regjistrimi në olimpiadën xvi kombëtare

4
Cambridge International School 1-9 qershor 2016 OLIMPIADA XVI KOMBËTARE Kompetencë Globale • Matematikë • Gjuhë shqipe • Shkencë PROCEDURA E REGJISTRIMIT Brenda 20 majit merrni Kartën e Regjistrimit AFATI I FUNDIT I REGJISTRIMIT: 20 MAJ 2016 A. PAGESA Paguhet 35 euro në bankën BKT (Shqipëri), lloga- ria “Udha e shkronjave” llog: 428743025 ose IBAN AL3520511289743025CLPRCFEURK dhe Kosovë ProCredit llog 1189003661000105, me komentin “Për aplikim për regjistrim të emri mbiem- ri, klasa, shkolla në Olimpiadën 16 Kombëtare”. Kjo pagesë përfshin 3 teste e ditës së olimpiadës dhe një temë online të Kompetencës Globale. Shënim 1. Nxënësit që kanë marrë pjesë në Fazën e Parë Online (mars 2016) e kanë pagesën 22 euro dhe nuk e kryejnë temën e Kompetencës Globale. Shënim 2: Nxënësit që kanë humbur fazën e parë online, por që dëshirojnë t’i kryejnë tre testime përgatitore online (nga shtëpia) në datat 22 maj (matematikë), 26 maj (gjuhë shqipe) dhe 28 maj (shkencë), mund të bëjnë pagesën shtesë 22 euro, pra 57 euro gjithsej. REGJISTRIMI I VONUAR KA PAGESË SHTESË Vonesa e parë 21-25 MAJ - 5 euro shtesë Vonesa e dytë 26-30 Maj - 10 euro shtesë B. KOMUNIKIMI ME E-MAIL Prindi dërgon me e-mail skanimin e pagesës adresën: [email protected] dhe për siguri një SMS 0692076068 me tekst “Kreva pagesën për emri atësia mbiemri, datëlindja, e-mail dhe cel i prindit.” C. KARTA E REGJISTRIMIT Në adresën tuaj të e-mailit dhe në adresën e vetë nxënësit që hapet prej nesh (emer.mbiemer@ud- haeshkronjave.edu.al) ju nisim KARTËN E REG- JISTRIMIT që përmban udhëzimet dhe informa- cione shumë të rëndësishme për ditën e olimpiadës. Karta e regjistrimit printohet dhe paraqitet ditën e olimpiadës. www.olimpiada.al

Upload: udha-e-shkronjave

Post on 28-Jul-2016

237 views

Category:

Documents


2 download

DESCRIPTION

Organizatore: UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School (Shkollë pilot e Kembrixhit për vitet 2016-2018)

TRANSCRIPT

Page 1: Regjistrimi në Olimpiadën XVI Kombëtare

Cambridge International School

1-9 qershor 2016

OLIMPIADA XVI KOMBËTARE• Kompetencë Globale • Matematikë • Gjuhë shqipe • Shkencë

PROCEDURA E REGJISTRIMIT

Brenda 20 majit merrni Kartën e Regjistrimit

AFATI I FUNDIT I REGJISTRIMIT: 20 MAJ 2016

A. PAGESAPaguhet 35 euro në bankën BKT (Shqipëri), lloga-ria “Udha e shkronjave” llog: 428743025 ose IBAN AL3520511289743025CLPRCFEURK dhe Kosovë ProCredit llog 1189003661000105, me komentin “Për aplikim për regjistrim të emri mbiem-ri, klasa, shkolla në Olimpiadën 16 Kombëtare”. Kjo pagesë përfshin 3 teste e ditës së olimpiadës dhe një temë online të Kompetencës Globale. Shënim 1. Nxënësit që kanë marrë pjesë në Fazën e Parë Online (mars 2016) e kanë pagesën 22 euro dhe nuk e kryejnë temën e Kompetencës Globale.Shënim 2: Nxënësit që kanë humbur fazën e parë online, por që dëshirojnë t’i kryejnë tre testime përgatitore online (nga shtëpia) në datat 22 maj (matematikë), 26 maj (gjuhë shqipe) dhe 28 maj (shkencë), mund të bëjnë pagesën shtesë 22 euro, pra 57 euro gjithsej. REGJISTRIMI I VONUAR KA PAGESË SHTESË

Vonesa e parë 21-25 MAJ - 5 euro shtesëVonesa e dytë 26-30 Maj - 10 euro shtesë

B. KOMUNIKIMI ME E-MAILPrindi dërgon me e-mail skanimin e pagesës në adresën: [email protected] për siguri një SMS në 0692076068 me tekst “Kreva pagesën për emri atësia mbiemri, datëlindja, e-mail dhe cel i prindit.”

C. KARTA E REGJISTRIMITNë adresën tuaj të e-mailit dhe në adresën e vetë nxënësit që hapet prej nesh ([email protected]) ju nisim KARTËN E REG-JISTRIMIT që përmban udhëzimet dhe informa-cione shumë të rëndësishme për ditën e olimpiadës. Karta e regjistrimit printohet dhe paraqitet ditën e olimpiadës.

www.olimpiada.al

Page 2: Regjistrimi në Olimpiadën XVI Kombëtare

PROGRAMET

KALENDARI, ORARI dhe VENDI

Koha e testimeve, e pushimeve

GJUHË SHQPE - Ora 9.00 - 10.00 Pushimi i parë - Ora 10.00 - 10.15MATEMATIKË - Ora 10.15 - 11.45 Pushimi i dytë - Ora 11.45 - 12.00SHKENCË - Ora 12.00 - 13.00

KOMPETENCË GLOBALE: Pas Olimpiadës (nxënësit që nuk e kanë kryer në fazën e parë online)

GJUHË SHQIPE: Ndiqet programin shtetëror. Progra-mi gjendet i botuar në faqen e gjuhës shqipe në website www.olimpiada.al.

MATEMATIKË: testet do të mbështeten kryesisht në programet shtetërore. Megjithatë nuk do të jetë progra-mi shqetësimi kryesor i nxënësit, sesa përgatitja e tij në zgjidhjen e problemave.

SHKENCË: Mbështetuni në programin shtetëror. Klasës së dytë që nuk e ka të parashikuar mësimin e shkencës, do t’ia japim ne materialin për ta mësuar.

Klasa 1 - 1 qershor 2015 në HOTEL EKLIPSParaqitja ora 8.00-8.30 Testimet ora 9.00 - 13.00

Klasa 2 - 2 qershor 2015 në HOTEL EKLIPSParaqitja ora 8.00-8.30 Testimet ora 9.00 - 13.00

Klasa 3 - 3 qershor 2015 në HOTEL EKLIPSParaqitja ora 8.00-8.30 Testimet ora 9.00 - 13.00

Klasa 4 - 4 qershor 2015 në HOTEL EKLIPSParaqitja ora 8.00-8.30 Testimet ora 9.00 - 13.00

Klasa 5 - 5 qershor 2015 në HOTEL EKLIPSParaqitja ora 8.00-8.30 Testimet ora 9.00 - 13.00

Klasa 6 - 6 qershor 2015 në HOTEL EKLIPSParaqitja ora 8.00-8.30 Testimet ora 9.00 - 13.00

Klasa 7 - 7 qershor 2015 në HOTEL EKLIPSParaqitja ora 8.00-8.30 Testimet ora 9.00 - 13.00

Klasa 8 dhe 9 - 8 qershor 2015 në HOTEL EKLIPSParaqitja ora 8.00-8.30 Testimet ora 9.00 - 13.00REZULTATET DHE RISHQYRTIMET

Rezultatet botohen në faqe tona www.olimpiada.al dhe www.udhaeshkronjave.edu.al Thuajse në 100% të rasteve ne i kemi dhënë rezultatet brenda ditës.

APELIMI: Për të ulur mundësinë e gabimeve testet ko-rrigjohen nga dy grupe të pavarura dhe drejtoria bën përputhjen. Megjithatë, nëse prindi kërkon një kor-rigjim për herë të tretë në formë apelimi, duhet bërë pagesa 10 euro në bankën BKT (e njëjta llogari e reg-jistrimit). Pagesa kryhet brenda datës 15 qershor 2016. Nëse do të ketë ndryshim në rezultat, shpjegohet ku ka qëndruar problemi.

Nuk do të pranohen kërkesa për të parë, verifikuar apo marrë testimin.

OLIMPIADA KRYHET

NË HOTEL EKLIPS (përballë qendrës tregëtare TEG, cel 692044803)

Page 3: Regjistrimi në Olimpiadën XVI Kombëtare

VESHJA: Kombinim KUQ E ZI

FOTOGRAFIMI dhe FILMIMI

KUJDES! NJIHU ME RREGULLAT

Tashmë është në traditën e Olimpiadës që fëmijët të tre-gojnë fantazinë e tyre në kombinimin e veshjes Kuq e Zi (shtuar me të bardhë), siç tregohet edhe në fotot ngjitur. Nxënësit që nuk i kushtojnë rëndësi kësaj kërkese mun-det të shmangen nga fotografimi.

Të gjithë nxënësit dhe prindërit që vijnë në olimpiadë quhet se kanë pranuar dhe lejojnë fotografimin dhe filmimin e tyre dhe përdorimin e tyre për synime (në sensin pozitiv) të shkollës “Udha e shkronjave”. Ne jemi shumë të kujdesshëm në përzgjedhjen dhe përdorimin e fotove veç në sensin pozitiv. Në raste të veçanta, kur është e mundur për ne, një foto e caktuar mund të hiqet me kërkesën e prindit, por kjo nuk mund të jetë fotoja e grupit (për të cilën ne nuk kemi foto tjetër). 1) Nxënësi duhet të paraqitet në kohën e caktuar në

ditën e testit. 2) Ju duhet të keni vetë mjetet tuaja: p.sh. stilolaps, laps, vizore. 3) Ju nuk duhet të merrni makina llogaritëse ose pa-jisje elektronike. 4) Ju nuk duhet të merrni asnjë material tjetër që ju jep një përfitim të pandershëm. 5) Zotërimi i materialeve të paautorizuara, edhe sikur të mos e kishit ndërmend t’i përdornit, mundet që t’ju ndëshkojë ose të humbni të drejtën e pjesëmarrjes. 6) Ju nuk duhet të paraqiteni në vend të dikujt tjetër. 7) Ju nuk duhet të flisni, të përpiqeni të komunikoni apo të shqetësoni pjesëmarrësit e tjerë në kohën që testi është duke u zhvilluar. 8) Nëse keni ndonjë dyshim, mundet t’i drejtoheni mësuesit mbikqyrës. 9) Ju nuk duhet të merrni me vete asnjë material që ka shërbyer gjatë testit, ku futen edhe fletat e shënimeve.

MJETET që lejohen

MJETET që NUK LEJOHEN

Mjetet e nxënësit janë futur në një kuletë të vogël trans-parente. Ato kryesisht janë: stilolaps me bojë blu që nuk fshihet me gomë, vizore, kompas (nëse kjo është në pro-gram).

Nuk lejohen makinat llogaritëse, celularët, apo pajisje të tjera elektronike për transmetim të dhënash.

Page 4: Regjistrimi në Olimpiadën XVI Kombëtare

UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International Schoolcel. +355 692076068 - www.olimpiada.al

[email protected] [email protected]

rr. Qemal Stafa, nr.226, Tiranë

Me rastin e 170 vjetorit të lindjes së poetit kombëtar Naim Frashëri, 25 maj 1846, pjesëmarrësit në olimpiadë ftohen të xhirojnë veten në

video duke recituar poezi të Naim Frashërit. Ato mund të zgjidhen nga përmbledhja e poezive “Gjuha shqipe” që gjendet në linkun (https://issuu.com/udhaeshkronjave/docs/gjuha_shqipe_ok).

Video duhet dorëzuar brenda datës 22 maj 2016 dhe skedari duhet emërtuar në formë kodi_emri_mbiemri p.sh. 2056_jashar_krasniqi (kodi jepet në Kartën e regjistrimit)Pranohen edhe recitime në grup, ku nxënësi identifikon veten. Dërgojeni në adresën [email protected]

Shumë nga videot do të ngarkohen në kanalin tonë në youtube.VLERËSIMI: Në Testin e Gjuhës Shqipe shtohen 1-5 pikë dhe u

mblidhen pikëve të testit. Videot më të mira do të kenë edhe vlerësime të tjera me dhurata dhe certifikata dhe ftesë për pjesëmarrje në

Ceremoninë e 25 Majit 2016, organizuar nga “Udha e shkronjave”.

PROJEKTI I OLIMPIADËSNAIM SHQIPËRIA

RECITIME NË VIDEO - YOUTUBE

1846 - 2016