raporti i vlerësimit të jashtëm -...

47

Upload: others

Post on 02-Jan-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Raporti i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Metropolitan/Bsc... · Mision i SHLUP UMT është të bëhet një universitet lider në Shqipëri

Page 1 of 47

Raporti i

Vlerësimit të Jashtëm

Për programin e ciklit të parë të studimit

“Bachelor në Informatikë Ekonomike”

NË SHKOLLËN E LARTË UNIVERSITARE

PRIVATE:

“UNIVERSITETI METROPOLITAN I TIRANËS”

Grupi i vlerësimit të jashtëm

Prof. Asoc. Dr. Rovena Bahiti

Tiranë, Korrik 2015

Page 2: Raporti i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Metropolitan/Bsc... · Mision i SHLUP UMT është të bëhet një universitet lider në Shqipëri

Page 2 of 47

PASQYRA E LËNDËS

1. Misioni dhe Objektivat e programit të studimit .................................................................................... 5

2. Struktura akademike e Fakultetit të Ekonomisë ................................................................................... 9

3. Personeli akademik dhe ai mbështetës për programin e studimit ........................................................ 12

4. Infrastruktura në funksion të programit të studimit, logjistika dhe shërbime të tjera ndaj

komunitetit ........................................................................................................................................ 19

5. Financimi dhe menaxhimi i burimeve financiare ............................................................................... 24

6. Sistemi i Brendshëm i Sigurimit të Cilësisë, në funksion të programit të studimit .............................. 26

7. Programi i studimit, organizimi i tij ................................................................................................... 30

8. Mësimdhënia ..................................................................................................................................... 34

9. Studentët ........................................................................................................................................... 36

10. Kërkimi Shkencor në Funksion të Programit të Studimit. .................................................................. 40

11. Bashkëpunimi kombëtar, ndërkombëtar dhe marrëdhëniet me publikun............................................. 42

12. ANALIZA SWOT ............................................................................................................................. 46

Page 3: Raporti i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Metropolitan/Bsc... · Mision i SHLUP UMT është të bëhet një universitet lider në Shqipëri

Page 3 of 47

LISTA E TABELAVE

Tabela 1: Antarët e Këshillit të Fakultetit .......................................................................................... 11

Tabela 2: Struktura Didaktike e Fakultetit të Ekonomisë ................................................................... 11

Tabela 3: Numri i Personelit Akademik për Njësitë Bazë të Fakultetit të Ekonomisë ......................... 11

Tabela 4: Cilësia e Stafit të Departamentit të Administrim Biznesit ................................................... 13

Tabela 5: Cilësia e Stafit të Departamentit të Informatikës Ekonomike .............................................. 13

Tabela 6: Cilësia e Stafit të Qendrës Kërkimore të Fakultetit të Ekonomisë ....................................... 14

Tabela 7: Të dhënat sipas kualifikimit dhe raportet midis tyre ........................................................... 14

Tabela 8: Të dhëna për cilësinë e stafit sipas gjinisë .......................................................................... 15

Tabela 9: Të dhëna për cilësinë e stafit sipas moshës ......................................................................... 15

Tabela 10: Mjediset e SHLUP “Universiteti Metropolitan Tirana” .................................................... 20

Tabela 11: Të ardhurat dhe financimet e ndryshme në 4 vite (në lekë) ............................................... 25

Tabela 12: Shpenzimet në 4 vitet sipas burimit të financimit ............................................................. 25

Tabela 13: Anëtarët e QVB ............................................................................................................... 28

Tabela 14: Anketimet e zhvilluara për Bachelor në Informatikë Ekonomike ...................................... 28

Tabela 15: Plani Mësimor për Bachelor në Informatikë Ekonomike .....Error! Bookmark not defined.

Tabela 16: Plani mësimor i ndarë sipas Veprimtarive Formuese ..........Error! Bookmark not defined.

Tabela 17: Plani mësimor i lidhur me personelin përkatës ....................Error! Bookmark not defined.

Tabela 18: Ngarkesa totale në auditor për format e mësimdhënies në programin e studimit Bachelor në

Informatikë Ekonomike ................................................................................................... 36

Tabela 19: Forma e kontrollit të njohurive ......................................................................................... 36

Tabela 20: Cilësia në hyrje dhe në dalje e studentëve ........................................................................ 37

Tabela 21: Publikimet Shkencore të stafit akademik të Fakultetit të Ekonomisë Viti 2011-2015 ........ 41

Tabela 22: Ligjërime me lektorë të huaj ............................................................................................ 42

Tabela 23: Të dhëna për bashkëpunimin ndërkombëtar ..................................................................... 43

Tabela 24: Komunikimi dhe bashkëpunimi me organizata profesionale, komunitetin e biznesit, tregun

e punës dhe aktorë të tjerë shoqërorë ............................................................................... 43

LISTA E FIGURAVE

Figure 1: Organigrama e Fakultetit të Ekonomisë……………………………………………………..10

Page 4: Raporti i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Metropolitan/Bsc... · Mision i SHLUP UMT është të bëhet një universitet lider në Shqipëri

Page 4 of 47

Raporti i

Vlerësimit të Jashtëm

Për programin e ciklit të parë të studimit

“Bachelor në Informatikë Ekonomike”

HYRJE

Ky raport është hartuar në bazë të dokumentacionit të vënë në dispozicion nga APAAL, Shkolla e

Lartë Universitare Private “Universiteti Metropolitan Tirana”, informacionet e marra gjatë vizitës në

SHLUP UMT si dhe takimet dhe intervistat që u zhvilluan gjatë vizitës në atë institucion.

Përbërja e GVJ

Prof. Asoc. Dr. Rovena Bahiti

Ngritja e Grupit të Vlerësimit të Jashtëm (GVJ) është bërë nga APAAL dhe miratimi i përbërjes së tij

në KA, me Urdhër nr. 67, datë 19.06.2015. Nga APAAL mori pjesë specialistja Znj. Majlinda

Demirneli dhe Znj. Juna Mengri.

Statusi

Shkolla e Lartë Universitare Private “Universiteti Metropolitan Tirana” (SHLUP UMT) funksionon në

përputhje me ligjin Nr. 9741, datë 21.5.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën ë Shqipërisë”, i

ndryshuar, dhe me të gjithë kuadrin rregullues të nxjerrë nga Ministria e Arsimit. Gjithashtu pjesë e

kuadrit rregullues të funksionimit të SHLUP UMT janë dhe dokumentet normative të brendshme

(statut, rregullore, udhëzime) të miratuara nga strukturat përkatëse vendimmarrëse (Bordi i Lartë

Drejtues, Senati Akademik). SHLUP UMT përfaqëson një institucion të arsimit të lartë privat, objekt i

shoqërisë tregtare me përgjegjësi të kufizuar Future University of Tirana Shpk e regjistruar ne

Gjykatën e Shkallës së Parë me Vendim nr. 35117, datë 03.03.2006, sipas ligjit Nr. 9901, datë

14.04.2008.

Të dhëna për programin e studimit Bachelor në Informatikë Ekonomike

SHLUP UMT është liçensuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, Nr.357, datë 12.05.2010 “Për

liçensimin e Shkollës Private të Arsimit të Lartë “Universiteti Metropolitan Tirana”. SHLUP UMT

filloi veprimtarinë në vitin e parë akademik 2011-2012 me 4 programe studimi të Ciklit të Parë, në

zbatim të pikës 1 të Urdhrit nr. 519 datë 18.10.2011 të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës: “Për lejen e

veprimtarisë akademike të programeve të studimit të ciklit të parë Bachelor në Shkollën e Lartë

Universitare Private “Universiteti Metropolitan Tirana”:

1. Bachelor në Inxhinieri Civile

2. Bachelor në Inxhinieri Kompjuterike

3. Bachelor në Menaxhim Biznesi

4. Bachelor në Informatikë Ekonomike

Me Urdhrin nr. 360, datë 02.09.2013 “Për një ndryshim në urdhrin 339, datë 19.08.2013 “Për

riorganizimin e disa programeve të studimit Bachelor të Shkollës së Lartë Universitare Private

“Universiteti Metropolitan Tirana””, SHLUP UMT i është miratuar riorganizimi i 4 programeve të

ciklit të parë bachelor të studimit si më poshtë:

Page 5: Raporti i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Metropolitan/Bsc... · Mision i SHLUP UMT është të bëhet një universitet lider në Shqipëri

Page 5 of 47

1. Bachelor në Inxhinieri Ndërtimi

2. Bachelor në Inxhinieri Kompjuterike

3. Bachelor në Administrim Biznesi

4. Bachelor në Informatikë Ekonomike

Programi i studimit Bachelor në Informatikë Ekonomike është i atashuar pranë Fakultetit të

Ekonomisë me Dekan Dr. Florjan Salaj. Kohëzgjatja e programit të studimeve është 3 vjet/6 semestra.

Forma e studimit është studime me kohë të plotë dhe studentët për t’u diplomuar duhet të realizojnë

180 ETC. Në përfundim të programit, studentët pajisjen me diplomë: Bachelor në Informatikë

Ekonomike.

1. Misioni dhe Objektivat e programit të studimit

Pjesa përshkrimore

Mision i SHLUP UMT është të bëhet një universitet lider në Shqipëri për edukimin e studentëve në

fushat e shkencave inxhinierike dhe të menaxhimit duke u mbështetur në programe bashkëkohore

studimi, zhvillimin e kërkimeve dhe studimeve shkencore, si edhe në praktikimin e dijeve të marra nga

studentët në mjediset e bizneseve private, institucioneve publike dhe organizatave jo-fitimprurëse

shqiptare dhe të huaja.

Objektivat e programit:

Objektivi i Informatikës Ekonomike është t’u ofrojë studentëve njohuri në teknologjitë informatike të

përdorura në fushën akademike dhe të biznesit, dhe t’i njohë me mundësitë e aplikimit të këtyre

teknologjive në proçesin e të bërit biznes si në fushën e shërbimeve, komunikimit, analizës, ashtu dhe

në atë të menaxhimit dhe përpunimit të të dhënave.

Gjatë këtij cikli studimi studentët pajisen me njohuritë bazë në fushën e teknologjisë së informacionit

për t’i aftësuar në realizimin e analizave të kërkesave për informacion të bizneseve, strukturimin e

informacionit në baza të dhënash dhe realizimin e aplikacioneve. Gjithashtu studentët, njihen me

funksionimin dhe shfrytëzimin e rrjetave kompjuterike, sikurse marrin njohuri në ndërtimin e

aplikacioneve duke përdorur gjuhë programimi të avancuara. Të gjitha këto njohuri dhe aftësi i

përgatitin studentët për të qenë konkurues në tregun e punës vendas dhe më gjerë, në profile të

ndryshme të teknologjisë së informacionit.

Për të shtuar kapacitetet konkuruese të studentëve në tregun e punës, planet mësimore të programit të

studimit përveç njohurive në fushën e teknologjisë së informacionit përfshijnë edhe njohuri të

bollshme nga fusha e ekonomisë. Qëllimi është aftësimi i studentëve dhe krijimi i specialistëve që u

mundësojnë bizneseve shfrytëzimin e mundësive që ofron teknologjia e informacionit në funksion të

rritjes së biznesit.

Në përfundim të programit të studimit Bachelor në Informatikë Ekonomike, studentët do të jenë të aftë

të:

• Ofrojnë shërbim informatiko-ekonomik në çdo situatë dhe në çdo vend;

• Kujdesen për shërbimet informatiko-ekonomike;

• Pёrvetësojnё dhe tё përdorin pajisjet moderne dhe teknologjinë e re të informacionit;

• Komunikojnë me efektivitet me klientët dhe me stafin e institucioneve;

Page 6: Raporti i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Metropolitan/Bsc... · Mision i SHLUP UMT është të bëhet një universitet lider në Shqipëri

Page 6 of 47

• Njohin dhe praktikojnë etikën profesionale;

• Zhvillojnë tё menduarit kritik duke analizuar, arsyetuar dhe përpjekur për të marrë vendime në

mënyrë tё pavarur, në çdo situatë.

• Përdorin modele të avancuara analitike statistikore-ekonometrike.

• Mbledhin, organizojnë, ruajnë dhe përpunojnë të dhënat sikurse prezantojnë në mënyrën e

duhur rezultatet e përfituara.

Formimi që studentët do të marrin në lëndët e ndryshme, u lejon të kontribuojnë e të punësohen në

disa profile pune si: Analist Biznesi, WebMaster, Përpunues të dhënash, Modelues Biznesi,

Organizator i Database-ve, Specialist Rrjeti etj.

Me përftimin e këtyre kapaciteteve studentët kanë mundësi të punësohen si specialistë në:

• Biznese private jo financiare, prodhuese ose jo;

• Institucione publike;

• Banka;

• Institucione Kërkimore;

• OJF.

Studentët pasi mbarojnë ciklin Bachelor do të jenë të aftë për të vazhduar studimet në ciklin e dytë.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardet/kriteret Vlerësimi sipas standardeve1

I - OFRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE

Standardi I. 1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e

tij.

Kriteri 3 Programet e studimeve

hartohen në përputhje me qëllimet dhe

misionin e institucionit;

Kriteri 4 Programet e studimeve kanë

objektiva të përcaktuar qartë për

formimin e studentëve në atë program,

të cilët përfshijnë dijet, aftësitë dhe

kompetencat profesionale që duhet të

fitojnë studentët në përfundim të

programit të studimit dhe që

karakterizojnë profilin e programit;

Kriteri 5 Programet e studimeve

hartohen në përputhje me nevojat e

tregut të punës;

Kriteri 6 Programet e studimeve

hartohen në përputhje me zhvillimin

ekonomik të vendit.

Misioni i Institucionit është të përgatisë specialistë të lartë,

në përputhje me kërkesat dhe nevojat e shoqërisë në

ndryshim dhe zhvillim, nëpërmjet programeve të studimit

mësimor-shkencor të një niveli të përparuar e bashkëkohor

teorik, metodik dhe praktik, si dhe nxitja dhe zhvillimi i

kërkimit shkencor në fushën e shkencave aplikative dhe

shkencave ekonomike.

Programi i studimit Bachelor në Informatikë Ekonomike

është një program ndërdisiplinor dhe ka si objektiv t’u ofrojë

studentëve njohuri në teknologjitë informatike të përdorura

në fushën akademike dhe të biznesit, dhe t’i njohë me

mundësitë e aplikimit të këtyre teknologjive në proçesin e të

bërit biznes si në fushën e shërbimeve, komunikimit,

analizës, ashtu dhe në atë të menaxhimit dhe përpunimit të të

dhënave. Në funksion të realizimit të këtij objektivi planet

mësimore të programit të studimit Bachelor në Informatikë

1 GVJ duhet të shprehen me shkrim për të gjitha kriteret. Në fund të kritereve duhet të japë mendimin e tij për

përmbushjen e standardit në tërësi

Page 7: Raporti i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Metropolitan/Bsc... · Mision i SHLUP UMT është të bëhet një universitet lider në Shqipëri

Page 7 of 47

Ekonomike mundësojnë pajisjen e studentëve me njohuritë

bazë në dy disiplinat që e karakterizojnë atë.

Në takim me drejtuesit e Institucionit u informuam se ata

kanë marrë në konsideratë informacione të ndryshme mbi

këtë treg, kërkesat dhe nevojat e tij, gjë e cila pasqyrohet në

kurrikulën e programit të studimit.

Ky program studimi është hartuar në përputhje me zhvillimin

ekonomik të vendit duke ofruar module mikse me karakter të

mirëfilltë teoriko-praktik, që ofrojnë njohuri nga fusha

ekonomiko-shoqërore, njohuri për sipërmarrjen, duke

përfshirë praktika profesionale etj.

Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të

institucionit.

Kriteri 1 Programet e studimeve janë

përshtatur me strategjinë për zhvillim

të institucionit;

Kriteri 2 Programet e studimeve të

ciklit të parë synojnë pajisjen me

njohuritë bazë, mbi metoda e parime

shkencore të përgjithshme;

Kriteri 3 Programet e studimeve të

ciklit të parë synojnë dhe formimin e

shprehive të veçanta në një llojshmëri

të gjerë profesionesh e specialitetesh

në realizimin e misionit dhe qëllimit të

institucionit;

Programi i studimit të ciklit të parë Bachelor në Informatikë

Ekonomike përputhet me strategjinë e zhvillimit të

institucionit, pasi ai është konceptuar në përputhje me

misionin dhe objektivat strategjikë të tij.

Në planet mësimore të programit të studimit Bachelor në

Informatikë Ekonomike përfshihen përveç lëndëve që janë

pjesë e formimit të përgjithshëm edhe lëndë të cilat së bashku

me praktikat profesionale krijojnë mundësi që studentët të

fitojnë shprehi profesionale në fushën e informatikës në një

kontekst të lidhur ngushtë me aplikimin e saj në ekonomi.

Pjesa më e madhe e lëndëve të ofruara në këtë program

parashikojnë zhvillimin e kërkimeve individuale apo në grup

dhe prezantimin e gjetjeve. Përmes seminareve, detyrave të

kursit dhe orëve laboratorike, studentët i lidhin kërkimet e

tyre me atë që kanë mësuar në teori.

Ndërthurja e disiplinave të informatikës dhe ekonomisë në

programin e studimit të informatikës ekonomike u mundëson

studentëve përvetësimin e një sërë kompetencash e shprehish

të veçanta të tilla që lejojnë studentin të futet në tregun e

punës i aftësuar për një shumëllojshmëri profesionesh e

specialitetesh.

II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE

Standardi II.1 - Programet e studimeve synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës.

Kriteri 1 Programet e studimeve

synojnë të plotësojnë nevojat e tregut

të punës, në përputhje me synimet

strategjike të zhvillimit ekonomik

kombëtar;

Kriteri 2 Institucioni, për vlerësimin e

Programi i studimit Bsc në Informatikë Ekonomike

zhvillohet duke u bazuar në tendencat strategjike të zhvillimit

ekonomik kombëtar duke ndjekur publikimet zyrtare të

Institucioneve kryesore ekonomiko-financiare në vend si

p.sh.: Banka e Shqipërisë, Ministria e Financave, MZHETS

si dhe duke mos anashkaluar parashikimet e institucioneve te

Page 8: Raporti i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Metropolitan/Bsc... · Mision i SHLUP UMT është të bëhet një universitet lider në Shqipëri

Page 8 of 47

nevojave të tregut të punës, kryen një

studim tregu, i cili përfshin:

a. mundësitë e punësimit të

studentëve në tregun vendas

ose atë rajonal, kombëtar e

ndërkombëtar;

b. kërkesat e punëdhënësve;

c. një parashikim të përafërt për

numrin e pritshëm të

studentëve që mund të

regjistrohen në këtë program;

d. numrin e të regjistruarve në

programe të ngjashme në

institucionet simotra.

huaja financiare ndërkombëtare si Banka Botërore, Fondi

Monetar Ndërkombëtar etj.

Gjatë vizitës në UMT në takimet me drejtuesit e institucionit

dhe drejtuesit e programit të studimit, konstatuam se

insitucioni ka identifikuar tregun e punës që synohet të

furnizohet nga studentët e diplomuar në këtë program

studimi. Ky treg përfshin si sektorin publik ashtu edhe atë

privat me fokus kompanitë që operojnë në fushën e

shërbimeve, duke u përshtatur me faktin që Shqipëria akoma

nuk ka zhvilluar industritë e prodhimit dhe përpunimit.

SHLUP UMT nuk mund të na vinte në dispozicion një

studim të mirëfilltë për vlerësimin e nevojave të tregut të

punës të cilin synon programi i studimit Informatikë

Ekonomike, megjithatë drejtuesit e programit kanë

ndërthurur studime të tjera të qendrave kërkimore, në

bashkëpunim me zyrën e marketingut, për identifikimin dhe

vlerësimin e nevojave te tregut të punës me qëllim orientimin

e duhur të studentëve.

SHLUP UMT është në kontakt të vazhdueshëm me shumë

institucione publike dhe private me qëllim marrjen dhe

përpunimin e informacionit prej tyre, për të pasur një

parashikim sa më të përafërt të nevojave për specialistë në

Informatikë Ekonomike dhe me një pjesë të tyre ka lidhur

marrëveshje bashkëpunimi.

Pedagogët të cilët kanë jetuar dhe studiuar në vendet e

zhvilluara perëndimore janë një vlerë e shtuar në lidhje me

identifikimin dhe orientimin e programit drejt nevojave të

tregut rajonal dhe ndërkombëtar.

Bazuar në të dhënat historike të universitetit, numrit vjetor të

maturantëve, numrit të programeve të ngjashëm në

universitetet të tjera si dhe kriteret në lidhje me raportin

pedagog/student, SHLUP UMT parashikon që numri i

përafërt që do të regjistrohet në vazhdim të jetë nga 25 deri

në 45 studentë në vit. Këto parashikime mbështeten nga

burimeve si: baza e të dhënave të universitetit, të dhëna të

siguruara nga publikimet zyrtare të INSTAT, MAS;

Institucione të tjera të arsimit të lartë privat ose publik etj.

Standardi II.2 - Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe

interesave kombëtare.

Page 9: Raporti i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Metropolitan/Bsc... · Mision i SHLUP UMT është të bëhet një universitet lider në Shqipëri

Page 9 of 47

Kriteri 1 Institucioni ofron programe

studimesh që nuk bien ndesh me

interesat kombëtare;

Kriteri 2 Programet e studimeve

synojnë të ndihmojnë ruajtjen e

vlerave kulturore kombëtare.

Programi i studimit Informatikë Ekonomike, në planin e tij

mësimor, nuk përmban elementë të cilët bien ose mund të

bien ndesh me interesat kombëtare, që nxisin fobi ose

diskrimin.Gjithashtu nga bisedat me drejtuesit, stafin

akademik, mbështetës sikurse edhe me studentët nuk u

evidentua ndonjë shqetësim në lidhje me këtë çështje.

Drejtuesit e Institucionit mendojnë se nëpërmjet një trupe

pedagogjike te përzgjedhur në bazë të kritereve më të mira,

në respekt të të akteve të brendshme të shkollës,

ndërgjegjësimit për rolin e etikës profesionale dhe shoqërore

si dhe duke u njohur me kulturën e vendit nëpërmjet

shembujve konkretë të marrë nga praktika,do të formohen

studente me profil profesional dhe me një ndërgjegje të fortë

publike.

Konkluzione të GVJ:

Programi i studimit informatikë ekonomike në SHLUP UMT është hartuar brenda kuadrit të

misionit dhe qëllimeve të institucionit duke marrë në konsideratë nevojat dhe kërkesat e tregut

të punës për specialistë të fushës së informatikës të pajisur me njohuri bazë edhe nga fusha e

ekonomisë. Programi i studimit në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit, synon

që studentët të cilët ndjekin këtë program të fitojnë njohuri bazë mbi metoda e parime

shkencore sikurse edhe shprehi të veçanta në fushën e informatikës dhe ekonomisë.

SHLUP UMT në hartimin e programit të studimit Bsc ne Informatikë Ekonomike ka vlerësuar

mundësitë që ofron tregu i punës për të akomoduar studentët e diplomuar në këtë program

studimi, duke synuar të plotësojë nevojat e tregut në përputhje me synimet strategjike të

zhvillimit ekonomik kombëtar.

Programi i studimit Bsc ne Informatikë Ekonomike nuk përmban elementë që bien ndesh me

interesat kombëtare. Megjithëse drejtuesit e Institucionit theksojnë se mbështetja dhe

promovimi i vlerave kombëtare është një prerogativë e SHLUP UMT, ky program nuk ka

ndonjë ndikim apo angazhim specfik në ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.

2. Struktura akademike e Fakultetit të Ekonomisë

Pjesa përshkrimore

Siç përcaktohet në Statutin e SHLUP UMT, Fakulteti i Ekonomisë është njësia kryesore ku është

atashuar programi i studimit të ciklit të parë, Bachelor në Informatikë Ekonomike. Fakulteti përbëhet

nga tre 3 njësi bazë të cilat janë:

a) Departamenti i Administrim Biznesit

b) Departamenti i Informatikës Ekonomike

c) Qendra Kërkimore e Fakultetit të Ekonomisë

Page 10: Raporti i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Metropolitan/Bsc... · Mision i SHLUP UMT është të bëhet një universitet lider në Shqipëri

Page 10 of 47

Figure 1: Organigrama e Fakultetit të Ekonomisë

Organet dhe autoritetet drejtuese në Fakultet

Organet dhe autoritetet drejtuese në Fakultet përcaktohen në Statutin e SHLUP UMT si më poshtë:

Këshilli i Fakultetit

Çdo Fakultet ka Këshillin e vet të udhëhequr nga Dekani. Në përbërje të Këshillit të Fakultetit të

Ekonomisë janë 6 anëtarë.

Dekani

Drejtuesi kryesor i Fakultetit është Dekani, i cili, emërohet me propozim të Rektorit dhe miratim të

Bordit të Lartë Drejtues për një periudhë katërvjeçare me të drejtë rizgjedhjeje. Afatet dhe kushtet e

tjera të punës përcaktohen, pas negocimeve, në kontratën e punës. Dekan i Fakultetit të Ekonomisë

është Dr. Florjan SALAJ. Kompetencat e Dekanit janë te percaktuara statutin e SHLUP UMT.

Page 11: Raporti i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Metropolitan/Bsc... · Mision i SHLUP UMT është të bëhet një universitet lider në Shqipëri

Page 11 of 47

Njësitë Bazë të Fakultetit të Ekonomisë

Departamenti

Departamenti është njësia bazë mësimore dhe kërkimore që realizon programe studimi të ngjashme

dhe grupon disiplinat mësimore përkatëse. Në Departament përfshihet i gjithë personeli akademik

përkatës. Departamenti drejtohet nga përgjegjësi i tij, i/e cili/a ka minimalisht gradën “Doktor i

Shkencave”. Kompetencat e Departamentit janë të përcaktuara në statutin e SHLUP UMT.

Qendra Kërkimore

Qendra kërkimore është një njësi bazë, e cila funksionon pranë njësisë kryesore. Kjo qendër organizon

dhe drejton veprimtarinë kërkimore të institucionit. Qendra drejtohet nga drejtuesi i saj, i/e cili/a ka

gradën minimalisht “Doktor i shkencave”. Struktura e Qendrës Kërkimore, përbërja, funksionimi, si

dhe drejtimi i saj përcaktohet në rregulloren e Brendshme të Universitetit.

Tregues të matshëm:

Tabela 1: Antarët e Këshillit të Fakultetit

Nr. Antarët e Këshillit të Fakultetit të Ekonomisë Funksioni

1. Dr. Florjan Salaj Kryetar – Dekan 2. Prof. Asoc. Sopot Cama Anëtar – Përgjegjës Departamenti 3. Dr. Ilir Kurti Anëtar – Përgjegjës Departamenti 4. Prof. Asoc. Manjola Naço Anëtar – Drejtor i QKFI 5. Dr. Dritan Fino Anëtar – Pedagog i Brendshëm 6. Msc. Fatmira Kola Anëtar – Pedagog i Brendshëm

Tabela 2: Struktura Didaktike e Fakultetit të Ekonomisë

Drejtuesit e Njësive Bazë të Fakultetit të Ekonomisë

Prof. Asoc. Sopot Cama Përgjegjës Departamenti – Departamenti i Administrim Biznesit Dr. Ilir Kurti Përgjegjës Departamenti – Departamenti i Informatikës Ekonomike Prof. Asoc. Manjola Naço Drejtor i Qendrës Kërkimore e Fakultetit të Ekonomisë

Tabela 3: Numri i Personelit Akademik për Njësitë Bazë të Fakultetit të Ekonomisë

IAL

Fakulteti i Ekonomisë

Numri i PAE Numri i PAK Numri i PA Total

Gjithsej Tituj/

Grada Gjithsej

Tituj/

Grada Gjithsej

Tituj/

Grada

Dep. i Administrim Biznesit 9 4 10* 4 19

Dep. i Informatikës Ekonomike 8 3 15 6 23

Qendra Kërkimore FE 8 3 - - 8

Në total 25 10 25 9 50

*shënim: 2 pedagogë PAK jane listuar 2 herë në tabelën 4 dhe 5. Për efekt statistikash në tabelat e

mëposhtme do të llogatiten vetëm 1 herë si pjesë e Departamentit të Informatikës Ekonomike.

Page 12: Raporti i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Metropolitan/Bsc... · Mision i SHLUP UMT është të bëhet një universitet lider në Shqipëri

Page 12 of 47

3. Personeli akademik dhe ai mbështetës për programin e studimit

Pjesa përshkrimore

Politika e SHLUP UMT është të tërheqë staf të kualifikuar jo vetëm me tituj e grada shkencore, por

edhe me eksperiencë të spikatur në drejtim në sektorin publik ose sektorin privat. Personeli akademik i

Fakultetit të Ekonomisë përbëhet nga përbëhet nga 50 pedagogë nga të cilët 25 janë personel efektiv

dhe 25 janë personel me kontratë. Gjithsej 20 pedagogë (10 PAE+10 PAK) kanë tituj/grada shkencore

ndërsa 10 pedagogë (6 PAE+4 PAK) të tjerë janë në proces të doktoraturës.

Rekrutimi i personelit akademik bëhet në bazë të udhëzimit “Për rekrutimin e personelit akademik të

SHLUP UMT” të miratuar nga Senati Akademik. Kërkesat ndaj stafit akademik, me kohë të plotë ose

me kohë të pjesshme, janë të përputhura me strategjinë e zhvillimit të institucionit.

Personeli akademik që kërkohet, mund të jetë me titull akademik (profesor, profesor i asociuar,

docent), gradë shkencore (doktor) ose eksperiencë në drejtim të institucioneve dhe/ose shoqërive

tregtare ose me eksperiencë akademike.

UMT nuk bën dallime midis kandidatëve me kualifikim shkencor dhe akademik brenda vendit dhe

jashtë vendit. Diskriminimet që lidhen, gjithashtu, me racën, besimin fetar, seksin, origjinën krahinore

apo shoqërore janë të papranueshme në politikën e rekrutimit. Kriteri i integritetit të kandidatit është i

rëndësishëm dhe mund të jetë vendimtar në pranimin ose refuzimin e një kandidature.

Punonjësit e stafit akademik të brendshëm dhe të jashtëm të SHLUP UMT, si rregull, pranohen me

konkurs. Konkursi shpallet dhe publikohet në faqen zyrtare të SHLUP UMT dhe në media të shkruar.

Kriteret specifike të konkurimit për të dyja kategoritë propozohen nga departamenti përkatës sipas

nevojave të departamentit dhe miratohen nga Dekani. Këto kritere i përcillen Rektorit për miratim. Por

edhe referencat dhe rekomandimet nga pedagogë bashkëpunues janë të mirëpritura dhe konsiderohen

nga strukturat drejtuese të SHLUP UMT.

Në raste të veçanta mund të punësohet në cilësinë e stafit akademik edhe personel i cili nuk zotëron

tituj shkencorë por që janë personalitete të mirënjohura ose unikë në fushën e tyre të ekspertizës.

Kryesisht ky lloj personeli angazhohet në realizimin e kërkesave të programit të studimit me karakter

praktik. Punonjësit mësimorë të huaj pranohen në procesin mësimor pasi kanë kaluar konkursin me

komisionin ad hoc sipas udhëzimit “Për rekrutimin e personelit akademik të SHLUP UMT.

Stafi akademik, me kohë të plotë ose të pjesshme, punësohet duke zbatuar me rigorozitet kuadrin ligjor

në fuqi. Me çdo person të aktivizuar në mësimdhënie, SHLUP UMT ka kontratë punësimi, ku

përcaktohen të drejtat dhe detyrat e çdo pale, shpërblimi, pushimi dhe afati i kontratës. Këto kontrata

administrohen nga Kancelari/Juristi.

Tregues të matshëm:

Fakulteti i Ekonomisë

Page 13: Raporti i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Metropolitan/Bsc... · Mision i SHLUP UMT është të bëhet një universitet lider në Shqipëri

Page 13 of 47

Tabela 4: Cilësia e Stafit të Departamentit të Administrim Biznesit

Fakulteti i Ekonomisë Departamenti i Administrim Biznesit (DAB)

PAE

(Emër Mbiemër)

Detyra në

Departament

Titulli

/Grada

PAK

(Emër Mbiemër)

Titulli

/Grada

Institucioni ku

punon me kohë të

plotë

1 Viktor Kabili Pedagog Prof. Dr 1 Andrea Koxhaj Prof. Dr UT

2 Sopot Cama Pergj. Depart Prof.As. 2 Edlira Mali Dr. UMB

3 Florjan Salaj Pedagog Dr. 3 Mateo Spaho Dr. UET

4 Ilirjan Çukaj Pedagog

Msc (dr.

proces) 4 Ana Buhaljoti Msc UPT

5 Fatmira Kola Pedagog

Msc. (dr.

proces) 5 Valbona Karapici Msc UT

6 Elena Bima Pedagog Msc. 6 Ines Gjoni Msc AMC

7 Erjon Sula Pedagog Msc.

7 Sllavka Kurti Msc.( dr.

proces) UT

8 Izabela Aliaj Pedagog Msc. 8 Edmond Ahmeti Msc Avokat

9 Evis Kumi Pedagog Dr. 9 Julinda Kllapi

Msc-

CFA1

10 Lulzim Alushaj Dr

CMS Adonnino

Ascoli & Cavasola

Scamoni

11 Vanina Kanini* Msc.( dr.

proces) UT

12 Marsida Ibro* Msc. (dr.

proces) UAMD

*) shih shënimin më sipër

Tabela 5: Cilësia e Stafit të Departamentit të Informatikës Ekonomike

Fakulteti i Ekonomisë Departamenti i Informatikës Ekonomike (DIE)

PAE (Emër Mbiemër)

Detyra në Departament

Titulli /Grada

PAK (Emër Mbiemër)

Titulli /Grada

Institucioni ku

punon me kohë

të plotë

1 Shpëtim Bozdo Pedagog Prof.Dr. 1 Gloria Tyxhari Dr. UT

2 Ilir Kurti Pergj. Depart Dr. 2 Blerina Vika Msc. (dr.

proces) UT

3 Kledia Argjiri Pedagog Msc 3 Elva Leka Msc. UAMD

4 Dritan Fino Pedagog Dr. 4 Sajmir Kapaj Msc. I vetëpunësuar

5 Olda Çiço Pedagog Msc. (dr.

proces) 5 Marsida Ibro

Msc. (dr.

proces) UAMD

6 Kristal Hykaj Pedagog Msc. (dr. proces)

6 Shkelqim Gjevori Dr

UAXHE

7 Ardit Bido Pedagog Msc. (dr.

proces) 7

Aleksander

Biberaj Prof.Ass UT

8 Sokol Lula Pedagog Msc 8 Ferid Balla Dr Akademia e Biznesit

Page 14: Raporti i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Metropolitan/Bsc... · Mision i SHLUP UMT është të bëhet një universitet lider në Shqipëri

Page 14 of 47

9 Vanina Kanini Msc.( dr.

proces) UT

10 Ina Papadhopulli Msc UT

11 Anisa Krasniqi Msc UT

12 Nikolla Nika Dr UMT

13 Florjan Çota Msc Gener 2

14 Paul Neuman Msc UMT

15 Lirime Cukaj Dr UT

Tabela 6: Cilësia e Stafit të Qendrës Kërkimore të Fakultetit të Ekonomisë

Fakulteti i Ekonomisë Qendra Kërkimore e Fakultetit të Ekonomisë (QKFE)

PAE(Emër Mbiemër) Detyra në Qender Titulli/Grada

1 Vasillaq Kedhi Pedagog Prof. Dr

2 Manjola Naço Drejtore e QKFE Prof. Asoc

3 Rinald Muço Pedagog Dr

4 Arlinda Hoti Pedagog Msc (dr.proces)

5 Nada Vokshi Pedagog Msc

6 Arben Isaku Pedagog Msc

7 Redvin Marku Pedagog Msc

8 Endi Murthi Pedagog Msc

*shënim: në listën emërore të përsonelit akademik me kontratë në tabelat e mësipërme, janë 8

pedagogë të cilët janë përfshirë në mësimdhënie në këtë program studimi Bachelor në Informatikë

Ekonomike, të cilët janë të atashur pranë departamenteve të tjera.

Të dhënat sipas kualifikimit dhe raportet midis tyre

Tabela 7: Të dhënat sipas kualifikimit dhe raportet midis tyre

Titulli

Dep. Admin. Biznesi Dep. Informatike

Ekonomike

QKFE Total

PAE

Total

PAK

PAE PAK

Raporti

PAE PAK

Raporti

PAE/PAK

PAE

PAE/PAK

Profesorë 1 1 1/1 1 0 1/0 1 3 1

Profesorë të

Asociuar 1 0 1/0 0 1 0/1 1 2 1

Doktorë 2 3 2/3 2 5 2/5 1 5 8

Master (Dr. në

proces) 2 1 2/3 3 4 3/4 1 6 5

Master 3 5 3/5 2 5 2/5 4 9 10

Totali 9 10 8 15 8 25 25

Të dhëna sipas moshës

Page 15: Raporti i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Metropolitan/Bsc... · Mision i SHLUP UMT është të bëhet një universitet lider në Shqipëri

Page 15 of 47

Tabela 8: Të dhëna për cilësinë e stafit sipas gjinisë

Titulli

Dep. Admin. Biznesi Dep. Informatike

ekonomike QKFE

PAE

Femra

PAE

Meshkuj

Raporti

M/F

PAE

Femra

PAE

Meshkuj

Raporti

M/F

PAE

Femra

PAE

Meshkuj

Raporti

M/F

Profesorë 0 1 1/0 0 1 1/0 0 1 1/0

Profesorë të

Asociuar

0 1 1/0 0 0 0/0 1 0 0/1

Doktorë 1 1 1/1 0 2 2/0 0 1 1/0

Master (Dr. në

proces)

1 1 1/1 1 2 2/1 1 0 0/1

Master 2 1 1/2 1 1 1/1 1 3 3/1

Tabela 9: Të dhëna për cilësinë e stafit sipas moshës

Fakulteti Ekonomisë – Departamenti Administrim Biznesit

Personeli sipas titujve

/gradave

Numri i PAE me moshë:

(25-35) (36-45) (46-55) (56-65) (66-68)

Profesorë 1

As. Prof 1

Doktorë 2

Pedagogë (pa tituj)

Asistentë me Ma 5

Asistentë pa Ma

Fakulteti Ekonomisë – Departamenti Informatikës Ekonomike

Personeli sipas titujve

/gradave

Numri i PAE me moshë:

(25-35) (36-45) (46-55) (56-65) (66-68)

Profesorë 1

As. Prof

Doktorë 2

Pedagogë (pa tituj)

Asistentë me Ma 3 2

Asistentë pa Ma

Fakulteti Ekonomisë – QKFE

Personeli sipas titujve

/gradave

Numri i PAE me moshë:

(25-35) (36-45) (46-55) (56-65) (66-68)

Profesorë 1

As. Prof 1

Doktorë 1

Pedagogë (pa tituj)

Asistentë me Ma 2

Asistentë pa Ma 3

Page 16: Raporti i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Metropolitan/Bsc... · Mision i SHLUP UMT është të bëhet një universitet lider në Shqipëri

Page 16 of 47

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve

III - PERSONELI I INSTITUCIONIT

Standardi III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të rekrutimit dhe

vlerësimit të personelit.

Kriteri 1 Institucioni ndjek procedura

ligjore dhe transparente të rekrutimit të

personelit në përputhje me statutin dhe

rregulloren;

Kriteri 2 Personeli akademik i

punësuar me kohë të plotë përbën së

paku 70% të personelit akademik të

angazhuar për realizimin e programeve

të studimeve të ciklit të parë;

Kriteri 3 Institucioni ndjek procedura

ligjore dhe transparente të vlerësimit të

personelit;

Kriteri 4 Institucioni mban një bazë të

dhënash të raporteve të rekrutimit të

personelit, të njoftimeve për punë, etj.

Në takimet e zhvilluara me drejtuesit dhe punonjësit e

burimeve njerëzore na informuan se parimet, kriteret dhe

proçedurat e punësimit të personelit akademik përcaktohen

në bazë të rregullores “Për rekrutimin e personelit akademik

të SHLUP UMT” të miratuar nga Senati Akademik. Kriteret

shpallen publikisht dhe përzgjedhja e personelit realizohet

nëpërmjet konkursit. Për këtë qëllim ngrihet një komision

ad-hoc i cili interviston dhe vlerëson kandidaturat.

Në realizimin e ngarkesës mësimore në programin e studimit

Bsc në Informatikë Ekonomike, për vitin 2014-2015 janë

angazhuar 17 PAE dhe 15 PAK, ndërsa personeli akademik i

aktivizuar këtë vit në Fakultetin e Ekonomisë në proçesin

mësimdhënës dhe kërkimit shkencor numëron gjithsej 25

PAE dhe 25 PAK.

Në lidhje me vlerësimin e personelit, në takimet me grupet e

ndryshme u raportua se personeli akademik në SHLUP UMT

i nënshtrohet disa vlerësimeve gjatë vitit si nga përgjegjësi i

departamentit, studentët apo edhe drejtuesit e Institucionit të

cilët vendosin edhe për rinovimin apo jo të kontratës.

Zyra e burimeve njerëzore është struktura përgjegjëse për

krijimin dhe ruajtjen e të dhënave për proçesin e rekrutimit.

SHLUP UMT nuk ka në përdorim ndonjë sistem specifik për

krijimin dhe mirëmbajtjen e bazës së të dhënave të

personelit. Ky funksion realizohet nëpërmjet programeve të

paketës MS Office.

Standardi III.2 - Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij.

Kriteri 1 Institucioni disponon një

bazë të dhënash të hollësishme për

anëtarët e personelit akademik të

përfshirë në program dhe të personit

përgjegjës për organizimin e programit

të studimit;

Kriteri 2 Institucioni disponon listën e

plotë të personelit akademik për secilin

Institucioni disponon një bazë të dhënash të hollësishme për

anëtarët e personelit akademik të përfshirë në program dhe të

personit përgjegjës për organizimin e programit të studimit.

Departamenti, çdo fillim semestri harton listën e personelit

akademik të angazhuar në këtë program studimi. Drejtuesi i

këtij departamenti na informoi se këto lista më pas dorëzohen

dhe ruhen në Zyrën e Burimeve Njerëzore, e cila është

Page 17: Raporti i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Metropolitan/Bsc... · Mision i SHLUP UMT është të bëhet një universitet lider në Shqipëri

Page 17 of 47

semestër, të personelit ndihmës

mësimor-shkencor dhe atij

administrativ;

Kriteri 3 Institucioni publikon kriteret

dhe procedurat e rekrutimit të

personelit akademik;

Kriteri 4 Institucioni angazhon si

titullarë të lëndëve/moduleve për

programet e studimeve të ciklit të parë,

personel akademik që ka së paku

gradën shkencore “Doktor„ ose titullin

akademik “Docent„.

përgjegjëse për ruajtjen e rekordeve të të gjithë punonjësve

në nivel institucional. Pavarësisht se SHLUP UMT nuk

disponon ndonjë software të posaçëm për menaxhimin e

rekordeve të personelit, personeli i Zyrës së Burimeve

Njerëzore na raportoi se këto të dhëna përveç formatit në

letër ruhen në bazë të dhënash të mundësuar nga paketa MS

Office, në bazë të rregullores “Për rekrutimin e personelit

akademik të SHLUP UMT” të miratuar nga Senati Akademik

dhe në rast të vendeve vakante, publikohen në internet dhe

media.

Politika e SHLUP UMT është të tërheqë staf të kualifikuar jo

vetëm me tituj e grada shkencore, por edhe me eksperiencë të

spikatur në drejtim në sektorin publik ose sektorin privat.

Bazuar në syllabus-et e programit të studimit evidentohet që

pjesa më e madhe e titullarëve të lëndëve kanë gradën

“Doktor”, ndërsa ajo pjesë që nuk e ka është në proçes të

studimeve të doktoraturës.

Standardi III.3 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimor shkencor dhe administrativ

për përmbushjen e misionit të tij.

Kriteri 1 Institucioni dëshmon një

angazhim optimal të personelit

ndihmës mësimor-shkencor për

realizimin e orëve laboratorike dhe për

mirëmbatjen e laboratorëve e

mjediseve shkollore;

Kriteri 2 Institucioni dëshmon një

angazhim optimal të burimeve

njerëzore për përmbushjen e

objektivave të programeve të

studimeve të ciklit të parë;

Kriteri 3 Institucioni vë në

dispozicion personel të mjaftueshëm

për instruktimin, udhëheqjen dhe

mbikëqyrjen e studentëve në praktikën

profesionale (së paku 1 tutor/instruktor

për 12 studentë).

Institucioni ka angazhuar personel ndihmës dhe akademik

për realizimin e orëve laboratorike dhe mirëmbajtjen e

laboratorëve. Gjithashtu është konsideruar edhe mundësia e

angazhimit të studentëve në mirëmbajtjen e laboratorëve.

Në SHLUP UMT, është ngritur dhe funksionon Qendra e

Sistemeve të Informacionit (QSI) e cila është e angazhuar në

mirëmbajtjen e infrastrukturës së teknologjisë së

informacionit, pjesë e së cilës janë edhe laboratoret që

përdoren nga studentët të cilët ndjekin programin e studimit

Bsc në Informatikë Ekonomike. Në bisedat me stafin

akademik dhe studentët nuk u evidentuan probleme në

realizimin e orëve laboratorike ose praktikave mësimore.

Në SHLUP UMT ekziston një zyrë e mirefilltë karriere, me

drejtor dhe specialiste të zyrës, e cila realizon ditët e

këshillimit të karrierës me studentët aktualë, me aplikantët

për studentë në periudhat e aplikimit dhe regjistrimit si dhe

mban kontaktet me studentët edhe mbas përfundimit të

studimeve. Gjithashtu, ndihmon studentët në akomodimin e

tyre pranë Institucioneve Shtetërore ose kompanive private

për të realizuar praktikat mësimore. Ndërkohë studentëve u

caktohet edhe një pedagog mbiqyrës (1 tutor/instruktor për 8

studentë) i cili ndjek dhe raporton për zhvillimin e praktikës

mësimore. Zyra e Këshillimit të Karrierës bashkëpunon

ngushtë me tutorin e departamentit.

Page 18: Raporti i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Metropolitan/Bsc... · Mision i SHLUP UMT është të bëhet një universitet lider në Shqipëri

Page 18 of 47

Standardi III.4 - Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të

personelit të tij.

Kriteri 1 Institucioni organizon

programe specifike për kualifikimin e

mëtejshëm profesional të personelit

akademik e të personelit mësimor-

shkencor;

Kriteri 2 Institucioni disponon një

bazë të dhënash të programeve të

studimeve të ofruara.

Në intervistat me grupet e interesit dhe raportin e

vetëvlerësimit evidentohet se SHLUP UMT promovon

kualifikimin e mëtejshëm të punonjësve të tij.

Stafi zhvillon takime të rregullta brenda departamentit si për

të diskutuar dhe bërë të njohura eksperiencat dhe zhvillimet e

reja në fushat përkatëse, ashtu dhe për marrjen e vendimeve

të rëndësishme që lidhen me mësimdhënien, studentët dhe

probleme të tjera.

SHLUP UMT nxit pjesmarrjen e punonjësve në aktivitete

shkencore duke financuar shpenzimet për pjesëmarrje në

konferenca, për botime në formën e artikujve shkencore, për

projekte kërkimore etj.

SHLUP UMT disponon një bazë të dhënash të pjesmarrjes së

punonjësve të saj në programe studimore, në mënyrë të

pavarur ose në bashkëpunim, që kanë të bëjnë me sigurimin e

të dhënave shkencore, përditësimit të materialit didaktik,

pjesëmarrjen në konferenca e seminare kombëtare e rajonale,

organizim konferencash në institucion etj, si në formë

shkresore (hard-copy) ashtu edhe në formë elektronike.

Konkluzione të GVJ:

Kriteret dhe proçedurat e rekrutimit të personelit akademik në SHLUP UMT përcaktohen në

bazë të rregullores “Për rekrutimin e personelit akademik të SHLUP UMT” të miratuar nga

Senati Akademik. Institucioni publikon kriteret dhe procedurat e rekrutimit të personelit

akademik dhe personeli akademik informohet për objektivat e programit të studimit dhe

strategjitë e zhvillimit të institucionit nëpërmjet një dokumentacioni publik të disponueshëm në

forma të ndryshme (website, hard-kopje, etj.)

Aktualisht, ky institucion ka të punësuar në Fakultetin Ekonomik 25 pedagogë efektivë dhe 25

pedagogë me kontratë.

Ndonëse SHLUP UMT nuk disponon ndonjë software specifik për menaxhimin e rekordeve të

personelit akademik, zotëron një bazë të dhënash në format letër dhe në software-t e ofruara

nga paketa MS Office. Kjo bazë të dhënash përmban informacion të hollësishëm për antarët e

personelit akademik të përfshirë në program si dhe listën e personelit ndihmës mësimor-

shkencor dhe atij administrativ. Personeli ndihmës funksionon në nivel institucioni dhe

angazhohet në plotësimin e nevojave dhe objektivave të tij.

SHLUP UMT angazhohet nëpërmjet një sërë aktivitetesh të organizuara prej tij ose jo, për

kualifikimin e mëtejshëm të personelit akademik.

Page 19: Raporti i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Metropolitan/Bsc... · Mision i SHLUP UMT është të bëhet një universitet lider në Shqipëri

Page 19 of 47

4. Infrastruktura në funksion të programit të studimit, logjistika dhe shërbime të tjera ndaj

komunitetit

Pjesa përshkrimore

SHLUP UMT ushtron veprimtarinë e tij në ambientet e vëna në funksion prej një sipërfaqe totale 3100

m2. Konkretisht këto ambiente ndodhen në:

1. Një objekt të ri, që gjendet në pjesën lindore të qytetit të Tiranës, pranë Qytetit Studenti (objekti 1)

me sipërfaqe të përgjithshme 2300 m2.

2. Një objekt i ri-konstruktuar që gjendët në zonën e ish bllokut të Tiranës (objekti 2) me sipërfaqe të

përgjithshme 800 m2.

Informacion për Objektin 1 (pranë Qytetit Studenti).

Objekti 1 në të cilin ndodhen ambientet e SHLUP UMT, është pjesë e një zone strategjike për sa i

përket jetës studentore të qytetit të Tiranës. Objekti është ndërtuar sipas të gjitha kushteve teknike të

projektimit e zbatimit të standardeve evropiane, të aplikuara në vendin tonë dhe siguron

qëndrueshmërinë statike për sigurinë maksimale të jetës.

Objekti ka 8 nivele katesh, me sipërfaqe të përgjithshme prej 2300 m2.

Në katin 0 ndodhen ambiente të informacionit, Këshillimit të Karrierës, mensa dhe ambiente

pushimi.

Në katin e parë ndodhen ambientet e Departamentit Administrim Biznesi, Departamenti

Informatikës Ekonomike, një sallë leksionesh, Laboratori i Informatikës, Sallë interneti e

studimi, zyra e arshivës.

Në katin e dytë ndodhen ambientet e Sekretarisë mësimore (dy ambiente) auditor i madh dhe 2

salla leksioni.

Në katin e tretë ndodhen Laboratori i Shkencave të Natyrës, 4 salla leksioni.

Në katin e katërt ambientet janë kryesisht për stafin drejtues të SHLUP “Universiteti

Metropolitan Tirana” (Rektori, Kancelari-Jurist, dy Dekanët), Qendra e Vlerësimit të

Brendshëm të Cilësisë, Financa si dhe stafin akademik, dy Departamentet e Fakultetit të

Inxhinierisë.

Në katin e pestë ndodhen dy laboratore përkatësisht: laboratori i Inxhinierisë Elektroteknikëse

dhe laboratori i i Inxhinierisë Elektronikëse dhe Telekomunikacionit, po ashtu eshte në ndërtim

Laboratori i Fizikës.

Në katin e gjashtë ndodhet biblioteka e SHLUP UMT me një sipërfaqe prej 206 m2.

Godina është e pajisur me dy ashensorë për të qenë e aksesueshme dhe për personat me aftësi të

kufizuar. Në çdo kat gjenden kuti të ndihmës së shpejtë dhe fikëse zjarri të lëvizshme dhe statike.

Gjithashtu ka depozita uji me sasi 8000 m³.

Sallat e leksioneve janë të pajisura me pajisjet e nevojshme (projektor, sistem ngrohje dhe ftohje me

kondicionim-ventilim me inverter FAN-COIL CHILLER, kompjuter etj.) në funksion të zhvillimit të

procesit mësimor duke iu ofruar komoditetet e nevojshme studentëve dhe stafit akademik. Një element

tepër funksional dhe domethënës është prezenca e sinjalistikës së lëvizjes apo shpërndarjes së

ambienteve dhe emërtimi i tyre. Godina është e pajisur me internet wireless në të gjitha ambientet e saj

dhe është e aksesueshme për të gjithë studentët.

Page 20: Raporti i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Metropolitan/Bsc... · Mision i SHLUP UMT është të bëhet një universitet lider në Shqipëri

Page 20 of 47

Informacion për Objektin 2 (zona e ish bllokut).

Objekti 2 në të cilin ndodhen ambientet e SHLUP UMT, është pjesë e zonës qendrore të qytetit të

Tiranës. Objekti është ri-konstruktuar për të plotësuar standardet më të larta për zhvillimin e

leksioneve dhe funksionimin sa me efiçent të godinës.

Objekti ka 3 nivele katesh, me sipërfaqe të përgjithshme prej 800 m2.

Në katin -1 ndodhen: Laboratori i te Dhenave, Laboratori i CISCO, një ambient për serverat, si

dhe janë parashikuar tre ambiente të tjera teknike / laboratoresh (laboratori i automatikës dhe

inteligjencës artificiale, laborator në fushën e ndërtimit).

Në katin 0 ndodhen ambientet e informacionit, Zyra Marketing, salla e pedagogëve, zyra e

Kryetarit të Bordit të Lartë Drejtues, dy qendrat kërkimore të fakulteteve si dhe dy salla

leksionesh për zhvillimin e mësimit.

Në katin e parë ndodhen katër salla leksionesh.

Ambientet janë rreth holleve të gjera, me ndriçim maksimal, natyral dhe artificial, kafaz të gjerë

shkallësh. Janë bërë punime tepër cilësore për rikonstruksionin e objektit, që nga hidroizolimi i të

gjitha ambienteve, për të pasur një ambient sa më të thatë dhe pa lagështi, për të ruajtur pajisjet e

laboratorëve dhe për të pasur ajër të pastër dhe të shëndetshëm. Po ashtu është menduar edhe për të

gjitha standardet e sigurisë në raste zjarri, ajrosja e ambienteve dhe krijimi i daljeve të emergjencës.

Janë përdorur materiale cilësore për restaurimin. Sallat e leksioneve janë të pajisura me pajisjet e

nevojshme (projektor, sistem ngrohje dhe ftohje me kondicionim me inverter, kompjuter), ndriçim

natyral e artificial, për të kryer një leksion të standardeve të larta dhe komoditet maksimal.

Një nga objektivat e strategjisë së SHLUP UMT është ndërtimi i Kampusit të Ri Universitar. Ky

kampus është projektuar të ndërtohet në pjesën jugore të qytetit të Tiranës në një zonë pranë parkut të

madh të Tiranës të veçuar nga zhurmat e qytetit, dhe mjaft i përshtatshëm për zhvillimin e aktivitetit

mësimor dhe shkencor, por gjithashtu dhe mjaft i lehtë për të komunikuar me çdo pjesë të qytetit.

Objekti është në ndërtim e sipër, në tetor të 2014 ka filluar procesi i ndërtimit të kësaj godine dhe në

fund të 2016 pritet të përfundojë plotësisht.

Tregues të matshëm:

Tabela 10: Mjediset e SHLUP UMT

Mjediset e Institucionit Sasia Sipërfaqja (m

2)

Zyra për strukturat e Rektoratit 1 35

Zyra për personelin akademik 9 250

Zyra e marketingut 1 15

Zyra për Qendrën Kërkimore 2 42

Zyrë për Financën 1 15

Zyrë për Njësinë e VBC / zyra e kurrikulave 1 15

Mjedis për fotokopjime, librari, etj. 2 15

Zyrë informacioni për studentët 2 40

Zyrë e sekretarisë mësimore 2 25

Zyrë e arkivës 1 30

Page 21: Raporti i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Metropolitan/Bsc... · Mision i SHLUP UMT është të bëhet një universitet lider në Shqipëri

Page 21 of 47

Korridore/holle+ballkone 10+7 460+75

Mjedise shërbimi për studentët (mensa/bari) 2 100

Nyje hidrosanitare 21 125

Zyra e Këshillimit të Karrierës 1 30

Mjediset për Fakultetin e Ekonomisë Sasia Sipërfaqja (m2)

Salla për leksione 19 570

Klasa për seminare

Salla për aktivitete promovuese 2 100

Laboratorë 1 35

Salla interneti 1 50

Salla për bibliotekë 1 206

Mjedis për fotokopjime, librari etj. 3 35

Zyrë informacioni për studentët 2 20

Korridore/holle 10+7 460+75

Mjedise shërbimi për studentët (mensa/bari) 2 100

Mjedise për aktivitetet e qeverisë studentore 1 60

Nyje hidrosanitare 21 125

Mjediset për stafin: Sasia Sipërfaqja (m2)

Zyra për Dekanin/ Kancelarin 1 10

Zyra për sekretarinë mësimore 2 30

Zyra për departamentet/qendrat kërkimore 2 40

Zyra për personelin akademik 1 15

Salla për mbledhje 1 30

Mjedis për stafin e shërbimit 1 20

Nyje hidrosanitare për personelin akademik 5 20

Numri i PC për studentët: 25

Numri i PC për stafin akademik: 20

Numri i PC për administratën: 10

Numri i printerave: 7

Numri i fotokopjeve: 5

Numri i video-projektorëve: 12

Numri i skanerave: 5

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve

V - INSTITUCIONI OFRON SHËRBIME DHE VË NË DISPOZICION TË STUDENTËVE

BIBLIOTEKA DHE BURIME TË TJERA INFORMACIONI

Standardi V. 1- Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij.

Kriteri 1 Institucioni vë në dispozicion SHLUP UMT ka vënë në dispozicion të studentëve të këtij

Page 22: Raporti i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Metropolitan/Bsc... · Mision i SHLUP UMT është të bëhet një universitet lider në Shqipëri

Page 22 of 47

të studentëve tekste mësimore dhe

literaturë ndihmëse të mjaftueshme në

sasi dhe cilësore;

Kriteri 2 Në bibliotekë ka literaturë të

mjaftueshme që e ndihmon studentin

për realizimin me sukses të programit të

studimit;

Kriteri 3 Në bibliotekë ka botime

periodike dhe programe kompjuterike,

si libraritë elektronike, të cilat

përmbajnë libra apo revista shkencore të

nevojshme për realizimin me sukses të

programit të studimit;

Kriteri 4 Përgjegjësit e programit

hartojnë një plan të detajuar për shtimin

e zërave të bibliotekës në mbështetje të

programit, përfshirë edhe buxhetin e

planifikuar për të;

Kriteri 5 Biblioteka shpall oraret e

shërbimit në përshtatje me oraret e

programit të studimit dhe nevojat e

studentëve.

programi tekste mësimore të hartuara nga pedagogët e tij, si

dhe nga pedagogë me emër të universiteteve të tjera në

vend. Po ashtu, edhe leksionet e shkruara zënë një vend të

konsiderueshëm për lëndët dhe kurrikulat e reja. Përpjekje

paraprake janë bërë edhe për sigurimin e literaturës

ndihmëse cilësore. Numri i kopjeve është i mjaftueshëm në

raport me numrin e studentëve të regjistruar.

Nga biseda me studentët, ata konfirmuan se kanë liri të

plotë dhe nxiten për perdorimin e bibliotekës, përdorimin e

kompjuterave dhe të programeve software të instaluar.

Biblioteka disponon 622 libra libra që u përkasin rreth 333

titujve të ndryshëm. Megjithëse Institucioni shpenzon çdo

vit fonde të planifikuara për blerjen e literaturës së

specializuar për çdo program studimi dhe në fushën e

kërkimit shkencor, sasia e librave dhe revistave në

bibliotekë që i përkasin këtij programi studimi është e

vogël.

SHLUP UMT ka nënshkruar marrëveshje me një nga

shtëpitë botuese më të mëdha në botë, MacGraw Hill, për

sigurimin e teksteve për çdo lëndë të planit mësimor, si dhe

mundësinë e përzgjedhjes së teksteve bashkëkohorë të

autorëve më të lexuar në rang ndërkombëtar nga libraria e

MacGraw Hill. Gjithashtu është i mundur shkarkimi i

librave të përzgjedhur nga ana e studentëve në portalin on-

line të saj. Kontrata me këtë shtëpi botuese parashikon dhe

aksesin në platformat e saj të e-learning duke zgjeruar në

këtë mënyrë hapësirat dhe mënyrat e kultivimit të

studentëve.

Gjithashtu SHLUP UMT është abonuar në këto revista

profesionale – shkencore:

1. The Economist

2. Economicus

3. Monitor

4. Financial Times

Në SHLUP UMT përgjegjësi i çdo programi studimi, është

në kontakt të vazhdueshëm me pedagogët e lëndëve, me

qendrën kërkimore dhe së fundmi me shtëpinë botuese

MacGraw Hill, duke synuar përditësimin e literaturës së

përdorur dhe shtimin e zërave të bibliotekës, duke përfshirë

edhe buxhetin e planifikuar për të.

Universiteti qëndron i hapur nga ora 8.30 deri në orën

19.30. Për këtë arsye, për t’i qëndruar sa më afër kërkesave

dhe nevojave të studentëve është vendosur që biblioteka të

Page 23: Raporti i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Metropolitan/Bsc... · Mision i SHLUP UMT është të bëhet një universitet lider në Shqipëri

Page 23 of 47

punojë me të njëjtin orar. Gjatë kësaj kohe një punonjës i

bibliotekës qëndron gjithnjë në dispozicion të studentëve

për orientimin e tyre në të.

Standardi V. 2- Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë dhe mjedise të

përshtatshme mësimore dhe për formimin praktik.

Kriteri 1 Institucioni dëshmon se ka në

sasi të mjaftueshme: laboratorë, klasa,

zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje

elektronike dhe të teknologjisë së

informacionit, për realizimin e

programit tëstudimeve;

Kriteri 2 Pajisjet e mjediseve mësimore

janë të përshtatshme për mësimdhënie

në përputhje me qëllimet e programit;

Kriteri 3 Laboratorët përmbajnë

aparaturat dhe mjetet e nevojshme për

plotësimin e kërkesave të programeve të

studimeve;

Kriteri 4 Institucioni, në varësi të

programeve të studimeve që ofron, ka së

paku një laborator.

Kriteri 5 Institucioni, në varësi të

programeve të studimeve, disponon

kompjutera në laboratorët e teknologjisë

së informacionit, të pajisur me programe

profesionale si programe për statistikë,

linguistikë, arkitekturë, inxhinieri,

ekonomi, mjekësi, programestimulimi

për shkencat sociale etj.

Kriteri 6 Institucioni garanton, me

kapacitetet që zotëron ose në

bashkëpunim me institucione dhe

subjekte të tjera, që mjediset janë të

mjaftueshme për zhvillimin e praktikave

profesionale.

SHLUP UMT zhvillon veprimtarinë e vet në 2 godina

kryesore. Konkretisht ne godinën pranë QS me një

sipërfaqe 2300 m2 dhe godina tjetër (zona e ish bllokut) me

sipërfaqe 800 m2. Godina 1 (pranë Qytetit Studenti) është

një godinë e re, e ndërtuar vitet e fundit, me materiale

cilësore të standardeve ISO, brenda standardeve të kërkuara

nga autoritetet përkatëse.

Ambientet ku zhvillohet mësimi dhe zyrat janë të ndriçuara

maksimalisht, me mbi 20% ndriçim natyral, me akustikë,

me sistem individual kondicionimi me inverter për ngrohje

dhe ftohje.

Sipërfaqja e ambienteve me standardin 3.8 – 4.0 m2 për

student akomodon deri në 775 studentë në te njejtën kohë.

Aktualisht në SHLUP UMT janë 488 studentë aktiv, ndër të

cilët 132 studentë aktivë të Fakultetit të Ekonomisë; kështu

nëse i referohemi sipërfaqës totale që ka në dispozicion

shkolla (rreth 3100 m2), rezulton 10.2 m2/student.

Sallat janë të pajisura me projektorë, me qasje në internet

nga çdo vendndodhje në sipërfaqen e godinës.

Për zhvillimin e procesit mësimor dhe ambienteve në

funksion të studentit janë 19 salla për leksione dhe

seminare, 2 salla për aktivitete promovuese, 1 Laborator, 1

Sallë interneti, 1 Sallë për bibliotekë dhe 3 mjedise për

fotokopjime, librari etj.

Laboratori i informatikës është i pajisur me të gjitha pajisjet

dhe softwaret e nevojshëm për realizimin e programit

mësimor.

Gjithashtu, në planet mësimore të programit të studimit

BSc. në Informatikë Ekonomike, është planifikuar që

studenti kryen rreth 120 orë praktikë mësimore/profesionale

pranë institucioneve dhe shoqërive private ose/edhe

shtetërore, të miratuara nga SHLUP UMT. Kjo praktikë

vlerësohet me notë dhe me kredite.

Praktika zhvillohet në një nga organizatat/kompanitë

publike/private që SHLUP UMT ka marrëveshje

bashkëpunimi. Gjithashtu nëpërmjet formularit të miratimit

Page 24: Raporti i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Metropolitan/Bsc... · Mision i SHLUP UMT është të bëhet një universitet lider në Shqipëri

Page 24 of 47

të praktikës, studenti ka të drejtë të propozojë për

zhvillimin e praktikës një kompani tjetër (jo të listuar nga

SHLUP UMT). Departamenti pasi shqyrton propozimin e

studentit lidhur me kompaninë miraton ose jo zhvillimin e

praktikës pranë kësaj kompanie nga ana e studentit.

Organizimi dhe zhvillimi i praktikës profesionale kryhet në

bazë të rregullores për praktikën profesionale.

Konkluzione të GVJ:

Nisur nga verifikimi i përputhshmërisë së veprimtarisë me kërkesat e kritereve të standardeve,

vlerësohet se SHLUP UMT vendos në dispozicion të studentëve sasi të mjaftueshme ambientesh

të përshtatshme për mësimdhënie. Këto ambiente janë të pajisura me mjete dhe infrastrukturë

bashkëkohore dhe plotësojnë nevojat për realizimin e objektivave të programit të studimit BSc.

në Informatikë Ekonomike.

Vlerësohet gjithashtu se pavarësisht funksionimit të rregullt të bibliotekës në SHLUP UMT,

është e nevojshme që ajo të pasurohet me më shumë tituj.

Për realizimin e orëve laboratorike të parashikuara në planin mësimor të programit të studimit,

SHLUP UMT vendos në dispozicion të studentëve 1 laborator informatike i cili i plotëson

nevojat aktuale për laborator.

Marrëveshjet e nënshkruara me organizata të ndryshme, mundësojnë plotësimin e nevojave për

realizimin e praktikave profesionale të studentëve që ndjekin programin e studimit BSc. në

Informatikë Ekonomike.

Gjatë vizitës në SHLUP UMT në bisedat me grupet e ndryshme të interesit nuk u raportua dhe

nuk u evidentua asnjë problem ose mangësi në lidhje me infrastrukturën.

5. Financimi dhe menaxhimi i burimeve financiare

Pjesa përshkrimore

SHLUP UMT zhvillon veprimtari në fushën e edukimit të arsimit të lartë me qëllim fitimi për

shoqërinë tregtare me përgjegjësi të kufizuar Future University of Tirana shpk. Burimet e financimit të

SHLUP UMT janë nga fondet dhe kontributet e themeluesve, të ardhurat nga tarifa e shkollimit që

paguan çdo student në bazë të tarifave të vendosura nga Bordi dhe nga tarifat e tjera për shërbime të

ofruara nga SHLUP UMT.

Veprimtaria ekonomike e SHLUP UMT pasqyrohet në dokumentacionin financiar të detyruar për t’u

plotësuar dhe dorëzuar në organet e tatim-taksave sipas legjislacionit në fuqi. SHLUP UMT, për

mbajtjen e kontabilitetit, ka kontraktuar studion ESC (Economics Service Center) me NIPT

K72002037Q, përfaqësues i kësaj studio është Z. Endi Murthi.

Administratori i SHLUP UMT përgjigjet për realizimin e planit financiar dhe raporton në Bordin e

Lartë Drejtues për veprimtarinë ekonomike-financiare.

Tregues të matshëm:

Page 25: Raporti i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Metropolitan/Bsc... · Mision i SHLUP UMT është të bëhet një universitet lider në Shqipëri

Page 25 of 47

Tabela 11: Të ardhurat dhe financimet e ndryshme në 4 vite (në lekë)

Të ardhurat nga: 2011 2012 2013 2014

Pushteti qëndror - - - -

Pushteti vendor - - - -

Fonde jopublike: 4.168.748 17.494.215 11.240.435 2.632.842

Grantet për kërkim dhe kontratat

Konsulencat, shërbimet - 16.303 139.228 -

Tarifat për dhe gjatë shkollimit 1.612.449 21.163.151 19.908.854 64.484.012

SHUMA 5.781.197 38.673.669 31.288.517 67.116.854

Tabela 12: Shpenzimet në 4 vitet sipas burimit të financimit

Buxheti

(i ndarë në

përqindje,

për

paga/shpenzime

operative/

amortizimi)

Viti 2011 Viti 2012 Viti 2013 Viti 2014

Pag

a

Shpen

zim

e

amort

izim

i

Pag

a

Shpen

zim

e

amort

izim

i

Pag

a

Shpen

zim

e

amort

izim

i

Pag

a

Shpen

zim

e

amort

izim

i

90,51 9,49 - 31,69 67,71 0,60 66,1 33,1 0,81 57,69 41,33 0,98

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve

II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE

Standardi II.5 - Institucioni vlerëson dhe dokumeton gjendjen e tij financiare.

Kriteri 1 Institucioni bën një auditim të

përvitshëm (të jashtëm ose të

brendshëm) të situatës financiare të tij;

Kriteri 2 Në raportin e auditit paraqiten

të gjitha detyrimet financiare, pagat e

personelit, shpenzimet operative, etj.;

Kriteri 3 Raporti i auditit përmban një

pasqyrë të qartë të granteve të huaja të

përfituara dhe kontratave të shërbimeve

të lidhura në funksion të realizimit të

programeve të studimeve të ciklit të

parë.

Gjatë vizitës dhe bisedave me personelin përkatës nuk

evidentuam që SHLUP UMT të hartonte ndonjë raport të

veçantë për analizën financiare, përveç pasqyrave

financiare dhe raportit vjetor të auditimit të bilancit.

Auditimi i SHLUP UMT bëhet me vendim të posaçëm të

Bordit të Lartë Drejtues dhe në plotësim të përcaktimeve në

aktet normative në fuqi. Këtë vit është kontraktuar Shoqëria

NET-SFS shpk për të kryer auditimin.

Administratori është autoriteti përgjegjës i mbikëqyrjes dhe

kontrollit të veprimtarisë ekonomike dhe për këtë ai

raporton te Bordi i Lartë Drejtues.

Page 26: Raporti i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Metropolitan/Bsc... · Mision i SHLUP UMT është të bëhet një universitet lider në Shqipëri

Page 26 of 47

VI - BURIMET FINANCIARE DHE VLERËSIMI FINANCIAR

Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të studimeve.

Kriteri 1 Institucioni harton një raport

financiar që përmban një pasqyrë

tëhollësishme financiare të të ardhurave

nga tarifat e shkollimit dhe kontributeve

të tjera financiare për studentët ose

ndarjen e burimeve financiare;

Kriteri 2 Institucioni dokumenton

raportet financiare për tri vitet e kaluara

akademike;

Kriteri 3 Institucioni dëshmon një

qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës

së zhvillimit të programit të studimit

dhe se ka kapacitete financiare të

mjaftueshme për përmirësimin e situatës

financiare dhe gjenerimin e të ardhurave

të domosdoshme në të ardhmen.

SHLUP UMT në cilësisë e shoqërisë tregtare është e

detyruar nga aktet ligjore dhe nënligjore përkatëse të

hartojë në fund të vitit fiskal bilacin e të ardhurave dhe

shpenzimeve. Gjithashtu SHLUP UMT ka detyrimin ligjor

të realizojë çertifikimin e bilancit nëpërmjet audituesve të

pavarur. Ky çertifikim shoqërohet me një raport auditimi.

Bilanci së bashku me raportin e çertifikimit janë detyrim

për t’u dorëzuar pranë autoriteve tatimore të cilat nëqoftëse

e gjejnë të plotësuar në përputhje me kërkesat ligjore

përkatëse e pranojnë atë.

Veprimtaria ekonomike e SHLUP UMT mirëmbahet nga

një studio kontabiliteti, konkretisht nga ESC (Economics

Service Center) me nr. NIPT K72002037Q, me përfaqësues

Z. Endi Murthi, duke respektuar të gjitha kërkesat ligjore

për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare dhe standardet e

regjistrimit të veprimtarisë ekonomike.

Në bilanc pasqyrohen të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet e

realizuara nga SHLUP UMT sipas kategorive dhe

standardeve të përcaktuara me ligj.

Bilancet vjetore pasqyrojnë qëndrueshmëri dhe kapacitete

financiare të mjaftueshme për të garantuar vazhdimësinë në

SHLUP UMT. Numri në rritje i studentëve që zgjedhin të

vazhdojnë studimet në SHLUP UMT, dëshmon për një

tendencë në rritjen e të ardhurave dhe kapaciteteve

financiare.

Konkluzione të GVJ:

SHLUP UMT është një shoqëri tregtare me përgjegjësi të kufizuar që kryen veprimtari në

fushën e arsimit të lartë me qëllim fitimi. Për këto katër vite akademike themeluesit kanë

garantuar financiarisht zhvillimin e qetë të institucionit, edhe pse të ardhurat nga tarifat e

studentëve nuk i mbulojnë shpenzimet. Institucioni ka procedura të një shoqërie tregtare në

lidhje me aprovimin, diskutimin, financimin, kontrollin dhe njoftimin e rezultateve financiare.

6. Sistemi i Brendshëm i Sigurimit të Cilësisë, në funksion të programit të studimit

Pjesa përshkrimore

Për sigurimin e brendshëm te cilësisë janë ngritur strukturat përkatëse në SHLUP UMT të cilat

veprojnë konform kërkesave të Ligjit Nr. 9741, "Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, të

datës 21.05.2007, i ndryshuar. Strukturat janë Komisioni i Vlerësimit të Cilësisë (për më tej KVC) dhe

Qendra e Vlerësimit të Brendshëm (për më tej QVB). Këto njësi janë ngritur që në fillimet e

Page 27: Raporti i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Metropolitan/Bsc... · Mision i SHLUP UMT është të bëhet një universitet lider në Shqipëri

Page 27 of 47

veprimtarisë të SHLUP UMT.

KVC e zhvillon aktivitetin bazuar në statutin e Institucionit, ndërsa QVB që përbëhet nga pedagogë që

përfaqësojnë të dy fakultetet e SHLUP UMT, nga përfaqësues të sektorëve mbështetës/ndihmës dhe

një student, e zhvillon aktivitetin e saj, përveç sa parashikon statuti dhe rregullorja e Institucionit edhe

në Rregulloren e Brendshme të QVB dhe sipas planit të përvitshëm në të cilin planifikohen kontrollet

në njësitë apo proceset që i nënshtrohen kontrollit, e që shoqërohen me raporte me gjetjet përkatëse.

QVB në mënyre periodike informon KVC, Senatin Akademik dhe Bordin e Lartë Drejtues rreth

rezultateve të kontrolleve të zhvilluara, me synim marrjen e masave për përmirësimin e vazhdueshëm

të cilësisë si në kuadër të institucionit apo njësive të tij ashtu dhe të personelit akademik.

Nëpërmjet aktiviteteve në kuadër të sigurimit të cilësisë (tavolina rrumbullake, workshope, biseda të

lira, trajnime, etj) është synuar që të futet kultura e cilësisë në SHLUP UMT. Kërkesat në rritje për një

cilësi sa më të lartë dhe përvoja e fituar në vite kanë shtruar nevojën për një transparencë në tërë

proceset akademike që realizohen përmes paraqitjes dhe njohjes ne website-n e shkollës apo në

intranet të dokumentacionit rregullues të shkollës, konkretisht të programeve të lëndëve dhe

dokumentacionit qe lidhet ngushtësisht me procesin akademik në SHLUP UMT, etj, legjislacionin

përkatës, urdhrat e rektoratit të SHLUP UMT, etj.

Në këtë kuadër, për secilin program/syllabus lënde, është hartuar një format standard me të gjithë

elementet e nevojshëm të një syllabusi. Gjithashtu, për sigurimin e cilësisë janë bërë drejtpërdrejt

takime/biseda të drejtuesve të institucionit me studentët, apo përdorimi periodikisht i pyetësorëve me

studentët në kuadër të tërheqjes së opinionit të tyre mbi programin e studimit, për çdo lëndë dhe

pedagog të programit. Pas procesit të përpunimit të këtyre gjetjeve, informacioni përkatës i kalon

titullarëve të institucionit si dhe organeve kolegjiale përkatëse çdo fund viti akademik. Ky informacion

ndër të tjera shërben për vlerësimin dhe procesin e vazhdimësisë të performancës së institucionit, të

njësive apo të secilit pedagog.

Gjatë periudhës 2012-2014 janë zhvilluar disa takime me studentë të programit të studimit BSc në

Informatikë Ekonomike. Ndër çështjet themelore që janë ngritur ishin problematikat e lidhura me

procesin e mësimdhënies; vështirësitë në punimin e detyrave të kursit (kryesisht ato të lëndëve të

programimit), nevoja e organizimit të më shumë veprimtarive apo aktiviteteve dhe përfshirja e

studentëve në projekte të ndryshme etj.

Një nga format më të përdorura mbi matjen e sigurimit të cilësisë në SHLUP UMT është pyetësori me

studentët. Për programin e studimit BSc. në Informatikë Ekonomike janë realizuar 2 anketa me 7

studentë gjatë vitit akademik 2012-2013 dhe realizuar 2 anketa me 7 studentë gjatë vitit akademik

2013-2014, për të gjitha lëndët dhe pedagogët. Për vitin akademik 2014-2015 realizimi i anketave

ishte ne proces. Skedat e pyetësorëve përpunohen nga punonjësi i IT, ndërsa rezultatet e fituara vihen

në dispozicion të drejtuesve të institucionit nëpërmjet kancelarit. Më pas këto rezultate i vihen në

dispozicion në mënyrë të personalizuar secilit pedagog. Rezultatet kanë qenë një burim i rëndësishëm

për të nxjerrë konkluzione mbi cilësinë e procesit të mësimdhënies, të punës së secilit, në disa raste

janë shoqëruar edhe me marrjen e masave konkrete ndaj pedagogëve të ndryshëm. Ndër problemet më

kryesore kanë qenë lidhur me literaturën e rekomanduar, shfrytëzimin e orës së mësimit, cilësinë në

shpjegim dhe kontroll, etj.

Gjithashtu, studentët konfirmuan se çdo fund viti akademik, realizohet takim i hapur mes stafit

akademik dhe administrativ që mbulon programin, dhe studentëve, ku diskutohen të gjitha

Page 28: Raporti i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Metropolitan/Bsc... · Mision i SHLUP UMT është të bëhet një universitet lider në Shqipëri

Page 28 of 47

problematikat që mund të jenë hasur gjatë vitit akademik. Institucioni merr masat përkatëse për

zgjidhjet sa më efikase në rritje të cilësisë së programit dhe shërbimit.

Si rrjedhojë, janë ndërmarrë masa si rikonceptimi i mënyrës së zhvillimit të detyrave të kursit;

funksionimi i këshillimit të studentëve përmes zyrës së këshillimit të karrierës dhe përforcimi i rolit të

tutoriatit (mentorit) për secilin pedagog, krijimi i adresave zyrtare te email-it (te SHLUP UMT) për

çdo student; përforcimi i përdorimit në funksion të komunikimit i rrjeteve sociale si psh faqja zyrtare e

shkollës ne facebook; ristrukturimi i faqes zyrtare www.umt.edu.al; përfshirja e studentëve në projekte

të ndryshme, asistenca për aplikime dhe shkolla verore; forcimi i rolit të secilit departament,

marrëveshje bashkëpunimi me organizata publike dhe private për panairin e punës, pasurimi me

infrastrukturë dhe burime njerëzore i zyrës së këshillimit të karrierës; rritja e burimeve në bibliotekë;

abonim në revista shkencore përmes aksesit në disa prej burimeve akademike më të mirënjohura etj.

Tregues të matshëm:

Tabela 13: Anëtarët e QVB

Nr. Anëtarët e QVB Detyra që ka në QVB Sa kohë ka në këtë detyrë

1 Dritan Fino Drejtues Tetor 2014

3 Klodiana Karasani Anëtare Tetor 2013

4 Klodian Xheka Anëtar Tetor 2014

5 Besa Mançka Anëtar Mars 2013

5 Helion Fishekaj Student Tetor 2013

Tabela 14: Anketimet e zhvilluara për Bachelor në Informatikë Ekonomike

Nr Viti akademik Programi i studimit Nr. i

anketave

Numri i pyetësorëve

të plotësuar

1 2012-2013 Bachelor në Informatikë Ekonomike 2 7

2 2013-2014 Bachelor në Informatikë Ekonomike 2 7

3 2014-2015 Bachelor në Informatikë Ekonomike Ne proces

Gjithsej 4 14

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve

II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE

Standardi II.3 - Institucioni, për akreditimin e programeve të studimeve, përdor metodologji

vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e tyre.

Kriteri 1 Institucioni përdor metodologji

vlerësimi, instrumente matëse dhe

vlerësuese për ecurinë e programeve të

studimeve;

Kriteri 2 Institucioni e përfshin këtë

informacion në vetëvlerësimin institucional;

Kriteri 3 Institucioni publikon rezultatet e

SHLUP UMT ka krijuar njësinë e QVB (Qendrën e

Vlerësimit të Brendshëm), organi ekzekutiv brenda në

institucion që merret me kontrollin dhe vlerësimin e

cilësisë.

QVB është përgjegjëse për hartimin e metodologjisë së

vlerësimit, krijimin dhe zbatimin e instrumentave matëse

Page 29: Raporti i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Metropolitan/Bsc... · Mision i SHLUP UMT është të bëhet një universitet lider në Shqipëri

Page 29 of 47

pritshme, rezultatet e vlerësimit dhe

rezultatet që synon të arrijë;

Kriteri 4 Institucioni, për kryerjen e

vlerësimit, përdor metoda të tërthorta ose të

drejtpërdrejta:

Të tërthorta:

a. Sondazhe: të studentëve që ndjekin

programet e studimeve, të të

diplomuarve;

b. Sondazhe të vlerësimit të

didaktikës, kurrikulës, të mësuarit;

c. Pyetje konceptuale;

d. Intervista;

e. Etj.

Të drejtpërdrejta:

a. Teste të standardizuara

kombëtare/ndërkombëtare (p.sh.

provimi i shtetit për profesionet e

rregulluara);

b. Dëgjime në auditor;

c. Vlerësimi me nota/pikë;

d. Testime paraprake dhe

përfundimtare; provime për

module, praktikë;

e. Vlerësimi i detyrave të kryera nga

studentët (detyra kursi për të

analizuar të kuptuarit konceptual,

provimet, referatet);

f. Vëzhgime gjatë kryerjes së

ushtrimeve/praktikës;

g. Etj.

dhe vlerësuese, mbledhjen e të dhënave, përpunimin e

rezultateve dhe komunikimin e gjetjeve. Gjithë

informacioni i kërkuar grumbullohet kryesisht me anë të

anketimeve dhe intervistave të ndryshme, duke u bazuar në

një informacion të plotë administrativ mbi realizimin e

planit mësimor, programin, feedback për stafin petagogjik,

etj gjithnjë në respekt të përshtatjes së ngarkesës dhe të

programit me misionin e tij.

QVB i publikon rezultat mbi kontrollin e cilësisë dhe

objektivat e synuara ne Web, broshura të ndryshme, Guidën

e Studentit etj. Sipas bisedes me përgjegjësin e QVB,

gjithë proceduart e kësaj qendre shihen si proces i vazhduar

dhe gjithe anëtarët e qendrës po punojnë ende për të

uniformizuar metodologjitë e kontrollit, vlerësimit dhe të

raportimit. Në fund të procesit lidhur me veprimtarinë e

punës së saj, QVB-ja përpilon një raport që i paraqitet

strukturës vendimmarrëse KVC.

Për kryerjen e vlerësimit institucioni përdor metoda të

tërthorta si dhe të drejtpërdrejta :

Të tërthorta:

a. anketime: të studentëve që ndjekin programet e

studimeve dhe të diplomuarve lidhur me vlerësimin e

pedagogjise, kurrikulës dhe të mësuarit;

b. Pyetje konceptuale, intervista, tryeza te rrumbullaketa e

aktivitete te tjera sociale qe oreganizon institucioni

Të drejtpërdrejta:

a. Dëgjime në auditor;

b. Vlerësimi me nota/pikë;

c. Testime paraprake dhe përfundimtare; provime për

module, praktikë;

d. Vlerësimi i detyrave të kryera nga studentët (detyra

kursi për të analizuar të kuptuarit konceptual, provimet,

referatet);

e. Vëzhgime gjatë kryerjes së ushtrimeve/praktikës;

VIII - INSTITUCIONI GARANTON SIGURIMIN E CILËSISË

Standardi VIII.1 - Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të

studimeve.

Kriteri 1 Institucioni ka plotësuar

standardet institucionale dhe është

akredituar në nivel institucional përpara

aplikimit për akreditimin e programeve

të studimeve;

Kriteri 2 Institucioni përdor

SHLUP UMT ka bërë kërkesën për akreditimin

institucional të tij dhe paralelisht me të ka kërkuar

akreditimin e të gjithë programeve të studimit, ku

përfshihet dhe programi Bachelor ne Informatikë

Ekonomike.

Page 30: Raporti i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Metropolitan/Bsc... · Mision i SHLUP UMT është të bëhet një universitet lider në Shqipëri

Page 30 of 47

instrumentet e duhura për sigurimin e

cilësisë;

Kriteri 3 Institucioni harton një politikë

të qartë dhe ndjek procedurën e

vlerësimit periodik të efikasitetit të

veprimtarive që kryen për sigurimin e

cilësisë dhe standardeve të programeve

të studimeve që ofron;

Kriteri 4 Institucioni përdor mekanizma

formalë për shqyrtimin, miratimin dhe

mbikëqyrjen e herëpashershme të

programeve të studimeve që ofron;

Kriteri 5 Institucioni synon

ndërgjegjësimin e personelit të vet dhe

të studentëve që ndjekin programet e

studimeve që ofrohen për rëndësinë e

cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to;

Kriteri 6 Institucioni harton dhe zbaton

një strategji për përmirësimin e

vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia,

politika dhe procedurat janë publikuar.

Për sigurimin e cilësisë në statutin e SHLUP UMT janë

përcaktuar njësi të posaçme të cilat janë:

1. KVC

2. QVB

Këto njësi përdorin instrumentat të shumëllojshme për

mbledhjen, përpunimin dhe komunikimin e informacionit

mbi cilësinë.

SHLUP UMT, nëpërmjet njësive të mësipërme, vlerëson

sistematikisht jo vetëm programet dhe punën e pedagogëve

në mësimdhënie, por edhe punën kërkimore shkencore të

tyre. Një ndër kriteret që përdor institucioni për vlerësimin

e cilësisë së programeve janë dhe statistikat e punësimit të

të diplomuarve, megjithëse për programin e studimit në

fjalë nuk ka akoma studentë të diplomuar.

Sipas statutit te SHLUP UMT strukturat per shqyrtimin,

miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të

programeve të studimeve që institucioni ofron janë:

1. Departamenti i cili shqyrton planet mësimore, rishikon

programet, shqyrton tekstet duke propozuar ndryshimet

eventuale.

2. Këshilli i Fakultetit i cili vlerëson dhe miraton

ndryshimet e propozuara nga departamenti.

SHLUP UMT ka zhvilluar një riorganizim sipas Urdhrit nr.

360 datë 02.09.2013 për përmirësimin e programeve të

studimit.

Konkluzione të GVJ:

SHLUP UMT ka krijuar strukturat e nevojshme për sigurimin e cilësisë dhe garantimin e

qëndrueshëm të saj, si dhe për çuarjen e cilësisë në nivele më të larta në të ardhmen. Ndryshimet

në programin e studimit për t’u përshtatur me ndryshimet social-ekonomike dhe zhvillimet

teknologjike, nëse do të ishte e nevojshme, janë të kufizuara për shkak të kufizimeve të ligjit

aktual për arsmin e lartë.

POLITIKAT E FORMIMIT TË STUDENTËVE

7. Programi i studimit, organizimi i tij

Pjesa përshkrimore

Programi i studimit Bachelor në Informatikë Ekonomike ofron veprimtari teorike e praktike që kanë si

qëllim të sigurojnë arsimim cilësor universitar dhe të ofrojnë përgatitje profesionale në Informatikë

Ekonomike. Forma e studimit është: me kohë të plotë - kohëzgjatja 3 vite akademike/6 semestra dhe

plotësohen me 180 ECTS.

Page 31: Raporti i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Metropolitan/Bsc... · Mision i SHLUP UMT është të bëhet një universitet lider në Shqipëri

Page 31 of 47

Misioni i Programit të Studimit të ciklit të parë Bachelor në Informatikë Ekonomike është:

“Të përgatisë specialistë të lartë, në përputhje me kërkesat dhe nevojat e shoqërisë në ndryshim dhe

zhvillim, nëpërmjet programeve të studimit mësimor-shkencor të një niveli të përparuar e bashkëkohor

teorik, metodik dhe praktik, si dhe nxitja dhe zhvillimi i kërkimit shkencor në fushën e shkencave

aplikative dhe shkencave ekonomike”.

Për përmbushjen e këtij misioni, programi ofron përgatitje dhe diplomim të studentëve për një spektër

të gjerë njohurish, të domosdoshme për zhvillimin e karrierës dhe që krijon mundësi për nxitjen e

pasionit përmes të mësuarit gjatë gjithë jetës. Studentët në këtë program studimi përgatiten për një botë

në ndryshim, si kontribuues përmes dijeve dhe përmes shërbimit në fushën e informatikës ekonomike.

Trupa akademike pergjegjëse për këtë program studimi është e aftë të krijojë një pjesëmarrje aktive të

studentëve në klasa, të nxisë dhe të kryejë kërkim shkencor të vlefshëm me ndikim si brenda dhe

jashtë vendit, si dhe të mbajë marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet.

Objektivi i programit Bachelor të Informatikës Ekonomike është t’u ofrojë studentëve njohuri në

teknologjitë informatike të përdorura në fushën akademike dhe të biznesit, dhe t’i njohë me mundësitë

e aplikimit të këtyre teknologjive në proçesin e të bërit biznes si në fushën e shërbimeve, komunikimit,

analizës, ashtu dhe në atë të menaxhimit dhe përpunimit të të dhënave.

Gjatë këtij cikli studimi studentët pajisen me njohuritë bazë në fushën e teknologjisë së informacionit

për t’i aftësuar në realizimin e analizave të kërkesave për informacion të bizneseve, strukturimin e

informacionit në baza të dhënash dhe realizimin e aplikacioneve. Gjithashtu studentët, njihen me

funksionimin dhe shfrytëzimin e rrjetave kompjuterike, si dhe marrin njohuri në ndërtimin e

aplikacioneve duke përdorur gjuhë programimi të avancuara. Të gjitha këto njohuri dhe aftësi i

përgatitin studentët për të qenë konkurrues në tregun e punës, vendas dhe më gjerë, e në profile të

ndryshme të teknologjisë së informacionit.

Për të shtuar kapacitetet konkurruese të studentëve në tregun e punës, planet mësimore të programit të

studimit përveç njohurive në fushën e teknologjisë së informacionit përfshijnë edhe njohuri të

bollshme nga fusha e ekonomisë. Qëllimi është aftësimi i studentëve dhe krijimi i specialistëve që u

mundësojnë bizneseve shfrytëzimin e mundësive që ofron teknologjia e informacionit në funksion të

rritjes së biznesit.

Specialisti i diplomuar në programin e studimit Bachelor në Informatikë Ekonomike mbulon një

shumëllojshmëri kontekstesh. Pikërisht larmia e vendeve të punës është shenja dalluese e profilit të

këtij profesioni që karakterizohet për interesin e tij sidomos për njohuritë e larmishme në fushën e

Informatikës Ekonomike. Specialisti i diplomuar për Informatikë Ekonomike mund të identifikohet në

një shumëllojshmëri pozicionesh për kryerjen e profesionit. Profili profesional karakterizohet nga një

fleksibilitet i veçantë në zotërimin e një mënyre specifike të njohurive në fushën e ekonomisë dhe

informatikës si dhe të menduarit në mënyrë kritike.

Formimi që studentët do të marrin në lëndët e ndryshme, u lejon të kontribuojnë e të punësohen në

disa profile pune si:

- Analist Biznesi,

- WebMaster,

- Përpunues të dhënash,

- Modelues Biznesi,

Page 32: Raporti i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Metropolitan/Bsc... · Mision i SHLUP UMT është të bëhet një universitet lider në Shqipëri

Page 32 of 47

- Organizator i Database-ve,

- Specialist Rrjeti etj.

Me përftimin e këtyre kapaciteteve studentët kanë mundësi të punësohen si specialistë në

• Biznese Private jo financiare, prodhuese ose jo;

• Institucione publike;

• Banka;

• Institucione Kërkimore;

• OJF.

• Freelance

Studentët pasi mbarojnë ciklin Bachelor do të jenë të aftë për të vazhduar studimet në ciklin e dytë.

Tregues të matshëm:

Programi i studimit të ciklit të parë “Bachelor” në: Informatikë Ekonomike ka filluar në vitin

akademik 2011-2012. Forma e studimit është: me kohë të plotë - kohëzgjatja 3 vite

akademike/6 semestra dhe plotësohen me 180 ECTS.

Organizimi i çdo programi studimi (vite, semestra, javë, etj.)

1 vit akademik = 28 javë mësimore në auditor plus 8 javë për sezon provimesh (gjithsej 36

javë).

1 Semestër = 14 javë mësimore në auditor dhe 4 javë sezon provimesh (gjithsej 18 javë)

1 ECTS = 25 orë mësimore punë të studentit

1 orë mësimore = 60 minuta

Në përfundim të programit studentët pajisjen me diplomë: Bachelor në Informatikë

Ekonomike

Mënyra e përcaktimit të krediteve (ECTS) për format e studimit për Bachelor në Informatikë

Ekonomike:

Leksionet 12 orë në auditor dhe 13 orë punë e pavarur e studentit

Seminaret 12 orë në auditor dhe 13 orë punë e pavarur e studentit

Laboratorët 12 orë në auditor dhe 13 orë punë e pavarur e studentit

Detyra Kursi 12 orë në auditor dhe 13 orë punë e pavarur e studentit

Praktikën Profesionale 20 orë në auditor dhe 5 orë punë e pavarur e studentit

Provimi përfundimtar 4 orë në auditor dhe 21 orë punë e pavarur e studentit

Ndryshimet në planin mësimor, krahasuar me programet e licensuara

Siç e kemi thënë edhe më lart programi i studimit Bachelor në Informatikë Ekonomike është

riorganizuar me Urdhrin nr. 360, datë 02.09.2013 “Për një ndryshim në urdhrin 339, datë 19.08.2013

“Për riorganizimin e disa programeve të studimit Bachelor të Shkollës së Lartë Universitare Private

“Universiteti Metropolitan Tirana”. Gjatë këtij procesi programi i studimit Bachelor në Informatikë

Ekonomike kaloi të gjitha hapat sipas kritereve të përcaktuara nga autoriteti përgjegjës dhe mori

miratimin përkatës nga ky autoritet.

Page 33: Raporti i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Metropolitan/Bsc... · Mision i SHLUP UMT është të bëhet një universitet lider në Shqipëri

Page 33 of 47

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve

I - PROGRAMET E STUDIMEVE TË OFRUARA

Standardi I. 1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e

tij.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe të

akredituara të studimeve, të organizuara

në module dhe të vlerësuara në kredite,

sipas Sistemit Europian të Transferimit

dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS);

Kriteri 2 Sasia mesatare e krediteve të

grumbulluara gjatë një viti nga një

student që ndjek një program studimi

me kohë të plotë është 60 kredite;

Pas vëzhgimit të hollësishëm të moduleve të programit të

studimit Bachelor në Informatikë Ekonomike, konstatojmë

se ato janë konform udhëzimeve të MAS dhe ofrohen të

organizuar në module dhe të vlerësuar në kredite, sipas

sipas Sistemit Evropian të Transferimit dhe Grumbullimit të

Krediteve (ECTS).

Sasia mesatare e krediteve të grumbulluara gjatë një viti

akademik nga një student që ndjek këtë program studimi

me kohë të plotë është 60 kredite.

II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE

Standardi II.4 - Programet e studimeve të ciklit të parë janë të detajuara dhe informuese.

Kriteri 1 Njësitë kryesore, përgjegjëse

për një program studimi të ciklit të parë,

japin informacionet e nevojshme për

përmbajtjen e programeve të studimeve;

Kriteri 2 Njësitë kryesore, përgjegjëse

për një program studimi të ciklit të parë,

japin informacionet e nevojshme për

lëndët me zgjedhje apo të detyruara për

semestër;

Kriteri 3 Njësitë kryesore, përgjegjëse

për një program studimi të ciklit të parë,

japin informacionet e nevojshme për

ngarkesën mësimore, orët në auditor,

frekuentimin/ ndjekjen e programit;

Kriteri 4 Njësitë kryesore, përgjegjëse

për një program studimi të ciklit të parë,

japin informacionet e nevojshme për

syllabuset e detajuara për secilën lëndë,

për praktikat, ushtrimet apo orët e

laboratorit, etj.

Fakulteti i Ekonomisë është njësia kryesore përgjegjëse për

programin e studimit Bachelor në Informatikë Ekonomike.

Fakulteti i Ekonomisë siguron përgatitjen, organizimin dhe

dokumentimin efikas të programit të studimit. Çdo pranverë

anëtarët e departamentit organizojnë takime me

gjimnazistët ku jepen informacione lidhur me programin e

studimit. Informimi i studentëve te regjistruar lidhur me

programet përkatëse është i detyrueshëm. Të dhënat e

programit gjenden në departament, në guidën e studentit, të

publikuara online (http://umt.edu.al/guida-2014.pdf), si dhe

në portalin e studentit. Informacioni perfshin lëndët e

detyruara, lëndët me zgjedhje, te ndara sipas pedagogëve

përkatës dhe me orar mësimor të detajuar për orët teorike,

për orët praktike, ushtrimet, laboratorët, për praktikat

profesionale, për frekuentimin, për sezonet e provimeve dhe

riprovimeve etj.

Për studentët që duan të transferohen në këtë program

studimi shikohen programet e lëndëve/moduleve të kryera

dhe vendoset se cilat do të njihen dhe cilat jo. Drejtuesit e

Institucionit promovojnë programin e studimit në media

dhe në forma të tjera.

Konkluzionet e GVJ:

Pas takimit me përgjegjësit e këtij programi studimi si dhe me studentët që ndjekin këtë

program konstatojmë se të interesuarit por edhe studentët aktualë marrin të gjithë

informacionin e duhur në lidhje me këtë program studimi. Informacioni konsiston në

lëndët/modulet që ofrohen, syllabuset e detajuara për secilën lëndë, ngarkesën mësimore, orët në

auditor (ushtrimet apo laboratore), frekuentimin/ndjekjen e programit, praktikat, etj. Ky

Page 34: Raporti i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Metropolitan/Bsc... · Mision i SHLUP UMT është të bëhet një universitet lider në Shqipëri

Page 34 of 47

informacion u vihet në dispozicion studentëve në çdo fillim semestri por mund të gjenden edhe

në faqen e internetit të UMT.

8. Mësimdhënia

Pjesa përshkrimore

Procesi i mësimdhënies për programin e studimit Bachelor në Informatikë Ekonomike është i

organizuar në tre vite akademike ose gjashtë semestra, me kohë të pakufizuar për diplomim, në varësi

të kushteve dhe mundësive të studentit. Ai organizohet me shkëputje nga puna me pesë ditë të javës

mësim.

Organizimi i mësimdhënies në UMT bazohet në kërkesat e legjislacionit në fuqi, si dhe në

eksperiencat më të mira, si të vendit ashtu edhe ato ndërkombëtare. Bazuar në rolin që çdo disiplinë

mësimore ose veprimtari formuese luan në formimin e studentit, lëndët e programit të studimit

Bachelor në Informatikë Ekomonike organizohen në 6 kategori disiplinash:

Kategoria A: Disiplina të formimit të përgjithshëm bazë

Kategoria B: Disiplina të formimit karakterizues të programit

Kategoria C: Disiplina të ngjajshme dhe/ose integruese

Kategoria D: Disiplina të zgjedhura

Kategoria E: Veprimtaria formuese për njohje të gjuhëve të huaja, aftësime kompjuterike, praktika

Kategoria F: Përgatitja e tezës së diplomës.

Çdo lëndë zhvillohet në bazë të syllabusit dhe planit mësimor të miratuar. Përpara fillimit të semestrit

Departamenti zhvillon mbledhje me pedadogët për të diskutuar në lidhje me azhornimet e syllabuse të

lëndëve. Ky azhornim përfshin, tematikat që do të zhvillohen gjatë semestrit, literaturën e

rekomanduar, mënyrën e organizimit të mësimdhënies dhe format e kontrollit dhe kriteret e vlerësimit.

Veprimtaritë akademike për zhvillimin e lëndëve përfshijnë kombinimin e formave të ndryshme të

mësimdhënies të tilla si: leksione, seminare/ushtrime, laboratorët, detyra/projekt kursi, provimet e

pjesshme, provimin përfundimtar dhe praktika profesionale. Sasia e tyre për secilën lëndë përcaktohet

në syllabusin e lëndës përkatëse.

Me fillimin e semestrit syllabuset u vihen në dispozicion studentëve. Në këtë mënyrë, studentët njihen

me temat të cilat do të zhvillohen gjatë semestrit, mënyrën e oraganizimit të orëve mësimore

(leksione/seminare/detyra kursi/laboratorë etj...), sikurse me format e kontrollit dhe mënyrën e

vlerësimit të tyre. Gjithashtu syllabuset i informojnë studentët mbi literaturën bazë të lëndës dhe atë

plotësuese.

Për realizimin e veprimtarive mësimore gjatë semestrit, SHLUP UMT, vë në dispozicion ambjete të

përshtatshme për llojin e formën e mësimdhënies dhe të pajisura me mjetet e duhura didaktike. Mjetet

didaktike janë tabela, kompjuteri, projektori. Gjatë leksioneve punohet me tabelen e bardhe dhe me

projektor. Seminaret, për lëndët e profilit karakterizes të programit, zhvillohen në laborator ku studenti

ka një kompjuter në dispozicion. Në këtë mënyrë studentët kanë mundësi të aplikojnë njohuritë teorike

Page 35: Raporti i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Metropolitan/Bsc... · Mision i SHLUP UMT është të bëhet një universitet lider në Shqipëri

Page 35 of 47

duke i aftësuar ata në aspektin pratik. Studentet nxiten qe te jene sa me interaktive gjate

leksion/seminareve.

Për lëndët të cilat nuk kërkojnë kushte/pajisje specifike gjatë zhvillimit të seminareve, ambjentet e

vëna në dispocion janë të pajisura me mjetet didaktike bazë.

Vlerësimi i studentëve bëhet në përputhje me rregulloren dhe mbështetet në parimin e kontrollit të

vazhdueshëm. Kontrolli i dijeve, i propozuar nga pedagogu dhe i sanksionuar në syllabusin dhe planin

mësimor, zbatohet duke u kontrolluar nga Departamenti i Informatikës Ekonomike dhe Dekanati i

Fakultetit të Ekonomisë. Vlerësimi i studentit përbëhet nga disa komponentë: pjesëmarrja në auditor,

tema/detyra e kursit, provimet e pjesshme dhe provimi përfundimtar. Pesha specifike e secilit prej tyre

në vlerësimin përfundimar është pjesë e syllabusit të lëndës.

Elementët e vlerësimit për secilin student dokumentohen nga titullari i çdo lënde dhe i bashkëngjiten

fletës së provimit. Provimet arshivohen dhe ruhen pranë departamentit përkatës për një periudhë 6-

mujore. Çdo rezultat nuk formalizohet pa i dhënë kohë studentëve për ankimim sipas përcaktimeve në

rregulloren e programit të studimit.

Me mbarimin e programit teorik, studenti zhvillon praktikën profesionale. Praktika zhvillohet në një

nga organizatat/kompanitë publike/private që SHLUP UMT ka marrëveshje bashkëpunimi. Gjithashtu

nëpërmjet formularit të miratimit të praktikës, studenti ka të drejtë të propozojë për zhvillimin e

praktikës në kompani tjetër (jo të listuar nga SHLUP UMT). Departamenti i Informatikës Ekonomike

pasi shqyrton propozimin e studentit lidhur me kompaninë miraton ose jo zhvillimin e praktikës pranë

kësaj kompanie nga ana e studentit. Organizimi dhe zhvillimi i praktikës profesionale kryhet në bazë të

rregullores për praktikën profesionale. Gjatë zhvillimit të pratikës secilit student i caktohet një

pedagog efektiv i departamentit i cili ndjek ecurinë e zhvillimit të praktikës.

Diplomimi realizohet me punimin e diplomës, i cili është i detyrueshëm për çdo student. Çdo studenti i

caktohet një pedagog efektiv i Departamentit të Informatikës Ekonomike i cili e udhëheq studentin në

veprimtaritë e tij për realizimin e punës kërkimore. Në përfundim studenti paraqet punimin e tij

përpara komisonit përkatës i cili jep edhe vlerësimin.

Për realizimin e programit të studimit Bachelor në Informatikë Ekonomike janë angazhuar 5 pedagogë

të cilët kanë grada shkencore Prof. Dr (3) dhe Prof. As (1). dhe Dr (1)., ndërkohë që 4 të tjerë janë në

proces të marrjes së gradës Doktor. Shumica e stafit akademik të angazhuar në procesin e

mësimdhënies ka eksperiencë të konsiderueshme në mësimdhënie. Ngarkesa mësimore bazohet në

rregulloren për ngarkesën mësimore. Departamenti i Informatikës Ekonomike harton raporte

semestrale mbi kontrollin e cilësisë të cilat kanë të bëjnë kryesisht me mundësitë e përmirësimit të

programit të lëndës apo veprimtarive akademike bazuar në eksperiencën e mëparshme. Pjesë e proçesit

të sigurimit të cilësisë në mësimdhënie është edhe organizimi periodik i anketave me studentët e

programit të studimit Bachelor në Informatikë Ekonomike.

Tregues të matshëm:

Page 36: Raporti i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Metropolitan/Bsc... · Mision i SHLUP UMT është të bëhet një universitet lider në Shqipëri

Page 36 of 47

Tabela 15: Ngarkesa totale në auditor për format e mësimdhënies në programin e studimit

Bachelor në Informatikë Ekonomike

Programi i Studimit BSc. në Informatikë

Ekonomike

Format e mësimdhënies Orët totale

në auditor

Leksione 960

Seminare 786

Laboratorë 162

Detyra Kursi 108

Praktikë profesionale 120

Punim diplome 24

Në total 2160

Tabela 16: Forma e kontrollit të njohurive

Format e kontrollit të njohurive Pjesa (në %) ndaj totalit

Ndjekja e lëndës dhe pjesëmarrja aktive 10%

Plotësimi i detyrimeve (laboratorike, detyrave të kursit) 10%

Testimet gjatë vitit 10%-20%

Provimi përfundimtar 60%-70%

Në total 100%

9. Studentët

Pjesa përshkrimore

Programi i studimit Bachelor në Informatikë Ekonomike është hapur dhe ka pranuar studentët e parë

në vitin akademik 2011-2012. Në këtë vit u rregjistruan 4 studentë. Në këtë program studimi janë

rregjistruar në total 30 studentë.

Kriteret për pranimin e studentëve dhe procedura e pranimit:

NË SHLUP UMT pranohen për t’u regjistruar në programin e studimeve të ciklit të parë “Bachelor” në

Informatikë Ekonomike shtetasit shqiptarë dhe të huaj që plotësojnë këto kushte:

Kanë diplomë origjinale të përfundimit të shkollës së mesme

Diploma të shoqërohet me listën e notave.

Për të huajt, dëshmi e njohjes së gjuhës shqipe dhe diplomë të ekuivalentuar sipas kritereve të

përcaktuara nga MAS. Ky ekuivalentim kërkohet edhe për ata studentë shqiptarë që kanë

përfunduar studimet jashtë shtetit.

Pranojnë pagimin e tarifës së programit të studimit.

Plotësojnë kushtet e tjera të përcaktuara në rregulloren e brendshme të SHLUP UMT.

Studentët që paraqiten me dokumentacionin e mësipërm, nënshkruajnë një formular aplikimi, paguajnë

Page 37: Raporti i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Metropolitan/Bsc... · Mision i SHLUP UMT është të bëhet një universitet lider në Shqipëri

Page 37 of 47

në bankë tarifën e regjistrimit dhe më pas, nënshkruajnë kontratën. Ndjekja e kësaj procedure kryhet

nga sekretaria mësimore dhe Juristi/Kancelari.

Transferimi i studentëve në vitet ndërmjetëse nga shkollat e tjera të larta, vendase ose të huaja, publike

ose private, për në SHLUP UMT ose anasjelltas, bëhet për programe të njëjta ose të ngjashme, në të

njëjtin cikël studimi. Transferimi i studimeve kryhet sipas rregullores specifike për transferimin e

studentëve. Si rregull, Senati Akademik me propozim nga Dekanati ngre komision për transferimin e

studimeve, si dhe komisionet e vlerësimit të krediteve të programit të çdo lënde të kryer nga studenti

që kërkon të transferohet në SHLUP UMT. Përputhshmëria e programit të lëndës, për t’u pranuar si i

transferueshëm me kredite te plota, nuk duhet të jetë nën 70 për qind të temave dhe orëve në auditor.

Ky vlerësim nga Komisionet e Lëndëve i kalon Komisionit të Vlerësimit te Krediteve i cili, pasi bën

përmbledhjen, dorëzon në Sekretarinë Mësimore Proces Verbalin me gjithë sqarimet e nevojshme e të

domosdoshme, si dhe me vendimin përfundimtar mbi lëndët e njohura me kredite te plota apo pjesore,

si edhe lëndët e detyrueshme për t’u frekuentuar, përgatitur e dorëzuar Projekt/Detyre Kursi dhe

shlyerja e provimit përfundimtar.

Tregues të matshëm:

Procedurat e pranimit të studentëve

Për t'u regjistruar, kandidati paraqet pranë sekretarisë mësimore të fakultetit përkatës

dokumentacionin e nevojshëm, i cili përbëhet nga:

- Formular aplikimi;

- Dy fotografi;

- Fotokopje e dokumentit të identifikimit;

- Diplomë origjinale të përfundimit të shkollës së mesme / maturës shtetërore ose;

- Diplomë origjinale të përfundimit të një programi tjetër studimi - nivel ekuivalent;

- Çertifikata përkatëse e notave;

- Vetëm për studime të kryera jashtë shtetit: Ekuivalentim i Diplomës dhe Çertifikatës

përkatëse të notave, sipas kritereve të përcaktuara nga MAS;

- Vetëm për të huajt: Dëshmi e njohjes së gjuhës shqipe;

- Dokument i pagimit të tarifës së programit të studimit;

Kushte specifike të pranimit të studentëve – NUK KA

Cilësia në hyrje dhe në dalje e studentëve

Tabela 17: Cilësia në hyrje dhe në dalje e studentëve

Programi i studimit

BSc në Informatikë

Ekonomike

Studentë të regjistruar

në vitin e Parë (për herë

të parë)

Nota

Mesatare

Studentë të

diplomuar në vitin

e fundit (pa vite

përsëritëse)

Nota

Mesatare

2011-2012 4 6.89 S’KA -

2012-2013 5 6.9 S’KA -

2013-2014 3 6.49 S’KA -

2014-2015 18 - -

Në total 30 - -

Page 38: Raporti i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Metropolitan/Bsc... · Mision i SHLUP UMT është të bëhet një universitet lider në Shqipëri

Page 38 of 47

Të dhëna për punësimin e studentëve

Programi Bachelor në Informatikë Ekonomike është një program relativisht i ri. Aktualisht në këtë

program nuk është diplomuar asnjë student.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve

IV - INSTITUCIONI MBRON TË DREJTAT E STUDENTËVE

Standardi IV.1 - Institucioni ndjek një politikë të mirëpritjes së studentëve të rinj.

Kriteri 1 Pranimi në ciklin e parë tё

studimeve bëhet në përputhje me ligjin

nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e

lartë në Republikën e Shqipërisë”, i

ndryshuar dhe aktet nënligjore në fuqi.

Kriteri 2 Institucioni i Arsimit të Lartë

propozon kritere të veçanta për

përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët kanë

mbaruar Maturën Shtetërore, për t’u

pranuar në ciklin e parë të studimeve.

Studentët që ndjekin këtë program studimi janë rregjistruar

në përputhje me ligjin përkatës. Studentët dorëzojnë

dokumentacionin e plotë, njihen me të drejtat e detyrimet

dhe nënshkruajnë kontratën. Në sekretari u kontrollua dosja

e rregjistrimit për studentët e viteve të ndryshme.

Institucioni nuk ka kritere cilësore kufizuese për

përzgjedhjen e kandidatëve dhe ofron disa lloje bursash

duke synuar të mbështesë aplikantët për student që kanë

shfaqur seriozitet dhe vullnet në studimet e shkollës së

mesme, kanë talent dhe prirje të veçanta, ose kanë nevojë

për mbështetje sociale. Numri i pranimeve bazohet në

mundësitë reale të fakultetit për një mësim normal dhe

brenda standardeve të kërkuara nga MAS.

Sekretaria ka përgjegjësinë e verifikimit të origjinalitetit të

dokumentacionit të paraqitur (diplomë e maturës shtetërore,

apo diplomë universitare), brenda dy muajve nga koha e

regjistrimit. Në rast të konstatimit të falsifikimit të

dokumentave, studenti përjashtohet nga Universiteti pa i

rimbursuar tarifën e paguar. Studenti duhet të paguajë

tarifën vjetore të shkollimit për vitin përkatës akademik, në

përputhje me kontratën e nënshkruar me Universitetin. Në

rast mos pagese ai humbet të drejtën për të hyrë në

provime.

SHLUP UMT i jep studentit numrin e tij të matrikullimit të

përcaktuar nga MAS, i cili është unikal, normalisht brenda

Viti Akademik Numri total i

studentëve

Kalueshmëria Nota mesatare për numrin total të

studentëve (%)

2011-2012 4 50 6.57

2012-2013 5 80 8.1

2013-2014 3 66 7.7

Page 39: Raporti i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Metropolitan/Bsc... · Mision i SHLUP UMT është të bëhet një universitet lider në Shqipëri

Page 39 of 47

dy muajve nga koha e fitimit të statusit të studentit. Nga

kontrolli i dosjeve te studenteve ne sekretari u vu re qe ky

afat nuk respektohet ne te gjitha rastet nga MAS.

Standardi IV.2 - Institucioni informon studentët në lidhje me politikat e punësimit.

Kriteri 1 Studentët informohen në

mënyrë të detajuar për programin e

studimit, organizimin dhe kohëzgjatjen

e programit të studimeve;

Kriteri 2 Studentët vlerësojnë

pedagogun e çdo lënde, në përfundim të

semestrit;

Kriteri 3 Studentëve u ofrohet shërbimi

i këshillimit të karrierës;

Kriteri 4 Studentët informohen mbi

mundësitë për punësim pas diplomimit

në këtë program studimi.

Nga diskutimi me studentet ata konfirmuan qe informohen

në mënyrë të detajuar për programin e studimit,

organizimin dhe kohëzgjatjen e tij, me anë të formave të

disponueshme elektronike, hard copy, broshura etj.

Nga dokumentacioni që na ofroi institucioni, në respekt të

Statutit, të rregullores së qendrës së vlerësimit dhe të

rregullores së brendshme, por edhe nga diskutimi me

studentët e pedagogët, në përfundim të semestrit para

sezonit të provimit, studentët me anë të anketimeve

vlerësojnë pedagogun e çdo lënde, sipas formularëve të

miratuar dhe aplikuar nga organet përkatëse të SHLUP

UMT, specifikisht QVB-ja.

SHLUP UMT ka ngritur zyrën e keshillimit të karrierës, për

t’u ofruar studentëve shërbimin e këshillimit të karrierës.

Zyra e këshillimit të karrierës funksionon në mënyrë të

përhershme me staf me kohë të plotë.

SHLUP UMT ka marrëveshje bashkëpunuese me shoqëri

tregtare private, me të cilat realizon edhe kryerjen e

praktikës profesionale. Marrëdhëniet që vendosin studentët

me këto shoqëri gjatë viteve të studimit janë të tilla që

krijojnë marrëdhënie njohje reciproke me punëdhënësin çka

mund të çojë pas diplomimit edhe në mundësi punësimi.

Standardi IV.3 - Institucioni disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin

programet e studimeve të ciklit të parë.

Kriteri 1 Institucioni disponon statistika

vjetore për numrin e të diplomuarve, në

ciklin e parë;

Kriteri 2 Institucioni disponon statistika

vjetore për numrin e studentëve të

regjistruar në programet e studimeve të

ciklit të parë, tërheqjet nga programi, si

dhe largimet para përfundimit të

programit apo mospërfundimin me

sukses të vitit akademiknë të cilin

zhvillohet programi i studimeve;

Kriteri 3 Institucion disponon të dhëna

për ecurinë e studentëve gjatë zhvillimit

të programit të studimeve që nga

Programi i studimit BSc. në Informatikë Ekonomike ka

nisur në vitin 2011-2012.

Institucioni ka ngritur një sekretari online, ku hidhet çdo

veprim që lidhet me studentët, regjistrim, tërheqje,

mungesa, provime të kryera, notat etj., mbështetur në të

dhënat hard copy. Nëpërmjet kësaj sekretarie sigurohen

edhe statistikat mbi ecurinë e studentëve gjatë zhvillimit të

programit të studimeve.

Page 40: Raporti i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Metropolitan/Bsc... · Mision i SHLUP UMT është të bëhet një universitet lider në Shqipëri

Page 40 of 47

pranimi, deri në diplomim.

Standardi IV.4 Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve.

Kriteri 1 Institucioni u ofron këshillim

karriere studentëve, ndjek progresin e

tyre dhe i ndihmon ata në çështjet që

kanë të bëjnë me procesin mësimor;

Kriteri 2 Institucioni (nëpërmjet zyrës

për këshillimin e karrierës) ndihmon

studentët në përzgjedhjen e institucionit

në të cilin ata do të zhvillojnë praktikën

profesionale, në rastet kur parashikohet

një e tillë.

SHLUP UMT nëpërmjet zyrës së karrierës u ofron

studentëve këshillim karriere, ndjek progresin e tyre, i

ndihmon në çështje që kanë të bëjnë me procesin mësimor

si dhe në përzgjedhjen e institucionit ku ata do zhvillojnë

praktikën profesionale.

Deri në vitin akademik 2013-2014, për shkak të numrit të

vogël të studentëve këshillimi i tyre është kryer nga të

gjitha strukturat e SHLUP UMT: rektori, dekani,

përgjegjësit e departamenteve, pedagogët e brendshëm,

juristi/kancelari etj. Në kushtet e rritjes së numrit të

studentëve për vitin akademik 2014-2015, u bë grupimi i

studentëve në grupe (5-8 persona), ku për secilin grup është

përcaktuar tutori (mentori), i cili ndihmon në mbarëvajtjen

e çështjeve mësimore dhe jo vetëm. Për takimet e grupit me

tutorin janë përcaktuar orari dhe vendi, të cilat publikohen

në hollin e recepsionit si dhe në intranetin e shkollës.

Pjesë e proçesit të tutoriatit për studentët e vitit të tretë

është edhe këshillimi i studentëve për përzgjedhjen e

institucionit në të cilin ata do të zhvillojnë praktikën

profesionale.

Konkluzionet e GVJ

Gjatë vizitës dhe bisedave me grupet e ndryshme në SHLUP UMT pamë se të gjithë studentët e

rregjistruar në programin e studimit Bsc Informatikë Ekonomike, janë rregjistruar sipas

proçedurave dhe kritereve të përcaktuara në legjislacionin në fuqi. U informuam mbi proçesin e

kujdesit ndaj studentit si një proçes i cili fillon që në javët e rregjistrimit ku studentëve të

interesuar për t’u rregjistruar në programet e studimit të ofruara nga SHLUP UMT u vihen në

dispozicion grupe pedagogësh të cilët u japin informacionin e nevojshëm në lidhje me programin

e studimit, organizimin dhe kohëzgjatjen e tij, rregulloren e universitetit, statusin e akreditimit,

vlefshmërinë e diplomës, mundësitë e transferimit të studimeve, mundësitë e punësimit etj.

Institucioni disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin këtë program

studimi dhe angazhon personelin e tij në ndjekjen dhe përkujdesjen ndaj studentëve gjatë gjithë

viteve të studimit.

10. Kërkimi Shkencor në Funksion të Programit të Studimit.

Pjesa përshkrimore

SHLUP UMT është institucion i arsimit të lartë i orientuar nga mësimdhënia dhe kërkimi shkencor.

Page 41: Raporti i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Metropolitan/Bsc... · Mision i SHLUP UMT është të bëhet një universitet lider në Shqipëri

Page 41 of 47

Institucioni nxit dhe inkurajon të gjithë anëtarët e stafit akademik për të qenë aktiv në veprimtarinë

kërkimore. Sipas mundësive dhe buxhetit, SHLUP UMT e ka në politikën e vet të financojë kërkimet

shkencore të stafit akademik.

SHLUP UMT motivon pedagogët mësimdhënës dhe kërkues shkencor për botime të teksteve

mësimore sipas një procedure të diskutimit paraprak në strukturat e shkollës. Gjithashtu, institucioni

nëpërmjet organizimit të aktiviteteve shkencore, u ka dhënë mundësinë dhe shansin anëtarëve të stafit

akademik të shprehin pikëpamjet e tyre në lidhje me zhvillimet e vendit.

Për rritjen e kapacitetit kërkimor, institucioni aktualisht promovon botimin e një reviste shkencore në

fushën e studime ekonomike (European Journal of Economic Science: http://grias-publishing.grias-

centre.org/index.php/EJES), me qëllim krijimin e një network-u shkencor midis pedagogëve të tij dhe

atyre ndërkombëtarë.

Njëkohësisht pedagogëve dhe studentëve iu jepet mundësia që të shfrytëzojnë mjediset e bibliotekës

ku mund të përdorin librarinë me tekste në hard copy dhe atë ë të ofruar prej MacGraw Hill, mjediset e

laboratorëve specifikë etj. Institucioni është abonuar në revista profesionale dhe shkencore si : The

Economist, Economicus, Monitor.

Institucioni nëpërmjet qendrave kërkimore, në bashkëpunim me departamentet, kërkon të nxisë

debatin dhe të thellojë kërkimin shkencor, nëpërmjet organizimit të seminareve dhe konferencave

ndërkombëtare shkencore. Qendra kërkimore e Fakultetit të Ekonomisë në 20 Dhjetor 2014 organizoi

me sukses Konferencën e Parë Ndërkombëtare “Sfidat e Zhvillimit të Qëndrueshëm” në Hotel Tirana.

Qendra Kërkimore është njësi bazë e fakultetit dhe realizon veprimtari shkencore dhe kërkimore. Bën

analiza të punës mësimore-kërkimore në fakultet së bashku me përgjegjësit e departamenteve dhe

propozon masa për përmirësimin e mëtejshëm të saj.

Tregues të matshëm:

Të dhëna për kërkimin shkencor të stafit akademik, përgjegjës për programin e studimit

Tabela 18: Publikimet Shkencore të stafit akademik të Fakultetit të Ekonomisë Viti 2011-2015

Nr. Rubrikat Gjithsej

Nga të cilët: Sipas gjinisë:

Sa me tituj

Sa me

gradë

shkencore

Pa tituj e grada

Meshkuj Femra

1 Referime në konferencë kombëtare 13 1 3 1 3 2

2 Referime në konferencë

ndërkombëtare 47 3 3 3 6 3

3 Pjesëmarrje në konferencë kombëtare - - - - - -

4 Pjesëmarrje në konferencë ndërkombëtare

16 1 1 3 4 1

5 Referime në Simpoziume 7 - - 2 1 1

6 Referime në Workshope 2 - - 1 - 1

7 Ligjërime - - - - - -

8 Artikuj në revista shkencore 107 3 8 4 10 5

Page 42: Raporti i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Metropolitan/Bsc... · Mision i SHLUP UMT është të bëhet një universitet lider në Shqipëri

Page 42 of 47

9 Monografi 7 3 1 1 5 -

10 Libra dhe leksione të parashkruara 38 5 1 - 5 1

11. Bashkëpunimi kombëtar, ndërkombëtar dhe marrëdhëniet me publikun

Pjesa përshkrimore

SHLUP UMT ka vendosur marrëdhënie me shumë institucione private dhe publike, vendase dhe të

huaja, shoqëri tregtare private, organizata jofitimprurëse si prioritet i lidhjes së teorisë me praktikën.

Marrëdhëniet me jashtë janë mbajtur dhe zhvilluar nga Administratori dhe rektori i SHLUP UMT:

SHLUP UMT ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Tiranës,

Universitetin Politeknik të Tiranës, Universitetin Bujqësor të Tiranës, Universitetin

Ndërkombëtar të Prizrenit në Kosovë, Gjeoconsult sh.p.k etj.,

Institucioni ka marrëveshje me MacGraw Hill, një ndër shtëpitë botuese me libraritë më të

pasura dhe më me emër në botë, me seli në Londër, për sigurimin e teksteve bashkëkohore

elektronike për çdo lëndë për secilin prej studentëve, duke i dhënë akses të plotë pedagogëve

për download-imin e librave dhe të revistave shkencore të përfshira në katalogun e saj.

Institucioni ka marrëveshje me Eletronica Venetta mbi zhvillimin e laboratorëve në fushën e

teknologjisë së informacionit, trajnimin e pedagogëve etj.

Institucioni pritet të konkretizojë marrëveshje bashkëpunimi me Frederick University të

Qipros, universitet me të cilin janë mbajtur vazhdimisht marrëdhënie faktike bashkëpunimi që

me projektin e krijimit të SHLUP UMT, me Dhomën Londineze të Tregtisë etj.

Institucioni ka nënshkruar marrëveshje me Shoqëritë Teknologjike si Microsoft, Synapse,

Cisco Networking, me qëllim pjesëmarrjen në projekte të përbashkëta në të ardhmen.

Aktivitete reciproke me pjesëmarrje të profesorëve nga Universiteti i Romës si Sergio Barile

dhe Francesca Iandolo, nga qendrat kërkimore ndërkombëtare siç ishte rasti i “Democrazie

Digitali” që përveç nxitjes së debatit mbi një argument tepër të rëndësishëm vuri dhe bazat për

bashkëpunime të mëtejshme institucionale.

Në bashkëpunim me kolegë të Universitetit La Sapienza të Romës, ka filluar komunikimi dhe

bashkëpunimi mes pedagogëve për përgatitjen e artikujve shkencorë për t’u botuar në revistat

kërkimore – shkencore ndërkombëtare.

Marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë Mesdhetare të Turizmit dhe Kulturës së Maltës që

synon shkëmbimin e studentëve, dhënien e bursave dhe eksplorimin e mundësive për hapjen e

një masteri të përbashkët.

Marrëveshje bashkëpunimi me qendrën kërkimore “Democrazie Digitali”, Itali, që synon

krijimin e një inkubatori biznesi, në bashkëpunim me qendrën dhe laboratorin kërkimor

LASERINN të Universitetit të Barit.

Tregues të matshëm:

Tabela 19: Ligjërime me lektorë të huaj

Nr. Data Emër Mbiemër Tema

Page 43: Raporti i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Metropolitan/Bsc... · Mision i SHLUP UMT është të bëhet një universitet lider në Shqipëri

Page 43 of 47

1 10.11.2011 Enea Thereska Microsoft Research Cambridge

2 4-5. 10. 2013

Dr. John Pawell

Dr. Tom Lune

Dr. Silvano Marchetti

Dr. Darren Ward

Geotechnical in situ tests

Cone Penetration Testing

3 25.05.2014 Dr. David Allen Vlerësimi dhe Investimi i Pasurive te Paluajtshme

4 20.12.2014

Prof. Dr. Sergio Barrile Francesca Landolo

Manuel Casalboni

Eugenio Lorio

Antonio Fischetti

Sostenibilità e sviluppo sostenibile. La prospettiva dell’Approccio Sistemico Vitale

Le responsabilita ambientale, sociale ed economica

Ecosistemi di conoscenza e di innovazione për lo sviluppo sostenibile nella società della rete

Green Energy e sviluppo sostenibile

5 10.03.2015 Yuuhiro Hota

Genci Çapi Zhvillimet në fushën e robotikës humanoid

Tabela 20: Të dhëna për bashkëpunimin ndërkombëtar

Aktivitete shkencore individuale dhe në rang Programi studimi në kuadër të bashkëpunimit

ndërkombëtar në vitet e fundit

1 Numri i pjesëmarrësve si partnerë në projekte Kombëtare apo ndërkombëtare 0

2 Numri i Leksioneve dhe seminareve me lektorë të huaj (ose orë mësimore) 5

3 Numri i pjesëmarrësve në trajnime fushën e kërkimit shkencor jashtë vendit 0

4 Mobiliteti i studentëve nga dhe drejt programit të studimit 0

5 Infrastruktura në funksion të kërkimit shkencor 0

6 Numri i pjesëmarrësve në aktivitete shkencore jashtë IAL/ jashtë vendit dhe prezantime 0

7 Numri i Çmimeve ndërkombëtare në fushën e kërkimit shkencor. 0

Komunikimi dhe bashkëpunimi me institucionet e tjera shtetërore, organizata profesionale,

komunitetin e biznesit, tregun e punës dhe aktorë të tjerë shoqërorë të rëndësishëm për

arsimin e lartë.

Tabela 21: Komunikimi dhe bashkëpunimi me organizata profesionale, komunitetin e biznesit,

tregun e punës dhe aktorë të tjerë shoqërorë

Institucionet dhe Organizatat bashkëpunuese

Institucionet bashkëpunuese Lloji i bashkëpunimit

Institucione të arsimit të lartë publike/te

huaja

Lloji i bashkëpunimit

Universiteti Politeknik i Tiranës

Universiteti i Tiranës

Universiteti Bujqësor i Tiranës

UNP (universiteti Ndërkombëtar i Prizrenit)

Kualifikim i stafit akademik, shkëmbim pedagogësh dhe

studenteëh, shkëmbim programesh, organizim konferencash,

shkëmbim botimesh periodike.

Zhvillimin e orëve te laboratorit, shkëmbim materialesh

laboratorike etj.

McGraw – Hill

Frederick University of Cyprus

Sigurimin e bibliotekës për studentët tanë.

Në proces- Kualifikim i stafit akademik, shkëmbim

pedagogësh dhe studentësh, shkëmbim programesh, organizim

Page 44: Raporti i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Metropolitan/Bsc... · Mision i SHLUP UMT është të bëhet një universitet lider në Shqipëri

Page 44 of 47

Institucionet dhe Organizatat bashkëpunuese

Institucionet bashkëpunuese Lloji i bashkëpunimit

Eletronica Venetta

konferencash, shkëmbim botimesh periodike.

Zhvillimin e laboratorëve ne fushën e teknologjisë se

informacionit, trajnimin e pedagogeve etj.

Organizatat Profesionale/OJF Lloji i bashkëpunimit

Eestec

Youth Bonus

Unique

Projekte me studentët në fushën e inxhinierisë dhe

teknologjisë.

Zhvillim marketingu me të rinjtë.

Projekte të programit Erasmus +.

Komuniteti i biznesit, tregu i punës Lloji i bashkëpunimit

Marrëveshja për programin Alfa me Institutin

e Modelimeve në Biznes.

Marrëveshja me qendrën e kurseve "Abraham

Linkoln"

Marrëveshja me "United Transport"

Marrëveshja me kinema "Millenium"

Marrëveshja me teatrin Metropol

Marrëveshja me shërbimin postar UPS

Marrëveshja me Federatën e Sindikatave te

Pavarura të Tregtisë Private, Bankave e

Shërbimeve

Marrëveshja me Sicred

Xpert Systems

Vodafone

AMC

Sicred

NBG

BKT

Praktikë profesionale, Projekte të përbashkëta, Promovim.

Shërbime për studentet me kushte lehtësuese financiare dhe

administrative.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve

VII - INSTITUCIONI GARANTON MARRËDHËNIE BASHKËPUNIMI,

TË BRENDSHME DHE TË JASHTME

Standardi VII.1 - Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit të

vet.

Kriteri 1 Institucioni, për hartimin dhe

mbikëqyrjen e programit, nxit

bashkëpunimin ndërmjet personelit

brenda institucionit nëpërmjet

shkëmbimit të informacionit;

Kriteri 2 Institucioni, nëpërmjet

ndarjes së detyrave mes personelit

SHLUP UMT ka krijuar kushte të cilat lehtësojnë

shkëmbimin e informacionit. Pedagogët dhe pjesëtarë të tjerë

të institucionit kanë adresën e tyre të postës elektronike

institucionale. Shkëmbimi i informacionit nëpërmjet

përdorimit të postës elektronike është forma kryesore e

komunikimit në të gjitha nivelet.

Në favor të integrimit të personelit në jetën sociale të

Page 45: Raporti i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Metropolitan/Bsc... · Mision i SHLUP UMT është të bëhet një universitet lider në Shqipëri

Page 45 of 47

brenda institucionit, marrjes së

përgjegjësive respektive dhe analizës

së vazhdueshme të punës së tyre,

garanton marrëdhënie të frytshme

bashkëpunimi.

institucionit SHLUP UMT organizon veprimtari shkencore,

kulturore e sportive, ku stafi shpeshherë është

bashkëpjesëmarrës me studentët.

Ndarja e detyravetë personelit është e përcaktuar qartësisht

në statutin, rregulloret dhe në dokumentet e përshkrimit të

punës (Job Description).

Në statut janë përcaktuar qartë njësitë përgjegjëse për

analizën e punës së stafit dhe mënyrat e vlerësimit. Qartësia

në ndarjen e detyrave dhe përgjegjësive konsiderohet një

element që shmang problemet mbi përgjegjësitë dhe rolet,

dhe në këtë mënyrë garanton marrëdhënie të frytshme

bashkëpunimi mes personelit.

Standardi VII.2 - Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe

jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj.

Kriteri 1 Institucioni për realizimin e

objektivave të programeve të

studimeve dëshmon se ka vendosur

marrëdhënie bashkëpunimi me

institucionet homologe jashtë vendit

dhe aktorët e biznesit vendas ose të

huaj;

Kriteri 2 Institucioni ka vendosur

marrëdhënie bashkëpunimi me

punëdhënësit për kryerjen dhe

mbikëqyrjen e praktikës, në varësi të

programeve të studimeve që ofrojnë;

Kriteri 3 Institucioni organizon

trajnime profesionale të mëtejshme në

bashkërendim me punëdhënësit;

Kriteri 4 Institucioni bën një raport

analitik të përfitimeve nga

marrëveshjet kontraktuale në funksion

të realizimit të programeve të

studimeve.

Në funksion të realizimit sa më mirë të proçesit të

mësimdhënies dhe mësimnxënies në të gjithë programet e

studimit (ku përfshihet edhe programi i studimit BSc.në

Informatikë Ekonomike), SHLUP UMT ka marrëveshje me

McGraw Hill, për sigurimin e teksteve bashkëkohore për çdo

lëndë. McGraw Hill është një ndër shtëpitë botuese më

librarinë më të pasur dhe më me emër në botë. Nëpërmjet

kësaj marrëveshje pedagogëve u jepet akses i plotë për

download-imin e librave dhe të revistave shkencore të

përfshira në katalogun e saj.

SHLUP UMT ka nënshkruar marrëveshje dhe me

institucione apo ente profesionale vendase dhe të huaja, të

tjera, si p.sh.: Shoqëritë Teknologjike si Microsoft, Synapse,

Cisco Networking,.

SHLUP UMT ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me

punëdhënësit për kryerjen dhe mbikëqyrjen e praktikës

profesionale të studentëve që ndjekin programin e studimit

BSc. në Informatikë Ekonomike.

Konkluzionet e GVJ

SHLUP UMT ka krijuar kushte të favorshme për shkëmbimin e informacionit dhe

bashkëpunimit ndërmjet personelit. Institucioni, nga sa më sipër, ka lidhur një sërë

marrëveshjesh me një sërë institucionesh kërkimore shkencore të huaja, por për shkak të

mosakreditimit institucional deri në këtë moment, këto marrëveshje kanë hasur pengesa për

zbatimin e tyre.

Page 46: Raporti i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Metropolitan/Bsc... · Mision i SHLUP UMT është të bëhet një universitet lider në Shqipëri

Page 46 of 47

ANALIZA SWOT

(sipas metodës SWOT Analyses: Strengths-Pikat e forta, Weaknesses-Pikat e dobëta, Opportunities -

Shanset, Threats-Kërcënimet)

a. Pika të forta:

Programi është mbështetur në praktikën më të mirë lokale por dhe ndërkombëtare, kjo

nëpërmjet stafit akademik të kualifikuar jashtë vendit. Përmbajtja e programit të studimit dhe e

programeve të lëndëve përkatësisht, janë në përputhje me kriteret e standardeve për këto

programe.

SHLUP UMT ka ngritur në nivel istitucional sistemin e brendshem të sigurimit të cilësisë,

nëpërmjet QVB, njësi kjo e përcaktuar qartë në aktet bazë të shkollës (Statut dhe rregullore) si

dhe në Manualin e Sigurimit të Cilësisë.

Mbështetja nga autoritetet menaxhuese e ideve të reja të mësimdhënies, bashkëpunimit me

institucione brenda dhe jashtë vendit, organizimit të vazhdueshëm në nivel Fakulteti të

aktiviteteve shkencore (konferenca, seminare) me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar.

Disponimi i laboratorëve dhe përdorimi i pajisjeve teknologjike moderne nga ana e studentëve

në procesin e mësimdhënies, në funksion të programit të studimit.

Implementimi i planit për ndërtimin e kampusit brenda një periudhe të shkurtër kohore, me një

sipërfaqe prej 5000 m2, ku përveç infrastruturës në funksion të veprimtarisë akademike, janë

planifikuar ambjente kreative për studentët dhe jo vetëm.

Përmirësimi i imazhit të SHLUP UMT, me orientim drejt kërkimit.

b. Pika të dobëta:

Kufizimi i titujve të librave specifikisht për programin e studimit Bsc në Informatikë

Ekonomike në Bibliotekën e shkollës.

Njohja jo shumë e mirë e gjuhës angleze nga studentët bën që të mos shfrytëzohet

maksimalisht abonimi në bibliotekën online “McGraw Hill Education”.

Mungesa e terreneve sportive për studentët.

Mungesa e mobilitetit të studentëve dhe stafit në universitete të huaja.

c. Shanset

Implementimi i lëvizjes së lirë të stafit dhe studentëve në programet TEMPUS, CEEPUS,

Erasmus+, etj.

Rritja e kërkesës në tregun e punës për profesionistë të programeve të Informatikës

Ekonomike.

Rritja e interesit të komunitetit të biznesit për plotësimin e kërkesave të tyre me staf të

kualifikuar (punësimi i studentëve).

d. Kërcënimet

Page 47: Raporti i Vlerësimit të Jashtëm - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Metropolitan/Bsc... · Mision i SHLUP UMT është të bëhet një universitet lider në Shqipëri

Page 47 of 47

Ndryshimi i vazhdueshëm i kuadrit ligjor dhe nënligjor të arsimit të lartë.

Perceptimi negativ për arsimin e lartë privat në Shqipëri.

Rritja e kuotave të pranimit në universitetet shtetërore të studentëve në degë të ngjashme si dhe

hapja e degëve të ngjashme në shumë universitete të tjera private.

Mungesa e diversifikimit të burimeve të financimit përbën rrezik për qëndrueshmërinë

financiare të SHLUP UMT.

Konkurrenca jo e drejtë ne tregun e punës në Shqipëri (punësimi i studentëve).

Eksperti i Vlerësimit të Jashtëm

Prof. Asoc. Dr. Rovena Bahiti