raporti i paneleve tË ekspertËve mbi validimin e … · autoriteti kombËtar i kualifikimeve...

13
AUTORITETI KOMBËTAR I KUALIFIKIMEVE RAPORTI I PANELEVE TË EKSPERTËVE MBI VALIDIMIN E KUALIFIKIMIT PJESA 1: PËRMBLEDHJA DHE REKOMANDIMET DETAJE RRETH KUALIFIKIMIT TË VALIDUAR NGA PANELI: Titulli i kualifikimit Asistent Administrativ Niveli i Kualifikimit në KKK KKK Niveli 5 KK Niveli 4 KK Niveli 3 KKK Niveli 2 KKK Niveli 1 Lloji i Kualifikimit Kualifikimi i bazuar në shkollë i kombinuar Arsim i përgjithshëm dhe Profesional Kualifikimi në Aftësimin Profesional bazuar në Standardet Profesionale Kombëtare Kualifikimi në Aftësimin Profesional jo i bazuar në Standardet Profesionale Tjetër (specifikoni) Kualifikim bazuar në standarde profesionale ndërkombëtare Vlera e kredive të Kualifikimit Nr. i Kredive (1 Kredit = 10 orë joreale) 34 Numri tipik i orëve të nevojshme mësimore Mësimnxënie e udhëzuar (Contact) Orët 62.4 Vetë-studim Praktik 240 Vlerësimi 33.6 EMRI I INSTITUCIONIT I CILI APLIKON: QENDRA REGJIONALE PËR AFTËSIM PROFESIONAL-PRISHTINË Rr.”Tahir Zajmi” pa nr. Prishtinë EMRAT E ANËTARËVE TË PANELEVE TË EKSPERTËVE TË CILËT KANË MARRË PJESË NË VLERËSIM: Enver MALIQI Exp Hamëz RAMA Exp Milot HASANGJEKAJ AKK Kaltrina MULLIQI AKK DATAT E TAKIMEVE TË VLERËSIMIT: 19.04.2012/03.05.2012/10.05.2012

Upload: others

Post on 29-Feb-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: RAPORTI I PANELEVE TË EKSPERTËVE MBI VALIDIMIN E … · autoriteti kombËtar i kualifikimeve raporti i paneleve tË ekspertËve mbi validimin e kualifikimit pjesa 1: pËrmbledhja

AUTORITETI KOMBËTAR I KUALIFIKIMEVE

RAPORTI I PANELEVE TË EKSPERTËVE MBI VALIDIMIN E KUALIFIKIMIT

PJESA 1: PËRMBLEDHJA DHE REKOMANDIMET

DETAJE RRETH KUALIFIKIMIT TË VALIDUAR NGA PANELI:

Titulli i kualifikimit

Asistent Administrativ Niveli i Kualifikimit në KKK

KKK Niveli 5

KK Niveli 4

KK Niveli 3 √

KKK Niveli 2

KKK Niveli 1

Lloji i Kualifikimit

Kualifikimi i bazuar në shkollë i kombinuar Arsim i përgjithshëm dhe Profesional

Kualifikimi në Aftësimin Profesional bazuar në Standardet Profesionale Kombëtare

Kualifikimi në Aftësimin Profesional jo i bazuar në Standardet Profesionale

Tjetër (specifikoni)

Kualifikim bazuar në standarde profesionale ndërkombëtare

Vlera e kredive të Kualifikimit

Nr. i Kredive

(1 Kredit = 10 orë joreale)

34

Numri tipik i orëve të nevojshme mësimore

Mësimnxënie e udhëzuar (Contact) Orët

62.4

Vetë-studim

Praktik

240

Vlerësimi

33.6

EMRI I INSTITUCIONIT I CILI APLIKON:

QENDRA REGJIONALE PËR AFTËSIM PROFESIONAL-PRISHTINË

Rr.”Tahir Zajmi” pa nr. Prishtinë

EMRAT E ANËTARËVE TË PANELEVE TË EKSPERTËVE TË CILËT KANË MARRË PJESË NË VLERËSIM:

Enver MALIQI Exp

Hamëz RAMA Exp

Milot HASANGJEKAJ AKK

Kaltrina MULLIQI AKK

DATAT E TAKIMEVE TË VLERËSIMIT:

19.04.2012/03.05.2012/10.05.2012

Page 2: RAPORTI I PANELEVE TË EKSPERTËVE MBI VALIDIMIN E … · autoriteti kombËtar i kualifikimeve raporti i paneleve tË ekspertËve mbi validimin e kualifikimit pjesa 1: pËrmbledhja

REKOMANDIMET TEK BORDI I AKK:

Aprovim √

Mos aprovim

Nëse rekomandohet aprovimi, ju lutem të ofroni detaje lidhur me kushtet të cilat duhet të plotësohen:

Kushtet (nëse ka ndonjë):

Harmonizimi dhe rishikimi i paketës mësimore dhe instrumenteve të vlerësimit bazuar ne standardet profesionale.

Rishikimi i kriterit hyrës për kandidatet në kualifikimin “Asistent Administrativ” për të krijuar mundësinë e kalimit në nivelin 4 të KKK-së.

Certifikata të pajiset me pjesën shtesë ku përfshihen kompetencat e kandidatit, numri i kredisë dhe niveli në KKK.

Afati i fundit:

01.06.2013

Rekomandimi është dakorduar nga Paneli mbi:

Nënshkruar:

Enver Maliqi……………………………………… (Kryesuesi i Panelit)

Page 3: RAPORTI I PANELEVE TË EKSPERTËVE MBI VALIDIMIN E … · autoriteti kombËtar i kualifikimeve raporti i paneleve tË ekspertËve mbi validimin e kualifikimit pjesa 1: pËrmbledhja

PJESA 2: REZULTATET E PËRGJITHSHME DHE PËRFUNDIMET

VËZHGIMET E PËRGJITHSHME MBI KUALIFIKIMIN E VALIDUAR DHE/OSE INSTITUCIONIN I CILI APLIKON

Verifikimi i të dhënave dhe aplikacioneve; Nga paneli u vlerësua se përpilimi i aplikacionit për validim të kualifikimit “Asistent Administrativ” kryesisht kishte informacione të mjaftueshme. Gjatë vizitës u kërkuan edhe dokumente shtesë me qëllim që ky aplikacion të jetë i kompletuar. Vizita e panelit u krye me sukses dhe stafi i qendrës vlerësohet qe ka qene i bashkpunueshëm me ekspertet e panelit.

Struktura e kualifikimit dhe modulet; Dokumentet dhe materialet që shfrytëzohen për trajnim; Gjatë vizitës është konstatuar se ky kualifikim është i bazuar në një strukturë modulare e cila përkon me nevojat e tregut të punës. Për këtë kualifikim kryesisht shfrytëzohen “Paketën mësimore” dhe “Instrumentet e vlerësimit “ materiale të përpunuara nga MPMS se bashku me Lux Development. Këto materiale janë modifikuar për nevoja të trajnimit në QRAP. Paneli vlerëson se “Paketa mësimore” në disa raste nuk është e harmonizuar me standardet profesionale të zhvilluara për sektorin e Ekonomisë “ Asistent Administrativ”. Bazuar ne këto standarde është vlerësuar se në “Paketën mësimore” nuk janë përfshirë modulet te cilat janë pjese e këtyre standardeve përkatësisht moduli për kontabilitet dhe marketing. Paneli vlerëson se instrumentet e vlerësimit sipas “Pakos mësimore” nuk janë të harmonizuara me përshkrimin e moduleve. Paketa mësimore dhe instrumentet e vlerësimit duhet të kenë përshkrimin e secilit modul siç janë: titulli, vlera e kredisë, rezultatet e mësimit dhe përmbajtjen, instrumentet e vlerësimit dhe kriteret e realizimit. Kualifikimi “Asistent Administrativ” i plote duhet qe kandidati të kaloj nëpër te gjitha njësitë modulare, mund të përjashtohen rastet kur kandidati ka njohuri dhe përdoret njohja e mësimit paraprak . Paneli vlerëson se lidhja logjike e njësive modulare sipas paketës mësimore në asnjë rast nuk duhet qe kandidati i cili trajnohet të certifikohet vetëm për njësinë modulare numër 7. Dëshmitë për vlerësim, certifikim, testet;

Sa i përket testeve, janë ofruar dëshmi të mjaftueshme të testit hyrës i cili bëhet në formë të intervistës, testit me shkrim në mes trajnerit dhe kandidatit. Gjatë kësaj interviste/testit identifikohen njohuritë paraprake të kandidatit dhe nevojat e trajnimit. Poashtu gjatë kësaj kandidati vlerësohet me pikë nga trajneri. Ky vlerësim është pjesë e portfolios se kandidatit. Format tjera të vlerësimit janë vlerësimet formative të cilat bëhen në fund të secilit modul, projekteve të ndryshme, punës praktike dhe vijueshmëria. Vlerësimi sumativ bëhet në fund të trajnimit në të cilin merr pjesë edhe drejtori i QRAP-së. Në këtë kualifikim, jo të gjithë kandidatët janë të interesuar të certifikohen në të gjitha modulet, një pjesë e kandidatëve shprehin interesim të certifikohen vetëm në ato module të cilat kanë nevojë.

Sipas QRAP-se kontrolli sigurimit të cilësisë së kandidatit karshi aftësimit profesional bëhet përmes listës së kontrollit, testeve modulare me kalueshmëri të pragut me minimum 60 % . Ndërsa paneli vlerëson se bazuar ne Instrumentet e vlerësimit pragu minimal për kalueshmëri është 70%. Andaj paneli propozon që te unifikohet kalueshmëria bazuar në Instrumentet e vlerësimit në nivel kombëtar. Poashtu paneli propozon qe certifikata të pajiset me pjesën shtese ku përfshihen kompetencat e kandidatit, numri i kredisë dhe niveli ne KKK. Paneli vlerëson se me validimin e këtij kualifikimi, QRAP-te duhet te unisojne emërtimin e kualifikimit : Asistent Administrativ.

Të dhënat për portfoliot e kandidatëve dhe stafi trajnues

Gjatë vizitës për panelin është vënë në dispozicion një portfolio e kandidatit në të cilin dëshmohen të dhënat për testet, projektet, dhe të dhënat tjera relevante për progresin e kandidatit. Për më tepër QRAP, ka prezantuar një dëshmi të vlerësimit të kandidatit para dhe pas përfundimit të kursit. Poashtu QRAP ka

Page 4: RAPORTI I PANELEVE TË EKSPERTËVE MBI VALIDIMIN E … · autoriteti kombËtar i kualifikimeve raporti i paneleve tË ekspertËve mbi validimin e kualifikimit pjesa 1: pËrmbledhja

prezantuar bazën e të dhënave për secilin kandidatë në format elektronik. Bazuar në cv-në e prezantuar dhe vizitës së bërë nga paneli, është vlerësuar se stafi profesional është i kualifikuar për ofrimin e kualifikimit në fjalë.

KOMENTET (NËSE KA NDONJË) LIDHUR ME CILËSINË E INFORMATAVE/DOKUMENTEVE TË PARASHTRUARA ME APLIKACION

ÇËSHTJET ME INTERES (NËSE KA NDONJË) – DUKE PËRFSHIRË ARSYESHMËRINË PËR ÇDO KUSHT TË PROPOZUAR NGA PANELI

Harmonizimi dhe rishikimi i paketës mësimore dhe instrumenteve të vlerësimit bazuar ne standardet profesionale. Paneli vlerëson se “Paketa mësimore” në disa raste nuk është e harmonizuar me standardet profesionale të zhvilluara për sektorin e Ekonomisë “ Asistent Administrativ”. Bazuar ne këto standarde është vlerësuar se në “Paketën mësimore” nuk janë përfshirë modulet te cilat janë pjese e këtyre standardeve përkatësisht moduli për kontabilitet dhe marketing. Paneli vlerëson se instrumentet e vlerësimit sipas “Pakos mësimore” nuk janë të harmonizuara me përshkrimin e moduleve. Paketa mësimore dhe instrumentet e vlerësimit duhet të kenë përshkrimin e secilit modul siç janë: titulli, vlera e kredisë, rezultatet e mësimit dhe përmbajtjen, instrumentet e vlerësimit dhe kriteret e realizimit. Kualifikimi “Asistent Administrativ” i plote duhet qe kandidati të kaloj nëpër te gjitha njësitë modulare, mund të përjashtohen rastet kur kandidati ka njohuri dhe përdoret njohja e mësimit paraprak . Paneli vlerëson se lidhja logjike e njësive modulare sipas paketës mësimore në asnjë rast nuk duhet qe kandidati i cili trajnohet të certifikohet vetëm për njësinë modulare numër 7. Sipas QRAP-se kontrolli sigurimit të cilësisë së kandidatit karshi aftësimit profesional bëhet përmes listës së kontrollit, testeve modulare me kalueshmëri të pragut me minimum 55 % . Ndërsa paneli vlerëson se bazuar ne Instrumentet e vlerësimit pragu minimal për kalueshmëri është 70%. Andaj paneli propozon që te unifikohet kalueshmëria bazuar në Instrumentet e vlerësimit në nivel kombëtar.

Rishikimi i kriterit hyrës për kandidatet në kualifikimin “Asistent Administrativ” për të krijuar mundësinë e kalimit në nivelin 4 të KKK-së. Paneli vlerëson standardet profesionale janë të matshme me nivelin 4 në Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve, poashtu vlerëson se kapacitet e stafit dhe të trajnimit janë ne nivelin e duhur për të ofruar këtë nivel të KKK-së, ndërsa i vetmi kriter pengese parashihet të jete kriteri hyrës në kualifikim. Paneli vlerëson se kriter hyrës në këtë kualifikim i cili mund te mbërrij nivelin 4 në KKK është shkolla e mesme e përfunduar. Certifikata të pajiset me pjesën shtesë ku përfshihen kompetencat e kandidatit, numri i kredisë dhe niveli ne KKK. Kriteret e AKK-se kanë për qellim unifikimin e certifikatave me disa elemente shtesë për të bërë të mundur qasjen me efektive ne tregun e punës, poashtu edhe krahasueshmëri me certifikatat tjera brenda dhe jashtë shtetit.

Page 5: RAPORTI I PANELEVE TË EKSPERTËVE MBI VALIDIMIN E … · autoriteti kombËtar i kualifikimeve raporti i paneleve tË ekspertËve mbi validimin e kualifikimit pjesa 1: pËrmbledhja

PJESA 3: VLERËSIMI I KUALIFIKIMIT KUNDREJT KRITEREVE TË PËRGJITHSHME TË VALIDIMIT TË CILAT ZBATOHEN PËR TË GJITHA KUALIFIKIMET 1. KUALIFIKIMI I CILI PROPOZOHET PËR VALIDIM DUHET TË JUSTIFIKOHET.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion: Ky kualifikim i cili mbahet në QRAP është i bazuar në analizën e tregut të punës dhe bazuar në hulumtime të ndryshme është konstatuar se ky kualifikim është i nevojshëm dhe rrit mundësitë për punësim dhe avancim në vendin e punës. Kjo mbështetet me të dhëna statistikore, dhe sipas vlerësimeve një përqindje e konsiderueshme e të certifikuarve punësohen. Si trajnim është i koordinuar mirë. Ka të rifreskuar programin i cili plotëson pjesërisht standardet kombëtare profesionale Poashtu QRAP me kualifikimin për Asistent Administrativ i plotëson kriteret fizike dhe njerëzore për ofrimin e këtij bazuar ne:

Hapësirën,

Sallën për trajnim,

Pajisjet e nevojshme dhe,

Stafin profesional.

2. KUALIFIKIMI OSE MODULI KA NJË ARSYETIM TË QARTË E CILA BËN QË SYNIMET, OBJEKTIVAT, MUNDËSITË PËR

PROGRES DHE MBËSHTETJA NGA GRUPET KYÇE TË INTERESIT TË JENË TRANSPERENTE.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion: Arsyetimi kryesor i këtij moduli është aftësimi dhe riaftësimi i punëkërkuesve të papunë të evidentuar në Zyrat Rajonale të Punësimit. Aftësimi dhe riaftësimi i qytetarëve me qëllim të uljes së papunësisë dhe kanë mbështetjen e grupeve kyçe të interesit duke pasur parasysh sepse trajnimi është falas.

3. KUALIFIKIMET PROFESIONALE DUHET TË KENË MBËSHTETJE BRENDA SEKTORIT PËRKATËS.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion: Standardet profesionale të kualifikimit Asistent Administrativ nga sektori i Ekonomisë janë të zhvilluara nga MASHT me bashkëpunim te projektit EU Kosvet V. Ky kualifikim bazë ka një gamë të gjerë ndërlidhshmërie me:

Sektorin e Administrim Biznesit (Punë zyre, Administrim të zyrës) dhe

Me nevojat e tregut të punës.

4. KUALIFIKIMI DUHET TË KETË SPECIFIKIM TË QARTË TË PËRMBAJTJES DHE PJESËVE TË OBLIGUESHME, ZGJEDHORE APO

OPCIONALE.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion: Pakoja mësimore ka 7 module te cilat janë të ndërlidhura në mes vete dhe të cilat i korrespondojnë tregut të punës, por ky kualifikim në kuadër të moduleve nuk ka të përfshire ndonjë modul për kontabilitet dhe marketing. Sipas standardeve profesionale, parashihet që ky kualifikim “Asistent Administrativ” të ketë të përfshirë një ose me shume module rreth bazës se kontabilitetit dhe marketingut Kualifikimi “Asistent Administrativ” i plote kërkon qe kandidati të kaloj neper te gjitha njësitë modulare, mund te përjashtohen rastet kur kandidati ka njohuri dhe përdoret njohja e mësimit paraprak . Paneli vlerëson se lidhja logjike e njësive modulare sipas paketës mësimore ne asnjë rast nuk duhet qe kandidati i cili trajnohet të certifikohet vetëm për njësinë modulare numër 7.

Page 6: RAPORTI I PANELEVE TË EKSPERTËVE MBI VALIDIMIN E … · autoriteti kombËtar i kualifikimeve raporti i paneleve tË ekspertËve mbi validimin e kualifikimit pjesa 1: pËrmbledhja

5. KUR ËSHTË E MUNDUR, DUHET TË TREGOHET NUMRI I ORËVE MËSIMORE/TRAJNIMIT, TË NEVOJSHME PËR ARRITJEN E

KUALIFIKIMIT. Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion: Duke u bazuar në “Paketën mësimore” për A. Administrativ është 336 h mësimore (34 kredi) dhe sipas vlerësimit të panelit bazuar në te dhënat e marruara nga QRAP dhe trajnuesi, është i mjaftueshëm për realizimin e këtij kualifikimi .

6. NIVELI I KUALIFIKIMIT DHE VLERA E KREDISË SË MODULEVE TË CILAT PËRFSHIHEN NË TË, JANË TË PËRCAKTUARA NË MËNYRË

TË SAKTË (SHIH SHTOJCËN B PËR UDHËZIME MBI NIVELET E KUALIFIKIMIT).

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion: Në bazë të kërkesës së MPMS-së dhe QRAP Prishtinë, për nivelin 3 të kualifikimit për A.Administrativ dhe duke u bazuar në shtojcën B të udhëzimit mbi nivelet e kualifikimeve plotësohen standardet. Niveli i kualifikimit dhe vlera e kredisë janë në përputhje me paketën mësimore për Asistent Administrativ. Paneli vlerëson se bazuar ne standardet profesionale ky kualifikim kap vlerën e nivelit 4 ne KKK por duhet plotësuar disa kritere të cilat janë të matshme me këtë nivel. Paneli vlerëson se kandidatet te cilët vijojnë si kriter hyrës në këtë kualifikim duhet të kenë te kryer shkollën e mesme, poashtu kandidati duhet t’i zotëroj te gjitha njësitë modulare ( ose ne forme te rregullt ose nëpërmjet NJMP).

7. KËRKESAT HYRËSE, PËR NJË KUALIFIKIM APO NJOHURI PARAPRAKE, ARRITJET OSE PËRVOJA, JANË TË QARTA.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion: Sipas QRAP-se dhe nga dëshmitë të bazuara në dokumentacione dhe në vizitë, kriteret hyrëse për këtë kualifikim janë:

Të jetë i lajmëruar në zyrat e punësimit Të jetë i papunë, Të jetë i punësuar por ri-trajnohet për të ruajtur vendin e punës

Njohja e mësimit paraprak bëhet përmes UA 07/2009 e nxjerr nga MPMS.

8. NUK DO TË JETË OBJEKT I DISKRIMINIMEVE TË DREJTPËRDREJTA APO TË TËRTHORTA APO PENGESAVE NË QASJE.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion: QRAP-Prishtinë nuk është objekt i asnjë diskriminimi duke u nisur nga personat me nevojat e veçanta, diskriminimet racore ,fetare gjinie apo ndonjë diskriminimi tjetër dhe i ploteson standardet përmes:

Legjislacionit në fuqi dhe,

Qasjes në objekt.

9. METODAT E VLERËSIMIT DUHET TË JENË: TË DREJTA DHE OBJEKTIVE; FLEKSIBILE; VALIDE; TË BESUESHME;

Page 7: RAPORTI I PANELEVE TË EKSPERTËVE MBI VALIDIMIN E … · autoriteti kombËtar i kualifikimeve raporti i paneleve tË ekspertËve mbi validimin e kualifikimit pjesa 1: pËrmbledhja

TRANSPARENTE; PRAKTIKE DHE ME SHPENZIME TË ARSYESHME.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion: Duke u bazuar ne informacionet e mbledhura nga kandidatët, shihet se vlerësimi është korrekt, praktik, fleksibil dhe objektiv. Në vlerësim angazhohet edhe koordinatori për sigurimin e cilësisë dhe drejtori i qendrës me çka e bënë që metodat e vlerësimit të jenë të besueshme dhe valide. Sipas QRAP-se metodat e vlerësimit që aplikohen janë:

- Vlerësimi i vazhdueshëm

- Testi në çdo modul (test teorik me pyetje te kombinuara, ndërsa praktika bëhet

nëpërmjet listës së kontrollit)

- Vlerësimi (Testimi) përfundimtar- Certifikimi

10. KUR ËSHTË E MUNDUR, PËRSHKRIMI I KUALIFIKIMIT PËRFSHINË TREGUES APO KRITERE PËR VLERËSIM, KRITERET E TILLA

DUHET TË SIGUROJNË BAZË TË VLEFSHME DHE OBJEKTIVE PËR TË DALLUAR PUNËN NË VLERËSIMIN E KANDIDATËVE TË

NDRYSHËM.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion: Paneli ka analizuar instrumente e vlerësimit dhe paketën mësimore dhe të gjitha dokumentet e ndërlidhura me procesin e vlerësimit. Paneli vlerëson se instrumentet e vlerësimit sipas pakos mësimore nuk janë të harmonizuara dhe praktike me përshkrimin e moduleve. Paketa mësimore dhe instrumentet e vlerësimit duhet të kenë përshkrimin e secilit modul: Titullin, vlerën e kredisë, rezultatet e mësimit dhe përmbajtjen, instrumentet e vlerësimit dhe kriteret e realizimit.

11. KUALIFIKIMI I HARTUAR DUHET TË KETË CILËSI TEKNIKE DHE KONTROLL RIGOROZ TË SIGURIMIT TË CILËSISË.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion: Kontrolli sigurimit të cilësisë së kandidatit karshi aftësimit profesional bëhet përmes listës së kontrollit, testeve modulare me kalueshmëri të pragut me minimum 60 % . Paneli vlerëson se bazuar ne Instrumentet e vlerësimit pragu minimal për kalueshmëri është 70%. Propozojmë që te unifikohet kalueshmëria bazuar në Instrumentet e vlerësimit në nivel kombëtar.

12. SISTEMI I DOKUMENTIMIT PËR KUALIFIKIME DUHET TË JETË I PËRSHTATSHËM DHE TË PËRFSHINË DËSHMI TË

MJAFTUESHME PËR VERIFIKIMIN E TË ARRITURAVE INDIVIDUALE TË KANDIDATËVE.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion: Të gjitha të arriturat dhe dëshmitë e kandidatit kompletohen në një dosje (portfolio) e cila përmban:

Testet e arritshmërisë së kandidatëve dhe,

Punën e kandidatëve gjatë procesit të trajnimit (e dokumentuar me listë kontrolli).

Page 8: RAPORTI I PANELEVE TË EKSPERTËVE MBI VALIDIMIN E … · autoriteti kombËtar i kualifikimeve raporti i paneleve tË ekspertËve mbi validimin e kualifikimit pjesa 1: pËrmbledhja

PJESA A: KUALIFIKIMET E BAZUARA NË SHKOLLË TË CILAT KOMBINOJNË ARSIMIN PROFESIONAL DHE ATË TË PËRGJITHSHËM

VLERËSIMI I KUALIFIKIMIT KUNDREJT KRITEREVE SPECIFIKE TË VALIDIMIT

1. KUALIFIKIMI OSE MODULI ËSHTË I KRAHASUESHËM ME KUALIFIKIMET OSE MODULET E ARSIMIT TË PËRGJITHSHËM NË TË

NJEJTIN NIVEL, PËRFSHIRË PËRMBAJTJET ME ARSIMIN E PËRGJITHSHËM, KOMPLEKSITET DHE NIVEL TË VËSHTIRËSISË TË

PËRMBAJTJES PROFESIONALE.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

2. KUALIFIKIMI OSE MODULI PËR TË CILIN NUK KA STANDARDE KOMBËTARE DUHET TË ZHVILLOHET PËRMES NJË

PROCESI TË BAZUAR NË ANALIZËN E PROFESIONIT DHE PËR TË PLOTËSUAR NEVOJËN E IDENTIFIKUAR TË INDUSTRISË APO

SEKTORIT.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion:

3. KUALIFIKIMI LIDHET ME NJË “PROFIL” BAZUAR NË KËRKESAT MËSIMORE PËR NJË PROFESION APO GRUP

PROFESIONESH, DUKE PËRFSHIRË STANDARDET KOMBËTARE PROFESIONALE PËR PROFESIONIN APO GRUPIN E

PROFESIONEVE PËRKATËSE.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion:

4. PËRMBAJTJA E KUALIFIKIMIT SHPREHET ME REZULTATE TË MATSHME TË NXËNIT, TË CILAT OFROJNË QËLLIME TË QARTA

MËSIMORE DHE DUHET QË NORMALISHT TË PËRSHKRUHEN NË FORMË MODULARE.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion:

Page 9: RAPORTI I PANELEVE TË EKSPERTËVE MBI VALIDIMIN E … · autoriteti kombËtar i kualifikimeve raporti i paneleve tË ekspertËve mbi validimin e kualifikimit pjesa 1: pËrmbledhja

5. KUALIFIKIMI PËRFSHIN PËRSHKRIMIN E HOLLËSISHËM TË PROCEDURËS SË VLERËSIMIT TË PËRFORMANCËS PRAKTIKE, SË BASHKU

ME TË GJITHA DËSHMITË E KËRKUARA.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion:

Page 10: RAPORTI I PANELEVE TË EKSPERTËVE MBI VALIDIMIN E … · autoriteti kombËtar i kualifikimeve raporti i paneleve tË ekspertËve mbi validimin e kualifikimit pjesa 1: pËrmbledhja

6. KUALIFIKIMI I MUNDËSON KANDIDATËT TË PËRPAROJË DREJT PUNËSIMIT APO MUNDËSI TJERA TË ARSIMIT TË VAZHDUESHËM.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion:

7. KUALIFIKIMI ËSHTË I HARTUAR PËR TË MUNDËSUAR PËRPARIM NË KUALIFIKIME TJERA, QOFTË NË FUSHËN E NJËJTË APO

FUSHA TË PËRAFËRTA.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion:

8. KUALIFIKIMI KA MBËSHTETJEN E AKTERËVE RELEVANT TË ARSIMIT DHE TREGUT TË PUNËS, PËRFSHIRË KAAP.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion:

Page 11: RAPORTI I PANELEVE TË EKSPERTËVE MBI VALIDIMIN E … · autoriteti kombËtar i kualifikimeve raporti i paneleve tË ekspertËve mbi validimin e kualifikimit pjesa 1: pËrmbledhja

PJESA 4 B: KUALIFIKIMET E AFTËSIMT PROFESIONAL BAZUAR NË STANDARDET PROFESIONALE KOMBËTARE

VLERËSIMI I KUALIFIKIMIT KUNDREJT KRITEREVE SPECIFIKE TË VALIDIMIT

1. KUALIFIKIMI NDËRLIDHET ME NEVOJËN E IDENTIFIKUAR TË INDUSTRISË APO SEKTORIT.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion: Paneli konsideron se analizat e bëra për zhvillimin e këtij kualifikimi nga MPMS dhe nevojat e tregut të punës japin dëshmi të mjaftueshme se ky kualifikim ndërlidhjet me nevojën e industrisë/sektorit. Ky kualifikim është i bazuar në:

Analizat e tregut të punës nga MPMS-ja,

Bordi Këshillëdhënës,

Paketa mësimore hartuar së bashku me LUX Development.

2. KUALIFIKIMI ËSHTË I BAZUAR NË STANDARDET PROFESIONALE KOMBËTARE RELEVANTE TË ZHVILLUARA PËRMES

ANALIZËS PROFESIONALE DHE DUHET TË JENË TË MIRATUARA NGA KAAP.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion:

Standardet profesionale për A. Administrativ janë të miratuara dhe pritet të aprovohen nga KAAP. Propozojmë që paketa mësimore e A. Administrativ të rishikohet dhe të avancohet me njësitë modulare shtesë të cekura në rekomandime.

3. KUALIFIKIMI LIDHET DREJTPËRDREJTË ME PROFESIONIN APO GRUPIN E PROFESIONEVE TË IDENTIFIKUARA.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion: Ky kualifikim lidhet direkt me:

Administrim Biznesi dhe

Teknologji informative etj.

4. KUALIFIKIMI PËRBËHET PREJ MODULEVE ME PËRMBAJTJE TË SHPREHURA NË REZULTATE TË MATSHME TË TË ARRITURAVE

TË CILAT OFROJNË QËLLIME TË QARTA MËSIMORE/TRAJNUESE.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion: Ekziston paketa mësimore me sistemin modular dhe ka qëllime të qarta. Qëllimi i njësive modulare për aftësimin e kandidatëve është një proces i ndjeshëm për arritshmëri. Paneli propozon harmonizimin e rezultateve te matshme përmes instrumenteve të vlerësimit

5. KUALIFIKIMI PËRFSHIN PËRSHKRIMIN E HOLLËSISHËM TË PROCEDURËS SË VLERËSIMIT TË PERFORMANCËN PRAKTIKE, SË BASHKU ME

SASINË DHE LLOJET E DËSHMIVE TË KËRKUARA.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet

Arsyet për këtë konkluzion: QRAP ka një sistem të vlerësimit të performancës praktike, sipas dëshmive dhe vizitës se panelit është verifikuar se trajneri vlerëson punën praktike ne baze te listave te kontrollit. Paneli vlerëson se procedura e vlerësimit është e qartë dhe krahas mësimit teorik ( testeve) vlerësohet edhe puna praktike (lista e kontrollit)

Page 12: RAPORTI I PANELEVE TË EKSPERTËVE MBI VALIDIMIN E … · autoriteti kombËtar i kualifikimeve raporti i paneleve tË ekspertËve mbi validimin e kualifikimit pjesa 1: pËrmbledhja

plotësisht

Paneli propozon që në paketën mësimore dhe ne instrumentet e vlerësimit të vendosen vlerësimet e performances.

6. KUALIFIKIMI I MUNDËSON KANDIDATIT TË PËRPAROJ DREJT PUNËSIMIT APO MUNDËSI TJERA TË ARSIMIT TË VAZHDUESHËM NË

KUADËR TË PUNËSIMIT.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion:

Lidhet direkt me tregun e punës,

Aftësim për përparim dhe ruajtjen e vendit te punës,

Mundë të vazhdoj progresin profesional në kuadër të profesionit Administrim Biznesi në mënyrë horizontale.

7. KUALIFIKIMI KA MBËSHTETJEN E AKTERËVE RELEVANT TË ARSIMIT DHE TREGUT TË PUNËS, PËRFSHIRË KAAP.

Nuk plotësohet

fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion: Paketa mësimore është hartuar nga MPMS-ja (Divizioni i Aftësimit Profesional) dhe ekspertët e tregut të punës ( ne përkrahje te LUX Development) dhe kanë mbështetjen e KAAP-së MASHT.

PJESA 4 C: KUALIFIKIMET E AFTËSIMIT PROFESIONAL TË BAZUARA NË STANDARDET PROFESIONALE TË CILAT NUK JANË TË MIRATUARA NË NIVEL KOMBËTAR

VLERËSIMI I KUALIFIKIMIT KUNDREJT KRITEREVE SPECIFIKE TË VALIDIMIT

1. ZHVILLUESI I KUALIFIKIMEVE DUHET TË OFROJË DËSHMI TË MJAFTUESHME PËR TË DEMONSTRUAR SE KUALIFIMI I PROPOZUAR ËSHTË I BAZUAR NË NEVOJËN REALE TË TREGUT TË PUNËS P.SH. DUKE U NDËRLIDHUR ME NEVOJAT E NDONJË

PROFESIONI TË VEÇANTË, APO TË SHKATHTËSIVE DHE NJOHURIVE TË IDENTIFIKUARA GJATË USHTRIMIT TË NDONJË

PROFESIONI.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion:

2. KUALIFIKIMI PËRBËHET PREJ MODULEVE ME PËRMBAJTJE TË SHPREHURA NË REZULTATE TË MATSHME TË TË ARRITURAVE

TË CILAT OFROJNË QËLLIME TË QARTA MËSIMORE/TRAJNUESE.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion:

3. KUALIFIKIMI PËRFSHIN PËRSHKRIMIN E HOLLËSISHËM TË PROCEDURËS SË VLERËSIMIT TË PËRFORMANCËS PRAKTIKE, SË BASHKU ME

SASINË DHE LLOJET E DËSHMIVE TË KËRKUARA.

Nuk plotësohet fare

Arsyet për këtë konkluzion:

Page 13: RAPORTI I PANELEVE TË EKSPERTËVE MBI VALIDIMIN E … · autoriteti kombËtar i kualifikimeve raporti i paneleve tË ekspertËve mbi validimin e kualifikimit pjesa 1: pËrmbledhja

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

4. KUALIFIKIMI I MUNDËSON KANDIDATIT TË PËRPAROJ DREJT PUNËSIMIT APO MUNDËSI TJERA TË ARSIMIT TË VAZHDUESHËM NË

KUADËR TË PUNËSIMIT.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion:

5. KUALIFIKIMI KA MBËSHTETJEN E AKTERËVE RELEVANT TË ARSIMIT DHE TREGUT TË PUNËS.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion: