raport i vlerËsimit tË jashtËm - aaal.edu.al msc... · specializuara afatshkurtra. apb...

39

Upload: others

Post on 10-Oct-2019

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al Msc... · specializuara afatshkurtra. APB funksionon në bazë të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e lartë në Republikën

Raporti i Vlerësimit të Jashtëm për programin e studimit Msc “Kontabilitet Financë”, Akademia Profesionale e Biznesit

Page 1 of 39

RAPORT

I VLERËSIMIT TË JASHTËM

Për Programin e studimit MSc në “Kontabilitet Financë”

AKADEMIA PROFESIONALE E BIZNESIT

Eksperti i vlerësimit të jashtëm: Prof. Dr. Vjollca KARAPICI

(Maj – Qershor 2016)

Page 2: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al Msc... · specializuara afatshkurtra. APB funksionon në bazë të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e lartë në Republikën

Raporti i Vlerësimit të Jashtëm për programin e studimit Msc “Kontabilitet Financë”, Akademia Profesionale e Biznesit

Page 2 of 39

RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM

Për Programin e studimit MSc në “Kontabilitet Financë” në APB, Tiranë.

I. PARIMET E PUNËS SË GVJ Për hartimin e këtij raporti, GVJ është mbështetur në:

Shqyrtimin dhe analizimin e Raportit të Vlerësimit të Brendshëm (RVB), të hartuar nga grupi i vlerësimit të brendshëm të institucionit te arsimit të lartë “Akademia Profesionale e Biznesit”, per programin e studimit MSc në Kontabilitet-Financë.

Vëzhgimet e kryera gjatë vizitës në vend tek institucion i arsimit të lartë “Akademia Profesionale e Biznesit”, si dhe në intervistimet e stafit drejtues të universitetit, te pedagogëve, te studentëve. Takimet ne sekretarinin mesimore, me zyren e kurikulave, me zyren e karieres dhe stafin administrativ.

Shqyrtimin dhe analizimin e dokumentacionit bazë mbi të cilën organizohet e gjithë veprimtaria e zhvillimit te programeve mesimore, të tilla si rregulloret dhe udhëzimet, dosjet e programeve të studimit, regjistrat themeltarë, dokumentacioni i zyrës se burimeve njerëzore, kurrikulave, karrierës dhe financës, si dhe sekretarisë mësimore. Vlerësimi është mbështetur në dokumenta të paraqitura nga GVB, Institucioni etj. Baza ligjore e aktivitetit të GVJ për vlerësimin e jashtëm të cilësisë per IAL “Akademia Profesionale e Biznesit”, programi i studimit MSc në Kontabilitet-Financë jane:

Ligji nr.9741, dt 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në RSH”, dhe akte të tjera nënligjore në mbështetje të tij. Sigurimi i jashtëm i cilësisë, sipas këtyre dispozitave realizohet nëpërmjet proçeseve të vlerësimit të jashtëm të cilësisë dhe Akreditimit, i cili kryhet nga Agjensia Publike e Arsimit të Lartë (APAAL).

Vendimet e Këshillit të Ministrave për hapjen e programeve të studimit master pranë IAL “Akademia Profesionale e Biznesit”.

Udhëzimet e MASH-it për projektimin e programeve të studimit, për hapjen dhe funksionimin e institucioneve private të arsimit të larte, për transferimin dhe njohjen e krediteve, për administrimin e dokumentacionit, etj.

Urdhëri nr.134 i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, datë 21.03.2011 “Për miratimin e standardeve shtetërore të cilësisë për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimeve të ciklit të parë të institucioneve të arsimit të lartë”.

Udhëzues i APAAL mbi vlerësimin e jashtëm të cilësisë në arsimin e lartë.

Aspektet dhe treguesit e vlerësimit të cilësisë në Arsimin e Lartë (APAAL).

HYRJE

Akademia Profesionale e Biznesit (APB) është institucion i arsimit të lartë që ofron të mira publike në fushën e arsimimit të lartë dhe kërkimit shkencor. APB pervec studime në ciklin e parë “Bachelor” dhe në ciklin e dytë “Master Profesional” dhe “Master i Shkencave”, ofron dhe kurse të tjera të specializuara afatshkurtra. APB funksionon në bazë të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar; Statutit, Rregulloreve dhe vendimeve të Senatit akademik dhe Këshillit të Administrimit. Me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 651 datë 14.09.2011 Akademia Profesionale e Biznesit është licencuar si institucion i arsimit të lartë. Me Urdhër nr.3, datë 05.01.2012 të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës ky institucion është pajisur me leje për fillimin e veprimtarisë mësimore e kërkimore dhe akademike të programeve të studimit në përputhje me licencën e dhënë, duke filluar veprimtarinë e saj akademike.

Page 3: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al Msc... · specializuara afatshkurtra. APB funksionon në bazë të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e lartë në Republikën

Raporti i Vlerësimit të Jashtëm për programin e studimit Msc “Kontabilitet Financë”, Akademia Profesionale e Biznesit

Page 3 of 39

Tabela e të dhënave të licencimit për programin e studimit:

1 IAL Aplikues: Akademia Profesionale e Biznesit,

Tiranë

2 Fakulteti që e ofron Fakulteti i Ekonomisë

3

Urdhëri/VKM i licencimit/riorganizimit Urdhrin nr.277, datë 02.07.2012 i Ministrit Arsimit dhe Shkencës “Për hapjen e programit të studimit të ciklit të dytë Master i Shkencave në “Menaxhim biznesi” dhe “Kontabilitet Financë”

4 Titulli i programit të studimit: Master i Shkencave në

“Kontabilitet Financë”

5 Cikli i studimit: Cikli I dytë

6 Kohëzgjatja e programit të studimit: 2 (Dy) vite

7 Kreditet në total (ECTS): 120

8 Forma e studimit (me kohë të plotë/të pjesshme/në distancë/):

Me kohë të plotë

9 Gjuha (shqip/tjetër): Shqip

10 Programi ofrohet nga institucioni Akademia Profesionale e Biznesit,

Tiranë

11 Programi ofrohet në bashkëpunim me institucione të tjera -------

12 Diplomë e përbashkët (shëno emërtimin): -------

13 Diplomë e dyfishtë (shëno emërtimin): -------

14 Niveli në Kornizën kombëtare të kualifikimeve 7

15 Aktivizimi i programit të studimit Viti 2012-2013

16 Brezi i parë i diplomimit të studentëve 2012-2014

GRUPI I VLERËSIMIT TË JASHTËM (GVJ)

Përbërja e GVJ:

1. Prof.Dr. Vjollca KARAPICI

1. Misioni/Objektivat e programit të studimit

Pjesa përshkrimore

Qëllimet dhe objektivat e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor

Programi “Master i Shkencave” në “Kontabilitet Financë” ka si qëllim studimin e kombinuar të metodave dhe formave bashkëkohore të menaxhimit, pajisjen e studentëve me njohuri rreth kontabilitetit, financës, menaxhimit dhe raortimit financiar, në funksion të përdorimit të këtyre dijeve në të gjitha nivelet e menaxhimit, në fushat e ekonomisë dhe biznesit. Programi është strukturuar për të edukuar studentët me njohuri në fushat e kontabilitetit, raportimit financiar, menaxhimit financiar, menaxhimit strategjik, menaxhimit operacional, ekonomiks i avancuar dhe kontabilitet drejtimi, standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit dhe ato të auditimit të brendshën dhe auditimit të jashtëm, duke siguruar njohuri të cilat do t’i ndihmojnë ata të mendojnë në mënyrë analitike dhe kritike për zgjidhjen e problemeve të ndryshme ekonomike. Misioni i programit është përgatitja e individëve të kualifikuar për karrierë në sektorin privat, publik dhe organizata jofitimprurëse, duke siguruar një arsimim të gjerë profesional dhe shkencor. Ky mision është konceptuar në harmoni të plotë me misionin e përgjithshëm të IAL APB, me standardet ndërkombëtare, si edhe risitë që synon të sjellë ky institucion në arsimin e lartë.

Page 4: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al Msc... · specializuara afatshkurtra. APB funksionon në bazë të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e lartë në Republikën

Raporti i Vlerësimit të Jashtëm për programin e studimit Msc “Kontabilitet Financë”, Akademia Profesionale e Biznesit

Page 4 of 39

Objektivat formues specifikë të programit të studimit të ciklit të dytë “Master i Shkencave” në “Kontabilitet Financë” janë si më poshtë: Objektivi kryesor eshte ai pedagogjik i këtij programi studimi qe ka te beje me pajisjen e studentëve me njohuri të avancuara në fushën e Kontabilitetit dhe raportimit financiar, Financës dhe Menaxhimit Financiar. Kurrikula dhe programet mësimore janë ndërtuar në përputhje me bazën e njohurive të përfituara në sistemin Bachelor 3-vjeçar në profilin: Financë - Kontabilitet, kërkesat e kartës së Bolonjës, zhvillimet e sektorit të biznesit në degë e sektorë të ndryshëm, në rang kombëtar e ndërkombëtar, etj. Pervec objektivit kryesor, programi ne fjale ka dhe objektiv zhvillimin e aftësive kërkuese e hulumtuese tek studentët ne lidhje me implementimin e standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e kontabilitetit dhe raportimit financiar, duke konkretizuar të rejat e shkencës me zbatimin në praktikës. Programi u ka kushtuar një rëndësi të veçantë aktiviteteve jashtëkurrikulare të studentëve, si: vizita në kompani të ndryshme, organizimi i leksioneve të hapura me figura të njohura të fushës, pjesëmarrje e studentëve në modele të ndryshme të forumeve ekonomike, pjesëmarrje në konkurse të biznesit, organizim dhe pjesëmarrje në konferenca studentore dhe shkencore në APB si dhe pjesëmarrje në debate tematike e televizive, tryeza të rrumbullakta etj. Sistemi i njohurive që ofrohet nga ky program dhe kompetencat që përftojnë studentët nëpërmjet tij u mundësojnë atyre edhe ndjekjen e një karriere kërkimore apo akademike, nëpërmjet vazhdimit të studimeve të thelluara në doktoraturë, duke u mundësuar atyre zhvillimin dhe ngritjen në karrierë profesionale, shkencore dhe akademike.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi I.1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e

tij.

Kriteri 3 Programet e studimeve

hartohen në përputhje me misionin dhe

qëllimin e institucionit;

Kriteri 4 Programet e studimeve

hartohen në përputhje me nevojat e

tregut të punës;

Kriteri 5 Programet e studimeve

hartohen në përputhje me zhvillimin

ekonomik të vendit;

Kriteri 6 Programet e studimeve

pasqyrojnë vullnetin e institucionit për

ruajtjen e vlerave kulturore të kombit.

Programi i studimit “Master i Shkencave” në “Kontabilitet

Financë”, është hartuar në përputhje me misionin dhe

qëllimin e institucionit;

Nga verifikime dhe vlerësimi i situatës në IAL “Akademia

Profesionale e Biznesit”, rezulton se Programet e studimeve

hartohen në përputhje me nevojat e tregut të punës Misioni

specifik i programit, nën këtë kuadër të përgjithshëm, është

përgatitja e individëve të kualifikuar për karrierë në sektorin

privat dhe publik, duke siguruar një arsimim të gjerë

profesional dhe shkencor.

Programi i studimeve MSc në Kontabilitet-Financë në APB

është në përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit, duke

patur parasysh trendet e zhvillimit ekonomik, demografik

dhe atij teknologjik. Ky programi ka lendë të cilat përkojnë

me perspektiven e zhvillimit ekonomik të vendit si;

Raportimi Financiar Ndërkombëtar, që lidhet me

perspektivën e vendit në integrimin në Bashkimin Evropian,

taksimi dhe legjislacioni fiskal evropian, Auditimin dhe

standardet e BE për Auditimin etj.

Programet e studimeve, ofruar nga IAL “Akademia

Profesionale e Biznesit”, jo vetëm që ndihmojnë ruajtjen e

vlerave kulturore kombëtare, por synojnë promovimin e

kulturës dhe të traditës në vendin tonë.

Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të

Page 5: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al Msc... · specializuara afatshkurtra. APB funksionon në bazë të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e lartë në Republikën

Raporti i Vlerësimit të Jashtëm për programin e studimit Msc “Kontabilitet Financë”, Akademia Profesionale e Biznesit

Page 5 of 39

institucionit.

Kriteri 1 Programet e studimeve janë

përshtatur me strategjinë për zhvillim të

institucionit;

Programi i studimit “Master i Shkencave” në “Kontabilitet

Financë”, është hapur në kuadër të implementimit të

strategjisë së zhvillimit institucional të IAL “Akademia

Profesionale e Biznesit”.

Zhvillimi strategjik i programit të studimit “Master i

Shkencave” në “Kontabilitet Financë” është konceptuar dhe

funksionon në kuadër të strategjisë së zhvillimit

institucional të IAL “Akademia Profesionale e Biznesit” qe

synon konsolidimin e programit, si një program i

rëndësishëm i ofruar nga institucioni dhe përmirësimin e

vazhdueshëm të cilësisë, për ta bërë të krahasueshëm me

programet më të mira të kësaj fushe në vend e më gjerë.

Standardi I.3 - Programet e studimeve ofrohen në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.

Kriteri 1 Përmbatja e programeve të

studimeve është në përputhje me

kriteret e përcaktuara nga aktet ligjore

dhe nënligjore në fuqi;

Kriteri 2 Emërtimi i programit të

studimit është në përputhje me nivelin e

kualifikimit të arritur dhe të përcaktuar

nga Korniza Shqiptare e Kualifikimit.

Programi i Studimit “Master i Shkencave” në “Kontabilitet

Financë”, është hartuar në përputhje të plotë me kriteret e

përcaktuara nga ligji Nr. 9741, date 21.05.2007 “Për

Arsimin e Lartë në RSH”, i ndryshuar dhe në mbështetje të

udhëzimeve të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës dhe

Urdhërit Nr. 277, datë 02.07.2012 i Ministrit Arsimit dhe

Shkencës “Për hapjen e programit të studimit të ciklit të

dytë Master i Shkencave në “Kontabilitet Financë” pranë

Akademisë Profesionale të Biznesit.

Po emërtimet, përmbajtja dhe tërësia e dokumentacionit për

hapjen dhe licencimin e programit janë në përputhje të

plotë me aktet nënligjore të nxjerra në bazë e për zbatim të

këtij ligji. Emërtimi i programit të studimit është në

përputhje me nivelin e kualifikimit të arritur dhe të

përcaktuar nga Korniza Shqiptare e Kualifikimit.

Standardi I.11 - Institucioni harton një plan zhvillimi të programeve të studimeve, të rezultateve

të mësimdhënies dhe të të nxënit.

Kriteri 1 Institucioni harton një plan

strategjik në nivel institucioni për

zhvillimin dhe përmirësimin e

programeve të studimeve;

Kriteri 2 Institucioni harton një plan

strategjik në nivel institucioni për

përmirësimin e rezultateve të

mësimdhënies dhe të të nxënit.

IAL “Akademia Profesionale e Biznesit” ka hartuar dhe

miratuar Planin Strategjik të Zhvillimit për periudhën 2015-

2020.

Institucioni ka hartuar një plan strategjik në nivel

institucioni i cili adreson si zhvillimin dhe përmirësimin e

programeve të studimeve, ashtu edhe përmirësimin e

rezultateve të mësimdhënies dhe të mësimnxënies.

Konkluzionet e vlerësimit:

Standardet I.1, I.2, I.3, I.11 si dhe kriteret perkatese jane plotesuar teresisht. Programi i studimit

“Master i Shkencave” në “Kontabilitet Financë” është hartuar dhe zbatohet në përputhje me misionin

dhe qëllimin e IAL “Akademia Profesionale e Biznesit”, respektimin e vlerave arsimore dhe kulturore,

universale, si dhe dhe me përgjegjësinë për sigurimin e dijeve.

Ky program është hartuar në përputhje të plotë me misionin dhe qëllimin e IAL “Akademia Profesionale

e Biznesit” dhe me kërkesat e tregut të punës.

Emërtimi i programit të studimit është në përputhje me nivelin e kualifikimit të arritur dhe të

Page 6: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al Msc... · specializuara afatshkurtra. APB funksionon në bazë të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e lartë në Republikën

Raporti i Vlerësimit të Jashtëm për programin e studimit Msc “Kontabilitet Financë”, Akademia Profesionale e Biznesit

Page 6 of 39

përcaktuar nga Korniza Shqiptare e Kualifikimit.

Misioni specifik i programit është përgatitja e individëve të kualifikuar për karrierë në sektorin privat

dhe publik, duke siguruar një arsimim të gjerë profesional dhe shkencor.

Programi zbatohet në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit, planin e Zhvillimit

Institucional si dhe ofron premisat e duhura për plotësimin e objektivave të vendosura me synimet

strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar.

IAL “Akademia Profesionale e Biznesit” ka hartuar dhe miratuar Planin Strategjik të Zhvillimit për

periudhën 2015-2020, i cili adreson si zhvillimin dhe përmirësimin e programeve të studimeve, ashtu

edhe përmirësimin e rezultateve të mësimdhënies dhe të të nxënit.

Programi përmes kurrikulës percjell trashëgiminë më të mirë, ruan vlerat kombëtare dhe konsideron

fort arritjet bashkëkohore.

2. Struktura akademike e Fakultetit (përgjegjës për programin e studimit)

Pjesa përshkrimore

Fakulteti përgjegjës për programin e studimit “Master i Shkencave” në “Kontabilitet Financë” është Fakulteti i Ekonomisë. Në vitin akademik 2015-2016, secila prej njësive bazë ka në përbërje të saj të paktën 7 pedagogë efektivë, nga të cilët, të paktën 3 prej tyre, gëzojnë tituj ose grada shkencore. Grupi i vlerësimit të jashtëm konstaton se raporti i vlerësimit të brendshëm është i saktë dhe nuk ka ndryshime në treguesit e raportuar në lidhje me përbërjen e stafit efektiv dhe i plotëson standardet.

Tregues të matshëm:

Struktura akademike e Fakultetit (organigrama)

Autoritetet drejtuese:

1. Dekani,

2. Përgjegjësi i njësisë bazë (Departamentit).

Organe drejtuese:

1. Këshilli i Fakultetit

2. Departamenti

Vlerësimi sipas standardeve

Fakulteti i Ekonomisë

DEPARTAMENTI I FINANCËS DHE

KONTABILITETIT

DEPARTAMENTI I MENAXHIMIT

QENDRA KËRKIMORE SHKENCORE

FAKULTETI I EKONOMISË

SEKRETARIA MËSIMORE FAKULTETI I

EKONOMISË

Page 7: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al Msc... · specializuara afatshkurtra. APB funksionon në bazë të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e lartë në Republikën

Raporti i Vlerësimit të Jashtëm për programin e studimit Msc “Kontabilitet Financë”, Akademia Profesionale e Biznesit

Page 7 of 39

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi II.2 - Institucioni organizohet në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi, për

përmbushjen e misionit të tij.

Kriteri 1 Institucioni organizohet në mënyrë që të përmbushë misionin e tij; Kriteri 2 Institucioni ka së paku dy Fakultete; Kriteri 3 Fakulteti organizohet në njësi bazë. Çdo fakultet ka, së paku, tri të tilla, nga të cilat dy departamente;

Kriteri 4 Fakulteti ose Instituti i Kërkimit dhe Zhvillimit përbëhet nga, së paku, 3 njësi bazë me objektiva dhe mision të mirëpërcaktuar; Kriteri 5 Departamenti duhet të ketë në përbërje të tij të paktën 7 anëtarë efektivë si personel akademik, ndër të cilët të paktën 3 duhet të jenë me gradën shkencore “Doktor”.

Institucioni është organizuar në funksion të

përmbushjes së misionit të tijë. IAL “Akademia

Profesionale e Biznesit”e ushtron veprimtarinë e saj

konform Ligjit “Për Arsimin e Lartë në Republikën e

Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe aktet nënligjore të dala në

bazë dhe për zbatim të tij.

IAL “Akademia Profesionale e Biznesit” është e organizuar në dy njësi kryesore:

1. Fakulteti i Ekonomisë 2. Fakulteti i Drejtësisë

Çdo njësi kryesore përbëhet nga 3 njësi bazë, nga të cilat dy departamente dhe një Qendër kërkimore; Fakulteti i Ekonomisë përbëhet nga: 1. Departamenti i Menaxhimit 2. Departamenti i Financë-Kontabilitetit 3. Qendra Kërkimore-Shkencore Çdo njësi bazë përbëhet nga të paktën 7 anëtarë personeli akademik efektiv, prej të cilëve të paktën 3 gëzojnë tituj e grada shkencore, sipas përshkrimit ne Aneksi 2 Tabela 2 dhe Aneksi 4 Tabela 4 ne fund te raportit.

Standardi II.3 - Njësitë e institucionit angazhohen drejtpërdrejt dhe me përkushtim për realizimin e programeve të studimeve.

Kriteri 1 Njësitë bazë dhe kryesore janë të ndërgjegjshme për përgjegjësitë që kanë për realizimin e programeve të studimeve; Kriteri 2 Njësitë bazë dhe kryesore përfshihen në procesin e rekrutimit të personelit akademik të nevojshëm dhe në vlerësimin e tij.

Në APB, njësitë bazë janë të ndërgjegjshme për përgjegjësitë që kanë për realizimin e programeve të studimeve. Fakulteti bashkërendon mësimdhënien, kërkimin shkencor dhe zhvillimin kulturor në fusha mësimore kërkimore, të përafërta ose të ndërthurura. Rekrutimi i personelit të ri bëhet në përputhje me legjislacionin e punës në Republikën e Shqipërisë, bazuar në ligjin nr.9741, dt 21.05.2007 "Për arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë", Statutin e APB dhe rregulloret përkatëse e akte të tjera. Përzgjedhja e kandidatëve për punësim në APB kryhet si rregull nëpërmjet konkurrimit të hapur, bazuar në plotësimin e kërkesave nga kandidatët për punësim.

Konkluzionet e vlerësimit:

Standardet II.2 dhe II.3 si dhe kriteret perkatese jane plotesuar teresisht. Për programin e studimit “Master

i Shkencave” në “Kontabilitet Financë” njësia kryesore përgjegjëse është Fakulteti i Ekonomisë i IAL

“Akademia Profesionale e Biznesit”. Kjo njësi është organizuar konform përcaktimeve ligjore “Për Arsimin e

Lartë dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë”.

Fakulteti i Ekonomisë ka në përbërje të tij 3 Departamente, me të paktën 7 pedagogë efektivë për çdo

departament, nga të cilët të paktën 3 prej tyre gëzojnë tituj ose grada shkencore.

Rekrutimi dhe promovimit i stafit akademik bazohen mbi parimet e vlerave profesionale. Procedura e

emërimit të stafit akademik të Fakultetit të Ekonomisë kryhet në përputhje me dispozitat e Statutit dhe

Rregullores të Marrëdhënieve të Punës në IAL “Akademia Profesionale e Biznesit”, përmes një procesi

Page 8: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al Msc... · specializuara afatshkurtra. APB funksionon në bazë të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e lartë në Republikën

Raporti i Vlerësimit të Jashtëm për programin e studimit Msc “Kontabilitet Financë”, Akademia Profesionale e Biznesit

Page 8 of 39

konkurrues që përfshin njësinë bazë dhe ato kryesore.

3. Personeli akademik dhe personeli mbështetës për programin e studimit

Pjesa përshkrimore Personeli akademik dh titullarët e moduleve të programit të studimit “Master i Shkencave” në “Kontabilitet Financë” janë personel akademik efektiv dhe personel akademik me kontratë, ndërsa titullarët e moduleve të cilët janë me kontratë pune gëzojnë të paktën gradën shkencore “Doktor”. (Aneksi1, Tabela 1 dhe Aneksi 2 Tabela 2). Struktura aktuale e stafit akademik dhe administrativ të institucionit plotëson kërkesat ligjore dhe nevojat për zhvillimin normal të procesit mësimor. Personeli ndihmës mësimor - shkencor asiston personelin akademik në gjithë veprimtarinë e tij mësimore gjatë realizimit të planit mësimor të programit të studimit. IAL “Akademia Profesionale e Biznesit” nxit dhe mbështet lirinë akademike të stafit pedagogjik si dhe mundëson kualifikimin e mëtejshëm të tij, nëpërmjet: konferencave shkencore që organizohen nga institucioni apo në bashkëpunim me institucione të tjera të arsimit të lartë, brenda dhe jashtë vendit; botimit të artikujve shkencorë në Revistën “Scientific Journal of Professional Studies”. Rekrutimi i stafit akademik bëhet në përputhje me Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe me dispozitat e Statutit dhe Rregullores “Mbi Marrëdhëniet e Punës të pesonelit të APB” miratuar me Vendimin e Senatit Nr. 21, dt. 15.12.2014. IAL “Akademia Profesionale e Biznesit” përmes një procedure të konkurrimit të hapur, duke garantuar një proces transparent, të paanshëm dhe objektiv. Punësimi bëhet duke patur parasysh ndarjet sipas ligjit, në profesorë, docentë dhe lektorë. Pranë institucionit APB është i mundur pajtimi i personelit të ftuar. Përzgjedhja e punonjësve bëhet nga një komision “ad hoc” i ngritur nga Rektori dhe mbështetet në plotësimin e kritereve të shpalluar nga institucioni për rekrutimin e pedagogëve. Këshilli Shkencor i Programit të studimit dhe personeli akademik luan rol të rëndësishëm në hartimin e kurrikulës dhe në organizimin e programeve të studimeve, (shih Aneksi 3, Tabela 3). Grupi i vlerësimit të jashtëm konstaton se të dhëna lidhur me Numrin e Personelit Akademik Efektiv (PAE), Personelit Akademik me Kontratë (PAK), titujt/gradat, (Aneksi 4, Tabela 4 bashkangjitur këtij Raporti), struktura didaktike për programin e studimit si dhe të dhënat e tjera që lidhen me personelin dhe që janë të pasqyruara në raportin e vlerësimit të brendshëm janë të sakta dhe sigurojnë përmbushjen e standardeve që lidhen me zhvillimin e programeve mësimore në nivelin e dytë “Mastër i Shkencave” në “Kontabilitet Financë”.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi II.1 - Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ angazhohen për

përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve.

Kriteri 1 Personeli akademik, ndihmës

mësimor-shkencor dhe administrativ i

institucionit angazhohen në përputhje me

objektivat e programeve të studimeve dhe

për arritjen e tyre;

Personeli akademik i IAL “Akademia Profesionale e Biznesit” kryen veprimtari mësimore, kërkim shkencor, shërbime për zhvillimin e institucionit, konsultim dhe këshillim për studentë dhe detyra të tjera me karakter administrative ne perputhje me objektivat e programit te studimeve dhe erritjen e tyre. Veprimtaria mësimore, kërkimore dhe administrative

përcaktohet në kontratën e punës.

Page 9: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al Msc... · specializuara afatshkurtra. APB funksionon në bazë të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e lartë në Republikën

Raporti i Vlerësimit të Jashtëm për programin e studimit Msc “Kontabilitet Financë”, Akademia Profesionale e Biznesit

Page 9 of 39

Kriteri 2 Personeli akademik, ndihmës

mësimor-shkencor dhe administrativ i

institucionit angazhohen në përputhje me

strategjinë për zhvillim të institucionit.

Objektivi i përbashkët në veprimtarinë e stafit akademik, ndihmës mësimor – shkencor dhe administrativ është realizimi i objektivave të programeve të studimit, në përputhje me strategjinë e zhvillimit të institucionit. Personeli akademik asistohet nga personeli ndihmës mësimor - shkencor në gjithë veprimtarinë e tij mësimore gjatë realizimit të planit mësimor për çdo program studimi. Personeli administrativ i IAL “Akademia Profesionale është personel i punësuar me kohë të plotë në institucion që ndihmon në realizimin sa më korrekt të planit mësimor në çdo program studimi.

Standardi II.4 - Personeli akademik angazhohet në hartimin dhe zbatimin e politikave të zhvillimit të

institucionit.

Kriteri 1 Personeli akademik luan rol kryesor në hartimin e kurrikulës dhe në vendimet institucionale që i përkasin organizimit të programeve të studimeve; Kriteri 2 Rekrutimi i personelit të ri dhe përcaktimi i ngarkesës mësimore bëhet në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Personeli akademik i Fakultetit Ekonomik është plotësisht përgjegjës, nëpërmjet pjesëmarrjes në strukturat përkatëse vendimmarrëse kolegjiale të institucionit, në hartimin e kurrikulës dhe vendimarrjen sa u takon programeve të studimit. Rekrutimi i stafit akademik realizohet konform Statutit dhe Rregullores së Marrëdhënieve të Punës të APB me procedurë të konkurrimit të hapur. Normat vjetore të ngarkesës mësimore shkencore për personelin akademik të punësuar me kohë të plotë pranë institucionit APB caktohen në përputhje me Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Udhëzimin Nr. 20, datë 09.05.2008, të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës “Për veprimtarinë e personelit akademik në institucionet publike të arsimit të lartë”, si dhe me dispozitat e Statutit dhe Rregullores së IAL “Akademia Profesionale e Biznesit”. Norma për çdo kategori të punonjësit mësimor-shkencor, rastet e lejimit të uljes së saj, elementët përbërës të saj si dhe konvertimi i elementëve përkatës, përcaktohen në udhezime të

veçanta të miratuara nga Senati akademik i APB, bazuar në dispozitat ligjore e nënligjore të miratuara për këtë qëllim nga MAS.

Standardi III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin dhe vlerësimin

e personelit.

Kriteri 1 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin e personelit në përputhje me statutin dhe rregulloren; Kriteri 2 Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përbën së paku 70% të personelit akademik të angazhuar për realizimin e programeve respektive të studimeve; Kriteri 3 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të vlerësimit të personelit;

Rekrutimi i stafit akademik realizohet konform Statutit dhe Rregullores së Marrëdhënieve të Punës të APB me procedurë të konkurrimit të hapur, duke garantuar një proces transparent, të paanshëm dhe objektiv. Organizimi i konkursit bëhet sipas procedurave dhe kritereve të përcaktuara nga dispozitat e kësaj rregulloreje. Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë në Master i Shkencave” në “Kontabilitet Financë” përbën më shumë se 70% të personelit akademik të angazhuar për realizimin e programit. Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të vlerësimit të personelit. Njësia e Brendshme e Sigurimit të Cilësisë së IAL “Akademia

Profesionale e Biznesit” organizon në mënyrë periodike (2 herë

në vit) pyetësorë adresuar studentëve për vlerësimin e

pedagogut, si dhe pyetësorë drejtuar pedagogëve për

vlerësimin ndaj institucionit. Pyetësorët janë hartuar në

mënyrë të tillë që të përfshijnë të gjithë indikatorët e

mësimëdhënies dhe që të arrihet një vlerësim sa më i drejtë i

pedagogut. Përveç vlerësimit të studentëve, pedagogu, në fund

Page 10: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al Msc... · specializuara afatshkurtra. APB funksionon në bazë të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e lartë në Republikën

Raporti i Vlerësimit të Jashtëm për programin e studimit Msc “Kontabilitet Financë”, Akademia Profesionale e Biznesit

Page 10 of 39

4 Institucioni mban një bazë të dhënash të raporteve të rekrutimit të personelit, të njoftimeve për vende vakante, etj.

të vitit akademik, vlerësohet nga Dekani i Fakultetit ku ai bën

pjesë. Këto metoda vlerësimi janë transparente dhe i bëhen me

dije çdo pedagogu. NjSBC-ja paraqet para Rektorit brenda

përfundimit të vitit akademik në vijim një raport mbi

aktivitetin e zhvilluar në kalendarin paraardhës.

Po institucioni mban nje baze te dhenash mbi rekrutimin. Zyra e administratës, e burimeve njerëzore dhe arkivit është përgjegjëse për administrimin e burimeve njerëzore sipas rregullave dhe urdhërave të nxjerrë nga Senati akademik, si dhe për mbajtjen e arkivit të institucionit. Administratori i IAL “Akademia Profesionale e Biznesit” nënshkruan kontratat e punës me personelin akademik, në përfundim të procedurës së përshkruar më sipër. Kontrata e punës nënshkruhet në emër dhe për llogari të APB nga Administratori.

Standardi III.2 - Personeli akademik (me grada shkencore dhe tituj akademikë) mbulon nevojat e

institucionit dhe i ka të përcaktuara qartë përgjegjësitë.

Kriteri 1 Përgjegjësi i programit ka të paktën titullin “Profesor i asociuar” ose, gradën shkencore “Doktor” (“PHD”) të fituar pranë universiteteve perëndimore dhe përvojë akademike në këto universitete; Kriteri 2 Titullari i lëndës/modulit në programet e studimeve “Master i Shkencave” ka të paktën gradën shkencore “Doktor”; Kriteri 3 Titullari dhe pedagogët e lëndës/modulit në programet e studimeve “Master profesional” ka të paktën gradën shkencore “Doktor” ose, diplomën “Master Profesional” ose “Master Shkencash” dhe një përvojë profesionale së paku 5-vjeçare në profesionin në të cilin ofrohet ky program studimi; Kriteri 4 Rektori, zv/rektori, drejtori dhe zv/drejtori i qendrës ndëruniversitare, dekani, zv/dekani, drejtori, përgjegjësi i departamentit, përgjegjësi i shërbimit, përgjegjësi i programit janë të punësuar me kohë të plotë në institucionin që ofron programin e studimeve; Kriteri 5 Institucioni siguron personel të mjaftueshëm për udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e praktikave profesionale.

Përgjegjësi i programit të studimit “Master i Shkencave” në “Kontabilitet Financë” gëzon gradën Doktor i Shkencave. Titullarët e moduleve të programit të studimit “Master i Shkencave” në “Kontabilitet Financë” gëzojnë të paktën gradën shkencore Doktor, ndërsa lektorët diplomën Master i Shkencave dhe përvojë profesionale mbi 5 vjet dhe kryesisht janë në proces doktorature. Titullarët e moduleve të programit të studimit “Master i Shkencave” në “Kontabilitet Financë” janë personel akademik efektiv si dhe personel akademik me kontrate pune, të cilët gëzojnë të paktën gradën shkencore “Doktor.” Anëtarët e stafit akademik në këtë program studimi janë lektorë me kontribute të njohura në fushën e mësimdhënies dhe me eksperienca të profilizuara sipas lëndëve apo moduleve dhe titullarë ciklesh leksionesh në këtë program studimi. IAL “Akademia Profesionale e Biznesit” ka të punësuar me kohë të plotë (pedagogë efektivë), Rektorin dhe Zv/Rektorin, Dekanin e Fakultetit të Ekonomisë dhe Fakultetit të Drejtësisë, si dhe Përgjegjësit e Departamenteve përkatëse në këto Fakultete, në përputhje të plotë me kërkesat e Ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Lidhur me këtë proces Fakulteti i Ekonomisë disponon një paketë udhëzueze për të orientuar studentët që janë subjekt praktikash në të dy ciklet dhe për secilin program studimi që fakulteti ofron. Institucioni siguron personelin e mjaftueshem akademik për udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e praktikave profesionale, në bazë të fushës së interesit që ka studenti. Institucioni ka marrëveshje bashkëpunimi me institucione

shtetërore dhe private për realizimin e praktikave të studentëve.

Standardi III.5 - Studentët që ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”

apo programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë kanë udhëheqës për tezën.

Page 11: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al Msc... · specializuara afatshkurtra. APB funksionon në bazë të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e lartë në Republikën

Raporti i Vlerësimit të Jashtëm për programin e studimit Msc “Kontabilitet Financë”, Akademia Profesionale e Biznesit

Page 11 of 39

Kriteri 1 Studentët që ndjekin këto

programe studimesh kanë një udhëheqës

për punën kërkimore dhe tezën që

përgatisin për marrjen e diplomës në

përfundim të studimeve të këtij cikli;

Kriteri 2 Udhëheqësi ka të paktën gradën

shkencore “Doktor”;

Kriteri 3 Udhëheqësi nuk mbikëqyr më

shumë se 5 (pesë) studentë njëkohësisht

për temat me karakter kërkimor të

aplikuar dhe më shumë se 10 (dhjetë)

studentë njëkohësisht për temat e ofruara

në programet e studimeve në fushat e

shkencave shoqërore e humane.

Po studentet kane udhëheqës ne punën kërkimore per

pergatitjen e tezes. Udheheqesit e studenteve kane një

kualifikim të orientuar në fushën për të cilën do të udhëheqë

punën kërkimore si dhe përgatitjen e tezës së diplomës.

Udhëheqësi ka të paktën kualifikimin, gradë shkencore

“Doktor”.

Po udhëheqësi i punës kërkimore nuk mbikëqyr më shumë se

5 studentë njëkohësisht për punimet me karakter aplikativ

dhe jo më shumë se 10 studentë njëkohësisht për tema në

fushën e shkancave shoqërore dhe humane, duke respektuar

kriteret e standardet.

Standardi III.6 - Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar udhëheqësi është në

përputhje me fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit dhe është parashikuar të

përgatitet teza.

Kriteri 1 Fusha studimore-kërkimore në të

cilën është specializuar udhëheqësi është

në përputhje me fushën studimore në të

cilën ofrohet programi i studimit.

Kriteri 2 Udhëheqësi ka njohuri të

avancuara teorike dhe aftësi të veçanta

kërkimore në fushën në të cilën ofrohet

programi i studimeve dhe në të cilën është

parashikuar të hartohet teza.

Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar

udhëheqësi është në përputhje me fushën studimore në të

cilën ofrohet programi i studimit. Udhëheqësit që drejtojnë

punën kërkimore të studentëve të cilët përfundojnë ciklin e

dytë të studimit “Master i Shkencave” në “Kontabilitet

Financë”, janë specializuar në fushën e ekonomisë, më

specifikisht në administrim e menaxhim biznesi. Ata kanë

gradën shkencore “Doktor”, titujt akademikë “Prof. As. Dr.”,

ose “Profesor”.

Udheheqesit janë autorë të cikleve të leksioneve, artikujve

shkencorë apo monografish, konferenca e trajnime në këtë

fushë studimi. Edhe kualifikimi i tyre shkencor është i

orientuar në fushën e këtij programi studimi ose fusha të

ngjashme me të.

Standardi III.7 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ për

përmbushjen e misionit të tij.

Kriteri 1 Institucioni dëshmon një

angazhim optimal të personelit ndihmës

mësimor-shkencor për realizimin e orëve

laboratorike dhe për mirëmbatjen e

laboratorëve e mjediseve shkollore;

Kriteri 2 Institucioni dëshmon një

përdorim optimal të burimeve njerëzore për

përmbushjen e objektivave të programeve

të studimeve të ciklit të dytë.

Personel ndihmës mësimor–shkencor eshte me kohe te plote.

Ai eshte i kualifikuar për realizimin optimal të programit të

studimit “Master i Shkencave” në “Kontabilitet Financë”, edhe

nepermjet Laboratorit te informatikës

Stafi akademik, ndihmës mësimor–shkencor dhe administrativ

është i angazhuar plotësisht në përmbushjen e objektivave të

këtij programi studimi.

Standardi III.8 - Personeli akademik realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet ligjore e

nënligjore në fuqi.

Page 12: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al Msc... · specializuara afatshkurtra. APB funksionon në bazë të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e lartë në Republikën

Raporti i Vlerësimit të Jashtëm për programin e studimit Msc “Kontabilitet Financë”, Akademia Profesionale e Biznesit

Page 12 of 39

Kriteri 1 Personeli akademik realizon

ngarkesën mësimore të përcaktuar në

aktet ligjore e nënligjore në fuqi;

Kriteri 2 Ngarkesa mësimore e zhvilluar

nga personeli akademik në programet e

studimeve të ciklit të dytë dhe në

programet e integruara të studimeve të

ciklit të dytë dhe organizimi e drejtimi i

tyre, vlerësohen me orë mësimore.

Personeli akademik në ne kete program realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar me legjislacionin në fuqi. Ngarkesa mësimore e zhvilluar nga personeli akademik në programin MSc në Kontabilitet-Financë, organizimi e drejtimi i tyre, vlerësohen me orë mësimore. Procesi i mësimdhënies perbehet nga zhvillimi i leksioneve, seminareve, ushtrimeve, laboratoreve, praktikave mësimore, përgatitje të materialeve didaktike në veprimtari të mësimdhënies, provime, kontrolle të pjesshme të dijeve, udhëheqje teze, udhëheqje të projekteve e detyrave, konsultime të programuara me studentët, etj.

Standardi III.9 - Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij.

Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të hollësishme për anëtarët e personelit akademik të përfshirë në program dhe të personit përgjegjës për organizimin e programit të studimit; Kriteri 2 Institucioni disponon për secilin semestër listën e plotë të personelit akademik, të personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe personelit administrativ; Kriteri 3 Institucioni përcakton dhe publikon kriteret dhe procedurat për rekrutimin e personelit akademik.

APB disponon një bazë të dhënash të detajuar për pjesëtarët e personelit akademik të përfshirë në program dhe të personit përgjegjës për organizimin e programit të studimit MSc në Kontabilitet-Financë. Dosjet personale të punonjësve mbahen dhe administrohen nga njësia organizative që mbulon burimet njerëzore. IAL “Akademia Profesionale e Biznesit” disponon listën e plotë të stafit akademik dhe administrativ të tij. Kjo listë përkon me programet e studimit të ofruara nga IAL “Akademia Profesionale e Biznesit” në vitin përkatës akademik. Nga verifikimi ne teren konstatojme qe punësimi i stafit akademik realizohet me procedurë konkurrimi të hapur duke garantuar një proces transparent, të paanshëm dhe objektiv. Shpallja e procedurës për rekrutimin e stafit akademik afishohet në tabelën e njoftimeve të institucionit. Rekrutimi i

stafit akademik bëhet në përputhje me Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe me dispozitat e Statutit dhe Rregullores së Marrëdhënieve të Punës në IAL “Akademia Profesionale e Biznesit” .

Konkluzionet e vlerësimit:

Standardet II.1 dhe II.4, III.1, III.2, III.5, III.6, III.7, III.8, III.9 si dhe kriteret perkatese jane plotesuar teresisht. Bazuar në të dhënat e RVB, dosjen e programit master dhe verifikimet gjatë vizitës në terren, konstatojmë se personeli akademik (me grada shkencore dhe tituj akademikë) mbulon nevojat e APB dhe i ka të përcaktuara qartë përgjegjësitë në programin MSc në Kontabilitet-Financë. Objektivi i përbashkët në veprimtarinë e stafit akademik, ndihmës mësimor – shkencor dhe administrativ është realizimi i objektivave të programeve të studimit, në përputhje me strategjinë e zhvillimit të institucionit. Personeli administrativ i IAL APB është personel i punësuar me kohë të plotë në institucion që ndihmon në realizimin sa më korrekt të planit mësimor te ketij programi studimi. Personeli akademik asistohet nga personeli ndihmës mësimor - shkencor në gjithë veprimtarinë e tij mësimore gjatë realizimit të planit mësimor për çdo program studimi. Personeli akademik i Fakultetit Ekonomik është plotësisht përgjegjës, nëpërmjet pjesëmarrjes në strukturat përkatëse vendimmarrëse kolegjiale të institucionit, në hartimin e kurrikulës dhe vendimarrjen sa u takon programeve të studimit. Norma për çdo kategori të punonjësit mësimor-shkencor, përcaktohen në udhezime të veçanta të miratuara nga Senati akademik i APB, bazuar në dispozitat ligjore e nënligjore të miratuara për këtë qëllim nga MAS. Bazuar në informacionin me shkrim të marrë nga APB dhe verifikimin në terren gjatë vizitës në zyrën e burimeve njerëzore, konstatojmë se APB disponon një bazë të dhënash te perditesuar për personelin e tij si dhe ndjek procedura ligjore transparente ne rekrutimin e stafit.Rekrutimi i stafit akademik realizohet konform Statutit dhe Rregullores së Marrëdhënieve të Punës të APB me procedurë të konkurrimit të hapur, duke garantuar një proces transparent, të paanshëm dhe objektiv. Organizimi i konkursit bëhet sipas procedurave dhe kritereve të përcaktuara nga dispozitat e kësaj rregulloreje. Rekrutimi i stafit akademik realizohet konform Statutit dhe Rregullores së Marrëdhënieve të Punës të APB me procedurë të konkurrimit të hapur.

Page 13: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al Msc... · specializuara afatshkurtra. APB funksionon në bazë të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e lartë në Republikën

Raporti i Vlerësimit të Jashtëm për programin e studimit Msc “Kontabilitet Financë”, Akademia Profesionale e Biznesit

Page 13 of 39

Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë në Master i Shkencave” në “Kontabilitet Financë” përbën më shumë se 70% të personelit akademik të angazhuar për realizimin e programit. Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të vlerësimit të personelit. Njësia e Brendshme e Sigurimit të Cilësisë së IAL “Akademia Profesionale e Biznesit” organizon në mënyrë periodike (2 herë në vit) pyetësorë adresuar studentëve për vlerësimin e pedagogut, si dhe pyetësorë drejtuar pedagogëve për vlerësimin ndaj institucionit. Këto metoda vlerësimi janë transparente dhe i bëhen me dije çdo pedagogu. Titullarët e moduleve të programit të studimit “Master i Shkencave” në “Kontabilitet Financë” janë personel akademik efektiv si dhe personel akademik me kontrate pune, të cilët gëzojnë të paktën gradën shkencore “Doktor.” ndërsa lektorët diplomën Master i Shkencave dhe përvojë profesionale mbi 5 vjet dhe kryesisht janë në proces doktorature. Anëtarët e stafit akademik në këtë program studimi janë lektorë me kontribute të njohura në fushën e mësimdhënies dhe me eksperienca të profilizuara sipas lëndëve apo moduleve dhe titullarë ciklesh leksionesh në këtë program studimi. Lidhur me këtë proces Fakulteti i Ekonomisë disponon një paketë udhëzueze për të orientuar studentët që janë subjekt praktikash në të dy ciklet dhe për secilin program studimi që fakulteti ofron. Institucioni siguron personelin e mjaftueshem akademik për udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e praktikave profesionale, në bazë të fushës së interesit që ka studenti. Institucioni ka marrëveshje bashkëpunimi me institucione shtetërore dhe private për realizimin e praktikave të studentëve. Studentet kane udhëheqës ne punën kërkimore per pergatitjen e tezes. Udheheqesit e studenteve kane një kualifikim të orientuar në fushën për të cilën do të udhëheqë punën kërkimore si dhe përgatitjen e tezës së diplomës. Udhëheqësi ka të paktën kualifikimin, gradë shkencore “Doktor”. Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar udhëheqësi është në përputhje me fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit.

4. Infrastruktura në funksion të programit të studimit, logjistika dhe shërbime të

tjera ndaj komunitetit

Pjesa përshkrimore

Institucioni i Arsimit te Lartë “Akademia Profesionale e Biznesit” e ushtron aktivitetin e saj mësimdhënës ne nje godine moderne, e ndërtuar me materiale cilësore bashkëkohore, dhe është certifikuar zyrtarisht se plotëson të gjitha kushtet teknike dhe ato higjieno-sanitare për ushtrimin e aktivitetit. Ajo ndodhet në adresën: Rr. “Vangjel Noti”, Nr. 25, Laprakë Tiranë, në një objekt i cili është funksional vetëm për aktivitetin e ushtruar nga ky institucion. Sipërfaqja e përgjithshme e ndertesës 4-katëshe, ku zhvillon veprimtarinë e saj APB është rreth 3000 m2. I gjithë objekti, tek i cili janë kryer investime edhe nga vetë APB, është i kontraktuar me qira, sipas e kontratës së qirasë me Nr. 5153 Rep. dhe Nr. 1711 Kol., datë 11.09.2014, me afat vlefshmërie deri më 11.09.2019, dhe me të drejten e rinovimit deri në vitin 2026. Biblioteka është e pasur, e krijuar mbi bazën e blerjeve të vazhdueshme dhe donacionet. Institucioni shpenzon fonde të planifikuara për blerjen e literaturës së specializuar për çdo program studimi dhe në fushën e kërkimit shkencor. Biblioteka është e pajisur me një sistem dokumentacioni dhe informacioni për një shërbim efektiv ndaj studentëve dhe pedagogëve. Sistemi i krijuar mundëson shkëmbimin e të dhënave me Bibliotekën Kombëtare, bibliotekat europiane, si dhe vendosjen e partneritetit me institucione brenda dhe jashtë vendit për shkëmbim e huazim të informacionit (abonime online). Për studentët çelet kartelë regjistrimi dhe sigurimi të literaturës, si dhe shërbim bibliotekar. I gjithë fondi i bibliotekës është i informatizuar. Në mjediset e bibliotekës shërbehet nga dita e hënë deri ditën e premte. Në pasurimin e bibliotekës dhe promovimin e produktit shkencor të stafit akademik një rol të rëndësishëm ka luajtur, ndër vite, botimi i materialeve të trajtuara në Konferencat e përvitshme shkencore të Akademisë Profesionale të Biznesit në Proceedings. Përveç kësaj, vitin e kaluar ne APB ka filluar te botohet një Revistë shkencore, Botimi i Akademisë Profesionale të Biznesit, “Revista shkencore e studimeve profesionale”, me Bord Editorial dhe ISSN, që botohet 2 herë në vit. IAL APB publikon, dy herë në vit edhe periodikun e saj studentor “APBMAG”.

Page 14: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al Msc... · specializuara afatshkurtra. APB funksionon në bazë të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e lartë në Republikën

Raporti i Vlerësimit të Jashtëm për programin e studimit Msc “Kontabilitet Financë”, Akademia Profesionale e Biznesit

Page 14 of 39

IAL “Akademia Profesionale e Biznesit”, ofron për studentet Laboratorin e informatikës me 26 komplete komjuterash (PC), të cilët janë të lidhur në rrjet dhe në internet non stop. Në to janë instaluar edhe Programe /Softe aplikative të Financës dhe Kontabilitetit (Financa 5, Alfa etj). Studentët e APB, nga Ekspertë dhe Studio Profesionale të licencuara në Laborator mësojnë përdorimin e Softeve aplikative dhe për këtë pajisen me Certifikatat përkatëse. Grupi i vlerësimit të jashtëm konstaton se të dhëna lidhur me mjediset për Programin e studimit dhe mjediset për stafin që janë të pasqyruara në raportin e vlerësimit të brendshëm janë të sakta dhe sigurojnë përmbushjen e standardeve që lidhen me zhvillimin e programeve mësimore në APB.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi II.5 - Institucioni siguron infrastukturën e nevojshme për realizimin e programeve të studimeve të

ciklit të dytë dhe të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë që ofron.

Kriteri 1 Institucioni ka një vendndodhje

të përhershme, që nënkupton mjedis

qendror administrativ dhe mjedis ku

zhvillohet veprimtaria mësimore;

Kriteri 2 Këto mjedise janë në dispozicion

të institucionit për jo më pak se 6 vjet;

Kriteri 3 Nëse programi i studimit ofrohet

në më shumë se një godinë, institucioni

siguron menaxhim efikas dhe kontroll të

vazhdueshëm për arritjen e standardeve

dhe zbatimin e politikave arsimore të

hartuara për realizmin e programeve të

studimeve që ofron;

Kriteri 4 Institucioni garanton kapacitete

dhe mjedise të mjaftueshme për realizimin

e praktikave profesionale të parashikuara

për realizimin e programeve të studimeve

në fushat e shëndetësisë, veterinarisë,

bujqësisë, shkencave teknike, etj.

APB e ushtron aktivitetin e saj mësimdhënës në një objekt i cili është funksional vetëm për aktivitetin e ushtruar nga ky institucion, dhe në përputhje me të gjitha standardet që kërkon MAS për IAL. Objekti kryesor dhe ambientet e tjera disponohen nga institucioni, mbi bazën e kontratave së qirasë me Nr. 5153 Rep. dhe Nr. 1711 Kol., datë 11.09.2104, me afat vlefshmërie deri më 31.08.2026. Ndërkohë, “Akademia Profesionale e Biznesit” ka nënshkruar kontrata edhe për 230 m2, që është në përdorim, si dhe për rreth 1000 m2, që do të rikonstruktohen dhe do të hyjnë në fuqi në Tetor 2016 me fillimin e vitit të ri akademik. Programi i studimit ofrohet në një godinë, institucioni siguron menaxhim efikas dhe kontroll të vazhdueshëm për arritjen e standardeve dhe zbatimin e politikave arsimore të hartuara për realizmin e programeve të studimeve që ofron; Po me kapacitetet që ka krijuar dhe mjediset që ka në dispozicion, Akademia Profesionale e Biznesit, siguron për studentet e saj, realizimin e procesit mësimor dhe të praktikave profesionale apo të punëve në laborator të tyre, në nivelin më të mirë të mundshëm.

Standardi V. 1- Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij.

Kriteri 1 Institucioni siguron tekste mësimore cilësore dhe literaturë ndihmëse të mjaftueshme dhe bashkëkohore; Kriteri 2 Në bibliotekë ka literaturë të mjaftueshme që e ndihmon studentin për për realizimin me sukses të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës; Kriteri 3 Në bibliotekë ka botime periodike dhe librari elektronike, të cilat përmbajnë libra apo revista shkencore të nevojshme për realizimin me sukses të programit të

Sa i takon gjendjes se teksteve për lëndët që ofron fakulteti duhet vlerësuar si mjaft pozitive puna e bërë për pajisjen e studentëve me tekste mësimore si edhe skripte leksionesh. Nëpërmjet bibliotekës, IAL APB vë në dispozicion të studentëve, tekstet mësimore të përcaktuara në syllabuse-t e lëndëve dhe literaturën ndihmëse të nevojshme, përzgjedhur mbi bazën e planit të hartuar nga përgjegjësi i programit. Biblioteka është e pasur, e krijuar mbi bazën e blerjeve të vazhdueshme dhe donacionet. Institucioni shpenzon fonde të planifikuara për blerjen e literaturës së specializuar për çdo program studimi dhe në fushën e kërkimit shkencor. Sistemi i krijuar mundëson shkëmbimin e të dhënave me Bibliotekën Kombëtare, bibliotekat europiane, si dhe vendosjen e partneritetit me institucione brenda dhe jashtë vendit për shkëmbim e huazim të informacionit (abonime online). Në bibliotekë sigurohet pjesa kryesore e teksteve mësimore dhe literaturës ndihmëse të programit, sikurse

Page 15: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al Msc... · specializuara afatshkurtra. APB funksionon në bazë të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e lartë në Republikën

Raporti i Vlerësimit të Jashtëm për programin e studimit Msc “Kontabilitet Financë”, Akademia Profesionale e Biznesit

Page 15 of 39

studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës; Kriteri 4 Përgjegjësit e programit kanë hartuar një plan të detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës nga studentët, përfshirë edhe buxhetin e planifikuar për këtë qëllim; Kriteri 5 Biblioteka ka orare të shërbimit në përshtatje me oraret e programeve të studimeve dhe nevojat e studentëve.

ofrohet edhe literaturë që s’ka lidhje specifike me programin por i përket së njëjtës fushë studimi. Në pasurimin e bibliotekës dhe promovimin e produktit shkencor të stafit akademik një rol të rëndësishëm ka luajtur, ndër vite, botimi i materialeve të trajtuara në Konferencat e përvitshme shkencore të Akademisë Profesionale të Biznesit në Proceedings. Përgjegjësi i programit të studimit depoziton planin e detajuar të teksteve mësimore dhe literaturës plotësuese në momentin e hapjes së programit. Mbi bazën e këtij plani është bërë, gradualisht, planifikimi i nevojshëm buxhetor nga administrata dhe pasurimi i bibliotekës. Biblioteka e IAL “Akademia Profesionale e Biznesit” disponon një sërë botimesh periodike të lidhura me programin e studimit. Synimi mbetet zgjerimi i gamës së këtyre botimeve. Që nga hapja e programit është ofruar shërbimi i bibliotekave falas online dhe gjatë 2-3 viteve të fundit akademike. Mbetet të finalizohet kontrata e posacme me librari elektronike dhe të realizohet abonimi i plotë vjetor për vitin e ri akademik. Në mjediset e bibliotekës shërbehet nga dita e hënë deri ditën e premte. Orari i bibliotekës është konceptuar me synimin për t’u ardhur në ndihmë studentëve. Oraret e bibliotekës janë shpallur pranë mjediseve të saj.

Standardi V. 2- Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë të mjaftueshëm dhe mjedise të

përshtatshme mësimore.

Kriteri 1 Institucioni dëshmon se ka në

sasi të mjaftueshme: laboratorë, klasa,

zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje

elektronike dhe të teknologjisë së

informacionit, për realizimin e programit të

studimeve;

Procesi mësimor në APB zhvillohet në mjedise të përshtatshëm ku secili auditor eshte i mirepajisur me kompiuter dhe pajise audiovizive. APB zotëron mjedise, salla, zyra, studio, laboratorë, të nevojshem për

realizimin e programit të studimit.

Kriteri 2 Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit; Kriteri 3 Laboratorët përmbajnë aparaturat dhe mjetet e nevojshme për plotësimin e kërkesave të programeve të studimeve dhe për zhvillimin e praktikave të parashikuara nga programi i studimit, në përputhje me qëllimet e programit, si dhe mirëmbahen dhe janë në përmirësim të vazhdueshëm; Kriteri 4 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve që ofron, ka së paku një laborator, për secilin grup leksionesh ku parashikohen praktika laboratorike.

Leksionet, seminaret dhe laboratoret zhvillohen në salla me mjete audiovizivë, që lehtësojnë procesin e mësimdhënies. Mjediset mësimore, në varësi të funksionit të tyre auditorë, salla leksionesh, klasa seminaresh, janë të pajisura me të gjitha mjetet e përshtatshme për mësimdhënie, përfshirë: kompjutera, videoprojektorë, lidhje interneti, etj. Pranë institucionit funksionojnë, në ndihmë të programeve të studimit, Laboratori i Informatikës me kapacitet prej 26 vëndesh dhe Laboratori (Studio) i Praktikës Profesionale për Financë dhe Kontabilitetin, me kapacitet prej 15 vëndesh. Programi MSc në Kontabilitet-Financë ka në dispozicion një laborator kompjuterësh për te bere lendet qe lidhen me përdorimin kompjuterëve.

Konkluzionet e vlerësimit:

Standardet II.5, V.1 dhe V.2, si dhe kriteret perkatese jane plotesuar teresisht. APB e ushtron aktivitetin e saj mësimdhënës në një objekt i cili është funksional vetëm për aktivitetin e ushtruar nga ky institucion, dhe në përputhje me të gjitha standardet që kërkon MAS për IAL. Ambientet e tjera disponohen nga institucioni, mbi bazën e kontratave së qirasë. Me kapacitetet që ka krijuar dhe mjediset që ka në dispozicion, Akademia Profesionale e Biznesit, siguron për studentet e saj, realizimin e procesit mësimor dhe të praktikave profesionale apo të punëve në laborator të tyre, në nivelin më të mirë të mundshëm. Duhet vlerësuar si mjaft pozitive puna e bërë për pajisjen e studentëve me tekste mësimore si edhe skripte leksionesh. Nëpërmjet bibliotekës, IAL APB vë në dispozicion të studentëve, tekstet mësimore të përcaktuara në

Page 16: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al Msc... · specializuara afatshkurtra. APB funksionon në bazë të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e lartë në Republikën

Raporti i Vlerësimit të Jashtëm për programin e studimit Msc “Kontabilitet Financë”, Akademia Profesionale e Biznesit

Page 16 of 39

syllabuse-t e lëndëve dhe literaturën ndihmëse të nevojshme, përzgjedhur mbi bazën e planit të hartuar nga përgjegjësi i programit. Biblioteka është e pasur, e krijuar mbi bazën e blerjeve të vazhdueshme dhe donacionet. Institucioni shpenzon fonde të planifikuara për blerjen e literaturës së specializuar për çdo program studimi dhe në fushën e kërkimit shkencor. Sistemi i krijuar mundëson shkëmbimin e të dhënave me Bibliotekën Kombëtare, bibliotekat europiane, si dhe vendosjen e partneritetit me institucione brenda dhe jashtë vendit për shkëmbim e huazim të informacionit (abonime online). Në pasurimin e bibliotekës dhe promovimin e produktit shkencor të stafit akademik një rol të rëndësishëm ka luajtur, ndër vite, botimi i materialeve të trajtuara në Konferencat e përvitshme shkencore të Akademisë Profesionale të Biznesit në Proceedings. Mbi bazën planit te detajuar te tekseve është bërë, gradualisht, planifikimi i nevojshëm buxhetor nga administrata dhe pasurimi i bibliotekës. Nga vizita ne biblioteke konstatojme qe IAL “Akademia Profesionale e Biznesit” disponon një sërë botimesh periodike të lidhura me programin e studimit. Në mjediset e bibliotekës shërbehet nga dita e hënë deri ditën e premte. Orari i bibliotekës është konceptuar me synimin për t’u ardhur në ndihmë studentëve. Procesi mësimor në APB zhvillohet në mjedise të përshtatshëm ku secili auditor eshte i mirepajisur me kompiuter dhe pajise audiovizive që lehtësojnë procesin e mësimdhënies. APB zotëron mjedise, salla, zyra, studio, laboratorë, të nevojshem për realizimin e programit të studimit. Pranë institucionit funksionojnë, në ndihmë të programeve të studimit, Laboratori i Informatikës me kapacitet prej 26 vëndesh dhe Laboratori i Praktikës Profesionale për Financë dhe Kontabilitetin, me kapacitet prej 15 vëndesh.

5. Financimi dhe menaxhimi i burimeve financiare

Pjesa përshkrimore

IAL “Akademia Profesionale e Biznesit” financimin dhe menaxhimin e burimeve financiare e organizon konform legjislacionit në fuqi, që rregullon veprimtarinë e arsimit të lartë dhe të shoqërive tregtare. Institucioni auditohet nga një ekspert kontabël i regjistruar. Ajo bashkërendon çështjet financiare dhe menaxhuese me “Bezo Consulting shpk” dhe “Instituti për Studime dhe Aplikime në Biznes” (ISAB) si entitete të të njëjtëve themelues edhe të IAL “Akademia Profesionale e Biznesit”. IAL “Akademia Profesionale e Biznesit”, në përputhje me strategjinë e zhvillimit institucional, ka përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme stafin pedagogjik, si nga pikëpamja sasiore, ashtu edhe cilësore. Kjo gjë ka sjellë rritje të kostos së punës në mënyrë progresive. Si rezultat i përmirësimit të vazhdueshëm të menaxhimit të resurseve, rritjes së numrit të studentëve në vite dhe të njëjtës vlerë të qirasë vjetore që institucioni paguan, kostoja për student ka ardhur në ulje duke bërë që raporti kosto fikse/të ardhura të jetë në përpjestim të zhdrejtë. Pjesa më e madhe e të ardhurave nga pagesat e studentëve shkon për shpenzime që k a n ë lidhje me koston e punës (kryesisht pagesat e pedagogëve), si edhe qiranë. Burimet financiare të Akademisë Profesionale të Biznesit, sigurohen nga tarifat dhe pagesat e studentëve dhe nga investitorët te cilet financojne sa herë lind nevoja për situatat e krijuara për diferencat midis të ardhurave e shpenzimeve, apo nevojave për të kryer investime. Burime financiare shtesë Akademia Profesionale e Biznesit siguron edhe nepërmjet Sesioneve të Trajnimeve të përvitshme që ajo realizon me stafin dhe kapacitetet e Institutit për Studime dhe Aplikime në Biznes (ISAB),(krijuar nga APB dhe në mbështetje të saj), me Profesionistë të ndryshëm të Financës dhe Kontabilitetit, të cilët përgatiten dhe japin provimet e shtetit për të fituar Titujt Profesionalë “Ekspert Kontabël i Autorizuar” (Auditues) dhe “Kontabilist i Miratuar”. Grupi i vlerësimit të jashtëm konstaton se të dhënat lidhur me financimin dhe menaxhimin e burimeve financiare që janë të pasqyruara në raportin e vlerësimit të brendshëm janë të sakta dhe sigurojnë përmbushjen e standardeve që lidhen me zhvillimin e programeve mësimore në APB.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve

II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE

Page 17: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al Msc... · specializuara afatshkurtra. APB funksionon në bazë të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e lartë në Republikën

Raporti i Vlerësimit të Jashtëm për programin e studimit Msc “Kontabilitet Financë”, Akademia Profesionale e Biznesit

Page 17 of 39

Standardi II.5 - Institucioni vlerëson dhe dokumenton gjendjen e tij financiare

Kriteri 1 Institucioni bën një auditim të përvitshëm (të jashtëm ose të brendshëm) të situatës financiare të tij.; Kriteri 2 Në raportin e auditit paraqiten të gjitha detyrimet financiare, pagat e personelit, shpenzimet operative, etj.; Kriteri 3 Raporti i auditit përmban një pasqyrë të qartë të granteve të huaja të përfituara dhe kontratave të shërbimeve të lidhura në funksion të realizimit të programeve të studimeve të ciklit të parë.

Po APB i nenshtrohet kontrollit te llogarive financiare cdo vit. Raporti i Auditit jep sigurinë e vërtetësisë së informacioneve të Pasqyrave Financiare të APB, te te gjitha detyrimeve, pagave te personelit si edhe shpenzimeve operative. Po ky raport permban nje pasqyre te qarte te granteve e kontratave te sherbimeve te APB.

VI - BURIMET FINANCIARE DHE VLERËSIMI FINANCIAR

Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të studimeve.

Kriteri 1 Institucioni harton një raport financiar që përmban një pasqyrë të hollësishme financiare të të ardhurave nga tarifat e shkollimit dhe kontributeve të tjera financiare për studentët ose ndarjen e burimeve financiare; Kriteri 2 Institucioni dokumenton raportet financiare për tri vitet e kaluara akademike; Kriteri 3 Institucioni dëshmon një qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvillimit të programit të studimit dhe se ka kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësimin e situatës financiare dhe gjenerimin e të ardhurave të domosdoshme në të ardhmen.

Për çdo vit kalendarik institucioni harton pasqyra financiare ne zbatim te standardeve të kontabilitetit dhe Ligjit “Për Shoqëritë Tregtare.” Po institucioni i dokumenton nepermjet pasqyrave financiare ecurine krahasuese per 3 vite te njpasnjeshme. Ne keto pasqyra evidentohen të ardhurat nga tarifat e shkollimit dhe nga burime të tjera, si ato, nga bashkëpunimet apo vetë si institucion për studime dhe projekte, nga Trajnime të ndryshme të profesionisteve apo stafeve të kompanive të ndryshme, si dhe drejtimet se ku janë kryer shpenzimet e institucionit.

Bordi i drejtuesve dhe aksionaret garantojnë burimet e mjaftueshme për të përballuar të gjitha nevojat adekuate të programit të studimit por dhe ato afatmesme.

Konkluzionet e vlerësimit:

Standardet II.6 dhe VI.1 si dhe kriteret respektive te tyre jane plotesuar. Akademia Profesionale e Biznesit harton cdo vit pasqyrat financiare në konformitet të plotë me ligjin dhe Standardet e Kontabilitetit. Institucioni dokumenton rregullisht veprimtarinë nëpërmjet pasqyrave financiare vjetore dhe auditimit të jashtëm të përvitshëm të llogarive të tij nga ekspert kontabël i regjistruar (Audituesi ligjor). Akademia Profesionale e Biznesit siguron dhe alokon në kohë burimet e nevojshme për zhvillimin normal të procesit mësimor. Ajo trajton dhe motivon financiarisht në mënyrë të diferencuar personelin akademik efektiv dhe me kontratë sipas gradave dhe titujve shkencorë. Burimet financiare të Akademisë Profesionale të Biznesit garantojnë qëndrueshmëri të aktivitetit të saj duke i perdorur burimet financiare për fuqizimin e Bibliotekës me fonde të reja librash, mbështetjen ne nevojat për kërkimin shkencor dhe Konferencat shkencore kombëtare e ndërkombëtare, mbështetjen per botimin dhe publikimin e periodikëve të saj dhe të materialeve të konferencave shkencore, mbështetjen e trajnimit të stafit akademik dhe atij ndihmës në vazhdimësi.

6. Sistemi i Brendshëm i Sigurimit të Cilësisë

Pjesa përshkrimore

Organizimi strukturor i Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë (NjSBC), reflekton angazhimin serioz të institucionit për garantimin e cilësisë konform standardeve dhe përmirësimin e vazhdueshëm të saj. Institucioni I Arsimit të Lartë “Akademia Profesionale e Biznesit” është konceptuar dhe funksion në përputhje me Standardet dhe udhëzimet për sigurimin e cilësisë në

Page 18: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al Msc... · specializuara afatshkurtra. APB funksionon në bazë të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e lartë në Republikën

Raporti i Vlerësimit të Jashtëm për programin e studimit Msc “Kontabilitet Financë”, Akademia Profesionale e Biznesit

Page 18 of 39

Hapësirën Europiane të Arsimit të Lartë (HEAL-ESG/SUE). Sigurimi i cilësisë është i përqendruar mbi studentin në çdo aspekt të mësimdhënies dhe mësimnxënies, që nga përmbajtja e kursit dhe rezultatet e edukimit, te shërbimet mbështetëse e deri te punësimi, përfshirë edhe menaxhimin e institucionit.

Sigurimi i cilesise angazhon te gjithe aktore t e institucionit dhe merr parasysh nevojat dhe

pritshmerite e studente ve, te gjithe pale ve te interesit dhe shoqe rise . Veprimtaria e Njësisë së

Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë (NjSBC) rregullohet nga (Neni 16) i Statutit të IAL “Akademia Profesionale e Biznesit” dhe nga Rregullorja e Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë (NjSBC), e miratuar me Vendim Nr.5, datë 05.11.2014 të Senatit Akademik. Mekanizmi bazë me të cilin NjSBC realizon misionin dhe objektivat është vlerësimi i brendshëm i cilësisë, që është një proces i pandërprerë, me qëllim kryesor përmirësimin e kulturës së cilësisë brenda IAL-së. NjSBC në këtë proces periodik mbikëqyr, analizon dhe rekomandon rregullimet e nevojshme në drejtimet kryesore, sipas përcaktimeve të Standardeve të cilësisë në Hapësirën Europiane të Arsimit të Lartë, dhe që konsistojnë në: o Hartimin dhe miratimin e programeve. o Mësimnxënien, mësimdhënien dhe vlerësimin me studentin. o Pranimin, progresin, njohjen dhe certifikimin e studentit. o Stafin mësimdhënës. o Burimet mësimore dhe mbështetjen e studentëve. o Menaxhimin e informacionit. o Informimin publik.

Aktualisht NjSBC është një strukturë me 5 anëtarë të miratuar sipas Vendimit të Senatit Nr 41, datë 16/10/2015. NjSBC në përfundim të çdo semestri akademik, kryen një analizë sasiore dhe cilësore të rezultateve të studentëve dhe del me rekomandimet përkatëse, me një theks të veçantë në evidentimin e problematikave dhe të fushave që kërkojnë përmirësim të mëtejshëm. IAL “Akademia Profesionale e Biznesit” harton në përfundim të çdo viti akademik një Raport Vetëvlerësimi, të cilin ia paraqet Rektorit. Institucioni ka hartuar Raporte të Vetëvlerësimit edhe në kuadër të procesit të vlerësimit të jashtëm si për akreditimin institucional dhe të programeve. Në përfundim të çdo semestri akademik, të gjithë studentët e IAL “Akademia Profesionale e Biznesit” plotësojnë pyetësorët në lidhje me vlerësimin e pedagogut për çdo lëndë. Përmbajtja e pyetësorëve është standard. Plotësimi i pyetësorit bëhet në mënyrë krejtësisht konfidenciale. Me përfundimin e plotësimit të pyetësorëve, NjSBC nxjerr mesataren e vlerësimit për çdo pedagog me një shifër për çdo përbërës të pyetësorit. Pyetësori për vlerësimin e pedagogut përbën një nga indikatorët më të rëndësishëm për vlerësimin e performancës së pedagogut. Rezultatet e pyetësorëve u përcillen organeve dhe autoriteteve drejtuese të institucionit që kryejnë analizimin e të dhënave dhe dalin me rekomandimet përkatëse. Në aspektin e vlerësimit të jashtëm, Akademia Profesionale e Biznesit ka krijuar mundësinë që një subjekt i jashtëm, Qendra Kërkimore “Tirana Business Reserach Center”, të organizonte gjatë vitit akademik 2014-2015 një pyetësor me pyetje kontrolli dhe pyetje faktike për studentët dhe një pyetësor me pyetje kontrolli dhe pyetje faktike për personelin e APB, me fokus “Matja e Cilësisë së Shërbimit në Akademinë Profesionale të Biznesit”, me dy komponentë: A. Vlerësimi i cilësisë së shërbimit nga ana e studentëve dhe B. Niveli i kënaqësisë së stafit akademik. Grupi i vlerësimit të jashtëm konstaton se të dhënat lidhur me sistemin e sigurimit të cilësisë, që janë të pasqyruara në raportin e vlerësimit të brendshëm dhe që trajtojnë: funksionimin e strukturës së sigurimit të brendshëm të cilësisë, numrin e anketimeve, numrin e pjesmarrjes së studentëve në anketime dhe mënyrën e funksionimit dhe raportimit të NJSBC në APB, janë të sakta dhe sigurojnë përmbushjen e standardeve që lidhen me zhvillimin e programeve mësimore dhe funksionimin e shërbimit të sigurimit të brendshëm të cilësisë në APB.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi I.10 - Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese

për ecurinë e programeve të studimeve.

Page 19: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al Msc... · specializuara afatshkurtra. APB funksionon në bazë të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e lartë në Republikën

Raporti i Vlerësimit të Jashtëm për programin e studimit Msc “Kontabilitet Financë”, Akademia Profesionale e Biznesit

Page 19 of 39

Kriteri 1 Institucioni përdor metodologji

vlerësimi, instrumente matëse dhe

vlerësuese për ecurinë e programeve të

studimeve;

Kriteri 2 Institucioni e përfshin këtë

informacion në vetëvlerësimin që bën për

arritjen e sigurimit të brendshëm të

cilësisë;

Kriteri 3 Institucioni publikon rezultatet

e vlerësimit dhe rezultatet që synon të

arrijë;

Kriteri 4 Institucioni, për kryerjen e

vlerësimit, përdor metoda të tërthorta ose

të drejtpërdrejta.

Të tërthorta:

a. Sondazhe: të studentëve që ndjekin programet e studimeve, të të diplomuarve në këto programe në vitet e mëparshme akademike apo në ciklet e ndryshme të studimeve;

b. Sondazhe të vlerësimit të mësimdhënies, kurrikulës, të të mësuarit;

c. Pyetje konceptuale; d. Intervista; e. Etj.

Të drejtpërdrejta:

a. Rezultatet e arritura nga studentët në teste të standardizuara kombëtare/ndërkombëtare (p.sh. provimi i shtetit për profesionet e rregulluara, etj);

b. Dëgjime në auditor; c. Rezultatet e arritura nga studentët

në provimet e vlerësuara me nota/pikë;

d. Rezultatet e arritura nga studentët në testimet paraprake dhe përfundimtare, provimet për module, praktikat profesionale;

e. Rezultatet e arritura nga studentët në vlerësimin e detyrave të kryera gjatë zhvillimit të programit të studimit (punë individuale apo në grup, detyra kursi për të analizuar të kuptuarit konceptual, referatet, projektet, provimet, etj.);

f. Vëzhgime gjatë kryerjes së ushtrimeve/praktikës;

g. Rezultatet e arritura dhe cilësia e rezultatit të kërkimit - tezës;

h. Etj.

Konstatojme se APB ndjek në mënyrë konstante sigurimin e cilësisë duke filluar nga: miratimi, monitorimi dhe vlerësimi periodik i programeve dhe diplomave, vlerësimi i studentëve, sigurimi i cilësisë të stafit mësimdhënës dhe burimet për mësimdhënie. IAL “Akademia Profesionale e Biznesit”, nëpërmjet një strukture permanente – “Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë (NjSBC)”, realizon vlerësimin e ecurisë së programeve të studimit nëpërmjet instrumentave matës dhe vlerësues. Institucioni e përfshin informacionin që rezulton nga

vlerësimet e NJSBC në vetëvlerësimin që bën për arritjen e

sigurimit të brendshëm të cilësisë.

Institucioni publikon rezultatet e vlerësimit.

Institucioni, për kryerjen e vlerësimit, përdor metoda të

tërthorta ose të drejtpërdrejta.

Sondazhe të studentëve që ndjekin programin e studimit. Sondazhet kryhen nëpërmjet:

a) -Pyetësorve të studentëve për programin e studimit. -Sondazhe të studentëve që kanë përfunduar

programin e studimit. b) Pyetësorëve të studentëve për pedagogët per

vleresimin e mesimdhenies, kurrikules etj. c) Anketime të ndryshme për studentë, në lidhje me

programin e studimit që ndjekin dhe programet ekstra kurrikulare të ofruara nga IAL “Akademia Profesionale e Biznesit” në funksion të ciklit të studimit.

d) Intervista, me kampion studentësh për çdo program studimi.

Pyetësorë për pedagogët për kushtet e punës dhe për studentët. Këta pyetësorë përmbajnë pyetje lidhur me kushtet e punës në auditore dhe mundësitë që ofron Akademia Profesionale e Biznesit, si dhe pyetje për studentët, lidhur kryesisht me mundësitë dhe shfrytëzimin e të gjitha mundësive që studentët të aftësohen sa më shumë gjatë qëndrimit dhe kohës së studimit në Akademinë Profesionale të Biznesit. Ky pyetësor zhvillohet në mënyrë të fshehtë një herë në vit, në periudhën midis përfundimit të semestrit të parë dhe në fillim të semestrit të dytë.

1. Programet e ofruara nga APB ne programin MSC Kontabilitet dhe Finance janë në përputhje me tregun e punës. Rreth 90% e të diplomuarve punësohen në profilin e tyre që në vitin e parë pas diplomimit.

2. Programet e ofruara nga ky program studimi lejojne vazhdimin e studimeve në cikle të tjera studimi brënda dhe jashtë vëndit.

3. Programi ka përgatitur studentë të aftë për t’u kualifikuar në studimet pasuniversitare në fushën e financës dhe kontabilitetit per kualifikime të mëtejshme akademike dhe profesionale jashtë shtetit.

Teste të standartizuara kombëtare për profesionet e rregulluara, ekspert kontabel dhe kontabilist i miratuar. Pjesa më e madhe e studentëve të diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë të IAL “Akademia Profesionale e Biznesit” që i janë nënshtruar provimit për marrjen e licencës Ekspert

Page 20: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al Msc... · specializuara afatshkurtra. APB funksionon në bazë të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e lartë në Republikën

Raporti i Vlerësimit të Jashtëm për programin e studimit Msc “Kontabilitet Financë”, Akademia Profesionale e Biznesit

Page 20 of 39

Kontabël dhe Kontabilist i Miratuar e kanë kaluar këtë provim dhe janë të licencuar “Ekspert Kontabël” dhe “Kontabilist i Miratuar”. Pjesëmarrje në konkurse të rangut kombëtar në nivel universitar në Republikën e Shqipërisë. Në konkursin e zhvilluar në muajin Prill 2015 nga Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit, në rang kombëtar, ku morën pjesë universitete publike dhe private të RSh, studentët e IAL “Akademia Profesionale e Biznesit” fituan vëndin e dytë. IAL “Akademia Profesionale e Biznesit” publikon rezultatet

e vlerësimit.

Standardi I.13 - Institucioni publikon rregullisht informacion të paanshëm dhe objektiv, sasior e

cilësor, për vlerësimin e brendshëm.

Kriteri 1 Institucioni publikon rregullisht broshura, buletine etj., të hartuara dhe botuara nga institucioni, për vlerësimin e brendshëm; Kriteri 2 Institucioni publikon rregullisht prezantime në faqe interneti, video e audio etj. për vlerësimin e brendshëm.

Institucioni, nisur nga fakti se ka një historik të shkurtër, ende nuk ka arritur që të botojë dhe publikojë broshura lidhur me vlerësimin e brendshëm. Aktualisht jane në proces të vlerësimit të veprimtarisë së strukturës së NjSBC duke synuar vendosjen në nivelin shkencor të punës së kësaj strukture në përgjigje të kërkesave të kohës. U sygjerua nga grupi i vleresimit te jashtem qe te dhena te vleresimit te brendshem te publikohen edhe ne web-in e APB.

Standardi II.7 - Institucioni kryen një analizë vjetore për vlerësimin e programeve të studimeve

të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1 Institucioni harton një analizë

vjetore për vlerësimin e ecurisë së

programeve të studimeve të ciklit të dytë

dhe programeve të integruara të

studimeve të ciklit të dytë;

Kriteri 2 Institucioni harton politika që

synojnë përmirësimin e programeve të

studimeve të ciklit të dytë dhe programeve

të integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Po institucioni harton një analizë vjetore për vlerësimin e

ecurisë së programeve të studimeve të ciklit të dytë.

APB ka hartuar dhe zbaton një strategji për përmirësimin

e vazhdueshëm të cilësisë së programeve të studimit.

Standardi VIII.1 - Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të

studimeve.

Kriteri 1 Institucioni ka plotësuar standardet institucionale dhe është akredituar në nivel institucional përpara aplikimit për akreditimin e programeve të studimeve; Kriteri 2 Institucioni përdor instrumentet e duhura për sigurimin e cilësisë;

Kriteri 3 Institucioni harton një politikë dhe ndjek procedura të caktuara për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të programeve të tyre; Kriteri 4 Institucioni përdor mekanizma formalë për shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të

IAL “Akademia Profesionale e Biznesit” është akredituar për herë të parë në nivel institucional në vitin 2012, sipas Urdhrit të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.557, datë 16.11.2012 “Për akredtimin institucional të Akademisë Profesionale të Biznesit”. IAL “Akademia Profesionale e Biznesit” ndjek praktikat më të mira dhe përdor instrumentet e duhura për sigurimin e cilësisë.

NjSBC mbikëqyr dhe synon arritjen e standardeve në bashkëpunim me të gjithë aktorët përgjegjës të institucionit, duke vënë në fokus interesat e studentit. NjSBC garanton që sigurimi i cilësisë të harmonizohet me vlerësimin e ecurisë së programeve të studimeve. IAL “Akademia Profesionale e Biznesit”, përdor mekanizma zyrtarë, për shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të programeve të studimit, të cilat

Page 21: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al Msc... · specializuara afatshkurtra. APB funksionon në bazë të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e lartë në Republikën

Raporti i Vlerësimit të Jashtëm për programin e studimit Msc “Kontabilitet Financë”, Akademia Profesionale e Biznesit

Page 21 of 39

programeve të studimit; Kriteri 5 Institucioni synon ndërgjegjësimin e personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve që ofrohen, për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to; Kriteri 6 Institucioni harton dhe zbaton një strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia, politika dhe procedurat janë publikuar.

miratohen në Senatin Akademik. IAL “Akademia Profesionale e Biznesit”, punon për ndërgjegjësimin e personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to. IAL “Akademia Profesionale e Biznesit” është në procesin e përgatitjes së një strategjie të posaçme për përmirësimin e cilësisë, e cila do të referojë edhe ndryshimet institucionale në strukturën e shkollës. IAL “Akademia Profesionale e Biznesit” diskuton në nivel departamenti të gjitha problematikat që lidhen me programin e studimit, zhvillimin e kurrikulës dhe të aspekteve të mësimdhënies, duke i transmetuar vendimet dhe diskutimet edhe në nivel Këshilli Fakulteti e më tej, për çështje të parashikuara në Statutin e Rregulloren e institucionit edhe në nivel Senati, në mënyrë që praktikat më të mira të uniformizohen si pjesë e politikave të përgjithshme të institucionit. Në kuadër të përmirësimit të kurrikulave mbi bazën e propozimeve të lektorëve të disiplinave përkatëse, bëhen ndryshimet e duhura, të cilat pasqyrohen në syllabuset e lëndëve.

Konkluzionet e vlerësimit: Standardet I.10, I.13, II.7, VIII.1 dhe si dhe kriteret respektive te tyre jane plotesuar. Bazuar në të dhenat e RVB, informacionit me shkrim dhe sqarimeve verbale në terren, të marra nga drejtuesit e APB, konstatojmë se APB garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programit të studimeve MSc në Kontabilitet-Financë.

APB r ealizon sigurimin e cilësisë në përputhje me standardet dhe udhëzimet për sigurimin e cilësisë në Hapësiren Europiane të Arsimit të Lartë. Institucioni përdor në mënyrë periodike instrumenta matës dhe vlerësues për ecurinë e programeve të studimeve, përfshirë: intervistat me studentët, pyetësorve të studentëve për programin e studimit, sondazhe të studentëve që kanë përfunduar programin e studimit, pyetësorëve të studentëve për pedagogët per vleresimin e mesimdhenies, kurrikules, anketimeve të ndryshme për studentë, intervista, me kampion studentësh për çdo program studimi. etj,. Sigurimi i cilësisë garantohet nëpërmjet funksionimit permanent të një strukture autonome të specializuar - “Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë (NjSBC)”, dhe është pjesë e dokumenteve strategjike të APB. Institucioni harton analiza dhe raporte periodike vjetore në të cilat jepen rekomandime për përmirësimin e procesit. Informacioni që buron nga procesi i vlerësimit të brëndshëm është i aksesueshëm për të gjithë aktorët e interesuar. IAL “Akademia Profesionale e Biznesit”, punon për ndërgjegjësimin e personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to.

POLITIKAT E FORMIMIT TË STUDENTËVE

7. Programi i studimit, organizimi i tij

Pjesa përshkrimore

Programi i studimit “Master i Shkencave” në “Kontabilitet Financë” është hapur në vitin 2012, konform nr. 277, datë 02.07.2012 i Ministrit Arsimit dhe Shkencës “Për hapjen e programit të studimit të ciklit të dytë Master i Shkencave në “Menaxhim biznesi” dhe “Kontabilitet Financë” pranë Akademisë Profesionale të Biznesit si pjesë e programeve të studimit që ofrohen nga Fakulteti i Ekonomisë. Ky Program studimit është me kohë të plotë zgjat 2 vite akademike dhe ka numrin e krediteve 120 ECTS. Studentët pasë plotësimit të krediteve dhe pas provimit të Gjuhës së Huaj për marrjen e Certifikatës përkatëse, paisen me diplomën Master i Shkencave në “Kontabilitet Financë”.

Page 22: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al Msc... · specializuara afatshkurtra. APB funksionon në bazë të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e lartë në Republikën

Raporti i Vlerësimit të Jashtëm për programin e studimit Msc “Kontabilitet Financë”, Akademia Profesionale e Biznesit

Page 22 of 39

Qëllimi i programit të studimit të ciklit të dytë “Master i Shkencave” në “Kontabilitet Financë”, është pajisja e studenteve me njohuri të avancuara në fushën e kontabilitetit, financës, auditimit dhe raportimit financiar. Nëpërmjet një trajtimi të thelluar dhe bashkëkohor të njohurive në fushën Kontabilitetit dhe Financës synon t’u japë specialistëve një sërë kompetencash profesionale dhe shkencore. Objektivi kryesor i programit të studimit Master i Shkencave në “Kontabilitet Financë” është zgjerimi i njohurive të fituara në ciklin e parë të studimeve, duke u ofruar studentëve të diplomuar “Bachelor në Ekonomi” apo edhe të fushave të tjera sipas kritereve përkatëse, mundësinë e formimit si specialistë të lartë të menaxhimit financiar të njësive ekonomike të sektorit publik e privat, si dhe t’u krijojë atyre, bazuar në legjislacionin e arsimit të lartë, rregulloret dhe kriteret e Institucionit si dhe në sistemin evropian të transferimit të krediteve (ECTS), mundësinë e vazhdimit të studimeve të mëtejshme në programe të tjera studimi të ciklit të tretë për fushat e ekonomisë, biznesit dhe menaxhimit. Përfundimi i këtij Masteri krijon mundësi për thellimin e njohurive dhe vazhdimin e kualifikimit profesional dhe kërkimeve në sistemin e ciklit të tretë në fushat e mësipërme ose fusha të kombinuara që lidhen me Kontabilitetin e Financën dhe administrimin financiar të firmave e kompanive të ndryshme, institucioneve të ndryshme, etj. Tregues të matshëm:

Organizimi i çdo programi studimi (vite, semestra, javë etj.)

1 vit akademik ka 30 javë mësimore në auditor

1 Semestër ka 15 javë mësimore në auditor

1 ECTS = 25 orë mësimore punë të studentit

Sasia e përgjithëshme e orëve mësimore për një vit akademik është 60 kredite x 25

orë mësimore /kredit = 1500 orë mësimore.

1 orë mësimore = 60'

Grupi i vlerësimit të jashtëm konstaton se të dhënat lidhur me ndarjen e ECTS-ve sipas formave të mësimdhënies dhe përmirësimet e planeve mësimore, që janë të pasqyruara në raportin e vlerësimit të brendshëm janë të lidhura me sigurimin të cilësisë së këtij programi dhe sigurojnë përmbushjen e standardeve që lidhen me zhvillimin e programit mësimore.

Mënyra e përcaktimit të krediteve (ECTS) për format e studimit:

Për leksionet 10 orë në auditor dhe 15 orë punë e pavarur e studentit Për Seminaret 7 orë në auditor dhe 18 orë punë e pavarur e studentit Për Laboratoret 25 orë në auditor dhe 0 orë punë e pavarur e studentit

Planet mësimore të lidhura me personelin akademik përkatës (Aneksi 7)

Gjatë verifikimit të të dhënave lidhur me planin mësimor sipas lëndve/moduleve, planin mësimor sipas veprimtarive dhe planin mësimor të lidhur me personelin, Grupi i vlerësimit të jashtëm konstaton se të dhënat që janë të pasqyruara në raportin e vlerësimit të brendshëm janë të sakta dhe sigurojnë përmbushjen e standardeve që lidhen me zhvillimin e këtij programi mësimore.

Vlerësimi për Syllabus-et dhe elementët e tyre, për çdo lëndë

Gjatë verifikimit të të dhënave lidhur me Vlerësimin e Syllabuseve dhe elementët e tyre, për çdo lëndë, konstatohet se Fakulteti i Ekonomisë dhe departamentet e saj kanë bërë një punë të kënaqshme lidhur me hartimin, përditësimin dhe miratimin e syllabusit për çdo lëndë. Nga verifikimi rezulton se çdo syllabus përmban: Emërtimin e lëndës/modulit, vitin/semestrin kur zhvillohet lënda, emrin e pedagogut, vendi që zë lënda në formimin tërësor të studentit, njohuritë paraprake që duhet të ketë studenti për përvetsimin e lëndës, njohurit dhe aftësitë që përfiton studenti, temat që trajtonë lënda, ngarkesën në orë në auditor dhe jashtë auditorit, ECTS-t, format dhe metodat e mësimdhënies, format e vlerësimit të studentëve, detyrimet e studentit dhe literaturën e detyruar dhe ndihmëse.

Page 23: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al Msc... · specializuara afatshkurtra. APB funksionon në bazë të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e lartë në Republikën

Raporti i Vlerësimit të Jashtëm për programin e studimit Msc “Kontabilitet Financë”, Akademia Profesionale e Biznesit

Page 23 of 39

Grupi i vlerësimit të jashtëm, konstaton se të dhënat e syllabuseve përputhen me sullabuset që janë pjesë e raportit të vlerësimit të brendshëm dhe sigurojnë përmbushjen e standardeve që lidhen me zhvillimin e këtij programi mësimore.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi I.1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe të akredituara të studimeve, të organizuara në module dhe të vlerësuara në kredite, sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS); Kriteri 2 Sasia mesatare e krediteve të grumbulluara gjatë një viti nga një student që ndjek një program studimi me kohë të plotë është 60 kredite;

Institucioni IAL “Akademia Profesionale e Biznesit” është Akredituar me Urdhër të Ministrit Arsimit dhe Shkencës Nr.557 datë 16.11.2012, “Për akreditimin institucional të Akademisë Profesionale të Biznesit” dhe programet që ajo zhvillon janë akredituar Me Urdhër nr.500 datë 18.10.2012 të Ministrit Arsimit dhe Shkencës “Për akreditimin e programeve të studimit Bachelor në “Drejtësi”, Bachelor në “Ekonomi”; Master Profesional në “Kontabilitet Financë” dhe “Menaxhim Biznesi”. Po sasia mesatare e krediteve te grumbulluara dhe struktura e vitit akademik, garanton që studenti që ndjek një program studimi me kohë të plotë, në përfundim të vitit akademik te realizoje 60 kredite.

Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, “Master i arteve të bukura” apo “Master Profesional” i pajisin studentët që zotërojnë diplomën universitare “Bachelor” me njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor apo trajnim të mirëfilltë profesional; Kriteri 3 Programet e studimeve “Master i Shkencave” ose “Master i arteve të bukura” dhe “Master Profesional” synojnë të zgjerojnë njohuritë e fituara në ciklin e parë të studimeve;

Në këtë program studenti merr njohuri teorike, praktike, si dhe trajnim për kërkim të pavarur në një fushë të caktuar specifike të fushës së Kontabilitetit dhe Financës si dhe administrimit financiar duke perfituar aftësi dhe kompetenca të nivelit të avancuar profesional e shkencor. Po programi është konceptuar të zhvillojë dhe thellojë më tej njohuritë e përfituara nga studentët në ciklin e parë të studimit Bachelor në Ekonomi në profilin “Finance”.

Kriteri 4 Programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë (në mjekësi, stomatologji, farmaci, veterinari, arkitekturë) i pajisin studentët me njohuri të thelluara dhe kompetenca shkencore, teorike dhe praktike,

si dhe trajnim për kërkim shkencor sipas fushës. Pas përfundimit të tyre si dhe përfundimit me sukses të provimit të shtetit për programin specifik, studentët fitojnë të drejtën e ushtrimit të një profesioni të rregulluar sipas ligjit në fuqi; Kriteri 5 Programet e studimeve të këtij cikli i pajisin studentët me kompetenca të përgjithshme dhe profesionale që synohen të arrihen apo të zgjerohen gjatë zhvillimit të tij; Kriteri 6 Programet e studimeve “Master i Shkencave” ose “Master i arteve të bukura” dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë krijojnë baza të qëndrueshme njohurish për studimet e ciklit të tretë doktoratës, duke përfshirë aftësimin për

Nuk është relevante për programin e shqyrtuar.

Studentët të cilët përfundojnë me sukses këtë program studimi mund të punësohen si: Ekspertë ose drejtues në biznese të ndryshme, ekspertë ose drejtues të departamenteve të financës dhe kontabilitetit, analistë kredie dhe tregjesh financiare, menaxherë të përgjithshëm, etj. Ky program nëpërmjet një trajtimi të thelluar dhe bashkëkohor të njohurive në fushën e menaxhimit financiar dhe të Biznesit synon t’u japë specialistëve një sërë kompetencash profesionale dhe shkencore si dhe nje zhvillim te aftësive kërkuese e hulumtuese te studentet. Programi i studimit të ciklit të dytë “Master i Shkencave” në “Kontabilitet Financë” krijonë baza të

Page 24: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al Msc... · specializuara afatshkurtra. APB funksionon në bazë të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e lartë në Republikën

Raporti i Vlerësimit të Jashtëm për programin e studimit Msc “Kontabilitet Financë”, Akademia Profesionale e Biznesit

Page 24 of 39

kërkimin shkencor dhe plotësimin e parakushteve (njohuri, aftësi dhe kompetenca) për pranimin në ciklin e tretë të studimeve; Kriteri 7 Programet e studimeve “Master Profesional” kanë objektiva të qartë profesionalë, të justifikueshëm, të arritshëm, me synime të qarta për arritjen e kualifikimit të nevojshëm dhe në përputhje me kërkesat e tregut të punës.

qëndrueshme njohurish për studimet e ciklit të tretë doktoratë, duke përfshirë aftësimin për kërkimin shkencor, plotësimin e njohurive, aftësve dhe kompetencen për pranimin në ciklin e tretë të studimeve. Nuk është relevante për programin e shqyrtuar.

Standardi I.4 - Programet e studimeve ofrohen në përshtatje me nivelin e studimeve.

Kriteri 1 Përmbajtja dhe renditja e objektivave të programeve të studimeve synojnë arritjen e qëllimeve të tyre në përputhje me nivelin e studimeve në të cilin ofrohen ato; Kriteri 2 Metodat e vlerësimit të studentëve nëpërmjet kontrollit të vazhdueshëm të njohurive me anë të testeve me përgjigje alternative apo provimeve përfundimtare dëshmojnë ecurinë dhe arritjet e studentëve për ciklin përkatës të studimeve.

Përmbajtja dhe renditja e objektivave të programeve të studimeve synojnë arritjen e qëllimeve të tyre në përputhje me nivelin e studimeve qe ofron programi i studimit “Master i Shkencave” në “Kontabilitet Financë”. Ky program është konceptuar dhe implementuar me synimin për arritjen e objektivave të përcaktuar në momentin e licencimit të tij. Metodat alternative të kontrollit të dijes dëshmojnë ecurinë dhe arritjet e vazhduara gjithë-semestrale të studentëve që ndjekin studimet në kete program.

Standardi I.5 - Programet e studimeve synojnë të arrijnë dimensione ndërkombëtare.

Kriteri 1 Programet e studimeve mbështeten në përvojën disavjeçare dhe praktikat e mira të vendeve europiane; Kriteri 2 Programet e studimeve janë ndërkombëtarisht konkurruese për nga elementet që përmbajnë (të dhëna të përgjithshme, objektivat kryesorë, plani mësimor, kreditet, kushtet e pranimit në tometodat e vlerësimit, kriteret dhe procedurat e tranferimit të krediteve e njohurive të fituaara, diplomat që jepen në përfundim etj.) duke afirmuar vlerat e arsimit universitar në Shqipëri; Kriteri 3 Programet e studimeve janë hartuar në përputhje me objektivat e përcaktuar në legjislacionin dhe direktivat e BE-së për arsimin e lartë dhe profesionet e rregulluara.

Modeli i zgjedhur në realizimin e moduleve është modeli krahasues dhe vështrimi kritik i këtyre modeleve. Programi i studimit “Master i Shkencave” në “Kontabilitet Financë” mbështetet në praktikat më të mira kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare. Progami i studimeve MSc në Kontabilitet-Financë në IALP APB mbështetet në elementë që rrisin konkurrueshmërine ndërkombetare të tij duke afirmuar vlerat e arsimit universitar në Shqipëri. Progami i studimeve MSc në Kontabilitet-Financë në IALP APB harmonizohet me objektivat e përcaktuara në legjislacionin dhe direktivat e BE-së për arsimin e lartë dhe profesionet e rregulluara, sidomos në fushën e kontabilitetit financës, taksimit dhe politikave fiskale.

Standardi I.6 - Programet e studimeve përfshijnë aftësimin profesional dhe kërkimin shkencor.

Kriteri 1 Programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përfshijnë aftësimin profesional dhe kërkimin shkencor; Kriteri 2 Programet e studimeve hartohen në përputhje me profilin e Institucionit të Arsimit të Lartë dhe strategjinë e tij për zhvillim; Kriteri 3 Personeli akademik angazhohet në punën kërkimore shkencore për realizmin e programeve të studimeve;

Programi i studimeve MSc në Kontabilitet-Financë mbeshtetet në garantimin e aftësimit profesional dhe kërkimit shkencor për studentët. Programi i studimeve MSc në Kontabilitet-Financë është në përputhje me profilin e IALP APB dhe strategjinë e tij për zhvillim. Veprimtaria kërkimore shkencore e stafit akademik tëte IALP APB në përgjithësi mund të konsiderohet e mirë. Ajo reflekton sidomos angazhimin e tij për të ndjekur shkallët e kualifikimit shkencor e akademik, por edhe përpjekjet për t’u përfshirë në punën kërkimore shkencore në funksion të procesit mësimor dhe në të mirë të ekonomisë së vendit. Fakulteti i Ekonomisë në IAL “Akademia Profesionale e Biznesit” ka në strukturën e tij Qendrën e Kërkimit Shkencor si një departament të vecantë, i cili ka objektiv kryesor kërkimin shkencor në rang fakulteti.

Page 25: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al Msc... · specializuara afatshkurtra. APB funksionon në bazë të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e lartë në Republikën

Raporti i Vlerësimit të Jashtëm për programin e studimit Msc “Kontabilitet Financë”, Akademia Profesionale e Biznesit

Page 25 of 39

Kriteri 4 Puna kërkimore e personelit akademik të angazhuar për realizimin e programit të studimeve përkon me synimet për arritjen e qëllimeve të tij.

Personeli akademik përfshihet në punë kërkimore shkencore të vazhdueshme, e cila është në përputhje me objektivat që ka vendsour programi MSc në Kontabilitet-Financë.Pavarësisht qendrës kërkimore si departament i Fakultetit të Ekonomisë çdo pedagog i IAL “Akademia e Profesionale Biznesit” angazhohet në kërkim shkencor individual në fushën në të cilën ai lektron dhe motivohet të vazhdojë karrierën akademike në fitimin e gradave dhe titujve të mëtejshëm.

Standardi I.7 - Programet e studimeve “Master Profesional” ofrohen në përputhje me nevojat e tregut të punës.

Kriteri 1 Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional” ofrohen në përputhje me nevojat e tregut të punës; Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional” synojnë të plotësojnë nevojat në sektorët përkatës të ekonomisë vendase apo të huaj.

Nuk është relevante për programin e shqyrtuar. Nuk është relevante për programin e shqyrtuar.

Standardi I.8 - Programet e studimeve marrin parasysh nevojat e tregut të punës.

Kriteri 1 Programet e studimeve marrin parasysh nevojat e tregut të punës, dhe hartohen në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar; Kriteri 2 Institucioni, për vlerësimin e nevojave të tregut të punës, kryen një studim tregu, i cili përfshin: mundësitë e punësimit të studentëve në tregun vendas ose atë rajonal, komëtar a ndërkombëtar; kërkesat e punëdhënësve; një parashikim të përafërt për numrin e pritshëm të studentëve që mund të regjistrohen në këtë program; numrin e të regjistruarve në programe të ngjashme në institucionet simotra.

Programi i studimeve MSc në Kontabilitet-Financë pranë IALP APB është hartuar duke pasur parasysh nevojat në perspektive të zhvillimit ekonomik të vendit dhe është në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit kombëtar të Shqipërisë, duke synuar përgatitjen e të diplomuarve të aftë për t’iu përgjigjur sfidave të proceseve integruese me BE. Rëndësi e veçantë i është dhënë organizimit të punës për përgatitjen e mikrotezes në institucione të ndryshme publike, si dhe në kompani private. IALP APB në mënyrë direkte nuk ka berë një studim të tillë, por një grup pune nga APB ka studiuar disa raporte dhe materiale që institucionet shtetërore dhe ato akademike kanë berë për ketë treg, duke realizuar një parashikim të përafërt mbi regjistrimet e pritshme në këtë program.

Standardi I.9 - Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe interesave kombëtare.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe studimi që nuk bien ndesh me interest kombëtare;

Kriteri 2 Programet e studimeve synojnë të ndihmojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.

Programi i studimeve MSc në Kontabilitet-Financë pranë IALP APB, nuk bie ndesh me interest kombëtare të Shqipërisë. Ai është në përputhje me strategjinë afatmesme dhe afatgjatë të zhvillimit të sistemit

Programi i studimit bazohet në legjislacionin në fuqi të Republikës së Shqipërisë dhe synon të ndihmojë në ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare shqiptare në fushën e kontabilitetit dhe financës.

Standardi I.12 - Kohëzgjatja dhe numri i krediteve për programet e studimeve të këtij cikli janë në përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Kriteri 1 Programet e studimeve “Master i Shkencave” realizohet me 120 kredite europiane ECTS, ku përfshihen 30-40 kredite europiane ECTS për projektin kërkimor dhe tezën që duhet përgatitur në përfundim të këtyre programeve të studimeve. Kohëzgjatja normale e tyre është 2 vite akademike;

APB ofron programe studimi të ciklit të dytë, të organizuara në module dhe të vlerësuara në kredite sipas sistemit europian të transferimit dhe grumbullimit të krediteve (ECTS). Studenti në një vit akademik duhet të grumbullojë 60 kredite. Programi i studimit të ciklit të dytë “Master i Shkenacve në Kontabilitet Financë realizohet me 120 kredite europiane (ECTS) për 2 vite akademike.

Page 26: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al Msc... · specializuara afatshkurtra. APB funksionon në bazë të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e lartë në Republikën

Raporti i Vlerësimit të Jashtëm për programin e studimit Msc “Kontabilitet Financë”, Akademia Profesionale e Biznesit

Page 26 of 39

Standardi II.6 - Institucioni siguron menaxhimin efikas të informacionit në lidhje me programet e studimeve.

Kriteri 1 Informacioni i ofruar për programet e studimeve, modulet dhe syllabuset është lehtësisht i konsultueshem për studentët; Kriteri 2 Informacioni për programet e studimit, modulet dhe syllabuset ofrohet në forma të ndryshme të shkruara dhe elektronike

Të gjitha syllabuset e lëndëve të ofruara në këtë program studimi janë lehtësisht të aksesueshme. Informacion në lidhje me planin mësimor, stafin akademik dhe syllabuset e lëndëve mund të gjendet në format të shkruar dhe është i aksesueshëm me kërkesë të çdo studenti në sekretarinë përkatëse apo pranë zyrës së kancelarit të institucionit. Ato janë të publikuar në faqen zyrtare web të IALP APB.

Standardi II.8 - Programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë parashikojnë një plan diplomimi.

Kriteri 1 Plani i diplomimit shpjegon mënyrën e diplomimit në përfundim të studimeve brenda afatit të parashikuar; Kriteri 2 Për realizimin e programeve të studimeve “Master i Shkencave” janë parashikuar 30-40 kredite për projektin kërkimor dhe tezën.

IALP APB i pajis studentët që kanë përfunduar një program studimi me diplomën përkatëse, e cila është dokument zyrtar. Diploma e lëshuar regjistrohet në regjistrin shtetëror të diplomave dhe certifikatave për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, i cili mbahet në MAS. Diplomat shoqërohen me suplementin e diplomës, përmbajtja dhe forma e të cilave miratohen nga Senati akademik i APB, në përputhje me udhëzimet e MAS-it. Në përfundim të programit studenti zhvillon dhe një punë kërkimore shkencore nën udhëheqjen e pedagogut përkates. Kërkimi shkencor sipas këtij programi studimi është vlerësuar me 30 kredite.

Konkluzionet e vlerësimit: Standardet I.1, I.2, I.4, I.5, I.6, I.7, I.8, I.9, I.12, II.6, II.8 si dhe kriteret perkatese jane plotesuar teresisht. Përmbajtja dhe renditja e objektivave të programit të studimit synon arritjen e qëllimit në përputhje me nivelin e studimeve qe ofron programi i studimit “Master i Shkencave” në “Kontabilitet Financë”. Ky program është konceptuar dhe implementuar me synimin për arritjen e objektivave të përcaktuar në momentin e licencimit të tij.

Programi i studimit “Master i Shkencave” në “Kontabilitet Financë” mbështetet në praktikat më të mira kombëtare në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit kombëtar të Shqipërisë, si dhe praktikat rajonale. Ai mbështetet në elementë që rrisin konkurrueshmërine ndërkombetare të tij duke afirmuar vlerat e arsimit universitar në Shqipëri. Programi synon të ndihmojë në ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare shqiptare në fushën e kontabilitetit dhe financës. Ky program është hartuar duke pasur parasysh nevojat në perspektive të zhvillimit ekonomik të vendit dhe është në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit kombëtar të Shqipërisë, duke synuar përgatitjen e të diplomuarve të aftë për t’iu përgjigjur sfidave të proceseve integruese me BE. Ky program mbeshtetet në garantimin e aftësimit profesional dhe kërkimit shkencor për studentët dhe është në përputhje me profilin e IALP APB dhe strategjinë e tij për zhvillim. Veprimtaria kërkimore shkencore e stafit akademik tëte IALP APB në përgjithësi mund të konsiderohet e mirë. Personeli akademik përfshihet në punë kërkimore shkencore të vazhdueshme, e cila është në përputhje me objektivat që ka vendsour programi MSc në Kontabilitet-Financë. Programi i studimit të ciklit të dytë “Master i Shkencave” në “Kontabilitet Financë” krijonë baza të qëndrueshme njohurish për studimet e ciklit të tretë doktoratë, duke përfshirë aftësimin për kërkimin shkencor, plotësimin e njohurive, aftësve dhe kompetencen për pranimin në ciklin e tretë të studimeve. IALP APB i pajis studentët që kanë përfunduar një program studimi me diplomën përkatëse, e cila është dokument zyrtar. Në përfundim të programit studenti zhvillon dhe një punë kërkimore shkencore nën udhëheqjen e pedagogut përkates. Kërkimi shkencor sipas këtij programi studimi është vlerësuar me 30 kredite. Programi i studimit “Master i Shkencave” në “Kontabilitet Financë” realizohet me120 kredite europiane (ECTS) për 2 vite akademike, dhe i ofron studentit studime të thelluara teorike dhe praktike në fushën përkatëse. Programi i studimit “Master i Shkencave” në “Kontabilitet Financë” është aktual dhe u përgjigjet të gjitha nevojave të tregut. Programi i studimeve MSc në Kontabilitet-Financë pranë IALP APB, nuk bie ndesh me interest kombëtare të Shqipërisë.

Page 27: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al Msc... · specializuara afatshkurtra. APB funksionon në bazë të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e lartë në Republikën

Raporti i Vlerësimit të Jashtëm për programin e studimit Msc “Kontabilitet Financë”, Akademia Profesionale e Biznesit

Page 27 of 39

8. Mësimdhënia

Pjesa përshkrimore Sipas verifikimit të bërë nga grupi i vlerësimit të jashtëm rezulton se veprimtaria mësimore në këtë program realizohet në gjuhën shqipe nëpërmjet kombinimit efektiv të një larmie metodash si p.sh.: leksione, seminare, praktika, analiza e situatave të ndryshme studimore, prezantime, detyra kursi dhe projekte kërkimi. Raporti midis orëve praktike dhe atyre teorike është i balancuar. Fakulteti i Ekonomisë nëpërmjet këtij programi u ofron studentëve mundësinë për të mësuar jo vetëm koncepte e teori të kontabilitetit, financës dhe raportimit financiar, por u kërkon atyre punë të pavarur e aktivitet praktik, në shërbim të formimit sa më të mirë profesional, duke ofruar një program gjithëpërfshirës bashkëkohor. Mësimdhënia është e organizuar me formën standarde dy semestre për vit shkollor, me lëndë me kohëzgjatje semestrale, me formën leksion, seminar. Shtrirja faktike është 15 javë në një semestër, 60 minuta/orë mësimi. Në përgjithesi, për të gjitha lëndët që zhvillohen në programin e studimit Master i Shkencave në “Kontabilitet Financë” orët e mësimit janë shpërndarë në mënyrë të barabartë. Një vëmendje e veçantë i kushtohet kontrollit të dijeve të studentëve. Forma e vlerësimit të dijeve të studentëve për çdo lëndë është e përcaktuar në syllabuset e programit të studimit, ku studenti i nënshtrohet një vlerësimi të vazhdueshëm duke konsideruar vlerësimet e marra në kontrollet e ndërmjetme dhe vlerësimin nëpërmjet provimit përfundimtar qe përfshin 60% të totalit. Kontrolli i dijeve realizohet përmes pjesëmarrjes dhe angazhimit të studentit në leksione, seminare, ushtrime, punët laboratorike, provime ndërmjetëse, detyrat e kursit, projektet e kursit, praktikën mësimore etj. Vlerësimi i kësaj faze përfshin 40% të vlerësimit total të modulit. Grupi i vlerësimit të jashtëm, konstaton se të dhënat lidhur me organizimin dhe format e mësimdhënies, ngarkesën mësimore, metodat dhe teknologjinë e mësimdhënies, cilësinë zhvillimit të mësimit, kontrollin e njohurive të studentëve dhe vlerësimin e brendshëm përputhen me të dhënat që janë pjesë e raportit të vlerësimit të brendshëm dhe sigurojnë përmbushjen e standardeve që lidhen me zhvillimin e këtij programi mësimore.

Tregues të matshëm:

“Master i Shkencave” në “Kontabilitet Financë”

Format e mësimdhënies Orët totale në auditor

a. Leksione 480

b. Seminare 705

c. Praktikë profesionale 75

d. Prova finale (Teza e Diplomës) 300

Në total 1560

Format e kontrollit të njohurive

Format e kontrollit të njohurive Pjesa (në %) ndaj totalit

Ndjekja e lëndës dhe pjesëmarrja aktive 1-10 pikë / 10%

Plotësimi i detyrimeve (laboratorike, detyrave të kursit) 1-30 pikë / 30 %

Testimet gjatë vitit

Provimi përfundimtar 1-60 pikë / 60%

Në total 1-100 kë / 100%

Page 28: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al Msc... · specializuara afatshkurtra. APB funksionon në bazë të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e lartë në Republikën

Raporti i Vlerësimit të Jashtëm për programin e studimit Msc “Kontabilitet Financë”, Akademia Profesionale e Biznesit

Page 28 of 39

Aktivizimi i studentëve në komponentët e aktivitetit të njësisë.

Aktiviteti shkencor i IAL Numri i studentëve

të aktivizuar

Për punime shkencore individuale të pedagogëve 3

Për projekte shkencore në rang Departamenti 8

Për projekte shkencore në rang Fakulteti 25

Për projekte shkencore në bashkëpunim me të tjerë 15

9. Studentët Pjesa përshkrimore Gjatë verifikimit ne IALP APB, rezulton se pranimi dhe regjistrimi i aplikantëve në Programin e Studimit të Ciklit të Dytë “Master i Shkencave” në “Kontabilitet Financë”, pranë IAL “Akademia Profesionale e Biznesit”, realizohet në përputhje me Ligjin Nr.9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, udhëzimet normative të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Statutin dhe Rregulloren e IAL “Akademia Profesionale e Biznesit”, si edhe Rregulloren e Programit të Studimit të Ciklit të Dytë “Master i Shkencave” në “Kontabilitet Financë”. Kjo dëshmohet edhe nga fakti se të gjithë studentët e regjistruar janë paisur me numër matrikulli “NIM” nga Agjencia Kombëtare e Provimeve. Nga verifikimi rezulton se për studentët që nuk kanë arritur të plotësojnë dokumentacionin e kërkuar nga ana e Rektoratit janë nxierr urdhërat e ç’rregjistrimit, të cëlët janë shënuar në regjistrin themeltar. Nga verifikimi rezulton se nota mesatare e studentëve në hyrje ishte nga 6.5 deri 7.5 ndërkohë që nga viti në vit mesatarja në dalje ka tendenca në rritje. Numri i studentëve në hyrje dhe në dalje në vite ruhet në nivelet 83.3% -95% sipas kalueshmërisë nga viti i parë në vitin e dytë dhe 100% sipas kalueshmërisë nga viti i dytë deri në diplomim të këtij programi studimi. Mbi 95% e studentëve kanë tendencën të mbarojnë studimet e ciklit të dytë brenda afateve normale të përcaktuara për këtë cikël studimesh (2 vjet) dhe vetëm një pjesë e vogël ka tendencën të mbarojë me vonesë këto studime. Kalueshmëria e studentëve për çdo vit varion përafërsisht nga 83.3% - 90% për vitin e parë dhe 100% për vitin e dytë, ku problematika kryesore lidhur me këtë përqindje të pakalueshmërisë është mosfrekuentimi dhe mosparaqitja e tyre në provime. Rreth 80% e studentëve janë diplomuar pa vite përsëritëse në këtë program studimi. IAL “Akademia Profesionale e Biznesit” gjeneron statistika për studentët duke respektuar kërkesat ligjore dhe nënligjore në fuqi. IAL “Akademia Profesionale e Biznesit” ndërton marrëdhënie shumë të mira komunikimi me studentët, si gjatë procesit mësimor ashtu dhe pas diplomimit. Kete e konstatuam edhe gjate takimit me studentet ku kishte nje numur te konsiderueshem studentesh, qe kishin mbaruar kete program. Studentët kontaktojnë shpesh pedagogët dhe diskutojnë mbi problematikat e hasura në praktikë. IAL “Akademia Profesionale e Biznesit” ka ngritur një stukturë të veçantë, Zyrën e Karrierës, e cila ofron shërbimin e këshillimit të studentëve, u mundëson atyre leksione të hapura me të ftuar akademikë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, trajnime profesionale në fushën ekonomike, internshipe si edhe praktika të ndryshme profesionale në institucionet publike dhe private me të cilat kjo zyrë ka komunikime të vazhdueshme. Pranë IAL “Akademia Profesionale e Biznesit” funksionon edhe rrjeti i studentëve ALUMNI, i cili bashkon të diplomuarit ndër vite. Rreth 80 % e studentëve që kanë përfunduar studimet në APB, janë të punësuar Grupi i vlerësimit të jashtëm, konstaton se të dhënat lidhur me procedurat e pranimit dhe informimin e studentëve, cilësin në hyrje, numrin studentëve në hyrje dhe në dalje në vite, kohën mesatare të zgjatjes së studimeve, kalueshmërinë, statistikat, punësimin dhe komunikimin me studentët e diplomuar, përputhen me të dhënat që janë pjesë e raportit të vlerësimit të brendshëm dhe sigurojnë përmbushjen e standardeve që lidhen me zhvillimin e këtij programi mësimore.

Page 29: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al Msc... · specializuara afatshkurtra. APB funksionon në bazë të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e lartë në Republikën

Raporti i Vlerësimit të Jashtëm për programin e studimit Msc “Kontabilitet Financë”, Akademia Profesionale e Biznesit

Page 29 of 39

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi IV.1 - Studentët kanë të drejtë të ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë dhe

programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1 Studentët që ndjekin programet e studimeve “Master i Shkencave” apo “Master Profesional” zotërojnë së paku diplomën universitare “Bachelor” dhe kanë grumbulluar 180 kredite ECTS; Kriteri 2 Pranimi në programet e integruara të studimeve bëhet në përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore në fuqi; Kriteri 3 Studentët plotësojnë kriteret e pranimit të përcaktuara nga institucioni;

Kriteri 4 Studentët e këtyre programeve të studimit japin deri në diplomim edhe provimin e gjuhës angleze mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare. Për programet e studimeve “Master Profesional” niveli i gjuhës angleze është B2, ndërsa për programet e studimeve “Master i Shkencave” dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë niveli i gjuhës angleze është C1, sipas Kuadrit Europian të Gjuhëve; Kriteri 5 Institucioni vlerëson herë pas here politikat e pranimit dhe ndikimin e tyre në përparimin e mëtejshëm të studentëve në programin e studimit, si dhe harton plane të mundshme për ndryshimin e kritereve të pranimit.

Në APB, studentët që ndjekin programin MSc në Kontabilitet-Financë zotërojnë së paku diplomën universitare “Bachelor” dhe kanë grumbulluar 180 kredite ECTS.

Pranimi dhe regjistrimi i kandidatëve në Programin e Studimit të Ciklit të Dytë “Master i Shkencave” “Kontabilitet Financë” realizohet në përputhje me kërkesat ligjore dhe

nënligjore si dhe me aktet dhe Rregulloren e Programit të Studimit. Studentët plotësojnë kriteret e pranimit të përcaktuara nga institucioni. Në kete institucion zbatohet baza ligjoreqe ne përfundim të studimeve të këtij cikli, studentët nuk diplomohen nëse nuk kanë paraqitur dokumentin e mbrojtjes së gjuhës angleze sipas kriterit ligjor. APB kryen vlerësime të herë pas hershme lidhur me politikat e pranimit dhe ndikimin e tyre në përparimin e mëtejshëm të studentëve në programin e studimit, si dhe harton plane të mundshme për përmirësimin e cilësisë së kritereve të pranimit.

Standardi IV. 2- Institucioni informon studentët në lidhje me: statusin e institucionit, të programeve të studimeve që ofron dhe me politikat e punësimit.

Kriteri 1 Studentëve u jepet informacion për mundësitë për punësim pas diplomimit në përfundim të këtyre programeve të studimeve; Kriteri 2 Studentëve u jepet informacion për akreditimin e institucionit dhe të programeve të studimeve që ofrohen si edhe për njohjen dhe vlefshmërinë, brenda dhe jashtë vendit, të diplomës së lëshuar nga ky institucion; Kriteri 3 Studentëve u ofrohet shërbimi i këshillimit të karrierës.

Nuk është relevant për programin e shqyrtuar. Në IALP APB, studentëve u jepet informacion për akreditimin e institucionit dhe të programeve të studimeve që ofrohen si edhe për njohjen dhe vlefshmërinë, brenda dhe jashtë vendit, të diplomës së lëshuar nga ky institucion. Në IAL “Akademia Profesionale e Biznesit” funksionon Zyra e Tutoriatit dhe Karrierës, e cila ofron në vazhdimësi, gjatë të gjithë procesit të realizimit të programeve të studimit, në të gjitha nivelet, këshillimin periodik të studentëve. IAL “Akademia Profesionale e Biznesit” ka krijuar databazën e studentëve që diplomohen me të dhënat e tyre bazë të komunikimit (numër telefoni dhe e-mail), si dhe në vijimësi edhe të të dhënave të tyre lidhur me punësimin dhe karrierën.

Standardi IV. 3- Institucioni, kur aplikon për vlerësimin dhe akreditimin për herë të dytë, disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Page 30: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al Msc... · specializuara afatshkurtra. APB funksionon në bazë të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e lartë në Republikën

Raporti i Vlerësimit të Jashtëm për programin e studimit Msc “Kontabilitet Financë”, Akademia Profesionale e Biznesit

Page 30 of 39

Kriteri 1 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e të diplomuarve në programet e studimeve që kanë përfunduar;

IAL “Akademia Profesionale e Biznesit” mban statistika për studentët e diplomuar.

Kriteri 2 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e studentëve të regjistruar në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të

ciklit të dytë, tërheqjet nga programi, si dhe largimet para përfundimit të programit apo mospërfundimin me sukses të vitit akademik; Kriteri 3 Institucion disponon të dhëna për ecurinë akademike të studentëve që nga pranimi deri në diplomim.

IAL “Akademia Profesionale e Biznesit” mban statistika për studentët bazuar në Ligjin Nr.9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Udhëzimin e MAS, Nr.9, datë 25.02.2010 “Për mbledhjen, përpunimin dhe

raportimin e të dhënave statistikore” për sistemin universitar, në Udhëzimin e MAS, Nr.31, datë 16.09.2014 “Për pajisjen e institucioneve të arsimit të lartë publik dhe privat me regjistrat bazë të studentëve”, si dhe udhëzime të tjera të MAS që dalin për çdo vit akademik. Këto statistika IAL “Akademia Profesionale e Biznesit” i raporton rregullisht në MAS sipas udhëzimeve të vazhdueshme dhe afateve të përcaktuara nga kjo Ministri. Nga verifikimi i dokumentacionit perkates konstatojme qe IAL “Akademia Profesionale e Biznesit” disponon statistika për numrin e të diplomuarve.

Standardi IV. 4- Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me statistikat e punësimit të studentëve që janë diplomuar pas përfundimit të programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1 Institucioni mban një bazë të dhënash të studentëve të punësuar pas përfundimit të programeve të studimeve të

ciklit të dytë apo të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë si dhe për vendet e punësimit të tyre; Kriteri 2 Institucioni mban një bazë të dhënash për studentët që vazhdojnë studimet e mëtejshme në ciklet e tjera të studimeve etj.

Nga verifikimi i dokumentacionit perkates konstatojme qe APB disponon këto statistika pranë sekretarive mësimore.

Nuk disponon keto te dhena. Nuk është relevant për programin e shqyrtuar.

Standardi IV. 5- Institucioni informon studentët në mënyrë të vazhdueshme dhe të detajuar, në lidhje me programet e studimeve.

Kriteri 1 Studentët informohen në mënyrë të detajuar për programet e studimeve, afatin e përfundimit dhe organizimin e programit, statusin e akreditimit të programit; Kriteri 2 Studentët informohen për rezultatet e vlerësimit gjatë dhe në përfundim

të programit; Kriteri 3 Përgjegjësi i modulit diskuton hapur me studentët rezultatet e këtyre vlerësimeve.

Në APB, studentët informohen për programin e studimeve MSC në Kontabilitet-Financë, afatin e përfundimit dhe organizimin e programit, statusin e akreditimit të programit. Gjithashtu, Studentët informohen për rezultatet e vlerësimit gjatë dhe në përfundim të programit.

Në secilin prej moduleve, studentët në mënyrë të vazhdueshme dhe koherente marrin informacione përkatëse lidhur me rezultatet e vlerësimit, si dhe diskutohen në mënyrë transparente këto rezultate.

Standardi IV. 6- Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve.

Kriteri 1 Institucioni u ofron këshillim studentëve, ndjek ecurinë e tyre dhe i ndihmon për trajtimin dhe zgjidhjen e çështjeve dhe problematikave që lidhen me procesin mësimor; Kriteri 2 Institucioni (nëpërmjet zyrës për këshillimin e karrierës) ndihmon studentët në përzgjedhjen e institucionit në të cilin ata do të zhvillojnë praktikën profesionale, në

APB ka në qendër të tijë shërbimin ndaj studentit.

Po institucioni ndihmon studentët te kryejnë praktikat profesionale apo intershipe, ne institucione me të cilat APB ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Page 31: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al Msc... · specializuara afatshkurtra. APB funksionon në bazë të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e lartë në Republikën

Raporti i Vlerësimit të Jashtëm për programin e studimit Msc “Kontabilitet Financë”, Akademia Profesionale e Biznesit

Page 31 of 39

rastet kur parashikohet një e tillë.

Konkluzionet e vlerësimit: Me perjashtim te standardit IV.4, kriteri 2 qe nuk permbushet, te gjitha standardet IV.1, IV.2, IV.3, IV.4, IV.5, IV.6 si dhe kriteret perkatese jane plotesuar teresisht. Në APB, studentët që ndjekin programin MSc në Kontabilitet-Financë zotërojnë së paku diplomën universitare “Bachelor” dhe kanë grumbulluar 180 kredite ECTS. Pranimi dhe regjistrimi i kandidatëve në kete program studimi realizohet në përputhje me kërkesat ligjore dhe nënligjore si dhe me aktet dhe Rregulloren e Programit. Në kete institucion zbatohet baza ligjoreqe ne përfundim të studimeve të këtij cikli, studentët nuk diplomohen nëse nuk kanë paraqitur dokumentin e mbrojtjes së gjuhës angleze sipas kriterit ligjor. APB kryen vlerësime të herë pas hershme lidhur me politikat e pranimit dhe ndikimin e tyre në përparimin e mëtejshëm të studentëve në programin e studimit, si dhe harton plane të mundshme për përmirësimin e cilësisë së kritereve të pranimit.

Në IALP APB, studentëve u jepet informacion për akreditimin e institucionit dhe të programeve të studimeve që ofrohen si edhe për njohjen dhe vlefshmërinë, brenda dhe jashtë vendit, të diplomës së lëshuar nga ky institucion. Prane IALP APB funksionon Karrierës, e cila ofron në vazhdimësi, gjatë të gjithë procesit të realizimit të programeve të studimit, në të gjitha nivelet, këshillimin periodik të studentëve. IAL “Akademia Profesionale e Biznesit” ka krijuar databazën e studentëve që diplomohen me të dhënat e tyre bazë të komunikimit (numër telefoni dhe e-mail), si dhe në vijimësi edhe të të dhënave të tyre lidhur me punësimin dhe karrierën.

Nga verifikimi i dokumentacionit perkates konstatojme qe IAL “Akademia Profesionale e Biznesit” disponon statistika për numrin e të diplomuarve pranë sekretarive mësimore. Në APB, studentët informohen për programin e studimeve MSC në Kontabilitet-Financë, afatin e përfundimit dhe organizimin e programit, statusin e akreditimit të programit si dhe për rezultatet e vlerësimit gjatë dhe në përfundim të programit. Në secilin prej moduleve, studentët në mënyrë të vazhdueshme dhe koherente marrin informacione përkatëse lidhur me rezultatet e vlerësimit, si dhe diskutohen në mënyrë transparente këto rezultate. Institucioni ndihmon studentët te kryejnë praktikat profesionale apo intershipe, ne institucione me të cilat APB ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi. Institucioni nuk mban një bazë të dhënash për studentët që vazhdojnë studimet e mëtejshme në ciklet e tjera të studimeve.

KËRKIMI SHKENCOR NË FUNKSION TË PROGRAMIT TË STUDIMIT.

10. Kërkimi shkencor

Pjesa përshkrimore Nga verifikime ne IAL “Akademia Profesionale e Biznesit” rezulton se në fushën e kërkimit shkencor jane arritur disa objektiva si: rritja e performancës së stafit akademik, rritja e performancës shkencore në auditor me studentët, krijimi i marrëdhënjeve të bashkëpunimit me institucione homologe kombëtare dhe ndërkombëtare për hulumtime shkencore të përbashkëta, si dhe organizimi i konferencave shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare me pjesëmarrjen e stafit akademik me botime. IAL “Akademia Profesionale e Biznesit”, ka realizuar botimin e periodikut të saj shkencore. IAL “APB” publikon revistën periodike “Scientific Journal of Professional Studies” me ISSN 2412-5865, e cila përmban shkrime shkencore të pedagogëve të institucionit, por edhe shkrime të studiuesve jashtë tij. APB ka marrë pjesë si partnere në një projekt kombëtar në kuadrin e “Rritjes së pjesëmarrjes së femrave në biznes”, e mbështetur nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale si dhe Dhoma e

Page 32: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al Msc... · specializuara afatshkurtra. APB funksionon në bazë të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e lartë në Republikën

Raporti i Vlerësimit të Jashtëm për programin e studimit Msc “Kontabilitet Financë”, Akademia Profesionale e Biznesit

Page 32 of 39

Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, si dhe ka organizuar 4 Konferenca Shkencore Kombëtare dhe Ndërkombëtare. Nga verifikimi rezulton se aktiviteti shkencor individual i stafit akademik të IAL “Akademia Profesionale e Biznesit” evidentohet çdo vit akademik nëpërmjet plotësimit të formularit të standardizuar për këtë aktivitet. (Te dhenat perkatese ndodhen ne tabelen e meposhteme) Grupi i vlerësimit të jashtëm, konstaton se megjithëse Akademia Profesionale e Biznesit është një IAL relativisht e re, ka bërë hapa lidhur me kërkimin shkencorë, por të dhënat lidhur me politikat e kërkimit shkencor në këtë program studimi nuk janë specifikuar nga të dhënat e përgjithshme. Grupi i vlerësimit të jashtëm, konstaton se të dhënat e raportuara, përputhen me të dhënat që janë pjesë e raportit të vlerësimit të brendshëm të dërguar në APAAL dhe përgjithësisht sigurojnë përmbushjen e standardeve që lidhen me kërkimin shkencor në shkallë institucioni.

Tregues të matshëm:

Të dhëna për kërkimin shkencor

Aktivitete të planifikuara individuale dhe në rang Institucioni në vitet e fundit

1. Numri i botimeve nga personeli akademik efektiv i IAL 71

2. Numri i projekteve kërkimore të fituara 1

3. Numri i projekteve të zbatuara 1

4. Numri i aktiviteteve shkencore të organizuara nga IAL 5

5. Numri i pjesëmarrësve në aktivitete shkencore brenda IAL 120

6. Numri i kërkimit shkencor me procesin mësimor 63

7. Numri i studentëve të përfshirë në kërkimin shkencor 20

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi III.3 - Personeli akademik angazhohet në veprimtari shkencore të organizuara në kuadër të

programit të studimeve.

Kriteri 1 Personeli akademik publikon rregullisht artikuj, materiale shkencore në disiplinën përkatëse; Kriteri 2 Personeli akademik, nëpërmjet angazhimeve në këto veprimtari jep ndihmesën e tij në zhvillimin e shkencës ose në zhvillimin e sektorëve të prodhimit apo të shërbimit.

Personeli akademik është i angazhuar në publikimet periodike në organin e saj shkencor, por edhe në publikimet në revista ndërkombëtare me faktorë impakti Veprimtaria kërkimore shkencore e stafit akademik është publikuar në revista shkencore. APB ka publikuar numrin 1 të revistës dhe është në fazën e procedimit për numrin 2. Angazhimi në kërkim shkencor nga pedagogët kanë qenë burim i ideve në funksion të zgjidhjes së problemeve në kuadër të reformimeve ekonomike në Shqipëri.

Standardi III.4 - Institucioni ofron programe mësimdhënieje edhe në gjuhë të huaj, me një personel akademik të kualifikuar.

Page 33: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al Msc... · specializuara afatshkurtra. APB funksionon në bazë të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e lartë në Republikën

Raporti i Vlerësimit të Jashtëm për programin e studimit Msc “Kontabilitet Financë”, Akademia Profesionale e Biznesit

Page 33 of 39

Kriteri 1 Personeli akademik që angazhohet në mësimëdhënie në gjuhë të huaj ka kryer studimet universitare në atë gjuhë ose zotëron një certificate për njohje të avancuar të saj; Kriteri 2 Personeli akademik që angazhohet në mësimëdhënie në gjuhë të huaj ka një përvojë në mësimdhënie në atë gjuhë, prej së paku një semestri.

IAL “Akademia Profesionale e Biznesit” nuk ofron programe studimi në gjuhë të huaj. Personeli akademik nuk angazhohet ne mesimdhenie ne gjuhe te huaj. Vetem lënda Anglisht Biznesi ka si titullar një pedagog anglez (personel akademik me kontratë) Mr. Andy Zdan-MICHAJLOWICZ.

Standardi III.10 - Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të personelit të tij.

Kriteri 1 Institucioni organizon programe specifike për kualifikimin e mëtejshëm profesional të personelit akademik e të personelit mësimorshkencor; Kriteri 2 Institucioni u ofron personelit akademik dhe atij mësimor-shkencor mundësinë e kualifikimeve të mëtejshme brenda dhe jashtë vendit.

Institucioni organizon programe specifike për kualifikimin e mëtejshëm profesional të personelit akademik e të personelit mësimorshkencor si psh, leksionet e hapura për avancimin e metodave të mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor. Në këto leksione janë ftuar lektorë dhe ekspertë vendas e të huaj me përvojë të pasur mësimore. Personeli akademik i IAL APB është mbështetur për kualifikime të mëtejshme, brenda ose jashtë vendit, si dhe për ndjekjen e procedurave në përfitimin e titujve dhe gradave shkencore. Aktualisht, 4 pedagog Efektiv në procesin e kualifikimit në kërkim të gradës shkencore “doktor”, 1 prej të cilëve në Itali.

Standardi III.11 - Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me veprimtarinë kërkimore-shkencore të personelit akademik të tij.

Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të studimeve shkencore të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi; Kriteri 2 Institucioni disponon një bazë të dhënash për botimet (tekste, monografi, libra, artikuj apo kumtesa në konferenca) brenda e jashtë vendit të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi; Kriteri 3 Institucioni disponon një bazë të dhënash për projektet kërkimore shkencore kombëtare e ndërkombëtare në të cilat ka marrë ose merr pjesë personeli akademik i angazhuar në këtë program studimi.

IAL “APB” disponon të dhëna për studimet shkencore, tekstet, monografitë, librat, artikujt apo kumtesat në konferenca kombëtare e ndërkombëtare në të cilat ka marrë pjesë personeli akademik. Aktiviteti shkencor individual i stafit akademik të IAL APB evidentohet dhe inkuadrohet në raportin vjetor të veprimtarisë akademike. Institucioni ka bazën e plotë të të dhënave të personelit me kualifikimet përkatëse shkencore. Aktualisht nuk disponohen keto te dhena, por konstatuam qe IALP APB po bënë përpjekje për të krijuar një bazë të dhënash për projektet kërkimore shkencore kombëtare e ndërkombëtare në të cilat ka marrë ose merr pjesë personeli akademik i angazhuar në këtë program studimi.

Konkluzionet e vlerësimit: Me perjashtim te standardit III.4, kriteri 2 dhe III.11 kriteri 3 qe nuk permbushet, te gjitha standardet III.3, III.4, III.10, III.11 si dhe kriteret perkatese jane plotesuar teresisht. Grupi i vlerësimit të jashtëm, konstaton se të dhënat e raportuara, përputhen me të dhënat që janë pjesë e raportit të vlerësimit të brendshëm të dërguar në APAAL dhe përgjithësisht sigurojnë përmbushjen e standardeve që lidhen me kërkimin shkencor në shkallë institucioni. Personeli akademik është i angazhuar në publikimet periodike në organin e saj shkencor, por edhe në publikimet në revista ndërkombëtare me faktorë impakti. Aktiviteti shkencor individual i stafit akademik evidentohet dhe inkuadrohet në raportin vjetor të veprimtarisë akademike. Institucioni ka bazën e plotë të të dhënave të personelit me kualifikimet përkatëse shkencore. APB ka publikuar numrin 1 të revistës dhe është në fazën e procedimit për numrin 2. Institucioni organizon programe specifike për kualifikimin e mëtejshëm profesional të personelit akademik e të personelit mësimorshkencor si psh, leksionet e hapura për avancimin e metodave të mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor. Personeli akademik i IAL APB është mbështetur për kualifikime të mëtejshme, brenda ose jashtë vendit, si

Page 34: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al Msc... · specializuara afatshkurtra. APB funksionon në bazë të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e lartë në Republikën

Raporti i Vlerësimit të Jashtëm për programin e studimit Msc “Kontabilitet Financë”, Akademia Profesionale e Biznesit

Page 34 of 39

dhe për ndjekjen e procedurave në përfitimin e titujve dhe gradave shkencore. Aktualisht, 4 pedagog Efektiv në procesin e kualifikimit në kërkim të gradës shkencore “doktor”, 1 prej të cilëve në Itali. IAL “APB” disponon të dhëna për studimet shkencore, tekstet, monografitë, librat, artikujt apo kumtesat në konferenca kombëtare e ndërkombëtare në të cilat ka marrë pjesë personeli akademik. IAL “Akademia Profesionale e Biznesit” nuk ofron programe studimi në gjuhë të huaj dhe personeli akademik nuk angazhohet ne mesimdhenie ne gjuhe te huaj. Institucioni disponon një bazë të dhënash për projektet kërkimore shkencore kombëtare e ndërkombëtare në të cilat ka marrë ose merr pjesë personeli akademik i angazhuar në këtë program studimi.

11. Bashkëpunimi kombëtar, ndërkombëtar dhe marrëdhëniet me publikun

Pjesa përshkrimore

Akademia Profesionale e Biznesit realizon një bashkëpunim të admirueshëm me institucione të standardeve më të larta, qofshin këto brenda saj apo jashtë vendit, me qëllim rritjen e cilësisë akademike si dhe ndërkombëtarizimin e diplomave. APB ka nënshkruar, dhe është në proces nënshkrimi, të marrëveshjeve të ndryshme me insitucione qeveritare dhe universitetet shqiptare publike dhe private, brenda dhe jashtë vendit. Institucioni ka realizuar bashkëpunime të frytshme me institucione të tjera homologe, të cilat janë materializuar në aktivitete kurrikulare dhe ekstrakurrikulare, si trajnime për studentët dhe personelin akademik, leksione të hapura, seminare, etj. Vlen për t’u theksuar disa marrëveshje mirëkuptimi midis IAL “Akademia Profesionale e Biznesit” dhe disa institucioneve arsimore prestigjoze, të tilla si: Accademia Internazionale Costantiniana Delle Scienze Mediche, Giuridiche e Sociali, Romë, Itali; Universitetit të Boras në Suedi; Universitetit të Krajovës në Rumani; "Dimitrie Cantemir" University in Targu Mures, Rumani; University of National and World Economy Sofie, Bullgari. Ne disa marreveshje është shprehur interesi i të dy palëve për nënshkrimin e marrëveshjeve të veçanta programore për shkëmbimin e studentëve në kuadër të programit ERASMUS+ si dhe shkëmbimin e stafeve akademike në funksion të mobilitetit të stafeve apo studentëve, duke e bërë më të prekshëm realitetin ndërkombëtar akademik. Sipas verifikimit rezulton se ekzistojnë 12 marrëveshjeve të nënshkruara për bashkëpunim me institucione të arsimit të lartë dhe 31 marrveshje me institucionet e biznesit, të cilat inkurajonë dhe nxisin krijimin e aleancave të suksesshme me aktorë të rëndësishëm të biznesit në vend, si dhe sigurojnë bashkëpunim të ngushtë për realizimin e praktikave mësimore dhe profesionale për studentët e APB. Grupi i vlerësimit të jashtëm, konstaton se bashkëpunimi me institucionet e tjera në nivel lokal, kombëtar apo ndërkombëtar, mobiliteti i personelit akademik në secilin nga nivelet e sipërpërmendura, pjesëmarrja në programe kombëtare dhe ndërkombëtare, lidhjet me komunitetin e biznesit dhe me tregun e punës, përputhen me të dhënat që janë pjesë e raportit të vlerësimit të brendshëm dhe sigurojnë përmbushjen e standardeve që lidhen me bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtarë.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi V. 3- Institucioni ka marrëdhënie bashkëpunimi me aktorë të biznesit vendas apo të huaj për

kryerjen e praktikave të studentëve të tij.

Page 35: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al Msc... · specializuara afatshkurtra. APB funksionon në bazë të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e lartë në Republikën

Raporti i Vlerësimit të Jashtëm për programin e studimit Msc “Kontabilitet Financë”, Akademia Profesionale e Biznesit

Page 35 of 39

Kriteri 1 Për kryerjen e praktikave të ndryshme të parashikuara për realizimin e programit të studimeve “Master Profesional”, institucioni dëshmon se ka marrëdhënie bashkëpunimi me ndërmarrje apo sipërmarrje nga fusha e tregtisë, industrisë apo e shërbimeve prodhuese; Kriteri 2 Për kryerjen e praktikave të ndryshme në programin e studimeve “Master i Shkencave” ose në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, institucioni dëshmon se ka marrëdhënie bashkëpunimi me aktorë të ndryshëm nga sfera publike dhe ajo private që mundësojnë përfitimin e njohurive më të mira profesionale nga ana e studentit.

IALP APB ka marrëdhënie bashkëpunimi me institucione publike e private, si ministritë e linjës atë të Ekonomisë dhe të Financave, si dhe me të gjitha agjencitë e tjera të pushtetit lokal e qëndror, me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, me disa kompani biznesi vendase, me kompanitë e sigurimeve, banka dhe kompani të ndyshme biznesi në Shqipëri. Institucioni ka marrëdhënie bashkëpunimi me institucione publike e private, në Shqipëri dhe siguronë kushte të plota për kryerjen e praktikave të ndryshme në programin e studimeve MSc ne Kontabilitet dhe Finance.

Standardi VII.1 - Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit të tij.

Kriteri 1 Institucioni, për hartimin dhe mbikëqyrjen e programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda institucionit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit; Kriteri 2 Institucioni, nëpërmjet ndarjes së detyrave mes personelit Brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive respektive dhe analizës së

vazhdueshme të punës së tyre, garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.

IAL “APB” për hartimin dhe mbikëqyrjen e programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda institucionit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit. Ai krijon ambientin e nevojshëm profesional dhe stimulon bashkëpunimin e personelit. Po institucioni nëpërmjet ndarjes së detyrave mes personelit, marrjes së përgjegjësive respektive dhe analizës së vazhdueshme të punës së tyre, garanton

marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.

Standardi VII.2 - Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj.

Kriteri 1 Institucioni për realizimin e objektivave të programeve të studimeve ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj; Kriteri 2 Institucioni vendos marrëdhënie bashkëpunimi me punëdhënësit për kryerjen dhe mbikëqyrjen e praktikës, në varësi të programeve të studimeve që ofron; Kriteri 3 Institucioni organizon trajnime profesionale të mëtejshme në bashkërendim me punëdhënësit; Kriteri 4 Institucioni bën një raport analitik të përfitimeve nga marrëveshjet kontraktuale në funksion të realizimit të programeve të studimeve.

IAL APB për realizimin e objektivave të programit të studimit ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorë biznesi. Në varësi të programit të studimit këto praktika janë realizuar pranë bizneseve, studiove profesionale, gjykatave të ndryshme ne baze te marrëdhënjeve te bashkëpunimit me punëdhënës. IAL APB nëpërmjet marrëdhënieve që ka vendosur me organizata ka realizuar në vazhdimësi trajnime që u krijojnë mundësi studentëve të marrin njohuri praktike dhe thellojnë dijet. Institucioni analizon në vazhdimësi ecurinë e marrëveshjeve të bashkëpunimit, në funksion të realizimit të programeve të studimit.

Konkluzionet e vlerësimit: Standardet V.3, VII.1, VII.2 si dhe kriteret perkatese jane plotesuar teresisht. IALP APB ka marrëdhënie bashkëpunimi me institucione publike e private, me ministrine e Ekonomisë dhe të Financave, me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, me disa kompani biznesi vendase, me kompanitë e sigurimeve, banka dhe kompani të ndyshme biznesi në Shqipëri. Ne saje te ketyre bashkëpunimeve APB siguron kushte të plota për kryerjen e praktikave të ndryshme në programin e studimeve MSc ne Kontabilitet dhe Finance. Institucioni nëpërmjet ketyre marrëdhënieve që ka vendosur me organizatat e ndryshme, ka realizuar në vazhdimësi trajnime që u krijojnë mundësi studentëve të marrin njohuri praktike dhe thellojnë dijet. IAL APB analizon në vazhdimësi ecurinë e marrëveshjeve të bashkëpunimit, në funksion të realizimit të programeve të studimit. Institucioni për hartimin dhe mbikëqyrjen e programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda

Page 36: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al Msc... · specializuara afatshkurtra. APB funksionon në bazë të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e lartë në Republikën

Raporti i Vlerësimit të Jashtëm për programin e studimit Msc “Kontabilitet Financë”, Akademia Profesionale e Biznesit

Page 36 of 39

institucionit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit. Ai krijon ambientin e nevojshëm profesional dhe stimulon dhe garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi. IAL APB për realizimin e objektivave të programit të studimit ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi edhe me institucionet homologe jashtë vendit.

ANALIZA PËRMBLEDHËSE PËR IMPLEMENTIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT

Analiza SWOT për implementimin e programit të studimit MSc në Kontabilitet-

Financë ne APB.

a. Pika të forta:

1. Struktura kurrikulare mbështetet plotësisht në kërkesat e tregut dhe modelet më të mira perëndimore.

2. Staf akademik me kualifikim të lartë i përfaqesuar nga personalitete të fushave përkatëse.

3. Mjedise bashkëkohore dhe infrastrukturë akademike bashkëkohore. 4. Programi mësimor sipas praktikave më të mira perëndimore. 5. Metoda mësimdhënieje bashkëkohore. 6. Fasilitete dhe logjistikë adekuate për stafin dhe studentët. 7. Trajnime, transferim të njohurive dhe përditësim të vazhdueshëm të dijeve dhe

standardeve në fushën e kontabilitetit, auditimit dhe raportimit financiar. 8. Integrimi i qendrave trajnuese brenda strukturës së APB. 9. Marrdhëniet institucionale me sektorin privat. 10. Lidhja e studenteve me bisnesin nepermjet praktikave mesimore te zhvilluara ne to. 11. Lidhje me organizatat profesionale ne fushen e kontabilitetit. 12. Ofrimi i bursave të pjesshme dhe të plota për të tërhequr studentët e ekselencës. 13. Vlerësimi konstant i performancës së stafit akademik nga studentët.

b. Pika të dobëta:

1. Bashkepunime në projekte kërkimore brenda dhe jashtë vendit. 2. Numri i titujve dhe njësive në bibliotekë është i relativisht i kufizuar. 3. Literatura shtesë e kufizuar ne mesimdhenie. 4. Mosha e re e institucionit. 5. Problem në lidhje me nivelin e kontingjentit të studentëve lidhur me nivelin e

njohurive nga një pjesë e studentëve që në hyrje. 6. Mosbalancimi sa duhet i aktiviteteve mësimore me ato kërkimore. 7. Mungesë të terreneve sportive. 8. Informacion i kufizuar për mundësitë e financimit të jashtëm.

c. Mundësitë:

1. Kërkesa e vazhdueshme në numër të konsiderueshëm, nga të diplomuarit në Bachelor për vazhdimin e ciklit të dytë të studimeve.

2. Rritja e numrit të bizneseve dhe nevojave të tyre për kontabilist dhe financier. 3. Rritja e interesit të shoqërisë në të mësuarin e vazhdueshëm.

Page 37: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al Msc... · specializuara afatshkurtra. APB funksionon në bazë të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e lartë në Republikën

Raporti i Vlerësimit të Jashtëm për programin e studimit Msc “Kontabilitet Financë”, Akademia Profesionale e Biznesit

Page 37 of 39

4. Zgjerimi këmbimeve studentore dhe akademike dhe implementimi i standardeve të Bolonjës për mobilitetin e studentëve.

5. Rritja e preferencës për profilet ekonomike.

6. Rritja e numrit të maturantëve.

d. Pengesat:

1. Mentaliteti ekzistues për Arsimin e Lartë si një pasazh kohor dhe jo si një investim i kapitalit njerëzor.

2. Rritja e konkurencës nga ana e universiteteve të tjera private në Shqipëri dhe rajon.

3. Probleme strukturale me tregun e punës në lidhje me profilin dhe specialitetin e të diplomuarëve.

4. Sinkronizim jo i mire me tregun e punës I specialistëve të sapodiplomuar. 5. Ndryshimet e shpeshta ligjore. 6. Ndikimi i krizës financiare globale në burimet financiare të publikut të gjerë dhe të

institucionit. 7. Konkurrencë ndonjëherë e deformuar në tregun e IAL-ve si dhe numri i madh i

institucioneve të arsimit të lartë jopublik në Shqipëri.

REKOMANDIMET

1. Të raportohen në mënyrë më të detajuar treguesit e efiçencës së shfrytëzimit të fondeve, veçanërisht të përftuara nga tarifat e studentëve në programin MP në Kontabilitet-Financë.

2. Te bashkepunoje per te vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit.

3. Të kryhen studime më të argumentuara shkencore mbi nevojat e tregut të punës në të ardhmen e afërt në Shqipëri.

4. Te pergjithesohen rezultatet e vleresimit të veprimtarisë së strukturës së NjSBC, duke synuar vendosjen në nivelin shkencor të punës së kësaj strukture në përgjigje të kërkesave të kohës. U sygjerua nga grupi i vleresimit te jashtem qe te

dhena te vleresimit te brendshem te kesaj njesie te publikohen edhe ne web-in e APB.

GRUPI I VLERËSIMIT TË JASHTËM (GVJ)

1. Prof.Dr. Vjollca KARAPICI

Page 38: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al Msc... · specializuara afatshkurtra. APB funksionon në bazë të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e lartë në Republikën

Raporti i Vlerësimit të Jashtëm për programin e studimit Msc “Kontabilitet Financë”, Akademia Profesionale e Biznesit

Page 38 of 39

ANEKSI 1

Tabela 1: Numri i Personelit Akademik Efektiv (PAE) dhe me kontratë (PAK)

Fakulteti Ekonomik

Departamenti i Financë-Kontabilitetit

Numri i PAE

Numri i PAK Në Total

Gj Tituj/ Grada

Gj Tituj/ Grada

Gj Tituj/ Grada

7 1 Prof.as. 2 Dr 2 Dr. proces 2 MSc

7 4 Prof.Dr 1 Prof.As.Dr 1 Dr 1 Dr. proces

14 4 Prof.Dr 2 Prof.as. 3 Dr 3 Dr. proces 2 MSc

ANEKSI 2

Tabela 2: Lista e Personelit Akademik Efektiv (PAE) dhe me kontratë (PAK)

Departamenti i Financë – Kontabilitetit Personeli Akademik Efektiv Emër Mbiemër

Detyra në Dep.

Titulli /Grada

Personeli Akademik me Kontratë Emër Mbiemër

Titulli /Grada

Institucioni ku punon “full time”

1. Ariet MALAJ Përgjegjës Dr. 1. Ingrit SHULI Prof.Dr FE, UT

2. Ylber BEZO Anëtar Prof.As.Dr 2. Myslim OSMANI Prof.Dr FEA, UBT

3. Ardiana SINANI Anëtar Dr. 3. Flutura KALEMI Prof. Dr FEA, UBT

4. Ardi BEZO Anëtar Dr.Kand. 4. Hidajet SHEHU Prof.Dr FEA, UBT

5. Anila MUSAJ Anëtar Dr.Kand. 5. Fran BRAHIMI Prof.as.dr FEA, UBT

6. Endri BUSHATI Anëtar MSc-Jasht. 6. Enton DURO Dr FE, UT

7. Leonora CIKO Anëtar MSc.Eksp. 7. Lorena BALILI Dr. Kand FE, UT

ANEKSI 3

Tabela 3: Këshilli Shkencor i Programit të studimit dhe Koordinatori/ët e programit të studimit

ANEKSI 4

Tabela 4: Të dhënat sipas kualifikimit dhe Raportet midis tyre

Titulli

Departamenti i Financë Kontabilitetit PAE PAK Raporti

PAE/PAK Profesorë 0 4 0/4

Profesorë të As. 1 1 1/1

Doktorë 2 1 2/1

Lektor Doktorant 2 1 2/1

Lektor me MSC 2 0 2/0

Personeli Administrativ 8٭

Nr. Emër Mbiemër Titulli/Grada Pozicioni në Këshillin Shkencor

1. Leandro Haxhi Prof.Dr. Përgjegjës i programit të studimit

2. Dr.Ariet MALAJ Dr. Koordinator

3. Dr.Kand.Ardi BEZO Dr.Kand. Anëtar

Page 39: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.al Msc... · specializuara afatshkurtra. APB funksionon në bazë të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e lartë në Republikën

Raporti i Vlerësimit të Jashtëm për programin e studimit Msc “Kontabilitet Financë”, Akademia Profesionale e Biznesit

Page 39 of 39

ANEKSI 5

Tabela 5: Të dhëna për anëtarët e NJSBC

Nr. Anëtarët e NjSBC Detyra në NjSBC

1 Enriko Ceko Kryetar

2 Ina Gjoni Anëtar

3 Florian Peçuni Anëtar

4 Adela Çulani Anëtar

5 Ledio Shyti Anëtar/ student

ANEKSI 6

Tabela 6: Ndryshimet në Planet mësimore, krahasuar me programet mësimore të licensuara

Lëndë/Module

Sem

estr

i

EC

TS

Orë mësimore

Pro

vim

e Leksione Seminare Laborator Praktikë

Orë

në a

udit

or

Punë e

Pavaru

r

Gji

thsej

EC

TS

Në a

udit

or

P.

e P

avaru

r

EC

TS

Në a

udit

or

P.

e P

avaru

r

EC

TS

Në a

udit

or

P.

e P

avaru

r

EC

TS

Në a

udit

or

Pu

në e

Pavaru

r

1

Lënda 1-Ishte:

Vlerësimi I

ndërmarrjeve

I 6 3 30 45 3 30 45 - -- -- -- -- -- 60 90 150 2

Lënda 1: u ndryshua

Qeverisja

Korporative

I 6 6 30 45 3 30 45 - -- -- -- -- -- 60 90 150 2

Ndryshime në Total -- -- -- -- -- -- -- -- - -- -- -- -- -- -- -- -- -