raporti i inspektimit nr: 8 /2016 vlerËsimi i...

20
Raporti i Inspektimit Nr: 8 /2016 VLERËSIMI I PROCEDURAVE TË ARRESTIM NDALIMIT HILMI MEHMETI Kryeshef Ekzekutiv i IPK- së _____________________________ DEPARTAMENTI I INSPEKTIMIT Inspektorati Policor i Kosovës Policijski Inspektorat Kosova Police Inspectorate of Kosovo REPUBLIKA E KOSOVËS / REPUBLIKA KOSOVA/REPUBLIC OF KOSOVO QEVERIA E KOSOVËS VLADA KOSOVA / GOVERNMENT OF KOSOVA Ministria e Punëve të Brendshme Ministarstvo Unutrašnjih Poslova Ministry of Internal Affairs

Upload: haminh

Post on 06-Feb-2018

232 views

Category:

Documents


5 download

TRANSCRIPT

Page 1: Raporti i Inspektimit Nr: 8 /2016 VLERËSIMI I …ipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/02/Nr-8-2016-VLERËSIMI-I... · Këto të drejta dhe liri të njeriut ... QM-Pejë 11, QM-Prizren

Raporti i Inspektimit Nr: 8 /2016

VLERËSIMI I PROCEDURAVE TË ARRESTIM NDALIMIT

HILMI MEHMETI

Kryeshef Ekzekutiv i IPK- së

_____________________________

DEPARTAMENTI I INSPEKTIMIT

Inspektorati Policor i Kosovës Policijski Inspektorat Kosova Police Inspectorate of Kosovo

REPUBLIKA E KOSOVËS /

REPUBLIKA KOSOVA/REPUBLIC OF KOSOVO

QEVERIA E KOSOVËS

VLADA KOSOVA / GOVERNMENT OF KOSOVA

Ministria e Punëve të Brendshme Ministarstvo Unutrašnjih Poslova

Ministry of Internal Affairs

Page 2: Raporti i Inspektimit Nr: 8 /2016 VLERËSIMI I …ipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/02/Nr-8-2016-VLERËSIMI-I... · Këto të drejta dhe liri të njeriut ... QM-Pejë 11, QM-Prizren

2

S H K U R T E S A T

IPK Inspektorati Policor i Kosovës

PK Policia e Kosovës

PSO Procedura Standarde e Operimit

QM Qendrat e Mbajtjes

Page 3: Raporti i Inspektimit Nr: 8 /2016 VLERËSIMI I …ipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/02/Nr-8-2016-VLERËSIMI-I... · Këto të drejta dhe liri të njeriut ... QM-Pejë 11, QM-Prizren

3

P Ë R M B A J T J A

1. PËRMBLEDHJA EKZEKUTIVE .................................................................................. (4-5)

2. HYRJE ............................................................................................................................... (6-7)

3. TË GJETURAT

3.1. Të Verifikohet që formularët e arrestim/ndalimit janë të kompletuar dhe konsistent ................................................................................................................ (8-11)

3.2. Të sigurohet se veprimet e zyrtarëve policor janë mbikëqyrur..................... (11-12)

3.3. Të sigurohet që të drejtat e personave të arrestuar/ndaluar janë respektuar...................................................................................................... (12-14)

3.4. Të sigurohet që detajet e arrestit që përfshihen në formularët e arrestim/ndalimit janë përfillur........................................................................................................... (14-17)

4. PËRFUNDIMET ..................................................................................................................... (18-18)

5. REKOMANDIMET ............................................................................................................... (19-19)

6. PLANI I VEPRIMIT I PK-së PËR PËRMBUSHJEN E REKOMANDIMEVE TË IPK-së................................................................................................................................................. (20-20)

Page 4: Raporti i Inspektimit Nr: 8 /2016 VLERËSIMI I …ipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/02/Nr-8-2016-VLERËSIMI-I... · Këto të drejta dhe liri të njeriut ... QM-Pejë 11, QM-Prizren

4

1. PËRMBLEDHJA EKZEKUTIVE

1.1 Me autorizimin e Kryeshefit Ekzekutiv të IPK-së është zhvilluar inspektimi i rregullt, nga fusha inspektuese “Inspektimi i procedurave të Arrestim Ndalimit”. Objektivët që janë synuar të arrihen përmes këtij inspektimi ishin: Të verifikohet që formularët e arrestim ndalimit janë të kompletuar dhe konzistent, të sigurohet se veprimet e zyrtarëve policor janë mbikëqyrur, të sigurohet që të drejtat e personave të arrestuar janë respektuar si dhe të sigurohet që detajet e arrestit që përfshihen në formularët e arrestim/ndalimit janë përfillur. 1.2 Inspektimi është zhvilluar në bazë të metodologjisë së punës për të cilën është marrë për bazë periudha kohore dhe populacioni. Departamenti i Inspektimeve me anë të metodës Randomizer në një proces statistikor ka selektuar nga totali prej 1838 rasteve të regjistruara në librat e evidencës së njëzetë e një (21) Qendrave të Mbajtjes, nga ku ka përzgjedhur kontrollimin e 91 rasteve. Mostra është përzgjedhur për periudhën kohore 01 janar 2016 deri më 30 qershor 2016, nga e cila është përcaktuar se dosjet e rasteve a janë në përputhshmëri të plotë me standardet e përcaktuara nga objektivi i inspektuar. Dosjet e rasteve kanë përmbajtur pesëmbëdhjetë (15) format/formularët unik të cilët janë të bashkangjitur në shtojcën e PSO-Qendrat e Ndalimit dhe që janë të emërtuar nga A deri në O. 1.3 Të gjeturat nga objektivi i kompletimit dhe konsistencës së formularëve kanë treguar se nga gjithsej 91 raste të kontrolluara njëzet e një (21) nga to apo 22% kanë përmbushur standardet e përcaktuara nga objektivi kurse shtatëdhjetë (70) nga to nuk kanë përmbushur standardet e përcaktuara nga objektivi e të cilat zakonisht nuk kanë pasur logon e Republikës së Kosovës, nuk kanë qenë të radhitura ashtu siç e kërkon PSO-ja si dhe ka pasur raste kur nuk kanë plotësuar të gjitha hapësirat e parapara në formularë. 1.4 Veprimet e zyrtarëve policor janë mbikëqyrur në 67 % të rasteve ku nga gjithsej nëntë dhjetë e një (91) dosje të kontrolluara gjashtëdhjetë (60) nga to kanë përmbushur standardet e përcaktuara nga objektivi, deri sa tridhjetë e një (31) nga to nuk kanë përmbushur standardet e kërkuara nga objektivi. Këto raste kanë identifikuar mos plotësim/shënim të hapësirës nga zyrtari policor përcjellës, zyrtari i qendrës së mbajtjes si dhe nga ky zyrtar nuk është plotësuar hapësira tek Arma. 1.5 Çështja e respektimit të procedurës për leximin/kumtimin e të drejtave të njeriut ka rezultuar që nga gjithsej nëntë dhjetë e një (91) dosje të kontrolluara pesëdhjetë e gjashtë (56) nga to apo 62% kanë përmbushur standardet e përcaktuara nga objektivi kurse tri dhjetë e pesë (35) nga to nuk kanë përmbushur standardet e kërkuara nga objektivi e në të cilat rate zakonisht ka qenë e pamundur të përcaktohet përfillja e disa nga procedurave për objektivin ngase nuk ka pasur shënime në hapësirën për njoftimin e anëtarit të familjes, angazhimin e mjekut apo ka pasur raste kur kanë munguar faqet konkrete të formularëve. 1.6 Të gjeturat nga objektivi detajet e arrestit formularët kanë treguar se nga gjithsej nëntëdhjetë e një (91) dosje të kontrolluara dyzet (40) nga to apo 44% kanë përmbushur standardet e përcaktuara nga objektivi, deri sa pesë dhjetë e një (51) nga to nuk kanë përmbushur standardet e përcaktuara nga objektivi, të cilat raste janë përcjell me mungesë të shënimeve për zbatim të kontrollit, gjinisë, mungesë të Aktvendimit për mbajtje të personit të arrestuar, nuk është bashkangjitur Aktvendimi për lirimin e personit të arrestuar si dhe kalim të afatit kohor prej 48 orëve qëndrim të personit të arrestuar në qendrën e mbajtjes.

Page 5: Raporti i Inspektimit Nr: 8 /2016 VLERËSIMI I …ipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/02/Nr-8-2016-VLERËSIMI-I... · Këto të drejta dhe liri të njeriut ... QM-Pejë 11, QM-Prizren

5

1.7 Si rezultat i këtyre të gjeturave IPK, ka dhënë rekomandime nga ku është kërkuar që të sigurohen se format të cilat plotësohen për personat e ndaluar të jenë të standardizuara-unike dhe të radhitura siç e parasheh shtojca/format në PSO- Qendrat e Ndalimit, të plotësohen të gjitha hapësirat që janë të parapara në formularë, në mënyrë që të mos vihen në dilemë të drejtat e personave të ndaluar si dhe përfillja e detyrave të përcaktuara në PSO, të bashkëngjiten format N-Aktvendimin mbi Ndalimin e personit të arrestuar dhe O- Aktvendimin mbi Lirimin e personit të arrestuar të cilët lëshohen nga prokurori i shtetit. Po ashtu është rekomanduar që menaxhmenti i lartë rajonal të angazhohet në drejtim të planifikimit dhe realizimit të trajnimit sa i përket Qendrave të Ndalimit me theks për zyrtarët policor që kryejnë detyra në këto qendra, për të kontribuar në përmirësimin e punës gjatë plotësimit të formularëve për personat e ndaluar. 1.8 Mbi të gjeturat e paraqitura në këtë Raport, më 15.12.2016, IPK-ja ka realizuar takim përmbyllës me menaxhmentin e PK-së, fushëveprimi i të cilit lidhet me fushën e inspektuar. Janë diskutuar detajet e raportit dhe më pas palët janë pajtuar me të gjeturat e inspektimit.

Page 6: Raporti i Inspektimit Nr: 8 /2016 VLERËSIMI I …ipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/02/Nr-8-2016-VLERËSIMI-I... · Këto të drejta dhe liri të njeriut ... QM-Pejë 11, QM-Prizren

6

2. HYRJE

2.1 Bazuar në Ligjin për Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe me autorizimin e Kryeshefit Ekzekutiv të IPK-së është zhvilluar inspektimi i rregullt, në Qendrat e Mbajtjes në Policinë e Kosovës. Ky inspektim i përputhshmërisë është funksionalizuar nga Departamenti i Inspektimit dhe është zhvilluar nga data 26 Shtator 2016 deri më 04 Tetor 2016. Gjatë Inspektimit janë marrë dosjet e rasteve të përzgjedhura në Qendrat e Mbajtjes në kuadër të Divizionit të Sigurisë Publike. 2.2 Të drejtat dhe lirit e njeriut janë materie kushtetuese në Republikën e Kosovës. Këto të drejta dhe liri të njeriut janë ta pandashme të patjetërsueshme dhe të pacenueshme. Të drejtat e lirisë dhe sigurisë janë të garantuara për secilin person në përjashtim të rasteve të parapara me ligj dhe vendime të gjykatave kompetente. 2.3 Policia e Kosovës apo çdo person tjetër është i autorizuar që të arrestojë përkohësisht edhe pa urdhër të gjykatës çdo person i cili kapet në flagrancë gjatë kryerjes së veprës penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare ose është në ndjekje për veprën e kryer penale. Personat e privuar nga liria pa urdhër të gjykatës brenda dyzetë e tetë (48) orëve deri sa të dërgohen përpara gjyqtarit, qëndrojnë në Qendrat e Ndalimit në Policinë e Kosovës. 2.4 Policia e Kosovës për të përmbushur këtë detyrim në përputhje me dispozitat ligjore dhe kërkesat e konventave të ndryshme ndërkombëtare është dashur që të angazhohet në drejtim të krijimit të dokumentit PSO-Qendrat e Ndalimit DDO-04/022/2013 e cila ka të bashkangjitur formularët unik me të cilët përcaktohen rregullat dhe procedurat e punës policore sipas të cilave zyrtarët policor kryejnë detyrat dhe përgjegjësit e tyre në raste të arrestim/ndalimit të ndonjë personi. 2.5 IPK-ja ka autorizuar inspektimin në Qendrat e Ndalimit , me qëllim:

që të vlerësohet respektimi i procedurave dhe të drejtave që i gëzojnë personat e arrestuar/ndaluar,

të jepet një mendim objektiv lidhur me përmbushjen e detyrave nga zyrtarët policor në qendrat e ndalimit,

që të jepen rekomandime mbi mënyrën se si nivelet e organizimit policor mund të ndikojnë në përmbushjen e standardeve parapara në procedurën e përcaktuar tek formularët të cilët duhet të plotësohen me rastin e arrestim/ndalimit të ndonjë personi.

2.6 Objekt i këtij inspektimi ishte Vlerësimi i procedurave të arrestim/ndalimit, kurse subjekt i inspektimit ishin të gjitha Qendrat e Ndalimit të cilat gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2016, kishin qenë funksionale në kuptimin e pranimit të personave të ndaluar për të cilët zyrtarët policor gjatë procedimit të rasteve do të përdornin forma të unifikuara në formularët shoqërues që gjinden tek Shtojca e PSO- Qendrat e Ndalimit DDO-04/022/2013. 2.7 Me rastin e planifikimit të aktiviteteve në funksionalizimin e këtij inspektimit, DI-ja ka vënë para vetes këto objektiva:

të verifikohet që formularët e arrestim ndalimit janë të kompletuar dhe konzistent

të sigurohet se veprimet e zyrtarëve policor janë mbikëqyrur

Page 7: Raporti i Inspektimit Nr: 8 /2016 VLERËSIMI I …ipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/02/Nr-8-2016-VLERËSIMI-I... · Këto të drejta dhe liri të njeriut ... QM-Pejë 11, QM-Prizren

7

të sigurohet që të drejtat e personave të arrestuar janë respektuar;

të sigurohet që detajet e arrestit që përfshihen në formularët e arrestim/ndalimit janë përfillur

2.8 Arrestim/Ndalimi si në të gjitha policët ashtu edhe në Policinë e Kosovës është një proces i përditësuar. Ky përditësim mund të krijojë një rutinë të punës e cila në raste ka mundësi që disa nga çështjet e parapara ligjore të kenë lëshime procedurale. Andaj si rezultat i ndonjë lëshimi të mundshëm procedural inspektimi ka rëndësinë e tij në:

identifikimin se cilat nga çështjet procedurale nuk përmbushen gjatë kryerjes së detyrimeve ligjore,

dhënia e rekomandimeve të cilat do të minimizonin apo eliminonin në tërësi lëshimet e mundshme nga ana e zyrtarëve policor që kryejnë detyrat në Qendrat e Ndalimit

2.9 Si metodologji pune është marrë për bazë periudha kohore dhe populacioni. Departamenti i Inspektimeve me anë të metodës Randomizer1 në një proces statistikor ka selektuar nga totali prej 1838 rasteve të regjistruara në librat e evidencës së njëzetë e një (21) Qendrave të Mbajtjes, ka përzgjedhur kontrollimin e 91 rasteve dhe atë QM-Prishtinë 19, QM-Pejë 11, QM-Prizren 8, QM-Gjakovë 7, QM-Gjilan 7, QM-Jugu Mitrovicë 6, QM-Lipjan 6, QM-Ferizaj 5, QM-Podujevë 3, QM-Suharekë 3, QM-Vushtrri 2, QM-Rahovec 2, QM-Drenas 2, QM-Klinë 2, QM-Deçan 2, QM-Skenderaj 1, QM-Malishevë 1, QM-Dragash 1, QM-Istog 1, QM-Leposaviq 1 dhe QM-Viti 1. Mostra2 është përzgjedhur për periudhën kohore 01 janar 2016 deri më 30 qershor 2016, nga e cila është përcaktuar se dosjet e rasteve a janë në përputhshmëri të plotë me standardet e përcaktuara nga objektivi i inspektuar. 2.10 Inspektimi është përqendruar në këto fusha kryesore:

Përmbajtja/Unifikimi (radhitja) i formularëve të arrestim/ndalimit

Evidentimi i të dhënave

Saktësia/korrektësia gjatë plotësimit të të dhënave

2.11 Ky inspektim është bazuar në këtë kuadër ligjor:

Ligjin për IPK-në (nr. 03/L-231),

Kodin e Procedurës Penale të Kosovës

PSO –DDO-04/022/2013, /Shtojca- Format

1 Randomizer është një algoritëm ( metodë-rasti) e cila përzgjedh numrat në mënyrë të paparashikueshme të

paanshme dhe të pavarur. 2 Madhësia e mostrës është arritur me saktësinë dhe besueshmërinë në lartësi prej 95%, ndërsa besueshmëria për

gabim arrin lartësinë në 5%.

Page 8: Raporti i Inspektimit Nr: 8 /2016 VLERËSIMI I …ipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/02/Nr-8-2016-VLERËSIMI-I... · Këto të drejta dhe liri të njeriut ... QM-Pejë 11, QM-Prizren

8

3. TË GJETURAT

Të gjeturat e përgjithshme në mënyrë tabelore

Përshkrimi i Objektivit

Totali i Dosjeve (rasteve) të kontrolluara

Përmbushja e

standardit nga

objektivi

Përmbledhja në përqindje sipas standardeve

1 Kompletimi dhe Konsistenca

91 21 22 %

2 Mbikëqyrja

91 60 67 %

3 Të drejtat e personave të ndaluar

91 56 62 %

4 Detajet e Arrestit

91 40 44 %

3.1. Të Verifikohet që formularët e arrestim/ndalimit janë të kompletuara dhe konzistente 3.1.1. Kriteri – Procedura Standarde e Operimit DDO-04/022/2013, Evidentimi i personave të ndaluar, në të gjitha Qendrat e Ndalimit në Kosovë duhet të jetë unik dhe konform ekzemplarëve të publikuar në faqen e intranetit dhe atë në pikën 11. SHTOJCA. Vëmendje – Çdo Mbikëqyrës/udhëheqës, përgjegjës në nivelet organizative të Drejtorive Rajonale Policore, Stacioneve dhe Nënstacioneve Policore obligohet t’i hartojë PSO-të, në nivel të nevojave konkrete të organizimit të punës , për qendrat konkrete të mbajtjes, të cilat duhet të jenë në harmoni me këtë PSO, dhe duke mos i ndryshuar Formularët Përcjellës të cilët janë 15 standard-Unik për të ndaluarit nga policia dhe që janë të bashkangjitur në Shtojca/Format.3 3.1.2. Të gjeturat: Nga gjithsej nëntë dhjetë e një (91) dosje të kontrolluara njëzet e një (21) nga to apo 22% kanë përmbushur standardet e përcaktuara nga objektivi. Ndërsa shtatëdhjetë e një (70) nga to nuk kanë përmbushur standardet e përcaktuara nga objektivi. Andaj, shtatëdhjetë e një (71) dosje të rasteve që nuk kanë përmbushur standardin për këtë objektiv, detajet e tyre do ti gjeni të potencuara si më poshtë:

Qendrat e Ndalimit: Mitrovicë Jugu rastet me nr. (2016-SA-024, 2016-DTQNJ-157, 2016-BC-139) nuk e posedojnë logon e Republikës së Kosovës në formularin (A- Shënimet e Qendrës së

3 A- Shënimet e Qendrës së Mbajtjes, B-Deklarata për të ndaluarin në stacion ose nga zyrtari tjetër, C-Të dhënat mbi arrestimin, D-Të drejtat e të Ndaluarve, E- Të drejtat kur i ndaluari është shtetas i huaj dhe nën 18 vjeç, F-Heqje dorë me shkrim nga e drejta për të pasur Mbrojtës-Avokat, G-Gjendja shëndetësore, H-Të dhënat mbi pronën, I-Faqja e Kontaktit nr. 1 , J- Faqja e Kontaktit nr. 2 , K-Lirimi ose Transferimi, L-Komenti, M- Të drejtat e personit të arrestuar, N-Aktvendimi mbi Ndalimin e personit të arrestuar dhe O - Aktvendimi mbi Lirimin e personit të arrestuar. Mirëpo formularët M- plotësohen nëpër stacione policore dhe njësi policore me rastin e arrestimit dhe ndalimit të dyshuarve, kurse format N dhe O lëshohen nga prokurori i shtetit.

Page 9: Raporti i Inspektimit Nr: 8 /2016 VLERËSIMI I …ipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/02/Nr-8-2016-VLERËSIMI-I... · Këto të drejta dhe liri të njeriut ... QM-Pejë 11, QM-Prizren

9

Mbajtjes) faqe 1, nuk i kanë të plotësuara të gjitha hapësirat në formularë si dhe formularët nuk janë të radhitur sipas shtojcës e cila është e bashkangjitur në PSO-Qendrat e Ndalimit, (2016-SA-077) nuk i ka të plotësuara të gjitha hapësirat në formularë si dhe formularët nuk janë të radhitura sipas shtojcës e cila është e bashkangjitur në PSO-Qendrat e Ndalimit si dhe rasti me nr. (2016-BF-0024, 2016-BC-

285) nuk i ka të plotësuara të gjitha hapësirat në formularë. Vushtrri rastet me nr. (2016-BD-141) nuk e posedon logon e Republikës së Kosovës në formularin (A- Shënimet e Qendrës së Mbajtjes) faqe 1, nuk i ka të plotësuara të gjitha hapësirat në formularë si dhe formularët nuk janë të radhitur sipas shtojcës e cila është e bashkangjitur në PSO-Qendrat e Ndalimit, si dhe rasti me nr. (2016-BD-346) - nuk i ka të plotësuara të gjitha hapësirat në formularë si dhe formularët nuk janë të radhitur sipas shtojcës e cila është e bashkangjitur në PSO-Qendrat e Ndalimit. Skenderaj- rasti me nr. (2016-BF-0216) nuk i ka të plotësuara të gjitha hapësirat në formularë si dhe formularët nuk janë të radhitur sipas shtojcës e cila është e bashkangjitur në PSO-Qendrat e Ndalimit. Gjakovë – rasti me nr. ( 2016-DTQNJ-17) nuk e posedon logon e Republikës së Kosovës në formularin (A- Shënimet e Qendrës së Mbajtjes) faqe 1, nuk i ka të plotësuara të gjitha hapësirat në formularë si dhe formularët nuk janë të radhitur sipas shtojcës e cila është e bashkangjitur në PSO-Qendrat e Ndalimit, rastet me nr. (2016-EA-261, 2016-EA-548, Pa

numër) nuk i kanë të plotësuara të gjitha hapësirat në formularë si dhe formularët nuk janë të radhitur sipas shtojcës e cila është e bashkangjitur në PSO-Qendrat e Ndalimit, rastet me nr. (2016-DHTN-200, 2016-EA-348) nuk i kanë të plotësuara të gjitha hapësirat në formularë si dhe rasti me nr. (2016-EA-346) nuk e posedon logon e Republikës së Kosovës në formularin (A- Shënimet e Qendrës së Mbajtjes) faqe 1. Rahovec- rastet me nr. (2016-EB-148, 2016-EB-222) nuk posedojnë logon e Republikës së Kosovës në formularin (A- Shënimet e Qendrës së Mbajtjes) faqe 1, nuk i kanë të plotësuara të gjitha hapësirat në formularë si dhe formularët nuk janë të radhitur sipas shtojcës e cila është e bashkangjitur në PSO-Qendrat e Ndalimit.

Malishevë- rasti me nr. (2016-ED-059) formularët nuk i ka të radhitur sipas shtojcës e cila është e bashkangjitur në PSO-Qendrat e Ndalimit. Gjilan- rastet me nr. (NJHR-0024-2016, 2016-CB-131, DHTQNJ-165.2015, 2016-CA-366, 2016-CA-366, 2016-CA-0480, 2016-CA-00872) nuk posedojnë logon e Republikës së Kosovës në formularin (A- Shënimet e Qendrës së Mbajtjes) faqe 1. Viti –rasti me nr. (2016-CG-0290) nuk posedon logon e Republikës së Kosovës në formularin (A- Shënimet e Qendrës së Mbajtjes) faqe 1. Suharekë- rasti me nr. (2016-GB-105,130,131) nuk posedojnë logon e Republikës së Kosovës në formularin (A- Shënimet e Qendrës së Mbajtjes) faqe 1, nuk i kanë të plotësuara të gjitha hapësirat në formularë si dhe formularët nuk janë të radhitur sipas shtojcës e cila është e bashkangjitur në PSO-Qendrat e Ndalimit, rasti me nr. (2016-SU-

Page 10: Raporti i Inspektimit Nr: 8 /2016 VLERËSIMI I …ipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/02/Nr-8-2016-VLERËSIMI-I... · Këto të drejta dhe liri të njeriut ... QM-Pejë 11, QM-Prizren

10

023) nuk i ka të plotësuara të gjitha hapësirat në formularë si dhe formularët nuk janë të radhitur sipas shtojcës e cila është e bashkangjitur në PSO-Qendrat e Ndalimit si dhe rasti me nr. (2016-GB-042) nuk posedon logon e Republikës së Kosovës në formularin (A- Shënimet e Qendrës së Mbajtjes) faqe 1. Dragash- rasti me nr. (2016-ED-13) nuk posedon logon e Republikës së Kosovës në formularin (A- Shënimet e Qendrës së Mbajtjes) faqe 1, nuk i ka të plotësuara të gjitha hapësirat në formularë. Peja – rastet me nr. (2016-DA-0535, 2016-DA-1323, 2016-DA-1189, 2016-YWA-025, 2016-

DA-0534, 2016-DA- 0275, 2016-DA-1330) nuk i kanë të plotësuara të gjitha hapësirat në formularë si dhe formularët nuk janë të radhitur sipas shtojcës e cila është e bashkangjitur në PSO-Qendrat e Ndalimit – formulari (C –Të dhënat mbi arrestimin)

faqe 3, është bashkangjitur në fund të dosjes, rastet me nr. (2016-DA-1364, 2016-DA-

0902) nuk posedojnë logon e Republikës së Kosovës në formularin A-Shënimet e Qendrës së Mbajtjes) faqe 1, nuk janë të radhitur sipas shtojcës e cila është e bashkangjitur në PSO-Qendrat e Ndalimit – formulari faqe 3 (C –Të dhënat mbi

arrestimin) është bashkangjitur në fund të dosjes si dhe rastet me nr. (2016-DA-1052, 2016-DA-1057) nuk ka të radhitur formularët sipas shtojcës e cila është e bashkangjitur në PSO-Qendrat e Ndalimit – formularin (C–Të dhënat mbi arrestimin) faqe 3, me

ç’rast është bashkangjitur në fund të dosjes. Klinë- rasti me nr. (2016-DE-196) nuk posedon logon e Republikës së Kosovës në formularin (A- Shënimet e Qendrës së Mbajtjes) faqe 1, nuk i ka të plotësuara të gjitha hapësirat në formularë si dhe rasti me nr. (2016-DE-0023) nuk posedon logon e Republikës së Kosovës në formularin (A- Shënimet e Qendrës së Mbajtjes) faqe 1 dhe nuk i ka të radhitur formularët sipas shtojcës e cila është e bashkangjitur në PSO-Qendrat e Ndalimit – formularin (C –Të dhënat mbi arrestimin) faqe 3. Deçan – rasti me nr. (2016-DE-025) nuk posedon logon e Republikës së Kosovës në formularin (A- Shënimet e Qendrës së Mbajtjes) faqe 1, nuk i ka të plotësuara të gjitha hapësirat në formularë si dhe formularët nuk janë të radhitur sipas shtojcës e cila është e bashkangjitur në PSO-Qendrat e Ndalimit dhe rasti me nr. (2016-DE- 0405) - nuk i ka të plotësuara të gjitha hapësirat në formularë si dhe formularët nuk janë të radhitur sipas shtojcës e cila është e bashkangjitur në PSO-Qendrat e Ndalimit. Leposaviq rasti me nr. (2016-SG-022) nuk posedon logon e Republikës së Kosovës, në formularin (A- Shënimet e Qendrës së Mbajtjes) faqe 1. Lipjan- rastet me nr. (2016-AD-1082, 2016-AH-0190, 2016-AD-0739) nuk posedojnë logon e Republikës së Kosovës, në formularin (A- Shënimet e Qendrës së Mbajtjes) faqe 1, rasti me nr. (Pa numër) nuk posedon logon e Republikës së Kosovës në formularin (A- Shënimet e Qendrës së Mbajtjes) faqe 1 si dhe nuk i ka të plotësuara të gjitha hapësirat në formularë dhe rasti me nr. (2016-AH-0421) nuk i ka të plotësuara të gjitha hapësirat në formularë. Drenas- rasti me nr. (2016-AG-0344) nuk posedon logon e Republikës së Kosovës, në formularin (A- Shënimet e Qendrës së Mbajtjes) faqe 1, si dhe rasti me nr. (2016-AG-

Page 11: Raporti i Inspektimit Nr: 8 /2016 VLERËSIMI I …ipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/02/Nr-8-2016-VLERËSIMI-I... · Këto të drejta dhe liri të njeriut ... QM-Pejë 11, QM-Prizren

11

0037) nuk posedon logon e Republikës së Kosovës në formularin (A- Shënimet e Qendrës së Mbajtjes) dhe formularët nuk janë të radhitur sipas shtojcës e cila është e bashkangjitur në PSO-Qendrat e Ndalimit. Podujevë- rastet me nr. (2016-AF-008, 2016-AF-008, 2016-AR-1004) nuk posedojnë logon e Republikës së Kosovës në formularin (A- Shënimet e Qendrës së Mbajtjes) faqe 1. Ferizaj- rastet me nr. (2016-DHTN-174, 2016-CE-131, PPRKR. 21/16, 2016-CF-891) nuk posedojnë logon e Republikës së Kosovës në formularin (A- Shënimet e Qendrës së Mbajtjes) faqe 1, kurse rasti me nr. (2016-CF-1304) nuk i ka të plotësuara të gjitha hapësirat në formularë. Prizren – rastet me nr. (2016-GB-218, PP. NA. 332/15, 2016-GA-1650, 2016-GA-0962, 2016-DHTN-043, 2016-GA-0962, 2016-DHTN-092) nuk posedojnë logon e Republikës së Kosovës në formularin (A- Shënimet e Qendrës së Mbajtjes) faqe 1, kurse rasti me nr. (2016-GB-71) nuk i ka të plotësuara të gjitha hapësirat në formularë.

3.2. Të sigurohet se veprimet e zyrtarëve policor janë mbikëqyrur 3.2.1. Kriteri – Procedura Standarde e Operimit DDO-04/022/2013, Format pika C- Të dhënat mbi Arrestimin faqe 3, në të cilin formular kërkohet që të shënohen të dhënat për zyrtarin policor që ka bërë arrestimin e personit, zyrtarin përcjellës, policin përgjegjës për rastin, zyrtarin policor të Qendrës së Mbajtjes, numri i ID –kartelës, njësia, stacioni, data –koha dhe vendi i arrestimit, dhe të dhënat për Armën tek hapësira e zyrtarit të QM. 3.2.3. Të gjeturat- Nga gjithsej nëntë dhjetë e një (91) dosje të kontrolluara gjashtëdhjetë (60) nga to apo 67% kanë përmbushur standardet e përcaktuara nga objektivi. Ndërsa tridhjetë e një (31) nga to nuk kanë përmbushur standardet e përcaktuara nga objektivi. Andaj, tridhjetë e një (31) dosje të rasteve që nuk kanë përmbushur standardin për këtë objektiv, detajet e tyre do ti gjeni të potencuara si më poshtë:

Qendrat e Ndalimit Mitrovicë Jugu- rastet me nr. (2016-SA-024, 2016-BC-139) nuk janë plotësuar me të dhëna hapësirat për zyrtarin përcjellës, dhe rasti me nr. (2016-DTQNJ-157) nuk është plotësuar me të dhëna hapësira tek zyrtari i Qendrës së Mbajtjes- Arma. Gjakovë – rasti me nr. (2016-DHTN-200) nuk ka të plotësuar me të dhëna hapësirën për zyrtarin përcjellës dhe rasti me nr. (Pa numër) nuk është plotësuar me të dhëna hapësira për zyrtarin që e ka bërë arrestimin dhe zyrtarin përcjellës. Rahovec – rastet me nr. ( 2016-EB-148, 2016-EB-222), nuk ka të plotësuar me të dhëna hapësirën për zyrtarin e Qendrës së Mbajtjes. Prishtinë- rastet me nr.(2016-AR-1187, 2016-AD-0115, 2016-72-2015, PPI. NR. 6816/16) nuk janë plotësuar me të dhëna hapësirat për zyrtarin përcjellës.

Page 12: Raporti i Inspektimit Nr: 8 /2016 VLERËSIMI I …ipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/02/Nr-8-2016-VLERËSIMI-I... · Këto të drejta dhe liri të njeriut ... QM-Pejë 11, QM-Prizren

12

Ferizaj – rastet me nr. (2016-CE-131, PPRKR 21/16, 2016-CF-891) nuk janë plotësuar me të dhëna hapësirat për zyrtarin përcjellës. Prizren – rastet me nr. (2016-GB-71, 2016-GA-1650, 2016-DHTN-043, 2016-GA-0962) nuk janë plotësuar me të dhëna hapësira tek zyrtari i Qendrës së Mbajtjes- Arma. Suharekë- rasti me nr. (2016-SU-023) nuk është plotësuar me të dhëna hapësira për zyrtarin policor që e ka bërë arrestimin dhe zyrtarin përcjellës. Dragash - rasti me nr. (2016-ED-13) nuk është plotësuar me të dhëna hapësira për zyrtarin përcjellës. Pejë – raste me nr. (2016-DA-1330, 2016-DA-0295, 2016-DA-0534) nuk janë plotësuar me të dhëna hapësirat tek zyrtari i Qendrës së Mbajtjes, rasti me nr. (2016- DA-0902) nuk është plotësuar me të dhëna hapësira për zyrtarin përcjellës dhe rasti me nr. (2016-DA-

0535) nuk është plotësuar me të dhëna hapësira për zyrtarin përcjellës dhe zyrtarin e Qendrës së Mbajtjes. Klinë- rasti me nr. (2016-DE-196) nuk është plotësuar me të dhëna hapësira për zyrtarin policor që e ka bërë arrestimin dhe zyrtarin përcjellës. Deçan – rastet me nr. (2016-DA-0405, 2016-DC-025) nuk janë plotësuar me të dhëna hapësirat për zyrtarin përcjellës dhe hapësirat tek zyrtari i Qendrës së Mbajtjes. Leposaviq – rasti me nr. (2016-SG-022) nuk është plotësuar me të dhëna hapësira tek zyrtari i Qendrës së Mbajtjes- Arma. Gjilan- rastet me nr. (2016-CB-131, 2016-CA-00872) nuk është plotësuar me të dhëna hapësira për zyrtarin përcjellës dhe hapësira tek zyrtari i Qendrës së Mbajtjes-Arma.

3.3. Të sigurohet që të drejtat e personave të arrestuar janë respektuar 3.3.1 Kriteri - Procedura Standarde e Operimit DDO-04/022/2013, format pika D- Të drejtat e të Ndaluarve faqe 4, në të cilin formular janë të shënuara 1. Është informuar për arsyen e ndalimit e arrestimit të tij/sajë, Të mbetet në Qetësi, Të ketë ndihmën e përkthyesit në qoftë se nuk e kupton gjuhën, Të ketë ndihmën e avokatit mbrojtës sipas zgjedhjes së tij/sajë, Të lajmëron ndonjë anëtarë të familjes apo ndonjë person tjetër sipas zgjedhjes së tij/sajë, Të ofrohet ekzaminim apo trajtim mjekësor, si dhe format pika G- Gjendja Shëndetësore (Mjekësore) në të cilin formular përveç shënimeve tjera kërkohen ato për nevojën e doktorit dhe nënshkrimit të tij në rast të angazhimit. 3.3.2 Të gjeturat - Nga gjithsej nëntë dhjetë e një (91) dosje të kontrolluara pesëdhjetë e gjashtë (56) nga to apo 62% kanë përmbushur standardet e përcaktuara nga objektivi. Ndërsa tri dhjetë e pesë (35) nga to nuk kanë përmbushur standardet e përcaktuara nga objektivi. Andaj, tridhjetë e pesë (35) dosje të rasteve që nuk kanë përmbushur standardin për këtë objektiv, detajet e tyre do ti gjeni të potencuara si më poshtë:

Page 13: Raporti i Inspektimit Nr: 8 /2016 VLERËSIMI I …ipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/02/Nr-8-2016-VLERËSIMI-I... · Këto të drejta dhe liri të njeriut ... QM-Pejë 11, QM-Prizren

13

Qendrat e Ndalimit Mitrovicë Jugu- rasti me nr. (2016- BF-0024) ka qenë e pamundur të përcaktohet nëse personi i ndaluar është kontrolluar nga doktori pasi që nuk është plotësuar hapësirat për nevojën e doktorit. Vushtrri- rasti me nr. (2016-BD-346) nuk është nënshkruar doktori në hapësirën përkatëse. Skenderaj- rasti me nr. (2016-BF-0216) nuk është nënshkruar doktori në hapësirën përkatëse. Gjakovë- rastet me nr. (2016-DHTN-200, Pa numër ) nuk janë nënshkruar nga doktori në hapësirën përkatëse, rastet me nr. (2016-EA-261, 2016-DHTQNJ-17, 2016-EA-548,

2016-EA-548, 2016-EA-346) nuk janë nënshkruar nga doktori në hapësirën përkatëse si dhe ka qenë e pamundur të përcaktohet nëse personat e ndaluar janë njoftuar për të drejtën e njoftimit të ndonjë anëtari të familjes apo ndonjë personi tjetër sipas zgjedhjes së tij/sajë pasi që nuk ka janë plotësuar me shënime hapësirat përkatëse. Rahovec - rasti me nr. (2016-EB-148) ka qenë e pamundur të përcaktohet nëse personi i ndaluar ka shfrytëzuar të drejtën e njoftimit të ndonjë anëtari të familjes apo ndonjë personi tjetër sipas zgjedhjes së tij/sajë pasi që nuk ka është plotësuar me shënime hapësira përkatëse. Lipjan- rastet me nr. (Pa numër, 2016-AD-0739, 2016-AH-0421) ka qenë e pamundur të përcaktohet nëse personat e ndaluar kanë shfrytëzuar të drejtën e njoftimit të ndonjë anëtari të familjes apo ndonjë personi tjetër sipas zgjedhjes së tij/sajë pasi që nuk ka janë plotësuar me shënime hapësirat përkatëse, dhe rastet me nr. (2016-AD-1082, 2016-AH-

0190) nuk kanë pasur të bashkangjitur formën D- Të drejtat e të ndaluarve nga ku ka qenë e pamundur të përcaktohet nëse personat e ndaluar janë njoftuar për të drejtat e tyre apo nëse kanë shfrytëzuar të drejtën e njoftimit të ndonjë anëtari të familjes apo ndonjë personi tjetër sipas zgjedhjes së tij/sajë. Suharekë- rasti me nr. (2016-SU-023 ) nuk është njoftuar ndonjë person i afërm i të ndaluarit apo ndonjë person tjetër sipas zgjedhjes së tij/sajë dhe rasti me nr. (2016-GB-105,130,131) ka qenë e pamundur të përcaktohet nëse personi i ndaluar ka shfrytëzuar të drejtën e njoftimit të ndonjë anëtari të familjes apo ndonjë personi tjetër sipas zgjedhjes së tij/sajë pasi që nuk ka është plotësuar me shënime hapësira përkatëse. Pejë- rastet me nr. (2016-YWA-025, 2016-DA-1052, 2016- DA-1364, 2016-DA-0902, 2016-

DA-0534, 2016-0275, 2016-DA-1330, 2016-DA-1057) ka qenë e pamundur të përcaktohet nëse personat e ndaluar kanë pasur nevojë për doktorin pasi që nuk ka shënime në hapësirat përkatëse, rastet me nr. (2016-DA-0535, 2016-DA-1323, 2016-DA-1189) ka qenë e pamundur të përcaktohet nëse personat e ndaluar kanë shfrytëzuar të drejtën e njoftimit të ndonjë anëtari të familjes apo ndonjë personi tjetër sipas zgjedhjes së tij/sajë pasi që nuk janë plotësuar me shënime hapësirat përkatëse si dhe tek forma G- Gjendja Mjekësore nuk ka shënime tek hapësira për nevojën e doktorit apo nuk është nënshkruar për angazhimin e tij.

Page 14: Raporti i Inspektimit Nr: 8 /2016 VLERËSIMI I …ipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/02/Nr-8-2016-VLERËSIMI-I... · Këto të drejta dhe liri të njeriut ... QM-Pejë 11, QM-Prizren

14

Istog- rasti me nr. (2016-DF-159) ka qenë e pamundur të përcaktohet nëse është paraqitur nevoja për doktorin nga personi i ndaluar pasi që forma G- Gjendja Mjekësore nuk është plotësuar. Klinë – rasti me nr. (2016- DE-0023) nuk ka të bashkangjitur formën D- Të drejtat e personit të ndaluar faqe 4, nga ku ka qenë e pamundur të përcaktohet nëse personi i ndaluar është informuar për të drejtat e tij apo nëse është njoftuar ndonjë anëtar i familjes apo ndonjë person tjetër sipas zgjedhjes së tij/sajë. Deçan- rastet me nr. (2016-DA-0405, 2016-DC-025) ka qenë e pamundur të përcaktohet nëse është paraqitur nevoja për doktorin nga personi i ndaluar pasi që forma G- Gjendja Mjekësore nuk është plotësuar. Leposaviq- rasti me nr. (2016-SG-022) ka qenë e pamundur të përcaktohet nëse është paraqitur nevoja për doktorin nga personi i ndaluar pasi që nuk është plotësuar hapësira konkrete. Viti- rasti me nr. (2016-CG-0290) ka qenë e pamundur të përcaktohet nëse është paraqitur nevoja për doktorin nga personi i ndaluar pasi që nuk është plotësuar hapësira konkrete.

3.4 Të sigurohet që detajet e arrestit që përfshihen në formularët e arrestim/ndalimit janë përfillur 3.4.1 Kriteri - Procedura Standarde e Operimit DDO-04/022/2013, format pika N- Aktvendimi mbi Ndalimin e personit të arrestuar, pika O- Aktvendimi mbi Lirimin e personit të arrestuar, format pika D- Të drejtat e personave të ndaluar, pika B- Deklarata për të ndaluarin në stacion ose nga zyrtari tjetër, pika H- Të dhënat mbi pronën, pika A Shënimet e Qendrës së Mbajtjes, pika K- Lirimi ose Transferimi. 3.4.2 Të gjeturat - Nga gjithsej nëntë dhjetë e një (91) dosje të kontrolluara dyzet (40) nga to apo 44% kanë përmbushur standardet e përcaktuara nga objektivi. Ndërsa pesë dhjetë e një (51) nga to nuk kanë përmbushur standardet e përcaktuara nga objektivi. Andaj, pesëdhjetë e një (51) dosje të rasteve që nuk kanë përmbushur standardin për këtë objektiv, detajet e tyre do ti gjeni të potencuara si më poshtë:

Qendrat e Ndalimit Mitrovicë Jugu- rastet me nr. (2016-SA-024, 2016-SA-077) nuk janë nënshkruar zyrtarët policor që kanë kontaktuar me anëtarin e familjes apo ndonjë person tjetër sipas zgjedhjes së personit të ndaluar, si dhe nuk janë plotësuar hapësirat për identitetin, adresën dhe nr. telefonit të personave të afërm të familjes, rasti me nr. (2016-DTQNJ-

157) personi i ndaluar ka qëndruar në QM më shumë se 48 orë, nuk është nënshkruar zyrtari policor që ka kontaktuar me anëtarin e familjes apo ndonjë person tjetër sipas zgjedhjes së personit të ndaluar si dhe në mungesë të shënimeve ka qenë e pamundur të përcaktohet se cila gjini e ka kontrolluar personin e ndaluar.

Page 15: Raporti i Inspektimit Nr: 8 /2016 VLERËSIMI I …ipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/02/Nr-8-2016-VLERËSIMI-I... · Këto të drejta dhe liri të njeriut ... QM-Pejë 11, QM-Prizren

15

Vushtrri- rasti me nr. (2016-BD-141) nuk është plotësuar hapësira për kohën e lirimit dhe gjininë e personit i cili e ka kontrolluar personin e ndaluar, rasti me nr. (2016-BD-

346) nuk është plotësuar hapësira për zyrtarin policor që e ka kontrolluar personin e ndaluar tek forma H- të dhënat mbi pronën, në mungesë të shënimeve ka qenë e pamundur të përcaktohet se cila gjini e ka kontrolluar personin e ndaluar, në mungesë të faqe 11 forma K- nuk ka shënime për lirimin apo transferin e personit të ndaluar dhe kohën e lirimit si dhe nuk është bashkangjitur forma O- Aktvendimi mbi Lirimin e personit të arrestuar. Skenderaj- rasti me nr. (2016-BF-0216) nuk është nënshkruar zyrtari policor që ka kontaktuar me anëtarin e familjes apo ndonjë person tjetër sipas zgjedhjes së personit të ndaluar, nuk është plotësuar hapësira për zyrtarin policor që e ka kontrolluar personin e ndaluar tek forma H- të dhënat mbi pronën, në mungesë të shënimeve ka qenë e pamundur të përcaktohet se cila gjini e ka kontrolluar personin e ndaluar si dhe koha e lirimit të tij. Gjakovë- rastet me nr. (2016-EA-548, 2016-DHTN-200) ka qenë e pamundur të përcaktohet nëse personat e ndaluar janë liruar/transferuar me kohë pasi që formularët nuk kanë të bashkangjitur faqen 11 forma K- Lirimi apo Transferi, rasti (Pa numër) nuk e ka të plotësuar hapësirën për kohën e lirimit të personit të ndaluar, rasti me nr. (2016-

EA-548) nuk është nënshkruar zyrtari policor që ka kontaktuar me anëtarin e familjes apo ndonjë person tjetër sipas zgjedhjes së personit të ndaluar, ka qenë e pamundur të përcaktohet nëse personi i ndaluar është liruar/transferuar me kohë pasi që nuk ka të bashkangjitur faqen 11 forma K- Lirimi apo Transferi, si dhe nuk ka të bashkangjitur formën O- Aktvendimin mbi lirimin e personit të arrestuar, rasti me nr. (2106-EA-261) nuk është nënshkruar zyrtari policor që ka kontaktuar me anëtarin e familjes apo ndonjë person tjetër sipas zgjedhjes së personit të ndaluar, si dhe nuk ka pasur të bashkangjitur format H- Të dhënat mbi pronën, forma K- Lirimi apo Transferi forma O –Aktvendimi mbi lirimin e personit të arrestuar nga ku ka qenë e pamundur të përcaktohen përfilljet e detajeve që kërkohen në forma, rasti me nr. (2016-DHTQNJ-17) nuk është nënshkruar zyrtari policor që ka kontaktuar me anëtarin e familjes apo ndonjë person tjetër sipas zgjedhjes së personit të ndaluar, në mungesë të shënimeve ka qenë e pamundur të përcaktohet se cila gjini e ka kontrolluar personin e ndaluar, nuk është plotësuar hapësira arsyeja e arrestit tek forma B- Deklarata për të Ndaluarin në stacionin policor ose nga zyrtari tjetër, rasti me nr. (2016-EA-346) nuk është nënshkruar zyrtari policor që ka kontaktuar me anëtarin e familjes apo ndonjë person tjetër sipas zgjedhjes së personit të ndaluar, nuk është plotësuar hapësira arsyeja e arrestit tek forma B- Deklarata për të Ndaluarin në stacionin policor ose nga zyrtari tjetër si dhe nuk ka të bashkangjitur format N- Aktvendimi mbi Ndalimin e personit të arrestuar, O- Aktvendimi mbi Lirimin e personit të arrestuar, forma K- Lirimi apo Transferi nga ku ka qenë e pamundur të përcaktohen përfilljet e detajeve që kërkohen në forma. Rahovec- rastet me nr. (2016-EB-148, 2016-EB-222) nuk janë nënshkruar zyrtarët policor që kanë kontaktuar me anëtarin e familjes apo ndonjë person tjetër sipas zgjedhjes së personit të ndaluar, si dhe nuk kanë të bashkangjitur formën K-Lirimi apo Transferi kështu që ka qenë e pamundur të përcaktohet koha e lirimit të personit të ndaluar.

Page 16: Raporti i Inspektimit Nr: 8 /2016 VLERËSIMI I …ipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/02/Nr-8-2016-VLERËSIMI-I... · Këto të drejta dhe liri të njeriut ... QM-Pejë 11, QM-Prizren

16

Prishtinë- rastet me nr. (2016-AR-1187, SRSM-72-2015, 2016-AB-0301, PPI. NR. 6816/16,

PPS. nr. 72/2015) ka qenë e pamundur të përcaktohet nëse personat e ndaluar janë kontrolluar nga zyrtari policor i gjinisë së njëjtë qoftë për shkak se kanë munguar shënimet në hapësirat përkatëse tek forma H- Të dhënat mbi pronën apo janë shënuar vetëm inicialet e zyrtarit policor, dhe rasti me nr. (PPS-54/2014) nuk ka të bashkangjitur formën N- Aktvendimi mbi Ndalimin e personit të arrestuar. Lipjan rastet me nr. (2016-AB-1970/71, Pa Numër) ka qenë e pamundur të përcaktohet nëse personat e ndaluar janë kontrolluar nga zyrtari policor i gjinisë së njëjtë qoftë për shkak se kanë munguar shënimet në hapësirën përkatëse tek forma H- Të dhënat mbi pronën, rastet me nr. (2016-AD-1082, 2016-AH-0190) nuk kanë të bashkangjitur formën D- Të drejtat e të ndaluarve kështu që ka qenë e pamundur të përcaktohet nëse janë nënshkruar zyrtarët policor për njoftimin e të afërmve të familjes apo ndonjë personi tjetër sipas zgjedhjes së personit të ndaluar si dhe rastet me nr. (2016-AD-0739, 2016-AH-

0421) nuk janë nënshkruar zyrtarët policor që kanë kontaktuar me anëtarët e familjes apo ndonjë person tjetër sipas zgjedhjes së personit të ndaluar dhe nuk ju është bashkangjitur forma O- Aktvendimi mbi Lirimin e personit të arrestuar. Drenas rasti me nr. (2016-AG-0344-0345) personi i ndaluar nuk është liruar brenda afatit kohor prej 48 orësh më konkretisht sipas shënimeve ka pasur kalim afati prej 4 – orëve. Ferizaj rastet me nr. (2016-CE-131, 2016-CF-1304) ka qenë e pamundur të përcaktohet nëse personat e ndaluar janë kontrolluar nga zyrtarët policor të gjinisë së njëjtë qoftë për shkak se kanë munguar shënimet në hapësirat përkatëse tek forma H- Të dhënat mbi pronën si dhe rasti me nr. (2016-DHTN-174) kontrolli i personit të ndaluar nuk është bërë nga personi i gjinisë së njëjtë. Prizren- rastet me nr. (2016-GA-1650, 2016-DHTN-043, 2016-DHTN-092) kontrolli i personave të ndaluar nuk është bërë nga personat e gjinisë së njëjtë, rastet me nr.(2016-GA-0962, 2016-GA-0962) nuk kanë të bashkangjitur formën O- Aktvendimin mbi Lirimin e personit të arrestuar si dhe rasti me nr. (PP. NA. 332/2015) nuk është plotësuar hapësira tek shënimet për kontrollin në formën H- Të dhënat mbi pronën. Suharekë- rastet me nr. (2016-SU-023, 2016-GB-105,130,131) nuk janë nënshkruar zyrtarët policor që kanë kontaktuar me anëtarin e familjes apo ndonjë person tjetër sipas zgjedhjes së personave të ndaluar. Dragash rasti me nr. (2016-ED-13) nuk është nënshkruar zyrtarët policor që ka kontaktuar me anëtarin e familjes apo ndonjë person tjetër sipas zgjedhjes së personit të ndaluar si dhe në mungesë të shënimeve ka qenë e pamundur të përcaktohet nëse kontrolli është bërë nga zyrtari policor i gjinisë së njëjtë. Pejë- rasti me nr. (2016-DA-0535) nuk është nënshkruar zyrtari policor që ka kontaktuar me anëtarin e familjes apo ndonjë person tjetër sipas zgjedhjes së personit të ndaluar, si dhe në mungesë të shënimeve ka qenë e pamundur të përcaktohet nëse është kryer kontrolli i personit të ndaluar, rasti me nr. (2016-DA-1189) në mungesë të shënimeve ka qenë e pamundur të përcaktohet nëse personi i ndaluar është liruar brenda periudhës kohore të përcaktuar, rasti me nr. (2016- DA -0534) në mungesë të shënimeve ka qenë e

Page 17: Raporti i Inspektimit Nr: 8 /2016 VLERËSIMI I …ipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/02/Nr-8-2016-VLERËSIMI-I... · Këto të drejta dhe liri të njeriut ... QM-Pejë 11, QM-Prizren

17

pamundur të përcaktohet nëse kontrolli është bërë nga zyrtari policor i gjinisë së njëjtë, nuk është plotësuar hapësira për pasuri të konfiskuar nga personi i ndaluar si dhe nuk është bashkangjitur forma O- Aktvendimi mbi lirimin e personit të arrestuar si dhe rasti me nr. (2016- DA-0275) nuk është nënshkruar zyrtari policor që ka kontaktuar me anëtarin e familjes apo ndonjë person tjetër sipas zgjedhjes së personit të ndaluar, nuk është bashkangjitur forma O- Aktvendimi mbi lirimin e personit të arrestuar, në mungesë të shënimeve ka qenë e pamundur të përcaktohet nëse është kryer kontrolli i personit të ndaluar si dhe ky kontroll a është bërë nga zyrtari policor i gjinisë së njëjtë. Istog rasti me nr. (2016-DF-159) në mungesë të shënimeve ka qenë e pamundur të përcaktohet nëse është kryer kontrolli i personit të ndaluar si dhe ky kontroll a është bërë nga zyrtari policor i gjinisë së njëjtë. Klinë- rasti me nr. (2016-DE-0023) në mungesë të formës D- Të drejta e personave të ndaluar ka qenë e pamundur të përcaktohet nëse është nënshkruar zyrtari policor që ka kontaktuar me anëtarin e familjes apo ndonjë person tjetër sipas zgjedhjes së personit të ndaluar, rasti me nr. (2016-DE-196) në mungesë të shënimeve ka qenë e pamundur të përcaktohet nëse është kryer kontrolli i personit të ndaluar si dhe ky kontroll a është bërë nga zyrtari policor i gjinisë së njëjtë. Deçan – rasti me nr. (2016-DA-0405) në mungesë të shënimeve ka qenë e pamundur të përcaktohet nëse është kryer kontrolli i personit të ndaluar si dhe ky kontroll a është bërë nga zyrtari policor i gjinisë së njëjtë, nuk është plotësuar forma K- Lirimi apo Transferi nga ku nuk ka mundur të përcaktohet nëse personi i ndaluar është liruar brenda periudhës kohore të përcaktuar me ligj, rasti me nr. (2016-DC-025) nuk është plotësuar forma K- Lirimi apo Transferi si dhe në mungesë të shënimeve ka qenë e pamundur të përcaktohet nëse kontrolli është bërë nga zyrtari policor i gjinisë së njëjtë. Leposaviq rasti me nr. (2016-SG-022) nuk është plotësuar hapësira tek arsyeja e arrestit në formën B- Deklarata për të ndaluarin në stacion ose nga zyrtari tjetër. Gjilan – rasti nr. (2016-CA- 00872) Lirimi/transferi i personit të ndaluar nga Qendra e Mbajtjes nuk është bërë në periudhën kohore të përcaktuar me ligj por dhjetë (10) minuta me vonesë.

Page 18: Raporti i Inspektimit Nr: 8 /2016 VLERËSIMI I …ipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/02/Nr-8-2016-VLERËSIMI-I... · Këto të drejta dhe liri të njeriut ... QM-Pejë 11, QM-Prizren

18

4. PËRFUNDIMET

4.1. Policia e Kosovës ka hartuar PSO për Qendrat e Ndalimit DDO-04/022/2013 e cila bashkangjitur ka Shtojcën/Format të radhitura nga A deri në O nga ku pesëmbëdhjetë (15) formularët përcjellës janë standardizuar – unik dhe shërbejnë për kryerjen e detyrave të zyrtarëve policor në QN, në rast se vijnë në rrethana të mbajtjes së personave të ndaluar çdo herë kur ajo kërkohet nga organet e rendit/sigurisë . IPK ka kontrolluar gjithsej 91 dosje të Arrestim/Ndalimit sipas populacionit dhe përzgjedhjes së rasteve me metodën Randomizer të këtyre dosjeve në njëzet e një (21) QM në nivel vendi. 4.2. Kompletimi dhe Konsistenca e dosjeve të kontrolluara ka përmbushur objektivin nga standardi i kërkuar vetëm për 21 dosje nga 91 të kontrolluara duke rezultuar që kriteri i PSO Qendrat e Ndalimit tek shtojcat/format në të shumtën e rasteve të mos përdoret forma korrekte e unifikuar, kompletimi i formave të mos përmbushet duke mos i plotësuar të gjitha hapësirat në formularë apo formularët të mos kenë radhitjen e paraparë të formave nga A deri në O respektivisht nga faqe 1 deri në 15. 4.3. Mbikëqyrja e punës së zyrtarëve policor ka përmbushur standardin e kërkuar nga objektivi me gjashtëdhjetë (60) dosje pozitive nga 91 të kontrolluara. Dosjet të cilat nuk kanë përmbushur kriterin e përcaktuar zakonisht janë përcjellur tek mos plotësimi i hapësirës për të dhënat e zyrtarit përcjellës, të dhënat e zyrtarit të qendrës së mbajtjes dhe tek hapësira ku duhet të shënohet lidhur me armën e zyrtarit policor të QM. 4.4. Të drejtat e personave të arrestuar/ndaluar janë përfillur duke përmbushur standardin nga objektivi në pesëdhjetë e gjashtë (56) dosje nga 91 të kontrolluara. Duhet theksuar që formulari i respektimit të të drejtave të personave të arrestuar në hapësirat e leximit të këtyre të drejtave është përfillur në tërësi, por që në hapësirën e më poshtme në formularë zakonisht nuk është plotësuar hapësira tek nënshkrimi i zyrtarit policor i cili ka njoftuar të afërmin apo të përzgjedhurin e tij/sajë personi i ndalur si dhe tek forma gjendja mjekësore edhe pse është angazhuar zakonisht nuk është nënshkruar doktori në hapësirën e formularit. 4.5. Detajet e arrestimit/ndalimit kanë përfillur standardin nga objektivi në dyzetë (40) dosje nga (91) të kontrolluara. Ky standard zakonisht nuk është përfillur në rrethanat e mos plotësimit të hapësirave lidhur me njoftimin e të afërmit apo përzgjedhurit të personit të ndaluar, hapësirat tek koha e lirimit, arsyeja e arrestit, kontrollin e personit të ndaluar, mungesës së shënimeve për identitetin e zyrtarit policor që kryen kontrollin duke mos pasur mundësi të përcaktohet gjinia e tij/sajë, si dhe nuk janë përfshi në dosje Aktvendimi mbi Ndalimin e personit të arrestuar respektivisht Aktvendimi mbi lirimin e personit të arrestuar. Duhet theksuar që ky objektiv ka identifikuar raste kur personat e ndaluar janë mbajtur edhe pas kalimit të periudhës kohore të paraparë me ligj.

Page 19: Raporti i Inspektimit Nr: 8 /2016 VLERËSIMI I …ipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/02/Nr-8-2016-VLERËSIMI-I... · Këto të drejta dhe liri të njeriut ... QM-Pejë 11, QM-Prizren

19

5. REKOMANDIMET

Bazuar në të gjeturat e inspektimit dhe përfundimet e arritura, IPK-ja nxjerrë për PK-në këto rekomandime kryesore:

1. IPK-ja i rekomandon mbikëqyrësve/udhëheqësve në Qendrat e Ndalimit, që të sigurohen se format të cilat plotësohen për personat e ndaluar të jenë të standardizuara-unike dhe të radhitura siç e parasheh shtojca/format në PSO- Qendrat e Ndalimit.

2. IPK-ja i rekomandon zyrtarëve policor që janë me detyrë në Qendrat e Ndalimit, që të sigurohen se format (formularët ) për personat e ndaluar janë të plotësuara në të gjitha hapësirat që janë të parapara në këta formularë, në mënyrë që të mos vihen në dilemë të drejtat e personave të ndaluar si dhe përfillja e detyrave të përcaktuara në PSO.

3. IPK-ja rekomandon zyrtarët policor që janë me detyrë në Qendrat e Ndalimit, që të sigurohen se

bashkangjitur me format për të cilët janë përgjegjës për ti plotësuar të kenë formularët N-Aktvendimin mbi Ndalimin e personit të arrestuar dhe O- Aktvendimin mbi Lirimin e personit të arrestuar të cilët lëshohen nga prokurori i shtetit.

4. IPK-ja rekomandon menaxhmentin e lartë rajonal që të angazhohen në drejtim të planifikimit dhe

realizimit të trajnimit sa i përket Qendrave të Ndalimit me theks për zyrtarët policor që kryejnë detyra në këto qendra, për të kontribuar në përmirësimin e punës gjatë plotësimit të formularëve për personat e ndaluar.

Page 20: Raporti i Inspektimit Nr: 8 /2016 VLERËSIMI I …ipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/02/Nr-8-2016-VLERËSIMI-I... · Këto të drejta dhe liri të njeriut ... QM-Pejë 11, QM-Prizren

20

6. PLANI I VEPRIMIT I PK-së PËR PËRMBUSHJEN E REKOMANDIMEVE TË IPK-së

Nr Rekomandimi Komentet Plani i veprimit

1. IPK-ja i rekomandon mbikëqyrësve/udhëheqësve në Qendrat e Ndalimit, që të sigurohen se format të cilat plotësohen për personat e ndaluar të jenë të standardizuara-unike dhe të radhitura siç e parasheh shtojca/format në PSO- Qendrat e Ndalimit.

Obligohen shefat e operacioneve te DRP-ve që të sigurohen format unike sipas PSO-Qendrat e ndalimit

Afati i implementimit deri më datë 23.12.2016

2. IPK-ja i rekomandon zyrtarëve policor që janë me detyrë në Qendrat e Ndalimit, që të sigurohen se format (formularët ) për personat e ndaluar janë të plotësuara në të gjitha hapësirat që janë të parapara në këta formularë, në mënyrë që të mos vihen në dilemë të drejtat e personave të ndaluar si dhe përfillja e detyrave të përcaktuara në PSO.

Obligohen komandantet e stacioneve që të implementohet ky rekomandim.

Afati që nga 22.12.2016

3. IPK-ja rekomandon zyrtarët policor që janë me detyrë në Qendrat e Ndalimit, që të sigurohen se bashkangjitur me format për të cilët janë përgjegjës për ti plotësuar të kenë formularët N-Aktvendimin mbi Ndalimin e personit të arrestuar dhe O- Aktvendimin mbi Lirimin e personit të arrestuar të cilët lëshohen nga prokurori i shtetit.

Obligohen komandantet e stacioneve që të implementohet ky rekomandim

Afati që nga 22.12.2016

4. IPK-ja rekomandon menaxhmentin e lartë rajonal që të angazhohen në drejtim të planifikimit dhe realizimit të trajnimit sa i përket Qendrave të Ndalimit me theks për zyrtarët policor që kryejnë detyra në këto qendra, për të kontribuar në përmirësimin e punës gjatë plotësimit të formularëve për personat e ndaluar.

Obligohen Drejtoret Rajonal që të organizojn trajnimet e kërkuara në nivel rajonal

Afati i implementimit 20.01.2017