republika e shqipËrisË - doktoratura.unitir.edu.al · ortodoks në palermo apo kolegji...
TRANSCRIPT
REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË
ARBËRESHËT E ITALISË
DHE
ÇËSHTJA SHQIPTARE
(RILINDJA)
Specialiteti: Histori
Kandidati: Udhëheqës shkencor: Ma. Denisa TARE Prof. dr. Ferit DUKA
Tiranë, 2016
REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË
Tel/Faks: +355 4 369 987, www.fhf.edu.al Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë
Disertacion i paraqitur nga
Denisa TARE
Në kërkim të gradës shkencore
DOKTOR
ARBËRESHËT E ITALISË DHE ÇËSHTJA SHQIPTARE
(RILINDJA) Specialiteti: Histori
Udhëheqës shkencor: Prof. dr. Ferit DUKA
MBAJTUR, MË DT. ....../......./2016 1. .................................................... Kryetar 2. .................................................... Anëtar (oponent) 3. .................................................... Anëtar (oponent) 4. .................................................... Anëtar 5. .................................................... Anëtar
Tiranë, 2016
i
PASQYRA E LËNDËS
PARATHËNIE………………………………………………………............................................ii
HYRJE.....................................................................................................................................XV
KREU I: ARBËRESHËT NË LËVIZJEN KOMBËTARE PËR BASHKIMIN E ITALISË
1.1 Pjesëmarrja e arbëreshëve në lëvizjen politike italiane .............................................................1
1.2 Roli i arbëreshëve në organizatën ‗Italia e Re‖ të Xhuzepe Mazinit………...............................4
1.3 Kontributi i arbëreshëve në lëvizjen revolucionare garibaldine të vitit 1860................................7
KREU II : FILLIMET E LËVIZJES LETRARO-KULTURORE NË RADHËT E ARBËRESHËVE
2.1. Figura të shquara të botës letraro-kulturore-artistike arbëreshe................................................19
2.2. Kontributi i Zef Serembes në letërsinë dhe kulturën arbëreshe.................................................37
2.3. Jeronim De Rada personalitet i botës arbëreshe......................................................................40
KREU III : SHTYPI ARBËRESH DHE CËSHTJA KOMBËTARE
3.1 Roli i shtypit të shkruar në mbrojtje të çështjes kombëtare……….……….............................. .49
3.2 Jeromim De Rada dhe e përkohshmja ―L‘Albanese d‘Italia‖………………………….….….....51
3.3 Jeromim De Rada dhe e përkohshmja ―Flamuri i Arbrit‖…………….…… ...…….….…….....56
3.4 Anselmo Lorekio dhe e përkoshmja ―La Nazione Albanese‖…………….......……..….…….....69
KREU IV: ASPEKTE TË LËVIZJES ARSIMORE-KULTURORE NË RADHËT E ARBËRESHËVE
4.1 Kolegji arsimor i Shën-Adriano në Shën Benedhit (S.Benedeto Ullano)....................................83
4.2 Seminari arbëresh i Palermos ……………………………………………….………….......…..93
4.3 Kongresi i parë linguistik në Koriliano Kalabro.......................................................................96
4.4 Kongresi i dytë linguistik në Ungër/Lungro………………………………...………….....…....102
4.5 Françesco Krispi dhe inagurimi i politikës italiane në Shqipëri.................................................105
KREU V: ARBËRESHËT DHE ÇËSHTJA E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË
5.1 Lëvizja kombëtare shqiptare dhe rivaliteti austo-italian në Shqipëri në vitet 1882-1901...............119
5.2 Komitetet dhe shoqëritë politike shqiptaro-italiane të viteve 1897-1907....................................130
5.3 Politika italiane dhe kontributi i arbëreshëve në pavarësinë e Shqipërisë në vitet 1910-1912 ......138
PËRFUNDIME...........................................................................................................................154
BIBLOGRAFIA..........................................................................................................................165
SHTOJCA 1.................................................................................................................................. 172
SHTOJCA 2...................................................................................................................................117755
ii
PARATHËNIE
Është i njohur fakti që e kaluara e popullit shqiptar është e lidhur ngushtë me përpjekjet për liri
dhe mëvetësi sovrane. Këtë e dëshmojnë edhe ngjarjet e mëdha historike të fundshekullit të XIX - dhe të
fillimit të shekullit XX, të cilat shënuan ndryshime dhe kthesa thelbësore për popullin shqiptar dhe për
fatin e tij, ngjarje që kishin të bënin me shkëputjen një herë e mirë nga Perandoria Osmane dhe me
shpalljen e Pavarësisë. Padyshim që ngjarje të mëdha kërkojnë vëmendje të herëpashershme. Këto
ngjarje, me rëndësi të madhe për popullin shqiptar, patën dhe një aspekt të mirëfilltë social, një
sensibilizim të të gjithë shqiptarëve për çështjen kombëtare, për kufijtë dhe gjuhën amtare. Kjo periudhë
historike pasqyroi realitetin e shqiptarëve dhe të Shqipërisë para autoriteteve ndërkombëtare. Në këtë
periudhë, Shqipëria ishte një vend i varfër dhe i vogël, por përpjekjet për t’u njohur e afirmuar si komb
ishin të mëdha e të pashtershme. Rilindasit e asaj periudhe luftuan shumë për mbrojtjen e çështjes
kombëtare. Ata bënë gjithashtu një punë shumë të madhe edhe në diasporë, duke u grupuar në vende të
ndryshme, si SHBA, Itali, Francë, Zvicër, Greqi etj., dhe duke botuar shkrime e artikuj për çështjen
kombëtare në gazetat dhe revistat e atyre vendeve ose, edhe më mirë, duke themeluar vetë gazeta,
buletine apo revista periodike, në shqip dhe në gjuhët përkatëse të vendeve ku jetonin. Ndër problemet
më të rëndësishme që i qëndrojnë përballë historiografisë bashkëkohore janë çështjet e shqyrtimit sa më
të thellë të një kombi. Me këtë rast, objekt i veçantë trajtimi përpara nesh, del përpjekja për të ndriçuar
të kaluarën historike të shqiptarëve, në kuadrin e marrëdhënieve mes dy popujve fqinj, Shqipërisë dhe
Italisë. Fokusi i punimit tim është trajtimi më në gjerësi i raporteve italo-shqiptare në etapa të ndryshme
të zhvillimit të tyre. Është kjo arsyeja e cila më shtyu të studioj temën “Arbëreshët e Italisë dhe çështja
kombëtare shqiptare” si dhe idenë për të trajtuar lidhjet shqiptaro-italiane të fundshekullit të XIX dhe
fillimit të shekullit të XX, e nxitur dhe nga një interes i veçantë për politikën italiane në Shqipëri,
ndikimin e saj në politikën shqiptare dhe në vetë jetën shqiptare të asaj periudhe. Njëkohësisht, fakti i të
qenurit lektore e lëndës “Historia e Popullit Shqiptar” (periudha e Rilindjes Kombëtare Shqiptare) e
nxiti më tej interesin për një studim më të thelluar të çështjes kombëtare shqiptare të fund shekullit të
XIX dhe fillim të shekullit të XX.
Studimi im i referohet një periudhe kur çështja kombëtare shqiptare ishte në kulmin e saj dhe
vetë rilindasit e kohës, jo vetëm brenda Shqipërisë por edhe jashtë, dhanë ndihmesë në ngritjen lart të
ndërgjegjes kombëtare, proces që do të realizohej nëpërmjet arsimimit masiv, e vetmja mënyrë për të
arritur ndriçimin e shqiptarëve. Nuk mund të lëmë në hije rolin e shqiptarëve në Itali (arbëreshëve), që,
ndonëse larg atdheut, ndihmuan në ngritjen lart të ndërgjegjes kombëtare, nëpërmjet kontributit jo vetëm
iii
letrar e kulturor, por edhe politik të atdhetarëve shqiptarë si De Rada, Xh. Skiroi, Serembe, por edhe
mjaft të tjerë, pa lënë mënjanë figura të rëndësishme politike si Krispi,i cili, ndonëse kryeministër italian
për një periudhë të gjatë kohore, nuk e mohoi faktin e të qenurit shqiptar apo, siç citohet në vepra të
ndryshme, “albanese di sangue e di cuore”. Ishte pikërisht Krispi që nxiti dhe forcoi marrëdhëniet mes
shqiptarëve në dy anët e Adriatikut. Ajo që nxiti më tepër kureshtjen për ta vazhduar studimin e kësaj
teze qe studimi i kryer nga Stavro Skëndi. Skëndi, në veprën e tij “Zgjimi kombëtar shqiptar 1878-1912”,
hedh dritë mbi mjaft çështje të rëndësishme të marrëdhënieve shqiptaro-italiane. Në këtë vepër të
Skëndit, përmendet kontributi i padiskutueshëm i arbëreshëve në mbrojtje të çështjes kombëtare,
kontribut i cili u shpreh në forma të ndryshme. Së pari, përmes kongreseve gjuhësore që do të ndihmonin
jo vetëm në arritjen e krijimit të një alfabeti të njehsuar apo themelimin e një shoqërie kombëtare
shqiptare, por edhe nisjen e forcimin e marrëdhënieve në shkallë më të gjerë me mëmëdheun. Krahas
kongreseve gjuhësore, ndihmesa e tyre shihet në propagandën këmbëngulëse me shtypin, me mocione në
parlament, me mitingje dhe me konferenca. Fillimi i shekullit të XX, shënon një rritje të veprimtarisë
kombëtare të italo-shqiptarëve. Lëvizja letraro-kulturore e patriotëve italo-shqiptarë, në të njëjtën kohë
dhe lëvizja politike, po jepte ndihmesë në zgjidhjen e kauzës kombëtare. Synimi i arbëreshëve ishte zgjimi
i ndërgjegjes kombëtare në Shqipëri dhe kujdesi për të përhapur atje programin e tyre politik ndërsa,
nga ana tjetër, ata dyfishuan përpjekjet për të bërë për vete opinionin publik italian. Nuk mund të lihet
pa përmendur ndihmesa që dhanë arbëreshët në luftën për bashkimin e Italisë. Përmendim pjesëmarrjen
e mjaft figurave të shquara luftëtarësh arbëreshë, të cilët nuk nguruan të rroknin armët e të luftonin krah
të madhit Garibaldi. Nga ana tjetër, për këtë kontribut të dhënë, u vlerësuan nga vetë Garibaldi, i cili
nuk la rast pa përmendur aftësitë ushtarake dhe politike të popullsisë arbëreshe.
Hulumtimi i të dhënave për këtë studim nuk ka qenë aspak i lehtë. Hapi i parë ishte puna në
Bibliotekën Kombëtare, si dhe në Sektorin e Albanologjisë në Durrës, ku falë dashamirësisë së
punonjësve, munda të siguroj materiale të rëndësishme për studimin tim. Më pas, puna hulumtuese u
drejtua në Institutin e Historisë, duke vazhduar më tej në kërkimin e materialeve arkivore në Arkivin e
Shtetit në Tiranë. Si fillim, shfrytëzova libra të autorëve bashkëkohorë shqiptarë si: Stavro Skëndi,
Gjovalin Shkurtaj, Koli Xoxi, Kolë Kamsi, Ahmet Kondo, etj. Krahas autorëve shqiptarë që kanë dhënë
një kontribut të rëndësishëm në trajtimin e çështjes kombëtare shqiptare, nën këndvështrimin e tyre,
mjaft autorë të tjerë, kryesisht italianë, por edhe autorë me kombësi të tjera, kanë paraqitur mendimet e
tyre në formën e botimeve të plota apo punimeve të shkurtra, të botuara në gazetat dhe periodikët e
kohës. Përmendim autorin italian Gaetano Petrota, i cili, në mënyrë të veçantë, ka pasur në fokus të
studimeve të tij problemet shqiptare. Një libër me vlerë nga ky autor është libri me titull “Francesco
Crispi e l’Albania” (Palermo, 1927) ku autori analizon në mënyrë të përmbledhur marrëdhëniet e
iv
Krispit me komunitetin arbëresh dhe me çështjen kombëtare shqiptare. Sipas autorit, shqiptarët besonin
se Krispi, si një burrë shteti italian, do të ndihmonte Shqipërinë me qëllim që kjo e fundit të pavarësohej.
Ai përpiqet të argumentojë pikërisht këtë dimension prej atdhetari të Krispit. Një tjetër studim me vlerë i
Gaetano Petrotës, i përkthyer në shqip, është “Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare”, Tiranë, Botimet
Almera, 2008. Ky studim paraqet rëndësi për tezën time, lidhur kjo me një trajtim të veçantë që autori i
ka bërë autorëve arbëreshë dhe kontributit të tyre të rëndësishëm në çështjen kombëtare shqiptare. Një
studiues me vlerë është Kol Kamzi, me veprën e plotë të tij, “Shqiptarët e Italisë”. Kol Kamzi njihet në
historinë e albanologjisë si personalitet dhe figurë e dalluar e arsimit dhe kulturës shqiptare,
njëkohësisht historian, filolog, gjuhëtar, etno-folklorist etj. Kamzi u njoh që herët me botën e
arbëreshëve të Italisë, duke trajtuar me imtësi çështjen e ruajtjes të gjuhës dhe traditave shqiptare në
mjediset e arbëreshëve në Itali. Studimi “Shqiptarët e Italisë” si fillim u botua në disa numra të revistës
“Leka” (1934-1944), vepër e cila botohet e plotë 45 vjet pas vdekjes së autorit. Kjo vepër paraqet një
rëndësi të veçantë për njohjen më nga afër të botës arbëreshe. Ka trajtuar me hollësi ngulmimet
arbëreshe, arsyet e emigrimit të tyre në Itali si dhe vendbanimet kryesore të tyre. Të dhëna të
mjaftueshme na jep kjo vepër edhe lidhur me figura të rëndësishme arbëreshe si: Jeronim De Rada,
Demetrio Kamarda, Jul Varibova, Xhuzepe Skiroi, Zef Serembe, Gavril Dara i Riu, Vinçenso Stratigoi,
Françesco Krispi, Paskuale Skura etj., figura të cilat kanë kontribuar thellësisht në aspekte të ndryshme
të jetës arbëreshe, jo vetëm kulturore-artistike dhe letrare, por edhe politike. Krahas të tjerave, autori na
jep informacion lidhur me jetën arsimore dhe kulturore të arbëreshëve. Kjo shihet në trajtimin e zgjeruar
që u bën kolegjeve kryesore arbëreshe, si ai i San Demetrio Koronës apo Shën Adrianos. Vinçenso
Dorsa është një tjetër studiues, i cili ka dhënë kontributin e tij përmes studimit të përkthyer “Shqiptarët,
Hulumtime dhe mendime” titulli origjinal i të cilit është “Sugli Albanesi, Ricerche e Pensieri”. Studimi i
tij ka rëndësi, sepse na jep një kuadër të qartë të gjendjes së Shqipërisë jo vetëm gjatë kohës së
Skënderbeut, por sidomos pas vdekjes së tij, si dhe emigrimin e shqiptarëve në drejtim të rajoneve të
ndryshme të vendit fqinj, Italisë. Krahas sqarimit të arsyeve të emigrimit të shqiptarëve, Dorsa jep një
pasqyrë të qartë dhe të disa familjeve fisnike shqiptare të cilat, pas vdekjes së Skënderbeut, u vendosën
në Mbretërinë e Dy Sicilive, ku u pritën mjaft mirë dhe fituan një sërë privilegjesh. Jo vetëm kaq, por
Dorsa na jep edhe një kuadër të qartë të ecurisë së kolegjeve të rëndësishme të kohës, si Kolegji
Ortodoks në Palermo apo kolegji Ullano-Orsini në Kalabri, kolegje të cilat, jo vetëm arsimuan figura të
rëndësishme të kohës, por njëherësh u udhëhoqen nga personalitete të cilët ndihmuan në ngritjen e
forcimin e tyre. Përmendim Stefano Rodotën, Feliçe Samule Rodotën, Paskuale Bafinin,Françesko
Bulgarin, Mikele Belushin, etj. Një tjetër autor që ka marrë në studim çështjen e arbëreshëve, është dhe
studiuesi mirënjohur shqiptar Gjovalin Shkurtaj. Në librin e tij kushtuar arbëreshëve, të titulluar
v
“Shpirti i Arbrit rron”, na flet për arbëreshët dhe historikun e vendosjes së tyre në Itali. Sipas Shkurtaj,
mërgimi i tyre ka qenë valë-valë mes shekujve XV-XVIII. Ngujime arbëreshe pati në krahinën e Kozencës
në Sicili, Pulia, Napoli etj. Sipas të dhënave pasqyruar nga autori i këtij libri, rreth 50 fshatra me 200
mijë banorë u vendosën në Italinë e Jugut. Ata ruajtën kulturën, traditat, njëkohësisht dhe gjuhën e tyre,
duke mos u asimiluar me vendasit. Shkurtaj njëkohësisht trajton në veprën e tij edhe përpjekjet e
arbëreshëve për arsimim, që shfaqen me hapjen e kolegjeve me rëndësi, si kolegji i Shën Adrianit apo
kolegji arbëresh i Palermos, ku u përgatitën mjaft figura të njohura që ndihmuan në përhapjen e gjuhës
amtare. Njëkohësisht, në vepër ka dhënë një pasqyrë të qartë për njohjen e mjaft figurave me rëndësi,
shkrimtarë e studiues, të cilët njihen për kontributin e dhënë në aspekte të ndryshme të jetës arbëreshe.
Figura si Dorsa, Kamarda, Gavril Dara i Riu, Sartori apo Serembe, kontribuuan përmes punës së tyre
në fushën e studimeve shqiptare, si në folklor, gjuhë, letërsi etj. Gj. Shkurtaj, krahas veprës së
lartpërmendur, e ka trajtuar çështjen e arbëreshëve edhe në një tjetër vepër të tij, “Ligjërimet
arbëreshe”. Në këtë botim të tij, Shkurtaj na paraqet si fillim historinë e vendosjes së arbëreshëve në
Itali, arsyet e këtij emigrimi si dhe vendet ku u vendosën ata. Sipas Shkurtaj, arbëreshët gjatë periudhës
pesëshekullore në Itali, kanë arritur të formojnë fizionominë e tyre në fushën e kulturës, artit dhe
letërsisë. Nga kjo diasporë, kanë dalë poetë dhe studiues shqiptarë si Jeronim De Rada, Vinçens Dorsa,
Zef Skiroi etj., të cilët mbeten figura të mëdha politike e kulturore të Rilindjes shqiptare në shekullin e
XIX. Si rezultat i studimeve të kryera nga studiues shqiptarë të diasporës, por edhe të tjerë, janë sjellë
dëshmi dhe të dhëna jo vetëm për ngujimet e arbëreshëve, por edhe për gjuhën e kulturën arbëreshe.
Sipas këtij botimi të Shkurtaj, rëndësi të veçantë ka pasur dhe harta e vendbanimeve shqipfolëse në Itali,
e realizuar nga Katedra e gjuhës shqipe dhe dialekteve arbëreshe pranë Universitetit të Kalabrisë.
Krahas të tjerave, Shkurtaj trajton në mënyrë të veçantë përpjekjet e arbëreshëve të Italisë për
shkollimin në gjuhën shqipe. Këtë e arritën përmes hapjes së institucioneve të tilla mjaft të dëgjuara si
Kolegji Shën Adrianit, në Shën Benedikt Ullano, i transferuar më pas në Shën Mitër Koronë, apo
Seminari i Palermos, themeluar nga Gjergj Guxeta, si dhe puna e mëtejshme që kanë bërë arbëreshët,
deri në ditët tona, qoftë për mësimin e gjuhës shqipe me anën e nismave vetrjake private, përmes
botimeve të thjeshta e deri në nivel universitar, siç janë ndërtimi i katedrave apo institucioneve
shkencore. Krahas autorëve të sipërpërmendur, një njohës mjaft i mirë i çështjes arbërore është edhe
Koli Xoxi. Në veprën e tij “Shqiptarët dhe Garibaldi”, ai trajton arsyet e emigrimit të shqiptarëve në
Itali, periudhën kohore kur ndodhi ky emigrim si dhe qytetet kryesore në të cilat u vendosën ata. Sipas tij,
emigrimi më i madh i shqiptarëve drejt Italisë ishte pas vdekjes së Skënderbeut dhe pas rënies së
Shqipërisë në duart e turqve. Ata u vendosën në zonën e Kalabrisë, në krahinën e Bazilikatës, në Pulja,
Palako Adriano, Piana deli albanezi (Hora Shqiptarëve), etj. Për sa u përket shkaqeve që i detyruan të
vi
vendosen në Itali, mendohet se ishte fakti që shqiptarët nuk mund ta duronin të qenurit nën zgjedhën
turke. Ata ruajtën doket, zakonet, traditat, kulturën e tyre. Emigrimi drejt Italisë ka qenë valë-valë, me
disa ndërprerje, nga shekulli XV deri në shekullin XVIII. Shqiptarët u vendosën kryesisht në vende të
shpopulluara, me qëllim të veçoheshin nga popullsia vendase, për të ruajtur traditat kombëtare. Koli
Xoxi, në veprën e tij, flet dhe për disa figura të rëndësishme arbëreshe të cilët ndihmuan Garibaldin në
luftën revolucionare për bashkimin e Italisë. Përmendim figura si Domeniko Mauro, Xhuzepe Paçeja,
Domeniko Damisi, Domeniko Beliçi, Axhensilao Milano, Vinçenso Stratiogoi, Xhenaro Plako, etj. Një
kontribut të rëndësishëm ka dhënë në studimin e kësaj periudhe një grup autorësh shqiptarë me botimin
“Historia e popullit shqiptar” Vëll. II ( Tiranë, 2002). Në këtë botim, gjejmë informacione shumë të
hollësishme për zhvillimet në Lëvizjen Kombëtare që në fillimet e saj e deri në shpalljen e pavarësisë së
Shqipërisë. Stavro Skëndi, në botimin “Zgjimi Kombëtar Shqiptar 1878-1912”, flet për përpjekjet e
atdhetarëve, si brenda dhe jashtë atdheut, për afirmimin kombëtar dhe kulturor. Dy nismëtarët e lëvizjes
kulturore shqiptare në Itali ishin Jeronim De Rada dhe Dhimitër Kamarda. De Rada, përmes botimit të
periodikut “Flamuri i Arbrit”, i bënte të njohur perëndimit traditat shqiptare, qenien një komb shqiptar
si dhe aspiratat për liri dhe pavarësi të popullit shqiptar. Kontributi i arbëreshëve u vu re dhe në
veprimtarinë e dendur kombëtare. Kjo gjë shihet në nismat e ndërmarra nga atdhetarë shqiptarë, si De
Rada, Skiroi dhe Anselmo Lorekio, për mbajtjen e kongresit të parë gjuhesor në Koriliano Kalabro, si
dhe kongresit të dytë në Lungro të Kalabrisë. Programi i dy kongreseve kërkonte së pari një alfabet të
njehsuar, themelimin e një shoqërie kombëtare shqiptare, si dhe afrimin e lidhjeve me mëmëdheun. Një
tjetër studiues shqiptar që ka trajtuar gjerësisht çështjen arbëreshe, që nga ngujimet e tyre në Itali dhe
deri gjuha, është Eqerem Çabej. Në veprën e tij “Në botën e arbëreshëve”, krahas problemeve gjuhësore
dhe strukturave dialektore të arbëreshëve të Italisë, Çabej na jep të dhëna për shpërnguljen e
shqiptarëve drejt Italisë. Sipas dëshmive historike, shprehur në veprën e Çabej, rezulton që shpërngulja e
shqiptarëve për në Itali të ketë ndodhur prej mesit të shekullit XV gjer nga mesi i shekullit XVIII. Në
dokumente që disponojmë, është vërtetuar që grupe sporadike shpërnguljesh ka pasur edhe para dyndjes
së osmanëve, në vitet 1272, 1388, 1393 etj. Çabej na jep të dhëna për vendosjen e shqiptarëve në Italinë
e Mesme dhe në Napoli. Në veprën e tij, ai flet dhe për emra të shquar burrash arbëreshë, të cilët
shfaqën veçoritë e tyre në fusha të ndryshme studimi. Një tjetër vepër mjaft cilësore është ajo e përkthyer
nga Fotaq Andrea “Arbëreshët e Italisë 1413-2007: antologji e autorëve francezë, udhëpërshkrime,
portrete, histori, gjuhë, letërsi, art, kulturë”. Në këtë antologji, autorë të ndryshëm francezë flasin për
çështje të ndryshme të botës arbëreshe. Bota e arbëreshëve, në këtë vepër, shihet nën një këndvështrim
tjetër, pikërisht në atë të studiuesve të ndryshëm francezë, të cilët na japin përshkrimin e tyre të kësaj
bote, duke filluar që nga periudha e mërgimit të tyre drejt Italisë e deri në shekujt XVIII-XIX. Sharl
vii
Didie, letrar e gazetar, autor romanesh dhe udhëpërshkrues, bashkëpunëtor i revistës së mirënjohur
franceze “Revue des Deux Mondes”, ka vizituar shpesh Italinë, së cilës i ka kushtuar libra dhe, gjatë
udhëtimit të tij, ka njohur nga afër kolonitë arbëreshe. Didie pasqyron në këtë antologji pikërisht
përvojën e tij në Kalabri. Në qëndrimin e tij në Kalabri, ai njihet me zakonet, traditat e arbëreshëve të
kësaj zone, përvojë të cilën e përshkruan mjaft qartë në veprën e përkthyer nga Fotaq Andrea.
Njëkohësisht, ai na jep një pasqyrim të qartë të emigracionit të arbëreshëve në shekullin e XV drejt
Italisë.
Një tjetër shkrimtar, gazetar e memorialit, që ndërmori udhëtime të shumta në Orient, ka qenë
dhe Maksim Dy Kamp. Ai ka përjetuar nga afër luftën për pavarësinë e bashkimin e Italisë nën
udhëheqjen e Garibaldit. Këtë përvojë, të cilën Dy Kamp kaloi, përpiqet të na e pasqyrojë me hollësi në
veprën e tij. Leticia Mari Vis Bonaparte, Rotazi, shkrimtare, publiciste, kroniste dhe njëkohësisht autore
e një sërë veprash, na paraqet në mënyrë objektive dhe të përmbledhur portretin e Françesco Krispit.
Krahas autorëve të përmendur më lart, në veprën e Fotaq Andreas, njihemi me shumë të dhëna të tjera
për botën e arbëreshëve, të sjella mjaft qartë dhe në këndvështrime të ndryshme nga studiuesit francezë.
Ahmet Kondo, në veprën “Flamuri i Arbrit”,na flet për veprimtarinë publicistike të Jeronim De Radës.
Ky studim paraqet rëndësi për temën, sepse na njeh me figurën e De Radës dhe kontributin e tij në
fillimet e shtypit shqiptar. Studimi i Ahmet Kondos na ndihmon të njihemi me figurën e De Radës, me
veprat e tij, me rolin e tij në shtypin e shkruar, përmes të cilit De Rada transmetoi të gjitha ngjarjet
politike. Këto ngjarje i pasqyroi në gjuhën italiane dhe në atë arbëreshe, në revistat e kohës si “Flamuri
i Arbërit” apo “Arbëreshi i Italisë”. Atdhetari arbëresh mori një nismë për të botuar të organin letraro-
politik “Flamuri i Arbërit”. Kjo revistë u botua në Koriliano-Kalabro nga 20 korrik 1883 deri më 20
gusht 1885 dhe në Kozenca nga 20 shtator 1885 deri më 15 nëntor 1887. Në këtë të përkohshme, u
pasqyruan probleme mbi të kaluarën historike të popullit shqiptar, mbi luftën për autonomi kombëtare,
mbi përpjekjet e atdhetarëve në lidhje me zgjimin e ndërgjegjes kombëtare.1 Kjo revistë ka rëndësi jo
vetëm se ka hyrë në historinë e shtypit shqiptar si e përmuajshmja e parë letraro-politike, por edhe pse
shprehu pikëpamjet politike të rilindasve. Puna studimore u thellua më tej duke studiuar edhe veprat e
autorëve italianë të kohës që po trajtoj, ku rol me rëndësi luajnë vepra e Anselmo Lorekios “Albania”,
përmes së cilës na jep një kuadër të qartë të politikës italiane të kohës, mendimeve politike dhe arritjeve
të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Një tjetër botim i tij është dhe “Pensierio politico albanese in rapporto
agli interessi italiani - noti e dokumenti”, ku përmes shkrimeve të përmbledhura, shkruar më parë në
gazetën “La Nazione Albanese”, Lorekio, na jep të dhëna për numrin e popullsisë arbëreshe të gjendur
në Itali, për vendosjen e tyre, si dhe për politikën e ndjekur nga ta për ruajtjen e traditave, gjuhës dhe
1 Ahmet Kondo, Flamuri i Arbrit : çështja kombëtare (Tiranë: Naim Frashëri, 1967), 11.
viii
kulturës shqiptare. Krahas të dhënave të sipërpërmendura, Lorekio na pasqyron në të njëjtën kohë,
përmes shkrimeve të periodikëve të kohës, ku tregohet lëvizja letraro-kulturore e patriotëve italo-
shqiptarë, edhe lëvizjen politike, e cila dha ndihmesë në zgjidhjen e kauzës kombëtare. Krahas kësaj, na
jep të pasqyruar përmes thirrjeve, memorandumeve, protestave, mendimin politik shqiptar për të
siguruar pavarësinë. Referenca të tjera janë veprat e Xh. Skiroit, G. Salveminit, T. Tomasinit. Gaetano
Salvemini, në veprën “La politica estera del`Italia dal 1871 al 1914”, botim i Firences, gusht 1944,
trajton çështje si “La questione Balcanica” (çështja Ballkanike) apo politikën e Françesko Krispit,
kryeministër italian me origjinë shqiptare.
Sukseset dhe mossukseset e tij jepen qartë në veprën e Salveminit, duke shtuar këndvështrimin e
Koli Xoxit në lidhje me politikën e Krispit dhe rolit të tij në Shqipëri. Ky autor është përqendruar në
orientimet e përgjithshme të politikës së jashtme italiane gjatë atyre viteve, duke u ndalur herë pas here
edhe në problemin shqiptar. Krahas tyre, përmendim veprën e Oreste Kamilo Mandalarit “Indipendenca
shqiptare”, Uegen, Tiranë, 2008, ku autori përmes dokumenteve, hedh dritë mbi ndihmesën e
arbëreshëve për zgjidhjen e çështjes kombëtare. Pikë së pari, Mandalari hedh dritë e na jep një
informacion konkret lidhur me dyndjet e shqiptarëve në mbretëri nga 1416-1774 dhe formimin e kolonive
italo-shqiptare në Italinë e Jugut. Së dyti, na pasqyron nismën e atdhetarëve arbëreshë për hapjen e
kolegjeve italo-shqiptare, të cilat do të shërbenin si vatër e kulturës shqiptare. Një vatër e rëndësishme e
kulturës shqiptare ishte dhe Seminari shqiptar i Palermos, i themeluar më 26 nëntor 1734, me nismën
Padre Xhorxho Guzeta nga Piana dei Greçi. Në veprën e Mandalarit, pasqyrohet njëkohësisht dhe
kontributi i shqiptarëve të Kalabrisë të cilët, nën flamurin e gjeneral Garibaldit, ndihmuan me të gjitha
mënyrat në unifikimin e Italisë. Kjo tregohet me pjesëmarrjen e rreth 300 burrave në betejën e
Volturnosë. Mandalari, në librin e tij, jep të dhëna për ekspeditën e Riçoti Garibaldit në Shqipëri. Riçoti
Garibaldi mbështeti synimin e shqiptarëve për të siguruar pavarësinë. Këtë gjë, u përpoq ta realizonte
pikë së pari përmes themelimit të një komiteti italo-shqiptar, komitet i cili do të ndihmonte duke
propaganduar mbrojtjen e të drejtave kombëtare jo vetëm të tyre, por dhe të popujve të tjerë ballkanikë,
si dhe të Italisë. Së dyti, organizoi një ekspeditë ballkanike në 1911, përmes së cilës ndihmoi popujt
ballkanikë, ku bënte pjesë dhe Shqipëria, të siguronin lirinë dhe pavarësinë aq të dëshiruar. Krahas
veprës së lartpërmendur, Mandala boton studimin e mirëfilltë “L”Albania e l’opera di Anselmo
Lorecchio”. Ky studim i tij na ndihmon të hedhim dritë mbi gjendjen në Shqipëri nën këndvështrimin e
Lorekios. Një tjetër studiues shqiptar që ka shkruar rreth çështjes kombëtare shqiptare ishte dhe Ahmet
Kondo, në botimet e tij “Jeronim De Rada”, “Flamuri i Arbrit” dhe “Dora D’Istria për çështjen
kombëtare”. Në veprën e parë, A. Kondo na jep një tablo të veprimtarisë publicistike të Jeronim De
Radës. Përmendim revistën “Flamuri i Arbrit”, si një organ që i shërbeu shumë çështjes shqiptare. Në
ix
këtë revistë, De Rada pasqyroi e vuri në dukje planet e Fuqive të Mëdha për copëtimin e Shqipërisë. Një
tjetër organ i shtypit të kohës që doli në Napoli në 22 shkurt të vitit 1848 ishte “Arbëreshi i Italisë”,
gazetë e cila hyri në histori si gazeta e parë e shtypit shqiptar. Në gazetë, krahas ngjarjeve politike, janë
botuar në gjuhën italiane e janë shkruar edhe artikuj në të folmen arbërishte, fakt i cili e bën atë të quhet
gazeta e parë e shtypit shqiptar. Në këtë vepër, na pasqyrohet veprimtaria publicistike e De Radës që
nga viti 40 i shekullit XIX si bashkëpunëtor dhe drejtues në shtyp, duke pasur në qendër të vëmendjes së
tij çështjen shqiptare dhe të kaluarën historike të popullit shqiptar. Krahas trajtimit të figurës së De
Radës dhe kontributit të tij në çështjen kombëtare, në veprën e Kondos trajtohet monografia e Palako
Adrianos, njëkohësisht na jepen të dhëna për kolegjin arbëresh të Shën Adrianos, kolegj në të cilin u
arsimuan shumë arbëreshë. Një tjetër vepër e Ahmet Kondos është dhe “Dora D’Istria për çështjen
kombëtare”. Ahmet Kondo, në këtë vepër, paraqet qëndrimin e Dora D’Istrias për çështjen kombëtare
dhe problemet që shqetësonin shoqërinë shqiptare. Ajo ndoqi nga afër ngjarjet në Shqipëri dhe, e nxituar
nga ndjenja e fortë atdhetare, këmbeu mendime me bashkëkohësit e saj, si Jeronim De Rada, Thimi
Mitko, Zef Jubani etj., mendime të cilat lidheshin me format dhe mjetet që duheshin përdorur për luftën,
çlirimin e përparimin e Shqipërisë. Krahas autorëve të sipërpërmendur, në punimin tim kanë zënë vend
dhe vepra të autorëve jo vetëm shqiptarë, por dhe të huaj, autorë të cilët, përmes penës së tyre, kanë
ditur të na sjellin mjaft të dhëna për jetën dhe veprat e arbëreshëve. Një ndër të ta ka qenë Emanuele
Demetrio, me veprën “Arbëria, storia, cultura, folklore”, Castrovillari: il Coscile, 1988. Demetrio
shkruan se lidhjet mes Shqipërisë dhe Italisë kanë qenë të afërta, kjo nga afërsia që këta kanë pasur këta
dy popuj të cilët i ndan vetëm një det. Kjo i ka lehtësuar marrëdhëniet mes tyre në të gjitha periudhat. Ai
tregon për lidhjet mes dy vendeve që në kohën e Aleksandrit Molos, i cili i pari mbërriti në Itali me synim
pushtimin e saj, duke u pasur nga Pirroja i Epirit. Nga ana tjetër, tregon se si vetë Perandori August
studioi filozofi, histori dhe oratori në qytetin e mrekullueshëm të Apollonisë. Lidhjet mes dy palëve
tregohen dhe në vitet pasuese në 1228, kur Elena, vajza e Komnenit të II, despot i Arbrit, lidhi kurorë me
djalin e Federikos II, Manfredin, i cili mori kurorën e Mbretërisë së Dy Sicilive në 1258. Demetrio jep
dhe fakte të tjera që tregojnë se dy popujt kanë qenë të lidhur që herët me njëri-tjetrin. Por, pa dashur të
trajtoj me hollësi të gjitha të dhënat që na jep ai lidhur me afërsinë mes dy popujve, do te doja të
ndalesha në të dhënat të cilat përbëjnë rëndësi për punimin tim. Ky autor, përmes kapitujve të veçantë,
na tregon mjaft qartë se si shqiptarët emigruan në Itali pas vdekjes së Skënderbeut. Sipas të dhënave
sjellë nga Demetrio, ka pasur shtatë valë emigracioni nga Shqipëria drejt Italisë: Nga 1416-1446, 1459-
1461, 1468-1506 (pas vdekjes së Skëndërbeut), 1532-1434, 1647 dhe 1744, 1759-1825. Vlen të
theksohet, thotë Demetrio, se shqiptarët që u vendosën në Itali kishin cilësi shumë të mira ushtarake. Kjo
u verifikua nga pjesëmarrja e tyre në shumë beteja në mbrojtje të Italisë. Garibaldi, hero kombëtar i
x
Italisë, nuk harroi kurrë të përmendë cilësitë heroike të shqiptarëve. Ai thekson: “Shqiptarët janë heronj
të cilët janë shquar në të gjitha luftërat kundër tiranisë”2. Krahas të dhënave të sipërpërmendura, autori
në librin e tij, na ndihmon duke na dhënë informacione të rëndësishme për punimin. Konkretisht, ai
dëshmon për ekzistencën dhe rëndësinë që kishin krijimi i kolegjeve apo seminareve shqiptaro-italiane,
si ai i Shën Adrianit apo Seminari i Palermos dhe Korsini. Informacione të vlefshme janë dhe të dhënat
rreth shtypit të kohës, i cili ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në jetën social-kulturore dhe politike të
arbëreshëve në Itali. Demetrio flet hollësisht për të gjitha vendet ku u vendosën arbëreshët dhe
njëkohësisht për personazhe të rëndësishëm të botës arbëreshe. Krahas Demetrios, në realizimin e këtij
punimi më kanë ndihmuar dhe veprat e Petro Skaliones dhe Oracio Irianit. Petro Skalione, në veprën e
tij “Historia e shqiptarëve të Italisë”, na jep statistika dhe informacion të bollshëm për vendosjen e
shqiptarëve në Itali, arsyet e lëvizjet së tyre drejt Italisë, ku u themeluan kolonitë e para dhe cilat ishin
vitet e emigrimit të shqiptarëve drejt Italisë. Jo vetëm kaq, por Skalione, ashtu si dhe autorë të tjerë, jep
një pamje të qartë edhe të kontributit të mjaft figurave me rëndësi të botës arbëreshe në të gjitha fushat
të artit, letërsisë dhe politikës. Atdhetarë si Zef Skiroi, Anselmo Lorekio, Terencio Toçi, Gaetano Petrota,
Antonio Skura, etj. Përmendim At Gjergj Guxetën, i cili themeloi Kolegjin italo-shqiptar në Palermo,
apo At Feliçe Samuele Rodota, i cili themeloi Kolegjin italo-shqiptar në Shën Benedeto Ullano. Në një
kapitull të veçantë, autori trajton figurën e Jeronim De Radës, duke folur gjerësisht për kontributin e tij
jo vetëm në spektrin letrar, por dhe në atë politik. Skalione, përmes veprës së tij, na jep të dhëna rreth
një ndër figurave më të diskutuara arbëreshe, Françesko Krispit. Si një figurë kryesore në politikën
italiane, por edhe si një italo-arbëresh i lidhur ngushtë me shqiptarët dhe çështjen shqiptare, Krispi ka
pasur një ndikim të rëndësishëm në politikën e jashtme italiane ndaj Shqipërisë. Krahas trajtimit të
personazheve me rëndësi të botës arbëreshe, autori në fjalë trajton gjerësisht dhe rëndësinë e formimit të
kolegjeve dhe seminareve italo-shqiptarë. Përmendim Kolegjin e San Adrianos, Kolegjin italo-shqiptar
në Palermo apo Kolegjin e ndërtuar në San Demetrio Korona. Skalione nuk lë pa përmendur dhe
kontributin e shqiptarëve të Italisë në kryengritjen e Italisë kundër qeverisë së Burbonëve më 1848 si dhe
lëvizjen pro garibaldine në 1860. Prof. Oracio Irianini, në studimin e tij “Risveglio Albanese” na jep
marrëdhëniet shqiptaro-italiane përmes një tjetër këndvështrimi. Përmes letërkëmbimeve mes palëve të
shoqërive patriotike, tregohet kontributi i arbëreshëve në lëvizjen revolucionare të vitit 1848,
njëkohësisht dhe pjesëmarrja aktive në luftën pro bashkimit të Italisë në 1860. Një kontribut me rëndësi,
ashtu siç citojnë dhe autorë të tjerë italianë, kanë dhënë Axhesilao Milano, Vinçenzo Stratiogoi, Nikola
Demarko, gjenerali i të “Njëmijëve” Domeniko Damis, etj. Burime të tjera me rëndësi janë veprat si
“Origini europee, religioni, viaggi, studi etnografici”, ku në një kapitull të veçantë, A. Skura trajton
2 Emanuele Demetrio, Arbëria: storia, cultura, folclore (Castrovillari: il Coscile, 1988), 12
xi
vendosjen e shqiptarëve në Itali dhe kontributin e tyre, ndonëse jashtë atdheut, në çështjen kombëtare.
Krahas tij, përmendim dhe studimin e Patricia Restas, “Popolo in camino: Le migracioni albanesi in
Italia”. Resta tregon për emigracionin e komunitetit shqiptar drejt Italisë. Sipas të gjitha të dhënave,
Resta pohon se eksodi i shqiptarëve drejt Italisë kalon në disa faza, nga vitet 1400 deri në vitet 1500.
Faza e parë u përket viteve 1460-1461 dhe e fundit rreth vitit 1520. Kolonitë më të mëdha italo-shqiptare
u formuan në Sicili, Kalabri, Bazilikatë. Kryesisht komuniteti arbëresh, sipas P. Restas, u vendos në
Piana degli Albanesi, Palazzo Adriano, Mezzojuso, Kontessa Entellina, etj. Në Kalabri, ky komunitet u
vendos në provincën e Kozencës, kryesisht në Spezzano Albanese, San Demetrio Korona, San Benedeto
Ullano, Frascineto, Lungro, Aquaformosa, etj. Rëndësi të veçantë në studimin tim rreth botës së gjerë
arbëreshe kanë luajtur dhe katër vëllimet “Le Diversita Arbereshe”. Vëllimet I ,II, III, kanë rëndësi
primare në pasqyrimin më nga afër të rolit të komunitetit arbëresh. Në vëllimin II, “I luoghi e gli
uomini” (Cozenca 2003), shkruar nga Xhuzepe Karlo Siçiliano, na jepen të dhëna me rëndësi rreth
emigracionit të arbëreshëve drejt Italisë, viteve kur emigruan, vendeve ku u vendos ky komunitet dhe
rolit të mjaft burrave të shquar arbëreshë. Krahas autorëve dhe veprave të lartpërmendura, në këtë
studim kam shfrytëzuar dhe mjaft vepra të studiuesve të tjerë, ndër të cilët Jub Kastrati “Jeronim De
Rada”, Nelver V. N.“Xhuzepe Garibaldi” (Prishtinë. 1969), Xhuliano Prokaçi “Historia e Italianëve”,
(Tiranë.2000), Xhuzepe Bandi “Të Njëmijtët: Kujtime për Garibaldin” (Tiranë 1974), libri i Josef Sëire
“Albania, The Rise of a Kingdom” (London, 1929), Lisimberti. P. – Todisco. A. “Puglia e Albania”,
(Brindisi.1992), Anselmo Lorecchio . “ Francesco Crispi ” Estrato dal periodico “La Nazione Albaneze
1923, Pietro Chiara. “L’Epiro gli albanesi e la lega”(Palermo1880), Rosalino Petrota “ Arbëreshtë në
Siqeli” (Tiranë 1941), Salvatore Petrota Mandala “ Italia e Albania” Michele Marchiano “L’ Albania e
l’opera di Girolomo De Rada”, Capitano Mario “Francesco Krispi e le sue memorie”, Michelangelo
Mendella “Agesilao Milano e la cospirazione antiburbonica”, etj. Një burim shumë të vlefshëm
dokumentar përbëjnë edhe përmbledhjet e dokumenteve dhe të fjalimeve të një personazhi të rëndësishëm
të periudhës që është objekt studimi. Bëhet fjalë për kujtimet në tre vëllime të ish kryeministrit italo-
shqiptar Françesko Krispi, si: “Francesco Crispi: Questioni internacionali“ (Milano,1913), “Francesco
Crispi: Politica estera” (Milano, 1912), “The Triple Aleance” ( London, 1913). Në këtë studim
voluminoz ka informacione të vlefshme dhe konsiderata për politikën e Italisë ndaj çështjes shqiptare në
fillim të shekullit të XX. Një tjetër studim me interes, i po këtij autori, është edhe libri “Italy and the
wider world 1860-1960” (London, 1996) ku trajtohen, veç të tjerash, edhe raportet e Italisë me
Perandorinë Osmane, sidomos në vitet e fundit të ekzistencës së saj. Një vepër me rëndësi është dhe ajo e
autores Aliza S. Wong “Race and the Nation in Liberal Italy, 1861–1911, Meridionalism, Empire, and
Diaspora”. Përmes këtij studimi, autorja na ndihmon të hedhim dritë mbi betejat e zhvilluara për
xii
arritjen e unitetit të Italisë, beteja në të cilat nuk mund të lihet pa përmendur roli i arbëreshëve. Shtypi i
kohës mbetet një tjetër burim me vlerë për ndriçimin sa më të plotë të kësaj periudhe. Rrethanat në të
cilat gjendej Shqipëria nën sundimin otoman, nuk lejuan që të dilte dhe të përhapej shtypi periodik
brenda vendit. Vetëm jashtë Shqipërisë u arrit që të krijoheshin periodikë, të cilët ngritën zërin përpara
Evropës, me qëllim që të bënin të njohur ekzistencën e kombit shqiptar dhe të drejtës e tij për të qenë
shtet i lirë dhe i pavarur. Gazetaria shqiptare luajti një rol të çmuar duke ndihmuar çështjen kombëtare.
Arbëreshë si Jeronim De Rada, Anselmo Lorekio, Terenc Toçi, Zef Skiroi, etj., kontribuuan duke e bërë
të njohur çështjen kombëtare shqiptare në arenën ndërkombëtare. Këtë e realizuan duke u bërë
nismëtarë në krijimin e organeve të pra të shtypit shqiptar në Itali. Nga ana kronologjike, sipas të
dhënave që kemi deri sot, njihet si organ i parë i shtypit shqiptar gazeta “L’Albanese d’Italia”
(Arbëreshi i Italisë). Kjo gazetë doli në Napoli më 23 shkurt 1848. Në krye të saj qëndronte figura e
Jeronim De Radës, rilindas i shquar i kohës.
Jeronim de Rada botoi një nga organet e shtypit më me rëndësi të kohës, të quajtur “Flamuri i
Arbërit”, i cili u botua në Kalabri në vitet 1883-1887 në dialektin e arbëreshëve të Kalabrisë dhe italisht.
De Rada përmes “Flamurit të Arbërit”, i bëri të njohur Evropës se ekzistonte një komb shqiptar, i cili ka
pasur një histori, gjuhë, traditë historike, e si rezultat, kishte mjaft të drejtë të aspironte për lirinë dhe
pavarësinë e tij. Krahas gazetave të lartpërmendura, me nismën e poetit arbëresh Xhuzepe Skiroi, u
botua në 1887 në gjuhën shqipe (Gjuhën arbëreshe të Italisë së Jugut) dhe pjesërisht italisht, Revista
“Arbëri i ri”. Një gazetë tjetër me rëndësi ishte “La nazione Albanese” me drejtuesin e saj Anselmo
Lorekio. Shtypi i kohës na tregon edhe një herë që ka dhënë kontributin e tij në fushën shoqërore,
kulturore dhe politike gjatë periudhës së Rilindjes kombëtare shqiptare. Një grup dokumentesh me
rëndësi janë edhe ato në Arkivin e Shtetit Shqiptar. Duke shqyrtuar këto dokumente është bërë e mundur
krijimi i një pasqyre sa më të qartë të problemeve të kohës. Ndër to mund të veçojmë dokumentet e
shoqatës “Pro Patria” në Itali, shoqatë e cila u përpoq të organizonte nacionalistët shqiptarë në Itali me
qëllim që të arrihej krijimi i shtetit të pavarur shqiptar.
Objektivi i këtij studimi është të tregojë rreth botës së larmishme të arbëreshëve. Do të trajtohet
gjerësisht kontributi i mjaft figurave të rëndësishme arbëreshe në të gjitha fushat pa harruar rolin e
rëndësishëm që patën në mbrojtjen e çështjes kombëtare. Por jo vetëm kaq, ky studim do thellohet dhe në
trajtimin e marrëdhënieve shqiptaro-italiane. Synimi është që të vërë në dukje ndihmesën e ndërsjellë që
kanë e i kanë dhënë dy popujt njëri-tjetrit. Njëkohësisht, do të vërë në dukje se cilat ishin interesat e
Italisë kundrejt Shqipërisë, ndaj të cilës ajo ndërmori një politikë të jashtme aktive, e udhëhequr nga
Françesko Krispi. Pse diaspora arbëreshe u bë një faktor me rëndësi në formulimin e qëndrimeve
politike të shtetit Italian ndaj Shqipërisë dhe çështjes shqiptare në tërësi. Pikërisht këtë pyetje dhe shumë
xiii
të tjera jam përpjekur t`i sqaroj gjatë punimit të këtij studimi. Ky punim përbëhet nga gjashtë pjesë duke
përfshirë dhe hyrjen. Në hyrje do të trajtohet me hollësi historia e vendosjes së arbëreshëve në Itali,
arsyet e emigrimit të tyre drejt saj si dhe vendet kryesore ku u përqendrua kjo popullsi. Në kapitullin e
parë do të flitet rreth kontributit të arbëreshëve në lëvizjen kombëtare për bashkimin e Italisë. Në
kapitullin e dytë “Fillimet e lëvizjes kombëtare në radhët e arbëresheve”, do flitet për aktivitetin e kryer
në fusha të ndryshme të letërsisë, gjuhësisë, artit, kulturës, politikës nga intelektualë të rëndësishëm
arbëreshë si Jeronim De Rada, Zef Skiroi, Dhimitër Kamarda, Vinçenso Dorsa, etj. Në kapitullin e tretë
do të flitet për një fuqizim të veprimtarisë patriotike të arbëreshëve në fund të shekullit të XIX dhe fillimet
e shekullit të XX. Pikërisht në këtë pjesë të punimit, do të shihet qartë se si zgjerohet roli i arbëreshëve
në favor të çështjes kombëtare. Ky fakt shihet që në shkrimet që paraqet shtypi i kohës, shkrime të cilat
ndihmuan duke pasqyruar qartë problematika që favorizonin çështjen kombëtare shqiptare. Nga ana
tjetër, punuan për ngritjen lart të ndërgjegjes kombëtare të cilën do ta realizonin vetëm përmes arsimimit
masiv të popullsisë shqiptare. Një rol të rëndësishëm në këtë pikë luajti mbajtja e kongreseve gjuhësorë.
Më 1, 2 dhe 3 tetor të 1895, u hap kongresi i parë shqiptar në Koriliamo Kalabro. Ky kongres u ndërmor
me nismën e figurave si De Rada, Skiroi dhe Anselmo Lorekio nën udhëheqjen e Françesko Krispit. Më
20- 21 shkurt 1897, u mbajt në Lungro kongresi i Lungros, vazhdues i kongresit të Kalabrisë. Mbas dy
kongreseve të rëndësishme që luajtën rol në konsolidimin e marrëdhënieve mes shqiptarëve në dy anët e
Adriatikut, u mbajt në 16- 18 qershor 1903 një kongres në Napoli. Ky kongres synoi të forconte më tej
lidhjet kulturore dhe politike mes shqiptarëve. Aty u propozua çelja e një katedre të re në universitetin e
Palermos. U vendos dhe krijimi i një katedre në gjuhën shqipe në Institutin Oriental të Napolit. Në
vazhdim te tezës, konkretisht në kapitujt katërt dhe pesë, do të trajtoj dy çështje po aq me rëndësi për
studimin tim. Në njërën pjesë do të përqendrohem në kontributin e dhënë nga patriotët arbëreshë në
mbrojtje të çështjes së pavarësisë së Shqipërisë. Nuk do te lihet pa përmendur pjesëmarrja e arbëreshëve
në luftën për pavarësinë e Shqipërisë, e shprehur kjo në pjesëmarrjen masive në kryengritjet e viteve
1911-1912. Riçoti Garibaldi, i biri i heroit kombëtar të Italisë, të madhit Xhuzepe Garibaldi, duke
vazhduar rrugën e të atit, mbështeti fuqishëm çështjen e pavarësisë së Shqipërisë, nisur nga parimi bazë
shprehur nga i madhi Garibaldi në favor të çështjes së lirisë dhe pavarësisë së popujve. Ai mbronte
fuqishëm idenë për lirinë e këtij populli trim, të cituar mjaft qartë në letrën e shkruar nga Garibaldi
D`Istrias, sipas së cilës: “Garibaldi është gjyqtari më i mirë për çështjen e heroizmit”. Ai i kishte parë
shqiptarët në kolonitë e Italisë në fushat e betejës dhe shkruante: “Çështja e shqiptarëve është imja; me
siguri do të isha i lumtur të përdorja gjithçka më ka mbetur nga jeta në favor të atij populli trim...” Në
pjesën e fundit, shihet një anë tjetër e medaljes, pikërisht mënyra se si ndikoi politika italiane në favor të
çështjes kombëtare shqiptare. Një meritë të veçantë në inaugurimin e politikës aktive drejt lindjes së
xiv
Adriatikut, veçanërisht ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, ka padyshim kryeministri italian Françesko
Krispi, me prejardhje arbëreshe. Vizioni politik i tij kishte në themel interesat e qeverisë italiane, për
rritjen e ndikimit të Italisë në Gadishullin Ballkanik e veçanërisht në Shqipëri, megjithatë, brenda kësaj
kornize, ai kontribuoi dhe nxiti përpjekjet e bashkatdhetarëve të vet për liri dhe përparim shoqëror. Kjo
u shpreh përmes ndikimit të tij në përhapjen jo vetëm të arsimit italian, por dhe përhapjen e gjuhës
shqipe në mjaft shkolla apo institute italiane. Vetë Krispi, në gazetën e Sicilisë të 18 janarit 1898,
shprehte shpresën që sa më shpejt Shqipëria të shkundte ndikimin mysliman, dhe u këshillonte nxënësve
në mënyrë të veçantë studimin e gjuhës dhe letërsisë shqipe, duke premtuar se qeveria do të ngrinte një
katedër në Institutin Lindor të Napolit. Krispi mbështeti dhe hapjen e Kongresit të parë gjuhësor
shqiptar, të mbajtur në Kalabri më 1895. Projekti i Italisë, i inauguruar nga Krispi, synonte të zinte një
pozitë kyçe në kanalin e Otrantos, mundësi kjo për t’i lejuar asaj depërtimin në Ballkan si dhe zgjerimin
e zonën së ndikimit në Adriatik dhe Jon. Në kapitullin e fundit trajtohet politika ballkanike e ndërmarrë
nga Italia si dhe ndikimi i kësaj politike në Shqipëri. Njëkohësisht, trajtohet dhe lufta e arbëreshëve të
Italisë dhe e shqiptarëve për të siguruar pavarësinë e Shqipërisë.
Në përfundim të kësaj parathënieje, dëshiroj të shpreh mirënjohjen për udhëheqësin tim shkencor
Prof. dr. Ferit Duka, për mbështetjen, nxitjen, këshillat dhe orientimin e duhur gjatë punimit të tezës së
doktoraturës. Pa ndihmën dhe mbështetjen e tij, ky punim nuk do të ishte i plotë dhe në formën aktuale.
Dëshiroj t`i shpreh mirënjohjen Departamentit të Historisë të UT-së, për dashamirësinë që tregoi duke
më miratuar tezën në fjalë. Falënderimet i shkojnë dhe Prof.dr. Valentina Dukës, Prof.as.dr. Ilira
Çaushit, Prof.dr. Fatmira Ramës, Prof.dr. Eva Hyskajt dhe Profesor Andi Pinarit, që m’u gjendën
përkrah, për të më mbështetur sa herë i kam kërkuar. Mirënjohje të veçantë për mbështetjen, inkurajimin
dhe vlerësimin i shkon edhe Prof.as.dr. Selman Shemes. Falënderoj për ndihmën dhe mbështetjen e
ofruar dhe profesorët e nderuar arbëreshe Françesko Altimari, Mateo Mandala, Italo Kostante Fortino,
si dhe drejtorin e revistës kulturore Jetarbëreshe Agostino Xhordano. Mirënjohja ime shkon për stafin e
Arkivit të Shtetit të Tiranës, për ndihmën që më ofruan gjatë punës studimore në arkiv, në mënyrë të
veçantë, Gea Sula dhe Isa Xhaferi, që u gjendën të gatshëm për të më ndihmuar gjatë punës sime
kërkimorë në arkiv. Nuk mund të lë pa përmendur dhe mbështetjen e punonjësve të Bibliotekës
Kombëtare të Tiranës, veçanërisht Z. Maksim Gjinaj dhe Znj. Lola Kabashi, për të mos harruar
ndihmesën e marrë nga Sektori i Albanologjisë së Bibliotekës së Durrësit. Dëshiroj të ndaj kënaqësinë e
këtij punimi me të gjithë miqtë e mi Marsida Ismaili, Adriola Meçja, Elona Bodinaku, Marsida Hasa, për
nxitjen dhe mbështetjen e pakushtëzuar gjatë gjithë periudhës së përgatitjes së studimit tim. Një
falënderim i posaçëm i shkon, padyshim, familjes sime për mbështetjen gjatë gjithë viteve të punës sime
studimore.
xv
HYRJE
Shqipëria dhe Italia, dy vende fqinjë, ndonëse me tradita dhe kultura të ndryshme, kanë ditur të
ruajnë dhe forcojnë lidhjet mes tyre. Italia dhe Shqipëria ndahen nga njëra-tjetra vetëm nga një det me gjatësi
75 km. Kjo afërsi gjeografike ka diktuar një marrëdhënie të ngushtë mes dy brigjeve të Adriatikut. Adriatiku
qe deti që bashkoi dhe nuk i ndau dy vendet. Të dy popujt kishin një kulturë të pasur, pavarësisht nga
veçoritë kombëtare të secilit. Nëse do të flisnim se kur i ka fillesat afërsia mes dy popujve, patjetër që do të
rikthehemi pas, në lashtësi. Për raportet mes dy palëve dhe, kryesisht, emigrimet e shqiptarëve drejt Italisë në
periudha të ndryshme kohore, janë munduar të hedhin dritë shumë studime, ndonëse ende sot ka mjaft
pikëpyetje për këtë çështje. Shtegtimi i arbëreshëve dhe qëndresa shekullore për të ruajtur identitetin e tyre
është një dukuri që ka tërhequr interesin e studiuesve, por dhe lexuesit e thjeshtë. Kur mendojmë për
arbëreshët e Italisë, na dalin përpara një sërë pyetjesh. Kur dhe pse u nisën arbëreshët drejt rrugës së
mërgimit? Çfarë përjetuan ditëve dhe viteve të para të vendosjes në rajonet italiane dhe si qenë marrëdhëniet
mes popullit italian dhe arbëresh? Si mundën arbëreshët të ruanin identitetin e tyre ende dhe sot, ndonëse me
shekuj i patën të mohuara të drejtat kombëtare? Dhe pikërisht këto çështje dhe shumë të tjera do të trajtohen
në këtë studim. As historianët e mbretërisë së Napolit dhe as shkrimtarët e vjetër dhe të rinj që janë marrë me
kërkime dokumentesh nëpër arkivat shtetërore apo në botime kronikash dhe monografish të krahinave të
vendeve të ndryshme të Puljes, Kalabrisë e të Sicilisë, nuk dhanë informacione të hollësishme rreth
themelimit dhe zhvillimit historik të kolonive shqiptare. Ata ndeshën në vështirësi sepse shqiptarët që
emigruan nuk ndenjën në një vend të caktuar, por shpesh kaluan nga një katund në tjetrin, nga një krahinë në
tjetrën, për të gjetur kushte të mira jetese dhe njëkohësisht për t`iu ruajtur asimilimit.3 Megjithatë, ndonëse
informacionet janë të pakta, sot dihet se në Italinë e Jugut, nga trevat e Abruzos e deri në skaj të Kalabrisë e
në Sicili, gjenden një numër i madh shqiptarësh, të cilët emigruan atëherë kur Arbëria ra nën zgjedhën e
turkut. Për t`i shpëtuar zgjedhës së egër osmane, ata u detyruan të lënë trojet e tyre e të emigrojnë në drejtim
të brigjeve italiane. Drejtimet kryesore të mërgimit janë vendet bregdetare, si Republika e Venecias, krahina
e Marketit, e Puljes dhe e Napolit.4 Shqiptarët u vendosën në Itali për shkak të varfërisë, pasigurisë të jetës,
për të siguruar mjetet për të jetuar në paqe e në qetësi. Në asnjë rast ata nuk shkuan atje si pushtues e, si
rrjedhojë, të bënin ligjin. Përkundrazi, u inkuadruan në ngujimet e reja në punë mjaft modeste…5 Të pajisur
me një karakter të fortë, ditën të ruajnë traditat, kulturën, doket dhe zakonet e tyre.
Studimi i këtyre kolonive, ndonëse pak të trajtuara, ka rëndësi sepse do të na sjellë një pjesë të
historisë të të parëve tanë. Prej kësaj kohe të hershme të shtatë valëve të ikjeve, ka ardhur si legjendë një
zakon që ka të bëjë me kambanat. Të mërguarit, veç të tjerash, kishin sjellë me vete dhe kambanat e kishave,
3 Kol Kamsi, Shqiptarët e Italisë, (Tiranë: Phohemix, 2006),29
4 Mark Tirta, Vazhdimësi mërgimi dhe mbijetesë etnik., Kultura Popullore, nr.1 2004, 6.
5 Kol Kamsi, Arbëreshët e Italisë, Leka, viti VII, nr.1 1935, 28-29.
xvi
që i përdornin jo vetëm si mjete për ritet fetare, por dhe si mjete lufte. Edhe në dhé të huaj, ata i ngritën
kambanat dhe u binin fort, shumë fort, në mënyrë që kumbimin e tyre gjëmimtar ta dëgjonin jo aq vendasit e
gadishullit, por jehona e tyre të ndihej deri larg, përtej detit! Ta dëgjonin osmanët e ta dinin se arbëreshët ishin
gjallë dhe, një ditë, do të shiheshin rishtas në luftë.6 Arbëreshët dhe historia e tyre përbën një pjesë të
çmueshme të historisë së popullit tonë dhe, për këtë arsye, nuk duhet lënë pa u trajtuar më gjerësisht. Ndonëse
në vend të huaj, ata jo vetëm që nuk u asimiluan, por ndihmuan në të gjitha format në mbrojtje të çështjes
kombëtare shqiptare. Maks Lamberci, një nga njohësit më të shquar të dialekteve arbëreshe që fliten në Itali,
në vitin 1915 gjeti 49 lokalitete arbëreshe, të cilat janë të përderdhura në treva të ndryshme të Italisë Jugore e
të Sicilisë.7 Ato përbëjnë një diasporë të hershme historike, të shtrirë në rreth 50 vendbanime në krahinat e
Kalabrisë, Puljes, Bazilikatës, Molizes dhe në Sicili, po edhe një ―diasporë të diasporës‖, që është ―shprishur‖
e mërguar me kohë gati në të gjitha qendrat urbane të Italisë Jugore (Kozencë, Napoli, Palermo, Bari etj.) dhe
në shumë nga metropolet e Italisë së Veriut (Romë, Milano, Torino, Firence, etj). Arbëreshët u vendosën dhe
në vise të tjera të Evropës Perëndimore, sidomos në qytetet e mëdha industriale të Gjermanisë, Francës,
Zvicrës, etj. si dhe në Amerikë e deri në Australi.8 Sidoqoftë, dyndja e arbëreshëve nga Shqipëria në Itali dhe
përfshirja e tyre në jetën e bëmat e Jugut, gati gjithmonë të varfër e problematik, ku ata edhe u bënë qytetarë
të përhershëm, ka qenë faktor pozitiv dhe urë miqësie midis Shqipërisë dhe Italisë. Emigracioni i shqiptarëve
drejt Italisë është regjistruar në një hark kohor të ndryshëm dhe në faza të caktuara, çdonjëra e lidhur ngushtë
me momente rëndësishme historike, politike, ekonomike dhe shoqërore që ndoqën Gadishullin Ballkanik
gjatë dhe pas pushtimit osman të shekullit XV. Shqiptarët, pas emigrimit në masë që i degdisi në Itali
gjatë shekujve XV-XVI, veçanërisht pas vdekjes së heroit kombëtar Gjegj Kastrioti (1468), i cili
organizoi dhe udhëhoqi qëndresën shqiptare kundër osmanëve, duke iu kundërvënë me sukses për
më shumë se një çerek shekulli synimeve ekspansioniste të fuqive ushtarake turke, krijuan në Itali,
mes gjysmës së shekullit XV e atij XVIII, një sërë komunitetesh që, përveç gjuhës, mbajtën gjallë
dhe trashëguan gjatë shekujve në vijim, kujtesën për prejardhjen e tyre, duke rritur e zhvilluar, edhe
nëpërmjet institucioneve fetare dhe kulturore, një ndjenjë të fortë identiteti.9 Ndonëse nuk kanë
munguar kërkimet dhe të dhënat arkivore, ende nuk është e qartë dhe pak e vështirë të njihemi me çdo
zhvendosje të arbëreshëve. Në bazë të materialeve arkivore, jepen të dhëna mbi praninë e disa grupeve
sporadike shqiptare që u vendosën në Italinë Qendrore dhe Jugore në fund të shekullit XVIII dhe fillim të
shekullit XV. Shqiptarët u vendosën në zonat rurale, ku punuan në favor të feudalëve vendas. Në bazë të të
dhënave arkivore, prania e tyre u vu re në rreth mijëra shtëpi të Italisë Qendrore. Kolonia më e qëndrueshme u
6 Nasho Jorgaqi , Larg dhe afër, ( 1987).,104.
7 Dialektet shqiptare në Itali, ―Indogerm. Jahrbuch‖ II (1915), 23.
8 Gjovalin Shkurtaj, Ligjërimet arbëreshe: ―Gjuha e bukës” dhe “Gjuha e zemrës”: (Shqyrtime dialektologjike dhe
sociologjike në ngulmimet arbëreshe të Italisë), (Tiranë: Redona, 2006), 14-15. 9 Francesco Altimari, Gli Arbëresh d‘Italia per la rinascita dell Albania tra XVIII-XIX secolo: paralelizmo con altre
diaspore di area italo-balcanica‖ në Studia Albanica, Tiranë, 2012, 129-143
xvii
vendos në Venezia, ku shumë shqiptarë gjetën mikpritje dhe, njëkohësisht, hapësirë për të shprehur
kontributin e tyre përmes ideve dhe veprave në Rilindjen evropiane.10
Në të njënjtën kohë, përmendet dhe një
grup i vendosur në Mexoiuzo dhe Palaco Adriano.11
Sipas studimeve, mendohet që kontaktet e para mes dy
popujve të kënë qënë në kohën e Aleksandrit Molos, mbretit të Epirit, i cili mbërriti në Itali në 331 p.k., me
synim pushtimin e saj. Synimi për të krijuar një mbretëri të madhe epiriote në Perëndim, e vazhdoi në 280 p.k.
Pirroja i Epirit, ndonëse që të dy nuk ia arritën synimit. Fakte të tjera që na tregojnë për afërsinë mes dy
popujve janë dhe lidhjet martesore mes tyre. Përmendim martesën e Elenës në 1228, vajzën e Mikel Komnenit
të II, despot i Arbrit, me djalin e Frederikut II. Në 1272, si rezultat i disa lëvizjve sizmike, shumë shqiptarë
mbërritën në Brindisi. Të dhëna të tjera kemi dhe për vitin 1396, ku shumë familje shqiptare erdhën dhe u
vendosën në tokat italiane.12
Sipas të dhënave sjellë nga E. Demetrio, ka pasur shtatë valë emigracioni nga
Shqipëria drejt Italisë: Nga 1416-1446, 1459-1461, 1468-1506 (pas vdekjes së Skëndërbeut), 1532-1434,
1647 dhe 1744, 1759-1825. Fakte të ngjashme konfirmohen dhe nga të tjerë studiues. Sipas Eqerem Çabejit,
mendohet se shtegtimi i shqiptarëve drejt Italisë nuk ka ndodhur përnjëherë, por me disa valë të ndryshme që
nga mesi shekullit 15 e deri në 1744.13
Në fillim, emigrimi i shqiptarëve drejt Italisë nuk ka qenë i organizuar,
por vihen re lëvizje të karakterit sporadik. Lëvizje të tilla vihen re në vitet 1272, 1388, 1393 etj. Mendohet se
vala e parë më e madhe e shpërnguljeve të shqiptarëve drejt Italisë të ketë qënë e karakterit ushtarak, në vitet
1416-1446. Gjenden të dhëna që provojnë se në ndihmë të Alfonsit të Aragonës, mbret i Napolit, të kenë
shkuar tri skuadra ushtarësh shqiptarë me në krye Dhimitër Rërësin dhe dy bijtë e tij, Vasilin dhe Gjergjin.
Për shërbimet e kryera, Dhimitër Rërësi qe emëruar guvernator i provincës së Rexhio Kalabrias. Pasuesit e tij
ripopulluan disa ngujime në anët e Katanxaros, si: Andali, Amato, Arieta, Zangorana, Pelagorio, etj. Shumë të
tjerë pasues së Rërësit u vendosën përgjithmonë në Kontesa Entelina (1450). Të tjerë u vendosën në Taormina
ku, deri sot, njihet si lagja e shqiptarëve. 14
Ekspedita e heroit tonë komëtar në Pulja, në vitet 1461-1462, në
ndihmë të saj, la pas shumë shqiptarë të cilët u vendosën në Pulja, Kalabri dhe Sicili. Për marrëdhëniet e mira
dypalëshe mes Italisë dhe Arbërisë, në kohën e të madhit Skëndërbej, na flet dhe studiuesi tjetër Petro
Skalione, i cili jep dëshmi rreth këtyre raporteve dashamirëse të ndërsjella në veprën ―Historia e Shqiptarëve
të Italisë‖. Skalione dëshmon për marrëdhëniet e mira mes Alfonso d‘Aragonës, mbret i Napolit, dhe Gjergj
Kastriotit. Sipas dëshmive, thuhet se mes të dyve ishte krijuar një marrëdhënie miqësie, e shprehur shpeshherë
me ndihmë reciproke mes palëve. Dëshmohet se, në kohë vështirësie, Alfonso d‘Aragona e kishte ndihmuar
Skëndërbeun me ndihma ushtarake dhe financiare. Të njëjtën gjë kishte bërë dhe Gjergj Kastrioti kur iu
10
Francesco Altimari, Profi li storico–letterari in Altimari F., Bolognari M., Carrozza P., L’esilio della parola.
La minoranza linguistica albanese in Italia: profi li storico-letterari, antropologici e giuridico–istituzionali
(Ets editrice, Pisa, 1986), 1. 11
Giussepe Schirò, Canti tradizionali ed altri saggi delle colonie albanesi di Sicilia (Piana-Palermo, 1986), XX e
XLVI. 12
Demetrio, Arbëria: storia, cultura, folclore, .26. 13
Eqerem Çabej, Në botën e arbëreshëve të Italisë: përmbledhje studimesh ( Tiranë: 8 Nëntori, 1987), 47 14
Shkurtaj, Ligjërimet arbëreshe, 14-15
xviii
kërkua ndihma nga Alfonso d‘Aragona për të qetësuar lëvizjet kryengritëse në Kalabri. Në këmbim të këtij
nderi, thuhet se Skëndërbeut iu dhanë ssi dhuratë shumë vende, në të cilat më pas shqiptarët ngritën fshatrat e
tyre në zonën e Katanxaros15
. Dëshmitë e mjaft studiuesve që shkruan lidhur me valët e emigrimit të
shqiptarëve të Italisë, bien dakort në një pikë të përbashkët, sipas së cilës, vala e parë e emigrimit të
shqiptarëve drejt Italisë shfaqet e bashkangjiitur me figurën e Dhimitër Rërësit. Dh. Rërësi së bashku me
ushtarët e tij u dërgua nga Skënderbeu në ndihmë të Alfonso d‘Aragonës. Më pas, njerëzit e tij populluan
shumë fshatra të Kalabrisë si: Amato, Andali, Arieta, Kazalnuvola, Zangorana, etj. Dëshmohet gjithashtu që
bijtë e Dhimitrit, së bashku me ushtarët e tij, u vendosën në Sicili dhe formuan tri koloni arbëreshe: Kontesa
Entelina, Palaco Adriano dhe Mesojuso.16
Të tjera shpërngulje mendohet se ndodhën në vitin 1461 me ardhjen
e Skënderbeut në Itali. Nga 1461-1480, mendohet se u formuan kolonitë shqiptare në Faxhano, San Pietro di
Galantina, Martigiano, Montepafano, Rokoforcata, San Martino, San Marzano, Sternazia, Koriliano, Zolino,
provincë e Leçes. Në këtë periudhë, u krijuan dhe kolonitë e Kasalnovos, Kasalvekios, San Paolos, Greçi,
Pani, Kasteluçio de Sauri dhe Fakta in Kapitana provinca di Foxhia, Provinca e Kampobasos, San Demetrio,
Makia, San Kozmo, Vakarizo, San Xhorxhio Albaneze, Spezano, Lungro, Firmo, Akuaformoza,
Kastrorexhio, S. Kostantino, Çervikato, S. Bazilio, Falkonara Albaneze në Kalabri etj.17
Por vala më e madhe,
siç pranohet nga shumë studiues, është pas vdekjes së Skëndërbeut. Në vijim, pati dy shpërngulje të tjera me
rëndësi, shkaktuar një pas rënies së Krujës nga turqit në 1478 dhe e dyta pas rënies së qytetit të Koronit në
More në 1533-1534. Këtë fakt e dëshmojnë dhe të dhënat arkivore. Sipas një letre të dërguar De Radës,
dëshmohej ky fakt krahas të tjerëve. Letra vijonte si më poshtë:
Zoti im i nderuar
Ju këkoj ndjesë për vonesën e përgjigjes…… Për sa dimë nga prindërit tanë arbëreshë, ata u nisën nga
Kruja pasi ajo ra në duart e turqve18
, atëherë vëllezërit e Skënderbeut u larguan dhe lundruan në
drejtim të Italisë. Aty, për kohë të gjatë, qëndruan jo të stabilizuar, derisa i kërkuan ndihmë Papës, i cili
ndërhyri te mbreti i Napolit duke kërkuar t`i ndihmonte, duke u gjetur një vend për të qëndruar.
Shqiptarët e emigruar u vendosën në Molise, Kalabri, Puglie dhe Sicili. Kur erdhën në këto vise,
ishin në gjëndje të rënduar dhe të lodhur nga luftrat e gjata në vend. Ata u vendosën në zona jo të banuara
dhe gradualisht krijuan dhe fshatrat e tyre, duke dashur të mos përzihen dhe asimilohen me popullsinë
vendase. Shqiptarët u vendosën në zona të pabanuara të Molises, e cila ishte shpopulluar si rezultat i një
tërmeti në 1456. Ata u vendosën ne rajonet e Kampomarinos, Portokanones, Ururit, Monteçilfones e Santa
15
Pietro Scaglione, Historia e Shqiptarëvet t’Italisë (New York,1921). 3 16
Ahmet Kelmendi, ―Arbëreshët e Italisë”, Rilindja, 3 gusht 1970, 9-10 17
Anselmo Lorecchio, Noti e documenti: Pensiero politico albanese in raporto agli interesi italiani ( Trani: V.Vecchi,
1902),174-175 18
AQSH, F.24, D.54/1, f.50
xix
Kro,ce di Malianaos.19
Vala e dytë e shpërnguljeve mendohet të këtë qenë sërish e karakterit ushtarak. Pas
vdekjes së Alfonsit të Aragonës, në fron hipi Ferdinandi I. Por, me të ardhur në pushtet, u gjend përballë
sulmeve të baronëve që nuk e dëshironin në fron. Për këtë arsye, Ferdinandi i kërkoi ndihmë Skëndërbeut, i
cili zbarkoi në Barleta, mundi rebelët në betejën e Orsarës dhe çliroi nga rrethimi Molfetën. Si shpërblim,
Skënderbeut iu dha titulli ―Signor‖ i Garganës dhe zotërues i feudeve të Tranit dhe San-Xhovani Rotondos.
Nga ana tjetër, aragonasit ndihmuan me armë ushtrinë shqiptare që ishte e zënë në luftëra kundër turqve. Në
këtë periudhë, Perandoria Osmane shpresonte të mbërrinte deri në portat e Romës. Duke përfituar nga situata
ballkanike tepër e dobët, u sul mbi popujt e Gadishullt Ballkanik. Vetëm Arbëria arriti t`u bëjë ballë sulmeve
turke për një periudhë të gjatë. Por, pas vdekjes së Gjergj Kastriotit (17 janar 1468), filloi rënia e Arbërisë, e
cila pasi rezistoi dhe 10 vjet të tjera, ra nën protektoratin e Venedikut dhe, më pas, nën zgjedhën osmane.
Studimet historike tregojnë se i biri i Skëndërbeut, Gjoni, së bashku me nënën e tij, Donikën, pas vdekjes së
Gjergj Kastriotit, u mikpritën nga Ferdinandi i Aragonës dhe u vendosën në Napoli. Ferdinandi i Aragonës
gjeti mënyrën për ta shpërblyer Gjonin. Ai u bë Kont i Salentos dhe Duka i San Pietro Galantinas në 1495.
Kjo pritje e mirë e miqve të parë, bëri që shumë familje shqiptare, duke mos e duruar më dominimin e turqve
myslimane, te vendosnin të emigronin drejt Italisë.20
Pikërisht në këtë kohë filloi edhe dyndja më e madhe e
mërgimit arbëresh drejt brigjeve italiane, dyndje e cila vazhdoi në disa valë të njëpasnjëshme.
Midis viteve 1468-1471, sipas dokumenteve, ka pasur shpërngulje të shqiptarëve drejt Molisës si dhe
Kapitanasë, në Pulia, San Demetrio, Makia, San Kosmo, disa feude të San Severinos21
etj. Një dyndje tjetër e
arbëreshëve në Itali qe pas rënies së Krujës në 1478 dhe Shkodrës në 1479. Kryesisht, kjo popullsi u vendos
në Sicili dhe Kalabri. Në këtë kohë dëshmohet se janë themeluar shumë krahina që sot mbajnë emra të
njohur si: Ungra, Ferma, Firmoza, Qana, Frasnita, Shnë Vasili, Shën-Benedikt Ullano, Shën Sofia,
Mongrasano, Shën Lorenco, etj. Historiani Tajani shkruan se ngujimet e para të shqiptarëve në Itali u
përkasin viteve 1467-1471, dëshmi të cilat janë konfirmuar më parë dhe nga studiues dhe historianë të tjerë.
Në vitet 1467-1471, u themeluan fshatrat si: Shën Elena, Kroçe di Miliano, Shën Demetrio Korona, Makia,
Vakanzaro Albanesz, Shën Kozmo Albanese, Shën Xhorxho dhe Spezano Albaneze. Të njëjtin fakt e
konfirmon dhe C. Kostanza në ―Cenno storico sugli albanesi d‘Italia‖. Sipas të dhënave, u ripopulluan toka
të pabanuara si Foxhiano, Martinjano, Monteperano, Rokaforcata, S.Xhorxho, S.Martino, S.Marzano,
Sternatia, Zolino, Kieuti, Kasalnuovo, Kampomarino, Kasalvekio, S.Paolo, Portokanone, S.Kroçe di
Maliano, Ururi.22
Në 1473-1474, u themeluan fshatrat Fraxhiano, Martinjano, Monteposano, Roka Forcata,
Taranto, Shën Martino, Greçi, Shën Paolo në Kapitana etj. Në 1476-1478, u themeluan Lungro, Firmo,
Akuaformoza, Kastrorexhio, Kavalerizo, Çerzeto, Çivita, Falkonara, Fraskineto, Shën Bazilio, Shën
19
Alberto Maria Cirese, “Per una storia delle relazioni tra il Regnio di Napoli e gli Albanes”, Albania, Nr.19
janar, 1941 20
Antonio Scura, Origini europee, religioni, viaggi, studi etnografici(Milano: G.Daelli, 1865),127 21
Demetrio, Arbëria: storia, cultura, folklore, 31 22
Carla Costanza., Cenno storico sugli albanesi d”Italia (Termoli: Adriatika,1935),18
xx
Benedeto Ullano, Shën Katerina, Shën Lorenzo, Shën Martino, Paltani, Rora Greka23
, etj. Të dhëna të tjera,
na dëshmojnë për shpërngulje të shqiptarëve drejt Italisë rreth viteve 1481-1492. Në këtë periudhë, u
formuan në Sicili shumë koloni si: Palaco Adriano, Piana dei Greçi, Sanata Kristina, Gela dhe Mezojuso në
Palermo, Sant Anxhelo në provincën e Girxhentit, San Mikele di Bogaria në provincën e Katanias.24
Shpërngulje të shqiptarëve drejt Italisë ka pasur pas rënies së Moresë në duart e osmanëve. Një grup me rreth
200 anije kaloi në 1543 dhe njerëzit u vendosën në Napoli dhe në rrethina, të tjerë u vendosën në Potenca të
Kalabrisë, sot Potenca Albaneze, më pas në Shën Mitër. Këta arbëreshë të Moresë, sot e kësaj dite e kujtojnë
rrugëtimin e tyre drejt Italisë, vështirësitë që kishin hequr dhe dashurinë për Morenë, vendin e tyre, që
tashmë e kishin lënë shumë larg. Ende sot kanë lënë pas një këngë mallëngjyese për Morenë e tyre të bukur:
“Mori e bukura More
Si të le e më së të pë!
Atje kam zotin tatë,
atje kam zonjën mëmë,
atje kam edhe tim vëlla:
Gjithë të mbuluar në dhe!25
Të njëjtin fakt e konfirmon dhe Pietro Skalione në veprën ―Historia e Shqiptarëvet t’Italisë‖. Thuhet se,
pas rënies së Moresë, shumë shqiptarë u vendosën në Itali. Ata u vendosën në Barrile, Maskite, Shën Kostantino
Albaneze, Shën Paolo Albaneze, Brindizi dela Montaja në Provincën e Bazilikatës, në Farneta dhe Provincën e
Kozencës.26
Edhe sipas Antonio Skuras, në veprën ―Origini, europee, religioni, viaggi, studi etnografici‖,
thuhet se italo-shqiptarët u vendosën në Itali përmes disa valëve të emigracionit. Ai përmend se një valë e
madhe shqiptarësh u vendos në Taranto. Ata u vendosën në tokat dhënë prijësit të tyre, Gjergj Kastrioti, në San
Pirtro in Galatina.
Më pas, krijuan kolonitë e tyre në tokat e Faxhianos, Roka mbretërore San Krispëri, Monteparano e San
Marzano. Një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve u vendosën në afërsi të Pulias. Një pjesë tjetët u vendosën
në Sicili dhe Kalabri. Qendrat më me rëndësi të tyre ishin Piana dei Greçi, Palaco Adriano. Njëkohësisht, u
formuan dhe fshatrat si: Zangorana,Vena, Karafa, Andali, San Nikola del‘Alto dhe Karfizi. Rreth 5 mijë banorë
u vendosën në Lungro, 3 mijë në San Demetrio dhe 2 mijë në San Benedeto.27
Të gjitha burimet konfirmojnë se
emigracioni drejt Italisë ka ndodhur në faza të ndryshme dhe jo në mënyrë të menjëhershme. Këto valë
emigrimi kanë zgjatur që nga vitet 1400-1500. Fillimet e valëve emigruese më të fuqishme, ashtu siç citon
shumica e studiuesve, i takon viteve 1460-1461, periudhë në të cilën Skëndërbeu gjendet në Itali, kurse faza e
23
Scaglione, Historia e Shqiptarëvet t’Italisë , 11 24
Lorecchio, Pensiero politico albanese ...,174-175 25
Kelmendi, ―Arbëreshët e Italisë...‖., 10 26
Scaglione, Historia e Shqiptarëvet t’Italisë, 11 27
Scura, Gli Albanesi in Italia, 130-131
xxi
fundit mendohet të jetë regjistruar rreth vitit 1520.28
Shqiptarët e vendosur në Itali, më pas krijuan kolonitë e
tyre. Kolonitë më të mëdha, sipas studimeve, thuhet që u formuan në Sicili, Kalabri dhe Bazilikatë. Lidhur me
vendosjen e arbëreshëve në Itali, na japin informacion dhe të dhënat arkivore. ―Kur paraardhësit tanë, ndër të
cilët heroi Gjergj Kastriot Skënderbeu, të mundur nga perandoria nga më e madhe e kohës, shumë shpejt u
detyruan të emigrojnë dhe të vendosen në tokën e shenjtë të Italisë, ku para mijëra vitesh thuhej se u vendos
pellazgu Enea… Që nga ajo kohë, jetojmë një jetë të qetë dhe të respektuar, kemi shtëpitë tona, gëzojmë të
drejtat tona dhe ndjehemi krenarë që jemi qytetarë të këtij atdheu të dytë. Megjithëse kanë kaluar rreth katër
shekuj, ne flasim prapë gjuhën tonë, që është gjuha e folur nga pellazgët më parë, vazhdojmë të ruajmë të njëjtat
tradita, kulturë dhe veshje të vëllezërve tanë dhe ndjejmë se në venat tona rrjedh gjaku i atyre që Malte-Brun i
ka quajtur ―Racë e hekurt, e fortë si shkëmbinjtë e vendit ku jetojnë…‖29
. ‖ Të tjera koloni shqiptare gjenden dhe
në Molise, Kampomarino, Monteçiflone, Portokanone, Ururi në Pulia, San Marzano, Kasalvekio në Pulia etj. Të
dhëna të tjera na vërtetojnë se emigrimet vazhduan edhe më vonë se vitet 1500, por qenë lëvizje sporadike dhe
jo valë të fuqishme emigratore. Nga fundi i shekullit XVI, dëshmohet se u themeluan në Sicili dy koloni: Sant
Anxhelo Muxara, në provincën e Girgjentit, dhe S. Mikele di Ganzaria, pranë qytetit të Kaltagjirones. Dyndje
më të vogla shqiptarësh ka pasur edhe për disa kohë. Ermano Aar thotë se, në vitin 1674, mbërritën në Brindizi
175 banorë të fshatit Presio të Moresë. Ata u vendosën për pak kohë në Motola, por u dëbuan nga arqipeshkvi i
Tarantos për shkak të fesë së tyre dhe u larguan për t‘u vendosur në Trikariko, ku dhe shumë shpejt u latinizuan.
Më 1680, emigruan të tjera familje shqiptare.
Një pjesë e tyre, me në krye Gjegj Sevastin, u vendosën në Kieuti, në provincë të Foxhias, ndërsa pjesa
tjetër themeluan kolonitë Ururit, Portokanone, Kampo Marino, Monteçiflone në Provincën e Kampobasos dhe
Kietit, në Provincë të Pulias, Kasalvekio dhe Kasalnuovo në Pulia Faeta, Pani e S. Paolo të Çivitatet në
Kapitanata.30
Pas shpërnguljeve sporadike, pas një shekulli, në vitin 1744, niset për në Itali një grup i madh
familjesh shqiptare, të cilat u vendosën në Vila Badeza, në provincën e Peskarës. Mendohet se grupi i fundit që
emigroi në Itali ishte ai i 39 familjeve shkodrane me 208 vetë gjithsej, me në krye Anton Remanin, të cilët u
vendosën në Ankona dhe rrethinat e saj, në vitin 1753.31
Megjithatë, ka të dhëna se vala e fundit e
emigracioneve u përket viteve 1759-1825. Dyndjet e fundit i përkasin pikërisht periudhës kur, në krye të Italisë,
ishte Ferdinandi IV. Kjo popullsi u vendos në Brindizi në Rexhio Kalabria, në Mesina e gjetkë. Shumë studiues
u shprehën rreth këtyre emigracioneve dhe dhanë variantet e mendimet e tyre. Martinier shprehet se, ndër
familjet që braktisën tokat shqiptare të vendlindjes, disa zgjodhën të shkojnë në Katanzaro e në vise të tjera të
Venecies si dhe ishujt pranë, kurse më fisnikët shkuan në Mbretërinë e Napolit. Ndërsa tek P. Xhanone gjejmë
të tjera të dhëna: “Shumë familje fisnike, për të mos jetuar në skllavëri, u arratisën prej atyre viseve dhe u
strehuan në vende të afërta e në mbretërinë tonë (Napoli). E kështu erdhën edhe familjet Toki dhe Kastrioti, që
28
Patricia Resta, Popolo in camino:Le migracioni albanesi in Italia ( Lecce: Besa,1996),.31 29
AQSH, F.6, D.3, f.1 30
Kamsi, Shqiptarët e Italisë , .51 31
Kelmendi, ―Arbëreshët e Italisë...‖., 10
xxii
zotëronin në këto krahina prona të mira.” Munjo pohon të njëjtin fakt: “Pas vdekjes së Kastriotit, fisnikët
shqiptarë, duke mos e duruar dot tiraninë osmane, erdhën në Sicili, të tjerë pinjollë të fisnikërisë së lashtë
zbarkuan në Trani e Otranto. Një pjesë e tyre u vendos në Pulia, si për shembull, pjesëtarë të familjes Basta, të
tjërë u vendosën në Gjenovë dhe Venedik.”32
Edhe këngët atdhetare e tregojnë këtë. Mjaft kuptimplotë janë tri
vargje të një fragmenti, i cili na kujton dhe përshkruan dhimbjen dhe hallet e shqiptarëve pas vdekjes së
Skënderbeut dhe që lëshohet në një shkrim enfatik: ―por 300.000 trima morën arratinë, çanë detin për të
mbajtur të patundur besën.”33
Por cilat qenë arsyet e shpërnguljes së shqiptarëve drejt Italisë? Nga cilat zona të Shqipërisë kanë
emigruar më tepër shqiptarë në këtë periudhë kohore? A gjetën shqiptarët stabilitet në vendet ku u vendosën
apo u asimiluan me popullsinë vendase? Ku u vendosën më shumë arbëreshët dhe cili qe qëndrimi i tyre për
ruajtjen e identitetit kombëtar?
Këto pyetje dhe shumë të tjera do trajtohen më me hollësi në punimin tim. Se në sa katunde apo qytete
të Italisë zunë vend shqiptarët dhe sa mund të jetë numri i tyre me siguri, nuk dihet, sepse ka mungesë
statistikash për periudha të ndryshme. Sipas dokumenteve gjetur në arkivin e Napolit nga studiues si Françesco
Tajani, Lorenzo Xhiustiniani dhe arkivisti Manfredi Polumbo, thuhet se numri i shqiptarëve arrin 200 mijë
frymë, të shpërndarë në 80 vende. Sipas studimeve dhe të dhënave, thuhet se arbëreshët u vendosën edhe në
shumë vende, disa prej të cilave u zhdukën me kalimin e viteve. Kjo na bën të kuptojmë që numri i arbëreshëve
mund të ketë qënë më i madh se sa ky që deklarohet nga studimet e fundit. Shumë prej fshatrave apo qyteteve
janë zhdukur e, bashkë me to, edhe popullsia arbëreshe, e cila nuk ka mundur të ruajë gjuhën, doket, zakonet,
por është asimiluar me popullsinë vendase.
Krahas qyteteve të zhdukura, ka dhe nga ato fshatra të cilat kanë ndryshuar emrat. Studime rreth numrit
të popullsisë arbëreshe janë bërë nga studiues të ndryshëm në vite të ndryshme. Biondeli, në statistikat e tij të
1848, tregon se numri i shqiptarëve që flisnin shqip arrinte 88.410 banorë. Tajani, në veprën e vet, ―Istorie
Albanesi‖, na jep një tabelë statistikore që e ndan në tri kohë të ndryshme: në vitin 1806, numri i arbëreshëve
arrin 110.955, në 1846 bie në 168.802, në 1886 arrin në 196.708.34
Studiuesi Biondeli na jep të dhëna
statistikore rreth tri provincave kalabreze Kosenca, Katanzaro, Rexhio Kalabria. Sipas statistikave, kolonitë
shqiptare të shpërndara në Kalabri arrijnë në 40 dhe një numër popullsie 42.400.35
Për numrin e kolonive
shqiptare në 1543 në Kalabri ka mungesë të dhënash, por gjithsej numrohen rreth 57.775 banorë. Tre shekuj më
vonë , në 1842, studiuesi Moreli numëron rreth 32.269 banorë. Sipas të dhënave, në 1881 rezultojnë në vend
rreth 85.508 banorë, në 1894 rreth 98.798 banorë. Në vitin 1901 u bë regjistrimi, sipas të cilit numri arrin në
21.554 banorë. Në të dhënat statistikore jepet një pasqyrë e regjistrimit të popullsisë së vitit 1901 dhe përbri ai i
32
Vincenso Dorsa, Shqiptarë dhe misioni i tyre historik ( Botimet Enciklopedike, Tiranë, 2010), 87 33
Po aty 34
Kamsi, Shqipëtarët e Italisë, .59 35
Domenico Zangari ―Le colonie italo-albanezi di Calabria, Storia e Demografia sec XV-XIX (Napoli:Casella,1941),
50
xxiii
vitit 1921. Sipas statistikave të 1901, shuma e përgjithshme e popullsisë arbëreshe në fillim të shekullit XIX
arrinte në 200.219 banorë. Në bazë të të dhënave të vitit 1901, del që në Italinë e Jugut ka 80 komuna të ndara
sipas riteve fetare që praktikojnë. Studiuesi Mahir Domi, në studimin e tij statistikor ―Gli Insediamenti Albanesi
nel Mondo‖, thekson se rreth 136.000 arbëreshë ende sot në 55 fshatra flasin shqip, ndonëse rreth 182.000 prej
tyre në fshatra të tjerë nuk e flasin më gjuhën shqipe, duke u asimiluar me vendasit. Eqerem Çabej, në studimin
e tij “Il mondo delgli Arbëresh”, shprehet se arbëreshët që jetojnë në zonat malore duket se e kanë ruajtur më
mirë gjuhën shqipe në krahasim me ata që banuan në fshatra. Megjithatë mbetet i padiskutueshëm fakti se
arbëreshët, pas rreth 500 vjetësh në Itali, nuk janë asimiluar dhe kanë ditur të ruajnë më së miri kulturën,
traditat, zakonet dhe gjuhën arberëshe, të trashëguara brez pas brezi. Në regjistrimin e vitit 1911, sipas studimit
te Karla Kostanzas, rezultojnë të regjistruara rreth 20.467 familje arbëreshe të vendosura në zona të ndryshme të
Italisë, me rreth 90.670 banorë.36
Pas regjistrimit të vitit 1921, numri arrinte në 20.113 familje me 80.282
banorë. Nga ky vëzhgim del qartë se popullsia arbëreshe është zhdukur në disa koloni dhe në disa të tjera numri
është zvogëluar. Por çfarë të dhënash kemi për numrin e saktë të popullsisë arbëreshe sot? Kësaj pyetjeje është
e vështirë t`i përgjigjesh saktësisht. Shënime të sakta nuk japin as vetë shqiptarët e Italisë. Megjithatë, studimet
e fundit statistikore i përkasin vitit 1921, siç e trajtuam dhe më lart. Të dhëna statistikore na vijnë nga
regjistrimet italiane si dhe studimet statistikore të arbëreshit A. Skura37
, i cili jep një pasqyrë të popullsisë nga
viti 1806 në 1901.
Në bazë të këtyre të dhënave, të cilat sot kanë ndryshuar shumë, thuhet se në 11 krahina të Italisë në
vitin 1806 jetonin 109.275 shqiptarë, ndërsa në 1901, 203.239. A. Meillet38
, duke u mbështetur në të dhënat
zyrtare të Italisë shënon 87.70 banorë. Albert Dauzat, bazuar në të dhënat e C.Merlo, thotë se në Italinë Jugore
jetojnë 1700.000 shqiptarë. Gustav Mejer, në vitin 1885, shkruante se shqiptarët në Itali arrijnë në 100.000.
―Centro Nazionale di Studi Albanesi‖ e Universitetit të Palermos thotë se në 1966 kishte rreth 114.783 banorë
shqiptarë. Burime të historisë shqiptare thonë se në shekullin e XIX kishte rreth 200.000 mijë shqiptarë. Në Itali
sot gjenden 80 komuna që e kanë origjinën e tyre te arbëreshët e shpërngulur nga Shqipëria në periudha të
ndryshme. Këto komuna gjenden në Abruzo, Pulia, Bazilikatë, në Kalabri (më të lulëzuarat janë ato në
Kozencë), në Sicili dhe krahinën e Palermos. Vërtetohet se në Itali gjenden 200-250 mijë arbëreshë, megjithatë
ky numër është tepër larg realitetit të sotëm, sepse, sipas të dhënave të sotme, arbëreshët nuk i kalojnë 120.000
banorë.39
Të tjerë studies si Eqerem Çabej apo Mario Bolonjiari (Profesor i Antropologjisë në Universitetin e
Kalabrisë) na japin të dhëna të tjera për numrin e arbëreshëve që gjenden sot në Itali dhe vendodhjen e tyre, të
dhëna që, deri diku, përafrojnë por kanë dhe ndryshime. Mario Bolonjiari thekson se sot mendohet se ka 50
fshatra dhe me rreth 200.000 banorë.40
Çabej, nga ana tjetër, thekson se elementi shqiptar në Itali banon sot në
36
�
Costanza, Cenno storico sugli albanesi d”Italia, 26 37
�
Skura, Gli Albanesi I Italia, 10 38
�
Rexhep .Zllaku, Me Arbëreshët ( Shkup, 1996), 23 39
�
Rossalino Petrotta , Arbëreshët e Siqelisë (Tiranë,1941), 18-20 40
�
Mario Bologniari ,The Albanian Life nr.1,1990, .25
xxiv
trevat e Abruzos, Molize, Kapitanata, Bazilikata, Apuli, Kalabri të Italisë Jugore e në Sicili, në afërsisht 50
ngujime me rreth 100.000 banorë41
. Dëshmi të tjera përmendin rreth 300 deri në 400 mijë arbëreshë të përhapur
në 80 katunde fushore dhe në malësi deri 1000 metra mbi nivelin e detit.42
Sipas të dhënave të statistikave
italiane, më 4 nëntor 1951, në Italinë e Jugut e në Sicili rronin 101. 878 arbëreshë, të shpërndarë në 36 katunde,
ndërsa më 31 dhjetor 1955 numëroheshin 103.234 banorë në të njëjtin numër vendbanimesh, lartësia e të cilave
shkon nga 320 m (Spixana) deri në 1000m (Platani).43
Afërsisht këtë numër jepte edhe Eqrem Çabej, sipas të
cilit: "shqipja flitet sot në 49 ngujime të Italisë së Jugut, me rreth 100.000 banorë".44
Më 1963, studiuesi
arbëresh Emanuel Xhiordano, në veprën e tij të njohur "Fjalor i arbëreshëvet të Italisë", theksonte se në Itali
janë sot 55 katunde arbëreshe ku shqipja nuk flitet më, duke shënuar ngujimet që vijojnë ta ruajnë gjuhën
shqipe. Sipas studiuesve të ndryshëm, ngujimet arbëreshe në Itali janë: në Kalabri më se njëzet katunde në
krahinën e Kozencës45
: Spixana (Sezzano Albanese), Ungra (Lungro), Shën-Mitri (San Denmetrio Corone),
Shën-Sofia (S. Sofia d’Epiro), Ferma (Firmo), Qana (Cerzeto), Frasnita (Frascineto), Picilia (S. Caterina
Albanese), Fallkunara (Falconara Albanese), Vakarici (Vaccarizzo Albanese), Mbuzati (S. Giorgio Albanese),
Çifti (Civita), Shën-Mërtiri (S. Martino di Finita), Shën-Vasili (S. Basile), Firmosa (Acquaformosa), Shën-
Benedikti (San Benedetto Ullano), Pllatani (Plataci), Maqi (Machia), Kastërnexhi (Castroregio), Strigari (S.
Cosmo Albanese), Ejanina ose Purçilli (Ejanina), Kajverici (Cavallerizo), Karfici (Carfizzi), Vina (Vena di
Maida), Andalli, Zangarona. Në Sicili, në krahinën e Palermos, e ruajnë shqipen katundet Hora (Piana degli
Albanesi), Shën-Kristina (S. Cristina Gella) dhe Kundisa (Contessa Entellina). Në Pulje, në krahinën e Foxhias,
e ruajnë shqipen: Katundi (Casalvechio di Puglia) dhe Qeuti (Chieuti) dhe në krahinën e Tarantos, Shën-
Marcani (S. Marzano di S. Giuseppe). Në Molise, në krahinën e Kampobasos, e ruajnë shqipen: Ruri (Ururi),
Këmarini (Kampomarino), Muxhufuni (Montecilfone), Portkanuni (Portocannone). Në Bazilikatë, në krahinën e
Potencës, e ruajnë shqipen: Barilli (Barile), Mashkiti (Maschito), Shën-Pali (S. Paolo Albanese). Në Kampania,
në krahinën e Avelinos, e ruan shqipen vetëm një ngujim arbëresh, Greçi, ndërsa në Abruc në krahinën e
Peskarës, shqipja ruhet në Badhesë (Villa Badessa). Mjaft nga katundet arbëreshe ku ruhet shqipja, janë të
banuara krejtësisht nga arbëreshë, si p.sh. Puhëriu, Kastërnexhi, Barilli, Maqi etj., por pjesa më e madhe e tyre
janë vendbanime ku, përveç shumicës arbëreshe, jetojnë edhe italianë. Shqiptarët, sapo u vendosën në vise të
ndryshme të Italisë Jugore, nisën të punonin. Disa u morën me bujqësi, disa me blegtori e disa edhe në ushtri si
stratiotë. Nga fundi i shekullit XIX, prej ngujimeve arbëreshe si dhe prej shumë viseve të tjera të varfra të Italisë
së Jugut e të Sicilisë, pati emigrime të dendura drejt Argjentinës, Brazilit, SHBA-së, Uruguajit, etj. Disa
priftërinj të Buenos Airesit shënojnë se vetëm në atë qytet u vendosën rreth 40.000 arbëreshë, të shpërngulur
41
Çabej, Në botën e arbëreshëve të Italisë: përmbledhje studimesh, .68 42
Zangari, Le colonie italo-albanesi di Calabria, Storia e demografia....., 48-50. 43
Annuario statistico dei comuni italiani, Istituto Centrale di Statistica del Ministero dell'Interno, (Roma,1958),47-50 44
Eqerem Çabej, Ngulimet arbëreshe në Itali dhe gjuha e tyre, "Studime gjuhësore", V, Prishtinë, (1978): 49. 45
Mario Bolognari, Il silenzio della tradizione, ―Heshtja e traditës‖(Roma, 1978), 36.
xxv
nga krahina e Kozencës.46
Shumë arbëreshë u shpërngulën në kohët moderne nga ngujimet fshatare drejt
qyteteve të kryeqendrave të tyre, si në Bari, Kozencë, Katanxaro, Palermo, Koriliano, Kastrovillari, etj. Sipas
disa studiuesve, në qytetin e Palermos janë sot rreth 15.000 arbëreshë, në Kozencë rreth 2.000, në Milano rreth
3.000 arbëreshë etj.47
Por më të shumta kanë qenë dyndjet e emigracionit arbëresh në qytetet e mëdha të Italisë
së Veriut, ku deri më sot vijojnë ta ruajnë gjuhën shqipe dhe traditat e tjera arbëreshe.48
Një paraqitje të
përditësuar të kohëve të fundit, mjaft të saktë e me mbështetje në regjistrimet më të reja, po edhe duke bërë
përqasjen e krahasimin me të dhëna të mëparshme, ka dhënë studiuesi italian Daniele Gambarara, docent i
antropologjisë sociale në Universitetin e Kalabrisë, në artikullin "Parlare albanese nell' Italia unita", botuar në
"Zjarri", nr. 27, 1981, ku jepet edhe një pasqyrë e arbëreshëve shqipfolës sipas regjistrimit të vitit 1966.
Pasqyra është si më poshtë:
Krahina Ngujimi Numri i
shqipfolësve
Numri i
banorëve
%
Peskara Badhesa (Villa Badessa) 48 169 28.4
Kampobaso Këmarini (Campomarino) 2023 3706 54.8
Muxhifuni (Montecilfone) 2500 2936 98.9
Portkanuni (Portocannone) 2500 2773 90.1
Ruri (Ururi) 3206 3710 86.4
Gjithsej në Kampobaso 10638 13125 81.1
Foxhia Qevti (Chieuti) 2213 2630 83.5
Kazalveqi (Casalvecchio) 2620 2890 90.7
Gjithsej në Foxhia 4833 5540 87.2
Avelino Greçi (Greci) 1989 2040 97.5
Taranto Shën-Marcani (San Marzano) 5192 6792 76.4
Potenca Barilli (Barile) 4180 4180 100
Zhura (Ginestra) 1596 1636 97.6
Mashqiti (Maschito) 3235 3235 100
Shën-Kostantini 1608 1776 90.5
Shën-Pali (San Paolo Alb.) 826 926 90.2
Gjithsej në Potencë 11445 11753 97.4
Kozenca Kastërnexhi (Castroreggio) 1253 1253 100
Frasnita (Frascineto) 1601 1648 97.1
46
Rexhep Zllatku, Me arbëreshët, (Rilindja, Prishtinë, 1976), 18. 47
D. Gambarara, ―Parlare albanese nell' Italia unita‖, Zjarri nr. 27, 1981, .65. 48
Eqerem Çabej, Studime gjuhësore,V, Prishtinë, (1978), 50; Gambarara, Parlare albanese nell' Italia unita, .59.
xxvi
Platani (Plataci) 2355 2525 93.3
Firmoza (Acquaformosa) 1770 1800 98.3
Ferma (Firmo) 2495 2745 90.9
Ungra (Lungro) 3800 3844 90.8
Shën-Vasili (San Basile) 1752 1819 96.3
Spixana (Spezzano Alb.) 4000 6279 63.7
Picilia (San Caterina) 437 2037 21.5
Qana (Cerzeto) 2321 2441 95.1
Shën-Mërtiri (S.Martino di Finita) 800 1879 42.6
Shën-Benedhiti (S.Bendedetto Ulano) 1625 1735 93
Fallkunara (Falconara Alb.) 1786 1986 89.9
Strigari (San Cosmo Alb.) 915 1065 85.9
Shën-Mitri (S. Demetrio Corone) 4130 5290 78.1
Mbuzati (San Giorgio Alb.) 1143 1943 58.8
Vakarici (Vaccarizzo Alb.) 1858 1955 95
Gjithsej në Kozencë 37877 42265 80.1
Katanxaro Puhëriu (Palagorio) 2196 2196 100
Shënkolli Psipër (S. Nicolo dell’Alto) 2923 3640 88
Karfici (Carfizzi) 1441 1471 98
Andali 393 1691 23.2
Marçedhuza (Marcedusa) 100 1326 7.5
Vena (Vena di Maida) 1000 1228 81.4
Zangarona 50 524 9.5
Gjithsej në Katanxaro 10011 13844 72.3
Palermo Hora e Arbëreshëve(Piana degli Albanesi) 6074 6815 89.1
Shëndahstina (Santa Cristina) 804 924 87
Kundisa (Contessa Entellina) 1660 2563 64.8
Gjithsej në Palermo 9571 11830 81.7
Duke trajtuar me hollësi pozicionin gjeografik të tyre, periudhën kur janë formuar, kohën kur është
vendosur popullsia shqiptare në këto vende si dhe evolucionin dhe gjendjen e tyre sot, vëmë re se shqiptarët,
pasi u larguan nga vendi i tyre, emigruan dhe u vendosën në pjesën më të madhe të Italisë Jugore, duke
formuar kolonitë e tyre. Këto bashkësi janë integruar si rrjedhojë e veprimtarisë prodhuese, kryesisht
bujqësore e artizanale, si dhe për arsye të gjendjes ekonomiko-shoqërore që përfshihet në problemin e gjerë e
xxvii
të ndërlikuar të Italisë së Jugut. Megjithatë, ruajtja e gjuhës shqipe, e kostumit të grave, e këngëve popullore
tradicionale, e zakoneve dhe e traditave të bukura shqiptare, përbëjnë kudo një tipar dallues. Emigrimi i
shqiptarëve në Itali ndikoi që të formoheshin koloni të rëndësishme, ndër të cilat përmendim Provincën e
Kozencës. Brenda kësaj province ndodhen një sërë fshatrash, të cilët u kolonizuan nga shqiptarët. Përmendim
Akuaformoza, Kastrorexhio, Çervikati, Çerzeto. Provinca e Katanias ka në përbërje të saj këto fshatra:
Biankavila, Çivita Albaneze, Falkonar, Firmo, Frazineto, Santa Kristina Çela. Përmendim koloninë e
Palermos e cila përbëhet nga fshatrat e mëposhtëm : Lungro, Plataçi, Mongrasano, Rota Greça, San Bazile,
Santa Katerina Albaneze, San Benedeto Ulano, San Kozmo Albaneze. Kolonitë e Sicilisë përfshijnë:
provincën e Katanzaros, të Potencës, Tarantos, Palermos, Kampobasos, Foxhias dhe Avelinos. Provinca e
Katanzaros përbëhet nga katundet Amato, Andali, Arieta, Kasalnuovo, Karfizi, Marçedusa, Palagori, Karafa,
Palaco Adriano, San Nikola del‘Alto, Xhizeria,Vena, Zangarona, Zagaria. Provinca e Potencës përbëhet nga
krahinat Barile, Xhinestra, Maskito, San Kostantino Albaneze, San Paolo Albaneze. Provinca e Tarantos
përbëhet nga Foxhiano. Provinca Teramo ka në përbërje të saj Vila Badesa, Monteparano, Rokaforcata, San
Xhorxho, Ururi, San Martino, San Krisperi, Santa Kroka di Maliniano, San Marzani di San Xhuzepe.
Provinca e Kampobasos përbëhet nga Kampomarino, Portokanone, Greçi, San Demetrio Korone, Makia
Albaneze, San Xhorxho Albaneze, San Martino di Finita, Santa Sofia D‘Epiro, Hora e Arbëreshëve, Spezano
Albaneze, Vakarizo Albaneze.49
Më poshtë, do të rendis dhe flas më gjerësisht rreth qendrave më të
rëndësishme ku u vendosën arbëreshët. Krahas çështjeve që diskutuam më lart, në bazë të të dhënave
historike, thuhet se ka pasur emigracione të brendshme nga një rajon në tjetrin. Nga këto zhvendosje, shpesh
janë krijuar dhe komunitete të reja. Lidhur me raportet mes dy popujve, pra mes banorëve vendas dhe atyre të
ardhur, u krijuan herë -herë raporte të mira dhe, në raste të tjera, ekulibrat nuk ishin aq të lehtë për t‘u
vendosur. Nga ana tjetër, në shumë vende ku u vendosën arbëreshët, duket se u mikpritën nga kisha dhe u
zbatuan ritet fetare greko-bizantine. Një dukuri e tillë u vu re në Piana deli Albanezi, ku u ruajt gjuha dhe ritet
fetare. Por në komunitete të tjera si në Molise, Pulia, Bazilikatë dhe në Kalabri, u detyruan t‘i braktisin ritet
fetare dhe t‘i nënshtroheshin ndikimit të kishës latine.50
Megjithatë, pjesa më e madhe e tyre arriti t`i bëjë
ballë trysnive e të ruajë gjuhën, traditën, kulturën dhe ritet fetare. Familjet që u vendosën në brigjet italiane
qenë të shumta. Shumë prej tyre gjetën përkrahje dhe fituan një sërë privilegjesh nga sovranët vendas, në
formë shpërblimi për shërbimet ndaj tyre. Përmendim dekretin e Xhovanit të Aragonës, ungj i mbretit
Ferdinand të Napolit, dërguar shqiptarëve të vendosur në Sicili.
Ne, Xhovani, për hir të zotit, mbret i Aragonës, etj. Përmes letrave të të shumëndriturit, Mbret të
Napolit, Ferdinandit, nipit tim, m’u rekomanduan Petrush Emanuele Pravata, Zaharia Gropa, Petrush
Gucia dhe Palush Manushi, fisnikë arbër dhe epiriotë, trima kundër turqve, shumë të njohur dhe të të
njëjtit gjak me të pathyeshmin Gjergj Kastriot Skëndërbeu, prijës i Arbërisë, gjithashtu dhe fisnikë të
49
Kamsi, Shqiptarët e Italisë, 183-276 50
Altimari, Profi li storico-letterari … , 5.
xxviii
tjerë albanë, të cilët kanë kaluar në mbretërinë tonë të Sicilisë bashkë me kolonë të tjerë dhe kërkojnë të
zënë vend atje. Prandaj ne, duke qenë të bindur në besimin e tyre katolik, në integritetin e tyre, i çlirojmë
ata dhe të gjithë fisnikët arbër dhe epiriotë, për sa kanë jetën, nga të gjitha taksat dhe detyrimet…
Dekrete të tjera tregojnë se shqiptarët u pritën në mënyrë miqësore dhe iu falën detyrimet. Përmendim
dekretin e nxjerrë nga Karli V më 8 prill 1533, për Markezin e Vila Frankas, zëvendësit të mbretërisë së
Napolit. Lexohen në këtë letër fjalët e mëposhtme spanjisht:
I shumëshkëlqyer Markez, zëvendës mbreti ynë i parë dhe komandant i përgjithshëm, siç do të shihni në
letrën tonë, kemi pranuar në këtë mbretëri disa kalorës që vijnë nga Korona, Patrasa e viset e tyre. Të
trajtohen si miq derisa t’u jepet rasti që të mund të na shërbejnë. Urdhërojmë që t`u jepen në ndonjë
fshat toka në Pulia, në Kalabri e në ndonjë tjetër zonë të kësaj mbretërie, ku ju mendoni se mund të
jetojnë e të mbajnë veten... të jenë të lirë nga detyrimet fiskale dhe nga çdo detyrim tjetër, që t’u
lehtësohet jetesa… dhe nga thesari i kësaj mbretërie t’u jepet çdo vit, për sa do të kenë dashamirësinë
tonë, 70 dukatë të monedhës së kësaj mbretërie….51
Dekreti i dytë, i lëshuar po nga Karli V dhe dërguar më 18 korrik 1534, me të cilin, pasi ka deklaruar
të lirë nga çdo taksë qytetin e Koronës dhe krahinën e saj, vazhdon:
―… dhe meqenëse qyteti i Koronës dhe në këtë çast ndodhet në dorë të turqve, arsye për të cilën shumë
banorë të Koronës, besnikë të madhërisë sonë, të mërguar, të zhveshur nga të gjitha pasuritë që kishin,
kërkuan të banojnë në mbretërinë tonë për të ruajtuar fe dhe besë.
Nga lutjet e këtyre mjaft të drejta, Ne, të prirur për mirë, ju porositim dhe ju kërkojmë të gjithë juve të
sipërpërmendurve dhe cilitdo prej jush, me kusht që të ruhet forma e neneve ligjore të përfshira, të
respektoni dhe të zbatoni imunitetet e parashikuara aty për të gjithë koronezët që kanë qëndruar në
mbretërinë tonë dhe t’i lejoni që, plotësisht dhe lirshëm, të përdorin, të shfrytëzojnë dhe të gëzojnë
imunitetet e veta...‖52
Ndër lehtësimet që iu dhanë koronasve nga Filipi III, gjejmë si vijon:
―Neni III… nënshtetasit e lartpërmendur lejohen të mbajnë armë në të gjitha mbretëritë dhe viset nën
juridikionin tonë, madje edhe brenda dhomave të Madhërisë së tyre dhe zyrtarëve të tyre, ashtu siç ua
kanë lejuar mbretërit paraardhës.‖ 53
Hora e Arbëreshëve ose Piana deli Albanezi, është kolonia më e madhe e shqiptarëve në Sicili.
Banorët e thërrisnin dhe ―Sheshi i Arbëreshëve‖, ndonëse sicilianët, deri vonë, e njihnin me emërtimin Piana
dei Greçi, për shkak të ritit grek që përdorën arbëreshët. Piana deli Albanezi u themelua pas vdekjes së
Skënderbeut. Mendohet se kjo koloni u themelua nga popullsi e ardhur nga krahina e Himarës dhe e
Çamërisë. Pas përballjes me turqit, ata humbën dhe u detyruan të largohen drejt Italisë. Si fillim, u vendosën
51
Dorsa, Shqiptarët, hulumtime dhe mendime, 102 52
Po aty, .103 53
Po aty, .104
xxix
në Sicili, por u detyruan të largohen sepse nuk gjetën mbështetje nga të parët e vendit. Në 1487, u vendosën
në tokat e Monrealit, pak kilometra larg Palermos. Kjo zonë u njoh më pas me emrin Piana deli Albanezi ose
Piana dei Greçi54
. Kjo koloni përmbante rreth 12.000 banorë dhe shquhet si një ndër kolonitë me ndjenjat më
të larta kombëtare. Qe e para që dha kontributin e saj në çështjen kombëtare shqiptare. Ajo themeloi
shqoqërinë Lidhja kombëtare Skënderbeu55
. Kjo koloni kontribuoi në çështjen kombëtare përmes
konferencave, shtypit të kohës, memorandumeve, etj. Në këtë mënyrë, u bë e njohur në arenën
ndërkombëtare, duke i përcjellë opinionit evropian çështjen kombëtare shqiptare. Në Hora e Arbëreshëve u
ngrit kolegji me emrin Shën Maria, kolegj në të cilin u edukuan vajzat shqiptare. Ky kolegj u bë qendër e
atdhetarizmit duke mbjellë te rinia ndjenjën kombëtare. Akuaformoza-Firmoza ndodhet 750 m mbi nivelin e
detit, në rrëzë të maleve të Pollonit. Gjendet rreth 76 km larg Kosencës, me një popullsi 1.607 banorë.56
Familjet shqiptare kanë ditur të ruajnë gjuhën, traditën dhe kulturën. Popullsia e Akuaformozës i ka
respektuar këto tradida përmes ruajtjes së veshjeve karakteristike shqiptare, këngëve dhe valleve. Ndër
figurave të shquara përmendim Oreste Buonon, i cili ka botuar librin ―Shqiptarët kundrejt turqve‖. Shquhet
për botimin e revistave italo-shqiptare dhe studimeve mbi poezinë tonë popullore. Përmendim studimin
―Gruaja shqiptare ndër këngët e popullit” në të përkohshmen ―La Nazione albanese‖ (1899-1900).57
Kastrorexhio u themelua në shekullin XVI nga shqiptarët e emigruar pas vdekjes së Skënderbeut.
Ndodhet 820 m mbi nivelin e detit. Ka rreth 1350 banorë të cilët flasin shqip dhe ruajnë traditat dhe zakonet
shqiptare. Komodeska përfaqëson familjen më të shquar arbëreshe të Kastrorexhios, e cila nxori shumë figura
të shquara në fusha të ndryshme si, në letërsi, politikë, drejtësi, etj. Përmendim Pietro Kamodeskën, i cili kreu
studimet e para dhe të mesme në Kolegjin e Shën Adrianit, në San Demetrio Korone58
dhe u bë profesor
letërsie në Napoli. Në 1895, mori pjesë në Kongresin gjuhësor të Korilianos ku u emërua nënkryetar. Në
1900, botoi fjalorin shqip-italisht. Luftoi për autonominë kishtare dhe krijimin e një dioqeze të udhëhequr nga
një peshkop shqiptar.
Lungro-Ungra është provincë e Kozencës. Ka rreth 3.220 banorë me një ditancë largësie nga
Kozenca 75 km. Sipas të dhënave statistikore, në 1861 pati 5.088 banorë, më 1921, 3.545 banorë, në 1931
llogariten 3529 banorë. Sot vihet re rënie e numrit të popullsisë si pasojë e emigracionit drejt Amerikës. Të
dhënat e para historike e lidhin Lungron me praninë e normanëve në këtë territor, në 1140.59
Rreth ardhjes së
popullsisë shqiptare në këtë zonë ka të dhëna që tregojnë se pania e elementit shqiptar vihet re që para 1480.
Megjithatë, nga një dokument i 9 marsit 1486, rezulton që Xheronimo Sanseverino, princ i Bisinjanos dhe
kont i Altomontes, pranon nguujimin e kolonive shqiptare në tokat e Lungros. Numri i popullsisë shqiptare
erdhi në rritje. Nëse, në kohët e para, kjo popullsi përfshinte 60 familje, në 1532 numri u rrit në 77 familje e
54
Petrotta, Arbëreshët e Siqelisë, 54. 55
Scaglione, Historia e Shqiptarëvet t’Italisë, 63 56
Demetrio, Arbëria: storia, cultura, folclore , 101 57
Kamsi, Shqiptarët e Italisë , 183 58
Demetrio, Arbëria: storia, cultura, folclore, .115 59
Siciliano, Le Diversita Arbereshe II “I luoghi e gli uomini‖., .57
xxx
më pas, në 1545, në 140 familje. Këto familje ruajtën me fanatizëm gjuhën shqipe, zakonet dhe traditat. Ndër
familjet më të shquara shqiptare të kësaj zone përmendim familjen Stratiko, Stratigo, Damis, De Markis,
Martino, Frashino.60
Krahas tyre, përmendim Xhenaro Plakon, shkrimtar dhe hero i periudhës së Rilindjes,
shkrimtarët Serafino Basta dhe Xherardo Dorsa si dhe Orazio Iraniani (gazetar dhe orator). Në nder të heroit
tonë kombëtar, Skënderbeut, shumë rrugë u quajtën me emrin e tij.
Spexano Albaneze, me një panoramë piktoreske, është një ndër qendrat më të bukura të Italisë, me
largëse 49 km nga Kozenca, ka sot një popullsi që arrin në 7.098 banorë.61
Gjendet rreth 320 m mbi nivelin e
detit dhe përfshin 2.576 hektar truall të pasur me ullishte dhe vreshta. Një pasuri e këtij vendi janë dhe
burimet minerale të efektshme për shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Hipotezat rreth krijimit të Spexano
Albanezes janë të ndryshme. Sipas dokumenteve të ndryshme historike, mendohet që shqiptaret të jenë
vendosur fillimisht në zonën e San Lorencos. Por, duke mos gjetur përshtatshmëri në këtë zonë, si rezultat i
konflikteve me banorët vendas, u zhvendosën në afërsi të vendit ku, më pas, u ngrit kisha e Shën Marias. Të
dhëna të tjera tregojnë se familjet shqiptare kishin ardhur në 1470, pasi kishin qëndruar për disa muaj në
provincen e Koriliano Kalabros62
. Sipas Tajanit, Spixana u ngrit prej shqiptarëve rreth viteve 1468-1471,
kurse Kasini mendon ajo u themelua në shekulli e XVI. Në regjistrimet e pagëzimeve, ndër të pagëzuarit e
parë gjenden dhe mjaft mbiemra të familjeve të rëndësishme si: Basta, Ribeko, Toçia, Kasiano, Komodeka,
Greko, Frashino, Pelikano, Toma, Noçiti, etj. Në 1668, u bë kalimi nga ritet greke në ato latine, fakt i cili solli
shumë konflikte mes klerit grek dhe atij latin, të cilat u zgjidhën vetëm në 1919, kur u vendos përfundimisht
që të ndiqeshin ritet latine. Spexano shquhet për mjaft figura të njohura të burrave që kanë marrë pjesë në
jetën politike, letrare dhe artistike. Përmendim disa shkrimtarë të cilët janë nga Spixano:
1. Xhuzepe Maria Noçiti (1792-1842) shkroi dhe botoi vepra më rëndësi si ―Aforizmat‖, ―Ligjiratë mbi
gjuhën italiane‖, ―Studim përmbledhës në tercina të Komedisë hyjnore‖, ―Mamos‖.
2. Don Ferdinando Gualianone (1831-1890), redaktor i revistës Çivilta Katolika. Botimet e tij janë:
―Kujtimet e nji konti kalabrez‖, ―Legjenda e Shën Rosalisë‖, ―32 ligjërata mbi muajn e Maris‖, ―Kujtime
të këndshme e të përmallshme‖, dhe ―Mariale‖.
3. Agostino Ribeko kreu studimet në Kolegjin e Shën Adrianit dhe, në Napoli, studimete larta për mjekësi. I
frymëzuar që në vogli me dashuri për vendlindjen, shkroi shumë artikuj mbi çështjen kombëtare në mjaft
të përkohshme shqiptare dhe italiane. Njëherësh mori pjesë në kongrese në favor të tokës arbërore.
4. Ferdinando Kasiani, shkrimtar, orator, avokat i zoti, ka botuar monografinë për vendin e tij të titulluar
―Spexano Albaneze në gojëdhëna e në histori 1481-1918‖, vëllimin ― Ndihmesa qytetare në Spexano
Albaneze‖ dhe librin ― Spexanezët në lëvizjen italiane‖.63
60
Kamsi, Shqiptarët e Italisë, 193 61
Demetrio, Arbëria: storia, cultura, folclore, 109 62
Siciliano, Le Diversita Arbereshe II “I luoghi e gli uomini, .91 63
Kamsi, Shqipëtarët e Italisë, 220-221
xxxi
Për provincën e San Benedeto Ullanos ka mungesë dokumentacini rreth datës së krijimit. Nuk ka të
dhëna të sakta për periudhën 1461 deri në fund të shekullit të XV, megjithatë konfirmohet se shqiptarët qenë
vendosur në tokat e San Benedetos shoqëruar nga mbesa e Skënderbeut, princesha Erina Kastrioti, e cila u
prit mjaft mirë nga udhëheqësi i San Benedeto Ullanos. Pas rënies së Krujës në 1532, emigrantë të rinj
shqiptarë u vendosën në mbretërinë e Napolit. Disa nga këto familje u vendosën në San Benedeto Ullano.
Në pak kohë, San Benedeto Ullano u bë ndër komunat më të mëdha. Në shekullin XVII, San Benedeto ishte
një komunë e njohur dhe e pasur. Në San Benedeto u formua kolegji italo-grek ―Corsini‖ me 173264
, ku
studionin të rinj arbëreshë. Kolegji pati rëndësi sepse ruajti jo vetëm ritet bizantine, por dhe kulturën italo-
shqiptare. San Benedeto Ullano e ka kulmin e zhvillimit dhe të rëndësisë në shekullin XIX. Popullsia
shqiptare kontribuoi në lëvizjet revolucionare për bashkimin e Italisë në 1844. Mjaft arbëreshë të shquar
morën pjesë në këtë lëvizje. Përmendim tre të rinj si Xhuzepe di Filipis, Mikele Muzakio dhe Françesko
Kapareli, të cilët humbën jetën duke marrë pjesë në lëvizjet antiburbone. Ndër figurat revolucionare më të
shquara të këtij vendi është Axhensilao Milano. Banorët e San Benedetos iu përgjigjën gjithashtu thirrjes së
Garibaldit në1860,65
për të luftuar për çlirimin e Italisë nga burbonët. Pas arritjes së bashkimit kombëtar të
Italisë, vihet re një rënie e këtij komuniteti. Rënia u shoqërua me krizë të thellë ekonomike dhe emigracion
masiv të popullsisë vendase drejt diasporës. Arbëreshët iu drejtuan kryesisht Amerikës Latine, Kanadasë
dhe SHBA-së, njëkohësisht edhe Evropës Qendrore dhe Italisë Veriore. Ky emigracion solli pakësim të
popullsië dhe rrezikshmëri të humbjes së gjuhës shqipe dhe vlerave kulturore.
San Demetro Korone ose Shën Mitri, ndodhet 521 m mbi nivelin e detit, mbi shpatin veri-
perëndimor të maleve Silas. Është qendër e rëndësishme historike dhe kulturore arbëreshe, ndër më të
përmendurat nga mjaft shkrimtarë të huaj. Sot ka një popullsi prej 5.038 banorësh, me sipërfaqe të madhe të
pasur me ullishta dhe vreshta. Pas rënies së Krujës dhe vdekjes së Skënderbeut, shumë familje shqiptare,
sidomos nga jugu i Shqipërisë, u vendosën fillimisht në Napoli, më pas në Pulia, Kalabri dhe Sicili.66
Një
grup i veçantë u vendos në afërsi të kolegjit të San Adrianos. Në 1901, Shën Mitri kishte 5.125 banorë, më
1921 u reduktuan në 3.503 banorë. Në 1931, pas largimit të shumë banorëve drejt Amerikës, numri arriti në
4.694 banorë. Kjo popullsi ka ruajtur gjuhën, traditat, zakonet dhe ritet fetare shqiptare. Ndër familjet
arbëreshe më të shquara që u vendosën në San Demetrio Korone ishin familja Marini, Strigari, Bafa,
Markiano, Matranga, Belushi, Bulgari, Braile, Mirako, etj. Shumë nga rrugët e kësaj komune mbajnë emra
figurash historike shqiptare. Përmendim ―Sheshi Skënderbeu‖ apo rrugët ―Marko Boçari‖, ―Maratona‖,
―Termopili‖, ―Zavella‖, etj.67
Nga ky vend kanë dalë shumë njerëz të ditur. Përmendim: Demetrio De
Gracia, Nikola Marini, Alesandro Marini dhe Çesare Marini, Nikola Jeno De Koronei, Domeniko Mauro,
Xhusepe Gadikamo.
64
Siciliano, Le Diversita Arbereshe II “I luoghi e gli uomini , 73 65
Po aty, f.74 66
Siciliano, Le Diversita Arbereshe II “I luoghi e gli uomini, .207 67
Kamsi, Shqiptarët e Italisë, .77
xxxii
Pallagorio gjendet 560 m mbi nivelin e detit, me një sipërfaqe 42.16 km² dhe një numër popullsie
që arrin 1.859 banorë68
. Emri i këtij fshati mendohet se vjen nga greqishtja, Palaios-Gorion. U themelua nga
Dhimitër Rërësi në 1448, sipas të dhënave që jep Anselmo Lorekio në gazetën ―La Nazione Albanese‖69
. Në
vitin 1901, ka pasur rreth 287 familje me 1412 banorë, më 1921, regjistrohen 1602 banorë, në 1931 numri
arrin në 1702 banorë. Kjo popullsi është përpjekur të ruajë zakonet, traditat e gjuhën shqipe. Ky fakt vihet re
në dasmat e vendasve, ku këndohen këngët e vjetra shqiptare, si dhe në veshjet tipike shqiptare. Në
Pallagorio ka dy rrugë kryesore që të kujtojnë vendin tonë, ―Rruga Albania‖ dhe ―Rruga Skënderbeu‖. Nga
kjo zonë janë disa nga familjet arbëreshe të dëgjuara të kohës. Përmendim: Familja Peta, Lorekio, Mustakio,
Joka, Brazakio. Thuhet se familja Lorekio fillimisht u vendos në katundin arbëresh Vakarixo Albaneze të
provincës së Kozencës dhe, më pas, shkoi në Pallagorio, në shekullin XVII70
. Nga ky katund, kanë dalë
mjaft burra të shquar si Anselmo Lorekio dhe Luixhi Lorekio.
Fshati i Palaxo Adrianit ngrihet 696 m mbi nivelin e detit, mes maleve të lartë, dhe ndodhet 88 km
larg Palermos. Mendimet e studiuesve rreth themelimit të Palaxo Adrianos janë të ndryshme. Gavril Dara
shkruante: ―Për çka kemi dëgjuar nga prindërit, thuhet që shqiptarët që ndërtuan Palaxo Adrianin kishin
ardhur këtu pas rënies së Krujës dhe vdekjes së Skëndërbeut‖. Të tjerë studiues mbështesin një gojëdhënë,
sipas së cilës, Palaxo Adriano u themelua nga gjysma e parë e shekullit XV, njëkohësisht me dy fshatrat e
tjerë, Kuntisa Entelina dhe Mexojuso, prej familjarëve dhe ushtarëve që erdhën në Sicili së bashku me
Dhimitër Rërësin71
. Këto të dhëna besohen të jenë të vërteta sepse:
1. Që të tria kolonitë flasin shqip, ashtu siç flasin banorët e Piana deli Albanezi.
2. Kanë zgjedhur në krye të kishës së Shën Kollit një nga pjestarët e familjes së Rërësit. Ende sot
ruhen në këtë vend zakonet, traditat dhe gjuha shqipe.
Macchia-Makia, një fshat i vogël piktoresk që gjendet 4 km larg kolonisë më të madhe të San
Demetro Korones, me rreth 468 banorë72
. Komuna e Shën Mitër Koronës shtrihet në një sipërfaqe 57,79 km²
me dendësi popullsie 87 banorë për km². Sipas regjistrimeve në vite, numri i popullsisë paraqitet si vijon:
Në vitin 1961, gjenden 5374 banorë, në vitin 1971 ka 4724 banorë dhe në 1981, 5043 banorë. Nga
pikëpamja gjeografike, Makia gjendet në 5 km larg nga Shën Mitër Korona dhe 8 km nga Strigari (San
Kosmo Albaneze). Ndërkohë, sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 1981, përbërja e popullsisë në Makia
ishte 480 banorë, jo të gjithë të përhershëm (rezidentë), ku përqindja e përdorimit të arbërishtes kalon
shifrën 90%. Në regjistrimin e bërë në qershor 2005, përbërja e popullsisë është 274 banorë prej të cilëve
italianë 15%, makiotë arbëreshë 3%, popullsi e përzier 82%. Mendohet, sipas të dhënave historike, se është
formuar rreth vitit 1603, pas themelimit të San Demetrio Korones. Nga burime të ndryshme thuhet se sot kjo
68
Demetrio, Arbëria: storia, cultura, folclore, 138 69
Siciliano, Le Diversita Arbereshe II “I luoghi e gli uomin, .72 70
Kamsi, Shqiptarët e Italisë, .230 71
Po aty , f.271 72
Demetrio, Arbëria: storia, cultura, folclore, 131
xxxiii
popullsi nuk i kalon të 200 banorët. Familjet më të shquara janë: Peta, Rada, Kiurko, Marçiano, Matranga,
Goni, Strigari, etj. Makia shquhet për kontributin dhënë në kolegjin e San Adrianit të mjaft figurave të
shquara arbëreshe. Makiotët i mbajnë të gjalla edhe sot fjalët e figurës më të shkëlqyer arbërore, të
mendimtarit të rrallë, mësuesit, publicistit dhe atdhetarit me vlera të jashtëzakonshme për kohën, Jeronim
De Rada: ―Jemi krenarë për të qenurit arbëreshë dhe të këtij vendthi ku kemi lindur.” Kontributi i tyre u
ndje dhe gjatë lëvizjeve politike të viteve 1800, e cila preku Kalabrinë dhe gjithë Italinë.73
Bashkangjitur me
ta, përmendim dhe njerëz të shkencës, letërsisë dhe fesë. Antonio Markianoja qe drejtor i kolegjit San
Adriani për një periudhë të gjatë kohore, i cili shquhej për idetë për vëllazëri dhe barazi mes njerzëve.
Mësimet e tij shtynë mjaft të rinj studentë arbëreshë, që të kontribuonin në luftën për bashkimin e Italisë dhe
krijimit të një shoqërie të re. Krahas tij, përmenden dhe mjaft figura të tjera të arbëreshëve të shquar, që
kontribuan në mbrojtjen e çështjes sonë kombëtare. Përmendim Jeronim De Radën dhe Françesko Avatin,
që të dy lindur në Makia. Avati ishte humanist dhe u emërua prej papës si profesor i letërsisë greke në
Universitetit e Urbinit. Ka punuar dhe botuar një libër rreth shpërnguljes së Zonjës së Këshillit të Mirë prej
Shkodre në Itali. Për Jeronim De Radën ka mjaft për të thënë, por më gjerësisht trajtohet në kapitujt pasues.
Në qytetin e Palermos, janë vendosur herë pas here shumë familje arbëreshe të ardhur nga kolonitë e
Sicilisë. Arbëreshët e kësaj kolonie, ndonëse janë përzier me një numër të madh të popullsisë italiane, janë
munduar me shumë kujdes ta ruajnë gjuhën shqipe brenda familjevetë tyre. Sipas statistikavetë vitit 1927
nga Instituti Qendror i Statistikave, doli që kolonia e Palermos kishte rreth 350 familje me një numër të
përgjithshëm prej rreth 1580 banorësh. Në Palermo u formua gjithashtu Seminari kombëtar në vitin 1716,
me në krye At Gjergj Guxetën. Po ashtu, u ngrit një konvikt për nxënësit arbëreshë nga Françesko Saluto
nga Hora e Arbëreshëve. Një rrugë me rëndësi në Palermo mori në 1902 emrin ―Gjergj Kastrioti‖74
Kontesa Entelina është një ndër kolonitë më të vjetra shqiptare në Sicili. Mendohet që kjo koloni të
jetë krijuar nga disa familje shqiptare që erdhën në Sicili pas vdekjes së Skënderbeut dhe rënies së
Shqipërisë në duart e turqve. Ata u mbështetën nga Alfonsi i Aragonës, të cilin, kohë më parë, Dhimitër
Rërësi dhe ushtria e tij e kishte ndihmuar për t`i dhënë fund kryengritjeve në Kalabri. Me dekret të Alfonsit
të Aragonës të 2 dhjetorit 152075
, iu dhanë në konçension shqiptarëve të ardhur të dyja krahinat, Kontesa
dhe Entelina. Popullsia u shtua në vitin 1521 nga të tjerë të emigruar shqiptarë që u vendosën në këto dy
feude. Sipas dokumenteve të vitit 1539, që ruhen sot në arkivin e Palermos, thuhet se në Kontesa kanë
banuar familjet arbëreshe Lala, Likursi, Keta, Muzaki, Masi, Skiro, Barça, Dara, etj. Në vitin 1875, pas
bashkimit të Italisë, u thirr Kontesa-Entelina. Stema e bashkisë ka një kurorë në majë dhe mes dy krereve të
shqiponjës gjendet një sfinks. Rrugët janë të pagëzuara me emra familjesh të shquara dhe vendesh shqiptare,
73
Siciliano, Le Diversita Arbereshe II “I luoghi e gli uomini”, .61 74
Kamsi, Shqiptarët e Italisë, .313 75
Po aty, .260
xxxiv
për të kujtuar të parët. Përmendim ―Rruga Albania‖, ―Rruga Kastrioti‖, ―Rruga Skendërbeu‖, ―Rruga
Kruja‖, ―Epiri‖, etj.
Kolonitë arbëreshe janë të shumta e të shpërndara në të gjithë Italinë e Jugut. Mjaft nga këto koloni i
rezistuan kohës, ditën të ruajnë zakonet, traditat, doket dhe gjuhën shqipe, kurse të tjera u asimiluan me
popullsinë vendase. Më lart, u trajtuan disa nga kolonitë arbëreshe më të rëndësishme, ndonëse numri i tyre
është shumë më i madh. Nga këto koloni arbëreshe, dolën shumë personalitete të shquara të jetës politike,
kulturore, letrare dhe artistike. Këto figura të njohura, dhanë kontributin e tyre jo vetëm në fushat e
lartëpërmendura, por dhe në ndihmë të çështjes kombëtare. Jo vetëm kaq, por mjaft të dhëna na tregojnë se
arbëreshët luajtën një rol të rëndësishëm në afrimin mes dy popujve, italianëve dhe shqiptarëve. Kjo u vu re
në ndihmesën e fuqishme që dhanë në lëvizjet revolucionare për bashkimin e Italisë. Rreth këtij kontributi
në mbështetje të bashkimit të Italisë, si dhe kontributit të dhënë në mbrojtje të çështjes kombëtare, do të
diskutohet më qartë në kapitujt në vazhdim.
1
KREU I PARË
ARBËRESHËT NË LËVIZJEN KOMBËTARE PËR BASHKIMIN E ITALISË
1.1 Pjesëmarrja e arbëreshëve në lëvizjen politike italiane
Në 1814 u mbajt Kongresi i Vjenës76
, i cili i dha fund një periudhe të gjatë trazirash në Evropë.
Diplomatët përfaqësues të shteteve të fuqishme të kohës, të cilat dolën fituese në luftën kundër Francës së
Napoleonit, shtruan dy probleme kryesore që do të sillnin stabilitet në Evropë. Së pari, të shmangnin një
revolucion të ri dhe të ruanin paqen mes shteteve të mëdha. Në këtë kohë, shtetet më të fuqishme ishin Rusia,
Anglia, Austria, Prusia. Pretendimet e tyre ishin të zgjeronin më tej territoret e, për këtë arsye, u interesonte
një baraspeshë evropiane pa konflikte të armatosura. Kongresi i Vjenës u mbajt me qëllim vendosjen e
ekulibrin evropian duke eleminuar politikën ekspansioniste, por nuk kishte si të realizohej kur vendimet e tij
flisnin krejt ndryshe. Kështu, u mor vendim që Prusia të mbante zonën e Renit, Belgjika dhe Luksemburgu
t`i jepeshin Holandës, në Itali, Mbretëria e Piemontit të merrte Gjenovën, Rusia të merrte Finlandën dhe një
pjesë të madhe të Polonisë, kurse pjesët e tjera t‘i mbeteshin Prusisë dhe Austrisë. Gjermania u bë
konfederatë e 39 shteteve77
. Po cila qe gjendja e Italisë pas Kongresit të Vjenës? Italia sërish mbeti një vend
i copëtuar dhe i ndarë. Ky vend përbëhej nga shtatë monarki të vogla. Në veri dhe në Italinë Qendrore
shtrihej Mbretëria e Sardenjës-Piemonti, me kryeqendër Torinon, Mbrëtëria Lombardo-Veneciane me
kryeqytet Milanon, Dukata e Parmës me kryeqytet Parmën, Dukata e Modenës me kryeqytet Modenën,
Dukata e Toskanës me kryeqytet Firencen, Shteti i Papatit me kryeqytet Romën dhe Mbretëria e dy Sicilive
me kryeqytet Napolin. Shteti i Papës udhëhiqej nga Papët e Romës, në aleancë me austriakët dhe
aristokracinë. Mbretëria e dy Sicilive kishte në krye burbonët, pasardhës të Luigjit XVI të Francës. Mbretëria
Lombardo-Veneciane ishte nën Perandorinë Austriake, e cila kishte ndikim dhe në dukatet e Parmës,
Modenës dhe Toskanës, kurse në krye të Mbretërisë së Sardenjës qëndronte familja aristokrate e Savojës.
Italianët përparimtarë, duke parë gjendjen në të cilën ndodhej atdheu, i vunë si detyrë vetes shpëtimin e tij
duke realizuar ëndrrën për ta parë atë të bashkuar. Në Itali, objektivi ishte të krijoheshin kushtet për një shtet
të pavarur politikisht. Shekulli XIX, shekulli i bashkimit të Italisë, solli shumë të reja, por asnjë të mirë për
arbëreshët, ndonëse kjo është koha e zgjimit të tyre më të madh. Siç u trajtua dhe më lart, në Itali, gjysma e
parë e shekullit XIX u karakterizua nga lëvizja çlirimtare kombëtare borgjeze, pasojë e procesit të likuidimit
të marredhënieve feudale dhe të fillimit të kapitalizmit. Revolucioni borgjez francez pati jehonë të fuqishme
në Itali.
76
Norman Rich, Diplomacia e Fuqive të Mëdha (1814-1914), (Tiranë: 2006), 15 77
Po aty
2
Luftërat e Napoleonit ndryshuan hartën politike të Italisë dhe sollën një sërë shndërrimesh ekonomike
e politike me karakter borgjez. Megjithatë, Napoleoni e bëri vendin gjysmë-koloni dhe periudha e sundimit
të tij shpejtoi procesin e shthurjes së feudalizmit, si dhe ndihmoi në forcimin e vetëdijes kombëtare në masat
popullore të Italisë.78
Kështu, në maj 181279
, krijohet në Italinë e Jugut shoqëria e fshehtë e karbunarëve,
synimi i të cilës ishte lufta për të realizuar bashkimin e Italisë. Në 1815, Italia nuk ishte gjë tjetër veçse një
territor i përbërë nga tetë shtete të ndara, pjesa më e madhe e të cilave nën kontrollin e drejtpërdrejtë të
Austrisë.80
Populli nisi luftën kundër zgjedhës së huaj në vitet 1820-1821 dhe 1830, i drejtuar nga organizata
e fshehtë karbunarëve dhe borgjezia liberale, të cilat arritën vetëm të kufizonin absolutizmin me anë të
kushtetutës.81
Ndërsa shtetet që mbeteshin qeveriseshin nga mbretër absolutë. Përpjekjet e para për
bashkimin e Italisë nisën në vitet 1820. Nismëtari i parë ishte Xhuzepe Mazini, me krijimin e organizatës
―Italia e Re‖.82
Udhëheqës të saj ishin karbunarët italianë, synimi i të cilëve, krahas bashkimit të Italisë, ishte
ta rendisnin atë përkrah vendeve të fuqishme evropiane të kohës. Nën trysninë e saj, mbretërit e shteteve të
Toskanës dhe Piemontit miratuan kushtetutat e para me karakter liberal. Në këtë kohë, Mbretëria e Sardenjës
i shpalli luftë Austrisë. Në Romë u krijua Republika Romane, në krye të qeverisë së të cilës u caktua Mazini.
Rol të rëndësishëm luajtën dhe personazhe si Kavuri dhe Garibaldi, të cilët janë konsideruar si projekte të
bashkimit politik të italianëve.83
Lufta mori hov të ri pas vitit 1830. Në këtë periudhë, Mazini, udhëheqës i
organizatës ―Italia e re‖, organizoi një sërë kryengritjesh të kufizuara, të cilat dështuan. Lufta për bashkimin
e Italisë vazhdoi edhe në vitet 1840, duke vijuar në vitet 1848-1849, dhe përfundoi në vitin 1861 me
bashkimin e Italisë, i cili u krye plotësisht në vitin 1871. Në këtë luftë të gjatë të popullit italian për liri dhe
pavarësi, Kalabria dhe Sicilia, që bënin pjesë në Mbretërinë e Napolit dhe të Dy Sicilive, u shquan për
pjesmarrjen e tyre. Populli i Mbretërisë së Napolit e të Sicilisë e priti me entuziazëm krijimin e Republikës, e
cila largoi për një kohë të shkurtër burbonët dhe tronditi themelet e feudalizmit dhe absolutizmit. Kushtetuta
e saj qe shëmbëlltyrë e kushtetutës frënge të 1795-ës, ku bujaria dhe kleri humbisnin privilegjet klasore.
Luftën për bashkimin e Italisë e mbështetën fuqishëm arbëreshët të cilët, prej kohësh, kishin krijuar ngujimet
e tyre në gjithë Italinë. Shqiptarët e gjendur nën Perandorinë Osmane në një situatë jo të mirë ekonomike dhe
shoqërore, menduan se zgjidhja më e mirë do të ishte emigrimi drejt vendeve fqinje. Një pjesë e mirë e tyre,
gjatë shekujve XIV-XV, emigroi drejt Italisë. Popullsia shqiptare nuk u asimilua, por diti të ruajë origjinën,
kulturën dhe traditat e vendit të tyre të origjinës.
78
Zllaku, Me Arbëreshët , 12 79
Xhulio Bandi, ― Të Njëmijtët‖. Kujtime për Garibaldin, (Tiranë,1974), 7 80
JohnGohch, The unification of Italy,(London : Routledge, 1986), 12 81
Zhllaku, Me Arbëreshët , 12 82
Spencer M. Di Scala, Italy, from revolution to republic, (U.S.A : Westview Press, 2009), 81 83
R.Palmer, J.Colton, Ll.Cramer, A history of the modern world, (Ninth Edition, Alfred A. Knopf, 2002), 514
3
Përmendim fshatin shqiptar Piana deli Albanezi (Hora e Arbëreshëve), i cili, sipas gazetës ―Shqypeja
Shqypenis‖ cilësohet si:“Qytet i ngulmun vetëm me shqyptarë, të cilët kanë ruajtur gjuhën, huqet (doket) e
zakonet e prindërve që lanë atdheun e vet para 400 vjetësh se e shkeli tyrku i zi‖84
. Ajo që bashkonte dy
popujt qe përqafimi i çështjes të lirisë dhe pavarësisë së popujve ballkanikë kundër Turqisë. Historia e
Italisë, në këta katër-pesë shekujt e fundit, dëshmon se arbëreshët janë shquar gjithandej si bujq e punëtorë të
mirë, si qytetarë të devotshëm, dhe kanë rrojtur e rrojnë në harmoni të plotë me fqinjët e tyre italianë,
ndonëse kanë ruajtur me krenari gjuhën shqipe, traditat kulturore e lidhjet shpirtërore me etninë e zanafillës.
Edhe sot, arbëreshët thonë se janë ―gjak i shprishur nga Albania‖, por kjo gjë nuk i ka penguar të përfshihen
plot dinjitet në rrjedhat e zhvillimeve pozitive të jetës në atdheun e tyre të dytë, në Itali. Ndihmesa e
arbëreshëve të Italisë në shumë fusha (dhe në të gjitha periudhat historike me rëndësi për popullin italian), ka
qenë e dukshme dhe e njohur nga të gjithë. Në mënyrë të veçantë, mund të përmendet ndihmesa e tyre në
luftërat garibaldine për bashkimin e Italisë, ku arbëreshët e Kalabrisë dhe të Sicilisë qenë në ballë të
luftëtarëve më të shquar, aq sa vetë Xhuzepe Garibaldi i quante ―heronj të njëmijë luftërave‖ dhe, si
mirënjohje e shpërblim, ofroi një shumë të madhe të hollash për mëkëmbjen e Kolegjit Arbëresh të Shën-
Adrianit në Shën-Mitër Koronë85
. Marrëdhëniet midis dy brigjeve u intensifikuan së tepërmi në shekullin
XIX dhe sidomos në shekullin XX. Kjo shpjegohet me procesin e krijimit të komb-shtetit dhe përhapjen e
ideologjisë nacionaliste kudo në Evropë. Në lëvizjet e organizuara nga karbunarët, morën pjesë shqiptarë të
Italisë së Jugut dhe Sicilisë. Pjesëmarrja e shqiptarëve në lëvizjen revolucionare për bashkimin e Italisë
dëshmohet nga të dhënat e pohuara në veprën e autorit italian Françesko Guardiana ―Sicilia në Rilindjen
Politike të Italisë, 1795-1860‖86
. Ai përmend dy figura të shqiptarëve, Xhorxho Salutoja dhe Xhovani Pineli
nga Hora e Arbëreshëve. Duke folur për dhunën ushtruar në proceset gjyqësore ndaj karbunarëve, ai thekson
se, në këto procese politike, kishte edhe mjaft shqiptarë. Xhorxho Salutoja akuzohej si propagandues i
rrezikshëm dhe person që cenonte rendin publik, kurse Xhovani Pineli akuzohej si armik dhe subjekt i
rrezikshëm për qeverisjen e vendit87
. Mes të dënuarve politikë përmendet dhe Matranga Beliçi, Paskuale
Skiroi, Xhovani Piedeskali. Krahas emrave të përmendur më lart, të dhëna ka për pjesëmarrjen në lëvizjen
karbunare edhe të figurave të tjera si Luigji Noçiti dhe Ferdinando Marini nga Spexano Albaneze, Françesko
Belici nga San Bazileja dhe Pietro Anxhelo Toçi.88
Në vitet 30 të shekullit XIX, kudo në Itali u shtuan
lëvizjet revolucionare. Revolta të fuqishme pati në 1831 në Modena, Parma, Bolonjë, Umbria, Romë, etj.
Nën parrullën ―Nuk jemi modenas, parmitanë e bolonjezë, por jemi italianë”, u bashkuan jo vetëm
italianët përparimtarë, por dhe shumë shqiptarë, të cilët, të frymëzuar nga idetë iluministe evropiane të
84
Koli Xoxi, Shqiptarët dhe Garibaldi, (8 Nëntori Tiranë 1979), 113 85
Gjovalin Shkurtaj, Ligjërimet arbëreshe, (Tiranë, 2006), 5 86
Francesco Guardiana., La Sicilia nellle rigenerazione politica d’Italia 1795-1860, (Palermo,1912), 279 87
Po aty. 88
Xoxi, Shqiptarët dhe Garibaldi, 85.
4
kohës, mbështetën revolucionin për bashkimin e Italisë. Shumë familje të shquara dhanë kontributin e tyre në
mbështetje jo vetëm të çështjes kombëtare, por edhe në mbështetje të ideve iluministe të kohës.
1.2 Pjesëmarrja e arbëreshëve në organizatën “Italia e Re” të Xhuzepe Maxinit
Për të forcuar më tej lëvizjen përparimtare, revolucionarët italianë themeluan organizatën ―Italia e Re‖
në 1831, në krye të së cilës u vendos një ndër figurave më të rëndësishme të kohës, Xhuzepe Maxini. Ai lindi
në Gjenovë, në vitin 1805. Në 1820, përfundoi studimet për mjekësi dhe, në 1822, filloi studimet për drejtësi,
ku u diplomua katër vjet më vonë. Që në moshë të re, filloi të botojë në ―Antologjia‖ dhe në të përkohshme
të tjera.89
I frymëzuar nga vepra të autorëve të parapëlqyer si Tit Livi, Bajroni, Shekspiri, Gëte, Taciti, etj., u
formua si politikan, filozof dhe shkrimtar i cili, në shkrimet e tij, kritikonte sistemin reaksionar të qeverisjes
edhe bënte thirrje për përmbysjen e tij. Duke e ndier rrezikun e Maxinit, shumë shpejt nxorën një mandat për
arrestimin e tij. Në këto kushte, Maxini u largua përkohësisht jashtë vendit. Maxini shfaqte në luftën politike
një angazhim moral, me një konceptim në thelb romantik, duke e parë si një mision të rëndësishëm luftën për
bashimin e Italisë. Kjo lëvizje politike e Maxinit u identifikua me ―Italinë e Re‖, një organizatë politike e
krijuar prej tij, e cila do të përfaqësonte luftën për bashkimin e Italisë.90
Edhe autori Xhorxho Kandeloro, në
veprën “Problemi dell’unitá d’Italia, atti del Convegno di studi gramsciani” konfirmon se lëvizja maxiniste
nisi në 1831 dhe kishte si synim lirinë e pavarsinë e Italisë, duke bërë thirrje se bashkimi ishte e vetmja
mënyrë që do të sillte zgjidhte per gjendjen politike në vend, duke e konceptuar këtë bashkim jo vetëm si
territorial, por edhe politik, ekonomik dhe social.91
―Italia e re‖ ishte një formë e ndërmjetme midis
organizatave të mëparshme sektare të shoqërisë së fshehtë dhe asaj që donte kohë të vinte, partisë politike.
Qëllimi i programit politik të Maxinit ishte jo vetën të realizonte bashkimin e Italisë por, sipas tij, forma më
e përshtatshme për ta udhëhequr Italinë e bashkuar do të ishte vendosja e Republikës Unitare. Ishte kundër
monarkisë sepse, sipas tij, ―Liria e Italisë nuk mund të pritej nga ata që e kanë zhdukur në vendet e tyre”.
―Një komb‖, argumentonte ai, ―nëse është vërtet i tillë, pra nëse ka fe, gjuhë, zakone të përbashkëta, nuk
mund të jetë veçse një organizëm unitar‖. Veç kësaj , Maxini thoshte se federalizmi ruante privilegjet e
aristokracisë, ndërsa unitarizmi përkrahte një shkallë barazimi më të madhe e, si pasojë, kjo do të sillte
ngritjen morale dhe shoqërore të popullit.
Duke vënë popullin në qendër, Maxini e paraqiste revolucionin italian si vepër të popullit që do të
shpërthente brenda shoqërisë italiane.92
Filozofia maxiniste për krijimin e Republikës së Italisë ndeshi në
89
Giussepe Procacci, Historia e Italisë (Toena, Tiranë.2000), 355 90
Po aty. f.366. 91
Giorgo Candeloro, Problemi dell’ unita d’Italia, atti del Convegno di studi gramsciani: tenuta a Roma 19-21
Marzo, 1960, 27. 92
Procacci, Historia e Italisë, 357
5
kundërshtime të hapura nga anëtarë dhe drejtues të ―Italisë së Re‖, të cilët mbështesnin bashkimin e Italisë në
një monarki dhe jo republikë. Degët e ―Italisë së Re‖ u përhapën në të gjithë vendin, kryesisht në Mbretërinë
e dy Sicilive, ku pakënaqësia ndaj regjimit burbon dhe shtetit të Papës kishte arritur kulmin. Fillimi i vitit
1837 u shoqërua me kryengritje, fillimisht spontane, e më pas më të shpeshta, në qytete si Katania, Sirakuzë,
Mesinë, Kozencë, Akuila, etj. Në korrik të 1837-es, në krahinën e Kastrovilarit, shpërtheu një kryengritje e
armatosur kundër regjimit burbon, pjesë e së cilës u bënë dhe shumë shqiptarë. Shtypja e kësaj kryengritjeje
solli mjaft arrestime, vrasje e burgosje të shumë pjesëmarrësve. Nga gjykatat e burbonëve u ekzekutuan
Denjinjo Bota dhe Françesko Françeze nga Çerzetoja, Kostandin Pulieze nga San Balizeja, etj. Roli i
arbëreshëve në periudhën e Lëvizjes Revolucionare në Itali ka qenë i madh. Kjo tregohet nga pjesmarrja e
mjaft krahinave të populluara me shqiptarë në luftën revolucionare të viteve 1848-1849 dhe në vitet pasuese,
luftë e cila përfshiu gjithë popujt evropianë. Kryengritjet në Itali u përhapën në gjithë vendin, në Toskanë,
Firence, Milano, në Mbretrinë e e dy Sicilive, në Lombardi, etj. Qëllimi i revolucionit italian ishte lufta
kundër feudalëve dhe çlirimi i vendit nga pushtuesit e huaj. Ajo që gëzoi popullin italian ishte rikthimi i
Garibaldit nga Amerika, i cili i dha rëndësi çështjes së bashkimit kombëtar pavarësisht klasave, ideve apo
interesave. Me të u bashkuan jo vetëm revolucionarë italianë, por dhe shqiptarë, të cilët luftuan bashkërisht
në mbrojtje të çështjes së lirisë. Në revolucionin e 1848-es, në Mbretërinë e dy Sicilive morën pjesë figura si
Xhovani Emanuele nga Palazo Adriano apo Pietro Piedeskalci (Bidera), Xhuzepe Karnezi apo Spiridon Peta
nga fshati shqiptar i quajtur Piana deli Albanezi ose Hora e Arbëreshëve. Në lëvizjet revolucionare të 1848-
ës, krahas arbëreshëve të fshatit Piana deli Albanezi, morën pjesë edhe nga Krahina e Lungros, Kozencës,
Kalabria, etj. Nga Kalabria morën pjesë 825 shqiptarë: 14 nga Akuaformoza, 10 nga Kastrorexhioja, 3 nga
Qeretoja, 16 nga Qivita, 8 nga Falkonare Albaneze, 1 nga Farneta, 33 nga Firmoja, 155 nga Lungroja, 69 nga
Plaza, 65 nga San Benedeto Ulano, 13 nga Frashinetoja, 36 nga San Kozmoja, 70 nga San Demetrioja, 62
nga Specano Albaneze, 14 nga San Martino di Finita, 77 nga Santa Sofia, 4 nga San Xhakomo, 51 nga
Vakaricoja, etj.93
Një ndër figurat shqiptare që u kthye në frymëzuesin e lëvizjeve revolucionare ishte Domeniko
Mauro. Lindi në 13 janar 1812 në San Demetrio të rrethit të Kozencës dhe vdiq në 17 janar 1873 në
Firence.94
Studioi për drejtësi në Napoli. Mauro, deri në fund të vitit 1842, nuk ishte marrë me politikë
aktive, por me letërsi dhe qe një ndër revolucionarët e parë pjesëmarrës në shoqërinë e Maxinit ―Italia e Re‖.
Qe arrestuar shumë herë nga regjimi burbon për veprimtari politike kundër regjimit. Sipas Dora d‘Istrias, u
dallua për këmbënguljen dhe trimërinë e tij. Mori pjesë në lëvizjen revolucionare të vitit 1848, ku u bë dhe
anëtar i Asamblesë Legjislative.95
Domeniko Mauro ishte gazetar, poet, novelist. Një ndër veprat më të
93
Xoxi, Shqiptarët dhe Garibaldi, 220 94
Francesco .Bugliari, Il contributo di personalita italo-albanesi al unita d’Itali, Risorgimento, in Atti II Congreso
storico calabrese, (Napoli:Fausto Fiorentino Editore, 1961), 19 95
Xoxi, Shqiptarët dhe Garibaldi, 95
6
rëndësishme ishte libri ―Koncepti politik i Komedisë Hyjnore‖, i cili trajtonte tema me interes politik, shumë
prej të cilave u botuan në gazetën ―Popolo d’Italia‖ gjatë vitit 1962. Në vitin 1840, nxori në dritë gazetën
napoletane ―Il Viaggiatore” 96
ku u botuan artikuj që lidheshin me letërsinë e kulturën. Sipas Mauros, për një
komb nuk mund të ketë as letërsi, as poezi, kur mungon edhe një gjuhë e përbashkët.97
Shquhet si nismëtar i
kryengritjes në Kozencë në 15 mars 1844, kryengritje që u mbështet nga përfaqësues të tjerë makinistë, mes
tyre edhe shqiptarë. Përmendim Rafaele Komodekën, Xhuzepe Françese, Domeniko e Maoro Françese,
Petrazi Çezare, etj, të gjithë nga Çerzetoja. Synimi i kryengritjes ishte të takohej prefekti dhe të paraqiteshin
kërkesat e tyre. Jo vetëm që takimi nuk u mbajt, por pati një përballje mes forcave të xhandarmërisë dhe
kryengritëve. Kjo kryengritje e Kozencës përfundoi me të vrarë, të plagosur dhe arrestime. U zunë rob dhe u
ekzekutuan Pietro Vilaçi, Nikola Koriliano,Santo Çezario, të tre italianë, dhe shqiptarët Xhuzepe Françese,
Rafaelo Komodeka dhe Skandarbag Françese.98
Pas dështimit të kryengritjes së 1848-ës në Kalabri, u largua
në drejtim të Shqipërisë dhe u vendos në Shkodër, së bashku me të tjerë kryengritës. Në vitin 1853, u dënua
me vdekje në mungesë. Mauro mori pjesë dhe në betejat e udhëhequra nga Xhuzepe Garibaldi. Pas bashkimit
të Italisë, Domeniko Mauro u zgjodh disa herë deputet në parlamentin italian.
Figurë tjetër e rëndësishme, pjesmarrës në kryengritjen e Kalabrisë, ishte edhe Rafaelo Komodeska.
Komodeska kishte studiuar në kolegjin e San Demetrios. Përqafoi çështjen e lirisë, dëshirë e cila bashkoi dy
palët, si shqiptarë dhe italianë.Vrasja e Komodeskës nuk e shoi zjarrin, por e ndezi më tepër, dhe çështja e
luftës për liri bëri që të tjerë përfaqësues shqiptarë t‘i bashkoheshin asaj. Përmendim figura patriotësh si
Xhorxho Piedeskali, anëtar i organizatës ―Italia e Re‖ e Maxinit, i cili lufoi kundër regjimit burbon së bashku
me shqiptar të tjerë të Sicilisë. Xhuzepe Paçeja i lidhur fort me parimet e iluminizmit dhe të lirisë. Studioi
në Kolegjin e Shën Mitrit, mori pjesë në lëvizjet revolucionare të vitit 1848 e luftoi me të ―Njëmijtë‖ e
Garibaldit. 99
Në 1860, pasi Garibaldi zbriti në Kalabri, Xhuzepe Paçeja rekrutoi shumë vullnetarë shqiptarë
përkrah lëvizjes garibaldine. Ndoqi Garibaldin në betejat në Italinë e Jugut. Paskuale Bafa së bashku me
Domeniko Maurën, Xhuzepe Paçenë dhe Domeniko Damisin, ka qënë nga figurat kryesore të Rilindjes
Italiane. Bafa ishte nga Shën Sofia, ish student i kolegjit Shën Mitër – Koronës, i brumosur me ideale
liridashëse dhe patriotike, titullar i Katedrës së gjuhëve greko-latine në Universitetin e Palermos. U burgos
nga qeveria burbone si pjesëmarrës në qeverinë e përkohshme.100
Domeniko Damizi lindi në Lungro të
Italisë. Kreu studimet në kolegjin San Demetrio dhe studimet e larta në Napoli, ku u diplomua për filozofi,
drejtësi dhe letërsi. Anëtar i shoqërisë ―Italia e re” në 1844. Mori pjesë në kryengritjen e Kozencës dhe u
dënua me 25 vjet burg për komplot dhe atentat ndaj shtetit. Bashkë me të, në gjyqin e Kozencës, u dënuan
96
Domenico Cassiano, Il contributo degli italo-albanesi di Calabria al Risorgimento, Shkodra , arbëreshët dhe lidhjet
shqiptaro-italiane…..vep e cit, f.176 97
Po aty, 205 98
Oresto Camilo Mandalori. Uomini e cose della mia Calabria.(Romë,1934), 292. 99
Jetarbëreshë , nr.70 / aprile-giugnio, 2011, .8 100
Gjovalin Shkurtaj. Shpirti i Arbrit rron, Shënime dhe të dhëna për shqiptarët e Italisë (Tiranë.1984), 12.
7
dhe shqiptarë të tjerë si Rafael Kortezeja, Rafaele Vokoraja, Paskuale Belici, Xhuzepe Paçeja, Luixhi Bafa,
Athanas Bafa, Oliferno Konforti, Nikodemo Milanoja, Muqio Paçeja, Kostandin Belini, etj. Xhenaro Plakoja
u dënua me burgim të përjetshëm. Domeniko Damisi arriti t`i shpëtojë dënimit dhe u vendos në Irlandë, ku
filloi veprimtarinë revolucionare për bashkimin e Italisë, si pjesëtar madhor i shtabit të Garibaldit, kolonel
dhe komandant kalabrez. Në 1860, u zgjodh deputet i parlamenrit italian. Krahas Damisit, përmendim të
tjerë revolucionarë që iu bashkuan luftës për bashkimin e Italisë, ndër të cilët Vinçenso Stratigoi dhe
Xhenaro Murtati. Që të dy e urrenin regjimin burbon në fuqi. Pjesëmarrës në revolucionin e 1848-ës,
Xhenaro Murtati, lindi në Spixanë, në vitin 1826. Studioi në kolegjin Shën Mitër ku u lidh me Milanon,
Dramisin edhe spixanjotin Nociti.101
Xhenaro Murtati u dënua me burgim për atentat ndaj regjimit në fuqi.
Pasi u lirua, ndoqi Garibaldin, i cili e emroi oficer në fushatat e tij. Pas çlirimit të Italisë, shërbeu si oficer në
ushtrinë kombëtare italiane. Stratigoi, ashtu si Murtati, luftoi kundër regjimit në fuqi, por në një mënyrë
tjetër. Në shkrimet e tij, bente propagandë në ndihmë të revolucionit, duke nxitur popullin t`i bashkohej
lëvizjes garibaldine për bashkimin e Italisë. Ishte krenar për faktin që ishte shqiptar dhe e donte Shqipërinë,
ndonëse kishte lindur në San Demetrio. Mori pjesë në të gjitha betejat e Garibaldit në Italinë e Jugut. Pas
bashkimit të Italisë, u shpall anëtar i gjykatës ushtarake. Dy përfaqësues të tjerë, të cilët u kushtuan vëmendje
të veçantë zhvillimeve politike, ishin Gavril Dara i Riu dhe Anton Sartori.Të dy, të frymëzuar nga ngjarjet e
kohës, ndikonin në trajtimin e tyre përmes vargjeve të shkruara. Sartori hyri në plejadën e shkrimtarëve
arbëreshë që i dhanë zhvillim letërsisë arbëreshe dhe pasuan letërsinë shqiptare. Gavril Dara i Riu lindi në
Palaco Adriano të Sicilisë. Kreu studimet e larta për drejtësi në Palermo. Mori pjesë në lëvizjen garibaldine
dhe, me dekret të Garibaldit, u emërua sekretar i qeverisë së Xhirxhetit.102
Ndonëse u morën masa të rrepta
ndaj lëvizjes revolucionare, këto lëvizje nuk u shuan, por morën forma dhe trajta të reja zhvillimi.
1.3. Kontributi i arbëreshëve në lëvizjen revolucionare garibaldine të vitit 1860
Lidhjet shqiptaro-italiane u thelluan më tepër në periudhat në vazhdim. Në kohën e Garibaldit, figurë e
shquar e Italisë, i cilësuar si hero kombëtar i saj, lidhjet mes dy popujve që ndahen nga një det u forcuan
shumë. Ajo që i bashkonte dy popujt qe përqafimi i çështjeve të lirisë dhe pavarësisë së popujve ballkanikë
kundër Turqisë. Kjo aspiratë u mbështet fort dhe nga i madhi Garibaldi, i cili luftonte për lirinë e popujve, jo
vetëm për lirinë dhe pavarësinë e Italisë. ―Për Garibaldin, çdo njeri që vuante ishte vëlla, çdo komb i shtypur
ishte atdhe‖. Forcimi i lidhjes shqiptaro-italiane erdhi për faktin se jo vetëm i bashkonin ideale të
përbashkëta si liria e pavarësia, por edhe se tashmë, një figurë si Garibaldi, po ndikonte në afrimin e popujve
që lagen nga i njëjti det. Garibaldi udhëhoqi revolucionin e viteve 1848-1849, periudhë e cila quhet prej
101
Jetarbëreshe, nr.70. / aprile-giugnio, 2011, .8. 102
Xoxi, Shqiptarët dhe Garibaldi, 202
8
historianëve italianë si ―Lufta e parë për pavarësi‖. Po cili ishte Xhuzepe Garibaldi? Ishte djali i një marinari
dhe lindi në Niza në 1807. Që në moshë të vogël, i ndikuar dhe nga i ati, u mësua me jetën në det. Në
moshën 26 vjeçare, drejtonte i vetëm anijen në Detin e Zi, udhëtim në të cili takoi një maxinist, i cili e nxiti
drejt organizatës ―Xhovane Italia‖. Në Marsejë, njohu Maxinin, i cili e nxiti të promovonte në flotën e tij
motot revolucionare. Me të u bashkuan jo vetëm revolucionarë italianë, por edhe arbëreshë, pa lënë mënjanë
dhe banorë në trojet shqiptare, të cilët luftuan bashkarisht në mbrojtje të çështjes së lirisë. Lëvizje
revolucinare pati në të gjithë Italinë por, me gjithë përpjekjet, nuk arritën të eleminonin plotësisht klasat
sunduese reaksionare.
Forcat reaksionare sollën në fuqi të ashtuquajturit ―liberalë‖, me Kavurin në krye, i cili i kishte vënë si
qëllim vetes të arrinte bashkimin e Italisë nën spektrin e Mbretërisë së Piemontit. Sapo gjendja u kthye në
favor të reaksionit, Garibaldi u shpall si ―element turbullues‖103
nga Mbretëria e Piemontitm, e cila i vuri
prangat e më pas e dëboi jashtë vendit. Jetoi për një kohë të gjatë si emigrant në SHBA, Kinë, Peru, etj, dhe
u rikthye në vend më 1854, bleu një tokë me ndihmën e miqve dhe kursimet e tij dhe punonte si bujk i
thjeshtë. Ndërkohë, në krye të qeverisë së re të Piemontit, i vetmi ndër shtetet italiane që ruajti monarkinë
kushtetuese, u vendos konti Kamilo Benso Di Kavur. Kavur ishte djali më i vogël i një familjeje të vjetër
fisnike, i futur i ri në karrierën ushtarake nga i ati, por që e braktisi shumë shpejt. Në moshë të pjekur, iu
kushtua politikës. Me orientime politike të moderuara, pa ndonjë simpati për revolucionin dhe romantizmin
politik të makinistëve, lidhi aleancë me rrymat e moderuara të së majtës dhe me përfaqësuesin e tyre më të
shquar Urbano Ratacin.104
Politikani piemontez e kishte plotësisht të qartë para syve synimin për bashkimin
e Italisë, të cilin fillimisht e shihte nën Mbretërinë e Piemontit. Gjatë revolucionit të 1848-ës, lëvizjet për
bashkimin e Italisë dështuan përsëri. Kjo gjendje solli që të shihej mundësia për marrjen e masave të tjera të
cilat do të çonin në çlirimin e vendit.
Mbështetës i ndjekjes së rrugëve të reja ishte Kamilo de Kavur, kryeministri i Mbretërisë së Sardenjës,
i cili kishte treguar aftësi të shquara diplomatike. 105
Kavuri arriti në përfundimin se bashkimi i Italisë mund
të realizohej vetëm duke zbatuar dy rrugë konkrete: së pari, fuqizimin e Mbretërisë së Sardenjës dhe së dyti,
me mbështetje nga aleatë të jashtëm.106
Ajo që ndihmoi më shumë diplomacinë piemonteze ishte
përkeqësimi i marrëdhënieve austro-ruse. Kavuri ndoqi një politikë të adhurueshme, nga njëra anë duke
nxitur ekspeditën e njëmijë vullnetarëve garibaldinë dhe, nga ana tjetër, duke e vëzhguar nga afër këtë
lëvizje, në mënyrë që prej saj të përfitonte Piemonti dhe jo përkrahësit e Maxinit.107
U vu re që idetë
maxiniste po gjenin mbështetje në të gjitha shtresat e shoqërisë. Intelektualët vendas ishin të ndjeshëm ndaj
103
Bandi, ― Të Njëmijtët‖..., 9 104
Procacci, Historia e Italisë , 383 105
Gooch, The unification of Italy, 20 106
Cramer, A history of the modern world, 503 107
Rich, Diplomacia e Fuqive të Mëdha (1814-1914), 134
9
ndryshimeve. Kurse tregtarët, sipërmarrësit vendas dhe industrialistët, gjenin veten në idetë e reja të cilat do
të sillnin perspektiva të reja për ta dhe për vendin. Ndonëse përkrahja ishte e madhe, kishte dhe rezistencë.
Së pari, lëvizja kombëtare ndeshi rezistencën që vinte nga prania e ndjenjave individuale.108
Së dyti,
strukturat shoqërore ishin të ndryshme nga një rajon në tjetrin, për këtë arsye, dhe interesat nuk ishin të
njëjta. Pengesat më të mëdha vinin nga Vatikani.109
Papa i trembej rënies së pushtetit të tij dhe, për t`u
mbrojtur nga ky rrezik, kërkoi mbështetje ne mjediset konservatore si dhe në rritjen e ndikimit te populli i
thjeshtë, i lidhur me parimet fetare. Lufta e Krimesë (1853-1856) solli një klimë të përshtatshme që Kavuri të
lidhte aleanca të mundshme. Lidhi me Anglinë dhe Francën Traktatin e 1855-ës, në bazë të të cilit Piemonti
mori pjesë përkrah anglo-franko-turqve në luftën e Krimesë, kundër Rusisë. Lidhi aleancë me Napoleonin
III. Takimi u mbajt në vitin 1858 në fshatin Plombier të Francës. Sipas marrëveshjes, Franca do të hynte në
luftë përkrah Piemontit kundër Perandorisë Austriake. Në rast fitoreje, Piemonti do t`i lëshonte Francës
Savojën dhe Nicën, vendlindjen e heroit Garibaldi, kurse Piemontit do t`i jepej Lombardia. Sërish sipas kësaj
marrëveshjeje, pas dëbimit të austriakëve, shtetet italiane do të formonin konfederatë nën kryesinë e Papës.
Kjo marrëveshje u vulos nga martesa e princeshës Klotildë, vajzë e mbretit Viktor Emanuelit II, dhe princit
Jeronim Bonaparti.110
Lufta mes aleancës franko-italiane dhe Perandorisë Austriake përfundoi me disfatë të
austriakëve. Kjo fitore e koalicionit solli lëvizje revolucionare në Itali, lëvizje të cilat nuk u pëlqyen nga
Franca, e cila nuk e dëshironte një Itali të bashkuar, të fortë ushtarakisht dhe politikisht. Kjo bëri që, shumë
shpejt, ta prishte aleancën me Italinë e të nënshkruante armëpushim me austriakët. U takuan në Vilafranka
dhe vendosën që Lombardia t‘i jepej Piemontit, kurse Venediku t‘i kalonte Austrisë.
Ky akt nuk qe i papritur për Garibaldin, pasi ai asnjëherë nuk kishte besuar se Italia mund të çlirohej
nga Franca, ndaj dhe e kritikonte ashpër politikën e Kavurit. Sipas Garibaldit, bashkimi i Italisë mund të
arrihej vetëm me mobilizimin e gjithë popullit italian në një kryengritje të përgjithshme. I ndodhur në një
gjendje të tillë, Kavuri në 1859 ftoi Garibaldin në Torino për të biseduar lidhur me luftën kundër Austrisë.
Garibaldi, i cili tashmë jetonte i qetë në pronat e tij në Kaprera, i hodhi pas krahëve të këqijat që kishte
pësuar nga mbretëria e Piemontit dhe u vu në krye të alpinëve, me gradën gjeneral. Korri një fitore të madhe
në Vareze dhe hyri triumfalisht në Komo. Kjo marrëveshje mes Kavurit dhe Garibaldit, ndikoi që të krijonte
një klimë uniteti të të gjitha forcave patriotike kundër Austrisë.111
Duke parë sukseset e Garibaldit,
Napoleoni III, i cili luante rolin e aleatit të devotshëm, hodhi në sulm kundër Austrisë forcat franko-italiane
të komanduar prej tij. Ato hynë triumfalisht në Milano, ndërsa Garibaldi nga ana tjetër mori Breshian,
Bergamon dhe Salon. Bolonjia dhe Romana kërkuan të bashkoheshin me Piemontin, duke parë sukseset e
arritura. Të njëjtën gjë kërkonte dhe Modena. Kjo bëri që, në mars 1860, në Toskanë dhe Emilie të mbahej
108
Luigi Salvatorelli, Storia d’Italia dai tempi preistorice ai nostri giorni (Torino: Giulio Einaudi Editore, 1986), 2 109
Nicholaos Doumanis, Italy Inventing the nation (Arnold : London 2001), 87 110
Po aty, f.389. 111
Bandi, ― Të Njëmijtët‖, .9
10
një plebishit, i cili arriti të bashkonte ligjërisht këto vende. Njëkohësisht Nica dhe Savoja iu bashkuan
Francës. Ky akt nuk i pëlqeu Garibaldit, i cili, si deputet i Nicës, e shihte si antikombëtare këtë veprim që
cenonte bashkimin e Italisë. Viktor Emanueli II dhe Kavuri nuk e mendonin njëlloj me Garibaldin. Për ta, të
dilje hapur kundër Francës nuk ishte lëvizje e mençur politike për kohën. Që këtu nisi një luftë e fshehtë
politike mes Kavurit dhe Garibaldit, të cilët kishin qëndrime të ndryshme lidhur me luftën për bashkimin e
Italisë. Kavuri e dëshironte bashkimin e Italisë nën Piemontin, por nuk donte të prishte aleancën me Francën.
Nga ana tjetër, nuk mund të mbështeste idenë e ekspeditës të ―Të Njëmijtëve‖ të Garibaldit, kjo dhe për
faktin se, në rast fitoreje, figura qendrore do të ishte Garibaldi me demokratët e tij dhe Kavuri do ta shihte
veten nën hijen e tij. Mes strukturave ushtarake dhe politike italiane, kishte rryma të ndryshme. Më së shumti
dalloheshin radikalët, monarkistët, maxinistët republikanë. Radikalët mendonin se lufta për dëbimin e
burbonëve nga Sicilia duhej kombinuar me dhënien e tokave fshatarëve, në mënyrë që të kishin përkrahjen e
tyre. Në të njëjtën kohë, armiqtë e revolucionit duhej të merrnin dënime të ashpra. Republikanët maxinistë
ishin kundër këtyre metodave të radikalëve. Sipas tyre, këto metoda do të cenonin lëvizjen revolucionare.
Monarkistët ishin kundër vendosjes së regjimit republikan në Itali, sepse do të humbnin privilegjet. Ata ishin
për bashkimin e Sicilisë nën Monarkinë e Savojës. Italia e Jugut e përkrahu këtë revolucion, i cili nisi në
Sicili, kaloi në Napoli e më pas në Kalabri. Gjendja e Italisë së Jugut ishte e rëndë, ekonomikisht e pasigurt,
dhe varfëria kishte arritur kulmin, pa lënë mënjanë urrejtjen ndaj burbonëve. Ishte kjo një ndër arsyet pse
shqiptarët e Italisë së Jugut përkrahën lëvizjen garibaldine. Pas Italisë Qendrore, edhe jugu ngriti krye.
Më 4 prill 1860, nën udhëheqjen e republikanëve sicilianë dhe Rozalino Pilos, filloi kryengritja në
Palermo,112
e cila u shtyp shumë shpejt dhe udhëheqësit u dënuan. Bërthama e lëvizjes përbëhej nga
arbëreshë nga Sicilia dhe fshati Piana deli Arbëreshi. Përmendim këtu Spiridon Petën, Pietro Piedeskalçin,
Xhorxho Piedeskalin, Xhovani Karnesin, Françesko Alezin, etj. Krahas tyre, në mesin e republikanëve të
Sicilisë, gjendeshin dy ndër personalitetet më të shquara arbëreshe dhe përkrahësit kryesorë të ekspeditës së
të ―Të Njëmijtëve‖. Një prej tyre ishte Françesko Krispi.113
Përgatitjet për kryengritje u bënë në fshatin Piana
deli Arbëreshi, i cili shquhej për ndihmën e dhënë forcave garibaldine. Për shqiptarët e Pianës, ka vlerësime
të shumta që vijnë nga figura si G. C. Aba. Ai ishte pjesëmarrës në ekspeditën e ― Të njëmijtëve ‖ dhe ka
shkruar për popullsinë e Pianës: “Janë njerëz krenarë, të ndershëm, kryelartë për origjinën e tyre. Në këngët
e tyre, e ruajnë të gjallë ndjenjën e katër shekujve dhe ëndërrojnë ende që një prej gjakut të tyre do të
mundet një ditë t’i shpjerë në atdheun e vjetër, të largët‖. Shumë shqiptarë ndihmuan Garibaldin, shërbyen si
udhërrëfyes në rrugët që nuk i njihte. Këtë e pohon vetë Garibaldi në kujtimet e tij. Ai shkruan: ―Popullsia e
Pianës dhe Parkos na ndihmoi shumë si ndihmës dhe njerëz praktikë ‖. Krahas Garibaldit, për rolin e Pianës
dhe të vendbanimeve të tjera arbëreshe, shkruan dhe Dora D`Istria: “Qyteti i vogël i Pianës, qendra më e
112
V.N.Nevler, Xhuzepe Garibaldi, (Rilindja: Prishtinë. 1969), 38 113
Francesco Crispi ( 4 tetor 1819- 12 gusht1901) ishte kryeministër i Italisë gjatë viteve 1887-1891 dhe 1893-1896.
11
madhe e banuar nga shqiptarë të Sicilisë, zuri një vend të rëndësishëm në kryengritje”. 114
Edhe shqiptarët e
Lungros ndihmuan Garibaldin dhe lëvizjen e tij për liri e pavarësi. Lidhjet e forta mes palëve shqiptaro-
italiane tregohen nëpërmjet shprehjes të respektit dhe adhurimit për figurën e Garibaldit. Në mesazhin
―Shpata e Italisë‖, citohet respekti dhe adhurimi ndaj Garibaldit, ku shkruhej: ―Bij trima të Epirit (të
Shqipërisë) pasardhësit e Skënderbeut, Marko Boçarit, do të shënojmë në mermer, orën, ditën që patën
nderin për t`i shfaqur një dëshmi dashurie çlirimtarit te Sicilisë dhe Napolit.‖115
. Mendimi i Garibaldit për
arbëreshët shprehet qartë. Në një proklamatë të nënshkruar nga Anselmo Lorekio, president i ―La Societa
Nazionale Albanese‖ (Shoqëria Kombëtare Shqiptare), gjenden fjalët e mëposhtme:
Ai fratelli di Shkjperia
... Në shumë raste, jemi treguar bij të denjë të atdheut tonë, Shqipërisë, sepse në një ditë të shënuar,
në të cilën luftuam për pavarësinë e atdheut tonë të dytë, Italisë, një grup vëllezërish tanë, ndër të
cilët, Domeniko Damisi, na bëri me dije mendimin e Xhuzepe Garibaldit, sipas të cilit shqiptarët janë
“Heronj që janë dalluar në të gjitha luftërat kundër dhunës dhe tiranisë…”116
Krahas shqiptarëve të Pianas, edhe shqiptarët e Sicilisë morën pjesë në Rilindjen italiane. Ndër më të
përmendurit në dokumentet e kohës janë: vajza e re nga Piana, Xhovana Peta, e cila qe e para që solli
flamurin trengjyrësh të Italisë së bashkuar, Françesko Peta, kryetar i Komitetit të fshehtë në Piana, Pietro
Piedeskali, Antonio Petrota, Xhovani Suli, Xhuzepe Beniçi, Xhovani Karnezi, Nino Stati, Filipo Karini,
Salvatore Noçia e shumë të tjerë si Xhovani Dorsa, Luka Kuçia, Stefano Vacaroja, Nikola Mustaçia Antonio
Martalanoja, por edhe nga Palaco Adriano dhe Mexojusoja.117
Lajmi për kryengritjen në Sicili u përhap
shumë shpejt në gjithë Italinë. Garibaldi, për të vazhduar projektin e tij, duhej të kishte forca të shumta
ushtarake, gjë që e arriti deri diku më mbështetjen që dha popullsia vullnetare italiane dhe shqiptare. Por
nevoja e bëri t‘i drejtohej Mbretërisë së Piemontit për ndihmë. Nga Kavuri mori përgjigje negative për
ndihmën ushtarake, por jo vetëm kaq, ai u përpoq, përmes miqve të tij të afërt, të bindnin Garibaldin të hiqte
dorë nga ekspedita.118
Arbëreshët qenë një mbështetje e fortë e Garibaldit dhe e veprimeve të tij luftarake në
Sicili dhe Kalabri. Lëvizjes kryengritëse në Sicili i erdhën në ndihmë Garibaldi me 1000 këmishëkuqtë e tij.
Arbëreshët morën pjesë dhe në qeverinë revolucionare të Garibaldit. Në vend që të shpallej republika, Italia e
Jugut u bashkua me Piemontin nën dinastinë e Savojës.119
Por Garibaldi nuk u ndal dhe, më 6 maj 1860, me
―Të Njëmijtët‖ u nis nga bregdeti gjenovez dhe, pas 5 ditësh, zbarkoi në Marsala të Sicilisë, korri fitore në
Kalatafimi, hyri triumfalisht në Palermo ku u shpall ―diktator i Sicilisë‖, korri fitore në Milano dhe hyri në
Napoli, në Kastelfidardo e në Volturno. Në Palermo, Garibaldi krijoi qeverinë e tij, me pjesëmarrës edhe tre
114
Dora d‘Istria, ―Shqiptarët e Italisë”, Albania, nr.11 1923, 12-13 115
Xoxi, Shqipëtarët dhe Garibaldi, 208. 116
AQSH, F,6, D.3, f.1 117
Kol Kamsi, ―Shqiptarët e Italisë, kontributi i Italo- Shqiptarëve në Rilindjen Italiane”, Leka, 1937, 75. 118
Po aty. 119
Historia e Letërisë shqipe, (Prishtinë 1975), 295-296
12
shqiptarë, Paskuale Skura, Luixhi Gjuria, Françesko Krispi. Ndonëse nuk pati mbështetjen e Mbretërisë së
Piemontit, Garibaldi vazhdoi ekspeditën e tij në drejtim të Sicilisë, të përmbyste qeverinë burbone dhe, më
pas, të hynte triumfalisht në Napoli. Në gusht 1860, Garibaldi bëri thirrje për mobilizim të përgjithshëm,
thirrje së cilës iu përgjigjën dhe shumë shqiptarë, të cilët prisnin zbarkimin e çlirimtarëve në jug. Një ndër
figurat kryesore të lëvizjes ishte Domeniko Damisi, i cili i shkruante vëllait të tij:
I dashur vëlla, ndodhem në Sicili prej rreth një muaj e gjysmë. Për çka dhe çfarë qëllimi, nuk ka
nevojë ta them, sepse ti e di mirë. Do të vijmë dhe aty për një kohë të shkurtër dhe për të njëjtin
qëllim... Ti përgatitu të na presësh mirë. Para meje do të arrijnë... tre shokët e mi shumë të dashur,
Antonio Plutinioja, Françesko Stokoja dhe Ferdinando Bianki. Kjo letër e imja do të mbërrijë tek ti
përmes njërit prej tyre. Përpiqu të takosh dhe mbledhësh sa më shumë njerëz të armatosur, sepse i
duhen luftës sonë. Do të ftosh për këtë punë të gjithë miqtë e vendeve të ndryshme të krahinës sonë
dhe krahinave të tjera. Shkruaju Tabanit, vëllezërve Oliverio, Brunove, Balsanove, Luçëve,
Gramotit, Severinos, vëllezërve Migaldi dhe gjithë të tjerëve që mendon se janë përkrahës të luftës
sonë... Mungesa e armëve të mos ju shqetësojë, sepse do të kemi mjaft dhe nuk do të jeni të vetmuar,
se ne do të arrijmë shumë shpejt atje.120
Në letër shihet qartë se autori i bën thirrje jo vetëm vëllait të vet, por gjithë shqiptarëve kalabrezë dhe
italianë të mobilizohen për luftë dhe të përgatiten për fitore. Radhët e ushtrisë së Garibaldit u shtuan me
vullnetarë shqiptarë. Nga San Benedeto Ulano shkuan 500 prej 2.500 banorëve sa kishte gjithë fshati, nga
Lungro u nisën 500, nga Spexano Albaneze 130, një numër i konsiderueshëm vullnetarësh shkuan nga
fshatrat Firmoza, Frashineto, Kasano, etj.121
Gjatë lëvizjes çlirimtare në Sicili, thuhet që patriotët e vjetër dhe
të rinj shqiptarë, e shoqëruan Garibaldin deri në Napoli. Thuhet që morën pjesë rreth 500 italo-albanezi, ndër
të cilët përmendet heroi Sapri Batista Falkone, i cili u arsimua në kolegjin San Demetrio Korone. Krahas tij,
mes ―Të Njëmijëve‖ përmendet dhe emri i Mikelanxhelo Barones nga Mexojuso122
. Kontributi i shqiptarëve
shihet dhe në pritjen dhe mbështetjen që i dhanë Garibaldit dhe luftës së tij shqiptarët e Kalabrisë. Mbërritja
e Garibaldit në Kalabri u prit me entuziazëm nga banorët e Lungras dhe Spexano Albanezes. Sipas të
dhënave, vetëm nga fshatrat shqiptare të Kozencës u mblodhën 1300 shqiptarë të armatosur. Korpusi i parë
që u formua më 1860 ishte vetëm me shqiptarë, të cilët i detyruan trupat burbone të dorëzonin armët. Një
element tjetër për t`u shënuar, krahas pjesëmarrjes të burrave shqiptarë në lëvizjen për pavarësi, është dhe
pjesëmarrja e grave të reja shqiptare si Paskualina Toskareli nga San Benedetoja. Ajo luftoi së bashku me
luftëtarë të tjerë në Napoli, në Volturno, dhe ra heroikisht në Kompotenezë.123
Babai i saj vdiq në lëvizjen
120
Xoxi, Shqipëtarët dhe Garibaldi, 367. 121
Po aty 122
Francesco. Bulgari, Il contributo di personalita italo-albanesi al unita dItalia, Risorgimento in Atti II Congreso
storico calabrese (Fausto Fiorentino Editore, Napoli, 1961), 23 123
Po aty, 392.
13
revolucionare të 1844-ës dhe vëllai iu vra në Kastrovillari. Ajo deklaroi se donte të merrte hakun e tyre ndaj,
ashtu si dhe Anita Garibaldi, u bë pjesë e lëvizjes revolucionare garibaldine, duke e ndjekur Garibaldin në
betejën e Volturnos, si dhe në hyrjen ngadhënjimtare në Napoli. Kjo ishte P. Toskareli.124
Sipas Dora
d`Istrias, gratë shqiptare thyen të parat akullin nën nxitjen garibaldine, pa pasur frikë nga mallkimet e
priftërinjve katolikë reaksionarë. Ky pohim i Dora d`Istrias shpreh qartë mendimin se jo vetëm burrat, por
dhe gratë shqiptare, të pajisura me ndjenjën e fortë të trimërisë dhe dëshirën për liri, kanë ndihmuar në
realizimin e objektivave garibaldine. Nuk duhet harruar dhe kontributi i shqiptarëve në Italinë e Jugut, ku
përmendet emri i një figure të rëndësishme të quajtur Axhensilao Milano. Ai u shqua për atentatin që i bëri
Mbretit të Napolit, Ferdinandit II . Gjesti i tij heroik rrëmbeu Italinë e asaj kohe. Ky veprim, i kryer nga një
shqiptar, tregon rolin e madh që kanë pasur shqiptarët në politikën italiane të kohës. ―Kujtimi i Axhensilao
Milanos mbetet i shenjtë për vendin, i cili me heroizëm luftoi për lirinë kundër pushtuesit‖.125
Këto janë
fjalët e Xhuzepe Garibaldit, i cili në 1860, vendosi t‘i japë një pension mujor rreth tridhjetë dukatë nënës të
të dënuarit, Madalena Ruso, si dhe motrave të tij. Ky gjest i Garibaldit tregon konsideratën e tij për Milanon,
i cili dha jetën për lirinë e Italisë. Ai u konfirmoi hetuesve që e morën në gjykim e më pas e dënuan, se nuk
kishte asnjë pendesë për gjestin e kryer. Madje konfirmoi që tentoi ta vriste mbretin për idealin e tij, i cili
ishte liria dhe lumturia e popullit të tij126
. Këto ishin fjalët e tij nën tortura. Me figurën e Axhensilao Milanos
u morën studiuesit Rafaele De Çezare dhe Mikelanxhelo Mendela. Sipas tyre, Axhensilao Milanoja studioi
në kolegjin italo-shqiptar në San Demetrio Korone, kolegj i cili përgatiti të rinj revolucionarë. Milano ishte
një ri revolucionar me ndjenja të forta liridashëse. Ai krijoi një komitet të shpëtimit publik, i cili qe përbërë
nga figura të shquara si Damis, Milano, Bafa, etj. Atentati që realizoi Axhensilaoja nuk qe rastësi ose i
pamenduar, por një komplot i menduar kundër politikës proburbone. Në kolegjin San Demetrio, Milanoja,
përveç se frymëzohej nga ide revolucionare127
, ndau dhe mendimet rreth një Italie të re plot mirëqenie, fakt
të cilin e shprehu edhe në çastin e fundit të jetës. Mesazhi i fundit i Axhensilao Milanos, kur u kryetari i
gjykatës i dha të drejtën e fjalës për të shprehur dëshirën e fundit, i kushtohej gjendjes së popullit nën
qeverisjen e burbonëve. Kur kryetari i gjykatës i kërkoi në kishte gjë tjetër për të shtuar, ai u përgjigj:“Jo.
Mbrojtësi im bëri gjithçka ishte e mundur”, dhe vazhdoi fjalinë duke theksuar se tashmë për të gjithçka
kishte përfunduar. ―Por, ju lutem, të bëni të mundur të arrijë te sovrani lutja ime, që ai të shkojë të vizitojë
provincat për të parë nga afër gjendjen e rëndë në të cilën jetojnë nënshtetasit e tij.‖128
Jo vetëm shqiptarët e
Italisë, por dhe banorë aktualë nga trojet shqiptare, morën pjesë aktive në këtë luftë. Pjesëmarrja e Pashko
Vasës dhe ndihmesa e tij e drejtpërdrejtë në luftën për çlirimin e Italisë fqinje, dëshmohet nga
124
Bulgari, Il contributo di personalita italo-albanesi al unita d’Italia, 33. 125
Michelangelo Mendella, Agesilao Milano e la cospirazione antiburbonica dell 1856, Parte 1-2, 1 126
Bulgari, Il contributo di personalita italo-albanesi al unita d’Italia, 22 127
F.I.Fortino, ―Agensilao Milano: Patriota Arbëresh, tra storia e letteratura‖, Hylli i Dritës, nr.3, 44 128
Po aty
14
dokumentacioni i kësaj periudhe. Në një letërkëmbim të ruajtur në Arkivin Qendror të Shtetit, theksohet
pjesëmarrja e Vasës në ushtrinë e Garibaldit dhe, më 1848, në betejën e Venedikut, etj.129
Në lidhje me
afrimitetin dypalësh shqiptaro-italian ka folur dhe Dora d`Istria (Elena Gjika). Në letrat dërguar De Radës,
ajo lidhte triumfin e lëvizjes garibaldiane dhe lëvizjes çlirimtare shqiptare. Vetë Garibaldi, në proklamatat e
tij, thoshte se u detyrohej shumë ―shqiptarëve trima zemërmëdhenj‖. Kjo shpreh qartë respektin dhe
vlerësimin që kishte vetë Garibaldi për shqiptarët. Mendimin për trimërinë e shqiptarëve e përforcon letra
shkruar nga Garibaldi Dora d`Istrias, e cila thoshte: “Garibaldi është gjyqtari më i mirë për çështjen e
heroizmit.” Ai i kishte parë shqiptarët në kolonitë e Italisë, në fushat e betejës, dhe shkruante: “Çështja e
shqiptarëve është imja; me siguri do të isha i lumtur të përdorja gjithçka më ka mbetur nga jeta në favor të
atij populli trim... ”.130
Për kontributin e dhënë në ekspeditën e të ―Të Njëmijëve‖, Garibaldi deklaroi
botërisht: ―Arbëreshët janë heronj, të cilët janë dalluar në të gjitha luftërat kundër tiranisë!‖ Dhe, në shenjë
mirënjohje, më 20 tetor 1860, Garibaldi lëshoi dekretin historik:
Duke marrë parasysh kontributin e shënuar që trimat dhe zemërbujarët arbëreshë i kanë dhënë
çështjes kombëtare, deklarojmë: Sa të mbarojnë nevojat e kësaj lufte dhe të bëhet bashkimi i Italisë,
Thesari i Napolit detyrohet të derdhë menjëherë 12 mijë dukatë për zmadhimin e kolegjit të San
Adrianos131
. Zbatimin e këtij dekreti e vë nën garancinë e Kombit dhe të sovranit zemërgjerë.”
Kazertë, 20 tetor 1860
Nga ana tjetër, popullsia arbëreshe nuk pushonte së shprehuri mirënjohjen dhe respektin për
Garibaldin. Popullsia e Lungros, iu drejtua me një mesazh që shprehte njëkohësisht dhe ndjenjat e gjithë
arbëreshëve të Italisë së Jugut. Në këtë dokument, Garibaldi konsiderohet si ―qenie e jashtëzakonshme‖,
―patrik i lirisë dhe i pavarësisë së Italisë‖, ―përfaqësues më i drejtë dhe më i ndershëm i Italisë‖. Çështja e
Garibaldit dhe ajo e popullit shqiptar është e njëjtë. Për arbëreshët e Italisë, Garibaldi nuk ishte një njeri i
rëndomtë, por çlirimtar i madh i popujsh. Arbëreshët e lidhin fort fatin e tyre me atë të Garibaldit, duke
shpresuar të çliroheshin sa më shpejt nga sundimi i egër i feudalëve italianë dhe pushtuesve të Italisë, duke
ndihmuar me frymën e tyre luftarake dhe krahun e fuqishëm. Për të arritur këtë ditë të shenjtëruar, ata
premtojnë të japin gjithçka, edhe jetën. Si pasardhës së heronjve të dashur shqiptarë, e ndienin veten krenarë
të flijoheshin për atdheun: ―Prit, o kampion i dëgjuar i lirisë, dëshirat e një vendi që i pari të përshëndeti nga
thellësia e këtyre luginave... edhe sot në emrin tënd të thjeshtë po shpërthen në masë në fushën e betejës,
duke lënë vetëm gratë për të qëndruar në shtëpitë e tyre.”132
Arbëreshët ishin të bindur se Italia e vërtetë
demokratike mund të bashkohej vetëm nga Garibaldi me luftë të armatosur, me revolucion dhe me shpatën e
tij të mprehtë: “Marsho përpara pa u trembur, se populli do të të ndjekë”. Arbëreshët ishin të bindur se lufta
129
AQSH, F.132, V.1861, D.11, f.11 130
Bandi, ― Të Njëmijtët”, 3. 131
Po aty, 12. 132
Gazeta Ylli nr..8, 11 Nëntor 1985, 33
15
për liri dhe drejtësi e bënte njeriun të pavdekshëm dhe Garibaldi i tillë ishte për ta. Në repartet garibaldine
morën pjesë vetëm nga fshatrat e Kozencës rreth 1300 vullnetarë të armatosur. Nga Kozenca, Garibaldi iu
drejtua gjithë autoriteteve civile dhe ushtarake me fjalët: “Lajmëroni se dje, me kalabrezët e rinj trima, i
detyrova 10 mijë ushtarë të dorëzonin armët”. Për bashkimin e arbëreshëve me forcat garibaldine, shkruan
dhe gazetat e kohës. Gazeta italiane e qytetit Potenca shkruante: ―Ajo që me të vërtetë përhap gëzim në orët e
para të mëngjesit, është arritja e shqiptarëve të Lukanisë. Këta bij zemërmëdhenj të Skënderbeut, të traditave
të lashta luftarake, të cilat me rreptësi i kalojnë nga brezi në brez ... hynë të armatosur nga të gjitha anët,
midis brohoritjeve të të gjithëve. Kudo dëgjoheshin zërat: “Rrofshin shqiptarët”.”133
Sukseset e vazhdueshme i dhanë kurajë Garibaldit për të vazhduar drejt Napolit. Pas pritjes entuziaste
në Kalabri, në Napoli u prit si hero i vërtetë nga popullsia italiane dhe shqiptare. Gjatë hyrjes ngadhënjyese
në Napoli, ku u prit me brohoritje dhe marshe revolucionare nga populli, kishte në krah edhe komandantët
trima arbëreshë Xhovani Pacen, Vinçenco Stratiogoin e të tjerë. Festonte Napoli, po festonin dhe arbëreshët,
duke kënduar e thirrur: ―Rroftë Garibaldi. Rroftë Italia e lirë‖.134
Po në këtë ditë historike, Garibaldi
riorganizoi qeverinë e tij me pjesëmarrës edhe tre shqiptarë, Paskuale Skura, Luixhi Gjuria, Françesko
Krispi. Skura ishte ministër i Kultit dhe Drejtësisë, Gjura ministër i Punëve Botërore ndërsa Krispi ministër i
brendshëm. Për Krispin ka dhe të dhëna të mëvonshme, që e njohin si kryeministër të Italisë gjatë viteve
1887-1891 dhe 1893-1896. Njëkohësisht, ai ka dhënë një kontribut të madh gjatë lëvizjes garibaldine, duke
qenë një ndër nismëtarët e kësaj lëvizjeje revolucionare. Krispi qe nga një familje e madhe shqiptare. Është
provuar nga dokumentet e ruajtura që familja e tij e ka origjinën nga Shqipëria. Ajo emigroi në Itali pas
vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut. Në 1467, gjendej në Sicili dhe në 1482 u vendos përfundimisht, së
bashku me familje të tjera shqiptare, në Palaxo Adriano, provincë e Palermos.135
Për kontributin e dhënë në
Revolucionin e 1860-ës në Mbretërinë e dy Sicilive për bashkimin e Italisë, Krispit iu ngrit një monument në
Mbretërinë e dy Sicilive si simbol i unitetit të Italisë. Figurës së Krispit iu ngrit një monument dhe në
Gjermani, si simbol i unitetit politik italian. Ai u vendos krahas një tjetër figure jo më pak gjigande, asaj të
Oto Fon Bismarkut, simbol edhe ky i unitetit politik të Gjermanisë.136
Krahas tyre, edhe figura të tjera
shqiptare nga radhët e kolonive arbëreshe në Itali dallohen për pjesëmarrjen në jetën politike italiane.
Përmendim Domeniko Mauron, deputet në parlamentin italian, Gavril Dara i Ri, sekretar i përgjithshëm i
qeverisë së Girxhentit. Pas triumfit në Napoli, Garibaldi u përgatit për të marshuar drejt Romës. Pasi kërkoi
nga mbreti Viktor Emanueli II largimin e Kavurit nga qeveria si profrancez, gjë që nuk e arriti, Garibaldi u
drejtua për të çliruar Volturnon. Dhe pikërisht në Volturno, më 1 tetor 1860, u zhvillua një ndër betejat më të
mëdha mes garibaldinëve dhe forcave burbone, betejë e cila përfundoi me triumfin e forcave të Garibaldit.
133
Po aty 134
Gazeta Shqiptare 4 dhjetor 2011, 19 135
Anselmo.Lorecchio, ― Francesco Crispi ‖, La Nazione Albaneze , V.1923, 44 136
Pietro Chiara, L’Epiro gli albanesi e la lega. ( Palermo :Pietro Montaina.,1880), 57
16
Shteti italian u krijua në 1861, pas peripecish të shumta. Megjithatë, procesi i bashkimit nuk u realizua
lehtësisht. Nga njëra anë, përplasjet me Austrinë dhe, nga ana tjetër, rezistenca e Papatit, i mbështetur edhe
nga Franca,vështirësuan përpjekjet e italianëve për krijimin e shtetit kombëtar.137
Për sa i përket qëndrimit të
Austrisë, deklarohet nga dokumente të shumta se lëvizja garibaldine ishte gjithnjë e vëzhguar nga autoritet
diplomatike, konsullore e policore të Austrisë. Numri i atdhetarëve italianë të përndjekur nga austriakët, të
cilët mundën të gjenin strehim në trojet shqiptare, nuk qe i pakët. Ky qëndrim dashamirës i palës shqiptare
dukej shqetësues për autoritetet konsullore austriake. Në një letër që konsulli i Perandorisë Austriake në
Durrës i dërgonte ipekshvit katolik Xhovani Topiç, më 4 shkurt 1856, i vinte në dukje veprimtarinë e
qytetarit Dr. Orencio Dedano. Sipas këtij njoftimi, personi në fjalë ishte pjesëtar i Shoqërisë ―Italia e Re‖,
qëllimi i të cilës ishte shkatërrimi i shtëpive mbretërore, formimi i unionit politik të Italisë dhe lufta kundër
pushtetit të Selisë së Shenjtë, synime të cilat binin ndesh me interesat perandorake të Vjenës. Më parë, Dr.
Orencioja veprimtarinë e tij e kishte zhvilluar në krahinën e Leçes. Pas rivendosjes së ―rregullit dhe qetësisë‖
në atë krahinë, siç thuhet në dokument, gjykata e kishte dënuar me shumë vite burg. Për t`i shpëtuar dënimit,
u largua nga Italia, në fillim në Korfuz, më pas, në Shkodër. Këtu, sapo ishte themeluar një klub me emrin
―Mbledhje për leximin e gazetave dhe revistave‖. Një klub i tillë kishte tërhequr mjaft banorë të Shkodrës.
Pikërisht jehona pozitive që gjente veprimtaria këtij personi në Shkodër shqetësonte konsullin austriak.
Prandaj kërkoi që, në mënyrë urgjente, ipeshkvi i Shkodrës të ndërhynte për të ndërprerë aktivitetin e këtij
klubi, veprimtaria e të cilit, nën udhëheqjen e këtij revolucionari, përbënte rrezikshmëri. 138
Emigrantin
napoletan Orencio Denado e gjejmë më pas, në 1859, në shërbim të zëvendës konsullatës angleze të
Shkodër, në vend të Spiridon Bonatit. Elementë të tillë qenë vendosur në Shkodër e vise të tjera dhe
shërbenin si bazë për zgjerimin e lidhjeve midis qarqeve përparimtare shqiptare dhe atyre italiane në dy
brigjet e Adriatikut. Nga ana tjetër, dokumentet e gjetura na japin informacion për veprimtarinë e mjaft
atdhetarëve shqiptarë si Pashko Vasa, veprimtari që shkonte në mbështetje të reparteve arbëreshe, të cilat
vazhdonin të vepronin përkrah Garibaldit dhe nën udhëheqjen e tij. Pavarësisht nga përmasat dhe rezultatet e
planeve garibaldine, dokumentacioni i huaj dhe vendas flet për lidhjet e forta dhe bashkëpunimin që kanë
pasur mes tyre shqiptarët dhe italianët, në vitet 1856-1866. Qarqet atdhetare të kohës, edhe pas vitit 1866,
vazhdonin të kishin besim në përkrahjen e qarqeve përparimtare italiane, siç kishin besim se Xhuzepe
Garibaldi do ta përkrahte sërish çështjen shqiptare, gjë e cila do të shihet në ngjarjet në vazhdim të këtij
punimi. Jehona e luftërave për bashkimin e Italisë vazhdonte të ushtronte ndikim e të ndihej fuqishëm në
Shqipëri. Më 1 janar të vitit 1897,vinte lajmërimi nga Shkodra se, të premten e fundit të vitit, më 27 dhjetor
1878, në shtëpinë e një zotërie shkodran, u dha pasdreke një pritje, ku ishin ftuar familje të nderuara dhe në
të cilën morën pjesë shumë njerëz. Është thënë dhe është pranuar se bëhet fjalë për shtëpinë e Zef Jubanit.
137
Doumanis, Italy Inventing the nation, 37 138
AQSH, F.132, D. nr.10,V.1856, f.1-2
17
Me këtë rast, u brohorit “Rroftë Liria!‖… Autori i këtij dokumenti arrin në përfundimin se qëndrimet e
mbajtura në këtë mbrëmje janë shprehje e hapur e ndjenjave dhe mendimeve të pjesëmarrësve të saj. Kjo
demonstratë, siç e quan ai, mund të merret si shprehje e ndjenjës së popullit shkodran apo e pjesës më të
madhe të tij. 139
Qëndrime të tilla nuk qenë të rastit. Ato qenë plotësisht të lidhura me raportet bashkëpunuese
mes qarqeve atdhetare italiane dhe shqiptare në dy anët e Adriatikut, ku rol të rëndësishëm padyshim kishin
arbëreshët. Demonstrime të tilla ishin shprehje e shpresës që kishin shqiptarët se tashmë kishte ardhur koha
që Garibaldi të vinte në jetë angazhimet që kishte marrë për të ndihmuar popullin shqiptar në luftën për
çlirim. Bashkimi i Italisë i atribuohet kryesisht rolit të Mbretërisë së Sardenjës dhe Piemontit, e cila shërbeu
si bërthamë e ideve kombëtare italiane. Rol të padiskutueshëm luajtën dhe personazhe si Kavuri dhe
Garibaldi, të cilët janë konsideruar si arkitektë dhe zbatues të bashkimit politik të italianëve.140
Por rrethanat
nuk e favorizuan kurorëzimin me sukses të ekspeditës garibaldine. Mbreti i Piemontit dhe kryeministri
Kavur nuk mund ta shihnin Garibaldin të vinte në krye të vendit, për këtë arsye u bënë pengesë që ai të
vazhdonte luftën për bashkimin e Italisë. I gjendur në një situatë të tillë, Garibaldi pranoi që Italia të
bashkohej nën Piemont edhe pa Romën dhe Venedikun. Më 1861, u mblodh parlamenti i parë i Italisë së
bashkuar, i cili shpalli Italinë Mbretëri dhe Viktor Emanuelin II, mbret të saj. Përpjekjet e Garibaldit
vazhduan sërish derisa, në 1866, arriti të çlirojë Venedikun dhe, më 1870, çliroi dhe bashkoi me Italinë edhe
Romën. Roma u bë kryeqytet efektiv i Italisë në 1871.141
Tensionet e shfaqjes së një fuqie të gjashtë
madhore, të ndërthurura në koncertin evropian, nxorën në pah problemet e njohjes së Italisë
ndërkombëtarisht. Lidhur me këtë çështje, pavarësisht udhëzimeve që u kishte dhënë Kavuri përfaqësuesve
të Italisë në kryeqytete të ndryshme të botës, këta të fundit nuk jepnin deklarata të qarta lidhur me njohjen e
Italisë. Këto shtete fillimisht njihnin vetëm titullin e ri të mbretit italian Viktor Emanueli II, proces ky që
justifikohej me njohjen graduale. Në mbledhjen e Torinos, mes shumë përfaqësuesve diplomatikë nga vende
të ndryshme, ishte Britania e Madhe ajo që ndërmori hapin e parë, më 30 mars 1861, për njohjen e Italisë si
shtet.142
Konfederata e sapozgjedhur e shteteve të jugut njohu bashkimin e Italisë me 30 mars 1861 dhe
SHBA-ja më 13 prill 1861.143
Në të gjithë këtë lëvizje të fuqishme, shqiptarët dhanë kontribut të madh , fakt
i cili i afroi më tepër dy popujt që lagen nga një det. Lidhjet dypalëshe u forcuan më tepër dhe si rezultat i
afrimit që Garibaldi po tentonte të realizonte. Përpjekjet për bashkërendimin e veprimeve midis atdhetarëve
shqiptarë dhe Garibaldit, janë të fuqishme gjatë viteve 1856-1866, periudhë e cila lidhet me përpjekjet për
organizmin e një ekspedite garibaldine në Shqipëri. Është koha kur trojet shqiptare zienin nga kryengritjet
kundër reformave centralizuese të administratës osmane, e cila po zhdukte dhe atë pak autonomi krahinore
139
AQSH,F.132, V,1879. D. Nr.35, f.35 140
R. Palmer, J. Colton, Ll. Cramer. A history of the modern world, (Ninth Edition, Alfred A. Knopf, 2002),514 141
Bandi, Shqipëtarët dhe Garibaldi, 11 142
Ch. Seton-Watson, L’Italia dal liberalizmo al fascizmo 1870-1925.. volume 1, (Editori Laterza,1999),104 143
Paolo Alatri. L’unità d’Italia. 1859–1861, Vol. II (Roma: Orientamenti, 1960), 213
18
dhe privilegje që gëzonin deri atëherë shqiptarët, në sajë të qëndresës së tyre. Ky fakt përmendet edhe në
letërkëmbimet e kohës mes Dora d‘Istrias dhe De Radës. Raportet dashamirëse shqiptaro-italiane u theksuan
edhe më tej, siç kemi përmendur edhe më lart. Garibaldi ishte një ndër figurat që e shihte me dashamirësi
lëvizjen kombëtare shqiptare.
Duke çmuar kontributin që dhanë arbëreshët e Sicilisë dhe Kalabrisë, i pushtuar nga ndjenja e
simpatisë për ta, me dekret të veçantë, më 2 tetor 1860, i dha kolegjit arbëresh kompetenca të gjera, me
qëllim që të bëhej qendër e vërtetë arsimore. Nga letërkëmbimi me Dora d‘Istrian, del se ai e pa me simpati
luftën çlirimtare të popullit shqiptar, ndërsa zotohej ta përdorte jetën e mbetur për të mirën e këtij populli
trim‖. Për kryengritjet e vitit 1866, për të cilën vetë Garibaldi qe i interesuar, u shkrua në shumë organe të
shtypit të kohës. Në dhjetor 1866, gazeta italiane ― Tempo‖ dhe shumë të tjera, folën për një valë
kryengritjesh që kishin shpërthyer në Shqipëri. Sulltani kishte frikën e një kryengritje të përgjithshme. Në
letërkëmbimin mes Dora d‘Istrias dhe De Radës shprehet hapur dashamirësia e Garibaldit ndaj popullit
shqiptar. Njëkohësisht vihen re dhe përpjekjet për lëvizje kryengritëse. Letra e mëposhtme e vërteton këtë
fakt. Sipas letrës dërguar De Radës, të datës 29.12.1866, theksohet se gjeneral Garibaldi ka miratuar
mendimin e hapjes të një Akademie shqiptare. Nga ana tjetër, në letër paraqitet gatishmëria e Dora d‘Istrias
për të ndihmuar në organizimin e kryengritjes të përgjithshme në Shqipëri. Gazeta e Ausburgut, njoftonte se
kjo kryengritje do të shpërthente në mars 1867. Për këtë qëllim, Dora d‘Istria porosiste De Radën t`i thoshte
shkrimtarit Vinçens Dorsa se: “kemi 15000 deri në 20000 pushkë pesëmbëdhjetë frëngëshe të një cilësie
shumë të mirë, të cilat mund t`i kem në dorë, sapo ai të më lajmërojë.‖144
Ngjarjet e viteve 1866-1867, Dora
d‘Istria i shihte si paralajmërime të rëndësishme që do të çonin në fitoren dhe pavarësinë e kombit shqiptar.
Në një tjetër letër mes tyre, më 14.11.1866, disa nga paria shqiptare i kanë drejtuar një kërkesë qeverisë që të
japë fonde të caktuara. Duhet investuar mbi lidhjet e vjetra miqësore shqiptare-italiane dhe mbi interesat që
këta të fundit kanë në brigjet e Adriatikut.145
Kjo u mbështet nga Garibaldi dhe Krispi. Por mangësitë dhe
kufizimet e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare ndikuan në ecurinë e përmasat për vendosjen e lidhjeve të ngushta
mes qarqeve demokratike italiane dhe veprimeve luftarake në anën tjetër të Adriatikut. Pavarësisht se kjo
lëvizje nuk arriti të kurorëzohej, nderimi dhe respekti i shqiptarëve për Garibaldin mbeti i pacenuar.
Si përfundim, mund të themi se arbëreshët dhanë kontribut të rëndësishëm përmes pjesëmarrjes së tyre
në luftën për unitetin e Italisë. Nga ana tjetër, për këtë kontribut të dhënë, u vlerësuan nga vetë Garibaldi, i
cili nuk la rast pa përmendur aftësitë ushtarake dhe politike të popullsisë arbëreshe. Dhe pikërisht qe ky
kontribut i dhënë që nxiti Garibaldin të ndihmonte Shqipërinë dhe shqiptarët për të arritur të çliroheshin nga
pushtuesit osmanë.
144
AQSH, F.24,D.54/1,1866 145
AQSH, F.24,D.54/1,1866, f.112
19
KREU II
FILLIMET E LËVIZJES LETRARO-KULTURORE NË RADHËT E ARBËRESHËVE
2.1 Figura të shquara të botës letraro-kulturore-artistike arbëreshe
Arbëreshët e Italisë kanë kontribuar në zhvillimin e një veprimtarie të gjerë në ndihmë të çështjes
shqiptare. Aktiviteti i italo- shqiptarëve qe nxitje e fortë për lëvizjen kombëtare shqiptare. Ndihmesa e tyre
shihet në ―propagandën këmbëngulëse me shtypin, me mocione në parlament, me mitingje dhe me
konferenca‖.146
Synimi i italo-shqiptarëve ishte të zgjonin ndërgjegjen kombëtare në Shqipëri dhe të
kujdeseshin të përhapnin atje programin e tyre politik, duke dyfishuar përpjekjet për të bërë për vete
opinionin publik të Italisë. Lorekio pati pohuar haptazi se dy parime themelore udhëhiqnin përpjekjet
politike të italo-shqiptarëve. Njëri qe ―Shqipëria për shqiptarët‖, i cili përputhej me politikën italiane dhe
tjetri, ―Adriatiku është një det italian dhe shqiptar‖, diçka që italianët nuk e pohonin, duke dëshiruar që
Adriatiku të ishte një det vetëm italian.147
Kontributi i shqiptarëve në realizimin e këtyre qëllimeve qe i madh
dhe u shfaq në forma të ndryshme. Lëvizja letraro-kulturore dhe artistike e patriotëve italo-shqiptarë, në të
njëjtën kohë edhe lëvizja politike, po jepte ndihmesë në zgjidhjen e kauzës kombëtare. Në këto lëvizje dhanë
kontributin e tyre kolonitë italo-shqiptare në rajone të ndryshme si Sicili, Kalabri, Napoli, etj. Këto koloni,
shfaqën një ndjeshmëri të lartë lidhur me fatin e atdheut të tyre. Ishte fundi i shekullit XVIII dhe mesi i
shekullit XIX, kohë në të cilën arbëreshët e hodhën vështrimin te bashkatdhetarët e tyre, duke dashur të
kujtojnë jo vetëm të kaluarën heroike, por duke dëshiruar edhe një të ardhme më të mirë. Ata u përpoqën që,
përmes veprave të tyre, të ndihmonin në njohjen më të mirë të historisë së atdheut dhe, njëkohësisht, të
kontribuonin në rilindjen e tij. 148
Të shqetësuar për të ardhmen e vendit dhe pjesëmarrës aktivë në lëvizjet
për të siguruar pavarësinë apo autonominë e Shqipërisë ishin figura si Jeronim De Rada, Vinçens Dorsa,
Xhuzepe Skiroi, krahas tyre dhe Françesko Krispi.149
Arbëreshët, gjatë periudhës pesëshekullore në Itali,
kanë formuar edhe një fizionomi të tyren në lëmin e kulturës, të artit dhe, sidomos, të letërsisë. Kolonitë
shqiptare në Itali paraqesin një ndër dukuritë më kureshtare të mbijetesës etnike dhe më interesanten, thekson
në realizimin e tij Prof. G. Andriulli. Ai thekson se janë rreth 300 mijë shqiptarë të shpërndarë në 79
lokalitete në gjithë Italinë.150
Shqiptarët e Italisë kanë një letërsi tepër të pasur. Dëshmi për këtë fakt janë
146
Skëndi, Zgjimi kombëtar shqiptar, 214 147
Po aty, 214 148
Costanza, Cenno storico sugli albanesi d’Italia, 24 149
Ennio Maserati, Comitati "Pro Patria" e il Consiglio Albanese d'Italia nelle carte di Ricciotti Garibaldi :N:
Rasegna storica del Risorgimento Italiano.- Anno 46, fasc. 4, ottobre-dicembre, 1979, 24 150
G.Andriulli, Le colonie albanesi d’Italia: Primo Congresso di etnografia Italiana,(Roma, 19-20 tetor, 2011), 1
20
veprat e shkrimtarëve arbëreshë. Nga kjo diasporë, kanë dalë poetë dhe studiues të shquar , si Jeronim De
Rada, Vinçens Dorsa, Zef Skiroi, etj., të cilët mbeten figura të mëdha mendore politike dhe kulturore të
Rilindjes Shqiptare gjatë shekullit XIX.151
Rilindja qe një epokë e zgjimit të ndërgjegjes kombëtare të
shqiptarëve, të formimit të shtetit dhe kulturës së tyre. Arbëreshët i dhanë kësaj kulture dhe lëvizjeje, jo
vetëm emrat e shquar të përmendur më lart, por dhe modelin e një letërsie e cila qe shtyllë e fortë
mbështetëse e lëvizjes politike për liri e pavarësi.152
Gjatë shekujve XVIII dhe XIX, krahas letërsisë me
objekt fetar, iu dha rëndësi dhe veprave me karakter folkloristik, gjuhësor dhe politik. Nisi një lëvizje
kulturore letrare dhe politike që i hapi rrugë zgjimit kombëtar shqiptar. Me rëndësi ishte edhe puna e
arbëreshëve të Italisë, në shekullin XIX e në fillim të shekullit XX, në lëmin e studimeve shqiptare, sidomos
të folklorit, gjuhës e letërsisë shqiptare. Për mbledhjen e folklorit të arbëreshëve të Sicilisë e të Kalabrisë u
dallua një numër i madh mbledhësish, ndër të cilët më të shquarit qenë De Rada, Dhimitër Kamarda, Anton
Skura. Figurat më të shquara Xhorxho Guxeta (1682-1756), Paolo Maria Parrino (1710-1765), Nikollë Keta
(1742-1803), Xhuzepe Krispi (1781-1859), Jeronim De Rada (1814-1903), Françesko Krispi (1818-1901),
Dhimitër Kamarda (1821-1882), Vinçens Dorsa (1823-1885), Anselmo Lorekio (1843-1924), Xhuzepe
Skiroi (1865-1927) dhe shumë të tjerë, të cilët, përmes veprave të tyre letrare, historike, gjuhësore dhe
politike, bënë të njohur në të gjithë botën ekzistencën e kombit shqiptar.153
Studiuesi i mirënjohur i
arbëreshëve të Italisë, K. Kamzi, i cili ka jetuar dhe punuar për një kohë jo të pakët në mjediset arbëreshe në
fillim të këtij shekulli, shkruan për ta:
―Të pajisur me një karakter të fortë, mbetën për gati pesë a katër shekuj shqiptarë me gjuhë, me
tradita e doke. Dhe këtë lidhje gjaku nuk e treguan vetëm duke ruajtur me më të madhin kujdes dhe
një qëndresë të rrallë, vetitë dhe karakteristikat e veçanta të racës sonë, por këtë dashurie shfaqën
dhe e treguan me shërbime të mëdha në letërsinë shqipe të Rilindjes sonë kombëtare… Shqiptari i
Sicilisë, i Kalabrisë, i Bazilikës, qëndronte besnik i patundur i traditave të racës së vet… E, me këtë
qëndresë e shpirt konservativ, u përpoq t`i bëjë ballë rrymave të ndryshme të jetës dhe ndikimit të
elementit të huaj, për të ruajtur bashkë cilësitë etnike të kombit shqiptar edhe një visar tjetër të
çmueshëm, gojëdhënat dhe këngët tradicionale të kohës së Skënderbeut, të cilat përbëjnë pasqyrën e
gjallë dhe më të vërtetë të dokeve të etërve tanë”.154
Më konkretisht, rreth kontributit kulturor dhe politik të këtyre atdhetarëve shqiptarë, do të diskutohet
në vazhdimësi të punimit. Krahas figurave të lartpërmendura, shkrimtarë, poetë, studiues të tjerë arbëreshë
dhanë kontributin e tyre në ndërtimin e një fondi të pasur veprash letrare, poetike dhe gjuhësore. Përmes
151
Gjovalin Shkurtaj, ―Dialektologët shkodranë për të folmet dhe ligjërimet arbëreshe‖ në Shkodra , arbëreshët dhe
lidhjet shqiptaro-italiane, ―Studime shqiptare‖ nr. 20, Shkodër ( 2013): 149 152
Francesco Altimari, Fiorella De Rosa ― Akte të seminarit të III Ndër kombëtare për studimet e arbëreshëve :
(Rende- Lungro-Fraschineto- S. Basile, 18-21 Dicembre 1997), .21 153
Gaetano Petrotta, Letteratura Albanese e Italo-Albanese (Oficine Grafiche Carlo Ferrari:Venezia,1939), 25 154
Kol Kamsi, “Shqiptarët e Italisë‘ Leka, viti VI, Shkodër, 1934, 19
21
këtyre veprave, autorët nuk reshtin së shprehuri hapur dëshirën për një Shqipëri të lirë dhe të pavarur. Çdo
katund apo qendër arbëreshe ka pasur dhe ka përfaqësuesit e vet në fusha të ndryshme të kulturës dhe të
letrave. Vlen të përmendim një sërë emrash të shquar shkrimtarësh që formojnë një pjesë të lartë të historisë
letrare të Shqipërisë. Nga Mexojuso: Nikolo Filio, Xhovani Barbaçi, Nikolo Dragota, Onofrio Buko,
Athanasi Skiro, etj. Nga Kontesa Entelina: Nikolo Keta, Spiridone Lo Iakono, Alesandro Skiro, Françesko
Keta Skiro. Nga Palaxo Adriano: Paolo M. Parrono, Gavril Dara, Andrea Dara, Gavril Dara i Riu, Xhuzepe
Krispi, ipeshkv dhe professor i greqishtes në Universitetine Palermos, Nikolo Spata, Pietro Kiara, Emanuele
Bidera, Françesko Krispi Glaviano. Nga Piana Dei Greçi: Nikolo Brankato, Xhuzepe Borxhia, Xhuzepe
Kamarda, Xhorxho Kostandini, Kristina Xhentile, Xhovani Guxeta, Xhuzepe Muzakia, Francesko Parrino,
Xhovani Skiro, Vinçenzo Skiro, Gernaldo Beniçi dhe Dhimitër Kamarda.155
Maqi (Macchia Albanese)
shquhet si vendlindja e burrave të shquar si Jeronim De Rada, Mikel Markianoi, Dhimitër Mauro, Vinçens
Dorsa, Bernard Bilota, Françesco Saluton. Shën Benedikti (San Benedeto Ullano) është vendi ku u
themelua kolegji arbëresh i Shën Adrianit, po njëkohësisht dhe vendi ku lindën burra të shquar si Arisritide
Manes, vëllezërit Rodota, Axhensilao Milano, etj. Nga ngujimet shqiptare në Sicili përmendim Hora e
Arbëreshëve (Piana deli Albanezi), e cila ishte vatër e hershme dhe e pashuar e arbëreshëve. Në këtë vend
lindën shkrimtarë dhe figura të mëdha të kulturës dhe letrave shqipe si Lekë Matrënga, Gjergj Guxeta, Zef
Skiro.156
Ata dhanë një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës arbëreshe. Këtë e realizuan
duke punuar shumë përmes letërsisë arbëreshe. Veprat e tyre letrare patën rëndësi të madhe, sepse përmes
tyre, mundën të ruajnë gjuhën e ta përhapin atë duke bërë që kolonitë shqiptare në Itali të mos asimiloheshin.
Rezistenca shekullore e arbëreshëve lidh bashkë pasurinë kulturore që ishte, duke e ruajtur dhe zhvilluar më
tej. Shkrimtarët arbëreshë përpiqeshin që, përmes veprave letrare, të pasqyronin botën e bukur shpirtërore si
dhe ta zhvillonin atë, kurse, nga ana tjetër, të nxisnin dhe forconin dashurinë për atdheun. Një vepër e cila
pasqyronte të dy këto aspekte ishte vepra e Leke Matrengës, Dottrina Cristiana - E mbësuame e krështerë,
botuar në 1592 në Romë. Në letërsinë artistike, kontribut dhanë shumë autorë si: Jeronim De Rada,
Françesko Antonio Santori, Gavril Dara i Ri, Zef Serembe, Zef Skiroi etj. Këta autorë, si dhe të tjerë
bashkëkohorë, në veprat e tyre paraqitën ngjarje dhe problematika që lidheshin me të shkuarën dhe të
ardhmen.
Duke shfaqur momentet historike të së kaluarës, poetët arbëreshë përpiqeshin të evokonin të kaluarën
historike për të nxitur rritjen e ndërgjegjes kombëtare të popullit. Kjo vihet re dukshëm në evokimin e kokës
së artë të Skënderbeut, siç pasqyrohet në veprat e De Radës dhe Skiroit, ku bashkëpatriotët e tyre bënin
thirrje për fitore mbi realitetin e vështirë, duke besuar në rezistencën e individit. Përmes paraqitjes të
155
Petrotta, Arbëreshët e Siqelisë, 70 156
Shkurtaj, Shkodra , arbëreshët dhe lidhjet shqiptaro-italiane..., 150
22
heroizmit, nderit dhe besimit të figurave të shquara të së kaluarës, arbëreshët synonin të frymëzonin ndër
arbëreshë detyrën e ruajtjes së gjuhës, kulturës, traditave dhe veshjeve popullore.
Gjuhëtari arbëresh Dhimitër Kamarda lindi më 1821 në Piana deli Albanezi (Hora e Arbëreshëve),
ngulmim arbëresh në Sicili, vdiq në Livorno më 1882. Në vitin 1832, pas një promovimi të thjeshtë në
Montreal, u përzgjodh nga kryepeshkopi Benedeto Balarmi të vijonte Kolegjin e Shën Athanasit në Romë.
Kur përfundoi studimet, u gradua prift, u dërgua në vendlindje, ku shërbeu në Oratorin e PP Filipinëve në
Piana për tre ose katër vjet. Kontribuoi, së bashku me banorë të tjerë napolitanë, duke u ardhur në ndihmë me
mjete financiare dhe mjete jetese kryengritësve që morën pjesë në lëvizjen revolucionare siciliane të vitit
1848, me në krye gjeneral Ribotin. U dëbua nga Napoli dhe u vendos përkohësisht në Romë. Për shkaqe
vetjake, por dhe i përndjekur nga burdonët, Dhimitër Kamarda u detyrua të linte kuvendin papnor dhe gjeti
strehë në Çezena, në një manastir benediktinësh. Por sërish u përndoq dhe u detyrua të shpërngulej në
Toskanë. Në vitet 1870-1875, Kamarda kishte botuar disa vepra letrare dhe kishte shpalosur studimet e tij,
me të cilat kishte pajisur dhe Bashkinë e Livornos, e cila e emëroi mësues dhe profesor të gjuhës greke. 157
Kamarda u mor gjatë gjithë jetës me studimin e gjuhës shqipe. Ai ishte autori i veprës ―Saggio di
gramatologia comparata sulla lingua albaneze‖. Kjo vepër, ndonëse e vjetër, ishte fryt i një studimi të
vlefshëm të gjuhës shqipe. Megjithëse hynte në radhët e studimeve të gjuhësisë shqipe, shihet si një vepër
me vlera për njohjen e gramatikës së saj. Libri zuri një vend të rëndësishëm në mes studimeve të tjera. Emri i
Dhimitër Kamardës, sipas Majerit, meriton të përmendet e të ngrihet në historinë e shkencave. Askoli
theksonte kështu për të: ―Libri i tij i siguron një vend të zgjedhur midis shqiptarëve dhe një stoli të vërtetë
për literaturën filologjike.‖158
Një vepër tjetër e tij ―Appendice” është një antologji e poezisë popullore
shqiptare.159
Në dy vëllime, përfshihet në tërësi një përmbledhje këngësh të të gjitha krahinave ku jetonin
arbëreshë. Kamarda ndihmoi gjithashtu në letrarizmin e gjuhës shqipe. Në 1867, përktheu në shqip studimin
e Dora d‘Istrias për kombësinë shqiptare. U mundua që, përmes këtij përkthimi, të krijonte një gjuhë letrare
duke e spastruar nga termat turke e duke huazuar nga gjuha greke. Përkthimi u shoqërua edhe me një poemë
me përmbajtje revolucionare. Përmes poemës, u bëhej thirrje bashkëkombësve të ngrinin krye ndaj turqve e
të bashkoheshin, pa marrë parasysh ndarjet fetare. Dy veprat kryesore që e lidhin Kamardën me Dora
d‘Istrian janë: ― Fytelia arbënore‖ që u botua në Livorno më 1867 dhe libri tjetër i tij ―Shqiptarët për Dora
d’Istrian‖ që u botua në Livorno më 1870.160
―Fyletia arbënore‖ është përkthimi i artikullit të Dora d‘Istrias
―Kombësia shqiptare sipas këngëve popullore‖, që u botua në revistën ― Revue des deux Mondes‖ në Paris,
më 1866. Një vepër e pabotuar e Kamardës është gjetur e në bibliotekën e Pal Skiroit me titull: ―Shkurtore e
157
Dhori Qiriazi, Dhimitër Kamarda:Studim, (Botimet Toena, Tiranë, 199), 24 158
Jub Kastrati, Historia e Gramatologjisë shqipe,1635-1944,( Prishtinë: Rilindja, 1980), .86. 159
Çabej, Në botën e arbëreshëve të Italisë: përmbledhje studimesh, 29 160
Qiriazi, Dhimitër Kamarda:Studim, 27.
23
gramatikës së gjuhës shqipe-epiriote.”161
Vepra është shkruar në italisht dhe ka datën e vitit 1882. Përmban
113 faqe në një kopje të daktilografuar, prej së cilës nxirren paradigma e rregulla për një gramatikë praktike
të shqipes. Më 1869, Kamarda botoi një abetare të vogël të titulluar ―Alfabeto Generale Albano-Epirotico‖,
ku propozonte përdorimin e dy alfabeteve, njëri me bazë latine për gegërishten, tjetri me bazë greke për
toskërishten. Dhimitër Kamarda nuk u shqua si folklorist i mirëfilltë, nuk u mor me mbledhje folklori, siç
bënë disa nga arbëreshët e tjerë në Kalabri apo Sicili, si Keta, Krispi, Dorsa, Gavril Dara, De Rada apo
Skiroi. Ai mblodhi të dhëna nga folklori që kishin mbledhur të tjerët dhe i përdori këto materiale për studime
filologjike, duke e pajisur me tekst, me shënime të shumta dhe me vlerë si në fushën historike, ashtu dhe në
atë filologjike dhe etimologjike.162
Ai botoi këngë të krahinave të Toskërisë, Gegërisë, të folme të krahinës
së Kalabrisë dhe të Sicilisë, si dhe të kolonive arvanitase në Greqi. Ndër këto këngë të botuara përmendim,
―Rina dhe Radavani‖, ―Duel e bukura në derë‖, ―Ligjëron plaku me malet‖. Nga këngët e Sicilisë
përmendim këngën mallëngjyese ―O e bukura More” apo ― Atje lart në Muskovat‖, etj. Në vitin 1870, botoi
një përmbledhje me poezi në nder të Dora d‘Istrias, ku përfshiheshin shkrime të reja dhe këngë popullore.163
Askoli në ―Studimet Kritike‖ të tij (1877) shkruan kështu:
―Në fushën ngushtësisht historike lëviz një gjuhëtar që është italian dhe epiriot në të njëjtën kohë:
Dhimitër Kamarda, shqiptar i Sicilisë, të cilit i detyrohemi për punimin më të gjerë të gramatikës së
krahasuar që ka dalë në dritë deri më tash në gadishull. Libri i tij siguron një vend të lartë mes
shqiptarëve dhe është një stoli e vërtetë e literaturës filologjike të Italisë së sotme. Gjithashtu, është
një nder për shqiptarët e Italisë që mund të vënë këtë monument të qëndrueshëm që i ka falur
Kamarda gjuhës së tyre krahas punimeve të vlefshme me të cilët dy italo-shqiptarët e tjerë të ndritur,
De Rada dhe Dorsa, kujdesen në ditët tona t’i japin shkëlqim.‖164
Një tjetër burrë i shquar në radhët e arbëreshëve të Italisë është Vinçens Dorsa (1823-1885).
Dorsa hyri në listën e shkrimtarëve të njohur shqiptaro-italianë të shekullit XIX. Ai shkroi pak në shqip, por
qe një ndër mbështetësit kryesorë të çështjes sonë kombëtare.165
Njihet si prift arbëresh, mbështeti ritin
bizantin- grek, i lindur nga Vitoria Belushi (e mbesa e peshkopit M. Belushi) dhe Frangjisk Dorsa,
magjistrat. Studioi në kolegjin Shën Adriani dhe Kolegjin Grek në Romë. Në Frasnitë, hapi një shkollë për
rininë arbëreshe, në vitin 1845. Dorsa ka qenë studiues i gjuhës shqipe dhe njohës shumë i mirë i greqishtes.
Dorsa është një ndër personalitetet më pak të popullarizuar të kulturës shqiptare, por i njohur për
veprimtarinë e tij në shërbim të kulturës kombëtare. Ai ka hyrë në historinë e kulturës sonë, si i pari studiues
i historisë së mendimit letrar dhe historian i letërsisë shqipe. Shfaqet si figurë mjaft komplekse: si kritik
161
Kastrati, Historia e Gramatologjisë shqipe,1635-1944, 111 162
Po aty, 36 163
Fotaq Andrea,Arbëreshët e Italisë 1413-2007:antologji e autorëve francezë, udhëpërshkrime, portrete, histori,gjuhë
letërsi, kulturë, Nathaly Clayer, Italo-shqiptarët në kërkim të origjinave të tyre, (Tiranë:Via Egnatia, 2012), 517 164
Gaetano Petrota, Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare, ( Tiranë : Botimet Almera, 2008), 497 165
Bugliari, Il contributo di personalita italo-albanesi al unita dItalia, 118
24
letrar, historian, filolog, etimolog, folklorist, etnograf, studiues i traditave letrare.166
Ai iu vu shkrimit të
veprave gjuhësore, duke u mbështetur në përgatitjen shkollore të marrë në Kolegjin e Shën Adrianit, që ishte
shkollë e mesme, dhe në atë të kolegjit të Propagandës Fide, që ishte institucion i lartë fetar167
. Me interes
shfaqet vepra e tij ―Sugli albanesi-ricerche e pensieri” botuar në 1847168
. Në këtë punim të ndarë në 20
kapituj, Dorsa shtjellon gjeografinë dhe historinë e Shqipërisë. Ai jep një shënim të shkurtër rreth ardhjes së
shqiptarëve në Itali, duke treguar dhe përfitimet që pati mbretëria prej tyre. Vepra e tij madhështore
―Ricerche e pensieri sugli albanesi”( 1847), e cila dallohet, shkruan Q. Haxhihasani në Fjalorin
Enciklopedik Shqiptar, Tirana 2008, ―për pasurinë e të dhënave historike, gjuhësore, folklorike, etnografike,
letrare… Vepra karakterizohet nga ndjenja atdhetare dhe besimi në të ardhmen të Shqipërisë‖169
. Kjo vepër
është cilësuar gjithashtu si manifest i fortë arbëresh i kohës, në favor të lëvizjes kombëtare të Shqipërisë:
“Persekutimi i ashpër kundër të atit të tij, magjistratit Frangjisk Dorsa, i dënuar me 19 vite burg në vitin
1852 për konspiracion antiburbonik, pengoi rëndë aktivitetin letrar të Viçensit, i cili shkonte në burgjet e
Kozencës dhe të Napolit për të vizituar dhe të ngushëlluar të atin. Në librin tim “Regesto” janë të botuara
këto letra nga burgjet, të dërguara nga i ati t’birit.‖ V. Dorsa kishte lidhje miqësie me De Radën dhe me
papas Bernardo Bilota (1845-1918), shkrimtar i njohur dhe famullitar në Frasnitë. Në vitin 1860, i ati del nga
burgu dhe V. Dorsa ishte emëruar profesor i gjuhës greke dhe latine në Liceun Klasik ―B. Telezio‖ në
Kozencë, ku dha mësim deri në vitin e vdekjes, 1885. 170
Botoi libra mbi studime etimologjike dhe mbi
zakone popullore. Në vitin 1869, përktheu arbërisht dhe botoi në Londër Vangjelin e Shën Mateut. Botoi
artikuj politikë, ekonomikë dhe letrarë në organet e shtypit kalabrez dhe arbëresh. Ishte i jashtëzakonshëm
për kulturën dhe për mbrojtjen e besimit ortodoks dhe të ritit bizantin tek arbëreshët. Në shekullin XIX,
shkëlqeu me një dritë të veçantë, më shumë se të tjerët, sepse, me shkrime dhe me veprime, luftoi kundër
sundimin e Burbonëve. Familja Dorsa mori pjesë edhe në luftë me Garibaldin. V. Dorsa, në Liceun ―B.
Telezio‖ në Kozencë, ishte udhëheqësi më i rëndësishëm i rinisë arbëreshe që studionte atje. Të rëndësishme
janë dhe të dhënat që na jep rreth formimit të Seminarit italo-shqiptar të Palermos dhe për kolegjin Albano-
Korsini të Kalabisë, si dhe përkujtesat e shkurtra për njerëzit e shquar italo-shqiptarë.171
Vlen për t`u
përmendur dhe libri tjetër i tij ―Studi etimologici sulla lingua Albanese messa a confronte colla greca e la
latina‖, botuar në 1862. Jub Kastrati përqendrohet te kjo vepër në tezat për lashtësinë e gjuhës shqipe, që e
përfshin në familjen e gjuhëve indoevropiane. Vepra e tij ―La tradizione greco-latina nei dialetti della
Calabria citerore‖, tregon se, në Kalabrinë Jugore, flitej greqisht, tezë e mbështetur dhe prej gjuhëtarëve të
166
Kolec Topalli, Të folmet arbëreshe në studimet dialektologjike të Martin Camaj, Shkodra , arbëreshët dhe lidhjet
shqiptaro-italiane ,―Studime shqiptare‖ nr. 20, Shkodër (2013), 42 167
Po aty, .42 168
Çabej, Në botën e arbëreshëve të Italisë, 29-30 169
Antonio Bellusci, Jetarbëreshe, nr. 75, gennaio-giugno 2013, f. 26-30 170
Po aty, 26-30 171
Petrota, Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare, 487
25
tjerë. Vepra të tjera përmendim, Le nozze albanesi, Il Calabrese, Cosenza, 15, 1844, Il Vangelo di San
Matteo tradotto dal greco nel dialetto calabro-albanese di Frascineto, Londra 1869.172
Vinçens Dorsa
shquhet dhe për punën që bëri në mbledhjen e këngëve popullore të Kalabrisë. Dorsa zë vend të rëndësishëm
mes arbëreshëve që u morën me problemet e gjuhësisë, historisë dhe etnografisë.173
Shkrimet e tij janë
dëshmi e sigurt e jetës dhe e gjuhës shqipe të ngujimeve arbëreshe.
Një tjetër studiues dhe poet ishte Françesko Antonio Santori. Ishte nga Shën Katerina, provincë e
Kozencës. Në moshën 16 vjeçare, botoi në Napoli vëllimin me disa poezi plot ndjenjë dhe admirim për
bukuritë natyrore. Lëvroi gjuhën shqipe dhe shkroi një roman të titulluar ―Sofia Kominiate‖. ―Vallja e haresë
së madhe‖ qe e para këngë që Sartori botoi me rastin e kushtetutës së shpallur në Mbretërinë e dy Sicilive, në
vitin 1848, në gazetën L‘Albaneze d‘Italia.174
Krahas veprave të përmendura, Sartori shquhet dhe për
botimin e dramës së parë në gjuhën shqipe ―Ermira‖. Në ―Flamuri i Arbërit‖ të De Radës (viti III, n.7, 15
nëntor 1887), u botua akti III i dramës ―Ermira‖, ndërsa aktet e tjera janë botuar në numra të mëparshëm të
gazetës. Krahas dramës. ―Ermira‖, përmenden dhe vepra e tjera të tij. Prej veprave të shkruara nga Sartori
panë dritën e botimit në vëllime të veçanta: Il prigioniero politico, La figlia maledetta, Il Cristiano
Santificato175
.
Një tjetër poet arbëresh ishte dhe Vinçens Stratigoi (1882-1886). Rridhte nga një prej familjeve më të
vjetra shqiptare të ardhura në Itali nga Korona e Moresë, në shekullin XV, pas vdekjes së Skënderbeut, kur
Shqipëria ra në duart e turqve. U rrit dhe u edukua bazuar në traditat, kulturën dhe zakonet shqiptare. Në
moshën dymbëdhjetëvjeçare, u dërgua në Kolegjin e Shën Mitrit për t`u arsimuar. Ky kolegj ishte një ndër
qendrat më të njohura të kryengritjes së Rilindjes së Italisë. Në vitin 1848, luftoi dhe drejtoi kryengritjen
kundër Burbonëve të Napolit. Në vitin 1860, Vinçens Stratigoi, së bashku me pesëqind luftëtarë lungërezë,
luftoi për të fituar lirinë e Italisë.176
Ai luftoi me armë në duar për çështjen kombëtare italiane. Ishte poet që
mbështeste idetë përparimtare të kohës, duke qenë i pari që pasqyroi në letërsinë tonë këto ideale. Krahas
veprave politike të shkruara në italisht, shkroi dhe këngë po në këtë gjuhë. Përmendim ―L‘ Albanese‖
(Arbëreshi), përmes së cilës përshkruan historinë e Shqipërisë. 177
Veprat e tij më të rëndësishme ishin ―Il
Proletario” dhe “Il bersargliere”178
si dhe ―Katundet e Rusisë‖. Vdiq në Lungër, në 29 shtator 1886.
Një tjetër studiues, shkrimtar, dhe atdhetar i flaktë, që nuk duhet lënë pa përmendur, ishte Nikolla
Keta179
, cili ruajti gjuhën e të parëve dhe përçoi përmes veprave të tij te arbëreshët dashurinë për
172
Jetarbëreshe, artikull i cit, f. 26-30 173
Çabej, Në botën e arbëreshëve të Italisë, 30 174
Petrotta, Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare,275. 175
Kamsi, Shqiptarët e Italisë, 322. 176
Bugliari, Il contributo di personalita italo-albanesi al unita d’Italia, 118 177
Po aty, 412-415 178
Demetrio, Arbëria: storia, cultura, folklore , 83. 179
Çabej, Në botën e arbëreshëve të Italisë, 28
26
vendlindjen. Ishte nga Kontesa Entelina, ngujim arbëresh në krahinën e Palermos në Sicili. Studimet e para i
kreu në Seminarin arbëresh të Palermos, të themeluar në 1734 prej Gjergj Guzetës. Ky seminar u bë i njohur
sepse aty u shkolluan një varg burrash të shquar si Zef Krispi, Dy Darajt, Zef Skiroi, Pal Skiroi dhe të tjerë.
Cilësitë e tij i shfaqi që në moshë të hershme pikërisht në këtë kolegj. Për të thuhej se ishte i zgjuar, i çiltër, i
shkathët dhe me vullnet të hekurt.180
Përveçse si poet, shquhet sidomos si dijetar. Nikollë Keta shquhet dhe si
gjurmues i historisë, i gjuhës, i dokeve, zakoneve dhe i trashëgimisë kulturore të arbëreshëve të Italisë,
veçanërisht të Sicilisë. Si studiues, Nikollë Keta meriton një konsideratë të re në historinë e kulturës,
letërsisë dhe gjuhësisë shqiptare. Ai shquhet për përdorimin e ë-së në veprat e tij. Përmendim këtu ―Fjalorin
italisht-shqip‖, botuar në 1763, një vepër e rëndësishme e historisë së leksikut të shqipes. Vepra historike e
Ketës mbetet ―Notizie su dei Macedoni‖ botuar në vitin 1777.181
Në këtë vepër, bëhet një studim i thelluar i
historisë së ngujimeve arbëreshe në Sicili dhe i çështjes së prejardhjes së tyre. Si poet, ai është autori i një
poeme prej 76 aktavash mbi krijimin e botës.
Dy personalitete të arbëreshëve të Italisë që i përkasin kryesisht, gjysmës së parë të shekullit XX janë :
Gaetano Petrota (1882-1952) dhe Marko La Piana (1883-1953). Gaetano Petrota ishte dijetar i
mirënjohur arbëresh, erudit dhe me një kulturë të gjerë filologjike. Lindi në Piana deli Albanezi në Palermo,
më 18 qershor 1882. U edukua në seminarin italo-shqiptar të Palermos. Student i teologjisë, fitoi çmimin e
Universitetit të Palermos për një punë serioze në fushën shkencore. U emërua prift nga Paolo Skiroi, rektor i
Seminarit të Palermos. Aftësitë e tij në fushën e albanologjisë u shfaqën që kur ishte student, me një studim
të parë linguistik ―A propozito di un chatechismo albanese del sec. XIII‖. U diplomua për letërsi në 1913 në
Universitetin e Palermos me një tezë brilante ―Fonetica comparata della lingua Albanese‖. Në 1913 botoi
veprën ―L’Albania e gli albanesi nella crisi balcanica.‖182
Në këtë periudhë, kishte kontribuar edhe përmes
shkrimeve të shkurtra në mbrojtje të çështjes së pavarësisë së Shqipërisë, botuar në të përkohshmet e kohës.
Gjatë luftës 1915-1918, mbrojti në të gjitha format të drejtat e popullit shqiptar të cenuara rëndë nga
Konferenca Paqes e Parisit. Pas lufte, nisi një bashkëpunim letraro-politik me revistën mujore ―Rassegnia
Italo-Albanese‖, në ―Chronache italo-albanesi‖ si dhe në revistën e themeluar prej tij ― P.Giorgio Guzzeta‖.
Vlerësohet në fushën e studimit të letërsisë dhe gjuhësisë shqiptare. Përmendim veprat si: ―Fonetika
krahasimtare e gjuhës shqipe”, “Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare”, që njihet dhe si kryevepra e tij,
―Zhvillimi historik i kulturës dhe letërsisë shqiptare” etj., vepra të cilat na njohin me bagazhin kulturor,
gjuhësor dhe letrar të Petrotës, ndonëse, në fillesa, u mor me publicistikë. Në 1931, botoi veprën
voluminoze‖ Popolo, lingua e literature Albanese‖ e ribotuar në 1932. Për këtë vepër, u dekorua nga
Akademia Italiane. Ajo u cilësua si përpjekja e parë në Evropë për t`i dhënë kombit shqiptar një njohje sa më
180
Kamsi, Shqipëtarët e Italisë, 319. 181
Topalli, Të folmet arbëreshe në studimet dialektologjike të Martin Camaj, 132 182
Gaetano Petrotta, In memoria di Papas Petrotta, (Scuola Tip Salesiana, Palermo, 1956), .45
27
të qartë të historisë, origjinës dhe aktivitetit letraro-kulturor.183
Në 1950, publikoi botimin e fundit
―Svolgimento storico della cultura Albanese‖ dhe gjithashtu bashkëpunoi me redaksinë e ―Enciklopedia
Cattolica.‖ Petrota, i pasionuar pas mësimdhënies, dha leksione deri në moshën 70 vjeçare. Ishte udhëheqës i
katedrales të Piana deli Albanesi, Sekretar i parë dhe Zv.Drejtor i ―Associazione Catolica italiana per
l’Oriente Cristiano‖, pjesëtar i Institutit të studimeve shqiptare në Tiranë, pjesëtar i Institutit të studimeve
adriatike të Venecias, në Akademinë e Shkencave, Letërsisë dhe Arteve në Palermo, si dhe sekretar i Lidhjes
Italo-Shqiptare të Palermos. G. Petrota ka hyrë në historinë e kulturës kombëtare si një nga mendimtarët më
të shquar të viteve 1910-1952. Ai ishte studiues i historisë sonë letrare, lëvrues i çmuar i gjuhës dhe
gjuhësisë shqiptare, dijetar me një kulturë të gjerë, një ndër nismëtarët e lëvizjes mendore të arbëreshëve në
Itali. Nga mjedisi i arbëreshëve nuk dolën vetëm revolucionarë dhe patriotë, poetë dhe shkrimtarë, por dhe
njerëz të dijes dhe studimit. Marko La Piana ishte bir i Horës së Arbëreshëve në krahinën e Palermos, nga i
cili thuhet se nis brezi i gjuhëtarëve të mirëfilltë. Sipas Jub Kastratit, nga La Piana nis ai brez i autorëve
arbëreshë që zbatojnë metodat e gjuhësisë moderne. La Piana ka dhënë një kontribut të vlefshëm në botimin
e teksteve shkollore të fillores, përmes botimit të teksteve gramatikore shqipe, ashtu dhe në studimet
shqiptare me karakter filologjik. Karakteristikë e punës së tij është se ai ―punoi i vetmuar, pa përkrahjen e
askujt dhe duke sakrifikuar shumë për idealin e tij”. Shkroi shumë, por botoi pak.184
Marko La Piana nxori për herë të parë në dritë shkrimin më të vjetër të arbërishtes së Italisë, veprën e
Lekë Matrëngës të vitit 1592, të cilën e botoi në 1912 në të përkohshmen ―Roma e l’Oriente”. Ai iu kushtua
gjatë gjithë jetës studimit të shqipes, të historisë së saj dhe të lidhjeve të saj me gjuhët e tjera. Dy vepra të
rëndësishme me të njëjtin titull kanë qenë ―Studime gjuhësore shqiptare‖ I dhe II (1939-1949), të shkruara
dhe këto në italisht, ashtu si studimi i mësipërm. Vlera e këtyre punimeve qëndron në disa vrojtime të reja
rreth çështjes së morfologjisë historike, që shënojnë një përparim në lëmin e studimeve shqiptare.185
Vepra të
tjera përmendim librin italisht-shqip ―Gjuha shqip‖ botuar në Vlorë në 1917. Përsëri në Vlorë, botoi në
trajtën e broshurave ―Mësime të shkurtra të gramatikës shqipe për klasat e dyta fillore‖ pjesa e parë, e dytë
dhe e tretë. Në vitin 1937 botoi veprën ―Rreth refleksit të zonores “o” nga indoevrapianishtja dhe latinishtja
në shqip‖. Kur ishte në moshë të pjekur, botoi vëllimin e parë ―Prelegomen në studimin e gjuhësisë
shqiptare‖. Studimet e Marko La Pianës vlerësohen për mendime origjinale dhe kritike, duke e radhitur ndër
dijetarët dhe gjuhëtarët tanë më të shquar si dhe albanologëve më të përmendur të shekullit të kaluar.186
Mes shumë shkrimtarëve arbëreshë të shekujve XIX dhe XX, vlen të përmendim dhe poetin Agostino
Ribeko (1843-1918), Kozimo Serembe (1879-1938), nip i Zef Serembes, Bernardo Bilota (1843-1918) dhe
Antonio Ardigondiza (1839-1918), të gjithë nga provinca e Kozencës. Përmendim njëkohësisht dhe
183
Po aty, 46 184
Po aty, 44 185
Çabej, Në botën e arbëreshëve të Italisë, 33 186
Topalli, Të folmet arbëreshe në studimet dialektologjike të Martin Camaj, 44
28
Françesko Krispi Glavianon (1852-1939) nga Sicilia, studiuesin e letërsisë, gjuhës dhe folklorit shqiptar
Mikele Markiano, publicistin Anselmo Lorekio nga provinca e Katanzaros si dhe poetin Salvatore Braile.187
S. Braile lindi në 12 maj 1872 në San Demetrio Korone, një prej qendrave më të rëndësishme intelektuale
arbëreshe, njëkohësisht qendër e kolegjit të famshëm San Adriano (1794) . Në shekullin XIX, kjo u bë
qendra më e rëndësishme kulturore në Kalabri, nga e cila dolën njerëz të shquar të jetës kulturore dhe
politike arbëreshe, që dhanë kontributin e tyre duke mbështetur lëvizjen revolucionare italiane të Rilindjes.
Prindërit e tij nuk kishin as dhe shkollimin fillor. Pavarësisht gjendjes jo të mirë ekonomike, arritën që një
nga pesë fëmijët e tyre ta shkollonin. Këtë fat e pati Salvatorja, i cili ndoqi kolegjin e San Adrianos.
Ndonëse, sipas të dhënave, thuhet që i ndërpreu studimet për shkak të vështirësive ekonomike, arriti që, duke
punuar si telegrafist, të siguronte mundësitë ekonomike që të paguante kurse letërsie dhe të përfundonte në
këtë mënyrë studimet liceale.188
U emërua, nga viti 1924-1926, nga Ministria e Arsimit si mësues i letërsisë
në Shqipëri, në gjimnazin e Françeskanëve në Shkodër, drejtor i të cilit ishte Gjergj Fishta. Braile ishte
lëvrues i gjuhës shqipe dhe shkrimtar i prozave dhe poezive të mira, origjinale dhe të përkthyera. Në 1924,
botoi në Shkodër përkthimin bashkë me tekstin shqip origjinal të ―Komedianti-Satira për të ndershmit e San
Mitër Koronës: të poetit popullor Kostandin Beluçi.189
Jetoi deri në moshën nëntëdhjetëvjeçare. Gjatë jetës kaloi shumë faza të historisë kulturore-letrare dhe
politike shqiptare. Nga shkrimet të tij është arritur të mblidhen 39 vepra lirike të periudhës kohore nga 1894
deri 1915. Periudha më produktive e tij qe koha kur u gjend në Shkodër, në funksionin e mësuesit të
letërsisë. Në këtë kohë, realizoi përkthime me vlerë si ajo që përmendëm pak më lart, ―Komedianti‖ si dhe
përfundoi, por pa arritur ta publikonte, përkthimin e historisë së Luçio Frikios të marrë nga ―Appendice” e
Demetrio Kamardës.190
Gjatë periudhës së fashizmit, kaloi nga veprat satirike në vepra më tepër me karakter
social-ekonomik. Vdiq në San Demetrio Korone në 1961.
Bernardo Bilota (1843-1919) ishte nxënës në Kolegjin e Shën Adrianit. Për një periudhë njëvjeçare,
qe profesor i letërsisë në kolegjin e Shën Mitrit. Ka realizuar shumë botime në italisht, në të cilat ka trajtuar
problemet etimologjike të gjuhës shqipe. Rreth problematikave të përhapjes së gjuhës shqipe dhe vështirësisë
të asimilimit të saj shfaqen hapur mendimet në letërkëmbimin mes Bilotës dhe De Radës. Në letrën dërguar
De Radës nga Frashineto, krahas të hollave që i dërgon Bilota De Radës në këmbim të gazetës ―Flamuri i
Arbrit‖, i nis dhe disa lireta të tjera për të importuar vëllimin e Skënderbeut. Autori i letrës shprehet se ka
shkruar shumë vjersha në gjuhën arbëreshe, të cilat do t‘i dërgojë më vonë për t‘i botuar në periodikun ―F.
Arbrit‖. Nga ana tjetër, De Rada shpreh keqardhjen e thellë se, me përpjekje e italianizimit, vendet dhe gjuha
187
Bugliari, Il contributo di personalita italo-albanesi al unita dItalia, 118 188
Giuseppe Faraco, Salvatore Braile, (Quaderni di Zjari, 1991), 11-12 189
Petrotta, In memoria di Papas Petrotta, Scuola, 381 190
Faraco, Salvatore Braile, 15-17
29
shqipe do të zhdukeshin në një kohë të shkurtër.191
Në letërkëmbimet mes tyre shfaq interes dhe një tjetër
letër dërguar De Radës. Më 4 maj 1886 nga Frashineto, Bilota dërgon një tjetër letër ku shprehet hapur
mendimi i tij, sipas të cilit kishte ardhur koha për të luftuar hapur kundër Turqisë në një moment kur disa
fuqi të mëdha kishin interesa që Turqia të qëndronte në këmbë. Ai mendon se, si armë e parë dhe e fuqishme,
duhet të jetë mësimi dhe propagandimin i gjuhës shqipe. Këtë fakt ia shprehu hapur atij pikërisht në këtë
letër, si më poshtë: “Për rilindjen e popujve të shtypur në luftën paqësore kundër tiranëve të tyre, duhet
ringjallur ndjenja e atdhedashurisë nëpërmjet gjuhës dhe penës.”192
Sipas tij, përhapja e gjuhës së folur dhe
të shkruar shqipe është paresore dhe ka rëndësi të veçantë që populli shqiptar të mos asimilohet. Kjo është
mënyra më e mirë për të luftuar dhe fituar pavarësinë e dëshiruar. Publikoi pak vepra në gjuhën shqipe, një
ndër më të rëndësishmet është vepra ―Shpata e Skënderbeut‖ botuar në Shqipëri.193
Në dialektin e tij, botoi
në 1894 librin ―Vjersha të Përljipem‖. Ka botuar vjersha dhe artikuj filologjie në të përkohshmet ― Flamuri i
Arbërit”, në “La Nazione Albaneze.” Bilota ka lënë dorëshkrime të pabotuara:“Skënderbeu ndër fusha të
Dibrës së poshtme‖, poemë në dymbëdhjetë këngë, “Minosse”, poemë epike, “E bukura e botës” si dhe
“Martesa, doket e zakonet e Frashinetos”, përralla legjenda e novela të mbledhura nga populli për
folkloristin Anxhelo De Gubernatis, një fjalor filologjik shqip. Poezitë e Bilotës shquhen si dokumente të
rëndësishme që na pasqyrojnë të dialektin shqip të Frashinetos.194
Françesko Krispi Glaviano, poet arbëresh, ishte kushëriri i shtetarit të madh F. Krispi. Lindi në
koloninë arbëreshe të Palaxo Adrianos më 27 qershor 1852195
. Mësuesi i parë i tij ishte prifti Thanas Rixo,
më pas, për pesë vjet me radhë, studioi te Prof. Zef Grani veprat e klasikëve grekë dhe latinë, si dhe veprat e
shkrimtarëve të mëdhenj të letërsisë italiane. Më vonë, shkoi dhe studioi në Institutin privat Pizanti në
Palermo. Dëshira për të ndjekur studimet e larta e shtyu të shkonte në Romë, pranë kushërinjve të tij. Në këtë
kohë, F.Krispi ishte kryetar i Parlamentit Italian. Në 1883, folkloristi sicilian Zef Pitre po punonte për të
mbledhur këngë të vjetra, elemente të zakoneve dhe tradita të arbëreshëve. Ai kërkoi mbështetjen e
Françesko Krispi Glavianos dhe arriti, në bashkëpunim me të, të mbledhë rreth treqind fjalë të urta dhe dy
përralla. Zef Pitre më pas botoi në vëllimin XXIV të Bibliotekës së tij të traditave popullore, dy përralla dhe
70 proverba. Veprimtarinë letrare F. Glaviano e realizoi në fshatin e vet për një periudhë 30 vjeçare. Ai
shkroi vjersha, përktheu këngë dhe poema në gjuhën shqipe nga italishtja, njëkohësisht shkroi poezi në
gjuhën italiane me subjekte shqiptare.196
F. K. Glaviano nuk arriti të futej në ndonjë fakultet, po u gjend duke
punuar në zyrat e Krispit. I gjendur në këtë situatë, u kthye në vendin e tij. Në gazetën ―Kombi‖, më 21 janar
1908, botoi tri lirika të tij: Kjeni Muskomed, Flamuri, Jasht Arbris, njëkohësisht një sprovë e përkthimit
191
AQSH, F.24, D.54, 1885, 144-145 192
AQSH, F.24, D.54, 1886, 161-162 193
Demetrio Arbëria: storia, cultura, folklore, 84 194
Kamsi, Shqipëtarët e Italisë, 367. 195
Po aty, 429 196
Po aty, 430
30
metrik të ―Varre‖ e Foskolos doli në ―Nuova Rassegna di Letteratura moderna‖ në vitin 1908. Krahas saj, u
botua një poezi dashurie e tij në gazetën ―Arbri i Ri”.197
Ky poet u shqua për ndjenjat e dashurinë për tokën
dhe gjuhën e stërgjyshërve. Rreth figurës së tij flet dhe Profesor Tomaso Karnesi Rusoto, arbëresh nga San
Adriano, në një artikull të botuar në gazetën ―Kombi‖, ku jep një gjykim rreth vlerave artistike të poezive të
Frano Krispi Glavianos: “Poet me vlerë, si në gjuhën shqipe dhe në atë italiane, ka ditur të pasqyrojë në
vjersha dashurinë dhe mallin për Shqipërinë, atdheun tonë të dashur… Poezitë e tij janë xhevahir i letërsisë
italiane dhe shqipe, për hijeshinë që paraqesin, vrullin lirik dhe brendinë…‖198
Vdiq në 1 gusht 1933.
Agostino Ribeko (1867-1928) lindi në Spexano Albaneze, katund i Kozencës, më 1867. Mësimet
fillore i kreu në shkollën e fshatit, më pas gjimnazin në Kolegjin e Shën Adrianit. Studimet e larta i kreu në
Napoli, për mjekësi. I frymëzuar që së vogli me dashurinë për atdheun, nisi të shkruajë artikuj rreth çështjes
shqiptare në të përkohshmet shqiptare dhe italiane. Bashkë me De Radën, Lorekion, Bilotën dhe të tjerë, qe
nismëtar në hapjen e të parit Kuvend gjuhësor shqiptar që u mbajt në 1895 në Koriliano Kalabro. Vjershat e
tij i botoi në të përkohshmen ―La Nazione Albanese‖, ―La Nuova Albania‖, dhe në ―Kalendarin
Kombëtar”199
të Sofies. Kohë më pas, shtypi një libër të vogël në shtypshkronjën ―Mbrothësija‖ me titullin
“Vjersha Malli”. Këto vjersha, i botoi sërish në 1917, duke shtuar disa lirika të tjera me titull ―Shpirt e
Zemër‖. Dashuria për Shqipërinë shprehet mjaft qartë në ― Kënga e Kombion” ku u bëhet thirrje e hapur
shqiptarëve për t`u çuar nga gjumi dhe për të treguar vlerat e tyre.200
Ka përkthyer në gjuhën italiane dramën
e Sami Frashërit ―Besa” dhe botuar studime filologjike mbi vjetërsinë e gjuhës shqipe.
Anton Artigoxa (1839-1918). Ishte kryeprift, poet, shkrimtar, publicist, drejtues i revistës "Ylli i
Arbëreshëve”, detyrë e cila iu dha në Kongresin e parë italo-shqiptar të mbajtur në Korililiano Kalabro në
1895. Shkroi shumë vepra në shqip dhe italisht. Përmendim një ndër lirikat më të vlerësuara nga shtypi, ―Il
pianto di un orfana” 201
e përfshirë dhe nga De Rada në ―Antologjinë‖ e tij. Mësimet e para thuhet që i mori
në kolegjin e Shën Adrianit, në Shën Mitër, ku shërbeu më vonë dhe si profesor. Në 1890, shkoi në Spanjë,
në Francë dhe në Shtetet e Bashkuar, ku nisi të botojë në Nju Jork fletoren ―L’Emigranto Italiano‖.
Bashkëpunoi me të përkohshmen ―Rivista dei tradizioni popolari‖ dhe me ―Cronache della civilta eleno-
latina‖ si dhe botoi në fletoren “Popolano‖ të Korilianos. Si studiues i gjuhëve klasike dhe i folklorit, lidhi
marrëdhënie miqësore me shkrimtarë të mëdhenj si Anxhelo De Gubernatis, Paskuale Vilari dhe me Kantoni.
Mikele Markiano lindi në 8 tetor 1860 në Makia dhe vdiq në Foxhia në 1921. U diplomua në letërsi
dhe filozofi në Universitetin e Napolit. Dha mësim lëndën e letërsisë klasike dhe gjuhën shqipe në Institutin
Oriental të Napolit, në periudhën e Luftës së Parë Botërore. Vepra e tij më e rëndësishme, e njohur sot e
197
Petrotta, Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare, 383 198
Kamsi, Shqipëtarët e Italisë, 430. 199
Po aty, 369 200
Demetrio, Arbëria: storia, cultura, folklore , 95. 201
Po aty, 95
31
kësaj dite, është ―L’Albania e L’Opera di De Rada‖.202
I frymëzuar me ndjenja të shqiptare të thjeshta,
Markiano punoi në mënyrë të palodhur për njohjen e veprimtarisë letrare të arbëresheve. Ai zbuloi dhe botoi
vjershat e Nikol Filljas apo Nikollë Brankatit, shkrimtar nga Sicilia i shekullit XVII. Këto vjersha i botoi në
1908 me titullin “Poesie sacre albanesi.” Një meritë e veçantë i takon Markianos për botimin e veprës së
lartpërmendur të De Radës. Ai jep një pamje të përgjithshme të këtij poeti dhe njëkohësisht analizon me
hollesi veprat e poetit. Markiano njihet edhe si folklorist. Në librin “Canti Popolari albanesi delle colonie
d’Italia”203
, botoi këngë të moçme popullore të ngujimeve arbëreshe të Italisë. Në 1911, botoi këngë
popullore të ngujimeve arbëreshe të Kapitanës dhe Molizës. Në artikullin italisht ―Kolonitë arbëreshe të
Italisë dhe literatura e tyre‖, Markianoja na jep një vështrim të shkurtër të letërsisë arbëreshe, por
njëkohësisht merret dhe me studimin e literaturës klasike greke.
Jul Variboda (1724-1788), lindi në S. Xhorxho Albaneze në 1724, në provincën e Kozencës.
Varibova gëzonte shumë reputacion në vend dhe, në 1751, u emërua Rektor i Kolegjit Korsini204
. Vepra më e
rëndësishme e tij, e shtypur ne gjuhën shqipe, ishte ―Gjella e Shën Mërisë së Virgjër‖, e cila u publikua në
1762205
në Romë. Jul Varibova shquhet si poeti i parë arbëresh i cili shkroi në gjuhën e vendit të tij.
Xhuzepe Skiro i Riu lindi në Kontesa Entelina. Pati shumë detyra dhe vlerësime akademike. Ai e
mbylli karrierën universitare si drejtor i Institutit të Studimeve Bizantine dhe Neo-helenike të Universitetit të
Romës. Një ndër veprat më të rëndësishme ishte ―Kanuni i Lek Dukagjinit” dhe ―Historia e Letërsisë
Shqipe”. Vepra të tjera ishin ―Analecta Hymnica Greca‖ në dy volume, “Le Epistole di Barlaam Calabro”
dhe “Cronaca del Tocco di Cefalonia”.206
Kostandino Mortati ishte një nga themeluesit e Republikës Kushtetuese. Docent i lëndës të së drejtës
publike për rreth dyzet vjet. Lindi në Koriliano Kalabro në 27 dhjetor 1891207
. I ati ishte nga Civita dhe e
ëma nga S.Bazile. Mortati ndjehej arbëresh në zemër dhe këtë e shfaqi me dashurinë që kishte për
vendlindjen si dhe me punën që bëri si pedagog, duke ndihmuar në arsimimin e shumë të rinjve arbëreshë.
Personazhe të shquara arbëreshë janë edhe Pal Skiroi dhe Nilo Borxha. P.Skiroi lindi në Hora deli
Albanezi në 1866.208
Kreu studimet në Seminarin e Palermos dhe ushtoi për disa vjet detyrën e profesorit të
greqishtes në qytetet Trivento e Bitonto. Emri i Pal Skiroit lidhet me Mesharin e Gjon Buzukut. Dijetari
arbëresh punoi për dhjetë vjet për përgatitjen shkencore dhe hedhjen e Mesharit në shtyp. Teksti i Skiroit
është i pajisur me vërejtje gjuhësore dhe me krahasime të formave të Buzukut. Kjo vepër pret sot e kësaj dite
të botohet. U botua vetëm një pjesë e tekstit të Buzukut në bashkëpunim me Gaetano Petrotën në të
202
Po aty 203
Petrottta, Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare, 30-31 204
Giusepe Ferrari, Giulio Varibova e la sua opera poetica albanese. (Bari: Cressati..1923.. ), 13 205
Demetrio, Arbëria: storia, cultura, folclore, 82. 206
Po aty, 96 207
Demetrio, Arbëria: storia, cultura, folclore , 97. 208
Çabej, Në botën e arbëreshëve të Italisë, 32
32
përkohshmen ―Revista indo-greko-italika‖ të F. Ribexos. Ndër veprat e tjera me rëndësi është dhe kthimi i
fjalorit të Bardhit nga shqip-latinisht. Nilo Borxha209
ishte nga Piana deli Albanezi të Sicilisë. Në vitin 1930,
botoi një koment liturgjik, më të vjetrin dokument gjuhësor të toskërishtes. Ky botim ka titullin Pericope
evangelica in lingua Albanese del secolo XIV, da un manoscrito greco dellla Bibloteca Ambrosiana. Borxha
mendon se kemi të bëjmë me përmendoren më të lashtë të shqipes. Merita e Borxhës ishte se ai ia bëri të
njohur këtë tekst të vjetër një publiku të gjerë. Interes të veçantë tregoi ky studiues për misionet e
arbëreshëve të Italisë, sidomos gjatë shekujve XVII e XVIII.210
Studimi u botua në dy pjesë në vitet 1932
dhe 1942. Në këto botime, janë nxjerrë në dritë dokumente historike të panjohura më parë, me njoftime për
Shqipërinë e Jugut, për jetën popullore dhe etnografike shqiptare të asaj kohe. Krahas botimit të
lartpërmendur, Borxha la dhe vepra të tjera si, ―Një gramatikë e vogël e gjuhës shqipe” më 1710, në
―Diturija‖ Vol I, Nr.12 f.366-370. Dorëshkrimi i kësaj gramatike gjendet në Bibliotekën e Mungadës së
Grotaferatas. Tjetër botim është ―Tribuna gramatike dhe gjuhësie‖, në ―Diturija‖ Vol.III Nr.1 f.33-34.
Përmendim ―I monaci baziliani d’Italia in Albania‖- Instituto per L‘Europa Orientale-Roma 1934, si dhe ―I
monaci basiliani d’Italia in Albania-Appunti di storia missionaria secoli XVI-XVIII‖.211
Borxha e kaloi gjithë
jetën e tij në Grotaferata, afër Romës. Punoi dhe i kushtoi interes të veçantë çështjes së formimit dhe
pasurimit të shqipes letrare. Vetëm vdekja e ndaloi që të jepte të dhëna konkrete rreth çështjes së
lartpërmendur. Megjithatë, kujtimi i tij do te mbetet i gjallë në lëmin e albanistikës.
De Rada kishte një sërë miqsh në katundet arbëreshë. Një ndër këta ka qënë Xhuzepe Anxhelo Noçiti
(1832-1899) me prejardhje nga katundi i Spixanës. Noçiti është konsideruar, deri sot, si një autor arbëresh
―minor‖, kurse zbulime të reja mbi veprën e tij do t‘i jepnin, post mortem, vendin që meriton në letërsinë
shqiptare. Xh. A. Noçiti lindi në Napoli dhe, disa vjet pas, i vdiqën nëna dhe babai. Si të gjithë pinjollët e
familjeve pasanike, studioi në Kolegjin e Shën Adrianit, ku pati si mësues Don Jeronim De Radën. Pas
studimeve dhe pas revolucionit të 1848-ës, Noçiti u vendos në katundin e familjes, Spixana, ku mbahen nën
kontroll nga policia burbone. Ky kufizim i rreptë e detyroi të studionte, sidomos klasikët e kulturës italiane
(Dante dhe Petrarka) dhe latine. Ai kishte teorinë se katundi i Spixanës mund të zhvillohej vetëm me
përdorimin e italishtes dhe prandaj konsideronte arbërishten ―gjuhë barbare‖! Për fat të mirë, ka shkruar në
gjuhën arbërishte ―Rrëmënxa t’arbresha‖ (të botuara në vitin 1992) dhe ―Poezi të truzëmra t’arbëresha‖
(1866), poezi të traditës arbëreshe të botuara në librat e Kamardës, ―Ndihma e Krojes‖. Është përmendur
edhe nga Dora d‘Istria (1866) si studiues me talent. Gjatë jetës së tij mbajti kontakte epistolare jo vetëm me
De Radën, por edhe me Gustav Majerin, Emil Legrandin, Xhenaro Lusin, Demetrio Kamarden dhe dijetarë
të tjerë arbëreshe e të huaj. Në ditarin e vitit 1898, Xhuzepe Anxhelo Noçiti, thotë qartë se shpesh fati ka
209
Po aty 210
Po aty 211
Kamsi, Shqipëtarët e Italisë, 306-307.
33
vepruar kundër tij, sepse nuk ka pasur mjetet ekonomike të botonte veprat dhe, kur kishte mundësinë,
shtëpitë botuese i shkruanin se, për lëndën që kishte trajtuar, nuk kishte më interes. Në ditët e sotme, me
mjetin e internetit, mësojmë se Noçiti është përmendur nga dijetarët gjermanë si gjuhëtar dhe filolog me
vlerë, sidomos për krijimin e fjalëve të reja shqipe.212
Zef Kamarda (1831-1878), studioi në Seminarin italo-shqiptar të Palermos. Përktheu Ungjillin e Shën
Mateut dhe shkroi disa këngë fetare, për të cilat Zef Skiroi e quan poet shijehollë. Në përmbledhjet e tij, ka
shkruar dhe poezi për Dora d‘Istrian, që është e dhjeta mes atyre të përmbledhjes. Kozmo Serembe është një
tjetër përfaqësues i letërsisë arbëreshe. Që kur ishte ende student, botoi në vitin 1898 disa poezi shqipe në
vëllimin e titulluar: ―Kënka lirie‖ me 16 faqe, në Bukuresht, në të cilat i këndon fatkeqësive të Shqipërisë
nën zgjedhën e turkut. Po atë vit botoi ―Aleksandri i madh i Shqiptar” 213
, ligjëratë e mbajtur në klubin e
studentëve të Kozencës më 1898 dhe studimin ―Atdheu në këngët popullore shqiptare‖ në ―La Nazione
Albaneze” (1898). Disa vite më parë, kur ishte student në gjimnazin e Korilianos, kishte filluar të botonte
gazetën ―Albania letteraria‖. Ka shkruar artikuj tërheqës mbi gjuhën dhe historinë e Shqipërisë. Po në këto
vite, botoi në Milano një libër me një format të madh me 40 faqe, të titulluar: ―Për kërkimet e varrit të
Skëndërbegut”, ku janë marrë në shqyrtim dhe disa tekste këngësh popullore. Zef Skiroi, lindi në Piana dei
Greçi më 1865. U arsimua në seminarin e Palermos. Që në moshë të re, shkroi në gjuhën shqipe poemën:
―Skënderbeu”, që më vonë e quajti ―Kruja‖. Për një kohë të shkurtër, u bë i njohur dhe jashtë vendit, por
sidomos në Itali. Pasi doli nga Seminari i Palermos, ndoqi kursin e studimeve në Liceun Viktor Emanueli.
Krahas botimeve në gjuhën amtare, shkroi dhe në gjuhën italiane, botime të cilat u pasqyruan në gazetën
―Nuova Eta‖. Në 1890, diplomohet për drejtësi. Nga viti 1888 deri në 1894, dha mësim të gjuhës latine,
greke dhe italiane në Liceun Garibaldi të Palermos. Në vitin 1887, në bashkëpunim me Prof. Françesko Stasi
Peta nga Piana, nisi botimin e së përkohshmes ―Arbri i Ri” në gjuhën italiane dhe shqipe dhe, më 1890,
themeloi “Archivio Albanese”.214
Dolën katër numra të ―Archivio Albanese‖. Në numrin e fundit u botua një
ndër poemat e para të Skiroit, ―Mili dhe Hajdhia‖ (1889 - 1900 - 1907) vepër e cila u cilësua si kryevepra e
tij. Krahas saj, përmendim ―Te Dheu i Huaj” (1900 - 1940), ―Këthimi” (1965). Në vitin 1904, botoi në
Napoli fletoren ― Flamuri i Shqipërisë”, përmes së cilës bëri të njohur çështjen shqiptare në arenën
ndërkombëtare. Në 1887, botoi veprën ―Rapsoditë‖ të cilën e ndau në tri pjesë: ―Rrethimi i Krujës‖, e
përbërë nga 16 rapsodi të shkurtra. Pjesa e dytë përbëhej nga 9 këngë. Pjesa e tretë përmbante 5 himne. Në
1907, boton poemën “Këngët e Luftës‖. Në 1900, boton në Palermo veprën ― Te Dheu i Huaj‖. Pjesa e parë e
kësaj poeme u botua në Palermo në 1900, me tekst në shqip dhe përkthyer në italisht. Botimi i dytë, prej 403
faqesh, doli në dritë në 1940, pas vdekjes së tij. Poema ―Te Dheu i Huaj‖, shkruan Gaetano Petrota, ―është
212
Francesco Marchiano, ―G.A.Nociti dhe veprat tij të pabotuara‖, Jetarbereshe,nr.77, janar-shkurt 2014, 6 213
Petrotta Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare, 395 214
Kamsi, Shqipëtarët e Italisë, 301.
34
epopeja e kombit shqiptar përmes së cilës i këndohet lavdisë, fatkeqësive dhe shpresave të popullit të
Skënderbeut.‖215
Mes veprave të tjera të Skiroit mund të përmendim vëllimin me 160 faqe ku gjenden rreth
80 këngë fetare, të hartuara nga meshtarë të kolonive shqiptare në Sicilisë, botuar në vitin 1907 në Napoli.
Vepra të tjera ―Këngët e Litorit‖ – Palermo 1926. “Canti popolari dell’Albania‖- Palermo 1901. Në këtë
vëllim, janë pasqyruar 78 këngë popullore, disa prej të cilave kanë qenë botuar më parë në Palermo në një
vëllim më të vogël me titullin ―Canzoni popolari raccolte a Scutari d’Albania‖. Vepër tjetër është ―Canzoni
tradicionali e altri saggi delle colonie albanesi di Sicilia‖216
– Napoli,1923. Ai qe i pari që u njoh zyrtarisht
prej qeverisë italiane si profesor i gjuhës shqipe në Universitetin e gjuhëve Orientale të qytetit të Napolit.217
Skiroi ishte një ndër shkrimtarët më të shquar të gjuhës shqipe dhe vjeshtor i madh. Për Skiroin mund të
përsërisim atë që shkruan Gualtieri për De Radën: ―Shqipëria, përpara se të bëhej në ditët tona një etnitet
politik, qe një realitet poetik në veprën e Xhuzepe Skiroit‖.218
Paolo Skiroi (1866-1941) Studioi në
Seminarin greko-shqiptar të Palermos. U zgjodh prift i katedrales të San Demetrio në 8 maj 1892. Në shkurt
të 1904-ës, mori nga Selia e Shenjtë emërimin si Peshkop i shqiptarëve të Sicilisë dhe, në 20 mars po të të
njëjtit vit, u pagëzua ―consacrato‖ në Bitonto, në prani të një numri të madh italo-shqiptarësh dhe shqiptarëve
nga Shqipëria. Publikoi, nga 1912 në 1915, ―Fiala e t'in Zoti” (La Parola del Signore), një gazetë fetare të
cilën albanologët më të mëdhenj të kohës si Norbert Jokl, Geitie, Guys, Holger Pedersen, e pritën me mjaft
interes shkencor. Është i njohur sidomos për zbulimin mes librave të panjohur të Bibliotekës së Vatikanit dhe
studio librin më të vjetër shqip, Meshari i Gjon Buzukut (1555).219
Dr. Xhovani Gaetano Skiroi, vëllai i
poetit Zef Skiroi, lindi më 24 qershor 1867 dhe vdiq më 1942. Studioi në Seminarin shqiptar të Palermos dhe
në universitetin e po këtij qyteti u diplomua për mjekësi. Ashtu si i vëllai, ndjente dashuri të madhe për
Shqipërinë dhe gjuhën shqipe. Ka hartuar disa këngë, të cilat pasqyrohen në veprën ―Canti Tradizionali”.
Rosolino Petrota lindi më 1894. Mësimet e para i mori në seminarin e Palermos. Në universitetin e këtij
qyteti, u diplomua për mjekësi në 1920. Zhvilloi një veprimtari të gjerë si gazetar, duke botuar artikuj
politikë në mbrojtje të çështjes kombëtare shqiptare. Në vitin 1919, nisi botimin e një reviste të përmuajshme
të quajtur ― Rassegna italo-albanese‖. Ka botuar në fletore e revista shqipe shumë shkrime me përmbajtje
historike dhe letrare. Disa nga veprat më të rëndësishme të tij janë botuar në të përkohshmen shqipe: ―Piana
dei Greçi‖, ―Arbëreshët në Siqeli‖, ―Dora d’Istria dhe Arbëreshët‖, ―Dhimitër Kamarda‖, ―Il movimento
politico-letterario albanese un Italia‖- dal primo ottocento ai tempi ostri‖, ―Kontributi i arbëreshëve të
Italisë për pavarësinë e atdheut tonë‖, ―Konsiderime mbi historinë e kolonive shqiptare të Italisë”220
, etj.
215
Po aty, 303 216
Po aty 217
Scaglione, Historia e Shqiptarëvet t’Italisë ,72. 218
Petrotta, Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare , 76 219
Biblos, Servizio di informazione culturale e bibliografica della biblioteca comunale "G.Schirò di Piana degli
Albanesi (PA), Anno IX, n. 21-22(2002) 220
Kamsi, Shqipëtarët e Italisë, 309.
35
Pietro Skalione ishte autodidakt. Veprimtaria e tij për të mirën e Shqipërisë u zhvillua në Amerikë, në
qytetin e Nju Jorkut. Në vitin 1922 themeloi fletoren ―Afrimi‖, e cila u botua në gjuhën italiane dhe shqipe në
1926. Dolën gjithsej 18 numra. Në 1929, nisi të botojë në italisht, shqip dhe anglisht buletinin e
përmuajshëm ―Albania‖ si ―fletore kombëtare për bashkim‖. P. Skalione botoi këta libra: ―Vjersha
Trimoshe‖- Palermo, 1906, me disa vjersha shqipe dhe shënime në gjuhën italiane, ―Historia e Shqiptarëve
t’Italisë‖.221
Ky libër ka rëndësi sepse paraqet disa njoftime apo dokumente të shqiptarëve të Sicilisë në
mbrojte të të drejtave të kombit tonë. Ka botuar gjithashtu dhe një dramë në katër akte, me titull: ―Ali Pashë
Tepelena‖. Manilo Banici ka botuar artikuj politike për çështjen shqiptare në një fletore të përditshme
italiane. Në 1904, themeloi në Romë fletoren ―Gazzeta Albaneze‖ e cila doli për pak kohë. Në 1901, botoi
një libër të vogël me titullin ―L’Austria e l’Albania”.Nikola Milaxo ka bashkëpunuar në fletoren ―Kuvendi‖
në të cilën ka botuar në dialektin e Pianas disa legjenda e përralla.
Krahas figurave historike të lartpërmendura, ka dhe mjaft të tjerë intelektualë arbëreshë të cilët dhanë
kontributin e tyre, në forma nga më të ndryshmet, në dobi të çështjes kombëtare. Përmendim Anselmo
Lorekion, Terenc Toçin, Anxhelo Leotin, Feliçe Toçin, Nikola Barbaton, Gerardo Konfortin, Paskal Dorsen,
Gjergj Maxhiakamon, Pal Skiroin, Gaetano Skiroin, Maria Musaqian, Nikolina Karnezin, Mario Beniçin,
Xhovani Di Maion, Ludoviko Lusin, Josef Mauron, Prof. Gjergj.M.Sulin, Prof. Françesko Skurën, Prof.
Paolo Peten, At Gjini Stasin, Prof. Gjini Biderën, Josif Kadimin, etj. Po cili qe kontributi i tyre? Le të
përmendim arritjet dhe kontributin e disa prej figurave arbëreshe të lartpërmendura. Avv.Terenc Toçi222
ishte nga Shën Kozmo Albaneze. Udhëheqës dhe shkrimtar i shquar. Mori pjesë në Kryengritjen e
Malësorëve si dhe në luftën e evropianëve për të kundërshtuar politikën italiane kundër Shqipërisë.
Françesko Muzakia nga Shën Kristina Xhela. Mbrojti fort ndjenjat kombëtare dhe themeloi shoqërinë
kombëtare shqiptare të Palermos. Dr.Anxhelo Leoti ishte profesor i gjuhëve orientale të Institutit të Napolit.
Botoi në 1916 në Milano një fjalor shqip-italisht të titulluar ―L’Albaneze Parlato”. Z.Feliçe Toçi lindi më 7
gusht 1840 në fshatin Vakarixo-Albaneze (Kalabri). Mori mësimet e para në kolegjin italo-shqiptar Shën
Demetrio Korone. Botoi gazetën ―L’Eco d’Italia‖. Ndihmoi financiarisht Kolegjin Shën Demetrio Korone
për kërkimet etimologjike të gjuhës shqipe. Vdiq në Stejtën Ajlënd më 27 mars 1918. Avv. Paskal Dorsa,
atdhetar i flaktë i komitetit qendror italo-shqiptar të qytetit të Napolit. Pal Skiroi, peshkop i shqiptarëve të
Sicilisë. Lindi në Piana dei Greçi. Atdhetar i flaktë, kontribuoi në arsimimin nxënësve të kolegjit italo-
shqiptar të Palermos. Znj. Kekina Bidera-Barçia, prej Palaxo Adrianos, atdhetare dhe shkrimtare e
shkëlqyer dhe kryetarja e komitetit femëror, që u themelua në Palermo prej gjithë zonjave shqiptare. Znj.
Maria Muzakia, atdhetare e flaktë dhe sekretare e komitetit femëror. Znj. Nikolina Karnesi, atdhetare e
221
Po aty, 311 222
Scaglione, Historia e Shqiptarëvet t’Italisë, 72.
36
vyer e kolegjit Shën Maria në Piana dei Greçi.223
Ajo kërkoi nga qeveria italiane të jepte leje zyrtare që, në
këtë kolegj, të jepeshin mësimet në gjuhën shqipe. Prof. Stasi Peta, nga Piana dei Greçi, drejtor i shkollave
mbretërore teknike të qytetit të Palermos si dhe shkrimtar i shquar. Dr.Gaetano Skiroi, nga Piana dei Greçi.
Atdhetar dhe shkrimtar i shquar. Prof.Manilo Benici nga Piana dei Greçi. Gazetar i famshëm dhe atdhetar i
flaktë. Botoi mjaft artikuj për çështjen shqiptare në mbrojtje të interesave kombëtare. Akile Torelli, atdhetar,
shkrimtar i dëgjuar, autor i veprave dramatike dhe artistike. Kryetar i shoqërisë qendrore shqiptare të qytetit
të Napolit. Prof.Gjini Bidera, nga Palaxo Adriano. Artist dhe shkrimtar i shquar. Shkroi dramën artistike-
muzikale ―Euritmia‖, veprën ― Napoli ed i suoi d’intorni‖ si dhe veprën ―Matner‖. Prof. Petro Peta, një
ndër zografët më të mëdhenj shqiptarë. Të gjitha kishat në Piana dei Greçi janë të zografisura prej tij. Josef
Mauro, lindi në Piana dei Greçi, Sicili. Atdhetar i flaktë, artist dhe tenor dramatik. Mori mësimet e para në
qytetin e Palermos, më pas shkoi në Milano, ku studioi për tenor dramatik në Operën e Madhe. Luajti në
shumë teatro me të mëdhenjtë e botës dhe pati triumfe artistike. Operat muzikale që ka luajtur Mauro janë
Otello, Aida, Travotore, Kavaleria, Ballo in Maschera e shumë të tjera. Në Nju Jork, ka hapur një shkollë
muzike për të përgatitur artistë të rinj. Josif Kadëmi ,vjershëtar, shkrimtar dhe atdhetar i flaktë. Lindi në
Shën Demetrio Korone të Kalabrisë. Mësimet e para i mori në kolegjin San Demetrio Korone. Në 1860, mori
pjesë në lëvizjen italiane kundër qeverisë burbonëve dhe luftoi përkrah gjeneralit Xhuzepe Garibaldi.
Vazhdoi studimet në Universitetin e Napolit, nga viti 1861 deri në 1865. Në 1860, u emërua profesor në
Kolegjin Italo-shqiptar në San Demetrio Korone, ku dha mësime deri në 1876. Po në këtë periudhë, u emërua
drejtor në Kolegjin Garopoli në fshatin Koriliano-Kalabro. Në 1890, themeloi në Astoria një kolegj me
emrin Dante Aligeri. Prof.Kadëmi radhitet mes e atdhetarëve që kontribuuan përmes shkrimeve dhe
konferencave për të mbajtur gjallë te italo-shqiptarët dashurinë për mëmëdheun. Njihet gjithashtu si
vjershëtor, gjuhëtar që njihte shumë gjuhë si shqip, latinisht, greqisht, spanjisht, italisht, frëngjisht,
portugalisht. Ndër veprat e tij përmendim: ―L’Eroe Invincibile‖ 224
(Skënderbeu). Në këtë vepër, autori tregon
dashurinë e madhe që ka për Shqipërinë. Botoi vepra si ―Delia‖, ―Alba Funera a Kroja‖, ―Rina‖,
―Miloshini‖, e shumë të tjera në gjuhën italiane dhe latine. Prof.Kadimi qe mik i ngushtë i atdhetarit Jeronim
De Rada dhe dha kontribut të ndjeshëm në ngritjen lart të çështjes kombëtare. Gavril Darë Plaku (1765-
1832), i diplomuar për mjekësi, është një ndër mbledhësit e parë të këngëve popullore arbëreshe. I biri,
Andrea Dara (1796-1872), i diplomuar në drejtësi, vazhdoi punën për mbledhjen e këngëve popullore,
gojëdhënave, etj., dhe ka lënë shkrime të vetat, të pabotuara.225
Gavril Dara (i Riu), një ndër shkrimtarët e
talentuar arbëreshë të Italisë, i cili punoi në një kohë të ngjeshur me ngjarje vendimtare për bashkimin politik
të Italisë226
. Në këtë lëvizje morën pjesë mjaft atdhetarë arbëreshë të cilëve, pushtimi i huaj në atdheun e ri
223
Po aty 224
Po aty, 75-76 225
Shaban Demiraj, Kënga e Sprapsme e Balës (Prishtinë, 2006), 15 226
Mateo Mandala, Studime filologjike për letërsinë romantike arbëreshe‖, (Shtëpia botuese Naim Tiranë, 2012), 96
37
italian, nuk mund të mos u sillte ndërmend gjendjen e rëndë në të cilën ndodhej dheu amë i të parëve të tyre,
Shqipëri, e cila lëngonte nën sundimin shekullor të osmanllinjve. Rrethanat historike luajtën rol vendimtar në
zhvillimet e reja të letërsisë italiane të shekullit XIX, të cilat nuk mund të mos kishin ndikim dhe në lëvizjen
letrare të arbëreshëve të Italisë. Në këtë atmosferë frymëzuese punoi dhe Gavril Dara (i Riu). Natyrisht, në
formimin e tij shpirtëror ka luajtur rol me rëndësi dhe familja.227
Gavril Dara lindi në fshatin Palaxo Adriano
më 6 janar 1826. Pasi mbaroi kolegjin italo-shqiptar të Palermos më 1846, vazhdoi studimet e larta në degën
e drejtësisë të Universitetit të Palermos, ku u diplomua në 1849. Shërbeu si jurist në qytetin Xhirxhenti, ku
në vitin 1858, drejtoi gazetën letrare -artistike ―Palingenesi”. Mbështeti lëvizjen revolucionare garibaldine
dhe, pas fitores së revolucionit, shërbeu në funksione të ndryshme administrative, kryesisht si nënprefekt në
qytetet Bobio, Aosta, etj., e në 1867 u emërua prefekt i Trapanit, ku qëndroi dy vjet. Në 1871, shkoi në
Firence e më pas në Romë, ku drejtoi dy vjet të përkohshmen ―La Riforma‖. Vitet e fundit i kaloi në
Xhirxhenti, ku vdiq në moshën 59-vjeçare,228
i nderuar për kulturën e gjerë dhe për karakterin e tij të lartë.
Gavril Dara la pas një sërë veprash të botuara dhe mjaft të tjera të pabotuara. Sipas të dhënave marrë nga
vepra Erminia Tuttolomondo e vitit 1921, Un Grande nell Ombra, na jepet një pasqyrim i hollësishëm i
shkrimeve të tij. Në 1840, shkruan poezitë e para italisht midis tyre ―La discrizione del Diluvio”. Në 1841,
shkruan poezinë ―Napoleone”. Në 1842 shkruan sonetin ―Per la sua malattia”, krijim i parë origjinal i tij.
Në 1847 shkruan poezinë italisht ―Alla Sicilia” dhe poezinë ―A Pio IX”. Më 6 korrik 1847, shkruan poezinë
―Un riparo ai generosi di Messina”. Më 8 shtator 1847 shkruan poezinë ―Ad una giovane spoza”. Poezi të
tjera janë ―All’ armi”, “Protesta alla Sicilia”. Në vitin 1848 botoi në Palermo një përmbledhje të poezive të
lartpërmendura ―Alcune poesie”. Në vitet në vazhdim, botoi poezi të tjera, njëkohësisht dhe poema. Në 1864,
harton të parën poemë me argument shqiptar me titull ―Anna Maria”, poemë e cila mbeti pa botuar, ka në
sfond gjendjen e Shqipërisë në vitet 1460-1485. Në 1869, bashkëpunon si redaktor i gazetës ―La Riforma‖
dhe më pas si drejtor i saj. Në 1884, boton në ―Flamuri i Arbrit‖ ―Monografia e Pallac-Adrianit”. Pas
ndarjes nga jeta, lë të pabotuar një ndër kryeveprat e tij, ―Kënga e Sprasme e Balës”. Pjesë të poemës nisën
të botohen në revistën ―Arbri i Ri” dhe “La Nazione Albanese‖. Në 1906 botohet në Katanzaro, në një vëllim
të veçantë, në pak kopje. Në vitet në vazhdim, ribotohet në Tiranë, Prishtinë dhe, së fundmi në 2007, në
Palaxo Adriano, përgatitur nga Mateo Mandala.
2.2. Kontributi i familjes Serembe në letërsinë dhe kulturën arbëreshe
Serembet ishin njerëz të ndershëm dhe të zgjuar, me natyrë të fortë dhe liridashëse dhe me shpirt të
hollë artistik. Sipas të dhënave, e ëma e Serembes rridhte nga familja e Toçëve, fis i njohur në Strigar, që ka
227
Po aty, 16 228
Po aty
38
nxjerrë njerëz të ditur në lëvizjen arbëreshe. Zef Serembe ngjante me të atin, Mikelanxhelon, i cili ka hyrë në
historinë e Rilindjes italiane. Zefi u rrit nën shembullin e tij. Ishte vetëm 5 vjeç kur ndodhën ngjarjet e
revolucionit të 1848-ës. I ati, me sa shkruajnë dokumentet, ishte zëvëndëskomandanti i “Rojës Kombëtare‖
dhe, së bashku me të famshmin Aleksandër Mauro,229
ngriti në këmbë popullin e Strigarit e të Vakaricos dhe
hodhi në luftë mbrëmjen e 29 qershorit vullnetarët arbëreshë kundër trupave burbone, luftë nga e cila dolën
të fituar. Pas përfundimit të revolucionit, Mikelanxheloja u dënua me vdekje nga gjykata e lartë ushtarake
dhe, për t`i shpëtuar dënimit, u arratis. Kjo e vështirësoi më tepër gjendjen ekonomike, por edhe shpirtërore
të Serembes i cili, pavarësisht vështirësive, si shumë të rinj arbëreshë, filloi studimet në Kolegjin e San
Adrianit.230
Gjatë qëndrimit në këtë kolegj, filloi të rritet dhe ndjenja për të shkruar poezi. Gjendja e vështirë
ekonomike e familjes, bëri që Serembe të tërhiqet nga kolegji. Sipas të dhënave, gojëdhënave dhe
dokumenteve arkivore, Serembe jetoi dhe punoi në vendlindje gjysmë shekulli, me përjashtim të kohës së
shkurtër të studimeve në Kolegjin e San Adrianos. Pas vitit 1873, sipas të dhënave që na jep i nipi i tij
Kozmo Serembe, largohet nga vendi drejt Brazilit, nga ku u kthye shpejt pa mbushur vitin. Nga Strigari,
largohet përfundimisht më 1895, për të mos u kthyer më kurrë. Në kohën kur qëndroi në Strigar, thonë se
shërbeu në administratën bashkiake si nëpunës. Dëshmohet se qe njeri i kohës, mbi të gjitha, patriot ndaj
origjinës.
Nga letrat që i ka dërguar Kamardës apo De Radës, dëshmohet se ishte në dijeni të gjendjes dhe
problemeve të kulturës shqiptare, të letërsisë e të gjuhësisë. Përpiqet të merret dhe vetë me studime filozofike
për gjuhën dhe letërsinë shqipe. Zef Serembe bënte një jetë prej intelektuali, por, në të njëjtën kohë, kalonte
gjendje të vështira shpirtërore.231
Në saje të mbështetjes së miqve, botoi në Kozecë në 1883 një grup prej 5
poezish italiane dhe 32 përkthime të shkruara në gjuhën shqipe. Thuhet që, po në këtë periudhë, shkroi një
vepër autobiografike në italisht, ―Soneti vari”. Shumë shpejt, rikthehet në vendlindje, periudhë gjatë së cilës
shkruan disa poezi, përmendim këtu sonetin ―Shën Mëria e Virgjër‖ apo ―Kultim‖. Në shkurt të 1895, në Nju
Jork, bëhet pjesëtar i shoqërisë amerikane-shqiptare ku përpiqet të nxjerrë në pah vlerat e tij. Në vitin 1883,
sipas të dhënave, është publikuar në Kosencë një libër i Serembes, “Poesie italiane e canti originali-
përkthyer nga shqipja‖.232
Poemat e tij, një sërë dramash, njëkohësisht dhe përkthimet, u ruajtën dhe u
publikuan në 1926 nga i nipi, Kozmo Serembe në Milano. Kozmo Serembe u përpoq me të gjitha mundësitë
që të bënte t‘i njohur rëndësinë e figurës së Serembes jo vetëm komunitetit të San Kozmo Albanese, por dhe
gjithë popullsisë arbëreshe të Italisë. Kozmo Serembe u mundua të nxjerrë në pah vlerat e veprave të
Serembes, vepra të cilat janë pasuri kulturore e popullsisë shqiptare. Disa nga veprat e poetit ishin: ―Zonja
Madhe Perëndeshë Elenës Gjika‖, ―Poesie italiane e canti originali tradoti dall’albanese‖, ―Këngë malli‖,
229
Nasho Jorgaqi, Udhëve të Mërgimit Tiranë: Albin 1994), 72-73 230
Domenico Cassiano, Poeti i Strigharit: (Zef Serembe), (Cosenza,1977 ), 14 231
Jorgaqi, Udhëve të Mërgimit, 81-82 232
Vincenzo Belmone, Omaggio a Giuseppe Serembe (Edizioni, Vatra, 1988), 15
39
në ―Arbri i Ri‖, Palermo, 1887, ―Il reduce soldato‖, Koriliano (1893), ―A Dio‖, Buenos Aires, (1897), ―La
bandiera albanese‖, në ―La Nuova Albania‖, Napoli, (1899).Vepra të tjera, ―Buzëkuqes” në” Agimi‖,
Shkodër, 1921,233
―Vjershë, Manoscritti‖ botuar nga Dhimitër Shuteriqi, ―Autorë dhe Tekste‖, Tiranë, 1977.
Mendohet se ka vepra të tjera të Serembes ende të pabotuara. Asnjë poet nuk i është drejtuar më bukur se
Serembe vendlindjes, Arbërisë, si në këto vargje:
Hapet para meje, det i shkëlqyer
Që zgjon të trut’ e mi mendime shumë
E llahtara mendjen time ushqen
Aq sa vetëm pushoj kur bie në gjumë,
Arbëria që pas detit na kujton,
Se ne të huaj jemi te ky dhe,
Sa vjet shkuan! E zemra nuk harron,
Se për turkun qëndruam pa Mëmëdhe234
.
Arbëria e kohës së Skënderbeut e bënte të ndjehej krenar, por shqetësimi, dhimbja e tij më e madhe
ishte gjendja e atëhershme e atdheut. Serembe thurte vargje të çastit, kohë pas kohe. I lidhte vargjet e tij me
rrethanat që kalonte dhe raportet me njerëzit. Ishte gjithnjë i frymëzuar.
Krijonte duke ecur apo në udhëtim e sipër. Prej kësaj ka dalë gojëdhëna se Serembe nuk qëndronte
kurrë në një vend, por lëvizte vazhdimisht, se jeta e tij nuk qe veç një udhëtim i pandërprerë. Ai kapërceu
kufijtë e provincës së Kozencës, shkoi kudo ku kishte arbëreshë, në Bazilikatë e në Molisë, në Katanzaro e
deri në jug të Sicilisë, në Palaxo Adriano e në katundin e Darenjve. Pasionet për udhëtimet, arsyet
ekonomike dhe sentimentale e shtynë Seremben të shkonte deri në Brazil e në Amerikën e Veriut.235
Në
shkurt të 1895, gjendet në Nju Jork, ku kërkon të hyjë në rrethet e shoqërisë amerikane, por më kot. Dy vjet
më vonë, në 1897, vendoset në Argjentinë. Boton vjershën ―Zotit‖ ku, me gjithë gjendjen e rëndë
shëndetësore, ai nuk ndahet nga fati i atdheut të robëruar. Dashuria e tij për atdheun shfaqet fuqishëm dhe në
vjershën e fundit të tij, atë të vitit 1898, të cilën e shkroi me rastin e vdekjes së arbëreshit garibaldin Pjetër
Irianit. Ditë pas dite, sëmundja përparon dhe poeti gjendet i vetëm duke përballuar një situatë të vështirë
fizike dhe mendore. Në një ditë të zakontë të vitit 1901, thuhet se gjendet i vdekur në sheshin e tregut të San
Paolos.
Një tjetër përfaqësues i familjes Serembe ishte dhe Kozmo Serembe. U diplomua për juridik në
Milano, ku qëndroi derisa vdiq në 13.12.1938, duke ushtruar profesionin e avokatit. I arsimuar pranë një
shkolle në të cilën studiuan shumë patriotë të shquar arbëreshë të periudhës së Rilindjes, bëri që dhe Kozmo
233
Cassiano, Poeti i Strigharit: (Zef Serembe), 17 234
Jorgaqi, Udhëve të Mërgimit, 76 235
Po aty, 77
40
Serembe, ndonëse jetoi larg nga vendi i origjinës, të ishte patriot i flaktë. Eci në rrugën e pjesëtarëve të tjerë
të familjes Serembe, duke kontribuar në të gjitha format në favor të çështjes kombëtare. Nga gjysma e dytë e
viteve ‗20 dhe fillimet e viteve ‗30, u vendos në detyrën e konsullit shqiptar. Në këtë pozicion, pati
mundësinë të përmirësojë njohjen e shqipes dhe njëkohësisht kontribuoi duke ndihmuar shumë studentë të
rinj shqiptarë me probleme të theksuara ekonomike, të ardhur në Itali. 236
Ishte burrë me karakter të fortë,
inteligjent dhe i kulturuar, por njëkohësisht dhe mbrojtës i së drejtës. Publikoi disa vepra dhe shumë të tjera
humbën ose mbetën të pa publikuara. Për shumë vite, Kozmo Serembe punoi një alfabet shqip, të cilin e
shoqja ia besoi për publikim Prof. Gangale, studiues i gjuhës shqipe në Universitetin e Kopenhagenit. Por
kjo vepër nuk u publikua. Të njëjtin fat pati dhe vepra e tij e preferuar ―Canti di Croja”. Në 1934, përfundoi
një studim me titullin ―Gli Albanesi e i Traco-Macedoni-Ilirici- Contributo alla Civilta Mediterranea‖,
dërguar më pas Akademisë së Italisë. Ky dorëshkrim u ruajt nga i biri, Enzio. Nga ky historik i jetës së tij
tregohet se nipi i Serembes kishte një nivel të lartë kulturor, kishte njohuri të mira linguistike dhe
leksikografike të shqipes. Ai njihte mjaft mirë shkrimet e poetëve dhe filologëve arbëreshë, si dhe veprat
historike-gjeografike lidhur me Shqipërinë.237
2.3 Jeronim De Rada personalitet i botës arbëreshe
Jeronim De Rada ka hyrë në historinë e kulturës shqiptare si një figurë komplekse e letërsisë shqipe, si
një personalitet poliedrik. Ishte arbëresh nga Makia, natyra e egër dhe e bukur e së cilës, plot ullishta dhe
vreshta, të kujton fshatrat tona jugore. Nga ky fshat kanë dalë figura të shquara që kanë kontribuar në favor
të çështjes kombëtare shqiptare, si Françesk Avati, Jeronim De Rada, Zef De Rada (i biri i poetit), Kamil De
Rada (vëllai i poetit), Françesk De Rada (nipi i poetit), Domeniko Antonio Markeze, Mikele Markiono,
etj.238
Shtëpia e De Radajve dallohet nga godinat e tjera të fshatit. Ajo ka një portë të madhe hyrje me formë
harku. Mbi të, qëndron stema e familjes së poetit, e cila ka banuar këtu prej shekujsh. Në këtë shtëpi të
zhveshur, në këtë fshat të humbur pa rrugë dhe pa lidhje postare, kaloi jetën e vet, punoi dhe luftoi De Rada,
i cili fitoi adhurimin e gjithë shkrimtarëve të mëdhenj evropianë. Këtu, në këtë oaz të tij të vogël, De Rada
krijoi galerinë e figurave të mëdha heroike, me Skënderbeun në krye, që përshkojnë veprën e tij epike.
Shtëpia ku banoi De Rada, ka qenë dikur e Markanojvet. Më pas, këtë banesë e trashëgoi e ëma e poetit, e
cila rridhte nga dy familje të vjetra, Avati dhe Sqiljizi. Stërgjyshërit e babait të poetit rridhnin nga Pjetër
Anton Rada nga Shqipëria, për të cilin, në Arkivin e Venedikut të vitit 1300, ndodhet një kontratë
236
Vincenzo Belmonte, Alla richerca del Serembe autentico, (Cozenza, 1991), 12 237
Po aty, 13 238
Kamsi, Shqiptarët e Italisë, 11
41
shitblerjeje.239
De Rada ka lindur në gjirin e një familjeje arbëreshe me tradita të lashta atdhedashurie.
Familja e Radajve ka qenë mbrojtëse e këtyre traditave, mbrojtëse e të drejtave të arbëreshëve dhe armike e
kujtdo që mundohej t`i merrte nëpër këmbë këto të drejta dhe t`i çkombëtarizonte arbëreshët. Paraardhësit e
De Radës i shohim të militojnë në radhët e Republikës së Napolit në vitin 1799 dhe pastaj në atë të
Karbunarëve240
dhe të Italisë së Re241
të Maxinit. Ata morën pjesë në këto lëvizje revolucionare, luftuan
kundër tiranisë dhe obskurantizmit, për çlirimin e përparimin e popujve. Jeronimi ishte djali i priftit Mikel
De Rada, i cili i dha mësimet e para. Ai ishte profesor i greqishtes së vjetër dhe latinishtes në kolegjin e Shën
Adrianit. Në prill 1822, kur ishte vetëm tetë vjeç, De Rada hyri në Kolegjin arbëresh të Shën Mitër Koronës.
Kolegji i Shën Mitër Koronës ishte tempull i dijes dhe qe, gjatë periudhës së Rilindjes,242
vatër e patriotizmit,
saqë në revolucionin e 1848-ës nga ky kolegj morën pjesë nxënës dhe mësues të tij. Edhe në lëvizjen
revolucionare të 1860-ës, italo-shqiptarët ishin në linjë të parë në radhët e këmishëkuqve të Garibaldit.
―Kolegji”, shkruante më vonë De Rada, ―u hap si derë e madhe drite të ëmbël dhe të re për të gjitha shtëpitë
arbëreshe... Aty filloi të shkruhej gjuha shqipe... Ishte ky agimi i ri i ditës sonë, megjithëse pak i largët... Në
këtë kolegj u shpjegoheshin nxënësve, së pari, vetitë e bukura të heronjve të tokës së Greqisë dhe të Romës,
që ndryshuan botën me bëmat e tyre të mëdha... Kolegji ka qenë gjithnjë vatër lirie dhe drite për ne.” 243
Ai ishte një institut fetar që kishte si qëllim të arsimonte të rinjtë shqiptarë në fushën e letërsisë,
shkencës, teologjisë dhe drejtime të tjera. Kur doli nga kolegji, De Rada kishte marrë një përgatitje mjaft të
thellë. 244
Ai del nga kolegji në vitin 1833 në moshën 18-vjeçare, siç citon vetë: ―i mburrur me të kaluarën
dhe pa kurrfarë synimi për të ardhmen‖. Nuk ka dyshim se, përveç talentit, leximet e shumta shërbyen në
formimin letrar të poetit të ardhshëm. Ashtu si çdo poet tjetër, De Rada e ndjeu të nevojshme të lexojë dhe
studiojë poetët dhe poezinë botërore, të zgjerojë përherë e më mirë aftësitë e talentin e tij, të zgjerojë
horizontin e tij kulturor-estetik. Krahas talentit letrar, pjesëmarrjes më vonë në jetën politike dhe
publicistike, De Radën e ndoqi pas gjithnjë hija e të atit. Kjo vihet re që në vogëli në letrat dërguar të atit, ku
i sqaronte me hollësi jetën e tij në kolegj. Siç u tregua më lart, i ati i tij ishte profesor i latinishtes dhe
greqishtes, krahas kësaj, edhe pjesëmarrës në lëvizjen maxiniste. I ati kërkonte që i biri të ecte përpara e të
vazhdonte studimet, në gjurmët e tij. Marrëdhënia me nënën ishte më e ngushtë, por e humbi atë në moshë të
vogël, kur ende ishte nxënës në kolegjin San Demetrios. Po atë vit (1832), ai shkroi poemën me temë
historike, që frymëzohej nga mërgimi i arbëreshëve në kohën e Skënderbeut, me titullin ―Odiseu‖. Më vonë,
239
Girolomo. De Rada, Autobiologjia (Cosenza, 1898), 3. 240
Revolucionarë italianë kryesisht me origjinë fisnike 241
Italia e Re ( Giovane Italia) është organizatë revolucionare që krijoi Mazzini në 1833, në Marsejë 242
Oreste Camilo Mondalari, Girolomo De Rada precursore della Nuova Albania, Roma, Archivio storicho dei reduci
di guerra (1939), 2 243
Jub Kastrati, Jeronim De Rada, (Jeta dhe Veprat) (8 nëntori, 1987), 16 244
Michele Marchiano, L”Albania nell opera di Girolomo De Rada (Trani, V.Vechi,1902), 20
42
i ati e dërgon të kryejë studimet juridike në Napoli.245
Më 1 dhjetor 1834, De Rada gjendet në Napoli. Ja si
shprehet vetë poeti: “Pasi shkova në Napoli, në nëntor të vitit 1834, duke mos ditur të flas mirë italisht, për
një ndrojtje që nuk munda ta mposhtja, nuk vlejta gjë për shkollë dhe kjo e shtoi kundërshtimin tim ndaj
fakultetit të drejtësisë, por nuk munda të pranoj në mënyrë të heshtur, asgjësimin tim”246
. Drejtësia nuk i
pëlqeu poetit tonë, por megjithatë nuk i ndërpreu studimet. Nga prilli 1835, u pranua në shkollën e gjuhës
italiane të markezit Puoti, një filolog napoletan i përmendur në atë kohë. As studimet e letërsisë nuk e
tërhiqnin, por ai vazhdonte t`i ndiqte për të mos brengosur të atin. Studimet për drejtësi, kursi i klasicizmit
nuk e kënaqën shpirtin e poetit. Kjo qe arsyeja që u dha pas letërsisë moderne evropiane. Periudha e parë e
qëndrimit në Napoli ka rëndësi për poetin tonë, pasi jo vetëm që u afirmua si shkrimtar dhe folklorist, por
zgjeroi më tej kulturën e vet letrare. Në verë të 1836-ës, poeti dha provimet përfundimtare në Universitetin e
Napolit. Doli me rezultate të larta dhe u diplomua.247
Për shtatëdhjetë vjet me radhë, që nga viti 1832 e derisa
vdiq, më 28 shkurt 1903, ai hartoi mbi 30 vepra të ndryshme, në shqip dhe në italisht, me karakter letrar,
folklorik, estetik, sociologjik, publicistik. De Rada iu kushtua dy idealeve kryesore: atdheut dhe artit. Ai i
kushtoi gjithë jetën e tij poezisë dhe atdheut. Megjithëse, në kushte të vështira politike, shoqërore,
ekonomike dhe familjare ai ruajti përherë kthjelltësinë mendore të poetit dhe thellësinë e sintezës së dijetarit
dhe lëvruarit të gjuhës.248
De Rada krijoi një poezi në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, një poezi kombëtare
artistike. Kjo poezi u mbështet fuqimisht në poezinë popullore dhe atë tradicionale. Në të gjithë veprimtarinë
e tij poetike, De Rada i këndoi Shqipërisë së shekullit XV dhe heroizmit të popullit tonë, lartësoi me fisnikëri
personalitetin e gruas shqiptare, evokoi të kaluarën tonë të lavdishme dhe shprehu besimin e patundur për një
të ardhme të lumtur të atdheut. De Rada punoi shumë për përforcimin e ndërgjegjes kombëtare të
shqiptarëve, të cilët vuanin në atdheun e të parëve prej katër shekujsh, nën zgjedhën e rëndë të osmanëve. Ai
njëkohësisht punoi për lulëzimin e letërsisë shqiptare me frymë kombëtare dhe popullore. Me veprimtarinë e
gjerë dhe me talentin e tij poetik, De Rada ndikoi në krijimin e një plejade të tërë poetësh, veprat e të cilëve
hynë në fondin e artë të letërsisë shqiptare. Merita e tij qëndron në faktin se, i gjendur në brendësi të
komunitetit arbëresh të emigruar në Itali në shekullin e XV, krijoi në shekullin e XIX një poezi me tipare
thellësisht kombëtare, me cilësi të larta artistike. Përmes kësaj poezie, De Rada arriti jo vetëm që të zgjojë
ndjenjat kombëtare të atdhetarëve të tij, por zgjoi edhe opinionin publik të Evropës për çështjet e kombit
shqiptar, qenien e të cilit disa shtete e mohonin me vetëdashje. Krahas veprimtarisë letrare, De Rada u mor
dhe me veprimtari shkencore, duke përpunuar një varg punimesh gjuhësore rreth shqipes, shkruar në italisht
dhe botuar në shumë organe të shtypit të kohës ose në libra të posaçëm. De Rada i kushtoi shumë kujdes
çështjes së prejardhjes së gjuhës shqipe dhe të shqiptarëve. Ai luajti një rol të rëndësishëm dhe në historinë e
245
Klara Kodra, Erdhi dita e Arbrit me rastin e 100 vjetorit të Jeronim De Radës (Erik, 2000), 70 246
De Rada, Autobiologjia..., 15 247
Kastrati, Jeronim De Rada, 39 248
Po aty, f.5
43
shkollave shqipe duke botuar dhe redaktuar shumë tekste shkollore. Në këto tekste, përfshihen mjaft
programe mësimore, abetare, antologji, gramatika, fjalorë, konferenca pedagogjike, libra për letërsinë
popullore, botime të posaçme për historinë e institucioneve arsimore ndër arbëreshët e Italisë, kërkesa për
themelimin e katedrës së gjuhës shqipe dhe shkolla në gjuhën shqipe. Këtë fakt e dëshmojnë dhe
letërkëmbimet e ndryshme midis De Radës dhe personaliteteve të huaja arbëreshe dhe shqiptare, ndër të cilat
janë letrat shkruar nga Dora d‘Istria De Radës. Këto letra janë me rëndësi, sepse hedhin dritë mbi
veprimtarinë pozitive të saj, nga ana tjetër sjellin të dhëna për historiografinë e periudhës së Rilindjes.
Veprimtaria e dendur shkollore dhe atdhetare e De Radës, në lidhje me shkollat shqipe dhe me arsimin tonë
kombëtar, luajtën një rol me rëndësi në krijimin e një opinioni publik të huaj në favor të Shqipërisë.249
Pas
publikimit të veprës së parë në 1833 ―Odiseu‖, aktiviteti i tij letrar dhe publicistik nuk u ndërpre, por
vazhdoi më tej me të tjera vepra. Në fund të 1835-ës, De Rada shkon në zyrën e ―Omnibusit‖, gazeta e parë
letrare që ishte themeluar në Napoli. Aty gjeti në studion e vet drejtorin Vinçens Toreli. I paraqiti Torelit tri
poezi në shqip, të cilat evokonin të kaluarën e arbëreshëve. Toreli, mjaft entuziast për këtë të ri patriot dhe
atdhedashës, e priti me admirim dhe ia botoi vjershat të përkthyera në prozë italishte, në pesë numrat e
gazetës. Te ―Omnibusi‖ De Rada botoi këto poezi: ―Për vdekjen e Françesko Panës‖, patriot arbëresh të cilin
De Rada e njihte mjaft mirë. Soneti u botua më 5 prill 1834. Vepra ―Vallja‖, e botuar më 2 janar 1836. Kjo
odë u përfshi në poemën ―Milosao‖ që u botua në Napoli, më 1836. ―Odë shqiptare‖, botuar në 9 janar 1836.
―E vërteta‖, poezia ―Këngë për vdekjen e Skënderbeut‖, botuar 20 shkurt 1936, etj. Këto krijime poetike,
botuar te ―Omnibusi‖, paraqesin interes për brendinë e tyre, sepse japin një pasqyrë të qartë të konceptimit të
jetës nga ana e De Radës.250
Suksesi që pati te organi‖ Omnibus‖ e nxiti të përpunojë veprën ―Odiseu‖ të
cilën e kishte përpiluar që në kolegj. Më 1836, botoi veprën e tij të parë të plotë, poemën ―Këngët e
Milosaos‖, me temë të dyfishtë: atdheu dhe dashuria. Poema spikati për bukuri dhe freski, u prit me mjaft
ngrohtësi nga kritika dhe publiku dhe u vlerësua më vonë madje dhe jashtë Italisë. Natyrisht, vlerësim të
lartë dhe vend të merituar De Rada ka marrë edhe në atdheun mëmë, në Shqipëri, me studimet, botimet dhe
trajtesat e shumta që iu kushtuan jetës dhe veprës së tij. Breza të tërë nxënësish kanë përjetuar emocionin dhe
mesazhin e fortë që përcjellin ―Këngët e Milosaos‖. Shprehja e Milosaos, heroit shqiptar që dashuron me
forcë jetën, por që në të njëjtën kohë vdes si ushtar për mbrojtjen e mëmëdheut ―Erdhi dita e arbrit‖
tingëllon ende sot si burim frymëzimi, krenarie dhe atdhedashurie për shqiptarët e kudondodhur nëpër botë.
Vepra e tij madhështore është burim frymëzimi dhe objekt studimi për një plejadë albanologësh, gjuhëtarësh
dhe mësuesish të gjuhës shqipe. Tre vjet më vonë, boton një tjetër vepër që ngjason me të parën nga tema
dhe problematikat, por kjo vepër ka më tepër qartësi mendimi dhe ngjyrë më të theksuar historike. Vepra
249
Po aty, f.8 250
Klara Kodra, Fillimet poetike të De Radës dhe poema “ Këngët e Milosaos”, ― Studime filologjike‖, viti XXXII,
nr.3, Tiranë (1978), 72
44
―Serafina Topia‖ botohet në vitin 1840. Kjo vepër ribotohet sërish në 1843 dhe, për herë të tretë, e riboton në
vitin 1898, në fund të jetës së tij, nën një titull të ri ―Një pasqyrë jete njerëzore‖. Në vitin 1848, boton një
poemë prej katër novelash me titull ―Rrëfime të Arbrit‖, novelën ―Diana‖ dhe një tragjedi ―Numidët‖.251
Poeti iu përkushtua dhe mbledhjes së këngëve popullore. Ai botoi përmbledhjen e parë me këngë popullore
arbëreshe, ―Rapsodie di un poema albanese‖ në vitin 1866. Më vonë, De Rada e riboton në gazetën e vet
―Flamuri i Arbrit‖ me titull ― Rapsodi kombëtare‖. Edhe ―Milosaon‖ edhe ―Serafinën‖, poeti i ribotoi dy
herë. Vepra e jetës së De Radës ishte poema e madhe ―Skënderbeu i Pafan‖, të cilën e botoi në dymbëdhjetë
libra. Nga këto u botuan vetëm pesë. Poema epike kishte në qendër Skënderbeun dhe heronj të tjerë
legjendarë. 252
Krahas botimeve të përmendura më lart, De Rada ka botuar dhe vepra me karakter
autobiografik, vepra të cilat meritojnë vëmendje të veçantë. Përmendim ―Autograf” botuar në 1885,
―Autobiologjia”, në katër pjesë (1898-1899) dhe ―Testamenti poetik” (1902).253
Njohja e krijimtarisë së tij
letrare, veprimtarisë shkencore, publicistike, politike dhe arsimore, na bën ta njohim më nga afër figurën e
De Radës.
Le të njihemi pak më nga afër me poemat e tij më të rëndësishme. Më poshtë do të flas për disa nga
poemat me të cilat De Rada la gjurmë në historinë e letërsisë shqiptare. Më vitin1836, De Rada botoi verën e
parë të plotë, poemën ―Këngët e Milosaos‖, me temë të dyfishtë, atdheu dhe dashuria. Me këtë vepër, poeti
godet në shenjë: poema spikati për bukuri dhe freski, pritet me mjaft ngrohtësi nga kritika dhe publiku, dhe
vlerësohet më vonë madje edhe jashtë Italisë. 254
Në kushtim të librit, De Rada theksonte se këto këngë do të
jenë dëshmi të lidhjeve shpirtërore me zakonet e lashta mes shqiptarëve dhe arbëreshëve kudo të gjenden ata.
De Rada, që i ri, çlirimin e atdheut të të parëve e shihte në bashkëpunim mes gjithë shqiptarëve, si atyre
brenda Shqipërisë, dhe atyre të shpërndarë në viset e tjera të botës, sidomos të arbëreshëve të Italisë, të cilët
kurrë nuk mund ta harronin atdheun dhe origjinën e tyre.255
―Këngët e Milosaos‖ qe sprova e parë e një poeti
22 vjeçar256
dhe ishte një arritje mjeshtërore e tij. E nis si një poemë dashurie, por rrugës, gjatë punimit,
sensibilizon njerëzit përmes figurës së heroit të tij, për të luftuar për çlirimin e atdheut të tyre. Pra poema
―Këngët e Milosaos‖ nuk është cilësuar thjesht si poemë lirike, por përmes saj bëhet thirrje për bashkim,
duke na dhënë një pasqyrë të qartë të betejave që po zhvilloheshin në Shkodër kundër osmanëve, në vitet
1833-1835. Poema ka rëndësi të madhe historike sepse me të fillon letërsia artistike, laike, demokratike dhe
kombëtare shqiptare. Ajo çfarë e përshkon veprën është karakteri patriotik. Rikrijohet një periudhë e
lavdishme e së kaluarës historike të popullit shqiptar. De Rada, poet i ri i kombit shqiptar , ngriti zërin për të
ardhmen e Shqipërisë dhe popullit shqiptar. Përmes figurës së Milosaos bën thirrje për bashkim dhe luftë të
251
Kodra, Erdhi dita e Arbrit., 72. 252
Po aty 253
De Rada, Autobiologjia, 11. 254
Kodra, Erdhi dita e Arbrit..,71. 255
Andrea Varfi, Këngët e Milosaos, (Prishtinë: Rilindja,1976), 12. 256
Zotos, Jeronim De Rada dhe autorët e tjerë arbëreshe, 356
45
përbashkët kundër osmanëve. Kurorëzimi i veprës është vdekja e heroit në fushën e luftës kundër të huajve.
Vepra u prit mjaft mirë nga kritika letrare e kohës. Në tetor të 1836, meqenëse në Napoli ra kolera, De Rada
rikthehet në Maqë, në katundin e vet, ku qëndroi dy vjet duke studiuar dhe iu përvesh punës që të lëvronte
dhe ngrinte lart gjuhën shqipe. 257
Tre vjet më vonë, pas botimit të veprës ―Këngët e Milosaos‖, botoi një
poemë të dytë, që i ngjan nga tema dhe problemet të parës, por me një qartësi më të madhe të idesë dhe një
ngjyrë më të theksuar historike. Poemën nuk e lënë të shohë dritë në Italinë e Burbonëve (shqetësohen dhe i
tremb ideja e një populli që do të ngrihet në luftë).258
Kjo vepër ―Këngët e Serafina Topisë‖, ka në qendër
tashmë jo një djalë, por një vajzë me origjinë fisnike, Serafinën. Poemën ―Serafina Topia‖ poeti nisi ta
botojë, së pari si nënfletë te e përkohshmja e Konfortit në Napoli. Më pas, poeti arriti ta botojë veprën
pavarësisht vështirësive. Në këtë poemë, flet për luftën e drejtë të një populli kundër sundimit të huaj, për
luftën e popullit tonë kundër Turqisë në shekullin XV. Poema ishte njëkohësisht thirrje për bashkim të
toskëve dhe gegëve, në kohën kur ndarja krahinore ishte pengesë për lëvizjen tonë kombëtare. Censura
burbone, me sa dukej, e kuptoi veprën si një thirrje për bashkimin e Italisë. Për këtë arsye, nuk e la librin të
qarkullojë. Poema e Serafina Topias ishte një ekuivalente e Milosaos. Edhe në këtë vepër, ajo që mbisundon
është ndjenja e patriotizmit dhe e dashurisë për atdheun, e shprehur nga sakrifica e Serafina Topias. Letrat që
i dërgonte të atit, Mikelit, gjatë viteve 1840, dëshmojnë për interesin e madh që ngjalli botimi, se në ―Këngët
e Serafina Topisë‖ të cilat i quante ―Këngët shqiptare‖, ndjehej dashuria për Shqipërinë. Kjo vepër u
vlerësua për mbajtjen gjallë të traditës arbëreshe në dhé të huaj. Deri më sot, njihen katër variante të kësaj
vepre. Botimin e parë të një pjesë të saj e gjejmë në 8 tetor 1836 në të përkohshme ―Omnibus‖259
. Varianti
më i hershëm i ―Serafina Topisë‖ ndodhet në Arkivin e Shtetit. Është i shkruar me dorën e De Radës, mban
titullin ―Strofat e Serafinës‖ dhe ka njëzet këngë. Ky version mund të jetë i vitit 1834. Por, në lidhje më
datën e saktë të hartimit të poemës ―Serafina Topia‖ janë shprehur mendime kundërthënëse. Varianti i dytë
dhe i plotë mendohet të ketë përfunduar në 20 shtator 1839. Varianti i tretë i botimit është i vitit 1843. Poema
ripërpunohet dhe ribotohet në fund të jetës së poetit në 1898, me titullin ―Një pasqyrë jete njerëzore‖. Në
vitet pasuese, De Rada tërhiqet pak nga punimet e veprave të mëdha duke u lokalizuar drejt botimeve në
gazeta dhe revista të kohës. Shumë artikuj i shkroi në të përkohshmen ― Viaggiatore‖260
të Domeniko
Mauros, ku shprehu hapur qëllimet dhe idealet e tij patriotike dhe revolucionare, qëllime të cilat u mundua
t`ia transmetonte lexuesit arbëresh të Kalabrisë. Sipas tij, arbëreshët duhet të organizoheshin në një
kryengritje të përbashkët kundër regjimit shtypës së mbretit të Napolit. Në vitin 1850, botoi një përmbledhje
me katër poema me titull ―Rrëfimet e Arbrit‖, më pas novelën ―Diana‖ dhe një tragjedi ― Numidët‖.261
257
De Rada, Autobiologjia, .17. 258
Kodra, Erdhi dita e Arbrit , 71. 259
Kastrati, Jeronim De Rada, .50. 260
Po aty, f.52 261
Kodra, Erdhi dita e Arbrit, 72
46
Tragjedinë ―Numidët‖ poeti e hartoi, së pari në shqip, në dialektin arbëresh, pastaj e përktheu vetë në prozë
në italisht, ashtu siç veproi me të gjitha veprat e tij gjatë jetës së vet. Vepra ―Rrëfimet e Arbrit‖ u prit mjaft
mirë dhe ngrohtë nga arbëreshët e Italisë. Poema ―Rrëfimet e Arbrit‖ përbëhet prej katër këngësh, ndërlidhet
dhe përshkohet nga ideja kryesore që ishte bashkimi i shqiptarëve të shpërndarë dhe lufta e tyre për çlirimin
e atdheut. Tri vepra të rëndësishme të De Radës janë ―Autograf”, “Autobiologjia” dhe “Testamenti Politik”.
Në prill të vitit 1885, Jeronim De Rada shkroi, në katundin arbëresh Makia, disa shënime në lidhje me jetën e
vet. Ato u botuan në 1909, në Trani, në një broshurë 33 faqëshe, me titull ―Një autograf i pabotuar i poetit
De Rada përreth jetës së tij‖. Kur hartoi këto të dhëna, poeti ishte 71 vjeç. Autografi hedh dritë mbi fillimet
e krijimtarisë poetike të De Radës. Aty poeti ka bërë disa shënime kritike për veprat e tij. Autografi i De
Radës u botua pas 24 vjetësh të hartimit të tij. Atë e nxori në dritë Dr. Mikel Markianoi. Më mirë poetin e
njohim përmes veprës ―Autobiologjia‖ 262
(1898). De Rada, përballë akuzave dashakeqëse si mbështetës i
Burbonëve, del i papërkulur, i pasur me një krenari të fortë. Ai qëndroi i patundur në bindjet dhe besimin e
tij. Në veprën ―Autobiologjia‖ tregohen ngjarjet e jetës së De Radës, nga lindja deri në moshën 34 vjeçare.
Ajo është e ndarë në katër periudha, botuar në broshura të veçanta. Periudha e parë dhe e katërt u botuan në
1898, ndërsa periudha e dytë dhe e tretë u botuan më 1899. Autobiografia paraqet interes për të njohur botën
shpirtërore dhe jetën plot veprimtari të poetit. Vepra mbeti e papërfunduar, sepse mungojnë periudhat e tjera.
De Rada ka dashur t`i vazhdojë më tej, por fatkeqësitë e jetës nuk e lanë të përpunojë më tej veprën. Vepra e
plotë ―Autobiologjia‖ u botua nga De Rada, kur ishte plot 85 vjeç. Katër vjet pas botimit, ai u nda nga jeta
duke na lënë një dokument me shumë rëndësi, kryesisht për historinë, letërsinë, folklorin, gazetarinë dhe
gjuhësinë shqiptare.263
Vepra madhore e Jeronim De Radës, për të cilën punoi afro gjysmë shekulli, është
―Skënderbeu i Pafan‖. Poema është krijuar nga poeti brenda një periudhe 42 vjeçare, që nga 1837 deri në
1879. De Rada publikoi nga ―Skënderbeu i Pafan‖, nga seria e 12 librave, vetëm 5 libra. Synimi i shkrimit të
kësaj vepre ishte dashuria e madhe për atdheun e të parëve, Shqipërinë. Përmes kësaj poeme të rëndësishme,
ai u përpoq të ngrejë lart vlerat e gjuhës shqipe dhe traditave shqiptare, duke pasqyruar shpirtin patriotik dhe
heroik të popullit shqiptar.264
Kjo vepër, theksonte De Rada, ishte shkruar me qëllim që të përgatiste zgjimin
e ndërgjegjes kombëtare, rilindjen e kulturës shqiptare, besimin për të ardhmen e lumtur të ditës së çlirimit.
Figura e Skënderbeut dhe epoka e tij u bënë frymëzim për gjithë letërsinë shqipe . De Rada ia kushtoi këtë
vepër jo bëmave të Skënderbeut, por emrit të tij, heroit kombëtar, heroit të të gjithë shqiptarëve. Te figura e
Skënderbeut, ai shihte simbolin e ringjalljes shqiptare.265
Në ketë poemë, ai krijoi një varg personazhesh
përmes heroizmave të të cilëve u ngjall ndjenja e dashurisë së thellë për atdheun. Ngjarjet e poemave të De
262
Kastrati, Jeronim De Rada, 20 263
Po aty 264
Demetrio, Arbëria: storia,cultura, folclore, 78. 265
Franco Bulgari, Girolomo De Rada e la literatura albanese, ― Rasegnia di studi albanesi‖ nr.2, (Roma 1963):2. Atti
del 3 Convegnio di Studi Albanesi, Cozenza, 23-24 novembre 1963, Edizione Italba.
47
Radës i përkasin gjysmës së parë të shekullit XV, kohës së luftërave të popullit tonë kundër turqve. Me këtë,
poeti u përpoq të ringjallte një epokë aq të lavdishme të historisë sonë, me skenat e çastet më dramatike e
epike të saj, për të fuqizuar krenarinë e vetëdijen kombëtare ndër arbëreshët e për të pohuar para botës të
drejtat e Shqipërisë. Gjithë botën poetike të De Radës e përshkon ndjenja e dashurisë për atdheun.266
Kontributi i De Radës shihet dhe në lëmin folkloristik. Të gjitha materialet folklorike, i përktheu edhe në
italisht dhe i botoi në revistën ―Flamuri i Arbrit‖. Në këtë mënyrë, i jepte mundësinë e një frymëmarrje tjetër
krijimtarisë së popullit së vet. Ai i mblodhi përrallat nga gratë dhe plakat e fshatit të tij dhe të fshatrave
përreth. Në vitin 1896, De Rada nxori në botim ―Antologia Albanese‖ ku, ndër të tjera, gjejmë disa
përralla267
të cilat, ashtu siç shkruhet në nëntitull (përgjithësisht si në të gjithë punimet e studiuesve
arbëreshë, apo të atyre që punuan me arbëreshët) janë të përkthyera edhe në gjuhën italiane. Në parathënie,
shprehet: “U lëshojmë vendin e parë përrallave që vijnë nga lashtësia e kohërave, duke sjellë gjurmët e
shpirtit të pavdekshëm të popullit, gojët e të cilit kanë bërë që të transmetohen e të tingëllojnë deri në ditët
tona‖.268
Përrallat janë përkthyer besnikërisht edhe në gjuhën italiane. Në vitet 1888-1897, revista, ―La
Calabria, Revista di Cultura Popolare‖, e drejtuar nga Luixhi Bruxano, në Monteleone, merrej edhe me
botimin e përrallave arbëreshe. De Rada dha një kontribut të rëndësishëm e të padiskutueshëm në të gjithë
artin dhe kulturën shqiptare. Si i ri liberal, qe angazhuar në jetën politike dhe pati marrë pjesë në
revolucionin e po atij viti, i cili kërkonte të adaptonte Mbretërinë e Napolit me idetë e revolucionit francez të
korrikut 1848. Pas dështimit të revolucionit, u burgos së bashku me shumë të rinj të tjerë arbëreshë dhe nuk u
lejua të largohet nga fshati tij, Makia. Ky internim i parë, u bë shkak për mbylljen e gazetës së tij dhe të
parës në historinë e saponisur të shtypit shqiptar. Që nga ajo kohë e deri në 1861, askush nuk dëgjoi më për
De Radën. Dihet se jetoi në Makia po nuk dihen impenjimet e tij. Mendohet se mund të jetë marrë me poezi,
pasi në 1936 pati botuar ―Këngët e Milosaos‖ dhe më 1843, ―Serafina Topinë‖. Aktiviteti i De Radës pas
kësaj kohe është i njohur. Ai iu kushtua tërësisht çështjes shqiptare. Vendosi korrespondencë me shumë
personalitete politike dhe avokatë të çështjes shqiptare. Njohu dhe bashkëpunoi ngushtë me disa emra të
shquar të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
Në vitin e parë të rikthimit në qytet botoi veprën ―Parimet e estetikës‖, tre vjet më vonë veprën
―Lashtësia e Kombit Shqiptar‖ dhe në 1866 ―Rapsodia e një poeme arbëreshe‖. Kontributi i tij gazetaresk,
siç e kemi trajtuar dhe më lart, nuk u mbyll me kaq. Ai botoi mes viteve 1883-1887 revistën ―Flamuri i
Arbrit.‖269
De Rada nuk e mësoi kurrë, deri në fund të jetës së tij, më 1903, se gazeta që botoi ai për 27
numra në vitin 1848, qe gazeta e parë në historinë e Shqipërisë.270
Vitet e fundit të jetës, ndonëse të
266
Intervistë e V. Minishit, me rastin e 250-vjetorit të kolegjit të Shën-Adrianit, gazeta ―Drita”, 22 janar 1983. 267
Shefqet Pllana, Gjurmime albanologjike, Instituti Albanologjik i Prishtinës, 14 – 1984, (Prishtinë, 1985), 11. 268
Girolamo,Rada, Antologia albanese, Tradotta fedelmente in italiano, (Napoli, 1896), 3 269
Fevziu, Historia e Shtypit shqiptar 1848-2005,108. 270
Po aty, f.11
48
shoqëruara nga varfëria dhe vetmia, nuk e shteruan vrullin krijues të shkrimtarit të madh. Ai botoi dy librat e
fundit të ―Skëndërbeu i Pafan‖ dhe vepra të ndryshme historike, gjuhësore, letrare si ―Pellazgë e shqiptarë‖,
―Konferenca mbi gjuhën shqipe‖(1894), një pjesë jetëshkrimi me titull ―Autobiologjia‖, ripërpunon veprën
―Numidët‖ me subjekt nga luftërat e Romës me Kartagjenën. Në këtë kohë poeti ripërpunon rrënjësisht
―Këngët e Serafina Topisë‖ dhe kurorëzimin e punës së vet të gjatë krijuese me botimin e poemës nën titullin
e ri ―Një pasqyrë e jetës njerëzore‖(1908). Gjithashtu, De Rada merr përsipër të organizojë dy kongrese
gjuhësore arbëreshe, një më 1895 dhe një në 1897. Në vitet e fundit të jetës, De Rada ishte përsëri mësues i
shqipes në Shën Adrian. Pesë muaj para vdekjes, më 1902, De Rada boton veprën e vet të fundit ―Testamenti
Politik‖. Po atë vit, botohet nga kritiku i shquar Mikel Markianoi dhe kushëriri i tij, një monografi për jetën
dhe veprimtarinë e De Radës. Jeta e De Radës shuhet më 28 shkurt 1903.271
Jeronim de Rada mbetet si një
nga figurat e shquara të Rilindjes sonë. Ai luftoi pa u epur, kundër çdo armiku të çështjes sonë kombëtare,
kundër politikës së shovinistëve ballkanas, e në mënyrë të veçantë atyre grekë, që donin të mbytnin lëvizjen
kombëtare të popullit tonë. Admiruesit e De Radës qenë të shumtë dhe ndonjëherë nga figurat më të njohura.
Një revistë e Parisit, ―Melusine‖, e quajti atë ―Orfeu pellazg dhe Homer shqiptar‖, ndërsa Dora d‘Istria
shkruante se ―poezitë e tij janë agimi i ditëve të lumtura të Shqipërisë”.
271
Kodra, Erdhi dite e Arbrit, 76.
49
KREU III
SHTYPI ARBËRESH DHE ÇËSHTJA KOMBËTARE
3.1. Roli i shtypit të shkruar në mbrojtje të çështjes kombëtare shqiptare
Në fillimin e shekullit XIX, mes shqiptarëve filluan të shfaqeshin, ashtu si kishte ndodhur me popujt e
tjerë ballkanikë, rizgjime kulturore dhe kombëtare që, në masë të madhe, i atribuoheshin veprimtarisë nxitëse
kushtuar atdheut nga qendrat e emigrimit jashtë shtetit, më shumë se nga ato në brendësi të shtetit turk. 272
Nxitjet në këtë drejtim vinin sidomos nga kolonitë shqiptare të Italisë Jugore, që ndiqnin moton e Rilindjes
italiane dhe që i kishte tërhequr perspektiva e përhapjes së kësaj lëvizjeje edhe në Shqipëri, duke çuar në
rizgjimin kombëtar të këtij vendi. Në kuadër të një rilindjeje të tillë kombëtare u shfaqën nismat e para në
fushën e letrave në Itali nga ana e Vinçens Dorsës, Jeronim de Radës dhe Demetrio Kamardës. Ndërsa në
Shqipëri këto nisma u ndërmorën nga disa intelektualë lokalë si Zef Jubani. Kështu, pikërisht i
sipërpërmenduri Jubani, i cili në Shkodër kishte detyrën e sekretarit të Konsullit të Francës, porositi më
1871, në tipografinë e Triestes të kompanise austriake Lloid, shtypjen e një përmbledhjeje këngësh të
Shqipërisë Veriore, të përkthyera në italisht, duke u bashkëngjitur një tabelë fonetike të tyre në gjuhën e
origjinës, si dhe disa konsiderata paraprake mbi ―gjendjen morale dhe kulturën intelektuale të popullit
shqiptar‖.273
Nisma të ngjashme kishin lulëzuar në Egjipt nga Thimi Mitko, edhe në Rumani e Bullgari. Këto
nisma ishin të drejtuara kryesisht nga përcaktimi i alfabetit dhe i rregullave gramatikore të gjuhës shqipe, si
dhe në mbledhjen e rapsodive, këngëve popullore dhe studimeve mbi folklorin. Por nuk mungonte edhe ideja
e pavarësimit të Shqipërisë.274
Pararendës të lëvizjes që po ndiqnin pavarësinë ose, të paktën, autonominë e
Shqipërisë, ishin studiuesit e njohur shqiptaro-italianë si Jeronim de Rada, veprimtar sidomos që prej vitit
1848 me gazetën e tij ―Shqiptari i Italisë‖ e më pas me botimin periodik ―Flamuri Arbrit‖ i 1848-1887.275
Krahas tij, kishte edhe një brez të tërë arbëreshësh të angazhuar në çështjen shqiptare si Vinçens Dorsa,
Dhimitër Kamarda dhe Zef Skiroi. Shtypi i kohës mbetet një burim me vlerë për ndriçimin sa më të plotë të
kësaj periudhe. Rrethanat në të cilat gjendej Shqipëria nën sundimin otoman, nuk lejuan që të lindte dhe të
përhapej shtypi periodik brenda vendit.
Vetëm jashtë Shqipërisë u arrit të krijoheshin periodikë të cilët ngritën zërin përpara Evropës, me
qëllim njohjen e ekzistencës së kombit shqiptar dhe të së drejtës së tij për të qenë shtet i lirë dhe i pavarur.
Gazetaria shqiptare luajti një rol të çmuar duke ndihmuar çështjen kombëtare. Arbëreshë si Jeronim De
272
Clayer, Arbëreshët e Italisë 1413-2007: antologji e autorëve francez..., 332. 273
Zef Jubani, Raccolti di canti populari e rapsodie di poemi albanesi, (Trieste 1871), 23 274
Historia e Shqipërisë...,130 275
Ahmet Kondo, Flamuri i Arbrit: çështja kombëtare, (Tiranë: Naim Frashëri, 1967), 82
50
Rada, Anselmo Lorekio, Terenc Toçi, Zef Skiroi, etj., kontribuuan duke e bërë të njohur çështjen kombëtare
shqiptare në arenën ndërkombëtare. Këtë e realizuan duke u bërë nismëtarë në krijimin e organeve të para të
shtypit shqiptar në Itali. Nga ana kronologjike, sipas të dhënave që kemi deri sot, njihet si organ i parë i
shtypit shqiptar gazeta ―L’Albanese d’Italia‖ (―Arbëreshi i Italisë‖). Kjo gazetë doli në Napoli më 23 shkurt
1848. Në krye të saj qëndronte figura e Jeronim De Radës, rilindës i shquar i kohës. Jeronim de Rada botoi
një nga organet e shtypit më me rëndësi të kohës të quajtur ―Flamuri i Arbrit”, i cili filloi doli në Kalabri në
vitet 1883-1887, në dialektin e arbëreshëve të Kalabrisë dhe italisht. De Rada, përmes ―Flamurit të Arbrit‖ i
bëri të njohur Evropës se ekzistonte një komb shqiptar, i cili ka pasur një histori, një gjuhë, një traditë
historike e, si rezultat, kishte mjaft të drejtë të aspironte për lirinë dhe pavarësinë e tij. Krahas gazetave të
lartpërmendura, me nismën e poetit arbëresh Xhuzepe Skiroi, u botua në 1887 në gjuhën arbëreshe dhe
pjesërisht italisht Revista ―Arbëri i ri‖. Një gazetë tjetër me rëndësi ishte ―La nazione Albanese‖ me
drejtuesin e saj Anselmo Lorekio. Shtypi i kohës na tregon, edhe një herë, që ka dhënë ndihmesën e tij në
fushën shoqërore, kulturore dhe politike gjatë periudhës së Rilindjes kombëtare shqiptare. Shtypi arbëresh
lindi si nevojë e domosdoshmëri për vetë ekzistencën kombëtare dhe shoqërore të dhjetëra-mijëra
pasardhësve të breznive që emigruan nga viset e ndryshme shqiptare, duke u ngulitur në trevat italiane në
dhjetëvjeçarin e dytë të shekullit XV, sidomos pas vdekjes së Skënderbeut.276
Shtypi arbëresh, që në
zanafillë dhe sot, ka vijuar dhe vijon të zhvillohet duke lënë gjurmë në jetën e arbëreshëve, në lidhjet
shqiptare dhe marrëdhëniet me Shqipërinë amë. Në gazetat e kohës, u trajtuan problematika të ndryshme të
fushave letrare, kulturore, gjuhësore, folkloristike, shoqërore, pa lënë mënjanë çështjet politike. Shtypi
arbëresh ka veçoritë e tij të krijimit dhe zhvillimit, që e bëjnë të ndryshëm nga zhvillimi i shtypit në vende të
tjera ku kishin emigruar shqiptarët. Gazetaria arbëreshe shfaqet si nismë e dy apo tre personaliteteve, të cilët,
për motive atdhetare, kulturore e shoqërore, botojnë një gazetë apo revistë (Jeronim De Rada, Zef Skiroi,
Françesko Stesi Petka, Antonio Argondiza, Genaria Lusi, Françesko Cicero, Rosalina Petrota, etj.).277
Në të
njëjtën kohë, ai lindi dhe u krijua me synime të qarta për të paraqitur jo vetëm problematikat kulturore, por
dhe problemet sociale dhe politike që ndikonin në jetën e arbëreshëve jashtë vendit, por edhe atyre brenda
vendit. Shtypi u shfrytëzua për qëllime të qarta nga ana e figurave të rëndësishme të kohës si Anselmo
Lorekio, Terenc Toçi, Manilo Boniçi, etj., për të paraqitur orientimin e politikës zyrtare të shtetit ku kishin
lindur dhe jetuar. U botuan organe të shtypit si nismë e përfaqësuesve të qarqeve politike italiane në gjuhën
shqipe dhe italiane, me një platformë të qartë mbi Shqipërinë. Në këto organe të shtypit, numër pas numri,
shfaqeshin problematika të ndryshme. Aty trajtoheshin hapur çështjet politike, të paraqitura si nismë e
qarqeve politike të kohës. Në periudhën e Rilindjes kombëtare, depërtuan idetë iluministe, u hapën mundësi
konkrete për zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe në krahinat e banuara nga popullsi shqiptare. Për të
276
―Shtypi arbëresh mes informimit dhe kulturës‖, Albania, e shtunë 29 janar 2005, 21 277
Po aty, f.21
51
realizuar këtë zhvillim, ndihmuan rrethanat politike e kohës, por edhe grupet politiko-kulturore që vepronin
jashtë administratës turke, në vende të ndryshme të botës. Të tilla ishin klubet dhe komitetet që, në atë
periudhë, dhanë kontribut të madh në fushën arsimore, letrare dhe publicistike.278
Por krahas komiteteve apo
shoqërive të kohës, rol të rëndësishëm luante dhe shtypi që, siç përmendet më lart, ndihmoi lëvizjen
kulturore e cila zgjati afro 100 vjet. Në periudhën e Rilindjes Kombëtare, shtypi botohej jashtë administratës
turke, edhe pse, gjatë asaj kohe, kemi pasur dhe gazeta apo revista që dolën brenda kufijve të Perandorisë
Osmane. Shtypi, si brenda dhe jashtë, në vende të ndryshme të Ballkanit, Evropës dhe gjetiu, luajti një rol në
afrimin politik dhe kulturor të popullit shqiptar në përmasa botërore dhe u angazhua në përhapjen e arsimit
në masat e popullit, në qytet apo fshat. Roli që luajtën shqiptaro-italianët (arbëreshët) në këtë proces të gjatë
të zhvillimit arsimor, politik, social dhe kulturor, ka qenë i vazhdueshëm në periudha të ndryshme. Kryesisht,
ky fakt u vu re gjatë Rilindjes Kombëtare. Karakteri demokratik i Rilindjes italiane u pasqyrua në faktin se,
në lëvizje, mori pjesë jo vetëm popullsia e qyteteve, por edhe e fshatrave, veçanërisht në krahinat e Italisë
Jugore. Format përmes së cilës vepruan rilindësit për çlirimin kombëtar ishin të ndryshme. Nga gjiri i
fshatrave të jugut dolën emra të intelektualëve të rinj, të cilët njihen ende sot e kësaj dite dhe përbëjnë
krenarinë e kolonive shqiptare. Ndihma për mëmëdheun e largët dhe dëshira për të çuar zërin e këtij atdheu
përpara opinionit publik botëror, karakterizojnë veprimin e gjithë patriotëve shqiptarë të shekullit XIX. Këto
synime të përmendura më sipër, ishin objektivi i luftës së atdhetarëve shqiptarë, si brenda dhe jashtë vendit.
Një ndër mënyrat për të realizuar synimet e tyre ishte dhe veprimtaria edukative dhe propagandistike në
masat e popullit. Figura të ndryshme patriotike si De Rada, Anselmo Lorekio, Terenc Toçi, etj., do ta nxisin
këtë veprimtari përmes themelimit me plot sakrifica të periodikëve të parë shqiptarë si ―Flamuri i Arbrit‖,
―L’Albanese d’Italia‖, ―La Nazione Albanese‖. Gazetarë italo-shqiptarë përkrahën në shtypin botëror të
drejtat e popullit shqiptar, njëkohësisht themeluan shoqëri shqiptare dhe komitete të cilat, më vonë, dhanë
përkrahjen për ngritjen e kongreseve gjuhësore shqiptare.
3.2 Jeronim De Rada dhe e përkohshmja “L’Albanese d’Italia”
De Rada nisi të merrej me gazetari që në moshë të re, që në vitet e para të krijimtarisë së tij letrare.
Prirjet e De Radës u panë që në rini, kur Instituti Kozenti, duke vlerësuar meritën e tij letrare, e emëron në
sesionin e 11 prillit të vitit 1839, si anëtar korrespondent. De Rada nisi të bëjë emër në rrethet intelektuale të
kohës. Më 1 korrik 1842, Jeronimi bëhet anëtar korrespondent i Ankarasë Valentini në Napoli.279
Ajo që i
278
Sherafidin Hoxha, ―Roli edukativ arsimor i shtypit periodik të periudhës së Rilindjes Kombëtare‖, Shkëndija,
Prishtinë, 1974, 20 279
Po aty, .14
52
rriti vlerën De Radës, nga pikëpamja e rrugës që ndoqi si publicist, është gazeta ―L’Albanese d’ Italia‖ apo
―Arbëreshi i Italisë‖.280
De Rada tashmë, përmes kësaj të përkohshme, shihet si një gazetar me një pjekuri
më të madhe politike. E nxori këtë gazetë në kushte të vështira ekonomike dhe politike, sepse viti 1848 ishte
viti i ngjarjeve të rëndësishme politike në shtetet evropiane dhe ballkanike. Në Shqipëri, më 1848, kishte
filluar lufta për autonominë kombëtare. Prej shumë vitesh, është pranuar zyrtarisht fakti se organi i parë i
shtypit shqiptar është një gazetë e vogël e botuar në verë të 1848, nga Jeronim De Rada, në Napoli. Kjo
gazetë është pikërisht ―Arbëreshi i Italisë‖, prej të cilës dolën në botim 27 numra deri në verën e vitit
1849.281
Numri i parë i revistës doli në Napoli më 23 shkurt 1848 dhe është një datë e shënuar, sepse, përmes
saj, nis në Itali një lëvizje e njohur si lëvizja Pro-Albania, një lëvizje e cila do të mbronte fuqishëm çështjen
shqiptare. Si fillim, kjo gazetë doli në një format të vogël, me katër faqe dhe me një letër të dobët. Kështu
shkruan vetë De Rada në veprën e tij ―Autobiologjia‖. Ai kujton: ―Kisha pak të holla por, sidoqoftë, atë ditë
bëra kontratën me shtypshkronjën “Trani” dhe kështu doli me një letër të varfër e me një karakter të vjetër
―Arbëreshi i Italisë‖. 282
Në Napoli ajo pati pak lexues, por në krahinën e Kozencës u abonuan 150 veta.
Shumë shpejt, gazeta fitoi popullaritet në masën e gjerë të lexuesve arbëreshë dhe e shtoi tirazhin. De Rada
tashmë filloi të njihet në rrethet intelektuale të Napolit përmes kësaj të përkohshmeje. Aty shkroi mbi lavdinë
historike të popullit shqiptar. Në gazetë, krahas ngjarjeve politike të botuara në gjuhën italiane, janë shkruar
dhe artikuj në të folmen arbërishte, e kjo e bën atë të quhet gazeta e parë shqiptare.283
Shumë shkrimtarë janë
shprehur në forma të ndryshme rreth rëndësisë së kësaj të përkohshmeje. Shkrimtari A. Gikosi në 1896 në
gazetën ―Messagerul‖ në Bukuresht, shkruan rreth kësaj çështjeje: ―Patrioti i madh Jeronim De Rada, poet
dhe profesor i gjuhës shqipe, nxori në botim në 1848 gazetën “L’Albanese d’Italia”.”284
Fillimet e
diskutimeve rreth çështjes shqiptare thuhet se kanë nisur në Itali dhe pikërisht në këtë vend kanë lulëzuar dhe
shoqëritë e para kulturore.
Ndjenja e atdhedashurisë u përçua në të gjitha shkrimet që u botuan në këtë të përkohshme. Shumë
atdhetarë shkruanin të mallëngjyer për vlerat që solli botimi i kësaj reviste. Më 3 mars 1848, Gaetan
Kantivani nga San Marko, i shkruan me fjalë prekëse De Radës: “Kam marrë dy numrat e parë të gazetës
“Arbëreshi i Italisë” dhe pothuaj shpesh herë i kam lexuar dhe rilexuar duke qarë... Nuk ka shqiptar të mos
ushqejë ndjenja të tilla për një ndërmarrje që nderon gjuhën e Epirit...‖ .285
Në faqet e kësaj gazete janë
botuar mjaft shkrime dhe madje dhe pjesë nga poema të ndryshme. Përveçse pjesë nga poema ―Vallja e
Haresë së madhe‖ e Anton Sartorit, u botuan në disa numra me radhë edhe disa pjesë nga poema e Serafinës.
Si përfundim, përmes këtyre burimeve të ndryshme, mësohet se De Rada e nisi veprimtarinë publicistike nga
280
Kondo, Flamuri i Arbrit: çështja kombëtare, 17. 281
Blendi Fevziu, Historia e Shtypit shqiptar 1848-2005, (Tiranë: Onufri, 2005), 7. 282
Kondo, Flamuri i Arbrit : çështja kombëtare , 17. 283
Po aty 284
Mondalari, Girolomo De Rada precursore della Nuova Albania , 10. 285
Kondo, Flamuri i Arbrit: çështja kombëtare, 18.
53
viti ‗40 i shekullit XIX si bashkëpunëtor dhe drejtues në shtyp, duke pasur në qendër të vëmendjes së tij
çështjen shqiptare dhe të kaluarën historike të popullit shqiptar. Pavarësisht vështirësive që lidheshin me
ngjarjet në Itali, De Rada e çoi më tej punën në fushën e shtypit, duke mos qëndruar larg luftës së popullit
shqiptar për liri kombëtare. Gazeta ―L’Albanese d’Italia‖ qe një tribunë e fuqishme që kërkonte ringjalljen e
atdheut të robëruar dhe pavarësinë e tij. Një vend me rëndësi në këtë të përkohshme zë dhe botimi i këngëve
dhe folklorit arbëresh, si një pjesë e ndërgjegjes së këtij ngujimi të vendosur atje 400 vjet më parë. Studiuesit
e kanë konsideruar atë si një ndër pionierët e historisë së gazetarisë shqiptare, të shtypit periodik kombëtar të
shekullit XIX, si lajmëtare e lëvizjes sonë kombëtare.286
Botimi i kësaj gazete nuk ishte realizimi i dëshirës
së një intelektuali arbëresh me ndjenja të flakta, siç ishte Jeronim De Rada, atëherë 34 vjeç, por një kërkesë e
kohës, shprehje e idealeve kombëtare shqiptare. Ishin faktorët e ndryshëm historikë, politikë e shoqërorë,
kombëtarë e ndërkombëtarë, të cilët shtruan nevojën e daljes së një gazete shqiptare mbi Shqipërinë.
Njohuritë që De Rada kishte marrë si shkrimtar dhe publicist, duke punuar për një kohë të gjatë si redaktor i
revistës ―Il Viaggiatore‖(―Udhëtari‖), botuar në Napoli rreth viteve ‗40 të shekullit XIX, i shërbyen për të
botuar këtë gazetë, e cila nisi dhe vazhdoi si e përkohshme e rregullt287
. Tirazhi i saj erdhi duke u shtuar,
sepse u shfaq interes nga qarqe të ndryshme në Napoli, në Kozencë, etj. Tirazhi nga 500 kopje numri i parë,
arriti në një shifër mesatare prej 1000 kopjesh. Dora d‘Istria (Elena Gjika, një ndër bashkëkohëset e De
Radës) e cilësoi këtë gazetë si ―lajmëtare të lëvizjes sonë kombëtare‖.
Ndonëse njohja për këtë gazetë është e mangët, vetë titulli i saj, shkrimet në gjuhën shqipe që u botuan
në të, janë prova bindëse për të pohuar që ky organ qe gazeta e parë shqiptare dhe drejtuesi i parë, është
pionieri i parë i gazetarisë shqiptare.288
Periudha në të cilën doli gazeta përkonte me ngjarje të rëndësishme të
kohës. Ishte viti 1848, pikërisht viti i revolucioneve që shpërthyen në shtete të mëdha të Evropës kundër
qeverive dhe regjimeve despotike, si revolucioni në Francë, më pas në Itali, Austri, Hungari etj. Në Italinë e
Jugut, revoltat nuk mungonin ndaj regjimit të burbonëve. Në Shqipëri vazhdonte rezistenca dhe kryengritjet
e masave popullore kundër Tanzimatit (Reformave centralizuese të ndërmarra nga Porta e Lartë për të
zëvendësuar sistemin feudal osman me një administratë me nëpunës turq). Ishin këto ngjarje dhe shumë të
tjera që do të pasqyroheshin në shtypin e kohës. Dhe figura intelektuale si De Rada e të tjerë, ishin të parët
që, përmes veprimtarisë publicistike, pasqyruan në shtyp të gjitha ngjarjet sociale, kulturore dhe politike të
kohës. Gazeta nisi, siç përmendet më lart, si e përkohshme e rregullt dhe ashtu vazhdoi gjatë, deri kur
problemet ekonomike u bënë shkak për ndalimin e botimit të saj. Puna e De Radës nuk ishte aspak e lehtë, as
e ndihmësit të tij, studentit abrucez Nikolla Kastanja. Vështirësitë ekonomike në të cilat gjendej De Rada në
atë kohë e bënin shpesh, siç e ka deklaruar vetë ai, të punonte në orë të vona për të korrektuar gazetën. Ishte
286
Hamit Borici, ―Shqiptari i Italisë‖, Tribuna, nr.4, 1998, 38. 287
Polak Darka,‖Arbëreshi Italisë‖, Tribuna, nr.1, 1973, 41 288
Po aty, f. 42
54
njëkohësisht redaktor, kryeredaktor, korrektor teknik dhe letrar. Gazeta ishte organ politiko-kulturor dhe
letrar. Ajo botonte lajme dhe shkrime informative, artikuj të ndryshëm për ngjarjet ne Itali. Ajo fitoi
popullaritet me artikujt pamflete, të shkruara plot patos kundër dinastisë së burbonëve në përkrahje të
popullit. Gazeta ―Arbëreshi i Italisë‖ ishte tribunë e arbëreshëve ku, përmes shkrimeve të larmishme
publicistike, paraqiteshin dhe çështjet kombëtare289
. U demaskuan hapur synimet e fqinjëve për copëtimin e
Shqipërisë si dhe politikat antishqiptare të Fuqive të Mëdha. Gazeta luftoi për të drejtat e kombit, duke
shtruar dhe mbrojtur çështjen shqiptare përpara opinionit ndërkombëtar dhe atij evropian. Kjo e përkohshme
paraqet interes dhe nga ana publicistike. Në të janë shkruar artikuj të llojeve të ndryshme, kryeartikuj, lajme,
intervista, pamflete e deri te letrat e lexuesve. Përmes letrave të botuara, De Rada komunikonte mes
arbëreshëve, por njëkohësisht tregonte rëndësinë e ndikimit të gazetës dhe reputacionin politik dhe shoqëror
që gëzonte ajo. Krahas problematikave të ndryshme, u botuan dhe peticione apo thirrjet në ndihmesë të
çështjes së kombit. Në nr. 27, është botuar një peticion drejtuar Dhomës së Deputetëve të Napolit në emër të
arbëreshëve. Me anë të këtij dokumenti, kalabrezët kërkonin të jetonin të lirë e të pavarur nga Kisha e Romës
e cila, me anë të asimilimit kombëtar, përpiqej t‘i përfshinte në ritin e saj latin. Në peticion thuhej: ―Kujtoni
se si arbëreshët e parë erdhën këtu në përleshje të armatosura me forcat osmane. Erdhën të mjeruar, por të
fortë nga betejat dhe bënë që zëri i tyre të dëgjohej në Itali, sidomos në Mbretërinë e Napolit, ku është ndier
më afër nevoja e kësaj mbretërie për ndihmën e heronjve të vendit tonë‖.290
Letra nga lexuesit është një nga
llojet e shkrimeve që ndeshen dendur në gazetën ―Arbëreshi i Italisë‖. Përmes letrave, De Rada
propagandonte idetë kombëtare dhe komunikonte me arbëreshët. Një nga letrat e botuara në një ndër numrat
e saj ishte ajo që De Rada i dërgoi shokut të tij, Saverio Prato, komandanti i vullnetarëve arbëreshë në frontin
e Venedikut. Në këtë letër, thuhet se De Rada evokon kujtimet rinore të dy shokëve, por kjo bëhet që të sillet
ndërmend lufta për një Itali të bashkuar. De Rada thekson në letrën e tij se synimi i luftërave të Saveries
është dhe duhet të jetë që të gjitha krahinat të gëzojnë liri e të drejta të barabarta. De Rada shkruan: “Një det
pambarim vitesh e qeverish qëndrojnë midis nesh, mërgimtarë të trojeve të vjetra arbërore.” 291
Vend të
rëndësishëm i kushtohej krijimtarisë letrare në gjuhën shqipe. Janë botuar pjesë nga poema ―Serafina Topia‖
në numra të tjerë. U botua vjersha ‖Frozina‖, një poemë e A. Sartorit ―Vallja e Haresë së madhe‖. E
përkohshmja pati jehonë të madhe te arbëreshët dhe u erdhi në ndihmë për të çuar përpara traditat e kombit,
për të propaganduar çështjen shqiptare në Napoli, në Sicili, në Kalabri dhe në vende të ndryshme të Evropës.
Shkrimtarja Elena Gjika e ka quajtur fletoren ―Arbëreshi i Italisë‖ paralajmëtare të lëvizjes kombëtare
shqiptare. De Rada pati shumë vështirësi të nxirrte këtë organ, por ai vazhdoi botimin e saj duke marrë dhe
vlerësime nga lexuesit arbëreshë, të cilët nuk reshtnin së shprehuri entuziazmin e tyre dhe urimet për
289
Borici, ―Shqiptari i Italisë‖…, 39. 290
Po aty, 39 291
Po aty
55
mbarëvajtjen e gazetës. Urimet vinin nga të gjitha anët. Një ndër to është letra e mëposhtme, dërguar nga
lexuesi Gaetano Kontivani, më 3 mars 1848. “Kam marrë dy numrat e para të gazetës “Arbëreshi i Italisë”
dhe i kam lexuar me kënaqësi.” Arbëreshi Akile Frashireto, më 5 mars të këtij viti, shkruante: “Kjo gazetë
nderon gjuhën e Shqipërisë”. Fjalë prekëse shkruante shkrimtari arbëresh, Artan Santori: “Mora dy numrat e
gazetës “Arbëreshi i Italisë”. Më lejo të shpreh admirimin tim për këtë gazetë, ku me lot në sy shoh emrin e
saj me titull që i përgjigjet qëllimit tonë të përbashkët”. Kështu, gazeta ―Arbëreshi i Italisë‖ bëri jehonë ndër
lexuesit arbëreshë si një tribunë e parë që do t`i hapte rrugë autorit për të nxjerrë më vonë revistën ―Flamuri i
Arbrit‖, një ndër organet e para të shtypit të Rilindjes sonë kombëtare. 292
Gazeta shtroi problemin shqiptar
në vëmendjen e Evropës, por, pas pak kohësh, u mbyll nga mungesa e mjeteve dhe vështirësitë financiare.
Këto probleme u pasqyruan në letrat që poeti i dërgonte të atit, Mikelit. Aty vihet re kujdesi i vazhdueshëm
për mbarëvajtjen e punëve në familje dhe shihet ndihma materiale që i jepte ai. Duke parë gjendjen e vështirë
financiare, De Rada u detyrua ta ndërpresë botimin e gazetës dhe të largohej nga Napoli për t`u rikthyer në
familje, në botën e studimeve dhe krijimeve të tij letrare për çështjen shqiptare. Si atdhetar dhe poet, ai i bëri
të njohur botës të kaluarën e lavdishme historike të popullit shqiptar. Në vjeshtën e vitit 1848, De Rada
kthehet në fshatin e tij të lindjes, në Maqë, për të pritur, siç i shkruan Dora d‘Istrias ―ditë më të mira‖. De
Rada nuk e ndali punën e tij, u përpoq në të gjitha mënyrat të mbante lidhje me atdheun e të parëve.
Veprimtaria e tij publicistike nuk u mbyll me gazetën ―Arbëreshi i Italisë‖. Në vitin 1866, u botua një tjetër
gazetë me titull ―Flamuri i Skënderbeut”. De Rada e pa të arsyeshme që gazeta të botohej në Korfuz, sepse
aty do të ishte afër lëvizjes patriotike në jug.293
Botimi i kësaj gazete u bë me qëllim që të evokohej e kaluara
historike në funksion të lëvizjes për bashkimin kombëtar dhe çlirim. Në këtë periodik, u botuan materiale
dokumentare mbi luftën çlirimtare të popullit shqiptar.294
Më 19 janar 1867, Dora i shkruante De Radës:
“Prej kohësh kam vënë njerëz që të kopjojnë nga arkivat dokumente të çmuara që kanë të bëjnë me
Shqipërinë, dokumente që do të pasurojnë “Flamurin e Skënderbeut”. Duke marrë sërish fjalën për fletoren
që De Rada do të nxirrte, Dora d‘Istria shkruan: “Emri popullor i Skënderbeut do të provonte se të gjithë
duhet të vendosim për të vënë emrin e atdheut shqiptar mbi gjithçka.295
Kështu, gazeta “Flamuri i
Skënderbeut‖ u bë tribunë e luftës së popullit shqiptar. Nga ana tjetër, ky organ shtypi do të ndihmonte edhe
në përhapjen e alfabetit latin, që konsiderohej si më i përshtatshmi për gjuhën shqipe296
ndonëse ky qëllim
mbeti vetëm projekt. Krahas gazetave të mësipërme, rol të rëndësishëm do të luante dhe zgjerimi i lëvizjes
kombëtare në kolonitë e Egjiptit, Rumanisë, Bullgarisë dhe vende të tjera, të shtrirë në më shumë se 80
292
Kastrati, Girolomo De Rada precursore della Nuova Albania, 96. 293
Shuteriqi, Nëpër shekujt letrarë, (Tiranë 1973), 153. 294
Kondo, Dora d’Istria për cështjen kombëtare shqiptare, .15.�
295
Vehbi Bala. Jeta e Elena Gjikës. (Tiranë:Naim Frashëri 1976), 42
296 Kondo, Flamuri i Arbrit : çështja kombëtare, 16
56
vendbanime të Italisë së Jugut dhe në Sicili, ku komuniteti ishte bërë më aktiv me urbanizimin dhe zgjerimin
e kontakteve. Lëvizja kombëtare shqiptare e Italisë kishte filluar të merrte formë 25 vitet e fundit të shekullit
XIX dhe merita kryesore ishte e poetit të madh Jeronim De Rada. De Rada, siç kemi përmendur në çështjet e
mësipërme, ishte shpërngulur nga Kalabria, ku lindi, në Napoli, ku pati kontakte me grupet nacionaliste
italiane dhe idetë revolucionare republikane. I dënuar fillimisht për pjesëmarrje në një organizatë të tillë, ai
kishte hequr dorë nga angazhimi politik për t‘iu kushtuar çështjes shqiptare. Gazeta ―Arbëreshi i Italisë‖
mund të kishte vazhduar të qëndronte në qarkullim më gjatë nëse De Rada nuk do të kishte pasur zhgënjimin
e parë politik të jetës së tij. Si i ri liberal, ai qe angazhuar në jetën politike dhe pati marrë pjesë në
revolucionin e po atij viti, i cili kërkonte të adaptonte Mbretërinë e Napolit me idetë e revolucionit francez të
korrikut të 1848. Pas dështimit të revolucionit, ai u burgos së bashku me shumë të rinj të tjerë arbëreshë dhe
nuk u lejua të largohet nga fshati i tij. Makia. Ky internim i parë do të bëhej shkak për mbylljen e gazetës së
parë në historinë e saponisur të shtypit shqiptar. Që nga ajo kohë e deri në 1861, askush nuk do të dëgjonte
më për De Radën. Dihet se jetoi në Makia, po nuk dihen impenjimet e tij. Mendohet se mund të jetë marrë
me poezi pasi në 1936 pati botuar ―Këngët e Milosaos‖ dhe më 1843, ―Serafina Topinë‖. Pas kësaj kohe, iu
kushtua tërësisht çështjes shqiptare. Vendosi korrespondencë me shumë personalitetet politike dhe avokatë të
çështjes shqiptare.
3.3 Jeronim De Rada dhe e përkohshmja “Flamuri i Arbrit”
Më 1878, De Rada ngriti zërin në mbështetje të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, duke protestuar me
forcë kundër cenimit të tërësisë tokësore të Shqipërisë. De Rada ishte mbrojtës i flaktë i lirisë dhe pavarësisë
së Shqipërisë, për këtë arsye rimerr pozitën e tij si gazetar për t‘i bërë thirrje botës se shqiptarët do të luftonin
për të fituar të drejtat, pavarësinë dhe bashkimin kombëtar. Kjo e nxiti të botojë dhe një ndër të përkohshmet
më të dëgjuara të kohës “Flamuri i Arbrit” apo “La Bandiera Albanese‖.297
―Flamuri i Arbrit‖ ishte e para
fletore e shtypit shqiptar, e cila u bë një flamur i vërtetë i çështjes sonë kombëtare, tribunë e atdhetarisë dhe
mbrojtëse e çështjes kombëtare, ku mes çështjeve, u shtrua edhe kërkesa për autonominë e Shqipërisë. Në
numrin e gjashtë të revistës “Flamuri i Arbrit”, De Rada shprehu pikëpamjet e tij politike e patriotike, duke
thënë: “Ne nuk shkojmë me Malin e Zi / as me serb, me Austri / as me Turk e me Greqi / duam vetëm
autonomi. / Ç’është ky turp për Shqipëri / të humbasë kombësi.” Titulli i revistës qe mjaft kuptimplotë për t`i
treguar Evropës se ky flamur asnjëherë nuk do të përkulej. Përmes kësaj reviste mujore, mund të thuhet se ka
297
Genc Dajti, ―Garibaldi në Shqipëri‘,Klan, Nr.198, 4 mars 2001,.27. 298
Kondo, Tribuna e Gazetarit, Nr.1,1912,f.34
57
origjinën fillimi i shtypit shqiptar. Njëkohësisht, De Rada i bëri të njohur Evropës se ekzistonte një popull
shqiptar që kishte një histori, një gjuhë dhe tradita të forta, dhe aspironte pa frikë lirinë dhe pavarësinë.298
Kjo revistë u themelua në 20 korrik 1883, në Koriliano Kalabro. Duke filluar nga 20 shtatori 1885, e
përkohshmja vazhdoi të botohej në Kozencë. Prej saj dolën 31 numra. Në këtë revistë bashkëpunuan
shqiptarë dhe arbëreshë të ndryshëm si Dara i Ri dhe Mitkoja.299
―Flamuri i Arbrit‖ doli në fillimet e viteve
‗80 të shekullit XIX, pas shpërndarjes së Lidhjes së Prizrenit, në ato vite kur lufta e popullit shqiptar po
kalonte nga qëndresë e armatosur në lëvizjen për fuqizimin e vetëdijes kombëtare, me anë të shoqërive
shqiptare, në gjirin e të cilave kishte nisur të krijohej një plejadë pendash në fushën e gjuhës e të botimeve
shqipe.300
Revista njihet si organ luftarak që ndihmoi shumë në njohjen e luftës të popullit shqiptar në ato
vitet e jetës së saj (1883-1884), në një kohë kur fuqitë monarkiste fqinje synonin copëtimin e Shqipërisë për
të kënaqur interesat. Në kundërshtim me këto plane armiqësore, zgjerohej dhe lëvizja kombëtare shqiptare,
përhapej gjerësisht dhe ideja e sigurimit të autonomisë së Shqipërisë. Atdhetari De Rada nxori revistën me
qëllim që t`i tregonte botës se Shqipëria nuk është shprehje gjeografike, sikundër u tha në Kongresin e
Berlinit të vitit 1878. Revista e De Radës kishte një numër të madh bashkëpunëtorësh nga vende të
ndryshme. Vetë De Rada njihej si një figurë e madhe në opinionin publik evropian, jo vetëm si shkrimtar me
kulturë të gjerë, po si lëvrues i palodhur i gjuhës shqipe e si personalitet politik, publicist me një dinjitet
kombëtar. Studiues të dëgjuar të kohës si Nikolla Tomazeo, Çezare Kantu, Herman Boholc, Dora D‘Istria,
Anton Simagoi, Gustav Majer e mjaft të tjerë, kanë shprehur mendime për të duke e quajtur si pionier i
shtypit shqiptar.301
De Rada e shfrytëzoi këtë të përkohshme për një mision fisnik, për të pasqyruar me të
gjitha format dëshirën e tij dhe të shqiptarëve të kudondodhur në botë, për të siguruar pavarësinë e
Shqipërisë. Për sa kohë qarkulloi kjo revistë, u prit me shumë ngrohtësi nga arbëreshët. Arbëreshi G. B.
Kadikamo, i drejtohej më këto fjalë inkurajuese themeluesit të saj, Jeronim De Radës: ―Me ndërmarrjen tuaj
fisnike, ne të rinjtë arbëreshë presim, në çdo çast, të tingëllojë kambana e kryengritjes kombëtare në
Shqipërinë sonë, sepse dëshirojmë të derdhim edhe pikën e fundit të gjakut për të mirën e atdheut tonë të
dashur‖.302
Përgëzime për themelimin e ―Flamurit të Arbrit‖ mori edhe nga Dora d‘Istria. Ja si e përgëzon
ajo De Radën në një ndër letërkëmbimet e tyre të shumta:
Firence, 5 shtator 1883
Zotëri, po matesha t’ju shkruaja se me sa kënaqësi e kam marrë numrin e parë të “Flamuri i Arbrit”
dhe se nëpërmjet letrës tuaj mësova që edhe të tjerë veç meje e kanë vlerësuar drejt fletoren tuaj
patriotike dhe i kanë çmuar siç duhet përpjekjet tuaja fisnike. Me sa dukët se në fillim dhe numri i
299 Kondo, Flamuri i Arbrit : çështja kombëtare, 16.
300 Oreste Camilo Mondalari, Girolomo De Rada precursore della Nuova Albania, Archivo Storico dei Reduci di
Guerra, (Roma, 1939), 15. 301
Po aty 302
Kastrati, Girolomo De Rada precursore della Nuova Albania,164.
58
pajtimeve është i kënaqshëm. Dua të besoj se flamuri i Shqiptarëve ka për të marshuar triumfues dhe
ka për t’u ngritur një ditë mbi majat e Shkodrës, fitimtar dhe udhëheqës i të mirave. Besoni zotëri se
askush më shumë se unë nuk e uron këtë gjë dhe kini mirësinë të pranoni të falat e mia vëllazërore.303
Dora d’Istria
Më 15 janar 1844, në artikullin me titull ―E përkohshme botërore‖, De Rada shkruan kështu: “Ndjejmë
gëzim t`ju njoftojmë se Flamuri ynë, i sapolindur, ka nisur të bëhet një e përkohshme botërore. Duke u
kërkuar në Francë, në Gjermani, në Austri, prej saj, tashmë, shkojnë 12 kopje në Amerikë, 3 në Azi, 12 në
Rumani,35 në Turqi, 11 në Greqi, 50 në Egjipt...”.304
Të njëjtin fakt e konfirmon dhe Oreste Kamilo
Mondalari në veprën e tij, i cili thekson se e përkohshmja u prit mjaft mirë në Evropë dhe kishte abonentë
njerëz të shquar të letërsisë, kulturës, shkencës dhe politikës. Rreth 300 abonentë në Itali, Francë, Gjermani,
Austri, Hungari, Greqi, Turqi, Rumani, Egjipt, Shqipëri, ShBA, Argjentinë, Azi etj.305
Në 5 qershor 1884,
revista ― Melusine‖ e Parisit, një nga të përkohshmet më të përmendura të Evropës, nën titullin ―Organ
Kombëtar‖, ja si e recensonte ― Flamurin e Arbrit‖: ―Në një koloni shqiptare të Italisë del fletorja e zotni De
Radës. Ajo është një organ kombëtar, jo vetëm i ngujimeve arbëreshe të Italisë, por dhe i Shqipërisë së
mirëfilltë, që sot është ende nën turkun”. Revista, nga numri në numër, tërhiqte mjaft lexues dhe studiues
nga më të ndryshmit: arbëreshë, shqiptarë dhe të huaj. Më maj 1885, Tomaxo Kanifero shënonte se ―Flamuri
i Arbrit‖ është një botim që pritet me interes nga një skaj i Evropës në tjetrin‖.306
Kjo revistë u jepte një vend
të dobishëm krijimeve letrare, sidomos atyre të të rinjve arbëreshë. Aty u botuan tri aktet e para të dramës
―Ermira‖307
të Santorit. Në bashkëpunim me arbëreshët nga Kalabria dhe Sicilia, midis të cilëve Gavril Dora
i Riu, B. Bilota, Zef Skiroi, Pietro Kjara. Ndërmjet të tjerëve bashkëpunon dhe Thimi Mitro, P. Doci, A.
Cikozi, N. Naco, etj., të cilët i dërgonin shkrime të ndryshme, por më tepër njoftime mbi jetesën dhe ngjarjet
në Shqipëri. Në këtë organ bashkëpunuan dhe shkrimtarë e studiues të huaj, miq të Shqipërisë, si Dr. H.
Buhole, J. Knor, L. Berloev, R. Simogi, etj., të cilët janë marrë me probleme të gjuhës dhe letërsisë shqipe.
Marrëdhëniet e rregullta me udhëheqës të lëvizjes kombëtare dhe personalitete politike, letrare dhe
shkencave në Evropë, si C. Kante, N. Tomaleo, H. Buhole, L. Benloev, G. Majer, etj., e bënë revistën
―Flamuri i Arbrit‖ një organ me dinjitet publicistik në opinionin publik të Evropës dhe një mjet luftarak për
çështjen shqiptare. De Rada pasqyroi në revistën e tij dëshirat e mëdha të popullit shqiptar për të jetuar i lirë
dhe i pavarur, sikurse del nga letrat që i kanë dërguar lexuesit por edhe figura të shquara të kohës ku
shprehnin përgëzimet, fjalët e ngrohta dhe dashamirësinë për çështjen shqiptare.308
Mjafton të përmendim
disa nga letrat për të kuptuar dashamirësinë me të cilën u prit botimi i gazetës ―Flamuri i Arbrit‖.
303
Kondo, Erdhi dita e Arbrit, 212 304
Kastrati, Girolomo De Rada precursore della Nuova Albania,165. 305
Mondalari, Indipendenca Shqiptare,15 306
Jub Kastrati, Tribuna e Gazetarit,Nr.5,1983,f.33 307
Kodra, Erdhi dite e Arbrit, 75 308
Po aty
59
Shkrimtarja dhe publicistja Dora d‘Istria (Elena Gjika) me origjinë shqiptare, më 5 shtator 1883, njoftonte
De Radën se e kishte lexuar me gëzim numrin e parë të revistës dhe shprehej me fjalët më të mira për rolin
që do të luante ajo në të ardhmen e Shqipërisë: ―Dëshiroj që Flamuri i Shqipërisë të marshojë drejt fitores
dhe me siguri do vijë ajo ditë që ky flamur të valëvitet në majat e Shkodrës.‖309
Edhe shkrimtarja austriake
Jozefina Knorr, më 24 shtator të po këtij viti (1883), e përshëndeste De Radën duke i uruar për ngritjen e
flamurit të dashur në tokën shqiptare. Ajo lutej të dërgonte në libraritë e Vjenës një numër të këtij organi për
të bërë të njohur çështjen shqiptare. Teksa qarkulloi, ―Flamuri i Arbrit‖ u prit me ngrohtësi. Arbëreshi A. B.
Kadimo i drejtohej me fjalë nxitëse dhe premtuese themeluesit të saj, De Radës: “Kurajo i dashur Profesor,
për ndërmarrjen tuaj fisnike me anë të së cilës ne të rinjtë arbëreshë presim në çdo çast të tingëllojë
kambana e kryengritjes kombëtare të Shqipërisë sonë, sepse dëshirojmë të derdhim dhe pikën e fundit të
gjakut për të mirën e atdheut tonë të dashur”.310
Në këto letra shihet edhe këmbëngulja e patriotëve
shqiptarë për popullarizimin e revistës së De Radës për t`i dhënë forcë morale, për ta çuar më tej
veprimtarinë patriotike. “Lashë pra të gjitha mënjanë”, i shkruante De Radës, Spiro Dinia nga Shibin-El-
Komi, më 20 shkurt 1887, ―dhe nisem të parën herë t’i lutem t’ju falë ditë e jetë dhe të gëzohem që përtej
detit në Shqipëri kurrë nuk keni harruar patriotët edhe vëllezërit tuaj që rrojnë nën zgjedhë dhe padituri, por
vështroni dhe punoni për të zgjuar të varfrin komb të Shqipërisë”.311
Këto fjalë i jepnin zemër dhe forcë për
të përmbushur me ndjenjë krenarie, idealet patriotike që revista t`i shërbente çështjes kombëtare shqiptare.
Të tjera letra i vijnë De Radës nga të tjerë patriotë, të gatshëm për ta ndihmuar edhe financiarisht e për ta
përkrahur deri në fund këtë nismë të tij. Domeniko Domis i dërgon një letër De Radës. Ai shprehet si më
poshtë:
Ankona, 5.11.1889
Përmes kësaj letre, ju dërgoj 40 lira dhe tregohem i gatshëm për t’ju ndihmuar dhe me shuma të tjera
nëse është e nevojshme. Çështja që ju trajtoni është patriotike dhe e shenjtë dhe meriton përkrahjen
dhe jo vetëm të njerëzve të shquar por edhe të popullit.312
Një tjetër letër i vjen De Radës nga Bernardo Bilota nga Frashineto. Bilota i dërgon disa të holla De
Radës në këmbim të gazetës ―Flamuri i Arbrit‖ si dhe disa lireta për të importuar vëllimin e Skënderbeut që i
ka dërguar De Radës. Autori i letrës ka shkruar se ka krijuar mjaft vjersha në gjuhën arbëreshe dhe do t‘ia
dërgojë më vonë për botim në periodik. Nga ana tjetër, shpreh keqardhjen e thellë se, në përpjekje për
italianizim, vendet dhe gjuha shqipe do zhdukeshin brenda një kohe të shkurtër.313
Një tjetër letër, De Radës
i vjen nga A. Anxhelini, fakt ky që tregon dëshirën për t`u abonuar dhe lexuar gazetën ―Flamuri i Arbrit‖:
309
Ahmet Kondo, ―100 vjetori i revistës luftarake e çështjes shqiptare ―Flamuri i Arbrit‖, Ylli, Nr.1983,15 310
Jub Kastrati, ―Flamuri i Arbrit, me rastin e 100 vjetorit të botimit‖, Tribuna e Gazetarit, nr.5,1983, 31 311
Ahmet .Kondo,‖100 vjetori i revistës,‖Famuri i Arbrit‖,Ylli, nr.7,1983,15 312
AQSH, f.24, D.54/1, f.24 313
AQSH,f.24, D.54,f.144-145
60
Ilustre sinjore (Zotëri i nderuar)
Ju falënderoj për korrektësinë e paraqitur duke nisur 5 numra të Flamurit të Arbit. Ju dërgoj 5 lira me
të cilat kërkoj të abonohem duke filluar nga nr.5 i vitit të dytë. Mendoj se jam ende në borxh për 2
numrat e mbetura në vitet e para. Tani zotëri më lejoni të shpreh përgëzimet e mia për punën e bërë
dhe që e keni për zemër rilindjen e popullit shqiptar. Verona ,18 korrik 1886
A. Anxhelini
Njëkohësisht në këtë letër shprehet dëshira e njohjes së popullit shqiptar dhe të drejtat e tyre të cilat të
jenë në harmoni me interesat e Italisë.314
Kjo letër është një tjetër shembull që tregon se jehona e ―Flamurit
të Arbrit‖ kishte mbërritur larg. Edhe revista të huaja si revista parisiane ―Melusine‖ një nga më të
përmendurat në Francë, shkruante në një nga numrat e saj: ―“Flamuri i Arbit” nuk është vetëm një organ
shtypi për kolonitë shqiptare të Italisë së Jugut, por për të gjithë Shqipërinë, që sot ndodhet nën sundimin
turk dhe ka për qëllim të njohë lexuesit, nëpërmjet folklorit dhe veprimtarisë së saj, me të kaluarën historike
të popullit shqiptar.‖ Gazeta ―Die presse‖ e Vjenës, në një artikull botuar 5 janar 1887, e ka quajtur revistën
―Flamuri i Arbit‖ shenjë e përparimit dhe kulturës në Shqipëri.315
De Rada, pasi tregon pengesat e mëdha që
nxirrte Italia për lëvrimin e gjuhës amtare (arbëreshe), thekson:
“Ato të përkohshme italiane nuk e ngritën zërin jo vetëm për ta përkrahur emrin tonë përkëtej, por
edhe kur ministra pa mend e patën dhënë atë kolegj që është i yni për ta konsumuar si copë buke, sipas
dëshirave të njerëzve që shkojnë prapa principatit edhe nëse e ditën nuk shqiptuan asnjë fjalë.
Përkundrazi sa herë që u dukej se po shpërthente zjarr apo dilte tym në lindje, njëzëri u uronin sukses
të plotë Greqisë, Serbisë e Malit te Zi që kërkonin duke kërcënuar në bashkujdi me njëra-tjetrën ta
copëtonin Shqipërinë e ta ndanin midis tyre. Do të thoshit se Italia është në një mendim me ato, o
sepse i patën premtuar edhe asaj diçka nga Shqipëria e mjerë, o sepse nga ajo lidhje e Ballkanit,
Austrisë i paraqitet e mbyllur udha për Adriatikun e poshtëm.‖316
Artikulli vijon duke paraqitur synimet e fqinjëve ndaj Shqipërisë. De Rada, duke njohur situatën
politike, nënvizonte faktin e njohur historikisht se Federata Ballkanike bënte plane në dëm të interesave
kombëtare. Ideja e një Federate Ballkanike lindi në mendjet gënjeshtare të Greqisë. Këtë ide e përkrahnin
edhe te përkohshmet e Italisë. Qëndrim të prerë kishte De Rada si ndaj Italisë, ashtu edhe ndaj Austrisë, ndaj
Fuqive te Mëdha evropiane dhe ndaj Rusisë. Artikulli mbyllet me këto fjalë: ―Në çdo rast, Shqipëria e
mbyllur në vetvete dhe e mbledhur në degët e saj të shpërndara, do të jetë shkëmb në të cilin do të thyhen
tallazet sllave‖.317
Diku tjetër De Rada shkruan: “Për ne, më i urryer se ai grek, është asimilimi sllav. Rusia,
Mali i Zi me Serbinë e vjetër lakmojnë t`i bëjnë pre emrit tonë. Dhe kudo qofshin panrusët, janë të lidhur në
314
AQSH,F.24,D.54, f.22 315
Kondo, Tribuna e Gazetarit, 34 316
―L’Albania e i giornali Italiani‖, Flamurii i Arbrit‖,Nr.7,V.II, Cozenca, 2 nëntor 1885 317
Kastrati, Jeronim De Rada ( Veprat)…, 173.
61
mënyrë të fshehtë me Greqinë, duke bërë plane e projekte për të na shuar.‖318
Gazeta ―Flamuri i Arbrit‖ vuri
në plan të parë çështjet politike, pa lënë mënjanë dhe ato letrare. Në artikuj të ndryshëm, vihet re fryma
luftarake dhe forca goditëse kundër prapaskenave dhe planeve të Fuqive të Mëdha dhe shteteve fqinje që
përpiqeshin te copëtonin Shqipërinë. Kjo e përkohshme përçoi në aspektin politik jo vetëm zërin e popullit
shqiptar dhe arbëresh, por ndihmoi në afirmimin e lidhjeve ndërmjet tyre si popullsi me një gjuhë të
përbashkët. Ajo diti të bëjë për vete shumë lexues të huaj të cilët shprehnin ndjenjën e nderimit dhe dashurisë
ndaj popullit shqiptar. J. De Rada mbrojti me forcë para opinionit të Evropës çështjen e ekzistencës së
kombit shqiptar duke provuar e argumentuar se shqiptarët kishin gjuhën e tyre të vjetër, historinë e tyre të
lashtë, letërsinë e tyre, shtypin e tyre periodik dhe gazetën ―Flamuri i Arbrit‖, që i mblidhte dhe i bashkonte.
Në një artikull të datës 20 shkurt 1886, De Rada i përgjigjet letrës së historianit të njohur Çezare Kantu ku,
krahas të tjerave, shprehet për rëndësinë e ―Flamurit të Arbrit‖. Kantu, në letrën e tij shprehet si më poshtë:
―Kam marrë dhe lexuar shpesh “Flamurin e Arbrit”, por pranoj se nuk më pëlqen qëndrimi juaj dhe
deklaratat kundër Greqisë. Që nga 1829, ne na figuron se Epiro-Janina janë të bashkuara me Greqinë dhe
nuk mund ta përfytyroj të shkëputur në një shtet të izoluar... Nuk ju duket e arsyeshme një Federatë
Ballkanike? Më thoni se si e shihni të ardhmen e vendit tuaj e të të parëve tuaj, të nënshtruar nga turqit”.319
Më poshtë jepet përgjigja e De Radës:
“Pasi lexova në gazetën “Opinione di Firence” letrën tuaj drejtuar profesor Billias, u nxita për të
shkruar për ato që shpreheni rreth Shqipërisë. Së pari, kombi shqiptar është në çdo aspekt i
ndryshëm me atë helen dhe gjuha jonë është krejt e ndryshme nga ajo helene, që do të thotë se nuk
ka asnjë afrimitet kombëtar midis të dyjave. Unë mendoj që, edhe nëse formohej një Federatë
Ballkanike, shumë shpejt do të zotërohej nga sllavët dhe të tjerë që qëndrojnë pas tyre. Megjithatë,
krijimin e Federatës Ballkanike nuk e dëshirojnë as grekët, të cilët duan të mbizotërojnë mbi
Perandorinë Bizantine, dhe as shqiptarët që duan të krijojnë kombin e tyre dhe të përhapin gjuhën e
tyre. Atëherë Shqipëria vendosi të themelonte një revistë drejtimin e së cilës ma dha mua.”
Dihet se botimi i ―Flamurit të Arbrit‖ në gjuhën amtare nxiti atdhetarët shqiptarë të Rumanisë të
formojnë, në fund të vitit 1884, një kuvend të posaçëm nga ku u themelua Shoqëria ―Drita‖ që, më 1880,
ishte veç një degë e shoqërisë shqiptare të Stambollit. Prandaj De Rada i thotë Kantuit: “Më vonë ndodhi që,
duke parë “Flamurin e Arbrit”, u themelua në Bukuresht një komitet me 300 nga bashkatdhetarët me qëllim
që të lëvrohej gjuha shqipe‖.320
Në fund, De Rada shton: ―Tashti Flamuri i Arbrit, i nderuari zotëri, nuk
mund të ishte gjetiu pa njollë e pa rrezik përveçse në kampin shqiptar‖. Për këtë arsye, më vonë, dijetari
318
―De Rada a Guztavo Majer‖, Flamuri i Arbrit, 1888 319
Flamuri i Arbrit, Nr.1, 20 shkurt 1888 320
Flamuri i Arbrit,Nr.10,V.III,20 shkurt 1888
62
Kantu do të shprehej kështu: “Jeronim De Rada nxori revistën “Flamuri i Arbrit”. Ai ka hartuar poema me
tema të vendit në gjuhën shqipe dhe është konsideruar si patriarku i asaj gjuhe”.321
Krahas çështjeve politike si dhe evokimit të së kaluarës, në gazetën e De Radës vend me rëndësi zënë
dhe çështjet letrare-kulturore. Shumë shkrimtarë dhe publicistë bashkëpunuan me të duke botuar veprat e
tyre në numra të ndryshme të revistës, ku u botuan e ribotuan pjesë të Jul Varibobës, Zef De Radës, Filip
Shirokës, etj. Ndër të tjera, De Rada i kishte vënë detyrë vetes që ta pasqyronte gjuhën shqipe me të gjitha
pasuritë e saj. Lidhur me këtë çështje, hedh dritë një letër e tij dërguar Gustav Majerit në të cilën shkruan
edhe këto: “Në të përkohshmen “Flamuri i Arbrit” është detyrë e posaçme që të paraqiten në mënyrë të
plotë tingujt e gjuhës, duke shënuar, ku të jetë e mundur, ndryshimet dialektore dhe shpresoj se, kur të marrë
udhë ndihma që do të kem nga të gjitha anët, do të më japë krahë në arritjen e qëllimit‖.322
Përmes letrës së
historianit Kantu, zë një vend me rëndësi dhe aspekti kulturor dhe letrar. Revista përshëndeti krijimin e
Shoqërisë kulturore ―Drita‖ në Bukuresht, duke bërë të njohur veprimtarinë fillestare të saj. Thimi Mitko, në
letrën dërguar nga Egjipti De Radës më 25 mars 1885, botuar në revistën ―Flamuri i Arbrit‖ në datën 20 maj
1885, njoftonte: “Në Bukuresht Sillogu (Shoqëria – A.K) vete mbarë. Janë shkruar deri më sot 300 anëtarë”.
Në një tjetër letër dërguar historianit Kantu më 20 shkurt 1886, De Rada njoftonte: “Shoqëria Drita në
Bukuresht, me 300 anëtarë nga bashkatdhetarët tanë, u themelua me qëllim që të lëvrohet dhe ngrihet lart
gjuha shqipe”. 323
Për ta kryer sa më mirë detyrën e saj patriotike, revista u lidh edhe me grupime të tjera
bashkatdhetarësh, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në kolonitë arbëreshe. Këtij qëllimi, ndër të tjera, i
shërbyen edhe shkrimet mbi historikun e qytetit të Lezhës, Korçës, etj, si dhe të qendrave të tjera arbëreshe
nga të cilat kanë dalë njerëz të shquar. Në revistën ―Flamuri i Arbrit‖ zënë vend shkrimet për të kaluarën e
popullit shqiptar, për qëndresën 25 vjeçare në udhëheqjen e Skënderbeut kundër pushtuesit osman. Me vlerë
për t`u përmendur është dorëshkrimi i vjetër i arbëreshit Agostin Toçi, i gjetur nga De Rada, ku bëhet fjalë
për rrethanat e shpërnguljes nga Shqipëria me det në Italinë Jugore, të një shumice të madhe shqiptarësh, të
udhëhequr nga Gjon Kastrioti e bashkëluftëtarë të Skënderbeut si Kol Mark Gjini, Mark Mata, etj. Evokimi i
të kaluarës dhe sidomos i periudhës së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, u bë simbol në
luftën heroike të popullit tonë gjatë viteve të Lidhjes së Prizrenit (1879-1881), në atë kohë kur Fuqitë e
Mëdha vendosën copëzimin e Shqipërisë. Ngjarjet e këtyre viteve, redaktori i revistës ―Flamuri i Arbrit‖ i ka
ndjekur me kujdes. Ai vinte në dijeni në lidhje me një ngjarje të përgjakshme, në të cilën 20.000 të rinj
shkodranë, nën komandën e Ibrahimit nga Peja, u ndeshën me një ekspeditë të ushtrisë otomane prej 600.000
vetësh, të komanduar nga Pasvan Ogllu dhe u thyen. ―Lavdia e kësaj ngjarjeje, që ka ndodhur njëqind vjet
pas largimit tonë nga Atdheu, këndohet sot e kësaj dite në Shqipëri. Dhe për të treguar shpirtin luftarak e
321
Po aty 322
―Lajme të mira‖, Flamuri i Arbrit, Nr.12,Coriliano,30 tetor 1887, 2 323
Po aty
63
liridashës të vëllezërve tanë po botojmë një pjesë nga një këngë”, shkruante De Rada.324
Është fjala për
këngën ―Zani Kasnecave‖, të cilin De Rada e mori nga veprat e Zef Jubanit.325
Me interes për lexuesit ka
qenë dhe letërkëmbimi që bën fjalë për mënyrën e vrasjes nga kryengritësit shqiptarë të mareshalit turk
Mehmet Ali Pashë Mexhari, i cili kishte ardhur në Shqipëri me mision qeveritar për të marrë masa, nëse
shqiptarët bindeshin për të dorëzuar me të urtë krahinat e tyre veriore. Vrasja e këtij misionari të lartë
ushtarak turk kishte rëndësi sepse krijoi zemërimin e popullit shqiptar kundër synimit të padrejtë për t‘i
dorëzuar Malit të Zi Plavën dhe Gucinë.326
Revista ―Flamuri i Arbrit‖ kishte për qëllim, në këtë rast, të njihte
lexuesit me veprimtarinë e Lidhjes së Prizrenit, jehona e së cilës vazhdoi të ndihej edhe pas shpërndarjes së
saj. Revista i bën jehonë qëndresës së forcave shqiptare kundër ekspeditave të mëdha otomane. Më 20
shtator 1885, revista njofton lexuesit se në atë muaj do të merrej nisma për krijimin e një besëlidhje nga ana
e krerëve të Shqipërisë së Veriut, të cilët kishin bërë mbledhje të shpeshta.327
Nëpër faqet e revistës shpesh vihet re që, krahas luftës për mbrojtjen e vendit nga rreziku i copëtimit,
del në pah përpjekja për autonomi, një kërkesë tjetër themelore që shtroi Lidhja Shqiptare e Prizrenit. De
Rada në artikujt e tij botuar në revistë ka shprehur mendimin se, Shqipërinë e vogël dhe pa përkrahje do ta
shpëtonin vetëm bijtë e saj, ata vetë do të vendosnin autonominë duke luftuar me armë e penë. Në revistë, një
vend me rëndësi zinin dhe shkrimet ku paraqitet lëvizja për sigurimin e autonomisë. Në artikullin me titull
―Ç’i lipset Shqipërisë‖ botuar në këtë revistë, dalin qartë idetë kombëtare të De Radës në lidhje me
strukturën organizative të një shteti autonom shqiptar mbi parime demokratike.328
Në artikujt që përmban kjo
revistë, shihet fryma luftarake dhe forca goditëse kundër prapaskenave dhe planeve të Fuqive të Mëdha ndaj
çështjes shqiptare. De Rada nuk u shkëput nga jeta shoqërore, kulturore e politike te vendit. Revista gjeti
popullaritet në masën e lexuesve arbëreshë të Kalabrisë dhe Sicilisë. Ajo arriti të pasqyrojë deri në një farë
mase jehonën e vendit. Në të u botuan pjesë nga vepra të shkrimtarëve arbëreshë si Anton Santori, Françesco
Krispi Glloviaroi, Pietro Kiara, Gavril Dara (i riu), etj. Revista nxiste gjithashtu lëvizjen letrare të të rinjve
arbëreshë dhe përpjekjet në fushën e lëvrimit të gjuhës shqipe.329
De Rada kërkon zhvillimin e arsimit, duke
theksuar qëllimin e themelimit të shkollave shqipe, të shoqërive patriotike dhe daljen e revistave, botimeve,
veprave te ndryshme, të cilat i konsideron si zgjim nacional me dobi për të ardhmen e tërë populli shqiptar.
Sipas tij, kjo nismë duhej përkrahur sepse ishte baza e zhvillimit të një shteti, sepse pa arsim nuk ka
ekonomi, kulturë, shëndetësi, nuk ka liri. Vatrat shqiptare që shkëlqejnë përmes shoqërive, ndriçojnë qiellin
e errët shqiptar dhe japin shpresa optimiste për një të ardhme më të mirë. Në këtë zjarr të madh, duhet dalluar
lëvizja e madhe patriotike, që është ndezur nga arbëreshët në Itali. Arbëreshët dhe lëvizja e tyre letrare dhe
324
Ahmet Kondo.‖100 vjetori i revistës,‖Flamuri i Arbrit‖,Ylli, nr.7,198,f .15 325
Ahmet Kondo, ―Tribunë luftarake e çështjes shqiptare‖(1183-1887), Tribuna e Gazetarit,Nr.1,1972, 36 326
―Vrasja e Mehmet Ali Pashës‖, Flamuri i Arbrit,Nr1,Coriliano,20 korrik 1883,2 327
Po aty 328
Kondo, 100 vjetori i revistës luftarake e çështjes shqiptare ―Flamuri i Arbrit‖,.36 329
Mahmut Hysa, ―Veprimtaria publicistike e De Radës në revistën ―Flamuri i Arbrit‖, Jehona, Nr.6, Shkup,1969,.40
64
politike do të shprehej edhe vihej në pah në gazetën ―Flamuri i Arbrit‖. Vetë De Rada nxjerr në pah rolin e
―Flamurit të Arbrit‖ për të cilin thotë: ―Kumboi në veshët e shqiptarëve boria e parë që thërriste bijtë e saj të
ngriheshin për nderin e mëmëdheut‖. Revista doli në një kohë kur lëvizja iluministe-letrare ishte në kulmin e
zhvillimit të vet. Atëherë kur ishin formuar shumë shoqëri dhe ishin botuar shumë vepra letrare me frymëzim
patriotik. Propaganda e bërë në këtë kohë mundësoi hapjen e shkollave shqipe, formimin e shoqërive
patriotike, botimin e veprave letrare dhe teksteve shkollore të cilat kanë qenë e pranishme në këtë revistë.
Një ndër artikujt e pasqyruar në revistë është ajo e datës 20.12.1885 ―Epiri nuk është vend grek‖330
ku bëhet
fjalë, veç të tjerave, për hapjen e shkollave shqipe në Shqipëri, pa u futur në faktet më konkrete që të
tregojnë në cilin vit janë hapur, në cilat fshatra, cilët janë arsimtarët e parë dhe në ç‘kushte punojnë. Në
artikullin “Fryn erë e lirë” të datës 15.11.1886, De Rada është i mendimit se duhet të pranohet alfabeti latin
i Kristoforidhit, pasi atëherë veprat e botuara do të shpërndaheshin në të gjitha brigjet ku rreh zemër
shqiptari.331
Rol të rëndësishëm në zhvillimin e kulturës arbëreshe dhanë dhe familja e Darenjve. Dallojmë
kontributin e njërit prej tyre atë të Darës së Ri, jo vetëm si autor i një poeme me cilësi artistike, por dhe si
person politikisht i afirmuar dhe shkencëtar i njohur. Ai është një ndër bashkëpunëtorët e ―Flamurit të
Arbrit‖ dhe ―Reformës së Françesko Krispit‖.332
Në një letër të dërguar De Radës, Gavril Dara shpreh
dashurinë dhe respektin e madh që ekziston për stërgjyshërit arbëreshë të larguar nga Kruja në drejtim të
Italisë në fshatin Palaxo Adriano, për t`u shpëtuar forcave osmane. Kjo letër u nis të botohej në revistën
―Flamuri i Arbrit‖, por ka shumë mundësi të jetë vënë mënjanë nga De Rada, në pritje ndoshta të një varianti
tjetër pak më të gjerë në formën e një artikulli. Kjo letër ka rëndësi sepse e shkroi në variantin arbërisht, por
ka rëndësi edhe si material burimor për studimin e gjuhës sonë amtare. Gavril Dara vinte nga një familje ne
Palaxo Adriano. Gjyshi i tij Gavril Dara (plaku) ishte doktor në mjekësi dhe për drejtësi, si dhe ka qenë një
ndër mbledhësit e parë të folklorit arbëresh në Italinë e jugut. Këtë punë e çoi më tej i biri Andre Dara, i ati i
Gavril Darës së Ri. Punën e gjyshit dhe babait të tij e nxiti dhe e çoi më tej Gavril Dara i Riu. Në letrën
dërguar De Radës, evokoi të kaluarën dhe historinë e popullit të tij, duke u bërë thirrje bashkëkohësve të tij
për bashkim kombëtar shqiptar. Letra është përshtatur në shqipen e sotme. Ai i shkruante De Radës si më
poshtë:
“Zot im i shquar, së pari lyp ndjesë pse vonova të të përgjigjesha për të shkruar për këtë e për atë,
druaj se jam fajtor ndaj tyre,ndaj tyre që qysh i ri mësova të nderoj si më i pari e më i kujdesshmi i të
gjithëve që kanë tretur errësirën e moçme që mbulonte gjuhën e lavdisë së arbrit. Tashti vij dhe të
plotësoj dëshirën tënde që më kallëzoi miku dhe vëllai im i zemrës Frederik Ferrioli. Nga sa kemi
dëgjuar prej prindërve tanë, arbëreshët që ndërtuan Palac Adrianin u nisën nga Kruja, nga viset afër
330
Hysa, ―Veprimtaria publicistike e De Radës në revistën ―Flamuri i Arbrit‖, 41. 331
Po aty 332
Po aty,.37
65
Krujës pasi ranë në duart e turqve pas vdekjes së Skënderbeut. Ishin 2000, vozitën nga Lezha dhe
shkuan në Katania. Ata mbetën 2 vjet nëpër tenda e kasolle pa vend e pa tokë, të gënjyer me sot e
nesër, sa më në fund mbreti i Napolit u dhuroi livadhet ku ndërtuan katundin. Në ato kohë këto
livadhe i përkisnin Manastirit te Gropës së Re dhe mbaheshin nga Xhovani Vilarao me të cilin bënë
marrëveshje të paqtë më 18 maj 1482. Njëqind vjet më parë se të mbërrinin arbëreshët, ai vend ishte
një fshat i vogël, por në 1482 ai kishte ndryshuar aq sa Boko Pirri shkroi se ai vend ku u ndërtua
Palac Adriani shtrihej mbi një vend rrëzë malit në luginën e Maxores në Palermo. Pjesa më e madhe
ishte fushë. Në krye të fshatit të kroit të madh buron një lumë që e ndan katundin më dysh. Rrugët
janë të gjera, të gjata dhe të ndërtuar bukur. Shtëpitë janë të rregulluara dhe të ndërtuara bukur. Të
ardhurit ishin bujarë, të pasur, të afërm të heroit Skënderbe dhe prunë me vete shumë pasuri.
Pas pak vjetësh fshati nisi të lulëzojë, si u shkulën pyjet dhe drizat u mbushën me vreshta, ullishta,
pemëtore e kopshte. Njëqind vjet me pas, në kohën e Perandorit Karl V, arritën arbëreshë të tjerë të
cilët zunë vend në atë rrugë që dhe sot quhet “Rruga Korenejve”.
Gavril Dara shprehet se palaxiotët janë të gjatë, të bëshëm, të zgjuar, trima e besnikë. Gratë janë të
bukura e të hijshme. Ato janë të kujdesshme, pastërtore dhe të urta. Në Palaxo Adriano kanë lindur burra të
ditur, të shquar si Pal Prifti, Zef Krispi, Jani Bidrro, gjyshi i tij Gavril Dara që i dha shkrimet, ndër të tjera
shumë proverba si dhe një fjalor italisht-arbërisht.333
Në artikullin që Gavril Dara (i riu) botoi mbi historikun e Palaxo Adrianos në revistën ―Flamuri i
Arbrit‖ më 30 prill 1884, me sa duket me kërkesë të De Radës, ka vënë në dukje disa faktorë që nuk
përmenden në këtë letër, si pjesëmarrjen e arbëreshëve të këtij fshati në luftë krahas Xhuzepe Garibaldit për
bashkimin kombëtar të Italisë. Ai ka shtuar gjithashtu familje të tjera arbëreshe të atjeshme. Në hyrje të
letrës, shfaq ndjenjën e dashurisë dhe të respektit për De Radën, duke ngritur lart meritat e mëdha patriotike
të tij. Si letra, ashtu dhe artikulli, janë dy dokumente të rëndësishme që dëshmojnë për patriotizmin e poetit
arbëresh Gavril Dara, për qëndrimin e tij afër popullit shqiptar e të popullsisë arbëreshe, si atdhetar i së
njëjtës gjuhë. Krahas familjes së Darenjëve, De Rada ruajti raporte të mira edhe me të tjerë patriotë, të cilët e
ndihmuan në luftën e tij për zhvillimin e kulturës dhe ideve revolucionare shqiptare. Të tillë ishin vëllezërit
Frashëri, ku secili prej tyre ka vlera të veçanta në ndihmën e dhënë për afirmim kombëtar të shqiptarëve. Në
gazetën ―Flamuri i Arbrit‖ shprehen në artikuj të veçantë raportet që kanë ekzistuar midis De Radës dhe
vëllezërve Frashëri, si dhe angazhimi dashamirës i tyre në aspektin kulturor dhe politik. Një artikull i tillë,
është ai i datës 30.11.1883,334
―Lajme nga Janina‖ ku nga njëra anë shprehet optimizmi për fatin e Lidhjes si
dhe hidhërimi i ndjerë nga gjithë patriotët e vërtetë. Shprehen dhe reprezaljet e pushtetit turk ndaj atyre që
organizuan Lidhjen dhe protestën e De Radës ndaj një politike të tillë. Revista ―Flamuri i Arbrit‖ me artikujt
333
Ahmet Kondo,‖Nji letër e Gavril Darës‖, Ylli, Nr.12, dhjetor 1975, 26 334
Hysa, ―Veprimtaria publicistike e De Radës në revistën ―Flamuri i Arbrit‖, 33.
66
e saj, jo vetëm trajtoi problemet jetike të popullit shqiptar, por shërbeu edhe si informatore e ngjarjeve më të
fundit lidhur me rezistencën pas shkatërrimit të Lidhjes së Prizrenit. I tillë është artikulli ―Vrasja e Mehmet
Ali Pashës‖, botuar më 20 qershor 1883, i cili u botua posaçërisht për t`i treguar opinionit lexues se
rezistenca shqiptare vazhdon edhe pas shkatërrimit të Lidhjes, se ata mbeten kundër vendimeve të Kongresit
të Berlinit dhe se nuk tuten as para autoriteteve te larta si Mehmet Ali Pashë Maxhorit dhe ushtrisë së tij të
armatosur.335
Lufta kryengritëse e shqiptarëve është pasqyruar përmes botimeve të artikujve të veçantë në
gazetën ―Flamuri i Arbrit‖. Artikulli me titull ―Lidhja e malësorëve‖, botuar më 20 qershor 1883, pasqyron
zjarrin kryengritës të Lidhjes, ku flitet për besëlidhjen e malësorëve të Shkodrës për të mos lejuar zbatimin e
vendimeve të Berlinit. Përveç gazetës ―Flamuri i Arbrit‖ lidhur me rezistencën e shqiptarëve, informata kanë
dhënë dhe gazetat e huaja nga të cilat De Rada ka nxjerrë disa shënime. Në artikullin ―Kërkesat e
shqiptarëve‖ më 10 qershor 1885, jep lajme të botuara në shtypin evropian ku shkruhet se kryengritja e
shqiptarëve ende nuk është shuar, sidomos në Prizren, ku kryengritjet vazhdojnë dhe kryengritësit kërkojnë
edhe të mos paguajnë taksa të reja. Po në këtë artikull, jepet informatë tjetër për Korçën, për të cilën thonë se
është djegur sepse, në kohë të fundit, ndihmoi Lidhjen e Prizrenit. Në lajmin e fundit të këtij artikulli, bëhet
fjalë përsëri për një besëlidhje të shqiptarëve të veriut, të cilët kërkojnë të paguajnë vetëm taksat e vjetra që
kanë paguar të parët e tyre dhe të lirohen krerët e Lidhjes së Prizrenit, të cilët kërkuan nga Kongresi i Berlinit
autonominë e Shqipërisë336
. Në artikullin ―Lëvizje e madhe në afërsi të Prizrenit‖ botuar më 20 maj 1885, De
Rada boton korrespondencën e një bashkëpunëtori i cili flet për një lëvizje të madhe shqiptare në Prizren në
rrugën për Ferizaj. Kjo luftë përfundon në 1 mars 1885 kur kryengritësit mbërrijnë në Prizren. Suksesi i
kryengritësve tregon më së miri jehonën e vazhdueshme të Lidhjes, gjendjen e gatshme të shqiptarëve për të
luftuar dhe më tutje, derisa të realizojnë autonominë. Një artikull tjetër pragmatik është ai me titull ―Ç`i
lipset Shqipërisë”, botuar vetëm pjesa e parë në numrin e fundit të revistës, më datë 15 shtator 1887, pjesa e
dytë nuk u botua sepse u ndërpre dalja e revistës. Në këtë artikull paraqiten mendime rreth rregullimit
shtetëror të Shqipërisë dhe tregohet mënyra e daljes nga kriza politike apo asgjësimi i rrezikut nga shtetet e
huaja.337
De Rada nuk ka sjellë aspak qëndrime utopike, por ka parashtruar vizionin politik të një të
ardhmeje, pa u larguar nga mundësitë reale, të një të ardhmeje bazuar ne kushte reale për një zhvillim normal
të një shoqërie dhe një shteti, ndonëse aty-këtu mund të shohim edhe pikëpamjet e gabuara të De Radës,
rreth autonomisë që propozon ai nën shtetin turk e të tjerë. Edhe pse nuk e kemi në tërësi të shprehur
mendimin e tij, pasi i mungon pjesa e dytë, ―Flamuri i Arbrit‖ u bë një organ luftarak kundër planeve dhe
propagandës të shkombëtarizimit të popullit shqiptar. Siç paraqitëm dhe më lart, në faqet e saj u botuan
artikuj dhe letra me anë të të cilave De Rada vinte në dijeni gjendjen brenda dhe jashtë vendit si dhe fatin e
335
―Lajme nga Janina‖, Flamuri i Arbrit, 30.IX.1883 336
Hysa, ―Veprimtaria publicistike e De Radës në revistën ―Flamuri i Arbrit‖,. 30. 337
―Ç‘i lipset Shqipërisë‖, Flamuri i Arbrit Nr.7, 15.IX.1887,1
67
revistës, pengesat që ndeshte ajo nga autoritetet turke, greke, etj. De Rada, përmes gazetës ―Flamuri i Arbrit‖
paraqiti luftën e shqiptarëve, shpirtin luftarak, si dhe bënte thirrje të mbanin gjallë ndjenjën e luftës të
armatosur për çlirim kombëtar. Lëvizja kombëtare vazhdoi si gjatë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, edhe pas
shkrirjes së saj. Ngjarjet gjatë viteve 1883-1885 paraqitën interes dhe De Rada i parashtroi këto ngjarje në
faqet kryesore të ―Flamurit të Arbrit‖. Fletoret italiane vinin në dukje se Mali Zi nuk arriti të marrë me
dhunë krahinat shqiptare dhe kërkoi ndihmën e Rusisë për marrjen e Plavës dhe e Gucisë. Forcat malazeze
ishin thyer disa herë nga forcat shqiptare, sepse populli ynë bënte një luftë të drejtë. ―Ai nuk donte t’ia dinte
për Malin e Zi, e vitin e kaluar luftoi bile kundër sulltanit‖ 338
, shkruante atë muaj ―Flamuri i Arbrit‖. Përmes
botimeve, u vunë në dukje kryengritjet e Lidhjes së Prizrenit, arrestimet e krerëve të Lidhjes. Ndonëse Lidhja
Shqiptare e Prizrenit u shua, pati sërish lëvizje sporadike të formës së kryengritjes. Të gjendur në një situatë
të tillë, fqinjët tanë ballkanas filluan të veprojnë më gjerë duke kombinuar plane të përbashkëta kundër
Shqipërisë. Nëpërmjet ―Flamurit të Arbrit‖, De Rada ngrinte zërin kundër pretendimeve serbe për të
ashtuquajturën ―Serbi e vjetër‖ apo planeve greke. Në këtë periudhë, nuk mund të lihen në heshtje edhe
synimet e Austrisë dhe Italisë ndaj Shqipërisë. Austria dilte me kërkesën për krijimin e një principate
shqiptare në veri, e cila duhej të ishte nën kujdesin e saj. Në lidhje me këtë, De Rada shprehej kundër Gustav
Majerit, i cili shkruante në vitin 1883 se shqiptarët, me rastin e vizitës së tij në vendin tonë, i kishin shprehur
dëshirën për bashkimin e Shqipërisë me Austrinë. Ky aneksim, sipas Gustav Majerit, do të ishte i
përkohshëm. Qeveria austriake, sipas tij, do t‘i jepte Shqipërisë kulturën dhe qytetërimin e saj. De Rada i
përgjigjej me forcën e një të riu atdhetar se Shqipëria nuk i varte shpresat tek Austria dhe as tek Italia, por
tek bijtë e saj të përhapur në Rumani, në Egjipt, në kolonitë shqiptare të Italisë dhe tek vetë populli
shqiptar.339
Në një artikull të botuar në ―Flamuri i Arbrit‖ në datën 20 shtator 1883, me titull ―Austria dhe
Shqipëria‖, De Rada ngriti zërin kundër politikës agresive të Austrisë ndaj Shqipërisë së veriut duke e
akuzuar atë se ku ishte bazuar dhe kush e kishte këshilluar, që Shqipëria e poshtme të lihej mënjanë. Me këtë
rast, ai u tërhiqte vëmendjen shteteve të mëdha të Evropës:“Ne donim që Evropa të jetë në paqe e të dojë të
mirën e Shqipërisë, të mos zgjidhet kjo çështje nga Turqia, e cila nuk ka aspak të drejtë të ndërhyjë në fatet e
këtij populli të lashtë, i cili kërkon vetëm autonominë në territorin e tij dhe asgjë tjetër.‖340
De Rada dhe
patriotët e tjerë shqiptarë shprehnin, nëpërmjet botimeve të ndryshme, dëshirën për të njohur Shqipërinë në
arenën ndërkombëtare. Ideja për autonomi ishte përhapur gjerësisht në katër anët e Shqipërisë. Sipas De
Radës, Shqipërinë e vogël dhe pa përkrahje do ta shpëtonin vetëm bijtë e saj, duke luftuar me armë dhe
pendë në dorë. Në një këngë botuar tek ―Flamuri i Arbrit‖ më 30 mars 1884, populli thotë ndër të tjera:
O sulltan mos jip pëlqim
338
Kondo, ―Merita patriotike e Jeronim De Radës pasqyruar në revistën Flamuri i Arbrit‖....,.102. 339
Po aty, 104. 340
―Austria dhe Shqipëria‖, Flamuri i Arbrit, Nr.2, Koriliano Kalabro, 20 shtator 1883, 1
68
E mbajmë vetë Shqipërinë
Ne nuk shkojmë në Mal të Zi
As me serb as me Austri
As me turk as me Greqinë
Duam vetëm autonominë341
Atdhetari De Rada ka meritë sepse, nëpërmjet organit të tij, u lidh më afër me atdhetarët përtej Adriatikut
dhe bashkë me ta, rrahu mendime në fushën politike, arsimore dhe gjuhësore, si elemente kryesore që
ndihmonin në punën e madhe për formimin e mëtejshëm të unitetit kombëtar. Me anë të kësaj reviste, De
Rada transmetoi zërin e popullit shqiptar. Ai i tregoi botës se atje tej Adriatikut, ndodhet një popull i lashtë
që kurrë nuk u është përkulur pushtimeve dhe sulmeve të huaja, por ka luftuar me trimëri përballë armikut që
të rrojë i lirë si komb. Megjithatë kjo revistë nuk pati jetë të gjatë, qoftë për mungesë fondesh financiare,
qoftë për arsye të pengesave që i nxirrte censura turke, madje dhe ajo greke, dobia e saj për çështjen
shqiptare qe e madhe. Pengesat nisën të shkaktoheshin njëkohësisht dhe nga politika antishqiptare e Turqisë,
Austrisë, Italisë, Serbisë, Bullgarisë, Malit të Zi. Përdoreshin lloj-lloj mënyrash dhe formash për të penguar
botimin, shpërndarjen, shfrytëzimin e së përkohshmes. Por sërish Dora d‘Istria e këshillonte të ishte i duruar.
Në letrën e 18 prillit të 1844, ajo shkruante: ―Kam parë me dëshpërim letrën tuaj, se ju kanë dalë telashe për
botimin e një vepre aq të dobishme si “Flamuri i Arbrit” . Është për të ardhur keq, që shpeshherë hasim
pengesa në punë që përpiqemi t`i bëjmë vetëm me devotshmëri dhe dashuri. Por durimi është i domosdoshëm
dhe ne duhet të jemi gjithnjë këmbëngulës për të marshuar përpara”.342
Pavarësisht përpjekjeve për ta
mbajtur në jetë këtë të përkohshme, De Rada nuk ia arriti qëllimit. Sidoqoftë, e përkohshmja ―Flamuri i
Arbrit‖ qe një flamur dhe një flakë e gjallë atdhedashurie e një shqiptarizmi të kulluar. Në këtë organ, De
Rada shtroi me forcë çështjen politike të kombit duke mbrojtur të drejtat e popullit tonë, duke e bërë të
njohur çështjen shqiptare në Evropë. Kjo revistë i dha të kuptojë diplomacisë evropiane se në bregun lindor
të Adriatikut kishte lindur një çështje tjetër, çështja shqiptare. Nëpërmjet kësaj të përkohshmeje, De Rada
krijoi marrëdhënie mes arbëreshëve të Italisë dhe arbëreshëve të Shqipërisë, si dhe atyre që gjenden në vise
të huaja, si Turqi, Egjipt, Greqi, Rumani, etj. Kjo revistë luftoi me patriotizmin më të madh kundër
pushtuesit osman si dhe synimeve të huaja në vendin tonë. Ai demaskoi qëllimet e shovinistëve fqinjë në
Ballkan, serbë, malazezë, grekë, si dhe politikën ekspansioniste italiane dhe austriake. Mund të thuhet se
―Flamuri i Arbrit‖ është i vetmi organ i parë i shtypit periodik shqiptar që bashkoi inteligjencën shqiptare të
asaj kohe, të shpërndarë në katër anët e botës. Në faqet e kësaj reviste, De Rada mbrojti me zjarr para
opinionit evropian çështjen e ekzistencës së kombit shqiptar, duke provuar se shqiptarët kishin një gjuhë të
341
Kondo, ―Merita patriotike e Jeronim De Radës pasqyruar në revistën Flamuri i Arbrit‖, 106. 342
Po aty
69
tyre, historinë e tyre të lashtë, letërsinë, folklorin dhe shtypin periodik.343
―Flamuri i Arbrit‖ u bë me të
vërtetë flamur e trumbetë që thërriste shqiptarët për çlirimin e mëmëdheut.344
“Suksesi i revistës i detyrohej
dy fushave të ndryshme, dy arsyeve po aq të ndryshme; idesë së kombësisë shqiptare që për herë të parë u
formulua nga De Rada si një kërkesë drejtësie drejtuar diplomacisë evropiane, dhe përhapjes së letërsisë
shqiptare...‖, thoshte studiuesi i mirënjohur Mikele Markiano.345
Me gjithë dëshirën e madhe, pas katër
vitesh lufte dhe përpjekjesh, mes mundimesh, hidhërimesh e mërzitjesh të shumta, për arsye ekonomike dhe
nga censura të mëdha, u shua flaka e ―Flamurit të Arbrit‖. Duke i munguar dhe përkrahja e pajtimtarëve, De
Rada u detyrua të mbyllë redaksinë e revistës. Lidhur me shkaqet e mbylljes së saj flet vetë De Rada në një
letër që i dërgon Gustav Majerit. Ja çfarë i shkruan atdhetari i shquar këtij albanologu: ―“Flamuri i Arbrit”
pushoi së qarkulluari pas numrit të shtatë të vitit të tretë. Më erdhi keq sepse u ndërpre botimi i dramës së
Anton Sartorit dhe sepse pushoi një dëshmitar tjetër i thjeshtë dhe i vërtetë i qenies sonë në mërgimin e
trashëguar. Por ç’ti bësh? Mua më mbeti një kredi e humbur prej 2400 lireta, nga pajtimtarë detyrues të
vonuar. Nuk pata më nga të miat për t’i përdorur si paradhënie.346
I zënë ngushtë nga huadhënësit kam
shitur me humbje grigjën. Dhe tash tri javë më kot po përpiqem të shes një copë tokë...‖.347
Sidoqoftë, e
përkohshmja ― Flamuri i Arbrit‖ hyri në historinë e shtypit shqiptar si revista e parë letraro-politike. Ajo bëri
shërbime të mëdha për njohjen e Shqipërisë në opinionin publik evropian, si vend i një populli të lashtë e me
tradita, që ruajti me krenari tiparet e tij të veçanta, duke qëndruar me armë në dorë për të fituar lirinë dhe
pavarësinë kombëtare. Në plan të parë në këtë revistë vihet ana politike e pastaj ajo letrare. Ndonëse qe e
njohur si e përkohshme letraro-politike, ana politike zë një vend më të gjerë në të. Kjo ndodh ngaqë çështja
shqiptare, në atë kohë, ngjalli një interes të veçantë në opinionin publik evropian. Në artikujt e kësaj të
përkohshmeje shihet forca goditëse kundër prapaskenave dhe planeve të shteteve fqinje, të cilët përpiqeshin
në të gjitha mënyrat të copëtonin Shqipërinë. Ajo përçoi jo vetëm zërin e popullit shqiptar e arbëresh, por
ndihmoi në afrimin e lidhjeve ndërmjet tyre si popuj të cilët kishin një gjuhë të përbashkët, e gjithashtu diti të
bëjë për vete shumë lexues të huaj, të cilët shprehnin ndjenjën e nderimit dhe dashurisë ndaj popullit
shqiptar.348
3.4 Anselmo Lorekio dhe e përkohshmja “La Nazione Albanese”
Gazetaria italo-arbëreshe ose arbëreshe ka veçoritë e saj të lindjes dhe zhvillimit, në dallim me
gazetarinë shqiptare të zhvilluar në Rumani,Turqi, Bullgari, Egjipt, SHBA, etj. Ajo, në raste e periudha të
343
Kastrati, Jeronim De Rada, (Jeta dhe Veprat), 170. 344
Jehona,Nr.6, Shkup,1968, 40. 345
.Michele Marchiano, L’Albania e l’opera di Girolomo De Rada, (Trani :V.Vecchi,1902 ), 23. 346
Jub Kastrati, ―Flamuri i Arbrit me rastin e 100 vjetorit te krijimit‖,31. 347
Kastrati ,‖Flamuri i Arbrit me rastin e 100 vjetorit te krijimit‖, 171. 348
Ahmet Kondo, Flamuri i Arbrit, (Çështja kombëtare), (―Naim Frashëri‖, Tiranë 1967), 60.
70
ndryshme, ka dhënë kontribut në njohjen dhe zgjidhjen e çështjes kombëtare. Shfaqet si nismë vetjake apo e
përbashkët e 2-3 personaliteteve që, për motive atdhetare, shoqërore, kulturore, botojnë një gazetë a revistë.
Ndër shumë personalitete të shquara të shtypit arbëresh, si Jeronim De Rada, Zef Skiroi, Françesko Strusi
Petka, Rosolina Petrota,Terenc Toçi, etj., përmendet dhe Anselmo Lorekio.349
Ky themeloi dhe botoi, nga viti 1897 deri kur ndërroi jetë, më 22 mars 1924, revistën politike, letrare
dhe kulturore ―La Nazione Albanese‖. Po cili ishte Lorekio? Çfarë rëndësie pati revista e botuar prej tij?
Cili qe kontributi i tij në çështjen kombëtare shqiptare? Anselmo Lorekio lindi më 3 nëntor 1843 në
komunën italo-shqiptare të Pologorisë (Katonzaro), Kalabri. U rrit në gjirin e një bashkësie arbëreshe
liridashëse, që ruante me ngulm traditat stërgjyshërore, së bashku me kujtimet e lavdishme të qëndresës së
trimave të Skënderbeut, me dashuri për gjuhën amtare dhe për tërë visarin e bukur kombëtar. Për sa u përket
studimeve, mund të themi që, pas shkollës fillore dhe të mesme, ndoqi studimet e larta për drejtësi në
Universitetin e Napolit. Në përfundim të studimeve, u zgjodh sekretar krahinor i Katanzaros. Që në moshë të
re, interesohej shumë për çështjen shqiptare, sidomos kur veprimtaria letrare, politike e kulturore po
zgjerohej e po dendësohej gjithnjë e më tepër. 350
Anselmo Lorekio së bashku me De Radën, Bilotën e me
arbëreshë të tjerë, ishin nismëtarët e organizimit të Kongresit të Parë Gjuhësor të Shqipes që u hap më 1 tetor
1895 në një nga mjediset e gjimnazit Garopoli të Korilanës. Në këtë kongres, ishin zgjedhur pjesëmarrës
pothuajse nga gjithë vendbanimet arbëreshe. Ishte ftuar arbëreshi Françesko Krispi. Anselmo Lorekio u
përgëzua përmes letrave falënderuese për nismën e marrë. Një e tillë ishte ajo e dërguar nga Faik Konica,
drejtor i revistës ―Albania‖ që botohej në Bruksel. Ja çfarë i shkruante: “Jam shumë i kënaqur si shqiptar e si
filolog që mund t’ju drejtoj përgëzimet e mia për veprimtarinë që ndërmorët. Shoqata kombëtare shqiptare
do t’u ndihmojë jo vetëm përhapjes sëe idesë madhore, por dhe studimeve shqiptare në veçanti. Në çdo kohë
arbëreshët e Italisë janë përpjekur për të qartësuar vëllezërit e tyre që dergjen në padituri përtej Otrantos.‖
Edhe shqiptarët e shoqatës së Stambollit përgëzuan Lorekion përmes një letre të datës 23 prill 1897:
“Përbërja e re e shoqatës suaj kombëtare na i mbush zemrat me gëzim dhe shpresë. Me mirënjohje të madhe
ne u detyrohemi vëllezërve tanë të Italisë. Ndonëse ju jetoni prej kaq shekujsh në një vend të huaj, nuk keni
munguar asnjëherë të kujtoni mëmëdhenë, duke i sjellë shërbime të mëdha kombësisë sonë. Ju zotërinj jetoni
në një vend të lirë e mund të shkruani dhe botoni çfarë t’ju pëlqejë. Shoqata juaj do të jetë pikëmbështetje
përmes së cilës mund të nxisim ndjenjat liridashëse të shqiptarëve dhe të bëjmë që të njihen nga Evropa e
qytetëruar. Me interes do të lexohen nga shqiptarët botimet tuaja e shumë të rinj do të vijnë atje te ju, të
punojnë bashkë me ju, për ringjalljen e atdheut.‖351
Edhe kryesia e shoqatës ―Dituria‖ nga Bukureshti
përshëndeti kongresistët e lartpërmendur, ndërsa një rreth filo-austriak i Shkodrës u orvat ta paraqiste
349
Hamit Boriçi, ―Albania,shtypi arbëresh mes informimit dhe kulturës‖, Jehona, e shtunë 29 janar 2005,.21 350
Ramadan Sokoli, ―Arbëreshi Anselm Lorecchio dhe revista La Nazione Albanese‖, Koha, Nr.52,
16 mars 2011,43 351
Po aty, .44
71
Anselmo Lorekion armik të fesë katolike, por shumë shpejt iu dha përgjigja e merituar nga vetë shqiptarët e
mirëfilltë shkodranë. E përdyjavshmja ―La Nazione Albanese‖, e cila u botua rregullisht nën drejtimin e
Anselmo Lorekios nga 15 janari 1897 deri në 22 mars 1924, bëri gjatë 27 viteve punë të vyer për çështjen
shqiptare. Në 1897, kur nisi botimi, pati shumë reagime pozitive dhe përshëndetëse nga opinioni shqiptar. E
përjavshmja ―Shqipëria‖ e Bukureshtit, me daljen e numrit të parë të ―La Nazione Albanese‖ shkruan: “Nuk
besojmë të ketë shqiptarë nga ata që duan mëmëdhenë dhe dinë të lexojnë, që të mos i kenë dëgjuar emrin
Anselmo Lorekios. Tani së fundmi, ai botoi revistën “La Nazione Albanese” e cila shkruhet me mendjen e
një politikani dhe i shërben shumë kombit.” Ajo pasqyron historikun e veprimtarisë politike, letrare,
kulturore të asaj kohe, duke i bërë jehonë lëvizjes sonë kombëtare si dhe duke mbështetur fuqimisht me
përkushtim çështjen e pavarësisë kombëtare. Krahas shënimeve letrare, recensioneve, përkujtimoreve, etj., te
kjo e përdyjavshme prej 12 deri 16 faqesh, plot me lëndë të pasur, gjenden njoftime për ngjarjet e kohës,
korrespondenca nga Shqipëria, memorandume e protesta parashtruar Fuqive të Mëdha për mbrojtjen e të
drejtave tona kombëtare.352
Koleksioni i ―La Nazione Albanese‖ është thesar i paçmuar dokumentesh,
lajmesh, shkrime historike, politike dhe letrare që i përkasin Shqipërisë prej shkrimtarëve më të njohur
shqiptarë dhe italo-shqiptarë.
Anselmo Lorekio, shkrimtar dhe poet, mirëpriti në revistën e tij artikuj e poezi edhe të shkrimtarëve të
rinj që rrisnin grupin e vogël të lexuesve të gjuhës dhe letërsisë shqipe. Në të bashkëpunuan De Rada, Z.
Skiroi, B. Bilota, Pjetër Komodeka, M.La Piana, T. Toçi, Manilo Beniçi, Luigji Lorekio e shumë të tjerë.353
Anselmo Lorekio e pasqyroi koleksionin e 20 viteve të ―La Nazione Albanese‖ edhe në veprat e tij: Çështja
Shqiptare, mendimi politik shqiptar në ndërlidhje me interesat italiane, Shqipëria (Albania) në 4 vëllime, si
dhe shumë shkrime të tjera u shfaqën në periodikë të tjerë. Krahas botimeve të artikujve të ndryshëm,
poezive dhe njoftimeve të shumta rreth botimeve për Shqipërinë, për gjuhën dhe letërsinë shqipe në faqet e
revistës ―La Nazione Albanese‖, që nga dimri i parë i vitit 1900, filloi të botohej përkthimi italisht i veprës
madhore të Marlin Barletit rreth jetës dhe bëmave të Skënderbeut dhe, po në atë revistë, mes monografive
me vlerë, u botua përkthimi i punimit të Sami Frashërit ―Shqipëria ç`ka qenë, ç`është e ç`do të bëhet‖ si dhe
poema e Gavril Darës së Ri: ―Kënga e sprapsme e Balës‖.354
Aktivisti e mendimtari Anselmo Lorekio mori
pjesë gjallërisht në jetën politike dhe kulturore të shqiptarëve. I dukshëm ishte aktiviteti në Kongresin e dytë
arbëresh në 1897. Ai, përveç revistës ―La Nazione Albanese‖ botoi dhe disa libra që vlejtën jo vetëm për
kulturën shqiptare, por edhe për historinë mbarë ballkanike të asaj periudhe plot trazira. Më 1898, Lorekio
botoi vëllime me titull ―La questione albanese‖ me përmbledhje shkrimesh të ndryshme, ndërsa më 1904
botoi vëllimin ―Il pensiero politico Albanese in rapporto agli interesi Italiani‖. Në këtë libër, ku shqyrtohej
352
Sokolo, ―Arbëreshi Anselm Lorecchio dhe revista La Nazione Albanese‖,45 353
Petrotta Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare,411 354
Po aty,f.412
72
gjendja ballkanike pas Traktatit të Berlinit, është përfshirë një dokumentacion i rëndësishëm lidhur me
veprimtarinë e arbëreshëve në dobi të Shqipërisë. Një ndër veprat më të dëgjuara është ―Albania‖ me 4
vëllime, me përmbledhje aktesh të Rilindjes Shqiptare, memorandumet (1919-1920-1922) si dhe artikuj
zgjedhur nga numrat e revistës ―La Nazione Albanese‖. Ai përpiqej të çante përpara me realizëm politik në
vorbullën e ngatërresave ballkanike, duke ngulmuar në parimin thelbësor ―Shqipëria e shqiptarëve‖, në një
kohë kur tërësia tokësore e vendit tonë kërcënohej nga lakmitë serbe dhe greke, si nga synimet
ekspansioniste të Austrisë dhe Rusisë.355
Në faqet e këtij organi, u mbrojtën të drejtat e popullit shqiptar si
dhe iu bënë të njohura lexuesve shqiptarë e të huaj ngjarje të rëndësishme të lidhura me kombin tonë. Moria
e artikujve dhe kronikave përbën një thesar për kulturën dhe letërsinë shqiptare. Vepra e Anselmo Lorekios
nuk mbeti me kaq. E dukshme qe veprimtaria e tij në Kongresin e Parë arbëresh më 1895, për t`u bërë më e
fuqishme në Kongresin e dytë arbëresh, më 1897. La një pasuri të çmuar letrare e dokumentare me veprën
―Çështja shqiptare‖ botuar më 1898, ―Mendimi Politik Shqiptar‖ më 1904 dhe veprën me disa vëllime
―Albania‖ e cila përmban dokumente, memorandume, thirrje, peticione, deklarata, raporte dhe artikuj të
periudhës 1862-1893, të cilat paraqesin mjaft interes për historinë shqiptare. Anselmo Lorekio u çmua dhe u
vlerësua nga personalitetet më të ndritura shqiptare të kohës si Ismail Qemali, Faik Konica, Luigj Gurakuqi,
e të tjerë. U vlerësua dhe nga Federata ―Vatra‖ e shqiptarëve të Amerikës duke iu dhënë mandate për ta
përfaqësuar Lorekion në mbrojtje të të drejtave të kombit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. E
mprehtë ka qenë polemika e Lorekios me Konicën në dy organe të njohura, ―La Nazione‖ dhe ―Albania‖, por
i madh ka qenë dhe respekti që ushqyen për njëri-tjetrin, pavarësisht pikëpamjeve herë-herë të kundërta. Më
poshtë po sjellim disa nga vlerësimet e kujtimeve të Konicës për Lorekion:
“Ja dhe një tjetër nga kapedanët e vjetër të lëvizjes shqiptare u zhduk nga mesi ynë… kohëra të
largëta të mbuluara pakëz me mjegull për ata që bënin sehir por jo për ata që merrnin pjesë në
lodrën e shtypit. Por këto luftëra mendimesh sado të ashpra nuk linin shije të hidhur në
marrëdhëniet e mia personale me Don Anselmon kurdoherë të mira.” 356
Dihet që marrëdhëniet mes Lorekios dhe Faik Konicës ishin përmirësuar, duke lidhur miqësi të fortë
mes tyre. Lorekio ishte një burrë i drejtë që dha prova për ndershmërinë e tij, punoi deri në vdekje për një
ideal që pjesërisht e pa të kthehej në realitet. Rrëfeu një besim të pashembullt për rilindjen e kombit të
Skënderbeut dhe dëshiroi një bashkëpunim vëllazëror italo-shqiptar. Kjo vihet re në shumë shkrime të tij si
dhe në një letër dërguar gazetës ―Secolo‖ të Milanos, në tetor të vitit 1901, ku shkruante:
“Është e padyshimtë se Italia ka interesat e saj jetike dhe të drejtpërdrejta që të marrë masa
mbrojtëse e të zhvillohet fort në Adriatik. Është pikërisht në të këtillë interesa që veprimi italian gjen
pikëtakimin e tij me çështjen shqiptare, veprim që, i mbajtur në caqet e drejta të tij, është e drejtë
355
Maksim Gjinaj, ―Anselmo Lorecchio-Figurë e shquar e qarkut kulturor arbëresh‖, Rilindja,12 prill 1944,11 356
Gjinaj, ―Anselmo Lorecchio-Figurë e shquar e qarkut kulturor arbëresh‖, 11.
73
legjitime që i takon, pasi Adriatiku është det italian dhe shqiptar dhe kombësitë e tjera që do të donin
të luftonin për mbizotërimin e tij janë të huaja dhe të paftuara”.
Ndërsa në vitin 1902, në numrin e 15 shtatorit të ―La Nazione Albanese‖, në kryeartikull, shkruante:
―Mbi flamurin që me nderimin më të madh na besohej nga Jeronim De Rada, flamur i ngjyrosur me
ngjyrat e urrejtjes së përligjur dhe të papajtueshme kundër të gjithë armiqve të emrit dhe nderit
shqiptar, kemi dy moto: 1-Shqipëria për shqiptarët 2-Adriatiku det italian dhe shqiptar, pa u lëkundur
kurrë, pa rënë në ujdi, pa lënë veten të verbohemi nga kompromise të çdo lloji.357
Ky mendim i Lorekios qe përherë i qartë dhe i pa lëkundur, i pasqyruar në të gjithë koleksionin e
njëzeteshtatë viteve të ―La Nazione Albanese‖. Rreth pozitës dhe qëndrimeve që mbajti Lorekio për çështjen
shqiptare, duket sikur vihet në dyshim në çaste të caktuara synimi i tij. Në Fjalorin Enciklopedik shqiptar,
botuar në Tiranë në 1985, thuhet shprehimisht se Anselmo Lorekio i paskërka përkrahur përpjekjet e
qeverisë italiane për ta vënë atë në shërbim të politikës së saj në Shqipëri dhe se ai qenkërka shprehur për
―përforcimin e ndikimit të imperializmit në Shqipëri”. Por në fakt kjo nuk është e vërtetë ndonëse në dukje
shihet pak i dyshimtë qëndrimi i tij pro Italisë. Për sa i përket politikës në veçanti Anselmo Lorekio ndoqi dy
drejtime që mund të duken të kundërta me synimin përfundimtar. Aty nga mbarimi i shekullit XIX, kur
Perandoria Osmane tashmë e rrënuar ishte drejt fundit të saj, Shqipërisë i kanosej rreziku i copëtimit nga
Fuqitë e Mëdha. Si shumë udhëheqës së Rilindjes sonë kombëtare, Anselmo Lorekio mendonte se e keqja
më e pakët ishte statusquoja. Për Shqipërinë ishte më mirë zgjedha robëruese e Turqisë, sesa copëtimi apo
zhdukja nga harta politike. Por, nëse me statusquonë ishte e pamundur të ruhej tërësia tokësore shqiptare në
kuadrin e Perandorisë Osmane, atëherë kundrejt copëtimit tonë nga Rusia, Serbia e Mali i Zi, arbëreshi
Anselmo Lorekio parapëlqente bashkimin e Shqipërisë me Italinë, duke menduar se përndryshe, copëtimi
vendit do të ishte shkatërrim i mirëfilltë që do të dëmtonte rëndë identitetin tonë kombëtar.358
Për këtë arsye,
shoqata arbëreshe e kryesuar nga Lorekioja, hodhi këndvështrimin për mbrojtjen e të drejtave të kombit
shqiptar për liri dhe pavarësi. Shpresat e arbëreshëve dhe Lorekios për një mbështetje nga Italia duket se u
zbehën pasi u zhgënjyen nga politika qeveritare italiane. Përsëri, Lorekioja vazhdoi t`i bënte thirrje opinionit
publik që të pajtohej me atë politikë qeveritare. Ndonëse rreth tij pati dhe gjykime jo pozitive për politikën e
dyshimtë pro Italisë, figura e Anselmo Lorekios është dëshmi e ngritjes dhe e vetëdijes etno-kulturore,
nderim dhe lavdi për vetë Shqipërinë që e nxori nga gjiri i vet. I nderuari profesor Mario Ferrari Vrasagi nga
Puhëria e Kalabrisë, duke përkujtuar Anselmo Lorekion pati thënë: ―Ai është luftëtar i madh për pavarësinë
e Shqipërisë së asohershme. Shkroi dhe përjetoi për idealet tona, madje prishi pasurinë e vet për t`i
përhapur idetë e guximshme, për të mbajtur gjallë e famën e madhe të “La Nazione Albanese” që e botonte
në Puhëri pastaj në Romë, gjatë viteve 1904-1905. Duhet të jemi fatlumë që jemi bashkëvendës të Lorekios,
357
La Nazione Albanese, Nr1, janar-shkurt,1921 358
Sokoli, Arbëreshi Anselm Lorecchio dhe revista La Nazione Albanese ,48.
74
duhet të krenohemi që quhemi shqiptarë për gjakun tonë fisnik e të zjarrtë. Le ta duam ta studiojmë, ta flasim
e t’ua mësojmë vogëlushëve tanë gjuhën shqipe, që na dallon për një theksim veçanërisht të njerëzishëm
edhe kur flasim italisht. Le të kërkojmë që rrugës së quajtur “Viktor Emanueli” t`i vihet emri i Anselmo
Lorekios, madje ka ardhur koha të mendojmë për një përmendore që të kujtojmë figurën e madhërishme të
tij, që u bë zëri titanik i gjithë shqiptarëve duke tërhequr vëmendjen e Italisë si dhe të shteteve të tjera
evropiane rreth çështjes së pavarësisë së Shqipërisë.359
Veprimtaria e Lorekios u vu re që në hapat e para të
krijimit të lëvizjes kombëtare shqiptare deri në shpalljen e pavarësisë. Ai, bashkë me atdhetarë të tjerë si De
Rada, Ribero, Bilota, Skiroi, etj., ishte nismëtar i organizimit të Kongresit të parë gjuhësor të shqipes që u
hap më 1 tetor 1895. Më pas, në 20-22 shkurt 1897, drejtoi Kongresin e dytë të shqipes. Në këtë Kongres u
mor një sërë vendimesh që synonin njehsimin e alfabetit, çka do të mënjanonte turbullirat, por njëkohësisht u
vendos krijimi i një shoqate kombëtare shqiptare, ―Societa Nazionale Albanese‖, si dhe botimi i një reviste
italo-shqiptare. Revista që u botua ishte pikërisht ―La Nazione Albanese‖. Po si u vlerësua nga atdhetarët
shqiptarë botimi i saj? Si u vlerësua nga të huajt? Çfarë u pasqyrua në faqet e saj gjatë viteve të botimit? Në
redaksinë e ―La Nazione Albanese‖ erdhën shumë letra vlerësimi dhe falënderimi nga të gjithë vendet ku
kishte shqiptarë. Një letër e tillë është ajo e dërguar nga një grup atdhetarësh nga Bukureshti. Letra vijon si
më poshtë:
Bukuresht 16 mars 1897
I dashur bashkatdhetari Anselmo Lorekio
Kush është ai shqiptar që nuk është gëzuar nga botimi i gazetës “La Nazione Albanese” të drejtuar
nga zotëria juaj. Gjithkush që lexon shkrimet tuaja mbetet i mahnitur dhe ju do dhe admiron. Ne jemi
shumë shqiptarë që, si ju, gjendemi në tokën italiane, atdheun tonë të dytë, por nuk e harrojmë
atdheun tonë të vërtetë, Shqipërinë. Ndiejmë një gëzim të pamasë në zemër dhe falënderojmë Zotin që
nuk e lë Shqipërinë pa njerëz të mëdhenj si ju, të cilët mund të thërrasin me zë të lartë se ajo nuk ka
vdekur, por është gjallë dhe nuk do të zgjasë shumë kohë që do ta shohim të zërë vendin që i takon në
shoqëri. Besoj se gazeta që ju drejtoni do t’i shërbejë shumë çështjes shqiptare, sepse do t`i paraqesë
Evropës që Shqipëria dëshiron të jetë një shtet i vogël, por i denjë për të qëndruar në mes të Evropës.
Kur doli në dritë “Flamuri i Arbrit” e “Arbri i Ri” nga Jeronim De Rada e Xhuzepe Skiroi, nuk ishin
pjekur ende kushtet.360
Visar Dodani
31 mars 1897
Letrat falënderuese jo vetëm vlerësojnë Anselmo Lorekion dhe punën e tij, por afrojnë lidhjet mes
arbëreshëve dhe shqiptarëve të kudondodhur në botë. Periodiku ―La Nazione Albanese‖ bëhet që nga fillimi i
359
Po aty 360
―Gli italo-albanesi per laredenzione della loro patria diorigine‖,Albania Nr.11, 1923, 32
75
publikimeve të tij, zëri i popullit shqiptar, i mendimeve dhe aspiratave të shqiptarëve të kudondodhur. Gazeta
e mirënjohur e Bukureshtit shkruante rreth këtij qëllimi: ―Ato që paraqesin dhe prezantojnë popullin shqiptar
në shtypin e kohës, janë mendimet e pastra të zotit Anselmo Lorekio, pasardhës i njerëzve të Skënderbeut,
burrë me një patriotizëm të lartë, aktivist i pajisur me një shpirt dhe mendje të mprehtë, gazeta e së cilit “La
Nazione Albanese” që sot publikohet në Itali, po bëhet zëri i popullit shqiptar.
Një letër tjetër iu dërgua nga Koriliano Kalabro më 17 shkurt 1897, në të cilin citohej si më poshtë:
“Kemi lexuar numrin e parë të “La Nazione Albanese” dhe jemi ngushëlluar pafund duke parë që
ideja e cila prej kohësh ndriste mendjen e Jeronim De Radës, po merr drejtimin e duhur dhe gjen
mbështetje të plotë dhe nga zotëria juaj. Ne, të rinjtë pa përvojë, të cilët e ndjejmë thirrjen e gjakut të
të parëve, nuk mund të bëjmë gjë tjetër të të drejtojmë një thirrje inkurajuese361
…
F. Ales. Kasiani, në emër të një grupi shqiptarësh
Urime dhe falënderime, si dhe kërkesa për abonime i vijnë Lorekios nga shumë vende dhe shoqëri
patriotike-kulturore në diasporë. E tillë është letra e dërguar nga Bukureshti, më 8 janar 1897, e cila thotë:
I dashur bashkatdhetar Anselmo Lorekio.
U bë kohë e gjatë që nuk shkëmbejmë letra me ju, por kjo nuk më ndali asnjë minutë që të lus Zotin
t’ju japë shëndet dhe jetë të gjatë në të mirën e popullit tonë…
Mora vesh që dëshironi të botoni “La Nazione Albanese”. Para çdo gjëje, është kombësia dhe
flamuri shqiptar, pas së cilit punoni dhe veproni për të mirën e popullit. Ju lutem të më përfshini mua
midis abonentëve tuaj dhe ju lutem të më shkruani kur do të ma nisni gazetën.362
Ju përshëndes
Pandeli J. Evongjeli
President i Shoqërisë kulturore shqiptare “Dituria”
Anselmo Lorekioja krijoi, krahas gazetës ―La Nazione Albanese‖, edhe Shoqërinë Kombëtare
Shqiptare ose ―La Societa Nazionale Albanese‖ përmes së cilës kërkonte të përforconte punën për njohjen e
çështjes kombëtare shqiptare. Rreth formimit të kësaj shoqërie kombëtare do të merrte një sërë letrash nga
patriotë shqiptarë të kudondodhur në botë. Përmendim më poshtë letrën e ardhur nga Faik Konica:
Bruksel, dhjetor 1896
Zoti Anselmo Lorekio
Ju dërgoj përgëzimet e mia së pari si shqiptar dhe si filolog për themelimin e Shoqërisë Kombëtare
Shqiptare e cila do të ndihmojë në përhapjen jo vetëm të ideve kombëtare por dhe do të ndihmojë në
nxitjen e dëshirës për studimet shqiptare. Në çdo rast shqiptarët e Italisë kanë punuar për të
361
Albania,Nr.5,1922,11 362
Albania,Nr.23,1922,26.
76
iluminuar vëllezërit e tyre përtej Otrantos… Dhe nëse Shqipëria gëzon sot një bazë të letërsisë i
detyrohet patjetër punës së shqiptarëve të Italisë.363
Vlerësime të tjera, Anselmo Lorekios i vijnë edhe nga të tjerë atdhetarë. Përmendim Prof. Alberto
Strotiko, i cili bën me dije si për krijimin e Kongreseve gjuhësore shqiptare dhe për rëndësinë e krijimit të
Shoqërisë Kombëtare Shqiptare. Ai shprehet si më poshtë:
U mbajt në Koriliano Kalabri, Kongresi i dytë gjuhësor shqiptar më 1-4 tetor 1895. Në këtë Kongres
morën pjesë përfaqësues nga të gjithë kolonitë në Itali. U hodhën edhe bazat e krijimit të një shoqërie
kombëtare shqiptare. Zoti Anselmo Lorekio është shpirti i vërtetë i kësaj shoqërie së cilës i është
dedikuar me shpirt, duke bërë që të dëgjohet zëri dhe ndikimi shqiptare në Itali dhe jashtë saj,përmes
artikujve që po publikon në gazeta të ndryshme.364
Prof. Alberto Strotiko, Manuele Hoepli, Milano 1896
Vlerësime dhe urime të tjera i vijnë Lorekios nga shqiptarë të vendosur në Kostandinopojë. Letra vijon
si më poshtë:
Kostandinopojë, 23 janar 1897
Zoti Anselmo Lorekio
Lajmi për krijimin e një shoqërie letrare shqiptare nën kryesinë tuaj na ka mbushur zemrën me gëzim
dhe shpresë. Shumë herë kemi pasur rastin të ndryshonim situatën tonë, por prapë sot ekzistojnë
qindra e mijëra zemra që rrahin për mëmëdheun. Janë pasardhësit e shqiptarëve që luftuan së bashku
me Skënderbeun për të mbrojtur atdheun e tyre që të mos binte nën pushtetin e të huajve, mes të
cilëve pasardhës të denjë të cilët, ndonëse jetuan prej kohe të gjatë në një vend të huaj,nuk reshtën së
qeni shqiptarë në zemër e mendje dhe ruajtën gjuhën, traditat, veshjet, kanë ruajtur kujtimet e vendit
të tyre të dashur dhe kanë rritur ndjenjën kombëtare. Midis vëllezërve përtej detit përmendim Dorsa,
Kamarda, De Rada, Lorekio. Çdonjëri prej tyre ka vendosur një gur në themelet e rilindjes
kombëtare shqiptare, emrat e të cilëve janë gdhendur në zemrat e çdo patrioti shqiptar. Por ajo që na
gëzon më shumë është mendimi dhe shpresa për të pasur marrëdhënie më të afërta me vëllezërit tanë
përtej detit. Ai që deri më sot na ka mbajtur të ndarë nga njëri-tjetri nuk është deti Adriatik, i cili
mund të kalohet mjaft lehtë në pak orë por errësira të cilën shqiptarët ishin zhytur dhe që i ka
penguar ata të krijojnë lidhje me vëllezërit e tyre të mërguar, ekzistencën e të cilëve as që e dinin.365
Gazeta “La Nazione Albanese”, 15 shkurt 1897
Përgëzime Lorekios i vijnë dhe nga Shoqëria ―Vëllazëria shqiptare‖ e Egjiptit, me falënderime për
botimin e ―La Nazione Albanese‖. Letra flet si më poshtë:
363
Albania,Nr.23,1923, 16. 364
Po aty, 17. 365
Gazeta ―La Nazione Albanese” 15 shkurt 1897
77
I nderuar zoti Anselmo Lorekio
Me shumë gëzim morëm vesh për publikimin e gazetës “La Nazione Albanese”. Jemi të lumtur për
këtë vepër tuajën të nderuar ndaj atdheut tonë, Shqipërisë. Ky gjest shton më shumë vlerat e
shqiptarëve të Italisë, të cilët, ndonëse të larguar nga mëmëdheu prej kohësh, kontribuuan në
lulëzimin e gjuhës dhe ruajtjen e kombësisë shqiptare. Kësaj shoqërie së nderuar i dërgojmë
përshëndetjet nga ana e shoqërisë “Vëllazëria shqiptare” me në krye zoti Nikola Daci.
Vëllazëria jonë do bëjë çdo gjë për t’i dhënë ndihmën e saj gazetës “La Nazione Albanese”.366
Sekretar Kristo Laskara
President Nikola Daci
Jehona e botimit të gazetës ―La Nazione Albanese‖ u ndje edhe në Greqi. Një telegram i gazetës
―Akropoli‖ të Athinës u botua në një numër të gazetës ―La Nazione Albanese‖. Në këtë shkrim thuhej: ―E
përjavshmja “La Nazione Albanese” ka nisur të publikohet në një qytet të Italisë nën parullën “Përpara
Shqipëria”.367
Edhe shoqëria ―Drita‖ e Bukureshtit nuk ndalet së shprehuri dhe vlerësuari Anselmo Lorekion
dhe nismën e tij patriotike për themelimin e një gazete shqiptare në Itali. Në mbledhjen vjetore të saj,
shoqëria shqiptare ―Drita‖ me në krye zotin Xhorxhio Mexi, publicist i njohur, shprehet në shqip: ―Duke
lënë mënjanë shoqërinë tonë të Kostandinopolit, atë të Sofjes,të Egjiptit dhe të Italisë, që të gjitha kanë
punuar me vendosmëri dhe efikasitet, propozoj që ne të paraqesim nota vlerësimi për të gjithë patriotët tanë
në vendet e tjera. Mbi të gjitha vlerësimet drejtuar patriotëve të Italisë, në krye të të cilëve qëndron Jeronim
De Rada, i denjë për t`u vlerësuar nga të gjithë shqiptarët. Njëkohësisht të vlerësojmë dhe publicistin e
njohur Anselmo Lorekio, i cili ka treguar vlerat e një politikani të vërtetë duke i dhënë shtysë lëvizjes sonë
kombëtare.368
Në gazetën ―Shqipëria‖ botuar në Bukuresht, gazeta ―La Nazione Albanese‖ më 1897
përmendet sërish për vlerat e Lorekios dhe rëndësinë e Lëvizjes Kombëtare shqiptare.
Aty shkruhet si më poshtë:
Lëvizja Kombëtare shqiptare është thellësisht racionale dhe patriotike dhe ato që e përfaqësojnë në
shtyp janë shqiptarë të mirëfilltë, siç është dhe zoti Anselmo Lorekio pasardhës i luftëtarëve të
Skënderbeut gazeta e së cilit “La Nazione Albanese” botuar në Itali është kthyer në zërin e popullit
shqiptar.369
Shqipëria, Viti parë, 1897 nr 9 fq. 2 Bukuresht
Edhe nga Bejruti (Siri) vijnë falënderime dhe theksojnë se gazeta “La Nazione Albanese” është e
destinuar t`i ofrojë shërbime atdheut tonë Shqipërisë duke u munduar të shpluhrosë dhe eliminojë
366
Albania, Nr.23,1923, 30. 367
Po aty 368
Po aty 369
Albania,Nr.11,1923,33
78
errësirën në të cilën ndodheshin për një kohë të gjatë vëllezërit tanë. Ndonëse larg nga vendi im për
një kohë të gjatë mund të shpresoj që dhe unë të bëj diçka për vendin tim.
La Nazione Albanese
Anselmo Lorekio, në një nga numrat e gazetës së tij, shprehet përmes një artikulli: ―Është i madh
numri i letrave që më vijnë jo vetëm nga kolonitë tona në Itali, por dhe të shumta nga Shqipëria, Turqia,
Greqia, Egjipti, Bullgaria, Rumania nga të gjitha vendet ku banojnë shqiptarë. T’u përgjigjem të gjithëve më
është e pamundur, prandaj u lutem të gjithëve të vijojnë të më shkruajnë kështu, mund të ruajmë raportet
shumë të domosdoshme për gazetën tonë, tashmë organ transmetues i mendimit shqiptar të jashtëm.370
Anselmo Lorekio sërish shprehet në një tjetër artikull botuar në ―La Nazione Albanese‖ më 15 gusht 1897:
―Fjalët inkurajuese dhe lavdëruese më vijnë nga të gjitha anët për publikimin e “La Nazione Albanese” , dhe
pse nuk arrij t`i botoj të gjitha, më japin forcë për të vazhduar rrugën e nisur, rrugë tashmë e shënjuar nga
populli ynë. Shqipëria duhet të jetë e shqiptarëve. Populli ynë ka qartësi të plotë për nacionalitetin e tij dhe
asnjë i huaj nuk duhet të merret me punët tona.371
Në një tjetër artikull, botuar nën titullin ―La Nazione Albanese‖, Anselmo Lorekio shprehet: ―La
Nazione Albanese” është tashmë e bërë e njohur për të gjithë... Popullit tonë duhet t`i njihet e drejta e
autonomisë dhe e kombësisë. 372
Do të ishte “çmenduri” të mendosh që Porta e Lartë të na krijojë pengesa
për përhapjen e gazetës tonë”. Letër iu dërgua Anselmo Lorekios edhe nga Borgo Erizo nga Zara (Dalmaci).
Letra u paraqit në gazetën ―La Nazione Albanese‖, në një prej numrave të saj. Letra vijon si më poshtë:
Zoti Anselmo Lorekio
Përpara Shqipëria! Me këtë moto patriotike ju keni skalitur në një gazetë e cila është e destinuar të
mbrojë traditat dhe aspiratat e atdheut tonë Shqipëri. Ne bashkatdhetarët nga Borgo Erizo nga Zara
(Dalmaci) jemi shumë të gëzuar dhe kemi vendosur t’ju konsiderojmë ju si një nga përfaqësuesit tonë
në botën civile. Në gazetën “Shqipëria” në Bukuresht jepen vlerësime për punën e De Radës dhe
rolin që kishte gazeta e botuar prej tij. Të gjitha letrat e botuara në gazetën “La Nazione Albanese”
tregonin mbështetjen që i vinte Anselmo Lorekios nga bashkatdhetarët e patriotët nga vende te
ndryshme të botës. Në të gjitha artikujt, del në pah vlera dhe rëndësia e gazetës përmes së cilës ne
mund të njohim të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të këtyre viteve. Ngjarje të cilat lidheshin me
Lëvizjen Kombëtare shqiptare jo vetëm në Itali, por dhe kudo në botë ku gjendeshin vatra
shqiptarësh.
Borgo Erizzo nga Zara (Dalmaci)
370
Albania,Nr.11,1923, 6 371
Po aty,.56 372
Po aty,.57
79
Në artikujt e botuar në numra të ndryshëm të gazetës, paraqiteshin të gjitha letrat e korrespondencat që
i vinin Lorekios përmes së cilave, krahas falënderimeve e vlerësimeve për punën, shprehej edhe gjendja e
përgjithshme në të cilën gjendej Shqipëria dhe Lëvizja Kombëtare Shqiptare. Paraqitej gjithashtu situata
ballkanike, qëndrimet e fqinjëve ndaj çështjes shqiptare. I tillë ishte artikulli “Albanesi e Montenegrini”
Pellagario (Katanzaro) i janarit 1900. Në këtë artikull, flitej për synimet e malazezëve për një marrëveshje
me shqiptarët, gjë e cila ishte e pamundur. Në një ndër rreshtat e artikullit shkruhej: ―Italianët para
bashkimit të tyre dhe pavarësisë, shpreheshin për austriakët, gjermanët apo kroatët: “Le të na kthejnë Alpet
e do të ribëhemi vëllezër”. Në të njëjtën mënyrë shqiptarët iu përgjigjën malazezëve: “Na riktheni
Podgoricën, Ulqinin, Tivarin, të cilat i morët padrejtësisht nga vendimet e Kongresit të Berlinit, dhe vetëm
atëherë mund të gjejmë rrugën e një marrëveshje e më pas të bëhemi vëllezër”.”373
. Duket qartë gjendja në
të cilën gjendeshin popujt fqinjë, ku aleancat e bashkëpunimit ishin të pamundura mes tyre dhe ekuilibri
ballkanik ende ishte i lëkundur.
Në artikuj të tjerë përmendim artikullin me titull ―Gli albanesi musulmani‖(Shqiptarët myslimanë) ku
shkruhet për dëshirën e një bashkimi të të gjithë shqiptarëve pa dallim feje, sepse vetëm kjo mund ta
shpëtonte Shqipërinë dhe popullin shqiptar. Por sërish në këtë artikull shprehet dhe qëndrimi i sulltanit dhe
pashallarëve nga një telegram në tjetrin: ―Na befason qëndrimi për të ndaluar publikimin e gazetës. Dhe ne,
u përgjigjemi vëllezërve tanë myslimanë, se nuk bëjmë gjë tjetër veçse publikojmë ngjarjet në Shqipëri ashtu
siç na vijnë përmes telegrameve tuaja. Ngjarje të cilat i publikojmë dhe bëjmë me dije dhe popujt e
Evropës.”374
Në artikullin e publikuar në 15 janar 1900, në nr.1 të ―La Nazione Albanese‖, ―Ideja kombëtare
shqiptare‖, vihet në dukje qëndrimi që mbanin bashkatdhetarët shqiptarë të kudondodhur rreth çështjes dhe
idesë të bashkimit kombëtar. Në artikull, Lorekio shprehet: ―Letrat që kanë ardhur këto ditë me frekuencë të
madhe nga qytete të ndryshme të mëmëdheut, nga Bukureshti, kolonitë në Itali, nga Kostandinopoja, Korfuzi,
Egjipti, paraqesin qëndrimin dashamirës të vëllezërve tanë të kudondodhur dhe kjo është prova më e mirë e
ecurisë së Lëvizjes kombëtare, pavarësisht pengesave të hasura herë pas here. ―La Nazione Albanese” po
përpiqet të punojë për të forcuar idenë e bashkimit kombëtar dhe njohjen e të drejtave të popullit tonë.”375
Artikujt e njëpasnjëshëm në vite të ndryshme të botimit të gazetës ―La Nazione Albanese‖, vunë në dukje
situatën ballkanike të kohës, njëkohësisht dhe pozitën e Fuqive të Mëdha dhe qëndrimin e tyre rreth çështjes
shqiptare. ―La Nazione Albanese‖, e cila botohej nën moton ―Përpara Shqipëria‖, mbrojti të drejtat
kombëtare pa asnjë ndikim të huaj dhe u bë, në një kohë të shkurtër, gazeta më popullore e kohës, në të cilën
u shprehën të gjithë shkrimtarët shqiptarë. Gazeta diti t`i bëjë ballë dhe t`i rezistojë çdo sulmi të jashtëm.
Vepra e Lorekios pati rëndësi, sepse lindi në një periudhë të vështirë për historinë politike të Shqipërisë dhe
373
―Albanesi e Montenegrini‖, La Nazione Albanese,Nr.4, 31 janar 1900,.3 374
―Gli Albanesi muslimani‖, La Nazione Albanese,Nr.5,15 gusht 1900 375
― L‘ Italia Nazionale Albanese‖, La Nazione Albanese ,15 janar1900, 25
80
për ekuilibrat politikë evropianë të kohës. Çështja shqiptare ishte fusha e lojës mes interesave austro-
hungareze dhe italiane. Në një gjendje të tillë, Lorekioja i dha vlerë lëvizjes intelektuale arbëreshe dhe
gazetës të krijuar nga vetë ai, e cila ishte mjeti kryesor për të kthyer aspiratat kulturore në një projekt politik.
Lidhur me qëndrimin e Austro-Hungarisë dhe Italisë rreth çështjes shqiptare, flet qartë artikulli ―L’equilibre
Adriatique‖, botuar nga Lorekio në 15 gusht 1900, viti IV, nr.II. Në këtë artikull, shprehet qëndrimi i
publicistit francez Sharls Luazo, i cili e sheh të përshtatshme të vërtetën rreth rëndësisë së Adriatikut për
Austro-Hungarinë. Zoti Luazo shkruan: ―Adriatiku është bërë për qeverinë austro-hungareze një pikë e një
rëndësie të lartë politike dhe tregtare. Lufta për vendosjen e anijeve tregtare të Italisë dhe Austro-Hungarisë
në Adriatik, vendosja e Austro-Hungarisë në koloninë e Otrantos, do të pengojë synimet politike italiane në
Shqipëri. Për popullin shqiptar, kërcënimi lidhet me vetë ekzistencën e tij. Diplomacia evropiane vazhdon të
mbajë sytë mbyllur për të mos parë luftën për ekzistencë kombëtare të popullit shqiptar”. Loiseau vazhdon
në të njëjtin artikull: ―Populli shqiptar lufton për ekzistencën e tij dhe për të drejtat për të qenë pjesë e
qytetërimit evropian.376
Sot, ashtu si në kohën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, nuk e ul flamurin e tij. Dhe
për këtë flamur, kufijtë me Serbinë, Malin e Zi e Bullgarinë janë të mbuluar me gjak, sërish për këtë flamur
që shqiptarët e Prizrenit vazhdojnë t’u rezistojnë trysnive që vijnë nga jashtë. Qëndrimi austriak ndaj
çështjes shqiptare do të vihet re dhe në artikuj të tjerë. Sipas njoftimeve që i vijnë Anselmo Lorekios përmes
letrave e telegrameve, përmenden dhe pengesat që vinë nga zyrat postare austro-hungareze për të mos lejuar
qarkullimin lirshëm të gazetës në pjesë të ndryshme të Shqipërisë. Në një ndër artikujt e botuar nga Lorekio
në ―La Nazione Albanese‖, paraqitet pikërisht qëndrimi i Austro-Hungarisë. Pas 8 muajsh jetë, ―La Nazione
Albanese‖ është sekuestruar nga zyrat postare austro-hungareze të San Giovani Medua, e cila ka kthyer
mbrapsht kopje të 15 gushtit 1897 të drejtuara për në Shkodër. Të njëjtën gjë ka bërë dhe zyra postare e
Janinës, me ndryshimin e vetëm që kjo e fundit, të paktën, nuk e ka stampuar pakon e gazetave me fjalën ―Të
ndaluara‖. Anselmo Lorekio përgjigjet rreth kësaj ngjarje duke deklaruar në një artikull pasues:
Ideja e madhe kombëtare shqiptare do të triumfojë dhe udhëtimin e saj nuk do ta ndërpresin dot
zyrat postare dhe intrigat e të huajve. Shqiponja krenare e Gjergj Kastriot Skënderbeut do të
rimarrë fluturimin e saj dhe ne të gjithë, myslimanë e të krishterë, duhet të jemi një për të luftuar për
atdheun.377
“La Nazione Albanese” 15 shtator 1897
Në 1900, veprimtaria e Lorekios dhe e ―La Nazione Albanese‖ do të vazhdonte, pavarësisht pengesave,
të forcohej më tepër, duke bërë që, në 1904, të gëzonte disa numra dhe artikuj të shumtë. Vitet 1900-1911,
paraqesin momente kyçe për fatin e Shqipërisë. Zëri i Lorekios dhe i ―La Nazione Albanese‖ bënte thirrje në
favor të krijimit të një shteti shqiptar. Aktiviteti i Lorekios në këto vite ishte i fuqishëm, i shoqëruar me
376
‗L‘equlibre Adriatique‖,La Nazione Albanese, Nr.11,15 gusht,1900, .5 377
Albania, Nr.11,1923,.51
81
botime artikujsh, letrash, peticionesh, mbledhje, nisma dhe projekte.378
Aktiviteti u përqendrua edhe në
përfshirjen e qeverisë italiane për të zhvilluar marrëdhënie tregtare me Shqipërinë. Kjo shihet në
ndërmjetësimin e shoqërisë kombëtare shqiptare, në emër të së cilës iu drejtua ministrit të jashtëm të Italisë
të asaj periudhe, Emilio Viskonti Venosto. Mendimi i tij u përmblodh në dy slogane ―Shqipëria e
shqiptarëve‖ dhe ―Adriatiku është det italian dhe shqiptar‖. Veprimtaria e Anselmo Lorekios vazhdoi edhe
në vitet 1911-1912 e deri në 1923 e më tej.
Shtypi shqiptar (arbëresh) do të vijonte t'i shërbente çështjen shqiptare dhe në vitet në vazhdim. ―La Nazione
Albanese‖ e Lorekios dhe ―Flamuri i Arbrit‖ i De Radës, ishin vetëm dy ndër shumë gazeta politike-
kulturore të periudhës së Rilindjes. Publicistika u zhvillua së tepërmi si një ndër mjetet e cila mundte jo
vetëm të pasqyronte ngjarjet e kohës por, mbi të gjitha, të bënte të njohur çështjen shqiptare në arenën
ndërkombëtare. Përmendim disa gazeta të tjera të botuara në Itali, në Shqipëri, por dhe vende të tjera në
diasporën shqiptare: ―Arbri i Ri‖ u botua 31 mars 1887 në Palermo.379
Numri i parë i kësaj reviste të
përmuajshme drejtohej nga Françesk Stasi Peta dhe nga Zef Skiroi dhe botohej në shqip dhe italisht. Të dy
drejtuesit kishin synim të nxisnin shqiptarët për studimin e gjuhës shqipe, çka ishte mjeti më i fuqishëm për
të bashkuar në një ideal të vetëm Shqipërinë e ndarë dhe t'i larguar nga luftërat vëllavrasëse që nxiteshin nga
grekët, sllavët dhe turqit për shkak të fesë. Por revista, pas numrit të tretë, reshti publikimin. Përmbajtja
letrare e saj përbën interes sot e kësaj dite për studiuesit, të cilët mund të gjejnë lëndë për hulumtimet e tyre,
veçanërisht gjuhësore. Përveç shkrimeve të Skiroit, në të gjendet një studim i Gustav Majerit, i titulluar:
―Shqiptarët, disa copa të jetës së Shënmrisë të Jul Varibobës‖ nën kujdestarinë e Alfonso Kinigoit, kënga e
parë e pjesës së parë te ―Kënga e Sprasme e Balës‖, e Gavril Darës, etj. ―Illi i Arbëreshëve‖ (1896) ishte
revista që u botua në zbatim të vendimeve të Kongresit të parë gjuhësor shqiptar të mbajtur nën kryesinë e
Jeronim De Radës në vitin 1895. Drejtor i saj, Artan Argondica, ishte njeri i kulturuar dhe studiues i gjuhës
shqipe. Shumë shpejt u zëvendësua nga ―La Nazione Albanese‖ e Lorekios. Një tjetër revistë e
përdyjavshme, e hartuar nga një grup të rinjsh italo-arbëreshë, mes tyre dhe Kozmo Serembe, ishte
―L’Albania Letteraria‖ botuar më 1897 në Koriliano Kalabro. ―La nuova Albania‖ (1898-1904) ishte organ i
komitetit politik shqiptar në Napoli, e përdyjavshme që drejtohej nga avokat Xhenaro Luzidoli në 1893. Me
ndërprerje vazhdoi të botohej dy vjet dhe rifilloi vitin e tretë në 1 janar 1904. Botonte shkrime letrare në
italisht dhe shqip, si dhe artikuj historikë, politikë, folklorikë. ―La gazzetta Albanese‖ ishte një ndër gazetat e
cila u botua në 1904 nën drejtimin e Terenc Toçit kryeredaktor dhe drejtor Manilo Beniçit, i cili ishte një
ndër mbështetësit më të zjarrtë së ndërhyrjes së Italisë në Shqipëri në kohën e luftës ballkanike (1911-1913),
për ta kthyer në një shtet të lirë e të pavarur, në interesin e përbashkët për të zotëruar Adriatikun.
Bashkëpunoi me ―La Nazione Albanese‖ duke shkruar artikuj të ndryshëm në gazeta politike italiane për
378
Petrotta, Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare.407 379
Po aty
82
çështjen shqiptare. Një tjetër revistë ishte ―Flamuri i Shqipërisë‖ më 1904, e përmuajshme, e themeluar nga
Zef Skiroi në Napoli.380
Ishte revistë me format të madh, e hartuar nga vetë drejtori Zef Skiroi, që shkruante
artikuj politik në shqip dhe italisht. Kjo revistë, ashtu si dhe ―Arbri i Ri‖ botuar 20 vjet më pas nga Skiroi,
pati jetë të shkurtër dhe dolën pak numra. Edhe në vitin 1912, shtypi arbëresh nuk reshti së botuari revista të
reja me përmbajtje politike, kulturore, historike e letrare. Përmëndim ―La rivista dei Balkani”, e
përdyjavshme, e cila përfshinte politikë, histori, gjeografi, tregti, financë, art, doke, zakone. Në krye të saj
qëndronte si themelues dhe drejtues Terenc Toçi dhe kryeredaktor Françesko Argordica. U botua një vit deri
kur Toçi erdhi në Shqipëri dhe botoi të përditshmen “Toroboshi”. Në ―La rivista dei Balkani‖ botuan dhe
bashkëpunuan Anselmo Lorekio, Franko Koburi, Kozmo Serembe, Françesko Kinigoi, etj. U botuan artikuj
që pasqyronin gjendjen në Gadishullin Ballkanik, në Shqipëri si dhe gjendjen ndërkombëtare. Në vitin 1919,
botohet “Rossegna Italo-Albanese”, revistë e përmuajshme në Palermo (Sicili), e drejtuar nga Rozalino
Petrota. Kjo revistë doli në shtyp në 15 prill 1919 deri në maj 1920 dhe më pas u botuan disa numra ne formë
gazete. Në janar 1921, kjo revistë kishte synim të kontribuonte, që të bëheshin më të forta dhe më të sigurta
lidhjet vëllazërore mes popullit italian dhe shqiptar. Përveç artikujve politikë, në revistë pasqyrohen dhe
artikuj kulturorë, letrarë dhe ngjarjet e muajit. U botuan shkrime të Zef Skiroit, Prof. Biaxho Paçe, Gaetoro
Millunci e studiues të tjerë. “Rassegna Italo-Albanese”381
pati përhapje të gjerë në Itali dhe Shqipëri. Ajo
doli në periudhën më kritike të politikës shqiptare. Shpesh revista ndërhynte të përcillte nota qetësuese mes
mjediseve shqiptare që vështronin me mosbesim qeverinë. Në këtë revistë, u publikuan telegrame,
memorandume, protesta që lidhja italo-shqiptare e Palermos sillte në ato muaj të vështirë mes Shqipërisë dhe
Italisë, të cilës i qe besuar misioni i rregullimit përfundimtar të Adriatikut që ndan dhe bashkon Shqipërinë
me Italinë.382
Shtypi arbëresh dha kontribut të madh në çështjen kombëtare shqiptare, kontribut i cili u
paraqit në artikuj e botime të ndryshme letraro-politike e kulturore. Arbëreshët nuk reshtën së luftuari edhe
përmes shtypit për të ndërgjegjësuar opinionin jo vetëm shqiptar e italian, por dhe opinionin mbarëbotëror,
se Shqipëria dhe çështja shqiptare do të triumfonte.
380
Petrotta Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare ,415 381
Po aty, .432 382
Petrotta, Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare, 433
83
KREU IV
ASPEKTE TË LËVIZJES ARSIMORE DHE KULTURORE NË RADHËT E ARBËRESHEVE
4.1 Kolegji arsimor Shën Adriani në Shën Benedhit (S. Benedeto Ullano)
Arbëreshët e Italisë, të shpërngulur në Gadishullin Apenin para dhe pas vdekjes së heroit tonë
kombëtar, Skënderbeut, kanë arritur të ruajnë gjënë më të çmuar si trashëgiminë më të shenjtë të të parëve
tanë, gjuhën amtare. Në kolonitë arbëreshe të vendosura në të gjithë Italinë e Jugut, dolën mjaft njerëz të
kulturuar, studiues dhe lëvrues të gjuhës shqipe, të cilët, me veprat e tyre letrare, i kanë dhënë popullit
arbëresh ushqim mendor dhe shpirtëror. Midis shkrimtarëve shqiptarë, nuk kanë munguar dhe përpjekjet për
të hapur shkolla të arsimit shqip, me qëllim që të ruajnë gjuhën, zakonet, doket e të parëve.383
Lëvizja
kombëtare letraro-kulturore dhe arsimore e arbëreshëve do të ndihmonte në forcimin e kauzës kombëtare.
Fillimi i shekullit XX shënon një rritje të veprimtarisë kombëtare të italo-shqiptarëve. Në këto lëvizje, dhanë
kontributin e tyre kolonitë arbëreshe në rajone të ndryshme si në Sicili, Napoli, Kalabri, etj.384
Këto koloni
shfaqën ndjeshmëri të madhe për të ardhmen e vendit të tyre. Të shqetësuar për të ardhmen e vendit dhe
pjesëmarrës aktivë në lëvizjet për autonomi dhe pavarësi të Shqipërisë, ishin shkrimtarë të shquar arbëreshë,
njëkohësisht dhe burra shteti si Françesko Krispi. Kontributi i atdhetarëve arbëreshë dhe lufta e tyre në
mbrojte të çështjes shqiptare u shpreh përmes veprimtarisë letrare, shtypit, protestave dhe memorandumeve.
Arbëreshët e Italisë luajtën rol të rëndësishëm në zhvillimin e arsimit, hapjen e shkollave shqipe dhe lëvrimin
e gjuhës amtare. Zhvillimi arsimor është i lidhur gjithmonë me luftën e tyre për t‘u afirmuar si etnitet
kulturor dhe për t‘i bërë ballë asimilimit nga kultura italiane që i rrethonte. Arbëreshët e Italisë kanë tradita
të mira në historinë e arsimit kombëtar, të shkollës shqipe, të mendimit pedagogjik shqiptar.385
Një vlerë të
padiskutueshme në arsimimin e të rinjve arbëreshë, duke u kthyer në vatra kulturore, ka dhënë hapja e dy
kolegjeve arbëreshe, institucione mësimore që u çelën në gjysmën e parë të shekullit XVIII në Sicili dhe
Kalabri.386
Ato përbëjnë një pjesë të rëndësishme të kulturës së arbëreshëve të Italisë. Arbëreshët, përmes
hapjes së institucioneve arsimore të rëndësishme, që u bënë më pas dhe vatra kulturore, u siguruan
komuniteteve arbëreshe në Itali një zhvillim arsimor dhe kulturor. Njëkohësisht, hapja e institucioneve
arsimore si Kolegji i Shën Adrianit në Kalabri, Seminari arbëresh i Palermos,387
apo kolegji në Sicili, krijuan
mundësinë e përgatitjes arsimore të shumë intelektualëve fetarë e laikë të kohës, por dhanë edhe kontribut
383
A. Haxhi,T.Topalli, Kolegji i Shën Adrianit vatër e edukimit të dijeve,...9 384
Nikollë Loka, Kuvendi i Fanit dhe pamundëisia e Piemontit Shqiptar, (Tiranë 2011), 4 385
Shih: ―Revista pedagogjike‖, nr. 3, 1977, 116 386
Shih: ―Revista pedagogjike‖, nr. 2, 1974, 134 387
Loka, Kuvendi i Fanit dhe pamundëisia e Piemontit Shqiptar, 42
84
me rëndësi për luftërat e bashkimit të Italisë, Rilindjes dhe kërkesave liridashëse e përparimtare të shoqërisë
italiane brenda së cilës jetonin arbëreshët.388
Letërkëmbimet e kohës mes atdhetarëve të ndryshëm, ndër të
cilët dhe Dora d‘Istria, krahas të tjerave nxjerrin në pah përpjekjet e arbëreshëve të Kalabrisë dhe Sicilisë për
rimëkëmbjen e Shqipërisë. Lëvizjet kulturore-arsimore, d‘Istria i shihte si pjesë përbërëse e lëvizjes
kombëtare shqiptare. Në vitet ‗60 të shekullit XIX ishin krijuar kushtet për një lëvizje të organizuar për
mbarëvajtjen e arsimit dhe të diturisë. Kjo ishte kërkesë e domosdoshme e kohës, për të forcuar dhe nxitur
masat popullore shqiptare në nisjen e luftës së përbashkët për mbrojtjen e çlirimin e atdheut. Në këtë luftë,
nuk mungoi dhe nuk mund të mohohet kontributi i arbëreshëve ndaj vëllezërve të tyre të mëmëdheut përtej
Adriatikut. Nga fillimi i vitit 1867, intelektualë arbëreshë si Jeronim De Rada, Dhimitër Kamarda, Vinçens
Dorsa, etj., morën nismën të parashtronin në parlamentin italian një kërkesë për futjen e gjuhës shqipe në
programin e shkollave dhe institucioneve arsimore. Ishte koha kur organet drejtuese arsimore dhe kisha
katolike italiane kishin filluar të vinin dorë në institucionet arbëreshe dhe përpiqeshin t‘i kthenin ato në
qendra për shkombëtarizimin e popullsisë arbëreshe. Për këtë arsye, intelektualë dhe patriotë arbëreshë
kërkonin njohjen e të drejtave të tyre, sidomos për njohjen dhe përhapjen e gjuhës shqipe, si dhe për
gjallërimin e jetës në kolegjet arbëreshe.389
Dora d‘Istria, përmes letrave, dëshmonte vlerën e atdhetarëve
arbëreshë në rilindjen e popullit shqiptar dhe bënte çmos për kthimin e kolegjeve në vatra arsimore
kombëtare shqiptare. Në një nga letrat e saj shkruante: “Shqiptarët e Italisë së Jugut, nga vetë pozita e tyre,
nga patriotizmi i tyre i patundur, janë pikërisht ata që do të bëjnë të rilindë një popull që ka pasur fatkeqësi
në shekuj me radhë”.390
Nevojën e zhvillimit të arsimit, Jeronim De Rada, një tjetër atdhetar shqiptar, e
konkretizon me themelimin e shoqërive patriotike në qendra të ndryshme, me daljen e revistave dhe gazetave
dhe me botimin e disa veprave, gjë të cilën e konsideron zgjim kombëtar me shumë dobi për të ardhmen e
tërë popullin shqiptar.391
Poeti ynë De Rada thotë se, në vitin 1736, për herë të parë, filloi të shkruhej gjuha
shqipe. Kësisoj, për arbëreshët filloi një epokë e re e arsimit kombëtar dhe një epokë e re e gjuhës shqipe. Në
gjysmën e dytë të shekullit XVIII, u ngritën dy institucione arsimore që mbushën zbrazëtinë e jetës
shpirtërore të arbëreshëve. Arbëreshët kërkonin t`i arsimonin bijtë e tyre me një kulturë të pasur, që të mos
mbeteshin prapa vendasve në arsim dhe qytetërim. Kultura arbëreshe ndjehej e kërcënuar nga fushata e
kishës katolike të Italisë së Jugut kundër ritit bizantin që ndiqej nga komunitetet arbëreshe.
Një kthesë vendimtare në historinë fetare-politike-kulturore dhe civile të arbëreshëve të Italisë shënoi
themelimi i dy qendrave arsimore, Kolegji Korsini në Shën Benedhit (S.benedeto Ullano) ose Shën Adriani
në Kalabri, si dhe Seminari arbëresh i Palermos në Sicili. Këto masa shërbyen për ruajtjen e traditës kishtare
bizantine ndër arbëreshët e Italisë. Në fakt, këto dy shkolla, krahas ndihmës për ruajtjen e ritit bizantin, u
388
Revista ―Nëntori” nr. 3, 1983, f. 187. 389
Ahmet Kondo, ‗Dora d”Istria për çështjen kombëtare shqiptare‖…, 29 390
Letër e Dora d‘Istrias, Livorno, 15 tetor 1868 391
Muhamed Hysaj, Veprimtaria publicistike e De Radës në revistën“Flamuri i Arbrit”, Jehona, Shkup,nr.6,1968, 38
85
bënë dhe qendrat kryesore të formimit kulturor për intelektualët arbëreshë deri në fund të shekullit XIX.
Nevoja për t‘u dalluar nga grekët, i shtyu klerikët intelektualë arbëreshë të vinin në pah veçoritë gjuhësore,
fetare dhe kulturore të etnisë së tyre, duke i hapur rrugë çështjes kombëtare që do të lindte në dhjetëvjeçarët
më vonë. Përveç formimit të intelektualëve dhe klerikëve përparimtarë, që luajtën një rol me rëndësi në
rilindjen italiane, këto dy institucione arsimore favorizuan që në fillim lindjen e vetëdijes kombëtare mes
arbëreshëve, duke zhvilluar një traditë intelektuale.392
Kështu, kërkesat dhe dëshirat e tyre për t‘u integruar
në jetën e vendit nisën, më së pari, në vitin 1577, kur Papa Gregori XIII mori nismën për hapjen në Romë të
kolegjit të Shën Atanasit, cili kishte për qëllim të përgatiste klerikë që të ushtronin meshtarin në ritin greko-
katolik në vise të ndryshme të Italisë. Këtu përfituan edhe disa nxënës arbëreshë si Stefano Rodota, bir i një
familje të përmendur bujare nga Shën Benedikt Ullanoja.393
Pasi përfundoi studimet dhe nisi ushtrimin e
detyrës, ai filloi të mendonte për themelimin edhe në Kalabri të një kolegji të tillë, i cili do të mund të
formonte priftërinjtë e ardhshëm edhe në kolonitë italo-shqiptare, por njëkohësisht të shërbente edhe për
arsimimin e popullatës të kësaj zone. Për këtë qëllim, iu drejtua me një lutje Papa Klementit XI, kërkesë e
cila u pranua nga kryetari i kishës katolike dhe u caktua për këtë funksion ndërtesa e Badisë në katundin
arbëresh Shën Benedikt Ullano. Por Papa ndërroi jetë dhe qëllimi tij u realizua vetëm kur në krye të kishës
katolike u vendos Papa Klementi XII (1730-1740). Kjo kërkesë gjeti mbështetjen e Papës dhe, me vendim të
veçantë më 5 tetor 1732, u shpall krijimi i kolegjit italo-grek ―Korsini‖394
në Shën Benedikt Ullano në
Kalabri. Kolegji u udhëhoq nga vëllezërit Stefano e Feliçe Rodota395
nga familja Korsini e Firences. Kolegji
mori emrin Korsini, në nder të tij dhe familjes së tij. Ai siguroi prej thesarit papal shumën prej 12.000
skudesh396
të arta, me të cilat ngriti kolegjin. Ferdinandi IV, me dekret të datës 1 mars 1794, vendosi që
Kolegji i Ullanos të transferohej në Manastirin e Shën Adrianit si dhe akreditoi pasuri të tjera veç atyre që
kishin në Ullano.397
Emri i kolegjit u ndryshua nga Shën Ullano Korsini në kolegji Shën Adriani398
. Qëllimi i
krijimit të kolegjit ishte të përgatiste të rinj të arsimuar dhe të kulturuar, të përgatisë programe arsimore për
të siguruar njohuri të të rinjve në drejtime të ndryshme si për gjuhën greke, në disiplina të lira, në shkenca,
edhe në teologji dhe në ritet fetare.399
Në këtë mënyrë do të përgatiteshin klerikë të rinj italo-shqiptarë me
baza të thella katolike.
392
Françesco Altimari,Urat e Arbrit ( Shtëpia botuese: Naimi,Tiranë,2015), 25 393
Artan Haxhi,Tefë Topalli, Kolegji i Shën Adrianit vatër e edukimit të dijeve , 9 394
Don Salvatore Scura, ― Il colegio italo—albanese Corsini in Calabria,‖ Il Bolletino, 72 395
Altimari, ―Gli Arbëresh d‘Italia per la rinascita dell Albania tra XVIII-XIX Secolo: paralelizmo con altre diaspore
di area italo-balcanica‖ në Studia Albanica, 129-143 396
Dorsa, Shqiptarët hulumtime dhe mendime,120 397
―Il colegio San Adriano Coriliano‖, Flamuri i Arbrit, Calabro, viti I, nr. 30 prill 1884,16-161 398
Francesco Altimari, Il ruolo degli intellettuali arbereshe nella "rilindja" albanesee nella storia culturale del
Mezzogiorno…në Rilesioni sull Messogiorno, a cura di Mario Bruneti , Collona del Istituto Mezzogiorno-
Mediterraneo, (Rubbetinbo Edittpre, Saveria Manelli, 2004.), 85 399
―L‘emigrazione in Italia.Il colegio italo-albanese” , Popoli , Viti 1, Nr.10, shtator 1941.
86
Siç shprehej De Rada, ky kolegj u çel ―si një derë e madhe drite të re e të butë, për të gjitha shtëpitë
arbëreshe, nga të cilat, ata që patën mundësi, menjëherë dërguan bijtë e tyre për të mësuar e për t’u
arsimuar‖400
. Kolegji mori shumë shpejt emër, u njoh si vatër kulturore dhe arsimore duke përgatitur një
brez të tërë studentësh elitarë. Kolegji i Shën Adrianit u bë shpejt një vatër që përgatiti dijetarë e shkrimtarë
të njohur, që i lanë nder e lavdi gjuhës amtare e letërsisë shqiptare. Ai qe vendi ku u bashkua dhe u fuqizua
kultura arbëreshe e personalitete shqiptare që kanë punuar e luftuar për t‘i ruajtur të pastra traditat
kombëtare, por ky kolegj luajti rol edhe në pasurimin e kulturës përparimtare italiane. Për çeljen e kolegjit,
pionierët e parë që ndihmuan qenë Stefan Rodotá dhe Samuel Rodotá, nga familja e shquar e Koronjeve të
Shën Benediktit. Për disa vjet, nga 1732 deri më 1740, kolegjin e drejtoi Samuel Rodotá. Ai u mundua të
fuqizonte institutin jo vetëm nga ana ekonomike, por dhe nga ana pedagogjike dhe arsimore. Vdiq në moshë
të re dhe, pas tij, drejtimin e mori Kolë de Markis nga Ungra, i pasuar më vonë nga Imzot Xhaçinto
Arkiopoli nga Shën Mitër Korona, i cili drejtoi me suksese këtë institucion për 18 vjet.401
Më 1792, në krye
të kolegjit erdhi Françesko Buliari nga ShënvSofia, i cili e drejtoi me zotësi dhe i dha emër jo vetëm ndër
arbëreshët, por edhe në mbarë Kalabrinë. Pasi siguroi ndihma të konsiderueshme nga ana e qeverisë së
kohës, Kolegjit i kishte kaluar pasuria e themeluesve të Shën Adrianit, njëkohësisht i kaluan dhe të ardhura
të tjera që zotëronte kolegji në Shën Dhimitër Koronë, rreth 2 mijë maggiatë. Këtyre pasurive iu shtuan dhe
ato që zotëronin Kolegjet në Shën Benedeto, në Korolei, në Arki, Spexana Albaneze, etj.402
Më 1 mars 1794,
Kolegji u vendos në manastirin e Basilianëve të Shën Adrianit dhe mori emrin ―Kolegji i Shën Adrianit‖.
Gjatë këtyre viteve, kolegji pati arritje në të gjitha drejtimet duke e ngritur lart cilësinë e mësimdhënies, të
edukatës e disiplinës e duke pasuruar më tej bibliotekën e tij. Por, për fat të keq, pati kohë turbullirash e
trazirash në Itali dhe kolegji u bë objekt sulmi dhe shkatërrimi, ndërsa drejtuesi i saj humbi jetën. Kjo
shkaktoi mbylljen e tij për 8 vjet. Më 31 janar 1807, në krye të kolegjit vendoset Domeniko Belushi nga
Frashinetoja. Ai e drejtoi kolegjin për një çerek shekulli duke bërë që të rritej fama dhe autoriteti. Kolegji u
kthye në një fidanishte dijesh ku përgatiteshin dhe edukoheshin të rinj, të cilët do të bëhen veprimtarë të
shquar të rilindjes italiane, shumë prej të cilëve do të ishin pjesëmarrës në revolucionin e viteve 1844, 1848,
1860.403
Përmendim Jeronim De Radën, Vinçens Dorsën, Domeniko Damisin, Domeniko Mauron, etj. Pas
vdekjes së Belushit, presidencën e mori Gabriele de Markis nga Ungra. Ky e rregulloi dhe e zbukuroi mjaft
kolegjin, duke e drejtuar për 25 vjet radhazi. Në vitin 1842, erdhi Anton Markianoi nga Maqi, mirëpo për
shkak të mendimeve të tij liridashëse u hoq si drejtues, më pas edhe u burgos. Të njëjtin fat pati edhe pasuesi
i tij, Vinçens Rodotá. Më 1854, mbreti Ferdinandi II jep urdhër që kolegji të mbyllet me akuzën se po
400
Kabashi, Jeronim De Rada poetika e poemave, 92 401
A.Haxhi,T.Topalli, Kolegji i Shën Adrianit vatër e edukimit të dijeve, 11 402
Mandalari, Indipendenca Shqiptare, 23 403
Po aty
87
përgatiste ―djelmëni kryengritëse‖.404
Kolegji nuk funksionoi më, deri kur drejtimin e mori peshkopi A.
Franko nga Mezojuso (Sicili), i cili nuk shkëlqeu fort dhe, për pasojë, Kolegji nuk pati asnjë përparim. Për
këtë arsye, u zëvendësua nga peshkopi i fshatit italian Rosano, i cili e mbajti deri më 1860, kur në Kalabri
hynë forcat e Garibaldit. Nga Kazerta, në 20 tetor 1860, Garilabdi shkruante, duek evokuar kontributin e
dhënë në ekspeditën e të ―Të Njëmijëve‖: ―Arbëreshët janë heronj të cilët kanë dalluar në të gjitha luftërat
kundër tiranisë!‖ Dhe, në shenjë mirënjohje, më 20 tetor 1860, lëshoi dekretin historik: “Duke marrë
parasysh kontributin e shënuar që trimat dhe zemërbujarët arbëreshë i kanë dhënë çështjes kombëtare,
deklarojmë: Sa të mbarojnë nevojat e kësaj lufte dhe të bëhet bashkimi i Italisë, Thesari i Napolit detyrohet
të derdhë menjëherë 12 mijë dukatë për zmadhimin e kolegjit të Shën Adrianit.405
Më pas, nga Napoli, në 26
tetor, duke marrë në konsideratë kushtet aktuale të kolegjit italo-shqiptar Shën Adriani në Kalabri, vendos në
emër të mbretit Viktor Emanueli II nënshkrimin e një dekreti me këto pika:
1. Tërheq vendimin e qeverisë burbone që e vinte kolegjin e Shën Adrianit nën varësinë e arqipeshkvit
Rosano.
2. Caktoi një komision për ta drejtuar atë. Në komision bënin pjesë Antonio Markianoi nga Maqi (kryetar),
Benedeto Skura nga Vakarico dhe Saverio Elmo nga Firmoza.
3. Komisioni do të marrë masa për të krijuar katedra të tjera krahas atyre ekzistuese të gjuhës franceze,
italiane, katedra të fizikës, të drejtësisë etj.406
Komisioni, me punën e zellin e tij, e zbukuroi dhe lulëzoi kolegjin si në kohët e para. Për një periudhë
të gjatë, gati 25 vjet, kolegji i Shën Adrianit u drejtua nga Antonio Markianoi, i cili i dha një zhvillim të
madh dhe një emër akoma më të mirë atij. Ky kolegj u shndërrua tashmë në një qendër kulturore dhe
arsimore, prej së cilës dolën djem të rinj dhe të përgatitur. Kështu ndodhi edhe kur në krye të tij u vendos
Imzot Zef Skiroi. Nën drejtimin e tij dhe falë këmbënguljes të Jeronim De Radës, në prill 1892 u arrit të
themelohej katedra e gjuhës shqipe. Krijimi i katedrës së gjuhës shqipe në kolegjin arbëresh të Shën Adrianit
ndihmoi për mësimin dhe përhapjen e gjuhës shqipe me shkrim nëpër ngujimet arbëreshe të Italisë. Shqipja
përdorej nga nxënësit vetëm në kumtimet me gojë me njëri-tjetrin. Në vitin 1849, me ndërhyrjet dhe
përpjekjet e Jeronim de Radës, u lejua të futej në Kolegjin e Shën Adrianit mësimi i gjuhës shqipe. De Rada
u bë mësuesi i parë i shkollës shqipe. Dëshira e tij për hapjen e shkollës në gjuhën shqipe vihet re dhe në
letërkëmbimet e kohës. Një fakt të tillë e pohon dhe letra dërguar atij nga Domeniko Damis. Në këtë letër të
30 marsit 1889, Domeniko Damis falënderon De Radën për një vepër që i ka dërguar. Gëzohet që De Rada
shprehet se ëndrra e tij ishte krijimi i një shkolle në gjuhën shqipe.407
Një tjetër letër që tregon sërish
dëshirën për hapjen e një Akademie shqiptare ku të mësohej gjuha shqipe dhe të përdorej literaturë shqipe, u
404
A.Haxhi,Tefë Topalli, Kolegji i Shën Adrianit vatër e edukimit të dijeve, 12. 405
―Il Colegio albanese”, Flamuri i Arbrit, , Viti 1, nr.5, 30 shkurt 1884, 93. 406
Po aty, f.94 407
AQSH,F.24,D.54/1,f.26
88
vu re në letërkëmbimet mes Dora d‘Istrias dhe De Radës. Në letër flitet për mendimet e De Radës për të
dërguar njerëz në Shqipëri, tregon si duhet punuar si dhe të krijohen kater vilajete shqiptare që të merren me
zhvillimin e instituteve letrare. Letra vijon duke theksuar se, në Kalabri, duhet të themelohet një Akademi
Shqiptare408
dhe të përdoret literaturë shqip. Kolegji i Shën Adrianit e mbajti kurdoherë lart prestigjin e vet si
institucion. Kërkesa për hapjen e katedrës së gjuhës shqipe ishte nevojë e domosdoshme për kolegjin, sepse,
deri para hapjes së tij, aty kolegj mësohej vetëm gjuha latine, greke dhe italiane. Në 1851, me dekret
mbretëror, katedra u mbyll dhe De Rada u pushua nga puna për idetë përparimtare e demokratike. Pas kësaj,
iu desh të punonte shumë, qoftë për rivendosjen e katedrës së shqipes, qoftë për vetë ekzistencën e Kolegjit.
Më 1866, ai e shtroi me forcë këtë çështje, duke vënë në dukje nevojën e ―një strehe për gjuhën shqipe‖. Ai
argumentonte se ―nuk ka kuptim kolegji arbëresh kur në të nuk mësohet shqipja‖. De Rada luftoi në të gjitha
format për rihapjen e katedrës së gjuhës shqipe. Kjo shihet dhe në letërkëmbimet e kohës. Në letrën e
mëposhtme lexojmë kthimin e përgjigjes për kërkesën e bërë Ministrisë së Drejtësisë dhe Arsimit rreth
krijimit të katedrës së gjuhës shqipe. Ja çfarë thotë kjo letër:
Romë, 9 mars 1889
I nderuar Zotëri,
Kam shkuar disa ditë në Ministrinë e Drejtësisë dhe Arsimit,dhe qendrës prej nga varet kolegji i
Shën Adrianit duke paraqitur mendimin se, në këtë kolegj duhet një katedër e gjuhës shqipe. Më vjen
keq, por nuk mund të bëj më shumë vetëm të pres përgjigjen pozitive nga ana e Ministrisë.409
Z. G. D. Rada në San Demetrio Korone
Më 1889, De Rada shkoi vetë në Romë dhe kërkoi me këmbëngulje në Ministrinë e Arsimit që katedra
të rihapej. Me përpjekjet që bëri, mundi të siguronte rivendosjen e mësimit të shqipes në Kolegj në vitin
shkollor 1889-1890. Megjithëse i moshuar, punoi me entuziazëm të madh për arsimin shqip.
Një letër që dëshmon falënderimet për hapjen e kolegjit, ruajtjen e tij dhe të vlerave që ai përfaqësonte,
është ajo dërguar De Radës nga një patriot i paemër. Pasi e falënderon De Radën për urimet me rastin e Vitit
të ri dhe e uron që të zhduket çdo gjurmë e sëmundjes së tij, letra vijon si më poshtë:
Ankona më 8/8/1889
... Njerëzit e dalluar me cilësitë e mira, mendje dhe zemër janë shumë të çmueshëm për vendin, për
këtë arsye dëshiroj që të keni një jetë të gjatë dhe të lumtur… Do të shohim çka bën qeveria për
kolegjin tonë… Për ne shqiptarët, kolegji i Shën Adrianit është një vend i shenjë… se të dy kemi rritur
ndjenja fisnike që na kanë bërë të dalluar në Rilindjen italiane. Ju uroj mbarëvajtje sa më të mirë të
këtij institucioni...
408
AQSH,F.24.D54/1,f.107 409
AQSH,F.24,D.54,f.181
89
Në fund, i uron shëndet të mirë De Radës që mund të kontribuojë sa më pare në përmirësimin e
gjendjes së kolegjit kombëtar të Shën-Adrianit410
. Çezare Kantu, në veprën ―Rite,gjuha shqiptare mes
kundërtive të mëdha‖, theksonte se Jeronim De Rada themeloi një gazetë, kompozoi një poemë dhe është
konsideruar si patriarku i gjuhës. Duke i shkrirë gjithë të ardhurat dhe jetën për ngritjen e vendit dhe gjuhës
së tij, më në fund ia doli mbanë të ngrinte një katedër shqiptare në kolegjin e Shën Dhimitër Koronës. Këtë
katedër e mbajti fillimisht De Rada i cili, në 1982, e mori nga një admirues i tij, Paskuale Ulano, asokohe
ministër, të cilin e kishte njohur përmes Françesko Krispit. Në këtë katedër, në ―Aioli‖, gazetë e Frederiko
Miskulit, shkruhet:―…me qëllim që të mbahet i gjallë kulti i gjuhës kombëtare të kolonive shqiptare,në
kolegjin Shën Dhimitër do të krijohet katedra për studimin dhe mësimin e kësaj gjuhe…nga profesori
Jeronim De Rada‖.411
Lidhur me formimin e tij dhe kërkesave për ndihmë nga shqiptarët flitet në letrat
dërguar Shën Adrianit në San Demetrio Korone, siç del edhe nga një interpelancë mbi politikën e jashtme
italiane në Shqipëri, paraqitur në parlament nga Luixhi Gaetani di Laurencana.412
Në një letër të dërguar nga
Françesko Mauro një personi të panjohur, thuhej se duhej që të mblidheshin fonde dhe t`i bëhej thirrje rinisë
që të ishte gati për një ndërhyrje në ndihmë të Shqipërisë. Më 15 nëntor 1902, vetëm tre muaj para se të
vdiste, në fjalën përuruese të vitit shkollor, De Rada theksonte: ―Rihapja e një shkolle shqipe në Kolegjin
tonë na mbush, o djelmosha bashkatdhetarë, me një kënaqësi e me besim në të ardhmen. Prandaj, ngritjen e
katedrës së re të gjuhës shqipe mund ta konsiderojmë, në radhë të parë, si faktor historik, me anë të së cilës
do të përkrahim ringjalljen e popullit shqiptar”.413
Gjatë periudhës që zgjati mësimi i shqipes në Kolegjin e
Shën Adrianit, u botua një varg tekstesh shkollore, programesh e planesh mësimore, me shumë rëndësi për
historinë e mendimit pedagogjik shqiptar dhe të shkollës shqipe. Mund të përmendim ―Leksione të gjuhës
shqipe‖ (1892), ―Konferenca mbi vjetërsinë e gjuhës shqipe‖ (1893), ―Tiparet e gjuhës shqipe dhe gramatika
e saj‖ (1894), ―Abetarja e gjuhës shqipe‖ (1896), etj.414
Kolegji i Shën Adrianit, pikërisht në kohë të vështira e të turbullta për Shqipërinë, shërbeu edhe si
qendër kulture e edukimi për rininë shqiptare. Që prej vitit 1898 deri më 1919, aty ndoqën mësimet mbi
njëqind intelektualë shqiptarë, të cilët u bënë veprimtarë entuziastë në shërbim të atdheut e të arsimit
kombëtar. Lidhjet me Italinë nuk i kishin ruajtur vetëm shkrimtarët arbëreshë, por njëkohësisht dhe klerikët
katolikë shkodranë, mirditorë dhe malësorë, të cilët përgjatë shekujve kishin përfunduar studimet në Itali.
Nga bankat e këtij kolegji, kanë dalë 100 djemtë rinj shqiptar të cilët i shërbyen atdheut më entuziazëm dhe
devotshmëri. Në vitin 1904, në kolegjin e Shën Adrianit në Shën Mitër Koronë vazhdonin studimet Kol
410
AQSH,F.24,D54/1,f.41 411
Mandalari, Indipendenca shqiptare, 52. 412
AQSH, F.24,D.8, f. 1-23 413
Jup Kastrati, ―Jeronim De Rada‖, 1979, 140. 414
Kabashi , Jeronim De Rada poetika e poemave, 93
90
Kamsi, Pjetër Troshani, Luigj Kodheli, Zef Kurti, Lazër Prendushi, Ndoc Martin Camaj415
dhe Preng Doçi,
që kishte përfunduar studimet në Kolegjin Urban në Romë në vitin 1871. Në vitet e fundit para pavarësisë,
De Rada bashkëpunon me arbëreshët në të mirë të çështjes kombëtare. Një prej tyre ishte Luigj Gurakuqi, i
cili dhe ai kishte përfunduar studimet e mesme në Shën Mitër Koronë dhe studimet e larta në Napoli. Kolegji
i Shën Adrianit ishte një seminar për përgatitjen e klerikëve arbëreshë të ritit grek-bizantin. Megjithatë,
intelektualët arbëreshë nuk e humbën identitetin e tyre kombëtar edhe në fillimet e këtij institucioni në
shekullin XVIII, kur popujt identifikoheshin jo sipas gjuhës apo kulturës, por sipas ritit fetar që aplikonin.
Që më 1796, arbëreshi Mikele Belushi, duke iu përgjigjur peshkopit të Rosanos, në Kalabri, që vepronte me
të gjitha mjetet për t‘iu imponuar komuniteteve arbëreshe përreth nën mbikëqyrjen e kishës latine, theksonte:
―Zotëria juaj bën një gabim trashanik kur, duke përzier grekët me shqiptarët, i quan këta të fundit grekë
kryelartë dhe gënjeshtarë. Shqiptarët, që përbëjnë popullsinë e Mbuzatit dhe të bashkësive të tjera të
Kalabrisë, që ruajnë ritin grek, nuk janë njësoj si grekët; kanë origjinë të ndryshme, dallohen prej gjeneze,
prej natyre e prej zakoni. Njëllojshmëria e të njëjtit rit fetar që ushtrojnë, nuk mjafton për të futur një
përputhje të përgjithshme në të gjitha karakteret e tjera, që zakonisht ndryshojnë kombet midis tyre‖.416
Shekulli i ri përkon tashmë me ngritjen e vetëdijes kombëtare këtej dhe përtej detit dhe shënon një kthesë të
dukshme të ecurisë të këtij institucioni, sidomos në vitin 1900, kur në krye të kolegjit vendoset Angelo
Skalabrini, i cili u kujdes që kolegji të zgjerohej edhe me hapjen e një shkolle normale në 1905, ku pati
nxënës vetëm nga Shqipëria. Skalabrini synonte ta kthente kolegjin në lulëzimin e dikurshëm, por dhe ta
përforconte atë dhe ta kthente në një Institut Ndërkombëtar417
që mund të ishte plotësues i shkollave italiane
në Orient. Qeveria italiane akordoi bursa të veçanta vetëm për nxënës nga Shqipëria të cilët do të formonin
mësues të ardhshëm. Kështu, kolegji mori karakter mbarëkombëtar, duke u shndërruar në një qendër
kulturore të edukimit të djemve të rinj shqiptarë, kohë në të cilën vendi ndodhej nën pushtimin osman.418
Kolegji i Shën Adrianit, siç vë në dukje Antonio Guarashi, gjatë shekullit XIX ka qenë qendra kulturore më
aktive e jugut në mbështetje të Rilindjes italiane.
Gjatë viteve ‗20-‗30 të shekullit XIX, në këtë kolegj gjejmë një sërë figurash të rëndësishme të
kulturës arbëreshe si Jeronim De Rada, Domeniko Mauro, Domeniko Strigari, Luixhi Petrasi dhe Anxhelo
Bazile. Gjatë gjysmës së parë të atij shekulli, Kolegji kthehet në qendrat më aktive të lëvizjes antiburbone jo
vetëm në nivel lokal, por dhe rajonal, duke u bërë i vetmi institucion që mbështeti organikisht Rilindjen në
jug të Italisë. Krahas intelektualëve të përmendur në fund të shekullit XIX, nuk munguan edhe intelektualë të
tjerë arbëreshë që vijuan të mbajnë gjallë angazhimin politik dhe kulturor, në mbështetje të çështjes
kombëtare dhe të identitet arbëresh. Një rol të rëndësishëm në forcimin e ndërgjegjes kombëtare padyshim
415
Loka, Kuvendi i Fanit dhe pamundëisia e Piemontit Shqiptar, 42 416
Revista “Nëntori” nr. 3, 1983, f. 188. 417
―Colegio di San Adriano,‖ La Nazione Albaneze, Nr14, 31 korrik 1900,7 418
A.Haxhi,T.Topalli, Kolegji i Shën Adrianit vatër e edukimit të dijeve‖,14.
91
luajti dhe kolegji i Shën Adrianit, i cili u forcua së tepërmi me hapjen e katedrës së gjuhës dhe letërsisë
shqipe. Kolegji arbëresh zë një vend të merituar në historinë e arsimit tonë kombëtar. Ai mbajti të gjallë
gjuhën dhe kultivoi dashurinë për atdheun e të parëve, Shqipërinë, dhe përgatiti, siç përmendëm dhe më lart,
breza të tërë të inteligjencës kombëtare arbëreshe: dijetarë, gjuhëtarë, arsimtarë, etnografë, historianë,
shkrimtarë, folkloristë dhe studiues të shquar, të cilët i kanë sjellë kontribute të vyera kulturës kombëtare
shqiptare, çështjes shqiptare në periudha të caktuara historike. Duke punuar në kolegj, De Rada bashkëpunoi
me rilindës të shquar shqiptar si Zef Jubani, Thimi Mitko, Luigj Gurakuqi, i cili ishte nxënës i De Radës, pa
harruar bashkëpunimin me Aleksandër Xhuvanin, studiuesi i çmuar i gjuhës shqipe. A. Xhuvani përmendet
dhe si mësues i gjuhës shqipe në Shën Mitër Koronë. Mund të përmendim, ndër të tjerë, nxënësit e De
Radës, poetët e njohur arbëreshë Zef Serembe e Bernard Bilota. Një numër i mirë dijetarësh arbëreshë ishin
marrë me studimin e gjuhës shqipe, me folklorin, etnografinë dhe historinë e popullit shqiptar. Përmendim
dy shkrimtarë dhe studiues të mëdhenj shkodranë si Arshi Pipa dhe Martin Camaj, jo vetëm kontributin
shqiptar, por dhe kontributin arbëresh për kulturën evropiane gjatë mesjetës e më tej. ―Falë kësaj qendre dhe
të tjerave si ajo”, thekson Camaj, ―nga përfaqësuesit e diasporës shqiptare në Itali, që përdorën italishten si
gjuhë shkrimi, tue përkthy në këtë gjuhë disa prej vargjeve poetike, Shqipëria dhe populli shqiptar, deri
atëherë thuajse të panjohur, dolën në skenën evropiane. Ndërmjet tyre kultura shqipe lidhet me kulturën
perëndimore tue u bo pjesë e saja.‖419
Martin Camaj njëkohësisht ka bërë studime për hapësirën
shqiptarofolëse të diasporës arbëreshe duke nënvizuar dhe rëndësinë e qendrave arsimore në jug të Italisë.
Vite më parë ai shprehej: ―Ata që mërguan n’Italinë e Jugut, shumica e tyre ortodoksë, disa prej të cilëve
erdhën nga Greqia, ruajtën gjuhën shqipe dhe mbajtën fenë e tyre ortodokse”. Arbëreshët në vitet ‗30 të
shekullit XIX qenë të zotët të themelonin qendrat e veta arsimore: Kolegjin Korsini (më vonë Shën Adriani)
dhe seminarin italo-grek të Palermos. Prej këtyre qendrave kulturore dolën dijetarët e letrarët arbëreshë të
cilët, nën ndikimin, në fillim të iluminizmit dhe më vonë të romantizmit, prodhuan veprat e para erudite mbi
gjuhën shqipe dhe popullin shqiptar.‖420
Shumë interesante janë lidhjet mes dijetarëve dhe intelektualëve të Shkodrës me botën arbëreshe, siç
vë në dukje poeti e përkthyesi Lazër Shantonja, kur shkruan: ―një kontribut të madh e të fuqishëm i kanë
dhënë zgjimit kombëtar e intelektual të vendit tonë edhe shkollat italiane ashtu si në Itali dhe në Shqipëri.
Nga kolegjet Shën Demetrio Korone nga ato të Saverjane e Papnore e Françeskane të Shkodrës kaluan
ai grup intelektualësh që morën një pjesë aq të madhe e të shkëlqyeshme në lëvizjen politike e letrare të
vendit.421
Gjatë shekujve XIX-XX, intelektualët arbëreshë u vunë në pararojë të zhvillimeve kulturore,
politike, civile dhe demokratike, jo vetëm në komunitetet e tyre, por për gjithë Italinë e Jugut. Mjaft
419
A.Haxhi T.Topalli, Kolegji i Shën Adrianit vatër e edukimit të dijeve,15 420
Po aty 421
Lazër Shantonja, (Botime Françescane, Shkodër, 2005), 490.
92
intelektualë dhe shkrimtarë arbëreshë vijuan të mbajnë gjallë angazhimin politik dhe kulturor, në mbështetje
të çështjes shqiptare dhe në mbrojtje të identitetit arbëresh. Mes tyre përmendim Agostino Ribeko, Antonio
Skura, Kosmo Serembe, Orazio Kapareli, Terenc Toçi, dhe Salvatore Braile. U shqua pa dyshim dhe
Anselmo Lorekio si trashëgimtar politik i De Radës. Për kontributin e dhënë përmendim dhe një grup tjetër
intelektualësh dhe shkrimtarësh arbëreshë si vetë Zef Serembe, por dhe Domeniko Antonio Markeze dhe
Aristide Manes që e mbyllën jetën në mërgim. Përfshirja në katedrën e gjuhës shqipe në organikën e liceut
Shën Mitri vetëm teorikisht mund të duket si njëlloj njohje zyrtare nga ana e administratës shtetërore italiane
të ―Pakicës arbëreshe‖. Mund të themi se dy nisma të rëndësishme që tregojnë ndikimin e politikës italiane
ndaj arbëreshëve, janë hapja e katedrës së gjuhës dhe letërsisë shqipe në vitin 1900, pranë Institutit Oriental
të Napolit, si dhe përfshirja e lëndës ―gjuhë dhe letërsi shqipe‖ në kolegj.
Në shekullin e XIX, pati një rritje të ndërgjegjes politike tek intelektualët arbëreshë si dhe rritje të
pjesëmarrjes së tyre në luftën kundër absolutizmit si dhe afirmimit të ideve demokratike dhe lirive
kombëtare. Pikërisht kjo bëri që të ndërgjegjësohen qarqet politike dhe kulturore evropiane mbi ―çështjen
kombëtare‖.422
Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit të shekullit XIX, qeveria e drejtuar nga Françesko Krispi
përcaktoi shndërrimin e kolegjit në institut mbarëkombëtar arbëresh, ku krahas studentëve dhe profesorëve
arbëreshë, do të përfshiheshin dhe studentë dhe profesorë të rinj nga Shqipëria, që asaj kohe gjendej nën
pushtimin osman. Mes këtyre intelektualëve të rinj shqiptarë, që më vonë luajtën rol të rëndësishëm në
politikën, kulturën dhe shkencën shqiptare, përmendim Luigj Gurakuqin, Gaspër Jakov Mërturin, Aleksandër
Xhuvanin, Ndoc Martin Camajn, Kolë Kamzin, Mehdi Frashërin, Avni Rustemin, etj. Gjatë regjimit fashist,
ndonëse në masë më të vogël, Kolegji i Shën Adrianit vijoi të luante një rol të rëndësishëm në formimin e
elitës së re shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit XX. Përmendim personalitete të rëndësishme si gjuhëtari
Kostaq Cipo apo Spiro Koleca. Fluksi i nxënësve shqiptarë në kolegj vijoi deri në vitet 40, deri në rënien e
regjimit fashist. Gjuha shqipe nuk u hoq nga programet mësimore të liceut shtetëror të Shën Mitrit, krahas
hapjes të katedrave universitare të gjuhës dhe letërsisë shqipe në Palermo (1932) dhe në Romë (1939).423
Një
kthesë të vërtetë në historinë fetare, politike, kulturore, qytetare të komunitetit arbëresh në Itali shënoi
themelimi i dy kolegjeve arbëreshe në Kalabri dhe Sicili: Kolegji Korsini dhe Seminari i Palermos në Sicili.
Këto dy seminare përveç kontributit vendimtar që patën për ruajtjen e ritit fetar në traditën greke në Itali,
përfaqësuan dhe qendrat kryesore të formimit dhe përgatitjes teologjike dhe kulturore të një pjese të mirë të
klerit dhe inteligjencës arbëreshe në fund të shekullit XIX.
422
Altimari,Urat e Arbrit, 34 423
Po aty
93
4.2 Seminari arbëresh i Palermos
Një qendër tjetër e rëndësishme e kulturës shqiptare ishte Seminari Shqiptar i Palermos, i themeluar në
26 nëntor 1734, me nismën e at Xhorxhio Guxetës (1682-1756)424
nga Piana dei Greçi. Ai themeloi
gjithashtu kolegjin e Marias, më 1733 në vendlindje, me qëllim e shenjtë që të përgatisë rininë e ritit greko-
katolik për rifillim të misioneve në Shqipëri.425
Ai bënte pjesë në atë kohë në Kongregacionin e priftërinjve të
Olivetasë të Palermos. I shtyrë nga zelli i fuqishëm që digjet në shpirtin e njerëzve të mëdhenj kur është fjala
për të mirën e përgjithshme të kombit, falë vendosmërisë dhe kujdesit të palodhur, arriti të marrë asokohe
nga mbreti i dy Sicilive, Karli i III, lejen për ngritjen e një kolegji ortodoks në Palermo, si dhe një donacion i
mjaftueshëm hequr nga të ardhurat e peshkopëve katolikë që kishin në juridiksion kolonitë.426
Nevoja që
kishin arbëreshët e ritit bizantin për t‘u çliruar nga identifikimi me grekët nxiti interes të fortë te intelektualët
dhe klerikët arbëreshë, fillimisht të Kalabrisë, më pas të Sicilisë, të vinin në pah veçoritë kulturore dhe
gjuhësore të etnisë së tyre duke u quajtur italo-albanesi, ndërsa grekët filluan t`i quanin italo-greci.
Domosdoshmëria e kapërcimit të kësaj përzierje të rreme identitare etniko-fetare, si dhe shkëputjen nga ky
identifikim i jashtëm që binte ndesh me identitetin e brendshëm, i shtyu qarqet intelektuale arbëreshe t`u
paraprinin që në gjysmën e shekullit të XVIII, disa çështjeve si ajo e rizbulimit te origjinës etnike. Nga ai
moment e tutje, falë Guxetës dhe dishepujve e ndjekësve të tij, që drejtuan seminarin arbëresh të Palermos,
dallimi etnik por edhe historik brenda së njëjtës kishë katolike të ritit bizantin në Italinë jugore, mes ―italo-
grekëve‖ dhe ―italo-arbëreshëve‖427
u konsolidua dhe u përhap duke u pranuar dhe zyrtarizuar gjithandej,
qysh me dokumentet papale. Kjo i dha dorë asaj çka mund ta përkufizojmë si ―Rilindja‖ e parë arbëreshe,
duke filluar që nga gjysma e shekullit XVIII, veçori e së cilës është tradita e mendimit ―arbërisht‖, e
transmetuar nga vepra dhe traktate, që, edhe pse dorëshkrime, qarkulluan mjaftueshëm, së pari mes
intelektualëve të shkollës sikulo-arbëreshe, e më pas të asaj kalabro-arbëreshe. Kësaj tradite i referohen një
sërë personalitetesh të njohura kishtare si Gjergj Guxeta, Pal Maria Parrino, Nikollë Filja e Nikollë Keta, të
cilët patën lidhje drejtpërdrejt apo tërthorazi me historinë e seminarit italo-grek-arbëresh të Palermos dhe
luajtën rol drejtues në këtë lëvizje që pati jehonë jo vetëm në qarqet kishtare, por edhe në nivel
―kombëtar‖.428
Rezultatet e saj u ndien në fund të shekullit XVIII dhe në dhjetëvjetëshin e parë të shekullit XIX edhe
mbi elitën arbëreshe të hapësirave të tjera italo-jugore, kryesisht në Napoli dhe në Kalabri. Falë saj e
kuptojmë më mirë rolin përparues që patën për botën shqiptare elitat intelektuale të kolegjeve fetare të Italisë
424
Altimari, ―Gli Arbëresh d‘Italia per la rinascita, 130 425
Mandalari, Indipendenca Shqiptare, 45 426
Dorsa, Shqiptarët dhe misoini i tyre historik...., 115 427
Altimari, Gli Arbëresh d’Italia per la rinascita…, 129.
428 Po aty
94
së Jugut, të cilët i dhanë jetë laboratorit të parë të ideologjisë albaniste dhe i çelën rrugë procesit të
ndërgjegjësimit kombëtar, edhe pse në shtratin e mendimit të shtatëqindës dhe të një tradite kulturore të
formësuar brenda kishës arbëreshe të ritit bizantin. Kështu, nisi një lëvizje nga e cila u themelua Seminari i
Palermos, që u konceptua si laborator i parë ideologjik për zbulimin e rrënjëve kombëtare shqiptare në
kontekstin arbëresh. Kjo veprimtari nisi falë vizionit të Gjergj Guxetës dhe më pas u përpunua nga
pasardhësit e tij Pal Maria Parrino dhe Nikolla Keta.429
Këtë fakt e konfirmon dhe A. Lorekio në një shkrim
të tij në ―La Nazione Albanese”, botim i vitit 1900, kushtuar Seminarit Shqiptar të Palermos. Në këtë shkrim,
paraqiten pjesë nga libri i studiuesit Xhuzepe Beniçi nga Piana dei Greçi. Në kapitullin e parë të librit, autori
shpreh rëndësinë e krijimit dhe forcimi të një qendre kulturore në Palermo, për ta shndërruar nga një institut i
thjeshtë, në një seminar kulturor shqiptar. Beniçi shkruan: ―Pa një qendër kulturore kombëtare, asimilimi i
këtyre kolonive do të kishte ndodhur me kohë”. Një shqiptar nga Piana dei Greçi, një prift, parashikoi dhe
parandaloi shkatërrimin. Me një entuziazëm të madh, duke përfituar nga njohuritë historike dhe teologjike që
gëzonte, goditi në dyert e të fuqishmëve të kohës, mblodhi të ardhura nga të gjithë kolonitë. Ai krijoi tri
qendra kulturore greko-shqiptare, një qendër për përgatitjen e klerikëve dhe një tjetër për vajza shqiptare.
Në fron, në vitin 1735 ishte Karli III, themelues i dinastisë burbone të dy Sicilive. Në këtë kohë prifti i
lartpërmendur (Gjergj Guxeta) u paraqit me një shkrim në dorë para sovranit, në të cilin shkruhej: ―Zotëri,
unë jam veç një prift i thjeshtë, por vij t`ju ofroj Shqipërinë… Po ju lexoj disa dokumente nga të cilat
perceptova që juve ju përket Shqipëria. Mbretëria juaj plotësohet mbasi të zotërojë Adriatikun”. 430
Ky
shkrim dhe deklarim i priftit u pëlqye nga mbreti dhe thuhet që u vlerësua aq shumë sa i lejoi atij të hapte një
kolegj për të rinj shqiptarë të kolonive të Sicilisë. Nga ky kolegj dolën peshkopë të shquar, arkitektë të
suksesshëm, shkrimtarë dhe politikanë të shquar si Françesko Krispi, etj. Vite më pas, Krispi vizitoi
seminarin e Palermos dhe përgëzoi punën e tij në mbrojtje të çështjes kombëtare. Në fletoren ―Il Giornale di
Sicilia‖ në 18 korrik 1898, shënohet një vizitë e Krispit në seminarin greko-shqiptar të Palermos ku ai kishte
marrë arsimin e parë, e aty, ndër të tjera, shkruheshin këto fjalë: ―Me fjalë bujare shprehi shpresën qi sa më
parë Shqipnija të shkundi zgjedhën turke e të porosis nxanësit, në mënyrë të posaçme, studimin e gjuhës e të
letërsisë shqipe.431
Pas hedhjes së hapit të parë, pra sigurimit të lejes nga mbreti Karli III për hapjen e
seminarit ortodoks të Palermos dhe përcaktimit të të ardhurave për peshkopin e ri, u miratua me dekret të 10
janarit 1784 emërimi i një peshkopit të parë italo-ortodoks në Palermo, Imzot Xhorxho Stasi, rektor i
Kolegjit Ortodoks po aty. Dekreti mbretëror pasoi nga ai i Papa Piut VI, një muaj më vonë, ku u caktua si
seli e peshkopatës Abacia e Shën Mërisë së Eulës në Dioqezën e Mesinës.432
Pas tij, seminarin e udhëhoqën
429
Matteo Mandala, Paolo Maria Parrino e le origine dell‘Ideologia albanista‖në Pietro Di Marco e Alesandro Musco,
Aspeti della cultura bizantina ed albanese in Sicilia, Officina di Studi Medievali, Palermo 2005, 1-60. 430
―Il seminario Albanese di Palermo‖, La Nazione Albanese, , nr..3, 15 shkurt 1900,7-8. 431
Zef Skiroi, Canti tradizionali ed altri saggi delle colonie albanesi di Sicilia,(Napoli, 1923), XLII. 432
Dorsa, Shqiptarët dhe misoini i tyre historik.., 115
95
Gjergj Guxeta, Françesko Kiardiaro, Xhuzepe Krispi, Agostino Franko, Peshkopi i Ermopolit, Xhuzepe
Mari, peshkop i Tempe, Paolo Skiroi, peshkop nga Benda. Statusin e udhëheqësit të seminarit të Palermos e
mori Imzot Xhuzepe Krispi,433
njeri i ditur në fushën helenistike dhe njohës i mirë i gjuhëve lindore dhe
lashtësisë së të parëve. Krispi është autor i disa veprave ndër të cilat spikat ―Kurs për gramatikën greke‖, si
dhe ―Sage‖ që iu bashkëngjit veprës ―Atlante‖. Por nga kolonitë shqiptare kanë dalë dhe burra të tjerë të
shquar mes arbëreshëve të cilët kanë kushtuar energjitë e tyre e shpesh dhe jetën për ta bërë fenë katolike më
të ngulitur mes qytetarëve, më të qëndrueshme dhe kanë forcuar më tej lidhjen me gjuhën dhe traditat
shqiptare, për ta bërë më të fortë dashurinë për tokën amë, Shqipërinë, dhe më të gjallë dëshirën për të
bashkëpunuar në zgjimin e saj civil dhe fetar. Një dëshmi të tillë na jep peticioni dërguar Papa Benediktit XV
nga kleri i Piana dei Greçi në 1920. Krahas këtyre burrave të shquar, do të kujtojmë me mirënjohje Gjergj
Guxetën, themelues i Seminarit greko-shqiptar të Palermos. Përveç kolegjit, ai themeloi në Piana
―Bashkimin e Priftërinjve Ortodoks‖ dhe një ―Kolegj për vasha shqiptare‖. Krahas tij, përmendim At
Antonio Brankati, bashkëpunëtor kryesor i tij në ngritjen e ―Kolegjit të Marisë‖ sipas ritit ortodoks në Piana.
Paolo M. Parino shkroi një ―Disertacion për ritin ortodoks në Shqipëri‖ dhe një histori të ―Sakramenteve‖ që
ruhen ende sot në bibliotekën e Kolegjit Ortodoks në Palermo. Një tjetër figurë e shquar ishte Nikolla Keta,
rektor i Seminarit të Palermos. Ka lënë pas shumë shkrime me një fjalor të pasur shqip. Të tjerë njerëz të
shquar të Sicilisë do të ishin Konti Aleksandër Manzoni, një nga figurat më të ndritura të parlamentit sicilian
në 1821.434
Përmendim njëkohësisht dhe Kostandin M. Kostandini, At Stefano Guxeta, Imzot Skiroin, Imzot
Bazil Matrangën. Prania e këtyre dy qendrave kulturore i siguroi komunitetit arbëresh të Kozencës dhe
Palermos një trashëgimi historike dhe kulturore të rëndësishme, nga e cila u formua një drejtim i ri me një
sërë detyrimesh qytetare dhe intelektuale nën shtysën e zhvillimeve liberale demokratike në shoqërinë
italiane. Përveç formimit të intelektualëve dhe klerikëve progresistë, dy kolegjet luajtën rol në lëvizjen e
Rilindjes italiane dhe favorizuan zhvillimin e ndërgjegjes kombëtare të intelektualëve arbëreshë. Me kalimin
e viteve, falë lidhjeve të arbëreshëve me atdhetarët shqiptarë, vihet re një rritje e ndikimit italian në Shqipëri.
Ky ndikim u rrit dhe me bashkimin e Italisë u bë kërcënim serioz për interesat austro-hungareze në Shqipëri.
Në këtë situatë, rivaliteti italo-austriak pengoi shumë afrimin e arbëreshëve me atdheun e origjinës dhe
ndihmën e tyre në Rilindjen Kombëtare Shqiptare. Ndonëse arbëreshët i njihnin vështirësitë, nuk i ndalën
kurrë përpjekjet për ta ndihmuar atdheun e të parëve të vet. Ato u angazhuan në gjallërimin e veprimtarive
kulturore dhe në përpjekjet për të nxitur shqiptarët që të ngriheshin në luftë për pavarësinë e vendit.435
Arbëreshët, pas mërgimit të tyre, e kishin kuptuar se mbijetesa e gjuhës, e zakoneve dhe e kulturës së tyre,
mund të arrihej vetëm nëse u dilnin zot pasurive shpirtërore e kulturore, se ndryshe do të asimiloheshin dhe
433
Xhuzepe Krispi (1781-1859) vjen nga e njëjta familje e mirënjohur e Françesko Krispit (1818-1901) figurë e shqua
e periudhës së bashkimit të Italisë, tri herë kryeministër i Italisë (1887-1896) dhe disa herë ministër i Italisë së Re. 434
Dorsa, Shqiptarët dhe misoini i tyre historik..., 117. 435
S. Skëndi ―Zgjimi kombëtar shqiptar‖, 202.
96
zhdukeshin. Historia e diasporës arbëreshe dëshmon bindshëm se sa të qëndrueshëm dhe sa këmbëngulës
kanë qenë dijetarët arbëreshë në përpjekjet e tyre për arsimin e nipërve dhe mbesave të Skënderbeut.436
4.3 Kongresi i parë gjuhësor në Koriliano Kalabro
Një rol me rëndësi në pasqyrimin e çështjes kombëtare kanë luajtur kongreset gjuhësore të viteve 1895
dhe 1897, të cilët, krahas karakterit gjuhësor dhe letrar, shprehën dhe vullnetin politik të shqiptarëve të
Italisë.437
Kongreset qenë fryt i propagandës të pandërprerë për idenë kombëtare të Jeronim De Radës të
mbajtur njëri në Koriliano Kalabro, tjetri në Lungro që mund ta quajmë kryeqytet të kolonive shqiptare të
Kalabrisë. Shtypi evropian i kohës evidentonte se një kulturë e lashtë arbërore po rizgjohej. Mbi 200 mijë
shqiptarë të larguar nga trojet e tyre, të shpërndarë në të gjithë Italinë e Jugut, po bashkoheshin për të mos
harruar identitetin e tyre. Në korrik të vitit 1895, u organizua një mbledhjeje në kolegjin kishtar të Shën
Adrianos në San Demetrio Korone, lindi një komitet i përkohshëm i kryesuar nga De Rada, i përbërë nga
Konforti, nga priftërinjtë Anton Argondica e Anxhel Ferrari, me pranimin e kryemurgut Luixh Lauda e të
Dr. Agostin Ribekos. Komiteti u morr me përgatitjen e një kongresi shqiptar, i thirrur në Koriliano
Kalabro.438
Kongresi i Parë i shqiptarëve të Italisë, që u zhvillua për tri ditë me radhë, nga data 1 deri më 3
tetor të vitit 1895, në mjediset e Gjimnazit Garopoli Korilian Kalabro 439
( Kozencë), do të trajtonte çështje
mes gjuhës dhe historisë. Ky kongres u ndërmor me nismën e figurave si De Rada, Skiroi dhe Anselmo
Lorekio. Në të u mblodh shumica e intelektualëve arbëreshë që përfaqësonin thuajse të gjitha komunitetet
arbëreshe të Kalabrisë. Kongresi u udhëhoq nga Françesko Krispi i cilësuar ―Shqiptar nga gjaku dhe
zemra‖.440
Njëzet e pesë delegatët e Kongresit dhe 500 intelektualë të tjerë nga regjionet e Italisë së Jugut
(Kalabri, Kampania, Pulia dhe Sicili) e mbështetën këtë nismë duke lënë gjurmë të rëndësishme në ngjarjet
gjuhësore dhe historike të kombit. Po si u prit hapja e kongresit të parë gjuhësor nga patriotë e njerëz të
shquar të kohës? Nisma e De Radës dhe e patriotëve të tjerë gjeti gjerësisht mbështetje në Shqipërinë amë,
por dhe kudo ku jetonin shqiptarë. Vetë Françesko Krispi shprehet kështu për nismën e De Radës: ―Gëzohem
që keni thirrur kongresin shqiptar me gjak e me zemër, gëzohem për këtë nismë, e cila ka qenë e nevojshme
për historinë e civilizimit shqiptar si dhe për lulëzimin e letërsisë së saj.‖441
Në letërkëmbimet mes De Radës
dhe personaliteve të shquara të kohës, përmendim dhe një letër të dërguar nga Xhuzepina Knorr. Ajo i
436
Kastrati, Jeronim De Rada, (Jeta dhe Veprat), 128. 437
Po aty
438 Xhemi Hajredini, Diaspora Historike dhe kongresi i parë i shqiptarëve të Italisë,2015
439 Loka Kuvendi i Fanit dhe pamundësia e Piemontit Shqiptar, 120
440 Hajredini, Diaspoea Historike dhe kongresi i parë i shqiptarëve të Italisë. Art. i cit, 2015
441 ―Giolomo De Rada‘, Djalëria, Viti IX,V.II,Nr 4,1928,f.7
97
shkruan De Radës: ―Kam marrë një letër nga Krispi. Jam e lumtur që kam marrë një letër nga Krispi dhe po
ju dërgoj një sonet për ta korrigjuar. Shpresoj që në mbledhjen e kongresit gjuhësor shqiptar të përfitojë
kauza patriotike shqiptare442
. Një letër tjetër, që përbën rëndësi për studimin, është ajo e L. G. Simone
dërguar De Radës më 29.09.1892. Letra thotë:
Në letrën tënde të datës 12, më shkruaje të japim mundësinë për të shkruar ndonjë gjë në “Flamuri i
Arbrit” dhe të njihje idetë e mia dhe mbi nevojën që Italia t’i japë një shtysë kulturës dhe gjuhës
shqipe…. Tani e mora vesh se kongresi gjuhësor do të mbahet në 1 tetor dhe do të flitet për dashurinë
që ushqej për gjithçka që i përket Shqipërisë. Nga koha e shkurtër dhe impenjime të tjera nuk do mund
të marr pjesë, por i shtyrë nga dashuria që ndjej për ju, vëllezërit tanë përtej Adriatikut, do të çoj një
telegram për t’iu lutur që të më përfaqësosh. Po i dërgoj kongresit letrën time mbi studimet e bëra për
shqiptarizmin.443
Në këtë letër del qartë se kongresi u mbajt në 1885 dhe njëkohësisht vendosi hapjen e një katedre
shqipe. Një tjetër letër që dëshmon mbajtjen e kongresit gjuhësor është ajo e De Radës dërguar profesor
Romelit në 18 tetor 1899. Në këtë letër, De Rada përshëndet Profesor Romelin dhe i lutet atij që, deri ditën e
nesërme, të kthejë Rapsoditë. Njëkohësisht, i flet se Kongresi gjuhësor ka propozuar ngritjen e një Katedre të
gjuhës shqipe. I tregon se i nderuari Boçeli ka ndërmjetësuar për transferimin e De Radës vitin e ardhshëm
në shkollën San Demetrio në kolegjin Oriental të Napolit. Në fund të letrës, De Rada, mësues i gjuhës shqipe
për llogari të shtetit në San Demetrio Korone,444
i lutet shkëlqesisë së tij të urdhërojë dërgimin e mandatit të
shpërblimit të tij mujor. Letër tjetër që dëshmon se arbëreshët e dëshironin hapjen e shkollave shqipe dhe
mbajtjen e kongreseve gjuhësore, është dhe ajo dërguar Jeronim De Radës nga një shkrues anonim nga Piana
Dei Greçi, 9 mars 1899. Shkruesi informon De Radën rreth lokaliteteve të krahinës së Puljes të cilat janë të
banuar nga shqiptarë (arbëreshë). Vetë këta arbëreshë kanë kërkuar të mbahet kongresi. Prandaj De Rada të
bëjë çmos që të mbahet në muajin maj dhe të diskutohen çështje me rëndësi për shqiptarët.445
Dërguesi i
kësaj letre kërkon që De Rada t`i dërgojë një kopje të gazetës ku ka ndërmend të botojë thirrje dhe
manifestime për çështjen shqiptare. Një tjetër letër dërguar nga De Rada priftit Gerardo Konforti në Napoli,
më 19 korrik 1895, tregon për themelimin e kongresit. Në letër, De Rada i shkruan atij me qëllim që të vërë
shpalljen që kongresi do të mbahet në Koriliano Kalabro. Ky kongres, trajtoi dy linja të ndryshme: gjuhësore
dhe politike. De Rada ishte ndër të parët që parashtroi idenë e krijimit të një alfabeti dhe i pari që dërgoi në
Shqipëri propozimin për alfabetin e tij, ndonëse ky propozim nuk u prit mirë nga pala shqiptare dhe pati
kundërshtime nga Porta e Lartë.
442
AQSH,F.24,D.54/4,f.210-211 443
AQSH,f.24,D.54/1,f.13 444
ASHQ,F.24,D.53,f. 21 445
ASHQ,F.24 D54/11
98
Rezultat i këtij kongresi, krahas diskutimit për një alfabet të unifikuar, ishte dhe krijimi i një Shoqërie
Kombëtare Shqiptare. U krijua ―Societa Nazionale Albanese‖ me qendër në San Demetrio Korone, e cila
mes objektivave të saj, krahas afrimit mes kolonive të ndryshme të Italisë, synonte edhe nisjen e
marrëdhënieve në shkallë të gjerë me mëmëdheun. Kongresi gjuhësor shqiptar, krahas problematikave të
ndryshme të trajtuara, miratoi një program për zhvillimin e kulturës dhe letërsisë në diasporën arbëreshe.
Midis të tjerave, propozoi dhe botimin e një e gazete ku do të trajtoheshin çështje të ndryshme. Krijimi i
shoqërisë shqiptare dhe kongresit të parë gjuhësor vërtetohet nga letërkëmbimet e kohës të cilat Lorekio i
botoi në të përkohshmen ―La Nazione Albanese‖. Një letër e tillë është ajo dërguar nga profesorët e letërsisë
shqipe Alberto Stratiko, Manuel Hoepli nga Milano në vitin 1896. Letra vijon si më poshtë:
―U mbajt në 1-4 tetor 1895 në Koriliano Kalabro, Kongresi i parë gjuhësor shqiptar. Pjesëmarrësit në
të ishin të shumtë dhe ishin paraqitur gati të gjitha kolonitë shqiptare. Ishin hedhur bazat e një
Shoqërie Kombëtare Shqiptare... Zoti Anselmo Lorekio është shpirti i kësaj shoqërie të re të cilës i
është përkushtuar me entuziazmin rinor, duke bërë që të dëgjohet zëri i ndikimit të kësaj shoqërie në
Itali dhe jashtë saj përmes artikujve të botuar në gazeta të ndryshme të kohës…‖446
Prof. Alberto Stratiko, Manuele Hoepli,
Milano,1896
Një vit më vonë, më 1896, nis të botohet e përkohshmja ―Illi Arbëreshëve‖, drejtuar nga Antonio
Argondixa, njeri me kulturë të gjerë, poet dhe filolog i zellshëm. 447
Botimi i gazetës zgjati deri në shkurt të
vitit të mëpasshëm me vetëm katër numra për shkak të mungesës së fondeve.448
Në letërkëmbimet e De
Radës vihet re një letër e cila tregon për vlerësimin ndaj figurës së De Radës dhe themelimin e Shoqërisë
Kombëtare Shqiptare. Letërkëmbimi është midis De Radës dhe Lorekios. Letra vijon si më poshtë:
Pellagario (Catanzaro) 8 tetor 1895
I nderuar Profesor, Mendimi im i parë është për t’ju përcjell në emrin tim dhe vëllait tim, stimën dhe
admirimin që të dy kemi për ju... Kemi pasur fatin të njohim cilësitë tuaja të mendjes dhe zemrës... Që
të dy, si çdo i ri me ide të mëdha... mbështesim idetë e kongresit gjuhësor të mbajtur në Koriliano
Kalabro dhe do të kemi gjithmonë në qendër të vëmendjes lëvizjen e Shoqërisë Kombëtare Shqiptare...
Për të arritur qëllimin dhe për ta bërë Shqipërinë tonë të fortë, kërkohen njerëz me vullnet të mirë dhe
me energji... Jam i nderuar për besimin dhe dëshirën që keni të më emëroni zv.president të Shoqërisë
Kombëtare Shqiptare. Do të bëj më të mirën për çështjen tuaj dhe do të vihem plotësisht në dispozicion
446
Revista , ―Albania‖, 1923, 17 447
Njazi Muhamedi, Kush ka qënë Antonio Argondizza?, Faqe nga historiku zhurnalistikës shqiptare 448
Ahmet Kondo, Çështja kombëtare në faqe të shtypit të Rilindjes....,169.
99
të çështjes tuaj...449
Në gazetat e Napolit dhe Romës janë botuar vendimet e kongresit...
Anselmo Lorekio
Më 1 tetor të 1895, shkruante Anselmo Lorekio në nr. 16 të vitit XVII të gazetës së tij ―La Nazione
Albanese‖, ishte përuruar në Koriliano, Kongresi I gjuhësor shqiptar, konceptim sublim i bashkimit nga
prijësi i ne të gjithëve, Jeronim De Rada. Nga ky kongres i parë gjuhësor lindi ―Shoqata Kombëtare
Shqiptare‖ dhe nga kjo shoqatë doli dokumenti i mëposhtëm:
Shoqata Kombëtare Shqiptare në Itali
“Në Itali jemi 200 000 shqiptarë, shpërndarë në tokat pjellore të Sicilisë dhe në provinca të tjera të
Italisë së Jugut. Kolonitë tona, për rreth 4 shekuj, jetojnë këtu një jetë të qetë. Etërit tanë mërgimtarë,
të varfër, të lënë pas dore nga atdheu i tyre, u pritën nga kjo Itali e shenjtë, kur gjithë të tjerët i
përzunë e i mbanin me dyshime dhe pse ata ditën t`i bënin ballë islamizmit, i cili kërcënonte
qytetërimin perëndimor. E, që nga kjo kohë, ndihemi krenarë që jemi qytetarë të këtij atdheu të dytë.
Ne flasim po atë gjuhë që flasin dhe vëllezërit tanë matanë Adriatikut, atë gjuhë që flisnin pellazgët e
shenjtë... Flasim të njëjtën gjuhë, por ata e shkruajnë në një mënyrë dhe ata pak të ditur që ndodhen
mes nesh shkruajnë në një mënyrë tjetër. Ne flasim të njëjtën gjuhë si vëllezërit tanë përtej Adriatikut,
një gjuhë e folur prej hyjnorëve pellazgë... Që, për të njohur kujtesën e madhështisë tonë... është e
domosdoshme që të merremi vesh me njëri- tjetrin me anë të shkrimit. Për këtë qëllim, formuan
Shoqërinë Kombëtare Shqiptare dhe këtij qëllimi i shërbejmë vazhdimisht dhe ekskluzivisht... Ne i
kërkojmë kësaj Italie të fuqishme e të lavdishme,i kërkojmë nderin e besnikërisë të Fuqive të botës
civile që të respektojë dhe për Shqipërinë principet e kombësisë që janë themel i shteti modern...
Shqipëria duhet të jetë e lirë dhe padrone e fateve të saj. Dhe, nëse rastësisht, ekuilibri evropian,
gjithmonë në rrezik për sa kohë nuk është stabilizuar në bazën e kombësisë, kërkon që Shqipëria të
mos mbesë e pavarur, ne me plot gojën guxojmë të pohojmë që vetëm Italia jonë, atdheu ynë i dytë, pa
asnjë interes dhe pa kursyer, mund t`i pretendojë këto të drejta dhe zemrat e vëllezërve tanë matanë
Adriatikut, edhe këtu, rrahin në union me zemrat tona.450
Presidenti i delegatëve, Anselmo Lorekio
Shumë proklamata të tjera, thirrje, manifestime ndikuan në forcimin e ndjenjës kombëtare dhe në
njohjen e çështjes shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas tyre, ndihmuan dhe revistat e kohës si dhe
kongreset e seminaret. Një tjetër dokument që vërteton mbajtjen e kongresit parë gjuhësor dhe vendimet e tij
është dokumenti i mëposhtëm e nënshkruar nga Anselmo Lorekio. Nga kjo lëvizje e organizuar mirë dhe e
pandërprerë pro Shqipërisë, lindi në prill të 1900, Komiteti Kombëtar Shqiptar me qendër në Romë.
449
ASHQ,F.24,D.54/4,F149-150 450
La Nazione Albaneze, Nr.16,V.,XVII, 1 tetor 1895
100
Me t`u themeluar, u bëri thirrjen e mëposhtme vëllezërve matanë Adriatikut. Ky dokument ka një vlerë të
madhe si dokument historik. Thirrja vijon si më poshtë:
Vëllezërve të Shqipërisë
Që nga koha kur të parët tanë së bashku me heroin tonë Gjergj Kastriot Skënderbeu... u detyruan
të largohen nga vendi tyre u vendosën në tokën e shenjtë Italiane, duke gëzuar të gjithë të drejtat
të një populli civil dhe jemi krenarë që jemi qytetarë të këtij atdheu të dytë. Ndonëse kanë kaluar
4 shekuj, ne flasim gjithmonë gjuhën tonë, që është gjuha e folur nga pellazgët, kemi të njëjtat
zakone përdorim të njëjtat veshje... Jemi krenarë për kombin tonë... dhe në rastet më të shpeshta
jemi shfaqur të denjë të jemi bij të Shqipërisë, sepse në një ditë të shënuar si ajo e pavarësisë së
Italisë Xhuzepe Garibaldi shpalli shqiptarët “Heronj që janë dalluar në luftërat kundër tiranive”.
Me zemër te ju, kemi krijuar në Itali Shoqërinë Kombëtare Shqiptare në krye Jeronim De Radën i
cili për gjashtëdhjetë vjet ka punuar për ecurinë e revistës “Flamuri i Arbrit” duke mbështetur
një luftë titanike për të afirmuar përpara të huajve kombësinë tonë. Qëllimi ynë është të
sigurojmë:
a) Bërthamën e alfabetit shqiptar
b) Hartimin e një fjalori
c) Themelimin e një reviste letrare italo-shqiptare
d) Hapjen e lidhjeve me atdheun amë451
Juve gjithmonë krenarë në aspiratën që kemi të përbashkët, përherë rebelë shpirtmëdhenj, të
shtrënguar nga poshtërsia e të huaj: juve diplomacia plakë, komplotuese në dëmet e kombit tonë
dhe një regjim që në obskurantizëm do të ngulmojë të fshehë frikën e tij, ju ndalojmë përdorimin e
mjeteve ku të reklamojmë drejtpërsëdrejti të drejtat e shenjta që na takojnë, iu janë mohuar
shkollat kombëtare dhe kisha: dhe e kundërta kishat dhe shkollat e huaja shumohen të pa
shqetësuara e të mbrojtura dhe i bëjnë kasaphanë të turpshme popullit shqiptar.
Ndërsa ne të kolonive në Itali jetojmë në një vend të lirë, të gjallëruar nën dijet e shkëlqyer të
kësaj lirie, edhe ne e kemi kombinuar me veprën tonë që ta fitojmë këtë tokë latine që na është e
çmuar dhe e dashur si atdhe i dytë, për ne ka qenë më e lehtë që në emër të shkollës kombëtare
dhe harmonisë fetare të ngremë flamurin e shenjtë të lirisë dhe të pavarësisë të Shqipërisë. ....
Që nga fillimi i aktivitetit, Shoqëria Kombëtare Shqiptare u gjend përballë një propagande të
turpshme dhe ogurzezë që të huajt e Shqipërisë ushtronin për interesa tërësisht politike, të
zgjidhura me sulme të hapura e të vazhdueshme kundër të drejtave tona kombëtare.
....Themeluam të parën gazetën “Kombi shqiptar” që prej katër vitesh është organi i vetëm
451
ASHQ, F.6.D.3.Nr.1
101
kombëtar dhe më vonë një grup vullnetarësh në Napoli morën përsipër të publikojnë për disa
kohë “La Nuova Albania”452
.
Vëllezër të tokës amë!
Duke synuar gjithmonë aspiratat tuaja, nuk ishim ne vetë kolonitë në Itali që krijuam lëvizjen
kombëtare shqiptare, ne vetëm kemi nderin të jemi flamurtarët e palodhur e të guximshëm të
aspiratave tuaj. Kemi shpallur përpara botës civile: Shqipëria për shqiptarët, dhe diplomacia,që
në fillim besonte se do t`i ndante tokat tuaja mes grekëve e sllavëve, tani ndoshta e zënë me idenë
që për të zgjidhur në mënyrë të qëndrueshme çështjen ballkanike, është e detyruar të ketë
parasysh edhe racën tonë, etnikisht më e bashkuara në gadishull. E frymëzuar nga ndjenja të tilla
dhe duke ndjekur edhe fushën politike një linjë sjellje plotësisht paqësore e ligjore, Shoqata
Kombëtare Shqiptare ka përshkruar me gjithë kthjelltësinë e gjithë besimin për një të ardhme më
të mirë rrugën që ka ravijëzuar... Lufta që na është dashur të mbështesim në këto vite ka qenë e
gjatë sepse të gjata kanë qenë sulmet që na është dashur të bëjmë ballë.... Provokimin dhe dhunën
e huaj e kemi përballuar me një qëndrim të qetë dhe të kthjellët, si ai që ndihet i fortë dhe i
pacenueshëm në të drejtën e tij. Shpifjeve dhe gënjeshtrave u jemi përgjigjur me përbuzje, duke
kërkuar të bashkojmë dhe harmonizojmë forcat tona, në mënyrë që të jemi të përgatitur e të
gatshëm për mbrojtje. Në mënyrë që t`i bashkojmë e t`i harmonizojmë sa më mirë këto forca, e
kemi çmuar të përshtatshme të krijonim këtu në Romë, që është qendra nga ku përhapen të gjithë
qytetërimet, që është kryeqyteti i Italisë së lirë, një mike e madhe jona, një Komitet Kombëtar
Shqiptar...
Ne do të vazhdojmë të ndjekim të njëjtën rrugë dhe teksa i përvishemi punës, mendimi ynë i parë i
dashurisë dhe besimit ju drejtohet juve,vëllezër të tokës amë. Juve ju dërgojmë përshëndetjen
tonë vëllazërore, me urimin që të shohim Atdheun tonë të braktisur në një jetë e qytetërim të ri.453
Shqipëria përpara!
Rroftë Gjergj Kastriot Skënderbeu
Romë, prill 1900
Presidenti,
Anselmo Lorekio
452
La Nazione Albanese, Viti.IV,Nr.7,15 prill 1900 453
Po aty
102
4.4 Kongresi i dytë gjuhësor në Ungër/Lungro
Ky Kongres ishte vijim i të parit, vendimet që u morën ishin një përshtatje e vendimeve të
Kongresit të parë. De Rada mori pjesë në këtë kongres dhe, në 1897, u zgjodh president i Shoqërisë
Kombëtare Shqiptare. Ky kongres rikonfirmoi objektivat e vendosura nga kongresi i parë dhe rishikoi
statusin e Shoqatës Kombëtare Shqiptare. Kongresi i Lungros zëvendësoi ―Illin e Arbëreshëve‖ me një
tjetër gazetë të udhëhequr nga Anselmo Lorekio me emrin “La Nazione Albaneze”. Për botimet e saj
bashkëpunuan shkrimtarë nga Shqipëria dhe kolonitë.454
Programi i kongresit ishte gjuhësor, kulturor e
letrar. Siç u përmend dhe më sipër, në kongres u diskutua çështja e një alfabeti të njehsuar dhe
domosdoshmëria e njehsimit të gjuhës. Kongresi shpjegoi dhe vuri në dukje rëndësinë e studimit të gjuhës
dhe letërsisë shqiptare. Konkluzionet e kongresit i dha vetë De Rada. Ndër të tjera ai tha:
―Shumë sy e kanë drejtuar vështrimin nga ky kongres gjuhësor. Unë besoj se mund të them në emër
të ju të gjithëve, që mëmëdheu ynë i të parëve, Shqipëria, do vetëm që të mos i merren tokat e saj.
Dëshiron të ketë paqe e liri të plotë, që të lëvrojë gjuhën amtare, të mbajë shkollat shqipe, të ketë libra,
tregti të hapët me miqtë në brigjet detare që t’i thërrasë për hapjen e mirëqenies së saj.. Për sa i takon
fateve të saj të ardhme, kemi besim të plotë se fati do t’i sjellë drejtësinë dhe virtytin.455
Dëshira e shqiptarëve dhe italo- shqiptarëve për një alfabet të njehsuar ndjehej shumë, ky fakt do t`i
bashkonte më shumë me njëri-tjetrin. Në proklamatat e shpallura, ndjehej shumë nevoja e bashkimit dhe
bëhej thirrje bashkëpunimi mes tyre, lidhur kjo me faktin se kishin të njëjtin gjak, flisnin të njëjtën gjuhë
dhe kishin të njëjta tradita dhe aspirata në jetë. Për t`u realizuar ky bashkim, në radhë të parë duhej një
alfabet i njehsuar. Në 31 mars 1897, De Rada botoi një artikull studimor mbi ―alfabetin kombëtar‖,në të
cilin bënte një parashtrim të zhvillimit historik të tij dhe paraqiste pikëpamjet e veta rreth zgjidhjes të
kësaj çështje.456
Urime për mbajtjen e dy kongreseve do të vinin nga figura të shquara arbëreshe dhe
shqiptare. Ish Kryeministri Françesko Krispi, duke përshëndetur vëllezërit arbëreshë të tubuar në atë
kongres të dytë, uronte: ―Për shpëtimin e afërt të atyre që ndodhen përtej Adriatikut, ende nën zgjedhën
turke”. Në vazhdim të dy kongreseve, edhe shqiptarët e shoqatës të Stambollit e përgëzuan Lorekion
përmes një letre të datës 23 prill 1897: ―Përbërja e re e shoqatës suaj kombëtare shqiptare na i mbush
zemrat me gëzim dhe shpresë. Me mirënjohje të madhe, u detyrohemi vëllezërve tanë të Italisë. Ndonëse
ju jetoni prej kaq shekujsh në një vend të huaj, nuk keni munguar asnjëherë ta kujtoni mëmëdheun, duke i
sjellë shërbime të mëdha kombësisë sonë. Shoqata juaj do të jetë një mbështetje përmes së cilës mund të
nxisim ndjenjat liridashëse të shqiptarëve dhe të bëjmë që të njihen nga bota e qytetëruar të drejtat e këtij
454
Drita Mehmeti ―Studime historike‖.Nr. 4 ,Tiranë (1980): 143. 455
Kastrati, ―Jeronim De Rada‖, 193. 456
G.D.Rada, Alfabeto Nazionale, La Nazione Albanese, Pallagario, 31 mars 1897.
103
populli. Me shumë interes do të lexohen nga shqiptarët botimet tuaja, shumë të rinj do të vijnë atje te ju
dhe do të punojnë tok me ju për ringjalljen e atdheut. Ata do të gjejnë te ju ndonjë shtypshkronjë të
gatshme dhe vendi juaj do të bëhet qendra drejtuese e kryengritjes‖.457
Pas dy kongreseve të rëndësishme që luajtën rol në konsolidimin e marrëdhënieve mes shqiptarëve
në dy anët e Adriatikut, u mbajt në 16-18 qershor 1903 një kongres në Napoli. Pika e parë e rendit të ditës
që u diskutua gjatë në kongres kishte të bënte me nevojën e forcimit të marrëdhënieve kulturore me
atdheun mëmë, së dyti iu kërkua qeverisë italiane të hapej katedra e gjuhës dhe letërsisë shqipe pranë
Institutit Oriental të Napolit, ku të studionin arbëreshë dhe shqiptarë. Ky kongres synoi që të forconte më
tej lidhjet kulturore dhe politike mes shqiptarëve. U vendos dhe krijimi i një katedre në gjuhën shqipe në
Institutin Oriental të Napolit. Ngritja e kongresit gjuhësor dhe hapja e katedrës në gjuhën shqipe
konfirmohet dhe nga letrat dërguar Lorekios nga De Rada, letra të gjetura në arkivin personal. Këtë fakt e
konfirmojnë dhe të dhënat e marra nga gazeta ―La Nazione Albaneze‖ e Lorekios sipas të cilës deklarohet
se: ―Senati i Mbretërisë të Italisë në 16 gusht ka diskutuar ligjin e miratuar nga Dhoma e Deputetëve për
të cilin akordohet nga qeveria e drejta për organizimin e Institutit Oriental të Napolit‖.458
Krijimi i një
katedre në gjuhën shqipe do t‘i hapte rrugë forcimit të lidhjeve mes shqiptarëve në dy anët e Adriatikut.
Katedra e gjuhës shqipe në Institutin Oriental të Napolit, udhëheqja e së cilit i është besuar prof. Xhuzepe
Skiroit nga Piana Dei Greçi. 459
Krahas këtij vendimi u morën dhe vendime të tjera:
1. Dhënia e bursave shqiptarëve në mëmëdhe për studime në Kolegjin S. Adriano dhe në San Demetrio
Korone.
2. Fillimi i mësimit të gjuhës shqipe në shkollat publike të komuniteteve arbëreshe në Itali.
3. Autonomia e Shqipërisë.
4. Zhvillimi i marrëdhënieve mes federatës Italo-Shqiptare dhe shoqërive shqiptare në Rumani dhe
Bullgari.
5. Të drejta të barabarta për të gjitha besimet në Shqipëri.
6. Themelimi i një gazete qendrore të federatës që do të botohej në Romë në gjuhët frëngjisht, italisht,
shqip.
7. Një lutje Portës së Lartë që udhëheqësit shqiptarë që ishin arrestuar gjatë trazirave të fundit maqedonase
të liroheshin nga burgu460
.
Një dokument zyrtar i lëshuar nga Prefektura e Napolit vërteton mbajtjen e këtij kongresi, arsyet pse u
themelua, lehtësirat për pjesëmarrësit.
457
Sokoli, Arbëreshi Anselm Lorecchio dhe revista La Nazione Albanese, 44. 458
Gazeta “La Nazione Albaneze”, Nr 10, Pellagario – Katanzaro, 1913, 7 459
Aurela Nociti, Contributo degli arbëreshë al Movimento Naz.Albanese, Lidhja-Unione, nr.4/ II, 1981.7-9. 460
Gazeta “La Nazione Albaneze”, Nr 3, 7
104
Dokument Nr. 3
Prefektura e Napolit-N-3594
Napoli, 17 prill 1901
Rreth kongresit shqiptar që do të mbahet në këtë qytet, i kërkohet Inspektoratit të përgjithshëm
hekurudhor që të krijohen lehtësira për ata që do të marrin pjesë në Kongres,i cili do të mbahet në
Napoli në datat 15-4 prill. Qëllimi i këtij kongresi do të ishte të bënte të njohur studimet për gjuhën
shqipe në Itali dhe të bëhet propagandë për të fituar pavarësinë nga sundimi osman. Kemi marrë
njoftime të sigurta që në këtë kongres është vendosur të themelohet një katedër e gjuhës.
Hapja e kongresit është vërtetuar dhe nga fonde të tjera si nga shkrimet në gazetën ―La Nazione
Albanese‖, nga urimet që vinin nga vende të ndryshme kudo që kishte shqiptarë dhe shoqata patriotike
shqiptare. Krahas të tjerave, u vu re dukshëm shfaqja e publikimeve në faqet e gazetës ―La Nazione
Albanese‖ apo ―Kombi Shqiptar‖. Themelimi i kësaj katedre ishte një fitore e bukur për revistën ―Kombi
Shqiptar‖, për të cilën një shqiptar i vërtetë nga Shkodra, më 11 tetor 1987, shkruante: ―Pas shumë vitesh
heshtjeje dhe terri, doli në dritë e para, e vetmja dhe më patriotikja, gazeta jonë Kombi Shqiptar,
propaganduesja më e fortë dhe më e guximshme e të drejtave tona kombëtare, e vetmja që hapi për sytë tanë
dritën e vet kombëtare”.461
Në Palermo, në maj 1902, lindi një shoqëri shqiptare, pikat kyçe të statusit të të cilës ishin si më
poshtë: a) Mbrojtja e të drejtave të kolonive shqiptare në Sicili, b) Përhapja e gjuhës shqipe, sidomos në
kolonitë ku ka rrezik të humbasë, c) Domosdoshmëria e krijimit të një alfabeti unik që të merren vesh gjithë
shqiptarët e kolonive të ndryshme dhe me tokën amë, d) Rritja e studimeve gjuhësore dhe përhapja e gjuhës
shqipe, e) Krijimi i një arkivi me letërsinë shqipe që të kujdesen për botimin e kujtimeve të shenjta mbi
atdheun dhe të ilustrojnë historinë, f) Domosdoshmëria e një federate mes shoqatave shqiptare të Kalabrisë,
Napolit, Korfuzit, Athinës, Egjiptit, Kostandinopojës, Bukureshtit, Sofjes. Kjo shoqatë botoi një thirrje të
ngrohtë që përfundoi me këto fjalë: ―Çështja shqiptare, tashmë më e gjallëruar, reklamon se bijtë e
Shqipërisë do të lëvizin me qëllime të harmonizuara për të mbështetur përpara Evropës civile të drejtat e
kombit, të lirisë e vëllazërisë matanë Adriatikut‖.462
Kongresi i Napolit e konsolidoi më tepër lëvizjen arbëreshe të Italisë dhe siguroi forcim të
bashkëpunimit mes shqiptarëve të kudondodhur. Për të realizuar qëllimet e tyre në favor të çështjes
kombëtare, arbëreshët e Italisë, krahas thirrjeve për bashkim e njehsimit të alfabetit, synonin mbi të gjitha
bashkimin e tokave shqiptare.
461
Mandalari, Indipendenca shqiptare, 63. 462
Po aty, f.62
105
4.5 Françesko Krispi dhe inaugurimi i politikës italiane në Shqipëri
Shqipëria, me pozitën e rëndësishme që zinte në Ballkanin Perëndimor, në detin Adriatik dhe mbi
kanalin e Otrantos, kishte tërhequr prej kohësh vëmendjen e lakminë e fuqive evropiane.463
Një ndër fuqitë
më të interesuara ndaj Shqipërisë ishte Italia, interes që ishte shfaqur prej kohësh, që me bashkimin e saj.
Shqipëria, gjithnjë e më shumë, po kthehej në boshtin e politikës italiane. Tashmë dukej e largët koha e
lidhjeve miqësore shqiptaro-italiane. Italia po shfaqte synimet e saj të vërteta. Qarqet sunduese italiane
synonin të vinin dorë mbi Shqipërinë dhe detin Adriatik e ta kthenin atë në një det italian. Epoka e të madhit
Garibaldi duket se kishte përfunduar dhe kishte marrë me vete premtimet për një ekspeditë ballkanike në
ndihmë të popujve ballkanikë. Ndihma e ofruar në emër të parimeve garibaldine për liri dhe pavarësi, tashmë
qe shndërruar në një politikë agresive. Askush nuk mund të mendonte se ndihma e ofruar nga pala shqiptare
në kohën e bashkimit të Italisë do të kthehej me anën e kundërt të monedhës. Ngjarjet në Ballkan dhe nevoja
e Italisë për të rifituar disa nga viset që kishte humbur në gjirin e Venecias dhe të gjitha ato që kishte pasur
në ―mare nostrum‖, e detyruan të formulonte një politikë tjetër kundrejt Shqipërisë464
Françesko Krispi qe
nismëtar i kësaj politike. Ai ka dhënë një kontribut të madh në rritjen e prestigjit të Italisë dhe në realizimin e
projekteve italiane. Krispi ishte njeriu më popullor i Italisë të fundit të shekullit XIX. Jashtë vendit,
krahasohej me Bismarkun dhe Meternikun. E kanë quajtur si njërin prej politikanëve më të shquar dhe të
panjohur në Evropën e shekullit XIX, që donte ta bënte Italinë një ndër fuqitë më të mëdha evropiane të
kohës. Si pjesë përbërëse e politikës lindore të Italisë, kryeministri Krispi pati inauguruar një politikë
kundrejt Shqipërisë, e cila synonte jo pushtimin e saj, por pengimin e ndonjë fuqie të madhe që të ngulitej në
tokën shqiptare. Lindi në 4 tetor 1818 në Ribera të Sicilisë, nga prindër sicliano-shqiptarë në Palaxo Adriano,
ku dhe jetoi një kohë të gjatë. Familja e tij emigroi në Itali pas vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut. Në
1467, gjendej në Sicili dhe në 1482 u vendos përfundimisht, së bashku me familje të tjera shqiptare, në
Palaxo Adriano, provincë e Palermos.465
Familja e tij kishte emigruar në Itali në shekullin e XV dhe ishte
vendosur në Palaxo Adriano në Sicili.466
Edukimin e parë e mori në Seminarin italo-shqiptar të Palermos, ku
dhe forcoi në tij dashurinë për atdheun e të parëve. Krispi krenohej për origjinën e tij shqiptare dhe, gjatë
jetës së tij, shpesh e vuri në dukje këtë fakt. Ndjehej i rilindur kur fliste shqip me bashkëmoshatarët e tij të
Seminarit të Palermos. E donte me zemër gjuhën shqipe dhe kjo u vu re në përgëzimet që dërgoi për
themelimin e Kongresit të parë gjuhësor, ku shkruante: ― Ju përgëzoj për hapjen e kongresit. Shqiptar me
463
Drita Mehmeti, ―Studime Historike‖ Nr.4, (1980), 134. 464
Skëndi , Zgjimi Kombëtar Shqiptar 1878- 1912, 222. 465
Anselmo Lorecchio, “Francesco Crispi‖ Estrato dal periodico “La Nazione Albaneze ‖ 1923, 44. 466
The memoirs of Francesco Crispi,Vol 1,Edit.Thomas Palmenghi-Crispi,(London:Hodder and Stoughton,1910), 162
106
gjak dhe me zemër, gëzoj nga kjo nismë që uroj të shërbejë për historinë e qytetërimit shqiptar e për
zhvillimin e letërsisë së tij.” Në kongresin e mbajtur vitin pasues në Lungro, Krispi përshëndeti vëllezërit e
tij duke u uruar një çlirim të shpejtë atyre që ndodhen përtej Adriatikut, ende nën ndikimin e tiranisë turke.467
Më 17 nëntor të 1897, vizitoi seminarin e Palermos dhe u përlot duke kujtuar vitet e rinisë që kishte kaluar.
Në albumin e vizituesve shkroi këto fjalë: ―Kam vizitue me mallëngjim vendin e viteve të para të edukimit
tim‖.468
Studimet e larta i kreu për drejtësi, në 1845. Transferohet në Napoli, bëhet avokat dhe lidhet me
rrethet liberale të kryeqytetit të atëhershëm. U lidh me unitarizmin maxinian. Udhëhoqi kryengritjen e
Sicilisë që shpërtheu më 12 janar 1848 së bashku me Xhuzepe Maxin dhe kryengritësin e dëgjuar arbëresh
Rosalino Pilon. Krispi punoi si avokat, por dhe ishe pjesëmarrës aktiv në lëvizjen revolucionare të drejtuar
kundra Burbonëve. Themeloi gazetën ―Apostulli ‖ me prirje maxiniste dhe njëherazi u zgjodh deputet i
Palermos. Krispi ishte nxitës e përkrahës i ekspeditës siciliane dhe forca themelore në qeverinë e Garibaldit.
469 Ishte për bashkimin e Italisë, ashtu siç e dëshironte dhe Garibaldi por, në ndryshim nga ai, që kërkonte një
regjim republikan. Kryengritja garibaldine është e njohur mirë në të gjithë Evropën. Një rol të rëndësishëm
luajtën arbëreshët tanë, sidomos Krispi, i cili ishte njëkohësisht edhe organizatori tyre. Legjionet arbëreshe
ishin më besnike të gjeneralit Garibald. Shqiptarët, Garibaldi i quajti “fatosa që u shquan në të gjitha betejat
kundër tiranisë‖. Gjithashtu ai shkruante se “shqiptarët trima dhe zemërmëdhenj i kanë bërë shërbime të
shquara çështjes kombëtare italiane.‖ Kontributi i Krispit pro lëvizjes garibaldine shihet dhe nga një dialog
mes tij dhe Garibaldit. Sipas shkrimit, Garibaldi pyeste Krispin: ―A më siguroni ju, Krispi, se Sicilia do të
bëjë kryengritje? Krispi i përgjigjet: ―Po gjeneral, edhe me jetën.‖ Pas kësaj, Garibaldi do të kishte një
mirënjohje të pakufishme për shqiptarët dhe do t‘u besonte atyre si vetes së vet.470
Në 21 tetor 1860,
Françesko Krispin e gjejmë në partinë e ―Bashkimit të Italisë‖ nën suazën e mbretit Viktor Emanueli II. Më
15 nëntor 1864, zgjidhet deputet në parlamentin italian.471
I bindur se monarkia është simbol i unitetit
kombëtar, u largua nga Maxini dhe iu bashkua monarkistëve. Justifikimin për këtë veprim e bëri përmes një
letre drejtuar Maxinit, në të cilin formuloi shprehjen e famshme ―Monarkia na bashkon, republika na
ndan”.472
U bë drejtues i së majtës pas vdekjes së kryeministrit Urbano Rotazi. Në vjeshtë 1877, shkoi në
mision në disa vende: Londër, Paris, Berlin, ku dhe krijoi lidhje mirëbesimi me disa kryeministra dhe
ministra të jashtëm, ndër të cilët kryeministri Gladstone dhe kancelari gjerman Bismark. Në dhjetor 1877
deri në shkurt 1878, për herë të parë u bë ministër i brendshëm në qeverinë e formuar nga Depretis. Pas
vdekjes së Depretisit, u bë kryeministër i vendit më 29 korrik 1887, e mbajti postin nga 1878-6 shkurt 1891
467
Gaetano Petrotta, ―Francesco Crispi e l’Albania”, Tip.Francesco Lugano, (Palermo,1927), 9. 468
Po aty 469
Lorecchio, Francesco Crispi, 89. Internet 470
Shqiptari ―Francesco Krispi dy herë kryeministër i Italisë, Ushtria, 30 shtator 1998 471
Francesco Krispi, ish kryeministër i Italisë për çështjen shqiptare, Bashkimi, 21 tetor 1995 472
Francesco Krispi, shqiptari që drejtoi Italinë, Ballkan, 17 tetor 2014,f.18
107
dhe e rimori sërish vendin e kryeministrit nga 1891-1896.473
Puna e bëri një nga më të fortët e më të
mëdhenjtë e Italisë së Lirë dhe të Bashkuar. Kontributi i tij, edhe sot vlerësohet në rangjet e kolosëve të
Italisë.474
Është i pari kryeministër që ka kryesuar qeverinë italiane pas bashkimit. Meritat e Krispit gjatë
qeverisjes së tij janë të mëdha. Ai zbatoi një varg reformash duke përgatitur dhe ligjet e domosdoshme të
mbetura pezull për shkak të grindjeve të brendshme. Ndoqi një politikë të jashtme në favor të Italisë dhe
frikësoi Francën, sepse realizoi një aleancë trepalëshe Itali-Gjermani-Austri. Kjo bëri që Krispit t`i kthehen
shumë toka italiane të banuara nga italianë në Francë. Kjo politikë e ndjekur nga Krispi po e bënte Italinë një
fuqi të madhe evropiane.475
Ai mbajti qëndrim antisllav dhe antirus në Ballkan. Për këtë qëllim, Krispi i
propozoi Austro-Hungarisë dhe Anglisë një ndërhyrje ushtarake në Bullgari, me qëllim që të pengonte
Rusinë në rajon.476
Politika e jashtme e kryeministrit Krispi favorizonte rritjen e prestigjit të Italisë. Për këtë
arsye dhe për shkak të patriotizmit ekstrem, vizitën e parë e bëri te Bismarku, për të biseduar për aleancën
trepalëshe. Gjithë politikën e jashtme, siç e theksuam, më lart e mbështeti mbi këtë aleancë dhe te paqja
detare me Anglinë, të siguruar nga kryeministri paraardhës. Kriza lindore e cila preku dhe Ballkanin , po
zgjerohej dita-ditës. Kriza lindore cenonte edhe Shqipërinë e cila, në këto vite, u bë pre e politikave të fuqive
të mëdha. Por çfarë qëndrimi mbajti Françesko Krispi ndaj Shqipërisë në këtë periudhë? Qëndrimi i Krispit
ka qenë kontradiktor dhe ka pasur mjaft diskutime mbi vetë figurën e tij dhe rolin ndaj Shqipërisë. Në vitet
1875-1878, dukej qartë se Perandoria Osmane nuk ishte në ditët e saj të shkëlqimit. Krispi e kuptoi se ajo
nuk kishte të ardhme në Ballkan. Kjo rënie e prestigjit të Perandorisë Osmane i hapte rrugë politikave të dy
fuqive të Adriatikut, Austro-Hungarisë dhe Italisë. Ngjarjet në Ballkan i dhanë mundësi Austro-Hungarisë të
zgjerohej dhe të kthehej një herë e mirë në zot të Adriatikut dhe pjesërisht të Mesdheut. Kjo politikë e
Austro-Hungarisë në Ballkan cenonte interesat ekonomike të Italisë. Gjendja ballkanike dhe nevoja e Italisë
që të bëhej fuqi e madhe, e detyruan Krispin të formulonte një politikë kundrejt Shqipërisë. Së pari, të prishte
planet austro-hungareze. Së dyti, prirja për ta kthyer Italinë në fuqi të madhe dhe për të siguruar viset që
kishte humbur në gjirin e Venecias e ato që kishte pasur në ―mare nostrum‖, e bënë Krispin të ndërmerrte një
politikë të re ndaj Shqipërisë. Po ç’bëri Krispi për atdheun e të parëve të tij? Cila qe politika e tij? Ai
kontribuoi shumë për të siguruar pavarësinë e Shqipërisë. Mjaft dokumente e dëshmojnë këtë fakt.
Konkretisht, më 2 tetor 1887, pak muaj pas ardhjes në fuqi si kryeministër, në bisedën që bëri me kancelarin
gjerman Bismark, krahas të tjerave i tha se, në qoftë se do të ketë ndryshime në perandorinë turke, duhet të
kini parasysh kombet e robëruara prej saj në Ballkan si Maqedonia, Serbia e vjetër, etj. Bisedoi mbi
zëvendësimin e qeverisë turke dhe atë që mund të ndodhte në Ballkan, duke thënë: ―Në këtë rast, unë nuk
473
Po aty 474
Xoxi, Shqiptarët dhe Garibaldi, 338. 475
Françesko Krispi, kryeministri shqiptar i Italisë, Kulturë, 8 janar 2002, 10. 476
The memoirs of Francesco Crispi…,162
108
shoh mënyrë tjetër më të mirë, veçse duke respektuar autonominë e krahinave të ndryshme si: Maqedonia,
Shqipëria, Serbia e vjetër… të themelohen po në atë mënyrë siç janë sot Rumania, Bullgaria e shtetet e tjera
ballkanike‖.477
Në një banket të mbajtur në Torino, në 28 tetor 1887, duke folur rreth politikës orientale ai
tha: ―Ka në Gadishullin Ballkanik katër kombësi të ndryshme, që kanë gjuhën e tyre, fenë shekullore dhe
zakone shekullore të vjetra, por ajo që është më e rëndësishme është që, në zemrat e tyre, kanë ndjenjat dhe
idealin e shpresës për pavarësinë e kombit të tyre, si Shqipëria, etj. Këta popuj duan të rrojnë si kushdo, të
lirë, le t’i ndihmojmë që të fitojnë pavarësinë e tyre, pa luftë, pa derdhje gjaku dhe pa u martirizuar. Nuk
është kjo politika më e mirë për Italinë?”478
Të njëjtën ide paraqiti në fjalimin e mbajtur në parlament mbi
―Çështjen e Adriatikut‖, ku midis të tjerash tha: ―Zotërinj, unë jam i mendimit për Gadishullin Ballkanik, që
sot ndodhet nën pushtimin osman, se aty kanë mbijetuar katër kombe, ku me gjithë masakrimet që u janë,
bërë kanë qëndruar trimërisht dhe vazhdimisht kanë protestuar për egërsinë turke. Këto kombe janë
shqiptarët, rumunët, sllavët, grekët. Zotërinj, jemi shumë afër me Gadishullin Ballkanik, ndahemi nga një det
i ngushtë dhe i vogël. Historia dëshmon se, qysh nga lashtësia, kemi pasur marrëdhënie të shumta. Neve, fati
na jep rastin t’i ndihmojmë këto kombe të fitojnë pavarësinë e tyre dhe kjo është në leverdi të të dyja
palëve”.479
Çështjen shqiptare Krispi e shihte të lidhur ngushtë me forcimin e Italisë në Adriatik, për të
penguar dhe luftuar Austrinë. Këtë fakt e pohon dhe deklarata e Krispit në Parlamentin Italian në mars 1880.
Ai deklaron: ― Me traktatin e Berlinit, Austria mori tokë duke formuar kështu në Bosnjë dhe Hercegovinë
kufi të pacenueshëm përballë Lindjes dhe, për këtë, duhet të jetë e kënaqur. Ne, pa ia lakmuar këto prona të
marra padrejtësisht, duhet të kërkojmë që ata të qëndrojnë atje dhe të mos kërkojnë më shumë se ç`u jep
traktati. Në interesin tonë dhe në përputhje me parimet e revolucionit tonë të madh, duhet të jemi protektorët
dhe miqtë e shteteve të vegjël në Ballkan”.480
Por politika që donte të bënte Krispi në Shqipëri binte ndesh e
sillte kontradikta brenda vetë qeverisë italiane. Kishte një përplasje mes të majtëve të Krispit dhe të djathtëve
në opozitë. Të djathtët mendonin se Italia ishte tepër e dobët ekonomikisht dhe politikisht që të përpiqej të
merrte toka të tjera. Viskonti Venosta, një nga përfaqësuesit e së djathtës, deklaronte: ―Italia dëshiron që të
ketë përpara vetes një periudhë të gjatë paqeje dhe sigurimi, gjatë së cilës mund të zhvillojë burimet e saj
materiale dhe morale, të rimarrë forcat e saj, të kryejë një punë të madhe dhe përparim brenda vendit”. 481
Por kjo politikë nuk pranohej nga Krispi dhe organi i tij ―La Riforma ‖. Sipas Krispit, Italia ishte shtet i fortë
që duhej të thoshte fjalën e vet me vendosmëri. Pavarësisht nga shpresat e Krispit, gjendja e Italisë në kohën
e krizës lindore nuk i përkrahte shumë dëshirat e tij për një ekspansion në Ballkan. Së pari, kontradiktat me
Austro-Hungarinë për tokat italiane të mbetura jashtë saj si dhe mungesa e aleatëve, e rëndonin pozitën e
477
Francesco Crispi-Politica estera -Memorie e documenti- (Milano-Treves,1912), 176. 478
Po aty,186 479
Petrotta, Francesco Crispi e Albania,10 480
Xoxi, Shqiptarët dhe Garibaldi , 352 481
Skëndi , Zgjimi Kombëtar Shqiptar 1878 – 1912 , 222.
109
Italisë dhe pengonin realizimin e projektit të saj në Ballkan. Qarqet italiane i trembeshin faktit se, pasi
Austro-Hungaria të merrte Bosnjën dhe Hercegovinën, do shtrihej në Vlorë.482
Ky fakt do të cenonte
interesat italiane për të pushtuar Shqipërinë. Në të dhënat historike nuk mund të lihet pa përmendur dhe
misioni diplomati i Krispit. Arbëreshi Françesko Krispi, udhëtimin e parë e bëri drejt Gjermanisë ku u takua
me kancelarin Bismark. Propozimi i tij ndaj Bismarkut ishte që, nëse Austro-Hungaria merrte Bosnje-
Hercegovinën, Italia duhej të kompensohej në Alpe. Bismarku nuk mund ta pranonte këtë propozim, që
cenonte territoret e aleatit të saj natyral, Perandorisë Habsburge. Bismarku i propozoi atëherë Krispit që, në
rast se Bosnje-Hercegovina aneksohej nga Austro-Hungaria, Italia mund të merrte si kompensim Shqipërinë.
Krispi u shpreh në këtë takim se Shqipëria nuk i interesonte.483
Por, në fakt, nuk qe i sinqertë. Italia e
dëshironte vendosjen e protektoratit në Shqipëri, por haste në rezistencën e shqiptarëve dhe të Austro-
Hungarisë, e cila kërkonte të shtrihej në Vlorë dhe nuk mund të lejonte pushtimin e Shqipërisë nga Italia.
Ndërkaq, mori miratimin e Bismarkut për të drejtën e shpalljes së Italisë si mbrojtëse e Greqisë dhe e
Rumanisë.484
Ky takim, vuri në dukje mendimet e kundërta mes Italisë dhe Gjermanisë lidhur me politikën
ballkanike, pasi Gjermania e kishte shprehur tashmë qëndrimin proaustriak. Në një takim të realizuar në
Berlin me kancelarin gjerman Bismark, Krispi kishte dëgjuar personalisht nga vetë ai një fjalë, “Prenez
l`Albanie‖. Ky propozim i Bismarkut u pëlqye duke marrë parasysh përparësitë e pushtimit të Shqipërisë
duke marrë formën e një protektorati italian.485
Pas Berlinit, Krispi u drejtua për në Londër ku u takua edhe
me kryeministrin britanik Gladstone. Edhe këtu përgjigja ishte e njëjtë: ―Shkoni në Shqipëri, por duke marrë
parasysh rreziqet që do t’i mbani vetë përsipër‖. Pas kësaj, Krispi shkoi në Budapest ku, në takime, kërkoi
kompensime për aneksimin e Bosnje-Hercegovinës nga Austro-Hungaria. Por aty, më tepër se në çdo vend
tjetër, mori disa përgjigje të prera. Krispi u kthye në Itali dhe raportoi tek mbreti Viktor Emanueli II 486
për
misionin e tij. Mundësia e vetme për Italinë ishte të aplikonte në Ballkan politikën e neutralitetit.
Në 3 mars 1878, u nënshkrua Traktati i Shën Stefanit, i cili vendosi krijimin e një Bullgarie të madhe
dhe pavarësinë e plotë të Serbisë dhe Rumanisë487
Ky traktat do të sillte një prishje të ekuilibrit ballkanik.
Fuqitë e mëdha tashmë duhet të reagonin menjëherë përballë një gjendjeje të tillë. Ato që rënduan më tej
situatën ishin vendimet e Kongresit të Berlinit të 1878-ës. Kongresi i Berlinit i filloi punimet në 13 qershor
1878. Drejtimin e kongresit e mori përsipër kancelari gjerman Bismark. Vendimet e Kongresit të Berlinit
cenonin projektin e Krispit në Shqipëri, shtonte rivalitetin austro-italian dhe nuk favorizonin aspak çështjen
shqiptare. Qëllimi i këtij kongresi ishte vendosja e paqes dhe e rregullit në Ballkan. Një qëllim tjetër ishte të
482
Xoxi, Shqiptarët dhe Garibaldi, 349. 483
Francesco Crispi, Questioni internazionali: Diario e documenti, (Milano: Fratelli Treves Editori, 1927), 201. 484
Po aty 485
Pietro Chiara, L`Epiro gli Albanezi e la Lega, (Dr. P. Montairo, Palermo, 1880), 118. 486
Salvemini, La politica estera dell’ Italia dal 1971 al 1914, .41. 487
Diplomatic documents relating to the outbreak of the European war, Edit. Giussepe A. Andriulli, (London,
T.Fisher Unwin Ltd, Adelfi Terrace W.C. 1915 ), 378.
110
kufizoheshin përfitimet e Rusisë nga Traktati i Shën Stefanit. Britania dhe Austro-Hungaria kishin rënë
dakord më parë për këtë qëllim, duke pasur edhe mbështetjen e Bismarkut488
. Rusia, nga ana e saj, u përpoq
që të krijonte një bllok tjetër duke u kthyer nga Franca dhe Mbretëria Italiane. Krispi ishte për autonominë
administrative të Shqipërisë, sepse kjo politikë ishte në favor të projektit të tij për të siguruar ndikim në
Adriatik dhe godiste Mbretërinë Austriake. Problematike ishin çështjet që lidhen me fatit të Bosnje-
Hercegovinës dhe të Bullgarisë. Të dyja këto çështje u zgjidhën në përputhje me interesat austriake.
Bullgaria u nda dhe u zvogëlua Bosnje-Hercegovina në bazë të vendimeve të Traktatit të Berlinit. Në
Bosnjë-Hercegovinë u vendos administrata austro-hungareze. Ky ndryshim territorial cenonte interesat
italiane në Ballkan.
Problemi kryesor ishte çështja e territoreve shqiptare. Vendimet e fuqive në Berlin patën ndikime të
thella në Shqipëri. Kongresi kishte vendosur t‘i jepte Malit të Zi disa territore në veri dhe Greqisë disa
territore në jug. Shqiptarët nuk e pranuan lehtë idenë e shkëputjes së territoreve të tyre nga trungu etnik dhe
dhënien e tyre Malit të Zi dhe Greqisë. Lidhja Shqiptare e Prizrenit reagoi ashpër ndaj vendimeve të
Kongresit të Berlinit. Kryengritja shpërtheu menjëherë në ekstremitetet e trungut shqiptar nga Preveza e
Janina në Shkodër e Prizren. Pasi u kthyen nga vizita në Evropë, të dërguarit e Lidhjes së Prizrenit Abdyl
Frashëri dhe Ali Vrioni, shqiptarët vendosën t‘u bënin qëndresë vendimeve të Evropës. Vendimet e
Kongresit të Berlinit i jepnin përparësi Austrisë dhe politikës së saj në Ballkan dhe pengonin projektet e
Krispit. Megjithatë, Krispi nuk u ndal në realizimin e projektit për sundimin politik në Shqipëri. Lidhja e
Prizrenit nisi rezistencën e saj kundër vendimeve të Kongresit Berlinit. Një ndihmesë të madhe në qëndrimin
italian dha edhe Komiteti Shqiptar në Itali. Sipas asaj që shkruhet, kjo protestë mbronte interesat e
shqiptarëve nga politika e deklaruar e Greqisë ndaj saj. Athina kërkonte të aneksonte një pjesë të mirë të
vendit tonë. Dhe protestuesit deklaronin hapur se do të mbronin me çdo kusht territorin shqiptar. Asnjë cep i
Shqipërisë nuk do t‘i kalonte asnjë fuqie të huaj, thanë ata.489
Italia ndoqi një politikë antiaustriake dhe,
dashur pa dashur, u orientua drejt një politike pro-ruse. Zgjerimi rus në Ballkan ishte frika e kryesore e
shumë fuqive evropiane si dhe e vetë Perandorisë Osmane, së cilës do t`i cenoheshin territoret e saj në
Ballkan. Nga ana tjetër, Lidhja Shqiptare e Prizrenit synonte mbrojtjen e trojeve shqiptare që u kërcënuan
nga të gjitha krahët: Serbia, Greqia dhe Mali i Zi. Propaganda në favor të planit të tij realizohej mjaft mirë në
gazetën ―La Riforma‖. Këtë fakt e konfirmon dhe Dora d`Istria në letrën që i dërgonte De Radës nga
Firencja, më 17 korrik 1878, ku shkruante se gazeta e Krispit ―La Riforma‖ predikonte se i kishte propozuar
Italisë të pushtonte Shqipërinë dhe se projekti do të ishte realizuar në qoftë se do ishte Krispi në fuqi.490
Kur
Austro-Hungarisë iu dha Bosnja dhe Hercegovina, gazeta e Krispit replikoi me këtë vendim duke deklaruar:
488
Historia e popullit shqiptar, vell. 2…,.164. 489
AQSH, Fondi Nr.98, D.Nr.1, f.1 490
Xoxi, Shqiptarët dhe Garibaldi, 351.
111
―Nëse Bosnja dhe Hercegovina iu dhanë Austro-Hungarisë në emër të qytetërimit, atëherë pse Shqipëria të
mos i jepet Italisë në emër të këtij qytetërimi?‖449911 Në rast se Shqipëria do t‘i kalonte Italisë, ajo do mund të
siguronte Adriatikun, do kishte një ndikim më të madh në Ballkan. Shqipëria paraqiste rëndësi strategjike për
Italinë; ajo do shërbente si urë për pushtimet e tjera në Ballkan. Krispi mendonte të siguronte ngritjen e
prestigjit të Italisë dhe, nga ana tjetër, të garantonte në Shqipëri një regjim autonom dhe integritetin
territorial. Kjo politikë e Krispit, për të lejuar autonominë e Shqipërisë brenda Perandorisë Osmane, nuk
sillte kushte të përshtatshme për Shqipërinë për t‘u zhvilluar.492
Krispi ishte në dijeni për gjendjen në
Shqipëri. Kjo dëshmohet edhe në dokumentet arkivore ku gjenden letra dhe shkrime të ndryshme që
pasqyrojnë situatën e përgjithshme si dhe dëshirat e politikës italiane për të siguruar ndikimin e saj në
Adriatik. Ky fakt vërtetohet në dokumentin e mëposhtëm: “Jemi, plotësisht në dijeni për gjendjen e alarmit
që, herë pas here, shfaqet në Itali rreth çështjes së Adriatikut dhe nuk duhet humbur qëllimi italian, për të
cilin qeveria duhet të marrë masa”. Çështja e Adriatikut është thellësisht e lidhur moralisht dhe politikisht
me popullin shqiptar. Shpesh dëgjohet shprehja “L’Albania per gli Albanesi” (Shqipëria për shqiptarët),
bashkangjitur me tjetrën “L’Adriatico mare italiano e albanese” (Adriatiku det italian dhe shqiptar). Nga
ana tjetër, qytetari italian e di se populli shqiptar mund të shpresojë për tokën, gjuhën dhe, në të gjitha
rastet, mund të ndryshojë gjërat, ashtu si vetë Italia dha shembullin e saj se çfarë mund të bëjë një popull për
të siguruar lirinë dhe pavarësinë.493
Austriakët besonin se qe Krispi ai që, nga fundi i vitit 1870, mendoi të ngjallte marrëdhëniet midis
italo-shqiptarëve dhe mëmëdheut të tyre dhe, në këtë mënyrë, t‘i lejonte Italisë të ndikonte në mendimet
politike të shqiptarëve.494
Në vitin 1879, Krispi, në një diskutim në parlament, shprehet për vetëvendosjen e
popujve të Ballkanit duke thënë: ―Kam bindjen se gadishulli i Ballkanit mund të riorganizohet në bazë të
parimit të kombësisë. Kam besim se ata njerëz kanë vetëm idenë e lirisë dhe duhen rreshtuar njësoj si
kombet e tjera evropiane.‖495
Prandaj, një forcim i lidhjeve miqësore me Shqipërinë, do të afronte mundësinë
e realizimit të projektit të tij ballkanik. Krispi shkruante në një artikull të gazetës ―L`Ora di Palermo‖, nën
titullin ―Festat e Berlinit‖ më 5 maj 1900: ―Shqipëria nuk është sllave, siç pretendojnë armiqtë e saj, është
një komb që ka personalitet më vete, ka gjuhë dhe zakone, rrjedh prej fisit dhe farës së pellazgëve. Shqipëria
meriton t`i jepen koncesione për të fituar pavarësinë e saj. Shqiptarët të udhëhequr nga prijësi i tyre Gjergj
Kastrioti, nuk lejuan pushtuesin turk në shekullin e 15-të të hynte në Evropë dhe as pranuan të jetonin më
vonë nën turkun, por emigruan në Italinë Veriore dhe në Sicili. Shqipëria nuk e humbi forcën e saj. Edhe në
këtë shekull, shqiptarët dalin kryelartë. Prandaj kemi për detyrë të mbrojmë Shqipërinë. Ajo e meriton të
491
Po aty 492
Crispi, Questioni nternazionali…,166. 493
AQSH,Fondi Nr..6,D.14,f.30 494
Lorecchio , Francesco Crispi, 15 495
Po aty
112
fitojë pavarësinë e saj.496
Shqipëria ka të gjitha elementët për të qenë shtet autonom, më mirë seç mund t`i
kenë shtetet e tjera ballkanike; Evropa do të realizonte një vepër qytetërimi nëse lejonte autonominë. Lidhjet
e një miqësie intime të kultivuar për më shumë se pesë shekuj, e bëjnë më të afërt me ne (Italinë ) se me
Perandorinë Austriake.‖497
Ndjekja e një politike ―miqësie‖ me Shqipërinë do të sillte një afrim të ngushtë
me Shqipërinë e gradualisht do mund të realizohej ëndrra e Krispit për një bashkim të plotë me të. Kjo
politikë e ndjekur nga Krispi do ta afronte me Shqipërinë dhe do të godiste synimet austriake. Italia e pa të
arsyeshme ta përmirësonte gjendjen, të rregullonte dhe forconte raportet me disa fuqitë mëdha të kohës.
Vendosi të afrohej me Gjermaninë në fillim dhe, më pas, me Austro-Hungarinë, duke pasur si ndërmjetës
Gjermaninë. Kështu nisën bisedimet për përmirësuar marrëdhëniet austro-italiane, të cilat do të përfundonin
me nënshkrimin e Aleancës Tripalëshe. Më 7 tetor 1879, Austro-Hungaria dhe Gjermania krijuan aleancën
midis tyre që, në 1882, do të zgjerohej edhe me Italinë, duke krijuar Aleancën Trepalëshe. Në këto bisedime,
Austro-Hungaria i premtonte Italisë se nuk kishte asnjë ambicie për t`u shtrirë territorialisht në Shqipëri. Një
periudhë qetësie do të shoqëronte raportet italo-austriake. Krispi ishte për forcimin e ndikimit të Italisë në
Ballkan, por njëkohësisht ishte mbrojtës i popujve të vegjël. Ky fakt vihet re në diskutimin e tij në
parlamentin Italian në 1879. ―Kam besim se ata njerëz kanë vetëm idenë e lirisë dhe duhen rreshtuar njësoj
si kombet e tjera evropiane.‖498
Në artikullin e gazetës “L`Ora di Palermo”, Krispi shkruan: ―T`ia japësh sot
Shqipërinë Austrisë, nuk do ishte përparësi për këtë mbretëri dhe do të ishte në dëm të Italisë, kështu do te
eliminohej çdo gjurmë ndikimi në Adriatik.499
Ky do të ishte një ofendim i madh për synimet tona dhe një
vepër historike nuk do të realizohej”. Edhe Koli Xoxe e mbështet artikullin e “L`Ora di Palermo” duke
deklaruar se Krispi do të bënte çdo gjë për të kundërshtuar Austrinë, madje ishte gati të pranonte një Greqi të
madhe ku përfshihej edhe Shqipëria. Çështjen shqiptare, Krispi e lidhte ngushtë me forcimin e Italisë në
Adriatik, për të penguar Austrinë. Këtu qëndron dhe gabimi i tij, në kohën kur në politikën e tij synon të
afrohet me Greqinë, duke dashur madje ta bashkojë atë me Shqipërinë. Ky vendim i Krispit nuk u prit mirë
nga shqiptarët e kudondodhur. Ata reaguan ashpër ndaj tij dhe duket sikur vënë në dyshim politiken
proshqiptare të tij. Dora d`Istria, më 7 shkurt 1867 nga Venediku i shkruante De Radës: ―Unë jam në favor të
pretendimeve të ligjshme (të Grekëve), por nuk jam e disponuar të pranoj ekstravagancat e panhelenizmit.
Prandaj u çudita shumë kur pashë një njeri si Krispi, që duhet të njohë mirë historinë e vendit të tij
(Shqipërisë), t`i mbështesë ato‖.500
Duket se Krispi ka harruar origjinën e tij. Madje vetë Krispi ka deklaruar
në parlamentin italian: ―Në qoftë se Greqia ka përfaqësuar shkëlqyeshëm popujt fqinjë me të, është e drejta e
saj t`i asimilojë dhe t`i absorbojë.” Nga të dhënat e mësipërme, vihet re një qëndrim i ndryshueshëm. Për të
496
Petrotta, Francesco Krispi e l’Albania,10-11 497
―Francesco Crispi e l‘Albania”, La Nazione Albanese, Nr.9, 15 maj 1900, 6. 498
Crispi, Politica estera., -Memorie e documenti, 166. 499
―Francesco Crispi e l’Albania”…,7 500
Lorecchio ― Francesco Crispi”…,.8
113
realizuar projektin e tij, duket sikur Krispi harron edhe origjinën, në vend që të mbështesë çështjen shqiptare.
Në lidhje me figurën e Krispit dhe politikën e ndërmarrë në Shqipëri, ka mendime të ndryshme deri diku
kontradiktore. Rilindësit shqiptarë mbështesin tek Krispi shpresa të mëdha për të përkrahur çështjen
shqiptare. Sami Frashëri shkruante në ―Kamus–ul Alam‖: ―Në Itali kanë ardhur nga gjaku shqiptar shumë
dijetarë, poet e shkrimtarë, kujtoj se është mjaft të përmendim se është bir i këtij kombi edhe Krispi, që sot ka
në dorë frenat e administratës së Italisë.‖501
Të njëjtin qëndrim pro figurës së Krispit mban dhe Naim
Frashëri. Në një përmbledhje shkruar në Bukuresht, në 1894, përkujton emrat e më të mëdhenjve shqiptarë,
ku fut edhe emrin e Krispit. Aty citohet:
Zoti Krispi, burrë i lëvduar
i ndjerë dhe i dëgjuar
që jep sot nder Italisë
është bir i Shqipërisë.502
Naimi dhe Sami Frashëri, me këto të dhëna, duan të theksojnë punën dhe veprën e figurave shqiptare
kudo që ndodhen. Figura e Krispit vlerësohet nga të dyja palët dhe, pas vlerësimit, fshihet dhe shpresa që
Krispi të bënte diçka në favor të çështjes shqiptar. Poeti i madh i Rilindjes kombëtare shkruan me mburrje në
vjershën e tij ―Parajsa‖ më 1895 për këtë shqiptar të zgjuar. Demokrati i madh italian Antonio Gramshi, në
një letër që i dërgon motrës së gruas në Rusi, tregon për origjinën e vet shqiptare dhe, në 12 tetor 1931, i
shkruan asaj se edhe Krispi ishte shqiptar, kishte mësuar në një kolegj shqiptar dhe fliste shqip.503
Të njëjtin
qëndrim pro Krispit mbajti dhe Abdyl Frashëri i cili, si dy vëllezërit e tij, shpresonte në zgjidhjen e drejtë të
çështjes shqiptare. Patriotët shqiptare dinin se Krispi ushqente dashuri për atdheun e të parëve dhe, për këtë
arsye, i drejtuan shpesh shkresa atij, kur ish kryeministri drejtonte politikën e jashtme të Italisë, që të
mbronte në qarqe diplomatike tërësinë e territoreve shqiptare nga lakmitë e fqinjëve e të përdorte ndikimin e
vet për një autonomi të kombit shqiptar. Pikërisht nga vepra ―Carteggi politici di Francesco Crispi (1860-
1900) - Roma, 1912‖ del një letër e dërguar nga ai që ishte ndër të parët kryetarë të lëvizjes kombëtare. Më
25 shtator 1888, ja si i shkruante Krispit nga Stambolli.
SHKËLQESISË,
Duke pasur nderin të jemi të pranishëm te Shkëlqesia juaj më 1879, si delegatë të kombit shqiptar për
të protestuar kundra bashkimit të një pjese të Epirit, d.m.th. të Shqipërisë së poshtme, me Greqi dhe
për t’ju lutur Evropës së qytetëruar për ta mbështetur Shqipërinë dhe përmirësimin e gjendjes së saj,
ne marrim lirinë për t’ju përcjellë dëshirat e shqiptarëve. Nuk dyshojmë se Shkëlqesia juaj ka aq
dashuri për atdheun e të parëve si për Italinë: edhe gjendja e interesat e Shqipërisë si dhe dëshirat e
501
―Francesco Crispi–dy herë kryeministër i Italisë.‖ 502
Lorecchio, ―Francesco Krispi.‖...,45. 503
―Nji letër e Abdyl Frashërit Francesk Krispi-t‖, Leka Nr.11, nëntor 1934, 392
114
ndjesitë e tyre nuk do t’ju jenë të panjohura. Ligjëratat tuaja na tregojnë se ju nuk keni harruar të
vendosni në rend të ditës, pas interesave të shtetit që drejtoni, interesat e kombit të varfër që
lumturohet të dijë se gjaku i tij rrjedh ndër dej më të madhit Diplomat e më të madhit Atdhetar të
botës. Ne i dimë përpjekjet e bëra kundra nesh prej fqinjëve tonë, të cilët duan të mohojnë deri
ekzistencën e Shqipërisë dhe kombit shqiptar Por ky komb është i vetmi që për një kohë të gjatë i ka
bërë një qëndresë energjike pushtuesve turq. Kjo qëndresë kreshnike është e mbajtur deri në ditët e
sotme e, në qoftë se shqiptarët i kanë bërë ballë zgjedhës së huaj të fqinjëve, njëkohësisht kanë vuajtur
më shumë se kushdo ndikimin e grekëve, bullgarëve e kombeve të tjera të Ballkanit. Prandaj Shqipëria
meriton pavarësinë më fort se çdo komb tjetër i Ballkanit e ne shpresojmë se ajo do tregohet e denjë
për përkrahjen e Evropës e më e zonja për qeverinë e vet.
Ne jemi të lumtur që të shikojmë çështjen e Lindjes gati që të zgjidhet, përderisa Shkëlqesia juaj është
një njëri nga diplomatët kryesorë që drejtojnë politikën e përgjithshme dhe nuk dyshojmë se ç`ka ne
kuptojmë për të ardhmen e Shqipërisë është e vërtetë... Dhe të jeni të sigurt se Shqipëria nuk do ta
harrojë kurrë se juve ajo do t`jua detyrojë pavarësinë dhe ekzistencën.”504
Por Krispi nuk i meritoi shpresat dhe fjalët e mira. De Rada e kishte kuptuar shumë mirë dëshirën e
borgjezisë italiane dhe të Krispit për të pushtuar Shqipërinë. Në gazeta shprehet frika se mos Austria
pushtonte Shqipërinë dhe e dëbonte një herë e mirë Italinë nga Adriatiku. Gazeta ―Zgjimi i Shqipërisë‖
shkruante me të drejtë: ― Në qoftë se do të bjerë Vlora në duart e Austrisë, vdes fuqia e Italisë‖.505
Kjo do të
sillte dobësim dhe paralizim të fuqisë ekonomike dhe politike të Italisë. Shpresat që kishin tek Krispi ishin
zhdukur. Tashmë patriotët shqiptarë i kishin njohur synimet e vërteta të Krispit dhe politikës italiane.
Politika në favor të qeverisë italiane e Krispit tregohet dhe në faktin se Krispi, me të ardhur në pushtet,
përkrahu përhapjen e shkollave italiane jashtë vendit. Në Shqipëri, hapja e mbajtja e shkollave italiane
favorizonte politikën pushtuese italiane. Kjo politikë e Krispit në Shqipëri ndihmonte politikën imperialiste
të Italisë. Ishte tashmë e largët koha e të madhit Garibaldi, Italia e luftës për liri e Rilindjes ishte kthyer në
Itali imperialiste që luftonte për pushtimet e vendeve të tjera. Politika e Italisë mbështetej në faktin se
Shqipëria ishte pikë strategjike nga e cila Italia mund të godiste ndikimin austriak në Adriatik. Këtë fakt e
konfirmon dhe Anselmo Lorekio në periodikun ―La Nazione Albanese ‖. Në bazë të këtyre të dhënave dhe
sipas mendimit dhe argumenteve të shprehura nga Françesko Krispi në lidhje me politikën ndërkombëtare,
synohej që Italia të siguronte mundësitë e pranimit të sundimit nga banorët e Shqipërisë, kjo do t‘i siguronte
ndikimin në Adriatik dhe në Ballkan.506
Kjo politikë e ndjekur nga Krispi dukej aspak dashamirëse ndaj
Shqipërisë dhe shpresat e rilindësve te Krispi ishin tashmë të largëta. Lenini shkruante: ―Italia demokratiko-
504
Nji letër e Abdyl Frashërit Francesk Krispit, 393. 505
Xoxi. Shqiptarët dhe Garibaldi, 359. 506
Mehmeti, Studime historike‖.Nr.4,137
115
revolucionare, Italia e kohërave të Garibaldit, po shndërrohet përfundimisht para syve tanë në një Itali që
shtyp popuj të tjerë‖.507
Krispi dhe politika e tij përfaqësojnë pikërisht këtë imperializëm. Krispi, i cili
frymëzohej nga Franca, synonte që politika e tij në vitet 1870 ta shndërronte Italinë në fuqi të madhe
koloniale.
Krispi synonte të vendoste në Shqipëri një protektorat italian dhe të lejonte autonominë administrative
të saj. Një politikë e tillë do të siguronte pozicion të favorshëm për planet e tij pushtuese në Ballkan dhe do
eliminonte ndikimin e madh austriak në Adriatik. Me këtë politikë që po ndiqte Krispi ndaj Shqipërisë,
zgjidhja e çështjes shqiptare po ngelte enigmë. Shpresat e shqiptarëve te Krispi u kthyen në iluzion. Çështja
shqiptare u la mënjanë dhe, në plan të parë, u vunë interesat italiane. Politika e Krispit pro Italisë dukej qartë
dhe në faktin se, edhe në rastin e vetëm ku Krispi përmendi ―pavarësinë‖ e Shqipërisë, ishte për të fshehur
qëllimet e shtetit italian. Me politikën pro italiane, Krispi binte ndesh me interesat e shqiptarëve dhe të vetë
Austrisë, e cila nuk mund të lejonte rritje të ndikimit italian në Adriatik. Nga ana tjetër, ajo ishe kundra
vendosjes të autonomisë në Shqipëri, sepse këtë e shihte si mënyrë për të rritur ndjenjat e nacionalizmit. Ky
fakt konfirmohet nga Pietro Kiara. Sipas tij, ―Austria nuk i kishte humbur shpresat të shtrinte zotërimet e saj
në portet e bregdetit tëe mrekullueshëm shqiptar dhe në detin Egje, deri në Selanik. Austria nuk e shihte me
sy të mirë rizgjimin e ndjenjave të nacionalizmit, dhe aq më pak prirjen për vendosjen e autonomisë ‖.508
Prirja imperialiste e politikës italiane binte ndesh me interesat austriake në Shqipëri, përplasje e cila forcoi
rivalitetin dypalësh. Rivaliteti austro-italian po forcohej si rezultat i përplasjeve të interesave. Ky fakt
dëshmohet dhe nga letërkëmbimet e kohës mes Jeronim De Radës dhe Agostin Danusos. Ky i fundit, gazetar
pranë konsullatës italiane në Shkodër, i shkruan De Radës më 12 nëntor 1881:
“Pas udhëtimit të gjatë në Dalmaci, Bosnje, Hercegovinë, jam kthyer pas disa javësh në Shqipëri. Në
tokën e shkretë, nënë e sa heronjve, sot gjendet në rrezik të bjerë në duart e qeverisë austro-
hungareze. Ky qëllimi tyre është rrezik për Shqipërinë. Intrigat e Austro-Hungarisë po përpiqen të
bindin malësorët e Shqipërisë për të pranuar idenë e aneksimit në këmbim të autonomisë. Me hyrjen e
Austro-Hungarisë në Shqipëri, tokat shqiptare do të ndahen mes Malit të Zi dhe Greqisë. Mali i Zi do
të marrë Shkodrën kurse Greqia do të mbërrijë deri në Gjirokastër. Kështu Austria, Mali i Zi dhe
Greqia, do të bëjnë që të harrohen gjuha dhe traditat e shqiptarëve. Austria do të ndjehej e lehtësuar
sepse do të shkëpuste edhe lidhjet e Italisë me lindjen. Me anë të shtypit, kam vënë në dukje këtë rrezik
që e cenon Italinë. Por fuqitë e mia nuk mjaftojnë prandaj u drejtohem të gjithë atyre që e kanë në
dorë këtë vend.‖509
507
―Francesco Crispi e l’Albania”, ....9. 508
Chiara, L`Epiro gli Albanezi e la Lega” , 57. 509
AQSH,F.24,D.Nr.54/4, f.41
116
Kjo përplasje dypalëshe binte në kundërshtim me projektet e shqiptarëve për sigurimin e pavarësisë
nga Turqia. Mesa duket, Shqipëria tashmë rrezikohej të binte nga sundimi osman nën sundimin italian apo
austriak. Po a mundi Françesko Krispi të realizonte projektin e tij pushtues në Ballkan? Si qëndronte raporti
me Shqipërinë? Françesko Krispi ishte nismëtari i politikës italiane ne Shqipëri. Një politikë e tillë binte
ndesh me interesat shqiptare të cilët i kundërshtuan projektet italiane të Krispit. Nga ana tjetër siç thekson
Antonio Gramshi: “Imperializmi i Krispit ishte fjalëmadh, oratorik, pa baza ekonomiko – financiare. Italia
jo vetëm që nuk kishte kapitalet e saj për të eksportuar, por detyrohej të importonte kapitale të huaja për
nevojat e saj urgjente‖. Antonio Gramshi jep konfirmim se situata financiare e Italisë qe e rëndë dhe kjo
bëhej pengesë për realizimin e politikës imperialiste të Krispit. Nga ana tjetër edhe brenda qarqeve Italiane
kishte kundërshtime për ndërmarrjen e një politike pushtuese kaq të shpejtë në Ballkan.
Këto kundërshtime lidheshin me faktin se Italia ishte tepër e dobët ekonomikisht dhe politikisht. Sipas
të djathtëve, Italia duhet të kishte një periudhë paqeje dhe sigurimi për të rimarrë forcat. Me pak fjalë, nuk qe
gati për të ndërmarrë një fushatë të tillë në Ballkan. Politika e Krispit dështoi, e megjithatë Italia nuk hoqi
dorë aq lehtë nga planet e saj në Ballkan e, kryesisht, në Shqipëri. Në vitet në vazhdim, Italia përforcoi
strategjitë e saj për sigurimin e protektoratit në Shqipëri. Nga ana tjetër, kjo politikë e tij vërtet që do të
favorizonte Italinë, por sigurimi i autonomisë nga Shqipëria e ndihmuar nga pala italiane, do të ishte një hap
i mirë për të siguruar një shkëputje nga Perandoria Osmane dhe do t‘i hapte rrugë sigurimit të pavarësisë.
Krispi, për të siguruar mbështetje për politikën e tij pushtuese, mbajti hapur shumë shkolla italiane. Përhapja
e arsimit në gjuhën italiane tek të rinjtë do bënte që të siguronte pikë më shumë në politikën e tij ndaj
Shqipërisë. Krispi dha kontribut në përhapjen e arsimit italian por njëkohësisht nuk duhet harruar roli i tij në
përhapjen e gjuhës shqipe në mjaft shkolla apo institute italiane. Vetë Krispi, në gazetën e Sicilisë të 18
janarit 1898, shprehte shpresën që sa më shpejt Shqipëria të shkundte ndikimin mysliman dhe këshillonte
nxënësit në mënyrë të veçantë të studionin gjuhën dhe letërsinë shqipe, duke premtuar se qeveria do të
ngrinte një Katedër në Institutin Lindor të Napolit. 510
Gjithashtu Krispi nuk e mohoi origjinën e tij shqiptare,
që e deklaronte në mënyrë të qartë sa herë i jepej rasti. Krispi mbështeti dhe hapjen e Kongresit të parë
gjuhësor shqiptar të mbajtur në Kalabri. Në funksionin e ministrit të Mbretërisë Italiane, i dërgoi një
telegram përgëzimi kongresit.511
Këto fakte tregojnë se Krispi nuk ishte totalisht i shkëputur nga politika
proshqiptare. Megjithatë, Françesko Krispi ndoqi një politikë në favor të imperializmit italian në Shqipëri, i
kushtëzuar ndoshta dhe nga rrethanat, ndërsa kontributi i tij në favor të çështjes Shqiptare nuk qe ai që pritej.
Krispi është lakuar shumë dhe në lidhje me figurën e tij ka mendime shpesh kontradiktore. Për Italinë, Krispi
ka qenë një njeri i madh, për rolin në politikën italiane është vlerësuar shumë. Madje deputeti italian D`Arco
i është drejtuar një herë në parlament: ―Krispi, ti je shumë i madh për Italinë.” Kjo tregon respektin e fituar
510
Lorecchio “Francesco Crispi”, 44 511
Po aty, 45
117
në Itali nga të mëdhenjtë e politikës. Megjithatë, Françesko Krispi ishte shqiptar dhe është cilësuar
“Albaneze di sangue e di cuore”. Po çfarë bëri Krispi pë Shqipërinë dhe si vlerësohet politika e tij kundrejt
saj? Në lidhje me këtë pikë, pati shumë shpresa se Krispi do të mund të realizonte ëndrrën shqiptare për
pavarësi. Vetë vëllezërit Frashëri mbështetën këto shpresa tek ai, por pati të tjerë si Dora d`Istria apo De
Rada që ishin dyshues. Koli Xoxi thekson se shpresat e mbështetura te Krispi dështuan. Ai shprehet se Krispi
ndërmori një politikë imperialiste ndaj Shqipërisë me synimin për të rritur prestigjin e Italisë në Ballkan dhe
për të siguruar zonën e influencës në Adriatik. Kjo politikë e Krispit synonte eliminimin e ndikimit austriak
në Shqipëri. Koli Xoxi na jep një pamje pak të zbehtë të figurës së Krispit, pamje e cila duket krejt e
kundërta nga vetë deklaratat e tij, pro popujve të Ballkanit, ndër të cilët dhe për Shqipërinë. Krispi, në 1900,
në parlamentin italian, bëri publike ndjenjat e vlerësimet e tij për Shqipërinë. “Shqipëria, ky vend i ashpër
dhe me burra trima, që ka ndihmuar Italinë sa herë ka pasur nevojë, sot ndodhet në udhëkryq... Edhe ajo, si
gjithë vendet e tjera të Ballkanit, i ka të gjitha elementet për të pasur një qeveri autonome... Mendoj se duhet
të luftojmë për të drejtat e këtij kombi në Evropë... Ne ua kemi borxh.‖512
Kjo politikë e Krispit për të
siguruar autonominë e Shqipërisë, shihet si hap drejt sigurimit të një shkëputje nga sundimi osman për të
kaluar nën protektoratin italian. Krispi e donte Shqipërinë jashtë ndikimit austriak, në një farë mënyre jashtë
Perandorisë Osmane, e donte të lidhur me Italinë. Por, në një formë që Shqipëria të kishte shtetin e vet.
Krispi u rivendos në krye të qeverisë italiane për një kohë të shkurtër pas dhjetorit të 1893, periudhë në të
cilën u shfaq dukshëm paaftësia e kabinetit Xhilioti. Ai formoi kabinetin Krispi II. Kriza financiare,
çrregullimet në vend, mospranimi për të braktisur Aleancën trepalëshe dhe politikat ekspansioniste, bënë që
të shfaqen kundërshtarë politikë të tij. Por Krispi arriti shumicën e votave në zgjedhjet e 1895. Krispi u
detyrua të japë dorëheqjen nga humbja që pati Italia në Adova të Abisinisë. Ndaj tij nisi dhe një fushatë e
ashpër politike, e cila arriti kulmin në vitin 1901, kur detyrohet të japë dorëheqjen. Krispi vdiq në Napoli në
1891.513
Për kontributin e dhënë në Revolucionin e 1860-ës në Mbretërinë e dy Sicilive për bashkimin e
Italisë, Krispit iu ngrit një monument në Mbretërinë e dy Sicilive, si simbol i unitetit të Italisë. Për nder të
këtij burri të shquar, më 1905, në qytetin e Palermos është ngritur një shtatore prej bronzi shumë e bukur,
vendosur në rrugën ―Via Liberta‖. Vendi ku është ky monument quhet ―Piazza Crispi‖. Figura e Krispit si
simbol i unitetit politik italian u vendos krahas një tjetër figure jo më pak të madhe, asaj të Oto Fon
Bismarkut, simbol edhe ky i unitetit politik të Gjermanisë.
512
―Francesco Crispi, kryeministri shqiptar i Italisë‖, 10. 513
―Francesco Crispi, shqiptari që drejtoi Italinë‖,18
118
KREU V
ARBËRESHËT DHE ÇËSHTJA E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË
5.1 Lëvizja kombëtare shqiptare dhe rivaliteti austro-italian në Shqipëri (1882-1908)
Ballkani, në fund shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX, paraqiste një sfidë për shumë nga Fuqitë e
Mëdha botërore të kësaj periudhe. Prirja për të ruajtur statusquonë në Ballkan dhe në Perandorinë Osmane,
një statusquo mjaft e kërkuar nga Fuqitë e Mëdha si Gjermania, Rusia. Franca dhe Anglia, dukej se po
lëkundej. Cenimi i ekuilibrit ballkanik lidhej me faktin se Turqia dukej që ishte në ditët e saj të fundit.
Ruajtja e ―ekuilibrit ‖ ishte në interes të vetë Fuqive të Mëdha si Rusia, Austro-Hungaria, Italia sepse prishja
e tij do të sillte përplasje në Lindjen e Afërme dhe të Largët, çka mund të pasohej nga një prishje e interesave
ekonomike të Fuqive të Mëdha në Ballkan.514
Ndonëse u shfaq prirja për ndarjen e Perandorisë Osmane mes
shteteve evropiane, duke marrë parasysh pozitën e lëkundur të Perandorisë Osmane e cila, sipas shprehjes së
kryeministrit anglez Salisheri, ―ishte e pafuqishme për të jetuar‖, prishja e statusquosë nuk do të qe në
interes të askujt. 515
Prandaj projekti anglez u kundërshtua nga Gjermania, e pasuar nga Rusia e cila, ndonëse
nuk kishte hequr dorë nga pretendimet territoriale mbi Stambollin dhe Ngushticat, preferoi të ruhej kjo
statusquo. Krahas Rusisë dhe Gjermanisë, edhe Austro-Hungaria, duke mos dashur të ketë përplasje me
Gjermaninë e cila nuk dëshironte konflikte në Lindjen e Largët, ndoqi politikën e ruajtjes të statusquosë. E
gjendur përballë një aleance të tillë, Anglia hoqi dorë nga projekti i saj për ndarjen e ―trashëgimit osman ‖.
Megjithatë, për ruajtjen e statusquosë duket se nisi të lëkundet si rezultat i politikës të ndjekur nga Austro-
Hungaria dhe Italia. Vjena synonte të siguronte epërsinë ekonomike dhe politike në Shqipëri e në Maqedoni
dhe ―kur të vdiste i sëmuri i Bosforit që ndodhej në shtratin e vdekjes‖ të vendoste kontrollin mbi to.516
Shqipëria, me një afërsi relativisht të madhe me Italinë dhe Austro-Hungarinë, si dhe pozita e rëndësishme
në Ballkan e në Adriatik, e bënte atë një vend mjaft të lakmuar nga dy superfuqi si Italia dhe Austro-
Hungaria. Interesat e dy superfuqive qenë të ndryshme, por të dy shtetet qenë të lidhura fort pas Shqipërisë
dhe kjo bënte që rivaliteti dypalësh të forcohej. Që nga ky moment, nisën të hidhen në letër projektet austro-
hungareze dhe italiane për të shtrirë zonën e ndikimit në Ballkan. Shqipëria me pozitën e saj të rëndësishme
në Ballkanin Perëndimor, në detin Adriatik dhe mbi kanalin e Otrantos, kishte tërhequr vëmendjen e tyre.
514
Historia e Popullit Shqiptar II, 260. 515
Po aty 516
Po aty
119
Rivaliteti dypalësh u forcua më tepër në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX si rezultat i
dobësimit të Perandorisë Osmane. Në këtë periudhë, aktivizohet politika italiane. Interesi i Italisë ndaj
Shqipërisë vjen si rezultat i disfatave pësuara në Afrikën e Veriut. Synimi i politikës italiane ishte të kthente
Adriatikun në një liqen italian. Për Italinë, çështja shqiptare reduktohej te porti i Vlorës dhe ishulli i Sazanit,
që kontrollonte ngushticën e Otrantos, nga varej siguria dhe liria e saj në Adriatik.517
Projekti i Italisë
tregonte hapur interesat e saj për t‘u zgjeruar drejt Adriatikut e Jonit. Kjo do t`i siguronte një pozitë kyçe në
kanalin e Otrantos dhe do të sillte lehtësi në depërtimin e saj në Ballkan. Për realizimin e qëllimeve
aneksioniste imperialiste, që në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit XX, Italia shtoi veprimtarinë e saj në tokat
shqiptare, në kuadrin e politikës të ―depërtimit paqësor‖. Këto qëllime ironizoheshin edhe nga shtypi
shqiptar i kohës, i cili vinte në dyshim qëllimet paqësore të Italisë.518
Synimet e politikës italiane binin ndesh
me interesat e Monarkisë dualiste të Austro–Hungarisë. Austro–Hungaria dëshironte që Durrësi dhe Vlora t`i
mbeteshin Shqipërisë, që kështu ajo do të mund të gëzonte liri veprimi në Adriatik, qe gjithashtu e interesuar
që Shqipëria, si një vend josllav, të mund të përdorej si barrierë kundër shovinizmit. Ajo donte që pjesa
veriore të ishte brenda shtetit shqiptar sepse, në këtë mënyrë, bllokohej dalja e sllavëve në detin Adriatik.519
Projektet italiane dhe austriake duket se nuk merrnin parasysh fare interesat e njëra-tjetrës dhe, aq më pak,
mendimin politik shqiptar në lidhje me këtë ―depërtim paqësor‖ të tyre. Një rivalitet i tillë nuk kishte si mos
të sillte cenim të statusquosë në Ballkan. Mjaft qartë në lidhje me shkaqet e rivalitetit të Italisë dhe Austro–
Hungarisë flet dhe gazeta ―Korça‖ në artikullin ―Austria, Italia dhe Shqipëria‖ e cila shkruante: “Javën që
shkoi, shtypi i Austrisë si dhe ai i Italisë nisën të zihen mes tyre. Shkaku është Shqipëria.‖ Shtypi i Vjenës
shkruante: ―Austria vetëm një udhë ka nga ana e detit dhe kjo udhë është deti Adriatik, andaj në do të ketë
udhën e liruar nga ana e Adriatikut, duhet të bëjë të sajën buzëdetin e bukur të Shqipërisë...‖ Nga ana tjetër,
fleta e Romës ―Preparazione‖ shkruan se “L`Adriatico é mare italiano‖ (Adriatiku është det italian ) dhe
çuditet se si gazetat e Austrisë guxuan të ngrenë të drejta mbi Shqipërinë.520
Lufta përmes fjalëve, pasqyruar
në shtypin e kohës, tregon qartë se rivaliteti dypalësh kishte arritur kulmin. E vetmja gjë që mund të bëhej
ishte të gjendej zgjidhja e këtij konflikti që dukej pa mbarim. Dhe zgjidhja e vetme shihej në realizimin e një
marrëveshjeje mes dy palëve. Kjo marrëveshje konsistonte në ruajtjen e statusquosë në Shqipëri.
Marrëveshja austro-italiane për Shqipërinë e brigjet e Adriatikut u arrit nën ndikimin e Gjermanisë, u vu në
themel të Aleancës trepalëshe, Gjermani, Austri dhe Itali. Kjo Aleancë synonte ruajtjen e ekuilibrit në
Adriatik dhe nuk i lejohej asnjërës prej këtyre fuqive të vendosej në Shqipëri, e cila nuk duhej të binte as në
duart e shteteve te tjera.521
Kjo marrëveshje e vë Shqipërinë në një zonë të ndikimit austro-italian pa marrë
517
Skëndi, Zgjimi Kombëtar Shqiptar 1878 – 1912, 234. 518
Mehmeti Studime historike‖.Nr. 4, 134 – 135. 519
Po aty 520
Mehmeti, Studime historike‖.Nr. 4, 135. 521
Historia e Popullit Shqiptar II, 299.
120
parasysh interesat e vetë Shqipërisë. Vënia e Shqipërisë në pozicionin e një vendi që, parë në këtë aspekt, i
mohohet dhe vetë ekzistenca e tij, nuk pëlqehet aspak nga patriotët shqiptarë dhe vështirësohet më tepër lufta
çlirimtare e popullit shqiptar. Gazeta ―Korça‖, duke dashur të godasë pretendimet e rivalëve imperialistë mbi
Shqipërinë, theksonte se ata: ― po hahen në mes tyre duke harruar se zoti i kësaj toke është populli shqiptar
dhe se, si njëra, ashtu dhe tjetra, duhet të heqin sytë nga Shqipëria...” 522
Deklarata në gazetën ―Korça‖
tregon se tashmë patriotët shqiptarë kishin kuptuar atë çfarë fshihej pas së ashtuquajturës politikë e ruajtjes
së statusquosë duke e parë atë si cenuese të rëndë të lëvizjes çlirimtare shqiptare. Politika e ruajtjes të
statusquosë fshihte pas saj ruajtjen e interesave të Fuqive të Mëdha dhe cenonte luftën çlirimtare të popujve
ballkanikë, që ende vuanin robërinë turke.523
Ruajta e statusquosë u bë një ndër shtyllat e politikës evropiane
e cila, nga njëra anë, shërbente për të mbajtur në këmbë Perandorinë Osmane, ku mund të ruheshin pozitat e
privilegjet e tyre, nga ana tjetër, u bë pengesë e madhe për luftërat çlirimtare të popujve të Ballkanit, pra
edhe për luftën e popullit shqiptar. Nënshkrimi i marrëveshjes dypalëshe me synim ruajtjen e statusquosë
ishte në interes si të Austrisë, dhe të Italisë. Kjo dëshmohet me nënshkrimin më 20 maj 1882 të së
ashtuquajturës Aleancë Trepalëshe mes Gjermanisë, Italisë, Austro-Hungarisë. Në bazë të kësaj aleance,
Vjena deklaroi se nuk do të kundërshtonte një shtrirje të influencës italiane në Mesdhe, mjaft që Italia t‘i
përmbahej rreptësishtë statusquosë në Adriatik.524
Është e vërtetë që nënshkrimi i kësaj aleance jepte një farë
sigurie për sa i përket plotësimit të kushtit kryesor të ruajtjes së ―ekuilibrit‖ ballkanik. Kjo siguri ishte
lehtësim për Fuqitë e Mëdha, për dy rivalet Itali e Austro-Hungari, por pas kësaj loje sigurie nuk kishte si të
mos shfaqej dyshimi i ndonjë loje të dyfishtë të secilës nga dy palët rivale. Kjo solli një lëkundje të
marrëveshjes përforcuese të 20 majit 1882. Italia kërkonte një njohje të së drejtës për një rol të ri në Ballkan,
por pas kësaj aspirate fshihej frika e pushtimit të Shqipërisë nga Austria. Në vitin 1884, Aleanca Trepalëshe
u rinovua me nënshkrimin e një marrëveshjeje midis tre perandorëve, duke e shtyrë bashkëpunimin edhe për
tre vjet. Por kjo aleancë nuk arriti të zgjidhte problemin e rivaliteti italo-autriak në çështjet ballkanike. Por
nga ana tjetër, Gjermania filloi të afrohet edhe me Rusinë, duke bërë një lojë të dyfishtë në raport me dy
aleatët e tjerë të Aleancës Trepalëshe. Në një marrëveshje që Gjermania përfundoi me Rusinë në qershor të
1887, u njohën të drejtat historike të Rusisë në Ballkan, sidomos në Bullgari dhe Rumelinë lindore.525
Ndërkaq, interesat e pakufizuara ruse dhe frika e afrimit italo-britanik, bënë që Austro-Hungaria të gjendej
herët a vonë në një situatë të afrimit me Italinë. Ngjarjet në Ballkan i shtynë Italinë, Austro-Hungarinë dhe
Anglinë të mbanin një qëndrim antirus.526
Në këtë kohë, në krye të vendit u vendos kryeministri italo-
522
Mehmeti, Studime historike‖. Nr. 4, 135. 523
Po aty 524
Skëndi, Zgjimi Kombëtar Shqiptar 1878–1912, 223. 525
Documents relating to the great war, 283. 526
Luigi Salvatorelli, La Triplice aleanca, Storia diplomatica 1877-1912, Instituto per gli studi di politica
internacionale, 105
121
arbëresh Françesko Krispi, në qershor të 1887.527
Ai filloi një politikë aktive në Ballkan dhe Shqipëri, duke
mbajtur një qëndrim antisllav dhe antirus. Viti 1888, shënon për politikën e jashtme italiane hyrjen në një
fazë edhe më aktive për të harmonizuar plotësisht politikën ballkanike italiane me atë austro-hungareze. Për
Italinë, Shqipëria kishte rëndësi të madhe, sepse përbënte edhe çelësin e suksesit italian në çështjet
ballkanike dhe për zgjerim në lindje. Nëse Austria do të zotëronte brigjet detare në Vlorë, si pjesë e
rëndësishme e projektit të saj ―Drang nach Osten‖, dhe në Selanik, do të bëhej pa dyshim një fuqi detare më
e madhe se Italia.‖528
Nga ana tjetër, Italia nuk duhej të aspironte sundimin territorial të Evropës, përveçse
kufijve të saj natyrorë, dhe kishte interes të veçantë të pengonte zgjerimin e zonës të ndikimit në Adriatik në
dëm të saj. Ndja donte të ruante të paprekura zonat e influencës mes dy fuqive, asaj dhe Austro-Hungarisë.529
Për Italinë, ndikimi në territorin shqiptar do të thoshte shtrirje nga perëndimi në lindje përmes shteteve
ballkanike, përgjatë rrugëve antike të Romës dhe Venecias. Për Austrinë, ndikimi në Shqipëri do të thoshte
të zhvilloheshin interesat ekonomike dhe politike drejt detit Jon dhe Egje.530
Frika e zgjerimit territorial të
Rusisë si dhe frika e afrimit italo-britanik, bënë që Austro-Hungaria të afrohej me Italinë. Gjendja ballkanike
i shtynë Italinë, Austro-Hungarinë dhe Anglinë të mbanin qëndrim antirus.531
Italia kundërshtonte çdo
zgjidhje të problemit bullgar sepse kjo do të thoshte zgjerim i Rusisë në Ballkan. Në një situatë të tillë, Italia
e gjeti veten shumë pranë Austro-Hungarisë në zgjidhjen e problemeve ballkanike. Ne vitin 1886, pati një
kthesë në marrëdhëniet austro-italiane, marrëdhënie të cilat ishin më të mirat në gjithë periudhën 1878-1912.
Dyshim që, sipas meje, është i justifikueshëm duke marrë parasysh interesat e thella që fshiheshin pas secilës
palë në raport me Shqipërinë. Për të zhdukur mosbesimin mes Italisë dhe Austro-Hungarisë u përsërit
Aleanca Trepalëshe më 20 shkurt 1887, e cila u shoqërua me një traktat austro-italian, në të cilin të dyja palët
zotoheshin të ruanin statusquonë në Ballkan, bregdet dhe në ishujt turq në Adriatik dhe Egje.532
Dokumenti
zyrtar përmbante edhe një marrëveshje italo-austriake ku përcaktohej për herë të parë politika ndaj Ballkanit
e dy fuqive.
Kjo marrëveshje përforconte atë të nënshkruar më 20 maj 1882. Këtë fakt e mbështet dhe Tomasini
sipas të cilit: ―Marrëveshjes së nënshkruar më 20 maj 1882 u mendua t`i shtoheshin dy klauzola, një për
Lindjen, tjetra për Mesdheun. Së pari, theksonte ruajtjen e statusquosë në ishujt osmanë në Adriatik dhe
detin Egje dhe shtonte se, nëse kjo do të qe e pamundur për t`u realizuar, si rezultat i veprimtarisë të ndonjë
fuqie të tretë ose nëse Italia dhe Austro-Hungaria do të donin të ndryshonin statusquonë, kjo do të realizohej
527
Luigi. Salvatorelli, Storia d’Italia dai tempi preistorice ai nostri giorni.(Torino:Giulio Einaudi Editore, 1986),11. 528
ASHQ, F.43,D.1170,F.1 529
Po aty 530
Carlo Antonio Ferrario, Vicende e Problemi della Penisola Balcanica (1815-1937), ( Milano,1958),.98. 531
Luigi Salvatorelli , La Triplice aleanca,105. 532
Po aty, f.224
122
në rast të një marrëveshje bazuar mbi një këmbim reciprok që do kënaqte pretendimet e të dy palëve”.533
Sipas marrëveshjes, të dyja fuqitë, si Austro-Hungaria dhe Italia, do të komunikojnë me njëra-tjetrën në
mënyrë që të sqarojnë çdo qëndrim ndaj këtyre territoreve. Nëse ruajtja e statusquosë në Ballkan, në brigjet
dhe ishujt osmanë të Adriatikut dhe të Egjeut do të jetë e pamundur, Austro-Hungaria dhe Italia do të
pushtojnë përkohësisht, apo në mënyrë të qëndrueshme, këto territore. Kjo do të ndodhë duke u marrë vesh
me njëra-tjetrën, duke zbatuar parimin e kompensimit reciprok territorial dhe duke kënaqur interesat dhe
pretendimet e të dy palëve534.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje pati rëndësi se përforcoi statusquonë në
Ballkan dhe theu monopolin e influencës austriake dhe ruse në gadishull. Nga ana tjetër, u forcua pozita e
Italisë dhe fitoi të drejtën që t`i kërkojë Austro-Hungarisë kompensim territorial sa herë që kjo e fundit
zgjerohet në Ballkan. Por Gjermania filloi të afrohet edhe me Rusinë dhe kjo solli një prishje të interesave të
Italisë në Shqipëri dhe Mal të Zi. Duket në fakt se situata u qetësua, por kjo thjesht qe fasadë, pas qetësisë
fshihej mosbesimi për ruajtjen e statusquosë. Arrihet në këtë konkluzion për faktin se aspiratat për shtimin e
ndikimit në Adriatik nga të dyja palët nuk qe shuar aspak. Frika e kësaj politike do të ndjehej dhe dëshmohej
edhe nga raporti i 1890-ës mbi Shqipërinë, shkruar nga ambasadori italian në Beligrad, Galvagna, i cili
shprehte frikën e pushtimit austriak të Shqipërisë. ―Nëse Austria do bëhej zonja e Shqipërisë, atëherë Italia
t`i lajë duart nga zotërimi i Adriatikut, aspiratë kjo shekullore e saj.” Ky raport i Galvagnës shprehte hapur
qëllimet italiane për një protektorat në Shqipëri, një protektorat që nuk do të qe shumë i pëlqyeshëm si nga
pala austriake, ashtu dhe nga pala shqiptare. Dukej se çështja shqiptare kishte marrë rëndësi të madhe nga të
dyja palët, por askujt nuk i shkonte ndërmend të llogariste palën shqiptare. Ky interes për Shqipërinë u vu re
sidomos si rezultat i përsëritjes së Aleancës Trepalëshe më 6 maj 1891. Para se të flas për rëndësinë që solli
marrëveshja mes Viskonti Venosta dhe Goluchoeskit, le të sqarojmë raportet mes Austrisë, Perandorisë
Osmane dhe Italisë, si dhe rëndësinë që kishte ruajtja e statusquosë për secilën palë. Turqia po kalonte një
kohë të vështirë dhe interesi i saj ishte vetëm për të shpëtuar nga shkatërrimi qe ruajtja e statusquosë, në
mënyrë që të mos cenohej integriteti i saj territorial. Për Fuqitë e Mëdha, ruajtja e statusquosë qe boshti i
politikës tyre për të siguruar që të mos cënohej paqja në Ballkan, të mos prishej ― ekuilibri ‖ evropian.535
Austria, ndonëse e shihte ruajtjen e statusquosë si kusht për sigurimin e paqes, nuk linte mënjanë interesat e
saj për të shtrirë influencën në Shqipëri. Sipas Goluchoeskit: ―Shqipëria e tanishme ka për ne rëndësi
jashtëzakonisht të veçantë. Nuk kemi interes të pushtojmë Shqipërinë, por të favorizojmë në rast të
përmbysjes të Perandorisë Osmane krijimin e një Shqipërie autonome, me një princ të huaj, por nën
protektoratin e tonë.536
Sipas kësaj deklarate, Austria na shfaqet mbështetëse e autonomisë të Shqipërisë, por
nën protektoratin e saj. Duket se synimet austriake nuk janë aq dashamirëse sa na i paraqet kancelari
533
F. Tommasini , L’Italia alla vigilia della guerra, (Bologna, 1935), 35. 534
Salvatorelli, La Triplice aleanca…, .105. 535
Carlo Antonio Ferrario, Vicende e Problemi della Penisola Balcanica,100. 536
Skëndi, Zgjimi Kombëtar Shqiptar 1878 – 1912 , 225.
123
austriak, duke marrë parasysh se Shqipëria nuk dëshironte që të kalonte nga sundimi turk nën atë austriak.
Synimet austriake cenonin luftën çlirimtare të popullit shqiptar dhe pas dashamirësisë ndaj popullit shqiptar,
fshihej synimi i saj për vendosjen e një protektorati në Shqipëri. Austria mbështeste autonominë e Shqipërisë
në rast të rënies së Perandorisë Osmane, por nën protektoratin e saj. Nga ana tjetër Italia përkrahte parimin e
kombësisë në rastin e shkatërrimit të Turqisë, megjithatë interesi i saj kryesor ishte që Shqipëria të mos binte
në duart e Austro-Hungarisë.537
Në pamje të parë duket se Austro-Hungaria dhe Italia janë të interesuara për
një politikë pro shqiptare për të favorizuar ngritjen e popullit shqiptar, zhvillimin e ndërgjegjes kombëtare
dhe vendosjen e autonomisë. Duket qartë se interesat dypalëshe ishin për të vendosur protektorat në Shqipëri
dhe kjo binte ndesh me interesat shqiptare. Dëshira për rritjen e influencës në Shqipëri nxiste më shumë
rivalitetin austro-italian. Austria shfaq interesat e saj në Kosovë, në Manastir dhe në drejtim të vijës
Sarajevë-Selanik. Në një gjendje të tillë, nuk u zbut rivaliteti mes Italisë dhe Austrisë. Secila nga dy fuqitë
përpiqet të dobësojë zonën e influencës së tjetrës në vilajetet e Shkodrës dhe Janinës.538
Për të qetësuar
gjendjen në nëntor 1897, Goluchoeski kishte rënë dakord me Viskonti-Venostën për të respektuar
autonominë shqiptare në rast se binte dominimi turk. Në lidhje me sigurimin e autonomisë të Shqipërisë, pati
mendime të ndryshme nga shumë personalitete italiane. Markezi A. di San Xhuliano, personalitet politik
italian dhe ministër i punëve të jashtme, theksonte se nuk besonte në aftësinë e Shqipërisë për të krijuar shtet
autonom. Ai mendonte se, sa më gjatë të ruhej statusquoja territoriale e Adriatikut, aq më mirë do ishte si për
Italinë dhe Austro-Hungarinë.539
Markezi A. di San Xhuliano mendonte se e vetmja zgjidhje për Italinë ishte
ruajtja e supermacisë të paprekshme të sulltanit. Italia duhet ta zgjeronte ndikimin e saj në Shqipëri duke
shtuar lidhjet ekonomike dhe kulturore.540
Një politikë e tillë do t'i sillte Italisë një ―depërtim paqësor‖ në Shqipëri dhe shtim të ndikimit të saj.
Nëpërmjet zgjerimit të shkollave, do të nxitej ndikimi i gjuhës dhe kulturës italiane në Shqipëri. Kjo do të
përgatiste truallin për të vendosur kontrollin mbi Shqipërinë. Të njëjtën politikë ndoqi dhe Austria. Në lidhje
me çështjen e autonomisë të Shqipërisë, pati diskutime të shumta. Françesko Xhuçardini, deputet në
parlamentin italian dhe ministër i punëve të jashtme, shprehej se zgjidhja më e mirë do të ishte njohja e
kombësisë shqiptare. Ai përkrahte idenë e autonomisë të Shqipërisë sepse kjo zgjidhje do të garantonte
ekuilibrin në Adriatik. Shqipëria do të ishte një shtet autonom nën protektoratin e përkohshëm të Evropës.541
Ndjekja e politikës të vendosjes të autonomisë në Shqipëri sillte neutralitet në Shqipëri dhe lehtësi për Italinë
në arritjen e synimeve të saj. Mes Austro-Hungarisë dhe Italisë kishte dhe pika të përbashkëta që lejonin
bashkëpunimin dypalësh. Një ngjarje për t`u shënuar është marrëveshja nënshkruar nga Viskonti-Venosta,
537
Po aty, f. 226 538
AQSH,F.143,D.1170,F.2 539
Gaetano Salvemini, “La politica estera dell’ Italia dal 1971 al 1914”( Florence: G.Barbera.giugno 1944),123. 540
Skëndi, Zgjimi Kombëtar Shqiptar 1878 – 1912 , 230. 541
Po aty
124
ministër i jashtëm italian dhe kancelarit austriak Goluchoesky, marrëveshje e cila u realizua nëpërmjet tyre
në një intervistë të nëntorit 1897 dhe u nënshkrua në dhjetor 1900.542
Mesa duket, Viskont-Ventosa ishte për
një autonomi administrative që do t'u njihte shqiptarëve të drejta të plota kombëtare e, në të njëjtën kohë, do
të ruante lidhjen e tyre me Stambollin, duke ndihmuar në frenimin e rënies së Perandorisë Osmane.543
Kjo
ide ishte e mbështetur tashmë nga shumë artikuj të shtypit dhe e publikuar në një manifest drejtuar
―Vëllezërve Shqiptarë‖, i tetorit të vitit 1900, nga Ismail Qemali.544
Të dy palët i kundërviheshin daljes të
ndonjë fuqie të tretë në Adriatik. Ajo që kërkonin ishte t`i gjenin zgjidhje kësaj çështje dhe zhvilluan
negociata që realizuan një marrëveshje gojore të fshehtë gjatë bisedimeve të 5-7 nëntorit mes Viskonti–
Venostës dhe Golchoeskit lidhur me paprekshmërinë e Shqipërisë, e cila u konfirmua 3 vjet më vonë me një
shkëmbim notash. Kjo marrëveshje përforconte lidhjet dypalëshe dhe tregonte dhe një herë rëndësinë e
ruajtjes së statusquosë. Marrëveshja përcaktonte që dy qeveritë, në bazë të marrëveshjes të 1887, ishin të
detyruara të ruanin statusquonë në Shqipëri, si dhe në Gadishullin Ballkanik. Të dyja qeveritë deklaronin të
hiqnin dorë nga çdo ide për pushtime territoriale apo influence në Shqipëri. 545
Dhe në rast ndryshimi të
dhunshëm të rrethanave territoriale në Ballkan, të kërkohej autonomia e Shqipërisë, ndërsa, deri atëherë,
vlente parimi që të mos ndërmerrej asgjë për ndryshimin e kësaj gjendjeje. Kishte kaluar koha e kryeministrit
Krispi, kur me fjalë të bukura Italia shfaqte një interes të ndjerë për fatet e Shqipërisë. Në mendimin politik
italian, tani kishte zënë vend një parim i ri, i diktuar nga ―sacro egoismo italiano‖: ―non fare e non lasciare
fare‖. Në këtë kohë shqiptarëve nuk u mbetej gjë tjetër veçse t‘ia linin kohës zgjidhjen e problemeve të tyre
të mprehta politike dhe ndërkaq të mbroheshin sa mundnin nga manipulimeve armiqësore.546
Këtë fakt e
konfirmon edhe J. Sëire i cili na paraqet një pjesë nga nota italiane që i adresohej ambasadorit Italian në
Vjenë për t`ia komunikuar qeverisë austro-hungareze, e datës 20 dhjetor 1900, ku thuhet:
―Tërheq vëmendjen e Shkëlqesisë suaj mbi përgjigjen time ndaj një interpelance që më është bërë së
fundi në Dhomën e Deputetëve për çështjen e Shqipërisë. Ja teksti i kësaj përgjigjeje: Unë jam në
gjendje të jap siguri që qeveria italiane dhe qeveria austro–hungareze kanë patur rastin të
vlerësojnë interesat e tyre në brigjet otomane të Adriatikut dhe të njohin që këto interesa e gjejnë
mbrojtjen e tyre në respektimin dhe ruajtjen e statusquosë. Unë mendoj se do ishte e dobishme për
ju t`ia bënit të njohur deklaratën time Shkëlqesisë suaj, Kontit Golchoeski. Në shkëmbim të
pikëpamjeve që patën vend gjatë bisedave tona në Monxe 1897 lidhur me këtë çështje, qemë në një
mendje në pikat që pasojnë:
a) Të ruhet statusquoja sa kohë që do ta lejojnë rrethanat.
542
Salvemini, “La politica estera dell’ Italia dal 1971 al 1914, 114. 543
Historia e Popullit Shqiptar II…,302. 544
AQSH, F.98, D.3 f.1-3 545
Eqerem bej Vlora, Kujtime 1885-1925, (Shtëpia e Librit dhe Komunikimit, Tiranë,2003),.169. 546
Po aty, f.170
125
b) Në rast se gjendja e sotme e punëve nuk do mund të ruhet ose në rast se ndryshimet do jenë të
domosdoshme, të shfrytëzojmë përpjekjet tona me synim që modifikimet të bëhen në drejtim të
autonomisë
c) Në përgjithësi dhe si gatishmëri e ndërsjellë nga ana e të dyja palëve, të kërkohen bashkërisht
mënyrat dhe mjetet për të siguruar interesat reciproke. Unë autorizoj Shkëlqesinë tuajt`ia
komunikojë këtë mesazh atij.547
(nënshkruar) Viskonti-Venasta
Thelbi i marrëveshjeve të fshehta austro-italiane mbi Shqipërinë në 1897, 1900 dhe 1901 ishte se palët
do të vendosnin së bashku në lidhje me të ardhmen e Shqipërisë, duke pasur parasysh parimin e ekuilibrit të
forcave. Kjo do të thoshte se asnjë nga dy fuqitë nuk do të lejonte një fuqi të tretë të ndërhynte në zgjidhjen e
problem shqiptar dhe se gjithçka që do të vendosej, duhej të konsultohej midis palëve. Marrëveshja
dypalëshe, në radhë të parë, u duk sikur solli një farë stabiliteti në marrëdhëniet mes dy rivalëve. Mosbesimi
mes Italisë dhe Austro–Hungarisë u bë më i madh pas marrëveshjes së Myrcshtegut 22 tetor 1903. Kjo
marrëveshje u bë mes Austro–Hungarisë dhe Rusisë dhe ishte një program reformash për tri të ashtuquajturat
―Vilajete maqedone‖. Programi u realizua për të mbrojtur popullsinë e krishtere nga dhuna osmane, por në të
vërtetë synimi ishte ruajtja e statusquosë në Ballkan.548
Shmangia e turbullirave ishte në interes të Fuqive të
Mëdha prandaj ato e mbështetën programin e Myrcshtegut. Kjo marrëveshje binte ndesh me interesat e
Italisë, e cila i trembej aleancës ruso–austriake se mos e linin jashtë çështjeve ballkanike. Të dyja fuqitë
binin dakord në ruajtjen e statusquosë politike, ndonëse kishte dallime në interesat e tyre në Shqipëri. Ranë
dakord në ruajtjen e statusquosë, sepse asnjëra nuk qe në gjendje ta pushtonte Shqipërinë. Kjo solli që
rivaliteti mes tyre të shtohej, pasi secila përpiqej ta shtonte ndikimin e saj në atë vend.549
Megjithatë Italia,
sikurse rivalja e saj Austro–Hungaria, e bindur se ruajtja e statusquosë kishte karakter të përkohshëm dhe
Perandoria e kalbur Osmane i kishte ditët e numëruara, i forcoi përpjekjet për forcimin e pozitave të saj në
Shqipëri, në mënyrë që të përgatiste terrenin për realizimin e planeve të saj, në rast se do ndodhnin
ndryshime në hartën politike të Ballkanit.550
Konti Titoni na jep një pasqyrim të saktë të situatës kur, më 14
maj 1904, tha: ―Vlera e vërtetë e Shqipërisë qëndron te portet dhe bregdeti i saj, zotërimi i të cilave do të
thoshte qoftë për Italinë, qoftë për Austro–Hungarinë, epërsi të pakundërshtueshme në detin Adriatik. Kjo
është ajo çka Austro-Hungaria nuk do të lejonte kurrë Italinë dhe as Italia Austro-Hungarinë. Në rast se
547
Salvemini, “La politica estera dell’ Italia dal 1971 al 1914, 114. 548
Swire, Shqipëria ngritja e një mbretërie, 77. 549
Po aty. 550
Historia e Popullit Shqiptar II, 312.
126
njëri prej këtyre dy shteteve do të kërkonte të përvetësonte këtë rajon, tjetri do të duhej ta kundërshtonte me
të gjitha mjetet e mundshme‖.551
Titoni, nëpërmjet pasqyrimit të gjendjes, tregon hapur vështirësitë për të pasur një bashkëpunim mes dy
palëve, duke marrë parasysh faktin se të dyja kishin interesa në Adriatik. Marrëdhëniet dypalëshe u
ashpërsuan në kohën kur çështja shqiptare kërkohej të lidhej me reformat maqedonase, në bazë të të cilave
kërkohej të merreshin reforma në Shqipëri. Statusquoja po bëhej çdo ditë e më shumë e paqëndrueshme,
sipas konti Xhuçardini dhe, për këtë arsye në Zara, siç u bë dikur për Bosnjën dhe Hercegovinën, po
përgatiteshin planet e ekspansionit të mundshëm drejt Shqipërisë. 552
Të dy fuqitë rivale, ndonëse me
mosbesim ndaj njëra–tjetrës, vazhduan të ndjekin politikën e depërtimit paqësor. Edhe në vitin 1906,
Aleanca Trepalëshe vazhdonte të mbetej thelbi i politikës së jashtme të mbretërisë dhe ndaj një politike të
tillë Italia do të qëndronte besnike.553
Më 8 korrik 1907, Aleanca Trepalëshe do të rinovohej në heshtje. Kjo
përtëritje u shoqërua, me një përmirësim marrëdhëniesh me aleatët. Në faqet e shtypit kombëtar të viteve
1908–1912 u pasqyruan, megjithëse në mënyrë jo të plotë, sferat e ndryshme të depërtimit italian si dhe
rrugët dhe mjetet që do përdorte në Shqipëri.554
Fushat ku dy rivalët u ballafaquan ishin arsimi, ekonomia, fusha ushtarake-detare, etj. Fundi i shekullit
XIX shënoi fillimin e zhvillimit të veprimtarisë së Romës për depërtimin ekonomik, politik dhe ideologjik në
vilajetet shqiptare. Rëndësi të veçantë për Italinë paraqiste Shqipëria e Jugut. Titoni deklaronte se ―Vlera e
vërtetë e Shqipërisë qëndron te portet dhe bregdeti i saj, zotërimi i të cilave do të thoshte qoftë për Italinë,
qoftë për Austro–Hungarinë, epërsi të pakundërshtueshme në Adriatik‖.555
Depërtimi i huaj ekonomik, ai
austriak dhe italian, u realizua edhe nëpërmjet sistemit bankar e të kredisë. Në 1906 u themeluan në Shkodër
e në Durrës degë bankare italiane të ―Shoqërisë tregtare të lindjes‖ (Societa Comerciale d‘Oriente) me synim
përqendrimin e blerjes së mallrave, hipotekimeve, inkasimeve dhe vendosjen ndikimin e Romës të sistemit
financiar të Shqipërisë së Veriut. Në bazë të këtyre të dhënave, arrihet në konkluzionin se si Shqipëria e
Jugut ashtu dhe e Veriut paraqiste rëndësi për Italinë. Shtimi i ndikimit së saj shtonte rivalitetin me Austro-
Hungarinë. Dy ndër qytetet që kishin rëndësi të dorës së parë për Italinë ishin Shkodra dhe Vlora. Shkodra
ishte qyteti më i rëndësishëm i Shqipërisë së Veriut dhe ndjehej fuqishëm ndikimi austro–hungarez. Duke
qenë një pikë e rëndësishme për Austro–Hungarinë, Italia vendosi të godiste aty. Përqindja e pjesëmarrjes në
tregtinë e përgjithshme detare ishte rritur në favor të Italisë, ndërsa në 1901 përqindja për Lloydin austriak
ishte 46%, për Ragusea (austriake) 40%, dhe për Pulian italiane 14%. Në 1905, ajo e Lloydit kishte rënë në
551
J. Swire , Shqipëria ngritja e një mbretërie, 76. 552
AQSH,F.143,D.1170,f.2 553
Tommaso Tittoni, Italian foreign’s and imperial policy: A selection from the speeches delivered in the
italian parliament,( London : Smith, Elder & Co, 1914.), 26. 554
Mehmeti, Studime historike‖. Nr. 4, 135. 555
Historia e Popullit Shqiptar, II ,300.
127
3,9% dhe Ragusea 14,3%, ndërsa ajo e Puglias ishte rritur 56,7%.556
Këto të dhëna tregojnë për rritjen e
fuqishme të shoqërisë italiane duke shtuar ndikimin në Shkodër, qytet i rëndësisë së veçantë për të dyja palët.
Përveç Shkodrës, Vlora paraqiste rëndësi politiko–strategjike për Italinë, e cila synonte ta kthente në një
―Gjibraltar‖ të dytë për të siguruar shtimin e ndikimit në kanalin e Otrantos. Se sa e madhe qe ndërhyrja, flet
letra botuar ne gazetën ―Kombi‖ në shtator 1908, sipas së cilës, përveç postës dhe shkollave italiane, ishin
vendosur dhe punëtorë, tregtarë, mjeshtra në shërbim të Italisë që punonin për përhapjen e italishtes midis
shqiptarëve. Rivaliteti dypalësh u ndje jo thjesht në fushën tregtare, ku vihet re prirja e secilës palë për të
rritur ndikimin tregtar në Shqipëri. Si Austro–Hungaria dhe Italia, synonin të siguronin monopolin e
shërbimit postar. Kjo do të ndihmonte për propagandën në favor të tyre. Në këtë aspekt, Austria kishte
siguruar koncesion nga Turqia. Ajo kishte siguruar monopolin e shërbimit postar në Shqipëri dhe Epir, duke
e përdorur atë për qëllime politike. Një koncesion i tillë iu dha dhe Italisë dhe, të dyja forcat ngritën zyrat e
tyre postare, të cilat përdoreshin për të futur material nga jashtë vendit ku flitej për qëllimet e tyre.557
Një
fushë tjetër e ballafaqimit mes dy palëve ishte ajo e arsimit. Si Austro–Hungaria dhe Italia zgjeruan rrjetën e
shkollave të tyre, të cilat ishin kryesisht fetare katolike dhe lirike. Austro–Hungaria ngriti shkolla për djem e
vajza në Shkodër, Durrës, Shkup, Prizren, Pejë, Manastir, Tiranë, etj. Edhe Italia ndoqi të njëjtën politikë
duke zgjeruar rrjetën e shkollave, të cilat kryesisht ishin shkolla profesionale të hapura në Janinë, Durrës,
Vlorë, Shkodër, etj. Ndjekja e një politike të tillë do të rriste ndikimin politik dhe ideologjik në Shqipëri. Në
1855, Austro–Hungaria financoi për ndërtimin e Seminarit Papnor në Shkodër dhe dha një shumë të
rëndësishme për mbrojtjen e studentëve. Krijoi shkolla të mesme në Shkodër, njëra drejtuar nga jezuitët,
tjetra nga françeskanët. Në verën e vitit 1897, ndërhyrja e habsburgase në territorin shqiptar u intensifikua në
të gjitha fushat. Duhet thënë se ndikimi i kishës katolike ishte i madh, marrë parasysh faktin se ato vareshin
nga Vjena. Shkollat austriake ishin shumica fetare nën administrimin e institucioneve katolike.558
Kleri
katolik mbështetej nga Austria dhe, për këtë arsye, shpeshherë punonte në mbrojtje të politikave arsimore
austriake duke u përpjekur që të ndalonte dhe hapjen e shkollave italiane. Italia shprehej në dokumente të
ndryshme se e shihte Austrinë më të favorizuar në Shqipëri, për shkak të përkrahjes që kishte dhe nga kleri
katolik. Në një dokument arkivor citohej: “Austria është në kushte më të favorshme se ne, për pozicionin e
favorshëm gjeografik, për një politikë sa qendrore dhe lokale, për marrëdhëniet e mira me Vatikanin dhe me
klerin katolik….” Austria nuk e fsheh preferencën e saj për të favorizuar interesin e klerit katolik siç bëri dhe
me një komunitet fetar në Elbasan.559
Italia kundërveproi duke hapur në 1888 shkollat e para italiane në
Shkodër me nismën e F. Krispit, kurse 1889 u hap shkollë tregtare italiane në Shkodër, e shoqëruar me
shkolla fillore, nate, kopshte fëmijësh, etj. Gjuha italiane u përdor gjerësisht në të gjitha fushat, kryesisht në
556
S. Skëndi, Zgjimi Kombëtar Shqiptar 1878 – 1912 , 244. 557
Po aty 558
Mehmeti, ―Studime historike‖.Nr. 4 , 137-138 559
AQSH,f.143,D.1170,f.1
128
tregti. Një politikë e tillë e ndjekur nga dy palët rivale favorizonte shtrirjen e ndikimit të tyre në Shqipëri.
Duke zgjeruar nëpërmjet shkollave ndikimin e gjuhës dhe kulturës së tyre në Shqipëri, përgatisnin rrugën për
të vendosur kontrollin e tyre. Politika arsimore e ndjekur nga Italia dhe Austro–Hungaria të jepte
përshtypjen, në pamje të parë, se të dyja palët qenë të interesuara për zhvillimin e ndërgjegjes kombëtare
shqiptare. F. Xhuçardi ishte pro mësimit të shqipes dhe zhvillimit të arsimit si element të domosdoshëm për
ngritjen e ndërgjegjes shqiptare. Edhe organizma kulturore italiane përkrahnin zhvillimin e kulturës. E tillë
qe shoqëria ―Dante Aligeri‖. Të njëjtën politikë ndoqi edhe Austro–Hungaria e cila përkrahu përhapjen e
gjuhës dhe kulturës shqiptare me qëllim që të zhvillonte ndërgjegjen kombëtare dhe t`i kundërvihej përhapjes
së gjuhës dhe kulturës italiane. Pas dashamirësisë së Italisë dhe Austro–Hungarisë, në fakt fshiheshin qëllime
të tjera të karakterit ekspansionist. Një fakt të tillë e demaskoi shtypi kombëtar i viteve 1908-1912, sipas së
cilit theksohej se shkolla italiane, si dhe shkollat e tjera të huaja, përpiqeshin të mbysnin ndjenjat kombëtare
nëpërmjet përhapjes së gjuhës së tyre. Një politike të tillë mund t`i vihej fre nëpërmjet përhapjes dhe mësimit
të gjuhës shqipe dhe shkollave kombëtare shqiptare.560
Rivaliteti austro–italian për të vendosur influencën në
Shqipëri duket dhe në hapjen e zyrave konsullore. Hapja e tyre kishte rëndësi politike për të dyja palët. Në
bazë të informacionit që siguronte nga konsujt dhe nga burime të tjera, Vjena mund të thoshte me siguri se
ideja e zhvillimit kombëtar të Shqipërisë ishte rrënjosur thellë. Ndjekja e një politike të tillë pro zhvillimit
kombëtar shqiptar, do të siguronte ruajtjen e statusit dhe do të krijonte besimin dhe simpatinë e shqiptarëve,
të cilët do ishin pro autonomisë nën mbikëqyrjen e Austrisë. Një politikë e tillë binte ndesh me rivalen e saj,
Italinë, e cila reagoi duke ngritur zyra konsullore në Shqipëri, por që ishin josistematike. Për të goditur
politikën austriake, Italia siguroi përkrahjen e italo–shqiptarëve të cilët ishin antiaustriakë dhe, nëpërmjet
konsullatave italiane, shpërndau botime italo–shqiptare, të cilat shpreheshin kundër Austrisë dhe qëllimeve të
saj ―miqësore‖. Austriaket i trembeshin dashamirësisë italiane ndaj forcimit të kombësisë shqiptare, pas së
cilës mund të fshihej një politikë e italianizmit të vendit. Nga ana tjetër, italianët dënonin Austrinë se
përdorte kultoprotektoriatin për të siguruar rritjen e ndikimit në Shqipëri. Për sa i përket palës shqiptare, pati
reagime të ndryshme ndaj politikës austro-italiane. Shtypi i kohës shprehej kundra tyre, duke deklaruar se
konsullatat e huaja shikonin vetëm interesat e tyre, propagandonin përhapjen e gjuhës dhe të tregtisë te
shtetet që u përkisnin e mundoheshin ―të humbnin gjuhën tonë e kombësinë‖ duke ndërhyrë: “me qitë fitime
nër shqipëtarë, me i çarë vllazninë, me i shti nër vrita (vrasje) e me i zemrue me sho i shoinë‖. Sipas shtypit
të kohës, duket se qëllimet e fuqive të huaja nuk janë aq dashamirëse sa paraqiten. Për sa i përket reagimit që
mbajtën patriotët shqiptare, ai ishte i ndryshueshëm në varësi të kohës, pjesës së vendit dhe grupeve fetare.
Shumica e patriotëve shqiptare ishte përkrahëse e Austrisë. Konica shprehej se një bashkim me Italinë do
sillte rënie ekonomike dhe mjerim, ndërsa një bashkim me Austrinë, zhvillim të lirë ekonomik dhe
intelektual për Shqipërinë. Naim Frashëri, Sotir Peci, Dervish Hima, etj., përkrahën bashkimin me Austrinë,
560
Skëndi, Zgjimi Kombëtar Shqiptar 1878 – 1912, 242.
129
duke iu trembur Italisë dhe politikës së saj. Politika austriake favorizonte çështjen shqiptare dhe ndihmonte
në ngritjen lart të ndërgjegjes kombëtare. Kjo politikë dashamirëse ndaj çështjes shqiptare bëri që patriotët
shqiptarë t`i afroheshin Austrisë, e cila ndimonte në hapjen e shkollave në gjuhën shqipe dhe favorizoi klerin
katolik. Nuk ndoqi thjesht një politikë fetaro–kulturore, por një politikë më të zgjeruar në përkrahje të
çështjes kombëtare shqiptare. Të njëjtën politikë dashamirëse ndaj çështjes shqiptare ndoqi edhe Italia, por u
kuptua shumë shpejt se pas këtij interesimi fshihej një objektiv që shkonte më tej autonomisë. Politika
italiane u shfaq qartë në faktin se nuk e shihte Adriatikun si një det italian dhe shqiptar, por si një det italian.
Altaldaçi shprehte dëshirën e shumë italianëve siç pohonte Viskonti–Venosta: ―Il mare Adriatico dev’essere
mare italiano”.561
Kjo thënie e Viskonti-Venostas nxjerr në pah synimet ekspansioniste të politikës italiane
ndaj Shqipërisë. Demaskimi i kësaj politike nga pala shqiptare bëri që Shqipëria t‘i kthente sytë nga Austria,
të cilën e shihnin si përkrahëse të interesave kombëtare shqiptare. Pavarësisht mendimeve pro e kundra ndaj
qëndrimeve austriake dhe italiane, në Shqipëri atdhetarët shqiptarë forcuan lëvizjen kombëtare dhe asnjëherë
nuk u pajtuan me ato synimet. Ndërkaq, edhe lëvizja kombëtare shqiptare ishte forcuar më tepër, duke u
përpjekur në të gjitha format për forcimin e ndërgjegjes kombëtare. Kjo dukej në krijimin e një numri të
madh të shoqërive, gazetave, revistave shqiptare, të cilat luanin rol të rëndësishëm në ndërgjegjësimin e
shqiptarëve për t`u shkëputur nga Perandoria Osmane. Lëvizja kombëtare shqiptare luftoi në të gjitha
mënyrat për të siguruar lirinë e mëmëdheut dhe, njëkohësisht, bëri të njohur në arenën ndërkombëtare
çështjen shqiptare.
5.2 Komitetet dhe shoqëritë politike shqiptaro-italiane në vitet 1897-1907
Arbëreshët, krahas aktiviteteve letrare dhe politike, kontribuan në favor të çështjes kombëtare shqiptare
edhe përmes manifestimeve, memorandumeve, përmes krijimit të komiteteve dhe shoqërive politike
atdhetare. Aktiviteti i tyre ka qenë sa individual aq edhe kolektiv. Rol të rëndësishëm në luftën pro çështjes
kombëtare shqiptare luajtën disa personalitete të shquara të botës arbëreshe si Jeronim De Rada, Anselmo
Lorekio, Françesko Krispi, Zef Skiroi, Dhimitër Kamarda,Vinçens Dorsa, e të tjerë. Pas vitit 1895, rrjedhat e
ngjarjeve politike në Shqipëri bënë që vetë arbëreshët të rishikonin qëndrimin e tyre, duke e parë të
arsyeshëm një bashkërendim më të mirë të punëve dhe bashkimin në komitete dhe shoqëri të përbashkëta.
Nga vitet 1895-1897, u themeluan disa komitete dhe shoqëri politike nga komuniteti arbëresh në Itali. Në
vitin 1895, për të njehsuar dhe forcuar lëvizjen kombëtare të arbëreshëve, u pa e arsyeshme që të krijohej një
komitet i përkohshëm që do të hapte rrugën për një numër të madh komitetesh politike-atdhetare. Në korrik
të vitit 1895, u organizua një mbledhje në kolegjin kishtar të Shën Adrianos në Shën Demetrio Korone, ku
561
Skëndi , Zgjimi Kombëtar Shqiptar 1878 – 1912, .243.
130
lindi një komitet i përkohshëm i kryesuar nga De Rada, i përbërë nga Konforti, nga priftërinjtë Anton
Argondica e Anxhel Ferrari, me pranimin e kryemurgut Luixh Lauda e të dr. Agostin Ribekos. Komiteti u
mor me përgatitjen e një kongresi shqiptar, i thirrur në Koriliano Kalabro në ditët 1, 2 dhe 3 tetor 1895.562
Në
kongres morën pjesë përfaqësues nga të gjitha kolonitë në Itali. Rezultat i këtij kongresi, krahas diskutimit
për një alfabet të njehsuar, ishte dhe krijimi i një Shoqërie Kombëtare Shqiptare. U krijua Shoqëria
Kombëtare Shqiptare me qendër në San Demetrio Korone, e cila mes objektivave të saj, krahas afrimit mes
kolonive të ndryshme të Italisë, synonte edhe nisjen e marrëdhënieve në shkallë të gjerë me mëmëdheun.563
U vendos të publikohej një revistë dyjavorëshe, ―Illi Arbresvet‖ (Ylli i Arbëreshëve), e drejtuar nga Anton
Argondica. Më 20 dhe 21 shkurt 1897, u mbajt në Lungro të Konsentinos një kongres që rikonfirmoi
objektivat e vendosura nga kongresi i parë dhe rishikoi statusin e Shoqërisë Kombëtare Shqiptare. Kongresi i
Lungros zëvendësoi ―Illin e Arbëreshëve‖ me një tjetër gazetë të udhëhequr nga Anselmo Lorekio me emrin
―La Nazione Albaneze”.564
Në Itali, në mbrojtje të çështjes së autonomisë së Shqipërisë, u themeluan shumë
komitete politike shqiptare. Në 9 prill 1987, u themelua në Napoli një komitet politik shqiptar nën kryesinë e
Markezit d‘Auleta. Organ i komitetit ishte ―La Nuova Albania‖. Ky komitet kërkoi nga qeveria italiane të
mbante parasysh interesat e përbashkët të shqiptarëve e të italianëve dhe të ndërhynte që të fitohej autonomia
aq e kërkuar nga shqiptarët. Gazeta ―Liri e Shqipërisë‖ shkruante: 565
“Populli italian sot ushqen një simpati
për çështjen shqiptare dhe po themelon degë “për Shqypni”, në mbrojtje të lëvizjes shqiptare edhe rrethe të
borgjezisë italiane të cilët nën parullën “Shqipëria e shqiptarëve” dhe nëpërmjet reparteve vullnetare të R.
Garibaldit synonin të zgjeronin ndikimin e tyre dhe të fitonin simpatinë e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare”.566
Në nëntor 1897, ky komitet duke interpretuar ndjenjat italo-shqiptare, me të marrë lajmin se vëllezërit
e tyre nën sundimin turk kishin ngritur krye dhe kërkonin autonomi, kërkuan nga qeveria italiane të mbante
parasysh interesat e përbashkëta të shqiptarëve dhe italianëve dhe të ndërhynte që të fitohej kjo autonomi,
ashtu sikurse kishte nisur të vepronte për Kretën.567
Një tjetër komitet i rëndësishëm që punoi në favor të
çështjes kombëtare, ishte Komiteti i Aksionit i krijuar nga grup të rinjsh revolucionarë të kryesuar nga prof.
Xhuzepe Beniçi.568
Ky komitet kishte lidhje të forta me gjeneralin Riçoti Garibaldi, djalin e heroit të
bashkimit të Italisë Xhuzepe Garibaldi, i cili ndiqte traditën e babait të vet dhe e ndjente detyrim mbështetjen
e kauzës shqiptare. R. Garibaldi u shpreh hapur në favor të mbrojtjes të lirive dhe të drejtave të popujve të
shtypur të Ballkanit, pjesë e të cilëve është dhe Shqipëria. Krahas mbështetjes së Italisë, u kërkua dhe
562
Kastrati Jeronim de Rada (Jeta dhe vepra),128 563
Skëndi, Zgjimi Kombëtar Shqiptar 1878 – 1912, 202 564
Po aty 565
Skëndi, Zgjimi Kombëtar Shqiptar 1878 – 1912, 204. 566
Mehmeti “Studime historike”, 143. 567
Documenti Diplomatici Italiani, Terza Serie, 1896-1907, Vol 2, Nr. 205: Il Comitato Politico Albanesea Napoli
drejtuar Visconi Ventosa 568
Skëndi Zgjimi Kombëtar Shqiptar 1878 – 1912 , 208.
131
mbështetja e fuqive të mëdha të cilave u interesonte ekzistenca e një ekuilibri ballkanik. Krahas thirrjeve të
drejtuar palës italiane për mbështetje, është bërë thirrje për bashkimin e të gjithë italo–shqiptarëve në favor të
zgjidhjes së çështjes kombëtare. Gazeta “La Nazione Albanese” paraqet thirrjen e bërë patriotëve arbëreshë
të kudondodhur për bashkim në ndihmë të vëllezërve të tyre përtej Adriatikut.
Një thirrje patriotike drejtuar italo-shqiptarëve
Bashkatdhetarë
- Qëllimet kundër integritetit të Shqipërisë, padrejtësitë ndaj saj me mjete nga më të ndryshmet duket
se po ia arrijnë qëllimit të cenojnë integritetin e Shqipërisë. Të kujtohemi se Shqipëria pret shumë
nga bijtë e saj në Itali, prandaj të bashkojmë forcat të bëjmë dëgjohet protesta jonë nëpërmjet
komiteteve, dhe telegrameve në mënyrë që të mos lejojmë të tjera padrejtësi569
Il Comitato Albanese di Milano
Ing. P. Sabatini
Thirrja bërë nga komiteti i Milanos tregon hapur se nuk kanë munguar protestat apo nismat e
arbëreshëve të Italisë, në mbështetje të vëllezërve të tyre në Shqipëri dhe në mbrojtje të çështjes. Dhe në
realitet, kërkesa e italo-shqiptarëve për ndihmë nga pala italiane, u shpreh nëpërmjet aktivizimit të
demokratëve italianë në organizatën ―Pro Albania‖. Një fakt të tillë e pohon dhe S. Skëndi, i cili thekson
qëllimin e programit të Garibaldit për të siguruar marrëdhënie të mira me shqiptarët e mëmëdheut e të ruante
ekuilibrin ballkanik. Krahas këtij qëllimi, synohej të zgjidhej problemi i një alfabeti të përbashkët dhe të
mbahej një kongres ndërkombëtar që të ndërhynte të zgjidhte problemet kombëtare me Turqinë Evropiane ku
në radhë të parë të sigurohej autonomia e popullit shqiptar.570
Lëvizja italo–shqiptare u përkrah shumë nga
qeveria italiane dhe i la liri veprimi, por jo nga zemërgjerësia e qeverisë italiane dhe as nga interesi për
çështjen shqiptare. Kjo politikë dashamirëse lidhej me faktin se interesat italo–shqiptare, deri diku,
përputheshin me synimet italiane në Shqipëri. Në radhë të parë italo–shqiptarët ishin shtetas italianë dhe
politika e tyre duhej të mos binte ndesh me interesat e asaj që e quanin ―seconda patria‖ (atdheu i dytë). Në
fund të fundit, italo–shqiptarët dëshironin një Shqipëri autonome ose të pavarur, të çliruar nga çdo ndikim
austriak dhe në miqësi me Italinë.571
Qeveria italiane nuk kishte arsye të mos ndihmonte një projekt të tillë, i
cili në vetvete përfaqësonte dhe interesat italiane të cilëve iu interesonte një ulje e ndikimit austriak në
Shqipëri. Një Shqipëri autonome do t'i hapte rrugë rritjes së ndikimit italian në Shqipëri dhe në Adriatik.
Qeveria italiane përkrahu lëvizjen italo–shqiptare dhe nxiti bashkëpunimin mes shqiptarëve dhe italo–
shqiptarëve. Këtë e lidhte me faktin se forcimi i raporteve mes shqiptarëve të Italisë dhe attyre në Shqipëri
mund të ndihmonte në rritjen e influencës së Italisë në Shqipëri. Italo–shqiptarët do të mund të realizonin
569
Gazeta “La Nazione Albaneze” Pellagario – Katanzaro, Nr 1,1913, f. 5. 570
Skëndi, Zgjimi Kombëtar Shqiptar 1878 – 1912 , 208. 571
Po aty, f. 202
132
shërbime të dobishme për tregtinë italiane në detin Adriatik.572
Në 1900, u vu re një ndërthurje e mendimeve.
Mes italo–shqiptarëve ekzistonin dy rryma. Një rrymë e moderuar, përqafuar nga Anselmo Lorekio që
synonte rritjen e ndjenjës së nacionalitetit shqiptar e megjithatë Shqipëria vazhdonte të qëndronte brenda
perandorisë osmane. Rryma tjetër ishte ajo e realizimit të revolucionit të udhëhequr nga Riçoti Garibaldit,
përmes të cilit do të arrihej pavarësia e mëmëdheut.573
Për ekzistencën e këtyre dy rrymave të mendimit flet
krahas Enio Maseratit dhe Stavro Skëndit. Sipas Skëndit, Zef Skiroi ishte ai që përkrahte idenë e revolucionit
për të shpejtuar pavarësinë e Shqipërisë. I nxitur dhe nga përkrahja e diplomacisë evropiane, Skiroi
mendonte se e vetmja rrugë shpëtimi ishte të rrëmbenin armët kundër turkut.574
Për Skiroin, kryengritja ndaj
turqve ishte e vetmja mënyrë për të arritur çlirimin e Shqipërisë. De Rada ishte kundër kryengritjeve të
pjesshme. Sipas tij, ende nuk kishte ardhur koha për të rrëmbyer armët. Ai u trembej më tepër qëllimeve
armiqësore të fqinjëve grekë e serbë.
Krahas këtyre dy qëndrimeve të De Radës dhe F. Konicës, paraqitet dhe qëndrimi i një ndër figurave të
shquara të kohës, Ismail Qemalit. Të njëjtin konkluzion arrin dhe D. Mehmeti, e cila pohon se, për të
eliminuar intrigat, propagandat apo ndërhyrjet e huaja, duhet ngritur lart ndërgjegjja kombëtare dhe të
realizohej bashkimi i popullit shqiptar. Në këtë situatë të krijuar, me larmishmëri idesh e mendimesh të
shumta, bëri që Komiteti Kombëtar Shqiptar, që ishte pasardhës i drejtpërdrejtë i Shoqatës Kombëtare
Shqiptare, i lindur në Romë më 8 prill 1900 nën drejtimin e Lorekios, të binte në krizë të përgjithshme për
shkak të largimit të një numri të konsiderueshëm anëtarësh, të cilët pasi u shkëputën, krijuan më 25 maj 1900
Komitetin Shqiptar ―Pro Atdheut‖ ose ―Pro Patria‖ në Romë, me kryetar av. Luka Kuça. Objektiv i këtij
komiteti ishte të promovonte studimin e gjuhës shqipe dhe ngritjen e të tjera komiteteve në të gjithë kolonitë
arbëreshe. Komitetet kishin si detyrë, krahas të tjerave, t'u dërgonin thirrje arbëreshëve të bashkoheshin nën
udhëheqjen e R. Garibaldit në kryengritjet kundër turqve.575
Për sa i përket qëndrimit që mbajtën kolonitë
arbëreshe në Itali, duhet theksuar se roli i tyre në mbrojtje të luftës së vëllezërve të tyre të një gjaku qe i
madh. Qëndrimi pro lëvizjes kombëtare në shqipëri u shpreh nëpërmjet manifestimeve, tubimeve,
kongreseve pro çështjes shqiptare. Një rol të rëndësishëm në veprimtarinë pro lëvizjes kombëtare shqiptare
dhe, njëkohësisht, nxitës të thirrjeve për ndihmë drejtuar politikës italiane, luajti Shoqata Kombëtare
Shqiptare e udhëhequr nga Anselmo Lorekio. Këtë rol e përforcuan botimet në gazetën ―Kombi Shqiptar‖
ose ―La Nazione Albanese‖. Në gazetën e Lorekios paraqitet manifestimi solemn i gjithë Sicilisë, pro
pavarësisë së Shqipërisë. Aty deklarohet: “Qyteza e Palermos e mbledhur në një komitet solemn pro
pavarësisë së Shqipërisë, nën presidencën e kryebashkiakut Girolomo di Martino, deklaron: Mendojmë se
572
Po aty 573
Maserati, "Pro Patria" e il Consiglio Albanese d'Italia nelle carte di Ricciotti Garibaldi, 463. 574
Skëndi, Zgjimi Kombëtar Shqiptar 1878 – 1912 , 214 – 215. 575
Masserati, "Pro Patria" e il Consiglio Albanese d'Italia nelle carte di Ricciotti Garibaldi,47.
133
është në interes të Italisë krijimi i një shteti të pavarur shqiptar dhe të fuqishëm, kjo do ndihmonte në vënien
fre të depërtimit sllav që kërcënon bregdetin e Adriatikut dhe Jonit. Një Shqipëri e copëtuar dhe jo e pavarur
nuk do sigurojë zhvillim ekonomik dhe progres shoqëror, nuk do ishte e aftë të ruante ekuilibrin në Ballkan
dhe Adriatik dhe kjo do rëndonte mbi interesat e Italisë‖. 576
Kjo qe deklarata dërguar qeverisë italiane nga
populli i Sicilisë dhe bëri që Italia të shikonte pozicionin e saj në lidhje me qëndrimin që do mbante ndaj
çështjes shqiptare. Qeveria italiane ndikoi pozitivisht në zgjidhjen e çështjes shqiptare dhe ndihmoi italo–
shqiptarët në lëvizjen e tyre kulturoro–politike në favor të çështjes kombëtare të vëllezërve të tyre në
Shqipëri.
Italia mbajti këtë qëndrim sepse një bashkëpunim mes dy palëve, arbëreshëve të Italisë dhe shqiptarëve
në anën tjetër të Adriatikut, do të favorizonte politikën imperialiste italiane për të forcuar influencën e saj në
Adriatik. Italia kërkonte jo vetëm rritjen e influencës në Adriatik, se kjo do favorizonte interesat e saj për të
mos lejuar depërtimin sllav, por nga ana tjetër i interesonte t`i krijonte probleme Turqisë. Italia përkrahu dhe
ndikoi me çdo mjet të mundshëm në favor të lëvizjes shqiptare, sepse një Turqi me probleme do të qe më e
lehtë për t'u mundur dhe për të siguruar Tripolin.577
Duket se interesat italiane janë mjaft të përfshira në
çështjet shqiptare, por njëkohësisht këto interesa të palës italiane ndërthuren me ato shqiptare. Ndihma e
qeverisë italiane ndaj aktiviteteve italo–shqiptare pro autonomisë së Shqipërisë dukej në miratimin e
ndihmesës në kongreset apo manifestimet e organizuara në Itali. Në maj të 1900, njëra prej këtyre shoqatave,
me funksionin e komitetit qendror, u themelua në Romë nëpërmjet disa vullnetarëve garibaldinë të ardhur
nga Greqia, ndërkohë që të tjera po organizoheshin në periferi. E para ishte ajo e Livornos, më pas u
themeluan komitete në Palermo dhe Mesinë me emërtimin ―Pro Patria.‖ Këto komitete ishin formuar për një
qëllim të përbashkët, për të ndihmuar në luftën për çlirimin kombëtar të Shqipërisë. Megjithatë, mënyra se si
do të realizohej kjo gjë ishte e ndryshme për secilën nga komitetet apo shoqatat. Siç kemi theksuar dhe më
lart, u ndoqën dy forma apo dy drejtime politike. E para, politika e moderuar e mbështetur nga kryetari i
Shoqatës Kombëtare Anselmo Lorekio, sipas të cilit, lufta për çlirimin e Shqipërisë duhej realizuar në formë
graduale. Rryma tjetër kërkonte t'i jepte zgjidhje kësaj çështjeje në mënyrë radikale, përmes aksionit të
menjëhershëm. Në 13 korrik 1902, në Palermo, u krijua një shoqatë e shqiptarëve të Sicilisë së bashku me
mjaft komitete e nënkomitete në koloni të ndryshme të Kalabrisë dhe Sicilisë.578
Ky komitet u krijua nga zoti
Françesko Muzakia prej katundit Shën Kristina Gela, në shtëpinë e shqiptarit në Piana dei Greçi, zoti
Rosalino Ferrati. Në këtë mbledhje morën pjesë shqiptarët nga Kalabria, Federiko Ferrilio, gjykatës i lartë i
gjykatës së Palermos, kapedani i ushtrisë italiane zoti Milano, shqiptarofili kapedan E. Portal. Në fjalën e
mbajtur nga F. Muzakia, kërkoi që të themelohej një shoqëri shqiptare kombëtare nga shqiptarët e Sicilisë.
576
Gazeta “La Nazione Albaneze” Pellagario – Katanzaro, 1913, Nr 3, f. 6 577
Skëndi , Zgjimi Kombëtar Shqiptar 1878 – 1912, 205. 578
Historia e Shqipërisë II, 345.
134
Ai shprehet se shqiptarët e Sicilisë kurrë nuk kanë ngelur mbrapa në tërë çështjet atdhetare: ―Sot ky bashkim
është tejet i nevojshëm. Qëllimi ynë, o vëllezër, është për të krijuar këtë shoqëri, është për të bashkuar fuqinë
e gjithë shqiptarëve të Sicilisë, gjer më sot të pandarë, për të ruajtur gjuhën shqipe, për të përhapur shkolla
shqipe në katundet tona dhe për të qenë gati për të fituar lirinë dhe pavarësinë.579
Është e nevojshme për të
bërë marrëveshje dhe me vëllezërit tanë brenda në Shqipëri dhe ata që janë të shpërndarë nëpër botë, për të
përgatitur “Lirinë dhe independencën” e Atdheut”.580
Shtypi i kohës, në fillim të viteve 1900, fliste për
dërgimin në Shqipëri të vullnetarëve italianë nën udhëheqjen e Garibaldit, i cili duket se kërkonte të
vazhdonte projektin e një ekspedite ballkanike që i ati nuk arriti ta realizonte. Në letrën dërguar Elena
Gjikës, ai kujtonte fjalët e të atit: ―Heronjtë shiptarë janë dalluar në të gjitha luftërat kundër tiranisë.
Çështja shiptare është imja, natyrisht do të jemi të lumtur të angazhohem për aq sa do të kem jetë në favor të
këtij populli”581
Ndër komitetet më vepruese qenë dhe mbetën deri në fund ato që u krijuan dhe zhvilluan brenda
komunitetit arbëresh si në Shën Dhimitër Korona, Spexano, Napoli. Komiteti i Napolit u themelua në Napoli
nën udhëheqjen e Françesko Mauros dhe u paraqit si komiteti qëndror italo-shqiptar. Ky komitet bëri thirrje
të ngriheshin gjithë kolonitë arbëreshe për mbledhjen e ndihmave dhe për të ngritur në këmbë rininë
arbëreshe “me qëllim që t`i ndihmojmë vëllezërit tanë të luftojnë në malet e Shqipërisë për lirinë e tyre dhe
mbrojtjen e të drejtave të tyre të shenjta.‖582
Midis komiteteve të përbëra kryesisht nga italianë, përmendim
nënkomitetin e Torinos. Ai drejtoi një thirrje në përkrahje të popullit kryengritës të Malësisë: “Nuk është
koha për të bërë diskutime, por për të vepruar sa më shpejt. Përpara agonisë së një populli duhet të heshtin
preokupimet politike, zënkat e përtacisë dhe ligësisë...‖ 583
Në vitin 1900, revoltat në Shqipëri u thelluan,
atëherë u pa si i nevojshëm dërgimi i vullnetarëve italianë në mbështetje të tyre. Shtypi i kohës, në fillim të
viteve 1900, fliste për dërgimin në Shqipëri të vullnetarëve italianë nën udhëheqjen e Garibaldit. Projekti
mori hov në vitin 1904, vit në të cilin Garibaldi ftoi figurat më të rëndësishme të kolonive në një mbledhje në
Romë, më 24 mars 1904, ku formoi Këshillin e Shqiptarëve të Italisë (Consiglio Albanese d‘Italia). Morën
pjesë personalitete si Domeniko Domis, Xhenaro Lusi, Markezi Xhovani e Françesko Kastrioto Skanderbeg,
Mikele Markiano, Agostino Ribeko, etj., krahas tyre edhe profesionistë të tjerë, zyrtarë, mësues,
administratorë lokalë.584
Objektivi i këtij kongresi ishte sigurimi i lirisë dhe pavarësisë së mëmëdheut.
Revolucionari Manilo Beniçi u bë sekretar i përgjithshëm. Në programin e Consiglio Albanese d‘Italia,
krahas projektit te R. Garibaldit, janë parashtruar dhe disa objektiva të tjera. Qëllimi kryesor i këshillit ishte
579
Scalgione,vep e cit, f.56 580
Po aty 581
Terenc Tocci, Il Governio Proviziorio in Albania,(Cozenca:Tip.Operial Forense,1911),8. 582
Shpuza, Arbëreshët dhe kryengritja e vitit 1911,46. 583
Po aty 584
Skëndi, Zgjimi Kombëtar Shqiptar 1878 – 1912 , 211.
135
të bashkonte shqiptarët e Italisë me ata të Shqipërisë dhe të mbështeste politikën italiane në Shqipëri e në
Ballkan.585
Ky kongres pati bashkëpunim edhe me komitetin “Pro-Patria‖ të krijuar në San Paolo,
Argjentinë, në programin e të cilit theksohej bashkimi i shqipëtarëve në një komb. Në një ndër dokumentet
arkivore pasqyrohet veprimtaria e këtij komiteti, roli i R.Garibaldit dhe pjesëmarrësit që morën pjesë në të.
Dokumenti vijon si më poshtë:
Komunikata Nr.1
Delegacioni i Federatës Nazionale Popullore “Pro Italia Irredenta” komunikon:
Gjenerali Garibaldi në cilësinë e delegatit të Federatës, me një mandat të veçantë ka marrë nismën
të organizojë lëvizjen e italo-shqiptarëve për të koordinuar lëvizjet e popullit italian dhe shqiptar që
përpiqen të ruajnë kombësinë e tyre. Për këtë arsye Garibaldi ka dërguar thirrje për pjesëmarrje
personaliteteve të komunitetit arbëresh në Itali në Këshillin Kombëtar Shqiptar (Consiglio Nazionale
Albanese). Nismën e Gjeneralit e kanë pranuar:
1 Gjeneral Domenico Damis
2 Markezi Giovani Castriota Skëndërbeg
3 Markezi Francesco Kastriota Skëndërbeg
4 Baroni Filippo Kastriota Skëndërbeg
5 I nderuari Terenc Toccci,ish deputeti parlamentit
6 Kkoloneli Guseppe Skiroi
7 Avokati Luca Cuccia
8 Francesco Musacchia, president i Shoqërisë Shqiptare të Sicilisë
9 Doktor Agostino Ribecco,president i Komitetit Shqiptar në Spezzano
10 Avokati Genaro Placco
11 Avokat Francesco Mauro
12 Avokati Genaro Lusi,drejtor irevistës “Nuova Albania”
13 Profesor Micchele Marchiano
14 Avokat Bernard Bilota
15 Zoti Manilo Benici, etj...
Sipas komunikatës, thuhet se në datë 24, në shtëpinë e R. Garibaldit, Via Foro Traino N.25, është
mbajtur mbledhja e organizuar nga vetë gjenerali. Këshilli Kombëtar Shqiptar, bazuar në programin e tij të
emërtuar ―Albania degli albanesi‖, kishte qëllim të organizonte shqiptarët e Italisë që të bashkëpunonin dhe
me shqiptarët jashtë, për të bërë të mundur të afroheshin me shqiptarët e vendit amë dhe të përpiqeshin që
Italia të mbështesë aspiratat e popullit shqiptar. Këshilli pasi zgjodhi president të saj R. Garibaldin, i dha një
585
Maserati,‖ Pro Patria" e il Consiglio Albanese d'Italia nelle carte di Ricciotti Garibaldi, 265.
136
mandat të posaçëm për të vepruar sipas asaj që u vendos më lart. Selitë e këshillit gjenden në Romë, Via
Foro Traiano,N.25. 586
Nga ana tjetër, në Shqipëri, lëvizja kombëtare shqiptare kishte marrë hov, por edhe
këtu kishte përplasje mendimesh rreth formës së aksionit që duhej ndërmarrë për çlirimin kombëtar të vendit.
Nga njëra anë është krahu radikal ku bënin pjesë intelektualë, gazetarë, botues të organeve të shtypit,
borgjezë e bejlerë patriotë, të cilët deklaroheshin pro një lëvizje të armatosur për të siguruar dhënien fund të
sundimit turk. Në anën tjetër, ishte krahu i moderuar që shihnte si zgjidhje më të favorshme për momentin
autonominë e Shqipërisë. Ismail Qemali, në 1900, nxori një program politik për Lëvizjen Kombëtare. Në
brendësi të programit, paraqiste idenë e konsolidimit të kombësisë shqiptare, afirmimin e shqiptarëve si
komb më vete si dhe njohjen e identitetit kombëtar në arenën ndërkombëtare.
Krahas këtyre mendimeve, në platformën e programit të tij shprehej pro autonomisë së Shqipërisë. Ai
u shpreh hapur dhe në deklaratat për shtyp se nuk e përkrahte shkëputjen e Shqipërisë nga Perandoria
Osmane. Këtë qëndrim e lidhte me faktin se një Shqipëri e shkëputur nuk do t'i bënte ballë rrezikut të
fqinjëve. Në interes të shqiptarëve, në këtë periudhë, është ruajtja e statusquosë në Ballkan, një gjë e tillë i
interesonte si Turqisë dhe Fuqive të Mëdha. ―Për sa i përket shqiptarëve”, deklaronte ai në intervistën që
dha në Romë në 1900, ―çdo lëvizje e hapur revolucionare nuk do të sillte gjë tjetër veçse do të bënte të
ligjshme ndërhyrjen e huaj”.587
Duket se qëndrimi i Ismail Qemalit për autonomi, stabilitet, ekuilibër
ballkanik nuk gjeti përkrahje të madhe. Kjo lidhet me faktin se shumë palë kishin interesa në këtë çështje.
Fuqitë e Mëdha ishin për ruajtjen e statusquosë ballkanike dhe nuk ishte në interes të tyre një lëvizje për
pavarësi nga pala shqiptare. Megjithatë, lëvizjet shqiptarëve vazhduan si brenda dhe jashtë vendit. Ndër
komitetet më vepruese qenë dhe mbetën deri në fund ato që u krijuan dhe zhvilluan brenda komunitetit
arbëresh si në Shën Dhimitër Korona, Specano, Napoli. Komiteti i Napolit, nën udhëheqjen e Françesko
Mauros, bëri thirrje të ngriheshin gjithë kolonitë arbëreshe për mbledhjen e ndihmave për të ngritur në
këmbë të rinisë arbëreshe ―me qëllim që t`i ndihmojmë vëllezërit tanë të luftojë në malet e Shqipërisë për
lirinë e tyre dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre të shenjta.‖588
Françesko Mauro porositi që, sa më shpejt, të
krijoheshin nënkomitete të tjera në kolonitë arbëreshe në mënyrë që të punohej me të shpejtë ―për të ngritur
në këmbë rininë tonë heroike e cila dëshmon të japë ndihmën e vet bujare...‖ Midis komiteteve të përbëra
kryesisht nga italianë, përmendim nënkomitetin e Torinos. Ai drejtoi një thirrje në përkrahje të popullit
kryengritës të Malësisë: ―Nuk është koha për të bërë diskutime por për të vepruar sa më shpejt. Përpara
agonisë së një populli duhet të heshtin preokupimet politike, zënkat e përtacisë dhe ligësisë...‖ 589
Veprimtarisë së komiteteve arbëreshe i shtoheshin dhe komitetet ―Pro Patria‖ nën drejtimin e R. Garibaldit,
që luajtën një rol të rëndësishëm në mbledhjen e fondeve që do të shërbenin në favor të lëvizjes kryengritëse
586
AQSH,F.98,D.5,F.1 587
Histori e Popullit Shqiptar, vep e cit, f. 301 588
Shpuza, Arbëreshët dhe kryengritja e vitit 1911, 46. 589
Po aty
137
shqiptare. Krahas komiteteve, një rol me rëndësi në këtë periudhë në propagandimin pro çështjes shqiptare,
luajti dhe shtypi shqiptar në Itali. Krahas gazetave ekzistuese ―Kombi Shqiptar‖ i Lorekios, ―Shqipëria e Re‖
e Lusit dhe ―Gazeta Shqiptare‖ e Beniçit, u shtuan në Napoli, ―Flamuri i Shqipërisë‖ i prof. Zef Skiroit dhe
në Romë, ―Laimtari i Shcypenies‖.590
Krahas tyre përmendim dhe gazetën ―La Bandiera del’Albania‖ të
krijuar nga Vinçenso Skuderi dhe Dr. Nicola Xhilioti, si dhe gazeta italiane ―Feda Nuova‖, 591
të cilat
kontribuan në thirrjet propagandistike pro çështjes kombëtare shqiptare.
Thirrjet u drejtoheshin të gjitha vendeve të botës për solidaritet dhe ndihma për kryengritësit shqiptarë.
Mbështetja thuhet se erdhi nga shumë vende të botës, krahas mbështetjes së italo-shqiptarëve dhe popullit
italian. Një përpjekje e rëndësishme ishte edhe organizimi i italo-shqiptarëve në shoqatën ―Pro Albania” nën
drejtimin e Riçoti Garibaldit. Nga ky bashkëpunim pritej të realizohej një kryengritje e përgjithshme e më
pas shpallja e pavarësisë. Shoqëria ―Pro Albania‖ u përkrah jo vetëm nga arbëreshët, nga vullnetarët italianë,
nga komitete të tjera në Itali, nga shtypi i kohës por dhe nga organizma pro shqiptare në botë. Vlen për t`u
përmendur kontributi i shumë personaliteteve në Amerikën e Jugut dhe të Veriut, mes të cilëve përmendim
inxh. Xhuzepe Skutari, president i komitetit shqiptar të San Paolos në Brazil, si dhe prof. Oracio Iriani,
president i Komitetit Shqiptar të Buenos Airesit. Kontributi erdhi dhe nga shqiptarët e diasporës në Greqi,
Rumani, Egjipt, Shtetet e Bashkuara, etj. Në muajt e parë të 1905-ës, pati një forcim të lëvizjes kombëtare
shqiptare, e cila kontaktoi me R. Garibaldin duke kërkuar që të krijoheshin trupa me vullnetarë italianë prej
10000 vetëve, zbarkimi i të cilëve në Shqipëri parashikohej për në shtator të po atij viti. Ngjarjet politike në
vitet në vijim deri në 1908, tregojnë se lëvizja kombëtare shqiptare po merrte hov, si brenda dhe jashtë
Shqipërisë. Kjo lëvizje nuk e ndërpreu aktivitetin e saj pavarësisht pengesave, duke gjetur mbështetje jo
vetëm nga shqiptarët e kudondodhur, nga shtypi i kohës, por edhe nga komitetet politike italo-shqiptare në
bashkëpunim me komitetet ―Pro Patria‖ e ―Pro Albania‖ të kryesuar nga mbështetësi më i zjarrtë i lirisë së
popujve të shtypur, pasardhësi i heroit të Italisë, Riçioti Garibaldi.
5.3 Politika italiane dhe kontributi i arbëreshëve në pavarësinë e Shqipërisë në vitet 1910-1912
Lëvizja kombëtare shqiptare, në vitet 1910-1912, u zgjerua dhe u thellua shumë. Në këto vite,
Shqipëria përjetoi lëvizje të shumta në mbarë vendin. Lufta e armatosur e shqiptarëve hyri në një fazë të re të
zhvillimit të saj. Kjo fazë paraqet një periudhë të rëndësishme për historinë e lëvizjes kombëtare , pasi
paraqet kulmin e saj. Përmbysja e sistemit despotik të sulltan Abdyl Hamitit dhe shpallja e Kushtetutës në
korrik 1908, krijuan kushte të favorshme për zhvillimin më të vrullshëm të lëvizjes kombëtare shqiptare. Kjo
periudhë u shoqërua me Revolucionin Xhonturk, ngjarje e rëndësishme e vitit 1908 jo vetëm për Perandorinë
Osmane, por dhe gjithë çështjen lindore në përgjithësi.
590
Kondo, Çështja kombëtare në faqe të shtypit, 167 591
Shpuza, Arbëreshët dhe kryengritja e vitit 1911, 47.
138
Patriotët shqiptarë u munduan të shfrytëzojnë mundësitë e kufizuara të krijuara nga Revolucioni
Xhonturk për ngritjen lart të ndërgjegjes kombëtare dhe bashkimin e popullit. Përkrahja që i dhanë shqiptarët
lëvizjes xhonturke dhe sidomos kontributi i popullsisë së Kosovës, luajti rol në fitoren e Revolucionit dhe
shpalljen e Kushtetutës nga ana e sulltanatit.592
Me shpalljen e Kushtetutës, shqiptarët shpresuan se do të
arrinin të forconin lëvizjen e tyre kombëtare. Hap i rëndësishëm ishte krijimi i klubeve dhe organizimi i
shoqërive patriotike, përmes së cilave përhapej ideja e lëvrimit të gjuhës shqipe, arsimit dhe kulturës
shqiptare. Këto klube për xhonturqit figuronin si klube kulturore por, në fakt, qëllimi i tyre nuk ishte vetëm
kulturor, por edhe politik. Xhonturqit në fillim qenë të detyruar të toleronin formimin e këtyre klubeve
shqiptare, për arsye se shqiptarët kishin qenë mbështetja kryesore e revolucionit të tyre. Nga ana tjetër,
mendonin të vinin nën kontrollin e tyre dhe vetë lëvizjen kombëtare shqiptare. Klubet, shoqëritë dhe
komitetet kombëtare u zgjeruan dhe bashkëpunuan edhe me organizata të tjera të vendeve fqinje, për të
krijuar mbështetje për veprimtarinë e tyre kundër pushtetit shekullor.593
Ndihmesë në çështjen kombëtare
shqiptare dhanë dhe shqiptarët e Italisë (arbëreshët). Shoqëria atdhetare ―Pro Albania‖ si dhe komitete apo
klube patriotike të formuara në Itali dhe kudo ku kishte shqiptarë në diasporë, do të kontribuonin për arritjen
e synimit të përbashkët, lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë nga sunduesi osman. Krahas tyre, edhe shtypi i
kohës do të punonte në favor të çështjes kombëtare. Konfliktet mes gazetave osmane dhe shqiptare do të
shndërroheshin në një luftë të ashpër politike.
Të ndodhur në një situatë të tillë, politika xhonturke po e vështirësonte gjendjen në vend përmes
masave dhe politikave jo të duhura ndaj shqiptarëve. Politikat xhonturke sollën pasoja dhe pakënaqësi në
masat e gjera. Politikat shtypëse në fushën ekonomike, të shoqëruara me taksa të shumta dhe detyrime të
rënda ndaj popullsisë vendase, cenuan dhe shqiptarët. Krahas tyre, detyrimi ushtarak, sipas të cilit shqiptarët
pa dallim feje duhet t`i nënshtroheshin shërbimit ushtarak, ishte një goditje e rëndë për masat e gjera. Këto
masa të ndërmarra ishin shumë larg premtimeve të xhonturqve para Revolucionit dhe u shoqëruan me
vështirësi ekonomike duke i dhanë shkas rritjes së pakënaqësisë së përgjithshme dhe acarimit të luftës
politike. Pas shpalljes së kushtetutës nga xhonturqit, shqiptarët besuan se gjendja do të përmirësohej dhe
lëvizja e tyre kombëtare do të afirmohej. Në një letër dërguar nga konsulli italian në Shkup, më 22 qershor
1908, drejtuar ministrit të jashtëm italian, shprehet dëshira e shqiptarëve për ndryshime politike. Ja si
shprehej në kujtimet e tij Sejfi Vllamasi:
―Ne, shqiptarët, e pritëm me entuziazëm e me brohori shpalljen e kushtetutës, pasi mendonim se
edhe për ne kishte ardhur koha të gëzonim si komb të drejtat më elementare që na i kishte mohuar
sulltani. Mendonim se, me anë të shkollave në gjuhën kombëtare, do të ngrinim lart nivelin e
kulturës të popullit dhe do të zhvillonim ndërgjegjen kombëtare të tij. Por mjerisht xhonturqit, me
592
Skëndi, Zgjimi Kombëtar Shqiptar 1878–1912 , 315. 593
Nevila Nika, ―Përmbledhje dokumentesh mbi kryengritjen shqiptare‖ (1910-1912) (Prishtinë,2008), 4.
139
politikën e tyre shoviniste, më parë sulmuan nacionalizmin shqiptar që ishte në rrezik të plotë, sepse
sipas tyre, përbënte një rrezik të afërt për politikën e tyre të asimilimit”.594
Në vjeshtë të 1909-ës, me pretekstin e vendosjes së rendit dhe qetësisë, parlamenti miratoi dy ligje që
synonin të eliminonin çdo veprimtari që nuk iu përshtatej interesave të tyre. Ligji i dytë ishte për shoqatat, i
cili ndalonte punët e gjithë shoqatave me karakter kombëtar. Përballë këtyre rrethanave, atëherë kur
shqiptarët e kuptuan se asgjë e mirë nuk do të vinte nga xhonturqit, filluan të reagonin dhe të shprehnin
hapur pakënaqësitë e tyre. Krijimi i komitetit të Stambollit kishte si qëllim të ndërgjegjësonte shqiptarët për
rëndësinë që kishte bashkimi kombëtar. Ky komitet reagoi duke dërguar delegatët e tij në vilajete të
rëndësishme si Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, etj., me synimin e përhapjes së idesë së lirisë dhe
barazisë. Përballë shtimit të trysnisë centralizuese, shqiptarët shfaqën pakënaqësitë e tyre duke shpërthyer në
një varg kryengritjesh e rebelimesh në vitet 1909-1912. Lajmet që vinin nga Shqipëria ndezën entuziazmin e
qarqeve të së majtës radikale të Feliçe Albanit dhe Riçioti Garibaldit.595
Feliçe Albani ishte personalitet i
njohur republikan, i cili, në 1900, themeloi partinë maxiniane italiane me synim përfaqësimin e pjesës
radikale të opinionit publik kombëtar italian. Përmendet dhe për pjesëmarrjen përkrah vullnetarëve të Riçioti
Garibaldit në luftën greko-turke të vitit 1897.596
Po çfarë rëndësie kishte për Italinë një situatë e tillë e
krijuar në Shqipëri në vitet 1909-1912? Kryengritjet shqiptare ishin një mundësi e artë për politikën italiane
të kësaj periudhe për t‘i dhënë goditjen vendimtare Perandorisë Osmane dhe për të hapur rrugën e një
rikonstruktimi të hapësirës ballkanike si dhe shpresa për t`u shkëputur nga Aleanca Trepalëshe. Por
problematikat dhe kaosi në Shqipëri, i kombinuar dhe me situatën ballkanike, ku nuk mund të lëmë në
harresë synimet e fqinjëve tanë grekë, malazezë, bullgarë etj., ishte pak e vështirë për të siguruar stabilitetin
e dëshiruar nga të gjithë. Politika italiane duket se do të gjendej përballë vështirësive të forta për të arritur
synimet e saj, ndonëse Riçioti Garibaldi ishte i bindur se palët e interesuara do arrinin një marrëveshje për
një federatë apo konfederatë ballkanike. Po cili ishte roli i Riçioti Garibaldit? Çfarë politikash do të
ndërmerreshin në këtë periudhë nga Italia? Sa të përfshirë do të ishin arbëreshët në këtë fazë të lëvizjes
kombëtare shqiptare? Në këtë kohë, do të dalin në skenë figura të rëndësishme arbëreshe që do të
kontribuojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthorazi në çështjen kombëtare shqiptare. Një ndër to është
Terenc Toçi, nga një familje e shquar arbëreshe (italo-shqiptare) nga Sh. Kozmo Albaneze. Ishte pasardhës i
luftëtarëve që ishin bashkuar dikur me Gjon Kastriotin, djalin të heroit tonë legjendar Skënderbeut, të cilët u
vendosën në Itali mbas dëbimit nga ushtria osmane dhe formuan komunitete shqiptare,597
të cilët u shquan
për kontributin e dhënë për bashkimin e Italisë gjatë periudhës së Rilindjes, përkrahës të Riçioti Garibaldit
594
Sejfi Vllamasi, ―Ballafaqimet politikke në Shqipëri 1897-1942 (Tiranë: Neraida,2000), 47-48. 595
Renzo Felice, në Dizionario Biblografico degli italiani, Instituto delle Enciclopedia, (Trecani,Romë,V.I), 600-601. 596
Francesco Caccamo, Odiseja Arbëreshe, Terenc Toçi midis Italisë dhe Shqipërisë, (Shtëpia Botuese Dituria:
Tiranë,2003), 38 597
Jeronim De Rada, Rapsodie d”un poema albanese racccolte nelle colonie napoletane, (Firence,1886), .96.
140
dhe i Feliçe Albanit. Toçi ishte bashkëpunëtor i Albanit në revistën dyjavore organ i partisë maxiniste ―La
Terza Italia‖. Synimi i tij ishte ndërgjegjësimi i Italisë ndaj çështjes shqiptare, synim i cili binte në
kundërshtim me politikën konservatore të Italisë zyrtare. Toçi deklaronte hapur synimet e tij dhe përpiqej të
bindte opinionin publik italian se kishte ardhur koha të zbatohej parimi i kombësisë në Gadishullin
Ballkanik, duke evokuar në këtë mënyrë periudhën kur në krye të politikës së jashtme italiane qëndronte
Françesko Krispi, periudhë në të cilën kërkohej me ngulm pranimi i parimit të kombësisë të popujve
ballkanikë. Nga ana tjetër, kritikonte Anselmo Lorekion dhe ―La Nazione Albanese‖ si dhe përkrahësit e
vijës së tij politike. Sipas Lorekios, procesi i çlirimit kombëtar duhej bërë në mënyrë graduale dhe të
moderuar për shqiptarët, për të siguruar një autonomi të konsiderueshme. Terenc Toçi hiqte dorë nga kjo vijë
politike. Anselmo Lorekio kërkonte që të ngrihej një program që kishte për qëllim pavarësinë e Shqipërisë.
Sipas tij: ―Liria nuk lypet! Nuk u rekomandohet diplomatëve, por kurajës së vet, e nëse bie, rilind.”598
Kur
një popull do të jetë i lirë, nuk bën politikë por veçse luftë, nëse ka besim në fatet e tij dhe, nga ky besim, do
të burojë forca dhe kurajoja që krijojnë heronjtë.599
Me shumë rëndësi ishte dhe njohja me gjeneralin Riçioti
Garibaldi që, siç e kemi përmendur më lart, ishte djali i vogël i heroit të dy botëve Xhuzepe Garibaldi. Ai
ishte dhe themelues i komitetit ―Pro Albania‖ dhe mbështetës i politikës dashamirëse ndaj popujve të vegjël
të Ballkanit. Përmes aktivitetit të tij të gjerë, Terenc Toçi fitoi famë dhe njohje jo vetëm në qarqet radikale
italiane, por dhe në ato italo-shqiptare dhe mes patriotëve shqiptarë. Përmendim një ndër figurat patriotike të
kësaj periudhe Nikolla Ivanoj, që spikatet si një ndër bashkëpunëtorët e Terenc Toçit dhe frymës politike që
solli në realitetin shqiptar. Nikolla Ivanoj kishte drejtuar në Trieste revistën ―Shpresa e Shcypeniis‖ dhe
kishte vendosur marrëdhënie të ngushta me partinë maxiniane. Letërkëmbimet mes tyre tregojnë që, si Filip
Kraja dhe Nikolla Ivanoj, kishin përshtypje të mirë për Terenc Toçin dhe idetë politike të tij. Përmes letrave
që këmbenin, Terenc Toçi merrte informacion për çështje të ndryshme në Shqipërinë e viteve 1908. Një letër
e tillë, tregon atmosferën dhe shpresat e mëdha të shkaktuara nga revoltat e Turqve të Rinj më 1908 ku,
njëkohësisht, Filip Kraja e mbështeste Terenc Toçin që ai të transferohej në Kostandinopojë edhe për të
kërkuar të zgjidhej si përfaqësues shqiptar në parlamentin e sapo zgjedhur osman. Nikolla Ivanoj kishte të
tjerë miq shqiptarë, i tillë ishte dhe shkodrani Filip Kraja, nëpunës i shoqërisë ―Pulia‖. Ja letra dërguar
Terenc Toçit nga Filip Kraja:
Shkodër 8 tetor 1910
I nderuar avokat Terenc Toçi
Shqiptarët, të lodhur nga jeta e bërë nën regjimin e kaluar turk, e pritën si një mesazh nga qielli
veprën e Turqve të Rinj të cilët, me një entuziazëm të madh, dhanë kontributin e tyre për rënien e
regjimit të Abdyl Hamitit. Duke besuar në sinqeritetin dhe qëllimet e mira të Turqve të Rinj,
598
Caccamo, Odiseja Arbëreshe,.25. 599
Rita Toçi, Terenc Toçi babai im, mendime dhe kujtime (Toena:Tiranë,1996),.18
141
shqiptarët morën pjesë me dëshirë në lëvizjen e armatosur të qeverisë së re, por shumë shpejt
zhgënjimi zuri vend në shpirtin e tyre… 600
Ju përshëndes përzemërsisht
Filip Kraja
Terenc Toçi realizoi një udhëtim gjatë viteve 1908-1909 në Amerikë dhe vende të tjera si Argjentinë,
Uruguai, Brazil, etj., duke u takuar me përfaqësues të komunitetit arbëresh. Në takimet që realizoi, kërkoi
ndihmë financiare për të forcuar lëvizjen kombëtare shqiptare. Me vete kishte dhe manifestin të cilin Riçioti
Garibaldi rekomandonte në qarqet e emigrantëve. Ai thoshte: ―Italianët duhet të kujtohen se shumë shqiptarë
milituan nën urdhrat e babait tim për çështjen italiane, dhe që çështja shqiptare është njëherësh çështje
italiane dhe humanitare.601
Kthehet në Itali dhe vendoset në Milano. Ndërkohë, në vitet 1909-1912,
Shqipëria gjendej në mes të një vargu rebelimesh dhe kryengritjesh duke manifestuar pakënaqësitë ndaj
politikave centralizuese të xhonturqve. Viti 1909 u shoqërua me ekspedita ndëshkimore në vilajetin e
Kosovës, të drejtuara nga Xhavit Pasha, komandant i këtyre ekspeditave. Këto ekspedita u bënë për të
kufizuar apo qetësuar elementet reaksionarë dhe armiqtë e kushtetutës. Por forcat e bashkuara të malësorëve
goditën ushtrinë armike, ndërsa në parlament deputetët shqiptarë dhe shtypi patriotik nuk reshtën së
protestuari kundër politikës xhonturke të ndjekur ndaj shqiptarëve. Shqipëria, në pranverë të vitit 1910, u
gjend në një situatë të vështirë në shumë vilajete të saj, sidomos ne Vilajetin e Kosovës. Kjo gjendje u
shoqërua me organizimet e para të armatosura të shfaqura në disa prej vilajeteve shqiptare. Këtë fakt e
tregojnë dhe burime e letërkëmbime të kohës. Letra e mëposhtme e dëshmon këtë fakt. Bëhet fjalë për një
letër dërguar Luigj Bumçit nga Lazër Mjeda, arqipeshkvi i Prizrenit, ku i tregon për gjendjen e rëndë politike
në të cilën ndodhet Kosova. Letra vijon si më poshtë:
Prizren 03.04.1910
Fort i dashtuni Luigj
Fort u gzova kur mora letrën, të faleminderit për dashninë e posaçme që më difton. Fort u gzova tuj
marr vesh se ju shyqyr ishit t’gjith shnosh dhe na prej Zotit deri tash jena mirë. Ktu në Prizren ka
ndej pazari i mbyllur nja dhjetë ditë se populli nuk donte me i la pagesa të reja…(qeverisë). Gjakova
dhe Peja jan tuj u çue mar. Aty jan punët ma zi se para konstitucionit (kushtetutës),kërcet pushka si
në qytet e katund, ditën e natën. Thonë se janë lidhë në besë tana kto nahie për me kundërshtu
qeverinë e për me lyp prej parve të atij veni premtimet që ju kanë ba kur u shpall konstitucioni.
Shumë shëndet gjithkujt pyesin për mu.602
Lazër Mjeda, arqipeshkv
600
AQSH,F.77.D.240,f.44 601
Caccamo, Odiseja Arbëreshe,.33. 602
Nika, Përmbledhje dokumentesh mbi kryengritjen shqiptare” (1910-1912), 25-26.
142
Kryengritësit u ndihmuan edhe nga veprimtaria e klubeve patriotike si dhe veprimtaria e patriotëve
shqiptarë të kudondodhur brenda Shqipërisë si dhe diasporë. Krahas klubeve patriotike brenda Shqipërisë,
një rol me rëndësi në këtë moment historik luajtën dhe shoqëritë patriotike të kolonive shqiptare në Itali dhe
vende të ndryshme evropiane. Përmendim një thirrje dërguar nga klubi qendror i Manastirit të gjithë klubeve
shqiptare, që të ndihmonin në luftën për çështjen kombëtare. Letra vijon si më poshtë:
Klubeve shqiptare.
Përfaqësive të nderçme Manastir,21.02.1910
Vëllezër të dashur
Luftën e rreptë që kemi pasur me armiqtë e gjuhës sonë e dini. Klubi çentral ka luftuar ashpër. Sot
vendosi të ftojë të gjithë klubet në Shqipëri dhe të ndihmoni klubin çentral sipas fuqisë sikundër
gjithë shokët këtu. E dyta: Klubi çentral vendosi më 15 mars 1910 të bënte një mbledhje të
përgjithshme për të biseduar për shumë gjëra të nevojshme për kohët e sotme. Besojmë se çdo klub,
me të marrë letrën, do t’i japë rëndësinë e duhur sepse kështu e do puna dhe nevoja.603
Siç thamë pak më lart, Terenc Toçi, duke u informuar për situatën në të cilën ndodhej Shqipëria, nisi
përgatitjen për të ndërtuar një politikë pro çështjes shqiptare. Ai, në bashkëpunim me figura patriotike
arbëreshe, së bashku me ndihmën e shoqërive dhe komuniteteve patriotike, nisi lëvizjet e para në favor të
çështjes shqiptare në gjysmën e dytë të vitit 1910. Në këtë periudhë, përkrah tij u vunë dhe macionistët
italianë në marrëveshje dhe me Nikolla Ivanoj, duke nxitur shpërthimin e një kryengritjeje të përgjithshme në
vitin në vazhdim. Në fillim të vitit, më 17 janar 1911, u themelua në Romë komiteti italian ―Pro Albania‖
nën drejtimin e Etore Ferrarit, kryetar i partisë republikane italiane. Rreth komitetit ―Pro Albania‖ u
bashkuan krahas republikanëve dhe socialistë, demokratë e përparimtarë.604
Komiteti ―Pro Albania‖ kishte si
qëllim zhvillimin e një propaganda pro shqiptare, financimin e lëvizjes kryengritëse shqiptare, si dhe
organizimin e mjeteve dhe vullnetarëve për t‘u dërguar në momentin e duhur në anën tjetër të Adriatikut.
Komiteti ―Pro Albania‖ si dhe nënkomitete të tjera të krijuara në këtë kohë u zgjeruan në të gjithë Italinë.
Në këtë komitet morën pjesë personalitete të rëndësishme të jetës politike dhe kulturore italiane si
deputetët republikan Etore Ferrari dhe S. Barzilai, avokati G. Guixardi, drejtori i gazetës ―La Terza Italia‖
Feliçe Albani, etj. Në lëvizjen kombëtare shqiptare kontribuan arbëreshët, roli i të cilëve u vu re dhe në
organizimin e veprimtarive në favor të saj në gjirin e popullit italian. Ishte pikërisht Terenc Toçi, i cili
parashtroi idenë e krijimit të një komuniteti në Romë për të mbështetur kryengritjen shqiptare dhe për të
ndihmuar qeverinë, të cilën ai kishte projektuar të krijonte në vend. Për këtë arsye iu drejtua gjeneralit
Riçioti Garibaldi dhe figurave të njohura të politikës italiane si Feliçe Albani, Etore Ferrari, etj. Ndihma,
603
Po aty,f.23 604
AQSH,F.98,D.19,f.1-2
143
sipas tij, duhej të përqendrohej në sigurimin e armëve, municioneve, të hollave për luftëtarët shqiptarë, të
cilët ishin të gatshëm të ngriheshin në kryengritje. Por, nga ana tjetër, nuk mendonte të dërgoheshin
vullnetarë. Një veprim i tillë, sipas tij, do të linte shteg për keqkuptime nga ana e shteteve të tjera të
interesuara në çështjen ballkanike dhe, në radhë të parë, nga ana e Austro-Hungarisë.605
Me themelimin
tashmë të komitetit ―Pro Albania‖, në Itali iu hap rrugë veprimtarisë për mbledhjen e fondeve në mbështetje
të lëvizjes kombëtare shqiptare. Krahas kërkesës për të siguruar fonde dhe armatime, komiteti ―Pro Albania‖
i drejtoi thirrje popullit italian për t`u solidarizuar me popullin shqiptar dhe për ta mbështetur atë. Në
çështjen shqiptare përmendim një thirrje drejtuar popullit italian.
ITALIANË,
Shqetësimet e popullit shqiptar në luftë për kombësinë dhe autonominë e tij, kërkojmë nga të
gjithë popujt e qytetëruar një solidaritet vëllazëror. E para së gjithash, nga Italia, kurrë e
pandjeshme ndaj thirrjeve të popujve të huaj, ardhtë ajo nga Kuba, Armenia a Kreta….
Xhuzepe Mazini, gjeniu parashikues, që më 1871 i tregonte Italisë në Gadishullin Ballkanik e në
Adriatik në mbrojtjen e kësaj kombësie, një nga objektivat e politikës së saj ndërkombëtare. Atje,
- thoshte mësuesi i madh, në aleancat me popujt e kësaj zone, janë misioni ynë, iniciativa jonë në
Evropë, fuqia jonë e ardhshme politike dhe ekonomike.
Dhe sot për Shqipërinë e rrezikuar në lirinë e saj, në qytetërimin e saj, në gjuhën e saj, simpatitë
tona dhe solidariteti ynë kërkohen nga detyra për shpëtimin e idealeve të qëllimeve të larta jo të
shkëputura nga mbrojtja e interesave tona themelore politike.
Vlora është Gjibraltari i Adriatikut. Një ndërhyrje e huaj, disa hapa larg Torontos, do të mbyste
çdo mundësi të jetës tonë dhe të çdo influence në atë det. Interesi ynë ka të bëjë me mbrojtjen e
statusquosë, pra çlirimin e Shqipërisë nga një gjendje ankthi e vuajtje. Për të kënaqur aspiratat e
drejta dhe legjitime të shqiptarëve, populli italian nuk mund të mos bashkojë zërin e tij me anë të
kombeve të tjera civile dhe të ndëshkojë qeveritarët e Bosforit, për aq kohë do të jetë gënjeshtër
premtimi për një regjim të ri, i cili t`i garantojë këtij populli kushte njerëzore jetese dhe zhvillim
të qytetëruar.606
ITALIANË,
Komiteti ynë, që e ndjente për detyrë të fillonte një lëvizje të tillë në Itali, beson se ndërgjegjja
kombëtare do të dijë, në solidaritet me demokracinë e gjithë Evropës, t`i përgjigjet thirrjes të
605
AQSH,F.77.D.29.f.126-129 606
AQSH, F.77, D,29, f.8-9 Rome 7 prill 1911
144
tanishme me një vendosmëri dinjitoze me zemër vëllazërore, siç tregon dhe ideali më i lartë i
kauzës dhe vizioni i misionit të Italisë së Re mes njerëzve.607
Komiteti Italian “Pro Albania”
Romë, shkurt 1911
Një tjetër thirrje i përket 22 majit 1911, ku sërish kërkohej mbështetja e popullit italian. Ajo është
paraqitur më poshtë:
Populli i Italisë: Ndihmo, Ndihmo!
Në anën tjetër të Adriatikut, mijëra e mijëra zëra i janë bashkuar dhe i kërkojnë njerëzimit të drejtën
për të qenë të lirë, një popull i fortë e shpirtmadh e ndjen se nuk mund të zhduket dhe ka shtrënguar
armët për të formuar një atdhe. Populli i Italisë është shumë i ri për të qenë mosmirënjohës, shumë
bujar për të ndjekur politikat e interesit, të egoizmit dhe shumë fisnik për të mohuar ndihmën e tij
vëllazërore dhe pa interes. Shqipëria e di e na sheh ne si shpëtimtarin e saj. Italianë, për fitoren e
tyre, për lirinë e tyre, për zbutjen e mjerimit të tyre të pafund u krijua komiteti “Pro Albania”(Pro
Shqipërisë). Rinia italiane me vrull të madh e me shpirt bujar, si për të kujtuar lavditë dhe heroizmat
e etërve të tyre, shtrinë krahun në ndihmë të të shtypurve... Kjo rini tashmë duhet të bëjë përpjekjet e
saj për t’ju përgjigjur thirrjeve për ndihmë që vijnë nga Shqipëria. Këta janë bijtë e atyre që më
1860, përkrah Këmishëve të kuq, në fushat e Madolonit derdhën gjakun për pavarësinë e Italisë. Në
emër të tyre u drejtohem të gjithë njerëzve me zemër të shprehin tashmë mirënjohjen ndaj tyre për të
paguar borxhin qëui detyrohemi.608
Romë, 22 maj 1911
Komiteti italian “Pro Albania”
Qeveria italiane e kryeministrit Xhilioti nuk ishte dakord që të dërgoheshin vullnetarë në Shqipëri në
mbështetje të lëvizjes kombëtare shqiptare. Policia italiane madje, filloi të ndiqte veprimtarët e komunitetit
―Pro Albania‖ si dhe të mbikëqyrte deputetët e parlamentit italian që bënin pjesë në të. Në vijë jo zyrtare,
Xhiloti i kërkoi shtypit të kohës që vijonte të shkruante në favor të lëvizjes kombëtare shqiptare, të ishin më
të përmbajtur.609
Por le të rikthehemi në ngjarjet në Shqipëri. Nëse në Itali po punohej nga grupe të posaçme (komitete)
për të mbështetur lëvizjen kryengritëse, e ndërsa nga ana tjetër qeveria italiane si e Luxatit dhe më vonë e
Xhiliotit përpiqeshin për ta kufizuar këtë lëvizje, Shqipëria gjendej në vorbullën e lëvizjeve kryengritëse.
607
Mandalari, Indipendenca shqiptare...,79. 608
Po aty, f.80-81 609
Gazmend Shpuza, Arbëreshët dhe kryengritja e vitit 1911, ―Studime historike ―Nr.3-4,Tiranë,(2002),44.
145
Kryengritja e Kosovës e vitit 1910, me betejat e Kaçanikut dhe Caralevës, pati jehonë në vilajetet e
Shkodrës, Manastirit, Janinës si dhe jashtë vendit. Shqiptarët, të bindur se në rrugë legale nuk mund të
arrinin të drejtat e tyre kombëtare, ishin bërë pjesë e lëvizjeve kryengritëse. Nga ana tjetër, Fuqitë e Mëdha
përpiqeshin të ruanin statusquonë në Perandorinë Osmane. Kësaj politike të përmbajtur iu bashkëngjit, siç
kemi diskutuar edhe në çështje të mësipërme, Italia dhe Austro-Hungaria. Kryengritjet në Shqipëri u forcuan
në pranverë 1910, periudhë e cila u shoqërua nga dhuna e regjimit xhonturk, sidomos në vilajetin e Kosovës
më shumë se në vilajetet e tjera. Në të gjithë Kosovën pati përleshje të përgjakshme me trupat osmane. Nën
udhëheqjen e Isa Boletinit e Idriz Seferit, arritën të zënë grykën e Kaçanikut dhe të korrnin fitore në luftimet
e para afër Caralevës. Ndaj këtyre kryengritjeve u nisën trupa ushtarake përforcuese me në krye Shefqet
Turgut Pashën.610
Qëndresa e kryengritësve nuk arriti të pengojë sulmet e fuqishme të ushtrisë osmane.
Kryengritja antiosmane e 1910 u kufizua vetëm në vilajetin e Kosovës. Pavarësisht përpjekjeve të
kryengritësve, rrethanat politike të Shqipërisë, qëndrimet e lëkundura herë pas here të krerëve të
kryengritësve, pabarazia e forcave kryengritëse me forcat osmane, ishin faktorë ndikues në mos zgjerimin e
mëtejshëm të saj. Të gjithë këta faktorë si dhe mospasja e një udhëheqjeje qendrore, e një programi të
përcaktuar, çuan në dështimin e kryengritjes së vitit 1910. Ndonëse kryengritja përfundoi me disfatë, jehona
e saj ishte e gjerë si brenda dhe jashtë vendit. Përvoja e kryengritjes së Kosovës në 1910, do të nxiste
formimin e një programi kombëtar dhe do të bënte që të kuptohej nga qarqet patriotike brenda dhe jashtë
vendit se, sigurimi i çlirimit kombëtar mund të arrihej vetëm përmes zgjerimit të lëvizjeve kryengritëse drejt
një kryengritjeje të përgjithshme. Kryengritja e 1910 i hapi rrugë kryengritjes së Malësisë së Madhe të vitit
1911 e, më pas, kryengritjes të përgjithshme të vitit 1912. Në fillim të muajit shkurt 1911 u mbajt një
mbledhje në Manastir me pjesëmarrjen e delegatëve nga gjithë vilajetet shqiptare. Në këtë mbledhje iu dhanë
udhëzime shoqërive patriotike të mërgimit dhe komiteteve të tjera në vende të ndryshme të Evropës.611
Kjo kryengritje shpërtheu më 24 mars 1911. Ajo gjeti përkrahje, siç kemi parashtruar dhe më lart, nga
komitetet politike italiane, nga shtypi i kohës i cili propagandonte nisjen e kësaj kryengritje dhe rëndësinë e
saj dhe nga qarqet atdhetare brenda dhe jashtë Shqipërisë. Nën trysninë e rretheve përparimtare italiane dhe
nën trysninë e personaliteteve arbëreshe të kohës si Terenc Toçi, të nxitur dhe nga ngjarjet politike të kohës,
nisi kjo lëvizje e armatosur antiosmane, antixhonturke në Shqipërinë e Veriut, në Malësinë e Madhe. Në
pamje të parë, u duk se kjo lëvizje u mbështet nga Italia zyrtare, duke marrë parasysh që qarqet qeveritare
italiane shtuan ndikimin e tyre në lëvizjen kombëtare shqiptare për të spostuar në këtë mënyrë ndikimin
austro-hungarez. Kjo përshtypje e krijuar ishte e gabuar sepse Roma nuk ishte e interesuar për të shkaktuar
turbullira në Perandorinë Osmane, në një kohë kur Italia po përgatitej për ekspedita italiane në Afrikë. Nga
ana tjetër, komiteti ―Pro Albania‖ dhe komitete të tjera në Itali, në bashkëpunim me italo-shqiptarët
610
Nika, Përmbledhje dokumentesh mbi kryengritjen shqiptare” (1910-1912),6-7. 611
Po aty, f.8
146
(arbëreshët), ndikuan pozitivisht në lëvizjen kryengritëse në vitin 1911. Për Terenc Toçin, ky ishte momenti i
duhur për të hyrë në veprim. I bindur se e ardhmja ndërtohet duke vepruar, ai la jetën e qetë në metropolet
italiane dhe kaloi në malet e Shqipërisë për të organizuar kryengritjen e armatosur.612
Pas takimit në Milano
me disa personalitete shkodrane, ai iu drejtua Riçioti Garibaldit, duke e njoftuar se do të nisej drejt
Shqipërisë për të shpallur lindjen e qeverisë së vërtetë të përkohshme. Ai i kërkonte Garibaldit mbështetjen e
tij në këtë nismë, jo vetëm nëpërmjet thirrjeve dhe veprimtarive mbështetëse që do të siguronin armatime
dhe municione, por edhe që vetë Garibaldi, pasi kryengritja të arrinte në nivele të larta të saj, të kalonte
Adriatikun për të marrë vetë në duar drejtimin e qeverisë së përkohshme.613
Në një letër dërguar Toçit në
fillim të shkurtit, Garibaldi vinte në dukje se ndërhyrjen e vet në Shqipëri, do ta bënte pas një kërkese të
thjeshtë ndihme, që duhej të dërgonte një asambleje të përbërë nga krerët më të shquar të kryengritjes.
Ndërsa Garibaldi po bashkërendonte veprimet e ekspeditës shqiptare nga shtëpia e tij në Romë, Terenc Toçi
nga Milano krijoi lidhje me disa shqiptarë të Shkodrës në janar të 1911. Ai u takua me to në Milano dhe
propozoi që të luftojnë nën flamurin kombëtar dhe nën një udhëheqje të vetme, me disiplinë të rregullt, që do
ta bëjë botën e qytetëruar të ndërhyjë në favorin tonë.614
Me anë të dy letrave të dërguar në Milano e në
Breshia më 11 shkurt dhe 14 mars 1911, Garibaldi komunikoi me Toçin sipas linjës së programit të këshillit
shqiptar. Gjenerali i shkruante Toçit:
―Duhet në një farë mënyre të binden shqiptarët të formojnë një qendër çfarëdo. Që kjo qendër të jetë
komitet, një qeveri të përkohshme ose diçka tjetër, pak rëndësi ka, mjafton që të jetë diçka e kuptueshme që
korrespondon me ato”. 615
Në datën 14 mars, Garibaldi i rikthehet kësaj ideje edhe në një letër tjetër në Breshia, ku ndodhej
avokati, shkruan: ―Nëse shkoni në Shqipëri, kujtojua që të krijojnë një qeveri të përkohshme ose diçka tjetër
që do të thërriste më në fund miqtë italianë që të ndërhyjnë”.616
Riçioti Garibaldi kërkonte që të ngrihej nga
shqiptarët një organizëm përfaqësues që të kishte të drejtën të ftonte miqtë italianë të ndërhynin në mënyrë
legjitime. Njëkohësisht, ky organizëm të kishte forca të konsiderueshme për të filluar kryengritjen. Për të
përmbushur këtë mision, Terenc Toçi arriti në fund të marsit në Mal të Zi, me synimin për të takuar
bajraktarët e krerët shqiptarë të Podgoricës dhe Cetinës. Ai u kërkoi atyre të bashkëpunojnë për të rifilluar
luftën kundër Perandorisë Osmane. Toçi zhvilloi takime me atdhetarë të shumtë, intelektualë shkodranë dhe
më 26 mars 1911 realizoi takime me krerë të Mirditës.617
Në një dokument të veçantë, thuhet se ai takon në
Mal të Zi të rinj revolucionar si Zef Shantorja, Spiridon Kacarosi, Zef Joku, Filip Ujka, etj. Më 28 mars
1911, Terenc Toçi i dërgon fjalë Riçioti Garibaldit dhe i thotë: ”Krerët shqiptarë e thërrasin për të marrë
612
Loka. Kuvendi i Fanit pamundësia e Piemontit shqiptar,120. 613
Caccamo, Odiseja Arbëreshe,43. 614
Loka, Kuvendi i Fanit dhe pamundëisia e Piemontit Shqiptar,128. 615
Terenc Toçi, Il Governo provizorio d‘Albania (Cozenca 1913),6 616
AQSH,F.77,D.247, 17-18 617
AQSH,F.77,D.29, 29-30
147
drejtimin e kryengritjes dhe për të dërguar armë e municione‖.618
Ndërsa Terenc Toçi ishte në Mirditë, ku
organizoi më 26 prill 1911 një kuvend me krerë të lokaliteteve të Bisakës, në Malësinë e Madhe kishte nisur
kryengritja e përgjithshme që pritej prej kohësh. Ka edhe të dhëna ku thuhet se shtabi i Terenc Toçit në
Mirditë dhe ai i Malësisë së Madhe bashkëpunonin ngushtë me forcat garibaldine. Një ditë më vonë, më 27
prill, pas kuvendit të mbajtur në Fan të Mirditës, u nënshkrua nga krerët shqiptarë në Kimzë dokumenti me të
cilin shpallnin ndërtimin e një qeverie të përkohshme nën drejtimin e Terenc Toçit. Në kuvendin e Fanit u
deklarua Shqipëria e lirë dhe e pavarur, por kjo liri dhe pavarësi do të vinte përmes luftës derisa të
largoheshin pushtuesit. Deklarata u përpilua nga Terenc Toçi. Kjo deklaratë është një dokument i
rëndësishëm ku theksohet themelimi i një shteti të lirë e të pavarur. Ky kuvend pati rëndësi historike sepse qe
i pari kuvend arbëresh, pas atij të Lezhës, ku bëhet betimi për të luftuar për Shqipërinë deri sa ushtari i fundit
i pushtuesit të largohet nga Shqipëria. Terenc Toçi mori detyrën e kryetarit të qeverisë, kurse në postin e
sekretarit u vendos Zef Shantoja.619
Pasi të çlirohej Shkodra, qeveria do të vendosej aty, pasi Kizma ishte një
vend i përkohshëm. Shkodra do të caktohej si seli qendrore e Qeverisë së Përgjithshme. U miratua një dekret
në të cilin pohohej në mënyrë solemne vlerësimi i parimeve të lirisë, barazisë, vëllazërisë dhe ku deklarohej
se Shqipëria ka në vetvete të gjitha elementet e nevojshme për të formuar një shtet të lirë e të pavarur, që
turqit përveçse janë të huaj në tokat e tyre për arsye etnike, gjuhësore dhe historike, janë edhe zaptues
shekullorë, që në çdo rast parimi i nacionalitetit është i shenjtë dhe i padhurueshëm dhe që do ishte gabim i
pafalshëm që të mos kujdeseshin për triumfin e tij me çdo lloj sakrifice.620
Shpallja e pavarësisë nga Terenc
Toçi do t`i hapte rrugë sigurimit të pavarësisë përmes një kryengritjeje të madhe ndërkombëtare. Kjo lëvizje
kryengritëse pritej të ndihmohej nga forcat vullnetare të udhëhequra nga Riçioti Garibaldi.
Në këtë moment historik pas krijimit të qeverisë së përkohshme, u morën disa vendime për të forcuar
më tej këtë qeveri dhe kuptohet, për t`i hapur shteg kryengritjes së përgjithshme. Toçi punoi që qeveria e
përkohshme dhe lufta për çlirim kombëtar të njihej nga opinioni ndërkombëtar. Ai i drejtoi thirrjen e popullit
shqiptar edhe opinionit ndërkombëtar, duke deklaruar:
“Në emër të popullit shqiptar, muhamedanë dhe të krishterë, të lidhur vëllazërisht në emër të
Atdheut, kemi nderin të njoftojmë të gjithë botën e qytetëruar se Shqipëria është deklaruar e lirë, e
pavarur duke u shpallur shtet në Mirditë”.621
Nga ana tjetër, i bëri thirrje Riçioti Garibaldit të vinte në Shqipëri së bashku me vullnetarët e tij për të
nisur kryengritjen e përgjithshme. Në letrat dërguar Riçioti Garibaldit, e informonte për gjendjen e
përgjithshme në Shqipëri dhe madje i caktoi dhe datën e zbarkimit të garibaldinëve. Në një ndër letrat,
Terenc Toçi shprehet si më poshtë:
618
AQSH,F.77,D.29, 96 619
AQSH,F.77,D.29, 131 620
Caccamo, Odiseja Arbëreshe, 48. 621
AQSH, F.77, D.29, f.22-23
148
Letër nga Kimza, 27.04.1911
Shkëlqesisë së tij, gjeneralit Riçioti Garibaldi
Qeveria ka nën urdhra 30 mijë luftëtarë që janë betuar sipas riteve kombëtare të besës, që të fitojnë
ose të vdesin për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë. Kemi marrë vendimin e përgjithshëm që t’ia
kalojmë komandën e përgjithshme të trupave shkëlqesisë suaj. Ju lutem, pranoni dhe ejani sa më
shpejt se popullsia pret ndihmë nga këmishat e kuqe të lavdishme dhe të pamposhtura si shpresa e
vetme.622
Ky projekt i Riçioti Garibaldit, duket se nuk gjeti përkrahjen e duhur nga qeveria italiane dhe as në
figura të shquara të jetës politiko-shoqërore. Në qoftë se do të flasim për reagimin shqiptar ndaj lëvizjes
italo-shqiptare, ato janë mjaft kontradiktore. Nga njëra anë, përgëzohet dhe pranohet ndihmesa e italo-
shqiptarëve, nga ana tjetër, pas këtij pranimi në dukje, fshihet një hije dyshimi. A është me të vërtetë
qëndrimi i R. Garibaldit aq dashamirës sa duket apo pas tij fshihen objektiva të tjera? Kjo pyetje dhe të tjera
kanë lindur në mendjet e mjaft personaliteteve të shquara të kohës siç ishte Faik Konica. Faik Konica
tregohet skeptik në lidhje me interesin e Garibaldit për Shqipërinë. Dyshimi i Faik Konicës lidhej me faktin
se si mundet një patriot italian të jetë aq dashamirës në lidhje me çështjen shqiptare, duke marrë parasysh
faktet se vetë R. Garibaldi kishte marrë pjesë në luftën greko-turke, me qëllim që të ndihmonte grekët në
pushtimin e Shqipërisë së Jugut. Replikat e Faik Konicës në lidhje me aktualitetin italo-shqiptar shfaqen në
artikujt e gazetës së tij, si dhe me polemikat me organin ―La Nazione Albanese” te Lorekios. Sipas tij, duhej
të ekzistonin marrëdhënie me italo-shqiptarët në planin kulturor, por jo në sferën politike. Faik Konica dukej
se i trembej kësaj lëvizjeje në sferën politike, sepse ndjente që mbas italo-shqiptarëve fshihej qeveria
italiane. Ai nuk qe aq i qetë, këtë e lidhte me faktin se italo-shqiptarët ishin shtetas italianë, e ndoshta, pas
qëllimeve të tyre dashamirëse, fshiheshin qëllimet imperialiste të shtetit italian. Qeveria italiane pengoi
ardhjen e vullnetarëve italianë në ndihmë të lëvizjes shqiptare. Ky qëndrim pasqyrohet në shtypin e kohës.
―Qeveria italiane‖ shkruante gazeta ―Drita‖ e Manastirit, ―ka ndaluar popullin italian të marrë pjesë në
kryengritjen e shqiptarëve‖ dhe ka vënë në lëvizje flotën ―për të ndaluar të shkuarit vetëdashës në Shqipëri‖
duke vëzhguar e kontrolluar çdo anije nga Tivari deri në Prevezë. Një fakt të tillë e pohon edhe shtypi italian,
si gazeta ―Secolo‖ apo ―Corriere della Puglia‖. Gazeta ―Secolo‖ e Milanos pohonte se ―nuk mund të hyjnë
garibaldinë në Shqipëri, se flota italiane e ruan mirë detin‖, gazeta ―Corriere della Puglia‖ deklaronte se
qeveria italiane harxhonte shuma të mëdha për të vëzhguar Adriatikun, me qëllim që të ndalonte dërgimin e
vullnetarëve në Shqipëri.623
Ishte vetë shtypi i kohës, si ai shqiptar dhe ai italian, që demaskoi politikën
italiane, duke pasqyruar qëndrimin e saj jo aq dashamirës ndaj ekspeditës vullnetare të R. Garibaldit. Qeveria
622
AQSH, F.77 ,D.29, f.51 623
Skëndi, Zgjimi Kombëtar Shqiptar 1878 - 1912 , 213.
149
italiane ishte pengesa kryesore e kësaj ekspedite të Garibaldit, por pati edhe faktorë të tjerë që, direkt apo
tërthorazi, ndikuan negativisht në mosrealizimin e këtij projekti.
Faik Konica shprehet se ngurrimi në bashkëpunim mes shqiptarëve dhe arbëreshëve shihej në faktin se
ata ishin qytetarë italianë dhe do të vepronin në përputhje me interesat e qeverisë italiane. Së dyti, italo-
shqiptarët bashkëvepruan me irredentistët italianë dhe u akuzuan për krijimin e turbullirave ndaj qeverisë.
Një tjetër arsye që pengoi bashkëpunimin ishte fakti se nuk qe e lehtë për shqiptarët myslimanë të pranonin
të udhëhiqeshin nga të krishterët.624
Këto ishin disa arsye që luajtën rolin e tyre në mosrealizimin e projektit
të bashkëpunimit, por pas tyre fshiheshin arsye më të forta. Do të doja ta lidhja këtë me rivalitetin e hershëm
italo-austriak në Shqipëri. Një rivalitet i tillë ndikonte edhe te mjaft figura shqiptare, të cilët mbajtën
qëndrime të ndryshme pro apo kundra secilës palë. Qëndrimi dyshues ndaj politikës italiane dhe veprimtarisë
italo-shqiptare bënte që të ankoheshin nga politika austro-hungareze. Qëndrimi pro austriak largonte edhe më
tepër premisat për bashkëpunimin me palën italiane. Udhëheqës shqiptarë si Faik Konica apo Shahin
Kolonja anuan nga Austro-Hungaria, prandaj nuk mund të reagonin pozitivisht ndaj një lëvizjeje që cënonte
Austro-Hungarinë dhe favorizonte Italinë. Faik Konica ishte deklaruar hapur ndaj këtij projekti, kurse Shahin
Kolonja e shihte me dyshim veprimtarinë e italo-shqiptarëve, që i cilësonte të italianizuar.625
Krahas reagimeve të personaliteteve shqiptare, pati dhe reagime nga figura të shquara italiane. I tillë
ishte Manlio Beniçi, drejtues i organit ―Gazzeta Albanese‖ dhe ―Corriere dei Balcani‖. Rreth ekspeditës së
R. Garibaldit pati polemika të shumta, madje dhe kritika lidhur me ndërhyrjen në Shqipëri. Dyshime lidhur
me qëllimet e gjeneralit lindën edhe te M. Beniçi. Ai iu lut Garibaldit të përforconte përpjekjet për të
mbështetur irredentizmin italian, krahas kësaj, çështjes shqiptare i bashkëngjiste programin për të krijuar një
federatë ballkanike mes kroatëve, serbëve dhe bullgarëve. Megjithatë, Beniçi ishte mbështetës i ekspeditës
garibaldine, sepse kjo ekspeditë do të ndihmonte në realizimin e projektit për një federatë ballkanike dhe një
koalicion i tillë do të siguronte rënien e influencës austriake në Ballkan. ―Për Beniçin, Austria qe një armik
më i keq se turku, me të cilin do ishte e mundur të kuptoheshin ditën kur do njiheshin të drejtat tona
kombëtare, integriteti ynë territorial, me një autonomi të gjerë që do na lejonte të zhvillonim kulturën
shqiptare. Krahas Beniçit, përkrahës i lëvizjes italo-shqiptare ishte edhe ministri i punëve të jashtme Xhulio
Prineti. Qëndrim dashamirës ndaj italo-shqiptarëve pati dhe konti Luixhi Gaetani di Laurenzana, i cili
propozoi që ata të kishin përfaqësinë e tyre në parlamentin italian. Ajo që dëshironte deputeti italian ishte që
italo-shqiptarët të shërbenin si hallkë lidhëse mes Shqipërisë dhe Italisë. Duket qartë, nga të dhënat e shtypit
të kohës dhe burimeve të ndryshme, se lëvizja italo-shqiptare në favor të çështjes shqiptare, u përkrah nga
624
Po aty. f. 214 625
Skëndi , Zgjimi Kombëtar Shqiptar 1878 – 1912, 214.
150
figura të shquara të jetës politike italiane dhe shqiptare. Krahas miratimit pati edhe kundërshtime dhe, në të
njëjtën kohë, dyshime rreth kësaj lëvizjeje. Për sa i përket reagimit të qeverisë italiane, ai qe kontradiktor, në
fillim qe mbështetës e më pas pengues. Qe kjo një ndër arsyet që ekspedita e R. Garibaldit nuk u vu në
zbatim. L. Von Chlumecky, ekspert i politikës së jashtme të Austro-Hungarisë, shkruan se italo-shqiptarët
gjetën pak mbështetje nga ana italiane. Megjithatë, italo-shqiptarët vazhduan përpjekjet për të siguruar
opinionin publik të italianëve, këtë e realizuan nëpërmjet protestave, mocioneve, mitingjeve, konferencave
dhe shtypit. Në të njëjtën kohë, vepruan për të ngritur lart ndërgjegjen kombëtare. Thirrjet e Terenc Toçit
përmes disa letrave të tjera, siç ishte ajo e datës 28 prill 1911 apo 4 maj dhe 7 maj 1911, mbetën pa asnjë
përgjigje. Sërish më 15 maj 1911, ai i bën thirrjen e fundit Riçioti Garibaldit, por shpresat duken se po bien e
po veniten. Mesa kuptohet, Riçioti Garibaldi ishte tërhequr nga ekspedita garibaldine në Shqipëri. Në bazë të
të dhënave, mendohet se shkak i tërheqjes së tij të ketë qenë vetë qeveria italiane me në krye Xhiliotin.
Riçioti Garibaldi duket se i kishte mohuar traditat e lavdishme të këmishëkuqve, duke hequr dorë nga
dërgimi i trupave në Shqipëri. Kjo tingëllonte dhe si fyerje, jo vetëm ndaj shqiptarëve, por dhe ndaj vetë
italianëve, që me guxim heroik e fisnikëri të denjë kishin ofruar gjakun e tyre për çështjen e shqiptarëve të
shtypur.626
Terenc Toçi dhe qeveria e tij, të gjendur në një situatë të tillë, menduan që të vepronin vetë, pa
ndihmën e garibaldinëve. U zgjerua veprimtaria e lëvizjes kombëtare ku besëlidhjes iu shtuan dhe krerë të
tjerë të Lezhës, Lurës, Shkrelit, Hotit, Kelmendit, Grudës, etj. Në këtë situatë, Terenc Toçi nisi vetë lëvizjet
kryengritëse, nuk priti më dhe vendosi të nisë sulmin në Lezhë dhe Shëngjin. Ky sulm pati rezultate modeste.
Sulmi në Lezhë, si rezultat i strategjive të gabuara dhe numrit të pakët të luftëtarëve dhe armatimeve,
dështoi. Edhe në jug të Shqipërisë, gjendja nuk qe më e mirë. Lajmet që vinin nuk ishin pozitive. Para se të
nisej, më 11 gusht 1911, shkoi në Mal të Zi ku, në Podgoricë, u takua me krerë të Mirditës, me të cilët
projektoi një bashkëpunim me toskët e jugut. I shpallur i padëshiruar nga Mali i Zi, ai u largua në Rijekë e
më pas në Tivar dhe, nga Tivari, në Bari.627
Në Bari u mblodhën disa krerë të Mirditës, Dukagjinit,
Toskërisë.628
Në këto rrethana, Terenc Toçit i mbetej vetëm që të nisej vetë drejt Italisë për të kërkuar
mbështetje. Pavarësisht tentativave të Terenc Toçit në Itali, nuk gjeti ndonjë mbështetje të madhe. Qarqet
politike italiane që u afruan me komitetin ―Pro Albania‖ kishin frikë se mos cenoheshin interesat e tyre në
Itali.
Ato preferuan të tërhiqen, ashtu siç bëri dhe Riçioti Garibaldi, i cili deklaroi hapur se hiqte dorë nga
ekspedita e propaganduar me shumë bujë ―në qoftë se ajo dëmton interesat diplomatike të Italisë‖.629
Nga
ana tjetër, Austro-Hungaria u frikësohej ngjarjeve në Shqipërinë e Veriut, sepse kjo do të sillte dobësimin e
ndikimit të saj në Shqipëri në dobi të Italisë. Në valën e këtyre lëvizjeve kryengritëse dukej qartë dobësia e
626
Toccci, Terenc Tocci babai im mendime dhe kujtime,36 627
Loka, Kuvendi i Fanit dhe pamundëisia e Piemontit Shqiptar,113. 628
Po aty 629
Shpuza, Arbëreshët dhe kryengritja e vitit 1911, 49.
151
Perandorisë Osmane. Terenc Toçi, pas vizitës së fundit në Itali, ndonëse kishte sërish dëshirë të rikthehej, u
tërhoq duke mos u angazhuar më në mënyrë konkrete në luftën për çlirimin kombëtar. Kjo do të thotë se
ndoshta e kishte kuptuar që kjo nismë e madhe e çlirimit të vendit duhej te bëhej nga atdhetarët shqiptarë.
Megjithatë sërish, ndonëse nuk u angazhua hapur në çështjen e lëvizjes kombëtare, në pamundësi për t`u
rikthyer në Shqipëri, e ndihmoi atë nga Roma, ku së bashku me birin e familjes së shquar të Argondiceve
Françeskanë, themeloi revistën ―La Revista dei Balcani‖,630
duke propaganduar pro çështjes shqiptare.
Misioni i Terenc Toçit, ndonëse nuk përfundoi me suksesin e dëshiruar, nuk mund të themi se dështoi.
Veprimtaria e Terenc Toçit dhe arbëreshëve u vlerësua si një hallkë e rëndësishme në luftën për çlirim
kombëtar. Arbëreshët dhe shoqëritë atdhetare në kolonitë shqiptare në Amerikë, Rumani, Bullgari,
kontribuan në të gjitha format për të siguruar pavarësinë e Shqipërisë.631
Kjo përpjekje e tyre u vlerësua nga
personalitete të shumta shqiptare. Përmendim Eqerem Bej Vlorën i cili shkruante:
―Në kohën e kryengritjes malësore katolike në vitin 1911, u bashkuan me to vullnetarët arbëreshë me
në krye Terenc Toçin. Ai çau në Mirditë ku dhe shpalli një republikë shqiptare, ku dhe ngriti një
flamur shqiptar dhe, për disa ditë, ngriti fuqishëm moralin e popullit. Arbëreshët dëshmuan, me
qëndrimin e tyre, besnikërinë ndaj etnitetit shqiptar. Ata luftuan me trimëri të rrallë pa asnjë
mëdyshje, rrezikuan jetën e tyre duke u dhënë zemër edhe vëllezërve në atdheun e lashtë të braktisur
para shumë kohësh”.632
Ndërsa Terenc Toçi u tërhoq, në Shqipëri lufta e atdhetarëve shqiptarë nuk kishte përfunduar. Lëvizjet
kryengritëse kishin pushtuar të gjithë vendin, ishin përhapur në Shqipërinë e Veriut, të Mesme dhe të Jugut.
Forcat kryengritëse gjetën përballë tyre ushtrinë xhonturke, e cila ndërmori masa të rrepta për ta shuar
lëvizjen kombëtare. Në Gërçë (afër Triepshit) u mblodh kuvendi i përgjithshëm i krerëve shqiptarë ku, me
pjesëmarrjen aktive të Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit, etj., u miratuan 12 kërkesa, të cilat në një
memorandum iu paraqitën qeverisë xhonturke. Në memorandumin e Gërçës, figuronin kërkesat për autonomi
të Shqipërisë. Ky memorandum iu dërgua dhe Fuqive të Mëdha, iu përcoll ministrit anglez Eduard Grejit, me
lutjen që të ndihmonte çështjen kombëtare.633
Qeveria xhonturke nuk i pranoi kërkesat e shqiptarëve të
paraqitura në Memorandumin e Gërçës. Fuqitë e Mëdha, të interesuara për shuarjen e vatrës kryengritëse në
Ballkanin Perëndimor, vunë të gjitha forcat e tyre për ta penguar. Ata i lanë dorë të lirë Turqisë që ta shtypte
kryengritjen, por dhe të bënte disa lëshime. Ndonëse Shqipëria pati përkrahjen e opinionit ndërkombëtar, ai
nuk ishte në gjendje të ndryshonte situatën, duke marrë parasysh që raporti i forcave nuk ishte i drejtë.
Popullit tonë iu desh të hidhej në luftë i vetëm dhe pa aleatë.634
Me nismën e Ismail Qemalit, u mbajt në
630
Caccamo, Odiseja Arbëreshe Terenc Toçi midis Italisë dhe Shqipërisë, 60. 631
―Opinioni ynë‖, Koha Jonë, Nr.11,V.IX, Nëndor-Dhjetor,1970,f.4 632
Eqerem Bej Vlora, Kujtime (Tiranë:Shtëpia e Librit dhe Komunikimit,2002), 313 633
Nika, Përmbledhje dokumentesh mbi kryengritjen shqiptare‖ (1910-1912), 10. 634
Shpuza, Arbëreshët dhe kryengritja e vitit 1911, 54
152
Stamboll një mbledhje e një grupi personalitetesh shqiptare, ku u vendos që Shqipëria të fillonte kryengritjen
e përgjithshme të armatosur. Ajo do të fillonte në Kosovë dhe do përhapej më pas në gjithë Shqipërinë.
Ismail Qemali do të shkonte në Evropë për të kërkuar mbështetje, ndërsa Hasan Prishtina do të shkonte në
Kosovë për të organizuar kryengritjen. Ismail Qemali nuk doli pa ndihma nga ky udhëtim në Evropë,
ndonëse ato ishin të pamjaftueshme. Në pranverë të vitit 1912, kryengritja e armatosur kishte përfshirë gjithë
Shqipërinë. Ajo mori hov në fund të qershorit dhe në fillim të korrikut të vitit 1912. Përpara kësaj gjendjeje,
qeveria xhonturke u detyrua të japë dorëheqjen. Perandoria Osmane në këtë periudhë u gjend në një krizë
serioze. Lufta me Italinë, vala kryengritëse në Shqipëri dhe Jemen si dhe të qenit në prag të një lufte me
vendet e Ballkanit, e vështirësonte më tej situatën e saj. E gjendur në këto rrethana, qeveria osmane u detyrua
të pranonte kërkesat e shqiptarëve. Kjo solli përfundimin e Kryengritjes së Përgjithshme të vitit 1912.
Ismail Qemali, së bashku me patriotë të tjerë, mblodhën delegatë nga gjithë Shqipëria në kuvendin e
Vlorës dhe, më 28 nëntor 1912, shpallën Shqipërinë të lirë dhe të pavarur. Shqipëria arriti të sigurojë
pavarësinë e saj si rezultat i një sërë faktorësh. Situata e favorshme ballkanike, ku lëvizjet kryengritëse ndaj
Perandorisë Osmane nuk mungonin. Nga ana tjetër, mbështetja që i erdhi nga Italia dhe Austro-Hungaria
ndikuan në të mirë të çështjes shqiptare, duke u shprehur zyrtarisht në favor të shtetit të pavarur shqiptar. Një
rol të madh në këtë drejtim luajti dhe komuniteti arbëresh në Itali përmes shtypit, shoqatave dhe veprimtarive
konkrete në organizimin e italo-shqiptarëve në shoqatën ―Pro Albania‖. Finalizimi i këtij bashkëveprimi së
bashku me shqiptarët e diasporës në Amerikë, Rumani, Bullgari, Egjipt sollën pavarësinë dhe krijimin e
shtetit shqiptar.
153
PËRFUNDIME
Arbëreshët dhe historia e tyre përbëjnë një pjesë të çmueshme të historisë së popullit tonë dhe,
për këtë arsye, nuk duhen lënë pa u trajtuar më gjerësisht. Ata, ndonëse në vend të huaj, jo vetëm që
nuk u asimiluan, por kontribuuan në të gjitha format në mbrojtje të çështjes kombëtare shqiptare.
Fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX, shënuan për popullin shqiptar ndryshime dhe
kthesa thelbësore që kishin të bënin me shkëputjen një herë e mirë nga Perandoria Osmane dhe
shpalljen e pavarësisë. Një rol me rëndësi në realizimin e synimit të sipërpërmendur luajti padyshim
dhe komuniteti italo-shqiptar në Itali. Kontributi i tyre do të shihet në drejtime të ndryshme. Ata
ndihmuan në ngritjen lart të ndërgjegjes kombëtare, jo vetëm nëpërmjet kontributit letrar e kulturor,
por edhe politik. Diaspora arbëreshe u bë gjithashtu një faktor me rëndësi në formulimin e
qëndrimeve politike të shtetit italian ndaj Shqipërisë dhe çështjes shqiptare në tërësi. Sipas të
dhënave, emigracioni i shqiptarëve drejt Italisë është regjistruar në harqe kohore të ndryshme dhe në
faza të caktuara, çdonjëra e lidhur ngushtë me momente të rëndësishme historike, politike,
ekonomike dhe shoqërore që do të ndjekin gadishullin e Ballkanit, gjatë dhe pas pushtimit osman të
shekullit XV. Të gjitha burimet konfirmojnë se emigracioni drejt Italisë ka ndodhur në faza të
ndryshme dhe jo në mënyrë të menjëhershme. Ka pasur shtatë valë emigracioni nga Shqipëria drejt
Italisë: nga 1416-1446, 1459-1461, 1468-1506 (pas vdekjes së Skënderbeut) 1532-1434, 1647 dhe
1744, 1759-1825. Megjithatë, ndonëse informacionet janë të pakta, sot dihet se në Italinë e Jugut,
nga trevat e Abruxos e deri në skaj të Kalabrisë e në Sicili, gjenden një numër i madh shqiptarësh, të
cilët emigruan atëherë kur Arbëria ra nën sundimin osman.
Mendohet se vala e parë më e madhe e shpërnguljeve të shqiptarëve drejt Italisë të ketë qenë
e karakterit ushtarak, në vitet 1416-1446. Gjenden të dhëna që provojnë se në ndihmë të Alfonsit të
Aragonës, mbret i Napolit, të kenë shkuar në ndihmë tri skuadra ushtarësh shqiptarë, me në krye
Dhimitër Rërësin dhe dy bijtë e tij, Vasilin dhe Gjergjin. Për shërbimet e kryera, Dhimitër Rërësi qe
emëruar guvernator i provincës së Rexhio Kalabrias. Pasuesit e tij ripopulluan disa ngujime në anët
e Katanxaros, si: Andali, Amato, Arieta, Zangorana, Pellagorio, etj. Shumë të tjerë, pasues së
Rërësit, u vendosën përgjithmonë në Kontesa Entelina.
Emigracioni i dytë: 1459- 1461. Të tjerë ushtarë shqiptarë, duke ndjekur Stresin, nipin e
Skënderbeut, erdhën në mbrojtje të familjes aragoneze kundër një numri shumë të madh baronësh,
të cilët kishin ngritur krye ndaj Ferdinantit I, pasardhës të Alfonsit. Shpërnguljet e mëdha nga
bregdeti janë pasojë edhe e bastisjeve të Sulltan Muratit II, në tri dekadat e para të shek. XV.
154
Emigracioni i tretë: 1468-1506. Me vdekjen e Gjergj Kastriotit më 1468, turqit pushtojnë
pothuaj tërë territorin e Shqipërisë, duke shkatërruar dhe djegur qytetet dhe shfarosur në masë. Për
të mos iu nënshtruar pushtuesit turk, shqiptarët u vendosën në Kalabri.
Emigracioni i katërt: 1532- 1534. Shqiptarët banues të Koronës, gjithnjë e më shumë të
detyruar nga gjendja e keqe e krijuar prej pushtuesit turk, lanë atdheun dhe shkuan në drejtim të
Napolit, për t‘u drejtuar më pas në Pulje, Lukanie dhe Kalabri, duke ripopulluar zonën dhe duke
themeluar komunitete të reja arbëreshe.
Emigracioni i pestë: 1647- 1664. Gjithashtu edhe shqiptarët e Moresë lanë tokat e tyre për
t‘iu drejtuar bregdetit të Jonit italian, duke u përqendruar kryesisht në Bazilikatë.
Emigracioni i gjashtë: 1744. Popullata e Shqipërisë së Mesme, pikërisht zona e Peqinit, u
vendos në Abruco, duke themeluar vendin e quajtur Vila Badesa.
Emigracioni i shtatë: 1744-1825. Shumë grupime shqiptarësh të paidentifikuara si prejardhje
gjeografike, u vendosën në zonat veriore të Italisë, si në Lombardinë Jugore dhe në Emilian Veriore.
Një pjesë tjetër iu drejtua jugut duke u vendosur në Bazilikatë. Sipas dokumenteve gjetur në arkivin
e Napolit nga studiues si Françesko Tajani, Lorenzo Xhustiniani dhe arkivisti Manfredi Polumbo,
thuhet se numri i shqiptarëve arrin 200.000 frymë të shpërndarë në 80 vende. Sipas studimeve dhe
të dhënave të shumta, ndihmesa e arbëreshëve të Italisë në shumë fusha (dhe në të gjitha periudhat
historike me rëndësi për popullin italian) ka qenë e dukshme dhe e njohur nga të gjithë. Në mënyrë
të veçantë, mund të përmendet ndihmesa e tyre në luftërat garibaldine për bashkimin e Italisë, ku
arbëreshët e Kalabrisë dhe të Sicilisë qenë në ballë të luftëtarëve më të shquar, aq sa vetë Xhuzepe
Garibaldi i quante ―heronj të njëmijë luftërave‖ dhe, si mirënjohje e shpërblim për ta, ofroi një
shumë të madhe të hollash për mëkëmbjen e Kolegjit Arbëresh të Shën Adrianit në Shën Mitër
Koronë. Marrëdhëniet midis dy brigjeve do të intensifikohen së tepërmi në shekullin e XIX dhe
sidomos në shekullin e XX. Kjo shpjegohet me procesin e krijimit të komb-shtetit dhe me përhapjen
e ideologjisë nacionaliste kudo në Evropë. Më 4 prill 1860, nën udhëheqjen e republikanit sicilian,
Rozalino Pilos, filloi kryengritja në Palermo, e cila u shtyp shumë shpejt dhe udhëheqësit e lëvizjes
u dënuan. Bërthama e kësaj lëvizjeje përbëhej nga arbëreshë nga Sicilia dhe fshati Piana deli
Arbëreshi, Spiridon Peta, Pietro Piedeskali, Xhorxhio Piedeskali, Xhovani Karnezi, Françesko Alesi
. Ja si përshkruheshin banorët e Pianës: “Janë njerëz krenarë, të ndershëm, kryelartë për origjinën e
tyre. Në këngët e tyre, ruajnë të gjallë ndjenjën e katër shekujve dhe ëndërrojnë ende që njëri prej
gjakut të tyre të mundet një ditë t’i shpjerë në atdheun e vjetër, të largët‖. Shumë shqiptarë
ndihmuan Garibaldin, shërbyen si udhërrëfyes në rrugët që ai nuk i njihte. Këtë e pohon vetë
Garibaldi në kujtimet e tij, ku shkruan: ―Popullsia e Pianës dhe Parkos na ndihmoi shumë si
155
ndihmës dhe njerëz praktikë‖. Krahas Garibaldit, për rolin e Pianës dhe të vendbanimeve të tjera
arbëreshe, shkruan dhe Dora d`Istria:“Qyteti i vogël i Pianës, qendra më e madhe banuar nga
shqiptarë të Sicilisë, zuri një vend të rëndësishëm në kryengritje”. Edhe shqiptarët e Lungros e
ndihmuan Garibaldin dhe lëvizjen e tij për liri e pavarësi. Lidhjet e forta mes palëve shqiptaro-
italiane tregohen nëpërmjet shprehjes të respektit dhe adhurimit për figurën e Garibaldit. Arbëreshët
qenë një mbështetje e fortë e Garibaldit dhe e veprimeve të tij luftarake në Sicili dhe Kalabri.
Arbëreshët morën pjesë dhe në qeverinë revolucionare të Garibaldit. Garibaldi krijoi qeverinë e tij
ku morën pjesë edhe tre shqiptarë: Paskuale Skura, Luixhi Gjuria, Françesko Krispi. Kontributi i
shqiptarëve shihet dhe në pritjen dhe mbështetjen që i dhanë Garibaldit dhe luftës së tij shqiptarët e
Kalabrisë. Për arbëreshët e Italisë, Garibaldi nuk ishte një njeri i rëndomtë, por çlirimtar i madh
popujsh. Arbëreshët e lidhnin fort fatin e tyre me atë të Garibaldit duke shpresuar të çliroheshin sa
më shpejt nga sundimi i egër i feudalëve italianë dhe pushtuesve të Italisë, duke ndihmuar me
frymën e tyre luftarake dhe krahun e fuqishëm. Shteti italian u krijua në 1861, pas peripecish të
shumta. Pra, procesi i bashkimit nuk u realizua lehtë. Në të gjithë këtë lëvizje të fuqishme,
shqiptarët dhanë kontribut të madh, fakt i cili i afroi më tepër dy popujt që lagen nga një det. Lidhjet
dypalëshe u forcuan më tepër edhe si rezultat i afrimit që Garibaldi po përpiqej të realizonte.
Përpjekjet për bashkërendimin e veprimeve midis atdhetarëve shqiptarë dhe Garibaldit janë të
fuqishme gjatë viteve 1856-1866, periudhë e cila lidhet me tentativat për organizmin e një ekspedite
garibaldine në Shqipëri. Ngjarjet e viteve 1866-1867, Dora d‘Istria i shihte si paralajmërime të
rëndësishme që do të çonin në fitoren dhe pavarësinë e kombit shqiptar. Por ishin mangësitë dhe
kufizimet e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare që ndikuan në ecurinë e përmasat për vendosjen e
lidhjeve të ngushta mes qarqeve demokratike italiane dhe veprimeve luftarake në anën tjetër të
Adriatikut. Pavarësisht se kjo lëvizje nuk arriti të kurorëzohet, nderimi dhe respekti i shqiptarëve
për Garibaldin mbetet i pacenuar.
Nga këto koloni arbëreshe dolën shumë personalitete të shquara të jetës politike, kulturore,
letrare dhe artistike. Këto figura të njohura dhanë kontributin e tyre jo vetëm në fushat e
lartpërmendura, por dhe në ndihmë të çështjes kombëtare. Synimi i italo-shqiptarëve ishte të zgjonte
ndërgjegjen kombëtare në Shqipëri dhe të kujdeseshin të përhapnin atje programin e tyre politik, si
dhe, nga ana tjetër, të dyfishonin përpjekjet për të bërë për vete opinionin publik të Italisë. Aktiviteti
i italo-shqiptarëve qe një nxitje e fortë për lëvizjen kombëtare shqiptare. Ndihmesa e tyre shihet në
propagandën këmbëngulëse me shtypin, me mocione në parlament, me mitingje dhe me konferenca.
Ishte fundi i shekullit XVIII dhe mesi i shekullit XIX, kohë në të cilën arbëreshët hodhën shikimin
te bashkatdhetarët e tyre, duke dashur të kujtojnë jo vetëm të kaluarën heroike, por duke dëshiruar
156
edhe një të ardhme më të mirë. Ata u përpoqën që, përmes veprave të tyre, të ndihmonin në njohjen
më mirë të historisë së atdheut dhe njëkohësisht të kontribuonin në rilindjen e tij. Të shqetësuar për
të ardhmen e vendit dhe pjesëmarrës aktivë në lëvizjet për të siguruar pavarësinë apo autonominë e
Shqipërisë ishin figura si Jeronim De Rada, Vinçens Dorsa, Xhuzepe Skiroi, krahas tyre dhe
Françesko Krispi. Nisi një lëvizje kulturore, letrare dhe politike që i hapi rrugë zgjimit kombëtar
shqiptar.
Me rëndësi ishte edhe puna e arbëreshëve të Italisë, në shekullin XIX e në fillim të shekullit
XX, në lëmin e studimeve shqiptare, sidomos të folklorit, gjuhës e letërsisë shqiptare. Shtypi i kohës
mbetet një burim me vlerë për ndriçimin sa më të plotë të kësaj periudhe. Rrethanat në të cilat
gjendej Shqipëria nën sundimin otoman nuk lejuan që të lindte dhe të përhapej shtypi periodik
brenda vendit. Vetëm jashtë Shqipërisë u arrit që të krijoheshin periodikë, të cilët ngritën zërin në sy
të Evropës, me qëllim që të bënin të njohur ekzistencën e kombit shqiptar dhe të drejtën e tij për të
qenë shtet i lirë dhe i pavarur. Gazetaria shqiptare luajti një rol të çmuar duke ndihmuar çështjen
kombëtare. Arbëreshë si Jeronim De Rada, Anselmo Lorekio, Terenc Toçi, Zef Skiroi etj.,
kontribuuan duke e bërë të njohur çështjen kombëtare shqiptare në arenën ndërkombëtare. Këto
figura patriotike do ta nxisnin këtë veprimtari përmes themelimit me plot sakrifica të periodikëve të
parë shqiptarë si: ― Flamuri i Arbrit‖, ―L’Albanese d’Italia‖, ―La Nazione Albanese‖. Disa gazeta të
tjera u botuan në Itali, në Shqipëri, por dhe vende të tjera në diasporën shqiptare, si “Arbri i ri” që
doli më 31 mars 1887 në Palermo. ―Illi i Arbëreshëve‖ (1896) ishte revista që u botua në zbatim të
vendimeve të Kongresit të parë gjuhësor shqiptar, të mbajtur nën kryesinë e Jeronim De Radës në
vitin 1895. Drejtori i saj, Artan Argondica, ishte njeri i kulturuar dhe studiues i gjuhës shqipe. Një
tjetër revistë e përdyjavshme e hartuar nga një grup të rinjsh italo-arbëreshë, mes tyre dhe Kozmo
Serembe, ishte ―L’Albania Letteraria‖ botuar më 1897 në Koriliano Kalabro. ―La nuova Albania‖
(1898-1904) ishte organ i komitetit politik shqiptar në Napoli, e përdyjavshme, që drejtohej nga
avokat Xhenaro Luzidoli që doli në 1893. Me ndërprerje vazhdoi të botohej dy vjet dhe rifilloi vitin
e tretë në 1 janar 1904. Një tjetër revistë ishte ―Flamuri i Shqipërisë‖ më 1904, e përmuajshme e
themeluar nga Zef Skiroi në Napoli. Ishte revistë me format të madh, e hartuar nga vetë drejtori Zef
Skiroi që shkruante artikuj politikë në shqip dhe italisht. Në vitin 1912, shtypi arbëresh nuk reshti së
botuari revista të reja me përmbajtje politike, kulturore, historike e letrare.
Arbëreshët e Italisë, të shpërngulur në Gadishullin Apenin para dhe pas vdekjes së heroit tonë
kombëtar, Skënderbeut, kanë arritur të ruajnë gjënë më të çmuar si trashëgiminë më të shenjtë të të
parëve tanë, gjuhën amtare. Arbëreshët, përmes hapjes së institucioneve arsimore të rëndësishme, që
u bënë më pas dhe vatra kulturore, i siguruan komuniteteve arbëreshe në Itali, zhvillim arsimor dhe
157
kulturor. Njëkohësisht, hapja e institucioneve arsimore si Kolegji i Shën Adrianit në Kalabri,
Seminari arbëresh i Palermos, apo kolegji në Sicili, krijoi mundësinë e përgatitjes arsimore të shumë
intelektualëve fetarë e laikë të kohës, por edhe dha kontribut me rëndësi në luftërat për bashkimin e
Italisë, Rilindjes e, përgjithësisht, kërkesave liridashëse dhe përparimtare të shoqërisë italiane
brenda së cilës jetonin arbëreshët. Një kthesë vendimtare në historinë fetare-politike-kulturore dhe
civile të arbëreshëve të Italisë shënoi themelimi i dy qendrave arsimore të tyre: Kolegji Korsini në
Shën Benedhit (San Benedeto Ullano) ose Shën Adriani në Kalabri, si dhe Seminari arbëresh i
Palermos në Sicili. Qëllimi i krijimit të kolegjit ishte të përgatiste të rinj të arsimuar dhe të
kulturuar. Kolegji arbëresh zë një vend të merituar në historinë e arsimit tonë kombëtar. Ai mbajti të
gjallë gjuhën, kultivoi dashurinë për atdheun e të parëve, Shqipërinë, dhe përgatiti breza të tërë të
inteligjencës kombëtare arbëreshe: dijetarë, gjuhëtarë, arsimtarë, etnografë, historianë, shkrimtarë,
folkloristë dhe studiues të shquar, të cilët i kanë sjellë kontribute të vyera kulturës kombëtare
shqiptare e çështjes shqiptare në periudha të caktuara historike.
Një qendër tjetër e rëndësishme e kulturës shqiptare ishte Seminari Shqiptar i Palermos, i
themeluar në 26 nëntor 1734, me nismën e at Xhorxho Guzeta (1682-1756) nga Piana dei Greçi. Një
rol me rëndësi në pasqyrimin e çështjes kombëtare kanë luajtur Kongreset gjuhësore të viteve 1895
dhe 1897 të cilët, krahas karakterit gjuhësor dhe letrar, shprehën dhe vullnetin politik të shqiptarëve
të Italisë. Rezultat i këtyre kongreseve, krahas diskutimit për një alfabet të njehsuar, ishte dhe
krijimi i një Shoqërie Kombëtare Shqiptare. ―Societa Nacionale Albaneze‖ u krijua me qendër në
San Demetrio Korone. Mes objektivave të saj, krahas afrimit mes kolonive të ndryshme të Italisë,
synonte edhe nisjen e marrëdhënieve në shkallë të gjerë me mëmëdheun. Kongresi i parë gjuhësor
shqiptar, krahas problematikave të ndryshme të trajtuara, miratoi një program për zhvillimin e
kulturës dhe letërsisë në diasporën arbëreshe. Kongresi i dytë u mbajt më 20 shkurt 1987 në
Ungër/Lungro. Ky kongres ishte vijim i të parit dhe vendimet që u morën ishin një përshtatje e
vendimeve të Kongresit të parë. Ky kongres rikonfirmoi objektivat e vendosur nga kongresi i parë
dhe rishikoi statusin e “Societa Nacionale Albaneze”. Në kongres u diskutua çështja e një alfabeti të
unifikuar dhe domosdoshmëria e njehsimit të gjuhës. Pas dy kongreseve të rëndësishëm, që luajtën
rol në konsolidimin e marrëdhënieve mes shqiptarëve në dy anët e Adriatikut, u mbajt në 16-18
qershor 1903 një kongres në Napoli. Pika e parë e rendit të ditës, që u diskutua gjatë në kongres,
kishte të bënte me nevojën e forcimit të marrëdhënieve kulturore me atdheun dhe, së dyti, iu kërkua
qeverisë italiane të hapej katedra e gjuhës dhe letërsisë shqipe pranë Institutit Oriental të Napolit, ku
të studionin arbëreshë dhe shqiptarë.
158
Lëvizja kombëtare letraro-kulturore dhe arsimore e arbëreshëve do të ndihmonte njëkohësisht
në forcimin e kauzës kombëtare. Fillimi i shekullit XX shënon një rritje të veprimtarisë kombëtare
të italo-shqiptarëve. Shqipëria, me pozitën e rëndësishme që zinte në Ballkanin Perëndimor, në detin
Adriatik dhe mbi kanalin e Otrantos, kishte tërhequr prej kohësh vëmendjen e lakminë e fuqive
evropiane. Një ndër fuqitë më të interesuara ndaj Shqipërisë ishte Italia, interes që ishte shfaqur prej
kohësh, që me bashkimin e saj. Shqipëria gjithnjë e më shumë po kthehej në boshtin e politikës
italiane. Ngjarjet në Ballkan dhe nevoja e Italisë për të rifituar disa nga viset që kishte humbur në
gjirin e Venecias dhe të gjitha ato që kishte pasur në ―mare nostrum‖, e detyruan të formulonte një
politikë kundrejt Shqipërisë. Françesko Krispi qe nismëtar i kësaj politike. Ai ka dhënë një
kontribut të madh në rritjen e prestigjit të Italisë dhe në realizimin e projekteve italiane. E kanë
vlerësuar si njërin prej politikanëve më të shquar dhe të panjohur në Evropën e shekullit XIX, që
donte ta bënte Italinë njërën ndër fuqitë më të mëdha evropiane të kohës. Si pjesë përbërëse e
politikës lindore të Italisë, kryeministri Krispi pati inauguruar një politikë kundrejt Shqipërisë, e cila
synonte jo pushtimin e saj, por pengimin e ndonjë fuqie të madhe që të ngulitej në tokën shqiptare.
Ishte arbëresh nga Ribera e Sicilisë dhe i pari kryeministër që ka kryesuar qeverinë italiane pas
bashkimit të Italisë. Ai mbajti një qëndrim antisllav dhe antirus në Ballkan. Politika e jashtme e
kryeministrit Krispi favorizonte rritjen e prestigjit të Italisë. Por ai kontribuoi shumë për të siguruar
pavarësinë e Shqipërisë. Mjaft dokumente e dëshmojnë këtë fakt. Konkretisht, më 2 tetor 1887, pak
muaj pas ardhjes së tij në fuqi si kryeministër, në bisedën që bëri me kancelarin gjerman Bismark në
2 tetor 1887, krahas të tjerave, i tha se, në qoftë se do të ketë ndryshime në perandorinë turke, duhet
të mbahen parasysh kombet e robëruara prej saj në Ballkan, si Maqedonia, Serbia, Shqipëria, etj.
Prandaj një forcim i lidhjeve miqësore me Shqipërinë do të ofronte mundësinë e realizimit të
projektit të tij ballkanik. Krispi, në 1900, në parlamentin italian, bëri publike ndjenjat e vlerësimet e
tij për Shqipërinë duke thenë: ―Shqipëria, ky vend i ashpër dhe me burra trima, që ka ndihmuar
Italinë sa herë ajo ka pasur nevojë, sot ndodhet në udhëkryq. Edhe ajo, si gjithë vendet e tjera të
Ballkanit, i ka të gjitha elementët për të pasur një Qeveri Autonome. Unë mendoj se duhet të
luftojmë për të drejtat e këtij kombi në Evropë. Ne ua kemi borxh”. Ballkani, në fund shekullit XIX
dhe fillim të shekullit XX, paraqiste një sfidë për shumë nga Fuqitë e Mëdha botërore të kësaj
periudhe. Tendenca për të ruajtur statuskuonë në Ballkan dhe në Perandorinë Osmane, mjaft e
kërkuar nga Fuqitë e Mëdha, si Gjermania, Rusia, Franca dhe Anglia, dukej se po lëkundej. Ruajtja
e ―baraspeshës‖ ishte në interes të vetë Fuqive të Mëdha si Rusia, Austro-Hungaria, Italia, sepse
cenimi i saj do të sillte përplasje në Lindjen e Afërme dhe të Largët. Një politikë e prishjes së
statukuosë do të sillte një prishje të interesave ekonomike të Fuqive të Mëdha në Ballkan. Pozita
159
gjeografike e Shqipërisë, me një afërsi relativisht të madhe me Italinë dhe Austro-Hungarinë, si dhe
pozita e rëndësishme në Ballkan e në Adriatik, e bënte atë një vend mjaft të lakmuar nga dy
superfuqitë. Synimi i politikës italiane ishte të kthente Adriatikun në një liqen italian. Për Italinë,
çështja shqiptare reduktohej te porti i Vlorës dhe ishulli i Sazanit, që kontrollonte ngushticën e
Otrantos, nga e cila varej siguria dhe liria e saj në Adriatik. Projekti i Italisë tregonte hapur interesat
e saj për t`u zgjeruar drejt Adriatikut e Jonit. Për realizimin e qëllimeve të saj, në dhjetëvjeçarin e
parë të shekullit XX, Italia intensifikoi aktivitetin e vet në tokat shqiptare, në kuadrin e politikës së
―depërtimit paqësor‖. Synimet e politikës italiane binin ndesh me interesat e monarkisë dualiste
austro-hungareze. Austro-Hungaria dëshironte që Durrësi dhe Vlora t`i mbeteshin Shqipërisë, që ajo
të mund të gëzonte liri veprimi në Adriatik e që Shqipëria, si një vend josllav, të mund të përdorej si
barrierë kundër shovinizmit. Ajo donte që pjesa veriore të ishte brenda shtetit shqiptar sepse, në këtë
mënyrë, bllokohej dalja e sllavëve në detin Adriatik. Synimet austriake cenonin luftën çlirimtare të
popullit shqiptar kurse, pas dashamirësisë ndaj popullit shqiptar, fshihej synimi i saj për vendosjen e
një protektorati në Shqipëri. Austria mbështeste autonominë e Shqipërisë në rast të rënies së
Perandorisë Osmane, por nën protektoratin e saj. Nga ana tjetër, Italia përkrahte parimin e
kombësisë në rastin e shkatërrimit të Turqisë, megjithatë interesi i saj kryesor ishte që Shqipëria të
mos binte në duart e Austro-Hungarisë. Dëshira për rritjen e ndikimit në Shqipëri nxiste më shumë
rivalitetin austro-italian, një ―depërtim paqësor‖ në Shqipëri dhe një shtim të ndikimit. Nëpërmjet
shtimit të shkollave, Italia donte të rriste ndikimin e gjuhës e të kulturës së saj në Shqipëri. Kjo do të
përgatiste truallin për të vendosur kontrollin mbi Shqipërinë. Të njëjtën politikë ndoqi dhe Austria
duke favorizuar shtrirjen e ndikimit të saj në Shqipëri.
Pavarësisht mendimeve pro e kundra ndaj qëndrimeve austriake dhe italiane, në Shqipëri
atdhetaret shqiptarë forcuan lëvizjen kombëtare dhe asnjëherë nuk u pajtuan me këto synime.
Arbëreshët, krahas aktiviteteve letrare dhe politike, kontribuuan në favor të çështjes kombëtare
shqiptare edhe përmes manifestimeve, memorandumeve, njëkohësisht edhe përmes krijimit të
komiteteve dhe shoqërive politike atdhetare. Aktiviteti i tyre ka qenë sa individual dhe kolektiv.
Nga vitet 1895-1897 u themeluan disa komitete dhe shoqëri politike nga komuniteti arbëresh në
Itali. Në korrik të vitit 1895, u organizua një mbledhje në kolegjin kishtar të Shën Adrianos në San
Demetrio Korone, ku lindi një komitet i përkohshëm i kryesuar nga De Rada, i përbërë nga
Konforti, nga priftërinjtë Anton Argondica e Anxhel Ferrari, me pranimin e kryemurgut Luixh
Lauda e të dr. Agostin Ribeko. Në 9 prill 1987 u themelua në Napoli një komitet politik shqiptar
nën kryesinë e Markezit d‘Auletta. Organ i komitetit ishte ―La Nuova Albania‖. Një tjetër komitet i
rëndësishëm që punoi në favor të çështjes kombëtare, ishte Komiteti i Aksionit i krijuar nga një grup
160
të rinjsh revolucionarë të kryesuar nga prof. Xhuzepe Beniçi. Një rol të rëndësishëm në
veprimtarinë pro lëvizjes kombëtare shqiptare dhe njëkohësisht si nxitëse e thirrjeve për ndihmë
drejtuar politikës italiane, luajti Shoqata Kombëtare Shqiptare, e udhëhequr nga Anselmo Lorekio.
Këtë rol e përforcoi botimi i gazetës ―Kombi Shqiptar‖ ose ―La Nazione Albanese‖. Në 13 korrik të
1902, në Palermo u krijua Shoqata e Shqiptarëve të Sicilisë së bashku me mjaft komitete e
nënkomitete në koloni të ndryshme të Kalabrisë dhe Sicilisë. Këto komitete ishin formuar me një
qëllim të përbashkët, për të ndihmuar në luftën për çlirimin kombëtar të Shqipërisë. Në vitin 1900,
revoltat në Shqipëri u thelluan, atëherë u pa si i nevojshëm dërgimi i vullnetarëve italianë në
mbështetje të tyre. Projekti mori hov në vitin 1904, vit në të cilin Garibaldi ftoi figurat më të
rëndësishme të kolonive në një mbledhje në Romë, më 24 mars 1904, ku formoi Këshillin e
Shqiptarëve të Italisë (Consiglio Albanese d‘Italia). Ismail Qemali, në 1900, nxori një program
politik për Lëvizjen Kombëtare. Në këtë program, ai paraqiste idenë e konsolidimit të Kombësisë
Shqiptare, afirmimin e shqiptarëve si komb më vete, si dhe njohjen e identitetit kombëtar në arenën
ndërkombëtare. Veprimtarisë së komiteteve arbëreshe i shtoheshin dhe komitetet Pro Patria nën
drejtimin e R. Garibaldit, që luajtën një rol të rëndësishëm në mbledhjen e fondeve që do të
shërbenin në favor të lëvizjes kryengritëse shqiptare. Krahas komiteteve, një rol me rëndësi në këtë
periudhë në propagandimin pro çështjes shqiptare, luajti dhe shtypi shqiptar në Itali. Një përpjekje e
rëndësishme ishte edhe organizimi i italo-shqiptarëve në shoqatën Pro Albania nën drejtimin e
Riçoti Garibaldit. Kjo shoqatë synonte të realizonte ndërhyrje në Shqipëri përmes forcave
vullnetare, në mbështetje të lëvizjes kryengritëse shqiptare. Nga ky bashkëpunim pritej të realizohej
një kryengritje e përgjithshme e, më pas, shpallja e pavarësisë. Kontributi erdhi dhe nga shqiptarët e
diasporës në Greqi, Rumani, Egjipt, Shtetet e Bashkuara, etj. Lëvizja kombëtare shqiptare në vitet
1910-1912, u zgjerua dhe thellua shumë. Në këto vite, Shqipëria u gjend përballë lëvizjeve të
shumta në mbarë vendin. Lufta e armatosur e shqiptarëve hyri në një fazë të re të zhvillimit të saj,
që paraqet një periudhë të rëndësishme për historinë e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, pasi përbën
kulmin e saj.
Kjo periudhë u shoqërua me Revolucionin Xhonturk, ngjarje e rëndësishme e vitit 1908 jo
vetëm për Perandorinë Osmane, por dhe gjithë çështjen lindore në përgjithësi. Por qeveria
xhonturke mori masa që ishin shumë larg premtimeve të saj para Revolucionit. Kjo solli që
vështirësitë ekonomike të shtoheshin dhe të bëheshin shkak i rritjes së pakënaqësisë të përgjithshme
dhe acarimit të luftës politike. Përballë shtimit të presionit centralizues, shqiptarët shfaqen
pakënaqësitë e tyre duke shpërthyer në një varg kryengritjesh e rebelimesh në vitet 1909-1912.
Kryengritjet shqiptare ishin një mundësi e artë për politikën italiane të kësaj periudhe për t‘i dhënë
161
goditjen vendimtare Perandorisë Osmane dhe për të hapur rrugën e një rikonstruktimi të hapësirës
ballkanike, si dhe shpresa për t‘u shkëputur nga Aleanca Trepalëshe. Në këtë kohë, dolën në skenë
figura të rëndësishme arbëreshe që do të kontribuonin në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthorazi në
çështjen kombëtare shqiptare. Një ndër to është Terenc Toçi, nga një familje e shquar arbëreshe
(italo-shqiptare) nga Sh. Kozmo Albanese. Viti 1909 u shoqërua me ekspedita ndëshkimore në
vilajetin e Kosovës, të drejtuara nga Xhavit Pasha, si komandant i tyre. Shqipëria, në pranverë të
vitit 1910, u gjend në një situatë të vështirë në shumë vilajete të saj, sidomos në Vilajetin e Kosovës.
Kjo gjendje u shoqërua me organizimet e para të armatosura, të shfaqura në disa prej vilajeteve.
Komiteti ―Pro Albania‖ si dhe nënkomitete të tjera të krijuara në këtë kohë, u zgjeruan në të gjithë
Italinë. Terenc Toçi, i cili parashtroi idenë e krijimit të një komuniteti në Romë për të mbështetur
kryengritjen shqiptare, iu drejtua gjeneralit Riçoti Garibaldi dhe figurave të njohura të politikës
italiane si Feliçe Albani, Etore Ferari, etj. Shqipëria gjendej në vorbullën e lëvizjeve kryengritëse.
Kryengritja e Kosovës e vitit 1910 me betejat e Kaçanikut dhe Caralevës, pati jehonë në vilajetet e
Shkodrës, Manastirit, Janinës si dhe jashtë vendit. Ndonëse kryengritja përfundoi me disfatë, jehona
e saj ishte e gjerë. Përvoja e kryengritjes së Kosovës në 1910 do të nxiste formimin e një programi
kombëtar dhe do të bënte që të kuptohej nga qarqet patriotike brenda dhe jashtë vendit se sigurimi i
çlirimit kombëtar mund të arrihej vetëm përmes zgjerimit të lëvizjeve kryengritëse drejt një
kryengritjeje të përgjithshme. Kryengritja e vitit 1910 i hapi rrugë kryengritjes së Malësisë së
Madhe të vitit 1911, e më pas kryengritjes të përgjithshme të vitit 1912. Kjo kryengritje shpërtheu
më 24 mars 1911 dhe gjeti përkrahje nga komitetet politike italiane, nga shtypi i kohës, i cili
propagandonte nisjen dhe rëndësinë e saj, si dhe nga qarqet atdhetare brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Nga ana tjetër, komiteti ―Pro Albania‖ dhe komitete të tjera në Itali, në bashkëpunim me italo-
shqiptarët (arbëreshët) ndikuan pozitivisht në lëvizjen kryengritëse në vitin 1911. Pas takimit në
Milano me disa personalitete shkodrane, Toçi iu drejtua Riçoti Garibaldit duke e njoftuar se do të
nisej drejt Shqipërisë, për të shpallur lindjen e qeverisë së vërtetë të përkohshme. Një ditë më vonë,
më 27 prill, pas kuvendit të mbajtur në Fan të Mirditës, është nënshkruar nga krerët shqiptarë në
Kimzë, dokumenti me të cilin shpallej krijimi i një qeverie të përkohshme nën drejtimin e Terenc
Toçit. Në kuvendin e Fanit u deklarua Shqipëria e lirë dhe e pavarur, por kjo liri dhe pavarësi do të
vinte vetëm përmes luftës, derisa të largoheshin pushtuesit.
Shpallja e pavarësisë nga Terenc Toçi do t‘i hapte rrugë sigurimit të pavarësisë përmes një
kryengritjeje të gjerë ndërkombëtare. Kjo lëvizje kryengritëse pritej të ndihmohej nga forcat
vullnetare të udhëhequra nga Riçoti Garibaldi. Ky projekt i Garibaldit dukej se nuk gjeti përkrahjen
e duhur nga qeveria italiane dhe as nga figura të shquara të jetës politiko-shoqërore. Në qoftë se do
162
të flasim për reagimet shqiptare ndaj lëvizjes italo-shqiptare, ato janë mjaft kontradiktore. Nga njëra
anë, përgëzohet dhe pranohet ndihmesa e italo-shqiptarëve e, nga ana tjetër, pas këtij pranimi në
dukje, fshihet një hije dyshimi se qeveria italiane ishte pengesa kryesore e kësaj ekspedite të
Garibaldit. Por pati edhe faktorë të tjerë që, direkt apo tërthorazi, ndikuan negativisht në
mosrealizimin e këtij projekti. Një tjetër arsye që pengoi bashkëpunimin ishte fakti se nuk qe e lehtë
për shqiptarët myslimanë të pranonin të udhëhiqeshin nga të krishterët. Megjithatë, Beniçi ishte
mbështetës i ekspeditës garibaldine, sepse kjo ekspeditë do të ndihmonte në realizimin e projektit
për një federatë ballkanike dhe një koalicion i tillë do të siguronte rënien e ndikimit austriak në
Ballkan. Krahas Beniçit, përkrahës i lëvizjes italo-shqiptare ishte edhe ministri i punëve të jashtme
Xhulio Prineti. Qëndrim dashamirës ndaj italo-shqiptarëve pati dhe konti Luixhi Gaetani di
Laurenzana. Ajo që dëshironte deputeti italian ishte që italo-shqiptarët të shërbenin si hallkë lidhëse
mes Shqipërisë dhe Italisë. Terenc Toçi dhe qeveria e tij, të gjendur në këto rrethana, menduan të
vepronin vetë, pa ndihmën e garibaldinëve. U zgjerua veprimtaria e lëvizjes kombëtare dhe
besëlidhjes iu shtuan edhe krerë të tjerë të Lezhës, Lurës, Shkrelit, Hotit, Kelmendit, Grudës, etj.
Pavarësisht përpjekjeve të Terenc Toçit, në Itali nuk gjeti ndonjë mbështetje të madhe. Qarqet
politike italiane që u afruan me komitetin ―Pro Albania‖ kishin frikë se mos cenoheshin interesat e
tyre në Itali. Ato parapëlqyen të tërhiqen, ashtu siç bëri dhe Riçoti Garibaldi, i cili deklaroi hapur se
hiqte dorë nga ekspedita e propaganduar me shumë bujë ―në qoftë se ajo dëmton interesat
diplomatike të Italisë‖. Nga ana tjetër, Austro-Hungaria u frikësohej ngjarjeve në Shqipërinë e
Veriut, sepse kjo do të sillte dobësimin e ndikimit të saj në Shqipëri, në dobi të Italisë. Në valën e
këtyre lëvizjeve kryengritëse, dukej qartë dobësia e Perandorisë Osmane. Veprimtaria e Terenc
Toçit dhe arbëreshëve u vlerësua si një hallkë e rëndësishme në luftën për çlirim kombëtar.
Arbëreshët dhe shoqëritë atdhetare në kolonitë shqiptare në Amerikë, Rumani, Bullgari,
kontribuuan në të gjitha format për të siguruar pavarësinë e Shqipërisë. Arbëreshët dëshmuan me
qëndrimin e tyre besnikërinë ndaj etnitetit shqiptar. Lëvizjet kryengritëse kishin pushtuar të gjithë
vendin, ishin përhapur në Shqipërinë e Veriut, të Mesme dhe të Jugut. Në Gërçë (afër Triepshit) u
mblodh kuvendi i përgjithshëm i krerëve shqiptarë ku, me pjesëmarrjen aktive të Ismail Qemalit,
Luigj Gurakuqit, etj., u miratuan 12 kërkesa, të cilat iu paraqitën në një memorandum qeverisë
xhonturke. Në memorandumin e Gërçës figuronin kërkesat për autonomi të Shqipërisë. Ky
memorandum iu dërgua edhe Fuqive të Mëdha, iu përcoll ministrit anglez Eduard Grejit, me lutjen
që të ndihmonte çështjen kombëtare. Ndonëse Shqipëria pati përkrahjen e opinionit ndërkombëtar,
ai nuk ishte në gjendje të ndryshonte situatën, duke marrë parasysh që raporti i forcave nuk ishte i
drejtë. Popullit tonë iu desh të hidhej në luftë pa aleatë. Me nismën e Ismail Qemalit, u mbajt në
163
Stamboll një mbledhje e një grupi personalitetesh shqiptare, ku u vendos që Shqipëria të fillonte
kryengritjen e përgjithshme të armatosur.
Në pranverë të vitit 1912, kryengritja e armatosur përfshiu gjithë Shqipërinë. Ajo mori hov në
fund të qershorit dhe fillim të korrikut të vitit 1912. Perandoria Osmane, në këtë periudhë, u gjend
në një krizë serioze. Lufta me Italinë, vala kryengritëse në Shqipëri dhe Jemen si dhe të qenit në
prag të një lufte me vendet e Ballkanit, e vështirësonte më tej situatën e saj. Në këto kushte, qeveria
osmane u detyrua të pranonte kërkesat e shqiptarëve. Kjo solli përfundimin e Kryengritjes së
Përgjithshme të vitit 1912. Ismail Qemali, së bashku me patriotë të tjerë, mblodhën delegatë nga
gjithë Shqipëria në kuvendin e Vlorës dhe, më 28 nëntor 1912, shpallën Shqipërinë të lirë dhe të
pavarur. Situata ballkanike qe e favorshme, sepse lëvizjet kryengritëse ndaj Perandorisë Osmane
nuk mungonin. Nga ana tjetër, mbështetja që i erdhi nga Italia dhe Austro-Hungaria, ndikuan në të
mirë të çështjes shqiptare, se këto vende u shprehën zyrtarisht në favor të shtetit të pavarur shqiptar.
Një rol të madh në këtë drejtim luajti dhe komuniteti arbëresh në Itali, përmes shtypit, shoqatave
dhe veprimtarive konkrete në organizimin e italo-shqiptarëve në shoqatën ―Pro Albania‖. Finalizimi
i këtij bashkëveprimi, së bashku me shqiptarët e diasporës në Amerikë, Rumani, Bullgari, Egjipt,
solli pavarësinë dhe krijimin e shtetit shqiptar.
164
BIBLOGRAFIA
I. Burime arkivore
1. AQSH (Arkivi Qëndror i Shtetit)
Fondi Nr. 44 (Nikolla Ivanaj)
Fondi Nr. 98 (Koleksioni i shoqatave italo-shqiptare në Itali)
Fondi Nr.132 (Arqipeshkëvisë Shkodër)
Fondi Nr.143 (Koleksioni i dokumenteve)
Fondi Nr.24( Jeronim De Rada)
Fondi Nr.6 (Anselmo Lorekio)
Fondi Nr.77 (Terenc Toçi)
II. Dokumenta arkivorë të botuara
1. Documenti Diplomatici Italiani. Seria 2, Vol. 9 (Agosto 1877-23 marzo 1878) Edit. 1901 Edit.
Enrico Serra, Rome: Istituto Poligrafico e Zecca dello Stato, 1979, 1912
2. Documenti Diplomatici Italiani, Seria 3, Vol. III: (4 - 26 luglio 1900-15 febbraio
3. The memoirs of Francesco Crispi. Vol 1, Edit. Thomas Palmenghi-Crispi, London: Hodder and
Stoughton, 1910
4. Francesco Crispi: Politica estera, Memorie e documenti. Fratelli Treves Editori A. Tamborra,
Roma: Instituto Poligrafico e Zecca dello Stato, 1985
5. Nika, Nevila. Përmbledhje dokumentesh mbi kryengritjet shqiptare (1910-1912). Prishtinë: Instituti
i Historisë, 2003
6. Francesco Crispi, Questioni internazionali: Diario e documenti, Milano:Fratelli Treves Edt., 1927
I. Periodikë
1. ―Albania‖, Roma, janar nr.19, 1941.
2. ―Albania‖, Roma, nr.1, janar 1941
3. ―Albania‖Tiranë,29 janar 2005
4. ―Ballkan‖, Tiranë, 17 tetor 2014
5. ―Bashkimi,‖ Tiranë, 21 tetor1995
6. ―Flamurii i Arbrit‖, Nr.7, V.II, Cozenca, 2 nëntor 1885
7. ―Jeta Arbëreshe‖, nr.70 / aprile-giugnio 2011-2013
8. ―Klan‖, Tiranë, Nr.198, 4 mars 2001
9. ―Kultura Popullore‖, Tiranë, nr.1, 2004
10. ―Kultura Popullore‖, Tiranë, nr.1, 2004
11. ―La Nazione Albaneze‖ Pellagario – Katanzaro, Nr 1,1913
12. ―La Nazione Albaneze‖, Pellagario – Katanzaro, 1923
165
13. ―La Nazione Albanese‖, Pellagario – Katanzaro, Dhjetor – Janar, Nr. 1-24, 1913
14. ―Leka,‖Shkodër,1937.
15. ―Leka‖, viti VI, Shkodër, 1934
16. ―Leka‖, viti VII, nr,1, Shkodër,1935
17. ―Rilindja", Prishtinë, 1976
18. ―Rilindja‖, Prishtië, 3 gusht 1970.
19. ―Shkëndija‖, Prishtinë, 1974
20. ―Tribuna e Gazetarit‖, nr.1, 1973
21. ―Tribuna e Gazetarit‖, nr.4,1998
22. ―Tribuna e Gazetarit‖, nr.5,1983
23. ―Tribuna Gazetarit‖,nr.1,1972
24. ―Ylli‖,Tiranë, nr.7,1983
25. ―Zjarri", Nr.27, 1981
26. Flamuri i Arbrit, Pellagario – Katanzaro, Nr.1, 20 shkurt 1888
27. Flamuri i Arbrit, Pellagario – Katanzaro, Nr.10,V.III, 20 shkurt 1888
28. Flamuri i Arbrit,Nr1,Coriliano Calabro, 20 korrik 1883
29. Flamuri i Arbrit,Nr12,Coriliano Calabro, 30 tetor 1887
30. Gazeta Shqiptare, 4 dhjetor, 2011
31. Jehona, Nr.6, Shkup,1969
32. Jetarbëreshe, nr. 75, gennaio-giugno 2013
33. Jetarbereshe, nr.77, janar-shkuart, 2014
34. La Nazione Albaneze , Pellagario – Katanzaro, 1923
35. The Albanian Life, Nr.1,1990
36. Tribuna e Gazetarit,Nr.1,1972
37. Ylli,Tiranë,Nr.8,11, Nëntor, 1985
38. ―Albania‖, Roma, janar nr.19, 1941.
39. ―Albania‖, Roma, nr.1, janar 1941
40. ―Albania‖Tiranë, 29 janar 2005
41. ―Ballkan‖, Tiranë, 17 tetor 2014
42. ―Bashkimi,‖ Tiranë, 21 tetor1995
43. ―Flamurii i Arbrit‖,Nr.7,V.II,Cozenca, 2 nëntor 1885
44. ―Jeta Arbëreshe‖, nr.70 / aprile-giugnio 2011-2013
45. ―Klan‖, Tiranë, Nr.198, 4 mars 2001
46. ―Kultura Popullore‖,Tiranë, nr.1, 2004
166
47. ―Kultura Popullore‖,Tiranë, nr.1, 2004
48. ―La Nazione Albaneze‖ Pellagario – Katanzaro, Nr 1,1913
49. ―La Nazione Albaneze‖, Pellagario – Katanzaro, 1923
50. ―La Nazione Albanese‖, Pellagario – Katanzaro, Dhjetor – Janar, Nr. 1-24 , 1913
51. ―Leka,‖Shkodër,1937.
52. ―Leka‖, viti VI, Shkodër, 1934
53. ―Leka‖, viti VII, nr,1, Shkodër,1935
54. ―Rilindja", Prishtinë, 1976
55. ―Rilindja‖, Prishtië, 3 gusht 1970.
56. ―Shkëndija‖, Prishtinë, 1974
57. ―Tribuna e Gazetarit‖, nr.1, 1973
58. ―Tribuna e Gazetarit‖, nr.4,1998
59. ―Tribuna e Gazetarit‖,Nr.5,1983
60. ―Tribuna Gazetarit‖,nr.1,1972
61. ―Ylli‖,Tiranë, nr.7,1983
62. ―Zjarri", Nr.27, 1981
63. Flamuri i Arbrit, Pellagario – Katanzaro, Nr.1,20 shkurt 1888
64. Flamuri i Arbrit, Pellagario – Katanzaro, Nr.10,V.III,20 shkurt 1888
65. Flamuri i Arbrit,Nr1,Coriliano Calabro,20 korrik 1883
66. Flamuri i Arbrit,Nr12,Coriliano Calabro,30 tetor 1887
67. Gazeta Shqiptare, 4 dhjetor, 2011
68. Jehona, Nr.6,Shkup,1969
69. Jetarbëreshe, nr. 75, gennaio-giugno 2013
70. Jetarbereshe, nr.77, janar-shkuart,2014
71. La Nazione Albaneze , Pellagario – Katanzaro, 1923
72. The Albanian Life, Nr.1,1990
73. Tribuna e Gazetarit,Nr.1,1972
74. Ylli,Tiranë,Nr.8,11, Nëntor, 1985
III. Literatura
1. Akademia e Shkecave e Shqipërisë, Histori e popullit shqiptar,Vell II ,Tirana: Toena.2002.
2. Akademia e Shkencave, Historia e popullit shqiptar. Vëll III, Tiranë : Toena , 2002
3. Alatri, Paolo. L’unità d’Italia 1859–1861. vol. II, Roma: Orientamenti, 1960
4. Altimari , Françesco.Urat e Arbrit Shtëpia botuese: Naimi,Tiranë, 2015
167
5. Altimari, Francesco . Il ruolo degli intellettuali arbereshe n ella "rilin dja" alban esee nella storia
culturale del Mezzogiorno…në Rilesioni sull Messogiorno, a cura di Mario Bruneti , Collona del
Istituto Messogiiorno-Mediterrane ,Rubbetinbo Edittpre, Saveria Manelli, 2004.
6. Altimari, Francesco ―Gli Arbëresh d‘Italia per la rinascita dell Albania tra XVIII-XIX Secolo:
paralelizmo con altre diaspore di area italo-balcanica‖ në Studia Albanica, Tiranë 2012
7. Altimari, Francesco. De Rosa Fiorella. Akte të seminarit të III Ndër kombëtar për studimet e
arbëreshëve : (Rende-Lungro-Fraschineto- S. Basile, 18-21 Dicembre 1997)
8. Altimari, Francesco. Napoli vatra kulturore e rilindjes, vatra letrare e De Radës, në Konferenën
Shkencore Ndërkombëtare me rastin e 200 vjetorit të lindjes së De Radës(1814-1903), Tiranë,2015.
9. Altimari, Francesco., Profi li storico–letterari in Altimari F., Bolognari M., Carrozza P., L’esilio
della parola.La minoranza linguistica albanese in Italia: profi li storico-letterari, antropologici e
giuridico–istituzionali,Ets editrice, Pisa, 1986
10. Andriulli, G. Le colonie albanesi d’Italia: Primo Con. di etnografia Italiana, Roma, 19-20 tetor, 2011
11. Antonio, Scura. Albanesi in Itali. Origini europee, religioni, viaggi, studi etnografici-Milano:
G.Daelli, 1865.
12. Bala,.Vehbi. Jeta e Elena Gjikës. Tiranë:Naim Frashëri, 1976
13. Baldacci, Antonio. Shqipëria e madhe. Tiranë: Shtëpia Botuese Uegen, 2006
14. Bandi, Guseppe. Të Njëmijtët: Kujtime për Garibaldin. Tiranë1974
15. Belmone, Vincenzo. Omaggio a Giuseppe Serembe. Edizioni, Vatra, 1988
16. Belmonte, Vincenzo. Alla richerca del Serembe autentico.Cozenza, 1991
17. Bolognari Mario. Il silenzio della tradizione, ―Heshtja e traditës‖, Roma, 1978
18. Bulgari, Franco, Girolomo De Rada e la literatura albanese, ― Rasegnia di studi albanesi‖ nr.2, fq13,
Roma 1963, Atti del 3 Convegnio di Studi Albanesi, Cozenza, 23-24 novembre 1963, Edizione Italba.
19. Bulgari, Franco. Girolomo De Rada e la literatura albanese, ― Rasegnia di studi albanesi‖ nr.2,
Roma 1963, Atti del 3 Convegnio di Studi Albanesi, Cozenza: Edizione Italba.
20. Bulgari,Francesco.Il contributo di personalita italo-albanesi al unita d’Itali, Risorgimento,in Atti II
Congreso storico calabrese, Napoli:Fausto Fiorentino Editore, 1961
21. Çabej, Eqerem. Studime gjuhësore,V, Prishtinë, 1978
22. Candeloro, Gorgio. ―La Nascita dello Stato Unitario‖, Problemi dell’ unita d’Italia, atti del Convegno
di studi gramsciani : 19-21 Marzo.Roma.1960.
23. Cassiano, Domenico. Poeti i Strigharit: (Zef Serembe). Strigari, Cosenza,1977
24. Chiara, Pietro. L’Epiro gli albanesi e la lega. Palermo: di Pietro Montaina. 1880, Con note e
documenti. Roma: Tipografia Operaria Romana, 1904
25. Costanza, Carla. Cenno storico sugli albanesi d’Italia.Napoli, 1908
168
26. Costanza, Carla.Cenno storico sugli albanesi d”Italia .Termoli: Adriatika,1935
27. De Rada, Gerolomo. Autobiologjia.Cosenza, 1898
28. Demetrio, Emanuele. Arbëria: storia, kultura, folklore.Castrovillari: il Coscile, 1988
29. Demiraj, Shaban. Kënga e Sprapsme e Balës. Prishtinë, 2006
30. Demiraj,Shaban. Kënga e Sprapsme e Balës.Prishtinë, 2006
31. Di Scala ,M Spencer. Italy, from revolution to republic. U.S.A : Ëestvieë Press, 2009
32. Dialektet shqiptare në Itali, ―Indogerm. Jahrbuch‖ II (1915)
33. Dialektet shqiptare në Itali, ―Indogerm. Jahrbuch‖ II (1915)
34. Dorsa, Vincenso. Su gli albanezi : ricerche e pensieri. Cosenza: Brenner, 1985
35. Dorsa,Vincenso. Shqiptarë dhe misioni i tyre historik, Botimet Enciklopedike, Tiranë, 2010
36. Doumanis, Nicholas. Italy, inventing the nation. London:Arnold, 2000
37. Eqerem, Cabej. Në botën e arbëreshëve të Italisë: përmbledhje studimesh. Tiranë: 8 Nëntori, 1987
38. Faraco, Giuseppe. Salvatore Braile, Quaderni di Zjari, 1991
39. Ferrari, Giusepe. Giulio Varibova e la sua opera poetica albanese, Bari:,Cressati, 1961
40. Ferrario,Carlo Antonio. Vicende e Problemi della Penisola Balcanica (1815-1937), Milano,1958
41. Fevziu, Blendi. Historia e Shtypit shqiptar 1848-2005, Tiranë: Onufri, 2005
42. Fotaq, Andrea. Arbëreshët e Italisë 1413-2007: antologji e autorëve francez, udhëpërshkrime,
portrete, histori,gjuhë, letërsi, art, kulturë, Tiranë: Via Egnatia, 2012
43. Giorgo Candeloro , Problemi dell’ unita d’Italia, atti del Convegno di studi gramsciani : tenuta a
Roma 19-21 Marzo,1960.
44. Gohch, John. The unification of Italy. London: Routledge, 1986
45. Guardiano,Francesco.LaSicilia nella rigeneracione politica d’Italia 1795-1860,Palermo,1912
46. Irianni, Orazio. Risveglio Albanese, Neë York : 1911
47. Jorgaqi,Nasho. Udhëve të Mërgimit. Tiranë:Albin 1994
48. Kastrati, Jub. Historia e Gramatologjisë shqipe1635-1944, Prishtinë: Rilindja, 1980
49. Kastrati, Jup. Jeronim de Rada (Jeta dhe vepra). Tiranë: Shtëpia Botuese ―8 Nëntori‖, 1979
50. Kodra, Klara. Erdhi dita e Arbrit( me rastin e 100 vjetorit të Jeronim De Radës), Erik, 2003
51. Kodra, Klara. Erdhi dita e Arbrit ( me rastin e 100 vjetorit të Jeronim De Radës),Erik,2000
52. Kodra, Klara. Fillimet poetike të De Radës dhe poema ― Këngët e Milosaos‖, ― Studime filologjike‖,
viti XXXII, nr.3, Tiranë 1978
53. Kondo Ahmet. Flamuri i Arbrit : çështja kombëtare, Tiranë : Naim Frashëri, 196
54. Kondo, Ahmet. Flamuri i Arbrit : çështja kombëtare, Tiranë: Naim Frashëri, 1967
55. Kondo, Ahmet. Çështja kombëtare në faqe të shtypit të Rilindjes. Tiranë. : Naim Frash.ri, 1982
56. Liço, Filip.Politika Greke ndaj Shqipërisë në vitet 60 të shek. XIX, ―Studime Historike” Nr.19. 1980
169
57. Lisimberti, Paola. – Todisco. Antonio. Puglia e Albania: introduzione allo studiodelle relazioni
adriatiche: per una teoria della convivenza, Fasano: Schena, 1992
58. Lorecchio, Anselmo. Noti e documenti: Pensiero politico albanese in raporto agli interesi italiani,.
Trani: V.Vecchi, 1902, f.174-175
59. Mandala, Matteo. Paolo Maria Parrino e le origine dell‘Ideologia albanista‖në Pietro Di Marco e
Alesandro Musco, Aspeti della cultura bizantina ed albanese in Sicilia, Officina di Studi Medievali,
Palermo 2005
60. Mandalà, Salvatore Petrotta. Italia e Albania: l'opera degli italo-albanesi,Palermo: Grafiche
S.Pezzino & Figlio, 1940
61. Mandala,Mateo.Studime filologjike për letërsinë romantike arbëreshe‖, Sh.B. Naim Tiranë, 2012
62. Mandalari, Oreste Camillo. Indipendenca shqiptare Tiranë: Uegen, 2008
63. Mandalari, Oreste Camillo. Italiani per l'indipendenza della nazione albanese : unsecolo di
apostolato. Roma : Archivio Storiografico dei Reduci di Guerra, 1936
64. Mandalari, Oreste Camillo.Uomini e cose della mia Calabria.Romë.1934.
65. Marchiano, Michele. L’ Albania e l’ opera di Girolomo De Rada, Trani: V.Vecchi, 1902.
66. Maserati, Ennio. Comitati "Pro patria" e il Consiglio Albanese d'Italia nelle carte di Ricciotti
Garibaldi : Në : Rasegna storica del Risorgimento Italiano.- Anno 46, fasc. 4, ottobre-dicembre, 1979
67. Mehmeti, Drita. Qëndrimi i shtypit kombëtar ndaj politikës antishqiptare të imperializmit italian të
viteve 1908 – 1912 në : ―Studime historike”, Nr.4, Tiranë 1980
68. Mendella, Michelangelo. Agesilao Milano e la cospirazione antiburbonica dell 1856, Parte 1-2
69. Mondalari,Oreste Camilo . Girolomo De Rada precursore della Nuova Albania, Archivo Storico dei
Reeduci di Guerra, Roma, 1939
70. Mondalari,Oreste Camilo. Girolomo De Rada precursore della Nuova Albania, Roma, Archivio
storicho dei reduci di guerra, 1939,
71. Nasho Jorgaqi .Larg dhe afër. v. 1987
72. Nelver, V. N. Xhuzepe Garibaldi, Rilindja, 8 Nëntori:Prishtinë., 1969
73. Palmer, R.Colton,.Cramer, Ll. A history of the modern ëorld, Ninth Edition, Alfred A. Knopf, 2002
74. Petrota, Gaetano. Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare. Tiranë : Botimet Almera, 1987
75. Petrota, Rosalino. Arbëreshtë në Siqeli, Tiranë 1941
76. Petrotta ,Gaetano. In memoria di Papas Petrotta, Scuola,Palermo: Tip Salesiana, 1956
77. Petrotta, Gaetano. Letteratura albanese e Italo-Albanese, Venezia: Oficine Grafiche C. Ferrari, 1939
78. Petrotta, Gaetano. Letteratura albanese e Italo-Albanese. Oficine Grafiche C.Ferrari, Venezia, 1939
79. Pllana, Shefqet. Gjurmime albanologjike, Instituti Albanologjik i Prishtinës, 14-1984, Prishtinë, 1985
80. Procacci, Giuliano. Historia e Italianëve . Tiranë:Toena, 2000
170
81. Qiriazi Dhori, Dhimitër Kamarda:Studim. Tiranë: Botimet Toena,1997
82. R.Palmer, J.Colton, Ll.Cramer , A history of the modern world, Ninth Edition, Alfred A.Knopf, 2002,
83. Raça, Shkëlzen. Mardhëniet shqiptaro-greke në vitet 1829-1881. Prishtinë,1990.
84. Rada,Girolamo. Antologia albanese, Tradotta fedelmente in italiano, Napoli, 1896
85. Resta, Patricia. Popolo in camino:Le migracioni albanesi in Italia. Lecce: Besa,1996
86. Rich, Norman. Diplomacia e Fuqive te Mëdha 1814-1914. Tiranë. 2006
87. Salvatorelli, Luigi. Storia d’Italia dai tempi preistorice ai nostri giorni. Torino: Giulio Einaudi
Editore, 1986
88. Salvemini, Gaetano.La politica estera dell’ Italia dal 1971- 1914. Florence: G.Barbera. (giugno 1944)
89. Scaglione, Pietro. Historia e Shqiptarëvet t’ Italisë, New York, 1921
90. Schirò, Guseppe. Canti tradizionali ed altri saggi delle colonie albanesi di Sicilia Napoli, 1923
91. Scura, Antonio. Gli Albanesi in Italia ―Origini europee, religioni, viaggi, studi etnografici, Milano:
G.Daelli, 1865
92. Sëire, Josef. Shqipëria ngritja e një mbretërie.Tiranë: Dituria. 2005.
93. Seton-Watson, Christopher. L’Italia dal liberalizmo al fascizmo 1870-1925.
94. Shefqet,Pllana. Gjurmime albanologjike, Instituti Albanologjik i Prishtinës, 14-1984, Prishtinë, 1985
95. Shkodra, arbëreshët dhe lidhjet shqiptaro-italiane, ―Studime shqiptare” nr. 20, Shkodër, 2013
96. Shkurtaj, Gjovalin. Ligjërimet arbëreshe: “Gjuha e bukës” dhe “Gjuha e zemrës‖: (Shqyrtime
dialektologjike dhe sociologjike në ngulmimet arbëreshe të Italisë), Tiranë: Redona, 2006.
97. Shkurtaj,Gjovalin.―Dialektologët shkodranë për të folmet dhe ligjërimet arbëreshe‖ në
Shkodra, arbëreshët dhe lidhjet shqiptaro-italiane, ―Studime shqiptare‖ nr. 20, Shkodër 2013
98. Shuteriqi, Dhimitër. Nëpër shekujt letrar. Tiranë 1973
99. Siciliano, Carlo Guseppe . Le Diversita Arbereshe II “I luoghi e gli uomini‖. Cozenca
100. Skëndi, Stavro. Zgjimi Kombëtar Shqiptar 1878 - 1912 .Tirane: Phoenix..2000.
101. Skura, Antonio. Gli Albanesi I Italia. Boston 1912
102. Tommasini, Francesco. L’Italia alla vigilia della guerra, Bologna.1935
103. Trato da Biblos, Servizio di informazione culturale e bibliografica della biblioteca comunale
"G.Schirò di Piana degli Albanesi(PA), Anno IX, n. 21-22(2002)
104. Varfi, Andrea. Këngët e Milosaos. Prishtinë: Rilindja, 1976
105. Xholi, Zija. Mendimtarë të Rilindjes Kombëtare. Tiranë: Shtëpia Botuese ―8 Nëntori‖ 1987
106. Xoxi, Koli. Shqiptarët dhe Garibaldi. 8 Nëntori. Tiranë.1979
107. Zangari, Domenico ―Le colonie italo-albanezi di Calabria, Storia e Demografia sex XV-XIX,.
Napoli: Casella, 1941,f.50
108. Zllaku, Rexhep. Me Arbëreshët , Shkup, 1996
171
SHTOJCA 1
INTERVISTË ME STUDIUESIN ARBËRESH MATEO MANDALA
5.06.2016
1.Quale era il contributo degli italo-albanesi nella cauza albanese negli anni 1878-1912?
Gli Arbëreshë hanno avuto un ruolo determinante nella formazione della coscienza nazionale
albanese. Prima di riferirci al periodo successivo alla Lega di Prizren, tuttavia, è necessario riferirsi ai
processi che storicamente hanno preceduto e motivato la loro partecipazione alla causa nazionale
albanese. A partire dalla prima metà del secolo XVIII, intercettando i processi di costruzione di
identità nazionale che attraversavano l‘Europa, nelle aree meridionali d‘Italia si svilupparono processi
analoghi che culminarono nella esplorazione della storia, della lingua, della cultura e
dell‘appartenenza religiosa dei discendenti di quei migranti che fondarono le comunità albanesi del
XV secolo. Al centro di questa decisiva inversione di tendenza che metteva fine al lungo periodo di
isolamento e di silenzio (secc. XV-XVII), gli arbëreshë di Sicilia, sfruttando le straordinarie
potenzialità di cui godevano, riuscirono a costruire una vera e propria scuola - fisicamente ospitata nel
Seminario albanese che aveva sede a Palermo - il cui pensiero dominante acquisì nel tempo la
fisionomia di un sistema ideologico, che mi sono permesso di battezzare: l‘ideologia albanista.
Ponendosi sulla scia di studiosi isolani che avevano ripercorso la storia della Sicilia allo scopo di
rintracciarne le origini nella narrazione mitica, dalla quale non venivano esclusi i testi sacri per
eccellenza (il vecchio testamento in primis), anche gli arbëreshë di Sicilia tentarono di effettuare una
analoga operazione con il deliberato scopo di sfuggire alla forte pressione dell‘autorità religiosa che li
voleva sottrarre alla lodo dimensione rituale greco-bizantina. Riscoprendo la figura storica di Giorgio
Kastriota e trasferendone le imprese su un piano mitico-simbolico, valorizzando la lingua e tendando
di farla risalire a un periodo storico antecedente l‘arrivo dei greci nei Balcani, esaminando la loro
tradizione folklorica e sforzandosi di distinguerla dalle usanze e dagli usi di altri popoli con i quali
venivano costantemente confusi (in particolare i greci), molti intellettuali arbëreshë di Sicilia si
distinsero per la intelligente opera di rivisitazione delle peculiarità etnico-linguistiche e culturali che
caratterizzavano la loro comunità dal contesto che le ospitava. I risultati di questa intensa e
documentata ―invenzione della tradizione‖ oltrepassarono la regione e si trasferirono nell‘Italia
continentale, a Napoli per la precisione, la capitale del Regno delle Due Sicilie, dove gli arbëreshë
delle diverse regioni ebbero modo di incontrarsi, confrontarsi e scambiare le rispettive idee. Fu in
questo contesto che questi stessi intellettuali si proposero come nuova classe dirigente dell‘Italia
illuminista e post-illuminista. Già alla fine del XVIII secolo alcuni dei più eminenti rappresentanti
dell‘intellighenzia arbëreshe furono protagonisti nelle svolte epocali della storia culturale italiana,
come ad esempio nella celebre rivoluzione napoletana del 1799, che ricalcò le linee politico-
ideologiche della più celebre rivoluzione francese. Tra la fine del XVIII e la prima metà del XIX la
nuova generazione di intellettuali arbëreshë subentrò ai loro maestri con un contributo di idee che,
rivelando ancora una volta una straordinaria sinergia ideologica con i fermenti insurrezionali italiani,
si manifestarono con un impegno ―corale‖. Non vi fu regione dell‘Italia meridionale in cui insistevano
comunità arbëreshe che diede il proprio apporto ai movimenti risorgimentali che, com‘è noto, si
sarebbero conclusi nel 1860-61 con la definitiva capitolazione dello Stato Pontificio e la creazione
172
dello Stato unitario italiano. In parallelo con queste vicende, si sviluppò un analogo rapporto di
collaborazione con la causa ―albanese‖, nei confronti della quale gli arbëreshë non trascurarono di
manifestare grande interesse e grande partecipazione. Sono ancora in fase di studio i rapporti tra le
due élites intellettuali della diaspora storica albanese, ma è un dato ormai condiviso dagli storici il
fatto che vi sia stata una osmosi tra le idee concepite, sviluppate e consolidate dagli arbëreshë in Italia
e i contenuti ideologici dei primi pamphlets pubblicati dai più noti intellettuali schipetari. Fu merito di
questa indissolubile trama di solidarietà politica e culturale tra le più attive e feconde aree albanofone
della diaspora se dopo la Lega di Prizren il movimento risorgimentale e patriottico albanese proclamò
gli alti e nobili propositi di indipendenza e di libertà e fu senz‘altro merito dell‘elaborazione
ideologica arbëreshe di concetti fondamentali (quali ethnos, lingua, folklore, storia, coscienza) e,
persino, di un recupero del ―Pantheon‖ eroico-mitico, se la piattaforma elaborata a Prizren abbia avuto
un così forte impatto presso le cancellerie europee, ancora propense a ritenere che l‘Albania era più o meno corrispondente a una ―mera espressione geografica‖.
2. Quale era il ruolo degli italo-albanesi nella guerra per l'indipendenza albanese?
Dal 1878 al 1912 le iniziative degli arbëreshë a sostegno del processo di liberazione nazionale
dell‘antica madre patria si realizzarono su più fronti: 1) Su quello della letteratura, che vide aumentare
considerevolmente il numero degli scrittori e dei poeti in lingua albanese; 2) Su quello linguistico, con
l‘organizzazione dei primi congressi nazionali sulla lingua albanese ―unificata‖ e sulla richiesta di
elaborare grammatiche e dizionari fondamentali allo scopo; 3) Su quello politico, che vide
concretizzarsi nelle scelte di governo dell‘Italia unita l‘interesse delle comunità arbëreshe, sebbene
non sempre le politiche avviate corrispondevano appieno alla volontà degli intellettuali che
richiedevano una presenza italiana nella cosiddetta ―questione balcanica‖; 4) Su quello
propagandistico e pubblicistico, che registrò la nascita di un numero davvero ragguardevole di
giornali e di periodici che ebbero come scopo la divulgazione più larga, la difesa strenua e la
rivendicazione più determinata dei diritti alla autodeterminazione nazionale del popolo albanese. La
radicalizzazione dell‘impegno politico profuso dagli arbëreshë ebbe una propaggine piuttosto
significativa nella volontà dichiara di intervenire militarmente a difesa dell‘Albania in procinto di
ribellarsi. Dopo la visita in Sicilia di Ismail Qemal Vlora, visita compiuta nel 1904, gli arbëreshë
Siciliani erano pronti a partire alla volta dell‘Albania. E, sebbene fosse fallito il tentativo di Garibaldi
Ricciotti di organizzare una spedizione arbëreshe, sono acclarati da fonti archivistiche gli sforzi
compiuti a dispetto dei severi divieti dell‘autorità di polizia italiana, di allestire truppe da sbarco
armate di tutto punto. Di questi estremi esempi di adesione convinta fu un coerente interprete un
ardente patriota arbëresh di Calabria, Guglielmo Tocci, il quale non solo organizzò rivolte armate in Albania prima del 1912, ma fu tra i principali irredentisti che promosse la liberazione dell‘Albania.
3. Qual era il ruolo della stampa italo-albanese nella causa albanese?
Come ho appena detto, la stampa periodica arbëreshe ha avuto un ruolo decisivo nella difficile lotta
per l‘indipendenza albanese e, soprattutto, nella complessa operazione di costruzione di una coscienza
nazionale condivisa e forte. Senza considerare i numerosi giornali politico-culturali fondati da
Francesco Crispi - fra tutti, mi limito a ricordare l‘Oreteo, fondato nel 1836, attivo sostenitore anche
della causa arbëreshe, è il caso di menzionare alcuni dati generali che, forse, non sono del tutto noti in
Albania. Il primo riguarda il fatto che, come affermano gli storici del giornalismo italiano, nel
meridione le origini della stampa quotidiana sono indissolubilmente legate agli arbëreshë, in
173
particolare di quella stampa specializzata nella divulgazione della cultura. Nessuno oggi trascura di
menzionare il nome e l‘opera di Vincenzo Torelli, originario di Barile in Basilicata, che nel 1838 a
Napoli fondò e diresse il celebre Omnibus, dove De Rada avrebbe pubblicato le sue prime poesie.
Torelli, che non a caso oggi è definito il ―padre del giornalismo partenopeo‖, fu Maestro di De Rada,
il quale seguendo l‘esempio del suo compatriota nel 1848 avrebbe fondato, sempre a Napoli, il
giornale politico culturale ―L‘Albanese d‘Italia‖, un‘autentica tribuna che esaltò la causa nazionale
non soltanto degli Albanesi, ma di tutti i popoli europei che allora lottavano per raggiungere analoghi
scopi di libertà e indipendenza nazionale. Il giornale di De Rada, al quale contribuirono molti altri
arbëreshë, nella sua breve vita fu un impareggiabile propagatore di idee, sentimenti e progetti culturali
che poté mietere uno straordinario successo: quello di essere stato uno dei principali incubatori della
nascente coscienza nazionale albanese secondo un‘impostazione moderna, laica, progressista. Grazie
al suo magistrale insegnamento giornalistico prolificheranno altre iniziative, in gran parte
condensatesi nel periodo successivo alla lega di Prizren, con la fondazione di molti altri periodici,
tanto in Calabria quanto in Sicilia e in Campania. Sarebbe dispendioso effettuare una lista completa di
questi periodici, ma è il caso di segnalare il fatto che la loro distribuzione regionale, la loro longevità
(il solo quotidiano La Nazione albanese diretto da Anselmo Lorecchio apparve con continuità dal
1897, anno della sua fondazione, al 1924, anno della morte del suo direttore), la loro incisività nella
politica nazionale italiana (basti pensare alle censure subite dal citato giornale La Nazione albanese
per le sue prese di posizione contro la politica colonialista italiana nei riguardi dei Balcani e
dell‘Albania), la loro formidabile e irripetibile influenza sulle comunità arbëreshe, che in tal modo
poterono forgiare il senso della propria appartenenza etnico-linguistica, nonché l‘indiscusso influsso
sui più eminenti intellettuali albanesi e sulla stessa comunità albanese, che potè così accrescere la propria coscienza nazionale.
174
SHTOJCA 2
Dokumente Arkivore
dhe
Fotografi të ndryshme
175
HORA E ARBËRESHËVE
AQUAFORMOSA-FIRMOZA
176
CASTROREGIO
177
SPEZZANO ALBANESE
178
SAN BENEDETO ULLANO
179
SAN DEMETRO CORONE (SHËN MITRI)
180
LUNGRO-UNGRA
PALLAGORIO
181
PALAZZO ADRIANO
CONTESSA ENTELINA
182
SAN DEMETRO CORONA
GIUSEPPE GARIBALDI
183
GIUSEPPE MAZZINI DOMENIKO MAURO
JERONIM DE RADA DHIMITER KAMARDA
184
185
186
ANSELMO LORECCHIO
FRANCESCO KRISPI TERENC TOCCI