republika e shqipËrisË kuvendi komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe...

51
REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Dokument Parlamentar Tiranë, më 18.12.2018 RAPORT PËR PROJEKTLIGJIN “PËR PËRFUNDIMIN E PROCESEVE KALIMTARE TË PRONËSISË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË” I. Hyrje Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në cilësinë e komisionit përgjegjës, në mbledhjet e datave 12.12.2018 dhe 18.12.2018 mori në shqyrtim projektligjin “Për përfundimin e procesve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, nismë e Këshillit të Ministrave. Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut caktoi relatorë për shqyrtimin e këtij projektligji deputeten Klotilda Bushka (Ferhati) dhe deputetin Bashkim Fino. Në mbledhjet e Komisionit për të diskutuar dhe paraqitur propozime për projektligjin ishin të pranishëm, znj. Etilda Gjonaj, Ministrie e Drejtësisë, znj. Teuta Vodo zëvendësministre e Drejtësisë dhe përfaqësues të kësaj minsitrie, z. Artan Lame, drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t dhe përfaqësues të këtij institucioni, z. Valdrin Pjetri Drejtor i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. II. BAZA KUSHTETUESE E PROJEKTLIGJIT Projektligji i paraqitur për shqyrtim është propozuar nga Këshilli i Ministrave, sipas përcaktimeve të neneve 41, 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe shoqërohet me relacionin përkatës sipas nenit 68 të Rregullores së Kuvendit. Nga analiza e nenit 81, pika 2, të Kushtetutës dhe përmbajtjes konkrete të këtij projektligji rezulton se fusha që rregullon ky projektligj nuk përfshihet në çështjet që trajton kjo dispozitë kushtetuese, e për pasojë miratimi i këtij projektligji i nënshtrohet rregullit të përgjithshëm për sa i përket shumicës. III. QËLLIMI DHE RISITË E PROJEKTLIGJIT 1

Upload: others

Post on 02-Nov-2019

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë. Nga propozuesit

REPUBLIKA E SHQIPËRISËKUVENDI

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Dokument ParlamentarTiranë, më 18.12.2018

RAPORT PËR

PROJEKTLIGJIN “PËR PËRFUNDIMIN E PROCESEVE KALIMTARE TË PRONËSISË NË

REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

I. Hyrje

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, nëcilësinë e komisionit përgjegjës, në mbledhjet e datave 12.12.2018 dhe 18.12.2018 mori nëshqyrtim projektligjin “Për përfundimin e procesve kalimtare të pronësisë në Republikën eShqipërisë”, nismë e Këshillit të Ministrave.Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut caktoi relatorëpër shqyrtimin e këtij projektligji deputeten Klotilda Bushka (Ferhati) dhe deputetin BashkimFino. Në mbledhjet e Komisionit për të diskutuar dhe paraqitur propozime për projektligjin ishin tëpranishëm, znj. Etilda Gjonaj, Ministrie e Drejtësisë, znj. Teuta Vodo zëvendësministre eDrejtësisë dhe përfaqësues të kësaj minsitrie, z. Artan Lame, drejtor i Përgjithshëm iALUIZNI-t dhe përfaqësues të këtij institucioni, z. Valdrin Pjetri Drejtor i Zyrës Vendore tëRegjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë dheZhvillimit Rural.

II. BAZA KUSHTETUESE E PROJEKTLIGJIT

Projektligji i paraqitur për shqyrtim është propozuar nga Këshilli i Ministrave, sipaspërcaktimeve të neneve 41, 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1 të Kushtetutës së Republikës sëShqipërisë dhe shoqërohet me relacionin përkatës sipas nenit 68 të Rregullores së Kuvendit.

Nga analiza e nenit 81, pika 2, të Kushtetutës dhe përmbajtjes konkrete të këtijprojektligji rezulton se fusha që rregullon ky projektligj nuk përfshihet në çështjet që trajtonkjo dispozitë kushtetuese, e për pasojë miratimi i këtij projektligji i nënshtrohet rregullit tëpërgjithshëm për sa i përket shumicës.

III. QËLLIMI DHE RISITË E PROJEKTLIGJIT

1

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë. Nga propozuesit

Projektligji “Për pëërfundimin e procesve kalimtare të pronësisë në Republikën eShqipërisë” i paraqitur për shqyrtim, është një mjet i rëndësishëm për përmbylljen e të gjithaproceseve (bashkë me to edhe të problemeve) kalimtare të lidhura me pronësinë mbi pasuritëtë paluajtshme, që kanë mbizotëruar në fushat ekonomike-sociale dhe institucionale të venditgjatë këtyre 3 dekadave.

Me urdhrin nr.201, datë 21.11.2017, të Kryeministrit, është ngritur grupi i posaçëm ipunës, për riorganizimin e institucioneve të pronësisë dhe rishikimin e kuadrit ligjor, ipërbërë nga përfaqësues të institucioneve që veprojnë në fushën e pasurive të paluajtshme.Grupi i punës ka analizuar gjendjen aktuale të proceseve, si dhe ka konceptuar një sërërekomandimesh mbi mënyrën se si duhen trajtuar problematikat e evidentuara. Nevoja për të konceptuar dhe propozuar këtë projektligj ka lindur si rezultat i konstatimit tëdobësive në drejtimet e mëposhtme:

Në aspektet materiale dhe procedurale të kuadrit ligjor aktual

Legjislacioni aktual, së pari, është tejet burokratik në mënyrën se si i trajton proceset qëlidhen me pronën e paluajtshme. Një ndër shkaqet e joefiçencës së deritanishme ështëpikërisht mbingarkimi i veprimtarisë me hallka procedurale të panevojshme. Përpos sa më sipër, në thelb, rregullat për realizimin e secilit proces janë rishikuar, dukepasur parasysh parimin e “ligjësimit të faktit”, pra, të pasqyrimit të gjendjes reale të pasurisëdhe përputhjen e marrëdhënieve juridike me këtë gjendje.

Në të njëjtën linjë, nëpërmjet projektligjit është synuar të gjenden zgjidhjet për të gjitha atosituata që janë të patrajtueshme dhe të mbetura pezull, për arsye se procedimi me kuadrinaktual është i pamundur (qoftë për shkak të vakuumit ligjor, qoftë si pasojë e parashikimeveligjore ndaluese, që vetëm identifikojnë çështjet problematike, pa parashtruar mënyrën etrajtimit të tyre).

Në strukturën institucionale

Konkretisht, fragmentimi i punës në një tërësi institucionesh (ZRPP-ja, ALUIZNI, AITPP-jaetj.) nuk ka prodhuar rezultatet që priteshin (po të niseshim nga specializimi/diferencimi isecilës strukturë), jo vetëm në drejtim të produktivitetit (asnjëri prej proceseve nuk mund tëkonsiderohet i përfunduar apo drejt përfundimit), por, mbi të gjitha, të cilësisë së punës sërealizuar. Është e ditur tashmë se gabimet/pasaktësitë, që kanë shoqëruar regjistrimin fillestartë pasurive, kanë sjellë si pasojë krijimin e një procesi të ri tranzitor“përmirësimi/përditësimi” të regjistrit pasurive të paluajtshme (që konsiston në korrigjimin ekëtyre gabimeve). Të njëjtën gjë mund të themi edhe për inventarizimin e pronës shtetëroredhe transferimin e saj te njësia e vetëqeverisjes vendore, që janë procese që kanë mbarturgjithashtu shumë probleme, për shkak të gabimeve në inventarë dhe mospasqyrimithartografik të pronës.

Për sa më sipër, efekti që pritet të sjellë projektligji është konsolidimi i marrëdhënievetë pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme dhe arritja e sigurisë juridike në këto marrëdhënie, nënjë afat 10-vjeçar (që mendohet se do të jetë koha e nevojshme për të përfunduar procedurat eparashikuara në projektligj).

Qëllimi i këtij projektligji është krijimi i bazës ligjore të thjeshtuar dhe të harmonizuarpër përfundimin e proceseve administrative të trajtimit të pronës së paluajtshme të shtetit dhetë pronës private, duke përcaktuar rregullat:

2

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë. Nga propozuesit

a. Për ligjësimin e titujve të pronësisë së dhënë, sipas akteve ligjore dhe nënligjore përtokën bujqësore;

b. Për ligjësimin dhe regjistrimin në regjistrin publik të pasurive të paluajtshme përndërtimet pa leje, objektet dhe trojet funksionale, kur mungojnë aktet e fitimit tëpronësisë, si dhe për oborret në përdorim;

c. Për rregullimin e marrëdhënieve të pronësisë në territoret e cilësuara si “zona tëstimuluara me përparësi zhvillimin e turizmit”;

d. Për inventarizimin e përditësimin e pronave të paluajtshme të qeverisjes qendrore dhevendore, si dhe transferimin e tyre;

e. Për kalimin e së drejtës së pronësisë mbi trojet e paprivatizuara të ndërtesave tëprivatizuara, të ndërtesave të shitura nga ndërmarrjet shtetërore dhe të ngritura nëbazë të lejeve të ndërtimit, pas datës 10.8.1991, si dhe trojet e objekteve apondërtesave, ish-pronë e ish-kooperativave bujqësore;

f. Për trajtimin ligjor të problemeve të krijuara si pasojë e gabimeve materiale, tëparregullsive në zbatimin ligjit;

g. Për harmonizimin e proceseve kalimtare me procesin e trajtimit të pronës, me ligjinnr.133/2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit tëpronave”.

Synimet e projektligjit kanë të bëjnë me reformimin në thelb të proceseve tëlartpërmendura, duke parashikuar normat e nevojshme për zgjidhjen e problematikave qëkanë shoqëruar zbatimin e tyre, në funksion të përmbylljes së çështjes së pronës. Konkretisht,risitë e projektligjit fokusohen tek:

a) Trajtimi sistematik, që do të thotë se proceset e ndryshme të lidhura me pronën(legalizim, azhurnim, trajtim prone, regjistrim AMTP-je, inventarizim i pronave shtetërore)do të konceptohen e zbatohen në mënyrë të njëkohshme dhe sistematike dhe jo më në mënyrëtë çrregullt;b) Proaktiviteti, që bazohet në idenë se, për çështjet që kanë të bëjnë me pronën,strukturat shtetërore duhet të marrin efektivisht rolin e rregullatorit dhe jo më atë tëkonstatuesit/vrojtuesit të thjeshtë të problematikave;c) Ligjësimi i faktit, i cili përbën frymën që do duhet të udhëheqë proceset e përkohshmeqë kanë të bëjnë me legalizimin e ndërtimeve pa leje, ligjësimin dhe regjistrimin e AMTP-veinventarizimin e pronës shtetërore. Arritja e këtij qëllimi kërkon detyrimisht një zgjidhje meligj, për shuarjen e pasigurisë, që ka karakterizuar pronën e paluajtshme gjatë këtyre 25viteve;ç) Unifikimi i bazës hartografike të funksionimit të të gjitha proceseve që lidhen mepasuritë e paluajtshme, çka përbën një ndër kushtet themelore për të mundësuar realizimin ereformës;d) Deregulimi, që nënkupton shkurtimin e procedurave dhe të dokumentacionit qëshoqëron procesin administrativ, duke lehtësuar barrën burokratike që rëndon mbi subjektet einteresuara (pronarët/poseduesit e pasurive të paluajtshme);dh) Deburokratizimi, që do të thotë se nga mekanizmi aktual ligjor do të eliminohet çdohallkë e panevojshme që shkakton barrë, qoftë për subjektet e interesuara, qoftë për vetëstrukturën shtetërore;e) Digjitalizimi i të gjitha proceseve të tjera administrative (tranzitore) të lidhura mepronësinë mbi pasuritë e paluajtshme. Materializimi i këtij parimi është një tjetër parakushtpër suksesin e reformës.

3

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë. Nga propozuesit

Për të mundësuar një analizë të plotë të domosdoshmërisë për ndërmjarrjen e këtyre nismavenga ana e propozuesve u paraqitën disa të dhëna statistikore si më poshtë:

- Lidhur me procesin e pajisjes me AMTP për periudhën 1991 deri 15 gusht 2008, janëdhënë 431898 AMTP. Janë në proces të plotësimit 7310 AMTP, të cilëve ikorrespondon një sipërfaqe prej 3471 ha, ndërkoqë që janë plotësuar 4123 AMTP tëcilëve i korrespondon një sipërfaqe prej 1407 ha.

- Lidhur me procesin e regjistrimit të AMTP-ve janë regjistruar afërsisht 250.000AMTP.

- Në lidhje me procesin e verifikimit të AMTP-ve nga 23520 kërkesa për verifikimgjithsej Janë 4432 vendime të mara, si dhe 12.069 përgjigje administrative përkërkesat e paraqitura.

- Lidhur me procesin e legalizimeve nga 227.000 objekte të legalizueshme deri nëNëntor 2018 janë legalizuara 164.866 objekte.

- Në lidhje me kalimin në pronësi të oborreve në përdorim janë paraqitur rreth 2500kërkesa nga të cilat janë dhënë 1429 vendime; janë për tu shqyrtuar dhe për të marrëvendim 848 dosje.

IV. ÇËSHTJET E DISKUTUARA NË KOMISION

Gjatë prezantimit të projektligjit në komisionin përgjegjës për çështjet ligjore, ngapropozuesit u theksua qëprojektligji “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë nëRSH”, së bashku me projektligjin “Për kadastrën”, përbëjnë një nga reformat më të rëndësishmeqë lidhen me të drejtën e pronës, e cila përfshin: deburokratizimin dhe deregullimin, që do tëthotë se nga mekanizmi aktual ligjor do të eliminohet çdo hallkë e panevojshme që shoqëronprocesin administrativ; trajtimin sistematik, që do të thotë se proceset e ndryshme të lidhura mepronën do të konceptohen dhe do të zbatohen në mënyrë të njëkohshme dhe sistematike;proaktivitetin, që lidhet me rolin e shtetit, i cili për çështjet që kanë të bëjnë me pronën duhet tëmarrë efektivisht rolin e rregullatorit dhe jo më atë të vrojtuesit dhe konstatuesit të thjeshtë tëproblematikave; unifikimin e bazës hartografike dhe dixhitalizimin, që lidhet me funksionimin etë gjitha proceseve që kanë të bëjnë me pasuritë e paluajtshme; dixhitalizimin e sistemit tëpasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë.

Nga propozuesit u sqarua se këto projektligje ka gjithashtu si qëllim edhe adresimin erekomandimeve të partnerëve ndërkombëtarë duke përfshirë Bankën Botërëore, mebashkëpunimin e të cilës është realizuar një analizë në të cilën janë evidentuar mangësitë dheproblematikat në fushën e të drejtave të pronësisë por edhe mënyra e adresimit të tyre. Ministriae Drejtësisë sqaroi anëtarët e komisionit se procesi i hartimit të këtyre projektligjeve i ështënënshtruar një procesi të gjërë konsultimi duke zhvilluar për këtë qëllim edhe tryeza konsultiminë rrethe.

Relatorja vlerësoi se projektligji “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisënë Republikën e Shqipërisë” së bashku me projektligjin për kadastrën përbëjnë një hap tënevojshëm, që do të përcaktojë themelin e reformës në cështjet e pronësisë dhe paraqitet si njënismë e mirëmenduar për sa i takon analizës së problematikave dhe funksionimit tëinstitucioneve. Të dy këto nisma ligjore do të sigurojnë lehtësim dhe unfikim të procedurave qëlidhen me regjistrimin e titujve të pronësisë me qëllim shmangien e mbivendosjeve dheproblematikave të evidentuar deri më tani nga praktika si dhe synojnë ti japin zgjidhjeproblematikave aktuale të tilla si:

- Regjistrimi i titujve mbi tokën bujqësore.- Sipërfaqet e kaluara në pronësi pa shpërblim

4

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë. Nga propozuesit

- Legalizimi i ndërtimeve pa leje- Krijimi i një regjistri të integruar të pronave shtetërore.

V. PËRMBLEDHJE E NDRYSHIMEVE TË MIRATUARA NË KOMISIONLidhur me ndryshimet që janë kryer në tekstin e projektligjit të propozuar nga Këshilli iMinistrave “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”,ato konsistojnë qoftë në ndryshimin e përmbajtjes së dispozitave, me qëllim adresimin më tëmirë të problematikave që kanë të bëjnë me titujt e pronësisë që krijohen në bazë të procesevekalimtare, qoftë në shtimin e disa dispozitave të cilat plotësojnë qëllimin e ligjit, në mënyrëqë struktura e ardhshme ligjzbatuese të ketë kompetence ligjore të plotë për të trajtuarshumëllojshmërinë e problemeve të krijuara në vite në këtë fushë (të marrëdhënieve juridiketë pronësisë). Nga ana tjetër, disa prej ndryshimeve janë thjeshtë riformulime për efekt tëqartësimit të normave. Ndryshimet dhe shtesat kryesore të propozuara në raport me nismën e propozuar nga Këshillii Ministrave, nga relatorja, deputetë të komisionit, nga Komisioni për Veprimtaritë ProdhueseTregtinë dhe Mjedisin (i cili paraqiti rekomandime pwr komision pwrgjegjws) u diskutuangjatë shqyrtimit të këtij projektligji në Komisionin e Ligjeve. Para miratimit të tyre, ato udiskutuan dhe u bashkërenduar ndërmjet përfaqësuesve të Ministrisë së Bujqësisë dheZhvillimit Rural, përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë dhe ALUIZNI-t.

1. Janë kryer disa shtesa dhe plotësime në përkufizimet e projektligjit, të cilat ishin tënevojshme për shkak të rëndësisë që kanë këto terma në projektiligj dhe për të kuptuarit nëmënyrë të drejte të tij. Kështu, janë shtuar përkufizimet për “ligjësimin”, “funksionin endërtimit pa leje”, “mbivendosjet fiktive”, “hipotekën ligjore”, “mangësitë jo-thelbësore tëformës”, “kooperativat/ndërmarrjet bujqësore” dhe “trojet e dhëna për qëllime ndërtimi ngaorganet e nnjësive të vetëqeverisjes vendore”. Ky term i fundit është shtuar si pasojë e nismëspër plotësimin e nenit 58 të projektligjit, duke parashikuar autorizimin e Këshillit tëMinistrave për përcaktimin e normave për ligjësimin e trojeve të dhëna nga organet vendorepër qëllime ndërtimi, në vite.

2. Në kreun që trajton Tokat Bujqësore (II), janë kryer saktësime dhe ndryshime nëdispozitat e të tre seksioneve, duke plotësuar qoftë kushtet e ligjësimit të AMTP-ve të dhëna,procedurën për titujt që nuk përmbushin këto kushte, mospërputhjet ndërmjet sipërfaqes sëposeduar dhe titullit, ashtu edhe kushtet dhe procedurat për kalimin në pronësi pa shpërblimtë tokës bujqësore. Në këtë kre është plotësuar edhe dispozita për dhënien me qera të tokavejobujqësore, duke e plotësuar me kushtet e domosdoshme që duhet të plotësojë toka-objekt idhënies me qera. Bazuar në rekomandimet e Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese përvendosjen e një afati të ri për aplikim për këto raste të veçanta por pa e hapur procesin atë përata që mund ta kishin bërë atë deri në këtë moment, u parashikua mundësia e paraqitjes sëkërkesave deri në tre muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit.

3. Në kreun III, janë plotësuar me dispozita shtesë, nenet që trajtojnë evidentimin endërtimeve pa leje, legalizimin e tyre, përgjegjësinë në rast fatkeqsish, kalimin e pronësisëmbi parcelën ndërtmore. Është riformuluar përmbajtja e nenit për trajtimine subjektevendërtimet e të cilëve përjashtohen nga legalizimi, duke parashikuar mbështetjen ekonomike-sociale, si aspektet e strehimit, të këtyre subjekte. Në një sërë dispozitash të tjera, janë kryerriformulime të pjesshme me qëllim qartësimin e tyre , ose saktësimin e tyre (si: “rastet kursubjekti posedon më shumë se një ndërtim pa leje”, “efektet e konflikteve gjyqësore për tëdrejtat mbi truallin”, “Trajtimi i vecantë”, “ndërtimet e ngritura nga personat juridikë nëpronës falimentimi”).

5

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë. Nga propozuesit

4. Në kreun IV të projektligjit, në nenin 37, është kryer një saktësim duke evidentuarfaktin se iniciativa për propozimin e projektvendimit përkatës të Këshillit të Ministrave , ipërket Kryeministrit.

5. Në vijim, në kreun V të projektligjit, në nenin 48 është hequr një normështrenguese e cila u gjykuar si masë penaliteti disproporcionale për subjektet e kreut, e cilakonsistontte në humbjen e së drejtës së përfitimit të truallit dhe ndërtesës në zonat estimuluara.

6. Në kreun VI, që ka të bëjë me koordinimin e procesit të trajtimit të pronës, neni 54u plotësuar me një paragraf, i cili është “konfirmim” i një dispozite ligjore ekzistuese në ligjinnr. 9482/2006 (neni 34, pika 1).

7. Sikurse u përmend më sipër, kreu VII u pasurua me parashikimin për trojet e dhënapër qëllime ndërtimi nga NJVV-të.

8. Në dispozitat e kreut VIII janë kryer saktësime të termave për efekt uniformiteti.Është shtuar një kre që trajton mbivendosjet me dy dispozita të transferuara nga projektligji“Për kadastrën”.

9. Në kreun X jnë hequr dy nene të cilët janë gjykuar të panevojshëm në përmbajtjene tyre, lidhur me ankimin.

10. Kreu XI, në nenin e vetëm të tij është plotësuar me parashikimet e nevojshme mbitë ardhurat.

VI. PËRFUNDIMENë përfundim, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat eNjeriut, konstatoi se :

Në aspektin ligjor, projektligji është në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi;

Në aspektin procedural, projektligji është paraqitur në përputhje me Rregulloren eKuvendit;

dhe pasi e shqyrtoi projektligjin në parim, nen për nen dhe në tërësi, me votat e anëtarëve tëpranishëm miratoi projektligjin, sipas tekstit integral bashkëlidhur këtij raporti.

RELATOR KRYETAR

KLOTILDA BUSHKA (FERHATI) ULSI MANJA

BASHKIM FINO

REPUBLIKA E SHQIPËRISËKuvendi

6

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë. Nga propozuesit

P R O J E K T L I GJ

Nr._______/2018

PËR

PËRFUNDIMIN E PROCESEVE KALIMTARE TË PRONËSISËNË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, mepropozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1 Objekti

Ky ligj përcakton procedurat dhe organin shtetëror përgjegjës për përfundimin eproceseve administrative, kalimtare, të ligjësimit të titujve të pronësisë mbitokën bujqësore, të inventarizimit, transferimit, trajtimit dhe regjistrimitpërfundimtar të titujve të pronësisë, për pasuritë e paluajtshme në pronësishtetërore dhe private në Republikën e Shqipërisë.

Neni 2 Qëllimi dhe fusha e zbatimit

1. Qëllimi i këtij ligji është krijimi i bazës ligjore të thjeshtuar e tëharmonizuar për përfundimin e proceseve administrative të trajtimit tëpronës së paluajtshme të shtetit dhe pronës private, duke përcaktuarrregullat për:

a) ligjësimin e titujve të pronësisë, të dhënë sipas akteve ligjore enënligjore për tokën bujqësore, të miratuara përpara hyrjes në fuqi tëkëtij ligji;

7

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë. Nga propozuesit

b) përfundimin e procesit të kalimit në pronësi, pa shpërblim,përdoruesve të tokave bujqësore të ish-kooperativave dhe ish-ndërmarrjeve bujqësore;

c) ligjësimin dhe regjistrimin në regjistrin publik të pasurive tëpaluajtshme, ndërtimeve pa leje, objekteve dhe trojeve funksionale,kur mungojnë aktet e fitimit të pronësisë, si dhe të oborreve nëpërdorim;

ç) rregullimin e marrëdhënieve të pronësisë në territoret e cilësuara si“zona të stimuluara, me përparësi zhvillimin e turizmit”, të cilat u janëvendosur në dispozicion “personave të stimuluar”, sipas ligjit nr.7665,datë 21.1.1993, “Për zhvillimin e zonave që kanë përparësi turizmin”,të shfuqizuar;

d) përfundimin e procesit të inventarizimit të pronave të paluajtshme tështetit, përditësimin e inventarëve të pronave të paluajtshme të pushtetitqendror dhe atyre të transferuara njësive të vetëqeverisjes vendorepërpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, si dhe të regjistrimi në regjistrinpublik;

dh)trajtimin e mbivendosjeve dhe problemeve të krijuara si pasojë egabimeve materiale, parregullsive në zbatimin e ligjit apo mosveprimittë organeve shtetërore në fushën e pronësisë mbi pasuritë epaluajtshme;

e) përfundimin e procedurave të kalimit në pronësi për:

i. trojet e paprivatizuara të ndërtesave të privatizuara sipas ligjitnr.7512, datë 10.8.1991, të shfuqizuar;

ii. trojet e paprivatizuara të ndërtesave dhe të shitura ngandërmarrjet shtetërore përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr.7512,datë 10.8.1991, të shfuqizuar;

iii. trojet e paprivatizuara, mbi të cilat janë ngritur ndërtesa, në bazëtë lejeve të ndërtimit të lëshuara nga organet e qeverisjes vendore,pas datës 10.8.1991 e në vazhdim, si dhe trojet e objekteve apondërtesave ish-pronë e ish-kooperativave bujqësore, shitja e tëcilave është realizuar nga ish-kooperativat bujqësore apo organete qeverisjes vendore.

2. Ky ligj ka për qëllim, gjithashtu, koordinimin e proceseve kalimtare,të parashikuara në të, me procesin e trajtimit të pronës, të parashikuar nëlegjislacionin për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit tëkompensimit të pronave.

3. Procesi administrativ, sipas këtij ligji, realizohet dukestandardizuar e njësuar dokumentacionin hartografik për regjistrimin epronës në regjistrin publik të pasurive të paluajtshme.

8

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë. Nga propozuesit

Neni 3Parimet e procesit

Veprimtaria administrative për përfundimin e proceseve tranzitore të pronësisëbazohet në parimet e shtetit të së drejtës, sigurisë juridike, transparencës,ligjshmërisë, shqyrtimit objektiv dhe paralel të rasteve, me qëllim ligjësimin e tëdrejtave të pronësisë dhe konsolidimin e regjistrit publik të pasurive tëpaluajtshme.

Neni 4Përkufizime

Në këtë ligj, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Aktet ligjore e nënligjore për pronësinë mbi tokën bujqësore”janë ligji nr.7501, datë 19.7.1991, “Për tokën”, i ndryshuar; ligji nr.8053,datë 21.12.1995, “Për kalimin në pronësi, pa shpërblim, të tokësbujqësore”, i ndryshuar; ligji nr.9948, datë 7.7.2008, “Për shqyrtimin evlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”,i ndryshuar; ligji nr.57/2012, “Për përfundimin e procesit të kalimit nëpronësi përfituesve të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore”; ligjinr.171/2014, “Për përfundimin e procedurave ligjore të kalimit të tokësbujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve”, indryshuar; si dhe aktet nënligjore, që ka rrregulluar marrëdhëniet juridiketë ndarjes apo dhënies në përdorim të tokës bujqësore pas vitit 1991.

2. “Funksion i ndërtimit pa leje” - destinacioni i përdorimit të ndërtmit paleje, që mund të jetë për “banim”, ose “social-ekonomik”, ku përfshihenveprimtaria ekonomike, sociale, kulturore, apo çdo qëllim tjetër iligjshëm.

3. “Hipotekë ligjore” – institut i të drejtës, sipas kuptimit të Kodit Civil, qëshërben për garantimin e përmbushjes e detyrimeve nga subjektet qëpërfitojnë kalimin e pronësisë së pasurive të paluajtshme, sipas këtij ligji.

4. “Kooperativa dhe/ose ndërmarrja bujqësore” ka të njëjtin kuptimsipas legjislacionit që ka qënë në fuqi deri në datë 01.08.1991.

5. “Listë e pronave shtetërore”, inventari i pronave të paluajtshme tështetit, të cilat i përkasin pushtetit qendror, dhe lista e pronave publike të

9

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë. Nga propozuesit

transferuara në pronësi të njësive të vetëqeverisjes vendore, i miratuarpërpara hyrjes në fuqi të këtij ligji.

6. “Listë përfundimtare e pronave shtetërore”, inventari i pronave tëpaluajtshme të shtetit, të cilat i përkasin pushtetit qendror, dhe lista epronave publike të transferuara në pronësi të njësive të vetëqeverisjesvendore, pas përditësimit sipas kreut IV, të këtij ligji.

7. “Ligjësimi” është procesi administrativ që kryen Agjencia, për zgjidhjenpërfundimtare dhe regjistrimin e titujve të pronësisë.

8. “Mbivendosje fiktive”, të gjitha ato mbivendosje që shkaktohen prejgabimeve materiale dhe pasaktësive të hartës kadastrale apo tëelementeve të vetë titujve të pronësisë.

9. “Mangësi jo-thelbësore të formës” mungesë e elementëve të parëndësishëm në formën e aktit të marrjes në pronësi të tokës bujqësore, tëcilët nuk prekin në themel ligjshmërinë e titullit të pronësisë.

10.“Marrëveshje qiraje dhe zhvillimi”, marrëveshja e lidhur ndërmjetpersonit të stimuluar dhe qiradhënësit, në të cilën përcaktohen kushtetspecifike për realizimin e veprimtarisë së stimuluar.

11.“Ndërtim pa leje”:

a) Objekti, apo shtesa në ndërtim të regjistruar, pavarësisht funksionittë tij, që është kryer në mungesë të një lejeje ndërtimi; b) Objekti me shkelje të lejes së ndërtimit.

12.“Objekt me shkelje të lejes së ndërtimit”, ndërtimi i paregjistruar, që kashtesa në tejkalim të lejes së ndërtimit apo ndryshime të funksionit tëhapësirave, në raport me këtë leje.

13.“Objekt pa titull pronësie”, ndërtimi me funksion banimi, i ngriturpërpara datës 10.8.1991, për të cilin nuk disponohet dokumenti i fitimit tëpronësisë.

14.“Oborr në përdorim”, trualli pa titull pronësie i banesës së ngritur paradatës 10.8.1991, për të cilën disponohet dokument pronësie.

10

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë. Nga propozuesit

15.“Pronë kryesore”, në kuptim të këtij ligji është pasuria-tokë, që ipërmbahet sasisë së sipërfaqes të përcaktuar në AMTP.

16.“Pronë shërbyese”, në kuptim të këtij ligji është sipërfaqja shtetëroreshtesë, tej sasisë së përcaktuar në AMTP, që posedohet nga pronari ipasurisë kryesore dhe që, për shkak të përmasave apo konfigurimit, nukmund të shfrytëzohet më vete.

17.“Person i stimuluar”, personi fizik apo juridik, i cili ka përfituar titulline personit të stimuluar në përputhje me ligjin nr.7665, datë 21.1.1993, tëshfuqizuar.

18.“Troje të dhëna për qëllime ndërtimi nga organeve të njësive tëvetqeversijes vendore” janë trojet e dhëna me vendime të KëshillaveKomunalë, Këshillave Bashkiakë ose të Këshillave të Qarkut për qëllimestrehimi ose ndërtime social-ekonomike, përpara hyrjes në fuqi të këtijligji.

19.“Zonë e stimuluar”, çdo pjesë e territorit të Republikës së Shqipërisë,për të cilën, në përputhje me ligjin nr.7665, datë 21.1.1993, “Përzhvillimin e zonave që kanë përparësi turizmin”, të shfuqizuar, ështëmiratuar kryerja e veprimtarive të stimuluara dhe/ose veprimtarivejoturistike/jo të stimuluara në zona me përparësi turizmin.

Neni 5Autoriteti përgjegjës për realizimin e proceseve kalimtare

1. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, në vijim ASHK, është institucionipublik i krijuar me ligj të veçantë, në të cilin rregullohet mënyra eorganizimit, funksionimit, varësia administrative, selia dhe shpërndarja eshërbimeve në territorin e Republikës së Shqipërisë.

2. Agjencia Shtetërore e Kadastrës është autoriteti publik që do tëzbatojë këtë ligj dhe do të koordinojë proceset në bashkëpunim meinstitucionet dhe organet e tjera qendrore shtetërore, të vetëqeverisjesvendore apo ndërmjet strukturave në përbërje të saj, me qëllim përfundimine proceve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë.

11

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë. Nga propozuesit

KREU IITITUJT MBI TOKËN BUJQËSORE

Seksioni IQëllimi dhe fusha e zbatimit të kreut

Neni 6Konsolidimi i marrëdhënies juridike të pronësisë mbi tokën bujqësore

1. Dispozitat e këtij kreu kanë për qëllim konsolidimin emarrëdhënieve juridike të pronësisë mbi tokën bujqësore, nëpërmjet:

a) ligjësimit të titujve të pronësisë, që burojnë nga të gjitha aktetligjore e nënligjore mbi tokën bujqësore, që kanë sjellë efekte përparahyrjes në fuqi të këtij ligji, si dhe pasqyrimit të tyre në regjistrin epasurive të paluajtshme;b) përfundimit të proceseve të pajisjes me tituj pronësie tëpërdorueseve të tokave të ish-kooperativave dhe ish-ndërmarrjevebujqësore, të cilët kanë paraqitur kërkesë për këtë qëllim deri në tremuaj, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.

2. Proceset e mësipërme kryhen në funksion të zhvillimit strategjikdhe të qëndrueshëm të sektorit bujqësor.

Seksioni IILigjësimi i titujve të dhënë përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji

Neni 7Kushtet për ligjësimin e Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi

1. Akti i marrjes së tokës në pronësi (AMTP), i fituar përpara hyrjesnë fuqi të këtij ligji, konsiderohet i vlefshëm nëse plotësohen, njëkohësisht,kushtet e mëposhtme:

a) Subjekti ka qenë legjitimuar për të përfituar tokë sipas akteveligjore e nënligjore për ndarjen e tokës bujqësore ose, edhe nëse nukka qenë legjitimuar, ka përfituar tokën, për të cilën i është hequrpronësia atij apo trashëgimlënësit gjatë krijimit të kooperativës apondërmarrjes bujqësore;b) Subjekti ka përfituar tokë vetëm në territorin e një kooperative apondërmarrjeje bujqësore;

12

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë. Nga propozuesit

c) Toka e ndarë me AMTP nuk ka qenë e llojit (zërit kadastral)“truall”, “rëra bregdetare” ose “plazhe”.

ç) Toka e ndarë me AMTP, nuk cënon veprat e infratruktures publikedhe bujqësore.

2. Kriteret e përcaktimit të mangësive në elementet e formës, që janëshkak për mosligjërimin e AMTP-ve, si dhe mënyra e plotësimit të AMTP-ve me mangësi jothelbësore përcaktohen me vendim të Këshillit tëMinistrave.

3. Kontrolli i AMTP-ve në raport me kushtet për ligjësimin sipas këtijneni realizohet gjatë procedurave të regjistrimit dhe/ose përmirësimit tëregjistrit të pasurive të paluajtshme.

Neni 8Trajtimi i titujve që nuk përmbushin kushtet për ligjësim

1.Kur ASHK pas verifikimeve konstaton se titulli i pronësisë është dhënë nëkundërshtim me kriteret e përcaktuara në këtë ligj, paraqet padi për deklarimine pavlefshmërisë së aktit administrativ “Akti i marrjes së tokës në pronësi”,shfuqizimin e tij, pranë gjykatës administrative kompetente dhe:

a) kthimin e tokës në pronësi të shtetit, në rastet kur posedohet ende ngambajtësi/it i parë i titullit apo trashëgimtarët e tij/tyre.;

b) detyrimin për pagesën e vlerën së tokës të përfituar në kundërshtim meligjin, në rastet kur përfituesi/it nuk e posedon më tokën në mënyrë të plotë osetë pjesshme, si pasojë e një transaksioni apo shpronësimi për interes publik.Vlera e pagesës llogaritet sipas hartës së vlerës të tokës, të përcaktuar mevendim të Këshillit të Ministrave, për sipërfaqet e tjetërsuara si rezultat itransaksionit, apo vlerën e kompensuar për sipërfaqet e tjetërsuara si rezultat ishpronësimit për interes publik.

2. Rregullat dhe procedurat e shqyrtimit të vlefshmërisë ligjore të titujve tëpronësisë mbi tokën bujqësore dhe kryerjen e pagesave sipas këtij nenipërcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 9Mospërputhjet ndërmjet titullit të pronësisë dhe gjendjes së

posedimit në fakt

1. Nëse, gjatë procedurave të regjistrimit ose përmirësimit të regjistrittë pasurive të paluajtshme, evidentohet se sipërfaqja e tokës bujqësore nëAMTP është e ndryshme nga ajo që posedohet efektivisht në terren,veprohet, si më poshtë vijon:

13

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë. Nga propozuesit

a) Kur sipërfaqja që posedohet është më e madhe se ajo e përcaktuarnë AMTP, subjekti ka të drejtë të përfitojë kalimin e pronësisë sësipërfaqes shtetërore shtesë deri në masën e njëzet përqind të sasisë sësipërfaqes të AMTP-së, sipas çmimit të përcaktuar në hartën e vlerëssë pronës. Nëse poseduesi nuk e kërkon, e refuzon apo nuk shlyenvlerën, sipërfaqja shtetërore shtesë kalon për llogari të fondit të tokësbujqësore në administrim të njësisë së vetëqeverisjes vendore dhejepet me qira nga kjo e fundit, sipas legjislacionit në fuqi. Përjashtimisht, kur sipërfaqja shtetërore shtesë është pronë shërbyese,poseduesi, në çdo rast, është i detyruar të shlyejë vlerën e saj. Në tëkundërt, regjistrohet hipoteka ligjore mbi të dhe mbi pasurinëkryesore; b) Kur sipërfaqja që ekziston efektivisht në terren është më e vogël seajo e përcaktuar në AMTP, Agjencia Shtetërore e Kadastrës procedonme regjistrimin e titullit për sipërfaqen që posedohet efektivisht nëterren, sipas përcaktimeve të pikës 5, të nenit 30, të ligjit “Përkadastrën”.

2. Nëse vendndodhja e sipërfaqes së poseduar efektivisht ngapërfituesi i AMTP-së është e ndryshme nga ajo e përcaktuar në këtë tëfundit, por brenda territorit të kooperativës dhe/ose ndërmarrjes, ligjërimidhe regjistrimi kryhen sipas vendndodhjes së sipërfaqes së poseduar, kurkjo është pasuri shtetërore. Nëse sipërfaqja që posedohet efektivisht ështëjashtë territorit të të kooperativës dhe/ose ndërmarrjes apo është në pronësitë të tretëve dhe ndërmjet palëve nuk arrihet marrëveshjeve juridiko-civile,ligjërohet dhe regjistrohet sipërfaqja sipas vendndodhjes në AMTP.

3. Në përfundim të procedurave, sipas këtij neni, kur krijohensipërfaqe shtetërore të lira, ato transferohen në fondin e tokës bujqësore tënjësisë së vetëqeverisjes vendore dhe jepen me qira nga kjo e fundit, sipaslegjislacionit në fuqi për qeradhënien e tokës bujqësore në pronësi tështetit.

4. Rregullat e hollësishme për mënyrën e evidentimit tëmospërputhjeve, normat dhe kriteret për sipërfaqet shtesë, që shiten apotransferohen në fondin e tokës bujqësore, si dhe për pronat shërbyese,përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Seksioni IIIPërfundimi i pajisjes me tituj pronësie

14

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë. Nga propozuesit

Neni 10Kushtet për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore

1. Përfitojnë kalimin në pronësi, pa shpërblim, të tokës bujqësore,subjektet që plotësojnë, njëkohësisht, këto kushte:

a) Janë subjekte përfitues të tokës në pronësi sipas akteve nënligjoreqë ka rregulluar marrëdhëniet juridike të ndarjes apo dhënies nëpërdorim të tokës bujqësore të vitit 1991 e në vazhdim. Subjektepërfitues janë edhe punonjësit e ish-ndërmarrjes bujqësore apokooperativës bujqësore, gjendja civile e të cilëve është transferuarnë fshatin ku gjendet toka objekt i kalimit në pronësi, pas datës1.8.1991 si dhe ata të cilët nuk kanë qene punonjës të tyre, porkanë qene banor sipas regjistrit të gjendjes civile më 1.8. 1991.

b) Nuk kanë përfituar tokë bujqësore në territorin e ndonjë kooperativeapo ndërrmarrjeje bujqësore tjetër;

c) Deri në tre muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, kanë paraqitur kërkesëpranë organeve kompetente për plotësimin me AMTP për tokat e ish-kooperativave bujqësore apo ish-ndërmarrjeve bujqësore ose janëpajisur me aktin e marrjes së tokës në përdorim;

ç) Janë përdorues faktikë të tokës bujqësore.

2. Toka që kalohet në pronësi, pa shpërblim, duhet të përmbushë,njëkohësisht, këto kushte:

a) T’i përkasë një prej zërave të tokës bujqësore; b) Të mos jetë pronë private e të tretëve;c) Të mos u jetë dhënë në përdorim apo me qira të tretëve;ç) Të mos jetë objekt i formave të kompensimit fizik, sipas

legjislacionit në fuqi për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesittë kompensimit të pronave;

d) Të mos jetë zënë nga ndërtime pa leje, të të tretëve apo të vetësubjektit kërkues;

dh) Të mos jetë objekt i investimeve strategjike, sipas legjislacionit në fuqipër investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë;

e) Të mos jetë në përgjegjësi administrimi të institucioneve kërkimore-shkencore. Lista e këtyre pasurive vendoset në dispozicion ngaministria përgjegjëse për çështjet e bujqësisë.

Nëse ndalimet e listuara në këtë pikë janë të pranishme për një pjesë tësipërfaqes së tokës, kalimi i pronësisë, pa shpërblim, zbatohet vetëm përpjesën e mbetur.

15

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë. Nga propozuesit

Neni 11Sipërfaqet që kalohen në pronësi pa shpërblim

1. Sasia e sipërfaqes së tokës bujqësore, që kalohet në pronësi pashpërblim, është:

a) sa sipërfaqja e përcaktuar në aktin e marrjes së tokës në përdorim;b) sa normativa që llogaritet nga raporti i sipërfaqes aktuale qërezulton e lirë në terren me numrin e frymëve, pas verifikimit tëkushteve të përcaktuara në pikën 2, të nenit 10, të këtij ligji, kur nukështë miratuar më parë akti i marrjes së tokës në përdorim.

2. Nëse sipërfaqja e lirë në terren është më e vogël se ajo e përcaktuarnë aktin e marrjes së tokës në përdorim, subjektit i miratohet kalimi ipronësisë, pa shpërblim, vetëm për sasinë e sipërfaqes që rezulton e lirë.

3. Nëse subjekti posedon sipërfaqe më të madhe se ajo e përcaktuarsipas rregullave të pikës 1, për sipërfaqen shtesë zbatohen përcaktimet eshkronjës “a”, të pikës 1, të nenit 9, të këtij ligji.

4. Nëse vendndodhja e sipërfaqes së poseduar efektivisht, është endryshme nga ajo e përcaktuar në aktin e marrjes së tokës në përdorim, porbrenda territorit të kooperativës dhe/ose ndërmarrjes, kalimi i pronësisë, pashpërblim, dhe regjistrimi kryhen sipas vendndodhjes së sipërfaqes sëposeduar. Në çdo rast sipërfaqja e poseduar duhet të përmbushë kushtet epikës 2, të nenit 10, të këtij ligji.

Neni 12Procedura e kalimit në pronësi pa shpërblim

1. Kalimi në pronësi i tokës bujqësore bëhet nga ASHK-ja, sipaslistës së përdoruesve të tokës, të miratuar me vendim të këshillit bashkiak.

2. Njësitë e vetëqeverisjes vendore, brenda 6 muajve, nga hyrja në fuqi e këtijligji, përcjellin pranë ASHK-së kërkesat për kalimin në pronësi të tokës bujqësore,të administruara sipas ligjeve nr.171/2014, “Për përfundimin e procedurave ligjoretë kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërrmarrjeve bujqësore në pronësi tëpërfituesve”, dhe nr.9948, datë 7.7.2008, “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore tëkrijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, përpara hyrjes në fuqi të këtijligji.

3. Agjencia Shtetërore e Kadastrës saktëson sipërfaqen për kalim pronësiesipas nenit 11, me prezencën e përfaqësuesit të administratës së njësisë së

16

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë. Nga propozuesit

vetëqeverisjes vendore, dhe verifikon plotësimin e kushteve për kalimin nëpronësisë, pa shpërblim, të tokës bujqësore. Pas procesit të verifikimit, ASHK-jaharton listën e përdoruesve faktikë të tokës bujqësore për çdo kooperativë dhe/osendërmarrje, të cilën ia paraqet për miratim këshillit bashkiak.

4. Nëse Këshilli Bashkiak vendos rrëzimin e projekvendimit “Përmiratimin e listës së përdoruesve faktikë të tokës”, ASHK korrigjonpërmbajtjen e listës, sipas vërejtjeve të arsyetuara të Këshillit Bashkiak dhemë pas ia riparaqet atij për miratim.

5. Pas miratimit të listës së përdoruesve faktikë të tokës sipas këtij neni,ASHK plotëson aktet individuale të kalimit në pronësi, në favor të përfituesve.

6. Rregullat e hollësishme dhe forma e aktit individual të kalimit në pronësi tëtokës bujqësore miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 13Dhënia me qira e tokës jobujqësore

1. Subjektet përfituese sipas akteve ligjore e nënligjore për tokën bujqësore,që kanë mbjellë kultura bujqësore shumëvjeçare në tokë jobujqësore,shtetërore, kanë të drejtë që për këtë sipërfaqe toke të lidhin marrëveshjeqiraje pa konkurrim. Marrëveshja e qerasë mund të lidhet vetëm nësesipërfaqja e tokës jobujqësore plotëson kushtet e përcaktuara në gërmën b)e vijuese, të pikës 2 të nenit 10 të këtij ligji.

2. Këto sipërfaqe kalojnë në fondin e tokës bujqësore në administrim tënjësisë së vetëqeverisjes vendore, e cila është edhe autoriteti përgjegjës përdhënien me qira të tyre.

3. Kriteret dhe procedurat për dhënien me qira të këtyre sipërfaqjevepërcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

KREU III

LIGJËSIMI DHE REGJISTRIMI I NDËRTIMEVE PA LEJE,OBJEKTEVE

PA TITULL PRONËSIE DHE OBORREVE NË PËRDORIM

Seksioni 1Ndërtimet pa leje

Neni 14Evidentimi i ndërtimeve pa leje

17

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë. Nga propozuesit

1. Procedurat sipas këtij seksioni zbatohen për ndërtimet pa leje qëkonstatohen në ortofoton e miratuar dhe të realizuar sipas aktit nënligjorpër krijimin e sistemit të të dhënave gjeohapësinore, në administrim tëautoritetit shtetëror përgjegjës për informacionin gjeohapësinor (ASIG).Ndërtimet për të cilat poseduesit nuk kanë aplikuar për legalizim deri nëdatën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, trajtohen nga ASHK, kryesisht, gjatëproceseve të rregjistrimit fillestar, ose përmirësimit, të zonës kadastrale,apo nëpërmjet procedurës së evidentimit të ndërtimeve pa leje.

2. Evidentimi i ndërtimeve pa leje kryhet nga ASHK-ja, nëpërmjetpërditësimit të gjendjes ndërtimore në terren, duke konstatuar edhefunksionin e ndërtimit.

3. Për ndërtimet pa leje, që futen në kategorinë e objekteve meshkelje të lejes së ndërtimit, krahas përditësimit të gjendjes ndërtimore nëterren, ASHK-ja administron edhe dokumentacionin e lejes së ndërtimit.

4. Nëse poseduesi i ndërtimit pa leje, me veprime konkrete, nuk lejonpunonjësit e ASHK të kryejnë përditësimin e gjendjes ndërtimore në terren,ndërtimi përjashtohet nga legalizimi.

5. Dokumentacioni dhe rregullat e hollësishme të evidentimit tëndërtimeve pa leje, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 15Kriteret për legalizim

1. ASHK-ja kryen procedurat e kualifikimit për legalizim të ndërtimeve pa leje duke u bazuar në kriteret e moscenimit të:

- veprave kryesore të infrastrukturës publike;- akseve rrugore kombëtare;- territorit apo funksionalitetit të ndërtesave publike;- integritetit të monumenteve të kulturës;- territoreve të destinuara për investime strategjike, sipas legjislacionit në

fuqi për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë;- vijës bregdetare, në kuptim të interesit publik në zhvillimin e turizmit.

2. Ndërtimet pa leje, që cenojnë kriteret e mësipërme, përjashtohen ngalegalizimi.

18

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë. Nga propozuesit

3. Për objektet me shkelje të lejes së ndërtimit, kriteret e mësipërme sjellinpërjashtimin nga legalizimi vetëm për sipërfaqet në tejkalim të lejes sëndërtimit, kur ato janë të ndashme nga ndërtimi kryesor (ndërtimi me leje).Në rastin kur këto sipërfaqe nuk janë të ndashme, objektet me shkelje tëlejes së ndërtimit legalizohen në tërësi.

4. Procedurat, dokumentacioni dhe kushtet e kualifikimit për legalizimpërcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 16Përgjegjësia në raste fatkeqësish

1. Poseduesi i ndërtimit pa leje, i cili plotëson kushtet për legalizim, mbanpërgjegjësi personale për cdo pasojë që mund të rrjedhë nga shkaqenatyrore dhe/ose nga përdorimi i banesës.

2. Poseduesi është përgjegjës për kompensimin ose dëmshpërblimin në rastfatkeqësish, si pasojë e faktorëve, që ndikojnë në qëndrueshmërinë endërtimit pa leje edhe në rast tjetërsimi.

Neni 17Dokumentacioni për legalizim

1. Dokumentacioni për legalizimin e ndërtimit pa leje përfshin:

a) Gen-planin e ndërtimit; b) Planimetrinë e çdo kati të ndërtimit dhe sipërfaqet në m2; c) Aktekspertizat nga një ekspert ose ent i licencuar përqëndrueshmërinë konstruktive të objektit, për ndërtimet me lartësi mbi4 kate.

2. Për objektet me shkelje të lejes së ndërtimit, në dokumentacionin elegalizimit, përveç sa parashikohen në pikën 1, të këtij neni, ASHK-jaadministron edhe aktmarrëveshjen me pronarin e truallit për ndërtiminkryesor, nëse është ndërtuar në territor privat, si dhe aktmarrëveshjen përshtesën, nëse ka të tillë. Në mungesë të aktmarrëveshjes për shtesën, tëdrejtat dhe detyrimet e palëve për ndërtimin kryesor njësohen me të drejtatdhe detyrimet e palëve në shtesën pa leje.

Neni 18Legalizimi i ndërtimit

19

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë. Nga propozuesit

1. ASHK-ja, brenda 60 ditëve, nga përfundimi i procedurave tëkualifikimit, legalizon ndërtimin, duke respektuar dispozitat e legjislacionitnë fuqi për regjimet pasurore martesore.

2. Poseduesi i ndërtimit pa leje ka të drejtë të kërkojë përfundimin eprocedurave administrative brenda 30 ditëve, nga paraqitja e kërkesës,kundrejt pagesës së një tarife shërbimi shtesë.

3. Modeli dhe rregullat për nxjerrjen e aktit të legalizimitpërcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

4. Gjatë procedurave administrative sipas këtij seksioni, poseduesi indërtimit pa leje, me vullnetin e tij, mund të heqë dorë nga e drejta për tëpërfituar legalizimin, nëpërmjet një deklarate noteriale. Me administrimin ekësaj deklarate, ASHK përjashton ndërtimin nga legalizimi.

Neni 19Parcela ndërtimore dhe kalimi i pronësisë

1. ASHK-ja përcakton sipërfaqen dhe konfigurimin e parcelësndërtimore për subjektin që disponon ndërtimin e legalizuar.

2. Kur poseduesi i ndërtimit nuk është pronar i parcelës ndërtimore,akti i legalizimit të ndërtimit nga ASHK-ja shërben edhe si akt i kalimit tëpronësisë mbi truallin e parcelës.

3. Përcaktimi i sipërfaqes së parcelës ndërtimore, që kalohet nëpronësi, kryhet sipas rregullave të mëposhtme:

a) Në rastin e ndërtimeve pa leje, me funksion banimi, si rregull,sipërfaqja e parcelës ndërtimore, për të cilën kalohet e drejta epronësisë, mund të jetë deri në masën e trefishit të bazës së ndërtimit,por, në çdo rast, jo më e madhe se 500 (pesëqind) m²; b) Për ndërtimet pa leje, me funksion social-ekonomik, zbatohetvetëm kriteri i sipërfaqes së parcelës ndërtimore, deri në trefishin esipërfaqes së bazës së ndërtimit. Çmimi që aplikohet për shitjen eparcelës ndërtimore, për ndërtimet me funksion social-ekonomik ështëai i përcaktuar në hartën e vlerës së pronës, për llojin e pasurisë“truall”.

20

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë. Nga propozuesit

c) Kur, për shkak të përmasave ose planvendosjes së parcelësndërtimore, krijohen sipërfaqe të lira, që nuk mund të shfrytëzohen mëvete për ndërtim, ato i kalohen në pronësi poseduesit të ndërtimit paleje, sipas çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës së pronës, tëmiratuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Kalimi i së drejtës sëpronësisë për këto sipërfaqe kryhet vetëm nëse poseduesi i ndërtimitpa leje shpreh vullnetin nëpërmjet një kërkese me shkrim. Në çdo rast,për ndërtimet me funksion banimi, sipërfaqja deri në 500m² paguhetme çmim favorizues.

4. Për parcelat ndërtimore, të cilat gjenden në pasuri në përgjegjësiadministrimi të institucioneve shtetërore, me kalimin e pronësisë, sipaskëtij neni, shuhet vetëvetiu edhe përgjegjësia e administrimit. Për këtosipërfaqe, ASHK-ja njofton institucionin përkatës.

5. Për parcelat ndërtimore të zëna me ndërtime pa leje, që shtrihen nëpasuri të transferuara te njësitë e vetëqeverisjes vendore, sipas legjislacionitnë fuqi për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit nënjësitë e qeverisjes vendore, zbatohen parashikimet e këtij neni. ASHK-janjofton njësinë e vetëqeverisjes vendore për revokimin epronësisë/përdorimit. Njësia e vetëqeverisjes vendore ka të drejtë t’ikërkojë Këshillit të Ministrave zëvendësimin e pasurive të zëna mendërtime pa leje me pasuri të tjera shtetërore, të lira.

6. Për parcelat ndërtimore që shtrihen në truall privat, në pronësi të tëtretëve, kalimi i së drejtës së pronësisë realizohet në çastin e hyrjes në fuqitë vendimit të Këshillit të Ministrave për kompensimin e pronarëvejoposedues. Deri në atë çast, ndërtimi regjistrohet pa marrëdhënie metruallin.

7. Të drejtat reale të të tretëve mbi truallin nuk pengojnë kalimin epronësisë së parcelës ndërtimore.

8. Çmimi i shitjes së parcelës ndërtimore për ndërtimet pa leje mefunksion banimi është çmim favorizues. Për ndërtimet me funksion tëpërzier (pjesërisht “banim” dhe pjesërisht “social-ekonomik”) zbatohenpërpjesëtimisht të dy çmimet, sipas raportit ndërmjet sipërfaqeve të“banimit” dhe të aktivitetit “social-ekonomik”.

21

Page 22: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë. Nga propozuesit

9. Pagesa e vlerës së parcelës ndërtimore bëhet në lekë, në vlerë tëplotë monetare dhe me bono privatizimi. Bonot e privatizimit, të përfituaranga ish-të përndjekurit politikë dhe nga subjektet e tjera gjatë procesit tëprivatizimit të pronës shtetërore, kanë të njëjtin trajtim me bonot e tjera tëprivatizimit.

10. Deri në shlyerjen e vlerës së plotë të detyrimit financiar për parcelënndërtimore, mbi pasurinë e legalizuar rëndon hipoteka ligjore.

11. Rregullat e hollësishme për kalimin e së drejtës së pronësisë, pagesën,çmimin favorizues, kategoritë e subjekteve që përfitojnë falje si dhepërqindjet e përdorimit të bonove të privatizimit miratohen me vendim tëKëshillit të Ministrave.

Neni 20Rastet kur subjekti posedon më shumë se një ndërtim pa leje

1. Në rast se një subjekt posedon më shumë se një ndërtim pa leje, ai ka tëdrejtë të zgjedhë, me akt noterial, se për cilin do të përfitojë pronësinë eparcelës ndërtimore sipas çmimit favorizues të legalizimit. Për ndërtimet etjera zbatohet çmimi i përcaktuar në hartën e vlerës së pronës, të miratuarme vendim të Këshillit të Ministrave, dhe tarifa e shërbimit, pavarësishtnga kategorizimi i funksionit të objekteve apo sipërfaqja e parcelësndërtimore.

2. Kur subjekti nuk paraqet deklaratën noteriale, sipas pikës 1, të këtij neni,ASHK-ja e trajton me çmim favorizues ndërtimin me sipërfaqen më tëvogël të parcelës ndërtimore.

3. Kur subjekti që posedon më shumë se një ndërtim pa leje transferon, meakt noterial, të drejtën për legalizim mbi njërin apo më shumë ndërtime, tektë tretët, nuk aplikohet çmim favorizues për asnjë prej ndërtimeve.

Neni 21Kompensimi i pronarëve joposedues

1. Për pronarët joposedues, pasuritë e të cilëve janë zënë nga parcelate ndërtimeve të legalizuara, Këshilli i Ministrave miraton, me vendim,vlerën e kompensimit financiar për sipërfaqet takuese.

22

Page 23: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë. Nga propozuesit

2. Llogaritja e vlerës së kompensimit bëhet në bazë të çmimit tëpërcaktuar në hartën e vlerës së pronës, për llojin e pasurisë “truall”.Mënyra e shpërndarjes së fondit financiar të kompensimit, që krijohet ngakalimi i pronësisë së parcelave ndërtimore, si dhe kriteret e procedurat ezbatueshme, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

3. Kur mbi truallin e parcelës ndërtimore në pronësi të pronaritjoposedues rëndon hipotekë, procedurat e legalizimit dhe të miratimit tëmasës dhe vlerës së kompensimit financiar nuk pengohen. Kreditorihipotekar ka të drejtë garancie (pengu) mbi shumën e kompensimitfinanciar, e cila pasqyrohet në vendimin e Këshillit të Ministrave. ASHK-javendos në një llogari bankare të posaçme shumën e kompensimit financiar,e cila nuk vihet në dispozicion të subjektit përfitues pa miratimin apomarrëveshjen e kreditorit. I njëjti rregull zbatohet edhe për të drejtat e tjera reale të të tretëve mbiparcelën ndërtimore.

4. Kur për truallin e parcelës ndërtimore ka mbivendosje të disatitujve pronësie, vendimi i Këshillit të Ministrave për masën dhe vlerën ekompensimit financiar miratohet pa përcaktuar subjektin përfitues tëshumës. Me miratimin e këtij vendimi, ASHK-ja kryen regjistrimin epronësisë mbi parcelën ndërtimore në favor të poseduesit të ndërtimit tëlegalizuar. Vlera e kompensimit financiar vendoset në një llogari bankaretë posaçme dhe vihet në dispozicion të subjektit që do të rezultojë përfituesnga vendimi gjyqësor i formës së prerë, i cili zgjidh mbivendosjen.

Neni 22Rregullim i veçantë për ata që disponojnë parcelën, sipas një akti të

ligjshëm të paregjistruar

1. Poseduesi i ndërtimit pa leje, nëse zotëron aktin administrativ, vendimingjyqësor apo kontratën e kalimit të pronësisë së parcelës ndërtimore, tëlidhur ose të vërtetuar përpara noterit publik, me vetëpronarin e ligjshëmose me personin, të cilit i ka kaluar të drejtën e pronësisë, pavarësisht nganumri i transaksioneve të kryera, e dorëzon këtë dokumentacion pranëASHK-së, me qëllim regjistrimin e pronësisë.Në kuptim të këtij neni, termi “kontratë” i referohet çdo veprimi juridik përkalimin e pasurisë së paluajtshme, të njohur nga dispozitat e Kodit Civil, nëformën e një kontrate të veçantë, përfshirë edhe marrëveshjet e lidhura apotë vërtetuara përpara një noteri publik, me objekt disponim të pronësisë sëpaluajtshme.

23

Page 24: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë. Nga propozuesit

2. Për subjektet që ndodhen në kushtet e këtij neni, regjistrimi i pronësisë sëparcelës ndërtimore realizohet duke paguar vetëm tarifën për regjistrimin,pa kamatëvonesat dhe taksat e tjera të zbatueshme.

3. Pronari i mëparshëm i parcelës, që ka kaluar të drejtën e pronësisë sipaskëtij neni, zhvishet nga e drejta e kompensimit të pronës.

Neni 23Mosmarrëveshjet për të drejtat mbi ndërtimin që legalizohet

1. Kur, gjatë procedurave të legalizimit, konstatohet se për të njëjtinndërtim pa leje ka aplikime nga dy ose më shumë subjekte, procedurat elegalizimit vijojnë në favor të subjektit që ka aplikuar i pari në kohë.

2. Mosmarrëveshjet ndërmjet subjekteve aplikuese dhe pretendimevetë të tretëve për të drejtat mbi ndërtimin pa leje apo për raportet e pronësisëmbi ndërtimin zgjidhen gjyqësisht. Për ndërtimet pa leje që janë objekt ikonfliktit gjyqësor, sipas kësaj pike, dhe që kualifikohen për legalizim,ASHK-ja nuk pezullon procedurën administrative, por miraton legaliziminpa përcaktuar përfituesit.

3. Pas përfundimit të gjykimit të padisë, regjistrimi i pronësisë mbipasurinë e legalizuar bëhet sipas përmbajtjes së vendimit gjyqësor tëformës së prerë.

Neni 24Konfliktet gjyqësore për të drejtat mbi truallin

1. Kur ASHK-ja njoftohet nga pala e interesuar apo nga gjykata seështë ngritur padi me objekt njohjen e pronësisë/bashkëpronësisë mbitruallin, pavlefshmërinë e titullit të pronësisë mbi të, apo për çdomosmarrëveshje të të tretëve për raportet e pronësisë në truall, të cilët nukkanë pretendime mbi ndërtimin pa leje, procedura e legalizimit nukpezullohet.

2. Vendimi gjyqësor për sigurimin e padisë përbën shkak përpezullimin e procedurës së legalizimit, vetëm në rast se gjykata kaurdhëruar shprehimisht pezullimin e saj.

24

Page 25: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë. Nga propozuesit

3. Në këto raste, kompensimi financiar miratohet pa përcaktuarsubjektin përfitues.Vlera e kompensimit financiar vendoset në një llogaribankare të posaçme dhe vihet në dispozicion të subjekteve që do tërezultojnë përfitues pasi të jetë gjykuar padia, me vendim të formës sëprerë.

Neni 25Paditë e kthimit të sendit

ASHK-ja, me marrjen dijeni nga pala e interesuar apo gjykata se është ngriturpadi me objekt rivendosjen e pronarit joposedues në posedim të truallit të zënënga ndërtimi pa leje, pezullon procedurën e legalizimit deri në përfundimin egjykimit të padisë me vendim të formës së prerë. Në rast pranimi të padisë,ASHK-ja vendos përjashtimin e ndërtimit pa leje nga legalizimi.

Neni 26Trajtim i veçantë

1. Ndërtimet pa leje, që kanë më shumë se 50% të sipërfaqes (bazëssë ndërtimit) mbi tokë private të të tretëve, ku dokumentet e miratuara tëplanifikimit të territorit parashikojnë ndërtime mbi 6 kate nga niveli zero,nuk legalizohen.

2. Për ndërtimet pa leje me funksion banimi, që gjenden në këtokushte, veprohet, si më poshtë vijon:

a) Procedurat administrative pezullohen deri në zhvillimin e tokëssipas dokumenteve të miratuara të planifikimit të territorit; b) Ndërmjet poseduesit të ndërtimit pa leje dhe pronarit të tokës (oseinvestitorit) duhet të realizohet marrëveshje noteriale, ku tëpërcaktohet vendosja në dispozicion të poseduesit e një sipërfaqejendërtimore në çastin e përfundimit të objektit që do të zhvillohet.Marrëveshja noteriale dorëzohet pranë autoritetit të zhvillimit tëterritorit dhe ASHK-së. Në rastin kur marrëveshja e mësipërme nukarrihet, pronari i truallit ose investitori dorëzon pranë autoritetit tëzhvillimit të territorit dhe ASHK-së deklaratën noteriale, kupërcaktohet detyrimi për t’i kaluar në pronësi sipërfaqe banimifamiljes që posedon ndërtimin pa leje. Në asnjë rast, sipërfaqja që dotë vihet në dispozicion nuk mund të jetë më e vogël se sipërfaqja enevojshme për strehimin e familjeve të pastreha, sipas normave ligjorenë fuqi; c) Ndërtimi pa leje përjashtohet nga legalizimi pas miratimit të lejessë ndërtimit për objektin e ri dhe plotësimit të kushteve të shkronjës

25

Page 26: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë. Nga propozuesit

“b”. Deri në këtë moment, ndërtimi pa leje shfrytëzohet nga subjektiposedues.

3. Për ndërtimet pa leje me funksion social-ekonomik, që gjenden nëkushtet e këtij neni, zbatohen, menjëherë, procedurat e përjashtimit ngalegalizimi.

4. Në të gjithë rastet, procedurat e legalizimit mund të vijojnë dheposeduesit mund të përfitojnë legalizimin nëse pronari i truallit shprehmiratimin nëpërmjet një akti noterial.

Neni 27Ndërtimet e ngritura nga personat juridikë në proces falimentimi

1. Për ndërtimet pa leje, që kategorizohen si objekte me shkelje të lejes sëndërtimit, kur subjektet ndërtuese/investitorë janë në kushtet e prishjes sëshoqërisë tregtare sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi për tregtarëtdhe shoqëritë tregtare apo nuk plotësojnë detyrimet që burojnë nga ky ligj,duke braktisur procesin legalizues, miratimi i legalizimit kryhet përposeduesit e ndërtimit që kanë hyrë në marrëdhënie kontraktore me ta.

2. Detyrimet për pagesat, në zbatim të këtij ligji, dhe detyrimet tatimore, që ingarkohen subjektit ndërtues, nuk pengojnë legalizimin në favor tëposeduesve dhe nuk shuhen, por mblidhen nga organet tatimore, nëpërputhje me kuadrin ligjor në fuqi.

3. ASHK-ja u dërgon njësive të vetëqeverisjes vendore listën e subjektevezhvillues/investitorë, të cilët kanë shkelur kushtet e lejes së ndërtimit aponuk ndjekin procedurat e legalizimit, me qëllim evidentimin e tyre sisubjekte me risk në keqmenaxhimin e territorit.

4. Procedurat e veçanta të legalizimit në favor të poseduesve, sipas këtij neni,si dhe rregullat për përfundimin e procedurës nga subjektet dhe/oseshoqëritë ndërtuese/investitore, përcaktohen me vendim të Këshilli iMinistrave.

Neni 28Efektet e legalizimit në regjimin kadastral të tokës

Legalizimi i ndërtimeve pa leje ndryshon automatikisht llojin e pasurisë nëregjistrat publikë të pasurive të paluajtshme, duke e kthyer sipërfaqen eparcelës ndërtimore në “truall”.

26

Page 27: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë. Nga propozuesit

Neni 29Ndërtimet e përjashtuara nga legalizimi

1. Poseduesit e ndërtimeve pa leje që nuk legalizohen në zbatim tënenit 15 dhe nenit 26 pika 3 të këtij ligji, trajtohen nga shteti nëpërmjetprogrameve sociale të strehimit, programeve të shpërblimit financiar, oseformave të tjera alternative të trajtimit.2. Këshilli i Ministrave përcakton mënyrat e trajtimit dhe tëpërllogaritjes së masës së shpërblimit financiar, format alternative tëtrajtimit, si dhe rregullat dhe afatet për realizimin e tyre. 3. Nuk përfitojnë trajtimin sipas këtij neni subjektet ndërtimet e tëcilëve përjashtohen nga legalizimi sipas neni 14, pika 4 dhe nenit 18, pika4, të këtij ligji.

Seksioni 2Objektet pa titull pronësie dhe oborret në përdorim

Neni 30Objektet pa titull pronësie dhe oborret në përdorim

1. Për objektet pa titull pronësie, trojet e tyre funksionale si dhe oborret nëpërdorim, ASHK-ja miraton dokumentin e pronësisë në favor tëposeduesve.

2. Nëse poseduesi i pasurisë, që trajtohet sipas këtij neni, ka kryer edhendërtime pa leje në të njëjtën pasuri, veprohet, si më poshtë vijon:

a) Për objektet pa titull pronësie, ASHK-ja miraton dokumentin epronësisë sipas këtij neni, në bazë të gjendjes ndërtimore faktike; b) Për oborret në përdorim, ASHK-ja evidenton ndërtimet pa leje ngaobjekti me titull pronësie. Ndërtimet pa leje legalizohen nëse nukcenojnë kriteret e parashikuara në nenin 15, të këtij ligji.

3. Për objektet pa titull pronësie dhe trojet e tyre funksionale si dhe përoborret në përdorim, miratimi i dokumentit të pronësisë për sipërfaqet etruallit deri në 300 m2 bëhet pa pagesë, pavarësisht nëse në këtë sipërfaqeposeduesi ka kryer edhe ndërtime pa leje ose jo.

4. Kur trualli funksional i objektit pa titull pronësie apo oborri në përdorimrezulton në pronësi private të të tretëve, zbatohen, për analogji, rregullat eparashikuara në nenin 21, të këtij ligji. Përjashtimisht, në këto raste

27

Page 28: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë. Nga propozuesit

poseduesi duhet të paguajë vlerën e truallit, e cila llogaritet sipas çmimitfavorizues dhe me të njëjtat lehtësi, zbritje dhe mënyrë pagese si epërcakton neni 19, i këtij ligji.

5. Aktet për inventarizimin dhe transferimin e pronave të paluajtshme tështetit te njësitë e vetëqeverisjes vendore, për pjesët që disponojnë mbipasuritë e parashikuara nga ky nen, konsiderohen të pavlefshme.

6. Rregullat e hollësishme për miratimin e dokumentit të pronësisë për këtopasuri përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

7. Nëse në truallin funksional të objektit pa titull pronësie apo në oborrin nëpërdorim gjenden ndërtime pa leje të të tretëve (që nuk i përkasinposeduesit të objektit pa titull pronësie apo të oborrit në përdorim), ato unënshtrohen kritereve dhe procedurave sipas seksionit 1, të këtij kreu.

KREU IVPËRDITËSIMI, INVENTARIZIMI,TRANSFERIMI DHE

REGJISTRIMI I PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE,SHTETËRORE

Neni 31Dispozitë e përgjithshme për procesin

i.a.1. Dispozitat e këtij kreu zbatohen:

a) për pronat e paluajtshme të pushtetit qendror, për sa i përket: i. përditësimit të inventarëve të pronave, të miratuara përpara hyrjes

në fuqi të këtij ligji;ii. Inventarizimit të pronave të painventarizuara; iii. regjistrimit të tyre në regjistrin e pasurive të paluajtshme.

b) për pronat e paluajtshme të njësive të vetëqeverisjes vendore, përsa i përket:

i. përditësimit të listave të pronave publike të shtetit, të transferuaranë pronësi apo përdorim të njësive të vetëqeverisjes vendore,përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji;

ii. regjistrimit të tyre në regjistrin e pasurive të paluajtshme.

28

Page 29: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë. Nga propozuesit

2. Listat e pronave shtetërore janë objekt rishikimi sipas rregullave tëpërcaktuara në këtë kre, me qëllim hartimin e listave përfundimtare, pasi tëjetë kryer përditësimi i plotë i informacionit mbi gjendjen faktike si dhembi të drejtat apo detyrimet që rëndojnë mbi to.

3. Transferimi rishtaz i pronave të paluajtshme të shtetit te njësitë evetëqeverisjes vendore do të kryhet në përputhje me procedurat eparashikuara në legjislacionin në fuqi për transferimin e pronave tëpaluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore, vetëm pasi tëjetë kryer më parë përditësimi i pronës, sipas rregullave të këtij kreu.

Neni 32Parimet e përditësimit të pronës shtetërore

Parimet që udhëheqin procesin e përditësimit, sipas këtij neni, janë:

a) Përparësia e titujve të pronësisë private ndaj listës së pronaveshtetërore. Në rast se për një pronë (apo pjesë prone), që figuron në listëne pronave shtetërore, ekziston titull pronësie i të tretëve, miratuar sipaslegjislacionit të posaçëm, në regjistrin publik do të regjistrohet ky ifundit. Kur institucioni administrues, njësia e vetëqeverisjes vendore ose ASHK-ja konstaton se titulli i pronësisë private shtrihet mbi pronë publike, qënuk mund të tjetërsohej sipas legjislacionit të posaçëm, i kërkonAvokaturës së Shtetit për ngritjen e padisë për njohjen e pronësisështetërore dhe pavlefshmërinë e titullit të pronësisë private, pranëgjykatës kompetente; b) Respektimi i të drejtave reale të të tretëve, që rëndojnë mbi pronënshtetërore; c) Pasqyrimi i gjendjes reale të pronës, nëpërmjet konstatimit nëterren, që kryhet me praninë e përfaqësuesve të ASHK-së dheinstitucionit administrues apo njësisë së vetëqeverisjes vendore. Ndërtesatdhe aktivet e ngurtësuara, që figurojnë në listën e pronave shtetërore, pornuk ekzistojnë në terren, nuk regjistrohen dhe, nëse janë regjistruar,fshihen nga regjistri publik.Në çdo rast, sipërfaqja, pozicioni, konfigurimi dhe karakteristikat e tjerafizike të pronës pasqyrohen në regjistër sipas gjendjes së konstatuar nëterren;

ç) Përparësia e parcelave ndërtimore që legalizohen, objekteve pa titullpronësie dhe trojeve të tyre funksionale, si dhe oborreve në përdorim, nëpërputhje me nenet 19 e 30, të këtij ligji, ndaj listës së pronave shtetërore.

29

Page 30: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë. Nga propozuesit

d) Pasqyrimi i saktë hartografik i pronës shtetërore, sipas kornizëshartografike të ASHK-së.

Neni 33Përditësimi nga institucioni administrues/njësia e vetëqeverisjes vendore

1. Institucionet shtetërore dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore kanëpër detyrë të kryejnë përditësimin e plotë të pronave të inventarizuara apotë transferuara në favor të tyre brenda 18 muajve, nga data e hyrjes në fuqitë këtij ligji.

2. Procedura e përditësimit mbështetet në:

a) verifikimin e gjendjes faktike të pronës, nëpërmjet evidentimit nëterren, që kryhet me asistencën/pjesëmarrjen e ASHK-së;

b) verifikimin e gjendjes juridike të pronës. Institucioni administrues osenjësia e vetëqeverisjes vendore i kërkon ASHK-së informacion tëplotë për gjendjen e pronësisë, sipas dokumentacionit që kjo e funditadministron, përfshirë edhe informacionin për proceset e tjeratranzitore, të parashikuara në këtë ligj.

3. Në përfundim të këtyre verifikimeve, institucioniadministrues/njësia e vetëqeverisjes vendore i paraqet për shqyrtim ASHK-së listën e pronave shtetërore të përditësuar, pjesë e detyrueshme e së cilësështë dokumentacioni hartografik.

4. ASHK-ja shqyrton përputhshmërinë e listës së pronave shtetërore,të përcjellë në raport me parimet e parashikuara në nenin 32, të këtij ligji.Në rast se konstatohen mospërputhje, ASHK-ja kryen ndryshimet enevojshme dhe ia njofton ato institucionit administrues/njësisë sëvetëqeverisjes vendore.

5. Lista e pronave shtetërore, e përditësuar sipas këtij neni, inënshtrohet regjistrimit të përkohshëm në regjistrin publik, deri nëmiratimin me vendim të Këshillit të Ministrave të listës përfundimtare.Njëkohësisht, me regjistrimin e përkohshëm, ASHK-ja harton dhe dërgonprojektvendimin për miratimin në Këshillin e Ministrave të listëspërfundimtare të pronave shtetërore.

Neni 34Miratimi i listës përfundimtare dhe regjistrimi

30

Page 31: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë. Nga propozuesit

Me miratimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për listën e pronaveshtetërore, regjistrimi i përkohshëm merr vlerë përfundimtare dhe bëhet pjesëe regjistrit publik të pasurive të paluajtshme.

Neni 35Përditësimi i i pjesshëm i listave të pronës shtetërore

1. Përditësimi kryhet edhe individualisht, për një ose më shumë pronatë listës së pronave shtetërore (përditësim i pjesshëm), si më poshtë vijon:

a) Nga ASHK-ja, kryesisht, gjatë procedurave të regjistrimit fillestarose përmirësim/përditësimit të regjistrit të pasurive të paluajtshme tëzonës kadastrale; b) Me nismë të institucionit shtetëror ose Njësive të Vet qqeverisjesVendore, sipas nevojave të tyre.

2. Përditësimi i pjesshëm, miratimi dhe regjistrimi ndjekin të njëjtatparime dhe procedura si në nenet 32 deri në 34 të këtij ligji.

Neni 36Dispozitë autorizuese

Procedurat e hollësishme të përditësimit të listave të pronave shtetërore dherregullat për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve përcaktohen me vendimtë Këshillit të Ministrave.

Neni 37Ndryshimi i përgjegjësisë së administrimit dhe transferimi

Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, propozimet për ndryshimin e përgjegjësisë sëadministrimit të pronave shtetërore, inventarizimin e pronave që nuk janëinventarizuar më parë si dhe transferimet te njësia e vetëqeverisjes vendore iparaqiten Kryeministrit nga ASHK dhe miratohen sipas legjislacionit në fuqipër pronat e paluajtshme të shtetit.

Neni 38 Pronat e painventarizuara

Pronat që nuk janë inventarizuar deri në hyrjen në fuqi të këtij ligjiinventarizohen dhe regjistrohen sipas të njëjtave parime e rregulla, tëparashikuara në nenet 32 deri në 34 të këtij ligji.

31

Page 32: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë. Nga propozuesit

Neni 39Pezullimi procedurave

Kur ngrihen padi, sipas shkronjës “a”, të nenit 32, të këtij ligji, si dhe në çdorast kur ASHK-ja, institucioni administrues apo njësia e vetëqeverisjesvendore konstaton se për pronën shtetërore apo për një pjesë të saj është dukeu gjykuar padi, e cila ka si objekt pretendime pronësie të të tretëve, procedurate përditësimit, inventarizimit apo transferimit pezullohen deri në përfundim tëgjykimit me vendim të formës së prerë. Pezullimi shtrihet vetëm për atë pronëose pjesë prone që është objekt gjykimi.

Neni 40Tarifat e regjistrimit për institucionet shtetërore dhe

njësitë e vetëqeverisjes vendore

1. Për regjistrimin fillestar të pronave të institucioneve shtetërore dhetë njësive të vetëqeverisjes vendore aplikohen tarifa shërbimi të reduktuara.

2. Për pronat e regjistruara përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji,institucionet shtetërore dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore nuk paguajnëtarifë regjistrimi për ndryshimet që do të rezultojnë në regjistrin e pasurive,prej përditësimit sipas këtij kreu.

3. Regjistrimi i pronave të përditësuara të institucioneve shtetëroredhe njësive të vetëqeverisjes vendore nuk kushtëzohet nga parapagimi itarifës së shërbimit. Pavarësisht sa më sipër, atyre u refuzohet çdo shërbimi mëtejshëm për pasurinë nga ASHK-ja, deri në shlyerjen e tarifës sëregjistrimit fillestar të saj.

4. ASHK-ja përcjell pranë çdo institucioni dhe njësie tëvetëqeverisjes vendore shumën e debisë, që është akumuluar gjatë vitit, përefekt të regjistrimit të pasurive të tyre, e cila shlyhet brenda muajit mars tëvitit pasardhës. Institucionet shtetërore dhe njësitë e vetëqeverisjes vendorekanë për detyrë të parashikojnë në buxhetet e tyre vjetore shlyerjen edetyrimeve për regjistrimin e pronave në pronësi apo administrim të tyre,sipas shumave respektive të detyrimit të përllogaritura nga ASHK-ja.

Neni 41Ndalimi i tjetërsimit para regjistrimit

32

Page 33: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë. Nga propozuesit

1. Në përputhje me nenin 195, të Kodit Civil, ndalohet çdo veprimtjetërsimi i pasurisë nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, pas hyrjes në fuqitë këtij ligji, pa u kryer më parë regjistrimi i saj në regjistrin publik.

2. Institucionet shtetërore dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore kanëdetyrimin që, brenda 60 ditëve, nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të krijojnë osetë ngarkojnë një strukturë të posaçme, e cila do të ketë për objekt tëveprimtarisë së saj vetëm invetarizimin, plotësimin, përditësimin dhendjekjen e procesit deri në regjistrimin e pronave në regjistrin publik tëpasurive të paluajtshme dhe pajisjen me certifikatë pronësie, për çdopasuri.

3. Struktura, e përmendur në pikën 2, do të jetë pika e kontaktit tëinstitucionit të interesuar me ASHK-në. Institucionet qendrore dhe ato tëvetëqeverisjes vendore kanë për detyrë që të mbajnë listën e inventarit tëpronave të miratuara në emër të tyre, ta përditësojnë atë, dukebashkërenduar me ASHK-në, sipas neneve 32, 33, 34 dhe 35, të këtij ligji.

Neni 42Digjitalizimi i të dhënave

1. ASHK-ja krijon arkivën digjitale të pasurisë publike, e cila integrohet nësistemin elektronik të regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

2. ASHK-ja, gjithashtu, digjitalizon të gjitha listat e inventarit të pasurisështetërore të nxjerra deri tani, si rezultat i këtij procesi ndër vite, dhemirëmban e përditëson këtë informacion në format shkresor dhe elektronik,në mënyrë paralele.

Neni 43Përditësimi i të dhënave për pasuritë e sindikatave

1. ASHK-ja, në zbatim të këtij ligji, verifikon, saktëson dhe përditëson listat einventarit të pasurive të paluajtshme, të kaluara në administrim tësindikatave, si dhe identifikon marrëdhëniet e krijuara me të tretët për këtopasuri.

2. Kur, gjatë procesit të përditësimit, rezulton se pasuritë e kaluara nëadministrim të sindikatave janë të paregjistruara më parë në regjistratpublikë të pasurive të paluajtshme, ASHK-ja kryen regjistrimin e tyre sipasdokumentacionit ligjor, nëpërmjet të cilit provohet e drejta e pronësisë.

33

Page 34: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë. Nga propozuesit

3. Produkti i procesit të përditësimit dhe plotësimit duhet të përmbajë tëdhënat për:

a) numrin dhe llojin e pasurive të paluajtshme, të inventarizuara;b) numrin e pasurive të luajtshme, të inventarizuara;c) llojin e marrëdhënieve të krijuara me të tretët dhe, nëse ka, ndryshimin

e kësaj marrëdhënieje, ku të përshihen:

i. kontratat e qirave me të tretët; ii. kontratat e përdorimit me të tretët; iii. vënia e hipotekave mbi pasuritë, në favor të të tretëve; iv. çdo lloj veprimi juridik, i kryer për këto pasuri, që regjistrohet në

regjistrat publikë.

ç) listën e objekteve të kulturës së ish-ndërmarrjeve bujqësore, të cilatkanë kaluar apo duhet të kalonin në pronësi të qeverisjes vendore, tëidentifikuara;

d) listën e të gjitha objekteve të inventarizuara;dh) çdo informacion tjetër të nevojshëm, që lidhet me procesin.

4. ASHK-ja, në përfundim të procesit të përditësimit dhe plotësimit, hartonnjë raport vlerësimi, i cili i paraqitet Këshillit tëMinistrave.

KREU VRREGULLIMI I PRONËSISË NË ZONAT E STIMULUARA

Neni 44Dispozitë e përgjithshme për procesin

1. Ky kre zbatohet për “zonat e stimuluara” dhe subjektet që kanëpërfituar të drejta mbi këto territore si:

a) persona të stimuluar apo subjekte të veprimtarive joturistike/jo tëstimuluara, sipas ligjit nr.7665, datë 21.1.1993, të shfuqizuar;b) të tretë, që kanë hyrë në marrëdhënie juridiko-civile me ta(subjekte të interesuar), pavarësisht nga numri i transaksioneve(veprimeve juridike të njëpasnjëshme) të kryera.

2. Personat e stimuluar, që kanë përmbushur të gjitha detyrimet qërrjedhin nga marrëveshja e qirasë dhe e zhvillimit, në rast se nuk paraqesin

34

Page 35: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë. Nga propozuesit

interes për ndryshimin e pronësisë së truallit, nuk u nënshtrohenprocedurave të parashikuara në këtë ligj.

Neni 45Evidentimi dhe plani i rilevimit

1. Në zonat e stimuluara, ASHK-ja kryen evidentimin në terren tënjësive ndërtimore dhe truallit si dhe harton planin e rilevimit, kupasqyrohet gjendja ndërtimore faktike e zonës, sipas kufijve të vendosur nëdokumentacionin e miratuar nga autoriteti i planifikimit të territorit. Kurështë e pamundur të përcaktohet kufiri i zonës së stimuluar, nëpërmjetdokumentacionit të miratuar nga autoriteti i planifikimit të territorit,atëherë ky kufi njësohet me atë të përcaktuar nga marrëveshja e zhvillimitdhe/ose qirasë, (nëse ka një të tillë). Ndërsa, kur nga evidentimi rezulton sezona e stimuluar ka në terren pozicionim të ndryshëm nga dokumentacionii miratuar nga autoriteti i planifikimit, kufiri i zonës në planin e rilevimitdo të jetë sipas gjendjes faktike.

2. Për hartimin e planit të rilevimit, ASHK-ja u kërkon institucioneveqendrore dhe vendore kopje të dokumentacionit për zhvillimin enjësive/komplekseve ndërtimore nga persona të stimuluar. Kydokumentacion vihet në dispozicion të ASHK-së brenda 30 ditëve, ngakërkesa e kësaj të fundit.

3. Rregullat e hollësishme për hartimin e planit të rilevimitpërcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 46Kalimi i pronësisë mbi truallin e njësive ndërtimore

1. Personi i stimuluar përfiton kalimin e pronësisë për truallin e atyrenjësive ndërtimore, për të cilat nuk ka hyrë në marrëdhënie porosie,sipërmarrjeje, premtimi-shitjeje apo kalimi pronësie, shitje, dhurimi ashkëmbimi me të tretët.

2. Subjektet e interesuara, që zotërojnë kontratat me personin estimuluar, për veprimet juridiko-civile të mësipërme, pavarësisht nga numrii transaksioneve të kryera, kanë të drejtë të përfitojnë kalimin e pronësisëmbi truallin e njësive ndërtimore. Subjektet e interesuara duhet tëdorëzojnë dokumentacionin në fjalë, kontratat, brenda 12 muajve, ngahyrja në fuqi e këtij ligji.

35

Page 36: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë. Nga propozuesit

3. Personi i stimuluar dhe subjektet e interesuara, krahas truallit tënjësive ndërtimore përfitojnë edhe truallin e lirë në zonën e stimuluar, nëbashkëpronësi të detyrueshme, sipas raporteve/pjesëve përkatëse.

4. Rregullat e hollësishme për kalimin e pronësisë, afatet, mënyra ellogaritjes dhe e njoftimit të pagesës, zbritjet që përfitohen dhe modeli iaktit për kalimin e pronësisë përcaktohen me vendim të Këshillit tëMinistrave.

Neni 47Ndalimi i veprimeve për njësitë ndërtimore të regjistruara

Nëse njësitë ndërtimore, të pasqyruara në planin e rilevimit, rezultojnë tëregjistruara në regjistrin e pasurive të paluajtshme, mbi to nuk mund të kryhetasnjë veprim tjetërsimi deri në përfundim të procedurave të kalimit tëpronësisë së truallit.

Neni 48Afatet detyruese

1. Kur subjekti i interesuar nuk paraqet dokumentacionin sipas pikës2, të nenit 46, atij i humbet e drejta për të përfituar kalimin e pronësisë sëtruallit dhe ligjësimin e njësisë ndërtimore. Në këto raste, trualli dhe njësiandërtimore kalojnë në favor të shtetit, për llogari të fondit fizik tëkompensimit të pronave.

2. Pas ligjësimit dhe regjistrimit në favor të shtetit, ASHK-ja njoftonsubjektin e interesuar apo, sipas rastit, personin e stimuluar për dorëzimin enjësisë së ndërtuar, i cili kryhet me procesverbal. Në rast moszbatimibrenda 30 ditëve, njoftimi për dorëzim kthehet në titull ekzekutiv.

3. Kur njësia ndërtimore është e regjistruar në favor të subjektit tëinteresuar dhe ky i fundit nuk shlyen vlerën e truallit brenda 1 viti, njoftimii pagesës kthehet në titull ekzekutiv.

Neni 49Ligjësimi i njësive ndërtimore

1. ASHK-ja, krahas kalimit të pronësisë së truallit, kryen edheligjërimin e njësisë ndërtimore, nëse kjo e fundit nuk është e regjistruar në

36

Page 37: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë. Nga propozuesit

regjistrin publik, ose vetëm të shtesave pa leje të kryera në të, nëse ajoështë e regjistruar. Ligjësimi kryhet, në çdo rast, sipas gjendjes faktike.

2. Ligjësimi i njësisë ndërtimore kryhet në favor të:

a) personit të stimuluar, nëse ky i fundit nuk ka hyrë në marrëdhënieporosie, sipërmarrjeje, premtimi-shitjeje me të tretët, subjekte tëinteresuara; b) subjektit të interesuar, nëse disponohen kontratat e mësipërme.

3. Kur njësia ndërtimore është e regjistruar në regjistrin publik dhesubjekti i interesuar disponon kontratë kalimi pronësie, shitjeje, dhurimi ashkëmbimi, regjistrimi i kalimit të pronësisë kryhet sipas kësaj kontrate.

Neni 50Prioriteti dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve

1. Kur, gjatë kryerjes së procedurave, sipas këtij kreu, konstatohet sepër të njëjtën njësi ndërtimore ka mbivendosje të aplikimeve nga dy ose mëshumë subjekte të interesuara (kontratat e të cilëve nuk kanë vijimësikronologjike me njëra-tjetrën), procedurat vijojnë në favor të subjektit qëdisponon kontratën më të hershme.

2. Mosmarrëveshjet ndërmjet subjekteve të interesuara, personit tëstimuluar dhe subjektit të interesuar ose pretendimet e të tretëve për tëdrejta mbi njësinë e ndërtuar apo për raportet e pronësisë mbi të zgjidhengjyqësisht.

3. Gjatë shqyrtimit të konfliktit gjyqësor, procedurat për njësinë endërtuar dhe truallin e saj pezullohen dhe rifillojnë sipas kushteve të këtijligji, pasi vendimi gjyqësor të jetë i formës së prerë.

Neni 51Rregullim i posaçëm

Përjashtimisht, nëse trualli në zonën e stimuluar figuron në pronësi të tëtretëve, të cilët nuk kanë marrëveshje me personin e stimuluar apo subjektet einteresuara, për rregullimin e raporteve të pronësisë ASHK-ja zbatonprocedurat e kompensimit të pronarëve joposedues, të parashikuara në nenin21, të këtij ligji.

37

Page 38: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë. Nga propozuesit

Neni 52Ruajtja e statusit të zonës

Pavarësisht kalimit të pronësisë dhe ligjërimit sipas këtij kreu, territoret ezonave të stimuluara mbeten “zona me rëndësi kombëtare”, duke iu nënshtruarkushteve dhe procedurave të posaçme të zhvillimit, të parashikuara nëlegjislacionin për planifikimin e territorit dhe legjislacionit për turizmin.

KREU VIKOORDINIMI ME PROCESIN E TRAJTIMIT TË PRONËS

SË SUBJEKTEVE TË SHPRONËSUARA

Neni 53Dispozitë referuese

Përfundimi i procesit të njohjes dhe kompensimit për subjektet, të cilëve u janëshpronësuar, shtetëzuar ose konfiskuar pronat sipas akteve ligjore e nënligjore,vendimeve penale të gjykatave ose që u janë marrë me çdo mënyrë tjetër, tëpadrejtë, nga shteti komunist, prej datës 29.11.1944, realizohet nga Agjencia eTrajtimit të Pronës, sipas rregullave të përcaktuara në legjislacionin për trajtimin epronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave.

Neni 54Bashkërendimi me proceset kalimtare

1. Agjencia e Trajtimit të Pronës ka detyrimin të trajtojë me prioritetkërkesat për njohje dhe kompensim fizik të subjekteve të legjislacionit përtrajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave, nëterritoret ku ASHK-ja zbaton proceset kalimtare, sipas krerëve të tjerë të këtijligji.

2. Elementet hartografike, që shoqërojnë vendimmarrjen e ATP-së përkompensimin duhet të jenë në përputhje kornizën hartografike që përdorASHK-ja.

3. Subjektet, që bëhen pronare të parcelave ndërtimore, në zbatim tëdispozitave të seksionit 1, të kreut III të këtij ligji dhe që në të njëjtën kohëjanë subjekt i zbatimit të legjislacionit për trajtimin e pronës dhe përfundimine procesit të kompensimit të pronave, përfitojnë kompensim vetëm në masën,që i përgjigjet diferencës ndërmjet vlerës së pasurisë së paluajtshme tëshpronësuar dhe vlerës së parcelës ndërtimore. Në rast se kjo diferencë

38

Page 39: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë. Nga propozuesit

është negative, ata nuk përfitojnë nga legjislacioni për trajtimin e pronës dhepërfundimin e procesit të kompensimit të pronave. Kjo dispozitë nuk shtrinefektet e saj, nëse kalimi i pasurisë së parcelës ndërtimore te subjekti ështëkryer sipas nenit 22 të këtij ligji.

4. Rregullat e hollësishme të bashkërendimit të punës ndërmjet ASHK-sëdhe ATP-së përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 55Fondi i tokës

Pasuritë e paluajtshme shtetërore, që janë bërë pjesë e fondit të tokës sipaslegjislacionit për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit tëpronave, iu nënshtrohen përditësimit me qëllim evidentimin e gjendjes juridike dhefizike, reale, të tyre. Përditësimi kryhet nga ASHK-ja e ATP-ja dhe udhëhiqet ngatë njëjtat parime, të përcaktuara në nenin 32, të këtij ligji.

Në përfundim të përditësimit, nëse evidentohen ndryshime të gjendjes faktike tëpronës në raport me fondin e tokës, të miratuar me vendim të Këshillit tëMinistrave, propozohet ndryshimi i vendimit përkatës, sipas gjendjes sëpërditësuar.

KREU VIITRAJTIMI I PROBLEMEVE TË KEQZBATIMIT TË LIGJIT

Neni 56 Pasuritë e zhvilluara dhe mbrojtja e të tretëve

1. Konsiderohen të vlefshëm të gjithë titujt e pronësisë private, të krijuar ngainstitucionet shtetërore përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, pavarësishtparregullsive të formës, procedurës apo përmbajtjes, nëse:

a) përfituesi i titullit e ka kaluar të drejtën e pronësisë mbipasurinë tek të tretët;

b) pasuria është zhvilluar sipas legjislacionit “Për planifikimindhe zhvillimin e territorit”.

2. Ligjësimi, sipas këtij neni, nuk i shtrin efektet për ato çështje që janëtrajtuar ndryshe me vendim gjyqësor të formës së prerë, të miratuar përparahyrjes në fuqi të këtij ligji.

39

Page 40: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë. Nga propozuesit

3. Paditë e ngritura nga institucionet shtetërore përpara hyrjes në fuqi të këtijligji dhe që nuk janë gjykuar me vendim të formës së prerë përpavlefshmërinë/ shfuqizimin e titujve dhe njohjen e pronësisë shtetërorembi pasurinë, vlerësohen sipas parashikimeve të pikës 1, të këtij neni.

Neni 57Pasaktësitë hartografike dhe gabimet e tjera materiale

Për përputhjen e të dhënave të titujve të pronësisë me gjendjen, pozicionin dhekonfigurimin real të pasurisë, ASHK-ja, sipas këtij ligji, ka kompetencën tëkorrigjojë pasaktësitë hartografike dhe gabimet e tjera materiale të titujve tëpronësisë, të krijuara në origjinë, nga institucionet shtetërore.

Neni 58Trojet e dhëna për ndërtim nga organet vendore dhe rregullime të tjera

1. Këshilli i Ministrave miraton normat për ligjësimin e trojeve tëdhëna për qëllime ndërtimi nga organet e qeverisjes vendore në favor tësubjekteve private, përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji.

2. Kur, nga veprimet apo mosveprimet e organeve shtetërore përparahyrjes në fuqi të këtij ligji, janë krijuar parregullsi të formës, procedurësapo përmbajtjes, që prekin titujt e pronësisë të një tërësie subjektesh, tëcilat nuk janë rregulluar posaçërisht në dispozitat e tjera të këtij ligji,Këshilli i Ministrave miraton normat për ligjësimin dhe vendosjen nën njëregjim juridik të rregullt të këtyre titujve, duke zbatuar për aq sa është emundur kushtet dhe kriteret e parashikuara në këtë ligj për situata tëngjashme.

KREU VIIIPRIVATIZIMI I TRUALLIT SHTETËROR NË PËRDORIM

Neni 59 Kalimi i pronësisë mbi truallin shtetëror në përdorim

ASHK-ja kryen kalimin e pronësisë për:

a) trojet e paprivatizuara të ndërtesave të privatizuara nga shtetasit me ligjinnr.7512, datë 10.8.1991, të shfuqizuar;

b) trojet e paprivatizuara të ndërtesave të shitura nga ndërmarrjet shtetërore,përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr.7512, datë 10.8.1991, të shfuqizuar;

40

Page 41: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë. Nga propozuesit

c) trojet e paprivatizuara, mbi të cilat janë ngritur ndërtesa, në bazë të lejevetë ndërtimit të lëshuara nga organet e qeverisjes vendore pas datës10.8.1991 e në vazhdim, si dhe trojet e objekteve apo ndërtesave ish-pronë e ish-kooperativave bujqësore, shitja e të cilave është realizuar ngaish-kooperativat bujqësore apo organet e qeverisjes vendore;

Neni 60 Nisja e procedurës së kalimit të pronësisë

Procedura e kalimit të pronësisë, sipas këtij kreu, iniciohet, si më poshtë vijon:

a) Nga kërkesat e paraqitura nga subjektet e interesuara pranë Drejtorisë sëAdministrimit dhe Shitjes së Pronës Publike në Ministrinë e Financavedhe Ekonomisë përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji. Për zbatimin e kësajpike, DASHPP-ja ngarkohet të përcjellë pranë ASHK-së, brenda 60ditëve, nga hyrja në fuqi e këtij ligji, kërkesat dhe dokumentacionin eadministruar.

b) Me kërkesë të paraqitur nga subjektet e interesuara pranë ASHK-së, pashyrjes në fuqi të këtij ligji.

c) Kryesisht nga ASHK-ja, gjatë procedurave të regjistrimit fillestar osepërmirësimit të zonës kadastrale.

Neni 61 Mënyra e kalimit të pronësisë dhe regjimet e pagesës

1. Kalimi i pronësisë për sipërfaqet e trojeve, sipas këtij kreu,realizohet me vendim të ASHK-së, modeli i të cilit përcaktohet ngaKëshilli i Ministrave, dhe kryhet, si më poshtë vijon:

a) Pa pagesë, për trojet e ndërtesave me funksion banimi;b) Kundrejt pagesës, sipas çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës sëpronës të miratuar me vendim të Këshilli të Ministrave, për trojet endërtesave me funksion social-ekonomik. Mbi truallin që kalohet nëpronësi regjistrohet hipoteka ligjore, deri në shlyerjen e plotë të vlerëssë detyrimit.

2. Kur poseduesi i truallit në përdorim ka kryer edhe ndërtime pa lejembi të njëjtin truall, kalimi i pronësisë së truallit përfitohet sipas pikës 1, tëkëtij neni.

41

Page 42: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë. Nga propozuesit

3. Subjekteve që legjitimoheshin për të përfituar lehtësitë në pagesëne truallit, dhe kanë paraqitur kërkesë sipas afateve të parashikuara në ligjinnr.10270, datë 22.4.2010, “Për të drejtën e privatizimit të truallit shtetërornë përdorim dhe për taksën mbi të drejtën e përdorimit të tij”, të ndryshuar,u njihen këto të drejta edhe sipas këtij ligji.

4. Procedurat e hollësishme, që zbatohen për kalimin e pronësisësipas këtij kreu, dhe modeli i aktit të kalimit të pronësisë përcaktohen mevendim të Këshillit të Ministrave.

5. Kur mbi një pjesë të truallit shtetëror në përdorim gjendet ndërtimpa leje i të tretëve (që nuk i përket pronarit të ndërtimit të privatizuar/meleje ndërtimi), ky ndërtim dhe trualli i zënë prej tij trajtohen sipasrregullave të kreut III, seksioni 1, i këtij ligji.

KREU IX

MBIVENDOSJET

Neni 62

Qëllimi i këtij seksioni është zgjidhja e mbivendosjeve të shkaktuara përparahyrjes në fuqi të këtij ligji nga gabimet materiale/pasaktësitë e hartavekadastrale apo të titujve të pronësisë.

Neni 63

Mbivendosjet fiktive

1. Kur për një pasuri të paluajtshme në një zonë kadastrale, që i është nënshtruarregjistrimit fillestar para hyrjes në fuqi të këtij ligji, paraqitet kërkesë përregjistrim titulli pronësie, që mbivendoset në hartë, tërësisht ose pjesërisht,me një titull tjetër të regjistruar më parë, drejtoria vendore e ASHKkontrollon hartën kadastrale për të identifikuar nëse mbivendosja buron ngagabime/pasaktësi në pozicionimin e titullit të regjistruar, në hartën kadastrale.Nëse është e nevojshme drejtoria vendore evidenton në terren pasuritë. Kurmbivendosja buron nga pasaktësi në hartën kadastrale, sipas rastit drejtoriavendore vepron, si vijon:

42

Page 43: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë. Nga propozuesit

a) Nëse gabimi/pasaktësia në hartën kadastrale ka të bëjë vetëm me një pasuridhe nuk cenon pasuritë kufitare, korrigjon gabimin në hartë dhe njoftonpronarët mbi korrigjimin, duke vijuar procedurat e regjistrimit të titullit përtë cilin është paraqitur kërkesë.

b) Nëse gabimi/pasaktësia në hartën kadastrale kërkon ripozicionimin eshumë titujve të keqpasqyruar, drejtoria vendore zbaton procedurat epërmirësimit të zonës kadastrale, sipas kreut VI të ligjit “Për Kadastrën”.

2. Kur gabimi/pasaktësia qëndron tek elementet hartografike të vetë titujve tëpronësisë, sipas rastit ASHK-ja vepron, si vijon:

a) Për titujt e miratuar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji nga institucionetshtetërore, korrigjon gabimet, njofton palët e interesuara dhe vijon meregjistrimin e titullit.

b) Për gabimet hartografike që e kanë origjinën në vendime gjyqësore tëformës së prerë, korrigjimi mund të kryhet vetëm me pëlqimin e palëspërfituese të të drejtave sipas vendimit gjyqësor.

Në çdo rast korrigjimi sipas kësaj pike nuk mund të cenojë të drejtat epronarëve të pasurive kufitare.

KREU XANKIMI

Neni 64Ankimi administrativ dhe gjyqësor

1. Në përbërje të ASHK-së krijohet një strukurë e posaçme për shqyrtimin eankimeve administrative ndaj akteve dhe ndaj veprimeve/mosveprimeveadministrative të ASHK-së, që kanë të bëjnë me proceset kalimtare tëparashikuara në këtë ligj.

2. Ankimi administrativ ushtrohet dhe shqyrtohet në përputhje me afatet dherregullat e parashikuara në Kodin e Procedurave Administrative.

3. Kundër vendimit të strukuturës së posacëme për shqyrtimin e ankimeveadministrative, mund të bëhet ankim në gjykatën administrativekompetente, sipas legjislacionit në fuqi për gjykatat administrative dhegjykimin e mosmarrëveshjeve administrative.

43

Page 44: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë. Nga propozuesit

KREU XITË ARDHURAT NGA PROCESET TRANZITORE

Neni 65Ndarja e të ardhurave të arkëtuara nga proceset kalimtare të pronësisë

1. Gjatë zbatimit të procedurave, sipas këtij ligji, ASHK arkëton dhepërdor të ardhura nga:

a) kalimi i së drejtës së pronësisë mbi parcelën ndërtimore tëndërtimeve pa leje;b) kalimi i së drejtës së pronësisë mbi sipërfaqet shtesë, sipasshkronjës “a”, të pikës 1, të nenit 9, të këtij ligji;c) kalimi i të drejtës së pronësisë, në rastet e parashikuara në pikën 4,të nenit 30, të këtij ligji

ç) kalimi i së drejtës së pronësisë mbi trojet në zonat e stimuluara;d) Kalimi i të drejtës së pronësisë në rastet sipas gërmës b), të pikës 1, të

nenit 61, të këtij ligji;dh) tarifa e shërbimit për ndërtimet pa leje, me funksion përdorimi social-

ekonomik ose për ndërtimet e dyta;e) tarifa e shërbimit shtesë, sipas pikës 2, të nenit 18, të këtij ligji;ë) tarifat e shërbimit për objektet pa titull dhe oborret në përdorim, sipas

nenit 30, të këtij ligji;f) penalitete për mosrespektimin e lejes së ndërtimit nga subjektet

ndërtuese/investitore, për objektet me shkelje të lejes së ndërtimit, qëlegalizohen sipas këtij ligji;

g) tarifa për regjistrimin e pronave shtetërore të pushtetit qendror apo tëtransferuara te NJVV-të.

2. Përjashtimisht, 50% e të ardhurave të krijuara sipas shkronjave “a”,“b” dhe “ç”, të pikës 1, të këtij neni, kalojnë në fondin e kompensimitfinanciar të pronave, sipas përcaktimeve të bëra nga legjislacioni përtrajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave.

3. Vlera e tarifave, pagesave, masa e penaliteteve si dhe mënyra ellogaritjes, mbledhjes dhe administrimit të tyre përcaktohen me vendim tëKëshillit të Ministrave.

KREU XII

44

Page 45: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë. Nga propozuesit

DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT

Neni 66Dispozita për Aktet e marrjes së tokës në pronësi dhe verifikimin i titujve

1. Nëse, me një me vendim gjyqësor të formës së prerë, përparahyrjes në fuqi të këtij ligji është vendosur ndryshe, kriteret dhe proceduratsipas neneve 7 e 8, të ligjit, janë të paaplikueshme. Këtu përfshihet edherasti kur gjykata ka vendosur detyrimin për regjistrim të AMTP-së.

2. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, procedimet administrative tëzhvilluara pranë Prefektëve, për verifikimin e titujve mbi tokën bujqësorepushohen. 3. Vendimet e miratuara të Prefektëve, për vlefshmërinë ligjore tëtitujve mbi tokën bujqësore do të merren parasysh nga ASHK-ja për aq sapërputhen me përcaktimet e kreut II, seksioni 2, të këtij ligji.

4. Kërkesat e paraqitura pranë komisioneve vendore, për të cilat nukka përfunduar shqyrtimi trajtohen nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës nëpërputhje me kriteret dhe procedurat e këtij ligji.

5. Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, ASHK-ja, vlerëson heqjen dorë ngapadia për të gjitha proceset gjyqësore të iniciuara nga komisionet vendore,nëse janë kushtet e parashikuara në kreut II, seksioni 2, të këtij ligji.

6. Rregullave të parashikuara në pikat 1, shkronja “a”, dhe 3, të nenit9, u nënshtrohen edhe pasuritë shtetërore të parcelizuara gjatë proceduravetë regjistrimit fillestar ose përmirësim/përditësimit, përpara hyrjes në fuqitë këtij ligji.

7. Në përfundim të procedurave të ligjësimit dhe regjistrimit, sipaskreut II, seksioni 2, të këtij ligji, subjektet detyrohen të dorëzojnë pranëASHK-së aktet e marrjes së tokës në pronësi (AMTP-të).

8. Kërkesat për kalimin në pronësi të tokës bujqësore, të subjekteveqë nuk legjitimoheshin sipas akteve ligjore e nënligjore për tokënbujqësore, të cilat janë refuzuar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji,rishqyrtohen sipas kushteve të nenit 10, të këtij ligji.

Neni 67Rregullat kalimtare për procedurat e legalizimit

45

Page 46: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë. Nga propozuesit

1. Aplikimet për legalizim, të administruara përpara hyrjes në fuqi tëkëtij ligji, që kanë mangësi të elementeve të formës, konsiderohen tëvlefshme dhe ndërtimet pa leje, të deklaruara nëpërmjet tyre, shqyrtohensipas kushteve të këtij ligji.

2. Për ndërtimet e legalizuara përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, përtë cilat nuk është miratuar vendimi i Këshillit të Ministrave për kalimin e sëdrejtës së pronësisë të parcelës ndërtimore, titulli i pronësisë mbi truallin(parcelën), apo mbi pjesën takuese, konsiderohet i fituar sipas lejes sëlegalizimit. Rregullat e parashikuara në pikat 4 deri në 11, të nenit 19, tëkëtij ligji, zbatohen edhe për këto raste.

3. Projektvendimet e Këshillit të Ministrave “Për Kalimin e pronësisëmbi parcelat ndërtimore dhe kompensimin e pronarëve joposedues” që nëmomentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë në proces bashkërendimi,miratohen dhe japin efekte juridike për sa i përket kompensimit tëpronarëve joposedues.

4. Vendimet e Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi tëparcelave ndërtimore”, të miratuar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, nukrishikohen për efekt të ndryshimit të të dhënave të kalimit të pronësisë tëparcelave ndërtimore. Këto ndryshime realizohen nëpërmjet aktit tëlegalizimit që miratohet sipas këtij ligji. Në çdo rast, ndryshimi i tëdhënave të kalimit të pronësisë së parcelës ndërtimore, kryhet vetëm nëseparaqitet një prej situatave të mëposhtme:

a) Poseduesi i ndërtimit (përfitues i kalimit të pronësisë) kërkonzvogëlimin e sipërfaqes së parcelës ndërtimore, ose zmadhimin e sajbrenda parashikimeve të ligjit;

b) Poseduesi u ka njohur, ose kaluar, të tretëve të drejtat mbi ndërtimingjatë procedurave të legalizimit;

c) Vendimi i Këshillit të Ministrave nuk pasqyron gjendjen faktike tëndërtimit ose të parcelës ndërtimore;

ç) Sipërfaqja e miratuar e parcelës ndërtimore, bie ndesh me kriteret ekualifikimit për legalizim; ose

d) Kur evidentohen gabime materiale, ose janë të pranishme shkaqet etjera ligjore të parashikuara në Kodin e Procedurave Administrative;

46

Page 47: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë. Nga propozuesit

Ndryshimet e të dhënave të kalimit të pronësisë dhe të parcelës ndërtimore,të pasqyruara në lejet e legalizimit të miratuara përpara hyrjes në fuqi tëkëtij ligji, janë të vlefshme nëse plotësohet një nga kushtet e mësipërme.

5. Ndërtimet pa leje, që gjenden në territoret e zonave informale, tëmiratuara përpara hyrjes në fuqi të këtj ligji dhe që nuk janë legalizuarende, trajtohen me përparësi. Këshilli i Ministrave, në vendimin që miratonsipas nenit 15, të këtij ligji, parashikon kritere të posaçme lehtësuese tëlegalizimit për këtë kategori ndërtimesh.

6. ASHK, në mbështetje të neneve 23, 24 dhe 25 të këtij ligji, vendosrast pas rasti, për shfuqizimin ose jo të akteve të pezullimit të proceduravetë legalizimit, të miratuar nga ALUIZNI sipas neneve 26 dhe 40 të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin endërtimeve pa leje” i ndryshuar.

7. Objektet me shkelje të lejes së ndërtimit, që nuk evidentohen nëortofoton sipas pikës 1 të nenit 14 të këtij ligji, trajtohet nga ASHK, nëseplotësohen këto kushte:

a) Ndërtimi të jetë përfunduar në strukturë deri në datën e hyrjes në fuqi tëkëtij ligji; dhe

b) të mos jetë vendosur më parë prishja apo konfiskimi, sipas ligjit nr.107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” i ndryshuar, osekëto dënime të jenë parashkruar sipas nenit 46 të ligjit nr. 10279, datë20.5.2010 “Për kundërvajtjet administrative”.

Rregullat e bashkërendimit të punës ndërmjet ASHK dhe njësive tëvetëqeverisjes vendore, për zbatimin e kësaj pike, përcaktohen me vendimtë Këshillit të Ministrave.

Neni 68Rregullat kalimtare për objektet pa titull pronësie dhe oborret në

përdorim

1. Aplikimet e administruara përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji për objektet patitull pronësie dhe trojet e tyre funksionale si dhe për oborret në përdorim,për të cilat nuk është përfunduar procedimi administrativ, shqyrtohen sipaskritereve dhe procedurave të parashikuara në këtë ligj.

47

Page 48: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë. Nga propozuesit

2. Për të gjitha subjektet, që përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji kanë përfituarkalimin e pronësisë mbi objektet pa titull pronësie, trojet e tyre funksionaledhe oborret në përdorim, por nuk kanë shlyer pagesën e truallit, kjo pagesëfalet për sipërfaqet deri në 300 metra katrore. Përjashtim bëjnë rastet kurtrualli funksional ose oborri në përdorim është në pronësi të të tretëve. Nëkëto raste, kur pagesa nuk është shlyer, detyrimi financiar rillogaritet nëbazë të parashikimeve të pikës 4, të nenit 30, të këtij ligji.

Neni 69Rregullat kalimtare për rregullimin e pronësisë në zonat e stimuluara

1. Kur, përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, është administruar në ZRPP plani irilevimit të zonës së stimuluar dhe mbi njësitë ndërtimore kanë vijuar tëkryhen veprime tjetrërsimi, këto veprime konsiderohen të vlefshme dhekalimi i pronësisë së truallit kryhet në favor të titullarit aktual të ndërtesës.

2. Detyrimet e prapambetura, që burojnë nga marrëveshjet e qirave dhe tëzhvillimit mbarten nga personat e stimuluar dhe nuk pengojnë procedurat ekalimit të pronësisë dhe ligjësimit sipas kreut V të këtij ligji. Autoritetipërgjegjës për vjeljen e tyre është Agjencia Kombëtare e Turizmit.

Neni 70Detyrimi për taksën e përdorimit të truallit shtetëror

Subjektet që do të përfitojnë kalimin e pronësisë së trojeve nga ASHK-ja,sipas kreut VIII, të këtij ligji, vijojnë të mbartin detyrimin e pagesës së taksëssë përdorimit, të parashikuar nga ligji nr.10270, datë 22.4.2010, “Për të drejtëne privatizimit të truallit shtetëror në përdorim dhe për taksën mbi të drejtën epërdorimit të tij”, të ndryshuar, të aplikueshme deri në momentin e kalimit tëpronësisë. Ky detyrim mblidhet nga organet tatimore.

Neni 71Trajtimi i kërkesave të bashkësive fetare

Kërkesat për legalizimin e objekteve të kultit, të ndërtuara pa leje, njohjen dhekompensimin e pronës, privatizimin apo regjistrimin e të drejtave të pronësisë tëbashkësive fetare trajtohen me prioritet, në përputhje me dispozitat e këtij ligjidhe akteve të tjera ligjore në fuqi.

Neni 72Baza e të dhënave për proceset kalimtare

48

Page 49: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë. Nga propozuesit

ASHK ngre dhe administron bazën e të dhënave për proceset kalimtare tëpronësisë. Rregullat e hollësishme të krijimit, përdorimit, administrimit,ruajtjes dhe ndërveprimit me bazat e tjera të të dhënave shtetërore përcaktohenme vendim të Këshillit të Ministrave

Neni 73Kontrolli administrativ

Për parregullsitë e formës, të procedurës dhe përmbajtjes, të kryera gjatëveprimtarisë së institucioneve kompetente për proceset kalimtare, përparahyrjes në fuqi të këtij ligji, kontrolli në kuadër të së drejtës administrativekryhet në përputhje me përcaktimet e këtij ligji.

Neni 74Nxjerrja e akteve nënligjore

1. Përveç sa është përmendur shprehimisht në ligj, Këshilli i Ministrave, brenda6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, nxjerr aktet nënligjore në bazë dhe përzbatim të këtij ligji.

2. Deri në nxjerrjen e akteve nënligjore sipas këtij ligji, aktet nënligjore ekzistuesevazhdojnë të mbeten në fuqi, për aq sa nuk bien ndesh me parashikimet e këtijligj.

Neni 75Shfuqizime dhe ndryshime

1. Aktet ligjore të listuara në shtojcën bashkëlidhur këtij ligji si dheçdo akt tjetër ligjor, që bie në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji,shfuqizohen.

2. Në ligjin nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave tëpaluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar,fjalia e fundit e shkronjës “c”, të nenit 8, shfuqizohet.

3. Në ligjin nr.10270, datë 22.4.2010, “Për të drejtën e privatizimit tëtruallit shtetëror në përdorim dhe për taksën mbi të drejtën e përdorimit të tij”,të ndryshuar, dispozitat që trajtojnë privatizimin e trojeve të përcaktuara nëkreun VIII, të këtij ligji, shfuqizohen.

49

Page 50: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë. Nga propozuesit

4. Ligji nr.10270, datë 22.4.2010, “Për të drejtën e privatizimit të truallitshtetëror në përdorim dhe për taksën mbi të drejtën e përdorimit të tij”, tëndryshuar, mbetet në fuqi për sa ka të bëjë me:

a) taksimin e trojeve shtetërore të marra në përdorim; b) privatizimin e truallit në përdorim, për personat juridikë, shoqëritregtare.

Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronës Publike në Ministrinë eFinancave dhe Ekonomisë dhe organet tatimore mbeten autoritetetpërgjegjëse për procedurat e sipërpërmendura.

Neni 76Modelet e akteve adminisrative

Deri në miratimin e modeleve të akteve të reja administrative, ASHK dhenjësitë e vetqeverisjes vendore, vijojnë të përdorin modelet e akteve tëmiratuara përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Neni 77Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi më 1 Shkurt 2019.

K R Y E T A R I

GRAMOZ RUÇI

50

Page 51: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet ... i... · pasurive të paluajtshme dhe të gjitha proceseve të tjera administrative të lidhura me pronësinë. Nga propozuesit

SHTOJCA

LISTA E AKTEVE QË SHFUQIZOHEN

1. Ligji nr.7501, datë 19.07.1991 “Për tokën”.

2. Ligji nr.8053, datë 21.12.1995 “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokësbujqësore”, i ndryshuar

3. Ligji nr.8382, datë 26.03.1998 ‘Për tokat bujqësore të pandara”.

4. Ligji nr.9482, datë 03.04.2006 ‘Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin endërtimeve pa leje”, i ndryshuar.

5. Ligji nr.9948, datë 7.7.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimittë titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, i ndryshuar.

6. Ligji nr.10186, datë 5.11.2009 “Për rregullimin e pronësisë mbi truallinshtetëror në zonat me përparësi turizmin”, i ndryshuar.

7. Ligji nr.171/2014 “Për përfundimin e procedurave ligjore të kalimit të tokësbujqësore të ish ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve”.

51