raport auditimi i performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet shërbimit social shtetëror dhe...

143
REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT PERFORMANCËS Adresa: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë; Tel-Fax: 04-228485 E-mail: [email protected]; Web-site: www.klsh.org.al Dhjetor 2016 “Performanca e institucioneve të kujdesit shoqëror për fëmijë në qytetin e Tiranës” Rasti i institucionit rezidencial Zyber Hallulli Raport Auditimi i Performancës

Upload: others

Post on 27-Oct-2019

13 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS Adresa: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë; Tel-Fax: 04-228485

E-mail: [email protected]; Web-site: www.klsh.org.al

Dhjetor 2016

“Performanca e institucioneve të kujdesit shoqëror

për fëmijë në qytetin e Tiranës”

Rasti i institucionit rezidencial Zyber Hallulli

Raport Auditimi i Performancës

Page 2: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

2

RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

“Performanca e institucioneve të kujdesit shoqëror për fëmijë në qytetin e Tiranës.

Rasti i Institucionit Rezidencial Zyber Hallulli”

Dhjetor 2016

Auditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të

Lartë të Shtetit Nr. 667/1 prot, datë 19.09.2016. Faza studimore e auditimit nisi në dt. 27.06.2016 me shkresën për njoftim-fillim auditimi nr. Prot 667, datë 14.06.2016. Faza e terrenit të auditimit nisi në dt. 19.09.2016 me programin e auditimit cituar më lart dhe

përfundoi në 18.11.2016. Projekt-raporti i auditimit mori formë përfundimtare më 24.11.2016 dhe iu përcoll subjekteve: Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë (MMSR) Shërbimi Social Shtetëror (SHSSH) Shtëpia e Fëmijës Shkollor “Zyber Hallulli”

Në respektim të afatit ligjor, Grupi i auditimi priti observacionet nga subjektet SHSSH dhe Shtëpia e Fëmijës Shkollor “Zyber Hallulli”. SHSSH me shkresën nr. 2462/1 prot., datë 21.12.2016 prezanton observimet e veta lidhur me mesazhin auditues, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e lëna nga grupi i auditimit. Natyra e observacioneve është kryesisht në të dhëna statistikore të gabuara, të marra zyrtarisht nga SHSSH, në aspekte të kornizës ligjore, në masat e marra nga SHSSH për përmirësimin e shërbimeve shoqërore veçanërisht në institucionet rezidenciale, në argumenta të kundërta ndaj disa gjetjeve (rekrutimi, trajnimi i stafit etj.), etj.

I rëndësishëm është Projekt ligji “Për Shërbimet e Kujdesit Shoqëror në Republikën e Shqipërisë” i datës 3.08.2016. Ky projektligj, ka pësuar ndryshimet e fundit në Komisionin Parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë më 18.11.2016. Ligji nr. 121/2016 miratohet në Parlament në datë 24.11.2016 dhe në datë 07.12.2016 botohet në Fletoren Zyrtare. Ligji ka hyrë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shtëpia e Fëmijës Shkollor “Zyber Hallulli” me shkresën nr. 491 datë 23.12.2016 prezanton observacionet e veta lidhur me gjetjet që kanë të bëjnë kryesisht me aktivitetin operacional të institucionit. Në observacionet e tyre vihet re renditja e arsyeve mbi gjetjet e grupit të auditimit dhe mosdakordësia e tyrë ndaj mesazhit të auditimit. Në hartimin e këtij raporti grupi ka marrë rast pas rasti në konsideratë observimet e

subjekteve të dërguara me shkresat e tyre zyrtare. Raporti është hartuar nga: 1. Eva Leka, përgjegjëse grupi 2. Enkelejda Tole, anëtare

3. Ada Mehmeti, Eksperte e jashtme

Page 3: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

3

LISTA E SHKURTIMEVE (SIPAS RENDIT ALFABETIK)

APNSHS – Administrata e Përgjithshme e Ndihmës dhe e Shërbimeve Sociale

ASHMDF – Agjensia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (http://

www.femijet.gov.al)

INTOSAI - International Organization of Supreme Audit Institution

INSTAT – Instituti i Statistikave (http://www.instat.gov.al/al/home.aspx)

ISHP – Inspektoriati Shtetëror i Punës (http://inspektoriatipunes.gov.al)

IPSH – Institucion i Përkujdesit Shoqëror

KLSH - Kontrolli i Lartë i Shtetit (http:// www .klsh.org.al/)

KSHB – Komiteti Shqipëtar i Birësimeve (http://kshb.gov.al)

MMSR - Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

NE – Ndihmë Ekonomike

OJF – Organizata Jo-Fitimiprurëse

PAK – Persona me Aftësi të Kufizuara

SHF – Shtëpi e fëmijës

SHSSH – Shërbimi Social Shtetëror (http://www.sherbimisocial.gov.al/)

VKM – Vendim i Këshillit të Ministrave

ZH – Zyber Hallulli

Page 4: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

4

Përmbajtja 1. RËNDËSIA E AUDITIMIT ................................................................................................................ 6

1.1 Konteksti i problemit social ................................................................................................... 6

1.2 Strategjia e KLSH-së në auditimet e performancës........................................................... 10

1.3 Auditime të mëparshme në këtë fushë ................................................................................ 10

1.4 Subjekti nën auditim .............................................................................................................. 10

1.4.1 Hyrje në subjektet që do të auditohen ......................................................................... 11

1.4.2 Politikat e institucionit/agjensisë .................................................................................. 16

1.4.3 Pesha në buxhet dhe PBB ............................................................................................. 16

1.4.4 Risqet e aktivitetit të subjektit ....................................................................................... 17

1.4.5 Rëndësia e produkteve të subjektit ............................................................................... 19

1.4.6 Feedback-u i subjektit në fazën studimore .................................................................. 20

2. QASJA DHE DETAJET E AUDITIMIT ............................................................................................ 20

2.1 Objektivi dhe problemi i performancës .............................................................................. 20

2.1.1 Fokusimi dhe përkufizimi i problemit të performancës ............................................ 20

2.1.2 Objektivi i auditimit ........................................................................................................ 21

2.2 Përkufizimet dhe terminologjia ............................................................................................ 21

2.3 Kriteret .................................................................................................................................... 21

2.3.1 Kriteret e politikës .......................................................................................................... 21

2.3.2 Kriteret e monitorimit dhe raportimit ......................................................................... 23

2.3.3 Kriteret teknike dhe akademike .................................................................................... 24

2.3.4 Kritere të tjera / Praktika të mira ................................................................................. 24

2.4 Piramida e pyetjeve audituese ............................................................................................... 24

2.5 Skema e Auditimit .................................................................................................................. 28

2.5.1 Qasja/ metodologjia e auditimit ................................................................................... 28

2.5.2 Metodat/teknikat audituese........................................................................................... 28

2.6 Rezultatet e parashikuara ...................................................................................................... 29

2.6.1 Impakti për Kuvendin dhe Qeverinë ........................................................................... 29

2.6.2 Impakti për publikun dhe palët e interesit .................................................................. 29

2.6.3 Forma e publikimit ......................................................................................................... 29

3. SHTJELLIMI I PYETJEVE DHE NËNPYETJEVE ............................................................................ 30

3.1 A përmbushen efektivisht standardet e funksionimit dhe operimit të IPSH rezidenciale Zyber Hallulli? .............................................................................................................................. 31

3.1.1 A ndërton IPSH Zyber Hallulli një planifikim afatgjatë efektiv të kujdesit ndaj fëmijëve rezidentë? ................................................................................................................... 31

Page 5: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

5

3.1.1.1 A zbaton institucioni strategji deinstitucionalizimi për fëmijët e vet rezidentë? . 31

3.1.1.2 A përmbush Plane Përkujdesi Personale për çdo fëmijë sipas nevojave specifike? .................................................................................................................................................... 52

3.1.2 A siguron IPSH Zyber Hallulli mirërritjen e përditshme të fëmijëve rezidentë? 82

3.1.2.1 A ka plane ushqyerje specifike për çdo grupmoshë fëmijësh rezidentë? ............. 82

3.1.2.2 A janë efektive mjetet e komunikimit mes punonjësve dhe fëmijëve rezidentë? 85

3.1.3 A është ekspozuar struktura organizative e IPSH Zyber Hallulli ndaj riskut operacional? .............................................................................................................................. 91

3.1.3.1 A ka punonjës të trajnuar dhe me eksperiencën e duhur për të ofruar shërbimin e vet me efektivitet? ................................................................................................................. 91

3.1.3.2 A kanë qënë efektive burimet njerëzore në përmbushjen e misionit të IPSH Zyber Hallulli? .......................................................................................................................... 95

3.2 A kanë qenë efektive sistemet e monitorimit të performancës ndaj aktivitetit operacional dhe strategjik të IPSH Zyber Hallulli? ............................................................... 105

3.2.1 A janë periodike monitorimet ndaj IPSH Zyber Hallulli? ................................. 106

3.2.2 A janë efektive metodologjitë e monitorimit në identifikimin e problematikave të mundshme të IPSH Zyber Hallulli? ................................................................................ 109

3.2.3 A adresojnë monitorimet e zgjidhjen e problemeve të identifikuara në përputhje me standartet e IPSH? ......................................................................................... 113

4. PËRMBLEDHJE E GJETJEVE, KONKLUZIONEVE DHE REKOMANDIMEVE .......................... 116

4.1. Informacioni përmbledhës ................................................................................................ 116

5. GRUPI I PUNËS DHE PËRGJEGJËSITË HIERARKIKE ................................................................ 140

Anekset ........................................................................................................................................ 141

Aneks 1 .................................................................................................................................... 141

Aneks 2 .................................................................................................................................... 142

Page 6: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

6

1. RËNDËSIA E AUDITIMIT

Kontrolli i Lartë i Shtetit u përqëndrua në vlerësimin e performancës së institucioneve të përkujdesit shoqëror, për shkak të ndjeshmërisë ndaj fëmijëve. Fëmijët rezidentë në institucione publike kanë qenë gjithnjë në vëmendjën e medias dhe të vetë shoqërisë. Dimensioni njerëzor i një shoqërie matet me kujdesin që ajo tregon ndaj shtresave në nevojë dhe ndaj anëtarëve më të pambrojtur të saj: grave, të moshuarve, personave me aftësi të kufizuar, fëmijëve, jetimëve apo atyre me pamundësi ekonomike për të patur një jetë më të mirë individuale dhe komunitare.

Departamenti i Performancës i ka kushtuar gjithnjë vëmendje të veçantë fenomeneve shoqërore të cilat prekin ndjeshëm cilësinë e jetës jo vetëm të anëtarëve të këtyre grupeve sociale, por të vetë shoqërisë në përgjithësi. Duke marrë shkas nga ndjeshmëria e përfituesve të shërbimit social dhe duke u bazuar në disa raste mediatike të cilat ndezën ndjeshëm përgjegjësinë shoqërore ndaj fëmijëve jetimë (ligjorë dhe socialë), ky departament vendosi të vëzhgojë punën e institucioneve përgjegjëse për mirërritjen e këtyre fëmijëve. Auditimi i performancës së Institucionit të Përkujdesit Shoqëror Zyber Hallulli, vëzhgoi se në çfarë mase ky institucion siguron mirërritjen dhe integrimin shoqëror të fëmijëve rezidentë.

1.1 Konteksti i problemit social

Problemet sociale kanë qënë gjithnjë prezente në auditimet e performancës. Si një auditim krejt novator në natyrën e vet, ai përpiqet të japë ndihmë institucioneve publike në përmbushjen e përgjegjësive të tyre ndaj përfituesve dhe taksapaguesve shqiptarë, me ekonomicitet, efektivitet dhe efiçencë.

Nga informacionet e marra nga Shërbimi Social Shtetëror, rreth 0.3% e fëmijëve shqiptarë1, kanë nevojë për përkujdesjen e institucioneve shoqërore publike e jo publike, qofshin këto rezidenciale apo ditore, qofshin këto rezidenciale apo ditore. Konkretisht, në vitin 2015, 2826 fëmijë të moshës 0-18 vjeç marrin mbështetjen e institucioneve shoqërore publike e jo publike.

Sipas observacioneve të SHSSH me shkresë nr prot 2462/1 datë 21.12.2016,

komentohet se në shifrën prej 2826 fëmijësh përvec fëmijëve në qendra rezidenciale, përfshihen edhe fëmijët që janë të regjistruar në qendra ditore ose komunitare. Jo domosdoshmërisht ky grup është në nevojë. Grupi i auditimit informon se nuk ka bërë ndarje të arsyeve pse fëmijët janë institucionalizuar. Bazuar në të dhënat e marra zyrtarisht nga SHSSH, grupi i auditimit është shprehur se “...kanë nevojë për përkujdesjen e institucioneve shoqërore publike e jo publike, qofshin këto rezidenciale apo ditore…” Për të eleminuar çdo keqkuptim të mundshëm, grupi i auditimit preifrazon shprehjen “...janë institucionalizuar në IPSH publike dhe jo publike, rezidenciale dhe ditore.”

Institucionet e përkujdesit shoqëror për fëmijë kategorizohen në institucione rezidenciale dhe ditore, të cilat janë publike dhe jo publike. IPSH publike financohen nga shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë.

1 Bazuar në të dhënat e Census-it sipas INSTAT për vitin 2011, numri i personave 0-19 vjeç është 847’312.

Page 7: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

7

Burimi: Grupi i Auditimit, KLSH (bazuar në të dhënat e Shërbimit Social Shtetëror) Tabela: Numri i IPSH rezidenciale sipas qarqeve

Burimi: Shërbimi Social Shtetëror

Bazuar në observacionet e marra nga Shërbimi Social Shtetëror nr. protokolli: 2462/1 datë 21/12/2016, grupi auditues informohet se emërtimi “IPSH” është i gabuar, pasi ky emërtim është vetëm për institucionet me shërbim 24 orë, duke përjashtuar ato ditore apo komunitare, bazuar në VKM Nr. 425 datë 27.06.2012 i ndryshuar “Për Përcaktimin e Kritereve dhe të Dokumentacionit të Nevojshëm për Pranimin e Personave në Institucione Rezidenciale Publike dhe Jopublike, të Përkujdesjes Shoqërore”. grupi i auditimit bën me dije se termi i përdorur që në emërtimin e VKM nr. 425 datë 27.06.2012 si dhe në VKM nr 839 datë 03.12.2014 “Për Disa Ndryshime dhe Shtesa në VKM nr 425 datë 27.06.2012”, akti nënligjor flet për kategorinë “rezidenciale publike dhe jopublike” të institucioneve të përkujdesit shoqëror. Nuk kufizon se termi Institucion i Përkujdesit Shoqëror është vetëm institucioni që ofron shërbimin 24 orë. Që në emërtim, vihet re se akti nënligjor segmenton nga tërë Institucionet e Përkujdesit Shoqëror vetëm ato rezidenciale publike dhe jo publike, për drejtuar veprimin e vet ligjor.

Në kushte të tilla lidhur me observacionet mbi emërtimin “IPSH - Institucion i Përkujdesit Shoqëror” për të gjitha Institucionet e që kujdesen për shtresat në nevojë, grupi i auditimit konkludon se nuk ka përdorur gabimisht termin IPSH.

Page 8: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

8

Vlen për t’u theksuar fakti se numri i fëmijëve rezidentë në IPSH publike nga viti 2010 në vitin 2015 është rritur me 51.8%, duke arritur në 296 fëmijë krahasuar me 195 fëmijë të insititucionalizuar në rang vendi në vitin 2010. Tabela: Numri i fëmijëve në përiudhën 2010-2015, që marrin kujdesin shoqëror nga institucionet publike dhe jo publike, ditore dhe rezidenciale.

Periudha kohore 2010 2011 2012 2013 2014 2015

2010 vs 2015

Nr. i fëmijëve në IPSH ditore publike

532 1,338 268 205 94 183 -65.6%

Nr. i fëmijëve në IPSH rezidenciale publike

195 247 287 306 203 296 51.8%

Nr. i fëmijëve në IPSH publike

727 1,585 555 511 297 479 -34.1%

Nr. i fëmijëve në IPSH ditore jopublike

1,919 3,456 6,763 4,472 1,337 2,191 14.2%

Nr i fëmijëve në IPSH rezidenciale jopublike

182 332 364 314 58 156 -14.3%

Nr. i fëmijëve në IPSH jo publike

2,101 3,788 7,127 4,786 1,395 2,347 11.7%

Nr. i fëmijëve në IPSH

2,828 5,373 7,682 5,297 1,692 2,826 -0.1%

Burimi: Grupi i Auditimit, KLSH (mbështetur në të dhënat statistikore të SHSSH)

Nga të dhënat e marra nga Shërbimi Social Shtetëror, pjesa më e madhe e fëmijëve ndjekin kujdesin e ofruar në institucione jo publike, kryesisht qëndra ditore, 2191 fëmijë për vitin 2015, numër i cili krahasuar me vitin 2010 është rritur me 14.2%.

Bazuar në observacionet e marra nga Shërbimi Social Shtetëror nr. protokolli: 2462/1 datë 21/12/2016, grupi auditues informohet se shifrat e raportuara nga grupi auditues nuk paraqesin realitetin e situatës së fëmijëve në Shqipëri. Sipas SHSSH, 2826 janë në Institucione të Përkujdesit Shoqërore rezidenciale, ditore, komunitare, publike dhe jopublike. Grupi i auditimit e ka cilësuar qartë që në emërtimin e tabelës, se bëhet fjalë informacion të përgjithshëm mbi fëmijët që marrin kujdesin shoqëror nga institucionet publike dhe jo publike, ditore dhe rezidenciale.

Gjithashtu, SHSSH shpreh në observacionet e veta se statistikat e prezantuara në raport nga grupi i auditimit janë të gabuara. SHSSH pohon se raportimet e tyre zyrtare janë ato të zyrës së statistikës, të cilat vijnë nga raportimet që bëjnë bashkitë, komunat. Në observacionet drejtuar KLSH, SHSSH shpreh se gjatë periudhës 2010-2013, raportimi i statistikave për fëmijët në qendra ditore apo institucione rezidenciale nga Bashkitë dhe komunat drejt SHSSH ka patur mangësi të mëdha. Grupi i auditimit, ka kërkuar të dhënat statistikore nga Znj. Lida Leskaj, Nëndrejtoreshë e Shërbimit Social Shtetëror. Dhe të gjitha të dhënat e konkluduara në tabelën e mësipërme janë të dhëna që vetë Shërbimi Social

Page 9: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

9

Shtetëror, nëpërmjet nëndrejtoreshës Znj. Lida Leskaj, i ka përcjellë zyrtarisht me email grupit të auditimit. Grupi i auditimit nuk është informuar asnjëherë gjatë auditimit se Shërbimi Social Shtetëror ka problematika me mbledhjen e saktë të të dhënave statistikore. Pas trajtimit të observacioneve, grupi i auditimit i kërkoi me email zyrtar drejtuesve të Shërbimit Social Shtetëror të vënë në dispozicion të dhënat e sakta për të gjithë tabelën prezantuese: nr i fëmijëve në IPSH ditore e rezidenciale, Publike dhe Jo Publike.

Nga Shërbimi Social Shtetëror u mor një tabelë me të dhëna vetëm për fëmijët në IPSH rezidenciale, pa dhënë asnjë shpjegim se përse nuk janë vendosur të dhëna për numrin e fëmijëve në IPSH ditore. Në kushte të tilla, grupi i auditimit sheh të arsyeshme të mbajë si finale dhe të sakta informacionin e plotë të përcjellë zyrtarisht nga nëndrejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror gjatë fazës studimore, prezantuar në tabelën statistikore në projekt raport.

Si pasojë e mosnjohjes së thellësisë së këtij problemi social dhe si pasojë e mungesës së një databaze të saktë të fëmijëve që kanë nevojë për përkrahjen e shtetit, ky auditim shërben që përfituesve t’u ofrohet kujdesi më i mirë i mundshëm dhe integrimi më efektiv. Institucionet e përkujdesit shoqëror për fëmijë duhet të sigurojnë mirrërritjen dhe përmbushjen e nevojave psikosociale të fëmijëve përfitues. Por zakonisht shumë vende të Europës dhe kryesisht vende me histori të ngjashme post-komuniste, kanë nivele të larta të fëmijëve rezidentë nëpër IPSH publike dhe jo publike. Zakonisht IPSH-të në vende të tilla, kanë qëllim primar ofrimin e kujdesit fizik, kujdesi psiko-social kalon në plan të dytë. Vlen për t’u theksuar fakti, se sistemi aktual i mbrojtjes sociale ofron trajtim rezidencial për fëmijët e braktisur, me probleme sociale dhe për fëmijët me statusin e jetimit. Neni 1 i Ligjit Nr. 8153 datë 31.10.1996 “Për Statusin e Jetimit” përcakton se: “Përfitojnë statusin e jetimit personat me moshë nga 0-25 vjeç, që kanë kaluar ose jo nëpër institucione shtetërore a private të përkujdesit shoqëror dhe që plotësojnë këto kritere: a) të lindurit jashtë martese; b) që nuk kanë gjallë asnjërin nga prindërit; c) të cilëve me vendim të formës së prere të gjykatës u është hequr e drejta prindërore e të dy prindërve ose u është hequr e drejta prindërore për njërin prind dhe prindi tjetër nuk jeton; d) që braktisen nga të dy prindërit dhe nuk u njihet identiteti i tyre.”

Pavarësisht qëllimit dhe ekzistencës së këtyre institucioneve, mungesa e kujdesit familjar, ndikon drejtpërdrejtë në mirërritjen e fëmijës, duke shtuar vështirësitë në krijimin e lidhjeve në shoqëri dhe mundësitë për të pësuar çrregullime të shëndetit mendor. Për pasojë, këta fëmijë kanë aftësi të reduktuara intelektuale dhe sociale krahasuar me fëmijë të rritur pranë familjeve të tyre2.

Vendosja e fëmijëve në institucione kujdesi është një fenomen që ka ekzistuar dhe vazhdon të jetë i pranishëm në shumë shoqëri, edhe pse përgjithësisht njihen pasojat negative që krijon institucionalizimi në zhvillimin e fëmijëve. Është paradoksal fakti që pikërisht këto institucione janë përgjigjja tradicionale për “mbrojtjen” dhe “shpëtimin” e fëmijëve nga prindërit e papërgjegjshëm dhe mungesa e kushteve të nevojshme të jetesës. Ky fenomen në Europë ekziston prej më shumë se 2 shekujsh.

Megjithatë, më shqetësuese janë shifrat që ende nuk i dimë, si numri i fëmijëve të paidentifikuar ende, të cilët jetojnë në kushte të rënda ekonomike e sociale apo në braktisje.

2 Young children in institutional care at risk of harm. R. Johnson, K. D. Browne, C. E. Hamilton-Giaritsis. 2006

Page 10: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

10

1.2 Strategjia e KLSH-së në auditimet e performancës

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka synuar të jetë gjithnjë koherent me institucionet e larta audituese homologe në Europë e më gjerë. Auditimet e performancës janë një domosdoshmëri për vlerësimin e saktë të politikave të hartuara dhe objektivave e vendosura nga drejtuesit e enteve publike ndaj problemeve të shoqërisë.

Në përmbushje të funksionit të tij kushtetues, në përputhje me Standartet Ndërkombëtare të Auditimit INTOSAI dhe praktikat më të mira audituese në Europë e më gjerë, i orientuar drejt modernizimit dhe rritjes cilësore profesionale të kapaciteteve njerëzore, strukturore dhe teknike në të gjithë administratën publike, Kontrolli i Lartë i Shtetit, po e përqëndron gjithnjë e më tepër vëmendjen tek auditimet e performancës dhe roli këshillimor i tyre3. Këto lloje auditimesh janë të një rëndësie të veçantë, pasi masin dhe vlerësojnë rezultatet e arritura, rrugën e ndjekur dhe burimet e përdorura. Thënë me fjalë të tjera, qëllimi i auditimeve të përformancës është të përmirësojë efiçencën dhe efektivitetin e shërbimeve publike që i ofrohen taksapaguesve me koston më të ulët të mundshme.

Përfshirja e Auditimeve të Performancës në Institucionet e Larta të Auditimit, është përmendur edhe nga Komisioni Evropian si një parakusht për anëtarësim në BE.

Iniciativa e grupit auditues është në përputhje me planin vjetor të auditimeve dhe synon të shtojë vlerë në transparencën dhe llogaridhënien publike për një çështje të ndjeshme dhe me impakt kaq të lartë në opinionin publik siç është përkujdesi ndaj fëmijëve, si një nga grupet më të pambrojtur të shoqërisë sonë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk bën thjesht auditime ndaj subjekteve publike por udhëheq institucionalisht me performancën e tij.

1.3 Auditime të mëparshme në këtë fushë

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer vazhdimisht auditime të ndryshme financiare në institucionet e përkujdësit shoqëror për fëmijë, specifikisht për institucionin Zyber Hallulli. Të gjitha auditimet e mëparshme kanë qënë brenda qasjes financiare dhe asaj të rregullshmërisë. Kontrollit i Lartë i Shtetit ka kryer auditime performance të ngjashme për grupet në nevojë edhe në raste të tjera, por kjo është hera e parë që KLSH auditon performancën e institucioneve të kujdesit shoqëror për fëmijë. Auditime të ngjashme janë zhvilluar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës4 në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike, por sistemi i ndryshëm i insitucionalizimit të fëmijëve në nevojë, bën që qasja audituese të mos jetë e ngjashme me auditimin në Shqipëri.

1.4 Subjekti nën auditim

Për vetë rëndësinë dhe madhësinë e institucionit, auditimi do të përqëndrohet në institucionin Zyber Hallulli. Ky institucion është i vetmi institucion rezident publik për fëmijët e grupmoshave 6-18 vjeç, në qytetin e Tiranës. Krahasuar me institucionet e tjera publike rezidenciale për të njëjtat grupmosha fëmijësh, subjekti Zyber Hallulli ka kapacitetin më të lartë dhe strehon më shumë fëmijë. Po ashtu, pjesë e rëndësishme e performancës

3 Strategjia e zhvillimit të KLSH 20132017, Objektivi Nr. 3. Përmirësimi i cilësisë dhe shtimi i numrit të auditimeve të performancës. 4 A Performance Audit of the Division of Child and Family Services, State of Utah, January 2011. Performance Audit: The Experiences and Perspectives of Washington Families who Adopted Children from Foster Care, Washington’s State Auditor’s Office, February 10, 2014. Performance Audit: Foster Parent Program, Department of Public Health and Human Services Child and Family Services Division, State of Montana, December 2004.

Page 11: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

11

institucionale është edhe efektiviteti i monitorimit të këtyre institucioneve. Për këtë, në përmbushje të qëllimit të auditimit, subjekt i përfshirë në auditim është edhe Shërbimi Social Shtetëror, specifikisht Drejtoria e Shërbimeve Sociale.

Tabela: Numri i fëmijëve rezidentë në Institucionet e Përkujdesit Shoqëror, publike për vitin 2015.

Burimi: Shërbimi Social Shtetëror

Sipas observacioneve të percjella nga Shërbimi Social Shtetëror, grupit të auditimit,

lidhur me arsyet e grupit të auditimit, për përzgjedhjen për auditim të Shtëpisë së Fëmijës Zyber Hallulli, SHSSH informon se Zyber Hallulli nuk ka kapacitetin maksimal të fëmijëve, pasi Shtëpia e Fëmijës Shkollor Shkodër ka një kapacitet prej 70 vendesh kundrejt 48 vendesh që ka Zyber Hallulli. Grupi i auditimit, ka prezantuar në raport, tabelën mbi numrin e fëmijëve rezidentë në secilën nga Shtëpitë e Fëmijës publike në vend për vitin 2015. Nuk është përmendur në asnjë moment se statistikat e vendosura nga grupi i auditimit kanë të bëjnë me kapacitetin e secilës Shtëpi Fëmije. Bëhet fjalë për keqkuptim. Gjithsesi, grupi i auditimit, perifrazon argumentin e parë në “...i cili ka numrin më të lartë të fëmijëve rezidentë…”

Observacioni i SHSSH mbi argumentin e 2-të, informon se buxheti i lëvruar SHF Zyber Hallulli nuk është buxheti më i lartë operacional, por në vitin 2014 ka qënë i lartë si pasojë e borxheve të mbartura nga vitet e kaluara. Grupi i auditimit nuk është shprehur se Shtëpia e Fëmijës ka buxhetin më të lartë operacional, por e ka grupuar atë në institucionet që kanë buxhetet më të shumta që lëvrohen për aktivitetin operacional.

Është përzgjedhur IPSH Zyber Hallulli, për disa arsye: 1. Është institucioni rezidencial publik kombëtar i cili ka numrin më të lartë të fëmijëve

rezidentë krahasuar me IPSH e tjera rezidenciale publike. 2. Ka ndër buxhetet më të shumta që lëvrohen për aktivitetin operacional 3. I është nënshtruar rikonstruksionit duke i kthyer ambientet e veta në apartamente për

fëmijët sipas sistemin Shtëpi –Familje. 4. Ka vëmendje maksimale nga shoqëria civile dhe shërben si rast i mirë për të aplikuar

gjetjet dhe rekomandimet ndaj institucionet e tjera të përkujdesit për fëmijë.

1.4.1 Hyrje në subjektet që do të auditohen

Subjektet në auditim janë: 1. IPSH publike rezidenciale Zyber Hallulli, institucion i cili mban statusin kombëtar, është në varësi dhe monitorohet nga Shërbimi Social Shtetëror. 2. Drejtorinë e Shërbimeve Sociale (Ish Drejtoria e Monitorimit të Shërbimeve Sociale) pjesë e strukturës së Shërbimi Social Shtetëror.

Page 12: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

12

Instiucioni i Përkujdesit Shoqëror Zyber Hallulli. Zyber Hallulli ishte kryetari i parë i Bashkisë Tiranë (1912), dhe themelues i “Shtëpisë së fëmijës”, Tiranë.Zyber Hallulli, i quajtur nga populli i Tiranës edhe “babai i jetimëve”, lindi në Tiranë më 1842 dhe rridhte nga një familje autoktone me tradita fetare e patriotike. Shtëpia e parë e fëmijës u quajt “Streha Vorfnore” dhe u hap së bashku me patriotët Rauf Fico, Mytesim Këlliçi, Ismail Ndroqi, Luigj Shala dhe Xhelal Toptani në 28 Nëntor 1917 me rastin e 5 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, duke grumbulluar fëmijë nga e gjithë Shqipëria, pa dallim krahine e besimi fetar. Ngritja e këtij institucioni kërkoi ngritjen e një komisioni me bamirës të njohur të qytetit të Tiranës, ku përfshiheshin fetarë, tregtarë e zejtarë, që do të financonin veprimtarinë e këtij institucioni. Zyber Hallulli iu përkushtua aq shumë kësaj strehe, sa që me vullnetin dhe dëshirën e tij, para se të vdiste i dhuroi “Strehës Vorfnore” të gjithë pasurinë e tij personale. Zyber Hallulli ndërroi jetë më 1927.

Me kalimin e kohës streha mori formën e një institucioni, i cili vazhdon të jetë edhe në ditët e sotme. Nuk dihet se kur është bërë zhvendosja e këtij institucioni nga adresa fillestare në ambientet aktuale. Por gjatë periudhës së komunizmit, Streha Vorfnore, mori emrin e Shtëpisë së Partisë “8 Nëntori”. Pas viteve ’90, shtëpia mori emrin “Zyber Hallulli” në nder të atij që e hapi për herë të parë këtë strehë për fëmijët.

Institucioni Zyber Hallulli është një institucion përkujdesi shoqëror për fëmijë, publik, rezidencial dhe kombëtar. Si i tillë, është nën varësinë e drejtpërdrejtë të Shërbimit Social Shtetëror.

Shtëpia e Fëmijës “Zyber Hallulli” Tiranë, funksionon në bazë të Ligjit nr. 9355 datë 10.03.2005 “Për Ndihmën dhe Shërbimet Shoqërore”, i ndryshuar, Ligjit Nr. 10347 datë 04.11.2010 “Për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve” VKM nr. 658 datë 17.10.2005 “Për Standardet e Shërbimeve Shoqërore”, Të VKM nr. 659 datë 17.10.2005 “Për Standardet e Shërbimeve të Përkujdesit Shoqëror për Fëmijët në Institucionet Rezidenciale”, VKM nr. 425 datë 27.06.2012 “Për Përcaktimin e Kritereve dhe të Dokumentacionit të Nevojshëm për Pranimin e Personave në Institucionet Rezidenciale, Publike dhe Private të Përkujdesit Social”, i ndryshuar.

Page 13: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

13

Skema: Struktura organizative IPSH Zyber Hallulli

Burimi: Grupi i Auditimit, KLSH (bazuar në organikën e IPSH Zyber Hallulli, marrë nga faqja zyrtare internet SHSSH.)

Në vitin 2012 ka përfunduar rikontruksioni i ambienteve të institucionit duke e ndarë sipërfaqen e banimit në apartamente të veçanta për fëmijët e grupmoshave të ndryshme me qëllim aplikimin e konceptit të ri të shtëpive të fëmijës, “Shtëpi familje”.

Ky koncept i ri, është aplikuar në disa shtëpi fëmije publike në vend, ku Zyber Hallulli është njëra prej tyre. Përkufizimi Shtëpi Familje ka hyrë si një koncept i ri jo vetëm si rrjedhojë e rikonstruktimit të ambienteve fizike të institucionit por edhe duke patur parasysh mëyrën e organizimit të jetesës brenda në të. Eksperienca të tilla në vendet e tjera europiane kanë treguar se proçesi i institucionalizimit të fëmijëve bëhet më i lehtë për ta.

Kapaciteti maksimal i institucionit është 48 fëmijë. Në fund të vitit 2015, institucioni kishte 45 fëmijë rezidentë, ku 10 fëmijë janë pa familje, jetimë ligjorë. Pjesa tjetër, janë fëmijë jetimë social, të cilët vijnë nga familje me probleme të thelluara sociale e ekonomike, braktisje prindërore, etj.

Shërbimi Social Shtetëror lind si Administrata e Përgjithshme e Ndihmës dhe e Shërbimeve Sociale me një vendim të Këshillit të Ministrave nr.52, 08.01.1996 “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit të Përgjithshëm të Ndihmës dhe Shërbimeve Sociale, si dhe të Administratës së Përgjithshme të Ndihmës dhe Shërbimeve Sociale”. Në këtë strukturë u përfshinë 4 drejtori: Drejtoria e Ndihmës Ekonomike, Drejtoria “Gruaja dhe Familja”, Drejtoria e PAK-ut dhe Drejtoria e të Moshuarve. Në vitin 2002, u ndryshua emërtimi nga APNSHS në Shërbimi Social Shtetëror (SHSSH) dhe në vitin 2005 miratohet Statuti i SHSSH-së, i cili nëpërmjet një vendimi të Këshillit të Ministrave nr. 816 datë 16.11.2011 ka pësuar ndryshimet finale, të cilat janë ende në fuqi.

Struktura dhe Organika e SHSSH janë miratuar me Urdhrin e Kryeministrit nr. 88 datë 25.10.2011 “Për Miratimin e Strukturës dhe të Organikës së Shërbimit Social Shtetëror”. Sipas këtij Urdhri, Shërbimi Social Shtetëror ka mbajtur strukturën organizative si më poshtë deri në ndryshimin e tij.

Page 14: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

14

Skema: Struktura organizative Shërbimi Social Shtetëror

Burimi: Shërbimi Social Shtetëror (faqja zyrtare internet)

SHSSH ka për mision zbatimin e politikave, legjislacionin e ndihmës ekonomike, pagesës për personat me aftësi të kufizuar dhe shërbimeve shoqërore në të gjithë vendin. Këtë mision e realizon ndër të tjera, nëpërmjet monitorimit të standardeve të shërbimeve sociale në nivel kombëtar.

Drejtoria përgjegjëse për monitorimin e Standardeve të Shërbimeve Shoqërore është Drejtoria e Monitorimit të Shërbimeve Sociale, e cila mban në strukturën e vet drejtorin e departamentit dhe 5 specialistë.

Bazuar në Urdhrin e Kryeministrit Nr. 88 datë 25.10.2011, SHSSH ka në strukturën e saj 6 drejtori dhe sektorin e Auditit të brendshëm. Urdhri i Kryeministrit nr. 43 datë 17.3.2016 “Për Disa Ndryshime në Urdhrin Nr. 88 datë 25.10.2011 të Kryeministrit Për Miratimin e Strukturës dhe të Organikës së Shërbimit Social Shtetëror” i ndryshuar” miraton ndryshimet finale. Që prej 17.3.2016, Shërbimi Social Shtetëror ka strukturën e mëposhtme organizative.

Page 15: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

15

Skema: Struktura organizative Shërbimi Social Shtetëror, miratuar me Urdhrin e Kryeministrit Nr. 43 datë 17.3.2016.

Burimi: Shërbimi Social Shtetëror (faqja zyrtare internet)

Me ndryshimin e strukturës dhe organikës, Shërbimi Social Shtetëror përbëhet nga 6 drejtori ku Drejtoria e Monitorimit të Shërbimeve Sociale ristrukturohet dhe kthehet në Drejtoria e Shërbimeve Sociale, duke vijuar të mbajë kompetencat që Drejtoria e Monitorimit të Shërbimeve Sociale kryente.

Drejtoria e Shërbimeve Sociale

Disa nga kompetencat kryesore të Drejtorisë së Shërbimeve Sociale, e cila përfshihet në auditim:

1. Drejton dhe organizon punën brenda drejtorisë dhe koordinon punën me drejtoritë e tjera.

2. Orienton dhe drejton aktivitetin për lidhjen e marëdhënieve me donatorë të ndryshëm që mund të ndihmojnë për të plotësuar nëvojat në institucionet e përkujdesit social.

3. Organizon dhe ndjek monitorimin e aktivitetit dhe mbarëvajtjen e punës në Institucionet e Shërbimeve Sociale Publike dhe Jopublike.

4. Mban lidhje me institucionet publike të përkujdesit social për probleme të kapaciteteve të institucioneve dhe të orjentimit të kontigjenteve sipas grupmoshave me problemet e evidentuara.

5. Vlerëson situatën e shërbimeve sociale duke u bazuar në relacionet e monitorimeve të shërbimeve sociale në institucionet publike të përkujdesit social.

6. Kontrollon disiplinën dhe rendimentin e punës së specialistëve të drejtorisë dhe merr pjesë në grupin e punës për vlerësimin periodik të punës së stafit të drejtorisë5.

5 Burimi i kompetencave të Drejtorisë së Monitorimit të Shërbimeve Sociale marrë nga faqja zyrtare internet ShSSh: http://www.sherbimisocial.gov.al/wp-content/uploads/2014/03/Funksionet-e-Drejtorive-te-ShSSh.pdf

Page 16: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

16

1.4.2 Politikat e institucionit/agjensisë

Qeveria shqiptare ka ndërtuar Strategjinë Kombëtarë për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI) 2015-2020, e cila përfaqëson dokumentin themelor strategjik që kombinon axhendën e integrimit në Bashkimin Evropian me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e shoqëror të vendit, përfshirë edhe ndërlidhjen me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm6. Një nga 4 shtyllat në të cilat bazohet rritja ekonomike në SKZHI, është edhe investimi në kapital njërëzor dhe kohezion social. Aktualisht shërbimet publike të kujdesit shoqëror në Shqipëri janë shumë të kufizuara. Pjesa më e madhe e tyre ofrohen nga organizata të shërbimeve komunitare të financuara me baza vullnetare ose nga partnerë zhvillimi. Shërbimet gjenden kryesisht në zonat e mëdha urbane7. Konsolidimi i mbrojtjes shoqërore është një pikë e rëndësishme e përfshirë në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2015-2020. Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut dhe Konventa për të Drejtat e Fëmijëve janë disa prej instrumenteve ligjore që e përcaktojnë mbrojtjen shoqërore si mjet për mbrojtjen e shtetasve në nevojë. Programet për mbrojtjen shoqërore kanë mundësi të përmirësojnë kushtet bazike të fëmijëve siç është ushqimi, arsimi dhe gjendja shëndetësore, dhe njëkohësisht minimizojnë mundësinë për abuzimin dhe shfrytëzimin e tyre.

Problemi social i vendosur në qëndër të këtij auditimi pjesë e objektivave strategjikë të përcaktuar në Strategjinë Kombëtarë për Zhvillim e Integrim. Dy nga tre objektivat kryesore strategjikë të MMSR-së, (1. Zbutja dhe ulja e varfërisë dhe varfërisë absolute dhe 2. Garantimi se çdo fëmijë, çdo përson i moshuar dhe çdo familje shqiptare të ketë akses të barabartë në lidhje më shërbimet e kujdesit shoqëror funksional dhe gjithëpërfshirës bazuar në parimin e decentralizimit, deinstitucionalizmit dhe diversifikimit) synojnë zbutjen e këtij problemi social. Institucionalizimi i fëmijëve në nevojë është vetëm hapi i parë i kujdesit ndaj këtij grupi shoqëror. Më tej, është detyrë e secilit institucion varësie të zbërthejë objektivat strategjikë në plane veprimi konkrete që kanë të bëjnë me ofrimin e një shërbimi kujdesi sa më efektiv duke përfshirë këtu edhe strategjitë për deinstitucionalizimin e fëmijëve rezidentë, dhe monitorimin e institucioneve të kujdesit.

Qëllimet strategjike të përcaktuara në Planin e Veprimit për implementimin e objektivave strategjike 2012-2015 zbërthehen në objektiva taktike që kanë të bëjnë me uljen e varfërisë. Përsai i përket grupit të fëmijëve në nevojë këto objektiva taktikë kanë të bëjmë me deinstitucionalizimin dhe transformimin rezidencial, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve sociale për fëmijët, monitorimi dhe vlerësimi i implementimit të politikave në përputhje me të drejtat e fëmijëve, etj.8

1.4.3 Pesha në buxhet dhe PBB

Insititucioni Zyber Hallulli është një institucion rezidencial, publik kombëtar. Si i tillë, fondet bazë për aktivitetin operacional të tij, lëvrohen nga Shërbimi Social Shtetëror. Një mbështetje për aktivitetin e tyre operacional vjen edhe nga donacionet, qofshin ato në natyrë apo financiare.

Duke qënë se buxhetet për kujdesin social janë të ulëta në krahasim me vlerat e PBB, buxheti që akordohet nga Shërbimi Social Shtetëror për institucionin Zyber Hallulli është luhatur nga 5.5% në 4.8% respektivisht për vitet 2010 dhe 2015. Buxheti i SHSSH çdo vit ka patur rritje të qëndrueshme, ku për vitin 2015 është rritur me 14.5% krahasuar me 2010. Nga

6 Kuadri strategjik, qëllimi i SKZHI 2015-2020: http://www.sociale.gov.al/al/program/konsultimi-strategjise-

kombetare-per-zhvillim-dhe-integrim-2015-2020 7 Studim i UNICEF-it për hartën e shërbimeve të kujdesit shoqëror 8 Action Plan for Children 2012-2015

Page 17: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

17

ana tjetër, buxheti vjetor për IPSH Zyber Hallulli nuk ruan të njëjtën rritje ndër vite ku brenda një periudhe 5 vjeçare, ka patur një rritje vetëm prej 3% (2015 vs. 2010). Tabela: Buxheti i IPSH Zyber Hallulli dhe buxheti i SHSSH, 2010-2015 (në mijë Lekë)

2010 2011 2012 2013 2014 2015

Buxheti Zyber Hallulli 38,850 38,431 44,914 34,380 42,260 40,041

Buxheti i SHSSH 709,000 606,000 728,000 726,000 787,000 829,000

Pesha specifike në % Z. Hallulli vs ShSSh

5.5% 6.3% 6.2% 4.7% 5.4% 4.8%

Burimi: Shërbimi Social Shtetëror

Grafik: Buxheti i IPSH Zyber Hallulli dhe i SHSSH (në mijë Lekë)

Burimi: SHSSH

Vlera e buxhetit të IPSH Zyber Hallulli për vitin 2015 ka qënë 40’041’000 Lek, duke përbërë vetëm 4.8% të buxhetit të Shërbimit Social Shtetëror.

1.4.4 Risqet e aktivitetit të subjektit

Risqet e aktivietit të IPSH Zyber Hallulli, janë pikërisht ato që përkufizojnë vështirësitë që has institucioni në përmbushjen apo mospërmbushjen e përgjegjësive të veta. Grupi i auditimit ka vlerësuar risqet e institucionit duke i kategorizuar ato sipas analizës SWOT, në risqe të brendshme dhe të jashtme. Këto risqe janë prezantuar në formë tabelare si më poshtë duke pasqyruar fuqitë, dobësitë, mundësitë dhe kërcënimet që i shfaqen institucionit gjatë ushtrimit të aktivitetit operacional:

Page 18: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

18

Tabela: Analiza SWOT Fuqitë (S) Dobësitë (W)

1. Ambient i rikonstruktuar sipas konceptit Shtëpi – Familje.

2. Struktura e institucionit është e ndarë në apartamente sipas grupmoshave.

3. Godinë lehtësisht e aksesueshme nga donatorë të mundshëm dhe grupet e interesit.

4. Shkollat 9 vjeçare që fëmijët rezidentë ndjekin janë afër me institucionin.

5. Institucioni monitorohet dhe inspektohet nga shumë institucione të ndryshme: IP, SHSSH, Avokati i Popullit, AMDF, KLSH, etj duke minimizuar risqet e mundshme të ndonjë shkelje flagrante nga ana e stafit.

6. Baza ligjore nuk është e re dhe ndryshimet janë të pakta, për pasojë stafi është i mirëinformuar me to.

7. Rregullorja e re insitucionale me detyrat dhe përgjegjësitë përkatëse të stafit të institucionit në të.

8. Mbështetjet e donatorëve të mundshëm ndihmojnë në kapërcimin e procedurave burokratike të prokurimeve (qofshin këto me vlera minimale), etj.

9. Donacionet, kryesisht ato në natyrë ndihmojnë në diversifikimin e produkteve për përdorim të fëmijëve duke mos patur mjete dhe veshje standarte dhe të njëjta.

10. Mbështetja nga donatorë të ndryshëm siguron herë pas herë shërbime private falas dhe fleksibël.

1. Fëmijë që vijnë nga familje me probleme të thella ekonomike e sociale.

2. Fëmijë me diversitet kulturor, duke e bërë të vështirë punën e stafit për të ndikuar në mirërritjen e tyre.

3. Fëmijë me probleme dhe mangësi të larta në arsimim dhe edukim si pasojë e kushteve të jetesës apo vendimeve të prindërve të tyre për braktisje të shkollës.

4. Baza ligjore udhëzon kuotën ditore prej 330 lek për ushqim dhe pije për secilin fëmijë përfitues, duke mos bërë dallim mbi moshën e përfituesit.

5. Mungesa e një databaze/historiku personal të saktë lidhur me fëmijët që vijnë nga institucionet e tjera.

6. Mungesa e një figure prindërore të afërt, e bën insitucionalizimin një proces të rëndë psikologjik dhe social për fëmijën.

Mundësitë (O) Kërcënimet (T) 1. Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim

2015-2020 2. Studimet e shumta të OJF-ve në bashkëpunim me

MMSR-në lidhur më cilësinë e shërbimit të ofruar në institucionet për fëmijë dhe rastet e mira japin informacion për përmirësime të mëtejshme

3. Deinstitucionalizimi - si objektiv strategjik i SKZHI 2015-2020 në minimizimin e fëmijëve të ndarë nga familjet e tyre biologjike.

4. Bashkëpunimet e herëpashershme të grupeve të interesit ndikojnë në rritjen e ndërgjegjësimit social të shoqërisë për mbështetje financiare apo në natyrë.

1. Formularët e shumtë të detyrueshëm për të ndjekur zhvillimin psiko-social, arsimor, shëndetësor, mund të ndikojnë në cilësinë e informacionit që përfshihet në këto dosje, duke e kthyer këtë proces të rëndësishëm dokumentimi në një proces burokratik.

2. Qarkullimi i lartë i stafit qoftë me qëllim mbajtjen e një standarti të lartë kujdesi në IPSH, kërcënon tërë kujdesin e ofruar tek fëmijët.

3. Si pasojë e procesit të prokurimit, veshjet dhe sendet personale janë njëlloj për të gjithë fëmijët, duke cënuar individualitetin e tyre.

4. Mosinformim i saktë i publikut mbi benefitet ekonomike të familjes kujdestare.

5. Donacionet nuk janë të përhershme dhe të vazhdueshme, për pasojë nuk mund të konsiderohen si burime të sigurta për institucionin dhe fëmijët në ofrimin e një shërbimi/fondi.

Burimi: Grupi i Auditimit, KLSH

Page 19: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

19

Po ashtu, grupi i auditimit, ka identifikuar risqet e veprimtarisë së Institucionit Zyber Hallulli, të cilët janë zbërthyer në Risqe strategjike dhe operacionale9. Struktura e këtyrë risqeve të identifikuara ka udhëhequr edhe formulimin e pyetjes kryesore audituese. Risqet janë renditur sipas llojit dhe rëndësisë së tyre duke i dhënë më shumë prioritet zonave me risk të lartë. Tabela: Pasqyra e risqeve strategjike dhe operacionale të IPSH Zyber Hallulli Nr. Risku i brendshëm (i subjektit) mbi: Kategorizimi i riskut Risku total

1 Planifikimi strategjik i kujdesit ndaj fëmijëve rezidentë risk strategjik I lartë

2 Identifikimi i problematikave të mundshme risk strategjik I lartë

3 Komunikimi mes fëmijëve dhe stafit risk strategjik I lartë

4 Zbatimi i kuadrit ligjor dhe rregullativ risk strategjik I lartë

5 Databazë e fëmijëve rezidentë risk strategjik I mesëm

6 Siguria dhe mbrojtja risk strtegjik I mesëm

7 Vendndodhja, modeli dhe madhësia e institucionit risk strategjik I ulët

8 Besueshmeria dhe plotësia e dosjeve fillestare të fëmijëve

risk operacional I lartë

9 Besueshmëria dhe cilësia e plotësimit të dosjeve personale të fëmijëve

risk operacional I lartë

10 Monitorimet dhe kontrollet risk operacional I mesëm

11 Eksperienca dhe kompetenca e stafit dhe manaxhimit risk operacional I mesëm

12 Pamundësia për të mbajtur kontabilitet kosto risk operacional I mesëm

13 Ofrimi dhe përgatitja e vakteve risk operacional I mesëm

14 Aktivitetet dhe veprimtritë argetuese risk operacional I ulët

15 Nevojat për veshje dhe sende personale risk operacional I ulët

Burimi: Grupi i Auditimit, KLSH

1.4.5 Rëndësia e produkteve të subjektit

Çështjet sociale gjithmonë kanë marrë vëmendje maksimale nga shoqëria. Institucionalizimi i fëmijëve në nevojë është ofruar si një mënyrë për t’u dhënë kushtet më të mira të mundshme një fëmije të braktisur, të vetëm dhe pa asnjë përkrahje. Evidenca të eksperiencave të ndryshme kanë treguar se familja dhe format e kujdesit jashtë institucionit, mund të plotësojnë nevojat e fëmijëve10. Deklarata e Qëllimit të institucionit shpreh se qëllimi i tij është mirërritja, kujdesi shëndetësor dhe social për fëmijët, edukimi, arsimimi, trajtimi psiko-social i tyre. Institucioni krijon kushtet dhe karakteristikat e një ambienti familjar, integrimin e fëmijëve në ambientet brenda dhe jashtë tij, vendosjen e fëmijëve në një mjedis familjar, duke i dhënë përparësi asaj të origjinës, në përputhje me politikat sociale të vendit. Në çdo vendim të marrë ky institucion ka dhe do të ketë si parim bazë interesin më të lartë të fëmijës.11 Përtej efektivitetit të shërbimit që ofron institucioni, akoma më i rëndësishëm është edhe efektiviteti i strategjive që institucioni dhe Shërbimi Social Shtetëror hartojnë për gjetjen e mjediseve të sigurta familjare për fëmijët rezidentë.

9 Manuali i Auditimit të Përformancës, Kontrolli i Lartë i Shtetit, faqe 44,. 10 Children in focus – deinstitutionalization up to now, Belgrade, Serbia, 2011. 11 Deklarata e Qëllimit, ISPH Zyber Hallulli.

Page 20: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

20

1.4.6 Feedback-u i subjektit në fazën studimore

Gjatë fazës studimore, grupit të auditimit i është dashur të grumbullojë materiale, bazë ligjore, dosje fëmijësh, etj. Gjatë takimit prezantues me Sekretarin e Përgjithshem të MMSR-së, Z. Gjergj Teneqexhiu, kemi patur mbështetjen e duhur për të patur në dispozicion kushtet dhe materialet e nevojshme që grupi i auditimit të kryeje punën. Të njëjtën mbështetje kemi gjetur edhe në takimin prezantues me Drejtoreshën e Përgjithshme të SHSSH Znj. Etleva Bisha dhe Zv. Drejtoreshën Znj. Lida Leskaj. Pavarësisht se i kemi marrë materialet e kërkuara, grupi i auditimit ka hasur vonesave në marrjen e përgjigjeve zyrtare. Po ashtu, stafi i shtëpisë Zyber Hallulli ka qënë i gatshëm në dhënien e informacioneve, materialeve dhe dokumentave të kërkuara nga grupi i auditimit. Kemi hasur vonesa në marrjen e përgjigjeve finale zyrtare nga Drejtoresha e Institucionit Znj. Irma Shtini, pavarësisht rikujtesave verbale dhe me shkrim nga grupi i auditimit për të qënë sa më korrektë ndaj zbatimit të afateve të përcaktuara në Ligjin 154/2014 datë 27.11.2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”.

2. QASJA DHE DETAJET E AUDITIMIT

Bazuar në dokumentacionin, materialet e grumbulluara, në natyrën specifike të shërbimit që ofron institucioni, komunkimin me stafin e institucionit dhe Drejtorinë e Shërbimeve Sociale, si dhe studimet, auditimet dhe praktikat e vendeve të tjera të të njëjtës fushë, grupi i auditimit do të përdorë qasjen pragmatike të auditimit, e cila është një qasje sintetike mes asaj sasiore dhe cilësore. Ky auditim është auditim performance dhe natyra e të dhënave që grumbullohen është mjaft e gjerë. Grupi i auditimit do të auditojë periudhën 1.1.2015-31.10.2016. Meqënëse një pjesë e auditimit është bazuar në disa nga standartet kryesore të IPSH-ve për të cilët ka indikatorë cilësorë dhe sasiorë, qasja pragmatike do i vijë grupit të auditimit në ndihmë për interpretimin e duhur të të dhënave.

2.1 Objektivi dhe problemi i performancës

Grupi i auditimit auditoi performancën e një institucioni kujdesi shoqëror. Në kushte të tilla auditimit u përqëndrua në analizimin e proceseve dhe strukturave duke vlerësuar se sa mirë përputhen ato më standardet dhe bazën ligjore. Në këtë drejtim u auditua efiçenca si elementi i parë i performancës. Aspekt tjetër i auditimit është rakordimi i objektivave të realizuara me planet apo strategjitë e hartuara përsa i përket kujdesit shoqëror. Ky aspekt trajton efektivitetin si elementin e dytë të performancës.

2.1.1 Fokusimi dhe përkufizimi i problemit të performancës

Studime të ndryshme nga organizata botërore flasin për nivele të larta të fëmijëve në nevojë të institucionalizuar. Pasojat psikologjike të shkaktuara nga kujdesi institucional janë njohur dhe vazhdojnë e publikohen për më shumë së 70 vjet. Publikimet e J. Bowlby mbi “Teorinë e Afrimit” në vitin 1969, theksuan dukshëm problemet psikologjike që shfaqen tek fëmijët e institucionalizuar. Ky studim pati shumë kontestime për mënyrën e realizimit dhe mungesën e etikës gjatë eksperimenteve, por rezultatet e dala prej tij, ishin treguesit e prekshëm të dëmit që shkakton mungesa e prindit. Prandaj edhe ky auditim performance, përtej efiçencës së proceseve synoi të auditojë efektivitetin e rezultatit të punës së institucionit. Rezultati i punës që ofrojnë IPSH rezidenciale, janë fëmijët e integruar efektshëm në shoqërinë tonë dhe pa pasoja të shkaktuara nga fatkeqësia e të qënit vetëm, i braktisur apo i mohuar.

Page 21: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

21

2.1.2 Objektivi i auditimit

Në subjekte ku qëllimi primar është mirërritja e një segmenti shoqëror fatkeq, mes tre elementëve kyçë të performancës, ekonomicitetit, efiçencës dhe efektivitetit, rëndësinë më të madhe e zënë efiçenca dhe efektiviteti. Grupi do të auditojë performancën e institucionit të kujdesit shoqëror për fëmijë “Zyber Hallulli” për periudhën 01 Janar 2015- 30 Tetor 2016.

2.2 Përkufizimet dhe terminologjia

Institucione të përkujdesit shoqëror: institucione të cilat ofrojnë shërbime për kategoritë në nevojë. Këto institucione janë publike dhe jo publike. IPSH publike: IPSH-të publike financohen nga shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. IPSH-të jopublike: menaxhohen nga OJF-të dhe licencohen nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Shërbimi Social kryen monitorimin e standarteve të IPSH-ve publike dhe jopublike

IPSH rezidenciale: Institucione përkujdesi shoqëror që ofrojnë shërbim 24 orë duke siguruar kujdesin afatgjatë për individët në nevojë me qendrim në institucionin rezidencial. Qendër ditore për fëmijë: qendër e cila ofron kujdes për fëmijë në nevojë gjatë ditës, pa të drejtën e kujdestarisë. Ky lloj kujdesi është një shërbim i vazhdueshëm dhe bëhet kryesisht gjatë përiudhave specifike të nevojshme. Jetim Social: fëmijë të cilët nuk kanë individë adultë që mund të kujdesen për ta edhe pse njëri apo të dy prindërit mund të jenë gjallë. Zakonisht prindër abuzues me alkoolin dhe lëndët narkotike neglizhojnë kujdesin ndaj fëmijëve. Status Jetim: status prej të cilit përfitojnë personat me moshë nga 0-25 vjeç, që kanë kaluar ose jo nëpër institucione shtetërore ose private të përkujdesit shoqëror dhe që plotësojnë këto kritere: a) të lindurit jashtë martese; b) që nuk kanë gjallë asnjërin nga prindërit; c) të cilëve me vendim të formës së prerë të gjykatës u është hequr e drejta prindërore e të dy prindërve ose u është hequr e drejta prindërore për njërin prind dhe prindi tjetër nuk jeton; d) që braktisen nga të dy prindërit dhe nuk u njihet identiteti i tyre.

2.3 Kriteret

Për shkak të fokusit dhe qasjes pragmatike të auditimit, Grupi ka përdorur kriteret e kategorizuara si më poshtë:

2.3.1 Kriteret e politikës

● Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2015-2020.

● Strategjia Kombëtare e Mbrojtjes Sociale 2015-2020, MMSR

● Strategjia Sektoriale e Mbrojtjes Sociale 2007-2013

● Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë 2015-2020

● Ligj Nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, Neni 15, Neni -54, Neni 57

● Konventa për të Drejtat e Fëmijës datё 20 nëntor 1989

● Ligji Nr. 9154 datë 6.11.2003 “Për arkivat”

Page 22: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

22

● Ligj Nr. 9359, datë 24.3.2005 “Për Ratifikimin e “Konventës Europiane “Për Marrëdhëniet me Fëmijët””

● Ligj Nr.10424, datë 2.6.2011 Për Ratifikimin e Konventës së Këshillit të Europës “Për Statusin Juridik të Fëmijëve të Lindur Jashtë Martesës”

● Ligj Nr. 8624, datë 15.06.2011 “Për Aderimin në “Konventën e Hagës” ”Për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Bashkëpunimin për Birësimet Jashtë Vendit””.

● Ligj Nr. 10425, datë 2.6.2011 Për Ratifikimin e Konventës së Këshillit të Europës “Për Ushtrimin e të Drejtave të Fëmijëve”

● Ligj Nr. 8153, datë 31.10.1996 “Për Statusin e Jetimit”

● Ligji Nr. 9062, datë 8.5.2003 “Kodi i Familjes”, Pjesa e tretë, tituli 4, “Birësimi”

● Ligj Nr. 9355, datë 10.03.2005 “Për Ndihmën dhe Shërbimet Shoqërore”

● Ligj Nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për Masat ndaj Dhunës në Marrëdhëniet Familjare”

● Ligj Nr. 10329, datë 30.9.2010 Për disa Shtesa dhe Ndryshime në Ligjin Nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për Masat ndaj Dhunës në Marrëdhëniet Familjare”, të ndryshuar.

● Ligji Nr. 9695, datë 19.03.2007 “Për Procedurat e Birësimit dhe Komitetin Shqiptar të Birësimit”

● Ligj Nr. 10347, datë 4.11.2010 “Për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës”

● Ligj Nr. 10358, datë 16.12.2010 “Për disa shtesa dhe ndryshime” në Ligjin Nr.9695, datë 19.3.2007 “Për procedurat e birësimit dhe Komitetin Shqiptar të Birësimit”

● Ligj Nr. 47/2014 për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 9355, datë 10.3.2005, "Për Ndihmën dhe Shërbimet Shoqërore", të ndryshuar.

● Ligj Nr. 44/2016 Për disa Ndryshime dhe Shtesa në Ligjin Nr. 9355, datë 10.3.2005, “Për Ndihmën dhe Shërbimet shoqërore”, të ndryshuar.

● VKM Nr.233, datë 10. 4.1998 Për Zbatimin e Ligjit “Për Statusin e Jetimit”

● VKM Nr. 542, datë 27.07.2005 “Për Miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”

● VKM Nr. 787, datë 14.12.2005 “Për Përcaktimin e Kritereve të Procedurave dhe të Masës së Ndihmës Ekonomike”

● Vendimi Nr. 512, datë 31.05.2006 “Për procedurat e kryerjes së kontrollit të ndihmës ekonomike, të pagesës së aftesisë së kufizuar dhe sherbimeve shoqerore”

● VKM Nr. 617, datë 07.09.2006 “Për përcaktimin e treguesve të vlerësimit dhe të Monitorimit të programeve të ndihmës ekonomike, të pagesës për personat me aftësi të kufizuara dhe të shërbimeve shoqërore”

● VKM Nr. 816, datë 16.11.2011 Për disa Ndryshime dhe Shtesa në Vendimin nr.542, datë 27.7.2005 të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”

● VKM Nr. 89, datë 26.01.2012 Për Përcaktimin e Kritereve, të Dokumentacionit dhe të Procedurës së Shërbimit të Kujdestarisë.

● VKM Nr. 425, datë 27.06.2012 “Për Përcaktimin e Kritereve dhe të Dokumentacionit të Nevojshëm për Pranimin e Personave në Institucionet Rezidenciale, Publike dhe Jopublike, të Përkujdesjes Shoqërore"

● VKM Nr. 904, datë 12.12.2012 Për Përcaktimin e Kritereve, të Procedurave dhe Dokumentacionit të Përfitimit të Ndihmës Ekonomike, në Zonat Pilot.

● VKM Nr. 375, datë 11.06.2014 Për disa Shtesa dhe Ndryshime në Vendimin nr. 904, datë 12.12.2012, të Këshillit të Ministrave, "Për Përcaktimin e Kritereve, të

Page 23: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

23

Procedurave dhe Dokumentacionit të Përfitimit të Ndihmës Ekonomike në Zonat Pilot"

● VKM Nr. 376, datë 11.6.2014 Për disa Ndryshime dhe Shtesa në Vendimin nr. 787, datë 14.12.2005, të Këshillit të Ministrave, "Për Përcaktimin e Kritereve, të Procedurave dhe të Masës së Ndihmës Ekonomike", të ndryshuar

● VKM Nr. 839, datë 03.12.2014 “Për disa Ndryshime dhe Shtesa në Vendimin Nr. 425, datë 27.6.2012, "Për Përcaktimin e Kritereve dhe të Dokumentacionit të Nevojshëm për Pranimin e Personave në Institucionet Rezidenciale, Publike dhe Jopublike, të Përkujdesjes Shoqërore"

● VKM Nr. 197, datë 9.3.2016 Për disa Shtesa dhe Ndryshime në Vendimin nr. 904, datë 12.12.2012, të Këshillit të Ministrave, "Për Përcaktimin e Kritereve, të Procedurave dhe Dokumentacionit të Përfitimit të Ndihmës Ekonomike në Zonat Pilot", të ndryshuar

● Urdhër i Kryeministrit nr. 88 datë 25.10.2011, të Kryeministrit, "Për miratimin e strukturës dhe të organikës së SHSSH".

● Urdhër i Kryeministrit nr. 43 datë 17.03.2016 "Për disa ndryshime në Urdhrin nr. 88, datë 25.10.2011, të Kryeministrit, "Për miratimin e strukturës dhe të organikës së SHSSH", të ndryshuar.

● Udhëzim nr. 2474, datë 06.12.2006 "Për zbatim të VKM nr. 617, datë 07.09.2005 "Për përcaktimin e treguesve të vlerësimit dhe të monitorimit të programeve të ndihmës ekonomike, të pagesës së aftësisë të kufizuara dhe të shërbimeve shoqërore"

● Udhëzimi Nr. 2632, datë 29.12.2006 “Në zbatim të VKM nr.512, datë 30.05.2006”

● Udhëzim i MMSR nr. 6, datë 21.5.2014 “Për Procedurat e Sistemimit të Fëmijëve në Institucionet Rezidenciale të Përkujdesit Shoqëror, Publike dhe Jopublike

● Udhëzimi Nr. 10, datë 25.2.2015 “Për mënyrat, format e bashkëpunimit dhe procedurat e ndërhyrjes në ndihmë të fëmijëve në rrezik për institucionet dhe strukturat kryesore përgjegjëse për mbrojtjen e fëmijës”

● Udhëzimi i MMSR Nr 14 dt 10.05.2016 “Për ofrimin e shërbimit të emergjencës në IPSH të financuara nga fondet e buxhetit të shtetit publik që ofrojnë shërbime të përkujdesit rezidencial për fëmijët në nevojë.”

● Rregullore e Brendshme e Organizimit dhe Funksionimit të Institucioneve për Fëmijë 2011-2015.

● Rregullore e Brendshme e Organizimit dhe Funksionimit të SHSSH, miratuar me VKA nr. 166/4 dt 18.03.2014

● Rregullore e Brendshme e Organizimit dhe e Funksionimit të Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” Tiranë, datë 31.12.2015 Nr. Prot. 2712.

● Rregullore e Brendshme e Organizimit dhe Funksionimit të SHSSH, miratuar me VKA nr. 166/4 dt 18.03.2014, e rishikuar pas miratimit të strukturës sipas Urdhërit të Kryeministrit nr 43. Datë 17.03.2016

2.3.2 Kriteret e monitorimit dhe raportimit

● VKM Nr. 659. datë 17.10.2005 “Për Standartet e Shërbimeve të Përkujdesit Shoqëror për Fëmijët në Institucionet Rezidenciale”

● Udhëzim Nr.830, datë 14.4.2008 Për Zbatimin e Standardeve të Shërbimeve të Përkujdesit Shoqëror, për Fëmijët në Institucionet Rezidenciale Publike dhe Jopublike.

Page 24: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

24

● Udhëzim Nr. 5 datë 1.08.2012, Për Nivelin e Kuotave të Shpenzimeve për Ushqime, në Institucionet Publike Rezidenciale e Komunitare të Përkujdesit Shoqëror.

● Plan Veprimi për Fëmijë 2012-2015

● Plani i veprimit të Shërbimit Social Shtetëror 2015

● Plani i veprimit të Shërbimit Social Shtetëror 2016

● Metodologjia e Inspektimit të Shërbimeve Sociale

2.3.3 Kriteret teknike dhe akademike

● Manual: Zbatimi i standardeve në institucionet rezidenciale të kujdesit për fëmijë në Shqipëri

● Projekti pilot i deinstitucionalizmit të Shtëpisë së Fëmijës Zyber Hallulli

● “Rekomandime për Ushqyerjen e Shëndetshme në Shqipëri” hartuar nga Drejtoria e Shëndetit Publik, Tiranë 2008 në bashkëpunim dhe OBSH, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Rrjetin e Shëndetit për Evropën Juglindore.

● Lista tip me afatet e ruajtjes së dokumenteve me rëndësi historike kombëtare, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.

2.3.4 Kritere të tjera / Praktika të mira

● Performance Audit: Foster Parent Program,Department of Public Health and Human Services Child and Family Services Division, State of Montana, December 2004

● Performance Audit: The Experiences and Perspectives of Washington Families who Adopted Children from Foster Care, Washington State Auditor’s Office, February 2014.

● Standardet e cilësisë për fëmijët: Standardet për Përkujdesjen Jashtë-Shtëpisë të Fëmijëve në Evropë

● Fshati i Fëmijëve SOS: Manual për Organizatën e Fshatit të Fëmijëve SOS

2.4 Piramida e pyetjeve audituese

Për të matur performancën e institucionit Zyber Hallulli, grupi i auditimit u përqëndrua në shërbimet që ofrohen nga subjekti dhe në sistemet e monitorimit që ushtrohen nga Drejtoria e Shërbimeve Sociale. Nëse shërbimi i ofruar nuk monitorohet siç duhet, atëherë efektiviteti vihet në dyshim. Si rrjedhim struktura e pyetjeve audituese është përqëndruar në dy aspekte:

1. Zbatimin e standardeve të cilat synojnë arritjen e performancës institucionale të cdo IPSH rezidenciale për fëmijë.

2. Matjen e efektivitetit të sistemeve të monitorimit Lidhur me aspektin e parë, nëpërmjet VKM nr. 659 datë 17.10.2005 “Standartet e

shërbimeve të përkujdesit shoqëror, për fëmijët në institucionet rezidenciale” janë miratuar 13 standarte për të cilat janë vendosur rezultatet e synuara, kriteret përkatëse dhe indikatorët e cilësisë për secilin kriter.

Standardet janë konceptuar si standarde të cilësisë, në kuptimin që ato do të përdoren si mjet për të arritur dhe njëkohësisht për të vlerësuar cilësinë e shërbimit që ofrohet per femijet

qe rriten ne institucionet residenciale, jashte familjeve te tyre biologjike12. Që në hartimin e

12 VKM Nr. 659 datë 17.10.2005 “Standartet e shërbimeve të përkujdesit shoqëror, për fëmijët në institucionet rezidenciale”

Page 25: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

25

tyre, është menduar që këta tregues do të shërbejnë edhe si bazë për inspektimin e shërbimeve residenciale për fëmijët. Në këtë mënyrë, të gjithë pjesëmarrësit në sistemin e shërbimeve residenciale për fëmijë, dinë se ku duan të arrijnë me këtë lloj shërbimi dhe se si të marrin arritjet e tyre13.

Standartet e shërbimeve të përkujdesit shoqëror për fëmijët në institucione rezidenciale paraqiten si më poshtë:

1. Qëllimi i shërbimit dhe përshtatshmëria sipas qëllimit; 2. Plani i përkujdesjes; 3. Përgatitja për jetesë të pavarur; 4. Ushqyerja; 5. Paraqitja, veshja dhe nevojat materiale; 6. Shëndeti fizik, emocional, mendor dhe dentar; 7. Edukimi; 8. Argëtimi; 9. Ankimimi; 10. Mbrojtja nga abuzimi; 11. Mjedisi dhe akomodimi; 12. Stafi; 13. Menaxhimi

Nga tërësia e 13 standardeve të miratuara me VKM nr. 659 datë 17.10.2005 gjatë fazës së programit, grupi i auditimit i kategorizoi standartet e shërbimeve të përkujdesit shoqëror në 3 kategori për të thjeshtuar procesin e përzgjedhjes së standarteve që u audituan. Skema: Kategorizimi i Zbatueshmërisë të Standarteve të Shërbimeve të Përkujdesit Shoqëror për Fëmijët Rezidencialë.

Burimi: Grupi i Auditimit, KLSH.

Për të audituar zbatimin e standardeve me efekte afatgjata të shërbimeve të përkujdesit shoqëror, grupi i auditimit auditoi plotësinë dhe përpilimin e planeve të përkujdesit të fëmijëve; pasqyrimin e objektivave të matshme dhe të realizueshme për fëmijët rezidentë duke

13 VKM Nr. 659 datë 17.10.2005 “Standartet e shërbimeve të përkujdesit shoqëror, për fëmijët në institucionet rezidenciale”

Page 26: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

26

u fokusuar specifikisht në aspektin e Edukimit, Shëndetit, Deinstitucionalizimit. (përkatësisht standardet: 2, 3, 4, 6, 7)

Përsa i përket përzgjedhjes për auditim të standarteve me efekte afatshkurtra që synojnë mirërritjen e përditshme të fëmijëve, grupi i auditimit u përqëndrua në fleksibilitetin e procesit të komunikimit të fëmijëve me stafin në rastet e ankesave të mundshme të të gjitha llojeve; si dhe kujdesi institucional për fëmijët rezidentë lidhur me planet e ushqyerjes specifike për çdo fëmijë. (përkatësisht standardet: 9.10) Lidhur me standardet me efekte organizative siç janë Burimet Njerëzore, janë audituar standartet: 12, 13. Skema: Kategorizimi dhe përzgjedhja e Stadarteve për auditim.

Burimi: Grupi i Auditimit, KLSH

Vendosja e standardeve për shërbimin residencial për fëmijët do të shërbejë për të

matur dhe përmirësuar cilësinë e shërbimeve residenciale14. Nga ana tjetër vetë auditimi i performancës është një auditim i cili synon të masë tre elementët e performancës: Efektivitetin, Efiçencën dhe Ekonomicitetin e institucionit. Në këtë drejtim, qëllimet e standarteve dhe qëllimi i auditimit tonë arrijnë në një emërues të përbashkët.

Që rezultatet e një procesi pune të jenë objektive, duhet të jenë të mirëpërcaktuara, të matshme dhe të kontrollueshme. Nuk do të mund të ofrojmë një vlerë të shtuar për performancën e një institucioni kaq të rëndësishëm të përkujdesit shoqëror nëse nuk do të merrnim në konsideratë edhe punën monitoruese të Shërbimit Social Shtetëror prej të cilit varet Shtëpia e Fëmijës Zyber Hallulli.

Matja e efektivitetit të sistemeve të monitorimit të IPSH Zyber Hallulli, do të kanalizohet në tre drejtime:

a. Periodiciteti i monitorimeve në identifikimin e problematikave të mundshme b. Efektiviteti i metodologjive të përdorura në monitorim c. Zbatueshmëria e rekomandimeve të procesit të monitorimit

Ndërthurja e këtyre tre drejtimeve tregon nivelin e efektivitetit të sistemeve monitoruese të SHSSH. Sa më efektive të jenë sistemet e monitorimit të SHSSH lidhur me IPSH rezidenciale për fëmijë, aq më mirë do të synojnë të përformojnë IPSH-të.

14 VKM Nr. 659 datë 17.10.2005 “Standartet e shërbimeve të përkujdesit shoqëror, për fëmijët në institucionet rezidenciale”

Page 27: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

27

Skema: Paraqitja skematike e efektivitetit të sistemeve të monitorimit të SHSSH.

Burimi: Grupi i Auditimit, KLSH

Më poshtë prezantohet piramida e pyetjeve audituese:

Pyetja kryesore: A garanton IPSH Zyber Hallulli shërbim efektiv në përkujdesin dhe integrimin shoqëror të fëmijëve rezidencialë?

Nënpyetja 1: A përmbushen efektivisht standartet e funskionimit dhe operimit të IPSH rezidenciale Zyber Hallulli? 1.1. A ndërton IPSH Zyber Hallulli një planifikim afatgjatë efektiv të kujdesit ndaj fëmijëve

rezidentë? 1.1.1. A zbaton institucioni strategji deinstitucionalizimi për fëmijët e vet rezidentë? 1.1.2. A përmbush Plane Përkujdesi Personale për çdo fëmijë sipas nevojave specifike? 1.2. A siguron IPSH Zyber Hallulli mirërritjen e përditshme të fëmijëve rezidentë? 1.2.1. A ka plane ushqyerje specifike për çdo grupmoshë fëmijësh rezidentë? 1.2.2. A janë efektive mjetet e komunikimit mes punonjësve dhe fëmijëve rezidentë? 1.3. A është e ekspozuar struktura organizative e IPSH Zyber Hallulli ndaj riskut operacional? 1.3.1. A ka punonjës të trajnuar dhe me eksperiencën e duhur për të ofruar shërbimin e vet me

efektivitet? 1.3.2. A kanë qënë efektive burimet njerëzore në përmbushjen e misionit të IPSH Zyber Hallulli? Nënpyetja 2: A kanë qënë efektive sistemet e monitorimit të performancës ndaj aktivitetit operacional dhe strategjik të IPSH Zyber Hallulli? 2.1. A janë periodike monitorimet ndaj IPSH Zyber Hallulli? 2.2. A janë efektive metodologjitë e monitorimit në identifikimin e problematikave të mundshme të IPSH Zyber Hallulli? 2.3. A adresojnë monitorimet e zgjidhjen e problemeve të identifikuara në përputhje me standartet e IPSH?

Në formë piramidale pyetjet audituese janë paraqitur në skemën e mëposhtme:

Page 28: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

28

Skema 8: Piramida e pyetjeve audituese

Burimi: Grupi i Auditimit, KLSH

2.5 Skema e Auditimit

Grupi i auditimit do të aplikojë qasjen pragmatike, pasi tërësia e të dhënave dhe materialeve ka nevojë për vëzhgime dhe matje cilësore dhe sasiore.

2.5.1 Qasja/ metodologjia e auditimit Në këtë auditim performance, grupi i auditimit përzgjodhi si më të përshtatshme qasjen

audituese të orientuar drejt rezultatit. Rrjedhimisht, metodologjia e përdorur është pragmatike dhe përmban elementë vlerësues, krahasues, analitikë dhe rekomandues.

2.5.2 Metodat/teknikat audituese Metodat e përdorura për të mbështetur metodologjinë e përzgjedhur janë si vijon:

● Mbledhje dhe shqyrtim i dokumentacionit dhe raportimeve;

● Studim i legjislacionit vendas dhe të huaj, si edhe strategjitë, rregulloret, manualet e referuara;

A garanton IPSH Zyber Hallulli shërbim efektiv në përkujdesin dhe integrimin shoqëror të fëmijëve rezidentë?

A përmbushen efektivisht standardet e funksionimit dhe operimit të IPSH rezidenciale Zyber Hallulli?

A kanë qenë efektive sistemet e monitorimit të performancës ndaj aktivitetit operacional dhe strategjik të IPSH Zyber Hallulli?

A ndërton IPSH Zyber Hallulli një planifikim afatgjatë efektiv të kujdesit ndaj fëmijëve rezidentë?

A siguron IPSH Zyber Hallulli mirërritjen e përditshme të fëmijëve rezidentë?

A është ekspozuar struktura organizative e IPSH Zyber Hallulli ndaj riskut operacional?

A përmbush Plane Përkujdesi Personale për çdo fëmijë sipas

nevojave specifike?

A zbaton institucioni strategji deinstitucionalizimi për fëmijët e vet rezidentë?

A janë efektive mjetet e komunikimit mes punonjësve dhe fëmijëve rezidentë?

A ka plane ushqyerje specifike për çdo grupmoshë fëmijësh rezidentë?

A kanë qënë efektive burimet njerëzore në përmbushjen e misionit të IPSH Zyber Hallulli?

A ka punonjës të trajnuar dhe me eksperiencën e duhur për të ofruar shërbimin e vet me efektivitet?

A adresojnë monitorimet e zgjidhjen e problemeve të identifikuara në përputhje me standartet e IPSH?

A janë efektive metodologjitë e monitorimit në identifikimin e problematikave të mundshme të IPSH Zyber Hallulli?

A janë periodike monitorimet ndaj IPSH Zyber Hallulli?

Page 29: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

29

● Intervista dhe pyetje të hapura; përpunim dhe analizim cilësor e sasior i përgjigjeve të tyre;

● Intervista verbale me stafin menaxhues dhe punonjësit; përthithja e opinioneve të tyre;

● Pyetësor me pyetje të mbyllura; përpunim dhe analizim cilësor e sasior i përgjigjeve të pyetësorëve.

● Vlerësimi i treguesve dhe krahasimi me standardet apo praktikat më të mira.

2.6 Rezultatet e parashikuara

Rezultet e pritshme nga auditimi kanë të bëjën me përmirësimin e funksionimit të institucioneve të kujdesit shoqëror si dhe procesit të monitorimit nga ana e Shërbimit Social Shtetëror ndaj këtyre institucione, gjë që do të sjellë forcimin e kujdesit të shoqërisë ndaj grupeve në nevojë, fëmijëve jetimë socialë dhe ligjorë në këtë rast.

2.6.1 Impakti për Kuvendin dhe Qeverinë Gjetjet dhe rekomandimet e auditimit do të jenë një argument i qëndrueshëm ku të mbësheten

përpjekjet e mëtejshme të Kuvendit të Shqipërisë në përmirësimin e kuadrit ligjor mbi mirëfunksionimin e institucioneve të kujdesit shoqëror.

2.6.2 Impakti për publikun dhe palët e interesit Përfituesi i parë të këtij auditimi është vetë grupi në nevojë. Përmirësimi performancës së

institucionit do të ndikojë në zhvillimin më të shëndetshëm të fëmijëve dhe si rrjedhojë edhe vetë shoqërisë. Rezultatet e këtij auditimin do të sjellin edhe një herë në vëmendje problematikat që has ky grup në nevojë. Shtimi i vëmendjes së mediave dhe publikut do të sjellë rrjedhimisht ndërgjegjësimn e gjithë shoqërisë dhe institucioneve shtetërore ndaj këtij grupi.

2.6.3 Forma e publikimit Raporti përfundimtar i auditimit do të publikohet në format fizik dhe virtual, si raport më vete

dhe si pjesë e raportit vjetor të KLSH-së, por edhe në ëorkshop-e periodike departamentale që zhvillohen. Gjithashtu një përmbledhje e tij do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ky raport do të publikohet edhe në faqen e Departamentit të Performancës në rrjetin social Facebook.

Page 30: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

30

3. SHTJELLIMI I PYETJEVE DHE NËNPYETJEVE

Mesazhi Auditues

Gjatë auditimit, janë analizuar, krahasuar dhe kontrolluar evidencat e grumbulluara. Grupi i auditimit ka qënë në kontakt të drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshëm me subjektet në auditim për të arritur një një vlerësim profesional, të pavarur, objektiv, në përputhje me Kodin Etik të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit, INTOSAI. Grupi i Auditimin auditoi Shtëpinë e Fëmijës Zyber Hallulli dhe Drejtorinë e Shërbimeve Sociale për t’iu përgjigjur pyetjes kryesore audituese:

Sipas Observacioneve të Shërbimit Social Shtetëror përcjellë Kontrollit të Lartë të Shtetit, nëpërmjet shkresës nr. 2426/1 datë 21.12.2016, përmendet se në asnjë nga raportet e nxjerra nga inspektimet e institucioneve të tjera qeveritare ose jo, nuk ka patur konkluzion se Shtëpia e Fëmijës Zyber Hallulli nuk garanton një shërbim plotësisht efektiv në përkujdesin dhe integrimin shoqëror të fëmijëve rezidencialë.

Observacionet e IPSH Zyber Hallulli përcjellë KLSH me nr prot. 491 datë 23.12.2016,

shpjegojnë se pavarësisht disa problemeve në funksionimin, organizimin e hapësirave dhe strukturës së institucionit, IPSH ofron një shërbim efektiv. Fëmijëve iu garantohet plotësisht mirërritje, edukim, kujdes shëndetësor, arsimim, siguri, mosdiskriminim, respektim i të drejtave, asistencë psiko-sociale, jetë e gjallë kulturore, artistike, sportive dhe integrim social.

Grupi i auditimit i ka prezantuar subjekteve në auditim, programin e auditimit dhe kornizën në të cilën do të përcaktohet performanca e Shtëpisë së Fëmijës Zyber Hallulli. Të gjitha gjetjet mbi të cilat janë bazuar konkluzionet dhe rekomandimet e grupit të auditimit janë të bazuara në evidenca të mjaftueshme, të përshtatshme dhe të besueshme, të sjella zyrtarisht nga subjektet në auditim. Gjetjet janë grupuar sipas natyrës së tyre dhe janë prezantuar në

Shtëpia e Fëmijës Zyber Hallulli nuk garanton një shërbim plotësisht efektiv në përkujdesin dhe integrimin shoqëror të fëmijëve rezidencialë. Pavarësisht ristrukturimit në apartamente për fëmijë sipas grup-moshave, hartimi dhe zbatimi i strategjive efektive për deinstitucionalizmin kërkon përcaktimin e qartë të tipologjisë së shërbimit. Ka shumë problematika në plotësimin e të gjitha planeve të përkujdesit, në saktësinë dhe seriozitetin e informacionit të përgjithshëm, në aspektin e planeve shëndetësore, arsimore, psikosociale dhe në procesin e rishikimit të tyre.

Rekrutimi i një pjese të stafit nuk është bërë sipas kritereve që vendosen nga aktet rregullative. Dhe mospërmbushjet e kritereve sjellin mungesë efektiviteti të stafit dhe të institucionit, kosto në kurriz të jetës së fëmijëve. Efektet e largimeve të stafit qofshin edhe dorëheqje përkeqësojnë lidhjet njerëzore mes fëmijëve dhe stafit, shtojnë përceptimin e braktisjes së vazhdueshme dhe theksojnë praninë e institucionit përmbi kujdesin njerëzor.

Përtej aktivitetit të insitucionit, rëndësi ka edhe procesi i monitorimit nga ana e Drejtorisë së Shërbimeve Sociale, pranë Shërbimit Social Shtetëror. Vihet re mungesa e akteve të posaçme rregullative që parashikojnë procedurat e monitorimit të IPSH-ve publike dhe jopublike nga strukturat e SHSSH, të cilat dobësojnë efektivitetin e sistemeve monitoruese.

Page 31: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

31

mënyrë analitike, duke nxjerrë konkluzionet dhe rekomandimet përkatëse, në përputhje me kornizën e ligjore, rregullative dhe qasjen e grupit të auditimit të performancës.

Bazuar në evidencat e grumbulluara, mbi të cilat janë identifikuar gjetjet dhe janë hartuar konkluzionet dhe rekomandimet, grupi i qëndron mesazhit të auditimit.

Observacioni i SHSSH dhe ai i SHF Zyber Hallulli, nuk i ofron grupit të auditimit

evidenca të reja dhe të plota, të cilat të mund të vërtetojnë efektivitetin e plotë të IPSH Zyber Hallulli. Bazuar në të gjitha gjetjet e grupit të auditimit dhe qasjen audituese të përdorur, mesazhi i auditimin qëndron.

A garanton IPSH Zyber Hallulli shërbim efektiv në përkujdesin dhe integrimin shoqëror të fëmijëve rezidentë?

3.1 A përmbushen efektivisht standardet e funksionimit dhe operimit të IPSH rezidenciale Zyber Hallulli?

3.1.1 A ndërton IPSH Zyber Hallulli një planifikim afatgjatë efektiv të kujdesit ndaj fëmijëve rezidentë?

3.1.1.1 A zbaton institucioni strategji deinstitucionalizimi për fëmijët e vet rezidentë?

Deinstitucionalizimi është një nga dy parimet kryesore ku mbështeten objektivat strategjikë për shërbimet e kujdesit shoqëror, referuar SKZHI 2015-2020 (pika 11.6.3, faqe 154), si më poshtë cituar: Skema: Objektivat Strategjikë për Shërbimet e Kujdesit Shoqëror

Burimi: Grupi i Auditimit, KLSH

Shërbimet sociale publike, janë ofruar kryesisht në institucionet rezidenciale për grupe me nevoja të veçanta, si: jetimët, PAK apo të moshuarit. Këto shërbime kanë treguar që nuk kanë qenë alternativa më e mirë për përfituesit. Shkëputja nga familja dhe komuniteti u mohon përfituesve mbështetjen e tyre dhe të drejtën për të marrë shërbime në mjedisin ku jetojnë. Dhënia e shërbimeve rezidenciale në ambiente të mëdha për shumë përfitues, pengon zhvillimin e individualitetit dhe të aftësive sociale, duke krijuar vështirësi për integrimin e tyre

Page 32: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

32

pas daljes nga institucioni. Deinstitucionalizimi15 i shërbimeve shoqërore, në thelb është proces lëvizjeje nga shërbime shoqërore rezidenciale në shërbime komunitare. Ky proces mbështetet në katër komponentë:

● Parandalimin e pranimeve dhe qëndrimet e panevojshme në institucionet rezidenciale

● Sigurimin e alternativave të tjera për strehimin, trajtimin, edukimin dhe rehabilitimin e individëve që nuk e kanë të nevojshëm qëndrimin në shërbimin rezidenciale

● Përmirësimin e kushteve, përkujdesjes dhe trajtimit për ata që kanë nevojë për përkujdesje në qendra rezidenciale

● Sigurimin që fëmijët të vendosen në institucionet rezidenciale për një kohë sa më të shkurtër.

MMSR, mbështetur SKZHI 2015-2020, ka hartuar dhe miratuar Strategjinë Kombëtare të Mbrojtjes Sociale 2015-2020, objektivat dhe rezultatet e së cilës do të gjejnë zbatim nëpërmjet Planit të Veprimit dhe dokumentet e tjera të planifikimit tematik

Strategjitë dhe planet e deinstitucionalizimit në nivel institucioni të përkujdesit shoqëror duhet të mbështeten në 4 komponentët e sipërpërmendur. Nga ana tjetër, ka një set aktesh rregullative që vendosin kritere për pranimin e fëmijëve dhe standardet e IPSH-ve publike. Për sa më sipër, pyetja audituese do të shtjellohet e strukturuar në tre dimensione sipas skemës së mëposhtme: Skema: Shtjellimi i çështjes së deinstitucionalizimit

Burimi: Grupi i Auditimit, KLSH

1. Zbërthimi i strategjive kombëtare për deinstitucionalizmin në nivel institucioni dhe në objektiva periodikë të matshëm për shtëpinë e fëmijës Zyber Hallulli

Gjetje 1: Në Rregulloren e brendshme të organizimit dhe funksionimit të shtëpinë së fëmijës “Zyber Hallulli”, Tiranë, miratuar nga SHSSH me shkresë nr. 2712 datë 31.12.2015, Strategjia e institucionit për realizimin e objektivave bazohet në:

15 Deinstitucionalizimin e gjejmë objektiv edhe në strategjinë sektoriale të mbrojtjes sociale 2007-2013 si dhe plan veprimin për mbrojtjen e fëmijëve 2010-2015.

Page 33: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

33

● Respektimin dhe zbatimin e standardeve të shërbimeve shoqërore

● Përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve nëpërmjet kualifikimit të stafit, menaxhimit efektiv, fuqizimit të burimeve material dhe financiare,

● Dhënien e shërbimeve të personalizuara duke vlerësuar nevojat sociale, shëndetësore, emocionale, kulturore dhe material të përfituesve,

● Bashkëpunim me sektorin joqeveritar, donatorët, biznesin, pushtetin vendor dhe komunitetin për gjallërimin e jetës social-kulturore të fëmijëve, integrimin e tyre social dhe përmirësimin e shërbimeve të ofruara në institucion.

● Institucionet rezidenciale të përkujdesit për fëmijë duhet të bashkëpunojnë për të ofruar shërbim të menjëhershëm dhe mbështetje në raste të fëmijëve të referuar si raste emergjente në çdo kohë.

Në Strategjinë Kombëtare të Mbrojtjes Sociale 2015-2020 (MMSR) deklarohet se...deri ne 2014 janë transferuar shërbimet rezidenciale të përkujdesit shoqëror sipas modelit të shërbimeve “shtëpi-familje” për fëmijët në Tiranë dhe në Shkodër (Shtëpitë e Fëmijës Shkollor), përveç modelit të ngritur në Durrës në vitit 2004.

Grupi i auditimit nuk gjeti strategji të hartuara dhe të miratuara për deinstitucionalizmin e shtëpisë së fëmijës Z.H për periudhën 1 janar 2015-31 tetor 2016, por në kuadrin e Reformës së ndërmarrë për Shërbimet e Perkujdesit Shoqëror dhe ngritjen e shërbimeve të integruara për fëmijët dhe familjen në nivel vendor dhe qendror, MMRS ka iniciuar një projekt pilot16 për deinstitucionalizimin e shtëpisë së fëmijës Z.H., me partnerët financiarë Terre des homes dhe SOS fshatrat e fëmijëve. Ministri i MMSR, përmes Urdhrit nr. 65 datë 02.03.2015 ka miratuar Planin e veprimit dhe ngritjen e grupit të punës për monitorimin e tij. Gjithashtu palët17 kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, e cila ka si qëllim institucionalizimin e bashkëpunimit dhe përcaktimin e angazhimeve ndërmjet palëve për arritjen e objektivave dhe zbatimin e aktiviteteve (neni 1). Si objektiva specifikë vendosen:

a. Mbështetje përgjatë procesit gradual dhe sistematik të deinstitucionalizimit të institucionit përkujdesës shoqëror Z.H. Tiranë, duke përdorur burimet ekzistuese të institucionit për të ofruar shërbime alternative të përkujdesit. Praktika të reja do të përfshijnë deinstitucionalizimin, riorganizimin e pjesshëm nga qendra rezidenciale në forma të kujdesit të tipit shtëpi-familje dhe komunitar.

b. Mbështetje përmes ofrimit të Ekspertizës dhe njohuritë institucionale për ndërtimin dhe forcimin e kapaciteteve të punonjësve, si dhe burimet teknike dhe financiare të investuara në planin e veprimit.

c. Krijimi i modeleve të qëndrueshme të përkujdesit alternativ për fëmijët jashtë kujdesit prindëror përmes transformimit gradual të institucioneve rezidenciale të përkujdesit të fëmijëve në shërbime me bazë familjen dhe kujdesin ditor.

Një model i mirë me bazë familjen, që funksionon prej vitesh në Shqipëri, është ai i Fshatit të Fëmijëve SOS. Sipas Manualit të këtij Fshati, modeli i familjes i ka rrënjët në katër parime: Nëna: Çdo fëmijë ka një prind që kujdeset për të

16 Referuar informacionit mbi projektin, afati është nga 1 Prill 2015-31 Djetor 2016, ndësra marrëveshja e

bashkëpunimit ka një kohëzgjatje nga 2 Mars 2015 deri më 31 dhjetor 2015 , e cila në varësi të përparimit të bashkëpunimit dhe mundësive financiare mund të rishikohet me miratimin nga Palët (neni 6) 17 Marrëveshja është nënshkruar nga titullarët e institucioneve SHSSH, Shtëpia e Fëmijës ZH, Terre des homes dhe Sos Fshatrate e fëmijëve Shqipëri.

Page 34: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

34

Nëna SOS ndërton lidhje të ngushta me secilin fëmijë që i është besuar asaj dhe garanton atij sigurinë, dashurinë, qëndrueshmërinë që ai ka nevojë. Si një profesioniste në punët me fëmijët ajo drejton zhvillimin e fëmijëve dhe menaxhon shtëpinë e saj në mënyrë të pavarur. Ajo njeh dhe respekton të kaluarën, rrënjët kulturore dhe fenë e familjes së secilit prej fëmijëve Vëllezërit dhe motrat: Lidhjet me familjet zhvillohen natyrshëm Vajzat dhe djemtë të moshave të ndryshme jetojnë së bashku si vëllezër dhe motra, ku vëllezërit dhe motrat biologjikë qëndrojnë gjithmonë në të njëjtën familje SOS. Këta fëmijë, së bashku me nënën e tyre SOS, ndërtojnë lidhje emocionale që zgjasin gjithë jetën. Shtëpia: Cdo familje krijon shtëpinë e saj Shtëpia i përket familjes, me ndjenjën, ritmin dhe rutinën e vet unike. Nën këtë çati fëmijët ndjejnë një ndjenjë të vërtetë sigurie dhe dhe përkatësie. Fëmijët rriten dhe mësojnë së bashku, ndajnë bashkë përgjegjësitë, shqetësimet dhe gëzimet e jetës së përditshme. Fshati: Familja SOS është pjesë e komunitetit Familjet SOS jetojnë së bashku duke krijuar një mjedis fshati mbështetës ku fëmijët gëzojnë një fëmijëri të lumtur. Familjet shkëmbejnë përvojë dhe i ofrojnë njëra-tjetrës ndihmë. Ato gjithashtu jetojnë si anëtare të integruar dhe kontribues të komunitetit vendas. Nëpërmjet familjes, fshatit dhe bashkësisë së tij apo të saj, secili fëmijë mëson të marrë pjesë aktivisht në shoqëri.

Sipas drejtuesve të institucionit që janë pjesë e grupit të punës, aktivitetet që parashikon projekti janë në harmoni me aktivitetin e përgjithshëm të shtëpisë së fëmijës, nuk e pengon atë për është vlerë e shtuar. Projekti që po pilotohet tek Z.H. synon ndër të tjera edhe transformimin e infrastrukturës sipas modeleve ku tashmë transferohen të rinjtë… Aktualisht po punohet për hartimin e një projekt ide së bashku me Universitetin e Arkitekturës POLIS, për riorganizimin e hapësirave të brendshme…

Grupi konstaton gjithashtu se në Planin e Veprimit për vitin 2016, SHSSH si një nga aktivitetet në përmbushje të objektivit 2. “Thellim i deinstitucionalizimit dhe shërbimit pro aktiv ndaj grupeve vulnerabël”, ka parashikuar një studim mbi tipologjitë e shërbimit, kapacitetet ekzistuese, nevojat për shërbim rezidencial dhe ditor dhe propozim për rikonceptimin e shërbimeve rezidenciale për

fëmijë.18, mbi bazën e të cilit SHSSH do të propozojë për MMSR për riformatimin e qendrave. Nga ana tjetër, një nga përgjegjësitë e Drejtorisë së Shërbimeve Sociale19 është dhe hartimi i propozimeve për ndryshime të modeleve të shërbimeve, ndryshimeve ligjore për përmirësimin e shërbimeve sociale.

Në shkresën e SHSSH me Nr. 2462/1 Prot., datë 21.12.2016, në lidhje me

rekomandimin 1, të propozuar në projekt-raport mbështetur gjetjeve të mësipërme, SHSSH komenton se është një informacion i servirur nga SHSSH grupit auditues pasi, në zbatim të planit të veprimit 2016, në muajin qershor 2016 është përcjellë në MMSR propozimi për ndryshime ligjore si dhe relacioni përkatës me argumentet e nevojshëm për ndryshimet. Grupi sqaron se këto informacione i mori përmes e-mailit të datës 27.12.2017 dhe propozimet konsistojnë kryesisht në ngritjen e shërbimit të ri për të rinjtë 16-18 vjeç. Gjithashtu në komentet e SHSSH për gjetjet/konkluzionet 53 dhe 54 pohohet mungesa e standardeve për tipologjinë e shërbimit shtëpi-familje.

18 Aktiviteti 4 i objektivit 2, i parashikuar për periudhën shkurt-tetor 2016 19

Referuar Rrgullores së brendshme, të organizimit dhe funksionimit të SHSSH, e rishikuar mbështur Urdhërit të

Kryeministrit nr. 43 datë 17.03.2016 dhe dërguar për miratim në MMRS me shkrsen nr 1499 datë 30.06.2016 të SHSSH (deri në tetor e pamiratuar)

Page 35: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

35

Kurse shtëpia e fëmijës Z.H. në shkresën e saj me nr. prot. 491 Datë 23.12.2016 (faqe2) komenton se modeli i fshatit SOS është një model i mirë, por jo pa probleme, pasi ofron modelin e familjes me një prind, vetëm nënën. Grupi thekson që më datë 24.11.2016 (pas mbylljes së projekt-raportit) Parlamenti ka miratuar Ligjin nr. 121/2016 “Për Shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë”, i cili:

● ka si qëllim rregullimin e mënyrave e të formave për sigurimin dhe ofrimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror, në mënyrë që të ndihmojë në mirëqenien dhe përfshirjen shoqërore të individëve e të familjeve që kanë nevojë për kujdes shoqëror, si një mision me rëndësi të veçantë për Republikën e Shqipërisë.

● përcakton llojet e përfitimeve dhe lehtësirave, individët dhe grupet e individëve që përmbushin kushtet për të përfituar, si dhe procedurat e kërkimit e të përfitimit të të drejtave të shërbimeve të kujdesit shoqëror. Shërbimet e kujdesit shoqëror që lidhen me mbështetjen e personave dhe familjeve që janë në nevojë në mënyrë të përkohshme ose të përhershme jepen nga shteti, si dhe nga ofruesit e licencuar nga shteti.

● përcakton rolin dhe përgjegjësitë e organeve publike dhe jopublike të ngarkuara me zbatimin e tij.

● hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”. Për sa më sipër, Grupi i auditimit reflekton në rishikimin e konkluzionit dhe rekomandimit .

Konkluzion 1: Hartimi dhe zbatimi i strategjive efektive për deinstitucionalizmin e Shtëpisë Z.H. kërkon para së gjithash përcaktimin e qartë të tipologjisë së shërbimit. Pavarësisht ristrukturimit të shtëpisë në apartamente për fëmijë sipas grup-moshave, Shtëpia e Fëmijës Zyber Hallulli ende është në transformim të ambjenteve dhe shërbimeve të saj drejt modeleve me bazë familjen.

Rekomandim 1: SHSSH t’i propozojë MMRS rikonceptimin e tipologjive të shërbimeve për shtëpinë e fëmijës Zyber Hallulli dhe IPSH-të publike për fëmijë, referuar ndryshimeve ligjore-rregullative dhe modeleve më të mira që synojnë stretegjitë e deinstitucionalizimit. MMSR të miratojë parimet, kriteret dhe standardet për funkionimin e modeleve më të mira që synojnë strategjitë.

Gjetje 2: Strategjitë për flukset hyrëse-dalëse në IPSH-të për fëmijë janë komponentë të rëndësishëm të deinstitucionalizimit. Për shtëpinë e fëmijës këto strategji kufizohen në plane vjetore për largimet nga institucioni. Sipas informacionit të shtëpisë së fëmijës Z.H., planet vjetore janë të miratuara nga SHSSH. Së bashku me raportimin e një viti më parë, plani i ri vjetor dërgohet pranë SHSSH, ku bëhen vërejtjet përkatëse dhe ndërhyrjet e nevojshme për ecurinë sa më të mirë të punës. Në planet vjetore të aktiviteteve, Shtëpia e Fëmijës Zyber Hallulli parashikon kryesisht flukset dalëse të fëmijëve gjatë vitit dhe specifikisht për fëmijët që mbushin moshën për largim sipas kërkesave rregullatore aktuale (18 vjeç) si dhe për fëmijët që janë në proces kalimi në familjen biologjike, kujdestare apo birësuese. Në këto plane vjetore nuk parashikohen transferime të fëmijëve në institucione të tjera rezidenciale të së njëjtës grupmoshë, ndërkohë që nga informacioni i marrë rezulton që transferimet faktike të fëmijëve në institucione të tjera rezidenciale (kryesisht jo-publike) për vitin 2015 dhe deri në tetor 2016 janë përkatësisht 2 dhe 6 fëmijë. Gjithashtu në këto plane parashikohen si hyrje vetëm rastet e fëmijëve që janë në proces gjyqësor për marrje të kujdestarisë nga institucioni, dhe nuk ka asnjë parashikim për hyrjet e reja më urdhër pranimi apo komisionimi nga SHSSH. Regjistri më i fundit i përditësuar (tetor 2016) i fëmijëve në shtëpinë e fëmijës Zyber Hallulli ka 30 fëmijë nga 48 që është

Page 36: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

36

kapaciteti maksimal dhe nga 45 që është parashikuar të jetë numri i përfituesve në planin vjetor të shtëpisë për vitin 2016. Meqenëse vendimmarrja për hyrjet dhe transferimet midis qendrave të përkujdesit bëhet nëpërmjet një procesi komisionimi që realizohet nga strukturat e SHSSH, në lidhje me parashikimet vjetore për këto flukse, grupi i auditimit u konsultua me planet vjetore të veprimit 2015 dhe 2016 të SHSSH. Në këto plane SHSSH ka parashikuar një numër veprimesh/masash në lidhje me deinstitucionalizimin që konsistonin kryesisht në:

● Monitorim i procesit të rikthimit në familje të fëmijëve në bashkëpunim me administratorët shoqëror rajonale dhe institucionet rezidenciale të përkujdesit.

● Takime me administratorët social për përhapjen e modelit të kujdestarisë dhe uljen e kërkesave për institucionalizim

● Rritja e bashkëpunimit me pushtetin vendor, NJMF (Bashki) dhe NJDF (Qark) për koordinimin e punës për vlerësimin e programeve të ndryshme sociale.

● Studim mbi tipologjitë e shërbimit, kapacitetet ekzistuese, nevojat për shërbim rezidencial dhe ditor dhe propozim për rikonceptimin e shërbimeve rezidenciale për fëmijë.

Grupi konstaton se në planet e veprimit 2015 dhe 2016 të SHSSH vendosen indikatorë (sasiorë), por të pashprehura në objektiva të matshëm vjetorë. Grupi nuk gjeti në këto plane, parashikime vjetore për flukset hyrëse në shtëpinë e fëmijës Z.H. dhe transferimet në qendra të tjera. Në lidhje me këtë, SHSSH shprehet se…ofrimi i shërbimeve sociale sipas standardeve ndërthurin tregues sasiorë dhe cilësore. Tregues sasiorë janë kapacitetet e institucioneve, numri i stafit në përputhje me përfituesit, fondet për ofrimin e shërbimit. Këta tregues janë të përcaktuara me VKM. Deinstitucionalizimi është objektiv parësor në planin e punës të SHSSH dhe IPSH. Nuk mund të vendosen objektiva me indikatorë sasiorë për deinstitucionalizimin sepse çdo rikthim i fëmijëve në familjet biologjike përcaktohet nga një sërë faktorësh jashtë institucionit: kushtet e familjes, shërbimet mbështetëse që ka marrë, nevojat e fëmijës etj të cilat evoluojnë/regresojnë . Nuk bëhen planifikime se sa do të jetë numri i kërkesave për sistemim në institucion, por parashikohet sistemimi duke ju referuar kapaciteteve të institucioneve, grupmoshave që kanë fëmijët, lidhjet e gjakut kur janë motra dhe vëllezër. Nuk ka pasur asnjëherë në historinë institucioneve rezidenciale dhe nuk mund të ketë plane vjetore për hyrjet dhe daljet e fëmijëve në IPSH. SHSSH pranon gjatë vitit referimet që vijnë nga pushteti vendor, familjarë, të afërm, OJF, Policia dhe NJMF. Sistemimi i fëmijëve në IPSH bëhet nga komisioni i vlerësimit të nevojave, në SHSSH. Gjithashtu transferimi nuk mund të planifikohet që në fillim të vitit por përputhet me nevojat e fëmijës. Referuar rregulloreve te brendshme të funksionimit dhe organizmit të SHSSH, struktura e komisionimit dhe menaxhimit të rastit ka për mision vlerësimin e nevojave për shërbime shoqërore në nivel kombëtar, përhapjen e modeleve dhe praktikave më të mira të shërbimit social duke vendosur bashkëpunim me pushtetin vendor, zyrat rajonale të SHSSH, shoqërisë civile dhe donatorë të huaj strategjikë.

Referuar Observacionit të SHSSH me shkresën e tyre nr. 2462/1 Prot. Datë 21.12.2016, bëhen disa komente në lidhje me këtë gjetje. Në lidhje me parashikimet vjetore për pranimet, SHSSH komenton se në përputhje me Strategjinë e Mbrojtjes Sociale nuk përbën objektiv mbushja e e institucionit me numrin maksimal të fëmijëve, përkundrazi duke pasur objektiv deinstitucionalizimin dhe parandalimin e institucionalizimit të fëmijëve, komisioni i pranimit të fëmijëve, i cili funksionon pranë SHSSH, vlerëson me kujdes çdo kërkesë që vjen për sistemim të fëmijëve në institucion, duke evidentuar shërbime alternative që fëmija të ndihmohet pranë familjes para se të vendoset në institucion. Sistemimi në institucion është zgjidhja e fundit në interes të fëmijës.

Page 37: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

37

Në lidhje me daljet e fëmijëve nga institucioni SHSSH komenton se është prioritet për punën e stafit por që përcaktohet dhe nga faktorë të jashtëm: fuqizimi i familjeve që vjen sa nga shërbimet lokale të ofruara në Bashki aq edhe nga vullneti i vetë prindërve për t’i pranuar shërbimet. Në lidhje me transferimet, SHSSH komenton se gjithashtu nuk mund të planifikohen dhe nuk duhet të jenë qëllim pasi ndryshimi i shpeshtë i vendbanimit do t’i sillte dëm fëmijës. Transferimet e bëra janë vetëm për shkaqe të arsyeshme, p.sh. kur familja e fëmijës ndodhet më pranë një qendre jo publike ose për shkaqe shkollimi. Transferimet në qendrat rezidenciale jo publike nuk mund të planifikohen se këto qendra nuk kanë vende të lira në çdo kohë. Në lidhje me planifikimin e transferimeve ka bërë komentet përkatëse edhe shtëpia e fëmijës Z.H. në shkresën e saj me nr.491 prot. Datë 23.12.2016 (faqe 3), referuar të cilave IPSH nuk mund të bëjë një planifikim të saktë të transferimeve për shumë arsye:

● OJQ që trajtojnë të njëjtin target grup nuk i kanë çdo vit kriteret e pranimit të njëjta. ● Prindërit e fëmijëve ndërhyjnë vazhdimisht duke influencuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në këtë proces.

Ka prindër që e nxisin ose e frenojnë atë. Në observacionin e SHSSH-së komentohet (faqe 4) se objektivi i SHSSH është që të pakësojë sa më shumë shërbimin rezidencial duke u orientuar drejt shërbimit ditor dhe kjo do të bëhet gradualisht duke ulur numrin e fëmijëve rezidencial nga njëra anë dhe duke krijuar kushte për atë ditor, ç’ka gjatë këtij viti ka patur elementë të parë drejt këtij transformimi. Për sa më sipër dhe duke konsideruar miratimet dhe propozimet ligjore për rikonceptimin e tipologjive të shërbimeve të përkujdesit për fëmijët, të cilat duhet të kenë efekte në fuksionimin dhe organizimin e shtëpisë së fëmijës Z.H., mendojmë që rekomandimi 2 (i formuluar si më poshtë në projekt-raportin e përcjellë subjekteve të audituara) të mos përfshihet në Vendimin e Kryetarit.

Konkluzion 2: Në nivel shtëpie, strategjitë e deinstitucionalizimit fokusohen në plane të largimit për shkak të moshës apo kalimit në familje biologjike, kujdestare dhe birësuese. Mungesa e parashikimeve të sakta mbi qarkullimin e fëmijëve në përgjithësi sjell shfrytëzim joeficient të kapaciteteve të institucionit.

Rekomandim 2: Me qëllim shfrytëzimin eficient të kapaciteteve, SHSSH dhe Shtëpia e Fëmijës Zyber Hallulli, në bashkëpunim dhe me aktorët e tjerë, të vlerësojnë dhe parashikojnë në mënyrë të përshtatshme nevojat dhe flukset vjetore të fëmijëve.

2. Harmonizimi i strategjive me kërkesat që vendosin aktet rregullative për sistemimin e fëmijëve në IPSH-të publike.

Sipas SHSSH, strukturat kompetente kanë pasur dhe do t’i kenë gjithmonë në vëmendje rishikimet e akteve ligjore-rregullative në harmonizim me strategjinë për mbrojtjen sociale 2015 - 2020. Në aktet ligjore janë të përcaktuara kompetencat e pushtetit vendor në administrimin e shërbimeve sociale dhe roli i tij në fuqizimin e familjeve. Ligji për ndihmën dhe shërbimet sociale është plotësuar me të gjitha aktet e nevojshme nënligjore, të cilat plotësojnë detyrimet që rrjedhin prej tij, psh udhëzimi i kujdestarisë, shërbimet ditore dhe në komunitet. ShSSh është institucion ekzekutues i politikave dhe strategjive, të cilat hartohen nga Drejtoria e Politikave të Shërbimeve për Mbrojtjen Sociale në MMSR. Struktura që ka kompetence ndryshimet ligjore është Drejtoria e Politikave dhe Juridike pranë MMSR e cila bën propozimet për ndryshime ligjore apo akte të reja. ShSSh nga ana e vet, ka bërë propozime për ndryshime ligjore.

Page 38: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

38

Gjetje 3: Mbështetur VKM Nr. 425, datë 27.6.2012, i ndryshuar, dhe Udhëzimit të Ministrit të MMSR Nr. 6, datë 21.5.2014 pika 1.3…Mosha e pranueshme për t'u vendosur në shtëpitë e foshnjës dhe të fëmijës është nga 0-18 vjeç. Fëmijët: a) nga mosha 0 deri në 3 vjeç vendosen në shtëpinë e foshnjës; b) nga mosha 3 deri në 6 vjeç vendosen në shtëpitë e fëmijës, të moshës parashkollore; c) nga mosha 6 deri në 18 vjeç vendosen në shtëpitë e fëmijës, të moshës shkollore.

Përveç sa më sipër, Grupi i auditimit nuk gjeti ndonjë akt tjetër rregullativ që vendos kritere mbi tipologjinë, natyrën apo funksionimin e modeleve alternative shtëpi-familje apo me bazë komunitare. Referuar Udhëzimit të Ministrit të MMSR Nr. 6, datë 21.5.2014 “Për procedurat e sistemimit të fëmijëve në institucionet rezidenciale të përkujdesit shoqëror, publike dhe jopublike” pika 8…kalimi i fëmijëve nga një institucion rezidencial i përkujdesit shoqëror në tjetrin, sipas grup-moshës së tyre bëhet me vendim të komisionit të SHSSH-së, qarkut/bashkisë/komunës, në varësi të të cilit ai funksionon…Nismën për dërgimin e fëmijës në institucionet e përkujdesjes shoqërore e kanë sipas pikës ë) të VKM Nr. 425, datë 27.6.2012, i ndryshuar, edhe institucioni i shërbimeve të përkujdesjes shoqërore, i mëparshëm, kur fëmija ka mbushur moshën përkatëse. Grupi konstaton që edhe pa mbushur moshën (që në rastin e subjektit që auditohet është 18 vjeç), shtëpia e fëmijës ka marrë nismën dhe ka bërë kërkesa për transferim në institucione të tjerë si alternativa më të mira për fëmijën. Tabela më poshtë jep në mënyrë të përmbledhur transferimet e kryera nga shtëpia e fëmijës Zyber Hallulli, brenda procedurave normale, gjatë vitit 2015 dhe deri ne tetor 2016 për fëmijë që ende nuk kishin mbushur moshën 18 vjeç. Tabela: Tansferimet e fëmijëve në qendra të tjera të përkujdesjes (2015-2016)

Data e largimit

Emër Mbiemër Qendra pritëse Arsyeja e transferimit

24.04.2015 F. N. Qendra e Zhvillimit Durrës probleme mendore

17.09.2015 S. B. Fshati SOS rezultate të mira akademike

30.08.2016 A. R. A. R. K. R.

Fshati SOS kushte më të përshtatshme për

vëllazërinë

05.09.2016 Sh. Ll. Qendra "Tag" rezultate të mira akademike

05.09.2016 A. B. Qendra "Tag" rezultate të mira akademike

23.05.2016 I. F. Qendra e Zhvillimit "Pëllumbat"

probleme mendore

Burimi: Grupi i auditimit, KLSH

Sipas pohimeve të stafit të shtëpisë së fëmijës dhe SHSSH, në pamundësi për rikthim në familje të fëmijës shfrytëzohet çdo oportunitet për një shërbim më cilësor ndaj fëmijës. Transferimet e bëra janë kryesisht për moshën e shkollës së mesme pranë qendrave që trajtojnë grup-moshën 15-18 vjeç me programe jete gjysmë të pavarur të formës shtëpi/apartamente me qera. Për çdo rast është grupi multidisiplinar që propozon transferimin pas përgatitjes dhe dakordësisë së fëmijës dhe prindërve dhe më pas procesi ndiqet nga SHSSH deri në vendimmarrje.

Page 39: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

39

Një praktikë e mirë është ajo e fshatit SOS ku fëmijët e moshës 14-18 strehohen në komunitete rinore, të ndara fizikisht nga mjediset për fëmijët e tjerë. Stafi në Komunitetet Rinore përbëhet nga: Drejtuesi i Komunitetit Rinor; 4 Edukatorë dhe Amvisa, të cilët përgjatë 24 orëve janë prezentë dhe në dispozicion të përkujdesit ndaj të rinjve. Lideri rinor është përgjegjës për mbështetjen dhe zhvillimin e të rinjve dhe drejtimit të tyre drejt pavarësisë. Stafi pedagogjik siguron që të rinjtë udhëzohen mirë dhe mbështeten në çdo kohë. Ky komunitet funksionon si program i gjysëm pavarësisë, faza finale e kujdesit të SOS Fshatit të Fëmijëve. Objektivi kryesor është tranzicioni sa më i lehtë në pavarësi të plotë dhe rritja e aftësive të të rinjve për të marrë përgjegjësinë për jetën e tyre. Objektivat kryesorë: - Të rinjtë janë të aftë të administrojnë vetë jetën e tyre të përditshme

- Të rinjtë kanë një punë të qëndrueshme me të ardhura të mjaftueshme - Të rinjtë kanë një vend të qëndrueshëm dhe të sigurt për të jetuar - Të rinjtë kanë përfunduar arsimin dhe trajnimet profesionale në përputhje me interesat e tyre. Të rinjtë ndiqen nëpërmjet Planeve Individuale të Zhvillimit dhe përgjatë programit të gjysëmpavarësisë ata akomodohen në një banesë të qëndrueshme dhe të përshtatshme per ta20.

Referuar observacionit të SHSSH me shkresën e tyre nr. 2462/1 Prot. Datë 21.12.2016, ky rekomandim lidhet me propozimin e bërë tashmë nga SHSSH për miratimin e një tipologjie të re shërbimi për të rinjtë e moshës 16-18 vjeç. Këtë propozim, Grupi i auditimit e mori përmes e-mailit të datës 27.12.2017. Në këtë mënyrë, edhe Rekomandimi 3 (i lënë në projekt-raport) nuk do të përfshihet në Vendimin e Kryetarit.

Konkluzion 3: Kategorizimi i IPSH-ve rezidenciale për fëmijë sipas akteve rregullative ekzistuese, nuk duket se siguron një ambient të përkujdesjes të përshtatshëm për të gjitha grupmoshat, veçanërisht ato nga 15-18 vjeç. Nga ana tjetër, shtëpitë e fëmijës të moshës shkollore përfshijnë një grupmoshë të gjerë, që duket se cenon përmbushjen e një nga komponentëve të deinstitucionalizimit - sigurimin që fëmijët të vendosen në institucionet rezidenciale për një kohë sa më të shkurtër.

Rekomandim 3: Referuar modeleve më të mira, MMRS dhe SHSSH të studiojnë mundësisë e riformatimit të grupmoshave të IPSH-ve publike për fëmijë me synim ofrimin e shërbimit në interesin më të mirë të fëmijës.

Gjetje 4: Meqenëse një nga komponentët e rëndësishëm të strategjisë së deinstitucionalizmit është parandalimi i pranimeve dhe qëndrimeve të panevojshme në institucionet rezidenciale, por edhe sepse procesi i pranimit të fëmijës në instititucion është pararendës i procesit të planifikimit të kujdesit dhe të largimit të tij, Grupi në këtë gjetje evidenton kriteret e procedurat në sistemimin e fëmijëve në institucionet rezidenciale publike shqiptare dhe problematikat që ndeshen në përmbushjen e tyre.

20

Marrë nga http://www.soskd.org.al/index.php?mid=178

Page 40: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

40

Grupi i auditimit konstaton se ndryshe nga Standardet për Përkujdesjen Jashtë-Shtëpisë të Fëmijëve në Evropë21, standardet e miratuara22 për institucionet shqiptare të përkujdesit për fëmijë nuk referojnë kritere dhe tregues për pranimin e fëmijëve. Standardet shqiptare konsistojnë kryesisht në standarde të planifikimit të kujdesit dhe të largimit të fëmijës. Referuar standardeve evropiane, procesi i vendimmarrjes dhe pranimit kalon në dy faza: vlerësimin e gjendjes së fëmijës me qëllim që të vendoset për më të mirë të mundur dhe hapat që shpien në integrimin e fëmijës në situatat e ardhme jetësore të tij/saj. (Aneks 1) Pranimi në shtëpitë e fëmijës rregullohet me disa akte rregullative si më poshtë:

● VKM Nr. 425, datë 27.06.2012 “Për Përcaktimin e Kritereve dhe të Dokumentacionit të Nevojshëm për Pranimin e Personave në Institucionet Rezidenciale, Publike dhe Jopublike, të Përkujdesjes Shoqërore", i ndryshuar me VKM Nr. 839, datë 03.12.2014.

● Udhëzim i MMSR nr. 6, datë 21.5.2014 “Për Procedurat e Sistemimit të Fëmijëve në Institucionet Rezidenciale të Përkujdesit Shoqëror, Publike dhe Jopublike

● Udhëzimi i MMSR Nr 14 dt 10.05.2016 “Për ofrimin e shërbimit të emergjencës në IPSH të financuara nga fondet e buxhetit të shtetit publik që ofrojnë shërbime të përkujdesit rezidencial për fëmijët në nevojë.”

Shtëpia e fëmijës dhe SHSSH deklarojnë se në praktikën e deritanishme, pranimet e fëmijëve në institucion sipas natyrës së rastit janë kryer me: ❖ Urdhër pranimi si rast emergjent23 kur fëmija është në një shkallë rreziku të lartë të

cilët referohen nga policia, NJMF-të, Zyrat Rajonle të SHSSH. ❖ Fëmijë që transferohen nga institucione të tjerë të përkujdesit, me Urdhër Transferimi. ❖ Vendim të Komisionit Qendror pranë SHSSH, kur plotësohet i gjithë dokumentacioni

i kërkuar me VKM Nr. 425, datë 27.06.2012, i ndryshuar. Nga evidencat e grumbulluara hyrjet për vitin 2015 dhe (deri në tetor) 2016 rezultojnë të jenë respektivisht 14 dhe 2 fëmijë. Për 5 fëmijë të vendosur në shtëpi gjatë vitit 2015, urdhri i komsionimit nga SHSSH është nxjerrë gjatë 2016 pas më shume se 1 vit qëndrimi të fëmijës në institucion, ndërsa fëmija D.D. është komisionuar nga SHSSH me vendimin nr.2252 prot. datë 25.10.2016. Sipas pohimeve të SHSSH dhe shtëpisë së fëmijës për këtë rast, një nga dokumentet për t'u komisionuar fëmija në institucion është deklarata noteriale e prindërve, përcaktuar me VKM 425 i ndryshuar. Në mungesë të bashkëpunimi të nënës së fëmijës dhe në pamundësi të gjetjes së babait të saj, prindërve të cilët kanë detyrimin ligjor të shprehin me deklaratë noteriale pëlqimin për vendosjen e fëmijëve në institucion ose qëndrimin e tyre më tej, janë hasur vështirësi nga ana e sektorit social për plotësimin e dosjes. Vendimi i komisionit është marrë pas shkresës zyrtare të institucionit ku shprehen përpjekjet e bëra për gjetjen e babait. Në praktikën e deritanishme, për shkak të natyrës dhe volumit të dokumentacionit të nevojshëm, plotësimi i dosjes për komisionim kërkon një kohë të konsiderueshme, duke ndikuar fazat e mëtejshme që ndiqen pas sistemimit të fëmijës në shtëpi (Udhëzimi i MMSR nr. 6, datë 21.5.2014) si dhe për rrjedhojë shtyjnë afatet e qëndrimeve të fëmijëve në shtëpi. Në lidhje me vonesat në plotësimin e dokumentacionit, SHSSH komenton se…nuk ka akte

21

Marrë nga http://www.soskd.org.al/index.php?mid=178 22

http://www.soskd.org.al/doc/Quality%20for%20Children%20Standards.pdf 23

Standardet e miratuara me VKM nr 659 datë 17.10.2005 dhe Udhëzimi nr.830, datë 14.4.2008 koStandardet e

miratuara me VKM nr 659 datë 17.10.2005 dhe Udhëzimi nr.830, datë 14.4.2008 konsistojnë kryesisht në standarde

të përkujdesit dhe të largimit të fëmijës.

Page 41: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

41

ligjore të përcaktuara për afatet kohore të komisionimit pas vendosjes së fëmijëve në IPSH si raste emergjente dhe mënyrën se si komisioni duhet të marre vendimet për këto raste deri në daljen e udhëzimit më të fundit nga MMSR Nr 14 dt 10.05.201624, i cili përcakton veprimet dhe procedurat që IPSH duhet të ndjekin për rastet emergjente. Sipas këtij udhëzimi vendosja e fëmijëve si rast emergjent bëhet me vendim të grupit teknik për mbrojtjen e fëmijës nga NJMF e Bashkisë përkatëse. Po ky grup vendos pas 72 orëve nëse fëmija duhet të qëndrojë në institucion ose të rikthehet në familje. Pas këtij vendimi NJMF dhe institucioni plotësojnë dosjen me dokumentet sipas VKM dhe dërgojnë atë për marrjen e vendimit të komisionit në SHSSH. Në këtë mënyrë, SHSSH nuk nxjerr më urdhra pranimi pasi i referohet udhëzimit përkatës. Dokumentacioni për sistemimin e fëmijës në institucion plotësohet nga strukturat që marrin nismën për dërgimin e fëmijës në institucion, referuar VKM 425, i ndryshuar, kreu 1 pika 3. Në praktikën e deritanishme për rastet emergjente, dosja e fëmijës është plotësuar nga shtëpia e fëmijës25. Ndërsa për periudhën në vazhdim, mbështetur Udhëzimit të MMSR Nr 14 dt 10.05.2016, referuar pikës 10, për rastet emergjente të vendosura në shtëpitë e fëmijës, kur vendimi i grupit teknik multidisiplinar parashikon komisionimin e fëmijës në institucionin e përkujdesit social, njësia e mbrojtjes së fëmijës përgatit dokumentacionin në përputhje me VKM, 425, datë 27.06.2012, i ndryshuar. Pavarësisht se cila strukturë referon rastin dhe plotëson dosjen, pranimi i fëmijës në shtëpitë e fëmijës në të gjitha rastet bëhet me vendim të Shërbimit Social Shtetëror, pasi të jetë plotësuar dokumentacioni26 i përcaktuar në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 425, datë 27.6.2012 dhe në përputhje me kriteret e pranimit. Referuar VKM Nr. 425, datë 27.6.2012 (pika 1.2)... fëmijët "të kequshqyer" ose me prapambetje të zhvillimit fizik dhe çrregullime të shëndetit mendor nuk mund të pranohen në shtëpitë e foshnjës dhe të fëmijës edhe kur ata i plotësojnë kriteret e përcaktuara në pikën 1.1 të po këtij vendimi Në shkresën nr. 2462/1 Prot., datë 21.12.2016, për këtë gjetje SHSSH bën disa komente si më poshtë, për të cilat grupi bën sqarimet përkatës:

● Kur fëmija vendoset në institucion si rast emergjent, pavarësisht se detyrimin ligjor e ka NJMF për plotësimin e dokumentacionit, punonjësi i institucionit bashkëpunon me to Në rregulloren e brendshme të funksionimit të Shtëpisë së fëmijës Z.H., në detyrat e punonjësve nuk gjejmë përcaktime të qarta për bashkëpunim me NJMF në plotësimin e dosjes për rastet emergjente.

● Në udhëzimin nr 14. Datë 10.05.2016 bëhet fjalë për sistemin e fëmijëve në situatë rruge, si një nënkategori brenda grupit të fëmijëve.

24

Udhëzim i Ministrit të MMSR Nr.14 datë 10.05.2016 “Për ofrimin e shërbimit të emergjencës në IPSH të financuara nga fondet e buxhetit të shtetit publik që ofrojnë shërbime të përkujdesit rezidencial për fëmijët në nevojë.”, mbështetur në pikën 4, të nenit 102 të Kushtetutës së RSH, pikën 5 të nenit 9 të ligjit nr 9355 datë 10.03.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” të ndryshuar, në nenin 39 të ligjit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”, VKM nr. 265 datë 12.04.2012 “Për krijimin dhe funksionimin e mekanizmit të bashkërendimit të punës ndërmjet autoriteteve shtetërore përgjegjëse për referimin e rasteve të fëmijëve në rrezik, si dhe mënyrën e procedimit të tij dhe në zbatim të vendimit të këshillit të Ministrave nr. 425 datë 27.06.2012 “Për përcaktimin e kritereve dhe të dokumentacionit të nevojshëm për pranimin në institucionet rezidenciale publike dhe private të përkujdesit shoqëror”, të ndryshuar. 25

Në Rregulloren e brendshme, të organizimit dhe funksionimit të shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli”, nr 2721 datë

31.12.2015, është shtuar si përgjegjësi e punonjësit social, plotësimi i dosjes së fëmijëve me të gjitha dokumentet e nevojshme konform VKM 839 datë 03.12.2014 për përcaktimin e kritereve dhe dokumentacionit të nevojshëm. 26

Referuar rregulloreve të brendshme të SHSSH, specialisti për komisionimin e fëmijëve në SSHSH vlerëson kërkesat, mbledh dokumentacionin dhe paraqet materialin për komisionim.

Page 42: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

42

Grupi mendon se në këtë nënkategori (fëmijë në situatë rruge) ka shumë gjasa të gjenden fëmijë të kequshqyer dhe me aftësi te kufizuara të cilët përjashtohen për tu sistemuar ne qendrat e përkujdesit rezidencial për fëmijë.

● Kur fëmijët me probleme të shëndetit, të cilët nuk janë komisionuar në KMCAP, por janë në nevojë, sistemohen në shtëpinë e fëmijës e më pas, nëse grupi multidisiplinar gjykon se zhvillimi i tyre nuk është i përshtatshëm për atë institucion ata procedojnë për nxjerrjen e fëmijës në KMCAP dhe transferimin e tij në një qendër zhvillimi. Me këtë koment, SHSSH pranon mundësinë e sistemimit në raste emergjente të fëmijëve me probleme të shëndetit. Grupi i auditimit mendon se për një gjykim të drejtë dhe profesionit për zhvillimin e fëmijës, grupi multidisiplinanar mund të kërkojë afate më të gjata se 72 orë, kohë në të cilin duhet të marrë vendimin nëse fëmija duhet të qëndrojë në institucion, të rikthehet në familje apo të kalojë në ndonjë institucion më të përshtatshëm për zhvillimin e tij.

● Përcaktimi “fëmijë të kequshqyer” është hequr me ndryshimet ligjore të VKM 425 datë 27.06.2012, pasi për sistemimin e tyre veprohet si për të gjithë fëmijët e tjerë. Grupi vlerëson informacionin dhe interpretimet e dhëna nga SHSSH referuar akteve përkatëse rregullative, por në asnjë nga këto nuk ka përcaktime të qarta për heqjen e këtij nocioni.

Për sa më sipër, Grupi i auditimit ka konsideruar pjesërisht komentet e SHSSH duke përshtatur konkluzionin dhe rekomandimin 4. Konkluzion 4: Procedura e vendosjes së fëmijëve për rastet emergjente në qendrat e përkujdesit rezidencial mbart riskun e lartë të sistemimit të fëmijës në papërputhshmëri me kërkesat që vendosin aktet rregullative dhe me interesin më të mirë të fëmijës, gjatë kohës së qëndrimit të tij në këtë qendër. Nga ana tjetër, kohëzgjatja e plotësimit të dokumentacionit të pranimit për komisionim ndikon drejtpërdrejt planet dhe procedurat për largim, të vendosura në udhëzimin e Ministrit të MMSR Nr. 6, datë 21.5.2014. Rekomandim 4:

Shtëpia e fëmijës në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse vendore të tregojnë kujdesin e duhur të sistemimit të fëmijës në raste emergjente në plotësim të interesit më të mirë të tij dhe në respektim të kritereve të pranimit që parashikojnë aktet rregullative në fuqi dhe standardet më të mira.

MMSR të përfshijë në paketën e standarteve e shërbimeve të përkujdesit shoqëror për fëmijët në institucionet rezidenciale, edhe standartet për pranimin e fëmijëve në këto institucione, konform standardeve më të mira evropiane.

Gjetje 5: Mbështetur informacionit të shtëpisë, nga 16 rastet e fëmijëve të pranuar gjatë vitit 2015-tetor 2016, 3 janë jetimë biologjikë, 1 cilësohet i braktisur (në proces gjyqësor për marrje vendimi) dhe 12 fëmijë vijnë nga familje në gjendje të vështirë social-ekonomike. Referuar Udhëzimit të Ministrit të MMSR Nr. 6, datë 21.5.2014, pika 2...brenda 12 muajsh, që nga koha e vendosjes së fëmijës në institucion, me vendim komisioni të Shërbimit Social Shtetëror ose me vendim të këshillit të qarkut apo këshillit të bashkisë/komunës për institucionet e vartësisë së tyre, publike apo jopublike, për fëmijët të cilët janë me interesim nga familja e tyre ose kanë të afërm familjarë, duhet të përgatitin dokumentacionin për t’u kthyer në familjen biologjike, duke i mbështetur me ofrimin e shërbimeve komunitare, pranë vendbanimit të familjes së fëmijës...

Page 43: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

43

Sipas informacionit të shtëpisë, për çdo fëmijë që akomodohet në institucion, brenda vitit të parë, punohet me familjen për rikthimin e mundshëm të fëmijës në familjen e origjinës duke synuar se interesi më i lartë i fëmijës, është të rritet në një ambjent familjar. Këtu përfshihen rastet e fëmijëve që janë sistemuar në institucion për arsye social-ekonomike të familjes dhe nuk kanë probleme ligjore që do të pengonin rikthimin e fëmijëve. Për të arritur këtë synim bashkëpunohet me Njësitë e Pushtetit vendor për të fuqizuar familjen. Synohet që prindërit të bëhen përfitues të projekteve të iniciuara nga pushteti vendor për punësim dhe strehim, pjesë e edukimit profesional për tu integruar në tregun e punës. Pra, siç deklarohet nga vetë subjektet e audituara dhe siç përcaktojnë dhe aktet rrgullative, procesi i rikthimit të fëmijës në familjen biologjike është një proces bashkëpunimi dhe koordinimi me strukturat e tjera vendore, në varësi ose jo të SHSSH. Në aktet ligjore janë të përcaktuar detyrat dhe rolet e secilit aktor për rikthimin në familje apo shërbime mbështetëse në bashkëpunim me strukturat vendore përcaktohen kryesisht në "Ligjin për Mbrojtjen e të drejtave të Fëmijeve Nr. 10347 dt 4.11.2010, VKM 425 i ndryshuar me Nr. 839 dt 03 12. 2014 "Për përcaktimin e kritereve dhe dokumentacionit për pranimin e përfituesve në IPSH publike dhe jopublike", VKM Nr 89 dt 26.01.2012 "Për përcaktimin e kritereve dhe dokumentacionit te procedurave për shërbimin e Kujdestarisë", Udhëzimin Nr. 10, datë 25.2.2015 “Për mënyrat, format e bashkëpunimit dhe procedurat e ndërhyrjes në ndihmë të fëmijëve në rrezik për institucionet dhe strukturat kryesore përgjegjëse për mbrojtjen e fëmijës”27, Udhëzimin nr 14 dt 10.05.2016 "Për ofrimin e shërbimit të emergjencës në IPSH publike për fëmijë". Referuar këtyre akteve rregullative, në rregulloret e brendshme të SHSSH dhe Shtëpisë së Fëmijës Zyber Hallulli, janë reflektuar përgjegjësitë dhe detyrat e specialistëve sipas pozicioneve të punës. Kështu, Drejtori i Shërbimeve Sociale në SHSSH ka përgjegjësi për drejtimin dhe koordinimin e aktiviteteve me aktorë publikë dhe jopublikë për reduktimin e kohës së qëndrimit të përfituesve, veçanërisht fëmijëve në institucion dhe rikthimi i tyre në familjet biologjike, ndërsa specialisti kësaj strukture bashkëpunon dhe kontakton me subjektet publike dhe jopublike që ofrojnë shërbime shoqërore për fëmijë për evidentimin e dinamikës së lëvizjeve të përfituesve. Referuar rregullores së shtëpisë së fëmijës, punonjësi social punon për rikthimin e fëmijës në familjen biologjike, ruan kontaktet e fëmijëve me familjen dhe bën vlerësimin e gjendjes sociale të familjes në bashkëpunim me NJMF-të, zyrat rajonale dhe administratorët shoqërorë. Gjithashtu, ai mban kontakte të vazhdueshme me punonjësit e shërbimeve sociale të bashkive dhe kërkon në mënyrë periodike para çdo vlerësimi të nevojave dhe planifikimi të kujdesit të fëmijëve të ketë në dispozicion një vlerësim të familjes nga NJMF-të. Në Formularët për vlerësim social-ekonomik të rastit, që plotësohen nga punonjësit socialë pranë DRSHSSH, pas kërkesës që bën shtëpia e fëmijës, Grupi nuk gjeti rubrika të menaxhimit të rastit në aktivitete të detajuara dhe me afate brenda 12 muajve. Formulimet në rubrikën e menaxhimit (B8) nuk adresonin zgjidhjen përfundimtare të fuqizimit të familjes por paraqesin në mënyrë shumë të përgjithshme bashkëpunimet:

- me njësitë e pushtetit vendor, për dhënien e një banese sociale ose mundësinë e ndërtimit të një banese nga biznesi privat.

- Me Qendrën e formimit profesional, për marrjen e një profesioni dhe me Zyrën e Punës për mundësinë e punësimit të familjarit.

- Me njësinë e Mbrojtjes së fëmijëve pranë njësisë vendore, për ndjekjen e trajtimit të rastit në vazhdimësi.

27 Hartuar dhe miratuar nga 4 ministra: Ministri i Mirëqenies Sociale Dhe Rinisë, Ministri i Arsimit dhe Sportit, Ministri i Shëndetësisë dhe Ministri i Punëve dhe të Brendshme

Page 44: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

44

Në lidhje me mbajtjen e kontakteve dhe takimeve fëmijë-prind, stafi i shtëpisë pohon se fëmijët dhe prindërit kanë një ambient të veçantë për të realizuar takimet ndërmjet tyre, brenda institucionit. Me prindin ndahet dhe komunikohet informacioni i nevojshëm lidhur me fëmijën, diskutohen çështjet kryesore që kanë të bëjnë me vendimmarrjen, nevojat apo planin për realizimin e këtyre nevojave, si dhe mundësitë apo hapat që mund të ndiqen, kryesisht me suport nga organizata partnere, për fuqizimin dhe integrimin e tyre. Gjatë takimeve që zhvillojnë fëmijët në institucion me prindërit e tyre, ndeshim shpesh here në vështirësinë e komunikimit me këta të fundit. Faktorët ndikues lidhen shpesh me mungesën e informacionit që ata kanë, me background-in e tyre, etj. Në rast se institucioni nuk ka kontakte me prindërit, bëhen të gjitha përpjekjet që janë në kompetencën e institucionit për të kërkuar prindërit, përmes kërkesave drejtuar institucioneve përkatëse, në rastet kur institucioni duhet të marrë vendime lidhur me të ardhmen dhe interesin më të lartë të fëmijës. Informacioni mbi takimet dokumentohet në regjistrat përkatës. Gjatë periudhës së auditimit, nga hyrjet e fëmijëve nga familje në vështirësi sociale-ekonomike rezulton vetëm një rast rikthimi në familjen biologjike (F.G.) brenda 12 muajve, e cila nuk ka përfituar nga projektet e pushtetit vendor. Ndryshe nga sa praktikisht kërkohet në aktet rregullative të brendshme, Grupi citon VKM 425, datë 27.6.2012, Kreut VI, pika 3, që parashikon që…për fëmijët, që sistemohen në institucionet rezidenciale, të cilët u përkasin familjeve me probleme sociale, pas një periudhe 5-vjeçare të qëndrimit të tyre në këto institucione, bëhet rivlerësimi i gjendjes shoqërore dhe ekonomike të familjeve të tyre nga administratorët e njësive të qeverisjes vendore. Gjendja e re shoqërore dhe ekonomike i njoftohet këshillit të njësisë së qeverisjes vendore, i cili rishikon vendimin për qëndrimin e mëtejshëm ose jo të fëmijëve në institucion.

Konkluzion 5: Pjesa më e madhe e fëmijëve në shtëpinë e fëmijës Z.H. vijnë nga familje në gjendje të vështirë social-ekonomike dhe si raste emergjente. Kohëzgjatja e plotësimit të dokumentacionit të nevojshëm për pranim në shtëpi dhe vështirësitë reale në fuqizimin e familjes biologjike, nuk favorizojnë rikthimin e fëmijës në familje për një afat 12 mujor. Megjithëse ka shumë akte që përcaktojnë ndarjen e roleve dhe bashkërendojnë punën midis IPSH-ve dhe strukturave vendore, rritja e efektivitetit të bashkëpunimit midis tyre është shumë e rëndësishme në procesin e rikthimit të fëmijës në familjen biologjike

Në shkresën e tyre nr. 2462/1 prot., datë 21.12.2016, SHSSH komenton se nga konkluzioni 5, rekomandimi i propozuar është i pabazuar pasi vetë ligji parashikon detyrmin e bashkive për të ofruar shërbime për familjet dhe fëmijët në nevojë. Në momentin që një fëmijë vendoset në institucion procedura kalon përmes Bashkisë, pra stafi i kësaj të fundit duhet të fillojë menjëherë punën në përputhjen me ligjin për të fuqizuar familjen. Ky është një proces që fillon nga këshillimi për prindërimin, aftësimin e prindërve për punë,gjetjen e punës dhe shpesh edhe të strehimit të për familjen. Ligji i ri për shërbimet shoqërore i sapomiratuar nga parlamenti krijon kushte më të mira bashkëpunimi pasi përcakton jo vetëm detyrat e pushtetit vendor por edhe aktorët që mbajnë përgjegjësitë. Në lidhje me sa komenton SHSSH, grupi mendon se ligjet e referuara parashikojnë kërkesa të përgjithshme në bashkëpunimin dhe ndarjen e detyrave midis institucioneve. Grupi mendon se formalizimi në marrëveshje bilaterale midis shtëpisë së fëmijës dhe strukturave vendore i planit të aktiviteteve dhe masave mund të ndikojë në rritjen e efektivitetit të këtij bashkëpunimi që synon rikthimin e fëmijës në familjen biologjike dhe fillimin e procedurave për marrjen e kujdestarisë nga shtëpia e fëmijës, brenda afatit 12 mujor që vendos Udhëzimi i Ministrit të MMSR Nr. 6, datë 21.5.2014 (pika 2). Grupi konsideron pjesërisht komentet e SHSSH duke riformuluar rekomandimin.

Page 45: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

45

Rekomandim 5: Në respektim të akteve rregullative, Shtëpia e fëmijës Zyber Hallulli dhe strukturat përgjegjëse vendore të formalizojnë dhe zbatojnë një plan masash gjatë 12 muajve pas vendosjes së fëmijës në institucion më qëllim fuqizimin dhe rikthimin e fëmijës në familje.

Gjetje 6: Referuar akteve rregullative për sistemin e fëmijëve në qendra rezidenciale të përkujdesit shoqëror, fëmija qëndron në institucion deri në moshën 18 vjeç28. Gjatë vitit për shkak të mbushjes së moshës gjatë vitit 2015 janë larguar 3 fëmijë, kurse për vitin 2016 janë parashikuar 3 dhe deri në muajin shtator janë larguar 2 fëmijë. Për shkak të mungesës apo pamundësive për tu kthyer në familje biologjike, në planet e rrugës për të ardhmen përcaktohen si alternativë strehimi në qendra të përkujdesit jopublikë apo konviktet e shkollave. Kështu është dhe rasti ZH.T. që në 2015 ka kaluar në qendrën "Motrat Nënë Tereza" Tiranë, apo D.A. në 2016 në apartamentet rinore të fshatit SOS. i tillë është dhe rasti i S.M. i shpallur me vendim gjykate si fëmijë i braktisur, për të cilin shtëpia e fëmijës Z.H. po bashkëpunon më SOS fshatrat e fëmijës për të kaluar në apartamentet rinore, pasi është në prag të moshës 18 vjeç. As në ligjin për statusin e jetimit, as në aktet rregullative ekzistuese nuk duket të jetë parashikuar strehimi e fëmijëve/të rinjve pas mbushjes së moshës 18 vjeç. Aktet rregullative dhe administrative sigurojnë lehtësi dhe prioritete në strehimin e tyre por nuk garantojnë zgjidhjen përfundimtare të sigurt kur fëmija/i riu jetim largohet nga qendra e përkujdesit. Sipas pohimeve të SHSSH…aktet ligjore për sigurimin e strehimit te fëmijëve të cilët mbushin moshën 18 vjeç dhe dalin nga institucioni janë të përcaktuar ne ligjin 8152 date 31.10.1996 "Për Statusin e jetimit" i cili parashikon strehimin e kësaj kategoria nga ana e Pushtetit Vendor. Për fëmijët me status jetimi të cilët përgatiten të dalin nga institucioni rezidencial publik, pra mbi 18 vjeç, SHSSH i strehon përkohësisht në një godinë që administrohet nga Shtëpia e fëmijës "Z.Hallulli" (QFP nr.4), i cili ndjek vazhdimësinë e procedurave me pushtetin vendor për strehim. Sipas stafit të shtëpisë, në praktikën e viteve të fundit nuk ka raste të dërgimit të fëmijëve në këtë konvikt pas mbushjes së moshës së largimit. Megjithatë strehimi në konvikte nuk është një zgjidhje përfundimtare dhe e garantuar për këtë kategori. Shpeshherë mediat kanë evidentuar raste që strehimi i tyre në këto konvikte është ndërprerë për arsye të ndryshme, nga vendimmarrja e strukturave vendore. i tillë është dhe rasti i prezantuar në gusht në media për nxjerrjen nga Policia Bashkiake i më shumë se 30 jetimë me familjet dhe fëmijë të vegjël, që jetojnë prej 15 vitesh në konviktin e Teknologjikes në kryeqytet, dhe pavarësisht se shpesh u është premtuar se do të gjendet një zgjidhje për sistemimin e tyre, ata përfunduan në rrugë.29

Në shkresën nr. 2462/1 Prot. Datë 21.12.2016, SHSSH komenton (faqe 6) se aktet ligjore ekzistuese e parashikojnë këtë detyrim të pushtetit vendor ndaj të rinjve me status jetimi. Megjithëse SHSSH nuk trajton probleme të strehimit, duke qenë koshient për problematikat e strehimit, ka orientuar stafin e shtëpisë së fëmijës Z.H. për të gjetur zgjidhje jashtë konvikteve për këta të rinj. Në komentin e saj, SHSSH, si institucion që ka informacionin dhe kapacitetet e duhura, pranon problematikën në strehimin e fëmijëve me status jetimi. Rekomandimi 6 i grupit të

28VKM nr. 839, datë 3.12.2014 “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 425, datë 27.6.2012, të këshillit të

ministrave, "Për përcaktimin e kritereve dhe të dokumentacionit të nevojshëm për pranimin e personave në institucionet rezidenciale, publike dhe jopublike, të përkujdesjes shoqërore"”, pika b) Në shkronjën "c", të pikës 1.3, fjalët "… deri në 16 vjeç …" zëvendësohen me "… deri në 18.

29http://www.sot.com.al/politike/policia-liron-konviktet-e-shkoll%C3%ABs-teknologjike-nxjerr-n%C3%AB-rrug%C3%AB-dhjet%C3%ABra-jetim%C3%AB

Page 46: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

46

auditimit është drejtuar MMSR, e cila nuk ka observuar dhe për këtë arsye mendojmë të mbetet i pandryshuar edhe në raportin përfundimtar.

Konkluzion 6: Në kushtet kur aktet ligjore/rregullative nuk parashikojnë gëzimin e të drejtës reale për strehim dhe punësim pas largimit nga qendra e përkujdesit shoqëror, fëmijët/të rinjtë pas moshës 18 vjeç, të paktën ata me status jetimi, rrezikojnë të mbeten të paintegruar jashtë shtëpisë.

Rekomandim 6: MMSR të kërkojë përmirësime në kuadrin ligjor/rregullativ që synojnë garantimin e gëzimit të së drejtës reale për strehim të të riut me status jetimi në moshën 18 vjeç pas largimit nga IPSH-të publike për fëmijë.

3. Përmbushja e kërkesave dhe treguesve cilësore që vendosin aktet rregullative për standardin e largimit të fëmijëve nga shtëpia e fëmijës Z.H.

Gjetje 7: Referuar Udhëzimit të Ministrit, Nr 6, maj 2014, në rastet kur familja nuk arrin të fuqizohet gjatë periudhe 1 vjeçare, atëherë institucioni kërkon kujdestarinë e përkohshme të fëmijës me Vendim të Gjykatës. Për shkak të vonesave në komisionimin e fëmijëve të pranuar në shtëpi si dhe shtyrjeve apo refuzimit nga gjykata të kërkesës së shtëpisë për kujdestari, shumica e fëmijëve aktualë rezidentë në shtëpinë e fëmijës Zyber Hallulli (30 fëmijë në tetor 2016) janë në kujdestarinë e familjes (16 rezultojnë në kujdestarinë e nënës). Pavarësisht statusit të kujdestarisë, shtëpia e fëmijës në përmbushje të kërkesave rrgullatore, brenda 2 muajve30 që nga momenti i mbërritjes së fëmijës në institucion plotëson Planin e Kujdesit, i cili duhet të dalë me një rezultat (pika III/30, 31) se si duhet të trajtohet fëmija në të ardhmen: rast birësimi, kalim në familje biologjike apo kujdestare, shkollë me konvikt etj. Në Planin i Kujdesit për fëmijën (Aneksi 3 i Manualit) ka seksione të veçanta për tu plotësuar nga stafi profesional mbi opsionin e preferuar për fëmijën, provën ku mbështet kjo zgjidhje, mundësitë ekzistuese, arsyet pse fëmija nuk është në sistemin e preferuar, kohëzgjatja e mundshme. Nga verifikimet e Planeve më të fundit të kujdesit për 6 fëmijë që planifikohen për tu larguar nga institucioni31, grupi vëren se shumë rubrika të rëndësishme si prova ku mbështet zgjidhja e preferuar, arsyet pse fëmija nuk është në sistemin e preferuar, kohëzgjatja e mundshme janë të paplotësuara ose nuk japin detaje.

Shtëpia e fëmijës Z.H. në shkresën e saj me nr.491 Prot, datë 23.12.2016 (faqe 4), për këtë gjetje komenton se duke qenë se zhvillimi i historikut të fëmijës është i njëjtë dhe pyetjet e formularëve përsëriten rreth të njëjtës çështje, duke u plotësuar pyetja paraardhëse është mënjanuar dhe ajo pasardhëse për shkak të kontekstit të njëjtë të përgjigjes. Kur fëmijët kanë vite në institucion përgjigjet janë të ngjashme… Prandaj dhe përgjigjet janë të ngjashme. Grupi e vlerëson komentin e Shtëpisë së fëmijës Z.H. por mendon që rezultati i planeve të kujdesit sidoqoftë duhet të jetë i shprehur dhe argumentuar qartë, pasi orienton drejt kryerjen e procesit të largimit konform akteve rregullative të miratuara. Prandaj konkluzioni dhe rekomandimi mbeten të pandryshuara.

30 Sipas paketës së Udhëzimit nr.830, datë 14.4.2008 31 sipas planit vjetor 2016 të shtëpisë

Page 47: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

47

Konkluzion 7: Mungesa e rezultateve në planin e kujdesit mund të ndikojë negativisht procesin e largimit nga shtëpia dhe plotësimin korrekt të kritereve/treguesve të vendosur në VKM 659 datë 17.10.2005 dhe Udhëzimit nr.830, datë 14.4.2008

Rekomandim 7: Në respektim të pikave 30 dhe 31, të Udhëzimit nr. 830, datë 14.4.2008, ekipi multidisiplinar të përcaktojë qartë rezultatin e planit të kujdesit për çdo fëmijë të shtëpisë, mbi bazën e të cilit të përgatitet Plani i largimit për fëmijën.

Gjetje 8: Procedura e largimit të fëmijës në institucion referohet si standardi 3 në VKM nr.659 datë 17.10.2005, të cili kërkon që…shtëpia e fëmijës, siguron hartimin e një plani përgatitor për fëmijët që largohen nga përkujdesja ne shtëpi dhe lëvizin (transferohen) ne forma te tjera te përkujdesjes (integrim ne familjen natyrale, birësim, kujdestari, etj) ose ne jetese te pavarur apo gjysme te pavarur. Në përmbushje të këtij standardi, në këtë VKM dhe Udhëzimin nr.830, datë 14.4.2008 parashikohen kritere, tregues dhe fomularë të veçantë për tu plotësuar, të cilat grupi i auditimit i gjen pothuajse të ngjashme me temën 3 të Standardeve për Përkujdesjen Jashtë-Shtëpisë të Fëmijëve në Evropë. Skema: Procesi i largimit nga përkujdesja.

Burimi: Standardeve për Përkujdesjen Jashtë-Shtëpisë të Fëmijëve në Evropë

Sipas informacionit të marrë nga shtëpia e fëmijës, për periudhën e auditimit 2015-2016, largimet e institucionit sipas natyrës, krahasuar me parashikimet vjetore, jepen përmbledhtas në tabelën e mëposhtme: Tabela: Largimet e fëmijëve nga shtëpia Zyber Hallulli (2015-tetor 2016)

Natyra e largimit largimet deri në tetor 2016 largimet 2015

plan fakt plan fakt

Birësimi 4 5 4 1

Kthim në familje 3 2 9 6

Familje Kujdestare. 3 2

Transferim 6 2

Larguar 18 vjec. 3 2 3 3

TOTALI 13 17 16 12

Burimi: Grupi i auditimit, KLSH

Sipas informacionit të stafit të shtëpisë, alternativë që po aplikohet kohët e fundit, në kuadër të deinstitucionalizimit është kujdestaria (familja kujdestare). Në këtë shtëpi ka pasur një rast

Page 48: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

48

të kalimit të kujdestarisë së dy fëmijëve në familje kujdestare, me lidhje gjaku ku xhaxhai i fëmijëve kërkoi dhe mori kujdestarinë e mbesës dhe nipit të tij me vendim gjykate. (nëna e fëmijëve me probleme mendore ndërsa i at i vdekur) rezidentë në institucionin tonë dhe me vendim gjykate fëmijët kanë kaluar. Në përzgjedhjet e dosjeve për shqyrtim dhe verifikim të dokumentacionit të kërkuar sipas kërkesave të standardeve, Grupi i auditimit iu referua kryesisht rasteve të planifikuara dhe në proces për largim gjatë periudhës së auditimit.

Referuar nr.830, datë 14.4.2008 pika 30, nëse rezultati i planit të kujdesit është birësimi, atëherë për fëmijën përgatitet plani i birësimit (aneksi 4.1) menjëherë pas vendimit të gjykatës32. Sipas pohimeve të punonjësit social të shtëpisë së fëmijës, për rastet kur fëmija shpallet i braktisur nga gjykata, fillohet me procedimin e planit të birësimit të tij. Dosja dorëzohet pranë Komitetit Shqiptar të Birësimit, institucion që ndjek procesin e zhvillimit dhe përfundimit të birësimit, referuar pikës 5 të Udhëzimit të Ministrit të MMSR Nr. 6, datë 21.5.2014. Grupi verifikoi që për të 5 rastet e birësimit gjatë vitit 2016, shtëpia e fëmijës kishte përgatitur planet për birësim të fëmijës, konform akteve rregullative. Referuar Udhëzimit nr.830, datë 14.4.2008 pika 31, nëse rezultati i planit të kujdesit shkolla me konvikt, jetesë e pavarur, vendosje në familjen biologjike, vendosje në kujdestari, atëherë përgatitet plani i rrugës për të ardhmen (aneks 4.2), 6 muaj përpara se fëmija të largohet nga institucioni Për disa nga fëmijët e planifikuar për largim nga shtëpia, Grupi verifikoi plotësimin e planit të rrugës për të ardhmen (Aneksi 4.2) që në mënyrë ta përmbledhur i paraqesim në tabelën e mëposhtme: Tabela: Plotësimi i Aneksit 4.2 për fëmijët e kampionuar

Fëmija

Plani për fëmijën 2016

Plotësimi i aneksit

4.2

Plani i kthimit në

familje

A.K. kthim në familje po

C. M. kthyer në familje më datë 10.10.2016

po plotësuar në korrik 2015

R.S. kthim në familje jo plotësuar në janar 2015

S.M. largim për shkak moshe po

H.P transferimi pranë qendrës Krahët e Shqiponjës

po

K.B. familje kujdestare jo

Burimi: Grupi i Auditimit, KLSH

Siç shihet nga tabela, për dy fëmijë është plotësuar një formular i cilësuar Plan i Kthimit në Familje, i cili nuk gjendet si aneks i manualit. Sipas pohimeve të stafit të shtëpisë, ky formular është formatuar nga vetë specialistët e shtëpisë, pas rekomandimeve të lëna nga monitorimet e kryera nga SHSSH. Në këtë formular është përfshirë vetëm seksioni e marrëdhënieve me familjen biologjike i planeve RVNE dhe kujdesit.

32 Sipas aneksit 2 të po këtij udhëzimi

Page 49: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

49

Shtëpia e fëmijës Z.H. në shkresën e saj me nr. 491 prot. datë 23.12.2016 komenton mbi këtë gjetje duke dhënë arsyet mbi realizmin apo mosrealizmin e largimeve të parashikuara në planet vjetore të saj për vitet 2015 dhe 2016. Shtëpia nuk jep asnjë informacion shtesë nëse parashikimet vjetore për largimet e fëmijëve bëhen mbështetur rezultateve të planeve të tyre të kujdesit dhe përse nuk plotësohen Aneksi 4.2 për çdo fëmijë të parashikuar për largim në këto plane (rasti K.B dhe R.S). Nisur nga sa më sipër konkluzioni dhe rekomandimi 8 mbeten të pandryshuara

Konkluzion 8: Planet e rrugës për të ardhmen nuk plotësohen rregullisht sipas afateve dhe rubrikave që parashikon Udhëzimi nr.830, datë 14.4.2008 pika 31 dhe Aneksi 4.2 i Manualit.

Rekomandim 8: Të plotësohet Aneksi 4.2. për të gjitha rastet që parashikon pika 31 Udhëzimit nr.830, datë 14.4.2008.

Gjetje 9: Referuar treguesit 1.1 të standardit 3, duke filluar nga mosha, 14 vjeç (ose më parë, nëse fëmija largohet më shpejt nga institucioni) bëhen diskutime me fëmijët lidhur me te ardhmen e tyre kur do te largohen nga shtëpia, po ashtu shqyrtohen me to opsionet realiste që kanë të bëjnë me ketë të ardhme (edukimi, formimi profesional, etj) Udhëzimi i Ministrit në pikën 32 gjithashtu parashikon që fëmija merr pjesë në përgatitjen e planit të rrugës për të ardhmen duke plotësuar një format të veçantë, i cili pasqyrohet në aneksin 4.3. Plani im i Rrugës jep mundësi që fëmija të shprehet dhe të japë opinionin e vet mbi mundësitë dhe nevojat për ndihmë në të ardhmen, si dhe dakordësinë mbi planin. Grupi nuk gjeti për asnjë rast të marrë në shqyrtim formularë sipas Aneksit 4.3, të plotësuar nga vetë fëmijët. Gjithashtu, fëmijët duhet te përfshihen në plotësimin e Planit të Rrugës për të ardhmen (Aneksi 4.2), edhe duke e nënshkruar atë. Në dosjet e zgjedhura për shqyrtimin e Planeve të rrugës për të ardhmen dhe Planet e kthimit në familje, në shënimet e stafit në seksione të veçanta të formularëve lihet të kuptohet që fëmija është në dijeni të planeve për të ardhmen, por në asnjë rast ky plan është i nënshkruar prej fëmijës. Fëmijët e Grupit C (mosha 15-18 vjeç), në takimet e organizuara me fokus-grupet, konfirmojnë se stafi profesional diskuton me fëmijët mundësitë e largimit, por nuk kanë plotësuar apo nënshkruar ndonjë formular sipas Anekseve 4.2 dhe 4.3

Shtëpia e fëmijës Z.H. në shkresën e saj me nr.491 prot. datë 23.12.2016 në lidhje me këtë gjetje (faqe 5) komenton se Grupi multidisiplinar për të gjitha rastet ka bërë plane largimi sipas aneksit 4.3. Ky koment është jo korrekt pasi Aneksi 4.3 titullohet Plani Im i Rrugës për të ardhmen, i cili duhet të plotësohet nga vetë fëmija. Ashtu siç shprehemi në gjetjet 8 dhe 9, grupi multidisiplinar ka plotësuar formularët sipas ankesit 4.2 (Plani i Rrugës për të ardhmen), të cilat duhet të nënshkruhen nga fëmijët. Në lidhje me mungesën e nënshkrimit nga ana e fëmijës, Shtëpia e fëmijës komenton se për shkak se kanë ardhur në moshë të rritur në institucion dhe nuk kanë frekuentuar asnjëherë shkollën, nuk dinë të shkruajnë. Për këtë koment, grupi sqaron se fëmijët, për të cilët u shqyrtuan planet e largimit, ndodhen në shtëpi prej 1-10 vitesh, por asnjë nuk kishte nënshkruar në formularët e vet. Grupi i gjykon jo bindëse këto komente, prandaj konkluzioni dhe rekomandimi 9 mbeten të pandryshuara.

Konkluzion 9: Plotësimi i planeve të rrugës për të ardhmen sipas kërkesave që vendosin manualet është dëshmi e komunikimit dhe përfshirjes së fëmijës në procesin e largimit, të cilat

Page 50: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

50

vlerësohen si tregues cilësorë të rëndësishëm në standardet e kërkuara për largimin e fëmijës nga shtëpia.

Rekomandim 9: Shtëpia e fëmijës Zyber Hallulli duhet të mbajë në dosjet e fëmijës edhe Planet e Rrugës Për të Ardhmen, sipas Akeksit 4.2 dhe 4.3, të plotësuar dhe nënshkruar nga fëmija.

Gjetje 10: Treguesi 2.1 i standardit kërkon për fëmijët që do të bëjnë një jetë të pavarur, në dosjet e tyre të ketë dëshmi lidhur me diskutimet e bëra rreth rrezikut që ekziston për shfrytëzimin e tyre, shëndetin seksual, përdorimin e drogës, alkoolit etj. Në Planin e rrugës për të ardhmen, Grupi vëren se kërkohet që stafi profesional të shprehet mbi informimin e fëmijës për rreziqet e ndryshme. Sipas formularëve të plotësuar, fëmijët e përzgjedhur kanë informacion dhe janë të përgjegjshëm për rreziqet e rrugës. Edhe në diskutimet me fokus-grupet, fëmijët konfirmojnë që në shtëpi diskutohet të paktën një herë në vit në lidhje me rreziqet e përmendura më sipër. Ndërsa në lidhje me përmbushjen e treguesit 2.3, Grupi i auditimit shqyrtoi seksionet e veçanta në Planet e Rrugës për të ardhmen ku evidentohen aftësitë e fëmijëve në menaxhimin e jetës dhe financave të tyre në mënyrë të pavarur. Në dosjet e vëzhguara, konstatohet se në përgjithësi fëmijët nuk kanë llogari bankare vetjake dhe nuk janë plotësisht të gatshëm për një jetë të pavarur. Në manual nuk ka formularë (anekse) të veçantë, megjithëse aktivitetet për aftësimin e fëmijëve për jetë të pavarur konsiderohen dhe kërkesa të një standardi më vete (nr 8). Nga diskutimi në grup më fëmijët e moshës 15-18 vjeç, fëmijët deklarojnë që mësojnë dhe marrin pjesë në pastrimin e apartamenteve të tyre apo në përgatitjen e gatimeve të ndryshme, po nuk kanë njohuri të mjaftueshme në menaxhimin e një buxheti apo llogarie bankare. Formimi i deritanishëm akademik nuk u ka mundësuar deri më sot marrjen e njohurive bazë në lidhje me këtë çështje. E rëndësishme për tu shënuar është që fëmijët nuk tregonin interes të diskutonin mbi të ardhmen e tyre jashtë shtëpisë së fëmijës dhe ishin të kënaqur në përgjithësi më kushtet fizike të ambientit të shtëpisë dhe marrëdhëniet e krijuara me njëri-tjetrin. Referuar treguesit 4.1, shtëpia duhet të ketë informacion për jetesën që bën fëmija pasi është zhvendosur nga shtëpia. Një kërkesë e tillë është parashikuar dhe si detyrë në përshkrimet e punës së stafit, por pa specifikuar mënyrën apo evidencën që mund të mbahet në këto raste. Kështu në rregulloren e vjetër të shtëpisë, Drejtori i institucionit mban korrespondence te rregullt dhe viziton here pas here fëmijët qe largohen nga institucioni, ndërsa në Rregulloren e re (31.12.2016) punonjësi social mban kontakte me fëmijën dhe familjen pas largimit nga institucioni dhe referon tek NJMF-të përkatëse në rast se merr informacion se fëmijë është në rrezik. Për fëmijët e zhvendosur nga shtëpia, mbahet informacion shkresor në rastet birësimeve pas 1 viti (rasti i E.B.). Ndërsa për rastet e tjera të largimit, stafi i shtëpisë mban kontakte me fëmijën dhe familjen (kryesisht korrespondencë elektronike) dhe gjatë vitit 2016 kanë filluar komunikimin shkresor me NJMF për referim dhe marrjen e informacionit.

Në shkresën nr. 2462/1 Prot. Datë 21.12.2016, në lidhje me gjetjen, konkluzionin dhe rekomandimin 10 SHSSH komenton se për aftësimin e të rinjve për menaxhimin e buxhetit në mënyrë të pavarur duke përdorur llogari bankare, legjislacioni financiar aktual e bën të pamundur realizimin e këtij rekomandimi. Stafi social përdor financimet e donatorëve për të aftësuar të rinjtë në këtë drejtim. Të rinjtë së bashku me përfaqësuesin e fondacionit “Shpresë për Botën” bëjnë blerje vetë në treg, sikurse përdorin dhe kuotën mujore të akorduar nga shteti.

Page 51: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

51

Ndërsa shtëpia e fëmijës Z.H. në shkresën e saj me nr.491 prot. Datë 23.12.2016 (faqe 6), komenton se për sa i përket menaxhimit të llogarisë bankare, një fëmijë, i cili është punësuar me kohë të pjesshme u orientua dhe u informua mbi mënyrën e e menaxhimit të një llogarie. Ai u ndihmua nga stafi gjatë orientimit të hapjes , menaxhimit të llogarisë, përdorimit të kartës, në tërheqjet në bankomat dhe në ato cash në arkë. Fëmija përvetësoi njohuri, të cilat ndihmuan të nxitej pavarësia e tij në vendimmarrje. Gjithashtu. Institucioni ynë (Z.H.) ka realizuar dy aktivitete me bankën e Shqipërisë me pjesëmarrjen e vetë Guvernatorit, ku fëmijëve iu është folur për historikun e monedhave, menaxhimin e parasë, si funksionon një bankë, për çfarë shërben ajo dhe për vlerat e kursimit të parasë etj. Grupi vlerëson komentet e subjekteve të audituara në lidhje me këtë çështje, si dhe veprimtaritë e përmendura nga shtëpia e fëmijës. Grupi sqaron se rekomandimi i lënë jepet konform sa parashikojnë standardet e miratuara për këtë çështje dhe aftësimi për një menaxhim të pavarur të buxhetit dhe llogarive bankare jo domosdoshmërisht kërkon hapjen dhe disponimin e llogarive personale për fëmijët. Nga ana tjetër, propozimi për ngritjen e shërbimeve të reja për moshën 16-18 vjeç është një hap pozitiv në të ardhmen në funksionimin e modeleve të komuniteteve me programe me gjysmë-pavarësie, siç praktikohen nga komunitetet rinore të fshatit SOS33. Nisur sa më sipër, Grupi konsideron pjesërisht komentet e subjekteve duke reflektuar në konkluzion informacionin mbi propozimin e tipologjive te reja të shërbimit për grup-moshat 16-18 vjeç. Konkluzion 10: Mungesa e informacionit dhe aktiviteteve mbi aftësimin e fëmijëve për një jetë financiarisht të pavarur mund të ndikojë negativisht në integrimin e fëmijës jashtë institucionit me mbushjen e moshës për largim. Funksionimi i plotë i modeleve bashkëkohore shtëpi-familje si dhe tipologjive te reja të shërbimit për grup-moshat 16-18 vjeç mund të adresojë zgjidhjen më të drejtë të këtij problemi. Rekomandim 10: Shtëpia e fëmijës Z.H. të zbatojë programe dhe të kryejë aktivitete që i mësojnë e praktikojnë fëmijët/të rinjtë në blerjen e gjërave më të domosdoshme dhe të menaxhojnë buxhetin në mënyrë të pavarur.

Gjetje 11: Në manualin e standardeve, hapi 5 “Përgatitja për largimin nga kujdesi rezidencial” pika 1.3 kërkon që Plani i kujdesit me rastin e largimit duhet të marrë parasysh çdo aftësi të kufizuar ose çështje të veçantë shëndetësore që mund të ketë fëmija. Për rastet e zgjedhura nuk ka shënime për aftësi të kufizuara ose për çështje të veçanta shëndetësore. Referuar pikës 1.4, stafi profesional, nëpërmjet bashkërendimit të drejtorit dhe punonjësit kyç, duhet të kontribuojë për vlerësimin e Planit të Kujdesit me rastin e Largimit. Sipas Aneksit 2. stafi profesional përbëhet nga punonjësi social, psikologu, pediatri ose mjeku i familjes, edukatori ose kujdestari. Mbështetur urdhrave të titullarëve, Shtëpia ka ngritur Ekip Multidisiplinar që është përgjegjës për plotësimin e dosjeve të fëmijës. Ekipi nuk është nominativ por është specifik për çdo fëmijë sipas ndarjes periodike të punës së stafit profesional me grupet e fëmijëve Grupi gjeti në dosjet e vëzhguara që rubrikat sipas fushave në përgjithësi plotësohen nga personi përgjegjës profesionist i fushës. Megjithatë, Grupi konstaton dhe raste që i njëjti person plotëson fusha të ndryshme. Ajo që është e rëndësishme të shënojmë për këtë çështje është se grupi nuk gjeti dëshmi që i gjithë stafi profesional kontribuon për vlerësimin e Planit

33

Grupi e ka prezantuar këtë si model të mirë në gjetjen 3

Page 52: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

52

të Kujdesit me rastin e Largimit, për më tepër ky plan në të gjitha rastet e shqyrtuara është i nënshkruar ose vetëm nga punonjësi social/kujdestari ose nga asnjë. Pika 1.2 e hapit 5 kërkon që Plani i Kujdesit me rastin e Largimit (Plani i Birësimit, Plani i Rrugës për të Ardhmen, dhe Plani i Kalimit) duhet të përputhet me Planin e Kujdesit për fëmijën/ të riun. Nga vëzhgimi i dosjeve, Grupi gjeti që Plani i Kujdesit me rastin e Largimit nuk përputhet plotësisht me Planin e Kujdesit për fëmijën, por duke konsideruar dhe faktin që plotësimi i tyre në shumicën e rasteve bëhet nga specialistë të ndryshëm, këto papërputhshmëri vlerësohen të natyrshme dhe jo të qenësishme. Ajo që duhet të shënohet është, që për shumë aspekte të vlerësimit të nevojave dhe planit të kujdesit për të ardhmen, Grupi nuk mund të bëjë vlerësim të përputhshmërisë, pasi shumë seksione rezultonin të ishin të paplotësuara nga stafi profesional. Kështu në Planet e Rrugës për të ardhmen gjejmë të paplotësuara për fëmijët H.P formularin e vlerësimit të nevojave për arsim dhe planin e shëndetit; për A.K planin për shëndetin dhe zhvillimin, planin për arsimimin/trajnimin/punësimin dhe planin për marrëdhëniet familjare; ndërsa për S.M planin për arsimin, mbështetjen, për paraqitjen shoqërore dhe aftësitë e vetëkujdesit, për çështje financiare dhe akomodim.

Në lidhje me këtë gjetje, Shtëpia e fëmijës Z.H. në shkresën e saj me nr.491 prot. datë 23.12.2016 (faqe 6) komenton se ka mangësi në plotësimin e planit të kujdesit për arsye të ndryshme objektive si:

● Ndryshimi i vazhdueshëm i stafit për një periudhë të shkurtër kohore ka sjellë vonesa ose mangësi në plotësimin cilësor dhe respektimin e afateve

● Ka qenë e nevojshme njohja paraprake me fëmijët dhe problematikat e tyre e më pas plotësimi i dosjeve duke ndikuar kjo në kapërcimin e afateve.

Grupi vlerëson komentet e mësipërme, por duket se ato japin më shumë shpjegime për vonesat në plotësimin e rubrikave, ndërkohë që gjetjet 11 të grupit konsistojnë në korrektësinë e plotësimit të rubrikave referuar manualeve. Në këtë mënyrë, grupi gjykon që konkluzioni dhe komenti 11 të mbeten të pandryshuara edhe në raportin përfundimtar.

Konkluzion 11: Plotësimi korrekt i rubrikave në Planet e kujdesit me rastin e largimit jep një evidencë të vlefshme në lidhje me ndihmesën dhe përfshirjen e fëmijës në planifikimin e procesit të largimit në plotësim e kërkesave dhe standardeve të kërkuara.

Rekomandim 11: Ekipi multidisiplinar i shtëpisë së fëmijës Z.H. të plotësojë në mënyrë korrekte të gjitha rubrikat e Planit të Kujdesit me rastin e Largimit dhe në përputhje me Planin e Kujdesit për fëmijën/ të riun.

3.1.1.2 A përmbush Plane Përkujdesi Personale për çdo fëmijë sipas nevojave specifike?

Për të evidentuar problemet e mundshme, grupi i auditimit kampionoi dosje të fëmijëve rezidentë. Nga 30 fëmijë që rezultonin në muajin Shtator 2016, grupi i auditimit përzgjodhi 17 dosje për të audituar dhe analizuar më tej (kampionimi 57% e popullatës). Përzgjedhja e tyre u bë duke i kategorizuar fillimisht fëmijët sipas moshës së tyre dhe gjinisë. Selektimi mes fëmijëve të të njëjtës moshë dhe të të njëjtës gjini është bërë në mënyrë rastësore nga grupi i auditimit. Sipas Manualit “Zbatimi i Standarteve në Institucionet Rezidenciale të Kujdesit për Fëmijë në Shqipëri” të miratuar me Udhëzimin e Ministrit nr. 830 datë 14.4.2008 “Për zbatimin e standarteve të shërbimeve të përkujdesit shoqëror, për fëmijët në institucionet rezidenciale

Page 53: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

53

publike dhe jo publike”, dosja e fëmijëve më formularë duhet të përmbajë materialet e mëposhtme:

a. Plani i Përkujdesit (Procesi i Planifikimit të kujdesit) 1. Formulari për Informacionin e Domosdoshëm (FID) 2. Raporti i Vlerësimit të Nevojave dhe Ecurisë (RVNE) 3. Plani i Kujdesit (PK) 4. Plani Personal i Arsimit (PPA) 5. Mbledhjet e rishikimit (RVNE, PK dhe PPA të rishikuar 2 herë në vit)

b. Në varësi të rezultatit të nxjerrë nga Plani i Kujdesit, hartohen Planet për Largim nga Institucioni

Analizimi i nënpyetjes së dytë audituese mbi përmbushjen e planeve të përkujdesit përsonal për çdo fëmijë sipas nevojave të tyre specifike, trajtohet në 3 dimensione:

A. Analizimi i plotësisë së formularëve të detyrueshëm dhe të domosdoshëm të Planeve të Përkujdesit, për monitorimin sa më efektiv të zhvillimit të fëmijëve rezidentë në IPSH Zyber Hallulli.

B. Analizimi i planeve të shëndetit për secilin fëmijë së bashku me dosjet personale shëndetësore të fëmijëve rezidentë.

C. Analizimi i hartimit të planeve të arsimit sipas nevojave, aftësive dhe vështirësive të fëmijëve rezidentë.

Skema: Dimensionet e trajtimit të nënpyetjes së dytë audituese

Burimi: Grupi i Auditimit, KLSH

A. Plotësia e formularëve të detyrueshëm dhe të domosdoshëm të Planeve të Përkujdesit, për

monitorimin sa më efektiv të zhvillimit të fëmijëve rezidentë në IPSH Zyber Hallulli

Kushtet, afatet përkatëse dhe qëllimin që vendosin mbi plotësinë dhe rregullshmërinë e dosjeve të fëmijëve në institucione rezidenciale përcaktohen qartë në:

● VKM nr. 659 datë 17.10.2005 “Për Standartet e Shërbimeve të Përkujdesit Shoqëror, për Fëmijët në Institucionet Rezidenciale” – Standarti II

● Udhëzimin e Ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta nr. 830 datë 14.4.2008 “Për zbatimin e standarteve të shërbimeve të përkujdesit shoqëror, për fëmijët në institucionet rezidenciale publike dhe jo publike.”

● Në “Paketën e Standardeve dhe Procedurave për Institucionet Rezidenciale Publike dhe Jo publike” e miratuar nëpërmjet Udhëzimit të Ministrit nr. 830 datë 14.4.2008.

● Në Manuali “Zbatimi i Standarteve në Institucionet Rezidenciale të Kujdesit për fëmijë në Shqipëri” si pjesë plotësuese e Udhëzimit nr. 830 dt.14.4.2008.

● Vetë shpjegimet e formularëve të planeve të përkujdesit që synojnë një plotësim sa më të saktë, të plotë dhe të dobishëm për monitorimin e zhvillimit 7 dimensional të fëmijëve rezidentë.

Page 54: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

54

Një fëmijë rezident duhet të ketë në dosjen e vet të formularëve, formularët e planit të përkujdesit të plotësuar sipas afateve të vendosura në kriteret e lartpërmendura.

● Informacionin e domosdoshëm i fëmijës

Gjetje 12: Nga 17 dosjet e kampionuara, ka mungesa të formularëve për informacionin e domosdoshëm (FID) për njëmbëdhjetë fëmijë. Sipas Udhëzimit të Ministrit të MPÇSSHB nr. 830 datë 14.4.2008 “Për zbatimin e standarteve të shërbimeve të përkujdesit shoqëror, për fëmijët në institucionet rezidenciale publike dhe jo publike.” Ky formular duhet të plotësohet brenda javës së parë që fëmija vendoset në institucion. Mungesa e këtij formulari konstatohet tek fëmijët: M. L., R. S., E. K., P. N., M. N., Ç. M., H. P., K. O., O. Xh. S. R..

Observacionet e Shtëpisë së Fëmijës Zyber Hallulli, lidhur me gjetjen nr. 12 komentojnë se nëntë fëmijët që janë pa formularët FID janë për arsyet e mëposhtme:

a. Këta fëmijë janë pranuar në këtë institucion në vitin 2009-2014 b. Fëmija H. P ka ardhur në institucion pa dokumentacionin përkatës pasi është paraqitur

si rast emergjent. Kur u siguruar informacioni kishte kaluar afati kohor prej 1 javë i plotësimit të FID.

c. Ky arsyetim vlen edhe për fëmijët e tjere që kanë ardhur në të njëjtën periudhë grupi i auditimit në përputhje me Udhëzimin e Ministrit nr. 830 datë 14.04.2008 dhe me Manualin e Zbatimit të Standardeve, dhe bazuar në komentet e subjektit, grupi i auditimit i qëndron gjetjes nr. 12 dhe bazuar në Ligjin 154/2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, rekomandimi duhet të bëhet pjesë e planit të masave dhe të zbatohet sipas Vendimit përkatës të Kryetarit të KLSH-së.

Konkluzion 12: Plotësimi i formularit FID i ofron stafit të dhënat bazë për fëmijën e sapo vendosur në Shtëpi. Nuk ka rëndësi nëse fëmijët e sapo ardhur në Shtëpi vijnë nga famijet e tyre apo institucionet e tjera rezidenciale, ky formual duhet plotësuar nga institucioni për vendosjen e tij në Shtëpi. Formulari FID është hapi fillestar për grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave të fëmijëve. Sipas Udhëzimin të Ministrit Nr. 830 datë 14.4.2008, dhe Manualit të Zbatimit të Standardeve, plotësimi i këtij formulari duhet të bëhët brenda javës së parë të vendosjes së fëmijës në Shtëpi.

Rekomandim 12: Punonjësit socialë të marrin masa e të plotësojnë formularët FID për të gjithë fëmijët e rinj që vijnë në Shtëpi, sipas Udhëzimit të Ministrit të MPÇSSHB nr. 830 datë 14.4.2008. Asnjë fëmijë i ri të mos mbetet pa grumbullimin e informacionit të domosdoshëm. Drejtori i Institucionit të kujdeset që stafi të përmbushë detyrat e veta funksionale dhe të mos çedojë në plotësimin e formularët bazë për fëmijët e sapo ardhur në institucion. Në këtë mënyrë do të ulet mundësia për rënie të efektivitetit të stafit në aktivitetin e tyre operacional.

Gjetje 13: Gjenden formularë FID të cilët nuk janë të formatit të miratuar me Udhëzimin e Ministrit të MPÇSSHB Nr. 830 datë 14.4.2008. (Fëmija L. B.)

Në shkresën e tyre me nr. prot 491 datë 23.12.2016, Shtëpia e Fëmijës informon se në lidhje me gjetjen nr. 13, se:

Page 55: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

55

a. jo të gjithë formularët FID janë të plotësuar nga stafi i institucionit, ata janë plotësuar edhe nga stafi i institucioneve nga të cilët janë referuar fëmijët.

b. Nuk kanë potësuar asnjë FID jashtë standardit të miratuar c. Kanë patur vështirësi në plotësimin e të gjithë rubrikave në të, për shkak të

informacionit të kufizuar që fëmija paraqet në institucion, gjithashtu kohës së kufizuar që ky formular duhet plotësuar.

Në vijim të dy arsyeve të para të Shtëpisë së Fëmijës Zyber Hallulli në lidhje me gjetjen nr.

13, grupi i auditimin shpjegon se gjetja ka të bëjë me ekzistencën e formularëve FID, në dosjet e fëmijëve, të cilët nuk janë të formatit të miratuar me Udhëzimin e Ministrit të MPÇSSHB Nr. 830 datë 14.4.2008. Bëhet fjalë për rastin e fëmijës L. B. formulari i të cilit është plotësuar nga stafi i Shtëpisë së Fëmijës Zyber Hallulli, data e plotësimit të formularit është 23.03.2015. Lidhur me arsyen e tretë të dhënë nga Shtëpia e Fëmijës Zyber Hallulli, komenti nuk ka lidhje me gjetjen nr. 13. Bazuar në kundërargumentat e dhëna nga grupi i auditimit, gjetja nr. 13 qëndron dhe bazuar në Ligjin 154/2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, rekomandimi duhet të bëhet pjesë e planit të masave dhe të zbatohet sipas Vendimit përkatës të Kryetarit të KLSH-së.

Konkluzion 13: Udhëzimi i Ministrit nr. 830 datë 14.4.2008 përveç manualit për zbatimin e standardeve në institucionet rezidenciale të kujdesit për fëmijë në Shqipëri, ka të bashkangjitur në anekse të gjithë formularët e nevojshëm për përdorim nga stafi dhe vetë fëmijët. (Formulari FID është Aneksi 2.1). Është detyrë e stafit të institucionit që të kujdeset për të plotësuar formularët e duhur dhe për të mbledhur informacion mbi fëmijët. Po ashtu për të eleminuar sa më shumë risqet e përdorimit të formularëve FID të papërshtatshëm, është e nevojshme që i njëjti format i këtij formulari të mbahet edhe në formë elektronike pasi do të ndihmojë në informatizimin e dosjeve dhe të dhënave të fëmijëve.

Rekomandim 13: Punonjësit socialë, të kontrollojnë të gjitha dosjet për të evidentuar nëse ka raste të tjera ku janë përdorur formularë të ndryshëm nga ai i aneksit 2.1 të Manualit të zbatimit të standardeve. Stafi përgjegjës të hedhë të dhënat e fëmijës L. B. (të evidentuar nga grupi i auditimit) dhe të të gjithë rasteve të tjera (nëse ka jashtë kampionimit të dosjeve të audituara) në formatin e miratuar me Udhëzimin e Ministrit të MPÇSSHB nr. 830 datë 14.4.2008. Stafi të mos përdorë formularë të pamiratuar, qofshin ato edhe të ngjashëm. Drejtori i Institucionit të kujdeset që të mos përdoret asnjë formular i cili nuk është i miratuar nga aktet nënligjore në fuqi. Drejtori i Institucionit të kujdeset që të fillojë regjistrimi i formularëve FID edhe në formatin Word/ Excel paralelisht me plotësimin manual të tyre Punonjësit socialë të fillojnë e të regjistrojnë të dhënat e formularëve FID edhe në formë elektronike, duke patur edhe në version elektronik Aneksin 2.1 të Manualit të Zbatimit të Standarteve.

Gjetje 14: Nga auditimi i formularëve FID për gjashtë fëmijët që i kishin formularët, vu re se:

1. FID për 6 fëmijë ka rubrika të pa plotësuara dhe pa asnjë koment nga ana e stafit. Bëhet fjalë për rubrikat e Arsimit, Vaksinimit, Sëmundjet e fëmijërisë. Janë përkatësisht FID e fëmijëve: L. B., A. J., K. B., D. D., B. L., L. B..

Page 56: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

56

2. Nuk ka nënshkrim të personit përgjegjës për plotësimin e formularëve FID për 3 fëmijët: A. J., L. B. dhe K. B. Për rastin e fëmijës A. J. ka vetëm një nënshkrim pa vendosur emrin në hapësirën përkatëse.

3. Afati i plotësimit të formularit FID për fëmijën L. B. Është tejkaluar. Duhet të ishte plotësuar deri në datën 20.02.2015 por fëmija është pajisur me formularin FID në datën 23.03.2015.

4. FID për rastin e fëmijës D. D. është plotësuar për dy fëmijë (D. D dhe B. D.)

Më poshtë është përmbledhja e problemeve të hasura në auditimit e plotësisë Tabela: Përmbledhje e gjetjeve në auditimit e formularëve FID.

Dosjet e kampionuara 17

FID i pa plotësuar 11 64.7%

FID i plotësuar 6 35.3%

a. FID i plotësuar me mangësi në rubrika 5 29.4%

b. FID i plotësuar vonë 1 5.9%

c. FID i plotësuar për dy fëmijë 1 5.9%

d. FID i pa nënshkrimin e personit që plotëson 3 17.6%

Burimi: Grupi i Auditimit, KLSH

Observacionet e sjella nga Shtëpia e Fëmijës Zyber Hallulli me shkresë nr. 491 datë 23.12.2016, në lidhje më gjetjen nr. 4 përsa i përket rubrikave të palotësuara apo pa nënshkrimin e përsonit përgjegjës apo me nënshkrim por pa emër, theksohet se ato janë lapsuse dhe vijnë si rezultat i kohës së shkurtër të plotësimit të formularëve. Përsa i përket rastit të formularit të fëmijës B. D. është plotësuar për dy fëmijë pasi fëmija B. D. është motra e fëmijës D. D. dhe do qëndronte vetëm për një muaj me urdhër të SHSSH. Grupi i auditimit informon edhe një herë se gjetja ka të bëjë problemet në plotësimin e formularëve FID. Observacioni i subjektit nuk ofron evidenca shtesë nëpërmjet të cilave të hedhin poshtë gjetjen. Grupi i auditimit i qëndron gjetjes nr. 14 dhe bazuar në Ligjin 154/2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, rekomandimi duhet të bëhet pjesë e planit të masave dhe të zbatohet sipas Vendimit përkatës të Kryetarit të KLSH-së

Konkluzion 14: Nga 17 dosje të audituara, vetëm 6 prej tyre kanë patur formularin FID të plotësuar nga punonjësit socialë të IPSH Zyber Hallulli, ku të gjithë kanë patur probleme me plotësinë e informacionit dhe të rubrikave të veçanta. Duke qënë se fëmijët rezidentë në IPSH janë fëmijë me probleme sociale të mëdha, është e kuptueshme që mund të ketë mungesë informacioni fillestar që shoqëron fëmijën nga njëri institucion në tjetrin dhe jo vetëm. Problemi është se gjatë kontrolleve të formularëve FID vihet re mos plotësim rubrikash dhe mungese komentesh nga ana e personelit përgjegjës. Edhe në rastet kur fëmijët vijnë pa informacione bazë, për ato rubrika që nuk mund të plotësohen pa këto të dhëna, stafi duhet ta reflektojë këtë mangësi dhe pamundësi për të realizuar detyrën e vet. Ndër këto 6 formularë, asnjëri nuk ishte i plotësuar i gjithi sipas rubrikave të formularit. Dhe njëri prej formularëve është plotësuar për dy veta, në kundërshtim të plotë me vetë qëllimin e formularit dhe Udhëzimit të Ministrit nr. 830 datë 14.4.2008. Në krye të çdo formulari FID shkruhet: “Për një fëmijë në kujdesin e një institucioni shtetëror ose jo shtetëror”. Në kushte të tilla, sipas gjetjeve të lartpërmendura, nga dosjet e kampionuara asnjë fëmijë nuk ka patur mundësinë e një formulari me informacion të domosdoshëm të plotë.

Page 57: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

57

Rekomandim 14: Punonjësi Kyç, personi përgjegjës për plotësimin e formularëve FID, të jetë i kujdesshëm dhe i vëmendshëm në plotësimin e këtij formulari për të gjithë fëmijët sapo vendosen në shtëpi. Punonjësi Kyç të mos lërë rubrika të formularit FID pa plotësuar. Drejtori i Institucionit të japë tërë mbështetjen e vet si drejtues dhe të sigurojë se çdo fëmijë i vendosur në Shtëpi të jetë pajisur me formularin FID brenda afatit të përcaktuar në aktet nënligjore, me të gjitha rubrikat e formularit të plotësuara. Drejtori i institucionit të kujdeset që formularët FID të jenë të pasqyruar edhe në format elektronik.

● Rivlerësimi i nevojave dhe ecurisë së fëmijëve:

Gjetje 15: 4 nga 17 dosjet e audituara kanë mospërputhje në afatet e plotësimit të formularëve RVNE dhe 2 nga dosjet e kampionuara nuk e kanë formularin RVNE të rishikuar, të përcaktuara sipas Manualit të Zbatimit të Standarteve i miratuar me Udhëzimin nr. 830 datë 14.04.2008 të MPÇSSHB.

1. Për fëmijën L. B. formulari RVNE duhet të ishtë plotësuar brenda datës 30.06.2016.

2. Për fëmijën K. B. formulari i parë RVNE është plotësuar për vetëm për 1 muaj kalendarik (27.06.2015-27.07.2015). Në fakt ky formular duhet të plotësohet duke pasqyruar nevojat e fëmijës për një periudhë 6 mujore.

3. Për fëmijën D. D. formulari RVNE është plotësuar për 2 muaj kalendarikë (29.07.2015-28.09.2015). Formulari RVNE plotësohet për 6 muaj dhe rishikohet 2 herë në vit.

4. Për fëmijën B. L. formulari i parë RVNE është plotësuar për vetëm 1 muaj kalendarik dhe jo për 6 muaj.

5. Për fëmijën B. L. Formulari i rishikuar i RVNE është plotësuar për periudhën 08.2015-04.2016 (për një periudhë 9 mujore) ndërkohë që duhet të ishte i vlefshëm deri në muajin Janar 2016.

6. Për fëmijën D. D. dhe për fëmijën B. L. duhet të ishtë plotësuar formularët përkatës të rishikimit RVNE për 6 mujorin në vijim. Data e formularit të fundit është Prill 2016 për të dy fëmijët. Mungojnë RVNE-të e këtyre fëmijëve për periudhën Maj – Tetor 2016.

Në observacionet drejtuar grupit të auditimit, Shtëpia e Fëmijës Zyber Hallulli përmend arsyet e mungesës së RVNE për përiudhën Maj - tetor 2016 për fëmijën B. L për të cilat subjekti thotë së dosjet kanë qënë në administrimin e grupit të auditimit. Lidhur me këtë observacion, grupi i auditimit, thekson se dosjet e fëmiëjve janë marrë për auditim në muajin gusht dhe detyra e institucionit ka qënë që dosjet të plotësoheshin në maj për peridhën Maj -Tetor 2016. Së dyti, SHF Zyber Hallulli informon në observacionin e vet se për fëmijën K. B. formulari i parë RVNE është plotësuar sipas standartit (06.2015-07.2015) në dosjen e fëmijës janë edhe dy RVNE të tjera të fëmijës por nuk janë vënë re nga grupi i auditimit. Në përgjigje të komentit të Shtëpisë së Fëmijës Zyber Hallulli, grupi i auditimin informon se fëmija K. B. nuk duhet të kishte një formular RVNE që mbulon vetëm harkun kohor prej 1 muaji. Ky plotësim i parregullt dhe i pathelluar, bie ndesh me kërkesat e Manualit të Zbatimit të Standardeve. Nga ana tjetër, formularët që nuk janë gjetur nga ana e grupit të auditimit për fëmijën K. B. nuk kanë qënë me formularët që janë kërkuar dhe u janë vënë në dispozicion audituesve.

Page 58: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

58

Së treti, Zyber Hallulli informon se për fëmijën D.D. është përcaktuar gabim data, është vendosur e një muaji më vonë. Për sa grupi i auditimit shpjegoi më sipër përkatësisht komenteve të Observacionit mbi gjetjen nr. 15, grupi i auditimit i qëndron gjetjes nr. 15 dhe bazuar në Ligjin 154/2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, rekomandimi duhet të bëhet pjesë e planit të masave dhe të zbatohet sipas Vendimit përkatës të Kryetarit të KLSH-së

Konkluzion 15: Gjetjet e mësipërme janë tregues të mos plotësimit të rregullt të dosjeve të fëmijëve me formularët RVNE. Afatet e tyre dhe vlefshmëria e tyre është e përcaktuar në VKM Nr. 659 datë 17.10.2005 “Standardet e Shërbimeve të Përkujdesit Shoqëror” Standardi II kriteri i cilësisë 5.1 “Ka raporte se progresi i femijes rishikohet çdo 6-muaj”, në Udhëzimin nr. 830 datë 14.4.2008 të MPÇSSHB-së si dhë në udhëzuesin e përdorimit të Raportit për Vlerësimin e Nevojave dhe Ecurisë. Është e rëndësishme që të theksohet se përfundimi dhe përdorimi i RVNE nuk është një çështje mekanike e “kalimit” të ndarjeve njëra pas tjetrës, e plotësimit të kutive apo bërjes së disa komenteve. Qëllimi i shqyrtimit të nevojave dhe ecurisë është që të përftohet një pikëpamje e përgjithshme e asaj se çfarë duhet bërë për të ndihmuar fëmijën34. Në kushte të tilla, kur formularët RVNE plotësohen pa plane të qarta dhe pa zbatuar afatet kohore të nevojshme, qëllimi i ekzistencës së tyre nuk përmbushet dhe cilësia e plotësimit të këtyre formularëve vihet në dyshim duke cënuar efektivitetin e vlerësimit të shtatë dimensioneve të zhvillimit të fëmijëve (Shëndeti, Arsimi, Zhvillimi emocional dhe i sjelljes, Identiteti dhe vetëimazhi, Marrëdhëniet shoqërore dhe fëmiljare, Paraqitja në shoqëri, Shprehitë e vetëkujdesit dhe orientimit). Faqja 2 e formularëve RVNE – Përdorimi i Raportit për Vlerësimin e Nevojave dhe Ecurisë shpreh se “Minimalisht, arsyet për mosrishikimin e një pjese të raportit duhen mbajtur shënim dhe duhet bërë e qartë baza që është përdorur për të bërë vlerësimet”.

Rekomandim 15: Stafi përgjegjës i IPSH Zyber Hallulli për plotësimin e rregullt të formularëve RVNE duhet të përgatisë axhendë elektronike për plotësimin në kohën e duhur të secilit formular RVNE për secilin fëmijë. Drejtori i Institucionit të kujdeset dhe të marrë masat e nevojshme për organizimin e punës së personelit përgjegjës që të mos ketë mospërputhje të afateve kohore, për të siguruar një informacion të saktë dhe të vlefshëm për secilin fëmijë përfitues.

Gjetje 16: Nga tërësia e 47 formularëve RVNE të audituar për 17 dosjet e fëmijëve të kampionuar, 4535 formularë RVNE janë pa datë të saktë plotësimi dhe rishikimi. Në dosjet e audituara vihet re që vendoset vetëm muaji dhe viti por jo data e plotë. Sipas Udhëzimit të Ministrit Nr. 830 datë 14.4.2008, “Vlerësimi i nevojave duhet të përfundojë brenda muajit nga çasti i vendosjes së fëmijës në institucion”.

Konkluzion 16: Hapësirat për plotësimin e datës së formularit RVNE dhe të rishikimit të tij, kërkojnë të vendoset data e saktë të këtyre takimeve. Datat e këtyre formularëve janë mjaft të rëndësishme jo vetëm për monitorimin e nevojave të fëmijëve por shërbejnë edhe si datë e një dokumenti të institucionit. Ky formular fillimisht duhet të plotësohet brenda muajit të parë të vendosjes së fëmijës në institucion. Nëse institucioni evidenton datën e saktë dhe të plotë të hyrjes së fëmijës në shërbimin rezidencial, atëherë për një monitorim sa më efektiv të

34 Faqja 2 e formularëve RVNE – Përdorimi i Raportit për Vlerësimin e Nevojave dhe Ecurisë 35 2 formularët RVNE që kanë data të plota të plotësimit dhe rishikimit janë formularët për fëmijët D.D. dhe K. B. të përmendur për parregullsinë në Gjetje 15.

Page 59: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

59

fëmijës dhe të stafit për plotësimin në kohë të formularëve RVNE, duhet vendosur data e plotë. Vendosja e datave vetëm me muaj dhe vit lë hapësira për mosndjekje të saktë dhe korrekte të fëmijës nga ana e stafit përgjegjës. Secili specialist pas plotësimit të rubrikave përkatëse përvec nënshkrimit duhet të vendosë edhe datën e saktë. Procesi i plotësimit të formularëve RVNE dhe i rishikimit të tyre konsiderohet si një proces i vazhdueshëm dhe takim mes stafit lidhur me nevojat dhe zhvillimin e fëmijëve.

Rekomandim 16: Punonjësit përgjegjës për plotësimin e formularit për vlerësimin e nevojave dhe ecurisë dhe formularët e rishikimit të tyre, të vendosin datën e saktë jo vetëm në faqen e parë të formularit, por edhe në rubrikat përkatëse si dhe në analizën finale për të gjithë formularët që do të plotësohen në vijim.

Gjetje 17: Nuk ka formularë RVNE për moshat 16-18 vjeç. Për pasojë stafi i IPSH Zyber Hallulli plotëson formularë të moshës 11-15 vjeç për rastet e këtyre grupmoshave.

Konkluzion 17: Me miratimin e VKM Nr. 839, datë 3.12.2014 “Për disa Ndryshime dhe Shtesa në VKM nr. 425, datë 27.6.2012, "Për Përcaktimin e Kritereve dhe të Dokumentacionit të Nevojshëm për Pranimin e Personave në Institucionet Rezidenciale, Publike dhe Jopublike, të Përkujdesjes Shoqërore” ndër të tjera pësoi ndryshime edhe Kreu I, pika 1.3 c, i cili shpreh se “Mosha e pranueshme për t'u vendosur në shtëpitë e fëmijës është nga 0-18 vjeç.”. Me rritjen e moshës së daljes nga institucionet rezidenciale publike nga 16 vjeç në 18 vjeç nëpërmjet VKM nr. 839 datë 03.12.2014, nuk është vijuar nga ana e MMSR-së me hartimin e një udhëzimi i cili duhet të rregullojë punën operative të stafit të IPSH-ve publike për moshën shkollore. Në këto kushte, ky problem i cili është për të gjitha IPSH publike rezidenciale për moshën shkollore, dhe që duhet të ishtë zgjidhur që në kohën e miratimit të VKM nr. 839 datë 03.12.2014, vijon të pengojë punën e stafit.

Rekomandim 17: Shërbimi Social Shtetëror dhe Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë duhet të ndërmarrin hapat e nevojshëm në pajisjen e IPSH rezidenciale për fëmijët e moshës shkollore me formularët RVNE të grupmoshave 16-18 vjeç.

Shërbimit Social Shtetëror nëpërmjet observacioneve dërguar Kontrollit të Lartë të Shtetit me shkresën nr. 2462/1 datë 21.12.2016, lidhur me Gjetjen, Konkluzionin dhe Rekomandimin 17, përmend se MMSR në bashkëpunim më UNICEF ka filluar diskutimin për rishikimn e standardeve. Gjetja, Konkluzioni dhe Rekomandimi i grupi i auditimit kanë të bëjnë me faktin se nuk ka formularë RVNE për moshat 16-18 vjeç. Formularët RVNE janë të miratuar me Udhëzimin e Ministrit Nr. 830 datë 14.4.2008 dhe të prezantuar në Manualin e Zbatimit të Standarteve. Gjetja, konkluzioni dhe rekomandimi i grupit të auditimit konsiston në mungesën eformularëve të nevojshëm për punën e stafit, jo se çfarë do të diskutojë MMSR dhe UNICEF mbi rishikimin e standardeve. Deri në miratimin e standardeve të rishikuara, IPSH Zyber Hallulli mbetet pa formularët e duhur për hedhjen e të dhënave për të rinjtë 16-18 vjeç. Gjetja, Konkluzioni dhe rekomandimi nr. 17 qëndrojnë dhe bazuar në Ligjin 154/2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, rekomandimi duhet të bëhet pjesë e planit të masave dhe të zbatohet sipas Vendimit përkatës të Kryetarit të KLSH-së.

Page 60: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

60

Gjetje 18: 1. Formularët RVNE dhe formularë e rishikuar RVNE kanë probleme me plotësimin e tyre për çdo fëmijë, specifikisht për seksionin përmbledhës së vlerësimit të 7 dimensioneve të zhvillimit të fëmijës “Analiza Finale”. Më poshtë janë të përmbledhura gjetjet specifike lidhur me Analizën Finale të formularëve RVNE të audituar:

● Nga 17 dosje fëmijësh të audituara, 4 prej tyre (përkatësisht fëmijët: M. L., L. B., K. B., A. J.) nuk e kanë të plotësuar seksionin.

● Fëmija D. D. ka mungesë plotësimi seksioni në të dy formularët e saj RVNE.

● 5 fëmijë nuk kanë asnjë shënim nga stafi në një prej tre formularëve të tyre personalë RVNE.

● Për fëmijën A.P. gjatë një viti (në dy formularë RVNE) ka mesazhe kontradiktore.

● Fëmijët R. S., O. Xh., kanë komente të njëjta mes RVNE-ve të tyre për dy nga tre 6-mujorët e marrë në auditim.

2. Në të gjithë formularët RVNE dhe formularët e rishikimit të tyre vihen re probleme me evidencën mbi dakordësinë e prindërve/ të afërmit e tyre dhe të vetë fëmijëve për vendimet që duhet të merren lidhur me zhvillimin e mëtejshëm të fëmijëve rezidentë. Sipas treguesit të cilësisë 4.1 të Standardin nr. II “Planet e Përkujdesit” të miratuar me VKM nr. 659 Datë 17.10.2005,“Ka prova (dëshmi) që vlerësimi i nevojave dhe plani janë diskutuar me fëmijët, prindërit/ të afërmit e tyre, personin përgjegjës për fëmijën dhe që janë kuptuar prej tyre. Shënohen në dokumentat përkatëse fakti kur fëmija/fëmijët, prindërit/ të afërmit e tyre dhe personi përgjegjës nuk bien dakord me to.” Për sa u përmend më lart, grupi i auditimit identifikoi gjetjet e mëposhtme:

● Të gjithë formularët RVNE dhe formularët RVNE të rishikuar, të kampionuar për auditim, nuk përmbajnë firmën e asnjërit prind

● 8 fëmijë në formularët e tyre RVNE dhe formualrët e rishikimit RVNE nuk kanë asnjë koment nga prindi

● 4 dosje fëmijësh (13 formularë RVNE) kanë komente të prindërve të plotësuara nga punonjësi që ka plotësuar formularin, por janë komente të përgjithshme të cilat flasin për gjendjen ekonomike të prindërve, dëshirat e tyre dhe nuk janë të lidhura me 7 dimensionet e zhvillimit të fëmijëve që trajton formulari RVNE.

● Në të gjithë formularët RVNE dhe formularët e rishikimit asnjë fëmijë rezident nuk ka firmosur mbi çështjet e diskutuara dhe mbi vendimet që mund të jenë marrë gjatë diskutimit të Rivlerësimit të Nevojave dhe Ecurisë.

● Në formularët RVNE pjesa më e madhe e tyre ka komente të shkruara “Fëmija është dakord” nga vetë punonjësi që ka plotësuar formularin, por nuk ka asnjë shenjë të vetë përfituesit të shërbimit.

● Nga fokus grupet e realizuara të gjithë fëmijët konfirmuan se nuk e dinë se çfarë shkruajnë edukatoret, punonjësit socialë dhe psikologët në formularët RVNE. Asnjë nga fëmijët 11-18 vjeç nuk ka marrë një kopje të formularëve RVNE. Sipas Udhëzuesit mbi përdorimin e Raportit për Vlerësimin e Nevojave dhe Ecurisë për moshën 11-15 vjeç36, në faqen 2 të çdo formulari RVNE thuhet se një kopje e RVNE së plotësuar duhet t’i jepet fëmijës dhe për përmbajtjen e saj duhet të diskutohet. Sipas Manualit të Zbatimit të Standarteve të miratura me Udhëzimin e Ministrit nr. 830 datë 14.4.2008, Hapi 4 “Mbledhjet e rishikimit”, pika 1.2, është përgjegjësi e Drejtorit të Institucionit që të bëjë kujdes

36 Lidhur me grupmoshën 11-15 vjeç, Shiko Gjetje 15

Page 61: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

61

sa herë të jetë e mundshme që fëmijët dhe të rinjtë të marrin pjesë në mbledhjet e rishikimit për planet e tyre.

Observacioni i SHF Zyber Hallulli informon se konstatimi se fëmijët nuk kishin dijeni se çfarë shkruajnë edukatoret, punonjësja sociale dhe psikologia në Planet e Kujdesit nuk është i vërtetë. Për çdo rast SHF i shpjegon fëmijës se çdo problem që diskutojnë me ta për të ardhmen e tyre… e shkruajnë në planet dhe raportet që hartojmë për ta. Sigurimi i një kopje të RVNE-së së plotësuar fëmijëve, është e pamundur nga ana e subjektit për disa arsye:

a. Për shkak të moshës së vogël të fëmijëve b. Problemeve që mund të kenë me shëndetin e tyre mendor c. Mungesën e interesit që shfaqin kur diskutohet për këto çështje d. Duke patur parasysh edhe koston financiare të tyre

Lidhur me komentet e SHF Zyber Hallulli, grupi i auditimit vlerëson se observacioni mbi gjetjen bie në kundërshtim me treguesit të cilësisë 4.1 të Standardin nr. II “Planet e Përkujdesit” të miratuar me VKM nr. 659 Datë 17.10.2005,“Ka prova (dëshmi) që vlerësimi i nevojave dhe plani janë diskutuar me fëmijët, prindërit/ të afërmit e tyre, personin përgjegjës për fëmijën dhe që janë kuptuar prej tyre. Shënohen në dokumentat përkatëse fakti kur fëmija/fëmijët, prindërit/ të afërmit e tyre dhe personi përgjegjës nuk bien dakord me to.” Duke parë me kujdes observacionin e SHF Zyber Hallulli mbi gjetjen, dhe bazuar në komentet e grupit të auditimit ndaj observacionit, cilëson se gjetja nr. 18 qëndron. Bazuar në Ligjin 154/2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, rekomandimi duhet të bëhet pjesë e planit të masave dhe të zbatohet sipas Vendimit përkatës të Kryetarit të KLSH-së.

Konkluzion 18: 1. Standardi II i Shërbimeve të Përkujdesit Shoqëror, si pjesë e setit të 13 standardeve të miratuara me VKM Nr. 659 Dt. 17.10.2005 “Për Standartet e Shërbimeve të Përkujdesit Shoqëror ...” shpreh qartë se “Plani i përkujdesjes për secilin fëmijë paraqet në mënyrë të qartë nevojat e vlerësuara të fëmijës, objektivat dhe aktivitetet e përkujdesjes, krijimin e mundësive për të plotësuar këto nevoja nga stafi i shtëpisë, dhe mënyra se si do të vlerësohet efektiviteti i përkujdesjes për çdo element (komponent) të planit.” Ky standard shpreh pikërisht se përveç identifikimit të nevojave të secilit fëmijë, vendosjes së objektivave dhe krijimit të mundësive për përmbushjen e tyre nga ana e stafit të IPSH-ve në përgjithësi, këto plane përkujdesi tregojnë edhe mbi mënyrën e vlerësimit të efektivitetit të përkujdesjes së stafit për çdo element të planit.

2. Nëse planet për rivlerësimin e nevojave të fëmijëve plotësohen në mënyrë formale dhe pa asnjë qëllim në vetvete, është e kotë të kërkohet një zhvillim objektiv i fëmijëve rezidentë. Aktiviteti operacional i këtij institucioni, dallon mbi të gjitha nga institucionet e tjera sepse në çdo plan pune dhe çdo formular përkujdesje që plotëson secili punonjës, vendoset fati i një fëmije. Në raste kur këta formularë plotësohen në mënyrë sipërfaqësore dhe pa iu përmbajtur kushtet e vendosura në VKM nr. 659 dt. 17.10.2005, përtej moszbatimit të një akti nënligjor, bëhet fjalë për cënim të të ardhmes së një të mituri, të një individi. Prandaj, pakujdesia papritur kthehet në dëm shoqëror. RVNE është një dokument për të ndihmuar në praktikën e punës sociale profesionale dhe plotësimi i tij është përgjegjësi e punonjësit social të fëmijës. Provat duhen dhënë për përfundimet që ka nxjerrë punonjësi social. Fëmija duhet të përfshirë gjithashtu hollësi të çfarëdo shkalle ose instrument të tjerë që përdoren për të vlerësuar një dimension të caktuar dhe përfundimet e nxjerra prej tyre. Brenda

Page 62: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

62

dimensionit përkatës duhen të mbahen shënim mospajtimet dhe mospërputhjet37. Për fëmijët e moshës 11-18 vjeç gjatë përgatitjes për të bërë vlerësimin, do të jetë e rëndësishme që profesionistët t’i shpjegojnë të riut pse po bëhet vlerësimi. Si do të përftohet informacioni; Cilat fusha do të përfshihen; kush do të përfshihet në proces; Sa do të zgjasë; dhe çfarë ndodh me informacionin. Është e rëndësishme që fëmija të jetë i qartë për qëllimin e vlerësimit dhe me cilin do të ndahet informacioni më gjërësisht.38

Vihet re se një vështirësi e madhe vjen edhe nga mbajtja e këtij formulari në formë të plotësuar me shkrim dore. Për efekte manaxhimi sa më efektiv, analizimi të ecurisë së secilit fëmijë në përiudha të ndryshme kohore apo për efekte të krahasimit të fëmijëve me njëri-tjetrin sipas grupmoshave, gjinisë apo historive të ngjashme familjare, sociale, etj, është shumë i nevojshëm informatizimi i këtyre formularëve. Gama e gjerë e informacionit ka nevojë të jetë sa më e krahasueshme që të jetë e vlefshme për stafin dhe mbi të gjitha për të ardhmen e secilit fëmijë. Duke u mbajtur edhe në format elektronik, rreziku për të humbur, grisur, djegur apo moskuptuar saktë nga secili pjesëtar i stafit përgjegjës, zvogëlohet ndjeshëm. Po ashtu, nëpërmjet ruajtjes në format elektronik, është më i lehtë manaxhimi i rasteve dhe i regjistrimit të tyre për secilin fëmijë. Nga ana manaxheriale, informatizimi i këtyre të dhënave, hedh hapin e parë për bazën e të dhënave elektronike për secilin fëmijë. Në kushtet kur formularët plotësohen në mënyrë të vazhdueshme manualisht dhe në mënyrë formale nga stafi, jemi përballë një grupi fëmijësh që për hir të fatkeqësisë së tyre, u është fshirë një pjesë e mirë e historisë së zhvillimit të tyre.

Shtëpia e Fëmijës Zyber Hallulli në observacionet e sjella me shkresë nr. 491 datë 23.12.2016, subjekti komenton se pavarësisht rëndësisë që kanë dokumentat e mësipërme mendon se shërbimi ndaj fëmijës nuk është cënuar nga mosplotësimi korrekt i planeve dhe formularëve të ndryshëm. Metoda e përdorur për vlerësimin e mangësive nuk është balancuar për shërbimin e dhënë dhe të munguar.

Grupi i auditimin thekson se gjetja, konkluzioni dhe rekomandimi bazohen në evidencat dhe aktet nënligjore/ rregullative të përmendura në gjetje dhe konkluzion. Grupi i auditimit i qëndron konkluzionit nr. 18.

Rekomandim 18: 1. Stafi përgjegjës për plotësimin e Formularëve RVNE të kujdeset e të plotësojë me shumë vëmendje dhe kujdes duke pasqyruar sa më saktë problemet e secilit fëmijë. Të ketë të dhëna të plota nga diskutimet me fëmijët, të pasqyrohen mendimet dhe kërkesat e tyre lidhur me diskutimet me ta rreth 7 dimensioneve të Rivlerësimit të Nevojave dhe Ecurisë. Drejtori i Institucionit të bëjë kujdes që fëmijët dhe të rinjtë të marrin pjesë në mbledhjet e rishikimit për planet e tyre. Drejtuesi i Institucionit të marrë masa që formularët RVNE të jenë të pasqyruar edhe elektronikisht në format Word/excel pa humbur asnjë kontekst dhe asnjë shënim i formularëve të plotësuar manualisht. 2. Stafi përgjegjës nën kujdesin dhe mbikqyrjen e Drejtorit të Institucionit duhet të përfshijnë jo vetëm fëmijët por edhe prindërit apo të afërmit e tyre në secilën mbledhje të rishikimit të

37

Faqja 2 e formularëve RVNE – Përdorimi i Raportit për vlerësimin e Nevojave dhe Ecurisë – fëmijët e moshës 11-15 vjeç 38 Faqja 2 e formularëve RVNE – Përdorimi i Raportit për vlerësimin e Nevojave dhe Ecurisë – fëmijët e moshës 11-15 vjeç

Page 63: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

63

formularëve RVNE. Në ato raste kur do jetë plotësisht e pamundur mbledhja e prindërve apo të afërme të fëmijës, stafi të paraqesë më shkrim tërë arsyet dhe faktet se përse familja apo të afërmit e fëmijës kanë munguar dhe nuk janë përfshirë në këtë proces. Të gjithë personat pjesëmarrës në mbledhjet e rishikimit duhet të firmosin dhe të shkruajnë komentet e tyre me shkrimin e tyre për çdo rast. Të pajisen fëmijët dhe të rinjtë e moshës 11-18 vjeç me kopjen e formularit RVNE ashtu siç parashikohet në Përdorimin e Raportit të Vlerësimit të Nevojave dhe Ecurisë: “Një kopje e RVNE së plotësuar duhet t’i jepet fëmijës dhe për përmbajtjen e saj duhet të diskutohet”.

Observacionet e SHF Zyber Hallulli në lidhje me rekomandimin nr 18 janë argumentat e stafit se përse nuk kanë marrë pjesë në mbledhjet e rishikimit. Grupi i auditimit i ka marrë në konsideratë pamundësitë e mbledhjes së prindërve apo të afërmve të fëmiëjve. Grupi i auditimit gjykon se rekomandimi nr. 18 qëndron dhe në bazë të Ligjit 154/2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, rekomandimi duhet të bëhet pjesë e planit të masave dhe të zbatohet sipas Vendimit përkatës të Kryetarit të KLSH-së.

Gjetje 19: Formularët RVNE dhe Formularët e rishikimit të tyre plotësohen në fund të përiudhës. Në fakt, planet e përkujdesit personale të secilit fëmijë sipas Manualit të Zbatimit të Standardeve duhet të plotësohen në fillim të periudhës 6 mujore. Po ashtu edhe në faqen 2 të çdo formulari RVNE thuhet se një nga dy funksionet kyç të RVNE është të qënit mjet planifikimi. “RVNE ka dy funksione kyç: si mjet për planifikimin dhe kryerjen e vlerësimit dhe si raport që bashkon informacionin e grumbulluar gjatë vlerësimit në një mënyrë që mundëson analizën.” Sipas Manualit të Zbatimit të Standarteve, miratuar me Udhëzimin e Ministrit Nr. 830 datë 14.4.2008, Hapi 4, faqe 11, Drejtori i Institucionit është përgjegjës të bëjë kujdes që RVNE i çdo fëmijë apo të ria të rishikohet 2 herë në vit.

Konkluzion 19: Formualrët RVNE synojnë të analizojnë të dhënat e grumbulluara për secilin fëmijë dhe të planifikojnë veprimet e ardhshme afatshkurtra për të shtatë dimensionet e zhvillimit të fëmijës. Procesi i analizës dhe planifikimi varet nga të kuptuarit e lidhjes mes dimensioneve dhe arritja e përfundimeve për procesin shoqëror dhe psikologjik që qëndron në themel të këtyre lidhjeve.39

Rekomandim 19: Stafi Përgjegjës të kujdeset që të plotësojë Raportin për Vlerësimin e Nevojave dhe Ecurisë në fillim të përiudhës dhe jo në përfundim të saj, ashtu siç përcaktohet edhe në Manualin e Zbatimit të Standardeve në Institucionet Rezidenciale të Kujdesit për Fëmijë në Shqipëri. Drejtori i Institucionit të përmbushë një prej përgjegjësive të veta operacionale, që të kujdeset se çdo RVNE e secilit fëmijë rezident rishikohet 2 herë në vit sipas datave.

Në observacionet e subjektit Zyber Hallulli të përcjella me shkresën nr. 491 datë 23.12.2016, subjekti shpreh mendimin se ka një keqkuptim lidhur me afatet e plotësimit të formualrëve RVNE. Për fëmijët që sistemohen në institucion, brenda muajit të parë plotësohet formulari RVNE dhe brenda dy muajve Plani i Kujdesit. Bazuar në komentet e Shtëpisë së Fëmijës dhe në afatet e vendosura sipas Manualit të Zbatimit të Standarteve, formularët RVNE dhe të Planeve të Kujdesit plotësohen përkatësisht brenda muajit të parë dhe muajit të dytë të vendosjes së fëmijës në institucion. Keta formularë janë të vlefshëm për

39 RVNE – Faqja 2 – Përdorimi i Raportit të Vlerësimit të Nevojave dhe Ecurisë.

Page 64: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

64

6 muaj. Prandaj edhe në rubrika të veçanta ka pjesë që vendosin objektiva afatshkurtra. Nuk mund të plotësohet në fund të periudhës një RVNE që duhet të plotësohet brenda muajit të parë për një periudhë 6 mujore. I njëjti arsyetim vlen edhe për planet e kujdesit. Duke u bazuar në komentet e grupit të auditimit mbi observacionet, grupi i auditimin mban të pandryshuar rekomandimin nr. 19 dhe në bazë të Ligjit 154/2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, rekomandimi duhet të bëhet pjesë e planit të masave dhe të zbatohet sipas Vendimit përkatës të Kryetarit të KLSH-së.

Gjetje 20: Në plotësimin e Raportit të Vlerësimit të Nevojave dhe Ecurisë ka probleme me komentet finale të stafit profesional si dhe pjesëmarrjen e stafit të nevojshëm në mbledhjet e rishikimit. 1. Ka probleme në formularët RVNE për plotësimin dhe cilësinë e seksionit të komenteve të stafit profesional.

● Për fëmijën S. R. vihen re komente mjaft të përgjithshme të cilat nuk përmbledhin tërë vlerësimet 7 dimensioneve të zhvillimit të fëmijëve.

● Për fëmijët H. P. komentet e stafit profesional për 2 RVNE të ndryshme janë kontradiktore më njëra tjetrën.

● Për fëmijën Ç. M. ka komente të ngjashme dhe të shkurtra që nuk kanë të bëjnë më përmbledhjen profesionale të trajtimit 7 dimensional të zhvillimit të fëmijëve.

● Për fëmijën M. L. Në dy nga tre RVNE-të, komentet e stafit profesional janë të papërshtashme për një fëmijë të moshës 10 vjeç.

● Komentet e stafit profesional për 2 RVNE të fëmijës M. L. dhe L. B. janë identike duke mos treguar asnjë ndryshim pas 6 mujash tek situata përkatëse e secilit fëmijë.

● Për fëmijët S. R., R. S., H. P., K. B. mungojnë komentet e stafit profesional nëpër RVNE-të e tyre përkatësisht si më poshtë:

o Fëmijët S. R. dhe H. P. nuk kanë komente për një nga tre RVNE-të e tyre

o Fëmija R. S. nuk ka komente për të tre RVNE-të e veta

o Fëmija K. B. nuk ka komente për 2 nga 3 RVNE-të e veta. 2. Ka probleme me mbledhjen e stafit përgjegjës për mbledhjet e rishikimit të cilët duhet të jenë prezentë gjatë rishikimit të RVNE-ve dhe të firmosin mbi vendimet e marra për fëmijët sipas secilit rast. Seksionet e secilit dimension të zhvillimit të fëmijës plotësohen individualisht nga stafi duke mos e konsideruar këtë proces si një proces mbledhjeje dhe vlerësimi, por thjesht një proces plotësimi mekanik.

● Nuk ka urdhër të brendshëm nga Drejtori i Institucionit për ngritjen e Ekipit Multidisiplinar në institucion për periudhën 01.01.2015 – 06.05.2015 i cili ndër të tjera duhet të ndjekë dhe të marrë pjesë në takimet e për Raportin e Vlerësimit të Nevojave dhe Ecurisë të secilit fëmijë çdo 6 muaj.

● Ekipi multidisiplinar në të gjitha rastet e marra në auditim për të gjitha RVNE-të e audituara, nuk ka firmosur në seksionin final të formularëve RVNE ku prezantohen edhe komentet e stafit mbi vlerësimin e kryer.

● Në të gjithë formularët RVNE të marrë në auditim për 17 fëmijët e kampionuar, vlerësimin final e ka firmosur vetëm një punonjës, kur në fakt duhet të firmosin 5 punonjës nga ekipi multidisiplinar, Kujdestari ose punonjësi social dhe Drejtori i Institucionit.

● Ka formularë RVNE në seksionin e vlerësimit final ku kanë probleme më firmosjen dhe më datat e firmosjes së vlerësimit final.

Page 65: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

65

o Nga të gjitha RVNE-të e audituara vetëm seti i Ç. M. ka tre RVNE të firmosura në vlerësimin final nga Punonjësi Social.

o Fëmija M. L. nuk ka asnjë RVNE në vlerësimin final të firmosur.

o 15 fëmijët e tjerë kanë mungësi në firmosje nga kujdestari apo punonjësi social.

o Në lidhje me vendosjen e datës së vlerësimit final nga ana e stafit përgjegjës, nga 17 fëmijë, vetëm fëmijët S. M. dhe Ç. M. kanë datën e vendosur në të tre formularët e tyre përkatës.

o 15 fëmijë nga 17 të kampionuar kanë probleme në formularët e tyre RVNE për vendosjen e datës së vlerësimit final të 7 dimensioneve të zhvillimit të fëmijës.

● Nuk ka urdhër të brendshëm të Drejtorit të Institucionit për caktimin e punonjësit kyç deri në datën 28.09.2016, i cili në bazë të Manualit të Zbatimit të Standarteve, Hapi 2 “Vlerësimi i Nevojave” pika 1.3 thotë se “Një punonjës kyç duhet të caktohet për çdo fëmijë/ të ri, i cili duhet të monitorojë procesin e vlerësimit të fëmijës.”

● Në të gjithë formularët RVNE të audituar në asnjë rast nuk figuron firma e Drejtorit të Institucionit si mbikqyrës i procesit të vlerësimit dhe të mbledhjeve të rishikimit. Sipas Manualit të Zbatimit të Standardeve, pika 2.3.1 “Përgjegjësia e Shërbimit Social Shtetëror” shpreh qartë se “Shërbimi Social Shtetëror duhet të ofrojë një Punonjës të Pavarur Rishikimi që të marrë pjesë dhe të drejtojë mbledhjet e rishikimit. Në asnjë rrethanë nuk duhet që një anëtar i institucionit të administrojë procesin e vendimmarrjes për një fëmijë në kujdesin rezidencial.”

Shtëpia e Fëmijës Zyber Hallulli observon në shkresën e vet me nr prot 491 datë 23.12.2016 se në të gjitha rastet bëhet fjalë për vendosjen e datës së vlerësimit final të shtatë dimensioneve të zhvillimit të fëmijës. Mungesa e firmave në vlerësimin final është pakujdesi. Grupi i auditimit informon se problematika e mungesës së firmës së vlerësimin final të RVNE-ve është vetëm një nga shumë pikat e konstatura që përbëjnë problemet e gjetura në formularët RVNE. Grupi i auditimit është fokusuar tek vlerësimi final, dhe jo tek firmosja e seksioneve të veçanta të formularëve. Grupi i auditimin mban të pandryshuar gjetjen nr. 20 dhe në bazë të Ligjit 154/2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, rekomandimi përkatës duhet të bëhet pjesë e planit të masave dhe të zbatohet sipas Vendimit përkatës të Kryetarit të KLSH-së.

Konkluzion 20: 1. Sipas Manualit të Zbatimit të Standardeve, Planifikimi i Kujdesit (ose planet e përkujdesit) është një proces i udhëhequr nga rezultati, proces që mbështetet në statusin e zhvillimit të fëmijës dhe vështirësitë e identifikuara, të cilat janë të korigjueshme. Po ashtu VKM nr. 659 datë 17.10.2005 mbi Standartet e Shërbimeve të Përkujdesit Shoqëror për Fëmijët në Institucionet Rezidenciale, Standardi II, Kriteri 8.1 shpreh se “Ka dokumenta që dëshmojnë se gjatë hartimit të planeve të përkujdesjes apo rishikimit të tyre janë kërkuar informacione nga organizatat e tjera (shkollat, institucionet shëndetësorë, OJQ-të e tjera, etj.)”

Nga gjetjet e grupit të auditimit, u vu re se seksionet e secilit dimension të zhvillimit të fëmijës plotësohen individualisht nga stafi duke mos e konsideruar këtë proces si një proces mbledhjeje dhe vlerësimi, por thjesht një proces mekanik. Nuk shërben për asgjë një formular i plotësuar keq, i pa plotësuar apo pa vazhdimësi në të dhënat e zhvillimit të fëmijëve. Nevojat e fëmijëve duhet të vlerësohen në mënyrë të efektshme dhe të plotë dhe planet me shkrim duhet të përshkruajnë se si do të përmbushen këto nevoja.

Page 66: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

66

2. Mbledhjet e rishikimit janë mbledhje të cilat organizohen në mënyrë që i gjithë stafi të informohet mbi problematikat e ndryshme të fëmijës/ të riut. Nëse këto mbledhje nuk realizohen, atëherë nuk ka asnjë vlerë për fëmijët/ të rinjtë dhe vendimet e institucionit lidhur me ta. Aktorët kryesorë që duhet të jenë pjesë aktive në mbledhjet e rishikimit janë Prindërit/ të afërmit, vetë fëmija/ i riu, Ekipi multidisiplinar, Punonjësi Kyç, Drejtuesi i Institucionit, dhe Punonjësi i pavarur i vendosur nga SHSSH.

Observacioni i Shtëpisë së Fëmijës Zybër Hallulli konsiston në procedurat e tyre të përditshme për marrjen e informacionit, dhe në diskutimet gjatë mbledhjeve të grupit multi disiplinar por në fakt, gjetja dhe konkluzioni kanë të bëjnë me faktin se informacioni që hidhet nëpër formularët e nevojshëm është i cunguar dhe mekanik. Grupi i auditimit vlerëson si konkluzion të duhur konkluzionin nr. 20 dhe në bazë të Ligjit 154/2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, rekomandimi përkatës duhet të bëhet pjesë e planit të masave dhe të zbatohet sipas Vendimit përkatës të Kryetarit të KLSH-së

Në shkresën nr. 2462/1 prot., datë 21.12.2016 (faqe 7) SHSSH komenton dhe ka vënë në dispozicion marrëveshjet e bashkëpunimit me “Terres des Hommes”, e cila ofroi ekspertë si punonjës të pavarur për rishikimin e planeve të kujdesit. Grupi i auditimit vlerëson informacionit e dërguar nga SHSSH gjatë fazës së përgatitjes së raportit përfundimtar, por duke mos pasur dëshmi që provojnë që ky punonjës ka marrë pjesë dhe ka drejtuar mbledhjet e rishikimit, atëherë komentet e SHSSH lidhur me punonjësin e pavarur, do të merren në konsideratë pjesërisht, duke modifikuar rekomandimin 20 mbi SHSSH, për raportin përfundimtar.

Rekomandim 20: Punonjësi Kyç të kujdeset që të organizojë mbledhjet e ekipit multidisiplinar për vlerësimin e nevojave dhe rishikimit e tyre sipas afateve të miratura në VKM nr. 659 datë 17.10.2005 dhe sipas Udhëzimit të Ministrit nr. 830 datë 14.4.2008. Drejtuesi i Institucionit të marrë pjesë në mbledhjet e planifikimit të përkujdesit dhe të mbikqyrë procesin e vlerësimit. Punonjësit përgjegjës dhe pjesëtarë të Ekipit Multidisiplinar të jenë të kujdesshëm në komentimin e zhvillimit të fëmijëve, të japin vlerësime objektive, jo identike, dhe sa më profesionale mbi gjendjen dhe qëllimet e vendosura për secilin fëmijë.

● Planet e kujdesit Gjetje 21: Ka probleme me datat dhe afatet e hartimit dhe të rishikimit të Planeve të Kujdesit. Planet e kujdesit kontribuojnë për realizimin e përgatitjeve afatgjata për të ardhmen e fëmijës/ të riut dhe është e lidhur ngushtë me Vlerësimin e Nevojave (RVNE). Nga 53 Plane kujdesi për 17 fëmijë për periudhën tonë të auditimit, janë vënë re problemet e mëposhtme:

● Të gjithë planet e kujdesit për të 17 dosjet e fëmijëve të audituara, rezultojnë pa datë të saktë dhe të plotë të fillimit dhe të mbarimit.

● 2 formularë të PK përkatësisht të fëmijëve A. J. dhe K. B. kanë vetëm një datë në formatin muaj dhe vit pa përmendur ditën dhe pa vendosur datën e përfundimit të këtij formulari.

● Për fëmijën B. L. është përgatitur plani i kujdesit 2 herë për të njëjtën periudhë kohore Mars – Shtator 2015.

Page 67: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

67

● 10 formularë PK janë rishikuar në mënyrë të çrregullt dhe jo sipas afateve të përcaktuar me VKM nr. 659 dhe me aktet e tjera rregullative, çdo 6 muaj.

o Për fëmijën A. J. formulari i PK duhet të ishtë rishikuar në Dhjetor 2015 dhe jo në Shtator 2015, tre muaj pas planit fillestar të kujdesit.

o Për fëmijën K. B. formulari PK duhet të ishtë rishikuar në Janar 2016 dhe jo në Nëntor 2015 një muaj më vonë pas PK fillestar.

o Për fëmijën D. D. Plani i kujdesit duhet të ishte plotësuar në 29.9.2015 dhe jo në muajin Nëntor.

o Për fëmijën M. L. Plani i kujdesit është rishikuar 2 muaj me vonesë nga afati i rishikimit çdo 6 muaj.

o Për fëmijën R. S. Plani i Kujdesit duhet të ishtë rishikuar në muajin Mars 2015 dhe jo në muajin Maj 2015. Po ashtu PK pasardhës i fëmijës R. S. Është përdorur për një periudhë 7 mujore dhe jo 6 mujore sipas akteve nënligjore dhe rregullative.

o Për fëmijën L. B. Rishikimi i planeve të kujdesit është bërë pas 7 muajsh.

o Për fëmijën Ç. M. Rishikimi i PK duhej bërë në Prill 2015 dhe jo në Maj 2015.

o Për fëmijën H. P. rishikimi i PK duhet të ishte për periudhën Nëntor 2014- Prill 2015 dhe jo Nëntor 2014 - Qershor 2015.

o Fëmija B. L. ka plane të rishikuara kujdesi për 7 muaj dhe jo për periudhën 6 mujore.

o Për fëmijën K. O plani i kujdesit duhet të ishtë plotësuar për periudhën Tetor 2014 – Mars 2015 dhe jo Tetor 2014 – Maj 2015.

Në mënyrë të përmbledhur gjetjet e lartpërmendura prezantohen në tabelën e mëposhtme:

Tabela: Përmbledhje e gjetjeve nga auditimi i Planeve të kujdesit

Dosjet e kampionuara 17

Nr total i Planeve të Kujdesit për dosjet e kampionuara 53

Plane kujdesi pa datë të saktë (d,m,v) 53 100.0%

Plane kujdesi pa datë mbarimi 2 3.8%

Plane kujdesi të rishikuar jashtë afatit 6 mujor të përcaktuar me VKM Nr. 659 10 18.9%

Burimi: Grupi i Auditimit, KLSH

Në shkresën me nr prot 491 datë 23.12.2016, Shtëpia e fëmijës observon se janë të vetëdijshëm për lapsuset që janë bërë me datat dhe muajt, por arsyet janë faktorët e lartpërmendur si: Është ndërruar specialisti dhe specialistit të ri i është dashur të njihej paraprakisht me fëmijën, për këtë arsye ka vonesa me datat dhe rishikimet e këtyre planeve. Të gjitha planet e kujdesit janë rishikuar dy herë në vit por ka vonesa me datat e rishikimit. Grupi i auditimit konkludon se observacioni i subjektit nuk përcjell evidenca shtëse për të hedhur poshtë gjetjen nr. 21. Në kushte të tilla, gjetja nr. 21 qëndron dhe në bazë të Ligjit 154/2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, rekomandimi përkatës duhet të bëhet pjesë e planit të masave dhe të zbatohet sipas Vendimit përkatës të Kryetarit të KLSH-së

Konkluzion 21: Në të gjitha planet e kujdesit të marra në auditim asnjë prej tyre nuk është plotësisht e saktë. Mungesa e datave të sakta e të plota, hartimi i planeve të kujdesit për një periudhë më të gjatë apo më të shkurtër kohore se peridha e përcaktuar sipas akteve nënligjore

Page 68: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

68

dhe atyre rregullative, e kthen këtë proces të rëndësisëhm për arritjen e objektivave për zhvillimin e duhur të secilit fëmijën, në një proces sipërfaqësor dhe pa asnjë përkushtim nga ana e stafit të Shtëpisë së Fëmijës. Asnjëri nga planet e kujdesit të fëmijëve të marrë në auditim, nuk i plotëson kriteret minimale për të qënë plan kujdesi apo plan i rishikuar kujdesi korrekt. Plani i kujdesit hartohet pas vlerësimit të nevojave dhe përfshin masat afatgjata për të ardhmen e fëmijës. Udhëzimi i Minsitrit Nr. 830 datë 14.4.2008 pika 24 shpreh se: “Plani i kujdesit rishikohet një herë në gjashtë muaj.” Ndër të tjera, sipas Manualit të Zbatimit të Standardeve, përveç përgjegjësisë të stafit social si një nga aktivitetet bazë të punës së tyre, është përgjegjësi e Drejtorit të Institucionit që planet e kujdest të fëmijëve/ të rinjve të rishikohen 2 herë në vit.

Rekomandim 21: Stafi përgjegjës të kujdeset për të zbatuar afatet e përcaktuara në aktet nënligjore dhe ato rregullative për plotësimin në kohë dhe brenda afateve të planeve të kujdesit për secilin fëmijë rezident. Stafi përgjegjës të krijojë një axhendë elektronike për afatet e fillimit dhe të mbarimit të planeve të kujdesit dhe rishikimet e tyre për secilin fëmijë. Duke informatizuar datat dhe afatet e planeve të kujdesit është me e lehtë ndjekja e punës operative të stafit përgjegjës për plotësimin në afatet e duhura kohore. Drejtori i Institucionit të kujdeset për të përmbushur përgjegjësitë e veta në aktivitetin operativ të initucionit, ku një pjesë të rëndësishme e zë rishikimi i planve të kujdesit 2 herë në vit sipas afateve të përcaktuara me aktet përkatëse nënligjore dhe rregullative.

Gjetje 22: Ka parregullsi në pjeëmarrjen në mbledhjet e rishikimit dhe në plotësimin e planeve të kujdesit të 17 dosjeve të fëmijëve të marrë në auditim. Më poshtë në mënyrë analitike prezantohen gjetjet:

● Plani i kudesit i pari për fëmijën K.B. me datë Gusht 2015 nuk ka firmën e asnjë nga punonjësit sociale, apo punonjësit kyç.

● Fëmija B. L. për planin e tij të kujdesit në datë Gusht 2015- Shkurt 2016 ka dy data të ndryshme të vendosura nga edukatorja dhe nga punonjësi social. Njëra ka vendosur datën 2015 dhe tjetra 2016.

● Për plane kujdesi dhe punonjësi social edhe edukatorja kanë firmosur si punonjës Kyç.

o Për fëmijën L. B. në dy plane kujdesi

o Për fëmijën A. J., K. B. dhe D. D. në një plan kujdesi

o Për fëmijën B. L. Në të tre planet e veta të kujdesit

● Në asnjë nga 53 planet e kujdesit të marrë në auditim (Dosjet e 17 fëmijëve) nuk figuron firma e asnjë fëmije. Po ashtu nga fokus grupet e organizuara me fëmijët e Shtëpisë sipas grup moshave të ndryshme të gjithë fëmijët konfirmuar se nuk kanë qënë pjesë e mbledhjeve të rishikimit për planet e kujdesit dhe nuk janë në dijeni të informacioneve të përmenden në këto formularë.

● Nuk ka asnjë shenjë mbi planet e kujdesit se pjesë e këtyre mbledhjeve kanë qënë Ekipi multidisiplinor, Punonjësi Kyç, Fëmija, Familjarët/ të afërmit, Drejtori i Institucionit dhe Punonjësi i Pavarur për Rishikim nga SHSSH. Sipas Kriterit të cilësisë të Standardit II të miratuar me VKM nr. 659 datë 17.10.2005, pika 4.1 “Ka prova (dëshmi) që vlerësimi i nevojave dhe plani janë diskutuar me fëmijët, prindërit/ të afërmit e tyre, personin përgjegjës për fëmijën dhe që janë kuptuar prej tyre. Shënohen në dokumentat përkatese fakti kur fëmija/fëmijët, prindërit/ të afërmit e tyre dhe personi përgjegjës nuk bien dakord me to”.

Page 69: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

69

Shtëpia e fëmijës përcjell observacionin e vet mbi gjetjen nr. 22 me shkresën nr prot 491

datë 23.12.2016 lidhur me gjetjet cituar në projekt raport. Në to subjekti shpreh arsyet e këtyre gjetjeve. Në observacione cilësohen arsye të ndryshme mbi gjetjet si psh: “Nuk është kuptuar nga punonjësi vendi ku duhej të firmosnin si punonjësi social dhe edukatori, nga mos përqëndrimi kanë vënë firmën në të njëjtën vend… Duhet të theksojmë se për shkak të problematikave që mbartin prindërit e kanë të vështirë të kryejnë vizita të rregullta në institucion, duke u interesuar më mënyra të tjera për fëmijët si nëpërmjet telefonit”. Grupi i auditimit i vlerëson komentet e Shtëpisë së Fëmijës Zyber Hallulli por komentet e tyre nuk sjellin evidencë të patrajtuar nga grupi i auditimit për të cilat të mund të rishikohet rekomandimi përkatës. Prandaj, gjetja nr. 22 qëndron dhe në bazë të Ligjit 154/2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, rekomandimi përkatës duhet të bëhet pjesë e planit të masave dhe të zbatohet sipas Vendimit përkatës të Kryetarit të KLSH-së

Në shkresën nr. 2462/1 prot., datë 21.12.2016 (faqe 7) SHSSH komenton dhe ka vënë në dispozicion marrëveshjet e bashkëpunimit me “Terres des Hommes”, e cila ofroi ekspertë si punonjës të pavarur për rishikimin e planeve të kujdesit. Grupi i auditimit vlerëson informacionit e dërguar nga SHSSH gjatë fazës së përgatitjes së raportit përfundimtar dhe rekomandimi nr. 22 do të modifikohet për pjesën e punonjësit të pavarur.

Konkluzion 22: Sipas Kriterit të cilësisë të Standardit II të miratuar me VKM nr. 659 datë 17.10.2005, pika 4.1 “Ka prova (dëshmi) që vlerësimi i nevojave dhe plani janë diskutuar me fëmijët, prindërit/ të afërmit e tyre, personin përgjegjës për fëmijën dhe që janë kuptuar prej tyre. Shënohen në dokumentat përkatese fakti kur fëmija/fëmijët, prindërit/ të afërmit e tyre dhe personi përgjegjës nuk bien dakord me to”. Sipas Udhëzimit të Ministrit nr. 830 datë 14.4.2008 pika 21 thuhet se “Plani i kujdesit përmban të dhëna për përfshirjen e fëmijëve në proces dhe mendimin e tyre për masat e parashikuara. Plani i kujdesit është i disponueshëm për çdo fëmijë”. Ndërsa pika 24 e Udhëzimit shpreh se “... Në planin e rishikuar të kujdesit, vendosen të dhëna nëse fëmija dhe familja/ të afërmit e tij janë njoftuar të marrin pjesë në mbledhjen e rishikimit”. Po ashtu sipas Manualit të Zbatimit të Standardeve, pika 2.3.3 “Përgjegjësia e Drejtorit të Institucionit” shpreh qartë se ai duhet të marrë pjesë në mbledhjet për planifikimin e kujdesit, të mbikqyrë procesin e vlerësimit dhe të zbatimit të planit të kujdesit në institucion.

Rekomandim 22: Secili aktor kryesor në procesin e rishikimit të planeve të kujdesit duhet të marrë përsipër përgjegjësitë e pozicionit të vet dhe të fillojë e të kryejë detyrat e vendit të punës lidhur me mbledhjet e rishikimit: Punonjësi Kyç të marrë përsipër përgjegjësitë teknike dhe profesionale të vendit të punës për procesin e planifikimit të kujdesit. Të organizojë në kohë mbledhjet e stafit multidisiplinar për planin e kujdesit dhe rishikimit e tij. Të kujdeset që fëmijët të jenë të përfshirë në procesin e planit të kujdesit dhe të rishikimit të tyre në përputhje me Manualin e Zbatimit të Standarteve. Ekipi multidisiplinar të vlerësojë në mënyrë korrekte dhe profesionale planet e kujdesit dhe rishikimet e tyre brenda afateve ligjore në përputhje më përgjegjësitë e veta të përcaktuara sipas Manualit të Zbatimit të Standardeve.

Page 70: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

70

Shërbimi Social Shtetëror të kujdeset që Punonjësi i pavarur të mbajë shënim vendimet dhe të japë miratimin për planin e kujdesit dhe datën e ardhshme të rishikimit, ashtu siç parashikohet në Manualin e Zbatimit të Standardeve. Drejtori i Institucionit të sigurojë lidhjet e duhura me pridërit/ të afërmit e fëmijëve., të marrë pjesë në mbledhjet për planin e kujdesit dhe të mbikqyrë procesin e zbatimit të planit të kujdesit sipas Manualit të Zbatimit të Standardeve. Plani i kujdesit të përmbajë të dhëna se është diskutuar me fëmijën dhe se fëmija është dakord ose jo me të.

Gjetje 23: Në dosjen e fëmijës B. L. ka dy Plane Kujdesi të ndryshme për të njëjtën periudhë kohore Mars – Shtator 2015. Dosja e fëmijës herën e parë është plotësuar nga edukatorja dhe punonjësi social dhe herën e dytë është plotësuar po nga e njëjta edukatore dhe një punonjës tjetër social.

Konkluzion 23: Fakti se ekziston në dosjen e fëmijës B. L. plane kujdesi të përgatitur me përmbajtje të ndryshme për të njëjtën periudhë kohe Mars – Shtator 2015, është një tregues mjaft i rëndësishëm për procesin e mbledhjeve të rishikimit dhe pjesëmarrësit në të. Nëse këto mbledhje do të realizoheshin ashtu siç janë parashikuar në aktet rregullative, nuk do ishte përpiluar 2 herë i njëjti formular me përmbajtje të ndryshme. Problemi i gjetjes së këtyre formularëve nuk qëndron në faktin se janë plotësuar 2 herë qoftë edhe gabimisht, por për vetë qëllimin e ekzistencës së këtyre formularëve. Qëllimi i tyre është që duke mbledhur grupin e profesionistëve, punonjësin e pavarur, prindërit/ të afërmit dhe fëmijën, të merren vendime afatgjata dhe jetike në lidhje me të ardhmen e fëmijës. Në kushte të tilla duket qartë se këto mbledhje nuk janë bërë në grup dhe formularët janë plotësuar në mënyrë sipërfaqësore duke çeduar në cilësinë e vendimeve të marra për këta fëmijë. Nëse do ishte realizuar mbledhja e rishikimit me të gjithë pjesëmarrësit e nevojshëm, nëse fëmija do të ishte pajisur me një kopje të PK, dhe nëse stafi do kishte treguar më shumë kujdes në mbajtjen e afateve dhe datatave të mbledhjeve të rishikimit, nuk do ishin përpiluar shënime të ndryshme për të njëjtën periudhë kohore. Në këndvështrimin manaxherial është mjaft e rëndësishme që këto plane kujdesi të ruhen në format elektronik word/ excel. i gjithë informacioni i hedhur manualisht me shkrime të ndryshme dore nga punonjës të ndryshëm duhet patjetër të unifikohet për arsye sigurie, cilësie dhe analizimi të progresit të fëmijës dhe përmbushjes së objektivave të vendosura. Nga ana tjetër, mundësia që ofron informatizimi i materialeve për ta bërë informacionin të krahasueshëm dhe të analizueshëm është një avantazh shumë i madh për punën e stafit social dhe vetë drejtorit të institucionit dhe mbi të gjitha për cilësinë e plotësimit të planeve të kujdesit për secilin fëmijë.

Rekomandim 23: Stafi social të kujdeset për informatizimin e formularit të Planit të Kujdesit. Të ruhet formati i formularit në Aneks 3 (Manuali i Zbatimit të Standardeve) edhe në versionin elektronik. Drejtuesi i Institucionit të kudeset që të regjistrohen edhe elektronikisht të gjithë formularët e PK për secilin fëmijë, duke filluar nga rastet më të reja e më tej për rastet më vjetra duke formuar kështu databazën elektronike të formularëve për secilin fëmijë.

Shtëpia e Fëmijës Zyber Hallulli në observacionet e sjella mendon se pavarësisht avantazhit dhe risisë që ofron rekomandimi i grupit të auditimit në lidhje me regjistrimin në formë elektronike të formualrëve

Page 71: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

71

të fëmijëve, ka probleme pasi ndesh vështirësi, psh: si do të firmosin të gjithë specialistët. Grupi i auditimit informon në lidhje me krijimin e një databaze elektronike të fëmijëve se ka një rëndësi shumë të madhe për manaxhimin sa më të mirë të institucionit dhe mbi të gjitha në shërbim të kujdesit ndaj fëmijëve. Formualrët vërtet duhet të mbahen në formë elektronike, por printimi i tyre për firmosjen e të gjithë palëve në mbledhjet e rishikimit është i rëndësishëm. Është detyrë dhe përgjegjësi e drejtuesit të institucionit të kujdeset dhe ta vendosë në jetë këtë proces informatizimi të dosjeve më mënyrë më efektive të mundshme. Në kushte të tilla, rekomandimi qëndron dhe në bazë të Ligjit 154/2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, rekomandimi përkatës duhet të bëhet pjesë e planit të masave dhe të zbatohet sipas Vendimit përkatës të Kryetarit të KLSH-së.

● Planet Personale të Arsimit

Gjetje 24: 1. Të gjitha dosjet e kampionuara, për 17 fëmijë nuk përmbajnë asnjë Plan Personal

Arsimi për përiudhën 01.01.2015-31.10.2016. 2. Po ashtu mungojnë rishikimet e Planeve Personale të Arsimit (RPPA)Sipas Udhëzimit

të Ministrit Nr. 830 datë 14.4.2008 pika 23 shpreh “Plani i Kujdesit përfshin ... Planin Personal per Arsimin” pika 52 a e këtij Udhëzimi shpreh se: “Nga kujdestari/ Punonjësi

Social plotësohet Plani Personal i Arsimit, PPA (shih Aneks 6)40”. Po ashtu, pika 52 b shpreh “Në kuadrin e përgatitjeve për rishikimin gjashtëmujor të planit të kujdesit,, bazuar në PPA, plotësohet rishikimi i planit përsonal të arsimit (Shih Aneks 6.1)”

Shtëpia e fëmijës Zyber Hallulli observon mbi gjetjen nr. 24 se “Në dosjet e fëmijëve ndodhën plane personale arsimore për fëmijët dhe të rinjtë por që nuk janë të formatit të kërkuar sipas standardit të shprehur në Aneksin 6, pasi është ndeshur në disa vështirësi në plotësimin e tij, nga edukatoret. Megjithatë ne nuk mendojmë se këto modifikime dhe plotësimi pa cilësi i këtyre formularëve janë tregues i punës së dobët të stafit me fëmijët”. Po ashtu, Shtëpia e Fëmijës Zyber Hallulli prezanton historitë e 5 fëmijëve rast pas rasti duke prezantuar zhvillimet e secilit. Në observacion evidentohet mesazhi se“Mungesa e këtij formulari nuk nënkupton neglizhim të fëmijëve, me ta punohet fort për të rikuperuar mangësitë, pavarësisht rezultateve të ngadalta”. Grupi i auditimit informon se programi i auditimit dhe projekt raporti prezantojnë qartë qasjen dhe kriteret audituese të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ekzistenca ose jo, e Planeve Personale të Arsimit kërkohet në përmbushje të kërkesës së Udhëzimit të Ministrit nr. 830 datë 14.04.2008. Grupi i auditimit informon se në konkluzionin nr. 24 është shprehur se mungesa e PPA-ve tregon për cilësi të dobët të punës në planifikimin e kujdesit të fëmijëve. Duke qenë se observacionet e subjektit nuk përcollën evidenca mbi arsyetimet e tyre lidhur me gjetjen nr. 24, gjetja qëndron, dhe në bazë të Ligjit 154/2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, rekomandimi përkatës duhet të bëhet pjesë e planit të masave dhe të zbatohet sipas Vendimit përkatës të Kryetarit të KLSH-së.

Konkluzion 24: Plani personal i arsimit për fëmijët/ të rinjtë duhet të parashtrojë në hollësi të gjitha aspektet e nevojave të tyre për arsimin dhe si do të përmbushen ato.

40 Aneks 6 sipas Udhëzimit të Ministrit Nr. 830 datë 14.4.2008 korrespondon me formularin PPA të dëtyrueshëm për plotësim.

Page 72: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

72

● Plani Personal i Arsimit, formulari i të cilit është në Aneks 6 në Manualin e Zbatimit të Standardeve, cilësohet si pjesë e pandashme e Planit të Kujdesit. Si i tillë duhet të plotësohet brenda 2 muajve nga vendosja e fëmijëve në institucion. Sipas Udhëzimit të Ministrit Nr. 830 datë 14.4.2008 pika 23 shpreh “Plani i Kujdesit përfshin ... Planin Personal per Arsimin” pika 52 a e këtij Udhëzimi shpreh se: “Nga kujdestari/ Punonjësi

Social plotësohet Plani Personal i arsimit, PPA (shih Aneks 6)41”. Sipas Manualit të Zbatimit të Standarteve, Seksioni “Arsimi” pika 1.1 citohet se “Plani Personal i Arsimit është një dokument me vete, pjesë e Planit të Kujdesit dhe duhet të rishikohet 2 herë në vit”.

● Paralelisht me Rishikimin e planeve të kujdesit plotësohen edhe Rishikimi i Planeve Personale të Arsimit çdo 6 muaj. Po ashtu, pika 52 b shpreh “Në kuadrin e përgatitjeve për rishikimin gjashtëmujor të planit të kujdesit, bazuar në PPA, plotësohet rishikimi i planit personal të arsimit (RPPA) (Shih Aneks 6.1)”

Sipas Manualit të Zbatimit të Standarteve të miratuar me Udhëzimin e Ministrit nr. 830 datë 14.4.2008, pika 1.4 Plani i kujdesit duhet të tregojë si po përparon “Plani Personal për Arsimin”. Në kushtet aktuale, ku PPA dhe RPPA nuk ekzistojnë për asnjë nga fëmijët e kampionuar, vihet në dyshim tërë procesi i planifikimit të kujdesit për fëmijët, jo vetëm përsa i përket Arsimit. Të gjithë planet që duhet të përmbajë dosja e një fëmijë janë të lidhura me njëra tjetrën. Informacionet e pasqyruara, objektivat e vendosura dhe vendimet e marra në lidhje më të ardhmen e fëmijëve, duhet të kryqëzohen mes secilit plan. Pikërisht se nuk janë trajtuar si formularë të një rëndësie kaq të madhe, ekzistojnë mungesa në dosjet e fëmijëve. Këto mungesa dhe parregullsi, jo vetëm tregojnë për cilësi të dobët të punës në planifikimin e kujdesit të fëmijëve por mbi të gjitha tregojnë së e ardhmja e secilit prej tyre është po aq e paqartë edhe nga vetë stafi.

Rekomandim 24: Punonjësi kyç të kujdeset që në mbledhjet e rishikimit të trajtohet me shumë kujdes dhe vëmendje edhe plani personal i arsimit (PPA). Të mos anashkalohet asnjë fëmijë, dhe të mos ketë më raste fëmijësh pa PPA dhe pa RPPA. Të merren hapat e duhur që PPA dhe RPPA të plotësohen brenda afateve të përcaktuara në aktet nënligjore dhe rregullative. Drejtori i Institucionit, si pjesë përbërëse e mbledhjeve të rishikimit si dhe si mbikqyrës i procesit të rishikimit të kujdeset që PPA e secilit fëmijë të mos lihen pa u diskutuar dhe pa u plotësuar sa më objektivisht. Po ashtu, Stafi social duhet të kujdeset që të fillojë informatizimin e të dhënave që do të mblidhen nga mbledhjet e rishikimit lidhur me Planin Personal të Arsimit. Të ruhen të gjitha PPA dhe RPPA në format elektronik Word/ Excel sipas formatit të Aneks 6 dhe Aneks 6.1 të Manualit të Zbatimit të Standardeve. Ky proces do të jetë paralel me procesin e plotësimint manual të tyre deri në momentin që Drejtuesi i institucionit e shikon të arsyeshme që të mbahen vetëm në format elektronik.

B. Analizimi i planeve të shëndetit për secilin fëmijë së bashku me dosjet personale

shëndetësore të fëmijëve rezidentë.

41 Aneks 6 sipas Udhëzimit të Ministrit Nr. 830 datë 14.4.2008 korrespondon me formularin PPA të dëtyrueshëm për plotësim.

Page 73: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

73

Duke qenë se Planet e shëndetit janë pjesë përbërëse e planeve të kujdesit, kushtet dhe afatet për plotësimin dhe rishikimin e tyre përcaktohen nga të njëjtat akte nëligjore dhe rregullative si në rastin e Planeve të Kujdesit, të cilat përmblidhen si më poshtë:

● VKM nr. 659 datë 17.10.2005 “Për Standartet e Shërbimeve të Përkujdesit Shoqëror, për Fëmijët në Institucionet Rezidenciale” – Standarti VI

● Udhëzimin e Ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta nr. 830 datë 14.4.2008 “Për zbatimin e standarteve të shërbimeve të përkujdesit shoqëror, për fëmijët në institucionet rezidenciale publike dhe jo publike.”

● Në “Paketën e Standardeve dhe Procedurave për Institucionet Rezidenciale Publike dhe Jo publike” e miratuar nëpërmjet Udhëzimit të Ministrit nr. 830 datë 14.4.2008.

● Në Manuali “Zbatimi i Standarteve në Institucionet Rezidenciale të Kujdesit për fëmijë në Shqipëri” si pjesë plotësuese e Udhëzimit nr. 830 dt.14.4.2008.

● Vetë shpjegimet e formularëve të planeve të përkujdesit që synojnë një plotësim sa më të saktë, të plotë dhe të dobishëm për monitorimin e zhvillimit 7 dimensional të fëmijëve rezidentë.

Për secilin fëmijë të vendosur në institucion rezidencial, bazuar në vlerësimin e nevojave fizike,

emocionale dhe mendore të fëmijës, duhet përgatitur plani i nevojave shëndetësore.42 Analizimi i planeve të shëndetit si pjesë përbërëse e seksioneve të planeve të kujdesit për secilin fëmijë është me rëndësi për grupin e auditimit, pasi gjendja e shëndetshme fizike, emocionale dhe mendore janë aspektet më kyç të mirërritjes së një fëmije. Për të evidentuar probleme të mundshme në aspektin e kujdesit shëndetësor tek fëmijët rezidentë, grupi i auditimit u përqëndrua në Planet e Shëndetit dhe në Kartelat Individuale Shëndetësore të fëmijëve.

● Plani i Shëndetit Gjetje 25:

1. Lidhur me seksionin “Nevojat e Identifikuara për zhvillimin e fëmijës, anët e forta, anët e dobta dhe vështirësitë”, planet e shëndetit të fëmijëve të kampionuar, plotësohen me komente të përgjithshme, kontradiktore dhe të njëjta për periudha të ndryshme kohore. Tabela e mëposhtme prezanton tërë rastet problematike në etapën e identifikimit të

nevojave për zhvillimin e fëmijëve për 53 plane shëndeti të audituara43. Tabela: Gjetjet nga auditimit i Planeve të Shëndetit – Nevojat e Identifikuara për Zhvillimin e Fëmijës

Dosjet e kampionuara 17

Nr total i Planeve të Shëndetit për dosjet e kampionuara 53

Plane Shëndeti me Nevoja të Identifikuara të njëjta 37 69.8%

Plane Shëndeti me Nevoja të Identifikuara të përafërta, sinomime, etj 18 34.0%

Plane Shëndeti me Nevoja të Identifikuara sipërfaqësore 2 3.8%

Plane Shëndeti me Nevoja të Identifikuara kontradiktore 4 7.5%

Plane Shëndeti me Nevoja të Identifikuara me komente të përgjithshme 53 100.0%

Plane Shëndeti me Nevoja të Identifikuara me objektiva në vend të nevojave 1 1.9%

Plane Shëndeti me Nevoja të Identifikuara të papërshtatshme për sëmundjet kronike 2 3.8%

42 Udhëzimi i Ministrit nr. 830 datë 14.4.2008. 43 Për 17 dosjet e fëmijëve të marrë në auditim, korrespondojnë 53 Plane Kujdesi, dhe Plane Shëndeti si pjesë përbërëse e PK.

Page 74: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

74

Burimi: Grupi i Auditimit, KLSH

2. Nevojat e identifikuara janë të komentuara në nivel jo profesional.

● Në planin e shëndetit të fëmijës E. K. të periudhës Qershor – Dhjetor 2015, një nga nevojat e vendosura nga stafi është: “Duhet të punojë më shumë për problemet me shikimin” .

● Në planin e shëndetit të fëmijës E. K. për periudhën Janar – Qershor 2016, një nga nevojat e vendosura për fëmijën është: “Kujdeset për higjenën e tij vetjake por duhet të tregohet edhe më i kujdesshëm”. Përveç faktit që fëmija është i gjinisë femërore dhe shënimet janë në gjininë mashkullore, komenti i cili duhet të shërbejë si nevojë e zhvillimit të fëmijës në fjalë, është i pavend.

Observacioni i SHF Zyber Hallulli lidhur me gjetjen nr. 25 shpreh se “Planet e Shëndetit janë përshkruar me fjalë të përgjithshme, ajnë përdorur edhe termat e cituara tek konkluzioni ‘fëmijë i shëndetshëm’ apo ‘ushqehet mirë’ kur fëmija nuk ka patur probleme specifike të shëndetit. por është përshkruar edhe më fjalë më specifike, kur ka qenë nevoja për probleme më specifike. Ndërkohë përdorimi i gjinisë femërore, për një fëmijë të gjinisë mashkullore, mendoj se ka qënë një lapsus nga shpejtësia, i bërë nga mjekja e institucionit”. Grupi i auditimit konstaton se nëpërmjet observacioneve të sjella nga SHF Zyber Hallulli me shkresënnr prot 491 datë 23.12.2016, subjekt prezanton arsye mbi ekzistencën e gjetjeve dhe jo evidenca për hedhjen poshtë të tyre. Në këto kushte, rekomandimi 25 qëndron dhe në bazë të Ligjit 154/2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, rekomandimi përkatës duhet të bëhet pjesë e planit të masave dhe të zbatohet sipas Vendimit përkatës të Kryetarit të KLSH-së.

Konkluzion 25: Bazuar në Manualin për Zbatimin e Standarteve, Hapi 3 Shëndeti, pika 1.2 cilëson çfarë duhet të përmbajë një plan shëndeti: “Për çdo fëmijë/ të ri duhet bërë Vlerësimi i Nevojave Shëndetësore që duhet të përcaktojë nevojat e tij fizike, emocionale dhe mendore, si dhe mënyrat si do përmbushen ato.” Gjetjet e nga auditimi i 53 planeve të shëndetit tregojnë për mos identifikim të saktë dhe profesional të nevojave për secilin fëmijë. Komenet e përmendura në pikën 2 të gjetjeve, janë pavend dhe të paarsyeshme. Komentet e përgjithshme dhe lakonike për nevojat e zhvillimit të fëmijëve vihen re në të gjitha planet e shëndetit të audituara. Komente si “Fëmijë i shëndetshëm” apo “Ushqehet mirë” e të tjera të këtij lloji, ekzistojnë në të gjitha planet e shëndetit. Në kushte të tilla, kur të gjithë planet e shëndetit të marra në auditim, kanë komente të përgjithshme, përmbushja e qëllimit të këtij plani vihet në dyshim. Për secilin fëmijë nevojat e identifikuara (fizike, emocionale dhe mendore) nga ana e stafit, janë identike në 69.8% të Planeve të Kujdesit të audituara. Një nga këto raste është edhe fëmija R. S., për të cilin 4 planet e veta të shëndetit cilësojnë të njëjtat nevoja të identifikuara nga stafi i Shtëpisë së Fëmijës Zyber Hallulli.

Sipas tabelës së mësipërme, në planet e shëndetit gjenden lehtësisht 18 raste ku nevojat e identifikuara të zhvillimit të fëmijëve përsëriten duke përdorur sinonime. Një nga shembujt për ta përshkruar këtë gjetje është edhe rasti i fëmijës M. N. ku nevojat e identifikuara në tre planet e veta të kujdesit janë të përafërta me njëra tjetrën: “I kujdesshëm për ushqyerjen e përshtatshme” dhe “Ushqehet mirë”. Një nga rastet ku nevojat e identifikuara të fëmijëve janë kontradiktore është edhe rasti i fëmijës P. N. ku për periudhën Korrik 2015 – Janar 2016 kemi këto komente: “Përgjithësisht e shëndetshme, me rezistencë sistemi imunitar të mirë” dhe “Sëmuret shpesh por i kalon pa komplikacione dhe

Page 75: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

75

shpejt” apo rasti i fëmijës K. O. ku në planin e vet të shëndetit, në komentet e stafit për identifikimin e nevojave thuhet: “Fëmijë i shëndetshëm.” dhe “Vuan nga epilepsia parciale”. Përsa i përket identifikimit të nevojave të fëmijëve me probleme të rënda shëndetësore, komentet e stafit nuk janë të thelluara në nevojat shëndetësore të këtyre fëmijëve. Në planet e tyre të shëndetit thjesht përmendet problemi dhe sëmundja e tyre, pa përcaktuar asnjë nevojë shëndetësore në detaje. Bëhet fjalë për nevojat e identifikuara për zhvillimin e fëmijëve K. O. “Vuan nga epilepsia parciale” dhe B. L. “Sëmundje kronike. Ndjekje e vazhdueshme e gjendjes së vet shëndetësore”

Bazuar në planet e shëndetit të audituara, përtej problemeve në cilësinë e nevojave të identifikuara për zhvillimin e duhur të fëmijëve, vihen re se përgjithësisht nuk janë identifikuar nevoja për fëmijët por është pasqyruar situata e tyre në vija të trasha dhe jo profesionale.

Rekomandim 25: Identifikimi i nevojave të zhvillimit të fëmijëve duhet të trajtohet nga stafi përgjegjës dhe punonjësi kyç me rëndësi të lartë dhe informacionet e pasqyruara në këto plane duhet të jenë sa më të detajuara dhe profesionale. Drejtori i Institucionit të kujdeset që nevojat për zhvillimin e fëmijëve të jenë të identifikueshme, të sakta dhe të shprehura me profesionalizëm maksimal nga stafi përgjegjës.

Gjetje 26: Në lidhje me seksionin e “Përgjigjeve ndaj nevojave për zhvillimin e fëmijës” nga auditimi i 53 planeve të shëndetit vihen re plotësime me komente të përgjithshme, të përsëritura, të ngjashme mes fëmijëve dhe pa reflektuar veprimet mbi nevojat e identifikuara në fazën e parë:

1. Për fëmijën M. L. për nevojën e identifikuar në fazën e parë “Problemet i ka të karakterit emocional, pasojë e institucionalizimit” si përgjigje ndaj kësaj nevoje stafi vendos përgjigje “Medikamente”.

2. Komentet e stafit si përgjigje ndaj nevojave për zhvillimin e fëmijës janë të ngjashme në shumicën e planeve të shëndetit të audituara për fëmijë të ndryshëm.

Konkluzion 26: ● Fëmija M. L. shfaq probleme të karakterit emocional si pasojë e institucionalizimit. Ky

fakt është vënë re nga stafi i Shtëpisë. Me identifikimin e këtij problemi, stafi jo vetëm që nuk shkon më thellë, të përcaktojë nevojën e fëmijës por mjaftohet me aq. Stafi nuk vendos mjetet me anë të cilave do të duhet të veprojë ndaj nevojave të identifikuara. Në kushte kur pasojat negative dhe të pariparueshme të institucionalizimit janë kaq evidente tek fëmijët rezidentë, stafi profesional i Shtëpisë së Fëmijës hesht dhe plotëson mekanikisht planin e shëndetit duke parashikuar në mënyrë formale zgjidhjen e këtij problemi me medikamente.

● Në pjesën më të madhe të planeve të shëndetit të audituara, vihet re një plotësim burokratik i formularëve të shëndetit. Plane shëndeti me përgjigje të ngjashme ndaj nevojave të ndryshme të fëmijëve rezidentë, nuk i shërbejnë:

a. Stafit profesional për të gjykuar mbi situatën dhe marrjen e vendime për secilin fëmijë,

b. Familjarëve apo të afërmve të fëmijëve të cilët e kanë të pamundur të monitorojnë zhvillimin e fëmijëve të tyre

c. Fëmijëve të cilët kanë këto plane shëndeti si fakte të ecurisë së tyre shëndetësore fizike, emocionale dhe mendore.

Page 76: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

76

Fëmijë të ndryshëm kanë nevoja fizike, emocionale dhe mendore të ndryshme. Për pasojë edhe zgjidhjet për problemet e tyre nuk mund të jenë as të njëjta, e as të ngjashme.

Observacioni i Shtëpisë së fëmijës Zyber Hallulli përcjellë Kontrollit të Lartë të Shtetit me shkresën nr prot 491 datë 23.12.2016 shpreh se “Në planet e shëndetit janë shkruar plane të ngjashme shëndeti pasi finalizimi mjekësor i fëmijëve është i njëjtë, arritja e një gjendje shëndetësore të mirë për të gjithë...” Grupi i auditimin ka bazuar konkluzionin dhe rekomandimin në gjetjen 26 dhe se emëruesi i të gjitha komenteve mbi gjetjen e grupit të auditimit është se ka probleme të thella me plotësimin e saktë të planeve të shëndetit. Duke marrë në konsideratë se gjetja bazohet në aspektin profesional të plotësimit të formularëve, grupi i auditimit mendon se gjetja, konkluzioni dhe rekomandimi qëndrojnë dhe shërbejnë për një proces punë profesional dhe efektiv ndaj fëmijëve. Në kushte të tilla, rekomandimi nr. 26 qëndron dhe në bazë të Ligjit 154/2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, rekomandimi përkatës duhet të bëhet pjesë e planit të masave dhe të zbatohet sipas Vendimit përkatës të Kryetarit të KLSH-së

Në shkresën nr. 2462/1 prot., datë 21.12.2016 (faqe 7) SHSSH komenton dhe ka vënë në dispozicion marrëveshjet e bashkëpunimit me “Terres des Hommes”, e cila ofroi ekspertë si punonjës të pavarur për rishikimin e planeve të kujdesit. Grupi i auditimit vlerëson informacionin e dërguar nga SHSSH gjatë fazës së përgatitjes së raportit përfundimtar dhe rekomandimi nr. 26 do të modifikohet për pjesën e punonjësit të pavarur.

Rekomandim 26: Punonjësi kyç sëbashku me stafin profesional të plotësojnë me detaje dhe në mënyrë profesionale, masat që duhet të ndërmerren për plotësimin e nevojave të secilit fëmijë. SHSSH të sigurohet se punonjësi i pavarur i kushton rëndësi mbledhjeve të rishikimit të planeve të shëndetit në mënyrë që kjo fazë të mos jetë burokratike por të pasqyrojë vërtet masat dhe objektivat që stafi duhet të marrë për zhvillim sa më efektiv të fëmijëve rezidentë. Drejtori i Institucionit të mbikqyrë fazat e rishikimit të planeve të shëndetit dhe evidentimin e masave të sakta e të duhura dhe specifike, për përmbushjen e nevojave fizike, emocionale dhe mendore të secilit fëmijë.

Gjetje 27: Për seksionin “Rezultatet e planifikuara (përparimi që do arrihet deri në shqyrtimin e ardhshëm ose në një datë tjetër të specifikuar)” për secilin fëmijë vërehen në shumicën e rasteve objektiva të ngjashëm dhe të përgjithshëm:

● Tetor 2014- Maj 2015 në planet e shëndetit të fëmijës K. O. është cituar që fëmija vuan nga epilepsia por në seksionin “Rezultate të planifikuara” stafi profesional shkruan “Fëmijë i shëndetshëm”, duke mos specifikuar nevojën për vizita të vazhdueshme tek mjeku i specializuar.

Në observacionet e sjella nga Shtëpia e Fëmijës me shkresën nr prot 491 datë 23.12.2016, subjekti informon se “Fëmija vuan nga epilepsia dhe është e mbajtur nën kontroll nga ana shëndetësore. Kur është shkruar që synohet arritja sa më e mirë shëndetësore e fëmijës, nënkuptohet që kjo të arrihet duke mbajtur nën kontroll edhe sëmundjen që fëmija ka aktualisht, dmth nëpërmjet kontrolleve periodike tek mjeku

Page 77: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

77

specialist”. Grupi i auditimit përmend se gjetja dhe konkluzioni kanë të bëjnë me planifikimin e rezultateve të përgjithshme dhe pa detaje specifike mbi objektivat që vendos mjeku. Në planin e shëndetit të fëmijës Tetor 2014 - Maj 2015 nuk është shkruar siç pretendon subjekti “...Kur është shkruar që synohet arritja sa më e mirë shëndetësore e fëmijës, nënkuptohet që kjo të arrihet duke mbajtur nën kontroll edhe sëmundjen që fëmija ka aktualisht, dmth nëpërmjet kontrolleve periodike tek mjeku specialist”. Grupit të auditimit nuk i janë dhënë evidenca shtesë të cilat të konfirmojnë atë çfarë subjekti arsyeton. Në kukshte të tilla, grupi i auditimit mendon se rekomandimi i lënë do të ndihmojë institucionin të rrisë efektivitetin e vet në punë ndaj planifikimeve personale të shëndetit të fëmijëve. Në bazë të Ligjit 154/2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, rekomandimi përkatës duhet të bëhet pjesë e planit të masave dhe të zbatohet sipas Vendimit përkatës të Kryetarit të KLSH-së.

Konkluzion 27: Identifikimi i problemeve dhe mënyra e zgjidhjes së tyre nuk kanë rëndësi nëse nuk vendosen rezultatet e planifikuara. Prandaj, nëse rezultatet e planifikuara nga ana e stafit janë të ngjashme për të gjithë fëmijët atëherë planifikimi i këtyre rezultateve nuk ka ardhur si pasojë e analizimit të situatave specifike. Në planet e shëndetit të audituara, pjesa më e madhe e rezultateve të planifikuara kanë komentin “Fëmijë i shëndetshëm”. Është e rëndësishme që fëmijët të jenë të shëndetshëm. Por, po aq e rëndësishme është që fëmija të jetë i shëndetshëm edhe emocionalisht, mendërisht dhe të tregohen hapat konkretë që synojnë arritjen e shëndetit. Nëse stafi profesional mjaftohet me planifikim të rezultateve kaq të përgjithshme atëherë edhe monitorimi shëndetësor i fëmijëve nuk kontribuon aspak në përmirësimin e jetës së tyre.

Rekomandim 27: Punonjësi Kyç dhe stafi përgjegjës të planifikojnë rezultate specifike për nevoja specifike të secilit fëmijë. Të hartojnë plane shëndeti sa më të detajuara dhe sa më të hollësishme në mënyrë që monitorimi i realizimit dhe i ecurisë së tyre të jetë sa më i matshëm. Drejtori i Institucionit të kujdeset që secili fëmijë të ketë rezultate të planifikuara të personalizuara dhe të detajuara.

● Kartelat personale të shëndetit

Gjetje 28: Nga auditimet e 17 kartelave personale shëndetësore të kampionuara rezulton se ka parregullsi dhe mungesë vizitash mjekësore për fëmijët. Në mënyrë sintetike të dhënat prezantohen në tabelën e mëposhtme: Tabela: Gjetjet e evidentuara nga auditimit i Kartelave Personale të Shëndetit

Dosjet e kampionuara 17

Nr total i Kartelave Shëndetësore të audituara 17

Kartela mjekësore personale të paplotësuara për periudha të ndryshme kohore 15 88.2%

Kartela mjekësore personale me mospërputhje ndaj planeve të shëndetit 1 5.9%

Burimi: Grupi i Auditimit, KLSH

Analitikisht më poshtë janë gjetjet përkatëse: 1. 15 nga 17 dosjet e kampionuara kanë mungesa në plotësimin e duhur të kartelave

personale shëndetësore. Më poshtë janë rastet e evidentuara:

Page 78: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

78

● Vihet re në kartelen shëndetësore se K. B. gjatë vitit 2015 nuk shënime për asnjë

vizitë mjekësore, përveç vizitës së syve në datë 11.09.2015.

● Vihet re nga dosja e mjekut, që nga data 17.10.2014 e deri në 27.06.2016, fëmija

O. Xh. nuk ka shënime për vizita mjekësore.

● Nga data 06.05.2014 e deri në 25.01.2016 fëmija K. O. nuk ka shenja të vizitave

rutinë në dosjen e vet shëndetësore.

● Për fëmijën B. L. është hapur kartela personale e shëndetit fëmijës në 9.12.2015

kur data e hyrjes në institucion është 29.06.2015.

● Kartela personale e fëmijës E. K. nuk ka shënime të mjekut nga 02.05.2014 e deri

në 14.06.2016.

● Që nga data 22.05.2014 e deri në datë 09.09.2016 nuk ka asnjë shënim në kartelën

personale të fëmijës R. S. nga ana e mjekut. Për më shumë se dy vjet, nuk ka asnjë

regjistrim të kontrolleve periodike rutinë të fëmijës çdo 6 muaj.

● Nga Kartela Personale e fëmijës M. L. vihet re se nuk ka shënime nga ana e

mjekut për periudhën 07.5.2014 – 03.05.2016.

● Kartela personale shëndetësore e fëmijës M. N. nga 22.02.2014 e deri në

29.07.2016 është pa asnjë shënim. Për vitin 2015 nuk ka asnjë informacion mbi

kontrollet periodike apo historikun e shëndetit të fëmijës.

● Nga kartela personale e fëmijës S. M. vihet re se nuk ka asnjë evidencë të mjekut

që fëmija të jetë kontrolluar apo vizituar apo të ketë patur probleme shëndetësore

nga data 06.06.2014 e deri në 29.07.2016. Nuk është vendosur asnjë shënim për

vizitat dhe analizat periodike rutinë.

● Për fëmijën L. B. vihet re se shënimet e mjekut kanë filluar në 27.01.2016. Që nga

data 13.02.2015 që fëmija L. B. është sistemuar në institucion, nuk ka asnjë

kontroll, vizitë apo mjekim të marrë të shënuar në kartelën e vet mjekësore.

● Fëmija A. J. ka ardhur në institucion në datë 24.04.2015 dhe në dosjen e vet

mjekësore vihet re se shënimet e mjekut fillojnë në datë 30.05.2016.

● Fëmija Ç. M. nuk ka asnjë shënim në kartelën e saj mjekësore për periudhën nga

data 03.06.2014.

● Nga data 02.05.2014 e deri në 02.02.2016 për fëmijën S. R. nuk ka asnjë shënim

mbi kontrollet rutinë dhe periodike, analizat dhe shënimet e mjekes.

● Nga data 03.06.2014 e deri në 02.02.2016 fëmija H. P. nuk ka asnjë shënim në

kartelën e saj mjekësore për realizimin e kontrolleve dhe analizave periodike

rutinë.

● Kartela personale e fëmijës D. D. fillon me datë 22.12.2015, 4 muaj pasi është

vendosur në insitucion

2. Kartela shëndetësore me mospërputhje ndaj planeve përkatëse të shëndetit:

● Për fëmijën K. O., në vlerësimin e nevojave psikologjike të kryer nga psikologia e

institucionit, dt 03.05.2016, shprehet se fëmija shfaq tendenca vetëdëmtuese. Po

ashtu e njëjta sjellje vihet re edhe në vlerësimin e nevojave psikologjike të

psikologes së mëparshme pa datë dokument, ku psikologia shkruan: "...Ndonjëherë

ka shpërthime inati dhe dhune dhe shpesh herë kërcënon që do lëndojë veten...” Në planet e

Page 79: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

79

shëndetit (të cila trajtojnë aspektin fizik, psikosocial dhe emocional të fëmijës)

nuk është përmendur një gjë e tillë.

Observacionet e SHF Zyber Hallulli lidhur me gjetjen 28 shpjegojnë se “Mjeket e institucionit

kanë shkruar në kartelë kryesisht kur kanë patur probleme shëndetësore specifike. Aktualisht po punohet

për plotësimin e kartelave shëndetësore më analiza kontrolli, vizita tek specialisti për të sëmurët kronikë, për

vizitat akute, etj ”. Argumenti i dhënë nga subjekti nuk arsyeton dhe nuk jep evidenca mbi

gjetjen. Grupi i auditimit e konsideron të saktë gjetjen dhe në bazë të Ligjit 154/2014 “Për

Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, rekomandimi përkatës

duhet të bëhet pjesë e planit të masave dhe të zbatohet sipas Vendimit përkatës të Kryetarit

të KLSH-së

Konkluzion 28: Grupi i auditimit ka kryqëzuar informacionet e nxjerra nga planet e

shëndetit dhe kartelat personale shëndetësore për secilin fëmijë të kampionuar. Nga

kryqëzimet e këtyre të dhënave, u evidentuan gjetjet e mësipërme. Mos plotësimi i kartelave

shëndetësore për periudha të ndryshme kohore tek 15 fëmijë (nga 17 fëmijë të kampionuar)

tregon për një parregullsi të ndjekjes shëndetësore nga ana e stafit mjekësor. Sipas Standartit

IV të miratuar me VKM nr. 659 datë 17.10.2005, treguesi i cilësisë nr 5.1 shpreh së ka

“dokumenta që vërtetojnë kontrollet periodike”. Ky tregues cilësie për Standartin VI nuk është

plotësuar nga ana e Shtëpisë së fëmijës. Edhe pse kartelat personale shëndetësore janë për

secilin fëmijë, në rastet specifike të lartpërmendura, mungesa e informacioneve të shkruara

tregon për mungesë të kontrolleve periodike.

Rekomandim 28:

● Stafi mjekësor dhe Drejtori i Institucionit të kujdesen dhe të marrin hapat e

nevojshme për monitorimin shëndetësor dhe plotësimin koherent të kartelave

personale të fëmijëve rezidentë. Të mos mbetet asnjë fëmijë pa u kontrolluar sipas

grafikëve periodikë.

● Stafi mjekësor të kujdeset që fëmijët e sapo ardhur në institucion të jenë të pajisur me

kartelën e tyre personale. Po ashtu, mjeku i institucionit të hartojë bazën e të dhënave

për secilin fëmijë në mënyrë elektronike që të mos ketë asnjë anashkalim, apo vonesë

të mundshme nga ana e institucionit lidhur me këtë çështje.

C. Analizimi i hartimit të planeve të arsimit sipas nevojave, aftësive dhe vështirësive të

fëmijëve rezidentë.

Çështje të rëndësishme si Arsimi janë parashikuar sipas akteve nënligjore dhe rregullative, që të trajtohen në disa drejtime. Për një analizimin sa më të plotë të edukimit dhe objektivave që Shtëpia e Fëmijës vendos për fëmijët rezidentë, stafi i IPSH publike rezidenciale duhet të plotësojë formularin e Planit Personal të Arsimit dhe Planin e Arsimit si seksion i përfshirë në formuarin e Planit të kujdesit. Të gjitha objektivat e vendosura në planet e lartpërmendura, duhet të përmbushen brenda periudhës 6 mujore (periudhë në të cilën realizohen mbledhjet e rishikimit për të riparë ecurinë e fëmijës). Kriteret për vlerësimin e këtij dimensioni janë të përmbledhura më poshtë:

Page 80: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

80

● VKM nr. 659 datë 17.10.2005 “Për Standartet e Shërbimeve të Përkujdesit Shoqëror, për Fëmijët në Institucionet Rezidenciale” – Standarti VII

● Udhëzimin e Ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta nr. 830 datë 14.4.2008 “Për zbatimin e standarteve të shërbimeve të përkujdesit shoqëror, për fëmijët në institucionet rezidenciale publike dhe jo publike.”

● “Paketa e Standardeve dhe Procedurave për Institucionet Rezidenciale Publike dhe Jo publike” e miratuar nëpërmjet Udhëzimit të Ministrit nr. 830 datë 14.4.2008.

● “Manuali për Zbatimin e Standarteve në Institucionet Rezidenciale të Kujdesit për fëmijë në Shqipëri” si pjesë plotësuese e Udhëzimit nr. 830 dt.14.4.2008.

Gjetje 29: Gjatë auditimit të seksionit të arsimit në 53 planet e kujdesit, u vu re se ka probleme në plotësimin korrekt dhe profesional të planeve të arsimit:

1. Probleme në identifikimin korrekt të anëve të forta të fëmijëve rezidentë:

● Për 6 fëmijët Ç. M., H. P., P. N., M. N., S. M., O. Xh është vënë re se në planet e arsimit, tek anët e forta të tyre, janë vendosur përshkrime të sjelljes së tyre dhe jo të zhvillimit arsimor.

● Për 4 fëmijët S. R., L.B., P. N., B. L., anët e tyre të forta në lidhje me arsimin janë të përgjithshme dhe aspak specifike dhe të thelluara.

● Vihet re se në planet e arsimit përsëriten anët e forta për fëmijët e kampionuar. 6 fëmijë që kanë anë të forta pa ndryshime në periudha 6 mujore janë: S. R., M. L., L. B., E. K., A. J., O. Xh..

● Për fëmijën K. O. flitet për higjenën tek identifikimi i anëve të forta mbi arsimimin e fëmijës.

● Për fëmijën D. D. nuk janë përcaktuar anë të forta që kanë të bëjnë me zhvillimin e vet mendor dhe fizik. Meqë fëmija rezulton me aftësi të kufizuara të moderuara mendore, për këtë fëmijë duhen identifikuar ato anë të forta të vullnetit prej të cilave stafi mund të kapet për t’i dhënë mundësinë e zhvillimit të mëtejshëm.

2. Probleme në përcaktimin e vështirësive të secilit fëmijë:

● Për fëmijën R. S. Nuk janë vendosur objektiva për tejkalimin e vështirësive të përcaktuara në planet e veta të arsimit.

● Për fëmijën H. P. nuk ka asnjë vështirësi lidhur me edukimin, të përcaktuar në dy plane arsimi.

● Ka përsëritje të anëve të dobëta të 7 fëmijëve: Ç. M., M. L., E. K., M. N., S. M., B. L., O. Xh.

● Për fëmijën P. N. një anë e fortë e saj, pas një viti është kthyer në vështirësi.

● Për periudhën Janar – Korrik 2016, për fëmijën O. Xh. është vendosur si vështirësi rezultati i pritshëm final.

3. Probleme në cilësinë dhe objektivitetin e planifikimit të rezultateve në aspektin e arsimimit:

● Për fëmijën R. S. vendosen anët e forta në arsim si rezultate të planifikuara për zhvillimin e mëtejshëm të fëmijës.

● Rezultatet e planifikuara për 5 fëmijët R. S., M. L., K. B., E. K., O. Xh. janë të përsëritura përgjatë rishikimit të planeve të tyre.

Page 81: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

81

● Duke analizuar rezultatet e planifikuara në periudha të ndryshme kohore për fëmijën S. R., është e pamundur të kuptohet nëse është punuar për tejkalimin e vështirësive të fëmijës në arsim.

● Rezultate e planifikuara për fëmijën Ç. M. mbeten të njëta edhe pse vihet re të përsëriten vështirësitë e fëmijës dhe nuk ka përmirësime.

● Planifikimi i Rezultateve në përgjithësi është mjaft i përgjithshëm dhe nuk është objektiv, pasi ato nuk përcaktojnë objektiva të matshme të cilat janë të realizueshme, apo të eleminojnë vështirësitë dhe të shtojën anët e forta të fëmijës.

● Për fëmijën M. N. vihet re komenti “Të zbulojmë aftësitë të cilat do të jenë shtysa e punës sepse deri tani akoma jo” si rezultat i planifikuar i cili në të vërtet vihet për stafin e Shtëpisë dhe jo drejtpërdrejtë për fëmijët. Bazuar në aktet rregullative, këto rezultate të planifikuara duhet të jenë të arritshëm në terma afatshkurtër (6 mujorë) për të siguruar zhvillimin e qëndrueshëm të fëmijës në arsim.

● Rezultatet e planifikuara për arsimin e fëmijës S. M. nuk kanë të bëjnë me objektiva afatshkurtër për përmirësimin e ecurisë së fëmijë në edukimin e tij, por për norma të edukatës qytetare.

● Për fëmijën K. O. vihen re komente me gabime: “Duhet punuar me anët e forta që të reduktojmë anët e forta”, komente mbi higjenën personale të fëmijës: “Higjenë personale shumë të mirë” si dhe rezultate të planifikuara pa kuptim: “Përqëndrim në sjellje në grup”.

Shtëpia e Fëmijës Zyber Hallulli observon me shkresën nr prot 491 datë 23.12.2016 se “te planet e arsimit kanë një përplasje vlerësimesh, në lidhje me sjelljen dhe arsimimin e fëmijëve. Duke u bazuar në formulimin e pyetjeve , në të cilën kërkohen anët e forta dhe të dobëta, edukatoret i janë përgjigjur në bazë të sjelljes që fëmijët shfaqin, duke menduar se është një pikë e fortë sjellja pozitive si premisë për të arritur rezultate të mira. Mënyrat e ndryshme të formulimit të mendimit nuk përbëjnë mungesë shërbimi.” Grupi i auditimit gjykon se komentet e subjektit nuk korelojnë me gjetjet, problematikat e evidentuara dhe rritjen e profesionalizmit të shërbimit që institucioni ofron. Prandaj, gjetja nr. 29 qëndron dhe në bazë të Ligjit 154/2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, rekomandimi përkatës duhet të bëhet pjesë e planit të masave dhe të zbatohet sipas Vendimit përkatës të Kryetarit të KLSH-së

Konkluzion 29: Plotësimi korrekt i planit të arsimit, synon të përcaktojë anët e forta, vështirësitë dhe të planifikojë veprimet e stafit për zhvillimin e secilit fëmijë gjatë periudhave afatshkurtra 6 mujore. Një përcaktim i gabuar i anëve të forta dhe i vështirësive të fëmijëve, nuk i jep mundësi stafit të ndërhyjë në drejtimin e duhur për zhvillimin e mëtejshëm të fëmijëve. Vihet re edhe këtu, se plotësimi i formularëve konsiderohet thjesht si një proces mekanik dhe pa asnjë dobi. I gjithë informacioni i prezantuar mbi problemet e përcaktimit të anëve të forta, vështirësive dhe planifikimit të rezultateve të secilit fëmijë, vendosin në dyshim motivimin e stafit për të punuar më tej me fëmijët. Duhet patur kujdes, sepse niveli i angazhimit të stafit në nxjerrjen në pah të mundësive të fëmijëve, është pikërisht mënyra se si u përcillen informacionet fëmijëve. Nëse puna e stafit me fëmijët do ishte më intensive, do kishte më shumë individualitet dhe profesionalizëm në të gjitha planet e arsimit të secilit fëmijë. Me të dhënat e mbledhura nga auditimi i dosjeve të fëmijëve, vihet në dyshim plotësimi i Standardit VII të miratuar me VKM nr. 659 datë 17.10.2005, nga ana e

Page 82: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

82

institucionit, rezultati i të cilit është “Edukimi i fëmijëve nxitet në mënyrë aktive duke u konsideruar si një proces i rëndësishëm në vetvete dhe si pjesë e përgatitjes së fëmijëve për moshën e pjekurisë”.

Rekomandim 29: Stafi përgjegjës të kushtojë vëmendje në përcaktimin e mundësive për zhvillimin arsimor për secilin fëmijë në mënyrë individuale dhe të personalizuar. Drejtuesi i institucionit të kujdeset për mbikqyrjen e mbledhjeve të rishikimit ku diskutohen të gjitha këto shënime.

3.1.2 A siguron IPSH Zyber Hallulli mirërritjen e përditshme të fëmijëve rezidentë?

3.1.2.1 A ka plane ushqyerje specifike për çdo grupmoshë fëmijësh rezidentë?

Aktiviteti operacional i IPSH publike rezidenciale për fëmijë lidhur me procesin e ushqyerjes së përshtatshme, rregullohet nëpërmjet akteve nënligjore dhe rregullative të mëposhtme:

● Ligji Nr. 9355, datë 10.03.2005 “Për Ndihmën dhe Shërbimet Shoqërore”, Neni 24.

● VKM Nr. 425, datë 27.06.2012 “Për Përcaktimin e Kritereve dhe të Dokumentacionit të Nevojshëm për Pranimin e Personave në Institucionet Rezidenciale, Publike dhe Jopublike, të Përkujdesjes Shoqërore"

● VKM Nr. 839, datë 03.12.2014 “Për disa Ndryshime dhe Shtesa në Vendimin Nr. 425, datë 27.6.2012, "Për Përcaktimin e Kritereve dhe të Dokumentacionit të Nevojshëm për Pranimin e Personave në Institucionet Rezidenciale, Publike dhe Jopublike, të Përkujdesjes Shoqërore"

● VKM Nr. 659 datë 17.10.2005 “Për Standartet e Shërbimeve të Përkujdesit Shoqëror, për Fëmijët në Institucionet Rezidenciale” – Standarti IV

● Udhëzimi i Ministrit të MPÇSSHB nr. 5 datë 01.08.2012 “Për nivelin e kuotave të shpenzimeve për ushqime, në institucionet publike rezidenciale e komunitare të përkujdesit shoqëror”

● Udhëzimin e Ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta nr. 830 datë 14.4.2008 “Për zbatimin e standarteve të shërbimeve të përkujdesit shoqëror, për fëmijët në institucionet rezidenciale publike dhe jo publike.”

● “Paketa e Standardeve dhe Procedurave për Institucionet Rezidenciale Publike dhe Jo publike” e miratuar nëpërmjet Udhëzimit të Ministrit nr. 830 datë 14.4.2008.

● “Manuali për Zbatimin e Standarteve në Institucionet Rezidenciale të Kujdesit për fëmijë në Shqipëri” si pjesë plotësuese e Udhëzimit nr. 830 dt.14.4.2008.

● “Rekomandime për Ushqyerjen e Shëndetshme në Shqipëri” hartuar nga Drejtoria e Shëndetit Publik, Tiranë, 2008 në bashkëpunim dhe OBSH, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Rrjetin e Shëndetit për Evropën Juglindore.

Gjetje 30: Me rritjen e moshës së largimit nga institucionet rezidenciale nëpërmjet VKM Nr. 839 datë 03.12.2014 (ishte 16 vjeç u bë 18 vjeç) nuk ka ndryshuar kuota ushqimore për fëmijët rezidentë.

Konkluzion 30: Nga biseda me stafin e IPSH Zyber Hallulli dhe takime me drejtuesit e Shërbimit Social Shtetëror, grupi i auditimit është vënë në dijeni se është kërkuar që kuota ushqimore e fëmijëve në institucionet rezidenciale të rritet. SHSSH i ka vënë në dispozicion grupit të auditimit shkresën me lëndë “Mendime në lidhje më kuotën ushqimore”, Nr. Prot. 1652, datë 20.07.2016 drejtuar tërë IPSH-ve kombëtare publike në varësi të saj, ku kërkon nga

Page 83: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

83

mbledhja e grupeve multidisiplinare dhe e financierit përllogaritjen e një kuote të re ushqimore. Ky material duhej dërguar në SHSSH brenda datës 15.08.2016. Në fakt, rritja e moshës së largimit duhet të ishte shoqëruar me ndryshimet dhe përshtatjet e akteve përkatëse nënligjore që rregullojnë aktivitetin operacional të shtëpisë dhe përshtasin kushtet e jetesës së fëmijëve. Ndryshimet e aplikuara me VKM nr. 839 datë 03.12.2014, nuk kanë sjellë edhe modifikimet përkatësë lidhur me kuotat ushqimore. Edhe pse duhej parashikuar dhe të ishte vepruar më parë lidhur me këtë problem, ky është një hap në drejtim të përmirësimit të ushqyerjes së përfituesve të këtyre shërbimeve, pasi fëmijët që tashmë do jenë 2 vjet më të mëdhenj kanë nevojë për më shumë ushqim për të qënë të shëndetshëm dhe të mirëushqyer.

Rekomandim 30: Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në bashkëpunim me Shërbimin Social Shtetëror, të përshpejtojnë hapat për të modifikuar Udhëzimin Nr. 5 datë 01.08.2012 në mënyrë që rritja e moshës së largimit të të rinjve nga institucionet rezidenciale të mos ndikojnë në sasinë e ushqyerjes së shëndetshme që i nevojitet të rinjve (deri në 18 vjeç) në institucion.

Sipas observacioneve të Shërbimit Social Shtetëror përcjellë me shkresën nr. prot 2462/1 datë 21.12.2016, SHSSH përmend se ky proces ka filluar para ardhjes se grupit të auditimit të KLSH. Grupi i auditimit rithekson edhe një herë konkluzionin 30 tek i cili konfirmon se gjetja bazohet në evidencën Shkresën me lëndë “Mendime në lidhje me kuotën ushqimore” me nr. prot 1652 datë 20.07.2016, e vënë në dispozicion nga SHSSH. Kjo shkresë u është dërguar të gjitha IPSH publike vetëm në datë 20.07.2016. Duke u bazuar në informacionin e përcjellë nga ShSSh nëpërmjet observacioneve se procesi i ndryshimit të kuotës ushqimore nga SHSSH ka filluar para ardhjes së grupit të auditimit, i është kërkuar me email drejtoreshës dhe nëndrejtoreshës së SHSSH që të na përcjellin propozimin dhe shkresat përkatëse sipas pretendimit të tyre. Grupit të auditimit nuk u është vënë në dispozicion asnjë evidencë shtesë, e cila të konfirmojë observacionet e SHSSH dhe të hedhë poshtë rekomandimin e lënë. Që prej miratimit të VKM nr. 839 në datë 03.12.2014, SHSSH ka filluar përpjekjet për mbledhjen e mendimeve në lidhje me kuotën ushqimore në datë 20.07.2016. Përtej shkresës në fjalë dërguar IPSH-ve rezidenciale publike, nuk ka evidenca mbi hapat konkretë që janë marrë në drejtim të përshpejtimit të ndryshimit të kuotës ushqimore për fëmijët 15 - 18 vjeç. Bazuar në komentet e grupit auditues mbi observacionin përkatës të SHSSH, Gjetja, Konkluzioni dhe Rekomandimi nr. 30, qëndrojnë dhe bazuar në Ligjin 154/2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, rekomandimi duhet të bëhet pjesë e planit të masave dhe të zbatohet sipas Vendimit përkatës të Kryetarit të KLSH-së.

Gjetje 31: Në Shtëpinë e Fëmijës Zyber Hallulli nuk ka plane ushqyerje sipas grupmoshave të fëmijëve rezidentë, por për të gjitha moshat 6-18 vjeç menutë janë të njëjta.

Konkluzion 31: Nevojat për ushqim nuk mund të jenë të njëjta si për një fëmijë 6 vjeç ashtu edhe për një të ri adoleshent. VKM Nr. 659 datë 17.10.2005, Standarti IV, kriteri 1, shpreh se “Fëmijët marrin një dietë të shëndetshme, ushqyese dhe të ekuilibruar sipas nevojave të tyre të rritjes dhe zhvillimit dhe nevojave kulturore, fetare”. Po ashtu Standarti IV i miratuar me VKM nr. 659, treguesi i cilësisë 1.1 citon: “Ekziston një menu javore që i përshtatet moshave të fëmijëve, nevojave të tyre për lëndë ushqyese dhe kalori...” Bazuar në Manualin e Zbatimit te Standarteve të miratuar me Udhëzimin nr. 830 datë 14.4.2008, Standarti 4 “Ofrimi dhe Përgatitja e Vakteve” pika 1.1 shpreh “... Plane

Page 84: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

84

ushqyerje specifike në përputhje me grupmoshën dhe nevojat specifike të fëmijëve dhe të rinjve duhet të sigurohet (hartohet dhe miratohet) nga Shërbimi Social Shtetëror”. Po ashtu, sipas “Rekomandime për Ushqyerjen e Shëndetshme në Shqipëri” “Për fëmijët në rritje merret në kosideratë mosha, aktiviteti fizik dhe seksi”. Si një institucion drejtues, Shërbimi Social Shtetëror duhet të kishte hartuar planet e ushqyerjes për fëmijët rezidentë në Shtëpinë e Fëmijës Zyber Hallulli, bazuar në nevojat për ushqim sipas moshës, gjinisë dhe aktivitetit fizik. Mund të ekzistojnë përplasje mes kuotës së secilit fëmijë të miratuar me Udhëzimin nr. 5 datë 01.08.2012 prej 330 lek/ ditë dhe sasisë të nevojshme për ushqimin e shëndetshëm sipas gjinisë, moshës dhe aktivitetit fizik. Por përfshirja e Shërbimit Social Shtetëror në këtë përgjegjësi është e përcaktuar në Manualin e Zbatimit të Standarte dhe duke qënë institucion qëndror ka kompetencat që përgjatë procesit të përllogaritjes së vlerave ushqyese të nevojshme për fëmijët dhe marrjes në konsideratë të kuotave ushqimore të detyrueshme për këtë grupmoshë, të propozojë për modifikime apo shtesa në MMSR.

Rekomandim 31: Shërbimi Social Shtetëror të sigurojë (hartojë dhe të miratojë) planet e ushqyerjes specifike në përputhje me grupmoshën dhe nevojat specifike të fëmijëve dhe të rinjve rezidntë në IPSH Zyber Hallulli (6-18 vjeç).

Gjetje 32: Dieta normale ditore e hartuar nga mjekja e institucionit është për fëmijët 6-15 vjeç dhe nuk është përshtatur më për të gjithë intervalin e grupmoshës së fëmijëve rezidentë 6-18 vjeç. SHF Zyber Hallulli në observacionin e vet mbi gjetjen nr. 32 informon se “Dieta ushqimore është hartuar në përputhje më vlerat ushqimore të fëmijëve në bashkëpunim me dietologen dhe duke u bazuar tek kuota ushqimore e përcaktuar me VKM. Kjo kuotë ka qënë e përcaktuar për moshën 6-15 vjeç, më vonë kjo moshë u rrit por kuota me VKM nuk ka ndryshuar.”

Grupi i auditimit ka lënë rekomandimin nr 30 si përgjigje të argumentave të vendosura nga observacioni i SHF Zyber Hallulli. Kuota ushqimore nuk është përcaktuar me VKM por me Udhëzim të Ministrit të MPÇSSHB nr. 5 datë 01.08.2012 “Për nivelin e kuotave të shpenzimeve për ushqime, në institucionet publike rezidenciale e komunitare të përkujdesit shoqëror” Gjetja e grupit të auditimit i referohet Udhëzimit Nr. 830 datë 14.04.2008, Standarti IV, pika 34 “...Stafi duhet të ketë njohuri për nevojat ushqimore, teknikat e ushqyerjes së fëmijëve...”. Prandaj, rekomandimi i grupit të auditimit se mjekja e institucionit duhet të hartojë dietën normale ditore sipas moshës dhe gjinisë së fëmijëve rezidentë, qëndron dhe në bazë të Ligjit 154/2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, rekomandimi duhet të bëhet pjesë e planit të masave dhe të zbatohet sipas Vendimit përkatës të Kryetarit të KLSH-së.

Konkluzion 32: Çdo lloj ndryshimi i akteve nënligjore, duhet të pasqyrohet në ndryshimet përkatëse edhe në aktet rregullative, në letrat e punës dhe aktivitetin e përditshëm operacional të secilit punonjës. Në rastin konkret, dieta normale ditore e hartuar nga mjekja e atëhershme e institucionit nuk është modifikuar për rritjen e moshës së fëmijëve rezidentë në Shtëpi. Nga bisedat me stafin e Shtëpisë grupi i auditimit u vu në dijeni se stafi bazohet tek dieta normale ditore e hartuar nga mjekja në bashkëpunim me një dietologe, por në fakt është kuota ushqimore e vendosur me Udhëzimin 5 datë 01.08.2012 ajo që drejton procesin e vendosjes së dietës ditore të fëmijëve. Dieta ushqimore ditore duhet të përshtatet dhe të përfshijë nevojat

Page 85: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

85

e të gjitha grupmoshave. Sipas Udhëzimit Nr. 830 datë 14.04.2008, Standarti IV, pika 34 “...Stafi duhet të ketë njohuri për nevojat ushqimore, teknikat e ushqyerjes së fëmijëve...”

Rekomandim 32: Mjekja e institucionit të hartojë dietën normale ditore sipas moshës dhe gjinisë së fëmijëve rezidentë.

3.1.2.2 A janë efektive mjetet e komunikimit mes punonjësve dhe fëmijëve rezidentë?

Kur bëhet fjalë për auditimin e performancës së institucioneve rezidenciale për fëmijë, është mjaft e vështirë që të përzgjidhen elementët më të rëndësishëm në formimin dhe zhvillimin shumë dimensional të një qënie njerëzore. Grupi i auditimit është përqëndruar edhe tek procesi i komunikimit si proces i cili ndikon në terma afatgjatë tek formimi i fëmijëve. Duke i dhënë rëndësi komunikimit dhe mundësisë për dëgjim, grupi është përpjekur të hedhë dritë mbi etapat dhe vështrësitë që hasin fëmijët dhe vetë stafi për përmbushjen me efektivitet të këtij misioni. Hapësira ligjore dhe rregullative në të cilën jemi bazuar për auditimin e kësaj etapë prezantohet si më poshtë:

● VKM Nr. 659 datë 17.10.2005 “Për Standartet e Shërbimeve të Përkujdesit Shoqëror, për Fëmijët në Institucionet Rezidenciale” – Standardi IX

● Udhëzimin e Ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta nr. 830 datë 14.4.2008 “Për zbatimin e standarteve të shërbimeve të përkujdesit shoqëror, për fëmijët në institucionet rezidenciale publike dhe jo publike.”

● “Paketa e Standardeve dhe Procedurave për Institucionet Rezidenciale Publike dhe Jo publike” e miratuar nëpërmjet Udhëzimit të Ministrit nr. 830 datë 14.4.2008.

● “Manuali për Zbatimin e Standarteve në Institucionet Rezidenciale të Kujdesit për fëmijë në Shqipëri” si pjesë plotësuese e Udhëzimit nr. 830 dt.14.4.2008.

● Rregullore e Brendshme e Organizimit dhe e Funksionimit të Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” Tiranë, datë 31.12.2015 Nr. Prot. 2712.

Gjetje 33: 1. “Udhëzuesi për fëmijët” është një broshurë informuese për fëmijët e sapo ardhur në

shtëpi, i cili bazuar në Udhëzimin nr. 830 datë 14.4.2008, “Deklarata e Qëllimit të Institucionit” pika 4, faqe 1, informon se : “Udhëzuesi për fëmijët përshkruan qartë mënyrën e organizimit të institucionit, shërbimet që ofrohen, rregullat dhe procedurat e jetesës në institucion, informacion për stafin dhe fëmijët, detyrimet dhe të drejtat e tyre, etj.” Sipas Manualit të Zbatimit të Standardeve Kreu 1 “Deklarimi i Qëllimit dhe Udhëzues për Fëmijët” Udhëzuesi për Fëmijët gjithashtu duhet të shihet si një dokument i gjallë që informon fëmijët dhe të rinjtë, menjëherë pasi pranohen, në lidhje me atë se çfarë duhet të presin në shtëpinë e tyre. Nga fokus grupet e bëra fëmijët në përgjithësi dhe veçanërisht fëmijët e vendosur në shtëpi brenda periudhës së auditimit (01.01.2015 – 20.11.2016) shpreshin se nuk janë pajisur me “Udhëzues për fëmijët”.

2. “Udhëzuesi për fëmijët” që institucioni i paraqiti grupit të auditimit, nuk përmbush kërkesat e vendosura nga Udhëzimi i Ministrit Nr. 830 datë 14.4.2008 dhe qëllimin për të cilin shprehet Manuali për Zbatimin e Standardeve “Procedura e Ankimimit” pika 1.3.

Institucioni Zyber Hallulli observon në lidhje me gjetjen nr. 33 se “Në punën tonë një vëmendje e madhe i kushtohet edhe komunikimit si proces që ndikon drejtpërsëdrejti te formimi i fëmijëve. Në

Page 86: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

86

institucion ekziston dhe ka ekzistuar Udhëzuesi i fëmijëve edhe në formën e fletëpalosjes deri në vitin 2014. Në këtë fletëpalosje të SHF përcaktohet qëllimi i institucionit, varësia e tij, shprehet tipologjia Shtëpi familje.. dhe informacioni për banorët…. Duke mos patur fond për shtypshkrime të reja, stafi social ka hartuar një broshurë të thjeshtë informuese e cila nga grupi auditues u vlerësua e paqenë. Ne e kemi hartuar në përputhje me moshën dhe kapacitetin e fëmijëve”

Grupi i auditimit në gjetjen 33 informon se fëmijët kanë konfirmuar se nuk janë pajisur me Udhëzues për fëmijët dhe se Udhëzuesi që Institucioni i paraqiti grupit auditues nuk plotëson kërkesat e vendosura nga Udhëzimi i Ministrit nr. 830 datë 14.04.2008. Gjetja, konkluzioni dhe rekomandimi qëndrojnë dhe në bazë të Ligjit 154/2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, rekomandimi duhet të bëhet pjesë e planit të masave dhe të zbatohet sipas Vendimit përkatës të Kryetarit të KLSH-së. Konkluzion 33: Rëndësia në shpërndarjen e “Udhëzuesit për fëmijë” qëndron në të ardhurit në ndihmë të fëmijës, në informimin e tij mbi Shtëpinë e re e cila nuk ka familjarët e vet, por disa persona të rinj që do të kujdesen për ta. Një nga këto forma kujdesi është komunikimi. Duke u treguar fëmijëve për rregullat, kushtet dhe mundësitë e komunikimit, fëmijët informohen edhe mbi mënyrat dhe procedurat për ankimim. Prandaj, Udhëzuesi për fëmijët rezidentë shërben jo vetëm për informim të përgjithshëm por edhe prezantimin e fëmijës me procedurën e plotë të ankimimit.

Rekomandim 33: Stafi përgjegjës dhe Drejtuesi i Institucioni të kujdesen për të hartuar një Udhëzues për fëmijë të ri, ku në zbatim të Udhëzimit të Ministrit nr. 830 datë 14.04.2008, pika 4 dhe në zbatim me Manualin për zbatimin e standardeve “Procedura e Ankimimit”, pika 1.3 të përmbajë informacion të plotë mbi mënyrën e organizimit të insitucionit, shërbimet që ofrohen, rregullat dhe procedurat e jetesës në institucion, informacion për stafin dhe fëmijët, dëtyrimet dhe të drejtat e tyre, procedurën e plotë të ankimimit, etj. Të kihet kujdes që ky udhëzues t’u vihet në dispozicion çdo fëmije të sapo vendosur në ambientet e shtëpisë.

Sipas observacioneve të SHSSH, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet nr. 7-33 përmendet se dosjet janë të plotësuara por jo në të gjitha rubrikat. Gjetjet e evidentuara nga grupi i auditit janë reale por disa herë nuk kanë të bëjnë me mangësi thelbësore. Sipas SHSSH grupi i auditues pohon se kur janë pyetur fëmijët kanë pohuar se kanë dijeni për planin e tyre të kujdesit. Grupi i auditimit informon se observacionet e SHSSH nuk sjellin evidenca të reja të patrajtuara gjatë auditimit, nëpërmjet të cilave të hidhen poshtë gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e lartpërmendura. Po ashtu, në gjetjen nr. 22, grupi i auditimit citon se “...fokus grupet e organizuara me fëmijët e Shtëpisë sipas grup moshave të ndryshme të gjithë fëmijët konfirmuar se nuk kanë qënë pjesë e mbledhjeve të rishikimit për planet e kujdesit dhe nuk janë në dijeni të informacioneve të përmenden në këto formularë”. Bazuar në komentet e grupit auditues mbi observacionet e SHSSH, Gjetjet, Konkluzionet dhe Rekomandimet nr. 7-33, qëndrojnë dhe bazuar në Ligjin 154/2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, rekomandimet duhet të bëhen pjesë e planit të masave dhe të zbatohet sipas Vendimit përkatës të Kryetarit të KLSH-së.

Gjetje 34: Gjatë vizitave të grupit të auditimit në apartamentet e fëmijëve, është vënë re se për procedurën e ankimit të fëmijëve kanë qënë të vendosura 3 fletë A4 të cilat tregohen si në

Page 87: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

87

foton e mëposhtme, të cilat nuk informojnë mbi procedurat dhe afatet kohore të ankimit siç parashikon:

● VKM nr. 659 datë 17.10.2005, Standardi IX, Treguesi i cilësisë 1.1. ““Në shtëpi gjenden fletushka të thjeshta dhe të kuptueshme për fëmijët, ose mënyra të tjera të informacionit, që promovojnë proçedurat e ankimimit dhe afatet kohore.”

● Manuali i Zbatimit të standarteve, “Procedura e Ankimimit” pika 1.3 “Procedura e plotë e ankimimit (fletëpalosje, broshura, udhëzuesi për fëmijë, etj) duhet të jenë të disponueshme për fëmijët/ të rinjtë, familjet e tyre”

● Manuali i zbatimit të standardeve, “Procedura e Ankimimit” pika 1.6 “Një fletëpalosje e shkruar thjesht dhe qartë, që paraqet në vija të përgjithshme procedurën e ankimimit dhe afatet kohore, duhet të jetë menjëherë e disponueshme dhe duhet të jetë e ekspozuar në tabelat e njoftimeve të institucionit.”

Foto: Fletë informimi e fëmijëve në rast ankimi

Burimi: Grupi i Auditimit, KLSH.

Këto informacione ishin të afishuara në tabelën e njoftimeve në hollin e Shtëpisë, në derën e apartamentit 4 (djemtë) dhe në një nga dyert e brendshme të apartamentit 3 (vajzat).

Konkluzion 34: Lidhur me efektivitetin e Shtëpisë përsa i përket informimit të fëmijëve rezidentë mbi procedurën e ankimimit, dhe përmbushjen ose jo të treguesit të cilësisë 1.1 dhe 2.1 “Kopje të fletushkës lidhur me ankimimin janë përfshirë në informacionin që u ofrohet fëmijëve/prindërve përpara pranimit në institucion.”, të Standardit IX, miratuar me VKM Nr. 659 datë 17.10.2005, pikës 1.3 dhe 1.6 të “Procedurës së Ankimimit” në Manualin e Zbatimit të Standarteve, duhen analizuar 2 momente: 1. Informimi i fëmijëve mbi procedurat e ankimimit dhe afatet kohore Nga fokus grupet me fëmijët dhe intervistat me stafin e Shtëpisë së Fëmijës grupi i auditimit u vu në dijeni se fëmijët nuk përdorin procedura të shkruara për ankesat e tyre të mundshme. Sipas tyre të gjitha problemet e tyre komunikohen në mënyrë verbale duke respektuar

Page 88: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

88

hierarkinë e institucionit. Pavarësisht se ky është një fleksibilitet i rëndësishëm që u ofrohet fëmijëve për zgjidhjen e problemeve të ndryshme, nga ana institucionale, Shtëpia e Fëmijës Zyber Hallulli duhet të respektojë aktet nënligjore dhe ato rregullative lidhur me standardin IX. Sipas treguesit të cilësisë 1.1, duhet të gjenden në shtëpi, fletushka të thjeshta dhe të kuptueshme për fëmijët që të promovojnë procedurat e ankimimit dhe afatet kohore. Pra, ky tregues cilësie flet për informimin e fëmijëve mbi procedurat e ankimimit sipas akteve nënligjore. Po ashtu pikat 1.3 dhe 1.6 të Procedurës së Ankimimit në Manualin e zbatimit të standardeve, tregojnë se materiali që duhet afishuar duhet të prezantojë procedurën dhe afatet kohore përkatëse të ankimimit. Fotoja e marrë nga vizitat e grupit të auditimit në ambientet e shtëpisë tregon se nuk është afishuar informacioni i duhur mbi informimin e fëmijëve përsa i përket procedurës së ankimimit. 2. Puna e Shtëpisë së Fëmijës për promovimin e procedurave të ankimimit dhe afateve kohore. Treguesi i cilësisë 1.1 i Standardit IX nuk flet vetëm për informimin e fëmijë por edhe për promovimin e procedurës së ankimimit. Nuk ka rëndësi nëse fëmijët e përdorin apo jo, nëse duan ta përdorin apo jo, procedura e plotë e ankimimit, sipas VKM Nr. 659 datë 17.10.2005, duhet t’u jepet fëmijëve, të promovohet dhe të afishohet në ambientet e institucionit. Rekomandim 34: Stafi përgjegjës me kujdesin dhe vëmendjen e Drejtorit të Institucionit, të hartojnë në mënyrë të qartë dhe efektive procedurat e ankimimit në përputhje me kriteret dhe treguesit e cilësisë të përcaktuar me VKM nr. 659 datë 17.10.2005 dhe në përputhje me Manualin e Zbatimit të Standardeve dhe të afishojnë kopjet në ambientet e brendshme të institucionit. Po ashtu, Drejtori i Institucionit të kujdeset për vendosjen e procedurave të funksionimit të Kutisë së Ankesave. Pranë Kutisë duhet të vendoset informacioni ndërgjegjësimi dhe mbi Ankimimin, Abuzimet, etj.

Observacioni i SHF Zyber Hallulli lidhur me gjetjen 34, shprehen se “Ju pohojmë se çdo fëmijë ka në dispozicion një fletëpalosje të thjeshtë me procedurën e ankimimit, përveç kësaj në takimet që kemi patur në grupet e fëmijëve në varësi të moshës i kemi sqaruar vazhdimisht herë pas here verbalisht mbi mënyrën se si duhet të veprojnë ata në rastet kur kanë pakënaqësi ose ankesa”. Gjetja 34 e grupit të auditimit konsiston në faktin se në të gjithë Shtëpinë janë vetëm 3 fletë A4 të shkruara në tekst (siç janë treguar në foton e grupit të auditimit) të cilat nuk informojnë mbi procedurat dhe afatet kohore të ankimit, siç kërkojnë aktet nënligjore dhe rregullative. Në kushte të tilla rekomandimi 34 qëndron dhe bazuar në Ligjin 154/2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, rekomandimi duhet të bëhet pjesë e planit të masave dhe të zbatohet sipas Vendimit përkatës të Kryetarit të KLSH-së

Gjetje 35: Një mjet tjetër i rëndësishëm për ankimim është edhe Kutia e Ankesave, e cila ndodhet në ambientet e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”. Sipas intervistave me drejtuesit e Shërbimit Social Shtetëror dhe me stafin e Shtëpisë, kjo kuti është mjeti më i afërt i fëmijëve për përcjelljen e ankesave të tyre dhe fëmijët e dinë mbi ekzistencën e kësaj kutie. Nga fokus grupet me fëmijët e Shtëpisë, një pjesë e tyre, kryesisht ata më të rriturit e dinin se ku ndodhej kjo kuti. Ndërsa fëmijët e vegjël kryesisht mosha 6-10 vjeç nuk kishin dijeni mbi të. Foto: Kutia e Ankesave e Shtëpisë së Fëmijës Zyber Hallulli

Page 89: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

89

Burimi: Grupi i Auditimit, KLSH

Konkluzion 35: Fotografitë e grupit të auditimit gjatë një prej vizitave të bëra nëpër apartamentet e fëmijëve, tregojnë për një kuti të vetmuar, të vjetër dhe aspak komunikuese me fëmijët. (Fotot më poshtë).

Kutia si një mjet komunikimi duhet të jetë efektiv që të mund të jetë sa më e afërt me fëmijët për zgjidhjen e shqetësimeve të tyre. Para se ky mjet të ofrojë zgjidhje për fëmijët, duhet t’u komunikojë atyre ekzistencën e vet, siguri, shpresë. Kutia aktuale thjesht e vendosur në hollin e katit të dytë, nuk informon fëmijët rezidentë se:

● Për çfarë shërben kutia?

● Cilat probleme mund të trajtojë?

● Për sa kohë mund të mbërrijë zgjidhja?

● Kush i lexon shqetësimet e tyre?

● Me sa seriozitet trajtohen problemet e shfaqura të fëmijëve?

● Sa konfidenciale mbeten ankesat e tyre?

Fotot e grupit të auditimit tregojnë situatën e kutisë së ankesave e cila nga proces verbalet e IPSH Zyber Hallulli, rezulton se prej kohësh nuk ka asnjë ankesë nga fëmijët, fakt të cilin Shërbimi Social Shtetëror e konsideron pozitiv duke nënvizuar se fëmijët komunikojnë direkt me stafin për zgjidhjen e shpejtë të problemeve të tyre. Në këndvështrimin e grupit të auditimit, nuk mund të matet efektiviteti i kutisë së ankesave nga mungesa e letrave në të, por duhet vlerësuar efektiviteti i komunikimit të kësaj kutie me fëmijët 6 vjeçarë e deri në 18 vjeç. Një kuti e vjetër, pa emër, pa identitet, pa informacion dhe pa tërhequr vëmendje, nuk mund të ofrojë siguri për mendimet e secilit fëmijë qofshin ata rezidentë apo edhe të sapo vendosur në shtëpi.

Rekomandim 35: Shërbimi Social Shtetëror si institucion qëndror dhe mbikqyrës, të marrë masat e të brandojë, ri formatojë kutinë e ankesave. Të krijohet një hapësirë për përmbushjen e misionit të kësaj kutie, duke i ofruar tërë informacionin e nevojshëm fëmijëve, në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo hapësirë duhet t’u flasë të gjithë grupmoshave të fëmijëve rezidentë më të njëjtin intensitet dhe siguri.

Page 90: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

90

Sipas observacioneve të Shërbimit Social Shtetëror përcjellë me shkresën nr. 2462/1 datë 21.12.2016, në lidhje me gjetjen, konkluzionin dhe rekomandimin nr. 35, SHSSH informon se në vitin 2014 ka shpërndarë në të gjitha IPSH-të një poster me mesazhin ku fton çdo përfitues, çdo vizitor apo bashkëpunëtor të institucioneve, prind apo të afërm të komunikojë me telefon apo internet ankesën e tij/saj lidhur me shërbimin në institucion. Grupi i auditimit vlerëson se observacioni i SHSSH lidhur me gjetjen, konkluzionin dhe rekomandimin nr. 35 nuk jep evidenca të reja të cilat të mund të hedhë poshtë gjetjen nr. 35. Grupi i auditimit informon se objekti i gjetjes, konkluzionit dhe rekomandimit nr. 35 është fakti se fëmijët e grupmoshës 6-10 vjeç nuk kanë dijeni mbi kutinë e ankesave dhe se kjo kuti duhet t’u flasë të gjithë grupmoshave të fëmijëve rezidentë më të njëjtin intensitet dhe siguri për të përmbushur qëllimin e ekzistencës së vet. Bazuar në komentet e grupit auditues mbi observacionet e SHSSH, Gjetjet, Konkluzionet dhe Rekomandimet nr. 7-33, qëndrojnë dhe bazuar në Ligjin 154/2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, rekomandimet duhet të bëhen pjesë e planit të masave dhe të zbatohet sipas Vendimit përkatës të Kryetarit të KLSH-së

Gjetje 36: Nga fokus grupet e organizuara me fëmijët e IPSH “Zyber Hallulli” u konstatua se fëmijët nuk kanë marrë ndonjë material të printuar me informacion mbi procesin e ankimimit në momentin e vendosjes së tyre në institucion. Sipas VKM nr. 659 datë 17.10.2005, kriterit 2 i Standardit IX parashikon se Fëmijëve, prindërve, të afërmve të tyre, dhe stafit iu ofrohet një informacion lidhur me mënyrën se si bëhet ankesa...”.

Konkluzion 36: Bazuar në Standardin IX të VKM nr. 659 datë 17.10.2005, IPSH Zyber Hallulli duhet të informojë që në takimin e parë me fëmijët e sapovendosur si dhe me familjarët/ të afërmit e tyre nëpërmjet fletushkave mbi procesin e ankimimit.

Rekomandim 36: Drejtori i Institucionit të kujdeset e të përfshijë këtë proces informimi në aktivitetin operacional të Shtëpisë. Stafi përgjegjës të përpilojë fletëpalosjet me të gjithë procesin e ankimimit të sqaruar sa më thjeshtë dhe kuptueshëm për të gjitha grupmoshat e fëmijëve si dhe për familjarët/ të afërmit e tyre. Stafi përgjegjës të kujdeset për shpërndarjen e tyre tek të gjithë fëmijët.

SHF Zyber Hallulli observon me shkresën nr prot 491 datë 23.12.2016 se “Duke u nisur edhe nga një situatë e rënduar me akte dhune në institucionet e tjera, kjo procedurë ka qenë më e praktikuara në institucionin, gjë që është inspektuar edhe nga institucione si Avokati i Popullit, MMRS, prandaj nuk e kuptojmë këtë gjetje. Gjithashtu ne jemi detyruar të vemë në dispozicion materiale të shkruara disa herë fëmijëve, pasi është evidentuar shpërdorim nga ana e tyre .” Grupi i auditimit informon se gjetja ka të bëjë me përgjigjën e vetë fëmijëve. Fokus Grupet janë organizuar me prezencën e një prej punonjësve tuaj (Psikologes dhe Punonjësës sociale). Gjetja evidenton përgjigjet e marra nga fëmijët rezidentë në prani të stafit të institucionit. Grupit të auditimit nuk iu vunë në dispozicion evidenca, bashkangjitur observacioneve me shkresën nr prot 491 datë 23.12.2016, nga ana e institucionit Zyber Hallulli. Prandaj gjetja, konkluzioni dhe rekomandimi qëndrojnë. Bazuar në Ligjin 154/2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, rekomandimi duhet të bëhet pjesë e planit të masave dhe të zbatohet sipas Vendimit përkatës të Kryetarit të KLSH-së.

Page 91: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

91

3.1.3 A është ekspozuar struktura organizative e IPSH Zyber Hallulli ndaj riskut operacional?

3.1.3.1 A ka punonjës të trajnuar dhe me eksperiencën e duhur për të ofruar shërbimin e vet me efektivitet?

Burimet njerëzore janë epiqendra e efektivitetit të institucioneve të përkujdesit shoqëror. Në institucione të cilat janë krijuar për të ofruar ndihmë fizike, emocionale dhe psiko sociale, barra më e madhe për realizimin e misionit bie mbi Burimet Njerëzore. Për vetë rëndësinë e madhe, grupi i auditimit është përqëndruar në identifikimin e problemeve të mundshme në lidhje me zhvillimin dhe forcimin e stafit profesional të Shtëpisë së Fëmijës Zyber Hallulli.

Për të trajtuar këtë aspekt të efektivitetit institucional, kanë ndihmuar aktet e mëposhtme nënligjore dhe rregullative:

● VKM Nr. 659 datë 17.10.2005 “Për Standartet e Shërbimeve të Përkujdesit Shoqëror, për Fëmijët në Institucionet Rezidenciale” – Standardi XII

● Udhëzimin e Ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta nr. 830 datë 14.4.2008 “Për zbatimin e standarteve të shërbimeve të përkujdesit shoqëror, për fëmijët në institucionet rezidenciale publike dhe jo publike.”

● “Paketa e Standardeve dhe Procedurave për Institucionet Rezidenciale Publike dhe Jo publike” e miratuar nëpërmjet Udhëzimit të Ministrit nr. 830 datë 14.4.2008.

● “Manuali për Zbatimin e Standarteve në Institucionet Rezidenciale të Kujdesit për fëmijë në Shqipëri” si pjesë plotësuese e Udhëzimit nr. 830 dt.14.4.2008.

Gjetje 37: Sipas listës së trajnimeve të propozuara, në muajin Dhjetor 2015 për vitin 2016, nga institucioni Zyber Hallulli drejtuar Shërbimit Social Shtetëror, stafi ka kërkuar ndër të tjera trajnim për tematikat” “Hartimi i planeve të punës” dhe “Hartimi i raporteve, dhënia e informacionit.” Nga lista e trajnimeve të planifikuara në Planin Vjetor 2016 të SHSSH, nuk është planifikuar asnjë trajnim sipas kërkesës së stafit të Shtëpizë.

Konkluzion 37: Kërkesat e stafit të Shtëpisë së fëmijës për trajnime në aspektin operativ të punës së tyre, ëshë një shënjë shumë e rëndësishme ndërgjegjësimi se punonjësit hasim vështirësi në hartimin e planeve të punës, të raporteve dhe në mënyrën se si duhet përgatitur informacioni. Sipas Manualit të Zbatimit të Standardeve, 9.4 “Mbështetja për Stafin” pika 1.1 shpreh “I gjithë stafi, përfshirë edhe drejtorin, duhet të drejtohen, mbështeten në mënyrë profesionale...”. mungesa e trajnimit për mënyrën e plotësimit të letrave të punës për secilin punonjës, mbi të gjitha do të rëndojë mbi fëmijët përfitues të shërbimit. Çdo lloj mangësie apo pasigurie që ka stafi në plotësimin apo jo korrekt dhe profesional të planeve të punës, hartimit të raporteve dhe komunikimit të informacionit, ndikon tek efektiviteti i punës ë stafit dhe tëk arritja e rezultatit final: mirërritja e fëmijëve.

Rekomandim 37: Shërbimi Social Shtetëror të ndërmarrë hapat e duhur për plotësimin e nevojave të stafit për trajnim të procesit operacional. SHSSH të vendosë prioritete në ofrimin e trajnimeve duke mos lënë asnjëherë pas dore mbështetjen dhe drejtimin e stafit të Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” për një manaxhim sa më efektiv të institucioni. Drejtori i Institucionit të monitorojë nevojat operative dhe administrative të stafit dhe t’i përcjellë ato tek Shërbimi Social.

Page 92: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

92

Lidhur me komentet e SHSSH, grupi i auditimit rithekson se gjetja, konkluzioni dhe rekomandimi nr. 37 ka të bëjë më mbështetjen që duhet t’i bëhet stafit të IPSH Zyber Hallulli lidhur me nevojat e tyre për trajnim. Sipas Manualit të Zbatimit të Standardeve, 9.4 “Mbështetja për Stafin” pika 1.1 shpreh “I gjithë stafi, përfshirë edhe drejtorin, duhet të drejtohen, mbështeten në mënyrë profesionale...”. Nevojat e stafit për trajnim të grumbulluara në fillim të vitit nga SHSSH, nuk kanë pse hidhen poshtë nga nevojat e stafit të identifikuara nëpërmjet monitorimeve. Nëse stafi i IPSH Zyber Hallulli, kërkon trajnim për hartimin e planeve të punës dhe hartimin e raporteve, për dhënien e informacionit, atëherë stafi kërkon ndihmë dhe mbështetje profesionale në drejtim. Observacioni i SHSSH bie ndesh me pikën 9.4 të Manualit të zbatimit të standarteve.

Gjetje 38: Nga trajnime të propozuara nga IPSH Zyber Hallulli vetë njëri prej tyre është planifikuar për t’u realizuar nga SHSSH brenda vitit 2016. Sipas Manualit të Zbatimit të Standarteve, SHSSH duhet të ofrojë 2 herë në vit trajnim për stafin e Shtëpisë së Fëmijës për tematikat e kërkuara prej tyre.

Konkluzion 38: Qëllimi i propozimeve të trajnimeve për stafin e Shtëpisë së Fëmijës Zyber Hallulli, është plotësimi i mangësive të burimeve njerëzore të institucionit. Sipas Manualit të Zbatimit të Standardeve, “Mbështetja për Stafin” pika 1.3 thuhet se: “Shërbimi Social Shtetëror duhet të ofrojë dy herë në vit një program të vazhdueshëm për trainimin e stafit për çështje e tematika që vlerësohen dhe kërkohen nga stafi,”. Për të mbrojtur dhe nxitur mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve, i gjithë

stafi duhet të mbështetet, të udhëzohet dhe të mbikëqyret.44 Nga Plani i Veprimit të SHSSH për vitin 2016, Shërbimi Social Shtetëror ka planifikuar për të realizuar vetëm 1 nga 8 kërkesat e për trajnim. 7 temat e tjera të propozuara nga IPSH Zyber Hallulli për trajnimin e stafit nuk janë realizuar ende nga Shërbimi Social Shtetëror.

Rekomandim 38: Shërbimi Social Shtetëror t’u kushtojë vëmendje të veçantë kërkesave të stafit të IPSH Zyber Hallulli për përmirësimin dhe rritjen e efektivitetit të kapaciteteve të tyre. Shërbimi Social Shtetëror të ofrojë 2 herë në vit një program të vazhdueshëm trajnimi për të përmushur nevojat dhe kërkesat e stafit të Zyber Hallulli.

Në lidhje me komentet e SHSSH, grupi i auditimit shpreh se Gjetja, Konkluzioni dhe Rekomandimi nr. 38, ka të bëjë me realizimin e trajnimeve 2 herë në vit nga SHSSH për tematika që vlerësohen dhe kërkohen nga stafi dhe jo me mënyrën se si realisht i identifikon SHSSH nevojat e stafit të SHF Zyber Hallulli për trajnim. Gjetja, Konkluzioni dhe Rekomandimi 37 evidentojnë shkeljen e Manualit të Zbatimit të Standardeve, “Mbështetja për Stafin” pika 1.3 ku thuhet se: “Shërbimi Social Shtetëror duhet të ofrojë dy herë në vit një program të vazhdueshëm për trainimin e stafit për çështje e tematika që vlerësohen dhe kërkohen nga stafi”.

Gjetje 39: 1. Vetëm Kujdestarët dhe Edukatoret e Shtëpisë së Fëmijës Zyber Hallulli janë trajnuar pranë

Kryqit të Kuq për ndihmën e parë. 2. Kujdestarët dhe Edukatoret që morën pjesë në trajnimin për ndihmën e parë të organizuar

nga Kryqi i Kuq, nuk janë pajisur me certifikatë. Vetë institucioni organizues ka informuar lidhur me këtë në komunikimin e tij zyrtar me drejtuesin e Institucionit.

44 Manuali i Zbatimit të Standarteve në Institucionet Rezidenciale të Kujdesit për Fëmijë në Shqipëri

Page 93: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

93

Konkluzion 39: Një nga trajnimet më të rëndësishme dhe më emergjente të cilat citohen në Manualin e Zbatimit të Standarteve është edhe Ndihma e Parë. Këtu kanë marrë pjesë vetëm përsonat që kalojnë kohën më të madhe me fëmijët: Edukatoret dhe Kujdestarët. Por sipas Manualit të Zbatimit të Standardeve, nuk duhet të përjashtohet asnjë punonjës pa e marrë këtë trajnim. Po ashtu, ky trajnim për vetë rëndësinë që ka, duhet të certifikohet dhe kjo është detyrë e Shërbimit Social Shtetëror.

Rekomandim 39: Shërbimi Social Shtetëror të sigurohet që çdo anëtar i stafit të Shtëpisë së Fëmijës Zyber Hallulli, të marrë trajnim të çertifikuar për ndihmën e parë, duke përfshirë këtu edhe drejtuesin e institucionit.

Drejtuesi i Institucionit të kujdeset që i gjithë stafi i Shtëpisë (duke përfshirë edhe veten) të marrë pjesë në trajnimin e ndihmës së parë dhe të jetë i pajisur me certifikatën përkatëse.

Lidhur me komentet e SHSSH mbi Gjetjen, Konkluzionin, Rekomandimin nr. 39 grupi i auditimit shpjegon se është theksuar çertifikimi i stafit të IPSH Zyber Hallulli për ndihmën e shpejtë si një nga kërkesat e Manualit të Zbatimit të Standardeve. Observacioni i SHSSH, bie ndesh me Manualin e Zbatimit të Standardeve “Mbështetja për Stafin”, pika 1.4.

Sipas observacioneve të Shërbimit Social Shtetëror, lidhur me gjetjet, konkuzionet dhe rekomandimet 37-39 SHSSH informon se trajnimet që planifikohen në fillim të çdo viti nga SHSSH lidhen me nevojat e konstatuara gjatë monitorimeve, inspektimeve dhe kontrolleve të ndryshme në shtëpitë e fëmijëve gjatë vitit paraardhës. SHSSH informon se pavarësisht mungesës së çertifikatave ka dokumentacion që vërtetojnë se trajnimi është kryer.

Bazuar në komentet e grupit të auditimit mbi gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet 37-39 dhe në Ligjin 154/2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, rekomandimet duhet të bëhen pjesë e planit të masave dhe të zbatohen sipas Vendimit përkatës të Kryetarit të KLSH-së.

Gjetje 40: Një pjesë e stafit të rekrutuar nuk plotëson kërkesat e nevojshme për pozicionin e punës, në përputhje me Manualin e Zbatimit të Standarteve, “Profili i Stafit Profesional”. Bëhet fjalë për pozicionet e mëposhtme:

1. Drejtuesi i institucionit Sipas Manualit të Zbatimit të Standarteve, Drejtori i institucionit duhet të ketë përvojë të dokumentuar (arsimi dhe përvoja e punës) në punë sociale, padagogji, drejtësi dhe menaxhim. Të paktën 5 vjet përvojë dhe praktikë në kujdesin rezidencial për fëmijët dhe fushën e mbrojtjes së fëmijëve. Drejtoresha e institucioni është diplomuar në Arkitekturë dhe ka 2.5 vjet eksperiencë punë administrative të dokumentuar (duke përfshirë këtu eksperiencën aktuale në pozicionin e Drejtorit që nga data 02.09.2015).

2. Kujdestarët Sipas Manualit të Zbatimit të Standarteve, “Kujdestarët duhet të jenë të pajisur me çertifikatë të shkollës së mesme të infermierisë dhe trainim për çështje të fëmijëve (trainim i çertifikuar)”. Nga dosjet e personelit vihet re se stafi i kujdestarëve nuk i plotëson të dy kushtet e përmendura në Manual.

Konkluzion 40: Më shumë së për matjen e efektivitetit të burimeve njerëzore, plotësimi ose jo i kushteve të profilit të stafit profesional, ka të bëjë me nevojat e domosdoshme për trajnim, kualifikim dhe specializim të mëtejshëm.

Page 94: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

94

● Sipas Manualit të Zbatimit të Standardeve, Drejtori i Institucionit duhet të ketë përvojë të dokumentuar (arsimi dhe përvoja pune) në punë sociale, padagogji, drejtësi dhe menaxhim. Diplomimi në arkitekturë dhe eksperiencat e punës së Drejtoreshës së Institucionit, të dokumentuara sipas Kodit të Punës, në Bashkinë Kavajë, bien ndesh me kriteret e lartpërmendura. Po ashtu, eksperienca e dokumentuar e punës për më pak se 3 vjet, nuk përmbushin kërkesat e vendosura nga Manuali i Zbatimit të Standardeve 9.2 “Profili i Stafit Profesional”, kërkesat e të cilit Shërbimi Social Shtetëror i vendos si kushte për të marër pjesë në konkurs për vendet vakante. Drejtuesi i institucionit sipas Manualit duhet të ketë të paktën 5 vjet përvojë dhe praktikë në kujdesin rezidencial për fëmijët dhe fushën e mbrojtjes së fëmijëve.

● Kujdestarët po ashtu, duhet të kenë çertifikatë të shkollës së mesme të infermierisë dhe trainim për çështje të fëmijëve (trainim i çertifikuar). Trajnimet e vazhdueshme që realizohen nga organizata të ndryshme jo qeveritare, SHSSH dhe njësi të tjera, janë ndihmë për stafin, duke u mundësuar që kujdestarët të marrin trajnime të certifikuara. Pritshmëritë për kujdestarët si pozicion punë janë shumë të mëdha. Sipas Manualit të Zbatimit të Standarteve, në një këndvështrim afatshkurtër, “kujdestarët” duhet të marrin arsim të mëtejshëm në fushat teknike e profesionale të nevojshme (trajnime, kurse kualifikuese etj.). Në një këndvështrim afatgjatë, “kujdestarët” duhet të zëvendësohet me staf profesionial, siç janë edukatorët ose edukatorët specialë”

Është shumë e rëndësishme që mangësitë e burimeve njerëzore të identifikohen dhe të mund të trajtohen për t’u kthyer në mundësi zhvillimi. Prandaj Burimet njerëzore shihen gjithnjë si një aset i institucionit, i vyer dhe afatgjatë.

Rekomandim 40: Shërbimi Social Shtetëror të hartojë plane afatgjata dhe taktike për të monitoruar ecurinë e zhvillimit profesional të stafit të Shtëpisë. Për ata persona që janë punësuar pa plotësuar kriteret e vendosura në Manualin e Zbatimit të Standardeve, të marrë masa për nxitjen e tyre në edukimin dhe trajnimin në fushat e sipas kërkesave rregullative. Të monitorojë përmbushjen e tyre. Shërbimi Social Shtetëror të kujdeset që të gjithë pjesëtarët e stafit të marrin pjesë në trajnimet e ndryshme që organizohen nga vetë SHSSH, Njësitë Vendore apo Organizata të ndryshme. Shërbimi Social Shtetëror të kujdeset në mënyrë të vazhdueshme për nxitjen e burimeve njerëzore të rekrutuar pa eksperiencën dhe edukimin e duhur për të vijuar me studimet/ trajnime në fushën që kërkon vendi i punës.

Observacioni i SHSSH lidhur me gjetjen, konkluzionin dhe rekomandimin nr. 40 ka të bëjë me informacionin se gjatë dy viteve të fundit MMSR ka zhvilluar testimin e punonjësve me qëllim evidentimin e kapaciteteve profesionale të punonjësve të IPSH dhe nevojave për trajnim të tyre. Duke u bazuar në problematikat e dala në testimin e vitit 2015 si dhe gjetjet gjatë monitorimeve, u hartuar nga SHSSH plani i trajnimeve për vitin 2016, i cili është vënë në dispozicion të grupit të auditimit. Grupi i auditimit rithekson se gjetja, konkluzioni dhe rekomandimi nr. 40, kanë të bëjnë me faktin se Drejtoresha e Institucionit ashtu edhe Kujdestarët nuk plotësojnë kriteret minimale të eksperiencës dhe edukimit, të përcaktuara në Manualin e zbatimit te standarteve, miratuar me Udhëzimin e Ministrit Nr. 830 datë 14.04.2008., për t’u rekrutuar për vendet e tyre të punës. Testimi i punonjësve nga ana e MMSR nuk identifikon nevojat esenciale të stafit. Aftësia e burimeve njerëzore, të cilët nuk kanë as experiencën e as edukimin në fushat e përcaktuara në

Page 95: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

95

Manualin e zbatimit të standarteve, nuk mund të identifikohet me testime. SHSSH duhet të kujdeset që për sa kohë rekruton njerëz pa përmbushur kriteret e kërkuara, duhet të jetë kërkues ndaj tyre që të vijojnë me trajnime dhe kualifikime e tyre në fushat që duhet të kishin përmbushur. Përveç trajnimeve që duhet të ofrojë SHSSH, duhet ndër të tjera, të nxisë burimet njerëzore të vijojnë me studimet/ trajnimet në fushën që kërkon vendi i punës. Bazuar në komentet e grupit auditues mbi observacionin e SHSSH, Gjetja, Konkluzioni dhe Rekomandimi nr. 40, qëndron dhe bazuar në Ligjin 154/2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, rekomandimet duhet të bëhen pjesë e planit të masave dhe të zbatohet sipas Vendimit përkatës të Kryetarit të KLSH-së

3.1.3.2 A kanë qënë efektive burimet njerëzore në përmbushjen e misionit të IPSH Zyber Hallulli?

Burimet njerëzore janë jetike për mbarëvajtjen e një institucioni, veçanërisht kur institucioni në fjalë është një Shtëpi Fëmije, ku përmbushja e misionit të vet për Mbrojtje, Zhvillim dhe Integrim në jetën shoqërore të fëmijëve rezidentë, kryhet mbi të gjitha nga efektiviteti i stafit. Aktet e mëposhtme nënligjore dhe rregullative përcaktojnë shtyllat kryesore për të siguruar një staf efektiv në shërbim të fëmijëve rezidentë:

● VKM Nr. 659 datë 17.10.2005 “Për Standartet e Shërbimeve të Përkujdesit Shoqëror, për Fëmijët në Institucionet Rezidenciale” – Standardi XII dhe Standardi XIII

● Udhëzimin e Ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta nr. 830 datë 14.4.2008 “Për zbatimin e standarteve të shërbimeve të përkujdesit shoqëror, për fëmijët në institucionet rezidenciale publike dhe jo publike.”

● “Paketa e Standardeve dhe Procedurave për Institucionet Rezidenciale Publike dhe Jo publike” e miratuar nëpërmjet Udhëzimit të Ministrit nr. 830 datë 14.4.2008.

● “Manuali për Zbatimin e Standarteve në Institucionet Rezidenciale të Kujdesit për fëmijë në Shqipëri” si pjesë plotësuese e Udhëzimit nr. 830 dt.14.4.2008.

● Rregullore e Brendshme e Organizimit dhe e Funksionimit të Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” Tiranë, datë 31.12.2015 Nr. Prot. 2712.

● Rregullore e Brendshme e Organizimit dhe Funksionimit të Shtëpive të Fëmijës 2011-2015.

Për të vlerësuar efektivitetin e burimeve njerëzore në Shtëpisë e Fëmijës Zyber Hallulli, grupi i auditimit është fokusuar në dy dimensione kyç:

A. Përmbushja e detyrave dhe përgjegjësive të punonjësve sipas akteve nënligjore dhe rregullative

B. Qarkullimi i stafit të Shtëpisë së Fëmijës Skematikisht drejtimet e ndjekura për auditimin e efektivitetit të Burimeve Njerëzore, prezantohen si më poshtë: Skema: Dimensionet e auditimit të efektivitetit të Burimeve Njerëzore të Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”

Page 96: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

96

Burimi: Grupi i Auditimit, KLSH

A. Përmbushja e detyrave dhe përgjegjësive të punonjësve sipas akteve nënligjore dhe rregullative

Trajtimi i këtij dimensioni është bërë duke patur parasysh funksionet organizative të secilit pjesëtar të Burimeve Njerëzore të IPSH Zyber Hallulli. Prandaj janë marrë në konsideratë fushat e mëposhtme:

1. Aspekti Administrativ i Institucionit 2. Aspekti i Higjenës personale dhe kujdesit ndaj fëmijëve

1. Aspekti administrativ i institucionit

Gjetje 41: Gjatë auditimit u vunë re probleme të mëdha me arkivimin dhe gjendjen e dokumentacionit të detyrueshëm për ruajtje në zbatim të Ligjit Nr. 9154 datë 6.11.2003 “Për arkivat” dhe bazuar në “Listat Tip me Afatet e Ruajtjes së Dokumenteve me Rëndësi Historike Kombëtare hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave” nr. 285, faqe 175 Dokumentet për punën mësimore edukative në shtëpinë e fëmijëve janë me Rëndësi Historike Kombëtare dhe ruhen 5-10 vjet:

Vendime, Udhëzime, Raporte, Rregullore, Konkluzione kontrolli, relacione, Informacione e evidenca përmbledhëse, etj

Dokumentet për punën mësimore edukative në shtëpinë e fëmijëve, evidence, realcione e informacione periodike, përfshirë në përmbledhëse, korrespondencë e thjeshtë, etj.

1. Sipas stafit të institucionit Zyber Hallulli, institucioni nuk e ka “Rregulloren e Brendshme për Organizimin dhe Funksionimin e Shtëpive të Fëmijës” për periudhën a auditimit 01.01.2015-30.12.2015.

2. Përbërja e grupit multidisiplinar në institucion bëhet nëpërmjet Urdhrit të Brendshëm të Drejtuesit të Institucionit. Për periudhën Janar – Qershor 2015 nuk ekziston Urdhri përkatës në institucion.

Page 97: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

97

3. Relacionet javore të edukatoreve që u drejtohen stafit të punonjësve socialë për ecidentimin e ecurisë javore të fëmijëve si dhe ngritja e problemeve të ndryshme që kanë fëmijët, hidhen në përfundim të çdo viti shkollor.

4. Dosjet dhe planet e punës së edukatoreve për zhvillimin edukativ të fëmijëve hidhen me të mbaruar viti shkollor. Grupit të auditimit iu vunë në dispozicion vetëm pak plane edukatove që ishin harruar të hidheshin.

5. Fletoret e kujdestarëve të ndara sipas apartamenteve, ku monitorohet sjellja e fëmijëve sipas turneve të secilit kujdestar hidhen në përfundim të vitit. Grupi i auditimit nuk gjeti fletore për vitin e kaluar kalendarik, 2015.

Konkluzion 41: ● Duke qënë se në 31.12.2015 Institucionit Zyber Hallulli i ka ardhur rregullorja e re nga

SHSSH, institucioni nuk e mban më rregulloren e vjetër 2011 - 2015. Rregullorja e vjetër nuk është në arkivën e tyre. Sipas Ligjit Nr. 9154 datë 6.11.2003 “Për Arkivat” dhe bazuar në afatet e ruajtjes së dokumenteve, Rregullorja e Shtëpisë së Fëmijëve është dokument me Rëndësi Historike Kombëtare dhe duhet të ruhet 5-10 vjet.

● Mungesa e Urdhrit të Brendshëm për ekipin multidisiplinar tregon se ose nuk ka patur ekip multidisiplinar i cili plotëson dhe vlerëson planet specifike të fëmijëve ose arkiva nuk ka funksionuar sipas ligjit në fuqi. Të dy alternativat janë treguesë të mungesës së efektivitetit të stafit për periudhën Janar – Qershor 2015.

● Nga komunikimi zyrtar me Drejtoreshën e Institucionit dhe Drejtuesit e Shërbimit Social Shtetëror, u vu re se drejtuesit janë në dijeni të faktit se këto materiale hidhen dhe nuk mbahen. Për sa më sipër grupi i auditimit mori përkatësisht komentet e tyre zyrtare lidhur me hedhjen e planeve mësimore, edukative, korrespondencën e thjeshtë në formë relacionesh javore si dhe fletoret e kujdestarëve: “Bazuar në standarte ne nuk e kemi të detyrueshme ruajtjen e dokumentave që realizohen nga stafi, si planet edukative, aktiviteteve, relacionet. Ruhen vetëm për vitin shkollor dhe në vazhdimësi.” dhe sipas SHSSH “...Hidhen ditaret e edukatorve, për të cilat, sikurse edhe për ditaret ë mësuesve, nuk ka një akt ligjor i cili detyron rruajtjen e tyre...”. Në të tilla raste ajo çfarë është më e rëndësishme është se fëmijët nuk mund të kenë materiale që shoqërojnë rritjen dhe zhvillimin e tyre në aspektin individual dhe shoqëror.

Rekomandim 41: Drejtori i Institucionit të marrë masa dhe të zbatojë Ligjin Nr. 9154 datë 6.11.2003 “Për Arkivat” për të gjithë dokumentacionin që cilësohet me Rëndësi Historike Kombëtare si dhe të kujdeset për asgjesimin e materialeve pas kalimit të kohës së arkivimit sipas Ligjit në fjalë, Kreu I, Neni 7 “Asgjesimi”.

SHSSH në shkresën me nr. prot 2462/1 datë 21.12.2016, shpreh observacionin e vet ndaj gjetjes, konkluzionit dhe rekomandimit nr. 41 duke sqaruar se moduli i dosjes së fëmijës në shumë pjesë të tij përshkruan rritjen dhe zhvillimin e fëmijës. Gjetja, Konkluzioni dhe Rekomandimi nr. 41 ka të bëjë me mos arkivimin dhe mos gjendjen e dokumentacionit të detyrueshëm për ruajtje, të cilët duhet të ruhen në institucion për një periudhë 5-10 vjeçare bazuar në Ligjin nr. 9154 datë 06.11.2003 “Për Arkivat” dhe Listat Tip me Afatet e Ruajtjes së Dokumenteve me Rëndësi Historike Kombëtare hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave. Observacioni i SHSSH është vetëm mbi ditarët e edukatoreve, mungesa e të cilave është mungesë e materialit që shoqëron rritjen e fëmijëve. Ky observacion bie ndesh me Ligjin

Page 98: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

98

nr. 9154 datë 06.11.2006 “Për arkivat” dhe Listat Tip me Afatet e Ruajtjes së Dokumenteve me Rëndësi Historike Kombëtare hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave. Në observacionin e Shtëpisë së Fëmijës Zyber Hallulli të përcjellë me shkresën nr prot 491 datë 23.12.2016, mbi konkluzionin nr. 24, lidhur me rastet e njëpasnjëshme të 5 fëmijëve që institucioni komenton mbi zhvillimet e tyre, grupi i auditimit i ka kushtuar një rëndësi mjaft të veçantë arkivimit të ditarëve, dosjeve, mjeteve të punës së edukatoreve të cilat hidhen dhe fëmijët nuk kanë asnjë material të shkruar ku të monitorohet puna e stafit dhe ecuria e fëmijëve. Në observacionin e SHF Zyber Hallulli lidhur me gjetjen nr. 41, informon se duke qenë se këto vlerësohen sipas konkluzionit me rëndësi historike kombëtare do të merren masa në vazhdimësi për ruajtjen e të gjitha llojeve të dokumentave. Bazuar në komentet e grupit auditues mbi observacionin e SHSSH, Gjetja, Konkluzioni dhe Rekomandimi nr. 41, qëndron dhe bazuar në Ligjin 154/2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, rekomandimi duhet të bëhet pjesë e planit të masave dhe të zbatohet sipas Vendimit përkatës të Kryetarit të KLSH-së

Gjetje 42: Gjatë auditimit në kërkimin dhe mbledhjen e dokumentacionit zyrtar, janë konstatuar probleme me urdhrat e brendshëm për organizimin dhe funksionimin e punës së institucionit dhe përmbushjen e detyrave administrative:

1. Sipas detyrave dhe përgjegjësive të Drejtorit të Institucionit, cilësuar në Rregulloren e Brendshme e Organizimit dhe Funksionimit të Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” Tiranë, datë 31.12.2015 nr. Prot. 2712, pika 6, Drejtuesi i Institucionit me udhër të brendshëm cakton punonjësin e protokoll – arkivës. Urdhri i Brendshëm i Drejtuesit të Institucionit është bërë me datë 01.02.2016 nr. Prot. 12.

2. Sipas detyrave dhe përgjegjësive të Drejtorit të Institucionit, cilësuar në Rregulloren e Brendshme datë 31.12.2015 nr. Prot. 2712, pika 19 “Cakton punonjës kyç për procesin e planifikimit dhe trajtimit të fëmijëve në institucion”. Nga evidencat e kërkuara për periudhën 01.01.2015-30.10.2016, Institucioni vuri në dispozicion Urdhër të Brendshëm nr. Prot 29, për caktimin e personit kyç vetëm në datën 28.09.2016. të lëshuar nga Drejtori i Institucionit. Mungojnë urdhrat e brendshëm që përcaktojnë personin kyç për periudhën 01.01.2015 – 28.09.2016.

Konkluzion 42: Mungesa të Urdhrave të Brendshëm tregojnë për mos kryerjen e detyrave sipas rregullores së brendshmë dhe sipas Manualit të Zbatimit të Standarteve. Për një periudhë 11 mujore Shtëpia e Fëmijës zyrtarisht nuk ka evidenca të emërimit të punonjësit kyç dhe për një periudhë 13 mujore mungojnë evidenca për emërimin e punonjësit të Protokoll - Arkivës. Sipas Rregullores së brendshme të institucionit, Nr. Prot 2712 datë 31.12.2015, pika 23 thuhet se Drejtori i Institucionit nxjerr urdhëra për organizimin dhe funksionimin e punës në institucion. Po ashtu sipas Manualit të zbatimit të Standarteve është përgjegjësi e Drejtorit të Institucionit “Emërimi i punonjësit/ve kyç.”

ShF Zyber Hallulli observon në lidhje me gjetjen nr. 42 se “Urdhrat e Brendshëm për Punonjësin Kyç lëshohen nga drejtuesi i institucionit, në muajin shtator për shkak të natyrës së veçantë të organzimit të punës. Në muajin Shtator bëhet riorganizimi i apartamenteve dhe i stafit duke u bazuar në pranimet e reja dhe largimet e fëmijëve. Në këtë muaj fillon viti shkollor. Kjo është arsyeja që Urdhri i brendshëm prot 29 për përcaktimin e personit kyç, është bërë në datë 28.09.2016.” Po ashtu, SHF Zyber Hallulli thotë se “Po

Page 99: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

99

sipas kësaj gjetje theksohet se deri në muajin muajin shtator nuk ka patur Urdhër të Brendshëm, për përcaktimin e punonjësit kyç”. Grupi i auditimin gjykon të pakuptimtë arsyetimin e subjektit mbi lëshimin e urdhrit të brendshëm për punonjësin kyç. Punonjësi kyç ka detyra dhe përgjegjësi funksionale të cilat duhet t’i mbulojë gjatë gjithë vitit. Grupi i auditimit shpjegon se gjetja, konkluzioni dhe rekomandimi 42 kanë të bëjnë me faktin që mungojnë urdhrat e brendshëm për organizimin dhe funksionimin e punës së institucionit dhe përmbushjen e detyrave administrative të punonjësit kyç (01.01.2015 - 28.09.2016) dhe të punonjësit të protokoll arkivës (01.01.2015 - 01.02.2016). Bazuar në komentet e grupit të auditimit, gjetja 42 qëndron dhe bazuar në Ligjin 154/2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, rekomandimi duhet të bëhet pjesë e planit të masave dhe të zbatohet sipas Vendimit përkatës të Kryetarit të KLSH-së.

Rekomandim 42: Drejtori i Institucionit të kujdeset për të përmbushur detyrat e veta administrative për lëshimin në kohë të urdhrave të brendshëm që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e institucionit, sipas akteve nënligjore dhe rregullative në fuqi.

Gjetje 43: Institucioni nuk ka një plan 3-5 vjeçar i cili siguron vazhdimësinë e administrimit të Shtëpisë Zyber Hallulli. Sipas VKM nr.659 datë 17.10.2005, Standarti XIII, Kriterit 2, Treguesi i Cilësisë 2.1 përcakton se: “Për monitorimin nga menaxherët/inspektorët është i disponueshëm një plan 3 deri 5 vjeçar që siguron vazhdimësinë e funksionimit ose zhvillimin dhe financimin e shtëpisë në fjalë.”

Konkluzion 43: Përmbushja e Standardit XIII të miratuar me VKM nr. 659 datë 17.10.2005 ka si rezultat “Aftësitë e stafit të shteëisë jane në nivelin e duhur për plotësimin e nevojave të fëmijëve që banojnë aty, sipas kërkesave në Deklaratën e Qëllimit të Shtëpisë.” Një nga treguesit e cilësisë për arritjen e këtij rezultati është edhe treguesi 2.1 nëpërmjet të cilit VKM Nr. 659 kërkon të vendosë vazhdimësinë e funksionimit dhe të financimit të Shtëpisë. Ekzistenca e një plani afatmesën 3-5 vjeçar do të sigurojë përmbushjen dhe vazhdimësinë e qëllimit të institucionit. Ky plan duhet të jetë i hartuar, duhet të jetë pjesë e strategjisë së institucionit dhe i monitorueshëm nga manaxherët/ inspektorët e institucioneve mbikqyrëse. Mungesa e këtij plani afatmesëm e përball institucionin me vështirësi të ndryshme operative dhe financuese. Efektiviteti i institucionit nuk duhet të lëkundet me ndryshimet e stafit drejtues.

Rekomandim 43: Drejtoresha e Institucionit të përgatisë planin 3-5 vjeçar për vazhdimësinë financiare dhe oeprative të institucionit Zyber Hallulli, i cili duhet të jetë i disponueshëm për monitorim nga inspektorë dhe manaxherë të ndryshëm.

Gjetje 44: Nuk ka evidenca dhe procesverbale për organizimin javor të mbledhjeve të stafit dhe sipas komunikimit zyrtar me Institucionin Zyber Hallulli, “Mbledhje me stafin realizohen një herë në muaj.”. Sipas Manualit të Zbatimit të Standarteve 9.4 Mbështetja për Stafin pika 1.6 përcaktohet qarte se “Mbledhjet e stafit duhet të bëhen çdo javë për të diskutuar rastet individuale të fëmijëve/ të rinjve, si edhe për çështje menaxheriale gjithashtu. Mbledhjet e stafit duhet të kenë një rend dite dhe gjatë tyre duhet mbajtur procesvebal.”

Page 100: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

100

Shtëpia e fëmijës Zyber Hallulli në shkresën me nr prot 491 datë 23.12.2016, përcjell observacionin mbi gjetjen 44 se “Mbledhjet me stafin janë organizuar çdo javë, shpesh herë edhe më shumë se një herë në javë, në varësi të problematikave që janë ndeshur. Janë relatuar në proces verbale mbledhjet me gjithë stafin apo probleme të caktuara.”

Grupi i Auditimit informon se për të arritur në gjetjen nr. 44 është bazuar në përgjigjen Institucionit (sjellë me email nga drejtoresha e institucionit datë 08.11.2016) në intervistën finale të grupit të auditimit me subjektin dhe në evidencat e sjella nga stafi i SHF. Përgjigjja e institucionit është ”Mbledhje me stafin realizohen një herë në muaj. Mbledhjet e grupit multidisiplinar realizohen cdo javë, cdo ditë të hënë. Procesverbalet e disponueshme do t'ju dorëzohen të printuara.” Grupi i auditimit e sheh të arsyeshme të shpjegojë se gjetja nr 44 nuk ka të bëjë me mbledhjet urgjente apo me mbledhjet periodike të grupit multidisiplinar, por me mbledhjet që duhet të organizohen me të gjithë stafin e Shtëpisë së Fëmijës. Procesverbalet e vëna në dispozicion nga institucioni nuk sillnin evidenca për të vërtetuar se stafi i Shtëpisë mblidhet çdo javë siç parashikohet në Manualin e Zbatimit të Standarteve 9.4 Mbështetja për Stafin pika 1.6. Subjekti nuk solli evidenca bashkangjitur shkresës me observacioneve me nr prot 491 datë 23.12.2016. Në vijim të komenteve të grupit të auditimit gjetja qëndron dhe bazuar në Ligjin 154/2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, rekomandimi duhet të bëhet pjesë e planit të masave dhe të zbatohet sipas Vendimit përkatës të Kryetarit të KLSH-së.

Konkluzion 44: Sipas Manualit të Zbatimit të Standardeve, për çdo mbledhje javore të stafit që duhet të organizohen për të diskutuar mbi rastet individuale të fëmijëve/ të rinjve, apo edhe çështje që kanë të bëjnë me drejtimin e institucionit, duhen mbajtur proces verbalet përkatëse. Mbledhjet duhet të kenë rend dite. Nga komunikimi me institucionit, u vumë në dijeni se mbledhjet me stafin realizohen një herë në muaj dhe për këto mbledhje, edhe pse një herë në muaj, nuk mbahen proces verbalet ashtu siç parashikon Manuali i Zbatimit të Standarteve.

Rekomandim 44: Drejtoresha e Institucionit Zyber Hallulli, të organizojë çdo javë mbledhjet me stafin e vet ku të diskutohen jo vetëm raste specifike për fëmijë të ndryshëm por edhe çështje të drejtimit të institucionit. Për të gjitha këto mbledhje të mbahen rend dite dhe të mbahen proces verbale.

2. Aspekti i Higjenës dhe Kujdesit të Fëmijëve

Gjetje 45: Fëmijët rezidentë vuajnë prej parazitëve dhe ka mungesë kujdesi nga ana e stafit të institucionit. Nga relacionet javore të edukatoreve dhe nga komentet e mjekes në kartelat mjekësore, vihet re higjenë e dobwt e fëmijëve, për të cilët ka fakte se që në muajin Tetor 2015 kanë qënë me parazitë në kokë.

1. Nga relacionet javore që u vunë në dispozicion të grupit të auditimit, të përgatitura nga edukatoret drejtuar stafit social për periudhën 12-18.10.2015 e deri në 23 – 29.05.2016, vihet re se përsëritet në 21 javë të ndryshme (nga 29 javë relacione të vëna në dispozicion grupit të auditimit) problemi i higjenës së fëmijëve lidhur me parazitët në kokë.

2. Në qershor 2016 në kartelën personale shëndetësore të fëmijës K. B. Thuhet se

fëmija paraqet parazitë të kokës.

Page 101: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

101

3. Në 14.06.2016, në kartelën shëndetësore të fëmijës E. K. shkruhet se ka parazitë

kokë të të dy formave dhe do përdoret shampo.

Konkluzion 45: Grupi i auditimit mundi të gjejë evidenca të ankesave të edukatoreve dhe mjekes së institucionit vetëm për periudhën 12.10.2015 – 14.6.2016 ku edukatoret ankohen për prezencën e parazitëve në kokat e fëmijëve. Shenjat e para që fëmijët janë larë me shampo antiparazitë duken në relacionin e parë të muajit Dhjetor 2015 (1-12.12.2015). Fëmijët janë dërguar shpesh për të prerë flokët dhe për t’u qethur, por rasti duket se nuk është marrë nën kontroll. Sipas Manualit të Zbatimit të Standarteve pika 1.6 “Çështjet e higjienës personale duhen trajtuar në një mënyrë të ndjeshme dhe proaktive, në një atmosferë të përgjithshme që i ndihmon fëmijët dhe të rinjtë të krijojnë dhe të zhvillojnë një imazh pozitiv për veten” Përgjegjësia kryesore për pastërtinë e fëmiëjve bie mbi Kujdestarët, Kryekujdestaren dhe Mjeken e institucionit. Bazuar në Rregulloren e brendshme të institucionit, “Procedurat e Përkujdesit Shëndetësor” thuhet se “Mjeku, Kryekujdestari dhe Personeli ndihmës nxitin mbajtjen e higjenës personale të klientëve dhe japin mbështetjen e tyre sa herë që është e nevojshme” Sipas Rregullores së brendshme të institucionit, në detyrat e kryekujdestarit, përcaktohet se “Mban përgjegjësi për higjenën e institucionit dhe të fëmijëve”. Po ashtu, në detyrat kujdestarëve, sipas Rregullores së Brendshme të Institucionit thuhet se: ” Kujdeset për higjenën personale të fëmijëve...”

Tërë relacionet e shkruara nga stafi i edukatoreve drejtuar stafit social, nuk janë marrë në konsideratë nga muaji Tetor 2015 në muajin Dhjetor 2015. Në thelb të kësaj situate, është një neglizhencë e tërë institucionit. Edukatoret kanë për detyrë (sipas Rregullores së brendshme të institucionit) të raportojnë tek Punonjësi Social ose Drejtori i Institucionit me shkrim ose gojë mbi ecurinë e fëmijëve dhe probleme të ndryshme që hasin fëmijët. Nga fokus grupet e realizuara me të gjithë fëmijët rezidentë, të gjithë pranuan se nuk kanë më parazitë në kokë, por një pjesë e tyre u shprehën se kanë pastruar njëri tjetrin. Është shumë e rëndësishme që fëmijët nuk kanë më probleme me parazitët, por një rëndësi shumë më të madhe merr inefektiviteti i stafit për të zgjidhur problemin pas 9 muajsh dhe e procedurave të institucionit për të përcjellë mesazhin.

Institucioni Zyber Hallulli shpreh në observacionet me shkresë nr prot 491 datë 23.12.2016 lidhur me gjetjen 45 se “Ekzistenca e parazitëve nuk tregon domosdoshmërisht mungesë higjene nga ana e institucioni tonë. Kontrolli i pastërtisë ka qenë i rregullt dhe i përditshëm nga ana e stafit. Kushtet higjenike kanë qenë të mira.” Më tej subjekti shpreh se “Parazitët mund të merren nga të gjithë e kudo, ku ka vende me shumë njerëz e jetesë kolektive. Nuk duhet të jesh patjetër me higjenë të dobët, që të jesh me parazitë, por marrja e një paraziti diku nga dikush, kontakti i flokut të tij me flokun e pastër të dikujt tjetër e përhap atë… këta janë faktorë që nuk i kemi në dorë dhe nuk mund tí kontrollojmë dot. të vetmen gjë që ne e kemi në dorë, është ruajtja e një higjene të mirë dhe luftimi i tyre në rast se ato janë përhapur.”

Lidhur me pjesën e mësipërme të observacionit mbi gjetjen 45, grupi i auditimit e shikon të arsyeshme të komentojë se auditimi nuk ka patur qëllim të identifikojë arsyet e zanafillës së problemit, siç prezantohen në observacion, por të identifikojë performancën faktike të punës së stafit në lidhje më higjenën personale të fëmijëve. Gjetja dhe konkluzioni nr. 45, përveç prezantimit të fakteve se fëmijët kanë qenë me parazitë për një periudhë të gjatë kohe, kanë të bëjnë me mungesën e komunikimit mes hallkave të strukturës dhe mungesën efektivitetit të stafit (lidhur me zgjidhjen e problemit). Grupi i auditimit e prezanton në konkluzionin e vet se fëmijët në çastin e fokus grupeve kanë konfirmuar se nuk kanë më parazitë, por ky rezultat është arritur pas 9 muajsh (duke patur parasysh që subjekti vuri në dispozicion relacionet e

Page 102: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

102

edukatoreve vetëm për 29 javë kalendarike, pasi relacionet e tyre hidhen në përfundim të vitit shkollor, gjetjet e grupit të auditimit bazohen në këto evidenca). Gjetja dhe konkluzioni 45 nuk flasim për higjenën e institucionit por për higjenën personale të fëmijëve dhe punën e stafit për ta mbajtur atë në nivele optimale. Observacioni i subjektit Zyber Hallulli lidhur me gjetjen 45 vijon duke prezantuar arsyen se “për shkak të procedurave të tenderimit, në dokumentacionit e blerjes së shampove antiparazit ka një periudhë kohe prej 1 muajit. Grupit të auditit është spjeguar se nuk ka patur asnjë moment të pambuluar me shampo antiparazit, pasi ajo deri në momentin e tenderimit është ofruar nga donatorë me kërkesë të institucionit. Ky fakt është i provuar.”

Rekomandim 45: Shërbimi Social Shtetëror të kujdeset dhe të shtrëngojë procedurat e veta monitoruese për përmbushjen e detyrave të secilit anëtar të stafit. Drejtoresha e Institucionit të rishikojë të gjitha procedurat e komunikimit të brendshëm të stafit dhe të marrë masa konkrete në rritjen e efektiviteti të stafit dhe të komunikimit të brendshëm. Kryekujdestarja të hartojë plane konkrete kontrolli dhe të përmbushë me efektivitet detyrat sipas Rregullores së Brendshme të Institucionit. Kujdestarët të përmbushin detyrat dhe përgjegjësitë e tyre sipas Rregullores së Brendshme të Institucionit për të siguruar mirërritjen e fëmijëve.

B. Qarkullimi i stafit të Shtëpisë së Fëmijës "Zyber Hallulli" gjatë periudhës së auditimit.

Gjetje 46: Ka një qarkullim të lartë të stafit të institucionit Zyber Hallulli për periudhën 01.01.2015 – 30.10.2016 që prek 9 nga 14 pozicionet e organikës së institucionit. Pozicionet e mëposhtme kanë pësuar qarkullim të stafit.: 1. Drejtori i Institucionit 2. Përgjegjësi i Sektorit Social 3. Punonjësi Social 4. Psikologe 5. Mjeke 6. Edukatore 7. Kujdestar 8. Punonjës Mirëmbajtje 9. Sanitare Janë larguar nga institucioni 20 persona të pozicioneve të lartpërmendura, nga 01 Janar 2015 deri në 30 Tetor 2016. Tabela: Qarkullimi i stafit të Shtëpisë së Fëmijës Zyber Hallulli 01.01.2015 – 30.10.2016

Page 103: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

103

Burimi: Grupi i Auditimit, KLSH

Konkluzion 46: Marrëdhëniet e punës për punonjëit e institucionit Zyber Hallulli përcaktohen në Kodin e Punës. Brenda periudhës së auditimit janë vënë re ndryshime të pjesës më të madhë të stafit. Bëhet fjalë për qarkullim të 52.8% të stafit në më pak se dy vjet. Përgjatë periudhës së auditimit, janë larguar 20 persona dhe janë emëruar 23 punonjës. Pjesa më e madhë e tyre kanë dhënë dorëheqjen. Më poshtë është përmbledhja e arsyeve të largimit nga puna:

Tabela: Numri i Personave të Larguar nga Institucioni Zyber Hallulli, periudha: 01.01.2015 – 30.10.2016

Arsyet e largimit Nr. i Personave të Larguar % ndaj largimeve

Dorëheqje 13 65%

Dalje në Pension 1 5%

Dalje në Kemp 1 5%

Ngritje në Detyrë 3 15%

Shkarkim 1 5%

Leje Lindje 1 5%

Total 20 100% Burimi: Grupi i Auditimit, KLSH.

Në mënyrë grafike më poshtë prezantohen të dhënat e tabelës së mësipërme: Grafiku: Paraqitja grafike e arsyeve të largimit të stafit për periudhën 01.01.2015 – 30.10.2016.

Page 104: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

104

Burimi: Grupi i Auditimit, KLSH.

Ajo çfarë vlen për t’u theksuar është se përveç Mjekes e cila brenda periudhës së auditimit është e katërta që vjen dhe kujdeset për fëmijët e institucionit, dhe Kujdestarëve që kanë ndryshuar 8 përsona nga 12 kujdestarë që janë në institucion, 4 pozicionet më të rëndësishme me mbarëvajtjen administrative dhe kujdesin psiko social dhe emocional të fëmijëve kanë ndryshuar plotësisht: Drejtoresha e Institucionit, Përgjegjësja e Punonjësve Sociale, Punonjësja Sociale dhe Psikologia. Me përjashtim të Mirëmbajtësit të ambienteve dhe Sanitares, i gjithë personeli i larguar dhe i zëvendësuar është mjaft i rëndësishëm për fëmijët. Në më pak se dy vjet, fëmijët e institucionit janë prezantuar me 23 persona të rinj, të cilëve do t’u duhet t’i njohin e më tej t’u besojnë. Një qarkullim i lartë i Burimeve Njerëzore nuk është asnjëherë një shenjë e mirë, si në këndvështrimin manaxherial ashtu edhe në atë operativ.

Koeficienti i qarkullimit të stafit për Shtëpinë e Fëmijës Zyber Hallulli është 0.345. Me fjalë të tjera, në një vit kalendarik, është larguar 30% e stafit. Dhe për total organikën e institucionit (36 persona) është larguar 55.6% e stafit të vet gjatë periudhës 01 Janar 2015 – 30 Tetor 2016. Nuk duhet harruar se vetë procesi i institucionalizimit është i dëmshëm për fëmijët. Nuk duhet të ngarkohet akoma më shumë gjëndja e fëmijëve duke lëshuar sinjale se vendi ku ata duhet të jetojnë, është një vend jo i mirë për të punuar.

Rekomandim 46: Shërbimi Social Shtetëror si insitucion qëndror dhe përgjegjës për plotësimin e organikës së Institucionit Zyber Hallulli, të hartojë strategjitë e duhura për rekrutimin e stafit dhe për motivimin e vazhdueshëm të tyre. Drejtoresha e Institucionit, të kujdeset dhe të përshihet në manaxhimin e burimeve të veta njerëzore pasi pasojat e një stafi të larguar (për çfarë do lloj arsyeje) ndikojnë në dëme shumë dimensionale, si mos arritjen e objektivave institucionale, inefektivitetin e institucionit, mos përmbushjen e kushteve për mirërritjen e fëmijëve rezidentë, si dhe efekte të tjera negative si pasojë e ndryshimit të vazhdueshëm dhe të shpeshtë të figurave kyçe të institucionit.

45 Koeficienti i qarkullimit të BNJ = Nr. BNJ të larguara*AP/Nr. BNJ totale*T ku: AP – Periudha e Auditimit në muaj (Në rastin tonë 22 muaj) T – Periudha 1 vjeçare e shprehur në muaj (12 muaj)

Page 105: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

105

Në observacionet e sjella nëpërmjet shkresës me nr prot 2426/1 datë 21.12.2016, SHSSH përmend se të gjitha emërimet, shkarkimet e punonjësve në institucionet e përkujdesit që menaxhohen nga SHSSH janë kompetencë e Drejtorit të Përgjithshëm të SHSSH. Gjetja, konkluzioni, rekomandimi nr. 46, nuk kanë të bëjnë me përgjegjësinë e emërimeve dhe shkarkimeve të stafit të SHF Zyber Hallulli, apo me mbajtjen në konsideratë të standardeve të vendit të punës gjatë procesit të rekrutimit. Gjetja, konkluzioni dhe rekomandimi i grupit të auditimit kanë të bëjnë me rotacionin e lartë dhe të pajustifikueshëm të stafit në Shtëpinë e Fëmijës. Persa i përket informimit të SHSSH se pavarësisht nga forma, janë mbajtur në konsideratë kriteret standarde të vendit të punës, grupi i auditimit informon se lidhur me këtë koment gjetja, konkluzioni dhe rekomandimi nr. 40 i grupit të auditimit konfirmojnë se Drejtuesi i Institucionit dhe Kujdestarët nuk përmbushin kriteret standarte për rekrutim bazuar në Manualin e Zbatimit të Standarteve.

Bazuar në komentet e grupit të auditimit mbi gjetjen, konkluzionin dhe rekomandimin nr. 46 dhe në Ligjin 154/2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, rekomandimi duhet të bëhet pjesë e planit të masave dhe të zbatohet sipas Vendimit përkatës të Kryetarit të KLSH-së.

3.2 A kanë qenë efektive sistemet e monitorimit të performancës ndaj aktivitetit operacional dhe strategjik të IPSH Zyber Hallulli?

Në Kreun III të VKB nr. 659 datë 17.10.2005 monitorimi konsiderohet si pjesë e rëndësishme e menaxhimit në zbatimin e standardeve. Këtë funksion e ushtron Shërbimi Social Shtetëror, mbështetur Vendimit Nr. 542, date 27.7.2005 “Për Miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, ndryshuar me Vendimin nr.816, datë 16.11.2011. Shërbimi Social Shtetëror (SHSSH) ka për mision zbatimin e politikave, legjislacionin e ndihmës ekonomike, pagesës për personat me aftësi të kufizuar dhe shërbimeve shoqërore në të gjithë vendin për: 28 Institucione të Përkujdesit Shoqëror, 12 Drejtori Rajonale, Administrata Qendrore e Shërbimit Social Shtetëror si dhe 383 njësi të qeverisjes vendore. Referuar pikës g) këtë mision SHSSH e realizon edhe nëpërmjet…monitorimit të standardeve të shërbimeve sociale në nivel kombëtar. Sipas organikës dhe strukturës së miratuar të SHSSH, për përiudhën e auditimit këtë funksion e ka kryer Drejtoria e Monitorimit të Shërbimeve Sociale (DMSHS) e cila me Urdhrin e Kryeministrit nr. 43 datë 17.03.2016 cilësohet Drejtoria e Shërbimeve Sociale, duke përfshirë dhe funksionet e Drejtorisë së Komisionimit për sistemimin e fëmijëve në institucionet e Përkujdesit Rezidencial në nivel Kombëtar. Aktualisht Drejtoria e Sherbimeve Sociale ka 7 specialistë dhe 1 drejtor (në pozicionin edhe të zv/Drejtorit të Përgjithshëm në SHSSH. Në SKZHI 2015-2020 dhe Strategjinë kombëtare të mbrojtjes sociale 2015-2020 (MMSR), si objektiv strategjik vendoset ngritja dhe fuqizimi i sistemit të monitorimit dhe inspektimit të cilësisë së shërbimeve. Do të synohet përmirësimi dhe forcimi i mekanizmave të monitorimit dhe inspektimit nëpërmjet rishikimit, unifikimit, harmonizimit të standardeve të kujdesit social dhe hartimit të protokolleve për rritjen e cilësisë së shërbimeve të ofruara në nivel vendor, rajonal dhe qendror. Do të analizohet mundësia për krijimin e strukturave të reja të inspektimit. Do të synohet forcimi i kapaciteteve profesionale për rritjen e efikasitetit të inspektimeve46.

46 Marrë nga Strategjia kombëtare të mbrojtjes sociale 2015-2020 (MMSR)

Page 106: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

106

Referuar VKB nr. 659 datë 17.10.2005, inspektimi konsiderohet si funksion i mbikëqyrjes së zbatimit të standardeve dhe është përgjegjësi e Inspektoratit të Shërbimeve Sociale, i cili që prej vitit 2013 është përfshirë si strukturë e veçantë e Inspektoriatit Shtetëror të Punës.

3.2.1 A janë periodike monitorimet ndaj IPSH Zyber Hallulli?

Si hallkë e rëndësishme e menaxhimit institucional, monitorimi i aktivitetit të IPSH Zyber Hallulli është një funksion që ushtrohet sistematikisht si në aktivitetet strategjike ashtu dhe në ato operacionale.

Gjetje 47: Aktivitetet strategjike në shtëpinë e fëmijës Zyber Hallulli përfshijnë aspekte të deinstucionalizimit dhe planifikimit të përkujdesit për fëmijë. SHSSH për shkak të misionit dhe përgjegjësive që ka, përveç rolit të planifikuesit dhe vendimmarrësit, kryen dhe monitorim të këtyre proceseve. Në planet vjetore të veprimit 2015 dhe 2016, angazhimi i SHSSH në monitorimin e procesit të rikthimit në familje të fëmijëve në bashkëpunim dhe koordinim me pushtetin vendor, konsiderohen aktivitete të rëndësishme për arritjen e objektivave strategjike të deinstitucionalizimit. Përfshirja e një prej titullareve të institucionit si anëtare në grupin e punës të ngritur nga Ministri për zbatimin e projektit pilot të deinstitucionalizimit të shtëpisë së fëmijës Z.H. i shërben procesit monitorues në aspektin strategjik. Një aspekt tjetër i monitorimit është dhe pjesëmarrja e punonjësit të pavarur në rishikimet e dosjeve dhe drejtimin e mbledhjeve çdo 6 muaj, i ofruar nga SHSSH, mbështetur pikës 2.3.1 të Paketës së zbatimit të standardeve do të fuqizonte më tej sistemet monitoruese ndaj IPSH-ve publike. Grupi konstaton që SHSSH nuk kishte caktuar punonjës të pavarur për rishikimin e dosjeve për shtëpinë e fëmijës Zyber Hallulli. Aktiviteti strategjik dhe operacional i shtëpisë së fëmijës monitorohet edhe përmes raportimeve periodike statistikore që shtëpia dërgon në SHSSH, mbështetur Vendimit Nr. 617, datë 7.9.2006 “Për përcaktimin e treguesve të vlerësimit dhe të Monitorimit të programeve të ndihmës ekonomike, të pagesës për personat me aftësi të kufizuara dhe të shërbimeve shoqërore” dhe Udhezimit Nr. 2474, date 06.12.2006 Për zbatimin e VKM nr. 617, datë 7.9.2006. Referuar këtyre akteve, shtëpia e fëmijës Z.H. dërgon të plotësuar formularët me treguesit statistikorë një herë në 4 muaj (në datën 8 të muajit pasardhës në Zyrat Rajonale te Shërbimit Social Shtetëror. Informacionin e përpunuar, Zyrat Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror e përcjellin brenda datës 18 të muajit pasardhës në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror. Gjithashtu mbështetur Udhëzimit nr. 6, datë 21.5.2014, IPSH ZH mban edhe një regjistër sipas modularit nr. 2, të cilën e dërgon 1 herë në katër muaj në SHSSH. Ndërsa për çdo muaj IPSH Zyber Hallulli raporton në SHSSH fluksin dhe kapacitetin e fëmijës.

Në shkresën nr. 2462/1 prot., datë 21.12.2016 (faqe 7) për këtë gjetje SHSSH komenton dhe ka vënë në dispozicion marrëveshjet e bashkëpunimit me “Terres des Hommes”, e cila ofroi ekspertë si punonjës të pavarur për rishikimin e planeve të kujdesit. Grupi i auditimit vlerëson informacionit e dërguar nga SHSSH gjatë fazës së përgatitjes së raportit përfundimtar, por duke mos pasur dëshmi që provojnë që ky punonjës ka marrë pjesë dhe ka drejtuar mbledhjet e rishikimit (gjetja 20), atëherë komentet e SHSSH do të merren në konsideratë pjesërisht, duke rishikuar konkluzionin dhe rekomandimin 47 për raportin përfundimtar.

Page 107: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

107

Konkluzion 47: Pjesëmarrja e punonjësit të pavarur në rishikimet e dosjeve dhe drejtimin e mbledhjeve çdo 6 muaj, rrit efektivitetin e sistemit monitorues të SHSSH ndaj IPSH-ve publike për fëmijë.

Rekomandim 47: SHSSH të sigurojë se punonjësi i pavarur për rishikimin e dosjeve në shtëpinë e fëmijës Zyber Hallulli, do të jetë pjesë integrale dhe aktive e mbledhjeve të rishikimit siç kërkon pika 2.3.1 e Paketës së zbatimit të standardeve.

Gjetje 48: Aktivitetin operacional të shtëpisë, SHSSH e ka monitoruar kryesisht me kontrolle në vend nëpërmjet një strukture të posaçme47. Monitorimet në vend kryhen në baze të planit vjetor, mujor apo monitorimive të befasishme të cilat miratohen nga Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror, referuar Vendimit Nr. 512, datë 31.5.2006 “Për procedurat e kryerjes së kontrollit të ndihmës ekonomike, të pagesës së aftësisë së kufizuar dhe shërbimeve shoqërore” dhe Udhëzimit Nr. 2632, datë 29.12.2006 “Në zbatim të VKM nr.512, date 30.05.2006”. Në të vërtetë, këto akte janë hartuar dhe miratuar për procedurat e kontrollit që kryhen nga Inspektoriati i Shërbimeve Shoqërore48. Grupi nuk gjeti ndonjë akt të posaçëm të miratuar për procedurat e kryerjes së monitorimeve nga SHSSH me fokus zbatimin e standardeve nga IPSH-të publike dhe jo publike.

Konkluzion 48: Mungesa e akteve të posaçme rregullative që parashikojnë procedurat e monitorimit të IPSH-ve publike dhe jopublike nga strukturat e SHSSH, mund të dobësojë efektivitetin e sistemeve monitoruese.

Rekomandim 48: SHSSH dhe MMSR të hartojnë dhe të miratojnë një akt të posaçëm për procedurat e monitorimit të institucioneve të përkujdesit shoqëror për fëmijë.

Gjetje 49: Në planet vjetore të punës së DMSHS për vitet 2015 dhe 2016 janë parashikuar të kryhen 28 monitorime në vit (1 monitorim në vit për çdo IPSH publike). Në këto plane, programohen të kryhen mesatarisht 2-3 monitorime në muaj nga 4 specialistë. Për shtëpinë e fëmijës Z.H. monitorimet janë planifikuar të kryhen për vitin 2015 në muajin shkurt dhe për vitin 2016 në muajin shtator. Për vitin 2015 janë realizuar 25 monitorime, ndërsa deri në qershor 2016 ishin realizuar 31. Në realizimet e këtij viti, janë përfshirë dhe 14 kontrolle të grupit task-force49 të zhvilluar në muajin qershor, në zbatim të Urdhrit të Ministrit MMSR Nr. 104 datë 26.05.2016, të cilat kanë devijuar kryerjen e 8 monitorimeve të programuara në plan. Në mungesë të kapaciteteve të mjaftueshme për realizimin e monitorimeve të planifikuara dhe të menjëhershme, DMSHS (aktualisht DSHS) angazhon sipas rastit edhe 3-4 specalistë te tjerë. Për shtëpinë e fëmijës Zyber Hallulli, gjatë vitit 2015 DMSHS ka kryer dy monitorime:

● 1 monitorim i realizuar në shkurt, sipas planit vjetor të miratuar

● 1 kontroll i kryer në muajin korrik, në zbatim të Urdhrit të Ministrit të MMSR nr. 177 datë 13.07.2015.

Deri në shtator 2016 janë ushtruar 2 kontrolle, të paplanifikuara në planin vjetor:

47 Drejtoria e Monitorimeve te Shërbimeve Sociale, me Urdhrin nr. 43 datë 17.03.2016 ndryshon në Drejtori të

Shërbimeve Sociale. Referuar rregulloreve të brendshme, specialistët kanë detyrë të monitorojnë Shërbimet publike të Përkujdesit Shoqëror, hartojnë aktin dhe rezultatet e monitormit 48 Dikur si strukturë e SHSSH, tani brenda Inspektoritit Shtetëror të Punës 49 Në këtë grup ishin të përfshirë dhe strukturat e SHSSH

Page 108: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

108

● 1 nga grupi task-force zbatim të Urdhrit të Ministrit MMSR Nr. 104 datë 26.05.201650

● 1 kontroll i menjëhershëm në datë 13.09.2016, i drejtuar nga Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror.

Në shkresën nr. 2462/1 prot.,datë 21.12.2016 (faqe 8) për këtë rekomandim SHSSH komenton se shtëpia e fëmijës Z.H. është monitoruar më tepër se një herë në çdo vit. Monitorimet e planifikuara kanë devijuar nga muaji apo data për arsyet e dhëna nga vetë SHSSH grupi të auditimit, të cilët i citojnë si gjetje të tyre. Pra detyrimi ligjor i SHSSH për të monitoruar IPSH është realizuar! Në lidhje me observimin e mësipërm, Grupi komenton se nuk ka gjetur, por as SHSSH nuk jep ndonjë referencë ligjore për periodicitetin e kryerjes së monitormive nga ana e SHSSH. Nga montiromet e kryera gjatë periudhës së audituar (1 janar 2015-30 tetor 2016), vetëm 2 janë monitorime te drejtpërdrejta të SHSSH, ndërsa 2 të tjera janë kontrolle të kryera nga MMSR, në të cilat janë përfshirë dhe strukturat monitoruese të SHSSH. Në nxjerrjen e konkluzionit 49 grupi i auditimit ka konsideruar këto argumente të cilat përmenden dhe në komentet e SHSSH, prandaj rekomandimi qëndron, pasi është orientues për shpeshtësinë në planifikim dhe zbatim të monitorimeve te SHSSH.

Konkluzion 49: Mbështetur kapaciteteve monitoruese dhe kërkesave për përbërjen e grupit monitorues, Drejtoria e Shërbimeve Shoqërore planifikon kryerjen e një monitorimi në vit për IPSH-të publike. Për shkak të problematikave, riskut të evidentuar dhe natyrës së shërbimit, SHSSH kryhen kontrolle të paplanifikuara, të cilët devijojnë realizimin e monitorimeve sipas planit vjetor.

Rekomandim 49: Duke marrë shkak nga rasti i auditimit të Shtëpisë së Fmëijës “Zyber Hallulli” me gjithë devijimet e justifikuara nga plani, Drejtoria e Shërbimeve Sociale duhet të monitorojë të paktën një herë në vit IPSH-të publike, pa prekur cilësinë e standardeve te monitorimit.

Gjetje 50: Nga shqyrtimi i raporteve të monitorimit, Grupi konstaton që monitorimet në terren të kryera nga DMSHS gjatë vitit 2015 dhe 2016, pavarësisht se kanë qenë të planifikuara ose të menjëhershme, janë kryer brenda një ose dy pune, nga një grup prej 2-3 specialistësh. Objektivat kryesore të monitorimeve fokusohen kryesisht në evidentimin e problematikave të aktivitetit ditor, vlerësim i gjendjes së përgjithshme të fëmijëve, vlerësim i punës së stafit dhe plotësimit të standardeve të shërbimeve nga IPSH ZH. Konkluzion 50: Duke marrë në konsideratë natyrën e shërbimit dhe metodologjitë e përdorura, Grupi gjykon se koha e ushtrimit të kontrollit në terren është e pamjaftueshme për të identifikuar të gjitha problematikat në përmbushje të objektivave të monitorimit.

Rekomandim 50: SHSSH, në përmbushje të objektivave të monitorimit dhe metodologjive që përdor, të vlerësojë dhe programojë kohëzgjatjen e mjaftueshme të monitorimit në fazën e terrenit.

50 Kontrolli i task forcës për shtëpinë e fëmijës Zyber Hallulli, i kryer në bazë të Urdhrit të Ministrit MMSR, i realizuar me 30.05.2016 (grupi nga MMSR, ASHMDF dhe psikologë OJQ).

Page 109: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

109

3.2.2 A janë efektive metodologjitë e monitorimit në identifikimin e problematikave të mundshme të IPSH Zyber Hallulli?

Gjetje 51: SHSSH konfirmon për Grupin e auditimit se…metodologjia e përdorur për monitorim bazohet në metodologjinë e Inspektimit të IPSHSH. Gjithashtu grupet e monitorimit të SHSSH përdorin teknika të intervistimit të përfituesve. Metodologjia dhe instrumentet e inspektimit janë miratuar për kontrollet që duhet të ushtrojë Inspektoriati i Shërbimeve Sociale. Paketa mbështetet nç Ligjin nr. 9355, dt. 10.03.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, Strategjinë e Shërbimeve Sociale, miratuar me VKM nr. 265, dt. 28.04.2005 dhe Vendimet e Këshillit të Ministrave që kanë dalë në zbatim të ligjit dhe veçanërisht VKM nr. 512, dt. 31.05.2006 “Për procedurat e kryerjes së kontrollit të ndihmës ekonomike, pagesës së personave me aftësi të kufizuara dhe shërbimeve shoqërore” si dhe Udhëzimin nr. 2632, dt. 23.12.2006 “Për inspektimin e shërbimeve shoqërore”. Pavarësisht se në paketë deklarohet që kjo metodologji do të përmirësohet më tej në të ardhmen, bazuar mbi eksperiencat e inspektimit në terren deri më sot nuk ka pasur ndryshime të saj. Paketa përmban te gjitha mjetet e nevojshme orientuese që inspektimi të realizohet në përputhje me standardet e shërbimeve sociale të miratuara. Instrumentet, tabelat dhe pyetësorët që përmban kjo paketë udhëheqin qartë të tre fazat e inspektimit por në manual shënohet se ato mund të përshtaten sipas llojit dhe natyrës së IPSH-ve. Grupi konstaton se në monitorimet e kryera, DMSHS nuk respekton përputhshmërisht procesin e inspektimit, afatet kohore, dokumentet standardë, instrumentet dhe formatet e raporteve që vendos Paketa. (Aneks 2)

Konkluzion 51: Hartimi dhe zbatimi i metodologjive të veçanta për monitorimin e institucioneve rezidencialë të përkujdesit shoqëror për fëmijë orientojnë procesin në mënyrë më efektive dhe eficiente.

Rekomandim 51: SHSSH të miratojë paketa të posaçme që japin instrumente orientuese për monitorimin e IPSH për fëmijë.

Gjetje 52: Referuar raporteve të monitorimit metodologjitë e përdorura fokusohen kryesisht në:

● shqyrtim dokumentacioni dhe planeve individuale të përfituesve;

● biseda ose intervista gjysmë të strukturuar me stafin dhe drejtuesin e institucionit;

● biseda në grup me fëmijët,

● vëzhgime të drejtpërdrejta nga grupi. Metodologjia e monitorimit prezantohet si pikë e veçantë në fillim të çdo raporti, pa dhënë detaje mbi teknikat dhe vlerësimet që kryen grupi në dhënien e opinioneve për çështje të ndryshme. Kështu, në monitorimin e kryer në shkurt 2015, DMSHS ka vlerësuar performancën e shtëpisë së fëmijës përmes një sistemi pikëzimi të treguesve të standardeve. Në Aneksin bashkëngjitur raportit të monitorimit prezantohen 70 tregues standardesh me pikët përkatëse maksimale. Për shtëpinë e fëmijës Z.H. është bërë vlerësimi i performancës për çdo tregues nga grupi i monitorimit te DMSHS, që në total rezulton të jetë më 78 pikë nga 100 pikët maksimale. Sipas raportimit të monitorimit, tabela prezantohet si pyetësor dhe treguesit konsiderohen si pyetje, por Grupi i auditimit KLSH konstaton se treguesit e renditur nuk janë të shprehur në formën e pyetjeve direkte për stafin e shtëpisë, Në të vërtetë treguesit e Aneksit duket se u referohen konsiderueshëm treguesve të cilësisë që vendosin standardet e miratuara, vlerësimi më pikë i të cilëve, sipas opinionit tonë, do të kërkonte qasje dhe teknika

Page 110: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

110

të veçanta. Në lidhje me vlerësimet në pikë, shtëpia e fëmijës ka observuar duke bërë komentet për të gjithë treguesit e pavlerësuar maksimalisht. Gjithashtu, grupi konstaton që në raportet e monitorimit nuk cilësohen dhe referohen qartë kriteret (normat, standardet, parametrat, treguesit) që përdoren në monitorim, dhe që janë bazë për konkluzionet. Mosreferimi i saktë i kriterit ka lënë vend për interpretim dhe observim të gjetjeve nga intitucioni. Kështu p.sh. në raportin e monitorimit të DMSHS nr. 3541/1 datë 13.03.2015 deklarohet që …në dosjet e fëmijëve mungon hartimi i planit nga ekipi social për deinstitucionalizimin, për të cilën grupi i monitorimit lë rekomandim që të hartohen plane deinstitucionalizimi për fëmijët potencial për rikthimin në familje. Në observacionin mbi rezultatet e monitorimit në shkresën nr. 101 prot, datë 20.03.2015, shtëpia e fëmijës ZH komenton që…për rastet e fëmijëve të vlerësuar për kthim në familjet biologjike, kemi bërë shënimet përkatëse në dimensionin “lidhja me familjen”, në Planin e kujdesit të fëmijës, sepse në “Paketën e Standardeve” nuk ka format të planit të kalimit. Në vazhdimësi, në bazë të standardeve, do të plotësohet Plani i Rrugës për të Ardhmen. Në lidhje më këtë, DMSHS në shkresën nr 354/3 datë 04.05.2015 informon se…plani për të ardhmen është i përgjithshëm dhe plotësohet për çdo fëmijë në institucion. Kurse plani për deinstitucionalizimin, hartohet vetëm për fëmijët që janë vlerësuar nga ekipi multidisiplanar si mundësi për t’u rikthyer në familje. Ky plan do të shoqërohet me raporte narrative ku dokumentohen përpjekjet e punonjësit social, të ekipit multidisiplanar që kanë bërë me Drejtoritë Rajonale nëpër rrethe, takime me organizata, pjesëmarrje në grupe pune me qëllim forcimin e familjes potenciale, klasa prindërimi etj. Grupi i auditimit gjeti në dosjet e kujdesit të fëmijëve R.S dhe C.M. Plane të Kthimit në Familje të plotësuar gjatë vitit 2015. Këto Plane ishin përshtatur nga punonjësit socialë të institucionit kryesisht me rubrikat e marrëdhënieve me familjen që gjenden në Planin e Rrugës për të Ardhmen. Ndërkohë Udhëzimi i Ministrit nr.830, datë 14.4.2008 në pikën 31 përcakton qartë që nëse rezultati i planit të kujdesit…është shkolla me konvikt, jetesë e pavarur, vendosje në familjen biologjike, vendosje në kujdestari, atëherë përgatitet plani i rrugës për të ardhmen (aneks 4.2), 6 muaj përpara se fëmija të largohet nga institucioni.

Konkluzion 52: Referimi në kriteret e monitorimit është shumë i rëndësishëm pasi janë baza për dhënien e opinioneve nga grupet monitoruese. Prezantimi i metodologjive e kritereve të përshtatshme të përdorura në monitorim rrisin besueshmërinë dhe efektivitetin e këtij procesi.

Rekomadim 52: SHSSH të përdorë dhe të prezantojë qartë në raportet e monitorimit qasjet, teknikat dhe kriteret e përdorura nga grupi në procesin monitorues.

Gjetje 53: Raportet e monitorimit të DMSHS japin gjetje, konkluzione dhe rekomandime për shtëpinë e fëmijës Z.H. Gjetjet prezantojnë problematikat e vërejtura gjatë monitorimit në vend dhe konsistojnë kryesisht në:

● gjendjen e përgjithshme të fëmijës

● kushtet fizike te ambienteve të shtëpisë

● funksionimin e modelit shtëpi-fëmijë

● plotësimin e dosjeve të fëmijëve

● sigurimin e shëndetit dhe arsimimit për fëmijët

● marrëdhëniet brenda dhe midis palëve: fëmijë-prindër-staf

● kapacitetet profesionale të stafit në kryerjen e detyrave funksionale

Pavarësisht se raportet e monitorimit nuk paraqesin kritere dhe referenca në akte rregullative, nga një analizë krahasuese, Grupi vëren se problematikat e konstatuara mund të referohen në

Page 111: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

111

shumicën e rasteve si mangësi në përmbushjen e standardeve të kërkuar në VKM nr. 659 datë 17.1.2005. Kështu, në raportin e monitorimit të DMSHS me nr. 3541/1 datë 13.03.2015, rezultojnë si më të rëndësishme 9 gjetje. Në referencë me standardet e miratuara me VKM nr. 659 datë 17.10.2005, 5 nga këto gjetje paraqesin problematika në plotësimin e planeve të përkujdesit dhe dokumentacioneve në mbështetje të tyre (kërkesa që vendosin standardet 2 dhe 3); 2 gjetje lidhen me dietën ushqimore (standardi 4) dhe 1 gjetje adreson te standardi 11 (ambienti fizik i shtëpisë). Mbështetur gjetjeve, grupi i monitorimit DMSHS ka arritur në konkluzionin që…

Shtëpia e fëmijës 6-18 vjeç Tiranë, plotëson standardet e përkujdesit shoqëror për fëmijët në qendrat rezidenciale, por duhet punuar më shumë për deinstitucionalizimin e tyre. Nga biseda me drejtuesen e institucionit vlerësohet përpjekje maksimale për ti dhënë rëndësi tipologjisë së institucionit si "shtëpi-familje". Drejtuesja e institucionit ka plotësuar përmbushjen e standardeve duke plotësuar kërkesat e fëmijëve brenda agjenteve të institucionit si: fusha futbolli, kabineti i informatikës, salla e palestrës, salla e kinemasë aktiviteteve social-kulturore apo dhe përfshirja e fëmijëve në kurse jashtë shkollore, po rëndësi ka dhe zbatimi i planeve të përkujdesit. Gjatë vitit 2014 shtëpia e fëmijës është vlerësuar me 89 pikë. Në monitorimin e datës 11.02.2015 sipas Aneksit 1 kalkulimi sipas standardeve të përkujdesit shoqëror është 78 pikë. Në raportin e kontrollit të kryer më datat 16-17.07.2015, me Urdhrin e Ministrit të MMSR nr. 177 datë 13.07.201551 evidentohen 7 gjetje si problematika në aktivitetin strategjik dhe operacional të institucionit; 3 janë për çështje që mund t’i referohen standardit 12 që synon sigurimin e një stafi profesional; 2 nga këto gjetje mund të shihen si mangësi në përmbushjen e treguesve cilësore të standardit 4 (ushqimi) dhe 1 gjetje adreson çështje që mund t’i referohen standardit 3 (hartimit të një plani kthimi për fëmijët në familjet biologjike). Pavarësisht gjetjeve, konkluzioni i arritur në këtë kontroll është që fëmijët në shtëpinë e fëmijës Zyber Hallulli kanë kujdesin e duhur nga stafi për sigurinë dhe mirëqenien e tyre. Raporti i kontrollit të task forcës Nr 4518 Prot datë 27.07.201652 nuk paraqet seksione të veçanta gjetjesh. Gjithsesi evidentohen 2 gjetje që mund të referohen si mangësi në përmbushjen e standardit 11 (garantimi i një mjedisi fizik të përshtatshëm) dhe gjithashtu konstatohen mangësi në plotësimin e Plan Kujdesi dhe RVNE (standardi 2). Ndërsa në shkresën e SHSSH “Për ndjekje” nr.2001 datë 20.09.2016 prezantohen rreth 19 problematika, të shprehura nga vetë stafi në takimin me grupin monitorues në datë 13.9.2016. Pesha më e lartë të këtyre problematikave flasin për mangësi të kapaciteteve të stafit dhe menaxhimit të tyre (standardi 12).

Konkluzion 53: Monitorimet e kryera gjatë periudhës objekt auditimi (2015-2016) evidentojnë problematika që peshojnë më shumë në çështje që lidhen me:

● menaxhimin e kapaciteteve njerëzore të shtëpisë;

● plotësimin korrekt të planeve të kujdesit dhe të largimit;

● dietën dhe ofrimin e ushqimit dhe më pak në çështje që lidhen me:

● kushtet fizike të godinës

● nevojave shëndetësore apo emocionale të fëmijës. Për faktin që Drejtoria e Shërbimeve Sociale ka rol vendimmarrës në procesin e vendosjes së fëmijëve dhe zhvillimit të strategjive të deinstitucionalizimit të shtëpisë, funksioni monitorues

51 Grupi i monitorimit përbëhej nga 2 specialistë të DMSHS 52 Kryer në bazë të Urdhrit të Ministrit MMSR, me përbërje të grupit nga specialistë të MMSR, ASHMDF dhe psikologë OJQ.

Page 112: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

112

duket se orientohet më shumë kah aktiviteteve të natyrës operacionale të shtëpisë. Duke konsideruar faktin që sistemet e sotme efektive mbikëqyrëse po aplikojnë metodologji të mbështetura në risk, SHSSH duhet të fokusojë monitorimet në fusha dhe aktivitete që vlerësohen si me risk më të lartë. Pavarësisht se standardet e miratuara nuk përfshijnë temën e pranimit të fëmijëve në institucione, metodologjitë e monitorimit të DSHS duhet të orientohen në të ardhmen në evidentimin e problematikëve për rastet emergjente që referohen dhe menaxhohen kryesisht nga strukturat vendore.

Në shkresën nr. 2462/1 prot., datë 21.12.2016 SHHSH komenton se ka pasaktësi në konkluzion. Grupi i monitorimit i SHSSH megjithëse gjen probleme për të përmirësuar shërbimin, nuk mund të dalë në konkluzionin se shtëpia e fëmijës nuk garanton shërbim për fëmijë. Standardi nuk përcakton tipologjinë e shërbimit për fëmijë me modelin “shtëpi fëmijë”. Komenti i mësipërm lidhet me pasaktësinë e konkluzioneve te grupeve të monitorimit të vetë SHSSH dhe pohon mungesën e standardeve dhe kritereve në funksionimin e modeleve te shtëpive me bazë familje apo komunitare, çështje të konstatuara, konkluduara dhe rekomandura në projekt-raport. Duke qenë se rekomandimi ynë synon kryerjen e monitorimeve me metodologji të bazuara në risk, ai mbetet i pandryshuar.

Rekomandim 53: Sistemet monitoruese të SHSSH duhet të aplikojnë metodologji që adresojnë vlerësimin e rreziqeve në përmbushjen e standardeve të pranimit, përkujdesit dhe largimit të fëmijës në shtëpinë Z.H.

Gjetje 54: Në raportet e monitorimit, ka gjetje që lidhen me funksionimin e modelit shtëpi-fëmijë. Kështu në shkresën nr 354/3 datë 04.05.2015 DMSHS shënohet se bazuar në standardin 3 pika 2.3 modeli shtëpi-familje nuk funksionon plotësisht në apartamente. Modeli quhet i plotë kur çdo apartament funksionon si familje me një ose dy figura qendrore. Grupi iu referua VKM 659 datë 17.10.2005, që përcakton standardet e shërbimeve të përkujdesit shoqëror, për fëmijët në institucionet rezidenciale dhe gjen që standardi 3 pika 2.353 paraqet një tregues cilësor që kërkohet në hartimin e planeve të largimit të fëmijëve. Edhe në raportin e kontrollit të kryer me Urdhrin nr. 177 datë 13.07.2015 evidentohet si problematikë pa dhënë referenca në standarde se apartamenti dhe modeli i tyre në shtëpi familje nuk funksionon totalisht i pavarur, gatimi në apartamente nuk aplikohet, vazhdohet të gatuhet në një mensë të përbashkët dhe ushqimi shpërndahet në apartamente. Fëmijët nuk kanë ushqim/lëngje në çdo kohë në frigorifer, vetëm në rastet e dhurimeve/donacioneve. Grupi nuk gjen në VKM nr. 659 datë 17.10.2005 apo në ndonjë akt tjetër rregullativ standarde, kritere dhe indikatorë ku IPSH për fëmijë mund të referohen në funksionimin e modelit shtëpi-fëmijë.

Në shkresën nr. 2462/1 prot., datë 21.12.2016, në lidhje me gjetjen, konkluzionin dhe rekomandimin 54, SHSSH komenton se mungesa e standardeve për tipologjinë e shërbimit shtëpi-familje nuk pengon grupet e monitorimit të SHSSH për të lënë detyra për përmirësimin e shërbimit të këtij modeli. Grupi i monitormit mendon, ashtu sic dhe është shprehur në konkluzion, se miratimi i standardeve për tipologjinë e shërbimit shtëpi-familje orienton më drejt ofruesit të shërbimit në funksionimin e duhur të këtij modeli dhe i shërben strukturave monitoruese në vlerësimin

53 Standardi 3 pika 2.3: Fillimisht, me punonjësin përgjegjës, organizohen aktivitete në mënyrë që fëmijët të fitojnë aftësi në menaxhimin e

jetës së tyre të pavarur. Të mësojnë si të blejnë gjerat më të domosdoshme, në mënyrë të pavarur, si të menaxhojnë buxhetin, si të pastrojnë, të gatuajnë etj.

Page 113: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

113

e drejtë të performancës dhe dhënien e opinioneve sa më objektive, prandaj rekomandimi mbetet.

Konkluzion 54: Duke qenë se modeli shtëpi-fëmijë vlerësohet si një nga alternativat më të mira të shërbimeve përkujdesit, hartimi dhe miratimi i standardeve, kritereve dhe treguesve do të orientojnë më drejt ofruesit e shërbimit në funksionimin e duhur të këtij modeli dhe do t’i shërbente strukturave monitoruese në vlerësimin e drejtë të performacës dhe dhënien e opinioneve sa më objektive.

Rekomandim 54: Grupet e monitorimit të SHSSH duhet të japin vlerësime mbi performancën e shtëpisë dhe funksionimin e modelit mbi bazën e kritereve dhe standardeve të aprovuara paraprakisht.

3.2.3 A adresojnë monitorimet e zgjidhjen e problemeve të identifikuara në përputhje me standartet e IPSH?

Gjetje 55: Në lidhje me gjetjet, grupet e monitorimit lënë rekomandime për tu zbatuar në të ardhmen nga shtëpia e fëmijët. Në shumicën e rasteve, Grupi i auditimit vëren që këto rekomandime duket të adresojnë zgjidhjen e problematikave të identifikuara. Tabela e mëposhtme jep një përmbledhje të numrit së gjetjeve dhe rekomandimeve për çdo monitorim/kontroll të ushtruar në shtëpinë e fëmijës Zyber Hallulli, duke i referuar me standardin përkatës që Grupi gjykon se rekomandimin synon të përmbushë.

Tabela : Të dhënat mbi gjetjet dhe rekomandimet nga monitormet në shtëpinë Z.H.

data e raportit 13.03.2015 17.07.2015 27.07.2016 20.09.2016

referimi me standartin në VKM nr. Gj nr. Rek

nr. Gj nr. Rek

nr. Gj nr. Rek

nr. Gj nr. Rek

Stand. 2 - dosjet e fëmijëve 5 5 1 1 2 2

stand. 3-planet e largimit 1

stand. 4- ushqimi 2 1 2 2

stand 5-veshja dhe personale

stand. 6-nevoja fiz, emoc, shëndet.

1 2

stand. 7-politika edukimi 1 1

stand. 8-aktivitete kohë e lirë

stand. 9-ankimimi

Page 114: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

114

stand. 10-siguria nga abuzimi

stand 11-mjedisi fizik 2 1 2 1 1

stand. 12-stafi i përshtashem 3 4 12 9

stand. 13-siguria për plotësim stand.

Total 9 8 7 4 2 3 19 12

Burimi: Grupi i auditimit, KLSH

Siç tregohet në tabelë, grupet e monitorimit nuk lënë rekomandime për të gjitha problematikat e evidentuara. Kështu, në raportin e kontrollit të kryer, me Urdhrin e Ministrit të MMSR nr. 177 datë 13.07.2015, grupi monitorimit ka evidentuar që…ka fëmijë që megjithëse kanë familjet biologjike, qëndrojnë në institucion prej shumë vitesh. Stafi duhet të bashkëpunojë më shumë me institucionet e tjera për të aftësuar familjen e përgatitur atë për kthimin e fëmijës (problematika nr. 2). Në seksionin e rekomandimeve grupi i auditimit nuk gjen rekomandim që adreson zgjidhjen e këtij problemi54. Gjithashtu në shkresën e SHSSH “Për ndjekje” nr. 2001 datë 20.09.2016, një nga problematikat e konstatuara nga stafi i shtëpisë së fëmijës (financieri) është…kuota e ulët ushqimore për grupmoshën e fëmijëve më të rritur, mbi 10 vjeç. Me ndihmën e stafit përgjegjës është realizuar një studim për kuotën në lidhje me sasinë dhe vlerat që duhet të përfshijë kuota sipas grupmoshave dhe llogaritja financiare e saj.Ndërsa nga mjeku u theksua problemi i ofrimit të mjekimit për fëmijën Bekimi, i cili ka problem të rënda shëndetësore dhe mjekimi nuk është mundësuar nga QSU Tiranë për shkak të mungesës së fondeve për ofrimin e mjekimit. i janë drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë por nuk kanë gjetur zgjidhje…Fëmijët e pranuar si rast emergjent duhet të pajisen paraprakisht me dokumentacionin shëndetësor për shkak se vështirëson ndjekjen më tej të shërbimit. Pa dokumente shërbimi mjekësor parësor nuk ofron shërbim si vizita mjekësore. Grupi nuk gjen ndonjë rekomandim që orienton në zgjidhjen e këtyre problematikave, të ngritura nga vetë stafi. Në lidhje më problematikat për të cilat monitoruesi nuk ofron rekomandime, grupi konstaton se ato në shumicën e rasteve i përkasin aktiviteteve strategjike (deinstitucionalizimi, shëndeti) në menaxhimin e të cilave shpeshherë përfshihen vetë strukturat e SHSSH apo janë aktivitete që kryhen në koordinimin me strukturat vendore.

Në shkresën nr. 2462/1 prot., datë 21.12.2016 (faqe 8-9) për këtë gjetje SHSSH komenton se Grupi auditues pohon se problematikat për të cilat monitoruesi ofron rekomandime i përkasin ndërhyrjeve që duhet të bëjë vetë SHSSH...Për këto problematika nuk nuk mund të liheshin rekomandime në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”, pasi nuk janë përgjegjësi direkte e institucionit. Grupi i ka konstatuar dhe përmendur në gjetje këto fakte. Mbështetur tyre ka rekomanduar që grupet e monitorimit të adresojnë zgjidhjet e duhura te strukturat përkatëse, sepse:

1. brenda SHSSH funksionet dhe përgjegjësitë janë të ndarë sipas strukturave. 2. shumë problematika mund të vijnë nga bashkëpunimi i shtëpisë së fëmijës me

strukturat vendore dhe me aktorë të tjerë të jashtëm. Megjithatë grupi i auditimit e merr pjesërisht në konsideratë komentin e subjektit, duke reflektuar në rekomandim ndryshimin nga “grupet e monitorimit” në “SHSSH”.

Konkluzion 55: Mungesa e rekomandimeve nga grupet e monitorimit, mund t’i mbajë të

54 Për më tepër, Grupi i auditimit e evidenton si problematikë në gjetjen 5 dhe 7 të pyetjes së parë bazë.

Page 115: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

115

pazgjidhura apo t’i thellojë më tepër problematikat dhe mangësitë në aktivitetet strategjike dhe operacionale të shtëpisë së fëmijës.

Rekomandim 55: Për çdo problematikë të evidentuar, SHSSH duhet të adresojnë zgjidhjet e duhura te strukturat përkatëse.

Gjetje 56: Grupi u konsultua me të gjitha rekomandimet e lëna gjatë vitit 2015-2016, për të arritur në një vlerësim mbi qartësinë dhe plotësinë e rekomandimit. Rekomandimet në përgjithësi janë të natyrës organizative dhe jo të gjitha adresojnë zgjidhjen e problemit në afate, përgjegjësi dhe procedurat e aplikimit të tij (si përgjigje e pyetjeve kur, kush, si). Në raportin e monitorimit të DMSHS nr. 3541/1 datë 13.03.2015 lihen rekomandime ose me zbatim të menjëhershëm ose në vazhdimësi, kurse në raportet e tjera të shqyrtuara grupi i auditimit nuk gjeti afate të zbatimit të rekomandimeve të lëna. Për shkak edhe të mungesës ose paqartësisë në kriteret e përdorura në auditim, rekomandimet duket të jenë të përgjithshme dhe nuk japin zgjidhjen e qartë dhe të duhur të problematikës, si të tilla përmendim më poshtë:

● Të zbatohet dhe plotësohet menuja ushqimore sipas standardeve dhe e ndarë sipas grup-moshave. Menuja të jetë e pasur në sasi dhe të ketë larmishmëri zgjedhjesh.

● Të funksionojë institucioni si shtëpi familje ku fëmijët e rritur të përfshihen në procesin e vendimmarrjes.

● Përveç suportit që po jepet nga grupi i ekspertëve që vazhdojnë supervizimin duhet të zbatohen dhe aplikohen metoda të motivimit, vlerësimit nga ana e drejtuesit të institucionit

● Rishikimi i formularëve Plan Kujdesi dhe RVNE, në mënyrë që të bëhen më të praktikueshëm nga punonjësit.

Grupi konstaton gjithashtu që shtëpia e fëmijës me shkresë zyrtare ka observuar dhe komentuar mbi disa nga rekomandimet e dhëna e SHSSH.

Konkluzion 56: Qartësia dhe plotësia e rekomandimit, mbështetur në kritere të pranuara, rrit besueshmërinë në adresimin drejt të zgjidhjes së problemit.

Rekomandim 56: Rekomandimet e Grupeve të monitorimit të SHSSH duhet të shprehin qartë afatet dhe mundësitë e zgjidhjes së problemit. Rekomandimet e SHSSH të jenë jo vetëm të natyrës organizative, por dhe disiplinore.

Gjetje 57: Sipas rregullores se brendshme të SHSSH, specialistët-monitorues ndjekin zbatimin e detyrave të lëna nga akti i monitorimit të fundit të realizuar në IPSH. Lidhur me monitorimin e rekomandimeve të lëna, Drejtoria e Shërbimeve Sociale në SHSSH shprehet se…monitoron në vazhdimësi zbatimin e rekomandimeve nëpërmjet monitorimeve të drejtpërdrejta në IPSH Grupi vëren se raportet e monitorimit nuk japin informacion të detajuar mbi zbatimin e rekomandimeve të lëna në monitorimet paraadhëse. Nga ana tjetër, grupi konstaton që me gjithë lënien e rekomandimeve, disa nga problematikat si: plotësimi i dosjeve të përkujdesit, rikthimi i fëmijëve në familjen biologjike, menuja ushqimore e ndarë sipas grup-moshave, rritja e kapaciteteve të burimeve njerëzore vazhdojnë të mbeten të pazgjidhura dhe evidentohen përsëri nga monitorimet pasardhëse. Gjithashtu për zbatimin e rekomandimeve SHSSH shprehet se e monitoron nëpërmjet raportimeve periodike të IPSH mbi realizimin e detyrave dhe rekomandimeve te lëna. Sipas riskut të evidentuar planifikohen edhe monitorimet.

Page 116: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

116

Ndërsa shtëpia e fëmijës Z.H. shprehet se…pas çdo rekomandimi, hartohet një plan masash për zbatimin e tyre. Nga monitorimi, lihen detyra për t'u zbatuar dhe institucioni punon për zbatimin e tyre dhe në kontrollin pasardhës, monitorohet nëse janë zbatuar ose jo. Ne planifikojmë zbatimin e tyre duke i vendosur në planin mujor i cili paraqitet çdo muaj në SHSSH së bashku me raportin e realizimit te muajit paraardhës. Sipas informacionit të shtëpisë së fëmijës për zbatimin e detyrave të lëna në shkresën nr. 2001 datë 20.09.2016, janë marrë masa për realizimin e 9 nga 12 rekomandimet e lëna.

Konkluzion 57: Mungesa e procedurave të qarta dhe afateve në zbatimin e rekomandimeve krijojnë premisa për neglizhencë të strukturave përgjegjëse për marrjen e masave të duhura dhe në kohë për zgjidhjen e problematikave të evidentuara gjatë monitorimeve.

Rekomandim 57: SHSSH të përcaktojë procedura dhe afate për ndjekjen e rekomandimeve të lëna shtëpisë së fëmijës Zyber Hallulli

4. PËRMBLEDHJE E GJETJEVE, KONKLUZIONEVE DHE REKOMANDIMEVE

4.1. Informacioni përmbledhës

Shtëpia e Fëmijës Zyber Hallulli nuk garanton një shërbim plotësisht efektiv në përkujdesin dhe integrimin shoqëror të fëmijëve rezidencialë. Pavarësisht ristrukturimit në apartamente për fëmijë sipas grup-moshave, hartimi dhe zbatimi i strategjive efektive për deinstitucionalizmin kërkon përcaktimin e qartë të tipologjisë së shërbimit. Ka shumë problematika në plotësimin e të gjitha planeve të përkujdesit, në saktësinë dhe seriozitetin e informacionit të përgjithshëm, në aspektin planet shëndetësore, arsimore, psikosociale dhe në procesin e rishikimit të tyre.

Rekrutimi i stafit nuk është bërë sipas kritereve që vendosen nga aktet rregullative. Dhe mospërmbushjet e kritereve sjellin mungesë efektiviteti të stafit dhe të institucionit, kosto në kurriz të jetës së fëmijëve. Efektet e largimeve të stafit qofshin edhe dorëheqje përkeqësojnë lidhjet njerëzore mes fëmijëve dhe stafit, shtojnë përceptimin e braktisjes së vazhdueshme dhe theksojnë praninë e institucionit përmbi kujdesin njerëzor.

Përtej aktivitetit të insitucionit, rëndësi ka edhe procesi i monitorimit nga ana e Drejtorisë së Shërbimeve Sociale, pranë Shërbimit Social Shtetëror. Vihet re mungesa e akteve të posaçme rregullative që parashikojnë procedurat e monitorimit të IPSH-ve publike dhe jopublike nga strukturat e SHSSH, të cilat dobësojnë efektivitetin e sistemeve monitoruese.

I A ndërton IPSH Zyber Hallulli një planifikim afatgjatë efektiv të kujdesit ndaj fëmijëve rezidentë?

Konkluzion 1: Hartimi dhe zbatimi i strategjive efektive për deinstitucionalizmin e Shtëpisë Z.H. kërkon para së gjithash përcaktimin e qartë të tipologjisë së shërbimit. Pavarësisht ristrukturimit të shtëpisë në apartamente për fëmijë sipas grup-moshave, Shtëpia e Fëmijës Zyber Hallulli ende është në transformim të ambjenteve dhe shërbimeve të saj drejt modeleve me bazë familjen.

Rekomandim 1: SHSSH t’i propozojë MMRS rikonceptimin e tipologjive të shërbimeve për shtëpinë e fëmijës Zyber Hallulli dhe IPSH-të publike për fëmijë, referuar ndryshimeve ligjore-rregullative dhe modeleve më të mira që synojnë stretegjitë e deinstitucionalizimit.

Page 117: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

117

MMSR të miratojë parimet, kriteret dhe standardet për funkionimin e modeleve më të mira që synojnë strategjitë.

Konkluzion 2: Procedura e vendosjes së fëmijëve për rastet emergjente në qendrat e përkujdesit rezidencial mbart riskun e lartë të sistemimit të fëmijës në papërputhshmëri me kërkesat që vendosin aktet rregullative dhe me interesin më të mirë të fëmijës, gjatë kohës së qëndrimit të tij në këtë qendër. Nga ana tjetër, kohëzgjatja e plotësimit të dokumentacionit të pranimit për komisionim ndikon drejtpërdrejt planet dhe procedurat për largim, të vendosura në udhëzimin e Ministrit të MMSR Nr. 6, datë 21.5.2014. Rekomandim 2:

Shtëpia e fëmijës në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse vendore të tregojnë kujdesin e duhur të sistemimit të fëmijës në raste emergjente në plotësim të interesit më të mirë të tij dhe në respektim të kritereve të pranimit që parashikojnë aktet rregullative në fuqi dhe standardet më të mira.

MMSR të përfshijë në paketën e standarteve e shërbimeve të përkujdesit shoqëror për fëmijët në institucionet rezidenciale, edhe standartet për pranimin e fëmijëve në këto institucione, konform standardeve më të mira evropiane.

Konkluzion 3: Pjesa më e madhe e fëmijëve në shtëpinë e fëmijës Z.H. vijnë nga familje në gjendje të vështirë social-ekonomike dhe si raste emergjente. Kohëzgjatja e plotësimit të dokumentacionit të nevojshëm për pranim në shtëpi dhe vështirësitë reale në fuqizimin e familjes biologjike, nuk favorizojnë rikthimin e fëmijës në familje për një afat 12 mujor. Megjithëse ka shumë akte që përcaktojnë ndarjen e roleve dhe bashkërendojnë punën midis IPSH-ve dhe strukturave vendore, rritja e efektivitetit të bashkëpunimit midis tyre është shumë e rëndësishme në procesin e rikthimit të fëmijës në familjen biologjike

Rekomandim 3: Në respektim të akteve rregullative, Shtëpia e fëmijës Zyber Hallulli dhe strukturat përgjegjëse vendore të formalizojnë dhe zbatojnë një plan masash gjatë 12 muajve pas vendosjes së fëmijës në institucion më qëllim fuqizimin dhe rikthimin e fëmijës në familje.

Konkluzion 4: Në kushtet kur aktet ligjore/rregullative nuk parashikojnë gëzimin e të drejtës reale për strehim dhe punësim pas largimit nga qendra e përkujdesit shoqëror, fëmijët/të rinjtë pas moshës 18 vjeç, të paktën ata me status jetimi, rrezikojnë të mbeten të paintegruar jashtë shtëpisë. Rekomandim 4: MMSR të kërkojë përmirësime në kuadrin ligjor/rregullativ që synojnë garantimin e gëzimit të së drejtës reale për strehim të të riut me status jetimi në moshën 18 vjeç pas largimit nga IPSH-të publike për fëmijë.

Konkluzion 5: Mungesa e rezultateve në planin e kujdesit mund të ndikojë negativisht procesin e largimit nga shtëpia dhe plotësimin korrekt të kritereve/treguesve të vendosur në VKM 659 datë 17.10.2005 dhe Udhëzimit nr.830, datë 14.4.2008

Rekomandim 5: Në respektim të pikave 30 dhe 31, të Udhëzimit nr. 830, datë 14.4.2008, ekipi multidisiplinar të përcaktojë qartë rezultatin e planit të kujdesit për çdo fëmijë të shtëpisë, mbi bazën e të cilit të përgatitet Plani i largimit për fëmijën.

Page 118: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

118

Konkluzion 6: Planet e rrugës për të ardhmen nuk plotësohen rregullisht sipas afateve dhe rubrikave që parashikon Udhëzimi nr.830, datë 14.4.2008 pika 31 dhe Aneksi 4.2 i Manualit.

Rekomandim 6: Të plotësohet Aneksi 4.2. për të gjitha rastet që parashikon pika 31 Udhëzimit nr.830, datë 14.4.2008.

Konkluzion 7: Plotësimi i planeve të rrugës për të ardhmen sipas kërkesave që vendosin manualet është dëshmi e komunikimit dhe përfshirjes së fëmijës në procesin e largimit, të cilat vlerësohen si tregues cilësorë të rëndësishëm në standardet e kërkuara për largimin e fëmijës nga shtëpia.

Rekomandim 7: Shtëpia e fëmijës Zyber Hallulli duhet të mbajë në dosjet e fëmijës edhe Planet e Rrugës Për të Ardhmen, sipas Akeksit 4.2 dhe 4.3, të plotësuar dhe nënshkruar nga fëmija.

Konkluzion 8: Mungesa e informacionit dhe aktiviteteve mbi aftësimin e fëmijëve për një jetë financiarisht të pavarur mund të ndikojë negativisht në integrimin e fëmijës jashtë institucionit me mbushjen e moshës për largim. Funksionimi i plotë i modeleve bashkëkohore shtëpi-familje si dhe tipologjive te reja të shërbimit për grup-moshat 16-18 vjeç mund të adresojë zgjidhjen më të drejtë të këtij problemi. Rekomandim 8: Shtëpia e fëmijës Z.H. të zbatojë programe dhe të kryejë aktivitete që i mësojnë e praktikojnë fëmijët/të rinjtë në blerjen e gjërave më të domosdoshme dhe të menaxhojnë buxhetin në mënyrë të pavarur.

Konkluzion 9: Plotësimi korrekt i rubrikave në Planet e kujdesit me rastin e largimit jep një evidencë të vlefshme në lidhje me ndihmesën dhe përfshirjen e fëmijës në planifikimin e procesit të largimit në plotësim e kërkesave dhe standardeve të kërkuara.

Rekomandim 9: Ekipi multidisiplinar i shtëpisë së fëmijës Z.H. të plotësojë në mënyrë korrekte të gjitha rubrikat e Planit të Kujdesit me rastin e Largimit dhe në përputhje me Planin e Kujdesit për fëmijën/ të riun.

Konkluzion 10: Plotësimi i formularit FID i ofron stafit të dhënat bazë për fëmijën e sapo vendosur në Shtëpi. Nuk ka rëndësi nëse fëmijët e sapo ardhur në Shtëpi vijnë nga famijet e tyre apo institucionet e tjera rezidenciale, ky formual duhet plotësuar nga institucioni për vendosjen e tij në Shtëpi. Formulari FID është hapi fillestar për grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave të fëmijëve. Sipas Udhëzimin të Ministrit Nr. 830 datë 14.4.2008, dhe Manualit të Zbatimit të Standardeve, plotësimi i këtij formulari duhet të bëhët brenda javës së parë të vendosjes së fëmijës në Shtëpi.

Rekomandim 10: Punonjësit socialë të marrin masa e të plotësojnë formularët FID për të gjithë fëmijët e rinj që vijnë në Shtëpi, sipas Udhëzimit të Ministrit të MPÇSSHB nr. 830 datë 14.4.2008. Asnjë fëmijë i ri të mos mbetet pa grumbullimin e informacionit të domosdoshëm. Drejtori i Institucionit të kujdeset që stafi të përmbushë detyrat e veta funksionale dhe të mos çedojë në plotësimin e formularët bazë për fëmijët e sapo ardhur në institucion. Në këtë mënyrë do të ulet mundësia për rënie të efektivitetit të stafit në aktivitetin e tyre operacional.

Page 119: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

119

Konkluzion 11: Udhëzimi i Ministrit nr. 830 datë 14.4.2008 përveç manualit për zbatimin e standardeve në institucionet rezidenciale të kujdesit për fëmijë në Shqipëri, ka të bashkangjitur në anekse të gjithë formularët e nevojshëm për përdorim nga stafi dhe vetë fëmijët. (Formulari FID është Aneksi 2.1). Është detyrë e stafit të institucionit që të kujdeset për të plotësuar formularët e duhur dhe për të mbledhur informacion mbi fëmijët. Po ashtu për të eleminuar sa më shumë risqet e përdorimit të formularëve FID të papërshtatshëm, është e nevojshme që i njëjti format i këtij formulari të mbahet edhe në formë elektronike pasi do të ndihmojë në informatizimin e dosjeve dhe të dhënave të fëmijëve.

Rekomandim 11: Punonjësit socialë, të kontrollojnë të gjitha dosjet për të evidentuar nëse ka raste të tjera ku janë përdorur formularë të ndryshëm nga ai i aneksit 2.1 të Manualit të zbatimit të standardeve. Stafi përgjegjës të hedhë të dhënat e fëmijës L. B. (të evidentuar nga grupi i auditimit) dhe të të gjithë rasteve të tjera (nëse ka jashtë kampionimit të dosjeve të audituara) në formatin e miratuar me Udhëzimin e Ministrit të MPÇSSHB nr. 830 datë 14.4.2008. Stafi të mos përdorë formularë të pamiratuar, qofshin ato edhe të ngjashëm. Drejtori i Institucionit të kujdeset që të mos përdoret asnjë formular i cili nuk është i miratuar nga aktet nënligjore në fuqi. Drejtori i Institucionit të kujdeset që të fillojë regjistrimi i formularëve FID edhe në formatin Word/ Excel paralelisht me plotësimin manual të tyre Punonjësit socialë të fillojnë e të regjistrojnë të dhënat e formularëve FID edhe në formë elektronike, duke patur edhe në version elektronik Aneksin 2.1 të Manualit të Zbatimit të Standarteve.

Konkluzion 12: Nga 17 dosje të audituara, vetëm 6 prej tyre kanë patur formularin FID të plotësuar nga punonjësit socialë të IPSH Zyber Hallulli, ku të gjithë kanë patur probleme me plotësinë e informacionit dhe të rubrikave të veçanta. Duke qënë se fëmijët rezidentë në IPSH janë fëmijë me probleme sociale të mëdha, është e kuptueshme që mund të ketë mungesë informacioni fillestar që shoqëron fëmijën nga njëri institucion në tjetrin dhe jo vetëm. Problemi është se gjatë kontrolleve të formularëve FID vihet re mos plotësim rubrikash dhe mungese komentesh nga ana e personelit përgjegjës. Edhe në rastet kur fëmijët vijnë pa informacione bazë, për ato rubrika që nuk mund të plotesohen pa këto të dhëna, stafi duhet ta reflektojë këtë mangësi dhe pamundësi për të realizuar detyrën e vet. Ndër këto 6 formularë, asnjëri nuk ishte i plotësuar i gjithi sipas rubrikave të formularit. Dhe njëri prej formularëve është plotësuar për dy veta, në kundërshtim të plotë me vetë qëllimin e formularit dhe Udhëzimit të Ministrit nr. 830 datë 14.4.2008. Në krye të çdo formulari FID shkruhet: “Për një fëmijë në kujdesin e një institucioni shtetëror ose jo shtetëror”. Në kushte të tilla, sipas gjetjeve të lartpërmendura, nga dosjet e kampionuara asnjë fëmijë nuk ka patur mundësinë e një formulari me informacion të domosdoshëm të plotë.

Rekomandim 12: Punonjësi Kyç, personi përgjegjës për plotësimin e formularëve FID, të jetë i kujdesshëm dhe i vëmendshëm në plotësimin e këtij formulari për të gjithë fëmijët sapo vendosen në shtëpi. Punonjësi Kyç të mos lërë rubrika të formularit FID pa plotësuar. Drejtori i Institucionit të japë tërë mbështetjen e vet si drejtues dhe të sigurojë se çdo fëmijë i vendosur në Shtëpi të jetë pajisur me formularin FID brenda afatit të përcaktuar në aktet

Page 120: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

120

nënligjore, me të gjitha rubrikat e formularit të plotësuara. Drejtori i institucionit të kujdeset që formularët FID të jenë të pasqyruar edhe në format elektronik. Konkluzion 13: Gjetjet e mësipërme janë tregues të mos plotësimit të rregullt të dosjeve të fëmijëve me formularët RVNE. Afatet e tyre dhe vlefshmëria e tyre është e përcaktuar në VKM Nr. 659 datë 17.10.2005 “Standardet e Shërbimeve të Përkujdesit Shoqëror” Standardi II kriteri i cilësisë 5.1 “Ka raporte se progresi i femijes rishikohet çdo 6-muaj”, në Udhëzimin nr. 830 datë 14.4.2008 të MPÇSSHB-së si dhë në udhëzuesin e përdorimit të Raportit për Vlerësimin e Nevojave dhe Ecurisë. Është e rëndësishme që të theksohet se përfundimi dhe përdorimi i RVNE nuk është një çështje mekanike e “kalimit” të ndarjeve njëra pas tjetrës, e plotësimit të kutive apo bërjes së disa komenteve. Qëllimi i shqyrtimit të nevojave dhe ecurisë është që të përftohet një pikëpamje e përgjithshme e asaj se çfarë duhet bërë për të ndihmuar fëmijën55. Në kushte të tilla, kur formularët RVNE plotësohen pa plane të qarta dhe pa zbatuar afatet kohore të nevojshme, qëllimi i ekzistencës së tyre nuk përmbushet dhe cilësia e plotësimit të këtyre formularëve vihet në dyshim duke cënuar efektivitetin e vlerësimit të shtatë dimensioneve të zhvillimit të fëmijëve (Shëndeti, Arsimi, Zhvillimi emocional dhe i sjelljes, Identiteti dhe vetëimazhi, Marrëdhëniet shoqërore dhe fëmiljare, Paraqitja në shoqëri, Shprehitë e vetëkujdesit dhe orientimit). Faqja 2 e formularëve RVNE – Përdorimi i Raportit për Vlerësimin e Nevojave dhe Ecurisë shpreh se “Minimalisht, arsyet për mosrishikimin e një pjese të raportit duhen mbajtur shënim dhe duhet bërë e qartë baza që është përdorur për të bërë vlerësimet”.

Rekomandim 13: Stafi përgjegjës i IPSH Zyber Hallulli për plotësimin e rregullt të formularëve RVNE duhet të përgatisë axhendë elektronike për plotësimin në kohën e duhur të secilit formular RVNE për secilin fëmijë. Drejtori i Institucionit të kujdeset dhe të marrë masat e nevojshme për organizimin e punës së personelit përgjegjës që të mos ketë mospërputhje të afateve kohore, për të siguruar një informacion të saktë dhe të vlefshëm për secilin fëmijë përfitues.

Konkluzion 14: Hapësirat për plotësimin e datës së formularit RVNE dhe të rishikimit të tij, kërkojnë të vendoset data e saktë të këtyre takimeve. Datat e këtyre formularëve janë mjaft të rëndësishme jo vetëm për monitorimin e nevojave të fëmijëve por shërbejnë edhe si datë e një dokumenti të institucionit. Ky formular fillimisht duhet të plotësohet brenda muajit të parë të vendosjes së fëmijës në institucion. Nëse institucioni evidenton datën e saktë dhe të plotë të hyrjes së fëmijës në shërbimin rezidencial, atëherë për një monitorim sa më efektiv të fëmijës dhe të stafit për plotësimin në kohë të formularëve RVNE, duhet vendosur data e plotë. Vendosja e datave vetëm me muaj dhe vit lë hapësira për mosndjekje të saktë dhe korrekte të fëmijës nga ana e stafit përgjegjës. Secili specialist pas plotësimit të rubrikave përkatëse përvec nënshkrimit duhet të vendosë edhe datën e saktë. Procesi i plotësimit të formularëve RVNE dhe i rishikimit të tyre konsiderohet si një proces i vazhdueshëm dhe takim mes stafit lidhur me nevojat dhe zhvillimin e fëmijëve.

Rekomandim 14: Punonjësit përgjegjës për plotësimin e formularit për vlerësimin e nevojave dhe ecurisë dhe formularët e rishikimit të tyre, të vendosin datën e saktë jo vetëm në faqen e parë të formularit, por edhe në rubrikat përkatëse si dhe në analizën finale për të gjithë formularët që do të plotësohen në vijim.

55 Faqja 2 e formularëve RVNE – Përdorimi i Raportit për Vlerësimin e Nevojave dhe Ecurisë

Page 121: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

121

Konkluzion 15: Me miratimin e VKM Nr. 839, datë 3.12.2014 “Për disa Ndryshime dhe Shtesa në VKM nr. 425, datë 27.6.2012, "Për Përcaktimin e Kritereve dhe të Dokumentacionit të Nevojshëm për Pranimin e Personave në Institucionet Rezidenciale, Publike dhe Jopublike, të Përkujdesjes Shoqërore” ndër të tjera pësoi ndryshime edhe Kreu I, pika 1.3 c, i cili shpreh se “Mosha e pranueshme për t'u vendosur në shtëpitë e fëmijës është nga 0-18 vjeç.”. Me rritjen e moshës së daljes nga institucionet rezidenciale publike nga 16 vjeç në 18 vjeç nëpërmjet VKM nr. 839 datë 03.12.2014, nuk është vijuar nga ana e MMSR-së me hartimin e një udhëzimi i cili duhet të rregullojë punën operative të stafit të IPSH-ve publike për moshën shkollore. Në këto kushte, ky problem i cili është për të gjitha IPSH publike rezidenciale për moshën shkollore, dhe që duhet të ishtë zgjidhur që në kohën e miratimit të VKM nr. 839 datë 03.12.2014, vijon të pengojë punën e stafit.

Rekomandim 15: Shërbimi Social Shtetëror dhe Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë duhet të ndërmarrin hapat e nevojshëm në pajisjen e IPSH rezidenciale për fëmijët e moshës shkollore me formularët RVNE të grupmoshave 16-18 vjeç.

Konkluzion 16: 1. Standardi II i Shërbimeve të Përkujdesit Shoqëror, si pjesë e setit të 13 standardeve të miratuara me VKM Nr. 659 Dt. 17.10.2005 “Për Standartet e Shërbimeve të Përkujdesit Shoqëror ...” shpreh qartë se “Plani i përkujdesjes për secilin fëmijë paraqet në mënyrë të qartë nevojat e vlerësuara të fëmijës, objektivat dhe aktivitetet e përkujdesjes, krijimin e mundësive për të plotësuar këto nevoja nga stafi i shtëpisë, dhe mënyra se si do të vlerësohet efektiviteti i përkujdesjes për çdo element (komponent) të planit.” Ky standard shpreh pikërisht se përveç identifikimit të nevojave të secilit fëmijë, vendosjes së objektivave dhe krijimit të mundësive për përmbushjen e tyre nga ana e stafit të IPSH-ve në përgjithësi, këto plane përkujdesi tregojnë edhe mbi mënyrën e vlerësimit të efektivitetit të përkujdesjes së stafit për çdo element të planit.

2. Nëse planet për rivlerësimin e nevojave të fëmijëve plotësohen në mënyrë formale dhe pa asnjë qëllim në vetvete, është e kotë të kërkohet një zhvillim objektiv i fëmijëve rezidentë. Aktiviteti operacional i këtij institucioni, dallon mbi të gjitha nga institucionet e tjera sepse në çdo plan pune dhe çdo formular përkujdesje që plotëson secili punonjës, vendoset fati i një fëmije. Në raste kur këta formularë plotësohen në mënyrë sipërfaqësore dhe pa iu përmbajtur kushtet e vendosura në VKM nr. 659 dt. 17.10.2005, përtej moszbatimit të një akti nënligjor, bëhet fjalë për cënim të të ardhmes së një të mituri, të një individi. Prandaj, pakujdesia papritur kthehet në dëm shoqëror. RVNE është një dokument për të ndihmuar në praktikën e punës sociale profesionale dhe plotësimi i tij është përgjegjësi e punonjësit social të fëmijës. Provat duhen dhënë për përfundimet që ka nxjerrë punonjësi social. Fëmija duhet të përfshirë gjithashtu hollësi të çfarëdo shkalle ose instrument të tjerë që përdoren për të vlerësuar një dimension të caktuar dhe përfundimet e nxjerra prej tyre. Brenda dimensionit përkatës duhen të mbahen shënim mospajtimet dhe mospërputhjet56. Për fëmijët e moshës 11-18 vjeç gjatë përgatitjes për të bërë vlerësimin, do të jetë e rëndësishme që profesionistët t’i shpjegojnë të riut pse po bëhet vlerësimi. Si do të përftohet informacioni; Cilat fusha do të përfshihen; kush do të përfshihet në

56 Faqja 2 e formularëve RVNE – Përdorimi i Raportit për vlerësimin e Nevojave dhe Ecurisë – fëmijët e moshës 11-15 vjeç

Page 122: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

122

proces; Sa do të zgjasë; dhe çfarë ndodh me informacionin. Është e rëndësishme që fëmija të jetë i qartë për qëllimin e vlerësimit dhe me cilin do të ndahet informacioni më gjërësisht.57

Vihet re se një vështirësi e madhe vjen edhe nga mbajtja e këtij formulari në formë të plotësuar me shkrim dore. Për efekte manaxhimi sa më efektiv, analizimi të ecurisë së secilit fëmijë në përiudha të ndryshme kohore apo për efekte të krahasimit të fëmijëve me njëri-tjetrin sipas grupmoshave, gjinisë apo historive të ngjashme familjare, sociale, etj, është shumë i nevojshëm informatizimi i këtyre formularëve. Gama e gjerë e informacionit ka nevojë të jetë sa më e krahasueshme që të jetë e vlefshme për stafin dhe mbi të gjitha për të ardhmen e secilit fëmijë. Duke u mbajtur edhe në format elektronik, rreziku për të humbur, grisur, djegur apo moskuptuar saktë nga secili pjesëtar i stafit përgjegjës, zvogëlohet ndjeshëm. Po ashtu, nëpërmjet ruajtjes në format elektronik, është më i lehtë manaxhimi i rasteve dhe i regjistrimit të tyre për secilin fëmijë. Nga ana manaxheriale, informatizimi i këtyre të dhënave, hedh hapin e parë për bazën e të dhënave elektronike për secilin fëmijë. Në kushtet kur formularët plotësohen në mënyrë të vazhdueshme manualisht dhe në mënyrë formale nga stafi, jemi përballë një grupi fëmijësh që për hir të fatkeqësisë së tyre, u është fshirë një pjesë e mirë e historisë së zhvillimit të tyre.

Rekomandim 16: 1. Stafi përgjegjës për plotësimin e Formularëve RVNE të kujdeset e të plotësojë me shumë vëmendje dhe kujdes duke pasqyruar sa më saktë problemet e secilit fëmijë. Të ketë të dhëna të plota nga diskutimet me fëmijët, të pasqyrohen mendimet dhe kërkesat e tyre lidhur me diskutimet me ta rreth 7 dimensioneve të Rivlerësimit të Nevojave dhe Ecurisë. Drejtori i Institucionit të bëjë kujdes që fëmijët dhe të rinjtë të marrin pjesë në mbledhjet e rishikimit për planet e tyre. Drejtuesi i Institucionit të marrë masa që formularët RVNE të jenë të pasqyruar edhe elektronikisht në format Word/excel pa humbur asnjë kontekst dhe asnjë shënim i formularëve të plotësuar manualisht. 2. Stafi përgjegjës nën kujdesin dhe mbikqyrjen e Drejtorit të Institucionit duhet të përfshijnë jo vetëm fëmijët por edhe prindërit apo të afërmit e tyre në secilën mbledhje të rishikimit të formularëve RVNE. Në ato raste kur do jetë plotësisht e pamundur mbledhja e prindërve apo të afërme të fëmijës, stafi të paraqesë më shkrim tërë arsyet dhe faktet se përse familja apo të afërmit e fëmijës kanë munguar dhe nuk janë përfshirë në këtë proces. Të gjithë personat pjesëmarrës në mbledhjet e rishikimit duhet të firmosin dhe të shkruajnë komentet e tyre me shkrimin e tyre për çdo rast. Të pajisen fëmijët dhe të rinjtë e moshës 11-18 vjeç me kopjen e formularit RVNE ashtu siç parashikohet në Përdorimin e Raportit të Vlerësimit të Nevojave dhe Ecurisë: “Një kopje e RVNE së plotësuar duhet t’i jepet fëmijës dhe për përmbajtjen e saj duhet të diskutohet”.

Konkluzion 17: Formualrët RVNE synojnë të analizojnë të dhënat e grumbulluara për secilin fëmijë dhe të planifikojnë veprimet e ardhshme afatshkurtra për të shtatë dimensionet e zhvillimit të fëmijës. Procesi i analizës dhe planifikimi varet nga të kuptuarit e lidhjes mes dimensioneve dhe arritja e përfundimeve për procesin shoqëror dhe psikologjik që qëndron në themel të këtyre lidhjeve.58

57 Faqja 2 e formularëve RVNE – Përdorimi i Raportit për vlerësimin e Nevojave dhe Ecurisë – fëmijët e moshës 11-15 vjeç 58 RVNE – Faqja 2 – Përdorimi i Raportit të Vlerësimit të Nevojave dhe Ecurisë.

Page 123: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

123

Rekomandim 17: Stafi Përgjegjës të kujdeset që të plotësojë Raportin për Vlerësimin e Nevojave dhe Ecurisë në fillim të përiudhës dhe jo në përfundim të saj, ashtu siç përcaktohet edhe në Manualin e Zbatimit të Standardeve në Institucionet Rezidenciale të Kujdesit për Fëmijë në Shqipëri. Drejtori i Institucionit të përmbushë një prej përgjegjësive të veta operacionale, që të kujdeset se çdo RVNE e secilit fëmijë rezident rishikohet 2 herë në vit sipas datave.

Konkluzion 18: 1. Sipas Manualit të Zbatimit të Standardeve, Planifikimi i Kujdesit (ose planet e përkujdesit) është një proces i udhëhequr nga rezultati, proces që mbështetet në statusin e zhvillimit të fëmijës dhe vështirësitë e identifikuara, të cilat janë të korigjueshme. Po ashtu VKM nr. 659 datë 17.10.2005 mbi Standartet e Shërbimeve të Përkujdesit Shoqëror për Fëmijët në Institucionet Rezidenciale, Standardi II, Kriteri 8.1 shpreh se “Ka dokumenta që dëshmojnë se gjatë hartimit të planeve të përkujdesjes apo rishikimit të tyre janë kërkuar informacione nga organizatat e tjera (shkollat, institucionet shëndetësorë, OJQ-të e tjera, etj.)”

Nga gjetjet e grupit të auditimit, u vu re se seksionet e secilit dimension të zhvillimit të fëmijës plotësohen individualisht nga stafi duke mos e konsideruar këtë proces si një proces mbledhjeje dhe vlerësimi, por thjesht një proces mekanik. Nuk shërben për asgjë një formular i plotësuar keq, i pa plotësuar apo pa vazhdimësi në të dhënat e zhvillimit të fëmijëve. Nevojat e fëmijëve duhet të vlerësohen në mënyrë të efektshme dhe të plotë dhe planet me shkrim duhet të përshkruajnë se si do të përmbushen këto nevoja.

2. Mbledhjet e rishikimit janë mbledhje të cilat organizohen në mënyrë që i gjithë stafi të informohet mbi problematikat e ndryshme të fëmijës/ të riut. Nëse këto mbledhje nuk realizohen, atëherë nuk ka asnjë vlerë për fëmijët/ të rinjtë dhe vendimet e institucionit lidhur me ta. Aktorët kryesorë që duhet të jenë pjesë aktive në mbledhjet e rishikimit janë Prindërit/ të afërmit, vetë fëmija/ i riu, Ekipi multidisiplinar, Punonjësi Kyç, Drejtuesi i Institucionit, dhe Punonjësi i pavarur i vendosur nga SHSSH.

Rekomandim 18: Punonjësi Kyç të kujdeset që të organizojë mbledhjet e ekipit multidisiplinar për vlerësimin e nevojave dhe rishikimit e tyre sipas afateve të miratura në VKM nr. 659 datë 17.10.2005 dhe sipas Udhëzimit të Ministrit nr. 830 datë 14.4.2008. Drejtuesi i Institucionit të marrë pjesë në mbledhjet e planifikimit të përkujdesit dhe të mbikqyrë procesin e vlerësimit. Punonjësit përgjegjës dhe pjesëtarë të Ekipit Multidisiplinar të jenë të kujdesshëm në komentimin e zhvillimit të fëmijëve, të japin vlerësime objektive, jo identike, dhe sa më profesionale mbi gjendjen dhe qëllimet e vendosura për secilin fëmijë.

Konkluzion 19: Në të gjitha planet e kujdesit të marra në auditim asnjë prej tyre nuk është plotësisht e saktë. Mungesa e datave të sakta e të plota, hartimi i planeve të kujdesit për një periudhë më të gjatë apo më të shkurtër kohore se peridha e përcaktuar sipas akteve nënligjore dhe atyre rregullative, e kthen këtë proces të rëndësisëhm për arritjen e objektivave për zhvillimin e duhur të secilit fëmijën, në një proces sipërfaqësor dhe pa asnjë përkushtim nga ana e stafit të Shtëpisë së Fëmijës. Asnjëri nga planet e kujdesit të fëmijëve të marrë në auditim, nuk i plotëson kriteret minimale për të qënë plan kujdesi apo plan i rishikuar kujdesi korrekt. Plani i kujdesit hartohet pas vlerësimit të nevojave dhe përfshin masat afatgjata për të ardhmen e fëmijës. Udhëzimi i

Page 124: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

124

Minsitrit Nr. 830 datë 14.4.2008 pika 24 shpreh se: “Plani i kujdesit rishikohet një herë në gjashtë muaj.” Ndër të tjera, sipas Manualit të Zbatimit të Standardeve, përveç përgjegjësisë të stafit social si një nga aktivitetet bazë të punës së tyre, është përgjegjësi e Drejtorit të Institucionit që planet e kujdest të fëmijëve/ të rinjve të rishikohen 2 herë në vit.

Rekomandim 19: Stafi përgjegjës të kujdeset për të zbatuar afatet e përcaktuara në aktet nënligjore dhe ato rregullative për plotësimin në kohë dhe brenda afateve të planeve të kujdesit për secilin fëmijë rezident. Stafi përgjegjës të krijojë një axhendë elektronike për afatet e fillimit dhe të mbarimit të planeve të kujdesit dhe rishikimet e tyre për secilin fëmijë. Duke informatizuar datat dhe afatet e planeve të kujdesit është me e lehtë ndjekja e punës operative të stafit përgjegjës për plotësimin në afatet e duhura kohore. Drejtori i Institucionit të kujdeset për të përmbushur përgjegjësitë e veta në aktivitetin operativ të initucionit, ku një pjesë të rëndësishme e zë rishikimi i planve të kujdesit 2 herë në vit sipas afateve të përcaktuara me aktet përkatëse nënligjore dhe rregullative.

Konkluzion 20: Sipas Kriterit të cilësisë të Standardit II të miratuar me VKM nr. 659 datë 17.10.2005, pika 4.1 “Ka prova (dëshmi) që vlerësimi i nevojave dhe plani janë diskutuar me fëmijët, prindërit/ të afërmit e tyre, personin përgjegjës për fëmijën dhe që janë kuptuar prej tyre. Shënohen në dokumentat përkatese fakti kur fëmija/fëmijët, prindërit/ të afërmit e tyre dhe personi përgjegjës nuk bien dakord me to”. Sipas Udhëzimit të Ministrit nr. 830 datë 14.4.2008 pika 21 thuhet se “Plani i kujdesit përmban të dhëna për përfshirjen e fëmijëve në proces dhe mendimin e tyre për masat e parashikuara. Plani i kujdesit është i disponueshëm për çdo fëmijë”. Ndërsa pika 24 e Udhëzimit shpreh se “... Në planin e rishikuar të kujdesit, vendosen të dhëna nëse fëmija dhe familja/ të afërmit e tij janë njoftuar të marrin pjesë në mbledhjen e rishikimit”. Po ashtu sipas Manualit të Zbatimit të Standardeve, pika 2.3.3 “Përgjegjësia e Drejtorit të Institucionit” shpreh qartë se ai duhet të marrë pjesë në mbledhjet për planifikimin e kujdesit, të mbikqyrë procesin e vlerësimit dhe të zbatimit të planit të kujdesit në institucion.

Rekomandim 20: Secili aktor kryesor në procesin e rishikimit të planeve të kujdesit duhet të marrë përsipër përgjegjësitë e pozicionit të vet dhe të fillojë e të kryejë detyrat e vendit të punës lidhur me mbledhjet e rishikimit: Punonjësi Kyç të marrë përsipër përgjegjësitë teknike dhe profesionale të vendit të punës për procesin e planifikimit të kujdesit. Të organizojë në kohë mbledhjet e stafit multidisiplinar për planin e kujdesit dhe rishikimit e tij. Të kujdeset që fëmijët të jenë të përfshirë në procesin e planit të kujdesit dhe të rishikimit të tyre në përputhje me Manualin e Zbatimit të Standarteve. Ekipi multidisiplinar të vlerësojë në mënyrë korrekte dhe profesionale planet e kujdesit dhe rishikimet e tyre brenda afateve ligjore në përputhje më përgjegjësitë e veta të përcaktuara sipas Manualit të Zbatimit të Standardeve. Shërbimi Social Shtetëror të kujdeset që Punonjësi i pavarur të mbajë shënim vendimet dhe të japë miratimin për planin e kujdesit dhe datën e ardhshme të rishikimit, ashtu siç parashikohet në Manualin e Zbatimit të Standardeve. Drejtori i Institucionit të sigurojë lidhjet e duhura me pridërit/ të afërmit e fëmijëve., të marrë pjesë në mbledhjet për planin e kujdesit dhe të mbikqyrë procesin e zbatimit të planit të kujdesit sipas Manualit të Zbatimit të Standardeve.

Page 125: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

125

Plani i kujdesit të përmbajë të dhëna se është diskutuar me fëmijën dhe se fëmija është dakord ose jo me të.

Konkluzion 21: Fakti se ekziston në dosjen e fëmijës B. L. plane kujdesi të përgatitur me përmbajtje të ndryshme për të njëjtën periudhë kohe Mars – Shtator 2015, është një tregues mjaft i rëndësishëm për procesin e mbledhjeve të rishikimit dhe pjesëmarrësit në të. Nëse këto mbledhje do të realizoheshin ashtu siç janë parashikuar në aktet rregullative, nuk do ishte përpiluar 2 herë i njëjti formular me përmbajtje të ndryshme. Problemi i gjetjes së këtyre formularëve nuk qëndron në faktin se janë plotësuar 2 herë qoftë edhe gabimisht, por për vetë qëllimin e ekzistencës së këtyre formularëve. Qëllimi i tyre është që duke mbledhur grupin e profesionistëve, punonjësin e pavarur, prindërit/ të afërmit dhe fëmijën, të merren vendime afatgjata dhe jetike në lidhje me të ardhmen e fëmijës. Në kushte të tilla duket qartë se këto mbledhje nuk janë bërë në grup dhe formularët janë plotësuar në mënyrë sipërfaqësore duke çeduar në cilësinë e vendimeve të marra për këta fëmijë. Nëse do ishte realizuar mbledhja e rishikimit me të gjithë pjesëmarrësit e nevojshëm, nëse fëmija do të ishte pajisur me një kopje të PK, dhe nëse stafi do kishte treguar më shumë kujdes në mbajtjen e afateve dhe datatave të mbledhjeve të rishikimit, nuk do ishin përpiluar shënime të ndryshme për të njëjtën periudhë kohore. Në këndvështrimin manaxherial është mjaft e rëndësishme që këto plane kujdesi të ruhen në format elektronik word/ excel. i gjithë informacioni i hedhur manualisht me shkrime të ndryshme dore nga punonjës të ndryshëm duhet patjetër të unifikohet për arsye sigurie, cilësie dhe analizimi të progresit të fëmijës dhe përmbushjes së objektivave të vendosura. Nga ana tjetër, mundësia që ofron informatizimi i materialeve për ta bërë informacionin të krahasueshëm dhe të analizueshëm është një avantazh shumë i madh për punën e stafit social dhe vetë drejtorit të institucionit dhe mbi të gjitha për cilësinë e plotësimit të planeve të kujdesit për secilin fëmijë.

Rekomandim 21: Stafi social të kujdeset për informatizimin e formularit të Planit të Kujdesit. Të ruhet formati i formularit në Aneks 3 (Manuali i Zbatimit të Standardeve) edhe në versionin elektronik. Drejtuesi i Institucionit të kudeset që të regjistrohen edhe elektronikisht të gjithë formularët e PK për secilin fëmijë, duke filluar nga rastet më të reja e më tej për rastet më vjetra duke formuar kështu databazën elektronike të formularëve për secilin fëmijë.

Konkluzion 22: Plani personal i arsimit për fëmijët/ të rinjtë duhet të parashtrojë në hollësi të gjitha aspektet e nevojave të tyre për arsimin dhe si do të përmbushen ato.

● Plani Personal i Arsimit, formulari i të cilit është në Aneks 6 në Manualin e Zbatimit të Standardeve, cilësohet si pjesë e pandashme e Planit të Kujdesit. Si i tillë duhet të plotësohet brenda 2 muajve nga vendosja e fëmijëve në institucion. Sipas Udhëzimit të Ministrit Nr. 830 datë 14.4.2008 pika 23 shpreh “Plani i Kujdesit përfshin ... Planin Personal per Arsimin” pika 52 a e këtij Udhëzimi shpreh se: “Nga kujdestari/ Punonjësi

Social plotësohet Plani Personal i arsimit, PPA (shih Aneks 6)59”. Sipas Manualit të Zbatimit të Standarteve, Seksioni “Arsimi” pika 1.1 citohet se “Plani Personal i Arsimit është

59 Aneks 6 sipas Udhëzimit të Ministrit Nr. 830 datë 14.4.2008 korrespondon me formularin PPA të dëtyrueshëm për plotësim.

Page 126: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

126

një dokument me vete, pjesë e Planit të Kujdesit dhe duhet të rishikohet 2 herë në vit”.

● Paralelisht me Rishikimin e planeve të kujdesit plotësohen edhe Rishikimi i Planeve Personale të Arsimit çdo 6 muaj. Po ashtu, pika 52 b shpreh “Në kuadrin e përgatitjeve për rishikimin gjashtëmujor të planit të kujdesit, bazuar në PPA, plotësohet rishikimi i planit personal të arsimit (RPPA) (Shih Aneks 6.1)”

Sipas Manualit të Zbatimit të Standarteve të miratuar me Udhëzimin e Ministrit nr. 830 datë 14.4.2008, pika 1.4 Plani i kujdesit duhet të tregojë si po përparon “Plani Personal për Arsimin”. Në kushtet aktuale, ku PPA dhe RPPA nuk ekzistojnë për asnjë nga fëmijët e kampionuar, vihet në dyshim tërë procesi i planifikimit të kujdesit për fëmijët, jo vetëm përsa i përket Arsimit. Të gjithë planet që duhet të përmbajë dosja e një fëmijë janë të lidhura me njëra tjetrën. Informacionet e pasqyruara, objektivat e vendosura dhe vendimet e marra në lidhje më të ardhmen e fëmijëve, duhet të kryqëzohen mes secilit plan. Pikërisht se nuk janë trajtuar si formularë të një rëndësie kaq të madhe, ekzistojnë mungesa në dosjet e fëmijëve. Këto mungesa dhe parregullsi, jo vetëm tregojnë për cilësi të dobët të punës në planifikimin e kujdesit të fëmijëve por mbi të gjitha tregojnë së e ardhmja e secilit prej tyre është po aq e paqartë edhe nga vetë stafi.

Rekomandim 22: Punonjësi kyç të kujdeset që në mbledhjet e rishikimit të trajtohet me shumë kujdes dhe vëmendje edhe plani personal i arsimit (PPA). Të mos anashkalohet asnjë fëmijë, dhe të mos ketë më raste fëmijësh pa PPA dhe pa RPPA. Të merren hapat e duhur që PPA dhe RPPA të plotësohen brenda afateve të përcaktuara në aktet nënligjore dhe rregullative. Drejtori i Institucionit, si pjesë përbërëse e mbledhjeve të rishikimit si dhe si mbikqyrës i procesit të rishikimit të kujdeset që PPA e secilit fëmijë të mos lihen pa u diskutuar dhe pa u plotësuar sa më objektivisht. Po ashtu, Stafi social duhet të kujdeset që të fillojë informatizimin e të dhënave që do të mblidhen nga mbledhjet e rishikimit lidhur me Planin Personal të Arsimit. Të ruhen të gjitha PPA dhe RPPA në format elektronik Word/ Excel sipas formatit të Aneks 6 dhe Aneks 6.1 të Manualit të Zbatimit të Standardeve. Ky proces do të jetë paralel me procesin e plotësimint manual të tyre deri në momentin që Drejtuesi i institucionit e shikon të arsyeshme që të mbahen vetëm në format elektronik.

Konkluzion 23: Bazuar në Manualin për Zbatimin e Standarteve, Hapi 3 Shëndeti, pika 1.2 cilëson çfarë duhet të përmbajë një plan shëndeti: “Për çdo fëmijë/ të ri duhet bërë Vlerësimi i Nevojave Shëndetësore që duhet të përcaktojë nevojat e tij fizike, emocionale dhe mendore, si dhe mënyrat si do përmbushen ato.” Gjetjet e nga auditimi i 53 planeve të shëndetit tregojnë për mos identifikim të saktë dhe profesional të nevojave për secilin fëmijë. Komenet e përmendura në pikën 2 të gjetjeve, janë pavend dhe të paarsyeshme. Komentet e përgjithshme dhe lakonike për nevojat e zhvillimit të fëmijëve vihen re në të gjitha planet e shëndetit të audituara. Komente si “Fëmijë i shëndetshëm” apo “Ushqehet mirë” e të tjera të këtij lloji, ekzistojnë në të gjitha planet e shëndetit. Në kushte të tilla, kur të gjithë planet e shëndetit të marra në auditim, kanë komente të përgjithshme, përmbushja e qëllimit të këtij plani vihet në dyshim. Për secilin fëmijë nevojat e identifikuara (fizike, emocionale dhe mendore) nga ana e stafit, janë identike në 69.8% të Planeve të Kujdesit të audituara. Një nga këto raste është edhe fëmija

Page 127: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

127

R. S., për të cilin 4 planet e veta të shëndetit cilësojnë të njëjtat nevoja të identifikuara nga stafi i Shtëpisë së Fëmijës Zyber Hallulli.

Sipas tabelës së mësipërme, në planet e shëndetit gjenden lehtësisht 18 raste ku nevojat e identifikuara të zhvillimit të fëmijëve përsëriten duke përdorur sinonime. Një nga shembujt për ta përshkruar këtë gjetje është edhe rasti i fëmijës M. N. ku nevojat e identifikuara në tre planet e veta të kujdesit janë të përafërta me njëra tjetrën: “I kujdesshëm për ushqyerjen e përshtatshme” dhe “Ushqehet mirë”. Një nga rastet ku nevojat e identifikuara të fëmijëve janë kontradiktore është edhe rasti i fëmijës P. N. ku për periudhën Korrik 2015 – Janar 2016 kemi këto komente: “Përgjithësisht e shëndetshme, me rezistencë sistemi imunitar të mirë” dhe “Sëmuret shpesh por i kalon pa komplikacione dhe shpejt” apo rasti i fëmijës K. O. ku në planin e vet të shëndetit, në komentet e stafit për identifikimin e nevojave thuhet: “Fëmijë i shëndetshëm.” dhe “Vuan nga epilepsia parciale”. Përsa i përket identifikimit të nevojave të fëmijëve me probleme të rënda shëndetësore, komentet e stafit nuk janë të thelluara në nevojat shëndetësore të këtyre fëmijëve. Në planet e tyre të shëndetit thjesht përmendet problemi dhe sëmundja e tyre, pa përcaktuar asnjë nevojë shëndetësore në detaje. Bëhet fjalë për nevojat e identifikuara për zhvillimin e fëmijëve K. O. “Vuan nga epilepsia parciale” dhe B. L. “Sëmundje kronike. Ndjekje e vazhdueshme e gjendjes së vet shëndetësore”

Bazuar në planet e shëndetit të audituara, përtej problemeve në cilësinë e nevojave të identifikuara për zhvillimin e duhur të fëmijëve, vihen re se përgjithësisht nuk janë identifikuar nevoja për fëmijët por është pasqyruar situata e tyre në vija të trasha dhe jo profesionale.

Rekomandim 23: Identifikimi i nevojave të zhvillimit të fëmijëve duhet të trajtohet nga stafi përgjegjës dhe punonjësi kyç me rëndësi të lartë dhe informacionet e pasqyruara në këto plane duhet të jenë sa më të detajuara dhe profesionale. Drejtori i Institucionit të kujdeset që nevojat për zhvillimin e fëmijëve të jenë të identifikueshme, të sakta dhe të shprehura me profesionalizëm maksimal nga stafi përgjegjës.

Konkluzion 24: ● Fëmija M. L. shfaq probleme të karakterit emocional si pasojë e institucionalizimit. Ky

fakt është vënë re nga stafi i Shtëpisë. Me identifikimin e këtij problemi, stafi jo vetëm që nuk shkon më thellë, të përcaktojë nevojën e fëmijës por mjaftohet me aq. Stafi nuk vendos mjetet me anë të cilave do të duhet të veprojë ndaj nevojave të identifikuara. Në kushte kur pasojat negative dhe të pariparueshme të institucionalizimit janë kaq evidente tek fëmijët rezidentë, stafi profesional i Shtëpisë së Fëmijës hesht dhe plotëson mekanikisht planin e shëndetit duke parashikuar në mënyrë formale zgjidhjen e këtij problemi me medikamente.

● Në pjesën më të madhe të planeve të shëndetit të audituara, vihet re një plotësim burokratik i formularëve të shëndetit. Plane shëndeti me përgjigje të ngjashme ndaj nevojave të ndryshme të fëmijëve rezidentë, nuk i shërbejnë:

a. Stafit profesional për të gjykuar mbi situatën dhe marrjen e vendime për secilin fëmijë,

b. Familjarëve apo të afërmve të fëmijëve të cilët e kanë të pamundur të monitorojnë zhvillimin e fëmijëve të tyre

c. Fëmijëve të cilët kanë këto plane shëndeti si fakte të ecurisë së tyre shëndetësore fizike, emocionale dhe mendore.

Page 128: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

128

Fëmijë të ndryshëm kanë nevoja fizike, emocionale dhe mendore të ndryshme. Për pasojë edhe zgjidhjet për problemet e tyre nuk mund të jenë as të njëjta, e as të ngjashme.

Rekomandim 24: Punonjësi kyç sëbashku me stafin profesional të plotësojnë me detaje dhe në mënyrë profesionale, masat që duhet të ndërmerren për plotësimin e nevojave të secilit fëmijë. SHSSH të sigurohet se punonjësi i pavarur i kushton rëndësi mbledhjeve të rishikimit të planeve të shëndetit në mënyrë që kjo fazë të mos jetë burokratike por të pasqyrojë vërtet masat dhe objektivat që stafi duhet të marrë për zhvillim sa më efektiv të fëmijëve rezidentë. Drejtori i Institucionit të mbikqyrë fazat e rishikimit të planeve të shëndetit dhe evidentimin e masave të sakta e të duhura dhe specifike, për përmbushjen e nevojave fizike, emocionale dhe mendore të secilit fëmijë.

Konkluzion 25: Identifikimi i problemeve dhe mënyra e zgjidhjes së tyre nuk kanë rëndësi nëse nuk vendosen rezultatet e planifikuara. Prandaj, nëse rezultatet e planifikuara nga ana e stafit janë të ngjashme për të gjithë fëmijët atëherë planifikimi i këtyre rezultateve nuk ka ardhur si pasojë e analizimit të situatave specifike. Në planet e shëndetit të audituara, pjesa më e madhe e rezultateve të planifikuara kanë komentin “Fëmijë i shëndetshëm”. Është e rëndësishme që fëmijët të jenë të shëndetshëm. Por, po aq e rëndësishme është që fëmija të jetë i shëndetshëm edhe emocionalisht, mendërisht dhe të tregohen hapat konkretë që synojnë arritjen e shëndetit. Nëse stafi profesional mjaftohet me planifikim të rezultateve kaq të përgjithshme atëherë edhe monitorimi shëndetësor i fëmijëve nuk kontribuon aspak në përmirësimin e jetës së tyre.

Rekomandim 25: Punonjësi Kyç dhe stafi përgjegjës të planifikojnë rezultate specifike për nevoja specifike të secilit fëmijë. Të hartojnë plane shëndeti sa më të detajuara dhe sa më të hollësishme në mënyrë që monitorimi i realizimit dhe i ecurisë së tyre të jetë sa më i matshëm. Drejtori i Institucionit të kujdeset që secili fëmijë të ketë rezultate të planifikuara të personalizuara dhe të detajuara.

Konkluzion 26: Grupi i auditimit ka kryqëzuar informacionet e nxjerra nga planet e

shëndetit dhe kartelat personale shëndetësore për secilin fëmijë të kampionuar. Nga

kryqëzimet e këtyre të dhënave, u evidentuan gjetjet e mësipërme. Mos plotësimi i kartelave

shëndetësore për periudha të ndryshme kohore tek 15 fëmijë (nga 17 fëmijë të kampionuar)

tregon për një parregullsi të ndjekjes shëndetësore nga ana e stafit mjekësor. Sipas Standartit

IV të miratuar me VKM nr. 659 datë 17.10.2005, treguesi i cilësisë nr 5.1 shpreh së ka

“dokumenta që vërtetojnë kontrollet periodike”. Ky tregues cilësie për Standartin VI nuk është

plotësuar nga ana e Shtëpisë së fëmijës. Edhe pse kartelat personale shëndetësore janë për

secilin fëmijë, në rastet specifike të lartpërmendura, mungesa e informacioneve të shkruara

tregon për mungesë të kontrolleve periodike.

Rekomandim 26:

Page 129: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

129

● Stafi mjekësor dhe Drejtori i Institucionit të kujdesen dhe të marrin hapat e

nevojshme për monitorimin shëndetësor dhe plotësimin koherent të kartelave

personale të fëmijëve rezidentë. Të mos mbetet asnjë fëmijë pa u kontrolluar sipas

grafikëve periodikë.

● Stafi mjekësor të kujdeset që fëmijët e sapo ardhur në institucion të jenë të pajisur me

kartelën e tyre personale. Po ashtu, mjeku i institucionit të hartojë bazën e të dhënave

për secilin fëmijë në mënyrë elektronike që të mos ketë asnjë anashkalim, apo vonesë

të mundshme nga ana e institucionit lidhur me këtë çështje.

Konkluzion 27: Plotësimi korrekt i planit të arsimit, synon të përcaktojë anët e forta, vështirësitë dhe të planifikojë veprimet e stafit për zhvillimin e secilit fëmijë gjatë periudhave afatshkurtra 6 mujore. Një përcaktim i gabuar i anëve të forta dhe i vështirësive të fëmijëve, nuk i jep mundësi stafit të ndërhyjë në drejtimin e duhur për zhvillimin e mëtejshëm të fëmijëve. Vihet re edhe këtu, se plotësimi i formularëve konsiderohet thjesht si një proces mekanik dhe pa asnjë dobi. I gjithë informacioni i prezantuar mbi problemet e përcaktimit të anëve të forta, vështirësive dhe planifikimit të rezultateve të secilit fëmijë, vendosin në dyshim motivimin e stafit për të punuar më tej me fëmijët. Duhet patur kujdes, sepse niveli i angazhimit të stafit në nxjerrjen në pah të mundësive të fëmijëve, është pikërisht mënyra se si u përcillen informacionet fëmijëve. Nëse puna e stafit me fëmijët do ishte më intensive, do kishte më shumë individualitet dhe profesionalizëm në të gjitha planet e arsimit të secilit fëmijë. Me të dhënat e mbledhura nga auditimi i dosjeve të fëmijëve, vihet në dyshim plotësimi i Standardit VII të miratuar me VKM nr. 659 datë 17.10.2005, nga ana e institucionit, rezultati i të cilit është “Edukimi i fëmijëve nxitet në mënyrë aktive duke u konsideruar si një proces i rëndësishëm në vetvete dhe si pjesë e përgatitjes së fëmijëve për moshën e pjekurisë”.

Rekomandim 27: Stafi përgjegjës të kushtojë vëmendje në përcaktimin e mundësive për zhvillimin arsimor për secilin fëmijë në mënyrë individuale dhe të personalizuar. Drejtuesi i institucionit të kujdeset për mbikqyrjen e mbledhjeve të rishikimit ku diskutohen të gjitha këto shënime.

II A siguron IPSH Zyber Hallulli mirërritjen e përditshme të fëmijëve rezidentë?

Konkluzion 28: Nga biseda me stafin e IPSH Zyber Hallulli dhe takime me drejtuesit e Shërbimit Social Shtetëror, grupi i auditimit është vënë në dijeni se është kërkuar që kuota ushqimore e fëmijëve në institucionet rezidenciale të rritet. SHSSH i ka vënë në dispozicion grupit të auditimit shkresën me lëndë “Mendime në lidhje më kuotën ushqimore”, Nr. Prot. 1652, datë 20.07.2016 drejtuar tërë IPSH-ve kombëtare publike në varësi të saj, ku kërkon nga mbledhja e grupeve multidisiplinare dhe e financierit përllogaritjen e një kuote të re ushqimore. Ky material duhej dërguar në SHSSH brenda datës 15.08.2016. Në fakt, rritja e moshës së largimit duhet të ishte shoqëruar me ndryshimet dhe përshtatjet e akteve përkatëse nënligjore që rregullojnë aktivitetin operacional të shtëpisë dhe përshtasin kushtet e jetesës së fëmijëve. Ndryshimet e aplikuara me VKM nr. 839 datë 03.12.2014, nuk kanë sjellë edhe modifikimet përkatësë lidhur me kuotat ushqimore. Edhe pse duhej parashikuar dhe të ishte vepruar më parë lidhur me këtë problem, ky është një hap në drejtim të përmirësimit të ushqyerjes së përfituesve të këtyre shërbimeve, pasi fëmijët që tashmë do jenë 2 vjet më të mëdhenj kanë nevojë për më shumë ushqim për të qënë të shëndetshëm dhe të mirëushqyer.

Page 130: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

130

Rekomandim 28: Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në bashkëpunim me Shërbimin Social Shtetëror, të përshpejtojnë hapat për të modifikuar Udhëzimin Nr. 5 datë 01.08.2012 në mënyrë që rritja e moshës së largimit të të rinjve nga institucionet rezidenciale të mos ndikojnë në sasinë e ushqyerjes së shëndetshme që i nevojitet të rinjve (deri në 18 vjeç) në institucion.

Konkluzion 29: Nevojat për ushqim nuk mund të jenë të njëjta si për një fëmijë 6 vjeç ashtu edhe për një të ri adoleshent. VKM Nr. 659 datë 17.10.2005, Standarti IV, kriteri 1, shpreh se “Fëmijët marrin një dietë të shëndetshme, ushqyese dhe të ekuilibruar sipas nevojave të tyre të rritjes dhe zhvillimit dhe nevojave kulturore, fetare”. Po ashtu Standarti IV i miratuar me VKM nr. 659, treguesi i cilësisë 1.1 citon: “Ekziston një menu javore që i përshtatet moshave të fëmijëve, nevojave të tyre për lëndë ushqyese dhe kalori...” Bazuar në Manualin e Zbatimit te Standarteve të miratuar me Udhëzimin nr. 830 datë 14.4.2008, Standarti 4 “Ofrimi dhe Përgatitja e Vakteve” pika 1.1 shpreh “... Plane ushqyerje specifike në përputhje me grupmoshën dhe nevojat specifike të fëmijëve dhe të rinjve duhet të sigurohet (hartohet dhe miratohet) nga Shërbimi Social Shtetëror”. Po ashtu, sipas “Rekomandime për Ushqyerjen e Shëndetshme në Shqipëri” “Për fëmijët në rritje merret në kosideratë mosha, aktiviteti fizik dhe seksi”. Si një institucion drejtues, Shërbimi Social Shtetëror duhet të kishte hartuar planet e ushqyerjes për fëmijët rezidentë në Shtëpinë e Fëmijës Zyber Hallulli, bazuar në nevojat për ushqim sipas moshës, gjinisë dhe aktivitetit fizik. Mund të ekzistojnë përplasje mes kuotës së secilit fëmijë të miratuar me Udhëzimin nr. 5 datë 01.08.2012 prej 330 lek/ ditë dhe sasisë të nevojshme për ushqimin e shëndetshëm sipas gjinisë, moshës dhe aktivitetit fizik. Por përfshirja e Shërbimit Social Shtetëror në këtë përgjegjësi është e përcaktuar në Manualin e Zbatimit të Standarte dhe duke qënë institucion qëndror ka kompetencat që përgjatë procesit të përllogaritjes së vlerave ushqyese të nevojshme për fëmijët dhe marrjes në konsideratë të kuotave ushqimore të detyrueshme për këtë grupmoshë, të propozojë për modifikime apo shtesa në MMSR.

Rekomandim 29: Shërbimi Social Shtetëror të sigurojë (hartojë dhe të miratojë) planet e ushqyerjes specifike në përputhje me grupmoshën dhe nevojat specifike të fëmijëve dhe të rinjve rezidntë në IPSH Zyber Hallulli (6-18 vjeç).

Konkluzion 30: Çdo lloj ndryshimi i akteve nënligjore, duhet të pasqyrohet në ndryshimet përkatëse edhe në aktet rregullative, në letrat e punës dhe aktivitetin e përditshëm operacional të secilit punonjës. Në rastin konkret, dieta normale ditore e hartuar nga mjekja e atëhershme e institucionit nuk është modifikuar për rritjen e moshës së fëmijëve rezidentë në Shtëpi. Nga bisedat me stafin e Shtëpisë grupi i auditimit u vu në dijeni se stafi bazohet tek dieta normale ditore e hartuar nga mjekja në bashkëpunim me një dietologe, por në fakt është kuota ushqimore e vendosur me Udhëzimin 5 datë 01.08.2012 ajo që drejton procesin e vendosjes së dietës ditore të fëmijëve. Dieta ushqimore ditore duhet të përshtatet dhe të përfshijë nevojat e të gjitha grupmoshave. Sipas Udhëzimit Nr. 830 datë 14.04.2008, Standarti IV, pika 34 “...Stafi duhet të ketë njohuri për nevojat ushqimore, teknikat e ushqyerjes së fëmijëve...”

Rekomandim 30: Mjekja e institucionit të hartojë dietën normale ditore sipas moshës dhe gjinisë së fëmijëve rezidentë.

Page 131: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

131

Konkluzion 31: Rëndësia në shpërndarjen e “Udhëzuesit për fëmijë” qëndron në të ardhurit në ndihmë të fëmijës, në informimin e tij mbi Shtëpinë e re e cila nuk ka familjarët e vet, por disa persona të rinj që do të kujdesen për ta. Një nga këto forma kujdesi është komunikimi. Duke u treguar fëmijëve për rregullat, kushtet dhe mundësitë e komunikimit, fëmijët informohen edhe mbi mënyrat dhe procedurat për ankimim. Prandaj, Udhëzuesi për fëmijët rezidentë shërben jo vetëm për informim të përgjithshëm por edhe prezantimin e fëmijës me procedurën e plotë të ankimimit.

Rekomandim 31: Stafi përgjegjës dhe Drejtuesi i Institucioni të kujdesen për të hartuar një Udhëzues për fëmijë të ri, ku në zbatim të Udhëzimit të Ministrit nr. 830 datë 14.04.2008, pika 4 dhe në zbatim me Manualin për zbatimin e standardeve “Procedura e Ankimimit”, pika 1.3 të përmbajë informacion të plotë mbi mënyrën e organizimit të insitucionit, shërbimet që ofrohen, rregullat dhe procedurat e jetesës në institucion, informacion për stafin dhe fëmijët, dëtyrimet dhe të drejtat e tyre, procedurën e plotë të ankimimit, etj. Të kihet kujdes që ky udhëzues t’u vihet në dispozicion çdo fëmije të sapo vendosur në ambientet e shtëpisë.

Konkluzion 32: Lidhur me efektivitetin e Shtëpisë përsa i përket informimit të fëmijëve rezidentë mbi procedurën e ankimimit, dhe përmbushjen ose jo të treguesit të cilësisë 1.1 dhe 2.1 “Kopje të fletushkës lidhur me ankimimin janë përfshirë në informacionin që u ofrohet fëmijëve/prindërve përpara pranimit në institucion.”, të Standardit IX, miratuar me VKM Nr. 659 datë 17.10.2005, pikës 1.3 dhe 1.6 të “Procedurës së Ankimimit” në Manualin e Zbatimit të Standarteve, duhen analizuar 2 momente:

3. Informimi i fëmijëve mbi procedurat e ankimimit dhe afatet kohore Nga fokus grupet me fëmijët dhe intervistat me stafin e Shtëpisë së Fëmijës grupi i auditimit u vu në dijeni se fëmijët nuk përdorin procedura të shkruara për ankesat e tyre të mundshme. Sipas tyre të gjitha problemet e tyre komunikohen në mënyrë verbale duke respektuar hierarkinë e institucionit. Pavarësisht se ky është një fleksibilitet i rëndësishëm që u ofrohet fëmijëve për zgjidhjen e problemeve të ndryshme, nga ana institucionale, Shtëpia e Fëmijës Zyber Hallulli duhet të respektojë aktet nënligjore dhe ato rregullative lidhur me standardin IX. Sipas treguesit të cilësisë 1.1, duhet të gjenden në shtëpi, fletushka të thjeshta dhe të kuptueshme për fëmijët që të promovojnë procedurat e ankimimit dhe afatet kohore. Pra, ky tregues cilësie flet për informimin e fëmijëve mbi procedurat e ankimimit sipas akteve nënligjore. Po ashtu pikat 1.3 dhe 1.6 të Procedurës së Ankimimit në Manualin e zbatimit të standardeve, tregojnë se materiali që duhet afishuar duhet të prezantojë procedurën dhe afatet kohore përkatëse të ankimimit. Fotoja e marrë nga vizitat e grupit të auditimit në ambientet e shtëpisë tregon se nuk është afishuar informacioni i duhur mbi informimin e fëmijëve përsa i përket procedurës së ankimimit. 2. Puna e Shtëpisë së Fëmijës për promovimin e procedurave të ankimimit dhe afateve kohore. Treguesi i cilësisë 1.1 i Standardit IX nuk flet vetëm për informimin e fëmijë por edhe për promovimin e procedurës së ankimimit. Nuk ka rëndësi nëse fëmijët e përdorin apo jo, nëse duan ta përdorin apo jo, procedura e plotë e ankimimit, sipas VKM Nr. 659 datë 17.10.2005, duhet t’u jepet fëmijëve, të promovohet dhe të afishohet në ambientet e institucionit. Rekomandim 32: Stafi përgjegjës me kujdesin dhe vëmendjen e Drejtorit të Institucionit, të hartojnë në mënyrë të qartë dhe efektive procedurat e ankimimit në përputhje me kriteret dhe treguesit e cilësisë të përcaktuar me VKM nr. 659 datë 17.10.2005 dhe në përputhje me

Page 132: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

132

Manualin e Zbatimit të Standardeve dhe të afishojnë kopjet në ambientet e brendshme të institucionit. Po ashtu, Drejtori i Institucionit të kujdeset për vendosjen e procedurave të funksionimit të Kutisë së Ankesave. Pranë Kutisë duhet të vendoset informacioni ndërgjegjësimi dhe mbi Ankimimin, Abuzimet, etj.

Konkluzion 33: Fotografitë e grupit të auditimit gjatë një prej vizitave të bëra nëpër apartamentet e fëmijëve, tregojnë për një kuti të vetmuar, të vjetër dhe aspak komunikuese me fëmijët. (Fotot më poshtë).

Kutia si një mjet komunikimi duhet të jetë efektiv që të mund të jetë sa më e afërt me fëmijët për zgjidhjen e shqetësimeve të tyre. Para se ky mjet të ofrojë zgjidhje për fëmijët, duhet t’u komunikojë atyre ekzistencën e vet, siguri, shpresë. Kutia aktuale thjesht e vendosur në hollin e katit të dytë, nuk informon fëmijët rezidentë se:

● Për çfarë shërben kutia?

● Cilat probleme mund të trajtojë?

● Për sa kohë mund të mbërrijë zgjidhja?

● Kush i lexon shqetësimet e tyre?

● Me sa seriozitet trajtohen problemet e shfaqura të fëmijëve?

● Sa konfidenciale mbeten ankesat e tyre?

Fotot e grupit të auditimit tregojnë situatën e kutisë së ankesave e cila nga proces verbalet e IPSH Zyber Hallulli, rezulton se prej kohësh nuk ka asnjë ankesë nga fëmijët, fakt të cilin Shërbimi Social Shtetëror e konsideron pozitiv duke nënvizuar se fëmijët komunikojnë direkt me stafin për zgjidhjen e shpejtë të problemeve të tyre. Në këndvështrimin e grupit të auditimit, nuk mund të matet efektiviteti i kutisë së ankesave nga mungesa e letrave në të, por duhet vlerësuar efektiviteti i komunikimit të kësaj kutie me fëmijët 6 vjeçarë e deri në 18 vjeç. Një kuti e vjetër, pa emër, pa identitet, pa informacion dhe pa tërhequr vëmendje, nuk mund të ofrojë siguri për mendimet e secilit fëmijë qofshin ata rezidentë apo edhe të sapo vendosur në shtëpi.

Rekomandim 33: Shërbimi Social Shtetëror si institucion qëndror dhe mbikqyrës, të marrë masat e të brandojë, ri formatojë kutinë e ankesave. Të krijohet një hapësirë për përmbushjen e misionit të kësaj kutie, duke i ofruar tërë informacionin e nevojshëm fëmijëve, në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo hapësirë duhet t’u flasë të gjithë grupmoshave të fëmijëve rezidentë më të njëjtin intensitet dhe siguri.

Konkluzion 34: Bazuar në Standardin IX të VKM nr. 659 datë 17.10.2005, IPSH Zyber Hallulli duhet të informojë që në takimin e parë me fëmijët e sapovendosur si dhe me familjarët/ të afërmit e tyre nëpërmjet fletushkave mbi procesin e ankimimit.

Rekomandim 34: Drejtori i Institucionit të kujdeset e të përfshijë këtë proces informimi në aktivitetin operacional të Shtëpisë. Stafi përgjegjës të përpilojë fletëpalosjet me të gjithë procesin e ankimimit të sqaruar sa më thjeshtë dhe kuptueshëm për të gjitha grupmoshat e fëmijëve si dhe për familjarët/ të afërmit e tyre. Stafi përgjegjës të kujdeset për shpërndarjen e tyre tek të gjithë fëmijët.

Page 133: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

133

III A është ekspozuar struktura organizative e IPSH Zyber Hallulli ndaj riskut operacional?

Konkluzion 35: Kërkesat e stafit të Shtëpisë së fëmijës për trajnime në aspektin operativ të punës së tyre, ëshë një shënjë shumë e rëndësishme ndërgjegjësimi se punonjësit hasim vështirësi në hartimin e planeve të punës, të raporteve dhe në mënyrën se si duhet përgatitur informacioni. Sipas Manualit të Zbatimit të Standardeve, 9.4 “Mbështetja për Stafin” pika 1.1 shpreh “I gjithë stafi, përfshirë edhe drejtorin, duhet të drejtohen, mbështeten në mënyrë profesionale...”. mungesa e trajnimit për mënyrën e plotësimit të letrave të punës për secilin punonjës, mbi të gjitha do të rëndojë mbi fëmijët përfitues të shërbimit. Çdo lloj mangësie apo pasigurie që ka stafi në plotësimin apo jo korrekt dhe profesional të planeve të punës, hartimit të raporteve dhe komunikimit të informacionit, ndikon tek efektiviteti i punës ë stafit dhe tëk arritja e rezultatit final: mirërritja e fëmijëve.

Rekomandim 35: Shërbimi Social Shtetëror të ndërmarrë hapat e duhur për plotësimin e nevojave të stafit për trajnim të procesit operacional. SHSSH të vendosë prioritete në ofrimin e trajnimeve duke mos lënë asnjëherë pas dore mbështetjen dhe drejtimin e stafit të Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” për një manaxhim sa më efektiv të institucioni. Drejtori i Institucionit të monitorojë nevojat operative dhe administrative të stafit dhe t’i përcjellë ato tek Shërbimi Social.

Konkluzion 36: Qëllimi i propozimeve të trajnimeve për stafin e Shtëpisë së Fëmijës Zyber Hallulli, është plotësimi i mangësive të burimeve njerëzore të institucionit. Sipas Manualit të Zbatimit të Standardeve, “Mbështetja për Stafin” pika 1.3 thuhet se: “Shërbimi Social Shtetëror duhet të ofrojë dy herë në vit një program të vazhdueshëm për trainimin e stafit për çështje e tematika që vlerësohen dhe kërkohen nga stafi,”. Për të mbrojtur dhe nxitur mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve, i gjithë

stafi duhet të mbështetet, të udhëzohet dhe të mbikëqyret.60 Nga Plani i Veprimit të SHSSH për vitin 2016, Shërbimi Social Shtetëror ka planifikuar për të realizuar vetëm 1 nga 8 kërkesat e për trajnim. 7 temat e tjera të propozuara nga IPSH Zyber Hallulli për trajnimin e stafit nuk janë realizuar ende nga Shërbimi Social Shtetëror.

Rekomandim 36: Shërbimi Social Shtetëror t’u kushtojë vëmendje të veçantë kërkesave të stafit të IPSH Zyber Hallulli për përmirësimin dhe rritjen e efektivitetit të kapaciteteve të tyre. Shërbimi Social Shtetëror të ofrojë 2 herë në vit një program të vazhdueshëm trajnimi për të përmushur nevojat dhe kërkesat e stafit të Zyber Hallulli.

Konkluzion 37: Një nga trajnimet më të rëndësishme dhe më emergjente të cilat citohen në Manualin e Zbatimit të Standarteve është edhe Ndihma e Parë. Këtu kanë marrë pjesë vetëm përsonat që kalojnë kohën më të madhe me fëmijët: Edukatoret dhe Kujdestarët. Por sipas Manualit të Zbatimit të Standardeve, nuk duhet të përjashtohet asnjë punonjës pa e marrë këtë trajnim. Po ashtu, ky trajnim për vetë rëndësinë që ka, duhet të certifikohet dhe kjo është detyrë e Shërbimit Social Shtetëror.

Rekomandim 37: Shërbimi Social Shtetëror të sigurohet që çdo anëtar i stafit të Shtëpisë së

60 Manuali i Zbatimit të Standarteve në Institucionet Rezidenciale të Kujdesit për Fëmijë në Shqipëri

Page 134: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

134

Fëmijës Zyber Hallulli, të marrë trajnim të çertifikuar për ndihmën e parë, duke përfshirë këtu edhe drejtuesin e institucionit.

Drejtuesi i Institucionit të kujdeset që i gjithë stafi i Shtëpisë (duke përfshirë edhe veten) të marrë pjesë në trajnimin e ndihmës së parë dhe të jetë i pajisur me certifikatën përkatëse.

Konkluzion 38: Më shumë së për matjen e efektivitetit të burimeve njerëzore, plotësimi ose jo i kushteve të profilit të stafit profesional, ka të bëjë me nevojat e domosdoshme për trajnim, kualifikim dhe specializim të mëtejshëm.

● Sipas Manualit të Zbatimit të Standardeve, Drejtori i Institucionit duhet të ketë përvojë të dokumentuar (arsimi dhe përvoja pune) në punë sociale, padagogji, drejtësi dhe menaxhim. Diplomimi në arkitekturë dhe eksperiencat e punës së Drejtoreshës së Institucionit, të dokumentuara sipas Kodit të Punës, në Bashkinë Kavajë, bien ndesh me kriteret e lartpërmendura. Po ashtu, eksperienca e dokumentuar e punës për më pak se 3 vjet, nuk përmbushin kërkesat e vendosura nga Manuali i Zbatimit të Standardeve 9.2 “Profili i Stafit Profesional”, kërkesat e të cilit Shërbimi Social Shtetëror i vendos si kushte për të marër pjesë në konkurs për vendet vakante. Drejtuesi i institucionit sipas Manualit duhet të ketë të paktën 5 vjet përvojë dhe praktikë në kujdesin rezidencial për fëmijët dhe fushën e mbrojtjes së fëmijëve.

● Kujdestarët po ashtu, duhet të kenë çertifikatë të shkollës së mesme të infermierisë dhe trainim për çështje të fëmijëve (trainim i çertifikuar). Trajnimet e vazhdueshme që realizohen nga organizata të ndryshme jo qeveritare, SHSSH dhe njësi të tjera, janë ndihmë për stafin, duke u mundësuar që kujdestarët të marrin trajnime të certifikuara. Pritshmëritë për kujdestarët si pozicion punë janë shumë të mëdha. Sipas Manualit të Zbatimit të Standarteve, në një këndvështrim afatshkurtër, “kujdestarët” duhet të marrin arsim të mëtejshëm në fushat teknike e profesionale të nevojshme (trajnime, kurse kualifikuese etj.). Në një këndvështrim afatgjatë, “kujdestarët” duhet të zëvendësohet me staf profesionial, siç janë edukatorët ose edukatorët specialë”

Është shumë e rëndësishme që mangësitë e burimeve njerëzore të identifikohen dhe të mund të trajtohen për t’u kthyer në mundësi zhvillimi. Prandaj Burimet njerëzore shihen gjithnjë si një aset i institucionit, i vyer dhe afatgjatë.

Rekomandim 38: Shërbimi Social Shtetëror të hartojë plane afatgjata dhe taktike për të monitoruar ecurinë e zhvillimit profesional të stafit të Shtëpisë. Për ata persona që janë punësuar pa plotësuar kriteret e vendosura në Manualin e Zbatimit të Standardeve, të marrë masa për nxitjen e tyre në edukimin dhe trajnimin në fushat e sipas kërkesave rregullative. Të monitorojë përmbushjen e tyre. Shërbimi Social Shtetëror të kujdeset që të gjithë pjesëtarët e stafit të marrin pjesë në trajnimet e ndryshme që organizohen nga vetë SHSSH, Njësitë Vendore apo Organizata të ndryshme.

Konkluzion 39: ● Duke qënë se në 31.12.2015 Institucionit Zyber Hallulli i ka ardhur rregullorja e re nga

SHSSH, institucioni nuk e mban më rregulloren e vjetër 2011 - 2015. Rregullorja e vjetër nuk është në arkivën e tyre. Sipas Ligjit Nr. 9154 datë 6.11.2003 “Për Arkivat” dhe bazuar në afatet e ruajtjes së dokumenteve, Rregullorja e Shtëpisë së Fëmijëve është dokument me Rëndësi Historike Kombëtare dhe duhet të ruhet 5-10 vjet.

● Mungesa e Urdhrit të Brendshëm për ekipin multidisiplinar tregon se ose nuk ka patur ekip multidisiplinar i cili plotëson dhe vlerëson planet specifike të fëmijëve ose arkiva

Page 135: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

135

nuk ka funksionuar sipas ligjit në fuqi. Të dy alternativat janë treguesë të mungesës së efektivitetit të stafit për periudhën Janar – Qershor 2015.

● Nga komunikimi zyrtar me Drejtoreshën e Institucionit dhe Drejtuesit e Shërbimit Social Shtetëror, u vu re se drejtuesit janë në dijeni të faktit se këto materiale hidhen dhe nuk mbahen. Për sa më sipër grupi i auditimit mori përkatësisht komentet e tyre zyrtare lidhur me hedhjen e planeve mësimore, edukative, korrespondencën e thjeshtë në formë relacionesh javore si dhe fletoret e kujdestarëve: “Bazuar në standarte ne nuk e kemi të detyrueshme ruajtjen e dokumentave që realizohen nga stafi, si planet edukative, aktiviteteve, relacionet. Ruhen vetëm për vitin shkollor dhe në vazhdimësi.” dhe sipas SHSSH “...Hidhen ditaret e edukatorve, për të cilat, sikurse edhe për ditaret ë mësuesve, nuk ka një akt ligjor i cili detyron rruajtjen e tyre...”. Në të tilla raste ajo çfarë është më e rëndëishme është se fëmijët nuk mund të kenë materiale që shoqërojnë rritjen dhe zhvillimin e tyre në aspektin individual dhe shoqëror.

Rekomandim 39: Drejtori i Institucionit të marrë masa dhe të zbatojë Ligjin Nr. 9154 datë 6.11.2003 “Për Arkivat” për të gjithë dokumentacionin që cilësohet me Rëndësi Historike Kombëtare si dhe të kujdeset për asgjesimin e materialeve pas kalimit të kohës së arkivimit sipas Ligjit në fjalë, Kreu I, Neni 7 “Asgjesimi”.

Konkluzion 40: Mungesa të Urdhrave të Brendshëm tregojnë për mos kryerjen e detyrave sipas rregullores së brendshmë dhe sipas Manualit të Zbatimit të Standarteve. Për një periudhë 11 mujore Shtëpia e Fëmijës zyrtarisht nuk ka evidenca të emërimit të punonjësit kyç dhe për një periudhë 13 mujore mungojnë evidenca për emërimin e punonjësit të Protokoll - Arkivës. Sipas Rregullores së brendshme të institucionit, Nr. Prot 2712 datë 31.12.2015, pika 23 thuhet se Drejtori i Institucionit nxjerr urdhëra për organizimin dhe funksionimin e punës në institucion. Po ashtu sipas Manualit të zbatimit të Standarteve është përgjegjësi e Drejtorit të Institucionit “Emërimi i punonjësit/ve kyç.”

Rekomandim 40: Drejtori i Institucionit të kujdeset për të përmbushur detyrat e veta administrative për lëshimin në kohë të urdhrave të brendshëm që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e institucionit, sipas akteve nënligjore dhe rregullative në fuqi.

Konkluzion 41: Përmbushja e Standardit XIII të miratuar me VKM nr. 659 datë 17.10.2005 ka si rezultat “Aftësitë e stafit të shteëisë jane në nivelin e duhur për plotësimin e nevojave të fëmijëve që banojnë aty, sipas kërkesave në Deklaratën e Qëllimit të Shtëpisë.” Një nga treguesit e cilësisë për arritjen e këtij rezultati është edhe treguesi 2.1 nëpërmjet të cilit VKM Nr. 659 kërkon të vendosë vazhdimësinë e funksionimit dhe të financimit të Shtëpisë. Ekzistenca e një plani afatmesën 3-5 vjeçar do të sigurojë përmbushjen dhe vazhdimësinë e qëllimit të institucionit. Ky plan duhet të jetë i hartuar, duhet të jetë pjesë e strategjisë së institucionit dhe i monitorueshëm nga manaxherët/ inspektorët e institucioneve mbikqyrëse. Mungesa e këtij plani afatmesëm e përball institucionin me vështirësi të ndryshme operative dhe financuese. Efektiviteti i institucionit nuk duhet të lëkundet me ndryshimet e stafit drejtues.

Rekomandim 41: Drejtoresha e Institucionit të përgatisë planin 3-5 vjeçar për vazhdimësinë financiare dhe oeprative të institucionit Zyber Hallulli, i cili duhet të jetë i disponueshëm për monitorim nga inspektorë dhe manaxherë të ndryshëm.

Page 136: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

136

Konkluzion 42: Sipas Manualit të Zbatimit të Standardeve, për çdo mbledhje javore të stafit që duhet të organizohen për të diskutuar mbi rastet individuale të fëmijëve/ të rinjve, apo edhe çështje që kanë të bëjnë me drejtimin e institucionit, duhen mbajtur proces verbalet përkatëse. Mbledhjet duhet të kenë rend dite. Nga komunikimi me institucionit, u vumë në dijeni se mbledhjet me stafin realizohen një herë në muaj dhe për këto mbledhje, edhe pse një herë në muaj, nuk mbahen proces verbalet ashtu siç parashikon Manuali i Zbatimit të Standarteve.

Rekomandim 42: Drejtoresha e Institucionit Zyber Hallulli, të organizojë çdo javë mbledhjet me stafin e vet ku të diskutohen jo vetëm raste specifike për fëmijë të ndryshëm por edhe çështje të drejtimit të institucionit. Për të gjitha këto mbledhje të mbahen rend dite dhe të mbahen proces verbale.

Konkluzion 43: Grupi i auditimit mundi të gjejë evidenca të ankesave të edukatoreve dhe mjekes së institucionit vetëm për periudhën 12.10.2015 – 14.6.2016 ku edukatoret ankohen për prezencën e parazitëve në kokat e fëmijëve. Shenjat e para që fëmijët janë larë me shampo antiparazitë duken në relacionin e parë të muajit Dhjetor 2015 (1-12.12.2015). Fëmijët janë dërguar shpesh për të prerë flokët dhe për t’u qethur, por rasti duket se nuk është marrë nën kontroll. Sipas Manualit të Zbatimit të Standarteve pika 1.6 “Çështjet e higjienës personale duhen trajtuar në një mënyrë të ndjeshme dhe proaktive, në një atmosferë të përgjithshme që i ndihmon fëmijët dhe të rinjtë të krijojnë dhe të zhvillojnë një imazh pozitiv për veten” Përgjegjësia kryesore për pastërtinë e fëmiëjve bie mbi Kujdestarët, Kryekujdestaren dhe Mjeken e institucionit. Bazuar në Rregulloren e brendshme të institucionit, “Procedurat e Përkujdesit Shëndetësor” thuhet se “Mjeku, Kryekujdestari dhe Personeli ndihmës nxitin mbajtjen e higjenës personale të klientëve dhe japin mbështetjen e tyre sa herë që është e nevojshme” Sipas Rregullores së brendshme të institucionit, në detyrat e kryekujdestarit, përcaktohet se “Mban përgjegjësi për higjenën e institucionit dhe të fëmijëve”. Po ashtu, në detyrat kujdestarëve, sipas Rregullores së Brendshme të Institucionit thuhet se: ” Kujdeset për higjenën personale të fëmijëve...”

Tërë relacionet e shkruara nga stafi i edukatoreve drejtuar stafit social, nuk janë marrë në konsideratë nga muaji Tetor 2015 në muajin Dhjetor 2015. Në thelb të kësaj situate, është një neglizhencë e tërë institucionit. Edukatoret kanë për detyrë (sipas Rregullores së brendshme të institucionit) të raportojnë tek Punonjësi Social ose Drejtori i Institucionit me shkrim ose gojë mbi ecurinë e fëmijëve dhe probleme të ndryshme që hasin fëmijët. Nga fokus grupet e realizuara me të gjithë fëmijët rezidentë, të gjithë pranuan se nuk kanë më parazitë në kokë, por një pjesë e tyre u shprehën se kanë pastruar njëri tjetrin. Është shumë e rëndësishme që fëmijët nuk kanë më probleme me parazitët, por një rëndësi shumë më të madhe merr inefektiviteti i stafit për të zgjidhur problemin pas 9 muajsh dhe e procedurave të institucionit për të përcjellë mesazhin.

Rekomandim 43: Shërbimi Social Shtetëror të kujdeset dhe të shtrëngojë procedurat e veta monitoruese për përmbushjen e detyrave të secilit anëtar të stafit. Drejtoresha e Institucionit të rishikojë të gjitha procedurat e komunikimit të brendshëm të stafit dhe të marrë masa konkrete në rritjen e efektiviteti të stafit dhe të komunikimit të brendshëm. Kryekujdestarja të hartojë plane konkrete kontrolli dhe të përmbushë me efektivitet detyrat sipas Rregullores së Brendshme të Institucionit.

Page 137: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

137

Kujdestarët të përmbushin detyrat dhe përgjegjësitë e tyre sipas Rregullores së Brendshme të Institucionit për të siguruar mirërritjen e fëmijëve.

Konkluzion 44: Marrëdhëniet e punës për punonjëit e institucionit Zyber Hallulli përcaktohen në Kodin e Punës. Brenda periudhës së auditimit janë vënë re ndryshime të pjesës më të madhë të stafit. Bëhet fjalë për qarkullim të 52.8% të stafit në më pak se dy vjet. Përgjatë periudhës së auditimit, janë larguar 20 persona dhe janë emëruar 23 punonjës. Pjesa më e madhë e tyre kanë dhënë dorëheqjen. Më poshtë është përmbledhja e arsyeve të largimit nga puna: Tabela: Numri i Personave të Larguar nga Institucioni Zyber Hallulli, periudha: 01.01.2015 – 30.10.2016

Arsyet e largimit Nr. i Personave të Larguar % ndaj largimeve

Dorëheqje 13 65%

Dalje në Pension 1 5%

Dalje në Kemp 1 5%

Ngritje në Detyrë 3 15%

Shkarkim 1 5%

Leje Lindje 1 5%

Total 20 100% Burimi: Grupi i Auditimit, KLSH.

Në mënyrë grafike më poshtë prezantohen të dhënat e tabelës së mësipërme: Grafiku: Paraqitja grafike e arsyeve të largimit të stafit për periudhën 01.01.2015 – 30.10.2016.

Burimi: Grupi i Auditimit, KLSH.

Ajo çfarë vlen për t’u theksuar është se përveç Mjekes e cila brenda periudhës së auditimit është e katërta që vjen dhe kujdeset për fëmijët e institucionit, dhe Kujdestarëve që kanë ndryshuar 8 përsona nga 12 kujdestarë që janë në institucion, 4 pozicionet më të rëndësishme me mbarëvajtjen administrative dhe kujdesin psiko social dhe emocional të fëmijëve kanë ndryshuar plotësisht: Drejtoresha e Institucionit, Përgjegjësja e Punonjësve Sociale, Punonjësja Sociale dhe Psikologia. Me përjashtim të Mirëmbajtësit të ambienteve dhe Sanitares, i gjithë personeli i larguar dhe i zëvendësuar është mjaft i rëndësishëm për fëmijët.

Page 138: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

138

Në më pak se dy vjet, fëmijët e institucionit janë prezantuar me 23 persona të rinj, të cilëve do t’u duhet t’i njohin e më tej t’u besojnë. Një qarkullim i lartë i Burimeve Njerëzore nuk është asnjëherë një shenjë e mirë, si në këndvështrimin manaxherial ashtu edhe në atë operativ.

Koeficienti i qarkullimit të stafit për Shtëpinë e Fëmijës Zyber Hallulli është 0.361. Me fjalë të tjera, në një vit kalendarik, është larguar 30% e stafit. Dhe për total organikën e institucionit (36 persona) është larguar 55.6% e stafit të vet gjatë periudhës 01 Janar 2015 – 30 Tetor 2016. Nuk duhet harruar se vetë procesi i institucionalizimit është i dëmshëm për fëmijët. Nuk duhet të ngarkohet akoma më shumë gjëndja e fëmijëve duke lëshuar sinjale se vendi ku ata duhet të jetojnë, është një vend jo i mirë për të punuar.

Rekomandim 44: Shërbimi Social Shtetëror si insitucion qëndror dhe përgjegjës për plotësimin e organikës së Institucionit Zyber Hallulli, të hartojë strategjitë e duhura për rekrutimin e stafit dhe për motivimin e vazhdueshëm të tyre. Drejtoresha e Institucionit, të kujdeset dhe të përshihet në manaxhimin e burimeve të veta njerëzore pasi pasojat e një stafi të larguar (për çfarë do lloj arsyeje) ndikojnë në dëme shumë dimensionale, si mos arritjen e objektivave institucionale, inefektivitetin e institucionit, mos përmbushjen e kushteve për mirërritjen e fëmijëve rezidentë, si dhe efekte të tjera negative si pasojë e ndryshimit të vazhdueshëm dhe të shpeshtë të figurave kyçe të institucionit. IV A kanë qenë efektive sistemet e monitorimit të performancës ndaj aktivitetit operacional dhe strategjik të IPSH Zyber Hallulli?

Konkluzion 45: Pjesëmarrja e punonjësit të pavarur në rishikimet e dosjeve dhe drejtimin e mbledhjeve çdo 6 muaj, rrit efektivitetin e sistemit monitorues të SHSSH ndaj IPSH-ve publike për fëmijë.

Rekomandim 45: SHSSH të sigurojë se punonjësi i pavarur për rishikimin e dosjeve në shtëpinë e fëmijës Zyber Hallulli, do të jetë pjesë integrale dhe aktive e mbledhjeve të rishikimit siç kërkon pika 2.3.1 e Paketës së zbatimit të standardeve.

Konkluzion 46: Mungesa e akteve të posaçme rregullative që parashikojnë procedurat e monitorimit të IPSH-ve publike dhe jopublike nga strukturat e SHSSH, mund të dobësojë efektivitetin e sistemeve monitoruese.

Rekomandim 46: SHSSH dhe MMSR të hartojnë dhe të miratojnë një akt të posaçëm për procedurat e monitorimit të institucioneve të përkujdesit shoqëror për fëmijë.

Konkluzion 47: Mbështetur kapaciteteve monitoruese dhe kërkesave për përbërjen e grupit monitorues, Drejtoria e Shërbimeve Shoqërore planifikon kryerjen e një monitorimi në vit për IPSH-të publike. Për shkak të problematikave, riskut të evidentuar dhe natyrës së shërbimit,

61 Koeficienti i qarkullimit të BNJ = Nr. BNJ të larguara*AP/Nr. BNJ totale*T ku: AP – Periudha e Auditimit në muaj (Në rastin tonë 22 muaj) T – Periudha 1 vjeçare e shprehur në muaj (12 muaj)

Page 139: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

139

SHSSH kryhen kontrolle të paplanifikuara, të cilët devijojnë realizimin e monitorimeve sipas planit vjetor.

Rekomandim 47: Duke marrë shkak nga rasti i auditimit të Shtëpisë së Fmëijës “Zyber Hallulli” me gjithë devijimet e justifikuara nga plani, Drejtoria e Shërbimeve Sociale duhet të monitorojë të paktën një herë në vit IPSH-të publike, pa prekur cilësinë e standardeve te monitorimit.

Konkluzion 48: Duke marrë në konsideratë natyrën e shërbimit dhe metodologjitë e përdorura, Grupi gjykon se koha e ushtrimit të kontrollit në terren është e pamjaftueshme për të identifikuar të gjitha problematikat në përmbushje të objektivave të monitorimit.

Rekomandim 48: SHSSH, në përmbushje të objektivave të monitorimit dhe metodologjive që përdor, të vlerësojë dhe programojë kohëzgjatjen e mjaftueshme të monitorimit në fazën e terrenit.

Konkluzion 49: Hartimi dhe zbatimi i metodologjive të veçanta për monitorimin e institucioneve rezidencialë të përkujdesit shoqëror për fëmijë orientojnë procesin në mënyrë më efektive dhe eficiente.

Rekomandim 49: SHSSH të miratojë paketa të posaçme që japin instrumente orientuese për monitorimin e IPSH për fëmijë.

Konkluzion 50: Referimi në kriteret e monitorimit është shumë i rëndësishëm pasi janë baza për dhënien e opinioneve nga grupet monitoruese. Prezantimi i metodologjive e kritereve të përshtatshme të përdorura në monitorim rrisin besueshmërinë dhe efektivitetin e këtij procesi.

Rekomandim 50: SHSSH të përdorë dhe të prezantojë qartë në raportet e monitorimit qasjet, teknikat dhe kriteret e përdorura nga grupi në procesin monitorues.

Konkluzion 51: Monitorimet e kryera gjatë periudhës objekt auditimi (2015-2016) evidentojnë problematika që peshojnë më shumë në çështje që lidhen me:

● menaxhimin e kapaciteteve njerëzore të shtëpisë;

● plotësimin korrekt të planeve të kujdesit dhe të largimit;

● dietën dhe ofrimin e ushqimit dhe më pak në çështje që lidhen me:

● kushtet fizike të godinës

● nevojave shëndetësore apo emocionale të fëmijës. Për faktin që Drejtoria e Shërbimeve Sociale ka rol vendimmarrës në procesin e vendosjes së fëmijëve dhe zhvillimit të strategjive të deinstitucionalizimit të shtëpisë, funksioni monitorues duket se orientohet më shumë kah aktiviteteve të natyrës operacionale të shtëpisë. Duke konsideruar faktin që sistemet e sotme efektive mbikëqyrëse po aplikojnë metodologji të mbështetura në risk, SHSSH duhet të fokusojë monitorimet në fusha dhe aktivitete që vlerësohen si me risk më të lartë. Pavarësisht se standardet e miratuara nuk përfshijnë temën e pranimit të fëmijëve në institucione, metodologjitë e monitorimit të DSHS duhet të orientohen në të ardhmen në evidentimin e problematikëve për rastet emergjente që referohen dhe menaxhohen kryesisht nga strukturat vendore.

Page 140: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

140

Rekomandim 51: Sistemet monitoruese të SHSSH duhet të aplikojnë metodologji që adresojnë vlerësimin e rreziqeve në përmbushjen e standardeve të pranimit, përkujdesit dhe largimit të fëmijës në shtëpinë Z.H.

Konkluzion 52: Duke qenë se modeli shtëpi-fëmijë vlerësohet si një nga alternativat më të mira të shërbimeve përkujdesit, hartimi dhe miratimi i standardeve, kritereve dhe treguesve do të orientojnë më drejt ofruesit e shërbimit në funksionimin e duhur të këtij modeli dhe do t’i shërbente strukturave monitoruese në vlerësimin e drejtë të performacës dhe dhënien e opinioneve sa më objektive.

Rekomandim 52: Grupet e monitorimit të SHSSH duhet të japin vlerësime mbi performancën e shtëpisë dhe funksionimin e modelit mbi bazën e kritereve dhe standardeve të aprovuara paraprakisht.

Konkluzion 53: Mungesa e rekomandimeve nga grupet e monitorimit, mund t’i mbajë të pazgjidhura apo t’i thellojë më tepër problematikat dhe mangësitë në aktivitetet strategjike dhe operacionale të shtëpisë së fëmijës.

Rekomandim 53: Për çdo problematikë të evidentuar, SHSSH duhet të adresojnë zgjidhjet e duhura te strukturat përkatëse.

Konkluzion 54: Qartësia dhe plotësia e rekomandimit, mbështetur në kritere të pranuara, rrit besueshmërinë në adresimin drejt të zgjidhjes së problemit.

Rekomandim 54: Rekomandimet e Grupeve të monitorimit të SHSSH duhet të shprehin qartë afatet dhe mundësitë e zgjidhjes së problemit. Rekomandimet e SHSSH të jenë jo vetëm të natyrës organizative, por dhe disiplinore.

Konkluzion 55: Mungesa e procedurave të qarta dhe afateve në zbatimin e rekomandimeve krijojnë premisa për neglizhencë të strukturave përgjegjëse për marrjen e masave të duhura dhe në kohë për zgjidhjen e problematikave të evidentuara gjatë monitorimeve.

Rekomandim 55: SHSSH të përcaktojë procedura dhe afate për ndjekjen e rekomandimeve të lëna shtëpisë së fëmijës Zyber Hallulli

5. GRUPI I PUNËS DHE PËRGJEGJËSITË HIERARKIKE

1. Eva LEKA, (Audituese e parë, përgjegjëse grupi) 2. Enkelejda TOLE, (Audituese e parë, anëtare) 3. Ada MEHMETI (Eksperte e jashtme)

Page 141: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

141

Anekset

Aneks 1

Standardet për Përkujdesjen Jashtë Shtëpisë të Fëmijëve në Evropë Përmbledhja e Standardeve Cilësore për Fëmijët: Tema e Standardit 1.

Tema e standardit 1: Procesi i vendimmarrjes dhe pranimit Standardi 1: Fëmija dhe familja e tij/saj biologjike përkrahen gjatë procesit të vendimmarrjes Fëmija dhe familja e tij/saj biologjike kanë të drejtë në ndërhyrje nëse ata shprehin dëshirën për të ndryshuar situatën e tyre jetësore ose nëse situata e kërkon atë. Siguria dhe interesi më i mirë i fëmijës janë të prioritetit më të lartë. Fëmija dhe familja e tij/saj biologjike gjithmonë dëgjohen dhe respektohen. Standardi 2: Fëmija nxitet të marrë pjesë në procesin e vendim-marrjes Të gjitha palët e përfshira e dëgjojnë dhe e respektojnë fëmijën. Në mënyrë adekuate fëmija informohet për gjendjen e tij/saj, inkurajohet që të shprehë pikëpamjet e tij/saj dhe të marrë pjesë në këtë proces sipas nivelit të tij/saj të të kuptuarit. Standardi 3: Një proces profesional i vendim-marrjes siguron përkujdesjen më të mirë të mundshme për fëmijën Procesi i vendimmarrjes përfshinë dy çështje: Cila është zgjidhja më e mirë për fëmijën? A duhet të identifikohen nevoja për përkujdesje jashtë-shtëpisë, cila është vendosja më e mirë e mundshme për fëmijën? Të gjitha palët e përfshira drejtpërsëdrejti në zhvillimin e fëmijës bashkëpunojnë duke shfrytëzuar ekspertizat e tyre përkatëse. Ata pranojnë dhe ndajnë informatat relevante lidhur me procesin e vendimmarrjes. Kur pranohen fëmijët me nevoja të veçanta, duhet të merren parasysh kërkesat e tyre specifike. Standardi 4: Motrat/vëllezërit kanë të njëjtën përkujdesje Gjatë procesit të përkujdesjes jashtë-shtëpisë, vëllezërit/motrat kanë përkujdesje të përbashkët. Ata vendosen ndaras vetëm nëse kjo është në të mirë të tyre. Në rast të tillë, sigurohet kontakti në mes tyre përveç nëse kjo ndikon negativisht tek ata. Standardi 5: Kalimi në shtëpinë e re përgatitet mirë dhe zbatohet me ndjeshmëri Pas marrëveshjes për mënyrën e përkujdesjes, organizata e ardhshme e përkujdesjes përgatit pranimin e fëmijës. Mikëpritja duhet të bëhet në mënyrë graduale dhe të shkaktoj sa më pak përçarje që është e mundshme. Kalimi në vend të ri caktohet si një proces, qëllimi kryesor i të cilit është që të siguroj interesin më të mirë të fëmijës dhe mirëqenien e të gjitha palëve të përfshira. Standardi 6: Procesi i përkujdesjes jashtë-shtëpisë udhëhiqet nga një plan i përkujdesjes individuale Plani i përkujdesjes individuale bëhet gjatë procesit të vendimmarrjes për zhvillim të mëtutjeshëm dhe zbatohet gjatë tërë procesit të përkujdesjes jashtë shtëpisë. Ky plan ka për qëllim të udhëheqë zhvillimin e plotë të fëmijës. Në përgjithësi, plani i përkujdesjes përcakton statusin e zhvillimit të fëmijës, parashtron qëllimet dhe masat dhe sqaron burimet e nevojshme për të përkrahur zhvillimin e përgjithshëm të fëmijës. Çdo vendim relevant gjatë procesit të përkujdesjes jashtë shtëpisë udhëhiqet nga ky plan.

Page 142: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

142

Aneks 2

Metodologjia e Inspektimit të Shërbimeve Sociale

Procesi i inspektimit dhe afati kohor (Inspektime të Planifikuara)

Afati kohor Veprimet

Të paktën tre muaj javë përpara punës në terren

Dërgimi i letrës nga DRSHSSH tek qarku përkatës për të njoftuar inspektimin. Qarku informon ofruesit.

Dy muaj përpara punës në terren.

Dërgimi tek DSHS të NjQV një letër fillestare në të cilën përfshihet kërkesa për informacion para-inspektues (PI -1). I kërkohet DSHS të NjQV-së që të organizojë takim me menaxherët e shërbimeve.

Pesë javë përpara punës në terren

Pas marrjes së listës së shërbimeve, përzgjidhet një numër i caktuar ofruesish dhe dërgohet letra prezantuese për menaxherët e shërbimit e cila përfshin:

● Pyetësorin, letër dhe broshurë informative për prindërit/të afërmit

● Profili i shërbimit (PI-3)

● Profili i stafit (shërbimi) (PI-4)

Ky informacion kërkohet të kthehet i plotësuar dy javë para inspektimit.

Organizimi i vizitës para-inspektuese tek shërbimi; dërgohen letrat standarde tek personeli përkatës

Dy javë përpara punës në terren

Pas marrjes së informacionit para-inspektues, ndërmerret punë paraprake që shërben për të përgatitur punën në terren, veçanërisht:

● --Intervistat

● --Takimet me prindër/të afërm

● --Takimet me menaxherët e shërbimit

Vizitimi i ofruesve të përzgjedhur për inspektim për të planifikuar punën në terren dhe takimin e personelit.

Intervistoni menaxherët e lartë që përgjigjen për shërbimin. Intervistoni personelin përkatës të DSHS-së.

Puna në terren

Shembull. Dy (ose më shumë) ditë në secilin shërbim duke filluar që në orën në të cilën fillon shërbimi62 për të vëzhguar ardhjen e klientëve dhe raportet e tyre ndërvepruese me personelin.

Intervistohet menaxheri i shërbimit, personeli – përfshire punonjësit socialë; vëzhgimi i klientëve; leximi i regjistrave; takimi me grupe prindërish/të afërmish

Intervista me klientët, individuale apo në grup.

Dhënie mendimesh informale menaxherit dhe personelit të shërbimit; komentime përfundimtare të largimit.

Takim me grupin e menaxherëve të shërbimit në bazë njësie vendore.

62 Në mjediset rezidenciale, inspektori (inspektorët) duhet të jenë prezent në momentin e zgjimit të rezidentëve në mëngjes dhe në momentin që ata shkojnë në shtrat ne mbrëmje.

Page 143: Raport Auditimi i Performancës - eurosai.org shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Skema: Kategorizimi skematik i IPSH për fëmijë

143

Pas punës në terren

Dërgohen letra për menaxherët e shërbimeve që konfirmojnë çështjet e përmendura gjatë dhënies informale të opinioneve dhe duke i falënderuar për organizimin e punës – letra ti kopjohet DSHS të NjQV-së.

Grumbullimi dhe analiza e informacionit

Draft raport për DRSHSSH brenda 2 javëve.

Raport për DSHS të NjQV-së me kopje të mjaftueshme për ofruesit. 2 javë për të dorëzuar korrektimet e faktueshme.

Prezantimi i raportit tek Komisionin e Shërbimeve Sociale të NjQV-së dhe bordit të organizatës ofruese (private ose OJF)