raport i vlerËsimit tË jashtËm -...

42

Upload: others

Post on 25-Sep-2019

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - epoka.edu.alepoka.edu.al/mat/aeqi/RVJ-Msc-Ekonomiks-Epoka.pdf · Ekonomike dhe Administrative dhe është njësia përgjegjëse për mbarëvajtjen

Page 1 of 42

RAPORT

I VLERËSIMIT TË JASHTËM

Për Programin e studimit Msc në “Ekonomiks”

Universiteti Privat Epoka

Eksperti i Vlerësimit të Jashtëm:

Prof. Dr. Raimonda Duka

Mars 2016

Page 2: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - epoka.edu.alepoka.edu.al/mat/aeqi/RVJ-Msc-Ekonomiks-Epoka.pdf · Ekonomike dhe Administrative dhe është njësia përgjegjëse për mbarëvajtjen

Page 2 of 42

RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM

Për Programin e studimit MSc në Ekonomiks

Tabela e të dhënave të licencimit për programin e studimit:

1 IAL Aplikues: Universiteti Privat Epoka

2 Fakulteti që e ofron Fakulteti i Shkencave

Ekonomike dhe Administrative

3 Urdhëri/VKM i licencimit/riorganizimit Urdhër Nr. 517, date

17.10.2011

4 Titulli i programit të studimit: Msc në Ekonomiks

5 Cikli i studimit: Cikli i dytë i studimit

6 Kohëzgjatja e programit të studimit: 2 vite akademike

7 Kreditet në total (ECTS): 120 ECTS

8 Forma e studimit (me kohë të plotë/të pjesshme/në distancë/): Me kohë të plotë

9

Gjuha (shqip/tjetër): Anglisht (nuk përcaktohet

gjuha e studimit në urdhërin e

licensimit)

10 Programi ofrohet nga institucioni Po

11 Programi ofrohet në bashkëpunim me institucione të tjera -

12 Diplomë e përbashkët (shëno emërtimin): -

13 Diplomë e dyfishtë (shëno emërtimin): -

14 Niveli në Kornizën kombëtare të kualifikimeve 7

15 Aktivizimi i programit të studimit 2013 - 2014

16 Brezi i parë i diplomimit të studentëve -

17 Numri aktual i studentëve 7

Shënim:Verifikimi ligjor sipas pikave si më sipër kryhet paraprakisht nga specialist/ët e APAAL që

ndjekin këtë vlerësim

Page 3: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - epoka.edu.alepoka.edu.al/mat/aeqi/RVJ-Msc-Ekonomiks-Epoka.pdf · Ekonomike dhe Administrative dhe është njësia përgjegjëse për mbarëvajtjen

Page 3 of 42

HYRJE

Ky raport përmban gjetjet e vlerësimit të jashtëm të kryer në kuadrin e kërkesës së Universitetit

“Epoka” për akreditimin e programit të studimeve “Master i Shkencave” në Ekonomiks.

Universiteti “Epoka” është një institucion i arsimit të lartë privat i krijuar në bazë të ligjit nr.9741, dt

21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimit të Këshillit të Ministrave

nr.156, datë 22.03.2001, "Për shkollat jo-publike në Republikën e Shqipërisë" dhe Vendimit të

Këshillit të Ministrave Nr.281, datë 12.3.2008 “Për licensimin e Institucionit Privat të Arsimit të Lartë

“Shkolla e lartë “Epoka”. IAL e ka filluar aktivitetin mësimor gjatë vitit akademik 2008-2009 dhe

ofron programe studimi të ciklit të parë të studimeve (Bachelor), ciklit të dytë të studimeve (Master i

Shkencave dhe Master Profesional) dhe të ciklit të tretë të studimeve (Doktoraturë).

Funksionimi i programit të ciklit të dytë të studimeve “Master i Shkencave” në Ekonomiks mbështetet

në Urdhërin e Ministrit Nr. 517 datë 17.10.2011. Programi i studimit është hapur në vitin akademik

2012-2013 konform urdhërit të Ministrit. Programi i studimit është i organizuar me kohë të plotë, me

kohëzgjatje prej 2 vite akademike, në total me 120 ECTS.

Departamenti i Ekonomiksit në Universitetin “Epoka” është pjesë përbërëse e Fakultetit të Shkencave

Ekonomike dhe Administrative dhe është njësia përgjegjëse për mbarëvajtjen e këtij PS. Ai vepron si

njësi bazë mësimore-kёrkimore, që përfshin fusha kërkimi homogjene në disiplinën e ekonomisit. Në

fushën e Ekonomiksit, Universiteti “Epoka” ka dhe programe studimi të ciklit të parë dhe të tretë

Programi i studimit të ciklit të parë është i akredituar me Urdhërin Nr.260, datë 07.06.2011 të

Ministrit të Arsimit dhe Shkencës. IAL ka marrë gjithashtu akreditim të plotë institucional në vitin

2011 me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.260, datë 07.06.2011.

Universiteti Privat Epoka, me shkrese Nr. 041/1 prot, date 15.03.2016 ka sjellë në APAAL komente/

saktësime lidhur me Draft RVJ, nga të cilat u morën parasysh nga eksperti dhe u reflektuan në

raportin përfundimtar pikat e mëposhtme:

1. Sygjerimet për kriterin 5 standarti V. 1

2. Eshtë pasqyruar tabela për këshillin shkencor të programit

GRUPI I VLERËSIMIT TË JASHTËM (GVJ)

1. Prof. Dr Raimonda Duka

1. Misioni/Objektivat e programit të studimit

Pjesa përshkrimore

Universiteti “Epoka” ka miratuar një plan strategjik për periudhën 2013-2017. Misioni i universitetit

është: “Rritja e individëve të mirë-përgatitur, produktivë dhe kompetent me një shpirt të orientuar nga

kërkimi, të cilët zotërojnë etikën profesionale dhe ndjeshmërinë për vendin dhe realitetin në ditët e

sotme, në mënyrë që të shërbejnë për vlerat themelore të njeriut; të kontribuojnë në përmirësimin e

cilësisë së jetës së njerëzimit, bazuar në nevojat universale dhe rajonale.

Sipas këtij plani vizioni i universitetit është të jetë lider në vendin tonë në fushën e arsimit, kërkimit

dhe zhvillimit, si dhe të jetë në shërbim të shoqërisë.

Universiteti “Epoka” ka përcaktuar objektiva strategjik në katër drejtime kryesore:

Page 4: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - epoka.edu.alepoka.edu.al/mat/aeqi/RVJ-Msc-Ekonomiks-Epoka.pdf · Ekonomike dhe Administrative dhe është njësia përgjegjëse për mbarëvajtjen

Page 4 of 42

Objektiva strategjikë shkencor (zhvillimi i aktiviteteve kërkimore; rritja e numrit dhe cilësisë

së publikimeve; organizimi i aktiviteteve shkencore dhe promovimi i pjesëmarrjes; rritja e

numrit të projekteve ndërdisiplinore).

Objektiva strategjikë arsimor (ngritja e cilësisë së programeve bachelor; ngritja e numrit dhe

cilësisë së programeve master; promovimi i kualifikimit të mëtejshëm të stafit akademik;

integrimi i programeve me programet e BE).

Objektiva strategjik për bashkëpunim institucional (zhvillimi i bashkëpunimeve më

universitetet në Shqipëri dhe jashtë; zhvillimi i bashkëpunimit me biznesin; fuqizimi i lidhjeve

student-universitet pas diplomimit; fuqizimi i lidhjeve shoqëri-universitet).

Objektiva strategjik të zhvillimit institucional (zhvillimi i kulturës dhe identitetit institucional

të universitetit “Epoka”; t’i jepet rëndësi këshillimit të studentëve; krijimi i një administrate

efektive).

Programi “Master i Shkencave në Ekonomiks” është projektuar për të gjithë ata individë të cilët

synojnë që të kenë një karrierë të sukseshme në fusha të ndyshme të ekonomisë, në sektorin publik

apo në atë privat.

Objektivat e programit të Studimit “Master i Shkencave në Ekonomiks” janë:

Përvetësimi i koncepteve bazë në lidhje me fushën e ekonomiksit dhe përdorimi i tyre me

efikasitet;

Integrimi i teorisë, praktikës dhe politikave të ndryshme në mënyrë që studentët të kuptojnë

mënyrën e funksionimit të politikave ekonomike;

Krijim i parakushteve për zhvillim të vazhdueshëm si rezultat i ofrimit të programeve shumë

cilësore dhe konkurrente në tregun e dijes;

Ndërgjegjësimi i studentëve për të kontribuar për komunitetin;

Të kuptuarit dhe ndërgjegjësimi me të mësuarit gjatë gjithë jetës në mënyrë që ti përshtaten

tregut të punës;

Përcjellja e trendeve në fushën e shkencës dhe praktikës së ekonomisë;

Përgatitja e kuadrove në fushat e ndryshme të ekonomisë në Shqipëri, rajon dhe më gjerë etj.;

Përgatitja e lidërve me formim të thelluar shkencor në fushën e drejtimit, ekonomisë,

zhvillimit të burimeve njerëzore, sjelljes organizative dhe kërkimit shkencor;

Përgatitja e specialistëve në fushën e ekonomisë në vend.

Universiteti “Epoka” ofron studime në fushën e Ekonomiksit në të tre ciklet e studimit (bachelor,

master dhe doktoraturë), të cilat drejtohen nga Departamenti i Ekonomiksit. Misioni i Departamentit

është përgatitja e ekonomistëve të kualifikuar për të gjithë sektorët e ekonomisë. Ai e realizon këtë

duke ndërthurur mësimdhënien me kërkimin shkencor dhe praktikat profesionale.

Gjatë vizitës në IAL na u vu në dispozicion plani strategjik 2013-2017

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve1

Standardi I.1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e

tij.

1 GVJ duhet të shprehen me shkrim për çdo standard në mënyrë të përmbledhur (mbështetur në kriteret

majtas). Në fund të çdo rubrike, grupi duhet të japë mendimin e tij për përmbushjen e standardeve në tërësi.

Page 5: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - epoka.edu.alepoka.edu.al/mat/aeqi/RVJ-Msc-Ekonomiks-Epoka.pdf · Ekonomike dhe Administrative dhe është njësia përgjegjëse për mbarëvajtjen

Page 5 of 42

Kriteri 3 Programet e studimeve hartohen në

përputhje me misionin dhe qëllimin e institucionit;

Kriteri 4 Programet e studimeve hartohen në

përputhje me nevojat e tregut të punës;

Kriteri 5 Programet e studimeve hartohen në

përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit;

Kriteri 6 Programet e studimeve pasqyrojnë

vullnetin e institucionit për ruajtjen e vlerave

kulturore të kombit.

Misioni i programit të studimit përputhet me

qëllimet dhe misionin e institucionit. PA

materializon objektivat strategjikë të IAL në

fushën e edukimit, kërkimit dhe formimit

profesional.

Programi i studimit është hartuar në përputhje

me nevojat e tregut të punës. Ai i përgjigjet

kërkesës për pregatitjen e ekonomistëve, një

specializim që kërkohet kryesisht në

institucione publike (qëndrore dhe vendore), por

dhe në sektorin privat.

Programi mban parasysh zhvillimin ekonomik

të vendit, nevojat për pregatitjen e specialistëve

të aftë për të punuar për zhvillimin e politikave

ekonomike.

Programi i studimit pasqyron vullnetin e

institucionit për ruajtjen e vlerave kulturore të

kombit. Në programin që vlerësohet kjo

realizohet përmes përfshirjes në programin e

studimit të moduleve me zgjedhje që trajtojnë

problematika që lidhen me Ekonominë

Shqiptare, Sistemin Bankar Shqiptar dhe

Bankën Qëndrore.

Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të

institucionit.

Kriteri 1 Programet e studimeve janë përshtatur

me strategjinë për zhvillim të institucionit;

Sipas RVB, dokumentacionit të programit dhe

takimit me titullarët u konstatua që PS është

përshtatur dhe zhvilluar në përputhje me

strategjinë e zhvillimit të IAL.

Standardi I.3 - Programet e studimeve ofrohen në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në

fuqi.

Kriteri 1 Përmbatja e programeve të studimeve

është në përputhje me kriteret e përcaktuara nga

aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi;

Kriteri 2 Emërtimi i programit të studimit është

në përputhje me nivelin e kualifikimit të arritur

dhe të përcaktuar nga Korniza Shqiptare e

Kualifikimit.

Nga dokumentacioni rezulton që PS është

hartuar në përputhje me Ligjin për Arsimin e

Lartë në RSH dhe të gjitha vendimet dhe

urdhërat e nxjerra për zbatimin e tij.

Emërtimi i PS përputhet me nivelin e

kualifikimit të përcaktuar nga Korniza

Shqiptare e Kualifikimit. Programi “Msc në

Ekonomiks” përkon me nivelin 7 të Kornizës

Shqiptare të Kualifikimit.

Standardi I.11 - Institucioni harton një plan zhvillimi të programeve të studimeve, të

rezultateve të mësimdhënies dhe të të nxënit.

Kriteri 1 Institucioni harton një plan strategjik në

nivel institucioni për zhvillimin dhe përmirësimin

e programeve të studimeve;

Kriteri 2 Institucioni harton një plan strategjik në

nivel institucioni për përmirësimin e rezultateve të

mësimdhënies dhe të të nxënit.

Universiteti “Epoka” ka një plan strategjik të

miratuar për periudhën 2013-2017. Pjesë e këtij

plani janë dhe objektivat për zhvillimin e PS.

IAL ka hartuar një plan strategjik për periudhën

2013-2014 dhe një nga objektivat është

përmirësimi i cilësisë dhe rezultateve të

mësimdhënies dhe të të nxënit.

Page 6: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - epoka.edu.alepoka.edu.al/mat/aeqi/RVJ-Msc-Ekonomiks-Epoka.pdf · Ekonomike dhe Administrative dhe është njësia përgjegjëse për mbarëvajtjen

Page 6 of 42

Konkluzionet e vlerësimit:

Programi i studimit “Msc në Ekonomiks” përputhet me strategjinë për zhvillim të institucionit dhe

është hartuar në përputhje me strategjinë afatmesme për zhvillimin e tij. Në hartimin dhe zbatimin e

këtij programi, është mbajtur parasysh plotësimi i kushteve dhe parakushteve të rrjedhura nga Ligji i

Arsimit të Lartë dhe Udhëzimet përkatëse të MAS. Përmbajtja e programit të studimit është në

përputhje me kriteret e përcaktuara në Udhëzimet përkatëse të MAS. Standardet e mësipërme

përmbushen plotësisht.

2. Struktura akademike e Fakultetit (përgjegjës për programin e studimit)

Pjesa përshkrimore

Universiteti “Epoka” përbëhet nga dy fakultete (Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Administrative

dhe Fakulteti i Arkitekturës dhe Inxhinjerisë) dhe tre qëndra kërkimore (Qendra e Kërkimit dhe

Projektimit në Arkitekturë, Qendra e Studimeve Evropiane dhe Qendra për Arsim të Vazhdueshëm).

Fakultetet janë njësi kryesore, të cilat bashkërendojnë mësimdhënien, kërkimin shkencor dhe

zhvillimin kulturor në fusha mësimore-kërkimore. Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe

Administrative është i organizuar me 4 departamente, ndrësa Fakulteti i Arkitekturës dhe Inxhinjerisë

me 3 departamente.

Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Administrative drejtohet nga organet kolegjiale: Këshilli i

Fakultetit dhe Këshilli i Administrimit të Fakultetit, dhe nga autoritetet drejtuese që janë: dekani,

zëvendës dekani, kancelari dhe përgjegjësit e departamenteve.

Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Administrative si njësi kryesore përbëhet nga katër

departamente.

Departamenti Financë-Bankë

Departamenti Administrim Biznesit

Departamenti Ekonomiksit

Departamenti Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare

Këshilli i Fakultetit është organ kolegjial vendimarrës, i cili përcakton veprimtarinë e Fakultetit në

fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor bazuar në propozimet e marra nga departamentet.

Këshilli përbëhet nga 7 antarë dhe drejtohet nga Kryetari. Antarë të Këshillit janë dekani, që është dhe

Kryetari i Këshillit, shefat e departamenteve, drejtori i qëndrës kërkimore, një antar nga stafi

akademik dhe sekretari i këshillit që raporton mbi veprimtarinë e këshillit. Këshilli vepron për një

periudhë katër vjeçare dhe kompetencat e tij përcaktohen në rregulloren e IAL.

Këshilli Administrativ i Fakultetit është organ kolegjial që përcakton në bazë të propozimeve të

departamenteve përdorimin e burimeve njerëzore dhe materiale në dispozicion të fakultetit. Ky këshill

ka mandat katër vjeçar, drejtohet nga dekani. Antarë të këshillit janë katër antarë të stafit akademik që

zgjidhen për një mandat katër vjeçar nga Këshilli i Fakultetit, duke marrë në konsideratë titujt e tyre

akademikë. Sipas të dhënave të RVB dhe të verifikuara gjatë vizitës në IAL u konstatua që antarët e

këtyre dy organe kolegjiale janë të njëjtit persona. Gjatë vizitës në IAL u konstatua gjithashtu që

Dekani i Fakultetit mbante tashmë detyrën e Rektorit dhe Dekan ishte emëruar përgjegjësi i

Departamentit të Administrim Biznesit.

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Page 7: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - epoka.edu.alepoka.edu.al/mat/aeqi/RVJ-Msc-Ekonomiks-Epoka.pdf · Ekonomike dhe Administrative dhe është njësia përgjegjëse për mbarëvajtjen

Page 7 of 42

Standardi II.2 - Institucioni organizohet në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi, për

përmbushjen e misionit të tij.

Kriteri 1 Institucioni organizohet në mënyrë që

të përmbushë misionin e tij;

Kriteri 2 Institucioni ka së paku dy Fakultete;

Kriteri 3 Fakulteti organizohet në njësi bazë.

Çdo fakultet ka, së paku, tri të tilla, nga të cilat

dy departamente;

Kriteri 4 Fakulteti ose Instituti i Kërkimit dhe

Zhvillimit përbëhet nga, së paku, 3 njësi bazë me

objektiva dhe mision të mirëpërcaktuar;

Kriteri 5 Departamenti duhet të ketë në përbërje

të tij të paktën 7 anëtarë efektivë si personel

akademik, ndër të cilët të paktën 3 duhet të jenë

me gradën shkencore “Doktor”.

Universiteti “Epoka” është organizuar sipas

akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi dhe në

funksion të përmbushjes së misionit të tij. Kjo

formë organizimi siguron autonominë dhe lirinë

akademike të njësive përbërëse.

IAL përbëhet nga dy fakultete dhe 3 qendra

kërkimore.

Të dy fakultetet janë të organizuar në njësi bazë.

Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe

Administrative përbëhet nga katër departamente,

ndërsa Fakulteti i Arkitekturës dhe Inxhinjerisë

përbëhet nga 3 departamente.

Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe

Administrative përbëhet nga katër departamente

dhe secili prej tyre ka objektiva dhe mision të

mirëpërcaktuar.

Departamenti Ekonomiksit ka në përbërjen e tij 8

antarë efektivë, nga të cilët 7 janë staf akademik

dhe 1 është asistente kërkimore. 2(dy) antarë janë

me titull Prof.Dr, 1 (një) me titull Prof.Ass. Dr.

dhe katër me kualifikimin Master. I gjithë stafi i

departamentit ka përvojë dhe ka përfunduar të

paktën një cikël studimesh jashtë vendit.

Standardi II.3 - Njësitë e institucionit angazhohen drejtpërdrejt dhe me përkushtim për

realizimin e programeve të studimeve.

Kriteri 1 Njësitë bazë dhe kryesore janë të

ndërgjegjshme për përgjegjësitë që kanë për

realizimin e programeve të studimeve;

Kriteri 2 Njësitë bazë dhe kryesore përfshihen

në procesin e rekrutimit të personelit akademik

të nevojshëm dhe në vlerësimin e tij.

Drejtuesit e Fakultetit dhe të departamentit janë

të ndërgjegjshëm për detyrimet dhe përgjegjësitë

që ata kanë për realizimin e këtij PS.

Në rregulloren për Punësim dhe Vlerësim të

Përformancës Akademike departamenti dhe

fakulteti janë të përfshirë në procesin e rekrutimit

dhe vlerësimit të stafit akademik.

Konkluzionet e vlerësimit:

Universiteti “Epoka” është organizuar në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi, për

përmbushjen e misionit dhe vizionit të tij. Struktura organizative e mbështet realizimin e misionit të

këtij programi. Stafi akademik ka titujt dhe gradat e kërkuara dhe ka përvojë mësimdhënëse.

Departamenti i Ekonomiksit është angazhuar drejtëpërdrejt për realizimin e programit të studimit.

Rekomandim: Universiteti duhet të shoh me kujdesë përbërjen e organeve kolegjiale. Sipas

parimeve të qeverisjes së mirë duhet që antarësia në këto dy organe të jetë e ndryshme. Të dy organet

nuk mund të drejtohen nga dekani. Personat që janë antarë të Këshillit të Fakultetit nuk mund të

zgjedhin vetveten.

Standardet e mësipërme përmbushen plotësisht.

3. Personeli akademik dhe personeli mbështetës për programin e studimit

Page 8: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - epoka.edu.alepoka.edu.al/mat/aeqi/RVJ-Msc-Ekonomiks-Epoka.pdf · Ekonomike dhe Administrative dhe është njësia përgjegjëse për mbarëvajtjen

Page 8 of 42

Pjesa përshkrimore

Personeli akademik dhe drejtuesit e Fakultetit dhe Departamentit kryejnë veprimtari të mësimdhënies,

të kërkimit shkencor ose të aplikuar, shërbime për zhvillimin e IAL, këshillim për studentët, detyra

administrative, në përputhje me detyrat e përcaktuara në statutin e Universitetit “Epoka” dhe të

rregulluara me Kontratën Individuale të Punës, e cila bazohet në Kodin e Punës të RSH. Mësimdhënia

në këtë PS mbulohet nga Personel Akademik Efektiv (PAE) dhe Personel Akademik me Kontratë

(PAK). Mësimdhënia mbulohet kryesisht nga pedagogët e Departamentit të Ekonomiksit, por një

pjesë e moduleve (kryesisht modulet me zgjedhje) mbulohen nga pedagoge të Departamentit Financë-

Bankë dhe Departamentit të Administrim Biznesit.

Vlerësimi i Treguesve të matshëm:

IAL ka të punësuar në Fakultetin Ekonomik 62 pedagogë dhe punonjës kërkimor, nga të cilët 37 janë

Personel Akademik Efektiv (PAE), 23 Personel Akademik me Kontratë (PAK) dhe 2 Personel

Administrativ (PA). Nga 62 pedagogë dhe punonjës kërkimor, 19 ose 25.8% janë me tituj dhe grada.

Ndarja e tyre sipas titujve dhe gradave jepet në tabelat në aneks (tabela 1 dhe tabela 2).

Departamenti nuk është ndarë i në seksione. Koordinatore e programit të studimit është Përgjegjesja e

Departamentit, e cila ka titullin Prof. As. Dr. Indikatorët kryesorë që lidhen me personelin akademik

dhe atë administrativ janë si më poshtë:

Raporti PAE/PAK në këtë program është 8/3 = 2.7

Raporti Personel akademik / Personel Administrativ është 11/1 = 11

Raporti Personel Akademik / student është 11/6= 1.83

Raporti Personel Administrativ / student është 1/6= 1/6

Stafi mësimdhënës në Departamentin e Ekonomiksit është 11, nga të cilët 8 janë PAE dhe 3 PAK.

Nga këta 5 janë me tituj dhe grada (3 Prof.Dr., 1 Prof.As.Dr, 1 Dr. dhe 5 Msc dhe 1 Bachelor). Pra

raporti sipas shkallës së kualifikimit është 11/5 = 2.2

Në këtë PS japin mësim dhe pedagogë nga Departamentet e tjera (Departamenti i Financë Bankë dhe

Departamenti i Menaxhimit). Në total 9 persona nga të cilët, 6 janë PAE dhe 3 PAK. Nga këto 9 janë

me tituj dhe grada (5 Prof. As.Dr., 1 Dr. dhe 3 Msc). Titullarë të moduleve janë pedagogët me tituj

dhe grada.

Raportet gjinore janë përgjithësisht të balancuara në radhët e personelit akademik. Raporti M/F në

personeli akademik efektiv është 5/3, ndërsa për personeli akademik me kontratë është 2/1. Në total

ku raport është 7/4.

PAE përbëhet nga disa grupmosha. 50% janë në grupmoshën 25-35 vjec, 1 në grupmoshën 36-45 vjec

dhe 3 në grupmoshën 46-55 vjec. Përbërja e stafit sipas moshës mundëson harmonizimin e mirë të

stafit me përvojë me stafin e ri, dhe është një faktorë i rëndësishëm dhe premtues për fuqizimin e

njësisë.

Universiteti “Epoka” ka kritere të shpallura për vlerësimin/rekrutimin e kandidatëve. Në kontratën

individuale të punës janë të sanksionuara qartë detyrimet dhe të drejtat e punëmarrësit dhe

punëdhënësit, paga, sigurimet shoqërore dhe përfitime të tjera, largimi nga puna, zgjidhja e kontratës,

etj. Rekrutimi i stafit bëhet nga zyra e Burimeve Njerëzore. Kriteret e rekrutimit pregatiten në

përputhje me kërkesat e vendeve të lira të punës. Për stafin akademik preferohen kryesisht personat

me tituj dhe grada, ata që janë diplomuar në universitete të huaja, kryesisht në vendet e zhvilluara dhe

ata që kanë përvojë mësimdhënëse. Marrëdhëniet e punës rregullohen me kontratën individuale të

punës, e cila nënshkruhet nga Administratori i universitetit, në cilësinë e punëdhënësit. Kontratat e

Page 9: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - epoka.edu.alepoka.edu.al/mat/aeqi/RVJ-Msc-Ekonomiks-Epoka.pdf · Ekonomike dhe Administrative dhe është njësia përgjegjëse për mbarëvajtjen

Page 9 of 42

punës janë 1 vjeçare. Universiteti ka dhe sistemin online, ku mund të aplikohet për pozicionet e lira të

punës dhe/ose mund të shprehet interesi për tu punësuar pranë këtij IAL.

Dosjet e stafit akademik ndodhen pranë deparatmentit të Burimeve Njerëzore. Gjatë vizitës në

institucion u konstatua që për të gjithë personelin akademik dhe administrativ ka dosje të plota. Dosjet

përmbanin të gjithë dokumentacionin që kërkohet sipas Kodit të Punës (librezë pune, diploma e fundit

e përftuar e njëhsuar me origjinalin (nëse diploma është kryer jashtë vendit, duhet edhe njësimi nga

MASH i saj), lista e notave e njëhsuar me origjinalin, CV, fotokopje e kartës së identitetit, librezë

shëndetësore, raport mjeko-ligjor dhe numër llogarie bankare në lek).

Ndarja e ngarkesës mësimore bëhej në bazë të Nenit 2/a të Udhëzimit 20 mbi Ngarkesën Mësimore

dhe zbatohej në përputhje me marrëveshjet e punës. Ngarkesa mësimore merrte në konsideratë detyrat

akademike dhe administrative të personelit. Ngarkesa javore është si më poshtë: Rektori 3 (tre) orë,

Zv. Rektori 6 (gjashtë) orë, Dekani 6 (gjashtë) orë, Shefi i Departamentit 10 (dhjetë) orë, Prof. Dr. 12

(dymbëdhjetë) orë, Prof. As. Dr. 14 (katërmbëdhjetë) orë, Dr. 16 (gjashtëmbëdhjetë) orë, Lektorët 18

(tetëmbëdhjetë) orë, Instruktorët 20 (njëzet) orë.

Departamenti ka vetëm një staf ndihmës, që mbështet personelin akademik.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi II.1 - Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ

angazhohen për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve.

Kriteri 1 Personeli akademik, ndihmës

mësimor-shkencor dhe administrativ i

institucionit angazhohen në përputhje me

objektivat e programeve të studimeve dhe për

arritjen e tyre;

Kriteri 2 Personeli akademik, ndihmës

mësimor-shkencor dhe administrativ i

institucionit angazhohen në përputhje me

strategjinë për zhvillim të institucionit.

Universiteti “Epoka” ka kritere për pajtimin në

punë të personelit të brendshëm dhe të jashtëm dhe

përzgjedhja e tij është bërë në përputhje me këto

kritere. Personeli akademik i rekrutuar kishte

kualifikimet e nevojshme për t’iu përgjigjur

kërkesave të PS.

Personeli akademik, ndihmës dhe administrativ

ishte angazhuar në zbatimin e detyrave mbështetur

në strategjinë për zhvillim të institucionit dhe në

kontratën individuale punës.

Standardi II.4 - Personeli akademik angazhohet në hartimin dhe zbatimin e politikave të

zhvillimit të institucionit.

Kriteri 1 Personeli akademik luan rol kryesor

në hartimin e kurrikulës dhe në vendimet

institucionale që i përkasin organizimit të

programeve të studimeve;

Kriteri 2 Rekrutimi i personelit të ri dhe

përcaktimi i ngarkesës mësimore bëhet në

përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në

fuqi.

Personeli akademik ishte përfshirë në hartimin e

kurrikulës dhe në vendimet e IAL për organizimin

e PS. Rishikimi dhe përmirësimi i kurrikulës i

nënshtrohej gjithashtu një konsultimi të gjerë me

anëtarët të Këshillit të Departamenti. Ky process

mbështetej nga Bordi i Vlerësimit Akademik dhe

Zhvillimit të Cilësisë.

Rekrutimi i PAE dhe PAK bëhet nga Zyra e

Burimeve Njerëzore. Rekrutimi bazohej në nevojat

e IAL për staf mbi bazën e procedurave të

miratuara.

IAL përdor kontrata tip për PAE dhe PAK.

Kontratat përmbajnë të gjitha elementët e një

kontrate pune, janë të shoqëruara me shtojca dhe

ankese dhe pas rekrutimit arkivoheshin në dosjen e

personelit. Rekrutimi i personelit të ri bëhej në

përputhje të plotë me aktet ligjore dhe nënligjore

në fuqi. Ndarja e ngarkesës mësimore bëhej në

Page 10: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - epoka.edu.alepoka.edu.al/mat/aeqi/RVJ-Msc-Ekonomiks-Epoka.pdf · Ekonomike dhe Administrative dhe është njësia përgjegjëse për mbarëvajtjen

Page 10 of 42

përputhje me udhëzimet e MAS. Ngarkesa javore

për personelin akademik me gradën Dr. dhe lektorë

është e lartë dhe ndikon në përfshirjen e tyre në

punë kërkimore.

Standardi III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin dhe

vlerësimin e personelit.

Kriteri 1 Institucioni ndjek procedura ligjore

dhe transparente për rekrutimin e personelit në

përputhje me statutin dhe rregulloren;

Kriteri 2 Personeli akademik i punësuar me

kohë të plotë në programet e studimeve të ciklit

të dytë dhe në programet e integruara të

studimeve të ciklit të dytë përbën së paku 70%

të personelit akademik të angazhuar për

realizimin e programeve respektive të

studimeve;

Kriteri 3 Institucioni ndjek procedura ligjore

dhe transparente të vlerësimit të personelit;

Kriteri 4 Institucioni mban një bazë të dhënash

të raporteve të rekrutimit të personelit, të

njoftimeve për vende vakante, etj.

Rekrutimi i stafit bëhej në përputhje me nevojat

me IAL dhe bazohej në procedura punësimi ligjore

dhe transparente. Në rekrutimin e stafit përfshihen

disa struktura si Bordi Administrativ, komisioni

me akademikë dhe vendimi përfundimtar jepet nga

Këshilli i Lartë i Universitetit. ZBNJ kishte lista

dhe dosje të plota për personelin me kohë të plotë

dhe ata me kohë të pjeshme. Në mënyrë të

rastësishme u përzgjodhën dy emra dhe u verifikua

që dosjet përmbanin të gjithë dokumentacionin.

Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë

përbën 8/11=73% të personelit akademik të

angazhuar në këtë program studimi.

Nga takimi me Njësinë për Sigurimin e Brendshëm

të Cilësisë u informuam që vlerësimi i personelit

akademik realizohej në disa mënyra: vlerësimi nga

përgjegjësi i departamentit; vlerësimi nga studentët

dhe vlerësimi nga drejtuesit e IAL në fund të vitit

akademik. Për secilën formë vlerësimi kishte

procedura të përcaktuara. IAL kishte një modul

online për vlerësimin e personelit akademik.

Vlerësimi bëhej vetëm nga ana e studentëve dhe ky

vlerësim bëhej publikë.

Zyra e Burimeve Njerëzore kishte një dosje të

veçantë me njoftimet për punë apo kërkesat për

fuqi punëtore të cilat i dërgohen gjithashtu dhe

Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Kombëtar të

Punësimit. IAL kishte edhe databazën e tij, në të

cilën ruheshin të gjitha aplikimet online për një

pozicion pune të caktuar.

Standardi III.2 - Personeli akademik (me grada shkencore dhe tituj akademikë) mbulon

nevojat e institucionit dhe i ka të përcaktuara qartë përgjegjësitë.

Page 11: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - epoka.edu.alepoka.edu.al/mat/aeqi/RVJ-Msc-Ekonomiks-Epoka.pdf · Ekonomike dhe Administrative dhe është njësia përgjegjëse për mbarëvajtjen

Page 11 of 42

Kriteri 1 Përgjegjësi i programit ka të paktën

titullin “Profesor i asociuar” ose, gradën

shkencore “Doktor” (“PHD”) të fituar pranë

universiteteve perëndimore dhe përvojë

akademike në këto universitete;

Kriteri 2 Titullari i lëndës/modulit në

programet e studimeve “Master i Shkencave”

ka të paktën gradën shkencore “Doktor”;

Kriteri 3 Titullari dhe pedagogët e

lëndës/modulit në programet e studimeve

“Master profesional” ka të paktën gradën

shkencore “Doktor” ose, diplomën “Master

Profesional” ose “Master Shkencash” dhe një

përvojë profesionale së paku 5-vjeçare në

profesionin në të cilin ofrohet ky program

studimi;

Kriteri 4 Rektori, zv/rektori, drejtori dhe

zv/drejtori i qendrës ndëruniversitare, dekani,

zv/dekani, drejtori, përgjegjësi i departamentit,

përgjegjësi i shërbimit, përgjegjësi i programit

janë të punësuar me kohë të plotë në

institucionin që ofron programin e studimeve;

Kriteri 5 Institucioni siguron personel të

mjaftueshëm për udhëheqjen dhe mbikëqyrjen

e praktikave profesionale.

Përgjegjësi i programit “Msc në Ekonomiks” mban

gradën shkencore “Doktor” (PHD) të fituar pranë

universitetit të Tiranës dhe ka titullin Prof.As.Dr.

Ajo ka përvojë të gjatë akademike dhe është autore

e shumë publikimeve shkencore në fushën e

ekonomisë.

Nga verifikimi i dokumentacionit dhe takimi me

stafin konstatuam që nga 15 titullarët e moduleve

për këtë PS 1 ka titullin Prof.Dr. 9 kanë titullin

Prof. As. Dr., 3 kanë e gradën shkencore “Doktor”

dhe 1 është doktorantë në proces (pra e kanë

gradën Msc.). Moduli “Shkrim dhe lexim

akademik” mbulohej nga lektori që ishte kandidat

për gradën Dr. por që në opinionin tim ai i

përmbush kushtet akademike dhe gjuhësore për të

qënë titullar i kësaj lënde (e ka anglishten gjuhë

amëtare).

Kriteri nuk aplikohet për këtë PS.

Bazuar në kontratat e punës të depozituara në

Zyrën e Burimeve Njerëzore të gjithë personat që

kishin pozicionet e punës të përmendura në

Kriterin 4 janë të punësuar me kohë të plotë në

Universitetin “Epoka”..

Kurrikula e “Msc në Ekonomiks” nuk parashikon

praktikë profesionale.

Standardi III.5 - Studentët që ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i

Shkencave” apo programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë kanë udhëheqës për

tezën.

Kriteri 1 Studentët që ndjekin këto programe

studimesh kanë një udhëheqës për punën

kërkimore dhe tezën që përgatisin për marrjen e

diplomës në përfundim të studimeve të këtij

cikli;

Kriteri 2 Udhëheqësi ka të paktën gradën

shkencore “Doktor”;

Kriteri 3 Udhëheqësi nuk mbikëqyr më shumë

se 5 (pesë) studentë njëkohësisht për temat me

karakter kërkimor të aplikuar (si ato të ofruara

Sipas rregullores së PS (nenin 33), koordinatori i

programit i propozon Këshillit të Fakultetit, një

udhëheqës teze për çdo student në fund të semestrit

të tretë. Studentët e regjistruar në vitin akademik

2014-2015 akoma nuk e kanë përfunduar semestrin

e tretë. PS ka numër të vogël studentësh (5 st.) dhe

departamenti ka personel akademik që të sigurojë

udhëheqjen e diplomave.

Ky kriter plotësohej për studenten që ka

përfunduar studimet në periudhën 2012-2015.

Në PS janë të regjistruar vetëm 6 studentë, pra

praktikisht kufizimi që vendoset nga ky kriter nuk

mund të tejkalohet nga Departamenti që mbulon

Page 12: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - epoka.edu.alepoka.edu.al/mat/aeqi/RVJ-Msc-Ekonomiks-Epoka.pdf · Ekonomike dhe Administrative dhe është njësia përgjegjëse për mbarëvajtjen

Page 12 of 42

në programet e studimeve në fushat e

shkencave të natyrës, shkencave mjekësore,

etj.) dhe më shumë se 10 (dhjetë) studentë

njëkohësisht për temat e ofruara në programet e

studimeve në fushat e shkencave shoqërore e

humane.

këtë PS.

Standardi III.6 - Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar udhëheqësi është në

përputhje me fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit dhe është parashikuar

të përgatitet teza.

Kriteri 1 Fusha studimore-kërkimore në të

cilën është specializuar udhëheqësi është në

përputhje me fushën studimore në të cilën

ofrohet programi i studimit.

Kriteri 2 Udhëheqësi ka njohuri të avancuara

teorike dhe aftësi të veçanta kërkimore në

fushën në të cilën ofrohet programi i studimeve

dhe në të cilën është parashikuar të hartohet

teza.

Fusha studimore-kërkimore e të gjithë personelit

akademik me tituj dhe grada (të cilët janë

udhëheqës potencialë) përputhet me fushën

studimore të PS.

Të gjithë udhëheqësit (potencial) të tezave në

Departamentin e Ekonomiksit kanë njohuri të

avancuara teorike dhe aftësi të veçanta kërkimore

në fushën në të cilën ofrohet programi i studimeve

dhe në të cilën parashikohen të hartohen tezat. Ata

kanë publikime dhe studime të cilat janë botuar

dhe në revista të huaja më borde editorial dhe

faktorë impakti.

Standardi III.7 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ

për përmbushjen e misionit të tij.

Kriteri 1 Institucioni dëshmon një angazhim

optimal të personelit ndihmës mësimor-

shkencor për realizimin e orëve laboratorike

dhe për mirëmbatjen e laboratorëve e

mjediseve shkollore;

Kriteri 2 Institucioni dëshmon një përdorim

optimal të burimeve njerëzore për përmbushjen

e objektivave të programeve të studimeve të

ciklit të dytë.

Kurrikula e PS nuk përmban orë laboratori. Vetëm

në modulin e Serive Kohore dhe Metodat

kërkimore në ekonomiks kërkohet përdorimi i

softeve aplikative. Universiteti “Epoka” ka

përsonel të mjaftueshëm që mundëson

mirëmbatjen e laboratorëve e mjediseve shkollore;

Shpërndarja e burimeve njerëzore midis njësive

bazë të Fakultetit ishte bërë në përputhje me

nevojat e departamenteve dhe duke mbajtur në

konsideratë kualifikimin individual të stafit.

Raporti staf akademik/personel administrativ është

optimal dhe mundëson përmbushjen e misionit të

PS.

Standardi III.8 - Personeli akademik realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet

ligjore e nënligjore në fuqi.

Kriteri 1 Personeli akademik realizon

ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet

ligjore e nënligjore në fuqi;

Kriteri 2 Ngarkesa mësimore e zhvilluar nga

personeli akademik në programet e studimeve

të ciklit të dytë dhe në programet e integruara

të studimeve të ciklit të dytë dhe organizimi e

drejtimi i tyre, vlerësohen me orë mësimore.

IAL aplikonte Udhëzimi nr. 20 datë 9.05.2008

“Për veprimtarinë e personelit akademik në

Institucionet Publike të Arsimit të Lartë”, për

planifikimin e ngarkesës mësimore. Ngarkesa

mësimore ishte pjesë e kontratës së punës midis

IAL dhe personelit akademik.

Në ngarkesën mësimore përfshihen leksione,

seminare, punë laboratorike, detyra kursi. Të gjitha

elementët e ngarkesës ishin të shprehura në orë

mësimore.

Standardi III.9 - Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij.

Page 13: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - epoka.edu.alepoka.edu.al/mat/aeqi/RVJ-Msc-Ekonomiks-Epoka.pdf · Ekonomike dhe Administrative dhe është njësia përgjegjëse për mbarëvajtjen

Page 13 of 42

Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të

dhënash të hollësishme për anëtarët e personelit

akademik të përfshirë në program dhe të

personit përgjegjës për organizimin e programit

të studimit;

Kriteri 2 Institucioni disponon për secilin

semestër listën e plotë të personelit akademik,

të personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe

personelit administrativ;

Kriteri 3 Institucioni përcakton dhe publikon

kriteret dhe procedurat për rekrutimin e

personelit akademik.

Universiteti “Epoka” ka të dhëna për personelin

akademik të përfshirë në program të sistemuara në

dosjen personale të secilit pedagog, si dhe për

përsonin përgjegjës për PS. Në fund të çdo viti

dosjet përditësohen me angazhimin kërkimor

shkencor për të gjithë personelin akademik, i

pasqyruar ky edhe në raportin vjetor të

aktiviteteve.

Universiteti “Epoka” disponote një listë të plotë të

personelit akademik, të personelit ndihmës

mësimor-shkencor dhe personelit administrativ të

gjithë institucionit. Kjo listë ishte dorëzuar dhe në

MAS, në përputhje me kërkesat dhe afatet e

vendosura.

IAL ka përcaktuar kritere dhe procedura të qarta

për rekrutimin e PA. IAL i publikon ato rregullisht

në website, kur lind nevoja për rekrutime të reja.

Ka një modul aplikimi online të instaluar në faqen

e universitetit.

Konkluzionet e vlerësimit:

Personeli akademik, ndihmës dhe administrativ angazhohet për përmbushjen e objektivave të

programeve të studimeve. Në kontratat e punës dhe të shërbimit janë specifikuar përgjegjësitë,

detyrat dhe të drejtat në funksion të përmbushjes së objektivave të programeve të ofruara. Personeli

akademik ishte angazhuar në hartimin dhe zbatimin e politikave të zhvillimit të institucionit. Nevojat

e IAL për personel akademik me grada dhe tituj për këtë PS mbuloheshin nga PAE dhe PAK. IAL ka

kapacitete të mjaftueshme për udhëheqien e temave të diplomave. Fusha e kërkimit dhe e aktivitetit

shkencor të PAE përputhet me kërkesat e PS. IAL zbaton aktetet ligjore dhe nënligjore në fuqi për

ngarkesën mësimore. IAL ka angazhuar personel të mjaftueshëm për të përmbushur misionin e tij.

Universieti “Epoka” ka një zyrë të burimeve njerëzore e cila merret me politikën e rekrutimit dhe të

vlerësimit të personelit dhe ruan të gjitha të dhënat për personelin. Procedurat e ndjekura për

rekrutimin dhe vlerësimin e personelit ishin ligjore dhe transparente. Standardet e mësipërme

përmbushen plotësisht.

4. Infrastruktura në funksion të programit të studimit, logjistika dhe shërbime të tjera ndaj

komunitetit

Pjesa përshkrimore

Universiteti “Epoka” e zhvillon veprimtarinë e tij në Kampusin qëndror të Rinasit, i cili përbëhet nga

dy godina të reja me një sipërfaqe totale prej 14352 m2. Kampusi ndodhet në afërsi të aeroportit të

Rinasit dhe në distancë 12 km nga Tirana. Sipërfaqja totale e kampusit është 67.000 m2 dhe në të

përvec godinave ku zhvillohet mësimi ka një godinë për akomodimin e studentëve dhe dy vende

parkimi. Viti akademik 2014-2015 ishte zhvilluar në ambjentet e 2 godinave të përfunduara.

Projektet e godinave janë bashkëkohore dhe i plotësojnë të gjitha standartet për të zhvilluar

veprimtarinë mësimore dhe kërkimore. Godinat kanë të instaluar një sistem qëndror ngrohje-ftohje. Të

gjitha auditoret janë të pajisura me videoprojektorë, tabela dhe në disa salla ka tabela inteligjente, të

cilat bëjnë të mundur zhvillimin normal të procesit mësimor.

Biblioteka e Universitetit “Epoka” funksionon si pjesë përbërëse e institucionit. Shërbimi bibliotekar

kryhet prej punonjësve të caktuar posaçërisht nga institucioni dhe ofrohet për stafin akademik dhe

studentët. Biblioteka ka një sipërfaqe prej 400 metra katror.

Page 14: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - epoka.edu.alepoka.edu.al/mat/aeqi/RVJ-Msc-Ekonomiks-Epoka.pdf · Ekonomike dhe Administrative dhe është njësia përgjegjëse për mbarëvajtjen

Page 14 of 42

Biblioteka ka një sallë leximi me një kapacitet prej 80 vendesh. Salla e leximit është e projektuar me

qëllim që studentët të kenë mundësi për të studiuar dhe për të bërë kërkime. Biblioteka ka një fond

librash për PS. Librat janë në gjuhë të ndryshme: shqip, anglisht, turqisht dhe gjuhë të tjera. Në

mjediset e Bibliotekës ka dhe shërbim internet.

Biblioteka përveç fondit të librave mundëson akses në 6 librari online. Në tetor 2014 Universiteti

“Epoka” ishte bërë anëtar me të drejta të plota në JSTOR, e cila konsiderohet si një nga libraritë me të

përshtatshme për këtë PS. Aksesi në një gamë të gjerë të burimeve elektronike me tekst të plotë është i

disponueshëm pa pagesë për stafin, studentët dhe përdoruesit e bibliotekës.

IAL ofron disa shërbime për studentët, të cilat ofrojnë shërbim të shpejtë dhe rrisin transparencën e

institucionit. Shërbimet e ofruara janë:

Sistemi i informacionit për cështjet e studentëve (SAIS)- sistemi jep mundësi të aksesohen

informacionet personale, njoftimet të ndryshme, lëndët në cilat duhet të rregjistrohet, lëndët në të cilat

janë rregjistruar në semestrin përkatës, lëndët që departamenti ofron etj. Në këtë sistem studentët

mund të marrin listën e notave, mund të llogarisin mesataren e tyre, orarin javor, pjesmarrjen në

leksione, datat e provimeve, profesorët e lëndëve dhe njoftime të ndryshme.

Sistemi i informacionit të stafit (SIS) - përmban të gjithë informacionet e nevojshe të stafit akademik

dhe administrative. Personeli akademik ka akses tek lëndët që ai është lektor, në orarin e mësimeve,

mund të bëjë plotësimin e pjesmarrjes së studentëve në mësim, të plotësojë silabusin e lëndëve dhe

vlerësimin e studentëve etj. Një këtë system ka një modul të caktuar për përzgjedhjen dhe pranimit te

studentëve; një modul ku ndiqet ana finaciare e çdo studenti. Zyra e burimeve njerëzore rregjistron të

gjithë të dhënat rreth personelit të universitetit në një modul të caktuar etj.

Moodle - është një shërbim online, i cili shërbim iu ofron studentëve mundësinë të asksesojnë

leksionet e tyre në mënyrë interaktive kudo që janë dhe kanë mundesi interneti. Profesorët e lëndëve i

azhornojnë në këtë server të gjitha leksionet dhe materialet që kanë lidhje me lëndën dhe studentët

pasi pajisen me emër përdoruesi dhe fjalë kalimi nga profesori kanë mundësi ti aksesojnë ato.

Sistemi i informacionit të edukimit (EIS) - ofron për studentët informacionin e nevojshëm në lidhje

me univeristetin, programet që universiteti ofron, programet e shkëmbimit të studentëve, njohjen e

diplomave, rregulloret e universitetit, etj.

Webmail - Universiteti “Epoka” pajis të gjithë studentët e saj me adresë email-i, adresë të cilën

studenti e ka për përdorim të përhershem, të gjitha informacionet ose njoftimet e ndryshme i

komunikohen studentit nëpërmjet kësaj adrese email-i

Email grupi është një shërbim që ofrohet për klubet e studentëve të universitit “Epoka”.

Sistemi i automatizuar i bibliotekës (LAS)- mundëson akses online tek burimet e materialeve që ofron

universiteti. Në këtë sistem ndiqet në mënyre interaktive levizja e librave të bibliotekës, të gjithë

studentët që duan të huazojnë librat e universitet jashtë bibliotekës rregjistrohen në sistem. Në qoftë se

ndonjë student i kalon afati i dorezimit të librit të huazuar sistemi i dërgon një email në mënyre

automatike ku i kujton që duhet të kthejë librin e marrë

Në Godinën A përveç klasave të mësimit, ka dhe shumë ambjente çlodhëse për studentët si mensë,

kafeteri, bibliotekë, sallë interneti, mjedise për Këshillin Studentor dhe klubet studentore etj.

RVB përmban të dhëna të hollësishme mbi infrastrukturën funksion të mësimit, logjistikën dhe

shërbimet e tjera në funksion të komunitetit. Të dhënat e raportuara përputhen me të dhënat e

verifikuara gjatë vizitës në IAL.

Programi i studimit Msc në Ekonomiks ka vetëm 6 studentë, të cilët e zhvillojnë mësimin pasdite. Për

këtë PS nuk ka mjedise të dedikuara të cilat mund të na shërbenin për të përcaktuar tregues të

dedikuar si p.sh. sipërfaqe për studentë, postë pune në biblotëkë për studentë, etj.

Treguesit mbi mjediset për programin e studimit dhe mjediset për stafin janë deklaruar me korrektesi

në tabelat e paraqitura në RVB.

Page 15: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - epoka.edu.alepoka.edu.al/mat/aeqi/RVJ-Msc-Ekonomiks-Epoka.pdf · Ekonomike dhe Administrative dhe është njësia përgjegjëse për mbarëvajtjen

Page 15 of 42

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi II.5 - Institucioni siguron infrastukturën e nevojshme për realizimin e programeve të

studimeve të ciklit të dytë dhe të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë që ofron.

Kriteri 1 Institucioni ka një vendndodhje të

përhershme, që nënkupton mjedis qendror

administrativ dhe mjedis ku zhvillohet veprimtaria

mësimore;

Kriteri 2 Këto mjedise janë në dispozicion të

institucionit për jo më pak se 6 vjet;

Kriteri 3 Nëse programi i studimit ofrohet në më

shumë se një godinë, institucioni siguron menaxhim

efikas dhe kontroll të vazhdueshëm për arritjen e

standardeve dhe zbatimin e politikave arsimore të

hartuara për realizmin e programeve të studimeve

që ofron;

Kriteri 4 Institucioni garanton kapacitete dhe

mjedise të mjaftueshme për realizimin e praktikave

profesionale të parashikuara për realizimin e

programeve të studimeve në fushat e shëndetësisë,

veterinarisë, bujqësisë, shkencave teknike, etj.

Universiteti “Epoka” ka një vendndodhje të

përhershme, në të cilën zhvillohet mësimdhënia dhe

zhvillon veprimtarinë e vet e gjithë administrata e

IAL.

Universiteti “Epoka” është pronar i godinave dhe

truallit në të cilin janë ngritur ato.

E gjithë veprimtaria zhvillohet brenda kampusit dhe

IAL siguron menaxhim efektiv të të gjitha

mjediseve. E gjithë infrastruktura është në funksion

të PS dhe i përgjigjet objektivave që ka vënë IAL.

Universiteti “Epoka nuk ofron programe studimi të

përmendura në këtë kriter.

Standardi V. 1- Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij.

Kriteri 1 Institucioni siguron tekste mësimore

cilësore dhe literaturë ndihmëse të mjaftueshme dhe

bashkëkohore;

Kriteri 2 Në bibliotekë ka literaturë të mjaftueshme

që e ndihmon studentin për për realizimin me

sukses të programit të studimit, të projektit

kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës;

Kriteri 3 Në bibliotekë ka botime periodike dhe

librari elektronike, të cilat përmbajnë libra apo

revista shkencore të nevojshme për realizimin me

sukses të programit të studimit, të projektit

kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës;

Kriteri 4 Përgjegjësit e programit kanë hartuar një

plan të detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës

në mbështetje të programit të studimit, të projektit

kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës nga

studentët, përfshirë edhe buxhetin e planifikuar për

këtë qëllim;

Kriteri 5 Biblioteka ka orare të shërbimit në

Në biblotekën e IAL ka tekste mësimore cilësore në

funksion të PS. IAL ka akses në disa biblioteka

online, të cilat sigurojnë literaturë ndihmëse të

mjaftueshme dhe bashkëkohore për të realizuar

kërkimet shkencore të studentëve të Masterit të

Shkencave.

Literatura që ndodhet në bibliotekë i ndihmon

studentët për të realizuar me sukses PS. Aty ka

gjithashtu literaturë të mjaftueshme për të realizuar

kërkimin shkencor dhe pregatitur temën e diplomës.

Në bibliotekë ka botime periodike dhe librari

elektronike, të cilat përmbajnë libra apo revista

shkencore të nevojshme për realizimin me sukses të

programit të studimit, të projektit kërkimor

shkencor dhe për përgatitjen e tezës. Abonimi në

JSTOR i plotëson nevojat e PS për botime periodike

dhe literaturë bashkëkohore.

Përdoruesit (studentët dhe pedagogët) mund të

bëjnë kërkesë për materiale të rinj duke paraqitur

formularin e kërkesës e cila duhet të jetë miratuar

nga përgjegjësi i njësisë respektive dhe Sekretari i

Përgjithshëm. Gjatë vizitës në IAL nuk u njohëm

për ekzistencën e një plani të detajuar për shtimin e

zërave të bibliotekës, por IAL përmes buxhetit

Page 16: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - epoka.edu.alepoka.edu.al/mat/aeqi/RVJ-Msc-Ekonomiks-Epoka.pdf · Ekonomike dhe Administrative dhe është njësia përgjegjëse për mbarëvajtjen

Page 16 of 42

përshtatje me oraret e programeve të studimeve dhe

nevojat e studentëve.

institucional, që miratohet nga Bordi Administrativ

i Universitetit, siguron pasurimin e Fondit të

Bibliotekës. Departamentit i akordohet fondi bazuar

në listën e literaturës që paraqet për t’u blerë dhe

stafi i Bibliotekës kujdeset blerjen e literaturës.

Oraret e punës së bibliotekës janë të shpallura në

mjediset e institucionit. Ato janë edhe në hyrje të

bibliotekës. Oraret nuk janë të përshtashme për

studentët e PS. Ata mund të frekuentojnë

bibliotekën vetëm ditën e shtunë.

Standardi V. 2- Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë të mjaftueshëm dhe mjedise

të përshtatshme mësimore.

Kriteri 1 Institucioni dëshmon se ka në sasi të

mjaftueshme: laboratorë, klasa, zyra, studio e

mjedise të tjera me pajisje elektronike dhe të

teknologjisë së informacionit, për realizimin e

programit të studimeve;

Kriteri 2 Pajisjet e mjediseve mësimore janë të

përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me

qëllimet e programit;

Kriteri 3 Laboratorët përmbajnë aparaturat dhe

mjetet e nevojshme për plotësimin e kërkesave të

programeve të studimeve dhe për zhvillimin e

praktikave të parashikuara nga programi i studimit,

në përputhje me qëllimet e programit, si dhe

mirëmbahen dhe janë në përmirësim të

vazhdueshëm;

Kriteri 4 Institucioni, në varësi të programeve të

studimeve që ofron, ka së paku një laborator, për

secilin grup leksionesh ku parashikohen praktika

laboratorike.

Sipas të dhënave të RVB dhe vizitës në IAL

konstatuam që ky institucion ka hapësira të

mjaftueshme për zhvillimin e PS.

Klasat dhe auditorët janë të pajisur me të gjithë

infrastrukturën e nevojshme për një proces mësimor

sa më efektiv, si sistem kondicionimi, kompjuter,

projektor, dërrasë interaktive (smart board),

internet, etj.

Ky kriter nuk vlen për këtë PS.

Ky kriter nuk vlen për këtë PS.

Konkluzionet e vlerësimit:

Mbështetur në vlerësimin e dhënë për secilin nga standartet konkludoi që Universiteti “Epoka” ka siguruar

infrastrukturën e nevojshme për realizimin e PS “Msc në Ekonomiks”, ka vënë në dispozicion të

studentëve bibliotekën e tij, që përmban fonde librash dhe akses në biblioteka online. IAL ka investuar në

pajisjen e mjediseve mësimore me infrastrukturë bashkëhore.

Standardet e mësipërme përmbushen plotësisht.

Sugjerim: Të shihet mundësia e aksesit në bibliotëkë deri në orën 18:00 gjatë ditëve të javës.

5. Financimi dhe menaxhimi i burimeve financiare

Pjesa përshkrimore

Universiteti “Epoka” është pjesë përbërëse e shoqërisë “Turgut Ozal Education” sh.a. Menaxhimi

financiar i universitetit bëhet nga Drejtoria e Përgjithshme e “Turgut Ozal Education” sh.a. dhe Zyra e

Page 17: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - epoka.edu.alepoka.edu.al/mat/aeqi/RVJ-Msc-Ekonomiks-Epoka.pdf · Ekonomike dhe Administrative dhe është njësia përgjegjëse për mbarëvajtjen

Page 17 of 42

Financës e Universitetit “EPOKA”. Institucioni financohet vetëm nga burime private dhe auditohet

çdo vit në mënyrë të rregullt nga një kompani auditimi e pavarur. Burimet e financimit janë tarifat e

studentëve, të ardhurat nga aktivitetit tregtar, grantet për kërkim dhe kontratat. Zërat kryesor të

shpenzimeve janë paga për personelin, shpenzimet operative dhe investimet.

Burimet kryesore të financimit të Universitetit “Epoka” janë: tarifat e studentëve (92.8%), aktivitetet

tregtare (6.9%), grantet për kërkim dhe kontratat (0.3%). Të ardhurat e IAL janë rritur me 2.4 herë

krahasuar me 5 vjetë më parë. Në të gjitha vitet e raportuara pjesa më e madhe e të ardhurave të

institucionit vijnë nga pagesat e studentëve.

Në zërat e shpenzimeve pagat zënë afërsisht 33÷35% të shpenzimeve, shpenzimet operative 51÷53%

të shpenzimeve dhe investimet 13÷14.5% të shpenzimeve.

Të ardhurat mesatare për student për vitin akademik 2013-2014 kanë qenë 1.633 euro, ndërsa

shpenzimet mesatare për student për vitin akademik 2013-2014 kanë qenë 2.104 Euro. Diferenca prej

471 Euro është mbuluar nga të ardhurat e kompanisë Turgut Ozal Education sh.a.

Në vizitën në institucion morëm raportin përmbledhës të kompanisë audituese “Opinion i audituesit të

pavarur mbi pasqyrat financiare të shoqërisë “Turgut Ozal Education” sh.a., mars 2015.

Të dhënat financiare janë në përgjithësi për IAL dhe nuk janë bërë analiza të veçanta për këtë program

studimi. Duke u nisur nga numri i studentëve të regjistruar ky PS del me humbje.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi II.9 - Institucioni bën një auditim të përvitshëm (të jashtëm dhe/ose të brendshëm)

të situatës financiare.

Kriteri 1 Raporti i auditit paraqet të gjithë situatën

financiare për përdorimin e buxhetit të vënë në

dispozicion për realizimin e programeve të studimeve

të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të

studimeve të ciklit të dytë;

Kriteri 2 Raporti i auditit përmban një pasqyrë të

qartë të granteve të huaja të përfituara dhe kontratave

të shërbimeve të lidhura në funksion të realizimit të

programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe

programeve të integruara të studimeve të ciklit të

dytë;

Kriteri 3 Raporti i auditit analizon eficiencën e

përdorimit të të ardhurave nga tarifat e studentëve në

funksion të rritjes së cilësisë së studimeve në këtë

cikël studimesh.

Raporti i auditit paraqet situatën financiare

për të gjithë shoqërinë “Turgut Ozal

Education” sh.a. Nuk ka raport të veçantë

për PS të ciklit të dytë, madje nuk ka raport

të vecantë për Universietin “Epoka”.

Raporti i auditit ka dhënë opinionin që

pasqyrat financiare të kompanisë “Turgut

Ozal Education” sh.a japin një pamje të

vërtetë dhe të sinqertë të gjendjes financiare

të shoqërisë.

Raporti i auditit nuk analizon eficiencën e

përdorimit të të ardhurave.

Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të

studimeve.

Kriteri 1 Institucioni harton një raport që pasqyron

të dhëna të hollësishme financiare të kostove për

realizimin e programeve të studimeve, si kostot

operacionale, kostot fikse të mjediseve dhe të

pajisjeve, etj.

Kriteri 2 Institucioni dëshmon se ka një

qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvillimit

të programeve të studimeve dhe se ka kapacitete

financiare të mjaftueshme për përmirësimin e situatës

IAL harton një raport financiar brenda

afateve të përcaktuara nga ligji. Në raport

përfshihen pasqyra mbi të ardhurat dhe

shpenzimet. Zërat e shpenzimeve janë të

detajuara sipas natyrës së tyre.

Mbështetur në të dhënat financiare rezulton

që shpenzimet mesatare për një student janë

më të mëdha sesa të ardhurat mesatare. IAL

duhet të shoh me kujdes ecurinë e të gjitha

PS dhe të analizoj qëndrueshmërinë

Page 18: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - epoka.edu.alepoka.edu.al/mat/aeqi/RVJ-Msc-Ekonomiks-Epoka.pdf · Ekonomike dhe Administrative dhe është njësia përgjegjëse për mbarëvajtjen

Page 18 of 42

financiare dhe gjenerimin e të ardhurave në të

ardhmen.

financiare të paktën në bazë fakulteti dhe jo

vetëm si institucion në tërësi. Duke qënë

pjesë e një kompanie të madhe universiteti

“Epoka” nuk paraqet probleme të

qëndrueshmërisë financiare.

Konkluzionet e vlerësimit:

Universiteti “Epoka” auditohet çdo vit nga një kompani auditimi si pjesë e shoqërisë “Turgut Ozal

Education” sh.a. IAL nuk ka raporte financiare të veçanta për secilin nga PS dhe/apo ciklet e

studimit. Bazuar në të dhënat financiare dhe ecurinë e kompanisë shpreh opinionin që IAL ka

qëndrueshmëri financiare. Standardet e mësipërme nuk përmbushen plotësisht.

6. Sistemi i Brendshëm i Sigurimit të Cilësisë

Pjesa përshkrimore

Universieti “Epoka” ka ngritur njësinë e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë (SBC) në përputhje me

kërkesat e legjislacionit mbi arsimin e lartë në RSH si dhe në përputhje me dispozitat e Statutit dhe të

Rregullores të Universitetit “Epoka”. Ngritja dhe funksionimi i kësaj njësie rregullohet nëpërmjet

Udhëzimit “Për vlerësimin akademik dhe përmirësimin e cilësisë në Universitetin “Epoka”.

Këshilli i Vlerësimit Akademik dhe Zhvillimit të Cilësisë (KVAZHC) është organi qendror në

Sistemin e Brendshëm të Sigurimit të Cilësisë në Universitetin “Epoka”.

Numri i anëtarëve të KVAZHC-së përcaktohet nga Senati i Universitetit. Anëtarët e KVAZHC-së

zgjidhen nga Senati për një periudhë dyvjeçare. Kryetari i KVAZHC-së zgjidhet nga Senati ndërmjet

anëtarëve të Këshillit. Mbledhjet e KVAZHC-së drejtohen nga Kryetari dhe në mungesë të tij,

Këshilli drejtohet nga pedagogu me titull shkencor më të lartë.

Në Universitetin “Epoka”, KVAZHC është themeluar nëpërmjet Vendimit Nr. 2, datë 26.03.2009 të

Senatit dhe është riorganizuar me Vendimin Nr. 1, datë 22.04.2013 të Senatit.

Sipas amendamenteve të miratuara nga Senati, KVAZHC përbëhet nga më së paku një anëtar i stafit

akademik për çdo fakultet me më të paktën gradën shkencore “Doktor” dhe që nuk ka detyra

drejtuese, dy anëtarë nga stafi administrativ, Kryetari i Këshillit Studentor, një i diplomuar nga

Universiteti “Epoka” si dhe një punëdhënës me përvojë të dalluar në treg. Njësia për SBC përbëhet

nga 7 antarë. Përbërja e njësisë është në përputhje me amendamentet e miratuara nga senati. (tabela 5)

Universiteti “Epoka” është pajisur me certifikatën ISO 9001:2008 për Sistemet e Menaxhimit të

Cilësisë (2010). Aktualisht, Universiteti “Epoka” ndodhet në fazën e ripërtëritjes së kësaj certificate.

Të gjithë studentët e Universitetit “Epoka” plotësojnë nëpërmjet sistemit elektronik pyetësorët, me anë

të të cilëve vlerësojnë modulin dhe pedagogun në përfundim të çdo semestri akademik. Përmbajtja e

pyetësorëve është standarde dhe konsiston në vlerësimin nga ana e studentit të 14 treguesve me një

interval nga 1 (vlerësimi më i ulët) deri në 4 (vlerësimi më i lartë). Plotësimi i pyetësorit është

konfidencial dhe i detyrueshëm për çdo student. Rezultatet e pyetësorëve përpunohen nga sistemi, i

cili bënë dhe renditjen e pedagogëve.

Një metodë tjetër për të mbikëqyrur cilësinë e mësimdhënies në Universitetin “Epoka” është dhe

dëgjimi i shpjegimit të lëndëve në auditor nga Dekani apo Përgjegjësi përkatës i Departamentit. Njësia

e SBC luan rol të rëndësishëm në pregatitjen e dokumentave për vlerësimin e brendshëm të PS.

Universiteti “Epoka” harton në përfundim të çdo viti akademik një Raport Vetëvlerësimi, të cilin ia

paraqet Këshillit të Lartë të Universitetit. Universiteti “Epoka” ka hartuar Raporte të Vetëvlerësimit

edhe në kuadër të procesit të vlerësimit të jashtëm dhe akreditimit institucional si dhe të programeve

të ciklit të parë, të dytë dhe të tretë, në përputhje me kërkesat e legjislacionit shqiptar të arsimit të

lartë. Të gjitha Raportet e Vlerësimit të Brendshëm janë të publikuara në faqen e internetit të

universitetit “Epoka”.

Page 19: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - epoka.edu.alepoka.edu.al/mat/aeqi/RVJ-Msc-Ekonomiks-Epoka.pdf · Ekonomike dhe Administrative dhe është njësia përgjegjëse për mbarëvajtjen

Page 19 of 42

Grupi i Auditimit të Brendshëm zhvillon në mënyrë periodike seminare informuese dhe trajnuese me

stafin e institucionit në lidhje me përbërësit dhe rëndësinë që mbart sigurimi i cilësisë në përgjithësi

dhe Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë në veçanti.

Në visitën në IAL janë marrë dy raporte vjetore të Departamentit të Ekonomiksit (2013-2014 dhe

2014-2015)

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi I.10 - Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese

për ecurinë e programeve të studimeve.

Kriteri 1 Institucioni përdor metodologji

vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për

ecurinë e programeve të studimeve;

Kriteri 2 Institucioni e përfshin këtë informacion

në vetëvlerësimin që bën për arritjen e sigurimit të

brendshëm të cilësisë;

Kriteri 3 Institucioni publikon rezultatet e

vlerësimit dhe rezultatet që synon të arrijë;

Kriteri 4 Institucioni, për kryerjen e vlerësimit,

përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta.

Të tërthorta:

a. Sondazhe: të studentëve që ndjekin

programet e studimeve, të të diplomuarve në

këto programe në vitet e mëparshme

akademike apo në ciklet e ndryshme të

studimeve;

b. Sondazhe të vlerësimit të mësimdhënies,

kurrikulës, të të mësuarit;

c. Pyetje konceptuale;

d. Intervista;

e. Etj.

Të drejtpërdrejta:

a. Rezultatet e arritura nga studentët në teste të

standardizuara kombëtare/ndërkombëtare

(p.sh. provimi i shtetit për profesionet e

rregulluara, etj);

b. Dëgjime në auditor;

c. Rezultatet e arritura nga studentët në

provimet e vlerësuara me nota/pikë;

d. Rezultatet e arritura nga studentët në testimet

paraprake dhe përfundimtare, provimet për

module, praktikat profesionale;

Universiteti “Epoka” ka hartuar një metodologji

për vlerësimin e brendshëm dhe ka përcaktuar

instrumentat matëse dhe vlerësuese për ecurinë

e programeve të studimit.

Informacioni i mbledhur përmes instrumentave

të ndryshme (rezultatet e pyetësorëve, raportet

mbi mbikëqyrjne e cilësisë së mësimdhënies)

përfshihen në raportin për vetëvlerësimin.

Rezultatet e vlerësimit i komunikohen stafit; ato

diskutohen edhe me studentët. Pas çdo rezultati

të siguruar nga anketimi me studentë, bëhet

rivlerësimi i brendisë së lëndës, në bazë

departamenti dhe dërgohet për miratim në

Këshillin e Fakultetit, për t’u miratuar më pas

nga Senati.

Universiteti “Epoka” përdor metoda të të

tërthorta dhe të drejtpërdrejta për të kryer

vlerësimin e brendshëm.

Metodat e tërthorta të vlerësimit aplikohen me

anë të anketës së zhvilluar me studentë ku ka

seksione të veçanta mbi:

përmbajtjen e lëndës;

perfomancën e pedagogut të lëndës;

Pyetje mbi shërbimin e ofruar nga

Universiteti “Epoka”;

Pyetje konceptuale

Rekomandime nga studentët

Metoda të drejtëpërdrejta janë:

Dëgjime në auditor

Rezultatet e arritura nga studentët në

provimet e vlerësuara me nota/pikë;

Nota mesatare për cdo student dhe

krahasimi me atë të shkollës së mesme.

Vlerësim me pikë për aktivizimin në

auditor;

Vlerësim të detyrave të kryera nga

studentët;

Page 20: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - epoka.edu.alepoka.edu.al/mat/aeqi/RVJ-Msc-Ekonomiks-Epoka.pdf · Ekonomike dhe Administrative dhe është njësia përgjegjëse për mbarëvajtjen

Page 20 of 42

e. Rezultatet e arritura nga studentët në

vlerësimin e detyrave të kryera gjatë

zhvillimit të programit të studimit (punë

individuale apo në grup, detyra kursi për të

analizuar të kuptuarit konceptual, referatet,

projektet, provimet, etj.);

f. Vëzhgime gjatë kryerjes së

ushtrimeve/praktikës;

g. Rezultatet e arritura dhe cilësia e rezultatit të

kërkimit - tezës;

h. Etj.

Vlerësim për përfshirjen në aktivitete

jashtë shkollore.

Standardi I.13 - Institucioni publikon rregullisht informacion të paanshëm dhe objektiv, sasior

e cilësor, për vlerësimin e brendshëm.

Kriteri 1 Institucioni publikon rregullisht

broshura, buletine etj., të hartuara dhe botuara nga

institucioni, për vlerësimin e brendshëm;

Kriteri 2 Institucioni publikon rregullisht

prezantime në faqe interneti, video e audio etj. për

vlerësimin e brendshëm.

IAL publikon rregullisht broshura të botuara

për vlerësimin e brendshëm. Departamenti i

Ekonomiksit ka publikuar dy raporte vjetore në

faqen e tij.

Universiteti “Epoka” ka publikuar të gjitha

raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të

jashtëm për të gjitha ciklet e studimit në faqen e

internetit të Këshillit të Vlerësimit Akademik

dhe Zhvillimit të Cilësisë.

(http://aeqi.Epoka.edu.al/)

Standardi II.7 - Institucioni kryen një analizë vjetore për vlerësimin e programeve të

studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1 Institucioni harton një analizë vjetore

për vlerësimin e ecurisë së programeve të

studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të

integruara të studimeve të ciklit të dytë;

Kriteri 2 Institucioni harton politika që synojnë

përmirësimin e programeve të studimeve të ciklit

të dytë dhe programeve të integruara të studimeve

të ciklit të dytë.

Universiteti “Epoka” bën analizë vjetore për

vlerësimin e ecurisë së programeve të

studimeve të ciklit të dytë. Raporti analizon

aspekte të ndryshme të PS dhe në të ka të dhëna

kryesisht për ecurinë e studentëve, si p.sh.

kalueshmëria, të dhëna për mësimdhënien në

tërësi, etj.

Në Planin Strategjik të Universitetit “Epoka”

janë përcaktuar objektiva që synojnë

përmirësimin e programeve të studimeve të

ciklit të dytë.

Standardi VIII.1 - Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të

studimeve.

Kriteri 1 Institucioni ka plotësuar standardet

institucionale dhe është akredituar në nivel

institucional përpara aplikimit për akreditimin e

programeve të studimeve;

Kriteri 2 Institucioni përdor instrumentet e

duhura për sigurimin e cilësisë;

Universiteti “Epoka” i ka plotësuar standartet

dhe është akredituar në nivel institucional.

Akreditimi i plotë institucional është marrë në 7

qeshor 2011 (Urdhër Nr.260, datë 07.06.2011).

Programi pararendës i programit “Msc në

Ekonomiks”, “Bachelor në Ekonomiks”, është

akredituar në 7 qershor 2011 (Urdhër Nr.261,

datë 07.06.2011).

Nga takimin me NJSBC dhe informacion e

marrë mbi punën e saj konstatova që IAL i jep

mbështetjen dhe mjetet e nevojshme kësaj

njësie për të krijuar të gjitha instrumentat për

Page 21: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - epoka.edu.alepoka.edu.al/mat/aeqi/RVJ-Msc-Ekonomiks-Epoka.pdf · Ekonomike dhe Administrative dhe është njësia përgjegjëse për mbarëvajtjen

Page 21 of 42

Kriteri 3 Institucioni harton një politikë dhe

ndjek procedura të caktuara për sigurimin e

cilësisë dhe standardeve të programeve të tyre;

Kriteri 4 Institucioni përdor mekanizma formalë

për shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e

herëpashershme të programeve të studimit;

Kriteri 5 Institucioni synon ndërgjegjësimin e

personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin

programet e studimeve që ofrohen, për rëndësinë

e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to;

Kriteri 6 Institucioni harton dhe zbaton një

strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të

cilësisë. Strategjia, politika dhe procedurat janë

publikuar.

sigurimin e brendshëm të cilësisë.

Universiteti “Epoka” ndjek procedura të

caktuara për sigurimin e cilësisë dhe

standardeve të programeve të tyre.

IAL ka krijuar mekanizma formal për miratimin

dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të PS, si

pjesëmarrja në leksionet apo seminaret e

hapura, përdorimin e pyetësorëve për të

vlerësuar elementë të mësimdhënies dhe

pedagogët, standarizimin e leksioneve në PPP,

etj.

Ndërgjegjësimi për rëndësinë e cilësisë dhe

sigurimin e saj adresohet jo vetëm nga NJSBC,

por nga të gjitha mekanizmat e krijuara. Për

këtë arsye janë vënë në dispozicion te

studentëve dhe të stafit Guida Studentore dhe

Guida e Stafit, ku shprehet rëndësia e cilësisë

dhe sigurimi i saj në fushën e mësimdhënies

dhe të kërkimit shkencor. Përkrah kësaj, janë

organizuar edhe disa trajnime periodike për

stafin si dhe këshillimi i vazhdueshëm i

studentëve nga këshilltarët e tyre akademikë.

Universiteti “Epoka” ka hartuar dhe zbaton një

strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të

cilësisë. Strategjia, politika dhe procedurat janë

publikuar në planin strategjik të institucionit.

Konkluzionet e vlerësimit:

Institucioni është akredituar në nivel institucional përpara aplikimit për akreditimin e programit të

studimit “Msc në Ekonomiks”. GVJ konstatoi se IAL-ja ka një ndjeshmëri të lartë në drejtim të

sigurimit të cilësisë të programeve, ka të formalizuara metodologji vlerësimi dhe instrumente matëse

dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve, publikon në mënyrë periodike informacion të

paanshëm dhe objektiv për vlerësimin e brendshëm, kryen analiza vjetore për vlerësimin e

programeve të studimeve të ciklit të dytë.

Standardet e mësipërme përmbushen plotësisht

POLITIKAT E FORMIMIT TË STUDENTËVE

7. Programi i studimit, organizimi i tij

Pjesa përshkrimore

Programi i studimeve “Master i Shkencave në Ekonomiks” ka filluar të ofrohet nga IAL në vitin

akademik 2013-2014. Programi i studimeve ka si qëllim kryesor edukimin dhe pregatitjen e

individeve të kualifikuar për t’i shërbyer dhe për të përmbushur nevojat e tregut te punës në mënyrën

më të mirë të mundshme. Duke patur parasysh përpjekjet e mëdha për integrimin e Shqipërisë në

strukturat perëndimore kërkesat e tregut të punës për individë të kualifikuar konsiderohen të larta.

Page 22: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - epoka.edu.alepoka.edu.al/mat/aeqi/RVJ-Msc-Ekonomiks-Epoka.pdf · Ekonomike dhe Administrative dhe është njësia përgjegjëse për mbarëvajtjen

Page 22 of 42

Duke ndjekur këtë program studimi studentët familjarizohen me çështje të ndryshme të zhvillimit

ekonomik dhe shoqëror, si dhe zhvillojnë aftësitë e të shkruarit dhe ato praktike. Aftësitë e fituara nga

programet e moduleve të parashikuara në këtë program studimi e përgatisin studentin për të vazhduar

më tej punën në institucionet publike dhe/ose private. Ata mund të punësohen si punonjës kërkimor,

drejtues/specialistë në departamente që merren me zhvillimin e politikave, këshilltarë ose specialistë

në administratën publike në fushën e politikave ekonomike, analizën e kuadrit makroekonomik, etj.

Objektivat e Programit: Master i Shkencave në Ekonomiks

Përvetësimi i koncepteve bazë në lidhje me fushën e ekonomiksit dhe përdorimi i tyre me

efikasitet.

Integrimi i teorisë, praktikës dhe politikave të ndryshme në mënyrë që studentët të kuptojnë

mënyrën e funksionimit të politikave ekonomike.

Krijim i parakushteve për zhvillim të vazhdueshëm si rezultat i ofrimit të programeve shumë

cilësore dhe konkurrente në tregun e dijes.

Ndërgjegjësimi i studentëve për të kontribuar për komunitetin

Të kuptuarit dhe ndërgjegjësimi me të mësuarit gjatë gjithë jetës në mënyrë që ti përshtaten

tregut të punës.

Përcjellja e trendëve në fushën e shkencës dhe praktikës së ekonomisë.

Përgatitje e kuadrove në fushat e ndryshme të ekonomisë në Shqipëri, rajon dhe më gjerë etj.

Të përgatisë liderë me formim të thelluar shkencorë në fushën e menaxhimit, drejtimit,

ekonomisë, zhvillimit të burimeve njerëzore, sjelljes organizative dhe kërkimit shkencor;

Të përgatisë specialistë në fushën e ekonomisë në vend.

Programi i studimit “Master i Shkencave në Ekonomiks” është program studimi me kohë të plotë. Ky

program studimi, realizohet me 120 ECTS në përputhje me planin mësimor të propozuar nga

departamenti i Ekonomiksit, me vendim të Këshillit të Fakultetit dhe miratuar me vendim të Senatit

Akademik të Universitetit “Epoka”.

Programi i studimit është organizuar në 2 vite akademike, 4 semestra dhe 16 javë mësimore për

semestër në auditor (këtu përfshihet dhe java e provimit përfundimtar).

1 vit akademik ka 32 javë mësimore në auditor (këtu përfshihet dhe java e provimit

përfundimtar).

1 Semestër ka 16 javë mësimore në auditor (këtu përfshihet dhe java e provimit përfundimtar).

1 ECTS = 25 orë mësimore punë të studentit

1 orë mësimore = 60'

Studentët që përfundojnë me sukses të gjitha detyrimet e kërkuara nga programi Master i Shkencave

në Ekonomiks pajisen me diplomë “Master i Shkencave në Ekonomiks”.

Çdo semestër ka një fond orësh, i cili ndahet në orë në auditor dhe punë e pavatur. Për 3 semestrat e

parë fondi ndahet 240 orë në auditor dhe 510 orë punë e pavatur. Në total 750 orë. Në semestrin e

katër studentët pregatisin tezën dhe plani mësimor parashikon 48 orë në auditor dhe 702 orë punë të

pavarur.

Në planin mësimor të gjitha modulet janë të vlerësuara me 6 ECTS dhe si formë mësimdhënie është

parashikuar vetëm leksioni. Çdo modul është planifikuar me 6 ECTS dhe 48 orë në auditor. Numri i

orëve në auditor për një kreditë nuk është bërë në përputhje me Udhëzimin Nr.11, datë28.02.2011 të

Ministrit të Arsimit (ku për 1 ECTS duhet të ketë 10 deri në 12 orë në auditor).

Në planin mësimor nuk ka ndryshime, krahasuar me programet mësimore të licensuara.

Përcaktimi i krediteve (ECTS) për format e studimit:

Për leksionet (1 ECTS) 6 orë në auditor dhe 19 orë punë e pavarur e studentit

Për tezën (30ECTS) 48 orë në auditor dhe 702 orë punë e pavarur e studentit

Modulet në planin mësimor janë paraqitur sipas veprimtarive kormuese (A-F).

Veprimtari në disiplina të formimit të përgjithshëm (A) 12 ECTS

Page 23: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - epoka.edu.alepoka.edu.al/mat/aeqi/RVJ-Msc-Ekonomiks-Epoka.pdf · Ekonomike dhe Administrative dhe është njësia përgjegjëse për mbarëvajtjen

Page 23 of 42

Veprimtari në disiplina të formimit karakterizues (B) 42 ECTS

Veprimtari në disiplina të Ngjashme dhe/ose integruese (C) 12 ECTS

Veprimtari në disiplina me zgjedhje (D) 12 ECTS

Njohuri të tjera formuese si plotësime në gjuhët e huaja,

informatikë, stazh, apo praktika (E) 12 ECTS

Teza e Diplomës (F) 30 ECTS

Të gjithë titullarët e moduleve janë me gradën doktor. Vetëm në një rast është Dr. (në proces).

Pedagogu mbulon modulin e shkrimit akademik dhe e ka gjuhë amtare anglishten. Në personelin

akademik me kohë të plotë dhe të pjesshme që mbulon të gjitha modulet e planit mësimor nuk ka

asnjë ndryshim nga ata të deklaruara nga Institucioni në Raportin e Vlerësimit të Brendshëm.

Syllabuset i kanë të gjitha elementët. Ato janë të standartizuara për të gjitha modulet.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi I.1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe të akredituara

të studimeve, të organizuara në module dhe të

vlerësuara në kredite, sipas Sistemit Europian të

Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve

(ECTS);

Kriteri 2 Sasia mesatare e krediteve të

grumbulluara gjatë një viti nga një student që ndjek

një program studimi me kohë të plotë është 60

kredite;

Programi që ofron institucioni ofrohet në bazë të

lejës së dhënë nga Ministri i Arsimit dhe i

Shkencës me Urdhërin Nr. 517 datë 17.10.2011.

Programi është i organizuar në module, të cilat

janë të vlerësuara me kredite, sipas Sistemit

Europian të Transferimit dhe Grumbullimit të

Krediteve (ECTS).

Plani mësimor i këtij PS parashikon ngarkesën me

120 kredite të shpërndara në katër semestra. Sasia

e krediteve që grumbullohet gjatë një viti është 60

kredite.

Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të

institucionit.

Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të dytë

“Master i Shkencave”, “Master i arteve të bukura”

apo “Master Profesional” i pajisin studentët që

zotërojnë diplomën universitare “Bachelor” me

njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si dhe

trajnim për kërkim shkencor apo trajnim të

mirëfilltë profesional;

Kriteri 3 Programet e studimeve “Master i

Shkencave” ose “Master i arteve të bukura” dhe

“Master Profesional” synojnë të zgjerojnë njohuritë

e fituara në ciklin e parë të studimeve;

Kriteri 4 Programet e integruara të studimeve të

ciklit të dytë (në mjekësi, stomatologji, farmaci,

veterinari, arkitekturë) i pajisin studentët me njohuri

të thelluara dhe kompetenca shkencore, teorike dhe

praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor sipas

fushës. Pas përfundimit të tyre si dhe përfundimit

me sukses të provimit të shtetit për programin

Programi “Master i Shkencave në Ekonomiks” i

pajis studentët me njohuri të thelluara teorike në

fushën e ekonomiksit. Ai zhvillon aftësitë e

studentëve për kërkim të pavarur shkencor.

Programi “Master i Shkencave në Ekonomiks”

mban parasysh programin Bachelor në

Ekonomiks. Ai synon të zgjerojë njohuritë e

fituara në ciklin e parë të studimeve. Megjithatë

mendoj që në modulet kryesore (Mikroekonomi e

aplikuar, Makroekonomi e aplikuar dhe

Ekonometri) programi ka nevoje për përmirësime.

Ky kriter nuk aplikohet për këtë program studimi.

Page 24: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - epoka.edu.alepoka.edu.al/mat/aeqi/RVJ-Msc-Ekonomiks-Epoka.pdf · Ekonomike dhe Administrative dhe është njësia përgjegjëse për mbarëvajtjen

Page 24 of 42

specifik, studentët fitojnë të drejtën e ushtrimit të

një profesioni të rregulluar sipas ligjit në fuqi;

Kriteri 5 Programet e studimeve të këtij cikli i

pajisin studentët me kompetenca të përgjithshme

dhe profesionale që synohen të arrihen apo të

zgjerohen gjatë zhvillimit të tij;

Kriteri 6 Programet e studimeve “Master i

Shkencave” ose “Master i arteve të bukura”dhe

programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë

krijojnë baza të qëndrueshme njohurish për

studimet e ciklit të tretë doktoratës, duke përfshirë

aftësimin për kërkimin shkencor dhe plotësimin e

parakushteve (njohuri, aftësi dhe kompetenca) për

pranimin në ciklin e tretë të studimeve;

Kriteri 7 Programet e studimeve “Master

Profesional” kanë objektiva të qartë profesionalë, të

justifikueshëm, të arritshëm, me synime të qarta për

arritjen e kualifikimit të nevojshëm dhe në

përputhje me kërkesat e tregut të punës.

Ky kriteri nuk aplikohet për këtë program studimi.

Programi i studimit “Master i Shkencave në

Ekonomiks” zgjeron dhe thellon njohuritë në

fushën e ekonomiksit, por në opinionin tim nuk

krijon baza të qëndrushme teorike për studimet e

ciklit të tretë doktoraturës. Ai i aftëson studentët

për kërkimin shkencor dhe plotësimin e

parakushteve për pranimin në ciklin e tretë të

studimeve.

Ky kriter nuk aplikohet për këtë program studimi.

Standardi I.4 - Programet e studimeve ofrohen në përshtatje me nivelin e studimeve.

Kriteri 1 Përmbajtja dhe renditja e objektivave të

programeve të studimeve synojnë arritjen e

qëllimeve të tyre në përputhje me nivelin e

studimeve në të cilin ofrohen ato;

Kriteri 2 Metodat e vlerësimit të studentëve

nëpërmjet kontrollit të vazhdueshëm të njohurive

me anë të testeve me përgjigje alternative apo

provimeve përfundimtare dëshmojnë ecurinë dhe

arritjet e studentëve për ciklin përkatës të

studimeve.

Objektivat e këtij programi përputhen me nivelin e

studimeve të ciklit të dytë në të cilin ofrohen.

Kontrolli i njohurive dhe vlerësimi i studentëve

bëhet në forma të ndryshme, në varësi të modulit.

Të gjitha metodat e aplikuara mundësojnë

vlerësimin sistematik të përvetësimit të njohurive

dhe tregojnë ecurinë dhe arritjet e studentëve për

ciklin përkatës të studimeve.

Standardi I.5 - Programet e studimeve synojnë të arrijnë dimensione ndërkombëtare.

Kriteri 1 Programet e studimeve mbështeten në

përvojën disavjeçare dhe praktikat e mira të

vendeve europiane;

Kriteri 2 Programet e studimeve janë

ndërkombëtarisht konkurruese për nga elementet që

përmbajnë (të dhëna të përgjithshme, objektivat

kryesorë, plani mësimor, kreditet, kushtet e

pranimit në tometodat e vlerësimit, kriteret dhe

procedurat e tranferimit të krediteve e njohurive të

fituaara, diplomat që jepen në përfundim etj.) duke

afirmuar vlerat e arsimit universitar në Shqipëri;

Kriteri 3 Programet e studimeve janë hartuar në

përputhje me objektivat e përcaktuar në

legjislacionin dhe direktivat e BE-së për arsimin e

Në hartimin e programit, stafi është mbështetur në

përvojën personale dhe kurrikulat e universiteteve

me përvojë, megjithatë ka vend për rishikim të

programit ekzistues duke ballafaquar disa modele.

Programi i ofruar përmban elemente që

respektojnë standardet më të mira ndërkombëtare

të kurrikulës universitare, të përcaktimit të

krediteve, të kritereve të pranimit dhe përpiqet t’i

integrojë me vlerat më të mira të arsimit

universitar në Shqipëri. Megjithatë për ta bërë

plotësisht të konkurrueshëm më tepër kujdes i

duhet kushtuar nivelit teorik të moduleve

kryesore, literaturës që ofrohet për këto module,

dhe grupimit të moduleve me zgjedhje sipas

fushave.

Programi i ofruar është ndërtuar në frymën e

përgjithshme të legjislacionit dhe direktivave të

Page 25: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - epoka.edu.alepoka.edu.al/mat/aeqi/RVJ-Msc-Ekonomiks-Epoka.pdf · Ekonomike dhe Administrative dhe është njësia përgjegjëse për mbarëvajtjen

Page 25 of 42

lartë dhe profesionet e rregulluara. BE për arsimin e lartë.

Standardi I.6 - Programet e studimeve përfshijnë aftësimin profesional dhe kërkimin shkencor.

Kriteri 1 Programet e studimeve të ciklit të dytë

dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të

dytë përfshijnë aftësimin profesional dhe kërkimin

shkencor;

Kriteri 2 Programet e studimeve hartohen në

përputhje me profilin e Institucionit të Arsimit të

Lartë dhe strategjinë e tij për zhvillim;

Kriteri 3 Personeli akademik angazhohet në punën

kërkimore shkencore për realizmin e programeve të

studimeve;

Kriteri 4 Puna kërkimore e personelit akademik të

angazhuar për realizimin e programit të studimeve

përkon me synimet për arritjen e qëllimeve të tij.

Programi i studimit “Msc në Ekonomiks” synon

pajisjen e studentëve me aftësi të kërkimit

shkencor në fushën e ekonomiksit. Komponenti i

mikrotezës me 30 kredite pritet të realizojnë këtë

kriter. Plani mësimor nuk përmban praktikë

profesionale.

Programi i studimit përputhet me profilin e

Universitetit “Epoka” dhe me strategjinë e

zhvillimit të këtij institucioni.

Personeli akademik me kohë të plotë angazhohet

në veprimtarinë kërkimore shkencore. Veprimtaria

e tyre shkencore evidentohet tabelën e

publikimeve shkencore dhe librat e botuara, CV e

publikuara në faqen e internetit dhe dosjet e tyre

personale në Zyrën e Burimeve Njerëzore.

Veprimtaria e personelit akademik me kohë të

plotë përputhet me synimet që ka përcaktuar

programi. Ajo integrohet me mësimdhënien dhe

ndihmon në realizmin e synimeve të programit të

studimeve.

Standardi I.7 - Programet e studimeve “Master Profesional” ofrohen në përputhje me nevojat e

tregut të punës.

Kriteri 1 Programet e studimeve të ciklit të dytë

“Master Profesional” ofrohen në përputhje me

nevojat e tregut të punës;

Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të dytë

“Master Profesional” synojnë të plotësojnë nevojat

në sektorët përkatës të ekonomisë vendase apo të

huaj.

Kriteri nuk aplikohet për këtë program studimi.

Kriteri nuk aplikohet për këtë program studimi.

Standardi I.8 - Programet e studimeve marrin parasysh nevojat e tregut të punës.

Kriteri 1 Programet e studimeve marrin parasysh

nevojat e tregut të punës, dhe hartohen në përputhje

me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik

kombëtar;

Kriteri 2 Institucioni, për vlerësimin e nevojave të

tregut të punës, kryen një studim tregu, i cili

përfshin:

a. mundësitë e punësimit të studentëve në tregun

vendas ose atë rajonal, komëtar a

ndërkombëtar;

b. kërkesat e punëdhënësve;

c. një parashikim të përafërt për numrin e

pritshëm të studentëve që mund të regjistrohen

në këtë program;

d. numrin e të regjistruarve në programe të

Tregu i punës ka nevojë për specialistë në fushën e

ekonomiksit dhe ky program i përgjigjet kësaj

nevoje.

Universiteti “Epoka” ka kryer një studim të

nevojave të tregut të punës në lidhje me programet

që ofron, në momentin e licencimit (2008).

Zhvillimet ekonomike, reformat që janë ndërmarë

në disa sektorë dhe në sektorin e arsimit kërkojnë

kryerjen e një studimi të ri që të mbajë në

konsideratë realitetit ekzistues.

Page 26: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - epoka.edu.alepoka.edu.al/mat/aeqi/RVJ-Msc-Ekonomiks-Epoka.pdf · Ekonomike dhe Administrative dhe është njësia përgjegjëse për mbarëvajtjen

Page 26 of 42

ngjashme në institucionet simotra.

Standardi I.9 - Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe

interesave kombëtare.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe studimi që

nuk bien ndesh me interest kombëtare;

Kriteri 2 Programet e studimeve synojnë të

ndihmojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.

Programi i studimeve “Msc në Ekonomiks” nuk

bie ndesh me interesat kombëtare. Ai synon të

përgatisë specialistë që do të punojnë për

zhvillimin e ekonomisë, në sektorit publik dhe

privat.

Programi i studimeve synon të ndihmojë në

ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.

Standardi I.12 - Kohëzgjatja dhe numri i krediteve për programet e studimeve të këtij cikli janë në

përputhje me me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”,

i ndryshuar.

Kriteri 1 Programet e studimeve “Master i

Shkencave” realizohet me 120 kredite europiane

ECTS, ku përfshihen 30-40 kredite europiane ECTS

për projektin kërkimor dhe tezën që duhet përgatitur

në përfundim të këtyre programeve të studimeve.

Kohëzgjatja normale e tyre është 2 vite akademike;

PS realizohet me 120 ECTS, ku për tezën janë

parashikar 30 ECTS. Kohëzgjatja normale e

studimeve është 2 vite akademike ose 4 semestra

me 30 ECTS për semestër.

Kriteri 2 Programet e studimeve “Master

Profesional” realizohen me 60-90 kredite europiane

ECTS. Kohëzgjatja normale e tyre është 1-1.5 (një

deri në një vit e gjysmë) vite akademike.

Kriteri nuk aplikohet për këtë program studimi.

Kriteri 3 Programet e integruara të studimeve të

ciklit të dytë përfundojnë me marrjen e diplomës

“Master i Shkencave”. Ato realizohen me jo më pak

se 300 kredite europiane ECTS (360 kredite

europiane ECTS për studimet në fushën e

mjekësisë). Kohëzgjatja normale e programeve të

integruara të studimeve është jo më pak se 5 vite

akademike (6 vite për studimet në fushën e

mjekësisë).

Kriteri nuk aplikohet për këtë program studimi.

Standardi II.6 - Institucioni siguron menaxhimin efikas të informacionit në lidhje me programet e

studimeve.

Kriteri 1 Informacioni i ofruar për programet e

studimeve, modulet dhe syllabuset është lehtësisht i

konsultueshem për studentët;

Kriteri 2 Informacioni për programet e studimit,

modulet dhe syllabuset ofrohet në forma të

ndryshme të shkruara dhe elektronike.

Studentëve iu ofrohet informacion në lidhje me

programin e studimit që në fillim të procesit

mësimor. Studentëve i viheshin në dispozicion

plani mësimor dhe programet lëndore.

Plani mësimor dhe syllabuset e çdo moduli janë të

publikuara në faqen e internetit të Universitetit

“Epoka” dhe janë me akses të hapur për publikun.

(http://eis.”Epoka”.edu.al/).

Standardi II.8 - Programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të

ciklit të dytë parashikojnë një plan diplomimi.

Page 27: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - epoka.edu.alepoka.edu.al/mat/aeqi/RVJ-Msc-Ekonomiks-Epoka.pdf · Ekonomike dhe Administrative dhe është njësia përgjegjëse për mbarëvajtjen

Page 27 of 42

Kriteri 1 Plani i diplomimit shpjegon mënyrën e

diplomimit në përfundim të studimeve brenda afatit

të parashikuar;

Kriteri 2 Për realizimin e programeve të studimeve

“Master i Shkencave” janë parashikuar 30-40

kredite për projektin kërkimor dhe tezën.

Rregullorja e ciklit të dytë të studimeve

parashikon në detaje planin e diplomimit. Nenet

32, 33 dhe 34 parashikojnë periudhën kur studenti

duhet të fillojë tezën e diplomimit, përcaktimin e

udhëheqësit, regjistrimin për marrjen e tezës,

mbrojtjen e tezës, etj.

Programi i studimit “Msc në Ekonomiks”

parashikon 30 ECTS për tezën.

Konkluzionet e vlerësimit:

Programi i studimit “Master i Shkencave në Ekonomiks” përputhet me misionin dhe qëllimin e IAL.

Programi i studimit përputhet me strategjinë për zhvillim të institucionit; bazohet në studimet bachelor në

fushën e ekonomiksit, krijon mundësi për thellimin e njohurive teorike dhe ndihmon në përgatitjen e

specialistëve në përputhje me nevojat e tregut të punës vendas.

Programi i studimeve ofrohet në përshtatje me objektivat e ciklit të dytë të studimeve. Vlerësimi i

studentëve bëhet duke kombinuar vlerësimin e vazhduar dhe vlerësimin përmbledhës. Forma e vlerësimit

ndryshon në varësi të modulit dhe parashikohen forma specifike vlerësimi sipas mundësive që ofron

moduli.

Programi i studimit është ideuar dhe realizohet mbi bazën e përvojës dhe modele të disa universiteteve të

huaja. Megjithatë për ta bërë plotësisht të konkurrueshëm më tepër kujdes i duhet kushtuar nivelit teorik

të moduleve kryesore, literaturës që ofrohet për këto module, dhe grupimit të moduleve me zgjedhje

sipas fushave.

Programi i studimit synon të plotësojnë nevojat e tregut të punës, por Universiteti duhet të bëj një studim

tregu që merr në konsideratë zhvillimet më të fundit në fushën e reformave në arsimin e lartë dhe

reformave që janë ndërmarrë në fushën e ekonomisë.

Programi përputhet me profilin e këtij IAL-je, me strategjinë e zhvillimit të saj. Personeli akademik

integron veprimtarinë mësimore me atë kërkimore, por kjo nuk dëshmohet për personelin e jashtëm

Programi i studimeve synon ruajtjen e vlerave kulturore dhe të interesave kombëtare. Në hartimin dhe

zbatimin e këtij programi, është mbajtur parasysh plotësimi i kushteve dhe parakushteve të rrjedhura nga

Ligji i Arsimit të Lartë dhe Udhëzimet përkatëse të MAS. Përmbajtja e programit të studimit është në

përputhje me kriteret e përcaktuara në Udhëzimet përkatëse të MASH.

Programi i studimit “Master Profesional në Menaxhim Biznesi me profil Menaxhim Arsimi” realizohet

me 120 kredite. Ka një kohëzgjatje 2 vite akademike në sistemin me kohë të plotë. Kohëzgjatja dhe

numri i krediteve është në përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për Arsimin të Lartë në

Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

IAL ofron informacion të plotë, të detajuar dhe të aksesueshëm në lidhje me programet e studimit. Teza e

diplomimit është me 30 ECTS dhe IAL ka parashikuar përmes rregullores së PS një plan të detajuar

diplomimi

Standartet e mësipërme që lidhen me programin e studimit plotësohen jo plotësisht.

Rekomadim: Në opinionin tim IAL duhet të bëj ndryshime në planin mësimor. Ndryshimet konsistojnë

në rishpërndarjen e orëve (në auditor dhe jashtë auditorit); rishperndarjen e krediteve ndërmjet moduleve,

ndryshime në syllbuset e moduleve kryesore (disa janë në nivelin bachelor); syllabusi për metodat e

kërkimit të përshtatet për Ekonomiksin, pasi ashtu sic është përshtatet më shumë për Biznesin; të

shmangen disa mbivendosje që krijohen nga disa module.

Page 28: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - epoka.edu.alepoka.edu.al/mat/aeqi/RVJ-Msc-Ekonomiks-Epoka.pdf · Ekonomike dhe Administrative dhe është njësia përgjegjëse për mbarëvajtjen

Page 28 of 42

8. Mësimdhënia

Pjesa përshkrimore

Programi i studimit “Msc në Ekonomiks” është me kohë të plotë, 2 vite akademike dhe i vlerësuar me

120 ECTS. Mësimi zhvillohet çdo ditë të javës në orarin 18:00-21:00, duke e përshtatur me kërkesat e

studentëve që janë në marrëdhënie pune.

Afati minimal i studimeve në programin e studimeve Master i Shkencave në Ekonomiks është 2 vjet i

ndarë në 4 semestra dhe afati maksimal kohor është 4 vjet, 8 semestra akademik.

Vlerësimi i Treguesve të matshëm:

Format e organizimit të mësimdhënies janë leksione dhe mikroteza. Sipas të dhënave të planit

mësimor, syllabuseve dhe takimit me studenët mësimdhënia realizohet kryesisht vetëm me leksione të

ndërthurura me elementë të seminareve (sipas sistemit amerikan). Në këtë program studimi nuk është

parashikuar zhvillimi i një praktike profesionale.

Ngarkesa mësimore është 16 javë mësimore duke përfshirë dhe javën e provimit. Ndërsa ngarkesa

javore fizike është 15 orë. Ngarkesa javore fizike është më e ulët sesa ngarkesa minimale e

parashikuar në Udhëzimin nr. 15, datë 04.04.2008 të Ministrit të Arsimit Shkencës (udhëzimi

parashikon 20-25 orë mësimore në javë; 1orë mësimore = 60 minuta).

Kontrolli i njohurive të studentëve realizohet bazuar në disa elementë si: ndjekja e moduleve dhe

pjesëmarrja aktive në lekione, provimi i pjesshëm, detyra/detyra kursi, prezantime, punim shkencor në

grup, provim përfundimtar. Pedagogët kanë lirinë që të përcaktojnë mënyrat dhe format e kontrollit, të

cilat janë pjesë e syllabuseve. Elementët e kontrollit të njohurive ndryshojnë sipas specifikave që kanë

lëndët/modulet.

Format e kontrollit dhe formula e vlerësimit të studentëve për çdo lëndë, është pjesë e syllabusit të

lëndëve. Në fillim të çdo semestri pedagogët u bëjnë të ditur studentëve modelin dhe formulën e

zgjedhur për vlerësimin e njohurive të tyre përgjatë semestrit dhe në fund të tij. Syllabuset e lëndëve

janë në internet dhe mund të konsultohen lirisht nga studentët.

Provimi final zë përqindjen më të madhe të notës përfundimtare në pjesën më të madhe të moduleve

(30÷60% të notës). Tezat e provimit formulohen nga titullari i lëndës sipas një formati të përcaktuar

nga IAL. Kontrolli i njohurive të studentëve bëhet me shkrim dhe i sekretuar, duke siguruar në këtë

mënyrë objektivitetin e vlerësimit.

Dhënia e njohurive të reja bëhet duke përdorur mjetet audiovizive për ta bërë leksionin sa më

tërheqës, por pedagogët operojnë gjithashtu me tabelën dhe materialet në PPP në varësi të modulit. Të

gjitha materialet mësimore ngarkohen nga pedagogët në sistem, i cili iu mundëson studentëve aksesin

në leksionet kudo që janë dhe kanë mundesi interneti. Pedagogët e lëndëve i azhornojnë në mënyrë

periodike leksionet dhe materialet që kanë lidhje me lëndën/modulin.

Kontrolli i cilësisë së mësimdhënies realizohet nga Departamenti dhe NJSBC. Departamenti

Ekonomiksit diskuton ndryshimet e mundshme në syllabus në fillim të semestrit. Nëse ka ndryshime

ato miratohen nga departamenti, së bashku me materialet mësimore dhe ndihmëse në funksion të

realizimit të programit.

Të gjithë pedagogët kanë detyrimin që të përgatisin “dosjen e lëndës” e cila përfshin të gjitha

materialet dhe leksionet e shpjeguara gjatë semestrit, një kopje shembull të provimeve të zhvilluara,

një kopje të provimit më të mirë dhe më të dobët etj.

Departamenti analizon të dhënat e kontrolleve dhe anketimeve të zhvilluara me studentë për të

vlerësuar format dhe metodat e mësimdhenies, cilësinë e mësimdhënies nga ana e pedagogut,

objektivitetin e vlerësimit, etj. Rezultatet e vlerësimit përfshihen në raportin vjetor të deparamentit.

4 studentë të vitit të dytë janë përfshirë në punimet shkencore individuale të pedagogëve.

Page 29: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - epoka.edu.alepoka.edu.al/mat/aeqi/RVJ-Msc-Ekonomiks-Epoka.pdf · Ekonomike dhe Administrative dhe është njësia përgjegjëse për mbarëvajtjen

Page 29 of 42

9. Studentët

Pjesa përshkrimore

Programi i studimit “Master i Shkencave në Ekonomiks” iu jep mundësinë përgjithësisht të

diplomuarve që kanë përfunduar një program studimi të ciklit të parë brenda dhe jashtë vendit të

thellojnë njohuritë e tyre në fushën e Ekonomiksit. Kandidati për programin e studimit “Master i

Shkencave në Ekonomiks” duhet të zotërojë një diplomë të pranueshme universitare me rezultate në

nivelin e kërkuar nga Universiteti “Epoka” dhe që ka tregues premtues për studime master.

Kriteret e pranimit për të gjitha PS ( në të tre ciklet e studimit) janë të shpallura nga Universieti

“Epoka”. Numri i studentëve të pranuar për 3 vite akademike është i vogël (7 studentë) në këtë PS.

Viti mësimor 2015-2016 është viti i tretë i organizimit të programit “Master i Shkencave në

Ekonomiks; në vitin e parë akademik 2013-2014 u regjistruan 1 student, në vitin e dytë akademik

2014-2015 janë regjistruar 5 studentë. Cikli i studimeve prej 2 vite akademike është në proces për

studentët e regjistruar në vitin akademik 2014-2015, kështu që nuk mund të nxirret informacion për

rezultatet në dalje (numrin i të diplomuarëve, nota mesatare apo përqindja e kalueshmërisë së

studentëve).

Universiteti “Epoka” ka miratuar procedura pranimi për studentët në këtë PS. Kriteret klasifikohen në

kritere të përgjithshme dhe specifike. Në këtë PS kanë të drejtë të kandidojnë për t’u pranuar në ciklin

e dytë të studimeve:

shtetasit shqiptarë që kanë përfunduar një program studimi të ciklit të parë në Republikën e

Shqipërisë, si dhe plotësojnë kriteret specifike të pranimit të Universitetit “Epoka”.

shtetasit shqiptarë që kanë përfunduar një program studimi të ciklit të parë jashtë Republikës

së Shqipërisë dhe disponojnë njësimin e barasvlefshëm me ciklin e parë të studimeve lëshuar

nga MAS, si dhe plotësojnë kriteret specifike të pranimit të Universitetit “Epoka”.

shtetasit e huaj, kuotat e të cilëve bëhen të ditura çdo vit, që kanë përfunduar një program

studimi të ciklit të parë brenda dhe jashtë Republikës së Shqipërisë (nevojitet njësimi i

barasvlefshëm me ciklin e parë të studimeve lëshuar nga MAS), si dhe plotësojnë kriteret

specifike të pranimit të Universitetit “Epoka”.

Në kushtet specifike të pranimit në këtë PS janë:

nota mesatare e përgjithshme e ciklit të parë të studimeve, e cila duhet të jetë jo më pak se 2.5

nga 4.

Kriteri i dytë është njohja e gjuhës angleze. Gjuha duhet të jetë e vërtetuar me një certifikatë

që njihet nga MAS ose provimi i mjaftueshmërisë së gjuhës angleze i Universitetit “Epoka”.

IAL nuk ka përcaktuar një kuotë minimale për hapjen e PS, si dhe nuk ka vendosur kufizime për llojin

e diplomës së ciklit të parë.

Studentët që plotësojnë kriteret regjistrohen nga IAL sipas Udhëzimit Nr. 17, datë 31.07.2012 “Për

procedurën e pranimit dhe regjistrimit në programet e ciklit të parë dhe të dytë me kohë të plotë të

ofruara nga institucionet e arsimit të lartë privat si dhe për transferimin e studimeve për vitet

akademike respektive”. Studentët që plotësojnë kriteret e pranimit mund të regjistrohen dhe lidhin

kontratën e regjistrimi pasi studenti ka dorëzuar dokumentacionin që kërkohet sipas udhëzimit.

Për vitin akademik 2013-2014 në këtë program studimi është regjistruar vetëm 1 studente. Studentja

kishte diplomë të sistemit 4 vjeçar (240 ECTS). Bordi i ka ekuivalentuar diplomën dhe njohur 60

ECTS për të vijuar programin “ Master i shkencave në Ekonomiks”. Nota mesatare në hyrje ka qenë

3.17/4 dhe në dalje 3.09/4. Në vitin akademik 2014-2015 janë regjistruar 5 studentë. Nota mesatare në

hyrje 3.57/4. Këta studentë janë në semestrin e tretë dhe nuk mund të llogaritet cilësia në dalje. Në

vitin akademik 2015-2016 ishte regjistruar vetëm 1 studente.

Studentët e regjistruar në këtë PS kanë përfunduar studimet e ciklit të parë në Universitetin “Epoka”

në degët Ekonomiks dhe Financë-Bankë. Mungesa e akreditimit të programit konsiderohet si pengese

për numrin e ulët të studentëve të regjistruar në këtë PS.

Page 30: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - epoka.edu.alepoka.edu.al/mat/aeqi/RVJ-Msc-Ekonomiks-Epoka.pdf · Ekonomike dhe Administrative dhe është njësia përgjegjëse për mbarëvajtjen

Page 30 of 42

Në vitin e parë është regjistruar vetëm një studente. Nota mesatare në dalje është 3.09. Kjo është e

vetmja studente e diplomuar në këtë program studimi. Studentët e brezit të dytë diplomohen në fund të

vitit akademik 2015-2016.

Në programin “Master i Shkencave në Ekonomiks” nuk ka studentë të transferuar. Mënyra dhe

kushtet e transferimit të studentëve në një nga profilet e programit “Master i Shkencave në

Ekonomiks” parashikohen në Rregulloren e ciklit të dytë të studimeve.

Universiteti “Epoka” ka themeluar Qendrën e Planifikimit të Karrierës, e cila e kryen veprimtarinë e

saj në kuadër të Zyrës së Dekanit të Studenteve. Qendra orienton studentët në procesin e zhvillimit të

ardhshëm dhe ndërmjetëson komunikimin ndërmjet studenteve dhe institucioneve/kompanive me

qëllim punësimin e studenteve të diplomuar.

Ndër fushat kryesore të punës së Qendrës së Planifikimit të Karrierës është dhe organizimi i

programeve të praktikës, si dhe organizimi i trajnimeve për studentët e Universitetit “Epoka” për t’i

pajisur ata më mirë me aftësitë e nevojshme që do t’i ndihmojnë ata në karrierën e ardhshme

profesionale. Qendra merret dhe me organizimin e panaireve të punës.

Universiteti “Epoka” ka ngritur dhe Zyrën e të Diplomuareve (Alumni office), e cila stimulon

interesin dhe pjesëmarrjen e të diplomuarve në jetën e Universitetit, duke i përfshirë ata në aktivitete

dhe projekte të përbashkëta.

Në këtë fazë të zhvillimit të programit nuk mund të gjnerohen të dhëna për numri total të të

punësuarve dhe numrin total i të punësuarve (jo në përputhje me diplomën).

Qendra e Planifikimit të Karrierës na vuri në dispozicion listën e studentëve që kanë përfunduar ciklin

e parë të studimeve në profilin Ekonomiks.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi IV.1 - Studentët kanë të drejtë të ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë

dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1 Studentët që ndjekin programet e

studimeve “Master i Shkencave” apo “Master

Profesional” zotërojnë së paku diplomën

universitare “Bachelor” dhe kanë grumbulluar

180 kredite ECTS;

Kriteri 2 Pranimi në programet e integruara të

studimeve bëhet në përputhje me ligjin nr. 9741,

datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në

Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve

nënligjore në fuqi;

Kriteri 3 Studentët plotësojnë kriteret e pranimit

të përcaktuara nga institucioni;

Kriteri 4 Studentët e këtyre programeve të

studimit japin deri në diplomim edhe provimin e

gjuhës angleze mbi bazën e testeve të njohura

ndërkombëtare. Për programet e studimeve

“Master Profesional” niveli i gjuhës angleze është

B2, ndërsa për programet e studimeve “Master i

Shkencave” dhe programet e integruara të

studimeve të ciklit të dytë niveli i gjuhës angleze

është C1, sipas Kuadrit Europian të Gjuhëve;

Studentët e regjistruar në këtë PS zotëronin

diplomën bachelor . Në sekretari u kontrolluan

dosjet e dy studentëve, të zgjedhur nga lista në

mënyrë të rastësishme dhe në dosjet e tyre ishte

diploma e nivelit të parë me 180 ECTS.

Kriteri nuk aplikohet për këtë program studimi.

Nga verifikimi i dokumentave të regjistrimit në

sekretarinë mësimore u konstatua që studentët e

regjistruar i plotësonin të gjitha kriteret e

pranimit të vendosura nga institucioni.

Mësimdhënia për këtë PS zhvillohet në anglisht.

Ky kriter nuk mund të verifikohej për 5 nga 6

studentët e regjistruar pasi viti akademik ishte

në vazhdim. Studentët ishin të informuar se deri

në fund të këtij programi studimi duhet të jepnin

gjuhën angleze të nivelit C1.

Politikat e pranimit rishikohen nga senati

Page 31: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - epoka.edu.alepoka.edu.al/mat/aeqi/RVJ-Msc-Ekonomiks-Epoka.pdf · Ekonomike dhe Administrative dhe është njësia përgjegjëse për mbarëvajtjen

Page 31 of 42

Kriteri 5 Institucioni vlerëson herë pas here

politikat e pranimit dhe ndikimin e tyre në

përparimin e mëtejshëm të studentëve në

programin e studimit, si dhe harton plane të

mundshme për ndryshimin e kritereve të pranimit.

akademik në fund të çdo viti akademik. Për këtë

PS nuk ka patur ndryshime të kritereve të

pranimit. Numri i ulët i studentëve në këtë PS

kërkon një rivlerësim të kritereve të pranimit

dhe gjetjen e instrumentave nxitës që çojnë në

rritjen e numrit të studentëve.

Standardi IV. 2- Institucioni informon studentët në lidhje me: statusin e institucionit, të

programeve të studimeve që ofron dhe me politikat e punësimit.

Kriteri 1 Studentëve u jepet informacion për

mundësitë për punësim pas diplomimit në

përfundim të këtyre programeve të studimeve;

Kriteri 2 Studentëve u jepet informacion për

akreditimin e institucionit dhe të programeve të

studimeve që ofrohen si edhe për njohjen dhe

vlefshmërinë, brenda dhe jashtë vendit, të

diplomës së lëshuar nga ky institucion;

Kriteri 3 Studentëve u ofrohet shërbimi i

këshillimit të karrierës.

Universiteti “Epoka” u jep studentëve

informacion për mundësitë për punësim pas

diplomimit në përfundim të programit të

studimit.

Studentëve u jepej informacion për akreditimin

e institucionit dhe të programeve të studimeve

që ofrohen si edhe për njohjen dhe

vlefshmërinë, brenda dhe jashtë vendit, të

diplomës së lëshuar nga ky institucion.

Universiteti “Epoka” ka publikuar në faqen e

internetit RVB, RVJ dhe të gjitha vendimet në

lidhje me akreditimin e PS-it.

Universiteti “Epoka” ofron shërbimin e

këshillimit të karrierës. Shërbimi ofrohet nga

Zyra e Këshillimit të Karrierës që ndodhet në

varësi të Dekanatit të Studentëve.

Standardi IV. 3- Institucioni, kur aplikon për vlerësimin dhe akreditimin për herë të dytë,

disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e studimeve të

ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1 Institucioni disponon statistika vjetore

për numrin e të diplomuarve në programet e

studimeve që kanë përfunduar;

Kriteri 2 Institucioni disponon statistika vjetore

për numrin e studentëve të regjistruar në

programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në

programet e integruara të studimeve të ciklit të

dytë, tërheqjet nga programi, si dhe largimet para

përfundimit të programit apo mospërfundimin me

sukses të vitit akademik;

Kriteri 3 Institucion disponon të dhëna për

ecurinë akademike të studentëve që nga pranimi

deri në diplomim.

Akreditimi i programit “Master i Shkencave në

Ekonomiks” kërkohet për herë të parë dhe

periudha kohore nuk e mundëson plotësimin e

këtij kriteri. Në këtë PS është diplomuar vetëm

1 studente.

Zyra e Pranimit të Studentëve së bashku me

Sekretarinë Mësimore disponon statistika

vjetore që nevojiten për përmbushjen e këtij

kriteri. Sistemi i informacionit për cështjet e

studentëve ka të dhëna dhe gjeneron raporte

statistikore për të gjitha kategoritë e studentëve.

Sekretaria Mësimore disponon të dhëna për

ecurinë akademike të studentëve që nga pranimi

deri në diplomim. Të dhënat ruhen në formë

elektronike dhe në regjistra. Nga vizita në IAL u

konstatua që sekretaria dispononte të gjithë

dokumentacionin sipas akteve ligjore dhe

nënligjore në fuqi.

Standardi IV. 4- Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me statistikat e punësimit

të studentëve që janë diplomuar pas përfundimit të programeve e studimeve të ciklit të dytë

dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Page 32: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - epoka.edu.alepoka.edu.al/mat/aeqi/RVJ-Msc-Ekonomiks-Epoka.pdf · Ekonomike dhe Administrative dhe është njësia përgjegjëse për mbarëvajtjen

Page 32 of 42

Kriteri 1 Institucioni mban një bazë të dhënash të

studentëve të punësuar pas përfundimit të

programeve të studimeve të ciklit të dytë apo të

programeve të integruara të studimeve të ciklit të

dytë si dhe për vendet e punësimit të tyre;

Kriteri 2 Institucioni mban një bazë të dhënash

për studentët që vazhdojnë studimet e mëtejshme

në ciklet e tjera të studimeve etj.

Universiteti “Epoka” disponon një bazë të

dhënash të studentëve të punësuar pas

përfundimit të programeve të studimeve të ciklit

të dytë, por në këtë program studimi është

diplomuar vetëm 1 studente. Zyra e Karrierës

mban dhe përditëson bazën e të dhënave.

Universiteti “Epoka” disponon një bazë të

dhënash për studentët që vazhdojnë studimet e

mëtejshme në ciklet e tjera të studimeve. Zyra e

Karrierës na vuri në dispozicion bazën e të

dhënave për studentët që kishin përfunduar

ciklin e parë të studimeve në Ekonomiks.

Standardi IV. 5- Institucioni informon studentët në mënyrë të vazhdueshme dhe të detajuar,

në lidhje me programet e studimeve.

Kriteri 1 Studentët informohen në mënyrë të

detajuar për programet e studimeve, afatin e

përfundimit dhe organizimin e programit, statusin

e akreditimit të programit;

Kriteri 2 Studentët informohen për rezultatet e

vlerësimit gjatë dhe në përfundim të programit;

Kriteri 3 Përgjegjësi i modulit diskuton hapur me

studentët rezultatet e këtyre vlerësimeve.

Sekretaria mësimore dhe personeli akademik

informon në mënyrë të vazhdueshme studentët

për programet e studimeve, afatin e përfundimit

dhe organizimin e programit, statusin e

akreditimit të programit. Ky informacion

gjendet i plotë dhe në faqen e internetit të IAL.

Studentët informohen për rezultatet e vlerësimi

gjatë programit dhe do të informohen në

përfundim të programit. Studentët kishin

informacion që PS ishtë në proces akreditimi.

Pedagogët, përgjegjës të modulit u japin

vazhdimisht studentëve feedback për rezulatet

akademike dhe u komunikojnë vlerësimet.

Standardi IV. 6- Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve.

Kriteri 1 Institucioni u ofron këshillim

studentëve, ndjek ecurinë e tyre dhe i ndihmon

për trajtimin dhe zgjidhjen e çështjeve dhe

problematikave që lidhen me procesin mësimor;

Kriteri 2 Institucioni (nëpërmjet zyrës për

këshillimin e karrierës) ndihmon studentët në

përzgjedhjen e institucionit në të cilin ata do të

zhvillojnë praktikën profesionale, në rastet kur

parashikohet një e tillë.

Zyra e Këshillimit të Karrierës që operon pranë

Dekanatit të Studentëve iu ofron shërbimin e

këshillimit studentëve, ndjek ecurisë tyre dhe i

ndihmon për trajtimin dhe zgjidhjen e çështjeve

dhe problematikave që lidhen me procesin

mësimor;

Në këtë program studimi nuk parashikohet

kryerja e praktikës profesionale.

Konkluzionet e vlerësimit:

Universiteti “Epoka” ka përcaktuar kritere të përgjithshme dhe specifike për pranimin e studentëve

në programin “Msc në Ekonomiks” sipas rregullave në fuqi. IAL i informonte studentët në lidhje

me: statusin e institucionit, të programeve të studimeve që ofron dhe me politikat e punësimit.

Studentëve iu ofrohet shërbimi i këshillimit të karrierës.

Akreditimi i programit “Master i Shkencave në Ekonomiks” kërkohet për herë të parë dhe periudha

kohore e shkurtër e zbatimit të këtij programi (3 vjet) nuk e mundëson plotësimin e këtij kriteri.

Megjithatë IAL disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e

studimeve të ciklit të dytë, por numri i vogël i studentëve nuk mundëson gjenerimin e statistikave të

punësimit të studentëve pas diplomimit (IAL e ka këtë informacion për programin e studimit të

Page 33: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - epoka.edu.alepoka.edu.al/mat/aeqi/RVJ-Msc-Ekonomiks-Epoka.pdf · Ekonomike dhe Administrative dhe është njësia përgjegjëse për mbarëvajtjen

Page 33 of 42

cilklit të parë në Ekonomiks).

Institucioni ndjek politikë të informimit të vazhdueshëm dhe të detajuar të studentëve jo vetëm për

programet dhe afatet e përfundimit të moduleve, por dhe të vlerësimit të tyre gjatë dhe në përfundim

të programit. Zyra e Këshillimit të Karrierës iu ofron shërbimin e këshillimit studentëve, ndjek

ecurinë tyre dhe i ndihmon për trajtimin dhe zgjidhjen e çështjeve dhe problematikave që lidhen me

procesin mësimor.

Ky standard përmbushet plotësisht.

KËRKIMI SHKENCOR NË FUNKSION TË PROGRAMIT TË STUDIMIT

10. Kërkimi shkencor

Pjesa përshkrimore

Universiteti “Epoka” është një institucion që krahas mësimdhënies e ka orientuar veprimtarinë e vet

dhe nga kërkimi shkencor. IAL e inkurajon stafin akademik për të zhvilluar punë kërkimore dhe ofron

mbështetje financiare për realizimin e saj. Publikimet e stafit vlerësohen nga një juri e posaçme një

herë në vit në bazë të kritereve për përcaktuara në “Rregulloren për Nxitjen e Publikimeve

Shkencore”. Universiteti ofron gjithashtu mbështetje financiare për realizimin e projekteve shkencore,

pjesëmarrjen e stafit në konferenca dhe veprimtari shkencore brenda dhe jashtë vendit. Në kuadër të

punës shkencore IAL dhe departamenti që mbulon programin e studimit realizojnë konferenca

shkencore.

Politikat e kërkimit shkencor të përmendura më sipër janë për të gjitha PS.

Puna kërkimore shkencore është orientuar kryesisht:

Në rritjen e nivelit të mësimdhënies.

Kualifikimin shkencor shkencor të pedagogëve nëpërmjet botimeve të ndryshme shkencore,

pjesëmarrjes në konferenca brenda dhe jashtë vendit dhe përfshirja e tyre sa më e gjërë në

projekte të ndryshme të kërkimore të financuara nga IAL dhe financime nga projekte

ndërkombëtare.

Formimi teoriko-profesional i studentëve në përgjigje të kërkesave të tregut të punës dhe

stimulimit të prirjeve individuale të studentëve në fushën e sipërmarrjes.

Forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit të IAL me universitete të huaja dhe vendase.

Gjatë vizitës në IAL u verifikuan të gjitha të dhënat në lidhje me kërkimin shkencor dhe të deklaruara

në RVB. Nga verifikimi i të dhënave u konstatua që nuk ka ndryshime. Një pjesë e madhe e

informacionit mbi publikimet, projektet, konferencat, publikimet mund të aksesohen përmes faqes së

internetit të IAL. Të dhëna për kërkimin shkencor janë:

1. Numri i botimeve nga personeli akademik efektiv i IAL (186);

2. Numri i projekteve kërkimore në proces (7)

3. Numri i aktiviteteve shkencore të organizuara nga IAL (13)

4. Numri i pjesëmarrësve në aktivitete shkencore brenda IAL (30)

5. Numri i kërkimit shkencor me procesin mësimor (186)

6. Numri i studentëve të përfshirë në kërkimin shkencor (52)

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Page 34: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - epoka.edu.alepoka.edu.al/mat/aeqi/RVJ-Msc-Ekonomiks-Epoka.pdf · Ekonomike dhe Administrative dhe është njësia përgjegjëse për mbarëvajtjen

Page 34 of 42

Standardi III.3 - Personeli akademik angazhohet në veprimtari shkencore të organizuara në

kuadër të programit të studimeve.

Kriteri 1 Personeli akademik publikon rregullisht

artikuj, materiale shkencore në disiplinën përkatëse;

Kriteri 2 Personeli akademik, nëpërmjet

angazhimeve në këto veprimtari jep ndihmesën e tij

në zhvillimin e shkencës ose në zhvillimin e

sektorëve të prodhimit apo të shërbimit.

PAE publikon rregullisht artikuj dhe

materiale shkencore në disiplinën përkatëse.

Veprimtaria shkencore raportohet nga

Departamenti një herë në vit.

PAE ka publikime në revistat akademike

brenda dhe jashtë vendit. Në këto publikime

janë të përshirë dhe studentë. Tematika e

trajtuar në publikime dhe projektet

kërkimore është në ndihmë të zhvillimit

ekonomik dhe social të vendit.

Standardi III.4 - Institucioni ofron programe mësimdhënieje edhe në gjuhë të huaj, me një

personel akademik të kualifikuar.

Kriteri 1 Personeli akademik që angazhohet në

mësimëdhënie në gjuhë të huaj ka kryer studimet

universitare në atë gjuhë ose zotëron një certificate

për njohje të avancuar të saj;

Kriteri 2 Personeli akademik që angazhohet në

mësimëdhënie në gjuhë të huaj ka një përvojë në

mësimdhënie në atë gjuhë, prej së paku një

semestri.

Mësimdhënia në PS zhvillohet në anglisht.

Një pjesë e PAE kishte përfunduar studimet

jashtë dhe e zotëronte gjuhën në nivel të

avancuar. Pjesa tjetër kishte diploma të e

njohjes së gjuhës në dosjen personale.

Kriteri 2 plotësohej nga i gjithë personeli i

angazhuar në këtë PS.

Standardi III.10 - Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm

të personelit të tij.

Kriteri 1 Institucioni organizon programe specifike

për kualifikimin e mëtejshëm profesional të

personelit akademik e të personelit

mësimorshkencor;

Kriteri 2 Institucioni u ofron personelit akademik

dhe atij mësimor-shkencor mundësinë e

kualifikimeve të mëtejshme brenda dhe jashtë

vendit.

Nga RVB, biseda me GVB dhe përfaqësuesit

e departamentit u informuam që IAL aplikon

metoda të ndryshme për zhvillimin e stafit si

trajnime për mësimdhënien, kërkimin

shkencor, hartimin e projekteve, përdorimin

e sistemeve të informacionit, etj.

IAL ofron mbështetje financiare për

pjesëmarrje në konferenca, realizimin e

publikimeve.

Standardi III.11 - Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me veprimtarinë

kërkimore-shkencore të personelit akademik të tij.

Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash

të studimeve shkencore të personelit akademik të

angazhuar në këtë program studimi;

Kriteri 2 Institucioni disponon një bazë të dhënash

për botimet (tekste, monografi, libra, artikuj apo

kumtesa në konferenca) brenda e jashtë vendit të

personelit akademik të angazhuar në këtë program

studimi;

Kriteri 3 Institucioni disponon një bazë të dhënash

për projektet kërkimore shkencore kombëtare e

ndërkombëtare në të cilat ka marrë ose merr pjesë

personeli akademik i angazhuar në këtë program

studimi.

Universiteti “Epoka” ka një bazë të dhënash

mbi punën shkencore të personelit akademik

që është përfshirë në këtë PS. Të dhënat

pjesë e RVB u verifikuan gjatë vizitës në

IAL.

IAL disponon një bazë të dhënash për

botimet dhe ajo mund të aksesohet dhe nga

faqja e internetit.

Zyra e Zhvillimit të Projekteve dhe Kërkimit

ka një bazë të dhënash për projektet

kërkimore të zbatuara dhe në proces.

Departamenti ka të dhëna të publikuara në

raportin vjetor për të gjithë stafin akademik

Page 35: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - epoka.edu.alepoka.edu.al/mat/aeqi/RVJ-Msc-Ekonomiks-Epoka.pdf · Ekonomike dhe Administrative dhe është njësia përgjegjëse për mbarëvajtjen

Page 35 of 42

të angazhuar në këtë PS dhe veprimtarinë e

tij kërkimore.

Konkluzionet e vlerësimit:

Stafi i IAL është i angazhuar në veprimtari shkencore në kuadër të PS. PS ofrohet në gjuhën

angleze nga një personel akademik i kualifikuar dhe që e zotëron anglishten në nivel të avancuar.

Universiteti “Epoka” ka punuar për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të personelit të

tij dhe këtë e bën në mënyrë sistematike. IAL disponon një bazë të dhënash mbi veprimtarinë

kërkimore-shkencore të personelit akademik të tij.

IAL i plotëson standartet mbi kërkimin shkencor.

11. Bashkëpunimi kombëtar, ndërkombëtar dhe marrëdhëniet me publikun

Pjesa përshkrimore

Universiteti “Epoka” në veprimtarinë e tij i ka kushtuar një vëmendje të veçantë bashkëpunimit në

nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Universiteti bashkëpunon me institucione arsimore dhe kërkimore,

institucione publike, koorporata kombëtare dhe ndërkombëtare dhe sipërmarrje të ndryshme private.

Bashkëpunimi me IAL publike dhe private ka synuar kryesisht shkëmbimin e programeve dhe planeve

mësimore, shkëmbimin e stafit dhe studentëve, organizimin e konferencave të përbashkëta dhe

zhvillimin e kërkimit shkencor. Të gjitha bashkëpunimet janë të dokumentuara përmes marrëveshjeve

dhe/apo protokolleve të bashkëpunimit. Pjesa më e madhe e bashkëpunimeve është me IAL publike

dhe private që e zhvillojnë aktivitetin e tyre në Turqi (56.3% e marrëveshjeve), ndërkohë që

Universiteti ka marrëveshje dhe me IAL publike në Shqipëri, në rajonin e Ballkanit, vendet e Europës

Perëndimore dhe IAL në SHBA. Numri i madh i marrëveshjeve është për Universitetin “Epoka” në

tërësi dhe nuk janë të marrëveshje të dedikuara vetëm për programin e studimit Msc në Ekonomiks.

Universiteti ka krijuar “Zyrën e Mërrëdhënieve Ndërkombëtare” për ndërtimin e marrëdhënieve të

bashkëpunimit dhe zhvillimin e partneriteve ndërkombëtare. Misioni dhe veprimtaria e zyrës është e

mirëpërcaktuar me rregulloren e brendshme të IAL. IAL ka ndërtuar partneritete të qëndrueshme me

komunitetin e biznesit. Qëllimi i këtyre partneriteve është të mundësojnë realizimin e praktikave

profesionale/verore të studentëve pranë këtyre bizneseve. Gjatë vizitës në IAL u konstatua që të

dhënat e deklaruara në RVB për treguesit e bashkëpunimit kombëtar dhe ndërkombëtar janë korrekte

dhe nuk ka ndryshime. Universiteti “Epoka” është pjesëmmarës në disa projekte kombëtare dhe

ndërkombëtare. Të dhënat sasiore për bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtar janë si më poshtë:

1. Numri i pjesëmarrësve si partnerë në projekte Kombëtare apo ndërkombëtare (6)

2. Numri i Leksioneve dhe seminareve me lektorë të huaj (38)

3. Numri i pjesëmarrësve në trainime fushën e kërkimit shkencor jashtë vendit (1)

4. Mobiliteti i studentëve nga dhe drejt IAL (17 të ardhur nga jashtë/39 të larguar për jashtë)

5. Infrastruktura në funksion të kërkimit shkencor-IAL ka buxhet të vecantë vjetor për

pjesëmarrjen në konferenca, buxhet për blerjen e titujve të rinj të librave dhe periodikëve,

fonde për marrjen e të drejtës së përdorimit në bibliotekat online. Aktualisht IAL kishte

abonim në bibliotekën online JSTOR.

6. Numri i pjesëmarrësve në aktivitete shkencore Jashtë IAL/ jashtë vendit dhe prezantime (30)

Universiteti “Epoka” ka 64 marrëveshje bashkëpunimi dhe/ose protokolle me IAL dhe institucione

kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare. Nga këto 36 marrëveshje janë me IAL publike dhe private

Page 36: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - epoka.edu.alepoka.edu.al/mat/aeqi/RVJ-Msc-Ekonomiks-Epoka.pdf · Ekonomike dhe Administrative dhe është njësia përgjegjëse për mbarëvajtjen

Page 36 of 42

në Turqi. IAL ka mërrëveshje bashkëpunimi me Akademinë e Shkencave, UP, disa Universitete në

rajonin e Ballkanit, vende antare të BE dhe SHBA. Marrëveshjet nuk janë vetëm për këtë PS.

IAL ka bashkëpunim zyrtar me INSTAT, AIDA, Dhomën Shqiptare të Tregtisë Ndërkombëtare dhe

Zhvillimit. IAL ka gjithashtu 44 marrëveshje bashkëpunimi për kryerjen e praktikave të studentëve

me kompani që e zhvillojnë aktivitetin e tyre në sistemin banker, telekomunikacionin, tregun e

sigurimeve, industrinë përpuniese, etj.

Në faqen e internetit të Universitetit “Epoka” jepet informacion mbi marrëveshjet e bashkëpunimit në

nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi V. 3- Institucioni ka marrëdhënie bashkëpunimi me aktorë të biznesit vendas apo të

huaj për kryerjen e praktikave të studentëve të tij.

Kriteri 1 Për kryerjen e praktikave të ndryshme

të parashikuara për realizimin e programit të

studimeve “Master Profesional”, institucioni

dëshmon se ka marrëdhënie bashkëpunimi me

ndërmarrje apo sipërmarrje nga fusha e tregtisë,

industrisë apo e shërbimeve prodhuese;

Kriteri 2 Për kryerjen e praktikave të ndryshme

në programin e studimeve “Master i Shkencave”

ose në programet e integruara të studimeve të

ciklit të dytë, institucioni dëshmon se ka

marrëdhënie bashkëpunimi me aktorë të

ndryshëm nga sfera publike dhe ajo private që

mundësojnë përfitimin e njohurive më të mira

profesionale nga ana e studentit.

Kriteri nuk aplikohet për këtë program studimi.

Gjatë vizitës në IAL, takimit me titullarët e

institucionit dhe GVB u verifikua që Universiteti

“Epoka” ka marrëdhënie bashkëpunimi me

shumë IAL publike dhe private, kombëtare dhe

ndërkombëtare, institucione publike, kompani

private, për realizimin e praktikave profesionale.

Këto marrëveshje mundësojnë përfitimin e

njohurive më të mira profesionale nga ana e

studentëve. Numri i vogël i studentëve në këtë

PS i krijon Universitetit “Epoka” më shumë

hapësira për t’i akomoduar studentët në

institucione ku mund të përfitojnë më shumë.

Standardi VII.1 - Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit

të tij.

Kriteri 1 Institucioni, për hartimin dhe

mbikëqyrjen e programit, nxit bashkëpunimin

ndërmjet personelit brenda institucionit

nëpërmjet shkëmbimit të informacionit;

Kriteri 2 Institucioni, nëpërmjet ndarjes së

detyrave mes personelit brenda institucionit,

marrjes së përgjegjësive respektive dhe analizës

së vazhdueshme të punës së tyre, garanton

marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.

Universiteti “Epoka” ka nxitur bashkëpunimin e

efektshëm ndërmjet personelit mësimdhënës dhe

atij administrativ. Gjatë vizitës u konstatua një

klimë pozitive, bashkëpunimi dhe mirëkuptimi

ndërmjet personelit të Departamentit të

Ekonomiksit, Departamenteve të tjera që

mbulojnë mësimdhënien në këtë PS dhe stafit

mbështetës.

Universiteti “EPOKA” ka ndarje të qartë të

detyra sipas vendeve të punës dhe përshkrimi i

punës orienton secilin punonjës që të kryejë

detyrat që i takojnë. Nga takimi me

koordinatoren e PS dhe stafin e Departamentit

konstatuam që ata punojnë si ekip, me ndarje të

qartë detyrash midis tyre, e cila garanton

marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.

Standardi VII.2 - Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe

jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj.

Page 37: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - epoka.edu.alepoka.edu.al/mat/aeqi/RVJ-Msc-Ekonomiks-Epoka.pdf · Ekonomike dhe Administrative dhe është njësia përgjegjëse për mbarëvajtjen

Page 37 of 42

Kriteri 1 Institucioni për realizimin e

objektivave të programeve të studimeve ka

vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me

institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët

e biznesit vendas ose të huaj;

Kriteri 2 Institucioni vendos marrëdhënie

bashkëpunimi me punëdhënësit për kryerjen dhe

mbikëqyrjen e praktikës, në varësi të programeve

të studimeve që ofron;

Kriteri 3 Institucioni organizon trajnime

profesionale të mëtejshme në bashkërendim me

punëdhënësit;

Kriteri 4 Institucioni bën një raport analitik të

përfitimeve nga marrëveshjet kontraktuale në

funksion të realizimit të programeve të

studimeve.

Aktualisht IAL ka disa dhjetëra Marrëveshje

Bashkëpunimi me universitete të huaja në Turqi,

vende të Ballkanit, vende të BE dhe SHBA, me

IAL publike në Shqipëri, institucione kërkimore

dhe komunitetin e biznesit. Shumë nga këto

marrëveshje i shërbejnë IAL për të arritur

objektivat për këtë PS.

IAL ka marrëveshje bashkëpunimi me 44

kompani për kryerjen dhe mbikëqyrjen e

praktikave profesionale. Pjesa më e madhe e tyre

janë të përshtatshme për kryerjen e praktikave

profesionale nga studentët e këtij PS.

Në RVB dhe gjatë vizitës në IAL nuk

konstatuam që të organizohen trajnime të

mëtejshme profesionale me studentët e këtij PS.

(aktualisht është diplomuar vetëm 1 studente).

Këtë vit akademik diplomohet brezi i dytë i

studentëve (5 studentë). Pas realizimit të

praktikave. i mbetet detyrë IAL që të bëj një

raport analitik mbi përfitimet nga marrëveshjet

që kanë me institucionet ku studentët do të

kryejnë praktikën.

Konkluzionet e vlerësimit:

Nga takimi me stafin me kohë të plotë dhe pedagogët me kohë të pjesshme u konstatua se klima e

punës në IAL ishte bashkëpunuese, mbështetëse. IAL garanton marrëdhënie të frytshme

bashkëpunimi mes personelit të angazhuar në pozicione pune të ndryshme.

Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe brenda dhe jashtë vendit,

si dhe me aktorët e biznesit vendas.

IAL ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me institucione të ndryshme për të realizuar praktikat

profesionale në kuadrin e programit të studimit.Marrëveshjet me institucione si (INSTAT, AIDA,

Banka e Shqipërisë) dhe kompanitë e biznesit (kryesisht bankat e nivelit të dytë, kompanitë e

auditimit) mundësojnë kryerjen e praktikave të studentëve për këtë PS.

IAL i plotëson përgjithësisht standartet që lidhen me bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtar.

ANALIZA PËRMBLEDHËSE PËR IMPLEMENTIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT

RVJ mbyllet me “Analizën përmbledhëse të RVJ” sipas metodës SWOT (Strengths-pikat e forta,

Weaknesses- pikat e dobëta, Opportunities-Mundësitë, Threats-pengesat).

a. Pika të forta:

1. Plan mësimor i programit të studimit “Msc në Ekonomiks” respekton standardet bashkëkohore të

programeve të ciklit të dytë të studimeve.

2. Programi i studimit “Msc në Ekonomiks” integron përvojën më të mirë vendase dhe të huaj.

3. Programi i studimit është një program që i përgjigjet kërkesave të tregut të punës.

4. Tregues cilësor të personelit akademik të brendshëm dhe të jashtëm që garantojnë përmbushje të

qëllimeve të programit të studimit.

5. Marrëveshje bashkëpunimi me institucione arsimore dhe të fushave të tjera në funksion të

zhvillimit të institucionit dhe të realizimit të programeve të studimit.

Page 38: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - epoka.edu.alepoka.edu.al/mat/aeqi/RVJ-Msc-Ekonomiks-Epoka.pdf · Ekonomike dhe Administrative dhe është njësia përgjegjëse për mbarëvajtjen

Page 38 of 42

6. Personel drejtues që menaxhon në mënyrë të efektshme institucionin dhe programin.

7. Infrastruktura bashkëkohore dhe kushtet mjaft të mira për zhvillimin e procesit mësimor.

8. Bashkëpunim i frytshëm pedagogë studentë

b. Pika të dobëta:

1. Numri i vogël i studentëve në programin e studimit;

2. Mundësia e pakët të thithen studentë që e kanë zhvilluar ciklin e parë në gjuhën shqipe, për shkak

të vështirësive që kanë me anglishten;

3. Burime financiare të kufizuara për zhvillimin e kërkimit shkencor dhe pjesëmarrjen në konferenca.

4. Përfshirja modeste në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare.

5. Tarifa jokonkuruese me IAL publike dhe ato private;

6. Mungesa e bursave për programet e studimit të ciklit të dytë (bursa ekselence) ose formave të tjera

të financimit, i largon studentët drejt IAL të tjera.

c. Mundësitë:

1. Kërkesa në rritje e studentëve që mbarojnë bachelor për të vazhduar programet e studimit Msc

2. Mundësia për të thithur kontigjentet e diplomuara pranë universitetit “Epoka” në të gjitha degët e

Fakultetit të Ekonomisë dhe Administrimit dhe që duan të ndjekin Msc në fushën e Ekonomiksit;

3. Bashkëpunimi me institucionet publike si (BSH, INSTAT, AIDA);

4. Bashkëpunimi me bankat e nivelit të dytë, kompanitë e sigurimit, dhe kompanitë e prodhimit;

5. Marrëveshjet e bashkëpunimit me IAL të huaja për kualifikimin e stafit të ri;

6. Akses në literaturë shkencore për kryerjen e kërkimit shkencor përmes fondit të librave në

bibliotekë dhe bibliotekave online;

7. Mbështetja financiare nga shoqëria “Turgut Ozal Education” sh.a.

d. Pengesat:

1. Kriza ekonomike dhe ulja e të ardhurave për ekonomitë familjare.

2. Konkurrenca nga IAL publike që ofrojnë PS të ngjashëm.

3. Mungesa e fondeve për financimin e studimeve me anë të bursave.

4. Mbyllja e programit për shkak të interesit të ulët të studentëve.

5. Ndryshimi i vazhdueshëm i kuadrit ligjor dhe nënligjor për arsimin e lartë.

6. Konkurrenca jo e drejtë në tregun e arsimit të lartë në Shqipëri

SUMMARY ANALYSIS FOR THE IMPLEMENTATION OF THE STUDY

PROGRAMME

a. Strengths:

1. Curriculum of the study program "MSc in Economics" respects modern standards of the

programs of the second cycle of studies.

2. The study program "MSc in Economics” integrates best domestic and foreign experience.

3. The study program is a program that responds to the demands of the labor market.

4. Qualitative indicators of the full time academic staff and the part time academic staff to ensure

fulfilment of the goals of the study program.

5. Cooperation agreements with educational institutions and other institutions

in function institutional development and implementation of programs of study.

6. Leading staff that manage the institution and program effectively.

7. Modern infrastructure and very good conditions for the development of the learning process.

8. Fruitful cooperation between lectures and students.

Page 39: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - epoka.edu.alepoka.edu.al/mat/aeqi/RVJ-Msc-Ekonomiks-Epoka.pdf · Ekonomike dhe Administrative dhe është njësia përgjegjëse për mbarëvajtjen

Page 39 of 42

b. Weaknesses:

1. The small number of students in the study program;

2. Low opportunities to attract students who finished the first cycle of studies in Albanian

language, because of the difficulties that they have to follow the study in English;

3. Limited financial resources for scientific research and participation in conferences.

4. Modest involvement in national and international projects.

5. Uncompetitive fees compared with public and private HEIs;

6. Lack of scholarships for study programs of the second cycle (Excellence Scholarship) or other

forms of financing, it removes students to other HEIs.

c. Opportunities:

1. The increasing demand of students who complete bachelor continuing to study the MSc

programs;

2. The possibility to enroll graduates of "Epoka" university from all programs of the Faculty of

Economics and Administration, and who want to study MSc in Economics;

3. Cooperation with public institutions (BOA, INSTAT, AIDA);

4. Cooperation with commercial banks, insurance companies, and manufacturing companies;

5. Cooperation agreements with foreign HEIs to train the new staff;

6. Access to scientific literature to conduct research through books in the library fund and online

libraries;

7. Financial support from the mother company "Turgut Ozal Education" sh.a.

d. Threats:

1. The economic crisis and the reduction of income for households.

2. Competition from public HEIs offering similar study programs.

3. Lack of funds to finance the studies through scholarships.

4. Closing the program due to low student interest.

5. The constant changes of the legal and sublegal acts for higher education.

6. Unfair competition in the market of higher education in Albania.

Eksperte e Vlerësimit të Jashtëm:

Prof. Dr. Raimonda Duka

Page 40: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - epoka.edu.alepoka.edu.al/mat/aeqi/RVJ-Msc-Ekonomiks-Epoka.pdf · Ekonomike dhe Administrative dhe është njësia përgjegjëse për mbarëvajtjen

Page 40 of 42

ANEKSI 1

Tabela 1: Numri i Personelit Akademik Efektiv (PAE) dhe me kontratë (PAK)

Universiteti “EPOKA”

Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Administrative

Numri i PAE Numri i PAK Numri i PA Në Total

Gj Tituj/

Grada

Gj Tituj/

Grada

Gj Tituj/

Grada

Gj Tituj/

Grada

Departamenti i Ekonomiksit 8 3 3 2 1a 0 12 5

Departamenti i Financë-Bankë 9 3 11 3 1a 0 21 6

Departamenti i Administrim

Biznes

11 3 6 0 1b 0 18 3

Departamenti i Shkencave Politike 9 3 3 2 1b 0 13 5

Në total 37 12 23 7 2 0 62 19

a: Personel administrativ i përbashkët.

b: Personel administrativ i përbashkët.

ANEKSI 2

Tabela 2: Lista e Personelit Akademik Efektiv (PAE) dhe me kontratë (PAK)

Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Administrative Departamenti i Ekonomiksit

Personeli Akademik

Efektiv

(Emër Mbiemër)

Detyra në Dep. Titulli

/Grada

Personeli Akademik

me Kontratë

(Emër Mbiemër)

Titulli

/Grada

Institucioni ku

punon full time

1. Gűngőr

TURAN Pedagog Prof.Dr 1 Sulo HADERI Prof.Dr.

Universiteti i

Tiranës

2 Omer

EROGLU Pedagog Prof.Dr 2

Arjan

TUSHAJ Dr.

Universiteti i

Tiranës

3 Eglantina

HYSA

Përgjegjëse

departamenti dhe

Pedagoge

Dr. 3 Ola ÇAMI M.Sc E papunësuar

4 Timothy

HAGEN Pedagog MA 4

5 Nihat CENGIZ Pedagog M.Sc 5

6 Mirela

ALHASANI Pedagoge MA 6

Page 41: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - epoka.edu.alepoka.edu.al/mat/aeqi/RVJ-Msc-Ekonomiks-Epoka.pdf · Ekonomike dhe Administrative dhe është njësia përgjegjëse për mbarëvajtjen

Page 41 of 42

7 Nazim ARI Pedagog M.Sc 1.

8 Jona HOXHAJ Asistente

Kërkimore B.Sc 7

* Lista me emrat e pedagogeve që japin mesim tek Departamenti i Ekonomiksit në Programin Master i Shkencave në

Ekonomiks, por që nuk janë pjëse e stafit të Departamentit të Ekonomksit

1 Urmat Ryskulov Pedagog Assist. Prof.

Dr 1

Arjeta

Vokshi Dr.

2 Abdulmenaf Sejdini Pedagog Assist. Prof.

Dr 2 Arben Zibri M.Sc

3 Mustafa Üç Pedagog Assist. Prof.

Dr 3 Agon Feri M.Sc

4 Xhimi Hysa Pedagog Assist. Prof.

Dr.

5 Vusal Gambarov Pedagog Dr.

6 Erda Cani Pedagog M.Sc

ANEKSI 3

Tabela 3: Këshilli Shkencor i Programit të studimit dhe Koordinatori/ët e programit të studimit

(tabela nuk ndodhet tek tabelat qe ka dërguar IAL)

Emër Mbiemër Titulli/grada Pozicioni në Këshillin shkencor

Eglantina Hysa Prof. Ass.Dr Koordinator

Gűngőr TURAN Prof. Dr Antar

Abdulmenaf Sejdini Prof. Ass.Dr Antar

ANEKSI 4

Tabela 4: Të dhënat sipas kualifikimit dhe Raportet midis tyre

Titulli

Dep i Ekonomiks

PAE PAK Raporti

PAE/PAK

Profesorë 2 1 2/1

Profesorë të As. 1 0 0

Doktorë 0 1 1/1

Pedagogë (pa tituj) 4 1 4/1

Page 42: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - epoka.edu.alepoka.edu.al/mat/aeqi/RVJ-Msc-Ekonomiks-Epoka.pdf · Ekonomike dhe Administrative dhe është njësia përgjegjëse për mbarëvajtjen

Page 42 of 42

Asistentë me Ma 0 0 0

Asistentë pa Ma 1 0 1/0

Personeli Administrativ 1 0 1/0

ANEKSI 5

Tabela 5: Të dhëna për anëtarët e NJSBC

Anëtarët eNJSBC

Detyra që ka në në NJSBC

Sa kohë ka në këtë detyrë

1 Assist. Prof. Dr. Arban Uka Kryetar 15.07.2013- në vazhdim

2 Assist. Prof. Dr. Eglantina Hysa Anëtar 28.10.2013- në vazhdim

3 Assoc. Prof. Dr. Yavuz Yardım Anëtar 03.11.2014- në vazhdim

4 Ms. Nilüfer Çalışkan Anëtar 03.11.2014- në vazhdim

5 Mr. Eduart Shehu Anëtar (Punëmarrës) 22.04.2013- në vazhdim

6 Mr. Idaver Sherifi Anëtar (Alumni) 01.12.2014- në vazhdim

7 Mr. Taulant Kastrati Anëtar (Kryetar i Këshillit studentor)

18.12.2014- në vazhdim

Eksperte e Vlerësimit të Jashtëm:

Prof. Dr. Raimonda Duka