republika e shqipËrisË kuvendi - parlament · 2018-04-10 · nëpunësin civil; garantimi i...

29
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat PROCESVERBAL Tiranë, më 21.03.2018, ora 10:00 Drejton mbledhjen: Erion Braçe kryetar i Komisionit Rendi i ditës: 1. Miratimi i procesverbalit. 2. Prezantimi dhe relatimi i projektligjit “Për statistikat zyrtare”. Marrin pjesë: Erion Braçe, Blerina Gjylameti, Jorida Tabaku, Anastas Angjeli, Antoneta Dhima, Edmond Spaho, Edmond Haxhinasto Ervin Bushati, Evis Kushi, Ilir Xhakolli, Arben Pëllumbi, Roland Xhelilaj, Xhevit Bushaj, Fatbardha Kadiu, Nadire Meçorapaj, Agron Shehaj, Dashamir Shehi, Përparim Spahiu. Mungon: Reme Lala, Të ftuar: Delina Ibrahimaj Drejtore e Përgjithshme e INSTAT-it Maldi Dema koordinator për Sistemin Kombëtar Statistikor Elona Sevrani Drejtore e Llogarive Kombëtare Alban Çela Drejtor i Drejtorisë se Statistikave të Bujqësisë dhe Mjedisit Helda Curma Drejtore e Teknologjisë se Informacionit Klajd Shuka Drejtor i Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse Elirjeta Pepaj Drejtore e Statistikave te Sektorit Real Altin Xhikneli Përgjegjës i Sektorit të Publikimeve

Upload: others

Post on 02-Jan-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Ekonominë dhe Financat

PROCESVERBAL

Tiranë, më 21.03.2018, ora 10:00

Drejton mbledhjen:

Erion Braçe – kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit.

2. Prezantimi dhe relatimi i projektligjit “Për statistikat zyrtare”.

Marrin pjesë:

Erion Braçe, Blerina Gjylameti, Jorida Tabaku, Anastas Angjeli, Antoneta Dhima,

Edmond Spaho, Edmond Haxhinasto Ervin Bushati, Evis Kushi, Ilir Xhakolli, Arben Pëllumbi,

Roland Xhelilaj, Xhevit Bushaj, Fatbardha Kadiu, Nadire Meçorapaj, Agron Shehaj, Dashamir

Shehi, Përparim Spahiu.

Mungon:

Reme Lala,

Të ftuar:

Delina Ibrahimaj – Drejtore e Përgjithshme e INSTAT-it

Maldi Dema – koordinator për Sistemin Kombëtar Statistikor

Elona Sevrani – Drejtore e Llogarive Kombëtare

Alban Çela – Drejtor i Drejtorisë se Statistikave të Bujqësisë dhe Mjedisit

Helda Curma – Drejtore e Teknologjisë se Informacionit

Klajd Shuka – Drejtor i Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse

Elirjeta Pepaj – Drejtore e Statistikave te Sektorit Real

Altin Xhikneli – Përgjegjës i Sektorit të Publikimeve

2

HAPET MBLEDHJA

Erion Braçe- Përshëndetje!

Fillojmë mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave.

Sot në rendin e ditës së punës të këtij komisioni kemi një çështje, prezantimin dhe

relatimin e projektligjit “Për statistikat zyrtare”.

Për të prezantuar projektligjin ndodhet në Komisionin e Ekonomisë drejtoresha e

Përgjithshme e INSTAT-it, zonja Adelina Ibrahimaj. Relator i komisionit për këtë projektligj

është zoti Ervin Bushati.

Do të fillojmë me prezantimin, pastaj me pyetjet dhe me diskutime në parim për

projektligjin. Javën tjetër do të vijojmë me diskutimet nen për nen.

Fjalën e ka drejtorja e Përgjithshme e INSTAT-it, për të bërë prezantimin e

projektligjit, pastaj do të vazhdojmë sipas procedurës.

Delina Ibrahimaj – Përshëndetje të gjithëve!

I nderuar zoti kryetar i komisionit,

Të nderuar zotërinj dhe zonja deputete,

Projektligji për statistikat zyrtare, i paraqitur për miratim pranë Kuvendit të Shqipërisë,

është dokument i hartuar mbi bazën e përpjekjeve të INSTAT-it dhe tëtë gjithë aktorëve të tjerë

të interesuar për zbatimin e rekomandimeve të BE-së dhe EUROSTAT-it në aspektin e forcimit

të sistemit kombëtar statistikor, rolit të INSTAT-it, koordinatorit të tij dhe cilësisë së statistikave

zyrtare që prodhon.

Në vitin 2015, nëpërmjet një rregulloreje BE-ja miratoi një sërë ndryshimesh në

rregulloren bazë nr. 223 për statistikat europiane përafrimi i të cilave reflektohet edhe në

dispozitat e këtij projektligji. Ndryshimet në fjalë, të detyrueshme për t’u zbatuar nga vendet

anëtare të BE-së, dhe të rekomanduara të zbatohen nga vendet të cilat synojnë anëtarësinë,

konsistojnë kryesisht në saktësimin e parimeve statistikore, duke u bazuar në kodin e praktikës

së statistikave europiane dhe, në veçanti, të parimit të pavarësisë profesionale si element i

domosdoshëm për të garantuar besueshmërinë në statistikat zyrtare, përcaktimin e rolit, detyrave

dhe përgjegjësive të drejtorit të përgjithshëm për të koordinuar me eficiencë sistemin kombëtar

statistikor dhe nxjerrjen e rekomandimeve për zbatimin e parimeve statistikore për të gjithë

prodhuesit e statistikave zyrtare, qartësimin e marrëdhënies në bankën qendrore në mënyrë që të

3

garantohet pavarësia institucionale e këtij institucioni, detyrimin për hartimin e planeve vjetore të

punës dhe zbatimin e programeve shumëvjeçare, forcimin e mandatit të INSTAT-it dhe të

agjencive të tjera statistikore për të drejtën e hyrjes, përdorimit të të dhënave administrative

vetëm për qëllime statistikore.

Bazuar në parashikimet e kësaj rregulloreje, me qëllim përafrimin e standardeve të reja,

Komisioni Europian dhe BE-ja kanë dhënë rekomandimet përkatëse nëpërmjet raporteve

periodike të progresit të Shqipërisë për integrim, si edhe raportit të vlerësimit të sistemit

kombëtar statistikor, të kryer nga EUROSTAT-i në fund të vitit 2015.

Sipas këtyre raporteve, kërkohet ndërhyrja në ligj për të rregulluar ngritjen e sistemit

kombëtar statistikor dhe përcaktimin e mekanizmave koordinues të tij, pozicionimin e INSTAT-

it në një shkallë më të lartë hierarkike në piramidën e administratës publike, mandatimit të

INSTAT-it si institucion përgjegjës për zbatimin e cilësisë së statistikave zyrtare nga sistemi

kombëtar statistikor, forcimin e pavarësisë profesionale të drejtorit të përgjithshëm dhe stafit, si

institucione prodhuese statistikore, forcimin e kompetencave të drejtorit të përgjithshëm si

koordinator i sistemit kombëtar statistikor, që të ketë autoritetin e duhur për të siguruar

pavarësinë profesionale dhe të nxjerrë rekomandime për zbatimin e parimeve statistikore për të

gjithë prodhuesit e statistikave zyrtare, të ketë një autonomi të zgjeruar të INSTAT-it për

menaxhimin e burimeve njerëzore dhe financiare, riformatimin e këshillit të statistikave me

përfaqësim vetëm nga përdoruesit, rritjen e nivelit të gjobave në rast të mos përgjigjeje ose

shkeljeve të konfidencialitetit.

Një tjetër dokument, i cili është marrë si referencë në bazë për hartimin e këtij

projektakti, është edhe ligji gjenerik “Për statistikat zyrtare”, i miratuar nga Kombet e Bashkuara

për vendet e Europës Lindore, Kaukazit dhe Azisë Qendrore. Ky dokument është në linjë me

rregulloret e lartpërmendura të BE-së, por më i detajuar në aspektet e formatimit të këshillit të

statistikave, në përbërje të të cilit duhet të jenë përdoruesit të autonomisë së menaxhimit të

burimeve, që disponon institucioni prodhues, si edhe të sigurimit statistikor nga palët e

interesuara jashtë programit të statistikave zyrtare.

Projektakti është hartuar me suportin e ekspertëve të huaj dhe EUROSTAT-it si dhe në

bashkëpunim të ngushtë me prodhuesit e statistikave zyrtare, ministritë e linjës dhe këshillit të

statistikave. Gjithashtu, për hartimin e tij janë marrë mendime nga organizatat dhe persona të

tjerë të interesuar.

4

Ligji i ri do të sigurojë përmbushjen e rekomandimeve të BE-së dhe EUROSTAT-it; do

të mundësojë ndërtimin e sistemit kombëtar statistikor të qëndrueshëm; do të mundësojë krijimin

e instrumenteve të planifikimit strategjik dhe operacional të zhvillimit të sistemit kombëtar

statistikor në terma afatshkurtër dhe afatmesëm; do të rregullojë sistemet koordinuese për

monitorimin e funksionimit të sistemit kombëtar statistikor; do të përmirësojë marrëdhëniet

nëpërmjet përdoruesit dhe prodhuesit; do të forcojë zërin e rolin e përdoruesve në veprimtarinë e

planifikimit dhe cilësisë, do të rrisë autonominë e INSTAT-it për të menaxhuar burimet e veta në

interes të zhvillimit të infrastrukturës statistikore në të gjithë komponentët e saj; do të ndikojë në

ruajtjen dhe motivimin e statitisticienëve për t’iu përkushtuar punës brenda institucioneve

statistikore, si një vlerë e shtuar për administratën publike.

Risitë kryesore të projektligjit janë: INSTAT-i është një institucion i pavarur; emërimi i

drejtorit të përgjithshëm nga Kuvendi dhe përcaktimi i mandatit të tij; programi 5-vjeçar i

statistikave zyrtare merr trajtën e dokumentit strategjik, ndërkohë që shtohet plani vjetor si

dokument operacional për zbatimin e tij; ngritja e sistemit kombëtar statistikor i përberë vetëm

nga prodhuesit statistikave zyrtare të përcaktimit të mekanizmave konkretë për koordinimin e

tij; ngritja e bordit drejtues të INSTAT-it; riformatimi i këshillit të statistikave të përdoruesve

dhe kompetencat këshillimore; ngritja e qendrës së trajnimit, përcaktimi i shërbimeve statistikore

dhe tarifimi për përdoruesit e interesuar për produkte jashtë atyre të parashikuara nga ligji.

Duke ju falenderuar për vëmendjen, mbetem e hapur për cdo pyetje!

Erion Braçe- Faleminderit, zonjë!

Po, zoti Bushati.

Ervin Bushati – Faleminderit!

Përshëndesim nismën ligjore të propozuar nga Këshilli i Ministrave, që përmbyll

procesin e rregullimit të kuadrit ligjor për funksionimin e sistemit kombëtar statistikor në

përputhje me standardet e Bashkimit Europian dhe forcon pavarësinë institucionale të INSTAT-

it, me qëllim rritjen e besueshmërisë së publikut ndaj të dhënave statistikore të prodhuara, të

përpunuara dhe publikuara nga ky institucion. Kjo nismë është në përputhje me angazhimet e

bëra në programin qeveritar 2013 të kësaj maxhorance, në të cilin qeveria angazhohej të kthente

seriozitetin dhe pavarësinë e statistikave duke vënë drejtimin e tij nën kontrollin e Kuvendit të

Shqipërisë.

5

Synimi i përgjithshëm i projektligjit është përcaktimi i rregullave dhe parimeve për

mbledhjen, përpunimin dhe zhvillimin, shpërndarjen e statistikave zyrtare të prodhuara nga

agjencitë statistikore sipas fushave përkatëse, të cilat më pas koordinohen nëpërmjet INSTAT-it

në sistemin kombëtar statistikor.

Projektligji mbështetet pjesërisht në rregulloren e Këshillit të Europës nr.223, të datës

11.03.2009, për statistikat europiane dhe përmbush rekomandimet e dhëna ndër vite jo vetëm në

progresraportet e Komisionit Europian, por edhe në dokumentet e tjera strategjike si raporti

Limited and Pearl Rivieë i EUROSTAT-it, apo Standard and General Loë Official Statistics të

përcaktuara nga United Nations Economic Commission for Europe.

Konkretisht, në dispozitat e këtij projektligji janë reflektuar plotësisht rekomandimet e

paraqitura në kapitullin 18, statistikat e progresraportit të Këshillit të Europës për vitin 2016, ku

kërkohet në veçanti: të forcohet pozicioni i INSTAT-it në administratën publike nëpërmjet

rregullimeve në strukturën e pagave dhe në pozicionet e punës së nëpunësit civil; të përmirësohet

pavarësia profesionale e INSTAT-it nëpërmjet ndryshimeve në ligjin për statistikat duke

garantuar pavarësinë profesionale në rekrutim dhe plotësim të stafit; të rishikohet ligji për

statistikat zyrtare sa i përket procedurave të rekrutimit të drejtorit të Përgjithshëm të INSTAT-it;

të përmirësojë dhe të forcohet roli i INSTAT-it si koordinator i sistemit të statistikave kombëtare;

projektligji, si përmbajtje, të rishikohet në tërësinë tij me qëllim krijimin e një ligji me strukturë

të harmonizuar, pa prekur në thelb standardet ndërkombëtare për cilësinë statistikore.

Ai ka 41 nene dhe nuk është i ndarë në krerë, por struktura e ndërtuar është e qartë dhe

bashkëkohore.

Nenet e projektligjit trajtojnë: parimet mbi të cilat udhëhiqet programi i statistikave

zyrtare, që janë: pavarësia profesionale, paanshmëria objektiviteti, besueshmëria,

konfidencialiteti statistikor dhe kostoja e efektivitetit. Këto parime janë në përputhje me parimet

e Kodit të Praktikës së Statistikave Europiane:

parametrat që duhet të ndjekin prodhuesit e statistikave zyrtare për të rritur cilësinë e

statistikave të prodhuara,

aksesueshmërinë për publikun e gjerë të të dhënave statistikore dhe të metodave të

përdorura për prodhimin e statistikave,

hapat për përgatitjen, përmbajtjen dhe procedurën e miratimit të ligjit, të programit të

statistikave zyrtare,

6

funksionimin e Sistemit Kombëtar të Statistikave dhe rolin kyç që ka INSTAT-i për

koordinimin e të gjithë këtij sistemi me të gjithë prodhuesit e tjerë të statistikave zyrtare, si:

Banka e Shqipërisë ose autoritetet e tjera publike të autorizuara të prodhojnë dhe publikojnë

statistika zyrtare.

Parimet mbi të cilat organizohet dhe funksionon INSTAT-i janë: përcaktimin e misionit

të këtij institucioni që është prodhimi i statistikave asnjanëse, transparente dhe të përditësuara në

përputhje me standardet ndërkombëtare; statusi i ri juridik i INSTAT-it, që tanimë nuk do të jetë

në varësi të kryeministrit, por do të funksionojë si institucion publik i pavarur nën kontrollin e

Kuvendit; forcimi i pavarësisë profesionale të institucionit nëpërmjet miratimit të strukturës

organizative nga Kuvendi dhe rekrutimit të stafit në përputhje me dispozitat e ligjit për

nëpunësin civil; garantimi i pavarësisë profesionale dhe autonomisë në ushtrimin e

kompetencave që i ngarkon ligji për drejtorin e INSTAT-it, i cili do të zgjidhet nga Kuvendi, si

një nga tre kandidatët e propozuar nga Këshilli i Ministrave pas zhvillimit të procedurës

përzgjedhëse të hapur. Gjithashtu, në dispozitat e projektligjit është përcaktuar kohëzgjatja e

mandatit të drejtorit të Përgjithshëm, që do të jetë 5 vjet, si edhe kufizimi që riemërimi i tij të

bëhet vetëm një herë. Forcimi i drejtimit të këtij institucioni nëpërmjet ngritjes për herë të parë të

bordit drejtues, i cili do të ketë në përbërje individë nga stafi i institucionit në nivele të larta

drejtuese dhe që do të jetë përgjegjës për përcaktimin e strategjisë së zhvillimit të institucionit

për propozimin e planeve, për zbatimin e buxhetit si edhe mënyrën e shpërndarjes së të

ardhurave, Është një mënyrë e re e funksionimit të Këshillit të statistikave, i cili do të

funksionojë si një bord këshillimor, që do të hartojë propozime për strategjinë e zhvillimit të

statistikave zyrtare jo vetëm për drejtorin e Përgjithshëm të INSTAT-it, por edhe për

institucionet publike.

Në projektligj është menduar edhe rritja e pavarësisë së këtij këshilli jo vetëm me rritjen

e numrit të anëtarëve të tij nga 7 në 11 vetë, por edhe me emërimin e tyre tanimë nga Kuvendi

dhe jo nga Kryeministri siç ishte deri sot. Kështu 5 anëtarë shtesë do të jenë përfaqësues të

Kuvendit, të bashkimit të dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, të medies, të drejtorit të

Përgjithshëm të INSTA-it, si edhe një përfaqësues më shumë nga shoqëria civile, duke e çuar në

2 numrin e përfaqësuesve të kësaj kategorie.

Gjithashtu, projektligji i ri siguron ngritjen dhe përcaktimin e mënyrës së funksionimit

të qendrës së trajtimit të statistikor, që do të ndihmojë për rritjen e kapaciteteve profesionale të

7

statisticienëve në bashkëpunim të ngushtë me ASPA-n; rishikimin e masës së gjobës për

kundërvajtje administrative në rastet e mos përmbushjes nga institucionet e tjera publike të

detyrimeve që rrjedhin nga ligji në përputhje me rekomandimet e dhëna nga EUROSTAT-i.

Referuar ndryshimeve të mësipërme, që lidhen me pavarësinë profesionale të stafit dhe

organeve drejtuese të këtij institucioni, kërkohet një shtesë në fondin e pagave prej 31,7 milionë

lekësh.

Si përfundim, duke vlerësuar se ky projektligj është në linjën e rekomandimeve të dhëna

nga institucionet e rëndësishme europiane dhe jo vetëm përgjegjëse për fushën e statistikave, i

rekomandoj këtij komisioni që ta miratojmë atë në parim!

Faleminderit!

Erion Braçe- A ka pyetje?

Po, zoti Haxhinasto.

Edmond Haxhinasto - Faleminderit!

Unë kam tri çështje te të cilat do të ndalem: së pari, pavarësia e institucionit, së dyti,

besueshmëria e institucionit, së treti, utiliteti i tij.

Pra, produktet e tij a kanë vlerë për politikbërjen në Shqipëri? Sepse statistikat janë për

t’i shërbyer politikbërjes.

Aty thuhet se përzgjedhja do të bëhet nga Kuvendi pa u përcaktuar me çfarë numri

votash do të zgjidhen tre propozimet që vijnë nga Kryeministri. Pyetja ime është: në gjykimin

tuaj, a është kjo një pavarësi nga maxhoranca, nëse propozohet nga Kryeministri dhe miratohet

nga maxhoranca?

Gjithashtu, ju jeni shprehur këtu për penalizimin ose të heqjes së drejtorit, por unë e

shoh edhe si mbrojtje të drejtorit në fakt, sepse duhet mbrojtur dhe duhet parë edhe situata kur ai

nuk është i maxhorancës. Ju thoni “shkelje etike profesionale”, ose “shkelje të renda

administrative” ose “shpërdorim detyre”. Çfarë do të thotë kjo? A është përcaktuar se cili

institucion e bën këtë vlerësim? Ju, a jeni të qartë për këtë, apo do të bëni ndonjë rregullore më

pas, apo do t’i referoheni ndonjë legjislacioni tjetër sa i takon vlerësimit të performancës së

drejtorit, shkeljeve të etikës e të tjera?

E fundit, si gjykoni ju se do t’i shërbeni politikbërjes?

8

A keni mjaftueshëm një rrjet të tillë? Në dijeninë time ka pasur nevoja për të dhëna të

përpunuara që i shërbejnë politikbërjes dhe asnjëherë nuk kanë qenë të disponueshme as nga

INSTAT-i, as nga institucionet e tjera. Si do ta realizoni këtë, si do t’i shërbeni politikëbërjes?

Delina Ibrahimaj- Projektligji që ne kemi sjellë për konsultim në thelb ka parimin e

pavarësisë së institucionit, pra është hartuar duke pasur parasysh që institucioni duhet të jetë i

pavarur profesionalisht. Kjo është në thelbin e ndryshimit të rregullores së Bashkimit Europian,

ku parashikohet që INSTAT-i dhe i gjithë sistemi statistikor, pra prodhimi i statistikave zyrtare të

jetë i pavarur, si nga politikbërja ashtu edhe nga grupet e interesit. Pavarësia e institucionit

garantohet me ligj me metodën e përpunimit të statistikave dhe zbatimit të standardeve të

EUROSTAT-it, si edhe të organizatave ndërkombëtare që merren me standardet për prodhimin e

statistikave, gjithashtu, garantohet me vendimmarrjen e plotë institucionale për të gjithë

përdorimin e aseteve për hartimin e rregulloreve për zbatimin e prodhimit të statistikave në

Republikën e Shqipërisë.

Sa i përket emërimit të drejtorit të Përgjithshëm do të ketë një vendim të Këshillit të

Ministrave të veçantë, i cili do të rregullojë të gjitha aspektet, që ligji nuk i rregullon. Mendoj se

ky projektligj, në krahasim me ligjin e kaluar, garanton qeverisë Shqiptare dhe Republikës së

Shqipërisë statistika zyrtare të paanshme. Ky projektligj është diskutuar me EUROSTAT-it me

drejtorin ligjor të tyre, gjithashtu me organizatat e tjera ndërkombëtare si FMN-ja, dhe është

konform të gjitha parimeve të tyre për të garantuar pavarësinë profesionale dhe institucionale të

prodhimit të statistikave zyrtare.

Sa i përket besueshmërisë së institucionit dhe shkeljeve që mund të bëjë drejtori i

Përgjithshëm, përveç ligjit për kundërvajtjet administrative që i rregullon këto aspekte që ju

prekët. Gjithashtu institucioni ka edhe rregulloret për Kodin e Etikës dhe shkeljet administrative.

Në lidhje me utilitetin, programi i statistikave zyrtare i cili është kalendari i prodhimit

statistikor, hartohet në bashkëpunim me të gjithë përdoruesit dhe prodhuesit e statistikave

zyrtare, është një program 5-vjeçar, i cili do të vijë i shoqëruar me ligjin e ri me një plan pune

vjetor, i cili do të garantojë prodhimin e statistikave të nevojshme për një politikbërje më të mirë

të qeverisë. Gjithashtu, fakti që tashmë në këshillin e statistikave ka një përfaqësim më të madh

të përdoruesve të statistikave garanton që brenda programit të statistikave zyrtare do të ketë të

gjitha statistikat e kërkuara jo vetëm nga qeveria por edhe nga grupet e tjera të interesit apo

9

përdoruesit e statistikave në mënyrë që të gjitha palët të kenë një vendimmarrje sa më të mirë të

bazuar në statistika zyrtare.

Erion Braçe- Po, faleminderit!

Zoti Haxhinasto?

Edmond Haxhinasto- Cili institucion e bën vlerësimin e performancës së drejtorit të

Përgjithshëm? Kush thotë që për shembull ka shkelur etikën ose ka shkeljeje administrative? A

ka ndonjë bord? Kush e bën këtë vlerësim?

Erion Braçe – Po, zonja Ibrahimaj

Delina Ibrahimaj– Imputet merren nga Këshilli i Statistikave dhe shkelja apo

kundërvajtjet propozohen nga Këshilli i Ministrave për t’u paraqitur në Kuvend.

Edmond Haxhinasto – Kjo pikë është shumë e paqartë. Kush vlerëson performancën e

drejtorit është pikë kyçe, në fakt. Ju u përpoqët ta shpjegoni që drejtori është i pavarur, por nuk

arritët dot ta bëni. Mendoj se pika kyçe duhet sqaruar. Pra, kush e bën vlerësimin e tij? Kush e

vlerëson nëse drejtori bën shkelje administrative, shkelje etike.

Delina Ibrahimaj- Sipas nenit 23 të ligjit Këshilli i Statistikave mund të kërkojë

vlerësim, llogaritje ose kontroll të pavarur nga ekspertë të jashtëm për një fushë të caktuar të

statistikave dhe është e parashikuar në ligj që Këshilli i Statistikave është përgjegjës për të

iniciuar këtë proces, i cili mund të vlerësohet edhe nga ekspertë të jashtëm.

Erion Braçe- Po, zonja Tabaku.

Jorida Tabaku – Faleminderit për prezantimin!

Unë kam disa pyetje që lidhen edhe me pavarësinë e institucionit, që e ngriti zoti

Haxhinasto, por edhe me funksionimin e tij. Sigurisht, ne mirëpresim çdo ndryshim ligjor që

vjen në drejtim të rritjes së pavarësisë së institucioneve. Të njëjtin ndryshim ligjor, që

propozohet për INSTAT-in, jo më larg se një vit më parë, raportprogresi e kishte sugjeruar edhe

për komisionin e prokurimit publik. Një strukturë dhe një propozim pak a shumë i ngjashëm, ne

të gjithë jemi koshientë se çfarë ndodh me propozimet e ardhura nga komisioni i prokurimit

publik sipas procedurës që ju përshkruani. Unë gjykoj që ndryshimi që bëhet, sipas të cilit

kryeministri propozon dhe miratohet në parlament mandati i drejtorit të INSTAT-it vjen në

kufizim të pavarësisë së institucionit, dhe jo në rritje të pavarësisë së tij. Kam 2-3 pyetje lidhur

me këtë. I gjithë ndryshimi i procedurës lidhet edhe me mënyrën e rekrutimit që do të ketë stafi.

Sipas propozimeve që ju keni sjellë në ligj, punonjësit e INSTAT-it do t’i nënshtrohen rregullave

10

të ligjit të nëpunësit civil dhe do të kenë një procedurë rekrutimi ashtu siç ka e gjithë pjesa tjetër

e administratës. Ndërkohë unë gjykoj që INSTAT-i duhet të ruajë strukturën, që ka, një grup

personash, të cilët mund të konsiderohen ajka e institucioneve publike, që janë kërkues shkencor

dhe që kanë disa karakteristika, që besoj se duhet të jetë në dorë të institucionit dhe jo t’i lëmë në

dorë të rekrutimit normal që ka administrata publike.

Në progresraport INSTAT-i vlerësohet me 3 nga 5, pra mesatar për sa i përket të

dhënave dhe cilësisë së të dhënave që ai përgatit.

Ndërkohë që ju këtu propozoni ndryshime dhe thoni specifikisht në ligj që drejtori i

INSTAT-it duhet të jetë përgjegjës për metodat e reja kërkimore, për rregulloret e reja, nuk e

mbaj mend nenin specifik, të cilit mund t’i referohem tani, por keni lënë një sërë detyrash dhe

një sërë funksionesh në dorë të drejtorit të përgjithshëm të INSTAT-it, ndërkohë që deri tani çdo

gjë ka qenë bërë me EUROSTAT -in dhe bazuar në rregulloret e tyre.

Ju jeni statisticiene? Mund të qëllojë që drejtori i INSTAT-it të mos jetë statisticien. Si

mund të lëmë të gjithë kërkimin shkencor në dorë të një personi që mund të jetë thjesht

menaxher?

Ju propozoni njëkohësisht edhe një qendër të trajnimeve statistikore, ndërkohë që deri

tani ky funksion ka qenë kryer, ju përmendët rregulloret e Këshillit Europian, rregulloret e

EUROSTAT-it, pra kanë qenë kryer me këto institucione, sepse përdoruesit kryesor të të gjitha

institucioneve ndërkombëtare, mbase shqiptarët nuk e dinë, i marrin të dhënat nga INSTAT-i.

Nuk është se ato kanë zyrat e përpunimit të të dhënave këtu në Shqipëri, INSTAT-i është burimi

kryesor i të dhënave. Ngritja e kësaj qendre të trajnimeve statistikore, për mendimin tim, do të

krijojë një mbivendosje me EUROSTAT-in dhe institucionet e tjera.

Ne si deputetë jemi nga përdoruesit më të mëdhenj të të dhënave të INSTAT-it. Unë, të

them të drejtën, sa herë që lexoj raportet që ju publikoni, i shoh me pikëpyetje, sidomos të dhënat

e punësimit. Kam shqetësime pa fund për mënyrën si të dhënat nga një tremujor në tjetrin

ndryshojnë në mënyrë të pakuptueshme, kam shqetësime për faktin se të punësuar mbi 65 vjeç në

sektorin e bujqësisë në tremujorin tjetër merren dhe bëhen pjesë aktive e forcës së punës, kam

shqetësim për faktin se bie GDP-ja në bujqësi, nga ana tjetër rritet punësimi në bujqësi, në

tremujorin e fundit ra në shërbime, por u rrit punësimi në shërbime, pra nga pikëpamja e cilësisë

së të të dhënave besoj se të gjithë ne këtu që i lexojmë të dhënat e INSTAT-it kemi shumë

dyshime. Prandaj unë mendoj se ky projektligj nuk rregullon asgjë. Zoti Haxhinasto bëri një

11

pyetje të drejtë. Nuk rregullon asgjë nga shqetësimet që ne kemi si përdoruesit kryesor të të

dhënave të INSTAT-it. I gjithë relacionin juaj, tregon se i gjithë ligji bazohet në progresraportin,

në përputhshmërinë, në sugjerimet që jep progresraporti, ndërkohë që nga tabela e

përputhshmërisë, asnjë nga nenet nuk përputhet plotësisht, por kanë përputhje të pjesshme.

Pse bëjmë një ligj të ri nëse nuk e përputhim plotësisht?

Erion Braçe- Urdhëroni!

Delina Ibrahimaj- Sa i përket procesit të rekrutimit, ndryshe nga ajo që ju thoni, ligji

parashikon që, ndonëse nëpunësit do të jenë nëpunës civilë, INSTAT-i do të ketë pavarësi në

rekrutimin e tyre. Rekrutimi nuk do të bëhet nëpërmjet DAP-it, por do të bëhet nga një strukturë

brenda institucionit.

Sa i përket vlerësimit të INSTAT-it, ju thoni se vlerësimi është 3 nga 5, por vlerësimi

nuk ka të bëjë me metodologjitë e përdorura nga INSTAT-i në prodhimin e statistikave. Të gjitha

metodologjitë e përdorura, sidomos për treguesit kryesorë, por edhe për hartimin dhe ecurinë e

projektimeve janë të shoqëruara me raportet e tyre të cilësisë, të publikuara në webin e

INSTAT-it dhe, gjithashtu, në databaset e tyre ku përshkruhen të gjithë hapat e përdorura për

prodhimin e statistikave, të cilat janë konform standardeve të EUROSTATI-it.

Sa i përket drejtorit të Përgjithshëm të INSTAT-it, rekomandimi kryesor i

EUROSTAT-it për pavarësinë profesionale lidhet me përgjegjësitë e drejtorit të Përgjithshëm.

Pra, është shumë e rëndësishme që vendimmarrjet mbi metodat e përdorura për prodhimin e

statistikave të mos i ketë më Këshilli i Statistikave, por t’i ketë institucioni. Këtu flas për dy

organe vendimmarrëse të institucionit që janë drejtori i Përgjithshëm dhe bordi i drejtorëve.

Bordi është përgjegjës për hartimin e propozimeve dhe ndërsa drejtori për miratimin e tyre, të

marra nga drejtorët. Bordi i drejtorëve është propozuar të jetë i brendshëm i INSTAT-it, pra të

jetë i përbërë nga nëpunësit më të lartë të INSTAT-it, me qëllim që të garantohet cilësia dhe

metodologjia e duhur në prodhimin e statistikave.

Sa i përket qendrës së trajnimit, që është një nga risitë që sjell ligji i ri, INSTAT-i

mendon se qendra e trajnimit do të jetë shumë e dobishme pasi do t’u shërbejë të gjitha

institucioneve publike, të cilat përdorin statistika në mënyrë që ata t’i përdorin ata sipas

metodologjive të unifikuara që të jenë të përdorshme nga institucionet e tjera dhe të jenë të

standardizuara.

Besoj se i kam prekur të gjitha pikat.

12

Erion Braçe – Po, zonja Tabaku.

Jorida Tabaku – Nuk thashë unë që është vlerësimi 3 nga 5, progresraporti thotë që

vlerësimi është 3 nga 5, se nga vjen nga cilësia e të dhënave, nga struktura, nga pavarësia, unë

nuk e di. Ata e vlerësojnë mesatare performancën e INSTAT-it dhe cilësinë e të dhënave të

prodhuara nga INSTAT-i.

Ju ku keni punuar para këtij pozicioni si drejtoreshë e INSTAT-it?.

Delina Ibrahimaj- Unë për shumë vjet kam punuar në Bankën e Shqipërisë, ku kam

qenë pjesë e Departamentit të Politikave Monetare, i cili merret me analiza ekonomike, kryesisht

analiza të sektorit real, të tregut të punës, të GDP-së, por merret edhe me prodhim statistikor.

Banka e Shqipërisë kryen disa vrojtime në bashkëpunim me INSTAT-in dhe prodhon të dhënat e

vrojtimeve duke nxjerrë treguesit për besimin e biznesit dhe të konsumatorit dhe duke i lidhurata

me tregues të tjerë makro-ekonomikë në mënyrë që të dalin me rekomandime për vendimet e

politikës monetare. Kjo është baza e eksperiencës sime. Më vonë kam punuar në Kryeministri si

koordinatore për ndërtimin e një sistemi kombëtar statistikor, ku kam qenë nëpunëse civile, për

një sistem të dhënash operacionale për 1 vit dhe më pas kam punuar tek INSTAT-i. Kam gradën

e doktorit të shkencave ekonomike, kam mbaruar masterin në universitetin Bokoni në Milano

dhe universitetin e kam mbaruar po këtu.

Jorida Tabaku – Ja pavarësia e institucionit nga Këshilli i Ministrave, drejtoreshë e

INSTAT-it.

Erion Braçe – Nga drejtoreshë e INSTAT-it, punonjëse e Partisë Demokratike, patjetër,

pavarësia e institucionit.

Anastas Angjeli – Nga një institucion i pavarur ka vajtur në një institucion...

Erion Braçe – Zonja Kushi, më pas zoti Spaho dhe pastaj ju.

Evis Kushi – Faleminderit, kryetar!

(Diskutime pa mikrofon)

Erion Braçe – Po patjetër, t’ia japim Presidentit dhe e bëjmë të pavarur...

(Diskutime pa mikrofon)

Anastas Angjeli – Pse e lidhni personalisht...

Evis Kushi – Atëherë, bazuar në relacionin që e shoqëron këtë projektligj, gjithashtu

bazuar në fjalën tuaj dhe në relacionin e komisionit, është e qartë që ligji përmbush

rekomandimet e Bashkimit Europian dhe të ekspertëve të EUROSTAT-it. Ndërkohë, para disa

13

muajsh Këshilli i Ministrave, në bashkëpunim me INSTAT-in, ka shpallur një proces të

konsultimit publik për njohjen, për marrjen e sugjerimeve dhetë rekomandimeve nga grupet e

interesit apo nga persona që janë të interesuar. Pra, unë doja të dija si është zhvilluar ky proces, a

ka pasur grupe interesi që kanë marrë pjesë në këtë proces konsultimi publik dhe sa janë

reflektuar mendimet, sugjerimet apo rekomandimet e tyre?

Faleminderit!

Delina Ibrahimaj– Ligji është hartuar nga INSTAT-i me asistencën e një eksperti

ndërkombëtar.Ndërkohë, është konsultuar me Drejtorinë e Njësisë për Çështjet Ligjore dhe

Institucionale të Marrëdhënieve me Parlamentin Europian në EUROSTAT dhe, pasi është

hartuar draft-projektligji, ka kaluar në procesin e konsultimit publik. Institucionet kryesore që

kanë dhënë input në hartimin e draftligjit final janë: Banka e Shqipërisë, Ministria e Financave,

Ministria e Drejtësisë, Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Departamenti i

Administratës Publike, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe të Drejtën e

Informimit dhe Shkolla e Administratës Publike. Të gjitha ministritë e tjera të linjës kanë qenë

dakord me draft-projektligjin e paraqitur. Rekomandimet e institucioneve që sapo përmenda janë

marrë për bazë dhe janë integruar në projektligjin që ju paraqitet nga Kryeministria, ndërkohë që

në procesin e konsultimit publik kanë dhënë mendimet e tyre Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe

organizatat UN-it, të cilat janë shprehur dakord me projektligjin që paraqitet.

(Diskutime pa mikrofon)

Po, edhe media ka shprehur interes.

Faleminderit!

Erion Braçe – Urdhëroni, zoti Spaho!

Edmond Spaho – Në fakt, kam vënë re se sa herë ndërrohen maxhorancat, drejtorët,

përafërsisht 1 herë në 2 vjet ne ndërrojmë edhe legjislacionin. Në fushën e statistikave nuk është

se vuajmë nga ligjet. Edhe ligji që ka qenë më parë, edhe një tjetër më parë, edhe një në vitin

2005 nuk është se përbënin ato problemet më të mëdha që ka sistemi statistikor. Problemi

themelor është pasja e statistikave të besueshme dhe nuk besoj që këtë do ta garantojnë duke

ndërruar ligjin çdo 2 vjet. Statistikat e besueshme garantohen, nxirren bazuar në profesionalizmin

dhe paanshmërinë e organizimit.

Pra, t’ju them të drejtën, kur e shikoj këtë ligj, sepse nuk ka nevojë t’i bësh ndonjë

studim të thellë, me një vështrim të parë e kupton që qëllimi është vetëm për të pasur pushtet dhe

14

për ta kontrolluar institucionin. Shihni legjislacionin e EUROSTAT-it,aty nuk do të gjeni ndonjë

konstatim të tillë që drejtori i Përgjithshëm vendos mbi proceset, metodat statistikore, standardet

dhe procedurat, si dhe përmbajtjen, afatet, format e shpërndarjes, statistikat zyrtare të prodhuara

nga INSTAT-i. Po pse kaq i zoti qenka drejtori i Përgjithshëm? Pse i ka ai ata njerëz? Janë

institucionet që e përcaktojnë këtë dhe jo drejtori i Përgjithshëm. Pra, më pas arrijmë të themi që

këshilli kujdeset për zbatimin e parimeve statistikore? Nuk kujdeset këshilli, është vetë INSTAT-

i që e bën zbatimin. Këtu ka kundërshti banale. Kjo është shpikja juaj, as shpikje shqiptare nuk

mund t’i them, sepse bordi në të gjitha organizatat është një trup që vjen nga jashtë dhe

mbikëqyr, monitoron performancën, punën e organizatës. Ju kërkoni bord me njerëzit që keni

nga brenda. Nga brenda, me rregullore, të lejohet të krijosh çdo organizëm që e gjykoni ju të

arsyeshëm për të mirën e punës. Bordi, nëse do të mbikëqyrë institucionin, vjen me përfaqësues

nga jashtë që t’ju monitorojnë ju që të bëni detyrën në përputhje me ligjin.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Erion Braçe – Të mbaroj, zoti Spaho.

Edmond Spaho - Përbërja e këshillit, mënyra si e keni kompozuar, tregon që doni

dominancë, kontroll. Përdoruesit kryesorë të statistikave zyrtare, cilët janë? Kush e përcakton se

cilët janë përdoruesit, Këshilli i Ministrave apo ju vetë? Ju nuk mund të caktoni edhe INSTAT-

in, edhe Bordin, edhe Këshillin e Statistikave. Botën akademike kush e përcakton? Çfarë do të

thotë botë akademike? Ju do t’i zgjidhni se kush do të jenë përfaqësuesit dhe do t’i propozoni?

Kush janë përfaqësues të medies? Si zgjidhen, me çfarë procedure? A e keni lexuar? Më pas

thuhet: e propozon Këshilli i Ministrave. Pra, Këshilli i Ministrave na propozon edhe

përfaqësuesit e medies. Kjo është pavarësia e institucionit?

Unë mendoj se ky ligj është i qepur keq, është tërësisht i papërputhur dhe në

kundërshtim me direktivën e BE-së. Dërgojuani atyre për oponencë dhe t’ju japin mendimet e

tyre për këto ndryshime që duhet t’i bëjmë ligjit të statistikave dhe më pas të shohim se ku jemi.

(Diskutime pa mikrofon)

Erion Braçe – Jo, kishte pyetje midis tyre.

Urdhëro!

Delina Ibrahimaj – Në lidhje me pikën e parë që ju prekët për rishikimin e ligjit, gjë që

u përmend edhe në prezantimin e projektligjit, rishikimi ka ardhur si pasojë e rekomandimeve të

raportit dhe të vlerësimit, të cilin e përmendi më parë zonja Tabaku, në mënyrë që vlerësimi për

15

prodhimin e statistikave zyrtare të mos jetë më 3 në 5, por Instituti i Statistikave në bashkëpunim

me Kryeministrinë kanë ndërmarrë nismën për ta rishikuar ligjin.

Përsa u përket detyrave të drejtorit të Përgjithshëm të INSTAT-it janë tërësisht të

njësuara me Rregulloren nr. 749 të vitit 2015, e cila ka rishikuar Rregulloren nr. 223 të vitit

2009, e cila në artikullin 5 në germën “a” paraqet detyrimet e drejtorit të Përgjithshëm të

INSTAT-it si institucion, i cili duhet të marrë përsipër përmbushjen e të gjitha këtyre detyrave që

janë paraqitur në ligj.

Për sa i përket bordit drejtues, ai nuk është një bord që...

Edmond Spaho – Më falni që po ju ndërpres. Pra, që ju e keni mbi rregulloret tuaja nuk

e vë në dyshim, por vë në dyshim atë që rregulloren nuk e ke në përputhje me praktikat e

EUROSTAT-it dhe të heqim dorë nga shpikjet vendore dhe, meqenëse duam të shkojmë drejt

Bashkimit Europian është një nga detyrimet kryesore që të përputhemi me praktikën e

funksionimit të nxjerrjes së treguesve nga EUROSTAT-i.

Prandaj, zbatoni atë dhe mos na tregoni rregulloret. Përgjigjja që ju po më jepni është e

përgjithshme, sa për të kaluar radhën, asnjë argument nuk po më thoni në lidhje me ato që unë ju

ngrita.

Erion Braçe – Zoti Spaho, drejtoresha e INSTAT-it sapo tha që neni respektiv i këtij

projektligji është i përputhur motamot me rregulloren...

Edmond Spaho – Jua them unë që nuk është...

Erion Braçe - A ka mundësi t’ia lexoni zotërisë, ju lutem!

(Diskutime pa mikrofon)

Për shqipen, keni shumë të drejtë...

Delina Ibrahimaj – A mund ta lexoj në anglisht?

Erion Braçe – Lexojani zotit Spaho, nuk ka asnjë lloj problemi.

Delina Ibrahimaj - Atëherë, rregulloren që sapo citova mund t’ia dërgoj komisionit...

(Diskutime pa mikrofon)

Erion Braçe – Zoti Spaho, ju lutem shumë ruani etikën! Zonja ju pyeti me shumë kujdes,

a mund t’jua lexoj në anglisht? Çfarë problemi ka?

Zonjë, ndaloni këtu, nuk ka më përgjigje në lidhje me këtë çështje, kur të vijmë te neni

respektiv...

16

Edmond Spaho–Si të keni dëshirë, numrat i keni. Nëse doni ta bëni kështu, bëjeni, por

po përpiqemi t’ju japim dy rekomandime ...

Erion Braçe – Do ta bëjmë fiks siç e kishit ju ...

Edmond Spaho - ... për të mos bërë çudira. Nuk doni, bëjeni se votat i keni...

Erion Braçe – Pikërisht, për këtë po flas.

Zonjë e nderuar, në momentin që do ta diskutojmë nen për nen, në nenin respektiv duhet

të keni në krah edhe Rregulloren e EUROSTAT-it për atë nen. Dakord, në shqip?

Mund të vazhdoni me përgjigjen e pyetjeve të tjera.

Delina Ibrahimaj–Për sa i përket bordit, bordi nuk është një organ mbikëqyrës i Institutit

të Statistikave, por është një organ menaxhues. Për këtë arsye ai është i përbërë nga drejtuesit e

institucionit, të drejtorive, të cilët janë staf, nëpunës civilë, teknikë.

Në lidhje me Këshillin e Statistikave...

Edmond Spaho – A mund të më thuash ku e keni këtë praktikë? Në asnjë vend...

(Diskutime pa mikrofon)

Erion Braçe – A keni një përgjigje për praktikën ku është gjetur?

Delina Ibrahimaj– Praktika është parë nga institute të tjera statistikash, mund t’ju

përmend Institutin e Statistikave të Zvicrës...

(Diskutime pa mikrofon)

Erion Braçe – A mund të na e thoni me emër institutin.

Delina Ibrahimaj – Instituti i Statistikave të Zvicrës...

(Diskutime pa mikrofon)

Erion Braçe – A mund të na e tregoni institutin respektiv?

(Diskutime pa mikrofon)

Zonjë, Bordi i Statistikave, a ka ekzistuar më parë si institucion?

DelinaIbrahimaj – Jo.

(Diskutime pa mikrofon)

Erion Braçe – Si? Zonjë, a ka ekzistuar më parë bordi i statistikave?

Delina Ibrahimaj – Ekipi vlerësues i EUROSTAT-it ka sugjeruar ngritjen e një bordi

drejtues me qëllim që të gjitha detyrat e drejtorit të Përgjithshëm të shpërndahen nga një ekip, i

cili është teknik për prodhimin e statistikave zyrtare. Kjo është një praktikë e përdorur nga disa

institute statistikash, unë mund t’ju përmend: Institutin e Statistikave të Zvicrës, Institutin e

17

Statistikave të Serbisë, i cili është gjithashtu në proces për të bërë ligjin. Gjithashtu, mund t’i

paraqes komisionit një listë me të gjitha institucionet statistikore që e kanë këtë praktikë.

Erion Braçe –Do të na interesojë shumë të kemi strukturat e tyre.

Po, për pyetjen tjetër.

Delina Ibrahimaj –Pyetja tjetër kishte lidhje me Këshillin e Statistikave dhe me rolin e

përdoruesve në Këshillin e Statistikave, i cili është gjithashtu konform direktivës 223, ashtu edhe

GLOS, e cila është rregulloja për hartimin e ligjeve në vendet e Europës Lindore, të Kaukazit,

rregullore e Kombeve të Bashkuara.

Erion Braçe – A keni përgjigje tjetër?

Delina Ibrahimaj – Këto ishin.

Erion Braçe – A ka pyetje të tjera?

Po, zonja Kadiu. Më pas fjalën e ka zoti Xhelilaj.

Fatbardha Kadiu - Pa dashur t’i hyj ligjit nen për nen, por duke iu referuar gjithmonë

konceptit të pavarësisë, drejtori ose kandidati për drejtor propozohet nga Këshilli i Ministrave

për të qenë ky institucion sa më i pavarur. Pra, duke qenë se institucioni krijon bordin e

drejtorëve, a nuk do të ishte më profesionale sikur këta kandidatë t’i zgjidhte pikërisht bordi i

brendshëm i institucionit dhe jo Këshilli i Ministrave?

Delina Ibrahimaj – Procesi i rekrutimit të kandidatëve për drejtorin e Përgjithshëm të

institucionit do të rregullohet me një VKM.

Fatbardha Kadiu – Pra, në nenin ku thuhet që për postin e drejtorit të Përgjithshëm, 3

kandidaturat i sjell Këshilli i Ministrave do të hiqet?

Delina Ibrahimaj– Jo, do të qëndrojë. Këshilli i Ministrave do të sjellë në Kuvend 3

kandidatura për drejtorin e Përgjithshëm...

Fatbardha Kadiu – Këta do të dalin nga bordi teknik...

Delina Ibrahimaj - ... procedurat e rekrutimit do të rregullohen me anë të një VKM-je të

veçantë dhe procedura do të jetë e hapur.

Erion Braçe – Me thënë të drejtën është shumë habi.

Roland Xhelillaj– A mund të bëj një pyetje?

Erion Braçe – Jo, është vërtet habi, sepse nuk po dëgjoj se si duhet bërë. Dakord, nuk

duhet ta bëjë Kryeministri, kush do ta bëjë, kryetari i opozitës?

18

Roland Xhelillaj– Zoti kryetar, t’ju them të drejtën që nga pyetja e parë krijova idenë se

ligji është shumë i mirë dhe pala përballë u ndal vetëm te drejtori i Përgjithshëm dhe mënyra se

si do të zgjidhej, te bordi dhe jo te përmbajtja e ligjit. Duke e konsideruar si arritje dhe faktin që

është një projektligj shumë i mirë, por nuk lë shkak dhe shteg për të bërë pyetje që lidhen me

projektligjin, kisha një merak te Sistemi Kombëtar Statistikor që përbëhet nga Instituti, Zyra

Statistikore Rajonale në varësi të tij...

(Diskutime pa mikrofon)

Zoti Braçe, për Zyrat Statistikore Rajonale në varësi të tij ky projektligj përmirëson

situatën e punës së tyre dhe sa i lidh ato me dorëzuesit e të dhënave që janë pranë zyrave rajonale

dhe si rregullohen detyrimet që ata kanë, vetëm me gjoba apo projektligji shton masën e

detyrimit për të gjitha institucionet publike dhe jopublike për të përmirësuar situatën e

raportimeve?

Faleminderit!

Delina Ibrahimaj – Për sa i përket forcimit të rolit të INSTAT-it në kërkimin e

përgjegjësisë për raportimin e statistikave zyrtare, ligji e përforcon pozicionin e INSTAT-it. Një

nga rekomandimet e EUROSTAT-it ka qenë që niveli institucional i INSTAT-it të rritej dhe ligji

e garanton këtë. Pra, me rritjen e nivelit institucional rritet edhe detyrimi nga institucionet ndër të

tjera që të raportojnë në INSTAT. Gjithashtu, ligji parashikon rritjen e kundërvajtjeve dhe

gjobave që mund të vendosë institucioni ndaj institucioneve që nuk dorëzojnë të dhëna në

INSTAT.

Erion Braçe – A ka pyetje të tjera?

Po, zonja...

Antoneta Dhima – Faleminderit, kryetar!

Unë kam dy pyetje. Struktura aktuale që ju keni a i përmbush të gjitha detyrimet e

parashikuara në këtë ligj?

Pyetja e dytë, në nenin 15 “Statusi dhe financimi i stafit”, në pikën 7 thuhet: “Burimet e

financimit të INSTAT-it janë: buxheti i shtetit, të ardhurat nga shërbimet statistikore ndaj të

tretëve dhe burime të tjera të ligjshme”. Do të dëshiroja që të na bëjë një sqarim në lidhje me

burime të tjera të ligjshme. Si e konsideroni ju këtë dhe kush mund të përfshihet në burime të

tjera të ligjshme?

Faleminderit!

19

Delina Ibrahimaj – Struktura aktuale e Institutit të Statistikave pas kalimit të këtij ligji

do të ndryshojë dhe do t’i paraqitet Kuvendit për miratim.

Për sa u përket burimeve të tjera dhe të ardhurave të ligjshme, burime të ardhura mund

të jenë grante, projekte, shërbime që INSTAT-i mund t’u shesë të tretëve, si vrojtime apo

kampionime në mënyrë që statistikat, jo vetëm statistikat zyrtare, por edhe statistikat që

prodhojnë institucionet e tjera të jenë konform standardeve dhe metodologjive të miratuara

ndërkombëtarisht. Duke qenë se ka shumë vrojtime që kryhen nga institucione, të cilat nuk bëhen

me metodologjinë e duhur, ne parashikojmë të jemi më aktivë në krijimin e shërbimeve në

mënyrë që të gjitha institucionet qofshin ato brenda sistemit kombëtar statistikor apo jo, të

prodhojnë statistika, të cilat të jenë konform standardeve.

Erion Braçe – A ka pyetje të tjera?

Po, urdhëroni!

Xhevit Bushaj– Duke e vlerësuar maksimalisht ligjin, doja të dija si është parashikuar në

ligj me nen të veçantë, apo si do të ndiqet nga ana e INSTAT-it problemi i cilësisë së të dhënave

dhe i transparencës së të dhënave, kjo në lidhje edhe me zyrat rajonale që ndodhen në qarqe, apo

edhe më tej në institucione të tjera shtetërore ku mund të merren të dhëna statistikore. Shpesh,

edhe ne politikanët, edhe institucionet e tjera përplasen me të dhënat statistikore, me realitetin që

ndodhet në Republikën e Shqipërisë.

Faleminderit!

Delina Ibrahimaj – Për sa i përket cilësisë, INSTAT-i do të ketë disa raporte

monitorimi. Brenda strukturës së institucionit kemi ngritur një sektor, i cili është përgjegjës për

cilësinë statistikore, gjithashtu kemi edhe një koordinator, i cili është përgjegjës për cilësinë

statistikore. Ky sektor së bashku me koordinatorin do të bashkëpunojnë dhe janë duke ngritur

sistemin e auditit statistikor, i cili ka për qëllim pikërisht garantimin e cilësisë në prodhimin e

statistikave.

Për sa i përket transparencës, në faqen tonë zyrtare janë të publikuara të gjitha raportet e

cilësisë të statistikave që ne prodhojmë dhe me metadatat që i përmenda më parë, të cilat

përshkruajnë të gjitha hapat e prodhimit të statistikave.

Në lidhje me garantimin e statistikave të prodhuara nga Zyra Rajonale apo nga

institucione të tjera, qendra e trajnimit do të shërbejë si instrument dhe si strukturë për trajnimin

20

e të gjitha institucioneve të tjera në mënyrë që të garantohet që të gjitha të dhënat e prodhuara

nga institucionet qeveritare në nivel qendror apo lokal të jenë të publikuara konform standardeve.

Xhevit Bushaj – Unë më tepër e kisha, duke e vazhduar më tej këtë debat, në lidhje me

institucionet apo penalizimin e këtyre institucioneve kur ato nuk i kanë standardet dhe nuk i

përgjigjen realitetit ato të dhëna që mundet...

Fjala vjen drejtoritë e bujqësisë që kanë qenë deri dje, japin statistika, për shembull, për

zhvillimin e bujqësisë apo të fermerëve?

Erion Braçe– Urdhëroni!

Delina Ibrahimaj – Ndër rolet dhe detyrat e drejtorit të Përgjithshëm është edhe

hartimi i rregulloreve për prodhimin statistikor. Sistemi Kombëtar Statistikor, si dhe ngritja e

këtij sistemi dhe rregullimi i mekanizmave për koordinimin e këtij sistemi në këtë ligj janë

nënvizuar. Qëllimi ynë është që institucionet e tjera të mos prodhojnë statistika, të cilat nuk janë

konform standardeve dhe për këtë arsye roli i INSTAT-it si koordinatori i Sistemit Kombëtar

Statistikor vjen i forcuar nëpërmjet këtij ligji.

Erion Braçe – Faleminderit!

A ka pyetje të tjera? Jo.

Diskutime?

Urdhëroni, zonja Tabaku!

Jorida Tabaku – Falënderoj përfaqësuesen e INSTAT-it dhe kolegët për diskutimet.

Sigurisht, kur ne ta diskutojmë nen për nen, do të kemi propozime konkrete për secilën prej

çështjeve, të cilat kanë qenë më të zjarrtat këtu në diskutim. Unë ju ngrita disa shqetësime gjatë

pyetjeve, bazuar kryesisht në sugjerimet që ka pasur progresraporti, por bazuar edhe në punën

intensive që ka bërë INSTAT-i për kapitullin 18-të kur u përgatit pyetësori. Nuk e di nëse stafi

është i vjetër apo i ri, por zoti Dema mund të ma konfirmojë, sepse ai ka qenë shumë aktiv, sepse

ka koordinuar kapitullin 18-të, që detyrimet që INSTAT-i ka si institucion kundrejt

EUROSTAT-it për prodhimin e të dhënave janë shumë rixhide dhe strikte, me të cilat besoj se

edhe ju jeni njohur gjatë kësaj periudhe.

Pra, shqetësimi im është se ky projektligj nuk jep zgjidhje absolutisht nga pikëpamja e

cilësisë së prodhimit të të dhënave, shqetësime që u ngritën, së pari nga EUROSTAT-i dhe së

dyti, për përdoruesit e të dhënave, këtu përfshij edhe veten time si deputete.

21

Unë ngrita disa shqetësime në lidhje me mospërputhjet e të dhënave që ka pasur të

paktën gjatë 2 vjetëve të fundit në prodhimin e të dhënave nga INSTAT-i, për të cilat nuk mora

një përgjigje nga ju, por do të kemi kohë t’i diskutojmë edhe javën tjetër kur të diskutohen nen

për nen, por me këtë projektligj ato nuk zgjidhen.

Gjithashtu, ngrita disa shqetësime në lidhje me pavarësinë e drejtorit të INSTAT-it. Unë

besoj se procedura e propozuar, e cila besoj se është mot amot me atë të Komisionit të Prokurimit

Publik që ne kemi diskutuar këtu në komision, nuk i jep zgjidhje dhe nuk e zgjidh pavarësinë,

ashtu siç nuk i dha zgjidhje pavarësisë së Komisionit të Prokurimit Publik. Ne do të bëjmë

propozime konkrete për Këshillin e Statistikave, për mënyrën se si duhet të përcaktohen anëtarët

e Këshillit të Statistikave dhe besoj se është në interesin e parë të opozitës që Instituti i

Statistikave të prodhojë të dhëna të besueshme dhe korrekte, të cilat fatkeqësisht deri tani nuk

kanë ndodhur.

U përmendën këtu të dhënat e prodhuara në nivel rajonal, ne kemi ngritur edhe këtë

shqetësim, Shqipëria prej kohësh ka marrë vendimin që të gjitha të dhënat do të jenë të

prodhuara në nivel kombëtar. Në diskutimin për sistemin NAPS që do të kishte Shqipëria, një

diskutim kryesor ka pasur përpunimi dhe cilësia e të dhënave në nivel lokal dhe sa këto janë të

përputhshme me ato që prodhon EUROSTAT-i, kështu që ky diskutim është mbyllur për

Shqipërinë dhe ju do të jeni institucioni i vetëm përgjegjës për prodhimin e të dhënave në nivel

kombëtar dhe përputhjen edhe të atyre në nivel lokal me të dhënat, standardet dhe cilësitë që

kërkon EUROSTAT-i . Unë besoj se përcaktimet që janë bërë në ligj, në nenet specifike për

detyrat që ka drejtori i INSTAT-it në lidhje me metodologjinë, procedurat e kështu me radhë nuk

janë të specifikuara, ose nuk janë të përshtatshme duke pasur parasysh se ne zbatojmë

rregulloren e EUROSTAT-it.

Me keqardhje vë re që, megjithëse duhej të kishim mbështetur një ligj që do të rriste

pavarësinë e institucionit, sepse do ta ndihmonte edhe opozitën në shqetësimet që ajo ka herë pas

here për të dhënat që prodhon INSTAT-i, ky ligj nuk i jep zgjidhje, ashtu siç nuk i jep zgjidhje

edhe përputhshmërisë së legjislacionit me Rregulloren e BE-së dhe me kapitullin 18-të“Prodhimi

i statistikave” në kapitujt e acquiscommunautaire. Tabela e përputhshmërisë që na është

paraqitur këtu tregon që në asnjë prej neneve nuk ka përputhshmëri të plotë. Në qoftë se ne si

anëtarë të komisionit gjatë diskutimeve mund të bëjmë përmirësime apo të marrim vesh shkaqet

22

se pse përputhshmëria nuk është e plotë dhe çfarë mund të bëhet që kjo të sigurohet, besoj se, në

fakt, nga ana e opozitës do të ketë javën tjetër diskutime konstruktive në drejtim të kësaj.

Faleminderit, zoti Braçe!

Erion Braçe–Një sekondë, zoti Haxhinasto.

Zonjë, më duhet t’ju them dy-tre gjëra, sepse e dëgjova në mënyrë të përsëritur vërejtjen

tuaj për formulën e Komisionit të Prokurimit Publik apo edhe sjelljen në atë rast. Nuk ka

ndodhur asnjëherë në 28 vjet pas ’90-tës që Kuvendi t’i rrëzojë një procedurë qeverisë, është

hera e parë. Kjo është një shenjë, një shembull tregues që natyrisht gjërat me këtë institucion nuk

kalojnë më formalisht apo ashtu siç i do qeveria.

Në rast se e referoni si procedurë apo e sillni si shembull negativ këtë gjë, më vjen keq që

do të më duhet pastaj ta quaj pozitive shembullin 28-vjeçar, ku çdo gjë është votuar në Kuvend

me sy mbyllur. E para.

E dyta, për sa u përket statistikave të prodhuara nga INSTAT-i, më rezulton që ato janë të

përputhura edhe me statistikat e Bankës së Shqipërisë dhe më tutje pastaj në referencë të Fondit

Monetar Ndërkombëtar, i cili prej kohësh nuk ka rezerva për produktet e Institutit të Statistikave,

por edhe të Bankës Botërore më tutje. Rezervat që ka opozita nuk mund të jenë standard për të

gjykuar punën e INSTAT-it. Ka ndodhur me ju, ka ndodhur edhe me ne fakti që sa jemi në

opozitë hedhim dyshime mbi INSTAT-in dhe, kur vijmë në pushtet, e konsiderojnë INSTAT-in

institucionin më kredibël të këtij vendi, madje edhe të rajonit. Unë nuk mendoj se duhet ta

gjykojmë punën e INSTAT-it nisur nga referenca politike të palëve respektive, që për shkak të

rotacionit në pushtet, ndryshojnë me kohën.

Mendoj se në rast se do të kemi një referencë duhet të jetë ajo e EUROSTAT-it, e

Bashkimit Europian dhe, natyrisht, për këtë referencë do të duhet që i gjithë paneli të përgatitet

që për nenet respektive, për të cilat ju keni shqetësim, ne kemi shqetësim, që lidhen me mënyrën

se si zgjidhet drejtori, mënyrën se si shkarkohet drejtori dhe mënyrën se si zgjidhet bordi, për

mënyrën se si zgjidhet Këshilli i Statistikave, për mënyrën se si organizohet puna, e të tjera me

radhë, të kemi përputhshmëri të plotë, jo të pjesshme, me të gjitha direktivat e Bashkimit

Europian.

Jorida Tabaku - Ky nuk ka pse të jetë një diskutim mes meje dhe jush, por meqenëse

e nisët diskutimin...

23

Erion Braçe - ...diskutim midis Lulzim Bashës dhe Edi Ramës? Na lini dhe ne të

tjerëve të flasim. Të flasin vetëm ata të dy, kjo nuk ka kuptim.

Jorida Tabaku – Në fakt, Edi Rama nuk ka lidhje fare me statistikat.

Erion Braçe – Ka Lulzim Basha lidhje me statistikat. 7x7=42 dhe 9 në xhep, pastaj

vazhdojmë.

Jorida Tabaku – Se je dhe ekonomist, nuk është statistikë ajo që thua.

Erion Braçe – Në fakt, ajo është aritmetikë, por që të shkosh te statistika duhet të

kalosh nga aritmetika.

Jorida Tabaku - Në lidhje me shqetësimin për Komisionin e Prokurimit Publik, e

përmende dy herë, po e përmend dhe për herë të tretë, e gjithë procedura e ndjekur, ashtu siç ne

e pamë këtu, ishim dëshmitarë, ishte totalisht fiktive. Komisioni i Ekonomisë e ndaloi duke

prodhuar një raport, i cili përfaqësonte si mendimin e maxhorancës, ashtu dhe të opozitës. Për

herë të parë në këta 5 vjet na përputhej mendimi dhe besoj që ishte një vendim shumë i mirë i

parlamentit për ata anëtarë që nuk u miratuan. Fatkeqësisht, kryetarja u miratua, ndërsa anëtarët e

Komisionit të Prokurimit Publik nuk u miratuan në seancë para 2 javësh. Dhe unë, ashtu si ju,

kam falënderuar, ju falënderoj dhe publikisht, që e ndaluam atë që ndodhi me Komisionin e

Prokurimit Publik, për hir të një institucioni publik dhe përfaqësimit të shtetit shqiptar. E para.

E dyta, unë shqetësimin tim ngrita për cilësinë e të dhënave të INSTAT-it duke folur

edhe si përdoruese. Njësoj si zonja dhe unë të njëjtin background kam për të dhënat e INSTAT-

it. Nuk fola politikisht. I kërkova zonjës të më shpjegojë se si ka ndodhur kjo mospërputhje e të

dhënave. Opozitat gjithmonë këtë kanë për detyrë. Pra, të bëjnë kundërshtinë e qeverisjes. Por,

në rastin e INSTAT-it, Partia Demokratike është treguar shumë e kujdesshme. Për sa kohë Partia

Socialiste ka qenë në opozitë ka ngritur një fabul të tërë për INSTAT-in. Kjo është hera e parë që

ne po diskutojmë për cilësinë e të dhënave të INSTAT-it dhe unë ngrita disa shqetësime duke

qenë se janë me të vërtetë problematike të dhënat që INSTAT-i është duke publikuar, sidomos 3

muajt e fundit. Unë e kuptoj detyrën që ka drejtoresha e INSTAT-it duke ardhur edhe si

këshilltare e Kryeministrit. Ajo do t’i bëjë patjetër ata 300 mijë të punësuar. Do t’i nxjerrë

patjetër. Poshtë moshës 15 vjeç, poshtë moshës 29 vjeç, sipër moshës 65 vjeç. E kuptoj

detyrimin që ka, por në qoftë se unë ngre një shqetësim këtu në Komisionin e Ekonomisë, besoj

se diskutimi këtu mbetet edhe në nivel profesional. Nuk ka pse të bëhet gjithmonë në nivel

politik.

24

Faleminderit!

Erion Braçe – Zonja Tabaku, edhe një herë, unë mendoj se detyra e opozitës nuk është

të grindet, por të thotë të vërtetën, jo të vendosë pikëpyetje. Opozita e ka për detyrë të thotë të

vërtetën. Meqë jemi tek e vërteta, zonja në fjalë nuk ka qenë asnjëherë këshilltare e

Kryeministrit, që të themi të vërtetën deri në fund. Meqë unë merrem me këtë punë, më duhet

dhe të verifikoj kur më vijnë njerëzit përpara. Po ju stafin e Kryeministrisë i keni bërë deputetë.

E para.

E dyta, formula e zgjedhjes së Komisionit të Prokurimit Publik për herë të parë në 28

vjet kishte rolin e Kuvendit. Komisioni i Prokurimit Publik është emëruar nga Kryeministri dhe

për herë të parë kishit këtë instrument. Pa atë instrument do të ndodhte po prapë ajo që ka

ndodhur në të shkuarën. Pra, është një instrument më në fund Kuvendi që nuk mbyll sytë dhe

miraton, por edhe diskuton, edhe gjykon, edhe vlerëson, dhe pastaj ndodh edhe me votë. Patjetër

që unë ju falënderoj për qëndrimin që mbajtët! Ashtu siç duhet t’ju falënderoj që Kryetarja e

Komisionit të Prokurimit Publik mori më shumë vota sesa maxhoranca. Më vjen keq tani! Unë e

kuptoj që këtu duhet të bëhet roli, të sillet edhe problematika, edhe të bëhet politikë, e të tjera me

radhë, por kryetarja mori më shumë vota se sa ishte maxhoranca. Më vjen keq se po jua them

këtu, por të paktën votën time e kompensoi opozita. Votën time e kompensoi...

Jorida Tabaku – Një pjesë e opozitës, mos thuaj opozita.

Erion Braçe – Urdhëroni, zoti Haxhinasto!

Edmond Haxhinasto - Faleminderit!

Ne vërtet po miratojmë një ligj, që nuk është pa vlerë, sepse është një ligj që po ringre

një institucion. Kjo është një përgjegjësi e madhe, besoj. Unë jam i mendimit që eksperiencat e

kaluara nuk janë shembulli më i mirë që duhet t’u referohemi, ku është kontestuar mënyra si janë

ngritur, pastaj dhe institucionet vetë dhe produktet e atyre institucioneve. Prandaj duhet të

shohim përpara, duhet të shohim standardin të cilit i referohemi dhe jo shembujve të këqij dhe të

gabuar që kemi nga e kaluara.

Unë problemin përsëri e kam te pavarësia. Ju, kryetar, me të drejtë thatë se çfarë

propozimesh ka. Sigurisht që propozime dhe mënyra ka shumë, por në qoftë se pretendohet që

pavarësia e këtij institucioni është e lidhur, ose më mirë të themi që ky institucion ka një

relevancë më të madhe me parlamentin, sigurisht, propozimet do të përpunohen dhe më tej, por

mendoj se parlamenti duhet të marrë shumë më tepër peshë edhe në zgjedhjen e drejtorit të

25

përgjithshëm. Ka mundësi dhe Komisioni i Ekonomisë të ketë një rol më të madh, pse jo. Por

mendoj se kryesorja është që duhet të kemi një votim me shumicë të cilësuar për këto lloj

institucionesh, se janë institucione kombëtare, nuk janë institucione të maxhorancës, dhe si

rrjedhim duhet të kenë pavarësi të pakontestueshme dhe të padiskutueshme. Mendoj se vota e

cilësuar detyron edhe konsensusin midis palëve. Kështu që një mënyrë mund të ishte edhe

përcaktimi me shumicë të cilësuar i zgjedhjes të drejtuesve të institucionit, por edhe strukturës

drejtuese.

Në përfundim, në përgjithësi ligji ka nevojë për përmirësime. Besojmë se gjatë

diskutimit nen për nen ne duhet të jemi konstruktivë dhe të kontribuojmë, por duhet të jeni edhe

ju të ndërgjegjshëm, se keni shumë pika të paqarta në materialin që keni paraqitur. Duhet të jeni

edhe ju të gatshëm për të pranuar përmirësimet e këtij akti. Faleminderit!

Erion Braçe – Po.

Ervin Bushati–Faleminderit!

Falënderoj kolegët dhe drejtoreshën për pjesëmarrjen në diskutim. Gjykoj se reforma

institucionale, strukturore dhe metodologjike, që na paraqitet në këtë projektligj, duhet të jetë e

mirëpritur dhe është e mirëpritur nga politika. Sidomos ky komision, dhe ne si profesionistë sa

herë që flasim në komision apo në parlament në seancë, bazohemi tek të dhënat e INSTAT-it.

Unë i dëgjoj me vëmendje të gjithë kolegët, zonjën Tabaku, në radhë të parë, dhe të gjithë pjesën

e opozitës, kur u referohen shifrave të INSTAT-it, sa herë ngrenë një argument. Pra, kur bëjnë

një argument opozitar u referoheni shifrave të INSTAT-it. Pavarësisht interpretimit, koherencës

dhe logjikës ekonomike. Pra, u janë referuar shifrave, sepse i kanë quajtur si pika të forta për t’u

përdorur nga vetë opozita. Dhe në momentin kur ne vendosim të bëjmë një ligj të ri kjo nuk

garanton dominimin e maxhorancës apo përkufizimin e pavarësisë së INSTAT-it, apo të çdo

institucioni tjetër. Kjo është për sa i takon logjikës suaj, kur thoni që kemi kontrollin, është

tërësisht nën varësinë tonë, apo edhe drejtori është tërësisht nën varësinë tonë. Po të ishte kështu

ne nuk do ta sillnim për ta ndryshuar ligjin, nuk do t’i hynim këtij diskutimi kaq të gjatë, në

qoftë se ne do të mendonim sot për sot, apo për sa kohë jemi në pushtet. Po të ishte kështu si

mendoni ju ne nuk do t’i hynim punës për të bërë një reformë të vërtetë strukturore të një

institucioni kaq të rëndësishëm, sepse mendojmë që ne nuk jemi të përjetshëm në pushtet

(ndoshta pas 3 mandatesh mund të ndodhë që të vijë opozita, shumë mirë, po bëhen gati për

këtë), por nesër do t’i përdorim edhe ne këto shifra, këto të dhëna. Kjo shërben në të mirë të

26

ekonomisë, për sa kohë të dhënat e INSTAT-it, pse jo, dhe të qeverisë, përputhen dhe janë

tërësisht me ato që thotë Banka Botërore, FMN-ja, dhe çdo institucion tjetër ndërkombëtar, si

dhe nuk ka më luhatje të mëdha kur jepet rritja ekonomike, deficiti buxhetor, kur jepet çdo

parametër tjetër makroekonomik; kanë qenë me një lëvizje 0,1% në raport me GDP-në. Në

kohën kur opozita së kaluar ishte në pushtet, mbaj mend që në mbledhje të qeverisë kishte

përplasje ndërmjet ish-Kryeministrit dhe ish-ministrit të Financave, me një rritje ekonomike që

nuk e kalonte me 0,1% parashikimin, por flitej me dyfish rritje ekonomike. 8% rritje ekonomike

thoshte Kryeministri, 4% rritje ekonomike thoshte ministri i Financave brenda një tavoline të

maxhorancës në diskutimin e mbledhjes së qeverisë.

Procesi i përafrimit legjislativ, që po ndodh sot dhe po parashikohet, duhet të ishte

diskutimi kryesor mes nesh dhe jush. Nuk kishim pse t’i paraprinim një procesi kaq teknik dhe

metodologjik, sepse ju hidhni argumentet tuaja poshtë. Në qoftë se keni ndryshime, që doni t’i

paraqisni, ne jemi të hapur, kur të diskutohet ligji nen për nen, dhe kjo për të rritur pavarësinë,

për të rritur besueshmërinë, për të rritur efikasitetin, utilitetin, përsosmërinë. Pra, le t’i shohim të

gjithë bashkë dhe t’i diskutojmë më pas. Duhet mirëpritur dhe duhet vlerësuar ama edhe

propozimi i qeverisë që e heq nga vetja atributin për ta zgjedhur drejtorin dhe ia dorëzon

Kuvendit të Shqipërisë. Nuk ka qenë kështu, po bëhet kështu. Çfarë tregon kjo, që Kryeministri

do ta kontrollojë? Jo, do ta kontrollojë parlamenti. Tani përtej parlamentit nuk di çfarë kemi

ndonjë institucion tjetër që mund të merret me këtë punë dhe ta zgjidhë. Aq më tepër kur do të

kalojë në Komisionin e Ekonomisë.

Ne të gjithë bashkë sot duhet të përpiqemi që të kemi një diskutim serioz, që t’i

paraprijmë mënyrës se si zgjidhet drejtori, sepse sot nuk po flasim për zgjidhjen e drejtorit, po

për ligjin, për një kuadër kryesor, strukturor, institucional, metodologjik. Mund të flasim shumë

për metodologjinë se si do të vendoset dhe cilat janë rastet më të mira: është Zvicra më mirë apo

është Luksemburgu më mirë, apo është Franca. Hajdeni t’i sjellim. Unë jam dakord edhe me

propozimin e opozitës që kur të vijmë te ligji nen për nen të thuhet se cili është marrë si rast, nga

vjen praktika, dhe si mund të bëhet më mirë. Këtu t’i japim edhe ne duar më të lira drejtimit dhe

pavarësisë së institucionit, dhe të mos merremi pse je ti sot dhe kush je ti sot. Unë do të isha

krenar që Partia Socialiste të kishte kaq burime sa ta çonte në shkollë drejtorin në Milano, ta

merrte masterin në Milano, të bënte dhe doktoraturën në Romë, por nuk e kemi. Ndërkohë që

nuk e di se nga çfarë pozitash flet opozita, kur ka emëruar njerëz që shpeshherë nuk kanë pasur

27

as diploma brenda Shqipërisë. Unë nuk kam asgjë këtu me diplomat shqiptare, por e kam me

diplomat të cilat kanë qenë të “Kristalit” apo të universiteteve të tjera, që sot janë mbyllur

tërësisht. Kanë qenë drejtues të lartë, prandaj shpresoj që ky diskutim, të paktën, në

argumentimin tonë nen për nen të këtij ligji të ngrihet në lartësinë, që ne të kemi mundësinë të

përmirësojmë institucionin, sepse po të ishte për ta pasur institucionin nën kontrollin e

maxhorancës, nuk i hynim fare këtij ligji, ashtu siç nuk do t’u hynim ligjeve të tjera, që kanë të

bëjnë me reforma të mëdha dhe të rëndësishme, që janë ndërmarrë në këtë vend si: reforma

arsimore, reforma në energji, reforma në financat publike, të cilat janë përshëndetur nga FMN-

ja, Banka Botërore si ndryshime shumë të rëndësishme që i kanë dhënë frymëmarrje vendit dhe

kjo gjë është parë. Ekonomia ka një rritje 4 herë më të lartë, institucionet funksionojnë më mirë

se para opozitës. Mund të bëhen edhe më mirë, sepse e mira nuk ka fund. Ne nuk thamë që jemi

Zvicra, pavarësisht se ligjin nuk e kopjojmë nga Zvicra, por po përpiqemi të bëjmë dhe t’i japim

pavarësinë institucionit. Të sjellësh këtu një rast dështimi, kur është rast suksesi i këtij komisioni,

qoftë edhe me kontributin e vlerësuar të opozitës, mua nuk më duket argument, sepse është e

kundërta e asaj që thuhet.

Kështu që ftoj kolegët e opozitës në këtë rast ta miratojnë në parim. Në qoftë se jemi që

duhet pavarësia, hajde ta ndryshojmë ligjin atëherë. Pastaj kur të vijmë te diskutimi i ligjit nen

për nen, mund të mos votoni. Ftoj opozitën që të tregojë përgjegjësinë dhe rëndësinë që i jep

këtij projektligji, sepse do të jetë buka e argumentit të tyre nesër në parlament. Nuk mund të

thuhet që ne do argumentojmë dhe do të japim çfarë mendojmë për ekonominë, kur nuk ishim

dakord, kur u ndryshua ligji për matësin kryesor, për burimin parësor të të gjitha atyre që ne do të

themi dhe do të lexojmë atje dhe do të diskutojmë në parlament, se ne mbi këto flasim, aq më

tepër kur janë të gjitha të sinkronizuara si të Bankës së Shqipërisë, si të INSTAT-it, si të

Eurostat-it, si të FMN-së, si të Bankës Botërore. Kur ta diskutojmë nen për nen mund të mos jeni

dakord me nenet përkatëse, por jo ta mohoni kështu në mënyrë deklamative gati-gati

propagandistike dhe televizive, që kur dikush ngrihet, bën një pyetje dhe pastaj pa marrë

përgjigje, çohet dhe ikën, thjesht për të treguar që ishte deklaratë politike, se ashtu ia kërkon

situata. Bëre një pyetje prit përgjigjen, jo të çohesh dhe nga aty të thuash se di këtë gjuhë, dhe

preferoj këtë gjuhë...

Erion Braçe - Faleminderit!

A ka diskutime të tjera? Po.

28

Delina Ibrahimaj – Në lidhje me metodologjitë dhe me rastin e statistikave, që

përmendi zonja Tabaku, unë mendoj që, me kalimin e këtij ligji institucioni, do të jetë më afër

Kuvendit. Një përfaqësues i Këshillit të Statistikave do të jetë anëtar i Kuvendit. Ju ftoj të vini në

zyrat e INSTAT-it ku mund t’ju tregojmë të gjitha metodologjitë, të cilat janë të publikuara edhe

në web për çështje të transparencës, si dhe t’ju shpjegojmë mënyrën e përpunimit dhe të

prodhimit të statistikave.

Për sa i përket të gjithë institucionit dhe vendimmarrja mbi metodologjitë, bordi i

drejtorëve...

Erion Braçe – Më fol çfarë e pengon sot një anëtar të Kuvendit të vijë dhe të njihet me

këtë gjë?

DelinaIbrahimaj– Jo, nuk e pengon asgjë, thjesht tani e tutje një anëtar i Kuvendit do

të jetë edhe pjesë e Këshillit të Statistikave.

Erion Braçe – Po nuk janë dy nuk quhet. Jemi dy palë. Do të jetë problem shumë i

madh.

Delina Ibrahimaj – Stafi i INSTAT-it nuk është prekur nga ndryshimet e drejtorëve të

përgjithshëm apo të ndryshimit të kahut politik. Stafi i INSTAT-it mesatarisht ka mbi 10 vjet që

punon në institucion. Është staf teknik të trajnuar si nga INSTAT-i ashtu edhe nga organizatat e

tjera ndërkombëtare për prodhimin e statistikave.

Për sa u përket të dhënave në nivel rajonal, që ju përmendët, INSTAT-i aktualisht

prodhon të dhëna në nivel NAT 2 dhe NAT 3. Gjithashtu, me ndryshimin dhe me fillimin e

reformës territoriale, ne kemi filluar një projekt, i cili do të garantojë hartimin dhe prodhimin e

statistikave zyrtare në nivel bashkie.

Për sa u përket përafrimeve të neneve të ndryshme të ligjit që ju paraqitët, parimet

statistikore janë tërësisht të përafruara me rregulloret e Bashkimit Europian. Pozicioni dhe

detyrat e drejtorit të Përgjithshëm, si dhe përbërja e Këshillit të Statistikave janë tërësisht të

përafruara, gjithashtu.

Erion Braçe – A ka diskutime të tjera? Jo.

Komisioni e mbyll punën për sot. Puna e komisionit do të vijojë javën tjetër me votimin

në parim, diskutimin nen për nen dhe votimin në tërësi të ligjit.

Po.

29

Jorida Tabaku– Nuk ka lidhje me INSTAT-in. Mendova se do të votohej dhe pastaj të

mund të kishim mundësi të diskutonim për procedurë. Duke qenë se në datën 1 prill hyn në fuqi

taksa e re e pronës dhe vendosja e TVSH-së për biznesin me xhiro mbi 2 milionë, unë besoj që,

si anëtarë të Komisionit të Ekonomisë, ne kemi nevojë që të njihemi me punën që ka bërë

Ministria e Financave për kadastrën fiskale. Ky ka qenë një nga ligjet që ne kemi miratuar këtu.

Për këtë duhet të na jepet informacion se si po plotësohet databaza, si do të jepen faturat e para

me taksën e re të pronës, duke qenë se kjo është një çështje problematike që mund të jetë

abuzive, pa pasur një kadastër fiskale të ngritur, një databazë të saktë, të qartë për lëshimin e

faturave të reja, në qoftë se i lihet pushtetit vendor në dorë.

Njëkohësisht kërkojmë dhe një informacion për mënyrën se si po përgatitet

administrata fiskale për të menaxhuar TVSH-në mbi xhiro 2 milionë nga biznesi i vogël, një nga

shqetësimet që u ngrit jo më larg se dje në deklaratën e FMN-së.Faleminderit!

Erion Braçe – Që ta kuptoj dhe unë. Çfarë po kërkoni?

Jorida Tabaku – Kërkoj informacion nga Ministria e Financave për ngritjen e

kadastrës fiskale. Në qoftë se ka mundësi ministri i Financave të vijë dhe të na informojë...

Erion Braçe - E çmoj shumë modestinë tuaj, por këtë informacion do ta sjellë ministri

në këtë komision. Kështu që do të mundohemi të planifikojmë që ministri para datës 1 prill të

jetë para këtij komisioni për të raportuar për aktet nënligjore në funksion të të dyja taksave.

(Diskutim pa mikrofon.)

Erion Braçe – Më fal, vetëm një sekondë! Unë mendoj që vetëm këtë herë duhet ta

kishit kursyer këtë histori, se janë Pashkët. Që ka njerëz në këtë vend që gënjejnë dhe Zotin, unë

këtë e di, por...

MBYLLET MBLEDHJA