republika e shqipËrisË kontrolli i lartË i shtetit … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto...

92
REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS Adresa: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë; Tel-Fax: 0664057089 E-mail: [email protected]; Web-site: www.klsh.org.al RAPORT PËRFUNDIMTAR AUDITIMI PERFORMANCE Publik: Ky dokument është pronësi e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ai përmban informacion publik dhe qëllimi i tij është transparenca tek palët e interesuara në përputhje me Standartet Ndërkombëtare të Auditimit dhe Ligjin 154/2014, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, specifikisht nenin 34, pika (b), sikurse promovimi i përmirësimeve në sektorin publik, në përputhje me kuadrin ligjor e nënligjor në fuqi dhe menaxhimin e shëndetshëm të 3E-ve. Çdo citim i këtij dokumenti të bëhet referuar burimit të tij zyrtar: Departamenti i Auditimit të Performancës – Kontrolli i Lartë i Shtetit”. Departamenti i Performancës në KLSH @Performanca KORRIK 2017

Upload: others

Post on 30-Jan-2020

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

Adresa: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë; Tel-Fax: 0664057089 E-mail: [email protected]; Web-site: www.klsh.org.al

RAPORT PËRFUNDIMTAR AUDITIMI PERFORMANCE

Publik: Ky dokument është pronësi e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ai përmban informacion publik dhe qëllimi i tij është transparenca tek palët e interesuara në përputhje me Standartet Ndërkombëtare të Auditimit dhe Ligjin 154/2014, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, specifikisht nenin 34, pika (b), sikurse promovimi i përmirësimeve në sektorin publik, në përputhje me kuadrin ligjor e nënligjor në fuqi dhe menaxhimin e shëndetshëm të 3E-ve. Çdo citim i këtij dokumenti të bëhet referuar burimit të tij zyrtar: “Departamenti i Auditimit të Performancës – Kontrolli i Lartë i Shtetit”.

Departamenti i Performancës në KLSH @Performanca

KORRIK 2017

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

2

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

RAPORT PËRFUNDIMTAR I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

“PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR PRANIMET NË IAL TË MATURËS 2016”

KORRIK 2017

Auditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 30/8 prot, datë 10.04.2017. Faza studimore e auditimit nisi në dt. 12.01.2017 me shkresën për njoftim-fillim auditimi nr. 30 prot, datë 06.01.2017. Faza e terrenit të auditimit nisi në dt. 11.04.2017 me programin e auditimit cituar më lart dhe përfundoi në 20.05.2017. Projekt-raporti i auditimit mori formë përfundimtare më 04.06.2017 dhe iu përcoll subjekteve nën auditim:

1. Ministria e Arsimit dhe Sportit; 2. Agjencia Kombëtare e Provimeve; 3. Universiteti i Tiranës; 4. Universiteti i Mjekësisë, Tiranë; 5. Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, 6. Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan; 7. Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, dhe 8. Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë.

Në respektim të afatit 1-mujor, grupi i auditimi priti observacionet nga subjektet nën auditim, duke organizuar edhe takime ballafaquese me disa prej tyre. MAS, AKP, RASH, UT, UE “AXH” dhe UV “IQ” përcollën observacionet e tyre brenda afatit ligjor. Dy subjektet e tjera, Universiteti i Shkodrës dhe ai i Durrësit nuk përcollën observacione, duke pranuar në heshtje projekt-raportin auditues. Për shkak të volumit të observacioneve të paraqitura, ato janë përfshirë në fund të këtij raporti në anekset përkatëse të ndara sipas subjekteve, sëbashku me argumentimin e grupit të auditimit dhe qëndrimin final të KLSh-së për to. Në rastet kur gjetjet, konkluzionet apo rekomandimet e këtij raporti janë ndryshuar nga ato të projekt-raportit në reflektim të observacioneve të subjekteve, kjo është cilësuar në shënimin përkatës në fund të faqes ku ndodhet gjetja, konkluzioni apo rekomandimi respektiv. Në rastet kur observacionet e subjekteve kanë sjellë në vëmendje të grupit të auditimit, informacion shtesë, të paaudituar më parë, ndryshimet janë bërë nga vetë grupi i auditimit, duke dhënë shpjegimet e nevojshme në shënimin përkatës, në fund të faqes respektive. Raporti përfundimtar është hartuar nga: 1. Rinald Muça, përgjegjës grupi, drejtor i departamentit; 2. Alfred Leskaj, anëtar grupi, auditues i parë.

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

3

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

P Ë R M B A J T J A

1. RËNDËSIA E AUDITIMIT ............................................................................................................ 6

1.1. KONTEKSTI I PROBLEMIT SOCIAL DHE TË PERFORMANCËS .................................................. 7 1.2. STRATEGJIA E KLSH-SË NË AUDITIMET E PERFORMANCËS ................................................. 8 1.3. AUDITIME TË MËPARSHME NË KËTË FUSHË ............................................................................ 9 1.4. SUBJEKTET NËN AUDITIM ........................................................................................................... 9

1.4.1 Hyrje ....................................................................................................................................... 12 1.4.2 Politikat e Institucioneve ..................................................................................................... 14 1.4.3 Pesha në buxhet dhe GDP.................................................................................................. 14 1.4.4 Risqet e aktivitet të subjektit ............................................................................................... 15 1.4.5 Rëndësia e produkteve të subjektit .................................................................................... 17 1.4.6 Feedback-u i subjekteve përgjatë auditimit ......................................................................... 19

2. QASJA DHE DETAJET E AUDITIMIT ................................................................................... 21 2.1. OBJEKTIVI DHE PROBLEMI I PERFORMANCËS ....................................................................... 21

2.1.1 Fokusimi dhe përkufizimi i problemit të performancës.................................................. 22 2.1.2 Objektivi i auditimit ............................................................................................................. 22

2.2. PËRKUFIZIMET DHE TERMINOLOGJIA .................................................................................... 22 2.3. KRITERET .................................................................................................................................... 23

2.3.1 Kriteret e politikës ................................................................................................................ 23 2.3.2 Kriteret e monitorimit dhe raportimit ............................................................................... 23 2.3.3 Kriteret teknike ..................................................................................................................... 23 2.3.4 Kritere të tjera/Praktikat më të mira ................................................................................. 24

2.4. PIRAMIDA E PYETJEVE AUDITUESE ......................................................................................... 26 2.5. SKEMA E AUDITIMIT .................................................................................................................. 27

2.5.1 Qasja/ Metodologjia audituese ........................................................................................... 27 2.5.2 Metodat & teknikat audituese ............................................................................................. 27

2.6. REZULTATET E PARASHIKUARA ............................................................................................... 27 2.6.1 Impakti i mesazhit auditues për Kuvendin dhe Qeverinë .............................................. 27 2.6.2 Impakti i mesazhit auditues për publikun dhe palët e interesit ...................................... 28 2.6.3 Forma e publikimit ............................................................................................................... 28

3. SHTJELLIMI I PYETJEVE DHE NËNPYETJEVE ............................................................... 29 3.1 A ISHTE I MBËSHTETUR NË LIGJ, PROCESI I PRANIMIT NË IAL TË MATURANTËVE, PËR VITIN AKADEMIK 2016-2017? .......................................................................................................... 29

3.1.1. A u respektua Ligji 80/2015 nga ana e MAS përgjatë procesit të pranimit në IAL për vitin akademik 2016-2017? ........................................................................................................... 31 3.1.2. A u respektua Ligji 80/2015 nga ana e IAL-ve përgjatë procesit të pranimit të maturantëve në vitin akademik 2016-2017 ................................................................................. 34

3.2. A U SIGURUA MBARËVAJTJA ME EKONOMICITET E PROCESIT TË PRANIMIT PËR VITIN AKADEMIK 2016-2017? ..................................................................................................................... 37

3.2.1. A rezultuan shpenzime të panevojshme financiare gjatë procesit të pranimit në IAL të maturantëve për vitin akademik 2016-2017? ......................................................................... 38 3.2.2. A u shpërdorua koha dhe burimet njerëzore në procesin e pranimeve për vitin akademik 2016-2017? .................................................................................................................... 43

3.3. A ISHTE OPTIMALE MARRËDHËNIA MIDIS BURIMEVE TË ANGAZHUARA DHE PRODUKTIT PËRFUNDIMTAR? ................................................................................................................................ 45

3.3.1. A ofroi procesi output-in e synuar? .................................................................................. 46

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

4

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

3.3.2. A ofroi procesi cilësinë e synuar në terma të saktësisë lidhur me përcaktimin e kritereve dhe përllogaritjen e fituesve? ........................................................................................ 50

3.4. A GJENEROI PROCESI MERITË-PREFERENCËN E SYNUAR? .................................................. 56 3.4.1. A u pranuan studentët në programin dhe IAL-në që preferonin, sipas meritës që dispononin? .................................................................................................................................... 58 3.4.2. A krijoi procesi i ndjekur një model të vlefshëm edhe për të ardhmen? ..................... 62

4. PËRMBLEDHJE................................................................................................................................ 63 5. GRUPI I PUNËS DHE PËRGJEGJËSITË HIERARKIKE ................................................................... 69 ANEKS 1 – ILUSTRIM I PËRLLOGARITJES SË PIKËVE DHE RENDITJES SË KANDIDATËVE FITUES ................................................................................................................................................. 70 ANEKS 2 – OBSERVACIONET E UNIVERSITETIT TË TIRANËS..................................................... 71

a) Observacionet e Rektorit të UT ........................................................................................... 71 b) Observacionet e Dekanit të Fakultetit të Drejtësisë .......................................................... 78 c) Observacionet e Dekanit të Fakultetit të Shkencave Sociale ........................................... 78

ANEKSI 3 – OBSERVACIONET E MINISTRISË SË ARSIMIT DHE SPORTIT ................................... 79 a) Observacionet e MAS ............................................................................................................ 79 b) Observacionet e AKP-së ....................................................................................................... 84 c) Observacionet e RASH ......................................................................................................... 85

ANEKS 4 – OBSERVACIONET E UNIVERSITETIT TË ELBASANIT “ALEKSANDËR XHUVANI” 90 ANEKS 5 – OBSERVACIONET E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË ................................. 91 ANEKS 6 – OBSERVACIONET E UNIVERSITETIT TË VLORËS “ISMAIL QEMALI” ..................... 92

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

5

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

Lista e shkurtimeve DAR Drejtoria Arsimore Rajonale EUROSAI Organizata Evropiane e Institucioneve Supreme të Auditimit IAL Institucion i Arsimit të Lartë INSTAT Instituti i Statistikave INTOSAI Organizata Ndërkombëtare e Institucioneve Supreme të Auditimit ISHA Inspektorati Shtetëror i Arsimit ISSAI Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit IZHA Instituti i Zhvillimit të Arsimit KLSH Kontrolli i Lartë i Shtetit KMSH Komisioni i Maturës shtetërore në DAR/ZA KOEPS Koha e Ekspozimit Potencial përfundimin e Provimit Përkatës KOMSH Komiteti i Maturës Shtetërore në MAS. KOPOTED Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e testeve që dyshohen për kopjim KSHMSH Komisioni Shkollor i Maturës Shtetërore në shkollë MAS Ministria e Arsimit dhe Sportit MSR Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë PAP Përgjegjësi i administrimit të qendrës së provimit PBB Prodhimi i Brendshëm Bruto QNSHRRT Qendra Ndëruniversitare e Shërbimeve dhe Rrjetit Telematik QSHA Qendra e Shërbimeve Arsimore SËOT Fuqitë, Dobësitë, Mundësitë, Kërcënimet VKM Vendim i Këshillit të Ministrave ZA Zyra Arsimore UT Universiteti i Tiranës UMT Universiteti i Mjekësisë, Tiranë UAMD Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës UIQV Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë UAXHE Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan ULGSH Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër LAL Ligji i Arsimit të Lartë

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

6

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

1. RËNDËSIA E AUDITIMIT Auditimi është pjesë thelbësore e procesit të llogaridhënies për shpenzimin e parave publike, duke dhënë kështu një kontribut të rëndësishëm për miradministrimin e burimeve dhe kryerjen e shërbimeve për qytetarët. Nëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm gjenerohet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të institucioneve publike, por shqyrtohet, analizohet dhe raportohet edhe mbi aspekte të performancës së veprimtarisë së tyre. Kontrolli i Lartë i Shtetit auditon veprimtarinë ekonomiko-financiare të institucioneve shtetërore e të personave të tjerë juridikë publikë, për të evidentuar nëse aktiviteti i tyre ka rezultuar me efektivitet, eficiencë dhe ekonomicitet, duke rekomanduar masat e duhura për përmirësimin e performancës së tyre. Veç këtyre, nëpërmjet auditimit, KLSH bën transparent përdorimin e fondeve publike, administrimin e pronës publike dhe burimeve natyrore kombëtare, kryerjen në kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj.1 Kryerja e auditimeve në përgjithësi dhe atyre të performancës në veçanti bëhet nga KLSH në përputhje të plotë me standardet INTOSAI dhe me objektivat e Strategjisë për Zhvillim të EUROSAI 2011-2017, të cilat gjejnë pasqyrim në Strategjinë e Zhvillimit të KLSH 2013-2017. Sipas kësaj Strategjie, KLSH ka për objektiv rritjen e cilësisë së auditimit dhe shtimin e numrit të auditimeve të performancës, nëpërmjet audituesve të përgatitur dhe të mirë-trajnuar. Tematika e auditimeve të performancës nis me përzgjedhjen e propozimeve për auditim që në vitin paraardhës, në zbatim të Manualit të Auditimit të Departamentit të Performancës, i miratuar me urdhrin e Kryetarit të KLSH-së nr. 47, datë 30.4.20152. Angazhimi i KLSH-së në auditimin e performancës së institucioneve përgjegjëse për pranimin në Institucionet e Arsimit të Lartë të Maturës 2016 pati si shtysë problemet e konstatuara dhe të evidentuara mediatikisht në periudhën Shtator-Tetor të 2016-s. Implementimi i Ligjit të Arsimit të Lartë3 për pranimet në IAL u shoqërua me kontestime të shumta nga maturantët, të cilat morën formën edhe të protestave apo tubimeve paqësore që vinin në pikëpyetje zbatimin e parimit meritë-preferencë në procesin e pranimeve. IAL-të, përpara krijimit të Maturës Shtetërore, e realizonin vetë pranimin e kandidatëve për studentë, përmes konkurseve të organizuara prej tyre. Ky sistem pranimesh në universitet, që funksionoi deri në vitin 2005, perceptohej gjerësisht si një sistem ku mungonte respektimi i standardeve për vlerësimin e arritjeve, kishte fiktivitet, subjektivizëm dhe jo rrallë herë shoqërohej me elementë korruptivë. Si rezultat i kësaj klime mosbesimi ndaj konkurseve të pranimit, në vitin 2006 krijohet Matura Shtetërore, si një kërkesë objektive për vlerësimin e arritjeve nëpërmjet provimeve përfundimtare të maturantëve, bazuar në parimin meritë-preferencë. Modeli i aplikuar i maturës shtetërore në Shqipëri është një model që aplikohet dhe në vende të tjera, përfshirë Greqinë dhe Turqinë. Matura Shtetërore funksionoi si maturë hyrëse deri në vitin 2015, bazuar në parimin meritë-preferencë. Gjatë gjithë kësaj periudhe, pranimi në IAL realizohej nga Agjencia Kombëtare e Provimeve, strukturë në varësi të ministrisë përgjegjëse për arsimin. Pra përmbledhtazi, deri në vitin 2006, pranimi në IAL ishte një proces i decentralizuar dhe më pas u centralizua në AKP deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të ri për Arsimin e Lartë, në muajin tetor 2015. Me miratimin e Ligjit të ri të Arsimit të Lartë, ndryshoi dhe koncepti i Maturës Shtetërore, duke e shndërruar atë në një maturë dalëse, çka do të thotë se janë vetë IAL-të të cilat përcaktojnë kriteret, kuotat dhe procedurat e pranimit të kandidatëve për studentë, për t’i kualifikuar më pas ata sipas parimit meritë-preferencë. Pra, Ligji 80/2015 tentoi ta decentralizonte sërish procesin e pranimit në IAL të maturantëve, duke e shndërruar AKP-në, tashmë të emërtuar “QSHA”, në

1Neni 6 i Ligjit 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”. 2Manuali i Auditimit të Performancës. 3 Ligji nr. 80/2015, "Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në IAL-të...”.

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

7

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

koordinatore të procesit të aplikimit dhe duke ia deleguar gjithë aspektet e tjera të pranimit, IAL-ve. Kontrolli i Lartë i Shtetit, në përputhje me funksionin e tij kushtetues, me qëllim mbrojtjen e interesave publike, ndërmori auditimin e performancës së institucioneve përgjegjëse të maturës shtetërore. Ky auditim ka si qëllim analizimin e dinamikës së procesit të vlerësimit të arritjeve të maturantëve, aplikimet e tyre për në universitet, renditjen e kandidatëve nga IAL-të publike dhe regjistrimin në programet e studimit. Nëpërmjet këtij auditimi synojmë të japim rekomandimet e duhura për përmirësimin e procesit të pranimit të maturantëve në IAL-të publike të vendit, sipas parimit meritë-preferencë, në përputhje me bazën ligjore e nënligjore në fuqi, si edhe praktikat e mira të vendeve të zhvilluara. 1.1. KONTEKSTI I PROBLEMIT SOCIAL DHE TË PERFORMANCËS Arsimi i Lartë është shërbim dhe e mirë publike dhe pranimi i kandidatëve në IAL-të, përmes procesit të Maturës Shtetërore, duhet të bazohet në parimin e mundësive të barabarta, ku në themel të tij të qëndrojë konkurrenca, e realizuar përmes garantimit të parimit meritë-preferencë. Matura Shtetërore dhe përdorimi i saj si mekanizëm përmes të cilit maturantët fitojnë të drejtën për të hyrë në IAL, ka pasur zhvillime të rëndësishme në vitet e fundit, duke u bazuar edhe në modele të përparuara të vendeve të tjera. Sipas ndryshimeve të LAL, janë IAL-të që me kriteret e përcaktuara prej tyre, realizojnë pranimin e kandidatëve për çdo program studimi që ofrojnë. Bazuar në këtë të drejtë ligjore, senatet akademike të IAL-ve, gjatë tremujorit të parë të vitit 2016, publikuan kriteret e pranimit, të cilat në të shumtën e rasteve rezultuan të paqarta dhe shpeshherë nuk kishin përputhje me kurrikulën e shkollave të mesme. Në periudhën Prill-Shtator 2016, senatet akademike të IAL-ve të ndryshme bënë ndryshime të kritereve që ata kishin vendosur më parë. Ndryshime të tilla vazhduan të bëheshin dhe pasi kishte përfunduar vlerësimi i rezultateve të Maturës Shtetërore. U identifikuan raste ku fakultete të veçanta korrigjuan kriteret e pranimit gjatë procesit të pranimit, kryesisht në raundin e dytë. Një problem tjetër paraqitet në vendimet e senateve të universiteteve për kriteret e vendosura, të cilat nuk u shoqëruan me formulën e vlerësimit, konstatuar edhe në raportin përkatës të AKP-së4. Problemet e mësipërme me kriteret, sikurse informacioni asimetrik dhe jo i plotë për to nga institucionet përgjegjëse, krijuan pasigurinë fillestare tek maturantët për pranimet në universitete, në formatin e ri që ofronte matura dalëse. Matura Shtetërore 2016 u shoqërua në vijim me problematika të tjera, si gjatë procesit të vlerësimit të arritjeve, por edhe me tej, gjatë aplikimit dhe përzgjedhjes së programeve të studimit. Problematikat e kanë zanafillën me fillimin e vitit shkollor 2015-2016, ku drejtoritë e shkollave nuk ishin të qarta sesi do të realizoheshin ndryshimet e parashikuara nga LAL-të për maturën shtetërore. U konstatua ndryshimi i mekanizmave të vlerësimit të arritjeve të maturantëve. Këtu mund të përmendim paraprakisht ndryshimin e formulës për llogaritjen e mesatares për maturën shtetërore 2016, pasi kishte përfunduar gjithë procesi i vlerësimit të provimeve. Maturantët nuk u informuan për peshën që do të kishin lëndët me zgjedhje në vlerësimin e arritjeve dhe për mënyrën e përllogaritjes së notës mesatare, megjithëse ata kishin zgjedhur lëndë me zgjedhje sipas modelit të një viti me parë, ku peshën më të madhe në vlerësim e zinin lëndët me kreditet më të larta. Nismat që ndërmorri MAS5 dhe IAL-të në drejtim të informimit të kandidatëve për studentë, në përgjithësi rezultuan jo efektive. Megjithëse LAL hyri në fuqi në Tetor 2015, nga ana e MAS-it 4 Raporti i AKP nr. 255/1 prot., datë 08.02.2016, “Koordinimi i procesit të aplikimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë”. 5 Në dt. 25.05.2016 u organizua Panairi për Këshillimin e karrierës së maturantëve, për mënyrën e pranimit dhe

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

8

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

nuk u hartua e zbatua një plan veprimi për miradministrimin e procesit përmes menaxhimit të problemeve të paparashikuara, duke qenë një proces delikat dhe që realizohej për herë të parë. I konceptuar që në krye të herës nga ana e MAS si një proces i centralizuar, ndonëse Ligji 80/2015 e bënte të qartë decentralizimin e tij, procesi i pranimit u rregullua ligjërisht nga Udhëzimi nr. 13, datë 22.07.2016 “Për procedurat e aplikimit dhe regjistrimit ...”, i cili pësoi ndryshime të shpeshta. Disa prej këtyre ndryshimeve nuk mundën të implementoheshin dhe shkak për këtë ishte koha e shkurtër në dispozicion6. Megjithëse AKP-ja bëri disa përpjekje për përshtatjen e sistemit informatik të maturës shtetërore, ajo mundi të realizonte vetëm përshtatjen në zbatim të disa kritereve të IAL-ve dhe VKM-së nr. 407, datë 01.06.2016. Raundi i parë i aplikimeve dhe pranimeve u shoqërua fillimisht nga i ashtuquajturi efekti “bottleneck”, pasi numri i madh i preferencave për kandidat, bëri që maturantët ekselentë të bllokonin të gjitha vendet e para në të gjitha programet e studimit, gjë që solli që në këtë fazë të realizohej një numër i vogël regjistrimesh, rreth 20% të aplikantëve në IAL-të publike dhe 6% tek IAL-të jopublike. Efekti bottleneck, edhe me këtë numër të vogël regjistrimesh, deformoi parimin meritë-preferencë, sepse e shtyu një pjesë të aplikantëve të regjistroheshin në programe studimi ku kishin rezultuar fitues, por nuk i kishin preferenca prioritare. Një pjesë e IAL-ve publike, të ndodhura përpara kritereve që vetë i kishin formuluar, por që kishin vështirësi të konvertoheshin në formula vlerësimi apo për paaftësi të tyren, procesin e përllogaritjes së pikëve dhe renditjes së kandidatëve për studentë e kontraktuan nga QNSHRRT (RASH), me anë të marrëveshjeve të lidhura reciprokisht. Riaplikimi i 10-të preferencave të ndryshme edhe në raundin e dytë, e bëri procesin me tetë faza duke përfunduar në 1 nëntor 2016, afat jonormal, i përftuar pas ndryshimeve të njëpasnjëshme të Udhëzimit 13, datë 22.07.2016. Në fund të këtij procesi u evidentuan vende vakante edhe në degë të preferuara të IAL-ve publike si: Stomatologji, Farmaci, Financë, etj. AKP-ja, gjatë raundit të dytë, në bazë të një marrëveshjeje7, transferoi bazën e të dhënave të maturantëve tek QNSHRRT (RASH). Përmbledhtazi, procesi i pranimit të maturantëve në IAL për vitin 2016 u realizua në një kontekst ligjor jo të plotë dhe të keqinterpretuar nga palët e përfshira. Administrimi teknik i procesit pati mangësi të theksuara dhe u realizua në kushte emergjence, ndonëse koha në dispozicion ishte e mjaftueshme. Performanca e institucioneve të përfshira nuk ishte ajo e duhura dhe ky kontekst joperformant i aktorëve të përfshirë rezultoi në një kontekst social të agravuar, me maturantë të pakënaqur dhe duke hedhur bazat e një precedenti joefektiv për vitet e ardhshme. 1.2. STRATEGJIA E KLSH-SË NË AUDITIMET E PERFORMANCËS Kontrolli i Lartë i Shtetit, në kuadër të objektivave të përcaktuara në Planin Strategjik të Zhvillimit 2013-2017, në zbatim të standardeve ndërkombëtare të auditimit (INTOSAI dhe EUROSAI), dhe në zbatim të funksionit të tij kushtetues, kryen krahas llojeve të tjera të auditimit dhe auditimin e performancës8. KLSH e ka përcaktuar si një ndër sfidat kryesore të tij përmirësimin e cilësisë dhe shtimin e numrit të auditimeve të performancës. Tashmë KLSH i kryen auditimet e performancës në bazë të Manualit të Departamentit të Performancës, Udhëzuesit dhe Indikatorëve të Performancës, të cilat konsiderohen si dokumente dinamikë, që përditësohen me progresin praktik.

tarifat në IAL. 6 Rasti i ndryshimit të Udhëzimit nr. 24, datë 07.10.2016, ndryshuar me 24/1, datë 12.10.2016. 7 Marrëveshje nr. 1511 prot., datë 30.08.2016, “Për përhapjen e të dhënave personale të kandidatëve për studentë në IAL për vitin 2016-2017 nga AKP tek QNSHRRT". 8 Neni 13 i Ligjit 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”.

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

9

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

“Auditimi i performancës” ka të bëjë me auditimin e ekonomicitetit, eficiencës dhe efektivitetit dhe përfshin: a) auditimin e ekonomicitetit, që nënkupton minimizimin e kostos së burimeve që përdoren në

një veprimtari publike, duke mos cenuar cilësinë e tij. b) auditimin e eficiencës, që nënkupton optimizimin e raportit burime-produkte të veprimtarisë

publike, duke modifikuar proceset, strukturat dhe gjithë zinxhirin ekonomik të vlerës, në përputhje me standardet kombëtare e ndërkombëtare dhe praktikat më të mira.

c) auditimin e efektivitetit, që nënkupton vlerësimin e përputhjes së produktit me objektivat e paravendosura dhe plotësimin e nevojave të taksapaguesve, në përputhje me politikat e subjektit të audituar.9

Kontrolli i Lartë i Shtetit, nëpërmjet realizimit të auditimeve të performancës, jep një informacion shumë më të gjerë dhe të thelluar mbi ecurinë e të gjithë projekteve, programeve dhe shërbimeve që kryhen në entet publike të audituara. KLSH, gjatë dhe pas procesit auditues këshillon dhe ndihmon drejtuesit, stafin dhe personelin e enteve publike për përmirësimin e proceseve të punës, sidomos aty ku eficienca është e vështirë për t’u matur, duke i nxitur dhe orientuar drejt nevojave të qytetarëve. 1.3. AUDITIME TË MËPARSHME NË KËTË FUSHË Procesi i realizimit me sukses të maturës shtetërore është një urë që ndërlidh disa institucione publike. E drejta për studim është një e drejtë themelore e sistemit tonë demokratik, duke vënë në dukje akoma më shumë domosdoshmërinë e eficiencës dhe efektivitetit që ky proces ka në vetvete. KLSH ka kryer më parë një auditim performance në ministrinë përgjegjëse për arsimin dhe disa IAL publike në vend me fokus “Kurrikulat Universitare dhe Avancimi në Karrierën Akademike”. Ky auditim përkoi me nisjen e reformës në arsimin e lartë në vitin 2014 dhe, në përputhje me Standartet Ndërkombëtare të Auditimit ISSAI, për mos të ndikuar në ecurinë e kësaj reforme, auditimi u pezullua deri në përfundimin e saj. Mesazhi kryesor i këtij auditimi, përcjellë me Vendimin nr. 118, dt. 11.09.2015 të Kryetarit të KLSH-së ishte: “Kurrikulat universitare në IAL-të publike, për ciklin e parë dhe të dytë, janë në një fluks të vazhdueshëm ndryshimi, por shpeshherë të shkëputura nga realiteti për të cilin duhen ta përgatisin studentin, importuar teorikisht nga vendet më të zhvilluara, por të patestuara në mjedisin shqiptar, të lidhura me interesat personale të profesoratit dhe të riskuara për mos të krijuar një traditë në vazhdimësi dhe ekuivalentim dijesh ndër vite.” KLSH ka kryer vazhdimisht auditime të natyrës financiare dhe ligjshmërisë në MAS, si edhe disa IAL publike në vend, duke evidentuar çështje të një natyre të ndryshme nga ajo për të cilën interesohet ky auditim performance. 1.4. SUBJEKTET NËN AUDITIM Subjekt i këtij auditimi janë institucionet përgjegjëse për pranimin në IAL të maturantëve, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në realizimin me sukses të procesit. Vlerësimi i performancës së pjesëmarrjes në procesin e pranimit u bë për institucionet, pjesë e skemës nr. 1. Ministria e Arsimit dhe Sportit; Agjencia Kombëtare e Provimeve; Universiteti i Tiranës; Universiteti i Mjekësisë, Tiranë;

9 Manuali i Departamentit të Auditimit të Performancës.

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

10

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”; Universiteti i Vlorës “Isamil Qemali”; Universiteti i Durrësit “Aleksandër Moisiu”; Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Skema nr. 1 Institucionet e përfshira në pranimet në IAL të Maturës Shtetërore 2016

Burimi: Grupi i Auditimit “Ministria e Arsimit dhe Sportit” është ministria e linjës përkatëse për sistemin arsimor shqiptar. Struktura organizative përmban dy drejtori të përgjithshme: Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave Arsimore dhe Planifikimit Strategjik, që ka në varësi “Drejtorinë e Arsimit të Lartë dhe Shkencës” dhe “Drejtorinë e Arsimit Parauniversitar”; ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Mbështetëse ka në varësi “Drejtorinë e Shërbimeve Juridike” dhe “Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme”.

Skema nr. 2 Struktura organizative e MAS

Burimi: Ministria e Arsimit dhe Sportit10 10 http://www.arsimi.gov.al/al/ministria/organigrama.

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

11

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

Pjesë e strukturës së MAS, janë dhe Drejtoria e Sportit, Drejtoria e Integrimit të Projekteve, Drejtoria e Financës dhe Drejtoria e Teknologjisë, Informacionit dhe Komunikimit. Ministria, për përmbushjen e detyrave funksionale dhe ushtrimin e kompetencave të saj, ka në varësi agjenci dhe institute të ndryshme11. Organet në varësi të Ministrisë së Arsimit janë: IZHA, APPAL, ISHA dhe AKP, e cila ka në varësi tre drejtori dhe gjashtë sektorë të shërbimeve mbështetëse12.

Universiteti i Tiranës është institucioni arsimor publik më i madh në vend. Aktualisht, në Universitetin e Tiranës studiojnë 28.394 studentë. Qëllimi i UT është ndërtimi dhe konsolidimi i një shoqërie demokratike dhe të shtetit ligjor me anë të zhvillimit të një sistemi arsimor, shkencor, kulturor dhe ekonomik në shërbim të një shoqërie bazuar në rritjen e mirëqenies dhe respektimit të dinjitetit njerëzor13. Fakultetet pjesë e Universitetit të Tiranës janë: Fakulteti i Ekonomisë; Fakulteti i Drejtësisë; Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë; Fakulteti i Shkencave Natyrore; Fakulteti i Gjuhëve të Huaja; Fakulteti i Shkencave Sociale.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë është qendra më e madhe universitare publike e mësimdhënies në fushën e arsimit të lartë në shkencat mjekësore. Aktualisht në këtë Universitet studiojnë 7.427 studentë. Universiteti i Mjekësisë ka në strukturën e tij tre fakultete14: Fakulteti i Mjekësisë; Fakulteti i Mjekësisë Dentare; Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike.

Objektivi i Universitetit është edukimi i studentëve konform standardeve më të larta profesionale dhe shkencore, për përmbushjen e misionit të tyre në shërbim të pacientit për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve15. Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, është një institucion arsimor dhe shkencor që ofron një shumëllojshmëri programesh studimi në ciklin e lartë arsimor. Aktualisht në këtë Universitet studiojnë 13.112 studentë. Universiteti ka në përbërjen e tij pesë fakultete: Fakulteti i Shkencave Humane; Fakulteti i Shkencave të Natyrës; Fakulteti i Shkencave të Edukimit; Fakulteti i Ekonomik; Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike.

11 http://www.arsimi.gov.al/al/ministria/institucionet-ne-varesi. 12 http://www.akp.gov.al/images/program_transparenca/structure.html. 13 http://www.unitir.edu.al/images/STATUTI_UT_perditesuar_2016.pdf. 14 http://www.umed.edu.al/fakultetet.html. 15 http://www.umed.edu.al/universiteti/misioni-dhe-vizioni.html.

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

12

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

Universiteti Aleksandër Xhuvani synon respektimin e lirisë së shkencës dhe vlerave evropiane, të kontribuojë në fushën e kërkimit shkencor, didaktikën dhe aktiviteteve të drejtuara për të ndjekur një dituri të hapur në përputhje të plotë me dinjitetin human16. Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” është themeluar më 10 tetor 1994 dhe ka për mision kërkimin, studimin dhe formimin shkencor të studentëve, duke garantuar mundësi të barabarta dhe respektim të dinjitet human, transparencë dhe pluralizëm të ideve17. Aktualisht në këtë Universitet studiojnë 8.801 studentë. Universiteti ka në strukturën e tij katër fakultete: Fakulteti Ekonomik; Fakulteti Shkencave Teknike; Fakulteti i Shkencave Humane; Fakulteti i Shëndetit Publik.

Universiteti i Durrësit “Aleksandër Moisiu” është një institucion publik i arsimit të lartë. Aktualisht në këtë Universitet studiojnë 17.591 studentë. Universiteti “Aleksandër Moisiu” ka si qëllim primar nxitjen dhe zhvillimin e të menduarit kritik për të rritur përgjegjësinë dhe angazhimin ndaj çështjeve individuale dhe sociale, në frymën e një përmirësimi të vazhdueshëm të standardeve akademike bashkëkohore kombëtare dhe ndërkombëtare18. Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës ka në përbërjen e tij gjashtë fakultete19: Fakulteti i Biznesit; Fakulteti i Edukimit; Fakulteti i Studimeve Profesionale; Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike; Fakulteti i Teknologjisë së informacionit; Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën.

Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër është themeluar që në vitin 1957. Universiteti i Shkodrës ka si mision krijimin, zhvillimin dhe transmetimin e dijes me anë të mësimdhënies, duke mbështetur zhvillimin kulturor dhe ekonomik. Aktualisht në këtë Universitet studiojnë 7.927 studentë. Universiteti i Shkodrës ka në përbërjen e tij, gjashtë fakultete: Fakulteti i Shkencave Shoqërore; Fakulteti i Shkencave të Natyrës; Fakulteti i Shkencave të Edukimit; Fakulteti Ekonomik; Fakulteti i Drejtësisë; Fakulteti i Gjuhëve të Huaja.

1.4.1 Hyrje Arsimi i lartë në Shqipëri ofrohet dhe zhvillohet në IAL-të publike dhe jopublike, në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë dhe Ligjin për Arsimin e Lartë20. Në grupimin e parë bëjnë pjesë IAL-të me financim të drejtpërdrejtë nga fondet publike, ndërsa në grupimin e dytë bëjnë pjesë

16 http://www.uniel.edu.al/english/rregullore/Statuti%20_maj_2012.pdf. 17 http://univlora.edu.al/en/statuti. 18 http://www.uamd.edu.al/neë/?p=33. 19 http://www.uamd.edu.al/neë/ëp-content/uploads/2011/11/Desenho1.jpg. 20 Ligj nr. 80/2015, datë 22.7.2015, "Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL..."

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

13

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

dy tipe të IAL-ve: jofitimprurëse dhe fitimprurëse, ku këto të fundit nuk përfitojnë financim nga fondet publike. Arsimi i lartë është e mirë dhe përgjegjësi publike dhe ka për mision: a) të krijojë, të zhvillojë, të përcjellë dhe të mbrojë dijet përmes mësimdhënies, kërkimit shkencor, si dhe të nxisë e të zhvillojë artet, edukimin fizik dhe sportet; b) të formojë specialistë të lartë dhe të përgatisë shkencëtarë të rinj, në përputhje me prioritetet e zhvillimit të vendit, duke kontribuar në rritjen e standardeve të demokracisë në vend; c) të ofrojë mundësi të barabarta për të përfituar nga arsimi i lartë dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës; ç) të kontribuojë në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor në nivel kombëtar dhe rajonal, si dhe në forcimin e sigurisë publike dhe kombëtare; d) të mbështesë prioritetet strategjike dhe interesat e zhvillimit të vendit; dh) të integrojë mësimdhënien me kërkimin shkencor; e) të nxisë bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë. MAS është institucioni përgjegjës, në përputhje me kornizën ligjore në fuqi, për realizimin e programit politik të qeverisë në fushën e arsimit të lartë dhe të kërkimit shkencor, si dhe për sigurimin e cilësisë dhe respektimin e standardeve nga institucionet publike dhe jopublike të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë. Ajo kontrollon zbatimin e ligjshmërisë dhe përdorimin e fondeve publike në institucionet publike të arsimit të lartë, si dhe zbatimin e ligjshmërisë në institucionet jopublike të arsimit të lartë. Në përputhje me kornizën ligjore në fuqi, institucionet qendrore publike që merren me mbarëvajtjen dhe mbikëqyrjen e arsimit të lartë, janë: Drejtoria e Arsimit të Lartë dhe Shkencës, njësi përbërëse e MAS-it; Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë (APAAL), agjenci varësie e MAS-it, dhe

Këshilli i Akreditimit (KA), organ kolegjial që kryen veprimtarinë e vet pranë APAAL-së; Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP), agjenci varësie e MAS-it; Këshilli i Arsimit të Lartë dhe Shkencës (KALSH), organ këshillimor i MAS-it dhe i Këshillit

të Ministrave për politikat e zhvillimit të arsimit të lartë dhe të shkencës; Komisioni i Vlerësimit të Titujve Akademikë (KVTA), organ kolegjial i kryesuar nga Ministri

i Arsimit dhe i Sportit. AKP është krijuar me Vendim të Këshillit të Ministrave21, e cilësuar si person juridik, publik dhe buxhetor, në varësi të Ministrit të Arsimit dhe të Sportit. Ajo është institucion i posaçëm teknik dhe profesional, për organizimin e provimeve kombëtare në sistemin parauniversitar, pranimeve në universitete dhe Provimeve të Maturës Shtetërore për profesionet e rregulluara. Ajo analizon dhe interpreton rezultatet e provimeve dhe vlerësimeve kombëtare sipas standardeve bashkëkohore, duke ofruar të dhëna të rëndësishme për tregues të ndryshëm të zhvillimit të shkollës apo sistemit arsimor në tërësi. Bazuar në udhëzuesin për zhvillimin e kurrikulës së gjimnazit, botim i IZHA 2010, për zhvillimin e provimeve të MSH, maturantët informohen për mënyrën e llogaritjes së pikëve mesatare. Për MSH 2010-2015, si maturë hyrëse në IAL-të përkatëse, janë përdorur pikët mesatare. Për llogaritjen e pikëve mesatare procedohej si më poshtë: a) Shënohen me: - M, Dl, D2, Z1 përkatësisht pikët mesatare të arsimit të mesëm të lartë, vlerësimet në lëndët e detyruara "Letërsi dhe gjuhë shqipe", "Matematikë" dhe në ato me zgjedhje (ku: Zl janë pikët në vlerësimin për "Teorinë profesionale te integruar" K, F1 dhe F2 përkatësisht koeficienti i shkollës dhe koeficientët e lëndëve me zgjedhje të përcaktuara nga universitetet publike). b) Llogaritja e shumës S të pikëve të maturantëve/kandidatëve, të cilët kanë rezultuar kalues në provimet me 21 VKM nr. 78, datë 8.2.2006, ndryshuar, “Për krijimin e maturës shtetërore dhe pranimet në shkollat e larta publike”.

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

14

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

detyrim dhe me zgjedhje, bëhet me formulën: S = {[26 x M +20 x (D1+D2)] x K +17 x (Zl x Fl+Z2 x F2)] x 5. VKM-ja për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për MSH 2016, përcaktoi që nota mesatare për pranim në programet e studimeve të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2016-2017, të ishte 6 (gjashtë). Nota mesatare për pranim në institucionet e arsimit të lartë, përllogaritet si mesatare aritmetike e thjeshtë e treguesve të mëposhtëm:

a) Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë

b) Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të Maturës Shtetërore. Në certifikatën e MSH që i lëshohet nxënësit, ka 4 (katër) mesatare: nota mesatare e shkollës se mesme (note mesatare aritmetike); nota mesatare e MSH (notë mesatare aritmetike); notë mesatare (sipas VKM, shuma e dy të mësipërmeve pjesëtuar me dy); pikë mesatare, (e cila nuk përdoret më, por është përdorur në MSH-të e mëparshme). IAL-të janë të organizuara në institucione publike e jopublike. Institucionet e arsimit të lartë krijohen, hapen, organizohen, financohen, akreditohen, vlerësohen, pezullohen dhe mbyllen në përputhje me LAL dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij. Ato ofrojnë programe të licencuara të studimeve, për të cilat lëshojnë diploma pas akreditimit të institucionit dhe programit të studimit. Institucionet publike të arsimit të lartë janë persona juridikë publikë që vetëfinancohen, financohen nga Buxheti i Shtetit ose nga burime të tjera të ligjshme. Institucionet jopublike të arsimit të lartë janë persona juridikë privatë. Veprimtaria që ato zhvillojnë mund të jetë fitimprurëse ose jofitimprurëse. Llojet e institucioneve të arsimit të lartë janë: universitetet, kolegjet universitare, akademitë dhe kolegjet profesionale të larta. 1.4.2 Politikat e Institucioneve Ministria e Arsimit dhe Sportit harton dhe zbaton politika që synojnë sigurimin e një sistemi arsimor cilësor, zhvillimin perspektiv të arsimit, respektimin e interesave të individit, të komunitetit e të shoqërisë dhe pajisjen me njohuritë e nevojshme për t’u përballur me kërkesat e ekonomisë së tregut në përputhje me përparësitë, kombëtare dhe europiane, krijimin, transmetimin, zhvillimin dhe mbrojtjen e dijeve me anë të mësimdhënies e të shërbimeve. Ministria e Arsimit dhe Sportit harton, programon, zhvillon dhe bashkërendon punën për politikat kombëtare në fushën e sportit, integrimit kulturor, harton politikat, mbrojtëse dhe promovuese, si dhe krijon hapësirat e nevojshme për zhvillimin dhe përmirësimin e sportit shqiptar. 1.4.3 Pesha në buxhet dhe GDP Fondet e miratuara me Ligjin nr. 147/2015 datë 17.12.2015, “Për buxhetin e vitit 2016” për MAS për vitin 2016, janë në shumën 36 miliardë e 461,3 milionë lekë. Krahasuar me totalin e shpenzimeve publike, fondet për arsimin për vitin 2016, arrijnë në 7,61% dhe ndaj Produktit të Brendshëm Bruto për vitin 2016 janë në nivelin 2,24%. Fondet buxhetore të planifikuara në programin e arsimit të lartë për vitin 2016 janë 6 miliardë e 798 milionë lekë, buxheti i rishikuar për vitin 2016 është në masën 6 miliardë e 428 milionë lekë, me 18,1% të fondeve të rishikuara për MAS. Së bashku me të ardhurat në IAL-të publike për vitin 2016, fondet e programit të IAL-ve, arrijnë në 9 miliardë e 760 milionë lekë. Shpenzimet e buxhetit të arsimit të lartë së bashku me të ardhurat dytësore zënë 2,35% të shpenzimeve të buxhetit dhe 0,63% të PBB-së.

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

15

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

Tabela nr. 1 Fondet buxhetore sipas programeve buxhetore për vitin 2016

Nr Emri i programit

Buxheti i miratuar për

2016

Buxheti Rishikuar

2016 Struktura

(milionë lekë) (milionë lekë) (% ) 1 Planif.menaxhim administrim 834 775,4 2,20% 2 Arsimi bazë 21.126,40 20.472,40 57,60% 3 Arsimi i mesëm i përgjithshëm 6.902,60 6.701,80 18,80% 4 Arsimi i lartë 6.798,00 6.428,00 18,10% 5 Kërkimi shkencor 300,8 353,8 1,00% 6 Programi për Sportin 476,5 826,2 2,30%

Totali 36.438,30 35.557,60 100.00% Burimi: Grupi i Auditimit dhe MAS

Grafiku nr.1 Fondet buxhetore sipas programeve buxhetore për vitin 2016

Burimi: Grupi i Auditimit dhe MAS Për Kërkim Shkencor dhe Ekselencën, për vitin 2016 u akordua buxheti në masën 353,3 milionë lekë. Sipas Ligjit nr. 147/2015 “ Për buxhetin e vitit 2016 ”, totali i tij është 453,3 miliardë lekë. Buxheti i shtetit shpenzon rreth 552 euro/student në IAL publike ose 0,63% e PBB për arsimin e lartë, krahasuar me një mesatare prej 1-3% të PBB në vendet e OECD-së. 1.4.4 Risqet e aktivitet të subjektit Risqet e aktivitetit të institucioneve, lidhur me procesin e pranimit të maturantëve në IAL, janë analizuar dhe paraqitur duke i evidentuar dhe klasifikuar fillimisht sipas analizës SWOT: Fuqitë, dobësitë, shanset, kërcënimet, të klasifikuar në faktorë të brendshëm dhe të jashtëm. Risqet e aktivitetit të subjekteve përgjegjëse për Maturën Shtetërore, janë ato me të cilat përballen këto institucione, në lidhje me realizimin e objektivave të tyre bazuar në legjislacionin në fuqi dhe misionin e tyre:

1. Edukimi i vlerave demokratike e kombëtare dhe zotërimi i njohurive dhe shprehive për ekonominë moderne të tregut;

2. Edukim i mbështetur në të drejtat e njeriut në përgjithësi dhe të fëmijëve në veçanti;

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

16

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

3. Edukim cilësor; 4. Sipas nevojave dhe interesave të individit, komunitetit dhe shoqërisë në përgjithësi; 5. Sipas standardeve evropiane; 6. Barazi të shanseve për arsimim për të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë dhe

garantimi i arsimimit bazë për të gjithë; 7. Përshtatshmërinë e sistemit arsimor ndaj ndryshimeve; 8. Mekanizmat e përgjegjshmërisë së shërbimit arsimor ndaj klientëve të drejtpërdrejtë dhe

shoqërisë civile në tërësi; 9. Efektivitetin e administratës arsimore qendrore dhe të njësive të saj vartëse; 10. Efektivitetin dhe eficiencën e burimeve njerëzore në arsim; 11. Planifikimi dhe përdorimi me dobi, frytshmëri dhe transparencë të fondeve publike në

përputhje me programin e qeverisë dhe strategjisë kombëtare për zhvillim dhe integrim. (SKZHI). Maksimizimin, efektivitet dhe eficiencë të burimeve financiare dhe materiale në arsim.

Analiza SWOT Duke iu referuar evidentimit të fuqive, dobësive, shanseve dhe kërcënimeve të paraqitur në analizën SWOT, grupi i auditimit ka bërë një ndarje dhe grupim të risqeve të veprimtarisë së institucioneve përkatëse, për të adresuar dhe ndarë faktorët e riskut sipas përkatësisë së tyre, brenda kontrollit dhe jashtë kontrollit menaxherial. Gjithashtu është bërë edhe kategorizimi i tyre në strategjik, financiar, juridik dhe operacional.

Tabela nr. 2 Analiza SWOT e procesit të pranimeve në IAL, sikurse u realizua për vitin akademik 2016-2017

Fuqitë (S) Dobësitë (W)

Fryma perëndimore e Ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL...”.

Mosnjohje e detyrimeve dhe përgjegjësive ligjore nga palët pjesëmarrëse në procesin e pranimit.

Autonomia që iu garanton Ligji IAL-ve, në aspekte të ndryshme të veprimtarisë së tyre. Qasje pasive e IAL-ve në procesin e pranimit.

Përcaktimi i kritereve të pranimit nga vetë IAL-të.

Mosnxjerrja në kohë e akteve nënligjore nga ana e MAS.

Përcaktimi i kuotave të pranimit nga vetë IAL-të. Mosplanifikim në kohën dhe cilësinë e duhur.

Realizimi i procesit të pranimit nga vetë IAL-të.

Mungesë transparence në informimin e maturantëve.

Mospërcaktim i prioriteteve në preferenca. Mosnjohje e kurrikulës parauniversitare nga IAL-të. Mungesë konsulence dhe bashkëpunimi ndërinstitucional.

Shanset (O) Kërcënimet (T) Ekzistenca e praktikave të mira në vendet e zhvilluara.

Krijimi i precedentit të gabuar në procesin e pranimit.

Ekzistenca në të kaluarën e një sistemi të decentralizuar pranimi edhe në Shqipëri.

Mediatizimi i situatave që amplifikojnë perceptimet negative apo pozitive për aktorët e përfshirë në proces.

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

17

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

Interesimi i institucioneve kushtetuese për mbarëvajtjen e procesit të pranimit.

Situata e paqartë e akreditimit të IAL-ve publike.

Lehtësirat që ofron teknologjia e informacionit në procese të tilla masive, sikurse është pranimi në IAL.

Përfshirja e stakeholders-ave të jashtëm, në mes të procesit, të paparashikuar në aktet ligjore dhe nënligjore.

Burimi: Grupi i Auditimit

a) Risqet brenda kontrollit menaxherial janë konsideruar të gjitha ato që më lart janë përfshirë tek Fuqitë & Dobësitë;

b) Risqet jashtë kontrollit menaxherial janë konsideruar të gjitha ato që më lart janë përfshirë tek “Shanset & Kërcënimet”.

Tabela nr. 3 Kategorizimi i riskut në strategjik, financiar, juridik, taktik, operacional.

Nr. Risku i Subjektit Kategorizimi i riskut

Niveli i Riskut

Ministria e Arsimit dhe Sportit

1 Keqinterpretim i kompetencave të parashikuara në Ligjin e ri të Arsimit të Lartë për procesin e pranimit. Risk Strategjik I Mesëm

2 Mosnxjerrje në kohë e akteve nënligjore që lidhen me procesin e pranimit. Risk Strategjik I Lartë

3 Investime të paparashikuara dhe pavlerësuara për platforma digjitale që lidhen me procesin e pranimit. Risk Financiar I Mesëm

4 Mosrespektim i marrëveshjeve të lidhura. Risk Rregullator dhe Juridik

I Mesëm

5 Mosanalizimi i mangësive nga eksperiencat e kaluara. Risk Strategjik I Mesëm IAL-të

6 Mosnjohje e kompetencave që iu jep Ligji në procesin e pranimit. Risk Strategjik I Lartë

7 Mosnjohje e kurrikulës parauniversitare. Risk Strategjik I Mesëm

8 Mungesë planifikimi strategjik dhe taktik në informimin e maturantëve për programet e studimit që ofrojnë dhe joshjen e tyre.

Risk Taktik I Mesëm

9

Paaftësi e stafit akademik dhe administrativ për të ngritur platforma, ndërtuar programe apo implementuar aplikacione të gatshme që përllogarisin pikët e aplikantëve dhe bëjnë renditjen e tyre.

Risk Financiar I Mesëm

10 Mosanalizimi i mangësive nga eksperiencat e kaluara. Risk Strategjik I Mesëm Burimi: Grupi i auditimit KLSH 1.4.5 Rëndësia e produkteve të subjektit MAS është institucioni përgjegjës, në përputhje me kornizën ligjore në fuqi, për realizimin e programit politik qeverisës në fushën e arsimit të lartë dhe të kërkimit shkencor, si dhe për

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

18

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

sigurimin e cilësisë dhe respektimin e standardeve nga institucionet publike dhe jopublike të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë. MAS ushtron veprimtarinë e saj në këto fusha përgjegjësie shtetërore në përputhje me legjislacionin përkatës:

1. Sektorin e edukimit parauniversitar; 2. Sektorin e arsimit të lartë; 3. Sektorin e zhvillimit të arsimit jopublik; 4. Sektorin e zhvillimit të sportit.

MAS synon ofrimin e një edukimi cilësor në arsimin parauniversitar, arritje të standardeve bashkëkohore evropiane në arsimin e lartë, impulse konkrete në zhvillimin e sportit, si një aspekt thelbësor për konsolidimin e një shoqërie të shëndetshme. MAS është përgjegjëse për hartimin e strategjive e të politikave të zhvillimit të një sistemi arsimor cilësor që veprojnë në sektorët e fushës së përgjegjësisë së saj. Kjo ministri mund ta ushtrojë këtë detyrë vetëm ose së bashku me ministri të tjera, sipas delegimit që i bën Këshilli i Ministrave, bazuar në legjislacionin për sistemin arsimor parauniversitar dhe atë të lartë, si dhe në legjislacionin për sportin. Në përmbushje të misionit dhe kompetencave të saj, MAS ka organet e varësisë, si më poshtë vijon:

1. Njësitë arsimore vendore; 2. Agjencinë Kombëtare të Provimeve; 3. Inspektoratin Shtetëror të Arsimit; 4. Agjencinë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë; 5. Institutin për Zhvillimin e Arsimit; 6. Qendrën e Studimeve Albanologjike; 7. Shtëpinë Botuese të Teksteve Mësimore; 8. Agjencinë e Shërbimit të Sporteve.

Në përputhje me kornizën ligjore në fuqi, institucionet qendrore publike që merren me mbarëvajtjen dhe mbikëqyrjen e arsimit të lartë, janë: Drejtoria e Arsimit të Lartë dhe Shkencës, njësi përbërëse e MAS-it; Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë (APAAL), agjenci varësie e MAS-it,

dhe Këshilli i Akreditimit (KA), organ kolegjial që kryen veprimtarinë e vet pranë APAAL-it;

Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP), agjenci varësie e MAS-it; Këshilli i Arsimit të Lartë dhe Shkencës (KALSH), organ këshillimor i MAS-it dhe i

Këshillit të Ministrave për politikat e zhvillimit të arsimit të lartë dhe të shkencës; Komisioni i Vlerësimit të Titujve Akademikë (KVTA), organ kolegjial i kryesuar nga

Ministri i Arsimit dhe i Sportit.

AKP është krijuar me Vendim te Këshillit të Ministrave22, e cilësuar si person juridik, publik dhe buxhetor, në varësi të Ministrit të Arsimit dhe të Sportit. AKP është institucion i posaçëm teknik dhe profesional për organizimin e provimeve kombëtare në sistemin parauniversitar, pranimeve në universitete dhe Provimeve të Shtetit për profesionet e rregulluara. Ajo analizon dhe interpreton rezultatet e provimeve dhe vlerësimeve kombëtare, sipas standardeve bashkëkohore, duke ofruar të dhëna të rëndësishme për tregues të ndryshëm të zhvillimit të shkollës apo sistemit arsimor në tërësi.

22 VKM nr. 78, datë 8.2.2006, ndryshuar, “Për krijimin e maturës shtetërore dhe pranimet në shkollat e larta publike”.

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

19

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

IAL-të janë të organizuara në institucione publike, jopublike. Institucionet e arsimit të lartë krijohen, hapen, organizohen, financohen, akreditohen, vlerësohen, pezullohen dhe mbyllen në përputhje me LAL dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij. Ato ofrojnë programe të licencuara të studimeve, për të cilat lëshojnë diploma pas akreditimit të institucionit dhe programit të studimit. Institucionet publike të arsimit të lartë janë persona juridikë publikë që vetëfinancohen, financohen nga Buxheti i Shtetit ose nga burime të tjera të ligjshme. Institucionet jopublike të arsimit të lartë janë persona juridikë privatë. Veprimtaria që ato zhvillojnë mund të jetë fitimprurëse ose jofitimprurëse. Llojet e institucioneve të arsimit të lartë janë: universitetet, kolegjet universitare, akademitë dhe kolegjet profesionale të larta. 1.4.6 Feedback-u i subjekteve përgjatë auditimit Auditimi i procesit të pranimit në IAL të maturës 2016 u shtri në një sërë subjektesh, të cilat nga ana e tyre, sikurse u trajtua edhe më lart tek rubrika e “Subjekteve nën auditim” kanë një sërë institucionesh varësie. Një numër kaq i madh institucionesh kërkonte një dizenjim të kujdesshëm të punës audituese për të mbledhur, analizuar, testuar dhe konkluduar mbi informacionet që ato pritej të gjeneronin në fazën studimore e më pas atë të terrenit të auditimit. Specifikisht, për secilin institucion, bashkëpunimi me grupin auditues ishte si vijon:

1. Faza Studimore a) Universiteti i Tiranës

Në fazën studimore, grupi i auditimit kreu një takim prezantues me Rektorin e UT dhe më pas nuk mundi të siguronte më informacione nga ky institucion, sepse përfaqësuesi akademik i tij i delegoi kompetencat tek Zv/Rektori i anës shkencore për shkaqe që lidheshin me probleme të shëndetit fizik. Ndonëse grupi i auditimit tentoi të kontaktonte me Zv/Rektorin për mbledhjen e informacioneve paraprake, një gjë e tillë nuk u mundësua nga ky i fundit, me pretendimin se: “Nisur nga rëndësia e problematikës dhe kompetencave të autoriteteve drejtuese në Rektorat, si dhe delegimit të kompetencave në mungesë të Rektorit, kjo çështje del jashtë kompetencave dhe juridiksionit tim si Zv/Rektor.” Më tej, për të garantuar mbarëvajtjen normale të procesit auditues, grupi i auditimit kërkoi të kontaktonte me Drejtorin Juridik të këtij institucioni, por një gjë e tillë rezultoi sërish e pamundur, për shkak se ky institucion e ka vakant postin e Drejtorit Juridik që nga Qershori i vitit 2016. Grupi i auditimit vijoi më tej me takimet e Dekanëve, Zv/Dekanëve dhe Kryesekretareve të njësive kryesore të kësaj IAL-je dhe këto takime, si edhe intervistat vijuese të fokusimit të problemit, gjeneruan informacionin e nevojshëm për këtë fazë në këtë IAL.

b) Universiteti i Mjekësisë Në këtë fazë, përfaqësuesi akademik i kësaj IAL-je shfaqi mungesë bashkëpunimi dhe nuk i është përgjigjur në kohë ftesave për takim dhe intervistim. Në fazën studimore, ky institucion nuk gjeneroi asnjë informacion për grupin auditues dhe një pjesë e informacioneve të lidhura me të u volën nga Rrjeti Akademik Shqiptar.

c) Universiteti i Vlorës Gjatë fazës studimore ka vënë në dispozicion të gjithë informacionin e kërkuar, i shoqëruar edhe me dokumentet përkatëse, sipas rastit edhe në format elektronik. Janë treguar të gatshëm në komunikime për trajtimin e çështjeve të ndryshme që grupi i auditimit vendosi t’i trajtonte.

d) Universiteti i Durrësit Gjatë fazës studimore ka vënë në dispozicion të gjithë informacionin e kërkuar, i shoqëruar edhe me dokumentet përkatëse, sipas rastit edhe në format elektronik. Janë treguar të gatshëm në komunikime për trajtimin e çështjeve të ndryshme që grupi i auditimit vendosi t’i trajtonte.

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

20

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

e) Universiteti i Elbasanit Gjatë fazës studimore ka vënë në dispozicion të gjithë informacionin e kërkuar, i shoqëruar edhe me dokumentet përkatëse, sipas rastit edhe në format elektronik. Janë treguar të gatshëm në komunikime për trajtimin e çështjeve të ndryshme që grupi i auditimit vendosi t’i trajtonte.

f) Universiteti i Shkodrës Gjatë fazës studimore ka vënë në dispozicion të gjithë informacionin e kërkuar, i shoqëruar edhe me dokumentet përkatëse, sipas rastit edhe në format elektronik. Janë treguar të gatshëm në komunikime për trajtimin e çështjeve të ndryshme që grupi i auditimit vendosi t’i trajtonte.

g) MAS Gjatë fazës studimore, ky institucion ka vënë në dispozicion të gjithë informacionin e kërkuar, i shoqëruar edhe me dokumentet përkatëse, sipas rastit edhe në format elektronik. Janë treguar të gatshëm në komunikime për trajtimin e çështjeve të ndryshme që grupi i auditimit vendosi që t’i trajtonte. KLSH vlerëson prezencën aktive të Ministres së Arsimit në takimin prezantues dhe intervistën pasuese të kësaj faze, si shenjë serioziteti dhe përkushtimi në misionin fisnik të institucionit që drejton, sikurse një model bashkëpunimi dhe respekti ndërinstitucional në shërbim të transparencës dhe llogaridhënies në dobi të qytetarëve.

h) AKP Gjatë fazës studimore ka vënë në dispozicion të gjithë informacionin e kërkuar, i shoqëruar edhe me dokumentet përkatëse, sipas rastit edhe në format elektronik. Janë treguar të gatshëm në komunikime për trajtimin e çështjeve të ndryshme që grupi i auditimit vendosi t’i trajtonte.

i) RASH Gjatë fazës studimore ka vënë në dispozicion të gjithë informacionin e kërkuar, i shoqëruar edhe me dokumentet përkatëse, sipas rastit edhe në format elektronik. Janë treguar të gatshëm në komunikime për trajtimin e çështjeve të ndryshme që grupi i auditimit vendosi t’i trajtonte.

2. Faza e terrenit Pasi u njohën me programin auditues, i cili iu përcoll të gjitha subjekteve në auditim, bashkëpunimi në këtë fazë me subjektet ishte si vijon:

a) Universiteti i Tiranës Bashkëpunimi me Rektorin e kësaj IAL-je në këtë fazë arriti të normalizohej dhe u realizua dokumentimi përmes intervistës dhe me evidenca mbështetëse i qëndrimit zyrtar për çështjet që interesohet ky auditim. Po kështu, të gjitha njësitë kryesore të kësaj IAL-je, me përjashtim të Fakultetit të Drejtësisë, gjeneruan informacion të plotë, cilësor dhe me evidenca justifikuese. Fakulteti i Drejtësisë gjeneroi jashtë afateve ligjore përgjigjet e intervistës së dërguar dhe këto përgjigje nuk u shoqëruan me evidencat e kërkuara nga grupi i auditimit, edhe pasi këto evidenca u rikërkuan në përmbushje të detyrimit ligjor që çdo institucion publik ka ndaj KLSH-së.

b) Universiteti i Mjekësisë Në fazën e terrenit, Rektori i kësaj IAL-je arriti të gjeneronte përgjigjet e intervistës së dërguar, por pa i shoqëruar përgjigjet e tij me evidencat e kërkuara. Evidencat e nevojshme për këtë institucion vijuan të merren në MAS, RASH dhe AKP.

c) Universiteti i Vlorës Iu përgjigj brenda afateve ligjore gjenerimit të përgjigjeve zyrtare për çështjet e adresuara, sëbashku me evidencën e nevojshme.

d) Universiteti i Durrësit Iu përgjigj brenda afateve ligjore gjenerimit të përgjigjeve zyrtare për çështjet e adresuara, sëbashku me evidencën e nevojshme.

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

21

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

e) Universiteti i Elbasanit Iu përgjigj brenda afateve ligjore gjenerimit të përgjigjeve zyrtare për çështjet e adresuara, sëbashku me evidencën e nevojshme.

f) Universiteti i Shkodrës Iu përgjigj brenda afateve ligjore gjenerimit të përgjigjeve zyrtare për çështjet e adresuara, sëbashku me evidencën e nevojshme.

g) MAS Intervista me titullaren e këtij institucioni ishte lënë për në fund të fazës së terrenit nga grupi i auditimit, pasi të ishte mbledhur i gjithë dokumentacioni i nevojshëm nga IAL-të dhe institucionet e varësisë. Kjo intervistë nuk mundi të realizohej për shkak të zëvendësimit të Ministres së Arsimit më 22.05.2017. Gjithsesi, evidencat e nevojshme u gjeneruan nga ky institucion dhe Ministrja e Arsimit, më dt. 19.05.2017, akti i fundit që emetoi si titullare e MAS ishte Udhëzimi nr. 15, i cili ka të njëjtën frymë sikurse edhe Udhëzimi 13 i vitit të kaluar. Në këtë kontekst, nxjerrja e këtij akti në një moment të tillë, një njëfarë kuptimi, i dha përgjigjen kryesore intervistës që grupi i auditimit kishte përgatitur për përfshirjen e këtij institucioni në procesin e pranimit në IAL.

h) AKP Iu përgjigj brenda afateve ligjore gjenerimit të përgjigjeve zyrtare për çështjet e adresuara, sëbashku me evidencën e nevojshme.

i) RASH Iu përgjigj brenda afateve ligjore gjenerimit të përgjigjeve zyrtare për çështjet e adresuara, sëbashku me evidencën e nevojshme. 2. QASJA DHE DETAJET E AUDITIMIT Grupi i auditimit u njoh fillimisht gjatë fazës studimore me kuadrin ligjor e rregullator të subjekteve nën auditim, ku përcaktohen detyrimet dhe përgjegjësitë për realizimin e procesit të pranimeve në IAL. Më pas u zhvilluan takimet prezantuese dhe intervistat fokusuese të problemit, me pyetje të hapura, me të gjithë aktorët e përfshirë në proces, për të kuptuar hartën konjitive të procesit dhe testuar paraprakisht informacionin e marrë nga burime të ndryshme. Bazuar në dokumentacionin e grumbulluar dhe të analizuar, të dhënat e kërkuara dhe të plotësuara nga subjektet nën auditim, komunikimet me stafin, pasqyrimin në media të këtij aktiviteti publik, si dhe hulumtimet nga praktikat e vendeve të tjera në këtë fushë gjatë fazës studimore, grupi i punës konkludoi në një program auditimi. Në përputhje me parimin 26, të ISSAI 300, grupi konsideroi si më të përshtatshëm për të adresuar çështjet e konstatuara, qasjen e orientuar nga sistemi, ndonëse disa nënpyetje të piramidës së çështjeve audituese janë të orientuara edhe kah rezultatit final (pranimi në IAL në përputhje me parimin meritë-preferencë). 2.1. OBJEKTIVI DHE PROBLEMI I PERFORMANCËS Procesi i pranimeve në universitete për vitin akademik 2016-2017 u shoqërua me kontestime si nga ana e maturantëve, ashtu edhe nga opinioni publik në përgjithësi. Mungesa e informimit, ndryshimet e kritereve, mosnjohja e kurrikulës nga IAL-të, etj., nënvizoi domosdoshmërinë e vlerësimit të mekanizmave te përdorur, për realizimin e objektivave të institucioneve përgjegjëse për maturën shtetërore.

Page 22: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

22

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

2.1.1 Fokusimi dhe përkufizimi i problemit të performancës Mbështetur në parimet universale, të cilat e konsiderojnë Arsimin e Lartë si një shërbim dhe e mirë publike, të garantuar përmes aksesit të barabartë mbi bazën e konkurrencës, pranimet në universitet kanë një impakt të lartë në jetën dhe zhvillimin e vendit. Pranimi i kandidatëve për studentë, nëpërmjet mekanizmave transparentë dhe efektivë, bazuar në parimin meritë-preferencë, është një moment i rëndësishëm për maturantët dhe të ardhmen e arsimit të lartë. Matura Shtetërore ka pasur një progres të mirë gjatë viteve të fundit, përmes konsolidimit dhe standardizimit të vazhdueshëm të mekanizmave të vlerësimit të arritjeve. Ajo u krijua si domosdoshmëri për zgjidhjen e problemeve në drejtim të shmangies së subjektivizmit, fiktivitetit dhe praktikave të shumta korruptive të konstatuara gjatë konkurseve të pranimit, në periudhën kur pranimet organizoheshin nga vetë IAL-të. Me miratimin e Ligjit të ri të Arsimit të Lartë në 2015, Matura Shtetërore humbi atributet e mëparshëm, duke u kthyer në një maturë dalëse, në kuadër të rritjes së autonomisë së IAL-ve. Matura Shtetërore 2016, u shoqërua me kontestime dhe reagim të publikut për vetë natyrën sensitive të këtij evenimenti unikal në jetën e çdo njeriu, pranimin në Universitet. 2.1.2 Objektivi i auditimit Me synimin që institucionet përgjegjëse për Maturën Shtetërore të rrisin efektivitetin e tyre në drejtim të arritjes së objektivave dhe realizimit të misionit që kandidatët për studentë të vlerësohen objektivisht për arritjet e tyre, si edhe zbatimit real të parimit të meritë-preferencë, në kuadër të problematikës së shfaqur në vitin 2016, grupi i auditimit auditoi performancën e institucioneve përgjegjëse për Maturën Shtetërore. Në këtë mënyrë, objektivi i këtij auditimi ishte: a) ligjshmëria e procesit pranues në vitin 2016, b) ekonomiciteti i tij në angazhimin e burimeve monetare, kohore e njerëzore, c) eficiensa e tij në gjenerimin e produktit me koston minimale të mundshme dhe d) efektiviteti i përputhjes së rezultatit me objektivin. 2.2. PËRKUFIZIMET DHE TERMINOLOGJIA Auditimi i performancës: Shqyrtim i pavarur i eficiensës dhe efektivitetit të sipërmarrjeve

qeveritare, programeve dhe organizatave publike, duke iu përmbajtur ekonomicitetit dhe me synim identifikimin e përmirësimeve.

Autonomia Universitare: Nënkupton pavarësinë e IAL-ve në marrjen e vendimeve për drejtimin, organizimin dhe funksionimin e tyre, e shprehur në 4 forma kryesore: autonomi financiare, autonomi akademike, autonomi organizative, autonomi e personelit.

Bordi Administrativ: Organi përgjegjës për performancën financiare të çdo IAL-je. Departament: Është njësi bazë e zhvillimit të mësimdhënies dhe të punës kërkimore-

shkencore të fakultetit Fakultet: Është njësi kryesore që bashkërendon mësimdhënien dhe kërkimin shkencor në

fusha të përafërta ose të ndërthurura. Kandidat: Individi që ka mbaruar Maturën Shtetërore përpara vitit 2016. Kredite për lëndë: Numri i krediteve të një lënde ose moduli gjendet duke pjesëtuar numrin

e orëve mësimore që lënda/moduli ka në planin mësimor me numrin e javëve mësimore. Marrëveshje: Nënkupton kontratën midis palëve, e lidhur me qëllim që të sjellë pasoja

juridike të caktuara, krijimin, ndryshimin ose shuarjen e të drejtave dhe detyrimeve juridike civile.

Matura OnLine: Portali i maturës shtetërore. Maturant: Individi që vazhdon vitin e fundit të shkollës së mesme.

Page 23: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

23

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

Maturë Shtetërore: Standard i njehsuar provimesh nga te cilat tri të detyruara dhe dy me zgjedhje.

Note mesatare aritmetike: Nënkupton pjesëtimin e shumës së notave me numrin e tyre. Notë mesatare e ponderuar: Numri i krediteve për një lëndë shumëzuar me notën e marrë,

duke i përpjesëtuar me numrin e krediteve që kanë të gjitha lëndët në total. Portali i Maturantit: Portali ku hidhen nga shkollat notat e të gjithë viteve shkollore për çdo

maturant. Qendra e provimit: Institucioni ku zhvillojnë provimin një ose me shumë shkolla. Risku: Mundësia e ndodhjes së një ngjarjeje të caktuar, e cila do të ndikonte negativisht në

arritjen e objektivave të një njësie organizative apo të shoqërisë në tërësi. Senati: Është organi kolegjial akademik vendim-marrës më i lartë, i cili zgjidhet nga Personeli

Akademik me kohë të plotë i njësive kryesore me votim të përgjithshëm. Shkollë e mesme: Institucion i arsimit të mesëm të lartë. Strategjia: Orientimi i politikave afatmesme dhe afatgjata sektoriale për përsosjen dhe

modernizimin e sistemit arsimor, në përputhje me vizionin e Qeverisë.

2.3. KRITERET 2.3.1 Kriteret e politikës Strategjia e zhvillimit të arsimit parauniversitar 2014-2020; Strategjia Kombëtare e Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit 2009-2015; Strategjia Kombëtare për Arsimin e Lartë 2008-2013.

2.3.2 Kriteret e monitorimit dhe raportimit Raport Publik: “Matura Shtetërore 2016”; Raporti i AKP-së mbi “Koordinimi i procesit të aplikimeve në IAL-të”; Raporti përfundimtar për reformën e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor; Raport mbi regjistrimet në Universitet për vitin akademik 2016-2017.

2.3.3 Kriteret teknike Ligji nr. 69/2012, "Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë"; Ligji nr. 80/2015, "Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në IAL-të...”; Ligji nr. 9887, datë 10.03.2008, i ndryshuar “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”; Ligji nr. 9704, datë 2.4.2007 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave

të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për realizimin e një qendre shërbimesh dhe të një rrjeti telematik për universitetet”;

VKM nr. 78, datë 8.2.2006, “Për krijimin e maturës shtetërore dhe pranimet në shkollat e larta publike” i ndryshuar;

VKM nr. 1013, datë 10.12.2010, “Për krijimin e agjencisë kombëtare të provimeve”; VKM nr. 843, datë 27.9.2013, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të

Ministrisë së Arsimit dhe Sportit”; VKM nr. 407, datë 01.06.2016, “Për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për pranimin e

kandidatëve në programet e integruara të studimeve të ciklit të dyte në Institucionet e Arsimit të Lartë, për vitin akademik 2016-2017”;

Udhëzimi nr. 1, datë 11.02.2016, “Për organizimin dhe zhvillimin e provimeve te maturës shtetërore 2016”;

Udhëzim nr. 4, datë 16/03/2010, “Për marrjen e masave të sigurisë së të dhënave personale në veprimtarinë e fushës së arsimit”;

Page 24: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

24

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

Udhëzimi nr. 3, datë 24.03.2016, “Për zhvillimin e provimeve kombëtare të maturës shtetërore”;

Udhëzimi nr. 13, datë 22.07.2016, “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2016-2017”;

Udhëzimi nr. 15, datë 01.08.2016, “Për disa shtesa në Udhëzimin nr. 13, datë 22.07.2016”; Udhëzimi nr. 22, datë 06.09.2016, “Për disa shtesa në Udhëzimin nr. 13, datë 22.07.2016”; Udhëzimi nr. 24, datë 07.10.2016, “Për disa shtesa në Udhëzimin nr. 13, datë 22.07.2016”; Udhëzimi nr. 24/1, datë 12.10.2016, “Për disa shtesa në Udhëzimin nr. 13, datë 22.07.2016”; Udhëzimi nr. 25, datë 27.10.2016, “Për disa shtesa në Udhëzimin nr. 13, datë 22.07.2016”; Urdhër nr. 5, datë 08.02.2016, “Për ngritjen e grupit te punës për përgatitjen e raportit lidhur

me koordinimin e procesit te aplikimeve ne IAL-të”; Urdhër nr. 91, datë 02.03.2016, “Për miratimin e rregullores së maturës shtetërore 2016 në

Republikën e Shqipërisë”; Urdhër nr. 33, datë 21.08.2014, “Për miratimin e rregullores “Për mbrojtjen përpunimin,

ruajtjen dhe sigurimin e të dhënave personale”; Urdhër nr. 198, datë 25.04.2016, “Për ngritjen e grupit të punës për përgatitjen e platformës

digjitale për aplikimet për pranimet në universitet për vitin akademik 2016-2017”; Urdhër nr. 414, datë 01.08.2016, “Për programimin e platformës digjitale dhe kontrollin e

përputhshmërisë së aplikimeve në portalin matura shtetërore me renditjen në institucionet e arsimit të lartë”;

Rregullore e Brendshme e Agjencisë Kombëtare të Provimeve – datë 20.08.2014; Statuti i Agjencisë Kombëtare të Provimeve – datë 22.09.2014.

2.3.4 Kritere të tjera/Praktikat më të mira Përmbledhje e Sistemit britanik të pranimeve në Arsimin e Lartë Aplikimi për të hyrë në universitet në UK bëhet përmes The Universities and Colleges Admissions Service (UCAS), roli kryesor i së cilës është të menaxhojë sistemin e pranimeve në universitetet britanike. UCAS ofron një sërë portalesh për aplikime dhe instrumente për informim dhe këshillim drejtuar kandidatëve të ndryshëm dhe familjarëve të tyre, studentëve, shkollave dhe kolegjeve, etj. Përmes UCAS bëhen aplikimet për ciklin e parë të programeve të studimit, si dhe sistemin e konservatorëve, por dhe për programe të ciklit të dytë, etj. Sistemi kryesor i pranimeve mundëson për të gjithë studentët, britanikë dhe të huaj, aplikimin për pranim në universitetet britanike. Kandidatët duhet të bëjnë një aplikim të vetëm online përmes UCAS. Ky aplikim parashikon regjistrimin e kandidatit, plotësimin e të dhënave personale, plotësimin e një deklarate (statement) dhe zgjedhjen e deri 5 programesh studimi ku kërkon të aplikojë, pa radhë preferenciale. Kandidatët paguajnë tarifën e shërbimit dhe marrin referencën përkatëse, para se të kryejnë aplikimin online brenda afatit të parashikuar. Aplikimi më pas i përcillet universiteteve nga UCAS, të cilët vendosin për t’i bërë ose jo një ofertë kandidatëve aplikues. Oferta nga ana e universitetit mund të jetë pa kushte, me kushte ose kërkesa mund të mos pranohet nga universiteti. Universitetet përcaktojnë kritere pranimi të cilat konvertohen në vlerësim sipas disa pikëve apo notave që janë të ekuivalentueshme me njëra-tjetrën. Deklarata që duhet të dorëzojë kandidati, sëbashku me aplikimin, është pjesë integrale e aplikimit dhe ka një limit në numrin e fjalëve të përdorura. Ajo duhet të përmbajë të dhëna mbi arritjet e kandidatit, interesin e tij për programin

Page 25: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

25

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

për të cilin ka aplikuar, interesat në përgjithësi të kandidatit, etj. Kjo deklaratë ka rezultuar të jetë pjesa më e rëndësishme në procesin e aplikimit. Aplikantët duhet të sigurojnë një referencë nga një mësues, këshillues apo profesionist që i njeh ata para se të paguajnë tarifën e shërbimit dhe të kryejnë aplikimin. Kandidatët aplikojnë përmes UCAS 1 vit para fillimit të universitetit: Brenda 15 tetorit aplikojnë kandidatët për programet e studimit të mjekësisë, stomatologjisë

dhe veterinarisë, si dhe ato që aplikojnë për universitetet Oxford dhe Cambridge, të cilat parashikojnë teste apo intervista në hyrje, përpara se të jepet një përgjigje nga universiteti mbi kërkesën e aplikantëve.

Brenda 15 janarit aplikojnë kandidatët për të gjitha programet e tjera. Brenda 24 marsit aplikojnë kandidatët për disa programe studimi të fushës së artit dhe

dizajnit. Kandidatët mund të aplikojnë deri në 30 qershor, por këto aplikime të vona mund të mos kenë të njëjtat shanse si ato të kryera në kohë. Aplikimet e kryera pas datës 30 qershor kalojnë direkt në procesin e “clearing”. Kandidatët janë përgjegjës për kryerjen e aplikimit brenda afateve përkatëse. UCAS këshillon universitetet të përfundojnë ofertat e tyre për kandidatët brenda marsit, edhe pse ato mund të kenë një kalendar të tyre dhe kanë përgjegjësi të plotë për mirëfunksionimin të këtij procesi. Disa universitete parashikojnë intervista për kandidatët ose mund t’i kërkojnë të dhëna shtesë kandidatëve para përcaktimit të ofertave. Ofertat nga universitetet i përcillen studentëve përmes shërbimit të UCAS dhe mund të jenë pa kushte ose të kushtëzuara nga notat që kandidati do të sigurojë në provimet përfundimtare, duke marrë në konsideratë se në momentin e aplikimit, kandidati nuk disponon notat e vitit të fundit dhe as ato të provimeve përmbyllëse të arsimimit parauniversitar. Pasi kanë marrë ofertat, kandidatët duhet t’i kthejnë përgjigje universitetit para afatit përfundimtar në maj, duke zgjedhur 2 oferta, gjithmonë përmes shërbimit të UCAS, një si zgjedhje e tyre primare, dhe një si zgjedhje rezervë. Zgjedhja primare nënkupton që nëse ajo/ai konfirmon notat në provimet përfundimtare, atëherë do të marrë një ofertë pa kushte; zgjedhja rezervë nënkupton që nëse universiteti i refuzon zgjedhjen e parë për shkak të notave të provimeve përfundimtare, atëherë kandidati mund të përfitojë nga kjo zgjedhje e dytë nëse ai i plotëson kushtet për këtë zgjedhje. Nëse kandidati nuk merr asnjë ofertë për të pesta zgjedhjet e bëra, ai mund të aplikojë përmes shërbimit extra të UCAS për programe shtesë, duke aplikuar çdo herë për një program të vetëm në këtë rast, deri në marrjen e një oferte që konsiderohet prej tij si e përshtatshme. Shërbimi extra funksionon nga mesi i shkurtit deri në fund të qershorit. Nëse këta kandidatë nuk marrin asnjë ofertë gjatë kësaj periudhe, ata kanë opsionin e hyrjes në procesin e Clearing që hapet në korrik. Universitetet japin ofertat pa kushte dhe përgjigjet negative kur aplikuesit kanë marrë rezultatet përfundimtare të provimeve. Kandidatët që kanë marrë ofertat e konfirmuara duhet të konfirmojnë programin e studimit që kanë zgjedhur. Të gjithë ata që nuk kanë përfituar nga një ofertë mund të përdorin shërbimin e Clearing që iu mundëson studentëve, të cilët nuk kanë marrë asnjë ofertë, të aplikojnë për programet ku ka ende vende të lira në universitet. Ata kërkojnë për vendet vakante përmes UCAS dhe/ose duke kontaktuar dhe vetë universitetet. Edhe pse ky shërbim përdoret normalisht në gusht pas rezultateve përfundimtare, ai hapet që në qershor dhe mbyllet në shtator. Nëse studentët dalin me rezultate më të mira krahasuar me zgjedhjet e tyre fillestare, kanë opsionin e kërkimit për një vend më të mirë, duke mbajtur zgjedhjen e tyre të parë, proces që quhet adjustment dhe që ofrohet nga 14-31 gusht. Për sistemin e konservatorëve, afatet e aplikimit janë respektivisht 1 tetor për shumicën e programeve të muzikës dhe 15 janar për ato të kërcimit dhe arteve skenike.

Page 26: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

26

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

2.4. PIRAMIDA E PYETJEVE AUDITUESE Pyetja kryesore: A u implementua nga institucionet përgjegjëse, modeli i duhur për pranimin në IAL të maturantëve në vitin akademik 2016-2017? Nënpyetjet e nivelit të parë: 1.1 A ishte i mbështetur në ligj, procesi i pranimit në IAL të maturantëve, për vitin akademik

2016-2017? 1.2 A u sigurua mbarëvajtja me ekonomicitet e këtij procesi? 1.3 A ishte optimale marrëdhënia midis burimeve të angazhuara dhe produktit përfundimtar? 1.4 A gjeneroi procesi meritë-preferencën e synuar? Nënpyetjet e nivelit të dytë 1.1.1 A u respektua Ligji 80/2015 nga ana e MAS përgjatë procesit të pranimit në IAL për vitin

akademik 2016-2017? 1.1.2 A u respektua Ligji 80/2015 nga ana e IAL-ve përgjatë procesit të pranimit të maturantëve

në vitin akademik 2016-2017 1.2.1 A rezultuan shpenzime të panevojshme financiare gjatë procesit të pranimit në IAL të

maturantëve për vitin akademik 2016-2017? 1.2.2 A u shpërdorua koha dhe burimet njerëzore në këtë proces? 1.3.1 A ofroi procesi output-in e synuar? 1.3.2 A ofroi procesi cilësinë e synuar në terma të saktësisë lidhur me përcaktimin e kritereve

dhe përllogaritjen e fituesve? 1.4.1 A u planifikua procesi në terma taktikë dhe operacionalë? 1.4.2 A u pranuan studentët në programin dhe IAL-në që preferonin, sipas meritës që

dispononin? 1.4.3 A krijoi procesi i ndjekur një model të vlefshëm edhe për të ardhmen?

Skema nr. 3 Piramida e pyetjeve audituese

Page 27: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

27

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

2.5. SKEMA E AUDITIMIT 2.5.1 Qasja/ Metodologjia audituese Paradigma kryesore e këtij auditimi është: “Dështimi në planifikim është planifikim i dështimit”. Për këtë arsye, u orientuam kah procesi/sistemi, pasi u analizua struktura, funksionimi dhe pozicionimi i subjekteve në auditim në lidhje me performancën e institucioneve përgjegjëse për Maturën Shtetërore, me theks mënyrën e organizimit të brendshëm të këtyre institucioneve, menaxhimin e burimeve të tyre, ndarjen e përgjegjësive, në funksion të krijimit të një mjedisi të përshtatshëm për realizimin e objektivit kryesor për administrimin e tërë procesit të Maturës Shtetërore, nga momenti i aplikimit, renditjen e fitueseve e deri në regjistrimin e tyre pranë IAL-ve. Përdorimi i analizës SWOT, për evidentimin e faktorëve të brendshëm apo të jashtëm të cilët mund të ndihmojnë ose në të kundërt të pengojnë arritjen e objektivave, i krijoi mundësinë grupit të auditimit të evidentojë dhe adresojë risqet potenciale që ndikojnë në arritjen e rezultateve dhe përmbushjen e objektivave. 2.5.2 Metodat & teknikat audituese Grumbullim dhe analizim i evidencave shkresore. Ndërtim i hartës konjitive të procesit. Intervista me titullarët dhe stafin e tyre të subjekteve nën auditim. Pyetësorë me maturantët. Benchmarking. Kryqëzim të dhënash për të kontrolluar vërtetësinë e tyre. Analizë sasiore e të dhënave integrale të mbledhura gjatë auditimit. Analizë cilësore e të dhënave integrale të mbledhura gjatë auditimit.

2.6. REZULTATET E PARASHIKUARA Impakti i mesazhit auditues do të synojë ndërgjegjësimin e palëve të përfshira në proces për rëndësinë e respektimit të ligjit në mbarëvajtjen e tij, nxjerrjen e mësimeve të vlefshme nga gabimet e vitit 2016, si edhe përmirësimin e procedurave për të garantuar që maturantët të pranohen në programin e merituar të studimit, në përputhje me preferencën e shprehur. 2.6.1 Impakti i mesazhit auditues për Kuvendin dhe Qeverinë Në procesin e pranimit të maturantëve në IAL, sikurse në çdo aspekt tjetër, Qeveria është orientuese e politikave dhe zbatuese e tyre në bashkëpunim me aktorët e tjerë, duke respektuar gjithnjë ligjin. Qeveria ndërmorri reformën në arsimin e lartë, e cila u finalizua me miratimin e ligjit të ri për këtë arsim, reformë e cila rikonceptoi rolin e aktorëve pjesëmarrës, përfshirë edhe MAS. Ligji i ri karakterizohet nga një frymë anglo-saksone në atributet që iu jep palëve, por kjo frymë e shprehur në ligj duket sikur ka mbetur peng i traditës së vjetër, të paktën për procesin e pranimeve, shprehur në gërma të caktuara të ligjit që janë ambigue dhe që mund të përdoren për centralizimin e këtij procesi. Mesazhi auditues i këtij raporti synon pikërisht që të ndërgjegjësojë MAS-in dhe Qeverinë për këto ngërçe të ligjit, të tërheqë vëmendjen e tyre në nxjerrjen e akteve nënligjore brenda afateve që parashihen në këtë ligj dhe për ta detajuar drejt atë nga pikëpamja e përmbajtjes, si edhe të sinjalizojë Kuvendin që gjatë procesit të miratimit të Ligjeve të sigurohet në masën e duhur se gërma e Ligjit është në përputhje me frymën e tij.

Page 28: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

28

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

2.6.2 Impakti i mesazhit auditues për publikun dhe palët e interesit Lidhur me palët e tjera të përfshira në proces, konkretisht IAL-të dhe maturantët, mesazhi auditues synon t’i ndërgjegjësojë të parat për rolin kritik dhe aktiv që kanë dhe duhet të kenë në procesin e pranimeve, sikurse t’iu tërheqë vëmendjen të dytëve që të informohen në kohë dhe të ushtrojnë presion të vazhdueshëm tek strukturat përgjegjëse për një proces transparent dhe efektiv. 2.6.3 Forma e publikimit Në përfundim të auditimit dhe reflektim të observacioneve është përgatitur ky Raport Auditimi, i cili iu dërgohet subjekteve publike të përfshira në auditim, Kuvendit dhe palëve të tjera të interesit. Një përmbledhje e tij do të publikohet në faqen online të KLSH-së, ndërsa raporti i plotë në rrjetet sociale të Departamentit të Auditimit të Performancës. Për rezultatet e këtij auditimi do të informohet gjithashtu publiku i gjerë nëpërmjet botimit të një artikulli në median e shkruar. Raporti Përfundimtar i Auditimit do të jetë pjesë analizave dhe Raportit të veprimtarisë vjetore të KLSH-së.

Page 29: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

29

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

3. SHTJELLIMI I PYETJEVE DHE NËNPYETJEVE A u implementua nga institucionet përgjegjëse, modeli i duhur për pranimin në IAL të maturantëve në vitin akademik 2016-2017? Në programin auditues, grupi i punës, pasi konsultoi dokumentet e fazës studimore dhe krijoi një perceptim fillestar të problemit, duke e fokusuar atë përmes piramidës së pyetjeve, hodhi hipotezën se: IAL-të aplikuan një qasje të pajustifikuar pasive që në fillim të procesit të pranimit, përmes përcaktimit të dobët të kritereve dhe mosmarrjes së përgjegjësive që iu takonin në këtë proces, në mjaft raste duke kryer edhe shkelje të natyrës financiare. MAS, e gjendur në kushtet e një performance të dobët të IAL-ve që në përcaktimin e kritereve, u detyrua të nxjerrë një Udhëzim, që, ndonëse kapërcente Ligjin dhe u ndryshua disa herë, i shërbeu procesit në terma të transparencës, kostos për aplikantët dhe saktësisë në renditjen e tyre. Modeli i pranimit që u aplikua në vitin 2016 nuk ishte ai i duhuri, si në konceptim, ashtu edhe në aplikim, sepse modelet e pranimit në IAL duhet të jenë modele liberale, në frymën e Ligjit 80/2015, konsensuale, të thjeshta, transparente dhe në përputhje me parimin meritë-preferencë. Tashmë, pasi grupi i punës ezauroi fazën analitike të auditimit, dokumentoi zyrtarisht qëndrimet e palëve të përfshira në proces, testoi informacionet e marra nga burime të ndryshme dhe dokumentoi gjithashtu edhe aktin më të fundit të nxjerrë nga titullari i MAS në dt. 19.05.2017, Udhëzimin nr. 15 që do të rregullojë pranimet në IAL për vitin akademik 2017-2018, mbërriti në mesazhin auditues: Modeli i pranimit që u aplikua në vitin 2016 dhe po përpiqet të implementohet sërish, nuk është ai i duhuri, si në konceptim, ashtu edhe në aplikim. Ky model nuk është në përputhje me frymën e Ligjit 80/2015 dhe as me praktikat e mira të vendeve perëndimore prej nga ky Ligj është përshtatur. MAS dhe QSHA duhet të angazhohen aktivisht në procesin e aplikimit, duke e nisur më herët atë në kohë, asistuar aplikantët dhe IAL-të në kërkesat e tyre për mbarëvajtjen e duhur të procesit kundrejt tarifave të arsyeshme dhe kryerjen e procesit të regjistrimit të fituesve pa interferuar me procesin e pranimit, por në fund të tij, mbështetur në listat përfundimtare të dërguara nga IAL-të. IAL-të duhet ta konceptojnë, dizenjojnë dhe implementojnë vetë procesin e pranimit, në përputhje me Ligjin dhe praktikat e mira. Kriteret e tyre e të pranimit duhet të reflektojnë një politikë afatgjatë të tyren, që t’i mundësojë aplikantëve profilizimin potencial në arsimin e mesëm, sikurse nuk duhet të kufizohen vetëm në përllogaritjen e mesatareve, por mund të përfshijnë edhe aspekte të tjera të vlerësimit të kandidatëve, sidomos për programet e preferuara të studimit. 3.1 A ISHTE I MBËSHTETUR NË LIGJ, PROCESI I PRANIMIT NË IAL TË MATURANTËVE, PËR VITIN AKADEMIK 2016-2017? Auditimi i performancës nuk ka si fokus primar të tijin përputhshmërinë me ligjin të aktivitetit publik, por në rastet kur mospërputhja me ligjin cënon minimalisht një nga 3E-të, atëherë evidentimi i aktiviteteve ku është vepruar në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore e rregullatore bëhet objekt auditimi për të kuptuar shkaqet e ekonomicitetit, eficiensës apo efektivitetit të munguar.

Page 30: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

30

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

Ligji i ri i Arsimit të Lartë23 e ka dizenjuar procesin e pranimeve të maturantëve në IAL si një ndërthurje e tri nënproceseve: aplikimit, pranimit dhe regjistrimit, ku aplikimi kryhet në një institucion të ri publik, emërtuar Qendra e Shërbimeve Arsimore24, pranimin e kryejnë vetë IAL-të25, ndërsa regjistrimin e kryejnë një herë IAL-të26 dhe më pas, për të krijuar regjistrin kombëtar të studentëve të të gjitha cikleve dhe pajisur studentët me numër matrikullimi, regjistrimi konsolidohet nga QSHA (në bazë të listave të përcjella nga IAL-të)27. Në dinamikë kohore, të trija nënproceset e mësipërme rezultojnë po ashtu të ndërthurura. Kështu, duke iu referuar praktikës së vitit 2016, nënprocesi i pranimit ishte i ndarë në dy faza: a) publikimi i kritereve, dhe b) përllogaritja e pikëve të aplikantëve, përmes formulave të përcaktuara nga IAL-të. Nënprocesi i aplikimit ishte edhe ky i ndarë në dy faza: a) aplikimi maturantëve me formularët e aplikimit për përzgjedhje deri në 10 (dhjetë ) programe studimi, dhe b) riaplikimi për maturantët që kaluan në sesionin e vjeshtës, si edhe për ata që nuk fituan në raundin e parë po me 10 preferenca të reja. Nënprocesi i regjistrimit, u krye një herë nga IAL-ja dhe AKP-ja në fund të çdo raundi pranimi dhe një herë sërish nga AKP-ja në fund të krejt procesit të pranimit.

Skema nr. 4 Ecuria e procesit të pranimeve për vitin akademik 2016-2017

Burimi: Grupi i auditimit Në linjë kronologjike, në vitin 2016, krejt procesi rrodhi si vijon: 1) publikimi i kritereve nga IAL-të, 2) aplikimi i maturantëve përmes Portalit të Maturës Shtetërore online, administruar fillimisht nga AKP, 3) përllogaritja e pikëve të aplikantëve nga vetë IAL-të ose me kontraktim të një institucioni të tretë (Rrjeti Akademik Shqiptar), 4) shpallja (regjistrimi) e fituesve të raundit të parë nga IAL-të, 4) riaplikimi i maturantëve në Portalin e Maturës Shtetërore online, 5) përllogaritja e pikëve të aplikantëve nga vetë Portali i cili kaloi nën administrimin e Rrjetit Akademik Shqiptar, 6) shpallja (regjistrimi) e fituesve të raundit të dytë (me një sërë fazash të ndërmjetme) automatikisht nga vetë Portali nën administrimin e RASH-it, 7) depozitimi i listave

23 LAL është miratuar më 22.07.2015 dhe ka hyrë në fuqi më 05.10.2015. 24 Nenet 9 dhe 10 të Ligjit 80/2015. 25 Sipas nenit 3, pika 4, germa “b”; nenit 23, pika 4 dhe nenit 25, pika 8 të Ligjit 80/2015. 26 Sipas nenit 74, pika 3 të Ligjit 80/2015. 27 Në përputhje me nenin 10, pikat “b” dhe “c” të Ligjit 80/2015.

Page 31: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

31

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

finale të fituesve në AKP dhe pajisja me numër matrikullimi (regjistrimi final). Secili hap i këtij procesi gjatë vitit 2016 u shoqërua me një sërë problemesh, të cilat u akumuluan dhe kulmuan me një sërë pakënaqësish të aktorëve të përfshirë, një pjesë e të cilave u mediatizuan, amplifikuan dhe vazhdojnë të jenë të pranishme dhe rrezik potencial për pranimet e ardhshme. Ligji i ri i Arsimit të Lartë lë vend për interpretim lidhur me përgjegjësitë e palëve të përfshira në procesin e pranimit të maturantëve në IAL. Ligji, në mënyrë të shpërndarë dhe të përgjithshme në nene të ndryshme, referon se si bëhet pranimi dhe regjistrimi i maturantëve fitues në IAL, ndërsa për aplikimin shprehet se koordinohet nga QSHA, funksionimi dhe organizimi i së cilës rregullohet me udhëzim të Ministrit përgjegjës për arsimin. Vetë Ligji, në nenet 9 dhe 10, përshkruan disa nga funksionet e QSHA-së dhe pasazhi në Ligj, të cilin grupi i auditimit e konsideron si një prej shkaqeve të problemeve të evidentuara vitin e kaluar dhe shkak potencial për probleme të ardhshme28, është një pjesë e pikës 4, të nenit 9 që thotë: “... procedurat e regjistrimit të studentëve rregullohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për arsimin”. 3.1.1. A u respektua Ligji 80/2015 nga ana e MAS përgjatë procesit të pranimit në IAL për vitin akademik 2016-2017? Aplikimi i maturantëve për pranimet në IAL në vitin 2016 u rregullua nga Udhëzimi nr. 13 datë 22.07.2016 “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2016-2017”. Lidhur më këtë udhëzim fillestar: a) Nuk dokumentohet zyrtarisht grupi i punës që duhej të përgatiste këtë akt normativ shumë

të rëndësishëm për procesin e pranimeve të kandidatëve për studentë në IAL. b) Nuk kishte referencë të qartë në nenet e Ligjit 80/2015, ndonëse në intervistat me titullaren

e MAS dhe titullarët e IAL-ve, pohohet se baza ligjore e udhëzimit ka referencë të nënkuptuar pikën 4 të nenit 9, përmendur më lart.

c) Nuk i referohej QSHA-së, që Ligji e parashikon si institucionin përgjegjës për koordinimin e procesit të aplikimit në IAL. Në vend të saj, Udhëzimi udhëzonte IAL-të dhe maturantët që të viheshin në marrëdhënie me Agjencinë Kombëtare të Provimeve. AKP është krijuar me VKM nr. 1013, dt. 10.12.2010, në mbështetje të Ligjit 10171, dt. 22.10.2009, “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”. Në pikën 8, gërma “e” e VKM-së nr. 1013 specifikohet se AKP: “Krijon një sistem unik dhe transparent për përcaktimin e kandidatëve fitues në programet e studimit, sipas parimit meritë-preferencë”. I njëjti funksion ritheksohet edhe në statutin e AKP-së, miratuar nga Ministri i Arsimit dhe Sportit me nr. 5263/1 Prot. dhe dt. 20.08.2014. Kjo pikë e kësaj VKM-je bie ndesh me Ligjin 80/2015 dhe, në përputhje me nenin 142 të po këtij Ligji, AKP nuk mund të vazhdonte të luante funksionet e saj në procesin e pranimit në IAL të maturantëve për vitin 2016 e në vijim. Vendin e saj duhet ta zinte QSHA-ja, aktet nënligjore për të cilën duhet të ishin miratuar brenda 9 muajve nga data e hyrjes në fuqi të Ligjit 80/2015 (05.10.2015), pra në 05.07.201629, por që në fakt nuk ishin miratuar.

d) Udhëzimi nr. 13 e dizenjoi procedurën e pranimit të maturantëve në IAL, duke kapërcyer rolin ligjor të Ministrisë në proces, që e kufizon atë vetëm në procesin e aplikimit dhe atë të regjistrimit final. Konkretisht: 1) Udhëzimi 13 unifikoi intervalin kohor të pranimeve për të gjitha IAL-të në nivel Republike, duke specifikuar gjithashtu ndarjen në raunde e më tej në faza të ndërmjetme; afatet e ankimimit; përcjelljen e informacionit në fund të çdo raundi apo faze tek AKP; afatet e shpalljes së listave të ndërmjetme e përfundimtare për çdo raund, etj.

28 Sikurse e konfirmon sërish nxjerrja e Udhëzimit nr. 15, dt. 19.05.2017 nga MAS. 29 Neni 141 i Ligjit 80/2015.

Page 32: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

32

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

Udhëzimi 13 përcaktoi procedurën e pranimit të maturantëve në IAL (publike dhe jopublike), duke shkelur kështu nenin 25, pika 8 të Ligjit 80/2015, ku specifikohet qartë se pranimi i maturantëve në IAL bëhet nga vetë IAL-të, në përputhje me procedurat e përcaktuara në Statutin dhe Rregulloren e tyre. 2) Udhëzimi iu hoqi mundësinë maturantëve dhe IAL-ve që të bënin pranimin e studentëve ekselentë në 2 programe studimi njëkohësisht, sikurse e parasheh neni 85, pika 1 e Ligjit 80/2015. Po kështu, Udhëzimi iu hoqi mundësinë maturantëve të regjistruar në një program studimi, që të ç’regjistroheshin dhe të regjistroheshin në një program tjetër studimi, sikurse e parasheh neni 54, pika 7 e Kushtetutës së RSH: “Arsimi i mesëm profesional dhe i lartë mund të kushtëzohet vetëm nga kritere aftësie”. 3) Udhëzimi e përqendroi procesin e pranimit në një platformë të vetme elektronike, administruar fillimisht nga AKP e më pas nga RASH. Ky përqendrim penalizoi maturantët dhe IAL-të të cilat kishin kërkesa për pranime edhe pas afatit kohor të përcaktuar në mënyrë unike nga MAS.

e) Udhëzimi nr. 13 u ndryshua 5 herë brenda një periudhe 3-mujore, duke detajuar apo ndryshuar udhëzimin fillestar.

f) Udhëzimi i MAS-it iu dërgua paraprakisht në formë drafti për vjelje mendimesh IAL-ve. g) Udhëzimi i MAS-it, në ato pjesë ku interferonte me procesin e pranimit, nuk u kontestua nga

asnjë IAL, por përkundrazi, u detajua me udhëzime të tjera në nivel IAL-je dhe u implementua plotësisht.

h) Vetë MAS nuk e zbatoi Udhëzimin nr. 13, sepse vazhdoi me regjistrimin dhe matrikullimin e afro 800 aplikantëve vetëm për IAL-të jopublike edhe pas afatit kufi, dt. 01.11.2016. Këto regjistrime vijuan të bëheshin përmes grupeve të punës të ngritura nga Sekretari i Përgjithshëm i MAS. Në shkresat që Sekretari i Përgjithshëm i përcjell Drejtoreshës së Përgjithshme të AKP-së thuhet: “ Universiteti/SHLJU ... me shkresën nr. ..., dt. ..., i është drejtuar MAS-it me kërkesën për regjistrimin e studentëve të pranuar/transferuar, të cilët për arsye objektive nuk kanë mundur të regjistrohen në sistemin online të pranimeve apo që kanë aplikuar jashtë afateve të përcaktuara në Udhëzimin e MAS, nr. 13, dt. 22.07.2016, i ndryshuar.” Shumica e korrespondencës midis dy zyrtarëve të mësipërm i përket muajit Dhjetor 2016 dhe shtrihet deri në muajin Mars 2017, pra pasi kishte nisur viti i ri akademik 2016-2017.30

i) Për vitin akademik 2017-2018, MAS ka nxjerrë një udhëzim të ngjashëm me atë të vitit të kaluar për të rregulluar procesin e pranimeve në IAL, me ndryshimin që aplikantët ekselentë mund të regjistrohen në më shumë se një program studimi dhe kanë të drejtë të ç’regjistrohen brenda një date të specifikuar në udhëzim.

Konkluzione a) Për sa më lart, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka shkelur Ligjin 80/2015 duke:

1. Nxjerrë një udhëzim në kundërshtim me ligjin, sepse përmbajtja e këtij udhëzimi bie ndesh me nenin 25, pika 8 të Ligjit 80/2015;

2. Mos nxjerrë në kohë aktet nënligjore për QSHA-në, që do të koordinonte procesin e aplikimit, sikurse parashihet në nenin 141 të Ligjit 80/2015.

3. Penguar parimisht aplikantët ekselentë fitues të regjistroheshin në 2 programe studimi njëkohësisht, sikurse parasheh neni 85, pika 1 e Ligjit 80/2015.

4. Penguar aplikantët fitues në 2 apo më shumë programe studimi të ç’regjistroheshin e më pas të regjistroheshin në programin e dëshiruar, në përputhje me nenin 54, pika 7 e Kushtetutës.

30 Shtuar kjo gjetje në raportin final, në refleksion të takimit ballafaques me zyrtarë të MAS.

Page 33: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

33

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

5. Përfshirë në procesin e pranimit, subjekte të cilat nuk duhet të ishin përfshirë në bazë të Ligjit 80/2015, sikurse është rasti i AKP-së, apo që nuk parashikohen nga Ligji 80/2015, sikurse është rasti i RASH.

6. Regjistruar në IAL-të jopublike persona që nuk kishin aplikuar në përputhje me Udhëzimin nr. 13, pas datës kufi të përcaktuar në Udhëzim dhe pasi kishte nisur viti i ri akademik 2016-2017.31

b) Shkelja e Ligjit nga ana e MAS u krye pjesërisht në kushtet e keqinterpretimit të nenit 9, nen

i cili bën fjalë për procedurat e regjistrimit në QSHA dhe jo në IAL dhe pjesërisht nga mungesa e planifikimit në kohën e duhur për nënproceset që MAS dhe strukturat e saj janë përgjegjëse në procesin e pranimit, duke rritur artificialisht emergjencën e procesit. Në vende të zhvilluara, si Mbretëria e Bashkuar, Hollanda, Gjermania, etj., procesi i aplikimit nis 6-12 muaj përpara fillimit të vitit ri shkollor për aplikantët e ciklit të parë të studimeve, ndërkohë që në Shqipëri, në 2016, procesi i aplikimit nisi rreth 2 muaj përpara fillimit të vitit ri shkollor dhe u mpleks e intereferoi tek procesi i pranimit.

c) Shkelja e ligjit nga ana e MAS ndikoi në ekonomicitetin, eficiensën dhe efektivitetin e procesit, duke sjellë shpenzime financiare nga palët e përfshira në proces, raport jo të drejtë input-output dhe deformim të pjesshëm të parimit meritë-preferencë, sikurse detajohet në seksionet vijuese të këtij raporti.

d) Në programin e auditimit, grupi i punës hodhi hipotezën se përfshirja e MAS në procesin e pranimit u diktua nga performanca e dobët dhe përfshirja pasive e IAL-ve në vitin 2016, por, nxjerrja e një Udhëzimi të ngjashëm edhe për vitin akademik 2017-2018, sikurse analizimi me kujdes i evidencave shkresore e intervistave gjatë fazës analitike të auditimit, krijon bindjen e arsyeshme se MAS është përfshirë jo për shkaqet e mësipërme, por për të centralizuar procesin.

Rekomandime Për sa më lart, grupi i auditimit i rekomandon MAS: a) Të bëjë një interpretim koherent të Ligjit 80/2015 dhe në përshtatje me praktikat e mira të

vendeve perëndimore nga ky Ligj është përshtatur, duke mos nxjerrë udhëzime që rregullojnë apo interferojnë me procedurën e pranimit të aplikantëve në IAL. Ky proces, në tërësinë e vet (konceptim, dizenjim, implementim), i përket njësive kryesore dhe atyre bazë të IAL-ve në përputhje me Statutin dhe Rregulloret e tyre.

Në vazhdimësi b) Të shfuqizojë Udhëzimin nr, 15, dt. 19.05.2017, “Për procedurat e aplikimit dhe regjistrimit

..., për vitin akademik 2017-2018”. Menjëherë

c) Të regjistrojë në QSHA e pajisë me numra matrikullimi të gjithë ata aplikantë fitues që janë

pranuar konform kritereve nga IAL-të publike për vitin akademik 2016-2017, në ose pas datës 1 nëntor të specifikuar si datë e mbylljes së regjistrimeve me Udhëzimin nr. 25, dt. 27.10.2016, por përpara fillimit të vitit të ri akademik. Nga të gjitha IAL-të e përfshira në këtë auditim, u konstatuan 25 raste të tilla që ishin pranuar e regjistruar në Fakultetin e Ekonomisë së UT, por mund të ketë edhe raste të tjera në IAL-të publike të papërfshira në këtë auditim.

Menjëherë 31 Shtuar ky konkluzion në raportin final, në refleksion të takimit ballafaques me zyrtarë të MAS.

Page 34: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

34

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

d) Të ç’regjistrojë nga QSHA, duke iu hequr numrat e matrikullimit, të gjithë atyre personave të regjistruar në IAL-të jopublike, të cilët nuk aplikuan për pranime në vitin akademik 2016-2017 konform Udhëzimit nr. 13, dt. 22.07.2016, si edhe aplikantëve që u pranuan në këto IAL jopublike pas fillimit të vitit të ri akademik 2016-2017.32

Menjëherë e) Ta hapë procesin e aplikimeve për në IAL, përmes QSHA-së, më herët në kohë, në përputhje

me eksperiencat botërore dhe duke iu dhënë mundësi kështu IAL-ve nga njëra anë të përllogarisin kuota më realiste pranimesh, të aplikojnë filtra shtesë për të njohur e vlerësuar aplikantët, etj., sikurse për të ndihmuar e orientuar aplikantët nga ana tjetër që të njohin paraprakisht konkurrencën në programet e preferuara dhe ndërmarrin hapat e duhura për të përmirësuar shanset për sukses.

Në vijimësi 3.1.2. A u respektua Ligji 80/2015 nga ana e IAL-ve përgjatë procesit të pranimit të maturantëve në vitin akademik 2016-2017 IAL-të u përfshinë në procesin e pranimeve 2016 duke përcaktuar kriteret e pranimit, kuotat e pranimit, si edhe zbatuar direktivat e Udhëzimit 13, të ndryshuar. Në përcaktimin e kritereve, ndonëse neni 23, pika 4 e Ligjit e bën të qartë se janë fakultetet ato që miratojnë kriteret e pranimit të studentëve për secilin program studimi, IAL-të e audituara i miratuan kriteret përmes vendimeve të Senateve Akademike, një akt i panevojshëm ky, nisur nga dispozitat ligjore. Ndonëse Ligji nuk shprehet për ndryshimin e kritereve pasi ato janë shpallur nga IAL-të për atë vit akademik, një pjesë e mirë e IAL-ve të audituara apo njësive kryesore brenda këtyre IAL-ve, i ndryshuan kriteret e tyre të pranimit më shumë se një herë në vitin 2016. Udhëzimi nr. 13 i është përcjellë në formë drafti për vjelje mendimesh Rektorateve të IAL-ve, sëbashku me 17 akte të tjera nënligjore, në dt. 11.07.2016 nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të MAS. Në e-mailin zyrtar me të cilin Sekretari i Përgjithshëm iu kërkon mendime Rektorëve, është lënë afat për kthimin e komenteve një javë pune. Në intervistat që grupi i punës realizoi me Rektorët e IAL-ve nën auditim, një pjesë prej tyre konfirmuan marrjen e draft-udhëzimit, ndërsa një pjesë jo. Rektorët që konfirmojnë marrjen e draftit, pohuan në intervistat me KLSH-në se ia kanë përcjellë atë drejtuesve të njësive kryesore, por përsëri, një pjesë e drejtuesve të njësive kryesore kanë kthyer përgjigje se nuk janë në dijeni të një drafti të tillë, ndërkohë që ata që e kanë marrë shprehen se numri i madh i akteve dhe koha e shkurtër në dispozicion, e bënte praktikisht të pamundur gjenerimin e komenteve, përfshirë edhe Udhëzimin nr. 13. Rrjedhimisht, asnjë nga IAL-të dhe njësitë kryesore brenda tyre nuk gjeneroi komente apo observacione për Udhëzimin nr. 13 me përjashtim të Universitetit të Tiranës që, në dokumentacionin e vënë në dispozicion të KLSh-së, shprehet i shqetësuar për ligjshmërinë e Udhëzimit, por vetëm për pranimet në ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve. Po kështu, kjo IAL i kthen vërejtje MAS-it se: i) “Fazat e regjistrimit të studentëve duhet të përcaktohen nga vetë IAL-të”, ii) “Nëse sekretaritë universitare përfshihen në përllogaritjen e pikëve të aplikantëve dhe rankimin e tyre, pagesa e punës të bëhet nga QSHA, e cila arkëton një tarifë aplikimi për shërbimin që iu kryen aplikantëve për studentë” dhe iii) “Kapitulli për fazën e tretë të aplikimeve dhe regjistrimeve për IAL-të jopublike duhet të hiqet, pasi cënon barazinë e studentëve dhe institucioneve”. Nga këto tri sugjerime, MAS reflektoi vetëm të fundit në Udhëzimin e miratuar.33 Dokumentacioni i vënë në dispozicion të KLSH-së nga UT për komentet e mësipërme është fotokopje e korrespondencës origjinale dhe, 32 Shtuar ky rekomandim në raportin final, në refleksion të takimit ballafaques me zyrtarë të MAS. 33 Vërejtja e tretë dhe qëndrimi i MAS ndaj saj janë përfshirë në raportin final në reflektim të observacionit nr. 6, gërma “b”, të pasqyruar më poshtë në aneksin 2, gërma “a”, “Observacionet e UT”.

Page 35: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

35

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

në përputhje me parimet e auditimit, besueshmëria e një dokumenti të tillë është plotësisht e garantuar.34 Ligji 80/2015 parasheh që IAL-të do ta realizojnë procesin e pranimeve të aplikantëve për studentë sipas procedurave të përcaktuara në Statutin dhe Rregulloret e IAL-ve.35 Nga intervistat e realizuara me IAL-të nën auditim, të gjitha pohojnë se në procesin e pranimeve për vitin akademik 2016-2017, nuk kanë patur në fuqi Statut dhe Rregullore mbështetur në Ligjin e ri të Arsimit të Lartë dhe se po punojnë për hartimin dhe miratimin e tyre. Neni 132 i Ligjit shprehet mbi afatet e miratimit të dokumenteve të tilla, duke përcaktuar si kufi kohor vitin e parë akademik nga momenti i miratimit të ligjit. Ligji 80/2015 ka hyrë në fuqi më dt. 05.10.2015, ndërkohë që viti i parë akademik nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij Ligji shtrihet në periudhën 12.10.2015 – 30.09.2016.36 Në momentin e hartimit të këtij raporti, të gjitha IAL-të e audituara nuk kanë miratuar Statutet dhe Rregulloret e tyre, me argumentin se MAS ende nuk nxjerrë aktet nënligjore që do ta mundësonin një gjë të tillë. Me hyrjen në fuqi të Udhëzimit nr. 13, më dt. 22.07.2016, të gjitha IAL-të nisën ta implementojnë atë, një pjesë e të cilave duke nxjerrë edhe udhëzime në nivel Rektorati, që e detajonin më tej. Në të gjitha intervistat e realizuara me IAL-të e përfshira në auditim, titullarët e tyre janë shprehur se e gjejnë plotësisht të mbështetur në Ligj përmbajtjen e këtij udhëzimi dhe të atyre që e pasuan, duke e ndryshuar atë. Përllogaritja e pikëve të maturantëve dhe rankimi i tyre, ndryshe nga vitet e kaluara ku realizohej nga AKP, u realizua në pranimet e vitit 2016 nga vetë IAL-të. Kjo pjesë e procesit i gjeti të papërgatitura pothuajse të gjitha IAL-të, të cilat e kuptuan se duhet ta kryenin vetë këtë përllogaritje në momentin kur AKP iu përcolli të dhënat elektronike të maturantëve në dt. 30.08.2016. Listat paraprake të fituesve duhet të shpalleshin në dt. 05.09.2016. Koha e shkurtër në dispozicion dhe pas periudhës së pushimeve verore, shoqëruar me mospërgatitjen paraprake të IAL-ve, çoi në punën me orare të tejzgjatura dhe ngarkuar me stres të një pjese të stafit akademik dhe administrativ të tyre. Nga IAL-të e audituara, vetëm UT ngriti grup pune për ta realizuar përllogaritjen e pikëve me burimet e veta njerëzore, ndërsa IAL-të e tjera kontraktuan Rrjetin Akademik Shqiptar, duke paguar shuma monetare. Përfshirja e RASH-it në përllogaritjen e pikëve të maturantëve për llogari të IAL-ve u realizua përmes një marrëveshjeje tip, të legjitimuar nga Vendimi Qarkullues i Komitetit të Programimit dhe Drejtimit të këtij subjekti me nr. 1, dt. 28.08. 2016, Kryetar i të cilit është titullari i MAS. Përzgjedhja e RASH nga ana e Universitetit të Mjekësisë, Elbasanit, Shkodrës, Vlorës e Durrësit, nuk u krye përmes një procedure prokurimi apo përgjithësisht konkurrimi, sikurse ndodh rëndom në institucionet e tjera publike. Vetë Ligji 80/2015 në nenin 3 të tij, kur adreson autonominë financiare të IAL-ve, shprehet se “fondet duhet të përdoren në përputhje me legjislacionin në fuqi”, dhe më tej në nenin 109, pika 3, shprehet se përveç fondeve të akorduara nga Buxheti i Shtetit, IAL-të rregullojnë me aktet e tyre të brendshme mënyrën e përdorimit të fondeve. Në intervistat e zhvilluara me titullarët e IAL-ve të mësipërme, asnjë prej tyre nuk gjeneroi akte ligjore e rregullative të vlefshme, mbi bazën e të cilave ndoqën procedurat për të përzgjedhur RASH-in për të realizuar procesin e përllogaritjes së pikëve dhe rankimin e aplikantëve për pranimet në vitin akademik 2016-2017. Për më tepër, Marrëveshjet që këto IAL lidhën me RASH u firmosën nga Rektorët e këtyre IAL-ve, duke mos u miratuar nga Bordi i Administrimit të IAL-së përkatëse dhe mos u firmosur nga

34 Ndryshuar nga projekt-raporti në raport, në reflektim të observacionit nr. 6, gërma “a”, të pasqyruar më poshtë në aneksin 2, gërma “a”, “Observacionet e UT”. 35 Neni 25, pika 8 e Ligjit 80/2015. 36 Urdhri nr. 298, dt. 19.08.2015, nr. prot. 60.86, “Për caktimin e datës së fillimit të vitit akademik 2015-2016 në IAL.”

Page 36: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

36

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

Administratori i saj, sikurse Ligji 80/2015 parasheh në nenet 49, 51 dhe 52 të tij. Në mbyllje të afatit të pranimeve, sikurse e përcaktonte Udhëzimi nr. 25, dt. 27.10.2016, që ndryshoi për herë të fundit Udhëzimin nr. 13, të gjitha IAL-të e audituara rezultuan me kuota të paplotësuara, ndërkohë që kishte ende kërkesa për pranim nga ana e aplikantëve që rezultonin fitues. Në intervistat e realizuara me titullarët e IAL-ve dhe njësive kryesore të tyre, argumenti kryesor për mosregjistrimin e kandidatëve fitues pas datës kufi, është mbyllja e platformës online nga ana e RASH-it dhe detyrimi për të zbatuar Udhëzimin e titullarit të MAS. Në intervistën e zhvilluar në fazën studimore me titullaren e MAS-it, pyetjes së grupit auditues se “Çfarë i pengoi IAL-të publike të vazhdonin me pranimet pas datës 01.11.2016”, titullarja u shpreh: “Nuk i pengoi asgjë, sepse IAL-të e kishin mundësinë të vazhdonin me procesin e pranimeve.”. Një qëndrim i tillë konfirmohet edhe nga pranimet që IAL-të jopublike vazhduan të bënin edhe përtej dt. 01.11.2016, përcaktuar si afati përfundimtar i regjistrimeve me Udhëzimin nr. 13, të ndryshuar. Konkluzione Për sa më lart: a) Me mosveprimet e tyre në kohën e duhur, të gjitha IAL-të e marra nën auditim, hoqën dorë

nga përgjegjësitë që iu cakton Ligji në procesin e pranimit të aplikantëve, duke mos kundërshtuar një Udhëzim që futej në kompetencat e tyre.

b) Senatet Akademike dhe Bordet e Administrimit të IAL-ve janë përgjegjëse për moshartimin dhe mosmiratimin në kohë të Statutit dhe Rregullores së tyre, në bazë të afateve të përcaktuara nga Ligji.

c) Përveç UT, Rektorët dhe Senatet Akademike të IAL-ve e tjera të audituara kanë përzgjedhur në mënyrë joligjore RASH-in për të realizuar procesin e përllogaritjes së pikëve dhe rankimin e kandidatëve për studentë.

d) Titullarët e IAL-ve publike dhe njësive kryesore të tyre që nuk regjistruan aplikantët fitues pas datës 1 nëntor 2016, shkelën ligjin duke respektuar një akt nënligjor, të cilin nuk e respektoi në fund të procesit as vetë institucioni (MAS) që e emetoi. Ndër këta titullarë, spikat rasti i Rektorit të UT-së, i cili edhe pse ka një korrespondecë të dendur me Dekanin e Fakultetit të Ekonomisë, ku ky i fundit i kërkon në mënyrë të përsëritur të përcjellë në AKP, 25 aplikantë të pranuar konform kritereve në dt. 01.11.2016, por pas orarit zyrtar të mbylljes së platformës online, e refuzon vazhdimisht një kërkesë të tillë. Në intervistën e zhvilluar me Rektorin e UT, pyetjes së grupit auditues se: “A pati aplikantë të cilët dëshironin të regjistroheshin në IAL-në Tuaj pas afatit të përcaktuar nga MAS me Udhëzimin nr. 13, të ndryshuar?”, Rektori i është përgjigjur “Nga asnjë fakultet nuk pati kërkesa zyrtare për të regjistruar kandidatë për pranime, pas afatit të caktuar në udhëzim. Pati vetëm një rast të përcjellë nga Filiali i Sarandës, të cilën e përcollëm në AKP, por AKP refuzoi regjistrimin e kandidates fituese për shkak se ka kaluar afati i vendosur në Udhëzimin nr. 13 dhe se regjistrimet online në raundin e dytë, nuk janë në administrimin e AKP-së”. Një qëndrim i tillë nga AKP, për pranimin e një kandidateje fituese nga kjo IAL publike është në kontrast të fortë me pranimin, regjistrimin dhe matrikullimin e 796 kërkesave që ky institucion pranoi nga IAL-të jopublike edhe një muaj pas dt. 01.11.2016, me propozim të Sekretarit të Përgjithshëm të MAS, në mbështetje të grupeve të punës që ky i fundit ngriti për këtë qëllim. Po ashtu, Rektori pohon në intervistë se ka patur edhe 4 kërkesa nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, por këto nuk i ka përcjellë në AKP, duke i kthyer vetë përgjigje Dekanit përkatës se: “... kanë kaluar të gjitha afatet dhe janë ezauruar procedurat e aplikimit”. Në asnjë rast, nuk përmendet në intervistë, kërkesa për regjistrim në AKP e 25 kandidatëve fitues në FEUT, nga Dekani i këtij institucioni.

Page 37: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

37

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

Rekomandime a) Në përputhje me hierakinë e akteve normative të parashikuar në Kushtetutë, strukturat

drejtuese të IAL-ve të njohin dhe respektojnë Udhëzimet dhe Urdhërat e MAS, specifikisht për procesin e pranimeve, vetëm nëse ato nuk bien në kundërshtim me Ligjin 80/2015.

Gjithmonë b) Senatet Akademike dhe Bordet e Administrimit të IAL-ve, të hartojnë dhe miratojnë Statutet

dhe Rregulloret e tyre në përputhje me Ligjin 80/2015 dhe praktikat e mira, duke specifikuar procedurat e tyre për procesin e pranimeve. Në këto dokumente, strukturat drejtuese të IAL-ve këshillohen të pasqyrojnë gjithashtu politikën apo strategjinë e tyre për kriteret dhe kuotat e pranimit, në mënyrë që t’iu mundësojnë aplikantëve profilizimin e duhur në arsimin e mesëm, si edhe për të shmangur ndryshimet arbitrare, të paparashikuara apo nisur nga interesa të ngushta të këtyre filtrave pranues në arsimin e lartë.

Sa më shpejt

c) Bordet e Administrimit dhe Administratorët e IAL-ve të ndjekin procedurat ligjore për shpalljen, lidhjen dhe ekzekutimin e kontratave të shërbimeve apo të tjera.

Gjithmonë

d) MAS, në përputhje me funksionet e parashikuara nga Ligji 80/2015, specifikisht gërmat “e” dhe ë” të nenit 7, të kontrollojë pajtueshmërinë e veprimtarisë së IAL-ve, që lidhën marrëveshje me RASH, me aktet ligjore e nënligjore në fuqi, si edhe të auditojë përdorimin e fondeve publike që këto IAL angazhuan në këto marrëveshje.

Deri në Dhjetor 2017

e) Rektori i UT të përcjellë në QSHA për pajisjen me nr. matrikullimi, listën e 25 kandidatëve fitues të pranuar dhe regjistruar konform Ligjit dhe kritereve nga Fakulteti i Ekonomisë të kësaj IAL-je. Rektori i UT-së të kërkojë gjithashtu nga MAS kontrollin e ligjshmërisë së pranimit të këtyre aplikantëve nga FEUT.37

Menjëherë 3.2. A U SIGURUA MBARËVAJTJA ME EKONOMICITET E PROCESIT TË PRANIMIT PËR VITIN AKADEMIK 2016-2017? Ekonomiciteti i referohet kostos së burimeve që institucionet publike angazhojnë në kryerjen e një aktiviteti të caktuar. Ligji dhe praktikat e mira ekonomiko-financiare, kërkojnë që në fillim të vitit buxhetor, institucionet të parashikojnë shpenzimet e tyre vjetore, duke i ndarë e klasifikuar ato edhe sipas projekteve specifike e zërave përkatës. Një parashikim në avancë, realist dhe i implementuar përmes procedurave korrekte, redukton koston e projekteve, sikurse garanton edhe cilësinë e tyre. Institucionet e angazhuara në pranimin e maturantëve në IAL për vitin akademik 2016-2017 ishin: 1. MAS; 2. AKP; 3. RASH dhe 4. IAL-të respektive. Procesi i pranimeve të kandidatëve për studentë ishte i organizuar në nënproceset e aplikimit, pranimit dhe regjistrimit. 1. Procesi i aplikimit u realizua në portalin e hapur për këtë qëllim në AKP dhe të gjithë

maturanët e interesuar, në përputhje me Udhëzimin nr. 13 të MAS, Kreu II, Pika 3, aplikuan

37 Fjalia e fundit është shtuar në refleksion të observacionit nr. 9, aneksi 2, gërma “a”, “Observacionet e UT” dhe observacionit nr. 1, aneksi 3, gërma “b”, “Observacionet e AKP-së”.

Page 38: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

38

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

duke paguar paraprakisht tarifën e përcaktuar, që ishte 2.000 lekë për aplikant.38 Në Ligjin 80/2015, neni, 6, pika 27, tarifa e aplikimit përkufizohet për aplikim në një program studimi dhe jo për aplikant. Udhëzimi 13, në Kreun II, Pika 7, lejonte aplikimin deri në 10 preferenca në raundin e parë dhe po kaq në raundin e dytë.

2. Procesi i pranimit nënkuptonte: a) përllogaritjen e pikëve të aplikantëve sipas formulave që derivonin nga kriteret e shpallura të IAL-ve; b) renditjen (rankimin) e kandidatëve dhe c) shpalljen e listave të fituesve. Nga IAL-të e audituara, vetëm UT e kreu vetë procesin e përllogaritjes dhe rankimit në të dy raundet e përcaktuara në Udhëzimin nr. 13. IAL-të e tjera e realizuan duke kontraktuar Rrjetin Akademik Shqiptar. Në raundin e parë, të gjitha IAL-të e audituara i shpallën vetë tek maturantët listat e fituesve, ndërsa në raundin e dytë, shpallja bëhej përmes faqes online të RASH. Për të monitoruar procesin e pranimit me të gjithë komponentët e tij, MAS nxorri Urdhërin nr. 414, dt. 01.08.2016 dhe nr. prot. 7797, që e ngarkonte RASH-in me programimin e një platforme digjitale për të kontrolluar përputhshmërinë e aplikimeve në Portalin e Maturës Shtetërore me renditjet që do të bënin IAL-të. Me Vendimin nr. 1, dt. 29.08.2016, Komiteti i Programimit dhe Drejtimit të RASH, Kryetar i të cilit është titullari i MAS, e ngarkoi RASH-in të ndërtonte një platformë digjitale për rankimin e kandidatëve të Maturës Shtetërore në IAL-të private dhe publike, duke ia shitur këtë shërbim IAL-ve të interesuara me çmimin 200 lekë për aplikant.

3. Procesi i regjistrimit kryhej në sekretaritë mësimore të IAL-ve, kundrejt dokumentacionit të specifikuar në Udhëzim. Fituesit mund të regjistroheshin duke paguar shumën prej 2.000 lekë në Universitetet e Shkodrës, Vlorës, Elbasanit dhe Durrësit, 1.600 lekë në Universitetin e Tiranës dhe asnjë lek në Universitetin e Mjekësisë. Në përputhje me nenin 3, pika 3, gërma “c” të Ligjit 80/2015, IAL-të e kanë të drejtën të përcaktojnë vetë tarifën e studimit, e cila përmbledh në vetvete, tarifën e regjistrimit dhe atë të shkollimit, ku tavani i kësaj të fundit, përcaktohet me VKM, sipas nenit, 7, gërma “f” e po këtij ligji.

3.2.1. A rezultuan shpenzime të panevojshme financiare gjatë procesit të pranimit në IAL të maturantëve për vitin akademik 2016-2017?

1. AKP AKP u përfshi vetëm në procesin e aplikimeve dhe regjistrimeve finale e pasjisjes me nr. matrikullimi të pranimit në IAL të maturës 2016. Në evidencat e grumbulluara nga ky institucion, spikat shkresa nr. prot. 255/1 dhe dt. 12.02.2016, ku grupi i punës së ngritur nga Drejtoresha e Përgjithshme e këtij institucioni, me fokus “Koordinimin e procesit të aplikimeve në IAL”, shprehet se: “Nëse rankimi i maturantëve/kandidatëve që kanë aplikuar në IAL-të publike kërkohet të kryhet nga AKP-ja, kjo do të ishte e pamundur të realizohej. IAL-të publike kanë vendosur kritere të veçanta për çdo program studimi dhe softi ekzistues i Maturës Shtetërore që përdor AKP-ja nuk mund ta kryejë një proces të tillë”. Me Urdhërin nr. 198, dt. 25.04.2016 dhe nr. prot. 4329 të titullares së MAS, ngrihet një grup pune me Kryetar Drejtoreshën e Përgjithshme të AKP-së dhe me fokus “Përgatitjen e platformës digjitale për aplikimet për pranimet në universitet për vitin akademik 2016-2017”. Në intervistën e kryer me titullaren e AKP-së, në fazën studimore të auditimit, konfirmohet se AKP ka qenë e angazhuar edhe në të kaluarën me procesin e aplikimeve, madje kur këto aplikime ishin të renditura edhe sipas prioritetit të aplikantit. Në këto kushte, është e paqartë çfarë synonte urdhëri nr. 198, dt. 25.04.2016 i MAS që ngre një grup pune për ndërtimin e platformës digjitale për aplikimet, ndërkohë që për aplikimet platforma ekzistonte dhe në shkresën 255/1, dt. 12.02.2016,

38 Kjo tarifë paguhej vetëm një herë nga aplikanti, pavarësisht se procesi i aplikimit u realizua në dy raunde.

Page 39: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

39

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

shqetësimi i grupit të punës të AKP-së adreson rankimin, pra përllogaritjen e pikëve dhe jo aplikimin. Fokusi i Urdhërit 198, dt. 25.04.2016 i MAS, bëhet ende edhe më i paqartë, kur në intervistën që grupi i auditimit zhvilloi me drejtorin ekzekutiv të RASH, pyetjes se: “Cila është baza ligjore e përfshirjes së RASH në procesin e pranimeve 2016”, titullari i RASH përgjigjet: “Urdhëri nr. 198, dt. 25.04.2016 i Ministrit të Arsimit dhe Sportit, me anë të të cilit RASH ngarkohet të përgatisë platformën digjitale për pranimet në universitete për vitin akademik 2016-2017...”. Nëpërmjet një marrëveshje39 bashkëpunimi, AKP-ja transferoi bazën e të dhënave të kandidatëve për studentë tek RASH. Marrëveshja u iniciua nga Ministria e Arsimit dhe Sportit40. Në procesin e pranimeve, AKP, ndonëse Ligji 80/2015 nuk e njeh, u përpoq të jepte kontributin e saj korrekt, ndonëse ky institucion pranoi kërkesa për regjistrim pas datës së specifikuar në Udhëzimin nr. 13 dhe pas fillimit të vitit të ri akademik 2016-2017, duke i matrikulluar ato dhe duke shkelur kështu Ligjin dhe aktin normativ të nxjerrë nga titullarja e MAS. Shpenzimet e saj financiare për procesin e aplikimeve vlerësohen normale, ndoshta më të ulëta edhe se vitet e kaluara.

2. RASH Përfshirja e RASH në procesin e pranimeve të maturës 2016 shtrihet në dy drejtime dhe konkretisht e kronologjikisht: a) Programimin e platformës digjitale për kontrollin e përputhshmërisë së aplikimeve në

Portalin e Maturës Shtetërore me renditjet që do të bënin IAL-të. Baza ligjore për këtë përfshirje është Urdhëri nr. 414, dt. 01.08.2016. Nga informacioni i mbledhur mbi kostot e ndërtimit të kësaj platforme, RASH gjeneroi për grupin e auditimit një dokument që e nxjerr shpenzimin total në masën 11.718.416 lekë. Ky shpenzim është detajuar nga RASH në shpenzime për personelin në masën 6.298.416, shpenzime amortizimi 5.000.000 lekë dhe blerje kompjuterash 420.000 lekë. Në terma të kohës, ngritja e platformës pretendohet të ketë zgjatur 5 muaj (Maj-Tetor 2016) dhe në terma të burimeve njerëzore pretendohet se janë përfshirë 14 persona në total. Meqënëse dokumenti i kostove që RASH vuri në dispozicion, nuk ishte një dokument autentik, grupi i punës kërkoi të dhëna shtesë, të cilat evidentuan diferenca të thella midis shpenzimeve të pretenduara dhe atyre faktike. Specifikisht: a) në dokumentin e dytë që detajon përllogaritjen e amortizimit, financieri i RASH amortizon me normën mesatare 20% në vit të gjitha aktivet e trupëzuara të këtij institucioni; vlerën e nxjerrë e pjesëton me 12 muajt e vitit dhe rezultatin e përftuar e shumëzon me 3 muaj. Shumëzimi me 3 muaj nënkupton se ky është afati që ka zgjatur ndërtimi i platformës, ndërkohë që në setin e parë të dokumenteve, ky afat specifikohet 5 muaj. Shuma e amortizimit që rezulton nga kjo llogaritje është 5.962.865,42 lekë, ndërkohë që në setin e parë të dokumenteve rezulton 5.000.000 lekë. Komenti për mospërputhjen e këtyre dy shifrave nga Drejtori i RASH ishte: “... 5.962.865,42 është propozuar të rrumbullakoset në 5.000.000.”!!! Kjo përllogaritje e amortizimit që i ngarkohet projektit, nënkupton se i gjithë aktiviteti i RASH për këto 3 muaj ka qenë i angazhuar vetëm në ndërtimin e platformës digjitale për pranimet, ndërkohë që në dokumentin e aktiviteteve që RASH ka paraqitur për periudhën Mars-Dhjetor 2016 në setin e parë, parashikohen edhe 31 aktivitete të tjera që do të kryheshin nga ky institucion. Mesatarisht, amortizimi që duhet t’i ngarkohej platformës digjitale për pranimet duhej të ishte 1/32 e shumës totale të mësipërme; b) në shpenzimet për personelin,

39 Marrëveshje nr. 16-282 prot., datë 29.08.2016, “Për përhapjen e të dhënave personale të kandidatëve për studentë në IAL për vitin akademik 2016-2017 nga AKP tek RASH”. 40 Urdhër nr. 414, datë 01.08.2016, “Për programimin e platformës digjitale dhe kontrollin e përputhshmërisë së aplikimeve në portalin matura shtetërore me renditjen në institucionet e arsimit të lartë”.

Page 40: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

40

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

rezulton se në setin e parë të dokumenteve, një pjesë e mirë e stafit të angazhuar, ka punuar për disa muaj me 150% të kohës normale të punës (33 ditë pune në muaj ose 4 orë/ditë pune jashtë orarit, ose 60 orë pune/javë). Po kështu, shpenzimet e personelit i janë ngarkuar në muajt përkatës, totalisht projektit të platformës digjitale, pavarësisht se RASH kishte në plan të kryente edhe 31 aktivitete të tjera gjatë po së njëjtës periudhë. Në setin e dytë të dokumenteve, referuar listëpagesave zyrtare të personelit, konstatohet se për të gjithë periudhën që pretendohet se është ngritur platforma, pagesat e personelit dhe detyrimet e tatimet për to kanë qenë normale, për 100% të kohës së punës; c) kosto e kompjuterave të blerë për projektin e digjitalizimit i është ngarkuar totalisht këtij projekti, ndonëse projekti ka zgjatur vetëm 5 muaj dhe amortizimi i kompjuterave realizohet për 4 vjet sipas legjislacionit në fuqi. Në intervistën me Drejtorin e RASH pohohet se: “MAS-it nuk u iu faturua asnjë kosto, meqënëse ajo kontribuon në buxhetin e qendrës.”

b) Programimin dhe administrimin e platformës digjitale për t’i ofruar IAL-ve publike e private të interesuara, shërbimin e përllogaritjes së pikëve dhe rankimit të aplikantëve kundrejt tarifës 200 lekë/aplikant, sikurse specifikohet në Vendimin nr. 1, dt. 29.08.2016, të KPD së RASH. Në përgjigjet e intervistës që RASH gjeneroi për KLSH, Drejtori i këtij institucioni pohon se e njëjta platformë që u programua në zbatim të Urdhërit 414 me fokus kontrollin e përputhshmërisë së aplikimeve me rankimet, u përdor edhe për zbatimin e Vendimit nr. 1 me fokus shitjen e shërbimit për përllogaritjen e pikëve të maturantëve tek IAL-të e interesuara. Rrjedhimisht, zbatimi i këtij vendimi nuk u shoqërua me kosto shtesë, por me të ardhura për këtë institucion, sepse RASH ia shiti këtë shërbim 5 IAL-ve publike, për një vlerë totale 6.142.400 lekë. Kontratë-marrëveshjet që i sollën RASH këto të ardhura u lidhën në harkun kohor të 2-3 ditëve nga momenti kur KPD mori Vendimin nr. 1, pa kaluar në asnjë procedurë prokurimi apo përgjithësisht konkurrimi. Në intervistën e zhvilluar me Drejtorin e RASH pohohet se: “... u parashikua që 55-60% e kostos së platformës do të mbulohej nga Universitetet, ...”. Një pohim i tillë, shoqëruar me kontraktimin e shpejtë dhe pa procedura konkurruese të RASH-it nga IAL-të, hedh dyshime mbi qëllimin e vërtetë të programimit të platformës, sepse kjo platformë u krijua për kontrollin nga ana e MAS të përputhshmërisë së aplikimeve me rankimet që bënë IAL-të dhe jo për t’ia shitur procesin përllogaritës IAL-ve.

3. IAL-të

IAL-të e audituara, nga pikëpamja e shpenzimeve financiare të kryera në procesin e pranimit, ndahen në dy grupe: a) UT, dhe b) gjithë të tjerat (UMT, UD, UV, UE, USH). a) UT e kreu vetë procesin përllogaritës dhe rankues për të dyja raundet në fakultetet e tij. Nga

intervistat e realizuara me Rektorin dhe titullarët e njësive kryesore, pohohet se UT e priste fillimisht nga AKP të kryente përllogaritjen e pikëve dhe t’ia përcillte atë UT-së, sëbashku me të dhënat e tjera që Udhëzimi 13 i specifikonte që duheshin përcjellë në dt. 30.08.2016. Pika 10, Kreu II i këtij udhëzimi e linte evazive nëse të dhënat që AKP duhet t’i përcillte IAL-ve, do të përfshinin ose jo edhe pikët për secilin aplikant. Të gjendur të papërgatitur dhe në kushtet kur listat e para të fituesve duheshin shpallur në dt. 05.09.2016, Rektorati i UT, në dt. 31.08.2016 merr Vendimin nr. 1 për ngritjen e grupit të punës i cili do ta realizonte procesin e përllogaritjes dhe rankimit. Në intervistën e zhvilluar me Dekanin e Fakultetit të Shkencave Natyrore të kësaj IAL-je pohohet se grupet e punës u ngritën në nivel Rektorati (5 persona) dhe në nivel Fakulteti (4-5 persona për grup) për një total prej 28 personash. Këto grupe pune punuan mbi aplikacione të gatshme (Excel dhe SQL) dhe kontrolluan njëri-tjetrin për përputhshmërinë e rezultateve. Pikët arritën të përllogariteshin, maturantët të rankoheshin

Page 41: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

41

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

dhe listat të shpalleshin në afat, pa u kontestuar nga aplikantët e interesuar për saktësinë e llogaritjeve. Për punën e kryer, grupet e ngritura ende nuk janë paguar nga Ministria e Financës, ndonëse UT ia ka bërë prezente disa herë kërkesën për kalimin e pagesës. Rrjedhimisht, ky proces u realizua pa shpenzime financiare (as të konstatuara dhe as të paguara) në këtë IAL.

b) Universiteti i Mjekësisë, Universiteti i Shkodrës, Universiteti i Durrësit, Universiteti i Elbasanit dhe Universiteti i Vlorës e kryen procesin përllogaritës dhe rankues, duke kontraktuar RASH. Përtej parregullsisë në kontraktimin e këtij shërbimi, evidentuar më lart, shpenzimet e kontraktuara dhe paguara për secilën prej tyre jepen si më poshtë:

IAL-të Publike Marrëveshje me RASH Detyrimi ndaj RASH Vlera në

lekë

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë Nr. 1983 Prot. dt. 31.08.2016

Faturë për arkëtim Nr. 4, dt. 15.12.2016 1.477.000

Universiteti “Aleksandër Xhuvali”, Elbasan

Nr. 968/3 Prot. dt. 31.08.2016

Faturë arkëtimi Nr. 2, dt 15.12.2016

1.260.800 (arkëtuar)

Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës

Nr. 789 Prot. dt. 30.08.2016

Shkresa Nr. 1215 Prot. dt. 07.12.2016 2.138.400

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë Nr. 1165 Prot. dt. 02.09.2016

Faturë për arkëtim Nr. 3 dt. 15.12.2016

657.400 (arkëtuar)

Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër Nr. 2968 Prot. dt. 02.09.2016

Shkresa Nr. 16-405 Prot. dt. 05.12.2016 608.800

Totali 6.142.400

Në intervistat e zhvilluara me titullarët e këtyre IAL-ve, pyetjes se: “A bënë këto IAL përpjekje për ta kryer vetë procesin përllogaritës dhe rankues”, ata/ato i janë përgjigjur se kanë bërë përpjekje të tilla, por nuk e realizuan dot. Nga 5 IAL-të e mësipërme, 4 kanë në strukturat e tyre Departamente Informatike që ofrojnë edhe mastera shkencorë e profesionalë në këtë fushë. Pyetjes se: “A bënë përpjekje këto IAL ta huazonin këtë platformë nga UT apo IAL të tjera”, titullarët iu përgjigjën se koha në dispozicion ishte shumë e shkurtër apo se UT nuk kishte një platformë përllogaritëse.

c) Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”, bazuar në Vendimin e Senatit Akademik nr. 30, dt. 01.09.2016, ka lidhur marrëveshje41 me RASH më datë 02.09.2016 për realizimin e renditjes së kandidatëve për studentë. Pas paraqitjes së faturës së arkëtimit nr. 3, dt. 15.09.2016, nga ana e Universitetit është bërë pagesa për RASH me urdhrin e shpenzimit nr. 321, dt. 19.12.2016, në vlerën 657.400 lekë, urdhëruar nga Administratori i IAL-së. Nga ana e Universitetit të Vlorës nuk është ndjekur asnjë procedurë ligjore në lidhje me marrjen në dorëzim të këtij shërbimi dhe vlerësimin e saktësisë së faturës së arkëtimit, në kundërshtim me Ligjin MFK dhe Udhëzimin nr. 30. Gjatë kontrollit të numrit të aplikantëve pranë këtij universiteti, grupi i auditimit kërkoi informacion zyrtar pranë AKP-së, e cila në përgjigjen e saj me shkresën nr. 941/3, dt. 16.05.2017 jep të dhëna që konfirmojnë se Universiteti i Vlorës ka paguar 73.400 lekë më shumë në favor të RASH.42

41 Marrëveshja nr. 1165 prot, dt. 02.09.2016 “Për ofrimin e platformës digjitale për maturën shtetërore për vitin akademik 2016-2017.” 42 Në observacionet e paraqitura nga kjo IAL konfirmohet se kjo shumë është rimarrë nga RASH, në përputhje me konstatimin dhe rekomandimin e projekt-raportit të KLSH.

Page 42: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

42

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

Në Universitetin e Vlorës kanë aplikuar për raundin e parë 2.061 kandidatë për studentë dhe në raundin e dytë 1.958, bazuar në shkresën e AKP dhe, po sipas konfirmimit të AKP-së, gjatë raundit të parë dhe të dytë, aplikantët që kanë aplikuar në të dy raundet sëbashku, duke u numëruar vetëm njëherë sipas ID-së, janë 2.920 kandidatë për studentë. Bazuar në marrëveshjen e bashkëpunimit me RASH, Universiteti i Vlorës ka pranuar, pa ushtruar kontrollin e saktësisë së faturës së arkëtimit, vlerën e propozuar nga RASH për 3.287 aplikantë. Sipas rivlerësimit të bërë nga grupi i auditimit, Universiteti i Vlorës i detyrohej RASH vlerën 584.000 lekë në përputhje me të dhënat e AKP-së dhe jo vlerën 657.400 lekë që pretendon RASH.

Konkluzione Për sa më lart:

a) Programimi i platformës digjitale në zbatim të Urdhërit 414, dt. 01.08.2016 është i pajustifikuar financiarisht. Për këtë platformë nuk është bërë një planifikim apo preventiv shpenzimesh nga ana e RASH. Dokumentet mbi shpenzimet që RASH vuri në dispozicion të KLSH-së janë fryrë artificialisht dhe qëllimisht.

b) MAS nuk kishte arsye të porosiste programimin e një platforme kaq të kushtueshme, për një proces kontrolli që mund të realizohej fare mirë në aplikacione të gatshme, sikurse e kreu UT. Për më tepër, procesi i kontrollit që kreu RASH për IAL-të të cilat nuk e kontraktuan, u realizua me kampionim, pra jo për të gjithë aplikantët.43 Kampioni rastësor për UT-në44 që mblodhi RASH, përllogaritet në 5% të popullatës në raundin e parë dhe 1% për raundin e dytë.45 Përtej faktit që statistikisht, një proces i tillë kontrolli rezulton joefektiv46, kontrolli për një numër të tillë të dhënash realizohet fare lehtë në Microsoft Excel apo programe të ngjashme.

c) Grupi i punës ka dyshime të arsyeshme se ndryshimi i destinacionit të platformës digjitale me Vendimin nr. 1 të KPD-së, ka qenë qëllimi i vërtetë për programimin e saj. Në këtë kontekst merr kuptim edhe fryrja artificiale e shpenzimeve nga ana e RASH.

d) Përveç UT-së, të gjitha IAL-të e marra nën auditim kanë dëmtuar financiarisht buxhetet e tyre, duke kryer shpenzime të jashtëligjshme, të paparashikuara dhe të panevojshme në procesin e pranimeve. Përgjegjësinë për këtë dëm financiar e kanë Rektorët e këtyre IAL-ve.

43 Evidentuar me memon e dt. 08.09.2016, që Drejtori i RASH përcjell tek Ministri i MAS, “Raport për kontrollin e aplikimeve për raundin e parë, sipas Urdhërit nr. 414, dt. 01.08.2016” dhe memon e dt. 10.10.2016, “Raport për kontrollin e aplikimeve për raundin e dytë, sipas Urdhërit nr. 414, dt. 01.08.2016”. 44 E vetmja IAL e pakontraktuar nga RASH nga IAL-të nën auditim. 45 65 aplikantë të kontrolluar për raundin e parë kundrejt 88.276 që aplikuan dhe 1.306 që u pranuan në UT, dhe 39 aplikantë të kontrolluar, kundrejt 56.916 që aplikuan dhe 3.597 që u pranuan në raundin e dytë. Shkëputur këto të dhëna nga memot e mësipërme që Drejtori i RASH i ka përcjellë titullares së MAS. 46 Me një nivel besimi 95% dhe marzh gabimi 5, RASH duhet të kishte përfshirë në kampion 300 aplikantë në raundin e parë (∼23% të popullatës) dhe 350 në raundin e dytë (∼10% të popullatës). Këto vlera i referohen kampionimit kundrejt aplikantëve fitues, sepse nëse do të ishte bërë kontrolli për të gjithë listat e aplikantëve, jo vetëm të fituesve, RASH duhet të kishte verfikuar edhe më shumë kandidatë në secilin raund, vetëm për këtë IAL.

Nr. Aplikant Raundi 1

Nr. Aplikant Raundi 2

Nr. Aplikante R1+R2 ( referuar AKP-se )

Nr. Aplikante ( sipas RASH )

Vlera ( sipas te dhenave te AKP)

ne leke

Vlera (sipas RASH) ne

leke

Diferenca ne leke

2061 1958 2920 3287 584,000 657,400 73,400

UNIVERSITETI I VLORËS “Ismail Qemali”

Page 43: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

43

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

e) Universiteti i Vlorës është mbifaturuar nga RASH për shërbimin e kryer në vlerën 73.400 lekë. Ky mbifaturim i paguar është dëshmi e mungesës së kontrollit që zyra e financës së kësaj IAL-je duhet t’i kishte bërë faturës së pretenduar nga RASH. Përgjegjësinë për këtë mbifaturim të paguar e ka financieri dhe administratori i këtij universiteti.

f) UT përfaqëson një praktikë të mirë në aspektin e ekonomicitetit të pranimeve, të cilën KLSH e vlerëson dhe e inkurajon si shembull për IAL-të e tjera publike.

Rekomandime Për sa më lart:

a) MAS të bëjë auditimin e aktivitetit financiar të RASH për vitin 2016. Deri në fund të vitit 2017

b) Bordet e Administrimit dhe Administratorët e IAL-ve të cilat kanë kontraktuar RASH-in

në procesin e pranimeve 2016, të ndjekin rrugët ligjore për të rikuperuar plotësisht ose pjesërisht dëmin e shkaktuar.

Në vijimësi

c) IAL-të publike të ndjekin rrugët ligjore për ekonomizimin e kontraktimit të shërbimeve të tilla në procesin e pranimit, sikurse në të gjitha aktivitetet me efekte financiare të tyre. KLSH këshillon IAL-të me departamente informatike që të aftësojnë burimet e tyre njerëzore për të përdorur aplikacionet e gatshme në raste të tilla.

Gjithmonë

d) Shuma prej 73.400 lekë duhet t’i kthehet Universitetit te Vlorës në llogarinë e vet në degën e thesarit, pasi është përfituar në mënyrë të padrejtë nga RASH.

Menjëherë

e) Bordi i Administrimit dhe Administratori i UT-së të marrin masat e nevojshme për të paguar grupet e punës që realizuan përllogaritjen e pikëve dhe rankimin në pranimet e vitit 2016.

Menjëherë 3.2.2. A u shpërdorua koha dhe burimet njerëzore në procesin e pranimeve për vitin akademik 2016-2017? Në terma kohorë, sikurse u tregua edhe në skemën 4 më lart, procesi nisi në muajin janar të 2016, me shpalljen e kritereve nga IAL-të dhe depozitimin e tyre në MAS dhe përfundoi zyrtarisht më 01.11.2016, me mbylljen e regjistrimeve.47 Ndonëse, koha në dispozicion ishte e mjaftueshme, IAL-të publike nuk depozituan kritere të qarta dhe të mbështetura në kurrikulën parauniversitare, gjë e cila u konstatua me kontestimet që këto kritere patën më pas nga maturantët dhe ndryshimin e tyre më shumë se një herë nga një pjesë e IAL-ve apo njësive kryesore brenda tyre. Udhëzimi nr. 13 specifikonte që maturanët mund të fillonin të aplikonin për raundin e parë të pranimeve në intervalin 01-11 Gusht, pra afërsisht 2 muaj përpara fillimit të vitit të ri akademik. Vende të tjera të zhvilluara, e nisin procesin e aplikimit të maturantëve ende pa mbaruar viti i fundit i arsimit të mesëm, duke variuar nga 12 muaj përpara në rastin e UK apo Hollandës, deri në 6 muaj apo më shumë në rastin e Gjermanisë, në varësi kjo edhe të sistemit të aplikimeve, ku disa vende e kanë opsionalisht të centralizuar këtë sistem, ndërsa disa të tjera e kanë direkt të lidhur 47 IAL-të jopublike vazhduan me regjistrimet edhe përtej këtij afati. Afati më i fundit që dokumentohet nga grupi i punës është muaji Mars 2017.

Page 44: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

44

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

me universitetin ku është i interesuar aplikanti (tërësisht të decentralizuar). Udhëzimi 13 parashikonte që fituesit e raundit të parë të shpalleshin nga IAL-të në dt. 05.09.2016, 5 ditë pasi AKP iu kishte përcjellë këtyre IAL-ve listat e aplikantëve të interesuar, në të cilat nuk përfshiheshin pikët e përllogaritura për secilin aplikant. Më pas, Udhëzimi linte edhe 5 ditë të tjera për procesin e ankimimit, ku listat përfundimtare duheshin shpallur nga IAL-të në dt. 11.09.2016. Në intervalin 13-20.09, Udhëzimi lejonte aplikantët fitues të regjistroheshin në degën e preferuar. Të gjitha listat apo dokumentet e raundit të parë dërgoheshin në AKP elektronikisht (me CD, DVD, etj). E njëjta procedurë udhëzohej të kryhej edhe në raundin e dytë, ku: riaplikimet duheshin bërë në periudhën 23.09-01.10, AKP përcillte tek IAL-të listat e aplikantëve të interesuar në 04.10, IAL-të shpallnin listat provizore më dt. 07.10 dhe ato përfundimtare më dt. 12.10. Regjistrimi i fituesve mund të bëhej deri më dt. 16.10. Më pas, në Udhëzimin fillestar parashikohej që regjistrimet e mëtejshme të bëheshin në periudhën 16-20.10. Në Udhëzimin nr. 24 , që plotësoi Udhëzimin nr 13 u bë ndarja në faza 48-orëshe brenda këtij intervali, ndërsa me Udhëzimin nr. 24/1, afati i regjistrimit me këto faza 48-orëshe u shty deri më dt. 27.10. Me Udhëzimin nr. 25, afati i fundit u shty sërish deri më 01.11.2016. Me Urdhërat e nxjerrë nga Sekretari i Përgjithshëm i MAS, pranimet dhe regjistrimet në IAL-të jopublike, vijuan të bëheshin edhe pas datës së specifikuar në Udhëzim, ku korrespondencat me Drejtoreshën e Përgjithshme të AKP-së shtrihen deri në muajt të parë të 2017-s, pra pasi kishte nisur viti i ri akademik. Nga pikëpamja e burimeve njerëzore, në proces u përfshinë një numër i madh personeli nga të gjitha subjektet e audituara, që nga titullarët e institucioneve e deri tek specialistët e tyre. Konkluzione Për sa më lart:

a) MAS dhe IAL shpërdoruan në mënyrë flagrante kohën dhe burimet njerëzore që kishin në dispozicion, duke mos përgatitur në afatet ligjore, aktet normative, statutet dhe rregulloret që do të rregullonin procesin e pranimeve specifikisht dhe aspektet e tjera të aktivitetit të tyre, në përgjithësi.

b) IAL-të shpërdoruan kohën dhe burimet njerëzore në dispozicion, duke mos u njohur me kujdes dhe në kohën e duhur me kurrikulën parauniversitare; duke përcaktuar kritere të paqarta dhe që nuk mund të konvertoheshin në formula përllogaritëse, duke mos informuar në kohë maturantët dhe marrë prej tyre feedback-un e nevojshëm. Shpërdorimi i kohës dhe njerëzve nga IAL-të e ka burimin në pasivitetin e tyre për të mos marrë përsipër detyrimet ligjore dhe përgjegjësitë morale ndaj maturantëve dhe shoqërisë në përgjithësi.

c) MAS alokoi në mënyrë të gabuar kohën dhe burimet njerëzore midis procesit të aplikimit, pranimit dhe regjistrimit. Procesi i aplikimeve duhet të kishte nisur më herët në kohë, sikurse e realizojnë vendet e tjera të zhvilluara. Një proces më i hershëm aplikimi do të ndihmonte IAL-të të përcaktonin më realisht kuotat e tyre dhe të aplikonin filtra shtesë pranimi, sikurse do iu kishte dhënë mundësi aplikantëve të njihnin më herët konkurrencën në degët e preferuara dhe të aplikonin zgjuar, duke rritur shanset e tyre për sukses. Në procesin e pranimit MAS angazhoi AKP-në dhe RASH, një angazhim jo vetëm i pavlefshëm nga pikëpamja ligjore, por edhe i panevojshëm, sepse ky proces mund dhe duhej të kryhej tërësisht nga vetë IAL-të. Në procesin e regjistrimit, MAS lejoi që të shkeleshin afatet e Udhëzimit 13 nga IAL-të jopublike dhe AKP, duke vijuar me ngritjen e grupeve të punës që do të vlerësonin aplikantët pas dt. 01.11.2016, proces i cili zgjati deri në Mars të 2017-s. Mundësia e këtyre regjistrimeve pas datës kufi nga ana e MAS nuk u bë publike dhe as iu njoftua IAL-ve publike të interesuara. Shpërdorimi i kohës dhe burimeve njerëzore nga ana e MAS e ka burimin në mbiangazhimin e saj dhe strukturave

Page 45: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

45

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

në varësi për të centralizuar procesin e pranimeve. d) Me Udhëzimin që nxorri, MAS alokoi në mënyrë të gabuar kohën për regjistrimin e

fituesve specifikisht për raundin e parë të pranimeve. Ky afat i gjatë, përveçse ishte i tepërt, shkaktoi panik tek maturantët, humbje të besimit tek procesi dhe deformoi parimin meritë-preferencë në këtë raund, sikurse trajtohet në pyetjen audituese që adreson efektivitetin e procesit.

e) Udhëzimi i MAS krijoi një emergjencë artificiale të procesit të pranimit, e cila evidentohet qartë me ndryshimin e vazhdueshëm të afateve të regjistrimit nga Udhëzimet që pasuan atë nr. 13 dhe që kulmoi me shkeljen nga vetë MAS të afatit përfundimtar, datës 01.11.2016, duke mos nxjerrë më Udhëzime të Titullarit, por Urdhëra të Sekretarit të Përgjithshëm të këtij institucioni. Kjo emergjencë artificiale shkaktoi stres të panevojshëm tek punonjësit e institucioneve të përfshira, sikurse edhe tek maturantët e familjet e tyre.

Rekomandime Lidhur më këtë çështje audituese, KLSH rekomandon:

a) MAS ta hapë procesin e aplikimeve për në IAL, përmes QSHA-së, më herët në kohë, në përputhje me eksperiencat botërore.

Në vijimësi

b) MAS të shfuqizojë Udhëzimin nr, 15, dt. 19.05.2017, “Për procedurat e aplikimit dhe regjistrimit ..., për vitin akademik 2017-2018”, sepse ekziston risku potencial që të përsëriten gabimet e vitit të kaluar, duke dëmtuar ekonomicitetin e procesit.

Menjëherë

c) IAL-të të planifikojnë procesin e pranimit, ngrenë komisione pranimi dhe marrin të gjitha masat e nevojshme për të realizuar pranimin e maturantëve përpara datës së nisjes së vitit të ri akademik, specifikuar nga Ministri përgjegjës për arsimin në përputhje me Ligjin 80/2015.

Vazhdimisht 3.3. A ISHTE OPTIMALE MARRËDHËNIA MIDIS BURIMEVE TË ANGAZHUARA DHE PRODUKTIT PËRFUNDIMTAR? Eficiensa është një marrëdhënie midis inputeve të angazhuara dhe produktit (output-it) të përftuar prej tyre. Ajo ka dimensione të ndryshme dhe matja e saj komplikohet kur bëhet fjalë për procese ku përfshihen disa aktorë. Në terma financiarë, eficisensa për IAL-të mund të shprehet si e ardhur e realizuar (kosto e kursyer) për njësi monetare të shpenzuara. Në terma akademikë ajo mund të shprehet si cilësi e maturantëve të pranuar e regjistruar në IAL (matur nga mesatarja e notave përkatëse) me investimin që ajo IAL bëri për dizenjimin e implementimin e filtrave pranues, emrin e mirë që ka vendosur ndër vite, etj. Një parametër tjetër mund të ishte mesatarja e notave me të cilën maturanti u pranua në IAL, kundrejt mesatares me të cilën doli në fund të vitit të parë të studimeve të larta. Nga pikëpamja e maturantëve, eficiensa mund të përkufizohet si shpenzimi vjetor për arsimimin në IAL-në ku është pranuar kundrejt të ardhurës vjetore që pajisja me diplomë nga kjo IAL garanton në tregun e punës apo edhe si kosto e mundimit dhe shpenzimeve të bëra në arsimin e mesëm kundrejt pranimit në degën e preferuar në arsimin e lartë. Për të krijuar një ide mbi eficiensën e procesit të pranimit për vitin akademik 2016-2017, grupi i auditimit realizoi pyetësorë me maturantët që aktualisht ndjekin vitin e parë të studimeve, sikurse edhe intervista me titullarët e IAL-ve dhe njësive kryesore të tyre. Nga

Page 46: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

46

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

intervistat e realizuara me titullarët e IAL-ve, pyetjes së grupit të auditimit se: “A kishin bërë ata një analizë të procesit të pranimeve për vitin akademik 2016-2017?”, të gjithë iu përgjigjën se e kishin bërë, por asnjë nuk vuri në dispozicion të KLSH-së një material apo raport për këtë çështje, ndonëse iu kërkua specifikisht një evidencë e tillë. 3.3.1. A ofroi procesi output-in e synuar? Problematikat e identifikuara për secilën palë, në optikën e KLSH-së, jepen si më poshtë:

1. IAL-të a) Output-i sasior Të gjitha IAL-të e marra nën auditim rezultuan me kuota të paplotësuara në mbyllje të afatit të regjistrimeve, ndonëse kishte ende kërkesa për regjistrim. Në tabelën e mëposhtme pasqyrohet numri i kërkesave dhe regjistrimeve sipas raundeve, duke evidentuar edhe kuotat e paplotësuara, për secilën IAL të audituar.

Burimi: Grupi i auditimit Në krahasim me vitet e kaluara, numri i kuotave të paplotësuara rezulton më i lartë. Po kështu, intervistat me titullarët e IAL-ve konfirmojnë mbetjen e vendeve bosh në degë të cilat historikisht janë plotësuar 100% dhe kanë qenë shumë të preferuara. Ky mosplotësim kuotash rezulton në të ardhura të munguara për këto IAL, sikurse në një kosto shtesë për krejt shoqërinë. Konkretisht, ndonëse Rektorëve të IAL-ve iu kërkua informacioni mbi numrin e saktë të maturantëve që donin të regjistroheshin në IAL-të e tyre pas afatit përfundimtar dt. 01.11.2016, ata konfirmuan se ka patur maturantë në listë pritjeje, por nuk mund të përcaktonin numrin e saktë të tyre. Nga të dhënat që grupi i auditimit mori në AKP, rezulton se pas datës 01.11.2016, me Urdhërat e lëshuar nga Sekretari i Përgjithshëm i MAS, janë pranuar dhe regjistruar në IAL jopublike 796 maturantë.48 Nëse IAL-të publike do të kishin vijuar me regjistrimin e aplikantëve edhe pas afatit kufi të përcaktuar në Udhëzimin nr. 13, sikurse bënë IAL-të jopublike dhe, duke e ndarë numrin e mësipërm në mënyrë të barabartë midis aplikantëve që do regjistroheshin në IAL-publike me ato jopublike, rezulton se me një tarifë mesatare vjetore shkollimi prej afro 200 euro në IAL-të publike, e ardhura e munguar potenciale e këtyre IAL-ve rezulton 398 aplikantë x 200 euro = 79.600 euro ose afro 10.746.000 lekë në vit. Për tri vitet e studimeve Bachelor, kjo shumë mund të arrinte afërsisht deri në 32.238.000 lekë. Nga ana tjetër, duke marrë një tarifë mesatare shkollimi në IAL-të jopublike prej 1.700 euro/vit, shoqërisë në tërësi, pasiviteti i IAL-ve publike për mos të evidentuar, ndjekur dhe regjistruar aplikantët që kërkonin të pranoheshin në to pas dt. 01.11.2016, mund t’i ketë kushtuar deri në (1.700 – 200) x 398 = 597.000 euro/vit, ose 80.595.000 lekë/vit, ose 241.785.000 lekë për krejt periudhën e studimeve të Bachelor-it. Në këtë mes, më të penalizuarit rezultojnë aplikantët me rezultate të mira dhe që vijnë nga familje me të ardhura të ulta apo edhe mesatare. 48 Ky numër mund të jetë edhe më i lartë, por deri në momentin e hartimit të këtij raporti, grupi auditues kaq arriti të konfirmojë, pa u kontestuar, nga AKP.

Page 47: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

47

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

b) Output-i cilësor Nga intervistat e zhvilluara me drejtuesit e njësive kryesore të IAL-ve publike rezultojnë përgjigje të larmishme lidhur me këtë çështje. Për shembull, duke iu referuar Universitetit të Tiranës, si IAL-ja publike më e madhe në vend e më e preferuara ndër to dhe jo vetëm, Dekani i Fakultetit të Ekonomisë shprehet i shqetësuar për faktin se në këtë fakultet ka rënë cilësia e aplikantëve të pranuar në vitin 2016-2017, shprehur në terma të notës mesatare. Për degë të preferuara, siç është rasti i degës Financë, ndryshe nga vitet e kaluara ku vinin maturantë me nota mesatare mbi 9 (nëntë), këtë vit ishin pranuar edhe maturantë me mesatare midis 6 (gjashtës) dhe 7 (shtatës). Nga intervista me Dekanen e Fakultetit Histori-Filologji, rezulton se maturantët e pranuar të këtij viti kishin mesatare më të lartë se vitet e kaluara, kjo edhe si pasojë e faktit që në raundin e parë, shumë maturantë zgjodhën degët ku rezultuan fitues, pavarësisht se nuk i kishin preferenca prioritare. Dekanët e Fakulteteve të tjera u shprehën se mund të ketë një rënie të lehtë të mesatares së aplikantëve të pranuar, por kjo nuk paraqitet shqetësuese dhe se maturantët me rezultate të larta ende preferojnë dhe pranohen në Fakultetet e UT-së. Parametri i përdorur për të vlerësuar cilësinë e maturantëve të regjistruar në IAL-të publike, si tregues i eficiensës së procesit të pranimeve, nga të gjithë titullarët e intervistuar vijon të mbetet mesatarja, ndonëse grupi i auditimit ka dyshime të arsyeshme se mesatarja nuk përfaqëson një parametër tërësisht të besueshëm në kushtet kur arsimi i mesëm në Shqipëri karakterizohet nga diferenca në vlerësim midis atij publik dhe privat, apo edhe midis atij publik që ofrohet në zona e qytete të ndryshme të vendit.

2. Maturantët Grupi i auditimit voli mendimin e maturantëve përmes një pyetësori të publikuar online. Nga të anketuarit, 56,4% e tyre pohojnë se kanë fituar dhe janë regjistruar në raundin e parë të pranimeve, ndërsa pjesa e mbetur në raundin e dytë. Pjesa më e madhe e të anketuarve rezultojnë të regjistruar në Universitetin e Tiranës, ndoshta edhe për faktin se Fakultetet e këtij Universiteti bashkëpunuan me KLSH-në, duke e publikuar pyetësorin në faqet e tyre të Internetit, sikurse edhe rrjetet e tyre sociale. Pyetjet dhe grafikët e përgjigjeve nga maturantët jepen si vijon: a) Në cilin institucion u informuat për kriteret e shpallura nga IAL-të për pranimet në

universitet?

b) Sa të qarta ishin kriteret e shpallura nga IAL-të lidhur me përllogaritjen e pikëve që ju takonin

si aplikant?

Page 48: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

48

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

c) Në çfarë mase, kriteret e shpallura nga “3 IAL - Programet e preferuara” ju penalizuan kundrejt profilit të përzgjedhur në arsimin e mesëm?

d) Sa herë ndryshuan kriteret e “3 IAL - Programeve të preferuara” ku aplikuat, përgjatë procesit

të pranimeve?

e) Në vlerësimin matricor të mëposhtëm, cilat janë pikët tuaja për palët e përfshira në

mbarëvajtjen e procesit të pranimit në IAL?

Page 49: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

49

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

Pyetjes se: “Çfarë sugjerimesh keni për përmirësimin e procesit të pranimeve në IAL në vitin e ardhshëm akademik?”, disa prej të anketuarve iu përgjigjën: Rishikim i kritereve të pranimit. Transparenca më e madhe; Të jepet më shume informacion mbi lëndët me zgjedhje që do jepen provim. Si ndikojnë në

zgjedhjen e degës; Të futet renditja sipas preferencës. Në vitet që është zbatuar kjo gjë, nuk pati konfuzion. Duhen përcaktuar kriteret qartë një vit para fillimit të konkurrimit. Informoni maturantët,

organizoni takime informuese me ta gjatë procesit; Pranimet të bëhen me konkurrim; Në përzgjedhjen e pranimeve duhet të përfshihet vetë IAL, duke vendosur disa kritere për

pranimin e studentëve dhe jo të bëhet përzgjedhje automatike e fituesve në bazë të pikëve; Ponderoni mesataret dhe notat e studentëve nga rrethet gjatë aplikimit, se na zënë tërë vendet

dhe s'kanë as njohuritë bazë; Sistemi juaj ka sjellë edhe nxënës me mesatare 7 në degën e studimit timen. Prandaj shikojeni

dhe njëherë me vëmendje, një nxënës i shoqërores ka ardhur në një degë shkencore; Një mënyrë efektive do ishte dhe krijimi i një aplikacioni nga ana e IAL-ve i cili mund të

llogariste në mënyrë eficente pikët e çdo maturanti, në mënyrë që të shmangej çdo paqartësi që ata kishin. Ky aplikacion, nëpërmjet vendosjes së notave nga ana e çdo maturanti për lëndët përkatëse që kërkon çdo Universitet, të shfaqë direkt sasinë e pikëve që ata do të kishin. Kjo metodë do të shmangte çdo problem për maturantët të cilët nga viti i kaluar, ku çdo universitet kishte një formulë të ndryshme dhe disa të tjerë që nuk kishin, shkaktoi një mosllogaritje të saktë të pikëve, si dhe problematika të tjera;

Mendoj që procedura e aplikimeve duhet bërë të paktën 3 muaj para fillimit të vitit të ri akademik. Gjithashtu, unë si një ish-maturant do doja të kisha më shumë informacion për universitetet publike të Tiranës sesa për universitetet private në Tiranë; thënë në fjalë të tjera, informacion se si zhvillohet mësimi, kushtet dhe vizita në fakultetet përkatëse, etj.

Konkluzione Për sa më lart:

a) IAL-të publike nuk disponojnë parametra vlerësues të performancës së tyre lidhur me procesin e pranimeve specifikisht, por edhe gjurmimit të progresit të studentëve gjatë dhe pas kryerjes së studimeve. Pavarësisht shqetësimit të maturantëve dhe problemeve të konstatuara në pranimet e vitit akademik 2016-2017, asnjë nga IAL-të e audituara nuk ka bërë një analizë rigoroze të shkaqeve të këtyre problematikave dhe rrugëve të zgjidhjes së tyre.

b) Procesi i pranimit të maturantëve në vitin akademik 2016-2017 i kushtoi IAL-ve, maturantëve dhe shoqërisë në përgjithësi, shuma monetare të panevojshme për t’u shpenzuar apo që mund të shpenzoheshin më me eficiensë në drejtime të tjera. Të ardhurat e munguara që IAL-të publike nuk realizuan për shkak të pasivitetit të tyre, do të ndikojnë negativisht buxhetet e këtyre institucioneve dhe do të pengojnë rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe konkurrueshmërinë e tyre në fushën e arsimit të lartë, sikurse edhe arritjen e objektivave të tjera.

c) Udhëzimi nr. 13 dhe Urdhërat që e pasuan atë rritën si mesatare dhe në total koston e arsimimit të lartë për vitin akademik 2016-2017, duke bërë një rishpërndarje të maturantëve fitues drejt IAL-ve jopublike pas afatit kufi, dt. 01.11.2016. Në terma të cilësisë, problemi paraqitet kompleks dhe KLSH rezervohet të japë një opinion mbështetur në evidencat e mbledhura nga IAL-të publike dhe pamundësisë për të marrë

Page 50: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

50

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

informacion nga IAL-të jopublike. d) Në procesin e pranimeve, mesatares i vihet një rëndësi e madhe nga MAS, IAL-të dhe më

pak nga maturantët. KLSH gjykon se mesatarja, si filtri i vetëm i përdorur nga IAL-të e marra nën auditim, është një parametër jo tërësisht i besueshëm, i pamjaftueshëm dhe në disa raste edhe deformues i kapacitetit intelektual dhe prirjeve të maturantit që kërkon të ndjekë arsimin e lartë publik në Shqipëri.

Rekomandime Për sa më lart:

a) IAL-të të hartojnë, aplikojnë dhe përditësojnë parametra apo indikatorë të performancës së studentëve që pranohen, ndjekin dhe përfundojnë studimet në to. Këta indikatorë dhe vlerësimet e tyre për çdo vit të bëhen publike për të informuar të interesuarit mbi ecurinë e sektorit dhe aktorëve në të, sikurse edhe për të ndihmuar maturantët që të bëjnë zgjedhjen e përshtatshme kur aplikojnë për pranime në IAL.

Në vijimësi dhe vazhdimisht b) MAS të shfuqizojë Udhëzimin nr, 15, dt. 19.05.2017, “Për procedurat e aplikimit dhe

regjistrimit ..., për vitin akademik 2017-2018”, sepse ky Udhëzim mund të krijojë sërish probleme të panevojshme në plotësimin e kuotave të IAL-ve publike dhe, duke u pasuar nga Urdhëra jotransparentë, mund të dëmtojë buxhetet dhe performancën e IAL-ve publike, sikurse mund të rrisë kostot e arsimimit të maturantëve dhe shoqërisë në përgjithësi. Ekziston risku potencial që ky udhëzim të dëmtojë sërish eficiensën e procesit.

Menjëherë c) IAL-të publike inkurajohen të përdorin filtra shtesë, krahas mesatares, në pranimet e

maturantëve, të paktën për degët e preferuara më shumë. Këto filtra mund të huazohen nga praktikat dhe eksperiencat e mira të vendeve të tjera.

Në vijimësi dhe vazhdimisht 3.3.2. A ofroi procesi cilësinë e synuar në terma të saktësisë lidhur me përcaktimin e kritereve dhe përllogaritjen e fituesve? Procesi i pranimeve në universitete nga viti 2006-2015 është realizuar nga MAS nëpërmjet AKP-së, duke e vlerësuar maturën shtetërore si hyrëse. Ligji i Arsimit të Lartë parashikon rritje të autonomisë universitare, duke lejuar IAL-të që të realizojnë procesin e pranimeve për kandidatët për studentë, sipas kritereve shtesë të vendosura prej tyre, duke e bërë maturën shtetërore dalëse. Për të fituar të drejtën e studimit, kandidati për student duhet të plotësonte dy kritere: atë përjashtues të përcaktuar sipas VKM-së, por edhe kritere të tjera të veçanta që kane përcaktuar IAL-të, në zbatim të Ligjit nr. 80/201549. Gjatë tremujorit të parë të vitit 2016, IAL-të shpallën kriteret e pranimit për kandidatët për studentë sipas programeve të tyre të studimit, njëkohësisht duke i dërguar tek AKP-ja dhe MAS-i. Universiteti i Mjekësisë, Tiranë miratoi kriteret shtesë të pranimit për kandidatët për studentë me anë të Vendimit nr. 9, datë 28.01.2016 të Senatit Akademik, si më poshtë:

a) Nota mesatare e Maturës Shtetërore 35% b) Nota mesatare e 3 (tre) viteve te shkollës së mesme 35% c) Lëndët formuese 30%, nga ku:

49 Ligji nr. 80/2015, neni 3, pika 4/b; neni 4, pika 1; neni 23, pika 4; neni 25, pika 8; neni 38 pika 1/a dhe 3; neni 42, pika 7; neni 69, pika 3; neni 74, pika 2; neni 135.

Page 51: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

51

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

1. Kimi 10% 2. Biologji 10% 3. Fizike 6% 4. Sociologji 2% 5. Filozofi 2%

Kriteret e shpallura nga UMT krijuan një dilemë në përcaktimin e dy lëndëve me zgjedhje para aplikimit me formularin A1/A1Z, i cili u realizua në periudhën 25 Mars - 10 Prill. Pra ndryshe nga Matura 2015, kur maturantët zgjidhin lëndët me zgjedhje: kimi dhe biologji, për të maksimizuar pikët e marra, kandidatët për studentë të Maturës 2016, që dëshironin të studionin në degët e UMT, duhej të studionin në mënyrë autodidakte dy lëndë që nuk janë pjesë e kurrikulës së gjimnazit. Pas daljes së Udhëzimit nr. 1, datë 11.02.201650 të MAS, këto dy lëndë nuk mund të zgjidheshin nga maturantët, pasi nuk plotësonin kushtin që shuma e krediteve të tyre të ishte jo më e vogël se 8 (tetë). Kriteret e vendosura nga UMT u dërguan në MAS dhe AKP. Drejtoria e Arsimit të Lartë në MAS u mjaftua vetëm me dorëzimin e kritereve nga ana e IAL-ve, por nuk ndërmorri asnjë vlerësim për përputhshmërinë e tyre me kurrikulën e arsimit parauniversitar. MAS nëpërmjet DAR/ZA, duhej të informonte të gjitha shkollat e mesme të vendit mbi këto kritere të vendosura nga IAL-të. Në raportin e AKP51-së, mbi analizimin e kritereve të vendosura nga IAL-të, kriteret e vendosura nga Senati Akademik i UMT me Vendimin nr. 9, datë 28.01.2016, paraqisnin këto problematika: 1. Nuk është përcaktuar nëse nota mesatare e 3 (tre) viteve te shkollës së mesme do të jetë e

thjeshtë apo e ponderuar. 2. Nuk është përcaktuar nëse 30% e lëndëve formuese përbëhet nga notat e vitit të fundit apo

të tre viteve të shkollës së mesme. 3. Lidhur me lëndët formuese “Sociologji” dhe “Filozofi”, sqarojmë se këto lëndë në shkollën

e mesme janë lëndë me zgjedhje të lirë dhe shumë maturantë mund të mos i kenë zgjedhur ato.

4. Lidhur me kriterin e mesatares të vendosur, nuk është përcaktuar nëse kjo është mesatare e thjeshtë apo e ponderuar.

5. Kriteret e vendosura nga UMT janë në mospërputhje me kurrikulën e arsimit parauniversitar. MAS me strukturat e saj dhe institucionet e varësisë, përgjegjëse për Maturën Shtetërore, nuk informuan IAL-të me “Udhëzuesin për zhvillimin e kurrikulës së re të gjimnazit”. UMT bëri ndryshime të kritereve të Vendimit nr. 9, me anë të Vendimit nr. 17, datë 08.03.2016 të Senatit Akademik, duke miratuar kriteret e mëposhtme:

a) Nota mesatare e ponderuar e Maturës Shtetërore 35% (Vetëm provimet me detyrim); b) Nota mesatare e ponderuar e 3 (tre) viteve të shkollës së mesme 35%; c) Nota mesatare e ponderuar e lëndëve formuese 30%, nga ku: 1. Kimi 10% 2. Biologji 10% 3. Fizikë 10%

Ky ndryshim nuk do të ishte i fundit, pasi Senati Akademik i UMT, me anë të Vendimit nr. 53, datë 21.07.2016, shpalli kritere të tjera për pranimin e kandidatëve për studentë. Ndryshimi i kritereve të pranimit të studentëve konsistonte në mënyrën e përllogaritjes së notës mesatare, që me Vendimin e ri nuk do të ishte mesatarja e ponderuar (për kredit), por mesatarja e thjeshtë aritmetike. Ky ndryshim esencial u bë në përfundim të Maturës Shtetërore. 50 Udhëzimi nr. 1, datë 11.02.2016, “Per organizimin dhe zhvillimin e provimeve të Maturës Shteterore 2016”. 51 Shkresa nr. 255/1 prot., datë 12.02.2016, “Koordinimi i procesit të aplikimeve në institucionet arsimit të lartë”.

Page 52: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

52

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

Në tabelë janë pasqyruar kriteret përfundimtare të UMT-së.

UMT: Kriteret e pranimit të datës 21.07.2016

Nr. Fakultet Program Studimi Kuota

Nota si kriter për

aplikim

Formula e llogaritjes së pikëve

1 FM Mjekësi e Përgjithshme 230 ≥ 8.5 a) Nota mesatare aritmetike e thjeshtë e Maturës Shtetërore 35% b) Nota mesatare aritmetike e thjeshtë e 3 (tre) viteve te shkollës së mesme 35% c) Nota mesatare aritmetike e thjeshtë e lëndëve formuese 30% (Kimi 10%; Biologji 10%; Fizikë 10%)

Farmaci 90 ≥ 8.5 2 FMD Stomatologji 82 ≥ 8.5

3 FSHMT

Infermieri e Përgjithshme 274 ≥ 8.0 Mami 43 ≥ 8.0 Teknikë e Lartë Laboratorike 46 ≥ 8.0

Fizioterapi 48 ≥ 8.0 Logopedi 28 ≥ 8.0 Imazheri 47 ≥ 8.0

Totali 888 Burimi: Grupi i auditimit te KLSH Pra kandidatët për studentë u informuan për kriteret përfundimtare të pranimit nga UMT vetëm pasi kishte përfunduar Matura Shtetërore. Ata ishin të papërgatitur për të maksimizuar vlerësimet e tyre në bazë të kritereve të shpallura më herët. Kriteri kufizues për të aplikuar pranë këtij universiteti ishte nota 8 dhe 8,5, i cili balancoi pak a shumë ndryshimet e herëpashershme të kritereve të pastudiuara të UMT-së. Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, me Vendimin nr. 1 të Senatit Akademik, datë 04.02.2016, “Për miratimin e kritereve shtesë të pranimit të studentëve në programet e studimit të ciklit të parë”, paraqiti një kriter të thjeshtë, duke i dhënë peshë 50% notës mesatare të shkollës së mesme, përfshirë dhe provimet e Maturës Shtetërore dhe 50% notës mesatare të grup-lëndëve të përzgjedhura nga fakultetet respektive.

Kriteret e pranimit për kandidatët për studentë për vitin 2016-2017

Burimi: Grupi i auditimit Informacioni vijues referon problemin e regjistrimeve të kandidatëve për studentë në Universitetin e Elbasanit, konkretisht në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike.

Nr. FAKULTETI Kuota Formula e llogaritjes së pikëve 1 FAKULTETI I EKONOMISË 8152 FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE 6443 FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE 7034 FAKULTETI I SHKENCAVE NATYRORE 4355 FAKULTETI I SHKENCAVE TË EDUKIMIT 575

3172

UNIVERSITETI I ELBASANIT “Aleksandër Xhuvani”

TOTALI

50 % Nota mesatare e shkollës së mesme, për të gjitha vitet, përfshirë edhe provimet e Maturës Shtetërore (Mesatare e thjeshtë); 50 % Nota mesatare e grup lëndëve (për të gjitha vitet ku shtrihen lëndët), të përzgjedhura nga fakultetet për cdo program studimi të ciklit të parë

Page 53: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

53

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

Në zbatim të Udhëzimit nr. 13, Universiteti i Elbasanit dërgoi në AKP52, në format elektronik listën përfundimtare të fituesve sipas programeve të studimit për raundin e parë, për të marrë numrin e matrikullimit (NiM). Pas kontrollit të AKP-së, ndërmjet të dhënave të dërguara mbi renditjen e kandidatëve për studentë dhe kandidatëve fitues të regjistruar në sekretarinë elektronike të portalit të Maturës Shtetërore, u konstatua se 15 kandidatë ishin regjistruar si fitues në mënyrë të padrejtë. Në korrespodencën vijuese, Universiteti i Elbasanit paraqiti pranë AKP-së, kërkesën për ç’regjistrim53 për këta 15 kandidatë të regjistruar, pavarësisht renditjes së tyre me një diferencë të madhe nga kandidati i fundit fitues. Në tabelën e mëposhtme, ky konstatim argumentohet duke krahasuar, sipas ID-së konkrete, të dhënat e kolonës së renditjes në raundin e parë me numrin e kuotës të miratuar për programin e studimit.

Të dhënat e kandidatëve të regjistruar si fitues në raundin e parë në Universitetin e Elbasanit

Burimi: AKP dhe grupi i auditimit Për këtë shkelje mbajnë përgjegjësi Zv/Rektori, Drejtori i Standardeve e Kurrikulave, si dhe Specialisti i IT-së, si pjesëtarë të grupit të monitorimit për mbarëvajtjen e procesit të regjistrimit. Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” miratoi kriteret shtesë për pranimin e kandidatëve për studentë për vitin akademik 2016-2017, me anë të Vendimit nr. 2 të Senatit Akademik, datë 18.01.2016, duke përcaktuar këto kritere:

a) Nota mesatare e përgjithshme (e ponderuar) përbën 60% të pikëve totale, në vlerësimin e kandidatëve.

b) Nota mesatare e lëndëve të lidhura me profilin (e ponderuar) përbën 30% të pikëve totale në vlerësimin e kandidatëve.

c) Shkolla e mesme që ka përfunduar kandidati në bazë të rankimit të bërë nga MAS, përbën 10% të pikëve totale në vlerësimin e kandidateve.

52 Shkresa nr. 1004 prot., datë 12.09.2016, “Lista e fituesve të raundit të parë”. 53 Shkresa nr. 1084 prot,. datë 29.09.2016, “Kërkesë për ç’regjistrim”.

Page 54: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

54

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

Kriteret e miratuara nga Universiteti i Vlorës, më datë 15.01.2016

Burimi: Grupi i auditimit Referuar raportit përmbledhës të AKP-së, kriteret e vendosura konsiderohen të paqarta dhe evidentojnë këto problematika: a) Nuk është përcaktuar nëse përfshihen provimet e maturës shtetërore tek nota mesatare e

përgjithshme. b) Nuk është përcaktuar lista e lëndëve të lidhura me profilin. c) Lidhur me rankimin, shtrohet pyetja nëse do te ketë koeficient rankues. Grupi i auditimit, gjatë analizimit të marrëveshjes së lidhur midis Universitetit të Vlorës dhe RASH për realizimin e renditjes së kandidatëve për studentë, konstatoi që formula e aplikuar nga RASH nuk ka marrë për bazë kriteret e miratuara nga Senati i Universitetit të Vlorës, por ka përdorur kritere të tjera sa më poshtë:

a) Mesatarja aritmetike e tre viteve të shkollës së mesme përfshirë dhe maturën shtetërore 60% të pikëve.

b) Mesatarja e lëndëve të profilit 40% të pikëve. Ndryshimi i kritereve në përllogaritjen e RASH, në kundërshtim me LAL, ku përcaktohet që janë njësitë bazë të fakulteteve që përcaktojnë kriteret e pranimit për kandidatët për studentë, ka sjellë mungesë të transparencës mbi kriteret e përdorura. Kandidatët për studentë në Universitetin e Vlorës janë vlerësuar mbi bazën e kritereve të tjera kundrejt atyre për të cilat ata ishin informuar zyrtarisht me anë të Vendimit të Senatit Akademik. Nuk ekziston asnjë vendim Senati ku të jenë miratuar kriteret e reja për pranimet në Universitetin e Vlorës, mbi të cilat RASH ka kryer renditjen për kandidatët për studentë, për vitin akademik 2016-2017. Nga ana e RASH dhe Rektorit të Vlorës, konfirmohet në observacione se ndryshimi është bërë në përputhje me parimet e diskrecionit, ku Rektori i Vlorës ka autorizuar RASH që të bëjë ndryshimin e kriterit të rankimit, pasi MAS nuk ka bërë rankimin e shkollave të mesme. Universiteti i Durrësit “Aleksandër Moisiu”, me anë të vendimin të Senatit Akademik nr. 1, datë 18.01.2016 miratoi, në bazë të propozimeve të fakulteteve, kriteret e pranimit për programet e studimit në këtë universitet. Kriteret e pranimit iu përcollën me shkrese zyrtare54 Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Kriteret e vendosura nga ky universitet ishin kritere të thjeshta, të cilat në fund të procesit të pranimeve rezultuan të suksesshme, duke rekrutuar studentë me notë mesatare më të lartë se vitet e mëparshme.

54 Shkresa nr.121 prot., datë 25.01.2016.

Nr. FAKULTETI Kuota Formula e llogaritjes së pikëve 1 FAKULTETI SHENDETIT PUBLIK 2202 FAKULTETI EKONOMIK 6753 FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE 5024 FAKULTETI I SHKENCAVE TEKNIKE 530

1927

60 % Nota mesatare e përgjithshme e ponderuar; 30 % Nota mesatare e lëndëve të lidhura me profilin (e ponderuar); 10% Shkolla e mesme e përfunduar TOTALI

UNIVERSITETI I VLORËS “Ismail Qemali”

Page 55: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

55

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

Burimi: Grupi i auditimit Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, nëpërmjet shkresës nr. 4178, datë 21.12.2015, ka paraqitur fillimisht si kritere pranimi për vitin akademik 2016-2017, ato që u përdorën nga Matura 2015. Drejtoria e Arsimit të Lartë në MAS përsëriti kërkesën55 për Universitetin e Shkodrës mbi paraqitjen e kritereve shtesë për pranimet në universitet për vitin akademik 2016-2017. Në bazë të kritereve të ripërcaktuara nga departamentet, Rektorati ia përcolli DAL me anë të shkresës nr. 478/1 prot., datë 04.02.2016, me objekt “Kriteret shtesë të pranimit të kandidatëve për ndjekjen e programeve të studimit në ciklin e parë (Bachelor) për vitin akademik 2016-2017.” Miratimi i këtyre kritereve u bë me Vendimin e Senatit Akademik nr. 329, datë 25.07.2016. Kriteret e vendosura nga Universiteti i Shkodrës ishin kritere të thjeshta, sipas tabelës së mëposhtme:

Burimi: Grupi i auditimit Kriteret e vendosura nga ky universitet rezultuan të suksesshme, duke rekrutuar studentë me notë mesatare më të lartë se vitet e mëparshme. Universiteti i Tiranës, me vendimin nr. 3, datë 28.10.2016, vendosi që kriteret e pranimit për kandidatët e ciklit të parë të studimeve për vitin akademik 2016-2017 të jenë si më poshtë: a) Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë edhe provimet e maturës

shtetërore, në masën 50% (mesatare e thjeshtë); b) Nota mesatare e grup-lëndëve (për të gjitha vitet ku shtrihen lëndët), të përzgjedhura nga

fakultetet për çdo program studimi të ciklit të parë, në masën 50% Kriteret e vendosura në Fakultetin e Drejtësisë, Fakultetin e Shkencave Sociale dhe Histori-Filologji, rezultuan me mospërputhje me kurrikulën e arsimit parauniversitar dhe për pasojë sollën deformim jo të qëllimshëm56 të parimit meritë-preferencë, kryesisht gjatë raundit të parë. 55 Shkresa nr. 701, prot., datë 26.01.2016. 56 Shtuar në raportin final, në reflektim të observacionit 1, aneksi 2, gërma “c”, “Observacionet e FSHS-UT”, paraqitur më poshtë në këtë dokument.

Nr. FAKULTETI Kuota Formula e llogaritjes së pikëve

1 FAKULTETI I BIZNESIT 580

2 FAKULTETI I EDUKIMIT 348

3 FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKO-JURIDIKE 470

4 FAKULTETI I STUDIMEVE PROFESIONALE 635

5 FAKULTETI I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT 290

6 FASTIP(Fakulteti I Studimeve te Integruara me Praktiken) 902413TOTALI

Pikët= (Nm*%Nm + Nmg*%Nmg)Ks; Ku: Nm- paraqet Notën mesatare të Shkollës së Mesme;Nmg- paraqet Notën mesatare aritmetike të grup lëndëve të vendosura si kriter;%Nm dhe % Nmg-paraqesin përqindjet respektive të notës mesatare të shkollës së mesme dhe notën mesatare të lëndëve;Ks-paraqet koeficentin e shkollës së mesme

UNIVERSITETI I DURRËSIT “Aleksandër Moisiu”

Nr. FAKULTETI Kuota Formula e llogaritjes së pikëve 1 FAKULTETI I DREJTËSISË 3002 FAKULTETI I EKONOMISË 3303 FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA 2404 FAKULTETI I SHKENCAVE NATYRORE 4795 FAKULTETI I SHKENCAVE SHOQËRORE 4406 FAKULTETI I SHKENCAVE TË EDUKIMIT 379

2168

UNIVERSITETI I SHKODRËS “Luigj Gurakuqi”

50% nota mesatare e shkolles se mesme, për të gjitha vitet, perfshire edhe provimet e matures shteterore; 50% nota mesatare e grup-lendeve

TOTALI

Page 56: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

56

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

Burimi: Grupi i auditimit Konkluzione Për sa më lart:

a) Kriteret e vendosura nga shumica e IAL-ve të audituara rezultuan të pastudiuara, të pambështetura në kurrikulën parauniversitare, jolehtësisht të konvertueshme në formula vlerësimi, ndryshuan disa herë dhe në mënyrë jotransparente për të interesuarit.

b) Kriteret e vendosura nga IAL-të penalizuan në masë të konsiderueshme kandidatët për studentë në vitin akademik 2016-2017. Rreth 64% e të anketuarve, ku më shumë se gjysma e tyre rezultojnë fitues në raundin e parë të pranimeve, e konfirmojnë këtë konstatim.

c) Përllogaritja e pikëve të fituesve në IAL-të e audituara ishte përgjithësisht e saktë, me përjashtim të një rasti të izoluar në Universitetin e Elbasanit, i cili u korrektua në kohën e duhur nga AKP, si edhe një praktike në Universitetin e Vlorës ku kriteret e vendosura nga kjo IAL u ndryshuan për arsye objektive.57

Rekomandime

a) IAL-të të marrin të gjitha masat e nevojshme për të përcaktuar kritere të qarta, të konvertueshme në formula transparente vlerësimi, të mbështetura në kurrikulën parauniversitare dhe të qëndrueshme në kohë. IAL-të këshillohen që politikën apo strategjinë e tyre të kritereve përzgjedhëse për pranimet e maturantëve ta përfshijnë dhe publikojnë në Statutet, Rregulloret apo dokumentet e tjera strategjike të tyre.

Në vijimësi dhe vazhdimisht b) MAS të bëjë kontrollin e përputhshmërisë së kritereve me kurrikulën parauniversitare dhe

t’i njoftojë IAL-të për mospërputhjet e mundshme dhe korrektimin e tyre në kohë, duke mos lejuar ndryshimin e kritereve pasi është hapur procesi i aplikimit në QSHA dhe deri në shpalljen e kritereve për vitin apo semestrin pasardhës akademik.

Në vijimësi dhe vazhdimisht

c) IAL-të mund të përgatisin një aplikacion për t’iu ardhur në ndihmë maturantëve që të përllogarisin pikët përkatëse individuale në programet e studimit që ofrojnë. Ky aplikacion mund të hidhet online në faqet e tyre të Internetit dhe mirëmbahet vazhdimisht.

Nëse e gjykojnë të arsyeshme dhe ekonomike 3.4. A GJENEROI PROCESI MERITË-PREFERENCËN E SYNUAR? Efektiviteti i një procesi nuk fokusohet në faktin “A u bënë gjërat siç duhet?”, por “A u bë gjëja e duhur?”. Në këtë kontekst, matja e efektivitetit për procesin e pranimeve në vitin akademik 2016-2017 adreson objektivin madhor të këtij procesi: nivelin e përputhshmërisë së meritës së 57 Ndryshuar në raportin final, në reflektim të observacioneve 6 dhe 7, aneksi 3, gërma “c”, “Observacionet e RASH”, paraqitur më poshtë në këtë dokument.

Nr. FAKULTETI Kuota Formula e llogaritjes së pikëve 1 FAKULTETI HISTORI - FILOLOGJI 6302 FAKULTETI I DREJTËSISË 6603 FAKULTETI I EKONOMISË 13254 FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA 8855 FAKULTETI I SHKENCAVE NATYRORE 12586 FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE 620

5378

50 % Nota mesatare e shkollës së mesme 3 vite + Maturë Shtetërore; 50 % Nota mesatare e grup-lëndëve

TOTALI

UNIVERSITETI I TIRANËS

Page 57: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

57

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

aplikantit me preferencën e shprehur prej tij/saj. Përgjigjen kësaj pyetjeje mund t’ia japin vetëm maturantët e vjetshëm dhe grupi i auditimit u përpoq të merrte mendimin e tyre përmes pyetësorit të përmendur më lart. Përgjigjet jepen si vijon (rikujtojmë se 56,4% e të anketuarve kanë rezultuar fitues në raundin e parë të pranimeve dhe 55,1% e tyre janë regjistruar po në raundin e parë, pra vetëm 1,5% e tyre kanë riaplikuar në raundin e dytë):

a) Nëse u regjistruat në IAL-në ku rezultuat fitues gjatë raundit të parë të pranimeve, kjo ndodhi sepse:

b) Nëse u regjistruat në IAL-në ku rezultuat fitues gjatë raundit të dytë të pranimeve, kjo ndodhi sepse:

c) Në ç'masë i ndryshuat preferencat që depozituat tek AKP në raundin e parë kundrejt atyre që depozituat për raundin e dytë?

Page 58: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

58

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

Nga përgjigjet e mësipërme, konstatohet se për afro 56,7% të të anketuarve rezulton përputhje midis degës së preferuar (preferencës) dhe degës së fituar (meritës) të studimit, ndërkohë që, për arsye të ndryshme, pjesa e mbetur rezulton me mospërputhje midis preferencës dhe meritës, në kushtet kur 75% e tyre i kanë qëndruar besnikë preferencave të shprehura që në krye të herës. Në grafikët e mësipërm tërheqin vëmendje fituesit e raundit të parë, të cilët, sipas Udhëzimit nr. 13, duhet të regjistroheshin në periudhën 13-20.09, pra brenda 8 ditësh. 22% e fituesve të këtij raundi, nga kampioni i të anketuarve, shprehen se: “Programi i studimit ku rezultoja fitues nuk bënte pjesë tek 3 preferencat e mia kryesore, por humba besimin tek administrimi i procesit nga institucionet përgjegjëse”, ku sikurse tregohet në grafikun e pikës (e), në faqe 47 më lart, pjesën më të madhe të “fajit” për këtë keqadministrim, maturantët ia ngarkojnë MAS-it; 6,8% e fituesve të këtij raundi nga kampioni i anketuar shprehen se: “Programi i studimit ku rezultoja fitues nuk bënte pjesë tek 3 preferencat e mia kryesore, por nuk doja të riskoja raundin e dytë, sepse mund të mbetesha pa të drejtë studimi”; 5,1% “fajësojnë” prindërit dhe të afërmit që i detyruan të regjistrohen në programe studimi që nuk i kishin të preferuara, dhe pjesa e mbetur (10,2%) kanë deklaruar “arsye të tjera”, por pa i specifikuar ato. 3.4.1. A u pranuan studentët në programin dhe IAL-në që preferonin, sipas meritës që dispononin? Për të shmangur disavantazhet që sjell përdorimi i pyetësorit në konkludimin me një besueshmëri të caktuar për një çështje kaq delikate, grupi i auditimit ndoqi një rrugë tjetër, atë të përllogaritjes së pikëve dhe renditjes së aplikantëve, sipas kritereve reale dhe mesatareve që u aplikuan në një fakultet të një IAL-je publike. P.sh., në Fakultetin Histori-Filologji të UT, aplikuan 4.185 kandidatë për studentë gjatë raundit të parë për degën e Gazetarisë, kundrejt 100 kuotave që kishte kjo degë. Kriteret e pranimit të vendosura për programin e studimit “Gazetari”, favorizuan më shumë maturantët e shkollave artistike, të cilët kanë në kurrikulën e tyre, lëndë si: Histori Muzike dhe Histori Arti. Në gjimnaz, lënda “Qytetari” përfshin lëndët: Psikologji, Filozofi dhe Sociologji. Kriteret e vendosura nga ky fakultet ishin si më poshtë: 50% nota mesatare e shkollës së mesme duke përfshirë dhe maturën shtetërore, dhe 50% nota mesatare e grup-lëndëve:

1. Gjuhe shqipe/Letërsi 5%; 2. Histori 5%; 3. Gjeografi 5%; 4. Sociologji 5%; 5. Filozofi 5%; 6. Psikologji 5%; 7. Qytetari 5%; 8. Gjuhë e Huaj 5%; 9. Histori Arti 5%; 10. Histori Muzike 5%.

Nr. i aplikimeve dhe regjistrimeve në degën e Gazetarisë

Gjatë përpunimit informatik të bazës së të dhënave mbi renditjen e kandidatëve për studentë që aplikuan gjatë raundit të parë, grupi i auditimit nxori këto përfundime:

IAL Fakultet Program StudimiKERKESA RAUNDI 1

Regjistruar Raundi 1

KERKESA RAUNDI 2

Regjistruar Raundi 2 Totali I

Regjistrime

Kuota brenda vendit

Kuota te pa

plotesuaraUNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI HISTORI - FILOLOGJI

Gazetari 4185 17 2293 74 91 100 9

Page 59: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

59

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

Në vendin e parë është renditur kandidati për student me mesataren 8,58 sipas VKM-së.

N.q.s. do të bënim një renditje sipas mesatares më të lartë, i njëjti kandidat që është i renditur i pari sipas kritereve të vendosura nga fakulteti, do të pozicionohej i 496. Tabela e mëposhtme e ilustron këtë fakt.

Ndërkohë, po të bëjmë një renditje të kandidatëve për studentë sipas notës mesatare më të lartë, kandidati i renditur i 255 sipas kritereve të vendosura nga fakulteti, do të pozicionohej në vendin e parë me kriterin e ri.

RENDITJA E KANDIDATËVE NË PROGRAMIN E STUDIMIT "GAZETARI"

Gjuh

e shq

ipe /

leter

esi 5

"%

Hist

ori 5

"%

Gjeo

graf

i 5"%

Socio

logj

i 5"%

Filo

zofi 5

"%

Psiko

logj

i 5"%

Qyte

tari

5"%

Gjuh

e e H

uaj 5

"%

Hist

ori A

rti 5"

%

Hist

ori M

uzike

i 5"%

1 163825900006 8.58 9.03 9.60 9.70 9.70 9.70 9.40 9.65 8.53 9.70 0.00 854.052 162145700040 9.06 9.87 9.67 9.60 0.00 10.00 10.00 9.95 9.83 9.97 0.00 847.453 162923000007 8.28 9.67 10.00 9.50 10.00 9.00 8.00 10.00 9.67 9.67 0.00 841.554 161418300015 8.95 9.31 9.87 9.64 0.00 9.92 9.97 9.90 9.92 10.00 0.00 840.155 163348100006 8.84 9.21 9.51 9.48 10.00 10.00 9.96 10.00 9.98 0.00 0.00 832.706 161939500302 8.99 9.13 10.00 9.50 10.00 0.00 9.90 9.80 8.17 9.90 0.00 831.507 162033500018 8.83 9.33 9.93 9.75 9.80 0.00 9.70 9.70 9.43 9.80 0.00 828.708 161939500348 8.71 9.43 10.00 9.90 9.90 0.00 9.90 9.65 9.60 9.83 0.00 826.559 161939500364 8.88 9.20 9.93 9.95 9.60 0.00 10.00 9.30 8.40 9.93 0.00 825.55

10 162922400088 9.47 9.87 10.00 10.00 10.00 10.00 0.00 10.00 9.78 0.00 0.00 821.75

Grupe Lendet

Mesa

tarja

IDNr Tota

li

Nr1 Mesa

tarja

Gjuh

e shq

ipe /

leter

esi 5

"%

Hist

ori 5

"%

Gjeo

graf

i 5"%

Socio

logj

i 5"%

Filo

zofi 5

"%

Psiko

logj

i 5"%

Qyte

tari

5"%

Gjuh

e e H

uaj 5

"%

Hist

ori A

rti 5"

%

Hist

ori M

uzike

i 5"%

496 163825900006 1 8.58 9.03 9.60 9.70 9.70 9.70 9.40 9.65 8.53 9.70 0.00 854.05Nr

Tota

li

Grupe Lendet

ID

Page 60: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

60

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

Rrjedhimisht, kandidati me mesatare shumë të lartë 9,87, rezultoi jofitues në këtë program studimi sipas kritereve të vendosura nga fakulteti. Kandidatët për studentë me mesatare të lartë në këtë degë, u penalizuan kryesisht nga kriteret e mëposhtme: a) Profili i tij i shkollës së mesme, gjimnazi; b) Mungesa e lëndëve të zhvilluara, si: “Histori Arti”, “Histori Muzike” (zakonisht i bëjnë

shkollat artistike); c) Mungesa e lëndëve të zhvilluara, si “Sociologji”, “Psikologji” dhe “Filozofi”

Të dhëna të përgjithshme për procesin e pranimeve në maturën shtetërore 201658

Përshkrimi

Viti akademik

2012-2013

2013-2014

2014-2015

2015-2016

2016-2017 Raundi

1 Raundi

2 Total

Maturantët që aplikojnë me formularin A1 41.748 44.971 45.676 40.863 - - 39.269

Maturantët që aplikojnë me formularin A1Z 8.221 10.768 77.290 16.931 - - 13.665

Kandidati për student - Formular aplikimi për programe studimi 31.605 34.336 28.266 17.570 27.660 20.676

Kuota e parashikuar nga IAL-të Publike 26.307 29.390 18.501 18.986 22.023

Kuotat e parashikuara nga IAL-të Jopublike 8.562

Stud. të regj. në IAL Publike (BA+PIND) 28.180 22.495 17.697 17.570 5.486 13.044 18.530

Stud. të regj. në IAL Jopublike (BA+PIND ) 7.816 5.581 1.589 3.865 5.454

Nota mes. e kand. të regj. në IAL Publike 7,72 7,7 8,23 8,23 8,17 7,66 7,82

58 Vjetari Statistikor i Arsimit, 2013-2014, botim i MAS, tabela 8-AL, fq. 57 dhe AKP.

RENDITJA E KANDIDATËVE NË PROGRAMIN E STUDIMIT "GAZETARI" sipas mesatares me te larte

Nr1 Mesa

tarja

Gjuh

e shq

ipe /

leter

esi 5

"%

Hist

ori 5

"%

Gjeo

graf

i 5"%

Socio

logj

i 5"%

Filo

zofi 5

"%

Psiko

logj

i 5"%

Qyte

tari

5"%

Gjuh

e e H

uaj 5

"%

Hist

ori A

rti 5"

%

Hist

ori M

uzike

i 5"%

1 161939400540 255 9.87 9.93 9.87 10.00 0.00 0.00 0.00 9.90 10.00 0.00 0.00 742.002 163341300353 42 9.85 9.62 9.83 9.92 0.00 0.00 0.00 9.94 9.88 9.96 0.00 788.253 161706400159 252 9.85 10.00 10.00 10.00 0.00 0.00 0.00 9.95 10.00 0.00 0.00 742.254 163147500030 256 9.84 10.00 10.00 10.00 0.00 0.00 0.00 10.00 10.00 0.00 0.00 742.005 161705200030 274 9.83 9.80 10.00 10.00 0.00 0.00 0.00 10.00 9.86 0.00 0.00 739.806 161936300140 38 9.80 9.80 10.00 10.00 0.00 0.00 0.00 10.00 9.95 10.00 0.00 788.757 160708000042 283 9.77 10.00 9.97 10.00 0.00 0.00 0.00 10.00 10.00 0.00 0.00 738.358 161939400281 310 9.73 9.90 10.00 10.00 0.00 0.00 0.00 9.95 9.84 0.00 0.00 734.959 161940000086 321 9.70 9.93 9.93 9.95 0.00 0.00 0.00 10.00 9.96 0.00 0.00 733.85

10 161937900176 61 9.67 9.97 9.93 10.00 0.00 0.00 0.00 9.95 9.67 10.00 0.00 781.10

Nr

Tota

li

Grupe Lendet

ID

Page 61: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

61

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

Nota mes. e kand. të regj. në IAL Private 8,02 7,47 7,67

Nr. i programeve të studimit IAL Publike 291

Nr. i prog. të studimit IAL Jopublike 152

Nr. i studentëve të IAL Publike 141.295 145.028 138.410 12.3159 116.896 Nr. i studentëve të IAL Jopublike 33.560 31.145 24.134 25.118 24.514

Konkluzione

a) Efektiviteti i procesit të pranimit, sikurse matet nga meritë-preferenca, e humbet vlerën dhe rëndësinë tij nëse palët e përfshira kanë informacion asimetrik apo rregullat e lojës ndryshojnë në momentin e fundit. Kriteret e paqarta nga IAL-të dhe ndryshimi jotransparent i tyre, i vlerësuan meritat e aplikantëve ndryshe nga sa aplikantët vlerësuan meritat e tyre dhe shprehën preferencat bazuar në to. Procesi i pranimit, nga një proces për të cilin maturantët kishin investuar në arsimin e mesëm dhe prisnin të shpërbleheshin për të, duke u pranuar në degën e preferuar, u kthye në një proces rastësor, ku disa u penalizuan rastësisht apo edhe padrejtësisht e disa përfituan në kurriz të të parëve. Grupi i auditimit, duke qenë i vetëdijshëm për kufizimet që pozon pyetësori si teknikë audituese në garantimin e besueshmërisë së konkluzioneve, konstaton se afro 43,3% e të anketuarve (ish-maturantë që nisën shkollën e lartë në 2016) nuk fituan në 3 preferencat e para që shprehën, në secilin prej raundeve të pranimit.

b) Kombinuar me pikën (a) më lart, koha e gjatë që Udhëzimi nr. 13 akordoi për regjistrimin e fituesve të raundit të parë, shtyu një pjesë të aplikantëve (44% nga sondazhi i KLSh-së) që të regjistroheshin në degë joprioritare për ta. Sikurse është përmendur edhe në krye të këtij raporti, efekti bottleneck shkaktoi panik tek aplikantët në raundin e parë, duke sjellë humbjen e besimit tek procesi dhe duke vënë në pikëpyetje madje edhe efektivitetin e Ligjit të ri 80/2015, i cili përkundrazi, në këtë aspekt është më bashkëkohor dhe më afër praktikave të mira europiane që përdorin vende si: Anglia, Gjermania, etj, etj., sesa Ligji i vjetër nr. 9741, dt. 21.05.2007, ndryshuar.

c) Efektiviteti nuk është një parametër që mund të arrihet shpejt apo menjëherë. Grupi i auditimit, duke qenë i vetëdijshëm për këtë fakt dhe duke ditur se pranimet në vitin akademik 2016-2017 ishin të parat që realizoheshin në kuadrin e Ligjit të Ri, konstaton se MAS dhe IAL-të e ezauruan dhe tejkaluan marzhin e tyre të gabimit. Ajo që është më e rëndësishmja, nisur nga nxjerrja e Udhëzimit nr. 15 të MAS për vitin akademik 2017-2018 dhe mungesa e analizave nga ana e IAL-ve për të reflektuar rigorozisht gabimet e vitit të shkuar, është se efektiviteti i procesit të pranimit mbetet ende i riskuar dhe i paadresuar siç duhet, duke riskuar në vijim që inefektivitetin e procesit të pranimit ta shndërrojë apo transmetojë gabimisht në një inefektivitet të Ligjit të Ri 80/2015.

Rekomandime

a) IAL-të të marrin të gjitha masat e nevojshme për të përcaktuar kritere të qarta, të konvertueshme në formula transparente vlerësimi, të mbështetura në kurrikulën parauniversitare dhe të qëndrueshme në kohë. IAL-të këshillohen që politikën apo strategjinë e tyre të kritereve përzgjedhëse për pranimet e maturantëve ta përfshijnë dhe publikojnë në Statutet, Rregulloret apo dokumentet e tjera strategjike të tyre.

Në vijimësi dhe vazhdimisht b) MAS të bëjë kontrollin e përputhshmërisë së kritereve me kurrikulën parauniversitare dhe

Page 62: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

62

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

t’i njoftojë IAL-të për mospërputhjet e mundshme dhe korrektimin e tyre në kohë, duke mos lejuar ndryshimin e kritereve pasi është hapur procesi i aplikimit në QSHA dhe deri në shpalljen e kritereve për vitin apo semestrin pasardhës akademik.

Në vijimësi dhe vazhdimisht

d) MAS të anullojë Udhëzimin nr, 15, dt. 19.05.2017, “Për procedurat e aplikimit dhe regjistrimit ..., për vitin akademik 2017-2018”, sepse ekziston risku potencial që ky udhëzim të dëmtojë sërish efektivitetin e procesit, sikurse efektivitetin e Ligjit për procesin e pranimeve.

Menjëherë 3.4.2. A krijoi procesi i ndjekur një model të vlefshëm edhe për të ardhmen? Kjo nënpyetje finale audituese, nuk është veçse rishprehje e pyetjes kryesore të auditimit, por tashmë e orientuar nga e ardhmja dhe jo nga e kaluara. Standartet ndërkombëtare audituese inkurajojnë auditimet ex-post dhe jo ex-ante, sepse vetëm e kaluara mund të evidentohet përmes dokumentimit dhe vetëm për të mund të konkludohet me një besueshmëri, objektivitet dhe rilevancë të mjaftueshme. Nisur nga sa u trajtua më lart në këtë raport, KLSH ka bindjen se nëse performanca e institucioneve përgjegjëse për pranimet në IAL të maturës shtetërore do të vijojë të jetë e njëjtë me atë të vitit 2016, do të ndeshen vazhdimisht probleme në ekonomicitetin, eficiensën dhe efektivitetin e tij. Ndryshimet për përmirësim duhet të mbështeten në zbatimin e Ligjit 80/2015, eksperiencat e mira botërore, bashkëpunimin aktiv mes palëve dhe misionin fisnik për t’i ofruar shoqërisë një arsim publik me kosto sa më të ulët, cilësi sa më të lartë, të orientuar nga tregu dhe zhvillimi, duke e shndërruar atë në një avantazh konkurrues kombëtar, sikurse ka qenë në të kaluarën.

Page 63: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

63

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

4. PËRMBLEDHJE Duke qenë të vetëdijshëm se procesi i marrë nën auditim ishte i pari që realizohej në kushtet e Ligjit të ri të Arsimit të Lartë 80/2015 dhe si i tillë nuk përfaqëson një proces të maturuar, shtresëzuar e konsoliduar, ku të gjitha palët pjesëmarrëse të njohin të drejtat dhe detyrimet e tyre e t’i zbatojnë ato me efektivitet, grupi auditues riskoi me auditimin e një veprimtarie të tillë, me synimin që të hidhte dritë mbi modelin që po prezantohej e implementohej për të ndërgjegjësuar të gjitha palët pjesëmarrëse në të dhe ndërmarrë veprimet korrektuese përpara se të ishte vonë. Sinjalet që modeli kishte të meta u morën fillimisht nga konteksti social i problemit, ku maturantët të cilët aplikuan për pranime në IAL për vitin akademik 2016-2017 e shprehën pakënaqësinë e tyre mediatikisht, përmes protestave të shpeshta në periudhën e pranimeve dhe përgjithësisht duke theksuar se Ligji i ri i Arsimit të Lartë deformonte meritë-preferencën e synuar. Gjatë procesit auditues, grupi i punës u përpoq ta “përkthente” këtë problem social në problem performance, duke adresuar përgjegjësitë dhe rekomanduar ndryshime të cilat potencialisht mund të sjellin përmirësime në të ardhmen. Dy janë modelet që ballafaqohen për procesin e pranimit të marrë nën auditim: i pari është një model i centralizuar, që MAS e vuri në jetë në pranimet për vitin akademik 2016-2017 dhe e legjitimoi përmes Udhëzimit nr. 13, dt. 22.07.2016. Si një model që u aplikua për herë të parë pas miratimit të Ligjit 80/2015, ai u karakterizua nga:

a) Joligjshmëria, sepse së pari Ligji ia njeh të drejtën IAL-ve për ta realizuar vetë procesin pranues në mënyrë të decentralizuar, mbështetur në dokumentet e tyre strategjike (neni 25, pika 8 e Ligjit 80/2015), së dyti sepse në procesin pranues u përfshinë institucione të cilat nuk duhet të ishin përfshirë në bazë të Ligjit (AKP) ose që Ligji nuk i njeh për procesin pranues (RASH) dhe së treti, sepse u regjistruan aplikantë dhe joaplikantë pas datës kufi, vetëm në IAL-të jopublike, në mënyrë jotransparente dhe pasi kishte nisur viti i ri akademik 2016-2017. Joligjshmëria e procesit jo vetëm që nuk u kontestua nga asnjë IAL publike e përfshirë në të, por u detajua me Udhëzime të këtyre të fundit dhe u implementua pasivisht prej tyre.

b) Joekonomiciteti, sepse centralizimi i procesit pranues u realizua në një platformë të vetme elektronike, programuar nga RASH dhe që kushtoi 11.718.416 lekë në terma monetarë, 5 muaj punë në terma kohorë dhe 14 punonjës me kohë të plotë në terma të burimeve njerëzore. Fillimisht kjo platformë u krijua për të kontrolluar përputhshmërinë e aplikimeve të kandidatëve me renditjet që do të bënin IAL-të, duke i shërbyer kështu transparencës së procesit për MAS, por, sikurse pohohet nga vetë Drejtori i RASH dhe sikurse sugjerojnë faktet, kjo platformë u krijua praktikisht për të realizuar procesin pranues në IAL-të publike e jopublike. Joekonomiciteti i kësaj platforme del në pah kur funksioni dhe rezultati i saj krahasohet me punën e bërë për përllogaritjen e pikëve dhe rankimin nga Universiteti i Tiranës, i cili e realizoi këtë gjë brenda 5 ditëve, me 5-6 pedagogë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Fakultetit Ekonomik të kësaj IAL-je dhe kosto e së cilës përllogaritet vetëm në pagesën e orëve të punës jashtë orarit zyrtar për pedagogët e mësipërm, ku theksojmë, kjo kosto ende nuk është miratuar për t’u paguar nga Ministria e Financës. Joekonomiciteti shprehet gjithashtu edhe në kontraktimin pa procedura ligjërisht korrekte që 5 IAL-të e marra nën auditim i bënë RASH-it për të realizuar procesin përllogaritës e rankues, duke paguar shuma monetare të cilat mund të ishin përdorur më mirë në drejtime të tjera.

c) Joeficiensa, sepse platforma e centralizuar penalizoi aplikantët fitues të regjistroheshin pas datës kufi në IAL-të publike të marra nën auditim. Ky penalizim në plotësim kuotash solli gjithashtu të ardhura të munguara për IAL-të e audituara, duke i penguar ato të realizonin ngarkesën e normuar për pedagogët e tyre dhe duke i dëmtuar buxhetet e tyre

Page 64: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

64

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

të planifikuara, gjë që në vijim do të ketë pasoja në cilësinë e mësimdhënies dhe përgjithësisht në konkurrueshmërinë e këtyre IAL-ve në ofertën e arsimit të lartë. Joeficiensa e procesit i kushtoi edhe shoqërisë në tërësi, sepse aplikantët të cilët mund të ishin pranuar e regjistruar konform Ligjit në IAL-të publike, u regjistruan pas datës kufi në IAL-të jopublike, ku tarifat vjetore të shkollimit variojnë 6-10 fish më shumë sesa në IAL-të publike, duke rritur kështu koston mesatare dhe atë totale të arsimimit të lartë për vitin 2016. Grupi i punës gjykon se në këtë mes, më të penalizuarit janë maturantët me nota të mira dhe që vijnë nga familje me të ardhura të ulta apo edhe mesatare.

d) Joefektiviteti, sepse: i) aplikantëve nuk iu dha mundësia të ç’regjistroheshin dhe të regjistroheshin në një program tjetër ku rezultonin fitues, nëse do ta preferonin më shumë këtë të fundit; ii) alokimi i pastudiuar i kohës midis raundeve krijoi stres deri në panik tek aplikantët, duke e detyruar një pjesë prej tyre të regjistroheshin në degë të cilat nuk i kishin prioritare, iii) kriteret e përcaktuara nga IAL-të nuk u mbështetën saktësisht në kurrikulën parauniversitare dhe ndryshuan gjatë procesit të pranimit, duke penalizuar apo favorizuar joqëllimisht një pjesë të mirë të aplikantëve; dhe së fundmi, iv) IAL-të aplikuan si kritere shtesë vetëm parametra që mbështeteshin tek mesataret e përgjithshme të aplikantëve apo mesataret e gruplëndëve të veçanta, duke mos i dhënë rëndësi faktit që mesatarja në Shqipëri është një tregues jo i besueshëm, madje edhe deformues, për shkak të diferencave që ekzistojnë në arsimin e mesëm publik dhe atë privat, në arsimin e mesëm në zona apo rajone të ndryshme të vendit, sikurse edhe midis mesatares së Maturës Shtetërore që është e ekspozuar më së shumti ndaj administrimit të saj dhe mesatares së 3 viteve të shkollimit që reflekton më së shumti investimin dhe përgatitjen reale, arsimore të aplikantëve.

Modeli tjetër, të vetmin që Ligji e parashikon në dispozitat e veta, por që asnjë nga IAL-të e marra në auditim, apo edhe IAL-të e tjera publike që realizuan pranime në vitin akademik 2016-2017 nuk e aplikuan, është një model i decentralizuar, ku secila IAL, në përputhje me Statutin dhe Rregulloren e vet, koncepton, dizenjon dhe implementon versionin e saj për të realizuar procesin e pranimeve. Një model i tillë aplikohet gjerësisht në vendet perëndimore si Anglia, Gjermania, etj., por në Shqipëri mbetet ende për t’u provuar suksesi në praktikë i tij. Arsyet e mosimplementimit të një modeli të tillë vitin e kaluar janë disa dhe mund të përmenden: i) mungesa e Statuteve dhe Rregulloreve të IAL-ve, ndonëse Ligji kishte vendosur afate të qarta për to; ii) mungesa e kapaciteteve dhe aftësive teknike për të ngritur platforma individuale përllogaritëse e rankuese, dhe përgjithësisht e më e rëndësishmja, iii) qëndrimi pasiv i IAL-ve për të marrë përsipër përgjegjësitë ligjore e morale që kishin ndaj maturantëve dhe shoqërisë në përgjithësi. Modeli i aplikuar vitin e kaluar u shoqërua nga një emergjencë artificiale që shprehet në ndryshimet e shpeshta të Udhëzimit që e legjitimoi atë, ndryshimin e administrimit të platformës unike të pranimeve nga AKP tek RASH dhe regjistrimin e një numri të konsiderueshëm aplikantësh pas datës kufi të parashikuar në Udhëzim. Kjo emergjencë artificiale dëshmon për mungesë planifikimi operacional të modelit të centralizuar nga institucioni që e implementoi atë. Për vitin akademik 2017-2018 MAS ka propozuar e imponuar sërish një model të centralizuar përmes Udhëzimit nr. 15, dt. 19.05.2017. Duke mësuar nga gabimet e vitit të kaluar, Udhëzimi nr. 15 paraqet një version të përmirësuar në disa detaje, por të njëjtë në thelb me Udhëzimin nr. 13. Këto përmirësime shprehen në:

1. Tashmë aplikimet kryhen konform Ligjit 80/2015 në institucionin e parashikuar për këtë qëllim, Qendrën e Shërbimeve Arsimore, aktet nënligjore për të cilën u miratuan duke shndërruar AKP-në në QSHA.

2. Procesi pranues e regjistrues për raundin e parë është i ndarë në 7 faza 48-orëshe, për të

Page 65: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

65

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

shterruar sa më shpejt në kohë regjistrimin e kandidatëve fitues dhe mos krijuar efektin bottleneck të vitit të kaluar.

3. Udhëzimi është i detajuar në formulimin e mundësisë për regjistrim të kandidatëve që rezultojnë fitues në më shumë se një program studimi, duke cilësuar veçorinë e aplikantëve ekselentë.

4. Udhëzimi u jep të drejtën për ç’regjistrim në një datë të vetme, të paracaktuar, të gjithë kandidatëve që kanë dëshirë ta ushtrojnë këtë të drejtë, por vetëm për raundin e parë. Udhëzimi nuk u jep të drejtën kandidatëve të ç’regjistruar që të regjistrohen në të njëjtin raund në një program tjetër ku janë shpallur fitues, por thjesht të aplikojnë për pranimet e raundit pasardhës.

5. Ç’regjistrimet dhe rezultatet e ankimimeve paraqiten të gjitha elektronikisht në platformën unike U-Albania.

6. Procesi pranues e regjistrues, edhe për raundin e dytë është i ndarë në 7 faza 48-orëshe. Në optikën e MAS, roli i saj koordinues, shprehur në Udhëzimin nr. 15 justifikohet dhe argumentohet si domosdoshmëri, sepse:59 Për kandidatët:

a) Të cilët në një etapë të caktuar nuk rezultojnë fitues, do iu hiqej e drejta e informimit për rastin kur ata do të fitonin një kuotë studimi në një nga degët e preferuara;

b) Zgjidhja që IAL-të ta bënin vetë këtë koordinim do të ishte e pamundur, sepse njoftimi i kandidatëve vijues në garë nuk do të realizohej në kohë reale dhe do të linte vend për abuzivitet. Për kandidatët të cilët do të aplikonin nëpër universitete të vendosur në disa qytete të ndryshme nga vendbanimi, ky proces do të qe i pamundur nëse universitetet nuk do të kishin një sistem digjital, por do të duhej të gjeneronin një listë të re fituesish pas çdo rregjistrimi. Kjo do të shkaktonte një kaos, sepse në listat e çdo universiteti do të mungonte informacioni që lidhej me kandidatët fitues në atë universitet, por të rregjistruar diku tjetër.

c) Mungesa e sistemit të centralizuar do të krijonte konflikte sociale, sepse do të mbante të bllokuara kuota të cilat aktualisht liroheshin nëpërmjet rregjistrimeve në degë të tjera. Gjithashtu kandidatët fitues në etapat pasuese mund ta shikonin veten jashtë gare për shkak të mosinformimit dhe si pasojë e mosrregjistrimit në vendet që do të liroheshin.

d) Mund të sillte pabarazi dhe ç’rregullime në shpallje fituesish të miniraundeve, nëse çdo IAL do të vendoste afate të ndryshme regjistrimesh për minifazat.

Për IAL-të: Pasojat do të ishin si financiare, ashtu edhe akademike, përsa i përket cilësisë të kandidatëve fitues, sepse:

a) Do sillte kosto financiare të larta për IAL-të, pasi do kërkonte kohë pune shtesë si për stafin administrativ, ashtu dhe akademik për një periudhë mbi 45 ditë, duke futur këtu 10-15 ditë për llogaritjen e klasifikimit dhe 30 ditë rregjistrimet në disa faza. Kjo për faktin që atë proces që sot e kryen sistemi automatikisht, nesër do të duhet ta bëjnë departamentet për çdo miniraund dhe program studimi.

b) Krijon edhe një dëm të mundshëm financiar, sepse nëpërmjet mosinformimit, kandidatë potencialë do të mund të mos regjistroheshin brenda afateve në degë të veçanta dhe kështu IAL-të do të kishin të ardhura të munguara. E njëjta gjë do të ndodhte edhe nëse kandidatë të caktuar do të ishin rregjistruar në disa programe nëpër IAL të ndryshme dhe

59 Shkëputur nga observacionet e MAS për grupin e punës së KLSH-së dhe paraqitur në aneksin nr. 3, linkun përkatës të observacioneve të MAS.

Page 66: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

66

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

në fillim te studimeve nuk do të paraqiteshin pranë fakultetit, duke ndjekur vetëm një nga programet ku do të rezultonin të rregjistruar.

Për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe institucionet e varësisë:

a) Procesi i koordimit nga ana e MAS (nëpërmjet udhëzimit) dhe QSHA është detyrim ligjor; b) Do të ishte i pamundur kontrolli i ligjshmërisë së procesit të regjistrimeve dhe do të ishte

pothuajse i pamundur gjatë kësaj periudhe nëse nuk do të kishte një platformë kombëtare regjistrimi. Pasojat mund të ishin të ndryshme si: i) Do të kishte mundësi të kryheshin edhe regjistrime të kandidatëve të vendosur poshtë në renditje në mënyrë abuzive; ii) Mund të kishte rregjistrime të kandidatëve në disa programe studimi, fenomen i cili mund të bllokonte kuota në programet më të kërkuara nga maturantët. iii) Rregjistrimet mund të vijonin edhe përtej fillimit zyrtar të vitit akademik, duke e bërë të pabarabartë garën ndërmjet kandidatëve, por dhe vetë IAL-ve.

Nga ana tjetër, IAL-të, të cilat Ligji i ngarkon me realizimin individual të procesit të pranimit, vazhduan të qëndrojnë pasive në procesin e observimit të projekt-raportit, sikurse edhe në përgatitjet për pranimet e reja 2017-2018. Nga 6 IAL-të e marra nën auditim, 2 prej tyre, Universiteti i Shkodrës dhe ai i Durrësit nuk sollën asnjë observacion dhe nuk iu përgjigjën ftesës së KLSh-së për takime ballafaquese. 3 IAL të tjera, Universiteti i Mjekësisë, Universiteti i Elbasanit dhe Universiteti i Vlorës e gjejnë tërësisht të justifikuar dhe pajtohen me modelin centralizues të MAS. Universiteti i Tiranës, i vetmi që përgatiti një projekt-vendim dhe një projekt-rregullore për procesin e pranimeve deri në momentin e hartimit të këtij raporti final auditues, nuk bashkëpunoi në mënyrë konstruktive me grupin e KLSH-së. Në takimin ballafaques më përfaqësues të kësaj IAL-je, theksi u vu në justifikimin e gabimeve të vitit të kaluar që grupi auditues kishte konstatuar në projekt-raport për këtë IAL dhe jo në diskutimin e avantazheve apo disavantazheve që sjell një model i centralizuar kundrejt atij të decentralizuar për të diskutuar më pas me MAS dhe përmirësuar performancën e procesit për të gjitha palët e përfshira. Në fjalë të fundit, grupi auditues mendon se centralizimi kundrejt decentralizimit të një shërbimi duhet analizuar në tre dimensione kyç:

1. A është i mandatuar centralizimi/decentralizimi? 2. A shton vlerë centralizimi/decentralizimi? 3. A pakëson risqet centralizimi/decentralizimi?

1. Përgjigjja e dimensionit të parë jepet pa ekuivoke në Ligjin 80/2015, neni 25, pika 8. Procesi

i pranimit të maturantëve realizohet nga njësitë bazë dhe miratohet nga titullari i njësisë kryesore, sipas procedurave të përcaktuara në Statutin dhe Rregulloren e IAL-së. Pra modeli i decentralizuar është i mandatuar nga Ligji, jo modeli i centralizuar.

2. Në lidhje me vlerën, modeli i centralizuar i vitit 2016 i kushtoi RASH-it 11.718.416 lekë. RASH është një subjekt publik sipas VKM-së nr. 236, dt. 06.03.2009 dhe në këtë këndvështrim, paratë e shpenzuara për platformën janë para publike. Platforma qendrore e ndërtuar nga RASH shërbeu në disa drejtime dhe konkretisht: a) iu ofrua për përllogaritjen e pikëve dhe rankimin e aplikantëve IAL-ve të interesuara

kundrejt pagesës, b) bëri kontrollin e përputhshmërisë së aplikimeve me renditjet për llogari të MAS, dhe c) bëri transparencën e procesit tek aplikantët dhe IAL-të në raundin e dytë, duke

zhvendosur vijën e kuqe sipas regjistrimeve.

Page 67: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

67

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

Në drejtimin (a), RASH arkëtoi nga IAL-të publike 6.142.400 lekë, por meqënëse edhe IAL-të publike shpenzuan para publike për kontraktimin e këtij shërbimi, kosto e platformës mbeti 11.718.416 lekë para publike. Në drejtimin (b), RASH e kreu procesin kontrollues me zgjedhje për IAL-të e pakontraktuara dhe, për kampionin e marrë në shqyrtim, procesi kontrollues mund të kryhej fare lehtë me programe të gatshme si Microsoft Excel. Pra edhe në këtë drejtim, programimi dhe centralizimi i platformës nuk solli ndonjë vlerë të shtuar. I vetmi drejtim ku RASH shtoi vlerë për maturantët dhe IAL-të është drejtimi (c). Nëse e marrim të mirëqenë që platforma e ngritur nga RASH do të përdoret edhe për pranimet e viteve të ardhshme dhe rrjedhimisht nuk do të shoqërohet me investime shtesë, por vetëm me shpenzime mirëmbajtjeje, sikurse pretendohet nga MAS, atëherë vlera e vetme e shtuar është transparenca dhe informimi i aplikantëve dhe IAL-ve me shpenzime relativisht të ulta vjetore. Por, këtë gjë IAL-të mund ta realizojnë individualisht për aplikantët që preferojnë programet e tyre me shpenzime po aq të ulta vjetore dhe me cilësi po aq të mirë. Avantazhi i vetëm i platformës së RASH ndaj IAL-ve është që e ofron këtë shërbim jo vetëm individualisht, por për të gjitha IAL-të, duke e konsoliduar atë. Në gjykimin e grupit auditues, vlera shtesë e kësaj platforme për maturantët, IAL-të dhe MAS nuk kompeson dhe sigurisht as tejkalon koston për ndërtimin e saj dhe për më tepër shoqërohet me risqe shtesë, sikurse trajtohet në vijim.

3. Lidhur me risqet, platforma e RASH, sikurse është përmendur edhe në observacionet e MAS, përpiqet të maksimizojë transparencën, informimin dhe ligjshmërinë e regjistrimeve, duke minimizuar njëkohësisht abuzivitetin, kaosin, pabarazitë apo konfliktin social, të ardhurat e munguara për IAL-të, regjistrimet pas datës kufi specifikuar në Udhëzim, etj. Grupi auditues mendon se: a) Në terma teknikë, platforma e centralizuar, si një platformë që administron në terma

kombëtarë të gjithë kandidatët që aplikojnë për universitet, është një platformë robuste, jofleksibël, burokratike, e limituar në përmirësim informatik, që i zhvesh Universitetet nga karakteristikat apo konteksti specifik ku operojnë dhe që në përgjithësi pengon IAL-të të shtojnë apo modifikojnë filtrat e tyre pranues, duke profilizuar kështu ofertën dhe produktin e tyre arsimor me kohën. Pra, platforma qendrore e MAS përpiqet të disiplinojë procesin, duke sakrifikuar lirinë, fleksibilitetin dhe përshtatshmërinë e maturantëve dhe IAL-ve në të. Nëse, për shembull, i referohemi procesit pranues ku një aplikant ka fituar një program studimi duke u shpallur fitues që në fazën e parë të raundit të parë, por, që për arsye të ndryshme, e ka të pamundur apo nuk vendos të regjistrohet në këtë fazë, atëherë platforma e centralizuar do ta kishte thuajse të pamundur që të përfshinte regjistrimin e këtij fituesi në fazën e tretë apo të katërt të të njëjtit raund, për atë program studimi ku aplikanti rezulton fitues që në fazën e parë. Platforma e centralizuar do ta kalonte fituesin e paregjistruar direkt për aplikim në raundin pasardhës, duke penalizuar për rrjedhojë vetë aplikantin, sikurse edhe IAL-në që është e interesuar të ketë si student një kandidat që rezulton fitues që në fazën e parë të raundit të parë. Po ashtu, platforma e centralizuar e ka të vështirë që të përfshijë ç’regjistrimet e aplikantëve tashmë të regjistruar në një program studimi, në çdo kohë që këta të fundit do ta gjykojnë të arsyeshme, dhe regjistrimin e tyre në një program tjetër studimi ku rezultojnë gjithashtu fitues, në të njëjtën fazë apo në një fazë pasardhëse të të njëjtit raund. Kjo gjë mund të realizohet fare mirë në një model të decentralizuar, duke i dhënë aplikantit të gjithë lirinë e nevojshme (sikurse edhe përgjegjësinë) që të ç’regjistrohet dhe riregjistrohet ashtu sikur ai/ajo e gjykon të arsyeshme. Pra e thënë thjesht, platforma qendrore nuk i jep mundësinë kandidatit të mirë që të rezervojë një program studimi ku rezulton fitues dhe të presë nëse fiton një preferencë më të mirë në

Page 68: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

68

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

një fazë pasardhëse, por e vë atë në një situatë stresante ku i duhet të zgjedhë shpejt (brenda 48-orësh): të regjistrohet në një program jo aq të preferuar, apo të riskojë duke pritur për një program më të preferuar. E gjitha kjo për mos të krijuar efektin bottleneck të vitit të kaluar që u vu re në raundin e parë. Pra platforma e centralizuar zgjidh një problem, duke shkaktuar potencialisht një tjetër.

b) Platforma e centralizuar transferon integritetin e procesit nga IAL-të tek MAS, duke e bërë këtë të fundit përgjegjëse për mbarëvajtjen me sukses ose jo të pranimeve në IAL. E thënë më qartë, risku i gabimeve të platformës, abuzivitetit të pranimeve apo përgjithësisht transparencës së procesit nuk mbetet i decentralizuar individualisht tek IAL-të, por përqendrohet tek MAS. Nëse MAS ka informaticienë më të zotë sesa IAL-të, apo punonjës më të ndershëm sesa IAL-të, kjo është një çështje që del përtej këtij auditimi dhe që në asnjë rast nuk mund të paragjykohet.

c) Së fundmi, MAS edhe vitin e kaluar, edhe këtë vit, ka vijuar të mbajë një qëndrim paternalist ndaj IAL-ve, maturantëve dhe procesit në përgjithësi. Në asnjë rast, risqet e listuara teorikisht nga MAS nuk janë provuar në praktikë, sepse asnjë IAL nuk e ka realizuar individualisht procesin e pranimit. MAS e përmirësoi Udhëzimin e 2017-s në krahasim me atë të 2016-s dhe sigurisht që do vazhdojë ta përmirësojë atë në vitet në vijim, sepse ia ka krijuar vetes mundësinë që të përmirësohet, duke implementuar çdo vit modelin e saj dhe mësuar nga gabimet e së kaluarës. Përmirësimi i performancës së MAS në procesin e pranimeve, brenda limiteve teknike që ajo mund ta realizojë këtë përmirësim, vjen me koston dhe riskun e moszhvillimit të IAL-ve për ta kryer vetë këtë proces, duke i lënë ato prapa në krahasim me simotrat e tyre europiane dhe eksperiencat e vendeve të zhvilluara. Modeli i pranimit me modalitetet dhe teknikalitetet e veta, sikurse kriteret pranuese, është një instrument në dorë të IAL-ve për të realizuar me sukses, në numër dhe cilësi, pranimet e aplikantëve në programet e tyre të studimit. T’ua heqësh IAL-ve këtë instrument, me argumentin se ato mund të dështojnë në përdorimin e tij, prish konkurrencën mes tyre, deformon eventualisht meritë-preferencën, sepse kufizon aplikantët dhe më e rëndësishmja, nuk mbështetet në asnjë të dhënë faktike, por vetëm hipotetike apo të paragjykuar, sepse në asnjë rast modeli që parashikon Ligji nuk është vënë në jetë.

Për sa më lart, në kushtet kur modeli i centralizuar nuk është i mandatuar nga Ligji, nuk shton vlerë dhe as nuk pakëson risqet e procesit, KLSH, pas auditimit, trajtimit të observacioneve, takimeve ballafaquese me përfaqësues të MAS, AKP, RASH dhe UT, i qëndron mesazhit auditues se: Modeli i pranimit që u aplikua në vitin 2016 dhe po përpiqet të implementohet sërish, nuk është ai i duhuri, si në konceptim, ashtu edhe në aplikim. Ky model nuk është në përputhje me frymën e Ligjit 80/2015 dhe as me praktikat e mira të vendeve perëndimore prej nga ky Ligj është përshtatur. MAS dhe QSHA duhet të angazhohen aktivisht në procesin e aplikimit, duke e nisur më herët atë në kohë, asistuar aplikantët dhe IAL-të në kërkesat e tyre për mbarëvajtjen e duhur të procesit kundrejt tarifave të arsyeshme dhe kryerjen e procesit të regjistrimit të fituesve pa interferuar me procesin e pranimit, por në fund të tij, mbështetur në listat përfundimtare të dërguara nga IAL-të. IAL-të duhet ta konceptojnë, dizenjojnë dhe implementojnë vetë procesin e pranimit, në përputhje me Ligjin dhe praktikat e mira. Kriteret e tyre e të pranimit duhet të reflektojnë një politikë afatgjatë të tyren, që t’i mundësojë aplikantëve profilizimin potencial në

Page 69: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

69

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

arsimin e mesëm, sikurse nuk duhet të kufizohen vetëm në përllogaritjen e mesatareve, por mund të përfshijnë edhe aspekte të tjera të vlerësimit të kandidatëve, sidomos për programet e preferuara të studimit. 5. GRUPI I PUNËS DHE PËRGJEGJËSITË HIERARKIKE

a) Z. Rinald Muça, (drejtor departamenti, përgjegjës grupi); b) Z. Alfred Leskaj, (auditues i parë, anëtar).

Page 70: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

70

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

ANEKS 1 – ILUSTRIM I PËRLLOGARITJES SË PIKËVE DHE RENDITJES SË KANDIDATËVE FITUES Për të treguar se sa i thjeshtë është realizimi i renditjes për programe studimi në bazë të kritereve të kërkuara, një anëtar i grupit të auditimit, mori një shembull për llogaritjen e kandidatëve fitues për një program studimi në një fakultet, i cili ka vendosur si kriter vlerësues për renditje, mesataren aritmetike të shkollës së mesme dhe mesataren e Maturës Shtetërore. Ky kriter ka peshën specifike të vlerësimit 50% së bashku me kriterin tjetër: mesataren aritmetike të grup-lëndëve, e cila nga ana e vetë ka peshën specifike të vlerësimit 50%. Llogaritja bëhet akoma më e thjeshtë, në kushtet kur AKP60 ka përcjellë në format elektronik, listën kandidatëve me programet e studimit të përzgjedhura nga ana e tyre, në tabela Excel, me të gjithë të dhënat e nevojshme për realizimin e renditjes. Theksojmë që këto të dhëna, IAL-të subjekt auditimi ia transferuan RASH-it. Ky i fundit nuk përdori të dhëna të tjera veç atyre që kishin dhe vetë IAL-të.

Ilustrimi i renditjes së kandidatëve fitues

Burimi: Grupi i auditimit Pra siç shihet është përdorur një formulë e thjeshtë, e cila ka mundësuar renditjen e fituesve.

60 Shkresa nr. 1507/17 prot., datë 30.08.2016.

Page 71: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

71

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

ANEKS 2 – OBSERVACIONET E UNIVERSITETIT TË TIRANËS Universiteti i Tiranës përcolli në KLSH 3 shkresa te ndryshme që përmbanin respektivisht observacionet e Rektorit të kësaj IAL-je me nr. 167/7 dhe dt. 05.07.2017, observacionet e Dekanit të Fakultetit të Drejtësisë me nr. 616/2 dhe dt. 15.06.2017, si edhe observacionet e Dekanit të Fakultetit të Shkencave Sociale, me nr. 239/2 dhe dt.05.07.2017.61

a) Observacionet e Rektorit të UT Këto observacione jepen në linkun më poshtë: https://drive.google.com/open?id=0BydIZhg5y5F5OURqTkhIdnY5aDQ Argumentimi i grupit të auditimit dhe qëndrimi final i KLSH-së.

1. Në lidhje me observimin e parë, ku Rektori i UT nuk pranon konstatimin e grupit të auditimit se UT ka keqinterpretuar ligjin dhe që performanca ishte jo e duhura, sqarojmë se: sikurse konstatohet në të gjithë projekt-raportin e auditimit dhe jo vetëm në këtë paragraf, të gjithë aktorët e përfshirë në procesin e pranimeve për ciklin e parë të studimeve të maturantëve 2016 në IAL-të publike dhe jopublike në vend e kanë keqinterpretuar Ligjin 80/2015, sepse pranuan të zbatonin një Udhëzim të titullarit të MAS që, për procesin e pranimeve specifikisht, bie ndesh me nenin 25, pika 8 dhe nenin 74, pika 3. Vetë Rektori i UT ka nxjerrë në mbështetje të Udhëzimit 13, Udhëzimin e tij nr. 22, dt. 15.08.2016, i cili shprehimisht cilëson edhe Udhëzimin 13 si bazë nënligjore mbështetëse, duke e njohur kështu de jure dhe de facto atë. Në vijim, performanca e UT në procesin e pranimeve të Maturës 2016 ishte jo e duhura, sepse disa njësi kryesore të kësaj IAL-je formuluan kritere të pambështetura në kurrikulën parauniversitare, i ndryshuan këto kritere pasi i shpallën një herë ato, nuk pranuan aplikantët ligjërisht fitues pas datës kufi dhe përgjithësisht, sepse treguan një qasje pasive ndaj përgjegjësive ligjore dhe morale që kishin ndaj maturantëve dhe shoqërisë në tërësi. Është e vërtetë që, ndër IAL-të e audituara, UT ka patur relativisht performancën më të mirë, por cilësojmë “jo performancën e duhur”. Për sa më lart, ky observacion nuk pranohet.

2. Lidhur me observacionin e dytë, që adreson fondet e miratuara për arsimin e lartë në vitin 2016, theksojmë se këto të dhëna janë përcjellë zyrtarisht nga MAS gjatë procesit të auditimit. Grupi i punës nuk e ka patur objekt auditimi këtë çështje dhe për rrjedhojë e ka marrë të mirëqenë këtë shifër nga institucioni përgjegjës. Për sa më lart, observacioni nuk adreson problemin nën auditim, por KLSH do ta ketë në fokusin e vet çështjen e financimit të arsimit të lartë në vend.

3. Në observacionin nr. 3, ku bëhet fjalë për feedback-un e subjektit përgjatë auditimit, grupi i punës e ka të paqartë se ku qëndron ndryshimi midis fakteve të prezantuara në projekt-raport dhe atyre të paraqitura në observacion. Në projekt-raport cilësohet se u krye një takim prezantues në fazën studimore, gjë e cila konfirmohet në observacion. Në takimin që u kërkua me Drejtorin Juridik të Rektoratit nga ana e grupit të punës, u mësua se ky

61 Në takimin ballafaques me përfaqësues të Rektoratit të UT-së, u cilësua se observacionet e Dekanëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe Shkencave Sociale të kësaj IAL-je nuk i janë përcjellë Rektorit si përfaqësues ligjor i tyre. Grupi i punës vendosi gjithsesi t’i marrë në konsideratë këto observacione, për t’i shërbyer transparencës dhe për t’i dhënë më tepër rëndësi përmbajtjes sesa formës, duke argumentuar tek të gjitha palët e interesit qëndrimin final të KLSH-së.

Page 72: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

72

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

institucion nuk ka drejtor juridik. Në takimin që u krye me përgjegjësen juridike nuk u vu në dispozicion asnjë material apo dokument zyrtar dhe, sikurse pohohet në observacion, grupi vazhdoi punën me subjektet e tjera deri në kthimin e Rektorit në detyrë. Në vijim, në fazën e terrenit të auditimit, Rektori u kthye në punë dhe bashkëpunimi për vjeljen e informacionit zyrtar arriti të normalizohej, sepse u morën përgjigjet e intervistës, shoqëruar me dokumentacion përkatës, ndërkohë që në fazën studimore të auditimit nuk u mor asnjë informacion zyrtar nga ky subjekt, sepse Zv/Rektori, me kompetenca të deleguara, nuk pranoi të bashkëpunonte me grupin e punës, sikurse cilësohet në projekt-raport dhe nuk kontestohet në observacion. Për sa më lart, ritheksojmë se bashkëpunimi me Rektoratin e UT, përgjatë gjithë auditimit, nuk ka qenë as me shpejtësi dhe as me korrektesë, por grupi i punës gjykon se kjo erdhi për shkaqe objektive, të justifikueshme nga pikëpamja njerëzore e personale, por jo profesionale. Ky observacion nuk pranohet, sepse në asnjë rast grupi auditues nuk është shprehur se Rektorati i UT nuk ka bashkëpunuar gjatë këtij auditimi. Nënkuptimi i një fakti të tillë nuk ka qenë synim dhe nuk është as përgjegjësi e grupit të punës.

4. Përmbajtja e observacionit nr. 4 ka dalë jashtë kontekstit të projekt-raportit të auditimit, sepse në faqen 28 të projekt-raportit grupi i punës cilëson shprehimisht se: “Në programin auditues, grupi i punës, pasi konsultoi dokumentet e fazës studimore dhe krijoi një perceptim fillestar të problemit, duke e fokusuar atë përmes piramidës së pyetjeve, hodhi hipotezën se: IAL-të aplikuan një qasje të pajustifikuar pasive që në fillim të procesit të pranimit ...” dhe më pas vijon në po të njëjtën faqe: “Tashmë, pasi grupi i punës ezauroi fazën analitike të auditimit, dokumentoi zyrtarisht qëndrimet e palëve të përfshira në proces, testoi informacionet e marra nga burime të ndryshme dhe dokumentoi gjithashtu edhe aktin më të fundit të nxjerrë nga titullari i MAS në dt. 19.05.2017, Udhëzimin nr. 15 që do të rregullojë pranimet në IAL për vitin akademik 2017-2018, arriti në mesazhin auditues: Modeli i pranimit që u aplikua në vitin 2016 dhe po përpiqet të implementohet sërish, nuk është ai i duhuri, si në konceptim, ashtu edhe në aplikim. Ky model nuk është në përputhje me frymën e Ligjit 80/2015 dhe as me praktikat e mira të vendeve perëndimore prej nga ky Ligj është përshtatur.” Po kështu, në faqen 32 të projekt-raportit, konkluzioni (d) i grupit auditues cilëson në mënyrë eksplicite: “Në programin e auditimit, grupi i punës hodhi hipotezën se përfshirja e MAS në procesin e pranimit u diktua nga performanca e dobët dhe përfshirja pasive e IAL-ve në vitin 2016, por, nxjerrja e një Udhëzimi të ngjashëm edhe për vitin akademik 2017-2018, sikurse analizimi me kujdes i evidencave shkresore e intervistave gjatë fazës analitike të auditimit, krijon bindjen e arsyeshme se MAS është përfshirë jo për shkaqet e mësipërme, por për të centralizuar procesin.” Pra, qëndrimi të cilit i referohet observacioni bën fjalë për perceptimin fillestar të problemit në programin auditues dhe jo qëndrimin zyrtar në projekt-raportin auditues. Grupi i auditimit e ka cilësuar me transparencë dhe argument se pse mesazhi auditues në projekt-raport ndryshoi nga hipoteza e hedhur fillimisht në programin auditues. Fakti që Rektorati i UT ka bërë një observacion të vonuar në kohë (duhet të na e kishte përcjellë në momentin që morën programin auditues, nëse donin të na ndihmonin), të pambështetur në projekt-raportin auditues sikurse konstatohet më lart dhe me një gjuhë aspak bashkëpunuese, duke e cilësuar KLSH-në të padrejtë dhe jokorrekte, gjykojmë se nuk i shton vlerë raportit final. Ky observacion nuk pranohet.

Page 73: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

73

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

5. Observacioni nr. 5 ka në brendësi të tij disa obervacione. Konkretisht: a) Thuhet fillimisht

që: “KLSH duhet t’i kishte kushtuar më tepër rëndësi detyrimit që ka MAS për të vjelë mendimet e IAL-ve lidhur me projekt-udhëzimin e dërguar më dt. 11.07.2017 dhe për t’i reflektuar këto mendime në udhëzim, detyrim të cilin MAS nuk e ka realizuar.” Grupi i punës është shprehur në faqe 33 për dërgimin e draft-udhëzimit nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të MAS tek IAL-të në formë elektronike, duke cilësuar edhe feedback-un e IAL-ve për të. Për sa më lart, ky observacion nuk ka kuptim dhe nuk pranohet. b) Në vijim observacioni 5 shprehet: “Konstatimi në gërmën (b) është i pavend, sepse Rektori i UT, në intervistën e dhënë me shkrim ..., nuk është shprehur nëse Udhëzimi nr. 13, dt. 22.07.2016 i MAS është i ligjshëm ose jo.” Grupi i punës e gjen thellësisht kontradiktor këtë observacion të Rektorit, sepse së pari: Rektori ka nxjerrë në dt. 15.08.2016, Udhëzimin nr. 22, i cili mbështetet në Udhëzimin nr. 13 dhe e detajon atë, duke e implementuar plotësisht dhe, së dyti, sepse në intervistën e dhënë KLSH-së, pyetjes nr. 4, të seksionit 1, “Aspekti ligjor i procesit”: “Udhëzimi nr. 13, dt. 22.07.2016, përcaktoi procedurën e pranimit të maturantëve në IAL në rang vendi, përfshirë edhe IAL-në që drejtoni Ju, për vitin 2016. Pse e zbatuat një Udhëzim, i cili është në kundërshtim me Ligjin 80/2015 dhe konkretisht nenin 3, pika 4, gërma “b”; nenin 23, pika 4 dhe nenin 25, pika 8?”, Rektori i është përgjigjur: “... Ky udhëzim ka dalë mbi përcaktimet e ligjit të ri për arsimin e lartë, neni 7, pika 2, gërma (b) dhe neni 9, pika 4 e tij.” Për sa më lart, edhe ky observacion nuk pranohet. Sugjerojmë që Rektori dhe stafi i tij të tregohen koherentë në informacionin që gjenerojnë për KLSH-në. c) Observacioni 5 vijon: “ ... Për këtë arsye, nuk qëndrojnë as konstatimet e grupit të auditimit në gërmat (f), (g) dhe (h) të pikës 3.1.1., faqe 31.” Lidhur me konstatimin në gërmën (f), vetë Rektori i UT pohon në observacionin nr. 5 se: “... nëpërmjet zv/Rektorit ka paraqitur observacione mbi projekt-udhëzimin ...”, pra konstatimi (f) se “Udhëzimi i MAS-it iu dërgua paraprakisht në formë drafti për vjelje mendimesh IAL-ve.”, pohohet nga vetë Rektori dhe rrjedhimisht nuk ka se si mos të qëndrojë. Në intervistën e dhënë grupit të auditimit, në pyetjen 2 të saj, vetë Rektori pohon se: “Nga ana e MAS na është dërguar në formë drafti, projekt-udhëzimi ...”. Lidhur me konstatimin (g), që pohon se: “Udhëzimi i MAS-it, në ato pjesë ku interferonte me procesin e pranimit, nuk u kontestua nga asnjë IAL, por përkundrazi, u detajua me udhëzime të tjera në nivel IAL-je dhe u implementua plotësisht.”, grupi i auditimit ende nuk ka një dokument zyrtar të firmosur dhe vulosur nga Rektori, që të dëshmojë se ky Udhëzim u kontestua nga kjo IAL. Ky qëndrim konfirmohet vetëm nga intervista me Rektorin, por nuk shoqërohet me dokumente autentikë. Konstatimi (h) shprehet se: “Vetë MAS nuk e zbatoi Udhëzimin nr. 13, sepse vazhdoi me regjistrimin dhe matrikullimin e afro 800 aplikantëve vetëm për IAL-të jopublike edhe pas afatit kufi, dt. 01.11.2016.” Grupi i auditimit nuk e kupton lidhjen që ka Rektori i UT-së me këtë konstatim, i cili nuk pranohet nga ana e tij. Për sa më lart, edhe ky observacion nuk pranohet. d) Në fund, observacioni 5 mbyllet: “Kërkojmë nga KLSH të tregohet e pavarur dhe asnjanëse në gjykim dhe jo të luajë rolin e avokatit të MAS, i cili në këtë proces ka treguar papërgjegjshmëri totale deri në shkelje të ligjit dhe cënim të parimit kushtetues të autonomisë universitare. ... Secili aktor në këtë proces ka përgjegjësitë e veta, por pesha më e madhe e fajit dhe e përgjegjësisë është e MAS dhe vetëm e saj”. Grupi i punës vazhdon të mbetet konfuz edhe me këtë observacion. Në dinamikë kohore, Rektori i UT mbështeti me akte të veta normative dhe implementoi plotësisht Udhëzimin nr. 13 të MAS për vitin akademik 2016-2017. Pohoi në intervistë me KLSH-në se e gjen plotësisht

Page 74: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

74

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

të mbështetur në Ligj këtë udhëzim. Ndryshoi qëndrim në mbledhjen më të fundit të Senatit të UT, ku, duke u nisur nga projekt-raporti i dërguar nga grupi i KLSH-së, vendosi të aprovojë një rregullore për pranimet 2017-2018 që nuk i referohet Udhëzimit nr. 15 të MAS dhe në fund i kërkon grupit të KLSH-së që të tregohet i pavarur dhe asnjanës, duke mos bërë avokatin e MAS. Observacioni sigurisht që nuk pranohet në të gjitha dimensionet, specifikisht ato profesionale, etike, integritetit dhe koherencës, bashkëpunimit ndër-institucional dhe mirënjohjes së munguar për kontributin që KLSH dha në këtë proces. I sugjerojmë Rektorit të UT të tregohet bashkëpunues me MAS, brenda Ligjit dhe misionit fisnik që ka arsimi, duke mësuar nga gabimet dhe bashkëpunuar për më të mirën.

6. Observacioni 6 ka edhe ky në brendësi të tij disa observacione e konkretisht: a) Observacioni nis me dyshimin që grupi i auditimit ka hedhur mbi vërtetësinë apo autenticitetin e dokumentacionit të vënë në dispozicion nga UT, përmendur në faqen 33 të projekt-raportit. Specifikisht thuhet: “... Në rast se grupi i auditimit kishte dyshime mbi vërtetësinë e tyre, ... duhet t’i kërkonte t’ia dërgonim në rrugë elektronike”. Grupi i auditimit thekson se dokumentacioni i vënë në dispozicion nga UT, sikurse edhe nga subjektet e tjera, u mor zyrtarisht në fazën analitike (të terrenit) të auditimit dhe shoqëroi përgjigjet zyrtare të intervistës së kësaj faze. Në kokë të intervistës thuhet specifikisht: “Rikujtojmë se çdo përgjigje duhet shoqëruar me evidencën mbështetëse: Ligje, VKM, urdhëra, udhëzime, statut, rregullore, shkëmbim korrespondence, procesverbale mbledhjesh, minuta takimi, etj.” Pra grupi i auditimit e ka kërkuar zyrtarisht shkëmbimin e korrespondencës dhe nuk iu vu në dispozicion nga UT, në atë moment dhe atë format. Gjithsesi, korrespondeca përmes e-maileve midis ish-Sekretarit të Përgjithshëm të MAS dhe Zv/Rektorit të UT u vu në dispozicion bashkëlidhur këtij observacioni. Observacioni pranohet me rezerva dhe grupi i auditimit do të bëjë ndryshimin përkatës në faqe 33, duke cituar se kjo korrespondecë u vu në dispozicion në formatin e duhur, pas fazës së projekt-raportit të auditimit, bashkëlidhur observacioneve. b) Në vijim thuhet se: “... grupi i auditimit nuk i ka parashtruar të gjitha observacionet që UT i ka bërë projekt-udhëzimit”. Është e vërtetë që nga 4 observacionet që UT i ka dërguar MAS, grupi i auditimit ka përfshirë në projekt-raport vetëm 2, specifikisht të dytin dhe të katërtin. Observacionin e parë që shprehet se: “Duhet të ketë vetëm një raund aplikimi për studentët”, grupi nuk e përfshiu, sepse procesi i aplikimit drejtohet nga MAS në bazë të Ligjit 80/2015 dhe jo nga UT. Rrjedhimisht, grupi auditues e konsideroi dhe e konsideron këtë observacion jashtë funksionit apo përgjegjësive të UT-së. IAL-të janë përgjegjëse për procesin e pranimit dhe pjesërisht të regjistrimit, jo për aplikimin. Observacionin e tretë që shprehet për kapitullin mbi fazën e tretë të aplikimeve dhe regjistrimeve, grupi i punës nuk e përfshiu, sepse ky kapitull nuk mbeti pjesë e Udhëzimit 13, pra observacioni i UT u mor parasysh nga MAS. Për sa më lart, ky observacion pranohet pjesërisht. Grupi i punës do të përfshijë në raportin final vetëm observacionin nr. 3 që UT i përcolli MAS në lidhje me projekt-udhëzimin e dt. 11.07.2016, shoqëruar nga konstatimi që ky observacion u pranua nga MAS. c) Pjesa e mbetur e observacionit 6 trajton observacionet që UT ka bërë për QSHA. Në këtë observacion thuhet se grupi i punës në KLSH nuk i ka hetuar me vëmendje materialet që UT i ka vënë në dispozicion. Sqarojmë, sikurse është sqaruar edhe në projekt-raport, faqe 33, se observacionet që UT i ka dërguar MAS lidhur me QSHA, nuk adresojnë ciklin e parë të studimeve, por ciklin e dytë dhe të tretë, pra pa lidhje me çështjen objekt auditimi. Ky observacion nuk pranohet dhe sjellja në vëmendje e grupit të punës të së njëjtës

Page 75: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

75

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

çështje, referuar në të njëjtin dokument, dëshmon për lexim sipërfaqësor të projekt-raportit të KLSH-së nga ana e strukturave përgjegjëse në Rektorat.

7. Observacioni nr. 7 ka marrë përgjigje në pikën (b) të observacionit nr. 5 më lart. Sjellja e

Rektorit të UT, i cili nga njëra anë implementon plotësisht dhe e detajon me akt të vetin normativ Udhëzimin nr. 13, i citon grupit të auditimit të KLSH-së bazën ligjore se ku mbështetet Udhëzimi nr. 13 dhe, nga ana tjetër, shprehet se: “Në asnjë moment, Rektori i këtij institucioni nuk ka pohuar apo pranuar që ka gjetur të bazuar Udhëzimin nr. 13” dëshmon për mungesë koherence, integriteti dhe etike profesionale, sikurse për marrëdhënie jokorrekte me Institucionin Kushtetues të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Për sa më lart, observacioni sërish nuk pranohet dhe Rektori sërish këshillohet të bëjë kujdes në dhënien e informacionit dhe marrëdhëniet ndër-institucionale.

8. Në observacionin 8 kërkohet që, duke u mbështetur në observacionet 6 dhe 7 më sipër,

të hiqet në konkluzionin (a) të faqes 34, pjesa që i takon UT-së. Po kështu, pranohet se konkluzioni (b) është i saktë. Konkluzioni (a), fq 34 të projekt-raportit shprehet: “Me mosveprimet e tyre në kohën e duhur, të gjitha IAL-të e marra nën auditim, hoqën dorë nga përgjegjësitë që iu cakton Ligji në procesin e pranimit të aplikantëve, duke mos kundërshtuar një Udhëzim që futej në kompetencat e tyre.” Grupi i punës vazhdon të konstatojë se UT nuk ka vënë në dispozicion asnjë dokument që kundërshton Udhëzimin nr. 13. Dokumentet që observojnë projekt-udhëzimin mbi të cilin u mbështet Udhëzimi nr. 13, nuk synojnë vënien nën kompetencën e UT të procesit të pranimit, sikurse e parasheh Ligji, por thjesht sugjerojnë modifikimin e këtij Udhëzimi. Ndryshe nga pranimet për vitin akademik 2016-2017, për vitin e ardhshëm akademik, UT ka nxjerrë një Rregullore e cila nuk i referohet Udhëzimit nr. 15, dt. 19.05.2017, që synon të rregullojë sërish në mënyrë të centralizuar procesin e pranimit të maturantëve në IAL. Ky është një akt që kundërshton një Udhëzim që futet në kompetencat e IAL-ve dhe jo korrespondenca elektronike e vitit të kaluar që sugjeronte modifikimin e Udhëzimit në disa aspekte jo tërësisht thelbësore. Për këtë arsye, ky observacion nuk pranohet.

9. Observacioni nr. 9 trajton në mënyrë të zgjeruar problematikën e regjistrimit të 25

kandidatëve të shpalluar fitues nga FEUT pas datës kufi. Specifikisht, observacioni thekson mosrespektimin e Udhëzimit nr. 22, dt. 15.08.2016 nga ana e Dekanit të Fakultetit të Ekonomisë. Gjithashtu, në këtë observacion, Rektori hedh dyshime se regjistrimi i 25 kandidatëve nga ana e FEUT është i paligjshëm, madje ka kërkuar nisjen e një hetimi administrativ nga vetë FEUT, por nuk ka gjetur mbështetjen e këtij të fundit. Këtë e ka kërkuar me shkresën nr. 4011/3, dt. 27.12.2016, drejtuar Dekanit të këtij Fakulteti. Grupi auditues thekson se, në bazë të Ligjit 80/2015, neni 25, pika 8, përgjegjësinë për përzgjedhjen e studentëve fitues e ka njësia bazë e IAL-së dhe përgjegjësinë për miratimin e tyre e ka drejtuesi i njësisë kryesore përkatëse (Dekani). Ligji i njeh të drejtën MAS që të kontrollojë pajtueshmërinë me ligjin dhe aktet e tjera nënligjore të veprimtarisë së IAL-ve62, ndërkohë që roli i Rektorit në funksionet e papërmendura në Ligj, rregullohet nga Statuti i IAL-së,63 dhe ky statut ende nuk është hartuar e miratuar. Për sa më lart, grupi auditues vazhdon ta gjejë të pabazuar në Ligj qëndrimin e Rektorit të UT për përcjelljen në QSHA të 25 kandidatëve fitues në FEUT. Miratues i aplikantëve fitues, në bazë të Ligjit, është Dekani dhe jo Rektori. Ligji nuk shprehet për funksione të

62 Neni 7, pika 2, gërma “e” e Ligjit 80/2015. 63 Neni 39, pika 12 e Ligjit 80/2015.

Page 76: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

76

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

Rektorit në procesin e pranimeve dhe Statuti që mund ta bënte këtë, ende nuk ekziston. Për më tepër, nëse Rektori i UT kishte dyshime për praktika abuzive në pranimet e maturantëve në FEUT, duhet t’i ishte drejtuar MAS-it për hetim administrativ apo kontroll pajtueshmërie, sikurse Ligji ia garanton këtë të drejtë. Shkresa drejtuar FEUT-së për nisjen e një hetimi administrativ, kur vetë FEUT prezumohet nga Rektori si shkelëse e Ligjit është e pakuptimtë dhe justifikim për mos të përcjellë në QSHA aplikantët e pranuar nga Fakulteti i Ekonomisë. Ky observacion nuk pranohet.

10. Observacionin 10, ku Rektori kërkon ndihmën e KLSh-së për të informuar dhe

rekomanduar tek Ministria e Financave, rekomandimin (e) të faqes 42, grupi i auditimit nuk e kupton, për aq kohë sa neni 3, pika 3, gërma “c” e Ligjit 80/2015 flet qartë: “Autonomia financiare e IAL-ve garantohet nëpërmjet të drejtës për të caktuar rregullat e brendshme të financimit, të shpërndarjes dhe përdorimit të të ardhurave, sipas veprimtarive dhe nevojave të institucionit.” Rrjedhimisht, observacioni nuk pranohet në parim, por do të ndiqet në praktikë nga grupi auditues për të kuptuar ngërçet e problemit.

11. Observacioni 11 bën fjalë për kriteret e paqarta dhe të pambështetura në kurrikulën

parauniversitare, të cilat IAL-të dhe UT specifikisht depozituan në MAS. Observacioni e vë theksin tek MAS si përgjegjësen kryesore për mosverifikimin e këtyre kritereve, duke cilësuar se ka përgjegjësinë ligjore për këtë. Shpjegojmë se grupi i KLSH-së e ka adresuar përgjegjësinë e të dyja palëve në përcaktimin e kritereve të qarta. Në fqt. 59-60 të projekt-raportit, rekomandimi (b) i sugjeron MAS-it të bëjë kontrollin e përputhshmërisë së kritereve me kurrikulën parauniversitare dhe t’i njoftojë IAL-të në kohë. Gjithsesi, grupi auditues i qëndron faktit se kriteret pranuese formulohen nga vetë IAL-të në bazë të Ligjit, e për rrjedhojë janë vetë IAL-të që duhet të mbajnë përgjegjësi parësore për formulimin e tyre. Sigurisht, Drejtoria përkatëse në MAS nuk e bëri punën e saj në vitin 2016 lidhur me kriteret dhe për këtë, në raportin final, mund të shtohet një konkluzion më i detajuar, adresuar për këtë drejtori. Observacioni pranohet pjesërisht.

12. Observacioni nr. 12 ka marrë përgjigje pjesërisht në observacionin 11 dhe pjesërisht në observacionin nr. 10.

13. Observacioni nr. 13 ka dështuar sërish të vërë në dispozicion të grupit të KLSh-së një analizë për procesin e pranimeve 2016 që UT duhet të kishte kryer. Rektorati i UT shprehet se e ka kërkuar këtë analizë nga Fakultetet, por këto nuk e kanë përcjellë në Rektorat. Gjykojmë se vetë Rektorati mund të kishte organizuar mbledhje dhe tryeza të rrumbullakëta për të adresuar gabimet e vitit të kaluar, gjë që nuk është bërë. Gjykojmë gjithashtu se Rregullorja e UT-së për pranimet për vitin akademik 2017-2018, nuk është rrjedhojë e analizave të kryera nga vetë UT, por e analizave që përmbahen në projekt-raportin e Departamentit të Auditimit të Performancës në KLSH. Observacioni nuk pranohet.

14. Observacioni 14 është i denatyruar qëllimshëm në të gjithë përmbajtjen e tij. Konkretisht: observacioni shprehet fillimisht se në fq. 45 të projekt-raportit, studenti/maturanti konsiderohet si njësi financiare e më tej njësi fitim-prurëse. Ky është një interpretim degradues, i qëllimshëm që Rektorati i UT-së i ka bërë projekt-raportit, sepse në asnjë rast grupi i auditimit nuk është shprehur dhe nuk mund të shprehej kështu. Grupi i auditimit,

Page 77: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

77

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

në shtjellim të output-it sasior që gjeneroi procesi i pranimit të Maturës 2016, tregoi me shifra e fakte se sa i kushtoi shoqërisë në përgjithësi dhe IAL-ve publike në veçanti, qasja pasive e këtyre të fundit, duke konkluduar se IAL-të publike dhe MAS rritën artificialisht, si mesatare dhe në total, koston e arsimimit të lartë në rang Republike për vitin 2016. Grupi i auditimit e cilësoi të ardhur të munguar për IAL-të publike, koston që maturantët të cilët iu drejtuan me detyrim IAL-ve jopublike, do të paguanin disafish më pak nëse do të regjistroheshin tek të parat. Në asnjë rast nuk është cilësuar kjo e ardhur e munguar si dëm financiar. Theksojmë për këtë pjesë të observacionit, se çdo aktivitet njerëzor, publik apo jopublik, fitim-prurës apo jofitim-prurës, në ekonomi tregu apo të centralizuar, ka një dimension financiar i cili nuk mund të anashkalohet kurrsesi, por duhet parashikuar e menaxhuar me kujdes, për të minimizuar kostot monetare dhe rritur përfitimet, gjë që Universiteti i Tiranës dështoi ta bëjë si duhet në pranimet e vitit 2016. Në vijim të observacionit, Rektorati i UT përpiqet të shpjegojë se, nëse do të ishin plotësuar 475 kuotat e mbetura bosh nga pranimet e vitit 2016, kjo do t’i kishte kushtuar UT-së 23.307.323 - 28.673.871 lekë në vit, ose 69.921.969 - 86.021.612 lekë për tre vjet, për shkak se do të ishin punësuar 25 pedadogë që do të mbulonin me mësimdhënie këtë numër të shtuar studentësh. Rrjedhimisht, observacioni konkludon se: “Të ardhurat që do të përfitoheshin nga tarifat e shkollimit do të ishin shumë më të ulta sesa shpenzimet që do duhej të realizoheshin për zhvillimin e mësimit”. Një arsyetim i tillë ekonomik dëshmon për një mungesë të thellë planifikimi nga ana e Rektorit të UT. Konkretisht, neni 69, pika 3 e Ligjit 80/2015 thotë: “Pranimet e studentëve në IAL, në të gjitha programet e studimit, bëhen me vendim të institucioneve, në përputhje me standardet shtetërore, të kapaciteteve akademike dhe infrastrukturore. Këto standarde verifikohen dhe certifikohen nga ministria përgjegjëse për arsimin, përpara deklarimit të kuotave të pranimit, nga të gjitha IAL-të.” Fakti që UT ka deklaruar kuotat e pranimit për vitin 2016, nënkupton automatikisht se i kishte të gjitha kapacitetet e nevojshme akademike dhe të tjera për të garantuar mbarëvajtjen normale të mësimdhënies, certifikuar për më tepër edhe nga MAS. Ky observacion i Rektorit lë të nënkuptohet se procesi mësimdhënës në UT nuk është i planifikuar dhe garantuar që kur shpallen kuotat, por përkundrazi është një proces i paparashikuar që i lihet kohës. Në përllogaritjet që grupi auditues ka bërë në fq. 45 të projekt-raportit, është marrë e mirëqenë që IAL-të publike i disponojnë kapacitetet akademike për të mbuluar me mësimdhënie totalin e kuotave të depozituara në MAS, për vitin e ardhshëm akademik. Mosplotësimi i kuotave, në logjikën e grupit auditues, do të shpinte në rënie të eficiensës së stafit akademik në aspektin mësimdhënës, sepse një pjesë e pedagogëve nuk do të plotësonin ngarkesat e normuara. Observacioni i Rektorit të UT-së përkundrazi, dëshmon se mosplotësimi i kuotave, në logjikën e këtij të fundit, shpie në fakt në rritje të eficiensës së stafit pedagogjik, sikurse edhe në kursim fondesh për UT!!! Ky observacion nuk pranohet.

15. Observacioni 15 bën fjalë për rekomandimet e fq. 48, gërma “a” dhe “c” . Rektori i UT-

së i kërkon KLSh që mos të imponojë apo kushtëzojë rekomandime të tilla. Sqarojmë së pari se, këto rekomandime, sikurse përmendet edhe në observacion, janë në frymën dhe gërmën e Ligjit 80/2015; së dyti, në mbështetje të nenit 15, gërma “c” e Ligjit 154/2014, KLSh e ka të drejtën të rekomandojë, madje për rekomandimin “c” është përdorur qëllimisht termi “inkurajohen” dhe jo “detyrohen”. Observacioni nuk pranohet.

16. Observacioni nr. 16 nuk ka nevojë për qëndrim zyrtar nga ana e grupit të auditimit.

Page 78: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

78

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

17. Observacioni nr. 17 nuk ka nevojë për qëndrim zyrtar nga ana e grupit të auditimit.

b) Observacionet e Dekanit të Fakultetit të Drejtësisë Këto observacione jepen si më poshtë vijon: https://drive.google.com/open?id=0BydIZhg5y5F5TXl3QmIxeDhpUEE Argumentimi i grupit të auditimit dhe qëndrimi final i KLSH-së.

1. Observacioni nr. 1 nuk ka nevojë për qëndrim zyrtar nga ana e grupit të auditimit.

2. Observacioni nr. 2 thekson se: “IAL-të duhet të orientohen më mirë nga MAS në ushtrimin e funksionit ligjor për përzgjedhjen dhe regjistrimin e kandidatëve fitues.” Grupi i auditimi e ka të paqartë nëse orientimi i sugjeruar duhet të bëhet në formë Udhëzimi nga MAS, amendimi ligjor apo një memorandumi mes palëve. Për aq kohë sa neni 25, pika 8 e Ligjit 80/2015 specifikon se pranimet bëhen në nivel njësie bazë dhe kryesore, mbështetur në Statut dhe Rregullore, ky observacion nuk pranohet.

3. Observacioni nr. 3 nxjerr në pah feedback-un e këtij subjekti me grupin e punës përgjatë auditimit. Konkretisht theksohet disponibiliteti maksimal i subjektit. Në rubrikën 1.4.6, fq. 19 të projekt-raportit auditues, cilësohet se FDUT gjeneroi jashtë afateve përgjigjet e intervistës, pa i shoqëruar me evidencat përkatëse. Grupi i punës do ta merrte patjetër në konsideratë këtë observacion, nëse do të shoqërohej me evidencat përkatëse të kërkuara. Meqënëse sërish këto evidenca nuk na u vunë në dispozicion, observacioni nuk mund të merret parasysh.

c) Observacionet e Dekanit të Fakultetit të Shkencave Sociale Këto observacione jepen si më poshtë vijon: https://drive.google.com/open?id=0BydIZhg5y5F5RHlGSHJ2OTYwM2c Argumentimi i grupit të auditimit dhe qëndrimi final i KLSH-së.

1. Dekani i FSHSUT ka bërë vetëm një observacion, lidhur me fq. 54 në projekt-raport, ku cilësohet, ndër të tjera, se: “Kriteret e vendosura në Fakultetin e Drejtësisë, Fakultetin e Shkencave Sociale dhe Histori-Filologji, rezultuan me mospërputhje me kurrikulën e arsimit parauniversitar dhe për pasojë sollën deformim të parimit meritë-preferencë, kryesisht gjatë raundit të parë.” Duke vlerësuar bashkëpunimin me titullarin e këtij institucioni gjatë gjithë auditimit, korrektësinë dhe cilësinë e informacionit të gjeneruar, takimin frytëdhënës, sëbashku me zv/dekanin e FSHSUT, grupi i punës gjykon se kriteret e këtij Fakulteti kanë synuar vërtet pranimin jodiskriminues të maturantëve në këtë njësi kryesore. Observacioni pranohet pjesërisht dhe fq. 54 do t’i shtohet sqarimi përkatës.

Page 79: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

79

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

ANEKSI 3 – OBSERVACIONET E MINISTRISË SË ARSIMIT DHE SPORTIT Ministria e Arsimit dhe Sportit përcolli në KLSH 3 shkresa te ndryshme që përmbanin respektivisht observacionet e Ministrisë, observacionet e Agjencisë Kombëtare të Provimeve me nr. 1543 dhe dt. 05.07.2017, si edhe observacionet e Qendrës Ndëruniversitare të Shërbimeve dhe Rrjetit Telematik Shqiptar (RASH), me nr. 17-104 dhe dt. 06.07.2017.

a) Observacionet e MAS Këto observacione jepen në linkun më poshtë: https://drive.google.com/open?id=0BydIZhg5y5F5c3V0QlZwVFYtdWM Argumentimi i grupit të auditimit dhe qëndrimi final i KLSH-së.

1. Në observacionin e parë, MAS shprehet se: “Grupi i auditimit nuk ka paraqitur asnjë proces-verbal me qëllim observimin e gjetjeve në procesin auditues ...”, sqarojmë se:

a) I gjithë dokumentacioni shkresor i marrë nga MAS dhe reflektuar në projekt-raport është lirisht i disponueshëm për këdo, përfshirë edhe KLSH-në. Këto dokumente janë specifikisht: Udhëzimi nr. 13, dt. 22.07.2016, sëbashku me ndryshimet që pasuan dhe Udhëzimi nr. 15, dt. 19.05.2017. E vetmja evidencë që KLSH mori specifikisht në MAS është intervista me titullaren e këtij institucioni në fazën studimore të problemit (përpara fazës analitike). Kjo intervistë synonte të merrte feedback-un e MAS përpara se grupi auditues të konkludonte me një program auditimi, i cili do të testohej dhe konfirmohej zyrtarisht në fazën analitike (të terrenit) të auditimit. Në përmendjen që i është bërë kësaj interviste në projekt-raportin auditues, citohet që ajo i përket fazës studimore (fq. 35 e projekt-raportit). Sikurse theksohet edhe në projekt-raport, intervista e parashikuar me titullaren e MAS në fazën analitike nuk mundi të realizohej, sepse Ministrja la përkohësisht detyrën, por gjithsesi, qëndrimi zyrtar i MAS për të ardhmen e procesit të pranimit në IAL, në vitin akademik 2017-2018 u shpreh përmes Udhëzimit nr. 15, dt. 19.05.2017. Për këtë nuk ka nevojë për proces-verbal.

b) Përdorimi i proces-verbalit në praktikën e KLSH-së është keqkuptuar nga grupi observues i MAS. Proces-verbali, akt-verifikimi ose akt-konstatimi janë dokumente që hartohen nga grupi auditues në rast se ka probleme të konstatuara në terren apo që pengojnë mbarëvajtjen e duhur të auditimit, fjala vjen kur subjekti nuk vë në dispozicion informacionin e duhur në kohën e duhur, ka mospërputhje midis inventarit fizik dhe atij kontabël, punimeve në terren dhe atyre në projekt, etj, etj. Në asnjë rast grupi auditues nuk i ka patur probleme të tilla me MAS dhe sjellja në vëmendje e mbajtjes së proces-verbalit nga ana e këtij institucioni, në një kohë kur praktika e KLSH-së e konsideron mbajtjen e proces-verbalit si një veprim rëndues për subjektin, është e pakuptimtë për grupin auditues.

c) Sikurse theksohet në projekt-raportin e auditimit (fq. 6), Departamenti i Auditimit të Performancës në KLSH e kryen aktivitetin e vet auditues mbështetur në Standardet Ndërkombëtare të Auditimit ISSAI (300, 3000, 3100 dhe 3200), Manualin e Auditimit të Performancës, miratuar me Vendim të Kryetarit të KLSH-së nr. 47, datë 30.4.2015 dhe sigurisht Ligjin 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e KLSH-së”. Manuali i Auditimit të Performancës shprehet specifikisht për mbajtjen e proces-verbalit në fq. 55 të tij ku thotë: “KLSH ka akses të pakufizuar në informacion. Në rast mosvënie, vënie të deformuar apo jo në afat në dispozicion të kësaj evidence, grupi i auditimit duhet të nënshkruajë një procesverbal sipas standardit të specifikuar në letrat departamentale të punës, ku të specifikojë personin përgjegjës dhe argumentat përkatës.” Në Standardet

Page 80: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

80

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

Ndërkombëtare Audituese dhe Ligjin 154/2014 të hartuar në frymën e tyre, procesverbali nuk përmendet në asnjë rast si teknikë e mbledhjes apo zyrtarizimit të informacionit. Për sa ma lart, observacioni nuk pranohet.

2. Lidhur me observacionin vijues se: “Ministri, në zbatim të kompetencave të tij, nxjerr urdhëra dhe udhëzime”, grupi auditues thekson se në asnjë rast në projekt-raport nuk është shprehur për këtë të drejtë. Sigurisht që Ministri ka të drejtë të nxjerrë urdhëra dhe udhëzime, por ajo që grupi auditues nënvizon është se, këto urdhëra dhe udhëzime nuk mund të tejkalojnë aktin ligjor të epërm mbi të cilin ato mbështeten, sepse në të kundërt e humbasin fuqinë e tyre vepruese. Në Udhëzimin 13 vitin e kaluar dhe Udhëzimin 15 të këtij viti, grupi i auditimit ka konstatuar se të dyja këto akte nënligjore janë në kundërshtim me nenin 25, pika 8 dhe nenin 74, pika 3 të Ligjit 80/2015, sikurse konstaton që baza ligjore e këtyre dy Udhëzimeve, specifikisht neni 9, pika 4 e ligjit të mësipërm, është keqinterpretuar dhe nxjerrë nga konteksti ku ndodhet në Ligj nga ana e MAS. Konkretisht neni 9, pika 4 shprehet: “Organizimi, funksionimi i QSHA-së dhe procedurat e regjistrimit të studentëve rregullohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për arsimin.” Ky nen është pjesë e rregullimit ligjor që Ligji i bën QSHA-së dhe jo IAL-ve. Vetë nenet 9 dhe 10 të Ligjit 80/2015 titullohen respektivisht “Qendra e Shërbimeve Arsimore” dhe “Funksionet e Qendrës së Shërbimeve Arsimore”. Për sa më lart, observacioni pranohet nëse MAS do të nxjerrë akte nënligjore në përputhje dhe në interpretim korrekt të Ligjeve dhe Kushtetutës dhe nuk pranohet, nëse MAS do të nxjerrë akte nënligjore që kapërcejnë apo bien në kundërshtim me Ligjet dhe Kushtetutën.

3. Në observacionin e fq. 3 të paraqitur në dokumentin e MAS, thuhet ndër të tjera se: “Për sa më sipër, të gjitha kompetencat e propozimit dhe miratimit të kritereve të pranimit, përzgjedhjes së studentëve dhe regjistrimit të tyre janë kryer nga IAL-të sipas rregullave të brendshme të miratuara nga ana e tyre. AKP vetëm është informuar mbi listat përfundimtare të kandidatëve fitues. Në konkluzion sqarojmë se, udhëzimi nr.13/2016, “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në vitin akademik 2016–2017”, jo vetëm që nuk është në kundërshtim me ligjin, por dispozitat e këtij udhëzimi kanë respektuar në mënyrë rigoroze detyrimet ligjor si për MAS, institucionet në varësi të MAS dhe IAL-të publike dhe jo publike.” Lidhur me këtë observacion, sikurse është shpjeguar në detaje në projekt-raportin e auditimit, përmes Udhëzimit nr. 13 vitin e kaluar dhe Udhëzimit nr. 15 të këtij viti, MAS unifikon procedurën e pranimit për të gjitha IAL-të (publike dhe jopublike) në nivel Republike. Në fq. 30-31 të projekt-raportit shpjegohet në detaje se si u krye ky unifikim dhe centralizim i procedurës së pranimit, duke cënuar rrjedhimisht nenin 25, pika 8 dhe nenin 74, pika 3 të Ligjit 80/2015. Në observacion, MAS nuk ka sjellë asnjë argument të ri ligjor, të cilin grupi auditues nuk e ka konsultuar përpara se të formulonte projekt-raportin auditues, rrjedhimisht ky observacion nuk pranohet.

4. Lidhur me observacionin nr. 2 në dokumentin e MAS, ku thuhet fillimisht se: “Është e vërtetë që Qendra e Shërbimeve Arsimore, nuk u krijua përpara procesit të pranimit në vitin akademik 2016-2017, për arsye objektive dhe të njohura tashmë publikisht, ...”, grupi i auditimit nuk e ka të qartë se cilat ishin “arsyet objektive dhe që njiheshin publikisht”. Observacioni duhet të na i kishte bërë me dije këto arsye që të kuptonim nëse janë apo jo objektive dhe sa publike ishin dhe janë ato. Ligji 80/2015 flet qartë se kur duhet të kishin dalë aktet nënligjore për QSHA-në dhe, në perceptimin e grupit auditues, arsye më

Page 81: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

81

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

objektive dhe më publike sesa Ligji nuk ka, me përjashtim të forcave madhore dhe katastrofave. Observacioni vijon: “Delegimi i funksioneve sipas parashikimeve të kuadrit ligjor në fuqi, është veprim ligjor dhe i nevojshëm në rastet e vakuumit institucional. Neni 28 i Kodit të Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë përcakton delegimin e kompetencave të dhëna me ligj ose me akte nënligjore tek organet e tyre vartëse.” Lidhur me këtë pjesë të observacionit, theksojmë se:

a) Udhëzimi nr. 13, sëbashku me ndryshimet, në asnjë rast nuk citon si bazë ligjore Ligjin 44/2015, “Kodin e Procedurës Administrative në RSH” për të deleguar kompetencat tek AKP. Neni 29, pika 1 e Ligjit 44/2015 shprehet se: “Kur ligji e lejon, delegimi i kompetencave bëhet në çdo rast me vendim të organit delegues për organet në varësi të tij dhe me vendim ose me marrëveshje në ato raste kur organi i deleguar nuk është në varësi të organit delegues.” Udhëzimi nr. 13 nuk ka formën e një vendimi të tillë, sepse nuk shprehet për delegim kompetencash dhe nuk citon bazën ligjore përkatëse. Po kështu, MAS, në observacionin e përcjellë nuk e ka përfshirë si evidencë argumentuese një vendim të tillë, nëse e disponon. Ky fakt kupton se MAS nuk e ka konsideruar delegim kompetencash përfshirjen e AKP-së në proces, por një detyrë normale, funksionale që AKP duhet të vazhdonte të luante. Paraqitja si një delegim kompetencash në observacionet dërguar KLSH-së, gjykohet se është bërë në reflektim të projekt-raportit dhe jo sepse MAS e ka konsideruar kështu përfshirjen e AKP-së në nxjerrjen e Udhëzimit 13.

b) MAS ka përfshirë gjithashtu RASH në raundin e dytë të pranimeve për vitin akademik 2016-2017, duke zëvendësuar kështu AKP-në. Nëse në përfshirjen e AKP-së, MAS justifikohet me Udhëzimin nr. 13, përfshirja e RASH nuk ka asnjë bazë ligjore e nënligjore të referuar. Në asnjë rast nuk gjenden gjurmë delegimi kompetencash nga MAS tek RASH. Një nga gjurmët e përfshirjes zyrtare të RASH, sikurse është shprehur edhe në projekt-raport, është një marrëveshje midis AKP-së dhe RASH për përhapjen e të dhënave të aplikantëve nga e para tek e dyta. Marrëveshja mban dt. 29.08.2016, nr. 16-282 prot. dhe është lidhur në kuadër të “Programimit të platformës digjitale për kontrollin e përputhshmërisë së aplikimeve me renditjet në IAL-të”. Marrëveshja është ndryshuar më dt. 26.09.2015 me nr. 1784/1 prot. Neni 28, pika 4 e Ligjit 44/2015 thotë: “Organi i deleguar ndalohet të nëndelegojë te një organ i tretë kompetencat e përfituara përmes delegimit.” Pra nëse MAS pretendon se ka deleguar kompetencat tek AKP për shkak të vakuumit ligjor, rezulton se AKP ka shkelur ligjin 44/2015 kur i ka nëndeleguar kompetencat e saj të deleguara tek RASH. Në këtë aspekt, grupi i auditimit e ka të paqartë se cili ka qenë synimi i grupit observues të MAS kur ka përgatitur këtë observacion: të konfirmojë se RASH është përfshirë në mënyrë të paligjshme nga vetë MAS apo që AKP ka shkelur ligjin duke nëndeleguar dhe MAS nuk e ka penguar një veprim të tillë??!

c) Neni 29, pika 1 e Kodit të Procedurës Administrative shprehet se: “Kur ligji e lejon, delegimi i kompetencave bëhet në çdo rast me vendim të organit delegues për organet në varësi të tij dhe me vendim ose me marrëveshje në ato raste kur organi i deleguar nuk është në varësi të organit delegues.” Sikurse jemi shprehur në projekt-raport, fq. 31: “AKP është krijuar me VKM nr. 1013, dt. 10.12.2010, në mbështetje të Ligjit 10171, dt. 22.10.2009, “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”. Në pikën 8, gërma “e” e VKM-së nr. 1013 specifikohet se AKP: “Krijon një sistem unik dhe transparent për përcaktimin e kandidatëve fitues në programet e studimit, sipas parimit meritë-preferencë”. Kjo pikë e kësaj VKM-je bie ndesh me Ligjin 80/2015, sepse kandidatët fitues përcaktohen nga vetë IAL-të në bazë të nenit 25, pika 8 e këtij Ligji dhe, në përputhje me nenin 142 të po këtij Ligji, AKP nuk mund të vazhdonte të luante

Page 82: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

82

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

funksionet e saj në procesin e pranimit në IAL të maturantëve për vitin 2016 e në vijim.” Me Udhëzimin nr. 13, dt. 22.07.2016, AKP-së i janë “deleguar” kompetenca të cilit Ligji 80/2015 ia kishte hequr dhe që specifikisht neni 142 i po këtij Ligji i citonte si të pazbatueshme në vijim nga ky institucion (AKP), sepse binin ndesh me të. Pra Ligji 80/2015 nuk ia lejonte MAS-it të delegonte kompetenca tek ky organ varësie e për rrjedhojë, aplikimi i Ligjit 44/2015 nuk mund të realizohej në këtë rast. Për sa më lart, observacioni nuk pranohet.

5. Në observacionin nr. 3 të materialit të MAS thuhet ndër të tjera se: “Për sa më sipër, Udhëzimi nr. 13/2016 i ndryshuar, nuk ka penguar asnjë aplikant për të aplikuar për program të dytë studimi.” Grupi i auditimit e ka të paqartë se për çfarë bën fjalë ky observacion. Në konkluzionin nr. 3, fq. 32 të projekt-raportit KLSH është shprehur: “MAS ka shkelur Ligjin duke penguar aplikantët ekselentë fitues të regjistroheshin në 2 programe studimi njëkohësisht, sikurse parasheh neni 85, pika 1 e Ligjit 80/2015.” Neni 85, pika 1 e Ligjit 80/2015 thotë: “Individët, që kanë përfunduar një program studimi, kanë të drejtë të ndjekin një program të dytë studimi të të njëjtit cikël. Në këtë rast, kandidatët përballojnë koston e plotë të studimeve. Nga ky rregull përjashtohen studentët e shkëlqyer.” Paqartësia e grupit të auditimit lidhet me interpretimin që i bëjnë juristët e MAS këtij neni dhe pse e lidhin me aplikimin, kur në fakt ai lidhet me pranimin dhe regjistrimin. Derisa Ligji thotë se nga ky rregull përjashtohen studentët e shkëlqyer, grupi i auditimit kupton se këta studentë të shkëlqyer kanë të drejtë të ndjekin më shumë se një program studimi njëkohësisht dhe se mund të financohen edhe nga MAS (AKFAL) sipas nenit 11, pika 1, gërma “b”, nëse vendosin ta bëjnë këtë. Argumenti i grupit të auditimit çimentohet më tej nga neni 97, pika 3 e Ligjit 80/2015 që thotë: “Studenti nuk mund të regjistrohet, njëkohësisht, në më shumë se një program studimi. Bëjnë përjashtim nga ky nen nxënësit dhe studentët e shkëlqyer.” Udhëzimi nr. 13, dt 22.07.2016 shprehet në Kreun II, pika 18 dhe Kreun III, pika 12 se: “Kandidati që është shpallur fitues në më shumë se një program studimi ... lejohet të regjistrohet vetëm në njërin nga programet e studimit ku është fitues”. Për sa më lart, observacioni nuk pranohet.

6. Observacioni nr. 4 i materialit të MAS përmban në vetvete disa observacione dhe konkretisht:

a) Lidhur me observimin se: “... sipas programit të miratuar nga ana Juaj, për vlerësimin e performancës së institucioneve përgjegjëse për maturën shtetërore 2016, nuk përfshihet vlerësimi i Udhëzimit nr. 15, datë 19.05.2017 “Për procedurat e aplikimit dhe regjistrimit për vitin akademik 2017-2018”, rrjedhimisht konsiderojmë se Grupi i Auditimit ka dalë jashtë objektit të auditimit dhe afateve të miratuara për kryerjen e auditimit dhe për këtë arsye kërkojmë që ky vlerësim të hiqet në Raportin Përfundimtar të Auditimit.”, grupi i auditimit kujton se pyetja 1.4.3 e piramidës audituese, specifikuar në programin auditues nr. 30/8, dt. 10.04.2017, është formuluar: “A krijoi procesi i ndjekur një model të vlefshëm edhe për të ardhmen”. Po kështu, mbështetur në Manualin e Auditimit të Performancës, paragrafi 6.8, fq. 60 thuhet: “Është me shumë rëndësi për cilësinë e raportit që rekomandimet të formulohen qartë dhe të mbështeten nga evidenca e audituar. Më e rëndësishmja nga të gjitha aspektet, është që këto rekomandime të shtojnë vlerë, pra të kenë dobi praktike dhe t’i ofrojnë përfitime reale subjektit, organizatave të tjera që kryejnë aktivitete të ngjashme, palëve të interesit dhe publikut në përgjithësi. Rekomandimet duhet të citojnë gjithnjë E-së që adresojnë për përmirësim.” Në Standardin 3200 të auditimit të performancës, paragrafi 117, fq. 25, titulluar “Writing

Page 83: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

83

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

Timely Reports”, thuhet: “The report has to provide accessible, concise and up-to-date information, which the government, the legislature, and audited entities can use for improvements. To be of maximum use, the auditor's goal is to provide relevant evidence in time to respond to legitimate needs of the intended users. Likewise, the evidence provided in the report is more helpful if it relates to current issues.”64 Për të trija këto arsye, 1) përfshirjen e të ardhmes së procesit në programin auditues, 2) përgjegjësinë për të informuar në mëyrë të përditësuar dhe me impakt palët e interesit, dhe 3) në respekt të standardeve ndërkombëtare të auditimit, ky observacion nuk pranohet.

b) Lidhur me sqarimin e mëtejshëm se: “Ky udhëzim (nr. 15) është hartuar dhe miratuar, pas konsultimeve me të gjitha palët e interesit të përfshira në procesin e pranimit në Institucionet e Arsimit të Lartë, dhe si i tillë nuk mund anulohet.”, grupi i auditimit ka informacione mediatike, të konfirmuara nga brenda Universitetit të Tiranës, se kjo IAL po përgatit një vendim/rregullore i cili kundërshton pranimet në këtë subjekt sipas Udhëzimit nr. 15, dt. 19.05.2017. Deri në zyrtarizimin e këtyre informacioneve nga strukturat përgjegjëse, nuk mund të thuhet se janë konsultuar të gjitha palët e interesit të përfshira. Rrjedhimisht, observacioni nuk qëndron.

c) Lidhur me pasojat potenciale të listuara nga ana e MAS, nëse procesi rregjistrues do i lihej vetëm në dorë IAL-ve, pa koordinimin e MAS, grupi e auditimit sqaron se: (i) Ligji 80/2015 është shprehur qartë se cilat janë kompetencat e palëve të përfshira në këtë proces. Nëse MAS mendon se Ligji ka vakuum për procesin e aplikimit, pranimit dhe rregjistrimit të ndërmjetëm e final (matrikullim) për aplikantët, mund të nxjerrë Udhëzime e Urdhëra që plotësojnë këtë vakuum, por pa cënuar të drejtat ligjore të palëve. Nëse këto Udhëzime e Urdhëra nuk mjaftojnë për të plotësuar boshllëkun ligjor, apo kompetencat ligjore që i janë dhënë palëve kanë kosto, mungesë transparence dhe barazie sociale, krijojnë hapësirë për praktika abuzive e korruptive dhe në tërësi e prishin procesin më tepër sesa e rregullojnë atë, MAS inkurajohet të propozojë në Kuvend dhe instancat e tjera ligjvënëse, në bashkëpunim me palët e interesit, të gjitha amendimet ligjore që i konsideron të nevojshme për të siguruar mbarëvajtjen e këtij procesi në përputhje me praktikat më të mira botërore dhe në respekt të autonomisë universitare, sanksionuar në Kushtetutë. (ii) Grupi auditues, në projekt-raportin dërguar subjekteve nën auditim, ka pasqyruar se si rrodhi procesi pranues në 2016-n, ku u shkel Ligji, ku u dëmtua ekonomiciteti, eficiensa dhe efektiviteti i procesit. Problematikat potenciale të ngritura nga MAS në këtë observacion, ky institucion duhet t’i konsultojë gjerësisht me IAL-të e maturantët në të gjitha dimensionet e mundshme: ligjore, sociale, financiare, administrative, akademike, etj, etj. Rikujtojmë se përpara Maturës Shtetërore, IAL-të e realizonin vetë dhe me sukses pranimin e maturantëve përmes konkurseve të pranimit, madje në një periudhë kur mjetet e informimit masiv nuk kishin marrë këtë përhapje që kanë sot. Tashmë të gjitha IAL-të publike dhe jo-publike kanë faqet e tyre online ku mund të informojnë në kohë reale maturantët e interesuar për të gjitha aspektet e pranimit dhe regjistrimit. Nëse IAL-të gjykojnë se është më ekonomike dhe transparente të shfrytëzojnë burimet e MAS për ta realizuar këtë proces dhe MAS është e gatshme t’i vërë në dispozicion ato, inkurajohen të gjejnë modalitetet ligjore e rregullative për ta realizuar me sukses këtë bashkëpunim, por nëse IAL-të konkludojnë se mund ta realizojnë vetë me

64 “Shkrimi në kohë i raportit: “Raporti duhet të ofrojë informacion të aksesueshëm, konçiz dhe të përditësuar, të cilin qeveria, legjislativi dhe subjektet e audituara mund ta përdorin për përmirësime. Për të garantuar dobinë maksimale, qëllimi i audituesit është të ofrojë evidencë rilevante në kohë, për t’iu përgjigjur nevojave legjitime të përdoruesve të synuar (të raportit). Gjithashtu, evidenca e ofruar në raport është më e dobishme nëse lidhet me çështje aktuale.” – Përkthim i grupit të punës.

Page 84: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

84

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

kosto më të ulët, cilësi më të lartë, transparencë po aq të mirë dhe përgjithësisht parametra superiorë performance, nuk duhet të kufizohen nga MAS përmes Udhëzimeve apo Urdhërave të kësaj të fundit. Gjykojmë se ky observacion duhet të ishte konsultuar me palët e interesit, përfshirë edhe KLSH-në, përpara daljes së Udhëzimit nr. 15, dt. 19.05.2017 e për rrjedhojë nuk pranohet.

7. Lidhur me observacionet vijuese të MAS, ku trajtohet roli i AKP-së në proces, sqarojmë se të njëjtat observacione na janë përcjellë edhe nga AKP. Grupi i auditimit do të shprehet për to në seksionin vijues të raportit auditues, që i përket shtjellimit të observacioneve të AKP-së.

8. Lidhur me observacionet vijuese të MAS, ku trajtohet roli i QNSHRRT-së (RASH) në

proces, sqarojmë se të njëjtat observacione, madje edhe më të zgjeruara, na janë përcjellë edhe nga RASH. Grupi i auditimit do të shprehet për to në seksionin përkatës të raportit auditues që i përket shtjellimit të observacioneve të QNSHRRT-së.

b) Observacionet e AKP-së Këto observacione jepen në linkun më poshtë: https://drive.google.com/open?id=0BydIZhg5y5F5VGNRLXZybnhodFU Argumentimi i grupit të auditimit dhe qëndrimi final i KLSH-së. Përgjithësisht, materiali i përcjellë nga AKP shpreh dakordësi me projekt-raportin e KLSH-së, duke cilësuar se në respektim të Udhëzimit nr. 13 dhe Ligjit 80/2015, AKP u përpoq të ishte pjesëmarrëse aktive, duke dhënë kontributin dhe ndihmën e saj kundrejt IAL-ve dhe maturantëve.

1. Në observacionin e fq. 2-3, AKP shprehet: “Lidhur me regjistrimin dhe pajisjen me nr. matrikullimi të 25 rasteve të regjistruara në FEUT në dt. 01.11.2016, por pas orarit zyrtar, sqarojmë se MAS duhet të ngrejë një grup pune, sikurse ka vepruar me IAL-të e tjera, për të kontrolluar ligjshmërinë e regjistrimit të tyre”. Grupi i auditimit, në referencë edhe të observacionit nr. 9 të Rektoratit të UT-së trajtuar më lart në këtë raport dhe në përputhje me nenin 7, pika 2, gërma “e” të Ligjit 80/2015, e gjen të argumentuar këtë observacion dhe e pranon në masën më të madhe të tij. Në rekomandimin përkatës, do të bëhet plotësimi respektiv, duke iu referuar këtij observacioni. Pjesën e observacionit: “... sikurse ka vepruar me IAL-të e tjera ...” e gjejmë të paargumentuar dhe të pambështetur në Ligj, sepse FEUT i ka regjistruar këta studentë në dt. 01.11, përpara fillimit të vitit të ri akademik, ndërkohë që në IAL-të e tjera jopublike, aplikantët janë regjistruar edhe pas fillimit të vitit të ri akademik.

2. Në observacionin që vijon në fq. 3, ky subjekt shprehet se: “AKP ka zbatuar afatet e vendosura në udhëzimin e MAS dhe se procedurat e regjistrimit të studentëve rregullohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për arsimin.” Meqënëse AKP tashmë është shndërruar në QSHA dhe një observacion i tillë konsiderohet se mbart riskun e përsëritjes së gabimeve të së kaluarës, grupi i auditimit i rikujton AKP-së se me regjistrimin e afro 800 aplikantëve pas datës kufi të përcaktuar në Udhëzim, ky institucion e shkeli Udhëzimin e Ministres, duke zbatuar Urdhëra të Sekretarit të Përgjithshëm të MAS. I rikujtojmë gjithashtu AKP-së se regjistrimi i studentëve pasi ka filluar viti i ri akademik është në

Page 85: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

85

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

shkelje të Ligjit 80/2015, neni 74, pika 3 dhe Ligji nuk mund të tejkalohet me shkresa zyrtare, grupe pune apo Urdhëra e Udhëzime të një niveli më të ulët. Ky observacion nuk pranohet.

3. Në fund të observacionit të pikës 2 më lart, AKP shprehet: “AKP-ja ka proceduar me dhënien e NIM-eve vetëm për ato IAL, për të cilat na ka ardhur shkresë zyrtare nga MAS, e shoqëruar me raportet përkatëse për pajisjen e tyre me NIM. Sqarojmë se këtu përfshihen IAL publike dhe jopublike.” Grupi i auditimit thekson se AKP nuk ka paraqitur asnjë evidencë mbështetëse bashkëlidhur për fjalinë e fundit të këtij observacioni. Në evidencat e marra nga AKP, grupi i auditimit konstatoi dhe reflektoi në projekt-raport, duke e përllogaritur vetë, numrin e aplikantëve të regjistruar në IAL-të jopublike pas datës kufi. Nëse AKP disponon të dhëna më të sakta dhe më të plota për regjistrimet pas datës kufi, duhet të na i kishte vënë në dispozicion bashkëlidhur këtij observacioni, për t’i shërbyer transparencës dhe vendim-marrjes më të mirë në të ardhmen. Për këtë informacion, grupi auditues do të shtojë një rekomandim në raportin final, ku do të kërkojë nga MAS dhe QSHA, nxjerrjen e numrit të saktë të aplikantëve që u regjistruan pas datës kufi në IAL-të publike dhe ato jopublike në pranimet e vitit akademik 2016-2017.

4. Lidhur me observacionin e fundit të faqes 4, ku kontestohet AKP-ja si burim informacioni për të dhënat e tabelës në fqt. 58-59, sqarojmë se këto të dhëna janë shkëputur nga Vjetari Statistikor për Arsimin 2013-2014, publikim i MAS, tabela 8-AL, fq. 57. Observacioni i AKP-së pranohet dhe grupi i auditimit do ta ketë në vëmendje mospërputhjen e shifrave zyrtare që publikohen nga institucione të ndryshme apo varësie për të njëjtën çështje apo objekt, jo vetëm në këtë rast.

c) Observacionet e RASH Këto observacione jepen në linkun më poshtë: https://drive.google.com/open?id=0BydIZhg5y5F5WWk2bkZNd1d6eEk Argumentimi i grupit të auditimit dhe qëndrimi final i KLSH-së.

1. Observacioni i parë i RASH përpiqet të justifikojë tarifimin prej 200 lekësh të shërbimit që iu shit 5 IAL-ve të trajtuara në projekt-raport, duke u shprehur: “Pika 12 e sipërcituar legjitimon tarifimin e universiteteve shqiptare, të cilat bazuar në këtë ligj ndërkombëtar65, i cili është i një shkalle hierarkike më të lartë se ligjet e tjera organike, mund të marrin drejpërdrejt shërbimet pa procedura kundrejt tarifës përkatëse.” Observacioni, në përpjekje për të justifikuar shitjen pa procedura konkurrimi apo tenderimi që RASH i bëri 5 IAL-ve vijon: “Duke qenë se Qendrës i është dhënë e drejta të tarifojë për shërbimet, por njëkohësisht ka status IAL-je sipas VKM-së nr. 236, dt. 06.03.2009 dhe nuk merr pjesë në tendera, dhënia e shërbimeve për universitetet bëhet me marrëveshje. Sa më sipër nuk ka asnjë shkelje procedurash prokurimi apo konkurrimi nga universitetet ...”. Lidhur me këtë observacion, grupi auditues sqaron RASH:

a) Në asnjë rast në projekt-raport, KLSH nuk është shprehur për të drejtën që ka RASH për të tarifuar për shërbimet që ofron. Kjo është e drejtë e RASH dhe mund ta ushtrojë si të dojë.

65 Ligji nr. 9704, dt. 02.04.2007, “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të RSH dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për realizimin e QNSHRRT-së”.

Page 86: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

86

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

b) Lidhur me shprehjen se IAL-të mund të marrin drejtpërdrejt shërbimet e RASH pa procedura kundrejt tarifave që vendos RASH, sepse kështu thotë Ligji ndërkombëtar nr. 9704, dt. 02.04.2007, mbështetur në VKM-në nr. 236, dt. 03.03.2009, e ftojmë RASH të citojë specifikisht se në cilën pjesë të Ligjit të saj thuhet një gjë e tillë. E garantojmë RASH, se në Ligjin nr. 9704, në asnjë rast nuk thuhet dhe nuk mund të thuhet një gjë e tillë. Fjalët “tender” dhe “prokurim” përmenden në ligj respektivisht 13 dhe 1 herë dhe në të gjitha rastet i referohen procedurave që do të zhvillohen në 3-vjeçarin e ngritjes dhe vënies në funksionim të projektit, duke adresuar se si do të kryhen tenderat për blerjen e pajisjeve dhe trajnimin e stafit të vetë projektit apo se si do të aftësohen kërkuesit shqiptarë që të marrin pjesë në tendera ndërkombëtarë për të fituar projekte kërkimore-shkencore. Në asnjë rast nuk thuhet dhe nuk mund të thuhet që RASH do të ketë të drejtën t’iu shesë pa tender produktet e veta universiteteve shqiptare. Neni 8 i Ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006, ndryshuar, “Për Prokurimin Publik” shprehet për detyrimet që burojnë nga marrëveshjet ndërkombëtare dhe kur prevalojnë dispozitat e parashikuara në marrëveshje, por Marrëveshja me Qeverinë Italiane, ratifikuar me Ligjin 9704, dt. 02.04.2007 nuk shprehet në asnjë rast me dispozita mbi tenderimin ose jo të produkteve që RASH do iu shesë pas mbarimit të projektit universiteteve shqiptare apo të interesuarve të tjerë. Rrjedhimisht neni 8 i Ligjit për “Prokurimin Publik” specifikon: “Në të gjitha rastet e tjera, procedurat e prokurimit publik i nënshtrohen këtij ligji.” Lidhur me VKM-në nr. 236, pika 1 e kësaj VKM-je shprehet: “Këshilli i Ministrave vendosi krijimin e Qendrës Ndëruniversitare të Zhvillimit të Telematikës, për nxitjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, me statusin e personit juridik, publik.” Ligji nr. 9643, datë 20.11.2006, ndryshuar, “Për Prokurimin Publik” shprehet në nenin 3, pika 12: “’Kontraktues’, ‘furnizues’ dhe ‘sipërmarrës i shërbimit’ është çdo person fizik, juridik apo ent publik ose grup personash dhe/ose organesh të tilla, që ofrojnë në treg sipërmarrjen e një ose disa punëve, furnizimin me mallra ose shërbime.” Në nenin 3, pika 13 se: “Operatorë ekonomikë” janë të gjithë kontraktuesit, furnizuesit dhe sipërmarrësit e shërbimeve, pa bërë dallim ndërmjet tyre.” Në këtë kuptim, RASH është një operator ekonomik si gjithë të tjerët dhe grupi i auditimit e gjen të pabazuar qëndrimin se RASH nuk merr pjesë në tendera dhe se dhënia e shërbimit bëhet me marrëveshje direkt. Për sa më lart, ky observacion i RASH nuk pranohet.

2. Në observacionin vijues RASH shprehet: “Rekomandimi i KLSH, fq 41, gërma (c) ...

është në kundërshtim me frymën e marrëveshjes ndërqeveritare dhe impenjimet e qeverisë shqiptare. ... Kjo zgjedhje ka të bëjë me ekonomicitetin, ... sepse bëhet një investim i vetëm për 13 universitetet publike”. Lidhur me këtë observacion i rikujtojmë RASH-it se: Rekomandimi (c) në fq 41 të projekt-raportit është më i gjerë sesa shprehet observacioni. Grupi i punës i ka rekomanduar fillimisht IAL-ve publike që të ndjekin rrugët ligjore për ekonomizimin e kontraktimit të shërbimeve të tilla dhe më pas i ka këshilluar ato IAL që kanë dept. informatike që të aftësojnë burimet e tyre njerëzore për të përdorur aplikacione të gatshme në raste të tilla (pranimeve). Kjo pjesë e dytë ku është fokusuar observacioni i RASH e ka burimin në performancën ekonomike të platformës që u përgatit nga ky subjekt. Konkretisht: kostoja e platformës së vetme që përgatiti RASH, bazuar në dokumentet e vetë këtij institucioni, është 11.718.416 lekë. Kjo kosto përfshiu 5 muaj punë, sikurse citohet në projekt-raport dhe rikonfirmohet sërish nga observacionet dhe kërkoi angazhimin e 14 punonjësve, në mjaft raste me 150% të kohës së punës për pjesën më të madhe të periudhës 5-mujore. Nga ana tjetër, sikurse cilësohet në projekt-raport, Universiteti i Tiranës i kreu vetë procedurat përllogaritëse e rankuese,

Page 87: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

87

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

punoi mbi aplikacione të gatshme për vetëm 5-6 ditë dhe e realizoi me sukses këtë proces. Shuma e vetme monetare që Rektori i kësaj IAL-je i ka kërkuar ish-Ministrit të Financës për t’u paguar dhe që mund të klasifikohet si kosto e kësaj “platforme” të UT-së, janë orët e punës jashtë orarit për pedagogët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Fakultetit Ekonomik që asistuan Fakultetet e kësaj IAL-je për këtë proces. Theksojmë se ish-Ministri i Financave nuk e ka pranuar këtë kërkesë, pra këta pedagogë ende nuk janë paguar. Theksojmë gjithashtu se UT punoi në kushtet e emergjencës për procesin përllogaritës e rankues. Sikurse është cituar në projekt-raport, këtë përllogaritje kjo IAL e priste nga AKP. Këto kushte emergjence shkaktuan punën me orar të zgjatur, jashtë orarit zyrtar. Nëse UT apo çdo IAL tjetër, do të kishte punuar në kushte normale, sikurse RASH punoi për ngritjen e platformës së vet, do ta kishte realizuar këtë proces me planifikim dhe brenda orarit zyrtar, pa sjellë asnjë kosto shtesë. Për sa më lart, grupi i auditimit të KLSH-së nuk ka patur në asnjë rast si synim që të kundërshtojë frymën e marrëveshjeve ndërqeveritare apo të dëmtojë aktivitetin ekonomik të RASH. Ajo që grupi i punës ka thënë me këtë rekomandim është që IAL-të të përpiqen të minimizojnë koston e shërbimeve të tilla, ose përmes procedurave korrekte prokuruese nga operatorët ekonomikë të interesuar, ose përmes realizimit me burimet e veta, rrjedhimisht observacioni nuk pranohet.

3. Lidhur me observacionin për ngritjen e platformës digjitale për pranimet dhe urdhërin e MAS nr. 198, dt. 25.04.2016, sqarojmë RASH se:

a) Platforma e ngritur nga RASH, sikurse është cituar në projekt-raport në fqt. 39-39 nuk kishte si synim shitjen e shërbimit tek IAL-të publike, por kontrollin e përputhshmërisë së aplikimeve me rankimet që bënë IAL-të. Kjo platformë u ngrit me Urdhërin 414, dt. 01.08.2016 ku shprehet në mënyrë eksplicite një qëllim i tillë në pikën 1 të tij dhe ngarkohet specifikisht RASH për ta kryer atë. Më pas RASH, pa u mbështetur në asnjë akt ligjor, nënligjor apo rregullues ia ndryshoi destinacionin e përdorimit platformës, duke ia shitur këtë shërbim IAL-ve. Si argument për këtë veprim, RASH sjell Vendimin nr. 1, dt. 29.08.2016 të KPD-së së RASh, por theksojmë se ky Vendim në pikën 2, gërma “a” të tij thotë: “Objekti i Shërbimit: Programimi dhe administrimi i platformës digjitale të rankimit për kandidatët e Maturës Shtetërore që aplikojnë në degët e IAL-ve për vitin akademik 2017-2018.” Pra ky Vendim e ngarkonte RASH-in me përgatitjen e një platforme të re për rankimin, jo rialokimin me qëllim përfitimin të platformës që përmbahej në Urdhërin 414 dhe që ishte për kontrollin.

b) Së dyti, sjellja në vëmendje e Urdhërit 198, dt. 25.04.2016 është sërish e pakuptimtë. Ky urdhër, në pikën 3 të tij shprehet: “Grupi i punës ka për detyrë të përgatisë platformën digjitale për aplikimet për pranimet në universitet për vitin akademik 2017-2018.” Pra së pari, nuk ngarkohet specifikisht RASH me përgatitjen e kësaj platforme por grupi i punës, Kryetar i të cilit është Drejtoresha e Përgjithshme e AKP-së. Së dyti, nëse i përmbahemi pretendimit të RASH se ky urdhër inicijoi përshirjen e këtij subjekti, dalim në konkluzionin se RASH duhet të kishte përgatitur 3 platforma: 1 sipas Urdhërit 198 për procesin e aplikimeve për pranimet; 1 sipas Urdhërit 414 për kontrollin e përputhshmërisë së aplikimeve me rankimet dhe 1 sipas Vendimit nr. 1 të KPD-së, për rankimin e kandidatëve të MSH. Në fakt, grupit të punës, nga evidenca e mbledhur dhe intervista me Drejtorin e RASH, i rezulton që ky subjekt ka programuar një platformë të vetme. Nëse kjo platformë është inicijuar me Urdhërin 198, kjo nuk ka kuptim zyrtar e ligjor, sepse MAS e kishte deleguar procesin e aplikimeve tek AKP dhe jo RASH. Për sa më lart, ky observacion nuk pranohet.

Page 88: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

88

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

4. Në observacionin nr. 3 që adreson kostot e platformës së përgatitur nga RASH, grupi i

auditimit konstaton: a) Lidhur me amortizimi, observacioni i RASH shprehet: “Pohimi se të gjitha aktivet e

trupëzuara të Qendrës për vitin 2016 janë përllogaritur në amortizim është i hamendësuar, pasi shuma e aktiveve për Qendrën për vitin 2016, sipas bilancit përkatës është 397.896.172, ndërkohë që amortizimi i përllogaritur për efekt të platformës është për aktive me vlerë 119.257.308.” Sqarojmë RASH se në dokumentin e vënë në dispozicion të KLSH-së dhe pasqyruar më poshtë, tabela ka në kokë të saj akronimin “AQT”.

Në nomenklaturën e klasifikimit ekonomik të shpenzimeve dhe të ardhurave buxhetore “AQT” nënkupton “Aktive të Qëndrueshme të Trupëzuara.” Në fq. 38 të projekt-raportit auditues, grupi i punës është shprehur pikërisht për aktive të trupëzuara. Nuk e kuptojmë observacionin e RASH që shprehet se pohimi i grupit të KLSH-së është i hamendësuar, kur vetë e ripohon që aktivet e trupëzuara janë 119.257.308 lekë. Po kështu në pjesën vijuese të observacionit të RASH ku thuhet se: “... mund të konstatohet lehtësisht se 85% e këtyre aktiviteteve kryhen pa mbështetjen e infrastrukturës dhe asaj të rrjetit telematik ...”, e ftojmë RASH në çdo kohë, të detajojë për qëllime të këtij auditimi dhe jo vetëm, mënyrën se si e alokon amortizimin sipas aktiviteteve të veta, për të justifikuar se pse të gjithë amortizimin vjetor të aktiveve të veta të trupëzuara për vitin 2016 ia ka ngarkuar projektit të digjitalizimit, proporcionalisht për 3 muajt që pretendohet se u realizua ky projekt, ndërkohë që kishte edhe 31 aktivitete të tjera për të njëjtën periudhë. Për sa më lart, observacioni lidhur me amortizimin nuk pranohet.

b) Në observacionin lidhur me orët e punës, duke cituar Kodin e Punës, RASH shprehet: “Sipas përcaktimeve të Kodit të Ri të Punës, asnjë nga punonjësit në varësi, nuk i ka tejkaluar limitet”. Sqarojmë se në setin e parë të dokumenteve të vëna në dispozicion nga RASH, sikurse përmendet në fq. 38 të projekt-raportit, një pjesë e mirë e punonjësve që kanë marrë pjesë në projekt kanë punuar mestarisht me 60 orë pune në javë, ndërkohë që Kodi ka si kufi maksimal 48 orë pune/javë. RASh justifikohet më tej në vijim se: “... kjo nuk përbën shkelje, pasi personeli drejtues nuk është paguar për orët shtesë”. Duke e gjetur këtë observacion të paqartë dhe kontradiktor i sugjerojmë edhe një herë RASH që të tregohet i kujdesshëm dhe mos të fryjë shpenzimet artificialisht.

Page 89: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

89

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

5. Observacionin vijues që këmbëngul se Urdhëri për fillimin e përgatitjes së platformës

është 198 dhe jo 414 dhe që thekson se kontrolli i përputhshmërisë që duhet të bënte platforma ishte komplementar, sepse platforma u krijua për pranimet në universitet për vitin 2016-2017 përbën në vetvete shkelje në disa drejtime. Ky observacion i RASH vetëm sa konfirmon që këto shkelje kanë qenë të paramenduara dhe se mund të kenë ndikuar në centralizimin dhe emergjencën artificiale të procesit. Observacioni nuk pranohet. Përgjigjja e shtjelluar për të është dhënë në projekt-raport dhe përgjigjen e observacionit 3, b.

6. Në observacionin për kriteret e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, ku shpjegohet se

këto kritere nuk janë ndryshuar në mënyrë të njëanëshme nga RASH, por kështu i janë dërguar nga drejtuesit e kësaj IAL-je, pas konsultimeve më Rektorin e Universitetit të Vlorës, pohohet se qëndrimi i RASH është i vërtetë. Pra përgjegjësinë për përcjelljen e kritereve të ndryshuara tek RASH e kanë drejtuesit e kësaj IAL-je dhe jo RASH. Observacioni pranohet plotësisht dhe do të bëhen ndryshimet përkatëse në fq. 52 të projekt-raportit.

7. Lidhur me observacionin e fundit, për regjistrimet e parregullta në Universitetin e

Elbasanit, RASH shprehet se nuk është përgjegjësi e tij, por e vetë Universitetit dhe e softit të AKP-së. Duke qenë se këto regjistrime janë kryer në raundin e parë ku RASH ende nuk ishte angazhuar tërësisht, përfshirë edhe procesin e regjistrimit, grupi e auditimit e pranon tërësisht observacionin dhe në raportin final do ta heqë pjesën që adreson gabimisht RASH-in.

Së fundmi, RASH është shprehur se nuk ka marrë një kopje zyrtare të projekt-raportit nga KLSH dhe se nuk ka realizuar një takim ballafaques me grupin e punës. Sqarojmë RASH se një kopje e projekt-raportit i është dërguar me shkresë përcjellëse Ministrit të Arsimit dhe Sportit, që është njëkohësisht edhe Kryetar i Komitetit të Programimit dhe Drejtimit në RASH. Në shkresën përcjellëse është ftuar Ministri, sëbashku me zyrtarë të tjerë që ai ka në varësi, për të realizuar takim ballafaques në çdo kohë që do ta gjykojë të nevojshme.

Page 90: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

90

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

ANEKS 4 – OBSERVACIONET E UNIVERSITETIT TË ELBASANIT “ALEKSANDËR XHUVANI” Këto observacione jepen në linkun më poshtë: https://drive.google.com/open?id=0BydIZhg5y5F5STdpdVJ6MGRkY0U Argumentimi i grupit të auditimit dhe qëndrimi final i KLSH-së.

1. Në observacionin e parë, Rektori i kësaj IAL-je shprehet se: “Mosmiratimi i statutit dhe rregulloreve nuk ndikon procesin e pranimit dhe të regjistrimit të kandidatëve për studentë, pasi neni 75 i Ligjit 80/2015 është i shprehur qartë dhe nuk kërkon detajime me akte të tjera nënligjore.” Sikurse shprehet vazhdimisht projekt-raporti auditues, procedura e pranimit të aplikantëve në IAL bëhet me Statut dhe Rregullore, në përputhje me nenin 25, pika 8 e Ligjit 80/2015. Neni 74 (dhe jo neni 75) i Ligjit të mësipërm nuk specifikon procedurën e pranimit. Obsevacioni nuk pranohet.

2. Në vijim, Rektori pranon se UEL nuk i ka kapacitetet profesionale për ta realizuar vetë procesin e pranimit. Nëse bëhet fjalë për aspektin teknik të procesit, pra përllogaritjen e pikëve dhe rankimin e kandidatëve, UEL është e lirë ta kontraktojë këtë shërbim nga operatorët e interesuar, përmes procedurave ligjore kontraktuese, sikurse rekomandohet edhe në projekt-raport. Nëse bëhet fjalë për aspektin rregullativ (juridik) të procesit, UEL, ashtu sikurse nxjerr akte të tjera rregullative, mund të hartojë një rregullore të thjeshtë për procesin e saj të pranimeve. Për këtë mund të kërkojë edhe ndihmën e MAS apo partnerëve të saj kombëtarë e ndërkombëtarë.

3. Në vijim, nuk ka asnjë observacion që kërkon një qëndrim zyrtar nga ana e grupit auditues të KLSH-së.

Page 91: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

91

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

ANEKS 5 – OBSERVACIONET E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË Këto observacione jepen në linkun më poshtë: https://drive.google.com/open?id=0BydIZhg5y5F5VEpabmJ3OXpWbk0 Argumentimi i grupit të auditimit dhe qëndrimi final i KLSH-së.

1. Observacionet e kësaj IAL-je kontestojnë feedback-un e këtij subjekti ndaj KLSH-së, duke vënë në dispozicion të grupit auditues gjithë korrespondencën e Rektorit të UMT-së me Drejtorin e Dept. të Performancës në KLSH, që është gjithashtu edhe përgjegjës i grupit të punës në këtë auditim. Meqënëse nga ky institucion nuk na u vu në dispozicion asnjë evidencë, as në fazën studimore apo analitike të auditimit dhe as bashkëlidhur observacioneve, këto observacione nuk pranohen.

Page 92: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT … 2017-09-19 · kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj. 1. Kryerja e auditimeve në përgjithësi

92

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “PERFORMANCA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR MATURËN SHTETËRORE 2016"

ANEKS 6 – OBSERVACIONET E UNIVERSITETIT TË VLORËS “ISMAIL QEMALI” Këto observacione jepen në linkun më poshtë: https://drive.google.com/open?id=0BydIZhg5y5F5Tm12dW5SZnk2Mk0 Argumentimi i grupit të auditimit dhe qëndrimi final i KLSH-së.

1. Universiteti i Vlorës, në refleksion të projekt-raportit të KLSH-së, arkëtoi menjëherë nga RASH shumën e mbifaturuar për shërbimin e këtij të fundit në procesin e pranimeve.

2. Lidhur me observimet mbi kontraktimin e RASH, përgjigjja jepet e shtjelluar tek observacioni nr. 1, gërma “b”, në aneksin 3, gërma “c” më lart, titulluar “Observacionet e RASH”.