raporti perfundimtar pËr vlerËsimin e … riakreditim mp... · page 5 of 50 shkurtime unyt...
TRANSCRIPT
RAPORTI PERFUNDIMTAR
PËR
VLERËSIMIN E JASHTËM
PËR AKREDITIMIN PERIODIK
TË PROGRAMIT TË STUDIMIT
MASTER PROFESIONAL me profilet,
SISTEMET E INFORMACIONIT; SHKENCA
KOMPJUTERIKE
OFRUAR NGA “UNIVERSITY OF NEW YORK TIRANA”
Ekspertët e vlerësimit të jashtëm:
1. Prof. Dr. Thoma Korini ____________________
2. Prof. Dr. Vasil Jorgji ____________________
Tiranë, Korrik 2013
Page 2 of 50
Tabela e lëndës
Tabela e lëndës ................................................................................................................................................ 2
HYRJE ............................................................................................................................................................. 6
Përbërja e GVJ ................................................................................................................................................. 6
Parimet e Punës së GVJ ................................................................................................................................... 7
1. Misioni dhe objektivat e programit të studimit .......................................................................................... 7
1.1 Misioni i UNYT .................................................................................................................................. 7
1.2 Qëllimet dhe Objektivat e Programit të Studimit ..................................................................................... 8
Standardi I.1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij. .......... 9
Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit. ....... 10
Standardi I.3 - Programet e studimeve ofrohen në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi. ............ 10
Standardi I.11 - Institucioni harton një plan zhvillimi të programeve të studimeve, të rezultateve të
mësimdhënies dhe të të nxënit. ............................................................................................................... 10
2. Struktura akademike e Fakultetit (përgjegjës për programin e studimit) ................................................... 11
Standardi II.2 - Institucioni organizohet në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi, për
përmbushjen e misionit të tij. .................................................................................................................. 11
Standardi II.3 - Njësitë e institucionit angazhohen drejtpërdrejt dhe me përkushtim për realizimin e
programeve të studimeve. ........................................................................................................................ 12
Standardi II.1 - Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ angazhohen për
përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve. .......................................................................... 15
Standardi II.4 - Personeli akademik angazhohet në hartimin dhe zbatimin e politikave të zhvillimit të
institucionit. ............................................................................................................................................ 16
Standardi III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin dhe vlerësimin e
personelit. ............................................................................................................................................... 16
Standardi III.2 - Personeli akademik (me grada shkencore dhe tituj akademikë) mbulon nevojat e
institucionit dhe i ka të përcaktuara qartë përgjegjësitë. .......................................................................... 16
Standardi III.6 - Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar udhëheqësi është në përputhje
me fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit dhe është parashikuar të përgatitet teza...... 17
Standardi III.7 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ për
përmbushjen e misionit të tij. .................................................................................................................. 17
Standardi III.8 - Personeli akademik realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet ligjore e
nënligjore në fuqi. .................................................................................................................................... 17
Standardi III.9 - Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij. ....................................... 17
2. Infrastruktura në funksion të programit të studimit, logjistika dhe shërbime të tjera ndaj komunitetit ..... 18
Standardi II.5 - Institucioni siguron infrastukturën e nevojshme për realizimin e programeve të studimeve
të ciklit të dytë dhe të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë që ofron. ............................ 19
Standardi V. 2- Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë të mjaftueshëm dhe mjedise të
përshtatshme mësimore. ......................................................................................................................... 20
3. Financimi dhe menaxhimi i burimeve financiare ...................................................................................... 21
Standardi II.9 - Institucioni bën një auditim të përvitshëm (të jashtëm dhe/ose të brendshëm) të situatës
financiare. ............................................................................................................................................... 21
Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të studimeve. .............. 22
4. Sistemi i Brendshëm i Sigurimit të Cilësisë .............................................................................................. 22
Standardi I.10 - Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë
e programeve të studimeve. ..................................................................................................................... 24
Standardi I.13 - Institucioni publikon rregullisht informacion të paanshëm dhe objektiv, sasior e cilësor,
për vlerësimin e brendshëm. .................................................................................................................... 24
Standardi II.7 - Institucioni kryen një analizë vjetore për vlerësimin e programeve të studimeve të ciklit të
dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë. ................................................................. 25
Page 3 of 50
Standardi VIII.1 - Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të studimeve....... 25
POLITIKAT E FORMIMIT TË STUDENTËVE ..................................................................................................... 26
5. Programi i studimit, organizimi i tij .......................................................................................................... 26
Standardi I.1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij. ......... 33
Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit. ....... 34
Standardi I.4 - Programet e studimeve ofrohen në përshtatje me nivelin e studimeve. .............................. 34
Standardi I.5 - Programet e studimeve synojnë të arrijnë dimensione ndërkombëtare. ............................. 34
Standardi I.6 - Programet e studimeve përfshijnë aftësimin profesional dhe kërkimin shkencor. .............. 35
Standardi I.7 - Programet e studimeve “Master Profesional” ofrohen në përputhje me nevojat e tregut të
punës. ..................................................................................................................................................... 35
Standardi I.8 - Programet e studimeve marrin parasysh nevojat e tregut të punës. .................................. 35
Standardi I.9 - Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe interesave
kombëtare. .............................................................................................................................................. 36
Standardi I.12 - Kohëzgjatja dhe numri i krediteve për programet e studimeve të këtij cikli janë në
përputhje me me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i
ndryshuar. .............................................................................................................................................. 36
Standardi II.6 - Institucioni siguron menaxhimin efikas të informacionit në lidhje me programet e
studimeve. ............................................................................................................................................... 36
Standardi II.8 - Programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të
dytë parashikojnë një plan diplomimi. ..................................................................................................... 36
6. Mësimdhënia ........................................................................................................................................... 37
7. Studentët ................................................................................................................................................ 40
Standardi IV.1 - Studentët kanë të drejtë të ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet
e integruara të studimeve të ciklit të dytë. ................................................................................................ 41
Standardi IV. 2- Institucioni informon studentët në lidhje me: statusin e institucionit, të programeve të
studimeve që ofron dhe me politikat e punësimit. .................................................................................... 42
Standardi IV. 3- Institucioni, kur aplikon për vlerësimin dhe akreditimin për herë të dytë, disponon
statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë dhe
programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë. ............................................................................... 42
Standardi IV. 4- Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me statistikat e punësimit të
studentëve që janë diplomuar pas përfundimit të programeve e studimeve të ciklit të dytë dhe programeve
të integruara të studimeve të ciklit të dytë. .............................................................................................. 42
Standardi IV. 5- Institucioni informon studentët në mënyrë të vazhdueshme dhe të detajuar, në lidhje me
programet e studimeve. ........................................................................................................................... 42
Standardi IV. 6- Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve. ........................ 43
KËRKIMI SHKENCOR NË FUNKSION TË PROGRAMIT TË STUDIMIT. ............................................................. 43
8. Kërkimi shkencor .................................................................................................................................... 43
Standardi III.3 - Personeli akademik angazhohet në veprimtari shkencore të organizuara në kuadër të
programit të studimeve. ........................................................................................................................... 45
Standardi III.4 - Institucioni ofron programe mësimdhënieje edhe në gjuhë të huaj, me një personel
akademik të kualifikuar........................................................................................................................... 45
Standardi III.10 - Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të personelit
të tij. ....................................................................................................................................................... 45
Standardi III.11 - Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me veprimtarinë kërkimore-
shkencore të personelit akademik të tij. ................................................................................................... 45
9. Bashkëpunimi kombëtar, ndërkombëtar dhe marrëdhëniet me publikun ................................................. 46
Standardi V. 3- Institucioni ka marrëdhënie bashkëpunimi me aktorë të biznesit vendas apo të huaj për
kryerjen e praktikave të studentëve të tij. ................................................................................................ 47
Standardi VII.1 - Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit të tij. ....... 47
Standardi VII.2 - Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë
vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj. ..................................................................................... 48
Page 4 of 50
ANALIZA PËRMBLEDHËSE PËR IMPLEMENTIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT ............................................ 48
Page 5 of 50
SHKURTIME
UNYT University of New York, Tirana
SI Sistemet e Informacionit
SHK Shkenca Kompjuterike
APAAL Agjencia Publike e Akredimit të Arsimit të Lartë
MASH Ministria e Arsimit dhe Shkencës
SWOT (Strength, Weakness, Opportunities, Threats)
(Pikat e Forta, Pikat e Dobëta, Oportunitet dhe Kërcënimet)
GVB Grupi i Vlerësimit të Brendshëm
RVB Raporti i Vlerësimit të Brendshëm
GVJ Grupi i Vlerësimit të Jashtëm
RVJ Raporti i Vlerësimit të Jashtëm
PAE Personel Akademik Efektiv
PAK Personel Akademik me Kontratë
NJSBC Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë
MP Master Profesional
ESC Empire State College
Page 6 of 50
HYRJE
Grupi i Vlerësimit të Jashtëm (GVJ) u kontraktua nga Agjencia Publike e Akreditimit të
Arsimit të Lartë për të bërë vlerësimin e jashtëm programor në Universitetin e NEW YORK-
ut në Tiranë për Programet e studimit Master Profesional në Sistemet e Informacionit dhe
në Shkenca Kompjuterike. Qëllimi i procesit të vlerësimit të jashtëm është të japë një
mendim të pavarur për shkallën në të cilën institucioni në fjalë është i përgatitur dhe i
angazhuar të përmbushë me efektivitet dhe përgjegjshmëri kërkesat dhe standardet
akademike të diplomave që do të lëshojë. Për të arritur në këtë gjykim, GVJ u mbështet në
shqyrtimin e Raporteve të Vlerësimit të Brendshëm, në dokumentacionin bazë mbi të cilin
ngrihet veprimtaria e Universitetit (statuti, rregullorja, etj.), dosjen e programit të studimit,
tre regjistrat bazë të përcaktuar nga udhëzimet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës
(MASH), dokumentacionin e zyrës së burimeve njerëzore, etj. Po ashtu, GVJ pati
mundësinë të bisedojë me Zv. Rektorin, drejtuesit dhe anëtarët e trupave kolegjiale, stafin
akademik, studentët, punonjësit e sekretarisë mësimore, etj. Vizita u bënë në mjediset e
Universitetit, përfshirë bibliotekën, sallat e kompjuterëve dhe laboratorët.
Vlerësimi i programeve të studimit u fokusua në analizën e programeve të studimit, në
shqyrtimin e sillabuseve: vendosjen e objektivave të të mësuarit, kompetencat që synohen
të fitohen, rrugët nëpërmjet të cilave fitohen (metodat e mësimdhënies), literaturën bazë
dhe atë plotësuese, mënyrat e vlerësimit të dijeve, përcaktimin e krediteve, kompetencën e
stafit pedagogjik, etj.
Universiteti i NEW YORK-ut në Tiranë e ushtron aktivitetin e tij bazuar në Ligjin nr.9741,
datë 21.5.2007, “Për arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar me ligjin
Nr.10307, datë 22.07.2010 si dhe të akteve të tjera nënligjore mbi arsimin e lartë, Statutin
e Universitetit, Rregulloren bazë të tij dhe të akteve të tjera rregullatore të institucionit.
Universiteti i Nju Jorkut në Tiranë (UNYT) u themelua në pranverë 2002 në bazë të Ligjit
Nr. 8461 (25.02.1999) "Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë", Neni 1 [që u
zëvendësua me Ligjin Nr. 9741 (21.05.2007)] dhe me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.
156 (datë 22.03.2001) "Për Shkolla të Larta jopublike në Republiken e Shqipërisë" dhe më
15 gusht 2002 u licensua me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 397, me anë të të cilit
UNYT u lejua të ofrojë programe të studimit në Administrim Bisnesi, Kontabilitet, Finance,
Marketing, Menaxhim, Ekonomik, Shkencë Kompjuterike (Sisteme të Informacionit) dhe
Gjuhë e Letërsi Angleze (programe ekuivalente me Mastera Profesionalë).
UNYT ka dy fakultete dhe një institut: Fakulteti Ekonomik, Fakulteti i Drejtësisë,
Artit dhe Shkencave Socialedhe Institutin për Studime të Avancuara. Ai ofron
programe studimi për të tre ciklet e studimit si dhe realizon kërkim shkencor, bazë dhe të
aplikuar, me anë të njësive përbërëse kryesore, bazë dhe ndihmëse.
Programet e studimit në Sistemet e Informacionit dhe në Shkenca Kompjuterike në UNYT
kanë nisur në vitin 2002. Këto programe kanë për qëllim që nëpërmjet përgatitjes teoriko –
praktike gjatë periudhës 4 vjeçare t’u krijojnë mundësi studentëve të integrohen në tregun
e punës në vend e në rajon me një përgatitje të lartë profesionale.
GRUPI I VLERËSIMIT TË JASHTËM (GVJ)
Përbërja e GVJ
1. Prof. Dr. Thoma Korini
2. Prof. Dr. Vasil Jorgji
Page 7 of 50
Parimet e Punës së GVJ
Burimi parësor i informacionit për grupin e punës ishin Raportet e Vetëvlerësimit, të
hartuar në Maj 2013 nga vetë institucioni. Raportet sigurojnë një pamje të detajuar të
sistemeve dhe mekanizmave që ka ngritur UNYT për të përmbushur objektivat e veta si dhe
për të arritur efektivitetin e procedurave të tij për menaxhimin e cilësisë dhe standardeve.
Universiteti, po ashtu, vuri në dispozicion të vlerësuesve një numër dokumentesh shtesë si
dhe u administruan Rezultatet e Pyetësorëve të studentëve.
Për realizimin e këtij vlerësimi, GVJ u mbështet kryesisht tek kërkesat e parashkruara nga
Ligji Nr. 9741, datë 21.5.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar,
Udhëzimi Nr. 15, datë 4.4.2008 “Për organizmin e studimeve në institucionet publike të
arsimit të lartë, Udhëzimi Nr. 30, datë 28.07.2008 “Për përcaktimin e procedurave dhe
dokumentacioni që duhet të paraqesë subjekti juridik për hapjen e një institucioni privat të
arsimit të lartë ose programeve të studimit, në ciklin e parë dhe ciklin e dytë të studimeve si
dhe programeve të studimeve “Master i Nivelit të Dytë”. Të gjitha këto materiale u vunë në
dispozicion nga APAAL.
Në takimin e parë të tij, pasi ishte njohur në mënyrë individuale me këto materiale, ekipi
diskutoi gjerësisht mbi Raportet e Vetëvlerësimit dhe, i ndihmuar nga stafi i APAAL, hartoi
një program takimesh që do të realizoheshin gjatë vizitave në UNYT.
GVJ e vizitoi Universitetin në mënyrë të organizuar në muajin qershor 2013. GVJ zhvilloi
diskutime me Zv. Rektorin, stafin akademik të Departamentit si dhe me pedagogë të
veçantë. GVJ u ndal në detaje të funksionimit të Sekretarisë Mësimore si dhe në detaje të
administrimit të jetës së universitetit. GVJ vizitoi me përparësi lehtësitë për studentët si
sallat e internetit dhe të kompjuterave, bibliotekën, mjediset e studimeve, etj. U zhvilluan
bashkëbisedime me një grup studentësh dhe u administrua një pyetësor (sipas modelit të
APAAL). Informacioni dhe të dhënat që përmban ky raport bazohen në burimet e
sipërpërmendura dokumentare, në takimet e zhvilluara, si dhe në materialet e ndryshme
që iu vunë në dispozicion GVJ-së sipas kërkesave.
1. Misioni dhe objektivat e programit të studimit
1.1 Misioni i UNYT
Bazuar në RVB, Misioni i UNYT është t'u ofrojë studentëve mundësinë për të fituar një
diplomë universitare në nivelin Bachelor, Master apo doktoraturë në një numër
specializimesh akademike dhe profesionale, të cilët do t'u japin atyre njohuritë, aftësitë dhe
besimin e nevojshëm për të patur sukses në një mjedis pune të ndryshëm, kombëtar e
ndërkombëtar dhe t'i përgatisë ata për jetën si qytetarë të aftë të komunitetit botëror. UNYT
bashkërendon arsimin liberal me atë të aplikuar dhe të orientuar drejt ekonomisë së tregut
dhe ve theks në zhvillimin e vashdueshëm të tij si një institucion kërkimor.
UNYT angazhohet në mënyrë të palëkundur në zhvillimin intelektual, krijues dhe personal
të studenteve të tij dhe beson se rezultatet e mësimit duhet të përfshijnë:
1. Përvetësimin e aftësive të mira në komunikimin gojor dhe me shkrim të gjuhës
angleze.
2. Zhvillimin e aftësive të mendimit analitik, sintetik dhe kritik.
3. Të kuptuarit e metodave bazë të kërkimit, duke përfshirë aftësinë për të përcaktuar,
vlerësuar dhe sintetizuar informacione dhe të dhëna.
4. Njohjen e kulturave dhe të shoqërive perëndimore dhe jo perëndimore.
5. Ndjeshmërinë ndaj problemeve sociale dhe diversitetit kulturor e etnik.
6. Vlerësimin për shprehjen dhe kulturën krijuese.
Page 8 of 50
7. Të kuptuarit e problemeve ndërkombëtare dhe arritjen e një perspektive globale.
8. Zhvillimin e marrëdhënieve të shëndosha ndërpersonale dhe sociale.
9. Të kuptuarit e përdorimeve dhe kufizimeve të teknologjisë moderne.
10. Ndërgjegjësimin për mundësitë profesionale dhe të kuptuarit e etikës dhe
përgjegjësive profesionale.
11. Forcimin e vlerave të integritetit, objektivitetit dhe të njohjes së qenies njerëzore.
12. Zhvillimi i aftësive dhe sjelljeve të nevojshme për t'u bërë një "nxënës" i sukseshëm, i
përgjegjshëm dhe i vetë-drejtuar.
13. Vlerësimin e trashëgimisë dhe kulturës shqiptare.
1.2 Qëllimet dhe Objektivat e Programit të Studimit
Bazuar në RVB, Programet Master Profesional në profilet “Sistemet e Informacionit” dhe
“Shkenca Kompjuterike” në UNYT janë projektuar për të pajisur studentët me njohuri,
aftësi dhe eksperiencë, që t’i ndihmojnë të diplomuarit të hyjnë me sukses në botën e
profesioneve që përdorin aftësi të kultivuara në këtë program, si p.sh. analist i sistemeve të
informacionit, specialist databazash për sistemet informative, zhvillues sistemesh apo për
të vazhduar studime të mëtejshme pasuniversitare. Për këtë qëllim, kurrikulat hartohen
dhe modulet e tyre strukturohen mbështetur në eksperiencën akademike dhe profesionale
të stafit akademik brenda dhe jashtë UNYT, si edhe në përvojat e të diplomuarve. Prandaj
programi është i hapur për këdo që synon të ndërtojë njohuritë në shkencat kompjuterike
dhe sistemet e informacionit për një karrierë të lidhur me këto profile.
Programi u siguron studentëve mundësinë të bëhen pjesë e një studimi që kombinon
teorinë mbi shkencat kompjuterike dhe informatikën në tërësi dhe praktikën në lidhje me
analizën, projektimin dhe zhvillimin e sistemeve te informacionit si dhe shkencat
kompjuterike. Programi angazhon studentët të fitojnë cilësi që janë të nevojshme në
mjedisin kombëtar dhe atë nderkombëtar duke i bërë të gatshëm të punësohen në detyra
që kanë të bëjnë me sistemet e informacionit duke i pajisur me njohuri që i lejojnë të
menaxhojnë sisteme komplekse të informacionit apo të projektojnë sisteme software për
probleme komplekse.
Duke synuar të krijojë specialistë të sistemeve të informacionit dhe shkencave
kompjuterike me njohuri mbi teorinë bazë të komputacionit dhe të algoritmave, aftësi mbi:
programimin, bazat e të dhënave, inxhinierinë software, kontabilitetin, menaxhimin,
financën, programi synon që t'i pajisë studentët me aftësi të lidhura me objektivat e
mëposhtme për studentin (sipas RVB):
- Objektivi 1: Të kuptojë procesin e analizimit, projektimit dhe zhvillimit të sistemeve
të informacionit bazuar në software për probleme komplekse.
- Objektivi 2: Të bëhet kompetent në menaxhimin e sistemeve të informacionit dhe
në mirëmbajtjen e tyre me synimin përfundimtar të optimizimit të procesit të
vendimarrjes.
- Objektivi 3: Të bëhet kompetent në realizimin me sukses të zgjidhjeve praktike që
kanë të bëjnë me implementim sistemesh informative bazuar në software, ndërtim
dhe manipulim databazash, ndërtim dhe menaxhim rrjetesh ose sistemesh.
Programi, me profilet e tij, synon të arrijë rezultatet e mëposhtme për studentët që e
përfundojnë atë (sipas RVB):
Rezultate të Njohurive: Me të mbaruar programin e studimit, studentët duhet të jenë në
gjendje të:
Analizojnë skenarë kompleks dhe të zhvillojnë analiza të detajuara të sistemeve
software për menaxhimin e këtyre skenarëve.
Page 9 of 50
Tregojnë kompetencë të lartë në teknikat e optimizimit të zgjidhjeve software dhe të
përmirësimit të sistemeve të informacionit.
Tregojnë njohuri të shkëlqyera të sistemeve informative dhe atyre operative dhe
funksionimit të tyre.
Tregojnë njohuri të shkëlqyera në projektimin e strukturave të të dhënave dhe në
analizën dhe projektimin e bazave të të dhënave.
Tregojnë njohuri shumë të mira të sistemeve software të biznesit dhe të të gjitha
aspekteve të ciklit të plotë të një aktiviteti prodhues.
Tregojnë kompetencë të lartë në teknikat algoritmike dhe në analizën e
kompleksitetit të algoritmave bazë dhe atyre të avancuar.
Analizojnë probleme komplekse dhe të gjejne zgjidhje algoritmike eficiente.
Rezultate të Aftësive: Në përfundim të programit të studimit, studentët do të kenë
zhvilluar aftësitë e mëposhtme që i lejojnë ata të:
Projektojnë zgjidhje konkrete për probleme ku sistemet kompjuterike janë të
nevojshme.
Zhvillojne programe software për menaxhimin e skenarëve kompleks dhe sistemeve
informative të dimensioneve të ndryshme.
Zhvillojne baza të dhënash dhe t’i manipulojnë dhe mirëmbajnë ato.
Mësojnë gjuhë të tjera programimi duke u përshtatur me shpejtësi me ndryshimin
shumë të shpejtë të teknologjisë.
Përshtaten me teknologji të reja në fushën e inxhinierisë software, të databazave, të
rrjeteve kompjuterike, sistemeve web dhe sistemeve server.
Mirëmbajnë sisteme informative komplekse dhe t'ju pergjigjen me aftësi të lartë
kërkesave të menaxherëve për raporte dhe të dhëna me synim vendimarrjen
optimale.
Marrin pjesë në projekte të mëdha të inxhinierisë software dhe të demonstrojnë
aftësi në praktikat e avancuara të zhvillimit të softwareve.
Dëshmojnë aftësi ekselente të komunikimit gojor dhe shkrimor dhe të punuarit në
grup, si edhe të mirëpresin dhe menaxhojnë ndryshimin.
Të zotërojnë të paktën një gjuhë të huaj minimalisht në nje nivel mesatar.
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve
Standardi I.1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.
Kriteri 3 Programet e studimeve hartohen në përputhje me misionin dhe qëllimin e institucionit;
UNYT është ndërtuar dhe funksionon në përputhje
me kërkesat e “Ligjit për Arsimin e Lartë në
Republikën e Shqipërisë”, dhe sfidave të garantimit
të cilësisë në çdo hallkë e aktivitet të tij. Programi i
studimeve MP me profilet në SI dhe në SHK janë
konceptuar dhe hartuar në bazë të misionit të këtij
universiteti.
Kriteri 4 Programet e studimeve hartohen në përputhje me nevojat e tregut të punës;
Programet e studimit janë hartuar pas një studimi të
nevojave të tregut dhe të perspektivave ekonomike të
vendit dhe ndjekin në mënyrë të vazhdueshme
zhvillimet e kërkesat e tregut të punës.
Kriteri 5 Programet e studimeve hartohen në përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit;
Teknologjia e informacionit përbën sot një nga degët
kryesore të inxhinierisë që kontribuon përmes
Page 10 of 50
shërbimeve profesionale në zhvillimin më të mirë e
të qëndrueshëm të shoqërisë. Në këtë aspekt
programet e propozuara të studimeve kontribuojnë
fuqishëm në përgatitjen e inxhinierëve të kualifkuar
të cilët do të mbështesin zhvillimet e shpejta në këtë
fushë në dekadat e fundit dhe prioritetet kombëtare
në këtë drejtim.
Kriteri 6 Programet e studimeve pasqyrojnë vullnetin e institucionit për ruajtjen e vlerave kulturore të kombit.
Programet e propozuara të studimeve, megjithëse
nuk kanë të bëjnë direkt me fushën e ruajtjes së
vlerave kombëtare, mbështetin zhvillimet prioritare
të kohës në Shqipëri e më gjerë. Përmbajtja lëndore
e kurrikulave rrit ndërgjegjësimin e studentëve ndaj
vlerave kulturore të kombit (plotësuar edhe me
ekskursione mësimore në krahina të ndryshme të
Shqipërisë).
Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim
të institucionit.
Kriteri 1 Programet e studimeve janë përshtatur me strategjinë për zhvillim të institucionit;
Programi i studimit është në përputhje me
strategjinë e zhvillimit të UNYT dhe përshatet në
mënyrë të vazhdueshme me të.
Standardi I.3 - Programet e studimeve ofrohen në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
Kriteri 1 Përmbatja e programeve të studimeve është në përputhje me kriteret e përcaktuara nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi;
Programi i studimit u përgjigjet kërkesave të Ligjit
Nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në
Republikën e Shqipërisë”, si dhe kërkesave të
Udhëzimit të MASH Nr.15 datë 04.04.2008.
Specifikat e tij lidhen me adoptimin e sistemit
amerikan. Në këtë mënyrë nuk lëshohet diplomë e
ciklit të parë, por të katër vitet i korrespondojnë
nivelit të diplomës Master Profesional.
Kriteri 2 Emërtimi i programit të studimit është në përputhje me nivelin e kualifikimit të arritur dhe të përcaktuar nga Korniza Shqiptare e Kualifikimit.
Diploma e lëshuar në përfundim të studimeve është
e nivelit 7 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimit, të
specifikuar ne Ligjin Nr. 10247 / 04.03.2010.
Standardi I.11 - Institucioni harton një plan zhvillimi të programeve të studimeve, të
rezultateve të mësimdhënies dhe të të nxënit.
Kriteri 1 Institucioni harton një plan strategjik në nivel institucioni për zhvillimin dhe përmirësimin e programeve të studimeve;
UNYT ka hartuar një Plan Strategjik 5 vjeçar (2012-
2017) në të cilin janë përcaktuar një numër
qëllimesh strategjike të detajuara të cilat synojnë,
ndërmjet të tjerash, rritjen e pranimeve të
studentëve cilësorë, rekrutimin e stafit të talentuar,
synimin e ekselencës në mësimdhënie, zhvillimin e
vazhdueshëm të infrastrukturës, etj.
Kriteri 2 Institucioni harton një plan strategjik në nivel institucioni për përmirësimin e rezultateve të mësimdhënies dhe të të nxënit.
Në detajim të Planit Strategjik të UNYT, përpilohen,
në nivel Departamenti, objektivat vjetorë dhe plani i
veprimit të cilët mbulojnë aspektet e mësimdhënies
e të kërkimit shkencor. Gjithashtu, çdo pedagog
përcakton objektivat individualë vjetorë. Për
menaxhimin e hapave të ndërmjetme që çojnë në
hartimin e këtyre dokumenteve strategjike,
përgatiten raporte fund-semestrale.
Konkluzione të GVJ:
1. Plotësimi i standardeve në vlerësimin në kuadër të akreditimit periodik (II):
Programet e studimit MP me profilet “Sisteme Informacioni” dhe “Shkenca Kompjuterike” janë në përputhje me aktet ligjore e nënligjore, misionin, objektivat dhe strategjinë e zhvillimit të UNYT si dhe kërkesat e tregut të punës për të përgatitur specialistë të aftë në fushën inxhinierisë së kompjuterave. UNYT vepron me plane afatgjata, afatmesme dhe afatshkurtra të integruara në makromenaxhimin e institucionit edhe në menaxhimin e programeve të studimit që ofrohen prej tij.
Page 11 of 50
2. Struktura akademike e Fakultetit (përgjegjës për programin e studimit)
Fakulteti i Drejtësisë, Artit dhe Shkencave Sociale, i cili mbulon diplomën Master
Profesional me profilet “Sisteme Informacioni” dhe “Shkenca Kompjuterike” është një nga
dy fakultetet e UNYT.
REKTORI
Dr. Dyonysios Mentzeniotis
Zv.RektorDr. Konstantinos
Giakoumis
Fakulteti i EkonomisëDekan
Prof.Dr. Agim Kukeli
Fakulteti i Drejtësisë, Artit & Shkencave Sociale
Dekan Dr. Konstantinos
Giakoumis
Instituti për Kërkim të AvancuarDrejtore
Dr. Nertila Gjini
Departamenti i Administrim Biznesit
Shef Dr. Përparim Dervishi
Departamenti i Ekonomiksit &
FinancësShefe
Dr. Juna Miluka
Qendra e Parashikimeve
Ekonomike Drejtor
Prof.Dr. Fejzi KolaneciDepartamenti i
Shkencave Kompjuterike
Shef Dr. Marenglen Biba
Departamenti i Shkencave Humane
& SocialeShef
Dr. Adam Ehrlich
Qendra e Studimeve Sociale
Drejtore Dr. Enila Cenko
I. Katedra e Biznesit1. Dr. P.Dervishi2. M.Koc3. E. Garo4. Dr. Mentzeniotis
I. Katedra e Anglishtes1. Dr. P. Brown2. P. Seefeldt3. E. Prifti
1. Dr. J. Miluka2. Prof.Dr. A.Kukeli3. B. Kazazi4. A. Thomaj5. E. Kopliku6. A. Bllako7. I. Binaj8. Prof.Dr. N.Roufaiel
I. Katedra e Shkencave Kompjuterike1. Dr. M. Biba2. V.N. Rao3. Dr. A. Bejleri4. G. Rojba
I. Katedra e Matematikës & Shkencave Natyrore Kompjuterike1. Dr. N. Gjini (Koordinatore)2. Prof.Dr. F. Kolaneci3. Dr. E. Smokthina4. Dr. E. Gjebrea
I. Katedra e Ligjit1. Dr. E. Olldashi (Koordinatore)2. Prof.Dr. Trygve Ben Holland3. E. Koka4. H. Ruci
I. Katedra e Shkencave Humane dhe Sociale1. Dr. A. Ehrlich 2. Dr. K. Giakoumis3. Dr. E. Hasimja4. Dr. E. Cenko5. E. Rukaj
Struktura qeverisëse e UNYT përbëhet nga Bordi i Aksionerëve, Senati, Këshillat e
Fakulteteve dhe Këshilli i Profesorëve. Funksionarët e këtyre strukturave janë Presidenti
dhe zv-Presidentja, Rektori, zv-Rektori, Kryetari i Këshillit të Profesorëve, Dekanët e
Fakulteteve, Përgjegjësit e Departamenteve dhe drejtuesit e programeve të studimeve,
menaxherja e përgjithshme si dhe funksionarë të tjerë në poste administrative, si Arkivi
dhe Regjistri, Biblioteka, Financa, kordinatorë të sistemit të brendshëm të sigurimit të
cilësisë, etj. UNYT në përgjithësi ndjek politika të një hierarkie jo të thepisur brenda kufijve
të autonomisë që buron prej legjislacionit shqiptar dhe vendimeve të autoriteteve përkatëse.
Ashtu siç duket në organigramën e UNYT, universiteti përbëhet nga dy fakultete dhe një
institut kërkimor-shkencor. Secili fakultet ka dy departamente dhe një qendër
kërkimore-shkencore.
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve
Standardi II.2 - Institucioni organizohet në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në
fuqi, për përmbushjen e misionit të tij.
Kriteri 1 Institucioni organizohet në mënyrë që të përmbushë misionin e tij;
UNYT organizohet në përputhje me aktet ligjore dhe
nënligjore në fuqi, të cilët e ndihmojnë atë në
pëmbushjen e misionit të vet. Së fundmi, riorganizimi
është kryer me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe
Shkencës, Nr.53, datë 6.02.2013.
Kriteri 2 Institucioni ka së paku dy Fakultete; UNYT përbehet nga dy fakultete dhe një institut
kërkimor-shkencor.
Page 12 of 50
Kriteri 3 Fakulteti organizohet në njësi bazë. Çdo fakultet ka, së paku, tri të tilla, nga të cilat dy departamente;
Fakulteti i Drejtësisë, Artit dhe Shkencave Sociale, i
cili mbulon diplomën Master Profesional me profilet
“Sisteme Informacioni” dhe “Shkenca Kompjuterike”,
përbëhet nga 3 njësi bazë (dy departamente dhe një
qendër studimore)
Kriteri 4 Fakulteti ose Instituti i Kërkimit dhe Zhvillimit përbëhet nga, së paku, 3 njësi bazë me objektiva dhe mision të mirëpërcaktuar;
Njësitë bazë, përbërëse të Fakultetit të Drejtësisë,
Artit dhe Shkencave Sociale kanë objektiva dhe
mision të mirëpërcaktuar.
Kriteri 5 Departamenti duhet të ketë në përbërje të tij të paktën 7 anëtarë efektivë si personel akademik, ndër të cilët të paktën 3 duhet të jenë me gradën shkencore “Doktor”.
Departamenti i Shkencave Kompjuterike përbëhet
nga një personel akademik që plotëson më së miri
kushtet e kërkuara të kualifikimit. Anëtarët efektivë
të këtij Departamenti janë 4 me gradën doktor, dhe
një me titull Profesor.
Standardi II.3 - Njësitë e institucionit angazhohen drejtpërdrejt dhe me përkushtim
për realizimin e programeve të studimeve.
Kriteri 1 Njësitë bazë dhe kryesore janë të ndërgjegjshme për përgjegjësitë që kanë për realizimin e programeve të studimeve;
Në UNYT ka një përcaktim të qartë të strukturës
organizative dhe përshkrimit të secilit vend pune. Në
dokumentin titulluar “Organizational Structure & Job
Descriptions”, në mënyrë të detajuar jepen detyrat
dhe përgjegjësitë e secilit post, duke filluar që nga
Rektori e deri te punonjësi më i thjeshtë.
Kriteri 2 Njësitë bazë dhe kryesore përfshihen në procesin e rekrutimit të personelit akademik të nevojshëm dhe në vlerësimin e tij.
Procesi i rekrutimit të personelit akademik është i
mirëpërcaktuar dhe transparent. Në mënyrë të
detajuar jepen kriteret dhe procedura e përzgjedhjes e
cila përfshin përgjegjësin e departamentit, anëtarë të
stafit të fakultetit si dhe një ekspert të jashtëm. Në
trajtë diagrame jepet gjithë procedura e përzgjedhjes.
Po ashtu, në mënyrë të detajuar jepet lista e
dokumentave që duhet të paraqesin kandidatët si dhe
modele të dokumentave që duhen paraqitur.
Konkluzione të GVJ: 1. Plotësimi i standardeve në vlerësimin në kuadër të akreditimit periodik (II):
UNYT përbëhet nga dy fakultete dhe një institut kërkimor-shkencor. Struktura
organizative e tij e ndihmon të realizojë misionin dhe të identifikojë nevojat e veta duke
vepruar në mënyrë jo të centralizuar për përmbushjen e tyre. Në UNYT ka një përcaktim
të qartë të strukturës organizative dhe përshkrimit të detyrave e përgjegjësive të secilit
vend pune, në shërbim të programit të studimit.
1. Personeli akademik dhe personeli mbështetës për programin e studimit
UNYT pëbëhet nga dy fakultete dhe një institut kërkimor-shkencor. Secili fakultet ka dy
departamente dhe një qendër kërkimor-shkencore. Tre departamente kanë nga dy njesi /
seksione mësimore. Anëtarë efektivë dhe me kontratë të këtyre njësive janë të mjaftueshëm
dhe secili department ka së paku 3 anëtarë efektivë me gradën shkencore “Doktor” e së
shumti 6. Secili program studimi drejtohet nga një drejtues i fushës përkatëse ose të
ngjashme me të. Programi Master Profesional në profilet “Sistemet e Informacionit” dhe
“Shkenca Kompjuterike” drejtohet nga Dr. Marenglen Biba, i cili është edhe Drejtori i
departamentit të Shkencave Kompjuterike.
Në dokumentin titulluar “Organizational Structure & Job Descriptions”, në mënyrë të
detajuar jepen detyrat dhe përgjegjësitë e secilit post, duke filluar që nga Rektori e deri te
punonjësi më i thjeshtë.
Në mënyrë të detajuar, personeli akademik efektiv dhe ai me kontratë paraqiten në tabelat
në vijim.
Tabela 1: Personeli akademik dhe ai me kontratë i Fakultetit të Drejtësisë, Artit & Shkencave Sociale
Page 13 of 50
Fakulteti i Drejtësisë, Artit & Shkencave Sociale, Departmenti i Shkencave Kompjuterike
Personeli Akademik
Efektiv (Emër
Mbiemër)
Detyra në
Dep.
Titulli
/Grada
Personeli Akademik
me Kontratë
(Emër Mbiemër)
Titulli
/Grada
Institucioni ku
punon full - time
1 Elona Gjebrea Lektore PhD 1 Andi Bejleri PhD
2 Emira Smokthina Lektore PhD 2 Devid Pipa
3 Fejzi Kolaneci Lektor Prof. 3 Elior Vila Post-Doc
4 Gëzim Rojba Lektor 4 Elton Ballhysa PhD
Candidate
Hitit Computer
Services, Senior
Project Leader
5 Marenglen Biba Shef Depart. PhD 5 Erida Lice Albanian Satellite
Communications
Shpk
6 Narasimha Rao Lektor PhD
Candidate
6 Erita Skëndaj Communication
Progress
7 Nertila Gjini Drejtore e
Institutit për
Studimet e
Avancuara
PhD 7 Eral Vucini PhD
8 Fatmir Hoxha Prof.Dr. Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Dep. Matematikës
9 Fatos Xhafa Prof. Universitat Politecnica de Catalunya (Barcelona, Spain)
10 Indrit Troshani PhD
11 Lulëzim Hanelli PhD
12 Marjana Skënduli
13 Rexhep Mejdani Prof.
14 Utim Ulusar PhD
Fakulteti i Drejtësisë, Artit & Shkencave Sociale, Departamenti i Shkencave Humane dhe
Sociale
Personeli Akademik
Efektiv (Emër Mbiemër) Detyra në Dep.
Titulli
/Grada
Personeli Akademik me
Kontratë
(Emër Mbiemër)
Titulli
/Grada Institucioni ku
punon full - time
1 Trygve Ben Holland Lektor Prof.Dr 1 Ada Huibregtse PhD
2 Adam Ehrlich Shef Depart. PhD. 2 Adea Pirdeni PhD
Candidate
3 Aida Hasanpapa Lektore PhD 3 Aida Orgocka PhD
4 Elton Rukaj Lektor MA 4 Athanasios
Pantazopoulos
PhD
5 Enkelejda Olldashi Koordinatore e
programit të
Ligjit
PhD 5 Brikena Balli PhD
6 Enkelejda Koka Lektore MA 6 Dritan Egro Akademia e Shkencave/Instituti i Historisë
7 Enila Cenko Drejtore e
qendrës për
Studimet
Sociale
PhD 7 Eralda Met'hasani PhD
Page 14 of 50
8 Ermal Hasimja Drejtor i
Marrëdhënieve
me Publikun,
Lektor
PhD 8 Evisa Kambellari UT, Fakulteti I Drejtësisë
9 Hektor Ruci Lektor 9 Gëzim Qendro PhD Universiteti i arkitekturës dhe planifikimit urban Polis
10 Harold Neal PhD Contubernium
11 Idlir Peci PhD University of Utrecht
12 Ioannis Voudouris PhD
13 Joana Qeleshi PhD Candidate
Gjykata e shkallës së parë Durrës
14 Lou Boros PhD
Candidate
15 Nebi Bardhoshi PhD
16 Phyllis Cox PhD
17 Polycarpos Adamis PhD
18 Ravesa Lleshi PhD
Candidate
IKEJ - Institute for Economic and Legal Consulting
19 Ridvan Peshkopia PhD
20 Sotiris Yanakakis PhD
21 Tom Chionos PhD
22 Valbona Pajo Gjykata Kushtetuese
23 Vasilika Hysi Prof. Dr. Parliament
24 William Maxwell PhD
25 Ilir Kalemaj PhD cand AKAFPK
Tabela 2: Personeli akademik dhe ai me kontratë i Fakultetit të Drejtësisë, Artit & Shkencave Sociale sipas
titujve e gradave
Departamenti i Shkencave Kompjuterike
Numri i PAE Numri i PAK Numri i PA në total
Fakulteti i Drejtësisë, Artit dhe Shkencave
Sociale
Gj Tituj/ Grada
Gj Me
Master Gj
Tituj/ Grada
Gj Me
Master Gj
Tituj/ Grada
Gj Me
Master
5 Prof, PhD 2 MA 11 Prof, PhD 5 MA 16 Prof, PhD 7 MA
Departmenti i Shkencave Humane dhe Sociale
Numri i PAE Numri i PAK Numri i PA në total
Gj Tituj/ Grada
Gj Me
Master Gj
Tituj/ Grada
Gj Me
Master Gj
Tituj/ Grada
Gj Me
Master
7 Prof PhD 3 MA 21 Prof PhD 3 MA 29 Prof PhD 6 MA
Në total 18 Prof PhD 13 MA 50 Prof PhD 14 MA 69 Prof PhD 27 MA
Tabela 3: Të dhënat e kualifikimit dhe raportet midis tyre
Titulli Dep. i Shkencave Kompjuterike Dep. i Shkencave Humane dhe
Sociale
PAE PAK Raporti
PAE/PAK PAE PAK Raporti
PAE/PAK
Profesorë 1 4 0.25 1 1 1
Profesorë të Asociuar 2 0
Doktorë 4 7 0.57 6 18 0.33
Page 15 of 50
Pedagogë me Master 2 5 0.4 3 3 1
Pedagogë (pa tituj)
Asistentë me Ma
Asistentë pa Ma
Personeli Administrativ
Tabela 4: Të dhënat sipas moshës për personelin akademik dhe administrativ efektiv
Personeli sipas titujve
/gradave
Numri i Personelit Akademik Efektiv dhe administrativ me
moshë: (25-35) (36-45) (46-55) (56-65) (66-68)
Profesorë 1
1
Profesorë të Asociuar
Doktorë 4 6 3 2
Pedagogë me Master 7 4 1
Pedagogë (pa tituj)
Asistentë me Ma
Asistentë pa Ma
Personeli Administrativ 12 6 3 4
Tabela 5: Të dhënat sipas moshës për personelin akademik dhe administrativ me kontratë
Personeli sipas titujve Numri i Personelit Akademik me Kontratë me moshë: /gradave (25-35) (36-45) (46-55) (56-65) (66-68)
Profesorë 2 1 1
Profesorë të Asociuar
Doktorë 13 15 10 4 4
Pedagogë me Master 7 6 1 1
Pedagogë (pa tituj)
Asistentë me Ma
Asistentë pa Ma
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve Standardi II.1 - Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ
angazhohen për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve.
Kriteri 1 Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ i institucionit angazhohen në përputhje me objektivat e programeve të studimeve
dhe për arritjen e tyre;
Personeli akademik dhe administrativ i institucionit
është i angazhuar në përputhje me objektivat e
programeve të studimeve dhe për arritjen e tyre. Në
dokumentin titulluar “Organizational Structure & Job
Descriptions”, në mënyrë të detajuar jepen detyrat
dhe përgjegjësitë e secilit post, duke filluar që nga
Rektori e deri te punonjësi më i thjeshtë. Duhet
theksuar këtu se UNYT nuk disponon personel
ndihmës mësimor-shkencor të dedikuar. Detyrat që
eventualisht mund të mbuloheshin nga një personel
i tillë përballohen nga personeli akademik i niveleve
të ndryshme, duke dëshmuar për një fleksibilitet në
trajtimin dhe zgjidhjen e problemeve të aktivitetit të
përditshëm mësimor e kërkimor.
Kriteri 2 Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ i institucionit angazhohen në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.
Personeli akademik dhe administrativ i institucionit
është i angazhuar në përputhje me strategjinë për
zhvillim të institucionit. Performanca e
mësimdhënies kontrollohet në mënyrë periodike në
të gjitha aspektet duke dhënë edhe rekomandimet
përkatëse.
Page 16 of 50
Standardi II.4 - Personeli akademik angazhohet në hartimin dhe zbatimin e politikave
të zhvillimit të institucionit.
Kriteri 1 Personeli akademik luan rol kryesor në hartimin e kurrikulës dhe në vendimet institucionale që i përkasin organizimit të programeve të studimeve;
Personelit akademik është i angazhuar në hartimin e
kurrikulave, si dhe merr pjesë në vendimet
institucionale. Duhet theksuar gjithashtu se
programet e ofruara në UNYT janë organizuar,
autorizuar dhe mbikëqyrur nga State University of
New York/ESC.
Kriteri 2 Rekrutimi i personelit të ri dhe përcaktimi i ngarkesës mësimore bëhet në përputhje me aktet
ligjore dhe nënligjore në fuqi.
Procesi i rekrutimit të personelit akademik është i
mirëpërcaktuar dhe transparent. Në trajtë diagrame
jepet gjithë procedura e përzgjedhjes, lista e
dokumentave që duhet të paraqesin kandidatët, si
dhe modele të dokumentave që duhen paraqitur. Në
kontratën e punës përcaktohen edhe orët mësimore
që duhen realizuar, të cilat variojnë në intervalin 6
deri në 13 orë në javë.
Standardi III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin
dhe vlerësimin e personelit.
Kriteri 1 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin e personelit në përputhje me statutin dhe rregulloren;
Politikat e rekrutimit të personelit akademik janë
plotësisht konform me praktika ligjore
ndërkombëtare për rekrutimin e stafit akademik.
UNYT mban arkiv elektronik të të dhënave përkatëse.
Kriteri 2 Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përbën së paku 70% të personelit akademik të angazhuar për realizimin e programeve respektive të studimeve;
Personeli akademik me kohë të plotë, në aspektin
numerik, nuk përbën së paku 70% të personelit
akademik të angazhuar në realizimin e programeve
të studimeve, por në aspektin e ngarkesës mësimore,
ajo përballohet në masën dërmuese nga personeli
akademik efektiv.
Kriteri 3 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të vlerësimit të personelit;
Personeli akademik vlerësohet në mënyrë
transparente nga studentet çdo semestër dhe në çdo
lëndë që secili ofron. Rezultatet i jepen pedagogëve
në përfundim të semestrave dhe diskutohen në
strukturat e departamenteve, fakulteteve dhe në
Rektorat. Vlerësime bëhen edhe nga kolegë dhe nga
përfaqësues të universiteteve partnerë të UNYT, me
qëllim nxitjen e diskutimeve mbi mësimdhënien dhe
të nxënit si dhe hartimin e programit të zhvillimit
pedagogjik të personelit akademik.
Kriteri 4 Institucioni mban një bazë të dhënash të raporteve të rekrutimit të personelit, të njoftimeve për
vende vakante, etj.
UNYT mban një bazë të dhënash për personelin
akademik të rekrutuar (efektiv apo me kohë të
pjesshme).
Standardi III.2 - Personeli akademik (me grada shkencore dhe tituj akademikë)
mbulon nevojat e institucionit dhe i ka të përcaktuara qartë përgjegjësitë.
Kriteri 1 Përgjegjësi i programit ka të paktën titullin “Profesor i asociuar” ose gradën shkencore “Doktor” (“PHD”) të fituar pranë universiteteve perëndimore dhe
përvojë akademike në këto universitete;
Përgjegjësi i Departamentit të Shekncave
Kompjuterike ka gradën shkencore “PHD” të fituar
në një universitet perëndimor dhe ka një aktivitet
mjaft të gjerë shkencor.
Kriteri 3 Titullari dhe pedagogët e lëndës/modulit në programet e studimeve “Master profesional” kanë të paktën gradën shkencore “Doktor” ose diplomën “Master Profesional” apo “Master Shkencash” dhe një përvojë profesionale së paku 5-vjeçare në profesionin në të cilin ofrohet ky program studimi;
Personeli akademik i angazhuar në programin e
studimit MP në SI dhe SHK, ka një përgatitje të
spikatur në fushat respektive të disiplinave që
mbulon. Vetë mësimdhënia në gjuhën angleze dhe
fakti që programet e ofruara në UNYT janë
organizuar, autorizuar dhe mbikëqyrur nga State
University of New York/ESC, dëshmojnë për një
mësimdhënie dhe një staf akademik mjaft cilësor.
Kriteri 4 Rektori, zv/rektori, drejtori dhe zv/drejtori i qendrës ndëruniversitare, dekani, zv/dekani, drejtori, përgjegjësi i departamentit, përgjegjësi i shërbimit,
përgjegjësi i programit janë të punësuar me kohë të plotë në institucionin që ofron programin e studimeve;
UNYT, me një aktivitet mëse 10 vjeçar, ka tashmë
struktura të konsoliduara, të cilat funksionojnë me
kohë të plotë duke plotësuar kriteret e kërkuara në
këtë drejtim.
Page 17 of 50
Kriteri 5 Institucioni siguron personel të mjaftueshëm për udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e praktikave profesionale.
Personeli akademik i UNYT mbulon zhvillimin e
praktikave profesionale si dhe të projekteve në
fushën e shkencave kompjuterike.
Standardi III.6 - Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar udhëheqësi
është në përputhje me fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit dhe
është parashikuar të përgatitet teza. Kriteri 1 Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar udhëheqësi është në përputhje me fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit.
Projektet në fushën e shkencave kompjuterike
drejtohen nga një pedagog i UNYT dhe mund të
zhvillohen eventualisht edhe në ndërrmarje. Në këtë
rast, çertifikimi do të kryhet jo vetëm nga
udhëheqësi, por edhe nga kompania përkatëse.
Kriteri 2 Udhëheqësi ka njohuri të avancuara teorike dhe aftësi të veçanta kërkimore në fushën në të cilën ofrohet programi i studimeve dhe në të cilën është parashikuar të hartohet teza.
Udhëheqësit e projekteve janë specialistë të spikatur
të fushës përkatëse. UNYT disponon gjithë
kapacitetet e duhura shkencore për këtë qëllim.
Standardi III.7 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ për përmbushjen e misionit të tij.
Kriteri 1 Institucioni dëshmon një angazhim optimal të personelit ndihmës mësimor-shkencor për realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbatjen e laboratorëve e mjediseve shkollore;
Personeli ndihmës i UNYT, i klasifikuar kryesisht si
personel administrativ, ka në përbërjen e tij
punonjës të cilët kontribuojnë për mbarëvajtjen e
procesit mësimor si dhe kryerjen e laboratorëve në
fushën e shkenacve kompjuterike (si p.sh. menaxher
IT, punonjës IT etj.).
Kriteri 2 Institucioni dëshmon një përdorim optimal të burimeve njerëzore për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve të ciklit të dytë.
Burimet njerëzore të UNYT përdoren me efektivitet të
lartë për mbulimin e gjithë aspekteve ndihmëse të
procesit mësimor.
Standardi III.8 - Personeli akademik realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në
aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
Kriteri 1 Personeli akademik realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore në fuqi;
Ngarkesa mësimore e personelit akademik realizohet
në bazë të kontratave të secilit, të cilat përpilohen në
përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore të kodit të
punës.
Kriteri 2 Ngarkesa mësimore e zhvilluar nga personeli akademik në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë dhe organizimi e drejtimi i tyre, vlerësohen me orë mësimore.
Në kontratën e punës të secilit pedagog përcaktohen
edhe orët mësimore që duhen realizuar, të cilat
variojnë në intervalin 6 deri në 13 orë në javë.
Standardi III.9 - Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij.
Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të hollësishme për anëtarët e personelit akademik të përfshirë në program dhe të personit përgjegjës për
organizimin e programit të studimit;
Të dhëna të hollësishme për anëtarët e personelit
akademik mbahen në arkivin e Rektoratit.
Kriteri 2 Institucioni disponon për secilin semestër listën e plotë të personelit akademik, të personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe personelit administrativ;
Në mënyrë të detajuar, për çdo semestër, hartohet
lista e plotë e personelit akademik shoqëruar me
lëndët që do të zhvillojë për programin e studimit si
dhe orarin e detajuar.
Kriteri 3 Institucioni përcakton dhe publikon kriteret dhe procedurat për rekrutimin e personelit akademik.
Procedurat për rekrutimin e personelit akademik
janë të përcaktuara qartë. Çdo ofertë punësimi
detajon, ndërmjet të tjerash, edhe disiplinën,
kërkesat për nivelin e kualifikimit si dhe gjithë
dokumentacionin e nevojshëm për aplikim.
Konkluzione të GVJ:
1. Plotësimi i standardeve në vlerësimin në kuadër të akreditimit periodik (II):
Personeli akademik, i angazhuar për drejtimin dhe zhvillimin e programit të studimit,
plotëson kriteret e përcaktuara, me grada dhe tituj, si dhe me eksperiencë të gjatë në
mësimdhënie. UNYT ka të dhëna të detajuara përsa i takon personelit akademik të
angazhuar, formën e punësimit dhe ngarkesën e realizuar. Megjithëse nuk ka personel
ndihmës mësimor-shkencor, një rol të rëndësishëm në mbështetjen dhe mirëorganizimin e
procesit mësimor ka edhe personeli administrativ. Procedurat për rekrutimin e personelit
Page 18 of 50
akademik janë të përcaktuara qartë dhe synojnë përfshirjen në mësimdhënie të një
personeli akademik cilësor.
2. Infrastruktura në funksion të programit të studimit, logjistika dhe shërbime
të tjera ndaj komunitetit
Bazuar në RVB dhe nga konstatimi në vend, University of New York Tirana është i
vendosur në një territor me një sipërfaqe prej 3100 m2, i përbërë nga tre godina në një
sipërfaqe prej 590 m2, një mjedis i gjelbëruar prej 1100 m2 dhe një parking me një
sipërfaqe prej 1410 m2.
Godina 1 përbëhet nga katër kate me një sipërfaqe prej 182 m2 për kat, totali 728 m2 . Dy
katet e para të godinës shfrytëzohen nga punonjësit e administratës, ndërsa dy katet e tjera
janë bibliotekë dhe dhoma studimi për studentët. Godina ka nga një nyje hidrosanitare në
katin e parë dhe nga dy nyje hidrosanitare në katet e tjera.
Godina 2 përdoret për mësimdhënie. Kjo godinë është një ndërtesë pesëkatëshe me një
sipërfaqe prej 1209 m2. Godina 2 ka në katin përdhes një kafene me sipërfaqe: 83 m2 si
dhe një Librari me sipërfaqe: 21 m2. Në katër katet e tjera të kësaj godine ndodhen
auditorët. Në katin e dytë ndodhen tre auditorë, dy me nga një sipërfaqe prej 50 m2 dhe një
me sipërfaqe 100 m2. Kati i tretë dhe i katërt kanë nga katër auditorë me sipërfaqe prej 50
m2 secili. Kati i pestë ka dy auditorë me sipërfaqe 50 m2 secili dhe një sallë konferencash
me sipërfaqe prej 100 m2. Kjo godinë ka nga dy nyje hidrosanitare në çdo kat, një për
meshkuj dhe një për femra. Për lëndët e përbashkëta (më tepër se 30 studentë) përdoret
salla e konferencave (kati i pestë, sip. 100 m2 dhe, auditori në katin e dytë me sip. 100 m2).
Godina 3 përdoret për personelin akademik me angazhim të plotë. Kjo godinë është një
ndërtesë trekatëshe me një sipërfaqe prej 606 m2. Në katin e parë dhe të dytë ndodhen
zyrat e personelit akademik, ndërsa kati i tretë i godinës, me një sip. 210 m2 ka zyrën e
Këshilltares së universitetit, një zyrë tjetër, një laborator për polenet dhe një laborator
kompjuterash.
Menaxhimi i hapësirës për mësimdhënie: Gjatë 5 ditëve të javës mësimi zhvillohet me tre
turne nga ora 09:00 e mëngjesit deri në orën 21:00 të darkës (9:00-13:00; 13:00-17:00; 17:00-
21:00) si dhe dy fundjava (9:00-17:00), pra ambientet në dispozicion janë mëse të
mjaftueshme dhe, në disa orë të ditës, ka mjaft auditorë bosh.
Tabela 6: Mjediset e UNYT
Mjediset për Fakultetin Ekonomik dhe
Fakultetin e Drejtësisë, Artit & Shkencave
Sociale
Sasia Sipërfaqja Norma m2
/për student
Salla për leksione 11 1030m2
Klasa për seminare 11* 1030m2
Salla për aktivitete promovuese 2* 200m2
Salla për praktikë lëndore/profesionale
Laboratorë për lëndët
Laboratorë informatike 3 130m2
Salla interneti 3* 130m2
Salla për bibliotekë 2 256m2
Mjedis për fotokopjime, librari etj 2 21m2
Page 19 of 50
Zyrë informacioni për studentët 3 27m2
Korridore/holle 10 400m2
Mjedise sportive
Mjedise shërbimi për të tretë
Nyje hidrosanitare për studentët 15 40m2
Nyje hidrosanitare për personelin akademik 3 10m2
Mjediset për stafin: Sasia Sipërfaqja Norma m2
/për person
Zyrë për Dekanin/zv dekanin 2 67 m2
Zyrë për kancelarin 1 15m2
Zyra për sekretarinë mësimore 4 48m2
Zyra për departamentet/qendrat kërkimore 1 25m2
Zyra për personelin akademik 10 229m2
Zyrë për financën 1 10m2
Zyrë për Njësinë e SBC
Salla për mbledhje 2 150m2
Mjedis për stafin e shërbimit 3 223m2
Mjedise për aktivitetet e qeverisë studentore 1 25m2
Mjedise shlodhëse si kafeteri/ fastfood/
restorant 1 83m2
Totali 87 2658m2 568
student=4.6
Menaxhimi i mirë i hapësirës në dispozicion bën që, si personeli akademik, ashtu edhe
studentët, të kenë kushtet e kërkuara për zhvillimin e procesit mësimor. Megjithatë, edhe
nga diskutimet në vend, konstatohet se është e nevojshme ngritja e një kampusi
universitar të dedikuar.
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve
Standardi II.5 - Institucioni siguron infrastukturën e nevojshme për realizimin e
programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë që ofron.
Kriteri 1 Institucioni ka një vendndodhje të përhershme, që nënkupton mjedis qendror administrativ dhe mjedis ku zhvillohet veprimtaria mësimore;
UNYT ndodhet në rrugën “Komuna e Parisit” që në fillimet e tij. Në
këtë adresë, ndodhen të tre godinat që përdoren, si për aspektet
administrative, ashtu edhe për procesin mësimor. Programet e
studimeve në fushën e shkencave kompjuterike kanë në
dispozicion laboratorë informatike me një sipërfaqe totale prej
130m2.
Kriteri 2 Këto mjedise janë në dispozicion të institucionit për jo më pak se 6 vjet;
UNYT ndodhet në këto ambiente prej mëse 10 vjetësh.
Kriteri 3 Nëse programi i studimit ofrohet
në më shumë se një godinë, institucioni siguron menaxhim efikas dhe kontroll të vazhdueshëm për arritjen e standardeve dhe zbatimin e politikave arsimore të hartuara për realizmin e programeve të studimeve që ofron;
UNYT është i vendosur në tre godina, nga të cilat dy në shërbim të
mësimdhënies dhe një për personelin efektiv. Duke qenë se gjithë
ambientet ndodhen në të njejtin territor, nuk ka vështirësi për
menaxhimin efikas në funksion të garantimit të cilësisë.
Kriteri 4 Institucioni garanton kapacitete dhe mjedise të mjaftueshme për realizimin e praktikave profesionale të parashikuara për
Praktikat profesionale realizohen pjesërisht edhe në ndërmarrje.
Në këtë rast bëhet një vlerësim në disa aspekte i këtij aktiviteti.
Page 20 of 50
realizimin e programeve të studimeve në fushat e shëndetësisë, veterinarisë, bujqësisë, shkencave teknike, etj.
Standardi V. 1- Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij.
Kriteri 1 Institucioni siguron tekste mësimore cilësore dhe literaturë ndihmëse të mjaftueshme dhe bashkëkohore;
Procesi mësimor mbështetet në literaturë të gjerë, me libra
origjinalë të autorëve të njohur të fushave përkatëse. Tekstet
mësimore caktohen në silabuset e çdo lënde për të cilët bëhen
edhe konsultime me universitetin partner.
Kriteri 2 Në bibliotekë ka literaturë të mjaftueshme që e ndihmon studentin për për realizimin me sukses të programit të
studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës;
Për drejtimin e shkencave kompjuterike, biblioteka disponon
botimet bazë, të cilat mbështesin realizimin me sukses të
programit të studimit. Veç kësaj, ekzistojnë burime të shumta
online të teksteve dhe materialeve të tjera didaktike, të cilat janë
disponueshme nëpërmjet internetit.
Kriteri 3 Në bibliotekë ka botime periodike
dhe librari elektronike, të cilat përmbajnë libra apo revista shkencore të nevojshme për realizimin me sukses të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës;
Biblioteka ka siguruar akses në burime ndërkombëtare
elektronike për artikuj e libra shkencorë si Ebrary, Jstor,
Cambridge Journal Online, Emerald, E-Library, etj.,
Kriteri 4 Përgjegjësit e programit kanë hartuar një plan të detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës nga studentët, përfshirë edhe buxhetin e planifikuar për këtë qëllim;
Me një buxhet prej më shumë se 20,000 Euro në vit, biblioteka e
UNYT pasurohet vazhdimisht me botime të përditësuara mësimore
dhe shkencore. Përgjegjësi i programit të studimit i transmeton
bibliotekës kërkesën për blerjen e teksteve bazë në shërbim të
programit.
Kriteri 5 Biblioteka ka orare të shërbimit në përshtatje me oraret e programeve të studimeve dhe nevojat e studentëve.
Biblioteka disponon rubrikën përkatëse në faqen e internetit:
http://www2.unyt.edu.al/facilities/library/ në të cilën gjenden
gjithë informacionet e nevojshme, që nga misioni, koleksionet
dixhitale dhe jo vetëm, orari i funksionimit dhe rregullat e
bibliotekës, etj.
Standardi V. 2- Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë të mjaftueshëm
dhe mjedise të përshtatshme mësimore. Kriteri 1 Institucioni dëshmon se ka në sasi të mjaftueshme: laboratorë, klasa, zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, për realizimin e programit të
studimeve;
Konstatimi i GVJ është se mjediset aktuale janë me hapësira
funksionale për zhvillimin e të gjitha veprimtarive universitare.
UNYT ka aktualisht në përdorim 3 laboratorë mësimorë
informatike të cilët shërbejnë edhe si salla interneti. Gjithashtu,
për zhvillimin e procesit mësimor disponon 11 salla mësimore (për
zhvillim leksionesh e seminaresh), të cilat shfrytëzohen
intensivisht gjatë gjithë ditës.
Kriteri 2 Pajisjet e mjediseve mësimore janë
të përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit;
Klasat mësimore janë të pajisura me mjete audio vizive si PC e
projektorë. Pajisjet dhe programet e instaluara janë të teknologjisë
bashkëkohore.
Kriteri 3 Laboratorët përmbajnë aparaturat dhe mjetet e nevojshme për plotësimin e kërkesave të programeve të studimeve dhe për zhvillimin e praktikave të parashikuara nga programi i studimit, në përputhje me qëllimet e programit, si dhe mirëmbahen dhe janë në përmirësim të vazhdueshëm;
Laboratorët e informatikës janë pajisur me softwaret përkatës në
mënyrë që t’i shërbejnë sa më mirë programit mësimor. Të gjithë
laboratorët janë të pajisur me mjetet didaktike të nevojshme për
zhvillimin bashkëkohor të procesit mësimor.
Kriteri 4 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve që ofron, ka së paku një laborator, për secilin grup leksionesh ku parashikohen praktika laboratorike.
Plotësimi i Standartit V.2 dëshmohet edhe nga shpallja e UNYT si
akademi e ORACLE, CISCO dhe Microsoft, si edhe nga privilegjet
që burojnë nga bashkëpunimi me këto kompani në software dhe
hardware.
Konkluzione të GVJ:
1. Plotësimi i Rekomandimeve të GVJ në akreditimin e parë (nëse ka):
Duke iu referuar vlerësimit të mëparshëm, ato që vazhdojnë të mos jenë realizuar janë
ambientet sportive në dispozicion të studentëve. Organizohen aktivitete sportive, por
jashtë ambienteve të UNYT. Ndërtimi i kampusit të ri universitar do të zgjidhë plotësisht
Page 21 of 50
edhe këtë problem, relativisht aneks të funksionimit të UNYT.
2. Plotësimi i standardeve në vlerësimin në kuadër të akreditimit periodik (II):
Infrastruktura, që është në dispozicion të zhvillimit të procesit mësimor në UNYT, plotëson standardet dhe kriteret e cilësisë. Godinat, janë përshtatur dhe pajisur për një konfort maksimal në shërbim të procesit mësimor. Sallat e leksioneve dhe seminareve janë pajisur me PC dhe videoprojektor. Laboratorët e informatikës janë të pajisur me programet e nevojshme të përcaktuar në programin mësimor. Biblioteka funksionon me orar të zgjatur, në funksion të procesit mësimor, duke ofruar kushte të mira dhe një fond të pasur botimesh për të mbështetur studentët dhe personelin akademik në punën e tyre studimore dhe kërkimore-shkencore. Në shërbim të programeve të studimeve janë edhe sallat e internetit si dhe një librari në të cilën studentët mund blejnë ose të porosisin libra sipas kërkesave të tyre.
3. Financimi dhe menaxhimi i burimeve financiare
Burimi kryesor i financimit të UNYT janë tarifat e shkollimit. Në vijim jepet tabela, e cila
pasqyron të ardhurat dhe financimet për pesë vitet e fundit:
Tabela 7: Të ardhurat dhe financimet e ndryshme në pesë vitet e fundit
Të ardhurat nga:
Viti 1
(2008)
%
Viti 2
(2009)
%
Viti 3
(2010)
%
Viti 4
(2011)
%
Viti 5
(2012)
%
Fonde publike:
Pushteti qendror
Pushteti vendor
Fonde jopublike:
Grantet për kërkim dhe kontratat 2.50 0.61 0.66
Konsulencat, shërbimet
Tarifat për dhe gjatë shkollimit 100 99.34 97.01 98.95 98.92
Sponsorizimet
Shërbimet trajnuese (kualifikimi i vazhdueshëm)
Donacionet, aktivitetet siguruese, fondacione etj
Aktivitetet tregtare (mensa, kafe, bare, residencat, etj.)
0.66 0.49 0.44 0.42
SHUMA 100% 100% 100% 100% 100%
UNYT kryen kontroll financiar dhe audit çdo vit.
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve
Standardi II.9 - Institucioni bën një auditim të përvitshëm (të jashtëm dhe/ose të
brendshëm) të situatës financiare.
Kriteri 1 Raporti i auditit paraqet të gjithë situatën financiare për përdorimin e buxhetit të vënë në dispozicion për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë;
UNYT kryen një audit të brendshëm të
përvitshëm për situatën financiare, e cila bëhet
mbi bilancin e çdo viti kalendarik.
Page 22 of 50
Kriteri 2 Raporti i auditit përmban një pasqyrë të qartë të granteve të huaja të përfituara dhe kontratave të shërbimeve të lidhura në funksion të realizimit të programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë;
Në raportin e auditit paraqiten të gjitha
detyrimet dhe të ardhurat (duke iu referuar
bilancit)
Kriteri 3 Raporti i auditit analizon eficiencën e përdorimit të të ardhurave nga tarifat e studentëve në funksion të rritjes së cilësisë së studimeve në këtë cikël studimesh.
Raporti i auditit përmban një pasqyrë të
hollësishme, referuar bilancit për të ardhurat
dhe shpenzimet.
Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të studimeve.
Kriteri 1 Institucioni harton një raport që pasqyron të dhëna të hollësishme financiare të kostove për realizimin e programeve të studimeve, si kostot operacionale, kostot fikse të mjediseve dhe të pajisjeve, etj.
UNYT harton një raport që përmban pasqyrat
financiare vjetore për çdo vit kalendarik i cili
përfshin edhe opinionin e auditit të pavarur. Në
të përfshihet një numër i madh elementësh, që
nga informacioni i përgjithshëm mbi UNYT e deri
në pasqyrimin e fitimit (apo eventualisht të
humbjes) për vitin e analizuar.
Kriteri 2 Institucioni dëshmon se ka një qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvillimit të programeve të studimeve dhe se ka kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësimin e situatës financiare dhe gjenerimin e të ardhurave në të ardhmen.
Bilancet vjetore pasqyrojnë një qëndrueshmëri
financiare, kapacitete të mjaftueshme për
situatën financiare si dhe rritjen e numrit të
studentëve vit pas viti e një gjenerim të
qëndrueshëm të të ardhurave për vitet në vijim.
Konkluzione të GVJ:
1. Plotësimi i standardeve në vlerësimin në kuadër të akreditimit periodik (II):
Konstatohet organizim dhe mbajtje e rregullt e të dhënave financiare të UNYT.
Dokumentacioni lidhur me të ardhurat dhe shpenzimet pasqyrohet në Pasqyrat
Financiare Vjetore, të cilat përmbajnë edhe opinionin e auditit të pavarur. Analizat
sistematike të efikasitetit dhe kostove financiare, sikurse dhe auditimet e jashtme e të
brendshme, i mundësojnë UNYT marrjen e vendimeve optimale manaxheriale për të siguruar
një stabilitet dhe vijueshmëri financiare të domosdoshme për ofrimin e programeve të tij të
studimit.
4. Sistemi i Brendshëm i Sigurimit të Cilësisë
Bazuar në RVB dhe nga diskutimet gjatë vizitës në vend, konstatojmë se UNYT beson se
institucionalizimi i sistemit të brendshëm të cilësisë nuk duhet të shndërrohet në formalitet
burokratik, të shkëputur nga mësimdhënia dhe kontakti i drejtpërdrejt me gjithë
kontribuesit e veprimtarisë pedagogjike dhe kërkimore-shkencore pranë UNYT. Prandaj
edhe NJSBC përbëhet nga dy koordinatore, të cilat sigurojnë shmangien e konflikteve të
interesit në procese të ndryshme të kontrollit të cilësisë. Raportet që përgatisin
koordinatoret diskutohen gjerësisht në strukturat e UNYT dhe udhëzojnë planet për
zhvillimin e personelit akademik. Departamentet dhe njësitë mësimore marrin pjesë në to
në mënyrë aktive në kontrollin e cilësisë përmes vlerësimeve kolegu-për-kolegun, raporteve
semestrale për saktësinë, transparencën, audibilitetin e vlerësimeve të studentëve nga
pedagogët, raportet fund-vjetore për ecurinë e vitit akademik, etj.. Në bashkëpunim me
fakultetet dhe me Rektoratin ndiqen gjetjet e këtyre raporteve dhe veprimtaritë sugjeruese
në to.
Cilësia në UNYT shpërblehet përmes stimujve, monetare dhe morale, siç është çmimi për
pedagogun më të mirë të vitit. Në veprimtarinë e sigurimit të cilësisë marrin pjesë edhe
institucione partnerë të UNYT. Sondazhe, anketime dhe instrumenta të tjera horizontale
dhe të tërthorta përdoren edhe nga Zyra të tjera, si Zyra e Karierës, Zyra e Rekrutimit të
Studentëve, si edhe nga vetë njësi strukturore mësimore dhe kërkimore-shkencore të UNYT
Page 23 of 50
për nevoja specifike. Të dhënat merren nga tregu i punës dhe nga ecuria e studenteve pas
diplomimit nga Zyra e Karierës. Me ngritjen e këtij sistemi UNYT synon të kultivojë, mbi të
gjitha, kulturën e cilësisë dhe të sigurimit të saj.
Vlerësimi sipas treguesve të matshëm:
Të dhëna për anëtarët e NJSBC (Vlerësohen të dhënat Tabelore, të paqyruara në RVB)
Anëtarët e NJSBC
Detyra që ka
në NJSBC
Sa kohë ka në
këtë detyrë
1 Rudina Xholi Raporton drejt Rektorit, zv-Rektorit dhe Komisionit të
Cilësisë të Rektoratit. Përgjegjësitë e saj përfshijnë
dorëzimin e anketimeve / pyetësorëve anonimë tek
studentët, procesimin e përgjigjeve / të dhënave të tyre
dhe përgatitjen e raporteve përkatëse për çdo lëndë në
një platformë elektronike, përmes të cilës i komunikohen
rezultatet palëve të ndryshme të interesuara, duke
përfshirë edhe pedagogët, pas dorëzimit të notave.
8 vjet
2 Nertila Paskali Raporton drejt Rektorit, zv-Rektorit dhe Komisionit të
Cilësisë të Rektoratit. Përgjegjësitë e saj përfshijnë
dorëzimin e anketimeve / pyetësorëve anonimë tek
studentët, procesimin e përgjigjeve / të dhënave të tyre
dhe përgatitjen e raporteve përkatëse për çdo lëndë në
një platformë elektronike, përmes të cilës i komunikohen
rezultatet palëve të ndryshme të interesuara, duke
përfshirë edhe pedagogët, pas dorëzimit të notave.
6 vjet
Page 24 of 50
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve
Standardi I.10 - Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe
vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve.
Kriteri 1 Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve;
Nëpërmjet NJSBC, UNYT përdor metodologji
vlerësimi për secilin nga proceset akademike që
kontrollohen gjatë vitit dhe rezultatet e tyre i
raporton pranë rektoratit dhe dekanateve të
fakulteteve. Njëherazi rekomandon detyra,
zbatimi i të cilave ndiqet nga ana e strukturave
dhe vetë NJSBC.
Kriteri 2 Institucioni e përfshin këtë informacion në
vetëvlerësimin që bën për arritjen e sigurimit të brendshëm të cilësisë;
Informacioni i përftuar, e që menaxhohet nga
NJSBC, bëhet pjesë edhe e raporteve të
vetëvlerësimit (pjesë e të cilëve është edhe RVB i
programit të studimit MP “Sisteme Informacioni”
dhe “Shkenca Kompjuterike”) duke kontribuar
në përmirësimin e cilësisë. Për çdo Departament
hartohet raporti vjetor i monitorimit në të cilin
jepet në mënyrë të detajuar edhe plani i veprimit
të njësisë. Gjithashtu për çdo lëndë të zhvilluar
bëhet vlerësimi i mësimdhënësit duke llogaritur
në këtë mënyrë indeksin e performancës.
Kriteri 3 Institucioni publikon rezultatet e vlerësimit dhe rezultatet që synon të arrijë;
Kriteri 4 Institucioni, për kryerjen e vlerësimit, përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta. Të tërthorta:
a. Sondazhe: të studentëve që ndjekin programet e studimeve, të të diplomuarve në këto programe në
vitet e mëparshme akademike apo në ciklet e ndryshme të studimeve;
b. Sondazhe të vlerësimit të mësimdhënies, kurrikulës, të të mësuarit;
c. Pyetje konceptuale; d. Intervista; e. Etj.
Të drejtpërdrejta:
a. Rezultatet e arritura nga studentët në teste të standardizuara kombëtare/ndërkombëtare (p.sh. provimi i shtetit për profesionet e rregulluara, etj);
b. Dëgjime në auditor; c. Rezultatet e arritura nga studentët në provimet e
vlerësuara me nota/pikë; d. Rezultatet e arritura nga studentët në testimet
paraprake dhe përfundimtare, provimet për module, praktikat profesionale;
e. Rezultatet e arritura nga studentët në vlerësimin e detyrave të kryera gjatë zhvillimit të programit të studimit (punë individuale apo në grup, detyra kursi për të analizuar të kuptuarit konceptual, referatet, projektet, provimet, etj.);
f. Vëzhgime gjatë kryerjes së ushtrimeve/praktikës; g. Rezultatet e arritura dhe cilësia e rezultatit të
kërkimit - tezës; h. Etj.
UNYT kryen në mënyrë të rregullt vlerësimin e
veprimtarisë akademike dhe administrative
përmes metodash të ndryshme si vlerësimeve
kolegu-për-kolegun, raporteve semestrale për
saktësinë, transparencën, audibilitetin e
vlerësimeve të studentëve nga pedagogët,
raportet fund-vjetore për ecurinë e vitit
akademik. Rezultatet e tyre vihen në dispozicion
të drejtuesve të institucionit, atyre të fakulteteve
si dhe gjejnë reflektimin e tyre në vlerësimin e
performancës së çdo pedagogu në përfundim të
vitit akademik. Kujdes i kushtohet intervistave
me studentët, si dhe atyre me pedagogët gjatë
shqyrtimit të performancës së tyre. Rezultatet e
vlerësimit u transmetohen pedagogëve në trajtën
e një përpunimi statistikor.
Në mënyrë sistematike nga ana e sektorit të statistikave përpunohen të dhënat mbi rezultatet e studentëve në studimet e tyre në
UNYT, kalueshmëria për lëndë dhe pedagog, etj.
Standardi I.13 - Institucioni publikon rregullisht informacion të paanshëm dhe
objektiv, sasior e cilësor, për vlerësimin e brendshëm. Kriteri 1 Institucioni publikon rregullisht broshura,
buletine etj., të hartuara dhe botuara nga institucioni, për vlerësimin e brendshëm;
UNYT publikon disa të dhëna të vlerësimit të
brendshëm në dokumentin e performancës, si
edhe në buletine dhe libra vjetorë, të cilat
shpallen edhe në internet. Kriteri 2 Institucioni publikon rregullisht prezantime në faqe interneti, video e audio etj. për vlerësimin e brendshëm.
Page 25 of 50
Standardi II.7 - Institucioni kryen një analizë vjetore për vlerësimin e programeve të
studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë. Kriteri 1 Institucioni harton një analizë vjetore për vlerësimin e ecurisë së programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë;
UNYT harton “Raportin Vjetor mbi Ecurinë
Akademike” në të cilin pasqyrohen elementë të
tillë si realizimi i objektivave vjetore, plotësimi i
standardeve shtetërore, financimi dhe
menaxhimi i burimeve, vlerësimet e studentëve
ndaj pedagogëve, etj.
Kriteri 2 Institucioni harton politika që synojnë përmirësimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë.
Standardi VIII.1 - Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e
programeve të studimeve. Kriteri 1 Institucioni ka plotësuar standardet institucionale dhe është akredituar në nivel institucional përpara aplikimit për akreditimin e programeve të studimeve;
UNYT është i pari IAL në Shqipëri që u
akreditua tërësisht në vitin 2006.
Kriteri 2 Institucioni përdor instrumentet e duhura për
sigurimin e cilësisë;
Për sigurimin e cilësisë UNYT përdor semestër
pas semestri për të gjithë pedagogët (për
pedagogët e rinj ky vlerësim bëhet dy herë në
semestër) dhe në të gjitha lëndët, instrumente
horizontale dhe të tërthorta, direkte dhe
indirekte, me personel akademik dhe
administrativ.
Kriteri 3 Institucioni harton një politikë dhe ndjek procedura të caktuara për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të programeve të tyre;
Politikat dhe procedurat për sigurimin e cilësisë
janë të shpallura në Statutin dhe Rregulloren e
UNYT, në buletinin e studentëve e në raporte
zyrtare të profilit institucional të UNYT drejtuar
universiteteve partnerë.
Kriteri 4 Institucioni përdor mekanizma formalë për shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të programeve të studimit;
Strategjia e zhvillimit të UNYT, 2012-2017, si
dhe përfshirja e lëndës “Mësimdhënia dhe të
Nxënit në Arsimin e Lartë” në kurrikulën e
detyrueshme të programeve të ciklit të tretë
dëshmon për rëndësinë me të cilën institucioni
trajton sistemin e sigurimit të cilësisë së tij dhe
përpjekjet për përmirësim të vazhdueshëm.
Kriteri 5 Institucioni synon ndërgjegjësimin e personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve që ofrohen, për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to;
Kriteri 6 Institucioni harton dhe zbaton një strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia, politika dhe procedurat janë publikuar.
Konkluzione të GVJ:
1. Plotësimi i standardeve në vlerësimin në kuadër të akreditimit periodik (II):
Sipas RVB, në sajë të bashkëpunimeve, të përvojave të stafit të tij shumëvjeçar, të
konsolidimit dhe automatizimit të veprimtarive të ndryshme të lidhura me sigurimin
e cilësisë, të kulturës së cilësisë, të kujdesit për sigurimin e saj dhe të hartimit të
dokumenteve strategjikë, të bazuar në të dhënat që furnizon sistemi i SBC-së, UNYT
është cilësuar si një nga universitetet më të mira në perceptimet e shoqërisë
shqiptare dhe tërheq studentë edhe nga jashtë vendit. Sipas raportit të
vetëvlerësimit, nё UNYT sistemi i brendshёm i sigurimit tё cilёsisё është ngritur dhe
ka funksionuar me të gjitha strukturat, në përputhje me kërkesat e Ligjit për Arsimin
e Lartë në Republikën e Shqipërisë. Nga ana e GVJ u konstatua se në fakultet janë
institucionalizuar elementë të sistemit të sigurimit të cilësisë, është ngritur dhe
funksionon një sistem i plotë i dokumentuar që të garantojë sigurimin e cilësisë në të
gjitha aspektet e tij, në përputhje me standardet përkatëse. GVJ dëshiron të vërë në
dukje se nga bisedat me drejtuesin e departamentit dhe me stafin akademik në
tërësi, u evidentua vetë-dijësimi institucional për nevojën e përpunimit të
vazhdueshëm të proceseve të garantimit të cilësisë. Prania e një kulture
institucionale të vlerësimit kritik të vetvetes, nëpërmjet organizimit të vlerësimeve të
brendshme dhe planifikimit të përmirësimeve të nevojshme, që GVJ e gjeti të
shprehur në prova të dokumentuara, janë garanci për qasjen objektive të
institucionit ndaj menaxhimit të cilësisë, tani e në të ardhmen.
Page 26 of 50
POLITIKAT E FORMIMIT TË STUDENTËVE
5. Programi i studimit, organizimi i tij
Sipas RVB, programi Master Profesional me profilet “Sistemet e Informacionit” dhe
“Shkenca Kompjuterike” në UNYT është i projektuar për të pajisur studentët me njohuri,
aftësi dhe eksperiencë, që i ndihmojnë të diplomuarit të hyjnë me sukses në botën e
profesioneve që të përdorin aftësi të kultivuara në këtë program, si p.sh. analist i sistemeve
të informacionit, specialist databazash për sistemet informative, zhvillues sistemesh apo
për të vazhduar studime të mëtejshme pasuniversitare. Për këtë qëllim, kurrikulat
hartohen dhe modulet e tyre strukturohen mbështetur në eksperiencën akademike dhe
profesionale të stafit akademik, brenda dhe jashtë UNYT, si dhe në përvojat e të
diplomuarve. Prandaj programi është i hapur për këdo që synon të ndërtojë njohuritë në
shkencat kompjuterike dhe sistemet e informacionit, në veçanti për një karierë të lidhur me
këto tema.
Programi u siguron studentëve mundësinë të bëhen pjesë e një studimi që kombinon
teorinë mbi shkencat kompjuterike dhe informatike në tërësi dhe praktikën në lidhje me
analizën, projektimin dhe zhvillimin e sistemeve të informacionit. Programi angazhon
studentët të fitojnë cilësi që janë të nevojshme në mjedisin kombëtar dhe atë
ndërkombëtar, duke i bërë të aftë të punësohen në detyra që kanë të bëjnë me sistemet e
informacionit, duke i pajisur me njohuri që i lejojnë të menaxhojnë sisteme komplekse të
informacionit apo të projektojnë sisteme software për probleme komplekse. Duke synuar të
krijojë specialistë të sistemeve të informacionit me njohuri mbi teorinë bazë të
komputacionit dhe të algoritmave, aftësi mbi: programimin, bazat e të dhënave,
inxhinierinë software, kontabilitetin, menaxhimin, financën, programi synon që t’i pajisë
studentët me aftësi të lidhura me objektivat e mëposhtme për studentin:
- Objektivi 1: Të kuptojë procesin e analizimit, projektimit dhe zhvillimit të sistemeve
të informacionit bazuar në software për probleme komplekse.
- Objektivi 2: Të bëhet kompetent në menaxhimin e sistemeve të informacionit dhe në
mirëmbajtjen e tyre, me synimin përfundimtar të optimizimit të procesit të
vendimmarrjes.
- Objektivi 3: Të bëhet kompetent në realizimin me sukses të zgjidhjeve praktike që
kanë të bëjnë me implementim sistemesh informative, bazuar në software, ndërtim
dhe manipulim databazash, ndërtim dhe menaxhim rrjetesh për ngritjen e
infrastrukturës bazë të një sistemi informativ, etj..
Programi synon të arrijë rezultatet e mëposhtme për studentët që e përfundojnë atë:
Rezultate të Njohurive: Me të mbaruar programin e studimit, studentët duhet të jenë në
gjendje të:
• Analizojnë skenarë kompleksë dhe të zhvillojnë analiza të detajuara të sistemeve
software për menaxhimin e këtyre skenarëve.
• Tregojnë kompetencë të lartë në teknikat e optimizimit të zgjidhjeve software dhe të
përmirësimit të sistemeve të informacionit.
• Tregojnë njohuri të shkëlqyera të sistemeve informative dhe atyre operative si dhe të
funksionimit të tyre.
Page 27 of 50
• Tregojnë njohuri të shkëlqyera në projektimin e strukturave të të dhenave dhe në
analizën dhe projektimin e bazave të të dhënave.
• Tregojnë njohuri shumë të mira të sistemeve software të biznesit dhe të të gjitha
aspekteve të ciklit të plotë të një aktiviteti prodhues.
• Tregojnë njohuri shumë të mira të kontabilitetit financiar dhe manaxherial.
• Tregojnë njohuri bazë të koncepteve dhe teorisë së llogaritshmërisë.
• Tregojnë kompetencë të lartë në teknikat algoritmike dhe në analizën e
kompleksitetit të algoritmave bazë dhe atyre të avancuar.
• Analizojnë probleme komplekse dhe të gjejnë zgjidhje algoritmike efektive.
Rezultate të Aftësive: Në përfundim të programit të studimit, studentët do të kenë
zhvilluar aftësitë e mëposhtme që i lejojnë ata të:
• Projektojnë zgjidhje konkrete për probleme ku sistemet informative janë të
nevojshme.
• Zhvillojnë programe software për menaxhimin e skenarëve kompleksë dhe sistemeve
informative të dimensioneve të mëdha.
• Zhvillojnë baza të dhënash dhe ti manipulojnë dhe mirëmbajnë ato në kontekstin e
sistemeve informative.
• Mësojnë gjuhë të tjera programimi duke u përshtatur me shpejtësi me ndryshimin
shumë të shpejtë të teknologjisë.
• Përshtaten me teknologji të reja në fushën e inxhinierisë software, të databazave, të
rrjetave kompjuterike, sistemeve web dhe sistemeve server.
• Mirëmbajnë sisteme informative komplekse dhe t’ju përgjigjen me aftësi të lartë
kërkesave të menaxherëve për raporte dhe të dhëna, me synim vendimmarrjen
optimale.
• Marrin pjesë në projekte të mëdha të inxhinierisë software dhe të demonstrojnë
aftësi në praktikat e avancuara të zhvillimit të softwarëve.
• Dëshmojnë aftësi ekselente të komunikimit gojor dhe shkrimor dhe të punuarit në
grup, si dhe të mirëpresin dhe menaxhojnë ndryshimin.
Të zotërojnë të paktën një gjuhë të huaj, minimalisht në një nivel mesatar.
Vlerësimi sipas treguesve të matshëm:
Organizimi i çdo programi studimi (vite, semestra, javë etj.)
o 1 vit akademik ka 35 javë mësimore në auditor (duke përfshirë edhe termin e verës)
o 1 Semestër ka 15 javë mësimore në auditor
o 1 ECTS = 25 orë mësimore punë të studentit (1 kredit amerikan = 15 orë leksioni dhe seminari, ngaqë numri i
studenteve në auditor e lejon, dhe 30 orë të tjerë për punë gjysëm të pavarur, ose të pavarur, konsulencë
individuale dhe studimi).
o 1 orë mësimore = 60 minuta
Ndryshimet në Planet mësimore, krahasuar me programet mësimore të licensuara
Page 28 of 50
Tabela 8: Ndryshimet në planet mësimore të profilit Sisteme Informacioni (deri në vitin 2008, prill 2010 dhe tetor 2011 e në
vazhdim)
I. Grupi i lëndëve: GENERAL EDUCATION COURSES
1. Në planin mësimor deri në vitin 2008 lënda me numër 10 është emërtuar “Business/Computer Ethics
(Humanities) Course”, ndërsa pas 2010 e në vazhdim kjo lëndë është specifikuar si Computer Ethics
(humanities). Në të gjitha rastet ky grup lëndësh ka 31 kredite.
II. Grupi i lëndëve: UNYT CONCENTRATION COURSES
2. Nga 18 lëndë, deri në vitin 2008, janë rritur në 19 lëndë në prill 2010 dhe janë bërë përsëri 18 lëndë në
tetor 2011 e në vazhdim.
3. Lëndët e përqëndruara të UNYT, deri në vitin 2008, përbënin 57 kredite. Në prill 2010 janë rritur në 60
kredite, ndërsa në tetor 2011 e në vazhdim janë ulur në 58 kredite.
a. KRAHASIMI: DERI NË VITIN 2008-PRILL 2010
5. Lënda “Principles of Financial Accounting” është emërtuar “Financial Accounting” duke mbetur me 3
kredite.
6. Lënda “Electronic Business Strategy, Architecture and Design” është emërtuar “E-Business
Management”, duke mbetur me 3 kredite.
7. Në planin mësimor deri në vitin 2008 figuronin pesë lëndë me emërtimet: “Calculus II”, “Fundamentals
of Information Systems”, “Information Systems Theory and Practice”, “Information Systems Design”
dhe “Server Administration”, të cilat në planin mësimor të prillit 2010 janë hequr ose zëvendësuar me
lëndët “Discrete Mathematics”, “Statistics I”, “Managerial Accounting”, “Management of Information
Systems”, “Knowledge Management” dhe “Computer Organization and System Architecture”.
b. KRAHASIMI: PRILL 2010-TETOR 2011 E NË VAZHDIM
9. Lënda “Object Oriented Programming with Java”, nga 3 kredite u bë 4 kredite.
10. Në planin mësimor deri në vitin 2008 figuronin katër lëndë me emërtimet: “Statistics I”, “E-Business
Management”, “Knowledge Management” dhe “System Analysis and Design”, të cilat në planin
mësimor të tetorit 2011 janë hequr ose zëvendësuar me lëndët “Introduction to Computer Science”,
“Business Information Systems” dhe “Software Engineering I”, duke ruajtur të njëjtin numër kreditesh.
III. Grupi i lëndëve: FOREIGN LANGUAGE(S) AND/OR ELECTIVES
a. KRAHASIMI: DERI NË VITIN 2008-PRILL 2010
11. Nga 8 kredite janë ulur në 5 kredite dhe nga 3 lëndë për zgjedhje të ofruara nga UNYT janë rritur në 5
lëndë. Lëndët mund të zgjidhen edhe nga ato të ofruara për zgjedhje nga Empire State College (ESC).
12. Kanë ndryshuar tërësisht edhe emërtimet e lëndëve të ofruara për zgjedhje nga UNYT. Kështu, në
planin mësimor deri në vitin2008 lëndët emërtoheshin respektivisht:
“Data Warehousing and Data Mining”, “C#.NET” dhe “Artificial Intelligence”, ndërsa në planin mësimor
të prillit 2010 lëndët kanë këto emërtime: “Albanian Business and Labour Law”, “Money & Banking”,
Cost Accounting”, Principles of Marketing” dhe “Corporate Finance”, duke patur, në çdo rast, nga 3
kredite.
c. KRAHASIMI: PRILL 2010- TETOR 2011 E NË VAZHDIM
13. Nga 5 kredite janë rritur në 7 kredite dhe nga 5 lëndë për zgjedhje të ofruara nga UNYT janë rritur në 6
lëndë. Lënda që është shtuar emërtohet “Programming in Visual C++”.
IV. Grupi i lëndëve: EMPIRE STATE COLLEGE, CONCENTRATION & ELECTIVE
COURSES
a. KRAHASIMI: DERI NË VITIN 2008-PRILL 2010
14. Nga 4 lëndë të përbashkëta dhe 4 me zgjedhje, ndërmjet 10 të ofruara, (në grupin Concentration
courses), bëhen 6 të përbashkëta dhe 2 me zgjedhje, ndërmjet 7 të ofruara.
15. Nga 4 lëndët e përbashkëta, të ofruara deri në vitin 2008:
“Software Engineering”,
“Data Communication and Networking”,
“Management of Information Systems”,
“Project Management in Information Systems”
nuk është ruajtur asnjëra prej tyre. Ato janë zëvendësuar me lëndët:
Page 29 of 50
“Entrepreneurship, Small & Medium Business Mgmt”,
“Managerial Leadership”,
“VB.NET”,
“Intership or Final Project in Computer Science”,
“Operations Research, Scheduling and Optimization” dhe
“Industrial Economics”.
b. KRAHASIMI: PRILL 2010-TETOR 2011 E NË VAZHDIM
16. Numri i lëndëve të ofruara në grupin e Concentration Courses dhe Elective Courses është i njëjtë (si në
prill 2010 edhe në tetor 2011 e në vazhdim), respektivisht 8 lëndë në grupin e parë (Concentration
Courses), nga të cilat 6 të përbashkëta e dy me zgjedhje dhe 7 lëndë në grupin e dytë (Elective
Courses).
17. I vetmi ndryshim është që lënda “Intership or Final Project in Computer Science”, në grupin e parë
(Concentration Courses), është zëvendësuar me lëndën “Senior Project in Computer Science”.
Tabela 9: Ndryshimet në planet mësimore të profilit Shkenca Kompjuterike (deri në vitin 2008, prill 2010 dhe tetor 2011 e në
vazhdim)
V. Grupi i lëndëve: GENERAL EDUCATION COURSES
4. Në planin para 2010 lënda me numër 10 është emërtuar Humanities Course, ndërsa pas 2010 e në
vazhdim kjo lëndë është specifikuar si Computer Ethics (humanities).
VI. Grupi i lëndëve: UNYT CONCENTRATION COURSES
5. Nga 19 lëndë, para 2010, janë ulur në 18 lëndë pas 2010.
6. Lëndët e përqëndruara të UNYT, para 2010, përbënin 57 kredite. Pas 2010 ato përbëjnë 59 kredite.
d. KRAHASIMI: PARA 2010-SHKURT 2010
8. Lënda “Programming in C” është emërtuar “Introduction to Programming” dhe nga 3 kredite është bërë
4 kredite.
9. Lënda “Object Oriented Programming using C++” është emërtuar “Object Oriented Programming with
Java”.
10. Lëndët “Windows Administration” dhe “Linux Administration” janë emërtuar me emrin e përbashkët
“Server Administration” dhe nga 1+1 kredite janë bërë 3 kredite.
11. Në planin mësimor të para 2010 figuronin tre lëndë me emërtimet: “Computer Application”, “System
Hardware” dhe “System Software”, të cilat në planin mësimor të shkurtit 2010 janë hequr ose
zëvendësuar me lëndët “Automata Theory”, “Artificial Intelligence” dhe “System Analysis and
Design”, duke ruajtur të njëjtin numër kreditesh.
e. KRAHASIMI: SHKURT 2010-TETOR 2011
18. Lënda “Ordinary Differential Equations and Numerical Methods” nga 4 kredite u bë 3 kredite.
19. “Object Oriented Programming with Java”, nga 3 kredite u bë 4 kredite.
20. Në planin mësimor të shkurtit 2010 figuronin tre lëndë me emërtimet: “Programming in Visual C++”,
“Server Administration” dhe “System Analysis and Design”, të cilat në planin mësimor të tetorit 2011
janë hequr ose zëvendësuar me lëndët “Introduction to Computer Science”, “Programming in C#.NET”
dhe “Software Engineering”, duke ruajtur të njëjtin numër kreditesh.
VII. Grupi i lëndëve: FOREIGN LANGUAGE(S) AND ELECTIVE COURSES
b. KRAHASIMI: PARA 2010-SHKURT 2010
21. Nga 8 kredite janë ulur në 6 kredite dhe nga 4 lëndë janë ulur në 3 lëndë.
22. Lënda “Data Warehousing and Data Mining” është emërtuar “Business Intelligence and Data Mining”.
c. KRAHASIMI: SHKURT 2010-TETOR 2011
23. Nga 3 lëndë të ofruara në shkurt 2010 ofrohen 8 lëndë, secila me 3 kredite, aktualisht.
24. Lënda “C#.NET” është emërtuar “Programming in Visual C++”.
25. Mbeten njëlloj lëndët “Business Intelligence and Data Mining” dhe “Information Theory” dhe shtohen
5 lëndë të reja.
VIII. Grupi i lëndëve: EMPIRE STATE COLLEGE, CONCENTRATION & ELECTIVE
COURSES
Page 30 of 50
KRAHASIMI: PARA 2010-PAS 2010 E NË VAZHDIM
26. Nga 4 lëndë të përbashkëta dhe 4 me zgjedhje, ndërmjet 11 të ofruara, (në grupin Concentration
courses), bëhen 6 të përbashkëta dhe 2 me zgjedhje, ndërmjet 7 të ofruara.
27. Nga lëndët e përbashkëta janë ruajtur: “Web Programming” dhe “Data Comunication and Networking”.
Të tjerat janë hequr ose zëvendësuar me lëndë të reja.
28. Lëndët me zgjedhje të ofruara para 2010: “Software Engineering” dhe “VB.NET” janë futur në grupin e
lëndëve të përbashkëta, pas 2010.
Nga 11 lëndët me zgjedhje të ofruara para 2010, janë ruajtur 6 prej tyre, është shtuar lënda “Distributed
Systems”, ndërsa të tjerat janë hequr.
Tabela 10: Plani mësimor MP i profilit Sisteme Informacioni i ndarë sipas veprimtarive formuese
PLANI MESIMOR
Tipi i Veprimtarisë (A-F) Lënda/Moduli Kreditet Totali i krediteve
Veprimtari në disiplina të formimit të përgjithshëm (A)
Shkrim Akademik I 6
42 (16.5%)
Fizike 6
Shkrim Akademik II 6
Historia e SHBA I ose II 6
Histori Boterore & te Qyteterimeve II 6
Psikologji e Pergjithshme 6
Kurs Arti 6
Veprimtari në disiplina të formimit karakterizues (B)
Hyrje ne Programim 8
108 (42.2%)
Hyrje ne Informatike 6
Programim ObjectOriented me Java 8
Arkitektura e Kompjuterave 6
Strukture te Dhenash 6
Kontabilitet financiar 6
Sipermarrja dhe Menaxhimi I bizneseve te vogladhe të mesme
8
Sistemet e Databazave 6
Sistemet Operative 6
Kontabilitet Manaxherial 6
Ekonomi Industriale 8
VB.NET 8
Projektim dhe Analizë Algoritmash 6
Inxhinieri Software I 6
Principet e Menaxhimit 6
Leadership Manaxherial 8
Vepr. në disiplina të Ngjashme dhe/ose integruese (C)
Algjebër 6
50 (19.5%)
Trigonometri 2
Calculus I 8
Statistikë I 6
Mikroekonomi 6
Makroekonomi 6
Matematike Diskrete 8
Kërkim Operacional dhe Optimizim 8
Page 31 of 50
Veprimtari në disiplina me zgjedhje (D)
Lëndë me zgjedhje te ESC 8
24 (9.4%)
Lëndë me zgjedhje 8
Lëndë me zgjedhje të ESC 8
Njohuri të tjera formuese si plotësime në gjuhët e huaja, informatikë, stazh, apo praktika (E)
Lëndë me zgjedhje ose gjuhe e huaj 6
24 (9.4%)
Sistemet e Informacionit te Biznesit 6
Etike Kompjuterike 6
Sistemet e Informacioni të Menaxhimit 6
Teza e Diplomës (F) Projekti final 8 8
(3%)
TOTAL 256
Tabela 11: Plani mësimor MP i profilit Shkenca kompjuterike i ndarë sipas veprimtarive formuese
Tipi i veprimtarisë dhe
simboli përcaktues për të
Fushat disiplonore apo veprimtari të
tjera formuese Kredite
Totali i
krediteve
Veprimtari në disiplina të
formimit të përgjithshëm
(bazë)
(A)
Shkrim akademik I 6
48
(18.8%)
Fizika 6
Shkrim akademik II 6
Historia e SHBA I ose II 6
Histori botërore & të Qytetërimeve II 6
Psikologji e përgjithshme 6
Kurs arti 6
Lëndë me zgjedhje (qytetërime të tjera 6
Veprimtari në disiplina
karakterizuese të
programit
(B)
Hyrje në programim 8
116
(45.3%)
Hyrje në informatikë 6
Programim Object Oriented me Java 8
Arkitektura e kompjuterave 6
Strukturë të dhënash 6
Programim në C#.NET 6
Programim Web me PHP 8
Sistemet e Databazave 6
Sistemet operative 6
Rrjetat kompjuterike 8
VB.NET 8
Projektim dhe analizë algoritmash 6
Inxhinieri software I 6
Inteligjenca artificiale 6
Teoria e automatave 6
Inxhinieri software II 8
Kërkim operacional dhe optimizim 8
Veprimtari në disiplina të
ngjashme ose/dhe
integruese që lidhen me
disiplinat karakterizuese
(C)
Algjebra 6
50
(19.5%)
Trigonometri 2
Calculus I 8
Algjebër lineare 6
Calculus II 8
Probabilitet dhe statistikë 6
Matematikë diskrete 8
Ekuacione diferenciale 6
Page 32 of 50
Disiplina me zgjedhje nga
studentët
(D)
Lëndë me zgjedhje të ECS 8 22
(8.6%) Lëndë me zgjedhje 6
Lëndë me zgjedhje të ECS 8
Njohuri të tjera formuese si
plotësime në gjuhë të huaj,
informatikë, stazh apo
praktika
(E)
Etikë kompjuterike 6
12
(4.7%) Lëndë me zgjedhje ose gjuhë e huaj 6
Projekt final
(F) Teza e diplomës 8
8
(3.1%)
TOTAL 256
Tabela 12: Planet mësimore të lidhura me personelin akademik përkatës
Lënda /Moduli Pedagogu/Pedagogët
përgjegjës Titulli/grada kualifikimi
Departamenti Statusi PAE apo
PAK
1. Shkrim Akademik I Dr. P. Brown Ph.D. BA PAE
2. Algjebër Dr. N. Gjini Professor CS PAE
3. Etike Kompjuterike Dr. M. Biba Assoc. Prof. CS PAE
4. Trigonometri Dr. Fejzi Kolaneci Professor CS PAE
5. Fizikë Dr. Rexhep Mejdani Professor CS PAK
6. Shkrim Akademik II Ms. A. Pero M.A. BA PAE
7. Calculus I Dr. Emira Smokthina Ph.D. CS PAE
8. Hyrje në Programim Mr. Narasimha Rao
Vajjhala M.Sc. CS PAE
9. Hyrje në Informatikë Dr. M. Biba Assoc. Prof. CS PAE 10. Statistikë I Dr. E. Gjebrea Ph.D. CS PAE
11. Programim Object-
Oriented me Java Dr. M. Biba Assoc. Prof. CS PAE
12. Arkitektura e
Kompjuterave Dr. E. Vila Ph.D. CS PAK
13. Historia e SHBA I ose II Dr. A. Ehrlich Ph.D. HSS PAE
14. Mikroekonomi Dr. J. Miluka Ph.D. EF PAE
15. Histori Botërore & të
Qytetërimeve II Dr. K. Giakoumis Assoc. Prof. HSS PAE
16. Makroekonomi Dr. A. Kukeli Professor EF PAE
17. Matematike Diskrete Dr. N. Gjini Professor CS PAE
18. Strukture të Dhenash Dr. M. Biba Assoc. Prof. CS PAE
19. Psikologji e
Pergjithshme Ms. E. Cenko Ph.D. HSS PAE
20. Kontabilitet financiar Mrs. Brikena Kazazi M.Sc. EF PAE
21. Sipermarrja dhe
Menaxhimi I bizneseve
te vogla dhe te mesme
Mrs. Elona Garo M.Sc. EF PAE
22. Sistemet e Databazave Mr. Narasimha Rao Vajjhala M.Sc. CS PAE
23. Sistemet Operative Dr. M. Biba Assoc. Prof. CS PAE
24. Kurs Arti Dr. K. Giakoumis Assoc. Prof. HSS PAE
25. Sistemet e
Informacioni te
Menaxhimit
Ms. Erida Lice M.Sc. CS PAK
26. Kontabilitet
Manaxherial Dr. J. Miluka Ph.D. CS PAE
Page 33 of 50
27. Ekonomi Industriale Dr. J. Miluka Ph.D. CS PAE
28. VB.NET Mr. Narasimha Rao Vajjhala M.Sc. CS PAE
29. Projektim dhe Analize
Algoritmash Elton Ballhysa M.Sc. CS PAK
30. Lëndë me zgjedhje ose
gjuhë e huaj As appropriate As appropriate As appropriate PAE or
PAK
31. Inxhinieri Software I Mr. Erjon Bejleri M.Sc. CS PAK
32. Principet e Menaxhimit Dr. P. Dervishi Ph.D. EF PAE
33. Sistemet e
Informacionit të
Biznesit
Mr. Gëzim Rojba M.Sc. CS PAE
34. Lëndë me zgjedhje të
ESC As appropriate As appropriate As appropriate PAK
35. Lëndë me zgjedhje As appropriate As appropriate As appropriate PAE or PAK
36. Leadership
Manaxherial Ms. Elona Garo M.Sc. HSS PAE
37. Kërkim Operacional
dhe Optimizim Mrs. Pamela Dhora M.Sc. CS PAK
38. Lëndë me zgjedhje të
ESC As appropriate As appropriate As appropriate PAE or
PAK
39. Projekti final Dr. M. Biba Assoc. Prof. CS PAE
Duket se programet e ofruara në UNYT janë organizuar, autorizuar dhe mbikqyrur nga
State University of New York/ESC. Ka përpjekje të vazhdueshme për përmirësimin e tyre
dhe këtë e dëshmon dokumenti “Objektivat Vjetore të Mësimdhënies”, në të cilin krahas
objektivave në drejtim të përmirësimit të cilësisë së mësimdhënies, përcaktohen edhe
objektiva në drejtim të përmirësimit të planit mësimor.
Zgjedhja e modelit amerikan dhe bashkëpunimi me State University of New York/ESC,
bëjnë që cilësia e kurrikulës të evolojë pozitivisht dhe në përshtatje me zhvillimet
teknologjike botërore. Çdo ndryshim në orientimin e planeve mësimore shoqërohet edhe me
një studim tregu.
Nga analiza e syllabuseve nga ana e RVJ, rezulton se ato janë hartuar me objektiva të qarta
duke përfshirë në to emrin e pedagogut, të dhëna mbi pedagogun, kohën dhe vendin e
zhvillimit, qëllimin, objektivat, temat që do të zhvillohen, literaturën e nevojshme bazë dhe
atë plotësuese, faqen web të lëndës, detyrimet e lëndës me përshkrimin e tyre, mënyrën e
vlerësimit dhe kërkesat specifike të lëndës. Eventualisht në syllabus mund të ketë edhe
elementë të tjerë si: formën e mësimdhënies, kërkesat për verifikimin e plagjiaturës, etj.
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve
Standardi I.1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.
Kriteri 1 Institucioni ofron programe të akredituara të studimeve, të organizuara në module dhe të vlerësuara
në kredite, sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS);
UNYT, në ketë programi studimi, ndjek modelin
amerikan i cili është tërësisht i konvertueshëm në
ECTS (1 kredit amerikan = 2 ECTS).
Page 34 of 50
Kriteri 2 Sasia mesatare e krediteve të grumbulluara gjatë një viti nga një student që ndjek një program studimi me kohë të plotë është 60 kredite;
Sasia mesatare e krediteve nuk eshte fikse, duke
marrë parasysh nivele të ndryshme të përgatitjes së
studentëve, por mesatarisht është 62 ECTS për vit
akademik. Studenti ka fleksibilitet, që vet sistemi
amerikan ia mundëson.
Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të
institucionit. Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, “Master i arteve të bukura” apo “Master Profesional” i pajisin studentët që zotërojnë diplomën universitare “Bachelor” me njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor apo trajnim të mirëfilltë profesional;
Programi i studimit MP me profilet “Sisteme
Informacioni” dhe “Shkenca Kompjuterike” në UNYT,
synon pajisjen e të diplomuarve me njohuri të
thelluara praktike, duke synuar një orientim më
fleksibël drejt nevojave specifike të tregut.
Kriteri 3 Programet e studimeve “Master i Shkencave” ose “Master i arteve të bukura” dhe “Master Profesional”
synojnë të zgjerojnë njohuritë e fituara në ciklin e parë të studimeve;
Programi i studimit MP me profilet “Sisteme
Informacioni” dhe “Shkenca Kompjuterike” është
konceptuar si një program studimi i integruar (me
kohëzgjatje 4 vjet) duke garantuar formimin e plotë të
kandidatëve me të gjithë elementët e kërkuar për
orientimin drejt tregut të punës.
Kriteri 5 Programet e studimeve të këtij cikli i pajisin studentët me kompetenca të përgjithshme dhe profesionale që synohen të arrihen apo të zgjerohen gjatë zhvillimit të tij;
Praktika profesionale dhe projekti final synojnë t’i japin
studentit kompetenca të përgjithshme dhe profesionale
që synohen të arrihen apo të zgjerohen gjatë zhvillimit
të tij.
Kriteri 7 Programet e studimeve “Master Profesional” kanë objektiva të qartë profesionalë, të justifikueshëm, të arritshëm, me synime të qarta për arritjen e kualifikimit të nevojshëm dhe në përputhje me kërkesat e tregut të punës.
Programi u siguron studentëve mundësinë të bëhen
pjesë e një studimi që kombinon teorinë mbi shkencat
kompjuterike dhe informatikën në tërësi dhe praktikën
në lidhje me analizën, projektimin dhe zhvillimin e
sistemeve të informacionit si dhe shkencat
kompjuterike. Programi angazhon studentët të fitojnë
cilësi që janë të nevojshme në mjedisin kombëtar dhe
atë ndërkombëtar, duke i bërë të gatshëm të
punësohen në detyra që kanë të bëjnë me sistemet e
informacionit, duke i pajisur me njohuri që i lejojnë të
menaxhojnë sisteme komplekse të informacionit apo të
projektojnë sisteme software për probleme komplekse.
Standardi I.4 - Programet e studimeve ofrohen në përshtatje me nivelin e studimeve.
Kriteri 1 Përmbajtja dhe renditja e objektivave të programeve të studimeve synojnë arritjen e qëllimeve të tyre në përputhje me nivelin e studimeve në të cilin ofrohen ato;
Programet Master Profesional ne profilet “Sistemet e
Informacionit” dhe “Shkenca Kompjuterike” në UNYT
janë projektuar për të pajisur studentët me njohuri,
aftësi dhe eksperiencë, që t’i ndihmojnë të diplomuarit
të hyjnë me sukses në botën e profesioneve që përdorin
aftësi të kultivuara në këtë program, si p.sh. analist i
sistemeve të informacionit, specialist databazash për
sistemet informative, zhvillues sistemesh, etj.
Kriteri 2 Metodat e vlerësimit të studentëve nëpërmjet kontrollit të vazhdueshëm të njohurive me anë të testeve me përgjigje alternative apo provimeve përfundimtare dëshmojnë ecurinë dhe arritjet e studentëve për ciklin përkatës të studimeve.
Vlerësimi i studentëve kryhet në forma të larmishme,
duke i dhënë prioritet punës individuale e në grup,
kontrollit të vazhdueshëm, shkrimit të raporteve me
shkrim, mbrojtjes së tyre, provimeve përfundimtare
etj., të gjitha këto në funksion të lëndës përkatëse.
Kontrolli i vazhdueshëm i njohurive është parim bazë i
sistemit amerikan të AL. Tipikisht çdo lëndë vlerësohet
me së paku katër komponente vlerësimi.
Standardi I.5 - Programet e studimeve synojnë të arrijnë dimensione ndërkombëtare.
Kriteri 1 Programet e studimeve mbështeten në përvojën disavjeçare dhe praktikat e mira të vendeve europiane;
Programi i studimit Master Profesional në “Sistemet e
Informacionit” dhe në “Shkenca Kompjuterike” është i
hartuar në bashkëpunim me një univiersitet prestigjoz
amerikan, SUNY/ESC, në bashkëpunim me të cilin
janë hartuar dhe pasuruar kurrikulat.
Page 35 of 50
Kriteri 2 Programet e studimeve janë ndërkombëtarisht konkurruese për nga elementet që përmbajnë (të dhëna të përgjithshme, objektivat kryesorë, plani mësimor, kreditet, kushtet e pranimit në to metodat e vlerësimit, kriteret dhe procedurat e tranferimit të krediteve e njohurive të fituara, diplomat që jepen në përfundim etj.) duke afirmuar vlerat e arsimit universitar në Shqipëri;
Standardet ndërkombëtare në këtë program
dëshmohen nga fakti se SUNY/ESC lëshon edhe
diplomën e tij në përfundim të programit të studimit.
Kjo e bën të konkurueshëm këtë program studimi dhe
me njohje të pakushtëzuar në vende të tjera të botës.
Kriteri 3 Programet e studimeve janë hartuar në përputhje me objektivat e përcaktuar në legjislacionin dhe direktivat e BE-së për arsimin e lartë dhe profesionet e rregulluara.
Programet e studimeve janë hartuar në përputhje me
objektivat e përcaktuar në legjislacionin dhe direktivat
e BE-së për arsimin e lartë dhe profesionet e
rregulluara. Kjo kontribuon në mundësinë e
transferimit të krediteve e niveleve të studimit për në
dhe nga universitete të tjera në Europë e më gjerë.
Standardi I.6 - Programet e studimeve përfshijnë aftësimin profesional dhe kërkimin
shkencor. Kriteri 1 Programet e studimeve të ciklit të dytë dhe
programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përfshijnë aftësimin profesional dhe kërkimin shkencor;
Aftësimi profesional i studentëve arrihet përmes
kurrikulës që kombinon teorinë me aplikimin, me
punësimin në procesin e mësimdhënies, të stafit me
përvoja profesionale.
Kriteri 2 Programet e studimeve hartohen në përputhje me profilin e Institucionit të Arsimit të Lartë dhe strategjinë e tij për zhvillim;
Programet hartohen në përputhje me strategjinë e
UNYT.
Kriteri 3 Personeli akademik angazhohet në punën kërkimore shkencore për realizmin e programeve të studimeve;
Puna kërkimore-shkencore e personelit akademik dhe
lidhja e saj me përditësimin e programeve të studimit
janë komponentë të pranishëm në shkallë të gjerë në
UNYT, i cili e mbështet kërkimin shkencor dhe synon
ta kthejë në një komponent kryesor, posaçërisht në
kushtet e fillimit të ciklit të tretë (doktoratës).
Kriteri 4 Puna kërkimore e personelit akademik të angazhuar për realizimin e programit të studimeve përkon me synimet për arritjen e qëllimeve të tij.
Në dokumentacionin e bollshëm, të vënë në dispozicion
nëpërmjet RVB, tregohet se UNYT inkurajon aktivitetet
kërkimore-shkencore.
Standardi I.7 - Programet e studimeve “Master Profesional” ofrohen në përputhje me
nevojat e tregut të punës.
Kriteri 1 Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional” ofrohen në përputhje me nevojat e tregut të punës;
Programet e studimit janë hartuar pas një studimi të
nevojave të tregut dhe të perspektivave ekonomike të
vendit dhe ndjekin në mënyrë të vazhdueshme
zhvillimet dhe kërkesat e tregut të punës.
Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional” synojnë të plotësojnë nevojat në sektorët përkatës të ekonomisë vendase apo të huaj.
Teknologjia e informacionit në përgjithësi konsiderohet
sot një nga degët kryesore që kontribuon përmes
shërbimeve profesionale në zhvillimin më të mirë e të
qëndrueshëm të shoqërisë. Stafi akademik i programit
në UNYT është i angazhuar në përditësimin e
vazhdueshëm të njohurive dhe aftësive për t’ju
përshtatur kërkesave në rritje të tregut të punës si
brenda ashtu dhe jashtë vendit.
Standardi I.8 - Programet e studimeve marrin parasysh nevojat e tregut të punës.
Kriteri 1 Programet e studimeve marrin parasysh nevojat e tregut të punës, dhe hartohen në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar;
Nevojat e tregut të punës merren në konsideratë
nëpërmjet anketimeve dhe një studimi tregu. Formimi i
ofruar në këtë fushë përputhet me synimet strategjike
të zhvillimit ekonomik , në kushtet e zgjerimit të
përdorimit të teknologjisë së informacionit nga të gjithë
sektorët.
Kriteri 2 Institucioni, për vlerësimin e nevojave të tregut të punës, kryen një studim tregu, i cili përfshin:
a. mundësitë e punësimit të studentëve në tregun vendas ose atë rajonal, komëtar a ndërkombëtar;
b. kërkesat e punëdhënësve; c. një parashikim të përafërt për numrin e pritshëm të
studentëve që mund të regjistrohen në këtë program;
d. numrin e të regjistruarve në programe të ngjashme
Programi i studimit MP me profilet “Sisteme
Informacioni” dhe “Shkenca Kompjuterike” duke qenë
në proces riakreditimi, i korrespodon një situate kur
janë diplomuar tashmë studentët e parë. Një
informacion shumë i vlefshëm është ai që ka të bëjë me
punësimin e tyre, duke përfshirë edhe elementë të tillë
si pritja deri në punësimin e parë, punësimi në profilin
për të cilin është studjuar, etj. Rezulton se, me
Page 36 of 50
në institucionet simotra. përjashtime të pakta, të diplomuarit në UNYT në
fushën e inxhinierisë kompjuterike janë punësuar në
profilin përkatës.
Standardi I.9 - Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare
dhe interesave kombëtare.
Kriteri 1 Institucioni ofron programe studimi që nuk bien ndesh me interest kombëtare;
Programi i studimit MP me profilet “Sisteme
Informacioni” dhe “Shkenca Kompjuterike” jo vetëm që
nuk bie ndesh me interesat kombëtare, por kontribuon
direkt në përgatitjen e specialistëve të cilët me
kompetencat e tyre, do të punojnë për zhvillimin e
modernizimin e vendit.
Kriteri 2 Programet e studimeve synojnë të ndihmojnë
ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.
Programi i studimit, megjithëse nuk ka të bëjë direkt
me fushën e ruajtjes së vlerave kombëtare, mbështet
zhvillimet prioritare të kohës në Shqipëri e më gjerë.
Përmbajtja lëndore e kurrikulave rrit ndërgjegjësimin e
studentëve ndaj vlerave kulturore të kombit (plotësuar
edhe me ekskursione mësimore në krahina të
ndryshme të Shqipërisë).
Standardi I.12 - Kohëzgjatja dhe numri i krediteve për programet e studimeve të këtij cikli janë në përputhje me me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në
Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Kriteri 2 Programet e studimeve “Master Profesional” realizohen me 60-90 kredite europiane ECTS. Kohëzgjatja normale e tyre është 1-1.5 (një deri në një vit e gjysmë) vite akademike.
Ky program studimi operon sipas nenit 45 të LAL duke
ndjekur modelin amerikan. Sipas këtij modeli
kohëzgjatja e studimeve është 4-vjeçare me gjithsej 256
ECTS.
Standardi II.6 - Institucioni siguron menaxhimin efikas të informacionit në lidhje me
programet e studimeve.
Kriteri 1 Informacioni i ofruar për programet e studimeve, modulet dhe syllabuset është lehtësisht i konsultueshem për studentët;
Studentët pajisen me të gjithë sillabuset e lëndëve, ku
jepen në detaje temat e lëndës, literatura kryesore,
format e kontrollit të dijeve dhe literatura e
rekomanduar.
Në mënyrë të veçantë, gjithë informacioni në lidhje me
programet e studimit, syllabuset, kalendarin e
zhvillimit të secilës lëndë, kërkesave, etj. mund të
gjendet në faqen e internetit të institucionit:
http://www2.unyt.edu.al/programs/
Informacioni i shkruar për këtë qëllim mund të
përftohet edhe nga Buletini i UNYT (Bulletin,
University of New York, Tirana), i cili, për çdo vit
pasqyron gjithë elementët që lidhen me programet e
studimit, përfshirë planin mësimor, kriteret e
përgjithshme të vlerësimit, sistemin e notave, etj.
Kriteri 2 Informacioni për programet e studimit, modulet dhe syllabuset ofrohet në forma të ndryshme të shkruara dhe elektronike.
Standardi II.8 - Programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të
studimeve të ciklit të dytë parashikojnë një plan diplomimi.
Kriteri 1 Plani i diplomimit shpjegon mënyrën e diplomimit në përfundim të studimeve brenda afatit të parashikuar;
Plani mësimor dhe detajimet në lidhje me mënyrën e
realizimit të tij japin informacionin e nevojshëm për
mënyrën e diplomimit. Studimet MP përfundojnë me
një projekt final i cili parashikohet me 4 kredite
amerikane (ekuivalent me 8 ECTS). Edhe pse programi
nën vlerësim nuk është Master i Shkencave, kurrikulat
parashikojnë mundësi për projekte kërkimore, në
mënyrë që t’i përgatisin studentët për studime të
mëtejshme.
Page 37 of 50
Konkluzione të GVJ:
1. Plotësimi i standardeve në vlerësimin në kuadër të akreditimit periodik (II):
Programi i studimit MP me profilet “Sisteme Informacioni” dhe “Shkenca Kompjuterike”
është i organizuar në module me vlerësim në kredite sipas sistemit amerikan (por që
ekuivalentohet në sistemin ECTS), duke ofruar një përgatitje bashkëkohore profesionale,
duke mundësuar zgjerimin e njohurive të kandidatëve në drejtime specifike të
domosdoshme për karrierën e tyre profesionale. Ky program është hartuar në përputhje
me misionin dhe strategjinë e UNYT për zhvillim duke ju përshtatur kërkesave të tregut të
punës për specialistë të kualifikuar në këto fusha. Mësimdhënia zhvillohet në gjuhën
angleze duke përgatitur në këtë mënyrë specialistë të aftë për tregun ndërkombëtar të
punësimit. Realizimi i programit mbështetet nga një staf akademik i motivuar dhe me nivel
të lartë shkencor. Studentët disponojnë gjithë informacionin për programin e studimit dhe
japin kontributin e tyre në përmirësimin e tij. Programi i studimit është i hartuar në
bashkëpunim me një univiersitet prestigjoz amerikan, SUNY/ESC, në bashkëpunim me të
cilin janë hartuar dhe pasuruar kurrikulat. Standardet ndërkombëtare në këtë program
dëshmohen nga fakti se SUNY/ESC lëshon edhe diplomën e tij në përfundim të programit
të studimit. Politikat e formimit të studentëve janë bashkëkohore, transparente dhe të
mirëstudiuara në rang ndërkombëtar.
6. Mësimdhënia
Organizimi i mësimdhënies në UNYT bazohet dhe përmush kërkesat e legjislacionit në fuqi,
mbështetet njëkohësisht edhe në eksperiencat më të mira, kryesisht ato ndërkombëtare.
Bazuar në rolin që çdo disiplinë mësimore ose veprimtari formuese luan në formimin e
studentit, programet e studimit organizohen në 6 kategori disiplinash:
- Kategoria A: Veprimtari në disiplina të formimit të përgjithshëm
- Kategoria B: Veprimtari në disiplina karakterizuese të programit të studimit
- Kategoria C: Veprimtari në disiplina të ngjajshme dhe/ose integruese, që lidhen me
disiplinat karakterizuese.
- Kategoria D: Disiplina me zgjedhje të studentit, ndër disiplinat e ofruara nga
institucioni;
- Kategoria E: Njohuri të tjera formuese, si plotësime në gjuhë të huaja, informatikë,
prezantuese, stazh apo praktikë, etj.
- Kategoria F: Teza e diplomës.
Në programin e studimit parashikohen: Leksione, ushtrime, laboratorë, projekte, seminare,
praktikë.
Mësimdhënia dhe të nxënit: Mësimdhënia dhe të nxënit organizohen në një larmi metodash
tradicionale (leksione ekspozuese, provative, workshope, tutoriale) dhe innovative
(ambiente virtuale të të nxënit, simulime, debate, diskutime në grupe, projekte, etj.) me
bindjen e UNYT se kombinimi i metodave të ndryshme çon në të nxënit aktiv dhe
transformativ. Personeli akademik bën të gjitha përpjekjet që të sigurojë se studentët do të
kuptojnë thellësisht konceptet bazë, teoritë dhe praktikat e Shkencave Kompjuterike.
Strategji Vlerësimi dhe Testimi: Vlerësimi lidhet me qëllimet dhe objektivat e programit të
studimit. Përdoren një larmi metodash vlerësimi dhe testimi, formative dhe sumative, të
cilat përbëjnë procesin e mësimdhënies. Të tilla janë diskutime në klasë, ushtrime në
laborator, debate “mock”, ese reflektuese mbi lexime të caktuara, recensione librash ose
artikujsh, provime të shkruara dhe gojore (brenda ose jashtë klasës me libra të hapura apo
jo), ese dhe punë kërkimore, prezantime gojore, individuale apo në grupe.
Page 38 of 50
SPECIFIKA
1. Organizimi i Mësimdhënies: Mësimdhënia realizohet në bloqe një, dy, tre ose
katërorëshe, në varësi të natyrës së lëndës dhe disponueshmërisë së pedagogëve dhe
studentëve. Kur është e mundur, seksione paralele i ofrojnë studenteve një larmi oraresh
dhe pedagogësh. Meqënëse në dorë të pedagogëve dhe studentëve, më së shpeshti
organizimi i mësimdhënies ndjek një skemë me 50’ punë brenda në klasë dhe 10’ para një
seance tjetër 50-minuteshe.
2. Format e Mësimdhënies: UNYT përpiqet të promovojë një larmi formash dhe tiparesh të
orientuara drejt studentëve, aktive, kreative dhe transformative të mësimdhënies dhe të
nxënit. Në varësi të natyrës së lëndës, dinamikës së klasës dhe të pikave specifike të forta
të mësimdhënësve, format, metodat dhe tiparet përfshijnë dhe kombinojnë, mes të tjerave,
edhe:
- Leksion prezantues - ekspozues.
- Leksion të spikatur me pyetje.
- Leksion – demonstrim.
- Leksion – laborator.
- Leksion – diskutim.
- Case study.
- Seancë zgjidhjeje problemesh.
- Punë në terren.
- Punë në grupe.
- Leksione vizitorësh.
- Mësimdhënia mes të barabartëve (student-student).
- Ushtrime të strukturuara dhe gjysëm të strukturuara.
- Fasilitim diskutimesh të strukturuara, gjysëm të strukturuara ose të lira.
UNYT promovon metoda innovative dhe të orientuara drejt studentëve, aktive, kreative dhe
transformative të mësimdhënies dhe të nxënit. Bashkë me leksionin tradicional, metoda
shumë interaktive skelezimi (scaffoliding) zgjerojnë kuptimin e materialeve në duart e
studentënve. Pedagogët inkurajohen të organizojnë leksione me debate, diskutime brënda
në klasë, punime individuale dhe në grupe, brenda dhe jashtë kampusit. Për studentë me
nevoja të veçanta zhvillohen metoda të individualizuara. UNYT angazhohet në sigurimin e
standardeve të larta të mësimdhënies dhe të nxënit teorik, empirik dhe praktik. Pedagogët
aplikojnë metoda të ndryshme për kontrollin e shkallës së përvetësimit të materialeve
lëndore nga studentët.
3. Ngarkesa e Studentëve: Duke patur parasysh numrin e ulët të studenteve nëpër klasa,
UNYT integron leksione, seminare, praktikë dhe workshope. Tabela 14 tregon shpërndarjen
indikative të ngarkesës së studentëve gjatë studimeve të tyre.
4. Matja e Cilësisë së të Nxënit: Cilësia e të nxënit monitorohet dhe matet nga një larmi
mekanizmash vlerësimi formativ dhe sumativ që zhvillohen në çdo seancë, modul dhe në
fund të çdo lënde. Vlerësimi formativ i ndihmon studentët të kuptojnë cilësinë e të nxënit
dhe pedagogët të vlerësojne efikasitetin e seancës, nevojat për përshtatje, përforcime dhe
nëvoja për shpjegim alternativ ose aplkimin e metodave alternative, të përshatshme në
tipare të ndryshme të të nxënit (audio, vizual, interaktiv, affektiv, etj.). Vlerësimet formative
realizohen njëkohësisht për të angazhuar studentët për të qenë aktivë dhe të
ndërgjegjshëm për të nxënit e tyre. Vlerësimi sumativ përfshin një larmi metodash që
stimulojnë të nxënin përgjatë gjithë procesit të mësimdhënies dhe të nxënit, si dhe shkallë
e etapa (benchmarks) të të nxënit. Regjimi i vlerësimit varion nga lënda në lëndë, por
Page 39 of 50
gjithsesi tipikisht përfshin minimalisht një provim gjysëm-semestral dhe një përfundimtar,
një komponent pjesëmarrjeje në klasë, si edhe një komponent kërkimor ose të lidhur me
projekte. Metodat formative si dhe një larmi metodash vlerësimi sumativ synojnë të
stimulojnë, promovojnë dhe kultivojnë aftësi kognitive / intelektuale, aftësi kyçe të
transferueshme dhe aftësi specifike dhe praktike.
5. Kontrollimi i përgjithshëm i performancës akademike të studentëve: Ky bashkohet me
pritshmërinë e institucionit për performancën e studentëve dhe specifikohet në Buletinin e
Universitetit të New York, Tiranë. Për studentët me mesatare nën 2 (sipas sistemit
amerikan), parashikohen një sërë procedurash që synojnë sjelljen e tij në nivelin e kërkuar
(e deri në largimin e tij nga UNYT nëse nuk arrihen treguesit e kërkuar).
6. Kohëzgjatja Mesatare e Studimeve: Kohëzgjatja mesatare e studimeve në këtë program
studimi (Master Profesional) është katër vjet.
7. Vlerësime të Mësimdhënies: Realizohen nga studentët, çdo semestër, si edhe nga kolegë
të tjerë, një herë në dy vite.
Tabela 13: Ngarkesa totale për format e mësimdhënies
Programi i Studimit
Format e mësimdhënies Orët totale
në auditor
a. Leksione 600
b. Seminare 600
c. Ushtrime 600
d. Laboratorë 270
e. Punë e pavarur e studentit 3510
f. Praktikë profesionale 180
g. Etj.
Në total 5760
Vlerësimi sipas treguesve të matshëm:
Llojet e Formave të mësimdhënies, për lëndët/modulet:
Leksione
Seminare
Ushtrime
Laboratorë
Praktikë lëndore
Praktikë profesionale
Etj.
Tabela 14: Format e kontrollit të njohurive
Programi i Studimit MP në Sistemet e Informacionit dhe në Shkenca Kompjuterike
Format e kontrollit Sa pjesë e vlerësimit total të studentit ka
a. Ndjekja e lëndës dhe pjesëmarrja aktive
pjesmarrja aktive
0%
b. Plotësimi i detyrimeve (laboratorike, detyrave
të kursit) 10-30%
c. Testimet gjatë vitit 20-30%
d. Provimi përfundimtar 30-40%
Projekte 0-35%
Në total 100%
Page 40 of 50
Tabela 15: Aktivizimi i studentëve në komponentët e aktivitetit të njësisë, etj
Nr. Aktiviteti shkencor i IAL Numri i studentëve të
aktivizuar
1 Për punime shkencore individuale të pedagogëve 10
2 Për projekte shkencore në rang Departamenti 10
3 Për projekte shkencore në rang Fakulteti 22
4 Për projekte shkencore në bashkëpunim me të tjerë 15
Konkluzione të GVJ:
1. Plotësimi i standardeve në vlerësimin në kuadër të akreditimit periodik (II):
Duke ju referuar vlerësimit të jashtëm të mëparshëm, cilësia e mësimdhënies ka qenë
dhe mbetet preokupimi i vazhdueshem i stafit drejtues dhe në rradhë të parë ajo
sigurohej nga perzgjedhja e stafit pedagogjik, por edhe nga kontrollet e brendshme që
hera herës realizoheshin me mbështetjen e kolegëve të universiteteve homologe, jashtë
Shqipërisë. Një rëndësi e veçante i është kushtuar kontrollit të përvetësimit të dijeve, që
studentët marrin në lëndë të ndryshme. Mënyrat e përdorura janë funksionale, e venë
studentin në pozita të forta pune e ndërkohë janë mjaft transparente. Mënyra e
kontrollit dhe e vlerësimit të studentëve është e tillë që mbyll në maksimum shtigjet për
abuzim dhe fiktivitet.
GVJ i mbetet vlerësimit të mësipërm, duke theksuar përkushtimin e stafit për një
mësimdhënie cilësore dhe ruajtjen e emrit dhe imazhit të mirë që UNYT ka, si brenda
vendit ashtu edhe në rajon.
7. Studentët
Tabela 16: Procedurat e pranimit të studentëve
Programet e studimit qe
ofron IAL
Procedurat e
pranimit të studentëve
Kushte specifike të pranimit të
studentëve
1 MSc. në të gjitha fushat 13.1-
6., 15-18 të tabelës në fq. 1.
MSc në
Dosje aplikimi, intervista
dhe miratimi nga
drejtuesit e programit.
Sipas specifikimeve të akteve nënligjore në
fuqi, bashkë me anglishten në nivel C.1.
(550 në testin institucional).
2 MP në të gjithë fusha 1-12 të
tabelës në fq. 1.
Dosje aplikimi dhe
intervista [Anekse XLII,
XLV, fq. 14].
Sipas specifikimeve të akteve nënligjore në
fuqi, bashkë me anglishten në nivel B2.
(530 në testin institucional).
3 DR. në të gjitha fushat 20.1-
6., 21.1-2., 22.1-3. të tabelës
në fq. 1.
DR. ne
Dosje aplikimi, intervista
dhe miratimi nga Këshilli
i Profesorëve.
Sipas specifikimeve të akteve nënligjore në
fuqi, bashkë me anglishten në nivel C.1.
(550 në testin institucional).
Tabela 17: Cilësia në hyrje dhe në dalje e studentëve
5 vitet e fundit
Numri i studentëve të
regjistruar (për herë të
parë)
Mesatarja Numri i studentëve të
diplomuar Mesatarja
2008 11 8.1/10 7 3.1 / 4.0
2009 15 8.2/10 6 3.05 / 4.0
2010 18 8.2/10 6 3.2 / 4.0
2011 26 8.1/10 8 3.35 / 4.0
Page 41 of 50
2012 11 8.0/10 3 2.58/ 4.0
Tabela 18: Numri total i studentëve dhe kalueshmëria e tyre në vite (Nota kaluese është 70)
Programet e
studimit që ofron
IAL
Numri total i
studentëve
Kalueshmëria në
total
Nota mesatare për
numrin total të
studentëve
I
MP në Shkenca
Kompjuterike dhe
Sistemet e
Informacionit
2009 35 69% 65.99
2010 43 56% 56.08
2011 52 73% 72.71
2012 65 69% 66.3
Tabela 19: Të dhëna për punësimin e studentëve
Nr.
Programet e
studimit që ofron
IAL
Viti akademik Numri total i të
diplomuarve
Numri total i të
punësuarve (në
përputhje me
diplomën)
Numri total i të
punësuarve (jo në
përputhje me
diplomën)
I
BS në Shkenca
Kompj. 2007-2008 7 6 1
BS në Sisteme të
Infor. 2007-2008 0 0 0
II
BS në Shkenca
Kompj. 2009-2010 5 5 0
BS në Sisteme te
Infor. 2009-2010 1 1 0
III
MP në Shkenca
Kompj. 2010-2011 8 7 1
MP në Sisteme të
Infor. 2010-2011 0 0 0
MSc në Shkenca
Kompjuterike 2010-2011 4
IV
MP në Shkenca
Kompj. 2011-2012 3 3 0
MP në Sisteme të
Infor. 2011-2012 0 0 0
MSc në Shkenca
Kompjuterike 2011-2012
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve
Standardi IV.1 - Studentët kanë të drejtë të ndjekin programet e studimeve të ciklit
të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.
Kriteri 1 Studentët që ndjekin programet e studimeve “Master i Shkencave” apo “Master Profesional” zotërojnë së paku diplomën universitare “Bachelor” dhe kanë grumbulluar 180 kredite ECTS;
UNYT zbaton kërkësat ligjore dhe kritere të
pranimit të institucionit si dhe kushtet e
institucionit për diplomim.
Kriteri 3 Studentët plotësojnë kriteret e pranimit të
përcaktuara nga institucioni;
Pranimi në këtë program studimi bëhet në bazë
të dosjes së aplikimit e cila duhet të përmbajë
formularin e aplikimit, 2 letra rekomandimi,
dëftesën e shkollës së mesme (ose nivel më të
lartë), dokument identifikimi (fotokopje),
fotografi, certifikatën e kërkuar të gjuhës angleze
(minimumi niveli B2), një letër motivimi.
Page 42 of 50
Procedura e pranimit parashikon edhe një
intervistë me kandidatin.
Kriteri 4 Studentët e këtyre programeve të studimit japin deri në diplomim edhe provimin e gjuhës angleze mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare. Për programet e studimeve “Master Profesional” niveli i gjuhës angleze është B2, ndërsa për programet e studimeve “Master i Shkencave” dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë niveli i gjuhës angleze është C1, sipas Kuadrit Europian të Gjuhëve;
Në UNYT, mësimdhënia zhvillohet në gjuhën
angleze. Megjithatë institucioni kujdeset për
përmbushjen e kërkesës ligjore për gjuhën
angleze (niveli B2).
Kriteri 5 Institucioni vlerëson herë pas here politikat e pranimit dhe ndikimin e tyre në përparimin e mëtejshëm të studentëve në programin e studimit, si dhe harton plane të mundshme për ndryshimin e kritereve të pranimit.
Politikat e pranimit vlerësohen vazhdimisht nga
UNYT, me qëllim përmirësimin e ecurisë së
studentëve.
Standardi IV. 2- Institucioni informon studentët në lidhje me: statusin e
institucionit, të programeve të studimeve që ofron dhe me politikat e punësimit. Kriteri 1 Studentëve u jepet informacion për mundësitë për punësim pas diplomimit në përfundim të këtyre programeve të studimeve;
Informacioni për mundësitë për punësim pas
diplomimit, në përfundim të këtyre programeve të
studimeve, u jepet studentëve në forma të
ndryshme, si në buletine dhe në websitin e
UNYT, ashtu edhe gjatë intervistimit të tyre me
personelin administrativ të UNYT.
Kriteri 2 Studentëve u jepet informacion për akreditimin
e institucionit dhe të programeve të studimeve që ofrohen si edhe për njohjen dhe vlefshmërinë, brenda dhe jashtë vendit, të diplomës së lëshuar nga ky institucion;
Në faqen web të UNYT jepet, në mënyrë të
përditësuar, gjithë informacioni në lidhje me
akreditimin e institucionit dhe të programeve të
studimit si dhe njohjen dhe vlefshmërinë e
diplomës së lëshuar, në përfundim të studimeve.
Kriteri 3 Studentëve u ofrohet shërbimi i këshillimit të karrierës.
Shërbimi i këshillimit të karierës u ofrohet të
gjithë studentëve të UNYT.
Standardi IV. 3- Institucioni, kur aplikon për vlerësimin dhe akreditimin për herë të
dytë, disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e
studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.
Kriteri 1 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e të diplomuarve në programet e studimeve që kanë përfunduar;
Ashtu siç tregohet në tabelat e mësipërme, UNYT
disponon statistika vjetore për numrin e të
diplomuarve që kanë përfunduar programet e
studimeve.
Kriteri 2 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e studentëve të regjistruar në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, tërheqjet nga programi, si
dhe largimet para përfundimit të programit apo mospërfundimin me sukses të vitit akademik;
Të dhënat dhe statistikat në lidhje me numrin e
studentëve të regjistruar, tërheqjet nga programi,
largimet para përfundimit të programit apo
mospërfundimin me sukses të vitit akademik,
mbahen nga Sekretaria Mësimore e, vazhdimisht,
tek Zyra e Arkivit.
Kriteri 3 Institucion disponon të dhëna për ecurinë akademike të studentëve që nga pranimi deri në diplomim.
Të dhënat për ecurinë akademike të studentëve
raportohen rregullisht në MASH.
Standardi IV. 4- Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me statistikat e
punësimit të studentëve që janë diplomuar pas përfundimit të programeve e studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të
dytë. Kriteri 1 Institucioni mban një bazë të dhënash të studentëve të punësuar pas përfundimit të programeve të studimeve të ciklit të dytë apo të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë si dhe për vendet e punësimit të tyre;
Ashtu siç tregohet në tabelat e mësipërme, UNYT
disponon të dhëna të studentëve të punësuar pas
përfundimit të programeve të studimeve, aq sa e
lejon komunikimi me të diplomuarit.
Kriteri 2 Institucioni mban një bazë të dhënash për studentët që vazhdojnë studimet e mëtejshme në ciklet e tjera të studimeve etj.
Disa të diplomuar kanë avancuar deri në
studime të doktoraturës, madje disa janë të
punësuar si pedagogë efektivë apo me kontratë
pranë UNYT.
Standardi IV. 5- Institucioni informon studentët në mënyrë të vazhdueshme dhe të
detajuar, në lidhje me programet e studimeve. Kriteri 1 Studentët informohen në mënyrë të detajuar Gjithë informacioni i detajuar mbi programin e
Page 43 of 50
për programet e studimeve, afatin e përfundimit dhe organizimin e programit, statusin e akreditimit të programit;
studimit i bëhet i ditur studentëve qysh prej
fillimit të studimeve të tyre, përmes buletinit dhe
faqes web http://www2.unyt.edu.al/
Akreditimet e programit shpallen rregullisht në
internet.
Kriteri 2 Studentët informohen për rezultatet e vlerësimit gjatë dhe në përfundim të programit;
Studentët kanë akses në arkivin elektronik
(EGnomon) ku mund të kontrollojnë notat e tyre,
detyrimet, mungesat, etj.
Kriteri 3 Përgjegjësi i modulit diskuton hapur me studentët rezultatet e këtyre vlerësimeve.
Vlerësimi i studentëve është transparent, sipas
një metodologjie të përcaktuar qartë.
Standardi IV. 6- Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj
studentëve. Kriteri 1 Institucioni u ofron këshillim studentëve, ndjek ecurinë e tyre dhe i ndihmon për trajtimin dhe zgjidhjen e çështjeve dhe problematikave që lidhen me procesin
mësimor;
Secili student ka një pedagog këshilltar, i cili e
ndjek atë gjatë gjithë ecurisë së tij.
Kriteri 2 Institucioni (nëpërmjet zyrës për këshillimin e karrierës) ndihmon studentët në përzgjedhjen e institucionit në të cilin ata do të zhvillojnë praktikën profesionale, në rastet kur parashikohet një e tillë.
Qendra e Këshillimit dhe Shërbimi i Karierës për
studentin luajnë një rol të rëndësishëm si për
përzgjedhjen e institucionit në të cilin ata do të
zhvillojnë praktikën profesionale, ashtu edhe për
punësimin pas përfundimit të studimeve.
UNYT organizon, në mënyrë periodike, takime me
punëdhënësit potencialë, në kuadrin e të
ashtuquajturave Sallone punësimi.
Zyra e Karierës ofron trajnime dhe workshop-e
për të ndihmuar studentët e UNYT të krijojnë e
praktikojnë cilësitë që u duhen me qëllim që të
menaxhojnë në mënyrë efektive karierën e tyre.
http://www2.unyt.edu.al/facilities/career-
services/students/
Konkluzione të GVJ:
1. Plotësimi i standardeve në vlerësimin në kuadër të akreditimit periodik (II):
UNYT i kushton një vëmendje të veçantë studentit, duke e ndjekur, këshilluar e orientuar
që në procesin e regjistrimit e deri në atë të punësimit. Një rol të veçantë luan Zyra
Karierës, e cila me aktivitetet e saj mbulon më së miri kërkesat e studentëve dhe shërben si
një urë e mirë dhe e qëndrueshme lidhjeje ndërmjet studentëve që përfundojnë studimet në
UNYT dhe punëdhënsve.
KËRKIMI SHKENCOR NË FUNKSION TË PROGRAMIT TË STUDIMIT.
8. Kërkimi shkencor
Sipas RVB dhe diskutimeve në vend, UNYT i jep stimuj personelit akademik të angazhohen
në kërkimin shkencor. Stimujt përfshijnë fonde për pjesëmarrje në konferenca shkencore,
brenda dhe jashtë vendit, honorare për publikime dhe një fond për publikime brenda-
përbrenda UNYT. Duhe njohur kapacitete të kufizuara të vendit në fushën kërkimore-
shkencore, UNYT e inkurajon personelin e tij akademik të orientohet ndërkombëtarisht për
publikimin e punëve të tyre. Shikimi i citimit të Aneksit XLVI dëshmon për një veprimtari
mjaft të pasur kërkimore-shkencore të personelit akademik të UNYT që përfshin, në rang
institucional, një projekt të financuar nga AKTI dhe një projekt të financuar nga RRPP të
fondit zviceran për zhvillim. Përpjekjet për fonde europiane nuk kanë rezultuar të
suksesshme. Si shembuj suksesi mund të pëmenden publikimi nga ana e Dr. Dorina Tilës i
Page 44 of 50
një artikulli në revistën prestigjoze ndërkombëtare “Journal of Economic Behavior and
Organization”, si edhe çmimi i Dr. Marenglen Bibës si akademiku më i mirë në fushën e
TIK për vitin 2012 nga PC World.
Vlerësimi sipas treguesve të matshëm:
Tabela 20: Të dhëna për kërkimin shkencor të institucionit
Aktivitetet kërkimore Numri
1 Numri i teksteve të botuara nga stafi akademik 15
2 Numri i artikujve të botuar në revista shkencore të huaja 42
3 Numri i artikujve të botuar në revista shkencore brenda
vendit.
17
4 Numri i konferencave shkencore brenda vendit, në të cilat
janë paraqitur referime:
a. Numri i referimeve
b. Numri i posterave
40
6
5 Numri i konferencave shkencore jashtë vendit, në të cilat janë paraqitur referime:
a. Numri i referimeve
b. Numri i posterave
2
43
7
6 Numri i pjesmarrjeve në konferenca ndërkombëtare pa
prezantime.
39
7 Projekte kombëtare:
a. numri i projekteve me mbështetje nga pushteti lokal
b. numri i projekteve me mbështetje nga organizma
vendas e të huaj.
4
4
4
8 Numri i kapitujve të librave 6
9 Monografi 1
Tabela 21: Të dhëna për kërkimin shkencor të Departamentit të Shkencave Kompjuterike, 2008-2012
Aktivitetet kërkimore Numri
1 Numri i teksteve të botuara nga stafi akademik 6
2 Numri i artikujve të botuar në revista shkencore të huaja 17
3 Numri i artikujve të botuar në revista shkencore brenda
vendit.
1
4 Numri i konferencave shkencore brenda vendit, në të cilat janë paraqitur referime:
c. Numri i referimeve
d. Numri i posterave
3
4
5 Numri i konferencave shkencore jashtë vendit, në të cilat janë paraqitur referime:
c. Numri i referimeve
d. Numri i posterave
28
3
6 Numri i pjesmarrjeve në konferenca ndërkombëtare pa
prezantime.
9
7 Projekte kombëtare:
c. numri i projekteve me mbështetje nga pushteti lokal
d. numri i projekteve me mbështetje nga organizma vendas e të huaj
2
2
Page 45 of 50
8 Numri i kapitujve të librave 0
9 Monografi 0
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve
Standardi III.3 - Personeli akademik angazhohet në veprimtari shkencore të
organizuara në kuadër të programit të studimeve.
Kriteri 1 Personeli akademik publikon
rregullisht artikuj, materiale shkencore në disiplinën përkatëse;
Tabelat e mësipërme dëshmojnë një numër të
konsiderueshme botimesh, të cilat në një masë të madhe
realizohen në revista apo aktivitete të tjera shkencore
jashtë vendit.
Kriteri 2 Personeli akademik, nëpërmjet
angazhimeve në këto veprimtari jep ndihmesën e tij në zhvillimin e shkencës ose në zhvillimin e sektorëve të prodhimit apo të shërbimit.
Stafi akademik i Departamentit të Shkencave
Kompjuterike është i motivuar për kërkimin shkencor, gjë
që rezultoi edhe nga diskutimet me stafin akademik.
Standardi III.4 - Institucioni ofron programe mësimdhënieje edhe në gjuhë të huaj,
me një personel akademik të kualifikuar. Kriteri 1 Personeli akademik që angazhohet në mësimëdhënie në gjuhë të huaj ka kryer studimet universitare në atë gjuhë ose zotëron një certificate për njohje të avancuar të saj;
Mësimdhënia pranë UNYT behet në gjuhën angleze.
Kriteri 2 Personeli akademik që angazhohet në mësimëdhënie në gjuhë të huaj ka një përvojë në mësimdhënie në atë gjuhë, prej së paku një semestri.
Stafi akademik është kualifikuar kryesisht jashtë vendit
dhe ka përvojë mësimdhënieje e kërkimi shkencor në
gjuhën angleze.
Standardi III.10 - Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të
mëtejshëm të personelit të tij. Kriteri 1 Institucioni organizon programe specifike për kualifikimin e mëtejshëm profesional të personelit akademik e të personelit mësimorshkencor;
UNYT i jep stimuj personelit të tij akademik pa
doktoraturë që të angazhohet në studime doktorale.
Kriteri 2 Institucioni u ofron personelit akademik dhe atij mësimor-shkencor mundësinë e kualifikimeve të mëtejshme brenda dhe jashtë vendit.
UNYT disponon një fond për trajnime të stafit me qëllim
kualifikimin e mëtejshëm të tij për të mundësuar formimin
cilësor në drejtimin e shkencave kompjuterike.
Standardi III.11 - Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me
veprimtarinë kërkimore-shkencore të personelit akademik të tij. Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të studimeve shkencore të personelit akademik të angazhuar në këtë program
studimi;
Gjithë të dhënat që kanë të bëjnë me kërkimin shkencor
mbahen në websitin e UNYT, ndërsa kopje të botimeve
depozitohen në bibliotekë.
Kriteri 2 Institucioni disponon një bazë të dhënash për botimet (tekste, monografi, libra, artikuj apo kumtesa në konferenca) brenda e jashtë vendit të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi;
Kriteri 3 Institucioni disponon një bazë të dhënash për projektet kërkimore shkencore kombëtare e ndërkombëtare në të cilat ka marrë ose merr pjesë personeli akademik i angazhuar në këtë program studimi.
Konkluzione të GVJ:
1. Plotësimi i standardeve në vlerësimin në kuadër të akreditimit periodik (II):
Edhe pse në kushte shumë të vështira, personeli akademik i UNYT mban një axhendë
dhe outpute aktive kërkimore-shkencore.
Në planin strategjik 2012-2017 të UNYT është përcaktuar si qëllim i parë strategjik
“zgjerimi dhe mbështetja e axhendës kërkimore të universitetit” duke fiksuar katër
objektiva strategjikë:
Inkurajimin e botimeve nga personeli akademik;
Page 46 of 50
Organizimin e konferencave në ambientet e UNYT
Mbështetjen e pjesëmarrjes në konferenca ndërkombëtare;
Përmirësimin e botimeve me karakter akademik në UNYT.
Për realizimin e objektivave kërkimorë nga ana e universitetit parashikohet edhe buxheti
përkatës, i cili duhet rritur gradualisht në të ardhmen.
Botimet e realizuara nga Departamenti i Shkencave Kompjuterike për periudhën 2008-
2012 tregojnë për një orientim të dukshëm në drejtim të kërkimit.
9. Bashkëpunimi kombëtar, ndërkombëtar dhe marrëdhëniet me publikun
Siç tregohet edhe në RVB, UNYT ka bashkëpunime ndërkombëtare me universitete
partnerë që ka lejuar një mobilitet sado të kufizuar të personelit akademik. Për më tepër,
UNYT përbën pjesë të një grupi universitetesh në Greqi dhe në Çeki, me të cilët
bashkëpunon edhe në kuadër të mobilitetit të studentëve dhe të pedagogëve. Zyra e
Karieres mban lidhje të forta me komunitetin e biznesit, i cili vjen në UNYT për prezantine,
leksione të hapura, seanca rekrutimi si dhe për panairin e përvitshëm të punësimit që
UNYT organizon prej 5 vjetësh.
Tabela 22: Të dhëna për bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtar
Aktivitete shkencore individuale dhe në rang Institucioni në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar në
pesë vitet e fundit
1 Numri i pjesëmarrësve si partnerë në projekte Kombëtare apo
ndërkombëtare
5
2 Numri i Leksioneve dhe seminareve me lektorë të huaj 37
3 Numri i pjesëmarrësve në trainime në fushën e kërkimit shkencor jashtë
vendit
2
4 Mobiliteti i studentëve nga dhe drejt IAL Më shumë se 65.
5 Infrastruktura në funksion të kërkimit shkencor Aneksi LVIII
6 Numri i pjesëmarrësve në aktivitete shkencore Jashtë IAL/ jashtë vendit dhe prezantime
Shihni Aneksin XLVI.
7 Numri i Çmimeve ndërkombëtare në fushën e kërkimit shkencor. Nuk ka
Tabela 23: Të dhëna për bashkëpunimi me institucionet shtetërore, organizata profesionale, komunitetin e
biznesit, tregun e punës dhe aktorë të tjerë shoqërorë të rëndësishëm për arsimin e lartë
Bashkëpunimi me institucione
dhe organizma
Lloji i bashkëpunimit
Institucione shtetërore
Council of Ministers Ministry of Foreign Affairs
Stazhe/forume/Sallone punësimi
Ministry of Integratin Ministriy of Economy AIDA General Directorate of Taxation Tirana City Hall
Stazhe/forume/Sallone punësimi
Organizata profesionale /OJQ
Page 47 of 50
UNDP
Save the Children CAAP-Common Actions Against Poverty Terre des hommes Foundation IOM European Commision
Stazhe/forume/Sallone punësimi
Biznesi, Tregu i punës
Vodafone Albania/Fondacioni Vodafone Agna Group Titan Group Alpha Bank BKT Credins Tirana Bank Raiffaisen Bank Banka Nderkombetare Tregtare NBG
Procredit Eagle Mobile Plus Coca Cola CEZ R&T Balfin Group CCS
Euromax Sicred Univers Reklama DDB SIGAL ikubinfo Megatech M&D KPMG PWC Deloitte
Stazhe/forume/Sallone punësimi
DM Consulting/Dua Pune.com Trenkwalder Civet P&P Ande-LM Europe Agency Pedersen & Partners Anegino
Stazhe/forume/Sallone punësimi
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve
Standardi V. 3- Institucioni ka marrëdhënie bashkëpunimi me aktorë të biznesit
vendas apo të huaj për kryerjen e praktikave të studentëve të tij.
Kriteri 1 Për kryerjen e praktikave të ndryshme të parashikuara për realizimin e programit të studimeve “Master Profesional”, institucioni dëshmon se ka marrëdhënie bashkëpunimi me ndërmarrje apo sipërmarrje nga fusha e tregtisë, industrisë apo e shërbimeve prodhuese;
UNYT zhvillon një bashkëpunim të gjerë me një
numër të madh institucionesh shtetërore, organizata
profesionale, komunitetin e biznesit, etj. Kjo
kontribuon jo vetëm në realizimin e suksesshëm të
praktikave të ndryshme, por edhe për kontakte me
tregun e punës me qëllim punësimin e studentëve të
diplomuar.
Standardi VII.1 - Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes
personelit të tij.
Kriteri 1 Institucioni, për hartimin dhe mbikëqyrjen e programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda institucionit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit;
Në UNYT ekziston një frymë e theksuar bashkëpunimi
e pasqyruar kjo në angazhimin e gjithë personelit
akademik dhe administrativ për mbikqyrjen e
programit të studimit, në mënyrë të veçantë në
drejtim të përmirësimit të cilësisë të mësimdhënies.
Page 48 of 50
Kriteri 2 Institucioni, nëpërmjet ndarjes së detyrave mes personelit Brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive respektive dhe analizës së vazhdueshme të punës së tyre, garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.
Marrëdhëniet e frytshme të bashkëpunimit
garantohen nga një përcaktim i saktë i detyrave
respektive dhe analiza të vazhdueshme të
problematikave lidhur me procesin e mësimdhënies si
dhe aspekteve të tjera të jetës universitare.
Standardi VII.2 - Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet
homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj.
Kriteri 1 Institucioni për realizimin e objektivave të programeve të studimeve ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj;
Programet e ofruara në UNYT janë organizuar,
autorizuar dhe mbikqyren nga State University of
New York/Empire State College dhe studentëve që
përfundojnë me sukses kërkesat e nivelit të tyre,
duke studjuar me Empire State College, u jepet një
diplomë e dyfishtëUNYT/ESC. Për këtë studentëve u
duhet të përfundojnë me sukses minimalisht 32
kredite me Empire State College.
Kriteri 2 Institucioni vendos marrëdhënie bashkëpunimi me punëdhënësit për kryerjen dhe mbikëqyrjen e praktikës, në varësi të programeve të studimeve që ofron;
Siç e dëshmon edhe trabela e mësipërme, UNYT ka
marrëdhënie bashkëpunimi me botën e biznesit, në
shërbim të kryerjes dhe mbikqyrjes së praktikave.
Kriteri 3 Institucioni organizon trajnime profesionale të mëtejshme në bashkërendim me punëdhënësit;
Në mënyrë të rregullt UNYT organizon forume e
sallone punësimi nëpërmjet të cilavë vë në kontakt
studentët me tregun e punës. Të dhënat në vite
tregojnë për një shkallë shumë të kënaqshme
punësimi në rreth 94%. Pjesa tjetër preferojnë të
vazhdojnë studimet e mëtejshme në nivel Master
Shkencor apo edhe Doktoraturë në Universitete
Amerikane, Europiane apo edhe Shqiptare.
Kriteri 4 Institucioni bën një raport analitik të përfitimeve nga marrëveshjet kontraktuale në funksion të realizimit të programeve të studimeve.
Konkluzione të GVJ:
1. Plotësimi i standardeve në vlerësimin në kuadër të akreditimit periodik (II):
Bashkëpunimet kombëtare dhe ndërkombëtare janë ndër pika më të forta të UNYT.
Për t’u theksuar janë forumet apo sallonet e punësimit të cilët synojnë të venë në kontakt
studentët me tregun e punës.
Në sajë të një bashkëpunimi të spikatur ndërkombëtar që gëzon UNYT, një pjese të
studentëve (të cilëve u duhet të përfundojnë me sukses minimalisht 32 kredite me Empire
State College) u jepet një diplomë e dyfishtëUNYT/ESC.
Dëshmi e nivelit të lartë të përgatitjes është nga njera anë fakti i punësimit në fushën për
të cilën kanë studjuar dhe nga ana tjetër vazhdimi i studimeve Master Shkencor apo dhe
Doktoraturës në universitete Amerikane, Europiane, etj.
ANALIZA PËRMBLEDHËSE PËR IMPLEMENTIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT
“Analiza përmbledhëse e RVJ” sipas metodës SWOT (Strengths-pikat e forta,
Weaknesses- pikat e dobëta, Opportunities-mundësitë, Threats-pengesat).
a. Pika të forta:
1) Bashkëpunimet ndërkombëtare.
2) Përzgjedhja e pedagogëve vendas dhe të huaj.
3) Mësimdhënia në gjuhën angleze.
4) Orientimi ndërkombëtar i programit të studimit sipas modeleve te ACM dhe IEEE.
5) Angazhimi i UNYT në shkrimin akademik të studentëve.
6) Angazhimi i UNYT në azhornimin e vazhdueshëm të teknologjisë duke mbajtur aktiv
statusin si akademi e Microsoft, Oracle dhe Cisco.
Page 49 of 50
7) Insistimi i UNYT në standarde të larta.
8) Staf akademik me përvojë ndërkombëtare.
9) Vlerësimi i rregullt i performancës së stafit akademik nga studentët.
10) Marrëdhënie të institucionalizuara me universitetet e huaja.
11) Ekzistenca e imazhit pozitiv përballë publikut shqiptar.
12) Cilësia e lartë e kurrikulave të ofruara për programet e studimit bazuar në modelin
amerikan.
13) Përdorimi i teknologjisë moderne (projektorë, PC, etj.) në proçesin e mësimdhënies.
14) Informatizimi i sistemit në funksion të informimit dhe thjeshtimit të procedurave për
studentët.
15) Abonimi në baza të ndryshme të dhënash të bibliotekave elektronike.
16) Bashkëpunimi me universitete amerikane (për kurrikulën).
17) Një sistem informatik i verifikimit të plagjiaturës.
18) Procesi i përzgjedhjes për regjistrimin e studentëve.
b. Pika të dobëta:
1) Numri relativisht i kufizuar i studentëve.
2) Kërkimi shkencor në rang institucional.
3) Shërbime të kufizuara në sektorin e aktiviteteve sportive për studentët.
4) Mungesa e një kampusi adekuat universitar.
5) Mungesë e një numri të mjaftueshëm të stafit mësimdhënës ndihmës.
c. Mundësitë:
1) Rritja e rekrutimit të studentëve të huaj.
2) Intensifikimi i përpjekjeve për rritjen e numrit të studentëve të pranuar duke qenë se
vendi ka nevojë shumë të madhe për specialistë në fushën e sistemeve dhe
teknologjisë së informacionit.
3) Mundësi për të ofruar programe online për vende ku diploma amerikane është
shumë e kërkuar.
4) Mundësi për të lidhur bashkëpunime të tjera ekselente duke shfrytezuar ekspertizën
e krijuar ndër vite.
5) Mundësi për të ofruar kurse trajnimi profesionale në programim, databaze dhe
rrjeta.
6) Rritja e kërkesës për të diplomuar cilësorë në fushën e inxhinierisë kompjuterike.
7) Përmirësimi i infrastrukturës ekzistuese (ndërtimi i kampusit universitar).
8) Përmirësimi i imazhit të Universitetit me orientim më të theksuar drejt kërkimit.
d. Pengesat:
1) Mungesa e akteve normative për universitete që punojnë me universitete të huaja.
2) Perceptimi, deri diku i bazuar, se universitete private nuk janë të besueshëm.
3) Treg jo i drejtë i arsimit të lartë në Shqipëri për shkak të mungesës së transparences
së shumë institucioneve të arsimit të lartë.
Page 50 of 50
4) Ngadalësim ekonomik që bën që edhe investimet në arsim të jenë më të vogla si nga
shteti ashtu edhe nga vetë familjet.
5) Niveli jo i mirë i gjuhes angleze në shkollat e mesme që bën që shumë studentë të
mos vazhdojnë studimet pranë UNYT.
6) Ndryshimi i vazhdueshëm i kuadrit ligjor dhe nënligjor të arsimit të lartë.
7) Numri i madh i universiteteve private në Shqipëri.
Grupi i Vlerësimit të Jashtëm
1. Thoma KORINI 2. Vasil JORGJI