republika e kosovës -...

16
1 Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim Plani i punës për vitin 2016

Upload: others

Post on 31-Aug-2019

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

1

Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo

Kuvendi - Skupština - Assembly

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe

Kthim

Plani i punës për vitin 2016

2

Përmbajtja:

Përbërja dhe struktura e Komisionit

I. Hyrje

II. Fushëveprimi i Komisionit

III. Objektivat

IV. Programi legjislativ i Qeverisë së Republikës së Kosovës, për vitin

2016

V. Mbikëqyrja e implementimit të ligjeve

VI. Seanca Dëgjimore

VII. Organizatat e ndryshme për përkrahjen e Komisionit

VIII. Aktivitetet e ndryshme nga kompetencat e komisionit

IX. Pasqyra tabelare e kalendarit të punës

3

Përbërja dhe struktura e Komisionit::

1. Jasmina Živković, kryetare (GP – LS – komuniteti serb ),

2. Agim Çeku, nënkryetar i parë ( GP -PDK- komuniteti shqiptar)

3. Mufera Sinik, nënkryetar i dytë (GP - 6+ komuniteti turk),

4. Agim Kikaj, anëtare (GP – LDK komuniteti shqiptar),

5. Fisnik Ismaili, anëtar (GP - VV - komuniteti shqiptar),

6. Rrustem Berisha, anëtare (GP AAK - komuniteti shqiptar),

7. Milka Vuletić, anëtare (G P– LS – komuniteti serb),

8. Slavko Simić, anëtare (G P– LS – komuniteti serb),

9. Saša Milosavljecić, anëtare (GP – LS – komuniteti serb),

10. Ćerim Bajrami, anëtar (PG 6+ komuniteti boshnjak),

11. Veton Berisha, anëtare (GP – LDK komuniteti egjiptian),

12. Danush Ademi, anëtar (PG 6+ komuniteti ashkali).

Personeli për përkrahje të Komisionit:

1. Nataša Tišma Prica, Kordinatore e Komisionit

2. Dritë Çarkaxhiu, zyrtare e lartë ligjore

4

I. Hyrje

Në bazë të Rregullores së punës të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Komisioni për të

Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, harton Planin dhe Programin e punës

me pasqyrën e të gjitha aktiviteteve të punës për periudhën janar- dhjetor 2016.

II. Fushëveprimi i Komisionit

Fushëveprimi dhe përgjegjësitë e komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve

dhe Kthim, janë të përcaktuara me shtojcën 2.1 të Rregullores për punën e Kuvendit të

Republikës së Kosovës:

- Shqyrtimi i projektligjeve nga aspekti i të drejtave dhe interesave të komuniteteve

- E drejta e anëtarëve të tij për të vendosur me shumicën e votave në lidhje me

projektligjet, me qëllim të adresimit të drejtë dhe me përgjegjësi të drejtave dhe

interesave të komuniteteve. Një deklarim i tillë duhet dërguar komisionit përkatës

funksional të Kuvendit, ose Kuvendit, sipas rastit;

- E drejta për të propozuar projektligje dhe masa tjera të ngjashme, në kuadër të

përgjegjësive të Kuvendit, kur e konsideron si të nevojshëm për trajtimin e

problemeve të komuniteteve;

- E drejta që në kërkesë të një anëtari të Kryesisë së Kuvendit që secili projektligj

t’i dërgohet për shqyrtim Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve

dhe Kthim, Komisioni me shumicën e votave të anëtarëve, vendos të paraqesë

amendamente në projektligj;

- Dhënia e mendimeve këshilluese me kërkesë të Kryesisë së Kuvendit, një

komisioni apo një grupi të përbërë prej së paku dhjetë (10) deputetësh të

Kuvendit, në lidhje me një çështje;

III. Objektivat

Gjatë ushtrimit të punëve të përcaktuara, Komisioni zbaton dhe i përmbahet procedurave

të përcaktuara me Rregulloren e punës së Kuvendit, gjatë ndryshimeve dhe plotësimeve

të projektligjeve, si dhe gjatë hartimit të raporteve me rekomandime për Kuvend. Në këtë

drejtim, objektivat kryesore të komisionit janë:

- Shqyrtimi i projektligjeve dhe raportimi me amendamente komisioneve

funksionale nga aspekti te drejtave dhe interesave te Komuniteteve sa i

përket pyetjeve ne funksionin mbrojtjeve dhe realizimeve te drejtave dhe

interesave te komuniteteve;

- Kryerja e kontrollit dhe studimi rreth efikasiteti te ligjeve te cilat janë në

fuqi dhe parashtron propozime rreth veprimeve që duhet të ndermirën,

- Kryerja e kontrollit të punës së Ministrisë adekuate lidhur me

implementimin e Ligjeve dhe raporton para Kuvendit, rreth nivelit të

implementimit te ligjeve;

- Aktivitetet tjera që ndërlidhen me përgjegjësitë e Komisionit.

5

IV. Programi legjislativ i Qeverisë së Republikës së Kosovës, për vitin 2015

Programi legjislativ i Qeverisë propozon një (1) projektligj për shqyrtim, si komision

Funksional :

1. Projeltligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/l-047 për

mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve

të tyre në Republikën e Kosovës

Komisioni shqyrton dhe i procedon të gjitha ligjet në cilësinë e Komisionit funksional

nga aspekti i mbrojtjes dhe realizimit të drejtave dhe interesave të komuniteteve.

Në rast të ndryshimeve dhe plotësimeve të strategjisë, Komisioni ka për kompetencë që

periodikisht të kontrollojë planin e vetë të punës dhe aktivitetet dhe të njëjtat t’i

harmonizojë me kërkesat dhe nevojat.

V. Mbikëqyrja e zbatimit të ligjeve

Nga fushëveprimi i kompetencave dhe përgjegjësive të veta, Komisioni është i autorizuar të

bëjë mbikëqyrjen dhe zbatimin e ligjeve nga ana e Qeverisë, përkatësisht ministrive në

mënyrën e sigurimit të transparencës, barazisë, mundësive të barabarta dhe ndarjes së

barabartë të buxhetit për të gjitha komunitetet (neni 73 i Rregullores për punën e Kuvendit të

Republikës së Kosovës).

Në këtë kontekst, Komisioni realizon bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë për

Komunitetet dhe Kthim dhe Ministrinë e administratës lokale dhe përfaqësuesit e tijë

kompetentë, duke i ftuar të njëjtit për pjesëmarrje në mbledhjet e veta dhe vizitat në teren,

për ofrimin e informatave të nevojshme, mendimeve, sugjerimeve për çështjet në rend dite,

në funksion të mbrojtjes dhe realizimin e të drejtave dhe interesave të Komuniteteve.

Mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nga ana e Komisionit, do të jetë njëra nga detyrat kryesore

në vitin 2016.

Mbikëqyrja do të bazohet në Planin e veprimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për

integrime Evropiane (Çështje që dalin nga ligjet e që janë të lidhura me të drejta dhe

interesat e Komuniteteve dhe mbrojtjen e tyre). Në këtë kontekst, Komisioni formon grupe

punuese për mbikëqyrjen e zbatimit të këtyre ligjeve:

1. Ligji për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës (posaçërisht neni 11)

2. Ligji për Vetëqverisje lokale

3. Ligji për financat e Pushtetit Lokal (mbikëqyrja e zbatimit të ligjit dhe

mbikëqyrja buxhetore).

6

VI. Seanca Dëgjimore

Komisioni organizon dëgjime publike dhe takime të rregullta konsultative me ministritë

e resorit, kuvendet komunale të Kosovës, Avokatin e popullit, Agjencinë për privatizim,

Bordin e Pavarur Mbikëqyrës, Shoqërinë civile, policinë e Kosovës etj.

VII. Organizatat e ndryshme për mbështetjen e punës së Komisionit

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian ( OSBE), është njëra nga

organizatat kryesore e cila mbështetë punën e Komisionit që nga viti 2006.

Mbështetja e OSBE-së nga aspekti i organizimit është i përhershëm në sferën e

shqyrtimit të projektligjeve, mbikëqyrjes së zbatimit të ligjeve, organizimit të

dëgjimeve publike dhe tryezave të rrumbullakëta, si dhe bashkëpunimit

ndërparlamentar.

OSBE ka në disponim një numër të madh ekspertësh nga lëmi i të drejtave të

njeriut dhe të drejtave të komuniteteve dhe nga ky aspekt mund t’i ofrojë ndihmë

Komisionit në çdo kohë.

Sa i përket ligjeve dhe çështjeve tjera specifike, OSBE bashkëpunon me

Institutin demokratik për të drejtat e njeriut me seli në Varshavë.

Në këtë drejtim Komisionin e përkrahin edhe institucionet tjera ndërkombëtare.

VIII. Aktivitetet e ndryshme nga kompetencat e komisionit

Komisioni përcakton një përfaqësues të vet për pjesëmarrje në shënimin e

“ditëve festive për komunitet” , në vende të ndryshme të Republikës së Kosovës.

7

IX. Pasqyra tabelare e kalendarit të punës

Muajt

Java

Agjenda

Detyrat

JANAR

IV

- Përgatitjet për hartimin e draft- planit

të punës së Komisionit.

Aktivitetet për hartimin e draft- planit

të punës.

SHKURT

I

- Organizimi i punëtorisë për hartimin e

draft- planit për punën e Komisionit

për vitin 2016.

Vendi: Prishtinë-Hotel ,,Sirius”

Miratimi i planit të punës së Komisionit.

Aktivitetet për hartimin e draft- planit

të punës me përkrahjen e administratës

dhe në bashkëpunim me OSBE-në.

II

- Vazhdimi nga viti i kaluar i procesit

të monitorimit për zbatimin e Ligjit

për shërbimin civil.

- Mbledhja e grupit të punës për

monitorimin e Ligjit për shërbimin

civil (neni 11) për identifikimin e

çështjeve të ndryshme dhe marrjen e

informatave dhe të dhënave në

procesin e monitorimit.

- Shqyrtimi i të gjitha projektligjeve

në procedurë nga aspekti i të drejtave

dhe interesave të komuniteteve me

raportet e komisioneve funksionale.

Zbatimi i planit dhe programit të punës

dhe planit të veprimit për monitorimin

dhe zbatimin e Ligjit për shërbimin

civil.

Vlerësimi i amendamenteve të

propozuara nga komisionet funksionale

nga aspekti i të drejtave dhe interesave

të komuniteteve dhe hartimi i

rekomandimeve për Kuvendin.

III

- Shqyrtimi i të gjitha projektligjeve

në procedurë nga aspekti i të drejtave

dhe interesave të komuniteteve me

raportet e komisioneve funksionale.

Vlerësimi i amendamenteve të

propozuara nga komisionet funksionale

nga aspekti i të drejtave dhe interesave

të komuniteteve dhe hartimi i

rekomandimeve për Kuvendin.

8

- Dërgimi i rekomandimeve Kryesisë,

që raporti me rekomandime mbi

monitorimin e zbatimit të Ligjit për

Hoqë të Madhe dhe Ligjit për

Qendrën Historike të Prizrenit, të

shqyrtohet në mbledhjen plenare

(zbatimi i aktiviteteve procedurale).

- Vizita e grupit të punës në terren, në

procesin e monitorimit të Ligjit për

shërbimin civil.

Vendi – KK Pejë.

Zbatimi dhe miratimi në Kuvend.

Realizimi i planit të veprimit për

zbatimin dhe monitorimin e Ligjit për

shërbimin civil.

IV

- Shqyrtimi i të gjitha projektligjeve në

procedure nga aspekti i të drejtave dhe

interesave të komuniteteve me raportet

e komisioneve funksionale.

- Vizitë në MASHT, lidhur me

pranimin e kandidatëve të

komuniteteve jo shumicë në

fakultete, në Universitetin “Hasan

Prishtina” nga viti i kaluar akademik.

Vlerësimi i amandamenteve të

propozuara nga komisionet funksionale

nga aspekti i të drejtave dhe interesave

të komuniteteve dhe hartimi i

rekomandimeve për Kuvend.

Mbledhja e të dhënave dhe informatave

dhe realizimi i objektivave të

Komisionit për realizimin e qëllimeve

programore.

MARS

I

- Shqyrtimi i të gjitha Projektligjeve në

procedurë nga aspekti i të drejtave

dhe interesave të komunitetit dhe

kthim me raportet e komisionit

funksional.

- Mbledhja e parë e grupit të punës

lidhur me fillimin e procesit të

monitorimit të Ligjit për

vetëqeverisjen lokale nga aspekti i

kontrollit të buxhetit ( faza e parë e

monitorimit ).

Vlerësimi i amandamenteve të

propozuara nga Komisioni Funksional,

në aspektin e të Drejtave, Interesave të

Komuniteteve dhe hartimi i

rekomandimeve për Kuvend.

Identifikimi i çështjeve kryesore apo

dispozitave të cilat monitorohen me

përkrahjen e administratës dhe partnerit

të OSBE-së.

9

- Mbledhja e parë e grupit të punës

lidhur me fillimin e procesit të

monitorimit të Ligjit për financat e

pushtetit lokal nga aspekti i kontrollit

të buxhetit (faza e parë e monitorimit)

- Raportimi i ministrit për shqyrtimin e

çështjeve të caktuara nga fusha e

punës dhe përgjegjësisve të

Komisionit:

Ministria e Financave

Identifikimi i çështjeve kryesore apo

dispozitave të cilat monitorohen me

përkrahjen e administratës dhe partnerit

të OSBE-së.

Marrja e informacioneve për rezultatet

e arritura dhe ngecjet eventuale.

II

- Vizitë në terren: KK Ferizaj.

Zbatimi i objektivave të Komisionit

III

- Raportimi i ministrit për shqyrtimin e

çështjeve të caktuara nga fusha e

punës dhe përgjegjësisve të

Komisionit:

Ministria për Komunitete dhe Kthim.

- Mbledhja e grupit të punës dhe

hartimi i planit të veprimit për

monitorimin e Ligjit për

vetëqeverisjen lokale.

Marrja e informacioneve për rezultatet

e arritura dhe ngecjet eventuale.

Aktivitetet e planifikuara me përkrahjen

e administratës.

IV

- Raportimi i ministrit për shqyrtimin e

çështjeve të caktuara nga fusha e

punës dhe përgjegjësisve të

Komisionit:

Zyra për Çështje të Komuniteteve në

Kabinetin e Kryeministrit.

- Mbledhja e grupit të punës dhe

hartimi i planit të veprimit për

monitorimin e Ligjit për financat e

pushtetit lokal.

Marrja e informacioneve për rezultatet

e arritura dhe ngecjet eventuale.

Aktivitete e planifikuara me përkrahjen

e administratës.

10

PRILL

I

- Shqyrtimi i të gjitha projektligjeve në

procedurë nga aspekti i të drejtave

dhe interesave të komuniteteve, me

raportet e komisioneve funksionale.

Vlerësimi i amandamenteve të

propozuara nga komisionet funksionale,

në aspektin e të Drejtave dhe Interesave

të Komuniteteve dhe hartimi i

rekomandimeve për Kuvend.

II

- Organizimi i debatit për buxhet, sipas

rekomandimeve të KE-së nga Raporti

i Progresit për Kosovën, për vitin

2015.

Debati për mbikëqyrjen e buxhetit

lidhur me raportin e ministrisë për

shpenzimet buxhetore në tremujorin e

parë të vitit 2016.

- Shqyrtimi i të gjitha projektligjeve në

procedurë nga aspekti i të drejtave

dhe interesave të komuniteteve, me

raportet e komisioneve funksionale.

Identifikimi i çështjevs me përkrahjen e

administratës dhe partnerit të OSBE-së.

Vlerësimi i amandamenteve të

propozuara nga komisionet funksionale,

në aspektin e të Drejtave dhe Interesave

të Komuniteteve dhe hartimi i

rekomandimeve për Kuvend.

III

- Raportimi i ministrit për shqyrtimin e

çështjeve të caktuara nga fusha e

punës dhe përgjegjësisve të

Komisionit:

Ministria e Forcës së Sigurisë së

Kosovës.

Marrja e informacioneve për rezultatet

e arritura dhe ngecjet eventuale.

IV

- Vizita e Komisionit, komuniteteve në

Gjakovë.

Zbatimi i objektivave të Komisionit

MAJ

I

- Shqyrtimi i të gjitha projektligjeve në

procedurë nga aspekti i të drejtave

dhe interesave të komuniteteve, me

raportet e komisioneve funksionale.

- Përgatitja e draft-raportit të grupit të

punës dhe raportimi në Komision për

monitorimin e Ligjit për shërbimin

civil dhe përgatitja e rekomandimit

për Kryesi, që raporti të shqyrtohet në

mbledhje plenare.

Vlerësimi i amandamenteve të

propozuara nga komisionet funksionale,

në aspektin e të Drejtave dhe Interesave

të Komuniteteve dhe hartimi i

rekomandimeve për Kuvend.

Hartimi i raportit përfundimtar me

rekomandimet për miratim në Kuvend.

11

- Vizitë studimore në Kuvendin e

Kroacisë, me përkrahjen financiare të

OSBE-së.

Zbatimi i aktiviteteve të OSBE-së për

realizimin e vizitës.

II

- Mbledhja e grupit të punës për

monitorimin e Ligjit për

vetëqeverisjen lokale (faza e dytë e

monitorimit).

Aktivitete të planifikuara me përkrahjen

e administratës.

III

- Raportimi i ministrit për shqyrtimin e

çështjeve të caktuara nga fusha e

punës dhe përgjegjësisve të

Komisionit:

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit

Rural.

Marrja e informacioneve për rezultatet

e arritura dhe ngecjet eventuale.

IV

- Mbledhja e grupit të punës për

monitorimin e Ligjit për financat e

pushtetit lokale (faza e dytë e

monitorimit).

Aktivitete e planifikuara me përkrahjen

e administratës.

QERSHOR

I

- Shqyrtimi i të gjitha projektligjeve në

procedurë nga aspekti i të drejtave

dhe interesave të komuniteteve, me

raportet e komisioneve funksionale.

- Rishqyrtimi i planit të punës dhe

rezultateve për gjashtëmujorin e parë

dhe plotësimet eventuale të planit.

- Vizitë e Komisionit në terren: Shënim

(ditët e festës së komuniteteve), në

vende të ndryshme të Republikës së

Kosovës.

Vlerësimi i amandamenteve të

propozuara nga komisionet funksionale,

në aspektin e të Drejtave dhe Interesave

të Komuniteteve dhe hartimi i

rekomandimeve për Kuvend.

Plotësimi eventual i planit të punës për

gjashtëmujorin e dytë.

Aktivitete të ndryshme.

12

II

- Raportimi i ministrit për shqyrtimin e

çështjeve të caktuara nga fusha e

punës dhe përgjegjësisve të

Komisionit:

Ministria e Zhvillim Ekonomik,

Infrastrukturë, Tregti dhe Industri.

Marrja e informacioneve për rezultatet

e arritura dhe ngecjet eventuale.

III

- Shqyrtimi i të gjitha projektligjeve në

procedurë nga aspekti i të drejtave

dhe interesave të komuniteteve, me

raportet e komisioneve funksionale.

- Vizitë në terren : KK Albanik

Vlerësimi i amandamenteve të

propozuara nga komisionet funksionale,

në aspektin e të Drejtave dhe Interesave

të Komuniteteve dhe hartimi i

rekomandimeve për Kuvend.

Zbatimi i objektivave të Komisionit.

IV

- Aktivitetet tjera

Zbatimi i aktiviteteve .

KORRIK

I

- Shqyrtimi i të gjitha projektligjeve në

procedurë nga aspekti i të drejtave

dhe interesave të komuniteteve, me

raportet e komisioneve funksionale.

- Vizitë studimore në Mal të Zi.

Vlerësimi i amandamenteve të

propozuara nga komisionet funksionale,

në aspektin e të Drejtave dhe Interesave

të Komuniteteve dhe hartimi i

rekomandimeve për Kuvend.

Zbatimi i aktiviteteve për realizimin e

vizitës.

II

- Organizimi i debatit publik për

shkallën e zbatimit të Ligjit për

vetëqeverisjen lokale (faza III e

monitorimit të ligjit nga ana e grupit

të punës).

Aktivitete të përkrahura nga

administrata dhe OSBE-ja, si dhe

realizimi i debatit publik.

III

- Raportimi i ministrit për shqyrtimin e

çështjeve të caktuara nga fusha e

punës dhe përgjegjësisve të

Komisionit;

Ministria për Punë dhe Mirëqenie

Sociale.

Marrja e informatave për rezultatet e

arritura dhe ngecjet eventuale.

13

IV

- Organizimi i debatit për buxhet, sipas

rekomandimeve të KE-së nga Raporti

i Progresit për Kosovën, për vitin

2015.

Debati për mbikëqyrjen e buxhetit

lidhur me raportin e ministrisë për

shpenzimet buxhetore për tremujorin

e II të vitit 2016.

Zbatimi me përkrahjen e administratës

dhe partnerit të OSBE-së.

GUSHT

Kuvendi në pushim verorë

SHTATOR

I

- Shqyrtimi i të gjitha projektligjeve në

procedurë nga aspekti i të drejtave

dhe interesave të komuniteteve, me

raportet e komisioneve funksionale.

- Identifikimi i objektivave nga

Programi legjislativ i Qeverisë për

vitin 2016.

Shqyrtimi i projektligjit për ndryshimin

dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-047 për

mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave

dhe të komuniteteve dhe pjesëtarëve të

tyre në Republikën e Kosovës, në

cilësinë e Komisionit funksional dhe

raportues.

- Formimi i grupit të punës për

shqyrtimin e projektligjit për

ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 03/L-047 për mbrojtjen dhe promovimin

e të drejtave dhe komuniteteve dhe

pjesëtarëve të tyre në Republikën e

Kosovës.

Vlerësimi i amandamenteve të

propozuara nga komisionet funksionale,

në aspektin e të Drejtave dhe Interesave

të Komuniteteve dhe hartimi i

rekomandimeve për Kuvend.

Zbatimi i planit dhe programit të punës

Pjesëmarrja aktive e Komisionit gjatë

shqyrtimit, shqyrtimit të serishëm dhe

procedimin e ligjeve, me qëllim të

aprovimit në Kuvend.

II

- Organizimi i debatit publik për

shkallën e zbatimit të Ligjit për

financat e pushtetit lokal (faza III e

monitorimit të ligjit nga ana e grupit

të punës).

Aktivitete me përkrahjen e

administratës dhe partnerit të OSBE-së

për realizimin e debatit publik.

14

III

- Vizitë në terren: KK Shtërpcë

Marrja e informacioneve sipas

objektivave të Komisionit

IV

- Shqyrtimi i të gjitha projektligjeve në

procedurë nga aspekti i të drejtave

dhe interesave të komuniteteve, me

raportet e komisioneve funksionale.

- Përgatitja e draft- raportit të grupit të

punës dhe raportimi në Komision për

projektligjin për ndryshimin dhe

plotësimin e Ligjit nr. 03/L-047 për

mbrojtjen dhe promovimin e të

drejtave dhe komuniteteve dhe

pjesëtarëve të tyre në Republikën e

Kosovës.

Vlerësimi i amendamenteve të

propozuara nga komisionetfunksionale

nga aspekti i të drejtave dhe interesave

të komuniteteve dhe hartimi i

rekomandimeve për Kuvendin.

Hartimi i raportit final me

rekomandime në cilësinë e Komisionit

raportues, për miratim në Kuvend.

TETOR

I

- Organizimi i debatit për buxhet, sipas

rekomandimeve të KE-së nga Raporti

i Progresit për Kosovën, për vitin

2015.

- Debat për mbikëqyrjen e buxhetit

lidhur me raportin e ministrisë për

shpenzimet buxhetore për tremujorin

e III të vitit 2016.

Zbatimi me përkrahjen e administratës

dhe partnerit të OSBE-së.

II

- Raportimi i ministrit për shqyrtimin e

çështjeve të caktuara nga fusha e

punës dhe përgjegjësisve të

Komisionit;

Ministria e Planifikimit Hapësinor.

Marrja e informatave për rezultatet e

arritura dhe ngecjet eventuale.

III

- Vizitë në terren: Mamushë, KK

Prizren

Marrja e informacioneve sipas

objektivave të Komisionit.

IV

Rishqyrtimi i planit dhe rezultateve të

punës për gjashtëmujorin e dytë dhe

ndryshimi eventual i planit.

Ndryshimet eventuale të planit të

punës.

15

NËNTOR

I

- Shqyrtimi i të gjitha projektligjeve në

procedurë nga aspekti i të drejtave

dhe interesave të komuniteteve, me

raportet e komisioneve funksionale.

Vlerësimi i amandamenteve të

propozuara nga komisionet funksionale,

në aspektin e të Drejtave dhe Interesave

të Komuniteteve dhe hartimi i

rekomandimeve për Kuvend.

II

- Vizitë në terren: Vraqevë-Breznicë-

Kushtovë – KK Albanik

Marrja e informacioneve sipas

objektivave të Komisionit.

III

- Përgatitja e draft- raportit të grupit të

punës dhe raportimi në Komision për

monitorimin e zbatimit të Ligjit për

vetëqeverisjen lokale.

Hartimi dhe miratimi i raportit final me

rekomandimet për miratim në Kuvend.

IV

- Raportimi i ministrit për shqyrtimin e

çështjeve të caktuara nga fusha e

punës dhe përgjegjësisve të

Komisionit;

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe

Sportit

Marrja e informacioneve për rezultatet

e arritura dhe ngecjet eventuale.

DHJETOR

I

- Shqyrtimi i të gjitha projektligjeve në

procedurë nga aspekti i të drejtave

dhe interesave të komuniteteve, me

raportet e komisioneve funksionale.

- Vizitë në terren:

Gorazhdec,Brestovik- KK Pejë

- KK Skënderaj

Vlerësimi i amandamenteve të

propozuara nga komisionet funksionale,

në aspektin e të Drejtave dhe Interesave

të Komuniteteve dhe hartimi i

rekomandimeve për Kuvend.

Marrja e informacioneve sipas

objektivave të Komisionit

II

- Shqyrtimi dhe vlerësimi i projektligjit

për buxhetin e Republikës së Kosovës

për vitin 2017.

Komisioni harton rekomandime për

Kuvendin.

16

III

Përgatitja e draft-raportit të grupit të

punës dhe raportimi në Komision për

zbatimin e Ligjit për financat e

pushtetit lokal (faza e III e

monitorimit të ligjit nga ana e grupit

të punës).

Hartimi dhe miratimi i raportit final, me

rekomandimet për monitorimin e

ligjeve për Kuvendin.

IV

- Shqyrtimi i të gjitha projektligjeve në

procedurë nga aspekti i të drejtave

dhe interesave të komuniteteve, me

raportet e komisioneve funksionale.

Vlerësimi i amandamenteve të

propozuara nga komisionet funksionale,

në aspektin e të Drejtave dhe Interesave

të Komuniteteve dhe hartimi i

rekomandimeve për Kuvend.

Në pajtim me parimet e përgjithshme të punës së komisionit, Komisioni realizon planin e

punës gjatë vitit, sipas kërkesave dhe nevojës.

Prishtinë, 5 shkurt 2016

Kryetarja e Komisionit

__________________

Jasmina Živković