raste studimore; tata-steel; enron; toyota

9
TATA-STEEL o Një prezantim I kompanisë Qëllimi I grupit Tata Steel është të përmirësojë cilësinë e jetës në komunitet dhe të shërbejë globalisht përmes krijimit të vlerave afatgjata. Tata Steel u themelua nga Jamsetji Tata në vitin 1868, Tata Group është e përbërë nga rreth 100 kompani operuese në shtatë sektorë të biznesit : në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, inxhinieri, materiale, shërbime, energjitikë, produkte për konsumatorin dhe kimikate. Ky grup operon në më shumë se 100 shtete përgjatë 6 kontinenteve dhe kompanitë e saj eksportojnë produkte dhe shërbime në 150 shtete të botës. Të ardhurat e kompanive Tata ,të marra sëbashku , ishin 103.37 bilion $ per vitin 2013-14, 67.2 te së cilave vijnë nga jashtë Indisë. Tata Group ka punësuar rreth 58.470 njerëz në të gjithë botën. “Brand Finance” ,një firmë konsulence në Mbretërinë e Bashkuar vlerësoi markën Tata me 21.1 bilion $ dhe e renditi të 34 në top 500 markat më të vlerësuara globalisht. Emri Tata është i respektuar për më shumë se 140 vjet për shpërndarjen e vlerave, grupi ka besuar gjithmonë në rikthimin e mirëqenies që shoqëria meriton. Dy të tretat e kapitalit të Tata Steel e mban kompania Tata e financuar nga kreditë filantropike që kanë krijuar institucionet kombëtare për shkencë dhe teknologji ,hulumtimet mjekësore, studimet shoqërore dhe artet skenike. Gjithmonë duke u bazuar në vlerat e forta dhe etikën ,kompanitë Tata po ndërtojnë bizneset shumëkombëshe që synojnë rritje të përsosmërisë dhe inovacionit duke balancuar interesat e aksionerëve , të punësuarve dhe shoqërisë civile. Bazuar në ecurinë e të gjitha kompanive të grupit Tata gjatë viteve, marka Tata ka ardhur për të qëndruar në cilësi, besim, udhëheqjen e biznesit standartet më të larta etike dhe respekt për të gjithë aktorët e saj. Duke patur tashmë të përgjysmuar sasinë e nevojshme të energjisë për të bërë një ton të çelikut gjatë 40 viteve të fundit ,Tata Steel

Upload: sara-vena

Post on 11-Apr-2017

248 views

Category:

Business


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Raste studimore; Tata-steel; Enron; Toyota

TATA-STEELo Një prezantim I kompanisë

Qëllimi I grupit Tata Steel është të përmirësojë cilësinë e jetës në komunitet dhe të shërbejë globalisht përmes krijimit të vlerave afatgjata. Tata Steel u themelua nga Jamsetji Tata në vitin 1868, Tata Group është e përbërë nga rreth 100 kompani operuese në shtatë sektorë të biznesit : në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, inxhinieri, materiale, shërbime, energjitikë, produkte për konsumatorin dhe kimikate. Ky grup operon në më shumë se 100 shtete përgjatë 6 kontinenteve dhe kompanitë e saj eksportojnë produkte dhe shërbime në 150 shtete të botës. Të ardhurat e kompanive Tata ,të marra sëbashku , ishin 103.37 bilion $ per vitin 2013-14, 67.2 te së cilave vijnë nga jashtë Indisë. Tata Group ka punësuar rreth 58.470 njerëz në të gjithë botën. “Brand Finance” ,një firmë konsulence në Mbretërinë e Bashkuar vlerësoi markën Tata me 21.1 bilion $ dhe e renditi të 34 në top 500 markat më të vlerësuara globalisht. Emri Tata është i respektuar për më shumë se 140 vjet për shpërndarjen e vlerave, grupi ka besuar gjithmonë në rikthimin e mirëqenies që shoqëria meriton. Dy të tretat e kapitalit të Tata Steel e mban kompania Tata e financuar nga kreditë filantropike që kanë krijuar institucionet kombëtare për shkencë dhe teknologji ,hulumtimet mjekësore, studimet shoqërore dhe artet skenike. Gjithmonë duke u bazuar në vlerat e forta dhe etikën ,kompanitë Tata po ndërtojnë bizneset shumëkombëshe që synojnë rritje të përsosmërisë dhe inovacionit duke balancuar interesat e aksionerëve , të punësuarve dhe shoqërisë civile. Bazuar në ecurinë e të gjitha kompanive të grupit Tata gjatë viteve, marka Tata ka ardhur për të qëndruar në cilësi, besim, udhëheqjen e biznesit standartet më të larta etike dhe respekt për të gjithë aktorët e saj. Duke patur tashmë të përgjysmuar sasinë e nevojshme të energjisë për të bërë një ton të çelikut gjatë 40 viteve të fundit ,Tata Steel I ka vënë vetes një objektiv për reduktimin e gazeve CO2 me 20% brenda dekadës së ardhshme.

o Çfarë kuptoni me etikë biznesi ?

Etikë biznesi është tërësia e rregullave, standarteve dhe parimeve që udhëheqin sjelljen në botën e biznesit. Të gjitha parimet morale me atë çka është e drejtë apo e gabuar në një situatë të caktuar. Nën termin etikë biznesi I referohemi të gjitha organizatave qofshin ato fitimprurëse, jofitimprurëse, qeveritare ,bamirëse etj.

o Përshkruani kuptimin e qëndrueshmërisë ?

Qëndrueshmëria I referohet mbrojtjes dhe ruajtjes afatgjatë të sistemit, nga këndvështrimi I kosideratave ekonomike, mjedisore dhe sociale. Qëndrueshmëria bayohet në një parim të thjeshtë, cdo gjë për të cilën kemi nevojë për mbijetesën dhe mirëqenien varet në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë nga mjedisi natyror. Qëndrueshmëria krijon dhe mirëmban kushtet nën të cilat njerëzit dhe natyra mund të ekzistojnë në harmoni produktive. Ajo lejon përmbushjen e kërkesave sociale, ekonomike dhe të tjera të brezave të tanishëm dhe të ardhshëm.

Page 2: Raste studimore; Tata-steel; Enron; Toyota

Përsa I përket perspektivës mjedisore ka të bëjë me menaxhimin e burimeve fizike në mënyrë që të ruhen për të ardhmen. Në perspektivën ekonomike ka të bëjë me qëndrimin e koorpotatës ndaj kuadrit ekonomik në të cilin ajo operon. Për shembull pagimi I rryshfeteve ose krijimi I karteleve mund të shihen si veprime jo të qëndrueshme ekonomike. Gjithashtu mund të listojmë edhe qëndrueshmërinë sociale ,shqetësimin mbi thellimin e pabarazisë në edukim, shëndetësi dhe pjesmarrje politike dhe sociale.

o Shpjegoni pse çeliku quhet material “jeshil” në rastin e studimit ?

Vizioni I kompanisë : “ Ne synojmë një industri çeliku globale për krijimin e vlerave për shoqërinë”.

Çeliku Tata Steel quhet material “jeshil” sepse është I përbërë nga rreth 85% material i riciklueshëm. Kjo kompani riciklon mbi 500.000 ton mbeturina të gjeneruara lokalisht metalike. Në vitin finaciar 2013-14 operacionet e Tata Steel janë ndër më efikaset të energjisë në botë me një gjurmë të karbonit 0,49 për ton të çelikut të prodhuar . Në Tajlande , Tata Steel vezhdon të bëjë reduktime domethënëse në konsumin e energjisë , eleminon pluhurin dhe përmirëson humbjen e ujit gjatë proçeseve përmes programit të produktivitetit dhe qëndrueshmërisë.

o Analizoni përfitimet që Tata Steel perfiton duke patur një sjellje etike dhe të qëndrueshme në operacionet e saj ?

Tata Steel është e besuar nga të gjithë aksionerët e saj po ashtu nga komuntiteti dhe qeveria. Kjo kompani është thellësisht e angazhuar në çështjen e qëndrueshmërisë, I dedikuar menaxhimit të sistemeve dhe cilësisë së standarteve. Ky besim I fortë ka bërë që kopmania të fitojë një numër të madh çmimesh dhe konsideratash ndërkombëtare. Edhe pse emisionet janë një fushë e shqetësimit kritik për prodhuesit të çelikut, çeliku Tata beson se prodhimet e saj janë pjesë e zgjidhjes së ndryshimeve klimatike, çeliku ka avantazhet e natyrshme e mjedisit, të tilla si duke qenë të qëndrueshme, të adaptueshëm, te ripërdorshëm dhe të riciklushëm. Sjellja e përgjegjshme ka gjithashtu përfitime në reputacionin e saj. Imazhi I Tata Steel si nje kompani e përkushtuar mjedisit dhe biznesit etik I jep një avantazh konkurues në mjedisin e tregut ekonomik. Tata Steel siç e përmendëm zhvillon dhe shet produkte me qëndrueshmëri afat-gjatë të cilat në të njejtën kohë reduktojnë ndotjen. Çeliku është një nga materialet më të mira që mbështet qëndrueshmërine, është unik sepse riciklohet dhe mund të përdoret e ripërdoret vazhdimisht.

Page 3: Raste studimore; Tata-steel; Enron; Toyota

Referencat : www.abesit.in Bussines ethics in steel industry “Tata Steel”

www.tatasteel.com

ENRON1. Çfarë ndikoi në rrëzimin e Enron nën udhëheqjen e Lay dhe Skilling?

Zyrtarët e lartë të Enron abuzuan me pushtetin dhe privilegjet e tzre duke manipuluar informacionin dhe duke vënë interesat e tyre mbi ato të punonjësve dhe publikut. Ata dështuan në ushtrimin e mbikqyrjes së duhur ,kjo çoi në kolapsin e madh etik të Enron.

Enron u akuzua për :-Huamarrjen nga filialet me asnjë qëllim të paguante kredinë.

-Shmangie të taksave federale.

-Kontribut në krizën energjitike në Kaliforni, duke manipuluar me çmimet e energjisë.

-Kalimi i menjëhershem i bilanceve të llogarive para raporteve 3 mujore për të rritur fitimet e dukshme.

-Bashkëpunim me analistë ekonomikë për të projektuar një imazh të rremë të financave të firmës.

Por pjesa më e madhe e fajit për atë që ndodhi në Enron (me nofkën “Crooked E”) i mbetet themeluesit të kompanisë Kenneth Lay dhe pasardhësit të tij Jeffrey Skilling .Të dy Lay dhe Skilling abuzuan me pushtetin , ata nuk është se po interesoheshin tepër mbi atë çka po bënin punonjësit apo operimin e biznesit. Privilegji i tepërt, Lay i cili më parë bënte një jetë modeste, tani thonte se :“unë nuk dua të jem i pasur, unë dua të jem i pari në klasën e të pasurve”. Zyrtarët e Enron manipuluan informacionin për të mbrojtur interesat e tyre. Sjellja jo-etike nga liderët e Enron është produkt i faktorëve individual dhe rrethanorë. Lakmia është motivues kryesor për manaxherët dhe vartësit e tyre,fitimet optimiste, raportet, humbjet e fshehura dhe taktika të tjera, të gjitha u dizenjuan për të mbajtur të larta çmimet e aksioneve . Mungesa e kontrrolleve e kombinuar me konkurrencën intensive e bënë më të lehtë injorimin e kodit etik të kompanisë.

Page 4: Raste studimore; Tata-steel; Enron; Toyota

KOORPORATA TOYOTA1. Kërkoni faqet e këtyre kompanive dhe identifikoni aspektet kryesore të programeve të

tyre të përgjegjësisë sociale.

TOYOTA MOTOR është një koorporatë multinacionale e prodhimit të automjeteve me qendër në Toyota,Aichi, Japoni. Toyota është prodhuesja më e madhe e automobilave në botë me më shumë se 10 milionë në vit. Kompania prodhon mjete të 5 markave : Toyota,Hino, Lexus,Ranz dhe Scion. Në raportin e vitit 2014 të koorporatës Toyota mbi qëndrueshmërinë dhe përgjegjësinë sociale thuhet se koorporata dhe filialet e saj marrin iniciativën për të kontribuar në një zhvillim harmonik e të qëndrueshëm në përputhje me ligjet dhe rregullat lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare ,ata zotohen në ushtrimin e aktiviteteve të biznesit me ndershmëri dhe integritet.

Mardhënia mes politikës (CRS) PSK të përgjegjësive sociale dhe parimeve udhëzuese të Toyota. Në 2011 Toyota miratoi “Toyota Global Vision” e cila është bazuar në parimet udhëzuese të Toyota. Në mënyrë që të arrihet ky qëllim u projektua një plan afatgjatë mbi të cilin Toyota po punon fort. Përveç kësaj në 2011 Toyota Way dhe kodi I sjelljes përmbajnë vlerat dhe metodat si punonjësit duhet të adaptohen me këto qëllime. Toyota gjithashtu mori pjesë në fomulimin e standarteve në “ Kartën e sjelljes kooperative “ të Nippon Keindarnen një aleancë e koorporatave japoneze. Për të koordinuar dhe promovuar aktivitetet PSK ,në tetor 2007 në komitetin PSK u angazhuan të gjithë anëtarët e lidershipit. Komiteti PSK shqyrtoi dhe raportet mbi temat e mëposhtme:

-Politikat themelore të koorporatës për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë dhe tokës.

-Planifikimi i politikave dhe aktiviteteve globale të përgjegjësisë sociale.

-Probleme të rëndësishme në lidhje me kontribute sociale dhe probleme të mjedisit.

-Etikën e koorporatave, pajtueshmërinë dhe qeverisja e tyre.

-Probleme të rëndësishme në lidhje me menaxhimin e riskut.

Duke u fokusuar në modelin e katër elementëve të përgjegjësisë sociale të Alfred Carroll,vizioni i Toyota është:

Kontributi për zhvillimin ekonomik të komuniteteve lokale permes një qëndrimi të hapur me furnitorët dhe tregtarët bazuar në mardhënie biznesi mjaft fitimprurëse. Pra mund të themi se aspekti I përgjegjësisë ekonomike është së pari funksionimi I njësisë ekonomike

Page 5: Raste studimore; Tata-steel; Enron; Toyota

dhe vazhdimësia e egzistencës së saj. Ky qëllim mbështetet në dy pika kryesore: a)nxitja e blerjeve globalisht b)stabilizimi I shitjeve në rrjetet globale.

Dëgjimi I zërit të konsmatorit dhe të vazhdojmë ti informojmë në mënyrë transparente. Qëllimi I këtij vizioni është të rrisin kënaqësinë konsumatore përsa I përket kërkesave të tyre.

Të sigurojë automjete të sigurta dhe të besueshme ,duke arritur nivelin më të lartë të sigurisë së konsumatorit. Përsa i përket përgjegjësive ligjore mund të themi se kompania Toyota ka arritur ti bindet rregullave të kodifikuara ligjore të operimit në biznes.

Krijimi i një mjedisi bashkëpunues për të gjithë punonjësit për të operuar me besnikëri dhe krenari në ambjentet e kompanive Toyota.

Të ndërgjegjësohen për përgjegjësitë e zhvillimit dhe prodhimit të automjeteve, të kontribuojnë për një shoqëri me sa më pak aksidente. Toyota po projekton një funksion të sistemit të navigimit me motorët ultra kompakt dhe teknoligjinë ITS. Është përgjegjësi e koorporatës të jetë e ndershme dhe të bëje atë çka është e drejtë ,një përgjegjësi etike gjithnjë në rritje. Ruajtja e energjisë mbetet një problem shqetësues në ditët e sotme por Toyota ka arritur të perfeksionojë automjetet të cilat harxhojnë më pak lëndë djegëse. Toyota ka nisur një fushtë edukimi dhe ndërgjegjësimi që përfshin drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët.

Përgjegjësitë filantropike të Toyota përfshijnë punë vullnetare në qendrën e të pastrehëve. Ata ofrojnë vakte falas në Kore për 400-450 të pastrehë cdo ditë. Fondacioni “Toyota Community TFC” u themelua në 2011 për të ndihmuar punonjësit dhe komunitatin lokal. Aty përfshihen punonjës vullnetarë dhe grupe të mëdha të cilët dhurojnë shuma të konsiderueshme për të ndihmuar njerëzit. Nuk duhet lënë pa përmendur ndihma e jashtëzakonshme e Toyota ndaj të dëmtuarve në shpërthimin e centralit bërthamor.

2. Cilat aspekte të këtyre programeve mund të jenë dukshëm përgjegjësi të qeverive?

Kompanitë Toyota kanë krijuar një sërë projektesh bashkëpunuese me qeverinë. Disa nga programet e koorporatës mund të luajnë rol thelbësor për qeverinë, duke përmendur iniciativën në lidhje me trafikun rrugor, sigurinë e drejtuesve të automjeteve dhe fushata edukimi mbi rregullat e qarkullimit. Po ashtu mund të përfshijmë projektet e bashkëpunimit me qeverinë për ruajtjen e resurseve dhe energjisë, pakësimit të gazeve të dëmshme në ajër.

3. Cilat janë përfitimet dhe disavantazhet e kompanisë në sipërmarrjen e këtyre përgjegjësive?

Kompanitë të cilat janë të përfshira në aktivitete sociale dhe që qëndrojnë komfort rregullave ligjore priren të gëzojnë besueshmërine dhe respektin e investitorëve, furnitorëve por jo vetëm. Është një avantazh tepër konkurues pasja e emrit të mirë për një koorporatë. Disavantazhet qëndrojnë në caktimin e kohës dhe burimeve të nevojshme për të zhvilluar një

Page 6: Raste studimore; Tata-steel; Enron; Toyota

qasje PSK që plotëson standardet qeveritare dhe sociale dhe arrin përputhshmërinë me udhëzimet joformale. Toyota e ka të përcaktuar që në vizionin e saj përgjegjësinë mbi sigurinë e jetës në ndërtimin e automobilave dhe përdorimit të tyre, gadishmërinë në ruajtjen e një mjedisi ekologjik me sa më pak ndotje duke e konsideruar klientin si “Mbret”, ajo është e përkushtuar ndaj punonjësve të vet dhe gjithmonë operon në treg bazuar në feedbackun e konsumatorit, plotësimit të kërkesave të tyre në një mënyre sa më etike dhe të përgjegjshme.