rda south letterhead

68
Draft Strategjia Afat–Mesme për Zhvillimin Ekonomik Rajonal 2010-2015 Rajoni Ekonomik Jugor i Kosovës 2010 Rajoni Ekonomik Jugor i Kosovës – Zhvillimi i Partneritetit Agjencia për Zhvillim Rajonal – Jug qershor 2010

Upload: trinhbao

Post on 31-Jan-2017

247 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: RDA South Letterhead

\

Draft Strategjia Afat–Mesme për Zhvillimin Ekonomik Rajonal 2010-2015 Rajoni Ekonomik Jugor i Kosovës

2010

Rajoni Ekonomik Jugor i Kosovës – Zhvillimi i Partneritetit Agjencia për Zhvillim Rajonal – Jug

qershor 2010

Page 2: RDA South Letterhead

ZHVILLIMI EKONOMIK RAJONAL STRATEGJIA AFAT-MESME

2010-2015

(Draft, qershor 2010)

Verzioni në gjuhën angleze i këtij dokumenti është verzioni i referencës

Ky draft është përgatitur me ndihmën dhe financimin e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë. Përmbajtja pasqyron vetëm pikëpamjet e partneritetit për zhvillim rajonal (Grupi Kyç Punues për Partneritet ), si dhe hisedarëve të tjerë dhe nuk përfshin pikëpamjet zyrtare të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë.

Page 3: RDA South Letterhead

PËRMBAJTJA

Pjesa I Për Rajonin Ekonomik Jugor të Kosovës dhe Strategjinë për Zhvillimin Ekonomik Rajonal

1. Hyrje

2. Partneriteti i Hisedarëve

3. Metodologjia

4. Përmbledhja e Profilit Rajonal, Nevojave dhe Analizës së

Konkurrueshmërisë

5. SWOT–i Rajonal

Pjesa II Strategjia ZHER – Pjesa Strategjike

1. Vizioni

2. Parimet e Strategjisë

3. Nga Objektivat e Nivelit të Lartë tek Fushat e Veprimit

Pjesa III Strategjia ZHER – Pjesa Operacionale (Implementuese)

1. Nga Fushat e Veprimit në Programe dhe Komponente të Prorameve

2. Monitorimi, Vlerësimi dhe Rishikimi i Performancës së Strategjisë

3. Anekset

Aneks 1. Anëtarët e Grupit Kyç Punues për Partneritet

Aneks 1. A. Anëtarët e Grupeve Punuese Tematike

Aneks 2. Profilet Socio-Ekonomike të Komunave Partnere

Aneks 3. Lista e Programeve të mundshme ose Komponenteve të Programeve (Projekteve) Aneks 4. Përmbledhjet e Projekteve Prioritare

Page 4: RDA South Letterhead

Pjesa I Për Rajonin Ekonomik Jugor të Kosovës dhe Strategjinë për Zhvillimin Ekonomik Rajonal

1. Hyrje

Zhvillimi Ekonomik Rajonal (ZHER), filloi të shfaqet në Kosovë në fund të vitit 2008 si një model i rëndësishëm për krijimin e zhvillimit te qëndrueshëm nëper rajone, që ndihmon në zbutjen e kostos sociale të tranzicionit, veçanërisht duke trajtuar papunësinë, si pjesë e një përpjekjeje për të ndërtuar politika dhe korniza organizative dhe institucione në përputhje me ato të Bashkimit Evropian. Me iniciativën e Ministrisë se Pushtetit Lokal dhe mbështetjen e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë (ZNKE) janë nënshkruar pesë marrëveshje ndërkomunale të partneritetit për krijimin e pesë Zonave Ekonomike (Rajoneve) dhe themelimin e pesë Agjencive për Zhvillimin Rajonal (AZHR). Marrëveshjet shënojnë fillimin e procesit të Zhvillimit Ekonomik Rajonal të BE–së në Kosovë.

Deri më tani Kosova nuk ka pasur një koncept të prekshem të politikës së zhvillimit rajonal. Si

rezultat i drejtpërdrejtë i periudhës së konfliktit të armatosur dhe tranzicionit, si dhe nga një kohë

relativisht e shkurtër që Kosova është shtet i pavarur, zhvillimi rajonal nuk është shfaqur si një

çështje prioritare. Si rrjedhojë, nuk ekziston ndonjë kornizë ligjore për zhvillimin rajonal.

Marrëveshja e partneritetit ndërkomunal përshkruan kornizën referuese dhe marrëdhëniet

institucionale në të cilat vepron AZHR–ja, si në vjim:

“AZHR–ja do të veprojë në kuadër të udhëzimeve të politikave ekonomike dhe strukturore të përcaktuara nga ministritë kombëtare që kanë të bëjnë me çështje lidhur me zhvillimin ekonomik, industrial dhe të infrastrukturës në Kosovë. Parimi i subsidiaritetit do të konsiderohet dhe kompetencat thelbësore të administratave komunale, të cilat parashihen me ligj, do të mbeten te pandryshuara.”

Marrëveshja ndërkomunale lidhur me zhvillimin rajonal mund të shihet si hap i parë në drejtim të

krijimit të kornizës specifike rajonale për zhvillim. Qasja e ZHER e BE-së ka për qëllim gjithashtu

përfshirjen e Kosovës në politikat ekonomike dhe kohezionit social të BE–së. Komisioni Evropian ka

miratuar më parë këtë qasje në disa vende të rajonit të Ballkanit me qëllim që të njohtojë vendet e

para–anëtarësimit me procedurat e fondeve strukturore dhe strukturat tjera të nevojshme pas

anëtarësimit.

Marrëveshja lidhur me Rajonin Ekonomik Jug është nënshkruar me 16 dhjetor 2008 ndërmjet

Kryetarëve të Komunave të Dragashit, Malishevës, Mamushës, Prizrenit, Rahovecit dhe Suharekës.

Agjencia për Zhvillim Rajonal Jug është regjistruar në qershor të vitit 2009. Gjatë gjysmës së dytë të

vitit 2009 agjencia është kompletuar dhe ka arritur statusin e plotë operacional, me personel të

punesuar, trajnuar, me statut dhe plan të punës të aprovuar nga Bordi i Partnerëve. Puna rreth

Strategjisë së parë për Zhvillimin Ekonomik Rajonal është inicuar në tetor të vitit 2009 me mbledhjen e

të dhenave socio– ekonomike dhe me punën drejt themelimit të grupit rajonal për partneritet, që

perfaqëson të gjitha grupet e hisedarëve në procesin zhvillimor. Detyrë fillestare e hisedarëve të

partneritetit është pjesëmarrja në përpilimin e procesit të SZHER–së së parë për Rajonin Ekonomik

Jug, ndërtimit të kapaciteteve për pjesëmarrje në skemën e granteve të ZNKE–së për ZHER, si dhe

pjesëmarrja në krijimin e listës së projekteve të zhvillimit.

Kapacitetet për dizajnimin dhe zhvillimin e koncepteve për iniciativat rajonale për rritjen e investimeve

dhe punësimit janë ende të kufizuara në rajon dhe në pergjithësi në Kosovë, siç është edhe pervoja

me mbeshtetjen lokale ndaj sektorit privat. Nën qasjen e ZHER-it, AZHR–Jug së bashku me

partneritetin e zhvilluar do të koordinojë përpjekjet e ndryshme, hartojë projekte, mobilizojë fonde

qeveritare dhe donatore dhe do të jetë si një mjet për zbatimin efikas të strategjive zhvillimore.

Page 5: RDA South Letterhead

Përgatitja e SZHER–së shërben për një varg qëllimesh, siç janë sigurimi i një kornize strategjike për

zhvillim të balancuar ekonomik në rajon, duke shërbyer si një dokument strategjik për programimin e

fondeve të ardhshme të BE-së, fondeve të donatorëve të tjerë dhe përfundimisht, fondeve locale dhe

sigurimin e bazës për pjesëmarrje në fondet strukturore të BE-së në të ardhmen.

Në bazë të praktikave më të mira të BE–së për Strategjitë e Zhvillimit Ekonomik Rajonal,

karakteristikat dhe cilësitë e një strategjie efektive për zhvillimin rajonal pershkruhen në këtë mënyrë:

“Një strategji efikase për zhvillimin rajonal: - është e fokusuar në kontekstin e saj organizativ, ekonomik dhe

social; - krijon një vizion të gjerë të përbashkët për zhvillim te ardhshëm të rajonit; - angazhon hisedarët në mënyrë të hapur dhe produktive gjatë përgatitjes së strategjisë; - komunikon mesazhet kryesore në mënyrë të qartë për një audiencë të shumëllojshme - identifikon mekanizma të qartë të implementimit; - investimet dhe veprimet kyçe i ndan në faza të ndryshme - vendos kornizë të thjeshtë, por efikase për monitorim;

Edhe pse kjo strategji mund të mos plotësojë të gjitha karakteristikat e mësipërme, ajo përfaqëson

përpjekjen e parë në ndërtimin e strategjisë rajonale dhe ofron një pikënisje në procesin e

vazhdueshëm per zhvillimin rajonal në të ardhmen. Ajo do t’i nënshtrohet përmirësimit të

mëtejshëm dhe përditësimit si rezultat i rritjes së kapaciteteve të anëtarëve të partneritetit dhe të

kategorive të tyre dhe si rezultat i procesit të monitorimit dhe vlerësimit. Qëllimisht, SZHER–ja

fokusohet në një numër të kufizuar të çështjeve kyçe dhe nuk tenton të jetë tepër ambicioze. Në një

mënyrë ajo mund të konsiderohet si fillim i një procesi të të mësuarit, ku kapaciteti në rritje i

autorëve dhe hisedarëve do të siguronte një varg të gjerë të politikave në të ardhmen dhe analizë

më të thellë.

Verzionet e ardhshme të strategjisë mund të japin justifikime më të avansuara ekonomike për

ndërhyrje të veçanta lidhur me shpenzimet publike ose partneritetet publiko-private në fusha të

konsideruara si prioritare për mbështetjen e investimeve; pastaj për të ofruar një profil shumëvjeçar

të vënies së prioriteteve të investimeve dhe për të siguruar se propozimet janë në përputhje me

politikat e BE–së, veçanërisht në fushën e mjedisit. Së fundi, versionet e ardhshme do të sigurojnë

një bashkërendim shumë më të mirë me strategjitë dhe prioritetet e ministrive relevante dhe

institucioneve në nivelin qendror. Gjithashtu, duhet të theksohet se ky dokument është përgatitur

me burime të kufizuara financiare dhe njerëzore, në një periudhë relativisht të shkurtër kohore.

Udhëzimet praktike për planifikimin rajonal janë siguruar nga Asistenca Teknike për ZHER të BE-

së, kurse vetë metodologjia është dakorduar nga të pesë AZHR–të. Metodologjia është përshkruar

plotësisht në Pjesën I – Kapitullin 3 të këtij dokumenti.

Sidoqoftë, procesi ka qenë i bazuar në tre parime themelore që reflektojnë praktikat më të mira në

fushën e planifikimit të zhvillimit rajonal. Këto janë:

1. Zhvillimi ekonomik rajonal duhet të angazhojë një partneritet të gjerë rajonal që përfshin

qeveritë komunale, hisedarët nga komuniteti i biznesit (sektorin publik dhe privat, si dhe

shoqatat e biznesit), OJQ – të dhe mediat;

2. Qasja ndaj zhvillimit rajonal duhet të jetë “nga poshtë lartë” – që nënkupton se hisedarët

rajonal duhet të jenë drejtpërdrejt të përfshirë në identifikimin e nevojave të Rajonit

Ekonomik Jug dhe zhvillimin e strategjive dhe projekteve për të trajtuar këto nevoja; dhe

3. Zhvillimi rajonal i përshkruar në strategji duhet të shihet më tepër si një proces i integruar, se

një varg projektesh dhe programesh të veçanta.

Page 6: RDA South Letterhead

SZHER–ja për Rajonin Ekonomik Jug është punuar nga grupi i punës, i cili pasqyron partneritetin

rajonal. Gjatë procesit të ndërtimit të strategjisë, parimi i partneritetit i cili është thelbësor për qasjen

e BE–së për politikën e kohezionit ekonomik dhe social është ruajtur plotësisht. Procesi që çoi në

krijimin e partneritetit rajonal dhe roli i tij në hartimin e strategjisë është përshkruar në Pjesën I –

Kapitullin 2 të këtij dokumenti.

Qasja “nga poshtë-lartë” e miratuar gjatë procesit të ndërtimit të strategjisë bazohet në parimin që

lidhet me rregullën e subsidiaritetit. Gjegjësisht, njerëzit në rajon më së miri mund t’i identifikojnë

dhe të vendosin mbi zgjidhjet të cilat i adresojnë nevojat e zhvillimit të tyre. Si pasojë, ekipi i

AZHR–së Jug me mbështetjen e Asistencës Teknike të ZHER të BE–së ka siguruar udhëheqje,

aktivitetete të ndërtimit të kapaciteteve, ka asistuar në analizën e të dhënave, ka propozuar

pikëpamjet alternative, si dhe ka udhëhequr hartimin e tekstit përfundimtar, por nuk ka luajtur një rol

dominues në caktimin e përmbajtjes së startegjisë. Vënia e procesit të strategjisë në pronësi të

partnerëve rajonal dhe ndërtimi i kapaciteteve rajonale ka dëshmuar në shumë vende të jetë një

faktor kyç në rigjenerimin e rajoneve me nivel të ulët të zhvillimit ekonomik. Në të ardhmen, kur

koordinimi me institucionet e nivelit qendror të forcohet, mund të ketë nevojë që të kemi një

kombinimin të qasjeve “poshtë-lartë” dhe “lartë-poshtë”.

Pjesa operative e strategjisë (programimi), sidomos në rrethanat kur mekanizmat e financimit për shumicën e fushave prioritare nuk janë qartë të përshkruara, gjithmonë i ekspozohet rrezikut të rezultojë me një “listë dëshirash” të partnerëve të zhvillimit. Për të shmangur këtë kurth, partnerët duhet të përdorin kriter të qartë sa i përket prioriteve dhe kohës gjegjëse të implementimit. Programet duhet të jenë të përqendruara në zvoglimin e pengesave për zhvillim në të ardhmen, duke përdorur përparësitë konkurruese të rajonit, që të ketë rritje të punësimit dhe produktivitetit. Në fund, duhet përmendur se gjatë procesit të planifikimit strategjik, ZNKE–ja ka siguruar mbështetje përmes një skeme të granteve për ZHER përmes Thirrjes për Propozime. Kjo i ka mundësuar AZHR–së ofrimin e mbështetjes së barabartë dhe ndërtimin e kapaciteteve të lidhura me shkrimin e propozimeve dhe zbatimin e tyre në të ardhmen, si dhe u ka mundësuar partnerëve t’i paraqesin propozimet e programeve në përputhje me punën vijuese në zhvillimin e strategjisë.

2. Partneriteti i Hisedarëve

Qasja e partneritetit është bazë e metodologjive të BE–së dhe politikave që lidhen me kohezionin

ekonomik dhe social. Ky parim ka qenë i njohur gjatë përgatitjes së SZHER- së për Rajonin Jug.

Përkushtimi dhe kontributi aktiv i autoriteteve komunale, i sektorit te biznesit (privat dhe publik),

OJQ-ve, mediave dhe shoqërise civile është i nevojshëm për të siguruar elaborimin dhe shqyrtimin

e fushave prioritare nga perspektiva e një sërë sektorëve, e cila jep një ndjenjë të pronësisë së

përbashkët që do të sigurojë qëndrueshmërinë e procesit. Gjithashtu, është e nevojshme të

sigurohet përfshirja e një spektri sa më të gjerë të hisedarëve në identifikimin e nevojave dhe

hartimin e programeve. Kjo është vitale për krijimin e një procesi që inkurajon rajonin të kërkojë

zgjidhje rajonale për problemet rajonale - e këta janë akterët rajonal që i njohin më mirë nevojat e

rajonit që përfaqësojnë. AZHR-Jug dhe Bordi i Partnerëve kanë caktuar prioritet kryesor

angazhimin e hisedarëve në përgatitjen e SZHER–së deri në pikën ku procesi i ndërtimit dhe

zhvillimit të partneritetit rajonal të hisedarëve është trajtuar me po aq rëndësi sa edhe hartimi dhe

përmbajtja e vetë dokumentit të planifikimit.

Ndërtimi dhe mirëmbajtja e pronësisë së strategjisë tek hisedarët është një nga faktorët kryesorë që

kontribuojnë në zbatimin e saj të suksesshëm. Për këtë arsye procesi ZHER i zbatuar nga AZHR–

Jug ka qenë i bazuar në përfshirjen e hershme të hisedarëve dhe mbajtjen e përfshirjes së tyre

Page 7: RDA South Letterhead

nëpër të gjitha fazat e procesit strategjik. Kjo është gjithashtu e rëndësishme, sepse shpesh

hisedarët zhvillojnë programet e tyre të mëvonshme dhe menaxhojnë burime komplementare.

AZHR–Jug ka filluar një përpjekje për të ndërtuar një partneritet të fortë në rajon gjatë tremujorit të

fundit të vitit 2009. Kjo filloi me hartimin e një liste të gjërë të hisedarëve që përfaqësojnë të gjitha

kategoritë dhe vendndodhjet e tyre gjeografike. Më pas, një grup i pyetësorëve adekuat është

zhvilluar për secilën kategori të hisedarëve dhe ato janë drejtuar nga stafi i AZHR-së përmes

intervistave. Intervistat shërbyen me qëllim të:

Informimit të hisedarëve për nevojën e qasjes strategjike për zhvillimin e rajonit Jug,

Vlerësimit të interesimit për pjesëmarrje në këtë proces në baza joformale dhe plotësisht

vullnetare (me përjashtim të zyrtarëve komunal të cilët janë emëruar nga kryetarët e tyre),

Sigurimit të informacionit paraprak për pikëpamjet e tyre lidhur me zhvillimin apo

perspektivat e zhvillimit,

Ndërtimit të bazës së të dhënave të hisedarëve për shfrytëzimin e tyre gjatë zhvillimit të

procesit në të ardhmen,

Procesi i ndërtimit të grupit punues të hisedarëve – partnerëve kyç (referuar me pas si Grupi Kyç

Punues për Partneritet, GKPP) ka qenë plotesisht transparent. Grupi punues, për arsye praktike,

nuk mund të ishte më i madh se 40 anëtarë dhe duhej të përfaqësohej në aspektin e kategorive të

përfshira dhe të mbulimit gjeografik. Në veçanti, baraspesha është kërkuar midis sektorit publik,

privat dhe shoqërisë civile.

Në Rajonin Jug ekzistojnë 6 komuna dhe 6 kategori themelore të hisedarëve. Prandaj, një grup

përfaqësohet nga një përfaqësues i çdo komune dhe nga secili grup i kategorive (36 anëtarë + 4

vende rezervë për raste / nevoja të veçanta që duhet të plotësohen sipas marrëveshjes me

anëtarët tjerë të GKPP–së). Takime të veçanta janë organizuar me pesë kategoritë e grupeve të

hisedarëve ku të pranishmit kanë zgjedhur përfaqësuesit nga radhët e tyre. Përbërja e fundit e

Grupit Kyç Punues për Partneritet është pasqyruar në Aneksin 1. Anëtarët e grupit e kanë të qartë

rolin e tyre si përfaqësues të kategorisë të cilën e përfaqësojnë, si dhe rolin e tyre për të mbledhur

dhe shpërndarë informacionin brenda kësaj kategorie. AZHR–Jug ka kërkuar përkushtimin e

partnerëve gjatë një periudhe dy vjeçare për të siguruar vazhdimësinë e procesit.

Grupi Kyç Punues për Partneritet është krijuar si një prej tre forumeve joformale institucionale që

janë themelore për SZHER–në e Rajonit Jug (dy forumet tjera janë Grupet Punuese Tematike dhe

Forumi Rajonal i Hisedarëve). Qëllimi i përgjithshëm i GKPP–së është që të punojë me AZHR–Jug

për të siguruar zhvillim, finalizimin dhe dorëzimin e Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Rajonal,

planeve të veprimit dhe aktivitete të lidhura me të, si dhe të marrë pjesë në zbatimin, monitorimin

dhe vlerësimin e saj. GKPP–ja është vendi kryesor ku formohet konsensusi lidhur me zhvillimin

rajonal. Ajo është strukturë e përhershme, por fleksibile, e cila ekziston gjatë gjithë procesit

strategjik të zhvillimit rajonal; punon së bashku me AZHR–në Jug në zhvillimin e një qasjeje të

integruar për përgatitjen dhe zbatimin e planeve për të siguruar zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik

të rajonit dhe tërë territorit të Kosovës.

Duke njohur rolin kyç të grupit të partneritetit, AZHR–Jug propozoi termat specifike të referencave

për GKPP–në, të miratuara nga anëtarët. Termat përmbajnë parimet dhe vlerat që duhet të jenë në

fuqi dhe duhet të mbështeten plotësisht nga anëtarët e GKPP–së për të siguruar që puna dhe

programi i dhënë nga GKPP-ja është e cilësisë së lartë dhe ka gjasa më të mira për sukses.

Parimet kryesore nga termat e referencës janë:

Page 8: RDA South Letterhead

1. Partnerët duhet të dakordohen paraprakisht mbi misionin, vlerat, objektivat dhe rezultatet e

matshme për partneritet.

2. Marrëdhëniet ndërmjet partnerëve duhet të karakterizohen nga besimi i ndërsjellë, respekti,

ndershmëria, përkushtimi dhe bujaria.

3. GKPP–ja duhet të bazohet në përparësitë dhe potencialet e identifikuara, por edhe të

identifikojë fushat që kanë nevojë për përmirësim.

4. GKPP–ja duhet të balancojë pushtetin mes partnerëve dhe mundësojë ndarjen e burimeve

mes partnerëve.

5. Duhet të ketë një komunikim të qartë, të hapur dhe të kuptueshëm mes partnerëve, të cilën

anëtarët e bëjnë një përparësi të vazhdueshme për të dëgjuar njëri-tjetrin.

6. Rolet, përgjegjësitë dhe proceset për GKPP–në duhet të bëhen në marrëveshje dhe me

kontributin e të gjithë partnerëve.

7. Kërkohet komunikim i ndërsjellë ndërmjet gjithë hisedarëve të përfshirë në partneritet, me

synim të përmirësimit të vazhdueshëm të partneritetit dhe rezultateve të tij.

8. Anëtarët e GKPP–së duhet ndajnë suksesin për arritjet e partneritetit.

9. GKPP–ja kërkon kohë për t’u zhvilluar dhe evoluar.

10. GKPP–ja duhet të përpiqet të punojë në mënyrë sa më efikase.

Pritet që të gjithë anëtarët e grupit punues të përkrahin dhe mbështesin këto parime me udhëheqje

dhe ofrim të shembujve. Disa nga hisedarët janë të përgatitur mirë për këtë detyrë, pasi që kanë

marrë pjesë në një varg ushtrimesh të ndryshme konsultuese me organizatat e pushtetit lokal.

Megjithatë, hisedarët e tjerë të cilët nuk kanë qenë të njohur kanë nevojë për ndërtim të

kapaciteteve dhe trajnim për t’u angazhuar plotësisht në këtë proces. Ekipi i AZHR–së, përgjegjës

për mbështetjen e procesit SZHER është gjithashtu duke ndërtuar gradualisht aftësitë e hisedarëve

për angazhimin efektiv të tyre që është një aktivitet që kërkon vetëdijësim dhe përvojë në konsultim

dhe teknikat e angazhimit. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse do të arrihet një dialog i

hapur me hisedarët.

Suksesi i tërë procesit të SZHER-së varet kryesisht në kapacitetet në dispozicion të hisedarëve në

një sërë fushash, p.sh. në planifikimin e zhvillimit rajonal, zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve,

qasjet pjesëmarrëse, organizimin dhe fasilitimin e punëtorive. Për shkak të disa mangësive të

kapaciteteve të tilla dhe mungesës së shpeshtë të mundësive të hisedarëve për t’i fituar këto aftësi,

mbështetja e jashtme mund të jetë e nevojshme për të siguruar konsultim dhe zbatim të

përshtatshëm të masave për ndërtimin e kapaciteteve. Mbështetja e dhënë nga stafi i AZHR-së dhe

Këshilltari i Asistencës Teknike EURED nuk ka qenë në gjendje plotësishtë t’i përmbush këto

nevoja gjatë periudhës relativisht të shkurtër kohore në të cilën ky draft është përgatitur.

Page 9: RDA South Letterhead

3. Metodologjia

Procesi i përpunimit të Strategjive per Zhvillim Ekonomik Rajonal në Kosovë që nga fillimi ka qenë i

bazuar në kushtin paraprak se duke marrë parasysh shumëllojshmërinë e potencialeve zhvillimore

dhe sfidat e Rajoneve Ekonomike, SZHER–ja për zhvillimin e tyre do të ishte më efektive dhe

efikase nëse përgatitet dhe implementohet në nivel rajonal dhe nga vetë hisedarët. Megjithatë, pas

përfundimit të këtij procesi dhe pas një periudhe të implementimit do të mund të thuhet me siguri që

ky supozim punues ka rezultuar tërësisht korrekt. Aktualisht, supozimi është i bazuar në përvojën e

rajoneve të tjera evropiane ku qasja nga poshtë-lart ka dëshmuar të jetë një qasje shumë e

përshtatshme në përgatitjen e Programeve. Vlen të përmendet se këto strategji rrallë janë përgatitur

në një mjedis ku korniza e zhvillimit rajonal nuk ka qënë e vendosur dhe mekanizmat e financimit

nuk kanë qenë të parashikuara.

Sidoqoftë, të pesë Agjencitë për Zhvillim Rajonal të Kosovës, së bashku kanë përgatitur dhe

propozuar një proces uniform dhe të vazhdueshëm të arritjes në SZHER në rajonet e tyre

përkatëse. Ajo pasqyron plotësisht qasjen nga poshtë-lart dhe përfshin parimin e partneritetit.

Procesi është diskutuar me Ekipin e Asistencës Teknike të projektit EURED dhe në afatin përkatës

kohor, u pranua nga ana e ZNKE–së në nëntor 2010. Pikat kyçe të këtij procesi mund të

përshkruhen si vijon:

A. Rolet kryesore të AZHR–së në procesin e SZHER:

1) Të jetë organizator (formimi i GP–ve + TeR për GP– të)

2) Te jetë menaxhues i kohës (në mbarëvajtjen e rrjedhës së procesit)

3) Të jetë ofrues i trajnimit dhe zhvillimit të kapacitetit të GP–ve

4) Të jetë ofrues i përkrahjes fillestare analitike (ASE, SWOT)

5) Të mundësojë përkrahje për implementim / planifikim të veprimit

6) Të mundësojë udhëheqësi në planifikim financiar

7) Të udhëheq monitorimin dhe vlerësimin

8) Në bashkëpunim të ngushtë me Komitetin e Përhershëm të Forumit Rajonal të

Hisedarëve:

- të jetë Sekretariat i procesit

- të jetë redaktor i draft dokumenteve kryesore

B. Korniza institucionale e procesit e organizuar nga AZHR–Jug përfshinë në

vete organet në vijim:

- Grupi Kyç Punues për Partneritet (GKPP)

- Grupet Punuese Tematike (GPT)

- Forumi Rajonal i Hisedarëve (FRH)

Gjatë procesit të zhvillimit të strategjisë numri dhe anëtarësia e Grupeve Punuese do të

pësojë kohë pas kohe ndryshime.

GKPP. Roli dhe struktura e GKPP–së është përshkruar në Kapitullin I – 3.

GPT-të krijohen më vonë nga GKPP-ja sipas nevojës së procesit për arsye analitike ose kur

programimi dhe masat specifike janë në zhvillim e sipër. Karakteri i tyre është ad hoc dhe i

përkohshëm, por ato gjithashtu mund të ndihmojnë gjatë implementimit, monitorimit dhe

vlerësimit. Ato përfshijnë partnerë nga GKPP-ja ku gjithashtu mund të caktohen edhe

anëtarë me njohuri teknike të specializuara. Preferohet që numri i anëtarësisë të mos kalojë

7-10 persona.

Page 10: RDA South Letterhead

Forumi Rajonal i Hisedarëve përbëhet nga dy organe:

1) Konferenca periodike të Forumit Rajonal të Hisedarëve qe përbëhet nga 10– 15 anetare

te deleguar te GKPP–se si dhe partnerë te tjere strategjikë (anëtarë të Bordit te

Partnerëve të AZHR–së, Kryetarë dhe përfaqësues institucional të nivelit qendror,

donatorë ndërkombëtar, etj.), ku numri maksimal i anëtarëve eshte 30-32 persona.

FRH–ja miraton punën e GKPP–se dhe ndërton konsensus rajonal të nevojshëm për

nivelin qendror dhe partnerët ndërkombëtar.

2) Komiteti i Përhershëm i Forumit Rajonal të Hisedarëve përbëhet prej max 5 – 6

anëtarëve.

Roli i këtij Komiteti është të përgatit konferenca periodike të FRH–së dhe të hyjë në

partneritet me AZHR–Jug në përpilimin dhe menaxhimin e procesit SZHER.

C. Procesi SZHER i miratuar për rajonin mund të përshkruhet si një seri hapash që

prezantojnë një vazhdim logjik të strukturuar së bashku me mjetet metodologjike që do të

aplikohen në secilin hap. Hapat në vijim përshkruajnë ciklin e SZHER-së:

- Hapi I – Përgatitja

- Hapi II – Analiza

- Hapi III – Zhvillimi i strategjisë

- Hapi IV– Programimi dhe Implementimi

- HapiV – Monitorimi & Vlerësimi, Përditësimi i SZHER-së

Hapi I. Përgatitja dhe organizimi janë detyrë të cilën AZHR–Jug duhet ta kryejë që të fillojë

procesi, duke e organizuar në atë mënyrë që të jetë një bazë e fortë për një strategji të

suksesshme. Fillon me Analizën e Hisedarëve të kryer në bazë të intervistave dhe pyetësorëve,

ku analiza e kujdesshme ndihmon identifikimin e pjesëmarrësve të GPKP-ve dhe udhëheqësve

të procesit. Si rezultat i kesaj pune, AZHR-Jug ka propozuar anëtarësinë e GKPP-së duke

plotësuar disa kritere të përfaqësimit. AZHR-Jug ka përgatitur edhe TeR për Grupet Punuese.

TeR duhet ta përshkruajnë rolin e Grupeve Punuese gjatë gjithë procesit dhe reflektojnë parimet

themelore të zhvillimit të partneritetit dhe kërkesës për konsensus. Zhvillimi i Partneritetit është

një proces i gjatë dhe faktor kyç për sukses, prandaj edhe duhet të bëhet në mënyrë të duhur.

AZHR–Jug ka planifikuar dhe implementuar zhvillimin e kapaciteteve të hisedarëve

përmes metodës “aftësimi në punë”. Detyrë tjetër e rëndësishme e AZHR–së Jug ishte

mbledhja e të dhënave dhe përgatitja dhe publikimi i Profilit preliminar Socio–Ekonomik

(SEP) të Rajonit, që përdoret për vlerësimin e nevojave dhe analizës së mëtejshme

(SWOT). Profili është një dokument i gjallë i cili kohë pas kohe do të ndryshojë paralelisht

me rritjen e nevojave të procesit, me zbulimin e burimeve të reja të të dhënave të

besueshme dhe disponueshmërinë e kapacitetit analitik të Grupeve Punuese Tematike.

Hapi II. Implementimi i fazës analitike ka qënë periudha e një pune intensive me GKPP–në

përmes mbajtjes së një varg punëtorish dhe mbledhjesh, ku janë kryer detyrat në vijim:

- Kuptimi i qëllimit të themelimit të AZHR–ve, qëllimi i hartimit të SZHER–së,

metodologjia e përgjithshme e SZHER–së dhe rëndësia e grupeve punuese,

inputeve si dhe miratimi i TeR.

- Shqyrtimi i Profilit fillestar Socio-Ekonomik dhe çështjet të cilat duhet të

konsiderohen (nevojat për zhvillim të Rajonit)

- Analiza rajonale SWOT dhe zhvillimi i konsensusit preliminar në GKPP mbi vizionin

e rajonit dhe qëllimet potenciale, objektivat dhe programet.

Page 11: RDA South Letterhead

AZHR–ja pastaj ka organizuar Konferencën e Parë të Forumit Rajonal të Hisedarëve, ku

janë miratuar rezultatet e punës së GKPP–së, si është arritur konsensusi rajonal mbi

vizionin preliminar të rajonit, analizën e nevojave/SWOT–in preliminar dhe Masat dhe

Strategjitë potenciale.

Hapi III. AZHR–Jug së bashku me GKPP–në kalojnë në fazën pasuese me qëllim të

analizës së mëtejshme të rezultateve preliminare dhe formulimit të draft strategjisë. Kjo

punë ka përfshirë një varg aktivitetesh të veçanta të cilat kanë përcaktuar në mënyrë të

qartë qëllimet, objektivat e planifikuara dhe strategjike, si dhe fushat e veprimit dhe

programet potenciale. Në këtë fazë GKPP–ja themeloi tre Grupe Punuese Tematike, që të

sjell në proces ekspertizë analitike dhe teknike. GPT–të qysh në fillim të punës së tyre kanë

përfshirë çështjet me tema të ndërthurura për shtim të qëndrueshmërisë.

Në këtë fazë është përpiluar drafti i SZHER–së për Rajonin Ekonomik Jug. Pas arritjes së

konsensusit në GKPP, drafti do t’i prezantohet dhe diskutohet në Konferencën e Dytë të

Forumit Rajonal të Hisedarëve. Qëllimi është që të miratohet rezultati i punës së GKPP–së

dhe AZHR–së dhe të arrihet konsensusi rajonal lidhur me qëllimet strategjike, objektivat dhe

masat që do të implementohen.

Konsensusi i arritur në Konferencë do të përbëjë komentin fillestar të vendimmarrësve kyç të

rajonit (siç janë kryetarët) mbi formën përfundimtare të SZHER-së.

• Hapi IV. Rezultatet e hapit III ofrojnë bazën për vazhdimin e përpjekjeve të grupeve

punuese (GKPP–së dhe GPT-ve) në fushën e programimit. Qëllimi në këtë fazë është që të

arrihet deri tek një Strategji për Zhvillim Ekonomik Rajonal, e cila do të jetë e

qëndrueshme, reale dhe gjithëpërfshirëse. Grupet punuese do të punojnë në komponentet

operacionale të këtij programi, duke marrë parasysh masat specifike, ose projektet. Ata do

të konsiderojnë skenarët relevant dhe do t’i zgjedhin masat nga alternativat strategjike në

dispozicion. Rezulti i këtyre përpjekjeve është një numër projektesh që shënon fillimin e

procesit të përgatitjes së listës së projekteve të duhura, që janë në pritje të financimit dhe

implementimit. Implementimi i pjesës operacionale të SZHER–së do t’i nënshtrohet

përpunimit të mëtejshëm, ndërsa projektet prioritare rajonale që mund të kenë marrë fonde

të mëhershme do të fillojnë të implementohen. Procesi i zbatimit do të mbështetet nga

AZHR–Jug në partneritet me GKPP–në.

Hapi V. Zhvillimi i një sistemi të duhur Monitorimi dhe Vlerësimi është pjesë themelore e

procesit strategjik. AZHR–Jug do të mbajë partneritet me Grupet Punuese që të ruajë

aktivitetet monitoruese në nivel të projektit, por gjithashtu ta mbajë kontaktin me Forumin

Rajonal të Hisedarëve, që të sigurojë informacion mbi të arriturat e qëllimeve dhe vlerësojë

impaktin e SZHER–së në zhvillimin e rajonit. Rezultatet e vlerësimit mund të sugjerojnë

vazhdimin e implementimit të strategjisë origjinale. Megjithatë, shpesh si rezultat i

ndryshimeve dinamike të kushteve socio–ekonomike dhe kornizës ligjore për zhvillim,

objektivat origjinale duhet të rishqyrtohen ose modifikohen.

Në këtë pikë do të kërkohet kthimi në Hapin III dhe më pas në hapat pasues të procesit, siç

është e përshkruar më herët, në mënyrë që të paraqiten këto ndryshime / modifikime në

strategjinë origjinale.

Në fillim të procesit të planifikimit strategjik është paraqitur nevoja për GKPP–në dhe AZHR–në Jug

që të marrë disa vendime të rëndësishme, të cilat kanë një ndikim në qasjen dhe përmbajtjen e

SZHER–së. Kjo ka qenë e nevojshme, sepse nuk ekziston ndonjë format i caktuar për dokumentin

Page 12: RDA South Letterhead

strategjik, që është paraparë në bazë të legjislacionit,apo të mandatuar në baza administrative. Ky

status jo ligjor i një SZHER mund të stimulojë përfshirjen e hisedarëve të cilët ndryshe mund të

ngurronin që të përfshihen në një proces formal ligjor. Pikëpamjet kryesore (vendimet) të cilat janë

marrë si rezultat i diskutimeve të brendshme të partnerëve në procesin e zhvillimit të rajonit mund të

përmblidhen si më poshtë:

SZHER–ja një dokument ”i gjallë”. Partnerët në procesin e zhvillimit në mënyrë të qartë kuptojnë

se SZHER–ja është një dokument planifikimi i cili, nga njëra anë, përmban një përmbajtje të

vendosur dhe të caktuar që duhet respektuar si e tillë dhe aplikuar në vazhdimësi dhe nga ana

tjetër, ajo është gjithashtu një dokumentit dinamik që i nënshtrohet ndryshimeve të vazhdueshme.

Ky fakt është pranuar si një realitet të cilin të gjithë hisedarët e rajonit duhet ta përvetësojnë.

Qasja nga “poshtë–lartë” kundrejt “lartë–poshtë”. Praktikat më të mira në planifikimin rajonal

tregojnë një tendencë për të shkuar në drejtim më shumë strategjik, ndërsa në qasje dhe

dokumente më pak të detajuara. Të gjithë partnerët kanë pranuar vlerat e qasjes “nga poshtë–lartë”

dhe kanë marrë vendim për ta miratuar atë për SZHER–në aktuale në zhvillim e sipër. Ata janë

plotësisht të vetëdijshëm se një qasje e tillë nuk është gjithmonë më e mirë se një qasje “nga lart-

poshtë”. Këto qasje nuk janë reciprokisht alternativa mohuese, por më shumë qasje të cilat mund ta

plotësojnë njëra tjetërën në të ardhmen (p.sh. kur korniza logjike për planifikim rajonal është

prezantuar). Në këtë pikë, partnerët zgjodhën një qasje që është e përshtatshme me nivelin e

rajonit dhe qëllimin e përbashkët të këtij dokumenti, si dhe për kontekstin aktual hapësinor, social,

ekonomik dhe institucional të rajonit.

“Qasja tematike” kundrejt asaj “sektoriale”. Shumë ekspertë rajonal të planifikimit dhe praktikat

më të mira duket se e favorizojnë më tepër qasjen tematike, e jo atë sektoriale. Qasja tematike

merret me tema, siç janë komunitetet e qëndrueshme ose zhvillimi i fuqisë punëtore, etj. Megjithatë,

partnerët e zhvillimit kanë adoptuar qasjen më tradicionale, sektoriale. Në këtë fazë fillestare të

përvojës së planifikimit rajonal, partnerët vunë në dukje këto dy përparësi të qasjes sektoriale:

- Identifikimi më i lehtë i fushave të punës, si turizmi, bujqësia, apo transporti, duke e bërë atë

më të qartë për të gjithë pjesëmarrësit e kësaj përpjekjeje të parë strategjike dhe audiencës

së raportit të strategjisë;

- Është më i lehtë zhvillimi dhe implementimi i programeve afatmesme duke synuar një ndikim

më të shpejtë në ekonominë rajonale

Duke miratuar qasjen sektoriale, vëmendje të veçantë është dashur t’i kushtohet evititmit të

mentalitetit ku secili sektor punon për vete, pa marrë parasysh çështjet e ndërthurura dhe

ndikimet e sektorëve mbi njëri-tjetrin. Me zhvillimin e përvojës së planifikimit strategjik, partnerët

nuk kanë përjashtuar miratimin e qasjes tematike për veprimet e ardhme të dokumentit

strategjik.

“Qasja e detajuar” kundrejt asaj “strategjike”. Praktikat më të mira në planifikimin rajonal

tregojnë një tendencë për të shkuar në drejtim më shumë strategjik, ndërsa në qasje dhe

dokumente më pak të detajuara. Kjo qasje është gjithashtu adoptuar nga partnerët e Rajonit

Ekonomik Jug. Kjo është veçanërisht e dëshirueshme në kornizën e tanishme ligjore në Kosovë

dhe hartimin e programit rajonal në Kosovë, ku strategjitë në asnjë mënyrë nuk mund të kufizojnë

ushtrimin e kompetencave vendimmarrëse të komunave. Detajet e panevojshme në një dokument

strategjik mund të zvogëlojnë fleksibilitetin ose aftësinë e organizatave implementuese (komunat

ose partnerë të tjerë) për të zhvilluar zgjidhje inovative në mënyrë të pavarur. Qasjet që kanë të

dhëna më të pasura dhe karakter më teknik gjithashtu do të kenë nevojë për një qasje të ndryshuar

Page 13: RDA South Letterhead

për përfshirjen e hisedarëve (që mund të shkojë përtej angazhimit vullnetar) nga ato që janë të

bazuara në zhvillimin e një konsensusi rajonal mbi një strategji të zhvillimit në të ardhmen.

Fushëveprimi dhe përqëndrimi i SZHER–së. Ekzistojnë dy lloje themelore të strategjive, ato që

integrojnë një varg të gjerë të fushave të ndryshme politike dhe ato që me qëllim përqëndrohen në

zhvillimin ekonomik rajonal. Partnerët për zhvillim në Rajonin Ekonomik Jug kanë vendosur në

mënyrë të qartë që të përqëndrohen në zhvillimin ekonomik, si një prioritet më urgjent. Partnerët

kanë vënë në dukje se ekziston një varg i gjerë i institucioneve të cilat përgjegjësi kryesore kanë

aspektet sociale të zhvillimit të përgjithshëm lidhur me mirëqenien dhe cilësinë e jetës së popullsisë

(kujdesin shëndetësor, arsimin, sigurimin shoqëror, etj.), ndërsa fokusi i këtij dokumenti strategjik

duhet të vihet në çështjet ekonomike, si drejtues të rëndësishëm dhe në shumë raste një parakusht

për zhvillim më të gjerë shoqëror. Ri-integrimi i një vargu të gjerë të çështjeve në SZHER mbetet

një opsion i fortë për përpjekjet e ardhshme strategjike. Prandaj, SZHER–ja aktuale duhet që:

të shqyrtojë mundësitë dhe pengesat në zhvillimin ekonomik të rajonit;

pozitivisht ndihmojë në zhvillimin e vazhdueshëm të Rajonit Ekonomik Jug;

të jetë udhëzuese për lidershipin rajonal në krijimin e një drejtimi për zhvillim rajonal; dhe

të angazhojë të gjitha nivelet e qeverisë për të siguruar implementimin e programeve të

rajonit.

Periudha kohore e SZHER–së. Një periudhë prej 20 vjetësh është një periudhë kohore tipike e

mbuluar në dokumentet e SZHER në gjithë BE–në. Megjithatë, për shkak të mungesës së kornizës

së zhvillimit rajonal në Kosovë dhe mungesën e lidhjeve të përcaktuara të strategjive me fondet e

nevojshme për implementimin e tyre, zhvillimi i një strategjie afatmesme në një periudhë kohore

deri në 5 vjet u vlerësua si e përshtatshme nga ana e partnerëve rajonal. Kjo është bazuar në

parimin se një periudhë më e shkurtër është më e përshtatshme për kontekstin e ndryshimeve më

të shpejta zhvillimore dhe mjedisin e karakterizuar nga shkalla e lartë e pasigurisë.

Është synim i partnerëve rajonal që kjo SZHER të shihet si një program i veçantë i veprimeve, ku

përcaktohet nëse këto veprime janë në përputhje me strategjinë (në thelb një mjet për marrje të

vendimeve për fonde). Përfitimi shtesë i synuar i procesit SZHER është se ofron një forum për

debat mbi çështjet e zhvillimit rajonal dhe arritjen në një shkallë të konsensusit mbi veprimet e

ardhshme.

Page 14: RDA South Letterhead

4. Përmbledhja e Profilit Rajonal, Nevojave dhe Analizës së

Konkurrueshmërisë

Procesi i zhvillimit të strategjisë ka filluar me mbledhjen e të dhënave socio–ekonomike relevante

për rajonin. Këto të dhëna janë prezantuar në GKPP dhe janë publikuar nga AZHR–Jug në Profilin

Socio–Ekonomik të Rajonit Ekonomik Jug, i cili përbën përshkrimin aktual të rajonit nga aspekti

ekonomik. Pas këtij përshkrimi të rajonit duhet të bëhet analiza e mëtejshme e potencialeve

ekzistuese. Qëllimi i këtij dokumenti është të identifikojë çështjet kyçe të lidhura me kushtet dhe

nevojat aktuale të rajonit, të cilat do të adresohen në strategji.

Potenciali rajonal dhe vlerësimi i nevojave (të shprehura si Përparësi dhe Dobësi), të kombinuara me faktorë të jashtëm (Mundësitë dhe Rreziqet) përbën analizën SWOT (Përparësitë, Dobësitë, Mundësitë dhe Rreziqet), e cila ka qenë pikë fillestare për analizë te mëtejshme të SWOT-it të kryer nga Grupi Kyç Punues i Partneritetit (GKPP) ose Grupet Punuese Tematike (GPT) të themeluara nga ky partneritet.

Ky nën-seksion i dokumentit është përqëndruar në ato fakte dhe konkluzione preliminare të cilat mund të përdoren si një bazë e mirë për orientimet strategjike të Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Rajonal të Rajonit Ekonomik Jug. Mbledhja e të dhënave, rafinimi dhe analiza e tyre është detyrë e vazhdueshme e Agjencisë për Zhvillim Rajonal–Jug. Të dhënat shtesë dhe analiza e mëtejshme e të dhënave do të përdoren në faza të ndryshme të procesit të zhvillimit të strategjisë dhe për qëllime të tjera, të lidhura me vlerësimin e çështjeve të ndryshme ekonomike dhe sociale në rajon, veçanërisht në fazën e programimit.

1. Gjeografia, Reliefi, Burimet Natyrore dhe Kushtet Klimatike

Rajoni Jug shtrihet në pjesën jug-perëndimore të Kosovës. Kufizohet me Shqipërinë në perëndim,

Maqedoninë në juglindje, komunën e Gjakovës në veriperendim, Shtimen në veri dhe Shtërpcen në

lindje. Rajoni ka një sipërfaqe prej 2031 km2 (18,66% e territorit të Kosovës dhe përbëhet nga 6

komuna: Prizren, Dragash, Suharekë, Malishevë, Rahovec dhe Mamushë, që ndryshojnë ne

menyre te konsiderueshme per nga madhësia - më e madhja prej 640 km² (Prizreni) dhe më e

vogla prej 12,5 km² (Mamusha), me katër komunat tjera në madhësi mesatare (prej 280 - 430 km2).

Reliefi është i shumëllojshëm dhe përfshin male të larta, kodrina, lugina dhe fusha. Lartesia

mbidetare ndryshon dhe sillet prej 400 deri me 2.750 m. përgjate zonave malore (majet e maleve te

Sharrit). Ne male ekzistojne pyje dhe kullosa te pasura me bote bimore dhe shtazore.

Përderisa veçoritë klimatike janë deri diku të dominuara nga ato që janë karakteristike për klimën e mesme kontinentale (dimër të ftohtë dhe verë të nxehtë), ekziston gjithashtu një ndikim i rëndësishëm i klimës së butë mesdhetare. Temperaturat maksimale arrihen gjate veres, mesatarishte24.6 °C, nderkaq ato minimale shfaqen ne janar, ne vlera mesatare prej -10°C. Te rreshurat atmosferike sillen prej 511 mm deri ne 1.108 mm. Kushtet klimatike, të kombinuara me sipërfaqe të tokës relativisht të mirë, ofrojnë një bazë të mirë për zhvillimin e bujqësisë. Kodrat me ekspozim optimal në diell mundësojnë ngritjen e vreshtave cilësore.

Rajoni Ekonomik Jug konsiderohet të ketë furnizim adekuat me ujë. Asnjë nga lumenjtë nuk është mjaft i madh për të organizuar lundrimin, p.sh. transporti nëpër lumenjë për qëllime komerciale, mirëpo ato mund të përdoren për qëllime të turizmit ose peshkimit. Shumica e lumenjve derdhen ne lumin Drini i Bardhe, i cili rrjedh ne gjatesi prej 122 kilometrash ne pjesen perendimore te rajonit. Kjo e bën të mundur ujitjen e një sipërfaqeje të mirë të tokës pjellore. Prandaj, nje pjese e konsiderueshme e tokes bujqesore ne rajon, mbi 12.500 ha, eshte e mbuluar me sisteme tëujitjes.

Page 15: RDA South Letterhead

Kjo krahasohet me një total prej rreth 55,000 ha nën ujitje në tërë Kosovën (rreth 23%). Kosova ka

një kapacitet të projektuar për ujitjen e 72,440 ha. Një pjesë e rëndësishme e e këtij potencial të

pashfrytëzuar besohet të jetë në Rajonin Ekonomik Jug.

Sipërfaqe të mëdha të tokës me kushte të favorshme agroklimatike, të kombinuara me mundësitë e përparimit të mëtejshëm të sistemit të ujitjes (Rajoni Jug ka më shumë sipërfaqe të tokës së ujitur, se mesatarja e Kosovës) e bëjnë rajonin të përshtatshëm për zhvillim të integruar të bujqësisë. Disponueshmëria e kullosave krijon një mundësi për zgjerimin e prodhimit blegtoral dhe e bën të mundshme përmirësimin e teknologjisë dhe cilësisë blegtorale. Kushtet e përshtatshme agroklimatike e bëjnë rajonin të përshtatshmëm për zhvillim të vreshtarisë.

Njëra ndër burimet natyrore pak e lënë anash është druri. Përderisa Rajoni Jug ka një përqindje të madhe të sipërfaqes me drunjë, një pjesë e konsiderueshme e saj është e mbrojtur si pjesë e Parkut Nacional të Sharrit, ose zonave të tjera të mbrojtura. Druri kryesisht prehet në mënyrë ilegale (përfshirë edhe zonat e mbrojtura), në të shumtën e rasteve për qëllime të ngrohjes. Në përgjithësi, druri dhe industria e drurit nuk mund të shihen si një bazë për zhvillimin strategjik të gjithë Rajonit Jug. Edhe pse, ka shumë hapësirë për investime private, druri ndërtimor kryesisht importohet dhe nuk trajtohet në mënyrë të duhur. Ekziston potenciali për të gjeneruar vlerë të shtuar të produkteve të drurit dhe gjysmë produkteve, për të gjeneruar përfitime që mund të ri-investohen dhe kështu të revitalizohet ky sektor.

Rajoni Jug nuk posedon pasuri nëntokësore dhe depozita të mineraleve të cilat mund të shfrytëzohen me efektivitet të arsyeshëm duke konsideruar nevojat për investime kapitale dhe kthim të gjatë të investimit, si dhe dëmet e mundshme në mjedis. Mineralet, siç janë: rëra, zhavori dhe guri i thyer paraqesin potencial për rajonin. Realizueshmëria e eksploatimit të depozitave jo metalike nuk është kryer. Financimi i nevojshëm për momentin nuk konsiderohet prioritet për qeverinë qendrore. Për këtë arsye, nuk mund të shihen si prioritet për zhvillimin e ardhshëm ekonomik në Rajon. Duke veçuar depozitat me cilësi të mirë të zhavorrit (veçanërisht në pjesët e Rrafshit të Dukagjinit) dhe gurthyesit aktualisht të shfrytëzuara për ndërtimin e rrugëve (në komunën e Suharekës) dhe qëllime të tjera të ndërtimit (në komunën e Malishevës), kujdes adekuat, megjithatë, duhet t’i kushtohet zhvillimit të këtij aktiviteti me vëmendje të duhur në mbrojtjen e mjedisit.

Pozita specifike gjeografike, pasuritë natyrore, shembuj të shumtë të trashëgimisë kulturore dhe

historike, si dhe folklori i larmishëm, e bëjnë Rajonin Jug një vend ideal për zhvillim të

qëndrueshëm të turizmit. Disa nga përparësitë, siç është afërsia e rrugëve kryesore tranzitore

dhe malet e përshtatshme për sportet dimërore, si dhe për kampim dhe alpinizëm gjatë fundjavëve,

në njëfarë mase janë duke u shfrytëzuar. Aktivitetet turistike tashmë janë duke siguruar burime të

mira të të ardhurave si për popullatën lokale, ashtu edhe bizneset rajonale.

Në Malet e Sharrit, të cilat arrijnë lartësinë deri në 2750 m, ndodhen 16 liqene malore. Pjesët kryesore të kësaj zone i përkasin Parkut Nacional dhe janë nën mbrojtje me qëllim të zhvillimit të turizmit. Malet e Sharrit përmbajnë qindra metra të zonave të skijimit, të cilat nuk shfrytëzohen plotësisht dhe paraqesin potencial të madh për zhvillimin e turizmit dimëror. Malet e Koritnikut dhe të Pashtrikut poashtu janë potenciale të mëdha natyrore për zhvillimin e turizmit malor. Gryka e Mirushës është një rezervë e mbrojtur natyrore për shkak të vargut të saj pitoresk të bazeneve dhe ujëvarave, si dhe shumëllojshmërisë së madhe bimore (më shumë se 800 lloje të ndryshme). Këtu mund të gjinden disa bimë të rralla (disa janë endemike në Kosovë) dhe kafshë të mbrojtura, si breshka dhe gjarpërinjët (p.sh. Vipera amodytes). Lumi Mirusha që kalon nëpër një kanion 10 kilometra të gjatë, pranë bashkërrjedhjes me Lumin Drini i Bardhë, formon 16 liqene të lumenjëve, me ujëvara në mes tyre. Ujvara më e lartë, mes liqenit 8 dhe 9, është 21 metra e lartë. Liqeni më i madh (55 m X 45 m) është ai i fundit, me një thellësi prej 5 metrash.

Page 16: RDA South Letterhead

Në përgjithësi, Rajoni Ekonomik Jug ka një nga pozicionet më të mira gjeo – strategjike në

Kosovë, që është një perspektivë e mirë për zhvillimin strategjik dhe është përparësi në kontekstin

e Integrimit Evropian. Autostrada e ardhshme, që do t’a lidhë Rajonin Jug me një port detar në

njërën anë dhe me Sërbinë në anën tjetër, në kombinim me lokacionin gjografik që kufizohet me

Shqipërinë dhe Maqdoninë, mundëson qasje më të lehtë në tregjet ndërkombë dhe zhvillim të

bashkëpunimit kuptimplotë ndër-kufitar.

2. Popullata, Demografia, Burimet Njerëzore dhe Tregu i Punës Të dhënat për popullsinë. Numrat mbi popullsinë e Kosovës tregojnë një trend të rritjes. Gjatë periudhës ndërmjet viteve 1948 dhe 2004 numri vjetor i lindjeve ka qenë në rritje. Numri i përgjithshëm i popullsisë ka qenë gjithashtu në rritje, me përjashtim të periudhës ndërmjet viteve 1992 dhe 1996, kur Kosova pësoi emigrim masiv. Aktualisht nuk ka të dhëna zyrtare mbi popullsinë, prandaj përcaktimi i shifrave të popullsisë është bërë duke përdorur metoda të ndryshme. Sipas llogaritjeve të fundit, numri i tanishëm i popullsisë së Kosovës vlerësohet të jetë afër 2.124.400 banorë.

Sipas vlerësimeve të fundit për numrin e popullsisë, del se Rajoni Jug me gjashtë komunat e tij ka rreth 513.000 banorë, prandaj Rajoni Jug përbën rreth 24% të popullsisë së Kosovës.

Numri i popullsisë është në rritje e sipër. Sidoqoftë, Rajoni mbulon më pak se 19 % të territorit të

Kosovës, prandaj dendësia e popullsisë në rajon është më e lartë se mesatarja e vendit.

Vlerësimi i popullsisë dhe sipërfaqes së Rajonit Ekonomik Jug

Komuna Numri i popullsisë Sipërfaqja (km2)

Dragash 45.000 435

Malishevë 65.000 307

Prizren 240.000 640

Rahovec 76.500 276

Suharekë 81.000 361

Mamushë 5.500 12

Gjithsej Rajoni Jug 513.000 2.031

% nga totali për Kosovë 24% 18.66%

Komunat në Rajon ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme sa i përket dendësisë së popullësisë,

ku Komuna e Mamushës dhe ajo e Prizrenit janë më të dendurat ( 458 banorë/km2 dhe 375

banorë/km2), ndërsa shtrirja e popullsisë në Komunën e Malishevës është më e rrallë (212

banorë/km2).

Struktura etnike e Rajonit është e përzier, ku shqiptarët përbëjnë mbi 88, 5% (454.005 banorë) të

popullsisë. Etnitetet tjera kryesore të pranishme në Rajon janë boshnjakët dhe goranët me 8%

(41.040 banorë) turqit me 1.8% (9.234 banorë) komuniteti romë-ashkali-egjiptian me 1.3% (6.669

banorë) dhe serbë me 0, 4% (2.052 banorë).

Të dhënat demografike. Rajoni Jug ka një popullsi që mund të karakterizohet si e re. Një studim

tregon se mbi 37% e popullsisë është nën moshën 18 vjeçare. Kjo është e lidhur me madhësinë

mesatare të familjes dhe numrin mesatar të fëmijëve në familje. Këto dy shifra në këtë Rajon janë

shumë më të larta se llogaritjet e njëjta për tërë Kosovën. Madhësia mesatare e familjeve dhe numri

i fëmijëve në komunat e Rajonit Jug në raport me mesataren për Kosovë janë paraqitur në

diagramet e mëposhtme.

Page 17: RDA South Letterhead

0

2

4

6

8

10

Average size of

households

Average number

of children

Dragash/Dragaš

Malisheva/Mališevo

Prizren

Rahovec/Orahovac

Suhareka/Suvareka

0

1

2

3

4

5

6

7

8

Average size of

households

Average number

of children

Average for Region

South

Average for Kosovo

Struktura e moshës së banorëve të Rajonit është e tillë që numri i njerëzve që hyjnë në

grupmoshë profesinalisht aktive (ose “të gatshmë për punë”) është në rritje e sipër, që konsiderohet

të jetë një potencial i rëndësishëm. Përqindja e fëmijëve të moshës deri ne moshen 18 vjeçare ndaj

popullates së përgjithshme ne këte rajon është 37,1%. Struktura gjinore e popullsisë është e

shpërndarë pothuajse në mënyrë të barabartë me femra 50% femra dhe 50% meshkuj. Për disa

komuna të rajonit të kjo strukture mund të ndryshojë per +5%. Numri i lindjeve në Rajon Jug në vitin

2004 ishte 35,063 femije te lindur, prej te cileve femije te gjinise mashkullore ishint 18,213 ose 51,9

ku% ndersa te gjinise femerore 16,850 ose 48,1%.

Ne Rajonin Ekonomik Jug jetegjatesia mesatare ne vitin 2004 ka qene 61 vjet. Ekzistojne dallime

te rendesishme (20) vjet ne mes te komunave te rajonit persa i perket jetegjatesise. Ato ndryshojne

nga 50 vjet per Komunen e Malisheves, deri ne 70 vjet ne Komunen e Dragashit. Ne Komunen e

Prizrenit jetegjatesia mesatare eshte 65 vjet, ne Komunen e Rahovecit 61 vjet, ndersa ne Suhareke

60 vjet. Nu ke te dhena per Komunen e Mamushes. Keto ndryshime te konsiderueshme mund t’i

atribuohen faktoreve te mjedisit, si cilesise se ujit dhe ajrit dhe dallimeve ne cilesine e kushteve te

jeteses ne pergjithesi.

Sipas nje studimi te sponzorizuar nderkombetarisht, “Situata demografike, shoqerore dhe riprodhuese ne Kosove” e vitit 2003, popullata e moshes deri 24 vjec perben 53% te numrit te pergjithshem te banoreve. Ne Rajonin Jug perqindja e popullsise se re te moshes 15 deri me 29 vjec eshte 27,7%. Perqindja me e larte e popullsise se re eshte ne Komunen e Dragshit (32,3%). Perqindja me e ulet eshte ne Komunen e Rahovecit (vetem 14%), qe mund te jete nje indikator I largimit te numrit te madh te te rinjeve per te ndjekur mundesite e shkollimit gjetiu. Eshte interesante qe vetem Komuna e Rahovecit ka 63% te popullsise se grupmoshes 30 deri 49 vjec, ne krahasim me Komunat tjera ne Rajon, te cilat kane nje perqindje te grupmoshes se njejte prej 22 – 24%. Megjithate, duhet te theksohet se në mungesë të të dhënave te regjistrimit të popullsisë, të dhënat e mësipërme jane cituar sipas studimit të përmendur. Të dhënat pasqyrojnë kushtet mbizotëruese në 2003 dhe besueshmërinë e tyre është gjithashtu e panjohur.

Si rezultat i luftës së fundit, popullsia e Rajonit gjatë një dekade e gjysmë iu nënshtrua disa

ndryshimeve të rëndësishme demografike dhe etnike. Mundësia për zhvillimin e Rajonit është të

dalë nga këto ndryshime me një shoqëri më të fortë të ndërtuar në themelet e tolerancës reciproke

dhe bashkëpunimit, veçanërisht në fushat e lidhura me zhvillimin ekonomik. Struktura e moshës

dhe rritja e përgjithshme e popullsisë me kalimin e kohës sigurisht që janë pasuri ekonomike e

rajonit, por në të njëjtën kohë paraqesin edhe sfida me të cilat Rajoni do të përballet në fushën e

arsimit dhe rritjes së punësimit.

Burimet Njerezore dhe Tregu i Punes Burimet njerëzore të disponueshme në rajon janë të karakterizuara nga një varg relativisht i gjerë i aftësive. Kjo pjesërisht rezulton nga nje një faktor historik i industrive te perfaqesuara nga NSH–te tashme te shuara, por që kanë qenë të pranishme

Page 18: RDA South Letterhead

në rajon. Shumica e NSH–ve janë likuiduar, disa prej tyre i’u nënshtruan spin offit dhe ristrukturimit te thellë, shumica e fuqisë se meparshme punëtore e grupmoshës se mesme posedon aftësi që

nuk janë plotesisht te shfrytëzuara apo nuk ka të ngjarë qe do të shfrytëzohen.

Faktori i dytë i rëndësishëm që ka kontribuar në aftësimin e gjerë të fuqisë punëtore është sistemi i

aftësimit profesional. Si shembull, institucionet arsimore të rajonit në vitin shkollor 2007/2008

kanë ofruar 10 profile të aftësimit profesional.

- Makineri dhe perpunim të metaleve - Elektro–teknik

- Ndërtimtari - Komunikacion

- Tekstil dhe lekurë - Kimi, grafikë

- Tregti dhe turizëm - Ekonomi dhe juridik

- Mjekësi - Art

Për shkak të struktures së moshës, shumë të rinjë kanë njohuri të mira të teknologjisë informatike

dhe dizajnit grafik. Kjo është një përparësi konkurruese e fuqisë lokale punëtore, që rrit interesimin

e investitorëve të huaj, veçanerisht në sektorin e shërbimeve.

Struktura e Papunesise. Numri i pergjithshem i te papuneve te regjistruar ne sherbimet publike te

punesimit per tere Kosoven deri ne fund te vitit 2008 ka qene 334.595 persona. Te dhenat per vitin

2008 tregojne nje rritje mesatare vjetore prej 0,4% te papunesise, qe eshte dukshem me e ulet se

rritja krahasuar me normen e papunesise vjetore ne 2007 dhe ende shume me e ulet se rezultati

nga vitet e meparshme. Sipas te dhenave me te fundit (maj 2009) lidhur me papunesine ne Kosove,

shkalla e papunesise kap shifren 338.618 individe te papune, ku 47.2% jane femra.

Te dhenat e fundit per Rajonin Jug qe mbulojne tremujorin e pare te vitit 2009 japin shifren prej

66.890 te te papuneve. Sipas publikimit zyrtar MPMS–se numri i te papuneve ne Rajonin Jug kap

shifren prej 57.890 persona te papune, mirepo ketu nuk jane llogaritur edhe 9.000 te papune nga

Komuna e Malisheves, qe jane perfshire ne te dhenat e Rajonit Perendim ne vend te atij Jug. Siç

pritej, të dhënat e mëposhtme ilustrojnë ekzistencen e një korrelacioni të fortë midis papunësisë

dhe nivelit të kualifikimeve.

Nivelet e kualifikimit Papunesia e regjistruar %

Te pakualifikuar 40.134 60%

Gjysme te kualifikuar 2.676 4%

Te kualifikuar 6.020 9%

Me arsimim te mesem 16.722 25%

Me arsimim te larte 669 1%

Me arsimim universitar 669 1%

Mosha mesatare e pjeses dermuese te numrit te pergjithshem te te papunesuarve sillet rreth 25–30

vjec. Si edhe ne vitet e kaluara, presioni me i larte i papunesise ende eshte ne grupmoshen me te

re, qe ilustrohet nga rritja e regjistrimeve (+3%) dhe shkalla e hyrjes ne grupin e te papuneve.

Mosha Papunesia e % Etniciteti Papunesia e %

regjistruar regjistruar

15-24 20.200 30.2% Shqiptare 60.870 91%

25-39 29.500 44.1% Serb 1.376 2%

40-54 13.043 19.5% Minoritete te tjera 4.644 7%

55-64 4.147 6.2%

Page 19: RDA South Letterhead

Ne pergjithesi, shkalla e papunësisë në Rajon mbetet e lartë, me afërsisht 67,000 njerëz të pa

punë. Shkalla e rritjes së papunësisë, megjithatë tregon një rënie gjatë disa viteve të fundit. Kjo

mund të jetë për shkak të faktit se një segment më i ri dhe me arsimim më të lartë i popullsisë është

duke hyrë në fuqinë e punës. Në përgjithësi, të rinjtë kanë kualifikime më të mira në kompjuter dhe

në fushat e lidhura me teknologji dhe mund të jenë më tërheqës për punëdhënësit në sektorin e

shërbimeve dhe atë të prodhimit. Megjithatë, presionet e papunësisë janë më të lartat në këto

grupmosha.

Punësimi. Gjate vitit 2008 sektori publik ne Kosove ka orfuar 6.937 mundesi te reja te punesimit,

qe indikon nje rritje prej me shume se 6% ne krahasim me vitin paraprak. Nuk ka te dhena te sakta

te disponueshme lidhur me Rajonin Ekonomik Jug; megjithate ekzistojne te dallime te

konsiderueshme ne ofrimin e mundesive te reja te punesimit nga sektori punblik ne gjashte

komunat e rajonit. Komuna e Prizrenit ka krijuar numrin me te madh te vendeve te punes ne sekorin

publik. Faktoret kryesore pergjegjes per kete ndryshim perfshijne shkallen e urbanizimit dhe nivelit

te sherbimeve publike te ofruara.

Sa i përket punësimit, sektori publik i Rajonit është ende punëdhënësi më i madh dhe rritja vjetore e

normës së punës në këtë sektor është rreth 8%. Struktura e mundësive të punës të ofruara nga

sektori privat mbetet kryesisht e pandryshuar gjatë viteve të fundit, me 64% të vendeve të punës të

ofruara nga nënsektori i shërbimeve dhe nga 19% të punëve të ofruara nga nënsektori i prodhimit

dhe 17% të ofruara nga bujqësia.

Në përgjithesi, duke krahasuar nivelin e punësimit dhe të papunësisë është e qartë se Rajoni Jug

karakterizohet nga një shkallë shumë e lartë e papunësisë në të gjitha komunat e rajonit.

Te ardhurat për rajon. Mesatarja me e larte e pagave ne Kosove ne vitin 2008 eshte raportuar per

Rajonin Qender (262 € per muaj) dhe Rajonin Ekonomik Jug (254€ per muaj). Mesatare shume me

te uleta te pagave jane paguar ne Rajonet Lindje dhe Perendim. Megjithate, punonjesit e ketyre

zonave kane gezuar rritje ne mesataren e pagave mujore gjate viteve te fundit.

Rajonet 2002 2004 2006 2008 Rritja (2006-2008)

R. Lindje 166 165 222 241 5.7%

R. Veri 166 206 231 247 4.2%

R. Perendim 205 212 223 243 6.6%

R. Qender 202 209 256 262 1.2%

R. Jug 166 199 242 254 2.8%

Te ardhurat mestare mujore te raportuara per Rajonin Jug per vitin 2008 ishin 254€, qe eshte nje

rritje prej 53% ne krahasim me vitin 2002. Megjithatë, rritja e të ardhurave gjatë disa viteve të fundit

është shumë më e ngadalshme se sa norma mesatare e rritjes për tërë Kosovën. Kjo mund të

shihet si një shenjë paralajmëruese e ngecjes së aktivitetit biznesor të rajonit.

3. Ekonomia – Infrastruktura dhe Ambienti i Biznesit

Rrjeti rrugor. Rajoni Jug karakterizohet nga një rrjet i zhvilluar i rrugëve lokale, rajonale dhe

magjistrale, por shumica prej tyre janë në gjendje jo të mirë. Një nga synimet më të rëndësishme për Kosovën në drejtim të zhvillimit të transportit është sigurimi i lidhjes me korridoret e rrugëve pan-evropiane. Rajoni Jugor për momentin nuk është i lidhur me asnjë nga korridoret e Rrjetit

Page 20: RDA South Letterhead

Trans-Evropian (RTE). Ndëtimi i autostradës është në përfundim e sipër në pjesën shqiptare (në përjashtim të tunelit që ka nevojë për përmirësime që të akomodojë komunikacionit në dy kahje) dhe aktualisht autostrada shtrihet deri në fshatin Vërmicë të Komunës së Prizrenit, si dhe Komunave të Suharekës dhe Malishevës. Puna përgatitore është duke u zhvilluar në anën e Kosovës. Është e sigurt se e ndërtimi i autostradës do të rrisë në mënyrë të konsiderueshme perspektivat e rajonit, pra vetë autostrada do të ofrojë një numër të madh të mundësive të zhvillimit duke integruar rajonin në rrjetin rrugor evropian në një mënyrë adekuate.

Në Kosovë rrugët janë të klasifikuara në autostrada apo rrugë kombëtare, rrugë rajonale dhe ato lokale. Rrugët kombëtare dhe rajonale janë brenda kompetencave të Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, dhe janë të nivelit të rëndësisë së lartë. Rrugët lokale, të cilat janë të nivelit të rëndësisë së ulët, janë brenda kompetencave të qeverisjes lokale (komuna) dhe kanë një gjatësi të përgjithshme prej rreth 6.000 km. Në Rajonin Jug ka rreth 1200 km. rrugë lokale. Më shumë se 50% ose 633 km janë rrugë të asfaltuara. Lidhjet ndër-rajonale të rrjetit të rrugëve janë në gjendje mesatare. Ato kryesisht karakterizohen nga qarkullimi i rëndë rrugor në hyrjet dhe daljet e qyteteve. Në disa qytete të Rajonit Jug, si në Suharekë, Rahovec dhe Malishevë, nuk ka rrugë tranzitore dhe i tërë trafiku është duke kaluar nëpër qytet. Si përfundim, mund të themi se gjendja ekzistuese e rrjetit të rrugëve lokale në Rajonin e Jugut mund të karakterizohet si relativisht e mirë - në veçanti për shkak të faktit se shumica e rrugëve lokale tashmë janë të asfaltuara dhe kanë qasje të duhur në rrjetin rajonal të rrugëve të Kosovës.

Gjendja teknike e rrjetit rrugor mund të karakterizohet si një rrjet që ka nevojë për përmirësim dhe

mirëmbajtje të vazhdueshme.

Rrjeti hekurrudhor. Ngjashëm sikurse me shumicën e rajoneve të Kosovës, mungesa e sistemit hekurudhor operativ e bën të pamundur përdorimin e transportit hekurudhor, e cila është parë si një pengesë për zhvillimin rajonal. Në Rajonin Jug ekziston vetëm një lidhje e mundshme hekurrudhore me rrjetin hekurrudhor të Kosovës. Kjo është linja që kalon nga Prizreni nëpër Xërxë dhe Klinë për në Fushë Kosovë . Është e kompletuar në vitin 1963 dhe ka një gjatësi totale prej 58.4 km. Sikurse linja ashtu dhe terminali në Prizren aktualisht nuk funksionojnë. Si rezultat i mungesës së investimeve në mirëmbajtje, aktualisht kushtet teknike janë mjaft të dobëta. Binarët janë dëmtuar nga kalimet e paautorizuara, ekzistojnë shumë ndërtime ilegale në brezin hekurrudhor, si dhe mbeturina të grumbulluara në binarë. Nuk ekzistojnë plane të dukshme për të adresuar këtë dobësi në aftë të shkurtër apo të mesëm kohor. Një ndër lidhjet kryesore rajonale hekurrudhore në Kosovë është Fushë Kosova e cila siguron lidhje me Shkupin dhe Beogradin. Linja Prizren-Xërxë-Fushë Kosovë, është e shkatërruar në atë masë sa që rindërtimi i tij nuk mund të jetë ekonomikisht i realizueshëm. Mungesa e investimeve në linjën Prizren - Fushë Kosovë është një pengesë e rëndësishme për zhvillimin e Rajonit Jug. Kjo shton presion drejtë përshpejtimit të ndërtimit të autostradës në anën e Kosovës. Pa patur qasje në korridoret e përshtatshme të transportit, zhvillimi i qëndrueshëm i rajonit do të pengohet në mënyrë serioze.

Qasja në porte dhe aeroporte. Qasja e përshtatshme në portet detare dhe aeroporte ka ndikim të drejtpërdrejt në zhvillimin e biznesit, pasi që ndikon në koston e transportit dhe qasjen e mallrave në tregjet ndërkombëtare dhe rajonale. Kosova aktualisht ka vetëm një aeroport civil ndërkombëtar në Slatinë afër Prishtinës dhe një tjetër për nevojat ushtarake të KFOR-it në afërsi të Gjakovës. Aeroporti Ndërkombëtar në Prishtinë ofron mesatarisht 20 fluturime në ditë dhe ky numër është në rrijte të vazhdueshme. Për herë të parë në vitin 2008 numri i udhëtarëve civil ka arritur në 1,137,000 udhëtarë, përveç personelit ushtarak prej 100.000 udhëtarësh. Aeroporti Nërkombëtar në Prishtinë kryen edhe transportin e mallrave (cargo). Të dhënat në lidhje me vëllimin e këtyre ngarkesave nga aeroporti nuk janë në dispozicion, por shërbimet ofrohen për disa nga kompanitë globale si FEDEX, UPS, TNT, DHL, AES & Move One. Pasi që Kosova nuk ka dalje në det, qasja e vetme në portet e Durrësit dhe Shëngjinit është kalimi përmes autostradës së sapondërtuar Morinë-Kukës-Durrës.

Page 21: RDA South Letterhead

Qendrat më të afërta logjistike për transportimin e mallrave për Rajonin Jug janë aeroporti në Prishtinë, porti në Durrës dhe terminali hekurrudhor në Fushë Kosovë. Infrastruktura mjedisore. Furnizimi me ujë dhe menaxhimi i ujërave të zeza në Rajonin Ekonomik Jug bëhet nga kompania publike „Hidroregjini Jugor“. Niveli i shërbimeve është i klasifikuar nga Zyra e Rregullatorit të Ujit dhe Mbeturinave është më i ulët se mesatarja për Kosovën. “Hidroregjioni Jugor” mbulon me shërbime rreth 45 % të territorit të Rajonit. Rrjeti i furnizimit me ujë mbulon 49% të territorit të Rajonit, ndërsa ai i kanalizimit rreth 44 % (në krahasim me 70% dhe 50% për Kosovë). Ofrimi i shërbimeve është kryesisht i përqëndruar në zonat e urbanizuara. Mungesa e burimeve është parë si një pengesë për zhvillimin e mëtejshëm të rrjetit. Sektori nuk mund të jetë profitabil, pasi që kostoja kontrollohet publikisht dhe pasqyron një politikë sociale të shtetit dhe përveç kësaj, ka probleme në inkasim. Aktualisht ekziston një studim për trajtimin e ujërave të zeza. Ujërat e zeza paraqesin një problem serioz mjedisor në rajon dhe ka edhe ndotje të ujit. Ndërkohë që Kosova ka të vendosura ligjet dhe standardet mjedisore, zbatimi i tyre është ende shumë i dobët.

Menaxhimi i mbeturinave të ngurta sigurohet nga kompania „Ekoregjioni“. Ajo ofron shërbime për rreth 39% të sipërfaqes së rajonit, që është një mesatare për Kosovën, por përnga standardet evropiane ende konsiderohet si e pamjaftueshme. Aktualisht në Rajonin Jug nuk ka programe të vendosura të klasifikimit të mbeturinave të ngurta, të mbledhjes së mbeturinave të klasifikuara apo të përpunimit të tyre (ose eventualishtë riciklimit). Gjithashtu, nuk ka përpjekje të dukshme për rritjen e vetëdijësimit të popullsisë. Adresimi në mënyrë efektive i çështjeve të mjedisit duhet të jetë një çështje shumë urgjente, pasi ajo ndikon në cilësinë e jetës së Rajonit dhe cënon fuqishëm aspiratat e rajonit drejt zhvillimit të sektorit të turizmit.

Infrastruktura e energjisë dhe furnizimit. Mbi 87% të energjisë elektrike në Kosovë

prodhohet nga kapaciteti gjenerues vendor i termocentralit të Obiliqit, ndërsa 13% e saj importohet. Aktualisht rrjeti i furnizimit me energji elektrike është i shpërndarë në gjithë Rajonin e Jugut dhe mbulon 99.5% të territorit të tij por furnizimi është i pamjaftueshëm dhe i parregullt. Kjo varet pjesërisht nga sistemi i kategorizimit në baze të pagesës se faturave, të caktuar nga KEK-u dhe pjesërisht nga problemet teknike (prishjet), të ofruara nga prodhuesi i vetëm i energjise në Obiliq dhe rrjetit të energjisë. Gjendja teknike e rrjetit ka nevojë për përmirësim. Rajoni nuk ka potencial për të përfituar energji nga burimet e ripërtëritshme të energjisë, veçanërisht në formën e hidroenergjisë. Dy hidrocentralet ekzistuese, si ajo e Dikancit në Dragash (me një kapacitet prej 2200 kW) dhe ajo në afërsi të Prizrenit (me një kapacitet prej 1500 kW, aktualisht nën studim të fizibilitetit nga Ministria e Energjisë dhe Minierave) kanë nevojë për riparim dhe investime të. Ekziston edhe një projekt i gatshëm për ndërtimin e një centrali të ri më të madh në Zhur, me kapacitet rreth 300 MW, e cila është në pritje të fondeve. Përfundimi i të tre projekteve të lidhura me hidroenergjinë do të jetë një faktor pozitiv në rritjen e potencialit të zhvillimit si dhe të kontribuimit në kufizimin e ndotjes.

Nuk ekziston sistemi i gypave për furnizim me gaz të industrisë dhe amvisërive, si për qellime të prodhimtarisë, ashtu edhe të ngrohjes. Sigurimi i gazit bëhet në pikat shitëse të benzinës.

Infrastruktura e telekomunikacionit është një faktor i rëndësishëm për zhvillimin e çdo rajoni. Ekzistojnë dy operatorët kryesorë të telekomunikacionit - PTK (me linjë tokësore dhe celulare) dhe IPKO (një operator privat i fokusuar në shërbimet mobile). Të dy operatorët mobil së bashku arrijnë të mbulojnë 90% të territorit të Rajonit Jug. Sistemet e telefonise fikse janë gjithashtu të zhvilluara. Shërbimet e licensuara të internetit përmes lidhjes ADSL dhe XDSL ofrohen nga PTK-ja, ndërsa operatorët privatë (IPKO dhe Kujtesa) ofrojnë qasje të internetit nëpërmjet teknologjisë së modemit kabllor dhe rrjetit wireless të palicensuar prej 2.4 GHz. Infrastruktura për telekomunikacion në përgjithësi është në gjendje të mirë, veçanërisht ajo e drejtuar nga PTK–ja, pasi që ajo ndjek politikën e blerjes së pajisjeve më të avansuara.

Infrastruktura industriale në Rajon konsiderohet të jetë e varfër. Vetëm njëra komunë ka një zonë industriale nën zhvillim, e cila është e definuar dhe lokalizuar në vend adekuat (160 ha në Komunën

Page 22: RDA South Letterhead

e Suharekës) dhe është themeluar nga Komuna dhe mbështetet nga Qendra lokale për Mbështetje të Biznesit. Ekziston edhe një zonë e vogël industriale (përafërsisht 30-35 ha) e cila është në zhvillim e sipër dhe gjendet në Komunën e Prizrenit e cila është krijuar si një nismë e investitorëve të huaj privat dhe është e lokalizuar në vend të përshtatshëm, në afërsi të autostradës së ardhshme. Komunat tjera të cilat planifikojnë të krijojnë zona industriale kanë sipërfaqe të tokës dhe objekte të përshtatshme për qëllime industriale, por ato janë kryesisht të shpërndara në të gjithë zonën, shpesh pjesërisht të shkatërruara, të papërdorura ose të mirëmbajtura në mënyrë të dobët. Në shumicën e komunave ende nuk janë definuar zonat apo standardet e zonimit. Në mënyrë që të shfrytëzohet maksimalisht toka dhe hapësira e cila është nën kontrollin komunal, është me rëndësi që të bëhet vlerësimi, dizajnimi dhe themelimi i zonave urbane me standarde të përshtatshme.

4. Ekonomia – Prodhimi dhe Sektorët e Shërbimit

Komentet e përgjithshme. Gjatë disa viteve të fundit ekonomia e Kosovës ka shënuar përparim të

dukshëm në tranzicionin e saj në një sistem të bazuar në treg dhe në ruajtjen e stabilitetit

makroekonomik, por ende është shumë e varur nga diaspora dhe komuniteti nderkombetar për

ndihmë financiare dhe teknike.

Rritja ekonomike është kryesisht e nxitur nga sektori privat, edhe ate në masën më të madhe nga

bizneset e vogla. Valutë zyrtare e Kosovës është Euro, e cila ka ndikuar që inflacioni të mbahet në

nivele të ulëta. Kosova deri tani ka pasur një suficit buxhetor, si rezultat i mbledhjes efikase të

tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) nëpër pikat kufitare dhe ekzekutimit jo të plotë të buxhetit. Për të

ndihmuar integrimin e Kosovës në strukturat ekonomike rajonale, UNMIK-u në vitin 2006 ka

nënshkruar (në emër të Kosovës) Marrëveshjen për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore (CEFTA).

Në dhjetor të vitit 2008, Kosova ishte përcaktuar si vend përfitues nën programin Sistemi i

Përgjithshëm i Preferencave (SPP). Sipas këtij programi, Kosova mund të eksportojë një varg të

gjerë të prodhimeve që kualifikohen për hyrje të lirë doganore në SHBA. Eksportet aktuale të

Kosovës që kualifikohen për përfitimet nga SPP përfshijnë produkte druri, thëngjill dhe fruta të

thata. Eksportet tjera kryesore përfshijnë produktet minerale, metale të ndryshme, produkte të

lëkurës, makineri dhe pajisje të ndryshme. Partnerët kryesor të Kosovës në fushën e eksportit janë

Italia, Shqipëria, Maqedonia dhe Greqia. Importet përfshijnë kafshë të gjalla dhe produkte shtazore,

pemë dhe perime dhe produkte të ngjashme, minerale, lëndë të parë, makineri, pajisje elektrike,

tekstil, dru dhe prodhime druri, gur, qeramikë dhe prodhime qelqi dhe produkte kimike. Partnerët

kryesor të vendit në fushën e importit janë BE-ja, Maqedonia, Serbia, Turqia dhe Shqipëria.

Ekonomia rajonale, ngjashëm sikurse në tërë Kosovën, është relativisht stabile, por stagnuese. Si

rezultat i kësaj dhe stabilitetit të mundësuar nga valuta Euro, presionet inflatore janë shumë të

ulëta. Deficiti i madh në tregtinë ndërkombëtare është duke u balancuar nga diaspora dhe nga

komuniteti ndërkombëtar, i cili ofron asistencë financiare dhe teknike. Ekonomia rajonale vuan nga

mbështetja e tepërt në mallra të importuara, e cila shumë lehtë mund të zëvendësohet nga

prodhimi vendor.

Tranzicioni në ekonominë e tregut para se gjithash është kompletuar me procesin e privatizimit, i cili kryesisht është finalizuar dhe ekonomia aktualisht është duke u drejtuar nga sektori privat. Privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore (NSH-ve) i solli të ardhura të konsiderueshme thesarit të Kosovës, por investitorët e rinj nuk kanë qenë të suksesshëm në zhvillimin e industrisë lokale, në përjashtim të industrisë së verës në Rajon. Shumica e ndërmarrjeve tjera të privatizuara kanë reduktuar prodhimtarinë dhe janë larg arritjes së niveleve të prodhimit të kohës së para konfliktit.

Page 23: RDA South Letterhead

2%0%1%

12%

0%

5%

49%

11%

9%

0%3%

0%1%2%

5%

Agriculture, Hunting and Forestry

Fishing

Mining and Extracting Industry

Processing Industry

Power supply, gas and water

Construction

Wholesale and retail trade, repair of motor

vehicles

Hotels and restaurants

Transport, depots and communications

Financial activities

Real estate; renting and business activities

Administration and public protection,

mandatory social protection

Education

Health services

Struktura e sektorit të biznesit. Sipas Entit të Statistikës së Kosovës, deri në fund të vitit 2008, diku rreth 12.000 biznese janë regjistruar në Rajonin Ekonomik Jug dhe ky numër vazhdon të rritet. Shkalla e shuarjes së bizneseve (kompanitë që dalin nga biznesi) gjatë disa viteteve të fundit ka qenë 8%, mirëpo kjo është kompensuar nga përqindja e bizneseve të reja fillestare. Krahasimi i numrit të bizneseve të regjistruara, me numrat që kanë të bëjnë me punësimin shpie drejt konkluzionit që brenda sektorit privat rritja ekonomike e Rajonit është kryesisht e drejtuar nga Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM–të) dhe jo nga numri i vogël i bizneseve të mëdha.

Të dhënat financiare që lidhen me ekonominë rajonale dhe performacën e bizneseve rajonale janë fragmentare dhe pak të besueshme për një sërë arsyesh, duke përfshirë kulturën lokale të biznesit. Si pasojë, komentet analitike të paraqitura në këtë seksion nuk janë gjithmonë të mbështetura nga një grup konsekuent i të dhënave që mbulojnë të gjitha komunat e rajonit. Zbërthimi i statistikave të ekonomisë në nivelin nacional nuk është në dispozicion. Sidoqoftë, shumica e karakteristikave lidhur me aspektet e caktuara të ekonomisë rajonale janë simptomatike dhe të vlefshme për t’u paraqitur këtu. Shpërndarja sektoriale e bizneseve të regjistruara në Rajonin Jug shfaq një varësi të ekonomisë në sektorin e shërbimeve. Gati gjysma e bizneseve të regjistruara (49%) mirren me tregëti me shumicë dhe pakicë, të kombinuar me tregtinë e automobilave dhe sektorit të auto shërbimit. Afër 11% e bizneseve mirren me turizëm dhe shërbime hotelierike (hotele, restorane, etj), pasuar nga transporti (9%). Vetëm 12% e bizneseve janë të përfshira në përpunim (përfshirë industrinë e ushqimit) dhe më tej 5% në ndërtim. Vetëm 5% e bizneseve të regjistruara janë aktive në sektorin e

bujqësisë.

Shpërndarja e bizneseve të regjistruara në Rajonin Jug sipas sektorëve

Sektori industrial. Me asistencën ndërkombëtare, privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës (NSH-ve) ka gjeneruar rreth 385.5 million € që nga viti 2004. Sipas Agjencisë Kosovare të Privatizimit, mbi 9.000 investitorë vendas dhe të huaj kanë shprehur interesim në procesin e privatizimit. Gjatë nëntë viteve të fundit Kosova është duke vendosur themelet e një ekonomie të orientuar në treg dhe duke u përpjekur për ta zhvilluar sektorin e prodhimtarisë së vendit. Kosova ka nivele shumë të ulëta të raportit eksport/import. Në vitin 2008, Kosova ka importuar 1.8 miliard € mallra dhe shërbime dhe ka eksportuar vetëm 186 milion €, që ka rezultuar me një deficit tregtar prej rreth 45% të BPSH-së së Kosovës. Ky deficit është financuar kryesisht përmes asistencës së huaj dhe remitencave nga diaspora. Degët kryesore ekonomike të Kosovës janë minierat, energjia dhe telekomunikacioni.

Asnjë nga këto industri nuk kanë objekte të rëndësishme të vendosura në Rajonin Jug.

Page 24: RDA South Letterhead

Megjithatë, sektori industrial i ekonomisë rajonale shfaq përparim të moderuar gjatë disa viteve të fundit. Janë themeluar një numër i madh i kompanive të reja dhe kanë filluar të operojnë në sektorë të ndryshëm, përfshirë përpunimin e ushqimit, përpunimin e metaleve dhe produkteve të plastikës (PVC). Kompanitë e reja bazohen në iniciativën lokale apo në ndonjë investim të huaj. Një kompani Holandeze është shembull i parë i investimit të përbashkët ndërmjet një ndërmarrjeje nga Diaspora dhe një investitori të huaj. Kjo kompani gjithashtu është në proces të organizimit të parkut industrial në periferi të qytetit të Prizrenit për investitorë të huaj. Planet komunale në krijimin e parqeve komunale/rajonale/industriale/ dhe atyre për biznes janë në faza fillestare të realizmit.

Shembuj të tjerë përfshijnë:

Abi & Elif 19” është një kompani me bazë në Prizren, e njohur edhe me markën Progres.

“Abi & Elif 19” mirret me perpunimin e pemeve dhe perimeve dhe prodhon marmelatë, reçel,

keçap, turshi me speca, tranguj dhe produkte tjera.

Kompania Sillosi në Xerxe – Komuna e Rahovecit, mirret me profhimin e miellit dhe

brumërave. Posedon njërën ndër linjat me të mëdha të prodhimit në Kosovë.

Kompanitë Clirimi dhe Pista – Ekoplast kanë një asortiment të gjerë të produkteve të PVC –

së. Industria e përpunimit të plastikës ndodhet në Komunën e Rahovecit.

Bujqësia. Rajoni Jugor është prodhues kryesor i produkteve bujqësore të cilësisë së lartë në Kosovë. Perimet e kultivuara në këtë pjesë të Kosovës eksportohen edhe në vendet përreth, si specat nga rrethi i Krushës, domatet nga Mamusha, etj. Edhe perimet tjera, si lakra, trangulli dhe karrota kultivohen me sukses në këtë rajon. Rrethi i Krushës është i njohur edhe për kultivimin e shalqinit. Komuna e Dragashit është e pasur me bimë medicinale dhe aromatike, si dhe me shumëllojshmëri të produkteve pyjore. Më shumë se 90% e ketyre bimëve eksportohen në vendet perëndimore. Vreshtaria është tipike për këtë rajon dhe meriton kujdes të veçantë. Dominon në Rahovec, por gjithashtu shtrihet në Komunat e Suharekës dhe Prizrenit. Kushte të përshtatshme agroklimatike krijojnë potencial të konsiderueshëm për zhvillim të mëtejmë të rrushit dhe prodhimit të verës. Zhvillimi i sektorit duhet të lidhet me renovimin dhe përmirësimin e vreshtës dhe lidhjeve më të mira ndërmejt prodhuesve të rrushit dhe verës apo tregjeve me pakicë.

Toka bujqësore paraqet 61% të sipërfaqes se pergjithshme të territorit të Rajonit Jug dhe ofron një potencial të madh për zhvillimin e bujqësisë. Mbi 65% e popullatës në Kosovë është epunësuar në sektorin e bujqësisë Ekziston potencial i konsiderueshëm për zhvillimin e produkteve me vlerë të shtuar si dhe të atyre organike. Përpjekjet për krijimin e zinxhirëve të zhvilluar të distribuimit (prej farmerëve përmes objekteve të grumbullimit, e deri te tregjet) duhet të konsiderohen si prioritet. Shumë prej produkteve bujqësore rajonale kanë një potencial të rëndësishëm të eksportit. Dikur eksportues i produkteve ushqimore, Kosova tani ka një bilanc tregtar negativ në këtë sektor. Kjo tregon për mundësitë për zëvendësimin e importit të rëndësishme në bazë të prodhimit të këtij rajoni.

Pjesët natyrore Prizren Dragash Suharekë Rahovec Malishevë Mamushë

Gjithsej Ha

Tokë jopjellore 4,177 264 12,024 673 200 17,338

Pyje 24,977 7,326 2,923 9,236 16,392 60,854

Gjithsej 29,154 7,590 14,947 9,909 16,592 78,192

Tokë bujqësore

Tokë pjellore 20,684 8,793 9,449 15,460 11,249 811 66,446

Kullosa 14,128 27,142 11,703 5,941 2,745 283 61,942

Gjithsej 34,812 35,935 21,152 21,401 13,994 1,094 128,388

Page 25: RDA South Letterhead

Sektori i shërbimeve Sektori i shërbimeve (tregti, hotelet dhe restorantet, transport dhe telekomunikacion dhe shërbime të tjera) përfaqësojnë 81% të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve të regjistruara. Në 5 vitet e fundit, ky sektor vazhdon të jetë më i preferuari gjatë fillimit të një biznesi të ri.

Edhepse dominante për nga pikëpamja e madhësisë, numrit të bizneseve, si dhe punëve, ky sektor

është relativisht i fragmentuar dhe zakonisht i lidhur me rentabilitetin më të ulët se mesatarja.

Sektori i shëbimeve të ekonomisë rajonale nuk është i bazuar në teknologji. Ajo është e dominuar

nga fushat me teknologji të ulët siç janë tregtisa me pakicë dhe shumicë, punëtori të shërbimit e

makinave, dyqane të gomave, stacionet e karburantit dhe kafeteri të shumta. Mundësitë për zhvillim

të mëtejshëm janë të lidhur me shërbimet e bazuara në teknologjinë informative (në përputhje me

fuqinë e re punëtore të rajonit) dhe me industrinë e turizmit.

Potencialet e turizmit per Rajonin janë ende shumë pak të shfrytëzuara. Kjo nuk ndërlidhet vetëm me Komunën e Prizrenit, por edhe në mënyra të ndryshme me komunat tjera të Rajonit. Pavarësisht nga burimet e pasura natyrore, tërheqëse për qëllime të turizmit, si dhe trashëgimisë së pasur kulturore dhe historike, industria e turizmit akoma nuk është e zhvilluar dhe nuk shfrytëzohet sa duhet. Zhvillimi i këtij sektori deri më tani është adresuar në mënyrë fragmentare dhe nuk i ka rritur shumë të hyrat e një segmenti të gjerë të popullatës të përfshirë në ofrimin e shërbimeve turistike. Turizmi duhet të zhvillohet në mënyrë komplekse, ku çështjet e lidhura me bazën e turizmit (përfshirë zhvillimin e burimeve njerëzore), zhvillimin e produkteve të turizmit (siç janë aranzhmanet familjare gjatë dimrit, vizitat nëpër verari, vëzhgimi i zogjëve, etj) dhe marketingu / informata / komunikimi duhet të shiqohen si një sistem dhe të kenë raporte reciproke.

5. KONKLUZIONE

Në përgjithësi, mund të konkludohet se rajoni ka ende rezerva të pashfrytëzuara në zhvillimin ekonomik. Numri i kompanive të suksseshme është relativisht i vogël. Shumë biznese të vogla fillestare kanë mungesë të përvojës për zhvillimin e biznesit të tyre në mënyrë të duhur, me zhvillimin përkatës të ndërmarrësisë. Burime të kualifikuara dhe sisteme të ofrimit të mbështetjes për bizneset fillestare kryesisht mungojnë dhe si pasojë ata i ekzekutojnë idetë e tyre pa kryer hulumtime paraprake të tregut, pa vlerësime apo hartim të biznes planit të plotë, pa siguruar financim adekuat dhe pa trajnim të duhur. Numri i institucioneve që mbështesin bizneset është shumë i vogël dhe si rrjedhojë ekziston një mungesë e trajnimit dhe qendrave të edukimit të biznesit, inkubatorëve të biznesit dhe kompanive konsulente që do të siguronin mbështetje për bizneset. Pa këtë lloj të infrastrukturës, potenciali i biznesit të rajonit nuk mund të përmbushet. Ndërtimi i autostradës së ardhshme që kalon nëpër Rajonin Jug do të krijojë mundësi të shumta për rajonin. Prandaj, strategjia duhet të përqëndrohet në çështjen e punësimit duke zhvilluar një sërë iniciativash për të inkurajuar njerëzit që të jenë më proaktiv (mbështetës të NVM–ve fillestare) dhe më të orientuar kah biznesi, ndërtimin e një infrastrukture të përshtatshme ndërmarrëse dhe të biznesit, si dhe të gjitha llojeve të tjera të infrastrukturës. Në të njëjtën kohë, të gjitha mundësitë e biznesit në fushën e industrisë, bujqësisë dhe turizmit duhet të zhvillohen në një mënyrë të përgjegjshme - me qëllim të përmirësimit të cilësisë së mjedisit dhe ruajtjes së bio-diversitetit. Sa i përket industrisë, fokusi duhet të vihet në përfundimin e privatizimit të ndërmarrjeve të mëdha, duke përmirësuar aftësinë konkurruese të ndërmarrjeve në pronësi private dhe klimës së përgjithshme të biznesit, si dhe duke mbështetur forcimin e sektorit të NVM-ve. Këto do të bëhen disa nga drejtuesit kryesor të suksesit për të gjitha aktivitetet industriale në rajon. Inkurajimi i qytetarëve të Kosovës, pjesëtarëve të diasporës dhe investitorëve të huaj për të investuar në këta sektorë, duke përmirësuar njohuritë lokale mbi udhëheqjen e bizneseve dhe ndërtimin e institucioneve përkatëse (infrastrukturës), që do të mbështesin ndërmarrësit për të filluar biznese të reja dhe rritjen e kapacitetit teknologjik të atyre ekzistuese, janë disa nga mënyrat për të përmirësuar ekonominë e tërë rajonit. Mbështetja e duhur duhet zhvilluar për të përmbushur aspiratat e të rinjve, si dhe duhet përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme mundësite e biznesit për grate.

Page 26: RDA South Letterhead

Zhvillimi i turizmit mund të bëhet një burim i rëndësishëm i mirëqenies për një pjesë të popullsisë e cila është në rritje. Rajoni ka një potencial të madh turistik që ende mbetet relativisht i pashfrytëzuar. Pozita specifike gjeografike, pasuritë natyrore, shembuj të shumtë të trashëgimisë kulturore dhe historike, si dhe folklori i larmishëm, e bëjnë Rajonin Jug një vend ideal për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Ekziston potenciali për zhvillim të qëndrueshëm të turizmit malor dhe kampimit gjatë fundjavëve. Përgjatë shtrirjes së Maleve të Sharrit, që e arrijnë lartësinë deri më 2750 m., ekzistojnë 16 liqene malore. Pjesët kryesore të kësaj zone i përkasin Parkut Nacional dhe janë nën mbrojtje me qëllim të zhvillimit të turizmit. Malet e Sharrit përmbajnë qindra metra të zonave të skijimit, të cilat nuk shfrytëzohen plotësisht dhe paraqesin potencial të madh për zhvillimin e turizmit dimëror. Malet e Koritnikut dhe të Pashtrikut poashtu janë potenciale të mëdha natyrore për zhvillimin e turizmit malor, si alpinizmi dhe gjuetia, sikurse edhe lumenjtë e shumtë në rajon që ofrojnë mundësinë e zhvillimit të sporteve ujore dhe të peshkimit. Me një klimë shumë të mirë, të influencuar nga ajo mesdhetare, me të cilën karakterizohet Rajoni Jug, me 61% të tokës bujqësore, nga e cila 52% është tokë pjellore e cilësisë së lartë, posaqërisht në Prizren, Rahovec dhe Suharekë dhe me sistem të mirë të ujitjes, ky rajon ofron mundësi të mëdha për prodhimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore. Pasi që nuk ekziston ndotja industriale, shumë produkte bujqësore mund të certifikohen si organike. Fusha të konsiderueshme të kullosave në Dragash dhe Malishevë, gjithashtu janë pasuri e rëndësishme për zhvillimin e blegtorisë në rajon, ku me një infrastrukturë të mirë rrugore, krijohet mundësia për eksport të prodhimeve vendore në tregjet regjionale.

Bujqësia dhe industria e përpunimit të ushqimit duhet të avancohen përmes rritjes së prodhimit bujqësor, duke optimizuar përdorimin e sipërfaqeve të tokës, përmirësimin e cilësisë së prodhimit bujqësor nëpërmjet përdorimit të agro-teknologjisë, si dhe vlerave tradicionale dhe ekologjike. Kjo, në kombinim me qasjen e përmirësuar të agro-tregjeve, mund të jetë një bazë për zhvillimin e balancuar ekonomik të zonave rurale dhe agro-turizmit. Kosova, dhe në veçanti Rajoni Jug, në periudhën e para konfliktit ka qenë i njohur si eksportues i rëndësishëm i produkteve bujqësore. Bilanci aktual i tregtisë së artikujve ushqimor është i kundërt. Përkrahja e zhvillimit gjithëpërfshirës të bujqësisë duke i adresuar mungesat aktuale dhe kuptuar të gjitha marrëdhëniet reciproke ka një potencial të kthimit të trendit aktual dhe rivendosjes së bujqësisë si një drejtues kryesor i zhvillimit ekonomik në rajon.

Konkluzioni i përgjithshëm për secilin nga sektorët e ekonomisë rajonale të Rajonit Ekonomik Jug është se ato nuk janë zhvilluar në mënyrë sistematike, konsekuente ose të integruar. Ndërkohë që rajoni ka të gjitha elementet e mundshme për sukses, ekziston hapësirë e madhe për përmirësim, ku Strategjia për Zhvillim Ekonomik Rajonal përmes një plani të shëndoshë dhe implementimit të programeve strategjike mund të ketë ndikim shumë pozitiv.

Nga analiza preliminare e rajonit mund të konkludohet se Rajoni Ekonomik Jug ndan probleme ne

fusha të njëjta me pjesën tjetër të Kosovës. Në veçanti, kjo ka të bëjë me nivelet e larta të papunësisë

aktuale, në rritje të presioneve në tregun e punës lidhur me demografinë (popullata e re), pabarazi në

nivelin e zhvillimit midis zonave urbane dhe rurale, iniciativat të shpërndara lokale me ndikim më të ulët

të zhvillimit nga ajo që është pritur, niveli i pakënaqshëm i shërbimeve sociale (shëndetësore, arsimi,

etj) që i ofrohen popullatës. Rajoni Jug ka gjithashtu një numër të karakteristikave unike të cilat

përfshijnë potencial të lartë për zhvillimin e turizmit të lidhura me burimet e shumta tërheqëse,

potencial të lartë për zhvillim të bujqësisë moderne dhe efikase si dhe industrisë ushqimore,

veçanërisht lidhur me vreshtari, si dhe cilësisë së frutave dhe perimeve dhe përfundimisht potenciali i

papërdorur lidhur me NVM – të dhe zhvillimin industrialë (si në prodhim dhe në shërbime). Siç u

theksua më parë, këto tre fusha janë parë si drejtues të mëdhenjë për zhvillimin e rajonit.

Page 27: RDA South Letterhead

6. PIKËPAMJET E HISEDARËVE

Konsultimi i gjërë. Gjatë përpjekjeve paraprake për të organizuar një partneritet rajonal të

hisedarëve për procesin e zhvillimit, AZHR–Jug ka kryer një serë intervistash për të marrë

pikëpamjet e tyre lidhur me mbarëvajtjen e ekonomisë rajonale dhe mundësitë e ndryshimeve për

zhvillimin e industrisë, për të përmirësuar performancën ekonomike dhe për të identifikuar

mundësitë e zhvillimit dhe iniciativat të cilat mund të stimulojnë rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë së

Rajonit Ekonomik Jug në të ardhmen.

Qeveritë lokale janë konsultuar për të fituar pikëpamjet e tyre për drejtimin e ardhshëm të

ekonomisë rajonale, e në veçanti per pasuritë publike dhe zhvillimin e tyre. Intervistat dhe

diskutimet individuale janë kryer me një sërë biznesesh kyçe, media dhe OJQ. Anëtarët e GKPP–

së janë të sigurt se udhëheqësit e konsultuar janë përfaqesues të denjë të atyre institucioneve dhe

pikepamjet e tyre janë autoritative.

Pikepamjet për mundësitë e zhvillimit. Ekziston një dëshirë e fortë e të intervistuarëve nga sektori i prodhimit dhe ai i shërbimit te Rajonit Ekonomik Jug për të parë investimet fillestare të projekteve. Gjate konsultimeve te para me hisedaret të gjitha grupet kane cekur këtë si një mundësi per zhvillim. Ekziston edhe një besim i përbashkët në mesin e të intervistuarve nga sektori i prodhimit dhe shërbimit që Rajoni Jug ka një avantazh të fortë konkurrues me burimet e saj lidhur me turizëm dhe bujqësi. Të intervistuarit kanë cekur se prodhimi dhe përpunimi në perimëkulturë dhe turizmi janë fushat me potencial më të lartë zhvillimit Rajoninin Ekonomik Jug.

Pikepamjet mbi vështirësitë për zhvillim. Çështjet lidhur me menaxhimin, si mungesa e

bashkëpunimit / koordinimit, mungesa e lidershipit / lidership i dobët dhe mbeshtetja e

pamjaftueshme nga ana e pushtetit lokal, sipas disa përfaqësuesve të hisedarëve janë problemet

kryesore që ndeshen në ekonominë e Rajonit Jug.

Këto pasohen nga problemet lidhur me fuqinë punëtore, duke përfshirë mungesën e fuqisë

punëtore të kualifikuar, Arsimimi i pamjaftueshëm, etj.

Infrastruktura, përfshirë energjinë elektrike dhe transportin gjithashtu shihen si pengesa për zhvillim,

si në prodhim ashtu edhe në sektorët e shërbimit. Fuqia punëtore dhe çështjet e përgjithshme të

infrastrukturës janë parë si sfida që do të trajtohen në një perspektivë me afatgjate, kurse ne afat të

shkurtë duhet koncentruar në masat që do të ndërmirren në sektorët, ku mund të shihet ndikimi më

i shpejtë.

Implikimet. Ekziston një dëshirë e fortë nga ana e të intervistuarve të sektorit të biznesit dhe

shërbimeve për të investuar në Rajonin Jug. Ata e pranojnë se menaxhimi dhe çështjet e fuqisë

punëtore janë pengesa për zhvillimin ekonomik të rajonit dhe se duhet të trajtohen në strategji. Në

të njëjtën kohë, konsultimi vuri në pah se shumë biznese dhe hisedarë të orientuar kah ekonomia

ishin të vetëdijshëm për mundësitë reale të zhvillimit ekonomik për Rajonin Jug. Shumica marrin

iniciativa të pavarura për të realizuar këto mundësi dhe ishin pozitiv si për rolin strategjik të zhvillimit

që SZHER–ja mund të ketë në të ardhmen. Ështe interesante që një numër i konsiderueshëm i

hisedarëve kanë shprehur edhe nevojën për udhëheqje dhe koordinim në zhvillimin ekonomik të

rajonit.

Ndikimi në formulimin e strategjisë. Pikëpamjet e hisedarëve janë marrë parasysh nga ekipi i

AZHR–së, i cili ka kryer analizen preliminare mbi perspektivat e rritjes dhe potencialit te ekonomisë

rajonale jugore. Ata gjithashtu kanë kontribuar në formulimin e qëllimeve të strategjisë, objektivave

dhe implementimin e iniciativave.

Page 28: RDA South Letterhead

5. SWOT – i Rajonal Analiza e detajuar e Përparësive, Dobësive, Mundësive dhe Rreziqeve (SWOT) është një mjet i preferuar, shpesh i përdorur në qasjen e BE–së ne planifikimin pjesemarres. Megjithatë, SWOT–i është vetëm një mjet në procesin e planifikimit dhe duhet te bazohet ne imputet dhe njohurinë e situates prezente te ofruar nga partneret (anetaret e GKPP–së). Rezultatet e një analize SWOT janë informata themelore te organizuara, nje kuptim i perbashket i realitetit dhe nje serë opsionesh të përbashkëta strategjike. Rezultatet e një analize të tillë përdoren si inpute për elaborimin e mëtejshëm dhe arritjen deri te qëllimet specifike të zhvillimit (objektivat), pastaj te programet dhe më vonë deri te komponentet e atyre programeve (projektet). Ky kombinim i metodave ofron mundësi që me një qasje prej poshtë-lartë:

të arrihet deri te qëllimi i përgjithshëm i zhvillimit,

të zgjedhen dhe specifikohen aktivitetet me prioritet më të lartë, dhe

të prezentohet plani i zhvillimit rajonal, si një grumbull i projekteve gjithëpërfshirëse, që në fakt paraqet strategjinë finale.

Gjatë procesit të planifikimit të strategjisë qëllimet e zhvillimit dhe strategjia gradualisht jane persosur. Inventari i SWOT-it fillestar ka qene pika e fillimit të punës që rezultoi në formulimin e një vizioni për zhvillimin rajonal. Në këtë fazë, qëllimet dhe objektivat tentative janë krijuar ne baze të të dhënave (analizës) së anetarëve të GKPP–së dhe GPT–ve. Perfundimisht, GKPP u takua per të integruar rezultatet, përsosur qëllimin e zhvillimit dhe strategjinë dhe propozuar një plan të përkohshëm të veprimit.

Dy komponentet kryesore te SWOT–it janë:

1. Treguesit e situatës së brendshme, të përshkruar nga përparësitë dhe dobësitë

ekzistuese:

Një përparësi (P) definohet si një forcë interne e njohurive, teknologjive, motivimit dhe shpirtit ndërmarrës, financat, lidhjet biznesore, etj. e cila mund të ndihmojë në shfrytëzimin e mundësive dhe në eliminimin e kërcënimeve,

Një dobësi (D) është një gjendje e brendshme, apo mungesë e brendshme, e cila rrezikon pozitën konkurruese të një rajoni, ose që pengon shfrytëzimin e mundësive.

2. Treguesit e ambientit të jashtëm, të përshkruar nga rreziqet ekzistuese dhe mundësitë e pashfrytëzuara:

Një mundësi (M) është një rrethanë, ose karakteristikë eksterne e cila shkon në favour të rajonit, ose ku rajoni gëzon përparësi konkurruese,

Një rrezik (R) paraqet të kundërtën e mundësisë, një trend jofavorizues për rajonin, që vie nga rrethanat e jashtme.

Lista e mëposhtme ofron inventarin e rafinuar të SWOT–it të arritur si rezultat i diskutimeve të

anëtarëve të GKPP–së dhe GPT–ve. Analiza e P – D dhe M – K.

Page 29: RDA South Letterhead

PERPARESITE DOBESITE P1. Pozicioni i favorshem i rajonit jug (komunikacioni, pozita gjeografike në udhëkryq të autostradës Prishtinë - Durrës që është duke u bërë gjithnjë e më e rëndësishme). P2. Burimet lidhur me mjedisin natyror, toka e pjellore, furnizime të bollshme me ujë, pasuri pyjore. P3. Fuqi punëtore relativisht te edukuar me norma konkurruese. P4. Monumente të pasura historike dhe trashëgimi kulturore të regjistruar dhe të mbrojtur.

P5. Mundësitë për zhvillim te mëtejshëm të turizmit (dimëror, kulturor, malor, eko turizmit, agro-turizmin)

P6. Tradita industriale dhe ajo e zejtarise P7. Prodhimi lokal, veçanërisht bujqësia qe ben zëvendësimin e importit dhe zhvillimin e eksportit P8. Kushtet e favorshme agro-klimatike dhe potencial i lartë për disa sektorë të bujqësisë (kopshtari, vreshtari, ind. te qumështit) P9. Infrastrukturë të përshtatshme rajonale në të gjithë rajonin P10. Rëndesia dhe rritja e rolit te NVM-ve

P11. Mikpritja e popullatës lokale

P12. Qasje te pershtatshme në rruge te rëndësishme P13. Produkte bujqësore nga burimet natyrore që mund të certifikohen P14. Disponueshmëria e fuqisë se lire punëtore

P15. Mundësi të mira për zhvillimin e markave vendore te verës

P16. Zhvillimi i artizanateve tradicionale për qëllime turistike

D1. Papunësi afatgjate, ç’ekuilibër i rëndësishem i strukturës ekonomike dhe paaftësia për transferimin e forcave të punës midis sektorëve

D2. Mungesa e strategjisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe të balancuar, D3. Institucionet e pushtetit lokal te përgatitura ne menyre jo adekuate për të mbështetur aktivitetet sipërmarrëse,

D4. Sistemi hekurrudhor jo funksonal D5. Koordinimi i pamjaftueshëm në mes të institucioneve arsimore dhe nevojave te zhvillimit rajonal, si dhe arsimimi joadekuat ndaj kërkesave të tregut D6. Toka bujqësore e përdorur ne menyre jo adekuate (kryesisht ngastra të vogla në pronësi të individëve) D7. Trajtim dhe deponim joadekuat te ujërave të ndotura dhe mbeturinave të ngurta D8. Nivel i ulët i prodhimit të mallrave bujqësore dhe përpunimit te ushqimit

D9. Mungesa e strategjisë për shfrytëzimin e burimeve bujqësore D10. Privatizimi i tokës bujqësore ende nuk është përfunduar D11. Lidhjet e pamjaftueshme te bizneseve të vogla dhe të mesme me sistemet e biznesit të madh, dhe zinxhirët me pakicë me prodhim vendor

D12. Sektoret ekonomik te zhvilluar dhe koordinuar ne menyre te pabarabarte dhe te pamjaftueshme D13. Përqindja e lartë e industrive të nivelit të ulët teknologjik D14. Infrastrukture e pazhvilluar rurale D15. Mungesa e strategjisë dhe stimulimit për të tërhequr investime D16. Nivel i ulët i aftësive në sherbime te lidhura per turizëm D17. Mungese e strategjise dhe aktiviteteve rajonale promovuese

D18. Mungesa e traditës dhe përvojës së mirë me bashkëpunimin ndër-komunal D19. Mungese e pervojes ne zhvillimin e partneritetit publik–privat D20. Qasje te veshtire ne kredi

MUNDESITE KERCENIMET M1. Pozitë strategjike gjeografike; lidhje të mira rrugore, autostrada per në Shqipëri dhe porte detare, autostrada në Kosovë duke kaluar nëpër Rajonin Jug

K1. Furnizim jo i rregullt me energji elektrike, gjendja joadekuate teknike e infrastructures elektrike K2. Degradim mjedisor

Page 30: RDA South Letterhead

M2. Popullata e re me nivel te mire te arsimimit M3. Disponueshmëria e skemave te granteve nga Komisioni Evropian dhe donatorë të tjerë ndërkombëtarë M4 Mundësia për të përdorur burimet e ripërtëritshme të energjisë M5. Sistemi i ujitjes në shumicën e fushave rajonale për prodhimin me cilësi të lartë M6. Trashëgimia e ndryshme kulturore një avantazh për zhvillimin e turizmit M7. Vende atraktive për ndërtimin e objekteve të reja rekreative dhe sportive M8. Shpirti ndermarres i biznismeneve lokal M9. Ekzistenca e diasporës me burime për të investuar në rajon M10. Kushtet klimatike shumë të favorshme për kultivimin e te korrave të kualitetit të lartë M11. Zhvillimi i iniciativave të reja në kuadër të bashkëpunimit ndër–kufitar M12. Potencial i lartë për zhvillimin e qendrave të skijimit në malin e Sharrit me shtigje te skijimit të përshtatshme për zhvillimin e sporteve dimërore M13. Zhvillimi i Universiteteve private dhe themelimi i Universitetit Publik në Prizren, për të mbështetur zhvillimin e aktiviteteve

M14. Parku natyror, rezervatet dhe zonat e mbrojtura M15. Kushte të mira për rritjen dhe zhvillimin e blegtorisë M16. Mundësi të mira të eksportit duke marrë parasysh tregtinë e lirë sipas marrëveshjes së CEFTA-s

K3. Ndotje te ajrit, ndojte te lumenjeve K4. Mungese e fondeve zhvillimore K5. Jo efikasitet i gjykatave dhe organeve të zbatimit të ligjit K6. Mungese e mbeshtetjes financiare K7. Mbledhja joefikase e tatimeve

K9. Konkurrenca jolojale – importet e pakontrolluara K10. Infrastrukturë e pazhvilluar fizike K11. Disponueshmëria joadekuate e financimit për bujqësinë K12. Mungesa e regjistrimit te popullsise K13. Migrimi i pakontrolluar nga zonat rurale në zonat urbane K14. Mungese e implementimit dhe planifikimit hapesinor KT15. Rritje enorme e numrit të automjeteve K16. Kriza globale qe ndikon ne eksportet dhe remitencat

K17. Te rinjte qe largohen ne shtete te huaja

Page 31: RDA South Letterhead

Pjesa II Strategjia SZHER – Pjesa Strategjike

1. Vizioni

A. Komentet e Përgjithshme dhe Qasja e Vizionit

Partnerët e zhvillimit në Rajonin Ekonomik Jug, formulimin e vizionit e kanë konsideruar si një

pjesë të rëndësishme të punës së strategjisë, sepse:

Zhvillimi i vizionit mund të veprojë si mjet për afrimin e grupeve të ndryshme të hisedarëve

për të kërkuar një qëllim të përbashkët;

Duke pasur vizion kemi një fokus të duhur për promovimin e bashkëpunimit ndërmjet rajonit,

për të punuar drejt qëllimeve të përbashkëta.

Në këtë kuptim, vizion rajonal është një deklaratë e interesit të përbashkët dhe një angazhim për të

bashkëpunuar në drejtim të përbashkët, dakordim për objektivat strategjike që do të identifikohen

në dokumentin e strategjisë. Vizioni është një ‘objektiv’ afatgjatë që rajoni do të punojë vazhdimisht

në të dhe për këtë arsye ai nuk ka një kornizë të caktuar kohore. Hisedarët e shohin vizionin si një

deklaratë të përbashkët që synon realizimin e përpjekjeve të bashkërenduara në drejtim të zhvillimit

ekonomik rajonal. Si pasojë, vizioni rajonal duhet të jetë më shumë se vetëm një deklaratë e

aspiratave, duhet të jetë zanafilla për drejtim strategjik dhe përqëndrim në zhvillimin ekonomik

rajonal. Partnerët janë dakorduar që vizioni duhet të jetë i mbështetur nga qëllimet e nivelit të lartë,

të cilat përcaktojnë fusha të veçanta të përqendrimit për vetë vizionin.

Partnerët e zhvillimit në Rajonin Ekonomik Jug kane thënë që vizioni i rajonit duhet të jetë shumë ngushtë i lidhur me SZHER– ne, të cilen janë duke e zhvilluar. Shkurtimisht marrëdhënia në mes të vizionit, qëllimeve, objektivave strategjike dhe programeve / planit të implementimit mund të përshkruhet si më poshtë:

Vizioni përshkruan konsensusin e hisedarëve "mbi të ardhmen e preferuar” ekonomike të rajonit;

Objektivat përcaktojnë rezultatet dalëse të dëshiruara të procesit të planifikimit rajonal

ekonomik, bazuar në vizionin e përgjithshëm;

Objektivat strategjike përcaktojnë qasjet që rajoni është i gatshëm për t’i aplikuar për të

arritur qëllimet e zhvillimit ekonomik të identifikuar gjatë procesit të përpilimit të vizionit;

Pjesa programore apo implementuese e caqeve të aktiviteteve të strategjisë të cilat janë

relevante me objektivat e secilit qëllim.

Kjo qasje nënkupton se deklarata e vizionit duhet të lidhet me një model strategjik të përzgjedhur

nga ana e partnerëve për zhvillimin e rajonit. Si pasojë, partnerët e zhvillimit të Rajonit Ekonomik

Jug kanë vendosur të mos merren me aktivitetet e vizionit në fillim të punës së strategjisë, por kanë

zgjedhur që konsensusi mbi vizionin të zhvillohet pas përfundimit të analizës SWOT, pastaj të

vendoset për drejtuesit kryesor për zhvillimin në rajon. Duke përvetësuar këtë qasje mund të

ndikohet në formatin e deklaratës së vizionit. Në vend të formulimit të vizionit si një deklaratë të

shkurtër apo edhe të një fjalie të pacaktuar, apo të një natyre utopike, vizioni për të ardhmen

ekonomike të Rajonit Ekonomik Jug është paraqitur si një deklaratë mjaft substanciale që paraqet

një model të përzgjedhur strategjik.

Page 32: RDA South Letterhead

B. Deklarata e Vizionit Rajoni Ekonomik Jug është vendi ku Qeveritë Lokale, Qendrore dhe Institucionet si dhe partnerët social dhe privat koordinojnë dhe bashkëpunojnë për të maksimizuar mundësitë e zhvillimit ekonomik, që të krijohet një rajon dinamik si në kuadër të Kosovës dhe më gjerë Evropës. Është një vend ku banorët jetojnë, punojnë dhe mirren me biznes. Është një vend ku shtimi i fuqisë punëtore të kualifikuar dhe popullatës së re, me arsimim të lartë siguron mundësi sfiduese të punësimit në sektorin e biznesit. Është një vend ku diversiteti i qytetarëve të saj është më tepër burim i përparësive, se i ndarjeve. Është një vend me bujqësi moderne, me produkte të cilësisë së lartë dhe zhvillim të avansuar të blegtorisë. Është i njohur si brenda dhe jashë vendit si një destinacion turistik tërheqës – një rajon me trashëgimi të pasur historike dhe kulturore, i pasur me bukuri të shumta natyrore. Është një vend ku banorët gëzojnë ambient të pastër dhe ku zhvillimi është i bazuar në burimet ekzistuese, ruajtjen e trashëgimisë historike dhe kulturore, si dhe ruajtjen e biodiversitetit.

Realizimi i këtij vizioni sfidues do të kërkojë angazhimin e të gjithë banorëve të Rajonit. Kjo strategji bazohet në tre shtylla kryesore: ambienti i biznesit dhe infrastruktura, zhvillimi i bujqësisë dhe turizmit, me vëmendje të duhur në çështjet e ndërthurura të mbrojtjes dhe përmirësimit të ambientit. Vizioni i rajonit është i bazuar në arritjen e supozimeve në vijim:

Shfrytëzim optimal të sipërfaqes së tokës dhe burimeve natyrore për bujqësi dhe turizëm;

Industri përpunuese të zhvillluar dhe të orientuar kah eksporti dhe NVM–të operative në një ambient të favorshëm të biznesit;

Zbatim efektiv të teknologjive të cilësisë së lartë të përpunimit, duke përfshirë industrinë ushqimore;

Infrastrukturë të zhvilluar, duke përfshirë infrastrukturën e rëndë dhe atë të butë për biznes;

Pika transportuese, tregtisë dhe qendrave të distribuimit për këmbimin e mallrave, veçanërisht produkteve bujqësore;

Sistem të zhvilluar të arsimit dhe nivel të lartë të punësimit;

Pozicion drejtues në sistemin e monitorimit ekologjik dhe infrastrukturës së riciklimit të mbeturinave për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të rajonit;

Ruajtja e bukurive natyrore dhe identitetit kulturor;

Konsensus social nëpërmjet bashkëpunimit të fortë ndër–sektorial mes sektorit privat, qeveritar dhe atij joqeveritar.

2. Parimet e Strategjisë

Para se të hyjnë në proces, partnerët e zhvillimit rajonal kanë diskutuar dhe kanë rënë dakord për një sërë parimesh dhe vlerash që janë përcaktuese për kontekstin e përgjithshëm të strategjisë. Procesi i arritjes së vizionit rajonal dhe formati i tij ka qenë një nga shembujt e këtyre parimeve. Një përmbledhje e qartë e parimeve të mbështetura gjerësisht ështe punuar për të trajtuar zhvillimin në nivel rajonal në Rajonin Ekonomik Jug, gjersa parimet e zhvillimit ekonomik të nivelit qendror nuk janë qartë të komunikuara. Kjo është ndryshe nga strategjitë e SZHER–it të BE–së të cilat janë të përkufizuara nga konteksti kombëtar dhe i BE–së, janë në përputhje me objektivat e saj dhe mund të jenë plotësisht të integruara. Parimet themelore që janë të shprehura në këtë draft të SZHER–se të Rajonit Ekonomik Jug janë:

Fushat prioritare. Kufizimi ne tre fusha prioritare për të mundësuar një fokusim më të mirë

të përpjekjeve strategjike në çështjet që janë parë si drejtuesit e zhvillimit të rajonit.

Përqëndrimi në zhvillimin ekonomik. Partnerët kanë vendosur të përqendrohen në

çështjet e zhvillimit ekonomik, në vend se të përpiqen për trajtimin e një vargu të gjerë të çështjeve

Page 33: RDA South Letterhead

sociale. Edhe pse qëllimet e zhvillimit ekonomik janë prioritet i qartë i kësaj strategjie, ka larmi të

konsiderueshme në parimet bazë të shprehura në nivel rajonal. Prandaj, përpjekjet kanë qenë të

përqendruara në harmonizimin e zhvillimit.

Çështjet e ndërthurura. Çështjet sociale trajtohen si çështje të ndërthurura dhe janë të

pranishme në të gjitha fushat e strategjisë dhe të programimit. Këto përfshijnë parimin e mundësive

të barabarta për grupet e pafavorizuara (të rinjve, grave, minoriteteve etnike dhe personat me aftësi

të kufizuara). Përveç kësaj, ekzistojnë çështje sociale, që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin

ekonomik të cilat gjithashtu janë marrë në konsiderate. Një shembull i këtyre do të ishte përmirësimi

i arsimimit të përgjithshëm si dhe atij profesional si dhe bazën e aftësive të popullatës punuese.

Mbrojtja e ambientit. Partnerët e zhvillimit kanë perceptuar çështjet e mjedisit si çështje me

karakter të ndërthurur. Ata kanë marre në konsiderate çdo sektor të zhvillimit. Më konkretisht, aspektet

që partnerët e zhvillimit kanë miratuar në fushën e mjedisit dhe qëndrueshmërisë përfshijnë: ruajtjen

dhe promovimin e bio-diversitetit; mbrojtjen, ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit natyror; reduktimin

e niveleve të ndotjes; minimizimin e gjenerimit të mbeturinave dhe rritjen e efikasitetit të energjisë.

Krijimi i mirëqenies. Për momentin, përpjekjet strategjike janë të përqendruara në nxitjen e

zhvillimit te ekonomisë se rajonit, apo ndryshe thënë krijimin e mirëqenies dhe prosperitetit.

Fokusimi parësor nuk është në rishpërndarjen e pasurisë. Përjashtim është përpjekja në

rishpërndarjen gjeografike përmes identifikimit, si dhe realizimit të potencialit ekonomik të

lokacioneve të ndryshme brenda rajonit, si kontributi i tyre drejt rritjes rajonale.

3. Nga Objektivat e Nivelit të Lartë tek Fushat e Veprimit

Si rezultat i analizes preliminare dhe në linjë me parimet e strategjisë së miratuar, partnerët rajonal të zhvillimit kanë përzgjedhur tri Fusha Prioritare që kanë të bëjnë me ketë Strategji Rajonale të Zhvillimit. Këto tri fusha janë parë si fusha që kanë potencial me të mirë për të arritjen e ndryshimeve në rajon. Ato janë identifikuar si: 1. Përkrahja e gjerë e sektorit të biznesit; 2. Prodhimet bujqësore dhe ushqimore; dhe 3. Sektori i turizmit. Megjithëse disa prej këtyre fushave përkojnë njëra me tjetrën, ato janë lehtë të identifikueshme, që kontribuon në caktimin e objektivave dhe fushave të propozuara të veprimit. Rrjedhimisht, janë përcaktuar tre qëllime të nivelit të lartë dhe të objektivave, si me poshte:

1. Fusha prioritare (FP 1): Zhvillimi i mjedisit të Biznesit

Qellimi i përgjithshëm (OP 1)

Të krijohet ambient më i mirë biznesi në rajon përmes infrastrukturës së përmirësuar të biznesit dhe

rritjes së aftësisë konkurruese të ndërmarrjeve të rajonit.

1.1 Objektivi i Planifikimit Direkt (OPD 1.1):

Ofrimi i kushteve më të mira për bizneset fillestare dhe bizneset në zgjerim e sipër (përmes objekteve më të mira, me infrastrukturë të përmirësuar dhe shërbime për mbështetje të bizneseve). Rezultatet e Pritura: Deri ne fund të vitit 2015 Regjioni Ekonomik Jug do të këtë një rrjet prej 6 qendrave komunale të përkrahjes se biznesit dhe se paku 2 zona ekonomike/industriale.

1.1.1 Fusha e Veprimit (FA 1.1.1):

Page 34: RDA South Letterhead

Themelimi i Qendrave për Mbështetje të Biznesit (QMB) dhe asistencë Komunave në

implementimin e kompetencave të deleguara të QMB (regjistrimi i biznesit – koncepti “one stop

shop”).

1.1.2 Fusha e Veprimit (FA 1.1.2):

Themelimi dhe forcimi i se paku 2 zonave tregtare /komerciale/ ekonomike rajonale.

Këto fusha të veprimit janë të identifikuara përmes kombinimit të dy SWOT elementeve: dobësitë e

rajonit, mungesa e infrastrukturës se duhur për zhvillimin e biznesit dhe mundësia, gatishmëria e

qeverisë lokale për të krijuar zona ekonomike dhe investime në zhvillimin e tyre.

1.2 Objektivi i Planifikimit Direkt (OPD 1.2):

Rritja e aftësisë konkurruese të ndërmarrjeve në rajon.

1.2.1 Fusha e Veprimit (FA 1.2.1):

Zhvillimi i markave rajonale (brendingu – shenja identifikuese).

1.2.2 Fusha e Veprimit (FA 1.2.2):

Asistencë në zhvillimin e zinxhirëve të distribuimit

1.2.3 Fusha e Veprimit (FA 1.2.3):

Krijimi dhe forcimi i lidhjeve me tregjet e huaja

Këto fusha të veprimit janë të identifikuara nëpërmes kombinimit të SWOT elementeve: dobësitë

(Niveli i ulët i markave rajonale të zhvilluara mirë, mungesa e marrëdhënieve të mira me tregjet

eksportuese) dhe përparësitë (Prania e profesionisteve të dizajnit të avancuar dhe marketingut).

1.3 Objektivi i Planifikimit Direkt (OPD 1.3):

Zhvillimi i fuqisë punëtore të kualifikuar sipas kërkesave të tregut.

1.3.1 Fusha e Veprimit (AF 1.3.1):

Përmirësimi i shërbimeve të ofruara nga ana e qendrave të trajnimit për zhvillimin e fuqisë

punëtore.

1.3.2 Fusha e Veprimit (AF 1.3.2):

Krijimi i programeve të reja mësimore ne arsimin sekondar dhe terciar.

Këto fusha të veprimit janë të identifikuara përmes kombinimit të SWOT elementeve vijuese:

dobësitë (mungesa e forcës se kualifikuar punuese ashtu siç kërkohet nga tregu i punës, mungesa

e programeve të duhura për arsimim profesional dhe trajnim) dhe mundësitë (gatishmëria e

institucioneve të APP (Arsimit dhe Aftësimit Profesional) për të përmisuar shërbimet e tyre dhe

kualitetin e aftesimit).

1.4 Objektivi i Planifikimit Direkt (OPD 1.4):

Forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe ndërkufitar, i cili do të rezultojë me rritje të bashkëpunimit

ndërmjet rajonit ekonomik dhe rajoneve tjera të Kosovës dhe me rajonet në Shqipëri dhe Maqedoni.

Rezultatet e pritura: Hapja e se paku 200 vendeve të reja të punës dhe rritje në shitjen e

bizneseve rajonale për se paku 25% ne afat të mesëm.

Page 35: RDA South Letterhead

1.4.1 Fusha e Veprimit (FA 1.4.1):

Vendosja e lidhjeve ndërkufitare me shoqatat / klubet e biznesit dhe zinxhirët e distribuimit.

1.4.2 Fusha e Veprimit (FA 1.4.2):

Lehtësimi i qasjes në tregjet ndërkombëtare

1.4.3 Fusha e Veprimit (FA 1.4.3):

Iniciativa të përbashkëta në mbrojtjen e mjedisit.

Këto fusha të veprimit janë të identifikuara përmes kombinimit të SWOT elementeve - dobësive

vijuese (nivel i ulët i bashkëpunimit ndërmjet asociacioneve rajonale të biznesit, nivele shume të

ulëta të eksportit, mungesa e vetëdijesimit të mjedisit), mundësive (organizimi i ngjarjeve të

ndryshme të biznesit në rajon dhe jashtë) dhe rreziqet (degradimi i mjedisit).

2. Fusha prioritare (FP 2): Zhvillimi i Bujqësisë dhe Prodhimtarise Ushqimore

Qellimi i Përgjithshëm (OP 2):

Qellimi i përgjithshëm brenda objektivit të zhvillimit të bujqësisë është që të rrisë nivelin e punësimit

dhe të standardit të jetës së popullatës së rajonit, të përfshirë në bujqësi.

Rezultati i pritur është rritja e punësimit për 20%, i cili do të këtë ndikim të drejtpërdrejt në

përmirësimin e kushteve të jetës në lokacionet rurale.

2.1 Objektivi i Planifikimit Direkt (OPD 2.1):

Rritja e prodhimit të produkteve të agrobizneseve përmes rritjes së siperfaqeve punuese për 5% në

afat të mesëm.

2.1.1 Fusha e Veprimit (AF 2.1.1):

Rritja e prodhimit dhe përpunimit të perimeve.

2.1.2 Fusha e Veprimit (AF 2.1.2):

Rritja e prodhimtarisë se vreshtave.

2.1.3 Fusha e Veprimit (AF 2.1.3):

Rritja e kultivimit dhe përpunimit të pemëve.

2.1.4 Fusha e Veprimit (AF 2.1.4):

Rritja e numrit të bagëtive.

Këto fusha të veprimit janë të identifikuara nëpërmes kombinimit të SWOT elementeve - dobësive

vijuese, mungesa e duhur e menaxhimit të tokës, si dobësi ne analizimin rajonal të SWOT–it dhe

ekzistenca e kushteve të duhura agro-klimatike, si një mundësi (mini-maksi), si dhe gatishmëria e

popullatës rurale qe të angazhohet ne agro biznes, si fuqi me eksperiencë të mirë në prodhimin e

perimeve, vreshtari dhe rritje të bagëtive, si fuqi tjetër (maksi-maksi).

2.2 Objektivi i Planifikimit Direkt (OPD 2.2):

Përmirësimi i kualitetit të prodhimtarisë se agrobizneseve rajonale në afat të mesëm.

2.2.1 Fusha e Veprimit (FV 2.2.1):

Përvetësimi i standardeve ndërkombëtare (ISO dhe HACCP).

Page 36: RDA South Letterhead

2.2.2 Fusha e Veprimit (FV 2.2.2):

Aplikimi i produkteve të kualitetit të lartë.

2.2.3 Fusha e Veprimit (FV 2.2.3):

Zhvillimi i burimeve njerëzore në bujqësi.

Këto fusha të veprimit janë të identifikuara përmes kombinimit të SWOT elementeve vijuese:

mungesa e standardeve ndërkombëtare në agro bizneset rajonale (dobësitë) dhe ekzistenca e

këshilltarëve lokal të certifikuar për zhvillimin e standardeve ndërkombëtare (mundësi), si strategji

mini–maksi. Nivelet e ulëta të burimeve njerëzore në bujqësi (dobësi) dhe prezenca e organizatave

ndërkombëtare që ofrojnë asistence teknike ne bujqësi (mundësi), strategji mini–maksi.

2.3 Objektivi i Planifikimit Direkt (OPD 2.3):

Sigurimi i tregjeve profitabile për prodhimet rajonale të bujqësisë.

2.3.1 Fusha e Veprimit (AF 2.3.1):

Zhvillimi i mjeteve të marketingut në bujqësi.

2.3.2 Fusha e Veprimit (AF 2.3.2):

Hulumtimi i tregjeve të reja.

2.3.3 Fusha e Veprimit (AF 2.3.3):

Zhvillim profesional në marketing.

Këto fusha të veprimit janë të identifikuara përmes kombinimit të SWOT elementeve vijuese:

mungesa e mjeteve të marketingut në bizneset bujqësore rajonale, nuk ka hulumtim të mundësive

të tregjeve të reja (dobësi) dhe themelimi i agjencive të avancuara të marketingut në Kosovë

(përparësi), një strategji mini–maksi.

3. Fusha prioritare (FP 3): Zhvillimi i Sektorit të Turizmit

Qellimi i Përgjithshëm (OP 3):

Zhvillimi i sektorit turistik të rajonit përmes shfrytëzimit të mundësive turistike që ekzistojnë në rajon, potencialeve njerëzore, monumenteve historike dhe kulturore, si dhe mbrojtjes së mjedisit, gjithnjë në funksion të zhvillimit ekonomik.

3.1 Objektivi i Planifikimit Direkt (OPD 3.1):

Përmirësimi i bazës ekzistuese të turizmit (hotelet, restorantet, ndërtimi i kapaciteteve të burimeve

njerëzore të përfshira në turizëm nëpërmjet trajnimit dhe edukimit).

3.1.1 Fusha e Veprimit (AF 3.1.1):

Të forcojë kapacitetet e operatorëve turistik (agjencive turistike, organizatave të transportit, shërbimet e hoteleve dhe restoranteve).

3.1.2 Fusha e Veprimit (AF 3.1.2):

Ngritja e nivelit të ofertës turistike nga aspekti i objekteve turistike (hotelet, restorantet, etj) dhe standardizimi i tyre sipas kritereve të BE–së.

3.1.3 Fusha e Veprimit (AF 3.1.3):

Page 37: RDA South Letterhead

Infrastrukturë dhe shërbime të përmirësuara, për qasje më të lehtë në resurset dhe potencialet turistike të rajonit.

Këto fusha te veprimit janë identifikuar nga GPT–ja përmes kombinimit të SWOT elementeve

vijuese: niveli i ulët i mundësive të trajnimit, si dobësi dhe rritja e mundësive të punësimit dhe

mundësitë e punësimit ne sektorin e turizmit si një mundësi, si dhe potenciali i turizmit gjatë tërë vitit

si përparësi dhe zhvillimi i produkteve kyçe të turizmit lidhur me skijim, gjueti, alpinizëm, ecje në

bjeshke, peshkatari, agro turizëm si mundësi të tjera.

3.2 Objektivi i Planifikimit Direkt (OPD 3.2):

Pasurimi dhe diversifikimi i ofertës ekzistuese të turizmit (zhvillimi i produkteve për turizëm)

3.2.1 Fusha e Veprimit (AF 3.2.1):

Zhvillimi i tereneve të përshtatshme për skijim dhe turizëm malor (Zaplluzhë, Prevallë, Brod, Restelicë).

3.2.2 Fusha e Veprimit (AF 3.2.2):

Zhvillimi i produkteve specifike turistike në fushën e vjeljes se rrushit, pjesëmarrja e turistëve në

vjeljen e rrushit).

3.2.3 Fusha e Veprimit (AF 3.2.3):

Eksplorimi i atraksioneve të reja turistike të rajonit, siç janë shpella e Panorcit, ujëvarat e Mirushës, guri i Dollocit, etj.

3.2.4 Fusha e Veprimit (AF 3.2.4):

Zhvillimi dhe rikthimi i produkteve tradicionale, siç janë garat e pehlivanëve dhe garat me kuaj ne Sharr.

Këto fusha te veprimit janë identifikuar nga GPT–ja përmes kombinimit të SWOT elementeve

vijuese: infrastruktura jo e përshtatshme turistike si dobësi dhe qasja tek asistenca e donatorëve

për zhvillimin e turizmit si një mundësi, si dhe mungesa e stimulit për investime në turizëm si

dobësi, dhe mundësia për të rritur nivelin e ndërmarrësve në turizëm në mënyrë qe të krijohen më

shumë NVM.

3.3 Objektivi i Planifikimit Direkt (OPD 3.3):

Ofrimi i informatave të përmirësuara mbi ofertën turistike të rajonit (marketingu i produktit,

komunikimi).

3.3.1 Fusha e Veprimit (AF 3.3.1):

Grumbullimi dhe përpunimi i të dhënave mbi resurset dhe potencialin turistik të rajonit.

3.3.2 Fusha e Veprimit (AF 3.3.2):

Marketingu dhe promovimi i potencialit turistik dhe ofertat e reja.

3.3.3 Fusha e Veprimit (AF 3.3.3):

Zhvillimi i kapacitetit për informim dhe promovim të turizmit.

Këto fusha të veprimit janë identifikuar nga GPT–ja përmes kombinimit të SWOT elementeve

vijuese: imazhi i dobët në mbarë botën si dobësi në SWOT analizen rajonale, resurset e pasura

historike dhe kulturore, mikpritja e popullatës lokale si përparësi, si dhe mungesa e informatave

Page 38: RDA South Letterhead

turistike në komunat si kërcënim dhe potencial për qasje në asistencë të donatorëve për zhvillimin e

turizmit si një mundësi.

Komente të përgjithshme në Zhvillimin e Sektorit të Turizmit. Turizmi i vreshtarisë / verës, së

bashku me eko-turizmin dhe turizmin rural, paraqesin boshtin për turizmin në nivel rajonal. Për

momentin ekziston mungesa e akomodimit të duhur, transportit të organizuar dhe kapaciteteve të

promotorëve turistik për të zhvilluar ketë degë të turizmit. Për të krijuar dhe promovuar turizmin

specifik të vreshtarisë / verës për tregun e jashtëm si dhe atë vendor duhet të krijohet bashkëpunimi

ndërmjet fermerëve, prodhuesve të verës dhe bodrumeve të verës dhe të operatoreve të

brendshëm. Gjithashtu pritet që atraksionet tjera të ndërlidhen me këtë produkt (muzetë, zonat e

argëtimit, muzetë historike) do të përfshihen në ofertën e gjithëmbarshme të produktit të turizmit të

verës.

Përmbledhja e inventarit të potencialeve turistike duhet të fillojë menjëherë duke marrë parasysh që

ky aktivitet është bazë për të dy projektet: zhvillimi i strategjisë se turizmit dhe përgatitja e katalogut

(udhërrëfyesit) turistik. Ky veprim mund të behet nga ana e sektorit të OJQ-ve, institucioneve

arsimore dhe rrjetit të administratës publike lokale.

Rehabilitimi dhe modernizmi i infrastrukturës turistike, krijimi i rrjetit të shenjave drejtuese turistike,

hartave dhe billbordave reklamuese do të përcillen me përpjekje për të krijuar markat e turizmit të

rajonit dhe të promovojë imazhin e rajonit si një lokacion atraktiv turistik. Këto veprime duhet të

përfshijnë përgatitjen dhe shpërndarjen e materialeve kualitative promovuese, duke përfshirë

kanalet e marketingut dhe qasjen profesionale.

Organizatat e specializuara mund të japin vlera shtesë, njohuri dhe ide, ndërsa projektet

ndërkombëtare mund të përkrahin implementimin e projektit. Organizmi i evenimenteve kulturore

(festivalet, panairet dhe ekspozitat) duhet të organizohen çdo vit me përkrahje teknike nga OJQ-të

dhe asociacionet dhe përkrahja financiare që vjen nga buxhetet publike dhe promotorët.

Supozimet dhe rreziqet

Zhvillimi i sektorit të turizmit në Rajonin Ekonomik Jug nuk do të jetë menjëherë i dukshëm për

shkak të resurseve të limituara financiare, sepse përfshin përmirësime të mëdha ne infrastrukturë

themelore fizike (akomodimi, rrugët dhe lokacionet) dhe përmirësimi i shërbimeve dhe promovimi.

Supozimi i parë mund të jete i vështire për t’u arritur sa i përket termeve financiare, por arritja e

supozimit të dyte përfshinë përpjekje intensive të ndërtimit të kapaciteteve dhe është një sfidë reale

për t’u arritur. Ndonëse këto dy supozime pritet që të jenë të mjaftueshme për të krijuar kërkesën

themelore turistike ne rajon, përfitimet reale nga turizmi mund të vijnë ne afate të gjata, një herë

pasi qe imazhi i Kosovës si vend i sigurtë dhe atraktiv me oferta interesante dhe të shumëllojshme

turistike të bëhet i njohur në mbarë botën.

Rreziqet kryesore përfshijnë, si më poshtë:

Mungesa e traditës në këtë sektor

Jostabiliteti social dhe politik

Konkurrenca rajonale (Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi)

Degradimi i mjedisit dhe neglizhenca e resurseve natyrore

Mungesa e investimeve në sektor.

Page 39: RDA South Letterhead

Komentet e përgjithshme për Pjesën Strategjike të Dokumentit

Të gjitha fushat e veprimet te lartpërmendura, së bashku përbëjnë strukturë të veprimeve që

partnerët e zhvillimit të Rajonit Ekonomik Jug e shohin si të domosdoshëm për të lëvizur rajonin

përpara sa i përket zhvillimit ekonomik. Ata e shohin këtë strukturë të aktiviteteve si një plan të

integruar për zhvillimin e këtij rajoni për 5 vitet e ardhshme.

Pjesa III Strategjia ZHER – Pjesa Operacionale (Implementuese)

1. Nga Fushat e Veprimit në Programe dhe Komponente të Programeve

Më poshtë është një grup i programeve të veçanta që kanë të bëjnë me tri Fusha Prioritare të

zgjedhura nga ana e partnerëve të zhvillimit të rajonit. Programet drejtpërdrejt rrjedhin nga

Objektivat e Planifikimit dhe Fushat e Veprimit të Strategjisë. Ato përbëjnë implementimin ose

pjesën operative të strategjisë rajonale të dizajnuar për të arritur ndikim të shpejtë, por të

qëndrueshëm në zhvillimin e Rajonit Ekonomik Jug. Duhet të theksohet se kjo është një listë

preliminare ose tentative që do t’i nënshtrohet përpunimit të mëtejshëm, prioriteteve, caktimit të

periudhës kohore dhe planifikimit të veprimit që do të kryhet nga partnerët e zhvillimit në

bashkëpunim me AZHR–në Jug. Në këtë moment ajo përbën një listë të plotë e cila nuk është e

lidhur direkt me fondet në dispozicion, pasi që marrëdhëniet buxhetore në mes të strategjisë dhe

fondeve në dispozicion ende duhet të zhvillohen. Në këto kushte, veçanërisht aktiviteti i caktimit te

prioriteteve bëhet sfidues.

1. Fusha Prioritare (FP 1) : Zhvillimi i Sektorit të Ambientit të Biznesit

Programet / Komponentet e Programeve – Projektet për OPZH 1.1, FV - të 1.1.1 dhe 1.1.2:

Ofrimi i trajnimeve për bizneset fillestare (Trajnimi i 80 bizneseve fillestare në vit)

Ofrimi i trajnimeve për bizneset në zgjerim e sipër (Aftësi të avancuara të 60

sipërmarrësve në vit, Zhvillimi i 20 planeve të biznesit deri në fund të 2014)

Ofrimi i shërbimeve për mbështetje të biznesit në tregti / zona ekonomike (Zhvillimi i

menaxhimit, marketingut dhe shërbimeve financiare)

Procedurat e regjistrimit dhe liçensimit në modelin One-Stop Shop

Programet / Komponentet e Programeve – Projektet për OPZH 1.2 dhe FV - të 1.2.1 nëpër

1.2.3:

Themelimi i pikave grumbulluese të mallrave

(Themelimi i një qendre grumbulluese për pemë dhe perime në Komunën e Rahovecit dhe

një qendër grumbulluese për bimë mjekuese dhe fruta të pyllit në Komunën e Dragashit deri

në fund të vitit 2014)

Asistencë në paketim (tetrapak) për së paku tre përpunues të ushqimit në afat të mesëm

Objekte të përbashkëta për paketim (Themelimi i një objekti të përbashkët për paktim deri

në fund të vitit 2014

Organizimi i një panairi të përgjithshëm për bizneset rajonale dhe organizimi i ngjarjeve

promovuese për së paku 3 kompani rajonale

Së paku 10 ndërmarrje të certifikuara në HACCP / ISO deri në fund të vitit 2014

Dy sesione trajnuese për ngritjen e aftësive negociuese të organizuara në vit

Page 40: RDA South Letterhead

Programet / Komponentet e Programeve – Projektet për OPZH 1.3 dhe FV – të 1.3.1 dhe 1.3.2:

Zhvillimi i programeve mësimore sipas kërkesës (Së paku tre programe të reja deri në fund

të vitit 2014).

Trajnimi dhe ri–trajnimi i së paku 60 punëkërkuesve në vit.

Zhvillimi i Kapaciteteve të Qendrave për Punësim përmes trajnimeve të përshtatshme për

personelin e tyre

Programet / Komponentet e Programeve – Projektet për OPZH 1.4 dhe FV – të 1.4.1 nëpër

1.4.3:

Organizimi i panaireve rajonale dhe ndërkufitare në baza vjetore

Themelimi i Qendrës Koordinuese ndërkufitare në rajonin jug deri në fund të vitit 2011

Organizimi i mundësive të përbashkëta trajnuese, së paku një në vit.

2. Fusha Prioritare (FP 2): Zhvillimi i Bujqësisë dhe Prodhimit të Ushqimit

Programet / Komponentet e Programeve – Projektet për FV 2.1.1

Rritje të prodhimit dhe përpunimit të specit të kuq për të paktën 30% kryesisht për eksport,

me qëllim të themelimit të së paku një objekti përpunues për perime në Rajonin Jug, gjatë

tre viteve të ardhshme.

Rritje të prodhimit dhe përpunimit të domateve për 25% (sidomos domatet e prodhuara në

sera në fillim të sezonit ) me ngritjen e objektit për prodhim të keçapit në Komunën e

Mamushës deri në fund të vitit 2013.

Rritje të prodhimit të lakrës (10%)

Rritje të prodhimit të karrotës (10%)

Krijimi i serave me teknologji të duhur

Programet / Komponentet e Programeve – Projektet për FV 2.1.2

Revitalizimi i vreshtave, aktualisht jofunksionale

Programet / Komponentet e Programeve – Projektet për FV 2.1.3

Rritje të kultivimit të mollës për 50 ha deri në vitin 2015

Rritje të kultivimit të qershisë për 30 ha deri në vitin 2015

Rritje të kultivimit të mjedrës për 20 ha deri në vitin 2015

Prezantimi i kultivimit të boronicës në 10 ha deri në vitin 2015

Krijimi i një objekti të ri për përpunimin e pemëve deri në vitin 2015

Programet / Komponentet e Programeve – Projektet për FV 2.1.4

Rritja e numrit te gjedheve per 15%

Rritja e numrit të deleve per 10%

Programet / Komponentet e Programeve – Projektet për FV 2.2.1:

Përvetësimi i standardeve ndërkombëtare në perimekulturë në së paku 10 agrobiznese në 3

vitet e ardhshme

Përvetësimi i standardeve ndërkombëtare në 5 pemishte dhe 5 vreshta deri në vitin 2013

Përvetësimi i standardeve ndërkombëtare në 3 ferma blegtorale

Themelimi i 2 qendrave grumbulluese në Rajon, duke përmbushur standardet

ndërkombëtare; njëra për pemë dhe perime në Komunën e Rahovecit, dhe tjetra për fruta të

pyjeve dhe bimë mjekuese në Komunën e Dragashit.

Page 41: RDA South Letterhead

Programet / Komponentet e Programeve – Projektet për FV 2.2.2:

Inpute të cilësisë së lartë në perimekulturë

" " pemtari dhe vreshtari

" " blegtori

Futje të inputeve të cilësisë së lartë, veçanërisht varieteteve të reja për të tre nënsektorët e lartë

cekur do të sjellë rritje të prodhimit bujqësor në afat më të gjatë kohor.

Programet / Komponentet e Programeve – Projektet për FV 2.2.3:

Aftësim profesional në perimekulturë

" " pemtari dhe vreshtari

" " blegtori

Trajnime profesionale që do të organizohen për individë të përfshirë në këto aktivitete do të kenë

ndikim të mirë në performancën e punës së tyre.

Programet / Komponentet e Programeve – Projektet për FV 2.3.1:

Zhvillimi i mjeteve për marketing në perimekulturë

" " sektorin e pemëve, përfshirë rrushin

“ “ blegtori

Programet / Komponentet e Programeve – Projektet për FV 2.3.2:

Hulumtimi i tregjeve të reja në perimekulturë

" " blegtori

Programet / Komponentet e Programeve – Projektet për FV 2.3.3:

Aftësim profesional në marketing për sektorin e perimekulturës

" " pemtarisë

" " blegtorisë

3. Fusha Prioritare (FP 3): Zhvillimi i Sektorit të Turizmit

Programet / Komponentet e Programeve – Projektet për FV 3.1.1:

Së paku 500 të punësuar në ofrimin e shërbimeve turistike (agjenci turistike, organizata

transportuese, hotele dhe restorante), të arsimuar dhe të trajnuar në fushën e shërbimeve

turistike siç janë: kamerierë, kuzhinierë / kryekuzhinierë, ciceronë.

Përmirësimi i kapaciteteve të operatorëve të udhëtimit

Përmirësimi i shërbimeve turistike

Ruajtja e aftësive tradicionale si produkt turistik

Programet / Komponentet e Programeve – Projektet për FV 3.1.2:

Harmonizimi dhe miratimi i bazës ligjore që rregullon fushën e standardizimit të objekteve

turistike (hotele, restorante, etj) sipas kritereve të BE–së deri në 2013.

Programet / Komponentet e Programeve – Projektet për FV 3.1.3:

Page 42: RDA South Letterhead

Rehabilitimi dhe ndërtimi i rrugëve ekzistuese dhe ndërtimi i 5 rrugëve të reja në drejtim të

atraksioneve turistike në Rajon (shpella në Panorc, Ujëvarat në Mirushë, Zaplluzhë, Guri i

Dollocit, Prevallë).

Sistem efikas të transportit i krijuar për të mundësuar turistët potencialë të vizitojnë

monumentet më të rëndësishme dhe atraksionet turistike deri në fund të vitit 2015.

Shtigje praktike të ndërtuara në zonat kryesore potenciale për ecje dhe alpinizëm.

Programet / Komponentet e Programeve – Projektet për AF 3.2.1:

Infrastruktura rrugore për qasje në zonat e skijimit dhe turizmit malor (Zaplluzhë, Prevallë,

Brod, Restelica) e përmirësuar.

Teleferikë dhe infrastrukturë përcjellëse për skijim të ndërtuar dhe zhvilluar deri në vitin

2014

Programet / Komponentet e Programeve – Projektet për FV 3.2.2:

Zhvillimi dhe promovimi i produktit të verës.

Festivali vjetor rajonal i vjeljes së rrushit i organizuar.

Programet / Komponentet e Programeve – Projektet për FV 3.2.3:

Potencialet dhe kapacitetet për zhvillimin e atraksioneve të turizmit, siç janë Shpella e

Panorcit, Ujëvarat e Panorcit, të analizuara.

Infrastruktura rrugore për qasje në këto atraksione e përmirësuar.

Programet / Komponentet e Programeve – Projektet për FV 3.2.4:

Kushtet për organizimin e garave klasike të pehlivanëve dhe atyre me kuaj në Sharr /

Dragash, të promovuara dhe organizuara çdo vit duke filluar nga viti 2012.

Programet / Komponentet e Programeve – Projektet për FV 3.3.1:

Grupet punuese për hulumtim, mbledhje dhe përpunim të të dhënave për resurset dhe

potencialet turistike të themeluara.

Objektivat e definuara për zhvillim dhe ndërhyrjet e propozuara në formën e një Strategjie

për Zhvillim të Turizmit (si një nënstrategji në SZHER).

Programet / Komponentet e Programeve – Projektet për FV 3.3.2:

Një set të plotë të produkteve turistike, të përgatitura dhe të promovuara.

Ngjarje promovuese turistike (festivale/panaire/ekspozita) të organizuara.

Tradita dhe produkte tradicionale përmes festivaleve rajonale të zejtarisë.

Programet / Komponentet e Programeve – Projektet për FV 3.3.3:

Katalogje/udhërrëfyes për informacione turistike, të krijuara dhe promovuara

Një sistem i shenjëzimit të destinacioneve turistike (hartat, tabelat, shenjat në rrugë) i krijuar

Së paku 20 ciceronë turistikë të trajnuar dhe të certifikuar deri në fund të vitit 2012

Web faqja gjithëpërfshirëse e internetit për informacion të turizmit rajonal dhe promovimit, të

zhvilluara deri në fund të vitit 2012

Zyrat Komunale dhe Rajonale të informacionit turistik, të themeluara dhe funksionale deri në

fund të vitit 2013.

Një numër i programeve arsimore dhe informative, të organizuara.

Page 43: RDA South Letterhead

2. Monitorimi, Vlerësimi dhe Rishikimi i Performancës së Strategjisë Është me rëndësi që të mbahet evidencë rreth implementimit të SZHER–së, sepse strategjitë nuk kane vlere pa implementim. Ato kane rëndësi nese mund te implementohen dhe te sjellin ndryshime të nevojshme. Shumë çështje që lidhen me aktivitetet e monitorimit dhe vlerësimit mund të finalizohen pas fillimit të implementimit të programeve specifike të përfshira në strategji. Megjithatë, ekzistojnë disa hapa që mund të ndërmerren gjatë procesit të krijimit të strategjisë. Këto elemente përfshijnë: vendosjen e kornizës, përgatitjet e duhura për monitorim, rishikim, vlerësim dhe përditësim të strategjisë, si dhe dizajnimin e fushëveprimeve të strategjisë që të fasilitohet monitorimi. Dizajni, për shembull, duhet të përfshijë rezultate të matshme dhe objektiva që mund të vërtetohen me të dhëna që janë në dispozicion. Të dhënat e monitorimit do të jenë bazë për një rishqyrtim ose ndryshim të gjerë nëse SZHER është e bazuar në strategjitë e përshtatshme, apo është e vjetëruar dhe jo efektive.

Si pasojë, partnerët e zhvillimit u dakorduan që:

Monitorimi i aktiviteteve të lidhura me SZHER ka karakter të dyfishtë. Një aspekt i

monitorimit është i përqëndruar në monitorimin e implementimit të projekteve specifike të

zhvillimit. Kjo veprimtari e detajuar ka për qëllim të përcjellë për së afërmi ecurinë e

implementimit, realizimit të objektivave dhe sigurimit të përdorimit të burimeve në përputhje

me detyrimet kontraktuale dhe në mënyrën më efektive. Aspekti i dytë i monitorimit është i

lidhur me përcjelljen e progresit të vetë strategjisë. Ky lloj aktiviteti duhet të bazohet në një

progres specifik të përcaktuar në strategji që nga fillimi. Kjo është bërë me vendosjen e një

kornize të monitorimit.

Monitorimi i progresit dhe niveli i realizueshmërisë, kryerja e vlerësimit të planifikuar

do të jetë një aktivitet i vazhdueshëm i udhëhequr nga AZHR–Jug me pjesëmarrjen e

partnerëve të zhvillimit. Monitorimi do të fillojë nga momenti i publikimit të SZHER-se. Në

rast se strategjitë fokusohen në aktivitetet e zhvillimit ekonomik, mund të kenë zgjatje

substanciale të kohës për të demonstruar ndryshimet pozitive. Prandaj, vlerësimi dhe

rishikimi i strategjisë nuk duhet të bëhet shpesh. Vlerësimi i parë i kësaj mënyre mund të

bëhet pas një viti të implementimit. Madje edhe atëherë, nuk ka gjasa që strategjia të ketë

nevojë për rishikime të mëdha.

Monitorimi i kornizës së kësaj strategjie përfshin sesione gjysmëvjetore që kanë për

qëllim të rishikojnë progresin. AZHR–Jug do të organizojë sesione të përbashkëta me

GKPP–në në një sesion të parë të parashikuar në korrik 2011. Sesioni i parë i vleresimit të

strategjisë është planifikuar të mbahet jo më herët se në janar 2012. Në rast të ndryshimeve

apo rishikimeve të SZHER–se, AZHR–Jug së bashku me GKPP–në do të përgatisin

ndryshimet e propozuara dhe do të thërrasin një konferencë të Forumit për Zhvillim Rajonal

për të arritur një konsensus lidhur me ndryshimet.

Përderisa përpjekjet do të orientohen në drejtim të zhvillimit të treguesve për

monitorim dhe vlerësim të implementimit dhe suksesit të strategjive për zhvillim rajonal, kjo

është një detyrë komplekse pasi që strategjitë rajonale zakonisht janë më të përgjithshme

se planet e zhvillimit lokal. Planifikimi më i detajuar nuk duhet të trajtohet në strategji, për

shembull mund të përfshihet në dokumentet e planeve të veprimit dhe programimit.

Një seri e objektivave dhe treguesve do të përcaktohen nga partnerët e zhvillimit pas

finalizimit të zbatimit ose pjesës operative të strategjisë. Këta tregues do të krijohen për të

Page 44: RDA South Letterhead

mundësuar monitorimin e progresit drejt qëllimeve dhe objektivave të SZHER-se. Prandaj,

treguesit kyç do të jenë të lidhur drejtëpërdrejt me objektivat e strategjisë. Megjithatë,

treguesit do të jenë të mjaftueshëm për të mundësuar një vlerësim të përgjithshëm të

strategjisë. Ata nuk do të jenë të dedikuar që të përkrahin matjet e detajuara të të dhënave.

Treguesit tipikë janë mjaft të përgjithshëm dhe sasior. Treguesit tradicional të

përdorur përmbajnë kohën, etapat dhe aspekte të performancës. Megjithatë, jo të gjitha

aspektet e një SZHER-je mund të jenë lehtësisht të përshtatur në formë sasiore. Ato do të

plotësohen nga treguesit cilësor.

Page 45: RDA South Letterhead

Aneks 1. Anëtarët e Grupit Kyç Punues për Partneritet

# Emri Institucioni Kategoria

1 Mehmet Butuç DEF – Komuna e Prizrenit Qeveria Lokale

2 Muhamet Spahiu DEF – Komuna e Suharekës Qeveria Lokale

3 Ahmet Bahtijari DEF – Komuna e Dragashit Qeveria Lokale

4 Vesel Krasniqi DEF – Komuna e Malisheves Qeverila Lokale

5 Hamez Rama DEF – Komuna e Rahovecit Qeveria Lokale

6 Yahya Mazreku DEF – Komuna e Mamushës Qeveria Lokale

7 Safet Dorambari ABC Plast – Prizren Komuniteti i Biznesit

8 Raif Morina Rizam Holding – Mamusha Komuniteti i Biznesit

9 Halim Haxhijaha Haxhijaha – Rahovec Komuniteti i Biznesit

10 Ilir Piraj Meka – Dragash Komuniteti i Biznesit

11 Shefqet Kuqi Solid – Suahrekë Komuniteti i Biznesit

12 Brahim Kryeziu Maticom – Malisheva Komuniteti i Biznesit

13 Valon Hoti Zinkunie – Prizren Komuniteti i Biznesit

14 Daut Krasniqi Shoqata e Biznesit – Malishevë Komuniteti i Biznesit

15 Sadik Shporta PTK Kompani Publike

16 Vehbi Sofiu KEK Kompani Publike

17 Zenel Zenelaj Hidroregjioni Jugor Kompani Publike

18 Shaban Veseli Ecoregjioni Kompani Publike

19 Faik Miftari Shoqata e Zejtarëve – Prizren Shoqatë e Biznesit

20 Necat Morina Shoqata e Farmerëve – Mamusha Shoqatë e Biznesit

21 Fehim Rexhepi Shoqata Anadrini – Rahovec Shoqatë e Biznesit

22 Fadil Sylka Shoqata e Zejtarëve – Rahovec Shoqatë e Biznesit

23 Vesel Kryeziu Shoqata Graufi – Malishevë Shoqatë e Biznesit

24 Halit Elshani Qendra për Mb.te Biznesit - Suharekë Shoqatë e Biznesit

25 Naser Bresa EKO – 99 Prizren OJQ

26 Mirat Morina Shoqata Rinore – Mamusha OJQ

27 Fitim Spahiu Qendra për Hul. Sociale – Dragash OJQ

28 Nderim Bytyqi Qendra Rinore – Rahovec OJQ

29 Mejtim Bytyqi Shtëpia eFelbachut – Suhareke OJQ

30 Feride Hoxha Handikos – Malisheva OJQ

31 Linda Kabashi Vajzat Sot – Suhareke OJQ

32 Rexhep Kuqi Handikos – Regional Office OJQ

33 Mifail Bytyqi RTV Prizreni Media

34 Qazim Thaqi TV Besa – Prizren Media

35 Edona Vuciterna Radio Start – Rahovec Media

36 Beqir Beqaj Radio Sharri – Dragash Media

37 Refki Reshitaj Radio Theranda – Suhareke Media

38 Ramce Kasi Radio Omega – Prizren Media

39 Jakute Siceca Prizren Shoqëri Civile

Page 46: RDA South Letterhead

Aneks 1. A Grupet Punuese Tematike

I

GRUPI PUNUES TEMATIK PËR ZHVILLIM TË AMBIENTIT TË BIZNESIT

# Emri

Institucioni Kategoria

1 Faik Miftari Shoqata e Zejtarëve - Prizren Shoqatë e Biznesit

2 Shefqet Kuqi Solid - Suharekë Komuniteti i Biznesit

3 Fadil Sylka Shoqata e Zejtarëve - Rahovec Shoqatë e Biznesit

4 Sedat Mazreku Betoni - Mamushë Komuniteti i Biznesit

5 Ilir Piraj Meka - Dragash Komuniteti i Biznesit

6 Sadik Shporta PTK Kompani Publike

7

Safet Dorambari ABC Plast - Prizren Komuniteti i Biznesit

8 Sadik Paqarizi Drejtoria për Urbanizëm Prizren Qeveri Lokale

9 Refki Reshitaj Radio Theranda - Suhareke Media

10 Nazli Tyfekqiu Handikos – Prizren OJQ

II

GRUPI PUNUES TEMATIK PËR TURIZËM

1 Mehmet Butuç DEF - Prizren Qeveri Lokale

2 Hamez Rama DEF - Rahovec Qeveri Lokale

3 Ahmet Bahtijari DEF - Dragash Qeveri Lokale

4 Muhamet Spahiu DEF - Suharekë Qeveri Lokale

5 Naser Bresa ECO - 99 Prizren OJQ

6 Mifail Bytyqi RTV Prizren Media

7 Feride Hoxha Handikos - Malisheve OJQ

8 Mirat Morina Shoqata e Rinise - Mamushë OJQ

9 Bajram Basha Zyrtar për turizëm - Prizren Qeveri Lokale III GRUPI PUNUES TEMATIK PËR BUJQËSI

1 Halit Elshani QMB - Suharekë Shoqatë e Biznesit

2 Necat Morina Shoqatë e Fermereve - Mamushë Shoqatë e Biznesit

3 Shaban Veseli Ecoregjioni Kompani Publike

4 Fehim Rexhepi Shoqata Anadrini - Rahovec Shoqatë e Biznesit

5 Vesel Kryeziu Shoqata Graufi - Malishevë Shoqatë e Biznesit

6 Bedri Berisha Drejtoria për Bujqësi - Suharekë Qeveri Lokale

7 Shaqir Kryeziu Zyrtar për bujqësi - Suharekë Qeveri Lokale

8 Jakup Kastrati Zyrtar për bujqësi - Prizren Qeveri Lokale

Page 47: RDA South Letterhead

Aneks 2. Profilet Komunale PROFILI I DRAGASHIT

Territori – Gjeografia

Komuna e Dragashit është e vendosur në pjesën më jugore të Kosovës, përafërsisht 22 km. në jugperëndim të Prizrenit, në një lartësi mbidetare prej rreth 1.500 metra. Komuna përfshin qytetin e Dragashit dhe 35 fshatra të shpërndarë në të gjithë rajonin e Gorës dhe Opojës. Sipërfaqja e përgjithshme e kësaj komune është 435 km2 që mbulon 3.9% të territorit të Kosovës. I tërë territori është i rrethuar me vargmalet e Sharrit, pastaj Koritnikun, malet Galiq dhe Cylen, ndërsa zona drejt qytetit të Prizrenit është kodrinore. Klima dhe kushtet e jetës janë të ngjashme me ato të çdo rajoni tjetër malor në Evropë, periudha të gjata me acar dhe borë, vjeshta të hershme dhe pranvera të vonshme. Malet rreth Dragashit kanë periudha të gjata të motit me diell. Kjo mund të konsiderohet si përparësi e vërtetë për zhvillimin e industrisë së turizmit. Popullsia

Popullsia e përgjithshme vlerësohet të jetë mbi 45.000 banorë. Rreth dy të tretat e banorëve janë të përkatësisë etnike shqiptare, ndërsa një e treta janë goranë të Kosovës. Komuna e Dragashit dallohet për një nivel të lart të tolerancës dhe harmonisë ndërmjet komuniteteve që jetojnë atje. Qyteti i Dragashit është qendra administrative e dy rajoneve gjeografikisht të ndara, Opojës dhe Gorës. Rajoni i Opojës është i banuar me shqiptarë, përderisa goranët jetojnë në rajonin e Gorës. Komuniteti goran përcakton gjuhen e tyre të folur si “nashinski” („gjuha jonë“) e cila në të vërtetë është një përzierje e gjuhëve maqedone, turke, boshnjake dhe serbe. Infrastruktura

Komuna është malore dhe si e tillë ajo përballet me probleme të ndryshme lidhur me infrastrukturën, siç është qasja e vështirë në disa fshatra gjatë sezonit të dimrit. Përderisa kjo pjesë e Kosovës nuk ka pësuar shumë dëme gjatë luftës, infrastrukutra e saj më parë ka qenë në gjendje mjaft të keqe, për shkak të dimrave të ashpra dhe neglizhencës së shtetit. Rregullimi i rrugëve ndërkombëtare, dy prej të cilave në drejtim të Maqedonisë (Dragash-Strezimir dhe Zaplluzhe-Tetovë), i mundësojnë komunës që të lidhet me komunat e shteteve fqinje. Faktet themelore lidhur me infrastrukturën janë:

Rrugë të asfaltuara: gjithsej 71 km.

Ujë të pijshëm: përqindja e popullatës me qasje (jashtë qytetit ) është 95%.

Kanalizimi: përqindja e popullatës me qasje (jashtë qytetit ) është 10%.

Elektrifikimi: përqindja e popullatës me qasje (jashtë qytetit) është 100%

Shërbimi i telefonisë: përqindja e popullatës me qasje (jashtë qytetit) është 11.5 %

Sinjali i telefonisë mobile mbulon pothuajse tërë territorin e komunës së Dragashit.

Ekonomia – Punësimi

Për shkak të burimeve të dobëta bujqësore (tokës pjellore) dhe izolimit gjeografik, komuna e Dragashit është një ndër komunat më të pazhvilluara në Kosovë, me një shkallë të lartë të papunësisë. Punëdhënësit kryesor në rajon janë zyret komunale, policia, një numër i vogël i kompanive private, siç janë "Kuk Commerc" (një ndërmarrje e mesme e cila mirret me prodhimin e nxemëseve elektrike dhe përpunim të hekurit), "Meka" (ndermarrje e perpunimit të mishit) dhe disa nga kompanitë e mëparshme shoqërore, tanimë të privatizuara, si psh. REMATEX (përpunimi i leshit). Papunësia është sfidë kryesore e popullsisë dhe emigrimi ka qenë për një kohë të gjatë zgjidhja e vetme për sigurimin e të ardhurave familjare. Megjithatë, pritet që në të ardhmen komuna e

Page 48: RDA South Letterhead

Dragashit të zbatojë disa aktivitete të bazuara në burimet lokale që do të gjeneronin të ardhura për popullatën lokale. Në bazë të statistikave në dispozicion për vitin 2008, Dragashi ka 5,758 persona të regjistruar si të papunë, ndërsa sipas Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale shkalla e papunësisë kap shifrën prej 56%. Peisazhi dhe natyra duken të paprekura, ku disa fshatra të mëdha shtrihen në kodrina, duke dhënë kështu shenjën e pranisë njerëzore, por për momentin banimi nuk është shumë i zhvilluar. Lart mbi male gjenden livadhet e mëdha të përshtatshme për kullotje të deleve. Rifillimi i aktiviteteve të rritjes së bagëtisë fillimisht është premtues dhe praktikat e vendeve tjera të ngjashme malore të Evropës lehtë mund të aplikohen edhe këtu. Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme – NVM

Prej numrit të përgjithshëm të bizneseve të regjistruara në komunën e Dragashit në fund të vitit 2008, 572 apo gati 75% prej tyre përfaqësojnë sektorin e shërbimeve (tregti, hotele dhe restaurante, transport, telekomunikacion dhe shërbime të tjera) dhe vetëm 152 ose 21% mirren me prodhimin e mallrave, përderisa 28 ndërmarrje mirren me prodhimin bujqësor ose peshkim. Bujqësia

Në komunën e Dragashit 35.835 ha ose 82% e territorit të përgjithshëm është i dobishëm për qëllime bujqësore (kryesisht kullosa dhe livadhe) përderisa pjesa tjetër është e mbuluar me pyje. Struktura e fermës në komunën e Dragashit përbëhet prej 3.339 fermave të vogla individuale dhe nga 45 ferma të mëdha dhe të specializuara. Prej 632 ha të tokës nën kultivim, 440 ha ose 69.6% përdoren për drithëra, 129 ha ose 20.4% për perime, 55 ha ose 8.7% për foragjere dhe 8 ha ose 1.3% për pemishte. Industria

Komuna e Dragashit nuk ka qenë kurrë e zhvilluar industrialisht. Ndërmarrjet më të rëndësishme të vendosura në komunë përfshijnë hidrocentralin Dikanc, fabrikën për tjerrjen e leshit dhe fabrikën e përpunimit të bimëve mjekuese. Privatizimi: Deri më tani, Agjencia Kosovare e Mirëbesimit ka kompletuar privatizimin e fabrikës së leshit Drateks (e cila është blerë nga „Kuk-Commerci“) dhe i është dhënë me qira kompanisë turke REMATEX, e cila numëron 250 të punësuar në tjerrje dhe prodhim të fijeve të leshit NBQ ”Sharrprodhimi” dhe NTP “Koretnik” janë privatizuar parcialisht dhe janë në pritje të hapjes së valës së re të privatizimit nga AKP-ja. Disa prej fushave potenciale për zhvillim

Turizmi dimëror dhe ai veror paraqesin një perspektivë reale për këtë komunë. Pasuritë natyrore - Malet e Sharrit dhe rajonet kodrinore me pyje dhe liqene, flora dhe fauna e rrallë, krijojnë parakushte ideale për turizëm. Dy pikat e para, si zona për skijim në Zaplluzhë dhe Qendra Rekreative Turistike në Brod, aktualisht janë duke punuar në mënyrë të sukseshme dhe ekziston interesimi për zgjërim të mëtejshëm në fusha të ngjashme.

Ekziston potencial për zhvillim të bujqësisë dhe blegtorisë (rritja e rendimenteve të të korrave tradicionale, siç janë llojet unike të patateve), rritja e bagëtisë.

Zgjërimi i aktiviteteve të lidhura me mbledhjen e frutave të pyllit dhe bimëve mjekuese duhet gjithashtu të konsiderohen.

Page 49: RDA South Letterhead

PROFILI I MALISHEVËS

Territori – Gjeografia

Komuna e Malishevës ka një sipërfaqe prej 306.3 km2 dhe shtrihet në pjesën qendrore dhe jugperëndimore të Kosovës. Kufizohet me komunat e Klinës dhe Drenasit në veri, komunat e Lipjanit dhe Suharekës në lindje, komunat e Suharekës dhe Rahovecit në jug dhe komunat e Rahovecit dhe Klinës në perëndim. Pasi që distanca nga qendrat tjera rajonale është përafërsisht e njejtë, mund të thuhet se shtrihet në qendër të Kosovës. Territori i komunës së Malishevës është kryesisht malor. Natyra është e pasur me pellgje dhe shpella. Lumi Mirusha në të dy brigjet e saj ka tokë të rrafshët dhe pjellore. Komuna është e rrethuar nga malet e Drenicës me pikën më të lartë prej 1.057 m. në Majë të Kosmaqit dhe 1.006 m. në Majë të Koznikut. Popullsia

Sipas vlerësimeve të qeverisë lokale popullsia e përgjithshme e komunës së Malishevës është mbi 65.000 banorë. Nga të dhënat e regjistruara në vitin 1971 e deri më sot vlerësohet se popullsia në Malishevë është rritur nga niveli prej 31.320 banorë, ose një mesatare prej 1,010 banorë në vit. Numri i popullsisë në komunë vazhdon të rritet. Numri i përgjithsëm i familjeve është rreth 8.450 me një mesatare prej 7.7 anëtarë për një familje. Struktura gjinore e popullsisë është 55% meshkuj dhe 45% femra. Struktura etnike është 99.9% shqiptarë etnik dhe 0.1% romë. Infrastruktura

Komuna e Malishevës ka gjithsej 150 km rrugë. Gjendja e rrugëve nuk është e kënaqshme. Në komunë gjenden 33 urra. Diku rreth 96 km janë rrugë të asfaltuara (64%). Furnizimi me ujë të pijshëm është pjesërisht i zgjidhur për një numër të caktuar të vendbanimeve. I tërë territori i komunës ka 96. km. të vijave të ujit, të cilat shtrihet në 18 fshatra (41%). Qyteti i Malishevës së bashku me 4 fshatra fqinje furnizohet nga rrjeti i njëjtë i ujësjellësit i cili fillon nga burimi i Bajës dhe përdor sistemin e pompimit. Ekzistojnë edhe 10 sisteme të tjera individuale që furnizojnë me ujë fshatrat e afërta. Gjashtë prej tyre shfrytëzojnë sistemin e rënies së lirë dhe katër sistemin me pompa. Sistemi i kanalizimit financohet nga komuna dhe është pjesërisht i kompletuar për vetë qytetin. Në disa vende rurale dhe periferike një numër i caktuar i projekteve të kanalizimit janë duke u financuar nga komunitetet lokale. Gjithsej i tërë territori i komunës ka 45.2 km. të linjave të kanalizimit në 17 fshatra (38.6% e fshatrave). Ekonomia dhe Punësimi

Malisheva është njëra ndër komunat më të varfëra në Kosovë. Ekonomia mbështetet në biznese të vogla dhe bujqësi dhe karakterizohet me shkallë të lartë të papunësisë. Disa prej ndërmarrjeve shoqërore dhe publike në komunë menaxhohen nga Agjenica Kosovare e Privatizimit. Ndërmarrja shoqërore “Mirusha” ishte kompania kryesore e vendosur në komunë. Punësonte 700 punëtorë të përhershëm dhe përafërsisht një numër të njejtë të punëtorëve të përkohshëm. Rreth 3000 ha të pronës shoqërore të “Mirushës” janë privatizuar. Në bazë të statistikave të vitit 2008, Malisheva ka 8.768 persona të regjistruar si të papunë, ndërsa sipas Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale shkalla e papunësisë kap shifrën prej 37,9%. Kjo shifër në realitet mund të jetë shumë më e lartë për faktin se shumë punëtorë të papunë nuk regjistrohen.

Page 50: RDA South Letterhead

Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme – NVM

Nga numri i përgjithshëm i 1007 bizneseve të regjistruara në Malishevë deri në fund të vitit 2008 rreth 809 ose 80% e tyre janë ofruese të shërbimeve (fushat kryesore përfshijnë tregtinë, hotelet dhe restorantet, transportin, telekomunikacionin dhe shërbimet tjera) dhe vetëm 179 ose 17,6% janë të përfshira në prodhimin e mallrave. Bujqësia

Bujqësia në komunën e Malishevës është kryesisht e përqëndruar në bagëti. Nga territori i përgjithshëm i komunës së Malishevës, që përfshin 30.585 ha, rreth 13.994 ha ose 45.8% është tokë bujqësore, kryesisht tokë pjellore dhe kullosa. Pjesa tjetër, ose 54,2% është kryesisht pyje dhe tokë jopjellore. Struktura e fermës në komunën e Malishevës përbëhet prej 4200 fermave të vogla familjare dhe 100 fermave të mëdha dhe të specializuara. Nga 8.427 ha të zonës nën kultivim, 7.339 ha ose 87,1% përdoren për drithëra, 143 ha ose 1,7% për perime dhe 890 ha ose 10,6% për foragjere.

Fushat Potenciale për Zhvillim

Komuna e Malishevës ka potencial të zhvillimit të bazuar në aktivitete tradicionale që lidhen me bujqësinë dhe veçanërisht me rritjen e bagëtisë. Ekziston gjithashtu mundësia e zhvillimit të vreshtave dhe prodhimit të perimeve.

Prodhimi i materialeve të ndërtimit (lëndë druri dhe guroret) ka qenë gjithashtu fushë tradicionale e biznesit.

PROFILI I MAMUSHËS

Territori – Gjeografia

Territori i Komunës së Mamushës është 12.4 km2 dhe rrethohet nga komunat e Rahovecit, Suharekës dhe Prizrenit. Mamusha është themeluar si njësi komunale pilot me Udhëzimin Administrativ 2005/11 të datës 27 shtator 2005. Që nga 2 tetori 2008 Mamusha fitoi statusin e komunës së plotë. Popullsia

Mamusha ka rreth 5.500 banorë, të përbërë nga turqit, shqiptarët dhe romët. Turqit përbëjnë 95% të kësaj popullate. Infrastruktura

Ndryshime të shumta pozitive lidhur me zhvillimin e infrastrukturës kanë ndodhur së fundi në komunën e Mamushës. Ekzistojnë rreth 2.4 km. rrugë të asfaltuara dhe rreth 7 km të linjave të sistemit të kanalizimit. Mamusha gjithashtu ka 7 km. të linjave të ujësjellsit nga ujërat nëntokësor. Sistemi i telefonisë fikse është funksional në tërë territorin e Mamushës. Ekonomia dhe Punësimi

Mamusha karakterizohet me një shkallë të lartë të papunësisë. Shumica e banorëve janë të angazhuar me aktivitetet bujqësore në shkallë të vogël, por edhe mungesa e investimeve është e theksuar në këtë sektor. Prandaj, mundësitë e punësimit lidhen për sektorin publik. Punëdhënësit kryesor janë zyrat komunale, shkollat fillore dhe ajo e mesme, si dhe qendra e mjekësisë familjare. Një numër i vogël i ndërmarrësve lokal mirret me tregtinë e pjesëve rezervë të makinave të prodhuara në Turqi. Rajoni i Mamushës është i njohur për prodhimin e domateve të cilësisë së lartë. Ka më shumë se 200 fermerë që prodhojnë rreth 13.000 ton domate në vit.

Page 51: RDA South Letterhead

Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme – NVM

Në komunën e Mamushës veprojnë 108 ndërmarrje të vogla të biznesit të cilat operojnë në fusha të ndryshme, kryesisht në tregti, agrobiznes dhe prodhim. Bujqësia

Bujqësia është aktiviteti kryesor ekonomik në komunën e Mamushës. Kjo ndikon në të gjitha aspektet e jetës ekonomike duke përfshirë prodhimin, të ardhurat familjare dhe punësimin. Nga i gjithë territori i komunës së Mamushës i cili është 1.094 ha, rreth 940 ha ose 85,9% është tokë bujqësore dhe kullosa. Pjesa tjetër ose 14,1% janë kryesisht pyje dhe tokë jopjellore. Struktura e fermës në komunën e Mamushës përbëhet nga 42 ferma të vogla familjare dhe 131 ferma të mëdha dhe të specializuara. Nga 712 ha të zonës nën kultivim, rreth 185 ha ose 26% përdoren për drithëra, rreth 494 ha ose 69,4% për perime, 20 ha ose 2,8% për foragjere dhe 13ha ose 1,8% për pemishte. Fushat potenciale për zhvillim

Komuna e Mamushës ka potencial të zhvillimit të bazuar në bujqësi. Ekziston potenciali për përmirësime të mëtejshme në të korrat tradicionale dhe te përpunimi i ushqimit i bazuar në prodhimet vendore.

PROFILI I PRIZRENIT

Territori – Gjeografia

Komuna e Prizrenit shtrihet në pjesën jugperëndimore të Kosovës. Kufizohet me Shqipërinë në perëndim, Maqedoninë në juglindje, komunën e Gjakovës në veriperëndim, komunën e Rahovecit në veri, komunën e Suharekës në verilindje, komunën e Shtërpcës në lindje dhe Komunën e Dragashit në jug. Përbëhet prej 73 rajoneve kadastrale, me një sipërfaqe prej 640 km2 (që përfshin 5.94% të territorit të Kosovës). Lartësia e saj mbidetare sillet midis 412 dhe 500 m., ndërsa zonat malore (Malet e Sharrit) arrijnë lartësinë deri në 2000 m. Mbretëron klima e mesme kontinentale. Komuna e Prizrenit ka 29.289 ha tokë në pronësi private, 34.697 ha në pronësi shoqërore. Rreth 3.300 ha nga sipërfaqja e përgjithshme janë të mbuluara nga sistemi i ujitjes. Popullsia

Në mungesë të të dhënave të regjistrimit zyrtar në Kosovë, numri i popullsisë pasqyron vlerësimin më të mirë aktual. Sipas vlerësimeve zyrtare qyteti i Prizrenit, së bashku me 76 fshatra të vendosura brenda komunës, përbën një popullsi prej rreth 240.000 banorëve, në më shumë se 35.000 familje. Përveç popullatës shumicë shqiptare, komuna është vendbanim për një komunitet të madh të boshnjakëve të Kosovës (22.000), turqëve të Kosovës (9.000 – duke mos llogaritur popullsinë turke që jeton në komunën e Mamushës) dhe romë, ashkali dhe egjiptianë (5.300). Një numër relativisht i vogël i serbëve (166 persona) jetojnë në fshatra, si dhe një numër më i vogël në qytetin e Prizrenit (30 persona). Prizreni është i njohur për shumëllojshmërinë e saj etnike dhe gëzon një traditë të gjatë të tolerancës dhe bashkëpunimit ndëretnik. Konsiderohet të jetë komuna më kulturë më të lartë dhe etnikisht më heterogjene ne Kosovë.

Page 52: RDA South Letterhead

Infrastruktura

Rrjeti rrugor në komunën e Prizrenit arrin në rreth 550 km. dhe përbëhet nga rrugët kombëtare, rajonale dhe lokale. Qyteti i Prizrenit dhe fshatrat përreth furnizohen me ujë të pijshëm nga katër burimet natyrore dhe nga lumi Lumëbardh, përmes sistemit të pastrimit. Sipërfaqja totale e mbuluar nga sistemi i furnizimit me ujë është rreth 13.5 km2 dhe konsumimi mesatar i ujit është 150 litra për kokë banori në ditë. Gjatësia totale e rrjetit ekzistues të ujit është 186 km., ku një pjesë e madhe e këtij rrjeti është e vjetër dhe në gjendje jo të mirë që rezulton me humbje të mëdha të sasisë së ujit. Sistemi ekzistues i ujërave të zeza mbulon gjatësinë prej 136.4 km. dhe përfshinë një pjesë të konsiderueshme të komunës. Sistemi i drenazhimit të ujit të shiut i financuar nga Asambleja Komunale mbulon rrugët kryesore. Deri më tani, komuna ka përfunduar rreth 5.9 km të sistemit të drenazhimit të ujit të shiut. Ujërat e zeza dhe ato të shiut të patrajtuara derdhen drejtëpërdrejtë në lumë. Ekonomia dhe Punësimi

Ekonomia e komunës është e bazuar në bujqësi, tregti, ndërtimari dhe përpunim të ushqimit. Të gjithë këta sektorë përfaqësohen nga kompanitë private. Shumica e NSH-ve të mëparshme janë privatizuar, ndërsa disa janë në privatizim e sipër (si Progresi-Abi Elifi dhe Remonti-Eurofoodi). Ndër NSH-të e rëndësishme, vetëm Famipa, e cila numëronte 400 punëtorë para vitit 1999 ende nuk është privatizuar. Në fillim të vitit 2009, me iniciativë të një kosovari me banim në Holandë, kompania holandeze “Zinkunie” ka hapur objektin e saj të prodhimit në qytet, ku bëhet përpunimi i zinkut, bakrit dhe plumbit. Ky objekt është i vendosur në Parkun Industrial Holandez, në mes të rrugës së tranzitit dhe autostradës së ardhshme dhe mbulon një sipërfaqe prej 12 ha. Ky është objekti i parë i ndërtuar në parkun e planifikuar industrial, ndërsa disa objekte të tjera janë në ndërtim e sipër. Sa i përket aktivitetit komercial, gjatë viteve të fundit në qytetin e Prizrenit përveç zhvillimit të ndërmarrjeve të veprimtarive të ndryshme prodhuese janë hapur edhe disa supermakete të mëdha. Në bazë të statistikave të vitit 2008 komuna e Prizrenit kishte 30.442 persona të papunë të registruar, ndërsa sipas Zyrës së Punësimit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenjes Sociale shkalla e papunësisë kap shifrën prej 35% të popullësisë në moshë pune. Të ardhurat mesatare indivuduale të raportuara për rajonin e Prizrenit në vitin 2008 kanë qenë në nivelin e 254 € në muaj. Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme – NVM

Nga numri i përgjithshëm prej 7.256 bizneseve të regjistruara në Prizren deri në fund të vitit 2008, 6.058 ose 83,3% janë ofrues të shërbimeve (tregti, hotele dhe restorante, transport, telekomunikacion dhe shërbime të tjera) kurse vetëm 1.198 ose 16,5% përfshijnë prodhimin e mallrave. Bujqësia

Komuna e Prizrenit ka rreth 33.913 ha të tokës bujqësore, e cila përbën rreth 53% të territorit të saj. Pyjet përbëjnë rreth 39%, ndërsa 8% është tokë tjetër, përfshirë edhe atë urbane. Bujqësia është një ndër sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë lokale. Rreth 60% e popullatës së komunës së Prizrenit jeton në fshatra dhe të ardhurat e tyre rrjedhin kryesishtë nga bujqësia. Përveç kësaj, komuna e Prizrenit ka një industri të përpunimit të ushqimit, të bazuar kryesisht në prodhimet vendore bujqësore. Shumica e aktiviteteve blegtorale dhe të prodhimit bujqësor janë private, joformale dhe me vëllim të ulët të prodhimit. Nga 8.811 ha tokë të kultivuar, 7.160 ha ose 81,3% përdoren për drithëra, 1.296 ha ose 14.7% për perime, 120 ha ose 1,4% për foragjere dhe 235 ha ose 2,7% për pemishte.

Page 53: RDA South Letterhead

Vreshtaria vazhdon të jetë një aktivitet i rëndësishëm bujqësor në këtë komunë. Kultivimi i rrushit është një aktivitet tradicional që ka ekzistuar në këtë zonë për shekuj të tërë. Sot, sipërfaqja totale e vreshtave është rreth 340 ha dhe e gjithe kjo sipërfaqe është private. Sistemet e ujitjes brenda kufijve komunal mbulojnë sipërfaqen totale prej rreth 1.500 ha tokë. Fushat potenciale për zhvillim

Komuna e Prizrenit ka potencial të fortë për shkak të zhvillimit të ekonomisë së shumëllojshme dhe lokacionit të saj strategjik. Sektori i prodhimit mund të përfitojë nga parku industrial holandez dhe zona industriale e planifikuar nga komuna.

Ekziston potenciali për zhvillime të mëtejshme në bujqësi, duke përfshirë vreshtarinë dhe prodhimin blegtoral. Ndërmarrjet e përpunimit të ushqimit të bazuara në prodhimet vendore mund të zgjërohen më tej.

Turizmi dimëror dhe ai veror paraqesin një perspektivë reale për këtë komunë. Pasuritë e saj natyrore – Malet e Sharrit, e në veçanti shtegu i Prevallës dhe zonat e skijimit janë të përshtatshme për skiatorët fillestarë dhe ata mesatarë.

Qyteti i Prizrenit, i cili përbën një regjion të madh urban, mund të përfitojë mjaft nga industria e recilkimit. Zhvillimi i kësaj industrie do të rris më tej mundësitë turistike, si dhe do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së jetës.

PROFILI I RAHOVECIT

Territori – Gjeografia

Komuna e Rahovecit shtrihet në pjesën jug-perëndimore të Kosovës dhe kufizohet me komunat e Prizrenit, Malishevës, Suharekës dhe Gjakovës. Ajo përbëhet nga qyteti i Rahovecit dhe 35 fshatra. Mbulon një sipërfaqe prej rreth 278 km². Komuna e Rahovecit ndodhet në pjesën qendrore të Rrafshit të Dukagjinit, por peisazhi i saj është i larmishëm. Ajo është e përbërë nga tre lloje të ndryshme të terrenit: luginat (29,17%), kodrat (58,7%) dhe malet (12,13%). Niveli vjetor i reshjeve në kombinim me burimet dhe puset e ujit sigurojnë sasi të mjaftueshme të ujit. Për shembull, një burim uji në fshatin Opterushë furnizon 40 l ujë për sekondë. Shumica e vendbanimeve gjenden në afërsi të burimeve të ujit. Shumica e lumenjëve dhe burimeve në komunë derdhen në lumin Drini i Bardhë, i cili ka gjatësi prej 30 km dhe rrjedhë nëpër pjesën perëndimore të Kosovës. Sistemi shpërndarjes së ujit Radoniqi ofron ujitje për 3.500 ha të tokës bujqësore si dhe një furnizim të mirë me ujë të pijshëm. Popullsia

Popullsia e parashikuar e komunës së Rahovecit është 76.500 banorë, me shumicë të popullsisë që jetojnë në zonat rurale dhe rreth 24.200 banorë të vendosur në qytetin e Rahovecit. Dendësia e popullsisë është 273 banorë/km², që është më e lartë se mesatarja për Kosovën. Një komunitet lokal i serbëve të Kosovës, i përbërë prej rreth 1.100 personash, është i vendosur në pjesën e sipërme të qytetit të Rahovecit dhe në fshatin Hoçë e Madhe. Përafërsisht 150 anëtarë të komuniteti rom, ashkali dhe egjiptianë banojnë në pjesën e sipërme të qytetit të Rahovecit.

Infrastruktura

Territori i komunës së Rahovecit është i vendosur midis dy rrugëve kryesore kombëtare: M-9 (Prishtinë-Pejë) dhe M-25 (Prishtinë-Prizren). Vetë qyteti i Rahovecit ka pozitë strategjike në udhëkryq të rrugëve rajonale P-110, P-117 dhe P-204. Ekzistojnë 270 km. rrugë në territorin e komunës, ku 112 km. janë rrugë të asfaltuara.

Uji i pijshëm: Përqindja e popullsisë me qasje në ujë të pijshëm jashtë qytetit është 15 %

Kanalizimi: Përqindja e popullsisë me qasje jashtë qytetit është 67%

Elektrifikimi: Përqindja e popullsisë me qasje jashtë qytetit është 100%

Shërbimi i telefonisë fikse: Përqindja e popullsisë me qasje jashtë qytetit është 100 %

Page 54: RDA South Letterhead

Sinjali për telefoni mobile mbulon pothuajse tërë territorinë e komunës së Rahovecit. Ekonomia - Punësimi

Ekonomia kryesisht është e bazuar në bujqësi dhe përfshin kultivimin e perimeve dhe vreshtarinë. Ekziston edhe prodhimtari e grurit dhe misrit dhe rritja e kafshëve në shkallë më të vogël. Biznesi i rërës dhe zhavorrit është ndoshta aktiviteti i dytë ekonomik më i rëndësishëm në komunë. Ekzistojnë gjithsej tetë ndërmarrje kryesore që mirren me prodhimtari bujqësore, të plastikës, nxemëseve, frigoriferëve dhe me reciklim. Këto ish-ndërmarrje shoqërore (NSH), kanë rifilluar pjesërisht aktivitetet e tyre pas konfliktit, por kanë nevojë për investime shtesë dhe kompletim të infrastrukturës. Një prej ketyre NSH-ve, Termosistemi, ishte në mesin e gjashtë ndërmarrjeve të para shoqërore që u privatizuan në Kosovë, ndjekur nga "Sillosi", fabrika më e madhe e miellit në rajon dhe "Eko Plasti". Thuhet që kushtet e tokës bujqësore të Rahovecit mund të krahasohen me tokat më të mira në Evropë. Prodhimi i rrushit cilësisor është një tipar i shquar i këtij rajoni. Para konfliktit të vitit 1999, disa kompani të Evropës Perëndimore (sidomos ato gjermane), si dhe ato nga Shtetet e Bashkuara kanë qenë tradicionalisht importuesit kryesor të verës nga ky rajon. Në bazë të statistikave për vitin 2008, komuna e Rahovecit kishte 7.218 persona të regjistruar si të papunë, ndërsa sipas Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale shkalla e papunësisë kap shifrën prej 28,39%, që është shkalla më e ulët e papunësisë në Rajonin Jug. Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme – NVM

Nga një numër i përgjithsëm prej 1362 bizneseve të regjistruara në Rahovec deri në fund të vitit 2008, 1.058 ose 77,6% janë ofrues të shërbimeve (tregtia, hotelet dhe restaurantet, transporti, telekomunikacioni dhe shërbimet tjera), kurse vetëm 267 ose 19,6 % mirren me prodhimtari. Bujqësia

Kushtet e favorshme topografike, klimatike dhe agro-ekologjike sjellin përfitime bujqësore në komunë. Komuna e Rahovecit ka një territor prej 31.277 ha ku 17.901 ha ose 64,4% është tokë e përdorur për bujqësi, kryesisht tokë pjellore dhe kullosa. Pjesa e mbetur janë kryesisht pyje dhe tokë jopjellore. Në komunën e Rahovecit bujqësia është aktiviteti kryesor ekonomik që ndikon në të gjitha aspektet e saj, duke përfshirë prodhimitn e orientuar në treg, të ardhurat familjare dhe punësimin. Vlerësohet që të ardhurat e rreth 65% të popullatës rrjedhin nga aktivitetet bujqësore. Të ardhurat mesatare të një familjeje bujqesore në vit janë rreth 2.500-3.000 €. Struktura e fermës në komunën e Rahovecit përbëhet nga 5.280 ferma të vogla familjare dhe vetëm një fermë e madhe dhe e specializuar. Nga 9.443 ha të tokës së kultivuar, 4.787 ha ose 50,7% përdoren për drithëra, 2.778 ha ose 29,4% përdoren për perime dhe 1.862 ha ose 19,7% përdoren për foragjere. Industria

Përpunimi i rrushit dhe prodhimi i verës tradicionalisht ka qenë industria kryesore në komunë. Rahoveci mbulon rreth 50% të të gjitha vreshtave dhe gjysmën e kapacitetit të prodhimit të përgjithsëm të verës në Kosovë. Veraria "Stone Caste" është prodhuesi më i madh i verës në rajon. Kjo ndërmarrje operon në më shumë se 3.500 ha vreshta, ku 2500 ha janë kultivuar nga fermerët individual në bashkëpunim me venarinë. Prodhimi vjetor bruto për këtë ndërmarrje para konfliktit ishte vlerësuar në 12.5 milion €. Përpunimi është bërë në një venari moderne, me kapacitet përpunimi prej rreth 30.000 - 40.000 ton të rrushit, ku janë prodhuar 10 milion litra verë në vit, në krahasim me nivelin aktual të prodhimit të më pak se 3 milion litrave. Të korrat tjera që kryesisht kultivohen janë: speca, domate, tranguj, qepë, hudhër, shalqin, pjepri, si dhe drithërat. Në komunën e Rahovecit nuk ka objekte për përpunimin e prodhimeve bujqësore.

Page 55: RDA South Letterhead

Ndermarrjet e privatizuara në komunë përfshijnë: NBI "Rahoveci", e cila është ndarë në dy pjesë - "Haxhijaha" New Co (bodrumi i vjeter i verës ) dhe "Stone Castle", "M & Sillosi", NSH "Eko Plast" në "Pista Ekoplast" New Co dhe Termosistemi në "Osa Termosistemi". Fushat potenciale për zhvillim

Komuna e Rahovecit ka potencial të mirë të zhvillimit të bazuar në aktivitete tradicionale lidhur me vreshtarinë dhe prodhimin e verës, ku nivelet e prodhimit janë ende shumë më të ulëta se ato të para konfliktit. Ekziston potenciali për përmirësime të mëtejshme në bujqësi dhe zhvillim të përpunimit të ushqimit, me bazë të prodhimit lokal.

PROFILI I SUHAREKËS

Territori –Gjeografia

Komuna e Suharekës shtrihet në pjesën jugore të Kosovës, përafërsisht 18 km në verilindje të Prizrenit, në një lartësi mbidetare prej rreth 455 metra. Komuna përfshinë qytetin e Suharekës dhe 41 fshatra të shpërndara në gjithë territorin. Sipërfaqja e përgjithshme e kësaj komune është 361 km², që mbulon 3.3% të territorit të Kosovës. Territori është i rrethuar me male të larta të Pagarushës, Temeqinës, Carralevës, Kokës së Ahishtës dhe Derës së Pashës, ndërsa zona drejt qytetit të Prizrenit është rrafshinë. Klima dhe kushtet natyrore karakterizohen më shumë me klimë mesdhetare, e në veçanti të përshtatshme për vreshtari. Popullsia

Popullsia e përgjithshme e vlerësuar e komunës është mbi 81.000 banorë. Rreth 15.000 banorë jetojnë në qytetin e Suharekës. Shumica e popullatës janë shqiptarë (97%). Siç është rasti edhe në tërë Kosovën, popullata është shumë e re, me 33% nën moshën 15 vjeç dhe 30% midis 15 dhe 30 vjeç. Si pasojë, 2 nga 3 persona në Suharekë përballen me perspektivë të pasigurt ekonomike. Infrastruktura

Komuna e Suharekës ka një pozitë gjeografike strategjike, pasi rruga kombëtare Prishtinë-Prizren dhe më tej në Shqipëri, kalon nëpër territorin e saj dhe qytetin e Suharekës. Në territorin e komunës së Suharekës janë 342.5 km rrugë, nga të cilat 26.0 km janë rrugë magjistrale, 35 km. rrugë rajonale dhe 281.5 km rrugë lokale. Rruga kombëtare M25 kalon nëpër Duhël, Suharekë, Sopi, Gjinovc dhe Gilanc.

Rrugë të asfaltuara: gjithsej 125 km

Ujë të pijshëm: Përqindja e popullatës me qasje jashtë qytetit është 30%.

Kanalizim: Përqndja e popullatës me qasje jashtë qytetit është 69.0%.

Elektrifikim: Përqindja e popullatës me qasje jashtë qytetit është 99.5%

Shërbime të telefonisë (lidhja fikse): Përqindja e popullatës me qasje jashtë qytetit është 1.6%

Sinjali i telefonisë mobile mbulon pothuajse tërë territorin e komunës së Suharekës. Ekonomia – Punësimi

Qyteti i Suharekës ka disa industri aktive, siç është fabrika e gomës, e cila numëron mbi 400 të punësuar. Sektori i agro-përpunimit ka bazë të fortë në komunë. Ndërrmarrja bujqësore dhe industriale "Suhareka" e përbërë nga venaria, vreshtat dhe ndertesa administrative më heret punësonte rreth 230 persona. Kjo kompani është privatizuar në gusht të vitit 2007. Prodhimi i verës është ende një aset për ekonominë lokale, edhepse pjesa me e madhe e vreshtave duhet të renovohen tërësisht.

Page 56: RDA South Letterhead

Bujqësia është burimi kryesor i të ardhurave dhe punësimit në komunë dhe është e bazuar në fermat e vogla familjare. Ndërsa vetëm sektori i tregtisë punëson rreth 1600 persona, ku bizneset më të rëndësishme janë: BEN AF, SOLID, HIDROTERM, I-SEFERI , INGENERING, FAMIS-COMERC, SETI COMMERCE, UNICOM dhe të tjerët, që së bashku punësojnë më shumë se 2000 njerëz. Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme – NVM

Nga numri i përgjithshëm prej 1421 bizneseve të regjistruara në Suharekë nga fundi i vitit 2008, rreth 1.078 ose 75,8% të tyre përfaqësojnë sektorin e shërbimeve (tregti, hotele dhe restorante, transport, telekomunikacion dhe shërbime të tjera) dhe vetëm 320 ose 22,5% mirren me prodhimin e mallrave. Bujqësia

Bujqësia është burim kryesor i të ardhurave dhe punësimit në komunë që bazuar në fermat e vogla familjare. Nga territori i saj i përgjithshëm 21,152 ose 58.6% është e dobishme për qëllime bujqësore (kryesisht kullota dhe livadhe), ndërsa pjesa tjetër është e mbuluar me pyje. Struktura e fermës në komunën e Suharekës përbëhet nga 3.285 ferma të vogla familjare dhe 45 fermat të mëdha dhe të specializuara. Nga 9.635 ha të zonës nën kultivim, 4.228 ha ose 43,9% përdoren për drithëra, 599 ha ose 6,2% për perime dhe 4.763 ha ose 49,4% për foragjere. Industria

Komuna e Suharekës në të kaluarën ka qenë e njohur si zonë industriale në Kosovë, pasi ajo ka resurse të shumta natyrore. Bizneset private veprojnë si forcë shtytëse në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik në komunën Suharekës. Para konfliktit të vitit 1999 ndërmarrjet kryesore ishin Industria e Gomës dhe Kimike “Ballkan”, Ndërmarrja Bujqësore Industriale “Suhareka” - duke përfshirë Verarinë dhe njesine Schweppes, si dhe Fabrika e textilit “Nerezina” në fshatin Mushtisht. “Ballkani” është privatizuar në vitin 2005 përmes një "spin offi" të veçantë nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit. Kompania operon aktualisht me një emër të ri “Ballkan New Co” dhe numëron mbi 400 të punësuar. Ndërmarrja Bujqësore dhe Industriale 'Suhareka', e cila ka patur 230 të punësuar pas konfliktit, është ndarë në venari (41 punëtorë), vreshta (155 punëtorë) dhe administratë (34 punëtorë). Kjo kompani është privatizuar nga Agjencia e Privatizimit të Kosovës në gusht të vitit 2007 dhe është blerë nga një kompani italiane, që planifikon krijimin e një rezervuari bujqësor në rajon. Fushat potenciale për zhvillim

Ekziston një potencial i mirë për zhvillimin e mëtejshëm industrial i bazuar në Zonën Industriale (160 ha tokë në një vend kryesor industrial). Disa objekte të prodhimit veç janë vendosur aty si dhe 16 kompani të tjera të cilat tashmë kanë marrë aprovimin për këtë lokacion.

Zhvillim të mëtejshem të bujqësisë (renovim dhe zgjërim të vreshtave, rritje të rendimenteve të të korrave, shtimin dhe përmirësimin e krerëve të bagëtisë).

Rritje të sektorit të NVM-ve të mbështetura nga Qendra e Përkrahjes së Biznesit, lidhur me zhvillimin e industrisë dhe bujqësisë.

Page 57: RDA South Letterhead

Aneks 3. Lista e Programeve të mundshme ose Komponenteve te Programeve (Projekteve) I. Bizneset

Identifikimi i programeve të akreditimit për qëndrueshmëri të operacioneve të bizneseve – Rajoni

Jugor

Formimi i Qendrave të Specializuara për Mbështetje të Biznesit – Rajoni Jugor

Ndertimi i Tregut të Gjelbër – Komuna e Dragashit

Promovimi i Zejtarisë / Artizanateve – Rajoni Jugor

Mbështetja e Bizneseve Fillestare – Rajoni Jugor

Mbështetja e Certifikimit ISO – Rajoni Jugor

Mbështetja e Bizneseve për Riciklim – Rajoni Jugor

Promovimi i Programeve për Ndërmarrësit e Rinj – Rajoni Jugor

II. Turizmi

Hapja e hoteleve me vlera te trashegimise (Hanet, Kullat)

Udhëtime me barkë nëpër lumë në Prizren

Promovimi i idesë së formimit të “Butique Hotels” në Prizren

Zhvillimi i materialeve të printuara lidhur me turizmin e Rajonit Jug – Rajoni Jugor

Restaurimi, mbrojtja ose zhvillimi i pjesës natyrale ose të ekosistemit – Rajoni Jugor

Përmirësimi i mjedisit ose pjesës turistike ekzistuese – Komuna e Prizrenit

Rritja e ndërgjegjësimit të çështjeve të turizmit të qëndrueshëm në mesin e vizitorëve – Rajoni

Jugor

Restaurimi ose zhvillimi i një pjese të trashigimisë kulturore ose historike me qëllim të ruajtjes së saj

– Komuna e Prizrenit

Eksploatimi dhe hapja e shpelles së Panorcit në Malishevë

Formimi i Kompleksit Kulturor Evropian për Zhvillim – Komuna e Prizrenit

Formimi i Ski Qendrës në Zaplluzhë – Komuna e Dragashit

Formimi i Ski Qendrës në Prevallë – Komuna e Prizrenit

Ndertimi i shtigjeve per alpinizëm – Komuna e Prizrenit

Zhvillimi i pakove turistike për vjeljen e rrushit dhe shijimit te verës – Komuna e Rahovecit

III. Bujqësia

Bujqësi organike – Rajoni Jugor

Prodhimi i Eko Verës – Komuna e Rahovecit dhe Komuna e Suharekës

Përpunimi i ushqimit – Rajoni Jugor

Pika Grumbulluese e bimëve mjekuese (përfshirë tharjen dhe paketimin) – Komuna e Dragashit

Mbështetja e Certifikimit HACCAP – Rajoni Jugor

Rehabilitimi i vreshtave – Komuna e Rahovecit, Komuna e Malishevës, Komuna e Prizrenit,

Komuna e Suharekës

Formimi i pikave grumbulluese për pemë dhe perime – Komuna e Rahavecit

Formimi i njësive për paketim / etiketim të pemëve dhe perimeve – Komuna e Rahovecit dhe

Komuna e Mamushës

Page 58: RDA South Letterhead

IV. Tema të ndërthurura

Energjia

Panele solare në institucionet publike - Rajoni Jugor

Poçe elektrike që kursejnë energjinë në institucionet publike - Rajoni Jugor

Hidrocentrale të vogla – Rajoni Jugor

Instalimi i rrjetit me tension të lartë në Parkun Industrial Holandez – Komuna e Prizrenit

Infrastruktura

Krijimi i hapësirave të reja për parking – Rajoni Jugor

Sistemi i kanalizimit dhe ujrave atmosferike në Zonën Industriale – Komuna e Suharekës

Ambienti

Selektimi i mbeturinave të ngurta – Rajoni Jugor

Instalimi i konteinerëve të rinj – Rajoni Jugor

Fushata ndërgjegjësimi për mbrojtjen e ambientit – Rajoni Jugor

Pastrimi i Lumit – Komuna e Prizrenit

Promovimi i aktiviteteve për riciklim – Rajoni Jugor

Punësimi

Programe për krijimin e vendeve të reja të punës – Rajoni Jugor

Prezantimi i skemave të kooperimit për NVM–të - Rajoni Jugor

Barazia Gjinore

Promovimi i programeve për Gratë në Biznes – Rajoni Jugor

Personat me aftesi te kufizuara

Zhvillimi i programeve për punësim të personave me aftësi të kufizuara – Rajoni Jugor

Page 59: RDA South Letterhead

Aneks 4. Përmbledhje e projekteve prioritare

Strategjia e zhvillimit ekonomik rajonal Specifikimi i Programeve

Ambient I biznesit

Objektivat direkte te planifikuara (DPO 1)

Ofrimi i kushteve më të mira për bizneset fillestare dhe bizneset në zgjerim e sipër (përmes objekteve më të mira me infrastrukturë të përmirësuar dhe shërbime për mbështetje të bizneseve).Deri ne fund te vitit 2014 rajoni ekonomik jugor do të ketë të paktën 3 qendra komunale per mbështetjen e biznesit dhe dy zonav industriale / ekonomike.

Fusha e veprimit Krijimi i zonave ekonomike /tregtare/komerciale

Pershkrimi i projektit

Të krijoj kushte më të mira të biznesit në rajon përmes infrastrukturës së përmirësuar te biznesit dhe të rris aftësinë konkurruese të ndërmarrjeve rajonale në periudhen afatmesme.

Metodologjia e projektit

• Metodologjia e projektit do të bazohet në aktivitetet e mëposhtme: a) Aktivitetet e ndërlidhura me menaxhimin e projektit; b) përfundimin e punëve ndërtimore për zonën industrial, linjën kryesore të ujërave të zeza; c) marketingu dhe aktivitetet promovuese të projektit

Madhësia e rekomanduar e projektit

Bugjeti i parapare per projektin : € 384,099.37

Kohezgajtja e rekomanduar per projektin

Kohëzgjatja e përgjithshme e projektit është 12 muaj

Mbulimi gjeografik

Kosovë, rajoni jugor: komuna e Suharekës, fshati Shiroke.

Organizata dhe partnered e sugjeruar per zbatimin e projektit

Komuna e Suharekes dhe Qendra per mbeshtetjen e biznesit -Suhareke

Lloji i përfituesve dhe grupeve të synuara

Grupet kryesore të synuar të projektit janë: - Komuniteti lokal dhe rajonal i biznesit, duke përfshire gjithashtu edhe disa kompani ndërkombëtare, - Punëtorët nga lokaliteti dhe regjioni të cilët do të punësohen në zonën industriale Grupi i I-re i synuar përbëhet nga komuniteti i biznesit te rajonit jug të cilët do të kenë infrastrukturë më të mirë për zhvillimin dhe zgjerimin biznesit te tyre. Nje numer prej 80 kompanive janë planifikuar të vendosen ne zonen industriale. Grupi i II-te i synuar përbëhet nga punëtorë të cilët do të gjejne vende të reja pune në zonën industriale. Përfituesit e këtij projekti do të jenë edhe përfaqësues të komunës së Suharekës dhe QMB, të cilët do të jenë të përfshirë në menaxhimin e zonës. Veprimet e planifikuara që do të ndërmerren sipas këtij projekti do të përmirësojnë ndjeshëm mjedisin e biznesit për investime në rajonin jug dhe do të forcojnë edhe më shumë partneritetin dhe bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve lokale dhe komunitetit të biznesit. Në anën tjetër ky aksion do të krijojë mundësi të reja punësimi për një numër të mirë të punëkërkuesve të rinj nga Suhareka dhe nga rajoni jugor..

Page 60: RDA South Letterhead

Rezulatet minimale per tu adresuar Të rris kapacitetet menaxhuese të administratoreve të zonës industriale, Të sigurojë infrastrukturën e shërbimeve për zonën industriale te Suharekës përmes ndërtimit të sistemit të kanalizimit në kete zone industrial. Të rris normën e shfrytezimit të zonës Industriale. Rezultatet Indikative Ekipi i menaxhimit të projektit operacional Zona industriale ne Suharekë e zhvilluar në bazë të standardeve të BE-së për menaxhimin e ujërave të zeza dhe të ujërave industriale. Zona industriale në Suharekë e promovuar ne menyre te duhur nga aspekti mjedisor

Page 61: RDA South Letterhead

AZHR Jug

Strategjia e zhvillimit ekonomik rajonal Specifikimi i Programeve

Sektori i turizmit Objektivat direkte te planifikuara (DPO 1)

1: Përmirësimi i bazës ekzistuese të turizmit (hotelet, restorantet etj, si dhe ndërtimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore të përfshira në turizëm nëpërmjet trajnimit dhe edukimit

Fusha e veprimit Ngritja e nivelit të ofertës turistike nga aspekti i objekteve turistike (hotelet, restaurantet,etj) dhe standardizimi i tyre sipas kritereve te BE Infrastrukturë dhe shërbime të përmirësuara ,për qasje më të lehtë në resurset dhe potencialet turistike të regjionit

Përshkrimi i projektit

Zhvillimi ekonomik i rajonit jug, përmes krijimit të një mjedisi te pastër dhe tërheqës si parakusht për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.

Metodologjia e projektit

Metodologjia e projektit do të bazohet në aktivitetet e mëposhtme 1) Aktivitetevet e ndërlidhura me menaxhimin e projektit 2) Përfundimi i punimeve të ndërtimit të depos per magazinimin e mbeturinave te ndara dhe sigurimin e pajisjeve për ndarjen, grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave. 3) Adaptimi i traktorëve për transportin dhe shpërndarjen e kontejnerëve special nepër pikat e grumbullimit. 4) Aktivitetet edukative dhe promovuese të projektit. 5) Shitje e mbeturinave të ndara dhe të riciklueshme

Madhësia e rekomanduar e projektit

Fondet e parapara për projektin € 306.248,00 Euro

Kohezgajtja e rekomanduar per projektin

Kohëzgjatja e përgjithshme e projektit është 12 muaj.

Mbulimi gjeografik

Regjioni jugor, Komuna e Prizrenit dhe Suharekës .

Page 62: RDA South Letterhead

AZHR Jug

Strategjia e zhvillimit ekonomik rajonal Specifikimi i Programeve

Bujqesia Objektivat direkte te planifikuara (DPO):

- Ngritja e kapaciteteve prodhuese te agrobizneseve permes rritjes per 5% te siperfaqeve te tokes se punueshme ne periudhen afatmesme.

Fusha e veprimit 1.1 Rritja e prodhimit dhe përpunimit të frutave dhe perimeve

Pershkrimi i projektit

Krijimi i Qendres per grumbullimin e produkteve pyjore jo-drusore ne Dragashit Ky projekt do të kontribuojë në rritje të grumbullimit dhe përpunimit të produkteve pyjore jodrusore, të tilla si kërpudhat, boronicat, kaqave, manaferrat ,dëllinje dhe bimët medicinale dhe aromatike.

Metodologjia e projektit

Metodologjia e projektit do të bazohet në lidhjet që do të krijohet në mes të mbledhësve te frutave dhe bimëve malore me tregjet e eksportit që kërkojnë këto produkte,permes ruajtjes se duhur te frutave dhe perimeve qe kultivohen në këtë rajon. Metodologjia e projektit mund të përfshijnë aktivitetet në vijim: • Ndërtimi i objektit ku do të ngrihet qendra e grumbullimit • Blerja e dhomave të ftohjes dhe pajisje tjera të nevojshme për qendrën e grumbullimit • Trajnimi i organizuar për mbledhësit në korrjen e duhur të produkteve jodrusore pyjeve

Madhësia e rekomanduar e projektit

Financimi indikativ 250,000 € - 350,000 €

Kohezgajtja e rekomanduar per projektin

Kohëzgjatja e përgjithshme e projektit është 12 muaj.

Mbulimi gjeografik

Komunat Dragash, Prizren, Shterpce dhe Kukes

Organizata dhe partneret e sugjeruar per zbatimin e projektit.

Ky projekt do të zhvillohet në bashkëpunim të tre komunave nga Kosova (Dragash, Prizren dhe Shtërpce) dhe një komunë nga Shqipëria (Kukës), duke përfshirë edhe kompania e përpunimit Hit Flores nga Dragashit dhe Scardus nga Shtërpce

Lloji i përfituesve dhe grupeve të synuara

Mbledhësit nga zonat rurale në jug të rajonit dhe të Shqipërisë së Veriut, tregtarët, të rinjtë, femrat

Rezulatet minimale per tu adresuar Rreth 2000 mbledhës të stimuluar për rritje të grumbullimit të produkteve të pyjeve, për shkak të kapaciteteve të rritura dhe kushteve për ftohje dhe ngrirje të këtyre produkteve. • 150 fermerë marrin pjesë në trajnime mbi metodat e duhur per mbledhjen e ketyre produkteve Rezultatet Indikative Rritja e shitjeve per eksport te produkteve pyjore jodrusore Rritja e te hyrave per mbledhesit ,perpunuesit dhe tregtaret

Page 63: RDA South Letterhead

AZHR Jug

Strategjia e zhvillimit ekonomik rajonal Specifikimi i Programeve

Bujqesia Objektivat direkte te planifikuara (DPO):

- Ngritja e kapaciteteve prodhuese te agrobisneseve permes rritjes per 5% te siperfaqeve te tokes se punueshme periudhen afatmesme.

Fusha e veprimit 1.1 Rritja e prodhimit dhe përpunimit të frutave dhe perimeve

Pershkrimi i projektit

Krijimi i Qenrdres per grumbullimin e frutave dhe perimeve ne Komunen e Rahovecit

Nëpërmjet këtij projekti fermerët do të inkurajohen për të zgjeruar siperfaqet e tokës për kultivimin e frutave dhe perimeve (rrushi, mollë shalqi, spece, domate, tranguj, lakër,).

Metodologjia e projektit

Metodologjia e projektit do të bazohet në lidhjet që do të krijohet në mes të prodhuesve / fermerëve dhe tregjeve tërheqëse për frutat dhe perimet qe kultivohen në këtë rajon. Metodologjia e projektit mund të përfshijnë aktivitetet në vijim: • Rehabilitimi i ndërtesës, ku do të ngrihet qendra e grumbullimit • Furnizim me dhomat ftohëse dhe pajisje të tjera të nevojshme për qendrën e grumbullimit • Trajnimi i organizuar për fermerët në kultivimin dhe korrjen e duhur e frutave dhe perimeve

Madhësia e rekomanduar e projektit

Financimi indikativ prej 334,000 € (në bazë të propozimit të paraqitur në ZNKE maj 2010)

Kohezgajtja e rekomanduar per projektin

Kohëzgjatja e përgjithshme e projektit është 12 muaj

Mbulimi gjeografik

Regjioni jugor ,Komunat e Rahovecit, Prizrenit, Mamushes dhe Suharekes

Organizata dhe partneret e sugjeruar per zbatimin e projektit.

Ky projekt është zhvilluar në qasje të partneritetit, me përfshirjen e katër komunave rajonale (Rahovec, Prizren, Mamushë dhe Suharekë), Shoqaten fermerët Anadrini dhe Mamushës si dhe, Organizata e të rinjve në Rahovec SHL Kosova

Lloji i përfituesve dhe grupeve të synuara

Fermerët, shoqatat e fermerëve, tregtarët, komuna, të rinjtë, femrat

Rezulatet minimale per tu adresuar • 3000 fermerë te rajonit të inkurajuara për të rritur kultivimin e frutave dhe perimeve • 200 fermerë marrin pjesë në trajnimin e trajnerëve në metodologjitë e e duhur ne kultivim dhe korrje

Rezultatet Indikative

Rritja e kultivimit te frutave dhe perimeve

Rritja e të ardhurave të fermerëve, përpunuesve dhe tregtarëve

200 trajnerë për kultivim dhe korrje e duhur të frutave dhe perimeve

Page 64: RDA South Letterhead

AZHR – Jug Strategjia e Zhvillimit Ekonomik Rajonal

Specifikat e Programit

Objektivi i Planifikimit Direkt 1(Ambienti Biznesit )

Ofrimi i kushteve më të mira për bizneset fillestare dhe bizneset në zgjerim e sipër (përmes objekteve më të mira me infrastrukturë të përmirësuar dhe shërbime për mbështetje të bizneseve).

Fusha e Veprimit 1.1

Themelimi i QPMB – Asistencë komunave ne implementimin e kompetencave të deleguara të QPMB - se

Tituli i Projektit

Programi i Grave në Biznes

Rezultatet e Projektit

Në bazë të kërkimeve dhe raporteve nga organizata të ndryshme, pjesëmarrja e grave të Kosovës në biznes është në nivel shume të ulët. Ky projekt do të kontribuojë drejt rritjes së punësimit të grave,përmes organizimit të zhvillimit të duhur të kapaciteteve për gratë e të gjitha komunave në rajon. Qendrat për mbështetje të bizneseve tashmë të krijuara në disa komuna do të luajnë një rol vendimtar në këtë projekt.

Metodologjia e Projektit

Ky projekt do të kryhet përmes trajnimeve në punë, me ndihmën përkatëse që do të mundësohet nga ekspertët ndërkombëtar,të cilët do të jenë përgjegjës për përgatitjen e të gjitha materialeve për mësim. Metodologjia e projektit do të perfshijë aktivitetet në vijim:

1) Zhvillimin e kapaciteteve për 6 femra ndërmarrëse,të cilat do të shërbejnë si trajnere në të ardhmen në fushat që i perkasin zhvillimit të NVM -ve;

2) Përgatitja e 4 programeve të trajnimeve për NVM - të në fushat që rrjedhin nga vlerësimi i nevojave për trajnim;

3) Zhvillimi i shërbimeve që do të ofrohen nga Zyra e Programit për Gra në çdo komune rajonale

4)

Madhësia e Rekomanduar e Projektit

Fondet e nevojshme 100,000 €

Koha e Rekomanduar e projektit

Të kompletohen brenda 6 muajve

Hapesira Gjeografike Të gjitha komunat në Rajojnin Jugor

Organizatat & partnerët e sugjeruar për zbatimin e projektit

Institucionet kryesore për këtë projekt do të jenë qendrat për mbështetje të bizneseve të themeleuara më herët, organizatat e grave, drejtoritë komunale për zhvillim

Llojet e përfituesve & grupet e synuara

Përfituesit e ketij projekti do të jenë bizneset fillestare dhe bizneset e tjera të udhehequra nga gratë (femrat ndërmarrëse).

Rezultatet minimale që do të adresohen:

Gjashte gra te trajnuara si trajnere në fushat që i perkasin zhvillimit të NVM – ve

Katër programme trajnuese për NVM – të zhvilluara

Një varg shërbimesh që do të ofrohen nga Zyra e Programit për Gra në çdo komunë të rajonit

Rezultatet indikative

- Rritja e numrit të bizneseve fillestare të udhehequra nga gratë

- Rritja e numrit te praktikantëve në Programin e Biznesit të Grave

Page 65: RDA South Letterhead

AZHR Jug Strategjia e Zhvillimit Ekonomik Rajonal

Specifikimi i Programeve

Objektivi i Planifikuar Direkt 2 (Sektori i Turizmit)

Pasurimi dhe diversifikimi i ofertes ekzistuese te turizmit (zhvillimi i produkteve te turizmit)

Fusha e Veprimit 2.3

Pergatitja e informatave rreth ekzistences se burimeve te reja te turizmit dhe ndertimi i infrastrukturws se nevojshme

Titulli i Projektit

Zhvillimi i atraksionit rajonal te turizmit ne shpellen e Panorcit, komuna e Malisheves

Permbledhja e Projektit

Si nje mjet per zhvillimin e turizmit ne rajonin jug dhe si burim i te ardhurave te shtuara tekouniteteve lokale, komuna e Malisheves eshte e interesuar ta zhvilloje atraksionin e shpelles se Panorcit, si nje product te ri teturizmit ne kete rajon.

Metodologjia e Projektit

Ky projekt do te perfshije aktivitetet e meposhtme: 1) Kompletimin e puneve ndertimore ne shpelle; 2) Zhvillimin e kurikulave te kurseve trajnuese dhe organizimin e 12 sesioneve te trajnimit; 4) Aktivitetet promovuese dhe te marketingut; 5) Vizite studimore te praktikws se mire

Madhesia e Rekomanduar e Projektit

Fondi i nevojshem per kompletimin e ketij projekti eshte 290,000 €

Kohezgjatja e Rekomanduar e Projektit

Projekti do te zgjase 12 muaj

Mbulueshmeria Gjeografike

Komuna e Malisheves

Organizatat dhe/ose Partneret Institucioni udheheqes per kete projekt do te jete komuna e Malisheves, e cila do te punoje se bashku me Shoqaten e Biznesmeneve “Malasi” nga Malisheva.

Llojet e Perfituesve dhe Grupet e Targetuara

Perfitues nga ky projekt do te jene komuniteti rajonal i biznesit, komuna e Malisheves dhe qytetaret e rajonit ne pergjithesi.

Rezultatet minimale qe do te adresohen

Shpella me infrastrukture complete, e gatshme per t’i pranuar vizitoret e pare

Rezultatet Indikative

- Numri prej 20 punetoreve te punesuar ne qendren e re turistike “Shpella e Panorcit”

- Shkathtesite ndermarrese te 15 biznesmeneve, ne zhvillimin e aktiviteteve te lidhura me turizmin, te ngritura

Page 66: RDA South Letterhead

AZHR – Jug

Strategjia për Zhvillim Ekonomik Rajonal Specifikat e Programit

Ambienti i Biznesit

Objektivat e Planifikimit Direkt 1 (Ambienti i Biznesit )

Ofrimi i kushteve më të mira për bizneset fillestare dhe bizneset në zgjerim e sipër (përmes objekteve më të mira me infrastrukturë të përmirësuar dhe shërbime për mbështetje të bizneseve).

Fusha e Veprimit 1.1

Themelimi i QPMB – Asistencë komunave ne implementimin e kompetencave të deleguara të QPMB - së

Titulli i Projektit

Programi i ndërmarrësve të rinj

Rezultatet e Projektit

Pjesëmarrja e të rinjeve në shifrat e papunësisë është shumë e lartë. Kjo grupmoshë vuan më së shumti nga mungesa e perspektivës në punësim. Qëllimi i këtij projekti është trajnimi i të rinjëve në zhvillimin e aftësive ndërmarrëse qe do të rrisë mundësitë e tyre për punësim dhe vetëpunësim.

Metodologjia e Projektit

Ndërtimi i kapaciteteve do të mundësohet nga ekspertë ndërkombëtar dhe metodologjia e projektit do të perfshije aktivitetet në vijim:

5) Organizimi i trajnimeve per trajnerë per 6 ndermarrës të rinjë në fushat e zhvillimit të bizneseve;

6) Përgatitja e 4 programeve të trajnimeve për NMV – të në fushat që rrjedhin nga vlerësimi i nevojave për trajnim;

7) Zhvillimi i sherbimeve që do të ofrohen nga Zyra e Programit të ndërmarrësve të rinjë në çdo komunë rajonale

Madhësia e Rekomanduar e Projektit

Fondi i nevojshëm është: 100,000 €

Kohëzgjatja e Rekomanduar e Projektit

Të kompletohen brenda 6 muajve

Mbulueshmëria Gjeografike

Të gjitha komunat në Rahonin Jug

Organizatat & partneret e sugjeruar për zbatimin e projektit

Institucionet kryesore për këtë projekt do të jenë qendrat për mbështetje të bizneseve brenda komunave rajonale, organizatat e të rinjeve, drejtoritë komunale për rini dhe kulturë.

Llojet e përfituesve & grupet e synuara

Përfituesit e këtij projekti do të jenë ndërmarrësit e rinjë.

Rezultatet minimale që do të adresohen:

Gjashtë ndërmarrës të rinjë të trajnuar si trajnerë në fushat që i përkasin zhvillimit të NVM – ve

Katër programe trajnuese për NVM – të e zhvilluara

Një varg shërbimesh që do të ofrohen nga Zyra e Programit për Ndërmarrës të rinjë në çdo komune rajonale të zhvilluar

Rezultatet indikative

- Rritja e numrit të bizneseve fillestare të udhehequra nga ndërmarrësit e rinjë

- Rritja e numrit të praktikanteve në Programin e Ndërmarrësve të Rinjë

Page 67: RDA South Letterhead

AZHR Jug

Strategjia e Zhvillimit Ekonomik Rajonal Specifikimi i Programeve

Ambienti I Biznesit

Objektivi i Planifikuar Direkt 1 (Sektori i Ambientit të Biznesit)

Ofrimi i kushteve të përmirësuara për bizneset fillestare/start-ups dhe për bizneset në zgjërim (nëpërmjet ofrimit të hapsirave me infrastrukyurë më të mirë dhe shërbimeve të mëbshtetjes së biznesit)

Fusha e Veprimit 1.3

Themelimi i QMB-ve (Qendrave për Mbështetje të Bizneseve) – Asistimi i komunave në implementimin e kompetencave të deleguara të QMB

Titulli i Projektit

Kompleksi Evropian i Kulturës dhe Zhvillimit (KEKZH)

Përmbledhja e Projektit

Si komunë më e madhe në rajonin jugor, komuna e Prizrenit nuk ka hapsira adekuate për zhvillimin e aktiviteteve ekonomike dhe kulturore. KEKZH do të jetë një vend i mirë për start-ups dhe bizneset ekzistuese, që do të ofrojë shërbime të ndryshme për zhvillimin e tyre. Këto hapsira do të përdoren edhe ekspozita dhe shitje të produkteve rajonale artzanale, si9 dhe për organizimin e simposiumeve dhe konferencave të ndryshme shkencore. Disa prej hapsirave që do të sigurohen me këtë projekt përfshijnë, si më poshtë:

- Qendra për mbështetje të biznesit - Qendra informative rajonale për turizëm - Zyra e programit Ndërmarrësi i ri - Zyra e programit Gratë në biznes - Biblioteka evropiane - Salla e madhe e konferencave - Kinemaja moderne - Amfiteatri i hapur - Dhoma moderne e trajnimeve

Metodologjia e Projektit

Me anë të këtij projekti, komuna e Prizrenit do të jetë në gjendje ta përfundojë ndërtimin e këtij objekti, ku do të veprojë KEKZH-ja. Metodologja e këtij projekti përfshin këto aktivitete:

8) Adaptimin e strukturës së ndërtesës; 9) Adaptimin e hapsirës së dedikuar për Qendrën e Mbështetjes së Biznesit; 10) Adaptimin e hapsirës së dedikuar për Qendrën Informative Rajonale të

Turizmit; 11) Adaptimin e hapsirës së dedikuar për sallën moderne të konferencave; 12) Adaptimin e hapsirës së dedikuar për trajnime; 13) Adaptimin e hapsirës së dedikuar për amfiteatrin e hapur; 14) Adaptimin e hapsirës së dedikuar për kinemanë e mbyllur moderne; 15) Adaptimin e hapsirës së dedikuar për organizatat partnere; 16) Adaptimin e hapsirës së dedikuar për OJQ-ët lokale; dhe 17) Adaptimin e hapsirës së dedikuar për menaxhmentin e KEKZH-së

Madhësia e Rekomanduar e Projektit

Fondi i nevojshëm 580,700 €

Kohëzgjatja e Rekomanduar e Projektit

Do të kompletohet brenda 15 muajve

Mbulueshmëria Gjeografike

Komuna e Prizrenit

Organizatat dhe/ose Partnerët Institucioni ushëheqës për këtë project do të jetë komuna e Prizrenit, e cila do të punojë në partneritet me OJQ-ët locale nga sfera e biznesit dhe kulturës. Partnerët kryesorë do të jenë Shoqata e Zejtarëve dhe Ndërmarrësve dhe Doku Festi.

Llojet e Përfituesve dhe Grupet e Targetuara

Përfitues nga ky projekt janë bizneset fillestare, ndërmarrësit, punëtorët dhe pronarët e bizneseve të turizmit, organizatat kulturore dhe artistike, njerëzit me aftësi të kufizuara dhe minoritetet, si dhe gratë dhe të rinjtë e interesuar për fillojnë të mirren me ndërmarrësi.

Page 68: RDA South Letterhead

Rezultatet minimale që do të adresohen

Ndërtesa është adaptuar për akomodimin e nevojave të shfrytëzuesve.

Qendra e Mbështetjes së Biznesit e themeluar, me staf të rekrutuar dhe të trajnuar.

Qendra Informative Rajonale e Turizmit e themeluar, me staf të rekrutuar dhe të trajnuar.

OJQ-ët lokale të akomoduara.

Programi Gratë në Biznes i themeluar.

Programi Ndërmarrësit e rinj i themeluar.

Rezultatet Indikative

- Rritja e numrit të bizneseve fillestare në turizëm dhe në biznes në përgjithësi

- Irritja e numrit të të trajnuarve në programet Gratë në Biznes dhe Ndërmarrësit e rinj