillimisht hap diskutim rreth pikave të rendit të ditës si dhe kërkoi nga anëtarët e Kuvendit ti parashtrojnë tani pyetjet në mënyrë që përgjigjet ti marrin menjëherë.

Gentrit Murseli: propozoj që në të ndryshme të diskutohet për mundësinë e zgjatjes së orarit të punës për kafiteritë e qytetit për një orë më shumë gjatë sezonës.

Arta Nuhiu: dua të informohem për 12 punëtorët të cilët janë larguar nga puna në Kompaninë Ekohigjiena e më pas nga Kompania Tregu. Të punësuarit në këtë kompani që nga muaji qershor i vitit 2017, janë ballafaquar me të njëjtat parregullsi edhe në kompaninë Tregu dhe ata flasin për parregullsitë e shumta në trekëndëshin Ekohigjiena, Tregu dhe Komuna. Sipas tyre ata janë punëtorë shumëvjeçar dhe nuk e kanë asnjë vërejtje për punëtor për përformancën e tyre në punë, prandaj jam e interesuar të informohem më saktësisht se për çfarë parregullsi bëhet fjalë, pse janë lënë pa punë 12 punëtorë dhe cili është ndikimi i organeve komunale në qartësimin e kësaj situate në mënyrë që njëherë e mirë të vihen rregulla në këtë kompani.

Nehat Osmani: kam një interesim për fshatin Dobërqan, lidhur me urën e cila quhet Ura e Moravës, të drejtat qytetare nuk do të duhej reduktuar dhe kufizuar në përkatësinë ekskluzive dhe partiake rrjedhimisht edhe participimi në shërbime ekskluzive komunale, shtetërore, nuk do të duhej vrojtuar nga mbështetja e imponuar dhe përkrahja e kushtëzuar politike, për shkak se jetojmë dhe punojmë në një kontekst të caktuar, kjo nuk nënkupton që si lokalitet duhet të privohemi nga kujdesi i barabartë qytetarë dhe kjo nuk nënkupton që si komunitet duhet të përjashtohemi nga resurset e përbashkëta shtetërore.

2

Page 3: R E N D P U N E · Web viewpo filloj me një lutje për drejtorët e drejtorive që pyetjet të cilat ne po i bëjmë ti shfletojnë procesverbalet e seancave të kaluara dhe të

Dobërqani si fshat është një lokalitet i veqant i Komunës sonë që shquhet për veçoritë e jashtëzakonshme vetorganizimi, në ruajtjen dhe zhvillimin e mjedisit hapësinorë, në kultivimin e ambientit dhe rregullimin e infrastrukturës së fshatit, për vullnetarizmin qytetar dhe për vetë kontributin dhe iniciativa të pa ndërprera me qëllim të mirë për mirëqenien e qytetarëve të këtij fshati, që falë angazhimit të përbashkët pa dallime partiake apo etnike, ku fshat është shndërruar në një qytezë të vërtetë dhe shembull për tërë Kosovën.Për të përçare, në anën tjetër është anashkaluar nga interesimi i pushtetit komunal dhe po mohohet nga investimet kapitale komunale. Përveq rrugës rajonale në drejtim të pikës kufitare të Dheut të Bardhë që përshkon Dobërqanin, ekziston edhe një rrugë e rëndësishme e cila lidhë pikën tjetër kufitare të Dobrosinit që gjithashtu ka në afërsi edhe fshatin Stublinë që nga kjo rrugë mund të vazhdohet në drejtim të Pogragjës dhe disa fshatrave tjera. Pikë takimi e kësaj rruge të pa asfaltuar dhe tejet e dëmtuar është “Ura e Moravës” e cila në momentin aktual është në gjendje të vështirë dhe paraqet rrezik permanent për banorët e kësaj ane.Kjo Urë përveq rëndësisë së jashtëzakonshme komunikuese ka edhe një histori të dhimbshme tragjike pikërisht nga moskujdesi institucional. Në një periudhë jo të largët kohore, si pasoj e dëmtimit të kësaj ure janë fundosur me makinë dhe kanë gjetur vdekjen 5 anëtarë të familjes Qerimi. Shqetësimet e banorëve vazhdojnë të jenë preokupim i tyre edhe sot e kësaj dite edhe përkundër premtimeve boshe të kryetarit Haziri përgjatë fushatave elektorale.Pyetja ime për kryetarin Haziri dhe drejtorin e DSHPIB është se a jeni në dijeni si qeverisje komunale për shkallën e lartë të rrezikshmërisë së kësaj ure dhe gjendjen aktuale të sajë? A ka në plan qeverisja lokale ndërtimin e kësaj ure dhe evitimin përfundimtarë të rrezikut për banorët që frekuentojnë këtë rrugë ?Dobërqani dhe qytetarët e sajë meritojnë ë një trajtim më dinjitoz dhe ndërtimi i kësaj ure do të ishte vetëm një kontribut i vogël ndaj qasjes së banorëve që kanë për vendlindjen e vetë.

Shefik Surdulli: edhe unë dua ta shtroj shqetësimin lidhur me largimin nga puna të 12 punëtorëve nga Kompania Tregu, por meqë e kemi pikë të veqant raportin e ndërmarrjes Ekohigjiena, mendoj se këtë çështje duhet ta diskutojmë aty.

Anila Tusha: nuk e kam të qartë kërkesën e banorëve të rrugës Beqir Musliu, Ibrahim Uruqi dhe Dardania I, për vazhdimin e shtatit të Lumit Mirusha ? Mesa unë e di, qytetarët e lagjes Dardania I kërkojnë vazhdimin e shtatit nga furra Aroma e tutje. Në rekomandimin e juaj nuk specifikohet se cila pjesë do të vazhdohet prandaj kërkoj një sqarim.Pyetja tjetër ka të bëjë me drejtorinë e Inspeksionit, ju e dini skandalin i cili ndodhi në Restorantin Garden, përsëri unë persdonalisht jam ndeshur me një skandal tjetër i cili ende nuk është bërë publik por unë kam njoftuar kryetarin e bordit të konsumatorit z.Sherif Fejzullahu, ku para disa ditesh unë kam blerë një produkt për të cilin u informova se ka qëndruar një javë jashtë aparateve të ngrirjes dhe ai produkt me dijeni të plotë të punëtorëve i është shitur konsumatorëve. Prandaj dua ta di ju si drejtori e Inspeksionit a jeni funksionalizuar ende apo jo ?

Arijeta Rexhepi: më 16 gusht 2017 është ndarë pronë komunale për ndërtimin e çerdhes për fëmijët e braktisur, fëmijët me nevoja të veçanta, mbrojtje të nënës dhe fëmijëve. Ndërtimin e kësaj qendre do ta kishte bërë shoqata Qëndresa Kosovare e cila kishte gjetur donatorë nga shteti i Kuvajtit. Kjo shoqatë do të merrte përsipër edhe financimin edhe ndërtim in e këtij projekti në afatin dy vjeçare, meqë 1 vit ka kaluar nga prona e dhëne për ketë qendër , pyetja ime është se a kanë filluar punimet dhe në cilën fazë ndodhen ? Pyetja tjetër ka të bëjë me çerdhen e cila ndodhet në qendër të qytetit dhe pothuajse 9 vite shfrytëzon një objekt me qira, e ky objekt nuk i plotëson aspak kushtet për lëvizjen e lirë dhe të sigurte të fëmijëve, prandaj kur do të ndërmerrni hapa konkret për ndërtim të një çerdhe të re për banorët e qendrës së qytetit? Lidhur me ndërprerjen e punimeve në shkollën fillore Thimi Mitko, pjesa ku fëmijët parashkollorë e përdorin për të hyrë në shkollë, ato shkallë kanë qenë duke u punuar kohë të gjatë kurse punimet janë ndërprerë pothuajse qe gjashtë muaj, e kjo ka shkaktuar problem për këtë grup të fëmijëve me që rast ata

3

Page 4: R E N D P U N E · Web viewpo filloj me një lutje për drejtorët e drejtorive që pyetjet të cilat ne po i bëjmë ti shfletojnë procesverbalet e seancave të kaluara dhe të

janë detyruar që për një kohë të gjatë të përdorin hyrjen së bashku me fëmijët e moshës së rritur. Pse janë ndërprerë punimet në këtë rast?Një pyetje të cilën e kam parashtruar edhe në seancën e kaluar për të cilën nuk kam marrë përgjigjje ka qenë web faqja e komunës në të cilën nuk kemi asnjë të dhenë për pjesën më të rëndësishme të njoftimit të qytetarëve se qfarë bëhet në komunë, te pjesa e Prokurimit nuk ka asnjë të dhenë me të cilën njoftohen qytetarët për kontrata, po ashtu asnjë të dhënë nuk kemi te pjesa e buxhetit, e kjo gjë tregon mungesë të transparencës te qytetarët.

Bujar Nevzati: dua ta di se qfarë po ndodh me rrugën Ish Musa Zajmi që lidhet me lagjen Dheu i Bardhë ? Janë mbetur 50 metra pa asfaltuar qe 4 vite, ku qëndron problemi ?Rruga te lagjja e tetë e cila lidhet me shkollën e cila gjendet atje , pse nuk po vazhdojnë punimet ?A ka në komunën e Gjilanit edhe qytetarë të tjerë që punësohen apo janë vetëm anëtarët e familjes së ngushtë të familjes Haziri, Ihmet Rrahmanit dhe Valentina Bunhjaku?Para disa dite dëgjova se në Komnaninë Hidromorave është dërguar pa konkurs Zydi Haziri, Izet Rrahmani dhe Milaim Bunjaku. Një kohë më parë është punësuar kiunata e Ihmet Rrahmanit, e sa ishte Ministër e ka dërguar vëllain, prandaj a ka edhe qytetarë të tjerë të varfër që duhet të punësohen apo duhet të punësohet vetëm familjarët e tyre ?

Ibish Ibishi: falemnderoj z. Nehat Osmani për interesimin e tij lidhur me fshatin Dobërqan. Ne si këshilltarë komunal kemi të drejtë të paraqesim qdo shqetësim tonin, por shqetësimin të cilin e ngriti z.Osmani për urën në fshatin Dobërqan, këtë shqetësim edhe unë e kam ngritur disa herë radhazi sepse ajo urë ka qenë në plan për investim por që duhet të presim kaq gfjatë nuk e di kujt duhet ti jeëpet shpjegim. Kam kërkuar që të jepet një sqarim për banorët e fshatit Dobërqan, pse në këtë lokalitet nuk ka investime për 2 vite, prandaj është mirë që një qështje e cila është në plan për zgjidhje duhet ta zgjidhni. Prandaj lus organet e komunës që në të ardhmen mos të hezitojnë në kryerjen e obligimeve të tyre.

Burim Berisha: kam pyetje për drejtorin e Inspeksionit sepse në lagjen Dardania qytetarët kanë disa shqetësime lidhur me çështjen e zhurmave të kafiterive dhe bizneseve dhe ka uzurpime të trotuareve, prandaj a do të ndërmerrni diqka lidhur me këtë çështje ?Pyetja tjetër ka të bëjë me rrugën e Muhaxherëve në fshatin Livoq të Ulët e cila shkon për fshatin Cernicë, ne e dimë që ka filluar tenderimi dhe dua ta di se a është pjesë e projektit për tu rregulluar edhe infrastruktura nëntokësore ?Pyetja tjetër është për DUPMM, Komuna e Gjilanit a ka marrë pjesë në garën për parqe më të mira në nivel Republike në Ministrinë e Ambientit ?

Arbëresha Hyseni: pyetjet ja adresoj drejtorit DSHPIB, nëse e dinë se në qfarë gjendje është parku i cili gjendet afër shkollës Abaz Ajeti. Në planin vjetorë të punës së DSHPIB për këtë vite, thuhet se bëhet edhe mirëmbajtja e këtij parku, por ky park ka një kohë të gjatë që gjendjet në gjendje të mjerueshme duke u shndërruar në parking, depo e shumëçka tjetër po asnjëherë nuk ngjanë në një park.Kam shqetësim të banorëve të Karadakut lidhur me shtrimin e një rruge në Pidiq e cila dërgon te tri Villat ku njëra prej tyre është e pronarit Ceni Kompani, e tjetra e ish shefit për krime Ekonomike në Policinë e Kosovës, që aktualisht është komandant në Stacionin Policorë në Gjilan. Shtrimi i kësaj rruge a ka qenë e paraparë në Planin e punës së kësaj drejtorie, a është shpallur tender për këto punime apo është shtruar me iniciativën tuaj ?Shumë rrugë janë pa adresë, nuk kanë as emër e as numër të shtëpive, e ne e dimë që ekziston komisioni për emërtimin e rrugëve, prandaj dua ta di se deri ku ka mbërri puna e komisionit dhe kur do të përfundoj ky proces?Te rrethi i parë te Drini Market, ka disa muaj me radhë që një shtyllë elektrike qëndron pothuajse në tokë, e askush nuk merr masa për rregullimin e saj edhe pse paraqet rrezik dhe pengësë për kalimtarët, e në anën tjetër kemi kompani përgjegjëse që tenderohet për mirëmbajtjen e ndriçimit publik, e një shumë e majme e të hollave jepet për ta. Po ashtu edhe banorët e rrugës Qarkore ankohen për mungesën e ndriçimit publik, njejtë sikurse edhe në shumë rrugë të qytetit e në fshatrave ndriçimi elektrik nuk puno pavarësisht kësaj parp nuk riparohen.

4

Page 5: R E N D P U N E · Web viewpo filloj me një lutje për drejtorët e drejtorive që pyetjet të cilat ne po i bëjmë ti shfletojnë procesverbalet e seancave të kaluara dhe të

Cila është kompania e cila e ka fituar tenderin për mirëmbajtjen e ndriçimit publik dhe a jeni në dijeni për gjendjen e kësaj shtylle ? Te drejtoria e Inspeksionit e cila tashmë është rikthyer dhe do të duhet të jetë më aktiv në teren, shihet se ligji për duhanin që e ndalon pirjen në vendet e mbyllura nuk zbatohet fare. Unë personalisht dhe secili prej nesh jemi dëshmitarë të kësaj gjendje të cilën e shohim qdo ditë. Pyetja ime ka të bëjë se sa dënime janë shqiptuar për shkelësit e ligjit të duhanit ?

Nevzad Isufi: po filloj me një lutje për drejtorët e drejtorive që pyetjet të cilat ne po i bëjmë ti shfletojnë procesverbalet e seancave të kaluara dhe të na japin përgjigjje, sepse ne po detyrohemi ti përsëritim pyetjet.Nga drejtori i DBP kam kërkuar listën e Buqjëve të cilët kanë përfituar donacione, sepse kemi marrë ankesa të qytetarëve të cilët sipas tyre i kanë merituar ato subvencione por nuk i kanë marrë ato.Pyetja tjetër ka të bëjë me DSHPIB dhe Drejtorinë e Inspeksionit, sepse janë bërë dy muaj që në lagjen time është hapur një gropë në rrugë dhe ka mbetur e tillë nga një operatorë ndërtimi për të cilën k pas ankesa nga qytetarët dhe është nënshkruar peticion, kanë qenë prezent edhe Policia, inspeksioni por qka është ndërmarrë në këtë aspekt dhe kur do të mbyllet ajo grop që rruga të bëhet e frekuentueses për qytetarë ? Nuk dua të apostrofoj emra, por me një operatorë të tillë ne kemi pas probleme edhe më herët e ndoshta është operatori i vetëm i cili në lagjen tonë ka ndërtuar objekt për banim kolektiv që sipas planit rregullues urban nuk lejohet ndërtim i tillë, në formën e manipulimit se po ndërton një shtëpi për një familje shumë anëtaresh dhe duke tejkaluar të gjitha planet rregulluese. Është dëmtuar kablloja e internetit sepse aty ku është gropa nuk mund të qëndroj. Qka është ndërmarrë nga këto institucione dhe a ka ndonjë leje për të cilat është legalizuar ky ndërtim ?Kam kërkuar që të na sillet plani i punës së prokurimit, të cilin nuk e kemi pas as 4 vitet e kaluara e as sot. Nënkryetari nuk kishte informacion lidhur me inkasimin e mjeteve me rastin e ditës së 1 Majit në rrugën për Stanishor, ka pas kohë të mjaftueshme që personat përgjegjës të marrin informacione për këtë qështje.

Riza Abdyli: pyetjet e shëmtua të kolegëve e tregojnë gjendjen jo të mirë në komunën tonë. Kam një kërkesë meqë kryetari nuk është prezent i drejtohem Nënkryetarit rreth raportit të Auditimit të përgjithshëm. Jemi dëshmitarë të gjithë që ky raport paraqet shkelje të mëdha duke filluar nga pasqyrat financiare, mirëmbajta e ndriqimit publik, vonesat në ekzekutimin e kontratave, mospërputhja e kontratave me çmimin korrigjues në oferta, ndarja e subvencioneve ne mos pajtueshmëri me rregulloren komunale, shpronësimet etj. Dua sqarim nga Nënkryetari që të na jep sqarim meqë është raport i vitit 2017 dhe për vitin 2018 mos të përsëriten këto shkelje të shumta. Jemi ndier shumë keq sepse në këtë raport nuk përmendet asnjë punë e mirë por vetëm shkelje dhe kërkoj që ky raport të jetë publik dhe ne si anëtarë të kuvendit të pajisemi me një kopje të këtij raporti.

Xhelal Hajrullahu: kam pyetje për drejtorin e DSHPIB, DKA dhe DSHMS.Pse nuk po asfaltohen rruhet në fshatin Zhegër, nga kompania kontraktuese, sepse ka më shumë se dy muaj që këto rrugë janë mbetur në situatë të mjerueshme sidomos në kohën kur vinë bashkatdhetar=ët tanë. Po ashtu në këtë fshat edhe palestra më shumë ka reklamë por nuk po fillojnë punime.Me rastin e pensionimit të mësimdhënësve, me ligj i takojnë tri paga jubilare, dhe ne kemi informata se drejtoria në këtë aspekt nuk ka marrë asnjë hap konktret, përderisa në komuna tjera mësimdhënësit kanë marrë paga.Dje kemi pas vizitë në QKMF dhe dua ta di se sa vizita i bëjnë Mjekët, sepse ka Mjek në QMF që janë koordinatorë që rrinë në zyre dhe nuk bëjnë asnjë vizitë të vetme e nga ana tjetër ka Mjek që bëjnë qindra vizita, prandaj kërkoj përgjigjje.Për QMF në Zhegër, shërbimi në Stomatologji dihet se ka ekzistuar edhe para dy viteve dhe tani më nuk ekziston, prandaj kur do të filloj ky shërbim përsëri?Zhegra është lokalitet i madh dhe i mungon një laborator i analizave.Largimi i punëtorëve të CARITAS-it ndërrimi i dytë nuk punon, prandaj duhet të filloj punën edhe ndërrimi i dytë.

5

Page 6: R E N D P U N E · Web viewpo filloj me një lutje për drejtorët e drejtorive që pyetjet të cilat ne po i bëjmë ti shfletojnë procesverbalet e seancave të kaluara dhe të

Arianit Sadiku: e ngris një shqetësim të banorëve të fshatit Bresalc që ka të bëjë me DKA lidhur me sallën e edukatës fizike në shkollën e këtij fshati. Ky shqetësim është përcjellëm disa herë në kuvend, sepse ajo sallë edhe para luftës ka qenë një zonë që janë mbajtur shumë aktivitete të rëndësishme, prandaj banorët duan ta dinë se a është në plan rregullimi i kësaj salle ?pyetje për drejtorin e DSHPIB, lidhur me lagjen Balec, banorët kanë filluar ta rregullojnë atë pjesë, por kur pritet të fillojnë punimet e asaj rruge ?

Anila Tusha: e shpreh revoltën dhe mospajtimin e Nismës Social Demokrate, lidhur me incidentin që ka ndodhur në zyrën e drejtorit të DSHPIB. Kërkoj nga Nënkryetari i komunës të na tregoj se a keni marrë masa ndaj këtij gjesti, pa marrë parasysh se a ka apo nuk ka drejtori të drejtë. Si ka mundur të ndodhë ky incident në një institucion sepse nuk kam par asnjë reagim as në media e as askund.

Arbër Ismaili: rastin i cili ka ndodhur në zyrën e drejtorit të DSHPIB ne si zyre e Kryetarit e kemi dënuar edhe publikisht. Edhe sot publikisht e dënoj këtë rast dhe policia e Prokuroria merret me këtë rast.Lidhur me shqetësimin për 12 punëtorët e Tregut, ne e kemi takuar krye shefin ekzekutiv të kësaj Ndërmarrje dhe në këtë Ndërmarrje është dalë një konkurs publik i bazuar në ligj. Ju e dini si ka ndodhur bartja e këtyre punëtorëve në ndërmarrjen Tregu, për shkak të largimit nga puna nga Ekohigjiena. Vullneti i kryetarit ka qenë që ata njerëz mos të mbesin në rrugë dhe ka bërë bartjen e tyre. Numri është i madh dhe ndërmarrja nuk ka mundësi ti paguaj të gjithë punëtorët, prandaj është menduar dhe është rekomanduar nga bordi që të hapet një konkurs dhe të shikohet se sa ka nevojë Tregu për punëtorë. Unë i kam takuar personalisht punëtorët dhe e di hallin e tyre por në koordinim të plotë me menagjmentin e Tregut do të mundohemi ta zgjidhim këtë problem.Sa i përket shqetësimit të banorëve Dobërqan mendoj se është plotësisht i drejtë, por unë e kam takuar para disa dite shoqatën SOS fshati dhe investitorin i cili ka me investu në këtë fshat, por arsyetimi për vonesën e punimeve ka qenë se aty do të ndërtohen 11 objekte, po ata janë zotuar që për 2 jav do të fillojnë me ekzekutua projektin i cili është shumë i madh.Sa i përket raportit të Auditorit të përgjithshëm, me përgjegjësi të plotë e them se për 30% është më i mirë se raporti i kaluar dhe ato janë të gjetura që ekzistojnë dhe nuk mundemi të ikim nga ato gjëra.Kur është përmendur ndriçimi ne nuk duhet të harrojmë që ne kemi investuar vazhdimisht për ndriçim duke punuar edhe në rrjetin e ri. Raportin do ta bëjmë publike në web faqe, kurse sa i përket ditës së 1 majit, është bërë një arsyetim me shkrim nga Ekohigjena dhe unë kam thënë se ajo është Komunë tjetër.

Nevzad Rushiti: Drejtoria e Inspeksionit është rikthyer me votën e juaj për ti bashkuar forcat si menagjment. Përveç inspektimeve tona ditore kemi formuar edhe task forcën për muajt verorë. Ne do të bëjmë kontrollimin e produkteve ushqimore, po ashtu do ti lirojmë hapësirat publike.Të gjithë prodhuesit e produkteve ushqimore në Gjilan janë të inspektuar dhe nuk bëhen therjet në Komunën e Gjilanit pa pjesëmarrjen e inspektorëve.Kemi bërë kujdestarinë e inspektorëve pas orës 18:00 deri në ora 23:00 edhe ditëve të vikendit.Kemi asgjësim të mallit në Komunën e Gjilanit në disa qendra tregtare.Sa i përket pirjes së duhanit në Gjilan ne në bashkëpunim me Policinë për ti parandaluar pirjen në objekte të mbyllura.

Naser Korqa: Lumi Mirusha është shtrati nga Furra Aroma e deri në Rrugën Qarkore, por është kërkesë e b anoreve të asaj lagje që të bëhet mbulimi i shtatit ashtu siq është bërë edhe në pjesën e poshtme. Ju mund ta ndryshoni me votën e juaj dhe ne kemi biseduar me autorin e projektit dhe do ta bëjmë revidimin e projektit.Rruga te Musa Zajmi ka probleme pronësore, ne kemi filluar punimet por banorët na kanë ndërprerë, prandaj jemi në negociata me banorët që të bëhet shpronësimi i asaj pjese.Në lagjen e tetë janë asfaltuar të gjitha rrugicat në nën e majtë, kurse pjesa e djathtë është duke u punuar.Te lagja e Muhagjerëve të Livoqit nuk është tenderuar asnjë rrugë.Parku te Abaz Ajeti ka qenë në gjendje të tmerrshme por është rregulluar aq sa ka pas mundësi, por kontrata me kompaninë Ekohigjena nuk kemi qe 2 vite.

6

Page 7: R E N D P U N E · Web viewpo filloj me një lutje për drejtorët e drejtorive që pyetjet të cilat ne po i bëjmë ti shfletojnë procesverbalet e seancave të kaluara dhe të

Ankesat te rruga për Pidiq, nëse ju keni qenë atje duhet ta dini që ajo pjesë është shumë e mirë dhe ka qenë kërkesë e investitorëve që ajo rrugë të asfaltohet në mënyrë që të bëhen investimet. Emërtimi i rrugëve ka përfunduar dhe ka kaluar në Kuvend, por është duke u punuar në vendosjen e emrave në rrugica në të gjithë Komunën.Te Drini Market lidhur me shtyllën elektrike ne nuk kemi kompani që e bënë mirëmbajtjen e ndriçimit në qytet, sepse kemi dy kompani ku njëra është për qytet e tjetra për fshatra, e ne për qytet nuk kemi kompani të kontraktume sepse është në fazën e ankimimit.Sa i përket gropës të cilën e potencoi z.Isufi ne jemi të vetëdijshëm por është punë e inspeksionit dhe Urbanizimit se qfarë leje ju ka dhenë për ta kryer atë pune aty.Për rrugët e fshatit Zhegër, janë ndërprerë punimet sepse janë projekte që janë lidhur vitin e kaluar dhe ka mungesë të mjeteve, por besoj që edhe këtë problem do ta zgjidhim shumë shpejtë.Ne ende nuk kemi kontratë për mirëmbajtje verore të rrugëve.

Nazim Gagica: sa i përket çerdhes e cila tani është me qira, ne jemi në fazën e përzgjedhjes së një lokacioni së bashku me DZHE dhe DGJK dhe pothuajse kemi arritur një marrëveshje për ndërtimin e qerdhes me një organizatë të huaj.Ndërprerja e punimeve te Shkolla Thimi Mitko, ne nuk kemi kontratë të rregullt me operatorin.Sa i përket pagave jubilare ne kemi bërë presion edhe Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe në mbledhjen e fundit na ka ardh një përgjigjje që do ti zgjidhim edhe problemet e pagave jubilare. N po e presim vendimin final të Qeverisë për ekzekutim.Salla e Edukatës fizike në fshatin Bresalc, e kam parë gjendjen e shkollës dhe sallës por ajo sallë nuk është për renovim por duhet të bëhet intervenime që nga fillimi.

Ramiz Ramadani: po i përgjigjem pyetjes për listën e subvencioneve e cila vazhdimisht është përsëritur dhe personalisht e kam kuptuar që kjo ka të bëjë me politike. Brenda muajit nuk kam pas asnjë kërkesë me shkrim, e ju lutem juve ta specifikoni për cilin projekt ju duhen listat por m thoni një adrës se kujt të ja destinoj, juve z.Isufi apo LVV.

Selami Xhemajli: lidhur me pyetjen e znj.Arijeta Rexhepi rreth SOS fshatit u përgjigj Nënkryetari, mirëpo jua them një informatë shtesë se leja ndërtimore është gati që nga dita e djeshme në DUPMM, sot procedohet në DSHMS dhe punë kryesi pas kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm mund të filloj punimet në teren.Ne së bashku me komitetin për Shëndetësi, anëtarë i së cilës është edhe z, Xhelal Hajrullahu, kemi vizituar QKMF-në dhe përgjigjjet e njëjta i kemi marrë aty. Vizitat të mjekëve bëhen nga të gjithë sepse nuk ka Mjek të privilegjuar, por varësisht nga natyra e shërbimeve që ofrojnë aq vizita ka.Te shërbimi i Stomatologjisë në fshatin Zhegër, pas pushimeve vjetore të punëtorëve do të rikthehet edhe shërbimi i stomatologjisë, kurse për laboratorin në këtë fshat nuk ka staf adekuat që mund ta angazhojmë.Ndërrimi i dytë i QKMF-së në Zhegër është funksional, por koha e pushimeve të punëtorëve po e vështirëson paksa punën.

Festa Shabani: pyetjet i kam dërguar me email, prandaj do të ishte mirë që pyetjet e anëtarëve të Kuvendit të mos mbeten vetëm për seancë por ti adresojnë edhe në email, në këtë mënyrë edhe drejtorët do të vijnë më të përgatitur.

Nehat Osmani: atë që e tha z. Korqa, për projektin e madh, a e ka pas parasysh vetëm ndërtimin e urës si projekt të madh apo edhe ndërtimin e rrugës, sepse unë mendoj se prioritet është ndërtimi i urës.

Bujar Nevzati: pavarësisht që unë isha konkret në pyetjet e mija nuk mora përgjigjje. E para te drejtori i inspeksionit lidhur me helmimin në restorantin Garden, ai ka deklaruar se nuk është e Komunës tonë, por qytetarët janë të Komunës tonë. Edhe sa vite duhen për tu shpronësuar ato rrugë, sepse unë kaloj aty dhe shihen gropat, por edhe te lagjja e tetë fola për rrugën në të djathtë e cila nuk është rregulluar, po ashtu për punësimet familjare nuk mora përgjigjje.

7

Page 8: R E N D P U N E · Web viewpo filloj me një lutje për drejtorët e drejtorive që pyetjet të cilat ne po i bëjmë ti shfletojnë procesverbalet e seancave të kaluara dhe të

Nevzad Isufi: sipas asaj që e tha drejtori i Inspeksionit, del se inspektorët nuk janë të mjaftueshëm sepse duhet të punojnë edhe në një ndërrim tjetër, prandaj pyetja ime është se si kompensohen këta inspektor jashtë orarit të punës dhe nëse ka nevojë për inspektor tjerë kjo qështje të bëhet me pranimin e inspektorëve të tjerë me konkurs. Te DBP, është fjala për subvencionet për mjete bujqësore dhe e bëjmë pyetjen dhe me shkrim konkretisht për cilat lista e kem fjalën.

Anila Tusha: pyetjen të cilën ja bëra drejtorit të inspeksionit, përgjigjja e tij ishte shumë sipërfaqësore, duke e tjetërsuar pyetjen time. Cilin mall e ka asgjësuar drejtori ju lutem kërkoj përgjigjje? Fjala është për produktin Gjizë e cila ju është shitur konsumatorëve.

Arijeta Rexhepi: bëra pyetje për faqen e Komunës ku kërkohen të dhëna konkrete të cilat i përmenda, kush i mirëmban, kush i përgatitë ato të dhëna?

Arberesha Kryeziu-Hyseni: e pyes Drejtorin e DSHPIB lidhur me rrugën në fshatin Pidiq, dua ta di se a ka pas tender për asfaltimin e asaj rruge ?

Naser Korqa: është e pamundur të asfaltohet një rrugë pa procedura tenderuese, janë procedurat e prokurimit të cilat janë zhvilluar.Projekti i madh në fshatin Dobërqan ka të bëjë me asfaltimin e rrugës dhe ndërtimin e urës.Sa i përket pyetjeve të z. Bujar Nevzati ai më shumë bënë politikë se pyetje konkrete e unë i them se ajo rrugë është nisë në qeverisjen e PDK-së por nuk është kryer kurrë, kurse ne kemi me kryer.

Ibrahim Ademi: të gjitha aktivitetet e prokurimit dhe të buxhetit i keni në web faqe prandaj ju lutem ta shikoni.

Bujar Nevzati: i tregoj drejtorit të DSHPIB që unë jam i zgjedhur për të bërë politikë, por gjithmonë kam bërë pyetje konkrete dhe dua përgjigjje konkrete. Nuk do të thot që ajo rrugë është nisur në kohën tonë, e tashmë pesë vite mos të përfundoj.

Arberesha Kryeziu-Hyseni: Më dërguan foto nga parku i Abaz Ajetit dhe gjendja është kjo i mbushur me mbeturina, shfrytëzohet për parking të automjeteve.

Diskutim rreth rendit të ditës:

Nevzad Isufi: meqë jemi në fund të muajit Qershor do të duhej të kishim një informacion për përfundimin e vitit shkollorë për shkollat e mesme.

Nazim Gagica: informatën do ta sjellim në seancën e radhës sepse janë në fazën e grumbullimit të të dhënave.

Në mënyrë unanime miratohet rendi i ditës.

2.1 Korniza Afatmesme Buxhetore (KAB) 2019-2021, për vitin fiskal 2019 dhe vlerësimet e hershme për vitet 2019-2021

Zijadin Maliqi: KAB është dokument bazë për planifikimin e Buxhetit të Komunës dhe procesi i planifikimit të buxhetit është proces shumë i gjatë i cili fillon në fund të muajit Maj dhe përfundon me 30 shtator. Në bazë të kufijve të parë buxhetor të cilët i cakton me qarkore buxhetore Ministria e Financave, Komunat janë të obliguara që të bëjnë KAB-in për vitin vijues dhe 2 vitet e ardhshme. Me KAB parashihen prioritetet strategjike të Komunës, standardizimin e Arsimit, përmirësimi i shëndetësisë dhe

8

Page 9: R E N D P U N E · Web viewpo filloj me një lutje për drejtorët e drejtorive që pyetjet të cilat ne po i bëjmë ti shfletojnë procesverbalet e seancave të kaluara dhe të

shërbimeve shëndetësore, përmirësimin e ambientit të komunës, përmirësimin e standardeve dhe ofrimin e hapësirave të gjelbërta, krijimin e një qeverisje komunale më efikase etj.Komuna ka filluar ciklin buxhtetor me shqyrtimin e prioriteteve nga viti paraprak, duke bërë një analizë të shpenzimeve dhe të hyrave të planifikuara dhe realizuara. Dokumenti është ndarë me të gjithë drejtoritë/sektorët si kontribut për ciklin vijues buxhetor. Si fazë e dytë drejtoritë komunale janë mbledhur dhe kanë diskutuar formularët për plotësim nga secili program/drejtori në të cilat do të shpaloseshin kërkesat e tyre buxhetore si dhe të hyrat komunale, për ato drejtori që realizojnë të tilla.Drejtoritë e komunës kanë filluar me plotësimin e këtyre formular për shpenzime dhe të hyra për periudhën afatmesme buxhetore pasi kanë pranuar qarkoren e brendshme buxhetore me kufijt buxhetor të përcaktuar dhe shpalosur në qarkoren e parë buxhetore që ka lëshuar Ministria e Financave. Takime sqaruese dhe konsultuese janë zhvilluar me drejtori të caktuara sipas kërkesave dhe nevojës deri në takimin e radhës kur kërkesat buxhetore dhe të hyrat për periudhën afatmesme janë vendosur. Drejtoria për buxhet dhe financa në bazë të kërkesave të pranuara dhe shqyrtuara buxhetore si dhe planit për të hyrat ka përpiluar dokumentin në vijim, i cili sot po shqyrtohet në Asamblesë komunale dhe së fundi i dorëzohet Ministrisë së Financave. Të hyrat e Komunës së Gjilanit – grantet qeveritare, të planifikuara për periudhën e ardhshme afatmesme, do të kenë shumë pak ndryshim nga viti në vit, me përjashtim të grantit të përgjithshëm që do të shënojë një rritje të lehtë. Ndërsa plani për të hyrat vetanake komunale është paraqitur më ambicioz duke shënuar rritje të konsiderueshme krahasuar me periudhen e kaluar 2018-2021. E gjitha kjo më shumë e shtyrë nga presioni fiskal që qeveria qendrore ushtron karshi komunave për inkasim më të madh të të hyrave vetanake, bazuar në qarkoren e parë të MF të lëshur për këtë cikël buxhetor. Nga të hyrat tatimore komuna faturon vetëm tatimin në pronë, ndërsa të gjitha tjerat janë të hyra jo tatimore, kryesisht taksa në shërbime dhe ngarkesa të ndryshme, të cilat përcaktohen përmes një rregullore që komuna nxjerrë çdo vit. Përcaktimi i kostos për taksat dhe ngarkesat bëhet në masën që mbulon koston e ofrimit të shërbimit të caktuar. (më tepër material i shkruar)

Nevzad Isufi: kjo pikë është mjaftë e rëndësishme dhe qasja ndaj planifikimit duhet të ishte shumë serioz. Në hyrje flitet për katër fazat në të cilat duhet të kaloj KAB-i. Katër fazat të cilat po mendohen, nuk ka qenë e mundur të realizohen për shkak se nuk respektohet plani i punës së Kuvendit. Edhe drejtoritë e formuara me vonesë, vështirë se do ta kenë bërë ndonjë planifikim të mirë sepse ende nuk kanë bërë planet e tyre. Qytetarët duhet të jenë përfituesit më të mëdhenj nëse ky buxhet do të planifikohej si duhet. Është organizuar një debat i vetëm me pjesëmarrje simbolike të qytetarëve, pa njoftim për kërkesat buxhetore të drejtorive, pa përfshirjen e kërkesave të qytetarëve drejtuar drejtorive, nuk kemi pas pjesëmarrje të grupeve të ndryshme të interesit, plani i buxhetimit pa asnjë transparencë dhe pa plan.Këto ditë kemi pa në media konferenca të gjithë drejtorëve të drejtorive, por asnjëri nga ata nuk ka prekur këto çështje të rëndësishme të buxhetit. Qasja e tillë që ky planifikim bëhet sa për të kryer një obligim ligjorë, tregon mungesë të mirëfillte të seriozitetit të komunës ndaj qytetarëve të vetë. Madje është bërë rutinë çështja e kopjimit të materialeve të njëjta të viteve paraprake. Vizioni ndonëse teorikisht tingëllon mjaft bukur si një strofë e ndonjë poezie, por prioritetet e caktuara nuk përputhen askund me ndarjen e buxhetit për këto prioritete. Prioriteti i parë është forcimi i ekonomisë komunale, por unë e di se në afat të gjatë, ngritja e nivelit të arsimit në mënyrë të tërthortë, do të reflektojë në rritjen ekonomike, por jo në afatin tre vjeçare të KAB-it. Kjo rritje ekonomike nuk vjen nga përmirësimi i pajisjeve shkollore, laboratorëve dhe renovimeve, por vinë nga investime të drejtpërdrejta në ekonomi të cilat rigjenerojnë vende të reja të punës.Jo vetëm në tekst por edhe në shifra demantohet prioriteti për zhvillimin e ekonomisë komunale. P.sh. në tabelën faqe 8 te të hyrat nga zhvillimi ekonomik për vitin 2018, planifikimi është 100.000 €, kurse shpenzimet kapitale për këtë vite për zhvillim ekonomik janë 1.100.000 €.Në vitin 2019-2021, të hyrat nga zhvillimi ekonomik vinë duke rënë në 90.000 €, përkundër shpenzimeve kapitale që janë në rritje. Pse të kemi shpenzime kapitale prej 1.500.000 €, kurse kemi të hyra pre 90.000 €, kur në vitin 2018 kemi mundësi të bëjmë shpenzime 1.100.000 €, kurse të hyra nga zhvillimi ekonomik prej 100.000€.

9

Page 10: R E N D P U N E · Web viewpo filloj me një lutje për drejtorët e drejtorive që pyetjet të cilat ne po i bëjmë ti shfletojnë procesverbalet e seancave të kaluara dhe të

E njëjta gjë qëndron edhe te donacionet në të hyra për bujqësi, shihet se ky resorë është i lënë pas dore. Planifikimi i subvencioneve në bujqësi është i një trajtshëm me 160.000€, kurse me të hyrat mesatarja paraqitet ndërmjet 6 -10.000€, kurse shpenzimet kapitale shkojnë deri 112.000€.Në faqen 12 të KAB-it të kategoria e shpenzimeve kapitale, flitet për rritje të përqindjes së shpenzimeve kapitale nga viti në vit por nuk shpjegohet pse ndodhë kjo gjë. Sa i përket politikave të reja ku flitet për tatimin në tokë, bazuar edhe në atë se planifikohet dhe përkrahet zhvillimi i bujqësisë, kjo që tani përmendet si tatim toke, shumë shpejtë mund të shndërrohet si një gjobë për pronarët e tokave dhe pronarët do të mundohen të gjejnë forma të ndryshme për ti ikur dhe liruar këtyre tatimeve për shkak se siq e pamë dobia nga përfitimi i bujqësisë është tejet i vogël.Shihet se nuk janë përfillur të gjitha procedurat e nevojshme për hartimin e KAB-it, nuk janë informuar si duhet qytetarët dhe grupet e ndryshme të interesit. Shpjegimet e shkruara janë të pa arsyetuara dhe bien në kundërshtim me shifrat sepse është plagjiat nga viti në vite, por gjithë indikatorët qojnë në zvogëlim të buxhetit. Duke e parë si të tillë mendoj se keni qëllim ta kaloni si obligim ligjorë por në të vërtetë ata që do duhej të ishin pjesë e programimit dhe shpërndarjes së buxhetit të brendshëm në mënyrë të drejtë.

Riza Abdyli: lidhur me KAB-in, pajtohem me parafolësin, sepse edhe unë kam qenë pjesëmarrës i dëgjimit publik dhe unë personalisht kam dhenë vërejtjet e mia aty por edhe në KPF.Më vjen mirë që drejtori i ka marrë për bazë vërejtjet e tona dhe e përmendi arsimin si prioritet, e pas asaj bujqësinë dhe shëndetësinë.Në dëgjim publik të KAB-it, jam shprehur se jam kundër asfaltit por edhe sot jam kundër, sepse duhet ti japim prioritet arsimit, shëndetësisë dhe bujqësisë. Eshtë e vërtetë që qytetar]ët janë përfitues më të mëdhenjë të këtij projekti mirëspo është pak vonë dhe nuk duhet të humbim kohë me këtë kornizë. Sygjeroj DBF që para se të filloj hartimin e kornizës për vitin e ardhëm, të bëjë disa punë bashkarishtë dhe të bëjmë një shpërndarje në linjat buxhetore varësisht nag kërkesat dhe nevojat e qytetarëve. Ne jemi të gatshëm të ju ndihmojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Mos të bëhet shpërndarja e linjave buxhetore sipas interesave të caktuara.Ky material ka gabime teknike dhe është copy-past dhe nuk është mirë të ndodhin këto gjëra.Për hire të mos bllokimit të proceseve, me vërejtjet e dhëna ne e mbështesim këtë kornizë .

Ibish Ibishi: për tu hartuar KAB-i të gjithë e dimë se janë disa afate ligjore që duhet ti përmbahemi. Ne duhet ti hapim rrugë kësaj kornize për procedurat e mëtutjeshme të cilat e presin deri në miratimin e saj.Kjo kornizë është fokusuar në tri prioritete kryesore, forcimin e ekonomisë komunale, përmirësimin e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale si dhe përmirësimi i ambientit të komunës.Nëse e shohim tabelën në faqen 12 si është planifikuar shpërndarja e buxhetit, mendoj se nuk mund të presim shumë për prioritetet të cilat i kemi paraparë sepse te zhvillimi ekonomik kemi vetëm 5 % të ndarjes së buxhetit , prandaj si mund ta presim një zhvillim ekonomik me një ndarje kaq të vogël. E njëjta ndodhë edhe me bujqësinë ndarje e buxhetit 2 %.Dua të ndalem te problemet në shëndetësi të cilat vazhdimisht po janë të njëjta, kemi mungesë të shërbimeve mjeksore dhe me 13 % të ndarjes së buxhetit nuk mund ti realizojmë planet në shëndetësi.Te planifikimi i të hyrave vetanake, realizimi nga 2017-2018 ka dallim të madhe, kurse në 2019 kemi rënje në të hyra vetanake, prandaj si është e mundur një gjë e tillë?Të hyrat nga lejet e ndërtimit, ne e dimë se qdo ditë kemi ndërtime, por këtu nga viti në vit shihet rënie e të hyrave.Mendoj se një planifikim i mirëfillt i kësa kornize do të ishte nëse mjetet do të ndaheshin në pjesët ku sektorët krijojnë vende të reja të punës.Me vërejtjet e dhëna ne e përkrahim këtë kornizë.

Fitim Guda: gjatë shfletimit të këtij dokumentacioni, vlen të theksohen tri momente: mundësia e rritjes së buxhetit është jashtëzakonisht e vogël pasi që kufijtë buxhetor i cakton Ministria e Financave, e dyta është risia për vitin 2019 që të fillohet me tatimin e dytë tatimi në tokë, ku mendohet që në fazën e parë të rexhistrohen 20% të tokave të komunës së Gjilanit, kurse e treta dhe më fondamentalja, është që të gjitha

10

Page 11: R E N D P U N E · Web viewpo filloj me një lutje për drejtorët e drejtorive që pyetjet të cilat ne po i bëjmë ti shfletojnë procesverbalet e seancave të kaluara dhe të

drejtorie të jenë më vigjilentë në ndarjen dhe planifikimin e buxhetit. Në emër të këshilltarëve të LDK-së, japim mbështetje të KAB-it.

Mimoza Kadriu: Nisma Social Demokrate ka analizuar këtë kornizë dhe e kemi ndarë në disa faza. Po filloj me vizionin i cili si formulim është në rregull por përherë duhet të bëhet pyetja se sa ne politik bërësit dhe menagjmenti i komunës janë konsekuentë në realizimin e tije dhe objektivat brenda këtij vizioni.Me praktikën e deritanishme nuk mund të lavdërohemi me trajtimin e mirë të planifikimit hapësinorë, sepse ndërtimet në një masë të mirë kanë kaluar në një anarki, për të cilat flasin edhe shumë hetime, akuza, dënime për shkak të sjelljeve jo ligjore të zyrtarëve të komunës në këtë fushë. Kjo qasje e gabuar duhet të ndalet dhe të përmirësohet me urgjencë. Trajtimi i ambientit në periudha të caktuara nuk ka qenë aspak i mirë në komunë, qoftë për shkak të neglizhencës në punë te sektorët e ngarkuar me këtë fushë me shërbime publike, qoftë për shkak të raportit jo të mirë që komuna i ka me ndërmarrjet publike siq është në këtë rast Ekohigjena.Qytetarët na kanë besuar votën për ti siguruar ambient të pastër dhe të shëndoshë përmes pastrimit të mirë të qytetit dhe fshatrave, krijimin e hapësirave të gjelbëruara dhe një Komunës pa zhurmë, por të gjitha këto gjëra komunës i dalin prej dorës prandaj kemi ankesa të ndryshme të qytetarëve tanë.Kur flasim për prioritetet shihet se këto prioritete janë krejtësisht në rregull por ne si Nisma, insistojmë që të theksojmë në mënyrë të veqant qasjen dhe përkujdesjen ndaj familjeve dhe individëve me nevoja të skajshme ekonomike, sepse numri i madh në komunën tonë or edhe në mbarë vendin bëjnë luftë për mbijetese të gjitha prioritetet tjera për këto familje janë llukës i pa arritshëm. Familjet e rrezikuara ekonomikisht janë të rrezikuar edhe në fushën e edukimit, shëndetësisë, integritetit dhe çfarëdo jete publike të komunës.Komuna duhet ti zgjeroj mundësitë për ndihmë pa anime dhe pa hile për më shumë familje me asistencë sociale.Fëmijëve të vonuar në të nxënë, të ju jepet edukim shtesë që ta nxënë hapin e moshatarëve të tyre si dhje të rriturve të ju jepet aftësi profesionale për tu aftësuar në mënyrë që të kenë mundësi për punësim.Të gjitha këto, Komuna mund ti bëjë me angazhim të duhur dhe bashkëpunim me Ministrinë për Mirëqenie sociale dhe Ministritë tjera.KAB dhe KASH pavarësisht që janë përcaktuar nga politikat mikroekonomike të Qeverisë së Kosovës, disa parametra vital nuk janë aspak shpresëdhënëse për komunën dhe shtetin në përgjithësi.Rritja ekonomike vjetore vetëm 5% dhe stagnimi për disa vite, është parashikim jo i mirë sepse ekspertët e thonë se Kosova duhet të ketë rritje ekonomike së paku 8-10% për ti përballuar ardhjes së fuqisë së re punëtore në treg ku kemi rreth 25.000 të rinjë për secilin vit.Te statistikat për Komunën nuk është diçka në rregull, pavarësisht që këto janë parashikime sepse secilin vite keni planifikuar që komuna të ketë numrin e njejtë të popullsisë dhe të nxënësve, por kjo nuk qëndron sepse nga komuna e jonë dhe nga Kosova përgjithësisht kemi migrim të dukshëm dhe reduktim të popullsisë dhe rënie të natalitetit.Në sistemin e edukimit qdo vit kemi numër më pak të paraleleve dhe për shkak të këtyre faktorëve numri i nxënësve nuk është korrekt sepse komuna ka rreth 25.000 nxënës. Te planifikimi i shpenzimeve duhet të bëhet gjithçka, që grandi për arsim për komunën e Gjilanit të rritet dhe të harmonizohet me nevojat sepse ky grand as për fëmijë nuk i shërben konfigurimit tonë.Të hyrat duhet të jenë më të rritura në të gjitha kategoritë e sidomos të hyrat në lejet e ndërtimeve dhe te hyrat nga tatimi në pronë. Nga viti 2019-2021 është paraparë rritje e vogël e aq më keq se te ndërtimi kemi trend të rritjes secilin vit. Ne duhet ti qëndrojmë qytetarëve pranë me shpjegime në mënyrë që obligimet ti kryejnë me kohë. Disiplina e administratës së komunës luan rol të jashtëzakonshëm në realizimin e këtyre objektivave.Sa i përket grandeve ato janë tepër simbolike, pavarësisht se në KAB dhe KASH nuk ka të hyra të investimeve kapitale siq financohet nga donatorët e mëdhenj.Te shpenzime, pavarësisht që investimet kapitale i keni rritur për vitin 2019 krahasuar me një vit më parë, por kjo rritje për dy vite stagnon dhe në vitin 2021 rritja mbi 6.000.000 € për mendimin tim që investimet kapitale të shënojnë rritje nga viti në vit, duke bërë racionalizim dhe ulje të kategorive të tjera.

11

Page 12: R E N D P U N E · Web viewpo filloj me një lutje për drejtorët e drejtorive që pyetjet të cilat ne po i bëjmë ti shfletojnë procesverbalet e seancave të kaluara dhe të

Te subvencionet nuk ka lëvizje të dukshme, po ashtu subvencionimi i bujqësisë është tepër simbolik dhe nuk garanton as përmbushje minimale të kërkesave.Nëse komuna me vizionin e saj ka prioritete të larta në ambient, biznes dhe zhvillim në ekonomi, atëherë ky trend i subvencionimit nuk arrin aspak në harmoni me këto ambicie të proklamuara të komunës. Jam për rritje të subvencioneve edhe në sektorët e tjerë prandaj ne si Nismë jemi kundër këtij raporti.

Arijeta Rexhepi: në materialin e ofruar të KAB-it, keni përmendur si atribut më të rëndësishëm të çfarëdo dokumenti të planifikimit strategjik dhe vizionarë të definuar, ku së pari janë lehtësimi i komunikimit si dhe llogaridhënia, siq thuhet në këtë material komuna e Gjilanit vazhdon të punoj në këto atribute binjake.Për lehtësimin e komunikimit ndoshta e aplikoni, por defekti kryesor i kësaj qeverisje është te llogaridhënia. Këtë e vërteton më së miri raporti i Auditimit për vitin 2017, i cili thot se gjatë Auditimit të pasqyrave financiare ka shkelje të mëdha për vitin 2017. Vonesa në ekzekutimin e kontratave, mospërputhja e kontratave me vlerën e qmimit të ofruara në ofertë, ndarja e subvencioneve në mos përputhje me Rregulloren e Komunës, kontraktimi i punëve pa zotimin e mjeteve , dobësi në kontrollimet menaxheriale etj.Po të funksiononte llogaridhënia te zyrtarët komunal nuk do ti kishit këto vërejtje serioze nga Auditimi. Bazuar në të dhënat e Auditimit kemi vlera të tejkaluara të kontratës për 104.061 € te hartimi i projekteve kryesore në komunën e Gjilanit, pastaj tek mirëmbajtja e ndriçimit publik për fshatra është tejkaluar 100.909 € , e unë e pyes drejtorin se ku i keni mbuluar këto pagesa në këtë dokument ?Në këtë dokument është shënuar si prioritet i parë në lidhje me strategjinë zhvillimore, rritjen e zhvillimit ekonomik komunal për përmirësimin e standardeve në Arsim, mbështetje në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë, si prioritet të dytë përmirësimin e shëndetësisë dhe mirëqenien e qytetarëve, prioritet të tretë përmirësimin e ambientit të komunës dhe qëndrueshmëria e tije, prioritet të katër ofrimin e shërbimeve efikase që u përgjigjen kërkesave të qytetarëve . Edhe pse këto i keni quajtur prioritete, në bazë të planifikimeve 2018-2019 dhe vlerësimit të hershëm 2021, ndarja e subvencioneve nuk është bërë në bazë të prioriteteve ku është e domosdoshme të kemi prioritet Arsimin, bujqësinë, shëndetësinë, ekonominë etj.Subvencionet janë planifikuar të shkojnë për kulture, rini dhe sport në secilin vit nga 160.000 €, kurse në arsim për secilin vit nga 50.000€, kurse në zhvillimin ekonomik secilin vit vetëm 5.000€, kur e dimë se gjysma e banorëve, bazuar në të dhënat e zyrës për rexhistrim të bizneseve në komunën e Gjilanit merren me veprimtari tregtare. Duhet të rishikohet edhe një herë ndarja e subvencioneve për të mundësuar përmirësimin në Arsim dhe sektorin e ekonomisë në mënyrë që qytetaret të kenë ndihmën e nevojshme nga komnuna.Te të hyrat vetanake kemi një planifikim mjaft të rritur te gjobat në trafik, ku prej vlerës 250.000 € planifikohen të rriten deri në 450.000€. Nuk kemi fare të planifikuar të hyra për vitin 2019-2021 nga ankandet publike, ku e dimë se edhe nga ato do të ketë të hyra çdo vit, nuk janë planifikuar të hyra fare për vitin 2018 nga inspeksioni, vetëm nëse e keni planifikuar që askush nuk do të ketë nevojë të dënohet këtë vit. Sipas planifikimit tuaj nuk do të dënohet askush edhe nëse kemi qytetarë që helmohen nga ushqimi në lokalet që ofrojnë ushqim, edhe pse dëmtohet prona e Komunës siq është rasti më i freskët në fshatin Zhegër ku është bërë prerja e drunjtëve shumë vjeqarë dhe heqja e dheut pa asnjë leje nga komuna.Sipas planifikimeve tuaja, askush nuk do ta thyej ligjin e duhanit, por të gjitha këto mund të ndodhin brenda këtij muaji, por siq po shihet ju nuk keni planifikuar të dënoni askënd për thyerje të ligjit.Te numri i punëtorëve shihet se kemi numër të njejtë në secilin vit, por ka lëvizje të numrit të punëtorëve në sektorë të ndryshëm. Shihet se do ti largoni 9 mësimdhënës nga puna dhe do ta plotësoni atë numër të punëtorëve me 8 Edukatore dhe 1 punëtor në DKA. Lëvizje të ngjashme shihen edhe në sektorë të tjerë, ku do të largohen nga puna, vetëm për të mundësuar punësimin e punëtorëve te inspeksioni.Pyes se sa është analizuar kjo ? sepse nuk mund ta quajmë lëvizje të punëtorëve por largim nga puna, sepse një mësimdhënës nuk mund të punoj në inpseksion.Kemi Shtëpinë e Shëndetit e cila është duke u ndërtuar, ku edhe aty do të kemi nevojë për punëtorë të rinjë, por shihet se as kjo nuk është planifikuar që do të thotë se do të plotësoni punëtorë me kontrata ë vepër.

12

Page 13: R E N D P U N E · Web viewpo filloj me një lutje për drejtorët e drejtorive që pyetjet të cilat ne po i bëjmë ti shfletojnë procesverbalet e seancave të kaluara dhe të

Planifikoni të hyra komunale nga një burim i ri i të hyrave që është tatimi në tokë, e këto planifikoni të i filloni në vitin 2019, që i bie edhe 6 muaj, prandaj pyes se sa jeni të përgatitur dhe si do ti inkasoni këto të hyra ?

Bujar Nevzati: si mund ta planifikoni KAB-in, kur po hyjmë në muajin e tetë që qeverisja komunale nuk ka dorëzuar asnjë plan të punës?Në seancën e kaluar u tha se do i sjellni në seancën tjetër po as këtë seancë nuk e keni sjellë.Nuk e di a ka ndonjë qeveri komunale në Kosovë që punën pa plan të punës. Edhe bujqit në fshatra malore kanë plan pune kurse qeveria jonë nuk ka.Sipas meje KAB-i është planifikim vetëm për ta plotësuar një detyrim ligjor dhe asgjë më tepër.Buxheti i vitit 2019-2021 diferenca nga viti në vite është diku 860.000€ e kjo është një lojë shifrash sepse për qdo vit është i njëjti buxhet, që do të thotë se ky buxhet tani më nuk është social, por është buxhet i stagnimit e jo i zhvillimit të komunës tonë.Shpenzimet kapitale në krahasim me buxhetin ekzistues nuk e kalojnë 26% dhe mesa e di unë kjo qeverisje kurrë nuk e ka kaluar as 17%.Të gjithë buxhetin e keni orientuar në mallra shërbime dhe komunali, por pak në shpenzime kapitale dhe subvencion e ne bujqësi. Vetëm 160.000€ për qdo vit i keni paraparë dhe është interesant sepse për çdo vit keni planifikuar të njëjtën shifër e këtu shihet që ju nuk jeni munduar ta ndryshoni qasjen për të mirë për këtë sektorë shumë të rëndësishëm.Te të hyrat vetanake nuk keni bë planifikim real, por ju keni bërë planifikim që në fund të vitit realizimi të dal më i madh në raportin financiar vjetor, kur dihet se sa ndërtime janë duke u zhvilluar në komunën tonë.Në përgjithësi kjo kornizë buxhetore nuk është premtuese për zhvillimin e komunës tonë, por është një mbijetesë e komunës së Gjilanit.Premtimet z.Haziri se në qeverisjen e tije do të ketë rritje buxhetore duhet të treguar drejtë qytetarëve që jo rritje, por kemi zvogëlim të buxhetit, sepse në vend të rritjes kemi ngecje.KAB për mua është i pa përgatitur mirë.Sa janë obligimet dhe borxhet kontigjente ndaj qytetarëve ?Sa borxhe janë falë për qytetarët nga tatimi në pronëSa borxhe nga taksa e bizneseve i keni fale dhe kërkoj listën e tyre nga vlera 1.000€ e tutje.Ky planifikim fillestarë i buxhetit është bërë pa kurfar analize por vetëm është përshkruar nga vitet e kaluara, për ta përmbushur një obligim ligjor sa për sy e faqe.

Arbersha Kryeziu-Hyseni: në faqen 5 të KAB-it thuhet se pritet rritje e ekonomisë komunale përmes mbështetjes së sektorit të buqësisë dhe blegtorisë, ndërkohë në faqe 11 te tabe4la e 6-të, subvencionet për periudhën afatmesme shihet se vlera mbetet e njejtë deri në vitin 2021, për të gjitha kategoritë, pavarësisht se thuhet se kemi sipërfaqe të mbjella me misër, rritje të rendimenteve bujqësore, synohet ngritja e higjienës së qumështit, rritja e sipërfaqeve të mbjella me grurë, ka interesim të fermerëve të kultivojnë arat, rritje e numrit të shoqërisë së bletëve, por megjithatë subvencionimi për të mbetet i njejtë. Nëse ne kërkojmë rritje të zhvillimit ekonomik përmes mbështetjes së bujqëve dhe blegtoreve tanë do të duhet ta rrisnim subvencionimin për ta në mënyrë që ti ofronim lehtësim në ushtrimin e veprimtarisë së tyre.Përmes rritjes së subvencionimit kemi fuqizim jo vetëm të rritjes ekonomike në komunë p-or edhe të gjendjes ekonomike të atyre qytetarëve që i ushtrojnë këto veprimtari e ne kemi mundësi që të konsumojmë sa më shumë produkte vendore. Në këtë bazë duhet të shtohet subvencionimi në mënyrë që tregu të jetë qdo herë më i pasur me produkte vendore. Gjithashtu dua sqarim shtesë nga drejtori sa i përket financimit nga donatorët e jashtëm, në faqe 9 tabela 4, ku shohim se Qeveria Daneze paska dhenë një donacion pre 0.02 cent.

Zijadin Maliqi: ky nuk është buxhet, por është KAB, që i paraprinë planifikimit të buxhetit. Fazat që u përmendën kanë kaluar, sepse me qarkoren buxhetore këtë vite nuk jeni të obliguar ta mbajmë snjë dëgjim publik. Rreth shpenzimeve ne kemi raportet financiare dhe në seancën tjetër e keni raportin 6 mujor financiar.

13

Page 14: R E N D P U N E · Web viewpo filloj me një lutje për drejtorët e drejtorive që pyetjet të cilat ne po i bëjmë ti shfletojnë procesverbalet e seancave të kaluara dhe të

Kundërshtimi mes të hyrave dhe shpenzimeve u përmenden vazhdimisht, por kjo gjë nuk ka lidhje, sepse këto janë të hyra të komunës janë të përgjithshme.Jemi të interesuar të kemi rritja te shpenzimeve kapitale por nuk mund ti parashohim e cilat do të rriten. Po të mos ishte problemi i Arsimit, të hyrat kapitale do të rriteshin edhe më tepër, sepse për qdo vit afro 3 milion euro barten nga grandi i përgjithshëm në grandin e Arsimit, për shkak se bëhet ndarja në bazë të numrit të nxënësve.Do të bëhen ndryshime në Ligjin e Financave Publike dhe unë personalisht kam propozuar që në të ardhmen grandi i arsimit të mos ndahet sipas numrit të nxënësve por të ndahet sipas normave. Prioritet i kemi dhenë Arsimit, shëndetësisë dhe bujqësisë, e për dallim nga komunat e tjera ne kemi ndarë subvencione për bujqësi.Politika makroekonomike është qështje e Qeverisë.Rreth familjeve në nevojë, në të ardhmen do të bëhet buxheti, sepse nuk parashihen këtu. Te tatimi në pronë bëhet në bazë të faturave që i kemi, kurse te lejet e ndërtimit , ju them se ndërtimi është duke rënë qdo dit e më tepër.Planin e punës së drejtorisë e kemi hartuar dhe e kemi dorëzuar te kryetari i komunës.Qeveria Danaze ka financuar në shkollën e Bujqësisë dhe ne kemi paraqitur edhe ato 0.02 cent , kurse sa i përket dokumentit për të cilën ju e thoni se është copy-past, un ju them se në buxhet vetëm shifrat ndryshojnë, kurse tabelat mbeten të njëjta.

Ramiz Ramadani: kufizimet buxhetore vijnë nga Ministria e Financave, në subvencione ne për tri vite kemi planifikuar të e nxëmë 160.000€. Kemi bërë përpjekje që me kujdes ti shfrytëzojmë këto mjete .Ministria e Bujqësisë subvencionon bujqit e konsoliduar dhe ne e kemi pas në target nga viti 2014 kategorinë që nuk i mbërrin kriteret e Ministrisë. Në vitin 2014 i kemi pas 670 përfitues në skemën e subvencioneve të Ministrisë në vitin 2018 i kemi 1132 përfitues.Te tatimi i tokës, në vitin 2019 planifikohet të filloj dhe e rëndësishme është 20% e vlerës së tatimit.Të gjitha tokat e kultivuara shkallën e tatimit do ta kenë zero, kurse 20% do ta paguajnë tokat të cilat nuk janë të kultivuara.

Zijadin Maliqi: edhe Ministria e Financave është nën monitorimin e FMN-së dhe i ka limitet e caktuara deri ku mund të shkoj. Neve na kanë thënë se mund të bëni rritje, por ata thonë gjejeni një komunë që nuk ka nevojë për shpenzime komunale dhe për aq sa ata i zvogëlojnë shpenzimet, ju mund ti rritni.

Bujar Nevzadi: nuk mora përgjigjje për borxhet kontigjente dhe për pyetjet tjera nuk mora përgjigjje.

Arijeta Rexhepi: edhe unë pyeta për numrin e punëtorëve i cili shihet se në dokument nuk ndryshon, por brenda sektorëve keni bërë ndryshime në numër, prandaj ku jeni bazuar, sepse 18 punëtorë hiqen nga shumë sektorë dhe formohet drejtoria e inspeksionit që i bie se 18 punëtorë në sektorët e tjera do të mbesin pa punë.

Nevzad Isufi: e kuptoj se në buxhet shifrat janë të rëndësishme, por deri sa kemi komentim të shifrave, shifrat ndryshojnë por komenti mbetet i njejtë nuk besoj që korrespondojnë mes veti. Po ashtu e rëndësishme është se qfar ka brenda tabelës, e jo tabela.

Zijadin Maliqi: përgjigjen për pyetjen e z.Bujar Nevzati do ta japim në të ardhmen, sepse nuk është pjesë e KAB-it. Po ashtu nuk kam shënime të sigurta.Sa i përket numrit të punëtorëve ju e dini se është i planifikuar me qarkore buxhetore, por ndryshimi është bërë sepse është formuar drejtoria e Inspeksionit dhe secili punëtorë është rikthyer në vendin e vet, por numri i përgjithshëm i punëtorëve nuk ndryshon.

Shpresa Kurteshi-Emini: sigurisht që KPF në kuadër të planifikimit të buxhetit për vitin 2019 do të organizoj edhe dëgjimin buxhetor dhe besoj që të gjithë mund të japin kontributin e tyre.

14

Page 15: R E N D P U N E · Web viewpo filloj me një lutje për drejtorët e drejtorive që pyetjet të cilat ne po i bëjmë ti shfletojnë procesverbalet e seancave të kaluara dhe të

Me 20 vota “për” 3 vota “kundër” dhe të tjerat abstenime miratohet Korniza Afatmesme Buxhetore (KAB) 2019-2021, për vitin fiskal 2019 dhe vlerësimet e hershme për vitet 2019-2021

2.2 Propozim vendimi për lejimin e këmbimit të pronës së paluajtshme të komunës me pronën e paluajtshme të Shoqatës së Gjahtarëve “Agim Ramadani” nga Gjilani për nevoja të Rrethrotullimit të ashtuquajturës “Rruga e Kumanovës “ e paraparë me PRRU “Kodra e Thatë”

Nevzad Isufi: edhe gjatë seancës së kaluar ne kemi bërë debatin e njejtë dhe përsëri duhet ta trajtojmë të njëjtën qështje pavarësisht që nuk ka ardh asnjë fakt tjetër shtesë apo sqarues për të na bindur se qka ka ndryshuar nga seanca e kaluar.Unë edhe në KPF kam qenë që kjo pikë e rendit të ditës të hiqet, por u vendos nga ju që të mbetet. Vërehet se kohëve të fundit sikur ka humbur durimi për ti dëgjuar pyetjet dhe shpjegimet, e drejtorëve shpesh herë pyetjet tona nuk ju pëlqejnë, duke dhënë përgjigje ironike, e kjo nuk është shenjë e mirë, por është i mirëseardhur fakti që qytetarët kanë mundësi të na ndjekin drejtpërdrejte e të vërtetojnë dhe analizojnë se kush ka të drejtë në të vërtetë. Mendoj se në raste të caktuara do të ishte mirë që edhe Prokurorët të na ndjekin, sepse mund të ketë material të rëndësishëm për ta ose e gjithë seanca të jetë material i mirë për të iniciuar ndonjë qështje. Askush nga ne nuk e ka kundërshtuar të drejtën ligjore të shpronësimit apo të ndërrimit të pronës private me atë publike dhe anasjelltas, që është e drejtë e propozimit të kryetarit, sepse kjo është bërë shumë herë gjatë seancave të Kuvendit, por ne kemi kërkuar respektim të ligjit dhe të dokumentacionit me gjendjen në teren, përkatësisht në pronat e KK, në ndryshimin e destinimit të tyre për të cilat të gjithë kemi përgjegjësi, sepse qytetarët na kanë besuar votën e tyre, prandaj ne kërkojmë transparencë të plotë.Shpjegimet e drejtorit të DGJKP i kam dëgjuar me vëmendje për të katërtën herë por edhe e kam lexuar materialin për këtë pikë, por edhe gjatë periudhave të mëhershme ka treguar një konsideratë të veqant por kësaj radhe si duket drejtori ka shpjegime të tjera të cilat mua nuk më ka bindur deri tani. Në pyetjen time në pronë komunale që paraqitet për ndërrim a ka objekte në ato sipërfaqe, drejtori ka thënë se nuk ka, por edhe unë edhe ju mund ta vërtetoni se në këto parcela ka objekte, por në materialin që e kemi marrë nuk mund të shihni asgjë, por nga materiali që kam unë shihen 3 objekte, një në anën e poshtme dhe 2 në anën e epërme të rrugës. Kjo bien në kundërshtim me certifikatën e pronësisë sepse aty shkruan se nuk ka asnjë objekt. Mund të shkoni në vendin e ngjarjes dhe ta shikoni se aty ka objekte. Për mendimin tim prona që do të kompensohet është një uzurpim klasik. Prandaj shpreh mospajtimin tim dhe kërkoj që kjo sipërfaqe të hiqet nga lista e pronave për ndërrim. Mendoj se kryetari duhet ta ketë listën e pronave për ndërrim, por në anën tjetër mund të bëjë edhe kompensim me të holla, sepse nuk e besoj që komuna e jonë ka ardh në gjendje që mos të mund të paguaj 2 Ari e 70 m shpronësim, sepse shtrohet pyetja se qka do të ndodhë me shpronësimet e rrugës qarkore, për pjesën e rrugës në drejtim të Kamenicës, e kështu me radhë.Sipas Ligjit, propozimin për ndërrim e bën komuna, kurse në bazë të dokumentit kërkesën e ka bërë personi fizik. Te neni 11 pika 2.1 thuhet se këmbimi iniciohet vetëm nga komuna por jo nga pronari privat.Nëse ne si institucion nuk jemi në gjendje ti dalim në mbrojtje pronës së komunës dhe të sqarohemi, atëherë si do ti mbrojmë pronat e qytetarëve.Te neni 11 pika 5 thuhet pas shpalljes publike të kërkesës për këmbim, komuna duhet të siguroj një vlerësim të kualifikuar e të pavarur të vlerës së tregut të secilës pronë komunale të planifikuar për këmbim. Ne do të pajtoheshim, sepse edhe për ne do të ishte një lehtësim kur një organ profesional për vlerësim na jep një pasqyrë të vlerave edhe të pronës private dhe asaj publike sigurisht do ta kishim më lehtë për votim.Bazuar nga të gjitha këto fakte të ofruara nga DSHPIB,DGJKP, drejtoria e Inspeksionit, kërkoj edhe një herë të dalin në vendin e ngjarjes dhe ta verifikojnë uzurpuesin e vendeve publike, të marrin masat e nevojshme për lirimin e tokës në pronësi të komunës dhe të na japin informata në seancën e radhës.

15

Page 16: R E N D P U N E · Web viewpo filloj me një lutje për drejtorët e drejtorive që pyetjet të cilat ne po i bëjmë ti shfletojnë procesverbalet e seancave të kaluara dhe të

Nëse kryetari ka listë edhe të pronave të tjera, ose mund të ofroj ndokënd tjetër për këmbim.Nga procesverbali i seancës së kaluar të KK, vetë drejtori ka thënë se inicimi ka ardh nga personi fizik e jo nga institucioni dhe ka përmendur një sipërfaqe prej 2 Hektarë e ndoshta edhe më tepër të zonës kadastrale që do të duhej ti ndahej nga parcela afro 44 hektarë. Kjo që e përmenda tek Ligji, i referohet Ligjit 04/L-144 për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të Komunës.Nuk është se kemi mbetur si Komunë vetëm në këto dy parcela, duke e ditë se vlera e pronës nuk është e qartë dhe objektet e që ndodhen në pronën publike duhet ta dimë se qfarë statusi kanë dhe të mos jepen deri sa mos të vërtetohet se qfarë ka ndodhur me këtë pronë.

Fitim Guda: në cilësinë e kryesuesit të komitetit për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, i ndaj disa informata të detajuara për ju në mënyrë që gjithçka ta keni më të qartë.Do të doja që paraqitja ime të mos ketë vëmendjen e këshilltarëve komunal nga fshati Zhegër të cilët janë kritikuar më së shumti në debatet e fundit që janë zhvilluar në rrjetet sociale, sidomos këshilltari Komunal z. Shemsedin Elezi nga radhët e LDK-së. Unë kam dëshirë që të jem më praktik dhe ta shndërrojmë gjithë këtë kombinim në vlerë financiare dhe ne kërkojmë që shoqatës së Gjahtarëve “Agim Ramadani” ti marrim 5 Ari tokë të cilës çmimi i tregut është 150 € m2 . Në atë truall prej 5 Ari gjendet edhe një objekt i amortizuar nga koha dhe ka sipërfaqe 230 m 2 , çmimi i këtij objekti me çmim të tregut është 1.000€ m2 . Kjo i bie që vlera e tërësishme e këtij aseti është 300.006 €. Lokali që ne pretendojmë ta ndërrojmë i cili gjendet në rrugën përballë Kadastrit, është 204 m2 , me një pozicion shumë të mirë ku për metër katrorë vlerën reale të tregut e ka 1500 €, që do të thot se përafërsisht kanë vlerë ekuivalente të njejtë, prandaj mendoj se është bërë një gabim nga sekretaria, kur është futë në dokumentacion edhe kërkesa e shoqatës Agim Ramadani, sepse dallon ajo se qfarë ata kërkojnë nga ajo se qfarë ne ofrojmë. Ata kanë kërkuar 2.45 Hektarë, që realisht nuk kanë asnjë mundësi për ta marrë.

Riza Abdyli: ne si këshilltarë komunal është hera e dytë që merremi me këtë qështje, mirëpo kërkoj lutje nda drejtori dhe partia në pushtet që sidomos neve këshilltarëve të opozitës të na kuptojnë drejtë se asnjëherë nuk kemi qenë kundër këmbimit të pronës, por mënyra si ka ardh ky këmbim edhe herën e parë por edhe tani nuk mundemi ta bindim veten që na ta votojmë këtë pikë. E kam parasysh që si këshilltarë komunal edhe donacionin i cili i është dhenë komunës së Gjilanit në vlerë mbi 200.000 € për punimin e rrugës dhe rreth rrotullimin, mirëpo nuk jam ithtar që të bëjmë shkelje ligjore për 200.000 € e as për 200.000.000 €, prandaj kemi bërë kërkesë edhe në KPF që drejtori i kadastrit të na ofroj më shumë shpjegim rreth kësaj pike, sepse asnjë presje nuk është shtuar në këtë dokument. Pajtohem me z.Guda që tha se kërkesa e shoqatës Agim Ramadani është futë në lëndë sepse ligji nuk e thot se inicimin duhet ta marr personi fizik apo juridik, por iniciativën e merr Kuvendi komunal.Problemet apo hapësira për të ndodhë një moskuptim, me keqardhje e them se është nga drejtori i DGJKP, sepse keni lënë hapësirë që njerëzit dhe portalet e ndryshme të merren me këtë qështje dhe të thuhet 500 m2, Komuna e Gjilanit i falë 45 hektarë tokë në fshatin Zhegër, gjë që unë pajtohem me ty që nuk është e vërtetë kjo, por bazë të ligjit thuhet diqka tjetër dhe ju asnjëherë nuk na keni paraqitur këtë gjë.Ligji thot se Komuna ose kryetari i komunës inicion dhe merr vendim i cili vjen në Kuvend për pronat e caktuara, e në rastin konkret neve na kanë ardh 3 prona, një lokal afarist në Gjilan dhe 2 parcela në Zhegër. Ne sot si kuvendarë do0 të duhej ti votonim këto prona secilën veq e veq dhe lënda procedohet tutje. Pajtohem me drejtorin dhe kërkoj falje që më parë nuk kam pas informacion të bollshëm për këtë qështje, por është dashur të kemi material më shumë për tu bindur se drejtori ka të drejtë. Po ashtu kërkoj falje nëse atëherë kam thënë se komuna duhet ta bëj vlerësimin, komuna duhet ti ofroj inicimin, kurse vlerësimin ta dedikoj për komisionin e pronave në Ministrinë e financave.Komisioni i vlerësimin e pronave dhe në rastin konkret për hire të qytetarëve dua ta kenë më të qartë, së pari e bën vlerësimin e pronës së komunës që ka shprehur interesin e vet, pastaj pronat tjera që duhet ti ofroj për këmbim.

16

Page 17: R E N D P U N E · Web viewpo filloj me një lutje për drejtorët e drejtorive që pyetjet të cilat ne po i bëjmë ti shfletojnë procesverbalet e seancave të kaluara dhe të

Në qka jeni referuar që duhet ti ja jepni 2.5 Hektarë tokë në Zhegër shoqatës Agim Ramadani? Ne nuk mundemi që sot të caktojmë se në Zhegër duhet të jepen kaq Ari tokë , sepse në bazë të kësaj lënde në Zhegër mund të mos merret asnjë metër katror nëse e mbulon lokali afarist në Gjilan.Shqetësimi im nuk është vetëm këtu, por ka të bëjë edhe me pronën rreth këtyre dy pronave që janë 4 objekte bazuar në foto dhe ne kërkojmë nga drejtori i DGJKP të na ofroj informacionet lidhur me këto objekte. Ato objekte janë individuale dhe të reja , prandaj ne nuk jemi kundër planit rregullues dhe këmbimit të pronës, por jemi kundër shkeljes së Ligjit. Në qytet është thënë se opozita nuk e ka votuar këtë pikë, por ne e shikojmë anën ligjore dhe njerëzore. Ndjej keqardhje për shqetësimet e qytetarëve të Zhegrës, mirëpo deri sa ne nuk jemi të bindur për këtë proces ne do të jemi kundër kësaj pike .

Nehat Osmani: sikurse jemi në dijeni, për herë të dytë radhazi në një seancë të Kuvendit, është ofruar për miratim materiali për këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës me pronën e paluajtshme të Shoqatës së Gjahtarëve “Agim Ramadani” nga Gjilani për nevoja të Rreth rrotullimit të ashtuquajturës “Rruga e Kumanovës “. Që në fillim duhet të sqarohemi se LVV përkrahë dhe me ngulm kërkon fillimin dhe përfundimin sa më të shpejtë të punimeve rreth këtij rreth rrotullimi sipas projektit të paraparë, rrjedhimisht edhe të rrugës së Kumanovës si mundësi e favorshme për hapjen e shtigjeve të reja të rrugës dhe në të njëjtin kohë shkarkimin e komunikacionit tejet të ngarkuar urban.Si anëtarë i komitetit GJKP, për herë të parë kishim trajtuar këtë material në takimin e datës 17 maj, ku kam votuar pro kësaj iniciative, duke tërhequr vërejtjen e investigimit në mundësinë e konflikt interesit të palëve të involvuara, për shkak se kryetari i kësaj Shoqate ishte nge Zhegra dhe disa dyshimeve tjera fillestare. I menjëhershëm ishte reagimi i drejtorit të DGJKP, që mbase unë po paragjykoj, dhe unë mendova me vete ndoshta edhe po paragjykoj. Por tani i nderuar z.Berisha, shikuar nga perspektiva kohore një mujore e pak më shumë, po del se paragjykimet e mija të pasakta të jenë në të vërtetë gjykime të sakta, ndërsa paragjykimet e tua ndaj paragjykimeve të mija të jenë të pa sakta.Ndërkohë që materialin që ne sot e kemi përpara vetes, është po i njëjti material i seancës së kaluar pa asnjë element shtesë, dhe shpjegim plotësues ose dëshmi të transparencës së pronësisë së pronarëve , e në anën tjetër zbardhja e fakteve të shumta diskredituese nga opozita dhe qytetarët vetë, për mundësinë e keqpërdorimeve, për interesimin të individëve të fuqishëm të lidhur me politikën për investime të mëdha në këto zona, për raste uzurpimi brenda pronave publike, për prona të njerëzve të politikës në lokacione komunale si dhe për reagime gjithnjë e më të mëdha të banorëve të kësaj ane për refuzimin e këtij propozimi. Prandaj marrë në konsideratë gjendjen e paraqitur, ne nuk duhet të bashkohemi për të tjetërsuar pronën e përbashkët komunale në mënyrë që ajo të jetë në shërbim të një grupi të vogël përfituesish, por duhet të bashkohemi dhe ti pengojmë këto interesa grupore në mënyrë që kapitali dhe prona shtetërore të jenë në funksion të shoqërisë së gjerë dhe interesit masiv të popullatës të komunitetit që e rrethon këtë lokalitet.Për këtë arsye, ne duhet të bashkohemi për të kundërshtuar këtë propozim për këmbimin e këtyre pronave të cilat në vete ngërthejnë një mori parregullsish dhe një grumbull enigmash që presin për tu sqaruar nga ana e propozuesit, në mënyrë që pasuria e qytetarëve mos të konvertohet në pasuri të pushtetarëve, ne duhet edhe sot, më fuqishëm se herën e kaluar të hedhim poshtë këtë propozim jo transparent, jo proporcionalisht adekuat dhe jo të arsyeshëm, sepse argumentet që kemi sot, dyshimet për keqpërdorime, për gërshetime interesash e kalkulime të pa llogaritura janë 10 fish më të mëdha se në seancën e kaluar dhe shumë fish më bindëse se më parë.

Arbër Ismajli: kërkesa të cilën ne e kemi pranuar si ekzekutiv , nga shoqata Agim Ramadani, është dashur ta trajtojmë dhe duke u bazuar në interesin publik PZHK, pjesa që sot po e trajtojmë këtu është vendi ku parashikohet të bëhet rreth rrotullimi. Është e rënd për mua ta dëgjoj fjalimin e z.Nehat Osmani e ta krahasoj me fjalimin e seancës së kaluar, por unë të sugjeroj që pretendimet që dikush ka interes të ngushtë ti drejtoheni organeve kompetente të cilët e vlerësojnë si duhet se a ka përfitime personale apo nuk ka. Nuk është në kompetencën e z.Fitim Guda llogaritja e metrave katrorë, por sidoqoftë u mundua ta jep një arsyetim, por vlerësimin e këtyre pronave e bënë Ministria e Financave. Si propozim e palës që implikohet në këtë pikë ne është dashur ta trajtojmë bashkërisht me ju. Nëse komisioni vlerësues e konstaton që kjo ofertë e tejkalon atë që kërkohet atëherë ne e kthejmë mbrapa sepse nuk kemi

17

Page 18: R E N D P U N E · Web viewpo filloj me një lutje për drejtorët e drejtorive që pyetjet të cilat ne po i bëjmë ti shfletojnë procesverbalet e seancave të kaluara dhe të

kompetencë të vendosim në vlerësim. Ju garantoj të gjithëve si zv.Kryetar i komunës, që në këtë qështje asnjë njeri nuk ka përfitime personale e këtë e them edhe në emër të kryetarit të komunës.Për shkak të fjalëve të shumta që janë bërë në mes qytetarëve, ne jemi detyruar ta mbajmë edhe një konferencë për shtyp lidhur me këtë qështje.

Sadudin Berisha: meqë seanca është duke u transmetuar drejtpërdrejte, publikisht e ftoj prokurorinë Themelore në Gjilan që ta ndjek këtë rast ligjërisht dhe nëse edhe një shkronjë është lëshuar jashtë asaj që duhet, unë jam i gatshëm të jap llogaridhënie publike, penale dhe materiale.Nuk lejoj dhe nuk kam lejuar që të bëj diçka gabim, sepse as gjenetikisht nuk e kam pas këtë gjë dhe nuk do ta kenë as pasardhësit e mi.Nuk lejoj që me fjalorin “Enverist” të gjykohet një subjekt politik të një institucioni. Dokumentacioni i cili është ofruar nga dita e parë është 100% në harmoni me ligjin mbi dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës.Propozimin për këmbim nuk e ka bërë shoqata, por pas kërkesës së shoqatës Agim Ramadani, këtë e ka shqyrtuar kryetari i Komunës dhe është vlerësuar se nevojat aktuale me prioritete, është prona që është në procedurë të shpronësimit për realizimin e një projekti brenda një Plani rregullues detal urbanistik, të këmbehet me pronën komunale, pas vullnetit të shprehur nga pronari i shoqatës Agim Ramadani.As Kryetari njëanshëm pa pëlqimin e pronarit të tokës që shpronësohet nuk mundet të kërkoj shpronësimin përmes këmbimit tokë me tokë.Ky propozim është i bazuar në ligj dhe është nxjerrë në harmoni me vendimin e miratimit të planit rregullues urban “Kodra e Thatë” e qytetit të Gjilanit i cili është miratuar në vitin 2010 dhe vendimin e zgjedhjes urbanistike të infrastrukturës rrugore të një pjese të planit rregullues “Kodra e thatë” ana e djathë rruga Gjilan-Kumanovë. Shikojeni propozim vendimin të cilin e sjell kuvendi i komunës se qfarë ka ofruar Komuna për mundësinë e shpronësimit të kësaj prone. Në hyrje është baza ligjore dhe pikat një nga një, dhe nuk thuhet 44 hektar sa është propaganduar aq negativisht dhe për ta gënjyer qytetarin, por janë pjesë e njësisë kadastrale të njërës dhe parcelës tjetër. Ne nuk jemi organ vlerësues por së pari duhet të nxjerrët vendimi i lejimit të këmbimit pronë me pronë, kurse vlerësimin për vlerën e saj e bënë zyra për vlerësimin e patundshmërisë që funksionon brenda departamentit të tatimit në pronë pranë Ministrisë për Financa . pas miratimit të këtij vendimi, vjen radha për vlerësim të pronës së shpronësuar dhe vlerësimin e lokalit që ne e kemi ofruar si ofertë për këmbim dhe vlera shpronësuese për metër katrorë të dy parcelave. Ne si drejtori nuk mundemi ta caktojmë sakt sipërfaqet se sa është vlera e tyre, sepse vlerësimin nuk e bëjmë ne.Kërkesa që është bërë nga shoqata ,është sepse interesi i tyre nuk ka qenë paraja, por një pronë sepse ata ushtrojnë një veprimtari të caktuar. Në asnjë vendim ne nuk kemi caktuar sipërfaqe apo vlerë tokësore sepse organet kompetente vendosin.Nuk është hera e parë që ne bëjmë këmbime dhe këtë pikë mos e përzini me pikat tjera që i ka çdo komunë dhe nuk ka konflikt interesave me përgjegjësi të plotë e them dhe jam llogaridhënie.

Arbër Ismajli: nëse dikush pretendon se ka përfitues, apo grupe të interesit në këtë qështje dhe nëse e keni parë vendimin për planin Rregullues Urban në vitin 2010, nuk e di cili institucion parasheh interesa pas 9 vitesh.

Bujar Nevzati: drejtori z.Berisha ka përvoj të gjatë dhe nuk ka nevojë të bëhet nervoz, e nëse ke argumente thuaje. Qetësohu, pi ujë, rri drejtë dhe të lus ta tërheqësh fjalën “Enverista”, kush ta dha atë të drejt ty të diskualifikosh njerëz, nuk keni të drejtë nga ajo tavolinë.

Shemsedin Elezi: të gjithë jeni të informuar, por fatkeqësisht shumica nuk i keni detajet e njohura që më parë. Është bërë një propagandë ndoshta jo e qëllimshme dhe u pa para qytetarëve sikurse një pjesë e madhe e territorit do të jepet në këmbim, por realisht aty janë dy parcela apo njësi kadastrale të cilat preken .Pas anashkalimit të këshillit të fshatit Zhegër, sepse realisht ky material ka ardh në Kuvend pa dijeninë e këshillit dhe ju kam treguar shumicës dhe kam ftuar personalisht kryetarin e Shoqatës Agim Ramadani për ta dit se qfarë duan në të vërtetë.

18

Page 19: R E N D P U N E · Web viewpo filloj me një lutje për drejtorët e drejtorive që pyetjet të cilat ne po i bëjmë ti shfletojnë procesverbalet e seancave të kaluara dhe të

Kërkesa e tyre ka qenë se territori ku ata kanë kërkuar është një pjesë e ngushtë afër Shkollës së Mesme dhe ofiçarisë, e cila shkon malit përpjetë dhe i prek dy parcela. Un insistoj që ta dimë se çfarë po votojmë në realitet dhe është mirë të specifikohet.Edhe ju koleg të LVV dëgjoni me vëmendje sepse duke menduar se çfarë të flisni po bëheni konfuz se çka është realiteti.Unë kam pas vizita, komente në rrjete sociale, telefonate nga qytetarët dhe banorët e fshatit Zhegër lidhur me këtë qështje. Zhegra është marr si opsion në bazë të kërkesës së shoqatës, dhe ata nuk kanë qenë në dijeni se sa territor do ti takonte por ndoshta edhe kanë nevojë për aq hapësirë. Unë kam parë reagime edhe nga shoqatat e tjera që nëse kjo shoqatë merr këtë territor të ju jepet territor edhe tjerave.Mos të jemi ne shkaktarë që projekti mbi gjysmë milion € të dështoj, por të jetë saktësisht e definuar cila pjesë jepet në këmbim.

Arianit Sadiku: pas gjithë këtij debati të nxehur emocionalisht unë i kam dy pyetje për drejtorin.Brenda parcelës 0292-0 ekzistojnë 4 shtëpi të ndërtuara aty dhe përmes Gjeoportalit shihet qartë , në atë parcelë është uzurpuar ajo pronë dhe janë ndërtuar shtëpi në të cilat tashmë njerëzit po jetojnë.A ka mundësi të bëhet publike se kush janë ata uzurpatorë të asaj prone komunale ? Në cilin vite 2002,2003, 2015, kur janë ndërtuar ato shtëpi sepse kjo është pronë publike.

Enver Hajrullahu: kryetari i këshillit të fshatit Zhegër tha se këtë punë nuk e ka dit dhe mirë që nuk e ka ditë sepse ky siç ka filluar “ në të zezë” të punoj nga pak ndoshta edhe ja kish dhënë këtë parcelë.Kam një pyetje për drejtorin, nëse bëhet këmbimi i pronës dhe nëse komuna ka ndonjë plan strategjik , a ka ndonjë rregullore apo Ligj që mundet ta rikthej përsëri atë tokë ?

Nevzad Isufi: meqë jam profesor i gjuhës, kam mjaftë oratori të flas, unë them ja ku është Ujku, e ju me thoni shiko gjurmët.Ne po flasim për pronë të uzurpuar, shtëpi objekte të cilat edhe prej “Indisë” i shohim. Nëse ky dokumentacion shkon në Ministrinë e Financave për vlerësim, atëherë shkon sipas kësaj certifikate ku nuk figuron se ka objekte, por në vendin e ngjarjes ka objekte. Dhe natyrisht se Ministria duke besuar se institucionet kanë njerëz kredibil atëherë vendosë në bazë të atyre dokumenteve, por në praktik do të hasin probleme.Unë ndoshta nuk e dua Zhegrën më shumë se banorët e saj, por nëse unë e dua Zhegrën me prona të uzurpuara dhe me fshehtësi të pronave të uzurpuara, atëherë unë nuk po ditsha ta dua Zhegrën. Ne nuk po e kontestojmë as planin urbanistik e as vlerën e pronës, por jemi ndalë te ligjshmëria e gjendjes faktike dhe asaj e shkruar në letër.U tha se gabimisht ka hyrë një dokument në material, por nga kjo duket se iniciativa për këmbim është e Shoqatës e jo e Komunës. Nuk më intereson vlera e njërës apo tjetrës por më intereson ligjshmëria e tyre dhe kërkoj që kjo të mbrohet. Prandaj si të tillë tërhiqeni këtë qështje sepse ka prona të tjera, sepse përderisa kjo është e paqartë për mua është e paqartë edhe për të tjerët.

Arbër Ismajli: kërkoj falje edhe një herë sepse nuk edi gjendjen faktike në teren, por nëse ju thoni se ekzistojnë shtëpi aty mund të keni të drejtë dhe ju lus ta mbajmë një pauzë që të takohen grupet parlamentare e më pas të vazhdojmë me punimet e seancës.

Riza Abdyli: mua nuk më bëri përshtypje që drejtori na quajti “Enverista” por kolegët e diskutuan. Drejtor, në seancën e fundit na ke quajtur edhe njerëz të padijshëm.Me çfarë arsye dhe të drejte kërkon të merret vetëm një parcelë e gjatë ashtu siq e tha z.Elezi, parcelë e cila i ndanë dy parcelat në mes.Shoqata “Agim Ramadani” paska kërkuar që ti këpus këto dy parcela me një parcelë për së gjati e ne si KK ne çka bazohemi që ai ta zgjedhë pjesën e parcelës, sepse unë mendoj se ndarjen e bënë komisioni vlerësues. Për këtë qështje ne kushtimisht e kishim ndarë parcelën tani por nuk kemi të drejtë me ligj, por DGJKP-ja e bënë ndarjen e parcelës.

19

Page 20: R E N D P U N E · Web viewpo filloj me një lutje për drejtorët e drejtorive që pyetjet të cilat ne po i bëjmë ti shfletojnë procesverbalet e seancave të kaluara dhe të

Pas një pauze të shkurtër vazhdojnë punimet e seancës.

Riza Abdyli: ne si grupe parlamentare u takuam dhe arritëm një pajtueshmëri por kërkuam që të konsultohemi dhe me grupin tonë dhe pas një konsultimi erdhëm në përfundim që pasi sipas Ligjit ne duhet të votojmë për secilën pronë veq e veq, ne këtë rast shkojmë me dy prona, me pronën e lokalit afarist dhe pronën me 3 hektar në zhegër, të hiqet prona mbi 40 hektarë, në këtë mënyrë grupi i këshilltarëve të PDK-së këtë formë e pranon të votoj.

Nevzat Isufi: të gjithë u pajtuam për gjendjen faktike që aty është dhe për të mos spekuluar atë që ndodhë, gjëja më e pastër është të të votojmë për dy prona, për qështjen e lokalit dhe pronën afro 3 hektarë me numër 2031/0 por pa pronën 2092 apo pjesën afro 41 hektarë, për shkak të problematikave të uzurpimit të pronave publike.

Sadudin Berisha: ne kemi vetëm një pronë e cila shpronësohet dhe objekt i shpronësimit është parcela prej 500 m2 me objektin aty. Sikur të kishte qenë edhe ndonjë pronë tjetër që ne e shpronësojmë brenda të njëjtit vendim ne nuk do të kishim mundur të bëjmë dy prona në procedurë të shpronësimit për këmbim me një vendim.Përderisa komuna ka ofruar mundësi kompensimin asaj prone që shpronësohet me 3 njësi pronësore, komisioni pas vlerësimit që e bënë, ne do ta shikojmë se cila sipërfaqe do ti takoj pronarit të hapësirës që shpronësohet në vlerë financiare. Dyshohet me të drejtë që janë 3 objekte të ndërtuara në pronë komunale dhe ne do ta verifikojmë statusin e këtyre pronave dhe unë ju kam garantuar se nëse sipërfaqja tokësorë do ti takoj shoqatës në emër të kompensimit krahas lokalit, nuk do të lejojmë që te parcelohet në pjesën ku janë 3 shtëpitë me asnjë çmim.

Mimoza Kadriu: pas takimit që patëm me shefat e grupeve parlamentare, arritëm këtë konsensus të cilin e potencoi drejtori dhe unë qëndroj prapa kësaj. Ne kemi marrë betimin e Nënkryetarit dhe drejtorit se nuk e lejojnë të bëhet shpronësimi aty ku ndodhen shtëpitë në pronën komunale të uzurpuar. Ne e përkrahim këtë version.

Shefik Surdulli: i gjithë debati dhe kritikat që u than këtu, ishin brenda kontekstit që ne e diskutuam.Për komunën dhe drejtorin është një rast i mirë që opozita nuk lejon dhe ju ndihmon që mos të gaboni, sepse jemi të barabartë pavarësisht mazhorancës dhe opozitës, ndërsa statusi i juaj është diqka tjetër si ekzekutiv.Ligji është mungesë e ndërgjegjes dhe duhet të dënohet sot vendimi që merret këtu, të mos shpronësohet prona diskutabile, prona që është kontekst, kur shihet se janë të ndërtuara disa objekte banimi, sepse nëse ndodhë e kundërta ne nuk bartim përgjegjësi.

Arianit Sadiku: në fjalimin e mëhershëm e para një pyetje për drejtorin. Në pronën 92 janë 4 shtëpi që duken në fotografi dhe i bie që është pronë e uzurpuara nga banorët dhe vetë i bëtë thirrje prokurorisë ta hetoj edhe këtë qështje dhe kërkoj që të bëhen publike brenda afatit ligjorë emrat e uzurpatorëve në këtë pronë.

Sadudin Berisha: qështja e ndërtimit nuk është në kompetencë të drejtorisë tonë, por pavarësisht kësaj, organet kompetente kanë për detyrë gjithmonë ta shikojnë statusin e objekteve. Nëse aty ka objekte pa leje, atëherë ne dalim dhe e konstatojmë gjendjen faktike dhe e konstatojmë se ka uzurpim të pronës.

Riza Abdyli: neni 11 pika 4 thotë : Kuvendi i Komunës, pas shqyrtimit të propozimit të kryetarit të komunës vendos mbi ofrimin e secilës pronë të propozuar për këmbim duke votuar për secilën pronë ndaras veq e veq, dhe vendimi merret me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të KK.Nuk e shoh se po bëjmë shkelje ligjore nëse ne pronat i votojmë veq e veq.

20

Page 21: R E N D P U N E · Web viewpo filloj me një lutje për drejtorët e drejtorive që pyetjet të cilat ne po i bëjmë ti shfletojnë procesverbalet e seancave të kaluara dhe të

Arijeta Rexhepi: gjate fjalëve të drejtorit e kuptova që prona që është e uzurpuar nuk planifikohet në ndërrim, por nëse ne sot votojmë një vendim në të cilën bëjmë pjesë këto dy prona , faktikisht ne e kemi votuar këtë vendim . Mendimi im është të na ftoni në një seancë tjetër të jashtëzakonshme dhe ta largoni nga vendimi prona e dyshuar për uzurpim e nga ana tjetër ta votojmë siq duhet lokalin dhe pjesën e pronës pa uzurpime.

Shpresa Kurteshui-Emini: propozim vendimin për këmbimin e pronës së paluajtshme te Komunës me pronën e paluajtshme të shoqatës së Gjahtarëve “Agim Ramadani”, pa pronën 2092 në Zhegër po e vë në votim.

Me 28 vota “per” dhe 2 abstenime, miratohet Propozim vendimi për lejimin e këmbimit të pronës së paluajtshme të komunës me pronën e paluajtshme të Shoqatës së Gjahtarëve “Agim Ramadani” nga Gjilani për nevoja të Rreth rrotullimit të ashtuquajturës “Rruga e Kumanovës “ e paraparë me PRRU “Kodra e Thatë

2.3 .Rregullore (kgj) nr. 06/2018 për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për mënyrën dhe kushtet e shfrytëzimit të stadiumit të futbollit në Gjilan 01. nr. 12078 të datës 12.10.2009

Gentrit Murseli: kjo Rregullore është shqyrtuar në debatin publik e pastaj ka ardh në Komitetin për Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën është trajtuar, më pas në KPF e sot po e shqyrtojmë në Kuvend.Te komiteti i kulturës janë dhenë disa vërejtje të vogla për qështjen e kuotave. N e si grup i LDK-së e përkrahim këtë pikë.

Arta Nuhiu: gjithçka që ka ë bëjë me kombëtarin, emocionin për shtetin e kombin, lidhet me ulëset e stadionit, e këtë gjë e thot historia duke e dëshmuar përvoja.Stadiumi i takon sportit dhe sportistëve, atyre që emocionalisht janë të lidhur identitetin, që e përbëjnë natyrën ideale në të cilën formësojnë ndjenjat e spektatorëve.Stadiumi i takon atyre që gjuha e tyre është universalë e atyre që bëjnë “luftë” me këmbë. Stadiumi duhet të jetë në shfrytëzim vetëm për ata që bëjnë sport dhe çdo shfrytëzim ndryshe është i pa pranuar. Kërkoj që të merret vendim që Stadiumi i qytetit të Gjilanit të mos shfrytëzohet për asnjë ngjarje tjetër përveq atyre sportive, sepse jemi dëshmitarë të shfrytëzimit për fushata elektorale, e kjo nuk duhet të ndodhë më në të ardhmen sepse demolohet stadiumi. Të jemi në shërbim të hapësirave për sportin dhe sportistët, pa e shfrytëzuar politikisht. Sporti duhet ti takoj të gjithëve, kurse sportistët të lirohen nga ndikimet politike.Edhe terrenet sportive dhe sportistët i takojnë të përgjithshmes dhe të tilla duhet ti përkrahim.

Nehat Osmani: Rregulloret në përgjithësi përcaktojnë konditat e shfrytëzimit të hapësirave, objekteve të ndryshme, veprave dhe ligjeve, ato kanë qëllimin e tyre, ku ju shërbejnë individëve dhe një grupi njerëzish. Rregulloret në përgjithësi janë të konceptuara nga një mori rregullash, e rregullat në veçanti janë në harmoni me detajet, komunikojnë dhe udhëzojnë veprimet, lëvizjet e shpeshherë vendosin ndalesa apo pengesa.Rregulloret pa përjashtim janë vegla lehtësuese dhe të dobishme dhe atëherë kur vendosin për qëllime të mbara pa dallim janë të pranueshme nga të gjithë.Rregulloret duhet të jenë të qarta, të shkurtra dhe lehtë të lexueshme, ato janë të tilla kur nuk mundësojnë interpretime të shumëfishta, keq interpretime dhe sidomos pamundësojnë vakum për manipulime dhe keqpërdorime.Nga leximi i parë dhe i shpejtë i propozim Rregullore (kgj) nr. 06/2018 për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për mënyrën dhe kushtet e shfrytëzimit të stadiumit të futbollit në Gjilan 01. nr. 12078 të datës 12.10.2009 në masën më të madhe të propozimeve për ndryshime, krijohet një përshtypje që kjo Rregullore është e kundërta e asaj se qka synon një Rregullore e mirëfilltë dhe e drejtë.Te neni 1 i Rregullores bazë fshihet paragrafi 1.2, e logjikshme për shkak të destinimit specifik dhe masave mbrojtëse.Te neni 2 i Rregullores, gjithashtu e logjikshme për shkak të ndërlidhjes me përmbajtjen e paragrafit 1.2.

21

Page 22: R E N D P U N E · Web viewpo filloj me një lutje për drejtorët e drejtorive që pyetjet të cilat ne po i bëjmë ti shfletojnë procesverbalet e seancave të kaluara dhe të

Te neni 3 i Rregullores bazë fshihet ky nen në tersi, por nëse fshihet ky nen shtrohet pyetja se kush propozon tarifat, apo ndoshta nënkupton Rregulloren për taksa ngarkesa dhe gjoba komunale me të cilat tarifa ne nuk pajtohemi.Te neni 4 i Rregullores bazë, formulimi i ri krijon paqartësi te termi “ ndeshje superiore”, a nënkupton kjo që klubet duhet të bëjnë gara në super ligën e Kosovës? Dhe qka ndodhë nëse klubet tona përfaqësuese nga Gjilani nuk janë anëtare të ligës superiore të Kosovës?Për fshirjen e paragrafëve 4.3 dhe 4.4 krijohet paqartësi se qka ndodhë me këtë kategori, a i mohohet pjesëmarrja apo i nënshtrohen tarifave të caktuara që krijojnë konfuzitet shtesë dhe mundësojnë interpretime individuale.Te neni 5 i Rregullores në vend të një riformulimi të qartë, të sakt dhe preciz, propozohet një formulim i mjegulluar, lehtë i manipulueshëm dhje i pa përcaktuar.Neni 7 i Rregullores bazë, paragrafi 7.1 nuk është arsyetuar ndalimi i klubeve për shfrytëzimin e lokaleve dhe zyreve.Neni 8 paragrafi 8.1 nuk është precizuar se si procedohet me procedurën e inkasimit të mjeteve nga spektatorët dhe si ka rezultuar fshirja komplete e këtij neni.Në përgjithësi kjo Rregullore krijon dilema të panevojshme, kryesisht rreth tarifave që ndërlidhen me Rregulloren për taksa ngarkesa dhe gjoba komunale në vend se ato të jenë precize siq kanë qenë, ne nuk mund të flasim për qmimet dhe tarifa.LVV-ja referon tarifa të sakta dhe precize duke lënë hapësirë dhe mundësi të modifikimit dhe përshtatjes së çmimoreve për të gjitha kategoritë që njëkohësisht do të nënkuptonte më shumë shfrytëzues, më shumë të ardhura dhe menagjiim të qëndrueshëmLVV-ja preferon kritere strikte dhe precize të shfrytëzimit të hapësirave sportive për të gjithë shfrytëzuesit e kategorive të caktuara sipas Rregullores.Pas marrjes në shqyrtim të vërejtjeve tona dhe harmonizimit në tërësi ne do të jemi në gjendje dhe të gatshëm të votojmë miratimin e kësaj Rregullore.

Hevzi Matoshi: u përmenden tarifat të cilat janë në Rregulloren aktuale dhe unë ju njoftoj se të gjitha tarifat që kanë qenë të parapara për shfrytëzimin e Stadiumit të futbollit në Gjilan dhe lidhur me shërbimet që janë ofruar aty janë të inkorporuar në Rregulloren për taksa dhe ngarkesa komunale që është miratuar nga vetë kuvendi. Andaj bazuar në këtë ndryshim dhe plotësim të kësaj Rregullore, më tepër është spastrimi i tekstit i Rregullores aktuale duke mos pësuar ndryshim substancial të saj.Bazuar në kompetencat të cilat i ka Kryetari i Komunës dhe në përputhje me nenin 58 pika h, i propozojmë Kuvendit të Komunës të miratoj ndryshimin dhe plotësimin e kësaj Rregullore.

Shefik Surdulli: u tha pak më parë që stadiumi të përdoret vetëm për aktivitete sportive, jo politikë, por mendoj se duhet të përdoret edhe për aktivitete kulturore.Ta zëmë se po mbahet një koncert i madh nga Dua Lipa ose Rita Ora, atëherë koncerti mbahet në Stadium.

Me 17 vota “për”, 6 vota “kundër” e të tjerat abstenime miratohet Rregullore (kgj) nr. 06/2018 për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për mënyrën dhe kushtet e shfrytëzimit të stadiumit të futbollit në Gjilan 01. nr. 12078 të datës 12.10.2009

2.4 Rregullore (kgj) nr. 07/2018 për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për mënyrën dhe kushtet e shfrytëzimit të palestrës së sporteve "Bashkim Selishta-Petriti" në Gjilan, 01. nr. 7834 të datës 14.07.2009

Teuta Suliqi: grupi i këshilltarëve të LDK-së e mbështetë këtë pikë dhe të gjitha këto ndryshime që janë paraqitur këtu janë të arsyeshme dhe kërkoj nga të gjithë që bashkërisht ta mbështesim këtë pikë të rendit të ditës.

22

Page 23: R E N D P U N E · Web viewpo filloj me një lutje për drejtorët e drejtorive që pyetjet të cilat ne po i bëjmë ti shfletojnë procesverbalet e seancave të kaluara dhe të

Mimoza Kadriu: unë kam bërë vërejtje për Rregulloret, sepse kam kërkuar që propozimet e reja që bëhen, të jenë edhe Rregullorja me propozimet e vjetra sepse është e vështirë të analizohet se qka është fshirë e çka ka mbetur në mungesë të Rregullores së vjetër.Te neni 3 fjalia e tretë, ku fjala është për stërvitje nga numri 3 është reduktuar në 2 stërvitje dhe unë barti kërkesën e sportistëve që numri i stërvitjeve të mbetet 3 ashtu siq ka qenë.Te paragrafi ku thuhet se përfshihet shuma prej 10 € për një orë dhe shtohet teksti sipas rregullores për taksa ngarkesa dhe gjoba komunale, unë kërkoj që të hiqet pagesa lidhur me shfrytëzimin e palestrës nga klubet që janë të rexhistruara në federata të ndryshme.Riza Abdyli: pajtohem me z. Kadriu që ta kemi edhe Rregulloren e vjetër e jo vetëm pjesën e ndryshimeve.Ne nuk jemi kompetentë dhe nuk jemi profesionist që mund ta caktojmë se sa herë në javë duhet të ketë ushtrime një klub sportiv, sepse janë kriteret tjera që e përcaktojnë në bazë të llojit të sportit.Problemin e kemi që në palestrën e sportit Bashkim Selishta në Gjilan, me vite të tëra nuk kemi pas asnjë investim të dukshëm, në përjashtim të disa gëlqerosjeve të vogla, gjendja faktike e ulëseve është e keqe, janë ulëse të dëmtuara, dysheme e dëmtuar, kulmi i dëmtuar, kurse te mirëmbajtja dhe numri i vogël i punëtoreve paraqet probleme, sepse aty është vetëm një pastruese, një mirëmbajtës teknik dhe ky mirëmbajtës në raste të caktuara bën edhe punën e rojës. Aty mungojnë më së paku 4 punëtorë dhe është e vështirë të menaxhohet një palestër me – 4 punëtorë. Gjithashtu para disa vite është bërë në nyje sanitare por ato nuk janë të gjitha funksionale dhe kërkoj nga drejtoria përkatëse të merr masa lidhur me këtë palestër ose të bëhet një stadium që të privatizohet e mos ti bëhet barrë k9omunës nëse nuk kemi shërbime të mira.

Hevzi Matoshi: neni 3 paragrafi 1.4, kjo është propozuar nga vetë sektori i sportit dhe nëse kuvendi vendos që të mbetet formulimi i vjetër ajo prap mund të mbetet. Sa i përket tarifës prej 10 € ajo vlen vetëm shoqatat dhe klubet që nuk janë fare të rexhistruara.

Arbër Ismajli: te terminët e klubeve duhet të kemi kujdese, sepse nëse Rregullorja e përcakton nga 3 në 2, nuk mund ti thuash klubit ushtro në palestër.

Bujar Nevzadi: këta që kanë propozuar që stërvitjet të mbesin me 2 terminë, janë antisportista, sepse klubet serioze me 2 stërvitje nuk mund të ekzistojnë.

Mimoza Kadriu: unë kam marr pjesë në debat publik për këtë Rregullore dhe nuk e kam pa prezent asnjë përfaqësues të sportit, e kur i kam pyetur pse nuk kanë qenë, thuhet se nuk ka pas njoftim për debat.Sportistët kanë kërkuar që të mbeten 3 stërvitje.

Shpresa Kurteshi-Emini: atëherë këtë Rregullore po e vë në votim mirëpo numri i stërvitjeve të mbetet ashtu siq ka qenë në Rregulloren e mëparshme.

Me 26 vota “për” miratohet Rregullore (kgj) nr. 07/2018 për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për mënyrën dhe kushtet e shfrytëzimit të palestrës së sporteve "Bashkim Selishta-Petriti" në Gjilan, 01. nr. 7834 të datës 14.07.2009

2.5 Raporti i punës për vitin 2017 i Komisionit Komunal të Aksionarëve të KRM “Eco Higjiena”

Xhelal Jetishi- para anëtarëve të Kuvendit paraqiti raportin e Komisionit të Aksionarëve të KRM” Eko Higjiena” i cili tha se partneri private duke u bazuar ne Marrëveshjen e PPP nuk ka bere investimin e shumës te cilën e ka pasur obligim ta investoje ne “EcoHigjiena Sh.P.K prej 1,500,000.00€ brenda 30 muajve konforme nenit 5 te marrëveshjes, por asnjëherë nuk ka dhëne arsyetime ne lidhje me mos investimin e bere, përkundër kësaj ajo ka ofruar raporte jo reale te dhënave pa shpalosje adekuate ashtu siç kërkojnë Standardet Ndërkombëtare te Raportimeve Financiare, por vetëm duke dhëne informacione sipas dëshirave te veta dhe përshtatjeve te cilat i kane konvenuar për realizim te qëllimeve te veta.

23

Page 24: R E N D P U N E · Web viewpo filloj me një lutje për drejtorët e drejtorive që pyetjet të cilat ne po i bëjmë ti shfletojnë procesverbalet e seancave të kaluara dhe të

Largimi i punëtoreve nga puna novitet 2016 dhe i 2017, numri i tyre i larguar është 53 te gjithë janë duke u trajtuar nga gjykatë, kemi edhe vendime te Inspektoratit te punës ku i cilëson si largime kundërligjore dhe kërkon kthimin e tyre ne vendet e punës, disa prej tyre janë ete kthyer me vendime te gjykatave e te cilat vendime nuk po i zbaton partneri private, për te cilët vendime sigurisht se ka pasur dhe do te ketë ndëshkime nga gjykatat zvogëlimi i kapitalit te kompanisë KRM “Higjiena” Sh.A ne kundërshtim me Marrëveshjen e PPP te datës 23.05.2012, dhe konstatimi i diferencave me qellim qe edhe Autoritetin kontraktues ta konsideroj si shkelës te marrëveshjes për mos investim dhe te trajtoj njëjte si vetveten (më tepër material i shkruar).Mimoza Kadriu: ekziston rruga e qartë ligjore përmes të cilës ish ndërmarrja publike si kompani rajonale Higjiena, marrëveshjen e PPP e ka 49% dhe i jep llogari Kuvendit të Komunës në baza vjetore.KRM Higjiena është shoqëri Aksionare, dhe në të ka hise edhe Komuna e Vitisë dhe Kamenicës me 27%, pjesa tjetër e aksioneve është pasuri komunale dhe llogaridhënien e rregulloren Ligji 08/087 për ndërmarrje publike, pika 2 e këtij neni.Komisioni komunal i aksionarëve mbledhë të dhëna të mjaftueshme dhe të besueshme nga bordi dhe menagjmenti për të hartuar raportin vjetor të sajë.Në këtë raport të shkurtër, të thatë e të pa qartë, nuk thuhet askund se prej nga janë marrë të dhënat të cilat kanë të bëjnë me shumë me historinë dhe interpretimin e bazës ligjore të këti partneriteti se sa që flet për trendët reale, afariste dhe zhvillimore të këtij partneriteti.Komisioni ka thënë në raport, se nuk ka pas qasje në të dhëna, por si është e mundur të ketë pengesa në qasje kur Ligji për qasje në dokumente zyrtare, po ashtu edhe vetë marrëveshja ju mundëson qasje dy palëve.Nëse ne si këshilltarë të këtij Kuvendi nuk kem i vullnet për ti zgjidhur problemet dhe për ti dhënë hov zhvillimit të Komunës, atëherë kush mendoni se mund ta bëjë këtë ?Kryetari nuk mund ti lëvizë gjërat të cilat janë në kompetencë të Kuvendit, sepse marrëveshja e këtij partneriteti bie mbi supet e kuvendit dhe llogaridhënia bëhet para kuvendit.Raporti është tekstual dhe nuk përmbanë gjendje reale financiare të PPP dhe nuk kemi të dhëna për gjendjen e këtij partneriteti.Për mua personalisht dhe për grupin tim, ky raport është plotësisht i pa qartë dhe ne jemi të hendikepuar të kuptojmë se çka ka ndodhur me këtë partneritet.Si qytetarë e dimë, se ndonjëherë ka pas bojkote, pakënaqësi në grumbullimin e mbeturinave , po ashtu nuk është mirëmbajtur parku i qytetit dhe zonat tjera të gjelbërta, siq është mirëmbajtur me vite të tëra me që rast jemi shpallë ehe Komuna më e mirë sa i përket gjelbërimit.Raporti është dashtë të ketë së paku disa të dhëna bazike numerike, ku tregojnë në KK se cili është trendi në këtë PPP dhe a ka vlera ky PPP.Pse ka lindur nevoja për lidhje të këtij partneriteti, sepse mesa e dimë ne, i gjithë procesi është udhëhequr me vendime dhe monitorime të Kuvendit komunal të asaj kohe?Me qfarë gjendje financiare, teknologjike dhe strukturore ishte KRM Higjiena në atë kohë?Cilat janë fushëveprimet e saj në atë kohë dhe cilat ishin ambiciet e Komunës?Sa të punësuar kishte KRM Higjiena në ditë kur është lidhur ky partneritet me datën 23.05.2012 dhe sa të punësuar ka sot ?Cila ishte dhe cila është sot struktura kualifikuese e të punësuarve aty ?Cilat ishin obligimet financiare të KRM Higjiena, ndaj të gjithë partnerëve, furnitorëve me mallra dhe shërbime? Cilat janë sot ato obligime?Cila ishte shuma e shpenzimeve në paga, komunali, rrymë, ujë, telefon, mallra dhe shërbime, ATK, deponinë sanitare rajonale në vitin e fundit të 2011, para lidhjes së këtij partneriteti dhe cila është sot?Cila ishte shkalla e inkasimit dhe shuma e të hyrave nga klientët, kontratat dhe donatorët atëherë në KRM Higjiena dhe sa është sot a ka rritje ose jo?A është rritur kualiteti i shërbimeve për këto vite, vëllimi i punës, a i mbulon partneriteti të gjitha shërbimet në tërë komunën dhe nëse jo pse ?Pse nuk janë bërë investimet sipas marrëveshjes të paraparë më herët dhe cilat janë pengesat ?Pse është pritur kaq gjatë, që nga fundi i vitit 201, pasi që partneriteti privat është dashur të përmbush obligimet e saj dhe për t’ia servuar Kuvendit Komunal?

24

Page 25: R E N D P U N E · Web viewpo filloj me një lutje për drejtorët e drejtorive që pyetjet të cilat ne po i bëjmë ti shfletojnë procesverbalet e seancave të kaluara dhe të

Në marrëveshje përmes nenit 11 dhe 16 është qartë e thënë se si rregullohet partneriteti rajonale mes tyre, a ka qenë përfaqësimi ynë dhe anëtarët tanë të bordit në nivel të detyrës dhe a i ka shterur të gjitha mundësitë ligjore, ato që janë thënë në marrëveshje për ta stabilizuar plotësisht këtë partneritet për ti shërbyer Komunës?Nëse ka pengesa nga Higjiena, a e keni bërë maksimumin për ti larguar ato pengesa ?Nëse partneriteti privat ka shkaktuar pengesa, a jeni ulur me kohë si partner të vërtetë bazuar në ligjin për ti diskutuar këto situata dhe për të gjetur një zgjidhje.Pa vullnet të duhur politik për të zgjidhur një çështje ajo nuk mund të zgjidhet asesi. Kuvendi Komunal e ka për detyrë që së pari të jetë i pa anshëm dhe të ketë vullnet të plotë konsensual për të konstatuar gjendjen në këtë PPP edhe pse me shumë vonesë.Në fund të fundit, neve si anëtarë të kuvendit na është besuar vota e qytetarëve që ta përmbushim këtë mision sepse kështu e thotë edhe teksti i betimit të anëtarit të kuvendit, si dhe teksti i betimit të kryetarit të komunës.Sikurse para themelimit KK e ka themeluar një komision gjithëpërfshirës për vlerësim dhe udhëheqje të procesit, ashtu edhe do të duhej që KK të thelloj një komision nga përbërja e vetë që të merret me këtë partneritet dhe të gjejë zgjidhje.Nëse ky komision na bind në të kundërtën, ne do të marrim vendim për shkëputjen e marrëveshjes, por ta dimë se çështja përfundon në Gjykatë. Aq më keq nëse ne jemi të pa kujdesshëm dhe të pa përkushtuar dhe ky konflikt ekonomik shkon ne Arbitrazh. Pastaj mund ti shkaktojmë komunës tonë dëme të pa parashikuara, sepse këto dëme i kemi të freskëta nga niveli Qendror me PTK-në.Përfundoj me konstatimin se jemi shumë të vonuar dhe të neglizhuar me këtë çështje si KK dhe duhet së paku të veprojmë me seriozitetin e duhur dhe të zgjidhim këtë nyje. Kjo do të zgjidhet dhe do të merr rrugën e duhur herët ose vonë dhe asgjë nuk do të mbetet pa u ditë qoftë qëllimet e mira qoftë të këqija dhe do të identifikohen edhe fajtorët e edhe të pa anshmit e të pafajshmit.Ky kuvend duhet ta bëjë zgjidhjen e këtijë konflikti enigmatik.

Xhelal Hajrullahu: nëse nuk e ke lexuar marrëveshjen e partneritetit, statutin e kompanisë, Ligjin mbi partbneritetin publiko-privat, Ligjin mbi shoqërinë tregtare, mbi ndërmarrjet publike, atëherë është e vështirë të vie te një konstatim i saktë.Më vjen keq që znj.Kadriu nuk jeni e informuar sa duhet sepse ky raport ka të bëjë me vitin 2017.

Nevzat Isufi: mendojs e ky raport është i vonuar sepse jemi në gjysmën e parë të vitit 2018, kurse ky raport është i vitit 2017, e shikuar një anshëm dy palët kemi të drejtë.Ky raport i ngjan më shumë një ankese se sa një raporti, sepse shumë gjëra janë të njohura nga shumica prej neve. Ne kemi mbajte seancë të veçante për çështjen e Ekohigjenës, kemi pas ankesa të veçante kolektive, grevë të punëtorëve, raport nga pjesa private dhe problemi është thelluar edhe më tepër, por më e keqja është se të gjitha shtizat janë thyer te shërbimi i qytetarëve dhe fati i punëtorëve.Ky partner tingëllon friksues për partneritete të reja e kjo mund të jetë me pasoja për ekonominë dhe bizneset në Gjilan.Habitem se si ky komision i aksionarëve nuk ka pas mundësi të ketë qasje në dokumente në pjesën e 51% dhe neve nuk na është drejtuar asnjë ankesë sepse ne vetë e kemi zgjedhur këtë komision, prandaj mendoj se do të ishte logjike të thoni se nuk mund të bëjë një raport si duhet sepse jemi të hendikepuar në dokumentacion, e ne do të ju dilnim në ndihmë këtij komisioni. Edhe organet tjera që lidhen me këtë organizatë nuk kanë funksionuar si duhet sepse thuhet në faqen 2 në fillim normalisht sipas marrëveshjes mbikëqyrja do të duhej të bëhej nga drejtoria e Zhvillimit Ekonomik e K.Gjilanit, që nënkupton që kjo nuk është bërë.Rreth mënyrës së investimit të marrëveshjeve, nuk na është sjellë marrëveshja dhe duhet të mbështetemi në citimet që i bënë njëra ose tjetra, por çështë e vërteta Ligjin për partnerin privat ne e kemi lexuar dhe e dimë se çfare është obligimi i njëra tjetrës, por shtrohet pyetja se si edhe ne si Kuvend nuk i kemi qasë mundësisë së zgjedhjes së një komunikimi normal, do të ishte fat i mirë që ne ta sjellim edhe një herë këtu marrëveshjen por ne e dimë se tash ka organe të tjera që ndërmjetësojnë sepse kontrata është nënshkruar e këtu mund të ndërhy edhe Gjykata. Por ne deri tani nuk e dimë se Gjykata ka nxjerrë ndonjë vendim.

25

Page 26: R E N D P U N E · Web viewpo filloj me një lutje për drejtorët e drejtorive që pyetjet të cilat ne po i bëjmë ti shfletojnë procesverbalet e seancave të kaluara dhe të

Qasja ne dokumente të kompanisë do të duhej të përcillej me një presion edhe nga organet ndihmëse të pushtetit, sepse është kufizim i pa drejtë për këto pengesa. Natyrisht se për të pasur qasje më ndryshe do të duhej të vepronim si herën e kaluar që kemi pas sepse janë mendime kontradiktore.Ky raport do të duhej shoqërohej me tabela të realizimit të hyrave, sfidave të organizatës e dikush të ndërmjetësoj në të hyrat e investimeve që kanë qenë të parapara dhe atyre që ka pas më herët dhe të nxjerrët një shenjë e ekuivalencës. Qytetarët nuk e marrin shërbimin si duhet për shkak të këtyre problemeve, punëtorët nuk trajtohen si duhet e ne nuk jemi në gjendje të themi se kush është përgjegjësi kryesorë për këtë gjendje.Mendoj se ne vetëm mund ti bashkohemi komisionit të aksionareve për ankesa por pa pas edhe anën tjetër dhe statistika tjera, numrin e punëtorëve, numrin e klientëve, fatin e punëtorëve të cilët sot janë pa punë, nuk besoj që do të mund të bëjmë ndonjë zgjedhje të mirë. Prandaj nuk i jap vetes të drejtë që ta pranoj këtë raport sepse nuk i plotëson kushtet si raport serioz.

Riza Abdyli: gjithçka mund ti themi këtij dokumenti, por vetëm raport jo. Këtu më shumë është një ankesë vajtuese që nga viti 2012 e duke e bartë deri në ditën e sotme. Përpiluesi i këtij raporti e ka potencuar se për vitin 2017 nuk kemi sjellë akoma raport me shkrim dhe ende qëndron kjo situatë.Nëse ndalemi te shkëputja e kontratës ne si KK duhet të jemi mjaftë të kujdesshëm , sepse të gjithë e dinë se është i vetmi investitorë i huaj në komunën e Gjilanit dhe ndër të paktit në RKS dhe nëse ne bëjmë veprime të ngutshme mendoj se do të paraqesim një hije të keqe për investitorët e tjerë që pretendojnë të vinë këtu dhe të na ndihmojnë në rritjen e zhvillimit ekonomik.Te gjithë jemi dëshmitare që vitet e mëhershme Ekohigjiena ka qenë ndërmarrja më e suksesshme në Kosovë, duke marrë 3 grande nga 45.000€ nga USAISD. KRPP Higjiena që nga viti 2012 është ballafaquar me probleme të ndryshme dhe investitori Austriak është ballafaquar me probleme të lloj llojshme, prandaj nuk mund ta hedhim fajin vetëm te investitori i huaj. Nuk kemi raport nga pala private, kemi fjalë të rrugëve, të kafiterive por jo edhe raporte, jo dokumentacion dhe unë jam ai që më së shumti kërkoj që të zbatohet marrëveshja, por ta korrigjojmë edhe vetveten sepse të parët jemi ne që e kemi shkelë marrëveshjen. Ne e kemi gjendjen kaotike në K.Gjilanit, sa herë ka pas greva të punëtorëve, e besoj që ju kujtohet Janari i famshëm ku na mbuloi bërlloku gjithkah. Ajo që më shqetëson mua, është lëvizjet e mëdha të punëtorëve, por numri është i njëjti. Qyteti është i vogël dhe dihet kush është punësuar në Ekohigjienë dhe më së miri e dini ju që jeni brenda institucioneve Komunale.Kërkesën që e ka bërë komisioni i cili kërkon që kontrata të ndërpritet, ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të kërkojmë raport nga pala tjetër dhe nga komisioni.

Ibish Ibishi: edhe në mandatin e kaluar kemi bërë zhurmë rreth problemeve që e kanë përcjellë këtë kompani dhe këtë partneritet.Nëse me dikën lidhë partneritet dhe merr obligime dhe ke afat te caktuar kohorë për përmbushjen e marrëveshjes, ajo duhet të bëhet. Ne partnerit i kemi ofruar edhe bashkëpunim edhe kapital të asaj kompanie. Ai ka pas obligim të bëj investime prej 1.500.000 € por nuk e ka bërë, sepse nuk kemi të bëjmë me një partner serioz dhe ky partner e ka autorizuar një përfaqësues të tij i cili dyshohet se është duke e zhvilluar këtë partneritet i cili e ka rexhistruar pasi është bërë partneriteti.Unë kam menduar që ne si organ komunal kemi arrite diçka në këtë veprim, por sot e shoh se nuk kemi ndërmarrë asnjë hap të vetëm për zgjidhjen e problemeve.Me keqardhje e them se partneri privat është i pa ndërgjegjshëm. Duke e ditë të kaluarën e këtij partneriteti, janë përcjellë shumë probleme të cilat partneri privat i ka shkaktuar duke shitë asete të Komunës. Komuna jonë është degraduar nga deponitë e egra dhe kjo situatë ka rrjedhë nga pa përgjegjësia e këtij partneriteti. Largimi i punëtorëve nga puna dhe zëvendësimi me punëtorë të ri, nuk ka qenë e paraparë në marrëveshje. Ne nuk guxojmë kurrsesi ta mbajmë në partneritet një person i cili veprimet i bënë siç ja do qejfi vet.Në këtë kompani ne kemi një drejtor të vetë shpallur, e ky drejtor z. Senad Rama para dy viteve ka paraqitur dorëheqjen e tij Kristian Moser dhe ky i fundit e ka miratuar atë dorëheqje.Nga mos zbatimi i vendimeve të cilat i ka sjellë Gjykata, e të cilat i nderuari nuk i respekton fare, sot një vendim që ka arrite shumën prej 35.000€ duhet ti paguaj partneri privat.

26

Page 27: R E N D P U N E · Web viewpo filloj me një lutje për drejtorët e drejtorive që pyetjet të cilat ne po i bëjmë ti shfletojnë procesverbalet e seancave të kaluara dhe të

Mendoj se ne duhet ti nxjerrim disa propozime konkrete se qfarë të veprojmë në ditët në vijim.

Burim Berisha: ne e kemi analizuar këtë informatë raportuese nga ana e komisionit të Aksionarëve dhe e kemi pa në detaje që nuk ka pas një komunikim të mirë mes anëtarëve të komisionit të aksionarëve dhe partnerit privat. Në bazë të diskutimeve dhe raportit shihet se asnjë pikë e marrëveshjes nuk është duke u zbatuar nga partneri privat. Komuna ja ka dhënë në shfrytëzim pjesën e aseteve ku e ka tokën, pajisjet, por me të vërtetë është tmerr sepse makineritë të cilat i ka pas, sot e kemi problem të qëndrojmë pas atyre kamionëve sepse më shumë lëshon mbeturina, se sa që mbledhë mbeturina.Duke i analizuar të gjitha këto kemi ardhë në përfundim që borxhi i cili është krijuar ndaj ATK në shumë prej 235.000€ dhe borxheve të tjera, këto shuma qdo ditë do të kenë rritje dhe do të ndikojnë negativisht, prandaj n e duhet sot të mendojmë një zgjidhje dhe ti nxjerrim disa rekomandime se ti të dalim nga kjo situatë. Nëse ne mendojmë se më mirë është që kjo kontratë të shkëputet atëherë ti japim sot 1.5 milion €, se sa nesër 6 milion €.Këtë raport edhe në komitetin për zhvillim ekonomik e kemi aprovuar këtë raport me qëllim që komunës ti japim mundësi që ta shpëton këtë kompani, sepse nëse sot nuk ndërmarrim hapa të duhur, gjithçka do të jetë dëm për qytetarin.Në lagjen ku jetoj është bërë kërkesë që të sjellën kontejnerë për mbeturina, por nuk ka kontejnerë.Mos ulja e tarifës tatimore është vjedhje ndaj qytetarëve, kemi ngritje të taksës prej 30 në 36.Në bazë të ARBK-së shihet se kjo ndërmarrje është e regjistruar si SHPK me kapital investim 1.000€ në person fizik.

Shefik Surdulli: këtë dokument e quaj informacion i cili është i një anshëm , me një retorikë të cilin e dëgjojmë nga viti 2012. Me ardhjen në pushtet të LDK-së ka filluar kjo ankesë dhe kundërvëniet ndaj partneritetit privat. Nëse me të vërtetë është arritur që të na manipulojnë në këtë shkallë atëherë “vaj halli” për ne.Kuvendi do të duhej ta ketë edhe versionin tjetër nga partneri privat sepse kjo do ishte korrekte dhe ligjore. Për prishjen e kësaj marrëveshje mendoj se ka kondita që i parasheh ligji dhe marrëveshja.Rreth viteve të fundit në komunën e Gjilanit më së shumti është flitë për këtë kompani, duke thënë fjalë më të rënda. Unë nuk them se pata tjetër është në rregull, por duhet të kemi kujdes sepse kemi të bëjmë me investitor të huaj.Për 4 vite rresht kam dëgjuar fjalë se kontrata e PPP duhet të prishet, por pa pas ndonjë argument bindës mendoj se kjo nuk duhet të ndodh sepse nuk është korrekte.

Bujar Nevzadi: ne po humbim kohë me debate, sepse edhe vitin e kaluar kështu kemi bërë, për arsye se vendim nuk mund të marrim. Ju e keni përgjegjësinë, e keni shumicën e këshilltarëve, veje në votim shkëputjen e kontratës, asnjë fjalë nuk e dëgjova nga aksionaret të thonë se në kohen e qeverisjes së kësaj opozite Komuna e Gjilanit ka marrë vendin e parë ne Kosovë si Komuna më e pastër. Po përmendet largimi i punëtorëve, e pse nuk thoni se i kanë larguar disa punëtorë sepse është dashur të punësoni familjarët e juaj.Senad Rma ka deklaruar me 8 qershore, se nëse dikush ka menduar se do ti jepen 10%, lirisht mund ti fshinë buzët për murrizi, duhet të jetë dikush i pa cipë dhe i pa skrupull për të kërkuar investime në kondita të tilla. Kjo ka qenë Rajoni Pres dhe unë nuk kam dëgjuar reagime të Komunës, por është dashur që edhe Prokurori të thirret dhe të shikohet se kush i ka kërkuar këto 10%.

Festa Shabani: shpreh keqardhje që në këto orë të vona për një çështje shumë të rëndësishme ne po flasim krejt në fund, ky debat nuk është i kotë.Po flas në emër të ish punëtorëve që kanë punuar në ndërmarrjen Ekohigjiena dhe ne nuk e dimë se si dikush mund të quhet investitor i cili i ka larguar punëtorët nga puna. Në dokument e kemi një vendim nga zyra e kryetarit i cili, kur e ka ndërlidhë një marrëveshje me kompaninë Ekohigjiena ka kërkuar që të rikthehen prap punëtorët, por kjo pikë është shkelur, prandaj unë nuk e di se si mund ta lejojmë një operator ndërkombëtarë ta vazhdoj operimin e tij e i cili nuk po operon fare sepse dihet se qfar gjendje kaotike është shndërruar qyteti jonë dhe sa familje kanë mbetur pa paga, e në venim ceket se zyra e kryetarit ka lidh marrëveshje me kompaninë Tregu që këta punëtorë të cilët janë larguar nga Ekohigjiena

27

Page 28: R E N D P U N E · Web viewpo filloj me një lutje për drejtorët e drejtorive që pyetjet të cilat ne po i bëjmë ti shfletojnë procesverbalet e seancave të kaluara dhe të

të bartë në ndërmarrjen Tregu. Megjithatë përsëri këta punëtorë janë larguar nga puna në ditën e Bajramit dhe 12 familje janë mbetur pa pagë. Këta punëtorë i kanë vendimet e drejtorisë, inspektoriatit dhe Gjykatës, që janë larguar pa të drejtë nga puna, prandaj mua më intereson se qfarë do të ndodhë me fatin e tyre, qka do të ndodhë me qytetin tonë. Qëndrimi i punëtorëve të larguar nga puna por edhe qëndrimi im është që ky partneritet të ndërpritet dhe nëse ne si kuvendar nuk mundemi të ndikojmë në këtë vendim, është DZHE-ja së bashku me zyrën e kryetarit mund të merr vendim për shkëputjen e kontratës për arsye se e konsideroj si humbje kohe të shkelen të drejtat e qytetarëve dhe punëtorëve.

Shemsedin Elezi: në raste të jashtëzakonshme duhet të bëhen zgjidhje të përkohshme, por ne e dimë që gjendja nuk është e mirë në secilën fushë.

Xhelal Jetishi: po lidhem te fjalimi i z.Isufi i cili tha se frikësohemi për lidhjen e marrëveshjeve në të ardhmen me partneritet publiko privat. Ne nuk frikësohemi të lidhim marrëveshje me ata të cilët janë serioz. Ne rastin m]ë të freskët e kemi kampusin e shkollave të mesme dhe po funksionon jashtëzakonisht mirë. Do kisha pas kënaqësinë më të madhe nëse sot do kishim pas mundësi të flisnim për të arriturat e Ekohigjienës.Numri i punëtorëve është 153 kurse numri i klientëve 11275 dhe mendoj se është jashtëzakonisht i vogël.Në kompaninë Hidromorava është 22.000 numri i klientëve .Pajtohem me ju kur e thoni që ky raport më tepër i ngjan një ankese se sa një raporti por ne nuk jemi marrë me shifra dhe tabela, sepse këto të dhëna i kemi pas edhe më herët, e qëllimi ynë ka qenë ti ofrojmë arsyet për një shkëputje eventuale.Ne mbrojmë interesat e Komunës, interesat e qytetarëve tanë, por në asnjë mënyrë nuk e shkelim edhe interesin e partnerit privat.z.Surdulli tha se nga viti 2014 e këndej jeni duke u ankuar, e unë i them se është e vërtetë, mirëpo ka munduar ankesat e tilla nga viti 2012 -2014, sepse nuk e keni pas komisionin e aksionareve që kanë përfaqësuar në mënyrë të denjë, nuk kanë treguar se nuk janë përmbushur obligimet e partneritetit privat.Mungesa e aftësisë menaxhuese krijon pakënaqësi te punëtorët, shkakton greva etj, por nëse i jep pagat me rregull dhe i motivon punëtorët atëherë punët shkojnë më mirë.Partneri privat nuk i ka përmbushur obligimet të cilat rrjedhin nga marrëveshja.Vitin e kaluar është bartë përgjegjësia te kryetari i komunës për zgjidhjen e situatës.Në marrëveshje është e paraparë që të ruhen vendet e punës së punëtorëve.

Mimoza Kadriu: e lus përfaqësuesin e Aksionarëve z.Jetishi që pyetjet e mija dhe fjalimin tim ta analizon dhe të na sjellë përgjigje. Kjo gjendje nuk ka ekzistuar në vitin 2012 por ky kaos është shkaktuar me ardhjen e LDK-së në pushtet me njerëz të caktuar është munduar të ndërhyhet aty dhe e gjithë kjo punë është bërë politike. Tani doni ta shkëputni këtë kontratë e nuk dihet se kush fshehët pas kësaj pune, megjithatë për fjalët që i flisni mbani pak përgjegjësi.

Nevzat Isufi: ne kemi thënë se po kërkojmë partneritet, investime nga jashtë dhe në kuptimin e këtij lloji inkurajues por nuk pajtohem që në llojin tjetër të partneritetit jemi aq shumë mirë. Kur njërës pal i ka interesuar interesi personal ka heshtur kur pala tjetër nuk e ka realizuar një obligim e kur nuk i ka konvenuar atëherë ka reaguar. Të gjithë e duam të njëjtën gjë por si ta gjejmë enigmën për zgjidhjen e problemit. Qytetarët i përgjigjen pagesave dhe nuk marrin shërbime si duhet.

Riza Abdyli: muhabetet e Higjienës janë përmendur gjithkah, momentin që janë bërë dy persona bashkë, biseda ka qenë Ekohigjiena.

Shefik Surdulli: informacioni është tendencioz dhe ne mund ta shohim vetëm kur edhe nga pala tjetër vjen informacioni. Kompania Ekohigjiena është themeluar si PPP me 23.05.2012 dhe pas 1 viti e gjysmë ne e kemi dorëzuar pushtetit të LDK-së. Tani i ka bërë 6 vite e gjysmë dhe nuk keni qenë në gjendje ta evokoni problemin.

28

Page 29: R E N D P U N E · Web viewpo filloj me një lutje për drejtorët e drejtorive që pyetjet të cilat ne po i bëjmë ti shfletojnë procesverbalet e seancave të kaluara dhe të

Arbër Ismajli: fillimin e PPP e ka bërë ky kuvend për të hyrë në mardhënie kontraktuale. Është duke u zhvilluar një proces Gjyqësorë dhe sa zgjatë ne askush nuk e dimë. Përgjegjësia është e të gjithëve por e pash këtu nga kolegët e opozitës por edhe atyre të pozitës, që disponimi jonë është i njëjtë dhe në favor të qytetit.Kryetari i Komunës e ka emëruar një task forcë për ti zhvilluar negociatat me partnerin dhe unë personalisht jam i kyçur në atë ekip dhe ne jemi takuar por kemi vendos të mbajmë një takim tjetër më të gjerë dhe po presim përgjigje nga partneriteti privat. Te çështja e punëtorëve, është bërë largimi i 12 punëtorëve në mënyrë të njëanshme dhe ata kanë një arsyetim, por edhe ata punëtorë janë në proces Gjyqësorë dhe disa vendime janë kthyer në favor të tyre.Ju lus ta dalloni partneritetin me Ekohigjienën dhe pastrimin e qytetit, sepse janë gjëra të ndara. Momentin kur është bërë partneriteti, në asnj[ dokument nuk flitet që pastrimi i qytetit i takon Ekohigjienës.Kryetari i komunës e ka lidh një marrëveshje 5 mujorëshe pikërisht për shkak të pastrimit të qytetit. Inicimi nga DSHPIB ka gati 10 dit që ka ardh dhe besoj që së shpejti do të dalë se kush do të merret me pastrimin e qytetit.Për pak ditë ne si kabinet i kryetarit do të vjen me një propozim vendim final se çka do të ndodhë me Ekohigjienën dhe është fat i yni i mirë që të gjithë që jeni këtu e doni 49% të aksioneve të komunës.

Shpresa Kurteshi-Emini: mbetet që edhe partnerit privat të ja kërkojmë raportin e punës po ashtu presim që edhe Task Forca se shpejti të na vjen me ndonjë rekomandim.

Me 14 vota “për”, 10 vota kundër, e të tjerat abstenime miratohet Raporti i punës për vitin 2017 i Komisionit Komunal të Aksionarëve të KRM “Eco Higjiena”

2.6 Raporti i punës për vitin 2017 i Komisionit Komunal të Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve” në Gjilan

Burim Berisha: këtë raport e kemi shqyrtuar edhe në komitetin për Zhvillim Ekonomik dhe në bazë të këtij raporti, gjatë vitit 2017 në këtë ndërmarrje ka pas rritje të shpenzimeve për 14.000€ dhe ulje të hyrave për 6.000€.Ne si komitet kemi ardh në përfundim se duhet ti japim disa rekomandime për Komisionin e aksionarëve dhe ekzekutivin e Stacionit të Autobusëve për përpilimin e një plani i cili do ti ulë shpenzimet në mënyrë drastike dhe të bëhet një Auditim i ri, apo nga Auditimi i vitit të kaluar të nxjerrën disa rekomandime për mundësin e daljes nga gjendja të cilën është Stacioni. Për vitin 2017 kemi gjendje jo të favorshme dhe është mirë ti kemi parasysh këto rekomandime.Ne si grup i LSDK-së e përkrahim këtë raport duke u bazuar në këto rekomandime që i kemi dhenë.

Nevzat Isufi: është një raport më i mirë në pikëpamje kualitative për dallim nga vitet tjera. Mendojmë se kty raport i ka përshkruar të gjitha ngjarjet e kësaj ndërmarrje por më çuditë fakti se shihet e gjithë kjo rregullsi por në fund kemi ndryshim të bilancit, duke konsideruar se edhe përqindja e realizimit të planeve është e gjitha mbi mesataren.Ky raport është serioz, i përgjegjshëm dhe duhet të përhrahet, por duam sqarim më të hollësishëm rreth bilancit përfundimtarë.

Riza Abdyli: kemi një raport voluminoz por jap shqetësimin tim lidhur me bilancin negativ dhe mensoj se këtu kemi një mungesë të angazhimit të menaxhimit të kësaj ndërmarrje lidhur me punën efikase të komplet stafit.Për vitin 2017 kanë dal me një bilanc negativdhe kam njjë pyetje konkrete se si janë duke shkuar punët për vitin 2018 sepse është shqetësuese që kjo ndërmarrje ta ruaj licencën B.E përshëndes iniciativën e komitetit për zhvillim ekonomik për prioritetet e bëra.Kjo ndërmarrje ka mjaftë asete të cilat me një angazhim më të madhe shumë lehtë mund të dali në bilanc pozitiv.

29

Page 30: R E N D P U N E · Web viewpo filloj me një lutje për drejtorët e drejtorive që pyetjet të cilat ne po i bëjmë ti shfletojnë procesverbalet e seancave të kaluara dhe të

Arijeta Rexhepi: te të hyrat totale për periudhën janar-maj 2017, pastaj janar-maj 2016, është një shumë ku të hyrat janë më të vogla, me që rast përmendet edhe shkaku i ngushtimit të hapësirës fizike të Stacionit, kurse shpenzimet për periudhën janar- maj 2017 janë 82.000€, kurse janar-maj 2016 janë 74.000€.Pse kemi shpenzime më të mëdha kur të hyrat kanë qenë më të vogla për vitin 2017?Te faqe 17 te vendimet e ekzekutivit, keni marrë një vendim për formimin e komisionit të përcaktimit të vlerës se objektit të garazhit me qëllim të shitjes përmes ankandit publik vendim i datës 24 shkurt 2017. Pyetja ime është se a keni të drejtë ligjore të bëni shitje të tilla, cila është arsyeja e shitjes dhe me çfarë qmimi është shitur ?Faqe 38 te reprenzacioni ne vitin 2017 janë më të larta për 78%, duke e cekur edhe ju shkakun e këtij takimi me zyrtarë komunal dhe projektuesit e stacionit pro pse të kushtoj kaq shumë se vitin e kaluar për 1705 €?Përmenden edhe bordi i drejtorëve punën e tyre e kanë të fokusuar në disa aktivitete, ku ndera prej tyre është edhe vendqëndrimi momental dhe i sigurte i udhëtarëve, vendqëndrimet për pritjen e Autobusëve nuk ka në shumë vende, por ka vende që e rrezikojnë edhe jetën e udhëtarëve, shpresoj që do të merrni masa për rregullimin e tyre që ti mundësoni qytetarëve një ambient më të mirë.

Avdyl Jerliu- para anëtarëve të Kuvendit paraqiti Raportin e punës për vitin 2017 i Komisionit Komunal të Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve” në Gjilan.Besoj që këtë vit do të dalim me një bilanc pozitiv. Stacioni e ka fituar licencën B për 5 vitet e ardhshme.Si rezultat i zvogëlimit të hapësirës së stacionit të Autobusëve për shkak të ndërtimit të QKMF-së, janë ulur të hyrat. Në këtë hapësirë ka qenë dhe garazhi me të hyra 500 € në muaj, parkimi i veturave të vogla e cila tashmë mungon. Rritja e shpenzimeve ka ndodhë si rezultat pagave.(më tepër material i shkruar).

Bujar Nevzadi: me intereson paga e Sekretarit të Ndërmarrjes, biletë shitësit dhe pastruesja?

Nevzat Isufi: kur është bërë ndarja e hapësirës së stacionit për ndërtimin e QKMF-së, a keni pas dokumentacion në mënyrën se si është bërë?Sa janë respektuar procedurat dhe sa janë në marrëveshje me udhëheqjen dhe menagjmentin sepse nuk jeni rasti i vetëm kur një sipërfaqe e një institucioni meret në dobi të tjetrit por pa konsultim me ish shfrytëzuesit ?

Avdyl Jerliu: pyetjet e pagave nuk kam përgjigjje ju informoj me shkrim. Sa i përket sipërfaqes së stacionit ajo pjesë ka qenë pronë komunale dhe na kanë njoftuar me kohë se do të bëhet ai investim, prona ka qenë komunale dhe stacioni e ka shfrytëzuar atë pronë.

Me 23 vota “për” dhe të tjerat abstenime miratohet Raporti i punës për vitin 2017 i Komisionit Komunal të Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve” në Gjilan

2.7. Raporti i punës për vitin 2017 i Komisionit Komunal të Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu” në Gjilan

Burim Berisha: meqë mungon komisioni i aksionareve këtu është e kotë të diskutohet. Por meqë kemi një numër të madh të rekomandimeve të cilat duhet të ja japim këtij institucioni ti ri, i cili në strat d9o të duhet të ketë përkrahje që më vonë mos të vie gjendja sikurse Ekohigjena.

Riza Abdyli: edhe unë mendoj se nuk duhet ta diskutojmë këtë pikë pasi që mungon përfaqësuesi. Kjo ndërmarrje është e ndarë nga Ekohigjena, propozoj që ky raport të shtyhet për një seancë tjetër.Kam një shqetësim nga kjo ndërmarrje lidhur me largimin nga puna për 12 punëtorë dhe është hap një konkurs i ri për pranimin e punëtorëve të ri,. Unë ftoj të gjithë këshilltarët komunal që ti japin një rekomandim kësaj ndërmarrje, ta pezulloj këtë konkurs dhe ti kthej punëtorët në vendin e punës.

30

Page 31: R E N D P U N E · Web viewpo filloj me një lutje për drejtorët e drejtorive që pyetjet të cilat ne po i bëjmë ti shfletojnë procesverbalet e seancave të kaluara dhe të

Nevzat Isufi: edhe unë mendoj që si ndrmarrje e re do të duhej të vinte raportuesi këtu. Meqë ai nuk është këtu e kjo është çështje e ndejshme mos të diskutojmë sot.

Xhelal Hajrullahu: edhe unë jap shqetësimin tim lidhur me largimin e 12 punëtorëve nga puna. Me 13 shtator 2017 ]është emëruar Mejdi Ahmeti ushtrues i detyrës si krye shef ekzekutiv dhe është formuar një kontratë për të përderisa 12 punëtorë tjerë janë larguar nga puna.Arsyen e largimit nga puna për këta punëtorë e ka dhënë edhe |Kryetari duke thënë se kontratat e tyre kanë qenë mbi vepër.Një dokument tjetër i lëshuar nga zyra e kryetarit me 19 prill e demanton z. Ismajli ku ndër të tjerash në paragrafin e fundit thuhet kështu: ne ju falënderojmë për bashkëpunimin e deritanishëm dhe kërkojmë që përfaqësuesit e NPL Tregu dhe Ekohigjiena me një takim të përbashkët të diskutojnë në lidhje me punëtorët të cilët kanë qenë në kuadër të Ekohigjienës dhe të barten në NPL Tregu .Nënkryetari më parë e potencoi se këta punëtorë nuk janë kthyer në punë në Ekohigjienë, por janë bartë në NPL Tregu, e në të njëjtën kohë vetë komuna shpall konkurs për këta punëtorë që kanë qenë të angazhuar aty për 8 vende të punës.Konkursin mundeni me pa dhe titulli është qesharak, dhe unë si këshilltarë komunal i LVV kam arritur ta kuptoj që për disa detaje teknike nuk keni arritur të zgjidhim këto çështje për ri pozicionimin e punëtorëve, e në vend të saj keni vendosur të hapni një konkurs. Shpallja e konkursit len të kuptoj se për këto pozita po përgatitet diqka tjetër e ndoshta edhe punësimi i militantëve të partisë, po ashtu kjo ndërmarrje është e politizuar. Z.Jerliu- kryeshef ekzekutiv, Driton Nuhiu LDK- kryesues i Komisionit Aksionat Tregu, bekim Latifi- kryesues i drejtorëve, Shemsedin Elezi zëvendësohet me Amir Bejtullahu LDK i cili është shok i Driton Nuhiut. Kjo është gjendja reale dhe faktike e kësaj Ndërmarrje. Nga biseda me punëtorët e larguar nga puna thonë se kemi arrite ta ndalojmë edhe hajninë e këtë më së miri e tregojnë raportet financiare që nga periudha kur ne jemi, inkasimi në treg thuhet se u rritë në 70% me mesatare 7.000€ dhe nuk e kemi lejuar hajninë prandaj jemi larguar nga puna.

Shefik Surdulli: edhe ne pajtohemi që kjo pikë mos të diskutohet meqë mungon titullari, por kërkoj që të solidarizohemi me punëtorët e larguar nga puna nga Ndërmarrja Tregu.

Arbër Ismajli: unë kam thënë që punëtorët e larguar nga puna në Ekohigjienë, kryetari i komunës ka shpreh gatishmëri që ti bartë në NPL Tregu. Është nxjerrë një vendim dhe e ka autorizuar krye shefin që ti merr ata punëtorë. Por pas shumë kontratave në vepër ato kanë afat te skadencës, dhe është konstatuar se duhet të shpallet një konkurs dhe vullneti pozitiv që të solidarizohemi me ata punëtor ne i kemi bartë në treg.

Avdyl Jerliu: zotëri Hajrullahu nuk jeni të informuar sa duhet, por nuk ka rezultuar situata me parti politike dhe kuptojeni që mos u informohuni në kanale jo zyrtare dhe jo formale, sepse askush nuk i ka larguar nga puna por ju ka skaduar kontrata. Konkursi është i hapur dhe ata mund të marrin pjesë në konkurs, Ligji i punës neni 10 pika 6 thotë qartë se sa ka të drejtë të zgjas një kontratë mbi vepër.Ne i kemi ftuar në konkurs, por ata përgjigjen me të fortë që kërkojnë vazhdimin e kontratave. Kryetari ka shpreh gatishmëri ti ndihmoj por ne nuk mundemi ti mbajmë padrejtësisht në punë.Ata punëtorë kanë bërë vepra penale brenda ndërmarrjes, duke vjedh dhe duke fshirë data bazën, duke kërcënuar me vrasje.Ushtruesi i detyrës së krye shefit ekzekutiv rekrutohet përmes Ligjit për ndërmarrje Tregtare.Konkursi është hapur në bazë të Ligjit dhe konkurs nuk ka hap komuna por NPL Tregu. Prandaj flisni për gjëra reale e jo të flitet dhe të anatemohen njerëzit.

Kryesues a e Kuvendit e vë në votim pikën 2.7 Raporti i punës për vitin 2017 i Komisionit Komunal të Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu” në Gjilan për ta shtyrë në njërën nga seancat e ardhshme.

Me 16 vota “për” e të tjerat abstenime, pika 2.7 Raporti i NPL Tregu, shtyhet për seancën e radhës për diskutim.

31

Page 32: R E N D P U N E · Web viewpo filloj me një lutje për drejtorët e drejtorive që pyetjet të cilat ne po i bëjmë ti shfletojnë procesverbalet e seancave të kaluara dhe të

Riza Abdyli: Jam shqetësuar sot për LDK-në, se si z. Avdyl Jerliu po mbanë dy pozita, a nuk ka LDK-ja njerëz tjerë që këto pozita ti shpërndaj, apo ka qenë fate që sot z. Jerliu të jep përgjigje për Stacionin, e të njëjtën kohë edhe për Tregun.

Shemsedin Elezi: për shkak të konfliktit të interesit unë kam hequr dorë nga bordi i Tregut, sepse kam pas konflikt me menaxhmentin sepse nuk kemi pas qasje të njëjtë. Mendoj që është mënyra e vetme më e mirë që ata punëtorë të kthehen ne punë në NPL Tregun.

2.7. Kërkesë e banorëve të rrugës “Beqir Musliu” dhe “Ibrahim Uruqi” (Lagja “Dardania”)-Shtrati i Lumit “Mirusha”

Naser Korqa: ne kemi pranuar një peticion prej banorëve të rrugës “Beqir Musliu dhe Ibrahim Uruqi”, të cilët kërkojnë që pjesa e Lumit Mirusha nga Furra Aroma e deri në Rrugën Qarkore të mbulohet . Nëse kjo pikë aprovohet ne e njoftojmë projektuesin për revidim të projektit.

Arberesha Hyseni: ky diskutim i imi është në emër të grupit të LVV. Në mbledhjen e Komitetit për Shërbime Publike, pjesë e të cilit jam edhe unë ne e kemi kaluar këtë pikë me kusht që në seancë të KK të sjellët edhe material shtesë.Duhet ta kem konfirmimin e Arkitektit, koston etj. Prandaj mendoj se këtë kërkesë ta shtyjmë për seancën tjetër.

Antigona Kqiku: ne e kemi vetëm kërkesën e banorëve ta miratojmë, kurse diskutimet me projektuesin mund ti zhvillojmë në seancën e ardhshme.

Riza Avdyli: jam ithtarë që qdo kërkesë që vjen nga qytetarët, e në veçanti ky peticion me shumë nënshkrime, ti mbështesim. Unë personalisht kam marrë një kërkesë nga nje lagje më poshtë të cilët kërkojnë që ajo pjesë e Lumit Mirusha të mbetet i hapur për arsye se ajo pjesë është më e prekur nga dëmtimet e të reshurave atmosferike duke u bërë mbledhja e ujit. Ura që e lidhë lagjen e Balecit me rrugën e Ambulantes është pika e problemit.Kërkoj nga drejtori i DSHPIB një sqarim për këtë gjë.

Ibish Ibishi: mendoj se kjo kërkesë duhet të kaloj, sepse kur projekti është projektuar nuk është paraparë mbulimi i shtratit të Lumit, e në ndërkohë ky projekt është reviduar dhe është vendosur për tu mbuluar.Ne nuk guxojmë asesi të bëjmë diskriminime që një pjesë e Lumit të mbulohet e pjesa tjetër të mbetet e hapur kjo nuk guxon të ndodhë. Për zgjidhjen e akumulimit të ujit në lagjen Dardania, duhet të bëj zgjidhje DSHPIB.Unë jam pro kësaj pike dhe ftoj të gjithë kolegët që ta përkrahin këtë pikë në mënyrë që mos të i diskriminojmë këta banorë.

Shefik Surdulli: ne nuk jem kundër në asnjë variant, por nuk është mirë që të manipulohet dhe spekulohet, sepse nuk është një kërkesë e thjesht. E mbështes propozimin e grupit të LVV, që të jepet mendimi profesional i projektuesit, e pastaj të sillet këtu për procedura të mëtutjeshme.

Arianit Sadiku: është e vërtetë që në atë lagje bëhet grumbullimi i ujit, por sa here që po bëhet revidimi i planit, krijohet përshtypja që nuk po bëhet zgjidhja. Prej urës në dalje nuk ka hapësirë për pastrimin e atij kanali të gjatë. Ne jemi dakord me kërkesën, por nuk janë bërë kalkulimet shtesë, e ne mund ta kalojmë këtë kërkesë, por duhet mi thënë qytetarëve që mos pritni edhe një kohë të gjatë që kjo punë do të kryhet duke i ditë vazhdën e punimeve.

32

Page 33: R E N D P U N E · Web viewpo filloj me një lutje për drejtorët e drejtorive që pyetjet të cilat ne po i bëjmë ti shfletojnë procesverbalet e seancave të kaluara dhe të

Naser Korqa: ne sot e votojmë iniciativën e qytetarëve për revidimin e projektit. Momentin që bëhet revidimi i projektit ne i kemi dokumentacionet shtesë, koston etj.Zgjidhja për ujërat e shiut do të bëhet , pavarësisht çfarë të reshura do të bien do të rregullohen këto çështje.

Nehat Osmani: drejtori e përmendi autorin e projektit, por unë kam një mesazh nga ky autor i cili thotë se për revidimin e projektit, ne kemi dhënë miratimin për mbulimin e lumit vetëm në pjesët që kanë pas probleme pronësore dhe të qasjes, për shkak se disa ndërtime pa leje kanë pas qasje vetëm nga bregu i lumit, të tjerat janë veprime arbitrare të Komunës, atë që e kemi bërë në ndërkohë janë të mbështetura me plotësimin e objektit.Ne nuk mundemi të neglizhojmë disa nga shqetësimet thelbësore që kanë shoqëruar zbatimin e projektit të deri tanishëm në pjesën e ashtu quajtur te sheshi, aspektet procedurale të kryerjeve dhe moskryerje të punëve.Jemi të bindur që qasja e drejtë dhe serioze ndaj problemeve të shfaqura në këtë fazë do të jenë me interes të veqant edhe për vetë qeverisjen aktuale komunale në mënyrë që ato të evitohen.Projekti në fjalë ka pësuar revidim dhe ndryshim rrënjësorë nga projekti i parë ideorë pro duhet ta dimë se a janë respektuar mendimet bazike të studios së projektit ideor. Kemi ndryshime substanciale edhe për sheshin modern me destinim shëtitore, me hapësira të gjera përfshirë edhe mundësinë reale të organizimeve të ndryshme qytetare. Jemi dëshmitarë se sheshi është shndërruar në destinacion hotelieri duke e patur parasyshë që vetëm 3 kontraktorë janë pajisur me leje pune.Nëse DSHPIB ka pas në konsiderate efektet dhe defektet anësore të ndërrimit të destinacionit, duke shuar në tërësi rrugët e qarkullimit për banorët e objekteve përreth, për qasjen e automjeteve emergjente në këto hapësira, për nevojën e banorëve sikurse janë bartja e mbeturinave e nevojave tjera elementare?Nëse është bërë pranimi teknik i sheshit dhe lëshimi i shfrytëzimit të tije, duke pas parasysh mundësinë objektive që për shkak të dëmtimeve eventuale dhe demolimeve reale që kanë ndodhur, pune kryesi mos të marrë përgjegjësi të plota për pranimin teknik sipas standardeve të kërkuara.Pyetja tjetër ka të bëjë me pajisjen e subjekteve shërbyese me leje pune dhe fillimin e vjeljeve antiligjore të taksave të këtyre shërbimeve, pa qanë objekti i pranuar teknikisht. Këto shkelje kërkojnë investigime tjera nga organet e drejtësisë.Pyetje për drejtorin e DGJKP- a jeni në dijeni që ndërtesa përreth sheshit është njëra ndër më të vjetrat në qytet dhe në tërmetin e vitit 2002 nga inspektimet e komisionit sizmologjik , është klasifikuar në mesin e ndërtesave me rrezikshmëri të lartë banimi.A jeni në dijeni se në këtë periudhë janë bërë modifikime të konsiderueshme brenda këtyre ndërtesave, duke u rrënuar mure mbajtëse, ndërrimi i destinimit të veprimtarive nga banesa në lokale afariste, ndërtimi i shkallëve të reja ilegale dhe përkundër gjitha këtyre shkeljeve prap janë pajisur me leje pune.I nderuar drejtor i DSHPIB, a jeni në dijeni që për shndërrimin e veprimtarive afariste, duhet miratimi dhe pëlqimi i banorëve të ndërtesës ?Gjatë ndërrimit të destinimit të sheshit, a jeni konsultuar me banorët e këtyre banesave dhe a janë ofruar zgjidhje të qëndrueshme ? Pyetjet e bëra kërkojnë përgjigje serioze.

Naser Korqa: ky projekt është prezantuar në publik edhe ne amfiteatër ku secili ka mundur ta jep mendimin e vet. Gjitha lokalet që janë hapur te sheshi kanë leje dhe paguajnë shërbime, dhe tavolinat janë vendosur sipas planit dhe projektit që është bërë.

Ibish Ibishi: me mbulimin e këtij shtrati ne e evitojmë edhe hedhjen e mbeturinave në atë lum, sepse shkaktarë i bllokimit të atij shtrati pikërisht janë mbeturinat. Ne i bëjmë zgjidhje qytetarëve që jetojnë në atë pjesë dhe unë mendoj se duhet ta votojmë këtë pikë.

Nevzat Isufi: peticioni është e drejtë ligjore e qytetarit dhe ka një afat. Qka do të bëhet nëse kemi një kërkesë për mbulim të lumit, e në anën tjetër një kërkesë për mos me mbulua lumin, atëherë qka do të bëjmë ne. Ne nuk po e refuzojmë kërkesën e qytetararëve por vetëm po kërkojmë ta dimë mendimin profesional të projektuesit dhe koston.

33

Page 34: R E N D P U N E · Web viewpo filloj me një lutje për drejtorët e drejtorive që pyetjet të cilat ne po i bëjmë ti shfletojnë procesverbalet e seancave të kaluara dhe të

Aty ka pronar që kanë uzurpuar prona dhe si pasoj e kësaj lindin problemet që lumi të mbulohet apo mos të mbulohet.Riza Abdyli: nëse ne sot e kalojmë këtë iniciativë ne duhet të marrim mendim nga projektuesi që nëse has në probleme që nuk bjen me harmon i me rregullat dhe normat ndërtimore me atë projekt atëherë ne nuk e votojmë. Ne si grup e përkrahim vetëm iniciativën.

Naser Korqa: ne vetëm iniciativën e qytetarëve e votojmë, projekti detal dhe kostoja do të sillen në Kuvend për miratim.

Në mënyrë unanime miratohet Kërkesë e banorëve të rrugës “Beqir Musliu” dhe “Ibrahim Uruqi” (Lagja “Dardania”)-Shtrati i Lumit “Mirusha”

3. Të ndryshme

Gentrit Murseli: keni në konsideratë që të trajtojmë kërkesën e objekteve afariste për zgjatjen e orarit të punës në sezonin verorë.Ti përdorin mjetet- elektro- akustike gjatë këtyre dy muajve dhe orari i punës të zgjatet deri në ora 23:00Në të njëjtit dokument kërkohet që ditëve të vikendit të lejohet përdorimi i mjeteve akusitke në bazë të standardeve të përcaktuara me ligj deri në ora 24:00.Ndryshe prej viteve të kaluara, kompetenca për ndaljen e zhurmave në qytet e ka pas Policia, por unë kërkoj që gjatë ditëve të javës deri ora 23;00 të inspektohen këto lokale nga drejtoria e Inspeksionit, kurse gjatë ditëve të vikendit të lejohen mjetete elektro-akustike mirëpo në bazë të normave të lejuara me ligj.

Riza Abdyli: për këto dy muaj jam përkrahës që njerëzve të diasporës ti ofrojmë kushte më të mira.Mirëpo kam frig se mos po keqkuptohen qytetarët e Gjilanit për orën 24:00.Unë e përkrahi këtë iniciativë dhe propozoj që të mbetet deri në ora 23:00 për qdo ditë të javës.

Festa Shabani: ne e lexuam kërkesën dhe lokalet kanë kërkuar që të premten dhe të shtunën të lejohen mjetet akustike deri në ora 1:00 të natës.E përkrahi që në vikend të lejohet kjo.

Burim Berisha: qytetarët po ankohen për zhurmë , prandaj ne mund ta votojmë por duhet të gjejmë një modul mes banorëve dhe bizneseve dhe a ka pajisje për matjen e zhurmës /

Nevzat Isufi: është problem ti përshtatemi kërkesave të njerëzve, por një zgjidhje e mesme të bëhet për orën 23:00 dhe kjo është e mjaftueshme.

Arianit Sadiku: më shqetëson urgjenca e kësaj kërkese, sepse këto lokale ka kohë të gjatë që bëjnë zhurmë të madhe dhe qytetarët vazhdimisht ankohen. Prandaj propozoj që edhe ditëve të vikendit të mbetet ora 23:00.

Gentrit Murseli: me projekt ligjin për akustikë thuhet qartë se nga ora 09:00-24:00 do të ketë përdorim të mjeteve elektro-akustike. Ne nuk po kërkojmë që deri në ora 24:00 qytetarët të lëmë pa gjumë, por po kërkojmë që inspektorët përgjatë këtyre jave të kontrollojnë këto lokale në të gjithë qytetin.

Shpresa Kurteshi-Emini: ne mund të marrim vendime që janë me ligjet në fuqi.

Arbër Ismajli: inspeksioni nuk ka ekzistuar vitin e kaluar, dhe ka pas dalje të kontrollit në kafiteri, e për shkak të kësaj policia është dashur të hyjë në lokale . Mënyra si kanë hyrë dhe si ju kanë qasë mysafireve në lokal, nuk është i mirë dhe i drejtë. Ne duam të krijojmë komoditet sepse investimet e lokaleve bëhen për sezonin e veres.Inspeksioni tani funksionon dhe janë krijuar grupeve të terrenit.

34

Page 35: R E N D P U N E · Web viewpo filloj me një lutje për drejtorët e drejtorive që pyetjet të cilat ne po i bëjmë ti shfletojnë procesverbalet e seancave të kaluara dhe të

Valbona Tahiri: kjo kërkesë është për zgjatjen e orarit të punës dhe e gjithë kjo për hire të diasporës. Ne nuk po flasim vetëm për Klube por edhe për Restorante të cilat nuk bëjnë muzikë të madhe.

Shefik Surdulli: në emër të grupit të këshilltareve të PDK-së ne e mbështesim këtë kërkesë që bizneseve ti zgjatet orari i punës edhe 1 orë më tepër se që e kanë.

Arianit Sadiku: pjesa e Dardanisë I dhe qendra e qytetit ka zhurmë të pa durueshme. Inspektorët punojnë edhe jashtë orarit , prandaj nuk e di se sa është e arsyeshme kjo gjë.

Me 16 vota “për” e të tjerat abstenime miratohet kërkesa e bizneseve në qytetin e Gjilanit për lejimin e përdorimit të mjeteve akustike si dhe nga dita e Hënë deri në të Premten orari i punës zgjatet deri në ora 23:00, kurse ditëve të vikendit e shtunë dhe e diele orari i punës lejohet deri në ora 24:00.

Seanca e shtatë e Kuvendit i përfundoi punimet në ora 19:40 minuta.

Procesmbajtësja Kryesuese e Kuvendit ____________________ __________________________ Ardiana Rexhepi Shpresa Kurteshi

35