republika e shqipËrisË kuvendi · e zgjedhim me shumicën e cilësuar prej 3/5-at, sepse...

23
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Mbledhje e përbashkët Këshilli për Legjislacionin dhe Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut PROCESVERBAL Tiranë, më 27.02.2018, ora 09:30 Drejton mbledhjen: Gramoz Ruçi Kryetar i Kuvendit Rendi i ditës: 1. Vijimi i procedurës së shqyrtimit të projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar. 2. Diskutimi nen për nen dhe në tërësi dhe miratimi i raportit për paraqitjen në seancë plenare. Marrin pjesë: Gramoz Ruçi, Enkelejd Alibeaj, Ermonela Valikaj (Felaj), Adnor Shameti, Alket Hyseni, Oerd Bylykbashi, Edmond Haxhinasto, Vasilika Hysi, Dhurata Çupi, Gent Strazimiri, Ulsi Manja, Edmond Leka, Jurgis Çyrbis, Fatmir Mediu, Myslym Murrizi, Elena Xhina. Mungojnë: Bashkim Fino, Saimir Tahiri, Tom Doshi, Nasip Naço, Bledar Çuçi, Silva Caka, Klotilda. Bushka. Të ftuar: Gazmend Bardhi - ekspert i propozuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike Besmir Beja - ekspert i propozuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste

Upload: others

Post on 26-Feb-2020

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e zgjedhim me shumicën e cilësuar prej 3/5-at, sepse Kushtetuta nuk parashikon tjetër, e thotë qartë dispozita tranzitore, e përhershme:

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Mbledhje e përbashkët

Këshilli për Legjislacionin dhe Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike

dhe të Drejtat e Njeriut

PROCESVERBAL

Tiranë, më 27.02.2018, ora 09:30

Drejton mbledhjen:

Gramoz Ruçi – Kryetar i Kuvendit

Rendi i ditës:

1. Vijimi i procedurës së shqyrtimit të projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr. 8417,

datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

2. Diskutimi nen për nen dhe në tërësi dhe miratimi i raportit për paraqitjen në seancë

plenare.

Marrin pjesë:

Gramoz Ruçi, Enkelejd Alibeaj, Ermonela Valikaj (Felaj), Adnor Shameti, Alket Hyseni,

Oerd Bylykbashi, Edmond Haxhinasto, Vasilika Hysi, Dhurata Çupi, Gent Strazimiri, Ulsi

Manja, Edmond Leka, Jurgis Çyrbis, Fatmir Mediu, Myslym Murrizi, Elena Xhina.

Mungojnë:

Bashkim Fino, Saimir Tahiri, Tom Doshi, Nasip Naço, Bledar Çuçi, Silva Caka, Klotilda.

Bushka.

Të ftuar:

Gazmend Bardhi - ekspert i propozuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike

Besmir Beja - ekspert i propozuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e zgjedhim me shumicën e cilësuar prej 3/5-at, sepse Kushtetuta nuk parashikon tjetër, e thotë qartë dispozita tranzitore, e përhershme:

2

Ilir Qafa - ekspert i propozuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Lëvizja Socialiste për

Integrim

HAPET MBLEDHJA

Gramoz Ruçi – Të nderuar anëtarë të Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe të Këshillit të

Legjislacionit,

Fillojmë këtë mbledhje të përbashkët. Në rendin e ditës, kemi vijimin e procedurës së

shqyrtimit të projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e

Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe shqyrtimin në parim dhe nen për nen, si dhe

miratimin në tërësi të raportit të kësaj mbledhjeje të përbashkët.

Përpara keni procesverbalin e mbledhjes së kaluar. Ka ndonjë vërejtje për të? Nuk ka!

Miratohet!

Në mbledhjen e kaluar u njohëm me opinionet e ekspertëve konstitucionalistë, të cilët iu

përgjigjën pyetjeve dhe interesimit të anëtarëve të Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të

Legjislacionit dhe paraqitën vlerësimet e tyre për nismën e propozuar për rishikimin e

Kushtetutës, të cilat u depozituan me shkrim. Sa kohë që anëtarët e kësaj mbledhjeje të

përbashkët të njihen me opinionet e ekspertëve, sipas kërkesës që bëtë, bazuar në kalendarin e

miratuar për ndryshimet kushtetuese, sot duhet të përmbushim procesin e shqyrtimit të nismës, të

bëjmë diskutimin në parim dhe nen për nen të dy neneve dhe votimin në tërësi, e më pas të

miratojmë raportin.

Ju kujtoj se, sipas kalendarit, kemi caktuar datën 15 për shqyrtimin në seancë, por duke

qenë se e shtymë një javë, nga e premtja në ditën e sotme, detyrimisht do të lëvizë edhe kjo datë,

pasi kemi detyrimin kushtetues dhe të Rregullores së Kuvendit, që duhen jo më pak se tri javë.

Edhe një herë tjetër, ju kujtoj se, në qoftë se do të depozitohen amendime të tjera, ato

duhet të përmbushin kërkesat që parashikon neni 77, germa “a”, pika 5 të Rregullores dhe neni

177, pika 1 të Kushtetutës, si dhe të ketë 1/3-at e firmave të deputetëve.

Fillojmë nga diskutimi në parim.

Kush e do fjalën? Urdhëroni, zoti Bylykbashi!

Oerd Bylykbashi – Faleminderit, zoti Kryetar!

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e zgjedhim me shumicën e cilësuar prej 3/5-at, sepse Kushtetuta nuk parashikon tjetër, e thotë qartë dispozita tranzitore, e përhershme:

3

Gjatë kësaj procedure që na përcakton Rregullorja e Kuvendit për të ndjekur këtë

mbledhje të përbashkët të Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve, jemi në

momentin më të rëndësishëm të vendimmarrjes sonë, e cila, në gjykimin tim, duhet të

përmbledhë edhe përgjegjshmërinë e parlamentit shqiptar. Jo më kot Rregullorja na përcakton

Këshillin e Legjislacionit dhe Komisionin e Ligjeve si një entitet, i cili ka maksimumin e

ekspertizës dhe eksperiencës për ta vënë parlamentin nën shinën e përgjegjshmërisë për zbatimin

e Kushtetutës.

Këto ndryshime kushtetuese, që propozohen nga opozita, janë të thjeshta dhe të qarta.

Janë ndryshime kushtetuese, të cilat i kemi propozuar më 9 dhjetor, në tentativën për të zgjidhur

këtë ngërç që paraqitet, por nuk pati dakordësi.

Në seancën e 18 dhjetorit është krijuar një nga situatat më të paprecedenta, jo vetëm në

raport me funksionimin e parlamentit, pra, me atë çfarë bën, por në raport me funksionimin

kushtetues të shtetit shqiptar dhe, në mënyrë specifike, me një nga tri pushtetet, që është

drejtësia.

Emërimi i Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm, është një koncept që nuk e njeh

Kushtetuta, por është edhe një aberracion kushtetues, diçka që nuk mund të përkufizohet as si

shkelje, por është më rëndë se sa kaq. Kushtetuta parashikon vetëm “Prokuror të Përgjithshëm,

me mandat 7 –vjeçar, i cili duhet të zgjidhet me 3/5-at e votave dhe me veting”. Asgjë nga këto

nuk garanton figura e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm dhe jo vetëm kaq, por ka treguar

qartë që në një seancë ku çdo profesionist do të ishte tërhequr përballë mungesës jo thjesht të

konsensusit, por të legjitimitetit kushtetues të kësaj seance, zgjedhja me një shumicë, e cila nuk

është as gjysma e deputetëve të parlamentit shqiptar, qartazi, më pas ka perceptuar një seri

situatash me karakter të rëndë në raport me atë që është rritja e sistemit të drejtësisë.

Nuk po flas se çfarë ka ndodhur me hetimin e çështjeve të rëndësishme, po flas për

fillimin e ngritjes së institucioneve të drejtësisë. Një Prokuror i Përgjithshëm i përkohshëm, i cili

në shkelje flagrante të ligjit shkarkon, transferon, merr masa disiplinore, që nuk i ka në ligj, mbi

prokurorët, mbi atë trupë, që, pavarësisht se me ligj, sot është organ i decentralizuar. Pra,

prokurorët nuk i ka në varësi, e dimë shumë mirë që së fundi, Prokuroria e Përgjithshme, ishte

një organ i hepercentralizuar, e për rrjedhojë, mentaliteti i trupës së prokurorëve është i qartë.

Kur shefi jep urdhër, apo merr një pozicion të caktuar, ndikimi është absolut dhe kjo është ajo që,

qartazi, do të jetë pasojë e rëndë në atë që është pritshmëria më pas. Si do të ngrihen organet më

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e zgjedhim me shumicën e cilësuar prej 3/5-at, sepse Kushtetuta nuk parashikon tjetër, e thotë qartë dispozita tranzitore, e përhershme:

4

tej, pra, Këshilli i Lartë i Prokurorisë? 6 prokurorët do të zgjidhen nën ndikimin e një Prokurori

të Përgjithshëm të përkohshëm, antikushtetues, pa legjitimitet? Pra, një antikushtetueshmëri po

çon në një situatë tjetër antikushtetuese, dhe kjo është e papranueshme. Mund të jetë e

leverdishme për ju si maxhorancë, por është e papranueshme në aspektin kushtetues, moral, të

qëllimit të reformës në drejtësi, dhe, në fund fare, është e papranueshme politikisht.

Nëse ne sot nuk do të gjejmë një zgjidhje, do të dakordësohemi për ta vënë në shinë

kushtetuese procesin e ndjekjes penale, duke filluar nga Prokurori i Përgjithshëm, qoftë edhe i

përkohshëm, por i zgjedhur sipas Kushtetutës, e gjithë ngrehina që po vijon më pas të ngrihet, do

të jetë një ngrehinë me rrënjët në rërë, e për rrjedhojë, nuk do të zgjasë shumë, por do të tronditet

e do të bjerë poshtë.

Kur fola për përgjegjshmërinë politike dhe kushtetuese të parlamentit, dhe kjo është

detyra jonë kryesisht, ta udhëzojmë parlamentin drejt, është pikërisht kjo, të evitojmë që në të

ardhmen e afërt, jo të largët, sistemi i prokurorisë të mos hyjë në një valë tërmetesh që do të

çojnë në rrëzimin e tij. Kjo zgjidhje, sado që mund të duket e zgjuar në interesin tuaj, apo qoftë

edhe tinzare, është dritëshkurtër dhe do të marrë goditje pa fund, që nga aspekti kushtetues, edhe

ai politik.

Produkti që prodhon sot, është anitkushtetues. Sot është i papranueshëm, nesër do të jetë

më keq, kështu që, për të mos hyrë kaq thellë në këtë lloj krize kushtetuese, zgjidhja e vetme

është kjo: kthejmë Prokurorin e Përgjithshëm nën shinën e Kushtetutës. Si? I ndërpresim

mandatin Prokurorit të Përgjithshëm provizor antikushtetues, me një dispozitë kushtetuese,

pikërisht me atë dispozitë që mungonte te neni 179. Pra, i vetmi organ që nuk e kishte një rregull

tranzitor, ishte Prokurori i Përgjithshëm. E zgjidhim atje çështjen, fillojmë një procedurë

kushtetuese të urdhëruar nga Kushtetuta dhe një vetingu prioritar për të gjithë kandidatët që do të

shkojnë për t’u përzgjedhur si Prokuror i Përgjithshëm i përkohshëm, pra, përsëri do të zgjedhim

Prokurorin e Përgjithshëm të përkohshëm për sa kohë nuk kemi Këshillin e Lartë të Prokurorisë,

e zgjedhim me shumicën e cilësuar prej 3/5-at, sepse Kushtetuta nuk parashikon tjetër, e thotë

qartë dispozita tranzitore, e përhershme: “nga 1 shtatori të gjitha vendimet janë me 3/5-at”. Pra,

prokurorin e përkohshëm kushtetues kësaj radhe, e zgjedhim me 3/5-at dhe të vetuar me veting,

jo si tani që prokurorja aktuale nuk dihet nëse e kalon vetingun, madje mundet që, nëse ka të

dhëna procedimesh penale ndaj saj në të shkuarën, nëse futet sot në veting, si prokurore e

thjeshtë, shkarkohet nesër.

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e zgjedhim me shumicën e cilësuar prej 3/5-at, sepse Kushtetuta nuk parashikon tjetër, e thotë qartë dispozita tranzitore, e përhershme:

5

Pra, e kthejmë në legjitimitetin kushtetues procesin, dhe sapo Këshilli i Lartë i

Prokurorisë të ngrihet, ashtu siç duhet, ne zgjedhim Prokurorin e Përgjithshëm.

A duhet të jetë i bllokueshëm procesi me 3/5-at? Jo, sepse tashmë kemi rënë të gjithë

dakord. Zgjidhja që ka marrë vend në Kushtetutën e Shqipërisë është: parlamenti ka një hapësirë

të madhe për të marrë një vendim. Në fund, nëse konsensusi nuk gjendet, ka një mekanizëm

zhbllokues, i cili është përtej vullneteve tona, që është Gjykata Kushtetuese, e cila është në

legjitimitet të plotë kushtetues edhe pas reformës në drejtësi. Unë nuk po flas për gjykatën e

bllokuar për shkak të numrave, por për gjykatën si trupë, për të cilën askush nuk ka të drejtë t’i

vërë në diskutim funksionimin, ka apo nuk ka veting. Pra, është gjykata që bën renditjen e

kandidatëve dhe, nëse parlamenti e shfrytëzon mundësinë për 3/5-at, por nuk gjen dot zgjidhje,

kandidatët profesionistë për Prokuror të Përgjithshëm të përkohshëm do të përzgjidhen sipas

renditjes profesionale që ka bërë trupa më e lartë në Republikën e Shqipërisë, që është Gjykata

Kushtetuese. Pra, është një zgjidhje e thjeshtë, e qartë, funksionale, efikase dhe, mbi të gjitha,

kushtetuese. Askush nuk mund të thotë që kemi një prokuror që e kemi varur në grremçin e një

paragrafi, të një neni tranzitor që ka rënë nga fuqia. Jo, kemi një dispozitë kushtetuese që i jep të

gjithë legjitimitetin.

Për ta përmbyllur ndërhyrjen time, unë them se sot ne kemi shansin të kthejmë situatën në

normalitetin kushtetues menjëherë, me dakordësi dhe me konsensus, të cilin duhet ta kishim

gjetur para datës 18 dhjetor, kur u refuzua, dhe të ecim më tej. Sapo Këshilli i Lartë i

Prokurorisë të ngrihet, sipas Kushtetutës, zgjedhim Prokurorin e Përgjithshëm. Në fakt, sot ky

moment ka dy elemente të rëndësishme, së pari, kthejmë kushtetuetshmërinë e Prokurorit të

Përgjithshëm, së dyti, rikthejmë vullnetin për ngritjen me konsensus të sistemit të drejtësisë, atë

që ne e bëmë në datën 22 korrik të vitit 2016.

Nuk, po zgjatem më tej, zoti Kryetar, sepse dua t’u lë hapësirë kolegëve të shprehin

mendimet e tyre, por ky është një test shumë i madh për maxhorancën tuaj, që tregon se çfarë

rruge do të marrë në ngritjen e sistemit të drejtësisë, atë të kapjes dritëshkurtër, sepse nesër do të

rrëzohet, sado tensione dhe vështirësi të krijoni ju, ata që do të ngrini ju sot, nuk do të

qëndrojnë, apo mbi bazën e Kushtetutës së 22 korrikut të vitit 2016, të ngremë sistemin e

drejtësisë, ashtu siç e kërkon Këshilli i Europës dhe Komisioni i Venecias.

Gramoz Ruçi – A ka mendime të tjera?

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e zgjedhim me shumicën e cilësuar prej 3/5-at, sepse Kushtetuta nuk parashikon tjetër, e thotë qartë dispozita tranzitore, e përhershme:

6

Alket Hyseni - U bë kaq kohë që ne diskutojmë rreth këtij projektligji për ndryshimin e

Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Pas involvimit të ekspertëve në seancën e pyetjeve nga

të dyja palët, pas studimit me vëmendje të projketaktit, por edhe të situatës kushtetuese, unë

gjykoj në cilësinë relatorit se qëllimi i këtij projektligji nuk do të arrihej edhe sikur ne të

procedonim në kushtet optimale dhe të kishte një konsensus maksimal dhe edhe sikur qëllimi i

këtij projektligji të ishte ideal. Pse e them këtë? Nisem nga fakti që, ashtu si ekspertët e dyja

palëve pranuan, në kushtet më optimale nga hyrja në fuqi e këtyre ndryshimeve kushtetuese do të

duheshin 2 muaj dhe 54 ditë pune, sipas ekspertëve, që procedura për zgjedhjen e prokurorit

sipas kërkesave të këtij projektligji, të ekzekutohej. Kjo do të ndodhte në kushtet kur nuk

prekeshin ligjet, por nëse do të shkonim me këtë procedurë, do të ishte e domosdoshme të

prekeshin, së paku, dy ligje, që edhe ekspertët e pranuan. Duke u mbështetur te fakti sa kohë

nevojitet për ndryshimin e dy ligjeve, në kushtet më optimale të mundshme, me procedurë të

përshpejtuar, do të na duhej një muaj, ligji do të hynte në fuqi në fund të majit. Pra, Kushtetuta

dhe ligjet do të bëheshin efektive në fund të majit. Atëherë, aty do të fillonin afatet 2-mujore,

afati 54 ditë në kushte ideale për të zgjedhur Prokurorin e Përgjithshëm. Kjo do të bënte që

prokurori, sipas kërkesës së opozitës, do të zgjidhej në fund të korrikut. Ndërkohë bëhet fjalë për

një dispozitë kalimtare, e cila synon, sipas opozitës, të zgjidhë një ngërç, që nuk ekziston, i cili

është zgjidhur tashmë në mënyrë kushtetuese dhe ligjore.

Prokurori i Përgjithshëm, i caktuar nga Kuvendi, ose i përkohshmi, siç quhet rëndom, u

zgjodh me një procedurë tërësisht transparente, me një procedurë tërësisht kushtetuese dhe

ligjore bazuar në një ligj, i cili nuk është i zakonshëm, është një ligj i miratuar me 3/5/at. Pra,

ligji që i jep fuqi procedurës së zgjedhjes së këtij funksionari kushtetues të përkohshëm e ka

shumicën kushtetuese që kërkon vetë Kushtetuta, madje ka edhe mbështetjen e një pjese të

opozitës në miratimin e tij.

Po ashtu, nga pikëpamja politike, zgjedhja u bë jo vetëm transparente, por iu bë thirrje e

hapur publike opozitës për të marrë pjesë në këtë proces dhe së bashku të gjendej konsensusi për

një emër të mundshëm nga ata prokurorë në detyrë, që plotësonin kriteret kushtetuese dhe

ligjore. Opozita nuk e pranoi këtë.

Një argument tjetër kundër kësaj është fakti që nuk ka asnjë ngërç funksional, prokuroria

është në detyrë, ajo po e kryen funksionin e saj, madje shumë më mirë se më parë. Të gjithë jemi

dëshmitarë dhe vetë opozita në deklaratat e saj spontane e ka pranuar që prokuroria po del nga

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e zgjedhim me shumicën e cilësuar prej 3/5-at, sepse Kushtetuta nuk parashikon tjetër, e thotë qartë dispozita tranzitore, e përhershme:

7

apatia, madje keni shigjetuar situatën e mëparshme të punës, për të mos u ndalur te shigjetimi i

emrave personalë. Pra, në këto kushte ne mendojmë që duke konverguar të dyja elementet, qoftë

elementin kushtetues, i cili nuk përputhet në këtë rast, qoftë edhe elementet politike, të cilët janë

kundër iniciativës së këtij projektligji, ne gjykojmë që nuk ka asnjë arsye të qenësishme t’i hyjmë

një aventure për një dispozitë tranzitore, që nuk do të aplikohet dot kurrë, sepse në momentin që

do të fillojmë procedurat, mund të jetë kryer, nga pikëpamja kushtetuese, ngritja e KLP-së dhe

ne mendojmë se më pak kohë nevojitet për ngritjen e KLP-së sesa për vënien në lëvizje të gjithë

këtij mekanizmi të sforcuar në Kushtetutë dhe më shpejt do të zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm

sipas Kushtetutës, si rregull i përhershëm, sesa, sipas dispozitës kalimtare, si një përjashtim nga

rregulli për një rast siç u aplikua në rastin e zgjedhjes së prokurorit të përkohshëm.

Mendimi im si relator është që projektligji është i panevojshëm, jokushtetues, jokorrekt

politikisht dhe ka vetëm një qëllim të qartë politik: pengimin e reformës në drejtësi. Kjo është një

strategji me një kontur të qartë, që duke ardhur sa më afër implementimit të reformës, bëhet edhe

më agresive në mjetet juridike të goditjes. Nëse deri sot është goditur politikisht ose edhe me

mjete gjyqësore, duke çuar në Gjykatën Kushtetuese një pjesë të akteve, të ligjeve, që kanë dalë

në vijim të Kushtetutës. Sot po përpiqet të goditet drejtpërdrejt Kushtetuta për të penguar qartazi

reformën në drejtësi.

Në këto kushte, propozoj të mos miratohet projektamendamenti kushtetues.

Faleminderit!

Gramoz Ruçi – Kush e do fjalën?

Enkelejd Alibeaj – Faleminderit!

Ajo që po diskutojmë këto ditë të mbledhjes së përbashkët të Këshillit të Mandatit,

Rregullores dhe Komisionit të Ligjeve, nuk është thjesht diskutimi i teknikës legjislative të

amendamenteve kushtetuese të paraqitura nga opozita. Pra, nuk është një veprim afatshkurtër,

meqë ju e shkelët Kushtetutën, me 69 vota emëruat Prokurorin e Përgjithshëm, ne po ndërmarrim

tani hapa për të mos ju lënë të zhyteni akoma më tepër në batak siç keni bërë deri tani dhe për ta

shtuar zullumin.

Ka edhe vlerën e saj, sepse dihen fare mirë se cilat janë synimet tuaja edhe në votimin me

60 vota të Prokurorit të Përgjithshëm. Është fare e qartë se çfarë donit dhe e arritët deri tani, pa

shumë lavdi duhet thënë, kapjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Po kështu, fare i qartë është edhe

synimi juaj afatshkurtër, kapja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Prokurori i Përgjithshëm i

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e zgjedhim me shumicën e cilësuar prej 3/5-at, sepse Kushtetuta nuk parashikon tjetër, e thotë qartë dispozita tranzitore, e përhershme:

8

përkohshëm, çfarëdolloj emri të ketë, ka këtë detyrë: vendos influencën e vet në strukturën

piramidale të prokurorisë, mjafton të kapë drejtuesit e prokurorisë së rretheve dhe të ngratët

prokurorë, të cilët nesër, pasnesër, kur të vijë data, do të mblidhen për të votuar në asamblenë e

tyre përfaqësuesit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, do të jenë të detyruar, të influencuar, të

ledhatuar, të mikluar nga Prokurorja e Përgjithshme, të votojnë ata emra që Prokurorja e

Përgjithshme do t’u thotë, ata, të cilët i ka thënë Edi Rama. Kaq e thjeshtë është.

Kjo është optika afatshkurtër, e dëmshme maksimalisht. Pse jo, e ka nisma e opozitës

edhe këtë synim, t’i vendosë një hendek kësaj rrëpire ku po e çoni ju prokurorinë, sistemin e

drejtësisë, reformën e drejtësisë, po të doni edhe të ardhmen e këtij vendi.

Në fakt, ky parlament, deputetët përfaqësues, siç pretendojmë të jemi, të publikut, do të

duhet të mendojnë edhe pak më larg, në afat të mesëm apo në afat të gjatë, quajeni si të doni.

Çfarë kemi krijuar ne, po fus edhe veten këtu bashkë me ju, me atë ngjarje të 18 dhjetorit, kur u

bë votimi i njëanshëm i Prokurorit të Përgjithshëm? Ndoshta fyerjen më të madhe institucionale

të traditës shtetformuese të këtij vendi. Nuk ka ndodhur asnjëherë në 27 apo 28 vjet të ketë një

fyerje kaq flagrante, agresion kaq të egër ndaj tentativave të brishta për të formuar shtet ky vend.

Nuk ka ndodhur asnjëherë të shkelet Kushtetuta me kaq pacipësi publike dhe politike. Qoftë

edhe për sy e faqe, duhet t’ia kurseni vetes. Në fakt, nuk i ka defektet e veta vetëm në dhjetorin e

2017-ës, por do t’i ketë për vite e për dekada, sepse është shumë e vështirë për politikën të

rikuperojë edhe një herë kuotat morale, të risjellë sjelljet e saj në shina morale dhe kushtetuese.

Për këtë arsye është e domosdoshme që masat të merren menjëherë, tani, që ajo që ka

ndodhur të jetë thjesht dhe vetëm një ëndërr e keqe. Si ia shpërdoroni këtij populli, këtij vendi,

një mundësi kaq të mirë që iu dha për të bërë më së fundi një drejtësi, e cila të paktën të kishte

kurajë civile për të zbatuar ligjin dhe për të funksionuar si në vendet e Europës? 27 vjet, me apo

pa faj, për shkak të tranzicionit, për shkak të papjekurisë politike, nuk u arrit ndoshta të krijohet

një sistem drejtësie i denjë për t’u quajtur europian, lindor e sovjetik po e po, por europian

asnjëherë. Erdhi më në fund pas 27 vjetëve me debate, pjesë e procesit është debati politik, por

duhet thënë me mbështetjen e publikut. E keni dëgjuar se çfarë kërkon publiku sot? Veting andej,

veting këtej, asnjëri nuk e kupton fjalën “veting”, të jeni të sigurt, ama etjen dhe urinë për të

pasur drejtësi këtë po, lexohet në sytë e çdo njeriu.

Në fakt, ky ishte rasti të krijonim një drejtësi, e cila, minimalisht, të ishte jopolitike, çdo

gjë që është jopolitike afërmendsh konsiderohet e drejtë, krijon legjitimitet dhe besueshmëri e

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e zgjedhim me shumicën e cilësuar prej 3/5-at, sepse Kushtetuta nuk parashikon tjetër, e thotë qartë dispozita tranzitore, e përhershme:

9

dalëngadalë do të fillonte të krijonte edhe dinjitetin e saj. E vetuar, akoma më mirë do të ishte.

Për këtë arsye kjo sallë me goxha histori, të hidhur e ka pasur, ka sot momentin për t’u bërë pak e

lavdishme dhe është përgjegjësi jona për të dhënë një kontribut pozitiv edhe për të ardhmen,

edhe për karrierat tona individuale, nesër do të shkruhen dhe do të lexohen këto që po themi sot,

prandaj gjithsecili prej nesh, po t’i bëj thirrje bonsensit, po t’i bëj thirrje moralit, për aq sa e ka,

nëse e ka, besoj se nuk ka zgjidhje veçse ta pranojmë si zgjidhje të detyruar, nuk është çështje

zgjedhjeje, është zgjidhje e detyruar. E kemi shkelur, u shkel Kushtetuta, u rrënua reforma,

humbi legjitimiteti, besueshmëria është zero, provat janë në fakt ditë për ditë se çfarë bëhet dhe

se çfarë ndodh me sistemin e prokurorisë. Pra, nuk jam duke thënë thjesht për Prokuroren e

Përgjithshme të përkohshme, por për sistemin e prokurorisë e bashkë me të edhe me sistemin e

drejtësisë.

Kemi mundësinë për ta rimarrë edhe një herë kuotën morale për bërjen e reformës në

drejtësi. Është test moral për gjithsecilin prej nesh, nuk është thjesht çështje e teknikës

legjislative se kryhet në maj apo në prill. Kur ka vullnet të mirë, gjërat bëhen mirë, bëhen shpejt,

bëhen funksionale dhe efektive, testi moral është baraspeshë, lum kush e ka.

Faleminderit!

Gramoz Ruçi – Fjalën e ka zonja Hysi.

Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti kryetar!

Në fakt, do ta nis aty ku e la parafolësi, që sistemi i drejtësisë është rrënuar, reforma është

deligjitimuar. Me të gjitha lëvizjet që ju kolegë të opozitës keni bërë që nga janari i 2017-ës, pra

kur ka hyrë në fuqi paketa e ligjeve për organizimin dhe funksionimin e organeve të drejtësisë,

fokusi ose qëllimi i gjithë lëvizjes suaj ka qenë pikërisht ta deligjitimojë këtë proces dhe të

shkaktojë pakënaqësi, paqartësi midis praktikuesve të sistemit të drejtësisë penale.

Nëse i kthehemi nismës suaj, e cila në të vërtetë është e përbërë nga 2 nene, ndryshimi

nuk është i teknikës legjislative, por shumë më i thellë, pasi ju propozoni të zhbëni një proces, i

cili tashmë është kryer në përputhje me Kushtetutën dhe me ligjin, duke parashikuar 4 elemente

të rëndësishme në përzgjedhjen e një prokurori të përkohshëm pas heqjes së prokurores së

përkohshme, e cila është caktuar të ushtrojë përkohësisht funksionet e Prokurorit të

Përgjithshëm. Konkretisht ju thoni zgjedhjen me 3/5-at, propozim nga Gjykata Kushtetuese,

kalimin e vetingut dhe një mekanizëm zhbllokues.

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e zgjedhim me shumicën e cilësuar prej 3/5-at, sepse Kushtetuta nuk parashikon tjetër, e thotë qartë dispozita tranzitore, e përhershme:

10

Në fakt, të katra propozimet tuaja të përfshira në një nen shoqërohen edhe me prekjen e

dy ligjeve të tjera të rëndësishme, konkretisht, të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e

prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” dhe të ligjit të SPAK-ut. Ju nuk e thoni, por këtë e

thekson shumë mirë paragrafi i dytë i nenit që ju propozoni. Në fakt, sot nuk arrij të kuptoj sesi

ju dëshironi të ndryshoni një nen të miratuar me 140 vota. Paragrafi 13 i nenit 179 është miratuar

me 140 vota. Është ndryshimi i bërë me ligjin nr. 76/2016. Kushtetuta ka hyrë në fuqi më 22

korrik të vitit 2016, para një viti e gjysmë. Pra, jeni bërë pishman dhe kjo tregon se 140 votat e

marra atë ditë nuk kanë qenë vota reale që shprehnin vullnetin tuaj të brendshëm për të bërë

reformën në drejtësi.

E para, ju kërkoni të trajtoni diçka që është postfaktum. Po lexoja me vëmendje

përmbajtjen e propozimit tuaj. Ju thoni (dhe është shumë interesante dhe nuk është thjesht

teknikë legjislative): “Prokurorit të Përgjithshëm në detyrë i përfundonte koha e qëndrimit të

nesërmen e hyrjes në fuqi të këtij ligji.” Pra, të nesërmen, do të thotë që i ka mbaruar mandati më

23 korrik të vitit 2016”. Ne sot po diskutojmë dhe jemi në datën 27 shkurt të vitit 2018.

E dyta, ju theksoni, nëpërmjet propozimit tuaj, se KLGJ-ja nuk po ngrihet. Në fakt, do të

doja të sillja në vëmendjen tuaj se që në maj të vitit 2017 Kuvendi i Shqipërisë shërbeu si një

kuti postare për të mbledhur propozimet e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve që dëshironin të

kandidonin për anëtar në KLGj dhe KLP deri më 13 janar të vitit 2017. Nëse ata nuk janë vetuar

deri më sot që flasim, pra më 27 shkurt të vitit 2018, le të bëjmë një retrospektivë dhe të pyesim

se kush e bllokoi ngritjen e organeve të vetingut. Mos harroni që brenda periudhës që mbaroi

mbledhja e kandidaturave, për 30 ditë, ju ngritët çadrën në bulevard në vend që të mblidheshim

dhe të ngrinim organet e verifikimit të përzgjedhjes dhe të votimit të anëtarëve të KLGJ-së dhe të

KLP-së. Në këtë mënyrë organet e vetingut do të kishin vetuar edhe listën e kandidatëve gjyqtarë

dhe prokurorë. Pra, do t’i kishim edhe KLGJ-në, edhe KLP-në në funksion, të paktën prej 6

muajsh.

Ju thoni se është zgjedhur Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme në mënyrë politike.

Në fakt, ju harroni që ne nuk kemi bërë zgjedhje, por është caktuar një prokuror nga gjiri i

prokurorëve i cili do të ushtrojë disa detyra të përcaktuara. Ju e dini shumë mirë që detyrat janë

të përcaktuara në nenin 160, pika 2, të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në

Republikën e Shqipërisë”. I jemi referuar nenit 109. Nëse do të kishim një zëvendësprokuror të

Përgjithshëm, ky debat nuk do të bëhej sot. Çfarë po bën Prokurorja e Përgjithshme?! Po ushtron

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e zgjedhim me shumicën e cilësuar prej 3/5-at, sepse Kushtetuta nuk parashikon tjetër, e thotë qartë dispozita tranzitore, e përhershme:

11

detyrat e zëvendësprokurorit, të cilat normalisht ne ia kemi dhënë me ligjin e ri të prokurorisë.

Pra, ne kemi caktuar një prokuror që ushtron kompetenca të përcaktuara, të limituara që janë në

ligj. Me ligjin e ri të organizimit të prokurorisë do t’i ushtrojë zëvendësprokurori i Përgjithshëm,

që është një figurë të cilën ne kemi rifutur në kuadër të reformës në drejtësi. Gjithashtu, ju thoni

që ky prokuror, duke u zgjedhur me tre të pestat, është jopolitik. Ju harroni se çdo njeri që

zgjidhet në Kuvendin e Shqipërisë me votat, ne gjithmonë jemi etiketuar se kemi vënë njerëz

politikë. Nëse ne flasim për një prokuror të përgjithshëm, i cili do të zgjidhet nga propozimi që

do të sjellë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ne i kemi përmbushur të gjitha kriteret.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

E di që do të flasësh pas meje. Prandaj po të provokoj, që të flasësh. Në këtë kuadër,

është e qartë se në Kushtetutë ne i kemi përmbushur të gjitha ato kërkesa që ka thënë Komisioni i

Venecias, pra një organ që i propozon, rankim, vlerësim të kritereve, tre të pestat etj. Këtu është

fjala për Prokurorin e Përgjithshëm, i cili do të zgjidhet me ngritjen e KLP-së.

Gjithashtu, me vjen keq, se ju përsëri propozoni diçka alogjike. Ju thoni se kandidatët do

të propozohen nga Gjykata Kushtetuese dhe si kriter keni përmendur se duhet të jenë të vetuar.

Të nderuar kolegë, dini të jetë vetuar deri më sot ndonjë anëtar i Gjykatës Kushtetuese? Ju thoni

se kandidaturat duhet ta kalojnë me sukses procesin e vlerësimit. Sa kohë duhet që të vlerësohen

kandidaturat për Prokuror të Përgjithshëm? Çfarë do të ndodhë? Sa kohë do të duhet të presim?

Në këtë kuadër, bazuar edhe në ato që ju keni shkruar në relacion, se mungojnë argumentet

ligjore dhe gjithçka është politike, ku ka një përzierje të kompetencave të prokurorisë me

gjykatën, ku ka një përzierje të detyrave që ka Prokurori i Përgjithshëm, i cili do të zgjidhet sipas

propozimeve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi me prokurorin e përkohshëm që caktohet të

ushtrojë detyrat e Prokurorit të Përgjithshëm, pra duke pasur parasysh faktin që renditen një sërë

akuzash politike në kërkesën tuaj dhe faktin që përmendni pandëshkueshmërinë, ndërkohë që në

këtë moment prokurorja, e caktuar të ushtrojë kompetencat e Prokurorit të Përgjithshëm, e ka

shkundur prokurorinë, mua më vjen keq të them se kjo çështje që ju na vutë në tavolinë ishte

argumenti ose përpjekja e radhës, pasi mbaruat me Gjykatën Kushtetuese, për të deligjitimuar

reformën në drejtësi, për të krijuar opinionin në publik që kjo reformë nuk ka vlerë, është një

reformë e dështuar. Unë kam një pyetje për ju: cila do të jetë përpjekja e radhës, pas kësaj nisme,

për të deligjitimuar reformën në drejtësi?

Faleminderit!

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e zgjedhim me shumicën e cilësuar prej 3/5-at, sepse Kushtetuta nuk parashikon tjetër, e thotë qartë dispozita tranzitore, e përhershme:

12

Gramoz Ruçi – Zoti Strazimiri.

Gent Strazimiri – Zoti Kryetar,

Së pari, dua ta filloj me ndreqje gabimesh, sepse reforma nuk mund t’i merrte 140 vota,

pra mori 135 vota, sepse 5 nga deputetët i kishit në burg. Gjithsesi, pavarësisht shifrave, kam

përshtypjen se zonja Hysi donte të thoshte se është bërë me konsensus. Po, është e vërtetë që

është miratuar me konsensus. Kush e tradhtoi konsensusin?! E tradhtuat ju konsensusin, sepse

vepruat ndryshe nga sa kishim biseduar në këtë sallë, dhe janë të gjitha të transkriptuara, që ditën

kur ndryshimet kushtetuese do të miratoheshin me konsensus, edhe ligjet organike të

funksionimit do të miratoheshin me konsensus. Ju nuk e mbajtët fjalën. Ju miratuat ligjet

organike, të cilat na kanë krijuar çorbën antikushtetues që kemi sot. Jeni në konflikt me

Kushtetutën dhe jo më opozitën, këtë gjë sapo jua thanë kolegët.

Për një juriste të vjetër, është e palejueshme, ose është siklet i jashtëzakonshëm që po

përpiqet të mbrojë të pambrojtshmen, në qoftë se ndërron terminologjinë për koncepte që nuk

kanë ndryshuar sa herë ndërrohet situata. Kur sollët për ta miratuar në Komisionin e Ligjeve këtë

prokuroren e përkohshme të Përgjithshme (edhe këtë tre PPP e keni, partneritet privat-publik)

thatë: “Nuk ka asnjë gjë në dorë dhe pse shqetësoheni”. Kështu keni thënë të gjithë fjalë për fjalë

në Komisionin e Ligjeve. Nuk e di kush jua ka dhënë këtë argument. “Nuk ka ndonjë gjë në dorë

dhe nuk ka rëndësi koha se sa do të rrijë. Ka në dorë çelësat e kashtës”. Kështu keni thënë fjalë

për fjalë. “Ka në dorë çelësat e kashtës”. E keni rimarrë të gjithë pastaj dhe e keni thënë si

shprehje. Në qoftë se je ti autore dhe ke të drejtën e autorit, ti e ke thënë. Çfarë ndodh? Edhe në

atë kohë kemi qenë përpara kamerave. Sot na thua që nuk paskemi zgjedhur një gjë të

përkohshme që ka në dorë çelësat e kashtës, por paskemi zgjedhur një zëvendësprokurore të

përhershme, që e paska ligji, e cila, edhe pse na kishte në dorë çelësat e kashtës, pa asnjë

kompetencë, e ka shkundur prokurorinë. Si e shkund prokurorinë ajo kur nuk ka kompetenca?!

Ky është problemi: ose e ka shkundur prokurorinë dhe ka kompetenca, ka instrumente, ose nuk e

shkund dot, se nuk ka as kompetenca dhe as instrumente, pra ka në dorë çelësat e kashtës. Tani

ndajeni mendjen.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Po bëjmë një përpjekje që të kthehemi në kushtetutshmëri. Nuk duhet të përfundojë edhe

Prokuroria e Përgjithshme, edhe drejtësia si pastrimi i parave. Tre muaj e mbajte, e nxore

Shqipërinë në një vend të pastrimit të parave. A ka mundësi të na lësh rehat?! Sepse nuk do ta

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e zgjedhim me shumicën e cilësuar prej 3/5-at, sepse Kushtetuta nuk parashikon tjetër, e thotë qartë dispozita tranzitore, e përhershme:

13

bëjmë prokurorinë si pastrimin e parave. Këtë duhet të bëjmë ne. Kështu që, a ka mundësi të

rrish? Je provuar ti... Ju lutem shumë, është Këshilli i Rregullores dhe Legjislacionit.

Kemi marrë përsipër të interpretojmë dhe të gjejmë një situatë kushtetuese me

instrumente kushtetuese, me terminologji kushtetuese. Zgjidhni njërën nga terminologjitë dhe

konceptet dhe përdoreni deri në fund, përndryshe sikletin e keni shumë të madh dhe nuk ju

zgjidh punë. Mos kujtoni se ata që u ndjekin nga televizori nuk e kuptojnë. Nesër do të lexohen

përsëri këto që thoni sot. Përpjekja jonë është ta kthejmë në kushtetutshmëri, pra në atë

konsensusin që patëm fillimisht të gjithë bashkë, të cilin e bëri jokushtetues veprimtaria që

ndërmorët me ligjet organike. Ju e prishët konsensusin. Edhe sikur kjo të ishte e vetmja zgjidhje

praktike, nuk do të ishte e tillë nëse është një zgjidhje antikushtetuese. Kjo është një zgjidhje

antikushtetuese. Ne nuk mund ta kalojmë, edhe sikur të ishte e pikuar nga qielli kjo. Nuk mund

të jetë kurrë një zgjidhje e mirë dhe e drejtë, një zgjidhje që vjen me instrumente të padrejtë.

Është aksiomë, e njeriut që ka mbaruar fakultetin e drejtësisë dhe që mendon se mund të merret

me drejtësinë, se një gjë që vjen nga instrumente të padrejta, nuk mund të jetë gjë e drejtë. Këtë

po përpiqemi të bëjmë. Në qoftë se doni retorikë, si, qysh, tek, unë kam edhe të tjera për t’ju

thënë dhe për t’ju rikujtuar disa gjëra, edhe të kohës kur diskutonit për ndryshimet kushtetuese,

kur i miratuam dhe kur prishët konsensusin, dhe çfarë spërkatash dhe piruetash bënit me

instrumente ligjore, sallatë fjalësh, për të argumentuar çorbën që jua bëjnë dhe jua sjellin të

gatshme. Në qoftë se vazhdojmë në këtë situatë dhe, secili prej jush përpiqet të nxjerrë partinë

nga sikleti, atëherë është e kotë që ta vazhdojmë këtë mbledhje, por në qoftë se biem dakord të

gjejmë një argument, një mënyrë, një modus kushtetues për ta rikthyer situatën në

kushtetutshmëri, hajdeni të vazhdojmë, por nëse nuk biem dakord, Gramoz, mbylle, siç e mbyll

ti zakonisht, që i nxjerr përjashta të gjithë, dhe mbaron puna. Të paktën nuk harxhojmë kohën.

Faleminderit!

Gramoz Ruçi – Fjala për Haxhinaston.

Edmond Haxhinasto – Faleminderit, zoti Kryetar!

Unë dua të shpreh se argumentimi teorik dhe juridik, pra nevoja juridike e ndërmarrjes

së një nisme të tillë, ishte shumë e qartë dhe kjo është e konfirmuar edhe nga kontributet e

ekspertëve, por çështja është se, midis kësaj nevoje ligjore juridike, kemi vendosur një nevojë

politike për të mos marrë një nismë të tillë. Pra, ky vakum kushtetues, së pari, po përpiqet të

argumentohet me referenca pragmatike, që kjo zgjidhje ekzistuese është duke funksionuar siç

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e zgjedhim me shumicën e cilësuar prej 3/5-at, sepse Kushtetuta nuk parashikon tjetër, e thotë qartë dispozita tranzitore, e përhershme:

14

duhet dhe, së dyti, duke sjellë edhe referenca procedurale, sikur nuk ka kohë për ta realizuar,

ndërkohë që ne e dimë shumë mirë dhe disa prej jush akoma më mirë, që ndryshimet

kushtetuese, kur ka pasur vullnet politik, janë bërë edhe brenda 48 orëve. Në vitin 2008

ndryshimet kushtetuese janë bërë për dy netë. Prandaj, besoj se diskutimi nuk duhet të jetë në

rrafshin politik, që ju e doni këtë gjë se doni reformën ose nuk e doni reformën dhe anasjelltas.

Besoj se kjo nuk është jurisprudencë por është politizim dhe zbulim i qëllimeve që nuk kanë të

bëjnë me nismat ligjore dhe ligjshmërinë.

Unë dua të falënderoj zonjën Hysi, e cila filloi të merrej me substancën e propozimit

dhe mendoj se duhet të jetë një thirrje për gjithë të tjerët, që t’i lënë motivimet politike dhe të

merren me substancën e materialit, sepse, në fund të fundit, marrja me substancën do të na çojë

drejt nevojës së një lëvizjeje të tillë. Besoj se nuk duhet të merremi me histori politike, se çfarë

ka bërë një parti e se çfarë ka bërë një tjetër, sepse kalimi në shtratin politik të këtij debati nuk e

ndihmon aspak as ligjshmërinë, as jurisprudencën. Detyra jonë është të mendojmë për

kushtetutshmërinë dhe kjo është një thirrje për maxhorancën, që në qoftë se e mendon se

ekziston një demokraci dhe nuk është e përhershme, duhet të mendojë më shumë për Kushtetutën

sesa për momentin politik ku ndodhet vendi.

Prandaj dua të shpreh dhe një herë mbështetjen për nevojën e avancimit të këtij

propozimi, të këtij amendimi kushtetues.

Faleminderit!

Gramoz Ruçi- Zoti Manja, fjala për ju.

Ulsi Manja- Zoti Kryetar, unë dua të shprehem shumë shkurt, më tepër për të qartësuar

opinionin publik.

Së pari, referuar vendimit të Kuvendit të Shqipërisë, Shqipëria ka sot Prokuror të

Përgjithshëm të zgjedhur konform Kushtetutës dhe ligjit. Vendimi i Kuvendit thotë: “Prokuror i

Përgjithshëm” i cili do të ushtrojë detyrat dhe funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm deri në

zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm konform parashikimeve kushtetuese”. Është e qartë se

çdo lloj termi tjetër i përdorur, nuk shkon në frymën e vendimit të Kuvendit. Që të jemi të qartë,

Shqipëria ka Prokuror të Përgjithshëm.

Së dyti, këtu u tha se jemi në konflikt me Kushtetutën. Jo, Kuvendi në vendimmarrjen e

vet për caktimin e Prokurorit të Përgjithshëm është plotësisht në respektim të Kushtetutës dhe të

ligjit. Kushtetuta jonë me dispozitën tranzitore nuk e ka zgjidhur rastin e vakancës së krijuar me

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e zgjedhim me shumicën e cilësuar prej 3/5-at, sepse Kushtetuta nuk parashikon tjetër, e thotë qartë dispozita tranzitore, e përhershme:

15

mbarimin e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm, siç e ka zgjidhur për organet e tjera

kushtetuese, që janë mandatet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Këtë gjë e ka bërë ligji nr.

97/ 2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”,

saktësisht neni 109/2, i cili është ligj organik i miratuar me 84 vota dhe, për sa kohë ky ligj nuk

është atakuar në Gjykatës Kushtetuese për kushtetutshmëri, Kuvendi ka detyrimin kushtetues të

zbatojë ligjin, nëse nuk do ta kishte zbatuar, atëherë ishte në shkelje të Kushtetutës dhe Kuvendi

në sovranitet të plotë ka ushtruar kompetencat e tij, duke zbatuar nenin 109/2 të Kushtetutës të

Republikës së Shqipërisë, duke caktuar Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë

nga radhët e prokurorëve të sistemit, i cili do të jetë aty deri sa të ngrihet Këshilli i Lartë i

Prokurorisë.

Për sa i përket Këshillit të Lartë të Prokurorisë, edhe në këtë rast Kuvendi e ka kryer

detyrën e vet që i ngarkon Kushtetuta. Ai ka zgjedhur anëtarët jogjyqtarë dhe joprokurorë për

këtë këshill. Pra, kompozimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë është në proces, ku pritet zgjedhja

e anëtarëve nga trupa e prokurorëve. Edhe këtu, për të qartësuar opinionin publik, nuk ka kapje,

s’ka sesi prokurori i ri në detyrë, siç u pretendua këtu nga kolegët, të ushtrojë gjithë influencën e

tij për të zgjedhur ata prokurorë që ai do për të qenë pjesë e Këshillit të Prokurorisë.

Kandidaturat nga radhët e prokurorëve, që kanë hyrë në garë për t’u bërë pjesë e trupës së

Këshillit të Lartë të Prokurorisë, janë depozituar me 13 janar të vitit 2017 dhe sot që po presin

vetingun janë në garë 17 prokurorë në tri nivelet e Prokurorisë; nga Shkalla e Parë e Prokurorisë,

nga Apeli dhe Prokuroria e Përgjithshme.

Sa për dijeni të opinionit publik, ditën kur kanë depozituar emrat këta prokurorë,

Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë ka qenë ai të cilit i mbaroi mandati në datën 7

dhjetor dhe, që fatkeqësisht, koha na dha të drejtë neve si shumicë, të zbatojmë saktësisht

Kushtetutën dhe ligjin. Unë nuk e di, kandidaturat u depozituan në janar të 2017-ës, në një

zgjedhje krejtësisht të lirë, dhe ne ndoshta si shumicë kemi të gjithë të drejtën të themi që po, ata

kandidatë që hynë në garë u diktuan nga Prokurori i Përgjithshëm që ishte. Ne e kemi këtë të

drejtë, ashtu siç e keni ju, që sot thoni se Prokurorja e Përgjithshme në detyrë do të diktojë

vullnetin e Asamblesë së Prokurorëve, 400 prokurorë. Ne i pranojmë ashtu siç e shprehën

vullnetin ata. Kanë hyrë në garë 17 vetë dhe pasi të kalojë vetingun Asambleja e Prokurorëve të

zgjedhë më të mirin. Ndërsa këta, projektojnë ato që kishin në mendje në janar të 2017-ës, se

kështu janë këta, ata që i mendojnë dhe i projektojnë te vetja ua faturojnë të tjerëve. Këtë kanë

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e zgjedhim me shumicën e cilësuar prej 3/5-at, sepse Kushtetuta nuk parashikon tjetër, e thotë qartë dispozita tranzitore, e përhershme:

16

bërë 27 vjet dhe shqiptarët e dinë se këta po qajnë për drejtësinë që po u ikën, por për drejtësinë

qan një njeri që e ka pasur drejtësinë. Ne nuk e kemi problem, sepse drejtësinë kemi vendosur

t’ua japim shqiptarëve dhe nuk kemi ndonjë interes.

Të nderuar kolegë, mos spekuloni, sepse më 13 janar të vitit 2017 Prokurori i

Përgjithshëm ishte ai që është ndaluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëse ju keni

argumentin se meqenëse atij i është ndaluar hyrja dhe kandidaturat janë paraqitur në kohën e tij,

sillni një amendament, se mund të jenë besuar këta kandidatë, kjo është tjetër gjë dhe është e

drejta juaj kjo. Por, të jemi korrektë, secilit t’i japim atë që i takon. Në këtë kuptim, të mos

harrojmë edhe rolin e ri kushtetues të prokurorisë, sepse e keni demonizuar rolin e Prokurorit të

Përgjithshëm. Më 1 gusht të vitit 2017 ka hyrë në fuqi Kodi i ri i Procedurës Penale, sot

Prokurori i Përgjithshëm është çdo prokuror në Republikën e Shqipërisë në raport me ushtrimin

e ndjekjes penale dhe hetimin, si nga prokurori i thjeshtë atje në Tropojë e deri te prokurori i

thjeshtë në Sarandë, domethënë ka të drejtën të fillojë çështjen penale në çdo kohë, kur

konstaton elemente të veprës penale dhe Prokurori i Përgjithshëm nuk ka më pushtet mbi

ndjekjen penale dhe hetimin, këtë e ka prokurori. Sigurisht kompetencat që kishte drejtuesi i

prokurorisë dhe Prokurori i Përgjithshëm dje, në raport me hetimin dhe ndjekjen penale, sot i ka

gjykata. Ka kontroll gjyqësor mbi vendimmarrjen e prokurorit, kështu që të jemi të qartë se ky

amendament kushtetues që sillni sot, unë e kam thënë edhe në fillim në mbledhjen e parë, nuk

synon zbatimin e reformës në drejtësi, në kuptimin e vullnetit pozitiv të zbatimit të kësaj

reforme, por synon kthimin në një situatë tjetër, pra të kthehemi në dhjetorin e vitit 2016.

Unë, duke u bashkuar edhe me mendimin e kolegëve të tjerë të shumicës dhe relatorit,

jam për rrëzimin e këtij amendamenti kushtetues.

Faleminderit!

Myslym Murrizi – Faleminderit, zoti Kryetar!

Së pari, do të më falni se jam deputet i ri dhe pa asnjë lloj përvoje! Këtu ka shumë që

kanë më shumë përvojë, janë filoperëndimorë, dhe njohin shumë kushtetuta të vendeve të BE-së

ku duam të anëtarësohemi. Nga që kolegu parafolës thotë se drejtësinë ia kemi lënë popullit, me

thënë të drejtën mu kujtua kur gjykatat gjobisnin për rosat në lum, kur mblidhej populli dhe

kishte gjykata fshati. Ky është një zhargon drejtësie i së kaluarës. Tash 26 vjet ne jemi hipokritë

me veten, që prokurorët e përgjithshëm i ka zgjedhur politika. A janë votuar në Kuvend? Po. Ajo

forcë politike që ka pasur shumicën në Kuvend, ka ngritur kartonin dhe ka zgjedhur Prokurorin e

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e zgjedhim me shumicën e cilësuar prej 3/5-at, sepse Kushtetuta nuk parashikon tjetër, e thotë qartë dispozita tranzitore, e përhershme:

17

Përgjithshëm. Doni ta shisni që e paska zgjedhur populli?! Që i keni marrë të rënë nga qielli?!

Nga doni ta filloni? Nga i pari Alush Dragoshi deri të Silvia Konti e me radhë? Politika i ka

zgjedhur. E votuat këtë zonjën me 69 vota, Vasilika e quajti zëvendësprokurore të Përgjithshme,

kurse ti the se është më shumë se zëvendësprokurore.

Unë desha të flas në parim. Fakti që pa u mbushur një vit e gjysmë, pra pa u tharë boja

e ndryshimeve kushtetuese, a e zgjodhët me 142 deputetë, me përqafime, me ulërima e

brohoritje, a e zgjodhët me 135, se 5 i kishit nga burgu, a e zgjodhët se erdhën disa deputetë dhe

shtypën atë këtu se ishin me hekura në duar. Ky ishte morali i atij parlamenti që kishin 4 vjetët e

shkuar, ku jo pak por 21 deputetë figuronin ose hajdutë për vjedhje nga dritaret e katit të dytë të

banesave në Itali, ose hajdutë makinash, ose tutorë, ose trafikantë, ose kriminel ose vrasës. Ky

është i gjithë morali i këtyre ndryshimeve kushtetuese të datës 22 korrik të vitit 2016. Nga kjo

lloj trupe politike ka ardhur ky ndryshim kushtetues. Sot një pjesë e mirë e tyre janë vërdallë, ca

në Gjykatën Administrative e ca në Gjykatën Penale, ca nëpër burgje, disave do t’ju vijë letër

porosia, se kërkohen prapë, nuk e di se ku kanë bërë ndonjë zullum tjetër.

Unë mendoj se edhe shpikja KLP, KLGJ, besoj se është ekstra shqiptare. Të më

ndihmojnë ata që janë filoperëndimorë dhe kanë shumë kulturë! A ka ndonjë vend në BE, nuk

flas as për Moldavinë e as për Kirgistanin, që e ka këtë variant drejtësie me KLP-në e me KLGJ-

në? E kam me ju, ish-prokuror, zoti Mane, apo është shpikje alla shqiptarçe meqë jemi fener

ndriçues i BE-së?

Ne kemi zgjedhur në kushtet, aq sa është e lartë politika në Shqipëri, ata anëtarë që i

takonin pjesë politike në Kuvend të KLP-së. A mund të na thoni, meqë jeni shumë entuziastë me

ardhjen e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, që po i shkund themelet, po i nxjerr fundin,

e po lufton krimin, a thua se edhe pak ditë dhe këtu bëhet parajsë, si në Suedi, kur do t’i zgjedhë

kjo trupë prej 400 prokurorësh këta anëtarët e vet të KLP-së? A kanë besim shqiptarët, jo ne që

jemi pjesë e politikës, që këta 70 prokurorë, pavarësisht se kanë konkurruar para se të vinte

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme në detyrë, janë pjesë apo jo e refuzimit të vizës? A kanë

moralin këta që t’u japin drejtësi të pavarur shqiptarëve, kur një pjesë e jo e vogël e tyre vijnë

nga ish-kryetarë hetuesie të regjimit komunist? Ka në Prokurorinë e Përgjithshme ish-hetues, ka

në Prokurori të Apelit ish-kryetarë hetuesie, që kanë futur në burg se thoshe “nuk ka djathë në

dyqan”. Ka nëpër prokuroritë e rretheve prokurorë që kanë bërë krime në gjyqe politike. Këta

400 prokurorë, nuk po them personalitete, (se kjo është e vogël, ka filluar mbrapa, nuk ka qenë

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e zgjedhim me shumicën e cilësuar prej 3/5-at, sepse Kushtetuta nuk parashikon tjetër, e thotë qartë dispozita tranzitore, e përhershme:

18

prokuror në kohën e komunizmit), sa të besueshëm janë, kur jo pak, por 70% e tyre arrestonin

pse shahej ai që drejtonte në zyrë?

Duhet parë çfarë ka treguar politika. Unë dy apo tri herë kam marrë pjesë në këtë

mbledhje si zëvendësues. Më ka pëlqyer në një mbledhje Kryetari kur tha që ne i bëjmë ligjet me

stomak, me uri, me oreks. Jeni sot në maxhorancë? Hajde të bëjmë ligj për vete! Jo, more, ta

marrim me qetësi! Akoma s’kemi harruar, janë bërë 28 vjet postkomunizëm dhe vazhdojmë në

hijen e komunizmit. Ju që jeni shumë specialistë dhe shumë perëndimorë, bëjini ligjet me qetësi

dhe nuk ka nevojë të bëni ligje për maxhorancën. Mirditorët kanë një shprehje të urtë popullore

“Shtrëngoje tjetrin, duke e menduar thikën me dy tehe! Sa të hyjë maja njërit, t’i hyjë edhe atij

tjetrit”. Ju mendoni se keni dërrasë nga krahu juaj dhe maja nga krahu tjetër. Më me qetësi bëjini

ligjet, me qëllim që t’u hyjnë në punë shqiptarëve dhe jo politikanëve!

Faleminderit!

Gramoz Ruçi - Një ndërhyrje të fundit të zotit Bylykbashi.

Oerd Bylykbashi – Zoti Kryetar, e thashë që në fillim që është mbledhje shumë e

rëndësishme. Të gjithë kolegët e opozitës thanë që është shans shumë i madh që të kthejmë në

normalitet dhe në legjitimitet kushtetues politik dhe moral këtë pjesë të reformës në drejtësi.

Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm është njëpërdorimsh. Në fund do të hidhet, do të lërë

gjurmën e vet dhe në CV-në e vet, nuk ka problem, por dëmi që bën është i parikuperueshëm.

Dëgjova kolegen Hysi që tha se kemi vënë një Prokuror të Përgjithshëm të përkohshëm

për të ushtruar detyrat e zëvendësprokurorit të Përgjithshëm. Ku i gjejnë këto dhe ku u shkon

mendja të gërmojnë në gjëra që nuk ekzistojnë në Kushtetutë?! Këtu e dëgjova. Përpiquni të

kuptoni dhe ta vini veten nga krahu tjetër, ta shihni me sy tjetër, jo tuajin, pra jo në interesin që

kërkon Edi Rama! Madje po mendoja se si do t’i ndërroni të gjitha këto që thatë ,sot nëse ai që

ju ka dhënë hyqmin sot për të thënë këto gjëra, për të kapur Prokurorin e Përgjithshëm dhe do

t’ju thoshte “Shikoni se kemi bërë marrëveshje me opozitën dhe do ta ndërrojmë këtë gjë”. Do ta

ndërronit muzikën 100%.

A e mbani mend historinë e dekriminalizimit? Disa prej jush i kam dëgjuar të thonë:

“antikushtetuese”, në fund fare “arritje e shkëlqyer”, të njëjtën gjë, nuk ndryshoi, pra nga a-ja te

zh-ja ligji është njësoj. Bëni një hap! Ngrihuni mbi interesin e vogël! Ore, e kemi mundësinë sot,

siç e tha kolegu Alibeaj, ta zhbëjmë, që kjo të mbetet një ëndërr e keqe.

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e zgjedhim me shumicën e cilësuar prej 3/5-at, sepse Kushtetuta nuk parashikon tjetër, e thotë qartë dispozita tranzitore, e përhershme:

19

Dëgjova një koleg tjetër të thoshte “Jo vetëm që kjo ka mbaruar, por nuk ka pasoja”.

Pasojat janë dy dhe të parikuperueshme më, pa atë që unë përmenda më herët. Me konflikt, me

përplasje dhe me tërmet në themelet e kësaj Kushtetute ato pasoja do të zhbëhen, do të marrin

kohë, energji të madhe politike, por do të zhbëhen. Ama sot kemi mundësinë që të mos kemi

fare nevojën për ta bërë këtë gjë. Kjo Prokurore e Përgjithshme e përkohshme deri sot po merret

me problemet të tipit: po liron, u kthen pasaportat etj. Çfarë bën? Heq prokurorë të komanduar

dhe gjoja po rikthen situatën normale, sepse ai që ishte më parë ishte i deligjitimuar. Kemi sot

faktin se si prokurorë të komanduar, të cilët kanë lidhje të drejtpërdrejta me zyrtarë të lartë të

PS-së, mbeten të komanduar, nga të rrallët që kanë mbetur. Kjo tregon diçka, apo jo? Dikush

buzëqesh si i shkon menjëherë mendja te emri. Pra, përveç zullumeve të vogla që mund të bëjë

kjo Prokurore e Përgjithshme e përkohshme në këtë fazë, halli është pasoja që prodhon në

sistem. Do të jetë prokurorja që do të ndikojë në zgjedhjen e 6 anëtarëve në mënyrë të

drejtpërdrejtë, pa asnjë ekuivok? Do të ndikojë në zgjedhjen e 6 anëtarëve të KLP-së?

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Të respektojë....

Këta gjashtë anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që vijnë nga prokuroria, bashkë

me ata të pestë, që ju i përzgjodhët në atë shortin ku nuk kishte rëndësi çfarë qershije kapje,

njësoj ishte, ju do të përcaktoni kush do të jetë prokurori i Përgjithshëm me mandatin kushtetues

shtatëvjeçar, se ata do t’i përzgjedhin kandidaturat. Pra, ky është shërbimi i madh që ju bën PP-ja

e sotme.

E dyta, që është edhe më e rëndësishme në interesin tuaj imediat, është KLP-ja, që do të

zgjidhni në këtë formë, me kontributin e vyer të prokurores së Përgjithshme provizore, do të

zgjidhni prokurorët e SPAK-ut. Ata që do të hetojnë...

Gjëja e parë që bën, gjëja më e thjeshtë...

(Deputetja Felaj ndërhyn pa mikrofon.)

Ermonela, të lutem, të mbaroj!

Gjëja më e thjeshtë që do të bëjë një prokuror i SPAK-ut, është zgjatja e dorës dhe kapja

e zullumit më të freskët, që janë ministrat, ata që janë sot, se e kanë të nxehtë, pra ajo që kanë

bërë nxjerr ende avull.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Ata do të kapë.

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e zgjedhim me shumicën e cilësuar prej 3/5-at, sepse Kushtetuta nuk parashikon tjetër, e thotë qartë dispozita tranzitore, e përhershme:

20

Jo, ju garantoni se këta prokurorët e SPAK-ut të jenë ata që nuk do ta bëjnë këtë gjë. Pra,

interesi i Edi Ramës, i ministrave të tij dhe i të gjithë maxhorancës është që kjo të mos ndodhë

ose të jetë sa më e shtyrë në kohë.

Pra, ja ku janë pasojat e parikuperueshme në mënyrë normale, se, sigurisht, me konflikt,

këto do të zgjidhen, e njëjta gjë që ndodhi pas kapjes së sistemit të drejtësisë, pas periudhës

1988-2000.

Dëgjova kolegë këtu që thanë: “Ju po kërkoni të ndërroni Kushtetutën e miratuar me 140

vota?” Por çfarë po kërkojmë të ndryshojmë? Ne po themi që prokurorin e Përgjithshëm të

përkohshëm, që nuk ekziston në Kushtetutë, hajde ta vëmë edhe në Kushtetutë.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Tani po të themi ta vëmë në Kushtetutë. Shyqyr që nuk dëgjova njeri të thoshte: “Shiko,

kjo që propozon është antikushtetuese”, se është dispozitë kushtetuese kjo që propozojmë.

Po themi të zgjidhet me tre të pestat. Çfarë po ndryshojmë ne nga Kushtetuta? “Tre të

pestat”, thotë Kushtetuta, tre të pestat themi edhe ne me nen tranzitor.

Po themi të zgjidhet me veting. Por çfarë po ndryshojmë ne nga Kushtetuta e 22 korrikut?

Me veting e kërkon ajo.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Ndërkohë që ju thoni se të ndryshosh zgjedhjen e prokurorit, duke e zgjedhur me tre të

pestat dhe jo me 69, siç e keni bërë, qenka ndryshim kushtetues, që rrënuaka procesin e reformës

në drejtësi.

Ta zgjedhësh pa veting është ajo që parashikon Kushtetuta?

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Ky është ndryshimi?

Po dëgjoj edhe një perlë tjetër. Thoni se me të tre të pestat prokurori na u bëka politik.

Pra, ju thoni se me tre të pestat, me 84 vota e sipër, është politik. Ndërsa me 69 nuk është politik?

Sigurisht, nuk është politik, sepse është i njëanshëm. Pikë. Është i Kryeministrit, nuk është juaji.

Tani, këtë model zgjodhëm ne, modelin ku vjen në dorën e politikës dhe, kur politika nuk

ka zgjidhje, ka një mekanizëm zhbllokimi, i cili përsëritet këtu. Dhe ju thoni se ne po

ndryshojmë Kushtetutën e 22 korrikut të vitit 2016?! Por ju keni bërë çdo gjë kundër saj dhe ne,

po, nuk i paskemi ndryshuar.

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e zgjedhim me shumicën e cilësuar prej 3/5-at, sepse Kushtetuta nuk parashikon tjetër, e thotë qartë dispozita tranzitore, e përhershme:

21

Ju e keni ndryshuar me ligj Kushtetutën, ndërsa ne kërkojmë ta rikthejmë me Kushtetutë

Kushtetutën dhe qenkemi ne në gabim?!

E kuptoj shumë mirë. Keni arritur një gjë të jashtëzakonshme, keni vjedhur praktikisht

prokurorin e Përgjithshëm shqiptar. E keni marrë për vete dhe tani thoni: ka kaluar koha.

Po, mor po, një hajduti, kur i kalon afati i parashkrimit të ndjekjes penale, nuk shkon në

burg, por sendi i vjedhur nuk i lihet. Ai u takon shqiptarëve. Prokurori i Përgjithshëm u takon

shqiptarëve nga Kushtetuta, jo nga vota.

Nëse thoni: “Shihni se zbatuam një nen të ligjit, se...” e të tjerë, “se kishte boshllëk” a ku

di unë, po mirë, mor, kush ju tha juve të shkelnit dispozitën kushtetuese, që jua përcaktonte

afatin më 12 prill të vitit 2017 për ngritjen e KLP-së? Ju e dinit shumë mirë, madje kishit 8 muaj

kohë për ta ngritur, ndërkohë që e dinit shumë mirë edhe se në fillim të dhjetorit të vitit 2017

skadonte mandati.

Tani, ju thoni: “E lamë të kalojë deri atëherë, ndërsa tani ne e zgjidhim me ligj”, me një

ligj i cili nuk ka as fuqi në momentin kur zbatohet. Pse? Dispozitë tranzitore për zgjedhjen e një

prokurori të përkohshëm, në rast se të përhershmit i kishte mbaruar mandati para afatit.

Nuk ishte para afatit, por në afat. Nuk iku as nga vetingu, as nga dorëheqja, as nga

pensioni, as nga një shkak natyror. Jo, i mbaroi mandati, dorëzoi detyrën. Ndërsa ju thoni: prit se

kemi gjetur këtë grremçin ne të ashtu, por pa ndryshuar Kushtetutën; e marrim nga poshtë.

Po mirë, a e kuptoni precedentin që shkaktoni në mënyrën se si sillet parlamenti? Po

mirë, a e mendoni që në qoftë se vazhdon parlamenti i Shqipërisë të veprojë në të njëjtën mënyrë

në dhjetë vjetët apo njëzet vjetët e ardhshëm, çfarë rrëmuje kushtetuese dhe jo reformë në

drejtësi do të kishte ky vend?

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Boshllëku kushtetues që ju kishit lënë, fundja nuk ishte boshllëk kushtetues, sepse ne të

gjithë më 22 korrik mendonim se deri më 12 prill të vitit 2017 do të zgjidhej KLP-ja.

Jo, e kapërcyet atë fazë atëherë, plotësohet me Kushtetutë, jo me ligj, as me vendim të

Komisionit të Ligjeve, aq më keq t’i çosh një kandidat të vetëm parlamentit për të zgjedhur. I

keni çuar vetëm një, as zgjedhje nuk kishte mundësi parlamenti. Pra, zgjidhja jonë është shumë e

thjeshtë: dispozitë tranzitore që përfundon mandatin. Që ta kuptojnë shqiptarët, mandati i një

prokurori që nuk ka bazë kushtetuese përfundon brenda një periudhe të shkurtër kohe, të

rregulluar me ligj; bëhet vetingu i kandidatëve; me ligj zgjidhet edhe periudha tranzitore se kush

Page 22: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e zgjedhim me shumicën e cilësuar prej 3/5-at, sepse Kushtetuta nuk parashikon tjetër, e thotë qartë dispozita tranzitore, e përhershme:

22

do t’i administrojë funksionet e thjeshta të prokurorit të Përgjithshëm; ka zgjedhje ose renditje të

kandidatëve nga Gjykata Kushtetuese, votim me tre të pestat dhe prokurori i Përgjithshëm

ushtron detyrat sipas Kushtetutës derisa të zgjidhet prokurori i Përgjithshëm me mandat

shtatëvjeçar.

E bëjmë tani, biem dakord, e mbyllim dhe mbetet një ëndërr e keqe ose zgjidhja tjetër

është: e merrni, e vidhni tani prokurorin e Përgjithshëm dhe sistemin e drejtësisë, pra pjesën që

varet nga prokurori i Përgjithshëm, dhe debati do të jetë në vitet që vijonë, por, mbi të gjitha, do

të cenojë rëndë atë që presin shqiptarët, sepse jeni duke vjedhur ndjekjen penale ndaj ministrave

dhe Kryeministrit të korruptuar.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Gramoz Ruçi – Të lutem, jo, thashë që e mbylla dhe iu bë kjo Oerdit edhe si kryetar i

Këshillit të Legjislacionit, por edhe si përfaqësues i grupit të deputetëve që kanë ndërmarrë

nismën, kështu që e konsideroj të mbyllur diskutimin në parim të projektligjit.

Kuptohet se qasjet tashmë janë të afishuara, por procedura e do që formalisht ta hedhim

në votim.

Kush është dakord me nismën? Dakord (z.Bylykbashki, z. A.libeaj, z. Haxhinasto, Z.

Muzrrizi, Znj. Çupi dhe z. Strazimiri)

Kundër? Kundër (z. Ruçi, znj.Hysi, z. Manja, z. Hyseni, z.Shameti, z. Leka, z. Çyrbja,

znj. Xhika). 6 pro me 8 kundër. Atëherë, nisma nuk miratohet.

Sigurisht, sipas pikës 5 të nenit 38 të Rregullores, kur nuk miratohet në parim, nuk kalon

nen për nen dhe çështja i kalon seancës për shqyrtim.

Në këto kushte, do të kërkoja që të dy relatorët, zoti Bylykbashi dhe zoti Hyseni, të

kryejnë misionin e tyre në mbështetje të të gjitha diskutimeve të bëra në të gjitha këto seanca,

sipas kalendarit të kësaj mbledhjeje të përbashkët, pa e vonuar, sepse nuk ka arsye. Besoj se dita

e nesërme dhe ajo pas saj mjaftojnë për ta depozituar deri të enjten.

Mandej, për publikun dhe për administratën, duhet të keni parasysh nenin 77/b që thotë se

“pas përfundimit të raportit, jo më parë se dy javë dhe jo më vonë se tre javë, do të shqyrtohet në

seancë plenare”. Kështu që, do ta diskutojmë që në qoftë se raporti paraqitet ditën e enjte (në

datën 1), do të thotë se afati minimal kushtetues është data 15, ndërsa afati maksimal është data

22.

Page 23: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e zgjedhim me shumicën e cilësuar prej 3/5-at, sepse Kushtetuta nuk parashikon tjetër, e thotë qartë dispozita tranzitore, e përhershme:

23

Sigurisht, meqenëse kemi futur edhe mocionin me debat, do të bisedojmë edhe me

kryetarët e grupeve parlamentare se kur mund të përfshihet në seancë, por le të jemi korrektë me

këtë, domethënë që brenda të enjtes të dy relatorët të paraqesin raportin. Pastaj do ta diskutojmë

me kryetarët e grupeve në Konferencën e Kryetarëve se kur do ta përfshijmë, sipas nenit 77/b, dy

javë pas përfundimit të dorëzimit të raportit, por jo më vonë se tre javë.

Faleminderit!

Ditën e mirë!

MBYLLET MBLEDHJA