raport vlerËsimit tË jashtËm - aaal.edu.al inxhinieri elektronike... · misionin e tij; ai ka dy...

30
Page 1 of 30 RAPORT VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit “Msc Elektronikë” në SHLUP “Universiteti Metropolitan i Tiranës” Eksperti i Vlerësimit të Jashtëm: Prof. Dr. Betim Çiço Korrik 2015

Upload: others

Post on 02-Nov-2019

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1 of 30

RAPORT

VLERËSIMIT TË JASHTËM

Për Programin e studimit “Msc Elektronikë”

në SHLUP “Universiteti Metropolitan i Tiranës”

Eksperti i Vlerësimit të Jashtëm: Prof. Dr. Betim Çiço

Korrik 2015

Page 2 of 30

RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM

Për Programin e studimit MSc Elektronikë

HYRJE

SHLUP UMT ka një histori disa vjeçare vjecare, që daton fillimisht me dhënjen e lejes për veprimtari

akademike nga Ministria e Arsimit në vitin 2011: Urdhëri nr. 519,datë 18.10.2011 për hapjen e 4

programeve studimi të ciklit të parë në përputhje me VKM nr. 357, datë 12.05. 2010.

Më tej me një urdhër të dytë nr. 360, datë 02.09.2013 i është lejuar riorganizimi i këtyre programeve

te ciklit të parë, që ofron.

Me urdhër nr.497, datë 18.10.2012 dhe nr. 197, datë 28.5.2013 UMT i lejohet të hapë programet e

ciklit të dytë Master i Shkencave në disa drejtime, perfshirë këtu dhe Master i Skencave në

Inxhinieri Elektronike.

GRUPI I VLERËSIMIT TË JASHTËM (GVJ)

Përbërja e GVJ:

1. Betim Cico

1. Misioni/Objektivat e programit të studimit

Pjesa përshkrimore

Programi i studimit Master i Shkencave në Inxhinieri Elektronike hapet në kuadrin e një zhvillimi të

fuqishëm të kësaj fushe inxhinierike si në botë ashtu dhe në Shqipëri. Ky zhvillim kërkon dhe

përgaditjen e specialistëve të aftë në këtë fushë kaq të rëndësishme për ekonominë botërore në

përgjithësi dhe për atë shqiptare në veçanti.

Në këtë kuadër dhe UMT me këtë program studimi ofron përgaditjen e specialistave me aftësi të mira

projektuese në sferën e elektronikës bashkëkohore, duke përfshirë një përgaditje solide dhe në disa

fusha si ato të përpunimit të informacionit, kontrollit dixhital,elektromanjetizmit, etj., që integrohen

mjaft mirë me elektronikën. Lëndet me zgjedhje të këtij programi lejojnë dhe integrimin e këtyre

specialistëve dhe në fushën e teknologjisë së informacionit.

DIETI në kuadrin e misionit të UMT synon që në fushën e Inxhinierisë Elektronike të bëhet një

qëndër e nivelit të lartë arsimor dhe shkencor në Shqipëri, duke tenduar të dalë dhe në tregun

botëror. Duke bashkëpunuar dhe me bisneset private të fushës dhe më tej synohet që specialisti i

kësaj fushe të jetë sa më afër tregut të punës që ofron ky formim i nivelit të dytë.

Padyshim kjo është pasqyruar në qëllimet, objektivat dhe plotësimin e standarteve në përgaditjen e

këtij specialisti.

I dipllomuari në këtë fushë do të jetë i aftë të punojë si një analist i mirë i sistemeve elektronike,

projektues dhe testues i tyre dhe perdorues i nje niveli të lartë duke i siguruar atij një karierë

profesionale në të gjithë kapilarët e industrisë bashkëkohore.

Vlerësimi sipas Standardeve

Page 3 of 30

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve1 Standardi I.1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.\ Kriteri 3 Programet e studimeve hartohen në

përputhje me misionin dhe qëllimin e

institucionit;

Kriteri 4 Programet e studimeve hartohen në

përputhje me nevojat e tregut të punës;

Kriteri 5 Programet e studimeve hartohen në

përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit;

Kriteri 6 Programet e studimeve pasqyrojnë

vullnetin e institucionit për ruajtjen e vlerave

kulturore të kombit.

Standarti I.1 plotësohet. Mendoj se programi i studimit Master në Inxhinieri Elektronike (MIE) është hartuar në perputhje me misionin

dhe qëllimin e institucionit, në përputhje me nevojat e tregut të punës,

zhvillimin ekonomik të vëndit tonë duke ruajtur vlerat kulturore të vëndit.

Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Kriteri 1 Programet e studimeve janë përshtatur me strategjinë për zhvillim të institucionit;

Standarti I.2 plotësohet. Programi i studimit MIE është përshtatur

me strategjinë për zhvillim të institucionit dhe është gjeneruar mbi bazën e kësaj strategjie.

Standardi I.3 - Programet e studimeve ofrohen në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi. Kriteri 1 Përmbatja e programeve të studimeve është në përputhje me

kriteret e përcaktuara nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi; Kriteri 2 Emërtimi i programit të studimit është në përputhje me nivelin e kualifikimit të arritur dhe të përcaktuar nga Korniza Shqiptare e Kualifikimit.

Standarti I.3 plotësohet. Përmbatja e programeve të studimeve

për MIE është në përputhje me kriteret e përcaktuara nga aktet

ligjore dhe nënligjore në fuqi; si dhe emërtimi i programit të studimit MIE është në përputhje me nivelin e kualifikimit të arritur dhe të përcaktuar nga Korniza Shqiptare e Kualifikimit

Standardi I.11 - Institucioni harton një plan zhvillimi të programeve të studimeve, të rezultateve të mësimdhënies dhe të të nxënit. Kriteri 1 Institucioni harton një plan strategjik në nivel institucioni për zhvillimin dhe përmirësimin e programeve të studimeve; Kriteri 2 Institucioni harton një plan strategjik në nivel institucioni për përmirësimin e rezultateve të mësimdhënies dhe të të nxënit.

Standarti I.11 plotësohet. Institucioni ka hartuar një plan strategjik në nivel institucioni për zhvillimin dhe përmirësimin e programeve të studimeve; ai ka hartuar një plan strategjik në nivel institucioni për përmirësimin e rezultateve të mësimdhënies dhe të të nxënit.

Konkluzionet e vlerësimit: Si përfaqësues i vlerësimit të jashtëm për programin e studimit Master në Inxhinieri Elektronike e gjej të

përputhur praktikën e ndjekur nga SHULP UMT, në lidhje me këtë program studimi. Janë zbatuar kriteret dhe standartet e mesipërme, pra mund të themi se përgjithësisht për këte program MIE janë përmbushur standartet e mësipërmrme Plotëson standartet e mësipërme.

2. Struktura akademike e Fakultetit (përgjegjës për programin e studimit)

Pjesa përshkrimore

Fakulteti dhe departamenti që ofrojnë këtë program studimi MIE, i plotësojnë të gjitha

kushtet si nga ana e nivelit të stafit akademik, numrit të tyre, informacioneve të dhëna dhe

arkivave të tyre.

Struktura akademike përgjegjëse për programin Master Shkencor në Inxhinieri Elektronike

është Fakulteti i Inxhinierisë.

SKEMA ORGANIZATIVE E FAKULTETIT TȄ INXHINIERISȄ NȄ SHLUP UMT

1 GVJ duhet të shprehen me shkrim për çdo standard në mënyrë të përmbledhur (mbështetur në kriteret

majtas). Në fund të çdo rubrike, grupi duhet të japë mendimin e tij për përmbushjen e standardeve në tërësi.

Page 4 of 30

Organizimi akademik

ShLUP UMT përbëhet nga dy fakultete, të cilat operojnë si njësi kryesore: Fakulteti i

Inxhinierisë dhe Fakulteti i Ekonomisë. Mbështetur në kërkesat e ligjit për arsimin e lartë

Nr. 9741, datë 21.05.2007, i ndryshuar, Fakulteti i Inxhinierisë përbëhet nga 3 njësi bazë,

si më poshtë:

Fakulteti i Inxhinierisë përbëhet nga:

1. Departamenti i Inxhinierisë së Ndërtimit;

2. Departamenti i Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjisë së Informacionit;

3. Qendra Kërkimore e Fakultetit të Inxhinierisë

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi II.2 - Institucioni organizohet në pcrputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi, për përmbushjen e misionit të tij.

Page 5 of 30

Kriteri 1 Institucioni organizohet në mënyrë që të përmbushë misionin e tij; Kriteri 2 Institucioni ka së paku dy Fakultete; Kriteri 3 Fakulteti organizohet në njësi bazë. Çdo fakultet ka, së paku, tri të tilla, nga të cilat dy departamente; Kriteri 4 Fakulteti ose Instituti i Kërkimit dhe Zhvillimit përbëhet nga, së paku, 3 njësi bazë me objektiva dhe mision të mirëpërcaktuar; Kriteri 5 Departamenti duhet të ketë në

përbërje të tij të paktën 7 anëtarë efektivë si personel akademik, ndër të cilët të paktën 3 duhet të jenë me gradën shkencore “Doktor”.

Standarti II.2 plotësohet. Institucioni është i organizuar në mënyrë që të përmbushë misionin e tij; ai ka dy Fakultete: Fakultetin ekonomik dhe atë të Inxhinierisë. Fakulteti i inxhinierisë është i organizuar në njësi bazë: 2 departamente dhe qëndra e kërkimit shkencor, që kanë

objektivat dhe misionet të mirëpërcaktuara.

Departamenti i DIETI ka 9 antarë personel akademik, nga

të cilët 5 janë me titull Profesor dhe Profesor As.

Standardi II.3 - Njësitë e institucionit angazhohen drejtpërdrejt dhe me përkushtim për realizimin e programeve të studimeve.

Kriteri 1 Njësitë bazë dhe kryesore janë të ndërgjegjshme për përgjegjësitë që kanë për realizimin e programeve të studimeve; Kriteri 2 Njësitë bazë dhe kryesore përfshihen në procesin e rekrutimit të personelit akademik të nevojshëm dhe në vlerësimin e tij.

Standarti II.3 plotësohet.

Nga vlerësi i bërë mendoj se departamentet dhe qëndra janë të ndërgjegjshme për përgjegjësitë që kanë për realizimin e programeve të studimeve; ato përfshihen në procesin e rekrutimit të personelit akademik të nevojshëm dhe në vlerësimin e tij.

Konkluzionet e vlerësimit: Mendoj se plotësohen të gjithë standartet si në organizimin e fakultetit dhe te departamentit DIETI, bazuar ne aktet nënligjore në fuqi, për përmbushjen e misionit të tij në realizimin e MIE.

Plotëson standartet e mësipërme.

3. Personeli akademik dhe personeli mbështetës për programin e studimit

Pjesa përshkrimore

Personeli akademik i Departamentit që ofron MIE është i plotë me një raport të mirë të stafit

akademik me kohe të plotë me atë me kohë të pjesëshme. Ka kritere te mira të rekrutimit tëkëtij

stafi si nga ana e rregullave dhe standarteve administrative, të dokumentacionit, poashtu dhe të

nivelit të tij.

Tregues të matshëm:

Struktura didaktike (seksionet) për departamentet ose programin e studimit

Ka vetëm një departament. Nuk ka seksione brënda departamentit, per ofrimin e

programit MIE.

Numri i Personelit Akademik Efektiv (PAE) dhe Personelit Akademik me Kontratë (PAK),

titujt/gradat, (Tabelat 1- 2, të cilat mund të plotësohen edhe nga verifikimi i tabelave të

paqyruara në RVB)

Cilësia e stafit drejtues, mësimdhënës dhe administrativ për programin e studimit (Tabela

1)

Tabela 1

Fakulteti Inxhinierisë. Departamenti 2: Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjisë së Informacionit (DIETI)

Personeli Akademik Efektiv

(Emër Mbiemër)

Detyra në Dep.

Titulli /Grada

Personeli Akademik me Kontratë

(Emër Mbiemër)

Titulli /Grada

Inst. ku punon me kohë të

plotë

Page 6 of 30

1 Gezim Karapici Pedagog Prof. Dr 1 Nako Hobdari Prof.Dr UPT

2 Jakup Agalli Pergj. Dep. Prof. Dr. 2 Aida Spahiu Prof.Asoc. UPT

3 Marenglen Gjoni Pedagog Prof. Dr. 3 Marialis Çelo Prof.Asoc. UPT

4 Lutfi Saqe Pedagog Prof.

As.Dr. 4 Aleksander

Biberaj Prof.Asoc. UPT

5 Vladimir Jorgji Pedagog Prof. Dr. 5 Igli Tafaj Prof.Asoc. UPT

6 Paul Neuman Pedagog Msc. 6 Bora Bimbari Doktor UT

7 Klodian Xheka Asistente Msc 7 Marjela Qemali Doktor UPT

8 Anisa Krasniqi Asistente Msc 8

Rajmonda

Dervishi Doktor UPT

9 Sonila Luku asistente Msc 9 Marsida Ibro

Msc. (dr.

proces) UAMD

10 Ilir Shinko

Msc. (dr.

proces) UPT

11

Ina

Papadhopuli

Msc. (dr.

proces) UPT

12 Nike Shanku Dr. UPT

13 Renalda Kushe

Msc. (dr.

proces) UPT

14 Xheni Melo Msc. UPT

15 Vanina Kanini

Msc. (dr.

proces) UPT

16 Lulëzim Hanelli Prof. Dr. UPT

17

Parashqevi

Tashi

Msc. (dr.

proces) UPT

18 Nada Ibrahimi Msc. UPT

19 Silvi Rusi Msc.

Qendra

Ndëruniv.

Shërb. dhe

Rrj. Tel.

20

Margarita

Gjonaj

Msc. (dr.

proces) UPT

21

Arnisa

Myrtellari

Msc. (dr.

proces) UPT

Shënim: Kam vlerësuar vetëm departamentin e Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjisë së

Informacionit (DIETI), ku dhe zhvillohet Masteri i Elektronikës.

Tabela 2

Fakulteti Inxhinierisë

Departamenti 2 Departamenti 1

Numri i PAE

Numri i PAK

Në Total

Gj Tituj/ Grada

Gj Tituj/ Grada

Gj Tituj/ Grada

Në total 9 5 20 8 29 13

Këshilli Shkencor i Programit të studimit (Këshilli Shkencor i Fakultetit) dhe

Koordinatori/ët e programit të studimit (Tabela 3)

Tabela 3

Emër Mbiemër Titulli/grada Pozicioni në Këshillin shkencor

Maksim Çipi Dr. Kryetar

Jakup Agalli Prof. Dr. Antar

Nikolla Nika Dr. Antar

Ardita Mele Dr. Antar

Klodiana Karasani Msc. Antar

Page 7 of 30

Klodian Xheka Msc. Antar

Ardit Hysa student Antar

Të dhënat sipas kualifikimit dhe Raportet midis tyre (Tabela 4)

Tabela 4

Titulli

Dep. i Inxhinierisë së Ndërtimit Dep DIETI

PAE PAK Raporti

PAE/PAK PAE PAK

Raporti PAE/PAK

Profesorë 4 2 4/2

Profesorë të As. 1 4 1/4

Doktorë 0 4 0/4

Docentë 0 0 0

Pedagogë (pa tituj) 0 0 0

Asistentë me Ma 4 11 4/11

Asistentë pa Ma 0 0 0

Personeli Administrativ

Të dhëna të plota mbi personelin akademik PAE, PAK dhe raportin ndermjet tyre: PAE/PAK, për të dy

departamentet. Sic shihet kualifikimi i departamentit DIETI ku dhe zhvillohet MIE ka personelin akademik PAE

me nivel me të lartë kualifikimi (grada dhe tituj).

Fakulteti i Inxhinierisë

Titulli

Dep. i Inxhinierisë së

Ndërtimit Dep. i Inxh. Elektrikedhe TI QKFI

Total

PAE

Total

PAK PAE PAK

Raporti PAE PAK

Raporti

PAE/PAK PAE

PAE/PAK

Profesorë 0 2 - 4 2 2/1 1 5 4

Profesorë të Asociuar 2 2 1/1 1 2 1/2 1 4 4

Doktorë 2 10 1/5 0 5 - 2 4 15

Master (Drnt. në

proces) 0 5 - 0 4 - 2 2 9

Master 5 9 1/1.5 4 6 1/1.6 1 10 15

Totali 9 28

9 19

7 25 47

Tabela 5: Të dhëna sipas moshës për stafin me kohë të plotë dhe me kohë të pjesshme

Personeli sipas titujve

/gradave

Numri i PAE dhe PA me moshë:

Departamenti i Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjisë së

Informacionit

25 - 35 36 - 45 46 - 55 56 - 65 66 - 68

Profesorë 4

Profesorë të Asociuar 1

Doktorë

Page 8 of 30

Pedagogë (MA/Drnt. proc) 3 1

Personeli Administrativ 11 5 1 1

Personeli sipas titujve

/gradave

Numri i PAK me moshë:

Departamenti i Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjisë së

Informacionit

25 - 35 36 - 45 46 - 55 56 - 65 66 - 68

Profesorë 1 1

Profesorë të Asociuar 2

Doktorë 2 2 1

Pedagogë (MA/Drnt. proc) 8 2

Në tabelat e mësipërme janë të dhënat sipas seksit, sipas moshës së personelit.

Nga verifikimi rezultoi se Kontratat e punës, njohja me detyrat dhe të drejtat janë realizuar

plotësisht.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve Standardi II.1 - Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ angazhohen për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve.

Kriteri 1 Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ i institucionit angazhohen në përputhje me objektivat e programeve të studimeve dhe për arritjen e tyre; Kriteri 2 Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ i institucionit angazhohen në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Standarti II.1 plotësohet. Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ i institucionit (DIETI) angazhohen në përputhje me objektivat e programeve të studimeve (MIE) dhe për arritjen e tyre si dhe angazhohen në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Standardi II.4 - Personeli akademik angazhohet në hartimin dhe zbatimin e politikave të zhvillimit të institucionit. Kriteri 1 Personeli akademik luan rol kryesor në hartimin e kurrikulës dhe në vendimet institucionale që i përkasin organizimit të programeve të studimeve; Kriteri 2 Rekrutimi i personelit të ri dhe përcaktimi i ngarkesës mësimore bëhet në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Standarti II. 4 plotësohet. Personeli akademik(DIETI) luan rol kryesor në hartimin e kurrikulës dhe në vendimet institucionale që i përkasin organizimit të programeve të studimeve (MIE). Rekrutimi i personelit të ri dhe përcaktimi i ngarkesës mësimore bëhet në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Standardi III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin dhe vlerësimin e personelit.

Page 9 of 30

Kriteri 1 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin e personelit nc përputhje me statutin dhe rregulloren; Kriteri 2 Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përbën së paku

70% të personelit akademik të angazhuar për realizimin e programeve respektive të studimeve; Kriteri 3 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të vlerësimit të personelit; Kriteri 4 Institucioni mban një bazë të dhënash të raporteve të rekrutimit të personelit, të njoftimeve për vende vakante, etj.

Standarti III.1 plotësohet. Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin e personelit në përputhje me statutin dhe rregulloren. Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë në programin e studimit të ciklit të dytë Inxhinieri Elektronike mbulon 90 kredite (PAE) dhe vetëm 30 kredite mbulohen nga PAK (25%). Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të vlerësimit të personelit; si dhe mban një bazë të dhënash të raporteve të rekrutimit të personelit, të njoftimeve për vende vakante.

Standardi III.2 - Personeli akademik (me grada shkencore dhe tituj akademikë) mbulon nevojat e institucionit dhe i ka të përcaktuara qartë përgjegjësitë. Kriteri 1 Përgjegjësi i programit ka të paktën titullin “Profesor i asociuar” ose, gradën shkencore “Doktor” (“PHD”) të fituar pranë universiteteve perëndimore dhe përvojë akademike në këto universitete; Kriteri 2 Titullari i lëndës/modulit në programet e studimeve “Master i Shkencave” ka të paktën gradën shkencore “Doktor”; Kriteri 3 Titullari dhe pedagogët e lëndës/modulit në programet e studimeve “Master profesional” ka të paktën gradën shkencore “Doktor” ose, diplomën “Master Profesional” ose “Master Shkencash” dhe një përvojë profesionale së paku 5-vjeçare në profesionin në të cilin ofrohet ky program studimi; Kriteri 4 Rektori, zv/rektori, drejtori dhe zv/drejtori i qendrës ndëruniversitare, dekani, zv/dekani, drejtori, përgjegjësi i departamentit, përgjegjësi i shërbimit, përgjegjësi i programit janë të punësuar me kohë të plotë në institucionin që ofron programin e studimeve; Kriteri 5 Institucioni siguron personel të mjaftueshëm për udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e praktikave profesionale.

Standarti III.2 plotësohet. Përgjegjësi i programit ka titullin “Profesor". Titullarët e lëndëve/moduleve në programin e studimit “Master i Shkencave” në Elektronikë kanë të paktën gradën shkencore “Doktor”, shiko tabelat. Rektori, dekani, përgjegjësi i departamentit, përgjegjësi i shërbimit, përgjegjësi i programit janë të punësuar me kohë të plotë në institucionin që ofron programin e studimeve; shiko tabelat. Institucioni siguron personel të mjaftueshëm për udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e praktikave profesionale.

Standardi III.5 - Studentët që ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave” apo programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë kanë udhëheqës për tezën.

Kriteri 1 Studentët që ndjekin këto programe

studimesh kanë një udhëheqës për punën kërkimore dhe tezën që përgatisin për marrjen e diplomës në përfundim të studimeve të këtij cikli; Kriteri 2 Udhëheqësi ka të paktën gradën shkencore “Doktor”; Kriteri 3 Udhëheqësi nuk mbikëqyr më shumë se 5 (pesë) studentë njëkohësisht për temat me karakter kërkimor të aplikuar (si ato të ofruara në programet e studimeve në fushat e shkencave të natyrës, shkencave mjekësore, etj.) dhe më shumë se 10 (dhjetë) studentë njëkohësisht për temat e ofruara në programet e studimeve në fushat e shkencave shoqërore e humane.

Standarti III.5 plotësohet.

Potencialisht studentët kanë të mundur një udhëheqës

(me të paktën gradën shkencore “Doktor”) për punën

kërkimore dhe tezën që përgatisin për marrjen e

diplomës në përfundim të studimeve master në

Elektronikë. Niveli i udhëheqësve është i tillë që

plotëson kushtet jo vetë për master, por dhe për

udhëheqje të studentëve të PhD. Masteri në

Elektronikë akoma nuk ka arritur në fazën reale të

përgatitjes së tezave.

Duke pasur DIETI 5 PAE me tituj dhe grada, sipas

rregullores mund të udhëhiqen 25 studentë, duke

futur k Duke pasur DIETI 5 PAE me tituj dhe grada,

sipas rregullores mund të udhëhiqen 25 studentëtu

dhe student Duke pasur DIETI 5 PAE me tituj dhe

grada, sipas rregullores mund të udhëhiqen 25

studentë duke përfshirë dhe ato të programit MIE.

Page 10 of 30

Këtu mund të japin kontributin e tyre dhe PAK.

Standardi III.6 - Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar udhëheqësi është në përputhje me fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit dhe është parashikuar të përgatitet teza. Kriteri 1 Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar udhëheqësi është në përputhje me fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit. Kriteri 2 Udhëheqësi ka njohuri të avancuara teorike dhe aftësi të veçanta kërkimore në fushën në të cilën ofrohet programi i studimeve dhe në të cilën është parashikuar të hartohet teza.

Standarti III.6 plotësohet. Fusha studimore-kërkimore e udhëheqësve potencialë është në përputhje me fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit MIE. Ata kanë njohuri të avancuara teorike dhe aftësi të veçanta kërkimore në fushën në të cilën ofrohet programi i studimeve dhe në të cilat parashikohen të hartohen tezat, kanë eksperienca të gjata si në udhëheqje tezash, ashtu dhe në kërkim shkencor.

Standardi III.7 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ për përmbushjen e misionit të tij. Kriteri 1 Institucioni dëshmon një angazhim optimal të personelit ndihmës mësimor-shkencor për realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbatjen e laboratorëve e mjediseve shkollore; Kriteri 2 Institucioni dëshmon një përdorim optimal të burimeve njerëzore për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve të ciklit të dytë.

Standarti III.7 plotësohet. Institucioni dëshmon një angazhim optimal të personelit ndihmës mësimor-shkencor për realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbatjen e laboratorëve e mjediseve shkollore si dhe një përdorim optimal të burimeve njerëzore për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve të ciklit të dytë.

Standardi III.8 - Personeli akademik realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore në fuqi. Kriteri 1 Personeli akademik realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore në fuqi; Kriteri 2 Ngarkesa mësimore e zhvilluar nga personeli akademik në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë dhe organizimi e drejtimi i tyre, vlerësohen me orë mësimore.

Standarti III.8 plotësohet. Personeli akademik i DIEDI realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore në fuqi; ngarkesa mësimore e zhvilluar nga personeli akademik në programet e studimeve të ciklit të dytë MIE, vlerësohen me orë mësimore.

Standardi III.9 - Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij.

Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të hollësishme për anëtarët e personelit akademik të përfshirë në program dhe të personit përgjegjës për organizimin e programit të studimit; Kriteri 2 Institucioni disponon për secilin semestër listën e plotë të personelit akademik, të personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe personelit administrativ; Kriteri 3 Institucioni përcakton dhe publikon kriteret dhe procedurat për rekrutimin e personelit akademik.

Standarti III.9 plotësohet. Institucioni disponon një bazë të dhënash për anëtarët e personelit akademik të përfshirë në program MIE dhe të personit përgjegjës për organizimin e programit të studimit; institucioni disponon për secilin semestër listën e plotë të personelit akademik për MIE, ai përcakton dhe publikon kriteret dhe procedurat për rekrutimin e personelit akademik.

Konkluzionet e vlerësimit: Plotësohen standartet për strukturat e fakultetit dhe të deartamentit për

realizimin e programit MIE: Numri i stafit akademik, gradat dhe titujt e tyre, raportet staf me kontratë të plotë dhe me kontratë të pjesëshme.Niveli akademik i stafit i plotëson kushtet sipas standarteve për

udhëheqjen e dipllomave master. Stafi është i dedikuar në ndihme të studentë për të realizuar programin e

ofruar MIE. Plotëson standartet e mësipërme.

4. Infrastruktura në funksion të programit të studimit, logjistika dhe shërbime të

tjera ndaj komunitetit

Page 11 of 30

Pjesa përshkrimore

Nga vizita e bërë pranë institucionit rezulton se ka salla të mjaftueshme leksionesh dhe seminaresh

si dhe laboratoresh për të realizuar programin e ofruar MIE.

Ka të gjitha shërbimet e nevojshme për studentët për realizimin e MIE.

Ka të gjitha sallat e nevojshme për stafin administrativ dhe atë akademik.

Tregues të matshëm:

Mjediset për Programin e studimit

Salla për leksione

Klasa për seminare

Salla për aktivitete promovuese

Salla për praktikë lëndore/ profesionale

Laboratorë për lëndët

Laboratorë informatike

Salla interneti

Salla për bibliotekë

Mjedis për fotokopjime, librari etj

Zyrë informacioni për studentët

Nyje hidrosanitare

Mjediset për stafin:

Mjedise për Dekanin/ kancelarin

Zyra për sekretarinë mësimore

Zyra për departamentet/qëndrat kërkimore

Zyra për personelin akademik

Në lidhje me treguesat e mësipërm po japim tabelat e mëposhtme.

Tabela 6: Mjediset e SHLUP “Universiteti Metropolitan Tirana”

Mjediset për SHLUP “Universiteti Metropolitan

Tirana” Sasia Sipërfaqja (m2)

Salla për bibliotekën e shkollës 1 206

Zyra për strukturat e Rektoratit 1 35

Zyra për personelin akademik 9 250

Zyra e marketingut 1 15

Zyra e Këshillimit të Karrierës 1 25

Zyra për Qendrën Kërkimore 2 42

Zyrë për Financën 1 15

Zyrë për Njësinë e SBC 1 15

Mjedis për fotokopjime, librari, etj. 2 15

Zyrë informacioni për studentët 2 40

Zyrë e sekretarisë mësimore 2 25

Zyrë e arkivës 1 30

Korridore/holle+ballkone 10+7 460+75

Mjedise shërbimi për studentët (mensa/bar-librari) 2 100

Nyje hidrosanitare 21 125

Page 12 of 30

Tabela 7: Mjediset e Fakultetit të Inxhinierisë

Mjediset për Fakultetin e Inxhinierisë Sasia Sipërfaqja (m2)

Salla për leksione 19 570

Klasa për seminare

Salla për aktivitete promovuese 2 100

Salla për laboratore 9 220

Salla interneti 1 50

Salla për bibliotekë 1 206

Mjedis për fotokopjime, librari etj 3 35

Zyrë informacioni për studentët 2 20

Korridore/holle+ballkone 10+7 460+75

Mjedise shërbimi për studentët (mensa/bari) 2 100

Mjedise për aktivitetet e qeverisë studentore 1 60

Nyje hidrosanitare 21 125

Mjediset për Stafin e Fakultetit të Inxhinierisë: Sasia Sipërfaqja (m2)

Zyra për Dekanin 1 15

Zyra për sekretarinë mësimore 2 30

Zyra për departamentet/qendrat kërkimore 3 70

Zyra për personelin akademik 1 20

Salla për mbledhje 2 60

Mjedis për stafin e shërbimit 1 20

Nyje hidrosanitare për personelin akademik 5 20

Nga tabelat e mësipërme dhe nga vizita e bërë në Institucion rezulton se infrastruktura për zhvillimin e MIE

është më se e mjaftueshme për grupe 20-25 studentë.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi II.5 - Institucioni siguron infrastukturën e nevojshme për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë që ofron. Kriteri 1 Institucioni ka një vendndodhje të përhershme, që nënkupton mjedis qendror administrativ dhe mjedis ku zhvillohet veprimtaria mësimore; Kriteri 2 Këto mjedise janë në dispozicion të institucionit për jo më pak se 6 vjet; Kriteri 3 Nëse programi i studimit ofrohet në më shumë se një godinë, institucioni siguron menaxhim efikas dhe kontroll të vazhdueshëm për arritjen e standardeve dhe zbatimin e politikave arsimore të hartuara për realizmin e programeve të studimeve që ofron; Kriteri 4 Institucioni garanton kapacitete dhe mjedise të mjaftueshme për realizimin e praktikave profesionale të parashikuara për realizimin e programeve të studimeve në fushat e shëndetësisë, veterinarisë, bujqësisë, shkencave teknike, etj.

Standarti II.5 plotësohet. Institucioni ka një vendndodhje të përhershme, që nënkupton mjedis qendror administrativ dhe mjedis ku zhvillohet veprimtaria mësimore; Këto mjedise janë në dispozicion të institucionit për jo më pak se 6 vjet; Institucioni garanton kapacitete dhe mjedise të mjaftueshme për realizimin e praktikave profesionale të parashikuara për realizimin e programeve të studimeve në fushën e Master në Inxhinieri Elektronike.

Standardi V. 1- Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij.

Page 13 of 30

Kriteri 1 Institucioni siguron tekste mësimore cilësore dhe literaturë ndihmëse të mjaftueshme dhe bashkëkohore; Kriteri 2 Në bibliotekë ka literaturë të mjaftueshme që e ndihmon studentin për për realizimin me sukses të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen

e tezës; Kriteri 3 Në bibliotekë ka botime periodike dhe librari elektronike, të cilat përmbajnë libra apo revista shkencore të nevojshme për realizimin me sukses të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës; Kriteri 4 Përgjegjësit e programit kanë hartuar një plan të detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës nga studentët, përfshirë edhe buxhetin e planifikuar për këtë qëllim; Kriteri 5 Biblioteka ka orare të shërbimit në përshtatje me oraret e programeve të studimeve dhe nevojat e studentëve.

Standarti V.1 plotësohet. Institucioni siguron tekste mësimore cilësore dhe literaturë ndihmëse dhe bashkëkohore; Në bibliotekë ka literaturë që e ndihmon studentin për për realizimin me sukses të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës; Në bibliotekë ka botime periodike dhe librari elektronike, të cilat përmbajnë libra apo revista shkencore të nevojshme për realizimin me sukses të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës; Në bibliotekë duhet shtuar numri i librave mbështetës si kopje të shtypura apo elektronike për te mbështetur studimet Master në Inxhinieri Elektronike. Pavarësisht se sot pedadoget në master japin vetë dhe mbështetjen e tyre me literature elektronike, apo të bazuar në artikuj dhe konferenca. Me bashkëpunimin shumë të mirë të departamentit (kane mareveshje me Mc. Graw - Hill) me administratën e institucionit mendoj se kjo fazë kalohet lehtësisht, pasi përgjegjësit e programit kanë hartuar një plan të detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të programit të studimit.

Standardi V. 2- Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë të mjaftueshëm dhe mjedise të përshtatshme mësimore. Kriteri 1 Institucioni dëshmon se ka në sasi të mjaftueshme: laboratorë, klasa, zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, për realizimin e programit të studimeve; Kriteri 2 Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit; Kriteri 3 Laboratorët përmbajnë aparaturat dhe mjetet e nevojshme për plotësimin e kërkesave të programeve të studimeve dhe për zhvillimin e praktikave të parashikuara nga programi i studimit, në përputhje me qëllimet e programit, si dhe mirëmbahen dhe janë në përmirësim të vazhdueshëm; Kriteri 4 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve që ofron, ka së paku një laborator, për secilin grup leksionesh ku parashikohen praktika laboratorike.

Standarti V.2 plotësohet. Institucioni dëshmon se ka në sasi të konsiderueshme: laboratorë elektronikë, klasa, zyra, e mjedise të tjera me pajisje elektronike bashkëkohore dhe të teknologjisë së informacionit, për realizimin e programit të studimit MIE. Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit; laboratorët përmbajnë aparaturat dhe mjetet e nevojshme për plotësimin e kërkesave të programit të studimeve dhe për zhvillimin e praktikave të parashikuara nga programi i studimit, në përputhje me qëllimet e programit, si dhe mirëmbahen dhe janë në përmirësim të vazhdueshëm. Institucioni, ofron, një laborator bashkëkohor, për secilin grup leksionesh ku parashikohen praktika laboratorike në mënyrë demostruese. Mendoj se ky është një investim me vlerë i bëre nga ky universitet, i cili duhet të vlerësohet. Në të ardhmen duhet rritur numri i vëndeve te punës për laboratoret elektronikës për një punë më të pamvarur të studentëve, gjë që është në planet e të ardhmes të institucionit.

Konkluzionet e vlerësimit: Plotësohen standartet e mësipërme duke i sygjeruar UMT për të ardhmen të plotësojë dhe sygjerimet e mëposhtme. Në bibliotekë duhet shtuar numri i librave mbështetës si kopje të shtypura apo elektronike për te mbështetur studimet Master në Inxhinieri Elektronike. Pavarësisht se sot pedadoget në master japin vetë dhe mbështetjen e tyre me literature elektronike, apo të bazuar në artikuj dhe konferenca. Me bashkëpunimin shumë të mirë të departamentit (kane mareveshje me Mc. Graw - Hill) me administratën e institucionit mendoj se kjo fazë kalohet lehtësisht, pasi përgjegjësit e programit kanë hartuar një plan të detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të programit të studimit. Institucioni, ofron, një laborator bashkëkohor, për secilin grup leksionesh ku parashikohen praktika laboratorike në mënyrë demostruese. Mendoj se ky është një investim me vlerë i bëre nga ky universitet, i cili duhet të vlerësohet. Në të ardhmen duhet rritur numri i vëndeve te punës për laboratoret elektronikës për një punë më të pamvarur të studentëve, gjë që është në planet e të ardhmes të institucionit.

Page 14 of 30

Plotëson standartet e mësipërme.

5. Financimi dhe menaxhimi i burimeve financiare

Pjesa përshkrimore

Në tabelat e mëposhtme paraqiten të dhënat financiare të marra nga institucioni, që janë shumë të

rëndësishme për ecurinë dhe vazhdimësinë e Institucionit.

Tregues të matshëm:

Të ardhurat dhe financimet e ndryshme në këtë program studimi (në përqindje):

Të ardhurat dhe financimet e ndryshme në 4 vite (në lekë)

Të ardhurat nga: 2011 2012 2013 2014

Pushteti qëndror - - - -

Pushteti vendor - - - -

Fonde jopublike: 4.168.748

17.494.215 11.240.435 2632842

Grantet për kërkim dhe kontratat

Konsulencat,

shërbimet -

16.303 139.228 -

Tarifat për dhe gjatë

shkollimit 1.612.449

21.163.151 19.908.854 64.484.012

SHUMA 5.781.197 38.673.669 31.288.517 67.116.854

Shpenzimet në 4 vitet sipas burimit të financimit

Buxheti

(i ndarë në

përqindje,

për

paga/shpenzi

me operative/

amortizimi)

Viti 2011 Viti 2012 Viti 2013 Viti 2014

Paga

Sh

pen

zim

e

am

ort

izim

i

Paga

Sh

pen

zim

e

am

ort

izim

i

Paga

Sh

pen

zim

e

am

ort

izim

i

Paga

Sh

pen

zim

e

am

ort

izim

i

90,51 9,49 - 31,69 67,71 0,60 66,1 33,1 0,81 57,69 41,33 0,98

Vlerësimi sipas Standardeve

Page 15 of 30

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi II.9 - Institucioni bën një auditim të përvitshëm (të jashtëm dhe/ose të brendshëm) të situatës financiare.

Kriteri 1 Raporti i auditit paraqet të gjithë situatën financiare për përdorimin e buxhetit të vënë në dispozicion për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë; Kriteri 2 Raporti i auditit përmban një pasqyrë të qartë të granteve të huaja të përfituara dhe kontratave të shërbimeve të lidhura në funksion të realizimit të programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë; Kriteri 3 Raporti i auditit analizon eficiencën e përdorimit të të ardhurave nga tarifat e studentëve në funksion të rritjes së cilësisë së studimeve në këtë cikël studimesh.

Standarti II.9 plotësohet. Raporti i auditit paraqet të gjithë situatën financiare për përdorimin e buxhetit të vënë në dispozicion për realizimin e programit të studimeve të ciklit të dytë. Raporti i auditit analizon eficiencën e përdorimit të të ardhurave nga tarifat e studentëve në funksion të rritjes së cilësisë së studimeve në këtë cikël studimesh.

Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të studimeve.

Kriteri 1 Institucioni harton një raport që pasqyron të dhëna të hollësishme financiare të kostove për realizimin e programeve të studimeve, si kostot operacionale, kostot fikse të mjediseve dhe të pajisjeve, etj. Kriteri 2 Institucioni dëshmon se ka një qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvillimit të programeve të studimeve dhe se ka kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësimin e situatës financiare dhe gjenerimin e të ardhurave në të ardhmen.

Standarti VI.1 plotësohet. Institucioni harton një raport që pasqyron të dhëna të hollësishme financiare të kostove për realizimin e programit të studimeve, si kostot operacionale, kostot fikse të mjediseve dhe të pajisjeve, etj. Institucioni dëshmon se ka një qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvillimit të programeve të studimeve dhe se ka kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësimin e situatës financiare dhe gjenerimin e të ardhurave në të ardhmen.

Konkluzionet e vlerësimit: Institucioni është transparent ndaj problemeve financiare dhe i ndjek problemet sipas standarteve të mësipërme. Për momentin Institucioni bazohet në fonde jopublike dhe në pagesën e studentit, predominon e para. Plotëson standartet e mësipërme. ë

6. Sistemi i Brendshëm i Sigurimit të Cilësisë

Pjesa përshkrimore

Institucionalizimi i sistemit të brendshëm të sigurimit të cilësisë është i plotë. është ngritur Njësia e

SBC, funksionon normalisht, është bërë vetëvlerësimi i cilësisë.

Tregues të matshëm:

Anëtarët e QVB

Nr. Anëtarët e QVB Detyra që ka në QVB Sa kohë ka në këtë

detyrë

1 Dritan Fino Drejtues Tetor 2014

3 Klodiana Karasani Anëtare Tetor 2013

4 Klodian Xheka Anëtar Tetor 2014

5 Besa Mançka Anëtar Mars 2013

5 Helion Fishekaj Student Tetor 2013

Page 16 of 30

Për të tërhequr vlerësimin e studentëve për pedagogët e tyre, lëndët dhe programin e studimeve, përgjatë dy viteve të para, duke u nisur nga numri i studentëve të regjistruar në këtë program studimi (shih tabelën nr. 17), ky vlerësim është marrë në formën e bashkëbisedimit me studentët. Për vitin akademik 2014-2015 në përfundim të semestrit të parë, u zhvilluan 2 anketime dhe u plotësuan 16 pyetësorë. Duhet pasur në konsideratë se numri i studentëve në MIE akoma është i vogël dhe programi është në fillimet e veta pra

dhe identifikimi i problemeve nuk është i lehtë.

Anketimet e zhvilluara në programin MSc. në Inxhinieri Elektronike

Nr Viti

akademik Programi i studimit

Nr. i

anketave

Numri i

pyetësorëve të

plotësuar

1 2014-2015 MSc. Në Inxhinieri

Elektronike 2 16

Gjithsej 2 16

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi I.10 - Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve.

Kriteri 1 Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve; Kriteri 2 Institucioni e përfshin këtë informacion në vetëvlerësimin që bën për arritjen e sigurimit të brendshëm të cilësisë; Kriteri 3 Institucioni publikon rezultatet e vlerësimit dhe rezultatet që synon të arrijë; Kriteri 4 Institucioni, për kryerjen e vlerësimit, përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta. Të tërthorta:

a. Sondazhe: të studentëve që ndjekin programet e studimeve, të të diplomuarve në këto programe në vitet e mëparshme akademike apo në ciklet e ndryshme të studimeve;

b. Sondazhe të vlerësimit të mësimdhënies, kurrikulës, të të mësuarit;

c. Pyetje konceptuale; d. Intervista; e. Etj.

Të drejtpërdrejta:

a. Rezultatet e arritura nga studentët në teste të standardizuara kombëtare/ndërkombëtare (p.sh. provimi i shtetit për profesionet e rregulluara, etj);

b. Dëgjime në auditor; c. Rezultatet e arritura nga studentët në

provimet e vlerësuara me nota/pikë; d. Rezultatet e arritura nga studentët në

testimet paraprake dhe përfundimtare, provimet për module, praktikat profesionale;

e. Rezultatet e arritura nga studentët në vlerësimin e detyrave të kryera gjatë

zhvillimit të programit të studimit (punë

Standarti I.10 plotësohet. Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve (MIE); ai përfshin këtë informacion në vetëvlerësimin që bën për arritjen e sigurimit të brendshëm të cilësisë; publikon rezultatet e vlerësimit dhe rezultatet që synon të arrijë; për kryerjen e vlerësimit, përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta. Duhet pasur në konsideratë se numri i studentëve në MIE akoma është i vogël dhe programi është në fillimet e veta pra dhe identifikimi i problemeve nuk është i lehtë.

Page 17 of 30

individuale apo në grup, detyra kursi për të analizuar të kuptuarit konceptual, referatet, projektet, provimet, etj.);

f. Vëzhgime gjatë kryerjes së ushtrimeve/praktikës;

g. Rezultatet e arritura dhe cilësia e rezultatit të kërkimit - tezës;

h. Etj.

Standardi I.13 - Institucioni publikon rregullisht informacion të paanshëm dhe objektiv, sasior e cilësor, për vlerësimin e brendshëm. Kriteri 1 Institucioni publikon rregullisht broshura, buletine etj., të hartuara dhe botuara nga institucioni, për vlerësimin e brendshëm; Kriteri 2 Institucioni publikon rregullisht prezantime në faqe interneti, video e audio etj. për vlerësimin e brendshëm.

Standarti I.13 plotësohet. Institucioni publikon rregullisht prezantime në faqe interneti, video e audio etj. për vlerësimin e brendshëm.

Standardi II.7 - Institucioni kryen një analizë vjetore për vlerësimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1 Institucioni harton një analizë vjetore për vlerësimin e ecurisë së programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë; Kriteri 2 Institucioni harton politika që synojnë përmirësimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Standarti II.7 plotësohet. Institucioni harton politika që synojnë përmirësimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Standardi VIII.1 - Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të studimeve. Kriteri 1 Institucioni ka plotësuar standardet institucionale dhe është akredituar në nivel institucional përpara aplikimit për akreditimin e programeve të studimeve; Kriteri 2 Institucioni përdor instrumentet e duhura për sigurimin e cilësisë; Kriteri 3 Institucioni harton një politikë dhe ndjek procedura të caktuara për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të programeve të tyre; Kriteri 4 Institucioni përdor mekanizma formalë për shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të programeve të studimit; Kriteri 5 Institucioni synon ndërgjegjësimin e personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve që ofrohen, për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to; Kriteri 6 Institucioni harton dhe zbaton një strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia, politika dhe procedurat janë publikuar.

Standarti VIII.1 plotësohet. Institucioni ka plotësuar standardet institucionale dhe është akredituar në nivel institucional përpara aplikimit për akreditimin e programeve të studimeve; Institucioni përdor instrumentet e duhura për sigurimin e cilësisë; Institucioni harton një politikë dhe ndjek procedura të caktuara për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të programeve të tyre; Institucioni përdor mekanizma formalë për shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të programeve të studimit; Institucioni synon ndërgjegjësimin e personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve që ofrohen, për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to; Institucioni harton dhe zbaton një strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia, politika dhe procedurat janë publikuar.

Konkluzionet e vlerësimit: Institucioni i plotëson kushtet ne lidhje me garantimin e cilësisë. realizohen si intervistat direkte dhe ato in direkte. Problemet e shtruara nga studentët merren në konsideratë, fakt që doli dhe gjatë vizitës në institucion. Duhet pasur në konsideratë se numri i studentëve në MIE akoma është i vogël dhe programi është në fillimet e veta pra dhe identifikimi i problemeve nuk është i lehtë.

Plotëson standartet e mësipërme.

Page 18 of 30

POLITIKAT E FORMIMIT TË STUDENTËVE

7. Programi i studimit, organizimi i tij

Pjesa përshkrimore

Do të donim të venim në dukje që në fillim se misioni dhe objektivi i programit të studimit, përmbajtja e programit, organizimi i vitit mësimor, semestrat, plani mësimor me të gjithë elementët e tij (lëndët/modulet, kreditet përkatëse, ndarja e orëve për çdo kredit në varësi të formave të studimit, orët mësimore përkatësisht në auditor/jashtë auditorit të ndara sipas formave të mësimdhënies), literatura dhe materiale të tjera mbështetëse e ndihmëse, etj janë të gjitha në raportin e Instucionit, të shprhura në mënyrë të plotë , profesionale dhe transparente.

Tregues të matshëm:

Viti i fillimit, qëllimet dhe objektivat e çdo programi studimi

Organizimi i çdo programi studimi (vite, semestra, javë etj.)

1 vit akademik ka 28 javë mësimore në auditor

1 Semestër ka 14 javë mësimore në auditor

Në Planet mësimore të jepet ndarja e ECTS sipas formave të mësimdhënies për çdo lëndë

Mënyra e përcaktimit të krediteve (ECTS) për format e studimit:

Për leksionet 10 orë në auditor dhe 15 orë punë e pavarur e studentit

Për Seminaret 10 orë në auditor dhe 15 orë punë e pavarur e studentit

Për Laboratoret 10 orë në auditor dhe 15 orë punë e pavarur e studentit

Për Praktikat lëndore 20 orë në auditor dhe 5 orë punë e pavarur e studentit

Për Praktikën Profesionale 20 orë në auditor dhe 5 orë punë e pavarur e studentit

Provimi përfundimtar 4 orë në auditor dhe 21 orë punë e pavarur e studentit

Vlerësimi për Syllabus-et dhe elementët e tyre, për çdo lëndë pozitiv. Ato kanë të gjithë

elemmentët e domosdoshëm për t’i shërbyer Masterit në Inxhineri Elektronike, si më poshtë:

Emërtimi i lëndës/modulit

Viti/semestri kur zhvillohet lënda

Emri i pedagogut që do të zhvillojë lëndën

Vendi që zë lënda në formimin tërësor të studentit

Njohuritë paraprake që duhet të ketë studenti për përvetsimin e lëndës

Çfarë njohurish dhe aftësish i jep studentit kjo lëndë

Temat që do të trajtojë lënda në formimin teorik dhe praktik

Ngarkesa në orë në auditor dhe jashtë auditorit si dhe në ECTS

Format dhe metodat e mësimdhënies të lëndës dhe raportet midis tyre

Format e vlerësimit të studentëve

Detyrimet e studentit për lëndën

Literatura e detyruar dhe ajo ndihmëse

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi I.1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.

Page 19 of 30

Kriteri 1 Institucioni ofron programe të akredituara të studimeve, të organizuara në module dhe të vlerësuara në kredite, sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS); Kriteri 2 Sasia mesatare e krediteve të grumbulluara gjatë një viti nga një student që

ndjek një program studimi me kohë të plotë është 60 kredite;

Standarti I.1 plotësohet. Institucioni ofron programe të studimeve MIE, të organizuara në module dhe të vlerësuara në kredite, sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS); Sasia mesatare e krediteve të grumbulluara gjatë një viti nga një student që ndjek një program studimi MIE, me kohë të plotë është 60 kredite;

Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit. Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, “Master i arteve të bukura” apo “Master Profesional” i pajisin studentët që zotërojnë diplomën universitare “Bachelor” me njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor apo trajnim të mirëfilltë profesional; Kriteri 3 Programet e studimeve “Master i Shkencave” ose “Master i arteve të bukura” dhe “Master Profesional” synojnë të zgjerojnë njohuritë e fituara në ciklin e parë të studimeve; Kriteri 4 Programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë (në mjekësi, stomatologji, farmaci, veterinari, arkitekturë) i pajisin studentët me njohuri të thelluara dhe kompetenca shkencore, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor sipas fushës. Pas përfundimit të tyre si dhe përfundimit me sukses të provimit të shtetit për programin specifik, studentët fitojnë të drejtën e ushtrimit të një profesioni të rregulluar sipas ligjit në fuqi; Kriteri 5 Programet e studimeve të këtij cikli i pajisin studentët me kompetenca të përgjithshme dhe profesionale që synohen të arrihen apo të zgjerohen gjatë zhvillimit të tij; Kriteri 6 Programet e studimeve “Master i Shkencave” ose “Master i arteve të bukura”dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë krijojnë baza të qëndrueshme njohurish për studimet e ciklit të tretë doktoratës, duke përfshirë aftësimin për kërkimin shkencor dhe plotësimin e parakushteve (njohuri, aftësi dhe kompetenca) për pranimin në ciklin e tretë të studimeve; Kriteri 7 Programet e studimeve “Master Profesional” kanë objektiva të qartë profesionalë, të justifikueshëm, të arritshëm, me synime të qarta për arritjen e kualifikimit të nevojshëm dhe në përputhje me kërkesat e tregut të punës.

Standarti I.2 plotësohet. Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave (MIE)”, i pajisin studentët që zotërojnë diplomën universitare “Bachelor” me njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor. Programet e studimeve “Master i Shkencave” synojnë të zgjerojnë njohuritë e fituara në ciklin e parë të studimeve; Programet e studimeve “Master i Shkencave” krijojnë baza të qëndrueshme njohurish për studimet e ciklit të tretë doktoratës, duke përfshirë aftësimin për kërkimin shkencor dhe plotësimin e parakushteve (njohuri, aftësi dhe kompetenca) për pranimin në ciklin e tretë të studimeve;

Standardi I.4 - Programet e studimeve ofrohen në përshtatje me nivelin e studimeve.

Kriteri 1 Përmbajtja dhe renditja e objektivave të programeve të studimeve synojnë arritjen e qëllimeve të tyre në përputhje me nivelin e studimeve në të cilin ofrohen ato; Kriteri 2 Metodat e vlerësimit të studentëve nëpërmjet kontrollit të vazhdueshëm të njohurive me anë të testeve me përgjigje alternative apo provimeve përfundimtare dëshmojnë ecurinë dhe arritjet e studentëve për ciklin përkatës të studimeve.

Standarti I.4 plotësohet. Përmbajtja dhe renditja e objektivave të programeve të studimeve, përfshi dhe MIE synojnë arritjen e qëllimeve të tyre në përputhje me nivelin e studimeve në të cilin ofrohen ato; Metodat e vlerësimit të studentëve nëpërmjet kontrollit të vazhdueshëm të njohurive me anë të testeve me përgjigje alternative apo provimeve përfundimtare dëshmojnë ecurinë dhe arritjet e studentëve për ciklin përkatës të studimeve.

Standardi I.5 - Programet e studimeve synojnë të arrijnë dimensione ndërkombëtare.

Page 20 of 30

Kriteri 1 Programet e studimeve mbështeten në përvojën disavjeçare dhe praktikat e mira të vendeve europiane; Kriteri 2 Programet e studimeve janë ndërkombëtarisht konkurruese për nga elementet që përmbajnë (të dhëna të përgjithshme, objektivat kryesorë, plani mësimor, kreditet,

kushtet e pranimit në tometodat e vlerësimit, kriteret dhe procedurat e tranferimit të krediteve e njohurive të fituaara, diplomat që jepen në përfundim etj.) duke afirmuar vlerat e arsimit universitar në Shqipëri; Kriteri 3 Programet e studimeve janë hartuar në përputhje me objektivat e përcaktuar në legjislacionin dhe direktivat e BE-së për arsimin e lartë dhe profesionet e rregulluara.

Standarti I.5 plotësohet. Programet e studimeve (MIE) mbështeten në përvojën disavjeçare dhe praktikat e mira të vendeve europiane; Programet e studimeve janë ndërkombëtarisht konkurruese për nga elementet që përmbajnë (të dhëna të përgjithshme, objektivat kryesorë, plani mësimor, kreditet, kushtet e pranimit në to, metodat e vlerësimit, kriteret dhe procedurat e tranferimit të krediteve e njohurive të fituaara, diplomat që jepen në përfundim etj.) duke afirmuar vlerat e arsimit universitar në Shqipëri; Programet e studimeve (MIE) janë hartuar në përputhje me objektivat e përcaktuar në legjislacionin dhe direktivat e BE-së për arsimin e lartë dhe profesionet e rregulluara.

Standardi I.6 - Programet e studimeve përfshijnë aftësimin profesional dhe kërkimin shkencor. Kriteri 1 Programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përfshijnë aftësimin profesional dhe kërkimin shkencor; Kriteri 2 Programet e studimeve hartohen në përputhje me profilin e Institucionit të Arsimit të Lartë dhe strategjinë e tij për zhvillim; Kriteri 3 Personeli akademik angazhohet në punën kërkimore shkencore për realizmin e programeve të studimeve; Kriteri 4 Puna kërkimore e personelit akademik të angazhuar për realizimin e programit të studimeve përkon me synimet për arritjen e qëllimeve të tij.

Standarti I.6 plotësohet. Programet e studimeve të ciklit të dytë në MIE përfshijnë aftësimin profesional dhe kërkimin shkencor; Programet e studimeve nV MIE janë hartuar në përputhje me profilin e Institucionit dhe strategjinë e tij për zhvillim; Personeli akademik angazhohet në punën kërkimore shkencore për realizmin e programeve të studimeve; Puna kërkimore e personelit akademik të angazhuar të DIETI për realizimin e programit të studimeve përkon me synimet për arritjen e qëllimeve të tij.

Standardi I.8 - Programet e studimeve marrin parasysh nevojat e tregut të punës.

Kriteri 1 Programet e studimeve marrin parasysh nevojat e tregut të punës, dhe hartohen në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar; Kriteri 2 Institucioni, për vlerësimin e nevojave të tregut të punës, kryen një studim tregu, i cili përfshin:

a. mundësitë e punësimit të studentëve në tregun vendas ose atë rajonal, komëtar a ndërkombëtar;

b. kërkesat e punëdhënësve; c. një parashikim të përafërt për numrin e

pritshëm të studentëve që mund të regjistrohen në këtë program;

d. numrin e të regjistruarve në programe të ngjashme në institucionet simotra.

Standarti I.8 plotësohet. Programet e studimeve (MIE) marrin parasysh nevojat e tregut të punës, dhe janë hartuar në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar.

Standardi I.9 - Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe interesave kombëtare.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe studimi që nuk bien ndesh me interest kombëtare; Kriteri 2 Programet e studimeve synojnë të ndihmojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.

Standarti I.9 plotësohet. Institucioni ofron programe studimi që nuk bien ndesh me interest kombëtare; Programet e studimeve synojnë të ndihmojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.

Standardi I.12 - Kohëzgjatja dhe numri i krediteve për programet e studimeve të këtij cikli janë në përputhje me me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Page 21 of 30

Kriteri 1 Programet e studimeve “Master i Shkencave” realizohet me 120 kredite europiane ECTS, ku përfshihen 30-40 kredite europiane ECTS për projektin kërkimor dhe tezën që duhet përgatitur në përfundim të këtyre programeve të studimeve. Kohëzgjatja normale e tyre është 2 vite akademike;

Standarti I.12 plotësohet. Programet e studimeve “Master i Shkencave” (Master në Inxhinieri Elektronike) realizohet me 120 kredite europiane ECTS, ku përfshihen 30 kredite europiane ECTS për projektin kërkimor dhe tezën që duhet përgatitur në përfundim të këtij prpgrami studimi. Kohëzgjatja normale e tyre është 2 vite akademike.

Standardi II.6 - Institucioni siguron menaxhimin efikas të informacionit në lidhje me programet e studimeve.

Kriteri 1 Informacioni i ofruar për programet e studimeve, modulet dhe syllabuset është lehtësisht i konsultueshem për studentët; Kriteri 2 Informacioni për programet e studimit, modulet dhe syllabuset ofrohet në forma të ndryshme të shkruara dhe elektronike.

Standarti II.6 plotësohet. Informacioni i ofruar për programet e studimeve, (MIE), modulet dhe syllabuset, është lehtësisht i konsultueshem për studentët; Informacioni për programet e studimit, modulet dhe syllabuset ofrohet në forma të ndryshme të shkruara dhe elektronike.

Standardi II.8 - Programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë parashikojnë një plan diplomimi.

Kriteri 1 Plani i diplomimit shpjegon mënyrën e diplomimit në përfundim të studimeve brenda afatit të parashikuar; Kriteri 2 Për realizimin e programeve të studimeve “Master i Shkencave” janë parashikuar 30-40 kredite për projektin kërkimor dhe tezën.

Standarti II.8 plotësohet. Plani i diplomimit shpjegon mënyrën e diplomimit në përfundim të studimeve brenda afatit të parashikuar; Për realizimin e programeve të studimeve “Master i Shkencave” (Master në Inxhinieri Elektronike) janë parashikuar 30 kredite për projektin kërkimor dhe tezën.

Konkluzionet e vlerësimit: Plotësohen të gjitha kushtet për realizimin e standarteve në lidhje me organizimin e kurikulës , ndarjes se orëve, pedagogët përkatës. Plotëson standartet e mësipërme.

8. Mësimdhënia

Pjesa përshkrimore

Organizimi i mësimdhënies, format e mësimdhënies, ngarkesa dhe cilësia e realizimit, kontrolli i

njohurive të studentëve, metodat e mësimdhenies, janë sipas standarteve dhe në përputhje me

Bolonjën.

Teknologjitë e mësimdhënies janë sipas standarteve bashkohore. Do të doja të veja në dukje se

krahas leksioneve dhe seminareve me nivel, prania e laboratoreve të TI dhe atyre elektronike dhe

vecanërisht për sistemet e integruara (ES) bashkohore bën të mundur një përgaditje mjaft të mirë të

studentëve ne programin MIE. Bashkëpunimi me stafin e ri akademik të shkolluar në shkolla

presticioze italiane krijon mundesinë e ngritjes së nivelit të studentëve në këtë master, pasi kemi një

transmetim të mirë të njohurive bashkohore.

Vlerësimi i brendshëm i mësimdhënies, aktivizimi i studentëve në komponentët e aktivitetit të

njësisë sipas mendimit tim janë sipas standarteve dhe në përputhje me Bolonjën.

Tregues të matshëm:

Llojet e Formave të mësimdhënies, për lëndët/modulet:

Page 22 of 30

Ngarkesa gjithsej në auditor për format e mësimdhënies

Programi i Studimit Master në Inxhinieri Elektronike

Format e mësimdhënies Orët totale

në auditor

Leksione 380

Seminare/Ushtrime 260

Laboratorë 160

Detyrë Kursi 40

Praktikë profesionale 120

Në total 960

Politikat për format e kontrollit të njohurive

Format e Kontrollit Pjesa në % ndaj Totalit

Ndjekja e lëndës dhe pjesëmarrja aktive 10%

Plotësimi i detyrimeve laboratorike, detyrave /ese 5-20%

Projekt/kursi 5-20%

Testime te ndërmjetme 10-15%

Provimi përfundimtar 60-80%

Në total 100%

9. Studentët

Pjesa përshkrimore

Nga informacionet e marra gjatë vizitës dhe nga verifikimi i dokumentave rezulton se procedurat e

pranimit të studentëve, transferimet behen sipas rregullave në fuqi. MIE është në hapat e para, pra

shumë nga inforcionet e duhura si dhe statistika reale nuk mund të nxirren. Informimi i studentëve

bëhet i rregullt.

Akoma nuk ka studentë të diplomuar.

Tregues të matshëm:

Numri i studentëve të regjistruar

Nr Programi i studimit Master Shkencor në

Inxhinieri Elektonike

2011

-

2012

2012 - 2013 2013 - 2014 2014-2015

1 Numri i studentëve të regjistruar - 1 1 18

Page 23 of 30

sipas vitit akademik

2 Numri i studentëve aktiv sipas vitit

akademik - 1 1 15

Sic shihet nga tabelat në RVB vetëm vitin akademik 2014-2015 kemi 15 studentë, pasi ne vitet

2012-2013 dhe 2013-2014 kemi vetëm nje student të regjistruar.

Ecuria e studentëve

Nr Viti Akademik 2011 - 2012 2012 - 2013 2013-2014

1

Përqindja e kalueshmërisë në Fakultetin e

Inxhinierisë (në %) 83.30% 50% 46.10%

Cilësia në hyrje dhe në dalje e studentëve

4 vitet e fundit, duke u

nisur nga viti që po

bëhet RVB

Studentë të regjistruar në

vitin e Parë

Nota

Mesatare

Studentë të

diplomuar Nota mes

2011-2012 - - - -

2012-2013 1 6.5 Nuk ka -

2013-2014 1 6.4 Nuk ka -

Numri gjithsej i studentëve dhe kalueshmëria e tyre në vite

Nr Programet i studimit Master Shkencor

në Inxhinieri Elektronike

Numri

total i

studentëve

Kalueshmëria Nota

mesatare

për

numrin

total të

studentëve

(%)

I

VITI AKADEMIK 2011-2012 - - -

VITI AKADEMIK 2012-2013 1 0 -

VITI AKADEMIK 2013-2014 1 0 -

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi IV.1 - Studentët kanë të drejtë të ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Page 24 of 30

Kriteri 1 Studentët që ndjekin programet e studimeve “Master i Shkencave” apo “Master Profesional” zotërojnë së paku diplomën universitare “Bachelor” dhe kanë grumbulluar 180 kredite ECTS; Kriteri 2 Pranimi në programet e integruara të studimeve bëhet në përputhje me ligjin nr.

9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore në fuqi; Kriteri 3 Studentët plotësojnë kriteret e pranimit të përcaktuara nga institucioni; Kriteri 4 Studentët e këtyre programeve të studimit japin deri në diplomim edhe provimin e gjuhës angleze mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare. Për programet e studimeve “Master Profesional” niveli i gjuhës angleze është B2, ndërsa për programet e studimeve “Master i Shkencave” dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë niveli i gjuhës angleze është C1, sipas Kuadrit Europian të Gjuhëve; Kriteri 5 Institucioni vlerëson herë pas here politikat e pranimit dhe ndikimin e tyre në përparimin e mëtejshëm të studentëve në programin e studimit, si dhe harton plane të mundshme për ndryshimin e kritereve të pranimit.

Standarti IV.1 plotësohet. Studentët që ndjekin programet e studimeve “Master i Shkencave” ( në Inxhinieri Elektronike) zotërojnë së paku diplomën universitare “Bachelor” dhe kanë grumbulluar 180 kredite ECTS; Studentët plotësojnë kriteret e pranimit të përcaktuara nga institucioni; Studentët e këtyre programeve të studimit japin deri në diplomim edhe provimin e gjuhës angleze mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare. Për programet e studimeve “Master i Shkencave” të ciklit të dytë niveli i gjuhës angleze është C1, sipas Kuadrit Europian të Gjuhëve; Institucioni vlerëson herë pas here politikat e pranimit dhe ndikimin e tyre në përparimin e mëtejshëm të studentëve në programin e studimit, si dhe harton plane të mundshme për ndryshimin e kritereve të pranimit.

Standardi IV. 2- Institucioni informon studentët në lidhje me: statusin e institucionit, të programeve të studimeve që ofron dhe me politikat e punësimit. Kriteri 1 Studentëve u jepet informacion për mundësitë për punësim pas diplomimit në përfundim të këtyre programeve të studimeve; Kriteri 2 Studentëve u jepet informacion për akreditimin e institucionit dhe të programeve të studimeve që ofrohen si edhe për njohjen dhe vlefshmërinë, brenda dhe jashtë vendit, të diplomës së lëshuar nga ky institucion; Kriteri 3 Studentëve u ofrohet shërbimi i këshillimit të karrierës.

Standarti IV.2 plotësohet. Studentëve u jepet informacion për mundësitë për punësim pas diplomimit në përfundim të këtyre programeve të studimeve; Studentëve u jepet informacion për akreditimin e institucionit dhe të programeve të studimeve(MIE) që ofrohen si edhe për njohjen dhe vlefshmërinë, brenda dhe jashtë vendit, të diplomës së lëshuar nga ky institucion; Studentëve u ofrohet shërbimi i këshillimit të karrierës.

Standardi IV. 3- Institucioni, kur aplikon për vlerësimin dhe akreditimin për herë të dytë, disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë. Kriteri 1 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e të diplomuarve në programet e studimeve që kanë përfunduar; Kriteri 2 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e studentëve të regjistruar në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, tërheqjet nga programi, si dhe largimet para përfundimit të programit apo mospërfundimin me sukses të vitit akademik; Kriteri 3 Institucion disponon të dhëna për ecurinë akademike të studentëve që nga pranimi deri në diplomim.

Standarti IV.3 plotësohet. Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e studentëve të regjistruar në programet e studimeve të ciklit të dytë (MIE). tërheqjet nga programi, si dhe largimet para përfundimit të programit apo mospërfundimin me sukses të vitit akademik;Institucion disponon të dhëna për ecurinë akademike të studentëve që nga pranimi deri në diplomim, si dhe për studentët e transferuarnë këtë institucion. Akoma nuk ka studentë të dipllomuar në Master në Inxhinieri Ektronike.

Standardi IV. 4- Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me statistikat e punësimit të studentëve që janë diplomuar pas përfundimit të programeve e studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1 Institucioni mban një bazë të dhënash të studentëve të punësuar pas përfundimit të programeve të studimeve të ciklit të dytë apo të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë si dhe për vendet e punësimit të tyre; Kriteri 2 Institucioni mban një bazë të dhënash për studentët që vazhdojnë studimet e mëtejshme në ciklet e tjera të studimeve etj.

Standarti IV.3 plotësohet. Akoma nuk ka studentë të dipllomuar.

Page 25 of 30

Standardi IV. 5- Institucioni informon studentët në mënyrë të vazhdueshme dhe të detajuar, në lidhje me programet e studimeve. Kriteri 1 Studentët informohen në mënyrë të detajuar për programet e studimeve, afatin e përfundimit dhe organizimin e programit, statusin e akreditimit të programit; Kriteri 2 Studentët informohen për rezultatet e vlerësimit gjatë dhe në përfundim të programit; Kriteri 3 Përgjegjësi i modulit diskuton hapur me studentët rezultatet e këtyre vlerësimeve.

Standarti IV.5 plotësohet. Studentët informohen në mënyrë të detajuar për programet e studimeve, afatin e përfundimit dhe organizimin e programit, statusin e akreditimit të programit; Studentët informohen për rezultatet e vlerësimit gjatë dhe në përfundim të programit; Përgjegjësi i modulit diskuton hapur me studentët rezultatet e këtyre vlerësimeve.

Standardi IV. 6- Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve. Kriteri 1 Institucioni u ofron këshillim studentëve, ndjek ecurinë e tyre dhe i ndihmon për trajtimin dhe zgjidhjen e çështjeve dhe problematikave që lidhen me procesin mësimor; Kriteri 2 Institucioni (nëpërmjet zyrës për këshillimin e karrierës) ndihmon studentët në përzgjedhjen e institucionit në të cilin ata do të zhvillojnë praktikën profesionale, në rastet kur parashikohet një e tillë.

Standarti IV.6 plotësohet. Institucioni u ofron këshillim studentëve, ndjek ecurinë e tyre dhe i ndihmon për trajtimin dhe zgjidhjen e çështjeve dhe problematikave që lidhen me procesin mësimor; Institucioni (nëpërmjet zyrës për këshillimin e karrierës) ndihmon studentët në përzgjedhjen e institucionit në të cilin ata do të zhvillojnë praktikën profesionale, në rastet kur parashikohet një e tille.

Konkluzionet e vlerësimit: Plotësohen të gjithë elementët e nevojshëm për MIE, në lidhje me informimin dhe përkujdesjen në lidhje me studentët. Statistikat janë të plota, por periudha është e shkurtër, akoma nuk ka studentë të diplomuar. Plotëson standartet e mësipërme.

KËRKIMI SHKENCOR NË FUNKSION TË PROGRAMIT TË STUDIMIT.

10. Kërkimi shkencor

Pjesa përshkrimore

Mendoj se për periudhën e shkurtër të këtij Institucioni politikat e kërkimit shkencor në këtë

program studimi, sjanë të drejta, pjesëmarrja në aktivitetet brenda dhe jashtë vendit, aktivitetet e

organizuara nga njësia, lidhja e kërkimit me mësimdhënien janë të konsiderushme për këtë

periudhë të vogël të këtij masteri (MIE).

Tregues të matshëm:

Veprimtaria kërkimore e stafit akademik e ndarë në rubrika për Fakultetin e Inxhinierisë VITI

2011-2015

Nr. Rubrikat Gjithsej

Nga të cilët: Sipas gjinisë:

Sa

me

tituj

Sa me

gradë

shkencore

Pa tituj

e grada Meshkuj Femra

1 Referime në konferencë

kombëtare - - - - - -

2 Referime në konferencë

ndërkombëtare 23 2 18 3 20 3

3 Pjesëmarrje në konferencë - - - - - -

Page 26 of 30

kombëtare

4 Pjesëmarrje në konferencë

ndërkombëtare 10 - 8 2 8 2

5 Referime në Simpoziume 3 - 2 1 2 1

6 Referime në Workshope 4 - - 3 3 1

7 Ligjërime - - - - - -

8 Artikuj në revista shkencore 25 2 19 4 20 5

9 Monografi 3 1 2 - 3 -

10 Libra dhe leksione të

parashkruara 24 5 2 - 6 1

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi III.3 - Personeli akademik angazhohet në veprimtari shkencore të organizuara në kuadër të programit të studimeve.

Kriteri 1 Personeli akademik publikon rregullisht artikuj, materiale shkencore në disiplinën përkatëse; Kriteri 2 Personeli akademik, nëpërmjet angazhimeve në këto veprimtari jep ndihmesën e tij në zhvillimin e shkencës ose në zhvillimin e sektorëve të prodhimit apo të shërbimit.

Standarti IV.6 plotësohet për kohën e shkurtër të ngritjes së këtij Institucioni. Personeli akademik publikon artikuj, materiale shkencore në disiplinën përkatëse; Personeli akademik, nëpërmjet angazhimeve në këto veprimtari jep ndihmesën e tij në zhvillimin e shkencës ose në zhvillimin e sektorëve të prodhimit apo të shërbimit. Pa diskutim duhet thënë se Institucioni është në hapat e para në këtë drejtim, por me tendenca pozitive me ato aktivitete shkencore që ato kanë organizuar.

Standardi III.4 - Institucioni ofron programe mësimdhënieje edhe në gjuhë të huaj, me një personel akademik të kualifikuar. Kriteri 1 Personeli akademik që angazhohet në mësimëdhënie në gjuhë të huaj ka kryer studimet universitare në atë gjuhë ose zotëron një certificate për njohje të avancuar të saj; Kriteri 2 Personeli akademik që angazhohet në mësimëdhënie në gjuhë të huaj ka një përvojë në mësimdhënie në atë gjuhë, prej së paku një semestri.

Nuk ofron programe të tilla.

Standardi III.10 - Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të personelit të tij.

Kriteri 1 Institucioni organizon programe specifike për kualifikimin e mëtejshëm profesional të personelit akademik e të personelit mësimorshkencor; Kriteri 2 Institucioni u ofron personelit akademik dhe atij mësimor-shkencor mundësinë e kualifikimeve të mëtejshme brenda dhe jashtë vendit.

Standardi III.10 plotësohet. Institucioni u ofron personelit akademik dhe atij mësimor-shkencor mundësinë e kualifikimeve të mëtejshme brenda dhe jashtë vendit. Megjithatë mendoj se duhet te shtohen përpjekjet si nga Institucioni ashtu dhe nga Institucionet shtetërore për të përkrahur keto institucione të reja per rritjen e nivelit të personelit të ri akademik (rregjistrimi në studimet e Doktoraturës mundësisht në universitete publike).

Standardi III.11 - Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me veprimtarinë kërkimore-shkencore të personelit akademik të tij.

Page 27 of 30

Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të studimeve shkencore të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi; Kriteri 2 Institucioni disponon një bazë të dhënash për botimet (tekste, monografi, libra, artikuj apo kumtesa në konferenca) brenda e

jashtë vendit të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi; Kriteri 3 Institucioni disponon një bazë të dhënash për projektet kërkimore shkencore kombëtare e ndërkombëtare në të cilat ka marrë ose merr pjesë personeli akademik i angazhuar në këtë program studimi.

Standardi III.11 plotësohet. Institucioni ka informacionin e duhur, por nuk duhet harruar se vetë institucioni ndodhet në hapat e para në fushën e kërkimit shkencor. Ky është problem në të gjithë institucionet shqiptare Akademike.

Konkluzionet e vlerësimit: Plotësohen kërkesat. Megjithatë mendoj se duhet te shtohen përpjekjet si nga Institucioni ashtu dhe nga Institucionet shtetërore për të përkrahur keto institucione të reja per rritjen e nivelit të personelit të ri akademik (rregjistrimi në studimet e Doktoraturës mundësisht në universitete publike). Institucioni ka informacionin e duhur, por nuk duhet harruar se vetë institucioni ndodhet në hapat e para në fushën e kërkimit shkencor. Ky është problem në të gjithë institucionet shqiptare Akademike. Plotëson standartet e mësipërme

11. Bashkëpunimi kombëtar, ndërkombëtar dhe marrëdhëniet me publikun

Pjesa përshkrimore

Nga raporti dhe vizita e bërë rezulton se bashkëpunimi me institucionet e tjera në nivel lokal,

kombëtar apo ndërkombëtar, mobiliteti i personelit akademik në secilin nga nivelet e

sipërpërmendura, pjesëmarrja në programe kombëtare dhe ndërkombëtare, lidhjet me komunitetin e

biznesit dhe me tregun e punës për kohën e egzistencës të këtij Institucioni është pozitive.

Institucioni e ka si strategji rritjen e Bashkëpunimit kombëtar, ndërkombëtar dhe marrëdhëniet me

publikun.

Tregues të matshëm:

Të dhëna për bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtar

Aktivitete shkencore individuale dhe/ose në rang Institucioni, në kuadër të

bashkëpunimit ndërkombëtar në katër vitet e fundit

1 Numri i pjesëmarrësve si partnerë në projekte kombëtare apo

ndërkombëtare -

2 Numri i leksioneve dhe seminareve me lektorë të huaj 12

3 Numri i pjesëmarrësve në trajnime në fushën e kërkimit

shkencor jashtë vendit 2

4 Mobiliteti i studentëve nga dhe drejt IAL 0

5 Infrastruktura në funksion të kërkimit shkencor 5

6 Numri i pjesëmarrësve në aktivitete shkencore jashtë IAL/ jashtë

vendit dhe prezantime 3

7 Numri i çmimeve ndërkombëtare në fushën e kërkimit shkencor 0

Komunikimi dhe bashkëpunimi me organizata profesionale, komunitetin e biznesit, tregun

e punës dhe aktorë të tjerë shoqërorë

Page 28 of 30

Institucionet dhe Organizatat bashkëpunuese

Institucionet bashkëpunuese Lloji i bashkëpunimit

Institucione të arsimit të lartë publike/te

huaja Lloji i bashkëpunimit

Universiteti Politeknik i Tiranës

Universiteti i Tiranës

Universiteti Bujqësor i Tiranës

UNP (universiteti Ndërkombëtar i Prizrenit)

Instituti i Ndërtimit

Laboratori Elba SHPK

Kualifikim i stafit akademik, shkëmbim pedagogesh dhe

studentesh, shkëmbim programesh, organizim

konferencash, shkëmbim botimesh periodike

Zhvillimin e orëve te laboratorit, shkëmbim materialesh

laboratorike etj.

Mc. Graw – Hill

Frederick University of Cyprus

Elettronica Veneta

Sigurimin e bibliotekës Ë për studentet tanë.

Ne proces- Kualifikim i stafit akademik, shkëmbim

pedagogesh dhe studentesh, shkëmbim programesh,

organizim konferencash, shkëmbim botimesh periodike

Zhvillimin e laboratorëve ne fushën e teknologjisë se

informacionit, trajnimin e pedagogeve etj.

Organizatat Profesionale/OJF Lloji i bashkëpunimit

Eestec

Youth Bonus

Unique

Projekte me studentet ne fushën e inxhinierisë dhe

teknologjisë

Zhvillim marketingu me te rinjtë

Projekte te programit Erasmus +

Komuniteti i biznesit, tregu i punës Lloji i bashkëpunimit

Marrëveshja me qendrën e kurseve "Abraham

Linkoln"

Marrëveshja me "United Transport"

Marrëveshja me kinema "Millenium"

Marrëveshja me teatrin Metropol

Praktikë profesionale, Projekte të përbashkëta, Promovim

Shërbime për studentet me kushte lehtësuese financiare

dhe administrative

Marrëveshja me shërbimin postar UPS

Marrëveshja me Federatën e Sindikatave te

Pavarura te Tregtisë Private, Bankave e

Shërbimeve

Xxpert Systems

Vodafone

AMC

NBG

BKT

Studio ndërtimi Lloji i bashkëpunimit

Ferrar shpk

C&S shpk Praktikë profesionale, Projekte të përbashkëta, Promovim

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi V. 3- Institucioni ka marrëdhënie bashkëpunimi me aktorë të biznesit vendas apo të huaj për kryerjen e praktikave të studentëve të tij.

Page 29 of 30

Kriteri 1 Për kryerjen e praktikave të ndryshme të parashikuara për realizimin e programit të studimeve “Master Profesional”, institucioni dëshmon se ka marrëdhënie bashkëpunimi me ndërmarrje apo sipërmarrje nga fusha e tregtisë, industrisë apo e shërbimeve prodhuese;

Kriteri 2 Për kryerjen e praktikave të ndryshme në programin e studimeve “Master i Shkencave” ose në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, institucioni dëshmon se ka marrëdhënie bashkëpunimi me aktorë të ndryshëm nga sfera publike dhe ajo private që mundësojnë përfitimin e njohurive më të mira profesionale nga ana e studentit.

Standardi V. 3 plotësohet. Për kryerjen e praktikave të ndryshme në programin e studimeve “Master i Shkencave (MIE)” të studimeve të ciklit të dytë, institucioni dëshmon se ka marrëdhënie bashkëpunimi me aktorë të ndryshëm nga sfera publike dhe ajo private vendase ose kompani te huaja në vënd që mundësojnë përfitimin e njohurive më të mira profesionale nga ana e studentit.

Standardi VII.1 - Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit të tij. Kriteri 1 Institucioni, për hartimin dhe mbikëqyrjen e programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda institucionit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit; Kriteri 2 Institucioni, nëpërmjet ndarjes së detyrave mes personelit Brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive respektive dhe analizës së vazhdueshme të punës së tyre, garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.

Standardi VII.1 plotësohet. Institucioni, për hartimin dhe mbikëqyrjen e programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda institucionit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit; Institucioni, nëpërmjet ndarjes së detyrave mes personelit Brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive respektive dhe analizës së vazhdueshme të punës së tyre, garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.

Standardi VII.2 - Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj. Kriteri 1 Institucioni për realizimin e objektivave të programeve të studimeve ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj; Kriteri 2 Institucioni vendos marrëdhënie bashkëpunimi me punëdhënësit për kryerjen dhe mbikëqyrjen e praktikës, në varësi të programeve të studimeve që ofron; Kriteri 3 Institucioni organizon trajnime profesionale të mëtejshme në bashkërendim me punëdhënësit; Kriteri 4 Institucioni bën një raport analitik të përfitimeve nga marrëveshjet kontraktuale në funksion të realizimit të programeve të studimeve.

Standardi VII.2 plotësohet. Institucioni për realizimin e objektivave të programeve të studimeve (MIE) ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj;Institucioni ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me punëdhënësit për kryerjen dhe mbikëqyrjen e praktikës, në varësi të programeve të studimeve që ofron; Institucioni organizon trajnime profesionale të mëtejshme në bashkërendim me punëdhënësit; Institucioni bën një raport analitik të përfitimeve nga marrëveshjet kontraktuale në funksion të realizimit të programeve të studimeve

Konkluzionet e vlerësimit Si një institucion i ri dhe i paakredituar mundësitë e marveshjeve ndërkombëtare janë të kufizuara. Plotëson standartet e mësipërme.

ANALIZA PËRMBLEDHËSE PËR IMPLEMENTIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT

(sipas metodës SWOT (Strengths-pikat e forta, Weaknesses- pikat e dobëta, Opportunities-

mundësitë, Threats-pengesat).

a. Pika të forta:

1) Mendim i qartë i konceptimit dhe manexhim i mirë i këtij institucioni privat të arsimit të

lartë.

Page 30 of 30

2) Në fushen e vlerësimit të programit Master në Inxhinieri Elektronike do të doja të ve në dukje

se ka një nivel të larë të përgaditjes së stafit akademik me tituj, i cili mbështet plotësisht me

nivel të lartë këto studime, bashkëkohore në fushën elektronikës dhe më tej: si në

mësimdhënie dhe në kërkim shkencor.

3) Rekrutimi i stafit Akademik të ri me diplloma të mbaruara në shkolla të nje niveli të lartë

europiane; ky staf akademik eshtë mjaft mirë i integruar me stafin me tituj. Ky integrim jep

premisa të mira dhe për nje mbështetje të mirë të studentëve te masterit si dhe per t'u

integruar në kërkimin shkencor.

4) Ngritja e laboratorëve bashkëkohorë të elektronikës duke u orientuar drej sistemeve

bashkëkohore elektronike të integruara: "embedded systems" dhe blerja e këtyre

laboratoreve, nga nje kompani italiane, që vshte shume e njohur në këtë fushë.

5) Bashkëpunim i mire i stafit akademik dhe administrativ me studentët.

b. Pika të dobëta:

1) Kohë e shkurtër nga krijimi i SHLUP, pra koha e tranzicionit, që do stabilizimin e kesaj

shkolle të lartë.

2) Numër i vogël i studentëve, që kërkon akoma më tej investime dhe kërkesa financiare të

larta, sidomos për drejtimet inxhinierike.

3) Mbështetje e pamjaftueshme financiare sidomos per konferenca dhe kërkimin shkencor.

4) Numri i vogel i bashkëpunimit me institucione analoge ne Evropë, si rezultat i kohës së

shkurtër që nga formimi i SHLUP UMT, por kjo lidhet dhe me proceduret e akredimit, qe

eshte kusht per keto lidhje.

c. Mundësitë:

1) Rritja e numrit të programeve sidomos në master mund të rriste dhe numrin e studentëve.

2) Marrveshja me McGraw-Hill, do të ndikojë pozitivisht në pasurimin e bibliotekës dhe në

rritjen e nivelit të studentëve.

3) Rritja e marveshjeve me universite të tjerë Evropianë.

4) Rritja e kapaciteve kërkimore si një mundësi për t'u integruar në projektet evropiane.

5) Përshtatja në vazhdimësi e kurikulave me kërkesat e tregut, sidomos atij të specializuar.

6) Pjesmarrja në programet eropiane si Tempus, ERASMUS +, etj. pas akreditimit.

d. Pengesat:

1) Mosballanca e mirë financiare.

2) Mungesa e studentëve me nivel mesatar dhe të lartë.

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm

Prof. Dr. Betim Çiço