republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe...

4
REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS MINISTRI Rruga: “Durrësit”, Nr. 23, AL- 1001, Tiranë – SHQIPËRI www.mash.gov.al Tel: 00 355 4 226 307 Nr.2760 Prot. Tiranë, më 21.04.2008 UDHËZIM Nr.18, datë 21.04.2008 PËR FUNKSIONIMIN E SHËRBIMIT PSIKOLOGJIK SHKOLLOR NË SISTEMIN ARSIMOR PARAUNIVERSITAR Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 52, pika 52.2, të ligjit Nr. 7952, datë 21.06.1995, “Për sistemin arsimor parauniversitar”, i ndryshuar U D H Ë Z O J : KREU 1 FUNKSIONIMI I SHËRBIMIT PSIKOLOGJIK 1. Shërbimi psikologjik shkollor (më poshtë SHPSH) ngrihet nga DAR dhe ZA për kopshtet dhe shkollat në varësi të tyre. 2. Qëllimi kryesor i SHPSH është promovimi i mirëqenies mendore dhe fizike të nxënësve dhe lehtësimi i procesit të të nxënit. Psikologu shkollor në bashkëpunim me stafin e shkollës, mësues e drejtues, planifikon dhe realizon shërbime që mundësojnë zhvillimin akademik, profesional, social dhe personal të nxënësve. 3. Shërbimet që ofron SHPSH jepen në Shtojca 1 bashkëlidhur këtij udhëzimi “Manuali i Shërbimit Psikologjik Shkollor”. Manuali i shërbimit Psikologjik Shkollor përcakton detyrat dhe përgjegjësitë e psikologut shkollor dhe personelit tjetër të shkollës (drejtues, mësues, ministria e arsimit dhe shkencës ministria e së nesërmes www.mash.gov.al Faqe 1 nga 4

Upload: doquynh

Post on 05-Feb-2018

225 views

Category:

Documents


4 download

TRANSCRIPT

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE …gjimnazi18tetori.yolasite.com/.../Udhezim-SherbimiPsikologjik.pdf · mastër në psikologji – pedagogji. Nëse në konkurrim

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS MINISTRI

Rruga: “Durrësit”, Nr. 23, AL- 1001, Tiranë – SHQIPËRI www.mash.gov.al Tel: 00 355 4 226 307

Nr.2760 Prot.

Tiranë, më 21.04.2008

UDHËZIM

Nr.18, datë 21.04.2008

PËR

FUNKSIONIMIN E SHËRBIMIT PSIKOLOGJIK SHKOLLOR NË SISTEMIN ARSIMOR PARAUNIVERSITAR

Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 52, pika 52.2, të ligjit Nr. 7952, datë 21.06.1995, “Për sistemin arsimor parauniversitar”, i ndryshuar

U D H Ë Z O J :

KREU 1

FUNKSIONIMI I SHËRBIMIT PSIKOLOGJIK 1. Shërbimi psikologjik shkollor (më poshtë SHPSH) ngrihet nga DAR dhe

ZA për kopshtet dhe shkollat në varësi të tyre. 2. Qëllimi kryesor i SHPSH është promovimi i mirëqenies mendore dhe

fizike të nxënësve dhe lehtësimi i procesit të të nxënit. Psikologu shkollor në bashkëpunim me stafin e shkollës, mësues e drejtues, planifikon dhe realizon shërbime që mundësojnë zhvillimin akademik, profesional, social dhe personal të nxënësve.

3. Shërbimet që ofron SHPSH jepen në Shtojca 1 bashkëlidhur këtij udhëzimi “Manuali i Shërbimit Psikologjik Shkollor”. Manuali i shërbimit Psikologjik Shkollor përcakton detyrat dhe përgjegjësitë e psikologut shkollor dhe personelit tjetër të shkollës (drejtues, mësues,

min ist r ia e arsimit dhe shkencës

ministria e së nesërmes www.mash.gov.al Faqe 1 nga 4

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE …gjimnazi18tetori.yolasite.com/.../Udhezim-SherbimiPsikologjik.pdf · mastër në psikologji – pedagogji. Nëse në konkurrim

etj) që së bashku sigurojnë funksionimin dhe konsolidimin e SHPSH cilësor.

4. Në mbështetje të punës së psikologut shkollor, në çdo shkollë ngrihet Grupi në Ndihmë të Nxënësve që në raste nevoje shërben edhe si grup për zgjidhjen e krizave. Në përbërje të tij janë 4 anëtarë të përhershëm: a. Drejtori i shkollës b. Psikologu i shkollës c. Dy mësues me përvojë që gëzojnë reputacion tek nxënësit d. Mësuesi kujdestar i nxënësit që i ofrohet shërbimi psikologjik, si

anëtar i pestë jo i përhershëm. 5. Drejtuesi i shkollës dhe stafi pedagogjik krijon për psikologun shkollor

lehtësira për sigurimin e pjesëmarrjes së nxënësve, në veprimtaritë e planifikuara në “Manualin e Shërbimit Psikologjik Shkollor”.

6. SHPSH ofrohet në kabinetin psikologjik të shkollës, i cili pajiset me bazën materiale dhe didaktike të mëposhtme: a) një kompjuter dhe printer b) një tavolinë dhe një karrige pune c) dy rafte për libra d) një raft i sigurt, me çelës, për ruajtjen e dokumentacionit

konfidencial e) pajisjet e mjedisit pritës (këshillues), përkatësisht 8 karrige f) lidhje me internet 24 orë dhe shërbim telefonik.

7. Psikologu shkollor ka të gjitha të drejtat dhe detyrat e stafit pedagogjik të shkollës ku është emëruar.

8. Koha javore e punës së psikologut të shkollës është 40 orë.

KREU 2

PËRZGJEDHJA E PSIKOLOGUT TË SHËRBIMIT PSIKOLOGJIK SHKOLLOR

9. Psikologët shkollorë përzgjidhen dhe emërohen me konkurs, nga DAR dhe ZA përkatëse.

10. Kriteret e pranimit të kandidatëve në konkurs janë si më poshtë: a. Kandidatët duhet të kenë diplomë universitare në degën e

psikologjisë. b. Në rastet kur nuk ka kandidatë me diplomë universitare në degën e

psikologjisë, përparësi kanë kandidatët me mastër në psikologji ose mastër në psikologji – pedagogji.

Nëse në konkurrim paraqitet vetëm një specialist që ka diplomë universitare në degën e psikologjisë, ai duhet të përzgjidhet pa konkurs. Konkurrimi të zhvillohet vetëm në ato raste kur ka më tepër se një specialist të tillë, ose kur kanë një nga masterat e mësipërm, të cilët konkurrojnë midis njëri-tjetrit.

11. DAR/ZA evidentojnë psikologët në pritmëri dhe fillojnë menjëherë zëvendësimin e psikologëve pa arsim përkatës në shërbim, duke zëvendësuar në fillim psikologët në shërbim me diplomë mësuesie e më pas, rast pas rasti, ata me diplomë dhe master të punës sociale.

min ist r ia e arsimit dhe shkencës

ministria e së nesërmes www.mash.gov.al Faqe 2 nga 4

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE …gjimnazi18tetori.yolasite.com/.../Udhezim-SherbimiPsikologjik.pdf · mastër në psikologji – pedagogji. Nëse në konkurrim

12. Shtrirja e mëtejshme e SHPSH, në nivel DAR/ZA bëhet mbi bazën e studimit të nevojave, duke vlerësuar respektimin e kritereve të përcaktuara në këtë udhëzim.

KREU 3

KONTROLLI I SHËRBIMIT PSIKOLOGJIK SHKOLLOR

13. Ecuria e funksionimit të SHPSH ndiqet nga MASH, nëpërmjet Drejtorisë së Kurrikulës.

14. Për të koordinuar dhe për të ndjekur mënyrën e funksionimit të SHPSH, në çdo Drejtori Arsimore Rajonale ngarkohet një specialist i sektorit të trajnim kualifikimit, ndërsa në çdo Zyrë Arsimore ngarkohet një specialist i sektorit të këshillimit pedagogjik.

15. Me qëllim kontrollin profesional të SHPSH, në çdo DAR, për të gjithë qarkun, caktohet një psikolog shkollor, me arsim përkatës të kontrollojë psikologët shkollorë të të qarkut, duke përdorur gjysmën e normë së ngarkesës së tij.

16. Veprimtaria kontrolluese e psikologut të ngarkuar me këtë detyrë konceptohet, planifikohet dhe realizohet në bashkëpunim me koordinatorët e shërbimit psikologjik të DAR/ZA.

17. Psikologët shkollorë në çdo DAR, organizohen në rrjetin e psikologëve shkollorë si strukturë e specializuar në të cilën shkëmbehen përvojat, gjenden zgjidhje dhe parashtrohen nevojat për funksionimin më të mirë të SHPSH.

18. Veprimtaria e rrjetit të psikologëve shkollorë koordinohet nga koordinatorët e SHPSH për çdo DAR.

19. Drejtoritë Arsimore Rajonale, gjatë vitit shkollor, planifikojnë dhe organizojnë 4 veprimtari kualifikuese me psikologët shkollorë dhe koordinatorët e SHPSH.

KREU 4

KODI I ETIKËS SË PSIKOLOGUT SHKOLLOR

20. Koordinatorët e shërbimit psikologjik, në çdo DAR, ndihmojnë dhe

mbështesin rrjetin e psikologëve për hartimin e kodit të etikës së psikologut shkollor. Kodi i etikës i psikologut shkollor hartohet në përputhje me Ligjin Nr. 7952, datë 21.06.1995 “Për sistemin arsimor parauniversitar” dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij.

21. Psikologët shkollorë të çdo Drejtorie Arsimore Rajonale ndahen në 5 grupe pune si më poshtë:

a) grupi i punës për etikën e konsultimit, b) grupi i punës për etikën e vlerësimit, c) grupi i punës për etikën e trajnimit, d) grupi i punës për etikën e marrëdhënieve me të tretët, e) grupi i punës për etikën e ndërhyrjeve dhe e parandalimit.

min ist r ia e arsimit dhe shkencës

ministria e së nesërmes www.mash.gov.al Faqe 3 nga 4

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE …gjimnazi18tetori.yolasite.com/.../Udhezim-SherbimiPsikologjik.pdf · mastër në psikologji – pedagogji. Nëse në konkurrim

Produkti i grupeve të punës, pas diskutimit në rrjetin e psikologëve shkollorë, miratohet nga Drejtoria Arsimore Rajonale përkatëse, deri në fund të vitit shkollor 2007 – 2008 dhe zbatohet nga të gjithë psikologët.

22. Psikologët shkollorë, në çdo DAR, rishikojnë kodin e etikës gjatë vitit shkollor 2008 – 2009, me qëllim përmirësimin e tij me eksperiencën e fituar në procesin e punës.

23. MASH pasi të ketë mbledhur dhe analizuar të gjitha Kodet e etikës së psikologut shkollor, të hartuara dhe të rishikuara, në 13 Drejtoritë Arsimore Rajonale harton “Kodin e etikës së psikologut shkollor” për të gjithë vendin.

KREU 5

DISPOZITAT E FUNDIT

24. Manuali i Shërbimit Psikologjik Shkollor shumëfishohet dhe shpërndahet në të gjitha drejtoritë e institucioneve të arsimit parauniversitar nga çdo DAR/ZA.

25. Stafi pedagogjik i shkollës, nxënësit dhe prindërit si dhe komuniteti ku ndodhet shkolla të njihen me përmbajtjen e Manualit të Shërbimit Psikologjik Shkollor.

26. Udhëzimi nr. 30, datë 11.10.2004 “Për zbatimin e urdhrit nr. 321, datë 11.10.2004 të Ministrit për eksperimentimin e shërbimit psikologjik në sistemin arsimor parauniversitar për vitet shkollorë 2004-2005 dhe 2005-2006” shfuqizohet.

27. Ngarkohen për zbatimin e këtij urdhri Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Kurrikulës, Drejtoria e Menaxhimit të Përditshëm dhe Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore.

Ky Udhëzim hyn në fuqi menjëherë.

M I N I S T Ë R

GENC POLLO

min ist r ia e arsimit dhe shkencës

ministria e së nesërmes www.mash.gov.al Faqe 4 nga 4