republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe shkencËs instituti i zhvillimit tË...

123
REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË PROGRAM LËNDOR Fusha: SHKENCA NATYRORE Lënda: DITURI NATYRE Klasa: 1- 6 Kodi: _______ Koordinator: Nazmi XHOMARA Evis MASTORI Mirela GURAKUQI Yllka SPAHIU Mimoza MILO Tiranë, 2012

Upload: others

Post on 28-Dec-2019

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT

KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË

PROGRAM LËNDOR

Fusha: SHKENCA NATYRORE

Lënda: DITURI NATYRE

Klasa: 1- 6

Kodi: _______

Koordinator:

Nazmi XHOMARA Evis MASTORI Mirela GURAKUQI

Yllka SPAHIU Mimoza MILO

Tiranë, 2012

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

2

DITURI NATYRE

Grupi i punës:

Nazmi XHOMARA

Yllka SPAHIU

Evis MASTORI

Mimoza MILO

Mirela GURAKUQI

Aleko MIHO

Dritan SPAHIU

Ilo MELE

Shpresa GORANA

Mirela PITI

Marita HAMZA

Mahir HOTI

Albana KOSOVRASTI

Majlinda ZIU

Zana QEFALIA

Anila LONDO

Manjola KULIQI

Silvana AVDULAJ

Viktor GJINI

Albana MARKJA

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

3

DITURI NATYRE

1. TË PËRGJITHSHME

Programi i lëndës Dituri natyre për arsimin bazë është një dokument zyrtar, pjesë e

paketës së dokumenteve zyrtare për Kurrikulën Kombëtare të Arsimit Bazë. Programi i kësaj

lënde është mbështetur te Korniza kurrikulare e Arsimit Parauniversitar, si dhe tek Standardet e

të Nxënit të Fushës së Shkencave të Natyrës.

Zbatimi i programit të lëndës Dituri natyre duhet të bëhet duke respektuar parimet e

barazisë gjinore, etnike, kulturore, racore dhe fetare.

Në arsimin fillor lënda Dituri natyre zhvillon njohuritë dhe kuptimin e aspekteve

biologjike dhe fizike të botës përmes veprimtarive shkencore. Është e rëndësishme të kuptohet se

të nxënit nëpërmjet veprimtarive rrit kuriozitetin, kënaqësinë dhe interesin për shkencën.

Programi i lëndës Dituri natyre u jep nxënësve mundësinë për të mbajtur qëndrime të drejta ndaj

çështjeve shkencore dhe mjedisore.

Në arsimin fillor kjo lëndë fillon me studimin e natyrës dhe të mjedisit. Ajo lidhet

ngushtë me teknologjinë dhe të dyja së bashku e formojnë nxënësin në një kontekst më të gjerë.

Nxënësit e shohin shkencën dhe teknologjinë si përpjekje me pasoja të rëndësishme për njerëzit

dhe lidhin njohuritë e tyre mbi shkencën dhe teknologjinë me botën jashtë shkollës.

Mënyra se si nxënësit e mësojnë shkencën ka shumë rëndësi, pasi ajo u jep atyre

përgjigjet e problemeve dhe u mundëson të nxënit nga ndërveprimi me gjërat që i rrethojnë.

Nxënësit fillojnë me idetë e tyre se si janë gjërat dhe pastaj i ndryshojnë dhe zhvillojnë, duke i

provuar ato praktikisht. Gjatë veprimtarive shkencore, nxënësit do të ndeshen me mundësitë e

ndryshimit, rivendosjes ose sfidës së ideve. Kjo mënyrë e të nxënit bën që nxënësit të zhvillojnë

dhe formojnë të kuptuarit shkencor përmes ideve dhe përvojës së tyre. Idetë dhe konceptet

përpunohen për sa kohë nxënësit punojnë në situata problemore dhe zbatojnë metoda kërkimore

për t’i zgjidhur problemet.

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

4

DITURI NATYRE

Një rol të rëndësishëm në zbatimin me sukses të këtij programi luan përfshirja e

prindërve në procesin e të nxënit të nxënësve. Ata nxiten për mbështetjen e veprimtarive praktike

në klasë, për organizimin e panaireve shkencore, ekspozitave, ekskursioneve dhe veprimtarive të

tjera.

Programi i lëndës Dituri natyre në arsimin fillor konceptohet si program i integruar

shumëdisplinar që përmbledh njohuri, aftësi, qëndrime dhe vlera nga Fizika, Kimia, Biologjia

dhe Gjeografia. Ai do të studiohet me 1 orë javore në klasat 1, 2, 3, me 2 orë javore në klasat 4, 5

dhe me 3 orë javore në klasën e 6.

Programi strukturohet mbi bazën e linjave dhe nënlinjave, të njëjta me ato të standardeve

të të nxënit të fushës së shkencave të natyrës. Për çdo nënlinjë janë prezantuar objektiva, të cilat

materializojnë njohuritë, aftësitë dhe qëndrimet që pritet të nxënë nxënësit gjatë zhvillimit të

lëndës, si dhe terma/koncepte kyçe. Objektivat arrihen nëpërmjet veprimtarive të të nxënit, që

kombinojnë marrjen e njohurive me proceset e kërkimit në një kontekst konkret dhe praktik. Në

të njëjtën kohë, veprimtaritë e të nxënit zhvillojnë aftësitë komunikuese të nxënësve, që janë një

komponent thelbësor i arsimit shkencor. Objektivat e nënlinjave mundësojnë planifikimin dhe

zhvillimin e veprimtarive integruese brenda fushës dhe lëndës me fushat e tjera të të nxënit.

Temat/veprimtaritë integruese të sugjeruara lehtësojnë metodën e zbatimit të këtij programi.

Programi i lëndës Dituri natyre u drejtohet mësuesve të arsimit fillor, autorëve të

teksteve, drejtuesve të shkollave, specialistëve të arsimit, prindërve, si dhe të gjithë aktorëve të

interesuar për mbarëvajtjen e mësimdhënies në arsimin bazë, veçanërisht në arsimin fillor.

2. SYNIME TË PROGRAMIT

Programi i lëndës Dituri natyre për klasat 1-6 synon që nxënësit:

të zhvillojnë njohuritë dhe konceptet bazë shkencore për formimin fillestar në shkencat e

natyrës;

të zbulojnë lidhjet e varësisë ndërmjet botës së gjallë dhe mjedisit;

të zhvillojnë aftësitë shkencore dhe të të menduarit kritik dhe krijues;

të zbatojnë njohuritë dhe aftësitë shkencore në mënyrë analitike, kritike dhe krijuese në

problem zgjidhjen dhe marrjen e vendimeve;

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

5

DITURI NATYRE

të vlerësojnë kontributin e shkencës dhe teknologjisë për mirëqenien e njeriut dhe

shoqërisë;

të nxisin kuriozitetin dhe të zhvillojnë interesin për botën që i rrethon;

të ndërgjegjësohen për të bashkëvepruar me mjedisin në mënyrë të përgjegjshme dhe

konsensuale;

të përdorin teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit, si mjet për sigurimin dhe

komunikimin e informacionit;

të shpjegojnë rolin e shkencës në zhvillimin e qëndrueshëm, si edhe në ruajtjen dhe

mbrojtjen e mjedisit;

të ngjallin interesin për të bërë zgjedhjen e karrierës në fushën e shkencës.

3. KËRKESA PËR ZBATIMIN E PROGRAMIT

Programi i Diturisë së natyrës për arsimin bazë nis të zhvillohet për herë të parë në klasën

e parë të arsimit fillor me një total orësh mësimore të përshkallëzuar. Në klasat 1-3 totali i orëve

është 35 orë në vit ose 1 orë mësimore në javë. Në klasat 4-5 totali i orëve është 70 orë mësimore

në vit ose 2 orë mësimore në javë. Në klasën e 6 totali i orëve është 105 orë mësimore në vit ose

3 orë mësimore në javë.

Për zbatimin efektiv të programit të kësaj lënde për arsimin bazë duhet të njihen

programet lëndore të lëndëve të tjera për klasat 1-6, si dhe udhëzuesit kurrikularë lëndorë.

Objektivat e programit

Objektivat e programit përshkruajnë çfarë duhet të dinë dhe të jenë të aftë të bëjnë të

gjithë nxënësit në përfundim të programit. Kjo do të thotë se të gjithë nxënësve duhet t’u jepet

mundësia të nxënë çka përshkruhet tek objektivat. Realizimi i objektivave në tema, kapituj, njësi

dhe renditja e tyre në tekst apo mësimdhënie është zgjedhje e lirë e zbatuesve të programit.

Përdoruesit e programit duhet të respektojnë sasinë e orëve vjetore të lëndës, por janë të lirë të

ndryshojnë me 10% (shtesë ose pakësim) orët e rekomanduara për secilën linjë.

Të gjitha objektivat e të nxënit mund të grupohen në objektiva të:

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

6

DITURI NATYRE

njohurive, ku nxënësit zhvillojnë njohuritë dhe konceptet e linjave të lëndëve

Fizikë, Kimi Biologji dhe Gjeografi dhe i zbatojnë ato për të interpretuar,

integruar dhe zgjeruar më tej njohuritë e marra;

aftësive, ku nxënësit zhvillojnë aftësitë e nevojshme për hetime shkencore dhe

teknologjike, për problemzgjidhjen, për komunikimin e ideve dhe rezultateve

shkencore, për punën në grup dhe për vendimmarrje të argumentuara;

qëndrimeve, ku nxënësit mbajnë qëndrime që mbështesin me përgjegjshmëri

pranimin dhe zbatimin e njohurive shkencore dhe teknologjike për të mirën e

përbashkët të tyren, të shoqërisë dhe të mjedisit;

shkencës, teknologjisë, shoqërisë dhe mjedisit, ku nxënësit kuptojnë natyrën e

shkencës dhe teknologjisë, marrëdhëniet si dhe kontekstet sociale e mjedisore të

tyre.

Objektivat janë formuluar në mënyrë të tillë që të bëjnë qartësisht të dukshme jo vetëm

njohuritë, aftësitë, qëndrimet dhe vlerat, por edhe metodat dhe veprimtaritë që mund të përdoren

për arritjen e tyre. Ky nivel duhet respektuar nga zbatuesit e programit.

Objektivat që kanë të bëjnë me sigurimin e informacionit me anë të Teknologjisë së

Informimit dhe Komunikimit, synojnë përdorimin e TIK në mënyrë të përshkallëzuar sipas

klasave.

Kujdes i veçantë duhet treguar në realizimin e objektivave që kanë të bëjnë me zhvillimin

e aftësive intelektuale dhe sociale të nxënësve, si ato të debatimit, diskutimit, punës në grup etj.

Në programin e lëndës Dituri natyre afërsisht 60-70% e orëve mësimore totale janë për

shtjellimin e njohurive të reja lëndore dhe 30- 40 % e tyre janë për përpunimin e njohurive (gjatë

vitit dhe në fund të vitit shkollor). Rreth 40-50% e numrit të orëve mësimore të planifikuara për

përpunim shfrytëzohen për realizimin e temave/veprimtarive integruese.

Përdoruesit e programit, si autorët e teksteve, po ashtu edhe mësuesit mund të zbatojnë

linjat dhe nënlinjat e programit duke i renditur apo organizuar ato në përputhje me qëllimet dhe

objektivat e mësimdhënies, si edhe me interesat dhe nevojat e nxënësve.

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

7

DITURI NATYRE

Temat/veprimtaritë integruese të sugjeruara

Temat/veprimtaritë integruese të sugjeruara synojnë të zhvillojnë njohuri apo aftësi te

nxënësit dhe janë pjesë e rëndësishme e konceptimit të programit. Ato mundësojnë integrimin

tematik të njohurive të linjave lëndore që përbëjnë programin e Diturisë së natyrës, si dhe lidhjen

me fushat e tjera lëndore. Zbatuesit e programit janë të lirë të zgjedhin ndërmjet tyre, të shtojnë

apo të ndryshojnë tematikat apo numrin e temave, në përshtatje me interesat dhe nevojat e

nxënësve, me kushtet dhe mundësitë që ofron shkolla apo mjedisi përreth saj. Ata duhet të bëjnë

kujdes të ruajnë numrin e përgjithshëm të orëve në planifikimin e tyre.

Përpunimi i njohurive

Përpunimi i njohurive përmban:

përsëritjen brenda një nënlinje të njohurive-bazë të tij (konceptet themelore);

testimin e njohurive-bazë;

integrimin e njohurive të reja të një nënlinje me njohuritë e nënlinjave paraardhëse;

integrimin e njohurive të reja me njohuritë e lëndëve të tjera (ndonëse këto integrime

do të përshkojnë zhvillimin e çdo ore mësimore, gjatë përpunimit i duhet kushtuar

kohë e posaçme);

projektet lëndore (në të cilat integrohen njohuritë nga të gjitha lëndët, si: Fizikë,

Kimi, Biologji, Gjeografi);

përsëritjen vjetore;

testimin vjetor (nuk është i detyruar);

temat/veprimtaritë integruese.

Gjatë përpunimit të njohurive, duhet t’i kushtohet vëmendje kultivimit të aftësive

lëndore, si: të maturit, të ndjekurit e udhëzimeve, të zbatuarit e kushteve të sigurisë, të përdorurit

të mjeteve të thjeshta shkencore, të shfrytëzuarit e të dhënave eksperimentale, matja, ndjekja e

udhëzimeve, zbatimi i kushteve të sigurisë, përdorimi i mjeteve të thjeshta shkencore, zbatimi në

praktikë i të dhënave eksperimentale.

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

8

DITURI NATYRE

Siguria

Kryerja e veprimtarive të kësaj lënde në klasë, laborator dhe jashtë tyre mund të paraqesë

rrezik për nxënësit. Këto rreziqe zvogëlohen nëse nxënësit ndjekin standardet e sigurisë, të

hartuar mbi bazën e politikave dhe rregullave të shtetit, shkollës dhe klasës. Ata duhet të

zbatojnë rregullat e sigurisë në klasë, laborator, shkollë dhe ekskursione, për të realizuar një

mjedis të sigurt të të nxënit. Duhet theksuar fakti që ata duhet t’i zbatojnë këto rregulla edhe kur

kryejnë eksperimente në shtëpi.

Përdoruesit e programit duhet të kenë parasysh se përveç tekstit mësimor duhet të

shfrytëzohen edhe burime të tjera, si ato audio-vizive, mediatike, elektronike etj. Programi i

shkencës, për vetë karakterin e lëndës Shkencë dhe synimet e saj, kërkon zhvillimin e

eksperimenteve, demonstrimeve, punëve praktike dhe laboratorike. Ato konsiderohen të

rëndësishme për ngulitjen e koncepteve dhe zhvillimin e aftësive dhe qëndrimeve. Realizimi me

sukses kërkon planifikim të mirë të tyre, si dhe mjedis të sigurt të të nxënit.

4. INTEGRIMI DHE LIDHJA NDËRLËNDORE

Konceptimi i programit të lëndës Dituri natyre për arsimin fillor është mbështetur në parime të

mirëfillta të integrimit lëndor. Modeli i ndjekur i integrimit është ai shumëdisiplinor i ndërthurur

me tematik, që:

bazohet në kombinimin e lëndëve të shkencave të natyrës dhe të fushave të tjera;

vë theksin tek temat/veprimtaritë, projektet;

përdor burime të tjera përveç tekstit mësimor;

vendos lidhje ndërmjet koncepteve brenda fushës;

lejon zbatimin fleksibël të programit.

Në varësi të mënyrës së organizimit të përmbajtjes, integrimi i objektivave të linjave dhe

nënlinjave të programit mund të realizohet në disa forma:

a) Integrimi i përmbajtjes së linjave në tema të mëdha si: uji, drita, burimet etj.

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

9

DITURI NATYRE

b) Integrimi i realizuar nëpërmjet parashtrimit, analizës dhe zgjidhjes së një problemi

qendror në këndvështrimin ndërdisiplinor. Këtu mund të përmendim p.sh., përcaktimin

dhe diskutimin e problemeve mjedisore dhe shtjellimin e tyre në këndvështrim

gjeografik, biologjik, fizik, e kimik.

c) Integrimi i linjave rreth koncepteve të përbashkëta, si p.sh., koncepteve: energji,

bashkëveprim etj.

d) Trajtimi më vete i secilës linjë, duke bërë kujdes që në çdo njërën prej tyre të ndiqet e

njëjta metodologji shkencore e studimit. Kështu, p.sh., në të gjitha linjat t'u kërkohet

nxënësve të vëzhgojnë, të klasifikojnë, të matin, të parashtrojnë një hipotezë, të

eksperimentojnë, të zbatojnë etj.

Tipat e integrimit të përmendur më lart përbëjnë alternativat integruese mbi të cilat

autorët e teksteve do bëjnë përzgjedhjen e tyre për konceptimin e teksteve të lëndës së Diturisë së

Natyrës.

Në lëndën e Diturisë së natyrës nxënësit, marrin njohuri dhe zhvillojnë aftësi, qëndrime e

vlera, të cilat trajtohen e përdoren dhe në lëndë të tjera. Shumë vëzhgime, hulumtime apo

zgjidhje problemesh mund të realizohen duke patur parasysh objektivat e lëndëve Matematikë,

Muzikë, Art pamor, Gjuhë shqipe dhe letërsi, Edukim fizik dhe sporte, Edukim qytetar dhe atyre

të fushës Teknologji.

Me matematikën integrohen aftësitë e matjes, të problem-zgjidhjes dhe të hetimit.

Studimi i matematikës është themelor në studimin e shkencës, dhe anasjelltas studimi i shkencës

ndihmon në zhvillimin e aftësive logjike e arsyetimit. Veprimtaritë e shumta praktike të

nxënësve, të sugjeruar në programin e kësaj klase për lëndën e Diturisë së natyrës, ndihmojnë në

zhvillimin e aftësive matematikore të numërimit dhe të paraqitjes grafike.

Programi i lëndëve të fushës Teknologji bazohet në përdorimin e parimeve dhe

informacioneve të marra në lëndën e Diturisë së natyrës, p.sh.: mbi lëndët, ujin, tingullin etj.

Teknologjia, nga ana e vet, ndikon në thellimin e informacioneve dhe aftësive të fituara në

lëndën e Diturisë së Natyrës.

Me lëndën e Gjuhës dhe letërsisë integrohen aftësitë e të mbajturit shënime, të

regjistrimit dhe komunikimit të të dhënave. Lënda Dituri natyre kontribuon në zgjerimin dhe

përpunimin e fjalorit të nxënësve dhe i nxit ata të parashtrojnë qartë dhe saktësisht idetë dhe

gjetjet e tyre, me gojë ose me shkrim. Puna praktike dhe eksperimentale e vendosur në bazën e të

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

10

DITURI NATYRE

mësuarit të lëndës Dituri natyre u jep nxënësve mundësitë që të zhvillojnë aftësitë e tyre

gjuhësore dhe fjalorin përmes diskutimeve mbi punën e kryer dhe rrugëve të komunikimit të

rezultateve të saj. Duke nxitur nxënësit drejt leximit të informacioneve të reja shkencore mbi

gjithësinë, lëndët, ndotësit e ajrit, ujit etj në klasat e (4-6) të ciklit fillor u japim atyre mundësitë

të zhvillojnë më tej aftësitë e leximit dhe përpunimit të informacionit shkencor në një rrugë të

kuptueshme dhe të përdorshme.

Zhvillimi i njohurive dhe aftësive të të dëgjuarit, eksplorimi i prodhimit të tingullit dhe

llojeve të tij, shfrytëzimi i instrumenteve muzikore sigurojnë lidhjen dhe integrimin lëndor të

Diturisë së natyrës me Muzikën. P.sh., me Muzikën integrohen njohuritë mbi organin e të

dëgjuarit, zërit, tingujt me instrumentet muzikore. Me lëndën Art pamor integrohen njohuritë

mbi organin e të parit me aftësitë e skicimit dhe vizatimit.

Shumë objektiva mësimore të Diturisë së natyrës parashikojnë studimin e çështjeve të

mjedisit si ndotjet e ujit, ajrit, ndotjet akustike, ndryshimet globale të klimës. Përveç

informacionit të nevojshëm shkencor mbi çështjet e ndjeshme të mjedisit, sot rëndësi e veçantë i

jepet ndërgjegjësimit të nxënësve mbi rolin e njeriut në ndryshimin e situatave të vështira

mjedisore.

Më poshtë jepen disa shembuj integrimi me tema të mëdha.

Tema: Rrobat

Integrimi me këto nënlinja të lëndëve të mëposhtme:

Nënlinja “Vetitë dhe karakteristikat e lëndëve” (Kimi)

Vrojtojnë dhe hetojnë llojet e ndryshme të rrobave që veshin nxënësit.

Identifikojnë lëndët prej të cilave janë bërë këto rroba – pambuk, lesh dhe najlon.

Përshkruajnë dhe krahasojnë materialet, duke dalluar ndryshimet në ngjyrë, copë dhe

përdorim.

Grupojnë materialet në bazë të disa kritereve, si: fortësia, ngjyra, copa, përshkueshmëria

(e ujit, të ftohtit, të nxehtit, erës).

Hetojnë lëndët për të gjetur karakteristika të veçanta – përthithja, përshkueshmëria.

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

11

DITURI NATYRE

Eksplorojnë ndikimet e ujit mbi lëndë të ndryshme.

Identifikojnë lëndët që nuk e përshkojnë ujin.

Sugjerojnë lëndë të përshtatshme për ditë me shi.

Nënlinja “Moti” (Gjeografi)

Diskutojnë për kushtet e ndryshme të motit.

Ndërgjegjësohen mbi ndikimet e kushteve të ndryshme të motit në jetën e njerëzve,

kafshëve dhe bimëve në mjedisin ku jetojnë.

Diskutojnë përshtatshmërinë e rrobave në varësi të kushteve të motit.

Dallojnë që disa pamje të motit janë pasoja të ndryshimit të stinëve.

Nënlinja “Skicimi dhe ndërtimi” (Teknologji)

Skicojnë dhe ndërtojnë një tendë mbrojtëse për një lodër ose kukull.

Skicojnë dhe bëjnë një çadër për ditë me shi.

Ekzaminojnë përshkueshmërinë e lëndëve të ndryshme.

Eksplorojnë se si mund të kthehen disa lëndë në të papërshkueshme nga uji.

Testojnë lëndë të ndryshme, si: pambuk dhe najlon, për elasticitetin.

Nënlinja “Bimët dhe kafshët” ( Biologji)

Dallojnë që bimët dhe kafshët na japin lëndë me të cilat bëjmë rroba: si p.sh: lopa, delja,

pambuku.

Dallojnë që disa lëndë prodhohen, kurse disa jo.

Nënlinja “Sistemi diellor dhe Toka” (Gjeografi)

Të dallojnë rrobat që vishen ditën dhe natën.

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

12

DITURI NATYRE

5. METODOLOGJITË E MËSIMDHËNIES

Metodat, teknikat, strategjitë e mësimdhënies së Diturisë së Natyrës në klasat 1-6 janë

ndër faktorët më kryesorë për një mësimdhënie të suksesshme që nxit interesin e nxënësve, të

menduarin e pavarur, kritik e krijues, punën kërkimore etj. Përdorimi i metodave dhe teknikave

të ndryshme lehtëson zbatimin efektiv të kurrikulës së shkencave. Kjo lëndë, duke ndërthurur

njohuri të Biologjisë, Fizikës, Kimisë, Gjeografisë krijon mundësi të pakufizuar për të përdorur

një larmi metodash. Ato ndihmojnë në zhvillimin e aftësive të vëzhgimit dhe hulumtimit, si dhe

shkathtësive, shprehive, qëndrimeve dhe vlerave në raport me lëndën, natyrën dhe shoqërinë.

Një rëndësi të dorës së parë merr përdorimi sa më i shpeshtë i eksperimenteve, vrojtimi i

drejtpërdrejtë, nxitja e kureshtjes dhe aktivizimi i arsyetimit, edukimi i mendimit racional,

edukimi i shprehive vrojtuese, shpjeguese dhe të diskutimit të lirë, edukimi me parimet e

barazisë gjinore dhe të punës në grup, harmonizimi i mësimit teorik me atë praktik.

Metodat, teknikat, strategjitë e zgjedhura nga mësuesi duhet të përshtaten me stile të ndryshme të

të nxënit. Ato duhet:

t’u lejojnë nxënësve kënaqësinë e zbulimit vetë të gjërave;

të aftësojnë nxënësit të punojnë për problemet e tyre sa më gjatë që të jetë e mundur;

të nxitin nxënësit të bëjnë vetë pyetje;

të përdorin idetë e nxënësve si bazë për veprimtaritë që do të kryhen në klasë dhe në

shtëpi.

Nxënësit duhet të nxiten për të përdorur idetë e tyre, për t’i testuar dhe pse jo, për t’i ndryshuar

ato. Një metodologji aktive i ndihmon nxënësit të jenë elementë aktivë gjatë të mësuarit, gjë që i

mëson ata si të nxënë në mënyrë të pavarur dhe krijuese. Përzgjedhja e metodave që mësuesi

përdor varet nga përmbajtja e temës mësimore, nga objektivat mësimorë, shkalla e njohurive që

zotërojnë nxënësit, vendi ku do të zhvillohet mësimi (klasë, oborr i shkollës, jashtë qytetit etj.),

mjetet mësimore që zotëron mësuesi etj.

Ndër metodat më efikase të organizimit të mësimit në Diturinë e natyrës mund të përmendim:

Metodat me në qendër nxënësin

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

13

DITURI NATYRE

Këto metoda përshkohen nga parimi se nxënësi nxë më mirë duke vepruar vetë. Kjo e lejon

mësuesin të bëhet lehtësues i procesit të të nxënit dhe lejon nxënësit të bëhen përgjegjës për të

nxënit e tij dhe të shokëve të klasës. Gjatë procesit të mësimdhënies së kësaj lënde, vëmendja e

madhe i duhet kushtuar metodave dhe teknikave ndërvepruese që çojnë në realizimin e

veprimtarive.

Ndër to: teknika dhe metoda të punës në grup (diskutimi, puna në grupe të vogla, grupet

e ekspertëve, mendo/puno në dyshe, shkëmbe me të tjerët, loja me role), teknika dhe metoda

hulumtuese (studimi i rastit, puna me projekte, ekskursioni, vrojtimi, mësimi zbulues, zgjidhja e

problemit), teknika dhe metoda për një të menduar kritik dhe krijues (brainstorming, rrjeti i

diskutimit, dora e fshehtë, gushëkuqi rrethor, di/dua të di/mësova, mendo/puno më

dyshe/shkëmbe me të tjerët, INSERT, tabela e koncepteve, DRTA, kubimi, klaster, pesëvargëshi,

diagrami i Venit, tryeza e rrumbullakët, esetë dhe shkrimet e lira).

Vëzhgimet në natyrë

Vlera të mëdha për formimin e koncepteve shkencore kanë vëzhgimet në natyrë, pasi në

këtë mënyrë realizohet lidhja ndërmjet koncepteve abstrakte, që nxënësit mësojnë, me objektet e

vrojtuara. Sa më të shumta të jenë vëzhgimet në natyrë, aq më të pasura e më të qëndrueshme do

të jenë përfytyrimet që krijohen.

Shtrirja që mësuesit i japin një kërkimi në natyrë varet nga pjekuria dhe mosha e

nxënësve, numri i nxënësve në klasë dhe nga dëshira e mësuesit për të punuar në një mjedis të

pastrukturuar.

Këto veprimtari ose kërkime i nxitin nxënësit të punojnë në mënyrë shkencore, të bëjnë

pyetje dhe të ngrenë ide, të cilat duhet t’i hetojnë dhe t’i provojnë. Mësuesit duhet të bëjnë pyetje

të hapura ose të mbyllura, për t’i nxitur nxënësit në zhvillimin e metodës kërkimore për zgjidhjen

e problemeve. Këto pyetje bëhen për t’i ngarkuar nxënësit me përgjegjësinë për të menduar. Ato

çojnë më tej mendimin ndryshe.

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

14

DITURI NATYRE

Për kryerjen e vëzhgimeve duhen pasur parasysh katër faza:

1. Parapërgatitja

U tregohet nxënësve objekti ose dukuria që do të vrojtohet dhe arsyet përse do të vëzhgojnë. Pas

kësaj, nxënësve u bëhet i qartë qëllimi i vëzhgimit, koha e vrojtimit dhe përfundimi i vrojtimit. U

kërkohet nxënësve që gjatë vrojtimit të shënojnë pyetjet që u lindin për t’i diskutuar ato pas

vrojtimit.

2. Mbledhja e të dhënave

Të dhënat e marra nga vëzhgimet mbahen shënim.

3. Përpunimi i të dhënave

Nxënësit bëjnë përpunimin e të dhënave duke përdorur grafikë, tabela etj.

4. Raportimi i përfundimeve

Nxënësit raportojnë dhe publikojnë përfundimet e vrojtimit në mjedise të ndryshme. Në Diturinë

e Natyrës nxënësit vëzhgojnë shumë dukuri natyrore, si: rënien e shiut ose dëborës, vlimin e ujit,

ylberin, si rritet e zhvillohet bima etj.

Roli i shkrimit dhe i leximit në Diturinë e natyrës

Të lexuarit dhe të shkruarit në Diturinë e natyrës luan rol të rëndësishëm në mësimin e

shkencës larg nga mënyra e të mbajturit mend të fakteve, drejt të kuptuarit të tyre.

Të lexuarit shkencor ndihmon në shprehjen e ideve dhe koncepteve, dhe stimulon

diskutimin, analizën dhe vlerësimin. Leximi i shumëllojshmërisë së materialeve në lidhje me atë

çka mësohet në shkollë, i bën nxënësit të mendojnë se informacioni nuk vjen vetëm nga teksti

shkollor. Një lloj leximi shkencor është edhe ai i materialeve të shkruara nga shokët.

Gjatë vëzhgimeve të qenieve të gjalla, të dukurive ose gjatë konsultimeve me fotografi,

harta, postera e burime të tjera informacioni, nxënësit duhet të nxiten të mbajnë shënime. Në këtë

mënyrë, ata do të thellohen e do të kuptojnë më mirë objektin ose dukurinë që vëzhgojnë.

Kërkesa për mbajtjen e shënimeve dhe paraqitjen e gjetjeve gjatë vëzhgimeve dhe

eksperimenteve ndihmon pozitivisht në përpunimin e të dhënave dhe përvetësimin e njohurive.

Për shënimet dhe paraqitjen e përfundimeve nga nxënësit, mund të parashikohen forma të tilla

pune, si: shkrimi i një raporti të shkurtër, përgatitja e një informacioni gojor, realizimi i një

vizatimi, tabele ose grafiku etj.

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

15

DITURI NATYRE

Në shkrimin e relacioneve ose paraqitjen e informacioneve gojore etj., është mirë që

gjithnjë të kërkohet nga nxënësit që të analizojnë, të krahasojnë dhe të përgjithësojnë të dhënat,

në mënyrë që të nxitet të kuptuarit e dukurisë ose të objektit të vëzhguar.

Leximi dhe shkrimi rreth asaj çka nxënësit shohin, mendojnë dhe lexojnë duhet të bëhet

pjesë e përditshme e regjimit të tyre.

Organizimi i klasës

Mjedisi fizik i klasës ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e mësimdhënies dhe të nxënit në

lëndën e Diturisë së natyrës. Mësuesi mund të ndryshojë vendosjen e orendive në klasë sipas

situatave të veçanta të të nxënit.

Materialet didaktike

Shumica e materialeve që përdoren në këtë lëndë gjenden lehtë dhe nuk janë të

kushtueshme. Më poshtë paraqitet një listë përmbledhëse e materialeve të domosdoshme për

realizimin e programit të kësaj lënde.

Gazeta ose revista të përditshme ose artikuj, fotografi, figura të shkëputura prej tyre.

Letra, lapsa dhe materiale të tjera për të shkruar ose për të vizatuar.

Letër milimetrike.

Kafshë të gjalla.

Specie për ekzaminim, si: gjethe, farëra, shkëmbinj dhe minerale, kampione dherash dhe

materiale të tjera që kanë të bëjnë me përmbajtjen e lëndës.

Postera dhe tabela.

Materiale audiovizive, si: magnetofon, aparat projeksioni, aparat video.

Pajisje të nevojshme për realizimin e veprimtarive praktike dhe hetimeve etj.

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

16

DITURI NATYRE

6. METODAT E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE

Vlerësimi është një gjykim i meritës, që përfshin sintezën e matjeve të ndryshme,

përshtypjet subjektive dhe llojet e tjera të të dhënave, të peshuara në procesin e vlerësimit të

kujdesshëm.

Disa nga format më të rëndësishme të vlerësimit të arritjeve në të nxënë të përhapura në

mësimdhënie janë: 1) Vlerësimi diagnostikues, që synon të zbulojë shkaqet e problemeve, në

mënyrë që të përcaktohen teknikat korrigjuese. 2) Vlerësimi formues, i cili mbikëqyr ecurinë,

procesin, përparimin dhe siguron një informacion për të sjellë përmirësime. 3) Vlerësimi

përmbledhës, që përcakton arritjet në përfundim të lëndës, për të marrë vendime. 4) Vlerësimi i

brendshëm është vlerësimi që e kryen shkolla, për cikle ose lëndë të caktuara, për aspekte të

veçanta ose për tërë veprimtarinë, duke aktivizuar si vlerësues mësues që nuk kanë përgjegjësi

administrative në institucion. 5) Vlerësimi i jashtëm është vlerësimi që kryhet nga agjenci të

specializuara vlerësimi ose vlerësues, të cilët nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me institucionin.

6) Vetëvlerësimi është procesi gjatë të cilit shkolla ose vetë mësuesit, ose nxënësit mbledhin

informacion për veten e tyre dhe bëjnë gjykimin e vlerave të tyre.

Metodat e vlerësimit

Përdorimi i një shumëllojshmërie të metodave të vlerësimit të arritjeve në të nxënë në

procesin e mësimdhënies përbën një pikë të fortë në arritjet e objektivave.

Tri janë metodat kryesore të vlerësimit të arritjeve në të nxënë, të cilat më tej

diferencohen në teknika ose instrumente vlerësimi: 1) Vlerësimi i arritjeve bazuar në përgjigjet

me gojë të nxënësve. 2) Vlerësimi i arritjeve bazuar në përgjigjet me shkrim të nxënësve. 3)

Vlerësimi i arritjeve bazuar në vrojtimin e drejtpërdrejtë nga ana e mësuesit.

Vrojtimi është një metodë shumë e rëndësishme për vlerësimin e arritjeve në të nxënë.

Vrojtimi përbën një nga metodat e vlerësimit ku përqendrohet më së shumti vlerësimi i arritjeve

në të nxënë për nxënësit e grup-moshës së arsimit fillor. Vrojtimi është procesi gjatë të cilit

grumbullohen të dhëna ose informacion mbi ecurinë e procesit mësimor në përgjithësi ose të

anëve të veçanta të tij në veçanti.

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

17

DITURI NATYRE

Disa nga teknikat më të përdorura të vrojtimit të drejtpërdrejtë përfshijnë: 1) Buletini i

pjesëmarrjes, i cili përdoret për të vrojtuar/matur përgjigjet me gojë në punën në grupe ose gjatë

diskutimit. 2) Buletini i diskutimit, që ndihmon për të vrojtuar/matur nivelin cilësor të

pjesëmarrjes së nxënësve në diskutim gjatë një periudhe kohore që mund të jetë javore ose

mujore. 3) Lista e kontrollit është një teknikë/instrument i përbërë nga një listë me terma,

koncepte, teori, ligje, nocione, aftësi, shprehi, njohuri, objektiva specifikë etj., për të cilat nxënësi

do të vlerësohet dhe paralel me të paraqitet edhe shkalla e vlerësimit. 4) Shkalla vlerësuese

përfaqëson një teknikë/instrument vrojtimi me anën e të cilit përcaktojmë/masim nivelin në të

cilin demonstrohen tiparet krahasuar me një shkallë matëse. 5) Dëshmia anekdotike përfaqëson

një instrument vrojtimi me anën e së cilës ne regjistrojmë një sjellje/veprimtari të çastit që ndodh

në një situatë të natyrshme. 6) Dosja e nxënësit përfaqëson një teknikë/instrument vrojtimi, e cila

përdoret për të matur/vlerësuar procesin dhe produktet e të nxënit.

Një nga instrumentet më të përdorura për të vlerësuar arritjet e nxënësve bazuar në

përgjigjet me shkrim të tyre janë testet.

Testi përfaqëson një sistem të integruar pyetjesh, kërkesash, çështjesh, detyrash të lidhura

logjikisht ndërmjet tyre, të cilat kanë të bëjnë me një fushë të caktuar dhe që duhen zgjidhur, për

të matur dhe vlerësuar njohuritë, aftësitë, qëndrimet.

Testet mund të klasifikohen në dy grupe të mëdha: 1) Testet objektive janë testet e

hartuara në mënyrë të tillë që vlerësues të ndryshëm, të cilët vlerësojnë në mënyrë të pavarur

arrijnë në të njëjtin vlerësim për nivelin e paraqitur të njohurive, aftësive, qëndrimeve, vlerave,

duke u bazuar në një çelës përgjigjesh të sakta. 2) Testet subjektive hartohen në bazë të një

formati, i cili u kërkon nxënësve të japin përgjigje vetjake për një numër pyetjesh/kërkesash, të

cilat më pas vlerësohen në bazë të gjykimit vetjak të vlerësuesit, sipas kritereve të vendosura nga

vlerësuesi. Testet subjektive hartohen për të matur/vlerësuar aftësitë e nivelit të lartë të të

menduarit dhe aftësitë e zgjidhjes së problemeve.

Llojet e testeve objektive përfshijnë: 1) Testet me alternativa, që gjenden e trajtën e disa

formateve, si: E vërtetë - E rreme, Po - Jo, E drejtë - E gabuar, E Saktë - e Pasaktë, Korrigjimi i

alternativës, Po - Jo me shpjegim. 2) Testet me kombinime. 3) Testet me përgjigje të shkurtër dhe

me plotësim.

Dy janë llojet kryesore të testeve subjektive: 1) Me përgjigje të kufizuar, që hartohen

sipas një formati, i cili kërkon një përgjigje të kufizuar si në përmbajtje ashtu edhe në formë; dhe

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

18

DITURI NATYRE

2) Me përgjigje të zgjeruar, që hartohen sipas një formati, që iu japin mundësi individëve që

testohen të organizojnë përgjigjen e pyetjes/kërkesës në mënyrë të lirë jashtë ndonjë kornize të

paracaktuar.

Vetëvlerësimi

Vetëvlerësimi është procesi gjatë të cilit vetë nxënësi vlerëson arritjet e tij, të cilat i

shërbejnë si një orientim për të vetëdrejtuar të nxënit e tij. Vetëvlerësimi është i rëndësishëm

edhe për faktin se nxënësi edukohet me njohjen e vetvetes: pikat e forta dhe të dobëta dhe

mundësitë për korrigjim.

Teknikat më të zakonshme që përdoren në procesin e vetëvlerësimit janë: 1) Vlerësimi

nga secili nxënës i punimeve/përgjigjeve të nxënësve të tjerë. 2) Vlerësimi nga një grup

nxënësish - vlerësim nëpërmjet jurive. 3) Vetëvlerësimi - secili nxënës vlerëson vetveten.

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

19

DITURI NATYRE

OBJEKTIVA SIPAS LINJAVE/NËNLINJAVE, SIPAS KLASAVE

LINJA: SHUMËLLOJSHMËRIA DHE KLASIFIKIMI I GJALLESAVE

NËNLINJA: KAFSHËT

Orë të sugjeruara: 7

Objektivat Veprimtari të sugjeruara1

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të tregojnë emrat e disa pjesëve të jashtme të

kafshëve shtëpiake, si te qeni e macja (koka,

turiri, sytë, veshët, hunda, bishti, këmbët,

qimet);

të tregojnë emrat e disa shpendëve të mjedisit

të tyre (dallëndyshe, trumcak, pëllumb) dhe

të emërtojnë disa pjesë të jashtme të

shpendëve (koka, sqepi, sytë, hunda, veshët,

këmbët, krahët, puplat);

të tregojnë disa ndryshime dhe ngjashmëri në

pamjen e jashtme ndërmjet kafshëve

shtëpiake, si qeni e macja, dhe disa

Nxënësit përshkruajnë dy kafshë

shtëpiake, qenin dhe macen, dhe

shquajnë ndryshimet e ngjashmëritë në

mes tyre. (Ngjyra e lëkurës; çfarë hanë,

çfarë pinë; imitimi i zërit të tyre, a

sëmuren etj. Nxënësit tregojnë ngjarje

me qenin ose macen që kanë në shtëpi

dhe veçanërisht se si këta kafshë

shtëpiake janë miq të njeriut.)

Nxënësit përshkruajnë shpendë, si

kanarina ose pula. (Pendët, krahët; çfarë

hanë, çfarë pinë; imitimi i zërit të tyre, a

sëmuren etj. Nxënësit tregojnë ndodhi me

1 Zbatuesit e programit janë të lirë të zgjedhin ndër veprimtaritë e sugjeruara ose të zhvillojnë të tjera, në funksion të

realizimit të objektivave të programit.

KLASA 1

35 javë x 1 orë/javë = 35 orë

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

20

DITURI NATYRE

shpendëve të mjedisit të afërt të tyre (kanë

katër këmbë - kanë dy këmbë, kanë qime -

kanë pupla, ecin - fluturojnë; kanë dy sy, dy

veshë, një hundë);

të dinë se kafshët shtëpiake, si qeni e macja,

kanë nevojë për ushqim dhe ujë që të jetojnë;

të tregojnë me se ushqehen kryesisht disa

kafshë shtëpiake (qeni, macja, lopa);

të dinë se njerëzit ushqehen me mishin e disa

kafshëve, përfshirë dhe të shpendëve;

të tregojnë që kafshë të ndryshme ushqehen

në mënyra të ndryshme nga njëri-tjetri (p.sh.:

disa vetëm me bar, si: lopa, delja, të tjerë me

mish etj.).

ndonjë shpend që kanë në shtëpi.) Ata

mund të përshkruajnë kafshë shtëpiake

dhe shpendë në figura, fotografi ose CD

(pjesët e tyre të jashtme, ngjyrat e tyre,

ngjashmëritë dhe ndryshimet ndërmjet

kafshëve shtëpiake dhe shpendëve.)

Tregojnë se si kujdesen ata vetë ose

prindërit e tyre për kafshët dhe shpendët

shtëpiake që mbajnë në shtëpitë e tyre.

Mësuesi i njeh nxënësit me rreziqet, që

vijnë nga kafshimet e qenve dhe

gërvishtjet e maceve dhe me

parandalimin e tyre.

Nxënësit përshkruajnë pamjen e jashtme

të lopës.

Vëzhgojnë shpendë në mjedisin afër

shkollës dhe shtëpisë së tyre dhe

emërtojnë pak prej tyre. Ata vëzhgojnë

dallëndyshet dhe trumcakët (harabelat)

(ngjashmëritë dhe ndryshimet e jashtme -

pendët-cicërimat, foletë e dallëndysheve,

largimi i tyre etj.)

Nxënësit përgatitin një vend në pezulin e

dritares ku të vendosin ushqime të

ndryshme për zogjtë dhe të vëzhgojnë

herë pas here se çfarë ngjet.

Ndërtojnë, me ndihmën e prindërve, një

shtëpizë për zogjtë. Më pa,s përshkruajnë

lëndët me të cilat është ndërtuar shtëpiza.

E vendosin jashtë shtëpisë së tyre ose në

shkollë ose në një mjedis të afërt jashtë

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

21

DITURI NATYRE

shkollës.

Po të jetë e mundur, të incizojnë ose

mësuesja të incizojë cicërima të pak

zogjve të përhapur në zonën ku banojnë

nxënësit dhe të luajnë lojën “Kush

cicërin”.

Nxënësit tregojnë se mishin e cilëve

kafshë (jo shpendë) përdorin për ushqim

në shtëpinë e tyre.

Tregojnë se mishin e cilëve shpendë

përdorin për ushqim në shtëpinë e tyre.

Tregojnë se qumështin e cilës kafshë

përdorin në shtëpinë e tyre.

Mësuesi i nxit nxënësit, që mbajnë

kafshë shtëpiake në shtëpitë e tyre, të

marrin pjesë edhe ata bashkë me

prindërit në kujdesin ndaj tyre.

Terma kyçe: qeni, macja, lopa, dallëndyshja, trumcaku, turiri i kafshës, lëkura e kafshës, qimet

e lëkurës, sqepi, krahët, puplat.

NËNLINJA: BIMËT

Orë të sugjeruara: 8

Objektivat Veprimtari të sugjeruara

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të dallojnë drurët nga bimët që nuk janë

drurë;

të tregojnë emrat e ndonjë druri dhe të pak

bimëve të zakonshme në mjedisin afër

shkollës dhe shtëpisë së tyre;

Nxënësit vëzhgojnë dhe emërtojnë pak

bimë të zakonshme në mjedisin afër

shkollës dhe shtëpisë së tyre (drurë dhe

bimë të tjera) dhe të shquajnë tek ato

gjethet, trungun (kërcellin), degët dhe lulet.

Nxënësit sjellin në klasë bimë barishtore të

zakonshme të mjedisit, si luleshqerra, tërfili

Page 22: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

22

DITURI NATYRE

të dallojnë te një dru trungun, degët dhe

gjethet;

të dallojnë te një bimë barishtore rrënjët,

kërcellin, gjethet dhe lulet;

të tregojnë, duke përmendur eksperimentet

e tyre, se bimët kanë nevojë për ujë;

të tregojnë, duke kujtuar vëzhgimet e tyre,

se gjethet e disa drurëve ndryshojnë ngjyrë

dhe bien në një periudhë të vitit dhe pastaj

dalin prapë;

të tregojnë, duke përmendur eksperimentet

e tyre, se nga farat dalin bimë;

të tregojnë emrat e disa bimëve me të cilat

ushqehen njerëzit;

të tregojnë se:

a) bimët kanë nevojë për ngrohtësi,

b) bimët rriten e ndryshojnë,

c) disa kafshë ushqehen me bimë (krimbi i

mollës).

etj., dhe tregojnë pjesët e tyre kryesore

përfshirë dhe rrënjët (gjethet, kërcelli,

lulet).

Grupojnë lulet sipas ngjyrave e numrit të

petaleve dhe gjethet sipas madhësisë e

formës së tyre.

Prekin sipërfaqen e luleve dhe të gjetheve

të bimëve që vëzhgojnë.

Nuhasin lulet dhe gjethet e bimëve që

vëzhgojnë.

Luajnë symbyllur lojën “Cila lule ka këtë

aromë?”

Në stinë të ndryshme të sjellin lule dhe i

grupojnë sipas ngjyrës ose numrit të

petaleve.

Gjejnë në klasë dhe në mjediset e shtëpisë

objekte që përbëhen nga lënda e drurit.

Tregojnë në klasë dhe në mjediset e

shtëpisë objekte që kanë në përbërje lëndën

e drurit dhe të dallojnë në to lëndë të tjera

përbërëse, si: metal, xham dhe plastikë.

Nxënësit bëjnë eksperimente në “kopshtin”

e klasës dhe pastaj vetë në shtëpi, mbjelljen

e farës së bimës së fasules në kushte të

ndryshme (në pambuk të njomur me ujë

dhe në pambuk të thatë, mbi letër të lagur

dhe mbi letër të thatë, vetëm në ujë, në

pambuk të njomur me ujë brenda në

frigorifer ose jashtë në të ftohtë. Nxënësit

vëzhgojnë, përshkruajnë dhe krahasojnë

Page 23: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

23

DITURI NATYRE

ndryshimet që ndodhin gjatë disa ditëve).

Në “kopshtin e klasës” nxënësit ujitin një

bimë dhe e lenë pa ujë po atë bimë në një

vazo tjetër.

Nxënësit tregojnë se si vaditin lulet në

shtëpinë e tyre ata vetë ose prindërit e tyre

(sa shpesh, sa shumë).

Mësuesi mund të ftojë një fermer. Ai mund

t’u tregojë sa mirë u bën uji i shiut bimëve

të mbjella. Ai, gjithashtu, mund t’i tregojë

nxënësve fara të bimëve të ndryshme të

kultivuara.

Nxënësit shikojnë në figura, fotografi ose

CD ujitje të tokave bujqësore.

Kujdesen për bimët që mbjellin në

“kopshtin” e klasës.

Nxënësit vështrojnë rritjen e bimës në CD

që nga mbjellja e farës.

Koleksionojnë gjatë një viti, në intervale të

caktuara, gjethe të një bime.

Vëzhgojnë dhe përshkruajnë ndryshimet

gjatë një viti te gjethet e një druri

(ndryshimi i madhësisë, ngjyrës; rënia)

Vëzhgojnë dhe përshkruajnë ndryshimet

gjatë një viti të bimëve në “kopshtin” e

klasës që nga mbjellja e farës (dalja e

gjetheve, numri i gjetheve, rritja e kërcellit,

çelja e luleve, numri i luleve, vyshkja e

luleve, nxjerrja e farave etj.).

Vizatojnë ose fotografojnë bimët që

Page 24: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

24

DITURI NATYRE

vëzhgojnë në faza të ndryshme të rritjes së

tyre.

Vëzhgojnë në figura, fotografi, video, CD

dhe mundësisht në mjedisin real, një dru

frutor në faza të ndryshme (me gjethe, me

lule, me fruta), (të mollës, portokallit,

qershisë etj.)

Nxënësit dallojnë te një fryt lëkurën, tulin

dhe farat.

Përshkruajnë ndryshimet mes dy frutave të

përdorimit të përditshëm (p.sh. molla dhe

banania, ose molla dhe dardha ose

portokalli etj. Krahasojnë ngjyrën, formën,

fortësinë e frytit, ngjyrën dhe numrin e

farërave etj. Të shmangen frutat me

bërthamë).

a) Ata koleksionojnë farat e disa

frutave.

b) Vëzhgojnë fryte me krimb dhe

përshkruajnë si ka ndryshuar tuli i

frytit në krahasim me frytet pa krimb.

Tregojnë frutat që pëlqejnë më shumë.

Tregojnë disa bimë që përdorin për

gjellët në shtëpinë e tyre.

Mësuesi i nxit nxënësit që kanë lule në

shtëpitë e tyre, të marrin pjesë edhe ata,

bashkë me prindërit, në kujdesin për to

dhe nxënësit, kurse në ato shtëpi që nuk

mbajnë lule, të nxitin prindërit të

mbajnë edhe ata në shtëpinë e tyre

Terma/koncepte kyçe: bimë, drurë, lule, petale, gjethe, trung, kërcell, rrënjë, farë, lëkura e

frytit, tuli, farat e frytit.

Page 25: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

25

DITURI NATYRE

LINJA: SISTEMET FIZIKE DHE HUMANE

NËNLINJA: MOTI

Orë të sugjeruara: 6

Objektivat Veprimtari të sugjeruara

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të përshkruajnë disa ndryshime kryesore

midis ditës dhe natës (dita: e ndriçuar nga

dielli, pa yje, më ngrohtë se nata. Nata: e

errët ose e ndriçuar nga hëna, me yje, më e

ftohtë se dita);

të tregojnë se si retë kanë disa ngjyra gjatë

ditës dhe se ato lëvizin;

të bëjnë parashikime të thjeshta të motit, të

ndryshimeve stinore të tij:

o Lidhin retë me tipa të ndryshëm të

motit (p.sh. retë e zeza me shiun);

o Dimrin me motin e ftohtë me

dëborën, akullin etj.

të dallojnë se uji i shiut bie nga retë.

Në oborrin e shkollës ose nga dritaret e

klasës nxënësit vëzhgojnë retë, qiellin dhe

përshkruajnë çfarë shohin; në figura,

fotografi dhe CD ata vëzhgojnë e

krahasojnë format e tyre, venë re lëvizjen e

tyre; krahasojnë ngjyrat e tyre në agim,

gjatë ditës dhe në perëndim të diellit.

Nxënësit vëzhgojnë ditë me shi dhe

përshkruajnë çfarë shohin (piklat mbi

dritare, pellgje uji, rrëke të vogla, vetëtima

etj.; çfarë dëgjojnë: shushurimën e shiut,

zhurmën e piklave të ujit në xhamat e

dritares, bubullimat etj.) Ata parashikojnë

rënien e shiut përmes ngjyrës së errët të

reve, kuptojnë se uji i shiut bie nga retë si

dhe mbledhin ujë shiu.

Nxënësit diskutojnë në klasë për vëzhgimet

në ditë me erë (nga dritaret e klasës, nga

shtëpia e tyre dhe në oborrin e shkollës, në

figura dhe CD; përshkruajnë çfarë shohin:

era lëviz sende të ndryshme ose përkul

degët e drurëve dhe shpupuris gjethet dhe

bimët; çfarë dëgjojnë: zhurmën e erës).

Gjatë vëzhgimeve ata shquajnë erën e fortë

Page 26: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

26

DITURI NATYRE

dhe erën e lehtë, duke vërejtur

“rrotulluesen”, të demonstruar nga

mësuesi; pikasin erën e lehtë me gishtin e

lagur.

Me ndihmën e mësueses ose prindërve,

nxënësit ndërtojnë një rrotulluese (e

vendosin te dritarja e klasës ose në shtëpi

për të vëzhguar herë pas here erën).

Përmes një loje, nxënësit imitojnë erën, për

të lëvizur e ndryshuar drejtimin e sendeve

të lehta, si copa letre.

Nxënësit vëzhgojnë ndryshimet e motit çdo

ditë përgjatë një jave. Të dhënat i

regjistrojnë në një tabelë me 7 ditët e javës

ku për çdo ditë mbajnë shënime për motin

(p.sh. diell. shi, re…) dhe e shprehin

përmes përdorimit të simboleve ( ,

etj.).

Duke kombinuar vëzhgimet ditën në

shkollë dhe natën në shtëpitë e tyre, duke

vëzhguar fotografi, figura, video, CD,

nxënësit vëzhgojnë ndryshime mes ditës

dhe natës.

Terma/koncepte kyçe: natë, ditë, diell, agim, perëndim i diellit, hëna, yje, retë, vetëtima,

bubullima, era, shiu.

Page 27: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

27

DITURI NATYRE

LINJA: STRUKTURA DHE VETITË E LËNDËVE

NËNLINJA: VETITË DHE KARAKTERISTIKAT E LËNDËVE

Orë të sugjeruara: 4

Objektivat Veprimtari të sugjeruara

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

Vetitë dhe karakteristikat e lëndëve

të dallojnë disa lëndë që thithin ujin dhe

disa që nuk e thithin;

të dinë se sendet e lagura kanë ujë;

të dinë se po ta ngrohim ujin, nxjerr avull;

të dinë se akulli shkrihet e bëhet ujë;

të tregojnë shembuj të përdorimit të ujit në

jetën e përditshme të tyre dhe në shtëpinë e

tyre;

të tregojnë disa lëndë që thithin ujë dhe të

tjera që nuk thithin;

të grumbullojnë përvojë për tri gjendjet e

ujit (i lëngët, i ngurtë dhe i gaztë).

Nxënësit bëjnë eksperimente me sende që

thithin ujë dhe nuk thithin dhe i grupojnë

ato (letra, sfungjeri, copa veshjesh etj.;

copë çadre, sende metalike, qelqi, metali,

plastike etj.)

Ata njihen me lëndë që thithin ujin dhe që

nuk e thithin, duke simuluar rënien e shiut

mbi to (shami, copa veshjesh, letra,

plastike, druri, metalike etj.)

o Ndërtojnë një çadër të vogël, duke

përshkruar lëndët që përdorin.

Nxënësit vëzhgojnë dhe përshkruajnë

përdorimet e ujit në jetën e përditshme në

shtëpinë e tyre:

a) Për të pirë (të tregojnë sa herë në ditë

pinë ujë dhe a ndodh ndonjë ditë që nuk

pinë fare).

b) Për gatim (të tregojnë disa gjellë që

kërkojnë më shumë ujë se të tjerat,

sipas prindërve të tyre).

c) Për larje (të tregojnë përdorimin e ujit

për të larë fytyrën dhe trupin, për të

larë ndërresat, dyshemetë etj.)

Page 28: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

28

DITURI NATYRE

d) Mësojnë si përgatitet një çaj dhe ta

përgatisin.

e) Diskutojnë si mundet ta kursejnë ujin

në shtëpitë e tyre dhe në shkollë.

Shtrydhin sende të lagura që të vëzhgojnë

se ato përmbajnë ujë.

Shtrydhin sende të thata.

Vëzhgojnë se çfarë u ngjet sendeve të

lagura me kalimin e kohës, ose po t’i

vendosim në diell (vendosin brenda në

klasë dhe brenda në shtëpi, gjithashtu

jashtë në kohë me diell ose pa diell sende të

lagura si letër e lagur, shami e lagur,

rroba të porsalara etj. Këto sende thahen,

por më shpejt kur i vendosim në diell.)

Vëzhgojnë se çfarë ngjet kur ujin e ziejnë

në një enë. (Del avull. Pakësohet uji.)

Vëzhgojnë se çfarë ngjet kur një copë akull

nga frigoriferi e lemë jashtë për ca kohë.

Përzierjet e lëndëve

të hetojnë se si lëndët mund të ndryshojnë

duke i përzier.

Nxënësit vëzhgojnë përzierjen e bojërave të

ndryshme për të formuar ngjyra të reja.

Ata eksperimentojnë përzierjen e ujit me

sheqer dhe të ujit me kripë.

Terma/koncepte kyçe: lëndë, lëndë të ngjashme, lëndë të ndryshme, ngjyra e lëndëve, forma e

lëndëve, thithje, lëndë ndërtimi, përzierja e lëndëve.

Page 29: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

29

DITURI NATYRE

LINJA: LËVIZJA DHE BASHKËVEPRIMET

NËNLINJA: NOTIMI

Orë të sugjeruara: 3

Objektiva Veprimtari të sugjeruara

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të identifikojnë sendet që zhyten dhe sendet

që notojnë;

të bëjnë që sendet që notojnë të zhyten dhe

ato që zhyten të notojnë;

të vëzhgojnë si lëvizin trupat gjatë notimit.

Nxënësit sjellin në klasë objekte të

ndryshme, si: vizore, goma, gurëza, gjethe

dhe shkopinj. U kërkohet atyre të

hamendësojnë nëse këto sende do të

notojnë apo do të zhyten në ujë. Ata

testojnë hamendësimet e tyre, duke i

vendosur objektet në ujë, në një legen.

Më pas, u kërkohet të provojnë nëse

objektet që notojnë mund t’i bëjnë të

zhyten dhe anasjellas, p.sh.: bëjnë një

shishe plastike të zhytet kur mbushet me

gurë ose me ujë dhe një barkë prej

plasteline të notojë nëse zgavrohet.

Nxënësit ndahen në grupe dhe bëjnë

objekte prej letre, që mund të lëvizin mbi

ujë, si varkë me vela, top etj. I vendosin ata

mbi ujë dhe u fryjnë. U kërkohet të venë re

se si lëvizin ata, kur u fryjnë më shumë ose

më pak.

Shënim:

Mos përdorni shishe qelqi, për shkak të

sigurisë.

Terma/koncepte kyçe: notim, zhytje, zgavrim.

Page 30: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

30

DITURI NATYRE

TEMA DHE VEPRIMTARI INTEGRUESE TË SUGJERUARA (7 orë)

Temat dhe veprimtaritë integruese, të sugjeruara më poshtë kanë për qëllim lidhjen e

linjave brenda fushës dhe integrimin me lëndët e tjera. Ato rrisin interesin e nxënësve për

shkencën dhe u japin atyre kënaqësi. Temat dhe veprimtaritë integruese zhvillohen përgjatë vitit,

në një numër orësh mësimore të përcaktuar në program.

Zbatuesit e programit janë të lirë të bëjnë shpërndarjen e tyre, si dhe orët për secilën

temë, duke respektuar numrin e përgjithshëm të orëve të planifikuara për to. Ata duhet të bëjnë

kujdes në planifikimin kohor të temave/veprimtarive integruese, duke planifikuar zhvillimin e

tyre pasi të jenë realizuar përmbajtjet mësimore përkatëse që mundësojnë realizimin e këtyre

temave/veprimtarive.

Zbatuesit e programit mund të zgjedhin ndërmjet temave/veprimtarive të sugjeruara, të heqin

ose të shtojnë të tjera.

Si të kujdesem për kafshët (1 orë)

Shumëllojshmëria dhe klasifikimi i gjallesave: kafshë shtëpiake, kujdesi për kafshët.

Integrimi me lëndët e tjera: Gjuhë shqipe dhe letërsi, Art pamor, Unë dhe shoqëria.

Çfarë dua unë që të rritem (1 orë)

Shumëllojshmëria dhe klasifikimi i gjallesave: bimë, lule, kujdesi për bimët.

Integrimi me lëndët e tjera: Gjuhë shqipe dhe letërsi, Muzikë, Art pamor, Unë dhe shoqëria.

Shënim: Kjo temë/veprimtari mund të zhvillohet edhe me anë të një pjese të vogël (skeç)

teatrore ose muzikore.

Moti (2 orë)

Sistemet fizike dhe humane: moti, karakteristikat e motit (me shi, me diell, i nxehtë, i ftohtë,

stuhi, borë, ngricë), përshtatja me motin në jetën e përditshme (veshja sipas motit) dhe

karakteristikat e motit në vendin ku jetojnë.

Struktura dhe vetitë e lëndëve: lëndë, veshje.

Page 31: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

31

DITURI NATYRE

Shumëllojshmëria dhe klasifikimi i gjallesave: kujdesi për bimët sipas kushteve të motit.

Integrimi me lëndët e tjera: Gjuhë shqipe dhe letërsi, Muzikë, Art pamor.

Mozaiku shumëngjyrësh (1 orë)

Struktura dhe vetitë e lëndëve: lëndë, përzierje e lëndëve, ngjyra.

Shumëllojshmëria dhe klasifikimi i gjallesave: lulet.

Integrimi me lëndët e tjera: Art pamor.

Shënim: Produktet e kësaj teme/veprimtarie mund të shërbejnë edhe për hapjen e një ekspozite

me të njëjtën temë.

Në plazh (2 orë)

Rrjedhësit: notimi, zhytja, mjete lundrimi (anije, varkë, varkë me vela, motoskaf), mjete notimi

(krahëza, kamerdare, lopata për këmbët).

Sistemet fizike dhe humane: plazh (në det, liqen, lumë).

Struktura dhe vetitë e lëndëve: llojet e lëndëve (dru, metal, gurë, e thithin ujin apo jo).

Shumëllojshmëria dhe klasifikimi i gjallesave: bimët.

Integrimi me lëndët e tjera: Gjuhë shqipe dhe letërsi, Art pamor, Muzikë.

Page 32: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

32

DITURI NATYRE

LINJA: SHUMËLLOJSHMËRIA DHE KLASIFIKIMI I GJALLESAVE

NËNLINJA: PROCESET JETËSORE (BIMËT)

Orë të sugjeruara: 4

Objektivat Veprimtari të sugjeruara2

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të tregojnë se bimët e vëzhguara prej tyre

rriten më shpejt kur mjedisi është i ekspozuar

ndaj dritës;

të tregojnë fazat e zhvillimit të një bime me

lule nëpërmjet një shembulli nga vëzhgimet

që kanë kryer (mbjellja e farës, mbirja e

bimës, rritja e kërcellit, çelja e sythit, e

gjetheve, e luleve, vyshkja e gjetheve, rënia e

gjetheve, vyshkja e luleve, dalja e farave);

Nxënësit kryejnë eksperimentin me

fasulen dhe bimë të tjera në “kopshtin” e

klasës, ku, në kushte të njëjta të sasisë së

ujit, ndryshon ndriçimi i mjedisit. (Njëra

bimë në ndriçimin e zakonshëm të

dhomës së shtëpisë ose të klasës dhe

tjetra vazhdimisht në hije ose e mbuluar).

Nxënësit vëzhgojnë dhe përshkruajnë

ndryshimet gjatë një viti të ndonjë bime

me lule në “kopshtin” e klasës” dhe

shtëpinë e tyre a në një mjedis të afërt me

2 Zbatuesit e programit janë të lirë të zgjedhin ndër veprimtaritë e sugjeruara ose të zhvillojnë të tjera, në funksion të

realizimit të objektivave të programit.

KLASA 2

35 javë x 1 orë/javë = 35 orë

Page 33: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

33

DITURI NATYRE

të dallojnë farat e disa bimëve të zakonshme

përfshirë edhe farat e drurëve frutorë;

të tregojnë ndryshimet që ndodhin te bimët

në periudha të caktuara kohore (përmes

gjetheve të koleksionuara rendisin gjethe të

gjelbra të disa bimëve, duke filluar nga

ngjyra më e çelur deri te më e errëta.

të (mundësisht që nga mbjellja e farës),

(numërojnë gjethet e dala gjatë një

periudhe, po ashtu lulet);

Vizatojnë ose fotografojnë bimën që

vëzhgojnë, në faza të ndryshme të

zhvillimit të saj.

Vëzhgojnë në CD të gjitha fazat e rritjes

dhe ndryshimit të një bime, ndërmjet të

cilave edhe të bimës së grurit ose/dhe

misrit.

Ftojnë një bujk, i cili u tregon se si

mbillet e rritet bima e grurit ose/dhe e

misrit e pastaj korret dhe përkujdesjet për

to.

Grumbullojnë fara të bimëve të

ndryshme, si: të specit, të domates etj.,

gjithashtu, dhe farat e disa drurëve

frutorë, si: pjeshka, kumbulla, arra,

gështenja, lajthia.

Koleksionojnë, në intervale të caktuara

gjatë një viti, gjethet e një bime drunore

ose të një bime tjetër jodrunore.

Matin gjatësitë e gjetheve dhe hartojnë

një tabelë të gjatësive sipas muajve ose

periudhave më të shkurtra.

Vendosin gjethet e koleksionuara në një

vijë të drejtë dhe përgjatë një rrethi

(rrethi konkretizon idenë e ndryshimit

ciklik, sepse gjethja e fundit është e njëjtë

me gjethen e parë).

Page 34: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

34

DITURI NATYRE

Koleksionojnë gjethe të ngjyrave të

ndryshme, duke përcaktuar dhe muajin e

gjethes së koleksionuar.

Terma/koncepte kyçe: bimë, rritje, zhvillim, dru frutor, fruta, fara, gjethe, herbar, mbjellja e

farës, mbirja e bimës, rritja e kërcellit, çelja e sythit, e gjetheve, e luleve, vyshkja e gjetheve,

rënia e gjetheve, vyshkja e luleve, dalja e farave.

NËNLINJA: PROCESET JETËSORE (KAFSHËT)

Orë të sugjeruara: 4

Objektivat Veprimtari të sugjeruara

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të thonë emrat e të vegjëlve të disa

kafshëve (viçi, qengji, këlyshi i qenit,

kotelja e maces, rika e rosës, biba e patës);

të tregojnë se “bebet” e disa kafshëve të

vëzhguara prej tyre lindin nga nëna e tyre,

kurse te disa të tjera, si p.sh. shpendët

lindin nga veza;

të tregojnë me shembuj se si rriten e

ndryshojnë kafshët duke filluar nga lindja.

(Bëhen më të mëdhenj, më të rëndë, më të

fuqishëm, ecin më shpejt, në fillim si

ushqehen këlyshët e porsalindur, si

ushqehen zogjtë e porsalindur.);

të japin shembuj se disa kafshë ushqehen

vetëm me bar dhe disa kafshë ushqehen me

kafshë të tjera dhe të tregojnë se disa varen

nga bimët dhe kafshë të tjera për të

mbijetuar;

Nxënësit vëzhgojnë disa kafshë, si: qeni,

macja, delja, lopa, në dy periudha të jetës

së tyre, këlysh dhe të rritur dhe të

përshkruajnë ndryshimet (nxënësit tregojnë

ngjarje me qenin ose macen, që kanë në

shtëpi, kur kanë lindur këlyshët dhe si janë

kujdesur për ta).

Vëzhgojnë pulën në dy periudha të jetës së

saj, zog dhe e rritur, dhe të përshkruajnë

ndryshimet.

Shohin në figura, fotografi dhe CD:

a) një kafshë shtatzënë,

b) lindjen e një këlyshi,

c) lindjen e një zogu nga veza,

d) dalja nga veza të ndonjë kafshe,

si breshka, në mënyrë që të mos

ngulitet te nxënësit mendimi i

gabuar se vetëm shpendët lindin

nga vezët,

Page 35: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

35

DITURI NATYRE

të tregojnë se për çfarë kanë nevojë kafshët

që të rriten (ushqim, ujë, përkujdesje nga

prindërit e tyre etj.).

e) ushqyerjen e këlyshëve me

qumësht nga gjiri i nënës.

Tregojnë fëmijët që kanë kafshë në shtëpi,

se me çfarë i ushqejnë.

Tregojnë fëmijët që kanë shpendë në

shtëpi, si kanarina ose pula, se me çfarë i

ushqejnë.

Shohin në figura, fotografi ose CD

kafshësh të njohura përfshi dhe shpendë:

a) në dy periudha të jetës së tyre, të vegjël

dhe të rritur;

b) ndërsa pinë ujë, ushqehen dhe kujdesen

për të vegjlit. (Përfshirë dhe kafshë të egra

të njohura nga fëmijët, si: luani, tigri,

elefanti, gjirafa, shqiponja etj.)

Mësuesi i nxit nxënësit, që të mbajnë kafshë

shtëpiake në shtëpitë e tyre, të marrin pjesë

edhe ata bashkë me prindërit në kujdesin ndaj

tyre.

Terma/koncepte kyçe: kafshë shtëpiake, kafshë të egra, gjitarë, shpendë, lindje e kafshës, lindje

nga veza, lindje nga nëna, rritje e kafshës, ndryshim, zhvillim.

Page 36: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

36

DITURI NATYRE

LINJA: SISTEMET E ORGANEVE TË TRUPIT TË NJERIUT DHE SHËNDETI

NËNLINJA: PROCESET JETËSORE (NJERIU)

Orë të sugjeruara: 3

Objektivat Veprimtari të sugjeruara

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të tregojnë se i vogli te njeriu (fëmija) nis

të zhvillohet në barkun e nënës;

të përshkruajnë ndryshimet kryesore që

pëson njeriu qysh nga lindja e deri sa

plaket (lartësia, madhësia e pjesëve të

trupit, si: dora, shputa e këmbës, pesha, e

folura, e ecura, ushqimi, dhëmbët – në

fillim dhëmbët e qumështit, të lexuarit,

qimet në fytyrë, ngjyra e flokëve etj.);

të tregojnë se ata ngjajnë në disa

karakteristika me prindërit dhe gjyshërit e

tyre, me motrat dhe vëllezërit e tyre;

të tregojnë se njerëzit ushqehen me: mishin

e disa kafshëve, qumështin e disa kafshëve,

me bimë (si: spinaqi, speci, lakra, karota,

pjeshka, banania etj.);

të tregojnë se njerëzit kanë nevojë për lloje

të ndryshme ushqimesh;

të përshkruajnë se për çfarë kanë nevojë

fëmijët që të rriten (ujë, ushqim, gjumë,

përkujdesje);

Nxënësit vërejnë dhe përshkruajnë

ndryshimet e tyre fizike, duke vëzhguar

fotografi të tyre të moshave më të hershme.

Vizatojnë gjurmën e dorës dhe të shputës

së pjesëtarëve të familjes së tij dhe i

renditin nga më të voglat te më të mëdhatë.

Krahasojnë karakteristikat e tyre me të

prindërve, gjyshërve, motrave e vëllezërve

të tyre dhe të vërë re ngjashmëritë.

Shohin në figura, fotografi dhe CD foshnje

që ushqehen me qumështin e gjirit të nënës,

që sapo nisin të ecin dhe pastaj, me radhë,

në mosha të mëtejshme tipike.

Përgatitin një pantofël për motrën ose

vëllanë më të vogël ose për një të afërm më

të vogël.

Sjellin nga shtëpia lloje të ndryshme të

bimëve që i përdorin për ushqim.

Ftojnë një bukëpjekës, i cili u tregon se si

nga fara e grurit përgatitet buka e grurit.

Tregojnë se cilat lloje të ushqimeve u

pëlqejnë më shumë.

Page 37: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

37

DITURI NATYRE

të tregojnë përbërjen e një gjelle të thjeshtë

të përgatitur në shtëpinë e tyre;

të tregojnë se njerëzit:

a) varen nga bimët dhe kafshët për të

mbijetuar;

b) ngjajnë në disa aspekte me disa kafshë

(gjitarët).

Pyesin prindërit për përbërjen e një gjelle të

thjeshtë të përgatitur në shtëpi dhe ta

tregojnë në klasë.

Terma/koncepte kyçe: foshnje, fëmijë, i rritur, plak, rritje dhe zhvillim, ujë, ushqim,

përkujdesje.

LINJA: SISTEMET FIZIKE DHE HUMANE

NËNLINJA: MJEDISI NATYROR

Orë të sugjeruara: 5

Objektivat Veprimtari të sugjeruara

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të përshkruajnë mjedisin përreth tyre duke

përdorur termat “fushë”, “kodër”, “mal”,

lumë”, “përrua”, pellg”, “liqen”, “det”.

të përshkruajnë vendndodhjen e tyre duke

përdorur fjalët “afër”, “larg”, pranë”,

“përtej”, “në të djathtë të”, “pas” etj.;

të përshkruajnë itinerarin nga shtëpia e tyre

deri në hyrjen e shkollës duke përdoruar

fjalët “eci drejt, kthehem djathtas ose

majtas, ngjitem ose zbres, rrugë e shkurtër

ose rrugë e gjatë, kapërcej urën ose përroin

Përmes vëzhgimeve, nxënësit tregojnë për

mjedisin dhe elementet e tij (fushë, kodër,

mal, lumë, përrua, pellg, liqen, det) që

shohin nga dritarja e klasës apo (nga

shtëpia e tyre, nga një vend i lartë, në

figura, fotografi dhe CD).

Nxënësit modelojnë në klasë me plastelinë

një reliev, duke ngjyrosur me të kaltër

mjediset ujore, me të gjelbër mjediset me

bimë etj. (punë në grupe të vogla).

Përmes “fotografive nga aeroplani”,

mësuesi mund të nxisë në klasë diskutimin

me nxënësit. Ata shquajnë përmes ngjyrave

Page 38: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

38

DITURI NATYRE

etj.” (përmendin godina të veçanta, si

dyqane ose kryqëzime të rrugëve etj. Nëse

shkojnë në shkollë me makinë, tregojnë, po

ashtu, ku kalojnë dhe çfarë shohin

ndërkohë);

të vizatojnë itinerarin nga shtëpia e tyre

deri te hyrja e shkollës;

të përshkruajnë një ditë të udhëtimit nga

shtëpia në shkollë ose nga shkolla në shtëpi

dhe të tregojnë:

a) Motin (me diell, i kthjellët, i

vranët, me shi, me mjegull, me

re dhe formën e reve, me fllad,

me erë të fortë).

b) Relievin që munden të shikojnë.

(të afërt dhe të largët).

c) Gjelbërimin që hasin (nëpër

rrugë, ndonjë park etj.).

d) Erërat që nuhasin (aroma ose

erëra të pakëndshme).

e) Zogjtë që shikojnë.

f) Mjetet e transportit që shikojnë.

f) Zhurmat që dëgjojnë.

g) Ndotjen e mjedisit (plehrat të

shpërndara, tymi i makinave,

bimë të thara etj.).

në foto, forma të ndryshme të relievit dhe

rrugët.

Të organizuar në grupe të vogla, nxënësit

skicojnë me plastelinë në klasë rrugën që

përshkruajnë nga shtëpia deri në hyrjen e

shkollës duke paraqitur rrugët, ngjitjet e

zbritjet, ndërtesat anash rrugëve në formë

kuboidi, urat etj. (punë në grupe të vogla).

Mësuesi mund t’i nxitë nxënësit:

a) të përshkruajnë itinerarin nga një vend i

njohur i lokalitetit të tyre (zonës përreth

tyre) në një vend tjetër të njohur të po

këtij lokaliteti;

b) të përshkruajnë udhëtime që kanë kryer

së afërmi, gjatë fundjavës, duke

përshkruar se çfarë u ka bërë më shumë

përshtypje;

c) të tregojnë se çfarë u pëlqen më shumë

në rrugën që përshkojnë nga shkolla në

shtëpi dhe çfarë nuk u pëlqen (godina,

mungesa e gjelbërimit, plehrat e

shpërndara etj.).

Terma/koncepte kyçe: mjedis, reliev, mal, fushë, kodër, lumë, përrua, pellg, liqen, det,

vendndodhje, shkollë, shtëpi, itinerari, moti, mjetet e transportit, ndotje e mjedisit.

Page 39: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

39

DITURI NATYRE

LINJA: STRUKTURA DHE VETITË E LËNDËVE

NËNLINJA: VETITË DHE KARAKTERISTIKAT E LËNDËVE

Orë të sugjeruara: 4

Objektivat Veprimtari të sugjeruara

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

Vetitë dhe karakteristikat e lëndëve

të tregojnë shembuj të disa lëngjeve të

përdorimit të përditshëm (uji, qumështi,

vaji i ullirit, çaji, pije freskuese si koka-

kola etj.);

të tregojnë disa trupa të ngurtë të

përdorimit të përditshëm (banka, xhami i

dritares, shkumësi, enët shtëpiake, sheqeri,

akulli, çokollata, buka, akullorja, rëra,

gurët, druri, speci etj.);

të tregojnë shembuj që nuk janë as lëngje

dhe as trupa të ngurtë (avulli i ujit, tymi,

ajri që fryjmë në një tullumbace etj.);

të tregojnë se kur akulli shndërrohet në ujë

e uji në avull dhe anasjellas avulli

shndërrohet në ujë dhe uji në akull;

të tregojnë se kur nga qumësht del avull

dhe kur qumështi ngrin.

Nxënësit vërejnë objekte të ndryshme të

përdorimit të përditshëm dhe t’i ndajnë në

të lëngët dhe të ngurtë.

Ata sjellin në klasë objekte të përdorimit të

përditshëm ose të mbledhura në mjedisin e

jashtëm, në gjendje të lëngët dhe në gjendje

të ngurtë.

Mësuesja, bashkë më nxënësit, mbushin një

tullumbace me guralecë ose me arra, një

tjetër me ujë, ndërsa të tretin e fryjnë dhe

pyet se çfarë ka brenda në secilin

tullumbace. Në këtë mënyrë ata dallojnë tri

gjendjet e lëndës përmes eksperimenteve të

thjeshta.

Nxënësit nën drejtimin e mësuesit ose në

shtëpi me ndihmën e prindërve, provojnë

dhe vërejnë shndërrimin:

a) në frigorifer të ujit në akull;

b) e akullit në ujë në temperaturën e

dhomës ose në sobë ose në një enë

mbi zjarr;

c) e ujit në avull;

d) e avullit në ujë, duke vendosur një

Page 40: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

40

DITURI NATYRE

kapak mbi enën që zien;

e) e vajit të ullirit në vaj të ngrirë dhe të

qumështit në qumësht të ngrirë, duke

i vendosur në frigorifer;

f) e qumështit në avull qumështi dhe të

avullit të qumështit të lëng;

g) e akullores në lëng akulloreje.

Nxehja dhe ftohja

të eksplorojnë mënyra në të cilat lëngjet

dhe trupat e ngurtë mund të mbahen të

nxehtë ose të ftohtë;

të ndërgjegjësohen dhe të hetojnë

përshtatshmërinë e llojeve të ndryshme të

rrobave sipas temperaturave.

Duke përdorur lëndë të ndryshme, si fleta

metalike e termuseve, nxënësit verifikojnë

efektin mbështjellës ose mbulues.

Ata dizenjojnë dhe krijojnë një komplet

veshjeje që shërben për të shkuar me

pushime në një vend të ngrohtë ose në një

vend të ftohtë.

Përzierjet e lëndëve

të tregojnë shembuj ku trupa të ngurtë

treten në lëng dhe trupa të ngurtë që nuk

treten (sheqeri dhe kripa treten në ujë dhe

në qumësht, rëra, shkumësi dhe guraleci

nuk treten);

të përgatitin qumësht me çokollatë duke i

hedhur qumështit çokollatë dhe pastaj ta

ngrohin;

të tregojnë përbërjen e një ëmbëlsire të

thjeshtë të përgatitur në shtëpinë e tyre.

Në drejtimin e mësuesit, nxënësit

eksperimentojnë tretjen në ujë të sheqerit,

kripës, rërës, pluhurit të shkumësit, të

çokollatës, të guralecit etj.

Ata pyesin prindërit për përbërjen e një

ëmbëlsire të thjeshtë të përgatitur në shtëpi:

a) përgatitin përzierjen e përbërësve për të

pjekur një kek ose për të përgatitur

biskota;

b) përgatitin lloje të ndryshme të kuleçve

me çokollatë, duke përdorur përzierjen,

nxehjen ose ftohjen.

Page 41: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

41

DITURI NATYRE

Terma/koncepte kyçe: lëndë, riciklimi i lëndëve, konservimi i lëndëve, ripërdorimi i lëndëve,

krahasimi i lëndëve, veti të lëndëve, përdorimi i lëndëve, grupimi i lëndëve, lëndë e parë,

produkt, lëndë që thithin ujin, lëndë që nuk thithin ujin, lëndë ndërtimi, nxehja e lëndëve, ftohja e

lëndëve, karakteristikat e gjendjeve të ujit, ndryshimi i lëndëve nga nxehja, ndryshimi i lëndëve

nga ftohja, përzierja e lëndëve.

LINJA: ENERGJIA DHE SHNDËRRIMET E SAJ

NËNLINJA: ELEKTRICITETI

Orë të sugjeruara: 3

Objektivat Veprimtari të sugjeruara

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të identifikojnë sende që përdorin bateri;

të përdorin bateritë në mënyrë korrekte.

Nxënësit grumbullojnë përvojë rreth këtyre

fakteve:

a) lodrat me bateri punojnë nëse ato futen

në mënyrë të saktë;

b) llambushka ndizet nëse ka një bateri dhe

fije përcjellëse.

Sjellin në klasë fotografi, figura/video të

sendeve dhe pajisjeve të ndryshme, lodra

dhe identifikojnë ato sende dhe pajisje që

përdorin bateri (kjo veprimtari mund të

zhvillohet edhe në një dyqan pajisjesh

elektro-shtëpiake).

Nxënësit mësojnë si të përdorin një bateri:

a) atyre u jepet një bateri dhe u kërkohet

ta futin atë në një orë me zile ose në një

lodër;

b) më pas ata vrojtojnë ndryshimin në

funksionimin e orës me zile ose në

Page 42: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

42

DITURI NATYRE

lodër kur futet bateria;

c) u kërkohet ta futin baterinë mbrapsht

dhe të vrojtojnë se çfarë ndodh;

d) në përfundim, u kërkohet të thonë si të

futin një bateri në mënyrë korrekte në

një send ose në pajisje që punon me

bateri.

Terma/koncepte kyçe: bateri, lodra, radio, elektrik dore, llambushkë, fije përcjellëse.

LINJA: LËVIZJA DHE BASHKËVEPRIMET

NËNLINJA: FORCAT

Orë të sugjeruara: 5

Objektivat Veprimtari të sugjeruara

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të përshkruajnë çfarë bëjnë për të

ndryshuar formën e trupave;

të përshkruajnë çfarë bëjnë që trupat të

lëvizin më shpejt, më ngadalë ose

ndryshojnë drejtim;

të parashikojnë cila makinë lodër do të

shkojë më larg;

të matin distancat në njësi të përshtatshme;

të sugjerojnë dhe të japin arsye nëse një

krahasim ishte i ndershëm ose jo.

Nxënësit vëzhgojnë si shtytja dhe tërheqja

mund të ndryshojnë formën e objekteve.

Ata marrin trupa nga lëndë të ndryshme,

p.sh.: plastelinë, sfungjer, brumë dhe

ndryshojnë formën e tyre duke përshkruar

veprimin që bënë, p.sh.: e tërhoqën, e

përdrodhën, e përkulën, e zgjatën. Më pas,

tregojnë kur veprimi që kryen ishte shtytje

ose tërheqje, p.sh.: zgjatja është tërheqje,

ngjeshja është shtytje.

Nxënësit provojnë se shtytja ose tërheqja

mund t’i bëjë trupat të lëvizim më shpejt,

më ngadalë ose të ndryshojë drejtimin. Ata

marrin një makinë lodër ose një top dhe u

kërkohet ta bëjnë të lëvizë më shpejt, më

Page 43: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

43

DITURI NATYRE

ngadalë ose të ndryshojë drejtim. Më pas,

tregojnë çfarë bënë që makina-lodër ose

topi lëvizën më shpejt, më ngadalë ose

ndryshuan drejtimin, p.sh.: makina lëvizi

më shpejt kur unë e shtyva më fort.

Nxënësit bëjnë parashikime dhe i testojnë

ato. Ata përdorin makina-lodër të

madhësive të ndryshme dhe parashikojnë

cila makinë do të shkojë më larg. Më pas,

testojnë parashikimet e tyre duke venë në

lëvizje makinat-lodër dhe duke matur

distancën e përshkuar nga secila makinë, në

madhësi standarde ose jostandarde.

Nxënësit diskutojnë nëse krahasimi i tyre

ishte i ndershëm, p.sh.: unë e shtyva më

fort makinën e madhe, kështu që krahasimi

nuk ishte i ndershëm.

Terma/koncepte kyçe: shtytje, tërheqje.

TEMA/VEPRIMTARI INTEGRUESE TË SUGJERUARA (7 orë)

Temat dhe veprimtaritë integruese, të sugjeruara më poshtë, kanë për qëllim lidhjen e

linjave brenda fushës dhe integrimin me lëndët e tjera. Ato rritin interesin e nxënësve për

shkencën dhe u japin atyre kënaqësi. Ato zhvillohen përgjatë vitit, në një numër orësh mësimore

të përcaktuar në program.

Zbatuesit e programit janë të lirë të bëjnë shpërndarjen e temave, si dhe orët për secilën

temë, duke respektuar numrin e përgjithshëm të orëve të planifikuara për to. Ata duhet të bëjnë

kujdes në planifikimin kohor të temave/veprimtarive integruese, duke planifikuar zhvillimin e

tyre, pasi të jenë realizuar përmbajtjet mësimore përkatëse që mundësojnë realizimin e këtyre

temave/veprimtarive.

Page 44: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

44

DITURI NATYRE

Zbatuesit e programit mund të zgjedhin ndërmjet temave/veprimtarive të sugjeruara, të

heqin ose të shtojnë të tjera.

Historia e një kokrre misri (1 orë)

Proceset jetësore: proceset e rritjes dhe zhvillimit te bimët.

Struktura dhe vetitë e lëndëve: nxehtësi, përzierje, ushqim.

Integrimi me lëndët e tjera: Gjuhë shqipe dhe letërsi, Art pamor, Matematikë.

Shënim: Kjo temë/veprimtari mund të zhvillohet edhe me anën e një pjese të vogël

teatrore (skeç ose pjesë muzikore).

Rritemi së bashku (unë dhe qeni im) (1 orë)

Proceset jetësore: krahasimi i proceseve të rritjes dhe zhvillimit te njeriu dhe kafshët.

Struktura dhe vetitë e lëndëve: përzierje, ushqim.

Integrimi me lëndët e tjera: Matematikë, Art pamor, Muzikë, Gjuhë shqipe dhe letërsi.

Në udhëtim (2 orë)

Struktura dhe vetitë e lëndëve: nxehtësia, ruajtja e nxehtësisë, pajisje që ruajnë nxehtësinë.

Sistemet fizike dhe humane: elementet e mjedisit përreth (malet, fushat, lumë, det etj.).

Forcat: më shpejt, më ngadalë.

Integrimi me lëndët e tjera: Art pamor, Gjuhë shqipe dhe letërsi, TIK, Unë dhe shoqëria.

Shënim: Kjo temë/veprimtari mund të zhvillohet edhe në formën e një ekskursioni.

Bateritë dhe mjedisi (1 orë)

Elektriciteti: bateria.

Struktura dhe vetitë e lëndëve: lëndët.

Sistemet fizike dhe humane: ruajtja e mjedisit.

Integrimi me lëndët e tjera: Art pamor, Unë dhe shoqëria.

Page 45: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

45

DITURI NATYRE

Në fermë (2 orë)

Shumëllojshmëria dhe klasifikimi i gjallesave: bimët dhe kafshët e fermës.

Struktura dhe vetitë e lëndëve: ruajtja e ushqimit (zahiretë).

Sistemet fizike dhe humane: mjetet e transportit dhe punët që bëjnë njerëzit në fermë.

Integrimi me lëndët e tjera: Art pamor, Muzikë.

Shënim: Kjo temë/veprimtari mund të zhvillohet edhe në formën e një ekskursioni në një fermë

pranë shkollës.

LINJA: SHUMËLLOJSHMËRIA DHE KLASIFIKIMI I GJALLESAVE

NËNLINJA: BIMËT DHE KAFSHËT

Orë të sugjeruara: 4

Objektivat Veprimtari të sugjeruara3

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të përshkruajnë pjesët kryesore të bimëve

Nxënësit vëzhgojnë bimë të

ndryshme pranë shkollës ose

vendbanimit dhe listojnë tiparet e

3 Zbatuesit e programit janë të lirë të zgjedhin ndër veprimtaritë e sugjeruara ose të zhvillojnë të tjera, në funksion të

realizimit të objektivave të programit.

KLASA 3

35 javë x 1 orë/javë = 35 orë

Page 46: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

46

DITURI NATYRE

(rrënja, kërcelli, gjethja, lulja, fara, fryti) dhe

rolin e tyre;

të tregojnë së bimët përdorin energjinë e

dritës së diellit për të prodhuar ushqimin;

të klasifikojnë bimët sipas disa

karakteristikave (drurë, shkurre, barishte);

të ndërtojnë dhe të përdorin çelësa të thjeshtë

për të emërtuar specie bimësh dhe kafshësh;

të përcaktojnë dhe të përshkruajnë

karakteristikat kryesore fizike në lloje të

ndryshme kafshësh (parruazorë, rruazorë);

të klasifikojnë kafshët nga mënyra si ato

ushqehen (barngrënëse, mishngrënëse,

gjithçkangrënëse).

të sjellin shembuj kafshësh parruazore, si:

butakë, kandrra, lëkurëgjemborë, krimba.

jashtme për secilën bimë, si: kërcell

barishtor/drunor, forma e gjethes, ngjyra

e gjethes, sipërfaqja e gjethes, bimë me

lule, bimë pa lule.

Ndërtojnë një tabelë mbështetur në listën

e karakteristikave të jashtme të bimëve.

Vëzhgojnë kafshë të ndryshme dhe

listojnë tiparet e jashtme për secilën

kafshë, si: sqep, kthetra pupla, qime, bri,

numri i këmbëve.

Ndërtojnë një tabelë mbështetur në listën

e karakteristikave të jashtme.

Mbledhin pak bimë të zakonshme dhe

kafshë të vogla parruazore në zonën afër

shkollës dhe i grupojnë ato sipas

karakteristikave të jashtme.

Terma/koncepte kyçe: drurë, shkurre, barishte, rruazorë, parruazorë, amfibë, peshq, zvarranikë,

shpendë, gjitarë, kandra, krimba, lëkurëgjemborë, butakë.

NËNLINJA: NJERIU DHE SHËNDETI

Orë të sugjeruara: 5

Objektivat Veprimtari të sugjeruara

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të emërtojnë dhe të përshkruajnë funksionet

e disa prej organeve të jashtme dhe të

brendshme te njeriu:

Nxënësi kryen veprimtari të ndryshme ku

përdor të gjitha shqisat: p.sh.: provon

ushqime të ëmbla ose të kripura, të tharta

ose të hidhura etj.

Modelojnë me plastelinë dhëmbët ose një

Page 47: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

47

DITURI NATYRE

a) goja, stomaku dhe zorrët për tretjen

e ushqimit;

b) organet e shqisave (syri, hunda,

gjuha, veshët, lëkura);

c) truri, palca e kurrizit, nervat për të

drejtuar punën e organeve;

të tregojnë pozicionin dhe rolin e organeve

të shqisave në marrjen e informacionit nga

mjedisi dhe ruajtjen e trupit;

të përshkruajnë piramidën ushqimore dhe

rëndësinë e përdorimit të ekuilibruar në

dietën ushqimore të katër grupeve kryesore

ushqimore: proteina, karbohidrate, yndyra,

vitamina dhe kripëra minerale;

të përgatitin menynë e një vakti të

ushqyeshëm dhe të ekuilibruar për vete;

të tregojnë shembuj të plotësimit të

nevojave ushqimore nga burimet e natyrës

(si: mishi sigurohet nga kafshët, buka nga

gruri, misri);

të diskutojnë si duhet të kujdesen për

shëndetin e sistemit nervor etj.

pjesë të tyre.

Bëjnë një listë të ushqimeve që hanë për

mëngjes ose drekë gjatë një jave.

Mbajnë shënim çdo ditë listën e ushqimeve

të konsumuara gjatë javës.

Vërejnë dhe diskutojnë ushqimin që është

konsumuar më shumë në një javë.

Diskutojnë rëndësinë që ka të ngrënit e

ushqimeve të ndryshme për të qenë i

shëndetshëm.

Mësuesi përdor simulime virtuale për të

treguar organet e tretjes dhe tretjen te

njeriu.

Terma/koncepte kyçe: goja, stomaku, zorrët, dhëmbë prerës, dhëmbë të qenit, dhëmballët,

higjienë, shëndet, piramidë ushqimore, dietë e ekuilibruar, shqisa, proteina, karbohidrate, yndyra,

vitamina dhe kripëra minerale, truri, palca e kurrizit, nervat.

Page 48: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

48

DITURI NATYRE

LINJA: SISTEMET FIZIKE DHE HUMANE

NËNLINJA: MJEDISI NATYROR

Orë të sugjeruara: 1

Objektivat Veprimtari të sugjeruara

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të tregojnë që pjesa më e madhe e

sipërfaqes së Tokës është ujë (oqeanet,

detet, lumenjtë), pjesa më e vogël është

tokë (kontinentet);

të thonë emrat e kontinenteve dhe

oqeaneve;

të tregojnë në cilin kontinent ndodhet vendi

ynë;

të dallojnë në glob oqeanet dhe kontinentet;

të bëjnë dallimin ndërmjet ishullit dhe

gadishullit.

Nxënësit dallojnë dhe tregojnë në glob ose

në hartë duke dalluar përmes ngjyrave

oqeanet dhe kontinentet.

Duke përdorur ilustrime të ndryshme ose

fotografi ajrore të sipërfaqes së Tokës,

nxënësit diskutojnë pse Toka quhet “planeti

blu”, cili është oqeani më i madh, në cilin

kontinent ndodhet vendi ynë.

Terma/koncepte kyçe: sipërfaqe e Tokës, kontinente, oqeane, dete, lumenjtë, ishull, gadishull.

Page 49: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

49

DITURI NATYRE

LINJA: VENDNDODHJA GJEOGRAFIKE

NËNLINJA: HARTA, GLOBI

Orë të sugjeruara: 2

Objektivat Veprimtari të sugjeruara

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të tregojnë se objektet, pjesët e sipërfaqes

dhe Toka mund të paraqiten në letër, në

glob, të zvogëluara dhe me shenja të

veçanta;

të tregojnë përse shërben hartimi i planit të

një vendi ose ndërtese;

të demonstrojnë përdorimin e simboleve

për paraqitjen e objekteve në plan.

Nxënësit skicojnë planin e klasës duke

përcaktuar më parë simbolet e elementeve

të klasës (p.sh., simbolin e bankave,

dritareve, e orendive në klasë); po kështu

ata mund të skicojnë planin e shkollës, të

shtëpisë ose të një ndërtese tjetër.

Terma/koncepte kyçe: plani, simbole, paraqitja e objekteve në plan, plani i klasës.

LINJA: SISTEMI DIELLOR DHE TOKA

NËNLINJA: SISTEMI DIELLOR DHE TOKA

Orë të sugjeruara: 2

Objektivat Veprimtari të sugjeruara

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të përshkruajnë Tokën, Diellin, Hënën dhe

Nxënësit vizatojnë sistemin diellor duke

dalluar përmes madhësisë dhe përdorimit

të ngjyrave planetët, Diellin, Tokën.

Page 50: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

50

DITURI NATYRE

planetët si trupa të sistemit diellor;

të tregojnë planetët që përbëjnë sistemin tonë

diellor;

të identifikojnë planetin më të madh dhe më

të vogël, më të afërt dhe më të largët me

Diellin;

të identifikojnë Diellin si burimi i ngrohtësisë

dhe dritës;

të identifikojnë objektet që shohin natën në

qiell (p.sh., Hënën, yjet, Yllin Polar).

Ata vëzhgojnë natën qiellin dhe me

ndihmën e prindërve dallojnë yjet, Yllin

Polar, Arushën e Madhe dhe të Vogël;

më pas diskutojnë në klasë për atë çfarë

kanë parë dhe çfarë u ka bërë përshtypje.

Nxënësit vizatojnë një yjësi dhe e

emërtojnë atë, p.sh., Arusha e Madhe,

apo bëjnë një vizatim ku tregojnë si e

përfytyrojnë ata Yllin Polar.

Në materiale të ndryshme, si

enciklopeditë për fëmijë, ata mund të

gjejnë figura ose informacion për

sistemin diellor dhe trupat e tij, për anijet

kozmike.

Terma/koncepte kyçe: sistemi diellor, Toka, planetët, Hëna, yjet, Ylli Polar, Arusha e Madhe,

Arusha e Vogël.

LINJA: NDËRVEPRIMI NJERI/MJEDIS

NËNLINJA: KUJDESI PËR MJEDISIN

Orë të sugjeruara: 2

Objektivat Veprimtari të sugjeruara

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të vlerësojnë ajrin si burim natyror dhe

element i domosdoshëm për jetën (rëndësia

e ajrit të pastër për shëndetin);

të identifikojnë disa ndër ndotësit kryesorë

Fëmijët mund të dalin për shëtitje në lagje

dhe të identifikojnë ndotësit e jashtëm të

ajrit, si makinat, djegien e mbeturinave etj.

Nxënësit në klasë nën drejtimin e mësuesit

bëjnë një listë me ndotësit kryesorë të ajrit.

Ata diskutojnë midis tyre për efektet e ajrit

Page 51: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

51

DITURI NATYRE

të ajrit: duhani (ndotës sidomos i ajrit të

brendshëm), makinat, djegia e

mbeturinave, industria etj.;

të tregojnë rrugë përmes të cilave mund të

ndikohet (dhe ata vetë) në cilësinë e ajrit

(p.sh., përgatitja e posterave, kartelave të

informacionit dhe fushatave reklamuese

për të informuar familjen dhe miqtë për

ajrin, ndotjen; informim i miqve dhe

familjeve rreth rëndësisë së ruajtjes së ajrit

të pastër etj.).

të ndotur në shëndet. Një prind, doktori i

shkollës ose dikush tjetër mund të vijë të

diskutojë me nxënësit në klasë.

Nxënësit mund të realizojnë vizatime,

postera, vjersha ose këngë përmes të cilave

demonstrojnë rëndësinë e ajrit të pastër.

Terma/koncepte kyçe: burim natyror, ajri, ndotës të ajrit, cilësia e ajrit.

LINJA: STRUKTURA DHE VETITË E LËNDËVE

NËNLINJA: VETITË DHE KARAKTERISTIKAT E LËNDËVE

Orë të sugjeruara: 4

Objektivat Veprimtari të sugjeruara

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

Lëndët rreth nesh

të krahasojnë lëndët dhe trupat e

zakonshëm në bazë të vetive të tyre, p.sh.:

o ashpërsia, fortësia, përkulshmëria,

magnetizmi;

të lidhin vetitë e lëndëve dhe trupave me

përdorimet e përditshme;

të identifikojnë dhe të hetojë lëndët më të

Nxënësit vëzhgojnë dhe përshkruajnë

trupat dhe lëndët më të zakonshme në bazë

të vetive të tyre, si: ashpërsia, fortësia,

përkulshmëria, magnetizmi (lëndë dhe

trupa prej guri, metali, plastike, tullumbace

etj.).

Identifikojnë vende me ajër të pastër dhe

vende me ajër të ndotur dhe zbatojnë masa

për të siguruar ajër të pastër në mjedisin ku

ata jetojnë e mësojnë (ajrosja e klasës, e

shtëpisë, e lokaleve etj.).

Page 52: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

52

DITURI NATYRE

njohura në mjedisin rrethues:

o uji, ajri, guri (shkëmbi).

të identifikojnë vetitë e ajrit dhe të tregojnë

masat mbrojtëse për të siguruar ajër të

pastër;

të vëzhgojnë riciklimin, konservimin dhe

ripërdorimin e lëndëve, p.sh.:

letra, pambuku, kanaçet e aluminit.

të identifikojnë që lëndët mund të jenë të

ngurta, të lëngëta, të gazta;

të përshkruajnë djegien dhe sigurinë nga

zjarri;

mbështetur në një detyrë eksperimentale, të

grupojnë lëndët në lëndë të para dhe

produkte, duke u bazuar në vetitë e tyre:

përkulshmëria, tejdukshmëria, vetitë

magnetike,përcjellshmëria apo

izolueshmëria, fortësia, forma.

të përshkruajnë disa veti të përgjithshme të

metaleve, p.sh.:

shkëlqimi metalik, përçueshmëria

termike, elektrike etj.

Nxënësit njihen me riciklimin dhe

ripërdorimin e lëndëve të ndryshme;

zbatojnë në praktikë riciklimin dhe

ripërdorimin e lëndëve më të njohura në

mjedisin ku ata jetojnë (mbeturina letre,

alumini, qelqi etj.; grumbullimi i tyre në

qese të ndara).

Ata njihen dhe përshkruajnë djegien dhe

masat mbrojtëse nga zjarri.

Zbatojnë në praktikë ndarjen e lëndëve të

ndryshme në lëndë të para dhe në produkte,

duke u bazuar në vetitë e tyre, si:

përkulshmëria, tejdukshmëria, vetitë

magnetike, përcjellshmëria, izolueshmëria,

fortësia, forma (lëndë metalike, lëndë

ndërtimi, lëndë ushqimore etj.).

Vëzhgojnë dhe përshkruajnë vetitë më të

përgjithshme të metaleve, si: shkëlqimi

metalik, përçueshmëria termike, elektrike

etj. (lëndë hekuri, lëndë alumini, lëndë

zinku, lëndë kallaji etj.).

Nxehja dhe ftohja

mbështetur në një detyrë eksperimentale, të

eksplorojnë efektet e nxehjes dhe ftohjes të

një game të lëngjeve, trupave të ngurtë dhe

gazeve:

Nxënësit vëzhgojnë dhe përshkruajnë

nxehjen dhe ftohjen e disa lëngjeve,

trupave të ngurtë dhe gazeve dhe efektet që

i shoqërojnë ato (nxehja e ujit, argjilës,

brumit; ftohja e tyre).

Page 53: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

53

DITURI NATYRE

efektet e nxehjes dhe ftohjes së ujit,

argjilës, brumit; nxehtësia shkakton

ngritjen lart të ajrit.

të demonstrojnë shndërrimet agregate të

ujit (akull-ujë-avull), duke u mbështetur në

një detyrë eksperimentale, të shpjegojnë

qarkullimin e ujit në natyrë, si edhe të

përshkruajnë ndryshimet e ujit për shkak të

uljes dhe ngritjes së temperaturës, p.sh.:

uji në 0oC; në 100

oC

të hetojnë përshtatshmërinë e llojeve të

ndryshme të rrobave sipas temperaturave,

duke u mbështetur në një detyrë

eksperimentale:

të identifikojnë që disa stofra (tekstile) na

mbajnë më ngrohtë se të tjerat.

të provojnë eksperimentalisht se disa lëndë

janë përcjellëse ose izoluese më të mira se

të tjerat të nxehtësisë, p.sh.:

lëndë izoluese, lëndë përcjellëse.

Eksperimentojnë dhe përshkruajnë

shndërrimin e akullit në ujë dhe të ujit në

avull uji, si edhe ndikimin e temperaturës

në këto shndërrime (ngrirja në frigorifer e

ujit, shkrirja e ujit kur fiket frigoriferi,

avullimi i ujit).

Përshkruajnë dhe demonstrojnë veshjet për

stinë të ndryshme, si edhe llojet e stofrave

ose tekstileve që janë më të ngrohta për

stinën e ftohtë ose më të freskëta për stinën

e nxehtë.

Përshkruajnë dhe demonstrojnë lëndët më

të zakonshme të mjedisit rrethues që

përcjellin nxehtësinë dhe që izolojnë atë

(lëndë druri, qelqi, xhami, lëndë metalike,

lëndë plastike etj.).

Përzierjet dhe ndryshimet e lëndëve

të hetojnë se si lëndët mund të ndryshojnë

duke i përzier dhe të përshkruajnë

ndryshimet që ndodhin nga përzierja e

lëndëve, p.sh. shtimi i kripës në ujë, p.sh.:

o përzierja dhe shpërbërja (tretja) e

lëndëve në ujë.

të dallojnë lëndët e ngurta që treten në ujë

nga lëndët e ngurta që nuk treten në ujë,

Nxënësit eksperimentojnë dhe

përshkruajnë përzierjen e lëndëve të

ndryshme në ujë (përzierja e sheqerit, e

kripës etj.), si edhe të dallojnë lëndët që

përzihen ose treten me lëndët që nuk

përzihen ose treten në ujë (përzierja e

rërës, e sheqerit në ujë etj.).

Ata përshkruajnë ndryshimet që ndodhin te

lëndët e ndryshme kur mbi to ushtrohen

Page 54: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

54

DITURI NATYRE

p.sh.: rëra, sheqeri;

të shqyrtojnë ndryshimet që ndodhin te

lëndët kur mbi to ushtrohen forca fizike,

p.sh.: kur mbi lëndët ushtrohen forca

goditëse, farkëtuese;

të eksplorojnë disa mënyra të thjeshta për

ndarjen e lëndëve:

duke përdorur sita me madhësi të

ndryshme të vrimave - grimcat e tokës,

duke përdorur magnet - përzierja hekur-rërë.

forca fizike (goditja e aluminit, e hekurit,

farkëtimi i hekurit etj.).

Nxënësit eksperimentojnë dhe

përshkruajnë ndarjen e lëndëve në gjendje

të ndryshme nga njëra-tjetra (ndarja e

grimcave përbërëse të tokës, duke përdorur

sita të madhësive të ndryshme; ndarja e

përzierjeve hekur-rërë dhe hekur-shkumës

me anë të magnetit etj.).

Terma/koncepte kyçe: lëndë, vetitë e lëndëve, përdorimi i lëndëve, lëndë të ngurta, lëndë të

lëngëta, lëndë të gazta, veti të lëndëve, ndryshimi i lëndëve, riciklimi i lëndëve, konservimi i

lëndëve, ripërdorimi i lëndëve, ajri, vetitë e ajrit, djegia, siguria nga zjarri, lëndë e parë, produkt,

lëndë ndërtimi, metal, shkëlqimi metalik, përçueshmëria termike, përçueshmëria elektrike.

LINJA: ENERGJIA DHE SHNDËRRIMET E SAJ

NËNLINJA: MAGNETET

Orë të sugjeruara: 3

Objektivat Veprimtari të sugjeruara

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të demonstrojnë që magnetet mund të

tërheqin ose shtyjnë njëri-tjetrin;

të hetojnë se magnetet kanë pole dhe se

këto pole shtyjnë dhe tërheqin njëri-tjetrin;

të demonstrojnë mënyrën e përshtatshme

Nxënësit eksplorojnë lloje të ndryshme

magnetesh, p.sh.: magnet shufër, magnet

patkua, magnet cilindrik, magnet rrethor.

Ata vrojtojnë se çfarë ndodh kur vendosin

dy magnete afër njëri-tjetrit.

U kërkohet të provojnë mënyra të

Page 55: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

55

DITURI NATYRE

për të përdorur magnetet;

të demonstrojnë se magnetet tërheqin disa

lëndë (hekurin, çelikun) dhe nuk tërheqin

disa lëndë të tjera (letrën, drurin,

plastikën);

të hetojnë se magnetet tërheqin edhe

përmes disa lëndëve të tjera, si: ujit, qelqit,

plastikës;

të regjistrojnë gjetjet e tyre në një tabelë;

të dallojnë se objektet tërhiqen nga

magnetet;

të tregojnë ku përdoren magnetet;

të shpjegojnë pse përdoren magnetet;

të bëjnë një lodër, një lojë ose një pajisje

duke përdorur magnete.

ndryshme për përdorimin e magneteve

gjatë veprimtarive, të diskutojnë mënyrën e

përshtatshme të përdorimit dhe pse duhen

përdorur në atë mënyrë.

Nxënësit eksplorojnë një shumëllojshmëri

objektesh të bëra prej lëndësh të ndryshme

dhe u kërkohet të parashikojnë se cili

objekt do të tërhiqet nga magneti. Më pas,

ata provojnë nëse parashikimet e tyre ishin

të sakta dhe i grupojnë lëndët në ato që

tërhiqen ose shtyhen nga magneti.

Nxënësve u kërkohet të skicojnë një provë

për të krahasuar fuqitë e magneteve të

ndryshme.

Nxënësit vendosin në grup se si të matin

fuqinë e një magneti, p.sh.: sa kapëse

letrash mund të tërheqë dhe ngrejë magneti

ose sa afër magnetit duhet vendosur

kapësja e letrave që ai ta tërheqë atë. Ata

realizojnë provat e tyre dhe regjistrojnë

gjetjet në një tabelë. Në fund, formulojnë

një përfundim bazuar në vrojtimet, p.sh.:

magneti A është më i fortë se magnetet e

tjera, sepse ngriti më shumë kapëse letrash.

Nxënësit sjellin në klasë sende që kanë

magnet, p.sh.: tabela magnetike, lodra,

zbukurime që vendosen në frigorifer dhe

diskutojnë mbi mënyrën e përdorimit të

Page 56: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

56

DITURI NATYRE

magneteve te sendet që ata kanë sjellë.

Nxënësit bëjnë një lodër, një lojë ose një

pajisje me magnet, p.sh.: grep për peshkim

me magnet, vallëzues magnetik dhe

shtrëngues magnetik.

Shënim.

Porositini nxënësit të mos i godasin ose

hedhin magnetet në tokë, pasi ata mund të

humbasin vetinë magnetike.

Pranoni gjithë planet që bëjnë nxënësit për

zhvillimin e provave të tyre. Lejoni ata të

modifikojnë planet e tyre nëse përballen me

vështirësi gjatë realizimit të provave.

Tregojuni paraprakisht nxënësve shembuj

të sendeve që përdorin magnete, për t’i

ndihmuar ata të tregojnë sende të tjera që

përdorin magnet.

Terma/koncepte kyçe: tërheq, hekur, magnet, pole magnetike, plastik, shtyn, argjend, dru, çelik.

LINJA: LËVIZJA DHE BASHKËVEPRIMET

NËNLINJA: SUSTAT

Orë të sugjeruara: 4

Objektivat Veprimtari të sugjeruara

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

Nxënësit provojnë të përkulin, përdredhin,

zgjatin ose ngjeshin susta me gjatësi dhe

Page 57: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

57

DITURI NATYRE

të provojnë se një sustë kthehet në

madhësinë dhe formën fillestare pasi

përkulet, përdridhet, zgjatet ose ngjishet;

të provojnë se është më e lehtë të

përkulësh, përdredhësh, zgjatësh dhe

ngjeshësh disa susta dhe disa të tjera jo;

të skicojnë një provë të ndershme për të

gjetur se cila nga sustat zgjatet më shumë

duke vendosur çfarë do të mbajnë të njëjtë,

çfarë do të ndryshojnë dhe çfarë do të

matin;

të realizojnë provën dhe regjistrojnë

vrojtimet;

të formojnë një përfundim bazuar në

vrojtimet;

të shpjegojnë si arritën në këtë përfundim;

të tregojnë ku përdoren sustat;

të shpjegojnë për çfarë përdoret susta.

diametra të ndryshëm.

Ata diskutojnë:

a) çfarë lloje sustash duan të provojnë,

p.sh.: susta me gjatësi të ndryshme ose

susta me diametra të ndryshëm;

b) se cila nga sustat zgjatet më shumë,

p.sh.: duke varur një objekt me të njëjtën

peshë në fund të një suste dhe duke matur

sa është zgjatur ajo;

c) regjistrojnë gjetjet e tyre. Më pas,

nxënësit formulojnë një përfundim bazuar

në gjetjet, p.sh.: susta më e gjatë zgjatet më

shumë;

Nxënësit sjellin sende që përdorin susta,

p.sh.: stilolapsa.

Shënim.

Pranoni gjithë planet që bëjnë nxënësit për

zhvillimin e provave të tyre. Lejojini ata të

modifikojnë planet e tyre nëse përballen me

vështirësi gjatë realizimit të provave.

Për të matur sa është zgjatur susta, nxënësit

mund të përdorin mjete jostandarde, si

shirita letre.

Terma/koncepte kyçe: përkul, formë, madhësi, sustë, ngjesh, tërheq, përdredh.

Page 58: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

58

DITURI NATYRE

TEMA/VEPRIMTARI INTEGRUESE TË SUGJERUARA (8 orë)

Temat dhe veprimtaritë integruese, të sugjeruara më poshtë, kanë për qëllim lidhjen e

linjave brenda fushës dhe integrimin me lëndët e tjera. Ato rritin interesin e nxënësve për

shkencën dhe u japin atyre kënaqësi. Ato zhvillohen përgjatë vitit, në një numër orësh mësimore

të përcaktuar në program.

Zbatuesit e programit janë të lirë të bëjnë shpërndarjen e temave, si dhe orët për secilën

temë, duke respektuar numrin e përgjithshëm të orëve të planifikuara për to. Ata duhet të bëjnë

kujdes në planifikimin kohor të temave/veprimtarive integruese, duke planifikuar zhvillimin e

tyre pasi të jenë realizuar përmbajtjet mësimore përkatëse që mundësojnë realizimin e këtyre

temave/veprimtarive.

Zbatuesit e programit mund të zgjedhin ndërmjet temave/veprimtarive të sugjeruara, të

heqin ose të shtojnë të tjera.

Kush e gjen (1 orë)

Njeriu dhe shëndeti: shqisat.

Struktura dhe vetitë e lëndëve: lëndët dhe vetitë fizike, ushqimet, i ngrohtë, i ftohtë.

Integrimi me lëndët e tjera: Art pamor, Muzikë.

Shënim: Kjo temë/veprimtari mund të zhvillohet edhe në formën e lojës.

Sanduiçi (1 orë)

Njeriu dhe shëndeti: rritja e shëndetshme, ushqimi i shëndetshëm.

Struktura dhe vetitë e lëndëve: lëndët, vetitë e tyre.

Integrimi me lëndët e tjera: Matematikë, Edukim fizik dhe sporte.

Shënim: Kjo temë/veprimtari mund të zhvillohet edhe në një dyqan fast food-i pranë shkollës.

Sistemi diellor biologjik (1 orë)

Sistemi diellor dhe Toka: sistemi diellor, planetët, Toka, Dielli.

Page 59: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

59

DITURI NATYRE

Shumëllojshmëria dhe klasifikimi i gjallesave: fruta, perime në formë sferike (portokall, arra,

domate, mollë, bizele etj.).

Integrimi me lëndët e tjera: Matematikë, Art pamor, TIK.

Panairi i lëndëve (1 orë)

Struktura dhe vetitë e lëndëve: klasifikimi i lëndëve (dru, qelq, plastikë, letër, metal, copë), vetitë

e tyre (e fortë, e lehtë, e rëndë, e butë, e lëmuar, e ashpër), përdorimi i tyre.

Integrimi me lëndët e tjera: Art pamor, Teknologji.

Lodrat magnetike (1 orë)

Magnetet: magnetet, vetitë e magneteve, përdorimi i magneteve.

Struktura dhe vetitë e lëndëve: lëndët, vetitë e tyre.

Integrimi me lëndët e tjera: Art pamor, Teknologji.

Shënim: Kjo temë/veprimtari mund të zhvillohet edhe në formën e lojës.

Ku hyn dielli nuk hyn mjeku (1 orë)

Njeriu dhe shëndeti: kushtet për jetë të shëndetshme të njeriut, kujdesi për jetë të shëndetshme.

Struktura dhe vetitë e lëndëve: ajri, ndotja e ajrit, ngrohtësia.

Integrimi me lëndët e tjera: Gjuhë shqipe dhe letërsi, Unë dhe shoqëria.

Sustat (1 orë)

Sustat: sustat, zgjatja, ngjeshja, përdorimi i tyre në jetën e përditshme.

Struktura dhe vetitë e lëndëve: lëndët, vetitë fizike.

Njeriu dhe shëndeti: kockat, muskujt.

Integrimi me lëndët e tjera: Matematikë, Edukim fizik dhe sporte.

Shënim: Kjo temë/veprimtari mund të zhvillohet edhe në palestrën e shkollës.

Page 60: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

60

DITURI NATYRE

Magjia e gjitarëve (1 orë)

Shumëllojshmëria dhe klasifikimi i gjallesave: kafshët.

Struktura dhe vetitë e lëndëve: gjendjet e lëndëve.

Sistemet fizike dhe humane: gjitarë të kontinenteve dhe oqeaneve.

Integrimi me lëndët e tjera: Gjuhë shqipe dhe letërsi, Art pamor, Muzikë, Unë dhe shoqëria,

TIK.

Shënim: Kjo temë/veprimtari mund të zhvillohet edhe në kopshtin zoologjik.

LINJA: SHUMËLLOJSHMËRIA DHE KLASIFIKIMI I GJALLESAVE

NËNLINJA: PROCESET JETËSORE (PËRSHTATJA PËR TË JETUAR)

Orë të sugjeruara: 6

Objektivat Veprimtari të sugjeruara4

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të vëzhgojnë dhe të përshkruajnë

përshtatshmëritë e bimëve me mjedisin ku

Nxënësit shikojnë video ose foto bimësh

që jetojnë në mjedise shumë të thata ose

me erë të fortë.

Listojnë karakteristika të veçanta të

4 Zbatuesit e programit janë të lirë të zgjedhin ndër veprimtaritë e sugjeruara ose të zhvillojnë të tjera, në funksion të

realizimit të objektivave të programit.

KLASA 4

35 javë x 2 orë/javë = 70 orë

Page 61: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

61

DITURI NATYRE

jetojnë;

të përshkruajnë karakteristikat e sjelljes që i

ndihmojnë kafshët të mbijetojnë, si: migrimi,

gjumi dimëror, gjendja aktive, pasive,

mimetizmi etj.;

të dallojnë ngjashmëritë dhe ndryshimet

ndërmjet llojeve të ndryshme të kafshëve dhe

mënyrave të përshtatjes së tyre ndaj kushteve

të ndryshme të mjedisit;

të krahasojnë efektet e stinëve te bimët dhe

kafshët.

bimëve që i mbrojnë ato nga humbja e

tepërt e ujit dhe përshkruajnë si këto

karakteristika ndihmojnë bimët të

mbijetojnë në rajone shumë të thata.

Listojnë karakteristika të veçanta që i

mbrojnë bimët nga erërat e forta dhe

përshkruajnë si këto karakteristika i

ndihmojnë bimët të mbrohen.

Mbledhin të dhënat, diskutojnë rreth

tyre.

Nxënësve u jepet mundësia të prekin

kafshë, si: kërmij, shumëkëmbësha, në

kopshtin e shkollës dhe të vëzhgojnë se

si reagojnë ato në rrezik.

Nxënësit përshkruajnë atë që vëzhgojnë

dhe japin shpjegime për sjelljen e

kafshëve, p.sh., shumëkëmbëshi mbledh

trupin për të mbrojtur veten nga rreziku,

akrepat kanë thumbin helmues,

kameleonët ndryshojnë ngjyrën e lëkurës

etj.

Nxënësit shikojnë sjelljen e kafshëve të

gjalla për t’u mbrojtur nga rreziku ose

mbledhin informacion duke parë foto ose

video të tyre.

Listojnë karakteristika të sjelljes së

kafshëve që i mbrojnë nga të nxehtit ose

të ftohtit dhe përshkruajnë si këto

karakteristika i ndihmojnë kafshët që të

mbrohen.

Page 62: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

62

DITURI NATYRE

Prezantojnë gjetjet e tyre dhe diskutojnë

si kafshët mbrojnë veten nga armiqtë ose

moti i keq për të bërë të mundur

mbijetesën.

Terma/koncepte kyçe: migrimi i shpendëve, migrimi i ngjalave, gjumi dimëror, ndryshime të

sjelljes, gjendje pasive, mimetizmi, përshtatje, mbijetesë, mjedis, efekte stinore.

LINJA: SISTEMET E TRUPIT TË NJERIUT

NËNLINJA: NJERIU DHE SHËNDETI

Orë të sugjeruara: 7

Objektivat Veprimtari të sugjeruara

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të emërtojnë dhe të përshkruajnë funksionet

e disa prej organeve të brendshme te njeriu:

a) hunda dhe mushkëritë si organe për

frymëkëmbim;

b) muskujt dhe kockat si organe të

lëvizjes;

c) zemra dhe enët e gjakut për

qarkullim;

d) veshkat për jashtëqitje.

të shpjegojnë pse pa ajër nuk mund të

jetojmë;

të tregojnë se njerëzit përdorin mushkëritë

për të marrë frymë;

të bëjnë dallimin midis ajrit që thithim dhe

Nxënësit shohin në video ose foto modelin

e trupit të njeriut për të parë rrugën ku

kalon ajri gjatë frymëkëmbimit dhe

mushkëritë si organe të frymëkëmbimit.

Nxënësit mund të sjellin në klasë foto të

mushkërive të një personi që konsumon ose

jo duhan dhe diskuton dëmet që shkakton

në mushkëri.

Vizatojnë postera që tregojnë dëmet e

duhanit në shëndet.

Mësuesi përdor simulime virtuale për të

vëzhguar lëvizjen te njeriu.

Nxënësit listojnë dhe diskutojnë ushqime,

të cilat dëmtojnë funksionimin e veshkave

dhe zemrës.

Page 63: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

63

DITURI NATYRE

ajrit që nxjerrim;

të tregojnë rrugën ku kalon ajri gjatë

frymëkëmbimit;

të tregojnë efektet e duhanit në mushkëri;

të vëzhgojnë si lëviz njeriu me anë të

muskujve dhe kockave;

të diskutojnë si duhet të kujdesen për

shëndetin e organeve të qarkullimit,

jashtëqitjes dhe lëvizjes te njeriu.

Terma/koncepte kyçe: muskuj, kocka, mushkëri, oksigjeni, dyoksidi i karbonit, veshka, urinë,

zemër, enë gjaku, arterie, vena.

LINJA: SHUMËLLOJSHMËRIA DHE KLASIFIKIMI I GJALLESAVE

NËNLINJA: PROCESET JETËSORE (FRYMËMARRJA TE KAFSHËT)

Orë të sugjeruara: 2

Objektivat Veprimtari të sugjeruara

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të identifikojnë organet e frymëkëmbimit

për kafshë të caktuara;

të përshkruajnë sistemet e shkëmbimit të

gazeve te karkaleci, peshqit, krimbi i tokës,

kafshët e larta;

të tregojnë se organet e frymëkëmbimit për

kafshë të ndryshme janë të ndryshme.

Nxënësit shikojnë organet e

frymëkëmbimit në modele ose mostra të

gjalla për të parë organet e frymëmarrjes te:

peshku, karkaleci, gaforrja, bretkosa,

majmuni. Nxjerrin përfundimin se organet

e frymëkëmbimit të kafshëve janë të

ndryshme.

Terma/koncepte kyçe: velëza, mushkëri, trake, lëkura.

Page 64: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

64

DITURI NATYRE

LINJA: SISTEMET FIZIKE DHE HUMANE

NËNLINJA: MJEDISI NATYROR DHE HUMAN

Orë të sugjeruara: 3

Objektivat Veprimtari të sugjeruara

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të përshkruajnë shkurtimisht tiparet

natyrore të mjedisit ku jeton, duke kaluar

nga komuniteti i afërt në një rajon më të

gjerë (p.sh., vend malor, kodrinor, fushor,

bregdetar);

të tregojnë se si disa forma të veprimtarisë

njerëzore lidhen me forma të caktuara të

relievit (p.sh., popullsia në vendet malore

merret kryesisht me blegtori, në bregdet

është i zhvilluar peshkimi ose turizmi,

format e ndryshme të transportit etj.;

- japin shembuj nga veprimtaria

ekonomike e njerëzve në qytetin/fshatin

e tyre.

të diskutojnë për rolin që luan veprimtaria

njerëzore në ndryshimin e peizazhit natyror

dhe në mjedisin e ndërtuar.

Nxënësit kryejnë vëzhgime në natyrë lidhur

me tiparet natyrore (p.sh., nëse mjedisi ku

ata banojnë është vend malor, vëzhgojnë si

janë temperaturat, nëse bie borë, në cilën

periudhë të vitit është më ftohtë, çfarë

drurësh rriten, p.sh., drurë të lartë, nëse ka

ndonjë lumë afër etj.

Nxënësit përmes vizatimeve ose skicave

përshkruajnë atë çfarë perceptuan përmes

vëzhgimeve.

Mësuesi mund të nxitë diskutimin me të

gjithë klasën, në mënyrë që nxënësit të

sjellin shembuj nga aktivitetet që njerëzit

kryejnë në zonën e tyre, duke e parë

gjithmonë si kjo veprimtari lidhet dhe

kushtëzohet nga tiparet e relievit.

Terma/koncepte kyçe: vend malor, fushor, kodrinor, bregdetar, forma të relievit, veprimtaria

ekonomike, veprimtaria njerëzore, peizazh natyror, mjedis i ndërtuar.

Page 65: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

65

DITURI NATYRE

NËNLINJA: UJËRAT E TOKËS, QARKULLIMI I UJIT NË NATYRË

Orë të sugjeruara: 4

Objektivat Veprimtari të sugjeruara

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të përshkruajnë që uji vjen nga burime të

ndryshme (liqenet, puset, burimet, akuj bore,

lumenj, puse artificiale, shira, dete-oqeane);

të dallojnë ujërat sipërfaqësore dhe

nëntokësore;

të tregojnë si shkon uji nga burimet në

shtëpi;

të përshkruajnë qarkullimin e ujit në natyrë

(paraqesin në mënyrë skematike qarkullimin

e ujit në natyrë).

Përmes vizatimeve ose skicave, nxënësit

demonstrojnë qarkullimin e ujit në natyrë.

Përmes vëzhgimeve në natyrë nxënësit

dallojnë ujërat sipërfaqësore dhe

nëntokësore. Gjithashtu, mësuesi mund të

ftojë një person të specializuar, i cili

mund të flasë për mënyrën si mblidhen

ujërat nëntokësore.

Nxënësit mund të shkruajnë një tregim

përmes të cilit përshkruajnë qarkullimin e

ujit në natyrë, duke përdorur fjalët:

qarkullim i ujit, avull, avullim,

kondensim, reshje, ujëra nëntokësore.

Terma/koncepte kyçe: ujëra sipërfaqësore, ujëra nëntokësore, detet, liqenet, lumenjtë, kënetat,

burimi, qarkullimi i ujit në natyrë, avullim, kondensim, reshje.

LINJA: VENDNDODHJA GJEOGRAFIKE

NËNLINJA: HARTA, GLOBI

Orë të sugjeruara: 3

Objektivat Veprimtari të sugjeruara

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

Nxënësit, së bashku me mësuesin, dalin

në oborrin e shkollës dhe përcaktojnë

Page 66: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

66

DITURI NATYRE

të përcaktojnë drejtimet kryesore të

horizontit (V, L, J, P) gjatë eksplorimit të

këtyre tipareve (duke i bërë të njohur një nga

pikat e horizontit, p.sh., mali i Dajtit gjendet

në L, gjej pikat e tjera);

të paraqesin mënyrat e orientimit në natyrë

(me anë të Diellit, myshqeve, Yllit Polar,

busullës etj.).

drejtimet kryesore të horizontit.

Nxënësit në klasë mund të diskutojnë për

mënyrat e ndryshme të orientimit në

natyrë: kështu, p.sh., mësuesi mund të

diskutojë me ta, se nëse ata duan të

mbjellin një bimë që do shumë dritë në

kopshtin e tyre, në cilën anë duhet ta

mbjellin.

Në një natë të kthjellët, nxënësit mund të

dalin në oborrin e shtëpisë ose pallatit dhe

të mundohen të gjejnë anët e horizontit

me anën e Yllit Polar.

Nxënësit mund t’u kërkojnë prindërve ose

të afërmeve të tyre për mënyra të tjera të

orientimit në natyrë.

Terma/koncepte kyçe: drejtime të horizontit, mënyrat e orientimit në natyrë, orientimi me anët

të: Diellit, myshqeve, Yllit Polar, busullës.

LINJA: NDËRVEPRIMI NJERI/MJEDIS

NËNLINJA: KUJDESI PËR MJEDISIN

Orë të sugjeruara: 2

Objektivat Veprimtari të sugjeruara

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të vlerësojnë ujin si një burim natyror

shumë të rëndësishëm për jetën;

të japin shembuj të përdorimit të ujit për

Mësuesi nxit diskutimin në klasë për

përdorimet e ndryshme të ujit (për të pirë,

për të larë, në industri etj.).

Nxënësit mund të përgatitin kartolina për

kursimin e ujit, të cilat i vendosin në

Page 67: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

67

DITURI NATYRE

qëllime të ndryshme;

të diskutojnë për rëndësinë dhe kujdesin që

duhet të tregohet në mirëmenaxhimin e ujit

(p.sh., hartimi i një plani familjar për të

kursyer ujin; vizitë në stacionin më të afërt

të furnizimit me ujë etj.).

mjediset e shkollës ose në familje për të

tërhequr vëmendjen e shokëve/shoqeve, si

dhe anëtarëve të familjes për kujdesin që

duhet të tregojnë në përdorimin e ujit.

Terma/koncepte kyçe: uji, përdorimet e ujit, rëndësia e ujit, kujdesi për ujin.

LINJA: STRUKTURA DHE VETITË E LËNDËVE

NËNLINJA: VETITË DHE KARAKTERISTIKAT E LËNDËVE

Orë të sugjeruara: 10

Objektivat Veprimtari të sugjeruara

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

Lëndët rreth nesh

të identifikojnë dhe të hetojnë një gamë

të gjerë të lëndëve më të njohura në

mjedisin rrethues, p.sh.: stofrat

(tekstilet), letra, metali, druri, plastika,

ushqimi;

të tregojnë masat mbrojtëse ndaj

lëndëve plastike;

të identifikojnë ndryshimet ndërmjet

lëndëve të ngurta, të lëngëta dhe të

gazta, duke u bazuar në rrjedhshmërinë

Nxënësit njohin dhe përshkruajnë lloje të

ndryshme lëndësh të pranishme në mjedisin

rrethues (stofra të ndryshme, letra, lëndë

hekuri, lëndë alumini, lëndë zinku, lëndë

kallaji, lëndë të ndryshme ushqimore;

bulmetrat, ëmbëlsirat, frutat, drithërat,etj.)

Ata njohin dhe përshkruajnë si mund të

mbrohen nga efektet negative në shëndetin

e tyre të lëndëve plastike (shishe plastike,

qese plastike, plastmasa të ndryshëm etj.).

Nxënësit demonstrojnë dhe përshkruajnë

dallimet ndërmjet lëndëve të lëngëta, të

ngurta dhe të gazta, duke u bazuar në

rrjedhshmërinë e formës dhe vëllimit të

tyre (uji, qumështi, kosi, djathi, guri,

Page 68: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

68

DITURI NATYRE

dhe qëndrueshmërinë e formës dhe

vëllimit;

të grupojnë lëndët në lëndë të para dhe

produkte, duke u bazuar në vetitë e

tyre, p.sh.: aftësia për të izoluar zërin

(zhurmat), kalbëzimi (dekompozimi ose

jokalbëzimi), tretshmëria;

mbështetur në një detyrë

eksperimentale, të hetojnë se si mund të

përdoren lëndët në ndërtim, p.sh.:

modele, struktura, zbatime në jetën e

përditshme.

tullumbace, topa të ndryshëm etj.).

Bazuar në aftësinë për të izoluar zërin,

kalbëzimin dhe tretshmërinë (çimento,

djathi, rëra, sheqeri, betoni, vera etj.),

nxënësit përshkruajnë dhe klasifikojnë

lëndët e para dhe produktet.

Eksperimentojnë dhe përshkruajnë

përdorimin e lëndëve në ndërtim (gëlqere,

rërë, çimento, bojëra të ndryshme, stuko,

allçi etj.).

Nxehja dhe ftohja

të eksplorojnë efektet e nxehjes dhe ftohjes

të një game të lëngjeve, trupave të ngurtë

dhe gazeve, duke dizenjuar, përgatitur dhe

aromatizuar akulloren;

të provojnë eksperimentalisht se cilat lëndë

janë përcjellëse ose izoluese të nxehtësisë,

duke dizenjuar dhe përgatitur një këllëf

çajniku ose një mbulesë për një shishe me

ujë të nxehtë.

Nxënësit demonstrojnë dhe përshkruajnë

përgatitjen dhe aromatizimin e akullores

dhe të shpjegojnë efektet e ftohjes së

lëndëve.

Ata eksperimentojnë përgatitjen e një

mbulese që përdoret për ruajtjen e

nxehtësisë së lëndëve dhe të shpjegojë

efektet e nxehjes së lëndëve.

Përzierjet dhe ndryshimet e lëndëve

të hetojnë se si lëndët mund të ndryshojnë

duke i përzier, p.sh.: të dizenjojë dhe të

përgatitë pije freskuese, çaj të ftohtë,

Nxënësit në klasë dhe në shtëpi,

eksperimentojnë dhe përshkruajnë

përgatitjen e lëngjeve të frutave (lëng

portokalli, lëng molle, limonadë etj.).

Njohin dhe përshkruajnë efektet e

Page 69: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

69

DITURI NATYRE

limonadë, shtimi i lëngjeve të frutave në

ujë;

të shqyrtojnë ndryshimet që ndodhin te

lëndët kur mbi to ushtrohen forca fizike,

p.sh.: kur lëndët ngjishen, tërhiqen ose

përkulen;

të shpjegojnë tretjen e lëndëve të ngurta në

ujë dhe të demonstrojnë se temperatura

ndikon në tretje;

të eksplorojnë disa mënyra të thjeshta për

ndarjen e lëndëve: sedimentimi (dekantimi)

i një lëngu në një enë, ndarja e ujit dhe e

kripës me anë të avullimit;

të demonstrojë procesin e filtrimit dhe të

përshkruajnë veçimin e metaleve nga

mineralet.

ngjeshjes, tërheqjes ose përkuljes së

lëndëve të ndryshme (hekuri, alumini,

zinku, plastika, tullumbace, topa të

ndryshëm etj.).

Nxënësit eksperimentojnë dhe përshkruajnë

tretjen e lëndëve të ngurta në ujë (sheqer,

kripë etj.), si edhe ndikimin e temperaturës

në tretje (tretja e sheqerit në ujë, duke

përdorur nxehtësinë si faktor që rrit

tretshmërinë.

Eksperimentojnë dhe tregojnë ndarjen e

lëndëve të ndryshme të një përzierjeje

(dekantimi i ujit me grimca të tokës;

filtrimi i ujit nga papastërtitë, avullimi i

kripës së tretur në ujë etj.).

Terma/koncepte kyçe: lëndë, vetitë e lëndëve, përdorimi i lëndëve, lëndë të ngurta, lëndë të

lëngëta, lëndë të gazta, veti të lëndëve, ndryshimi i lëndëve, lëndë e parë, produkt, lëndë

ndërtimi, dekompozimi, tretshmëria, nxehja e lëndëve, ftohja e lëndëve, ndryshimi i lëndëve nga

nxehja, ndryshimi i lëndëve nga ftohja, përzierja e lëndëve, tretja, ndikimi i temperaturës në

tretje, ndarja e lëndëve, avullimi i tretësirës, filtrimi, përftimi i metaleve.

Page 70: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

70

DITURI NATYRE

LINJA: LËVIZJA DHE BASHKËVEPRIMET

NËNLINJA: MATJA E KOHËS

Orë të sugjeruara: 3

Objektivat Veprimtari të sugjeruara

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të shpjegojnë kuptimin e kohës;

të demonstrojnë kuptimin e termave

kohorë: më parë, më pas, më herët, më

vonë;

të grupojnë intervalet kohore sipas gjatësisë

së tyre;

të shprehin gjatësinë e intervalit kohor,

duke përdorur njësi matëse të ndryshme;

të masin gjatësinë e intervalit kohor, duke

përdorur instrumentin e përshtatshëm.

Nxënësve u kërkohet të krahasojnë

intervale kohore të njohura (p.sh., orën,

ditën, javën, muajin etj.).

Nxënësit tregojnë ngjarje që u kanë

ndodhur gjatë ditës, duke përdorur shprehje

kohore, si p.sh.: shikoj televizor pasi

mbaroj mësimet, ha mëngjes para se të

shkoj në shkollë etj.

Nxënësit krahasojnë intervalet kohore sipas

gjatësisë së tyre, p.sh., koha për të mësuar

me kohën për të parë televizor, koha për të

ngrënë me kohën për t’u larë etj.

Në një tabelë ata shkruajnë gjatësinë e

intervalit kohor për të shkuar nga banka te

dera e klasës, duke përdorur njësi matëse të

ndryshme, si: numrin e lëkundjeve të

lavjerrësit, numrin e përplasjeve të duarve,

tik-takun e orës etj.

U kërkohet të sjellin në klasë sahate dhe

instrumente të ndryshme që shërbejnë për

matjen e kohës. U kërkohet të masin kohën

me njërin prej tyre, p.sh.: me orën

Page 71: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

71

DITURI NATYRE

mekanike, orën digjitale, orën me rërë, orën

diellore (në oborrin e shkollës) etj.

Nxënësit ndërtojnë praktikisht një orë me

rërë ose një orë me ujë (klesidër).

Terma/koncepte kyçe: interval kohe, më herët, më vonë, orë, orë me rërë, orë me ujë.

NËNLINJA: LËVIZJA

Orë të sugjeruara: 12

Objektivat Veprimtari të sugjeruara

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të dallojnë trupa që lëvizin, duke u nisur

nga ndryshimi i largësisë së tyre prej një

trupi të palëvizshëm;

të përcaktojnë drejtimin e lëvizjes së

trupave;

të gjejnë vendndodhjen e trupave duke

ndjekur udhëzime orientuese;

të hetojnë pse lëvizin trupat;

të dallojnë llojet e lëvizjes së trupave duke

u nisur nga forma e trajektores (vijëdrejtë,

e lakuar);

të tregojnë kur një trup lëviz më shpejt;

të hetojnë ndikimin e fërkimit në lëvizjen e

trupave;

të provojnë se lëvizja e trupit lehtësohet

nga përdorimi i disa mjeteve dhe

mekanizmave.

Nxënësit dalin në oborr ose nga dritarja e

klasës vëzhgojnë se cilët nga trupat lëvizin

dhe cilët jo, cili është më afër një trupi të

palëvizshëm dhe cili më larg prej tij.

Ata vëzhgojnë se kur një trup afrohet drejt

tyre duket më i madh se kur largohet dhe se

kjo është një mënyrë për të përcaktuar

drejtimin e lëvizjes së trupit.

Nxënësit porositen të marrin furçën e

dhëmbëve me vete (ose krehrin e flokëve)

dhe demonstrojnë drejtimet e lëvizjes së

furçës kur lajnë dhëmbët (poshtë, lart,

majtas, djathtas) ose krehrit, apo drejtimet e

lëvizjes gjatë veprimeve të tjera të

përditshme.

Nxënësve u kërkohet të zhvillojnë një lojë

për të gjetur vendndodhjen e trupave, duke

përdorur fjalë udhëzuese që tregojnë

drejtimin (para, majtas, poshtë, djathtas,

drejt etj.).

Page 72: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

72

DITURI NATYRE

Nxënësit hetojnë se trupat lëvizin për shkak

të shtytjes dhe tërheqjes, të zgjatjes dhe

ngjeshjes.

Nxënësit vëzhgojnë lëvizje vijëdrejta dhe të

lakuara të trupave të ndryshëm nëpërmjet

lojës, p.sh. të peshkut në akuarium, të

aeroplanit prej letre etj.

Nxënësit dalin në oborrin e shkollës ose

shkojnë në palestrën e saj dhe zhvillojnë

një garë vrapimi, për të kuptuar se fiton ai

që të njëjtën largësi e bën në një kohë më të

vogël, pra që lëviz më shpejt.

Porositen nxënësit të sjellin lodra të

ndryshme lëvizëse dhe të vëzhgojnë rolin e

fërkimit në lehtësinë dhe shpejtësinë e

lëvizjes së trupit (p.sh. si lëviz një makinë-

lodër mbi sipërfaqe të ndryshme, si:

dysheme me pllaka, qilim, beton, bar,

tavolinë druri, baltë, qelq, rërë).

Nxënësit bëjnë një listë të llojeve të

këpucëve që njohin dhe të tregojnë se kur

duhet t’i veshin ato për të lëvizur më lehtë

(gjatë ngjitjes së malit, ecjes në borë, në

akull, në ujë, në rërë, në vrapim, në futboll

etj.).

Nxënësit hetojnë se si mund të

ngadalësohen:

a)rrota e biçikletës me anë të frenave;

b)një objekt që bie me anë të

parashutës.

Page 73: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

73

DITURI NATYRE

Ata skicojnë dhe ndërtojnë një parashutë

për të transportuar një objekt të vogël

(p.sh., kuti çokollatash, kuti shkrepësesh).

Nxënësit skicojnë një mekanizëm të

thjeshtë me një rrotull, për të ngritur një

objekt nga toka në lartësinë e tavolinës.

Terma/koncepte kyçe: vendndodhje, drejtim, lëvizje vijëdrejtë, lëvizje e lakuar, më shpejt, më

ngadalë, fërkim, frena, rrotull, parashutë.

NËNLINJA: DRITA

Orë të sugjeruara: 8

Objektivat Veprimtari të sugjeruara

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të tregojnë burime të ndryshme të dritës;

të dallojnë trupat e tejdukshëm, jo të

tejdukshëm dhe gjysmë të tejdukshëm;

të tregojnë me shembuj se drita përhapet në

vijë të drejtë;

të përshkruajnë si formohet hija;

të skicojnë një provë të ndershme për të

gjetur pse ndryshon madhësia e hijes dhe

forma e saj (pozicioni i burimit dhe i

objektit);

të demonstrojnë se drita pasqyrohet dhe

përthyhet;

të japin shembuj të përdorimeve të

pasqyrimit dhe përthyerjes së dritës në

jetën e përditshme.

Nxënësit tregojnë sa më shumë objekte që

japin dritë, si: Dielli, qiriu, llamba, zjarri,

yjet, xixëllonja etj.

Nxënësit realizojnë veprimtari për të

vrojtuar përhapjen e dritës në vijë të drejtë

dhe vizatojnë rrezet e dritës.

Për të vrojtuar si formohet hija kur drita

bllokohet nga një objekt jo i tejdukshëm

ose gjysmë i tejdukshëm, u kërkohet

nxënësve të vendosin objekte të ndryshme

ndërmjet një llambe dhe ekrani ose ta

zhvillojnë veprimtarinë në mjedis të hapur,

në ditë me diell.

Nxënësit vrojtojnë se madhësia e hijes:

a) rritet kur distanca ndërmjet objektit dhe

burimit të dritës zvogëlohet;

b) zvogëlohet kur distanca ndërmjet

Page 74: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

74

DITURI NATYRE

objektit dhe ekranit zvogëlohet.

U kërkohet nxënësve të mbledhin

informacion mbi ngjarje ose dukuri që

tregojnë përhapjen e dritës në vijë të drejtë

(eklipsi i Diellit), prej burimeve të

ndryshme (televizorit, film, libër, përvojë

vetjake).

Nxënësit vëzhgojnë pasqyrimin e dritës nga

një pasqyrë ose fletë alumini dhe japin

shembuj të përdorimeve të pasqyrimit të

dritës në jetën e përditshme, si te:

a) pasqyra e makinës;

b) pasqyrat në kthesat e forta të rrugëve;

c) pasqyra te berberi;

d) kaleidoskopi.

Nxënësit skicojnë pajisje të thjeshta, p.sh.

kaleidoskopin, duke zbatuar dukurinë e

pasqyrimit të dritës.

Terma/koncepte kyçe: burim drite, rreze drite, hije, mjedis i tejdukshëm, mjedis i

patejdukshëm, mjedis gjysmë i tejdukshëm, pasqyrë, pasqyrim, përthyerje, kaleidoskop.

TEMA/VEPRIMTARI INTEGRUESE TË SUGJERUARA (10 orë)

Temat dhe veprimtaritë integruese, të sugjeruara më poshtë, kanë për qëllim lidhjen e

linjave brenda fushës dhe integrimin me lëndët e tjera. Ato rritin interesin e nxënësve për

shkencën dhe u japin atyre kënaqësi. Ato zhvillohen përgjatë vitit, në një numër orësh mësimore

të përcaktuar në program.

Zbatuesit e programit janë të lirë të bëjnë shpërndarjen e temave, si dhe orët për secilën

temë, duke respektuar numrin e përgjithshëm të orëve të planifikuara për to. Ata duhet të bëjnë

kujdes në planifikimin kohor të temave/veprimtarive integruese, duke planifikuar zhvillimin e

Page 75: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

75

DITURI NATYRE

tyre pasi të jenë realizuar përmbajtjet mësimore përkatëse që mundësojnë realizimin e këtyre

temave/veprimtarive.

Zbatuesit e programit mund të zgjedhin ndërmjet temave/veprimtarive të sugjeruara, të

heqin ose të shtojnë të tjera.

Si marrim frymë (1 orë)

Proceset jetësore: kafshët, njeriu.

Ndërveprimi njeri/mjedis: ndotja e ajrit.

Lëvizja dhe bashkëveprimet: zhytja, pajisjet ndihmëse për zhytje.

Integrimi me lëndët e tjera: Edukim fizik dhe sporte, Gjuhë shqipe dhe letërsi.

Uji me kripë dhe pika e ngrirjes (1 orë)

Struktura dhe vetitë e lëndëve: tretja, përzierja, ngrirja, pika e ngrirjes.

Lëvizja dhe bashkëveprimet: matja e kohës, fërkimi (hedhja e kripës në rrugë me ngricë).

Sistemet fizike dhe humane: detet, oqeanet, Deti i Vdekur.

Integrimi me lëndët e tjera: Matematikë, TIK.

Ariu (1 orë)

Proceset jetësore: përshtatshmëria e kafshëve në varësi të mjedisit ku jetojnë (ariu i murrmë, ariu

polar, letargjia etj.).

Sistemet fizike dhe humane: relievi, kushtet e motit.

Struktura dhe vetitë e lëndëve: gjendjet e lëndës, nxehtësia.

Integrimi me lëndët e tjera: Gjuhë shqipe dhe letërsi, Art pamor, Muzikë, Unë dhe shoqëria.

Zemra (1 orë)

Njeriu dhe shëndeti: zemra, pulsi, si punon zemra në gjendje qetësie, në aktivitet fizik, gjendje

emocionale, me temperaturë të lartë.

Matja e kohës: matja e kohës, matja e pulsit.

Integrimi me lëndët e tjera: Edukim fizik dhe sporte, Gjuhë shqipe dhe letërsi, Art pamor.

Page 76: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

76

DITURI NATYRE

Shënim: Kjo temë/veprimtari mund të zhvillohet edhe në palestrën e shkollës ose në oborrin e

saj.

Historia e një lumi (1 orë)

Sistemet fizike: Lumi dhe tiparet e tij, sportet e lumit, mbrojtja e lumenjve.

Shumëllojshmëria dhe klasifikimi i gjallesave: kafshët dhe bimët e lumit.

Struktura dhe vetitë e lëndëve: uji, vetitë e ujit, ndotja e ujit.

Lëvizja: shpejtësia dhe trajektorja e rrjedhjes së ujit të lumit.

Integrimi me lëndët e tjera: Gjuhë shqipe dhe letërsi, Art pamor, Unë dhe shoqëria, TIK.

Shënim: Kjo temë/veprimtari mund të zhvillohet edhe në formën e një ekskursioni në lumin që

kalon në lokalitetin ku ndodhet shkolla.

Syzet (2 orë)

Drita: përhapja e ditës, lente, mbrojtja e syrit.

Struktura dhe vetitë e lëndëve: llojet e lëndëve (plastikë, metal, qelq).

Njeriu dhe shëndeti: syri si organ i të parit, shqisa e të parit.

Integrimi me lëndët e tjera: Art pamor, Matematikë, Teknologji

Shënim: Produktet e kësaj teme/veprimtarie mund të shërbejnë për zhvillimin e një konkursi

“Syzet më të bukura” ose për hapjen e një ekspozite me të njëjtin emër.

Qumështi (1 orë)

Njeriu dhe shëndeti: kequshqyerja, qumështi për rritjen, shëndeti i organeve të lëvizjes,

nënproduktet e qumështit.

Struktura dhe vetitë e lëndëve: lëngjet, zierja, konservimi.

Sistemet fizike dhe humane: fabrikat e përpunimit të qumështit.

Integrimi me lëndët e tjera: Edukim fizik dhe sporte, Unë dhe shoqëria, Art pamor,

Teknologji.

Shënim: Kjo temë/veprimtari mund të zhvillohet edhe në një nga fabrikat e qumështit në

lokalitetin e shkollës.

Page 77: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

77

DITURI NATYRE

Transporti tokësor (2 orë)

Lëvizja dhe bashkëveprimet: lëvizja, trajektorja, shpejtësia, fërkimi.

Sistemet fizike dhe humane: transporti dhe relievi.

Struktura dhe vetitë e lëndëve: karburantet, ndotja nga makinat.

Integrimi me lëndët e tjera: Art pamor, Unë dhe shoqëria, Teknologji.

LINJA: SHUMËLLOJSHMËRIA DHE KLASIFIKIMI I GJALLESAVE

NËNLINJA: BIMËT

Orë të sugjeruara: 20

Objektivat Veprimtari të sugjeruara5

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të përshkruajnë ndarjen e bimëve të

larta në bimë me farë të veshur dhe të

zhveshur;

të tregojnë karakteristika të përgjithshme të

Nxënësit vëzhgojnë një pemë pishe dhe

listojnë karakteristikat që vëzhgojnë.

Vëzhgojnë në mjedisin përreth shkollës,

mbledhin bimë të ndryshme dhe i

klasifikojnë sipas mënyrës së tyre.

5 Zbatuesit e programit janë të lirë të zgjedhin ndër veprimtaritë e sugjeruara ose të zhvillojnë të tjera, në funksion të

realizimit të objektivave të programit.

KLASA 5

35 javë x 2 orë/javë = 70 orë mësimore

Page 78: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

78

DITURI NATYRE

bimëve me farë të zhveshur;

të dallojnë një pemë konifere (p.sh. pishën)

nga pemë të tjera;

të përshkruajnë ndërtimin dhe funksionin e

rrënjës (fikson bimën në tokë dhe thith ujin

dhe lëndët ushqyese) dhe llojet e saj (si

boshtor, xhufkor);

të përshkruajnë ndërtimin dhe funksionin e

kërcellit (i cili siguron mbështetjen e

bimës, mban gjethet, lulet, frytet dhe

sythat, si dhe realizon transportin e lëndëve

nëpër të gjitha pjesët e bimës);

të identifikojnë shndërrimet e kërcellit (ato

nëntokësore, si: qepët (bulbi), rizomat dhe

zhardhokët dhe mbitokësore si: lozet dhe

gjembat);

të përshkruajnë ndërtimin e gjethes (nga

llapa, bishti dhe nervurat), funksionin e saj

(merr dritën nga Dielli dhe kryen

fotosintezën, pra përgatit lëndën ushqyese

nga lëndët e thjeshta që thithen nga rrënja);

të klasifikojnë gjethet si gjethe të thjeshta

dhe të përbëra dhe gjethe të përbëra

pendore dhe pëllëmbore;

të shpjegojnë procesin e avullimit te bimët

dhe të vlerësojë rolin e gojëzave në këtë

proces;

të koleksionojnë lloje të ndryshme

gjethesh;

të përshkruajnë ndërtimin dhe funksionin e

Mësuesi i orienton nxënësit të klasifikojnë

në bazë të fleksibilitetit të kërcellit.

Klasifikojnë përsëri mbështetur në pamjen

e jashtme të kërcejve që vëzhgojnë.

Vizatojnë kërcej të ndryshëm që vëzhgojnë

ose sjellin foto ku vëzhgojnë kërcej bimësh

të ndryshme në klasë.

Sjellin në klasë karota, gjethe dhe lule të

ndryshme.

Vëzhgojnë karotën dhe krahasojnë

ndërtimin e saj me diagramën e rrënjëve në

figurën e dhënë të një rrënje (model i

rrënjës prerë për së gjati dhe model i

prerjes për së gjeri).

Bëjnë një prerje tërthore të karotës dhe

identifikojnë tubat e transportit.

Bëjnë një prerje tërthore të kërcellit dhe

vëzhgojnë strukturën e tij. Krahasojnë

strukturën me diagramën e kërcellit të një

bime në një figurë të dhënë.

Presin një seksion shumë të hollë të një

kërcelli drunor dhe e vëzhgojnë në

mikroskop, vërejnë muret qelizore të

qelizave.

Presin gjethet e një bime dhe vëzhgojnë me

lente zmadhuese venat.

Page 79: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

79

DITURI NATYRE

lules (thekët, si pjesa mashkullore e bimës;

pistilin, si pjesa femërore e bimës, farën

dhe frytin);

të përshkruajnë procesin e pjalmimit, llojet

e tij dhe pllenimin te bimët;

të diskutojnë për llojet e frutave dhe farave;

të lidhin karakteristikave e frutave dhe

farave me mënyrat e përhapjes së tyre:

(p.sh.: me anë të erës – të lehta, të vogla

etj.);

të tregojnë shembuj bimësh që i

shpërndajnë frutat dhe farat me anë të

kafshëve;

të tregojnë shembuj bimësh që i

shpërndajnë farat me anë të mekanizmit të

shpërthimit;

të përshkruajnë mënyrat e shumimit

vegjetativ te bimët (shumimi me kërcej

nëntokësorë, mbitokësorë, me bulb, me anë

të gjetheve etj.).

Mbledhin gjethe të ndryshme dhe

klasifikojnë (të ndarë në grupe), gjethet në

disa mënyra.

Vëzhgojnë lule të ndryshme që sjellin në

klasë, identifikojnë dhe listojnë pjesët e

lules që vëzhgojnë.

Krahasojnë pistilin dhe thekët në lule të

ndryshme.

Sjellin në klasë fara misri dhe fasuleje dhe

gjethe të tyre.

Mbajnë shënim karakteristikat e farave dhe

të gjetheve dhe nxjerrin përfundime për

karakteristikat e monokotiledoneve dhe

dikotiledonëve.

Vëzhgojnë pjesët e një molle dhe

përcaktojnë nga cila pjesë e lules formohet

secila pjesë e frytit.

Bimët pa lule

të përshkruajnë karakteristikat e

përgjithshme të bimëve pa lule;

të tregojnë karakteristikat e algave

dhe klasifikojnë ato në bazë të

ngjyrës;

Sjellin në klasë myshqe dhe alga dhe

vëzhgojnë me lente zmadhuese ndërtimin e

tyre. Diskutojnë çfarë shohin.

Sjellin në klasë gjethe fieri. Nëse bima

është e freskët mund të shikojnë sporet.

Page 80: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

80

DITURI NATYRE

të përshkruajnë karakteristikat e

përgjithshme të myshqeve;

të tregojnë ndërtimin e një bime fieri;

të shpjegojnë si ndryshojnë bimët e

fierit nga bimët me lule.

Bimët dhe njeriu

të përshkruajnë mjediset jetësore të një

pyllit (katet e pyllit);

të diskutojnë për rëndësinë jetësore të

pyllit për gjallesat dhe keqpërdorimet

e tij nga njeriu;

të përshkruajnë si njerëzit i përdorin

bimët për ushqim, veshje, ndërtim,

strehim (p.sh, lënda e drurit e nxjerrë

nga pemët përdoret për të ndërtuar

shtëpi për strehim, rrobat janë të bëra

nga pambuku etj.);

të përshkruajnë përftimin nga bimët

të lëndëve ushqimore (si: proteina,

karbohidrate, lyra, vitamina, kripëra

minerale);

të përshkruajnë rëndësinë e bimëve

mjekësore dhe të listojnë bimë

mjekësore që rriten në vendin tonë;

të tregojnë lloje të ndryshme bimësh

zbukuruese, si dhe rolin e tyre në

jetën e njeriut.

Sjellin shembuj dhe diskutojnë varësinë e

bimëve, kafshëve dhe njeriut.

Japin shembuj nga jeta e përditshme për

përdorimin e bimëve nga njeriu.

Tregojnë përvojat e tyre me bimët

zbukuruese, p.sh. në përgatitjen e buqetave,

mbjelljen në kopshtin e shkollës/ose

shtëpisë etj.

Përdorin burime te ndryshme për të marrë

informacion dhe diskutojnë rëndësinë e

pyjeve për jetën e gjallesave.

Page 81: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

81

DITURI NATYRE

Terma/koncepte kyçe: bimë me lule, bimë pa lule, floemë, ksilemë, rrënja, kërcelli, gjethja,

lulja, fryti, fara, thekët, pistili, pjalmimi, pllenimi, riprodhimi vegjetativ, avullim, fotosinteza,

koleksionim, herbarium, kat pylli, bimë mjekësore, bimë zbukuruese, keqpërdorim i bimëve,

mbrojtje e bimëve.

Page 82: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

82

DITURI NATYRE

LINJA: SHUMËLLOJSHMËRIA DHE KLASIFIKIMI I GJALLESAVE

NËNLINJA: MIKROORGANIZMAT

Orë të sugjeruara: 2

Objektivat Veprimtari të sugjeruara

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të dallojnë mikroorganizmat si qenie të gjalla;

të tregojnë llojet e mikroorganizmave

baktere, kërpudhat, protozoarët, viruset;.

të tregojnë se mikroorganizmat marrin frymë,

rriten, lëvizin;

të japin shembuj të përdorimit të

mikroorganizmave nga njeriu (p.sh.

prodhimin e bukës, kosit, djathit);

të përmendin efektet e dëmshme të

mikroorganizmave;

të diskutojnë mënyrat e parandalimit të

sëmundjeve nga mikroorganizmat (p.sh:

larjen e duarve para ngrënies së ushqimit,

mbyllim gojën dhe hundën me shami kur

teshtijmë, mbulojmë plagën kur vritemi etj.).

Nxënësit shikojnë video ose foto

mikroorganizmash të ndryshëm (p.sh.

baktere, kërpudha, protozoarë, viruse).

Vëzhgojnë efektin e majasë në brumin e

bukës dhe tregojnë pse fryhet buka.

Vëzhgojnë me lente ose mikroskop,

portokall të kalbur ose oriz të zënë myk.

Regjistrojnë të dhënat përmes vizatimit.

Shikojnë në video si lëvizin

mikroorganizmat në ujë.

Diskutojnë rezultatet e vëzhgimeve dhe

pohojnë se mikroorganizmat janë qenie

të gjalla dhe shumica e tyre nuk mund të

shihet me sy të lirë.

Mbledhin informacion dhe diskutojnë

për sëmundjet që shkaktojnë

mikroorganizmat e dëmshëm (p.sh.:

shkaktojnë sëmundje, si: gripin,

helmimin në ushqim, prishjen e

dhëmbëve).

Terma/koncepte kyçe: mikroorganizma, baktere, protozoarë, kërpudha, viruse, sëmundje,

higjienë

Page 83: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

83

DITURI NATYRE

LINJA: SISTEMET FIZIKE DHE HUMANE

NËNLINJA: ATMOSFERA

Orë të sugjeruara: 5

Objektivat Veprimtari të sugjeruara

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të tregojnë përbërjen e atmosferës dhe

rëndësinë e saj për proceset në natyrë dhe

jetën në Tokë (p.sh., mbrojtja nga

meteoritët, nga rrezatimi diellor, gjallesat

nuk mund të jetojnë pa oksigjen etj.);

të listojnë shtresat e atmosferës;

të tregojnë pse troposfera quhet “zona e

motit”;

të përshkruajnë me fjalor të thjeshtë ç’është

temperatura e ajrit;

të krahasojnë temperaturën e ajrit brenda

dhe jashtë, në hije dhe në dritë, në anë të

ndryshme të një ndërtese;

të përdorin pajisje të thjeshta për të

vëzhguar dhe për të regjistruar dukuritë e

motit: reshjet, erën, temperaturën;

të regjistrojnë dhe prezantojnë ndryshimet

e temperaturës së ajrit (p.sh., masin

temperaturën e ajrit në mëngjes, në drekë

dhe pasdite; gjen temperaturën mesatare

Në enciklopedi, revista etj., nxënësit mund

të kërkojnë informacion për shtresat e

atmosferës.

Mësuesi mund ta ndajë klasën në pesë

grupe, ku secili grup është përgjegjës për

një shtresë dhe secili grup përshkruan

karakteristikat dhe rëndësinë e shtresës.

Nxënësit në oborrin e shkollës, me

ndihmën e mësueses, por dhe në shtëpi me

ndihmën e prindërve, kryejnë matje të

temperaturës së ajrit përmes një termometri

të zakonshëm. Ata regjistrojnë të dhënat që

sigurojnë dhe bëjnë krahasime të

temperaturës në mëngjes, në drekë, pasdite

në ditë të ndryshme. Këto të dhëna i

krahasojnë midis tyre dhe diskutojnë në

klasë.

Nxënësit mund të përgatitin vetë një enë

milimetrike të improvizuar përmes së cilës

ata matin sasinë e reshjeve. Këtë detyrë ata

mund ta realizojnë gjatë një jave ose gjatë

ditëve që bie shi dhe më pas në klasë mund

të hartojnë një kalendar javor në të cilin

Page 84: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

84

DITURI NATYRE

ditore dhe javore të ajrit) dhe përcakton

nga se varen këto ndryshime (këndi i rënies

së rrezeve të Diellit, prania e deteve ose

liqeneve);

të përshkruajnë gjendjen e ujit në atmosferë

(retë, llojet e tyre, reshjet, llojet e tyre);

të tregojnë disa nga pasojat e dukurive që

lidhen me to;

të përshkruajnë motin, klimën, lidhjen dhe

ndryshimin midis tyre;

të përcaktojnë faktorët që ndikojnë në

klimën e një vendi (Shqipëria);

të tregojnë rolin e klimës së një vendi për

bimët, kafshët dhe njerëzit.

shënojnë sasinë e reshjeve që regjistruan

për çdo ditë.

Përmes fotove ose vizatimeve, nxënësit

demonstrojnë format e ndryshme të reve.

Gjithashtu, në oborrin e shkollës ata mund

të kryejnë vëzhgime të tyre dhe në këtë

mënyrë shohin si retë ndryshojnë formën,

ngjyrën dhe intensitetin dhe si kjo ndikon

në kushtet e motit.

Mësuesi mund të nxitë punën në grupe të

vogla ose në çifte nxënësish gjatë

vëzhgimeve për realizimin e këtyre

veprimtarive.

Nxënësit diskutojnë në klasë për klimën në

qytetin ose fshatin e tyre.

Mësuesi mund të organizojë një vizitë në

stacionin meteorologjik më të afërt përmes

së cilës nxënësit njihen me mënyrat e

parashikimit të motit dhe profesionin e

meteorologut.

Terma/koncepte kyçe: atmosfera, përbërja, shtresat, temperatura e ajrit, era, retë, reshjet, llojet

e reshjeve, moti, klima, meteorologu, stacion meteorologjik.

Page 85: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

85

DITURI NATYRE

NËNLINJA: LITOSFERA

Orë të sugjeruara: 2

Objektivat Veprimtari të sugjeruara

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të përshkruajnë strukturën (ndërtimin e

brendshëm) e Tokës: dallon bërthamën,

mantelin dhe koren e Tokës;

të përshkruajnë se korja e Tokës përbëhet

nga shkëmbinj të ndryshëm;

të tregojnë që në shkëmbinj gjenden

minerale dhe fosile të ndryshme; të sjellin

shembuj të mineraleve të ndryshme në

vendin tonë në varësi të llojit të

shkëmbinjve;

të tregojnë ndërvarësinë e bimësisë në një

mjedis të caktuar me llojin e tokës ku rritet.

Nxënësit vizatojnë ose ndërtojnë me

plastelinë Tokën, duke dalluar përmes

ngjyrave të ndryshme shtresat kryesore të

saj (ndërtimin e brendshëm).

Mësuesi mund ta ndajë klasën në grupe dhe

t’i kërkojë secilit grup të krijojë një

koleksion me gurë të ndryshëm.

Mësuesi mund t’i nxjerrë nxënësit në

oborrin e shkollës dhe në një sipërfaqe të

gjelbëruar ata vëzhgojnë tokën (dheun),

ngjyrën e tij, bimët që rriten etj.

Terma/koncepte kyçe: ndërtimi i brendshëm i Tokës, korja, manteli, bërthama, shkëmbinjtë,

mineralet, dherat.

Page 86: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

86

DITURI NATYRE

LINJA: VENDNDODHJA GJEOGRAFIKE

NËNLINJA: HARTA, GLOBI

Orë të sugjeruara: 2

Objektivat Veprimtari të sugjeruara

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të dallojnë hartën nga globi;

të evidentojnë tipat kryesorë të hartave

(fizike, ekonomike, turistike etj.);

të dallojnë elementet kryesore të hartës:

o Elementet matematikore të një hartë

(p.sh. shkallën e zvogëlimit,

meridianët, paralelet);

o Elementet gjeografike të një harte

(p.sh., shenjat konvencionale,

ngjyrat paraqitëse të relievit, të

lumenjve, deteve, liqeneve, rrugëve

etj.).

Mësuesi prezanton lloje të ndryshme

hartash dhe diskuton me nxënësit për to

(p.sh., harta sinoptike tregon motin në zona

dhe vende të ndryshme, harta turistike jep

informacion për vendet e ndryshme

turistike etj.).

Mësuesi mund të organizojë në formën e

lojës apo të një konkursi njohjen e shenjave

konvencionale të hartës, të ngjyrave etj.

Terma/koncepte kyçe: harta, lloje hartash, meridian, paralel, ekuatori, shkalla e zvogëlimit,

shenja konvencionale, ngjyrat e hartës.

Page 87: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

87

DITURI NATYRE

LINJA: SISTEMI DIELLOR DHE TOKA

NËNLINJA: SISTEMI DIELLOR DHE TOKA

Orë të sugjeruara: 3

Objektivat Veprimtari të sugjeruara

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të përshkruajnë lëvizjen e Tokës rreth

boshtit të vet dhe rreth Diellit;

të evidentojnë pasojat e lëvizjes së Tokës

rreth vetes dhe rreth Diellit;

të vëzhgojnë hijet (drejtimin, gjatësinë) dhe

lidhjen me ndriçimin e Diellit;

të vlerësojnë rrezikun e ekspozimit në Diell

në mesditë në stinën e verës (lidhur kjo me

këndin e rënies së rrezeve të diellit;

prandaj nxënësit duhet të mbajnë kapele,

mos të ekspozohen për një kohë të gjatë në

diell, ora e lojës në verë jo në drekë).

Mësuesi mund të realizojë një demonstrim

përmes të cilin nxënësit kuptojnë dhe

dallojnë dy lëvizjet që bën Toka

njëkohësisht.

Shembull demonstrimi: merrni një mollë

ose një portokall, caktoni “polet” e saj dhe

në njërin “pol”, që do ta merrni si veriun,

ngulni një gozhdë, në të cilin keni lidhur

një fill pe. Përdridheni perin me dorë dhe

do ta shihni se molla (ose portokalli) do të

rrotullohet rreth boshtit të saj (gozhdës), po

ashtu si Toka rrotullohet rreth boshtit të

vet. Në këtë gjendje fillon ta rrotulloni rreth

një sendi, që do ta merrni si Diellin dhe që

nuk lëviz. Nxënësit do të shohin mënyrën

se si Toka rrotullohet njëkohësisht edhe

rreth boshtit të vet dhe rreth Diellit.

Terma/koncepte kyçe: lëvizja e Tokës rreth vetes: dita, nata; lëvizja e Tokës rreth Diellit: viti,

stinët.

Page 88: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

88

DITURI NATYRE

LINJA: NDËRVEPRIMI NJERI/MJEDIS

NËNLINJA: KUJDESI PËR MJEDISIN

Orë të sugjeruara: 1

Objektivat Veprimtari të sugjeruara

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të vlerësojnë tokën si një burim natyror i

rëndësishëm;

të identifikojnë disa ndër faktorët që

ndikojnë në ndotjen e tokës apo

keqmenaxhimin e saj: p.sh., shfrytëzimi i

tokave-ndërtimet në tokat e bukës,

përdorimi i pesticideve, shpyllëzimet,

erozioni etj.);

të listojnë rrugë të mbrojtjes së tokës, p.sh.,

përdorimi i plehrave organike, mbjellja e

pemëve etj.

Mësuesi mund të organizojë me klasën në

formën e lojës një “debat” ku nxënësit

mbrojnë me argumente “pro” dhe “kundër”

p.sh., “pro” dhe “kundër” përdorimit të

pesticideve, shpyllëzimit etj.

Nxënësit përgatisin postera, vizatime apo

vjersha.

Diskutojnë për 22 prillin – Dita e Tokës, si

ditëlindja e saj dhe për veprimtaritë që

mund të organizojnë.

Terma/koncepte kyçe: ndotja e tokës, faktorët që ndikojnë në ndotje, mbrojtja e tokës.

Page 89: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

89

DITURI NATYRE

LINJA: STRUKTURA DHE VETITË E LËNDËVE

NËNLINJA: VETITË DHE KARAKTERISTIKAT E LËNDËVE

Orë të sugjeruara: 5

Objektivat Veprimtari të sugjeruara

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

Lëndët rreth nesh

të eksplorojnë origjinën e lëndëve metalike,

p.sh.: të identifikojnë lëndët natyrale dhe

ato të përftuara me rrugë industriale;

të grupojnë lëndët, duke u bazuar në vetitë

dhe përbërjen e tyre, p.sh.:

vetitë: përkulshmëria, tejdukshmëria,

magnetizmi, përcjellshmëria,

izolueshmëria, fortësia, forma

përbërja: ushqimet përmbajnë

proteina, sheqerna dhe yndyra;

të përshkruajnë përbërjen e ajrit dhe

atmosferën dhe të ndërgjegjësohen për disa

zbatime praktike të gazeve përbërëse të

ajrit në jetën e përditshme, p.sh.:

o përdorimi i dyoksidit të karbonit në

pijet me gaz dhe në fikjen e

zjarreve;

Nxënësit vëzhgojnë dhe përshkruajnë

lëndë natyrale të njohura në mjedisin

rrethues dhe lëndë të përftuara me rrugë

industriale (hekuri, alumini, druri,

qelqi, qumështi, kosi, stofrat, tekstilet

etj.).

Nxënësit njohin dhe klasifikojnë lëndët

duke u bazuar në vetitë dhe në

përbërjen e tyre; vetitë: përkulshmëria,

tejdukshmëria, magnetizmi,

përcjellshmëria, izolueshmëria, fortësia,

forma; përbërja: ushqimet përmbajnë

proteina, sheqerna dhe yndyrna (mjalti,

qumështi, hekuri, kallaji, mielli,

niseshteja, lëngu i frutave, limonada

etj.).

o të njihen dhe të përshkruajnë

përbërësit e ajrit dhe zbatimet

praktike të përbërësve të ajrit

(oksigjeni, azoti, dyoksidi i

karbonit, avujt e ujit etj.);

o roli i oksigjenit në proceset

jetësore të organizmit;

Page 90: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

90

DITURI NATYRE

të identifikojnë që disa lëndë kalben

(dekompozohen) në mënyrë natyrale,

ndërsa disa të tjera mbijetojnë për një kohë

të gjatë në mjedis dhe të ndërgjegjësohen

për mbrojtjen e mjedisit nga mbeturinat;

të studiojnë ajrin e ndotur të mjedisit dhe të

iniciojë veprimtari për përmirësimin e

gjendjes:

o mbeturina (plehra) biodegraduese

dhe jobiodegraduese;

o roli i dyoksidit të karbonit në

fikjen e zjarreve etj.);

o të njihen dhe të vëzhgojnë

lëndët që kalbëzohen dhe lëndët

që i rezistojnë kalbëzimit

(degradimit) (mbeturina të

ndryshme në mjedis, si:

plastika, mbetje të ndryshme

ushqimore, mbetje industriale

etj.);

o të hulumtojnë ndotjen e ajrit në

mjedisin ku ata jetojnë dhe të

propozojnë veprimtari konkrete

për përmirësimin e gjendjes;

o të ndërmarrin nisma të

drejtpërdrejta për përmirësimin

e ndotjes së mjedisit (veprimtari

ndërgjegjësuese në komunitet,

mbledhje dhe grumbullim

mbeturinash në mjedis, mbajtje

pastër e mjedisit të klasës, të

shkollës dhe të lagjes, shtëpisë

ose të apartamentit ku banojnë).

Terma/koncepte kyçe: lëndë, vetitë e lëndëve, përdorimi i lëndëve, lëndë të ngurta, lëndë të

lëngëta, lëndë të gazta, veti të lëndëve, ndryshimi i lëndëve, lëndë e parë/natyrore, produkt, lëndë

ushqyese, proteina, sheqerna, yndyra, dekompozimi, ajri, përbërja e ajrit, oksigjeni, dyoksidi i

karbonit, kujdesi shëndetësor nga ajri i ndotur, përdorimet e dyoksidit të karbonit.

Page 91: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

91

DITURI NATYRE

NËNLINJA: SHNDËRRIMET E LËNDËVE

Orë të sugjeruara: 5

Objektivat Veprimtari të sugjeruara

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

Nxehja dhe ftohja

të argumentojnë që temperatura është një

mjet që shërben për të matur sa të nxehtë

ose të ftohtë janë lëndët dhe trupat dhe të

eksplorojnë ndryshimet e kthyeshme, p.sh.:

tretja, shkrirja, vlimi, kondensimi,

ngrirja, avullimi;

të eksplorojnë efektet e nxehjes dhe ftohjes

të një game të lëngjeve, trupave të ngurtë

dhe gazeve:

ndryshime të përkohshme, p.sh. trup i

ngurtë - lëng – gaz, zgjerimi i ujit gjatë

ngrirjes, avullimi i ujit gjatë nxehjes;

të argumentojnë rëndësinë e ujit si tretës

dhe të hulumtojnë purifikimin/filtrimin

(pastrimin) e ujit, si dhe të zbatojnë në

praktikë filtrimin e ujit me mjete të

thjeshta, si: hinkë, letër filtri, filtrues;

të shpjegojnë se uji i një burimi është i

ndryshëm nga uji i një tjetër burimi për

shkak të mineraleve të ndryshme dhe

Nxënësit demonstrojnë dhe përshkruajnë

temperaturat e ndryshme të lëndëve dhe të

trupave (kosi, qumështi, uji i valuar, çaji

etj.).

Ata vëzhgojnë dhe eksperimentojnë

proceset e tretjes, shkrirjes, vlimit,

kondensimit, ngrirjes, avullimit (tretja e

kripës në ujë, shkrirja e sheqerit, vlimi i

ujit, ngrirja e ujit në frigorifer, avullimi i

ujit nga nxehja etj.).

Duke eksperimentuar, nxënësit

përshkruajnë kalimin e gjendjeve të ujit nga

i ngurtë në të lëngët dhe të gaztë, si edhe

ndryshimin e vëllimit të ujit gjatë ngrirjes

(shkrirja e ujit në gjendje të akullt, avullimi

i ujit në gjendje të lëngët me nxehje, ngrirja

e ujit në frigorifer, vrojtimi i ndryshimit të

vëllimit të ujit gjatë kalimit nga gjendja e

lëngët në të ngurtë etj.).

Nxënësit demonstrojnë dhe përshkruajnë

filtrimin ose purifikimin e ujit (filtrimi i ujit

me anë të një hinke dhe letre filtri, ose

filtruesi etj.).

Ata njihen dhe hulumtojnë përmbajtjen e

mineraleve në sasi të ndryshme në ujëra të

Page 92: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

92

DITURI NATYRE

sasive të ndryshme të tyre që përmbahen në

ujë dhe të dallojnë për nga vetitë dhe

përbërja ujin e ëmbël dhe ujin e kripur,

p.sh.: shija, temperatura e vlimit etj.;

të përshkruajnë që uji i fortë përmban sasi

më të mëdha mineralesh të tretura në

krahasim me ujin e butë dhe të dallojnë

eksperimentalisht ujin e fortë prej ujit të

butë (prova e shkumëzimit të sapunit);

të identifikojnë mënyra në të cilat shtëpitë

dhe ndërtesat mbahen të nxehta dhe të

freskëta-termoizolimi i ndërtesave dhe të

identifikojnë se si nxehja dhe ftohja mund

të përdoren për të rezervuar (konservuar)

ushqim.

ndryshme të burimeve dhe të dallojnë nga

shija dhe temperatura e vlimit ujin e ëmbël

nga uji i kripur (krahasimi i shijes së ujit

me kripë me ujin e ëmbël, krahasimi i

temperaturës së vilit të ujit me kripë me

ujin e ëmbël etj.).

Nxënësit eksperimentojnë dhe krahasojnë

përbërjen e ujit të fortë dhe të ujit të butë

(nxehja, zierja e ushqimeve, shkumëzimi i

sapunit etj.).

Nxënësit hulumtojnë se si mund të bëhet

termoizolimi i ndërtesave dhe si mund të

konservohen produktet ushqimore duke

shfrytëzuar nxehjen dhe ftohjen (lëndë

ndërtimi që përdoren për të izoluar

ndërtesat, ruajtja e produkteve ushqimore

në kushtet e shtëpisë etj.).

Përzierjet dhe ndryshimet e lëndëve

të hetojnë se si një gamë e gjerë e lëndëve

mund të ndryshojë duke i përzier:

o përzierja dhe shpërbërja (tretja) e

lëndëve në tretësirë ujore;

të hetojnë efektet e dritës, ajrit dhe ujit mbi

lëndët, p.sh.:

o ndryshkja e hekurit dhe e çelikut;

të identifikojnë që oksigjeni ndihmon

djegien dhe të demonstrojnë

eksperimentalisht që oksigjeni ndihmon

Nxënësit eksperimentojnë dhe përshkruajnë

shpërbërjen ose tretjen e lëndëve të

ndryshme në ujë (tretja e sheqerit, e

kripës).

Hulumtojnë dhe tregojnë efektet e dritës,

ajrit dhe ujit mbi lëndët (ndryshkja e

hekurit etj.).

Demonstrojnë dhe përshkruajnë që

oksigjeni ndihmon djegien (prova e djegies

së qiriut etj.).

Nxënësit njohin dhe përshkruajnë lëndët

ndotëse të ujit, mënyrat e ndotjes së ujit,

pasojat dhe mbrojtjen e ujit nga ndotja

Page 93: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

93

DITURI NATYRE

djegien;

të përshkruajnë ndotësit e ujit (si: plumbi,

merkuri, plehrat kimike, vajrat, nafta,

plastika, pesticidet, detergjentet, tretësit

pastrues), të diskutojnë rrugë të ndotjes së

ujit (si: ujërat e zeza, industria, bujqësia,

ndotjet urbane) dhe pasojat e ndotjes së

ujit; si dhe të diskutojnë mbrojtjen e ujit

nga ndotja;

të përshkruajnë shkripëzimin e ujit të

deteve me anë të avullimit dhe të

demonstrojnë nxjerrjen e ujit të pijshëm

nga toka (ndërtimi i modelit të një pusi).

(veprimtari ndërgjegjësuese në mjedisin ku

ata jetojnë, mbledhje dhe grumbullim

mbetjesh që derdhen në ujë, mbajtje pastër

e ujit etj.).

Ata njohin dhe përshkruajnë përftimin e

kripës nga shkripëzimi i ujit të deteve, si

dhe nxjerrjen e ujit të pijshëm nga toka

(ndërtimi i pusit etj.).

Terma/koncepte kyçe: temperatura, nxehja e lëndëve, ftohja e lëndëve, tretja, shkrirja, vlimi,

kondensimi, ngrirja, avullimi, vetitë e ujit, uji si tretës, filtrimi, ujë i ëmbël, ujë i kripur, ujë i

fortë, ujë i butë, konservimi/ruajtja e lëndëve ushqimore, përzierja e lëndëve, tretja, ndryshkja,

djegia, lëndët e tokës, ndarja e lëndëve, lëndët ndotëse të ujit, mbrojtja e ujit nga ndotja, avullimi

i tretësirës.

LINJA: ENERGJIA DHE SHNDËRRIMET E SAJ

NËNLINJA: BURIMET E ENERGJISË

Orë të sugjeruara: 4

Objektivat Veprimtari të sugjeruara

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të shpjegojnë pse është e nevojshme

Nxënësit diskutojnë dhe arrijnë në

përfundimin se energjia është e

nevojshme:

Page 94: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

94

DITURI NATYRE

energjia;

të japin shembuj ku dhe kur përdoret

energjia;

të listojnë burime të ndryshme të energjisë;

të identifikojnë forma të ndryshme të

energjisë;

të identifikojnë shndërrimet e energjisë në

pajisje të përdorimit të përditshëm;

të tregojnë si të kursejnë energjinë.

a) për gjallesat që ato të lëvizin,

marrin frymë dhe të rriten;

b) për të lëvizur, zierë, shkrirë

sendet.

Nxënësit mbledhin dhe japin

informacion se ku dhe kur përdoret

energjia dhe diskutojnë mbi Diellin si

burimi kryesor i energjisë.

Nxënësit diskutojnë mbi format e

zakonshme të energjisë, si p.sh. mbi:

a) Energjinë elektrike që përdoret çdo ditë

nga ne në shtëpi dhe në shkollë. Ajo

ndikon në mënyra të ndryshme në jetën

e njerëzve;

b) Energjinë termike që përdoret shpesh

në pajisje të ndryshme, si: hekuri i

hekurosjes, sobat ngrohëse dhe të

gatimit, çajnikët, kaloriferët etj.

c) Energjinë dritore, si natyrore ashtu dhe

artificiale (drita e diellit, yjeve, zjarrit,

llambave, xixëllonjave etj.);

d) Energjinë zanore që është e pranishme

në veprimtaritë e përditshme;

e) Energjinë kimike që çlirohet gjatë

ndryshimeve kimike (p.sh., çlirimi i

energjisë kimike nga tretja e sodës së

bukës në uthull);

f) Energjinë e lartësisë që zotëron trupi në

një lartësi të caktuar;

g) Energjinë kinetike si energji e lëvizjes

së trupave, p.sh., kur punojnë ose

Page 95: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

95

DITURI NATYRE

luajnë.

Me anë të diskutimeve, nxënësit listojnë

disa mënyra se si mund të kursejnë

energjinë në jetën e përditshme. Ata bëjnë

një listë me çfarë duhet të bëjnë dhe çfarë

nuk duhet të bëjnë për të kursyer energjinë

dhe e shfrytëzojnë këtë listë si udhëzues në

jetën e përditshme (p.sh.: mbyllja e dritës

së shkallëve të pallatit, çdo mëngjes etj.).

Terma/koncepte kyçe: burim energjie, energji, formë energjie, energji e nxehtësisë, dritore,

zanore, e lartësisë, e lëvizjes, elektrike, kimike, shndërrim energjie, kursim energjie.

NËNLINJA: NXEHTËSIA

Orë të sugjeruara: 6

Objektivat Veprimtari të sugjeruara

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të tregojnë se kur një lëndë merr nxehtësi

bëhet më e ngrohtë;

të tregojnë se kur një lëndë humbet

nxehtësi bëhet më e freskët;

të matin temperaturën me termometër,

duke përdorur teknikë të saktë;

të përdorin “gradë Celsius” si njësinë e

temperaturës;

të tregojnë se temperatura e një trupi ose

lënde rritet nëse nxehtësia e tij rritet dhe se

temperatura e tij zvogëlohet nëse ai humb

nxehtësi;

të nxjerrin përfundimin se temperatura

Nxënësit ndjejnë nëpërmjet dorës rritjen e

ngrohtësisë së ujit brenda një ene, kur atë e

vendosin mbi ngrohës.

Ata ndjejnë nëpërmjet dorës ftohjen e ujit

brenda një ene të hequr nga ngrohësi.

Bazuar në provat e mësipërme, nxënësit

diskutojnë dhe arrijnë në përfundimin se

shkak i ngrohjes së ujit është marrja e

nxehtësisë dhe i ftohjes së tij humbja e

nxehtësisë.

Nxënësit njihen dhe përdorin termometrin

sipas udhëzimeve të mësuesit dhe shprehin

temperaturën në gradë Celsius.

Matin temperaturën e ujit me termometër,

Page 96: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

96

DITURI NATYRE

është një tregues për të matur nxehtësinë;

të tregojnë se trupat dhe lëndët bymehen

kur nxehen dhe tkurren kur ftohen;

të japin shembuj të dukurisë së bymimit

dhe të tkurrjes në jetën e përditshme.

çdo dy minuta, kur ai ngrohet dhe ftohet.

Regjistrojnë matjet në një tabelë.

Diskutojnë se temperatura është tregues i

nxehtësisë.

Provojnë se:

a) sfera prej çeliku kur nxehet, nuk kalon

në një unazë çeliku, ndërsa e ftohtë

kalon;

b) topi i shfryrë, fryhet kur futet në ujë të

nxehtë;

c) niveli i ujit të ngjyrosur brenda një tubi,

zbret kur futet në ujë të ftohtë dhe

ngrihet kur futet në ujë të nxehtë.

Diskutojnë mbi bymimin dhe tkurrjen në

jetën e përditshme:

a) kabllot elektrike instalohen të lirshme

për të parandaluar këputjen e tyre kur

tkurren në mot të ftohtë;

b) ndërmjet shinave të hekurudhës lihet

një hapësirë për të lejuar bymimin në

mot të nxehtë;

c) një shishe me kapak të shtrënguar mund

të hapet nëse futet në ujë të nxehtë;

d) një shishe nuk duhet mbushur plot me

ujë kur futet në ngrirje, në frigorifer;

e) ndërmjet pllakave të betonit (urat) lihet

hapësirë për të lejuar bymimin.

Shënim.

Gjatë veprimtarive me ujë të nxehtë dhe

burime nxehtësie të mbahen parasysh rregullat

e sigurisë të punës me to.

Page 97: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

97

DITURI NATYRE

Terma/koncepte kyçe: temperaturë, termometër, gradë Celsius, bymim, tkurrje.

NËNLINJA: TINGULLI

Orë të sugjeruara: 6

Objektivat Veprimtari të sugjeruara

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të tregojnë se tingulli përhapet nëse ka

burim dhe mjedis;

të demonstrojnë si prodhohet tingulli;

të vëzhgojnë dhe të krahasojnë përhapjen e

tingullit në mjedise të ndryshme: në ajër,

ujë dhe disa trupa të ngurtë (p.sh., tingullin

që merret në disa tuba të mbushur me ujë

në nivele të ndryshme ose vazo me

madhësi të ndryshme);

të klasifikojnë materialet veçuese dhe

përçuese të tingullit;

të përftojnë tinguj të ulët dhe të lartë, të

dobët dhe të fortë;

të tregojnë se lartësia e tingullit varet nga

trashësia, gjatësia dhe tendosja e fijes;

të dallojnë jehonën;

të diskutojnë mbi problemet e ndotjes

akustike të mjedisit.

U kërkohet nxënësve të sjellin në klasë një

vizore të gjatë plastike dhe një bilbil. Ata

demonstrojnë se tingulli prodhohet nga

dridhjet, nga dridhjet e një vizoreje plastike

apo nga fryrja e bilbilit.

Nxënësit krahasojnë përhapjen e tingullit

në ajër, ujë dhe në disa trupa prej metali,

prej druri, të zgavruar ose jo.

Nxënësit vëzhgojnë praktikisht përhapjen e

tingullit në materiale të ndryshëm, si: bukë

peshku, leckë, pambuk, materiale me vrima

dhe materiale metalike dhe druri.

U kërkohet nxënësve të sjellin shishe me

grykë të gjatë. Ata fryjnë në grykën e

shishes, të mbushur me ujë në nivele të

ndryshme për të përftuar tinguj të ulët dhe

të lartë, të dobët dhe të fortë.

Nxënësit provojnë se tingujt e lartë merren

nga fijet e shkurtra, të holla dhe të

tendosura, kurse tingujt e ulët nga fijet e

gjata, të trasha dhe pak të tendosura.

Nxënësit çohen në palestër ose në sallën e

shfaqjeve të shkollës dhe u kërkohet të

flasin me zë të lartë. Kështu, ata provojnë

Page 98: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

98

DITURI NATYRE

praktikisht, si dhe ku mund të përftohet

jehona.

Nxënësit diskutojnë mbi rastet e ndotjes

akustike të mjediseve të hapura, si në rrugë,

në aeroporte etj., dhe të mjediseve të

mbyllura, si në disko, në shtëpi, në salla me

makineri dhe pajisje etj., dhe mbi mënyrat

e zvogëlimit të saj.

Nxënësit realizojnë praktikisht një

veprimtari që zvogëlon ndotjen akustike në

një mjedis të caktuar, p.sh. në sallën e

koncerteve në shkollë.

Terma/koncepte kyçe: tingulli, material veçues i tingullit, material përçues i tingullit, dridhja,

tingull i lartë, i ulët, zhurma, jehona, ndotje akustike.

TEMA/VEPRIMTARI INTEGRUESE TË SUGJERUARA (9 orë)

Temat dhe veprimtaritë integruese, të sugjeruara më poshtë kanë për qëllim lidhjen e

linjave brenda fushës dhe integrimin me lëndët e tjera. Ato rritin interesin e nxënësve për

shkencën dhe u japin atyre kënaqësi. Ato zhvillohen përgjatë vitit, në një numër orësh mësimore

të përcaktuar në program.

Zbatuesit e programit janë të lirë të bëjnë shpërndarjen e temave, si dhe orët për secilën

temë, duke respektuar numrin e përgjithshëm të orëve të planifikuara për to. Ata duhet të bëjnë

kujdes në planifikimin kohor të temave/veprimtarive integruese, duke planifikuar zhvillimin e

tyre pasi të jenë realizuar përmbajtjet mësimore përkatëse që mundësojnë realizimin e këtyre

temave/veprimtarive.

Zbatuesit e programit mund të zgjedhin ndërmjet temave/veprimtarive të sugjeruara, të heqin

ose të shtojnë të tjera.

Page 99: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

99

DITURI NATYRE

Myku (1 orë mësimore)

Mikroorganizmat: myku, mikroorganizma.

Struktura dhe vetitë e lëndëve: ruajtja e ushqimeve.

Matjet: matja e kohës, e temperaturës.

Sistemet fizike dhe humane: lagështia.

Integrimi me lëndët e tjera: Matematikë, Art pamor.

Matja e temperaturës (2 orë)

Energjia dhe shndërrimet e saj. Nxehtësia: temperatura, matja e temperaturës, llojet e

termometrave.

Njeriu dhe shëndeti: temperatura e trupit të njeriut.

Struktura dhe vetitë e lëndëve: ngrirja, shkrimi, vlimi.

Sistemet fizike dhe humane: temperatura e ajrit në dritë, në hije, ditën, natën.

Integrimi me lëndët e tjera: Matematikë, TIK, Art pamor.

Biçikleta (1 orë)

Energjia dhe shndërrimet e saj: energjia, burimet e energjisë, energjia e lëvizjes, energjia e

nxehtësisë në llambë, energjia e dritës, shndërrimet e energjisë.

Njeriu dhe shëndeti: energjia e ushqimeve, energjia kimike në muskuj.

Sistemet fizike dhe humane: energjia e lëvizjes sipas terrenit.

Integrimi me lëndët e tjera: Edukim fizik dhe sporte, Art pamor, Teknologji.

Shënim: Kjo temë/veprimtari mund të zhvillohet praktikisht, me një biçikletë në oborrin e

shkollës.

Orkestra (1 orë)

Tingulli: prodhimi dhe përhapja e tingullit, zhurmat.

Struktura dhe vetitë e lëndëve: llojet e lëndëve (enë prej lëndëve të ndryshme, si: shishe qelqi,

kanaçe, tenxhere metalike, enë druri etj.).

Njeriu dhe shëndeti: veshi, të dëgjuarit.

Page 100: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

100

DITURI NATYRE

Ndërveprimi njeri/mjedis: ndotja nga zhurmat.

Integrimi me lëndët e tjera: Muzikë, Unë dhe shoqëria, TIK, Teknologji.

Insektet (1 orë)

Bimët: pjalmimi.

Struktura dhe vetitë e lëndëve: insekticidet.

Tingulli: tingujt.

Integrimi me lëndët e tjera: Art pamor, Muzikë, Gjuhë shqipe dhe letërsi.

Shënim: Produktet e kësaj teme/veprimtarie mund të shërbejnë për hapjen e një ekspozite me të

njëjtin emër.

Zjarri (1 orë)

Struktura dhe vetitë e lëndëve: djegia, oksigjeni ushqen zjarrin, veshjet mbrojtëse ndaj zjarrit,

mbrojtja nga zjarri e shtëpive.

Bimët: ruajtja e pyjeve nga zjarri.

Sistemet fizike dhe humane: periudhat me temperaturë të lartë.

Energjia dhe shndërrimet e saj. Nxehtësia: temperatura, matja e temperaturës.

Integrimi me lëndët e tjera: Gjuhë shqipe dhe letërsi, Matematikë, Art pamor, Unë dhe shoqëria,

Teknologji.

Shënim: Kjo temë/veprimtari mund të zhvillohet edhe në një qendër zjarrfikësish në lokalitetin e

shkollës.

Pranvera (2 orë)

Shumëllojshmëria dhe klasifikimi i gjallesave: bimët, kafshët dhe njeriu.

Sistemet fizike dhe humane: moti, dita, nata, veprimtaritë e njeriut në pranverë.

Struktura dhe vetitë e lëndëve: veshjet.

Integrimi me lëndët e tjera: Muzikë, Gjuhë shqipe dhe letërsi, Art pamor, Edukim fizik dhe

sporte, Unë dhe shoqëria, Teknologji.

Shënim: Kjo temë/veprimtari mund të bëhet edhe ekskursion në natyrë, pjesë e vogël teatrore

dhe produktet e saj mund të shërbejnë për hapjen e një ekspozite me të njëjtën temë.

Page 101: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

101

DITURI NATYRE

LINJA: QELIZA DHE PROCESET JETËSORE

NËNLINJA: QELIZA

Orë të sugjeruara: 9

Objektivat Veprimtari të sugjeruara6

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të përshkruajnë veçoritë e së gjallës

(ndërtohen nga qeliza, lind, rritet,

zhvillohet, shumohet dhe vdes);

të përshkruajnë ndërtimin dhe

funksionin e mikroskopit;

të përshkruajnë ndërtimin e qelizës

nga membrana, citoplazma dhe

bërthama;

të tregojnë thjesht funksionin e

organeleve të citoplazmës (p.sh.: në

Mësuesi demonstron përgatitjen e një

preparati bimor dhe shtazor (p.sh.: cipa e

qepës ose e domates).

Diskutojnë dhe krahasojnë ndërtimin e

qelizës bimore dhe shtazore.

Nxënësit përgatisin vetë preparat bimor dhe

e vëzhgojnë në mikroskop.

Më pas vizatojnë qelizën bimore me pjesët

e saj përbërëse.

Shohin diagramë ose foto të qelizave,

listojnë organelet dhe funksionet e secilit

6 Zbatuesit e programit janë të lirë të zgjedhin ndër veprimtaritë e sugjeruara ose të zhvillojnë të tjera, në funksion të

realizimit të objektivave të programit.

KLASA 6

35 javë x 3 orë/javë = 105 orë

Page 102: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

102

DITURI NATYRE

mitokondri prodhohet energji që i

duhet qelizës për të kryer proceset

jetësore etj.);

të tregojnë se qeliza është njësia bazë

e ndërtimit dhe e funksionit të

gjallesave;

të vëzhgojnë me anë të mikroskopit

ndërtimin e qelizës bimore;

të krahasojnë qelizën bimore me atë

shtazore;

të tregojnë se qeliza bimore ka një

mur qelizor dhe lëndë me ngjyrë të

gjelbër (klorofil), e cila e ndihmon

bimën të realizojë procesin e

fotosintezës;

të përshkruajnë fotosintezën dhe

shkruajnë me fjalë reaksionin e saj;

të tregojnë rëndësinë e fotosintezës

për bimët dhe qeniet e tjera të gjalla;

të përshkruajnë frymëmarrjen

qelizore dhe shkruajnë me fjalë

reaksionin e saj;

të provojnë se dyoksidi i karbonit

prodhohet gjatë frymëkëmbimit;

të përshkruajnë organizimin e

qelizave në inde, organe dhe aparate

organel.

Krahasojnë rezultatet, diskutojnë dhe

nxjerrin përfundime.

Demonstrojnë prodhimin e dyoksidit të

karbonit gjatë frymëkëmbimit (hidhet ujë

gëlqereje në një epruvetë dhe me anë të një

pipe fryhet ajër brenda). Vëzhgojnë dhe

mbajnë shënim çfarë shohin. Mësuesi i

tregon se ndryshimi i ngjyrës (bëhet si

qumësht) është rezultat i veprimit të

dyoksidit të karbonit me ujin e gëlqeres.

Page 103: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

103

DITURI NATYRE

Terma/koncepte kyçe: qelizë, membranë, bërthamë, citoplazmë, mur qelizor, mitokondri,

kloroplaste, frymëkëmbimi qelizor, fotosintezë, mikroskop.

LINJA: NDËRVARËSIA

NËNLINJA: ORGANIZMAT DHE MJEDISI

Orë të sugjeruara: 15

Objektivat Veprimtari të sugjeruara

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të tregojnë se gjallesat kanë vendbanimin e

tyre;

të identifikojnë përmes vëzhgimeve faktorë të

ndryshëm ekologjikë që ndikojnë mbi bimët

dhe kafshët në vendbanime specifike (p.sh.,

prania e ujit, burimet e ushqimit, drita, lloji i

tokës, kushtet klimatike);

të tregojnë ndërvarësinë e bimëve dhe

kafshëve me mjedisin ku jetojnë (janë të

varura nga vendbanimi i tyre për ushqim,

strehim, ujë, lëvizje;

të përkufizojnë ekosistemin dhe komponentët

përbërës të tij;

të identifikojnë popullatat e organizmave

brenda një ekosistemi dhe faktorët që

ndihmojnë në mbijetesën e tyre në një

Nxënësit diskutojnë me njëri tjetrin

për kafshë të ndryshme dhe ushqimet

që ato hanë.

Klasifikojnë kafshët në bazë të

ushqimit që ato hanë: barngrënëse,

mishngrënëse, gjithçkangrënëse.

Ndërtojnë zinxhirë ushqimorë për të

treguar lidhjet ushqimore midis

organizmave.

Identifikojnë prodhuesit dhe

konsumatorët.

Ndërtojnë rrjetë ushqimore me

zinxhirët ushqimorë që formuan.

Vëzhgojnë dhe studiojnë rrjeta

ushqimore në mjedise rreth shkollës,

si: fusha, kopshti eksperimental i

Page 104: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

104

DITURI NATYRE

ekosistem;

të dallojnë veçoritë karakteristike të kafshëve

dhe bimëve që jetojnë në vendbanime të

ndryshme;

të klasifikojnë organizmat sipas rolit të tyre

në zinxhirin ushqimor (p.sh., prodhuesit,

konsumatorët, dekompozuesit);

të klasifikojnë kafshët konsumatore të

rendeve të ndryshme (barngrënëse dhe

mishngrënëse);

të demonstrojnë njohje për zinxhirin

ushqimor, rrjetën ushqimore, piramidën e

numrave;

të tregojnë si energjia që vjen nga dielli

shndërrohet dhe rrjedh nëpër zinxhirë të

ndryshëm ushqimorë.

shkollës, pellg, në një vazo lule etj.

Identifikojnë rrjeta ushqimore për

habitatet në studim.

Diskutojnë dhe parashikojnë çfarë do

të ndodhte nëse do të kishte

ndryshime për popullatën e një

specieje të caktuar në një rrjetë

ushqimore.

Përdorin simulimet virtuale ose

luajnë lojë me rrjetat ushqimore.

Shikojnë video për të studiuar specie

të ndryshme në rrezik zhdukjeje,

sepse hanë vetëm një lloj ushqimi.

Të nxjerrin përfundime se specie të

caktuara që ushqehen vetëm me një

lloj ushqimi kanë vështirësi të

mbijetojnë, sepse i vetmi burim i

ushqimit mund të mbarojë:

a)p.sh.: panda ushqehet me bisk

bambuje;

b)ariu Koala ushqehet vetëm me

gjethe eukalipti etj.

Terma/koncepte kyçe: vendbanim (habitat), mjedis, popullatë, dendësi e popullatës, prodhues,

konsumatorë, dekompozues; zinxhir ushqimor, piramidë ushqimore; energjia në një piramidë

ushqimore, gjendjeje ekuilibri.

Page 105: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

105

DITURI NATYRE

LINJA: SISTEMET E TRUPIT TË NJERIUT DHE SHËNDETI

NËNLINJA: RRITJA DHE ZHVILLIMI TE NJERIU

Orë të sugjeruara: 2

Objektivat Veprimtari të sugjeruara

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të përshkruajnë katër fazat e ciklit të jetës

te njeriu fëmijëria, adoleshenca, pjekuria,

pleqëria;

të tregojnë pse puberteti është i ndryshëm

nga adoleshenca;

të përshkruajnë ndryshimet te djemtë dhe

vajzat në adoleshencë;

të diskutojnë faktorët që ndikojnë në rritjen

dhe zhvillimin te njeriu.

Nxënësit diskutojnë me një psikolog të

ftuar në klasë veçoritë e rritjes dhe

zhvillimit te njeriu dhe në mënyrë të

veçantë veçoritë e pubertetit dhe

seksualitetin te njeriu.

Sjellin informacion nga buletine

shëndetësore ose burime të tjera

informacioni për faktorët që ndihmojnë për

të pasur një shëndet më të mirë.

Të shikojnë video/foto që tregojnë rritjen

dhe zhvillimin e njeriut nga lindja deri në

pleqëri.

Terma/koncepte kyçe: pubertet, adoleshencë, cikël menstrual, menopauzë, fëmijëri, pjekuri,

pleqëri.

Page 106: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

106

DITURI NATYRE

LINJA: SISTEMET FIZIKE DHE HUMANE

NËNLINJA: MJEDISI NATYROR DHE HUMAN

Orë të sugjeruara: 3

Objektivat Veprimtari të sugjeruara

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të përshkruajnë karakteristikat e zonave

urbane dhe rurale në vendin e tyre:

- peizazhi natyror dhe mjedisi i ndërtuar

në komunitetet urbane dhe rurale;

- popullsia, shpërndarja e saj, mënyra e

jetesës (shpërndarja jo e njëjtë sipas

formave të relievit);

- veprimtaritë kryesore ekonomike

karakteristike për këto komunitete

(punët që njerëzit bëjnë për të siguruar

të mira dhe shërbime);

- vendbanimet: shumëllojshmëria e

shtëpive (në qytet kryesisht ndërtesa të

larta, në fshat shtëpi të ulëta);

ndërtesave nga funksioni që kryejnë (si

ndërtesa për fabrikë, dyqane, banim,

kishë, xhami, spital etj.; materialet e

përdorura për ndërtimin e tyre (shtëpi

me tulla, druri, guri etj.).

Nxënësit mund të ndërtojnë maketin e një

qyteti dhe të një fshati, duke prezantuar

përmes tij tiparet dalluese të këtyre

komuniteteve. Për realizimin e kësaj

detyre, mësuesi organizon klasën në grupe,

të cilët bashkëpunojnë midis tyre.

Nxënësit kryejnë vëzhgime të tipareve të

relievit në qytetin/fshatin e tyre, të mjedisit

të ndërtuar (ndërtesat e ndryshme, rrugët,

urat etj.), të punëve që njerëzit bëjnë etj.

Nxënësit diskutojnë për ndërhyrjen e

njeriut në këto peizazhe, rolin që ai luan në

transformimin e tyre. Gjithashtu, nxënësit

diskutojnë dhe për pasojat negative që sjell

në disa raste ndërhyrja e veprimtarisë

njerëzore dhe mbajnë qëndrim lidhur me

to.

Page 107: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

107

DITURI NATYRE

të diskutojnë për rolin që luan veprimtaria

njerëzore në ndryshimin e peizazhit natyror

dhe në mjedisin e ndërtuar.

Terma/koncepte kyçe: zonë urbane, zonë rurale, peizazh natyror, mjedis i ndërtuar, shpërndarja

e njerëzve,vendbanimet.

LINJA: SISTEMET FIZIKE DHE HUMANE

NËNLINJA: LITOSFERA

Orë të sugjeruara: 4

Objektivat Veprimtari të sugjeruara

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të tregojnë se korja e Tokës përbëhet nga

pllakat tektonike;

të tregojnë si janë formuar kontinentet;

të përshkruajnë me fjalor të thjeshtë si

krijohet vullkani (p.sh., si rezultat i

dridhjeve, toka çahet dhe magma del lart

me presion në formën e llavës);

të dallojnë vullkanin aktiv nga ai joaktiv

(p.sh., duke parë fotot e një krateri të

vullkanit të shuar, me tym ose me llavë);

të tregojnë disa ndër vullkanet më të mëdha

në botë;

të përshkruajnë me fjalor të thjeshtë

dukurinë e tërmeteve, si dukuri e lëvizjes

së pllakave tektonike;

Nxënësve mund t’u lihet si detyrë ndërtimi

i një maketi vullkani me plastelinë ose

brumë. Për realizimin e kësaj detyre

mësuesi e organizon klasën në grupe.

Në enciklopedi, revista të ndryshme ose

internet, nxënësit gjejnë informacion për

vullkanet dhe tërmetet.

Mësuesi mund të demonstrojë së bashku

me nxënësit mënyrat e mbrojtjes nga

tërmetet (p.sh., futja poshtë një tavoline të

fortë metalike, shtrirja përgjatë dritares,

qëndrimi nën harkun e derës etj.).

Page 108: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

108

DITURI NATYRE

të tregojnë që aparati që përdoret për të

matur intensitetin e tërmetit është

sizmografi;

të njohin shkallën Rihter, si njësi matëse e

intensitetit (madhësisë) të tërmetit (p.sh.,

shkalla 1 më e ulëta dhe 9 më e larta);

të përshkruajnë rreziqet dhe dëmet nga

tërmetet (p.sh., prishja e banesave, vdekjet

etj.);

të përshkruajnë mënyrat e mbrojtjes nga

tërmetet (p.sh., futja poshtë një tavoline të

fortë metalike, shtrirja përgjatë dritares,

qëndrimi nën harkun e derës etj.);

të përmendin disa ndër tërmetet më të

mëdha në historinë botërore ose në vendin

tonë.

Terma/koncepte kyçe: pllaka tektonike, vullkan, aktiv, joaktiv, magmë, llavë, krater, tërmet,

sizmograf, mbrojtje nga tërmetet.

LINJA: VENDNDODHJA GJEOGRAFIKE

NËNLINJA: HARTA, GLOBI

Orë të sugjeruara: 3

Objektivat Veprimtari të sugjeruara

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të tregojnë në glob ekuatorin dhe

meridianin fillestar si vijat që e ndajnë

Tokën në dy gjysmësfera (hemisferat

Nxënësit përdorin globin dhe hartat si

mjete përmes të cilave demonstrojnë

ndarjen në hemisfera.

Mësuesi mund të organizojë një konkurs

Page 109: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

109

DITURI NATYRE

veriore dhe jugore, lindore dhe

perëndimore);

të tregojnë në glob ose në hartë se në cilën

hemisferë ndodhet Shqipëria ose vende të

tjera;

të dallojnë gjerësinë dhe gjatësinë

gjeografike (vendet në veri të ekuatorit

gjerësi gjeografike veriore etj.).

ose lojë përmes së cilës nxënësit përpiqen

të gjejnë sa më shpejt se në cilën hemisferë

ndodhet një vend i caktuar.

Terma/koncepte kyçe: ekuatori, meridiani fillestar, hemisferë, gjerësi gjeografike, gjatësi

gjeografike.

LINJA: SISTEMI DIELLOR DHE TOKA

NËNLINJA: SISTEMI DIELLOR DHE TOKA

Orë të sugjeruara: 3

Objektivat Veprimtari të sugjeruara

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të përshkruajnë Hënën si satelit natyror i

Tokës;

të përshkruajnë sipërfaqen e Hënës:

o (p.sh., ka kratere, male, rrafshina),

janë krijuar krateret në Hënë (p.sh.,

nga rënia e meteoritëve);

të përshkruajnë se mungesa e atmosferës

dhe e ujit në Hënë është shkak i mungesës

së jetës;

të dallojnë fazat e ndryshme të Hënës

(p.sh., Hëna e re, Hëna e plotë etj.);

Mësuesi mund të gjejë foto ose ilustrime të

Hënës në faza të ndryshme. Këto ilustrime

ua shpërndan nxënësve të cilët gjejnë në

cilën fazë është Hëna në foto.

Përdor një demonstrim përmes përdorimit

të llambës elektrike dhe dy trupave të

rrumbullakët, në mënyrë që nxënësit të

vëzhgojnë në kushte eksperimentale

eklipsin e Diellit dhe të Hënës.

Page 110: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

110

DITURI NATYRE

të shpjegojnë fazat e Hënës si rezultat i

rrotullimit të saj rreth Tokës dhe Diellit:

krahason rrotullimin e Tokës rreth Diellit

me atë të rrotullimit të Hënës;

të dallojnë eklipsin e Diellit dhe të Hënës;

skicon dhe ndërton një model ose zhvillon

një veprimtari për demonstrimin e eklipsit

të Hënës dhe Diellit;

të përshkruajnë udhëtimet kozmike në

Hënë.

Terma/koncepte kyçe: Hëna, sipërfaqe e Hënës, fazat e Hënës, rrotullimi rreth Tokës, rreth

Diellit, eklipsi i Diellit, i Hënës, udhëtime kozmike.

LINJA: NDËRVEPRIMI NJERI/MJEDIS

NËNLINJA: KUJDESI PËR MJEDISIN

Orë të sugjeruara: 2

Objektivat Veprimtari të sugjeruara

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të identifikojnë disa nga problemet

mjedisore në nivel global, si: efekti serë,

ndryshimet klimatike, hollimi i shtresës së

ozonit dhe faktorët (natyrorë dhe humanë)

që ndikojnë;

të tregojnë disa ndër pasojat e këtyre

problemeve në mjedis dhe në shëndetin e

njerëzve;

Mësuesi mund ta organizojë klasën në

grupe ose në çifte nxënësish për të

përgatitur postera, vizatime, fletëpalosje

përmes të cilave demonstrojnë qëndrimin

që ata mbajnë ndaj një problemi të caktuar

mjedisor.

Mund të organizojë një vizitë në një

organizatë që punon për mbrojtjen e

mjedisit.

Page 111: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

111

DITURI NATYRE

të tregojnë disa ndër masat që mund të

parandalojnë ose reduktojnë efektet e

këtyre problematikave.

Terma/koncepte kyçe: probleme mjedisore, ndryshimet klimatike, shtresa e ozonit, efekti serë,

mbrojtja e mjedisit.

LINJA: STRUKTURA DHE VETITË E LËNDËVE

NËNLINJA: VETITË DHE KARAKTERISTIKAT E LËNDËVE

Orë të sugjeruara: 8

Objektivat Veprimtari të sugjeruara

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

Lëndët rreth nesh

të eksplorojnë origjinën e lëndëve dhe

përdorimin e tyre praktik;

të argumentojnë riciklimin e lëndëve

dhe të përshkruajnë përdorimin e sigurt

të disa lëndëve në mjedis, si p.sh.:

detergjentet;

të shpjegojnë që uji i distiluar është ujë

i pastër, pa ndonjë mineral apo kimikat

të tretur në të dhe të zbulojnë

përdorimet e ujit në jetën e përditshme;

të identifikojnë që një gaz sikurse ajri

zë hapësirë, ka masë dhe ushtron trysni

dhe të përshkruajnë ajrin si një tretësirë

Nxënësit njihen dhe përshkruajnë

lëndët e para dhe produktet, si edhe

përdorimin e tyre në praktikën jetësore

(mineral hekur-nikeli, alumini metalik,

gëlqere, çimento, guri, druri, mielli,

niseshteja, petulla, stofrat etj.).

Nxënësit demonstrojnë dhe

përshkruajnë riciklimin e lëndëve në

mjedisin rrethues dhe përdorimin e

sigurt të disa lëndëve në mjedis (mos

hedhja e mbetjeve nga detergjentet

larës në mjedise të hapura etj.).

Nxënësit njihen me ujin e distiluar dhe

e përshkruajnë atë si ujë i pastër dhe

diskutojnë për përdorimet e ujit në

praktikën jetësore (ushqimi dhe

higjiena personale, bujqësi, industri,

Page 112: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

112

DITURI NATYRE

të gaztë të dizenjojnë dhe përgatisin një

aeroplan mësimor;

të shpjegojnë rëndësinë e ajrit për

qeniet e gjalla;

të demonstrojnë në rrugë

eksperimentale, që djegia e lëndëve

djegëse në oksigjen përfton dyoksidin e

karbonit dhe energjinë (qymyre +

oksigjen → dyoksid karboni dhe

energji);

të shpjegojnë që uji, ajri ndryshojnë

vetitë e tyre për shkak të ndryshimeve

të përbërjes të tyre, si p.sh., nga

ndotësit dhe të diskutojnë rrugë të

ndotjes së ajrit (si industria, transporti,

urbanizimi) dhe të ndërgjegjësohen që

ajri i ndotur përbën rrezik për

shëndetin;

të shpjegojnë formimin e shirave acide

dhe ndikimin e tyre në mjedis dhe të

përshkruajnë efektin serrë, shkaqet e tij

dhe ndikimet e ngrohjes globale në

mjedis.

sporte dhe argëtim, zjarrfikëset,

ngrohjen qendrore, ftohje, mullinjtë me

ujë, hidrocentrale, transportet ujore

etj.).

Ato përshkruajnë ajrin si një përzierje

ose tretësirë e gaztë (të azotit, dyoksidit

dhe monoksidit të karbonit, dyoksidit të

squfurit, oksigjenit, avujve të ujit etj.).

Nxënësit përshkruajnë rëndësinë e ajrit

për bimët dhe kafshët (në lidhje me

oksigjenin, dioksidin e karbonit dhe

mbajtjen e temperaturës së

përshtatshme për jetën në tokë etj.).

Ato hulumtojnë dhe përshkruajnë

rreziqet që sjell ajri i ndotur për

shëndetin (mjedise të mbyllura dhe të

paajrosura, mjedise ku pihet duhan,

mjedise ku prodhohen gaze të ndryshme

etj.,

o gaze të prodhuara nga uzina ose

fabrika kimike, nga djegia e

karburantit të makinave në qytete

ku ka trafik të rënduar etj.)

Nxënësit pasi marrin njohuri mbi shirat

acide përshkruajnë formimin dhe

ndikimin e tyre në mjedis, efektin serë,

ndikimin e ngrohjes globale në mjedis

(p.sh.: dioksidi i karbonit, oksidet e

squfurit bashkohen me avujt e ujit dhe

bëhen acidikë etj.).

Terma/koncepte kyçe: lëndë, vetitë e lëndëve, përdorimi i lëndëve, lëndë të ngurta, lëndë të

Page 113: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

113

DITURI NATYRE

lëngëta, lëndë të gazta, veti të lëndëve, ndryshimi i lëndëve, lëndë e parë/natyrore, produkt,

riciklimi i lëndëve, lëndë ushqyese, proteina, sheqerna, yndyra, dekompozimi, ajri, përbërja e

ajrit, oksigjeni, dyoksidi i karbonit, dyoksidi i squfurit, kujdesi shëndetësor nga ajri i ndotur,

përdorimet e dyoksidit të karbonit, uji i fortë, uji i butë, uji i distiluar, kalbja (dekompozimi),

tretshmëria, tretësira e gaztë, efekti serrë, ngrohja globale, shiu, acid, ndotja e ajrit.

LINJA: STRUKTURA DHE VETITË E LËNDËVE

NËNLINJA: NDARJA E LËNDËVE NGA PËRZIERJET

Orë të sugjeruara: 5

Objektivat Veprimtari të sugjeruara

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

Përzierjet dhe ndryshimet e lëndëve

të hetojnë efektet e dritës, ajrit dhe ujit

mbi lëndët, p.sh.:

të tregojnë me anë të një detyre

eksperimentale se si të ndahen lëndët e

ngurta nga tretësirat me anë të

avullimit;

të zbulojnë në rrugë eksperimentale që

filtrimi i ujit është një hap i

rëndësishëm në pastrimin e ujit;

të përshkruajnë distilimin si një mënyrë

e ndarjes së substancave të një tretësire

ujore përmes proceseve të avullimit dhe

kondensimit.

Nxënësit hulumtojnë dhe tregojnë

efektet e dritës, ajrit dhe ujit mbi lëndët

(ndryshkja e hekurit si mund të

kontrollohet ndryshkja etj.).

Ato eksperimentojnë ndarjen e lëndëve

të ngurta nga tretësirat me anë të

avullimit (avullimi i tretësirës së kripës

së gjellës, çkripëzimi i ujit të deteve

etj.).

Nxënësit eksperimentojnë ndarjen e

lëndëve të ngurta nga përzierjet me anë

të filtrimit (filtrimi largon substanca të

dëmshme në ujë si dhera, gurë

shkëmborë etj.).

Ato demonstrojnë dhe përshkruajnë

distilimin e substancave të një tretësire

(distilimi i tretësirës ujë-alkool etj.).

Terma/ koncepte kyçe: përzierja e lëndëve, tretja, ndryshkja, avullimi, kondensimi, distilimi,

filtrimi, ndarja e lëndëve me sitë, lëndë të tretshme, lëndë të patretshme.

Page 114: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

114

DITURI NATYRE

LINJA: STRUKTURA DHE VETITË E LËNDËVE

NËNLINJA: SHNDËRRIMET E LËNDËVE

Orë të sugjeruara: 9

Objektivat Veprimtari të sugjeruara

Nxënësit duhet te jenë të aftë:

Shndërrimet fizike (lëndët dhe ndryshimi)

Tretshmëria

të identifikojnë tretshmërinë e lëndëve

të ngurta, të lëngëta dhe të gazta në ujë;

të përshkruajnë, të hetojë dhe të tregojë

tretësin dhe substancën e tretur,

tretësirat e ngopura dhe të pangopura;

të përshkruajnë, të hetojë dhe të tregojë

tretësirat e holluara dhe të

përqendruara;

të argumentojnë faktorët që ndikojnë në

rritjen e tretshmërisë së substancave.

Shndërrimet kimike

të argumentojnë që ndryshimet e

parikthyeshme, që rezultojnë në

përftimin e lëndëve të reja mund të jenë

të dobishme;

Nxënësit demonstrojnë dhe

përshkruajnë tretshmërinë e lëndëve të

ngurta, të lëngëta dhe të gazta në ujë

(kripa, alkooli, dyoksidi i karbonit).

Ato demonstrojnë dhe përshkruajnë

tretësin dhe substancën e tretur,

tretësirat e ngopura dhe të pangopura

(uji, kripa, alkooli etj.).

Nxënësit demonstrojë dhe përshkruajnë

tretësirat e holluara dhe të përqendruara

(tretësirë e holluar e kripës në ujë,

tretësirë e përqendruar e kripës në ujë

etj.).

Ato demonstrojnë dhe përshkruajnë

ndikimin e faktorëve në rritjen e

tretshmërisë, si p.sh. (temperatura,

grimcimi etj.).

Demonstrojnë dhe përshkruajnë

shndërrimet kimike që ndodhin në

lëndë shumë të njohura për to

(bashkëveprimi i uthullës CH3COOH

me bikarbonatin e natriumit NaHCO3,

Page 115: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

115

DITURI NATYRE

të argumentojnë që djegia e lëndëve

rezulton në formimin e lëndëve të reja

dhe të tregojnë që ky ndryshim

zakonisht është i pakthyeshëm.

prodhimi i verës, përgatitja e

ëmbëlsirave, përgatitja e kosit, e bukës,

e turshive etj.).

Demonstrojnë dhe përshkruajnë

formimin e lëndëve të reja nga

shndërrimet kimike, që vijnë nga djegia

e lëndëve (druri, dylli, gazi natyror etj.)

Terma/koncepte kyçe: tretshmëria, tretës, substancë e tretur, tretësirë e ngopur, tretësirë e

pangopur, tretësirë e holluar, tretësirë e përqendruar, shndërrim i pakthyeshëm, lëndë (produkt) e

re, shndërrim kimik.

LINJA: LËVIZJA DHE BASHKËVEPRIMET

NËNLINJA: FORCA DHE LËVIZJA

Orë të sugjeruara: 18

Objektivat Veprimtari të sugjeruara

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të tregojnë se tërheqja dhe shtytja janë

forca;

të tregojnë se forca nuk mund të

shikohet, por efektet e saj mund të

vrojtohen;

të tregojnë se forca mund të lëvizë një

trup në prehje;

të tregojnë se një forcë mund të

ndryshojë lëvizjen e një trupi dhe

formën e tij;

të tregojnë se fërkimi është forcë;

të përshkruajnë efektet e fërkimit;

Nxënësit tërheqin dhe shtyjnë me duar

njëri-tjetrin për të ndjerë efektin e

forcës.

Diskutojnë dhe arrijnë në përfundimin

se shtytja dhe tërheqja janë forca.

Bazuar në veprimtaritë e mësipërme

nxënësit diskutojnë dhe arrijnë në

përfundimin se një forcë nuk mund

shihet, por efektet e saj mund të

vrojtohen.

Ato kryejnë veprimet dhe diskutojnë

efektet e shtytjes te një top i

palëvizshëm dhe te një top i lëvizshëm.

Shtypin, përdredhin, shtrydhin objekte

Page 116: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

116

DITURI NATYRE

të përshkruajnë mënyrat për zvogëlimin

e fërkimit;

të shprehin përparësitë e fërkimit;

të arrijnë në përfundimin se fërkimi

ndodh kur dy sipërfaqet janë në takim

me njëra-tjetrën;

të provojnë si ndikojnë sipërfaqet e

ndryshme në lëvizjen e trupit;

të tregojnë se një trup, i cili lëviz më

shpejt përshkruan një largësi më të

madhe brenda së njëjtës kohë;

të tregojnë se një trup që lëviz më

shpejt i duhet një kohë e shkurtër për të

përshkruar një largësi të dhënë;

të tregojnë çfarë është shpejtësia;

të zgjidhin problema duke përdorur

formulën.

të tilla si plastelina, sfungjeri dhe susta

dhe diskutojnë efektet e tyre te trupat.

Vrojtojnë se si rrëshqet një libër ose një

monedhë mbi një sipërfaqe.

Diskutojnë që fërkimi ngadalëson një

trup që është duke lëvizur dhe arrijnë

në përfundimin se fërkimi është forcë.

Kryejnë veprimtari mbi fërkimin, si

p.sh.:

a) hapin kapakun e një vazoje me duar të

thata;

b) hapin kapakun e një vazoje me duar me

vaj.

Nxënësit diskutojnë dhe arrijnë në

përfundimin se është më lehtë të hapin

kapakun e një vazoje me duar të thata

se sa me duar me vaj, sepse fërkimi

është më i madh dhe se vaji zvogëlon

fërkimin.

Kryejnë veprimtari mbi fërkimin, si

p.sh.:

a) fërkojnë duart e tyre;

b) tërheqin një trup të rëndë;

c) fërkojnë me gomë një sipërfaqe.

Bazuar në veprimtaritë e mësipërme,

shpjegojnë efektet e fërkimit:

a) pëllëmbët e tyre bëhen më të ngrohta,

sepse fërkimi prodhon nxehtësi;

b) është e vështirë për të lëvizur trupa,

sepse fërkimi e pengon lëvizjen;

c) goma bëhet më e vogël, se fërkimi

Page 117: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

117

DITURI NATYRE

shkakton konsumimin dhe gërryerjen e

saj.

Ato propozojnë mënyra të ndryshme

për zvogëlimin e fërkimit.

Nxënësit kryejnë veprimtari për të

provuar propozimet e tyre.

Ato listojnë dhe diskutojnë efektet e

fërkimit në jetën e përditshme.

Mbledhin informacion mbi përparësitë

dhe mangësitë e fërkimit në jetën e

përditshme.

Diskutojnë situata të ndryshme ku

shfaqet fërkimi dhe të arrijnë në

përfundimin se fërkimi prodhohet kur

dy sipërfaqet janë në kontakt me njëra-

tjetrën.

Planifikojnë dhe kryejnë veprimtari për

të hetuar si sipërfaqe të ndryshme

ndikojnë në distancën që përshkon

brenda së njëjtës kohë një karrocë.

Kryejnë veprimtari për:

a) të krahasuar distancat që përshkruajnë

dy trupa që lëvizin brenda së njëjtës

kohë;

b) për të krahasuar kohën që i duhen dy

trupave për të përshkruar një distancë të

dhënë.

Diskutojnë dhe arrijnë në përfundimin

se:

a) një trup që lëviz më shpejt përshkon një

Page 118: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

118

DITURI NATYRE

rrugë më të gjatë brenda një kohe të

caktuar;

b) një trup që lëviz më shpejt i duhet një

kohë më e shkurtër për të përshkuar një

rrugë të dhënë.

Ato arrijnë në përfundimin se:

a) shpejtësia është një madhësi që tregon

sa shpejt lëviz një trup;

b) shpejtësia llogaritet nga përdorimi i

formulës: shpejtësia = rrugë / kohë

(formula nuk shkruhet me simbole).

Zgjidhin problema duke përdorur

formulën e mësipërme.

Shënim:

Fërkimi mund të zvogëlohet duke përdorur:

a) cilindër, pllakë mermeri,

b) pudër talk, vaj, parafinë, graso, jastëk

ajri, sipërfaqe të sheshta të lëmuara.

Terma/koncepte kyçe: shtytje, tërheqje, forcë, shpejtësi, i palëvizshëm, lëvizje, përdredh, shtyp,

fërkim, efekt, sipërfaqe në kontakt.

Page 119: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

119

DITURI NATYRE

LINJA: ENERGJIA DHE SHNDËRRIMET E SAJ

NËNLINJA: ELEKTRICITETI

Orë të sugjeruara: 12

Objektivat Veprimtari të sugjeruara

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të listojnë burimet e elektricitetit, si:

bateri, akumulator, dinamo, bateri

diellore;

të identifikojnë elementet përbërëse të

një qarku të thjeshtë elektrik dhe

simbolet përkatëse (simbolet e

baterisë/burimit, llambës, fijeve lidhëse

dhe çelësit);

të vizatojnë diagramët e qarkut elektrik

që kanë ndërtuar;

të identifikojnë ndryshimin e lidhjes së

llambave në qarqe paralel dhe seri;

të ndërtojnë një qark në seri (bateri,

llamba, fije lidhëse, çelësa);

të ndërtojnë një qark në paralel (bateri,

llamba, fije lidhëse, çelësa);

të vizatojnë diagramët e qarqeve në seri

dhe në paralel dhe të krahasojnë

vendosjen e llambave në këto qarqe;

Nxënësit përdorin bateritë, mbajtësit e

baterive, fijet përcjellëse, llambat dhe

mbajtësit e llambave (portollambat).

Provojnë a ndizet llamba dhe a bie zilja

nëse ato lidhen me bateri, akumulator,

dinamo, bateri diellore dhe arrijnë në

përfundimin se këto janë burime

elektrike.

Ndërtojnë sa më shumë qarqe të

ndryshme elektrike, duke përdorur

elementet përbërëse të tij (bateri, fije

përcjellëse, llambë, çelës).

Nxënësit vizatojnë me anë të simboleve

diagramët e qarqeve që kanë ndërtuar.

Vrojtojnë qarqe të ndryshme në seri dhe

në paralel.

Vëzhgojnë ndryshimin e lidhjes së

llambave në qarqe paralel dhe seri.

Ato vizatojnë diagramët e qarqeve në

seri dhe në paralel dhe të krahasojnë

vendosjen e llambave në këto qarqe.

Page 120: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

120

DITURI NATYRE

të krahasojnë ndritshmërinë e llambave

në qarqet në paralel dhe në seri;

të përshkruajnë rreziqet e

keqpërdorimit të pajisjeve elektrike;

të shpjegojnë rregullat e sigurisë kur

përdorin pajisje elektrike.

Ndërtojnë qarqe në seri dhe në paralel,

duke përdorur elementet përbërëse të

qarkut.

Krahasojnë ndritshmërinë e llambave

në qarqet në paralel dhe në seri.

Përshkruajnë rreziqet e keqpërdorimit

të pajisjeve elektrike, p.sh.:

a) goditja elektrike,

b) zjarri,

c) djegia,

d) vdekja.

Listojnë rregullat e sigurisë kur

përdorin pajisje elektrike, p.sh.:

a) mos prekni pajisjet me duar të lagura;

b) mos përdorni pajisje elektrike që janë të

dëmtuara ose kanë përcjellës të

zhveshur;

c) mos i riparoni vetë pajisjet elektrike;

d) mos lidhni shumë pajisje elektrike në

një prizë;

e) mos futni objekte në priza;

f) mos prekni viktimat e goditura nga

elektriciteti;

g) mos ndërhyni në rrjetin elektrik pa ulur

më parë automatin.

Shënime.

Pranoni të gjitha planet e nxënësve.

Lejoni nxënësit të modifikojnë planet e

tyre nëse përballen me vështirësi kur

bëjnë provat.

Porositni nxënësit të përdorin vetëm

Page 121: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

121

DITURI NATYRE

bateri dhe jo rrymë elektrike prej rrjetit

për të realizuar eksperimentet, pasi

është e rrezikshme për ta.

Mësuesit udhëzojnë nxënësit për të

arritur në përfundimin se llamba është

më e ndritshme kur kalon më shumë

elektricitet në të.

Mësuesit udhëzojnë nxënësit për të

kuptuar se kur një lëndë që përcjell

elektricitetin mbyll qarkun, llamba do

të ndizet.

Për të provuar nëse një lëndë përcjell

elektricitetin, nxënësit duhet të përdorin

objekte të bëra prej lëndëve të

ndryshme, si: vizore druri, vizore

metalike, lugë plastike etj.

Mësuesit udhëzojnë nxënësit të

kuptojnë se një llambë do të ndriçojë

kur qarku është i mbyllur dhe nuk do të

ndriçojë kur qarku është i hapur.

Terma/koncepte kyçe: bateri, qark elektrik, elemente përbërëse të qarkut, qark në seri, qark në

paralel, ndritshmëri, siguri.

TEMA/VEPRIMTARI INTEGRUESE TË SUGJERUARA (12 orë)

Temat dhe veprimtaritë integruese, të sugjeruara më poshtë, kanë për qëllim lidhjen e

linjave brenda fushës dhe integrimin me lëndët e tjera. Ato rritin interesin e nxënësve për

shkencën dhe u japin atyre kënaqësi. Ato zhvillohen përgjatë vitit, në një numër orësh mësimore

të përcaktuar në program.

Page 122: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

122

DITURI NATYRE

Zbatuesit e programit janë të lirë të bëjnë shpërndarjen e temave, si dhe orët për secilën

temë, duke respektuar numrin e përgjithshëm të orëve të planifikuara për to. Ata duhet të bëjnë

kujdes në planifikimin kohor të temave/veprimtarive integruese, duke planifikuar zhvillimin e

tyre pasi të jenë realizuar përmbajtjet mësimore përkatëse që mundësojnë realizimin e këtyre

temave/veprimtarive.

Zbatuesit e programit mund të zgjedhin ndërmjet temave/veprimtarive të sugjeruara, të

heqin ose të shtojnë të tjera.

Bateria biologjike (1 orë)

Elektriciteti: bateria, polet e baterisë, qarku elektrik, llamba.

Struktura dhe vetitë e lëndëve: tretësirat, metalet.

Bimët: patatja, limoni.

Integrimi me lëndët e tjera: TIK, Teknologji.

Dritat e festës (1 orë)

Elektriciteti: qarku elektrik në paralel, ndriçimi, drita, ngjyrat.

Bimët: bimët halore.

Sistemet fizike dhe humane: zonat e bimëve halore.

Integrimi me lëndët e tjera: Art pamor, Muzikë, Unë dhe shoqëria, Matematikë, Gjuhë shqipe

dhe letërsi, Teknologji.

Specie në zhdukje (1 orë)

Proceset jetësore: specie në zhdukje, ushqimi, përshtatja.

Sistemet fizike dhe humane: vendet (zonat) ku ndodhen speciet e rrezikuara, roli i njeriut.

Struktura dhe vetitë e lëndëve: ndotja e mjedisit.

Integrimi me lëndët e tjera: TIK, Art pamor, Gjuhë shqipe dhe letërsi, Unë dhe shoqëria.

Page 123: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/... · 2018-10-15 · e aftësive intelektuale

123

DITURI NATYRE

Sera e shkollës (3 orë)

Proceset jetësore: bimët, proceset e rritjes.

Struktura dhe vetitë e lëndëve: qelqi, plastika, ushqimi i tokës, nxehtësia.

Energjia dhe shndërrimet e saj: temperatura, matja e temperaturës, drita, energjia e ngrohtësisë,

shndërrimi i energjisë.

Mjetet dhe vendndodhja gjeografike: plani i shkollës.

Integrimi me lëndët e tjera: TIK, Teknologji, Matematikë.

Panairi i shkencës - projekt përmbyllës i ciklit 1-6 (6 orë)

Ky projekt ka si qëllim rimarrjen me bazë të gjerë të njohurive, aftësive, qëndrimeve dhe

vlerave që kanë fituar nxënësit në lëndën e Diturisë së Natyrës, në klasat 1-6. Ai planifikohet 6

orë, të cilat mund të shpërndahen gjatë gjithë vitit ose mund të lihen në fund të tij. Gjatë këtyre

orëve nxënësit krijojnë dhe prodhojnë:

modele të bimëve, kafshëve, strukturave, sistemeve, mekanizmave, instrumenteve;

makete të relieveve, pajisjeve, instrumenteve;

vizatime; koleksione, herbariume, fotografi, ekspozita;

demonstrime me kompjuter;

libër të shkencës, me esetë më të mira të shkencës, të zgjedhura nga vetë nxënësit;

shfaqje teatrore ose muzikore.

Për realizimin e këtij projekti, mësuesi mund të shfrytëzojë portofolet e nxënësve të

krijuar përgjatë klasave 1-6. Mësuesi, së bashku me nxënësit, përzgjedhin produktet më të

mira që janë pjesë e këtyre portofoleve, në mënyrë që t’i shfrytëzojnë për realizimin e këtij

projekti. Përzgjedhja e produkteve nga portofolet duhet të jetë pjesë e planifikimit të

projektit.