raport mbi monitorimin e aktivitetit ligjvËnËs tË...

11
RAPORT MBI MONITORIMIN E AKTIVITETIT LIGJVËNËS TË PARLAMENTIT : JANAR - KORRIK 2016 Instituti i Studimeve Politike (www.isp.com.al) Database www.politike.al _____________________________________________________________________________________________

Upload: others

Post on 10-Oct-2019

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: RAPORT MBI MONITORIMIN E AKTIVITETIT LIGJVËNËS TË ...deputetim.al/wp-content/uploads/2017/10/RAPORT-1-MONITORIMI-I-KUVENDIT... · monitorues parti politike – media – zgjedhje

RAPORT MBI MONITORIMIN E AKTIVITETIT LIGJVËNËS TË PARLAMENTIT : JANAR - KORRIK 2016 Instituti i Studimeve Politike (www.isp.com.al) – Database www.politike.al

_____________________________________________________________________________________________

Page 2: RAPORT MBI MONITORIMIN E AKTIVITETIT LIGJVËNËS TË ...deputetim.al/wp-content/uploads/2017/10/RAPORT-1-MONITORIMI-I-KUVENDIT... · monitorues parti politike – media – zgjedhje

RAPORT MBI MONITORIMIN E AKTIVITETIT LIGJVËNËS TË PARLAMENTIT : JANAR - KORRIK 2016 Instituti i Studimeve Politike (www.isp.com.al) – Database www.politike.al

_____________________________________________________________________________________________

MONITORIMI I INSTITUCIONIT TË PARLAMENTIT

JANAR – KORRIK 2016

Në hierarkinë e sistemit politik në Shqipëri institucioni i parlamentit zë vend thelbësor. Ai është organi kryesor ligjvënës, përfaqësues dhe politik-bërës. Pavarësisht nga ky rol, prej më shumë se dy vitesh institucioni I parlamentit dhe aktiviteti I 140 deputetëve nuk ka qenë dhe nuk është objekt monitorimi i asnjë organizate jo qeveritare dhe e shoqërisë civile. Nisur nga kjo mungesë e rëndësishme, nga rëndësia që ka parlamenti në jetën politike në vend, si dhe nga nevoja për plotësimin e kuadrit monitorues parti politike – media – zgjedhje – parlament, Instituti i Studimeve Politike (www.isp.com.al) dhe database (www.politike.al) monitoroi dhe analizoi aktivitetin konkret parlamentar në periudhën janar - korrik 2016.

Elementë të monitorimit janë numri dhe natyra e ligjeve të miratuara, aktet e nxjerra nga parlamenti, praktikat e miratimit të ligjeve, interpelancat, rezolutat, funksionet zgjedhore të parlamentit, si dhe angazhimi I deputetëve në seancat plenare. Raporti I ISP u publikua në pjesë të veçanta gjatë 23-26 gusht 2016 dhe gjeti pasqyrim masiv në të gjitha mediat online, mediat e shkruara dhe vizive në vend. Ky fakt tregon edhe ndjesinë e madhe publike ndaj monitorimit parlamentar, si dhe saktësinë e të dhënave të gjetura dhe të analizuara.

ISP synon që projekti të plotësohet me të dhëna të plota për periudhën 2013-2016, si dhe do të vijojë monitorimin aktiv të parlamentit edhe gjatë muajve të ardhshëm deri në zgjedhjet parlamentare 2017.

GJETJET KRYESORE TË RAPORTIT MONITORUES

1. Ekipi monitorues konstatoi se institucioni i parlamentit është ndër të vetmit institucione jashtë procesit të monitorimit të rregullt nga grupe të shoqërisë civile, medias dhe partnerët ndërkombëtarë aktiv në Shqipëri. Vlera e monitorimit të parlamentit është e shumëfishtë, ka mbështetje publike, tregon cilësinë e vendimmarrjes politike dhe përbën një komponent me rëndësi për vlerësimin e cilësisë së demokracisë në Shqipëri.

2. Institucioni i parlamentit ka bërë hapa pozitivë në rritjen e transparencës publike, - diskutimet dhe dokumentet kryesore publikohen, numri I akteve në dispozicion është ndjeshëm më I madh, informacionet mbi jetën parlamentare dhe aktivitetin e komisioneve është më i plotë. Pjesë kritike mbetet praktika negative e njësimit të institucionit me kryetarin e parlamentit dhe aktivitetet politike e protokollare të tij, transparenca mbi shpenzimet dhe kostot e aktivitetit parlamentar, të dhënat profesionale mbi CV e deputetëve dhe aktivitetin e tyre, botimet cilësore profesionale mbi parlamentin si dhe nevoja për rrugë komunikimi të publikut direkt me deputetët.

3. Axhenda parlamentare ka pasur ritëm të ndryshëm nga axhenda politike dhe pritshmëritë për reforma të thellë sektoriale. Me përjashtim të paketës kushtetuese për reformën në drejtësi, asnjë

Page 3: RAPORT MBI MONITORIMIN E AKTIVITETIT LIGJVËNËS TË ...deputetim.al/wp-content/uploads/2017/10/RAPORT-1-MONITORIMI-I-KUVENDIT... · monitorues parti politike – media – zgjedhje

RAPORT MBI MONITORIMIN E AKTIVITETIT LIGJVËNËS TË PARLAMENTIT : JANAR - KORRIK 2016 Instituti i Studimeve Politike (www.isp.com.al) – Database www.politike.al

_____________________________________________________________________________________________

akt tjetër parlamentar nuk bën pjesë në kolonat kryesore të reformave politike dhe institucionale. Shumica e akteve janë përmirësime ligjore dhe nisma në çështje specifike, të cilat lidhen me grupe interesi jashtë parlamentit ose me prioritete të partive të treta parlamentare.

4. Gjatë 7 muajve parlamenti ka miratuar vetëm 19 ligje. Pjesa dominuese (rreth 70%) e akteve lidhen me funksione ratifikuese, me ndërhyrje në axhendën parlamentare, me mandatet e përbërjen e komisioneve parlamentare dhe akte të tjera rutinë në punën e parlamentit. Asnjë grup parlamentar nuk ka pretendime dhe as propozime për axhendë tjetër parlamentar, një tregues i mungesës së qartësisë dhe aftësisë për të luajtur rol më aktiv të institucionit në jetën politike dhe në jetësimin e reformave.

5. Asnjë prej ligjeve të miratuara nuk vjen me nismë qytetare dhe as nga nisma individuale ligjvënëse e deputetëve të caktuar. Nismat ligjore mbeten klasike, - nga qeveria ose nga grupet parlamentare. Praktika e peticioneve dhe adresimeve publike ndaj Kuvendit nuk gjen hapësirë të mjaftueshme dhe as nuk arrin të shndërrohet në çështje debati në komisione ose séanca.

6. Kuvendi nuk ka qenë efektiv me komisionet e ngritura, sidomos me komisionet e posaçme dhe ato hetimore. Shembull tipik është komisioni për reformën zgjedhore, i cili gjatë afatit të parashikuar parlamentar zhvilloi vetëm një mbledhje, duke u detyruar të zgjasë afatin e tij me një vendim tjetër parlamentar. Praktika e shtyrjes së afateve për komisionet, si dhe e mungesës së produktit pozitiv ndërkohë që komisionet kanë kosto të lartë financiare dhe pritshmëri të madhe publike, meriton përmirësim në koncept, strukturë dhe rregullore.

7. Aktiviteti parlamentar është njësuar dhe dominuar nga “e enjte e debatit”, duke lënë në hije aktivitetin gjatë ditëve të tjera të javës dhe duke mos pasur raste të seancave të tjera plotësuese ose vijuese parlamentare. Në total parlamenti përmes seancave plenare ka pasur një rendiment simbolik, - mesatarisht 1 orë pune në ditë, - ku gjysma e saj i kushtohet procedurave dhe kohës teknike të mbarëvajtjes së seancës plenare në të gjithë komponentët e saj.

8. Partitë e përfaqësuara në parlament nuk kanë raste të analizës për punën e grupit parlamentar, nuk hartojnë dhe as publikojnë raporte, si dhe nuk e vlerësojnë angazhimin parlamentar si element me rëndësi në sistemin e meritave për deputetët. Rëndësia dhe pavarësia e kryesisë së grupeve parlamentare është ulur ndjeshëm, në favor të rritjes së peshës dhe rolit vendimmarrës të kryetarëve të partive.

9. Asnjë parti parlamentare nuk ka rregullore funksionale për mënyrën e organizimit të grupit, vendimmarrjet, votimet, të drejtat e detyrimet, - duke krijuar rrethana evazive në rastet e masave disiplinore ose lëvizjet e deputetëve, siç ndodhi me përjashtimin e një deputeti nga grupi i LSI, kalimin e një deputeti nga PR tek PAA apo deklaratat e një deputeti për largim nga partia e tij politike. Të dhënat zyrtare të institucionit nuk reflektojnë lëvizjet e deklaruara nga deputetet.

10. Raporti evidenton deputetët më me shumë prezencë në fjalimet dhe diskutimet e seancave plenare, kryesisht drejtuesit kryesore të secilës parti politike. Raporti konstaton se rritja e numrit të fjalimeve dhe balancimi pozitiv i kohës parlamentare midis mazhorancës dhe opozitës nuk reflektohet në rritje të cilësisë së ligjërimit politik dhe të besueshmërisë publike të institucionit. Shumica e seancave plenare janë dominuar nga gjuhë denigruese politike dhe nga incidente me natyrë personale, midis eksponentëve kryesorë të partive politike.

Page 4: RAPORT MBI MONITORIMIN E AKTIVITETIT LIGJVËNËS TË ...deputetim.al/wp-content/uploads/2017/10/RAPORT-1-MONITORIMI-I-KUVENDIT... · monitorues parti politike – media – zgjedhje

RAPORT MBI MONITORIMIN E AKTIVITETIT LIGJVËNËS TË PARLAMENTIT : JANAR - KORRIK 2016 Instituti i Studimeve Politike (www.isp.com.al) – Database www.politike.al

_____________________________________________________________________________________________

11. Në listën e diskutimeve parlamentare në séance përqindja e diskutimeve të deputeteve gra e vajza është shumë më e lartë sesa e deputetëve meshkuj. Ky është një tregues pozitiv dhe stimulues për risinë me kuotat e larta gjinore gjatë kësaj legjislature parlamentare.

12. Struktura e diskutimeve parlamentare tregon për zhvendosje të debatit parlamentar nga praktika klasike e krerëve të grupeve parlamentare tek deputetët ekspertë të fushave të caktuara. Rastet e fundit përbëjnë edhe pjesën më cilësore të debatit parlamentar.

13. Rreth një e treta e deputetëve të parlamentit shqiptar marrin pjesë formale në punimet e Kuvendit, në komisionet dhe komponentët e tjerë përfaqësues. Raporti evidentoi se pjesa më pak aktive në radhën e deputetëve janë prurjet e reja (2013) nga bota e biznesit, dhe se ata, për shkak të mbështetjes financiare elektorale vijojnë të jenë kandidatë potencialë për rizgjedhje më 2017.

14. Deputetët nuk kanë shfrytëzuar të drejtat e tyre kushtetuese e ligjore për nisma ligjvënëse, për ushtrim të kontrollit të ekzekutivit, për aplikimin e rregullt të seancave të pyetjeve dhe interpelancave, si dhe për prezencë në mbledhje të ekzekutivit ku diskutohet për zonat e tyre elektorale. Njohja nga deputetët e të drejtave të tyre dhe nxitja për aplikimin e tyre mbetet një sfidë emergjente për të ardhmen.

15. Deputetët nuk e shfrytëzojnë aksesin e shërbimeve që ofron Kuvendi, (biblioteka, ekspertët, arkivi, projektet trajtuese dhe binjakëzuese, etj), në funksion të përmirësimit të aktivitetit të tyre parlamentar, si dhe kanë kontribute simbolike në botimet zyrtare të bëra nga institucioni.

_______________________________________________________________________________

Të dhëna më të detajuara mbi aktivitetin parlamentar, organizimin e seancave plenare, bilancin e ligjeve të miratuara, praktikat dhe aktet parlamentare, si dhe efikasitetin e punës së deputetëve dhe

të institicionit, e gjeni më poshtë përmes tekstit dhe tabelave ilustruese.

Page 5: RAPORT MBI MONITORIMIN E AKTIVITETIT LIGJVËNËS TË ...deputetim.al/wp-content/uploads/2017/10/RAPORT-1-MONITORIMI-I-KUVENDIT... · monitorues parti politike – media – zgjedhje

RAPORT MBI MONITORIMIN E AKTIVITETIT LIGJVËNËS TË PARLAMENTIT : JANAR - KORRIK 2016 Instituti i Studimeve Politike (www.isp.com.al) – Database www.politike.al

_____________________________________________________________________________________________

STATISTIKA I: 19 LIGJE NË 7 MUAJ, SHUMICA E AKTEVE TË NATYRËS PROCEDURALE

Në sistemin kushtetues shqiptar pushteti ligjvënës është atribut i parlamentit dhe vetëm në raste emergjence e periudhë të përkohshme kjo e drejtë ushtrohet nga qeveria përmes Aktit Normativ. Institucioni i parlamentit në Shqipëri përbën edhe pikën referuese për vendimmarrjen si dhe zhvillimin e politikës. Për këto arsye aktet e parlamentit kanë vëmendje e rëndësi, si dhe cilësia e tyre reflekton edhe cilësinë e shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale.

Aktet e parlamentit të kësaj periudhe ndahen në katër kategori, në miratim ligjesh të reja (funksioni bazë parlamentar), amendime në ligje të ndryshme (korrigjim të akteve të mëparshme apo ndërhyrje në funksion të axhendës së qeverisë), miratim institucional të konventave, marrëveshjeve, detyrimeve të ndryshme ndërkombëtare, si dhe ndryshime në axhendën parlamentare, në rendin e ditës apo në komisionet e Kuvendit. Kategoria e parë reflekton aftësinë e mazhorancave për të prodhuar politikë e reforma, kategoria e dytë dhe e katërt reflekton nevojat politike të ditës, kurse kategoria e tretë reflekton detyrime e përgjegjësi që burojnë nga marrëdhëniet shtetërore me të tretët, me borxhet, me kreditë, me projektet e huaja të financimit, si dhe me vendime formale të Kuvendit në raport me detyrimet ndërkombëtare.

Referuar të dhënave nga Kuvendi, gjatë periudhës janar – korrik 2016 parlamenti ka miratuar 145 akte, prej të cilave vetëm 19 ligje dhe 25 amendime ligjore. Në total vetëm 29% përbëjnë akte tipike politike parlamentare, pjesa tjetër përbëjnë akte teknike parlamentare.

Konkretisht, pjesa më e madhe e akteve janë praktika teknike që lidhen me ndryshime në axhendën e kuvendit, në komisionet e kuvendit, në miratim rezolutash apo vendime për zgjedhje në organe të ndryshme që varen nga Kuvendi. Procedurat parlamentare zënë rreth një të tretën, ku bie në sy çështje të axhendës apo ndryshime në afate ose në përbërje të komisioneve parlamentare. Në 7 muaj janë vetëm dy akte normative, ato të janarit 2016 dhe që lidhen me ndryshime në Buxhetin e Shtetit.

Në analizën e përmbajtjes së akteve, sidomos të ligjeve të reja dhe amendimeve ligjore, bie në sy paketa kushtetuese e 21-22 korrikut 2016. Duke hequr atë (e cila ishte dukshëm produkt ndërkombëtar, jo parlamentar), konstatohet se asnjë ligj reformator i rëndësishëm nuk ka zënë vend në axhendën 7 mujore parlamentare. Konkretisht, janë miratuar ligjet për zejtarinë, për shërbimet, për ndërmarrjet sociale, për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve, për shoqëritë e kursim kreditit, për Urdhrin e Psikologut, për të drejtat e autorit, për Garantimin e sigurisë së punës të pajisjeve dhe instalimeve nën presion, për menaxhimin e kimikateve, luftimin dhe parandalimin e sëmundjeve infektive, për vullnetarizmin, etj, - secili i rëndësishëm në fushën e vet, por jashtë paketës prioritare të reformave politike të shpallura më 2013 dhe të konfirmuara më 2015.

Gjithashtu konstatohet se 6 raste Kuvendi ka punuar me ndryshim emergjent axhende dhe kalim në seancë të ligjeve me procedurë të përshpejtuar. Në aspektin krahasimor 12 ligje vijuan në praktikë normale, 6 në praktikë të përshpejtuar. Ato kishin të bënin me akte plotësuese për rivlerësimin dhe

Page 6: RAPORT MBI MONITORIMIN E AKTIVITETIT LIGJVËNËS TË ...deputetim.al/wp-content/uploads/2017/10/RAPORT-1-MONITORIMI-I-KUVENDIT... · monitorues parti politike – media – zgjedhje

RAPORT MBI MONITORIMIN E AKTIVITETIT LIGJVËNËS TË PARLAMENTIT : JANAR - KORRIK 2016 Instituti i Studimeve Politike (www.isp.com.al) – Database www.politike.al

_____________________________________________________________________________________________

regjistrimin e pasurive të paluajtshme, për praktika koncensionare, për ndryshime në ligjin mbi mediat audiovizive, për pyjet etj.

Në lexim politik ky është një detaj që flet për problematikë në aftësinë e lidershipit politik të mazhorancës dhe të Kuvendit për të përcaktuara në kohë dhe afate axhendën politike dhe parlamentare, sipas prioriteteve dhe afateve të vendosura më parë. Mungesa e këtyre të fundit, krijon praktika të përshpejtuara, kryesisht në funksion të nevojave të ditës dhe axhendës ditore, - një praktikë tipike e parlamenteve të brishta të Shqipërisë nga 1992-2016.

Referuar ditëve “aktive” dhe “pasive” parlamentare rezulton se ditët me prodhimtari më të lartë parlamentare kanë qenë seancat e 10 marsit (14 akte), 14 prillit (13 akte), 9 maj dhe 2 qershor (me nga 11 akte). Në total vetëm në këto ditë janë miratuar 49 akte sa 14 seanca të tjera të marra së bashku, ku mesatarisht janë miratuar nga 2-3 akte parlamentare.

Në total, nga raporte të tilla lindin edhe rekomandime dhe këshilla, të cilat, elitat serioze politike i konsiderojnë nëse kanë sensin e përgjegjësisë publike. Konkretisht, për shkak se sesioni i vjeshtës 2016 konsiderohet edhe fillimi i vitit elektoral 2017, mazhoranca dhe opozita do të duhej ta përdorin parlamentin më me efikasitet, - mazhoranca për të vendosur në kohë në axhendë parlamentare ligjet reformatore për të cilat është votuar më 2013, si dhe opozita për të ndërmarrë nisma ligjore sipas premtimeve politike post 2013. Kjo do të kërkonte një axhendë intensive parlamentare përgjatë shtator – dhjetor 2016, si dhe paralajmërim publik të kësaj axhende, në mënyrë që vendimet të jenë cilësisht sa më të mira, më të konsultuara, si dhe më përfaqësuese.

STATISTIKA II: DEPUTETËT, 174 ORË SÉANCE PLENARE OSE 6.4 ORË JAVORE

Monitorimi i aktivitetit parlamentar (sidomos prezencës) në komisione paraqet vështirësi teknike, pasi një numër deputetësh paraqiten aty vetëm për të shënuar emrin. Nga vëzhgimi u konstatua se vetëm një e treta e deputetëve janë aktiv në komisionet parlamentare. Prezenca e dukshme dhe e qëndrueshme e deputetëve reflektohet në seancat plenare.

Të dhënat tregojnë se deputetët kanë kaluar 174 orë pune në séanca plenare, ku rekord për mbledhjen më të shkurtër e merr 18 janari, pra dita e parë e punës për 2016, dhe mbledhjet më të gjata i kanë ndryshimet kushtetuese të 21 korrikut, si dhe séanca plenare e 18 shkurtit.

Page 7: RAPORT MBI MONITORIMIN E AKTIVITETIT LIGJVËNËS TË ...deputetim.al/wp-content/uploads/2017/10/RAPORT-1-MONITORIMI-I-KUVENDIT... · monitorues parti politike – media – zgjedhje

RAPORT MBI MONITORIMIN E AKTIVITETIT LIGJVËNËS TË PARLAMENTIT : JANAR - KORRIK 2016 Instituti i Studimeve Politike (www.isp.com.al) – Database www.politike.al

_____________________________________________________________________________________________

Natyrisht deputetët kanë alibinë e tyre, - janë në zonën elektorale, janë në takime me qytetarë, janë në mbledhje të tjera partiake, etj. OK, por ato janë aktivitete, disa prej të cilave nuk kanë përse paguhen me taksat tona, për shembull mbledhjet partiake apo aktivitetet partiake nëpër rrethe.

Ideja e zonës elektorale nuk ka sens, përderisa zonën ua ka caktuar partia politike, jo elektorati (deputetët zgjidhen në rang qarku dhe jo zone, ndaj asnjë nuk ka një zonë tek e cila pretendon se është zgjedhur dhe është 100% përfaqësues).

Për më tepër, nëse analizojmë të dhënat e diskutimeve parlamentare, sa prej tyre marrin dhe nuk marrin pjesë (do jetë publike ditët e ardhshme), rezulton se një pjesë e konsiderueshme e deputetëve nuk flet, nuk aktivizohet, nuk ka aktivitet real parlamentar, ndaj edhe abuzon moralisht dhe politikisht me paratë publike, me besimin publik dhe me integritetin e procesit demokratik.

STATISTIKA III: DEPUTETËT MË ME SHUMË FJALIME NË PARLAMENT

Statistikat e nxjerra nga Instituti i Studimeve Politike tregojnë se numerikisht, drejtuesit e seancave plenare, Meta – Leskaj – Idrizi dhe Spaho figurojnë edhe folës teknikë në shumicën e seancave. Vetëm në tri raste ata kanë kërkuar fjalën për të folur si deputet, në të gjitha rastet e tjera kanë komentuar duke qenë drejtues séance, pra për shkak të detyrës. Kjo e bën të pamundur përfshirjen e tyre në renditjen e deputetëve më me shumë fjalime në parlament. E njëjta logjikë vlen edhe për dy drejtuesit kryesorë të grupeve parlamentare, Gramoz Ruci dhe Edi Paloka, të cilët në asnjë rast nuk kanë kërkuar fjalën si deputet, por gjithnjë kanë folur me cilësinë e kryetarit të grupit. Interesant është fakti se midis dy kryetarëve të grupeve rrallë ka debat, duke ia lënë vendin, rivalitetit të ashpër midis protagonistëve të tjerë partiakë, sipas listës poshtë.

Në listën e deputetëve më me shumë prezencë e fjalime dukshëm dominon ish kryeministri Sali Berisha, me 18 diskutime në 27 seanca parlamentare. Në 8 seanca Berisha nuk ka qenë prezent, kurse në një seancë, atë të 21 korrikut mbi ndryshimet kushtetuese dhe reformën në drejtësi, ai ka qenë prezent por nuk ka folur.

Referuar statistikave në të paktën 10 raste Berisha ka ri-marrë fjalën më shumë se një herë, duke dominuar minutazhin e debatit politik parlamentar dhe duke lënë në hije drejtuesin e grupit të tij parlamentar. Në vendin e dytë pas Berishës, janë dy figura të PS, por kritike ndaj njeri tjetrit, Taulant Balla dhe Ben Blushi me nga 15 diskutime në 27 seanca parlamentare. Balla zakonisht figuron folës gjithnjë pas Berishës ose Topallit, dhe rrallë ai e kërkon fjalën për diskutim pavarësisht listës nga opozita. Në replika politike dukshëm Balla shfaqet si përfaqësues politik i grupit parlamentar, pozicion i cili siç duket, i është besuar edhe nga Ruci. Blushi është folës i rregullt i pranverës dhe verës parlamentare,

Page 8: RAPORT MBI MONITORIMIN E AKTIVITETIT LIGJVËNËS TË ...deputetim.al/wp-content/uploads/2017/10/RAPORT-1-MONITORIMI-I-KUVENDIT... · monitorues parti politike – media – zgjedhje

RAPORT MBI MONITORIMIN E AKTIVITETIT LIGJVËNËS TË PARLAMENTIT : JANAR - KORRIK 2016 Instituti i Studimeve Politike (www.isp.com.al) – Database www.politike.al

_____________________________________________________________________________________________

sidomos pas qëndrimeve të tij kritike ndaj vijës zyrtare politike në PS e qeveri të kryeministrit & kryetarit të PS.

Në vijim lista ka emrin e ish kryetares, J.Topalli, gjithashtu folëse me gjuhë politike dhe në sinkron me ish kryetarin Berisha. Ajo ka 14 diskutime, por më shumë se gjysma figurojnë diskutime momenti, pra të nxitura nga debati në seancë. Pas tyre vijojnë dy socialistë, E.Bushati dhe E.Braçe, i pari kryesisht me diskutime ekonomike jopolitike, i dyti kryesisht me diskutime politike mbi të dhëna ekonomike. Bushati shfaqet si zëri ekonomik i PS, Brace si deputet që përdor foltoren parlamentare për axhendën e tij, e cila dukshëm është e majtë, por jo detyrimisht qëndrim zyrtar i PS.

Në listë vijojnë Bylykbashi dhe Hajdarmataj, dy deputetë të PD, i pari me angazhim kryesisht për shkak të rolit zyrtar në reformën në drejtësi, dhe e dyta, kryesisht mbi nismat e saj personale ndaj problematikave sociale. Lista vijon me tre deputetë demokratë, Pollo, Noka e Vokshi, nga të cilët, i pari trajton çështje politike të rastit, i dyti është aktiv me replika sidomos në seancat kur flet kryeministri, kurse e treta, paraqet sistematikisht rastin tipik të opozitës parlamentare në fushën e shëndetësisë.

Vetë kryeministri Rama ka vetëm 9 prezenca debati në 27 seanca plenare, - megjithëse ka fjalime të gjata dhe ndërhyrje të vazhdueshme në këto debate. Numerikisht ai ka përqindje prezence më pak se shumë prej kryeministrave të rajonit dhe më gjerë, kjo edhe për shkak të komoditetit se sistemi ynë parlamentar diktohet nga mazhoranca dhe partia në qeveri. Rama ka po aq fjalime në séanca sa edhe dy deputetët e djathtë, Bumçi e Halimi, si dhe deputetja e PDIU Doda. Në shifra krahasuese Rama ka tre herë më pak fjalime sesa Berisha në parlament. Me 8 diskutime në 27 seanca janë vetëm 4 deputetë, - B.Gjylameti dhe A.Dhima nga PS, A.Dogjani nga PD dhe deputetja më e re e parlamentit, K.Mehmetaj nga LSI. Kjo e fundit, në disa raste shfaqet edhe si folëse në emër të grupit parlamentar, një praktikë promovimi për emra të rinj nga LSI.

Referuar të dhënave, me nga 7 diskutime në 27 seanca janë disa deputetë të njohur, si V.Hysi, E.Kushi, B.Baraj e A.Angjeli (PS), Sh.Shehu, L.Boçi, A.Patozi, H.Bushati dhe A.Halimi (PD), shumica folës edhe në

Page 9: RAPORT MBI MONITORIMIN E AKTIVITETIT LIGJVËNËS TË ...deputetim.al/wp-content/uploads/2017/10/RAPORT-1-MONITORIMI-I-KUVENDIT... · monitorues parti politike – media – zgjedhje

RAPORT MBI MONITORIMIN E AKTIVITETIT LIGJVËNËS TË PARLAMENTIT : JANAR - KORRIK 2016 Instituti i Studimeve Politike (www.isp.com.al) – Database www.politike.al

_____________________________________________________________________________________________

emër të grupit parlamentar në çështje që mbulojnë në komisionet përkatëse parlamentare. Me nga 6 diskutime janë Qefalia, Ndreu, Lutaj, Hafizi, Spahiu, Koçi, Agalliu dhe Dade (PS), Mediu (PR), si dhe Bode (PD).

Me nga 5 diskutime janë Ndoka (PDK), Çuko e Gaçi (PS), si dhe Elmazi, Tabaku, Hoxha e Ristani (PD). Me nga 4 diskutime janë Dule (PBDNJ), Xhafaj, Xhacka dhe Toçi (PS), Tafaj e Papa (PD), si dhe Bitri e Çerkezi (LSI). Me nga 3 diskutime janë Marto, Rista, Allhysa, Shalsi e Shkjau (PS), Bregu e Deda (PD), Spahiu (PSI). Me nga 2 diskutime në 27 seancat plenare janë 19 deputetë ku spikasin Vasili, Rama e Braho (PSI), Manja, Cani, Ulqini e Ndocaj (PS), si dhe Islami e Mima (PD).

Me nga 1 diskutim në 7 muaj séance plenare janë 16 deputetë, ku spikasin Selami e Ruli (PD), Peza e Ziçishti (PS), Shehi (LZHK) apo Muhedini (PDIU). Ndonjë prej tyre ka folur vetëm për të sqaruar një detaj teknik që lidhej me emrin e tij, jo për debat real politik parlamentar, gjithsesi figuron folës.

Referuar të dhënave sipas partive politike, nga PS rezultojnë folës 47 deputetë, nga PD rezultojnë folës 38 deputetë, nga LSI figurojnë folës 13 deputetë.

STATISTIKA IV: 34 DEPUTETËT “MEMECË” NË PARLAMENT PËRGJATË 2016

Referuar të dhënave zyrtare nga Kuvendi i Shqipërisë rreth 35 deputetë (1 prej tyre me mandat edhe ministror) nuk folën në asnjë nga 27 seancat parlamentare të periudhës janar - korrik 2016. Referuar të dhënave sipas partive politike, nga PS rezultojnë folës 47 deputetë, jo folës 19 deputetë. Nga PD rezultojnë folës 38 deputetë, jo folës 7 deputetë. Nga LSI figurojnë folës 13 deputetë dhe jo folës 7 deputetë. Shifra në raporte 1:2 gjenden edhe tek partitë e vogla parlamentare.

Nga deputetët që nuk folën në asnjë seancë, bien në sy dy kategori: një grup politikanësh me karrierë të gjatë parlamentare dhe politike majtas e djathtas, si dhe një grup biznesmenësh lokalë, prurje të reja në zgjedhjet 2013 nga listat shumëemërore të partive.

Në kategorinë e parë evidentohen emra si B.Fino apo N.Dokle (PS), A.Imami apo G.Bogdani (PD), M.Kryemadhi apo V.Tavo (LSI), etj. Në pjesën tjetër të listës bien në dy emra të njohur për publikun, si biznesmenët Abazi, Kosta, Doshi, Cara e Ylli (PS), Selami, Çela apo Shehu (LSI), Tahiri, Kruja apo Bzheta (PD), Rakipi (PDIU) apo Duka (PAA), etj.

Një pjesë e tyre e vogël kanë pasur aktivitet në

Page 10: RAPORT MBI MONITORIMIN E AKTIVITETIT LIGJVËNËS TË ...deputetim.al/wp-content/uploads/2017/10/RAPORT-1-MONITORIMI-I-KUVENDIT... · monitorues parti politike – media – zgjedhje

RAPORT MBI MONITORIMIN E AKTIVITETIT LIGJVËNËS TË PARLAMENTIT : JANAR - KORRIK 2016 Instituti i Studimeve Politike (www.isp.com.al) – Database www.politike.al

_____________________________________________________________________________________________

komisionet përkatëse parlamentare, por pjesa më e madhe nuk figurojnë aktiv as në këto komisione, pra nuk figurojnë aktiv në dy komponentët kryesorë të jetës parlamentare, - në komisione dhe në seancat plenare. Gjithsesi ata figurojnë votues të rregullt sipas linjës politike dhe disa prej tyre kanë bërë headline në media me kritika apo qëndrime politike adresuar partive të tyre ose skandaleve / ngjarjeve të ndryshme.

Ajo që e bën më interesante këtë listë është fakti se rreth 50% e tyre e kanë siguruar mandatin parlamentar në formë preferenciale për shkak të njohjes, raporteve apo besimit personal të liderit politik në partitë e tyre. Kjo do të thotë, se kjo pjesë e listës, rreth 15-17 deputetë, presin të konfirmohen në listat proporcionale të partive respektove edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kryesisht për shkak të raporteve personale me liderit ose për shkak të kontributeve financiare në fushatat elektorale. Shumica e tyre kanë mandate të dyta parlamentare, pra kanë përvojën dhe fakti që nuk i kushtojnë rëndësi fjalimeve, do të thotë, njohin rrugët efektive të karrierës, pavarësisht kontributit dhe përgjegjësive publike.

Lista e deputetëve “memecë” në parlament nuk ka ndonjë vlerë juridike dhe as nuk simbolizon gjithçka që lidhet me aktivitetin parlamentar të një deputeti. Ndodh që deputetë shumë aktiv në parlament të mos japin realisht kontribute publike, siç ndodh që deputetë shumë pasiv në parlament, të jenë figura të respektuara në komunitetet e zonat e tyre zgjedhore, pra të mos cenohen nga statistikat parlamentare. Me siguri, për disa emra ky shpjegim vlen edhe në këtë rast.

Gjithsesi, lista e nxjerr një pah një problem të madh me përfaqësimin politik dhe parlamentar, - pjesa më aktive në parlament janë pjesa më militante e parlamentit, pjesa më pak aktive janë biznesmenët, financuesit e fushatave elektorale, pra indirekt, financuesit e pjesës militante me më shumë fjalime në parlament. Në dy rastet mungon koncepti i të bërit politikë, si risi për shoqërinë dhe qytetarët, si cilësi në përfaqësim dhe në ide, si përgjegjësi ndaj zgjedhësve dhe shansit personal historik.

STATISTIKA V: GRATË 4 HERË MË SHUMË FJALIME SESA BURRAT NË PARLAMENT

Të dhënat krahasuese flasin se gratë deputete janë në përqindje shumë më aktive sesa burrat deputetë. Konkretisht, bazuar në të dhënat në përqindje, rezulton se 90% e grave deputete kanë diskutuar në parlament, vetëm 10% e tyre nuk kanë diskutuar (3 nga 30). Në total, të dhënat zyrtare tregojnë se 30 gra dhe 77 deputetë meshkuj kanë diskutuar në parlament përgjatë sesionit legjislativ janar-korrik 2016.

Në listën e 17 grave më me shumë fjalime në parlament, dominuese janë gratë opozitare (zënë përkatësisht vendet 2-3-4), ndjekur nga Doda (PDIU) me 9 fjalime, Mehmetaj (LSI) me 8 fjalime. Nga gratë deputete të opozitës rezulton se të gjitha kanë diskutuar, madje disa prej tyre figurojnë në listën e diskutuesve më me shumë fjalime në parlament.

Kryeson listën e deputeteve të opozitës Topalli (14 fjalime), Vokshi e Hajdarmataj (10 fjalime), ndjekur nga Halimi (7 fjalime), Elmazi e Tabaku (5 fjalime). Nga lista e grave deputete të PS rezultojnë dy

Page 11: RAPORT MBI MONITORIMIN E AKTIVITETIT LIGJVËNËS TË ...deputetim.al/wp-content/uploads/2017/10/RAPORT-1-MONITORIMI-I-KUVENDIT... · monitorues parti politike – media – zgjedhje

RAPORT MBI MONITORIMIN E AKTIVITETIT LIGJVËNËS TË PARLAMENTIT : JANAR - KORRIK 2016 Instituti i Studimeve Politike (www.isp.com.al) – Database www.politike.al

_____________________________________________________________________________________________

deputete pa asnjë fjalim parlamentar (Arapi dhe Shkreli), kurse në krye të listës me më shumë fjalime nga gratë socialiste figurojnë Leskaj (20 ndërhyrje), ndjekur nga Gjylameti e Dhima (8 fjalime), Hysi e Kushi (7 fjalime), Hafizi, Spahiu e Agalliu (6 fjalime), etj.

Dy elementë të tjerë me rëndësi sidomos për ligjërimin parlamentar, kanë vlerë në statistikat gjinore të Kuvendit. E para, me gjithë numrin e lartë të grave e vajzave diskutuese në seanca, problematikat që lidhen me pozitën e gruas dhe çështjet sociale nuk kanë zënë ndonjë vend prioritar.

Fjalimet e deputeteve gra e vajza kanë qenë kryesisht politike dhe në sinkron me ligjërimin / porosinë / vendimmarrjen politike të liderit / partisë, pra “politikisht korrekt”, çfarë nuk ndihmon në promovimin e modeleve gjinore si modele parlamentare në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Së dyti, vetë midis grave deputete ka pasur replika të ashpra, në disa raste edhe denigruese, duke imituar gjuhën e ashpër të burrave parlamentarë dhe duke dëmtuar përpjekjet për krijimin e një lotimi gjinor cilësor, sidomos pas nismës për krijimin e aleancës gjinore mbipartiake në parlament.

Parë në këtë prizëm, rritja e përqindjes dhe e përfaqësimit gjinor në parlament (qoftë si numër deputetësh qoftë si numër diskutuesish në seancat plenare) përbën zhvillim pozitiv dhe përputhet me njëra tjetrën. Megjithatë analiza e cilësisë së diskutimeve dhe natyrës së ligjërimit politik tregon se bilanci mbetet dukshëm larg pritshmërive publike për modelet e reja politike me ngjyra liberale, qytetare, institucionale në jetën politike dhe në jetën parlamentare.

Raporti është realizuar nga grupi monitorues i Instituti të Studimeve Politike nën drejtimin e

Prof. Afrim Krasniqi, Drejtor Ekzekutiv i ISP