republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs fakulteti i ... · faleminderit për komentet,...

335
0 REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË DEPARTAMENTI I TË DREJTËS PUBLIKE TEMË PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE “DOKTOR” “POLITIKAT MJEDISORE NË BASHKIMIN EVROPIAN DHE NDIKIMI I TYRE NË VENDET NË STABILIZIM ASOCIIM” KANDIDAT: UDHËHEQËS SHKENCOR: MSc. STELA MEÇAJ Prof. Dr. IVA ZAJMI Tiranë, 2017

Upload: others

Post on 09-Jan-2020

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

0

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I DREJTËSISË

DEPARTAMENTI I TË DREJTËS PUBLIKE

TEMË

PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE

“DOKTOR”

“POLITIKAT MJEDISORE NË BASHKIMIN EVROPIAN DHE NDIKIMI I

TYRE NË VENDET NË STABILIZIM ASOCIIM”

KANDIDAT: UDHËHEQËS SHKENCOR:

MSc. STELA MEÇAJ Prof. Dr. IVA ZAJMI

Tiranë, 2017

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

i

©E drejta e autorit: Stela MEÇAJ

Ndalohet çdo prodhim, riprodhim, shitje, rishitje, shpërndarje, kopjim, fotokopjim,

përkthim, përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim,

përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar, si dhe çdo veprim cënues me çfarëdo

lloj mjeti apo forme pa lejen përkatëse me shkrim të autorit.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

ii

Parathënie

Komuniteti Evropian i Qymyrit dhe Çelikut i themeluar në vitin 1951 dhe Komuniteti

Ekonomik Evropian i themeluar në vitin 1957 kishin, si qëllim kryesor zhvillimin

ekonomik dhe rindërtimin e marrëdhënieve politike në Evropë, pas Luftës së Dytë

Botërore. Në këtë periudhë nuk kishte, as politika mjedisore, as burokraci mjedisore dhe

as dispozita specifike për mjedisin. Duke iu referuar Bashkimit Evropian është krijuar

ideja, që llojet e çështjeve, që mbulohen dhe diskutohen prej tij përfshijnë tregun e vetëm,

politikën bujqësore apo euron, por në fakt interesat e Bashkimit Evropian janë shumë më

të gjera duke përfshirë edhe fusha të tjera të politikave, të cilat janë prekur nga integrimi

evropian, si: politikat mjedisore, politikat rajonale, transportin etj. Kur, çështja e

mjedisit doli në pah në debatin publik në fund të viteve ‘60 dhe në fillim të viteve ‘70,

Komuniteti Ekonomik Evropian miratoi një numër të kufizuar të politikave mjedisore,

kryesisht në lidhje me ruajtjen e shëndetit të njeriut dhe heqjen e pengesave të brendshme

në tregti, por njohu edhe rëndësinë e bashkëpunimit për të adresuar problemet e

përbashkëta mjedisore.

Mjedisi ka marrë një rëndësi të veçantë gjatë më shumë, se tri dekadave në

Bashkimin Evropian dhe politikat mjedisore në BE kanë qenë objekt i një hulumtimi në

rritje. Me kalimin e kohës, legjislacioni mjedisor në Bashkimin Evropian u pasurua dhe

mbrojtja e mjedisit, tashmë përbën një ndër politikat më të suksesshme dhe komplekse të

Bashkimit Evropian. Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian u zgjeruan gradualisht

dhe pavarësisht, se Bashkimi Evropian nuk posedon shumë prej atributeve formale të një

shteti, tashmë ai ka disa nga politikat mjedisore më progresive të çdo shteti të botës.

Politikat mjedisore të Bashkimit Evropian kanë, si karakteristikë të tyre kapacitetin për

rritjen e qëndrueshme, ndërsa politikat para-ekzistuese mjedisore të Shteteve Anëtare nuk

janë më ligjërisht të ndara nga politikat mjedisore të BE-së. Marrëdhëniet midis dy

niveleve kryesore, komunitar dhe kombëtar të këtij sistemi unik të qeverisjes kanë qenë

dhe mbeten të dyanshme, duke krijuar mundësi të reja dhe kufizime për aktorët e

ndryshëm të përfshirë.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian reflektojnë disa parime udhëzuese, ku

aspektet mjedisore duhet të integrohen në fusha të tjera të politikave dhe informacioni në

lidhje me politikat mjedisore duhet të jetë në dispozicion. Mjedisi, në të cilin jetojmë nuk

njeh kufijë dhe sa më shumë mësojmë për mjedisin në të cilin jetojmë, aq më shumë

kuptojmë, se me sfida të reja do të përballemi gjatë gjithë kohës. Problemeve të vjetra

mjedisore mund t’u jepen zgjidhje, ndërkohë që mund të dalin probleme të reja, të cilat

mund të përballohen vetëm, nëpërmjet bashkëpunimit rajonal dhe global për të arritur

zgjidhjet në favor të qëllimit afatgjatë të zhvillimit të qëndrueshëm. Standardet dhe

politikat mjedisore të rëna dakord në kuadër të Bashkimit Evropian kanë shërbyer, si një

pikë referimi në bazë të të cilave shumë shtete të botës vlerësuan dhe formuluan politikat

e tyre mjedisore.

Arsyeja e zgjedhjes së temës “Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi

i tyre në vendet në Stabilizim Asociim” u bë duke patur parasysh synimin për të dhënë një

kontribut modest në fushën e mjedisit, ku vihet re mungesa e literaturës në gjuhën shqipe.

Sigurisht, që ky punim i vetëm nuk mund të adresojë çdo aspekt të problemeve të

politikave mjedisore në Bashkimin Evropian, apo në vendet kandidate në kuadër të

nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, megjithatë me anë të këtij punimi

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

iii

jam përpjekur të kontribuojë sadopak në literaturën mjedisore shqiptare për të gjithë

personat e interesuar për të mësuar më shumë rreth politikave mjedisore në Bashkimin

Evropian dhe rolit të rëndësishëm të Bashkimit Evropian në përmirësimin e gjendjes së

mjedisit në rajon dhe më gjerë. Konkretisht, ndikimin, që këto politika kanë patur në

legjislacionin mjedisor të shteteve të marra në studim, si: Shqipëria, ish-Republika

Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia, në kuadër të nënshkrimit të

Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Analiza e procesit të përafrimit për këto shtete

është bërë duke iu referuar periudhës së viteve 2011-2015.

Së fundi, interesi në trajtimin e kësaj teme është profesional, duke qenë se aktualisht

jam lektore e lëndës E drejta e Mjedisit në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë dhe jam

angazhuar në vazhdimësi në trajnime të organizuara nga organizata jofitimprurëse në

Shqipëri në lidhje me çështjet mjedisore, të cilat më kanë dhënë mundësinë të thellohem

më tej në problematikat e ndryshme mjedisore.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

iv

Dedikim

Prindërve të mi

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

v

Mirënjohje

Të shkruash një temë për mbrojtjen e Gradës Shkencore “Doktor” nuk është një gjë e

lehtë. Për këtë më është dashur ndihma e paçmuar e personave të tjerë, të cilët dua t’i

falënderoj për mendimet e vyera dhe intelektuale, mbështetjen praktike dhe angazhimin

miqësor gjatë hulumtimit.

Në radhë të parë, dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për udhëheqësen shkencore

Prof. Dr. Iva Zajmi, e cila me njohuritë dhe aftësitë e saj, si njohëse shumë e mirë e

legjislacionit të Bashkimit Evropian më ka orientuar në problematika dhe çështje të

ndryshme të politikave të mjedisit. Faleminderit për mbështetjen e shkëlqyer në

organizimin e punës teorike, menaxhimin efektiv të mbikëqyrjes, këshillat,

disponueshmërinë dhe rolin konstruktiv, që keni luajtur në përfundimin e punimit tim.

Një falënderim i veçantë shkon për kolegen time, Dr. Jonida Mehmetaj për

kontributin e dhënë në gjetjen dhe pasurimin e mëtejshëm të literaturës për realizimin e

këtij punimi. Faleminderit për komentet, nxitjen e diskutimeve në fazat e hershme të

hulumtimit dhe inkurajimin e vazhdueshëm.

Së fundi, përfundimi i këtij punimi nuk do të kishte qenë i mundur pa ndihmën e

vazhdueshme dhe të pakushtëzuar të familjes sime të shtrenjtë. Faleminderit për

mbështetjen gjatë gjithë kësaj kohe për të arritur deri këtu.

Ju falënderoj!

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

vi

TABELA E PËRMBAJTJES

Parathënie............................................................................................................................ii

Dedikim...............................................................................................................................iv

Mirënjohje............................................................................................................................v

Tabela e përmbajtjes .......................................................................................................... vi

Lista e figurave..................................................................................................................xii

Lista e tabelave..................................................................................................................xii

Lista e shkurtimeve............................................................................................................xii

HYRJE DHE METODOLOGJIA ................................................................................ xvi

I. Hyrje ......................................................................................................................... xvi

II. Qëllimi dhe objektivat e punimit .............................................................................. xx

III. Risitë e punimit ...................................................................................................... xxi

IV. Pyetjet kërkimore të punimit ................................................................................. xxii

V. Hipotezat e punimit ............................................................................................... xxiii

VI. Metodologjia dhe metodat e kërkimit shkencor ................................................... xxiv

VII. Struktura e punimit .............................................................................................. xxv

KREU I. ACQUIS MJEDISORE SI NJË SFERË E POLITIKAVE EVROPIANE .. 1

1.1. Koncepti i mjedisit në Bashkimin Evopian dhe në përgjithësi ................................ 1

1.2. Një klasifikim në lidhje me elementet përbërëse të mjedisit .................................... 2

1.3. Legjislacioni dhe politikat mjedisore të Bashkimit Evropian .................................. 5

1.4. Objektivat e politikave mjedisore të Bashkimit Evropian........................................ 6

1.5. Sektorët e politikave mjedisore të Bashkimit Evropian ........................................... 9

1.6. Bazat ligjore të politikave mjedisore në Bashkimin Evropian ............................... 15

1.6.1. Burimet parësore .............................................................................................. 15

1.6.2. Burimet dytësore. ............................................................................................. 16

1.6.3. Burimet e treta ................................................................................................. 17

1.7. Natyra e parimeve ligjore ....................................................................................... 18

1.7.1. Parimet e politikave mjedisore në Bashkimin Evropian ................................. 19

KREU II. ZHVILLIMI HISTORIK I POLITIKAVE MJEDISORE NË

BASHKIMIN EVROPIAN.............................................................................................31

2.1. Integrimi ekonomik dhe masat e ndërmarra në fazën e parë (1957-1972) ............. 31

2.1.1. Një perspektivë krahasuese e zhvillimeve paralele në politikat për mbrojtjen e

shëndetit dhe mjedisit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE. ........................ 35

2.2. Parashikimet për politikat mjedisore në fazën e dytë (1973-1986) ........................ 38

2.2.1. Mbrojtja e mjedisit në kuadër të masave parandaluese ................................... 46

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

vii

2.3. Përcaktimi i kompetencave mjedisore me Aktin Unik Evropian në fazën e tretë

(1987-1992) ................................................................................................................... 47

2.3.1. Kontradikta në aplikimin e masave rregullatore në Bashkimin Evropian dhe

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ............................................................................... 54

2.3.2. Politikat e Komunitetit Evropian për një nivel më të lartë të mbrojtjes së

shëndetit dhe mjedisit ................................................................................................ 55

2.4. Evoluimi i politikave mjedisore të Bashkimit Evropian në fazën e katërt ............. 57

2.5. Traktati i Nicës dhe parashikimet në lidhje me politikat e mjedisit ....................... 61

2.6. Karta e të Drejtave Themelore dhe politikat mjedisore ......................................... 64

2.7. Politikat mjedisore në Kushtetutën Evropiane ....................................................... 64

2.8. Traktati i Lisbonës dhe parashikimet për politikat e mjedisit, arritjet dhe sfidat e

ardhshme ....................................................................................................................... 66

KREU III. FORMULIMI, MIRATIMI DHE ZBATIMI I POLITIKAVE

MJEDISORE NË BASHKIMIN EVROPIAN ............................................................. 70

3.1. Institucionet e Bashkimit Evropian dhe politikat mjedisore ...................................... 70

3.2. Formulimi i politikave mjedisore në Bashkimin Evropian ........................................ 70

3.2.1. Roli i Këshillit Evropian në formulimin e politikave mjedisore në BE .......... 71

3.2.2. Roli i Komisionit Evropian në formulimin e politikave mjedisore në BE ...... 72

(i) Procesi i politikave mjedisore të Komisionit Evropian ........................................ 74

3.2.3. Procesi i konsultimit me Parlamentin Evropian dhe aktorët e jashtëm ........... 77

(i) Kompetencat e Parlamentit Evropian ................................................................... 78

3.2.4. Grupet mjedisore të interesit ............................................................................ 79

(i) Disa karakteristika të lobimit dhe politikëbërjes në Bashkimin Evropian ........... 82

(ii) Një analizë e përparësive dhe mangësive të grupeve mjedisore në BE ............... 83

3.3. Miratimi dhe zbatimi i politikave të mjedisit ............................................................. 85

3.3.1. Roli i Këshillit të Ministrave në fazën e miratimit .......................................... 85

3.3.2. Roli i Parlamentit Evropian në fazën e miratimit ............................................ 88

(i) Grupimet politike të Parlamentit Evropian .......................................................... 90

(ii) Struktura dhe funksionet e Komisionit për Mjedisin, Shëndetin Publik dhe

Sigurisë së Ushqimit .................................................................................................. 91

(iii) Evoluimi i Parlamentit Evropian ........................................................................ 91

3.4. Baza ligjore e legjislacionit mjedisor të Komunitetit Evropian dhe ndryshimet e

paraqitura nga Akti Unik Evropian ................................................................................. 101

3.5. Legjitimimi i kompetencave mjedisore nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë .......... 104

3.5.1. Roli i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë ......................................................... 105

3.5.2. Procedurat e ndryshme gjyqësore .................................................................. 106

(i) Procedura jo-kontestuese gjyqësore ................................................................... 107

(ii) Procedura kontestuese gjyqësore ...................................................................... 107

3.5.3. Çështjet e para mjedisore dhe Akti Unik Evropian ....................................... 108

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

viii

(i) Procedurat e shkeljes kundër Belgjikës dhe Italisë ............................................ 109

(ii) Gjykimet paraprake në lidhje me Direktivën për asgjësimin e mbetjeve të

naftës……………………………………………………………………………….110

(iii) Vendimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në lidhje me likerin francez, birrën

gjermane dhe shishet daneze ................................................................................... 111

(iv) Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian kundrejt Këshillit: shumica e

cilësuar kundrejt unanimitetit .................................................................................. 114

3.6. Roli i Komisionit Evropian dhe Shteteve Anëtare në fazën e zbatimit ................... 115

3.7. Masat për përmirësimin e cilësisë së zbatimit të politikave mjedisore .................... 118

KREU IV. PËRGJEGJËSIA MJEDISORE NË BASHKIMIN EVROPIAN ......... 120

4.1. Iniciativa e Këshillit të Evropës lidhur me përgjegjësinë penale mjedisore ............ 120

4.2. Përcaktimi i kompetencave në fushën e politikave mjedisore ................................. 122

4.2.1. Vendimi Kuadër i vitit 2003 për mbrojtjen e mjedisit nëpërmjet ligjit penal 124

4.2.2. Draft Direktiva e KE për Mbrojtjen e Mjedisit përmes Ligjit Penal (Projekt

Direktiva PECL) ...................................................................................................... 125

(i) Veprat penale mjedisore sipas Draft Direktivës PECL ...................................... 126

(ii) Sanksionet sipas Draft Direktivës PECL ........................................................... 127

(iii) Shkalla e harmonizimit të propozuar nën Draft Direktivën PECL .................. 128

4.3. Direktivat e Veprave Penale Mjedisore në Bashkimin Evropian ............................ 128

4.3.1. Zbatimi i Direktivave të Veprave Penale Mjedisore ..................................... 130

4.4. Vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në Çështjen Komisioni kundër Këshillit

C-176/03..........................................................................................................................131

4.5. Perspektivat për ligjin penal mjedisor të BE-së ....................................................... 133

4.6. Aspekte të përgjithshme të përgjegjësisë civile mjedisore në Bashkimin Evropian 135

4.7. Parashikimet për përgjegjësinë civile mjedisore sipas Konventës së Luganos në vitin

1993..................................................................................................................................136

4.8. Zhvillime të politikave mjedisore të Komunitetit Evropian mbi përgjegjësinë civile

mjedisore..........................................................................................................................140

4.8.1. Direktiva 2004/35 mbi Përgjegjësinë Mjedisore ........................................... 146

(i) Qëllimi i përgjegjësisë sipas Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore.................. 148

(ii) Fusha e veprimit të Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore ............................... 149

(iii) Shkaqet që sjellin përgjegjësinë civile mjedisore sipas Direktivës së

Përgjegjësisë Mjedisore .......................................................................................... 150

(iv) Operatorët e e aktiviteteve profesionale ........................................................... 151

(v) Koncepti i dëmit mjedisor .................................................................................. 153

(vi) Llojet e dëmeve mjedisore sipas Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore .......... 154

4.8.2. Klasifikimi i regjimeve të përgjegjësisë mjedisore ....................................... 156

(i) Përgjegjësia objektive dhe përgjegjësia e bazuar në faj .................................... 156

(ii) Përgjegjësia e përbashkët dhe proporcionale ................................................... 158

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

ix

4.8.3. Mënyrat e vlerësimit të dëmit në mjedis........................................................ 159

(i) Llojet e rehabilitimit të dëmit mjedisor, masat dhe metodat e vlerësimit të

nevojave të rehabilitimit .......................................................................................... 159

4.8.4. Operatorët e aktiviteteve të Shtojcës III dhe operator të tjerë jo të angazhuar në

aktivitetet e Shtojcës III ........................................................................................... 161

(i) Shtrirja e përgjegjësisë dhe detyrimet e veçanta të një operatori ...................... 163

(ii) Masat parandaluese në rastet e shkaktimit të dëmit mjedisor ........................... 163

(iii) Veprimet riparuese në rastet e shkaktimit të dëmit mjedisor ........................... 164

(iv) Përgjegjësia financiare për veprimet parandaluese dhe riparuese .................. 169

4.8.5. Autoritetet kompetente në rolin e zbatuesit kryesor ...................................... 170

4.8.6. Përgjegjësia mjedisore përtej kufijëve ........................................................... 172

4.8.7. Rastet e përjashtimit nga përgjegjësia civile mjedisore ................................. 173

4.8.8. Efektet ligjore të Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore ............................... 174

KREU V. ROLI I BASHKIMIT EVROPIAN NË POLITIKAT MJEDISORE

GLOBALE DHE INSTRUMENTET E REJA TË POLITIKAVE MJEDISORE . 176

5.1. Politikat mjedisore globale dhe qeverisja e tyre ...................................................... 176

5.1.1. Pjesëmarrja e Bashkimit Evropian dhe Shteteve Anëtare në marrëdhëniet

ndërkombëtare mjedisore ........................................................................................ 177

5.1.2. Pjesëmarrja e Komisionit Evropian dhe Bashkimit Evropian në Organizatat

Ndërkombëtare ........................................................................................................ 184

5.1.3. Pjesëmarrja e Bashkimit Evropian në traktatet mjedisore ndërkombëtare .... 186

5.2. Integrimi i politikave mjedisore në fushat e tjera të politikave................................ 191

5.2.1. Përcaktimi i Integrimit të Politikave Mjedisore në Programet e Veprimit në

Mjedis të Bashkimit Evropian ................................................................................. 192

5.2.2. Institucionalizimi ligjor i parimit të integrimit të politikave mjedisore ........ 193

5.2.3. Integrimi i politikave mjedisore në fazën para Kardifit................................. 194

5.2.4. Integrimi i politikave mjedisore në fazën e Kardifit dhe më gjerë ................ 195

5.3. Faktorët e përzgjedhjes së instrumenteve të reja të politikave mjedisore në Bashkimin

Evropian...........................................................................................................................197

5.4. Modelet e përdorimit të instrumenteve të reja të politikave mjedisore të Bashkimit

Evropian...........................................................................................................................198

5.5. Adaptimi i instrumenteve të reja të politikave mjedisore ........................................ 202

KREU VI. NDIKIMI I ACQUIS MJEDISORE NË LEGJISLACIONIN

MJEDISOR TË SHQIPËRISË DHE TË VENDEVE TË RAJONIT QË KANË

NËNSHKRUAR MARRËVESHJEN E STABILIZIM ASOCIIMIT PËR

PERIUDHËN 2011-2015...............................................................................................207

6.1. Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe elementet kryesore të saj ......................... 207

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

x

6.2. Procesi i përafrimit të legjislacionit mjedisor të vendeve kandidate me acquis

mjedisore..........................................................................................................................209

6.2.1. Miratimi/Transpozimi .................................................................................... 210

6.2.2. Implementimi ................................................................................................. 210

6.2.3. Përforcimi apo fuqizimi ................................................................................. 211

6.3. Aspekti historik i marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian .... 212

6.3.1. Përqasja e legjislacionit mjedisor shqiptar me acquis mjedisore për periudhën

2011-2015 ................................................................................................................ 213

6.4. Aspekti historik i marrëdhënieve ndërmjet ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë

me Bashkimin Evropian .................................................................................................. 220

6.4.1. Përqasja e legjislacionit mjedisor të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë

me acquis mjedisore për periudhën 2011-2015 ....................................................... 221

6.5. Aspekti historik i marrëdhënieve ndërmjet Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian .... 228

6.5.1. Përqasja e legjislacionit mjedisor të Malit të Zi me acquis mjedisore për

periudhën 2011-2015 ............................................................................................... 229

6.6. Aspekti historik i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Bashkimit Evropian ......... 235

6.6.1. Përqasja e legjislacionit mjedisor të Serbisë me acquis mjedisore për

periudhën 2011-2015 ............................................................................................... 237

6.7. Aspekti historik i marrëdhënieve midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian .............. 248

6.7.1. Përqasja e legjislacionit mjedisor të Turqisë me acquis mjedisore për

periudhën 2011-2015 ............................................................................................... 249

KREU VII. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME .......................................... 257

7.1. Konkluzione ............................................................................................................. 257

7.2. Rekomandime .......................................................................................................... 266

BIBLIOGRAFIA...........................................................................................................269

BURIME PARËSORE .............................................................................................. 269

Konventa dhe akte ndërkombëtare .......................................................................... 269

Traktate dhe akte të Bashkimit Evropian ................................................................ 270

BURIME DYTËSORE ............................................................................................. 270

Literaturë ................................................................................................................. 270

Artikuj Shkencor...................................................................................................... 280

Studime për të drejtën e Bashkimit Evropian .......................................................... 290

Rregullore të Këshillit dhe Komisionit Evropian .................................................... 293

Direktiva dhe Draft Direktiva të institucioneve të Bashkimit Evropian ................. 294

Vendime dhe projekt-vendime të institucioneve të Bashkimit Evropian ................ 297

Komunikata, raporte, dokumente zyrtare ndërkombëtare dhe të BE ...................... 298

Vendime të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë ......................................................... 303

Vendime të Gjykatave të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian ........................ 305

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

xi

Adresa interneti........................................................................................................ 305

Abstrakti .................................................................................................................. 307

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

xii

Lista e Figurave

Figura 3.1: Procedura e zakonshme legjislative në Bashkimin Evropian ...................... 100

Figura 4.1: Llojet e përgjegjësisë së dëmit mjedisor. ..................................................... 158

Figura 4.2: Rendi i veprimeve, që palët e ndryshme duhet të ndërmarrin në rastet e

dëmtimit ose rrezikut të pashmangshëm për dëmtim të mjedisit. ................................... 168

Lista e Tabelave

Tabela 2.1: Traktatet e Bashkimit Evropian dhe ndikimi i tyre në politikat mjedisore. ... 69

Lista e Shkurtimeve

ACEA – Shoqata Evropiane e Prodhuesve

të Automobilave

(The European Automobile

Manufacturers’ Association)

AEM – Agjencia Evropiane e Mjedisit (European Environment

Agency)

AKM – Agjencia Kombëtare e Mjedisit (National Environment

Agency)

AUE – Akti Unik Evropian (Single European Act)

BE – Bashkimi Evropian (European Union)

BRSS – Bashkimi i Republikave

Socialiste Sovjetike

(Union of Soviet Socialist

Republics)

CARDS – Ndihma Komunitare për

Zhvillim, Rindërtim dhe

Stabilizim

(Community Assistance for

Reconstruction, Development

and Stabilisation)

CEFIC – Këshilli i Industrisë Kimike

Evropiane

(European Chemical Industry

Council)

CFC – Klorofluorokarboni (Chlorofluorocarbon)

CITES – Konventa për Tregtinë

Ndërkombëtare të Specieve të

Rrezikuara

(Convention on International

Trade in Endangered Species)

CLRTAP – Konventa Mbi Ndotjen e Ajrit me

Rreze të Gjatë Ndërkufitare

(Air Pollution Convention on

Long - Range Transboundary)

CNE – Rrjeti Klimatik Evropian (European Climate Network)

COMECON – Këshilli për Ndihmë Ekonomike

të Ndërsjellë

(The Council for Mutual

Economic Assistance)

COREPER – Komiteti i Përfaqësuesve të

Përhershëm

(Committee of Permanent

Representatives in the

European Union)

CORINE – Programi i Koordinimit të

Informacioneve mbi Mjedisin

(Coordination of Information

on the Environment)

DG – Drejtoria e Përgjithshme (General Directorate)

DGXI – Drejtoria e Përgjithshme e

Mjedisit

(General Directorate of

Environment)

Direktiva – Direktiva e BE mbi kontrollin e (EU Directive on the control of

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

xiii

Seveso II rreziqeve të aksidenteve madhore major-accident hazards

involving dangerous

substances)

DPB – Drejtësia dhe Punët e Brendshme (Justice and Home Affairs)

DPM – Direktiva mbi Përgjegjësinë

Mjedisore

(Environmental Liability

Directive)

Draft Direktiva

PECL

– Draft Direktiva për Mbrojtjen e

Mjedisit përmes Ligjit Penal

(Draft Directive on

Environmental Protection

through Criminal Law)

EAP – Programi i Veprimit në Mjedis (Environmental Action

Programme)

ECPA – Shoqata Evropiane e Mbrojtjes së

Kulturave (Farave)

(European Crop Protection

Association)

ECRAN – Rrjeti Rajonal i Anëtarësimit në

Mjedis dhe Klimë

(Environment and Climate

Regional Accession Network)

EDG – Drejtoria e Përgjithshme e

Mjedisit

(General Directorate of

Environment)

EEB – Byroja Evropiane e Mjedisit (European Environmental

Bureau)

EIONET – Rrjeti Evropian i Vëzhgimit dhe

Informimit për Mjedisin

(The European Environment

Information and Observation

Network)

EPI – Integrimi i Politikave Mjedisore (Environmental Policy

Integration)

EPP – Partia Popullore Evropiane (European People's Party)

EUREAU – Bashkimi Evropian i Shoqatave

Kombëtare të Furnizuesve me Ujë

dhe Shërbimet e Ujërave të Zeza

(European Federation of

National Associations of

Drinking Water Suppliers and

Waste Water Services)

EUROPIA – Shoqata Evropiane e Industrisë së

Naftës

(European Petroleum

Industry Association)

FoEE – Miqtë e Tokës së Evropës (Friends of the Earth Europe)

GATT – Marrëveshja e Përgjithshme mbi

Tarifat dhe Tregtinë

(General Agreement on Tariffs

and Trade)

GHG – Gazrat serrë (Greenhouse Gas)

GJED – Gjykata Evropiane e Drejtësisë (European Court of Justice)

HCFCs – Hidroklorofluorokarboni Hydrochlorofluorocarbon

IIASA – Instituti Ndërkombëtar për

Sistemet e Aplikuara të Analizave

(International Institute for

Applied Systems Analysis)

IMPEL – Rrjeti për Implementimin dhe

Zbatimin e Ligjit të Mjedisit

(European Union Network for

the Implementation and

Enforcement of Environmental

Law)

INDC – Kontributet e Synuara në Baza

Kombëtare

(Intended Nationally

Determined Contributions)

INSPIRE – Infrastruktura për Informata (Infrastructure for Spatial

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

xiv

Hapësinore në Komunitetin

Evropian

Information in the European

Community)

INTERREG – Bashkëpunimi Territorial

Evropian

(European Territorial

Cooperation)

IPA – Instrumenti i Para-Aderimit (Instrument for Pre-Accession)

IPPC – Kontrolli dhe Parandalimi i

Ndotjes së Integruar

(Integrated Pollution

Prevention and Control)

KE – Komuniteti Evropian (European Community)

KEE – Komuniteti Ekonomik Evropian (European Economic

Community)

KES – Komiteti Ekonomik dhe Social (Economic and Social

Committee)

Konventa PECL – Konventa Evropiane e Këshillit të

Evropës për Mbrojtjen e Mjedisit

nëpërmjet Ligjit Penal

(European Convention for the

Protection of the Environment

through Criminal Law of the

Council of Europe)

KZHQ – Komisioni për Zhvillimin e

Qëndrueshëm

(Commission on Sustainable

Development)

LIFE – Instrumenti Financiar për

Mjedisin

(L’Instrument Financier pour

l'Environnement)

MSA – Marrëveshja e Stabilizim

Asociimit

(Stabilization and Association

Agreement)

OBEZH – Organizata për Bashkëpunim

Ekonomik dhe Zhvillim

(Organization for Economic

Cooperation and

Development)

OBT/SPS – Masat Sanitare dhe Fitosanitare,

sipas Marrëveshjes së

Organizatës Botërore të Tregtisë

(Sanitary and Phytosanitary

Measures under the WTO

Agreement)

OI – Iniciativa e Vet (Own Initiative)

OJQ – Organizata Jo-Qeveritare (Non Governmental

Organizations)

OKB – Organizata e Kombeve të

Bashkuara

(United Nations Organization)

OMGJ – Organizmat e Modifikuara

Gjenetikisht

(Genetically Modified

Organisms)

PE – Parlamenti Evropian (European Parliament)

PHARE – Polonia dhe Hungaria: Asistenca

për Ristrukturimin e Ekonomisë

së tyre

(Poland and

Hungary:Assistance for

Restructuring their Economies

PPB – Politika e Përbashkët Bujqësore (The Common Agricultural

Policy)

PPP

rBST

Politika e Përbashkët e Peshkimit (Common Fisheries Policy)

(Bovine Somatotrophin)

REACH – Rregullorja për Regjistrimin,

Vlerësimin, Autorizimin dhe

(Registration, Evaluation,

Authorisation and Restriction

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

xv

Kufizimin e Kimikateve of Chemicals)

REIO – Organizata Rajonale për

Integrimin Ekonomik

(Regional Economic

Integration Organization)

RENA – Rrjeti Rajonal Mjedisor për

Pranim

(Regional Environmental

Network for Accession)

RFSJ – Republika Federale Socialiste e

Jugosllavisë

(Socialist Federal Republic of

Yugoslavia)

SEPA – Agjencia Serbe për Mbrojtjen e

Mjedisit

(Serbian Environmental

Protection Agency)

SHBA – Shtetet e Bashkuara të Amerikës (United States of America)

TBE – Traktati i Bashkimit Evropian (Treaty on European Union)

TUE – Tregu Unik Evropian (Single European Market)

UNCED – Konferenca e Kombeve të

Bashkuara për Mjedisin dhe

Zhvillimin

(United Nations Conference on

Environment and

Development)

UNCTAD – Konferenca e Kombeve të

Bashkuara për Tregtinë dhe

Zhvillimin

(The United Nations

Conference on Trade and

Development)

UNECE – Komisioni Ekonomik i Kombeve

të Bashkuara për Evropën

(The United Nations Economic

Commission for Europe)

UNEP – Programi Mjedisor i Kombeve të

Bashkuara

(The United Nations

Environment Programme)

UNFCCC – Konventa e Kombeve të

Bashkuara për Ndryshimet

Klimatike

(United Nations Framework

Convention on Climate

Change)

UNICE – Bashkimi i Konfederatës së

Industrisë dhe Punëdhënësve të

Evropës

(Union of Industrial and

Employers’ Confederations of

Europe)

VNM – Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis (Environmental Impact

Assessment)

VSM – Vlerësimi Strategjik Mjedisor (Strategic Environmental

Assessment)

WWF – Fondi World Wide për Natyrën (World Wide Fund for Nature)

ZLPQT – Zbatimi i Ligjit të Pyjeve,

Qeverisjes dhe Planit të Veprimit

të Tregtisë

(Forest Law Enforcement,

Governance and Trade Action

Plan)

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

xvi

HYRJE DHE METODOLOGJIA

I. Hyrje

Politikat mjedisore të Bashkimit Evropian, fillimisht u konsideruan, si një fushë e

politikave, që do t’i shërbenin interesit të ndërtimit të tregut të vetëm, por me kalimin e

viteve patën një rritje të konsiderueshme të aktivitetit legjislativ duke evidentuar një

kuptim më të madh të natyrës ndërkufitare dhe rëndësisë së problematikave mjedisore.1

Integrimi evropian, fillimisht ishte i fokusuar në çështjet sasiore, kryesisht në reduktimin

e barrierave të tregtisë me qëllim promovimin e bashkëpunimit, por u bë gjithnjë e më e

qartë, se integrimi evropian kishte dimensione cilësore. Ndryshimet në standardet

mjedisore mund të konsideroheshin, si pengesë për tregtinë e lirë,2 për këto arsye duke

menduar më shumë për këto çështje në aspektin mbikombëtar3 u miratuan të njëjtat

përgjigje institucionale, ligjore dhe procedurale duke sjellë politikat e Shteteve Anëtare

më afër në përqasjen me njëra-tjetrën.4 Zgjerimi i qëndrueshëm dhe konsolidimi i

veprimeve të Bashkimit Evropian në fushën e mbrojtjes së mjedisit pasqyrojnë zhvillimin

dhe transformimin mbresëlënës të Bashkimit Evropian gjatë gjashtëdhjetë viteve të

fundit.5 Një tipar i rëndësishëm, që karakterizon procesin e integrimit evropian është

shtrirja graduale e juridiksionit “material” të BE-së në fushat, që nuk përfshiheshin

brenda objektivit fillestar të integrimit ekonomik.

Qëllimi kryesor për themelimin e një tregu të përbashkët mes Shteteve Anëtare, siç

përcaktohej në tekstin origjinal të Traktatit të KE-së u zgjerua për të përfshirë një numër

të madh të qëllimeve të tjera të politikave të përbashkëta të lidhura drejtpërdrejt ose në

mënyrë të tërthortë me aspiratën për të krijuar një treg të vetëm. Në vitin 1973 u miratua

Programi i Parë i Veprimit në Mjedis të Komunitetit Evropian, por vetëm me

nënshkrimin e Aktit Unik Evropian, mbrojtja e mjedisit u njoh zyrtarisht, si pjesë e

kompetencave ligjore të Komunitetit Evropian. Angazhimi i Bashkimit Evropian ndaj

politikave mjedisore u forcua më shumë duke përcaktuar, se kërkesat e mbrojtjes

mjedisore duhet të përfshiheshin në përcaktimin dhe implementimin e politikave të tjera

dhe aktiviteteve ekonomike.6 Qëndrimet dhe veprimet e hartuesve të politikave në një

fushë, në mënyrë të pashmangshme kanë ndikime në fusha të tjera. Mjedisi ndikon dhe

ndikohet nga aktivitete, në pothuajse çdo fushë tjetër të politikave publike. Llojet e

problematikave mjedisore, në të cilat u përfshi Bashkimi Evropian u zgjeruan duke

përfshirë krahas cilësisë së ajrit, cilësisë së ujit, menaxhimin e mbetjeve, kontrollin e

kimikateve edhe mbrojtjen e kafshëve të egra, ruajtjen e energjisë, kontrollin e

organizmave të modifikuara gjenetikisht, promovimin e bujqësisë organike, menaxhimin

e peshkimit dhe kontrollin e ndotjes acide.7 Objektivat shtesë të politikave mjedisore u

njohën me anë të traktateve në vazhdimësi. Deri në fund të viteve ‘80, procesi i integrimit

1 J. McCormick, Environmental Policy in the European Union, Palgrave, 2001, fq. 1-2. 2 Po aty, fq. 3. 3 Po aty, fq. 9. 4 Po aty, fq. 10. 5 E. Orlando, The Evolution of EU Policy and Law in the Environmental Field: Achievements and Current

Challenges, Working Paper, 2013, fq. 2. 6 Derivuar, nga Neni 6 i KE (dmth i Traktatit të KE, versioni aktual i korrigjuar i Traktatit të Romës). 7 Shikoni referencën nr. 1, fq. 1.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

xvii

evropian ishte i lidhur më shpesh në mendjen e publikut me çështjet ekonomike dhe

bujqësore, si: subvencionet për fermerët, nxitja e tregtisë së lirë, politika e konkurrencës,

harmonizimi i standardeve dhe roli i Komunitetit Evropian në tregtinë ndërkombëtare.8

Në fillim të viteve 1990, debati mbi integrimin evropian u zgjerua duke përfshirë një

grup më të gjerë të politikave, si ҫështjet e konsumit, politikat rajonale, ndihmën për

zhvillim, politikat sociale, teknologjinë dhe mjedisin dhe u miratuan ligje të reja të

rëndësishme.9 Ndryshimi erdhi pjesërisht nga një vetëdije e re, se integrimi ekonomik

kërkonte bashkëpunimin në një shumëllojshmëri të gjerë të fushave të politikave.10

Bashkimi Evropian publikoi programet e veprimit në mjedis, miratoi legjislacionin

mjedisor, librat e gjelbër dhe të bardhë, krijoi Agjencinë Evropiane të Mjedisit për të

përmirësuar cilësinë e mbledhjes së të dhënave, themeloi Forumin e Gjelbër për të

promovuar të dhënat joqeveritare në hartimin e politikave dhe zhvilloi qasjet strategjike

për problemet në disa fusha kryesore të politikave.11 Legjislacioni i Bashkimit Evropian

në fushën e mjedisit, tashmë përbën grupin më gjithëpërfshirës modern të standardeve në

botë, i cili përmban rreth 500 direktiva, rregullore dhe vendime.12 Komisioni Evropian,

në fund të vitit 2004 ishte i gatshëm të bënte propozime për ligjet e reja të mjedisit, duke

theksuar nevojën për t’u fokusuar në rritjen e aftësisë konkurruese të ekonomisë së

Evropës dhe thjeshtëzimin e legjislacionit ekzistues të BE-së.13

Efektet e legjislacionit mjedisor të BE-së janë të shumta dhe të rëndësishme. Shtetet

Anëtare ndajnë kompetencat me Bashkimin Evropian në lidhje me politikat mjedisore,14

por nëse rregullat kombëtare bien ndesh me kërkesat e masave mjedisore të adoptuara në

nivel të Bashkimit Evropian respektohet parimi i epërsisë së ligjit të Bashkimit Evropian

mbi ligjin kombëtar përkatës.15 Bashkimi Evropian vendos, për sa i përket mbrojtjes

mjedisore vetëm në lidhje me kornizën ligjore, që përbën ligjin mjedisor, si një element

shumë të rëndësishëm në tërësinë e përgjithshme të masave të adoptuara nga Shtetet

Anëtare për mbrojtjen e mjedisit. Shtetet Anëtare ende kanë prioritetet e veta, të cilat janë

në funksion të një kombinimi të faktorëve ekonomik, social dhe politikë vendas, por

vendimet më të rëndësishme mjedisore të marra nga qeveritë e Shteteve Anëtare vijnë në

përgjigje të detyrimeve të natyrshme të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.16

Pavarësisht, shfaqjes së një angazhimi të qartë kushtetues nga ana e BE-së për të

zhvilluar politikat për mbrojtjen e mjedisit, implementimi i këtij angazhimi në praktikë ka

hasur shumë sfida në nivele të ndryshme politike dhe ligjore. Ky tension është pjesë e

përpjekjeve të vazhdueshme, me të cilat përballet Bashkimi Evropian në përcaktimin e

8 J. McCormick, Environmental Policy in the European Union, Palgrave, 2001, fq. 17. 9 European Environmental Bureau, EU Environmental Policy Handbook A Critical Analysis of EU

Environmental Legislation, 2005, fq. 8. 10 Shikoni referencën, nr. 8, fq. 17-18. 11 Po aty, fq. 17. 12 EEA, The European environment-state and outlook 2015: synthesis report, European Environment

Agency, Copenhagen, 2015, fq. 21. 13 European Environmental Bureau, EU Environmental Policy Handbook A Critical Analysis of EU

Environmental Legislation, 2005, fq. 8. 14 Shikoni, Nenet 174 (4) dhe 176 të Traktatit të Komunitetit Evropian. 15 Neni 176 i Traktatit të Komunitetit Evropian përcakton, nëpërmjet përjashtimit të parimit të epërsisë, që

Shtetet Anëtare kanë të drejtën të kenë ose të ndërmarrin “masa mbrojtëse më strikte”, se sa ato të

adoptuara në nivel të BE-së, për aq kohë sa, ato përshtaten me kërkesat e tjera të Traktatit të KE. Për këto

masa duhet të njoftohet Komisioni Evropian. 16 Shikoni referencën nr. 8, fq. 2.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

xviii

kufirit të rregullimeve, që kërkohen për parandalimin ose minimizimin e impaktit jo të

favorshëm të shoqërisë mbi gjendjen e mjedisit.17 Shtetet Anëtare kanë detyrimin ligjor

për të siguruar, që legjislacioni i mbrojtjes mjedisore të Bashkimit Evropian të

implementohet brenda territoreve respektive dhe brenda afateve të përcaktuara. Në

praktikë, Shtetet Anëtare nuk kanë qenë veçanërisht të kujdesshme për të siguruar, që

ligji dhe praktika përkatëse të jenë në të njëjtën linjë me detyrimet mjedisore në nivel

evropian. Në një dimension më të gjerë, kjo përqasje nënkupton, që Bashkimi Evropian

ka qenë i varur nga puna mbikëqyrëse e Komisionit Evropian për të identifikuar dhe

ndjekur shkeljet e ligjit mjedisor të BE nga Shtetet Anëtare.

Duke filluar nga viti 2000, situata ka filluar të ndryshojë. Iniciativat e fundit

legjislative të Bashkimit Evropian mbi përgjegjësinë mjedisore civile dhe penale

parashikojnë një rol më të madh të autoriteteve të Shteteve Anëtare për të siguruar, që

standardet mjedisore të Bashkimit Evropian të zbatohen në territoret respektive.18

Pavarësisht, këtij zhvillimi mbrojtja e mjedisit ndodh kryesisht në nivel kombëtar.

Shumica e ligjeve mjedisore të BE-së përcaktojnë standardet minimale, pastaj ua lënë në

dorë Shteteve Anëtare, që të veprojnë për t’i arritur ato. Në këtë mënyrë, qeveritë mbeten

iniciatoret kryesore të politikave dhe ligjeve mjedisore të BE-së për të arritur nivelin e

dëshiruar të mbrojtjes.19 Qasjet e politikave mjedisore kanë ndryshuar në përgjigje të

sfidave specifike mjedisore, në varësi të zhvillimeve të veçanta të ekonomisë, të dështimit

për t’iu përshtatur sfidave administrative dhe për të arritur objektivat.20

Ndikimet, kostot dhe përfitimet rajonale për trajtimin e problemeve mjedisore ende

nuk janë kuptuar plotësisht, por të dhënat e BE-së në këtë fushë tregojnë një vlerësim të

madh në fushën e politikave mjedisore për meritat e qasjes rajonale, sepse trajtohen

probleme, të cilat nuk respektojnë kufijtë kombëtare; qeveritë progresive mund të shtojnë

presionin për një grup më ambicioz të përgjithshëm të objektivave; shtetet më të pasura

mund të sigurojnë burime, që mund të kompensojnë barrën ekonomike të rregullimit të

mjedisit në shtetet më të varfra. Në këtë mënyrë, qasja rajonale inkurajon gjenerimin dhe

përdorimin më të mirë të të dhënave mbi shkaqet e problemeve mjedisore dhe efikasitetin

e përgjigjeve të tyre.21 Problemet e mjedisit përbëjnë një pjesë të rëndësishme të

axhendës së Këshillit të Ministrave, ndërsa kontestimet mbi çështjet e mjedisit kanë qenë

objekt i shumë vendimeve të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.22

Bashkimi Evropian është i pajisur me një kuadër institucional mbikombëtar i

projektuar për të zhvilluar dhe zbatuar politikat e rëna dakord në nivel të Bashkimit

Evropian. Një kuadër i tillë i vendimmarrjes është unik në sferën e marrëdhënieve

ndërkombëtare. Në lidhje me zbatimin e politikave, Komisioni Evropian dhe Gjykata

Evropiane e Drejtësisë luajnë një rol të rëndësishëm. Nga perspektiva e burimeve,

Komisioni Evropian është përballur me sfida të mëdha për të përmbushur detyrimet e tij

mbikëqyrëse, sipas Nenit 211 të KE. Për më tepër, shërbimet e Komisionit Evropian nuk

kanë qenë asnjëherë të pajisura me burimet ligjore dhe financiare të kërkuara për të

17 M. Hedemann-Robinson, Enforcement of European Union Environmental Law: Legal Issues and

Challenges, Routledge-Cavendish, 2007, fq. 2. 18 Po aty, fq. 5. 19 European Environmental Bureau, EU Environmental Policy Handbook A Critical Analysis of EU

Environmental Legislation, 2005, fq. 8. 20 Po aty, fq. 8. 21 J. McCormick, Environmental Policy in the European Union, Palgrave, 2001, fq. 2. 22 Po aty, fq. 1.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

xix

ndërmarrë inspektime dhe hetime. Nga perspektiva e efikasitetit nuk ka qenë një situatë e

përshtatshme për të shqyrtuar përgjegjësinë e Komisionit Evropian, që të sigurojë

implementimin e legjislacionit mjedisor të BE në nivel kombëtar. Gjykata Evropiane e

Drejtësisë ka kompetenca ekskluzive për të interpretuar Traktatin e KE-së dhe për të

përcaktuar vlefshmërinë dhe interpretimin e akteve të tij.23 Gjykimet e GJED janë të

zbatueshme në rregullat e brendshme të procedurës civile brenda juridiksioneve të

Shteteve Anëtare.24

Përpjekjet e kohëve të fundit në nivel evropian për t’u kërkuar autoriteteve të Shteteve

Anëtare për të patur një rol më aktiv në zbatimin e ligjit mjedisor të BE lidhen me

shqetësimet afatgjata rreth efikasitetit të kufizuar, të mbështetur vetëm në Komisionin

Evropian. Përpjekje janë bërë edhe në sektorë të tjerë të politikave për të decentralizuar

përgjegjësinë për zbatimin e ligjit për arsye të ngjashme, kryesisht në fushën e ligjit të

konkurrencës,25 por edhe në sektorët e mbrojtjes së konsumatorit26 dhe të tregut të

brendshëm.27 Iniciativat e fundit për të përfshirë shoqërinë civile, kryesisht OJQ-të

mjedisore në axhendën e zbatimit të ligjit janë shoqëruar me lëvizje, në fillim të viteve

1990 për ta bërë procesin e vendimmarrjes së BE transparent për publikun duke u

siguruar personave juridik një numër të drejtash në lidhje me zbatimin e legjislacionit

mjedisor të BE-së. Komisioni Evropian ende përfaqëson aktorin dominues në çështjet e

zbatimit të ligjit mjedisor të BE dhe ka fuqi specifike për të marrë masa ligjore ndaj

Shteteve Anëtare, nëse këto të fundit kanë cënuar zbatimin e ligjit të BE-së (Neni 226 i

Traktatit të KE). Presidenti i Komisionit Evropian ka identifikuar zbatimin korrekt të

ligjeve të Bashkimit Evropian në terren, si një përparësi kryesore për përmbushjen e

qëllimeve të tij.28 Në gjysmën e dytë të shekullit të fundit, zhvillimi i Bashkimit Evropian

ka dëshmuar edhe risi ligjore dhe zhvillime, shumë prej të cilave kanë patur pasoja të

rëndësishme në lidhje me zbatimin e ligjit mjedisor të BE-së.29

Duke filluar nga vitet 1980, Bashkimi Evropian ka intensifikuar përpjekjet për t’u bërë

inovator dhe lider në politikat mjedisore ndërkombëtare. Pjesë e propozimeve të tij janë

zhvillimet në fushat, si ndryshimet klimatike dhe promovimi i temave, si zhvillimi i

qëndrueshëm në nivel ndërkombëtar duke përfshirë Kombet e Bashkuara dhe

Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik. Në nivel ndërkombëtar, në mes

të viteve 1990 dhe 1992, BE-ja ka qenë palë në më shumë, se dyzet marrëveshje

shumëpalëshe mjedisore dhe shpesh është konsideruar një mbështetës aktiv i standardeve

mjedisore në negociatat mjedisore.30 Tashmë, numërohen rreth 900 instrumente ligjore

ndërkombëtare të drejtuara kryesisht në çështjet mjedisore, apo që përmbajnë dispozita të

rëndësishme mbi to. Një dimension tjetër në përpjekjet globale të Bashkimit Evropian

23 Neni 234 i Traktatit të Komunitetit Evropian. 24 Nenet 244 dhe 256 të Traktatit të Komunitetit Evropian. 25 Rregullorja 1/2003 mbi implementimin e rregullave të konkurrencës bazuar në Nenet 81-82 të Traktatit

(Gazeta Zyrtare 2003 L 1/1). 26 Rregullorja 6/2003 mbi bashkëpunimin midis autoriteteve përgjegjëse kombëtare për zbatimin e ligjit të

mbrojtjes së konsumatorit, (Gazeta Zyrtare 2004 L 354/1). 27 Rekomandimet e Komisionit Evropian 2005/309 për kthimin në ligj të direktivave, që ndikojnë në tregun

e brendshëm (Gazeta Zyrtare 2005 L 98/47). 28 CEC (2005c) Strategic Objectives 2005-2009?, Commission Communication, 2005, fq. 12. 29 M. Hedemann-Robinson, Enforcement of European Union Environmental Law: Legal Issues and

Challenges, Routledge-Cavendish, 2007, fq. 10. 30 E. B. Weiss, International Environmental Law: Contemporary Issues and the Emergence of a New

World Order, Business and the Contemporary World, vol. 6, 1994, fq. 30-44.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

xx

është krijimi i instrumenteve “të reja” të politikave mjedisore. Gjithashtu, në këtë punim

do të trajtohet impakti i acquis mjedisore në legjislacionin e shteteve, që kanë nënshkruar

Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit duke marrë në studim periudhën e viteve 2011-

2015, në kuadër të influencës së standardeve dhe politikave mjedisore evropiane në rajon

dhe më gjerë. Fusha e politikave mjedisore dhe zbatimi i legjislacionit mjedisor në

Bashkimin Evropian është subjekt i ndryshimeve të shpejta për t’iu përgjigjur në mënyrë

efektive problematikave, që hasen në fushën e mjedisit.

II. Qëllimi dhe objektivat e punimit

Ky punim ka për qëllim të analizojë sfidën më të madhe të identifikuar përballë

synimeve të BE-së, që është angazhimi për mbrojtjen e mjedisit. Qëllimi realizohet duke

pasqyruar një vështrim të përgjithshëm të politikave mjedisore në Bashkimin Evropian

për të ndihmuar në sqarimin e parametrave të politikave mjedisore të BE-së duke vepruar,

si një udhëzues për historinë dhe institucionet konstituente të politikave mjedisore të BE-

së; duke shpjeguar dhe analizuar parimet aktuale ligjore; mënyrën si formulohen dhe

zbatohen politikat mjedisore të BE-së; perspektivën e Bashkimit Evropian, si aktor i

rëndësishëm për mbrojtjen e mjedisit në arenën ndërkombëtare; instrumentet aktuale dhe

të ardhshme, që do të aplikohen në kuadër të menaxhimit më të mirë të mjedisit dhe

identifikimin e mjeteve të ndryshme ligjore, me anë të të cilave politikat e BE-së për

mbrojtjen e mjedisit mund të zbatohen në mënyrë të efektshme në Shtetet Anëtare.

Ky punim realizon një ekzaminim të evoluimit historik të politikave mjedisore të BE-

së nga pikëpamja e kuadrit legjislativ dhe institucional, si dhe analizon aspektet dhe

tendencat kryesore të qeverisjes mjedisore të BE-së. Gjithashtu, do të analizohet ndikimi i

acquis mjedisore në legjislacionin mjedisor të shteteve, që kanë nënshkruar Marrëveshjen

e Stabilizim Asociimit për periudhën 2011-2015 në sektorët përkatës të mjedisit, si dhe

prioritetet, që këto shtete duhet të marrin parasysh për të përmirësuar procesin e

përafrimit të legjislacionit mjedisor. Nëpërmjet këtij punimi theksohet qasja e BE-së ndaj

dimensionit të larmishëm të qeverisjes së mjedisit nga këndvështrimi i brendshëm i

marrëdhënieve dinamike midis BE dhe Shteteve Anëtare dhe në një kontekst global.31

Duke marrë parasysh dimensionin e problemeve mjedisore, që i tejkalojnë kufijtë

kombëtar, shtetet janë përfshirë në programet integruese rajonale duke zhvilluar politika

bashkëpunuese në mjedis dhe duke analizuar politikat mjedisore të lidhura ngushtë me

politikat e tjera, që ndikojnë reciprokisht te njëra-tjetra. Në këtë aspekt duke analizuar

Bashkimin Evropian, si shembull të integrimit rajonal kuptohet rëndësia e integrimit

rajonal, si një mënyrë për trajtimin e problemeve mjedisore në përgjithësi.

Objektivat kryesore të këtij punimi janë:

Të evidentojë rëndësinë e aktivitetit të gjerë legjislativ të Bashkimit Evropian për t’iu

përgjigjur në mënyrë adekuate sfidave mjedisore.

Të ndihmojë në rritjen e njohurive rreth politikave mjedisore të Bashkimit Evropian

dhe ndikimin pozitiv të këtyre politikave në rajon dhe më gjerë.

31 E. Orlando, The Evolution of EU Policy and Law in the Environmental Field: Achievements and Current

Challenges, Working Paper, 2013, fq. 2-3.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

xxi

Të analizojë kompetencat dhe rolin e institucioneve të Bashkimit Evropian në

formulimin, miratimin dhe implementimin e politikave mjedisore.

Të identifikojë faktorët, që ndikuan në zhvillimin e politikave mjedisore në Bashkimin

Evropian.

Të propozojë masat paraprake për përmirësimin e zbatimit të legjislacionit mjedisor në

Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian dhe masat, që duhet të marrin vendet kandidate

për të përmirësuar zbatimin e acquis mjedisore.

Të analizojë rolin e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në lidhje me

bazën ligjore të legjislacionit mjedisor të Bashkimit Evropian.

Të identifikojë arsyet për adaptimin e instrumenteve “të reja” të politikave mjedisore

në Bashkimin Evropian.

Të evidentojë rëndësinë e ligjit penal evropian, si një mekanizëm sanksionues për

përgjegjësinë mjedisore.

Të analizojë dhe të krahasojë legjislacionin mjedisor të shteteve, që kanë nënshkruar

Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me acquis mjedisore, në kuadër të procesit të

përafrimit.

Të evidentojë rolin e rëndësishëm të Bashkimit Evropian, si pjesëmarrës në

marrëveshjet ndërkombëtare mjedisore.

Të ndihmojë për të kuptuar ndërveprimin midis politikave mjedisore dhe politikave në

fushat e tjera në kuadër të parimit të integrimit.

III. Risitë e punimit

Duke u nisur nga mënyra e organizimit dhe llojet e çështjeve, që trajton punimi është i

pari i këtij lloji duke pasqyruar një vështrim të përgjithshëm dhe të plotë të politikave

mjedisore në Bashkimin Evropian.

Nëpërmjet, vendimeve të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë të paraqitura në këtë punim

evidentohet gatishmëria për promovimin e politikave të mbrojtjes së mjedisit të BE-së

dhe roli pozitiv, që ka luajtur GJED në këtë aspekt.

Një risi tjetër është, se punimi paraqet një vështrim krahasues të legjislacionit mjedisor

të shteteve, që kanë nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me acquis

mjedisore për periudhën 2011-2015 dhe një vështrim krahasues me politikat mjedisore të

Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Punimi sjell rekomandime konkrete për përmirësimin e fazës së zbatimit të

legjislacionit mjedisor dhe masat e mëtejshme, që duhet të ndërmarrin vendet kandidate

për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian për të arritur standardet evropiane mjedisore.

Ilustrimi i punimit me figura dhe tabela ofron një kuptim më të qartë në lidhje me

zhvillimin e politikave mjedisore në Traktatet e Bashkimit Evropian, procedurën e

zakonshme legjislative për masat mjedisore, llojet e përgjegjësisë mjedisore në

Bashkimin Evropian dhe rendin e veprimeve, që palët duhet të ndërmarrin në rastet e

dëmtimit ose rrezikut të pashmangshëm për dëmtimin e mjedisit.

Ky punim evidenton rolin e rëndësishëm të Bashkimit Evropian, krahas shteteve dhe

organizatave të tjera ndërkombëtare për promovimin e standardeve evropiane mjedisore

në rajon dhe më gjerë për mbrojtjen efektive të mjedisit dhe pjesëmarrjen e tij në

marrëveshjet ndërkombëtare mjedisore.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

xxii

Punimi ka vlera teorike dhe juridike në fushën e përmirësimit të zbatimit të

legjislacionit mjedisor të Shteteve Anëtare dhe legjislacionit të shteteve, që kanë

nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Në vetvete, tema e trajtuar në lidhje me “Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian

dhe ndikimin e tyre në vendet në Stabilizim Asociim” është aktuale dhe përbën një fushë

me interes të veçantë për t’u studiuar dhe për të përcaktuar mekanizmat për të mbrojtur

mjedisin, këtë pasuri të çmuar për të gjithë njerëzimin.

IV. Pyetjet kërkimore të punimit

Çdo projekt i caktuar hulumtues ka pyetjet e veta specifike, të cilat shërbejnë për të

përcaktuar qëllimin e projektit të hulumtimit dhe drejtimin e procesit të hulumtimit.

Pyetjet e hulumtimit duhet të përfshijnë edhe disa detaje të natyrës së plotë të

hulumtimit.32 Në këtë projekt hulumtues do të trajtohet një pyetje kërkimore shkencore e

përgjithshme, e cila është: A ka ndikuar aktiviteti i gjerë legjislativ i Bashkimit Evropian

në fushën e mjedisit në përmirësimin e politikave mjedisore për t’iu përgjigjur në mënyrë

adekuate sfidave të mjedisit dhe çfarë impakti ka acquis mjedisore në legjislacionin e

shteteve, që kanë nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit për periudhën 2011-

2015?33 Përgjatë projektit hulumtues dalin disa problematika, qëllimi i të cilave është t’u

jepet përgjigje, për këtë arsye pyetja kërkimore shkencore e përgjithshme do të

shoqërohet me disa nënpyetje, si:

1. Cilët ishin faktorët përcaktues të zhvillimit të politikave mjedisore të Bashkimit

Evropian?

2. A ka ndikuar jurisprudenca e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për të sqaruar

polemikat rreth bazës së duhur ligjore të legjislacionit mjedisor të Komunitetit

Evropian? 3. Cili është roli i Parlamentit Evropian në zhvillimin e axhendës mjedisore të

Bashkimit Evropian? A janë rritur fuqitë substanciale të tij?

4. Cilat janë përparësitë dhe mangësitë e Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore në

përcaktimin e një kornizë ligjore të përshtatshme për t’u marrë me përgjegjësinë

mjedisore në rastet e dëmeve mjedisore?

5. Cili është roli i autoriteteve kompetente, si përforcuesit kryesor të kërkesave të

Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore?

6. A është vërtetë i nevojshëm një ligj penal evropian, si një mekanizëm sanksionues

për përgjegjësinë mjedisore?

7. Si ka reaguar sistemi ndërkombëtar për përfaqësimin e Bashkimit Evropian në

arenën ndërkombëtare për çështjet mjedisore?

8. Si ndahen kompetencat ndërmjet Komisionit Evropian dhe Shteteve Anëtare për

të trajtuar çështjet mjedisore në nivel ndërkombëtar dhe si u manifestua ekuilibri

midis Komisionit Evropian dhe Shteteve Anëtare në këtë fushë të marrëdhënieve?

32 B. Matthews dhe L. Ross, Metodat e Hulumtimit: Udhëzues praktik për shkencat sociale dhe humane,

Qendra për Arsim Demokratik, Tiranë, 2010, fq. 57. 33 Pyetja kërkimore shkencore e përgjithshme e këtij punimi është një pyetje zbuluese, e cila ka për qëllim

të shqyrtojë dhe zbulojë ndikimin e aktivitetit të gjerë legjislativ të Bashkimit Evropian në përmirësimin e

politikave mjedisore dhe ndikimin e acquis mjedisore në legjislacionin mjedisor të shteteve, që kanë

nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

xxiii

9. A mund ta konsiderojmë Bashkimin Evropian, si një aktor aktiv dhe të efektshëm

në negociatat ndërkombëtare për çështjet mjedisore?

10. Cilat ishin arsyet për adaptimin e instrumenteve “të reja” të politikave mjedisore

në Bashkimin Evropian?

11. Çfarë impakti ka sistemi institucional dhe ideologjik i Bashkimit Evropian mbi

adaptimin dhe implementimin e instrumenteve politike më të buta?

V. Hipotezat e punimit

Në punën shkencore hulumtuese, krahas pyetjeve kërkimore, një element i

rëndësishëm është edhe hipoteza, e cila përfaqëson një pohim të testueshëm për

marrëdhënien ose marrëdhëniet midis dy ose më shumë koncepteve, jo

domosdoshmërisht për realitetin, por diçka që duhet provuar ose hedhur poshtë.34

Parashtrimi i hipotezës shkencore, si ide prijëse paraqitet, si supozim ideor-teorik, që vjen

menjëherë pas vërtetimit të disa fakteve, ose si plotësim ideor-shkencor i disa zbrazëtive

në njohjen e një tërësie dukurish, ku segmentet e caktuara të tyre, pjesët apo aspektet e

tyre tashmë janë të njohura.35

Hipoteza kryesore e këtij punimi është: Angazhimi i Bashkimit Evropian ndaj

politikave mjedisore u forcua veçanërisht, kur mbrojtja e mjedisit u njoh, si pjesë e

kompetencave ligjore të tij duke përcaktuar objektiva të qarta për mbrojtjen efektive të

mjedisit dhe përmirësimin e cilësisë së mjedisit, nëpërmjet evoluimit të kuadrit legjislativ

dhe instrumenteve të ndërmarra për zbatimin efikas të tij.36 Politikat mjedisore të

Bashkimit Evropian i janë përgjigjur sfidave të shumta rregullatore duke nxjerrë në pah

disa nga elementet kryesore, që kanë karakterizuar dhe formësuar evoluimin e qeverisjes

mjedisore të Bashkimit Evropian, si: raportin mes nivelit kombëtar dhe mbikombëtar,

përpjekjet për zbatim më të mirë duke rritur efektivitetin e legjislacionit mjedisor, rolin e

aktorëve jo-shtetëror në procesin e hartimit të politikave mjedisore etj.

Hipoteza e dytë: Sfidat, që parashtrojnë problemet e vazhdueshme mjedisore në

kuadër të parimit të integrimit kërkojnë përfshirjen e aspekteve mjedisore në hartimin

dhe zbatimin e politikave të tjera. Hartuesit e politikave në fushat e tjera duhet të marrin

në konsideratë normat mjedisore në aktivitetet e tyre. Integrimi i politikave mjedisore bën

thirrje për një dialog të rregullt dhe ndërveprim ndërmjet fushave të ndryshme të

politikave, duke inkurajuar jo vetëm koordinimin dhe kohezionin, por edhe zgjidhjen e

përbashkët të problemeve.

Hipoteza e tretë: Acquis mjedisore ka ndikuar në përmirësimin e legjislacionit

mjedisor të shteteve, që kanë nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, nëpërmjet

procesit të përafrimit në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian. Pavarësisht,

34 B. Matthews dhe L. Ross, Metodat e Hulumtimit: Udhëzues praktik për shkencat sociale dhe humane,

Qendra për Arsim Demokratik, Tiranë, 2010, fq. 58. 35 S. Miladinoski dhe I. Mazreku, Metodologjia e Hulumtimit Shkencor (Përmbledhje materialesh), Pejë

2012, insurancefs.weebly.com/uploads/1/6/7/6/16762334/metodologjia. doc, (Aksesuar më 06.09. 2016). 36 Variabli i varur në hipotezën kryesore të këtij punimi përbëhet nga angazhimi i Bashkimit Evropian ndaj

politikave mjedisore, të cilat u vendosën në qendër të vëmendjes me hyrjen në fuqi të Aktit Unik Evropian,

që përcaktoi mbrojtjen e mjedisit, si pjesë të kompetencave ligjore të Komunitetit Evropian. Tashmë,

Bashkimi Evropian ka përcaktuar objektiva të qarta në fushën e mjedisit duke ndikuar në realizimin e një

mbrojtje efektive dhe përmirësimin e cilësisë mjedisore. Variabli i pavarur i hipotezës përbëhet nga

evoluimi i kuadrit legjislativ dhe instrumenteve, që merren për zbatimin efikas të tij. Variabli i pavarur

influencon variablin e varur.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

xxiv

ndikimit pozitiv të acquis mjedisore, përpjekje të konsiderueshme dhe planifikime më

startegjike janë të nevojshme për të siguruar përshtatjen dhe implementimin e mëtejshëm

të legjislacionit mjedisor të këtyre shteteve.

VI. Metodologjia dhe metodat e kërkimit shkencor

Metodologjia konsiston në format logjike të procesit të njohurive dhe mundësinë e

zbatimit të tyre në një shkencë të caktuar ose në një kërkim shkencor të caktuar. Në këtë

punim, metodologjia përfaqëson analizën juridike dhe institucionale të politikave

mjedisore të Bashkimit Evropian. Metodat e kërkimit janë një tërësi procedurash logjike

dhe operative, të cilat lejojnë mbledhjen dhe interpretimin e të dhënave për verifikimin e

hipotezave të vendosura në planin kërkimor. Në këtë punim, qasja kryesore metodike e

zbatuar është qasja normative. Punimi do të bazohet në metodën cilësore (kualitative), e

cila konsiston në mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave me qëllim krahasimin dhe

interpretimin e dispozitave apo politikave, që parashikojnë mbrojtjen e mjedisit.

Angazhimi i Bashkimit Evropian në fushën e mjedisit shprehet nëpërmjet aktivitetit të

intensifikuar legjislativ, si: rregullore, vendime, direktiva, librat e bardhë etj. Veçanërisht,

analiza do të përqëndrohet në acquis mjedisore, shoqëruar edhe nga vendimet e Gjykatës

Evropiane të Drejtësisë, të cilat tregojnë për një rol të rëndësishëm të politikave

mjedisore në Bashkimin Evropian krahas politikave të tjera. Ndërsa, krahasimi do të

adresohet në legjislacionin mjedisor të shteteve, që kanë nënshkruar Marrëveshjen e

Stabilizim Asociimit në kuadër të procesit të përafrimit të legjislacionit. Për sa i përket,

metodës sasiore (kuantitative) nuk gjen zbatim në këtë punim, sepse mbështetet në

marrjen e kampioneve të rastit të strukturuara në të dhëna, që i përshtaten përvojave të

ndryshme në kategori të paracaktuara.

Ky punim elaboron një vështrim të përgjithshëm të politikave mjedisore në Bashkimin

Evropian, parimet, sektorët e politikave të mjedisit, kuadrin institucional, ligjor,

integrimin e politikave mjedisore me politikat e fushave të tjera në kuadër të qasjes

deduktive, për të konkluduar më tej në lidhje me rolin e rëndësishëm të aktivitetit

legjislativ të Bashkimit Evropian në përmirësimin e politikave mjedisore, mbrojtjen

efektive të mjedisit, jo vetëm brenda Bashkimit Evropian, por edhe në rajon dhe më gjerë

dhe rolin e rëndësishëm të politikave mjedisore krahas politikave të tjera të Bashkimit

Evropian, që përbën qasjen induktive. Në këtë punim do të aplikohen këto metoda të

kërkimit shkencor:

Metoda e analizës së literaturës ka për qëllim të bëjë një përmbledhje të dijes së

mëparshme të besueshme. Kjo metodë bazohet në analizën e doktrinës dhe literaturës

duke iu referuar punës, që kanë bërë autorët e tjerë dhe që paraqitet, si literaturë

shkencore. Literatura shkencore në lidhje me politikat mjedisore në Bashkimin Evropian

ka qenë e pasur për të kuptuar politikat mjedisore dhe instrumentet, që duhet të

ndërmerren për t’i dhënë zgjidhje problematikave mjedisore.

Metoda historike është një metodë e rëndësishme e përdorur në këtë punim për të

evidentuar evoluimin e politikave mjedisore të Bashkimit Evropian në traktatet

themeluese të Komuniteteve Evropiane, parashikimet për politikat mjedisore në Aktin

Unik Evropian, ku për herë të parë u sanksionua mbrojtja e mjedisit dhe deri në Traktatin

e Lisbonës, si dhe sfidat e ardhshme me të cilat do të përballet Bashkimi Evropian në

fushën e mjedisit. Gjithashtu, metoda historike ka gjetur zbatim edhe në analizën, e

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

xxv

Programeve të ndryshme të Veprimit në Mjedis, si dhe në ndryshimet, që kanë pësuar

institucionet përgjegjëse për hartimin, zbatimin dhe implementimin e politikave

mjedisore dhe kompetencat e tyre.

Metoda e analizës interpretuese është përdorur në këtë punim në interpretimin e

dispozitave të Traktateve të Bashkimit Evropian, që lidhen me politikat mjedisore,

dipozitat e kuadrit institucional, por edhe interpretimin e legjislacionit të shteteve, që

kanë nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në kuadër të përqasjes me acquis

mjedisore, duke evidentuar në këtë mënyrë përparësitë dhe mangësitë e këtyre shteteve

në zbatimin e acquis mjedisore. Gjithashtu, metoda e analizës interpretuese do të zbatohet

edhe në studimin e vendimeve gjyqësore të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në lidhje me

çështjet mjedisore.

Metoda krahasuese ka shërbyer për të krahasuar ndryshimin, që kanë pësuar dispozitat

e kuadrit legjislativ dhe të Traktateve të Bashkimit Evropian në fushën e mjedisit,

përqasjen e legjislacionit të shteteve, që kanë nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim

Asociimit me acquis mjedisore, kompetencat ndërmjet Shteteve Anëtare dhe Bashkimit

Evropian në fushën e mjedisit, rolin e BE në nivel ndërkombëtar në çështjet mjedisore

dhe rolin e tij krahas organizatave dhe shteteve të tjera në fushën e mjedisit, si dhe

krahasimin midis instrumenteve të reja të politikave mjedisore me instrumentet e

mëparshme.

Metoda e rastit të veçantë është përdorur për të trajtuar politikat mjedisore në

Bashkimin Evropian, procesin e hartimit, miratimit dhe zbatimit të politikave mjedisore

në kuadër të këtij entiteti të veçantë me natyrë sui generis dhe rolit të rëndësishëm, që

luan Bashkimi Evropian në negociatat ndërkombëtare për çështjet mjedisore. Nga analiza

dhe interpretimi i dispozitave të Traktateve, dokumenteve, apo literaturës do të nxirren

konkluzionet duke iu dhënë përgjigje pyetjeve kërkimore dhe hipotezave të këtij punimi.

VII. Struktura e punimit

Ky punim është i ndarë në shtatë krerë kryesor, ku do të trajtohen çështjet dhe

nënçështjet përkatëse të marra në studim.

Në kreun e parë, trajtohet koncepti i mjedisit dhe i komponentëve, që përbëjnë

mjedisin duke dhënë dhe një përkufizim të politikave mjedisore në Bashkimin Evropian.

Përkufizimi i politikave mjedisore i përdorur në mënyrë konvencionale ka qenë i kufizuar

dhe ende i lidhur me historinë e hershme të aktiviteteve të BE-së në fushën e mjedisit. Në

këtë kre argumentohet, se Bashkimi Evropian ka qenë produktiv dhe i përfshirë në një

shumëllojshmëri më të gjerë të çështjeve të politikave mjedisore, se sa është kuptuar në

mënyrë konvencionale. Bashkimi Evropian nuk ka një politikë mjedisore, por ka disa

politika mjedisore në lidhje me çështje specifike, si ajri, cilësia e ujit, biodiversiteti,

menaxhimi i mbetjeve dhe me radhë, disa prej të cilave janë më mirë të zhvilluara, se të

tjerat. Gjatë këtij kreu trajtohen objektivat e politikave mjedisore dhe sektorët, në të cilat

veprojnë politikat mjedisore në Bashkimin Evropian, për të vazhduar më tej me bazën

ligjore të politikave mjedisore, natyrën e parimeve ligjore dhe trajtimin e parimeve

themelore të politikave mjedisore në Bashkimin Evropian.

Në kreun e dytë, përshkruhet dhe vlerësohet mënyra e qasjes së Bashkimit Evropian

në çështjet e mjedisit dhe evoluimi i politikave mjedisore në traktatet e BE-së. Ky kre

evidenton në dukje, natyrën reaktive të politikave mjedisore të hershme dhe natyrën më

proaktive të politikave mjedisore pas Aktit Unik Evropian, i cili sanksionoi politikat

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

xxvi

mjedisore, si një nga përgjegjësitë formale të politikave të integrimit evropian dhe

analizon mënyrën, në të cilën është zhvilluar axhenda e politikave mjedisore.

Në kreun e tretë, analizohet procesi i formulimit, miratimit dhe zbatimit të politikave

mjedisore duke u fokusuar në rolin e aktorëve, që kanë më shumë ndikim dhe më pak

ndikim në këtë proces. Nga analiza, që i bëhet të gjithë procesit evidentohet, se aktorët

më me ndikim në formulimin e politikave mjedisore janë njësitë teknike brenda

Komisionit Evropian, si dhe ekspertët e sektorit kombëtar dhe industrial, që konsultohen

me Komisionin Evropian. Komisioni Evropian ka qenë një sipërmarrës produktiv i

politikave dhe natyra teknike e shumë ligjeve mjedisore i ka dhënë specialistëve të

politikave mjedisore në kuadër të Komisionit Evropian dhe Këshillit të Ministrave më

shumë hapësirë mbi formulimin e politikave mjedisore. Parlamenti Evropian, grupet

lobuese të mjedisit dhe agjencitë kombëtare të zbatimit kanë një rol shumë më të vogël në

proces. Gjithashtu, ky kre shqyrton procesin e miratimit dhe zbatimit të politikave

mjedisore, duke u fokusuar në rolet e Këshillit të Ministrave, të Gjykatës Evropiane të

Drejtësisë dhe Komisionit Evropian. Ai evidenton nevojën e përmirësimit të zbatimit të

politikave mjedisore dhe argumenton, se zbatimi është faza më e dobët në procesin e

politikave mjedisore të BE-së.

Në kreun e katërt, trajtohet përgjegjësia mjedisore në Bashkimin Evropian dhe dy

llojet e përgjegjësisë mjedisore: përgjegjësia penale e mjedisit dhe përgjegjësia civile e

mjedisit. Regjimet e përgjegjësisë mjedisore nuk janë domosdoshmërisht mjete të

përshtatshme për t’u marrë me dëmet mjedisore të shkaktuara nga veprimtaria njerëzore.

Në fushën e përgjegjësisë penale mjedisore analizohet zhvillimi i politikave të Bashkimit

Evropian për veprat penale mjedisore. Në aspektin e përgjegjësisë penale mjedisore

trajtohet Projekt Direktiva për mbrojtjen e mjedisit, nëpërmjet ligjit penal e vitit 2002,

Vendimi Kuadër 2003/80/DPB për mbrojtjen e mjedisit, nëpërmjet ligjit penal, Direktiva

2005/35/KE mbi burimin e ndotjes së anijeve dhe për vendosjen e dënimeve për shkeljet,

e ndryshuar më pas me Direktivën 2009/123/KE në 21 tetor 2009 dhe Direktiva

2008/99/KE e 19 nëntorit 2008 për mbrojtjen e mjedisit, nëpërmjet të drejtës penale. Në

këtë kre do të analizohen dispozitat e Direktivave të Veprave Penale Mjedisore dhe do të

diskutohen problemet e veçanta, që mund të dalin gjatë fazës së zbatimit,

shumëllojshmëria e paqartësive në direktiva, të cilat mund të shkaktojnë probleme gjatë

zbatimit të tyre, si dhe kërkesa, se duhet të vendosen dënime “efektive, bindëse dhe

proporcionale”.

Në fushën e përgjegjësisë civile mjedisore do të analizohen instrumentet kryesore të

Bashkimit Evropian, si: Libri i Gjelbër, Libri i Bardhë për të vazhduar më tej me

Direktivën 2004/35, si një mjet legjislativ mbi përgjegjësinë civile mjedisore në lidhje me

parandalimin dhe riparimin e dëmeve mjedisore. Direktiva e Përgjegjësisë Mjedisore

përshkruhet, si përcaktimi i një grupi rregullash të përgjegjësisë të bazuara mbi parimet

ligjore administrative dhe praktikat e krahasuara me parimet klasike, që burojnë nga ligji

i detyrimeve civile.37 Kjo direktivë merr parasysh një numër çështjesh, si: përkufizimin e

dëmtimit të mjedisit, kriteret e atribuimit të përgjegjësisë mjedisore, riparimin e dëmit

mjedisor, sigurimin e dëmit mjedisor etj.

37 B. Jones, European Commission: proposal for a Framework Directive on environmental liability, 14 (1)

ELM 5, 2002, fq. 6; M. Lee, The changing aims of environmental liability, Environment Law and

Management, 14 (4), 2002, fq. 196.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

xxvii

Në kreun e pestë, ofrohet një analizë e rolit të Bashkimit Evropian, si një aktor në

negociatat ndërkombëtare mbi çështjet e mjedisit duke argumentuar, se shumë nga nismat

më të rëndësishme të marra nga Shtetet Anëtare kanë ardhur në përgjigje të legjislacionit

të Bashkimit Evropian dhe Bashkimi Evropian është bërë një aktor i rëndësishëm në

negociatat ndërkombëtare mbi problemet e mjedisit. Ky kre analizon instrumentet e reja

të politikave mjedisore, që ka krijuar Bashkimi Evropian duke u fokusuar, veçanërisht në

instrumente të ndryshme nga instrumentet e komandës dhe kontrollit, ose që kanë një

shkallë relativisht të lartë të fleksibilitetit në lidhje me arritjen e synimeve të politikave

mjedisore.

Në kreun e gjashtë, trajtohet ndikimi i politikave mjedisore të Bashkimit Evropian në

legjislacionin mjedisor të pesë shteteve: Shqipëri, ish-Republika Jugosllave e

Maqedonisë, Mal i Zi, Serbi dhe Turqi, që kanë nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim

Asociimit, duke analizuar përqasjen e legjislacionit mjedisor për periudhën 2011-2015.

MSA-ja hedh bazat e një marrëdhënie të ngritur në një shkallë më të lartë të konceptuar,

si partneritet, bashkëpunim gjithëpërfshirës midis vendit, që e nënshkruan dhe Bashkimit

Evropian. Ky kre analizon ndikimin, që acquis mjedisore ka patur në sektorët e mjedisit

të vendeve, që kanë nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, duke evidentuar

arritjet dhe mangësitë, që mbeten për t’u plotësuar në legjislacionin mjedisor të këtyre

shteteve.

Në kreun e shtatë, përfshihen konkluzionet dhe disa rekomandime modeste të këtij

punimi. Konkluzionet pasqyrojnë konstatimet kryesore, që kanë dal gjatë analizës së

çështjeve të trajtuara gjatë punimit dhe u japin përgjigje pyetjeve kërkimore shkencore

dhe hipotezave. Rekomandimet do të fokusohen, veҫanërisht në masat paraprake, që

duhet të ndërmerren për përmirësimin e zbatimit të politikave mjedisore në Bashkimin

Evropian dhe përpjekjet e mëtejshme, që duhet të bëjnë shtetet, që kanë nënshkruar

Marrëveshjen e Stabilizm Asociimit, jo vetëm për të transpozuar acquis mjedisore në

legjislacionin e tyre, por edhe për zbatimin e tij në mënyrë efikase.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

1

KREU I. ACQUIS MJEDISORE SI NJË SFERË E POLITIKAVE EVROPIANE

1.1. Koncepti i mjedisit në Bashkimin Evopian dhe në përgjithësi

Koncepti i mjedisit ka patur një shtrirje globale, ashtu sikurse të drejtat mjedisore dhe

problematikat, që hasen në fushën e mjedisit janë globale. Tashmë përdorimi modern i

termit mjedis ndryshon shumë nga përdorimi i tij fillestar dhe paraqet karakteristika të

veҫanta duke bërë, që në disiplina të ndryshme shkencore, ku ai përdoret të marrë

kuptime po aq të ndryshme. Ky koncept është përkufizuar, gjerësisht në Nenin 2 të

“Konventës së përgjegjësisë civile për pasojat e dëmeve nga aktivitetet e rrezikshme ndaj

mjedisit”38 në Lugano, në 21 qershor të vitit 1993. Sipas tij, “Mjedisi përfshin: burimet

natyrore biotike dhe abiotike si ajri, uji, fauna dhe flora dhe ndërveprimin ndaj faktorëve

të njëjtë; pronën, e cila përbën pjesë të kulturës së trashëgimisë; karakteristikat e

peisazheve… Duke theksuar, se njeriu gëzon të drejta themelore për lirinë, barazinë dhe

kushtet e përshtatshme për jetesën në një mjedis cilësor, që lejon një jetë me dinjitet dhe

mirëqenie dhe mban përgjegjësi në mënyrë të drejtpërdrejt për mbrojtjen dhe

përmirësimin e mjedisit për brezat aktual dhe të ardhshëm”.

Në Bashkimin Evropian, mjedisi është përcaktuar, si mjedisi natyror, ku ekzistojnë

njerëzit dhe burimet natyrore nga të cilat, ata varen. Çështjet e mjedisit lidhen me

ndikimin e aktiviteteve të njeriut në mjedisin përreth, në burimet dhe në vetë qeniet

njerëzore, ndërsa politikat mjedisore ndërmerren nga qeveria dhe kanë për qëllim

menaxhimin e aktiviteteve njerëzore për parandalimin e pasojave të dëmshme mbi

natyrën dhe burimet natyrore duke siguruar, që ndryshimet e bëra nga njeriu në mjedis

nuk do të kenë një efekt të dëmshëm mbi njerëzit.39 Kuptimi i mjedisit është i

rëndësishëm për tri arsye kryesore:40

- Kërkesat për mbrojtjen e mjedisit me Aktin Unik Evropian duhet të integroheshin në

të gjitha aktivitetet e tjera të BE-së duke evidentuar rastet, kur mjedisi duhet të mbrohet,

çfarë lloj aktivitetesh kanë apo nuk kanë komponentin mjedisor etj.

- Asnjë analizë e politikave mjedisore të BE-së nuk mund të jetë e plotë, përveç

rasteve, kur parametrat e këtyre politikave janë kuptuar plotësisht dhe aktivitetet e BE-së

në të gjitha fushat konvencionalisht përkufizohen, si pjesë e politikave mjedisore.

- Institucionet e Bashkimit Evropian duhet të punojnë me agjencitë administrative

kombëtare dhe lokale, që kanë kuptimin e tyre të termit dhe nëse tri nivelet kanë ide të

ndryshme në lidhje me parametrat e politikave mjedisore, koordinimi efektiv dhe

bashkëpunimi do të jetë i vështirë të arrihet.

Në kuadër të Bashkimit Evropian një përcaktim më i qartë i nocionit “mjedis” bëhet

duke marrë parasysh mënyrën, në të cilën janë ndarë përgjegjësitë midis Drejtorive të

Përgjithshme të Komisionit Evropian. Drejtoria e Përgjithshme e Mjedisit (EDG) është

përgjegjëse për shumicën e çështjeve konvencionale të përcaktuara nga politikëbërësit

kombëtar, si mjedisore (ajri, uji dhe menaxhimi i mbetjeve); ruajtja e peshkimit është

pjesë e kompetencave të Drejtorisë së Përgjithshme të Peshkimit; pylltaria dhe kontrolli i

pesticideve janë përgjegjësi e Drejtorisë së Përgjithshme të Bujqësisë etj. Në të njëjtën

38 Koncepti i mjedisit, zhvillimi i qëndrueshëm dhe respektimi i të drejtave të njeriut, në

https://akipal.wordpress.com/2013/03/14/koncepti-i-mjedisit-zhvillimi-i-qëndrueshëm-dhe-respektimi-i-të-

drejtave-të-njeriut/. (Aksesuar më 25. 07. 2016). 39 J. McCormick, Environmental policy in the European Union, Palgrave, 2001, fq. 21. 40 Po aty.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

2

kohë, Drejtoria e Përgjithshme e Mjedisit është përgjegjëse për një numër çështjesh, të

cilat nuk janë mjedisore.

Kuptimi i të drejtave mjedisore është reflektuar në një numër të konsiderueshëm

konventash dhe marrëveshjesh ndërkombëtare, të cilat nën ndikimin e jurisprudencës

kanë dhënë zgjidhje kryesisht në çështjet, që lidhen me mjedisin dhe ndikimin e tij në të

drejtën e individit për jetën, shëndetin, pronën etj.41 Ndër këto marrëveshje përmendim:

Paktin Ndërkombëtar të të Drejtave Ekonomike, Sociale dhe Kulturore42 të vitit 1966;

Kartën Sociale Evropiane43 të vitit 1961; Protokollin Shtesë44 të Konventës Amerikane

për të Drejtat e Njeriut të vitit 1988; Konventën Afrikane të të Drejtave të Popullit;

Konventën për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve të vitit 198945; Konventën Evropiane

për të Drejtat e Njeriut; Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat Politike dhe Civile.

Këto dy të fundit nuk kanë parashikuar dispozita, që lidhen shprehimisht me të drejtën e

mjedisit. Në vitin 1972, Deklarata e Stokholmit, e cila u miratua në Konferencën e

Kombeve të Bashkuara “Mbi Mjedisin Njerëzor” hodhi dritë mbi respektimin e të

drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e mjedisit. Sipas preambulës së saj: “Mjedisi natyror

apo i bërë nga dora e njeriut është thelbësor për mirëqenien e njeriut dhe për të gëzuar

në mënyrë paqësore të drejtat e tij, përfshirë dhe të drejtën për jetën në vetvete”.

1.2. Një klasifikim në lidhje me elementet përbërëse të mjedisit

Mjedisi përbëhet nga element fizikë jo-jetësor, si toka, uji, ajri; element fizikë të

jetesës dhe element abstrakt.

Toka, është një nga përbërësit e mjedisit së bashku me ujin dhe ajrin,46 e cila përfshin

shkëmbin, dheun, rërën, si dhe gjërat bashkëngjitur saj. Toka bëhet subjekt i mbrojtjes 41 Koncepti i mjedisit, zhvillimi i qëndrueshëm dhe respektimi i të drejtave të njeriut, në

https://akipal.wordpress.com/2013/03/14/koncepti-i-mjedisit-zhvillimi-i-qëndrueshëm-dhe-respektimi-i-të-

drejtave-të-njeriut/. (Aksesuar më 25. 07. 2016). 42 Neni 12 paragrafi 2/b i Paktit Ndërkombëtar të të Drejtave Ekonomike, Sociale dhe Kulturore: “Masat,

që shtetet palë të këtij Pakti do t’i marrin për të arritur realizimin e plotë të kësaj të drejte duhet të

përfshijnë ato masa, që janë të nevojshme për të siguruar përmirësimin e të gjitha aspekteve të pastërtisë së

mjedisit dhe atij industrial”. 43 Neni 11 i Kartës Sociale Evropiane: “Me synimin për të siguruar një ushtrim efektiv të së drejtës për

mbrojtjen e shëndetit, Palët angazhohen, që direkt ose në bashkëpunim me organizatat publike ose private,

të marrin masa të përshtatshme, që synojnë ndër të tjera: të eliminojnë, sa më shumë të jetë e mundur

shkaqet e dëmtimit të shëndetit; të ofrojnë lehtësi këshillimi dhe edukimi për nxitjen e shëndetit dhe

inkurajimin e përgjegjësisë individuale për çështjet e shëndetit; të parandalojnë, sa më shumë të jetë e

mundur epidemitë, sëmundjet epidemike, si dhe aksidentet”. 44 Neni 11 i Protokollit Shtesë të Konventës Amerikane për të Drejtat e Njeriut: E drejta për një mjedis të

shëndetshëm “1. Çdokush duhet të ketë të drejtën për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm dhe për të

patur akses në shërbimet themelore publike. 2. Shtetet Palë nxisin mbrojtjen, ruajtjen dhe përmirësimin e

mjedisit”. 45 Neni 24/2/c i Konventës mbi të Drejtat e Fëmijëve: “Shtetet Palë duhet të ndjekin zbatimin e plotë të

kësaj të drejte dhe në veçanti duhet të marrin masat e duhura: Për të luftuar sëmundjet dhe kequshqyerjen,

edhe në kuadrin e kujdesit shëndetësor parësor, përmes aplikimit të teknikave lehtësisht të arritshme, si dhe

sigurimit të dispozitave të përshtatshme të produkteve ushqimore dhe ujit të pijshëm të pastër, duke patur

parasysh rreziqet e ndotjes së mjedisit”. 46 Seksioni 1 i Aktit të Mbrojtjes së Mjedisit të Mbretërisë së Bashkuar në vitin 1990 deklaron, se: “mjedisi

konsiston në të gjithë, ose ndonjë nga komponentët në vijim, domethënë, ajër, ujë dhe tokë dhe mediumi i

ajrit përfshin ajrin brenda ndërtesave dhe ajrin brenda strukturave të tjera natyrore ose të bëra nga njeriu

mbi ose nën tokë”.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

3

juridike, kur ajo është kontaminuar me substanca toksike; kur është përdorur për kultivim

të bimëve të ndjeshme;47 ose kur përballet me rreziqe të erozionit.48 Në juridiksionet e

common law, shtresat nëntokësore trajtohen me anë të maksimës ligjore “cujus est solum,

ejus est usque ad coelum et ad inferos” (pronari i tokës zotëron të gjithë hapësirën, deri

në qiell dhe poshtë deri në qendër të tokës). Hapësirat nëntokësore, zakonisht mbeten në

pronësi të personit, që zotëron sipërfaqen e tokës, por mund të transferohen edhe në

mënyrë të ndarë nga sipërfaqja.49 Në shoqëritë perëndimore, ndërtesat konsiderohen

objekte të rëndësishme dhe përfshihen në konceptin e mjedisit. Toka dhe ndërtesat janë së

bashku me aspekte të tjera të natyrës së ndryshueshme njerëzore, elementet kritikë të

nocionit të peisazhit. Në mënyrë eksplicite vetëm një pakicë e ligjeve mjedisore

përfshijnë peisazhin në përkufizimin e mjedisit. Në draftin e fundit të Konventës

Evropiane të Peisazhit, çdo Palë bie dakord “për të siguruar mbrojtjen e peisazhit,

menaxhimin dhe planifikimin, nëpërmjet vendosjes së masave kombëtare dhe organizimit

të bashkëpunimit evropian”.50

Në konceptin e ujit përfshihet uji në të gjitha format e tij. Uji përfshin ujërat detare dhe

ujërat e ëmbla. Ujërat e ëmbla ekzistojnë në forma të tilla si: lumenjtë, liqenet dhe ujërat

nëntokësor, që gjenden në ujëmbajtësit. Ujërat nëntokësor janë zakonisht në qendër të

legjislacioneve mjedisore për përfshirjen në një koncept të përgjithshëm të mjedisit.51 Uji

ekziston në formën e avujve të ujit atmosferik, si dhe në formën e akullit. Në lidhje me

ajrin, aspekti i parë, që mund të merret në konsideratë është nëse ajri brenda ndërtesave

duhet të përfshihet apo jo në konceptin e mjedisit. Akti i Mbrojtjes së Mjedisit i vitit 1990

shprehimisht përfshin ajrin në ndërtesa, si pjesë të mjedisit. Aspekti i dytë është

atmosfera e sipërme. Përbërja e gaztë e pjesës së sipërme të atmosferës është ndryshe nga

ajo, që gjendet në nivelin e tokës. Legjislacioni i projektuar për të rregulluar mjedisin

shpesh nuk tregon, nëse përfshihen rajonet më të larta të atmosferës. Në shumicën e

vendeve, pronësia e tokës përfshin hapësirën ajrore, vetëm aq sa është e nevojshme për

përdorimin e zakonshëm dhe gëzimin e tokës.52

Në elementet fizikë të jetesës do të përfshihen organizmat, që varen nga toka, ajri dhe

uji. Njerëzit mund të ndjehen nën presionin, se natyra në çdo formë të pastër është

praktikisht e zhdukur53 dhe dyshimin, nëse organizmat e zbutura duhet të konsiderohen,

si pjesë e mjedisit. Ndarja e njerëzve dhe natyrës është burimi i shumë prej problemeve

tona aktuale mjedisore54 dhe ripërfshirja e njerëzve, si një tjetër specie mund të ketë

47 Rregullorja 2092/91 e Bashkimit Evropian “Mbi Prodhimin Organik të Produkteve Bujqësore”. 48 Konventa e Kombeve të Bashkuara “Për Luftën Kundër Shkretëtirëzimit”, 1994. 49 K. Gray, Land Law, London: Butterworths, 1999. 50 D. Wilkinson, Routledge Introductions to Environment Series Published and Forthcoming Titles,

Environment and Law, USA and Canada by Routledge, 2002. 51 Direktiva 80/68/KEE për mbrojtjen e ujërave nëntokësore nga ndotja e shkaktuar nga disa substanca të

rrezikshme i përkufizon ujërat nëntokësore, si: “të gjithë ujërat, që janë nën sipërfaqen e tokës në zonën e

ngopur dhe në kontakt të drejtpërdrejt me tokën apo nëntokën dhe ndalon vendosjen e substancave të

caktuara të dëmshme në atë ujë”. 52 Çështja Baron Bernstein of Leigh kundër Skyviews dhe General Ltd. [1978], gjithashtu Akti i Aviacionit

Civil 1947, s. 40. 53 B. McKibben, The End of Nature, New York: Doubleday, 1990. 54 A. Naess, Ecology, Community and Lifestyle: Outline of an Ecosophy, Cambridge: Cambridge University

Press, 1989.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

4

ndikime sfiduese.55 Disa ligje bëjnë të qartë, se njerëzit duhet të përfshihen në konceptin

e mjedisit. Në çështjen G. dhe E. kundër Norvegjisë,56 Gjykata Evropiane e të Drejtave të

Njeriut argumentoi, se e drejta e njeriut për jetën dhe mbrojtjen e saj përfshin të drejtën

për të udhëhequr një ekzistencë nomade në kontakt të ngushtë me natyrën.

Duke iu referuar elementeve abstrakt të mjedisit, një aspekt i rëndësishëm i debatit

filozofik në lidhje me konceptin e mjedisit është nëse “mjedisi” dhe “natyra” kanë ndonjë

bazë objektive, apo nëse konsiderohen konstrukte sociale.57 Cooper tërheq vëmendjen për

një kuptim të ndryshëm të mjedisit, si një fushë me rëndësi duke i lënë vend gjithmonë

subjektivitetit. Theksi i panevojshëm, në kuptimin fizik të mjedisit dhe mjedisit të vetëm

global nuk japin peshë të mjaftueshme për shqetësime të tilla, si mirëqenia e kafshëve.58

Në elementet abstrakt të mjedisit bëjnë pjesë, gjithashtu speciet dhe ekosistemet. Kur

speciet zhduken, humbja përfshin llojin e organizmit dhe karakteristikat e tij gjenetike

dhe fizike. Përfshirja e ekosistemeve dhe specieve në konceptin e mjedisit nuk është

krejtësisht jo problematike. Koncepti i ekosistemit nuk ka kaluar i pakundërshtueshëm,

sepse jo të gjithë pranojnë, se ekosistemet janë entitete të vërteta. Së pari, është

kundërshtimi i vjetër ontologjik, që ekosistemet janë shuma e pjesëve të tyre59 dhe si të

tilla përbëjnë njësi shumë të mëdha për të shpjeguar ose për të kuptuar natyrën, ndërsa

veprimi i vërtetë mund të zhvillohet në njësi të vogla të keq-përcaktuara.60 Gjithashtu, ka

vështirësi me konceptin biologjik të specieve, i cili konsiston në kundërshtimin e

zakonshëm ontologjik, se natyra përbëhet vetëm nga individët. Sipas sociologjisë së

mjedisit, natyra dhe mjedisi janë konstruksione sociale.61 Pavarësisht, kundërshtimeve, që

mund të ngrihen në nivel teorik, speciet, ekosistemet dhe habitatet konsiderohen, si pjesë

përbërëse të mjedisit duke supozuar, se këto janë disa lloje të realitetit kolektiv.62

55 Ambjentalistët shpesh shprehin keqardhje, se ne qeniet njerëzore e kemi të vështirë të kujtojmë, se jemi

pjesë e natyrës, një specie në mesin e shumë të tjerëve e jo diçka, që qëndron jashtë natyrës... [por] në qoftë

se ne jemi pjesë e natyrës, atëherë çdo gjë, që bëjmë është pjesë e natyrës dhe është e natyrshme në këtë

kuptim primar. Kur, ne zbusim organizma dhe i sjellim ato në një gjendje të varësisë për ne, ky është

thjesht një shembull i një specie, që ushtron një presion të përzgjedhjes në një tjetër. Nëse, dikush e quan

këtë të “panatyrshme”, dikush mund të thotë të njëjtën gjë për parazitizmin apo simbiozën. 56 R. Desgagné, Integrating Environmental Values into the European Convention on Human Rights,

American Journal of International Law, vol. 89, 1995, fq. 263-294. 57 H. Rolston, “Nature for Real: Is Nature a Social Construct”, in T. D. J. Chappell, The Philosophy of the

Environment, Edinburgh: Edinburgh University Press, 1997; S. Vogel, The Concept of Nature in Critical

Theory, New York: State University of New York Press, 1996. 58 D. Cooper, “The Idea of Environment”, in D. E. Cooper and J. A. Palmer (eds), The Environment in

Question, London: Routledge, 1992. 59 D. W. Schindler, “Is the Whole Really More Than the Sum of the Parts?”, in G.E. Likens et al. (eds)

Status and Future of Ecosystem Science, New York: Institute of Ecosystem Studies, 1987. 60 S. T. A. Pickett and P. S. White, The Ecology of Natural Disturbances and Patch Dynamics, Orlando,

Fl.: Academic Press, 1985. 61 C. Merchant, The Theoretical Structure of Ecological Revolutions”, Environmental Review, 1987, vol.

11, no. 4, fq. 265-274; J. A. Hannigan, Environmental Sociology: A Social Constructionist Perspective,

London: Routledge, 1995, kapitulli 6. 62 D. Wilkinson, Routledge Introductions to Environment Series Published and Forthcoming Titles,

Environment and Law, USA and Canada by Routledge, 2002, fq. 81.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

5

1.3. Legjislacioni dhe politikat mjedisore të Bashkimit Evropian

Në lidhje me politikat mjedisore në Bashkimin Evropian përfshihen aktivitete në fusha

të tilla, si menaxhimi i mbetjeve, cilësia e ajrit, biodiversiteti, etj.63 Drejtoria e

Legjislacionit Mjedisor në fuqi është e kufizuar kryesisht në legjislacionin e gjeneruar

nga Drejtoria e Përgjithshme e Mjedisit, e cila në të kaluarën ka qenë përgjegjëse për

çështjet e konsumatorit dhe mbrojtjen e shëndetit publik, duke përfshirë ligjet mbi

kredinë konsumatore, apo kontrollin e narkotikëve. Në të njëjtën kohë, EDG përjashton

ligjet mbi menaxhimin e peshkimit, ruajtjen e energjisë dhe bujqësinë organike, sepse

këto ҫështje janë nën përgjegjësinë e Drejtorive të Përgjithshme të tjera. Sipas, Ludwig

Krämer, çështjet e mjedisit përfshijnë mbrojtjen e trashëgimisë arkeologjike.64 Udhëzuesi

për ligjin mjedisor të Bashkimit Evropian i John Salter përfshin legjislacionin dytësor

mjedisor, që ka të bëjë me çështje të tilla, si kontrolli i sëmundjeve të kafshëve dhe

perimeve, aciditeti i verës etj. Richard Macrory sugjeron, se: “Rregullimi i ndotjes dhe

mbrojtja e kafshëve të egra përshkruhen nga shumë avokatë të mjedisit, si shqetësimet

kryesore të tyre dhe është e qartë, se shumë fusha të tjera të së drejtës, si shëndeti dhe

siguria në punë, planifikimi i përdorimit të tokës dhe mbrojtja e konsumatorit kanë

ndikime të konsiderueshme mjedisore. Parimet, të cilat veprojnë në fushat, si

konkurrenca apo ligji tregtar mund të jenë larg nga të qenit neutral në ndikimet e tyre të

mundshme mbi mjedisin”.65

Komuniteti Evropian ka qenë aktiv për çështje të tilla, si ndotja e ajrit dhe ujit,

kontrolli i kimikateve, pesticideve dhe ruajtja e peshkimit, por ishte më pak aktiv për

çështjet e pyjeve, tokave dhe menaxhimit të tokës, apo ruajtjes së energjisë, të cilat nuk

ishin ngritur në debatet e para mbi tregtinë e lirë. Aktiviteti i Komunitetit Evropian mbi

mjedisin nisi fillimisht nga dëshira për të hequr pengesat ndaj tregtisë së lirë dhe për të

mbrojtur shëndetin e njeriut. Në disa raste, prioritetet e politikave janë përcaktuar nga

rastësia institucionale për shembull, niveli i lartë i aktivitetit të BE-së për politikat e

kimikateve shpjegohet me faktin, se ligjet evropiane mjedisore u zhvilluan fillimisht në

Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian (përgjegjëse për punët industriale dhe

kimikatet) dhe përbënin një pjesë të madhe të programit për të zhvilluar politikat e

përbashkëta në industri.66 Çdo aktivitet në të cilin marrin pjesë njerëzit, veçanërisht

bujqësia, industria, transporti, energjia, zhvillimi rural dhe zhvillimi urban kanë një

element mjedisor. Forumi i Gjelbër Evropian përcaktoi, se politikat e suksesshme do të

sjellin efekt pozitiv për të gjithë shoqërinë dhe ndotja apo llojet e tjera të dëmtimit të

mjedisit natyror dhe shëndetit të njeriut zhvillohen në sektor të shoqërisë, si bujqësia,

industria dhe transporti.67 Problemi i përkufizimit të politikave mjedisore në Bashkimin

Evropian është pasojë e mënyrës, se si ka evoluar reagimi evropian për çështjet

mjedisore.

Çështjet në lidhje me mbrojtjen e mjedisit janë shqetësuese dhe të rëndësishme, për

këtë arsye shtylla e parë e kornizës kushtetuese të Bashkimit Evropian ka qenë struktura

63 J. McCormick, Environmental policy in the European Union, Palgrave, 2001, fq. 38. 64 L. Krämer, EC Treaty and Environmental Law, 2nd edn, London: Sweet & Maxwell, 1995. 65 L. Krämer, “The Elaboration of EC Environmental Legislation”, in Gerd Winter, ed., European

Environmental Law: A Comparative Perspective, Aldershot: Dartmouth Publishing Co., 1996. 66 Shikoni referencën nr. 63, fq. 39. 67 Deklarata mbi integrimin e mjedisit në samitin e Kardifit 1998 të Këshillit të Evropës,

http://ec.europa.eu/dgs/environment/index_en.htm. (Aksesuar më 04.10.2016).

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

6

kryesore ligjore, e cila është përdorur për të zhvilluar politikat mjedisore.68 Titulli I i

Traktatit të Komunitetit Evropian (Nenet 1-16), i cili përmban dispozita, që përkufizojnë

parimet themelore të Komunitetit Evropian identifikon mbrojtjen e mjedisit, si objektiv

politik bazë dhe i përbashkët. Neni 2 i Traktatit të KE, i cili përmban një listë të detyrave

të Komunitetit Evropian konfirmon, se një nga këto detyra është promovimi i zhvillimit

të qëndrueshëm, si dhe një nivel i lartë i mbrojtjes dhe përmirësimit të cilësisë së

mjedisit, ndërsa Neni 3 (1) i Traktatit të Komunitetit Evropian, specifikon se KE duhet të

krijojë politikat në sferën e mjedisit për këtë qëllim. Neni 6 i Traktatit të KE përcakton, se

kërkesat e mbrojtjes mjedisore duhet të integrohen në përcaktimin dhe zbatimin e

politikave të Komunitetit Evropian me synimin për të promovuar zhvillimin e

qëndrueshëm. Titulli XIX i Traktatit të KE (Nenet 174-176) përmban kuadrin e

dispozitave përkatëse në lidhje me qëllimet, parimet dhe proceset e vendimmarrjes të

përfshira në marrëveshjet e përbashkëta të politikave nga institucionet legjislative të BE-

së me qëllim për të adresuar çështjet për mbrojtjen e mjedisit.69 Prandaj, ligji mjedisor i

BE-së përfshin të gjitha burimet e ligjit mjedisor, që mund të gjenden brenda kuadrit

kushtetues të tri shtyllave të Bashkimit Evropian. Shumica dërrmuese e masave mjedisore

të miratuara në nivel komunitar kanë kaluar nën kujdesin e shtyllës së parë të ligjit të

Komunitetit Evropian.70

1.4. Objektivat e politikave mjedisore të Bashkimit Evropian

Në Programin e Pestë të Veprimit në Mjedis, në deklaratën e misionit të Drejtorisë së

Përgjithshme të Mjedisit dhe Nenin 174 të Traktateve parashikohen këto objektiva

kryesore të politikave mjedisore:71

- Ruajtja, mbrojtja dhe përmirësimi i cilësisë së mjedisit. Termi “ruajtja” është

konvencional dhe merret në kuptimin e lënies të një specie ose një vendbanimi në

gjendjen e tij natyrore dhe nënkupton mungesën e shfrytëzimit duke përfshirë

ndryshimin. Megjithatë, Bashkimi Evropian ka miratuar edhe nocionin e zhvillimit të

qëndrueshëm, që nënkupton shfrytëzimin e menaxhuar, apo përdorimin efikas të

burimeve natyrore. Për më tepër, ndërsa “ruajtja” dhe “mbrojtja” nënkuptojnë mungesën

e ndryshimit, “përmirësimi” nënkupton pranimin e ndryshimeve të bëra nga njeriu. Nëse,

pranojmë nocionin e “përmirësimit,” si një qëllim të politikave mjedisore, do të thotë

restaurim në një lloj nocioni idealist njerëzor të asaj, që duhet të jetë.72

Ky objektiv është formuluar në një mënyrë shumë të gjerë dhe lë mundësi të

pakufizuara për veprime komunitare.73 Masat, që mund të merren në zbatimin e këtij

objektivi nuk duhet të kufizohen për të ndikuar në territorin e BE-së. Kështu, me qëllim

mbrojtjen e mjedisit në vendet në zhvillim u miratua një Rregullore, që ndalon importet e

fildishit,74 si dhe një Rregullore e cila ndalon eksportin e mbetjeve në vendet jashtë

68 M. Hedemann-Robinson, Enforcement of Europian Union Environmental Law: Legal Issues and

Challenges, USA and Canada by Routledge-Cavendish, 2007, fq. 53. 69 Po aty. 70 Po aty. 71 J. McCormick, Environmental policy in the European Union, Palgrave, 2001, fq. 42. 72 Po aty. 73 L. Krämer, Manuale di diritto comunitario dell’ambiente, Milano, 2002, fq. 72. 74 Rregullorja e Komisionit (KEE) Nr. 2496/89 e 2 Gushtit 1989 mbi ndalimin e importimit të papërpunuar

dhe fildishit të punuar derivuar nga elefanti afrikan në Komunitetin Evropian, GUCE L 240/5.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

7

OBEZH.75 Masat, që merren për të arritur këtë qëllim mund të jenë të formave të

ndryshme: mund të bëhet fjalë për masa të veçanta, që synojnë parandalimin e ndotjes;

programe më të gjera, që synojnë nxitjen e kërkimeve në fushën e mjedisit; promovimi i

strategjive për ndërgjegjësimin, si arsimi në shkolla, ose adoptimi i teknologjive të reja.

- Mbrojtja e shëndetit të njeriut. Masat e zbatuara për mbrojtjen e mjedisit janë

finalizuar, gjithashtu edhe me mbrojtjen e shëndetit të njeriut. Në fakt, shumica e

objektivave për të përmirësuar mjedisin dhe për të mbrojtur shëndetin e njeriut janë

shpesh të ndërlidhura, siç tregon përkufizimi i kohëve të fundit i miratuar nga Direktiva

2004/35/KE në fushën e dëmit mjedisor, e cila parashikon, se dëmtimi i tokës nënkupton,

“çdo ndotje të tokës, që krijon një rrezik të konsiderueshëm të efekteve negative në

shëndetin e njeriut”. Ky është një objektiv, i cili shkon në thelb përtej kufijëve të

politikave mjedisore, sepse jo të gjitha aktivitetet, që synojnë mbrojtjen e shëndetit të

njeriut kanë një dimension mjedisor dhe anasjellas. Në legjislacionin dhe politikat e BE-

së nuk shpjegohet, ku mbarojnë interesat e shëndetit publik dhe ku fillon shqetësimi për

cilësinë e mjedisit. Një studim i legjislacionit të Bashkimit Evropian për cilësinë e ujit

tregon, se arsyetimi i shumë ligjeve të hershme bazohej në mbrojtjen e shëndetit publik

duke siguruar, se uji ishte mjaftueshëm i pastër për të pirë dhe për të notuar. Deri në fund

të viteve ‘80, shëndeti publik dhe argumentet mjedisore janë cituar së bashku dhe në disa

raste mbrojtja e mjedisit ujor ishte shqetësimi i vetëm.

- Shfrytëzimi i kujdesshëm dhe racional. Ky nocion është theksuar në shtimin me

Nenin 2 të Traktateve dhe njihet ndryshe, si zhvillimi i qëndrueshëm ose ruajtja. Ai është

interpretuar gjerësisht, si të paturit e një motivimi ekonomik, ose si një parim i

menaxhimit, por ka një problem me termat i kujdesshëm dhe racional, të cilat janë

subjektive dhe mund të marrin kuptime shumë të ndryshme. Për një ekolog, për shembull,

përdorimi racional i pyjeve mund të nënkuptojë menaxhimin e tyre, si habitatet apo

ekosistemet, ndërsa industria e drurit mund ta përkufizojë termin, si heqje dhe rimbjellje

të pemëve për të siguruar një burim të qëndrueshëm të drurit.76 Në dritën e evoluimit të

kontekstit ndërkombëtar ka marrë disa lexime gjatë viteve.77 Sipas Raportit Brundtland:

“Zhvillimi i qëndrueshëm është ai, që plotëson nevojat e së tashmes pa kompromentuar

aftësinë e brezave të ardhshëm për të plotësuar nevojat e tyre78 dhe masat, që duhen

marrë për të arritur këtë pikë ekuilibri midis nevojave të sotme dhe atyre të ardhshme”.79

75 Rregullorja e Këshillit (KE) Nr. 120/97 e 20 Janarit 1997 amendoi Rregulloren (KE) Nr. 259/93 për

mbikëqyrjen dhe kontrollin e dërgesave të mbetjeve brenda dhe jashtë Komunitetit Evropian, GUCE L

22/14. 76 J. McCormick, Environmental policy in the European Union, Palgrave, 2001, fq. 42- 43. 77 Në vitin 1972, Klubi i Romës publikon raportin e Dennis dhe Donella Meadows “Kufijtë e Zhvillimit”;

në të njëjtin vit Konferenca e Stokholmit inicion Programin Mjedisor të Kombeve të Bashkuara (UNEP)

dhe prezanton konceptin e eko-zhvillimit. Në vitin 1980, Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës

botoi një ese, në të cilën shfaqet për herë të parë koncepti i zhvillimit të qëndrueshëm. Për sa i përket

udhëzimeve të ndjekura nga Komuniteti Evropian duhet të studiohen dokumentet, si: Komisioni i

Komuniteteve Evropiane, “Drejt Zhvillimit të Qëndrueshëm. Programi politik i Veprimit të Komuniteteve

Evropiane për Mjedisin dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm”, COM (92) 23 def.; Komisioni i Komuniteteve

Evropiane, “Raporti i Komisionit Evropian mbi aplikimin e programit komunitar të politikave dhe

veprimeve në favor të mjedisit dhe të zhvillimit të qëndrueshëm. Për një zhvillim të qëndrueshëm”, COM

(95) 624 final. 78 Brundtland Report, Our Common Future, Oxford University Press, Oxford, 1987. 79 E. B. Weiss, Fairness to Future Generation: International Law, common patrimony and

intergenerational Equity, New York, 1989; A. S. Manne, Intergenerational Altruism, Discounting and the

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

8

Edhe nga një pikëpamje teorike, një përkufizim i tillë ka ngritur pyetje dhe

skepticizëm përtej përmbajtjes së tij të fortë të stimujve. Ende ekziston diskutimi mes

përkrahësve të një qasje antropocentrike, të cilët synojnë arritjen e drejtësisë së

gjeneratave dhe përkrahësve të një qasje ekocentrike, që do të donin më shumë garanci

ligjore për atë, që quhet e drejta subjektive e mjedisit. Nga kjo vjen edhe paqartësia e

përmbajtjes juridike të këtij koncepti, sepse duket mjaft e vështirë për të bërë një vlerësim

konkret të ndikimit, që politikat aktuale mund të kenë në brezat e ardhshme. Komisioni

Botëror mbi Mjedisin dhe Zhvillimin gjatë Konferencës së Kombeve të Bashkuara për

Mjedisin dhe Zhvillimin të mbajtur në vitin 1987 ka ofruar një përkufizim të gjerë të

zhvillimit të qëndrueshëm.80

Qëllimi i shfrytëzimit të matur dhe racional të burimeve natyrore ka qenë i përfshirë

në Traktatin e Aktit Unik Evropian në vitin 198781 dhe është marrë në mënyrë të

përsëritur në Programet e veprimit në fushën e mjedisit. Programi i Pestë i Veprimit në

Mjedis82 specifikon, se: “Burimet natyrore duhet të përdoren dhe menaxhohen në mënyrë

më racionale, për ruajtjen e burimeve jo të rinovueshme dhe për të zvogëluar sasinë e

mbetjeve”. Qëllimi i shfrytëzimit të matur dhe racional të resurseve natyrore ishte

konceptuar edhe, si realizim i zhvillimit të qëndrueshëm. Trendi i njëjtë argumentues u

përfshi edhe në Programin e Gjashtë të Veprimit në Mjedis,83 ku përdorimi racional i

burimeve natyrore të planetit dhe ruajtja e ekosistemit global konsiderohen kërkesat

thelbësore të zhvillimit të qëndrueshëm, së bashku me prosperitetin ekonomik dhe një

organizim të balancuar social.84 Menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore dhe

mbetjeve u zgjodh më pas, si një prioritet tematik i Programit të Gjashtë të Veprimit në

Mjedis. Qëllimi, që parashtrohej ishte të sigurohej, që konsumi i burimeve të

rinovueshme dhe jo të rinovueshme nuk tejkalonin kapacitetin mbajtës të mjedisit dhe të

Greenhouse Debate, Stanford, 1996; D. A. Farber and P. A. Hemmersbaugh, The Shadow of the Future:

Discount Rates, Later Generations, and the Environment, in 46 Vaderbilt L. R. 267, 1993. 80 “Zhvillimi i qëndrueshëm kërkon, që të përmbushen nevojat themelore të të gjithëve dhe t’iu jepet të

gjithëve mundësia për t’u dhënë jetë aspiratave të tyre për një jetë më të mirë ... Zhvillimi i qëndrueshëm të

paktën nuk duhet të shkaktojë ndonjë dëm në sistemet natyrore, që formojnë bazën e jetës në tokë, si

atmosfera, uji, toka dhe gjëja e gjallë. Nuk ka kufizime të sakta për rritjen në aspektin e popullsisë ose

përdorimit të burimeve, tejkalimi i të cilave do të shkaktonte katastrofë ekologjike. Uji dhe toka kanë kufijë

të ndryshëm, shumë prej tyre janë manifestuar në formën e kostove në rritje dhe fitimet në rënie dhe jo në

formën e zhdukjes së papritur të një baze të burimeve. Akumulimi i njohurive dhe zhvillimi i teknologjisë

mund të rrit aftësinë për të ruajtur këtë bazë, por ka ende kufizime përfundimtare dhe qëndrueshmëria

kërkon, që shumë kohë para se t’i keni arritur ato, bota do të sigurojë akses të barabartë ndaj burimeve të

kufizuara dhe të riorientojë përpjekjet teknologjike për të lehtësuar presionet mbi mjedisin ... Në thelb,

zhvillimi i qëndrueshëm është një proces i ndryshimit, në të cilin shfrytëzimi i burimeve, performanca e

investimeve, orientimi i zhvillimit teknologjik dhe ndryshimet institucionale janë në harmoni me njëra-

tjetrën për të rritur potencialin e tanishëm dhe të ardhshëm të plotësimit të nevojave dhe aspiratave të

njeriut”. Për dokumentacionin në lidhje me Programin e Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP),

mund të konsultoni adresën: http://www.unep.org. 81 L. Krämer, Manuale di diritto comunitario dell’ambiente, Milano, 2002, fq. 74. 82 Komisioni i Komuniteteve Evropiane, “Drejt Zhvillimit të Qëndrueshëm. Programi politik i Veprimit të

Komunitetit Evropian për Mjedisin dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm”, COM (92) 23 def. 83 Komunikata e Komisionit për Këshillin, Parlamentin Evropian, Komitetin Ekonomik dhe Social dhe

Komitetin e Rajoneve mbi Programin e Gjashtë të Veprimit në Mjedis të Bashkimit Evropian “Mjedisi

2010: E ardhmja jonë, zgjedhja jonë”, - Programi i Gjashtë i Veprimit në Mjedis, Bruksel, 24.1.2001,

COM (2001) 31 definitivo. 84 Programi i Gjashtë i Veprimit në Mjedis i Bashkimit Evropian, “Mjedisi 2010: E ardhmja jonë, zgjedhja

jonë,” sub 6. 1. 2., fq. 11.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

9

veҫohej përdorimi i burimeve nga rritja ekonomike duke përmirësuar ndjeshëm

efikasitetin e burimeve dhe duke parandaluar prodhimin e mbetjeve”.85

- Rritja e efikasitetit të mjedisit do të thotë përmirësime në efikasitet, duke përdorur

burimet në mënyrë të tillë, që konsumi të reduktohet. Ky objektiv nuk ka gjetur ende

rrugën e tij në qendër të politikave mjedisore të BE-së përtej përpjekjeve për pakësimin e

mbetjeve dhe nxitjen e efikasitetit të energjisë. Diskutimi në lidhje me efikasitetin e

mjedisit ka çuar në konceptet e Faktorit Katër dhe Faktorit Dhjetë (respektivisht,

reduktimi i përdorimit të burimeve nga një faktor i katërt dhe reduktimi i përdorimit të

burimeve, për aq sa është e nevojshme për të arritur zhvillimin e qëndrueshëm).86

Politikat kombëtare në kuadër të Shteteve Anëtare dhe politikat mjedisore të Bashkimit

Evropian ende priren drejt reagimit ndaj problemeve, se sa drejt parandalimit të tyre.

Interesat specifike të prioriteteve dhe politikave mjedisore mund të nxirren nga

përmbajtja e programeve të veprimit, librat e bardhë dhe të gjelbër, raportet e

specializuara, por treguesit më domethënës të këtyre interesave mund të gjenden në

acquis mjedisore apo legjislacionin e BE-së, i cili reflekton detyrimet specifike të rëna

dakord nga politikëbërësit.

- Promovimi i masave në nivel ndërkombëtar për t’u marrë me problemet mjedisore

rajonale ose botërore është paraqitur nga Traktati i Mastrichtit. Agjencia Evropiane e

Mjedisit ka qenë aktive në përmirësimin e të dhënave të mbledhura mbi cilësinë e

mjedisit evropian, duke siguruar themele më të forta të arsyetimit dhe qëllimet e

politikave mjedisore. Bashkimi Evropian ka miratuar ligje të shumta të zbatimit të

kushteve të traktateve ndërkombëtare mjedisore dhe është bërë gjithnjë e më aktiv në

negociatat ndërkombëtare për problemet mjedisore globale, rajonale dhe ndërkufitare. Në

rastin e politikave të ndryshimit të klimës ndërhyrja ka ndodhur para hyrjes në fuqi të

Protokollit të Kiotos me Direktivën 2003/87/KE,87 e cila prezantoi një sistem për

shkëmbimin e kuotave për emetimet e gazit me efekt serrë në Komunitetin Evropian,

vetëm në lidhje me mekanizmat e parashikuara nga vetë Protokolli.

- Përmirësimi i cilësisë së jetës. Ky është një koncept i gjerë, i përgjithshëm dhe i

pamundur për t’u matur ose përkufizuar. Cilët faktorë duhet të përfshihen dhe të

përjashtohen nga matja e cilësisë së jetës88 dhe si do të matet suksesi në mbajtjen ose

përmirësimin e cilësisë së përgjithshme të jetës?

1.5. Sektorët e politikave mjedisore të Bashkimit Evropian

Politikat mjedisore të Bashkimit Evropian janë përqëndruar në sektorët e

mëposhtëm:

- Cilësia e ujit. Legjislacioni më i hershëm i BE-së mbi ujin ishte i motivuar kryesisht

nga interesi për mbrojtjen e shëndetit publik. Ligji i parë i Bashkimit Evropian për

ndotjen e ujit është miratuar në vitin 1973 dhe u pasua në vitin 1975 dhe 1976 me dy

pjesë të gjera të legjislacionit: Direktiva e ujërave sipërfaqësor, e cila është projektuar për

të vendosur standardet e përbashkëta për ujërat sipërfaqësor të nxjerra për përdorim dhe

Direktiva e ujërave të larjes, e cila është projektuar për të përmirësuar cilësinë e ujit të

85 Programi i Gjashtë i Veprimit në Mjedis i Bashkimit Evropian, “Mjedisi 2010: E ardhmja jonë, zgjedhja

jonë,” sub 6. 1. 2., fq. 52. 86 Raporti ENDS 271, Shtator 1997, fq. 20-24. 87 GU C 80 del 30.3.2004, fq. 61. 88 J. McCormick, Environmental policy in the European Union, Palgrave, 2001, fq. 43.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

10

përdorur për not dhe larje. Direktiva e vitit 1975 ishte e motivuar kryesisht nga

shqetësimet e shëndetit publik, por ajo kishte efektin e ndotjes së kontrolluar duke

vendosur vlerat e detyrueshme dhe vlerat udhëzuese për gati 50 parametra, duke përfshirë

edhe ngjyrën, erën dhe sasitë e kimikateve dhe metaleve të rënda. Programi i kontrollit të

ndotjes së ujit i BE-së është një nga segmentet më të vjetra të politikave mjedisore të BE-

së dhe përbën pjesën më të madhe të legjislacionit mjedisor të BE-së deri më sot.

Ligji i parë, që synonte mbrojtjen e mjedisit ujor në vend të shëndetit të njeriut, ishte

Direktiva e vitit 1976 mbi shkarkimin e substancave të rrezikshme në ujërat e brendshme,

bregdetare dhe territoriale. Kjo e kombinuar me qasjen e objektivave të cilësisë së ujit,

me vendosjen e vlerave kufi të shkarkimeve duke përfshirë dhe listat e substancave të

kontrolluara. Një shtesë në Direktivën e vitit 1980 vendosi objektiva të cilësisë të

detyrueshme për ujin e pijshëm në të gjithë Komunitetin Evropian dhe u pasua nga disa

ligje më shumë, që kanë të bëjnë me cilësinë e ujit dhe kufijtë e vendosur në emetime nga

industritë e letrës, dioksidit titanium dhe nitratet nga bujqësia. Disa mangësi të

rëndësishme kanë ekzistuar në politikën e ujit, por nevoja kryesore ishte të ndërmerrej një

program për trajtimin e ujërave të zeza urbane. Në vitin 1991 u miratua Direktiva 91/271

duke i dhënë zonave urbane afatet nga katër deri në katërmbëdhjetë vjet për të ngritur

sistemet e mbledhjes dhe trajtimit biologjik për mbetjet e ujërave në familje dhe krijimin

e një sistemi të lejeve për shkarkimin nga 11 industritë në sektorin e përpunimit të

ushqimit. Në Konferencën e ujit të mbajtur në Bruksel në vitin 1996, delegatët ranë

dakord, se politika e ujit e Bashkimit Evropian ishte e fragmentuar dhe kishte nevojë për

një kuadër të ri të Direktivës së ujit.89

- Cilësia e ajrit. Bashkimi Evropian ka qenë aktiv në promovimin e harmonizimit të

strategjive të kontrollit të ndotjes së ajrit të Shteteve Anëtare. Ajri është një burim i

përbashkët, që nuk respekton kufijtë kombëtarë dhe standardet e ndryshme të cilësisë së

ajrit mund të veprojnë, si një pengesë teknike për tregun e vetëm. Politikat e BE-së për

cilësinë e ajrit kanë përdorur metoda të shumta dhe të ndryshme të kontrollit duke

përfshirë edhe standardet e cilësisë së ajrit, vlerat kufi të shkarkimit dhe reduktimit nga

prodhuesit në prodhimin e ndotësve duke u fokusuar në gjashtë fusha kryesore: kufizimet

në shkarkimet nga automjetet rrugore; kontrollin në përmbajtjen e lëndëve djegëse;

emetimet nga impiantet industriale; zvogëlimin e acidifikimit; rregullat mbi ndotësit

specifik të ajrit dhe kontributet ndaj përpjekjeve ndërkombëtare për të kufizuar

përdorimin e kimikateve, që hollojnë shtresën e ozonit për të adresuar shkaqet e

ndryshimit të klimës. Pjesa e parë e ligjit të BE-së për ndotjen e ajrit ishte një Direktivë e

vitit 1970 për monoksidin e karbonit dhe emetimin e hidrokarbureve nga automjetet

rrugore, ndërsa pjesët kryesore të ligjit datojnë nga fundi i viteve 1980 dhe shumica janë

të bazuara ose në vendosjen e standardeve uniforme të cilësisë së ajrit për ndotësit e

specifikuar ose në kontrollimin e emetimeve nga burime të veçanta. Disa pjesë kryesore

të legjislacionit janë miratuar për zvogëlimin e ndotjes nga impiantet industriale dhe

Bashkimi Evropian ka qenë aktiv në negociatat ndërkombëtare për reduktimin e gazrave

serrë.

Në fillim të viteve ‘90, Bashkimi Evropian nuk kishte një politikë të përgjithshme mbi

ndotjen e ajrit, për këtë arsye u projektua Direktiva kuadër mbi cilësinë e ajrit të mjedisit

e vitit 1996 për të harmonizuar vlerësimin e cilësisë së ajrit, menaxhimin e tij dhe për të

gjeneruar ligje të reja, që kanë të bëjnë me 12 ndotës të veçantë. Në vitin 1996, Bashkimi

89 J. McCormick, Environmental policy in the European Union, Palgrave, 2001, fq. 44.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

11

Evropian miratoi një Direktivë të parandalimit dhe kontrollit të ndotjes të projektuar për

të inkurajuar një qasje të integruar ndaj ajrit, ujit dhe ndotjes së tokës. Në fund të viteve

1990, Komisioni Evropian u përqëndrua në një program auto-naftë duke synuar të

bashkonte Komisionin Evropian dhe industritë e naftës dhe motorëve për të hetuar

mënyrat për reduktimin e shkarkimeve të automjeteve dhe promovimin e lëndëve djegëse

të pastra me kostot më efektive. Programi për Direktivat mbi emetimet e automjeteve dhe

cilësinë e karburanteve reflektoi marrëveshjen mbi nevojën për një strategji të

përgjithshme të cilësisë së ajrit në BE.90

- Kontrolli i mbetjeve. Në gjysmën e dytë të viteve ‘70, Komuniteti Evropian zhvilloi

një sërë masash për menaxhimin e mbetjeve, që synonin reduktimin e sasisë së mbetjeve

të prodhuara, duke inkurajuar riciklimin apo ripërdorimin e tyre dhe përmirësimin e

kontrolleve mbi hedhjen e mbetjeve. Direktiva kuadër për mbetjet e vitit 1975 u projektua

për të harmonizuar masat kombëtare të mbetjeve, për të inkurajuar Shtetet Anëtare të

hartonin planet kombëtare të menaxhimit të mbetjeve. Kriza energjetike e vitit 1973

theksoi rëndësinë e reduktimit në prodhimin e mbetjeve dhe nxiti interesin e rinovimit të

riciklimit. Direktiva e re e mbetjeve nxiti pak diskutime politike në Këshill, në krahasim

me Direktivat mbi ajrin dhe cilësinë e ujit.91 Direktiva të tjera janë krijuar edhe për

mbetjet radioaktive, mbetjet e vajrave dhe llumin e kanalizimeve.

Në vitin 1984 u miratua një Direktivë në lidhje me dërgesat e mbetjeve të rrezikshme.

Progresi në këtë rast u pengua nga një debat mbi përkufizimin e termit mbetje dhe nëse

do të konsiderohen apo jo mbetje mallrat, që mund të tregtohen lirisht, si çdo mall tjetër.

Direktivat e mëvonshme u përqëndruan në mbetjet e veçanta, si paketimi i baterive dhe

akumulatorëve, ndërsa disa direktiva të tjera u miratuan për t’u marrë me mbetjet e

rrezikshme. Kohët e fundit, BE-ja ka kthyer vëmendjen në zhvillimin e një politike të

integruar të produkteve për të minimizuar përdorimin e burimeve dhe për të shmangur

përdorimin e substancave të rrezikshme, në mënyrë që ripërdorimi dhe riciklimi të bëhet

më i lehtë. Në të njëjtën kohë, Bashkimi Evropian morri parasysh propozimet, që synonin

reduktimin e sasisë së mbetjeve elektrike dhe elektronike të prodhuara nga ana e

konsumatorëve.92

- Ruajtja e peshkimit. Aktivitetet e BE-së në lidhje me ruajtjen e peshkimit janë një

pjesë e idesë së menaxhimit të burimeve natyrore.93 Dy rregulloret e para për peshkimin,

në lidhje me ngritjen e një sistemi të Komunitetit Evropian për menaxhimin e burimeve të

peshkimit dhe vendosjen e masave të nevojshme teknike janë miratuar në vitin 1983.

Nevoja për të balancuar kërkesat e industrisë së peshkimit me pakësimin e rezervave të

peshkut është në thelbin e Politikës së Përbashkët të Peshkimit (PPP), e cila u zhvillua

plotësisht në vitin 1983. Konservimi promovohet përmes një sistemi të lejeve dhe

krijimin e zonave të mbrojtura, ku peshkimi është i kufizuar apo i ndaluar. Bashkimi

Evropian ka miratuar disa traktate ndërkombëtare për peshkimin, si Konventën Reykjavik

mbi salmonin e Atlantikut të Veriut të vitit 1982 dhe Protokollin e vitit 1986 të

90 J. McCormick, Environmental policy in the European Union, Palgrave, 2001, fq. 50. 91 P. S. Johnson and G. Corcelle, The Environmental Policy of the European Communities, 2nd edn,

London: Klwuer Law International, 1995, fq. 184. 92 Shikoni referencën nr. 90, fq. 48. 93 C. Coffey, Introduction to the Common Fisheries Policy: An Environmental Perspective, International

Environmental Affairs, vol. 8, no. 4, 1996, fq. 287-307.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

12

Konventës së Tonit të Atlantikut. Gjithashtu, ai është bërë anëtar i Organizatës së

Peshkimit të Atlantikut Veriperëndimor dhe ka zhvilluar planet për ruajtjen e peshkimit

në Balltik, Mesdhe dhe Antarktik. Në vitin 1999, Komisioni Evropian i sugjeroi Këshillit

të Ministrave dhe Parlamentit Evropian, që ndërveprimet mes peshkimit dhe

ekosistemeve detare të integrohen në PPP, duke sugjeruar një prirje drejt identifikimit më

të ngushtë të politikës së peshkimit me politikat e menaxhimit të mjedisit.94

- Biodiversiteti. Mbrojtja e biodiversitetit ka qenë një shtesë relativisht e kohëve të

fundit në axhendën e BE-së, për shkak të fokusit të hershëm të Komunitetit Evropian mbi

problemet, që lidhen me industrinë dhe pjesërisht për pyetjet e parashtruara në Këshillin e

Ministrave në lidhje me bazën ligjore të veprimit të KE. Në Programin e Parë të Veprimit

në Mjedis (EAP), kjo çështje nuk përmendej, por u shfaq në Programin e Dytë të

Veprimit në Mjedis për shkak të presionit nga Parlamenti Evropian.95 Në thelb të

politikës së BE-së për biodiversitetin janë: Direktiva për ruajtjen e zogjëve të egër e vitit

1979 dhe Direktiva e habitateve e vitit 1992. Direktiva argumentoi, se ruajtja e zogjëve të

egër ka qenë një pjesë e domosdoshme e objektivave të Komunitetit Evropian në

përmirësimin e kushteve të jetesës dhe sigurimin e zhvillimit harmonik të aktiviteteve

ekonomike. Direktiva vendos një detyrim të përgjithshëm për Shtetet Anëtare për të

mbrojtur popullsinë e shpendëve të egër duke krijuar zonat e mbrojtura, menaxhimin e

habitateve dhe ndalimin e vrasjes ose kapjes së specieve të rrezikuara, ose dëmtimin e

çerdheve të tyre. Nga ana e saj, Direktiva e habitateve e vitit 1992 kishte për qëllim

inkurajimin e zhvillimit të një rrjeti gjithpërfshirës të zonave të mbrojtura i njohur, si

Natura 2000 për të nxitur ruajtjen e specieve të rrezikuara dhe llojeve të habitateve. Me

tepër, se iniciativa të BE-së shumica e ligjeve të mbetura dhe ndryshimet, që kanë të

bëjnë me biodiversitetin miratojnë kushtet e traktateve ndërkombëtare.96

- Rrezatimi përbën aktivitetin nën kujdesin e Komunitetit Evropian të Energjisë

Atomike, ose Euratom në fushën e mbrojtjes nga rrezatimi jonizues dhe radioaktiviteti.

Direktiva e vitit 1959 mbi rrezatimin jonizues detyroi Euratomin të vendoste standardet

për mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve dhe publikut nga rrezatimi jonizues, monitorimin

e radioaktivitetit në ajër, ujë dhe tokë. Direktiva e vitit 1975 nisi një program për

menaxhimin dhe ruajtjen e mbetjeve radioaktive.

- Kimikatet. Kontrolli i kimikateve të rrezikshme dhe substancave të tjera kanë qenë në

fokusin e politikave mjedisore të Bashkimit Evropian. Deri në fund të vitit 1999, 109

ligje (më shumë se një e teta e të gjitha ligjeve mjedisore të BE-së) trajtonin kontrollin e

kimikateve, ndërsa 19 prej tyre ishin ligje të reja. Politika e kimikateve e BE-së është

përqëndruar në katër fusha kryesore të veprimtarisë: trajtimin e kimikateve të reja,

aksidentet në fabrikat kimike, përdorimin e pesticideve dhe tregtinë në kimikatet e

rrezikshme. Direktiva 67/548 mbi klasifikimin, paketimin dhe etiketimin e kimikateve të

rrezikshme është përshkruar shpesh, si pjesa e parë e legjislacionit mjedisor të KE-së.

Direktiva origjinale është bazuar në Nenin 100 të Traktatit të Romës (tani Neni 94) dhe

është nxitur nga shqetësimet rreth barrierave ndaj tregtisë së lirë dhe nga kërcënimet për

94 J. McCormick, Environmental policy in the European Union, Palgrave, 2001, fq. 51. 95 S. P. Johnson and G. Corcelle, The Environmental Policy of the European Communities, 2nd edn,

London: Klwuer International Law, 1997, fq. 298. 96 Konventa për Tregtinë e Specieve në Rrezik e vitit 1973 (3626/82 dhe amendamentet e shumta),

Konventa e Bernës e vitit 1979 mbi Kafshët e Egra Evropiane dhe Habitatet (82/72), Konventa e vitit 1979

e Bonit mbi Llojet Shtegtare (82/461) dhe Konventa e vitit 1980 e Kanberrës në Antarktik mbi Burimet e

Gjallesave Detare (81/691).

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

13

shëndetin e njeriut, veçanërisht për shëndetin e punonjësve. Në legjislacionin kimik të

hershëm nuk përmendej asnjë shqetësim në lidhje me mjedisin dhe ky term është shtuar

vetëm në Direktivën 67/548 me ndryshimin e gjashtë në vitin 1979 (79/831). Ky

ndryshim paraqiti një element parandalues duke kërkuar, që prodhuesit apo importuesit e

një substance të re më shumë, se një ton në vit duhet ta regjistronin në autoritetin

kompetent të vendit dhe regjistrimi duhet të njihej nga të gjitha Shtetet Anëtare të tjera.

Komuniteti Evropian miratoi një Direktivë në vitin 1982 mbi industritë në fushat, që

lidhen me kimikatet apo energjinë, duke i detyruar të marrin çdo masë të mundshme për

të parandaluar aksidentet dhe duke kërkuar, që të njoftohen autoritetet kompetente, nëse

aktivitetet e tyre përfshijnë substanca të rrezikshme. Në fund të viteve 1980 dhe në fillim

të viteve 1990 u miratuan Rregullore për kontrollin e importit dhe eksportit të kimikateve

të rrezikshme. Në vitin 1998, Komisioni Evropian nisi një rishikim tërësor të politikës së

kimikateve të BE-së të nxitur pjesërisht nga disa Shtete Anëtare për një qasje më

proaktive, për të kontrolluar rreziqet nga përdorimi i kimikateve të rrezikshme dhe

pjesërisht nga pakënaqësia mes Shteteve Anëtare në lidhje me mungesën e progresit në

fusha të ndryshme të politikës së kimikateve.97

- Ndotja nga zhurma. Ligjet e miratuara, deri tani janë fokusuar kryesisht në reduktimin

e zhurmës të prodhuar nga automjetet, ndërtimi i impianteve, avionëve dhe pajisjeve

shtëpiake. Këto ligje u nxitën nga standardet e zhvilluara nga organizatat ndërkombëtare,

si Organizata Ndërkombëtare e Punës dhe Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil.

Zhurma është përshkruar gjithmonë, si një çështje mjedisore nga Komisioni Evropian.

Drejtoria e Përgjithshme e Mjedisit ka një numër të konsiderueshëm të burimeve

njerëzore, që punojnë për ta bërë Bashkimin Evropian një vend të qetë për të jetuar.

Direktiva e parë mbi zhurmën u miratua në vitin 1970 dhe kishte për qëllim marmitën e

automjeteve motorike. Përfitimet e saj u anuluan shpejt nga rritja e vëllimit të trafikut

rrugor urban, kështu që më vonë amendamentet duke filluar në vitin 1976 imponuan

kontrolle të forta. Nivelet e zhurmës të synuara mbetën fakultative deri në vitin 1992, kur

Direktiva 92/97 i bëri ato të detyrueshme. Direktiva janë miratuar, gjithashtu për qëllim

të motoçikletave dhe traktorëve dhe një Direktivë e vitit 1984 mbi uzinën e ndërtimit çoi

në një varg Direktivash bija në kompresorë, vinça, gjeneratorë saldimi, gjeneratorë të

energjisë etj. Në fillim të viteve 1970, duke u inkurajuar nga standardet e zhvilluara,

Komisioni Evropian ka zhvilluar një Direktivë mbi zhurmën nga avioni subsonik (80/51),

por nuk arriti të fitonte marrëveshjen për kufizimin e zhurmës nga helikopterët apo

trenat.98 Në vitin 1998 u publikua një Direktivë kuadër mbi matjen, planifikimin dhe

kontrollin e zhurmës mjedisore.

- Ruajtja e energjisë. Politika energjetike e BE-së ka të bëjë kryesisht me menaxhimin e

burimeve dhe furnizimet me energji duke përfshirë edhe pasojat mjedisore të shfrytëzimit

dhe përdorimit të energjisë. Në vitet 1978-1980, Komuniteti Evropian filloi të merrej me

masat për të reduktuar konsumin e energjisë së pajisjeve shtëpiake dhe automjeteve

rrugore, duke miratuar një Direktivë në vitin 1985 mbi zvogëlimin e konsumit të naftës

dhe në vitin 1989 filloi një program për të promovuar përdorimin efikas të energjisë

elektrike. Në vitet 1990 më shumë punë është bërë në masat për të nxitur ruajtjen e

energjisë, pjesërisht nën programet SAVE I dhe SAVE II. Komisioni Evropian dhe

97 Raporti FUND 279, Prill 1998, fq. 39. 98 P. S. Johnson and G. Corcelle, The Environmental Policy of the European Communities, 2nd edn,

London: Klwuer International Law, 1995, fq. 293-295.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

14

Parlamenti Evropian, gjithashtu filluan të bëjnë thirrje në vitin 1997-1998 për rritjen e

përdorimit të energjisë së rinovueshme për të plotësuar më shumë, se 12%-15% të

nevojave energjetike primare të BE-së deri në vitin 2010.99 Taksa e karbonit, e cila është

ngritur për herë të parë në vitin 1990 u pranua në parim nga ministrat e energjisë dhe të

mjedisit në vitin 1991, por ka patur kundërshtim të fuqishëm nga industritë e qymyrit dhe

naftës, se kjo do të dëmtonte konkurrencën.100

- Pesticidet. Në lidhje me pesticidet dhe mbetjet e tyre në produktet ushqimore, në vitin

1974 u miratua Direktiva, që themelon nivelet maksimale të mbetjeve të pesticideve në

ushqimin e kafshëve dhe një Direktivë e dytë në vitin 1976 bëri të njëjtën gjë për frutat

dhe perimet. Direktiva e vitit 1978 paraqiti të njëjtat lloje të kërkesave për klasifikimin,

paketimin dhe etiketimin e pesticideve, që ishin të përfshira në Direktivën 67/548 mbi

kimikatet e rrezikshme, por Komuniteti Evropian shkoi një hap më tej në vitin 1979 me

ndalimin e përdorimit të pesticideve të caktuara dhe produkteve të përafërta. Shëndeti i

njeriut ishte përsëri në qendër të Direktivës, por edhe dëmet mjedisore. Relativisht pak

pesticide ishin të mbuluara nga Direktiva e vitit 1978 dhe Shtetet Anëtare ndaluan

pesticide të tjera në territoret e tyre, si dhe nuk lejuan krijimin e niveleve maksimale të

mbetjeve të pesticideve në ushqim.101 Rezultati ishte miratimi i Direktivës 91/414, e cila

imponoi rishikime të standardizuara shkencore në të gjitha pesticidet dhe përbërësit e tyre

të tregtuar në Komunitetin Evropian.

- Organizmat e modifikuara gjenetikisht (OMGJ) përcaktohen ende nga Komisioni

Evropian, si një nga prioritetet e tij mjedisore. Organizmat e modifikuara gjenetikisht

mund të jenë pjesë e politikave mjedisore, kur modifikimet e bëra në një specie janë

transferuar aksidentalisht në një tjetër. Shumica e debatit publik për OMGJ-të në Shtetet

Anëtare është fokusuar në shëndetin publik dhe shumica e konsumatorëve evropian kanë

qenë më shumë të shqetësuar për OMGJ-të në ushqim, se sa në lidhje me ndikimin e tyre

ekologjik. Komisioni Evropian e ka përfshirë politikën e OMGJ-ve nën përgjegjësinë e

Drejtorisë së Përgjithshme të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në vend të

Drejtorisë së Përgjithshme të Mjedisit. Megjithatë, modifikimi gjenetik i bimëve për të

përmirësuar produktivitetin e tyre dhe rezistenca ndaj sëmundjeve u bë një çështje e

zakonshme publike në mes të viteve 1990.

- Bujqësia organike. Politika e Përbashkët Bujqësore (PPB) ishte e përqëndruar

fillimisht në mbrojtjen e interesave ekonomike të fermerëve duke u siguruar atyre të

ardhura minimale për prodhimet e tyre. Një Rregullore e vitit 1985 (797/85) paraqiti

konceptin e bujqësisë së ndjeshme mjedisore në PPB. Nga vitet 1990, bujqësia organike

kishte filluar të shfaqej në axhendën e politikave të Bashkimit Evropian. Një Direktivë e

vitit 1991 (91/676) imponoi kontrolle mbi nitratet. Rregullorja 2092/91 erdhi, si një

përgjigje ndaj kërkesës në rritje të konsumit për prodhimin organik dhe argumentit nga

Komisioni Evropian, se rregullat janë të nevojshme mbi prodhimin, etiketimin dhe

inspektimin, që të promovojnë konkurrencën e ndershme.

- Pylltaria. Bashkimi Evropian nuk është përfshirë në mënyrë të konsiderueshme në

menaxhimin e pyjeve, duke e kufizuar veten në zhvillimin e programeve për mbrojtjen e

pyjeve nga ndotja dhe zjarri. Programi i mëparshëm filloi në vitin 1987 dhe është i bazuar

99 J. McCormick, Environmental policy in the European Union, Palgrave, 2001, fq. 53. 100 J. H. Matláry, Energy Policy in the European Union, Basingstoke: Macmillan, fq. 68-70. 101 C. Lister, European Union Environmental Law: A Guide for Industry, Chichester: John Wiley, 1996, fq.

245.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

15

në zhvillimin e një rrjeti të vëzhgimit të pyllit për të prodhuar inventarët e dëmit dhe për

të përmirësuar të kuptuarit e efekteve të ndotjes dhe të metodave të restaurimit të pyjeve

të dëmtuara. Kjo e fundit filloi në vitin 1992 dhe kishte për qëllim promovimin e

parandalimit të zjarrit dhe masave monitoruese pyjore. Nga viti 1989, Bashkimi Evropian

ka punuar për të ngritur një Sistem Komunikimi dhe Informacioni të Pylltarisë

Evropiane. Në nëntor 1998, Komisioni Evropian miratoi një Komunikatë102 bazuar

kryesisht në Axhendën 2000 duke sugjeruar mbrojtjen dhe rivendosjen e cilësisë

ekologjike të pyjeve dhe zgjerimin e zonës aktuale të pyjeve të shfrytëzueshme. Ministrat

e Bujqësisë miratuan propozimin dhe theksuan, se politika e pylltarisë ishte ende e

rezervuar për Shtetet Anëtare.103

- Dispozitat e përgjithshme. Ligjet mjedisore të Bashkimit Evropian nuk janë të gjitha

të fokusuara në çështje apo probleme të veçanta. Rreth 30 prej tyre merren me çështje më

të gjera organizative, duke përfshirë projekte për të përmirësuar cilësinë e informacionit,

statistikave, monitorimin dhe raportimin financiar; eko-menaxhimin dhe auditimin e

skemës, që synon promovimin e përdorimit të sistemeve të menaxhimit të mjedisit dhe

auditimin nga industria; zhvillimet institucionale, si krijimi i Fondacionit Evropian për

përmirësimin e jetesës dhe kushteve të punës në vitin 1975, Agjencisë Evropiane të

Mjedisit në vitin 1990 dhe Forumit të Gjelbër Evropian në vitin 1993; programet e

veprimit në mjedis në Mesdhe dhe ujërat bregdetare të Evropës Veriore; projektet e

financimit mjedisor; Instrumenti Financiar për Mjedisin (LIFE) dhe Fondi i

Kohezionit.104

1.6. Bazat ligjore të politikave mjedisore në Bashkimin Evropian

Kuadri ligjor për nxjerrjen e legjislacionit mjedisor të rënë dakord ndërmjet Shteteve

Anëtare në nivel të BE sigurohet nga Traktati i Komunitetit Evropian. Titulli XIX i

Traktatit të Komunitetit Evropian (Nenet 174-176) përmban parimet dhe rregullat

vendimmarrëse përkatëse për zhvillimin e politikave mjedisore të KE-së. Neni 175

përbën bazën kryesore ligjore për nxjerrjen e legjislacionit për mbrojtjen e mjedisit.

Titulli XIX i Traktatit të KE nuk është specifik në lidhje me llojin e normave, që mund të

përdoren për të çuar më tej objektivat e Komunitetit Evropian për mbrojtjen e mjedisit.

Një listë treguese është dhënë në Nenin 249 të KE-së.105 Burimet kryesore të politikave

mjedisore të Bashkimit Evropian mund të gjenden në tri nivele të ndryshme:106

1.6.1. Burimet parësore

Traktatet Themeluese së bashku me ndryshimet e bëra ndaj tyre, Akti Unik Evropian i

vitit 1986, Traktati mbi Bashkimin Evropian në vitin 1992, Traktati i Amsterdamit i vitit

1997, Trakatati i Nicës dhe Traktati i Lisbonës përmbajnë qëllimet kryesore dhe

organizimin e Bashkimit Evropian. Akti Unik Evropian, Traktati i Mastrichtit dhe

102 EU Commission, COM (98) 649 final, 18 Novmeber 1998. 103 European Policy Analyst, 1st quarter 1999, fq. 54-55. 104 J. McCormick, Environmental policy in the European Union, Palgrave, 2001, fq. 51. 105 M. Hedemann-Robinson, Enforcement of European Union Environmental Law: Legal Issues and

Challenges, Routledge-Cavendish, 2007, fq. 19. 106 R. Baldwin, Rules and Government, Oxford: Clarendon Press, 1995.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

16

Traktati i Amsterdamit ndryshuan shumë elemente të Traktatit të Parisit, të Traktatit të

Romës, zgjeruan kompetencat e BE-së dhe të institucioneve të tij.107

1.6.2. Burimet dytësore

Institucionet e Bashkimit Evropian kanë rënë dakort për një kuadër thelbësor ligjesh,

që marrin tri forma kryesore: rregulloret, direktivat dhe vendimet. Rregulloret luajnë një

rol kryesor në zhvillimin e një kuadri uniform ligjesh. Karakteristikat kryesore lidhen me

karakterin detyrues në tërësinë e tyre mbi të gjitha Shtetet Anëtare; janë drejtpërdrejt të

aplikueshme; nuk kanë nevojë të shndërrohen në ligje kombëtare dhe hyjnë menjëherë në

fuqi në datën e caktuar. Ato duhet të bazohen mbi masat e veçanta të traktatit dhe janë

objekt gjykimi nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë. Përveç kësaj, GJED-ja ka konfirmuar,

se rregulloret mund të jenë në gjendje të zbatohen nga individët privatë drejtpërdrejt para

gjykatave kombëtare (efekti i drejtpërdrejtë).108 Rregulloret shpesh hartohen për të

vendosur rregullat e procedurës, standardet teknike, ose mund të sistemojnë një ligj

ekzistues.

Përdorimi i zakonshëm i rregulloreve vjen, si rrjedhojë e natyrës teknike të shumë

problemeve mjedisore. Rregullorja 2847/93 dhe një seri amendamentesh krijuan një

sistem për të siguruar pajtueshmërinë me rregullat mbi Politikën e Përbashkët të

Peshkimit. Rregullore të tjera krijuan lista të substancave të kontrolluara apo specieve të

mbrojtura, si Rregullorja 3626/82, e cila miratoi termat e Konventës mbi Tregtinë

Ndërkombëtare të Specieve në Rrezik dhe një numër amendamentesh shtuan speciet në

listën e mbrojtjes. Rregullorja 259/93 krijoi një sistem të përbashkët për monitorimin,

mbikqyrjen dhe kontrollin e transportimit të mbetjeve me anije. Një numër i rregulloreve

mjedisore të miratuara deri më sot kanë të bëjnë me tregtinë ndërkombëtare, si:

Rregullorja 259/93 e KEE mbi kontrollet e dërgesave ndërkufitare të mbetjeve,

Rregullorja 2037/2000 e KE mbi lëvizjet ndërkufitare të substancave, që hollojnë

shtresën e ozonit dhe Rregullorja 3626/82 e KEE mbi importin apo shitjen e llojeve të

rrezikuara.109

Forma e dytë janë direktivat, që janë detyruese mbi Shtetet Anëtare, për sa i përket

qëllimeve dhe objektivave, por Shtetet Anëtare janë të lira të vendosin, se si do t’i arrijnë

më mirë këto qëllime. Më së shumti fokusohen në përkufizimin e objektivave të

përgjithshme të politikave, ndërsa disa të tjera kanë për qëllim harmonizimin. Qeveritë e

Shteteve Anëtare duhet t’i bëjnë të ditur Komisionit Evropian çfarë kanë në plan të bëjnë

për të arritur objektivat e direktivave. Zbatimi kërkon ndryshime në ligjet kombëtare, të

cilat duhet të bëhen në një datë të caktuar brenda dy deri në tre vite nga adaptimi.

Direktiva është bërë instrumenti standard legjislativ për miratimin nga Komuniteti

Evropian duke vendosur standardet minimale për mbrojtjen e mjedisit.110 Direktiva ofron

një numër avantazhesh, duke përfshirë në mënyrë të veçantë pjesëmarrjen legjislative të

Shtetit Anëtar në përcaktimin e mënyrës së zbatimit në nivel vendor dhe në përputhje me

107 Shikoni referencën, nr. 104, fq. 90. 108 Çështja 50/76 Amsterdam Bulb BV [1977] GJED 137. 109 M. Hedemann-Robinson, Enforcement of European Union Environmental Law: Legal Issues and

Challenges, Routledge-Cavendish, 2007, fq. 20. 110 Shikoni, Nenin 175 të Traktatit të Komunitetit Evropian, që rregullon proceset e vendimmarrjes në

lidhje me masat e mbrojtjes mjedisore të miratuara në nivel të BE.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

17

parimin e subsidiaritetit mandaton Bashkimin Evropian të veprojë, për aq sa është e

nevojshme.111

Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka sqaruar, se lista e instrumenteve të përfshira në

Nenin 249 të Traktatit të KE-së nuk është shteruese.112 Praktika gjyqësore e Gjykatës

Evropiane të Drejtësisë ka vendosur, se direktivat mund të kenë “ndikim direkt” mbi

Shtetet Anëtare edhe kur ato nuk janë zhvendosur në ligjet kombëtare. Kjo mund të

ndodh, kur një ligj imponon detyrime të qarta, jo të dykuptimta e të pakushtëzuara mbi

Shtetet Anëtare dhe kur detyrimet nuk varen nga masa të mëtejshme implementuese.

Sunkin identifikon tri lloje të direktivave mjedisore,113 të cilat janë në gjendje të kenë

efekte direkte: direktivat, që ndalojnë përdorimin e substancave ose shkarkimin e tyre në

mjedis (Direktiva e ujërave nën tokë e vitit 1980); direktivat, që specifikojnë limitet ose

vlerat për zbatimin, të cilat janë të përpikta, të pakushtëzuara dhe jo të varura nga

veprime të mëtejshme të Shteteve Anëtare (Direktiva 76/464 mbi ndotjen e ujit) dhe

direktivat, të cilat do të impononin një detyrim të qartë mbi Shtetet Anëtare për të vepruar

(Direktiva e vlerësimit të ndikimit në mjedis e vitit 1985).

Forma e tretë janë vendimet, që gjithashtu janë detyruese dhe mund t’i drejtohen një

ose më tepër Shteteve Anëtare, institucioneve, ose edhe individëve. Megjithatë, ato janë

shumë specifike në përmbajtjen e tyre, kanë më tepër qëllime administrative, se sa

legjislative dhe në disa raste nuk janë detyruese. Pothuajse, të gjitha konventat

ndërkombëtare të firmosura nga Komuniteti Evropian i kanë patur termat e tyre të

miratuara në formën e vendimeve, që janë përdorur për të krijuar programe dhe për të

adresuar çështje administrative. Shtetet Anëtare preferojnë direktivat, sepse ato janë

fleksibël dhe lejojnë qeveritë kombëtare të vendosin, se si t’i arrijnë më mirë synimet,

ndërsa burokratët kombëtar shpesh preferojnë rregulloret, sepse ato nuk kërkojnë

transformimin në ligje kombëtare, që mund të rezultojë një proces kompleks. Një

rregullore mund të riformulohet, si një direktivë, ndërsa e kundërta është e vëshirë të

ndodh.

1.6.3. Burimet e treta

Bashkimi Evropian nxjerr rekomandime dhe opinione, por meqënëse nuk kanë forcë

detyruese është e debatueshme, nëse janë apo jo aktualisht burime të ligjeve të Bashkimit

Evropian. Ato shpesh përdoren për ta bërë të rëndësishëm zhvillimin ose zbatimin e

politikave të BE-së dhe ndonjëherë kanë efekte ligjore indirekte. Gjykata Evropiane e

Drejtësisë ka dhënë kontribut të rëndësishëm në fushën e mjedisit me vendosjen e

legjitimitetit të masave mjedisore të Komunitetit Evropian dhe vendosjen e mbrojtjes

mjedisore, si një politikë qëndrore të Komunitetit Evropian. Drejtimi nga Gjykata

Evropiane e Drejtësisë sigurohet nga një varietet shtesë i ligjeve të buta, siç janë

programet e veprimit, strategjitë, deklaratat, librat e gjelbër (të krijuara për të stimuluar

diskutimin mbi një çështje ose problem), librat e bardhë (që përcaktojnë pozicionet

politike).

111 Neni 5 i Traktatit të Komunitetit Evropian dhe Protokolli Nr. 30 i Traktatit të KE mbi Subsidiaritetin

dhe Proporcionalitetin. 112 Çështja 22/70 Komisioni kundër Këshillit [1971] GJED 263. 113 M. Sunkin, D. Ong and R. Wight, Sourcebook on Environmental Law, London: Cavendish Publishing,

1998.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

18

1.7. Natyra e parimeve ligjore

Një parim është një burim veprimi, një ligj apo një rregull i përgjithshëm i përshtatur

apo i shfaqur, si një udhërrëfim për veprimin. Parimi ndryshon nga një rregull për këto

arsye:114

Së pari, rregullat veçojnë një rrjedh veprimi, që duhet të ndiqet apo të shmanget. Në

kundërshtim, parimet kanë të bëjnë me vlerat dhe nuk mund të tregojnë veprime të

veçanta. Së dyti, nëse një rast bie brenda kushteve të aplikimit të një rregulli, atëherë

rregulli duhet të aplikohet. Në kundërshtim, parimet kanë cilësinë “e peshës” apo

rëndësisë. Së treti, rregullat mund të justifikohen nëpërmjet parimeve, por e kundërta nuk

është e vërtetë.115 Parimet ligjore duke patur natyrë të përgjithshme kanë fleksibilitetin

për t’u marrë me situata komplekse dhe për të vepruar, si udhëzues të përgjithshëm për

veprimet. Megjithatë, parimet shpesh konsiderohen, si posedim i detyrimeve të

papërcaktuara ligjore për këtë arsye, vendet e zhvilluara nuk e kanë mbështetur gjithmonë

përfshirjen e parimeve mjedisore në traktate dhe në legjislacion. Parimet nuk bëjnë dhe

nuk kanë për qëllim të sigurojnë rregulla të veçanta të sjelljes ose standarde të sakta

teknike, por japin udhëzime të përgjithshme për veprimet. Parimet ligjore janë gjetur në

prononcimet e “pashkruara” të gjyqësorit116 dhe ligjet e shkruara (p.sh. statutet, traktatet,

etj).

Parimet e shkruara apo të pashkruara mund të ndahen në tri kategori:117 parimet e

arsyetuara ligjërisht, parimet ligjore detyruese dhe parimet udhëzuese. Një parim i

arsyetuar ligjërisht është dukshëm i konkretizuar, nëpërmjet shembujve të veçantë ligjor,

si në rastin e parimit ndotësi paguan. Një parim ligjërisht detyrues është ai, që sipas ligjit

duhet të pasohet nga subjekte të caktuara: në të drejtën ndërkombëtare, shtetet; në ligjin

kombëtar, ministrat e qeverisë dhe organet publike. Për shembull, një parim i themeluar i

të drejtës administrative është, se duke ushtruar diskrecionin, organet publike dhe

ministrat duhet të veprojnë në kuadër të kompetencave, që u janë dhënë nga Parlamenti.

Kjo përfshin ushtrimin e arsyeshëm të diskrecionit.118 Një parim udhëzues është ai, që

duhet të merret parasysh në formulimin apo interpretimin e mëvonshëm të legjislacionit.

Traktati i Komunitetit Evropian përmban parime udhëzuese.119 Legjislacioni mund të

refuzohet ose shpallet i paligjshëm, nëse parimet përkatëse udhëzuese, si në Nenin 174

nuk merren parasysh në formulimin e tij. Neni 174 shërben për të përcaktuar objektivat e

përgjithshme mjedisore të Komunitetit Evropian. Këshilli mban përgjegjësinë për të

vendosur mbi veprime specifike, por Këshilli nuk ka liri të pakufizuar. Nëse, Këshilli

kryen një gabim të qartë të vlerësimit lidhur me kushtet për zbatimin e Nenit 174, atëherë

pavarësisht pikëpamjeve të mëparshme në kundërshtim,120 Gjykata Evropiane e

114 S. M. Perry, Two Models of Legal Principles, Iowa Law Review, vol. 82, 1997, fq. 787-819. 115 M. S. Moore, Legal Principles Revisited, Iowa Law Review, vol. 82, 1997, fq. 867-891. 116 M. V. Hoecke, The Use of Unwritten Legal Principles by Courts, Ratio Juris, vol. 8, no. 3, 1995, fq.

248-260. 117 J. Alder and D. Wilkinson, Environmental Law and Ethics, London: Macmillan, 1999. 118 Associated Picture Houses Ltd. kundër Wednesbury Corporation, 1948; Council of Civil Service Unions

kundër Minister for the Civil Service, 1985. 119 Neni 174 i Traktatit të KE thekson, se: “Politikat e Komunitetit Evropian mbi mjedisin duhet të synojnë

një nivel të lartë të mbrojtjes duke marrë parasysh larminë e situatave në rajonet e ndryshme të

Komunitetit Evropian. Ato do të bazohen në parimin parandalues dhe në parimet, që dëmi mjedisor duhet

të korrigjohet në burim dhe ndotësi duhet të paguajë”. 120 L. Krämer, EC Environmental Law, 4th edn, London: Sweet and Maxwell, 2000.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

19

Drejtësisë ka treguar, se është e përgatitur për të gjykuar vlefshmërinë e legjislacionit

mjedisor në fjalë.121 Në çështjen e sigurisë Hi-Tech kundër S dhe T, Gianni Bettati

[1999], GJED-ja u pyet, nëse një Rregullore e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e

shtresës së ozonit, e cila ndaloi përdorimin e HCFCs në pajisjet zjarrfikëse, ishte në

përputhje me Nenin 174, që parashikonte, se “politikat e Komunitetit Evropian mbi

mjedisin duhet të synojnë një nivel të lartë të mbrojtjes”. Siguria Hi-Tech ka pohuar, se

miratimi i një Rregullore, që injoroi shqyrtimin e potencialit të ngrohjes globale të një

shumëllojshmërie të gjerë të substancave tregoi, se Këshilli nuk i kishte dhënë përparësi

nivelit më të lartë të mbrojtjes së mjedisit. Rëndësia e çështjes qëndron në evidentimin e

gatishmërisë së Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për të përdorur parimet mjedisore të

Traktatit të Komunitetit Evropian, si bazë për rishikimin legjislativ.122

1.7.1. Parimet e politikave mjedisore në Bashkimin Evropian

Parametrat e aktiviteteve të Bashkimit Evropian në fushën e politikave mjedisore janë

caktuar nga një seri parimesh të përshkruara në traktate. Termat dhe konceptet, që ato

prezantojnë janë përcaktuar apo shpjeguar rrallë, gjithashtu mund të jenë shfaqur edhe

kontradiktore duke ngritur pyetje të reja rreth objektivave të politikave mjedisore të

Bashkimit Evropian. Parimet e politikave mjedisore në Bashkimin Evropian janë:

- Parimi “ndotësi paguan”, i cili gjeti aplikim në politikën e Organizatës për

Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të vitit 1975123 dhe në shumë instrumente të

ligjeve ndërkombëtare, si Konventa për Mbrojtjen e Mjedisit Detar të Atlantikut Veri-

Lindor,124 apo Deklarata e Rios e vitit 1992.125 Konventat ndërkombëtare specifike janë

përmirësuar mbi ligjet e zakonshme duke krijuar regjime të parimit ndotësi paguan të

fokusuara në lloje të limituara substancash: materialet nukleare, nafta, substanca të

rrezikshme dhe mbetjet e rrezikshme. Detyrimi për dëmin e shkaktuar nga instalimet

radioaktive u parashikua nga Konventa e Parisit në vitin 1960 “Mbi Përgjegjësinë në

Fushën e Energjisë Nukleare” dhe nga Konventa e Vjenës në vitin 1963 “Mbi

Përgjegjësinë Civile për Dëmet Nukleare”. Të dyja konventat vendosën detyrime të forta

për operatorët e instalimeve nukleare. Konventa Ndërkombëtare e vitit 1969 “Mbi

Përgjegjësinë Civile për Dëmet e Ndotjes nga Nafta” përcaktoi detyrime të rrepta mbi

121 M. Doherty, The Status of the Principles of EC Environmental Policy, Journal of Environmental Law,

vol. 11, no. 2, 1999, fq. 354-386. 122 M. Doherty, The Judicial Use of the Principles of EC Environmental Policy, Environmental Law

Review, vol. 2, no. 4, 2000, fq. 251-263. 123 Parimi, që do të përdoret për caktimin e kostove të masave për kontroll dhe parandalim të ndotjes, për të

inkurajuar përdorimin racional të burimeve të rralla mjedisore dhe për të shmangur shtrembërime në

tregtinë apo investimet ndërkombëtare është i ashtuquajturi, parimi ndotësi paguan. Parimi nënkupton, se

ndotësi duhet të përgjigjet për shpenzimet e zbatimit të masave të përmendura më lart të vendosura nga

autoritetet publike për të siguruar, që mjedisi është në një gjendje të pranueshme. Me fjalë të tjera, kostot e

këtyre masave duhet të reflektohen në kostot e mallrave dhe shërbimeve, të cilat shkaktojnë ndotjen me

prodhimin dhe/ose konsumimin. Masa të tilla nuk duhet të shoqërohen me mbështetje financiare, që do të

krijonin shtrëmbërime domethënëse në tregtinë dhe investimet ndërkombëtare. 124 Pala kontraktuese duhet të aplikojë…(b) parimin ndotësi paguan, nëpërmjet të cilit kostot e parandalimit

të ndotjes, masat e kontrollit dhe reduktimit të tij do të mbulohen nga ndotësi. 125 Shtetet duhet të përpiqen të promovojnë ndërkombëtarizimin e kostove mjedisore dhe përdorimin e

instrumenteve ekonomike duke marrë parasysh përqasjen, se ndotësi në parim duhet të mbart kostot e

ndotjes duke iu referuar interesit publik dhe pa ndikuar padrejtësisht në tregtinë dhe investimet

ndërkombëtare.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

20

pronarët e çisternave të naftës, që shkaktojnë ndotje. Kjo përgjegjësi rritej me një

shkallëzim dinamik, sipas tonazhit të anijes dhe nëse pronari i anijes ka neglizhuar,

detyrimi dhe përgjegjësia është e palimituar. Konventa Ndërkombëtare “Mbi Përcaktimin

e një Fondi Ndërkombëtar për Kompensimin e Dëmit të Ndotjes nga Nafta” 1971/1992

njeh çdo masë të ndotjes nga nafta, të cilat zgjerojnë bazën e limituar të anijes, deri në

pikën e kufirit prej rreth 80 milionë dollar.126 Regjimet detyruese të kohëve të fundit

përfshijnë Konventën Ndërkombëtare “Mbi Përgjegjësinë dhe Kompensimin për Dëmet

në lidhje me Ngarkesat e Substancave të Rrezikshme dhe Helmuese në Det” të vitit 1996

dhe Protokollin e Përgjegjësisë të vitit 1999 nga Konventa në Bazel “Mbi Kontrollin e

Lëvizjeve Ndërkufitare të Mbetjeve”.

Ky është parimi më i vjetër i Bashkimit Evropian, i formuluar në vitin 1973 në

Programin e Parë të Veprimit në Mjedis, nëpërmjet të cilit kostot e parandalimit dhe

eliminimit të dëmtimit duhet të përballohen nga ndotësi.127 Parimet drejtuese të ligjit

mjedisor të BE-së mund të përdoren, si kritere për rishikime juridike të legjislacioneve

dytësore. Kjo ndodhi në çështjen R kundër Sekretarit të Shtetit për Mjedisin dhe të tjerë

(1999), ku fermerët pretendonin, se aplikimi në Mbretërinë e Bashkuar i Direktivës së

Nitratit 91/676 shkelte kërkesën, që politikat mjedisore të Bashkimit Evropian të bazohen

në parimin ndotësi paguan. Direktiva e Nitratit kërkonte kufizime të praktikave

agrikulturore në krahina duke tharë vijat ujore, të cilat vuanin nga pasuria e gjerë

minerale. Aplikantët, të cilët kishin në pronësi ferma në zona të identifikuara nga

Sekretari i Shtetit, pretendonin se kufizimet e ardhshme agrikulturore do t’iu shkaktonin

atyre humbje të përfitimeve dhe zhvlerësim të fermave. Kjo, sipas tyre, shkelte parimin

ndotësi paguan dhe ata do të mbartnin kostot e kufizimeve agrikulturore, ndërsa shumë

prej burimeve në fjalë do t’iu ngarkoheshin të tjerëve jashtë zonës së destinuar ose me

origjinë jo-agrikulturore. Gjykata Evropiane e Drejtësisë u përgjigj duke theksuar, se

Shtetet Anëtare duhet të imponojnë mbi fermerët vetëm kostot për reduktimin apo

shmangien e ndotjes së ujit të shkaktuar nga nitrati për të cilën ata janë përgjegjës, duke

përjashtuar ndonjë kosto tjetër.

Parimi ndotësi paguan i referohet edhe disa Direktivave Mjedisore (Direktiva 75/439

Mbi Shkatërrimin e Mbetjeve të Naftës; Direktiva 1999/31 e KE Mbi Groposjen e

Mbetjeve, Direktiva 75/442 e Komunitetit Ekonomik Evropian Mbi Mbetjet).128 Parimi

nënkupton, se kostot e parandalimit të dëmeve mbi mjedisin nuk duhet të kalohen tek

taksapaguesi apo konsumuesi dhe nuk duhet të mbulohen nga fondet publike, por subjekti

përgjegjës për dëmin aktual apo të mundshëm duhet të ndeshet me kostot e riparimit ose

të shmangies së dëmit. Parimi ndotësi paguan bazohet në argumentin, se kostot e

veprimeve të ndërmarra do të ishin një nxitje për ndotësit për të investuar me metoda dhe

teknologji më pak dëmtuese. Argumenti kishte disa pika të dobëta. Së pari, një industri e

detyruar të përballet me kostot e parandalimit apo riparimit të dëmeve mjedisore në

mënyrë të paevitueshme do t’i kalojë kostot mbi konsumuesin, nëpërmjet çmimeve të

larta për produktet e saj, në këtë mënyrë ndotësit do të ishin pothuajse gjithmonë në

126 D. Wilkinson, Moving the Boundaries of Compensable Environmental Damage: the Effect of Two New

International Protocols, Journal of Environmental Law, vol. 5, no. 1, 1993, fq. 71-90. 127 Programi i Parë i Veprimit në Mjedis, Gazeta Zyrtare, 1973, C112, 1, 6. 128 Neni 11 i Direktivës 75/442 kërkon, që “në përputhje me parimin ndotësi paguan, kostoja e shkatërrimit

të mbetjeve duhet të mbulohet nga mbajtësi, i cili i ka trajtuar mbetjet, nëpërmjet një grumbulluesi

mbetjesh ose nëpërmjet një ndërmarrjeje, si e referuar në Nenin 8, ose nga mbajtësi i mëparshëm apo edhe

nga prodhuesi i produktit prej të cilit u krijuan mbetjet”.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

21

gjendje të shmangnin pagesat. Së dyti, parimi funksionon vetëm, nëse vendoset burim i

saktë i dëmit. Pjesa më e madhe e problemeve mjedisore kanë shkaqe dhe burime të

shumëfishta duke e bërë të vështirë përcaktimin e përgjegjësisë. Si përfundim, rritja e

fondeve nga Bashkimi Evropian për të ndihmuar me projektet menaxhuese mjedisore në

vitet e fundit, aktualisht shkon kundër parimit, sepse nuk është ndotësi, që paguan në këto

raste, por taksapaguesi i BE-së.

- Parimi i zhvillimit të qëndrueshëm. Ky është një koncept, që është bërë parim

qëndror i politikave mjedisore, që nga Akti Unik Evropian edhe pse argumentohet, se

mund të krijohet një lidhje e parëndësishme, nëse iu kthehemi objektivave të theksuara në

Nenin 2 të Traktatit të Romës për “një zhvillim harmonik të aktiviteteve ekonomike dhe

një zgjerim të vazhdueshëm dhe të balancuar”. Kësaj ideje iu dha një qartësi më e madhe

me Nenin 130r (1) të Aktit Unik Evropian, i cili shprehte, se veprimet mjedisore të

Komunitetit Evropian duhet të sigurojnë “një përdorim racional dhe të matur të

burimeve”. Kjo frazë është përdorur gjithandej, si një përkufizim për kuptimin e

zhvillimit të qëndrueshëm.129 Traktati i Mastrichtit shkoi një hap më tej në Nenin 2 duke

përcaktuar, se “rritja e qëndrueshme dhe jo inflacioniste, që respekton mjedisin” ishte

një detyrë e Bashkimit Evropian.130 Ky shqetësim u trajtua në Traktatin e Amsterdamit,

ku Neni 2 ishte ndryshuar duke sanksionuar “një zhvillim të qëndrueshëm dhe të

balancuar të aktiviteteve ekonomike”, si një prej detyrave të Komunitetit Evropian.

Nocioni i qëndrueshmërisë ka qenë i vështirë për t’u përcaktuar qartë, duke nxitur

shumë debate rreth kuptimit të saj131 dhe pyetje rreth ndryshimeve midis “rritjes” së

qëndrueshme (një term i përdorur në Mastricht) dhe “zhvillimit” të qëndrueshëm (i

përdorur në Programin e Pestë të Veprimit në Mjedis dhe në Traktatin e Amsterdamit).

Ndërsa, traktatet nuk e përcaktojnë konceptin, përkufizimi i zhvilluar nga Komisioni

Botëror i vitit 1987 mbi Mjedisin dhe Zhvillimin është ai, që përdoret më shumë tani nga

politikëbërësit dhe akademikët: “Zhvillimet, që plotësojnë nevojat e të tashmes pa

kompromentuar mundësinë e brezave të ardhshëm për të plotësuar nevojat e tyre”.132 Ky

përkufizim ishte përdorur në Programin e Pestë të Veprimit në Mjedis, kur Drejtoria e

Përgjithshme e Mjedisit në deklaratën e misionit të saj në vitin 2000 zgjodhi ta shprehte

këtë ide, si “ruajtje të të drejtave të brezave të ardhshëm për një mjedis të

shëndetshëm”.133

- Një nivel i lartë mbrojtjeje. Ky parim u prezantua nga Akti Unik Evropian dhe

kërkonte, që Komisioni Evropian në propozimet e tij për tregun e brendshëm, në lidhje

me shëndetin, sigurinë, mbrojtjen e mjedisit dhe mbrojtjen e konsumatorit të merrte, si

bazë një nivel të lartë mbrojtjeje. Kërkesa nuk i ishte drejtuar Këshillit për adaptimin e

masave të tilla duke nënkuptuar, që Këshilli do të mund të zbuste efektin e propozimeve

të bëra nga Komisioni Evropian në këto fusha. Një tjetër rrugëdalje ishte krijuar duke

theksuar më shumë parimet e Nenit 100a (3), se sa ato të Seksionit VII mbi mjedisin duke

nënkuptuar, që do të kishte lidhje vetëm me ligjet mjedisore, të cilat kishin një ndikim

129 J. McCormick, The Global Environmental Movement, 2nd edn, London: John Wiley, 1995, fq. 179- 180. 130 D. Wilkinson, Maastricht and the Environment: The Implications for the EC’s Environment Policy of

the Treaty on European Union, Journal of Environmental Law, vol. 4, no. 2, 1992, fq. 221-239. 131 U. Collier, Sustainability, Subsidiarty and Deregulation: New Directions in EU Environmental Policy,

Environmental Politics, vol. 6, no. 2, 1997, fq. 1-23. 132 World Commission on Environment and Development, Our Common Future, Oxford: Oxford

University Press, 1987, fq. 43. 133 EDG, http://ec.europa.eu/dgs/environment/index_en.htm, 2000. (Aksesuar më 04.10.2016).

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

22

mbi tregun e brendshëm. Kjo klauzolë derivoi nga shqetësimet e shprehura nga disa

Shtete Anëtare gjatë negociatave mbi Aktin Unik Evropian, që mazhoriteti votues mund

të çonte drejt një ulje të standardeve në fusha, si mbrojtja e mjedisit. Kjo u interpretua

nga disa Shtete Anëtare, se Komisioni Evropian do t’iu referohej rregullave më të ashpra

në disa Shtete Anëtare të tjera.134 Traktati i Mastrichtit i hoqi këto rrugëzgjidhje duke

shtuar parimin në Nenin 130r (2) dhe duke specifikuar, që “një nivel i lartë mbrojtje”,

tashmë do të ishte politika e Komunitetit Evropian dhe jo vetëm politika e Komisionit

Evropian. Megjithatë, ai theksoi, se KE “duhet të synonte një nivel të lartë mbrojtjeje

duke marrë parasysh shumëllojshmërinë e situatave në fusha të ndryshme të Komunitetit

Evropian”. Neni 100a (4) i Aktit Unik Evropian lejonte pritshmëritë e Shteteve Anëtare

për një masë komunitare të adaptuar me një votim mazhoritar “në termat e lidhjes me

mbrojtjen e mjedisit”.

- Parimi i parandalimit. Në nivel ndërkombëtar, parimi parandalues buron nga një

numër vendimesh të gjykatave për qëllime të tilla. Në ҫështjen e Kanalit të Korfuzit

(Mbretëria e Bashkuara kundër Shqipërisë në vitin 1949) u përcaktua, që çdo shtet ka

detyrimin për të mos lejuar, që territori i tij të përdoret për akte në kundërshtim me të

drejtat e shteteve të tjera. Ligjet dhe politikat mjedisore të Bashkimit Evropian

manifestojnë parimet parandaluese në një numër mënyrash. Ato shfaqen, së pari në një

nivel të përgjithshëm. Programet e veprimeve të BE-së mbi mjedisin kanë theksuar

nevojën për veprimet parandaluese135 dhe Traktati i Komunitetit Evropian përmbante

kërkesën, se politikat mjedisore duhet të bazohen mbi parimin, që duhet të ndërmerren

veprimet parandaluese. Propozimet e hershme ishin të dobishme, por kishin mungesa të

një elementi thelbësor: referenca ndaj atyre fushave të mjedisit, të cilat shtrihen jashtë

shtrirjes tokësore të ndonjë shteti individual (p.sh oqeanet). Kjo mungesë ishte pjesërisht

e rregulluar nga Parimi 21 i Deklaratës së Stokholmit të vitit 1971136 dhe u përsërit

pothuajse i pandryshuar në vitin 1992 në Deklaratën e Rios duke u bërë pjesë në shumë

konventa të mëdha mjedisore.137 Parimi i parandalimit u parashikua në politikat

mjedisore për një numër arsyesh: teoria, se kufijtë e kapacitetit asimilues të mjedisit ishin

arritur motivoi autoritetet rregullatore në Evropë për të trajtuar pasigurinë shkencore dhe

për të ofruar stimuj ekonomik për sektorin privat për të marrë hapat e nevojshme për të

reduktuar ose eliminuar ndotjen në burim;138 dëmtimi në rritje i mjedisit nuk mund t’i

atribuohet në mënyrë të qartë një agjenti të veҫantë ose burimit të ndotjes apo ndotjes

specifike. Kjo krijoi pasiguri të përgjithshme shkencore, se probleme të tilla nuk mund të

trajtohen mbi bazën e parimit të vjetër, që lejonte ndërhyrjen vetëm në situatat me dijeni

134 D. Vandermeersch, The Single European Act and the Environmental Policy of the European Economic

Community, European Law Review, vol. 12, no. 5, 1987, fq. 407-429. 135 J. Jans, “Objectives and Principles of EC Environmental Law”, in G. Winter, European Environmental

Law: A Comparative Perspective, Dartmouth: Aldershot, 1996, fq. 284. 136 Parimi 21 i Deklaratës së Stokholmit “Mbi Mjedisin Njerëzor” i vitit 1971: “Shtetet kanë në përputhje

me statusin e Kombeve të Bashkuara dhe parimet e ligjeve ndërkombëtare, të drejtën sovrane për të

përdorur burimet e veta në bazë të politikave të tyre mjedisore dhe përgjegjësinë për të siguruar, që

aktivitetet brenda juridiksionit apo kontrollit të tyre nuk i shkaktojnë dëme mjedisit të shteteve të tjera apo

zonave tej limitit të juridiksionit kombëtar”. 137 P. Sands, Principles of International Environmental Law: Frameworks, Standards and Implementation,

Manchester: Manchester University Press, vol. I, 1995, fq. 196. 138 M. MacGarvin, “Precaution, Science and the Sin of Hubris”, in T. O’Riordan and J. Cameron, eds,

Interpreting the Precautionary Principle, Earthscan Publications Ltd, London, 1994, fq. 69.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

23

të plotë shkencore dhe shkakësi të themeluar e të drejtpërdrejt.139 Megjithatë, njohja

progresive dhe pranimi i mëvonshëm i parimit parandalues kanë bërë referime të tilla të

veçanta në mungesën e një lidhje të drejtpërdrejt shkakësore dhe kjo praktikisht është

braktisur (p.sh., Protokolli i Kartagjenës mbi Biosigurinë i vitit 2000). Ndërveprimi i

aspekteve të pasigurisë dhe mungesa e lidhjes shkakësore vazhdon të luajë një rol të

rëndësishëm në interpretimet e masave parandaluese në Komunitetin Evropian; procedura

e miratimit në rregullimin e agjentëve potencialisht të dëmshëm, aktiviteteve dhe

substancave, si dhe objektivi i shmangies apo reduktimit të dëmit mjedisor mendohet të

kenë ndikuar në zhvillimin e parimit parandalues në Evropë.

Në ҫështjen Peralta,140 Gjykatës Evropiane të Drejtësisë iu kërkua të përcaktonte, nëse

parimi parandalues, siç është shprehur në Nenin 174 mund të interpretohet, si objekt ndaj

disa lloj kualifikimesh, siç është kërkesa për efikasitet, ose jo-diskriminim. Rasti u shfaq

nga ndjekja e një kapiteni të një anije me vela italiane, e cila shkarkonte sodë akustike

jashtë ujërave të territorit italian. Ligji italian e bëri këtë në mbrojtje të anijeve të

regjistruara në Itali, por jo për ato të regjistruara në shtetet e tjera. Për më tej, kapitenët e

anijeve italiane, por jo të tjerët do të penalizoheshin me pezullim nga kualifikimet

profesionale. Gjykata italiane i kërkoi Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, nëse parimi i

parandalimit në Nenin 174 përjashtonte Shtetet Anëtare nga kalimi i ligjeve

diskriminuese kundrejt shtetasve italian duke detyruar anijet italiane të përdorin metoda

joefikase të shkarkimit, jo të kërkuara nga Konventa Ndërkombëtare për Parandalimin e

Ndotjes nga Anijet. Përgjigjia e GJED ishte, se Neni 174 i Traktatit të Komunitetit

Evropian ishte i kufizuar në përcaktimin e objektivave të përgjithshme të Komunitetit

Evropian në çështjet e mjedisit dhe Neni 176 garantonte, se Shtetet Anëtare mund të

paraqesin masa, të cilat janë më të rrepta, se sa ato të adaptuara nga BE.

Parimi i parandalimit i sanksionuar në Nenin 130r (2) të Aktit Unik Evropian,

inkurajonte Komunitetin Evropian të niste veprimet në një mënyrë të tillë, që të mbronte

mjedisin duke parandaluar problemet, që dilnin. (Në disa aspekte kjo ndodhi, si rezultat i

Direktivës 85/337 Mbi Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis të përshtatur dy vjet para, se

AUE të hynte në fuqi).141 Ky është një synim që merr kuptim ekonomik, sepse riparimi i

dëmit është zakonisht më i shtrenjtë, se parandalimi i tij. Megjithatë, varet nga arritjet e

tij efektive mbi të dhënat shkencore të besueshme dhe përmirësimet në mbledhjen dhe

shkëmbimin e informacioneve. Në fakt, meqënëse Komuniteti Evropian kërkon, që të

marrë parasysh “të dhënat teknike dhe shkencore në dispozicion” në përgatitjen e

veprimeve të tij në lidhje me mjedisin mund të argumentohej nga KE, nga një Shtet

Anëtar ose nga një industri, që asgjë nuk duhet bërë në mungesë të provave absolute të

139 D. Bodansky, Scientific Uncertainty and the Precautionary Principle, Environment, 1991, fq. 4-5, fq.

43-44; T. O’Riordan and J. Cameron, eds, Interpreting the Precautionary Principle, Routledge, 1994; P.

Sands, Principles of International Environmental Law: Frameworks, Standards and Implementation,

Manchester: Manchester University Press, vol. 1, 1995; D. Freestone and E. Hey, eds., The Precautionary

Principle and International Law: The Challenge of Implemention, The Hague: Kluwer Law International,

1996. 140 Çështja C-379/92 Peralta [1994] GJED I-3453. 141 Neni 2 i Direktivës 85/337 të Komunitetit Ekonomik Evropian i kërkon Shteteve Anëtare të adaptojnë:

“të gjitha masat e nevojshme për të siguruar, që përpara, se të jepet miratimi projektet me gjasa për të

patur efekte të mëdha mbi mjedisin duke u bazuar ndër të tjera në natyrën e tyre, masën dhe vendndodhjen

të bëhen objekt i një vlerësimi, për sa i përket efekteve të tyre”.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

24

ekzistencës së problemit me rrjedhoja të padëshirueshme mjedisore.142 Sipas Krämer

vetëm versioni anglez i Traktatit parashikon, se duhet të ndërmerren veprime

parandaluese, ndërsa mungesa e kësaj fraze në të gjitha gjuhët e tjera sugjeron, se parimi

është më i dobët se ç’duket.143 Në Mbretërinë e Bashkuar, Akti i Mbrojtjes së Mjedisit i

vitit 1990 krijoi një Sistem të Integruar të Kontrollit të Ndotjes, i cili kërkonte përdorimin

e teknikave më të mira të disponueshme duke mos shkaktuar kosto shtesë. Përdorimi i

këtyre teknikave tregonte një përqasje më të rreptë, në të cilën secili ndotës duhet të

arrinte standardet më të mira për industrinë. Një tjetër strategji parandaluese është t’i

jepet agjencive mjedisore, statusi për të ndërmarrë veprime nën koston e ndotësit për të

parandaluar ndotjen.

- Parimi i përafërsisë. Ky parim u sanksionua në Aktin Unik Evropian në Nenin 130r

(2) dhe argumentonte, se dëmet mjedisore, si parim duhen të rregullohen në burim. Për

shembull, duke kërkuar, që prodhuesit e mbetjeve problematike t’i shkatërrojnë ato diku

afër në vend, duke reduktuar rrezikun e aksidenteve gjatë transportit e duke e bërë më të

lehtë monitorimin e trajtimit të mbetjeve. Ky parim u zhvillua, që në vitin 1975 me

Direktivën Mbi Mbetjet (75/442), e cila ishte përshtatur me ligjet federale gjermane për

mbetjet, të cilat e vendosnin përgjegjësinë e kapacitetit të shkatërrimit të mbetjeve mbi

landet, disa prej të cilave ndaluan importin dhe eksportin e tyre.144 Çështja e kufirit të

transportimit të mbetjeve me anije u vendos në krye të axhendës mjedisore të Bashkimit

Evropian në vitet ‘80, duke u bërë rrjedhimisht pjesë e debatit mbi programin e tregut të

vetëm dhe duke nxitur vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë të vitit 1992 mbi

çështjen, nëse mbetjet problematike mund të ishin mallra, që mund të tregtoheshin apo jo.

Ndërsa, Bashkimi Evropian ishte duke përfunduar eksportin e mbetjeve problematike

jashtë BE, në të njëjtën linjë me Konventën e Bazelit mbi kontrollin dhe lëvizjen e

mbetjeve, Gjykata Evropiane e Drejtësisë kishte marrë vendime, të cilat përkrahnin

mundësinë e eksportit të tyre.

- Parimi i integrimit. Ky parim u sanksionua në Aktin Unik Evropian me kushtin, që

“kërkesat e mbrojtjes mjedisore duhej të ishin pjesë e politikave të tjera të Komunitetit

Evropian”. Kjo ishte tema kryesore në Programin e Pestë të Veprimit në Mjedis dhe

shkoi një hap më tej në Mastricht me përgjegjësinë, që kërkesa të tilla duhet të

integroheshin në përkufizimin dhe zbatimin e politikave të tjera të Komunitetit Evropian.

Rëndësia e tij u konfirmua nga Traktati i Amsterdamit, kur u hoq nga seksioni mbi

mjedisin dhe u formulua në Nenin 6. Sipas, Jans: “është e paqartë, se çfarë nënkuptohet

me kërkesa të mbrojtjes mjedisore dhe faktin, nëse klauzola nënkupton apo jo, që

politikat mjedisore kanë një masë prioriteti mbi të gjitha fushat e politikave të Bashkimit

Evropian”. Në traktate nuk është thënë asgjë për zgjidhjen e konfliktit midis mbrojtjes

mjedisore dhe qëllimeve të politikave të fushave të tjera. Në vitin 1998, shërbimet e të

dhënave mjedisore arritën në përfundimin, se ndërsa integrimi kishte qenë një temë e

rëndësishme e miratimit të politikave të Komunitetit Evropian për shumë vite,

veçanërisht në lidhje me kulturën, energjinë, transportin, industrinë, taksimin dhe

strukturat e fondeve kishte dështuar të përparonte për arsye të mungesës së mekanizmave

142 J. Jans, “The Development of EC Environmental Law”, in Gerd Winter, ed., European Environmental

Law: A Comparative Perspective, Aldershot: Dartmouth Publishing Co., 1996a. 143 L. Krämer, EC Treaty and Environmental Law, 2nd edn, London: Sweet & Maxwell, 1995, fq. 54. 144 C. C Bering, Garbage Trucks and Closed Borders: The Proximity Principle in Europe and the United

States, International Environmental Affairs, vol. 8, no. 3, 1996, fq. 191-211.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

25

institucionale të përshtatshme për promovimin e vlerësimit mjedisor të politikave në një

faze të hershme brenda Komisionit Evropian dhe Këshillit të Ministrave”.145

- Parimi i zhvlerësimit. Shtetet Anëtare detyrohen t’i përmbahen kërkesave të ligjeve të

Bashkimit Evropian, pavarësisht kostos për shkak të votimit me shumicë të cilësuar. Kjo

mund të nënkuptojë një barrë ekonomike të konsiderueshme mbi shtetet e varfra të

detyruara të arrijnë të njëjtat standarde dhe synime mjedisore, si dhe shtetet e pasura. Akti

Unik Evropian paraqiti mundësinë e tërheqjes, kur Neni 130r (3) sanksionoi, se

Komuniteti Evropian duhet të marrë parasysh “kushtet mjedisore në fusha të ndryshme të

Komunitetit Evropian… zhvillimet ekonomike dhe shoqërore të KE në tërësi, si dhe

zhvillimet e balancuara të krahinave të Komunitetit Evropian”. Këto ndryshime

nënkuptonin, se nuk kishte kërkesa, që Bashkimi Evropian të zhvillonte një politikë

uniforme për të gjitha Shtetet Anëtare.

- Marrja parasysh e të dhënave teknike dhe shkencore. Neni 130r (3) i Aktit Unik

Evropian parashikonte, se Komuniteti Evropian “në përgatitjen e veprimeve të tij në

lidhje me mjedisin duhet të marrë parasysh të dhënat teknike dhe shkencore”. Termi

“duhet të marrë parasysh” nuk e detyron BE-në të përfshijë të dhënat shkencore në

përllogaritjet e tij, as të sigurojë prova të forta të një lidhje midis shkakut dhe pasojës. Në

të vërtetë, një kërkesë e tillë do të minonte parimet paraprake dhe parandaluese. Bashkimi

Evropian nxiti përpjekjet mbi kërkimin, punën me kërkimin dhe grupet monitoruese

brenda apo jashtë tij duke krijuar programin CORINE (i cili nënkupton koordinimin e

informacioneve mbi mjedisin) e më pas Agjencinë Evropiane të Mjedisit, duke e bërë

shkëmbimin e informacioneve një përbërës kryesor të pjesëve të ndryshme të ligjeve

mjedisore të BE-së. Direktiva 90/313 mbi lirinë e përdorimit të informacioneve mbi

mjedisin autorizoi publikun e lirë të kishte leje ndaj të gjitha informacioneve mjedisore të

mbajtura nga autoritetet publike dhe limitoi rreptësisht aftësinë e Shteteve Anëtare për të

mohuar aksesin ndaj informacioneve të tilla.

- Llogaritjet kosto-përfitime. Neni 130r (3) i Aktit Unik Evropian paraqiti një thirrje

për Shtetet Anëtare për të marrë parasysh “përfitimet e mundshme dhe kostot e veprimeve

apo të mosveprimeve”. Në çdo nivel të politikëbërjes ka qenë relativisht më e thjeshtë të

llogarisësh koston e veprimit, për shembull kostot e reduktimit të rrezatimit të gazrave

serrë, se sa koston e mosveprimit, për shembull ka qenë e pamundur të llogarisësh, se sa

shumë do t’i kushtonte Bashkimit Evropian, nëse nuk do të bëhej asgjë. Një prej

sektorëve të ligjit mjedisor të Komunitetit Evropian, në të cilin kostot kanë arritur të

llogariten dukshëm ka qenë reduktimi i ndotjes së ajrit, ku masat do të bazoheshin tek

teknologjitë më të mira në dispozicion.

- Parimi i subsidiaritetit ka luajtur një rol të dukshëm në diskutimet e përgjithshme

rreth integrimit, që në vitet ‘90 dhe u shfaq për herë të parë në Programin e Parë të

Veprimit në Mjedis, i cili parashikonte pesë nivele të mundshme të veprimit, që

përshtateshin më mirë ndaj tipit të ndotjes dhe ndaj zonës gjeografike, që do të mbrohej.

Parimi i subsidiaritetit u prezantua nga Akti Unik Evropian dhe iu referua ekskluzivisht

mjedisit. Më pas u zgjerua në të gjitha aktivitetet e Komunitetit Evropian nga Traktati i

Mastrichtit, kur iu shtua listës së parimeve në fillim të traktatit. Ky parim është

përshkruar në Nenin 3b (tani Neni 5), si më poshtë: “Komuniteti Evropian duhet të marrë

vendime në fushat, të cilat nuk bien brenda fushës së kompetencave ekskluzive të tij në

përputhje me parimin e subsidiaritetit, vetëm nëse dhe për aq sa objektivat e veprimeve të

145 Raporti ENDS 276, Janar 1998, fq. 47.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

26

propozuara nuk mund të arrihen mjaftueshëm nga Shtetet Anëtare dhe si rrjedhojë

vendimmarrja do të arrihet më mirë nga Komuniteti Evropian”. Kompetencat mbi

politikat mjedisore ndahen midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve Anëtare, por çështjet

dhe problemet ndërkufitare në lidhje me burimet dhe tregtinë e përbashkët zgjidhen më

mirë në nivelin e Bashkimit Evropian. Shtetet Anëtare me kuadër ligjor mjedisor të fortë

mund të argumentojnë, që veprimet më mirë mund të ndërmerren nga Shtetet Anëtare.

Sipas Krämer dhe Kreut I të Çështjeve Ligjore dhe Aplikimit të Ligjeve të Komunitetit

Evropian nuk kishte “as edhe një masë të vetme mjedisore, ku Këshilli të kishte vendosur

apo diskutuar, nëse masa mund të ishte më mirë e përshtatur në nivel komunitar, se sa në

nivelin e Shteteve Anëtare”.146

- Parimi i proporcionalitetit. Neni 3b i Traktatit të Mastrichtit argumentonte, se “çdo

veprim nga Komuniteti Evropian nuk duhet të shkojë përtej asaj, që është e nevojshme

për të arritur objektivat e këtij Traktati”. Me fjalë të tjera, detyrimet e ligjeve të

Bashkimit Evropian duhet të jenë në mënyrë të arsyeshme të lidhura me objektivat e

synuara dhe BE duhet t’u lejojë Shteteve Anëtare aq liri, sa është e mundur. Kjo mund të

nënkuptonte përdorimin minimal të standardeve duke lejuar Shtetet Anëtare të impononin

standarde më të rrepta; duke përdorur direktivat më tepër, se sa rregulloret; duke përdorur

strukturat e direktivave, se sa detajet dhe masat specifike; duke përdorur rekomandime

jo-detyruese dhe kodet vullnetare të sjelljes.147 Meqënëse, objektivat e traktateve janë

shumë të gjera, shpesh është e vështirë të vendosësh çfarë veprimesh janë të nevojshme

për të arritur këto objektiva.

- Parimi ndërkombëtar u sanksionua në Nenin 130r (5) të Aktit Unik Evropian dhe u

forcua nga Neni 130r (1) i Traktatit të Mastrichtit. Akti Unik Evropian pohoi, se

Komuniteti Evropian dhe Shtetet Anëtare do të bashkëpunonin me vendet e treta dhe

organizatat ndërkombëtare. Kjo është një fushë, ku Bashkimi Evropian dhe Komisioni

Evropian, në veçanti kanë qenë aktiv, si në inkurajimin dhe pajtueshmërinë e Shteteve

Anëtare me traktatet ndërkombëtare dhe në përfaqësimin e BE-së në negociata me shtete

të tjera mbi marrëveshjet e traktateve, siç është Konventa e Shtresave të Ozonit në vitin

1985 dhe Konventa e Ndryshimeve Klimatike në vitin 1992.

- Parimi i sigurisë. Neni 130r (2) i Traktatit të Mastrichtit përfshiu një klauzolë, që

lejonte Shtetet Anëtare të adaptonin përkohësisht standarde lokale më të forta, se sa ato të

hartuara në ligjet e BE-së duke siguruar, që ato të ishin për “arsye mjedisore jo-

ekonomike, të nënshtruara ndaj një procedure inspektimi të Komunitetit Evropian”. Kjo

ide u parashikua në Nenin 130t, i cili lejonte Shtetet Anëtare të mirëmbanin apo

prezantonin masa mbrojtëse më të rrepta, për aq sa ato të ishin në përputhje me Traktatin

dhe të njoftohej Komisioni Evropian. Parimi mund të gjendet në praktikë, për shembull,

në Direktivën 91/414 mbi pesticidet: nëse një Shtet Anëtar konstaton, se një produkt i

autorizuar përbën një rrezik ndaj shëndetit të njerëzve, kafshëve ose ndaj mjedisit, ai

mund ta ndalojë tregtinë e produktit në territorin e tij.

- Parimi i masave paraprake konsiston në idenë, se mungesa e sigurisë së plotë

shkencore nuk duhet të vonojë veprimtarinë për të mbrojtur mjedisin nga dëmi apo një

146 L. Krämer, EC Treaty and Environmental Law, 2nd edn, London: Sweet & Maxwell, 1995, fq. 59-60. 147 J. Jans, “Objectives and Principles of EC Environmental Law”, in Gerd Winter ed., European

Environmental Law: A Comparative Perspective, Aldershot: Dartmouth Publishing Co., 1996b.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

27

dëm i mundshëm. Ky parim u zhvillua në axhendën politike148 dhe u përfshi në një numër

të madh të dokumenteve politike dhe konventave ndërkombëtare. Parimi 15 në

Deklaratën mbi Mjedisin dhe Zhvillimin në vitin 1992 në Rio jep një interpretim tipik

modern.149 Në ligjet e Bashkimit Evropian, parimi paraprak është një nga bazat për

politikat mjedisore të Komunitetit Evropian.150 Direktiva 78/176 rregullon mbetjet nga

industritë e dioksidit titanium edhe pse mbetje të tilla janë pak të besueshme, se mund të

dëmtojnë shëndetin njerëzor.151 Legjislacioni i BE është një gjë dhe ligji i çështjeve

kombëtare është një gjë tjetër.152

Duke u bazuar në idenë Gjermane të Vorsorgeprinzip,153 ky parim ishte shtuar në

Nenin 130r (2) të Traktatit të Mastrichtit dhe forcon parimin parandalues duke

nënkuptuar, se Bashkimi Evropian duhet të ndërmarrë veprime edhe nëse ekziston një

dyshim, se një veprim mund të shkaktojë dëme mjedisore, pa pritur të qartësohen provat

shkencore. Atje, ku ishin vendosur limite mbi veprimet me kërkesën, se duhet të merren

parasysh kërkimet shkencore në dispozicion është debatuar, se edhe të dhënat shkencore

treguese apo eksperimentale mund të jenë tashmë të dhëna të mjaftueshme për të marrë

masa për mbrojtjen e mjedisit.154 Në lidhje me parimin e masave paraprake evidentohen

tri elemente kryesore:155 llojet e çështjeve ndaj të cilave parimi duhet të aplikohet; niveli i

rrezikut, që duhet të nxit ndërmarrjen e veprimeve dhe lloji i veprimeve të kërkuara.

Në fakt, masat paraprake janë të justifikueshme, jo vetëm ndaj problemeve mjedisore,

por edhe për mbrojtjen e shëndetit njerëzor edhe atëherë, kur shkelen rregullat e tregtisë

së lirë. Në konfliktin midis SHBA/Kanadasë dhe Bashkimit Evropian, për sa i përket

mishit të viçit të rritur me hormone, Bashkimi Evropian kërkoi të justifikonte ndalimin e

importit të një mishi të tillë duke iu referuar parimit të marrjes së masave paraprake. Edhe

pse, ndalimi nga Bashkimi Evropian ishte përcaktuar i paligjshëm, sipas Marrëveshjes së

Përgjithshme mbi Tarifat dhe Tregtinë është e dukshme, se Paneli i Apelit të Organizatës

Botërore të Tregtisë nuk sfidoi aplikueshmërinë e parimit paraprak ndaj mbrojtjes së

shëndetit njerëzor. Çështjet e BE-së marrin një linjë të ngjashme.156 Në çështjen

Eurostock157 diskutohej, nëse ligji britanik për ndalimin e importimit të produkteve të

148 T. O’Riordan and A. Jordan, The Precautionary Principle in Contemporary Environmental Politics,

Environmental Values, vol. 4, 1995, fq. 191. 149 “Në mënyrë që të mbrohet mjedisi, përqasja paraprake duhet të aplikohet gjerësisht nga shtetet, sipas

aftësisë së tyre. Atje, ku ka kërcënime për dëme serioze të pakthyeshme, mungesa e sigurisë së plotë

shkencore nuk duhet të përdoret, si arsye për shtyrjen e masave për parandalimin e degradimit mjedisor”. 150 Neni 174 i Traktatit të Komunitetit Evropian. 151 S. Tromans, High Talk and Low Cunning: Putting Environmental Principles into Legal Practice,

Journal of Planning and Environment Law, September, 1995, fq. 779-796. 152 L. Lavrysen, The Precautionary Principle in Belgian Jurisprudence: Unknown, Unloved?, European

Environmental Law Review, 1998, fq. 75-82. 153 K. von Moltke, Konrad, The Vorsorgeprinzip in West German Environmental Policy, London: Institute

for European Environmental Policy, 1987. 154 J. Jans, “The Development of EC Environmental Law”, in Gerd Winter, ed., European Environmental

Law: A Comparative Perspective, Aldershot: Dartmouth Publishing Co., 1996a. 155 D. Wilkinson, Environment and law, Routledge, 2002, fq. 114. 156 Çështja Eurostock Meat Marketing Ltd kundër Departamentit të Bujqësisë për Irlandën e Veriut [2000]

GJED I-10695; R kundër Medicines Control Agency, ex parte Rhône-Poulenc Rorer Ltd dhe të tjerë [1999]

Eu LR 181, Gjykata Administrative. 157Avokati i Përgjithshëm (zyrtari i përcaktuar për të vëzhguar Gjykatat apo qeverinë në çështjet ligjore)

mendonte, se: “Sipas traktatit të Komunitetit Evropian, një mbrojtje e nivelit të lartë të shëndetit njerëzor

duhet të sigurohet në të gjitha masat e Komunitetit Evropian. Rrjedhimisht, atje ku masa të tilla janë ende

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

28

mishit, që përbënin një rrezik të transmetimit të sëmundjes BSE (encefalopati spongiform

të gjedhit) në Irlandën Veriore, ishte në kundërshtim me rregullat e Komunitetit

Evropian, që parandalonin kufizimin e tregtisë së lirë. Gjithsesi, nuk ka një qëndrim të

unifikuar mbi këtë ҫështje. Disa interpretime të brendshme të parimit ndryshojnë midis

mjedisit dhe shëndetit njerëzor, si në çështjen e R kundër Sekretarit të Shtetit për Tregtinë

dhe Industrinë (1994).158

Një tjetër “mundësi për qartësi” i referohet nivelit të rrezikut për të përshpejtuar

aplikimin e parimit. Formulime ekzistuese të pragut të rrezikut të kërkuar përfshijnë:

rreziqe të rëndësishme; kërcënime për një dëm serioz apo të pakthyeshëm;159 arsye për të

supozuar, se ka gjasa për dëme;160 terren të arsyeshëm për t’u shqetësuar rreth shkaktimit

të një ndotjeje;161 mungesa e provave për dëme.162 Cilado formulë, që mund të përdoret

mund të jetë e vështirë për gjykatat të mbikqyrin vendimet praktike, nëse ai prag i

rrezikut ka kaluar. Në disa raste do të mungonin evidenca të nivelit të rrezikut. Në

çështjen Re Mohe dhe Autoritetet e Parkut Marinë të Great Barrier Reef, për shembull,

asnjëra prej palëve nuk kishte siguruar prova për pasojat e rrezikut nga zhvillimi i një

ferme për kultivimin e peshkut. Autoritetet nuk mund të kritikoheshin për mosmarrjen e

parimit në konsideratë për refuzimin e lejes për këtë zhvillim.

Një përgjigje legjislative ndaj mungesës së provave është të kërkohet vlerësimi i

rrezikut, si pjesë e procesit të autorizimit. Kjo ndodh, për shembull në Direktivën 90/220

KEE të 23 Prillit 1990 “Mbi Lëshimin e Qëllimshëm në Mjedis të Organizmave të

Modifikuara Gjenetikisht”. Direktiva u kërkon atyre, që dëshirojnë të zhbllokojnë

organizmat e modifikuara gjenetikisht të prezantojnë dosje të plota në Komisionin e BE-

së duke përfshirë një vlerësim të rreziqeve të mundshme të këtij zhbllokimi. Në rastin e

Shoqatës së Greenpeace të Francës dhe të tjerë dhe Ministria e Agrikulturës dhe të

tjerë,163 Gjykata Evropiane e Drejtësisë përcaktoi, se organizimi për vlerësimin e rrezikut,

sipas Direktivës ishte mjaftueshëm i rreptë për t’u përputhur me parimin e masave

paraprake. Kjo është e vërtetë edhe kur miratimi për zhbllokim është marrë efektivisht

nga Komisioni Evropian dhe jo nga Shtetet Anëtare të interesuara. Në raste të tjera prova

të rrezikut do të jenë prezente, por jo bindëse. Sipas Jans: “vendimi rreth implementimit

të parimit të marrjes së masave paraprake mund të duhet të bazohet mbi përpjekjet dhe të

dhënat shkencore treguese. Të presësh për të qenë i sigurt do të binte ndesh me vetë

parimin”.164

Pikëpamja konkurruese është, që parimi i marrjes së masave paraprake kërkon

vlerësim sistematik dhe shqyrtim të rrezikut të veprimeve. Në Bashkimin Evropian,

në pritje duhet t’u mundësohet Shteteve Anëtare të sigurojnë një nivel të lartë të mbrojtjes së shëndetit,

nëpërmjet masave të tyre paraprake”. 158 Në çështjen R. kundër Sekretarit të Shtetit për Tregtinë dhe Industrinë, J. Smith konstaton, se:

“Interpretimi i politikës së Mbretërisë së Bashkuar për parimin paraprak ka për qëllim mbrojtjen e mjedisit

dhe nuk ka ndër mend aplikimin ndaj dëmeve të shëndetit të shkaktuara vetëm nga faktor mjedisor, nëse

këta faktor janë ose mund të jenë në vetvete, duke e dëmtuar mjedisin në një afat më të gjatë”. 159 Deklarata e Rios, Parimi 15. 160 Deklarata e Londrës për Mbrojtjen e Detit të Veriut, 1987. 161 Konventa për Mbrojtjen e Mjedisit të Atlantikut Verior dhe Lindor, 1993. 162 Vendimi i Komisionit të Konventës për Parandalimin e Ndotjes Detare nga Hedhjet nga Anijet dhe

Avionët 1972. 163 Çështja C-6/99, Shoqata e Greenpeace të Francës dhe të tjerë dhe Ministria e Agrikulturës dhe të tjerë

[2000] GJED I-1651. 164 D. Wilkinson, Environment and law, Routledge, 2002, fq. 116.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

29

Direktiva e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (Direktiva 85/337 e Komunitetit Ekonomik

Evropian e përmirësuar nga Direktiva 97/11 e Komunitetit Evropian) kërkon vlerësimin e

ndikimit në mjedis për projekte me gjasa për të patur ndikim të rëndësishëm në mjedis,

siç u listuan në shtojcat e para të Direktivës. Vlerësimi i ndikimit mjedisor është detyrues

për të gjitha projektet e Shtojcës I (siç janë rafineritë e naftës bruto, stacionet elektrike

dhe fabrikat e rezervimit apo procesimit të mbetjeve radioaktive). Vlerësimi i ndikimit në

mjedis kërkohet, gjithashtu për ato projekte të Shtojcave II, që Shtetet Anëtare i

përcaktojnë, si të përshtatshme duke marrë parasysh karakteristikat, vendndodhjen dhe

impaktin e mundshëm të projektit (siç u përpunua në Shtojcën III). Direktiva u jep

Shteteve Anëtare lirinë për të vendosur, cila shtojcë kërkon vlerësimin e ndikimit

mjedisor. Kjo liri, megjithatë, nuk është e palimituar: në rastin e Fondeve Botërore të

Jetës së Egër e të tjerë kundër Provincës Autonome Bozen (2000), Gjykata Evropiane e

Drejtësisë shpalli, se “qeveritë duhet të aplikojnë testin kryesor, nëse projektet e Shtojcës

II do të kishin gjasa të kishin efekte të rëndësishme mbi mjedisin për arsye të masës,

vendndodhjes dhe natyrës. Shtetet Anëtare nuk lejohen të vendosin kritere për vlerësimin

të bazuara vetëm mbi njërën prej tyre (p.sh vetëm mbi masën), por duhet të merren në

konsideratë të treja pikat”.165

Procesi i pavarur i vlerësimit të ndikimit në mjedis, sipas Direktivës konsiston në tri

faza: Së pari, zhvilluesi i projektit duhet të parashtrojë një status mjedisor duke theksuar

alternativat kryesore të studiuara dhe arsyet kryesore për zgjedhjen e projektit, duke

marrë parasysh ndikimet mjedisore. Në fazën e dytë, autoritetet vendosin zhvilluesin e

projektit të realizoi një konsultim me publikun. Në fazën e tretë statusi mjedisor dhe

rezultatet e konsultimit merren parasysh në vendimmarrjen finale për dhënien apo

refuzimin e lejes së zhvillimit të projektit. Në praktikë, Direktiva e Vlerësimit të Ndikimit

në Mjedis të BE ka qenë një sukses i përzier,166 sepse nga njëra anë ka qenë me vlerë për

tërheqjen e vëmendjes, si të zhvilluesit të aktiviteteve dhe të autoriteteve të kontrollit ndaj

rëndësisë së kërkimeve primare rreth efekteve mjedisore, por nga ana tjetër vuan nga një

numër mangësish.

Sipas Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, autoritetet e kontrollit duhet të pyesin, nëse

aktiviteti i propozuar në realitet është pjesë integrale e një aktiviteti akoma më të

konsiderueshëm.167 Kërkesat për konsultim me publikun mund të shmangen nga

zhvilluesit e aktiviteteve, të cilët kërkojnë përcaktimin, nëse kërkohet Vlerësimi i

Ndikimit në Mjedis, përpara se të bëhet një aplikim për të marrë lejen e një projekti

zhvillimi. Përcaktimi i një para-aplikimi të tillë është vullnetar dhe rrjedhimisht nuk

kërkon konsultim me publikun. Statusi mjedisor përgatitet nga zhvilluesi i aktivitetit ose

në emër të tij dhe jo nga një palë neutrale. Gjithashtu, nuk ka një mekanizëm të qëllimit

zyrtar për të përcaktuar llojet e shqyrtimeve, të cilat duhet të përfshihen në procesin e

Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis apo llojet e alternativave, që duhen marrë në

konsideratë. Një vlerësim negativ nuk pengon dhënien e lejes për zhvillimin e projektit.

165 Çështja C-392/96 Komisioni kundër Irlandës [1999] GJED I-5901. 166 J. Alder, Environmental Impact Assessment-the Inadequacies of English Law, Journal of Environmental

Law, vol. 5, 1993, fq. 203-220. 167 Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka konstatuar, se: “Duke mos marrë parasysh efektet grumbulluese të

projekteve në praktikë do të thotë, se të gjitha projektet e një lloji mund të shpëtojnë nga detyrimi për të

bërë një vlerësim, kur të marra së bashku, ato kanë gjasa të kenë efekte të rëndësishme mbi mjedisin

brenda kuptimit të Nenit 2 (1) të Direktivës (e cila do të ishte në kundërshtim me ligjet e BE)”.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

30

Në shkurt të vitit 2000, Komisioni Evropian adaptoi një Komunikatë mbi parimet168

duke theksuar, se veprimet e ndërmarra në kuadër të parimeve duhet të jenë

“proporcionale në nivelin e zgjedhur të mbrojtjes” (masat duhet të jenë të hartuara në

mënyrë të përshtatshme), jo diskriminuese në aplikimin e tyre (situata të krahasueshme

duhet të mos trajtohen në mënyra të ndryshme), të bazuara mbi një analizë të kostove dhe

përfitimeve të mundshme të veprimeve apo mosveprimeve.

168 European Commission press release, 2 February 2000.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

31

KREU II. ZHVILLIMI HISTORIK I POLITIKAVE MJEDISORE NË

BASHKIMIN EVROPIAN

2.1. Integrimi ekonomik dhe masat e ndërmarra në fazën e parë (1957-1972)

Shtetet Anëtare themeluese të Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut ishin

kryesisht të përqëndruara në realizimin e objektivit të integrimit ekonomik. Në lidhje me

mjedisin nuk gjendej asnjë përcaktim në shkrimet apo fjalimet e Jean Monnet, Robert

Schuman, madje as në konkluzionet e Konferencës së Messina-s ose Komitetit Spaak, as

në Traktatin e Parisit në vitin 1951.169 Po kështu, Traktati Themelues i Komunitetit

Ekonomik Evropian në vitin 1957, nuk përmbante ndonjë kompetencë të veçantë në

çështjet mjedisore, të cilat u prezantuan vetëm me Aktin Unik Evropian170 në vitin 1987.

Masat e para mjedisore të Bashkimit Evropian u bazuan kryesisht në ish-nenin 100 të

Traktatit Themelues të Komunitetit Ekonomik Evropian,171 duke i mundësuar Këshillit të

nxirrte direktiva unanimisht për përafrimin e ligjeve të Shteteve Anëtare, të cilat ndikonin

drejtpërdrejt në krijimin ose funksionimin e tregut të përbashkët.

Megjithatë, Traktati origjinal i KEE përmbante disa tregues, se kompetencat e BE-së

potencialisht mund të shtriheshin përtej objektivit të tregut të përbashkët.172 Ai përfshinte

ndër parimet dhe objektivat e Komunitetit Evropian promovimin e “zhvillimit harmonik

të veprimtarive ekonomike”, “ngritjen e standardit të jetesës” dhe “përmirësimin e

vazhdueshëm të kushteve të jetesës dhe punës së popullit të tyre”.173 Këto dispozita i

mundësuan Këshillit, me mbështetjen vendimtare të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë

miratimin e masave mjedisore në ish-Nenin 235,174 i cili lehtësoi miratimin e

legjislacionit të BE-së, madje edhe në mungesë të një baze të veçantë të traktatit me

kusht, që të arrihej një prej objektivave të përcaktuara në Traktat.

Një nga qëllimet themelore të Traktatit të Romës ishte realizimi i “një standardi të

përshpejtuar të jetesës”, prioritet i dhënë gjatë viteve ‘60 në zhvillimin e një tregu të

përbashkët, tarifat e përbashkëta të jashtme dhe politikat e përbashkëta për çështje të tilla,

si transporti, bujqësia dhe investimet. Çështjet, si përmirësimi i kushteve të punës dhe

arsimit kanë qenë më të ulëta në listën e prioriteteve.175 Në traktatin origjinal ishin

parashikuar dy nene, që tregonin, se ambiciet e themeluesve shkuan përtej objektivit për

një treg të përbashkët.176 Së pari, Neni 2 i Traktatit të Romës bënte thirrje për

promovimin e një zhvillimi harmonik të aktiviteteve ekonomike, një zgjerim të

vazhdueshëm dhe të ekuilibruar, një rritje të stabilitetit, një rritje të përshpejtuar të

169 J. McCormick, Environmental Policy in the European Union, Palgrave, 2001, fq. 43. 170 L. Krämer, Manuale di diritto comunitario dell’ambiente, Milano, 2002, fq. 2; A. Jordan,

Environmental Policy in the European Union, second edition, Earthscan in the UK and USA, 2005, fq. 22. 171 Shikoni, Traktatet e vitit 1957. Kjo dispozitë është zëvendësuar me Nenin 115 të Traktatit të

Funksionimit të Bashkimit Evropian. 172 E. Rehbinder and R. Stewart, Environmental Protection Policy, Berlin, De Gruyter, 1985. 173 Traktati themelues i Komunitetit Ekonomik Evropian i vitit 1957, Romë, 25 Mars, http://ec.europa.eu/

economy_finance/. (Aksesuar më 04.10.2016). 174 Neni aktual 352 i Traktatit të Funksionimit të Bashkimit Evropian. 175 J. McCormick, Environmental Policy in the European Union, Palgrave, 2001, fq. 43. 176 R. Wägenbaur, The Single Market Programme and the Protection of the Environment, in Environmental

Protection and the Impact of European Community Law, Papers from the Joint Conference with the

Incorporated Law Society of Ireland, Dublin: Irish Centre for European Law, 1990, fq. 16.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

32

standardeve të jetesës dhe marrëdhënie më të ngushta midis shteteve. Institucionet e

Komunitetit Evropian kishin tendencën për të përfshirë, një standard dhe cilësi të

përmirësuar të jetesës.177 Pikëpamja e përgjithshme e literaturës insiston në faktin, se

“ishte e arsyeshme të interpretohej Neni 2 i Traktatit, si përfshirës i koncepteve të ndotjes

së mjedisit, siç ishte ajo e kostos së jashtme dhe e mjedisit, si një e mirë e përbashkët”.178

Së dyti, Neni 36 i referohej mbrojtjes së mjedisit në mënyrë të nënkuptuar.179 Në të

dyja rastet ekzistonte një lloj detyrimi për të mbrojtur mjedisin. Megjithatë, duke patur

parasysh përkufizimin e përgjithshëm të Nenit 2 dhe dispozitat negative të Nenit 36, që

lejonin kufizimet e tregtisë për arsye të shëndetit publik dhe mbrojtjes së njerëzve,

kafshëve dhe bimëve vetëm, si një shmangie nga parimi i lirisë së shkëmbimit ishte e

qartë, se tregu i përbashkët dhe katër liritë përbënin bërthamën e objektivave të

Traktatit.180 Gjykata Evropiane e Drejtësisë bëri një përpjekje për të përcaktuar thelbin e

tregut të përbashkët duke theksuar, se ai përfshinte “heqjen e të gjitha pengesave për

tregtinë brenda Komunitetit Evropian, në mënyrë që të bashkonte tregjet kombëtare në

një treg të vetëm duke krijuar kushte, sa më afër me ato të një tregu të mirëfilltë të

brendshëm”.181 Përsëri kishte hapësira për të perceptuar mbrojtjen e mjedisit, si të lidhur

me objektivat e një tregu të tillë të përbashkët, por vetëm për aq sa ai prekte pengesat

tregtare brenda Komunitetit Evropian, veçanërisht barrierat jo-tarifore. Neni 36 i Traktatit

të KEE përcaktoi mbrojtjen e mjedisit, si një çështje kombëtare.182 Ai argumentoi, se

Nenet 30-34 (ndalonin kufizimet në tregti), nuk duhet të pengonin kufizimet mbi importet

dhe eksportet në bazë të “mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së njerëzve, kafshëve ose

bimëve”, e cila është interpretuar në mënyrë të nënkuptuar, se “kompetenca themelore

për mbrojtjen e mjedisit u ishte dhënë Shteteve Anëtare”.183

Traktati i Euratomit, i cili ishte i përqëndruar kryesisht në kërkimin shkencor,

investimet dhe furnizimet përcaktoi iniciativat më të hershme në mjedis duke iu referuar

Nenit 2 (b) mbi nevojën për “vendosjen e standardeve uniforme të sigurisë për të

mbrojtur shëndetin e punëtorëve dhe të publikut në përgjithësi”. Më konkretisht, Neni 30

i Traktatit të Euratomit përmendi nevojën për të vendosur standardet bazë “për mbrojtjen

e shëndetit të punëtorëve dhe publikut në përgjithësi ndaj rreziqeve, që lindin nga

rrezatimi jonizues”. Në vitin 1959, Direktiva 59/221 u përdor, si bazë për legjislacionin

evropian të mjedisit duke krijuar standardet themelore për mbrojtjen e shëndetit të

punëtorëve dhe publikut ndaj rreziqeve, që krijoheshin nga rrezatimi jonizues.184 Gjatë

këtyre viteve të hershme, legjislacioni mjedisor i Komunitetit Evropian iu nënshtrua një

kufizimi të dyfishtë. Së pari, nuk ka patur dispozita të qarta, zyrtare, ligjore për të

mbështetur çdo veprim të Komunitetit Evropian. Së dyti, çdo veprim, që mund të merrej

177 E. Rehbinder and R. Steward, (eds), Environmental Protection Policy Integration Through Law: Europe

and the American Federal Experience, Firenze: European University Institute, vol. 2, 1985, fq. 21. 178 Po aty. 179 Ai sanksionon, se: “është i justifikueshëm kufizimi i importeve, eksporteve ose mallrave tranzit në bazë

të moralit publik, politikës ose sigurisë publike, mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së njerëzve, kafshëve ose

bimëve, mbrojtjes së thesareve kombëtare, që kanë vlerë artistike, historike ose vlera arkeologjike”. 180 Traktati themelues i Komunitetit Ekonomik Evropian, 1957, http://ec.europa.eu/ economy_finance/.

(Aksesuar, më 04.10.2016). 181 Gjykimi i Gaston Schul i vitit 1982, Çështja 15/18, 1982 GJED 1409, fq. 1431. 182 E. Rehbinder and R. Stewart, Environmental Protection Policy, Berlin, De Gruyter, 1985. 183 E. Rehbinder and R. Stewart, (eds), European Protection Policy: Legal Integration in the United States

and the European Community, New York: De Gruyter, 1988, fq. 16. 184 J. McCormick, Environmental Policy in the European Union, Palgrave, 2001, fq. 43.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

33

në bazë të dispozitave të përgjithshme në dispozicion duhet të ishte i lidhur direkt me

objektivin e harmonizimit ekonomik të Komunitetit Evropian.185 Kjo do të thotë, se

mbrojtja e mjedisit u krijua nga Shtetet Anëtare të orientuara drejt mjedisit.

Në mungesë të kompetencave të tilla, KE kishte zhvilluar politikat e tij mjedisore, që

gjetën bazën ligjore në Nenet 100 dhe 235 të Traktatit.186 Ndërsa, traktati i dha

kompetenca Komuniteteve Evropiane mbi shumë pak fusha specifike të politikave dhe

integrimi ekonomik ishte rregulli i parë, Preambula nuk iu referua rëndësisë së

“përmirësimit të vazhdueshëm të jetesës dhe kushteve të punës” të popujve të Shteteve

Anëtare. Nga ana e tij, Neni 100 autorizoi Këshillin e Ministrave, duke vepruar

unanimisht mbi një propozim të Komisionit Evropian për të “nxjerr direktiva për

përafrimin e dispozitave të tilla të përcaktuara me ligj, rregullore apo veprim

administrativ në Shtetet Anëtare, që ndikojnë drejtpërdrejt në krijimin apo funksionimin e

tregut të përbashkët”.187 Ndryshimet në standardet mjedisore përbënin një pengesë për

tregtinë e lirë dhe duhet të harmonizoheshin. Fillimisht, Komisioni Evropian mund të

reagonte vetëm me një veprim nga një Shtet Anëtar, që ndikonte në tregun e përbashkët,

por studiuesit e të drejtës më pas argumentuan, se Komisioni Evropian mund ta përdorte

atë në mënyrë proaktive, duke propozuar masa edhe në fushat, ku nuk kishte legjislacion

në Shtetet Anëtare.188

Neni 235 ishte i bazuar, gjithashtu mbi vendimin unanim. Ai i jepte Këshillit të

Ministrave në konsultim me Komisionin Evropian dhe Parlamentin Evropian autoritetin

për të ndërmarrë masat e duhura për të arritur, në rrjedhën e funksionimit të tregut të

përbashkët, aty ku traktati nuk i kishte dhënë kompetencat e nevojshme për të vepruar.

Sigurisht, “justifikimi për përdorimin e këtyre dy neneve, si themeli i një politike të

përbashkët mjedisore varej nga qëllimet themelore të Komunitetit Evropian”.189 Kjo ishte

një mundësi në traktat duke krijuar lirshmëri në kërkesat e tij dhe Neni 100 është

përshkruar, si një “artificë juridike”.190 Në thelb përdorimi i Nenit 100 dhe Nenit 235

varej nga një lexim i plotë i Nenit 2,191 sepse sipas Nenit 3 të Traktatit të Komunitetit

Ekonomik Evropian, përafrimi i ligjeve të Shteteve Anëtare bëhej për të promovuar

funksionimin e duhur të tregut të përbashkët dhe objektivat e KE të përcaktuara në Nenin

2.

Gjatë viteve ‘60 dhe në fillim të viteve ‘70, ende ishte e parakohshme të mendohej për

një grup rregullash mjedisore koherente të Bashkimit Evropian. Studiuesit e së drejtës

kanë tendencën për të përshkruar qëndrimin e BE-së për mbrojtjen e mjedisit në këtë

fazë, si të rastësishme dhe të paartikuluar.192 Politikat evropiane në sektorin e mjedisit, si

185 P. D. McGrory, Air Pollution Legislation in the United States and the European Community, European

Law Review, vol. 15, no. 4, 1990, fq. 304. 186 R. Romi, Droit international et européen de l’environnement, Paris, 2005, fq. 24. 187 A. Jordan, Environmental Policy in the European Union, second edition, Earthscan in the UK and USA,

2005, fq. 23. 188 E. Rehbinder and R. Stewart, (eds), Environmental Protection Policy, Integration Through Law: Europe

and the American Federal Experience, Firenze: European University Institute, vol. 2, 1985. 189 E. Rehbinder and R. Stewart, (eds), European Protection Policy: Legal Integration in the United States

and the European Community, New York: De Gruyter, 1988, fq. 20. 190 D. Freestone, European Community Environmental Law and Policy, Journal of Law and Society, vol.

18, no. 1, 1991, fq. 135-154. 191 E. Rehbinder and R. Stewart, (eds), Environmental Protection Policy, Integration Through Law: Europe

and the American Federal Experience, Firenze: European University Institute, vol. 2, 1985, fq. 21-28. 192 L. J. Brinkhorst, The Road to Maastricht, Ecology Law Quarterly, vol. 20, no. 1, 1993, fq. 9.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

34

dhe në fusha të tjera evoluan, sipas rrethanave të paparashikueshme ekonomike, politike

dhe sociale.193 Pavarësisht, mungesës së një kornize koherente, Këshilli miratoi disa pjesë

konkrete të legjislacionit mjedisor përpara Programit të Parë të Veprimit në Mjedis. Në

vitin 1967 u përdor për herë të parë një Direktivë për t’u marrë me çështjet mjedisore,

krijimin e një sistemi uniform të klasifikimit, etiketimit dhe paketimit të substancave të

rrezikshme.194 Baza ligjore për Direktivën 67/548 ishte Neni 100 i Traktatit të Romës. Në

mars të vitit 1969, kjo Direktivë ishte modifikuar përsëri në bazë të Nenit 100.195

Në vitin 1970, Direktivat 70/157, që rregullonin nivelin e tingujve të lejueshëm dhe

sistemet e tymrave të automjeteve dhe Direktiva 70/220 mbi monoksidin e karbonit dhe

emetimet e hidrokarbureve nga automjetet rrugore u miratuan në përgjigje të

propozimeve legjislative në Gjermaninë Perëndimore dhe në Francë duke forcuar

kontrollet kombëtare të emetimeve të automjeteve. Këto Direktiva u kaluan përsëri me

referencë të Nenit 100 të Traktatit të KEE. Rregullorja 729 në lidhje me mbrojtjen e

zonave bujqësore më pak të favorizuara u bazua në Nenet 43 dhe 209. Në vitin 1971,

vetëm Direktiva e mjedisit zgjati afatin për zbatimin e Direktivës së vitit 1967 mbi

substancat e rrezikshme. Në vitin e fundit të fazës së parë, Këshilli miratoi tri Direktiva,

që u konsideruan, se kishin ndikim në mjedis. Dy prej të cilave kishin të bënin me çështje

të bujqësisë dhe për këtë arsye bazat e tyre juridiksionale u morrën nga Nenet 42 dhe 43

të Traktatit të KEE, ndërsa Direktiva 72/306, që rregullonte nxjerrjet e tymrave nga

automjetet të shkaktuara nga motorët me naftë iu referua Nenit 100.196

Në këtë fazë të parë u miratuan vetëm nëntë Direktiva dhe një Rregullore. Masat

mjedisore nuk kishin lidhje në drejtimin e përgjithshëm për të harmonizuar ligjet

kombëtare të Shteteve Anëtare dhe këto masa ishin të rastit për qëllimin parësor të

ndërtimit të një tregu të përbashkët.197 Kjo u riafirmua nga fakti, se të gjitha Direktivat

mjedisore me përjashtim të atyre, që kishin të bënin me bujqësinë u miratuan në bazë të

Nenit 100. Gjatë kësaj faze të parë nuk mund të flitet për një institucionalizim procesi në

aspektin e mbrojtjes së mjedisit. Një numër i kufizuar i pjesëve të legjislacionit u

miratuan, por këto nuk ishin të bazuara në një seri rregullash të vendosura për mbrojtjen e

mjedisit.198 Kështu, me ftesë të kryetarëve të shteteve dhe qeverive, në vitin 1973 u ngrit

një Shërbim i Mbrojtjes së Mjedisit dhe Konsumatorit dhe u miratua Programi i Parë për

Veprim në Mjedis.199 Në fakt, në deklaratën e kryetarëve të shteteve dhe qeverive për t’i

193 P. M. Hildebrand, The European Community’s Environmental Policy, 1957 to 1992”: From Incidental

Measures to an International Regime?”, Environmental Politics, vol. 1, no. 4, 2002, fq. 13-44. 194 Direktiva 67/548 KEE e 27 Qershorit 1967 mbi klasifikimin, paketimin dhe etiketimin e substancave të

rrezikshme, Gazeta Zyrtare Nr. 196, 16.8.1967, fq. 1. 195 Direktiva 69/81 KEE e 13 Marsit 1969 e modifikuar nga Direktiva e vitit 1976 mbi klasifikimin,

paketimin dhe etiketimin e substancave të rrezikshme, Gazeta Zyrtare Nr. L 68, 19. 3. 1969, fq. l. 196 A. Jordan, Environmental Policy in the European Union, second edition, Earthscan in the UK and USA,

2005, fq. 24. 197 Preambula në shumicën e pjesëve më të hershme të ligjit mjedisor të BE-së vuri në dukje rreziqet e

krijimit të “kushteve të pabarabarta të konkurrencës... [që mund] të ndikojë në funksionimin e tregut të

përbashkët”. 198 A. Jordan, Environmental Policy in the European Union: Actors, Institutions and Processes, second

edition, Earthscan in the UK and USA, 2005, fq. 24. 199 L. Krämer, “Environmental Governance in the EU”, in M. Alberton and F. Palermo, eds.,

Environmental Protection in Multi-Layered Systems. Comparative Lessons from the Water Sector, Leiden,

Nijhoff, 2012, fq. 11-30.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

35

dhënë jetë Programit të Parë të Veprimit në Mjedis në nëntor 1973200 thuhej, se

“zgjerimit ekonomik, i cili nuk është një qëllim në vetvete duhet t’i jepet përparësi për të

lejuar zbutjen e pabarazisë në kushtet e jetesës. Ai duhet të bëhet me pjesëmarrjen e të

gjithë partnerëve social dhe duhet të rezultojë në një përmirësim në cilësinë dhe

standardin e jetesës. Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet vlerave, të mirave jo-

materiale dhe mbrojtjes së mjedisit natyror në mënyrë, që të vihet progresi në shërbim të

njeriut”. Në programet e ndryshme të veprimit në mjedis, që nga viti 1972201 motivimi i

zgjerimit ekonomik për të lejuar zbutjen e pabarazisë në kushtet e jetesës ishte përsëritur

dhe zgjeruar, duke deklaruar arritjet e Nenit 2 të Traktatit, të cilat “nuk mund të

konceptohen pa një fushatë efektive për të luftuar ndotjen dhe shqetësimet ose

përmirësimin në cilësinë e kushteve të jetesës dhe mbrojtjes së mjedisit”202 dhe “nevojën

për të parandaluar Shtetet Anëtare të miratojnë masa divergjente të tilla, që të shkaktojnë

deformime ekonomike në Komunitetin Evropian”.203 Këto ishin vitet, kur KE filloi të

afirmonte parimet e mëdha, që do të përdorte në zhvillimin e politikave të tij mjedisore,

të cilat u formuluan në Programin e Parë të Veprimit në Mjedis dhe më pas do të

specifikoheshin në Programin e Dytë të Veprimit në Mjedis.204

2.1.1. Një perspektivë krahasuese e zhvillimeve paralele në politikat për

mbrojtjen e shëndetit dhe mjedisit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe

Bashkimin Evropian.

Në lidhje me politikat e mbrojtjes së mjedisit dhe konsumatorit, standardet e

aplikuara në vitet ‘60 deri në mesin e viteve ‘80 tentonin të ishin të ashpra, të hollësishme

e më inovative në Amerikë, në krahasim me ndonjë shtet individual evropian apo në

krahasim me Bashkimin Evropian.205 Amerika ndërmerrte veprime të ashpra ndaj

substancave të konfirmuara, si kancerogjene.206 Agjencia Amerikane e Mbrojtjes së

Mjedisit zbuloi, se pesticidet aldrin dhe dieldrin ishin kancerogjene dhe ndaloi

përdorimin e tyre, ndërsa mbi bazat e të njëjtit studim autoritetet britanike arritën në

përfundimin, se ato nuk përbënin rrezik për kancer dhe nuk imponoi ndonjë detyrim

ligjor ndaj tyre.207 Klauzola Delany e vitit 1958 mbi Aktin e Ushqimeve, Ilaçeve dhe

Kozmetikës ndaloi përdorimin e ndonjë shtese, nëse testet tregonin, se shkaktonin kancer.

Gjatë viteve ‘70, Amerika adaptoi standarde të ashpra të prodhimit të gazrave nga mjetet

200 Gazeta Zyrtare C 112/1 nga 20.12.1973. 201 Programet e veprimit në mjedis edhe pse nuk janë të detyrueshme, janë dokumente të rëndësishme për të

kuptuar drejtimin, që po ndjek Komisioni Evropian për të zhvilluar legjislacionin e ardhshëm mjedisor të

Bashkimit Evropian. 202 Kështu parashikohet në ligjërimin e tretë të Programit të Dytë të Veprimit në Mjedis të 17 Majit 1977

Gazeta Zyrtare C 139/1; Të njëjtat argumente mund të gjenden në Programin e Tretë të Veprimit në Mjedis

të 7 Shkurtit 1983, në Gazetën Zyrtare C 46/1 në ligjërimin e katërt. 203 Programi i Tretë i Veprimit në Mjedis 7 shkurt 1983 në GUCE C 46/1, në ligjërimin e gjashtë. 204 Programi i Dytë i Veprimit në Mjedis u publikua në vitin 1977 në GUCE C 139/1. 205 A. Jordan, Environmental Policy in the European Union: Actors, Institutions and Processes, second

edition, Earthscan in the UK and USA, 2005, fq. 225. 206 R. Brickman, S. Jasanoff and T. Ilgen, Controlling Chemicals: The Politics of Regulation in Europe and

the United States, Ithaca, NY: Cornell University Press, 1985, fq. 48. 207 Po aty, fq. 203.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

36

lëvizëse, shumë më herët, se Suedia208 dhe standartet mbi prodhimin e gazrave nga

makinat në Amerikë të miratuara në vitet 1970 dhe 1977 ishin shumë më të ashpra, se 5

standardet e miratuara nga BE, ndërmjet viteve 1970 dhe 1985.209

Standardet automobilistike të përcaktuara në Amendamentet e Veprimeve për Ajrin e

Pastër ishin më të ashpra, se sa ato të Bashkimit Evropian. Kongresi Amerikan në vitin

1971 iu përgjigj fushatës mbështetëse të ambjentalistëve amerikan dhe votoi duke

mohuar fondet publike për ndërtimin e një avioni supersonik, që do të rriste ndotjen

atmosferike të sipërme dhe do të ndikonte negativisht mbi motin,210 ndërsa Franca dhe

Britania e Madhe vazhduan ta mbështesnin zhvillimin e këtij lloj avioni. Periudha midis

mesit të viteve ‘80 dhe vitit 1990 ishte një periudhë tranzicioni, në të cilën disa rregullore

të rëndësishme ishin më inovative e më të ashpra në BE, ndërsa disa të tjera ishin më të

ashpra në SHBA.211 Suedia, Danimarka dhe Gjermania të njohura, si inovatoret mjedisore

më të qëndrueshme u sinkronizuan në standarde të krahasueshme me standardet

amerikane.212 Sipas, Vogel “Rregullat amerikane në fushën e shëndetit dhe sigurisë kanë

qenë shumë më të rrepta, se sa rregullat e Britanisë së Madhe”.213 Në fushën e mbrojtjes

së konsumatorit, Amerika vendosi standarde më rigoroze për aprovimin e recetave të

ilaçeve dhe adaptoi parimin paraprak në ligjet e brendshme”.214 Elementet themelore të

parimit të masave parandaluese, që janë pasiguria, rreziku dhe mungesa e një lidhje

shkakësore të drejtpërdrejt janë aplikuar me apo pa vetëdije në të dyja sistemet ligjore, që

kur shëndeti publik u kërcënua nga burime të ndryshme teknologjike.215 Detyra themelore

e qeverive për të vepruar me kujdes për mbrojtjen e shëndetit publik ka qenë për një kohë

të gjatë parim në sistemet ligjore të të gjitha juridiksioneve të mëdha, duke përfshirë ato

të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shteteve Anëtare të Komunitetit Evropian.216

208 L. Lundqvist, The Hare and the Tortoise: Clean Air Policies in the United States and Sweden, Ann

Arbor: University of Michigan Press, 1980, fq. 170. 209 H. Arp, “Technical Regulation and Politics: The Interplay Between Economic Interests and

Environment Policy Goals in EC Car Legislation”, in J. D. Liefferink, P. D. Lowe, and A. P. J. Mol, eds.,

European Integration and Environmental Policy, London: Belhaven Press, 1993, fq. 150-172; D. Vogel,

Trading Up Consumer and Environmental Regulation in a Global Economy, Cambridge, MA: Harvard

University Press, 1995, fq. 63-77. 210 D. Vogel, Fluctuating Fortunes, New York: Basic Books, 1989, fq. 78. 211 A. Jordan, Environmental Policy in the European Union: Actors, Institutions and Processes, second

edition, Earthscan in the UK and USA in 2005, fq. 225. 212 L. Lundqvist, The Hare and the Tortoise: Clean Air Policies in the United States and Sweden, Ann

Arbor: University of Michigan Press, 1980, fq. 170-171; H. Arp, “Technical Regulation and Politics: The

Interplay Between Economic Interests and Environment Policy Goals in EC Car Legislation”, in J. D.

Liefferink, P. D. Lowe and A. P. J. Mol, (eds), European Integration and Environmental Policy, London:

Belhaven Press, 1993, fq. 155. 213 D. Vogel, National Styles of Regulation: Environmental Policy in Great Britain and the United States,

Ithaca, NY: Cornell University Press, 1986, fq. 149. 214 J. Cameron, “The Precautionary Principle”, in G. Sampson and W. B. Chambers, (eds), Trade,

Environment and the Millennium, New York: United Nations University Press, 1999, fq. 239-269. 215 Komisioni Evropian, Komunikata mbi Parimin e Parandalimit, COM (2000) 1 final, Bruksel: European

Commission, 2000; European Environment Agency, Late Lessons from Early Warnings: The

Precautionary Principle 1896-2000, Brussels: European Commission, 2001; C. Larrere, “Le Contexte

Philosophique du Principe de Précaution,” in C. Leben and J. Verhoeven, eds., Le Principe de Précaution-

Aspects de Droit International et Communautaire, Paris: Editions Panthéon Assas, 2002, fq. 15-28. 216 D. P. Fidler, International Law and Public Health, Ardsley, N. Y.: Transnational Publishers, 2000; J. S.

Applegate, The Precautionary Preference: an American Perspective on the Precautionary Principle,

Human and Ecological Risk Assessment, 2000, fq. 413; D. Bodansky, Scientific Uncertainty and the

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

37

Në çështjen e Minierave të Rezervuara në vitin 1975, Gjykata e Lartë lejoi Agjencinë e

Mbrojtjes Mjedisore të rregullonte shkarkimin e substancave mbi bazat e shfaqjes së një

rreziku të mundshëm. Elementet e parimit paraprak u përforcuan në ligjet mjedisore

amerikane.217

Deri në mes të viteve ‘70, niveli i mbrojtjes shëndetësore u ishte lënë në dorë

autoriteteve kompetente të Shteteve Anëtare218 nga Komuniteti Evropian. Megjithatë, pas

mesit të viteve ‘70, sistemi rregullator për mbrojtjen e shëndetit të njeriut në Komunitetin

Evropian filloi të zhvillohet paralelisht me atë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të dy

sistemet njohën dhe lejuan zbatimin e masave paraprake në shëndetin publik. Gjatë kësaj

kohe u miratuan një sërë Direktivash të rëndësishme, si: Direktiva e Këshillit 65/65/KEE

lidhur me produktet mjekësore, të cilat kërkojnë miratimin paraprak të marketingut;

Direktiva e Këshillit 67/548/KEE në lidhje me klasifikimin, paketimin dhe etiketimin e

substancave të rrezikshme, e cila synonte të paralajmëronte konsumatorët dhe të

parandalonte vendosjen në treg të substancave të rrezikshme; Direktiva e Këshillit

70/524/KEE në lidhje me aditivët në prurje, që kërkonte miratimin paraprak mbi shfaqjen

e sigurisë nga prodhuesi; Direktiva e Këshillit 75/319/KEE në lidhje me produktet

mjekësore; Akti Suedez mbi produktet kimike të rrezikshme, në lidhje me masat

paraprake për të parandaluar ose minimizuar dëmtimin e njeriut ose mjedisit;219 Direktiva

e Këshillit 75/442/KEE mbi mbetjet për të reduktuar ose shmangur rrezikun; Direktiva e

Këshillit 76/117/KEE mbi ndalimin e pesticideve të caktuara të rrezikshme dhe Direktiva

76/895/KEE, që specifikonte nivelet maksimale të mbetjeve të pesticideve në fruta dhe

perime; Direktiva e Këshillit 79/112/KEE në lidhje me etiketimin, paraqitjen dhe

reklamimin e produkteve ushqimore për shitje tek konsumatori përfundimtar; Direktiva e

Këshillit 81/851/KEE mbi produktet mjekësore veterinare, të cilat vendosën në mënyrë të

qartë barrën e sigurisë nga prodhuesi para, se të jepet autorizimi i marketingut; ndalimi i

disa bifenileve të polikloruara në vitin 1972 dhe ndalimi i asbestit në disa Shtete Anëtare,

etj.220

Vendimet e GJED, në fund të viteve ‘70 dhe në fillim të viteve ‘80221 kanë mbështetur

praktikën e masave paraprake për çështjet e shëndetit publik edhe në rastet, kur prova të

qarta të rrezikut ishin të pasigurta apo mungonin. Në Çështjen Sandoz BV,222 Gjykata

Evropiane e Drejtësisë njohu të drejtën e Shteteve Anëtare të merrnin masa për të

Precautionary Principle, Environment, 1991; N. de Sadeleer, Les Principes du Polluer-Payer, de

Prévention et de Précaution, Brussels: Bruyland, 1999; United Nations Environment Programme, “The

Legal Implications of the Precautionary Principle for Multilateral Trade Rules”, draft paper from the

Center for International Environmental Law, 2000. 217 J. Applegate, The Precautionary Preference: An American Perspective on the Precautionary Principle,

Human and Ecological Risk Assessment, 2000, vol. 6, fq. 413-443. 218 E. Vos, The Institutional Framework of Community Health and Safety Regulation-Committees,

Agencies and Private Bodies, Oxford: Hart, 1999. 219 C. Raffensperger and J. Tickner, eds., Protecting Public Health and the Environment: Implementing the

Precautionary Principle, Washington, D.C.: Island Press, 1999. 220 T. Christoforou, “The Origins, Content and Role of the Precautionary Principle in European

Community Law”, in Leben and Verhoeven, Le Principe de Précaution, fq. 205-230. 221 Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi, se: “Për aq sa ka paqartësi në gjendjen e tanishme të kërkimit

shkencor në lidhje me dëmet në mungesë të harmonizimit të plotë janë Shtetet Anëtare, që do të vendosin se

çfarë shkalle të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së njerëzve synojnë të sigurojnë në dritën e zakoneve të

veçanta të popullsisë së tyre”. 222 Çështja Sandoz BV, 174/82 [1983] GJED 2445, në paragrafin 16.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

38

bllokuar importet në territorin e tyre mbi bazën e kërcënimeve për shëndetin e njeriut, kur

ka pasur pasiguri shkencore në lidhje me dëmet e një produkti.

Gjatë kësaj faze të parë, mbrojtja e mjedisit ishte parashikuar fillimisht në Shtetet e

Bashkuara të Amerikës, si parandalim apo shmangie e dëmtimit të shëndetit të njeriut,

përmes ekspozimit mjedisor duke mos patur, si qëllim mbrojtjen e mjedisit në vetvete.223

Deri në vitet ‘90 sistemi i SHBA ishte më rigoroz në kërkesat e tij për analizën e rrezikut,

për arritjen e një niveli të lartë të mbrojtjes së shëndetit, në krahasim me Komunitetin

Evropian dhe Shtetet Anëtare të tij224 dhe ligjet amerikane ishin më të shpejta në përgjigje

ndaj rreziqeve reja.225 Ndërsa, parashikimet e fundit të mbrojtjes së mjedisit dhe

konsumatorit në Bashkimin Evropian kanë qenë më të ashpra, më të hollësishme dhe më

inovative, se sa ato të SHBA.226

2.2. Parashikimet për politikat mjedisore në fazën e dytë (1973-1986)

Çështjet e mjedisit u zhvendosën më tej në axhendat e organizatave ndërkombëtare

dhe qeveritë e shteteve. Në publikimin “Kufijtë e Rritjes”227 u arrit në përfundimin, se

burimet e krizës së mjedisit u vendosën në rritje eksponenciale dhe shterimi i burimeve

do të çonte në katastrofë, e cila u theksua nga kriza ekonomike dhe energjetike e viteve

1973-1974.228 Aktivitetet njerëzore kishin shkaktuar probleme sistematike me pasoja

potencialisht të dëmshme për shoqëritë e industrializuara, si: shkatërrimi i cisternës së

naftës Torrey Canyon jashtë Anglisë në jugperëndim në vitin 1967, plasja e një pusi nafte

në brigjet pranë Santa Barbaras në Kaliforni në vitin 1969 etj.

Në Konferencën e vitit 1972 të Kombeve të Bashkuara “Mbi Mjedisin Njerëzor”,

mbajtur në Stokholm u shfaqën interesa të reja për politikat e mjedisit. Për herë të parë,

përfaqësues të një numri të konsiderueshëm të qeverive kombëtare u takuan për të

diskutuar problemet e mjedisit duke ndikuar në forcimin e ligjeve të brendshme në

Shtetet Anëtare të KEE, sidomos në Gjermani dhe Hollandë. Ky qëndrim solli një reagim

në mesin e liderëve të Komunitetit Evropian duke theksuar, se forcimi i ligjit kombëtar të

mjedisit ishte duke përshpejtuar krijimin e pengesave aktuale apo të mundshme tregtare,

që përbënin një kërcënim për ndërtimin e tregut të përbashkët. Çështja e parë u ngrit

zyrtarisht në korrik të vitit 1971 në një Komunikatë nga Komisioni për Këshillin e

Ministrave. Takimi në Samitin e Konferencës në Paris në tetor të vitit 1972, shënoi

fillimin e fazës së dytë në evoluimin e politikave mjedisore të Komunitetit Evropian.

Krerët e qeverisë së gjashtë Shteteve Anëtare themeluese të KEE dhe të Britanisë,

Danimarkës dhe Irlandës ranë dakord, se zgjerimi ekonomik nuk ishte një qëllim në

223 M. MacGarvin, “Precaution, Science and the Sin of Hubris,” in T. O’Riordan and J. Cameron, eds.,

Interpreting the Precautionary Principle, London: Cameron and May, 1994, fq. 69, 74; D. Bodansky,

Scientific Uncertainty and the Precautionary Principle, 1991, fq. 204-208. 224 S. Breyer and V. Heyvaert, “Institutions for Regulating Risk,” in R. L. Revesz, P. Sands, and R. B.

Stewart, eds., Environmental Law, the Economy, and Sustainable Development: The United States, the

European Union and the International Community, Cambridge: Cambridge University Press, 2000, fq.

283-352. 225 S. Jasanoff, “American Exceptionalism and the Political Acknowledgement of Risk”, in E. Burger, (ed)

Risk, Ann Arbor: University of Michigan Press, 1993, fq. 61-82. 226 A. Jordan, Environmental Policy in the European Union: Actors, Institutions and Processes, second

edition, Earthscan in the UK and USA, 2005, fq. 225. 227 H. D. Meadows, H. Donella, D. L. Meadows, J. Randers and W. H. Behrens III, The Limits to Growth,

New York, N.Y.: New American Library, 1972. 228 J. McCormick, Environmental Policy in the European Union, Palgrave, 2001, fq. 46.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

39

vetvete dhe KE duhet t’i përshpejtonte aktivitetet në lidhje me mjedisin.229 Konkluzionet

e Samitit dhanë një fokus më të qartë për Nenin 2 të Traktatit të Romës duke vënë në

dukje, se zgjerimi ekonomik “duhet të rezultojë në përmirësimin e cilësisë së jetës, si dhe

në standardet e jetesës... dhe vëmendje e veçantë do t’i kushtohet vlerave të paprekshme

dhe mbrojtjes së mjedisit”.

Komisioni Evropian i përcolli Këshillit “Programin e Veprimit në Mjedis të

Komuniteteve Evropiane” në 17 prill 1973. Në bazë të kësaj iniciative të Komisionit

Evropian, Programi i Parë i Veprimit në Mjedis i Komunitetit Evropian u miratua

formalisht nga Këshilli dhe përfaqësuesit e Shteteve Anëtare në 22 nëntor 1973.230

Programi i Parë i Veprimit në Mjedis ofroi një kornizë të gjerë të parimeve, objektivave

dhe konfirmoi praktikën e vendosur nga Komisioni Evropian në fushën e mjedisit.231 Ai

duhet të konsiderohet, si një pikë referimi në evoluimin e përpjekjeve mjedisore të

Komunitetit Evropian, i cili shënoi fillimin e një politike aktuale për faktin, se vendosi

objektivat, deklaroi parimet, zgjodhi prioritetet dhe përshkroi masat, që do të merreshin

në sektorë të ndryshëm të mjedisit për dy vitet e ardhshme. Ai krijoi një fushë për

veprimet e Komunitetit Evropian, ndaj të cilave nuk kishte fillimisht një parashikim në

traktate dhe duke u bazuar tek Komisioni Evropian “shtoi një dimension të ri në

ndërtimin e Evropës”.232

Objektivi i politikave mjedisore të Komunitetit Evropian, siç parashikohet në

Programin e Parë të Veprimit në Mjedis ishte përmirësimi i cilësisë së jetës dhe kushteve

të jetesës së popullsisë në Komunitetin Evropian.233 Për të arritur këtë objektiv, Këshilli

miratoi parimet, që përcaktonin karakteristikat kryesore të politikave mjedisore. Së pari,

theksi u vendos mbi veprimet parandaluese. Së dyti, ai pohoi, se shpenzimet e

parandalimit dhe eliminimit të ndotjes në parim duhet të përballohen nga ndotësi.234 Së

fundi, programi parashikonte nevojën e një veprimi të përshtatshëm për çdo lloj të

ndryshëm të ndotjes dhe zonës gjeografike, që duhet të mbrohet.235 Komisioni Evropian

kishte autoritetin për të vepruar sa herë, që mungesa e veprimit do të pengonte përpjekjet

e autoriteteve më të lokalizuara dhe kudo, ku arrihet një efekt i vërtetë nëpërmjet

veprimeve në nivel komunitar.236 Mbi të gjitha, Programi i Parë i Veprimit në Mjedis

bënte thirrje për të marrë masa mbi tre kategori të ndryshme: reduktimin e ndotjes dhe

zhurmës, përmirësimin e mjedisit dhe jetës, si dhe veprime të përbashkëta me organizatat

ndërkombëtare, që ushtronin veprimtari në lidhje me mjedisin. Kategoria e dytë bënte

pjesë, kryesisht te politikat e përbashkëta, siç janë politikat e përbashkëta agrikulturore,

politikat shoqërore, politikat rajonale dhe programet informuese.237 Programi i Parë i

229 A. Jordan, Environmental Policy in the European Union, second edition, Earthscan in the UK and USA,

2005, fq. 24. 230 Gazeta Zyrtare Nr. C 112. 20.12.1973, fq. 3. Shikoni, Raportin e Shtatë të Përgjithshëm të Komunitetit

Evropian, Bruksel, 1973, pika 258; Buletini i Komunitetit Evropian, 11-1974, pika 1203, fq. 11-12. 231 E. Orlando, The Evolution of EU Policy and Law in the Environmental Field: Achievements and Current

Challenges, Working Paper, 2013, fq. 4. 232 E. Rehbinder and R. Steward, (eds), Environmental Protection Policy, Integration Through Law:

Europe and the American Federal Experience, Firenze: European University Institute, vol. 2, 1985, fq. 17-

18. 233 Gazeta Zyrtare Nr. C 112, 20.12.73, fq. 5. 234 Raporti i Shtatë i Përgjithshëm i Komunitetit Evropian, 1973, pika 262. 235 Shikoni referencën nr. 233, fq. 7. 236 Shikoni referencën nr. 234, pika 263. 237 Raporti i Shtatë i Përgjithshëm i Komunitetit Evropian, 1973, pika 264.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

40

Veprimit në Mjedis, i cili u projektua të vepronte deri në vitin 1976, nuk ishte një

deklaratë gjithëpërfshirëse e politikave, as nuk ishte ligjërisht detyrues. Ai theksoi, se

detyra e KEE ishte të promovonte një zhvillim harmonik të aktiviteteve ekonomike dhe

një zgjerim të vazhdueshëm dhe të balancuar, të cilat nuk mund të realizoheshin në

mungesë të një fushate efektive për të luftuar ndotjen ose për të përmirësuar cilësinë e

jetës dhe mbrojtjen e mjedisit. Prandaj, ishte i nevojshëm zbatimi i politikave mjedisore

të Komunitetit Evropian.

Programi i Dytë i Veprimit në Mjedis u miratua nga Këshilli në 9 dhjetor 1976 dhe u

përshtat formalisht në 17 maj 1977.238 Me tranzicionin nga Programi i Parë i Veprimit në

Mjedis në Programin e Dytë të Veprimit në Mjedis u publikua edhe raporti i parë nga

Komisioni Evropian mbi gjendjen e mjedisit në Komunitetin Evropian, ashtu siç edhe

ishte parashikuar në Programin e vitit 1973, duke rishikuar të gjitha masat mjedisore të

ndërmarra deri në fund të vitit 1976.239 Qëllimi i Programit të Dytë të Veprimit në Mjedis

(1977-1981)240 ishte të vazhdonte dhe të zgjeronte veprimet e ndërmarra brenda kornizës

së Programit të Parë të Veprimit në Mjedis. Një theks i veçantë u vendos mbi përforcimin

e natyrës mbrojtëse të politikave mjedisore të Komunitetit Evropian. Më tej, programi i

kushtoi vëmendje të veçantë përdorimit pa dëme dhe menaxhimit racional të hapësirave,

mjedisit dhe burimeve natyrore, gjithashtu i dha prioritet të veçantë ndotjes së ujit.

Programi i Dytë i Veprimit në Mjedis u zgjat me një vit e gjysëm, për shkak të

problemeve të tranzicionit institucional shkaktuar nga hyrja e Greqisë dhe kalimit të

Shërbimit të Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Mjedisit në një Drejtori të Përgjithshme për

Mjedisin, Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Sigurinë Nukleare, që kërkonte kohë shtesë për

të bërë rregullimet e duhura.241

Këto zhvillime mund t’i kenë dhënë Komunitetit Evropian më shumë fuqi dhe

ndihmuan në prodhimin e një vëllimi në rritje të kuadrit legjislativ nga Komisioni

Evropian, por ka patur baza ligjore apo politika të pakëta për t’i ndërtuar, kështu që

“metodat, mjetet dhe instrumentet për hartimin dhe zbatimin e politikave duhej, së pari të

krijoheshin dhe testoheshin”.242 Justifikimi kryesor ligjor vazhdoi të kërkohej në

interpretimet e Neneve 100 dhe 235 të Traktatit të KEE, ndonjëherë vetëm dhe

ndonjëherë së bashku. Vlefshmëria e përdorimit të Nenit 100 u la në fuqi nga Gjykata

Evropiane e Drejtësisë në një vendim të marsit të vitit 1980243 lidhur me një Direktivë të

vitit 1973 (73/404) mbi Biozbërthyesit e Detergjentëve. Qeveria italiane argumentoi, se

nuk do të përmbushte afatin e dhënë nga Direktiva, sepse ajo merrej me mbrojtjen e

mjedisit, i cili nuk ishte pjesë e kompetencave të Komunitetit Evropian. Ndërsa, Gjykata

Evropiane e Drejtësisë argumentoi, se “dispozitat, të cilat janë bërë të nevojshme nga

konsiderata, që lidhen me mjedisin dhe shëndetin mund të jenë një barrë mbi autoritetet,

ku do të zbatohen dhe nëse nuk ka harmonizim të dispozitave kombëtare mbi çështjen,

konkurrenca mund të pengohet dukshëm”.244

238 Gazeta Zyrtare Nr. C139, 13.6.1977; Buletini i Komunitetit Evropian 5-1977, pika 2.1.40. 239 Shikoni “State of the Environment: First Report”, 1977. 240 Gazeta Zyrtare C 139/1 nga 13.6.1977. 241 E. Rehbinder and R. Steward, (eds) Environmental Protection Policy, Integration Through Law: Europe

and the American Federal Experience, Firenze: European University Institute, vol. 2, 1985, fq. 18. 242 L. Krämer, “The Elaboration of EC Environmental Legislation”, in Gerd Winter, ed., European

Environmental Law: A Comparative Perspective, Aldershot: Dartmouth Publishing Co., 1996, fq. 298. 243 Çështjet 91/79 and 92/79 Komisioni kundër Italisë [1980] GJED 1099. 244 J. McCormick, Environmental Policy in the European Union, Palgrave, 2001, fq. 49.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

41

Në vitin 1983, disa ngjarje shkaktuan një gjallërim të ritmit, me të cilin politikat

mjedisore të Komunitetit Evropian ishin institucionalizuar. Ngjarja e parë ishte miratimi i

Programit të Tretë të Veprimit në Mjedis, i cili mbulonte vitet 1982-1986.245 Programi i

Tretë i Veprimit në Mjedis kontribuoi në formimin e drejtimit të legjislacionit mjedisor

dhe politikave të BE-së në këtë fazë dhe theksoi rëndësinë e monitorimit dhe inspektimit

të Komisionit Evropian për efektivitetin e legjislacionit mjedisor.246 Në veçanti, ai

theksoi parandalimin dhe një qëndrim rigoroz bazuar në reduktimin e emetimeve.247

Shqetësimi kryesor ishte, që nga politikat e ndryshme kombëtare do të krijoheshin

pabarazi, që do të ndikonin në funksionimin e plotë të tregut të përbashkët.248 Politikat

mjedisore të përbashkëta ishin të motivuara në mënyrë të barabartë nga vëzhgimet, se

burimet mjedisore janë baza drejt zhvillimeve shoqërore dhe ekonomike të mëtejshme

dhe përmirësimit të kushteve të jetesës. Në këtë mënyrë mbrohej implementimi i një

strategjie të përgjithshme, e cila do të lejonte trupëzimin e çështjeve mjedisore në disa

politika të tjera të Komunitetit Evropian, siç janë ato për agrikulturën, energjinë,

industrinë dhe transportin.249

Politikat mjedisore të Komunitetit Evropian nuk mund të veçohen më nga masat e

krijuara për të arritur objektivat themelore të Komunitetit Evropian. Ky pranim i

politikave mjedisore, si përbërës i objektivave ekonomik të Komunitetit Evropian ishte

thelbësor në përpjekjen e parë për të dal me ide të qarta rreth shqetësimeve mjedisore, për

sa i përket tejkalimit të qëllimeve ekonomike të tregut të përbashkët. Përveç integrimit të

një dimensioni mjedisor brenda politikave të tjera, programi përsëri përforcoi karakterin

mbrojtës të politikave mjedisore të KE, veçanërisht atyre që iu referoheshin procedurave

të vlerësimit të ndikimit në mjedis. Më në fund, programi përfshiu edhe një kontribut nga

Komisioni Evropian për të përdorur disa elemente të veçanta, si bazë për të hartuar

propozimet e tyre, siç është detyrimi për të vlerësuar kostot dhe përfitimet e

parashikuara.250 Edhe pse, ky program u ndërtua mbi bazën e paraardhësve të tij, ai

paraqiti koncepte të reja, më i rëndësishmi, i të cilëve ishte, se politikat mjedisore duhet

të integrohen në politikat e tjera sektoriale të Komunitetit Evropian. Programi shënoi

edhe prioritete, të cilat përfshinin përdorimin e vlerësimeve të ndikimit në mjedis,

zvogëlimin e ndotjes në burim me qëllim reduktimin e ndotjes së ajrit, ujërave të ëmbla

dhe në veçanti reduktimin e ndotjes akustike, kontrollin e ndotjes ndërkufitare dhe të

kimikateve, kontrollin e mbetjeve, zhvillimin e teknologjive të pastra, mbrojtjen e zonave

të ndjeshme mjedisore dhe bashkëpunimin me vendet në zhvillim për çështjet e mjedisit.

Ngjarja e dytë ishte një incident në vitin 1983, që tërhoqi vëmendjen e publikut ndaj

kërcënimeve të mundshme në mjedisin evropian dhe solli ndryshim në vetëdijen brenda

245 Programi i Veprimit të Komunitetit Evropian mbi Mjedisin (1982-1986) në Gazetën Zyrtare Nr. C46,

17.2.1983, fq. 1. 246 E. Orlando, The Evolution of EU Policy and Law in the Environmental Field: Achievements and Current

Challenges, Working Paper, 2013, fq. 4. 247 K. Hanf, “Air Pollution Policy in the European Union”, in Randall Baker, ed., Environmental Law and

Policy in the European Union and the United States, Westport, Praeger, 1997, fq. 125-146; C. Knill and D.

Liefferink, Environmental politics in the European Union. Policy-making, Implementation and Patterns of

Multi-level Governance, Manchester, Manchester University Press, 2007. 248 Gazeta Zyrtare Nr. C 46, 17.2.1983, fq. 3. 249 Raporti i Shtatëmbëdhjetë i Përgjithshëm mbi Aktivitetet e Komunitetit Evropian, 1983, pika 372, fq.

158. 250 Shikoni referencën nr. 248, fq. 2.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

42

Komisionit Evropian. Incidenti ndodhi në Seveso në një fabrikë të vogël të prodhimit

kimik, që rezultoi me ekspozimin më të lartë të njohur të dioksinës (TCDD) ndaj

popullsisë, që banonte aty. Parlamenti Evropian ngriti një komitet hetimor për incidentin

(Komiteti PRUVOT), i cili kritikoi Komisionin Evropian, se kishte dështuar në zbatimin

e përgjegjësive të tij në mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit të Komunitetit Evropian,

veçanërisht Direktivën e vitit 1978 mbi harmonizimin e marrëveshjeve për deponimin e

mbeturinave toksike dhe të rrezikshme (78/319). Zbatimi u bë një çështje shumë

shqetësuese për Komisionin Evropian dhe njësia ligjore e Drejtorisë së Përgjithshme XI u

zgjerua më pas, duke u bërë në mënyrë të konsiderueshme më aktive në ndjekjen e

zbatimit të ligjit të BE-së.251

Ngjarja e tretë ishte përfundimi i Samitit të Këshillit Evropian në Shtutgart në qershor

1983. Gjermania kishte presidencën në atë kohë dhe udhëheqësit e Komunitetit Evropian

ishin mbledhur në lidhje me informacionet, që kishin të bënin me efektet e ndotjes së ajrit

në pyjet gjermane dhe rritjes së mbështetjes për të Gjelbërit, që kishin fituar vendet e tyre

të para në Bundestag në mars. Me nxitjen e Gjermanisë Perëndimore, Këshilli miratoi një

deklaratë, që njihte nevojën urgjente për përshpejtimin dhe përforcimin e veprimit në

nivel kombëtar, komunitar dhe ndërkombëtar, që synonte luftën ndaj ndotjes së mjedisit.

Kjo deklaratë bënte thirrje për veprim të menjëhershëm. Gjykata Evropiane e Drejtësisë

arriti në një tjetër vendim të rëndësishëm në shkurt të vitit 1985.252 Sipas Direktivës

75/439 së naftës, e cila u bazua në Nenet 100 dhe 235, Shteteve Anëtare u ishte kërkuar

të krijonin zona brenda të cilave kompanitë e liçencuara mund të mblidhnin ose

dispononin naftën “në zonën, që u ishte caktuar atyre nga autoritetet kompetente”. Ky

nocion u kundërshtua nga shoqata franceze e djegies së naftës, për shkak se imponimi i

një sistemi të lejeve dhe zonave ishte i papajtueshëm me parimin e lëvizjes së lirë të

mallrave. Gjykata Evropiane e Drejtësisë253 vendosi, se mbrojtja e mjedisit ishte një

shqetësim kryesor i Komunitetit Evropian dhe konfirmoi, se Neni 235 nuk mund të

përdoret vetëm, si një bazë ligjore shtesë e Nenit 100, por si bazë ligjore për politikat

mjedisore të Komunitetit Evropian.254

Negociatat rreth Programit të Katërt të Veprimit në Mjedis kishin nisur, që prej vitit

1985, kohë në të cilën ishte bërë e qartë, se Traktati i Komunitetit Ekonomik Evropian do

të plotësohej nga Akti Unik Evropian, nëpërmjet të cilit do të prezantohej një kapitull i

veçantë mbi mjedisin. Programi i Katërt i Veprimit në Mjedis nuk ishte përshtatur

zyrtarisht, deri në tetor të vitit 1987.255 Politikat mjedisore u zhvilluan në një mënyrë

251 N. Haigh and C. Lanigan,“Impact of the European Union on UK Environmental Policy Making”, in Tim

S. Gray (ed.), UK Environmental Policy, 1990s, London: Macmillan, 1995. 252 Procureur de la République kundër Association de Défense des Bruleurs d’Huiles Usagées (ADBHU),

Çështja 240/83 [1985] GJED 531. 253 Gjykata Evropiane e Drejtësisë argumentoi, se parimi i lirisë së tregtisë nuk është absolut, por ishte

subjekt i limiteve të caktuara dhe se këto kufizime nuk janë tejkaluar. Ajo shkoi një hap më tej duke

deklaruar, se direktiva “duhet të shihet në perspektivën e mbrojtjes së mjedisit, e cila është një nga

objektivat themelore të Komunitetit Evropian”. 254 J. Jans, “The Development of EC Environmental Law”, in G. Winter (ed.), European Environmental

Law: A Comparative Perspective, Aldershot: Dartmouth Publishing Co., 1996, fq. 274. 255 Në dhjetor 1986, Këshilli miratoi një rezolutë për forcimin e veprimit të Komunitetit Evropian në favor

të mjedisit, në të cilin, ai mirëpriti “dorëzimin nga ana e Komisionit Evropian të propozimeve të detajuara

për Programin e Katërt të Veprimit në Mjedis dhe konsideronte, se një program i tillë ofronte mundësi për

të forcuar me vendosmëri veprimin e Komunitetit Evropian në këtë fushë, duke u mbështetur në arritjet e së

kaluarës dhe duke përcaktuar një kuadër koherent brenda të cilit veprimet specifike të Komunitetit

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

43

domethënëse gjatë fazës së dytë. Në mesin e viteve ’80, Komuniteti Evropian kishte

mungesa të kompetencave zyrtare për t’u marrë me shumë probleme mjedisore dhe bazat

aktuale ligjore për këto politika mbetën ende të dobëta. Autorët, Rehbider dhe Steward

kanë krijuar imazhin e “fushës gri” të kompetencave të Komunitetit Evropian.256 Pra,

deri në Aktin Unik Evropian zhvillimi i politikave mjedisore të Komunitetit Evropian u

bë në mungesë të një zhvillimi të bazave ligjore zyrtare.

Në epokën e dytë të politikave mjedisore të Komunitetit Evropian, nga njëra anë

bazat juridiksionale duke qenë të limituara, që prej fillimit nuk u zhvilluan deri në

adaptimin e Aktit Unik Evropian. Nga ana tjetër, zhvillimet në drejtim të kornizës së

politikave të përbashkëta mjedisore ishin larg prej të qenit të kënaqshme.257 Baza ligjore

për veprimin e KE ndryshoi, po kështu ndodhi edhe me rregullimet institucionale. Fundi i

viteve ‘70 ishte një kohë e përshtatshme për propozimet legjislative, përmes sistemit të

vendimmarrjes për miratim. Gjatë kësaj kohe, ishin ende vetëm nëntë Shtete Anëtare dhe

veprimet politike dhe ekonomike nuk ishin aq të intensifikuara, sa do të bëheshin më pas.

Rrethanat filluan të ndryshojnë me pranimin e Greqisë në KE në vitin 1981.

Në mars të vitit 1985, Këshilli Evropian në Bruksel “pasi pranoi, se politikat

[mjedisore] mund të kontribuojnë në përmirësimin e rritjes ekonomike dhe krijimin e

vendeve të punës... pohoi vendosmërinë e tij për t’i dhënë këtyre politikave dimensionin e

një komponenti thelbësor të politikave ekonomike, industriale, bujqësore dhe sociale të

zbatuara nga Komuniteti Evropian dhe nga Shtetet Anëtare të tij”. Ai pranoi, gjithashtu

nevojën e Shteteve Anëtare “për të ndërmarrë veprime koherente në kuadër të

Komunitetit Evropian për të mbrojtur ajrin, detin dhe tokën, ku veprimi i izoluar nuk ka

gjasa për të qenë efektiv dhe madje mund të jetë i dëmshëm”. Së fundi, Këshilli Evropian

shpalli vitin 1987, Vitin Evropian të Mjedisit në një përpjekje për të tërhequr vëmendjen

e publikut në dimensionin evropian të mbrojtjes së mjedisit. Politikave mjedisore iu dha

një nxitje e mëtejshme me ndryshimet në balancën e pushtetit politik, që dolën nga

zgjerimi i anëtarësimit në KE, në vitet ‘80. Gjatë kësaj kohe ka patur një tension të krijuar

nga aktivizmi mjedisor i Gjermanisë, Hollandës dhe Danimarkës, heshtjes së Britanisë së

Madhe dhe Irlandës dhe “neutralitetit” të anëtarëve të mbetur.258 Pranimi i Greqisë në

vitin 1981 dhe i Spanjës dhe Portugalisë në vitin 1986 ndryshuan balancën e interesave

ekonomike dhe politike të vendeve, për të cilat zhvillimi ekonomik ishte një prioritet,

ndërsa të dhënat mbi mbrojtjen e mjedisit ishin të pakta dhe kuadri ligjor kombëtar i

mjedisit ishte i dobët. Programet e asistencës financiare ishin krijuar për të ndihmuar

shtetet më të varfra dhe përjashtimet nga kërkesat e ligjit të KE u bënë më të zakonshme.

Propozimet legjislative nga ana e Komisionit Evropian vazhduan të përshpejtoheshin

dhe fokusi i tyre filloi të ndryshojë. Ndërsa, në vitet ‘70 qëllimi ishte kryesisht kufizimi i

ndotjes duke u bazuar në qasjen e “komandës dhe kontrollit” nga mesi i viteve ’80, KE

Evropian mund të formulohen, të koordinohen dhe të zbatohen gjatë periudhës 1987-1992”. Gjithashtu, i

referohet Aktit Unik Evropian, i cili “do të themelojë një bazë të re ligjore për politikat mjedisore të

Komunitetit Evropian”; Gazeta Zyrtare Nr. C 3, 7.1.1987, fq. 3. 256 P. H. Teitgen and C. Mégret, La fumée de la cigarette dans la “zone grise” des competences de la CEE,

Revue Trimestrielle de Droit Européen, 1981, fq. 69. 257 A. Jordan, Environmental Policy in the European Union, second edition, Earthscan in the UK and USA,

2005, fq. 27. 258 P. S. Johnson, and G. Corcelle, The Environmental Policy of the European Communities, 2nd edn,

London: Kluwer Law International, 1995, fq. 8.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

44

kishte lëvizur më shumë drejt një qasje parandaluese,259 e cila u pasqyrua në Direktivat e

vlerësimit mjedisor (85/337) dhe ligjet për dhënien e ndihmës financiare për zhvillimin e

teknologjive të pastra (1872-1884). Ernst von Weizsacker identifikoi mbi 20 direktiva, si

pjesët më të rëndësishme të legjislacionit mjedisor të Komunitetit Evropian, midis viteve

1973 dhe 1985.260 Direktivat e rëndësishme grupoheshin në gjashtë sektorë të ndryshëm,

sipas problemit mjedisor, që i drejtoheshin: uji, ajri, zhurma, mbetjet, rrezatimet, nafta me

plumb, por kishte edhe Direktiva të tjera, të cilat nuk bënin pjesë në këto kategori, siç

ishin: Direktiva Seveso, që ishte një direktivë mbi kimikatet, një tjetër mbi zogjtë dhe

habitatet e tyre dhe një mbi llumrat e ujërave të zeza.

Në luftën kundër ndotjes së ujit, Direktivat ishin bazuar në Nenin 100 dhe Nenin 235

të Traktatit të Komunitetit Ekonomik Evropian. Direktivat 75/440 dhe 80/778 merreshin

me ujin e pijshëm, Direktiva 76/160 rregullonte ujin e përdorur për pastrim,261 ndërsa

Direktiva 76/464 rregullonte substancat e rrezikshme në ujë.262 Përpjekjet për cilësinë e

ajrit përfaqësoheshin nga Direktiva 80/779 mbi tymrat dhe dioksidin e sulfurit, Direktiva

82/884, që merrej me plumbin dhe Direktiva 85/203, që merrej me dioksidin e azotit.263

Përsëri baza ligjore për këto direktiva binte mbi Nenin 100 dhe Nenin 235 të Traktatit të

Romës. Të njëjtën gjë aplikonin edhe Direktivat mbi mbeturinat: Direktiva 75/442

theksonte një kornizë të përgjithshme të mbeturinave, ndërsa Direktiva 78/319 dhe

Direktiva 84/631 merrej me mbetjet toksike dhe transportin e mbetjeve me anije.264 Në

termat e standardeve të tymrave dhe rrezatimeve, Direktiva 83/351 mbi lëshimin e

tymrave nga automjetet i referohej vetëm Nenit 100, ndërsa Direktiva 84/360 mbi

rrezatimet nga fabrikat industriale bazohej në Nenin 100 dhe Nenin 235.265 Të dy

Direktivat mbi ligjet e përqasjes së Shteteve Anëtare, për sa i përket përmbajtjes së

259 P. S. Johnson, and G. Corcelle, The Environmental Policy of the European Communities, 2nd edn,

London: Kluwer Law International, 1995, fq. 4-5. 260 Numri total i pjesëve të legjislacionit mjedisor për të gjithë fazën e dytë përbëhet nga 120 direktiva, 27

vendime dhe 14 rregullore. 261 Direktiva e Këshillit 75/440/KEE e 16 Qershorit 1975 në lidhje me cilësinë e kërkuar të ujit sipërfaqësor

të destinuar për nxjerrjen e ujit të pijshëm në Shtetet Anëtare, Gazeta Zyrtare Nr. L 194, fq. 26; Direktiva e

Këshillit 80/778/KEE e 15 Korrikut 1980 në lidhje me cilësinë e ujit të destinuar për konsum njerëzor.

Gazeta Zyrtare Nr. L 229, 30.08.1980, fq. 11; Direktiva e Këshillit 76/160/KEE e 8 Dhjetorit 1975 në lidhje

me cilësinë e ujit për larje, Gazeta Zyrtare Nr. L 31, 05.02.1976, fq. 1. 262 Direktiva e Këshillit 76/464/KEE e 4 Majit 1976 mbi ndotjen e shkaktuar nga disa substanca të

rrezikshme të shkarkuara në mjedisin ujor të Komunitetit Evropian, Gazeta Zyrtare Nr. L 129, 18.05.1976,

fq. 23. 263 Direktiva e Këshillit 80/779/KEE e 15 Korrikut 1980 mbi vlerat kufi të cilësisë së ajrit dhe vlerat

udhëzuese për dioksidin e squfurit dhe grimcat pezull, Gazeta Zyrtare Nr. L 229, 30.08.1980; Direktiva e

Këshillit 82/884/KEE e 3 Dhjetorit 1982 mbi vlerat kufi të plumbit në ajër, Gazeta Zyrtare Nr. L 378,

31.12.1982; Direktiva e Këshillit 85/203/KEE e 7 Marsit 1985 mbi standardet e cilësisë së ajrit për

dioksidin e azotit, Gazeta Zyrtare Nr. L 87, 27.03.1985, fq. 1. 264 Direktiva e Këshillit 75/442/KEE mbi mbetjet, Gazeta Zyrtare Nr. L 194, 25.07.1975, fq. 39; Direktiva e

Këshillit 78/319/KEE e 20 Marsit 1978 mbi mbetjet toksike dhe të rrezikshme, Gazeta Zyrtare Nr. L 84,

31.03.1978, fq. 43; Direktiva e Këshillit 84/631/KEE e 6 Dhjetorit 1984 mbi mbikëqyrjen dhe kontrollin

brenda Komunitetit Evropian të mbetjeve të rrezikshme të transportit ndërkufitar, Gazeta Zyrtare Nr. L 326,

13.12.1984, fq. 31. 265 Direktiva e Këshillit e 16 Qershorit 1983, që amendoi Direktivën e Këshillit 70/220/KEE mbi përafrimin

e ligjeve të Shteteve Anëtare në lidhje me masat, që do të merren kundër ndotjes së ajrit nga gazrat e

lëshuara nga ndezja e motorëve të automjeteve motorike (83/351/KEE), Gazeta Zyrtare Nr. L 197,

20.07.1983, fq. 1; Direktiva e Këshillit 84/360/KEE e 28 Qershorit 1984 në luftën e ndotjes së ajrit nga

impiantet industriale, Gazeta Zyrtare Nr. L 188, 16.07.1984, fq. 20.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

45

plumbit në karburant ishin të bazuara vetëm në Nenin 100 të Traktatit të Romës.266 E

njëjta gjë është e vërtetë edhe për Direktivën 79/831, e cila përmirësoi për herë të gjashtë

Direktivën 67/548 mbi vlerësimin e ligjeve, rregullave dhe masave administrative në

lidhje me klasifikimin, po ashtu edhe Direktiva 79/117 mbi përdorimin e rreptë dhe

etiketimin e pesticideve.267 Direktiva 79/409 mbi zogjtë dhe habitatet e tyre, nga ana

tjetër u bazua ekskluzivisht në Nenin 235, meqënëse mbrojtja e kafshëve nuk ka patur

ndonjë ndikim të drejtpërdrejt në krijimin dhe funksionimin e tregut të përbashkët, siç

është sanksionuar në Nenin 100 të Traktatit të Romës.268 Gjithashtu, ekzistojnë edhe dy

Direktiva të tjera, të përshtatura nën Nenin 100 dhe Nenin 235: Direktiva 82/501 mbi

problemet e mëdha të shkaktuara nga aksidentet e disa aktiviteteve industriale, si

përgjigje e KE ndaj problemeve të dioksinës në Seveso dhe Direktiva 85/337 mbi

vlerësimin e ndikimit në mjedis të disa projekteve publike apo private, që krijuan një

prioritet të ri të politikave mjedisore të Komunitetit Evropian.269

Kjo pasqyrë e legjislacionit mjedisor të Komunitetit Evropian midis viteve 1973 dhe

1985 tregoi, se pavarësisht angazhimit për të gjeneruar legjislacion mjedisor, sërish bazat

ligjore në dispozicion mbetën ende të dobëta270 dhe nuk kishte një mandat juridiksional të

qartë për mbrojtjen e mjedisit. Komuniteti Evropian vazhdoi të përdorte Nenet 100 dhe

235 të Traktatit origjinal të Komunitetit Ekonomik Evropian. Gjatë fazës së dytë, procesi

i institucionalizimit, po bëhej i dukshëm dhe Shtetet Anëtare filluan të kuptonin nevojën e

disa veprimeve të përbashkëta për t’iu adresuar një grupi të veçantë problemesh në

fushën e mjedisit. Mjedisi ende i nënshtrohej objektivave të rritjes ekonomike edhe pse

kishte rregulla të qarta në formën e Direktivave, por aftësia e tyre për të përshkruar

aktivitetet e detyruara dhe pritshmëritë ishin të limituara për shkak të mungesës së një

baze ligjore të qartë.

266 Direktiva e Këshillit 85/210/KEE e 20 Marsit 1985 mbi përafrimin e ligjeve të Shteteve Anëtare në

lidhje me përmbajtjen e plumbit të benzinës, Gazeta Zyrtare Nr. L 96, 03.04.1985, fq. 25; Direktiva e

Këshillit 78/611/KEE e 29 Qershorit 1978 mbi përafrimin e ligjeve të Shteteve Anëtare në lidhje me

përmbajtjen e plumbit të benzinës, Gazeta Zyrtare Nr. L 197, 22.07.1978, fq. 19. 267 Direktiva e Këshillit 79/831/KEE e 19 Shtatorit 1979, që amendoi për herë të gjashtë Direktivën

67/548/KEE mbi përafrimin e ligjeve, rregulloreve dhe dispozitave administrative në lidhje me

klasifikimin, paketimin dhe etiketimin e substancave të rrezikshme, Gazeta Zyrtare Nr. L 259, 15.10.1979,

fq. 10; Direktiva e Këshillit 67/548/KEE e 27 Qershorit 1967 mbi përafrimin e ligjeve, rregulloreve dhe

dispozitave administrative në lidhje me klasifikimin, paketimin dhe etiketimin e substancave të rrezikshme,

Gazeta Zyrtare Nr. L 196, 16.08.1967; Direktiva e Këshillit 79/117/KEE e 21 Dhjetorit 1978 mbi ndalimin

e vendosjes në treg dhe përdorimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve, që përmbajnë disa substanca

aktive, Gazeta Zyrtare Nr. L 33, 08.02.1979, fq. 36. 268 Direktiva e Këshillit 79/409/KEE e 2 Prillit 1979 mbi ruajtjen e zogjve të egër, Gazeta Zyrtare Nr. L

103, 25.04.1979, fq. 1. 269 Direktiva e Këshillit 82/501/KEE e 24 Qershorit 1982 mbi rreziqet kryesore të aksidenteve të

aktiviteteve të caktuara industriale, Gazeta Zyrtare Nr. L 230, 05.08.1982, fq. 1; Direktiva e Këshillit

85/337/KEE e 27 Qershorit 1985 mbi vlerësimin e efekteve të disa projekteve publike dhe private mbi

mjedisin, Gazeta Zyrtare Nr. L 175, 05.07.1985, fq. 40. 270 A. Jordan, Environmental Policy in the European Union, second edition, Earthscan in the UK and USA,

2005, fq. 31.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

46

2.2.1. Mbrojtja e mjedisit në kuadër të masave parandaluese

Gjatë fazës së dytë, Komuniteti Evropian filloi të zhvillonte politikat e tij mjedisore.271

Traktatit të KE në këtë kohë i mungonte një dispozitë e veçantë, në të cilën do të mund të

bazohej mbrojtja e mjedisit. Institucionet e KE miratuan masa dytësore legjislative mjaft

të ashpra në sektorët e ujit, ajrit dhe ndotjes nga zhurma; pesticideve; biocideve dhe

substancave të tjera të rrezikshme; trajtimit të mbetjeve; rreziqeve të mëdha aksidentale

nga aktivitetet industriale; kërkesave të vlerësimit të ndikimit në mjedis etj. Kur, Traktati

i Komunitetit Evropian u ndryshua në vitin 1987 për të përfshirë dispozita të veçanta për

mbrojtjen e mjedisit dhe përsëri në vitin 1992, në mënyrë eksplicite inkorporoi parimin e

parandalimit, shumica e politikave mjedisore të KE ishin tashmë në fuqi.272 Edhe pse, ai

reflektoi frymën e ligjeve dhe praktikave, që ishin menduar fillimisht për të mbrojtur

shëndetin publik, parimi i parandalimit u përdor për herë të parë në Evropë në fund të

viteve ‘70 dhe në fillim të viteve ‘80 në lidhje me nevojën për të mbrojtur vetë mjedisin.

Megjithatë, origjina e vërtetë e parimit të parandalimit nuk ishte në fushën e mbrojtjes

së mjedisit. Legjislacioni kombëtar mjedisor, marrëveshjet dhe konventat ndërkombëtare

kanë huazuar nga fusha e shëndetit dhe kanë transferuar në fushën e mbrojtjes së

mjedisit, arsyetimin themelor dhe vlerat thelbësore të parimit të parandalimit. Ky parim

synonte të krijonte një bazë normative për veprim edhe në mungesë të provave bindëse të

dëmtimit dhe të shkakësisë. Ai kishte për qëllim të arrinte një nivel të lartë të mbrojtjes së

shëndetit dhe mjedisit dhe të lehtësonte procesin e vendimmarrjes në fushën komplekse të

rregullimit të rrezikut. Parimi i parandalimit, si një parim i vlerësimit dhe menaxhimit të

rrezikut është në përputhje me frymën e shumë ligjeve të SHBA, rregulloreve, dhe

vendimeve gjyqësore.273 Komuniteti Evropian dhe Shtetet Anëtare të tij janë palë në një

numër të madh të marrëveshjeve shumëpalëshe dhe konventave, që në mënyrë eksplicite

lejojnë miratimin e masave parandaluese, kur ka pasiguri shkencore, rrezik për mjedisin

dhe mungesë të një lidhje të drejtpërdrejt shkakësore.274

Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka lënë në fuqi zbatimin e masave parandaluese, kur

ka pasiguri shkencore, madje edhe në mungesë të provave të qarta dhe të shkakësisë së

dëmit në mjedis nga një substancë e caktuar, proces apo aktivitet. Në Komunitetin

Evropian, Gjykata Evropiane e Drejtësisë shprehu për herë të parë në vitin 1985 në

çështjen e Mbetjeve të Naftës [240/83 (1985) GJED 531], se mbrojtja e mjedisit është një

nga objektivat themelore të Komunitetit Evropian dhe si e tillë mund të justifikojë

kufizime të caktuara në parimin e lëvizjes së lirë të mallrave. Ajo ka theksuar, se

Direktiva e Këshillit 75/439/KEE në dispozicion të mbetjeve të naftës “kërkon, që Shtetet

Anëtare të ndalojnë çdo formë të hedhjes së mbetjeve të naftës, të cilat kanë efekte të

dëmshme në mjedis.” Gjykata Evropiane e Drejtësisë pranoi një sistem kombëtar për

riciklimin e shisheve të birrës dhe pijeve të buta me qëllim për të siguruar “një normë

maksimale të ripërdorimit dhe për këtë arsye një shkallë të konsiderueshme të mbrojtjes

271 L. Krämer, EC Environmental Law, 4th ed., London: Sweet and Maxwell, 2000; L. Krämer, Focus on

European Environmental Law, 2nd ed., London: Sweet and Maxwell, 1997. 272 S. Breyer and V. Heyvaert, Institutions for Regulating Risk, 2000, fq. 328. 273 D. Vogel, The Changing Politics of Risk Regulation in Europe and the United States, EUI Working

Paper. RSC No. 2001/16. 274 P. Sand, The Precautionary Principle: A European Perspective, Human and Ecological Risk

Assessment 6, 2000, fq. 445-458.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

47

së mjedisit”.275 Gjithashtu, GJED ka pranuar, se “pesticidet përbëjnë një rrezik të madh

për mjedisin, shëndetin e njeriut dhe të kafshëve,” sepse “sasitë, që absorbohen nga

konsumatori nuk mund as të parashikohen dhe as të kontrollohen” duke justifikuar masa

rigoroze, me qëllim për të zvogëluar rreziqet e hasura nga konsumatori.276

Këto raste, edhe pse të rëndësishme, sepse tregojnë pranimin nga ana e Gjykatës

Evropiane të Drejtësisë të ndalimeve të ashpra për mbrojtjen e mjedisit, kur ka pasiguri

shkencore, nuk përmendin dhe nuk japin një përkufizim të parimit të parandalimit. Ky

përkufizim erdhi disa vjet më vonë në ҫështjen, Bovine Spongiform Encephalopathy277

dhe vendimi përmban të gjitha elementët e nevojshëm për një përkufizim të përgjithshëm

të parimit të parandalimit, që mund të aplikohet në të gjitha fushat e ligjit të KE, duke

përfshirë pasigurinë, rrezikun dhe mungesën e provës së një lidhje të drejtpërdrejtë

shkakësore.278

Gjatë fazës së dytë, rregullimi i rrezikut të Komunitetit Evropian dhe Shteteve

Anëtare të tij në fushën e mbrojtjes së shëndetit dhe mjedisit përparoi shpejt dhe arriti

qëllimin dhe shkallën e mbrojtjes me atë të vendosur në Shtetet e Bashkuara të

Amerikës.279 Për më tepër, në disa aspekte dhe substanca (ndalimi i hormoneve të mishit,

antibiotikët në bujqësi, organizmat e modifikuar gjenetikisht), Komuniteti Evropian

kishte filluar të arrinte në termat sasiorë dhe cilësorë të mbrojtjes standardet e SHBA.

2.3. Përcaktimi i kompetencave mjedisore me Aktin Unik Evropian në fazën e

tretë (1987-1992)

Viti 1987 është konsideruar, si “Viti Evropian i Mjedisit” dhe ishte një vit kryesor në

ndërgjegjësimin e problemeve mjedisore në nivel komunitar. Përveç fillimit të Programit

të Katërt të Veprimit në Mjedis (1987-1992), kompetencat mjedisore u parashikuan në

Traktatin e Romës me Aktin Unik Evropian280, i cili vendosi një titull të ri VII, dedikuar

275 Shikoni, Çështjen e Shisheve Daneze [302/86 (1988) GJED 4607 në paragrafin 20]. 276 Shikoni, Çështjen Mirepoix [54/85 (1986) GJED 1067 në paragrafin 13-14]. 277 Shikoni, Çështjen Bovine Spongiform Encephalopathy (BSE) [C-157/96 (1998) GJED I-221 në

paragrafin 63. Gjykata u shpreh, se: “Kur ka pasiguri lidhur me ekzistencën ose masën e rreziqeve për

shëndetin e njeriut, institucionet mund të marrin masa mbrojtëse, pa patur nevojë të presin, derisa realiteti

dhe serioziteti i këtyre rreziqeve të bëhet plotësisht i qartë.” 278 Gjykata e Shkallës së Parë e Komuniteteve Evropiane dha dy aktgjykime më 11 shtator 2002, duke

mbështetur ndalimin e Komunitetit Evropian mbi përdorimin e antibiotikëve të caktuar në blegtori. Rastet

janë të rëndësishme, sepse për herë të parë Gjykata diskutoi me hollësi fushëveprimin e parimit të

parandalimit dhe kushtet e zbatimit të tij në ligjin e Komunitetit Evropian dhe fuqinë e institucioneve

përkatëse të Komunitetit Evropian në rregullimin e rrezikut. Gjykata vendosi, se është e mundur marrja e

masave parandaluese pa patur nevojë të pritet, që rreziqet e perceptuara të bëhen realitet. Sipas mendimit të

Gjykatës, koncepti i rrezikut përfshin një probabilitet, që efektet negative, për të cilat masat parandaluese

janë projektuar për të parandaluar, do të ndodh. Gjykata arriti në përfundimin, se pavarësisht pasigurisë,

nëse ekziston një lidhje midis përdorimit të antibiotikëve, si aditivë dhe zhvillimit të rezistencës së tyre ndaj

njerëzve, ndalimi i produkteve nuk është një masë joproporcionale në krahasim me objektivin e synuar;

dmth, mbrojtjen e shëndetit të njeriut. Shikoni, gjykimet e 11 Shtatorit 2002, në Çështjen T-13/99 Pfizer

(2002) GJED II-3305 dhe në Çështjen T-70/99, Alpharma (2002) GJED, II-3495. 279 D. Vogel and T. Kessler, “How Compliance Happens and Doesn’t Happen Domestically”, in E. Brown

Weiss and H. Jacobson, eds., Engaging Countries: Strengthening Compliance with International

Environmental Accords, Cambridge, Mass.: MIT Press, 1998, fq. 19-37. 280 GUCE L 169, 29.06.1987.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

48

“Mjedisit”. Titulli i ri përmban një numër dispozitash origjinale,281 përkatësisht tri nenet:

130r, 130s dhe 130t. Neni 130r, paragrafi i parë, në veçanti sanksiononte në ligjin e

Komunitetit Evropian detyrën “për të ruajtur, mbrojtur dhe për të përmirësuar cilësinë e

mjedisit”, duke kontribuar në mbrojtjen e shëndetit të njerëzve dhe përdorimin e matur

dhe racional të burimeve natyrore. Neni 130r parashikonte, që politikat mjedisore duhet

të integroheshin me politikat e tjera të BE-së, të tilla si: politikat industriale, bujqësore

dhe politikat e energjisë, duke i bërë thirrje KE për të marrë të gjitha masat e nevojshme,

për të siguruar zhvillimin efektiv. Me Aktin Unik Evropian u parashikuan këto parime

themelore të politikave të Komunitetit Evropian mbi mjedisin: parimi i veprimit

parandalues, riparimi i dëmit në burim dhe ndotësi paguan.282 Parimi i subsidiaritetit

luante një rol të rëndësishëm në përcaktimin e nivelit të duhur të vendimeve në fushën e

mjedisit,283 të cilat duhet të merreshin në mënyrë unanime.284 Këto kompetenca janë

zgjeruar më vonë me Traktatin e Mastrichtit të Bashkimit Evropian të vitit 1993, i cili i

atribuoi veprimit në fushën e mjedisit statusin e një politike të vërtetë të BE-së (Neni

130r). Disa ndryshime në procesin e vendimmarrjes në kontekstin e tregut të brendshëm

kontribuan indirekt në forcimin e ndikimit të përgjithshëm institucional të titullit të ri

mjedisor285 dhe mundësuan vendimmarrjen proaktive të BE-së në fushën e mjedisit.286

Akti Unik Evropian shtoi Seksionin VII të titulluar “Mjedisi” në pjesën e III të

Traktatit të Komunitetit Ekonomik Evropian. Nëpërmjet, Aktit Unik Evropian nuk është

më thjesht de facto, por është e ligjshme, që të flasësh për politikat mjedisore. Masat

përkatëse janë sanksionuar nga Neni 130r deri në Nenin 130s. Neni 130r specifikonte

synimet e politikave mjedisore të KE dhe parashtronte parimet dhe udhëzimet, që

politikat mjedisore duhet të ndjekin. Gjithashtu, trajtonte kompetencat e Shteteve Anëtare

kundrejt kompetencave të Komunitetit Evropian në termat e mbrojtjes mjedisore dhe

parashikonte bashkëpunimin me shtetet e treta dhe organizatat ndërkombëtare në çështjet

mjedisore. Neni 130s përcaktonte procesin legjislativ për formulimin e ligjeve mjedisore

281 L. Krämer, “Differentiation in EU environmental policy”, in B. De Witte, D. Hanf and E. Vos, eds., The

Many Faces of Differentiation in EU Law, Antwerpen, Intersentia, 2001, fq. 83-100. 282 Ndërsa, Traktati nuk ofron një përkufizim për këto parime, kuptimi i tyre thelbësor mund të nxirret nga

legjislacioni dhe dokumentet e politikave, si dhe nga analiza e legjislacionit. Në veçanti, parimi i

parandalimit kërkon marrjen e masave për të mbrojtur mjedisin dhe minimizimin e rrezikut të dëmit edhe

kur dëmi mjedisor nuk ka ndodhur ende. Parimi i parandalimit plotësohet nga parimi, se dëmi mjedisor

duhet të korrigjohet në burim, i cili fokusohet në mënyrë të veçantë në natyrën e aktivitetit, që potencialisht

mund të shkaktojë dëme (për shembull, duke nënkuptuar një preferencë për përdorimin e teknologjive më

të mira të disponueshme). Së fundi, parimi “ndotësi paguan” lidhet me ndarjen e kostove dhe përgjegjësive

për ndotjen e mjedisit duke lënë të kuptohet, se ndotësi duhet të mbështesë kostot e masave për mbrojtjen e

mjedisit; potencialisht, interpretimi i tij mund të zgjerohet për të përfshirë kostot e masave për të korrigjuar

ose kompensuar dëmin mjedisor. Shikoni, J. P. Jacque, L’acte unique européen, in Revue Trimestrelle

Droit Européen, 1986, fq. 608. 283 R. Zaccaria, Principe de subsidiarité et environnement, in Revue européenne de droit de

l’environnement, 2000, fq. 255. 284 Neni 130r parashikuar në titullin e ri VII, dedikuar “Mjedisit”, që u vendos me Aktin Unik Evropian. 285 Në mënyrë të veçantë, rritja e rolit të Parlamentit Evropian në procesin e vendimmarrjes, nëpërmjet

procedurës së bashkëpunimit dhe kërkesat e votimit me shumicë të cilësuar, në vend të unanimitetit, për

miratimin e masave për përafrimin e ligjeve kombëtare me qëllim për të arritur objektivin e tregut të

brendshëm. (Shikoni, Nenin 100 të AUE-aktualisht Neni 114 i TFBE). 286 M. Lee, EU Environmental Law. Challenges, Change and Decision-Making,

Hart Publishing, Oxford and Portland, 2005.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

49

dhe Neni 130t lejonte Shtetet Anëtare të prezantonin masat mbrojtëse më të rrepta, për aq

sa ato do të jenë në përputhje me pjesën tjetër të Traktatit.

Këto masa të reja kanë ndikuar politikat mjedisore të Komunitetit Evropian në disa

mënyra. Së pari, Seksioni VII i ka dhënë një rëndësi simbolike politikave të mbrojtjes

mjedisore përforcuar nga parashikimi në AUE, me të cilin Komuniteti Evropian i

përkushtohet “promovimit të demokracisë mbi bazat e të drejtave themelore të njohura

në kushtetutat dhe ligjet e Shteteve Anëtare”. Sipas Haigh dhe Baldock287 “më shumë, se

një e treta e Shteteve Anëtare i kanë akorduar statuse konstitucionale mbrojtjes së

mjedisit, apo kanë pranuar të drejtat mjedisore”. Së dyti, objektivat e politikave

mjedisore të KE të theksuara në Nenin 130r (1) ishin mjaftueshëm të gjera për të ruajtur,

mbrojtur dhe përmirësuar cilësinë e mjedisit; për të kontribuar drejt mbrojtjes së shëndetit

njerëzor; për të siguruar një përdorim të sigurt dhe racional të burimeve kombëtare; për të

sjell pothuajse çdo çështje mjedisore brenda kompetencave të legjislacionit të KE. Së

treti, Neni 130r (2) i jepte forcë ligjore parimit, i cili evoluoi gradualisht në “Programet e

Veprimit në Mjedis”. Në shtesë, Neni 130r (2) formalizoi parimin e ri, se kërkesat e

mbrojtjes mjedisore duhet të ishin përbërës të politikave të tjera të Komunitetit Evropian.

Së katërti, Neni 130r (3) shpalli faktorët bazë, që duhet t’i shqyrtonte KE në përshtatjen e

politikave të tij: të dhënat shkencore në dispozicion; koordinimin mjedisor në fusha të

ndryshme të KE; përfitimet e mundshme dhe kostot e veprimeve apo të mosveprimeve;

zhvillimet ekonomike dhe shoqërore të Komunitetit Evropian, si një i tërë dhe zhvillimet

e balancuara të rajonit të tij. Së pesti, Neni 130r (4) parashikonte parimet shtesë, të cilat

përcaktonin veprimet e përshtatshme, që duhet të merreshin në nivelin e Komunitetit

Evropian, apo në nivelin e Shteteve Anëtare.288

Vëzhgimi filloi me hyrjen në fuqi të Aktit Unik Evropian në 1 korrik 1987 dhe

përfundoi në gusht 1990. Prej nëntë Direktivave dhe dy Rregulloreve, nuk ka asnjë prej

tyre, që të jenë bazuar mbi Nenin 100 ose mbi Nenin 235. Rregullorja 3143/87;

Rregullorja e përmirësuar 3626/82 mbi implementimin në Komunitetin Evropian të

Konventës mbi Tregtinë Ndërkombëtare të Specieve në Rrezik të Faunës së Egër dhe

Florës; Direktiva 88/302, e përmirësuar për herë të nëntë; Direktiva 67/548 në lidhje me

klasifikimin, paketimin dhe emërtimin e substancave të rrezikshme nuk bëjnë ndonjë

referencë të bazës ligjore specifike. Ato thjesht i janë referuar Traktatit të Komunitetit

Ekonomik Evropian. Direktiva 87/416, përmirësimi i Direktivës 85/210 mbi përqasjen e

ligjeve të Shteteve Anëtare, për sa i përket përmbajtjes së plumbit në karburant; Direktiva

88/347 një amendament i Direktivës 86/280; Rregullorja 3322/88 mbi disa lloje

klorofluorokarbon, të cilat shterojnë shtresat e ozonit; Direktiva 90/219 mbi përdorimin e

mikroorganizmave të modifikuara gjenetikisht dhe Direktiva 90/415 mbi substancat e

rrezikshme në ujë e konsiderojnë Nenin 130s, si bazën e tyre ligjore. Direktivat 88/76 dhe

88/77 mbi shkarkimet e tymrave nga automjetet; Direktiva 88/436, përmirësim i një

Direktive të hershme mbi tymrat e automjeteve (70/220) dhe Direktiva 90/220 mbi

lëshimin në mjedis të organizmave të modifikuara gjenetikisht u adaptuan mbi bazat e

287 N. Haigh and D. Baldock, Environmental Policy and 1992, London: Department of the Environment,

1989, fq. 21. 288 Neni pohon: “Komuniteti Evropian do të marrë masa në lidhje me mjedisin në masën, në të cilën

objektivat e përmendura në paragrafin 1 mund të arrihen më mirë në nivel Komuniteti, se sa në nivelin e

Shteteve Anëtare individuale. Pa cënuar masat e caktuara të një natyre të Komunitetit Evropian, Shtetet

Anëtare duhet të financojnë dhe zbatojnë masat e tjera”.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

50

Nenit 100a të Traktatit të Komunitetit Ekonomik Evropian, i cili nënkuptonte, se ato ishin

masa të harmonizuara mbi bazën e votimit me shumicë të cilësuar dhe subjekt i

procedurës së bashkëpunimit.289 Ky vëzhgim i limituar shfaq një numër pikash

interesante. Së pari, bazat ligjore të përdorura gjatë fazës së parë dhe të dytë, kryesisht

Neni 100 dhe Neni 235 u zëvendësuan nga masat e reja të siguruara nga përmirësimet e

Aktit Unik Evropian ndaj Traktatit të Romës. Së dyti, u riafirmua fakti, se para rastit të

dioksidit të titaniumit ekzistonte pasiguria, kur Nenet 100a apo 130s do të shërbenin, si

bazë ligjore për një pjesë të caktuar të legjislacionit mjedisor. Së fundi, provat tregojnë,

se Neni 100a duke nënkuptuar votimin me shumicë dhe procedurën e bashkëpunimit nuk

ishte përdorur aq shpesh, sa ç’mund të pritej. Deri në vitin 1991, pjesa më e madhe e

politikave mjedisore të Komunitetit Evropian vazhduan të ishin pjesë e një vendimi të

Këshillit.290

Politikat mjedisore të KE kanë fituar përparësi, që prej Aktit Unik Evropian. Seksioni

VII i Traktatit të Komunitetit Ekonomik Evropian kishte pasoja simbolike të

rëndësishme. Mbrojtja e mjedisit përbënte një nga qëllimet më të rëndësishme për të

gjithë Komunitetin Evropian. Mundësia e votimit me shumicë siguronte një kornizë për

adaptimin e legjislacionit mjedisor. Parimi i subsidiaritetit, siç është shprehur në nenin

130r (4), mund të kishte ndikime të rëndësishme mbi Shtetet Anëtare. Autorët Haigh dhe

Baldock kanë treguar, se “në termat e mjedisit, Evropa ka gjasa të perceptojë veten e saj,

si një e plotë duke lëvizur edhe më afër bashkimit midis njerëzve të saj e thënë në një

parathënie të Traktatit të Romës”. Duke u nisur nga një pikëpamje e tillë, Akti Unik

Evropian ka patur me të vërtetë efekte të rëndësishme, jo vetëm në termat e politikave

mjedisore shumë më të gjera dhe efektive, por edhe në termat e përshpejtimit të procesit

të integrimit midis evropianëve në përgjithësi. Çështja është, nëse Komuniteti Evropian

ka apo jo kompetenca për të vepruar dhe nëse Shtetet Anëtare mund t’ia dalin më mirë

me çështjet mjedisore. Në këtë kuptim, AUE ka zgjeruar mundësinë për të sfiduar

veprimet mjedisore, të cilat mund të rezultojnë në politika mjedisore më pak efektive. Për

shkak të mungesës së një baze ligjore ose ndonjë kuptimi të vërtetë të strukturuar të

drejtimit, qasja e Komisionit Evropian për çështjet e mjedisit, deri nga mesi i viteve ‘80

ishte e pjesshme dhe reaktive me një tendencë për të adresuar problemet në baza ad hoc.

Pika e kthesës erdhi në vitin 1987, kur mbrojtja e mjedisit u njoh më në fund, si pjesë

e kompetencës ligjore të Komunitetit Evropian me Aktin Unik Evropian edhe pse

objektivi kryesor i AUE ishte realizimi i përshpejtuar i një tregu të vetëm dhe largimi

përfundimtar i të gjitha barrierave të mbetura ndaj lëvizjes së lirë të njerëzve, kapitalit,

mallrave dhe shërbimeve, deri në fund të vitit 1992. Akti Unik Evropian, gjithashtu solli

katër efekte të rëndësishme në lidhje me politikat mjedisore:291 Së pari, ai iu përgjigj

mungesës së një baze të qartë ligjore për politikat mjedisore të KE duke prezantuar një

Titull të ri VII “Mjedisi” në Traktatin e Romës, pasojë e së cilës ishte lëvizja e politikave

mjedisore nga të qenit një element de facto i politikave të KE në një element de jure.

Qëllimet e Komunitetit Evropian janë përcaktuar në Nenin 130r, si ruajtja, mbrojtja dhe

përmirësimi i cilësisë së mjedisit, duke ndihmuar mbrojtjen e shëndetit të njeriut dhe

duke siguruar përdorimin racional të burimeve natyrore. Këto ishin objektiva shumë të

289 A. Jordan, Environmental Policy in the European Union, second edition, Earthscan in the UK and USA,

2005, fq. 36. 290 Po aty. 291 J. McCormick, Environmental Policy in the European Union, Palgrave, 2001, fq. 56.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

51

gjera, që lejuan Komisionin Evropian të fillonte të bënte propozime legjislative në fushat,

ku ende nuk ishte aktiv, si: mbrojtja e habitateve natyrore dhe liria e qasjes në

informacionin mjedisor.292 Akti Unik Evropian, gjithashtu konfirmoi, se “kërkesat për

mbrojtjen e mjedisit duhet të jenë komponent i politikave të tjera të Komunitetit

Evropian” (Neni 130r (2)). Në asnjë fushë tjetër të politikave të KE nuk ishte një kusht i

tillë. Kompetencat e DG XI u rritën në masë të madhe në propozimin e ligjeve të reja dhe

në kontrollin mbi ndikimin mjedisor të ligjeve dhe politikave duke u zhvilluar në pjesë të

tjera të Komisionit Evropian.

Së dyti, Akti Unik Evropian propozoi votimin me shumicë të cilësuar të iniciativave

në lidhje me mjedisin në Këshillin e Ministrave. Para vitit 1987, shumë pjesë të

legjislacionit mjedisor u bazuan në Nenet 100 dhe 235, të cilat kërkonin unanimitet dhe

më shumë kohë në zhvillimin e propozimeve të pranueshme për të gjitha Shtetet Anëtare.

Me votimin me shumicë të cilësuar, do të ishte e pamundur për çdo Shtet Anëtar bllokimi

i një propozimi, prandaj Shtetet Anëtare, që hezitonin do të ishin të detyruara të punonin

më shumë për të arritur marrëveshje.293 Seksioni përkatës i Aktit Unik Evropian (Neni

100a) ishte i paqartë, ku duhet të zbatohej votimi me shumicë të cilësuar ose unanimiteti,

për këtë arsye Komisioni Evropian dhe Këshilli i Ministrave aplikuan interpretime të

ndryshme. Në ҫështjen, Komisioni kundër Këshillit (Çështja 300/89), GJED vendosi në

qershor të vitit 1991, që Direktiva 89/428 (vendosja e procedurave për harmonizimin,

reduktimin dhe eliminimin e ndotjes nga mbetjet e industrisë së dioksidit titan) ishte e

pavlefshme për shkak, se qëllimi i saj kryesor ishte përmirësimi i kushteve të

konkurrencës në industrinë e dioksidit titanium dhe për shkak, se ajo ishte e përqëndruar

në krijimin dhe funksionimin e tregut të vetëm duke u bazuar në Nenin 100a dhe jo në

Nenin 130s (një nga dispozitat mjedisore të shtuara nga Akti Unik Evropian). Direktiva

89/428 më pas u zëvendësua nga Direktiva 92/112.

Së treti, Komisioni Evropian nuk kishte më mbështetje për justifikimin ligjor të tij për

paqartësinë mes neneve 100 dhe 235 dhe roli i Drejtorisë së Përgjithshme XI, deri atëherë

një aktor relativisht i vogël në burokracinë e Komisionit Evropian u ndryshua rrënjësisht.

Kjo Drejtori u përfshi më shumë në ndjekjen e progresit të propozimeve legjislative, në

zhvendosjen nga një institucion në tjetrin dhe në ndërlidhjen me këto institucione për të

siguruar, që ato e konsideronin ndikimin mjedisor në diskutimet e tyre. Në këtë mënyrë,

Drejtoria e Përgjithshme XI ushtronte kompetencat e veta në mënyrën më efikase dhe roli

i saj nuk ishte aq i dobët dhe periferik siç kishte qenë, por merrte vendime, të cilat

ndikonin në punën e shumë pjesëve të tjera të Komisionit Evropian.294

Së fundi, kompetencat e Komunitetit Evropian në politikat mjedisore filluan të

konsiderohen, si një themel për politikat efektive. Rëndësia e qasjes parandaluese në

administrimin e mjedisit theksoi nevojën për më shumë informacion dhe për një

informacion më të mirë shkencor e teknik, përfshirë vlerësimet më të besueshme të

gjendjes aktuale dhe metodat e përmirësuara për ndryshimin e monitorimit. Argumentet

përgjatë këtyre linjave ishin bërë në takimin e dhjetorit 1988 të Këshillit Evropian në

Rodos dhe u përkrahën nga Komiteti i Mjedisit në Parlamentin Evropian. Në fillim të

292 N. Haigh and D. Baldock, Environmental Policy and 1992, London: Department of the Environment,

1989, fq. 20. 293 Shikoni referencën nr. 291, fq. 57. 294 N. Haigh and Ch. Lanigan, “Impact of the European Union on UK Environmental Policy Making”, in

Tim S. Gray, ed., UK Environmental Policy in the 1990s, London: Macmillan, 1995.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

52

vitit 1989, presidenti i Komisionit Evropian Jacques Delors premtoi të krijonte“një matje

dhe kontroll në rrjetin evropian... përgjegjës për matjen, verifikimin, informatat dhe

nxitjen e alarmit”.295

Komisioni Evropian miratoi Rregulloren 1210/90, duke vendosur angazhimin për të

krijuar një Agjenci Evropiane të Mjedisit, e cila filloi punën në vitin 1993 në

Kopenhagen. Puna e saj nuk është e kufizuar vetëm në BE, por mbulon të gjithë Evropën.

Detyra e saj përfshin mbledhjen, përpunimin dhe sigurimin për Komisionin Evropian në

mënyrë të veçantë, të informacionit të nevojshëm për të identifikuar dhe zhvilluar

propozime të reja legjislative të politikave mjedisore dhe për të marrë punën e CORINE.

Një prej detyrimeve të saj të veçanta është të përgatisë raporte, që zgjasin tre vjet mbi

gjendjen e mjedisit evropian. Raporti i parë u botua në vitin 1995, si Mjedisi i Evropës:

Vlerësimi Dobris,296 i cili solli një seri të konferencave ministrore pan-evropiane në

Dublin (1990), ndërsa raporti i dytë u botua në vitin 1998.297

Në lidhje me mjedisin, qasja e re, e cila reflektohet në teoritë e reja të

modernizimit298 gjeti mbështetje zyrtare në Programin e Katërt të Veprimit në Mjedis

(1987-1992), i cili pranoi rregulloret mjedisore, si një shtyllë për një “progres të

qëndrueshëm ekonomik dhe social”.299 Ndikimi i Aktit Unik Evropian në politikat

mjedisore të Komunitetit Evropian u forcua nga publikimi i Programit të Katërt të

Veprimit në Mjedis (1987-1992).300 Ky program theksoi nevojën për të vendosur

standardet e cilësisë mjedisore, si dhe rëndësinë e zbatimit të ligjit të KE dhe është

ndërtuar mbi parimet, që ishin shfaqur në Programet e hershme të Veprimit në Mjedis

duke shtuar një numër të qëllimeve të reja, përfshirë menaxhimin e burimeve natyrore.

Në fund të viteve ‘80, Komisioni Evropian filloi të eksploronte instrumente të reja të

politikave mjedisore për të lehtësuar përfshirjen e aktorëve privat në zbatimin e normave

mjedisore. Kështu, ligji mjedisor i BE-së në këtë periudhë paraqiti miratimin e masave të

reja, duke përfshirë edhe ato mbi eko-etiketimin, aksesin e publikut në informacionin

mjedisor, vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe një propozim për një Direktivë, që

përcaktonte përgjegjësinë civile për mbetjet.301 Në të njëjtën kohë, numri në rritje i

procedimeve të shkeljeve të filluara nga Komisioni Evropian kundër Shteteve Anëtare302

ngritën shqetësime serioze në lidhje me efektivitetin e vërtetë të legjislacionit mjedisor303

dhe zhvendosën vëmendjen drejt efikasitetit dhe zbatimit efektiv të ligjit të mjedisit.

295 Komisioni Evropian, 1989, fq. 14. 296 D. Stanners and P. Bourdeau, (eds), Europe’s Environment: The Dobris Assessment, Luxembourg:

Office for Official Publications of the European Communities, 1995. 297 European Environment Agency, Europe’s Environment: The Second Assessment, Luxembourg: Office

for Official Publications of the European Communities, 1998. 298 A. Weale, Environmental Rules and Rule-Making in the European Union, Journal of European Public

Policy, vol. 3, no. 4, 1996, fq. 594-611. 299 Bashkimi Evropian, Rezoluta për vazhdimin dhe zbatimin e një politike dhe Programit të Veprimit në

Mjedis të Komunitetit Evropian (1987-1992), 19 Tetor, 1987. http://eur-lex.europa.eu/. (Aksesuar më

17.06.2016). 300 Gazeta Zyrtare, C. 238, 07.12.1987. 301 P. Sands, European Community Environmental Law: The Evolution of a Regional Regime of

International Environmental Protection, The Yale Law Journal, vol. 100, no. 8, 1991, fq. 2516. 302 K. Collins and D. Earnshaw, The Implementation and Enforcement of European Community

Environmental Legislation, Environmental Politics, vol. 1, no. 4, 1992, fq. 213-249. 303 R. Macrory, The Enforcement of Community Environmental Laws: Some Critical Issues, Common

Market Law Review, vol. 29, no. 2, 1992, fq. 347-369.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

53

Një zhvillim i rëndësishëm nga fundi i viteve ‘80 ka qenë shfaqja e Komisionit

Evropian, si aktor ndërkombëtar në fushën e mjedisit. Disa vendime të Komunitetit

Evropian dhe rregullore, që datojnë nga mesi i viteve ‘70 do të shërbenin, si një mjet për

zbatimin e kushteve të traktateve ndërkombëtare, në të cilat KE ka qenë nënshkrues.

Komisioni Evropian vlerësoi rolin qëndror, që kishte në negociatat ndërkombëtare dhe

zhvendosi përpjekjet për të pajtuar nevojat e Shteteve Anëtare, që në mënyrë aktive

ndihmonin për të negociuar draftin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Në Samitin e

Dublinit në vitin 1990 Këshilli Evropian shpalli, se Komuniteti Evropian,“si një prej

organizatave kryesore të botës... ka një përgjegjësi të veçantë për të mbrojtur dhe

përmirësuar mjedisin natyror, jo vetëm të vetë Komunitetit Evropian, por dhe të botës,

pjesë e së cilës ai është”. Traktatet këshilluan BE të siguronte qëndrueshmërinë e

aktiviteteve të tij të jashtme vetëm në fusha të tilla, si siguria dhe politikat ekonomike dhe

të zhvillimit, por Komisioni Evropian ka luajtur një rol kryesor në forume të tilla, si

Konferenca Botërore e Klimës e vitit 1990, Konferenca e OKB-së mbi Mjedisin dhe

Zhvillimin, në vitin 1992 në Rio de Janeiro (Samiti i Tokës) dhe takimet midis palëve në

Konventën e Ndryshimeve Klimatike. Nga pikëpamja institucionale, Bashkimi Evropian

ishte i pajisur me Agjencinë Evropiane të Mjedisit në vitin 1990304 dhe me Rrjetin

Evropian të Vëzhgimit dhe Informimit për Mjedisin në vitin 1994.

Në fazën e tretë, gjithashtu u evidentua forcimi i aftësisë së Komunitetit Evropian për

të financuar projektet e menaxhimit mjedisor. Fondi i parë mjedisor i KE, në lidhje me

operacionet e Komunitetit Evropian për mjedisin ishte themeluar me Rregulloren 1872/84

dhe siguroi mbështetje për projektet, që kishin për qëllim zhvillimin e teknologjive të reja

dhe mbrojtjen e zonave të ndjeshme. Në vitin 1989 një Komision Task Forcë publikoi një

raport mbi “Mjedisin dhe Tregun e Brendshëm”, në të cilin pohonte, se krijimi i një tregu

të vetëm, si dhe nevoja për të ndarë rritjen ekonomike nga degradimi mjedisor kërkonte

një rishikim thelbësor të politikave mjedisore ekzistuese në nivelin e Komunitetit

Evropian dhe Shteteve Anëtare. Duke përfshirë Seksionin e VII mbi “Mjedisin” në

Traktatin e Komunitetit Ekonomik Evropian, autorët e AUE siguruan mbështetjen ligjore

zyrtare, mbi bazat e së cilës do të mund të bënin një rishikim thelbësor.305 Bazat ligjore

zyrtare dallojnë politikat e KE në fazën e tretë prej atyre të mëparshme.

Sipas Haigh dhe Baldock,306 mungesa e qartë e bazës ligjore për politikat mjedisore

të Komunitetit Evropian është kritikuar shumë dhe brenda këtij konteksti, titulli i

“Mjedisit” u konsiderua, si një përgjigje ndaj kësaj kritike. Akti Unik Evropian ndikoi në

politikat mjedisore të KE në tri mënyra të ndryshme: nëpërmjet ndryshimeve

institucionale të përgjithshme; nëpërmjet objektivit të realizimit të një tregu të brendshëm

dhe nëpërmjet dispozitave ligjore, që përcaktojnë politikat mjedisore të Komunitetit

Evropian.307 Rëndësia e institucioneve të BE-së në gjenerimin e ligjeve dhe politikave

304 Bashkimi Evropian, Rregullorja (KEE) Nr. 1210/90 mbi themelimin e Agjencisë Evropiane të Mjedisit

dhe Rjetit Evropian të Informimit dhe Vëzhgimit të Mjedisit, 7 Maj, 1990, http://eur-lex.europa.eu/.

(Aksesuar më 17.06.2016). 305 R. Wägenbaur, The Single Market Programme and the Protection of the Environment, in Environmental

Protection and the Impact of European Community Law, Papers from the Joint Conference with the

Incorporated Law Society of Ireland, Dublin: Irish Centre for European Law, 1990, fq. 18. 306 N. Haigh and D. Baldock, Environmental Policy and 1992, London: British Department of the

Environment, 1989, fq. 20. 307 N. Haigh and D. Baldock, Environmental Policy and 1992, London: British Department of the

Environment, 1989, fq. 12.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

54

mjedisore është reflektuar në rritjen e aktiviteteve nga ana e grupeve të interesit, që

punojnë në nivel evropian. Lobimi mjedisor në Bruksel është ende modest në madhësi.

Shumica e evropianëve e konsiderojnë mbrojtjen e mjedisit, si një “problem të

menjëhershëm dhe urgjent” dhe forca e opinionit publik është reflektuar edhe në rritjen e

partive politike të gjelbra.

2.3.1. Kontradikta në aplikimin e masave rregullatore në Bashkimin

Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Në vitin 1989, ndalimi i përdorimit të hormoneve për të promovuar rritjen e

kafshëve308 shënoi në mënyrë të qartë një largim të ndërgjegjshëm të Komunitetit

Evropian nga standardi amerikan i mbrojtjes. Ky largim u pasua në vitin 1990 nga

moratoriumi për përdorimin e një hormoni të rikombinuar (rBST) për të rritur prodhimin

e qumështit309 dhe përsëri në të njëjtin vit me miratimin e legjislacionit mbi lëshimin e

qëllimshëm në mjedis të OMGJ-ve,310 që vendosi testimin paraprak dhe kërkesat

paraprake para, se OMGJ-të të hidheshin në treg. Të gjitha këto raste tregojnë, se

legjislacioni, që po miratohej në Evropë vendoste standarde më të larta për mbrojtjen e

shëndetit ose mjedisit, se sa ato në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (p.sh., mbi

biodiversitetin në vitin 1992; paketimin e mbetjeve në vitin 1994, farat e OMGJ-ve dhe

ushqimeve në vitet 1994, 1997, 2000 dhe 2001, ndalimin e përhershëm për rBST në vitin

1999, ndryshimin e klimës në vitet 1997 dhe 2001, ligjin e ri për sigurinë e ushqimit në

vitin 2002 etj). Komuniteti Evropian duke rritur nivelin e mbrojtjes ndryshoi ose amendoi

legjislacionin e tij. Megjithatë ka pak raste, ku rregullorja në Shtetet e Bashkuara të

Amerikës ka qenë herë pas here më shumë parandaluese, se sa në Evropë dhe këto lidhen

kryesisht me fushat, ku kompetencat e Komunitetit Evropian ushtroheshin akoma me

Shtetet Anëtare.

Duke u nisur nga viti 1992, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë nënshkruar ose

ratifikuar një sërë konventash dhe marrëveshjesh ndërkombëtare të rëndësishme, si:

Konventa e Bazelit e vitit 1989 “Për mbetjet e rrezikshme”; Konventa “Mbi Diversitetin

Biologjik” e vitit 1992; Protokolli i Kiotos “Mbi shkarkimet e dioksidit të karbonit” i vitit

1997 dhe Protokolli i Kartagjenës “Mbi Biosigurinë” i vitit 2000. Protokolli i Montrealit i

vitit 1987 “Mbi substancat, që hollojnë shtresën e ozonit”, Deklarata e Rio-s e vitit 1992

dhe Marrëveshja e OBT/SPS 1995 ishin marrëveshjet e fundit të rëndësishme

ndërkombëtare të pranuara nga SHBA, që mishërojnë apo përmbajnë referenca specifike

për parimin e parandalimit në shëndetin e njeriut dhe mbrojtjen e mjedisit. Shtetet e

Bashkuara të Amerikës nuk mohonin, se masat parandaluese ose qasjet parandaluese

mund të miratoheshin për të rregulluar rrezikun,311 por kontestonin faktin, se ekzistenca

ose shfaqja e një parimi parandalues mund të mos pranonte dispozitat në marrëveshjet

308 Direktiva e Këshillit 88/146/KEE mbi ndalimin e përdorimit në blegtori dhe bujqësi të substancave të

caktuara, që kanë patur një veprim hormonal. 309 Vendimi i Këshillit 90/218/KEE mbi vendosjen në treg dhe administrimin e Bovine Somatotropin

(BST), 1994, Gazeta Zyrtare (L 366) 19. 310 Direktiva e Këshillit 90/219/KEE e 23 Prillit 1990 mbi përdorimin e kontrolluar të mikroorganizmave të

modifikuara gjenetikisht dhe Direktiva e Këshillit 90/220/KEE e datës 23 prill 1990 për lëshimin e

qëllimshëm në mjedis të organizmave të modifikuar gjenetikisht. 311 S. Shaw and R. Schwartz, Trade and Environment in the WTO: State of Play, Journal of World Trade

36, 2002, fq. 129-154.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

55

ekzistuese. Statusi i masave paraprake do të siguronte aplikimin e rregulloreve strikte për

shtetet edhe kur nuk kishte prova pozitive të dëmit.

2.3.2. Politikat e Komunitetit Evropian për një nivel më të lartë të mbrojtjes

së shëndetit dhe mjedisit

Komuniteti Evropian caktoi vitin 1992, si afat për të arritur përfundimin e tregut të

brendshëm. Objektivi i vitit 1992 shkaktoi miratimin dhe zbatimin e një liste të gjatë të

legjislacionit sekondar mbi njeriun, kafshët, bimët dhe mbrojtjen e mjedisit, duke

përfshirë edhe mbrojtjen e konsumatorit, shëndetin dhe sigurinë. Kuadri ligjor u bë mjaft

i detajuar duke reduktuar vazhdimisht autoritetin e Shteteve Anëtare për të miratuar

legjislacionin e brendshëm.312 Moratoriumi i parë në përdorimin e rBST (Vendimi i

Këshillit 90/218/KEE) dhe në veçanti ndalimi i përhershëm pasues (Vendimi i Këshillit

1999/879/KE) ishin të bazuara në pasigurinë, por edhe në konsideratat e shëndetit të

kafshëve dhe mirëqenien e kafshëve. Masa e parë e Komunitetit Evropian, që kufizonte

përdorimin e brendshëm të hormoneve për të nxitur rritjen (Direktiva 81/602/KEE) ka

patur një prapavijë të fortë etike dhe morale për shkak, se ajo doli nga problematikat

(përdorimi i substancave të paligjshme dhe përqëndrime të larta të mbetjeve në ushqimet

për fëmijë) në Gjermani dhe Itali.313

Në anën tjetër, standardet e jetesës në Evropë u rritën në përgjithësi gjatë kësaj

periudhe dhe sa më i lartë të ishte produkti kombëtar bruto për frymë, aq më e madhe

ishte kërkesa për të miratuar dhe zbatuar legjislacionin për të mbrojtur shëndetin dhe

mjedisin. Për më tepër, gjatë viteve ‘70 dhe ‘80, mbrojtja e mjedisit morri vëmendje të

madhe në nivel ndërkombëtar.314 Ky ishte sfondi i përgjithshëm duke shtuar edhe disa

faktorë të tjerë, si: tradita, arsimi dhe kultura;315 angazhimin e thelluar për të drejtat e

njeriut dhe lidhjet me konsideratat morale, të drejtësisë dhe parimet (p.sh., zhvillimi i

qëndrueshëm).316 Të gjithë këta faktorë ndërveprojnë dhe luajnë një rol të rëndësishëm në

përcaktimin e nivelit të pranueshëm317 të rrezikut në Komunitetin Evropian. Për të

312 S. Breyer and V. Heyvaert, Institutions for Regulating Risk, 2000, fq. 315. 313 G. M. Fara, G. Del Corvo, S. Bernuzzi, A. Bigatello, C. DiPictro, S. Scaglioni, and G. Chiumello,

Epidemic of Breast Enlargement in an Italian School, Lancet 2, 1979, fq. 295; G. Chiumello, M. P.

Guarneri, G. Russo, L. Stroppa, and P. Squaramella, “Accidental Gynecomastia in Children,” in A. M.

Anderson, M. Grigar, E. Rajpert-de Meyts, H. Leffers, and N. E. Skakkebaek, Hormone and Endocrine

Disrupters in Food and Water: Possible Impact on Human Health, Copenhagen: Munksgaard, 2001, fq.

203; A. P. Comas, Precocious Sexual Development: Clinical Study in the Western Region of Puerto Rico,

Bolletin Associacion Medica de Puerto Rico 74, 1982, fq. 245-251; C. A. Saenz, M. ToroSola, L. Conde,

and N. P. B. Rivera, Premature Thelarche and Ovarian Cyst Probably Secondary to Estrogen

Contamination, Bolletin Associacion Medica de Puerto Rico 74, 1982, fq. 16-19. 314 D. Vogel and T. Kessler, “How Compliance Happens and Doesn’t Happen”, 1998, fq. 30-32. 315 M. A. Echols, Food Safety and the WTO: The Interplay of Culture, Science and Technology, London:

Kluwer, 2001; M. A. Pollack and G. C. Shaffer, “The Challenge of Reconciling Regulatory Differences:

Food Safety and GMOs in the Transatlantic Relationship”, in M. A. Pollack and G. C. Shaffer, eds.,

Transatlantic Governance in the Global Economy, Lanham, Md.: Rowman & Littlefield, 2001, fq. 153-

175. 316 P. Sand, The Precautionary Principle: A European Perspective, in Transnational Environmental Law,

Kluwer Law International, 1999; T. Christoforou, The Origins, Content and Role of the Precautionary

Principle in European Community Law, 2002. 317 C. Larrere, “Le Contexte Philosophique du Principe de Précaution”, 1994.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

56

shqyrtuar këtë rrezik në nivel komunitar318 analizohen edhe aspektet institucionale,

shkencore, ekonomike dhe ligjore.

Një ndër ndryshimet institucionale të nxitura nga Akti Unik Evropian ishte procedura

e bashkëpunimit, siç u parashikua në Nenin 149 të Traktatit të Komunitetit Ekonomik

Evropian. Në përgjigje të kritikave në lidhje me procesin legjislativ të Komunitetit

Evropian dhe akuzave të një “defiçiti demokratik”, procedura e bashkëpunimit i

mundësonte Parlamentit Evropian të luante një rol efektiv, por edhe të kualifikuar në

procesin legjislativ.319 Në termat e mbrojtjes mjedisore, Neni 149 lejonte në mënyrë

efektive opinionin publik të përfaqësuar nga Parlamenti Evropian, që të kishte më tepër

ndikim mbi procesin e formulimit të politikave mjedisore. Ky burim i ndikimit publik

mund të provonte, se ishte shumë i rëndësishëm.320

Neni 100a mund të përdorej për qëllime mjedisore.321 Kjo ishte në kundërshtim me

Nenin 100 dhe 235, ku shumica e pjesëve të legjislacionit mjedisor të para vitit 1985

ishin bazuar edhe në Nenin 130s. Sipas Haigh dhe Baldock,322 një prej problemeve në

lidhje me votimin me shumicë në kontekstin e mjedisit ishte pasiguria, që mbizotëronte

në lidhje me mënyrën, se si ishte bërë një zgjedhje për masat mjedisore midis Nenit 130s

(votimi me unanimitet) dhe Nenit 100a (votimi me shumicë). Neni 100a, në parim ishte

rezervuar për produktet tregtare dhe ishte e vështirë të kategorizoheshin të gjitha rastet

përgjatë këtyre linjave, megjithatë Komisioni Evropian dhe Këshilli ranë dakort për këtë

çështje. Sipas Komisionit Evropian, Neni 100a ishte baza e duhur ligjore në ҫdo rast, kur

plotësoheshin kushtet specifike dhe Neni 130 aplikohej, kur kushtet e Nenit 100a nuk

plotësoheshin ose impakti i produktit në lidhje me konkurrencën ishte shumë i vogël

krahasuar me impaktin mbi mjedisin.323 Klauzola e mbrojtjes (Neni 100a (5)) i lejonte

Shtetet Anëtare të zgjidhnin përpjekjet për harmonizim në rastet e përshtatshme, siç ishte

dhënë në Nenin 36.

Sipas Nenit 100b, KE duhet të hartonte një listë të masave kombëtare, të cilat

renditeshin nën Nenin 100a dhe nuk ishin harmonizuar në përputhje me atë nen. Me

votimin me shumicë, Këshilli më pas duhet të vendoste, se cila prej tyre mund të

pranohej, si e barazvlefshme. Të gjitha masat e tjera duhet të harmonizoheshin.324 Këto

masa harmonizimi për të plotësuar tregun e brendshëm kishin një impakt mbi politikat

mjedisore deri në atë masë, sa shumica e standardeve të mbrojtjes mjedisore, që ndikonin

funksionimin e tregut të brendshëm do të vendoseshin në nivelin e Komunitetit Evropian.

Nëse, KE do të vendoste apo jo standarde harmonizimi për procedurat mjedisore, të cilat

318 J. P. Dupuy, Pour Un Catastrophisme Eclairé: Quand l’Impossible est Certain, Paris: Seuil, 2002. 319 J. Lodge, “Environment: Towards a Clean Blue-Green EC”, in J. Lodge, (ed), The European

Community and the Challenge of the Future, London: Pinter, 1989, fq. 69. 320 Kjo ilustrohet në rastin e Direktivës 88/76 mbi emetimet nga makinat e vogla. N. Haigh and D. Baldock,

Environmental Policy and 1992, London: British Department of the Environment, 1989, fq. 51-54. 321 N. Haigh and D. Baldock, Environmental Policy and 1992, London: British Department of the

Environment, 1989, fq. 14. 322 Po aty, fq. 15. 323 R. Wägenbaur, The Single Market Programme and the Protection of the Environment, in Environmental

Protection and the Impact of European Community Law, Papers from the Joint Conference with the

Incorporated Law Society of Ireland, Dublin: Irish Centre for European Law, 1990, fq. 21. 324 N. Haigh and d. Baldock, Environmental Policy and 1992, London: British Department of the

Environment, 1989, fq. 18.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

57

ndikonin “funksionimin e tregut të përbashkët” apo “krijimin e tregut të brendshëm”

mbetej e pasigurt.325

Gjykata Evropiane e Drejtësisë me vendimin e qershorit të vitit 1991 për dioksidin

titanium,326 mbështeti Nenin 100a (votimin me shumicë). Në parashikim të efekteve

aktuale të pozicionit të GJED, mund të pranohet konkluzioni i Haigh, se “votimi me

shumicë mund të mos ketë revolucionarizuar politikat mjedisore, por e ka bërë shumë të

vështirë për një apo dy vende të bllokojnë disa propozime, si në rastin e Danimarkës, kur

dështoi të parandalonte adaptimin e Direktivës 88/76 mbi tymrat e lëshuara nga makinat

e mëdha”.

2.4. Evoluimi i politikave mjedisore të Bashkimit Evropian në fazën e katërt

Në vitin 1993, politikat mjedisore, më në fund u renditën në nenet e rëndësishme të

Traktatit të BE-së. Neni 2 konfirmoi, se një nga objektivat e integrimit evropian ishte

“promovimi në të gjithë Komunitetin Evropian i një zhvillimi harmonik dhe të balancuar

të aktiviteteve ekonomike dhe rritja jo-inflacioniste duke respektuar mjedisin”, ndërsa

Neni 3 sanksionoi politikat në fushën e mjedisit, si një nga njëzetë aktivitetet e KE.

Qëllimi i “promovimit të masave në nivel ndërkombëtar për t’u marrë me problemet

mjedisore rajonale ose botërore” është shtuar me Nenin 130r dhe ndryshimet e Nenit

130s lejuan, që votimi me shumicë të cilësuar të bëhej rregull në çështjet më të mëdha

mjedisore, ndërsa përjashtimet përfshinin vendimet mbi taksat mjedisore, planifikimin

urban dhe rural, menaxhimin e burimeve të ujit, si dhe furnizimin me energji.

Me kompetencat e Komunitetit Evropian mbi politikat mjedisore të përforcuara në një

masë të madhe pas vitit 1987 nga Akti Unik Evropian doli nevoja për të zhvilluar

Programin e Pestë të Veprimit në Mjedis, që synonte t’i jepte Komisionit Evropian një

qasje më të strukturuar dhe strategjike për zhvillimin e politikave mjedisore. Ky program

i ri ishte i ndryshëm në përmbajtje dhe filozofi nga katër paraardhësit e tij. Programi i

Pestë i Veprimit në Mjedis (1993-2000), gjithashtu lëvizi përtej mbrojtjes së mjedisit dhe

vendosi një kuptim të ri mbi zhvillimin e qëndrueshëm, të cilin e përkufizoi, si

“zhvillimin ekonomik dhe social pa dëmtuar mjedisin dhe burimet natyrore, nëpërmjet të

cilave vazhdon veprimtaria njerëzore dhe zhvillimi i mëtejshëm varet prej tyre”.327

(Zhvillimi i qëndrueshëm më pas u zhvendos në Preambulën e traktateve nga Traktati i

Amsterdamit). Programi i Pestë i Veprimit në Mjedis evidentoi nevojën për ripërdorimin,

riciklimin, racionalizimin e prodhimit dhe konsumit të energjisë, si dhe ndryshimin e

konsumit dhe modelet e sjelljes. Ai u përqëndrua në problemet me dimensione

transevropiane (ndryshimet klimatike, acidifikimi, kërcënimet ndaj biodiversitetit, ndotja

e ujit, përkeqësimi i mjedisit urban, përkeqësimi i zonave bregdetare dhe mbetjet) dhe i

kushtoi vëmendje të veçantë sektorëve të industrisë, energjetikës, transportit, bujqësisë

dhe turizmit.

325 N. Haigh and d. Baldock, Environmental Policy and 1992, London: British Department of the

Environment, 1989, fq. 19. 326 Dioksidi i titaniumit është një pigment i bardhë, në përgjithësi mendohet të jetë i padëmshëm. Ai është

përdorur në ngjyra, plastikë dhe produkte të tjera, që të reduktojë varësinë nga substancat toksike, si plumbi

dhe zinku. Problemi është, se prodhimi i tij rezulton në shkarkimin e mbetjeve acide të kontaminuara nga

metalet. Legjislacioni i KE-së për dioksidin titanium daton në fillim të viteve 1970. 327 Gazeta Zyrtare, C 138, 17.05.93.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

58

Me Traktatin e Mastrichtit, mbrojtja e mjedisit hyri në Preambulë, ndërsa në mesin e

detyrave të Komunitetit Evropian u vendos në Nenin 2 “rritja e qëndrueshme dhe jo-

inflacioniste duke respektuar mjedisin”. Traktati i Mastrichtit prezantoi për herë të parë

një referencë të veçantë për mbrojtjen e mjedisit në mesin e objektivave të Bashkimit

Evropian328 dhe kontribuoi duke sjell risi të rëndësishme institucionale dhe strukturore,

që konfirmuan ambicjen e Bashkimit Evropian për të shkuar përtej objektivave origjinale

ekonomike.329 Dispozitat mjedisore u zhvendosën në Titullin XVI të quajtur “Mjedisi”

dhe parimeve bazë të përfshira në Traktatin e vitit 1987 iu shtua edhe parimi i

parandalimit.330 Një formulim i qartë u përcaktua për parimin e integrimit mjedisor331 dhe

u parashikua, se vendimet në fushën e mjedisit mund të miratohen mbi bazën e një

shumice të cilësuar.332 Ndryshe nga Akti Unik Evropian i vitit 1987 dhe Traktati i

Mastrichtit, të cilët ndryshuan në mënyrë thelbësore “rregullat për formimin e politikave

mjedisore të BE”, traktati i ri do të bënte vetëm një numër të vogël ndryshimesh në

seksionin e mjedisit, por mund të shkaktonte ndikime indirekte të rëndësishme mbi

dinamikat e politikëbërjes.333 Traktati i Amsterdamit shtoi një referencë për zhvillimin e

qëndrueshëm në mesin e objektivave të Bashkimit Evropian dhe shprehimisht përmendet

arritja e “një niveli të lartë të mbrojtjes dhe përmirësimit të cilësisë së mjedisit” në mesin

e detyrave të Komunitetit Evropian. Formulimi i ri në Traktat ishte një përmirësim i

mirëpritur në krahasim me referencën më pak specifike ndaj “rritjes së qëndrueshme dhe

jo-inflacioniste duke respektuar mjedisin” në versionin e Traktatit të Mastrichtit. Traktati

i Amsterdamit, gjithashtu zhvendosi parimin e integrimit të mjedisit nga titulli specifik

mjedisor në Nenin 6, në seksionin që përshkruante parimet e përgjithshme të politikës së

BE.

Traktati i Amsterdamit kishte më pak ndikim kushtetues për politikat e mjedisit, se

Akti Unik Evropian ose Traktati i Mastrichtit, por nuk ishte pa rëndësi. Vendimet mbi

ligjet e reja të mjedisit në bazë të Nenit 130s kishin qenë objekt, deri atëherë i procedurës

së bashkëpunimit, ndërsa ato mbi përafrimin e ligjeve, që kishin të bënin me tregun e

brendshëm, sipas Nenit 100a kishin qenë objekt i procedurës së vendimmarrjes së

përbashkët duke çuar në rrezikun e konfliktit midis tyre. Traktati i Amsterdamit eliminoi

procedurën e bashkëpunimit, duke zvogëluar rrezikun e mosmarrëveshjeve mbi baza

ligjore. Ky traktat vendosi parimin e zhvillimit të qëndrueshëm në qendër të traktateve.

Traktati i Mastrichtit kishte përmendur “rritjen e qëndrueshme dhe jo-inflacioniste duke

respektuar mjedisin”, por Neni 2 në Preambulë ishte rishkruar për të plotësuar një nga

qëllimet e Komunitetit Evropian “një zhvillim harmonik, të balancuar dhe të

328 E. Orlando, The Evolution of EU Policy and Law in the Environmental Field: Achievements and Current

Challenges, Working Paper, April 2013, fq. 6. 329 L. J. Brinkhorst, The Road to Maastricht, Ecology Law Quarterly, vol. 20, no. 1, 1993, fq. 7-23. 330 Neni 130r në paragrafin 2 parashikonte, se: “Politikat e Komunitetit Evropian mbi mjedisin duhet të

synojnë një nivel të lartë të mbrojtjes, duke marrë parasysh larminë e situatave në rajonet e ndryshme të

Komunitetit Evropian. Ato janë themeluar mbi parimin e masave paraprake dhe veprimit parandalues,

parimin e korrigjimit të dëmit në burim dhe parimin ndotësi paguan”. D. Wilkinson, Maastricht and the

Environment: the Implications for the EC’s Environment Policy of the Treaty on European Union, Journal

of Environmental Law, vol. 4, no. 2, 1993, fq. 221-239. 331 Sipas formulimit të ri “kërkesat e mbrojtjes mjedisore duhet të integrohen në përcaktimin dhe zbatimin e

politikave të tjera të Komunitetit Evropian” dhe nuk mund të jetë thjesht një komponent i këtyre politikave. 332 Nenet 130r dhe 130s. 333 A. Jordan, Environmental Policy in the European Union, second edition, Earthscan in the UK and USA,

2005, fq. 42.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

59

qëndrueshëm të aktiviteteve ekonomike”. Në të njëjtën kohë, një Nen i ri 3c u krijua për

të përcaktuar, se “kërkesat e mbrojtjes mjedisore duhet të integrohen në përcaktimin dhe

zbatimin” e të gjitha politikave dhe aktiviteteve të BE të renditura në Nenin 3.

Me Traktatin e Amsterdamit në vitin 1997,334 Traktati i KE dhe Traktati i Bashkimit

Evropian marrin numra të rinj. Nenet 130r deri 130t janë përfshirë në Titullin XIX dhe

bëhen Nenet 174, 175, 176. Në përpjekje për të përmirësuar më tej nivelet e legjitimitetit

dhe demokracisë në sistemin e ligjbërjes së BE, Traktati i Amsterdamit zgjeroi fushat e

politikave të qeverisura nga procedura e bashkëvendimarrjes, që me disa përjashtime për

disa fusha politikisht të “ndjeshme” u bë procedura standard për ligjvënien mjedisore.335

Traktati i Amsterdamit i konsideronte politikat mjedisore, si një nga objektivat kryesore

të politikave të BE me përfshirjen e tyre në Nenin 3. Përmbajtja e Nenit 2 u ndryshua336

pjesërisht, ndërsa vendosja e Nenit 6337 parashikonte integrimin e nevojave mjedisore në

përcaktimin dhe zbatimin e politikave dhe veprimeve të tjera komunitare, duke rimarrë

atë që parashikonte Neni 130r. Integrimi i politikave të mbrojtjes së mjedisit me politikat

e tjera të BE-së338 u promovua përmes një numri të iniciativave të ndërmarra nga

Komisioni Evropian dhe Këshilli. Më e rëndësishme, se ndryshimet kushtetuese kanë

qenë ndryshimet normative, veçanërisht në mënyrën se si Komisioni Evropian ka afruar

politikat mjedisore. Gjashtë ndryshime kanë qenë veçanërisht të dukshme:

Së pari, Komisioni Santer (1995-1999) vuri një theks të ri në konsolidimin e

aktiviteteve ekzistuese, sesa në nisjen e iniciativave të reja. Ndryshimi ishte pjesërisht për

shkak të forcës ligjore, që i ishte dhënë subsidiaritetit nga Traktati i Mastrichtit, i cili çoi

në paraqitjen e pak propozimeve të reja dhe tërheqjen e disa të tjerave. Në të njëjtën kohë

ka patur një rritje në numrin e librave të gjelbër dhe të bardhë, projektuar për të nxitur

diskutimet për çështjet e mjedisit dhe pozicionet e politikave. Në fushën e mjedisit, vetëm

dy nisma të reja legjislative u propozuan, ndërsa Komisioni Evropian propozoi nxitjen e

debatit publik për arritjen e marrëveshjeve vullnetare në industri, përdorimin e taksave,

nevojën për të përmirësuar zbatimin etj.339 Programet e viteve 1997 dhe 1998 u fokusuan

në nevojën për të parë ndikimet në mjedis të politikave të tjera, duke vendosur një theks

334 Traktati i Amsterdamit, u nënshkrua më 2 tetor 1997 dhe hyri në fuqi më 1 maj 1999. 335 B. Pootschi, The 1997 Treaty of Amsterdam - Implications for EU Environmental Law and Policy

Making”, Review of European, Comparative and International Environmental Law, vol. 7, no. 1, 1998, fq.

85-92. 336 Neni 2, i ndryshuar nga Traktati i Amsterdamit parashikon, se: “Komuniteti Evropian ka detyrën e

promovimit për të krijuar një treg të përbashkët dhe një bashkim ekonomik dhe monetar dhe nëpërmjet

politikave implementuese dhe masave të zakonshme të përmendura në Nenet 3 dhe 4, një zhvillim

harmonik, të balancuar dhe të qëndrueshëm të aktiviteteve ekonomike, një nivel të lartë të punësimit dhe të

mbrojtjes sociale, barazinë midis burrave dhe grave, rritje të qëndrueshme dhe jo-inflacioniste, një shkallë

të lartë të konkurrencës dhe konvergjencën e performancës ekonomike, një nivel të lartë të mbrojtjes së

mjedisit dhe përmirësimin e cilësisë së mjedisit, përmirësimin e standardit jetësor dhe cilësinë e jetës,

kohezionit ekonomik dhe social dhe solidaritetit ndërmjet Shteteve Anëtare”. 337 Neni 6 i Traktatit të Amsterdamit parashikon, se: “Kërkesat për mbrojtjen e mjedisit duhet të integrohen

në përcaktimin dhe zbatimin e politikave dhe aktiviteteve të Komunitetit Evropian të përmendura në Nenin

3, në veçanti me synimin për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm”. 338 M. Wasmeier, The Integration of Environmental Protection as a General Rule for Interpreting

Community Law, in Common Market Law Review, vol. 38, 2001, fq. 151; D. Grimeaud, The Integration of

Environmental Concerns into EC Policies: A Genuine Policy Development?, in European Environmental

Law Review, 2000, fq. 207 ss. 339 Komisioni Evropian, Programi i Komisionit Evropian për vitin 1996, Suplementi i Buletinit të

Bashkimit Evropian, 1996a, COM (95) 512 final.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

60

të veçantë mbi problemet e zbatimit. Programi i vitit 1999 u dominua nga një vlerësim i

Programit të Pestë të Veprimit në Mjedis.

Ndryshimi i dytë normativ ka qenë vetëdija brenda Komisionit Evropian, në lidhje me

nevojën për të siguruar koordinimin, ndërmjet Drejtorive të Përgjithshme me interes në

çështjet mjedisore. Efekti i parimit të integrimit të kërkesave të mbrojtjes së mjedisit me

politikat e tjera (të paraqitura nga Akti Unik Evropian dhe të forcuara nga Traktati i

Amsterdamit) ka qenë të detyrojë Komisionin Evropian për të siguruar, që propozimet

legjislative janë të shpërndara gjerësisht dhe diskutohen përpara, se të dërgohen në

Këshill dhe në Parlamentin Evropian.

Së treti, Komisioni Evropian ka qenë i shqetësuar në lidhje me problemin e zbatimit,

duke përfshirë rastet e moszbatimit, mosrespektimit, përputhjes së pjesshme dhe aplikimit

të gabuar. Në vitin 1992, Komisioni Evropian mbështeti krijimin e Rrjetit për

Implementimin dhe Zbatimin e Ligjit të Mjedisit, nisur nga mungesa e kompetencave të

zbatimit, si dhe nevoja e tij për t’u mbështetur në Shtetet Anëtare dhe vëzhguesit për të

raportuar problemet. Qëllimi i tij ishte përmirësimi i zbatimit duke inkurajuar

shkëmbimin e informacionit, përvojës dhe përmirësimin e komunikimit mes Komisionit

Evropian dhe Shteteve Anëtare. Autoritetet kombëtare të zbatimit bëhen bashkë, në

mënyrë joformale në takimet dyvjeçare të kryesuara nga Drejtoria e Përgjithshme e

Mjedisit dhe Shtetit Anëtar, që mban presidencën e BE-së.

Së katërti, pabarazitë në cilësinë e mjedisit dhe në përgjigjet kombëtare legjislative për

problemet e mjedisit janë theksuar nga zgjerimi i anëtarësimit në BE. Bilanci u zhvendos

në favor të një qasje më agresive në vitin 1995, kur Austria, Finlanda dhe Suedia, si dhe

vende të tjera me të dhëna të forta kombëtare në politikat e mjedisit u anëtarësuan në BE.

Shtetet e Evropës Qëndrore dhe Lindore kishin shumë punë për të bërë për të përmbushur

kushtet e politikave mjedisore.340 Procesi i përshtatjes u parashikua në programet

bashkëpunuese për të ndihmuar Shtetet Anëtare të varfra të BE-së dhe Shtetet e Evropës

Qëndrore dhe Lindore të bënin tranzicionin.

Ndryshimi i pestë normativ në qasjen e Bashkimit Evropian për politikat e mjedisit ka

përfshirë një rivlerësim thelbësor të instrumenteve, që përdoren në menaxhimin mjedisor.

Sipas modelit të Shteteve Anëtare, politikat mjedisore të BE-së, deri tani janë

përqëndruar kryesisht në një qasje “komandë dhe kontroll”, që përcakton standardet

uniforme, mandaton metodat e nevojshme për të përmbushur standarde të tilla dhe

përpiqet për të siguruar përputhshmërinë me monitorimin e aktiviteteve të Shteteve

Anëtare.341 Në vitet e fundit, ka patur një ndryshim larg nga kjo qasje në nivel të

Bashkimit Evropian dhe Shteteve Anëtare. Problemet e pandara me komandën dhe

kontrollin, që tentojnë të dalin nga vendosja e standardeve uniforme janë kombinuar me

shqetësimet rreth përkeqësimit të problemeve ekonomike.

Në mes të viteve ‘90 Komisioni Evropian lëvizi drejt një qasje strategjike për

problemet mjedisore dhe zhvilloi përgjigjet globale të problemeve të ndërlidhura. Kjo

është reflektuar në miratimin e Direktivës së vitit 1996 për Parandalimin e Integruar dhe

Kontrollin e Ndotjes (96/61), Direktivës Kuadër të vitit 1996 për Cilësinë e Ajrit (96/62),

propozimin për një Direktivë Kuadër të Ujit, që është publikuar në vitin 1997, zhvillimin

e Programit të auto-naftës, që synon nxjerrjen, mbështetjen e industrisë së naftës dhe

motorike në reduktimin e shkarkimeve të automjeteve, rishikimin e politikave të

340 Raporti mbi Përgjegjësinë Mjedisore, 1996, fq. 7-8. 341 J. Golub, ed., New Instruments for Environmental Policy in the EU, London: Routledge, 1998a, fq. 2.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

61

kimikateve, që ka filluar në vitin 1998 etj. Këto iniciativa sugjeronin, se politikat e BE-së

po shkonin drejt një përqasje të integruar dhe të gjerë duke ndërtuar themelet për politikat

e përbashkëta mjedisore.

2.5. Traktati i Nicës dhe parashikimet në lidhje me politikat e mjedisit

Traktati i Amsterdamit dështoi të zgjidhte një numër të rëndësishëm çështjesh të

nevojshme për të siguruar funksionimin efektiv të BE-së dhe kërkonte zgjerimin dy herë

më tepër nga përmasat aktuale, për këto arsye Bashkimi Evropian nisi një raund tjetër të

negociatave të tërthorta. Plani ishte të zgjerohej Bashkimi Evropian për të përfshirë deri

në 12 shtete nga Blloku Lindor342 dhe zgjerimi u pa, si një mundësi për të rritur nivelet e

mbrojtjes së mjedisit në Shtetet Anëtare të pranuara, me ndikime pozitive në Evropë dhe

globalisht.343 Gjithashtu, zgjerimi lindor mund të vepronte, si një katalizator për

Bashkimin Evropian për të bashkëvepruar më intensivisht me fqinjët e tij më të afërt dhe

për të zgjeruar kufijtë e zbatimit të politikave mjedisore përtej kufijëve të juridiksionit të

BE-së.344 Traktati i ri u negociua dhe u firmos nga 15 liderë politikë evropian në

Këshillin Evropian në dhjetor të vitit 2000 dhe hyri në fuqi në vitin 2003.

Traktati i Amsterdamit nuk nxiti ndonjë ndryshim domethënës në bërjen e politikave

mjedisore të BE, por forcoi përkushtimin për të arritur zhvillime të pranueshme, forcoi

integrimin e politikave mjedisore dhe fuqizoi Parlamentin Evropian duke zgjeruar fuqinë

e vendimmarrjes. Megjithatë, ndikimi i Traktatit të Nicës mbi formulimin e pavarur të

seksioneve mjedisore të traktatit ishte më pak domethënës, se ai i Traktatit të

Amsterdamit. Traktati i ri zgjeroi shumicën e cilësuar, që vepronte në tridhjetë e një

fusha. Komisioni Evropian, shfaqi mbështetjen për Shtetet Anëtare, si Austria, Belgjika,

Danimarka dhe Hollanda për adoptimin e instrumenteve të reja të politikave mjedisore,

por iniciativa u shua në përballje me kundërshtimin e fortë nga Mbretëria e Bashkuar,

Suedia e Irlanda. Në vend të saj, Shtetet Anëtare negociuan një deklaratë të aneksuar ndaj

traktatit të ri, që pohonte se duhet të përdoreshin instrumentet, të cilat ishin të orientuara

drejt tregut dhe kishin për qëllim të promovonin zhvillime mbështetëse. Në një afat të

shkurtër, kjo do të zhbllokonte rrugëdaljen brenda Këshillit të Mjedisit, por do t’iu

shtonte peshë atyre, që mendonin se BE duhet të zgjeronte burimet e veta.345

Traktati i Nicës la kuadrin ligjor para-ekzistues për mbrojtjen e mjedisit pothuajse të

pandryshuar. Megjithatë, ai shënoi hyrjen e politikave mjedisore të BE-së në një fazë të

karakterizuar nga sfidat e rëndësishme.346 Në fusha të tjera, zbatimi i acquis mjedisore

vendosi presion të madh mbi ekspertizën dhe burimet e kufizuara të Shteteve Anëtare

hyrëse. Ekzistenca e pabarazive të mëdha në performancën ekonomike të Shteteve

342 A. Jordan, Environmental Policy in the European Union, second edition, Earthscan in the UK and USA,

2005, fq. 42. 343 M. Schreurs, Environmental Protection in an Expanding European Community: Lessons from Past

Accessions, Environmental Politics, vol. 13, no. 1, 2004, fq. 27-51; European Commission (2001e), Ten

Years After Rio: Preparing for the World Summit on Sustainable Development in 2002 (COM(2001) 53

final), 6 February, http://eur-lex.europa.eu/, fq. 13. (Aksesuar më 16.03.2016). 344 J. Vogler, The European Contribution to Global Environmental Governance, International Affairs, vol.

81, no. 4, 2005, fq. 835-850. 345 A. Jordan, Environmental Policy in the European Union, second edition, Earthscan in the UK and USA,

2005, fq. 43. 346 E. Orlando, The Evolution of EU Policy and Law in the Environmental Field: Achievements and Current

Challenges, Working Paper, 2013, fq. 8.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

62

Anëtare të vjetra dhe të reja ndikoi në rritjen e ndikimit të mundshëm negativ në

efikasitetin e vendimmarrjes së BE-së dhe në nivelin e vendosjes së standardeve

mjedisore.347 Programi i Gjashtë i Veprimit në Mjedis nuk ndante qëllimet ambicioze të

paraardhësit të tij. Ky program ishte më i gatshëm për të vendosur objektiva dhe për të

identifikuar instrumentet kryesore. Pikënisja e Programit të Gjashtë të Veprimit në

Mjedis ishte, se të ashtuquajturat probleme të vazhdueshme të mjedisit, si ndryshimi i

klimës, humbja e biodiversitetit kërkonin një qasje më të gjerë përtej legjislacionit

mjedisor. Për më tepër, nevoja për konsolidimin e legjislacionit ekzistues ishte në rritje,

sidomos në pikëpamje të zgjerimit.348

Programi i Gjashtë i Veprimit në Mjedis identifikoi objektivat dhe prioritetet e BE-së,

gjatë dekadës 2002-2012 në katër fusha tematike: ndryshimet klimatike; natyra dhe

biodiversiteti; mjedisi dhe shëndeti; burimet natyrore dhe mbetjet. Masat legjislative dhe

strategjitë në fushën e biodiversitetit dhe mbrojtjes së natyrës paraqitën zhvillime

interesante në fushën e mbrojtjes detare dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve

detare,349 duke përfshirë veprime për të promovuar rolin e BE-së në iniciativat

ndërkombëtare, si dhe në fushën e diskutueshme të rregullimit të organizmave të

modifikuar gjenetikisht.350 Reforma e politikave dhe politikat e kimikateve për të

reduktuar emetimet e gazit serrë të BE-së përbënin edhe prioritetet kryesore të politikave

mjedisore.351

Strategjia politike e Programit të Gjashtë të Veprimit në Mjedis ishte të shtynte

vendimet potencialisht të diskutueshme dhe kundërthënëse për fazat e mëvonshme ose t’i

shmangte krejtësisht ato duke u mbështetur në qasjet bashkëpunuese për hartimin e

politikave mjedisore.352 Qasjet bashkëpunuese në industri përfshinin: politikat e

integruara të produktit, përdorimin më të gjerë të standardizimit të politikave mjedisore,

marrëveshjet vullnetare, bashkëpunimin me forumet e ekspertëve të Shteteve Anëtare,

menaxhimin e rreziqeve komplekse, ku njohuria e shkallës së problemit dhe

347 M. Lee, EU Environmental Law. Challenges, Change and Decision-Making, Oxford and Portland, Hart,

fq. 19; S. Bär, I. V. Homeyer, and A. Klasing, Fit for Enlargement? Environmental Policy after Nice,

European Environmental Law Review, vol. 10, no. 7, 2001, fq. 212-220. 348 S. Scheuer, EU Environmental Policy Handbook: A Critical Analysis of. EU Environmental

Legislation, European Environmental Bureau, Brussels, 2005, fq. 27. 349 European Commission, Conclusions from the Consultation on a European Maritime Policy (COM

(2007) 574 final), 2007. http://eur-lex.europa.eu/, (Aksesuar më 16.03.2016); BE (2008a), Direktiva

2008/56/KE mbi krijimin e një kornize për veprimet e Komunitetit Evropian në fushën e politikës së

mjedisit detar, 17 Qershor, http://eur-lex.europa.eu/, (Aksesuar më 16.03.2016); BE (2008c), Rregullorja

(KE) Nr. 1005/2008 mbi themelimin e një sistemi të Komunitetit Evropian për të parandaluar, penguar dhe

për të eliminuar peshkimin ilegal, të parregulluar dhe të pa-raportuar …, 29 Shtator, http://eur-

lex.europa.eu/, (Aksesuar më 16.03.2016). 350 BE (2001), Direktiva 2001/18/KE mbi lëshimin e qëllimshëm në mjedis të organizmave të modifikuar

gjenetikisht …, 12 Mars, http://eur-lex.europa.eu/, (Aksesuar më 16.03.2016); Rregullorja Nr. 1829/2003

mbi ushqimin e modifikuar gjenetikisht, 22 Shtator, http://eur-lex.europa.eu/, (Aksesuar më 16.03.2016);

BE (2003b), Rregullorja (KE) Nr. 1830/2003 në lidhje me gjurmueshmërinë dhe etiketimin e organizmave

të modifikuar gjenetikisht …, 22 Shtator, http://eur-lex.europa.eu/, (Aksesuar më 16.03.2016). 351 S. Scheuer, EU Environmental Policy Handbook: A Critical Analysis of EU Environmental

Legislation, European Environmental Bureau (EEB), Brussels, 2005, fq. 27. 352 Po aty.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

63

disponueshmëria e zgjidhjeve është e kufizuar.353 Këto qasje të reja qeverisëse lehtësonin

ligjvënësin dhe forconin rolin e profesionistëve privat dhe publik me aftësi të veçanta

teknike. Për më tepër, Komisioni Evropian ishte duke ndryshuar rolin e tij nga një

iniciator i legjislacionit në një menaxher të proceseve të politikave. Politikat e mjedisit

mund të humbisnin profilin e tyre të mëparshëm politik dhe të bëheshin gjithnjë e më

shumë një temë për komunitetet e vogla të ekspertëve.354

Të dhënat nga Libri i Bardhë i Komisionit Evropian mbi qeverisjen evropiane355 kanë

ndikuar edhe zhvillimet legjislative në sferën e mjedisit,356 me qëllim përfshirjen më të

mirë të shoqërisë civile në lidhje me politikëbërjen e BE-së, si dhe rimodelimin e

legjislacionit ekzistues.357 Zhvillime të tjera lidhen me miratimin e Rregullores

1907/2006,358 e cila parashikonte një regjim të gjerë dhe gjithëpërfshirës të substancave

kimike në Evropë dhe impononte detyrime specifike në lidhje me regjistrimin, vlerësimin

dhe kërkesat e autorizimit për të prodhuar dhe importuar. Zbatimi i Ligjit të Pyjeve,

Qeverisjes dhe Planit të Veprimit të Tregtisë, si dhe legjislacioni përkatës specifik për

zbatimin e tij359 ngritën një skemë të kombinuar angazhimesh vullnetare dhe të

detyrueshme për të trajtuar pasojat mjedisore, sociale dhe ekonomike të tregtimit të

paligjshëm të drurit.

Ndryshimi i klimës është një nga fushat e politikave mjedisore, ku ndërveprimi dhe

bashkëveprimi ndërmjet Bashkimit Evropian dhe nivelit ndërkombëtar është më i

dukshëm. Duke u shfaqur fillimisht në mbështetje të zhvillimeve në nivel ndërkombëtar,

ligji mjedisor i BE-së dhe politikat në fushën e ndryshimeve klimatike evoluan shumë

shpejt. Aspektet më të spikatura të politikave mjedisore të BE-së në këtë fazë ishin

veprimet dhe iniciativat në përgjigje të ndryshimeve klimatike të përcaktuara në

Programin e Gjashtë të Veprimit në Mjedis.360 Miratimi i paketës klimatike dhe të

energjisë së Bashkimit Evropian dhe angazhimi për objektivat 20-20-20 (duke iu referuar

reduktimit të shkarkimeve të gazit serrë, përmirësimit të efikasitetit energjetik dhe sasisë

së energjisë me origjinë nga burimet e rinovueshme) nxjerrin në pah qëndrimin ambicioz

të BE-së në këtë kontekst.361

353 S. Scheuer, EU Environmental Policy Handbook: A Critical Analysis of EU Environmental

Legislation, European Environmental Bureau (EEB), Brussels, 2005, fq. 27. 354 Po aty. 355 European Commission (2001a), European Governance: A White Paper (COM(2001) 428 final), 25

Korrik, http://eurlex.europa.eu/, (Aksesuar më 27.03.2016). 356 P. et al. Hjerp, The Impact of Better Regulation on EU Environmental Policy under the Sixth

Environment Action Programme, London, Institute for European Environmental Policy (IEEP), 2010,

http://www.ieep.eu/workareas/governance/environmental-action-programmes/, (Aksesuar më 15.01.2016). 357 European Commission, Simplifying and improving the regulatory environment (COM (2001) 726 final),

5 Dhjetor, 2011c, http://eur-lex.europa.eu/, (Aksesuar më 27.03.2016). 358 BE, Rregullorja Nr. 1907/2006 në lidhje me regjistrimin, vlerësimin, autorizimin dhe kufizimin e

kimikateve, (REACH), 2006, 18 Dhjetor, http://eurlex.europa.eu/, (Aksesuar më 27.03.2016). 359 BE, Rregullorja (KE) Nr. 2173/2005 mbi krijimin e një skeme të licencimit FLEGT për importet e drurit

në Komunitetin Evropian, 20 Dhjetor, 2005b, http://eur-lex.europa.eu/, (Aksesuar më 27.03.2016); BE,

Rregullorja (KE) Nr. 1024/2008, që përcakton masat e detajuara për zbatimin e Rregullores së Këshillit

(KE) Nr. 2173/2005 mbi krijimin e një skeme të licencimit FLEGT për importet e drurit në Komunitetin

Evropian, 17 Tetor, 2008d, http://eur-lex.europa.eu/, (Aksesuar më 27.03.2016). 360 BE, Vendimi Nr. 1600/2002/KE, që përcakton Programin e Gjashtë të Veprimit në Mjedis të Bashkimit

Evropian, 22 Korrik 2002, http://eur-lex.europa.eu/, (Aksesuar më 27.03.2016). 361 Këshilli i Bashkimit Evropian, Paketa e energjisë dhe klimës. Elementet e kompromisit përfundimtar

(17215/08), Bruksel, 12 Dhjetor 2008, http://www.consilium.europa.eu/. (Aksesuar më 07.05.2016).

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

64

2.6. Karta e të Drejtave Themelore dhe politikat mjedisore

Karta e të Drejtave Themelore u përgatit nga një grup ekspertësh dhe u paraqit në

Këshillin e Nicës, por nuk kishte forcë ligjore. Ekspertët e mjedisit dëshironin, që ajo të

përmbante të drejta individuale për një mjedis të pastër, sepse ata më pas mund t’i

shfrytëzonin duke vendosur sfida ligjore, nëse Shtetet Anëtare do të dështonin në

mbrojtjen e mjedisit. Liderët evropian adaptuan një rezolutë, e cila ishte më progresive,

se sa Komunikata e Komisionit Evropian e vitit 2000 mbi aplikimin e parimit të

parandalimit. Karta e të Drejtave Themelore e shpallur në Nicë në vitin 2000

parashikonte një nen të veçantë dedikuar mjedisit. Neni 37 parashikonte, se: “Një nivel i

lartë i mbrojtjes së mjedisit dhe përmirësimi i cilësisë së tij duhet të integrohen në

politikat e Bashkimit Evropian dhe të sigurohen në përputhje me parimin e zhvillimit të

qëndrueshëm”, duke shprehur qartë disa parime të përcaktuara nga traktati në mënyrë

eksplicite. Në veçanti, Nenet 2, 6 dhe 174 të Traktatit të Nicës përcaktojnë disa parime të

rëndësishme, të cilat përveç rëndësisë ligjore të marrë në kuadër të Traktatit, përmes

përfshirjes së tyre në Kartë marrin edhe një rëndësi politike dhe kulturore më kuptimplotë

duke shërbyer, si një udhërrëfyes dhe mjet për interpretimin e rregullave dhe vlerave të

tjera, që janë pjesë e acquis communautaire, siç u tregua nga thirrja, që Gjykata e

Luksemburgut ka bërë në mënyrë të përsëritur në drejtim të vlerave të përbashkëta të

Kartës.362

Neni 2 vendoste ndër të tjera, se “Komuniteti Evropian ka për detyrë të promovojë një

zhvillim harmonik, të balancuar dhe të qëndrueshëm të aktiviteteve ekonomike dhe një

nivel të lartë të mbrojtjes dhe përmirësimit të cilësisë së mjedisit”. Neni 6 parashikonte,

se kërkesat e mbrojtjes së mjedisit duhet të integroheshin në përcaktimin dhe zbatimin e

politikave dhe veprimeve të KE, në veçanti me synimin për të promovuar zhvillimin e

qëndrueshëm. Neni 174, vendoste parimet, mbi të cilat duhet të jenë të bazuara veprimet

e Komunitetit Evropian në mjedis: parimin parandalues dhe veprimet parandaluese,

parimin e korrigjimit në burim të dëmit mjedisor, si dhe parimin “ndotësi paguan”.

2.7. Politikat mjedisore në Kushtetutën Evropiane

Pavarësisht, dështimit në procesin e miratimit të një Kushtetute Evropiane, në tekstin e

saj janë përfshirë rregulla, që kanë të bëjnë me politikat mjedisore. Traktati themelues i

Kushtetutës Evropiane parashikonte në preambulën e saj, një shprehje të veçantë të

përgjegjësisë, që Bashkimi Evropian do të merrte në fushën mjedisore: “Të bindur se, në

këtë mënyrë “të bashkuar në diversitet”, Evropa i ofron popujve të saj mundësi më të

mira, duke respektuar në mënyrën e duhur të drejtat e çdo individi dhe duke

362 Shikoni, konkluzionet e Avokatit të Përgjithshëm Antonio Tizzano në Çështjen C-173/99, Broadcasting,

Entertainment, Cinematographic and Theatre Union (BECTU) kundër Sekretarit të Shtetit për Tregtinë dhe

Industrinë, 08.02.2001, sub n. 26; shikoni për më tepër konkluzionet e Avokatit të Përgjithshëm Jean

Mischo të prezantuara më 22 shkurt 2001 në Çështjen C-122/99 P e C-125/99 P, D dhe Mbretëria e Suedisë

kundër Këshillit të Bashkimit Evropian.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

65

ndërgjegjësuar përgjegjësitë e tyre ndaj brezave të ardhshëm, tokës…”.363 Ky formulim

përbën leksikun e ligjit mjedisor bashkëkohor.364

Në pjesën e parë, Traktati i Kushtetutës parashikonte në paragrafin 3 të Nenit I-3, se

Bashkimi Evropian duhet të përpiqet “për zhvillimin e qëndrueshëm të Evropës në bazë

të rritjes ekonomike të balancuar dhe të stabilitetit të çmimeve, në një ekonomi sociale

tregu shumë konkurruese, duke synuar punësimin e plotë, përparimin shoqëror, një nivel

të lartë të mbrojtjes dhe përmirësimin e cilësisë së mjedisit”, duke promovuar progresin

shkencor dhe teknologjik. Nocioni i zhvillimit të qëndrueshëm, që është përdorur nga

Kushtetuta njëkohësisht i referohet konkurrencës, përparimit dhe një niveli të lartë të

mbrojtjes së mjedisit, të cilat duhet të merren, si një paradigmë, jo vetëm në kuadër të

Bashkimit Evropian, por edhe për marrëdhëniet me shtetet e tjera.365 Në bazë të Nenit I-

14, Bashkimi Evropian dhe Shtetet Anëtare do të kenë kompetencë të përbashkët në

fushën e mjedisit.

Në pjesën e dytë të Kushtetutës, Neni II-97 në fushën e mbrojtjes së mjedisit

ripropozoheshin parimet e Nenit 37 të Kartës së Nicës duke deklaruar, se: “Një nivel i

lartë i mbrojtjes së mjedisit dhe përmirësimi i cilësisë së tij duhet të integrohen në

politikat e Bashkimit Evropian dhe të sigurohen në përputhje me parimin e zhvillimit të

qëndrueshëm”. Në pjesën e tretë, dedikuar Politikave dhe Funksionimit të Bashkimit

Evropian, në Titullin I lidhur me Dispozitat e zbatimit të përgjithshëm, Neni III-119

vendoste, se: “Kërkesat lidhur me mbrojtjen e mjedisit duhet të integrohen në

përkufizimin dhe zbatimin e politikave dhe veprimeve të përmendura në këtë pjesë, në

mënyrë të veçantë me qëllim për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm”. Pjesa III e

tekstit kushtetues rimerrte parimin, tashmë të vendosur nga Neni 95 paragrafi 3 i Traktatit

të Bashkimit Evropian dhe Traktatit Themelues të Komunitetit Evropian366 duke

parashikuar, se Komisioni Evropian, në propozimet për të harmonizuar ligjet e Shteteve

Anëtare në lidhje me shëndetin, sigurinë, mbrojtjen e mjedisit dhe mbrojtjen e

konsumatorit duhet të bazohej“në një nivel të lartë të mbrojtjes duke marrë parasysh, në

veçanti çdo zhvillim të ri të bazuar në fakte shkencore”. Neni specifikonte, se edhe

Parlamenti Evropian dhe Këshilli, në kuadër të kompetencave të tyre përkatëse duhet të

përpiqeshin për të arritur këtë objektiv.

Ndër objektivat specifike, që kanë të bëjnë me mjedisin, Neni III-233 merrte në

konsideratë dispozitat e paragrafit të parë të Nenit 174 të Traktatit: ruajtjen, mbrojtjen

dhe përmirësimin e cilësisë së mjedisit; mbrojtjen e shëndetit të njeriut; përdorimin e

matur dhe racional të burimeve natyrore; promovimin në nivel ndërkombëtar të masave të

hartuara për të zgjidhur problemet mjedisore në nivel rajonal apo global. Parimet, të cilat

i referohen veprimet, që ndërmerren nga Bashkimi Evropian në fushën e mjedisit janë të

parashikuara tashmë nga Traktati, në paragrafin e dytë të Nenit 174: parimet e masave

363 London, Constitution européenne, la protection de l’environnement acquiert ses lettres de noblesse, in

Droit de l’environnement, Septembre 2004, fq. 158. 364 R. Romi, Droit international et européen de l’environnement, Paris, Montchrestien, 2005, cit., 29. 365 Neni I-3, paragrafi i katërt: “Në marrëdhëniet globale, Bashkimi Evropian do të mbështesë dhe do të

promovojë vlerat dhe interesat e tij. Ai kontribuon në paqen, sigurinë, zhvillimin e qëndrueshëm,

solidaritetin dhe respektin e ndërsjellë midis popujve, tregtisë së lirë dhe të drejtë, çrrënjosjen e varfërisë

dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut veçanërisht të drejtat e fëmijëve, si dhe respektimin dhe zhvillimin e të

drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë edhe respektimin e parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara”. 366 Shikoni, versionin e konsoliduar të Traktatit për Bashkimin Evropian dhe Traktatit Themelues të

Komunitetit Evropian, 29.12.2006, në Gazetën Zyrtare C 321 E/1.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

66

paraprake dhe veprimit parandalues, parimi i korrigjimit në burim të dëmtimeve të

mjedisit dhe parimi “ndotësi paguan”. Në përgatitjen e politikave mjedisore, Bashkimi

Evropian duhet të marrë parasysh: a) të dhënat shkencore dhe teknike në dispozicion; b)

kushtet e mjedisit në rajone të ndryshme të BE; c) përfitimet e mundshme dhe kostot, që

mund të lindin për shkak të mungesës së veprimit; ç) zhvillimin socio-ekonomik të

Bashkimit Evropian, si tërësi dhe zhvillimin e ekuilibruar të rajoneve në mënyrë

individuale.367

Traktati për Kushtetutën Evropiane parashikonte edhe përfshirjen e energjisë,

ndërmjet kompetencave të veçanta të Bashkimit Evropian. Neni I-14, paragrafi 2,

shkronja i) në Kushtetutën Evropiane përfshinte energjinë brenda kompetencave të

përbashkëta. Shtetet Anëtare dhe Bashkimi Evropian do të kenë kompetenca për të

nxjerrë ligje.368 Në bazë të Nenit I-12 paragrafi 2, kur Kushtetuta i jepte Bashkimit

Evropian një kompetencë të përbashkët, Shtetet Anëtare do t’i ushtrojnë kompetencat e

tyre vetëm në masën, që Bashkimi Evropian nuk ka ushtruar, ose ka vendosur të pushojë

së ushtruari këto kompetenca.

2.8. Traktati i Lisbonës dhe parashikimet për politikat e mjedisit, arritjet dhe

sfidat e ardhshme

Traktati i Lisbonës hyri në fuqi në dhjetor të vitit 2009 dhe mbante ndryshimin

strukturor, si dhe shumicën e risive institucionale të parashikuara në Kushtetutën e

dështuar për Evropën. Traktati hoqi strukturën me tri shtylla, sqaroi ndarjen e

kompetencave, thjeshtoi dhe e bëri procesin e vendimmarrjes më koherent dhe paraqiti

një numër të amendamenteve, që kanë për qëllim rritjen e “efikasitetit, koherencës dhe

legjitimitetin demokratik” të Bashkimit Evropian. Ai, përfundimisht prezantoi një

kompetencë të veçantë të BE-së në fushën e politikës së energjisë dhe investimeve dhe

zgjeroi procedurën e bashkëvendimarrjes së zakonshme në fushën e transportit, energjisë,

peshkimit, tregtisë së jashtme, politikës rajonale dhe bujqësore. Vlerësimi, se

kompetencat e zgjeruara legjislative dhe ndryshimet e bilancit institucional në procesin e

vendimmarrjes do të çonin në një “gjelbërim” të ardhshëm në fushat e politikave në fjalë

ishte ende i hershëm.369 Pas dështimit të procesit kushtetues, traktati i Lisbonës propozoi të njëjtat sfida në

fushën e energjetikës të prezantuara më parë nga Traktati për Kushtetutën. Neni 2c i

Traktatit të Lisbonës parashikoi në shkronjën i) kompetencë të përbashkët për çështjet e

energjetikës mes Shteteve Anëtare dhe Bashkimit Evropian. Një vëmendje e veçantë i

kushtohej sektorit të energjisë, në aspektin e furnizimit. Një ndryshim u parashikua në

paragrafin e parë të Nenit 100 të Traktatit, që sanksiononte: “Pa rënë ndesh me

procedurat e tjera të parashikuara në këtë Traktat, Këshilli, duke vepruar me shumicë të

cilësuar mbi një propozim të Komisionit Evropian, mund të vendosë mbi masat e

përshtatshme për situatën ekonomike, veçanërisht nëse vështirësi të mëdha lindin në

367 Siç parashikohet, tashmë në paragrafin 3 të Nenit 174. Shikoni, versionin e konsoliduar të Traktatit për

Bashkimin Evropian dhe Traktatit Themelues të Komunitetit Evropian, 29.12.2006, në Gazetën Zyrtare C

321 E/1. 368 G. P. Rossi, Il settore dell’energia nel contesto europeo, problemi giuridici ed istituzionali, in VELO (a

cura di), La cooperazione rafforzata e l’Unione Economica, La politica europea dell’energia, Milano, 2007. 369 J. Holder and M. Lee, Environmental Protection, Law, and Policy. Text and Materials, 2nd edn,

Cambridge and New York, Cambridge University Press, 2007, fq. 472.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

67

furnizimin e produkteve të caktuara”. Në versionin e ri të propozuar nga Traktati i

Lisbonës, kjo dispozitë u ndryshua, si vijon: “Pa rënë ndesh me procedurat e tjera të

parashikuara në Traktate, Këshilli, me propozim të Komisionit Evropian mund të

vendosë në frymën e solidaritetit, ndërmjet Shteteve Anëtare masat e duhura të gjendjes

ekonomike, veçanërisht në qoftë se vështirësi të mëdha lindin në furnizimin e produkteve

të caktuara, sidomos në sektorin e energjisë”.

Më në fund, Traktati i Lisbonës parashikoi vendosjen e Titullit XX, që i përkushtohej

energjisë. Neni 176a në paragrafin e parë të tij parashikonte, se: “Në kontekstin e

vendosjes ose funksionimit të tregut të brendshëm dhe duke marrë parasysh nevojën për

të ruajtur dhe për të përmirësuar mjedisin, politika e energjisë e Bashkimit Evropian do

të synojë, nën frymën e solidaritetit ndërmjet Shteteve Anëtare, në: garantimin e

funksionimit të tregut të energjisë; garantimin e sigurisë së furnizimit me energji në

Bashkimin Evropian; promovimin e ruajtjes së energjisë; efikasitetin e energjisë;

zhvillimin e energjive të reja e të rinovueshme dhe promovimin e ndërlidhjes së rrjeteve

të energjisë”. Me ratifikimin e Traktatit të Lisbonës, zhvillimi i energjive të reja dhe të

rinovueshme do të kërkonte përfshirjen në një kompetencë të vërtetë në nivel evropian

dhe të merrnin rëndësi në nivel kushtetues.370 Një efekt anësor i lidhur me rritjen e

rëndësisë dhe autonomisë së fituar me politikën e klimës të BE-së është shkëputja e saj

progresive nga fusha e politikave mjedisore, e cila përfundimisht arriti kulmin me

krijimin e një Drejtorie të Përgjithshme të Klimës. Pjesa më e madhe e objektivave të

mëparshme mjedisore të Komunitetit Evropian janë përfshirë në objektivat e

përgjithshme të Bashkimit Evropian. Traktati i Lisbonës theksonte dhe i jepte rëndësi

rolit ndërkombëtar dhe të jashtëm mjedisor të BE-së. Nenet 3 dhe 21 të Traktatit të

Bashkimit Evropian i jepnin rëndësi kushtetuese qëllimit të BE-së për të marrë një rol

udhëheqës në promovimin e qëndrueshmërisë në nivel global dhe në marrëdhëniet me

vendet e treta, duke riafirmuar angazhimin e tij për multilateralizmin.371 Pra, Neni 21 (1) i

TBE përcaktonte, se Bashkimi Evropian “do të promovojë zgjidhje shumëpalëshe për

problemet e përbashkëta, në veçanti në kuadër të Kombeve të Bashkuara”.

370 Në kushtet e procedurës do të mbahet mend, se i njëjti nen në paragrafët e dytë dhe të tretë parashikon:

2. “Pa cënuar dispozitat e tjera të Traktateve, Parlamenti Evropian dhe Këshilli, duke vepruar sipas

procedurës së zakonshme legjislative do të vendosin masat e nevojshme për të arritur objektivat e

përmendura në paragrafin 1. Masa të tilla do të miratohen pas konsultimit me Komitetin Ekonomik dhe

Social dhe Komitetin e Rajoneve. Ato nuk prekin të drejtën e Shteteve Anëtare për të përcaktuar kushtet për

shfrytëzimin e burimeve të tyre të energjisë, zgjedhjen e tyre në mes të burimeve të ndryshme të energjisë

dhe strukturën e përgjithshme të furnizimit me energji, pa rënë ndesh me Nenin 175, paragrafi 2, shkronja

c)”. 3. “Pavarësisht nga paragrafi 2, Këshilli duke vepruar në përputhje me një procedurë të posaçme

legjislative në mënyrë unanime dhe pas këshillimit me Parlamentin Evropian vendosin masat e përmendura

në to, kur ato janë kryesisht të një natyre fiskale”. 371 Kjo dispozitë përcakton, se “Në marrëdhëniet globale, Bashkimi Evropian do të promovojë dhe

mbështesë vlerat dhe interesat e tij [...]. Kjo do të kontribuojë për paqen, sigurinë, zhvillimin e

qëndrueshëm të tokës”; për më tepër, Neni 21 i Titullit IV të TBE, që i kushtohet veprimit të jashtëm të

Bashkimit Evropian pohon detyrën e Bashkimit Evropian për të përcaktuar dhe ndjekur politika dhe

veprime të përbashkëta dhe të punojë për një shkallë të lartë të bashkëpunimit në të gjitha fushat e

marrëdhënieve ndërkombëtare, që ndër të tjera, “të stimulojë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, social

dhe mjedisor të vendeve në zhvillim” dhe “të ndihmojë zhvillimin e masave ndërkombëtare për ruajtjen dhe

përmirësimin e cilësisë së mjedisit dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore botërore, për të

siguruar zhvillimin e qëndrueshëm”.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

68

Në Programin e 7-të të Veprimit Mjedisor, i cili u aprovua nga Bashkimi Evropian në

vitin 2013 është përmendur një vizion,372 i cili qëndron në thelb të politikave evropiane të

mjedisit.373 Ky vizion i BE 2050374 për të jetuar mirë brenda kufijëve të planetit nuk është

vetëm mjedisor, por është i pandarë nga konteksti më i gjerë ekonomik dhe social.

Shfrytëzimi i paqëndrueshëm i burimeve natyrore, format aktuale të konsumit dhe

prodhimit ndikojnë në shëndetin dhe standardin e jetës.375 Gjithashtu, është vlerësuar, se

kostoja e dëmtimit të shëndetit dhe mjedisit të shkaktuar nga ndotësit e ajrit apo nga

stabilimentet industriale të Evropës tejkalojnë 100 miliardë euro në vit.376

Programi i Shtatë i Veprimit në Mjedis përcaktoi tri objektiva tematike, që duhet të

ndiqen paralelisht, meqënëse veprimi i ndërmarrë në kuadër të një objektivi shpeshherë

do të ndihmojë, që të kontribuohet në arritjen e objektivave tjera:377 mbrojtja, ruajtja dhe

shtimi i kapitalit natyror të Bashkimit Evropian; shndërrimi i Bashkimit Evropian në një

ekonomi të efiçencës së burimeve të gjelbra dhe konkurrente; mbrojtja e qytetarëve të

Bashkimit Evropian nga presionet e lidhura me mjedisin dhe rreziqet për shëndetin dhe

mirëqenien e tyre. Përmbushja e këtyre objektivave tematike plotësohen nga objektivat

prioritare përkatëse: maksimizimi i përfitimeve të legjislacionit mjedisor të Bashkimit

Evropian duke përmirësuar zbatimin; përmirësimi i bazës së evidencës për politikat

mjedisore të Bashkimit Evropian; sigurimi i investimeve për mjedisin etj.

Thellimi i integrimit midis politikave mjedisore, ekonomike dhe sociale ishte në thelb

të Traktatit të Bashkimit Evropian.378 Politikat mjedisore, po krijojnë mundësi ekonomike

duke kontribuar në Strategjinë 2020 të Evropës, me qëllim për të mundësuar një Bashkim

Evropian më të qëndrueshëm.379 Duke patur parasysh, pasojat gjithnjë në rritje të

kushteve ekstreme të motit dhe të klimës, mungesa e ujit, shkatërrimi i habitateve,

degradimi i tokës dhe dheut theksohet rëndësia e lidhjes midis qëndrueshmërisë

ekonomike dhe gjendjes së mjedisit.380

372 Në Programin e Shtatë të Veprimit në Mjedis u parashikua, se: “Në vitin 2050, ne jetojmë mirë, brenda

kufijëve ekologjik të planetit. Prosperiteti ynë dhe mjedisi i shëndetshëm rrjedhin nga një ekonomi

inovatore dhe qarkulluese, ku asgjë nuk shkon dëm, ku burimet natyrore menaxhohen në mënyrë të

qëndrueshme, biodiversiteti është i mbrojtur, i vlerësuar dhe i rikthyer në mënyra që e shtojnë rezistencën e

shoqërisë sonë. Rritja jonë me nivel të ulët karboni është shkëputur nga shfrytëzimi i burimeve, duke

vendosur kështu një ritëm për një shoqëri globale të sigurt dhe të qëndrueshme”. 373 BE, 2013, Vendimi Nr. 1386/2013/BE i Parlamentit Evropian dhe Këshillit i 20 Nëntorit 2013 mbi një

Program të Përgjithshëm të Veprimit në Mjedis të Bashkimit Evropian deri në vitin 2020 Të jetosh mirë,

brenda kufijëve të planetit tonë, Gazeta Zyrtare L 354, 20.12.2013, fq. 171-200. 374 Po aty. 375 EEA, The European environment-state and outlook 2015: synthesis report, European Environment

Agency, Copenhagen, 2015, fq. 19. 376 EEA, 2014a, Air quality in Europe 2014 report, EEA Report No 5/2014, European Environment

Agency, Copenhagen, Denmark. 377 Shikoni referencën, nr. 375, fq. 27. 378 Neni 3 i Traktatit të Bashkimit Evropian në lidhje me thellimin e integrimit midis politikave mjedisore,

ekonomike dhe sociale synon: “të punojë për një zhvillim të qëndrueshëm të Evropës të bazuar në rritje

ekonomike të balancuar dhe stabilitet të çmimeve, një ekonomi të tregut social të konkurrencës së lartë, e

cila ka për qëllim punësim të plotë dhe progres social dhe një nivel të lartë të mbrojtjes dhe përmirësimit të

cilësisë së mjedisit.” 379 EEA, The European environment-state and outlook 2015: synthesis report, European Environment

Agency, Copenhagen, 2015, fq. 9. 380 Po aty, fq. 20.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

69

Tabela 2.1:381 Traktatet e Bashkimit Evropian dhe ndikimi i tyre në politikat mjedisore.

381 H. Selin and S. D. VanDeveer, EU Environmental Policy Making and Implementation: Changing

Processes and Mixed Outcomes, Paper presented at the 14th Biennial Conference of the European Union

Studies Association, Boston, Massachusetts, 2015, fq. 19.

Traktati,

nënshkrimi (hyrja

në fuqi)

Dispozitat e përzgjedhura

Traktati i

Komunitetit

Ekonomik

Evropian (Traktati

i Romës), 1957

(1958)

• Autoritetet e përshkruara nga organet kryesore të Komunitetit Evropian.

• Nenet, që u përdorën për të trajtuar veprimet e hershme në mjedis duke

patur, si qëllim funksionet e përgjithshme të Komunitetit Evropian,

përmirësimin e jetesës dhe kushteve të punës dhe krijimin e një tregu të

vetëm.

• Vendimmarrja në Këshill kërkonte konsensus me Parlamentin Evropian

duke patur vetëm të drejta konsultative.

Akti Unik

Evropian, 1986

(1987)

• U krijua KE.

• Neni mbi masat e harmonizuara të lidhura me tregun e përbashkët duke

prezantuar votimin me shumicë të cilësuar në Këshill.

• Përfshirja e neneve duke pranuar zyrtarisht çështjet e mjedisit, si një

detyrë të Komunitetit Evropian, duke kërkuar unanimitetin në Këshill.

• Rritja e rolit të Parlamentit Evropian në politikëbërjen në mjedis,

nëpërmjet procedurës së bashkëpunimit me Këshillin.

Traktati i

Bashkimit

Evropian (Traktati

i Mastrichtit), 1992

(1993)

• U krijua Bashkimi Evropian.

• Zgjerimi i votimit me shumicë të cilësuar në Këshill për nenet mjedisore.

• Parlamenti më i barabartë në pozitë me Këshillin, duke zëvendësuar

procedurën e bashkëpunimit me procedurën e bashkëvendosjes.

Traktati i

Amsterdamit, 1997

(1998)

• Ndryshime institucionale dhe procedurale të BE-së në përgatitjen për

anëtarësimin e Shteteve të reja Anëtare.

• Fuqizimi i mëtejshëm i Parlamentit Evropian, duke zgjeruar përdorimin e

procedurës së bashkëvendosjes në më shumë fusha të mjedisit dhe shëndetit

publik.

• Zhvillimi i qëndrueshëm u bë një objektiv kryesor i BE-së dhe u forcuan

angazhimet për integrimin e politikave mjedisore.

Traktati i Nicës,

2000 (2003)

• Ndryshime të tjera në organet e BE-së për të ndihmuar në rritjen e

anëtarësisë.

• Rregullimi i votimit me shumicë të cilësuar në Këshill, duke ngritur

pragun për numrin e nevojshëm të votave ose numrave.

Traktati i Lisbonës,

2007, (2009)

• Krijimi i një sistemi me tre nivele të kompetencave, ku çështjet e mjedisit

përfshihen në sferën e kompetencave të përbashkëta.

• Votimi me shumicë të cilësuar në Këshill u përshtat me sistemin e

shumicës së dyfishtë.

• Themelimi i procedurës së zakonshme legjislative për politikëbërjen

mjedisore ndërmjet Këshillit dhe Parlamentit Evropian.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

70

KREU III. FORMULIMI, MIRATIMI DHE ZBATIMI I POLITIKAVE

MJEDISORE NË BASHKIMIN EVROPIAN

3.1. Institucionet e Bashkimit Evropian dhe politikat mjedisore

Një rol të rëndësishëm në procesin e formulimit, miratimit dhe zbatimit të politikave

mjedisore luajnë institucionet e Bashkimit Evropian. Në një përmbledhje të shkurtër,

funksioni i secilit prej tyre është, si vijon: Këshilli Evropian përcakton orientimet e

përgjithshme të Bashkimit Evropian dhe vendos objektiva të gjera; Komisioni Evropian

gjeneron projektligje, politika dhe përmes burokracive kombëtare mbikqyr zbatimin e

ligjeve të BE-së; Ministrat e Mjedisit dhe Parlamenti Evropian bëjnë rregullime të imëta

të përmbajtjes së propozimeve dhe vendosin, cilat do të bëhen ligje dhe cilat jo; Gjykata

Evropiane e Drejtësisë siguron, se legjislacioni i BE-së përputhet me qëllimet e

traktateve.382 Duke shqyrtuar procesin, përmes të cilit ligjet dhe politikat mjedisore

propozohen, zhvillohen dhe implementohen, institucionet, që ndikojnë më shumë në këtë

proces janë: njësitë teknike të drejtorive të përgjithshme të Komisionit Evropian, ku janë

hartuar propozime dhe është përcaktuar përmbajtja e tyre kryesore, ekspertët kombëtar

dhe të sektorit industrial, me të cilët Komisioni Evropian punon në zhvillimin e

propozimeve, Këshilli dhe Gjykata Evropiane e Drejtësisë.383 Në anën tjetër, influencat

më të dobëta janë Parlamenti Evropian, lobimet e mjedisit, agjencitë kombëtare të

zbatimit dhe aktorët jo-shtetëror, që kërkojnë të ndikojnë në politikat e mjedisit. Roli i

kufizuar i këtyre të fundit në diskutimet mbi planifikimin, shpesh shkakton probleme me

zbatimin.384

Balanca mund të ndryshojë, për shkak të rritjes së kompetencave të Parlamentit

Evropian dhe përpjekjeve për të promovuar aktivitetet e grupeve mjedisore, për të sjellë

një shumëllojshmëri më të madhe të pikëpamjeve të dhëna në procesin e politikave nga

jashtë institucioneve të BE-së. Komisioni Evropian nuk do të zhvillojë propozime në një

vakum, por është subjekt i ndikimit të forcave të brendshme dhe të jashtme. Këshilli i

Mjedisit dhe Parlamenti Evropian janë përgjegjës për të vendosur, nëse një ligj i ri

mjedisor do të miratohet apo jo dhe vendimi në shumë aspekte merret, si rezultat i

kompromiseve për realizimin e interesave konkurruese në fazën e formulimit të

politikave mjedisore. Grupet e interesit dhe koorporatat sjellin ndikimin, që mbahet jashtë

strukturës formale të politikave mjedisore.

Një dallim i rëndësishëm bëhet midis aspekteve formale dhe joformale të hartimit të

politikave, ose midis veprimeve të ndërmarra për shkak, se janë detyrime të traktateve

apo shprehi, që kanë dalë në mesin e politikëbërësve evropian. Procesi legjislativ ka

pësuar një demokratizim të qëndrueshëm dhe liria e qasjes në vendimmarrjen mjedisore

brenda Komisionit Evropian ka tejkaluar aftësinë e aktorëve të jashtëm, veçanërisht të

OJQ-ve, që marrin pjesë në formulimin e politikave mjedisore.

3.2. Formulimi i politikave mjedisore në Bashkimin Evropian

382 J. McCormick, Environmental Policy in the European Union, Palgrave, 2001, fq. 95. 383 M. Cini, N. P-S. Borragan, European Union Politics, Oxford: Oxford University Press; D. Dinan, 2010,

Ever Closer Union: An Introduction to European Integration. Boulder: Lynne Rienner Publishers, 2010. 384 Shikoni referencën nr. 382, fq. 95.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

71

3.2.1. Roli i Këshillit Evropian në formulimin e politikave mjedisore në BE

Krerët e Shteteve Anëtare takohen rregullisht në Këshillin Evropian, për formulimin e

axhendave të politikave, diskutimin e çështjeve të profilit të lartë dhe zgjedhjen e

Presidentit për një periudhë 30 mujore. Ky organ i nivelit të lartë nuk është i përfshirë në

miratimin e ligjeve të veçanta, por është një forum, ku kryetarët e qeverive formulojnë

qëllimet dhe drejtimet e përcaktuara. Nga natyra e tij, Këshilli Evropian ka qenë i vetmi

institucion i BE-së, më pak i përfshirë në detajet e politikave dhe i dhënë pas deklaratave

të mëdha të qëllimit dhe deklaratave solemne. Kontributi i parë thelbësor i Këshillit

Evropian doli përpara, se ai të krijohej, kur krerët e qeverisë në mbledhjen e tetorit të vitit

1972 lëshuan deklaratën e tyre, se:“zgjerimi ekonomik nuk ishte një qëllim në vetvete, por

ai duhet të rezultonte në një përmirësim në cilësinë e jetës dhe standardet e jetesës dhe

vëmendje e posaçme duhet t’i kushtohet vlerave të paprekshme dhe mbrojtjes së mjedisit,

në mënyrë që progresi të vihet vërtetë në shërbim të njerëzimit”. Megjithatë, shumë prej

këtyre deklaratave kanë ardhur në momentet kritike të evoluimit të politikave dhe kanë

sqaruar qëllimet duke i dhënë drejtim punës në institucionet e tjera.

Krerët e qeverisë i bënë thirrje Komunitetit Evropian për të zhvilluar një plan për

politikat formale mjedisore deri në korrik të vitit 1973, rezultat i së cilës ishte publikimi i

Programit të Parë të Veprimit në Mjedis, që vendosi themelet për të gjitha zhvillimet e

politikave mjedisore, që pasuan. Në mbledhjen e lartë të mbajtur në Paris në vitin 1974,

Këshilli Evropian do të përfshihej në institucionet komunitare, që nuk kishin pozita të

forta për të siguruar në mënyrë të vazhdueshme impulsin politik të nevojshëm për

ndërtimin evropian.385 Gjatë pjesës tjetër të viteve ‘70, Këshilli Evropian u përqëndrua në

çështje të tjera, por kombinimi i krizës energjetike, presionet sociale dhe rritja e interesit

publik në Shtetet Anëtare nxitën vendosjen e mjedisit përsëri në rendin e ditës. Në vitet

‘80 dhe ’90 ka patur shumë raste, kur Këshilli Evropian ka lëshuar deklarata me një

ndikim themelor në drejtimin e marrë nga politikat mjedisore të BE-së. Takimi i mbajtur

në qershor të vitit 1983 në Shtutgart nën presidencën gjermane provoi të jetë një tjetër

ngjarje historike, sepse pati një rol kryesor në zhvillimin e përgjigjes evropiane për

acidifikimin, por rezultoi edhe në miratimin e një deklarate të fuqishme në favor të

përshpejtimit dhe përforcimit të veprimeve në lidhje me ndotjen, e cila kishte një ndikim

të dukshëm në ligjet e mëvonshme të ndotjes së ajrit.386

Takimi i liderëve në Samitin e marsit të vitit 1985 në Bruksel arriti në përfundimin, se

mbrojtja e mjedisit mund të kontribuonte në përmirësimin e rritjes ekonomike, krijimin e

vendeve të punës dhe politikat mjedisore duhet të bëheshin pjesë e politikave ekonomike,

industriale, bujqësore dhe sociale të ndjekura nga Komuniteti Evropian. Ky përfundim të

drejtonte në vendimin për të bërë klauzolat integruese pjesë të Aktit Unik Evropian dy

vjet më vonë. Deklaratat e mëvonshme në Samitet e Këshillit Evropian387 kanë ndihmuar

në zhvillimin e legjislacionit dhe u përqëndruan në disa nga objektivat kryesore të

politikave të BE-së. Samiti i Dublinit u bë i famshëm për një deklaratë mbi “imperativin

mjedisor”, në të cilën krerët e qeverisë parashtruan besimin e tyre, që veprimi mjedisor të

zhvillohet në baza të koordinuara dhe mbi parimet e zhvillimit të qëndrueshëm, veprimit

parandalues dhe masave paraprake. Ata, gjithashtu theksuan pranimin e një përgjegjësie

385 I. Zajmi, E Drejta Evropiane (Cikël leksionesh), Botim i dhjetë, Tiranë, 2010, fq. 108. 386 J. McCormick, Environmental Policy in the European Union, Palgrave, 2001, fq. 97. 387 Sidomos në Hanover në qershor 1988, Rodos në dhjetor të vitit 1988, Dublin në qershor 1990 dhe

Edinburg në dhjetor 1992.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

72

më të gjerë, si një prej entiteteve kryesore rajonale në botë, për të luajtur një rol

udhëheqës në promovimin e veprimeve të përbashkëta dhe efektive në nivel global, si dhe

përgjegjësinë e tij për të inkurajuar dhe për të marrë pjesë në veprime ndërkombëtare për

të luftuar problemet globale të mjedisit.388

Këshilli Evropian ka qenë më aktiv në fushën e bujqësisë, buxhetit, tregut të vetëm,

çështjet që lidhen me ekonominë, duke tentuar të qëndrojë larg nga diskutimet në lidhje

me fushat më të orientuara teknikisht të politikave të BE-së. Në vitin 1994, Johnston

sugjeroi, se “sektorët e politikave, si mjedisi kanë qenë kryesisht të paprekur nga krerët e

qeverisë”.389 Çështjet e mjedisit, që janë paraqitur dukshëm në axhendat e Këshillit

Evropian dhe vendimet e udhëheqësve evropian i kanë dhënë fuqi më të madhe dhe

qartësi objektivave të politikave mjedisore të BE-së. Në mënyrë të veҫantë, Këshilli

Evropian i kushtoi vëmendje të konsiderueshme në fund të viteve ‘90, problemit të

ngrohjes globale, e cila u bë një nga çështjet më të debatueshme në negociatat mes BE-së,

Shteteve Anëtare të tij dhe konkurrentëve më të mëdhenj ekonomik, sidomos Shtetet e

Bashkuara të Amerikës.

3.2.2. Roli i Komisionit Evropian në formulimin e politikave mjedisore në BE

Zhvillimi i propozimeve për ligjet dhe politikat e reja të BE-së realizohet në kuadër të

iniciativës së Komisionit Evropian. Kompetenca e tij më e rëndësishme qëndron në

monopolin e tij mbi propozimin dhe hartimin e ligjeve të reja, gjithashtu ai ka një

pozicion të rëndësishëm, si agjent i interesave, si forum për shkëmbimin e ideve të

politikave390 dhe si ndërmjetës midis Shteteve Anëtare dhe institucioneve të ndryshme të

BE-së. Propozimet u dërgohen institucioneve të tjera dhe palëve të interesuara për

diskutime dhe ndryshime dhe kthehen pastaj në Komisionin Evropian, i cili është

përgjegjës për mbikëqyrjen dhe monitorimin e zbatimit të tyre nga Shtetet Anëtare. Në

mënyrë të veçantë, Traktati i Komunitetit Evropian, që në vitin 1957 i ka dhënë

Komisionit Evropian detyrën për të siguruar, që dispozitat e Traktatit dhe masat e marra

nga institucionet e BE-së në përputhje me to të zbatohen (Neni 211 KE).391 Kjo

përgjegjësi e gardianit të traktateve realizohet, së bashku me funksionet e tjera ekzekutive

të Komisionit Evropian dhe kompetencat e vendosura në Traktatin e KE-së, duke

përfshirë kryesisht rolin e propozimit të iniciativave legjislative të BE-së.

Ndryshe, nga opinioni publik përgjithësisht negativ, Komisioni Evropian nuk është as

i madh, as i fuqishëm dhe shumica e punës së tij, zhvillohet jashtë syve të publikut, ku

punonjësit e tij bashkëpunojnë shpesh dhe ngushtë me palët e interesuara. Kjo është

veçanërisht e vërtetë në lidhje me çështjet e mjedisit, ku ka disa kanale, nëpërmjet të

cilave grupet e interesit, ekspertët dhe ministritë kombëtare të qeverive mund të punojnë

me Komisionin Evropian në zhvillimin e ligjeve të reja, të cilat duhet të kalojnë nëpër një

proces të gjatë dhe kompleks të negociatave.392 Komisioni Evropian ka në thelb më

shumë pushtet mbi inicimin dhe ndikimin në politikat, se sa burokracitë kombëtare.

388 Buletini i Komuniteteve Evropiane, nr. 6, vol. 23, 1990, fq. 18. 389 M. T. Johnston, The European Council: Gatekeeper of the European Community, Boulder, CO:

Westview, 1994, fq. 46. 390 S. Mazey and J. Richardson, “The Commission and the Lobby”, in Geoffrey Edwards and David

Spence, eds, The European Commission, 2nd edn, London: Cartermill, 1997. 391 M. Hedemann-Robinson, Enforcement of European Union Environmental Law: Legal Issues and

Challenges, Routledge-Cavendish London and New York, 2007, fq. 30. 392 J. McCormick, Environmental Policy in the European Union, Palgrave, 2001, fq. 99.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

73

Vendimi përfundimtar për miratimin e ligjeve të reja mbështetet në Parlamentin Evropian

dhe Këshillin e Ministrave, ndërsa zbatimi është lënë kryesisht në duart e Shteteve

Anëtare. Komisioni Evropian nuk ka kompetenca të zbatimit, por ai inkurajon zbatimin e

politikave nga autoritetet kombëtare. Puna e tij udhëhiqet dhe kufizohet nga qëllimet e

traktateve dhe Komisioni Evropian duhet të përgjigjet për institucionet e tjera (sidomos

Këshillin e Ministrave) dhe përfaqësuesit e Shteteve Anëtare në zhvillimin e

propozimeve të tij legjislative.

Në krye të rrjetit të politikave janë komisionerët, të cilët janë përgjegjës për një ose

më shumë fusha të politikave dhe mbështeten nga një kabinet prej shtatë deri në tetë

këshilltarësh. Kabinetet luajnë një rol qëndror në bërjen e politikave të Komisionit

Evropian, ndihmojnë në koordinimin e politikave, ndërmjetësojnë interesat konkurruese

brenda dhe jashtë Komisionit Evropian dhe janë një objektiv kryesor për lobim nga ana e

interesave sektoriale dhe kombëtare.393 Ashtu si, në rastin e kabineteve në qeveritë

kombëtare, në Komisionin Evropian ekziston një hierarki e politikave, të cilat lidhen me

buxhetin, tregun e brendshëm, tregtinë, bujqësinë dhe marrëdhëniet e jashtme. Politikat

mjedisore ende konsiderohen, si rangu i mesëm, pjesërisht për shkak të risisë së tyre

relative dhe pjesërisht për shkak të nivelit relativisht të ulët të aktivitetit të politikave

mjedisore në tregun e brendshëm. Komisioni Evropian, si institucion përbëhet nga 23

Drejtori të Përgjithshme (DGs), që janë ekuivalenti funksional i ministrive kombëtare

qeveritare. Drejtoritë e Përgjithshme përbëhen nga burokratët e caktuar për të kryer

detyrat e përditshme të administratës për BE-në. Rreth dy të tretat e personelit të

Komisionit Evropian janë të punësuar të karrierës ose funksionarë, të cilët punojnë së

bashku me ekspertët kombëtar të deleguar për një periudhë të caktuar për të siguruar të

dhëna të specializuara në zhvillimin e politikave të BE-së.

Drejtoria e Përgjithshme e Mjedisit u krijua në vitin 1973, si Shërbimi i Mbrojtjes së

Konsumatorit dhe Mjedisit (DGIII), përgjegjëse për çështjet industriale dhe u ngrit në

statusin e një Drejtorie të Përgjithshme të veçantë në vitin 1981 (DGXI). Struktura e saj e

brendshme u riorganizua në vitin 1989 në përgjigje të punës në rritje dhe në vitin 1995

mbrojtja e konsumatorit u bë pjesë e DGXXIV, ndërsa mbrojtja civile u transferua në

DGXI nga DGV (punësimi, marrëdhëniet industriale dhe ҫështjet sociale). Në vitin 1999,

Drejtoritë e Përgjithshme pushuan së identifikuari me numrat e tyre, kështu që DGXI u

riemërua Drejtoria e Përgjithshme e Mjedisit. Ajo përfshin pesë drejtori: A merret me

punët e përgjithshme dhe ndërkombëtare, B me politikën e integrimit, C me sigurinë

bërthamore dhe mbrojtjen civile, D me cilësinë e mjedisit dhe burimet natyrore dhe E me

industrinë dhe mjedisin.394 Stafi i kësaj drejtorie përbëhet nga specialist teknik për shkak

të natyrës së punës së tyre. Rreth dy të tretat janë funksionar dhe pjesa tjetër janë ekspert

kombëtar, që punojnë me huazim deri në tre vjet. Funksionarët dhe ekspertët kombëtar,

shpesh ankohen për zgjatjen e kohës për kalimin nga propozimi në miratim. Me hyrjen e

parimit të integrimit në Aktin Unik Evropian, më shumë kohë është shtuar në procesin

legjislativ në Drejtorinë e Përgjithshme të Mjedisit. Kjo i dha EDG një status më të lartë,

për shkak se është bërë shumë më aktiv, që nga viti 1987 për të punuar me pjesë të tjera

të Komisionit Evropian, veçanërisht ato që ishin të përfshira në aktivitete me një

dimension të qartë mjedisor. Në të njëjtën kohë, Komisioni Evropian ka komplikuar në

393 M. Donnelley and E. Ritchie, “The College of Commissioners and their Cabinets”, in Geoffrey Edwards

and David Spence, (eds), The European Commission, 2nd edn, London: Cartermill, 1997. 394 J. McCormick, Environmental Policy in the European Union, Palgrave, 2001, fq. 101.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

74

masë të madhe punën e EDG, sepse tani duhet të ndërthurret me elemente të tjerë të

Komisionit Evropian për t’u siguruar, që propozimet korrigjohen nga Drejtoritë e tjera të

Përgjithshme me një element mjedisor dhe se EDG kalon propozimet e saj në Drejtoritë e

tjera të Përgjithshme për komente.395 Drejtoritë e Përgjithshme më aktivisht të përfshira

në çështjet e mjedisit përfshijnë:

- Bujqësinë (dikur DGVI), si dhe interesat, që rrjedhin nga ndikimi mjedisor i Politikës

së Përbashkët Bujqësore. Bujqësia është e përfshirë në zhvillimin e ligjeve dhe politikave,

që kanë të bëjnë me pylltarinë, bujqësinë organike dhe blegtorinë ekologjikisht miqësore,

në çështjet e zhvillimit rural dhe politikat strukturore, që lidhen me zhvillimin e rajoneve

më të varfra rurale të BE-së.

- Energjinë dhe Transportin (dikur DGVII dhe DGXVII). Stafi i Komisionit Evropian,

që punon në çështjet e energjisë merret kryesisht me çështje të tilla, si furnizimi me lëndë

djegëse, tregu i energjisë, bashkëpunimi i BE-së me shtetet jo-anëtare, rrjetet e energjisë

trans-evropiane dhe të teknologjisë së energjisë. Po kështu, ata evidentonin në ndikimin

mjedisor të përdorimit të energjisë, sigurinë e transportit të materialit radioaktiv. Nga ana

e saj, politika e transportit të BE-së ka të bëjë kryesisht me rregullat e konkurrencës dhe

funksionimit të tregut, por plani i veprimit të Politikës së Përbashkët të Transportit (1998-

2004) përfshinte zhvillimin e standardeve mjedisore për transportin. Zhvillimi i rrjeteve

të transportit trans-evropian ka gjithashtu një ndikim mjedisor dhe Drejtoria e

Përgjithshme e Transportit monitoron zhvillimin e politikave për çështje të tilla, si

shkarkimet e automjeteve rrugore, transporti i mbetjeve të rrezikshme etj.

- Peshkimin (dikur DGXIV), përgjegjëse për Politikën e Përbashkët të Peshkimit

(PPP), e cila përfshin ruajtjen dhe menaxhimin e burimeve detare, marrëveshjet me

vendet jo-anëtare dhe organizatat ndërkombëtare duke patur, si qëllim kryesor arritjen e

një ekuilibri të qëndrueshëm mes burimeve të disponueshme detare dhe metodat e

përdorura për t’i shfrytëzuar ato.

Duke filluar nga viti 1993, puna e Komisionit Evropian është mbështetur nga

Agjencia Evropiane e Mjedisit (AEM). AEM nuk është një organ politikëbërës apo

zbatues, por është e ngarkuar me mbledhjen dhe analizën e informacionit mbi mjedisin

prodhuar nga agjencitë e tjera të ndryshme. Informacioni në dispozicion të institucioneve

të BE-së (përfshirë Komisionin Evropian) dhe Shteteve Anëtare, ndihmon në

promovimin e krahasueshëm të sistemeve të grumbullimit të të dhënave midis Shteteve

Anëtare, identifikon dhe zhvillon ide të reja për legjislacionin mjedisor të BE-së, harton

raporte, që zgjasin tre vjet mbi gjendjen e mjedisit evropian, promovon mënyrat për

harmonizimin e metodave të matjes, mban lidhje me agjencitë kombëtare, rajonale dhe

ndërkombëtare dhe koordinon informacionin me Rrjetin Evropian të Informimit dhe

Vëzhgimit të Mjedisit (EIONET). EIONET përbëhet nga një rrjet i organizatave

kombëtare, që ndihmojnë marrjen e informacionit për Agjencinë Evropiane të Mjedisit

dhe identifikimin e çështjeve të veçanta, që duhet të adresohen. Anëtarësimi është i hapur

për vendet jo anëtare të BE-së.

(i) Procesi i politikave mjedisore të Komisionit Evropian

Procesi i zhvillimit të politikave mjedisore brenda Komisionit Evropian është bërë

kompleks dhe përfshin aktor të ndryshëm. Sipas Krämer, “rregulloret mjedisore të BE

395 J. McCormick, Environmental Policy in the European Union, Palgrave, 2001, fq. 103.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

75

janë miratuar me dyer të mbyllura, pa pjesëmarrjen e publikut”.396 Miratimi përfshin

Parlamentin Evropian, në të cilin publiku ka qasje të konsiderueshme, ndërsa mundësitë

për pjesëmarrje të drejtpërdrejt të publikut në formulimin e politikave mjedisore janë të

kufizuara. Formulimi i politikave mjedisore është i plotë dhe ka arritur një fazë të lartë të

zhvillimit. Propozimet, që vijnë nga Drejtoria e Përgjithshme e Mjedisit janë të natyrës

teknike, sa që kërkohen të dhëna të qëndrueshme të ekspertëve dhe shumica e

ndryshimeve kritike të një propozimi legjislativ apo politikave mjedisore të zhvilluara

nga EDG janë marrë në konsideratë para, se propozimi të dërgohet për diskutim.397

Pasi merret një vendim (zakonisht nga Komisioni Evropian, Këshilli i Ministrave ose

Këshilli Evropian) për të iniciuar një përgjigje për një problem të caktuar, njësia

përkatëse teknike brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Mjedisit do të përgatisë një letër

qëndrimi në përpjekje për të përcaktuar shkallën e problemit, kostot e mundshme dhe

përfitimet. Kjo është përdorur, si bazë për diskutimet me ekspertët nga Shtetet Anëtare

duke filluar me një takim të zhvilluar nga Komiteti Këshillues i Komisionit në Bruksel.

Komisioni Evropian, zakonisht realizon bisedime paralele me palët e tjera të interesuara,

të cilat mund të përfshijnë përfaqësues të Drejtorive të Përgjithshme të tjera, të industrisë,

akademik, OJQ-të ose organizatat ndërkombëtare. Për shkak të numrit të madh të

organizatave të interesuara dhe për të shmangur diskutimet e anshme ose partiake,

Komisioni Evropian preferon të takohet me organizatat pan-evropiane, se sa me

organizatat kombëtare apo kompanitë individuale.398 Ftesat për Shtetet Anëtare dërgohen

në përfaqësitë e përhershme të Shteteve Anëtare në Bruksel, të cilat më pas vendosin, se

kë do të dërgojnë në këtë takim. Ato mund të dërgojnë ekspert në qoftë se dëshirojnë, por

kanë tendencë për të dërguar zyrtarët qeveritar nga njësia e autoritetit përkatës kombëtar.

Përfaqësitë e përhershme janë përdorur, si ndërmjetëse, sepse në qoftë se EDG do të

dërgonte ftesa direkt në Ministritë Kombëtare të Mjedisit mund të akuzohej, se ishte duke

ndikuar me elektoratin e vet.

Hapat e hershme të marra për të zhvilluar një strategji të acidifikimit të BE-së

ilustrojnë procesin. Qeveria suedeze ka qenë përkrahëse kryesore e idesë, duke hapur

diskutime në Këshillin e Mjedisit në mars të vitit 1995, vetëm tre muaj pas pranimit të

Suedisë në BE. Në takimin e dhjetorit të vitit 1995, Këshilli ftoi Komisionin Evropian të

zhvillonte një strategji të acidifikimit dhe ftesa u pranua. Qeveria suedeze vazhdoi të

insistojë në këtë ҫështje duke dërguar një delegacion në Bruksel për të lobuar me EDG në

maj të vitit 1996, dy javë para takimit të Komitetit Këshillues të Komisionit të Shteteve

Anëtare. Në takim morrën pjesë, jo vetëm përfaqësuesit e emëruar nga Shtetet Anëtare,

por edhe përfaqësues të Drejtorive të Përgjithshme të tjera (si bujqësia dhe energjia),

Sekretariatit të Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë, Komisionit Ekonomik të OKB për

Evropën, Institutit Ndërkombëtar për Sistemet e Aplikuara të Analizave (IIASA), organit

kërkimor të kontraktuar nga Komisioni Evropian për të siguruar të dhënat, mbi të cilat do

të bazohej kryesisht strategjia dhe përfaqësues nga Byroja Evropiane e Mjedisit dhe

grupeve, që përfaqësojnë industritë e energjisë elektrike, naftës dhe kimikateve. Takimet

e Komitetit Këshillimor janë një mundësi për Komisionin Evropian për të testuar idetë e

veta mbi palët e interesuara duke siguruar, që propozimet të lëvizin në një drejtim, që

396 L. Krämer, “The Elaboration of EC Environmental Legislation”, in Gerd Winter, ed., European

Environmental Law: A Comparative Perspective, Aldershot: Dartmouth Publishing Co., 1996, fq. 297. 397 J. McCormick, Environmental Policy in the European Union, Palgrave, 2001, fq. 105. 398 Shikoni referencën nr. 396, fq. 301-302.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

76

maksimizon pranueshmërinë e tyre në Shtetet Anëtare. Takimet, zakonisht shënojnë një

proces kompleks të diskutimeve përfshirë Komisionin Evropian dhe palët e interesuara.

Në rastin e strategjisë së acidifikimit, të paktën dy takime të tjera të Komitetit Këshillues

ishin planifikuar dhe u morën masa edhe për ndërlidhje me IIASA dhe UNECE.399

Propozimet zakonisht hartohen dhe zhvillohen nga titullari i njësisë përkatëse brenda

EDG, ose një anëtar i stafit të rangut të mesëm me ekspertizë të specializuar, megjithatë

propozimet verifikohen nga njësia ligjore e çdo Drejtorie të Përgjithshme dhe nga

Shërbimi Ligjor i Komisionit Evropian për të siguruar konformitetin me traktatet. Gjatë

procesit të hartimit, anëtari i stafit përgjegjës do të mbajë kontakt të ngushtë me grupin e

politikave, i cili është si bordi i menaxhimit të një Drejtorie të Përgjithshme. Drejtoria e

Përgjithshme e Mjedisit përbëhet nga drejtori i përgjithshëm dhe një asistent, zëvendës

drejtori i përgjithshëm dhe drejtorët e njësive. Ata takohen çdo javë për të shqyrtuar draft

propozimet e ndryshme, që përpunojnë përmes Drejtorive të Përgjithshme të Mjedisit.

Më pas, drafti dërgohet për konsultim ndër-shërbimor dhe kopjohet në të gjitha Drejtoritë

e Përgjithshme të tjera të interesuara për komente dhe për konsultime. Një propozim për

politikën e ujit, për shembull, mund të dërgohet në sektorin e bujqësisë, energjisë dhe

transportit, hulumtimit, politikave rajonale, shëndetësisë dhe mbrojtjes së konsumatorit.

Një problem i vazhdueshëm në kuadër të Komisionit Evropian ka qenë koordinimi. Ky

është një problem i veçantë për Drejtorinë e Përgjithshme të Mjedisit, duke patur

parasysh pozitën e saj në Komisionin Evropian. Disa Drejtori të Përgjithshme, si

Marrëdhëniet me Jashtë dhe Bujqësia janë mjaft të fuqishme për të mos pranuar

kundërshtimet nga Drejtoritë e Përgjithshme të tjera,400 por Drejtoria e Përgjithshme e

Mjedisit nuk e ka këtë pozitë. Në vitet e fundit është bërë gjithnjë e më e zakonshme për

draftet të lexohen nga anëtari përkatës i kabineteve të komisionerëve të interesuar. Duke

filluar nga viti 1995 ka patur një kërkesë, në lidhje me kufizimet kohore për kthimin e

komenteve nga DGs e tjera. Propozimi duhet të kthehet brenda dhjetë ditëve të punës,

duke përshpejtuar në masë të madhe procesin e zhvillimit. Nëse, komentet e shkruara

janë të mjaftueshme, këto do të përfshihen në projekt-propozim.401 Kur, të gjitha

shërbimet kanë patur inputin e tyre dhe kompromiset janë arritur në përmbajtje,

propozimi do t’i dërgohet Sekretariatit të Përgjithshëm të Komisionit Evropian dhe

qarkullon në kabinetet e secilit prej komisionerëve, të cilat kanë dhjetë ditë për t’u

përgjigjur. Në këtë pikë, diskutimi pushon së përqëndruari në aspektet teknike të

propozimit dhe nxitet nga konsideratat politike kombëtare dhe nga prirjet ideologjike të

kabineteve. Nëse nuk është ngritur asnjë kundërshtim në lidhje me një propozim, ai

shtohet në rendin e ditës, si pika A dhe miratohet normalisht nga Komisioni pa debat.

Zyrtarët e Drejtorisë së Përgjithshme të Mjedisit, që hartojnë propozimin mund të

marrin pjesë në takime dhe mbajnë kontakte të rregullta me shefa të veçantë në kabinetin

e Komisionerit të Mjedisit. Zyrtari i Drejtorisë së Përgjithshme të Mjedisit do të

riformulojë propozimin për ridorëzim, ndoshta më shumë se tre ose katër herë në rastin e

propozimeve më problematike. Pasi shumica e shefave të veçantë janë shprehur pro,

propozimi do të vendoset nga shefat e kabinetit në rend të ditës për mbledhjen e

ardhshme të Komisionit Evropian, i cili do të debatojë propozimin dhe nëse është e

399 J. McCormick, Environmental Policy in the European Union, Palgrave, 2001, fq. 107. 400 D. Spence, “Structure, Functions and Procedures in the Commission”, in Geoffrey Edwards and David

Spence, eds, The European Commission, 2nd edn, London: Cartermill, 1997. 401 Shikoni referencën nr. 397, fq. 108.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

77

nevojshme e kalon atë për votim. Nëse, një drejtor i përgjithshëm mbështet propozimin,

jo domosdoshmërisht komisioneri i tij do ta mbështesë atë. Mund të ketë marrëveshje në

nivelin teknik, por jo në nivelin politik. Ndikimi mund të jetë ushtruar mbi një

komisioner nga një grup interesi, një industri ose nga konsiderata ideologjike, por këto

janë kamufluar zakonisht në përgjigjen përfundimtare me shkrim, si shqetësime në lidhje

me kosto-efektivitetin e propozimit, ose ndonjë kundërshtim teknik.402

3.2.3. Procesi i konsultimit me Parlamentin Evropian dhe aktorët e jashtëm

Në mënyrë tipike, në fazat e hershme të zhvillimit të legjislacionit dhe të politikave

Komisioni Evropian, shpesh vepronte duke u konsultuar me zyrtar të qeverisë kombëtare,

sepse janë Shtetet Anëtare, që i japin BE-së autoritetin e tij dhe përmes Këshillit të

Ministrave nxjerrin vendime, mbi të cilat propozimet miratohen ose jo. Në të njëjtën

kohë, Drejtoria e Përgjithshme e Mjedisit zhvillon diskutime me koorporatat dhe me

federatat industriale me bazë në Bruksel. Këto organe luajnë një rol të rëndësishëm në

zhvillimin e propozimeve mjedisore, ndihmuar nga disa pika të forta kritike, që sjellin në

tryezën e bisedimeve duke përfaqësuar komunitetet me interesa të veçanta, duke qenë

shumë efektiv në kuantifikimin e kostove dhe përfitimeve të mundësive të ndryshme të

politikave mjedisore, duke ofruar alternativa, duke punësuar ekspert teknik, që mund të

përgjigjen në mënyrë bindëse dhe me autoritet për përmbajtjen shpesh teknike dhe të

detajuar të propozimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Mjedisit.403 Lobimi industrial

është bërë shumë efektiv në punën me Drejtorinë e Përgjithshme të Mjedisit dhe një

marrëdhënie simbiotike është zhvilluar mes tyre.

Shembujt përfshijnë organizatat në vijim me qendër në Bruksel, si: Këshilli Evropian i

Industrisë Kimike (CEFIC), i cili sjell ndikim të konsiderueshëm në të gjitha zhvillimet e

politikave të konkurrencës, tregun e brendshëm, ndikim në kimikatet dhe pretendon të

përfaqësojë 40.000 kompani të mëdha, të mesme dhe të vogla kimike, duke përfaqësuar

rreth 30 përqind të prodhimit kimik në botë;404 Shoqata Evropiane e Mbrojtjes së

Kulturave apo Farave (ECPA), e cila përfaqëson 16 shoqata kombëtare (si Shoqata

Britanike e Agrokimikateve) dhe 19 kompani kimike kërkimore bazë, që kanë të bëjnë

me produktet për mbrojtjen e kulturës (dmth, pesticideve); Bashkimi Evropian i

Shoqatave Kombëtare të Furnizuesve me Ujë dhe Shërbimet e Ujërave të Zeza,

(EUREAU), i themeluar në vitin 1975 paraqet 20 shoqata kombëtare të furnizuesve të ujit

në Shtetet Anëtare të BE-së, tre shtetet e EFTA-s dhe roli i tij konsiston në vendosjen e

njohurive teknike, shkencore dhe ekspertizës në dispozicion në nivel komunitar për të

siguruar, se merren në konsideratë nga vendimmarrësit evropian;405 Shoqata Evropiane e

Industrisë së Naftës (EUROPIA) përfaqëson industrinë e naftës, me një anëtarësi të

përbërë nga 27 kompani aktive në BE për të lobuar në çështje të tilla, si programi auto-

naftë, cilësia e ajrit, acidifikimi dhe ndryshimet klimatike; Shoqata Evropiane e

Prodhuesve të Automobilave (ACEA) u krijua në përgjigje të rritjes së aktiviteteve të BE-

së për çështjet ekonomike dhe teknike me interes për industrinë e automobilave duke

patur një qarkullim të kombinuar të prodhimit me vlerë 365 miliardë euro.406

402 J. McCormick, Environmental Policy in the European Union, Palgrave, 2001, fq. 111. 403 Po aty, fq. 111-112. 404 CEFIC, http://www.cefic.org. (Aksesuar, më 24.09.2016). 405 EUREAU, http://www.eureau.org. (Aksesuar, më 24.09.2016). 406 ACEA, http://www.acea.be. (Aksesuar, më 24.09.2016).

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

78

Një nga taktikat e përdorura nga Komisioni Evropian për të arritur objektivat e tij ka

qenë të zhvillojë marrëveshje vullnetare me industrinë pa mandatimin e ndonjë mjeti të

veçantë për arritjen e qëllimeve. Një shembull i dukshëm i kohëve të fundit është

strategjia e rënë dakord midis prodhuesve të automjeteve rrugore evropiane, përfaqësuar

nga ACEA dhe Komisioni Evropian për reduktimin e emetimeve të CO2 nga automjetet

rrugore. Sipas kushteve të marrëveshjeve ndërkombëtare për ndryshimin e klimës, BE-ja

kishte rënë dakord për një reduktim prej 8% në emetimet e CO2 nga 2008-2012. Në vend

të zhvillimit të rregulloreve të përshtatshme apo udhëzimeve, BE-ja ka zhvilluar një

strategji të bazuar në punën me industrinë dhe konsumatorët për të reduktuar emetimet.

Në thelbin e saj është një marrëveshje me ACEA, në të cilën është rënë dakord për të

hetuar strategjitë e marketingut dhe ndryshimet teknike, që kanë për qëllim prodhimin e

makinave më të vogla dhe me më shumë karburant efikas.407 Në kontrast me efikasitetin

e industrisë, Parlamenti Evropian (PE), grupet mjedisore të interesit dhe agjencitë

kombëtare të zbatimit dallohen për rolin e tyre relativisht modest në fazat e hershme të

zhvillimit të politikave mjedisore dhe propozimeve legjislative.

(i) Kompetencat e Parlamentit Evropian

Rritja e qëndrueshme e kompetencave të Parlamentit Evropian erdhi, si pasojë e

kombinimit të fuqive bashkëpunuese të ofruara në çështjet e mjedisit nga ana e Aktit

Unik Evropian, rritja e pranisë së Deputetëve të Gjelbër në Parlamentin Evropian,

përdorimi i Nenit 95 (ish Neni 100a) në legjislacionin mjedisor (i cili i kërkon Këshillit të

bashkëpunojë me PE) dhe fuqitë e dhëna nga Traktati i Mastrichtit dhe Amsterdamit,

duke e bërë PE një aktor të rëndësishëm në procesin e politikave mjedisore. Megjithatë,

ende i mungon një nga fuqitë përcaktuese të legjislaturës konvencionale: aftësia për të

gjeneruar propozime për ligjet e reja. Për këtë arsye, ai është i përfshirë më pak në

formulimin e politikave, se sa në bërjen e ndryshimeve në propozimet e politikave.

Parlamenti Evropian do të luante një rol më të madh në formulimin e politikave, në

qoftë se ai do të dërgonte përfaqësues në takimet e hershme të planifikuara dhe të

organizuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Mjedisit. Kjo rrallë mundësohet për tri arsye

kryesore: Së pari, ekziston shqetësimi praktik, që anëtarët e tij dhe të stafit mbështetës u

mungon koha për të qenë të pranishëm në çdo takim. Së dyti, Parlamenti Evropian nuk

është i nevojshëm për të përcaktuar ose për të mbrojtur qëndrimin e tij, derisa ai është

paraqitur me një propozim përfundimtar nga Komisioni Evropian. Anëtarë të lartë të

Drejtorisë së Përgjithshme të Mjedisit kanë argumentuar kundër idesë së pjesëmarrjes së

PE në diskutimet para-legjislative.408 Së fundi, disa deputetë të Parlamentit Evropian nuk

kanë llojin e njohurive të hollësishme teknike, që kërkohet shpesh për pjesëmarrësit në

zhvillimin e legjislacionit mjedisor.

Deri më sot ka patur pak dëshmi, se numri në rritje i të Gjelbërve në qeveritë

kombëtare dhe Parlamentin Evropian ka patur një ndikim të dukshëm në politikat

mjedisore të BE-së. Në vitin 1997 të Gjelbrit shërbyen vetëm në dy qeveritë e BE-së, ato

të Francës dhe Gjermanisë. Nga viti 1999, ata ishin bërë anëtar të qeverive belge, italiane

407 J. Bongaerts, Carbon Dioxide Emissions and Cars: An Environmental Agreement at EU Level,

European Environmental Law Review, vol. 8, no. 4, 1999, fq. 101-104. 408 D. Judge, “Predestined to Save the Earth: The Environment Committee of the European Parliament”, in

David Judge, ed., A Green Dimension for the European Community: Political Issues and Processes.

London: Frank Cass, 1993, fq. 192-193.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

79

dhe finlandeze dhe në zgjedhjet evropiane të qershorit të vitit 1999 u vu re, se të Gjelbrit

rritën pjesëmarrjen e tyre në PE nga 29 në 37. Të Gjelbrit janë zgjedhur nga çdo Shtet

Anëtar i BE-së me përjashtim të Danimarkës, Greqisë, Portugalisë dhe Spanjës. Mungesa

e deputetëve të Parlamentit Evropian në fazat kritike të hershme të zhvillimit të ligjeve të

reja në Komisionin Evropian do të thotë, se roli i tyre në inicimin ose ndikimin në

formulimin e propozimeve është i pakët.409 Megjithatë, ai shpesh luan një rol të dobishëm

në artikulimin e shqetësimeve në lidhje me çështjet e mjedisit410 në disa mënyra:

- Me dorëzimin e pyetjeve në Komisionin Evropian dhe Këshillin e Ministrave, të

cilat kërkojnë përgjigje me shkrim ose me gojë dhe kërkojnë informacione apo kërkesë

për veprim. Numri i pyetjeve të parashtruara nga Parlamenti Evropian është rritur dhe

pyetjet mbi çështjet e mjedisit kanë zënë një pjesë të konsiderueshme në kohë.

- Duke gjeneruar presion për të përmirësuar zbatimin e ligjeve të BE-së. Nga viti

1984, Komisioni Evropian ka publikuar raportet vjetore në Parlamentin Evropian mbi

zbatimin e ligjit dhe përpjekjet e veta të monitorimit, në përgjigje të të cilave Parlamenti

Evropian ka kërkuar herë pas here më shumë informacion. Ai, gjithashtu kryen studimet

e veta për zbatimin, si raporti i Komisionit të Mjedisit i vitit 1988 mbi legjislacionin e

ujit.

- Me gjenerimin e raporteve “nisma vetjake” dhe rezolutave, duke raportuar mbi

përgjigjen e Komisionit Evropian. Raportet e Parlamentit Evropian në vitin 1984 dhe në

vitin 1988 ngritën çështjet e klorofluorokarbonit (CFC) dhe shtresës së ozonit, ndërsa

kryetari i Komisionit të Mjedisit për një kohë të gjatë, Ken Collins pranoi, se

“propozimet janë konsideruar joreale në atë kohë duke argumentuar, se kushtet e tyre

janë plotësuar nga legjislacioni pasues”.411

- Me ngritjen e komisioneve hetimore për shkelje të ligjit të BE-së.

Parlamenti Evropian ka patur ndikim në zhvillimin e ligjeve, që kanë të bëjnë me

rreziqet e mëdha industriale, dërgesat ndërkufitare të mbetjeve, deponitë, skemat e eko-

etiketimit dhe zbatimin e legjislacionit mjedisor të BE-së,412 por shembuj të tillë janë të

pakët dhe të ndryshëm mes tyre. Në tërësi, Parlamenti Evropian luan një rol më shumë

reaktiv, se sa proaktiv.

3.2.4. Grupet mjedisore të interesit

Komitetet dhe agjencitë e tjera, gjithashtu përmbushin funksionet e politikave

mjedisore. Komiteti i Rajoneve filloi punën në vitin 1994 edhe pse në një rol krejtësisht

këshillues. Ai u krijua, për të përfshirë autoritetet rajonale dhe lokale më drejtpërdrejt në

hartimin e politikave të BE-së dhe mund të jap opinionet për Këshillin dhe Komisionin

Evropian mbi çështje të caktuara, ku interesat rajonale janë në rrezik duke përfshirë

transportin, shëndetin publik dhe zbatimin e Fondit të Zhvillimit Rajonal Evropian. Ai

409 S. Williams, “Sovereignty and Accountability in the European Community”, in Robert O. Keohane and

Stanley Hoffmann, eds, The New European Communty: Decisionmaking and International Change,

Boulder, CO: Westview Press, 1991, fq. 160. 410 A. Henning, The European Parliament in European Community Environmental Policy, Working paper

EPU 92/13, Florence: European University Institute, 1992, fq. 10-14. 411 K. Collins, Plans and Prospects for the European Parliament in Shaping Future Environmental Policy,

European Environmental Law Review, vol. 4, no. 3, 1995, fq. 74-77. 412 D. Judge, “Predestined to Save the Earth: The Environment Committee of the European Parliament”, in

David Judge, ed., A Green Dimension for the European Community: Political Issues and Processes,

London: Frank Cass, 1993, fq. 190-191.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

80

është i ndarë në tetë komisione të përhershme, që merren me planifikimin e përdorimit të

tokës, mjedisit dhe energjisë. Në mënyrë të ngjashme, Komiteti Ekonomik dhe Social

Evropian (KES) përbëhet nga anëtar, të cilët vijnë nga organizatat e punëdhënësve dhe

punëtorëve, grupe të tjera të organizuara të interesit dhe jep opinione në çështjet socio-

ekonomike. Ai siguron përfshirjen e grupeve të përzgjedhura ekonomike dhe sociale në

bërjen e politikave të BE-së. Konsultimi i Këshillit të Ministrave dhe Komisionit

Evropian me Komitetin Ekonomik dhe Social për legjislacionin mjedisor është fakultativ,

por Komiteti Ekonomik dhe Social ka një Seksion për Mbrojtjen e Mjedisit, Shëndetit

Publik dhe Konsumatorit (Seksioni IV), i cili ka qenë i rëndësishëm në ndryshimet e

ligjeve, që kanë të bëjnë me çështje, si ndotja e ajrit.

Këshilli nuk ka detyrim të bëjë asgjë më shumë, se të marrë në konsideratë mendimin

e KES. Ai ka një avantazh të dukshëm, që ka një numër të ekspertëve teknik ndërmjet

anëtarëve të tij dhe ngre grupet e veta të punës, ku ekspertët e tjerë janë të ftuar të

paraqesin prova dhe mund të japin komente të dobishme mbi një propozim.413 Të dy

Komitetet ushtrojnë ndikim të kufizuar,414 ndërsa mbi 40 agjencitë e specializuara

veprojnë në zonat diskrete.415 Këto përfshijnë Agjencinë Evropiane të Mjedisit (mbledhja

e të dhënave dhe prodhimi i vlerësimeve rajonale, kombëtare të çështjeve specifike,

raporte mbi kushtet e mjedisit dhe trendet), Autoritetin Evropian për Sigurinë Ushqimore

(dhënia e informacionit shkencor dhe teknik për ushqim dhe siguri të ushqimit, të

ushqyerit, shëndetin e kafshëve, mirëqenien e tyre dhe mbrojtjen e bimëve), Agjencinë

Evropiane të Kimikateve (ekzekutimi administrativ dhe detyrat e vlerësimit të zbatimit të

Politikës së Kimikateve të BE-së) dhe Agjencinë Evropiane të Kontrollit të Peshkimit

(koordinimin e aktiviteteve të Shteteve Anëtare në bazë të Politikës së Përbashkët të

Peshkimit). Aktivitetet e agjencive dhe roli i tyre në monitorimin dhe reformat e

politikave, po rriten.

Shtatë grupe interesi, të cilat takohen së bashku në baza ad hoc, dy deri në tre herë në

vit janë, si më poshtë: Byroja Evropiane e Mjedisit (EEB), e cila përbën grupin më të

vjetër të punës në nivel evropian. EEB-ja vepron, si një kanal për kontaktet mes OJQ-ve

dhe Bashkimit Evropian. Në vitin 2000 kishte 130 anëtar të OJQ-ve nga 24 vende.416

Qëllimi i saj kryesor është të sjellë së bashku OJQ-të në Shtetet Anëtare, në mënyrë që të

forcojnë ndikimin e tyre kolektiv në politikat mjedisore të BE-së; Miqtë e Tokës së

Evropës (FoEE) me zyrë në Bruksel në vitin 1986 dhe tani përfaqëson grupet FoE në

vendet evropiane; Greenpeace International, me zyrë në Bruksel në vitin 1988 dhe tani

përfaqëson 19 organizata kombëtare Greenpeace; Fondi World Wide për Natyrën (WWF)

u themelua në vitin 1961. Zyra në Bruksel u hap në vitin 1989 për shkak, se WWF ka

pasur një interes në ndihmë të zhvillimit të Komunitetit Evropian dhe inkurajonte KE të

forconte kërkesat mjedisore duke siguruar, se disa nga fondet janë shpenzuar në projekte

të ruajtjes dhe zhvillimit. Më pas, fokusi i tij u zhvendos në Evropë në nxitjen e

413 J. McCormick, Environmental Policy in the European Union, Palgrave, 2001, fq. 122. 414 C. Hönnige and D. Panke, The Committee of the Regions and the European Economic and Social

Committee: How Influential are Consultative Committees in the European Union?, Journal of Common

Market Studies 51, 2013, fq. 452-471. 415 M. Egeberg and J. Trondal, EU-level agencies: New Executive Centre Formation or Vehicles for

National Control?, Journal of European Public Policy 18, 2011, fq. 868-887. 416 EEB, http://www.eeb.org. (Aksesuar, më 24.09.2016).

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

81

bashkëpunimit mes zyrave kombëtare të WWF;417 Rrjeti Klimatik Evropian (CNE) u

themelua në vitin 1989 dhe përfaqëson 60 grupe me interes të përbashkët për ndryshimin

e klimës dhe politikës energjetike. CNE ka qenë veçanërisht aktiv në ofrimin e inputeve

teknike për debatin mbi çështjen e ndryshimeve klimatike; Federata Evropiane për

Transportin dhe Mjedisin u themelua në vitin 1992 dhe përfaqëson 25 grupe të

interesuara në çështjet e transportit; Birdlife International u themelua në vitin 1993 dhe

bashkon organizatat në 88 vende të ndryshme.

Bashkimi Evropian ka bërë përpjekje, në vitet e fundit për të zgjeruar bazën e

kontributit në diskutimet e tij mbi mjedisin duke ngritur një Forum të Përgjithshëm

Konsultativ për Mjedisin në vitin 1993 (Vendimi 93/701). Forumi përbëhej nga anëtar të

emëruar nga Komisioni Evropian në bazë të sugjerimeve nga grupet e interesit dhe ishte

projektuar për të siguruar këshilla për zhvillimin e politikave nga një shumëllojshmëri e

sektorëve të ndryshëm. Fusha e veprimit të Forumit është ndryshuar në vitin 1997 me

vendimin 97/1, me të cilin është riemërtuar Forumi Konsultativ Evropian mbi Mjedisin

dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm (ose Forumi i Gjelbër Evropian). Ai ka të njëjtin lloj të

anëtarësimit, duke shtuar edhe disa anëtar nga shtete jo anëtare të BE-së, por qëllimi i tij

u zgjerua për të përfshirë zhvillimin e qëndrueshëm. Lobimi krijon mundësi për grupet

jo-shtetërore për të krijuar politika, që influencojnë duke përfshirë politikat mjedisore,

bujqësore dhe të peshkimit.418 Komisioni Evropian për të kundërbalancuar ndikimin e

grupeve të sektorit privat të mirëfinancuar dhe të mirëorganizuar përkrah financiarisht

pjesëmarrjen dhe punën me grupet e lobimit mjedisor në konsultimet e tij me palët e

interesuara.419 Komisioni Evropian konsultohet, gjithmonë me një shumëllojshmëri

interesash të jashtme në zhvillimin e ligjeve dhe politikave të reja mbi mjedisin.

Interesat e koorporatave dhe federatat industriale ofrojnë këshilla teknike mbi

propozimet, të cilat mund të kenë efekt për të ndikuar në përmbajtjen e propozimeve, që i

përshtaten nevojave dhe objektivave të tyre, ndërsa grupet e mjedisit kanë pak burime në

dispozicion të tyre dhe nuk janë të mirë-themeluara për të ndikuar në formulimin e

politikave mjedisore të BE-së.420 Përveç kësaj, ligji i iniciativës qytetare i vitit 2011 i jep

publikut të drejtën për t’i kërkuar Komisionit Evropian të zhvillojë një propozim të ri të

politikave. Një peticion duhet të nënshkruhet nga të paktën një milionë njerëz, nga të

paktën një e katërta e Shteteve Anëtare me një numër minimal të nënshkrimeve të

nevojshme në çdo vend. Karta e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian, gjithashtu

i jep individëve të drejtën për t’i kërkuar Parlamentit Evropian për të adresuar tema

mjedisore dhe tema të tjera. Iniciativat e parashikuara kërkojnë të rritin aftësitë e

individëve për të bashkëvepruar me organet e BE-së, në mënyrë që Bashkimi Evropian të

bëhet më transparent dhe demokratik.421

417 T. Long, “The Environmental Lobby”, in Philip Lowe and Stephen Ward, eds, British Environmental

Policy and Europe: Politics and Policy in Transition, London: Routledge, 1998. 418 R. Balme and D. Chabanet, European Governance and Democracy: Power and Protest in the EU, New

York: Roman and Littlefield, 2008. 419 C. Adelle and J. Anderson, Lobby Groups. In Environmental Policy in the EU: Actors, Institutions and

Processes, ed. A. Jordan, C. Adelle, London: Routledge/Earthscan, 2013, fq. 162-169. 420 J. McCormick, Environmental Policy in the European Union, Palgrave, 2001, fq. 122. 421 A. Follesdal and S. Hix, Why there is a Democratic Deficit in the EU: A Response to Majone and

Moravcsik, Journal of Common Market Studies 44, 2006, fq. 533-562.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

82

(i) Disa karakteristika të lobimit dhe politikëbërjes në Bashkimin Evropian

Duke u nisur nga argumentimi,422 rregullat themelore të lojës për lobistët në nivel

evropian janë shumë të ngjashme me ato në nivel kombëtar. Kështu, grupet e suksesshme

janë ato, që shfaqin karakteristikat e zakonshme profesionale, domethënë burimet,

kontakte të mira me burokratët, politikanët dhe mbi të gjitha aftësinë për të siguruar

politikëbërësit me informacione dhe këshilla. Reputacioni për ekspertizë dhe besueshmëri

janë burimet kryesore të lobimit në Bruksel, si kudo. Një problem i madh për të gjitha

grupet në procesin e politikave të KE-së është paqëndrueshmëria krahasuese dhe

paparashikueshmëria e procesit të përcaktimit të axhendës. Kur procesi i politikave është

në zhvillim nuk mund të ketë ndryshim të menjëhershëm të bazës së marrëveshjes në

kuadër të politikave të Komunitetit Evropian, që janë arritur.423 Rëndësi të veçantë për

strategjitë e lobimit të grupeve të interesit duke u përpjekur të ndikojnë KE është fakti, që

Komisioni Evropian është ende në procesin e zhvillimit të procedurave të konsultimit dhe

koordinimit. Veprimet mjedisore në nivel kombëtar mund të përdoren, si kufizime të

tregtisë apo t’i japin avantazhe të veçanta tregut për firmat, që janë duke lanҫuar

produktet e reja, ose që kanë përsosur një risi të veçantë.424

Megjithatë, siç sugjeron Majone “nga viti 1967 deri në vitin 1987, gati 200 direktiva,

vendime dhe rregullore u prezantuan nga Komisioni Evropian”, pavarësisht nga fakti, se

mbrojtja e mjedisit nuk ishte përmendur në Traktatin e Romës dhe autoriteti i Komisionit

Evropian në këtë fushë nuk ishte njohur, deri në miratimin e Aktit Unik Evropian. Për më

tepër, shkalla e rritjes së rregullimit të mjedisit ka qenë kryesisht e paprekur nga krizat

politike dhe valët e shpeshta të euro-pesimizmit të viteve ‘70 dhe fillimit të viteve ‘80.425

Sipas, Huelshoff dhe Pfeiffer,426 “paqartësia e Aktit Unik Evropian dhe kundërshtimi i

disa Shteteve Anëtare në lidhje me standardet më të larta të mjedisit kanë bërë, që

qëllimet e tregut të vendosen përpara objektivave mjedisore në KE”.

Nga viti 1970, organizatat mjedisore kanë përdorur gjykatat, si një mjet për të detyruar

qeveritë kombëtare të pabindura për të zbatuar legjislacionin e BE. Parimi i efektit të

drejtpërdrejt do të thotë, që individët dhe grupet mund të mbështeten në ligjin e KE në

gjykatat kombëtare. Sipas, Neneve 169 dhe 170 të Traktatit të KEE “rregullat e Gjykatës

Evropiane të Drejtësisë vendosin, nëse Shtetet Anëtare kanë dështuar të përmbushin

detyrimet e tyre të Traktatit. Shkeljet mund të sillen nga Komisioni Evropian ose nga

Shtetet Anëtare”.

422 S. P. Mazey and J. J. R. Richardson, “Interest Groups in the European Community”, in J. J. J.

Richardson, (ed.) Pressure Groups, Oxford: Oxford University Press, 1993a; S. P. Mazey and J. J. R.

Richardson, (eds), Lobbying in the EC, Oxford: Oxford University Press, 1993b. 423 J. J. Richardson and A. G. Jordan, Governing Under Pressure, Oxford: Martin Robertson, 1979; A. G.

Jordan and J. J. Richardson, British Politics and the Policy Process, London: Allen & Unwin, 1987. 424 J. Sargent, “The Corporate Benefits of Lobbying: The British Case and its Relevance to the EC”, in

Mazey and Richardson, 1993. 425 G. Majone, “Regulating Europe: Problems and Prospects”, in Ellwein, T., Hesse, J. J., Mayntz, R. and

F. W. Scharpf, eds, Jahrbuch zur Staats-und Verwaltungswissenschaft, Baden-Baden: Nomos, 1989, fq.

165. 426 M. G. Huelshoff and T. Pfeiffer, Environmental Policy in the EC: Neofunctionalist Sovereignty Transfer

or Neo-realist Gatekeeping, International Journal, vol. 47, no. 1, 1991, fq. 145.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

83

(ii) Një analizë e përparësive dhe mangësive të grupeve mjedisore në BE

Organizatat jo-qeveritare (OJQ) kanë disa përparësi të rëndësishme, të cilat

përfshijnë, si në vijim:427 aftësinë për të ndikuar në axhendën politike në Bruksel, duke

ndërtuar koalicione të forta pan-evropiane të interesave të tyre afatgjata; kapacitetin për të

ndërtuar koalicione të nivelit evropian, ose nëpërmjet krijimit të rrjeteve ndërkombëtare

të nivelit evropian; aftësinë për të shërbyer, përmes ofrimit të informacionit. Drejtoria e

Përgjithshme e Mjedisit, shpesh mbështetet në burimet e jashtme për informacionin e

ekspertit teknik dhe nuk ka burime për të monitoruar në mënyrë adekuate pajtueshmërinë

me ligjin e BE-së. Grupet kombëtare, në veçanti mund të ushtrojnë më shumë ndikim në

mënyrë më aktive duke ndihmuar EDG (dhe pjesë të tjera të Komisionit Evropian) me

dhënien e informacionit teknik; aftësinë për të vendosur axhendën politike në sektorin e

mjedisit dhe për të strukturuar përmbajtjen e çështjeve; aftësinë për të kontribuar në

integrimin evropian përmes koalicioneve.

Por, grupet mjedisore mund të kenë edhe disa mangësi thelbësore, si: potenciali i

paplotësuar i ilustruar nga të dhënat e Byrosë Evropiane të Mjedisit, e cila deri në vitin

1988 kishte një monopol virtual mbi lobimin e aktiviteteve në Bruksel;428 perceptimi i

përbashkët, se ekspertiza teknike e OJQ-ve nuk ka aftësinë për të diskutuar kostot dhe

përfitimet e mundësive të politikave në terma real. Bashkimi i Konfederatës së Industrisë

dhe Punëdhënësve të Evropës (UNICE) kishte më shumë personel në sekretariatin e tij, se

të gjitha OJQ-të mjedisore.429 Në vitin 1993, grupet mjedisore kishin vetëm një ekspert

me kohë të plotë të bioteknologjisë në mesin e tyre, ndërsa lobimi industrial kishte një

Bord Këshillues të sponsorizuar nga 31 koorporata;430 një tjetër problem rrjedh nga fakti,

se organizatat ombrellë janë të varura më shumë në mbështetjen e organizatave të tyre

anëtare, që përqëndrohen për të influencuar politikat në nivel kombëtar, se sa në nivel

evropian. Kur një grup, si EEB varet nga Komisioni Evropian për më shumë se 60% të

financimit të tij,431 ngrihen pyetje në lidhje me autonominë e tij; natyra e fragmentuar e

politikëbërjes në kuadër të Komisionit Evropian kërkon, që ato të jenë në gjendje për të

monitoruar dhe për t’iu përgjigjur zhvillimeve të politikave në Drejtoritë e Përgjithshme

të shumta në numër.432 Qëllimi i debatit mjedisor është zgjeruar për të përfshirë disa

Drejtori të Përgjithshme të ndryshme dhe ndërkohë, që ka pasur një shtim të aktiviteteve

në mesin e Drejtorive të Përgjithshme, struktura e OJQ-ve nuk ka qenë në gjendje të

përgjigjet.433 OJQ-të me qendër në Bruksel kanë reaguar ndaj këtyre problemeve duke u

përpjekur për të shmangur detajet, që ndikojnë në rezultatin dhe shqyrtimin e programeve

të veprimit në mjedis, ose nëpërmjet përpjekjeve për të promovuar vëmendje më të

427 S. Mazey and J. Richardson, “Environmental Groups and the EC: Challenges and Opportunities”, in

David Judge, (ed.), A Green Dimension for the European Community, London: Frank Cass, 1993. 428 J. McCormick, Environmental Policy in the European Union, Palgrave, 2001, fq. 118. 429 J. B. Skjaerseth, The Climate Policy of the EC: Too Hot to Handle?, Journal of Common Market

Studies, vol. 32, no. 1, 1994, fq. 31. 430 D. Rucht, “Think globally, act locally? Needs, Forms and Problems of Cross-national Cooperation

among Environmental Groups”, in J. D. Liefferink, P. Lowe and A. Mol, eds, European Integration and

Environmental Policy, London: Belhaven, 1993. 431 Më shumë, se 500.000 Ecu në vitin 1995, http://www.eeb.org, 1998. (Aksesuar, më 25.02.2016). 432 S. Mazey and J. Richardson, “Environmental Groups and the EC: Challenges and Opportunities”, in

David Judge (ed.), A Green Dimension for the European Community, London: Frank Cass, 1993. 433 J. McCormick, Environmental Policy in the European Union, Palgrave, 2001, fq. 120.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

84

madhe për çështjet e mjedisit gjatë debateve, që ҫuan deri në Traktatin e Mastrichtit434

dhe në konferencën ndërqeveritare të vitit 1995-1996.435

Sipas, Krämer, “OJQ-të mjedisore janë të nënpërfaqësuara në Bruksel dhe kanë

mungesë të burimeve, të njohurive dhe ekspertizës në lobimin e suksesshëm”.436 Këto

grupe interesi përballen me një sërë problemesh strukturore dhe logjistike, që i vendosin

në disavantazh, kur krahasohen me industrinë dhe federatat industriale. Grupi ndikues i

mjedisit në Bruksel ka vetëm shtatë OJF mjedisore pan-evropiane me zyra në Bruksel,

me një staf prej rreth 30 njerëz me kohë të plotë.437 Të gjithë hulumtuesit kanë theksuar

dobësinë e euro-grupeve, sepse këto grupe përbëhen zakonisht nga interesa shumë të

ndryshme, në konkurrencë të ashpër me njëri-tjetrin. Euro-federata, që përfaqëson

prodhuesit kimike zakonisht është përmendur, si një nga të paktat euro-federata me të

vërtetë të suksesshme dhe struktura e Industrisë Evropiane Kimike nuk ndryshon aq

shumë sa, sektori i shërbimeve financiare në Evropë.438 Kritika më e zakonshme e euro-

federatave, që përfaqësojnë industrinë është, se kanë mungesë stafi.439

Me përfshirjen, gjithnjë e më shumë të KE në çështjet ndërkombëtare, grupet

mjedisore dhe organizatat joqeveritare janë të pranishme kudo dhe kurdo duke rritur

influencën në këto negociata, ndonëse nuk janë të përfshirë drejtpërdrejt në to. Konfliktet

e mëdha të interesit, që ngrihen brenda industrisë evropiane (dhe ndërmjet industrisë

evropiane dhe amerikane dhe japoneze), në përgjithësi nuk ngrihen ndërmjet grupeve

mjedisore. Ato kanë interesa të ndryshme, por janë në thelb në të njëjtën anë duke luftuar

për të njëjtën kauz dhe kanë një interes të përbashkët për rregullore mjedisore më të mira.

Kjo mungesë relative e konfliktit të interesit u mundëson grupeve mjedisore dhe OJQ-ve

të tjera440 të ndërtojnë rrjete të mëdha të interesave, që lidhin organizatat në nivel

evropian dhe organizatat në nivel kombëtar. Sipas Haas, “grupet mjedisore do të luajnë

një rol qëndror në integrimin evropian dhe procesi i formimit të tyre do të jetë thjesht

taktik”.441 Aftësia e grupeve mjedisore për të vendosur axhendën politike është

perceptuar nga industrialistët, si pasuria më e madhe aktuale e ambientalistëve. Në të

vërtetë, ndikimi i grupeve mjedisore mbetet më shumë në nivelin e ideve dhe më pak në

detaje specifike teknike të politikave. Downs përshkruan këtë fenomen të përbashkët për

të gjitha burokracitë, të cilat qëllimisht kultivojnë klientë të jashtëm dhe më pas varen

nga ata për t’i mbrojtur në kohën e krizës, që haset nga agjencia.442

434 World Wide Fund for Nature et al., Greening the Treaty, Brussels: WWF European Policy Office, 1991. 435 Stichting Natuur en Milieu, Greening the Treaty II: Sustainable Development in a Democratic Union,

Utrecht: Stichting Natuur en Milieu, 1995. 436 L. Krämer, “The Elaboration of EC Environmental Legislation”, in Gerd Winter, (ed.), European

Environmental Law: A Comparative Perspective, Aldershot: Dartmouth Publishing Co., 1996, fq. 297. 437 Ka shumë organizata të tjera lobuese, të cilat përfshijnë anëtar të stafit me një interes në çështjet e

mjedisit, ose interesat e të cilëve përfshijnë mjedisin, për shembull, Byroja Evropiane e Sindikatave të

Konsumatorëve, si dhe Qendra e Mjedisit dhe e Zhvillimit të Burimeve. 438 J. Knight, S. Mazey and J. Richardson, “Groups and the Process of European Integration: The Work of

the Federation of Stock Exchanges in the European Community”, in Mazey and Richardson, 1993b. 439 L. Collie, “Business Lobbying in the EC: The Union of Industrial Employers Confederations of

Europe”, in Mazey and Richardson, 1993b. 440 B. Harvey, “European Lobbying: The Experience of Voluntary Organisations”, in Mazey and

Richardson (1993b), 1992. 441 E. B Hass, The Uniting of Europe: Political, Social and Economic Forces Stanford, CA: Stanford

University Press, 1958, fq. 354. 442 A. Downs, Inside Bureaucracy, Boston, MA: Little, Brown, 1967.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

85

3.3. Miratimi dhe zbatimi i politikave të mjedisit

Disa prej aspekteve teknike të ligjit mjedisor janë të përcaktuara dhe zgjidhen gjatë

fazës së formulimit, ndërsa çështjet e politikave dhe çështjet administrative vijnë të parat

gjatë miratimit dhe zbatimit. Miratimi i takon Këshillit të Ministrave dhe Parlamentit

Evropian, ku i pari përfaqëson interesat kombëtare, ndërsa i dyti në dukje përfaqëson

interesat e votuesve, por në fakt është i përfshirë në një luftë të vazhdueshme për të fituar

më shumë pushtet për vete. Komisioni Evropian është përgjegjës për mbikëqyrjen e

zbatimit, por për të bërë këtë duhet të punojë me qeveritë kombëtare, me agjencitë e

mjedisit dhe duhet të mbajë përgjegjësitë e tij të mbikëqyrjes pa kompetenca direkte të

zbatimit. Gjykata Evropiane e Drejtësisë jep sqarime mbi kuptimin e ligjit të BE-së dhe

është në dispozicion për të ndihmuar Komisionin Evropian me zbatimin. Rastet, kur një

Shtet Anëtar dyshohet, se shkel të drejtën e BE-së mund t’i referohen Gjykatës Evropiane

të Drejtësisë, e cila mund të vendos një gjobë, nëse problemi nuk zgjidhet.443 Miratimi

është bërë më kompleks dhe kërkon shumë kohë, ndërsa PE ka fituar kompetenca të reja.

Parlamenti Evropian është fuqizuar në ofrimin e amendamenteve në propozimet nga

Komisioni Evropian. Komisioni për Mjedisin i PE-së është një nga komisionet

parlamentare më të mëdha dhe më aktive duke ndihmuar në inkurajimin e Komisionit

Evropian dhe Këshillit për të qenë më ambicioz në synimet e përcaktuara nga ligji

mjedisor.444

Nga ana e tij, zbatimi mbetet faza më e dobët në procesin e politikave mjedisore të

BE-së. Problemet politike dhe administrative mbeten, duke përfshirë vështirësinë e

pajtimit të legjislacionit të BE-së me ligjet dhe rregulloret ekzistuese kombëtare dhe nën-

kombëtare, kompleksitetin e organeve administrative në disa Shtete Anëtare dhe

mungesën e një sistemi të strukturuar, me të cilin të dhënat mbi implementimin mund të

raportohen përsëri në Komisionin Evropian. Një pjesë e problemit qëndron në risitë

relative të politikave mjedisore të BE-së dhe në mungesën e një baze të qartë ligjore deri

në Aktin Unik Evropian.445 Deklarata e Këshillit Evropian e vitit 1990 shpaloste nevojën

për të zgjidhur vështirësitë e vazhdueshme në zbatim dhe në vitin 1992 u lanҫua një

proces i quajtur IMPEL, në të cilin agjencitë kombëtare të zbatimit takohen dy herë në vit

me DGXI për të shkëmbyer informacione dhe përvojë. Sugjerimet e rastit janë bërë për

rritjen e kompetencave të Komisionit Evropian dhe krijimin e një inspektoriati mjedisor

të BE-së, por ato janë refuzuar vazhdimisht nga qeveritë e Shteteve Anëtare, që

kundërshtojnë t’i japin Komisionit Evropian kompetenca më të mëdha. Në vitet e fundit

më shumë vëmendje u përqëndrua në nevojën për të përmirësuar të dhënat e zbatimit, të

cilës iu dha një rëndësi e re në Programin e Katërt të Veprimit në Mjedis.

3.3.1. Roli i Këshillit të Ministrave në fazën e miratimit

Këshilli i Ministrave është organi i dytë, ku përfaqësuesit e Shteteve Anëtare takohen

dhe negociojnë në bazë të interesave kombëtare, pasi ata kërkojnë bazë të përbashkët për

çështjet rajonale.446 Këshilli luan një rol kryesor, si një nga dy organet, që shqyrton

443 J. McCormick, Environmental Policy in the European Union, Palgrave, 2001, fq. 123. 444 Po aty. 445 R. Macrory, The Enforcement of Community Environmental Laws: Some Critical Issues, Common

Market Law Review, vol. 29, 1992, fq. 347-369. 446 R. K. Wurzel, Member States and the Council. In Environmental Policy in the EU: Actors, Institutions

and Processes, ed, A. Jordan, C. Adelle, London: Routledge/Earthscan, 2013, fq. 75-94.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

86

propozimet legjislative nga Komisioni Evropian, sipas procedurës së tanishme legjislative

të zakonshme. Puna e Këshillit mbështetet nga një Sekretariat i veçantë, i ndarë në nëntë

fusha tematike. Këshilli i Mjedisit trajton të gjitha çështjet mjedisore, duke përfshirë edhe

ndryshimet klimatike, ndërsa çështjet bujqësore dhe të peshkimit trajtohen nga Këshilli i

Bujqësisë dhe Peshkimit. Duke u bazuar në sistemin e votimit me shumicë të dyfishtë të

Traktatit të Lisbonës, një propozim kalon nga Këshilli, sipas procedurës së zakonshme

legjislative me një shumicë të cilësuar prej 55% të Shteteve Anëtare, që përfaqësojnë të

paktën 65% të popullsisë së BE-së. Vetëm, nëse një pakicë bllokuese përfshin të paktën

katër Shtete Anëtare, shumica e nevojshme konsiderohet të arrihet edhe nëse kriteri i

popullsisë nuk është plotësuar. Kur një propozim është përkthyer në të gjitha gjuhët

zyrtare të BE-së, është publikuar në Gazetën Zyrtare të Komuniteteve Evropiane dhe

është dërguar në Këshillin e Ministrave, ky ia nënshtron propozimin procesit të

brendshëm të ndërlikuar të vendimmarrjes dhe gjithashtu duhet ta referojë atë në

Parlamentin Evropian para, se të marrë një vendim përfundimtar për miratim.

Këshilli është vendi kryesor i takimit për ministrat e Shteteve Anëtare, pika në të cilën

interesat e Shteteve Anëtare ndërthurren më qartë me ato të BE-së, si një e tërë dhe

institucioni përfundimisht përgjegjës për të vendosur (në bashkëpunim me Parlamentin

Evropian) çfarë do të bëhet ligj i BE-së dhe çfarë nuk do të bëhet. Neni 145 i Traktatit të

Romës sanksionon, se Këshilli ka fuqi për të marrë vendime. Kur një propozim është

pranuar nga Komisioni Evropian, ai kopjohet nga përfaqësuesit e përhershëm të Shteteve

Anëtare të BE-së, të cilët ua kalojnë atë ministrive përkatëse kombëtare për koment.

Secili Shtet Anëtar ka një përfaqësim të përhershëm në Bruksel, përgjegjës për

përfaqësimin e interesave kombëtare dhe për t’u dhënë informacion përsëri qeverive

kombëtare. Madhësia e personelit diplomatik ndikohet nga një kombinim i madhësisë së

Shtetit Anëtar dhe afërsisë së tij në Bruksel. Shtetet në një distancë më të madhe kanë

tendencë për të mbajtur delegacione të mëdha.447 Të gjitha përfaqësitë e përhershme

përfshijnë një ose dy këshilltarë me përgjegjësi për çështjet e mjedisit.

Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER) luan një rol të rëndësishëm në

përgatitjen e mbledhjeve të Këshillit dhe ecurinë e kompromiseve.448 COREPER

paraqitet, si një grup në dy komisione kryesore: COREPER II, i cili përbëhet nga

ambasadorët ose përfaqësuesit e përhershëm dhe merret kryesisht me çështjet ekonomike

dhe të jashtme, ndërsa COREPER I është i përbërë nga zëvendësit e tyre dhe mbikëqyrë

masat për të gjithë këshillat e tjerë, kryesisht teknike duke përfshirë Këshillin e Mjedisit.

COREPER ndihmohet nga Sekretariati i Përgjithshëm i Këshillit i përbërë nga tetë

drejtori të përgjithshme me përgjegjësi të veçanta; mjedisi përfshihet në kuadrin e

Drejtorisë së Përgjithshme D (Kërkimi, Energjia, Transporti, Mjedisi dhe Mbrojtja e

Konsumatorit), e cila ka rreth gjashtë apo shtatë anëtar të stafit. Megjithatë, në kontrast

me situatën në Komisionin Evropian gjatë zhvillimit të propozimeve, negociatat brenda

COREPER dhe Këshillit të Ministrave bëhen pothuajse tërësisht jashtë fushës publike.

Para, se COREPER të konsiderojë një propozim në detaje, ai i dërgohet një grupi pune të

ekspertëve teknik, i cili shqyrton dhe diskuton pikat e propozimit dhe përgatit rrugën për

vendimin përfundimtar të Këshillit.

447 R. Hayes and H. Wallace, The Council of Ministers, New York: St Martin’s Press, 1997, fq. 223. 448 R. Hayes, F. C. Lequesne and P. Mayor-Lopez, The Permanent Representations of the Member States of

the European Communities, Journal of Common Market Studies, vol. 2, 1989, fq. 119-137.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

87

Në varësi të ngarkesës së punës së tij dhe qëndrimit të Shtetit Anëtar, që mban

presidencën, grupi i punës mund të fillojë me propozimin, para se të dëgjojë mendimin e

Parlamentit Evropian.449 Shumica e negociatave dhe marrëveshjeve midis Shteteve

Anëtare dhe Komisionit Evropian realizohet brenda grupeve të punës, kështu që

zakonisht mbetet pak kohë për të diskutuar një propozim, që arrijnë vetë ministrat. Në

traktate nuk ka asgjë rreth grupeve të punës, që përbëhen nga ekspert teknik dhe

specialist duke përfaqësuar interesat kombëtare. Middlemas i përshkruan, si “shtyllë

kurrizore të integrimit evropian,… përgjegjëse për bazat teknike të propozimeve dhe

shpesh marrin kohë për atë, që do të bëhet përfundimisht pjesë e legjislacionit apo

politikave evropiane”.450

Grupi i punës së mjedisit përbëhet nga atashe të mjedisit në përfaqësitë e përhershme

dhe ekspertët e ardhur nga ministritë kombëtare. Shumica e këtyre personave, ndjekin

takimet këshillimore të organizuara nga Komisioni Evropian dhe njihen me shumicën e

propozimeve. Për shkak të natyrës teknike të shumë propozimeve mjedisore, grupi i

punës së mjedisit, ndoshta ka më shumë ndikim në vendimin përfundimtar të Këshillit, se

sa COREPER apo ministrat e mjedisit. Çdo grup mblidhet në varësi të vëllimit të punës,

por grupi i mjedisit zakonisht takohet tre herë në javë. Nën kryesinë e të deleguarit nga

Shteti Anëtar, që mban presidencën e BE-së, grupi normalisht fillon diskutimet mbi një

propozim të ri. Stafi i komisionit përgjegjës për hartimin e propozimit jep një prezantim

të shkurtër dhe do të marrë pjesë në të gjitha takimet e mëvonshme të grupit të punës, në

të cilin propozimi është diskutuar. Grupi i punës diskuton çdo pikë të propozimit dhe

vazhdon negociatat e tij, derisa të arrihet një konsensus, ose nevoja për udhëzime politike

sugjeron, se propozimi duhet të dërgohet te COREPER.

Komisioni Evropian luan një rol kritik dhe aktiv në këtë proces, sepse ai ka të drejtë të

tërheqë propozimin, në qoftë se është i pakënaqur me diskutimin në grupet e punës, por

gjithashtu ka të drejtën të ndryshojë një propozim në çdo kohë duke ndihmuar, ose

penguar procesin e diskutimit. Meqë, shumë nga propozimet mjedisore janë të natyrës

teknike, ato janë diskutuar tërësisht nga koha që arrijnë në Këshill, kështu që mundësia e

tërheqjes është e vogël. Komisioni Evropian mund të ketë probleme të konsiderueshme të

ndajë progresin e mundshëm të propozimit përmes Këshillit. Disa propozime do

diskutohen dhe miratohen gjatë presidencës gjashtë-mujore, ndërkohë bashkëpunimi mes

presidencave pasuese është kritikë. Prandaj, Komisioni Evropian do të takohet edhe me

ministra ose burokrat të lartë nga Shtetet Anëtare, që mbajnë dy ose tre presidencat e

radhës për të diskutuar propozimet e tanishme ose të ardhshme dhe për të mësuar më

shumë për prioritetet e secilit prej Shteteve Anëtare.

Çdo Shtet Anëtar ka interes të sigurojë, që propozimet që mbështesin, përmes Këshillit

gjatë presidencës së tyre të bëjnë përparim të rëndësishëm dhe të miratohen. Një

presidencë nuk merr meritë, kur investon shumë punë në zhvillimin e një propozimi, që

është miratuar vetëm gjatë mandatit të pasardhësit të tij. Çdo Shtet Anëtar mëson nga

Komisioni Evropian, cilat propozime ka të ngjarë të jenë në axhendën e Këshillit gjatë

presidencës së tyre dhe do të jenë të prirur për të nxitur në krye të axhendës së tij, ato që

kanë mundësi më të mëdha për t’u miratuar gjatë gjashtë muajve nën drejtimin e tij.

449 L. Krämer, The Elaboration of EC Environmental Legislation, in Gerd Winter, ed., European

Environmental Law: A Comparative Perspective, Aldershot: Dartmouth Publishing Co., 1996. 450 K. Middlemas, Orchestrating Europe: The Informal Politics of the European Union 1973-1995,

London: Fontana Press, 1995, fq. 243.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

88

Zhvillimi i një propozimi mjedisor nxitet nga mënyrat e negocimit të përfaqësuesve të

secilit shtet. Përfaqësuesit gjerman, për shembull duhet të qartësojnë vendimet e tyre edhe

me qeverinë federale dhe qeveritë e landeve, ndërsa mund të bien dakord për të ndjekur

një linjë në fillim të negociatave mbi një propozim të ri, ata duhet t’i referohen rregullisht

qeverisë së tyre në lidhje me pozitën, që do të mbajnë gjatë diskutimeve në Këshill.

Në përfaqësitë e përhershme të grupeve të punës, stafi takohet shpesh me njëri-tjetrin

dhe mund të parashikojë pozicionet, që do të marrin homologët e tyre. Kjo është

veçanërisht e vërtetë në grupet e punës të mjedisit, ku pjesa më e madhe e legjislacionit

është shumë teknik, i cili ka efektin e ndërtimit të një stabiliteti dhe identiteti.451 Pasi

grupi i punës ka arritur në një konkluzion mbi një propozim, ai dërgohet në COREPER.

Nëse është arritur marrëveshja e plotë propozimi shënohet, si Pika I dhe nuk diskutohet

më tej nga COREPER. Nëse marrëveshja nuk është arritur, ajo shënohet, si Pika II dhe do

të diskutohet nga COREPER, i cili do ta kthejë në grupin e punës për diskutim të

mëtejshëm. Kur merret vendimi për të kaluar propozimet te ministrat për diskutim, ato

për të cilat është arritur marrëveshja janë të listuara, si pikat A dhe ato për të cilat

mosmarrëveshja mbetet, si pikat B. Ministrat miratojnë pikat A pa diskutime të

mëtejshme, por duhet të diskutojnë për pikat B. Nëse, ata nuk mund të arrijnë një

marrëveshje mund të kthejnë propozimin mbrapa në grupin e punës me udhëzimet, që ta

konsiderojnë edhe një herë. Një propozim mund të kthehet mbrapa te grupi i punës dhe

ministrat disa herë para, se vendimi përfundimtar i Këshillit (qëndrimi i përbashkët) të

arrihet. Ky proces mund të zgjasë nga gjashtë deri në nëntë muaj.

3.3.2. Roli i Parlamentit Evropian në fazën e miratimit

Roli dhe autoriteti i Parlamentit Evropian kanë ndryshuar në mënyrë të

konsiderueshme me rishikimet e traktateve, duke filluar me AUE. Anëtarët e Parlamentit

Evropian janë përzgjedhur për herë të parë nga parlamentet kombëtare të Shteteve

Anëtare, ndërsa me zgjedhje të drejtpërdrejta çdo pesë vjet duke filluar nga viti 1979.452

Madhësia e Parlamentit Evropian u rrit me rritjen e Shteteve Anëtare. Vendet ndahen

afërsisht në bazë të popullsisë të Shteteve Anëtare, por deputetët ulen në bazë të grupeve

politike dhe jo kombëtare. Parlamenti Evropian kontribuon në zgjedhjen e Presidentit të

Komisionit Evropian dhe mban dëgjime me komisionerë të emëruar, të cilat mund të

rezultojnë në tërheqjen e kandidatëve, para një votimi për të aprovuar Komisionin e plotë.

Ashtu si organet e tjera të shqyrtimit të propozimeve, sipas procedurës së zakonshme

legjislative, shumë punë realizohen në komisionet parlamentare duke përfshirë

Komisionin për Mjedisin, Shëndetin Publik dhe Sigurisë së Ushqimit, shpesh duke marrë

pozita pro-mjedisore. Në komision dhe në seancë plenare, anëtarët e Parlamentit

Evropian marrin vendime me shumicë të thjeshtë ose me shumicë absolute. Parlamenti

Evropian është i vetmi institucion i Bashkimit Evropian, që zgjidhet drejtpërdrejt. Në të

vërtetë, për shkak të aktiviteteve të Komisionit të Mjedisit, PE është identifikuar, si një

kampion mjedisor.453

451 M. Westlake, The Council of the European Union, London: Cartermill International, 1995, fq. 290. 452 C. Burns, European Parliament. In Environmental Policy in the EU: Actors, Institutions and Processes,

ed. A. Jordan, C. Adelle, London: Routledge/Earthscan, 2013, fq. 132-151. 453 D. Judge, Predestined to Save the Earth: The Environment Committee of the European Parliament,

Environmental Politics, vol. 1, no. 4, 1992, fq. 186-212; A. Weale, G. Pridham, M. Cini, D.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

89

Para, se Këshilli i Ministrave të arrijë pozicionin e tij të përbashkët, ai duhet të dërgojë

propozimet legjislative në Parlamentin Evropian për një opinion. Kjo është ndoshta, faza

më e mundimshme në procesin e miratimit, veçanërisht në fushën e mjedisit. Anëtarët e

Parlamentit Evropian janë rrallë të përfshirë në diskutimet e hershme në kuadër të

Komisionit Evropian, kështu që shumica i shohin propozimet për herë të parë dhe duhet

të mbështeten në përfaqësuesit e Komisionit Evropian për t’i rinovuar ato në trendin e

diskutimeve në Këshill.454 Shumë pak janë ekspert në lidhje me përmbajtjen teknike të

propozimeve dhe shumë prej tyre duhet ta përfshijnë veten në një tërësi interesash duke

patur tendencë të influencohen nga konsiderata politike në arritjen e vendimeve të tyre.

Ndikimi i përgjithshëm i Parlamentit Evropian u përshkrua nga Henning Arp në vitin

1992 me terma, si “marxhinal, i kufizuar dhe i fragmentuar”.455 Kjo nuk është plotësisht

e vërtetë sot. Në shumicën e legjislaturave bazuar në modelin parlamentar, shumica e

punës së Parlamentit Evropian është bërë në komisione. Komisioni për Mjedisin,

Shëndetin Publik dhe Mbrojtjen e Konsumatorit u krijuar në vitin 1973. Ky komision

është bërë një nga më të fuqishmit dhe më aktivët e Parlamentit Evropian, veçanërisht kur

Akti Unik Evropian paraqiti parimin e integrimit në politikat e mjedisit. Opinionet

parlamentare arrijnë në mbledhjet e komisionit, ku marrin pjesë zyrtarë të komisionit të

përgatitur për të caktuar pyetje dhe për të shpjeguar arsyet e propozimeve.

Në fillimet e hershme, ndikimi i Parlamentit Evropian në legjislacion ishte i kufizuar

në procedurën e konsultimit, sipas të cilit i jepte komente jo-detyruese Këshillit para, se

të arrinte një qëndrim të përbashkët në fusha të caktuara, duke përfshirë propozimet në

mjedis, energjinë bërthamore, bujqësinë dhe transportin. Akti Unik Evropian prezantoi

procedurën e bashkëpunimit, i cili i dha Parlamentit Evropian një rol më aktiv në lidhje

me të drejtën për një lexim të dytë në çështjet, që kanë të bëjnë me tregun e brendshëm,

politikat sociale, kohezionin ekonomik dhe social, si dhe pushtetin për të refuzuar

qëndrimin e Këshillit nga shumica absolute e deputetëve të Parlamentit Evropian.

Traktati i Mastrichtit vendosi një procedurë të vendimmarrjes së përbashkët, sipas të cilës

Parlamentit Evropian i është dhënë e drejta për një lexim të tretë mbi ligjet në fushat e

zgjedhura, duke detyruar Këshillin të marrë parasysh më shumë mendimin e Parlamentit

Evropian. Sipas kushteve të Traktatit të Amsterdamit, Këshilli i Ministrave dhe

Parlamenti Evropian u bënë në mënyrë efektive bashkëpunëtorë të legjislativit.

Ludwig Krämer përmbledh qëndrimin e Parlamentit Evropian ndaj propozimeve

mjedisore, si vijon:456 “ai në mënyrë zakonshme nxit Komisionin Evropian dhe Këshillin

të jenë më ambicioz dhe të zhvillojnë legjislacion më progresiv dhe efikas; ai rrallë sfidon

propozime, që janë më shumë të natyrës teknike; ai është kampion i pjesëmarrjes së OJQ-

ve në procesin e vendimmarrjes; ai është më aktiv, se Komisioni Evropian ose Këshilli në

vendosjen e një elementi të mjedisit në propozimet në fusha të tjera, si bujqësia, çështjet

rajonale dhe të tregut të brendshëm”. Sot, Parlamenti Evropian është njohur, si një

partner i barabartë legjislativ me Këshillin nën procedurën bashkëvendimarrëse, e cila

Konstadakopoulos, M. Porter and B. Flynn, Environmental Governance in Europe, Oxford: Oxford

University Press, 2000, fq. 92. 454 M. Westlake, The Commission and the Parliament, in G. Edwards and D. Spence, eds, The European

Commission, 2nd edn, London: Cartermill, 1997. 455 H. Arp, The European Parliament in European Community Environmental Policy, Working paper EPU

92/13, Florence: European University Institute, 1992, fq. 29, 44, 71. 456 L. Krämer, The Elaboration of EC Environmental Legislation, in Gerd Winter, ed., European

Environmental Law: A Comparative Perspective, Aldershot: Dartmouth Publishing Co., 1996.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

90

përdoret për miratimin e legjislacionit më të madh mjedisor. Prandaj, PE nuk mund të

injorohet gjatë procesit legjislativ, si në vitet e mëparshme, sepse ai tani gëzon mundësinë

për të iniciuar dhe formuar legjislacionin mjedisor të BE. Komisioni i Mjedisit i PE-së ka

luajtur një rol kryesor në zhvillimin e axhendës mjedisore të BE-së, në shfrytëzimin dhe

zhvillimin e mëtejshëm të ndikimit formal dhe joformal të Parlamentit Evropian.

Procedura e bashkëpunimit e prezantuar me Aktin Unik Evropian zgjeroi rolin e

Parlamentit Evropian në procesin legjislativ të Komunitetit Evropian. Procedura e

bashkëpunimit në thelb shtoi një fazë të procedurës së ndjekur në rastin e konsultimit.

Kur, Komisioni Evropian nxjerr një propozim, propozimi dërgohet në fillim në

Parlamentin Evropian për mendimin e tij. Komisioni Evropian është i lirë për të

përshtatur propozimin me ndryshimet e propozuara nga Parlamenti Evropian. Propozimi

dhe opinioni i Parlamentit Evropian i dërgohen më pas Këshillit. Nëse, procedura e Nenit

130 është ndjekur, Këshilli merr një vendim përfundimtar dhe propozimi miratohet, nëse

Këshilli arrin unanimitetin. Në rastin e procedurës së bashkëpunimit, Këshilli miraton një

qëndrim të përbashkët në lidhje me propozimin. Qëndrimi i përbashkët i kthehet

Parlamentit Evropian. Nëse, PE pajtohet me qëndrimin e përbashkët, Këshilli mund të

miratojë veprimin e propozuar me shumicë të cilësuar. Nëse, Parlamenti Evropian

refuzon qëndrimin e përbashkët, Këshilli mund të miratojë veprimin e propozuar vetëm

me unanimitet. Nëse, Parlamenti Evropian propozon amendamente, këto shqyrtohen nga

Komisioni Evropian, i cili i dërgon një propozim të rishikuar Këshillit. Në këtë fazë,

Këshilli mund të miratojë propozimin e dytë të Komisionit Evropian me shumicë të

cilësuar. Nëse, Këshilli dëshiron të bëjë ndonjë ndryshim të mëtejshëm, ato duhet të

miratohen me unanimitet. Efekti kryesor i fazës së dytë është, se opinioni i Parlamentit

Evropian mund ta detyrojë Këshillin për të vendosur në mënyrë unanime, që ndonjëherë

do të thotë, se një vendim bllokohet. Një tjetër efekt i procedurës së zgjeruar është, se

Parlamenti Evropian është mbajtur i informuar më mirë për gjykimet dhe argumentet e

Këshillit. Komunikimi midis institucioneve është intensifikuar.

Në përfundim të një procesi të gjatë dhe kompleks të ndryshimeve, propozimet

dërgohen për një vendim përfundimtar te ministrat. Pothuajse, çdo propozim nga

Drejtoria e Përgjithshme e Mjedisit shkon në Këshillin e Mjedisit, i cili herë pas here

merr propozime të zhvilluara në pjesë të tjera të Komisionit Evropian. Pas marrjes në

konsideratë të pikëpamjeve të Parlamentit Evropian, ministrat duhet të veprojnë me

unanimitet, me shumicë të thjeshtë ose me shumicë të cilësuar. Legjislacioni mjedisor

ishte për një kohë të gjatë objekt i votimit me unanimitet, i cili lejonte një Shtet Anëtar të

vetëm të bllokonte legjislacionin, por Akti Unik Evropian i bëri propozimet mjedisore

objekt të votimit me shumicë të cilësuar.

(i) Grupimet politike të Parlamentit Evropian

Puna e Parlamentit Evropian kryhet nëpërmjet 24 komisioneve të tij të përhershme,

përbërja e të cilave reflekton balancën politike të PE, si një e tërë. Në kuadër të

komisioneve, secilit grup i caktohen një grup temash, të cilat mund t’i përdorin për të

konkurruar për të hartuar raporte legjislative. Ky sistem siguron, që edhe grupet më të

vogla, të tilla si të Gjelbërit, të kenë mundësi të përgatisin raporte mbi tema të

rëndësishme dhe të ndjeshme. Grupi, që del fitues cakton njërin prej anëtarëve të tij për

hartimin e mendimit të komisionit mbi një propozim legjislativ, si një i tërë, më pas e

ndryshon dhe miraton (ose jo) para dorëzimit të raportit. Asnjë grup i vetëm politik në

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

91

Parlamentin Evropian nuk ka një shumicë të përgjithshme, prandaj për ndryshimet dhe

legjislacionin, që do të miratohen në seancën plenare, dy grupet më të mëdha politike

duhet të formojnë koalicione, veçanërisht për miratimin e ndryshimeve legjislative nën

procedurën e bashkëvendosjes. Kjo nevojë për të bashkëpunuar dhe formuar koalicione

ka efekte pozitive dhe negative. Në aspektin negativ do të thotë, se Parlamenti Evropian

rrallë merr një pozicion radikal mbi legjislacionin. Prirja drejt konsensusit prek të gjitha

grupet politike nga një perspektivë e mjedisit, sidomos të Gjelbërit, të cilët e gjejnë të

vështirë për të siguruar miratimin e ndryshimeve radikale. Në të vërtetë, të Gjelbërit e

gjejnë veten në një dilemë: “Duke shkuar së bashku me grupe më të mëdha do të thotë

se... idetë e tyre bëhen të padallueshme nga ato të partive kryesore. Megjithatë, për t’i

mbajtur jashtë, shpesh i lënë [ata]... të izoluar, të marxhinalizuar dhe jo pranë arritjes së

qëllimeve të tyre”.457

Realisht, të Gjelbërit kanë nevojë për të formuar koalicione, prandaj konsensusi politik

i Parlamentit Evropian ka një efekt të de-radikalizuar mbi atë, që të Gjelbërit dhe

Parlamenti Evropian, si tërësi mund të arrijnë. Megjithatë, ky efekt nuk është tërësisht

negativ. Për shembull, pas zgjedhjeve të vitit 1999, kur Partia Popullore Evropiane (EPP)

e djathta e qendrës ishte për herë të parë në historinë e PE grupi më i madh politik

ekzistonte mundësia, që Parlamenti Evropian të mos ishte më një forcë mjedisore

progresive. Kjo u nxit nga dështimi i Parlamentit Evropian, pas refuzimit të EPP për të

mbështetur ndryshimet kryesore, për të ofruar një opinion mbi një pjesë të rëndësishme të

legjislacionit mbi emetimet e kamionëve.458 Megjithatë, EPP kuptoi, se ajo e kishte të

nevojshme mbështetjen e Partisë së Socialistëve Evropian dhe grupeve të tjera në

Parlamentin Evropian, për të siguruar miratimin e amendamenteve të veta të preferuara.

Pra, Parlamenti Evropian vazhdoi të ushtronte aktivitetin përsëri bazuar në kompromisin

dhe konsensusin.

(ii) Struktura dhe funksionet e Komisionit për Mjedisin, Shëndetin Publik dhe

Sigurisë së Ushqimit

Në kuadër të PE, Komisioni për Mjedisin, Shëndetin Publik dhe Sigurisë së Ushqimit

është përgjegjës për hartimin e raporteve mbi legjislacionin mjedisor. Ai është komisioni

i dytë më i madh në Parlamentin Evropian me 63 anëtar. Udhëheqja e Komisionit të

Mjedisit sigurohet nga Byroja e tij, e cila është përgjegjëse për drejtimin e mbledhjeve

dhe përfaqëson Komisionin e Mjedisit në negociatat ndërinstitucionale. Edhe pse, fushat

e politikave, që Komisioni i Mjedisit ka trajtuar me kalimin e viteve kanë ndryshuar,

duke u zgjeruar në vitin 1994 për të përfshirë shëndetin publik dhe mbrojtjen e

konsumatorit dhe duke ndryshuar përsëri në vitin 1999 për të mbuluar sigurinë

ushqimore, në përgjithësi Komisioni i Mjedisit është karakterizuar nga një vazhdimësi në

fokusin e punës së tij.

(iii) Evoluimi i Parlamentit Evropian

Pas zgjedhjeve të para të drejtpërdrejta të vitit 1979, pushteti legjislativ i PE-së ishte

shumë i kufizuar. Parlamenti Evropian kishte të drejtë, që të konsultohej mbi propozimet

457 E. Bomberg, Green Parties and Politics in the European Union, London: Routledge, 1998, fq. 141. 458 A. Friedrich, M. Tappe and R. K. W. Wurzel, A New Approach to EU Environmental Policy-Making?

The Auto-Oil I Programme, Journal of European Public Policy, vol. 7, no. 4, 2000, fq. 605.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

92

e Komisionit Evropian, por Këshilli mund të injoronte në mënyrë efektive mendimin e

Parlamentit Evropian. Në vendimet e izoglukozës, Gjykata Evropiane e Drejtësisë

mbështeti pretendimet e dy prodhuesve të izoglukozës, që rregullorja e Këshillit duhet të

shpallej e pavlefshme me arsyetimin, se Këshilli kishte dështuar për të marrë mendimin e

Parlamentit Evropian përpara miratimit të rregullores.459 Vendimi i Gjykatës Evropiane të

Drejtësisë “i dha Parlamentit Evropian një pushtet de facto të vonuar”,460 të cilin PE e

shfrytëzoi në mënyrë të plotë duke vendosur një rregull të ri të procedurës, që e lejoi atë

për të shtyrë votimin përfundimtar mbi një propozim të Komisionit Evropian, deri kur të

kishte marrë një qëndrim mbi amendamentet e PE. Nëse, Komisioni Evropian nuk i

pranonte amendamentet e Parlamentit Evropian, çështja mund t’i referohej përsëri

Komisionit Evropian për rishqyrtim, duke vonuar mendimin e Parlamentit Evropian dhe

duke mbajtur nën kontroll të gjithë procedurën.461 Sipas, Corbett462 “Parlamenti Evropian

kishte një pozicion të fuqishëm në çdo rast, kur legjislacioni ishte urgjent dhe ishte në

gjendje të ushtronte më shumë ndikim legjislativ në situata të tilla”. PE u detyrua të jetë

një institucion shumë reaktiv. Ai duhej të priste të propozohej legjislacioni para, se të

ofronte një opinion. Përgjigja e Parlamentit Evropian për këtë detyrim ishte të zhvillonte

një të drejtë joformale të iniciativës legjislative duke vendosur (në rregullat e veta

procedurale) të drejtën për të adoptuar iniciativën e vet (OI). Në vitin 1980, ky veprim çoi

në shumë raporte të OI të miratuara nga Parlamenti Evropian, se sa legjislacioni nën

procedurën e konsultimit.463 Komisioni i Mjedisit ka qenë veçanërisht i aftë në

përdorimin e rezolutave të OI, si një mjet për vendosjen e rendit të ditës të Komisionit

Evropian.

Gjatë viteve, disa Direktiva të tjera për rreziqet e mëdha industriale, substancat e

ozonit, reklamat e duhanit, dërgesat ndërkufitare të mbetjeve dhe standardet e kopshtit

zoologjik janë paraqitur, si rezultat i rezolutave të Komisionit të Mjedisit.464 Nevojat për

politika në fusha të caktuara kanë nxitur dhe formuar propozimet, inter alia për politikat

urbane, legjislacionin e ujit dhe eko-etiketimin.465 Përveç këtyre mjeteve joformale të

ushtrimit të ndikimit, kompetencat formale të PE dhe Komisionit të Mjedisit, u zgjeruan

në reformat e Traktatit të vitit 1986, Traktatit të Mastrichtit të vitit 1992 dhe Traktatit të

Amsterdamit të vitit 1997.466 Amendamenti i parë i Traktateve në vitin 1986 prezantoi

disa ndryshime të rëndësishme, që kanë ndikuar zhvillimin e mëvonshëm të Parlamentit

Evropian në një mënyrë të thellë. Për herë të parë, mjedisi u njoh, si një fushë e

kompetencës së politikave të BE-së. Për më tepër, Traktati prezantoi një afat për

459 E. Kirchner and K. Williams, The Legal, Political and Institutional Implications of the Isoglucose

Judgments 1980, Journal of Common Market Studies, vol. 22, no. 2, 1983, fq. 173-190. 460 R. Corbett, F. Jacobs and M. Shackleton, The European Parliament, fourth edition, London: John

Harper Publishing, 2000, fq. 4. 461 R. Corbett, The European Parliament’s Role in Closer Integration, London: Macmillan, 1998, fq. 119. 462 Po aty, fq. 120. 463 R. Bourguignon-Wittke, E. Grabitz, O. Schmuck, S. Steppat and W. Wessels, Five Years of the Directly

Elected European Parliament: Performance and Prospects, Journal of Common Market Studies, vol. 24,

no. 1, 1985, fq. 45. 464 D. Judge, Predestined to Save the Earth: The Environment Committee of the European Parliament,

Environmental Politics, vol. 1, no. 4, 1992, fq. 190-191; D. Judge and D. Earnshaw, The European

Parliament, Basingstoke: Palgrave Macmillan, 2003, fq. 211. 465 Po aty, fq. 191-192. 466 Akti Unik Evropian u nënshkrua në vitin 1986 dhe hyri në fuqi në vitin 1987; Traktati i Mastrichtit hyri

në fuqi në vitin 1993, Traktati i Amsterdamit hyri në fuqi në vitin 1999.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

93

përfundimin e Tregut Unik Evropian dhe vendimmarrja u bë më e lehtë në Këshill me

vendosjen e votimit me shumicë të cilësuar, duke i dhënë fund bllokimit të propozimeve

në Komisionin Evropian për shkak të vetos nga ana e një shteti të vetëm. Së fundi, Akti

Unik Evropian prezantoi procedurën e bashkëpunimit, i cili i jep Parlamentit Evropian

një lexim të dytë të legjislacionit dhe më e rëndësishmja, të drejtën e kushtëzuar të vetos.

Pra, Parlamenti Evropian mund të refuzojë legjislacionin, por një vendim unanim i

Këshillit mund të hedh poshtë refuzimin. Sipas kësaj procedure, Parlamenti Evropian

është në gjendje për të vepruar, si një hartues i axhendës i kushtëzuar,467 që do të thotë, se

ai ka fuqi në kushte të caktuara për të bërë propozime dhe Këshilli do ta ketë më të lehtë

për të pranuar, se sa për të kundërshtuar. Kjo fuqi e përcaktimit të axhendës buron nga

përfshirja e rregullit nën bashkëpunimin, që kur Komisioni Evropian përkrah ndryshimet

e PE-së, Këshilli kërkon unanimitetin për të hedhur poshtë këto ndryshime, por mund t’i

pranojë ato me shumicë të cilësuar. Si pasojë, kur PE të plotësojë kushtet e mbështetjes

nga Komisioni Evropian, ai mund të bëjë propozime dhe Këshilli do ta ketë më të lehtë

për të pranuar, se sa për të refuzuar.

Procedura e bashkëpunimit pati pasoja të rëndësishme për marrëdhëniet ndër-

institucionale. Nëse, Parlamenti Evropian donte të ushtronte ndikim ishte e nevojshme të

siguronte vullnetin e mirë dhe mbështetjen e personelit përkatës në Komisionin Evropian,

sidomos në fushën e politikave të mjedisit. Procedura e bashkëpunimit është përdorur për

miratimin e masave të nevojshme të harmonizimit për të përfunduar Tregun Unik

Evropian (TUE), sipas Nenit 100a të AUE. Rrjedhimisht, propozimet që kërkojnë të

harmonizojnë standardet kombëtare mjedisore për të lehtësuar përfundimin e TUE janë

miratuar në bazë të procedurës së bashkëpunimit. Megjithatë, të gjitha masat e tjera

mjedisore janë miratuar në bazë të Nenit 130s të AUE, të cilat kryhen nën procedurën e

konsultimit.468 Parlamenti Evropian ka patur interes në përmirësimin e marrëdhënieve me

Komisionin Evropian për të bindur Komisionin Evropian të propozojë legjislacionin nën

Nenin 100a, në mënyrë që procedura e bashkëpunimit të aplikohej edhe kur

bashkëpunimi ishte përdorur, për të siguruar mbështetjen e Komisionit Evropian për

amendamentet e tij. Komisioni Evropian vendosi të inkurajojë: “konsultimin paraprak

me Parlamentin Evropian dhe Komisioni Evropian nuk do të përfshihet para formalizimit

të propozimeve fillestare legjislative të tij. Kjo do të bëhet në mënyrë joformale nga

kontaktet me komisionet parlamentare përgjegjëse, raportuesit, zëdhënësit e grupeve

politike dhe stafit të tyre”.469 Parlamenti Evropian mori avantazhin e disponueshmërisë së

re të Komisionit Evropian për t’u angazhuar në dialog informal gjatë procesit të krijimit

të politikave të Komisionit Evropian duke ushtruar ndikim legjislativ.470 Në studimin e

procedurës së bashkëpunimit, Earnshaw dhe Judge471 kanë theksuar, se “në intervistë

467 G. Tsebelis, The Power of the European Parliament as a Conditional Agenda Setter, American Political

Science Review, vol. 88, no. 1, 1994, fq. 128-142. 468 D. Judge, Predestined to Save the Earth: The Environment Committee of the European Parliament,

Environmental Politics, vol. 1, no. 4, 1992, fq. 195. 469 R. Corbett, The European Parliament’s Role in Closer Integration, London: Macmillan, 1998, fq. 270. 470 R. Corbett, Testing the New Procedures: The European Parliament’s First Experiences with its New

Single Act Powers, Journal of Common Market Studies, vol. 27, no. 4, 1989, fq. 366; D. Earnshaw and D.

Judge, The Life and Times of the European Union’s Co-operation Procedure, Journal of Common Market

Studies, vol. 35, no. 4, 1997, fq. 549-550. 471 D. Earnshaw and D. Judge, The Life and Times of the European Union’s Co-operation Procedure,

Journal of Common Market Studies, vol. 35, no. 4, 1997, fq. 561.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

94

anëtarët e Parlamentit Evropian dhe zyrtarët theksuan njësoj rëndësinë e negociatave

joformale mes Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian në përcaktimin e ndikimit

legjislativ eventual të PE”. Në mes të viteve 1989 dhe 1992, 15 nga 29 propozimet e

mjedisit të paraqitura nga Komisioni Evropian ishin të bazuara në Nenin 100a.472 Për më

tepër, Komisioni Evropian do të përdorte PE, si një mënyrë për të vendosur preferencat e

veta në propozimet legjislative. Si pasojë, periudha pas hyrjes në fuqi të AUE ishte

kritike për zhvillimin dhe konsolidimin e lidhjeve të ngushta mes dy kampionëve natyror

mjedisor të BE-së: DG të Mjedisit dhe Komisionin e Mjedisit të PE-së.

Sipas, Tsebelis “Parlamenti Evropian ishte i suksesshëm duke parë rreth 48% të

ndryshimeve të tij nën procedurën e bashkëpunimit të miratuara nga Komisioni Evropian

dhe 31% të miratuara nga Këshilli”.473 Në një studim të veçantë të 24 propozimeve të

miratuara në bazë të procedurës së bashkëpunimit474 konstatohet, se 73% e ndryshimeve

të PE të miratuara nga Komisioni Evropian kanë bërë ndryshime thelbësore dhe të

rëndësishme në propozimet legjislative. Me pak fjalë, procedura e bashkëpunimit lejoi

Parlamentin Evropian për të ndryshuar me sukses propozimet legjislative në mënyrë të

konsiderueshme dhe substanciale. Sipas, Tsebelis dhe Kalandrakis “procedura e re i ofroi

mënyra të reja Parlamentit Evropian për të vendosur axhendën e politikave mjedisore të

Komisionit Evropian në mënyrë të tërthortë”.475 Ata argumentojnë, se PE miratoi

qëllimisht praktikën e propozimit të amendamenteve, me qëllim që Komisioni Evropian

të mos pranonte në mënyrë të vendosur elemente të caktuara të politikave në axhendën

legjislative të Komisionit Evropian.476

Parlamenti Evropian ka përdorur rrallë veton e tij në bazë të procedurës së

bashkëpunimit.477 Dy janë arsyet kryesore për hezitimin e Parlamentit Evropian: Së pari,

Parlamenti Evropian e ka konsideruar gjithmonë procedurën e bashkëpunimit, si një hap

në rritje në fuqinë e tij të bashkëvendosjes. Rrjedhimisht, Parlamenti Evropian kuptoi, se

duhej t’i tregonte Këshillit dhe Komisionit Evropian, që mund t’i besohej, si një partner

legjislativ.478 Së dyti, si rregull i përgjithshëm PE preferon të ketë pak legjislacion, se sa

mos të ketë fare legjislacion.479 Rrjedhimisht, është në interes të Parlamentit Evropian për

të kërkuar për të ndryshuar propozimet, duke rezervuar të drejtën e tij të refuzimit, por

vetëm për rastet më ekstreme. Për më tepër, kërcënimi i refuzimit mund të përdoret pa

patur nevojë të vendoset vetoja. Megjithatë, vendosja e procedurës së bashkëpunimit i

hapi rrugën rritjes së pushtetit formal dhe joformal të PE-së. Për më tepër, duke përdorur

të drejtat e tij të reja në bashkëpunimin me përgjegjësi, Parlamenti Evropian ishte në

472 D. Judge, Predestined to Save the Earth: The Environment Committee of the European Parliament,

Environmental Politics, vol. 1, no. 4, 1992, fq. 195. 473 G. Tsebelis, C. Jensen, A. Kalandrakis and A. Kreppel, Legislative Procedures in the European Union:

An Empirical Analysis, British Journal of Political Science, vol. 31, 2001, fq. 580. 474 A. Kreppel, Moving Beyond Procedure, An Empirical Analysis of European Parliament Legislative

Influence, Comparative Political Studies, vol. 35, no. 7, 2003, fq. 797. 475 G. Tsebelis and A. Kalandrakis, The European Parliament and Environmental Legislation: The Case of

Chemicals, European Journal of Political Research, vol. 36, 1999, fq. 119-154. 476 Po aty, fq. 142-143. 477 D. Judge and d. Earnshaw, The European Parliament, Basingstoke: Palgrave Macmillan, 2003, fq. 255-

256. 478 M. Westlake, “The Commission and the Parliament”, in G. Edwards and D. Spence, eds, The European

Commission, London: Cartermill International Limited, 1997, fq. 245. 479 D. Earnshaw and D. Judge, The Life and Times of the European Union’s Co-operation Procedure,

Journal of Common Market Studies, vol. 35, no. 4, 1997, fq. 560.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

95

gjendje për të forcuar pretendimin e tij për rritje të mëtejshme të pushtetit, që iu dha

përfundimisht në vitin 1992 në Traktatin e Mastrichtit. Sipas kushteve të Traktatit,

pushteti i PE-së për kontrollin është përmirësuar nga një e drejtë e re për krijimin e

komisioneve hetimore për të hetuar shkeljet e supozuara apo keqadministrimin në

zbatimin e ligjit të Komunitetit Evropian.480 Përveç kësaj, PE fitoi kompetenca të reja për

emërimet dhe aftësia e tij për të kontrolluar Komisionin Evropian u rrit duke i dhënë

Parlamentit Evropian të drejtën për një votëbesim për Komisionin Evropian të ardhshëm

dhe të drejtën për votim konsultativ për kandidatin për President të Komisionit

Evropian.481 Sot, procedura e bashkëpunimit vlen vetëm për katër nene të Traktatit mbi

Bashkimin Ekonomik dhe Monetar.482

Nga një perspektivë legjislative, e drejta e PE-së për inicimin e legjislacionit u njoh

zyrtarisht në bazë të Nenit 192. Në vijim të këtij veprimi, Komisioni i Mjedisit shfrytëzoi

mundësinë në maj të vitit 1994 të kërkonte, që Komisioni Evropian të sillte legjislacionin,

që themelon një regjim përgjegjësie për dëmin mjedisor. Komisioni Evropian

përfundimisht solli një propozim në vitin 2002 duke treguar, se Parlamenti Evropian ka

marrë për vete një të drejtë të rëndësishme për të vendosur axhendën legjislative të

Komisionit Evropian.483 Një tjetër risi e rëndësishme është prezantimi i pushtetit të

bashkëvendosjes së Parlamentit Evropian nga Traktati i Mastrichtit. Fillimisht, procedura

e bashkëvendosjes u aplikua në 15 Nenet e këtij Traktati, por qëllimi i saj u shtri në

reformat e Traktatit të Amsterdamit të vitit 1997 dhe 1999 duke përfshirë edhe shumë

fusha të politikave mjedisore. Procedura e bashkëvendosjes e bën Parlamentin Evropian

një bashkëligjvënës të mirëfilltë me Këshillin. Procedura paraqet një lexim të tretë; një të

drejtë të pakushtëzuar të refuzimit për Parlamentin Evropian, përkatësisht Këshilli nuk

mund të përmbysë një veto të PE dhe procedurën e pajtimit pas leximit të dytë të PE-së

në rast, se Këshilli nuk pranon ndryshimet e Parlamentit Evropian. Procesi i pajtimit

përfshin një komision të përbërë nga delegacione me përbërje të barabartë nga Këshilli

dhe Parlamenti Evropian, të cilët negociojnë një kompromis, që të dyja palët janë të

përgatitura për ta pranuar. Komisioni Evropian është i pranishëm dhe vepron, si lehtësues

për marrëveshjen. Nëse, as institucioni nuk arrin të miratojë tekstin kompromis të

negociuar nga Komiteti i Pajtimit, atëherë propozimi bie.

Përveç kësaj, sipas kushteve të Traktatit të Mastrichtit, në rast se Komiteti i Pajtimit

nuk mund të arrijë marrëveshjen, Këshilli ka fuqinë për të imponuar sërish pozitën, që

kishte miratuar pas leximit të parë të PE-së, i ashtuquajturi pozicion i përbashkët.

Parlamenti Evropian përballet me zgjedhjen e miratimit të qëndrimit të përbashkët, ashtu

siç ishte apo refuzimin e gjithë ligjit duke marrë përgjegjësinë për të vepruar kështu. Ky

rregull vendos Këshillin në një pozitë potencialisht të fuqishme, sepse mund të rrezikojë,

që PE ta ketë të pamundur të refuzojë legjislacionin. Këshilli mund t’i parashtrojë

Parlamentit Evropian një ofertë “të marrë apo të lërë”. Megjithatë, për të përballur këtë

presion, Parlamenti Evropian prezantoi një rregull të ri në rregullat e veta të procedurës, i

cili lejoi që ai t’i kërkojë Komisionit Evropian të tërhiqte legjislacionin, mbi të cilin

480 M. Shackleton, The European Parliament’s New Committees of Inquiry: Tiger or Paper Tiger?, Journal

of Common Market Studies, vol. 36, no. 1, 1998, fq. 115-130. 481 M. Westlake, The European Parliament’s Emerging Powers of Appointment, Journal of Common

Market Studies, vol. 36, no. 3, 1998, fq. 431-444. 482 Nenet 99 (5), 102 (2), 103 (2) dhe 106 (2) të Traktatit mbi Bashkimin Ekonomik dhe Monetar. 483 D. Judge and D. Earnshaw, The European Parliament, Basingstoke: Palgrave Macmillan, 2003, fq. 212.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

96

Komiteti i Pajtimit nuk mund të arrinte marrëveshje. Nëse, Komisioni Evropian refuzonte

dhe Këshilli përpiqej të riafirmonte pozicionin e tij të përbashkët, PE mund të

parashtronte në tryezë një mocion për të vendosur tekstin e Këshillit në mbledhjen

plenare të radhës.484 Në vitin 1994, kur Këshilli u përpoq për të riafirmuar pozicionin e tij

të përbashkët pas një procesi pajtimi të dështuar, Parlamenti Evropian vendosi

legjislacionin, si një ҫështje të parimeve.485 Më pas, Këshilli nuk u përpoq ta përdorte

këtë pushtet të veçantë përsëri. Kështu, për shembull, kur Komiteti i Pajtimit nuk arriti

një marrëveshje mbi çështjen e letrave me vlerë të transferueshme në vitin 1998, Këshilli

nuk zgjodhi të riafirmonte pozicionin e tij të përbashkët, sepse nëse ai do ta bënte këtë,

Parlamenti Evropian do të refuzonte legjislacionin.486

Procedura e bashkëvendosjes ishte reformuar në Traktatin e Amsterdamit, për të hequr

të drejtën e Këshillit për të riafirmuar pozicionin e tij të përbashkët, duke e bërë pajtimin

fazën përfundimtare të procesit legjislativ. Prandaj, PE kishte përdorur me sukses

rregullat e veta të procedurës për të krijuar një normë joformale, që ishte njohur më pas

formalisht në Traktat. Procedura e bashkëvendosjes ka patur një efekt të thellë mbi

marrëdhëniet ndërinstitucionale, për të lehtësuar zhvillimin e marrëdhënieve të

drejtpërdrejta informale ndërmjet Këshillit dhe Parlamentit Evropian, kryesisht në dëm të

Komisionit Evropian. Këto marrëdhënie informale u panë, si një përgjigje ndaj

vështirësive për të negociuar një marrëveshje me tridhjetë apo më shumë persona të

pranishëm në ҫeljen e një takimi të pajtimit. Suksesi i këtyre takimeve ҫoi me kalimin e

kohës në aplikimin e rregullt të mbledhjeve pak më shumë formale,487 në të cilat marrin

pjesë në mënyrë tipike raportuesi, kryetari i komisionit kompetent, kryetari i delegacionit

nga Këshilli dhe Parlamenti Evropian, si dhe një përfaqësues i Komisionit Evropian.

Komisioni Evropian ka luajtur një rol të kufizuar në këto takime joformale dhe e gjeti

veten nën sulm488 duke u kritikuar për përjashtimin e aktorëve kryesor nga procesi i

hartimit të politikave, duke prodhuar propozime joambicioze dhe duke favorizuar

industrinë e naftës. Komisioni Evropian ishte në gjendje të ofronte vetëm udhëheqjen e

politikave, kur Drejtorisë së Përgjithshme të Mjedisit i ishte dhënë roli kryesor gjatë

procesit të pajtimit.489 Nga koha, kur Drejtoria e Përgjithshme e Mjedisit morri rolin

udhëheqës në negociata, përfaqësues të Këshillit dhe Parlamentit Evropian kishin krijuar

tashmë një marrëdhënie të ngushtë në përpjekjet e tyre për të arritur marrëveshje dhe

Komisioni Evropian mbeti një aktor periferik. Një prej sfidave kryesore, me të cilën

484 S. Hix, The Political System of the European Union, Basingstoke: Macmillan, 1999, fq. 94. 485 D. Earnshaw and D. Judge, Early Days: the European Parliament, Codecision and the European Union

Legislative Process Post-Maastricht, Journal of European Public Policy, vol. 2, no. 4, 1995, fq. 643-645. 486 European Parliament, Activity Report 1 November 1993-30 April 1999, From Entry into Force of the

Treaty of Maastricht to Entry into Force of the Treaty of Amsterdam, of the Delegations to the Conciliation

Committee, Brussels: European Parliament, 1999, fq. 6. 487 European Parliament, European Parliament Delegations to the Conciliation Committee Progress Report

for the Second Half of 1994, Brussels: European Parliament, 1995, fq. 20-21; M. Shackleton, The Politics

of Co-decision, Journal of Common Market Studies, vol. 38, no. 2, 2000, fq. 325-342. 488 A. Friedrich, M. Tappe and R. K. W. Wurzel, A New Approach to EU Environmental Policy-Making?

The Auto-Oil I Programme, Journal of European Public Policy, vol. 7, no. 4, 2000, fq. 599-602. 489 A. Warleigh, Multi-dimensional Chess: The Influence of Co-decision on EU Policy-making-The Case of

Auto-Oil, Conference Paper, Sheffield: UACES, September, 1999, fq. 8-9.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

97

përballet Komisioni Evropian në procedurën e bashkëvendosjes është potenciali për t’u

mënjanuar nga Këshilli dhe Parlamenti Evropian.490

Tradicionalisht, PE dhe Komisioni Evropian janë paraqitur, si partner dhe rival.491

Marrëdhënia ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Mjedisit dhe Komisionit të Mjedisit

të PE-së u karakterizua nga partneriteti i ngushtë, sidomos në fazën e iniciativës të

zhvillimit të regjimit të politikave mjedisore të BE-së në mes të viteve 1986 dhe 1992.

Megjithatë, ky partneritet ka qenë i pabarabartë, pasi Komisioni Evropian gjithmonë ka

gëzuar një avantazh informues mbi Parlamentin Evropian për shkak të marrëdhënieve të

tij të ngushta me Këshillin (për shembull, zyrtarët e Komisionit Evropian ulen në të gjitha

takimet kryesore të Këshillit). Megjithatë, me procedurën e bashkëvendosjes, Parlamenti

Evropian u vendos në një pozitë më të barabartë dhe tani anëtarët e Parlamentit Evropian

mund të komunikojnë drejtpërdrejt me Këshillin. Ky fakt, së bashku me rritjen e

influencës së Parlamentit Evropian në marrëdhëniet e tij me Komisionin Evropian ka

zhvendosur balancën e pushtetit ndërmjet Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian.

Megjithatë, mbetet në interes të të dy institucioneve për të bashkëpunuar sa herë, që

munden me qëllim forcimin dhe përmirësimin e regjimit të politikave mjedisore të BE-së.

Rasti auto-naftë ofron një shembull të mirë të një ndikimi kryesor të vendimmarrjes së

përbashkët dhe mënyrës, se si është rritur pushteti legjislativ i PE-së. Në rastin auto-naftë,

Parlamenti Evropian miratoi 36 amendamente në leximin e dytë, nga të cilat Këshilli

pranoi 27,492 një arritje e rëndësishme duke qenë se, kjo ishte një nga nismat më të

rëndësishme të politikave të ndërmarra nga Komisioni Evropian në fushën e mjedisit në

vitet 1990.493 Parlamenti Evropian u shfaq, si fitues i qartë nga procesi i pajtimit.494

Megjithatë, sasia e kohës dhe e energjisë, që u përdor në negociata495 është tregues i një

ndikimi kryesor të procedurës së bashkëvendosjes. Për më tepër, Komisioni i Mjedisit ka

trajtuar më shumë legjislacion me procedurën e bashkëvendosjes, se çdo komision tjetër i

Parlamentit Evropian. Ndërmjet viteve 1993 dhe 1999, ai merrej me 36% të të gjitha

dosjeve të bashkëvendimmarrjes dhe me 29% në mes të viteve 1999 dhe 2004.496

Kjo përfshirje aktive legjislative ka efekte pozitive dhe negative. Në anën pozitive, si

në procedurën e bashkëpunimit, Komisioni i Mjedisit ka qenë në pararojë të përpjekjeve

490 M. Shackleton, The Politics of Co-decision, Journal of Common Market Studies, vol. 38, no. 2, 2000, fq.

325-342; C. Burns, The European Commission and Co-decision: A Study of Declining Influence?, Journal

of European Public Policy, vol. 11, no. 1, 2004, fq. 1-18. 491 M. Westlake, “The Commission and the Parliament”, in G. Edwards and D. Spence, eds., The European

Commission, London: Cartermill International Limited, 1997. 492 European Parliament, Activity Report 1 November 1993-30 April 1999, From Entry into Force of the

Treaty of Maastricht to Entry into Force of the Treaty of Amsterdam, of the Delegations to the Conciliation

Committee, Brussels: European Parliament, 1999, fq. 40. 493 A. Friedrich, M. Tappe and R. K. W. Wurzel, A New Approach to EU Environmental Policy-Making?

The Auto-Oil I Programme, Journal of European Public Policy, vol. 7, no. 4, 2000, fq. 604. 494 R. K. W. Wurzel, The Role of the European Parliament: Interview with Ken Collins, Journal of

Legislative Studies, vol. 5, no. 2, 1999, fq. 22. 495 European Parliament, Activity Report 1 November 1993-30 April 1999, From Entry into Force of the

Treaty of Maastricht to Entry into Force of the Treaty of Amsterdam, of the Delegations to the Conciliation

Committee, Brussels: European Parliament, 1999, fq. 40. 496 European Parliament, Activity Report 1 May 1999 to 30 April 2004 (5th Parliamentary Term) of the

Delegations to the Conciliation Committee, Brussels: European Parliament, 2004a, fq. 55; European

Parliament, Activity Report 1 November 1993-30 April 1999, From Entry into Force of the Treaty of

Maastricht to Entry into Force of the Treaty of Amsterdam, of the Delegations to the Conciliation

Committee, Brussels: European Parliament, 1999, fq. 52.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

98

për të forcuar standardet mjedisore të BE-së. Me vendosjen e procedurës, Parlamenti

Evropian ka detyruar Këshillin për pajtim në 34 propozime mjedisore, që mbulojnë një

shumëllojshmëri çështjesh, duke përfshirë cilësinë e ajrit, emetimet e makinave,

menaxhimin e mbetjeve, cilësinë e ujit, zbatimin dhe përgjegjësinë mjedisore.497 Në

negociatat e vitit 2000 mbi rregullimin e substancave, që hollojnë shtresën e ozonit,

Parlamenti Evropian ishte në gjendje të bindte Këshillin, i cili nuk ishte i përgatitur të

pranonte ndonjë afat për tërheqjen graduale të hidroklorofluorokarbonit (HCFCs) për të

rënë dakord për të vendosur datat për vitin 2010 për HCFCs e pastër dhe për vitin 2015

HCFCs e ricikluar.498 Në negociatat për lejimin e qëllimshëm të organizmave të

modifikuara gjenetikisht, Parlamenti Evropian detyroi Komisionin Evropian për të rënë

dakord për të sjellë propozime në lidhje me përgjegjësinë mjedisore dhe një skemë

etiketimi për produktet, që përmbajnë OMGJ.499

Edhe pse Judge500 theksoi, se “Parlamenti Evropian nuk mund të jetë gjithmonë i

suksesshëm në përpjekjet e tij për të forcuar legjislacionin”,501 procedura e

bashkëvendosjes dhe aplikimi i saj për pjesën më të madhe të politikave mjedisore do të

thotë, se as Komisioni Evropian dhe as Këshilli tani nuk mund të injorojnë PE, që është

në një pozitë shumë më të fuqishme për të forcuar legjislacionin mjedisor të BE-së. Rritja

e kompetencave të Parlamentit Evropian ka rezultuar në një zgjerim në lobimin e

anëtarëve të Parlamentit Evropian, sipas interesave të biznesit, ndërsa suksesi i partive të

Gjelbëra Evropiane ka lejuar një rrjet joformal për të zhvilluar përfshirjen e deputetëve të

gjelbër të PE dhe lobistët kryesor. OJQ-të mjedisore kërkojnë të ndërtojnë marrëdhënie

me shumë grupe politike në Parlamentin Evropian dhe gëzojnë marrëdhënie veçanërisht

të ngushtë me të Gjelbërit. Grupi i Gjelbër ka përfituar edhe nga zgjerimi i pushteteve të

PE-së dhe rregullat e projektuara për të garantuar një shpërndarje të drejtë të punës.

Aktivistët e mjedisit kanë fituar akses në procesin e vendimmarrjes dhe në Parlamentin

Evropian, ku aleatët e tyre, të Gjelbërit janë përfaqësuar gjithnjë e më mirë duke formuar

në zgjedhjet e vitit 2004 grupin e katërt më të madh në Parlamentin Evropian.

Komisioni i Mjedisit ka qenë në gjendje të luajë një rol të rëndësishëm institucional në

formimin dhe zhvillimin e procedurës së bashkëvendosjes. Kryetari i Komisionit të

Mjedisit ishte përfshirë në mënyrë aktive në zhvillimin e kontakteve dypalëshe joformale

ndërmjet Këshillit dhe Parlamentit Evropian. Ai, gjithashtu detyroi Këshillin për të

negociuar në pajtim me ndryshimet, që Parlamenti Evropian nuk kishte adoptuar

zyrtarisht në leximin e dytë. Kjo praktikë ka rezultuar në rregullat e reja të

bashkëvendosjes të prezantuara në vitin 1999, që përcaktojnë në mënyrë të qartë, se

497 European Parliament, Activity Report 1 November 1993-30 April 1999, From Entry into Force of the

Treaty of Maastricht to Entry into Force of the Treaty of Amsterdam, of the Delegations to the Conciliation

Committee, Brussels: European Parliament, 1999; European Parliament, Activity Report 1 May 1999 to 30

April 2004 (5th Parliamentary Term) of the Delegations to the Conciliation Committee, Brussels: European

Parliament, 2004a. 498 European Parliament, Activity Report 1 May 1999 to 30 April 2004 (5th Parliamentary Term) of the

Delegations to the Conciliation Committee, Brussels: European Parliament, 2004a, fq. 15. 499 European Parliament, Report on the Joint Text Approved by the Conciliation Committee for a European

Parliament and Council Directive on the Deliberate Release into the Environment of Genetically Modified

Organisms and Repealing Directive 90/220/EEC, Brussels: European Parliament, 2001. 500 D. Judge, Predestined to Save the Earth: The Environment Committee of the European Parliament,

Environmental Politics, vol. 1, no. 4, 1992, fq. 207. 501 A. Weale, G. Pridham, M. Cini, D. Konstadakopoulos, M. Porter and B. Flynn, Environmental

Governance in Europe, Oxford: Oxford University Press, 2000, fq. 425-426.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

99

vetëm ndryshimet, që PE ka miratuar në leximin e dytë do të mund të diskutohen në

procesin e pajtimit.502 Komisioni i Mjedisit ka patur një efekt të thellë mbi marrëdhëniet

ndërinstitucionale dhe reformën e traktatit, si dhe në cilësinë e legjislacionit mjedisor të

BE-së.

Një pengesë kryesore, me të cilën përballet Komisioni i Mjedisit dhe Parlamenti

Evropian në përgjithësi është mungesa e ekspertizës, që deputetët mund të nxjerrin gjatë

përgatitjes së raporteve të tyre. Agjencia Evropiane e Mjedisit ka qenë, gjithashtu një

burim i dobishëm i raporteve të pavarura. Nga viti 2003, Komisioni e ka adresuar këtë

çështje drejtpërdrejt duke përfunduar kontrata kuadër me dy institute kërkimore të

pavarura, Institutin e Politikave Evropiane Mjedisore dhe Këshillin Konsultativ të

Akademisë së Shkencave Evropiane për të ofruar këshilla të ekspertëve për çështjet e

reja, që bien në kompetencë të Komisionit të Mjedisit.503 Gjatë viteve 2009-2014,

Komisioni për Mjedisin, Shëndetin Publik dhe Sigurinë e Ushqimit është marrë me

numrin më të lartë të rasteve.504 Në seancë plenare dhe në Komision kërkohet një votim

me shumicë të thjeshtë të anëtarëve të Parlamentit Evropian për të miratuar një

ndryshim.505

Procedura e zakonshme legjislative në Bashkimin Evropian është ilustruar në figurën

3.1, të paraqitur më poshtë:506

502 S. Hix, Constitutional Agenda-setting Through Discretion Rule Interpretation: Why the European

Parliament Won at Amsterdam, British Journal of Political Science, vol. 32, 2002, fq. 276. 503 European Parliament, “Experts: Background”, European Parliament Environment Committee website,

www.europarl.eu.int/, (2004b). (Aksesuar, më 19.09.2014). 504 European Parliament, Committee on the Enviornment, Public Health and Food Safety (ENVI): Activity

Report for the 7th Parliamentary Term 2009-2014, 2014.. .http://www.europarl.europa.eu/. (Aksesuar, më

19.09.2014). 505 C. Burns and N. Carter and N. Worsfold, Enlargement and the Environment: The Changing Behaviour

of the European Parliament, Journal of Common Market Studies 50, 2012, fq. 54-70. 506 H. Selin and S. D. VanDeveer, EU Environmental Policy Making and Implementation: Changing

Processes and Mixed Outcomes, Paper presented at the 14th Biennial Conference of the European Union

Studies Association, Boston, Massachusetts, 2015, fq. 20.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

100

Propozimi legjislativ i Komisionit i

dërgohet Parlamentit dhe Këshillit

Propozimi legjislativ i dërgohet

Komitetit të Rajoneve dhe

Komitetit Ekonomik dhe Social

Propozimi legjislativ i dërgohet

parlamenteve kombëtare për

rishikim Leximi i parë i Parlamentit mund

ta miratojë ose amendojë

propozimin (pa limit kohe)

Leximi i parë i Këshillit

(pa limit kohe)

Leximi i dytë i Parlamentit

(brenda katër muajve)

Leximi i dytë i Këshillit

(brenda katër muajve)

Pajtimi

(brenda tetë javësh)

Leximi i tretë i Parlamentit dhe

Këshillit

(brenda tetë javësh)

Këshilli miraton versionin e Parlamentit pa

amendamente të mëtejshme

Këshilli bën amendamente

të mëtejshme

Parlamenti kundërshton

propozimin e Këshillit

Parlamenti miraton versionin e Këshillit pa

amendamente të mëtejshme

Parlamenti bën amendamente

të mëtejshme

Këshilli kundërshton disa nga

amendamentet e Parlamentit

Këshilli miraton versionin e Parlamentit pa

amendamente të mëtejshme

Komiteti i Pajtimit nuk bie dakord për

tekstin

Komiteti i Pajtimit duhet të miratojë një

tekst (brenda tetë javësh)

Edhe Parlamenti edhe Këshilli e

kundërshtojnë tekstin

Parlamenti dhe Këshilli së bashku miratojnë

tekstin pa amendamente

Akti

miratohet

Akti

miratohet

Akti

miratohet

Akti

miratohet

Akti

kundërshtohet

Akti

kundërshtohet

Akti

kundërshtohet

Figura 3.1: Procedura e zakonshme legjislative në Bashkimin Evropian.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

101

3.4. Baza ligjore e legjislacionit mjedisor të Komunitetit Evropian dhe

ndryshimet e paraqitura nga Akti Unik Evropian

Sipas, Ludwig Kramer “politikat mjedisore të Komunitetit Evropian u zhvilluan dhe

lulëzuan në mungesë të kompetencave eksplicite në traktatin origjinal të KEE”,507

gjithashtu legjislacioni dytësor i KE duhet të kishte një bazë ligjore të identifikueshme në

Traktat.508 Gjykata Evropiane e Drejtësisë u shpreh, se zgjedhja e një baze ligjore duhet

të bazohet në kritere objektive, që i nënshtrohen shqyrtimit gjyqësor.509 Në ҫështjen

Komisioni kundër Italisë, GJED miratoi zgjedhjen nga Këshilli të bazës ligjore për

politikat mjedisore të Komunitetit Evropian edhe pse nuk kishte asnjë referencë të

shprehur për mjedisin në Traktatin origjinal të KE.510 Komisioni Evropian

institucionalizoi një veprim kundër Italisë për dështimin e saj për të zbatuar Direktivat

mbi detergjentët dhe sasinë e squfurit në lëndët djegëse të lëngëta.511 Këshilli përzgjodhi

Nenin 100,512 si bazë ligjore të Direktivës.513 Italia argumentoi, se nuk ishte e qartë nga

Traktati, nëse Komuniteti Evropian kishte kompetenca për të nxjerrë ligje për çështjet e

mbrojtjes së mjedisit dhe masat në fjalë kanë qenë në fakt marrëveshje ndërkombëtare në

formën e Direktivave.514 Komisioni Evropian argumentoi, se Direktivat, të cilat ishin

pjesë e një programi të Këshillit për të eliminuar barrierat teknike në tregti ishin bazuar

në Nenin 100, sepse ato kishin një efekt të drejtpërdrejt në themelimin dhe funksionimin

e tregut të përbashkët.515

Gjykata Evropiane e Drejtësisë konkludoi, se duke bazuar Direktivat mbi Nenin 100

ishte gjëja e duhur duke arsyetuar, se ato ishin pjesë e një programi për të eliminuar

barrierat tregtare,516 gjithashtu njohu argumentin e Komisionit Evropian, se masat në

lidhje me mjedisin mund të vendosnin barrë të rëndë mbi ndërmarrjet duke penguar

konkurrencën në mungesë të harmonizimit të dispozitave kombëtare.517 Vendimi i GJED

në ҫështjen Komisioni kundër Italisë është i një rëndësie të veçantë, sepse në mënyrë

507 L. Kramer, EEC Treaty and Environmental Protection, London: Sweet and Maxwell, 1990, fq. 31-35. 508 Shikoni Traktatin e KEE, Neni 190 parashikonte: “Rregulloret, direktivat dhe vendimet e Këshillit dhe

të Komisionit Evropian do të paraqesin arsyet, në të cilat ato janë të bazuara dhe i referohen çdo

propozimi ose opinioni, që është i nevojshëm për t’u marrë në përputhje me këtë Traktat”. Shikoni, L.

Kramer, EEC Treaty and Environmental Protection, London: Sweet and Maxwell, 1990, fq. 31-35; Kieran

Bradley, The European Court and Basis of Community Legislation, 13 EUR. L. Rev, 1988, fq. 379-402. 509 Shikoni, Çështjen 45/86, Komisioni kundër Këshillit, 1987 GJED, 1493, 1520. 510 Çështjet 91 & 92/79 Komisioni kundër Italisë 1980 GJED në 1099, 1115. 511 Shikoni Traktatin e KEE, Neni 169 parashikonte: “Nëse Komisioni Evropian është i mendimit, se një

Shtet Anëtar nuk ka përmbushur një detyrim, sipas këtij Traktati duhet të jap një mendim të arsyetuar mbi

këtë çështje pasi shtetit përkatës t’i jepet mundësia të paraqes vërejtjet e tij. Nëse Shteti në fjalë nuk është

në përputhje me mendimin brenda periudhës së përcaktuar nga Komisioni Evropian, ky i fundit mund të

sjellë çështjen para Gjykatës Evropiane të Drejtësisë”. 512 Traktati i KEE, Neni 100 parashikonte: “Këshilli, duke vepruar unanimisht mbi një propozim të

Komisionit Evropian nxjerr direktiva për përafrimin e dispozitave të tilla të përcaktuara me ligj, rregullore

apo veprim administrativ në Shtetet Anëtare, që ndikojnë drejtpërdrejt në krijimin ose funksionimin e tregut

të përbashkët”. 513 Vendimet 1980 GJED në 1103, 1119; 1974 Gazeta Zyrtare (L 347) 54; 1975 Gazeta Zyrtare (L 307) 22. 514 Çështjet 91 & 92/79 Komisioni kundër Italisë 1980 GJED në 1105, 1121. 515 M. L. Schemmel and B. de Regt, The European Court of Justice and the Environmental Protection

Policy of the European Community, 17 B.C. Int’l & Comp. L. Rev. 53, 1994, fq. 58. 516 Po aty. 517 O. Lomas, Environmental Protection, Economic Conflid and the European Community, 33 McGill Law

Journal 504, 510, 1988.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

102

implicite ftoi institucionet e KE për të zhvilluar një politikë më gjithëpërfshirëse për

mbrojtjen e mjedisit në bazë të Nenit 100.518

Fjala “mjedis” u shfaq në korpusin e shkruar të të drejtës komunitare me miratimin e

Aktit Unik Evropian519 dhe në veçanti me inkorporimin e Titullit VII, Nenet 130r, 130s

dhe 130t. Aspekti më i rëndësishëm i Titullit VII është, se ai siguroi një bazë të qartë

ligjore për krijimin e legjislacionit mjedisor të Komunitetit Evropian.520 Këshilli më pas

ka miratuar masa të rëndësishme mjedisore të Komunitetit Evropian bazuar në Nenin

130s.521 Kur një pjesë e legjislacionit dytësor është e bazuar në Nenin 130s, ai duhet të

miratohet me votë unanime të Këshillit.522 Parlamenti Evropian, megjithatë duhet të

konsultohet për të dhënë një opinion.523 Shtetet Anëtare mbajnë pushtetin për të vendosur

masa mjedisore kombëtare më të ashpra, sesa ato të marra sipas Titullit VII, për aq kohë

sa masat kombëtare janë në përputhje me Traktatin.524

Përveç dispozitave të reja të Traktatit të Mastrichtit,525 baza të tjera të mundshme

ligjore për miratimin e masave mjedisore të Bashkimit Evropian ekzistonin, sipas Nenit

100a, i cili ndryshoi Nenin 100 dhe kishte për qëllim objektivin e krijimit progresiv të

tregut të brendshëm.526 Neni 100a kishte për qëllim të shërbente, si bazë e mundshme

ligjore për masat për mbrojtjen e mjedisit të Komunitetit Evropian. Neni 100a (3)

theksonte, se propozimet për mbrojtjen e mjedisit do të merrnin, si bazë një nivel të lartë

518 Shikoni, Çështjet 91 & 92/79 Komisioni kundër Italisë 1980 GJED në 1106. Disa pjesë të legjislacionit

dytësor janë bazuar në Nenet 100 dhe 235 përfshirë Direktivën e Këshillit mbi përmbajtjen e squfurit në

lëndët djegëse të lëngshme. 1987 Gazeta Zyrtare (L 91) 19; Direktiva e Këshillit mbi Ndotjen nga Azbesti,

1987 Gazeta Zyrtare (L 85) 40; Direktiva e Këshillit mbi shkarkimin e substancave të rrezikshme, 1987

Gazeta Zyrtare (L 42) 43; Direktiva e Këshillit në lidhje me cilësinë e ujit për konsumim njerëzor, 1980

Gazeta Zyrtare (L 229) 11. 519 Shikoni, Traktatin e KEE të amenduar Neni 130s. 520 Traktati i amenduar i KEE, Neni 130r (1): “Veprimi i Komunitetit Evropian, në lidhje me mjedisin ka

objektivat e mëposhtme: ruajtja, mbrojtja dhe përmirësimi i cilësisë së mjedisit; kontribuimi në drejtim të

mbrojtjes së shëndetit të njeriut; shfrytëzimi i matur dhe racional i burimeve natyrore”. 521 Shikoni Rregulloren e Këshillit për substancat, që hollojnë ozonin 1991 Gazeta Zyrtare (L 67) 1;

Direktiva e amenduar e Këshillit për mbetjet, 1991 Gazeta Zyrtare (L 78) 32; Direktiva e Këshillit për lirinë

e qasjes në informacione mbi mjedisin 1990 Gazeta Zyrtare (L 158) 56. 522 Shikoni Traktatin e KEE të amenduar, Neni 130s: “Këshilli, duke vepruar unanimisht mbi një propozim

të Komisionit Evropian dhe pas këshillimit me Parlamentin Evropian dhe Komitetin Ekonomik dhe Social

do të vendos, se çfarë veprimi duhet të merret nga Komuniteti Evropian,” me përjashtim të rasteve, kur

“Këshilli, nën kushtet e përcaktuara në nënparagrafin e mëparshëm, përcakton çështjet për të cilat

vendimet do të merren me shumicë të cilësuar”. 523 Edhe pse, Këshilli nuk mund të miratojë një masë, derisa ajo të marrë parasysh pikëpamjet e Parlamentit

Evropian, ku procedura e konsultimit është e nevojshme, nuk është në asnjë mënyrë i detyruar me ligj për

të përfshirë këto pikëpamje në masën e miratuar, as nuk është i detyruar t’u përgjigjet atyre. 524 Shikoni Traktatin e KEE të amenduar, Neni 130t: “Masat mbrojtëse të marra në pajtueshmëri me Nenin

130s nuk do të ndalojnë Shtetet Anëtare të zbatojnë apo vendosin masa mbrojtëse më të rrepta të

pajtueshme me këtë traktat”. 525 M. L. Schemmel and B. de Regt, The European Court of Justice and the Environmental Protection

Policy of the European Community, 17 B.C. Int’l & Comp. L. Rev. 53, 1994, fq. 60. 526 Shikoni, Traktatin e KEE të amenduar Neni 100a (1). Me anë të derogimit nga Neni 100 “... Këshilli,

duke vepruar me shumicë të cilësuar mbi një propozim të Komisionit Evropian në bashkëpunim me

Parlamentin Evropian... miraton masat për përafrimin e dispozitave të përcaktuara me ligj, rregullore ose

veprime administrative të Shteteve Anëtare, që kanë si objekt të tyre krijimin dhe funksionimin e tregut të

brendshëm”.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

103

të mbrojtjes, ndërsa Neni 100a (4) u lejonte Shteteve Anëtare disa liri veprimi për

zbatimin e masave kombëtare për mbrojtjen e mjedisit.527

Një pjesë e legjislacionit dytësor të Komunitetit Evropian për mbrojtjen e mjedisit

është bazuar në Nenin 100a.528 Baza ligjore e një veprimi (100a ose 130s) tregon, jo

vetëm objektivin dhe natyrën e masës, që Komuniteti Evropian mund të miratojë (100a,

masat që ndikojnë në funksionimin e tregut të brendshëm apo 130s, masat për mbrojtjen e

mjedisit), por edhe kërkesat procedurale për miratimin e tij (100a, procedura e

bashkëpunimit apo 130s, procedura e konsultimit), institucionin kompetent të

Komunitetit Evropian për ta miratuar atë (pjesëmarrje më e madhe e Parlamentit

Evropian nën Nenin 100a) dhe votimin me shumicë në Këshill (100a, votim me shumicë

të cilësuar ose 130s me unanimitet).529 Traktati nuk tregon, kur Neni 100a apo Neni 130s

duhet të shërbejnë, si bazë ligjore e politikave mjedisore të Komunitetit Evropian duke

krijuar ndarjen midis masave mjedisore, që janë pjesë e programit të tregut të brendshëm

dhe veprimeve, që nuk lidhen me funksionimin e tregut të brendshëm.

Ndikimet më të rëndësishme duke i bazuar politikat mjedisore të Komunitetit

Evropian në Nenin 100a, në krahasim me Nenin 130s janë: Neni 100a përcaktonte, se të

gjitha masat e harmonizimit të miratuara në kontekstin e tregut të brendshëm ishin

miratuar me shumicë të cilësuar, ndërsa masat e bazuara në Nenin 130s kërkonin një

votim unanim në Këshill,530 Parlamentit Evropian duhet t’i lejohet “bashkëpunimi” me

Këshillin mbi thelbin e këtij legjislacioni;531 në lidhje me hapësirën e diskrecionit të

Shteteve Anëtare për të miratuar legjislacionin kombëtar, pas miratimit të një mase të

Komunitetit Evropian, nëse një masë është miratuar në bazë të Nenit 130s, kjo “nuk i

ndalon Shtetet Anëtare të mbajnë apo të prezantojnë masa mbrojtëse më rigoroze të

pajtueshme me Traktatin” (Neni 130t). Masat e miratuara në bazë të Nenit 100a lejojnë

një Shtet Anëtar për të aplikuar një dispozitë kombëtare, pasi ka njoftuar Komisionin

Evropian, i cili duhet të verifikojë, se dispozita kombëtare nuk është “një mjet

diskriminimi arbitrar ose një kufizim i fshehur për tregtinë mes Shteteve Anëtare” (Neni

100a, paragrafi 4).

Formulimi i ndryshëm i dy neneve “mbajtja ose prezantimi” në krahasim me

“aplikimin” është interpretuar duke marrë parasysh, se kur një masë është miratuar në

bazë të Nenit 100a, Shtetet Anëtare mund të vazhdojnë të zbatojnë dispozitat tashmë

ekzistuese kombëtare. Në rastin e masave në bazë të Nenit 130s, Shtetet Anëtare janë të

lira për të miratuar legjislacionin e ri kombëtar në të njëjtën fushë për aq kohë, sa ai

përmban standardet më të rrepta. Dispozitat kombëtare duhet të jenë në përputhje me

Traktatin dhe duhet të plotësohen kërkesat e njëjta të përgjithshme, që vlejnë për

legjislacionin kombëtar mjedisor në mungesë të rregullave të Komunitetit Evropian.

527 Shpesh e referuar, si “Klauzola Thatcher”, në lidhje me këmbënguljen e ish-Kryeministres Britanike

Margaret Thatcher për përfshirjen në tekstin e Aktit Unik Evropian të Nenit 100a (4), i cili kufizon aftësinë

e Shtetit Anëtar për të zbatuar dispozitat kombëtare mjedisore në rastet, kur ekziston një nevojë e madhe,

dmth përjashtime, si siguria publike, të cilat janë parashikuar në Nenin 36. 528 Direktiva e Këshillit mbi ndotjen e shkaktuar nga emetimet e automjeteve, 1988 Gazeta Zyrtare (L 36)

1; Propozimi i ndryshuar për një Direktivë të Këshillit mbi përgjegjësinë civile për dëmin e shkaktuar nga

mbetjet, 1991 Gazeta Zyrtare (C 192) 6. 529 M. L. Schemmel and B. de Regt, The European Court of Justice and the Environmental Protection

Policy of the European Community, 17 B.C. Int’l & Comp. L. Rev. 53, 1994, fq. 61. 530 Traktati i KEE i amenduar Neni 100a. 531 Po aty.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

104

Prandaj, zgjedhja e bazës ligjore të një mase të propozuar të mjedisit ka pasoja të

rëndësishme dhe kjo është një nga çështjet e adresuara nga GJED në jurisprudencën e saj,

pas Aktit Unik Evropian. Ndër parimet, që formojnë bazën për politikat mjedisore të

Komunitetit Evropian, të renditura në Nenin 130r, parimi i integrimit kërkon, që çështjet

e mjedisit të jenë pjesë përbërëse e të gjitha politikave të tjera të KE. Parimi i ka shërbyer

Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, si udhëzim në interpretimin e aspekteve të tjera të ligjit

mjedisor të Komunitetit Evropian. Ky parim i jep politikave mjedisore një status të

veçantë në Komunitetin Evropian, sepse një kërkesë e tillë është formuluar vetëm për

këtë fushë të politikave. Në lidhje me zbatimin e parimit të ri u arritën disa rezultate,

veçanërisht iniciativat e fundit në sektorin e transportit.532

3.5. Legjitimimi i kompetencave mjedisore nga Gjykata Evropiane e

Drejtësisë

Gjykata Evropiane e Drejtësisë luan një rol qëndror në qeverisjen mjedisore të BE-së

duke elaboruar bazën ligjore të politikëbërjes së BE-së, duke mbështetur standarde më të

larta dhe duke drejtuar zbatimin e tyre të njëtrajtshëm në Shtetet Anëtare. Politikat

mjedisore të Komunitetit Evropian shërbejnë, si mjete për një qasje pragmatike në

interpretimin e qëllimeve të Traktatit të Komunitetit Ekonomik Evropian”.533 Gjykata

Evropiane e Drejtësisë ka ndikuar në ndërtimin e kompetencës ligjore të BE-së duke

marrë vendime, që konstatuan, se traktatet themeluese ishin më shumë, se marrëveshjet

ndërkombëtare dhe ligji i Komunitetit Evropian zbatohet drejtpërsëdrejti dhe në mënyrë

uniforme në të gjitha Shtetet Anëtare duke prodhuar pasoja të drejtpërdrejta te të drejtat

individuale, të cilat duhet të mbrohen nga gjykatat kombëtare. Kontributi i saj kryesor në

zhvillimin e politikave mjedisore është i trefishtë: duke mbështetur vazhdimisht

pikëpamjen, se BE-ja duhet të ketë kompetenca në fushën e politikave të mjedisit, duke

mbështetur Komisionin Evropian në punët e vështira për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit

të BE-së në Shtetet Anëtare dhe duke sqaruar kuptimin e elementeve kryesore të

traktateve.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë dha kontribute të rëndësishme në vitin 1980 me

çështjen Komisioni kundër Italisë (Çështja 91/79), e cila themeloi legjitimitetin e masave

mjedisore të Komunitetit Evropian dhe mbështeti vlefshmërinë e përdorimit të Nenit 100,

si një bazë për këto masa; në vitin 1985 me Çështjen Procureur de la Republique kundër

ADBHU (Çështja 240/83), e cila vendosi që mbrojtja e mjedisit është një shqetësim

kryesor i politikave të Komunitetit Evropian. Vendimi i mëparshëm u mbështet nga një

seri prej gjashtë vendimesh të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në vitin 1982 (Komisioni

kundër Belgjikës, Çështjet 68-73/81) duke konfirmuar legjitimitetin e përdorimit të

Neneve 100 dhe 235, si bazë për legjislacionin mjedisor. Këto të fundit kanë qenë

thelbësore për zhvillimin e politikave mjedisore të BE-së, për shkak se mbrojtja e

mjedisit nuk ishte parashikuar në traktate, si një politikë e Komunitetit Evropian, apo si

një objektiv i Komunitetit Evropian, por efekti i tyre ishte për ta vendosur atë në të njëjtin

nivel me të gjitha objektivat e listuara në traktate. GJED njohu kompetencën e

Komunitetit Evropian për të miratuar legjislacionin për çështjet e mbrojtjes së mjedisit,

532 EC Commission Directorate General VII, Green Paper on Transport and Environment, COM (92) final,

1992. 533 D. Freestone, European Community Environmental Policy and Law, 18 J. L. & SOC’Y 135, 1991.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

105

pavarësisht mungesës së spikatur të fjalës mjedis në tekstin origjinal të Traktatit

Themelues të Komunitetit Ekonomik Evropian.534

Sipas, Hartley “Gjykata Evropiane e Drejtësisë, po ushtronte pushtet në përputhje me

atë, që mendonte se ligji duhet të jetë, se sa ishte”,535 ndërsa Koppen sugjeronte, se

“pushteti ka patur një ndikim në diskutimet, që u mbajtën dhe që do të ҫonin në

ndryshimet e bëra nga Akti Unik Evropian”. GJED vazhdoi të deklaronte mbrojtjen e

mjedisit, si një kërkesë të detyrueshme të ligjit të Komunitetit Evropian536 në Aktin Unik

Evropian.537 Praktika gjyqësore tregonte gatishmërinë e GJED-së për të parë përtej

kuptimit të thjeshtë të gjuhës në nenet e Traktatit538 dhe legjislacionit539 të KE-së për t’i

dhënë efekt politikave të mbrojtjes së mjedisit të Komunitetit Evropian.

3.5.1. Roli i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë

Detyra institucionale e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë është të interpretojë dhe të

zbatojë traktatet e Bashkimit Evropian duke u siguruar, që Shtetet Anëtare, Këshilli,

Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian do të veprojnë në përputhje me ligjin e

Bashkimit Evropian.540 Gjykatës Evropiane të Drejtësisë nuk i janë dhënë kompetenca të

hartimit të politikave sipas Traktateve, por përgjegjësia për propozimin dhe miratimin e

legjislacionit të BE i është rezervuar Komisionit Evropian dhe Këshillit.541 GJED-ja luan

një rol të rëndësishëm në krijimin e politikave themelore të BE-së.542 Vendimet e

Gjykatës Evropiane të Drejtësisë kanë patur një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e

politikave mjedisore të Bashkimit Evropian. Gjykata Evropiane e Drejtësisë është e

njohur për aktivizmin e saj gjyqësor në këtë fushë dhe në fusha të tjera të politikave të

BE. Politikat e BE u zhvilluan tërësisht në bazë të një deduksioni gjyqësor të

kompetencave, jo të përmendura në Traktat. Në mënyrë të ngjashme, në fushën e

534 Shikoni, Çështjet 91 dhe 92/79, Komisioni i KE kundër Republikës Italiane, 1980 GJED, 1099, 1099.

Komuniteti ka inkorporuar në mënyrë të qartë mbrojtjen e mjedisit në Traktat me miratimin e Aktit Unik

Evropian. Traktati i KEE Nenet 130r-130t. 535 T. C. Hartley, The Foundations of European Community Law, 2nd edn, Oxford: Clarendon Press, 1988. 536 Çështja 302/86, Komisioni kundër Danimarkës, 1988 GJED 4607, 4630. 537 Traktati i KEE (i amenduar në vitin 1986). 538 Çështja 187/87, Saarland kundër Ministrit të Industrisë, 1 C.M.L.R. 529, 532-543, 1989. 539 Shikoni, Çështjen 359/88, Zanetti 1990 GJED 1-1518, 1-1518, 1522. GJED vendosi, se për qëllime të

Direktivës së Këshillit 75/442 dhe 78/319, termi “mbetje” duhet të interpretohet gjerësisht për të përfshirë

materiale, që nuk ishin të afta për t’u vendosur në një “ripërdorim” ekonomik dhe gjithashtu materiale, që

ishin të afta për t’u ricikluar ose ripërdorur në një farë mënyre. Po aty, në 1522. Legjislacioni italian i

zbatuar kërkoi të përcaktonte “mbetjet” në mënyrë shumë të kufizuar për të përjashtuar materialet, që ishin

në gjendje për t’u ricikluar ose për t’i vendosur në një përdorim tjetër ekonomik. Shikoni, po aty në 1519-

1520. 540 Traktati Themelues i Komunitetit Ekonomik Evropian Neni 164; Shikoni, Bernard Rudden and Derrick

Wyatt, Basic Community Laws, 2d ed., 1986. 541 Traktati i KEE, Neni 189 parashikonte: “për të kryer detyrat e tyre Këshilli dhe Komisioni Evropian, në

përputhje me dispozitat e këtij traktati nxjerrin rregullore, lëshojnë direktiva, marrin vendime, bëjnë

rekomandime ose japin mendime”. Shikoni, Traktatin e KEE Nenet 100a, 149; Traktati i Bashkimit

Evropian dhe Akti Final, titulli VII, amendoi Nenet 100a, 189b, 311.L.M. 253, 263, 297-298. Procedurat e

bashkëpunimit dhe bashkëvendimarrjes janë projektuar për t’i dhënë Parlamentit Evropian më shumë fuqi

në krijimin e legjislacionit të Komunitetit Evropian. 542 R. Barents, The Internal Market Unlimited: Some Observations on the Legal Basis of Community

Legislation, 30 Common MKT. L. Rev. 85, 87 n. 17-20, 1993; H. Rasmussen, Between Self-Restraint and

Activism: A Judicial Policy for the European Court, 13 EUR. L. Rev. 28, 1988, fq. 31.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

106

marrëdhënieve me jashtë, jurisprudenca e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë ka qenë

vendimtare në përcaktimin e fushës së kompetencave të Bashkimit Evropian.543

Roli aktiv i GJED në interpretimin e ligjit dhe promovimin e politikave të Bashkimit

Evropian është i njohur përgjithësisht, si një forcë shtytëse në procesin e integrimit

evropian. Gjykata Evropiane e Drejtësisë duhet të sigurojë, që Shtetet Anëtare pajtohen

me dispozitat e rregulloreve të Këshillit dhe zbatojnë Direktivat e Këshillit në kohën e

duhur dhe në mënyrën e duhur. Shumica e autorëve e kanë vlerësuar qëndrimin e

Gjykatës Evropiane të Drejtësisë,544 disa autorë të tjerë e kanë kritikuar atë duke

argumentuar, se vendimet e gjykatave e kalojnë kufirin e kompetencave gjyqësore dhe

paraqesin rrezikun e humbjes së autoritetit.545 Gjykata Evropiane e Drejtësisë ushtron një

pushtet quasi-legjislativ, aq sa disa nga vendimet e saj më të rëndësishme janë përdorur,

si mjet për plotësimin e vakumeve në ligjin e BE, kur nuk gjendet një përgjigje efektive

në Traktat ose në legjislacionin dytësor.546

Natyra e çështjeve mjedisore të trajtuara nga GJED ka ndryshuar me kalimin e kohës.

Dy fazat kryesore, që përshkruajnë rolin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në çështjet

mjedisore mund të plotësohen me një fazë të tretë në perspektivë. Faza e parë zgjati deri

në vitin 1987, kur Akti Unik Evropian hyri në fuqi duke i dhënë politikave mjedisore

bazën ligjore. Roli i GJED, deri atëherë ishte i kufizuar kryesisht në argumente në lidhje

me legjitimitetin e masave mjedisore të Komunitetit Evropian në funksion të mungesës së

kompetencave, që i atribuohen në Traktat. Faza e dytë ka filluar pas hyrjes në fuqi të

Aktit Unik Evropian.

3.5.2. Procedurat e ndryshme gjyqësore

Detyra e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë është të sigurojë interpretimin uniform dhe

zbatimin e Traktatit. Procedimet përpara GJED janë të kontestueshme (të diskutueshme),

ose jo të kontestueshme (jo të diskutueshme).547 Procedurat e diskutueshme mund të

iniciohen nga një institucion i Bashkimit Evropian, nga një prej Shteteve Anëtare dhe në

një shkallë më të vogël nga personat privat, individët dhe personat juridik. Procedura jo e

diskutueshme është një çështje e bashkëpunimit mes Gjykatës Evropiane të Drejtësisë

dhe gjykatave kombëtare në Shtetet Anëtare. Duke filluar nga vitet ‘70 në disa vendime,

Gjykata Evropiane e Drejtësisë luajti një rol të rëndësishëm për veprimet e politikave

mjedisore dhe sqaroi marrëdhëniet midis veprimit të tregut të vetëm dhe nevojës për

543 A. Jordan, Environmental Policy in the European Union, second edition, Earthscan in the UK and USA,

2005, fq. 67. 544 M. A. Dauses, 1985, The Protection of Fundamental Rights in the Community Legal Order, European

Law Review, vol. 10, 1985, fq. 418; P. J. G. Kapteyn and P. V. van Themaat, Introduction to the Law of the

European Communities: After the Coming into Force of the Single European Act, second edn by L. W.

Gormley, ed, Deventer: Kluwer Law and Taxation Publishers, 1989, fq. 169. 545 H. Rasmussen, On Law and Policy in the European Court of Justice: A Comparative Study in the

Judicial Policymaking, Dordrecht: Martinus Nijhoff Publishers, 1986. 546 Shikoni, Çështjen 26/62, NV Algemene Transport-en Expeditie Onderneming Van Gend en Loos kundër

Nederlandse Administratie der Belastinger, 1963 GJED 1; Çështjen 240/83, Procureur de la Republique

kundër Association de Defense des Bruleurs d’Huiles Usagees, 1985 GJED 531; Çështjen 70/88,

Parlamenti Evropian kundër Këshillit, 1990 GJED 2067; Çështjet e bashkuara C-6 dhe 9/90, Frankovich

dhe Bonifaci kundër Republikës italiane, 1991 GJED 1-5357; Emmott kundër Ministrit për Mirëqenien

Sociale, 1991 GJED 1-4269. 547 L. Krämer, The European Court of Justice. In Environmental Policy in the EU: Actors, Institutions and

Processes, ed. A. Jordan, C. Adelle. London: Earthscan, 2012.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

107

masa kombëtare dhe rajonale për të mbrojtur shëndetin e njeriut dhe mjedisin, duke

përfshirë masat mbrojtëse, që duhet të merreshin, kur ndërthurreshin me çështjet

ekonomike dhe tregtare.548

(i) Procedura jo-kontestuese gjyqësore

Procedura jo-kontestimore ndodh, kur një gjykatë kombëtare e Shtetit Anëtar

vullnetarisht i kërkon Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për një vendim paraprak, se si të

zbatojë ligjin e BE-së për një çështje të brendshme ligjore (duke përfshirë edhe ato

mjedisore).549 Në procedurën jo-kontestimore ekziston, i ashtuquajturi vendimi paraprak

ose gjykimi paraprak. Gjykatat kombëtare mund të kërkojnë marrjen e një vendimi

paraprak, sa herë që duhet të aplikojnë një rregull komunitar. Një vendim paraprak është i

detyrueshëm për gjykatat kombëtare dhe ka për qëllim të sigurojë interpretimin uniform

dhe zbatimin e ligjit të Bashkimit Evropian në të gjitha Shtetet Anëtare. Kështu, Gjykata

Evropiane e Drejtësisë interpreton një rregull specifik të së drejtës komunitare.550

Prioriteti i ligjit të BE mbi ligjin kombëtar buron nga fakti, se transferimi i kompetencave

të caktuara nga Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian ka krijuar një rend të ri juridik, në

të cilin kompetencat sovrane kombëtare janë të kufizuara.551 Një vendim paraprak njihet

nga rendi juridik kombëtar i secilit Shtet Anëtar, sikur të ishte lëshuar nga një gjykatë

kombëtare (Neni 187 dhe 192 i Traktatit).

(ii) Procedura kontestuese gjyqësore

Procedurat e kontestueshme zgjidhin mosmarrëveshjet ndërmjet Shteteve Anëtare,

ndërmjet organeve të BE-së, ndërmjet Komisionit Evropian dhe një Shteti Anëtar, ose

ndërmjet individëve dhe organeve të BE-së. Procedurat kontestuese para Gjykatës

Evropiane të Drejtësisë mund të ndahen në katër kategori:552 procedimet midis Shteteve

Anëtare, procedimet mes institucioneve të Bashkimit Evropian, procedimet ndërmjet

Komisionit Evropian dhe një Shteti Anëtar dhe procedimet ndërmjet personave privat dhe

institucioneve të Bashkimit Evropian. Procedura gjyqësore, që është aplikuar më shpesh

në çështjet e mjedisit është procedura e shkeljes, e iniciuar nga Komisioni Evropian

kundër një Shteti Anëtar, që nuk arrin të përmbush detyrimet e veta, sipas Nenit 169 të

Traktatit. Procedura e shkeljes është sjellë para GJED, pas një raundi të detyrueshëm të

konsultimit me Shtetin Anëtar të inkriminuar. Gjatë fazës së konsultimit, Shtetit Anëtar i

jepet mundësia për të rregulluar vullnetarisht shkeljen e dyshuar. Kjo është fuqia

diskrecionare e Komisionit Evropian për të vendosur, nëse do të paraqes padi ose jo, në

548 H. Selin and S. D. VanDeveer, Politics of Trade and Environment in the European Union, in Handbook

on Trade and the Environment, ed, K. Gallagher, Aldershot: Edward Elgar Publishing, 2008, fq. 194-203. 549 H. Selin and S. D. VanDeveer, EU Environmental Policy Making and Implementation: Changing

Processes and Mixed Outcomes, Paper presented at the 14th Biennial Conference of the European Union

Studies Association, Boston, Massachusetts, 2015, fq. 6. 550 P. J. G. Kapteyn and P. V. van Themaat, Introduction to the Law of the European Communities: After

the Coming into Force of the Single European Act, second edn by L. W. Gormley (ed), Deventer: Kluwer

Law and Taxation Publishers, 1989, fq. 311; T. C Hartley, The Foundations of European Community Law,

second edn, Oxford: Clarendon Press, 1988, fq. 64. 551 Shikoni, Çështjen 26/62, Van Gend en Loos kundër Nederlandse Administratie der Belastingen, GJED,

1963; Çështjen 6/64, Costa kundër ENEL, GJED, 1964; Çështjen 106/77, Administrata e Financave të

Shtetit kundër Simmenthal SpA, GJED, 1978. 552 T. C Hartley, The Foundations of European Community Law, second edn, Oxford: Clarendon Press,

1988, fq. 152.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

108

qoftë se një Shtet Anëtar këmbëngul në mospërputhjen e tij. Gjykata Evropiane e

Drejtësisë dëgjon palët, para se të jap vendimin e saj, i shoqëruar shpesh nga një opinion i

Avokatit të Përgjithshëm. Nëse, një Shtet Anëtar shpallet fajtor, dënimi i tij është

kryesisht i kufizuar në aspektin politik, pasi kompetencat ekzekutive të zbatimit të

Gjykatës Evropiane të Drejtësisë dhe Komisionit Evropian janë shumë të kufizuara.

Në lidhje me masat mjedisore, procedurat e shkeljeve janë të drejtuara në mënyrë

tipike në dështimin e një Shteti Anëtar për të miratuar legjislacionin kombëtar, që zbaton

direktivat e KE. Në shumicën e rasteve, direktivat duhet të zbatohen brenda dy vjetëve

nga data e lëshimit të tyre, por ndonjëherë vetë direktiva cakton një periudhë kohore

tjetër. Numri i procedurave të shkeljes në fushën e politikave mjedisore është rritur kohët

e fundit në mënyrë drastike: në vitin 1990, 362 raste ishin në pritje.553 Megjithatë, efekti i

një vendim paraprak drejtuar gjyqësorit të Shtetit Anëtar në fjalë edhe pse i kufizuar në

shtrirje, pasi ndikon vetëm në rezultatin e rastit konkret mund të jetë më i drejtpërdrejt, se

sa ndikimi i një procedure shkeljeje drejtuar legjislativit. Shpesh, Shtetit Anëtar i duhen

vite për të rregulluar legjislacionin e tij për ndryshimet e kërkuara nga një dënim në një

procedurë shkelje. Shtetet Anëtare mund të iniciojnë procedurat e shkeljes, në të

ashtuquajturat ankesa ndër-shtetërore (Neni 170 i Traktatit). Në këtë rast, Komisioni

Evropian jep një opinion të arsyetuar në lidhje me rastin. Shtetet Anëtare janë zakonisht

ngurruese të paraqesin një ankesë kundër Shteteve Anëtare të tjera.

Dy procedurat e tjera janë veprimi për anulimin e akteve të Bashkimit Evropian dhe

veprimi kundër dështimit për të vepruar në shkelje të Traktatit. E para është një procedurë

tipike gjyqësore rishikimi, në të cilën Gjykata Evropiane e Drejtësisë e provon

legjitimitetin e vendimeve të Këshillit dhe Komisionit Evropian (Neni 173) dhe anulon

vendimet, që shkelin Traktatin (Neni 174 i Traktatit). Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka

pranuar në disa raste të rishikojë vendimet e Parlamentit Evropian.554 Në procedurën e

fundit, Parlamentit Evropian i është dhënë një pozitë e barabartë me Shtetet Anëtare,

Këshillin dhe Komisionin Evropian. Secili prej tyre mund të përdor, Gjykatën Evropiane

të Drejtësisë për të konstatuar dështimin e Këshillit ose të Komisionit Evropian për të

përmbushur detyrimet e tyre, sipas Traktatit dhe të miratojnë masat e nevojshme (Neni

175 Traktatit).555

3.5.3. Çështjet e para mjedisore dhe Akti Unik Evropian

Fillimi i politikave mjedisore të Komunitetit Evropian daton në vitin 1972. Në vitin

1973, Komisioni Evropian publikoi Programin e Parë për Veprimin në Mjedis dhe nxorri

propozime për disa direktiva mjedisore.556 Nga fundi i viteve ‘70, Komisioni Evropian

kishte filluar procedurat e shkeljes kundër disa Shteteve Anëtare, të cilat ishin të

ngadalshme në zbatimin e masave të Bashkimit Evropian. Duke interpretuar dispozitat e

553 Drejtoria e Përgjithshme XI e Komisionit të KE, Implementation of Community Law in the Field of

Environmental Protection, COM (91) 321 final, 1991. 554 Çështjet më të rëndësishme janë: Çështja 230/81, Luksemburgu kundër Parlamentit Evropian, GJED,

1983; Çështja 108/83, Luksemburgu kundër Parlamentit Evropian, GJED, 1984; Çështja 294/83, Parti

Ecoligiste Les Verts kundër Parlamentit Evropian, GJED, 1986; 34/86, Këshilli kundër Parlamentit

Evropian, GJED, 1986. 555 Parlamenti Evropian veproi në këtë mënyrë në lidhje me (mungesën e) politikën e transportit të

Komunitetit Evropian: Çështja 13/83, Parlamenti Evropian kundër Këshillit, GJED, 1985. 556 I. J. Koppen, The European Community’s Environment Policy: From the Summit in Paris, 1972, to the

Single European Act, 1937, EUI Working Paper 88/328, Florence: European University Institute, 1988.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

109

përgjithshme të Traktatit, GJED ka konstatuar, se politikat mjedisore përfshihen brenda

sferës së kompetencave të Bashkimit Evropian, si një fuqi e nënkuptuar dhe mbrojtja e

mjedisit është një nga objektivat themelore të Bashkimit Evropian.

(i) Procedurat e shkeljes kundër Belgjikës dhe Italisë

Komisioni Evropian ngriti padi kundër Italisë për moszbatimin e një Direktive të

Këshillit mbi përafrimin e ligjeve të Shteteve Anëtare në lidhje me detergjentët, si dhe

Direktivës mbi përafrimin e ligjeve të Shteteve Anëtare në lidhje me përmbajtjen e

squfurit të lëndëve djegëse të lëngshme.557 Kushti i parë për një periudhë 18 mujore të

zbatimit skadoi më 27 maj 1975, ndërsa i dyti u dha Shteteve Anëtare mundësinë të

miratonin masat e nevojshme të brendshme deri më 26 gusht 1976. Komisioni Evropian

filloi procedurat e shkeljes në maj 1979 dhe Gjykata Evropiane e Drejtësisë lëshoi

aktgjykimet e saj në mars të vitit në vijim.558 Kundër pretendimit të Komisionit Evropian

për mospërmbushje të detyrimeve të përcaktuara në Traktat, Italia deklaroi, se “nuk do të

shtronte pyetjen, nëse direktivat ishin “të vlefshme duke u nisur nga fakti, se lufta ndaj

ndotjes nuk ishte një nga detyrat, që iu besua Komunitetit Evropian nga Traktati.”559

Megjithatë, Italia argumentoi, se çështja vendoste “në periferi” kompetencat e

Komunitetit Evropian dhe masat e kontestuara ishin parashikuar në një konventë

ndërkombëtare, të cilat ishin hartuar në formën e një direktive.

Para së gjithash, siç u theksua nga Avokati i Përgjithshëm, nëse Italia vërtetë kërkonte

të kundërshtonte vlefshmërinë e direktivave do të duhej të sillte një padi për anulimin,

sipas Nenit 173 të Traktatit.560 Për më tepër, direktivat nuk ishin miratuar vetëm, si pjesë

e Programit të Veprimit në Mjedis, por edhe në kuadër të Programit të Përgjithshëm për

eliminimin e barrierave teknike të tregtisë të miratuara nga Këshilli në vitin 1969.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi, se direktivat në fjalë ishin të bazuara në mënyrë

të vlefshme në Nenin 100 të Traktatit, i cili autorizon Komunitetin Evropian të miratojë

të gjitha masat e nevojshme për të eliminuar barrierat tregtare, që rezultojnë nga

pabarazitë ndërmjet dispozitave në legjislacionin kombëtar të Shteteve Anëtare. Neni 100

u njoh, si bazë ligjore për masat mjedisore, të cilat janë miratuar me qëllim të

harmonizimit të dispozitave kombëtare. Sipas, Gjykatës Evropiane të Drejtësisë: “Nëse

nuk ka harmonizim të dispozitave kombëtare mbi çështjen, konkurrenca mund të

pengohet dukshëm”.561 Pra, legjitimiteti i masave mjedisore të Komunitetit Evropian

është njohur në masën, që harmonizimi i masave kombëtare ishte i nevojshëm për të

eliminuar barrierat tregtare.

Në një seri prej gjashtë rastesh kundër Belgjikës, shteti belg kishte dështuar në

zbatimin e direktivave mjedisore dhe Komisioni Evropian solli një padi kundër tij në

lidhje me dështimin për të përmbushur detyrimet sipas Traktatit.562 Të gjashtë direktivat u

557 Direktiva e Këshillit Nr. 73/404/KEE e 22 nëntorit 1973 për përafrimin e ligjeve të Shteteve Anëtare në

lidhje me detergjentët (Gazeta Zyrtare Nr. L 347/51) dhe Direktiva Nr. 75/716/KEE e datës 24 nëntor 1975

mbi përafrimin e ligjeve të Shteteve Anëtare lidhur me përmbajtjen e squfurit të lëndëve djegëse të

lëngshme (Gazeta Zyrtare Nr. L 307/22). 558 Çështjet 91/79 dhe 92/79 Komisioni kundër Italisë [1980] GJED fq. 1115. 559 Çështja 149/79 Komisioni kundër Belgjikës [1980] GJED 3881 fq. 1103, fq. 1119. 560 Po aty, fq. 1110-1111. 561 Po aty, fq. 1106, fq. 1122. 562 Direktivat në vijim nuk janë zbatuar: Direktiva Nr. 75/439/KEE e 16 qershorit 1975 mbi asgjësimin e

mbetjeve të naftës (Gazeta Zyrtare Nr. L 194/23); Direktiva 75/440/KEE e datës 16 qershor 1975 lidhur me

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

110

bazuan në Nenet 100 dhe 235 të Traktatit. GJED e zgjeroi bazën ligjore të direktivave

mjedisore duke interpretuar Nenin 235 të Traktatit, që autorizon të gjitha veprimet e

Komunitetit Evropian, që nuk janë përfshirë në mënyrë eksplicite në Traktat, por

dëshmojnë të jenë “të domosdoshme për të arritur funksionimin e tregut të përbashkët, si

një nga objektivat e Komunitetit Evropian”.563 Gjykata Evropiane e Drejtësisë konstatoi,

se “masat mjedisore, në njërën anë kërkohen për të eliminuar pabarazitë ndërmjet

ligjeve të Shteteve Anëtare, që me shumë gjasa kanë një ndikim të drejtpërdrejt mbi

funksionimin e tregut të përbashkët”564 dhe “në anën tjetër mund të jenë të nevojshme

për të arritur një nga qëllimet e Komunitetit Evropian në fushën e mbrojtjes së mjedisit

dhe përmirësimin e cilësisë së jetës”.565 Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka konstatuar

masat mjedisore, si një nga kompetencat e nënkuptuara të KE, të ngjashme me praktikën

gjyqësore në lidhje me kompetencat e marrëdhënieve të jashtme. Sa i përket, objektivave

përkatëse të Komunitetit Evropian gjenden në Preambulën dhe në Nenin 2 të Traktatit, të

cilat inter alia përfshijnë përmirësimin e vazhdueshëm të jetesës, kushteve të punës dhe

rritjen e përshpejtuar të standardit të jetesës.

(ii) Gjykimet paraprake në lidhje me Direktivën për asgjësimin e mbetjeve të

naftës

Shoqata franceze e furrave të djegies së mbetjeve të naftës kontestoi vlefshmërinë e

disa dispozitave të Direktivës së KE-së të 16 qershorit 1975 mbi asgjësimin e mbetjeve të

naftës,566 në një rast kombëtar para Tribunalit de Grande të Shkallës de Créteil. Duke

qenë se, çështja lidhej me interpretimin e ligjit të Komunitetit Evropian, Tribunali i

kërkoi GJED një gjykim paraprak.567 Pyetja e ngritur para Gjykatës Evropiane të

Drejtësisë ishte, nëse Direktiva duke fuqizuar Shtetet Anëtare për të krijuar sisteme

kufizuese të grumbullimit dhe trajtimit të mbetjeve të naftës ka shkelur parimet e lirisë së

tregtisë, lëvizjes së lirë të mallrave dhe lirisë së konkurrencës.568 Nenet 5 dhe 6, në

veçanti ishin fokusuar në caktimin e zonave ekskluzive të kolektorëve (të mbledhësve) të

mbetjeve të naftës, miratimin paraprak dhe liҫencimin e ndërmarrjeve të depozitimit apo

asgjësimit. Në një aktgjykim të mëparshëm për të njëjtën Direktivë, Gjykata Evropiane e

Drejtësisë kishte vendosur, që Direktiva nuk autorizon Shtetet Anëtare të ndalojnë

eksportin e mbetjeve të naftës të Shteteve të tjera Anëtare, pasi kjo do të përbënte një

cilësinë e kërkuar të ujit sipërfaqësor të destinuar për nxjerrjen e ujit të pijshëm në Shtetet Anëtare (Gazeta

Zyrtare Nr. L194/26); Direktiva 75/442/KEE e 15 korrikut 1975 mbi mbetjet (Gazeta Zyrtare Nr. L

194/39); Direktiva Nr. 76/160/KEE e 8 dhjetorit 1975 në lidhje me cilësinë e ujit për larje (Gazeta Zyrtare

Nr. L 31/1); Direktiva Nr. 76/403/KEE e 6 prillit 1976 për asgjësimin e bifenileve të polikloruara dhe

terfenileve të polikloruara (Gazeta Zyrtare Nr. L 108/41); Direktiva Nr. 78/176/KEE e 20 shkurtit 1978 për

mbetjet nga industria e dioksidit titan (Gazeta Zyrtare Nr. L 54/19). Shikoni, Opinionin e Avokatit të

Përgjithshëm, GJED, 1982, fq. 159. 563 Çështja 68-73/81, Komisioni kundër Belgjikës, GJED, fq. 153, 163, 169, 175, 183 dhe 189. 564 Po aty, fq. 171. 565 Po aty, fq. 191. 566 Gazeta Zyrtare, Nr. L 194/23. 567 Çështja 240/83, Procureur de la Republique kundër L’Association de Defense des Bruleurs d’Huiles

Usagées, GJED, 1985, fq. 531. 568 Po aty, fq. 548.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

111

pengesë për tregtinë brenda Komunitetit Evropian.569 Franca kishte miratuar

legjislacionin kombëtar për të zbatuar Direktivën, e cila kishte këtë efekt.

Në gjykimin e vitit 1985, Gjykata Evropiane e Drejtësisë iu referua vendimit të

mëparshëm duke shtuar, se legjitimiteti i kufizimeve për lirinë e tregtisë të miratuara nga

Franca në bazë të Direktivës duhej të interpretohej me qëllim “për të siguruar, që

asgjësimi i mbetjeve të naftës të kryhej në një mënyrë, që shmangte dëmin në mjedis”.570

Sipas GJED: “Parimi i lirisë së tregtisë nuk duhet të shihet në terma absolut, por është

subjekt i limiteve të caktuara të justifikuara nga objektivat e interesit të përgjithshëm të

ndjekur nga Komuniteti Evropian... Direktiva duhet të shihet në perspektivën e mbrojtjes

së mjedisit, e cila është një nga objektivat themelore të Komunitetit Evropian”. Kufizimet

e paraqitura nga masat e mjedisit mund të justifikohen, sipas Gjykatës Evropiane të

Drejtësisë, për aq kohë sa ato nuk janë diskriminuese dhe as disproporcionale. Gjykata

Evropiane e Drejtësisë arriti në përfundimin, se Direktiva nuk i kishte tejkaluar këto

kufizime. Vendimi ka patur ndikim në lidhje me ndryshimet e propozuara të Traktatit,

duke treguar mbështetjen e saj për të përfshirë mbrojtjen e mjedisit në mesin e

objektivave të Komunitetit Evropian. Ky është një shembull tipik i aktivizmit gjyqësor të

GJED.571 Kjo ishte hera e parë, që Gjykata Evropiane e Drejtësisë balanconte interesat e

mbrojtjes së mjedisit kundrejt interesave të tregut të brendshëm, duke zbatuar parimin e

mosdiskriminimit dhe proporcionalitetit. Në vitin 1985, arsyetimi i Gjykatës Evropiane të

Drejtësisë ishte përtej kufijëve të interpretimit ligjor. Me aktivizmin e saj, GJED

kompensoi disa inerci politike dhe legjislative të Komunitetit Evropian, ashtu siç kishte

bërë në fusha të tjera të politikave.572

(iii) Vendimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në lidhje me likerin francez,

birrën gjermane dhe shishet daneze

Çështja e parë përkatëse e GJED daton në vitin 1979, në vendimin Cassis de Dijon.573

Gjermania kishte ndaluar importin e likerit francez Cassis de Dijon me arsyetimin, se

përmbajtja e tij e alkoolit, 15% deri 20%, nuk i përmbushte kërkesat gjermane për

importin e alkooleve të përfshira në Ligjin për Monopolin e Alkoolit të vitit 1922, i cili

kërkonte një minimum përmbajtje të alkoolit 32%. Gjykata Evropiane e Drejtesisë

vërejti, se përcaktimi i një minimumi të përmbajtjes së alkoolit në pije mund të

justifikohet nga shkaqe, që lidhen me shëndetin e njeriut, pasi qeveria gjermane kishte

detyruar Gjermaninë për të rregulluar legjislacionin e saj kombëtar, në mënyrë që të

lejonte marketingun e likerit francez. Një vendim i ngjashëm u shpall në vitin 1982, kur

Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi, se legjislacioni belg në lidhje me formën e

569 Çështja 172/82, Fabricants raffineurs d'huile de graissage kundër “Interhuiles”, GJED, 1983, fq. 555. 570 Çështja 240/83, Procureur de la Republique kundër L’Association de Defense des Bruleurs d’Huiles

Usagées, GJED, 1985, fq. 549. 571 T. C. Hartley, The Foundations of European Community Law, second edn, Oxford: Clarendon Press,

1988, fq. 77-78. 572 H. Rasmussen, On Law and Policy in the European Court of Justice: A Comparative Study in the

Judicial Policymaking, Dordrecht: Martinus Nijhoff Publishers, 1986, fq. 416; J. H. H Weiler, Eurocracy

and Distrust: Some Questions Concerning the Role of the European Court of Justice in the Protection of

Fundamental Human Rights within the Legal Order of the European Communities, Washington Law

Review, vol. 61, 1986, fq. 1116-1117. 573 Çështja 120/78, Rewe-Zentral AG kundër Bundesmonopolverwaltung lesh Branntwein, GJED, 1979, fq.

649.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

112

paketimit të margarinës përbënte një pengesë për tregtinë e lirë të pajustifikuar nga

nevoja për të mbrojtur ose për të informuar konsumatorin.574

Dy vjet më vonë, Komisioni Evropian ngriti një padi kundër Gjermanisë për

legjislacionin e saj të kufizuar në cilësinë e birrës së importuar. Legjislacioni gjerman

ndaloi aditivët në birrë. Komisioni Evropian vërejti, se kjo rezultoi në importe të

kufizuara të birrës në Gjermani duke favorizuar eksportin e birrës gjermane. Qeveria

gjermane ka theksuar, se legjislacioni i saj, referuar si “Reinheitsgebot”, (Kërkesa për

Pastërti), që daton në vitin 1516 ishte një masë për të mbrojtur shëndetin publik dhe ishte

në këtë mënyrë e pranueshme, si një përjashtim legjitim nga ndalesat e Nenit 30.

Komisioni Evropian pohoi, se ky ishte thjesht një pretekst, pasi aditivët janë lejuar në

Gjermani në produktet e tjera.

Në vendimin e saj,575 GJED përsëriti argumentet duke iu referuar, si “formula Cassis

de Dijon”: “Në mungesë të rregullave të përbashkëta në lidhje me marketingun e

produkteve në fjalë, pengesat për lëvizje të lirë brenda Komunitetit Evropian, që

rezultojnë nga pabarazitë ndërmjet ligjeve kombëtare duhet të pranohen për aq sa

rregulla të tilla, të zbatueshme për produktet e brendshme dhe të importuara pa dallim,

mund të njihen si të nevojshme në mënyrë, që të plotësojnë kërkesat e detyrueshme, që

kanë të bëjnë ndër të tjera me mbrojtjen e konsumatorit. Gjithashtu, është e nevojshme

për këto rregulla të jenë në përpjesëtim me qëllimin në funksion të tyre”.576 Gjykata

Evropiane e Drejtësisë e konsideroi legjislacionin gjerman të tepruar, sepse një ndalim

absolut mbi aditivët nuk ishte i nevojshëm dhe ishte “në kundërshtim me parimin e

proporcionalitetit”. Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka hezituar në njohjen e mbrojtjes së

konsumatorit, si një argument legjitim për të justifikuar zbatimin e rregullave kombëtare,

që krijojnë pengesa për tregtinë brenda Komunitetit Evropian.

Vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në çështjen e shisheve daneze577 është një

vendim rreth fushëveprimit të përjashtimeve të lejueshme për ndalimin e përgjithshëm të

kufizimeve sasiore të importit dhe të gjitha masave, që kanë efekte të njëjta në

Komunitetin Evropian (Neni 30 i Traktatit). Traktati vetë liston një numër arsyesh të

pranueshme duke përfshirë moralin publik, sigurinë publike, shëndetin publik dhe

mbrojtjen e monumenteve kombëtare (Neni 36). Shtetet Anëtare kanë provuar të

shfrytëzojnë këto kategori të përjashtimeve për të bindur Gjykatën Evropiane të

Drejtësisë mbi nevojën për të aplikuar një rregull kombëtar, që ka krijuar një pengesë të

tregtisë së lirë. Argumenti i mbrojtjes së konsumatorit është përdorur në një numër

rastesh dhe praktika gjyqësore e zhvilluar ka shërbyer, si një precedent për vendimin e

parë në lidhje me mbrojtjen e mjedisit, si një përjashtim legjitim.

Në pikëpamje të interpretimit restriktiv të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për

mbrojtjen e konsumatorit, si një terren për të justifikuar kufizimet sasiore të importit të

GJED, Komisioni Evropian duhet të ketë qenë mjaft i bindur në rastin e tij, kur ai ngriti

padi kundër Danimarkës për kërkesat e paketimit, që kishte lëshuar për birrën dhe pijet e

buta. Komisioni Evropian bëri të qartë, se ishte me rëndësi të madhe për të vendosur,

nëse dhe deri në çfarë mase shqetësimi për mbrojtjen e mjedisit ka përparësi mbi parimin

e një tregu të përbashkët pa kufi pasi ekziston rreziku, që Shtetet Anëtare në të ardhmen

574 Çështja 261/81, Walter Rau Lebensmittelwerke kundër de Smedt PVBA, GJED, 1982, fq. 3961. 575 Çështja 178/84, Komisioni kundër Gjermanisë, GJED, 1987, fq. 1227. 576 Po aty, fq. 1270. 577 Po aty, fq. 4627.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

113

të gjejnë strehim pas argumenteve ekologjike për të shmangur hapjen e tregjeve të tyre

për birrë.578 Në Danimarkë, legjislacioni, që ka qenë në fuqi kërkonte, që birra dhe pijet e

buta të tregtohen në kontenier të ripërdorshëm të miratuar nga Agjencia Kombëtare për

Mbrojtjen e Mjedisit. Një numër i kufizuar i 23 kontenierëve u pranua, sepse ishte e

vetmja mënyrë për të siguruar, që çdo kontenier do të merrej përsëri nga çdo shitës me

pakicë i pijeve, pavarësisht nga vendi, ku ishte blerë produkti. Kjo, nga ana tjetër rriti në

masë të madhe efikasitetin e sistemit të detyrueshëm, duke siguruar një normë kthimi prej

99%, një shifër që nuk mund të arrihet në çdo sistem tjetër të depozitave dhe kthimit.

Asnjë formë e kontenierëve metal nuk u lejua. Arsyeja e sistemit, sipas qeverisë

daneze ishte mbrojtja e mjedisit, ruajtja e burimeve dhe energjisë, si dhe reduktimi i

sasisë së mbetjeve. Kërkesat daneze e bënë shumë të vështirë importimin e birrës dhe

pijeve të buta në Danimarkë dhe Komisioni Evropian ngriti pyetjen, nëse kjo pengesë

tregtare ishte e justifikuar. Komisioni Evropian nuk e ka vënë në dyshim parimin e

përgjithshëm, se mbrojtja e mjedisit ishte një nga objektivat themelore të Komunitetit

Evropian dhe një nga kërkesat e detyrueshme të njohura nga ligji i KE, që mund të

justifikonte kufizime të caktuara të importit. Komisioni Evropian ngre pikëpyetje në

lidhje me vërtetësinë e shqetësimeve ekologjike të Danimarkës, ashtu siç e kishte sfiduar

shqetësimin e Gjermanisë për mbrojtjen e konsumatorit në çështjen lidhur me aditivët e

birrës, duke vënë në dukje se kërkesat e rënda të paketimit aplikohen vetëm për birrën

dhe pijet e buta dhe jo për produkte të tjera, si qumështi dhe vera, që nuk kanë qenë

objekt i konkurrencës në mes të prodhuesve të huaj dhe vendas.

Avokati i Përgjithshëm mbështeti kërkesën e Komisionit Evropian dhe ka shprehur

mendimin, se aktgjykimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë duhej të jetë i ngjashëm me

gjykimin në rastin 178/84. Kërkesat daneze ishin në disproporcion në funksion të qëllimit

të tyre.579 Por, GJED artikuloi doktrinën e “kërkesave të detyrueshme” në vendimin e

Cassis de Dijon, në të cilën konstatoi, se “në mungesë të legjislacionit të Komunitetit

Evropian, Shtetet Anëtare mund të miratojnë masa në lidhje me marketingun e

produkteve, që rezultojnë në një kufizim të lëvizjes së lirë në mënyrë që të mundësohen

kërkesat e detyrueshme, që kanë të bëjnë, në veçanti me efektivitetin e mbikëqyrjes

fiskale, mbrojtjen e shëndetit publik, drejtësinë e transaksioneve tregtare dhe mbrojtjen e

konsumatorit.”580 Rregullat kombëtare duhet, të jenë në përpjesëtim me qëllimin.

Atëherë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë përsëriti vendimin e saj në çështjen 240/83:

“mbrojtja e mjedisit është një nga objektivat themelore të Komunitetit Evropian dhe si i

tillë mund të justifikojë kufizime të caktuara të parimit të lëvizjes së lirë të mallrave”.

Kështu, GJED pranoi, se mbrojtja e mjedisit është një nga kërkesat e detyrueshme, e cila

mund të kufizojë zbatimin e Nenit 30 të Traktatit dhe zgjeroi doktrinën Cassis de Dijon

për të përfshirë mbrojtjen e mjedisit. Ky ishte prononcimi i parë i rëndësishëm në këtë

çështje.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë vazhdoi të interpretonte proporcionalitetin e masave

daneze në funksion të qëllimit të pretenduar të mbrojtjes së mjedisit. Në mbështetje të

plotë të argumenteve daneze, Gjykata Evropiane e Drejtësisë deklaroi, se krijimi i një

sistemi të detyrueshëm të depozitave dhe kthimit me një numër të kufizuar të

578 Çështja 302/86, Komisioni kundër Danimarkës, GJED, 1988, fq. 4611. 579 Po aty, fq. 4619-4926. 580 Çështja 120/78, Rewe Zentral AG kundër Bundesmonopolverwaltung fUr Branntwein, 1979, GJED, fq.

649, 662.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

114

kontenierëve ishte i domosdoshëm për të siguruar ripërdorimin e kontenierëve dhe për

këtë arsye ishte e nevojshme për të arritur qëllimin. Sipas, GJED vetëm një aspekt nga

rregullat ishte joproporcional, fakti se një kuotë marketingu maksimumi prej 3000

hektolitra u themelua për pije të shitura në kontenierë jo të miratuar. Ky aspekt i

rregullave daneze u konsiderua në shkelje të Nenit 30 të Traktatit. Përcaktimi, se ku

qëndron vija ndarëse mes masave joproporcionale dhe proporcionale nuk është një

çështje e interpretimit juridik. Ky është një vlerësim subjektiv i avantazheve,

disavantazheve dhe një ndarje e përgjegjësive. Në këtë rast, Gjykata Evropiane e

Drejtësisë u përpoq për të arritur një ekuilibër ndërmjet interesave ekonomike të

Komunitetit Evropian dhe rritjes së shqetësimit për vlerat mjedisore. Vendimi tregon, se

tregu i brendshëm nuk përjashton dallimet midis standardeve mjedisore në Shtetet

Anëtare.

(iv) Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian kundrejt Këshillit: shumica e

cilësuar kundrejt unanimitetit

Pas hyrjes në fuqi të Aktit Unik Evropian, mosmarrëveshja e parë u ngrit mes

Këshillit dhe Komisionit Evropian për procedurat e ndryshme të parashikuara për të

miratuar masat mjedisore. Në qershor të vitit 1991, Gjykata Evropiane e Drejtësisë

miratoi vendimin e parë në lidhje me çështjen.581 Komisioni Evropian i mbështetur nga

Parlamenti Evropian kërkoi anulimin e Direktivës 89/428/KEE të 21 qershorit 1989 për

harmonizimin e programeve për zvogëlimin e mbetjeve nga industria e dioksidit

titanium.582 Në kundërshtim me propozimin e Komisionit Evropian, Direktiva u miratua

njëzëri nga Këshilli mbi bazën e Nenit 130s. Komisioni Evropian kishte sugjeruar Nenin

100a, si bazë për Direktivën, që kur objektivi i saj kryesor, sipas Komisionit Evropian

ishte përmirësimi i kushteve të konkurrencës në industrinë e dioksidit titanium, e cila e

bëri atë në mënyrë të qartë një masë të tregut të brendshëm.

Në vendimin e saj, GJED ka theksuar, se baza ligjore e një mase të propozuar duhet të

zgjidhet në bazë të kritereve objektive, si qëllimi dhe përmbajtja e masës.583 Qëllimi dhe

përmbajtja e Direktivës në fjalë nuk rezultojnë në një përgjigje të qartë, që kur Direktiva

është po aq e lidhur me mbrojtjen e mjedisit, sa është e lidhur me tregun e brendshëm.

Një bazë ligjore e dyfishtë u përjashtua nga GJED duke argumentuar, se dy nenet në fjalë

kërkonin procedura vendimmarrëse të ndryshme dhe të papajtueshme. Nëse, Nenet 100a

dhe 130s do të zbatohen njëkohësisht, kjo do ta detyrojë Këshillin për të vendosur në

mënyrë unanime dhe do të përjashtonte procedurën e bashkëpunimit duke kufizuar rolin e

Parlamentit Evropian. Në këtë kontekst, Gjykata Evropiane e Drejtësisë rikujtoi rëndësinë

e rolit më të fortë të Parlamentit Evropian duke theksuar, se procedura e bashkëpunimit iu

shtua Traktatit: “për të forcuar pjesëmarrjen e Parlamentit Evropian në procesin

legjislativ të Komunitetit Evropian... Kjo pjesëmarrje është reflektim, në nivel të

Komunitetit Evropian i një parimi themelor demokratik, me të cilin njerëzit marrin pjesë

në ushtrimin e pushtetit, përmes ndërmjetësimit të një asambleje përfaqësuese”. Në

vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për anulimin e Direktivës mund të

evidentohen tre elemente: Gjykata Evropiane e Drejtësisë argumentoi, se parimi i

581 Çështja 300/89, Komisioni kundër Këshillit, GJED, [1991], fq. I-2867. 582 Gazeta Zyrtare, Nr. L 201/56. 583 Shikoni referencën nr. 581, fq. I-2898.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

115

integrimit nënkupton, se masat për të mbrojtur mjedisin nuk duhet të miratohen

gjithmonë në bazë të Nenit 130s; Gjykata Evropiane e Drejtësisë iu referua vendimeve të

saj të hershme në rastet kundër Italisë për të kujtuar, se harmonizimi i masave kombëtare

mjedisore është shpesh i nevojshëm për të parandaluar pengesën e konkurrencës së lirë;

Gjykata Evropiane e Drejtësisë vuri në dukje faktin, se Neni 100a kërkonte, që masat e

harmonizimit në lidhje me mbrojtjen e mjedisit të merrnin, si bazë një nivel të lartë të

mbrojtjes. Kjo dispozitë është një garanci, që objektivat mjedisore mund të ndiqen në

mënyrë efektive në bazë të Nenit 100a. Pasojat e vendimit janë mjaft komplekse dhe

shumica e masave mjedisore do të bazohen në Nenin 100a, i cili mbrojtjen e mjedisit e

lidh më ngushtë me politikën e tregut të brendshëm të Komunitetit Evropian. Rreziku

potencial i vendimit ka të bëjë me faktin, se vendimet me shumicë të cilësuar kanë

ndikuar në lehtësimin e miratimit të standardeve të ulëta.

3.6. Roli i Komisionit Evropian dhe Shteteve Anëtare në fazën e zbatimit

Institucionet e Bashkimit Evropian në fushën e mjedisit gjenerojnë legjislacion.

Megjithatë, të dhënat e produktivitetit kanë qenë shumë më pak mbresëlënëse.

Përgjegjësia për zbatimin qëndron te Shtetet Anëtare, performanca e të cilave

monitorohet, sipas Nenit 211 nga Komisioni Evropian. Nivelet e ndryshme të

transpozimit dhe zbatimit të ligjit të BE-së kanë qenë çështje e shqetësimit në rritje për

institucionet e BE-së, në të cilin ka patur një debat të zgjeruar, se si duhet vepruar për të

përmirësuar zbatimin.

Zbatimi është një proces, që kalon në tri faza:584 Së pari, ligji evropian duhet të

transpozohet ose përfshihet në ligjin kombëtar. Kjo nuk është thjesht një çështje për të

siguruar, që çdo element i Direktivës është transpozuar në ligjin kombëtar, por gjithashtu

siguron, që korniza legjislative dhe administrative kombëtare është e përshtatshme për

arritjen e qëllimeve të ligjit. Komisioni Evropian duhet të sigurohet, që qëllimet e ligjit do

të zbatohen në të gjithë territorin e çdo Shteti Anëtar. Hapi i dytë përfshin zbatimin në

praktikë dhe rezultatet e matshme. Shtetet Anëtare duhet të krijojnë infrastrukturën e

nevojshme administrative, teknike dhe shkencore për të mbrojtur dhe për të përmirësuar

cilësinë e mjedisit. Ligjet e BE-së përmbajnë kërkesa, që Shtetet Anëtare të raportojnë

rregullisht në Komisionin Evropian masat e marra, por të dhënat ndryshojnë nga një shtet

në tjetrin dhe raportet rrallë evidentojnë mënyrën, se si shteti po vepron në drejtim të

plotësimit të qëllimeve të ligjit. Hapi përfundimtar në zbatim ka të bëjë me monitorimin e

zbatimit dhe efektin e çdo ligji. Sipas Nenit 10 janë Shtetet Anëtare, që duhet të marrin

“të gjitha masat e duhura, qoftë të përgjithshme ose të veçanta për të siguruar

përmbushjen e detyrimeve, që rrjedhin nga ky Traktat, ose që rezultojnë nga veprimet e

ndërmarra nga institucionet e Komunitetit Evropian” dhe në bazë të Nenit 175 (4) duhet

të “financojnë dhe të zbatojnë politikat e mjedisit”. Neni 211 i Traktatit përcakton, se

Komisioni Evropian është përgjegjës për sigurimin e zbatimit të ligjit të BE-së me

autoritetin përfundimtar, nëse është e nevojshme të jap një mendim të arsyetuar dhe të nis

procesin gjyqësor kundër shkeljeve ndaj Shteteve Anëtare.

584 K. Collins and D. Earnshaw, “The Implementation and Enforcement of European Community

Environment Legislation”, in D. Judge, ed., A Green Dimension for the European Community: Political

Issues and Processes, London: Frank Cass, 1993, fq. 215-216.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

116

Në kushtet e transpozimit, rregulloret ofrojnë më pak probleme, se direktivat për

shkak se ato janë drejtpërdrejt të zbatueshme dhe kështu nuk duhet të transpozohen.

Megjithatë, rregulloret përbëjnë vetëm 30% të ligjeve mjedisore të miratuara nga fundi i

vitit 1999, ndërsa direktivat përbëjnë pothuajse 42% të këtyre ligjeve dhe përfshijnë në

mesin e tyre disa nga pjesët më të rëndësishme të ligjit mjedisor të miratuar nga BE-ja.

Meqë, shumica e direktivave nuk janë drejtpërdrejt të zbatueshme në Shtetet Anëtare,

masat plotësuese zbatuese duhet të bien dakord nga secila prej qeverive kombëtare

brenda një afati kohor, që ndërton zakonisht direktivën. Një ligj ose rregullore kombëtare

duhet të publikohet në një dokument zyrtar të qeverisë, në mënyrë që të gjitha subjektet e

ligjit të jenë njohur me përmbajtjen dhe qëllimet e tij dhe Komisioni Evropian duhet të

njoftohet për veprimin, që Shtetet Anëtare planifikojnë të marrin. Pasi një direktivë është

miratuar, Komisioni Evropian i dërgon një letër zyrtare çdo Shteti Anëtar duke i kujtuar

për afatin e transpozimit në ligjin kombëtar. Tre muaj para afatit, një letër e dytë dërgohet

për ato Shtete Anëtare, të cilat nuk e kanë njoftuar Komisionin Evropian për planet e tyre

për transpozim.

Shumë probleme dhe çështje të papërfunduara zgjidhen në këtë fazë, kryesisht përmes

diskutimeve joformale ndërmjet Komisionit Evropian dhe zyrtarëve të Shteteve Anëtare,

por në qoftë se afati skadon dhe një Shtet Anëtar ende nuk i ka siguruar Komisionit

Evropian këtë informacion, atëherë Komisioni Evropian mund të nis procesin gjyqësor

kundër shkeljeve ndaj shtetit, sipas Nenit 226. Komisioni Evropian i dërgon Shtetit

Anëtar një “letër njoftimi zyrtare”, duke theksuar arsyet e shkeljes së dyshuar dhe duke i

dhënë dy muaj për t’iu përgjigjur (afati është zakonisht më i gjatë në praktikë). Nëse,

Shteti Anëtar nuk përgjigjet ose Komisioni Evropian është i pakënaqur, atëherë

Komisioni Evropian, zakonisht pas një shkëmbimi të konsiderueshëm të korrespondencës

jep një opinion të arsyetuar, në të cilin ai përshkruan qëndrimin e tij në lidhje me çështjen

juridike. Mendimet e arsyetuara dorëzohen për dështimin për të njoftuar masat e marra

për të përfshirë direktivat në ligjin kombëtar, për mospërputhje me masat e marra, për

shkeljen e traktateve ose rregulloreve, apo për zbatimin e gabuar të direktivave.

Ndër direktivat, që janë më shpesh të prekura nga problemet e transpozimit është

Direktiva 85/337 mbi vlerësimin e ndikimit në mjedis, për shkak të llojeve të ndryshme të

projekteve, që ka prekur dhe numrit të agjencive kombëtare qeveritare të përfshira.

Ankesat në lidhje me Direktivën 85/337 përqëndrohen kryesisht në cilësinë e studimeve

të vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe dështimin e autoriteteve kompetente, që të

veprojnë mbi opinionet e shprehura të kërkesave publike. Ka patur edhe probleme me

direktivat e ujit, ankesa të rregullta në lidhje me cilësinë e ujit, si dhe me legjislacionin e

mbetjeve, asgjësimet e paligjshme, ndotjen e ujit etj.585 Komisioni Evropian vendos vetë

për vonesat në transpozim për shkak të vështirësive në strukturat administrative të

Shteteve Anëtare. Komisioni Evropian fajëson mospërputhshmërinë mes ligjit kombëtar

dhe të BE-së për ekzistencën e dy ose më shumë sistemeve ligjore në disa Shtete Anëtare,

si dhe vështirësitë që lindin në ndryshimin e ligjit kombëtar të mjedisit për shkak të

efektit, që ka mbi dispozitat në një sërë fushash të tjera, si bujqësia, transporti dhe

industria.586

585 Komisioni Evropian, Programi i Komisionit Evropian për vitin 1996, Suplementi i Buletinit të

Bashkimit Evropian, COM (95) 512 final, 1996, fq. 26-28. 586 European Commission, Fifteenth Annual Report on Monitoring the Application of Community Law-

1997, në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian, C 250, vol. 41, 1998, fq. 51-52.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

117

Nga viti 1997, Komisioni Evropian ka përdorur kompetencat e tij në bazë të

amendamenteve të Nenit 228, nëpërmjet të cilave ai mund të referojë një rast në Gjykatën

Evropiane të Drejtësisë me një kërkesë, që të imponohet një dënim financiar. Kuadri i

legjislacionit mjedisor të BE-së është rritur shumë më shpejt, se burimet e Drejtorisë së

Përgjithshme të Mjedisit, së cilës i mungon stafi për të monitoruar transpozimin dhe

zbatimin e ligjeve në çdo Shtet Anëtar. Për më tepër, kompetencat e Nenit 226 mund t’i

drejtohen vetëm qeverive kombëtare, jo ndonjë prej organeve dhe organizatave të tjera të

përfshira në zbatimin e ligjit mjedisor. Komisioni Evropian, herë pas here thërret

mbledhjet e përfaqësuesve kombëtar dhe ekspertëve për të monitoruar progresin dhe

gjithashtu kryen hetimet e veta duke përdorur kontaktet e tij në agjencitë kombëtare

qeveritare. Komisioni Evropian, në përgjithësi duhet të mbështetej në sistemin e ankesave

të prezantuar në vitin 1960 për të matur progresin në plotësimin e tregut të përbashkët.

Ky sistem lejon një qeveri, një zyrtar të zgjedhur, një grup interesi ose një individ për të

paraqitur një ankesë pranë Komisionit Evropian, ose për të dorëzuar peticion në

Parlamentin Evropian, nëse dyshohet, se një Shtet Anëtar nuk është duke përmbushur

detyrimet e tij, sipas ligjit evropian.

Burimet kryesore të ankesave përfshijnë: vetë qeveritë e Shteteve Anëtare, grupet e

interesit, mediat dhe qytetarët privat, që janë një burim i rëndësishëm informacioni.

Komisioni Evropian vëren, se shumë ankesa nga këta sektorë janë nxitur nga mungesa e

informacionit apo keqkuptimeve rreth çështjeve kryesisht procedurale dhe ankesa të tilla

shpesh mund të trajtohen në mënyrë më efikase në kuadër të Shteteve Anëtare.587

Parlamenti Evropian ka qenë i interesuar për zbatimin, që daton në një rezolutë të vitit

1983 duke kërkuar nga Komisioni Evropian paraqitjen e raporteve vjetore në dështimin e

Shteteve Anëtare për të zbatuar plotësisht legjislacionin e Komunitetit Evropian.588 Kjo

çoi në dorëzimin e Raportit të parë Vjetor për Monitorimin e Zbatimit të Ligjit të

Komunitetit Evropian në vitin 1984, një dokument i cili është bërë burimi standard në

këtë çështje. Eurodeputetët individualisht, gjithashtu ngrenë ankesa në lidhje me çështjet

mjedisore, nëpërmjet pyetjeve me gojë ose me shkrim. Një rrugë e re për ankim u krijua

me themelimin në vitin 1994, sipas kushteve të Traktatit të Mastrichtit të zyrës së

Avokatit të Popullit Evropian, i cili ka fuqinë për të kryer hetime në lidhje me akuzat e

keqadministrimit ndaj institucioneve të Komunitetit Evropian (përveç Gjykatës

Evropiane të Drejtësisë dhe Gjykatës së Shkallës së Parë).

Raporti Vjetor mbi Monitorimin e Zbatimit të Ligjit të Komunitetit Evropian ka

treguar në vitet e fundit, se shkeljet e dyshuara janë më të zakonshme në fushën e

politikave të mjedisit, se në çdo fushë tjetër të së drejtës evropiane. Problemet qëndrojnë

në transpozimin e ligjit të BE-së në ligjin kombëtar, siç duhet dhe në kohë, sepse Shtetet

Anëtare duhet të mbajnë të informuar Komisionin Evropian për veprimet, që marrin dhe

gjithashtu në zbatimin e ligjeve të reja, për shkak se Komisionit Evropian i mungon një

inspektorat i mjedisit. Në përgjithësi, Danimarka ka patur rregullisht të dhënat më të mira

në lidhje me zbatimin.589 Numri më i madh i ankesave janë të drejtuara kundër Spanjës,

587 Komisioni Evropian, Programi i Komisionit Evropian për vitin 1996, Suplementi i Buletinit të

Bashkimit Evropian, COM (95) 512 final, 1996, fq. 10. 588 Gazeta Zyrtare, C 68, 14.03.83, fq. 32. 589 K. Collins and D. Earnshaw, “The Implementation and Enforcement of European Community

Environment Legislation”, in D. Judge, ed., A Green Dimension for the European Community: Political

Issues and Processes, London: Frank Cass, 1993, fq. 219.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

118

Gjermanisë dhe Francës. Në aspektin e problematikave, ruajtja e natyrës dhe ndikimi në

mjedis janë arsyet më të zakonshme të ankesave, ndërsa mbetjet dhe ndotja e ajrit, ujit

janë arsye më të pakta të ankesave.590

3.7. Masat për përmirësimin e cilësisë së zbatimit të politikave mjedisore

Pas incidentit Seveso (1983-1984), çështja e zbatimit të legjislacionit mjedisor u

konsiderua në listën e prioriteteve. Komiteti i hetimit i ngritur nga Parlamenti Evropian

kritikoi Komisionin Evropian, se: “Kishte dështuar për të kryer plotësisht dhe siç duhet

rolin e tij, si mbrojtës i Traktateve... [dhe] për të marrë masat e nevojshme vis-à-vis të

Shteteve Anëtare në lidhje me zbatimin dhe aplikimin e Direktivës 78/319 në dispozicion

të mbetjeve toksike…”.591 Komisioni Evropian u bë më aktiv në sjelljen e rasteve para

Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Raporti i parë në serinë vjetore të raporteve mbi

zbatimin e ligjit të BE-së u botua në vitin 1984. Çështja e zbatimit u theksua në

Programin e Katërt dhe të Pestë të Veprimit në Mjedis dhe u bë objekt i një deklarate të

miratuar në Këshillin Evropian të Dublinit në qershor 1990. Ky i fundit i bëri thirrje

Komisionit Evropian për të kryer rishikime të rregullta dhe vlerësime periodike

direktivave ekzistuese për të siguruar, se ato janë përshtatur për progresin shkencor,

teknik dhe për të zgjidhur vështirësitë e vazhdueshme në lidhje me zbatimin.592

Programi i Pestë i Veprimit në Mjedis morri masa për krijimin e një rrjeti të zbatimit,

që do të lejonte “shkëmbimin e informacionit, përvojës dhe zhvillimin e qasjeve të

përbashkëta në nivel praktik nën mbikëqyrjen e Komisionit Evropian”.593 Ideja u

konceptua gjatë një takimi jozyrtar të ministrave të BE-së në Hollandë në tetor të vitit

1991. Në fund të vitit 1992 u lanҫua IMPEL. Ai i mblodhi autoritetet kombëtare të

zbatimit së bashku në takimet, që zhvilloheshin dy herë në vit dhe kryesoheshin

bashkërisht nga Drejtoria e Përgjithshme e Mjedisit dhe Shtetit Anëtar, që mbante

presidencën e BE-së. Qëllimi i tij ishte përmirësimi i zbatimit duke inkurajuar

shkëmbimin e informacionit dhe përvojën, duke zhvilluar një qëndrueshmëri më të

madhe të qasjes në aplikimin, zbatimin dhe përmirësimin e komunikimit mes Komisionit

Evropian dhe Shteteve Anëtare.594

Në nëntor të vitit 1996, Komisioni Evropian publikoi një raport, që ofronte sugjerime

për përmirësimin e zbatimit. Këto përfshinin uljen e pabarazive në metodat e inspektimit

të përdorura nga Shtetet Anëtare, vendosjen e kritereve minimale për trajtimin e ankesave

duke krijuar udhëzime për qasje në gjykatat kombëtare. Shërbimet e të Dhënave për

Mjedisin theksuan precedentin e ofruar nga Direktiva 96/82 mbi rreziqet e mëdha të

aksidenteve, që i detyroi Shtetet Anëtare të organizojnë një program të inspektimeve për

instalimet e rrezikshme dhe lejon inspektimin e një vendi në vit, nëse autoriteti kombëtar

kompetent nuk ka vlerësuar sistematikisht rreziqet e aksidenteve të paraqitura nga ky

590 European Commission, Fifteenth Annual Report on Monitoring the Application of Community Law-

1997, në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian, C 250, vol. 41, 1998, fq. 53. 591 Gazeta Zyrtare, C 127/67 14.5.1984. 592 Buletini i Komuniteteve Evropiane, 1990, vol. 23, nr. 6, fq. 18. 593 Gazeta Zyrtare, C138 17.05.1993. 594 P. Vperkerk, Address to the Joint Public Hearing, Effective Environmental Protection-Challenges for the

Implementation of EC Law, Brussels, 1996.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

119

vend.595 Nëse agjencitë kombëtare vërtetojnë paaftësinë për zbatimin e ligjeve do të

propozohet krijimi i një inspektorati mjedisor të BE-së.596

595 Raporti FUND 277, Shkurt, 1998, fq. 43. 596 European Voice, 10-17 November, 1999, fq. 2.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

120

KREU IV. PËRGJEGJËSIA MJEDISORE NË BASHKIMIN EVROPIAN

4.1. Iniciativa e Këshillit të Evropës lidhur me përgjegjësinë penale mjedisore

Në kontekstin evropian,597 e drejta penale u përdor, si mjet për vënien para

përgjegjësisë për zbatimin e legjislacionit mjedisor. Mbrojtja e mjedisit me anë të së

drejtës penale është një risi në politikat evropiane të mjedisit.598 Këshilli i Evropës ka

qenë aktiv në promovimin e një kuadri për bashkëpunimin rajonal në këtë fushë, duke

nënshkruar në nëntor të vitit 1998 Konventën Evropiane për Mbrojtjen e Mjedisit

nëpërmjet Ligjit Penal të Këshillit të Evropës.599 Konventa PECL përbën instrumentin e

parë ndërkombëtar të këtij lloji600 dhe qëllimi i saj ishte të zhvillonte një politikë të

përbashkët penale për mbrojtjen e mjedisit.601 Tipari kryesor i Konventës PECL është

detyrimi për palët kontraktuese në Nenin 2 të sigurojnë, që disa aktivitete të rrezikshme

për mjedisin të penalizohen,602 gjithashtu sanksionon edhe aktivitete të tjera të paligjshme

të kryera me dashje ose nga pakujdesia, të cilat rrezikojnë të ndikojnë negativisht në

mjedis. Aktivitete të tilla përfshijnë ndërhyrje të paligjshme në habitatet e mbrojtura të

kafshëve të egra ose trajtimin e paligjshëm apo dëmtimin e florës apo faunës, si dhe

shkeljen e standardeve ligjërisht të detyrueshme mjedisore, sipas ligjeve kombëtare.603

Palët Kontraktuese nuk janë të detyruara të kriminalizojnë një sjellje të tillë, duke patur

mundësinë për të aplikuar lloje të tjera të sanksioneve më pak ndëshkuese në natyrë,604

por janë të detyruara të penalizojnë veprimet e qëllimshme dhe veprimet e kryera me

pakujdesi të rëndë, duke zgjeruar përgjegjësinë penale në situata, kur aktivitete të tilla

kryhen me neglizhencë.605

Ky strukturim i veprave penale të mjedisit pasqyron një mangësi të dukshme të

Konventës PECL, që kërkon kriminalizimin e veprimit, kur mund të jetë vërtetuar, se ka

rezultuar ose ka të ngjarë të rezultojë një dëmtim i konsiderueshëm. Ajo nuk ka marrë

masa parandaluese dhe mbrojtëse në lidhje me aktivitetet, që konsiderohen në thelb të

rrezikshme për mjedisin, por miraton një qasje, që kërkon prova konkrete evidente të

rezultatit aktual ose të mundshëm të pasojës negative. Kjo qasje ka të metën e prezantimit

të provës, duke qenë se nuk është përcaktuar, se çfarë nënkuptohet me termin “i

konsiderueshëm”. Pavarësisht, mangësive Konventa PECL përmban edhe veҫori pozitive.

Disa dispozita të dobishme janë parashikuar për përcaktimin e fushës së veprave penale

597 P. Birnie and A. Boyle, International Law and the Environment, 2nd edn, Oxford: Oxford University

Press, 2002, fq. 284-285. 598 I. Petrela, Përafrimi i legjilsacionit shqiptar me atë evropian në mbrojtje të mjedisit, Revista Shqiptare

për Studime Ligjore, vol. 2, 2011, fq. 117. 599 Konventa e Këshillit të Evropës Nr. 172, 4.11.1998. Teksti dhe një raport shpjegues janë të

disponueshme në adresën: www.conventions.coe.int. (Aksesuar më 12.04.2016). 600 C. Selin, Your money of your life; a look at the Convention on the Protection of the Environment

through Criminal Law, 2003, RECIEL 10(1). 601 Shikoni, ligjërimin e dytë në Preambulën e Konventës PECL. 602 Neni 2 i Konventës PECL, gjithashtu kërkon kriminalizimin e këtyre veprimeve (shikoni Nenin 2(2)). 603 Neni 4 i Konventës PECL. 604 Neni 4, paragrafi i parë i Konventës PECL: “Në mënyrë të veçantë, akte të tilla mund të trajtohen

përmes “kundërvajtjeve administrative, që dënohen me sanksione ose masa të tjera sipas... ligjit të

brendshëm”. 605 Neni 3 i Konventës PECL: “Palët kontraktuese kanë mundësi në momentin e ratifikimit të kufizojnë

përgjegjësinë për Nenin 2, veprat penale në situatat, që përfshijnë neglizhencën e tepruar”.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

121

mjedisore, në lidhje me shkallën e juridiksionit penal606 të palëve kontraktuese.

Juridiksioni për një palë kontraktuese krijohet, kur një vepër penale është kryer në

territorin e saj, në bordin e një anije, që mban flamurin e saj ose ka qenë e regjistruar në

këtë territor, ose kur vepra penale është kryer nga një prej shtetasve të saj jashtë territorit,

përveç faktit, nëse është kryer në një shtet, që nuk e kriminalizon veprimin.

Nenet 6-8 të Konventës PECL parashikojnë kërkesat në lidhje me llojet e sanksioneve,

që do të aplikohen nga palët kontraktuese për veprimet e jashtëligjshme. Neni 6

parashikon, se shkeljet, që kanë të bëjnë me vdekjen apo dëmtimin serioz personal duhet

të jenë objekt i sanksioneve penale duke marrë parasysh rëndësinë e veprës penale, duke

përfshirë edhe dënimin me burg dhe sanksionet në të holla. Palët Kontraktuese kanë

mundësi të përcaktojnë, se rikthimi i mjedisit në gjendjen e mëparshme duhet të përdoret,

si një sanksion shtesë.607 Nëse, nuk përjashtohet në kohën e nënshkrimit ose të ratifikimit,

Palët Kontraktuese duhet të konfiskojnë mjetet dhe produktet e veprave penale.608 Neni 9

kërkon nga Palët Kontraktuese të miratojnë masa, që mund të jenë të nevojshme në lidhje

me përgjegjësinë koorporative penale apo administrative, kur palët kontraktuese nuk e

kanë përjashtuar këtë kërkesë në fazën e nënshkrimit ose të ratifikimit. Neni 11 i

Konventës PECL u jep mundësi Palëve Kontraktuese të bëjnë një deklaratë, që t’i japin

ndonjë grupi, fondacioni ose shoqate, që synon mbrojtjen e mjedisit të drejtën për të

marrë pjesë në procedurën penale duke promovuar rolin ligjor të organizatave

joqeveritare mjedisore në fushën e zbatimit të ligjit penal mjedisor.609 Konventa PECL,

gjithashtu përfshin një klauzolë të rëndësishme duke detyruar Palët Kontraktuese të

mbështesin njëra-tjetrën në kontekstin e hetimeve dhe procedimeve gjyqësore në lidhje

me veprat penale mjedisore, kur autorët ose efektet e aktiviteteve janë të vendosura në më

shumë se një juridiksion.

Në fund të vitit 2005, Konventa PECL ishte nënshkruar nga 13 shtete610 (njëmbëdhjetë

nga nënshkruesit janë Shtete Anëtare të BE-së) dhe vetëm një nga nënshkruesit kishte

vazhduar me ratifikimin e marrëveshjes.611 Në mënyrë që të hyjë në fuqi, Konventa

PECL kërkon tre ratifikime ose të paktën tre nënshkrime të bëra pa rezervën e ratifikimit,

pranimit ose miratimit.612 Edhe pse, Konventa PECL u jep liri të konsiderueshme Palëve

Kontraktuese për të përcaktuar aspekte të rëndësishme të përgjegjësisë penale duke

përfshirë rregullat e procedurës penale, si dhe dënimin, interesi relativisht i ngadaltë në

mesin e anëtarësisë së Këshillit të Evropës mund të jetë për shkak të karakterit të saj të

përgjithshëm613 dhe faktit, se Konventa PECL prek çështjet e ndjeshme të politikave të

identifikuara me sovranitetin kombëtar (si fusha e politikës penale).

606 Neni 5 i Konventës PECL. 607 Neni 6 në lidhje me Nenin 8 të Konventës PECL. 608 Neni 7 i Konventës PECL. 609 Por, iniciativat legjislative të BE-së për krimin mjedisor nuk e kanë marrë këtë aspekt, pavarësisht nga

fakti, se dhënia e të drejtave për personat privat theksohet fuqishëm në axhendën e BE-së për të zbatuar

Konventën e Aarhusit të vitit 1988 për qasjen në informatat publike për çështjet mjedisore, pjesëmarrja në

vendimmarrje për çështjet mjedisore dhe aksesin në drejtësi për çështjet mjedisore. 610 Austria, Belgjika, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Islanda, Italia,

Luksemburgu, Rumaniadhe Suedia. 611 Estonia. 612 Neni 13 i Konventës PECL. 613 P. Birnie and A. Boyle, International Law and the Environment, 2nd edn, Oxford: Oxford University

Press, 2002, fq. 283.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

122

4.2. Përcaktimi i kompetencave në fushën e politikave mjedisore

Kompetencat e institucioneve të BE-së, që marrin masa për veprat penale në fushën e

mjedisit kanë qenë relativisht të pasigurta.614 Megjithatë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë

në vendimin e 13 shtatorit të vitit 2005 (Çështja C-176/03 Komisioni kundër Këshillit)

vendosi, se institucionet e BE-së janë kompetente të miratojnë masa legjislative të

projektuara për harmonizimin e disa aspekteve të ligjeve penale të Shteteve Anëtare në

lidhje me politikat mjedisore. Dispozitat kryesore të Traktatit të KE, duke renditur

qëllimet dhe aktivitetet e Komunitetit Evropian615 nuk i referohen krijimit të një politike

të përbashkët mbi veprat penale. Në dispozitat e Traktatit të KE ekzistojnë referenca

specifike në lidhje me politikat specifike të përbashkëta, të cilat shprehimisht e

përjashtojnë mundësinë e masave të KE, që ndikojnë në aplikimin e ligjit kombëtar penal

dhe drejtësisë administrative: Titulli X mbi Bashkëpunimin Doganor (Neni 135 KE) dhe

Titulli II Dispozitat Financiare për Mashtrim (Neni 280 (4) KE). Referencat specifike për

bashkëpunim në kuadër të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për çështjet penale janë të

përfshira në shtyllën e tretë të marrëveshjeve kushtetuese të Bashkimit Evropian,

përkatësisht në dispozitat e Titullit VI të Traktatit të Bashkimit Evropian për Dispozitat

mbi Bashkëpunimin Policor dhe Gjyqësor në Çështjet Penale (Nenet 29-42 TBE).

Objektivi i Titullit VI është përcaktuar në Nenin 29 të TBE616 dhe ky objektiv arrihet

inter alia duke parandaluar dhe luftuar krimin, ose përmes përafrimit të rregullave mbi

çështjet penale në Shtetet Anëtare në përputhje me Nenin 31 (e).617 Neni 34 (2) i Traktatit

të Bashkimit Evropian i kërkon Këshillit të Bashkimit Evropian të marrë masa për të

nxitur bashkëpunimin, duke përdorur modalitetet dhe procedurat e duhura të përcaktuara

në Titullin VI. Kjo dispozitë e veçantë përcakton, se Këshilli me unanimitet dhe me

iniciativën e një Shteti Anëtar ose të Komisionit Evropian, miraton një sërë masash të

ndryshme duke përfshirë vendimet kuadër, siç përcaktohet në Nenin 34(2) (b).618 Neni 29

i TBE përcakton, se ai zbatohet pa cënuar kompetencat e Komunitetit Evropian. Shtetet

Anëtare do të jenë ekskluzivisht kompetente për të vendosur, nëse do të zbatojnë apo jo

ligjin penal për ndonjë politikë të veçantë të përbashkët në mungesë të dispozitave

përkatëse në Traktatin e KE. Ndarja e punës midis institucioneve të BE-së dhe Shteteve

Anëtare konsiston në faktin, se ndërsa objektivat e përgjithshme dhe kërkesat e politikave

të përbashkëta të KE janë përcaktuar në nivel institucional të BE-së, Shtetet Anëtare kanë

përgjegjësinë për të përcaktuar, se si objektivat dhe kërkesat duhet të arrihen në nivel

kombëtar. Ky pozicion përforcohet nga Neni 249 (3) i KE, i cili siguron përkufizimin e

direktivave të KE, si mjetin kryesor legjislativ.

614 F. Comte, Criminal environmental law and Community competence, EEL Rev 147, 2003. 615 Nenet 2-3 të KE. 616 Neni 29 i TBE përcaktonte, se: “Objektivi i Bashkimit Evropian është t’i sigurojë qytetarëve një nivel të

lartë të sigurisë brenda një zone të lirisë, sigurisë dhe drejtësisë duke zhvilluar veprime të përbashkëta në

mesin e Shteteve Anëtare në çështjet penale dhe duke parandaluar dhe luftuar racizmin dhe ksenofobinë”. 617 Neni 31 (e) i TBE theksonte, se “veprimi i përbashkët mbi bashkëpunimin gjyqësor në çështjet penale

synon të përfshijë në mënyrë progresive miratimin e masave për themelimin e rregullave minimale në lidhje

me elementët përbërës të veprave penale dhe dënimeve në fushën e krimit të organizuar, terrorizmit dhe

trafikimit të drogës së paligjshme”. 618 Neni 34(2) (b) i TBE konfirmonte, se Këshilli mund: “të miratojë Vendimet Kuadër me qëllim

përafrimin e ligjeve dhe rregulloreve të Shteteve Anëtare. Vendimet Kuadër do të jenë detyruese për Shtetet

Anëtare, për sa i përket rezultatit që duhet arritur, por do t’u jap mundësinë autoriteteve kombëtare të

zgjedhin formën, metodat dhe nuk do të sjellin efekt të drejtpërdrejt”.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

123

Sipas nenit 10, KE i kërkon Shteteve Anëtare të sigurojnë, që kërkesat legjislative të

KE, që synojnë të zbatohen për aktivitetet e personave fizik ose juridik janë të

detyrueshme për sanksionet efektive, bindëse dhe proporcionale (për shembull, Çështjet

C-68/88 Komisioni kundër Greqisë, C-77/97 Smithkline Beecham, C-186/98 Nunes dhe

C-354/99 Komisioni kundër Irlandës). Jurisprudenca e GJED nuk ka dhënë asnjë të

dhënë të qartë, se çfarë lloj i veçantë sanksioni mund të jetë i nevojshëm për t’u aplikuar

në bazë të ligjit për të zbatuar një kërkesë legjislative të KE. Gjykata Evropiane e

Drejtësisë ka konfirmuar më parë në jurisprudencën e saj, se fushat e ligjit penal dhe

procedurës penale ishin të përgjithshme për Shtetet Anëtare (për shembull, Çështja Casati

203/80). Kjo jurisprudencë shfaqet për të konfirmuar parimin bazë, se rregullat e Shtetit

Anëtar janë subjekt i parimit të supremacisë së ligjit të KE (për shembull, Çështja C-

226/97 Lemmens). Megjithatë, deri në vendimin e shtatorit të vitit 2005, GJED nuk

kishte patur mundësinë për të gjykuar në mënyrë specifike, nëse Neni 175 i KE mund të

interpretohej, në mënyrë që të nënkuptonte nxjerrjen e masave në fushën e përgjegjësisë

penale.

Shtetet Anëtare kanë konsideruar, se mbajtja e kompetencës ekskluzive mbi politikën

penale mund të nxirret nga parimet e subsidiaritetit dhe të proporcionalitetit të

përcaktuara në Nenin 5 të KE-së. Neni 5 (2)619 është i lidhur me detyrat e Komunitetit

Evropian për të vepruar brenda kufijëve të kompetencave të tij,620 si dhe t’i përmbahet

parimit të proporcionalitetit, domethënë të kufizojë veprimet e tij në atë, që është e

nevojshme për arritjen e objektivave të Komunitetit Evropian.621 Protokolli mbi

Subsidiaritetin dhe Proporcionalitetin622 bashkangjitur, si shtojcë Traktatit të KE në vitin

1997 me Traktatin e Amsterdamit plotëson më hollësisht interpretimin e zbatimit të

parimeve të subsidiaritetit dhe proporcionalitetit në lidhje me aktivitetet e KE-së.

Udhëzime të përgjithshme për marrëveshjet, që janë për t’u zbatuar në nivel kombëtar për

implementimin e politikave të KE janë përcaktuar në paragrafin 7 të Protokollit.623

Dallimet e gjera në përgjigje ndaj kërcënimeve të mjedisit mund të dëmtojnë thelbin

origjinal të objektivit të Traktatit të KE, për të siguruar realizimin e një tregu të vetëm

brenda territoreve të Shteteve Anëtare.624 Një shumëllojshmëri e gjerë e qasjeve dhe

shkalla e ashpërsisë së sanksioneve të përdorura në sistemet e ndryshme ligjore të

Shteteve Anëtare për të adresuar shkeljet serioze të legjislacionit mjedisor të KE-së mund

619 Neni 5 (2) i KE theksonte, se për fushat, që nuk përfshihen në kompetencën ekskluzive të Bashkimit

Evropian (si politikat e mjedisit) do të ndërmerren veprime në përputhje me parimin e subsidiaritetit, që do

të thotë “vetëm nëse dhe për aq sa objektivat e veprimit të propozuar nuk mund të arrihen mjaftueshëm nga

Shtetet Anëtare dhe për këtë arsye për shkak të shkallës ose efekteve të veprimit të propozuar, rezultatet

mund të arrihen më mirë në nivel komunitar”. 620 Neni 5 (1) i KE. 621 Neni 5 (3) i KE. 622 Protokolli Nr. 30 (Subsidiariteti dhe Proporcionaliteti). 623 Lidhur me natyrën dhe shtrirjen e veprimit të Komunitetit Evropian, masat e Komunitetit Evropian

duhet të lënë hapësirë, sa më shumë të jetë e mundur për vendimet kombëtare, në përputhje me sigurimin e

qëllimit të masës dhe duke respektuar kërkesat e Traktatit. Duke respektuar ligjin e Komunitetit Evropian,

duhet të respektohen marrëveshjet kombëtare të themeluara për organizimin dhe funksionimin e sistemeve

ligjore të Shteteve Anëtare. Kur është e përshtatshme dhe në varësi të nevojës për zbatimin e duhur, masat e

Komunitetit Evropian duhet t’u japin Shteteve Anëtare mënyrat alternative për të arritur objektivat e

masave. 624 Nenet 2, 3 (c), (g) dhe 14 të KE.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

124

të minojnë parimin, që një nivel i lartë i mbrojtjes së mjedisit duhet të arrihet në të gjithë

BE-në.

4.2.1. Vendimi Kuadër i vitit 2003 për mbrojtjen e mjedisit nëpërmjet ligjit

penal

Në shtyllën e tretë të kornizës kushtetuese të BE-së, përkatësisht Titulli VI i Traktatit

të Bashkimit Evropian (TBE) u përfshi iniciativa e parë e politikës me subjekt penal

mjedisor. Plani i Veprimit625 të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Komisionit Evropian

mbi zbatimin e Traktatit të KE-së dhe Traktatit mbi dispozitat e Bashkimit Evropian për

realizimin e një zone të lirisë, sigurisë dhe drejtësisë në kuadër të territoreve të Shteteve

Anëtare për të trajtuar me efikasitet krimin mjedisor me ndikim ndërkufitar në të gjithë

Bashkimin Evropian u miratua.626 Qeveria daneze i paraqiti për shqyrtim Shteteve

Anëtare një projekt Vendim Kuadër për luftën ndaj veprave penale mjedisore627 nën

kujdesin e Titullit VI të Traktatit të Bashkimit Evropian (Nenet 29, 31(e) dhe 34(2) (b), si

bazë ligjore) hartuar në bazë të kuadrit të miratuar nga Konventa PECL.

Komisioni Evropian në fillim të vitit 2001 vendosi të miratojë një propozim rival nën

kujdesin e shtyllës së parë të kornizës kushtetuese të BE-së, përkatësisht një Projekt

Direktivë për mbrojtjen e mjedisit nëpërmjet ligjit penal.628 Komisioni Evropian

konsideroi, se objektet dhe kërkesat e projekt Vendimit Kuadër shkelnin kompetencat, që

iu ishin dhënë institucioneve të KE mbi çështjet e mjedisit të përcaktuara në Titullin XIX

të Traktatit të KE (në këtë kontekst, Nenet 174-175 të KE). Sipas tij, zhvillimi i

bashkëpunimit në kuadër të BE-së në fushën e politikës penale mjedisore duhet të

vazhdonte më tej në bazë të ligjit të Komunitetit Evropian.629 Efekti i propozimit të

Komisionit Evropian ishte vonesa në shqyrtimin e Këshillit të propozimit të shtyllës së

tretë duke stimuluar reflektimin e Shteteve Anëtare për iniciativën e KE. Të dy projekt

masat vazhduan me proceset e tyre përkatëse legjislative diskursive në mënyrë paralele.

Në janar të vitit 2003, Këshilli i BE-së miratoi propozimin e shtyllës së tretë, si

Vendimi Kuadër 2003/80/DPB për mbrojtjen e mjedisit nëpërmjet ligjit penal.630 Në

preambulën e Vendimit Kuadër, Këshilli vërejti, se numri i votave brenda Këshillit të

BE-së ishte i pamjaftueshëm, që të miratohej iniciativa e shtyllës së parë të Komisionit

Evropian.631 Përveç kësaj, Këshilli konsideronte, se forma e një Vendimi Kuadër të

bazuar në shtyllën e tretë ishte instrumenti i duhur ligjor për t’u përdorur.632 Ashtu, si

Konventa e PECL edhe Vendimi Kuadër kërkonte, që Shtetet Anëtare të ndëshkonin, si

kryerjen me dashje edhe pakujdesinë e rëndë;633 prova të dëshmisë aktuale ose të

mundshme të dëmit mjedisor ose njerëzor të rëndësishëm ose një element integral të

625 Plani i Veprimit të Vjenës (Gazeta Zyrtare 1999 C19/1). 626 Shikoni, pikën 18 të Planit të Veprimit të Vjenës (Gazeta Zyrtare 1999 C 19/1). 627 Gazeta Zyrtare 2000 C 39/4, 11.2.2000. 628 COM (2001) 139 final, 13.3.2001. 629 Shikoni, European Commission Staff Working Paper “Establishment of an acquis on criminal sanctions

against environmental offences” (SEC (2001) 227, 7. 2. 2001). 630 Gazeta Zyrtare 2003 L 29/55, 27.1.2003. 631 Konkretisht, një shumicë e cilësuar, siç kërkohet me procedurën e bashkëvendimmarrjes në Nenin 251

të KE-së. 632 Shikoni, ligjërimin 7 të Preambulës të Vendimit Kuadër 2003/80/DPB. 633 Shikoni, Nenin 3 të Vendimit Kuadër 2003/80/DPB.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

125

kuadrit të tij të fajësisë;634 dënimin e personave, që marrin pjesë ose nxisin sjelljen

kriminale;635 sanksionon dispozita të veçanta për zbatimin e procedurave të ekstradimit,

si dhe u kërkon Shteteve Anëtare të pohojnë juridiksionin në lidhje me sjelljen kriminale

të shtetasve të tyre të kryera në ekstraterritorialitet.636 Për shkak të procedurës ligjore të

inicuar nga Komisioni Evropian kundër Këshillit të BE-së mbi bazën e duhur ligjore për

shpalljen e masave penale mjedisore në nivel të BE-së, Vendimi Kuadër i hartuar u

anulua dhe tani ka kryesisht interes historik.

4.2.2. Draft Direktiva e KE për Mbrojtjen e Mjedisit përmes Ligjit Penal

(Projekt Direktiva PECL)

Në fillim të vitit 2001, Komisioni Evropian doli me një propozim për një Direktivë

për mbrojtjen e mjedisit nëpërmjet ligjit penal.637 Pas marrjes së komenteve nga

Parlamenti Evropian,638 Komisioni Evropian paraqiti një version të rishikuar të Projekt

Direktivës në fund të shtatorit 2002.639 Fokusi i mbrojtjes së mjedisit i Projekt Direktivës

PECL u reflektua në qëllimin e identifikuar në Nenin 1.640 Arsyet e Komisionit Evropian

për të justifikuar propozimin e tij u përqëndruan ekskluzivisht në interesat për mbrojtjen e

mjedisit, që janë në pajtueshmëri me ato të identifikuara në Traktatin e KE, si: angazhimi

për të siguruar një nivel të lartë të mbrojtjes së mjedisit në të gjithë Bashkimin

Evropian641 dhe parimet ndotësi paguan apo marrja e masave parandaluese.642 Në mënyrë

të veçantë, memorandumi konsideronte, se sanksionet e vendosura nga Shtetet Anëtare

nuk ishin gjithmonë të mjaftueshme për të siguruar pajtueshmëri të plotë me ligjin e

Komunitetit Evropian dhe jo të gjitha Shtetet Anëtare penalizonin shkeljet serioze të

legjislacionit mjedisor të KE.643 Diskutimi për zbatimin e ligjit mjedisor të KE në Shtetet

Anëtare u theksua edhe nga tendenca e lartë e ankesave në Komisionin Evropian për raste

të pretenduara të shkeljeve të legjislacionit mjedisor të KE nga Shtetet Anëtare, si dhe

numri i konsiderueshëm i procedurave të ekzekutimit të ngritura kundër Shteteve Anëtare

nga Komisioni Evropian, sipas Neneve 226/228 të Traktatit të KE.644

Në rastet e mospërmbushjes së rëndë të kërkesave ligjore mjedisore të KE, autorët e

shkeljeve të tilla nuk ishin subjekt i ndëshkimeve efektive.645 Sipas Komisionit Evropian,

dënimet penale në shumë raste mund të siguronin efekte mjaft bindëse duke patur

634 Neni 2 i Vendimit Kuadër 2003/80/DPB. 635 Neni 4 i Vendimit Kuadër 2003/80/DPB. 636 Neni 9 i Vendimit Kuadër 2003/80/DPB. 637 COM (2001) 139, of 13.3.2001. 638 Gazeta Zyrtare 2003 C127E/120 (Document ref: P5_TC1-COD(2001)0076). 639 COM (2002) 544 final, 30.9.2002. Në përputhje me Nenin 250 (2) të KE, Komisioni Evropian ka të

drejtë të rishikojë propozimet legjislative për aq kohë, sa Këshilli nuk ka vepruar. 640 “Qëllimi i kësaj Direktive është të sigurojë një aplikim më efektiv të së drejtës komunitare për mbrojtjen

e mjedisit duke krijuar në të gjithë Komunitetin Evropian vendosjen e një minimumi të veprave penale”. 641 Shikoni, Nenet 2 dhe 174 (2) të KE. 642 Neni 174 (2) i KE. 643 COM (2001) 139, fq. 2. 644 F. Comte, “Protection of the environment through criminal law: destiny of the various European

Union’s initiatives”, in M. Onida, ed, Europe and the Environment: Legal Essays in Honour of Ludwig

Krämer, Groningen: Europa Law Publishing, 2004, fq. 44. 645 Çështja C-77/97 Smithkline Beecham [1999] GED I-431; C-186/98 Nunes et de Matos [1999] GJED I-

4883.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

126

parasysh faktin, se sanksionet administrative apo civile mund të ishin efektivisht të

tepërta në situatat e paaftësisë paguese.646 Gjithashtu, procedurat e ndjekjes penale dhe

hetimore ofronin një shumëllojshmëri të gjerë të kompetencave tek autoritetet kombëtare

kompetente të ngarkuara me përgjegjësinë e normave penale, në krahasim me ato të

natyrës administrative apo civile. Iniciativa e KE kishte për qëllim të përmirësonte

zbatimin e legjislacionit mjedisor të KE-së, ndërsa instrumentet ndërqeveritare u

projektuan për të vendosur standardet minimale në lidhje me veprat penale mjedisore647

dhe zbatimi i ligjeve kombëtare mjedisore të miratuara në mënyrë të pavarur nga ligji i

KE mbetën brenda sferës ekskluzive të juridiksionit të Shteteve Anëtare.

(i) Veprat penale mjedisore sipas Draft Direktivës PECL

Neni 3 i Draftit të Direktivës PECL kërkonte nga Shtetet Anëtare të kriminalizonin

një numër të shkeljeve të ligjit mjedisor të KE. Ky nen (në paragrafët (a) - (g))

përcaktonte një listë të veprimtarive, që duhet të trajtoheshin, si vepra penale, për aq kohë

sa përbënin shkelje të qëllimshme ose pakujdësi të rëndë të disa rregullave mjedisore të

KE. Sipas Projektit të Direktivës PECL, pjesëmarrja ose nxitja e aktiviteteve të tilla duhet

të penalizohej nga Shtetet Anëtare.648 Aktivitetet përqëndroheshin në: derdhjen e

hidrokarbureve, mbetjet e naftës apo llumin e kanalizimeve në ujë; shkarkimin apo

vendosjen e një sasie të materialeve në ajër, tokë ose nënshtresat tokësore, sipërfaqe apo

ujërat nëntokësore dhe trajtimin, përdorimin, ruajtjen, transportin, eksportin ose importin

e mbetjeve të rrezikshme; shkarkimin e mbetjeve në tokë ose në ujë, duke përfshirë dhe

funksionimin e një landfilli; përkeqësimin e rëndësishëm të një vendbanimi të mbrojtur;

tregtimin ose përdorimin e substancave të ozonit; mbajtjen e një fabrike, në të cilën është

kryer një aktivitet i rrezikshëm ose në të cilën substancat apo preparatet e rrezikshme

ruhen ose përdoren.649

Vendimi Kuadër duke marrë orientimin e tij nga Konventa PECL e Këshillit të

Evropës e vitit 1998 kërkoi të impononte një numër të kualifikimeve të veprave penale në

nivel kombëtar. Operatorët e aktiviteteve do të ishin subjekt i përgjegjësisë penale vetëm,

nëse këto rezultonin në dëmtim aktual ose të mundshëm të rëndësishëm për personat ose

përkeqësim, dëmtim të rëndësishëm të mjedisit.650 Megjithatë kishte një përjashtim,651

sepse Projekti i Direktivës PECL nuk parashikonte ndonjë prag të dëmit të

konsiderueshëm. Në një numër rastesh, shkelja e një kërkese të mjedisit të përcaktuar në

legjislacionin mjedisor të KE-së do të ishte e mjaftueshme për përgjegjësinë, pa marrë

parasysh, nëse bëhej fjalë për dëme të mundshme apo që kishin ndodhur në të vërtetë.

Memorandumi shpjegues i Draft Direktivës PECL sqaronte, se qasja e tij për fajësinë

reflektonte shkallën, në të cilën ligji mjedisor i KE përfaqësonte një rrezik serioz për

mjedisin. Përveç kësaj, në Draft Direktivën PECL kishte paqartësi të konsiderueshme në

lidhje me marzhin e diskrecionit, që u mbetet Shteteve Anëtare.652 Kërkesat e vendosura

për të provuar përgjegjësinë penale, që kërkoheshin në bazë të legjislacionit mjedisor

646 M. Faure, European environmental criminal law: do we really need it?, EEL Rev 18, 2004, fq. 27. 647 Po aty, fq. 28. 648 Neni 4 i Draft Direktivës PECL. 649 Neni 3 i Draft Direktivës PECL. 650 Shikoni, Nenet 2-3 të Vendimit Kuadër 2003/80/DPB. 651 Neni 3 (e) i Draft Direktivës PECL. 652 Vendimi Kuadër nuk i përkufizon termat “përkeqësim i konsiderueshëm” ose “dëm i konsiderueshëm”

në lidhje me elementët e mjedisit.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

127

ekzistues të KE-së mund të shërbenin për të minuar në praktikë rreptësinë e acquis

communautaire ekzistuese duke dëmtuar perspektivat për rritjen e efektivitetit të zbatimit

të një regjimi për mbrojtjen e mjedisit.653 Kriteret për fajësinë ishin më të rrepta nën Draft

Direktivën PECL. Neni 3 i Draft Direktivës kërkonte nga Shtetet Anëtare të

kriminalizonin shkeljet e veçanta të rregullave legjislative mjedisore të KE dhe të ndiqnin

penalisht operatorët privat për shkelje të rregullave mjedisore të KE. Neni 3 kishte

potencialin për të përmirësuar ndikimin e rregullit të vendosur në jurisprudencën e GJED-

së, që direktivat e KE-së nuk mund të përdoreshin, as për të përcaktuar, as për të

përkeqësuar përgjegjësinë penale (për shembull, Çështja C-168/95 Arcaro).654 Në të

kundërt, Vendimi Kuadër kualifikonte fajësinë në lidhje me një prej veprave penale

mjedisore655 mbi bazën, se aktiviteti në fjalë duhet të ishte i paligjshëm.

Draft Direktiva PECL dhe Vendimi Kuadër dallonin, sa i përket listave përkatëse të

veprave penale. Vendimi Kuadër nuk sanksionoi përkeqësimin e rëndësishëm të një

habitati të mbrojtur dhe parashikonte aktivitete, që lidheshin me prodhimin e rrezatimit

dhe menaxhimin e substancave radioaktive jonizuese, ndërsa Draft Direktiva PECL nuk

parashikoi ndonjë vepër penale mjedisore në lidhje me aktivitetin bërthamor. Aktivitete të

tilla duhet të adresoheshin në Traktatin e Euratomit duke treguar, se ky i fundit është lex

specialis.

(ii) Sanksionet sipas Draft Direktivës PECL

Draft Direktiva PECL përcaktonte në dispozitat e saj aplikimin e sanksioneve për

personat, që kishin kryer vepra penale, sipas Nenit 3. Shtetet Anëtare në rastet e shkeljeve

nga personat përcaktonin dënime me sanksione “efektive, proporcionale dhe të

detyrueshme”. Neni 4 i Draftit të Direktivës PECL bënte një dallim të rëndësishëm midis

personave fizik dhe juridik në këtë drejtim. Për sa i përket, personave fizik, dispozita u

kërkonte Shteteve Anëtare të përdornin sanksione specifike penale duke përfshirë edhe

dënimin me burg në rastet e rënda.656 Raste të tilla mbetën për t’u përcaktuar nga sistemet

ligjore penale të Shteteve Anëtare. Sa i përket, personave juridik, Shtetet Anëtare nuk e

kishin të detyrueshme të aplikonin sanksione penale, por duhet të siguroheshin, kur ishte i

përshtatshëm aplikimi i dënimeve, të cilat mund të aplikoheshin edhe për personat fizik,

si: gjobat, përjashtimi i përkohshëm ose i përhershëm nga praktikat tregtare, vendosja nën

mbikëqyrje gjyqësore.657

Draft Direktiva PECL nuk parashikonte në mënyrë specifike dënime penale ndaj

personave juridik. Kjo bënte një ndryshim të rëndësishëm në praktikë,658 duke marrë

parasysh llojet, masën e sanksioneve ndëshkuese dhe faktin, që dënimi me burg nuk ishte

një mundësi. Draft Direktiva PECL mund të ketë qenë shumë më e qartë për pozitën e

punonjësve të kompanisë dhe zyrtarëve të lartë ekzekutiv në afirmimin, se përgjegjësia e

653 F. Comte, Criminal environmental law and Community competence, EEL Rev 147, 2003, fq. 153. 654 Rregulli në lidhje me “efektin e anasjellë” të Direktivave të KE-së. 655 Përjashtimi përfshihet në Nenin 2 (a) të Vendimit Kuadër, i cili kërkon kriminalizimin automatik të

shkarkimit, emetimit ose vendosjen e një sasie të substancave ose rrezatimit jonizues në ajër, tokë apo ujë,

që shkakton vdekjen ose dëmtimin e rëndë të ndonjë personi. 656 Neni 4 (a) i Draft Direktivës PECL. 657 Neni 4 (b) i Draft Direktivës PECL. 658 Shikoni, M. Faure, European environmental criminal law: do we really need it?, EEL Rev 18, 2004, fq.

23.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

128

koorporatave nuk duhet të përjashtonte përgjegjësinë penale të personave fizik, siç

parashikonte Konventa e PECL659 dhe Vendimi Kuadër.660

(iii) Shkalla e harmonizimit të propozuar nën Draft Direktivën PECL

Komisioni Evropian ka konsideruar, se ka kufizime të rëndësishme në shtrirjen e

kompetencave të KE-së në fushën e politikës penale dhe jo të gjitha aspektet e ligjit

mjedisor dhe procedura penale mund t’i nënshtrohen harmonizimit nën kujdesin e Nenit

175 të KE-së. Kompetencat e Komunitetit Evropian mund të nënkuptohen, kur ai të

tregojë, se ligji penal është efektivisht i vetmi mjet i vërtetë për të garantuar, që ligji i KE

zbatohet.661 Megjithatë, para vendimit historik të GJED-së në lidhje me konfliktin ndër-

institucional mbi ligjshmërinë e Vendimit Kuadër, kjo pikëpamje ligjore nuk ishte

konfirmuar nga GJED.662

Draft Direktiva PECL reflektonte shqetësimet e Komisionit Evropian, se nuk duhet të

kaloheshin kufijtë e juridiksionit aktualisht të ofruar në institucionet legjislative të BE-së,

në fushën e politikës penale mjedisore. Shtetet Anëtare mbanin juridiksionin për të

përcaktuar procedurat penale dhe llojet e sanksioneve penale, që i nënshtroheshin

kualifikimeve standarde efektive, proporcionale dhe bindëse, si dhe kishin diskrecion për

të aplikuar sanksione jo-penale në rastin e marrjes së koorporatave, si të pandehur.

Elementet kryesore të fajësisë, sidomos përkufizimet e qëllimit, pakujdesia e rëndë,

pjesëmarrja dhe nxitja u ishin lënë Shteteve Anëtare për t’i përcaktuar në mënyrë të

njëanshme.

Komisioni Evropian ka qenë i udhëhequr nga parimi i subsidiaritetit,663 si dhe

kërkesat e Nenit 249 (3). Nën kuadrin ligjor aktual të BE-së, kompetencat në lidhje me

çështjet, që kishin të bënin me juridiksionin territorial, ekstradimin si dhe bashkëpunimin

ndërkombëtar në polici dhe prokurori ishin çështje, që duhet të trajtoheshin në bazë të

shtyllës së tretë, për aq kohë sa kompetencat specifike në këto fusha nuk ishin transferuar

nga shtylla e tretë në shtyllën e parë.664 Propozimi legjislativ i Komisionit Evropian ishte

një përpjekje për harmonizimin në fushën e legjislacionit penal mjedisor.

4.3. Direktivat e Veprave Penale Mjedisore në Bashkimin Evropian

Rregullat e përgjegjësisë për të nxitur zbatimin efektiv të legjislacionit mjedisor të

BE-së rezultuan në miratimin e Direktivës 2005/35/KE mbi burimin e ndotjes së anijeve

dhe vendosjen e dënimeve për shkeljet,665 e ndryshuar më pas me Direktivën 2008/99/KE

të 19 nëntorit 2008 për mbrojtjen e mjedisit, nëpërmjet të drejtës penale dhe me

Direktivën 2009/123/KE në 21 tetor 2009.666 Direktiva 2008/99 për mbrojtjen e mjedisit,

nëpërmjet të drejtës penale ofronte një kornizë të përbashkët për sanksionet penale dhe

659 Neni 9 (2) i Konventës PECL. 660 Neni 6 (2) i Vendimit Kuadër 2003/80/DPB. 661 COM (2001) 227, European Commission Staff Working Paper, fq. 4. 662 L. Krämer, EU Casebook on Environmental Law, Oxford/Portland Oregon: Hart Publishing, 2002a, p.

82 et seq; F. Comte, Criminal environmental law and Community competence, EEL Rev 147, 2003, fq.

150. 663 Shikoni, memorandumin shpjegues të Draft Direktivës PECL: COM (2001) 139, fq. 4. 664 Shikoni, Nenin 42 të Traktatit të Bashkimit Evropian. 665 EU (2005a), Direktiva 2005/35/KE mbi ndotjen e anijeve në burim dhe vendosjen e dënimeve për

shkeljet, 7 Shtator, http://eurlex.europa.eu/. (Aksesuar, më 07.07.2016). 666 Gazeta Zyrtare L 328/28 e 6 Dhjetorit 2008.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

129

administrative ndaj shkeljeve të pjesëve specifike të legjislacionit mjedisor të BE-së.667

Afati i fundit për zbatimin e Direktivës 2008/99, sipas Nenit 8 ishte 26 Dhjetori i vitit

2010 dhe për Direktivën 2009/123, sipas Nenit 2 ishte 16 Nëntori i vitit 2010. Në teori të

dy direktivat duhet të ishin zbatuar nga Shtetet Anëtare, por në fakt shumë Shtete Anëtare

ende janë duke u përpjekur për t’i zbatuar ato.

Direktiva 2008/99 mbante parasysh faktin, se përvoja kishte treguar, që sistemet

ekzistuese të ndëshkimeve nuk kanë qenë të mjaftueshme për të arritur pajtueshmëri të

plotë me ligjet mjedisore dhe për këtë arsye duhet të forcohej disponueshmëria e

dënimeve penale. Direktiva 2008/99 detyronte Shtetet Anëtare për të siguruar dënimet

penale në legjislacionin e tyre kombëtar për shkelje të rënda të dispozitave të së drejtës së

Bashkimit Evropian për mbrojtjen e mjedisit.668 Megjithatë, ajo nuk krijonte asnjë

detyrim në lidhje me zbatimin e dënimeve të tilla, ose ndonjë sistem tjetër në dispozicion

të zbatimit të ligjit, në raste të veçanta. Sjellja specifike e përcaktuar në Nenin 3 të

Direktivës 2008/99 do të përbënte vepër penale, nëse kryhej në mënyrë të paligjshme (e

cila është përcaktuar njëlloj në Nenin 2(a) të Direktivës). Neni 5 parashikonte, se Shtetet

Anëtare do të merrnin masat e nevojshme për të siguruar, që veprat e referuara në Nenet

3 dhe 4 ishin të ndëshkueshme me dënime efektive, proporcionale dhe bindëse.669 Sa i

përket, personave juridik, kjo u përsërit në Nenin 7.

Një model i tillë është ndjekur në Direktivën 2009/123 në lidhje me ndotjen e anijeve

në burim. Konsiderata është bazuar edhe në politikën e dënimeve penale, të cilat tregojnë

mosmiratimin social të një natyre të ndryshme, në krahasim me sanksionet administrative

për të forcuar respektimin e legjislacionit në fuqi për ndotjen e anijeve në burim. Neni 5a

përcakton, se shkeljet specifike do të duhet të konsiderohen, si vepra penale dhe Neni 8

parashikon, se çdo Shtet Anëtar duhet të marrë masat e nevojshme për të siguruar, që

shkeljet brenda kuptimit të Neneve 4 dhe 5 janë të dënueshme me dënime efektive,

proporcionale dhe bindëse.

Për veprat penale në Direktivën 2008/99, në bazë të formulimit të Nenit 3 kërkohej

paligjshmëria, e cila është e përcaktuar në Nenin 2(a), si:670 shkelje e legjislacionit të

miratuar në bazë të traktatit të KE-së dhe të listuar në Shtojcën A; shkelje në lidhje me

aktivitetet e mbuluara nga Traktati i Euratomit, legjislacioni i miratuar në bazë të

Traktatit të Euratomit dhe të listuar në Shtojcën B; shkelje e ligjit dhe rregulloreve

administrative të një Shteti Anëtar, ose një vendim i marrë nga një autoritet kompetent i

një Shteti Anëtar, që i jepte fuqi legjislacionit komunitar. Neni 3 i Direktivës 2008/99

parashikonte 9 vepra penale.671 Efektiviteti i kësaj direktive do të varej tërësisht nga

667 EU (2008b), Direktiva 2008/99 mbi mbrojtjen e mjedisit nëpërmjet ligjit penal, http:// eur-

lex.europa.eu/. (Aksesuar, më 07.07.2016). 668 M. Faure and G. Michael, The implementation of the Environmental Crime Directives in Europe, Ninth

International Conference on Environmental Compliance and Enforcement, 2011, fq. 2,

http://inece.org/conference/9/proceedings/41_Faure.pdf. (Aksesuar, më 05.03.2016). 669 Po aty. 670 Po aty, fq. 3. 671 Neni 3 i Direktivës 2008/99 parashikon 9 vepra penale:

(a) shkarkimi, emetimi apo vendosja e një sasie të materialeve apo rrezatimit jonizues në ajër, tokë

ose ujë, që shkaktojnë ose mund të shkaktojnë vdekjen ose plagosjen e rëndë të ndonjë personi ose

dëm të konsiderueshëm për cilësinë e ajrit, cilësinë e tokës, cilësinë e ujit, apo të kafshëve dhe

bimëve.

(b) grumbullimi, transporti, rikuperimi ose deponimi i mbetjeve, duke përfshirë edhe mbikqyrjen e

operacioneve të tilla dhe kujdesin ndaj vendeve të depozitimit, duke përfshirë edhe veprimin e

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

130

shkalla e zbatimit në nivel kombëtar.672 Në Direktivën 2009/123 mbi ndotjen e anijeve në

burim, Neni 4 (1) parashikon një vepër penale: Shkarkimet e substancave ndotëse të

anijeve në burim, duke përfshirë raste të vogla të shkarkimeve të tilla në ndonjë nga

fushat e përmendura në Nenin 3 (1). Këto shkarkime të paligjshme janë zakonisht krime

të rrezikut konkret dhe mund të klasifikohen, si rrezik i supozuar: prova e dëmit apo

kërcënimit për dëm të mjedisit nuk është e nevojshme.673

4.3.1. Zbatimi i Direktivave të Veprave Penale Mjedisore

Direktiva 2008/99 i referohej disa nocioneve të paqarta, veçanërisht Preambula 5 e

Direktivës i referohej faktit, se “për të arritur mbrojtjen efektive të mjedisit ishin të

nevojshme dënime më bindëse për aktivitete të dëmshme për mjedisin, të cilat zakonisht

shkaktojnë ose mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në ajër, duke përfshirë

stratosferën, tokën, ujin, kafshët apo bimët, duke përfshirë edhe ruajtjen e specieve”.

Këto nocione të paqarta u shfaqën në vepra penale të veçanta. Termi “dëm substancial”

është përdorur në Nenet 3 (a), (b), (d) dhe (e) të Direktivës 2008/99. Nocione të tjera të

paqarta janë përdorur në Nenin 3 (c), (f) dhe (g) të Direktivës 2008/99, që i referohen

“(jo) sasive të papërfillshme ose ndikimeve” dhe Nenin 3 (d) të Direktivës 2008/99, që i

referohet “aktiviteteve dhe substancave të rrezikshme”. Përdorimi i këtyre nocioneve të

paqarta në të drejtën penale mund të jetë problematik, sepse do të shkelte kërkesën lex

ndërmarrë, si një tregtar ose një ndërmjetës (menaxhimi i mbetjeve), i cili shkakton ose mund të

shkaktojë vdekjen ose dëmtimin e rëndë të ndonjë personi ose dëm të konsiderueshëm në cilësinë

e ajrit, cilësinë e tokës apo cilësinë e ujit, të kafshëve ose bimëve.

(c) dërgesat e mbetjeve, ku ky aktivitet bie nën fushëveprimin e Nenit 2 (35) të Rregullores (KE) Nr.

1013/2006 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit mbi dërgesat e mbetjeve dhe është ndërmarrë në

një sasi jo të papërfillshme, nëse ekzekutohet në një dërgesë të vetme ose në disa dërgesa, të cilat

duket të jenë të lidhura.

(d) funksionimi i një fabrike, në të cilën një aktivitet i rrezikshëm është kryer ose në të cilën

substancat ose preparatet e rrezikshme janë ruajtur ose përdorur dhe jashtë impiantit, shkakton ose

mund të shkaktojë vdekjen ose plagosjen e rëndë të ndonjë personi ose dëm substancial të cilësisë

së ajrit, të cilësisë së tokës, të cilësisë së ujit, të kafshëve ose bimëve.

(e) prodhimin, përpunimin, trajtimin, përdorimin, mbajtjen, ruajtjen, transportin, importin, eksportin

ose asgjësimin e materialeve nukleare ose substancave të tjera të rrezikshme radioaktive, që

shkaktojnë ose mund të shkaktojnë vdekjen ose plagosjen e rëndë të ndonjë personi ose dëm të

konsiderueshëm për cilësia e ajrit, cilësinë e tokës, cilësinë e ujit, të kafshëve ose bimëve.

(f) vrasja, shkatërrimi, posedimi ose marrja e mostrave të faunës së egër ose të specieve të florës të

mbrojtura me përjashtim të rasteve, kur veprimi lidhet me një sasi të papërfillshme të mostrave të

tilla dhe ka një ndikim të papërfillshëm në statusin e ruajtjes së specieve.

(g) tregtimi i ekzemplarëve të faunës së egër ose të specieve të florës të mbrojtura apo pjesëve dhe

derivateve të tyre me përjashtim të rasteve, kur veprimi kryhet me një sasi të papërfillshme të

mostrave të tilla dhe ka një ndikim të papërfillshëm në statusin e ruajtjes së specieve.

(h) çdo veprim, i cili shkakton përkeqësim të rëndësishëm të një habitati brenda një vendi të mbrojtur.

(i) prodhimi, importimi, eksportimi, vendosja në treg apo përdorimi i substancave ozon-holluese. 672 I. Petrela, Përafrimi i legjilsacionit shqiptar me atë evropian në mbrojtje të mjedisit, Revista Shqiptare

për Studime Ligjore, vol. 2, 2011, fq. 117. 673 M. Faure and G. Michael, The implementation of the Environmental Crime Directives in Europe, Ninth

International Conference on Environmental Compliance and Enforcement, 2011, fq. 6,

http://inece.org/conference/9/proceedings/41_Faure.pdf. (Aksesuar, më 05.03.2016).

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

131

certa, e cila ndiqet nga parimi i ligjshmërisë në të drejtën penale dhe kërkon, që ligji

duhet të jetë mjaft i saktë.674

Nocioni i paligjshmërisë, siç përcaktohet në Nenin 2 (a) i referohet drejtpërdrejt

legjislacionit evropian të listuar në Shtojcat A dhe B. Avantazhi i përdorimit të

legjislacionit implementues të këtyre direktivave mjedisore do të krijonte më shumë

unitet në kuadrin ligjor penal mjedisor dhe në parim Shtetet Anëtare mund të japin

interpretimin e tyre për nocionet e paqarta në Direktivat e Veprave Penale Mjedisore.675

Legjislacioni kombëtar mund të ofrojë më shumë saktësi dhe udhëzime për zbatimin e

nocioneve të paqarta të përfshira në Direktivat e Veprave Penale Mjedisore duke i

shërbyer parimit lex certa dhe harmonizimit të dëshiruar nga Komisioni Evropian.676

4.4. Vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në Çështjen Komisioni kundër

Këshillit C-176/03

Me shpalljen e Vendimit Kuadër të Këshillit në vitin 2003, Komisioni Evropian

vendosi në mars të vitit 2003677 të ndërmarrë veprime ligjore kundër Këshillit. Në mënyrë

të veçantë, Komisioni Evropian solli një padi përpara Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në

bazë të Nenit 35 të Traktatit të Bashkimit Evropian për anulimin e Vendimit Kuadër dhe

u mbështet në përpjekjet e tij nga Parlamenti Evropian678 dhe nga këshilluesi i Komitetit

Ekonomik dhe Social i KE.679 Nën Nenin 35 (6) të TBE, Gjykata Evropiane e Drejtësisë

ka juridiksion për të shqyrtuar ligjshmërinë e Vendimeve Kuadër dhe vendimeve të

miratuara nën kujdesin e Titullit VI të TBE për Bashkëpunimin Policor dhe Gjyqësor në

Çështjet Penale për paditë e ngritura nga një Shtet Anëtar ose nga Komisioni Evropian.

Padia duhet të sillet brenda dy muajve nga publikimi i masës për shkak të mungesës së

kompetencës, shkeljes të një kërkese thelbësore procedurale, shkeljes së këtij traktati apo

të ndonjë rregulli të ligjit në lidhje me zbatimin e tij ose keqpërdorimin e kompetencave.

Arsyet e kundërshtimit ligjor u përqëndruan në mungesën e kompetencave dhe shkeljet e

traktatit. Neni 47 i TBE përcaktonte, se dispozitat e përfshira në Traktatin e Bashkimit

Evropian të vitit 1992, të cilat përfshinin dispozitat në Titullin VI të TBE, si dhe masat e

miratuara nën kujdesin e tyre nuk do të ndikonin Traktatin e KE ose ndryshimet e

mëvonshme. Fakti, që Titulli VI i TBE prezantoi kompetenca të reja për të zhvilluar

bashkëpunimin në fushat e politikës penale nuk mund të përdorej, si argument për të

nënkuptuar, se kompetencat e Traktatit të KE-së janë transferuar në mënyrë efektive në

një arenë ndërqeveritare. Në këtë çështje gjyqësore ishte i rëndësishëm përcaktimi, se deri

674 M. Faure and G. Michael, The implementation of the Environmental Crime Directives in Europe, Ninth

International Conference on Environmental Compliance and Enforcement, 2011, fq. 9,

http://inece.org/conference/9/proceedings/41_Faure.pdf. (Aksesuar, më 05.03.2016). 675 Po aty. 676 M. Faure, Vague notions in environmental criminal law, Environmental Liability, 2010, fq. 119-133 dhe

fq. 163-170. 677 European Commission Rapid Press Release: IP/03/461, Brussels, 31.3.2003; Gazeta Zyrtare e BE: 2003

C135E/21. 678 Shikoni, Opinionet e Parlamentit Evropian më 09.04.2002 mbi Draft Direktivën PECL dhe Vendimin

Kuadër, Dokumentet T5-0147/2002 and T5-0151/ 2002 respektivisht. 679 Komiteti Ekonomik dhe Social konsideroi të drejtën e tij për t’u konsultuar për draftin e legjislacionit

mjedisor të Komunitetit Evropian, sipas Nenit 175 në lidhje me Nenin 262 të KE. Në këtë mënyrë është

garantuar jo shprehimisht e drejta e konsultimit në lidhje me propozimet e bëra nën kujdesin e Titullit VI të

TBE, shtylla e tretë e BE-së.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

132

në çfarë mase Traktati i KE përputhej me kompetencat e institucioneve legjislative të BE-

së për të miratuar masa në sferën e politikës penale mjedisore.

Në vendimin e saj mbi këtë çështje, GJED adresonte disa faktor kryesor: Traktati i

KE nuk deklaronte shprehimisht, nëse kompetencat për të harmonizuar çështjet e

politikës penale u ishin dhënë institucioneve legjislative të BE-së; dy dispozita të

prezantuara në kuadrin e Traktatit të KE përjashtonin kalimin e masave të Komunitetit

Evropian, që ishin të përqëndruara në zbatimin e ligjit penal kombëtar ose administrimin

kombëtar të drejtësisë: Neni 135 i KE (bashkëpunimi doganor) dhe Neni 280 i KE

(politika e përbashkët për të kundërshtuar mashtrimin me fondet e KE). Gjykata

Evropiane e Drejtësisë duhet të vlerësonte, se çfarë përfundimesh ligjore mund të

nxirreshin nga këto përjashtime, lidhur me ndikimin e tyre në kompetencën e KE-së në

sektorin e politikave mjedisore; para kësaj çështje gjyqësore, GJED kishte zhvilluar

praktikën e saj gjyqësore për përgjegjësitë e zbatimit të Shteteve Anëtare, sipas Nenit 10

të KE-së duke lënë në dorë të tyre për të përcaktuar mënyrën e zbatimit; ndryshe nga

Traktati i KE, Traktati i Bashkimit Evropian përmbante dispozita të veçanta për

bashkëpunimin policor dhe gjyqësor në çështjet penale; Gjykatës Evropiane të Drejtësisë

i duhej të përcaktonte, se deri në çfarë mase Komuniteti Evropian kishte nënkuptuar

kompetenca për të vepruar.

Rasti ka qenë një nga më të kontestuarit në vitet e fundit me jo më pak, se 11 Shtete

Anëtare680 dhe në rrezik ishte përcaktimi i shkallës, në të cilën institucionet legjislative të

BE-së kanë kompetenca të sanksionuara në Traktatin e KE për të ndërhyrë në fushën e

politikës penale brenda sferës ekskluzive sovrane të Shteteve Anëtare. Sipas Nenit 175 të

KE, vendimmarrja duhet të realizohej në bazë të votimit me shumicë të cilësuar në

Këshill. Nga ky këndvështrim, ndikimet kushtetuese të procesit gjyqësor në kompetencën

e politikës penale të mjedisit janë edhe më të thella duke patur parasysh, se modaliteti

standard i vendimmarrjes së Këshillit është votimi me shumicë të cilësuar nën kujdesin e

procedurës legjislative të bashkëvendosjes.681 Para vendimit të GJED-së, Avokati i

Përgjithshëm Colomer dha Opinionin e tij,682 si amicus curiae më 26 maj 2005. Avokati i

Përgjithshëm konsideroi, se “Shtetet Anëtare kishin tejkaluar kompetencat e tyre në

Titullin VI të TBE me miratimin e Vendimit Kuadër të vitit 2003 dhe rekomandoi, që kjo

masë të anulohej. Sipas tij, politika penale nuk mund të konsiderohet domosdoshmërisht

një politikë substanciale në të drejtën e vet, por mund te konsiderohet, si një mjet për të

mbështetur ose zbatuar ekzekutimin e një qëllimi të veçantë të dallueshëm të politikës, si

mbrojtja e mjedisit”. Avokati i Përgjithshëm vazhdoi të shqyrtonte, nëse mbrojtja e

mjedisit, si një fushë e politikës së Bashkimit Evropian kërkonte mburojën e ligjit

penal.683 Duke konfirmuar, se mbrojtja e mjedisit përbënte një politikë integrale dhe

kryesore të Bashkimit Evropian, ai vazhdoi të analizonte, nëse kompetencat për të

harmonizuar politikën penale mjedisore ekzistonin brenda kuadrit ligjor të kompetencave

të BE-së për çështjet e mjedisit. Ligji i Bashkimit Evropian përmes fuqive, që i kishte

besuar institucioneve për të arritur një nivel të lartë të mbrojtjes dhe përmirësimit të

680 Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Hollanda, Portugalia, Spanja, Suedia dhe

Britania e Madhe. 681 Neni 251 i Traktatit të Komunitetit Evropian. 682 Në dispozicion në faqen e internetit EUR-LEX të BE-së (www.europa.eu.int/eur-lex) dhe faqen e

internetit të GJED-së (www.curia.eu.int). (Aksesuar më 19.10.2015). 683 Cituar në paragrafin 51 të Opinionit të Avokatit të Përgjithshëm, më 26 maj 2005.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

133

cilësisë së jetës (Neni 2 i Traktatit të KE) mund të përcaktonte dobinë e dënimeve penale,

si përgjigje efektive, proporcionale dhe bindëse.684

Për sa i përket, fushës së kompetencës së Komunitetit Evropian për politikën penale

mjedisore, Avokati i Përgjithshëm parashtroi, se KE kishte juridiksion për t’u kërkuar

Shteteve Anëtare të aplikonin dënimin penal në lidhje me shkeljet e rënda të ligjit

mjedisor të KE-së duke patur parasysh, se masat administrative nuk mund të shërbenin, si

një pengesë efektive për një sjellje të tillë. Sipas tij: “Fuqia për të imponuar sanksione

civile, administrative ose penale duhet të klasifikohet, si një fuqi instrumentale në

shërbim të efektivitetit të ligjit të Komunitetit Evropian”.685 Dispozitat e Titullit VI nuk u

jepnin juridiksion universal Shteteve Anëtare për të harmonizuar ligjin penal kombëtar,

por në vend të kësaj u kufizuan në dhënien e kompetencave të kufizuara në lidhje me

vepra penale të caktuara të natyrës ndërkufitare, në krahasim me sigurimin e juridiksionit

mbi harmonizimin e ligjeve penale kombëtare, në përgjithësi.686 Përveç kësaj, Avokati i

Përgjithshëm konstatoi, se përjashtimi nga dispozitat e Neneve 135 dhe 280 të Traktatit të

KE nuk e përjashtonin krijimin e rregullave të Komunitetit Evropian për ligjin penal, por

vetëm fuqinë për t’i zbatuar ato.687 Duke patur parasysh këto pika, ai konkludoi, se

Vendimi Kuadër kishte shkelur Nenin 47 të TBE.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi në vendimin e datës 13 shtator 2005,688 se

“Vendimi Kuadër kishte shkelur Nenin 47 të TBE dhe duhet të anulohej (Çështja C-

176/03)”. Ajo vazhdoi të konfirmonte, që ky pozicion nuk do të përjashtonte plotësisht

juridiksionin e Komunitetit Evropian mbi politikën penale mjedisore.689 Gjykata

Evropiane e Drejtësisë në thelb nënkuptonte një pushtet të BE-së në bazë të Nenit 175 për

të përcaktuar mënyrën e zbatimit të politikave mjedisore të tij dhe kompetencën për të

miratuar masa të politikës penale mjedisore në luftën kundër shkeljeve të rënda penale

mjedisore.

4.5. Perspektivat për ligjin penal mjedisor të BE-së

Gjykimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, në çështjen Komisioni kundër Këshillit C-

176/03 përfaqësonte një fitore të kushtueshme për Komisionin Evropian. Nëpërmjet,

procesit gjyqësor të ndjekur para GJED u sigurua, se çdo zhvillim i politikave mbi masat

për të harmonizuar aspektet thelbësore të politikave mjedisore duhet të kanalizohej,

përmes mekanizmave të vendimmarrjes të shtyllës së parë të BE-së, përkatësisht nën

Nenin 175 të KE-së. Megjithatë, masa të tilla ishin subjekt i miratimit të Këshillit të BE-

së me anë të votimit me shumicë të cilësuar dhe ende nuk ishte e qartë, nëse një shumicë

684 Opinioni i Avokatit të Përgjithshëm, më 26 maj 2005, paragrafi 72. 685 Po aty, paragrafi 84. 686 Po aty, paragrafi 80-82. 687 Po aty, paragrafi 78. 688 Çështja C-176/03 Komisioni kundër Këshillit [2005] ECR I-7879. Në dispozicion në faqen e internetit

EUR-LEX të BE-së (www.europa.eu.int/eur-lex) dhe faqen e internetit të GJED-së (www.curia.eu.int).

(Aksesuar më 19.10.2015). 689 Shikoni referencën 684, paragrafi 48. “Megjithatë, gjetja e fundit e përmendur [se si rregull i

përgjithshëm, as ligji penal dhe as rregullat e procedurës penale nuk bien në kuadër të kompetencës së KE]

nuk e pengon Komunitetin Evropian, kur aplikimi i dënimeve penale efektive, proporcionale dhe bindëse

nga autoritetet kombëtare është një masë e domosdoshme për luftën ndaj veprave penale të rënda

mjedisore, nga marrja e masave të cilat kanë të bëjnë me ligjin penal të Shteteve Anëtare, që i konsideron

të nevojshme për të siguruar, se rregullat, që përcaktojnë mbrojtjen e mjedisit janë plotësisht efektive”.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

134

e tillë ekzistonte. Shtetet Anëtare mund të ngurronin për të pranuar bashkëpunimin e

politikave penale mjedisore mbi bazën e shtyllës së parë të kuadrit kushtetues të BE-së.

Një interpretim i GJED-së në favor të kompetencës së Komunitetit Evropian do të ishte i

pamundur për të siguruar autoritet të mjaftueshëm në vetvete. Nëse, Shtetet Anëtare do të

binin dakord për t’i kaluar KE-së legjislacionin për përgjegjësinë penale mjedisore, disa

Shtete Anëtare të tjera, si Gjermania mund të përballeshin me vështirësi të brendshme

ligjore kushtetuese për të përshtatur një legjislacion të tillë në ligjin kombëtar.

Disa Shtete Anëtare të Bashkimit Evropian mund ta konsiderojnë Konventën PECL të

Këshillit të Evropës, si mjet për të realizuar më tej bashkëpunimin rajonal ndërkombëtar

për të luftuar veprat penale mjedisore. Konventa PECL, gjithashtu përfshin dispozita mbi

çështje, që një nismë e KE nuk mund t’i pranojë, si dispozita në lidhje me juridiksionin,

aspektet procedurale, apo ekstradimin. Në këtë kuptim, Konventa PECL ka avantazh të

veçantë, sepse është një instrument ligjor ndërkombëtar rajonal në Evropë e aftë për

adresimin e çështjeve në politikën penale mjedisore në një mënyrë shumë më të bashkuar

dhe të plotë, se çdo masë e vetme në BE. Nën kuadrin aktual kushtetues të BE-së, aspekte

të ndryshme të politikës së bashkëpunimit mbi politikën penale mjedisore janë themeluar

mbi baza ligjore të dallueshme dhe procedura legjislative në varësi të faktit, nëse

propozimet mbulonin fushat e politikave, që adresohen brenda fushës së Nenit 175 të KE

ose Titullit VI të TBE. Marrëdhënia politike dhe ligjore mes dy instrumenteve do të jetë e

ndërlikuar. Natyra e degëzuar e proceseve vendimmarrëse të BE-së në raport me

politikën penale mjedisore nuk krijojnë hapësirë të kuptueshme apo zhvillim transparent

politik.690

Nga pikëpamja politike nuk është realiste të pritet, që Shtetet Anëtare në të ardhmen e

afërt të mendojnë ndonjë strategji duke synuar të unifikojnë bazën ligjore për veprime të

BE-së rreth Nenit 175 të KE.691 Konventa PECL është një instrument më pak efektiv për

trajtimin e veprave penale të rënda mjedisore në aspektin e ndikimit politik dhe ligjor, se

sa Drafti i Direktivës PECL propozuar nga Komisioni Evropian në bazë të Nenit 175 të

KE. Megjithatë, pavarësisht këtyre faktorëve është gjithashtu e mundshme, që Shtetet

Anëtare të binden për të pranuar interpretimin ligjor të GJED-së në kompetencën e

Bashkimit Evropian.692 Kushtetuta e Bashkimit Evropian e vitit 2004 ofronte mundësinë

e një procedure të unifikuar legjislative për harmonizimin e përgjegjësisë penale

mjedisore në nivel të BE-së në bazë të votimit me shumicë të cilësuar.693 Direktiva e

Veprave Penale Mjedisore angazhon në mënyrë të qartë, Shtetet Anëtare për miratimin e

sanksioneve penale “efektive, proporcionale dhe bindëse” për veprat penale mjedisore.694

690 F. Comte, Criminal environmental law and Community competence, EEL Rev 147, 2003, fq. 153. 691 Për shembull, duke transferuar kompetencat ekzistuese të Titullit VI të TBE në shtyllën e parë nën

Nenin 42 të Traktatit të Bashkimit Evropian. 692 M. Faure, European environmental criminal law: do we really need it?, EEL Rev 18, 2004, fq. 18. 693 Shikoni, Nenet III-271 dhe 272 të Traktatit të Bashkimit Evropian për bashkëpunimin në çështjet penale,

në lidhje me Seksionin e Kushtetutës mbi Bashkëpunimin Policor dhe Gjyqësor në Çështjet Penale në

pjesën e saj të tretë. 694 EU (2008b), Direktiva 2008/99 mbi mbrojtjen e mjedisit nëpërmjet ligjit penal, 19 Nëntor, http:// eur-

lex.europa.eu/LexUriServ/LexUriServ.do?uri=celex:32008l0099:en:not. (Aksesuar, më 05.03.2016).

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

135

Iniciativat në fushën e mjedisit konfirmojnë interesin në rritje të BE-së për të drejtën

penale, si një mjet për zbatimin e politikave të BE-së.695

4.6. Aspekte të përgjithshme të përgjegjësisë civile mjedisore në Bashkimin

Evropian

Tema e përgjegjësisë mjedisore është shfaqur vetëm kohët e fundit, si një dimension i

ri i rëndësishëm për përforcimin e ligjeve mjedisore të Komunitetit Evropian. Një numër

konventash ndërkombëtare në sektor të veçantë të mjedisit kujdesen për kornizat e

përgjegjësisë civile,696 disa prej të cilave nuk janë ende në fuqi.697 Në vitin 2004,698

Bashkimi Evropian aprovoi një dekret legjislativ mbi përgjegjësinë civile mjedisore. Ky

dekret vendoste në qendër autoritetet kombëtare të Shteteve Anëtare, në lidhje me

përforcimin e kërkesave të tyre për të vendosur para përgjegjësisë personat, të cilët kanë

shkaktuar shkelje serioze të disa kërkesave për mbrojtjen mjedisore. Regjimet e

përgjegjësisë nuk janë domosdoshmërisht mjete të përshtatshme për t’u marrë me dëmet

mjedisore të shkaktuara nga veprimtaria njerëzore.699 Natyra e komplikuar e disa llojeve

të ndotjes mund ta bëjë të vështirë përcaktimin e burimit të tyre, si dhe ndotësve

individual.700

Mjetet e përgjegjësisë nuk ofrojnë një mekanizëm të përshtatshëm për t’u marrë me

ndotjen e përhapur të mjedisit, në të cilën vetë shoqëria ka zgjedhur të tolerojë aktivitete

të tilla. Për më tepër, mekanizmat e përgjegjësisë zakonisht nuk përmbajnë një dimension

të veprimit parandalues, por aplikohen vetëm pasi ka ndodhur dëmi mjedisor. Megjithatë,

regjimet e përgjegjësisë të propozuara dhe të prezantuara nga Bashkimi Evropian ofrojnë

695 European Commission, Towards an EU Criminal Policy: Ensuring the effective implementation of EU

policies through criminal law, (COM(2011) 573 final), 20 Shtator, 2011b, http://eur-

lex.europa.eu/LexUriServ/. (Aksesuar, më 05.03.2016). 696 Që do të thotë, në sektorët e ndotjes detare: Konventa e vitit 1977 mbi Përgjegjësinë Civile për Ndotjen

nga Nafta, që rezulton nga eksplorimi dhe shfrytëzimi i burimeve minerale nga shtrati i detit; Konventa e

vitit 1992 mbi Përgjegjësinë Civile për Ndotjen nga Nafta; Konventa e vitit 1996 mbi Përgjegjësinë dhe

Kompensimin për Ngarkesat e Materialeve të Rrezikshme dhe Helmuese Nëpërmjet Detit; Konventa e vitit

2001 mbi Përgjegjësinë Civile për Dëmet nga Depot e Karburanteve; Ngarkesat e Mallrave të Rrezikshme:

Konventa e vitit 1971 mbi Përgjegjësinë Civile në Fushën e Ngarkesave Detare të Materialeve Nukleare;

Konventa e vitit 1989 mbi Përgjegjësinë Civile për Dëmet e Shkaktuara gjatë Ngarkesës së Mallrave të

Rrezikshme nëpërmjet Rrugës, Hekurudhës dhe Lundrimit brenda Vendit; Konventa e Parisit në vitin 1960

mbi një Palë të Tretë Përgjegjëse në Fushën e Energjisë Nukleare dhe Konventa Shtesë e Brukselit e vitit

1963; Konventa e Vjenës në vitin 1963 mbi Përgjegjësinë Civile për Dëmet Nukleare; Protokolli i

Përbashkët në vitin 1988 i Konventës së Parisit dhe Vjenës; Ndotjet Aksidentale Industriale të Lumenjëve

dhe Liqeneve Ndërkufitare; Protokolli i Kievit i Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për

Evropën mbi Përgjegjësinë Civile dhe Kompensimin për Dëmet e Shkaktuara nga Mbetjet e Rrezikshme:

Protokolli i vitit 1999 mbi Përgjegjësinë dhe Kompensimin për Dëmet, që Rezultojnë nga Lëvizjet

Ndërkufitare të Mbetjeve të Rrezikshme. 697 A. Daniel, Civil liability regimes as a complement to multilateral environmental agreements: sound

international policy or false comfort?, 12(3) RECIEL 225, 2003. 698 Direktiva 2004/35 mbi përgjegjësinë mjedisore, për sa i përket parandalimit dhe riparimit të dëmeve

mjedisore. 699 L. Krämer, EC Environmental Law, 5th edn, London: Sweet & Maxwell, 2003, fq. 236-241. Mund të

shikoni, gjithashtu edhe komentet e Komisionit Evropian në shkrimet mbi Përgjegjësinë Mjedisore (2000)

66 fq. 11. 700 Pavarësisht, trajtimit të përshtatshëm të rregullave mbi barrën e provave për përgjegjësinë, këtu mund të

jetë e nevojshme asistencë e konsiderueshme.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

136

disa mekanizma ligjore suplementare inovative, të cilat mund të shërbejnë në frenimin e

disa rasteve serioze të ndotjes mjedisore dhe shpalljes fajtor të personave përgjegjës për

shkaktimin e ndotjes apo kërcënimin për të shkaktuar ndotje. Deri tani nuk ka një

marrëveshje të përgjithshme globale mbi standardet minimale, për sa i përket

përgjegjësisë civile për ndotjen apo dëmet ndërkufitare. Këshilli i Evropës dhe BE janë të

vetmet organizata, që kanë rënë dakort për instrumente të përgjithshme ndërkombëtare

mbi përgjegjësinë për dëmet mjedisore.701

4.7. Parashikimet për përgjegjësinë civile mjedisore sipas Konventës së Luganos

në vitin 1993

Në vitin 1993 miratimi nga Këshilli i Evropës i Konventës mbi Përgjegjësinë Civile

për Dëmet e Rezultuara nga Aktivitetet e Rrezikshme për Mjedisin702 në Lugano përbën

një moment historik të rëndësishëm në zhvillimin e iniciativave evropiane, duke përfshirë

ato të BE mbi përgjegjësinë civile mjedisore. Konventa e Luganos, e cila mbulon edhe

rreziqe në lidhje me teknologjinë ka qenë e hapur për aderim nga 21 qershori i vitit 1993

edhe pse nuk ka hyrë ende në fuqi. Deri më tani, vetëm nëntë shtete (Qipro, Finlandë,

Greqi, Islandë, Itali, Lihtenshtajni, Luksemburgu, Portugalia dhe Hollanda) kanë

nënshkruar këtë Konventë, shtatë prej tyre janë Shtete Anëtare të BE,703 por asnjë shtet

nuk e ka ratifikuar ende atë.704 Konventa e Luganos ofron në lidhje me aktivitetet e

rrezikshme, një regjim përgjegjësie veçanërisht të rreptë. Në këtë perspektivë e

konsideron subjektin, që kryen një veprimtari të rrezikshme, përgjegjës për dëmet, që

rrjedhin nga aktivitetet e tij.705 Përpara adoptimit të saj kishte një numër marrëveshjesh

ndërkombëtare, të cilat i adresoheshin çështjes së përgjegjësisë civile në lidhje me

sektorët e veçantë mjedisor,706 por Konventa e Luganos ishte instrumenti i parë

ndërkombëtar i këtij lloji, që krijonte një kornizë gjithëpërfshirëse për përgjegjësinë, për

sa i përket dëmeve mjedisore.

Nisur nga një perspektivë e Bashkimit Evropian, Konventa e Luganos ka një rëndësi

të madhe historike. Një numër Shtetesh Anëtare të BE kishin vërejtje rreth miratimit të

saj, ndër to më dukshëm Danimarka dhe Gjermania.707 Disa vite, pasi Konventa e

Luganos ishte paraqitur për nënshkrim, Shtetet Anëtare të BE mbetën të ndara, nëse

duhej ta adaptonin atë, si një model të përshtatshëm për bazat e një kornize përgjegjësie

të përgjithshme. Megjithatë, asnjë shtet nuk kishte vazhduar me ratifikimin e Konventës,

e cila nuk hynte në fuqi, nëse të paktën tre prej Shteteve Anëtare nuk e ratifikonin atë.708

Në vitin 2004 me adaptimin e rregullave të veçanta të Komunitetit Evropian mbi

701 A. Boyle, Globalising environmental liability: the interplay of national and international law, 17(1) JEL

3, 2005. 702 Konventa mbi përgjegjësinë civile për dëmet, që rezultojnë nga aktivitetet e rrezikshme për mjedisin. Lugano, 21.06.1993. 703 Qipro, Finlanda, Greqia, Italia, Luksemburgu, Hollanda dhe Portugalia. 704 M. Hinteregger, Environmental Liability and Ecological Damage in European Law, Cambridge

University Press, 2008, fq. 4. 705 T. Treves, Aspetti internazionali della responsabilità civile per danni all’ambiente, in Rivista giuridica

dell’ambiente, 1994, fq. 105. 706 P. Birnie and A. Boyle, International Law and the Environment, 2nd edn, Oxford: Oxford University

Press, 2002, kap. 7 dhe 9. 707 Ashtu siç është vënë re në raportin qeveritar të KE mbi Përgjegjësinë Civile (COM (2000) 66 fq. 25). 708 Shikoni, Nenin 32 (3) të Konventës së Luganos.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

137

Përgjegjësinë Civile Mjedisore në formën e Direktivës 2004/35 për Përgjegjësinë

Mjedisore, për sa i përket parandalimit dhe korrigjimit të dëmeve mjedisore,709 Konventa

e Luganos nuk ishte më e përshtatshme për çështjet e përgjegjësisë civile për dëmet

mjedisore të shkaktuara brenda territorit të BE.

Neni 25 (2) i Konventës së Luganos përcakton, se palët, të cilët janë gjithashtu

anëtarë të Komunitetit Evropian duhen të aplikojnë rregullat e KE dhe jo të Konventës së

Luganos. Konventa e Luganos, teorikisht mund të mbajë një peshë të mundshme në

marrëdhënien midis Shteteve Anëtare të BE dhe shteteve të tjera. Shumë prej dispozitave

të saj kanë siguruar një sfond të dobishëm për diskutimet mbi përgjegjësinë në nivelin e

Komunitetit Evropian dhe disa prej tyre janë përshtatur me efektivitet brenda Direktivës

2004/35. Konventa e Luganos parashikon përgjegjësi të rreptë për dëmin e shkaktuar nga

aktivitete të rrezikshme për mjedisin, duke përfshirë aktivitetet e kryera nga autoritetet

publike. Ajo mbulon rreziqet mjedisore të substancave të rrezikshme, organizmat e

modifikuar gjenetikisht, mikroorganizmat e rrezikshme dhe mbetjet.710 “Substancat e

rrezikshme” janë përcaktuar në përputhje me direktivat e ndryshme të Komunitetit

Evropian, cituar në Shtojcën I të Konventës së Luganos. Për sa i përket mbetjeve

Konventa e Luganos mbulon instalimet ose vendet për djegie, trajtimin ose riciklimin e

mbetjeve (të specifikuara më tej në Shtojcën II) dhe vendet për depozitimin e mbetjeve të

përhershme. Përgjegjësia imponohet mbi operatorin e aktivitetit, i cili është personi, që

ushtron kontroll mbi një veprimtari të rrezikshme.711 Sipas Konventës së Luganos, person

konsiderohet “çdo individ, ortakëri apo organ, që rregullohet nga e drejta private ose

publike, qoftë shoqëri apo jo, duke përfshirë shtetin ose ndonjë nga nënndarjet përbërëse

të tij”.712

Konventa e Luganos synonte të siguronte kompensim të përshtatshëm të dëmeve

mjedisore të shkaktuara nga operatorët në kontrollin e aktiviteteve të rrezikshme,713 si

dhe të siguronte mjete për parandalimin dhe riparimin e dëmeve të tilla.714 Koncepti i

dëmit interpretohet gjerësisht për të përfshirë në shtesë të standardeve të dëmeve,

lëndimet personale dhe dëmet ndaj pasurive, humbjet apo dëmet në mjedis të reflektuara

nga kostoja e masave të arsyeshme të ndërmarra nga persona për të parandaluar ose

minimizuar humbjen për mjedisin.715 Përgjegjësia e operatorëve është e ashpër, pra

paditësi nuk ka nevojë të provojë gabimin apo neglizhencën, por vetëm që operatori ka

shkaktuar dëm.716 Megjithatë, operatorët kanë mundësinë të përjashtohen nga

përgjegjësia, nëse janë në gjendje të provojnë situata të veçanta, që i justifikon ata nga

përgjegjësia. Përjashtimi përfshin dëmet, që ndodhin, si rezultat i akteve të luftës,

shkatërrimeve natyrore, ndërhyrjes së një pale të tretë me qëllim për të shkaktuar dëme,

709 Gazeta Zyrtare 2004 L143/56. 710 M. Hinteregger, Environmental Liability and Ecological Damage in European Law, Cambridge

University Press, 2008, fq. 4. 711 Neni 2 (5) i Konventës së Luganos. 712 Neni 2 (6) i Konventës së Luganos. 713 Ashtu siç është përpunuar në Nenin 2 dhe Shtojcat I-II të Konventës së Luganos. Këto përfshijnë

prodhimin dhe trajtimin e substancave kimike të rrezikshme, disa lloje organizmash të modifikuara

gjenetikisht, mikro-organizmat e modifikuara, si dhe funksionimin e menaxhimit të mbetjeve. Incidentet

nukleare dhe plani i veprimeve të ngarkesave të mallrave përjashtohen nga qëllimi i Konventës. (Neni 4). 714 Neni 1 i Konventës së Luganos. 715 Shikoni, Nenet 2 (7)-(10) të Konventës së Luganos. 716 Nenet 6 (1) dhe 7 (1) të Konventës së Luganos.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

138

përputhjen me një urdhër të një autoriteti publik, ndotjen në një nivel të tolerueshëm,

sipas rrethanave përkatëse, një aktivitet i rrezikshëm, por i ndërmarrë në mënyrë të

ligjshëm në interes të njerëzve, që vuajnë dëmin apo, si rezultat i një gabimi.717 Operatori

lejohet t’i shpëtojë përgjegjësisë nën mbrojtje të ndryshme718 duke përfshirë neglizhencën

kontributive.719 Në lidhje me shkakun, Konventa e Luganos kërkon nga gjykatat të marrin

parasysh rritjen e rrezikut për të shkaktuar dëm nga aktiviteti i rrezikshëm720 dhe

parashikon përgjegjësi solidare për burime të shumta të shkakut.721

Në këtë dokument, parimi ndotësi paguan është paraqitur, që në hyrje. Duke vazhduar

shqyrtimin e Konventës së Luganos,722 ndërmjet dispozitave për përgjegjësinë për dëmin

mjedisor janë gjetur masa për të siguruar kompensimin adekuat për dëmin,723 që rrjedh

nga aktivitetet e rrezikshme dhe identifikon ekzistencën e një sistemi të përgjegjësisë

civile724 lidhur me zbatimin e parimit, ndotësi paguan.725 Në Konventën e Luganos janë

marrë në konsideratë, aktivitetet e kryera në mënyrë profesionale, të cilat paraqesin rrezik

për njeriun, mjedisin ose pronën, si dhe aktivitetet, që mund të prodhojnë dëme të

kompensueshme të specifikuara në Nenin 2.726 Konventa e Luganos nuk parashikon

ndonjë supozim të veçantë për një lidhje shkakësore midis dëmit dhe të pandehurit, por

përcakton, se problemi i provës mbi të akuzuarin varion, sipas rrezikut relativ të

aktivitetit. Veçanërisht, gjykatave iu kërkohet të marrin parasysh rrezikun në rritje të

717 Nenet 8-9 të Konventës së Luganos. 718 Neni 8 i Konventës së Luganos. 719 Neni 9 i Konventës së Luganos. 720 Neni 10 i Konventës së Luganos. 721 Neni 11 i Konventës së Luganos. 722 S. Bariatti, Prime considerazioni sulla convenzione di Lugano del 16 settembre 1988 sulla giurisdizione

e l'esecuzione delle sentenze, in Riv. Dir. Int. Priv. Proc., 1989, fq. 529; S. M. Carbone, Lo spazio

giudiziario europeo. Le convenzioni di Bruxelles e di Lugano, Torino, 1995. 723 A. De Cupis, La riparazione del danno all’ambiente: risarcimento, o pena?, in Riv. dir. civ., II, 401 ss,

1998. 724 G. Alpa, Responsabilità civile e danno, Il Mulino, Bologna, 1991; L. Barbiera, Qualificazione del danno

ambientale nella sistematica generale del danno, in Il danno ambientale con riferimento alla

responsabilità civile, (a cura di) P. Perlingieri, Napoli, Edizioni scientifiche italiane, 1991. 725 N. De Sadeleer and S. Leubuscher, Environmental Principles: From Political Slogans to Legal Rules,

cit, fq. 21-60. 726 Konventa e Luganos, Neni 2: ... “Aktivitet i rrezikshëm” do të thotë një ose më shumë prej aktiviteteve

në vijim me kusht, që të jenë kryer në mënyrë profesionale, duke përfshirë aktivitetet e kryera nga

autoritetet publike:

a. prodhimin, trajtimin, ruajtjen, përdorimin ose shkarkimin e një ose më shumë substancave të rrezikshme

ose ndonjë operacion tjetër të një natyre të ngjashme, që kanë të bëjnë me substanca të tilla;

b. prodhimin, kultivimin, trajtimin, magazinimin, përdorimin, shkatërrimin, asgjësimin, ose ndonjë

operacion tjetër, që kanë të bëjnë me një ose më shumë:

- organizma të modifikuara gjenetikisht, të cilat, si pasojë e vetive të tyre, modifikimi gjenetik dhe

kushtet, sipas të cilave operacioni është ushtruar përbëjnë një rrezik të madh për njeriun, mjedisin ose

pronën.

- mikro-organizma, të cilat, si pasojë e vetive të tyre dhe kushtet, në të cilat operacioni ushtrohet

paraqesin rrezik të madh për njeriun, mjedisin ose pronën, siç janë ato mikro-organizma, të cilat janë

patogjenike ose që prodhojnë toksina.

c. funksionimin e një instalimi apo vendi për djegie, trajtimin, ose riciklimin e mbetjeve, të tilla si ato

instalime ose vende të specifikuara në Shtojcën II me kusht që sasitë e përfshira të përbëjnë një rrezik të

konsiderueshëm për njeriun, mjedisin ose pronën;

d. funksionimin e një vendi për depozitimin e përhershëm të mbetjeve.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

139

shkaktimit të dëmeve të tilla, si pasojë e aktiviteteve të veçanta, kur shqyrtojnë provat.727

Përgjegjësia, sipas Konventës së Luganos bazohet në parimin e përgjegjësisë së

përbashkët, kur përfshihet më tepër, se një operator dhe janë përcaktuar dispozita të

detajuara mbi shpërndarjen, që operatorët të kenë mundësinë për të limituar

përgjegjësinë, nëse janë në gjendje të provojnë, që aktivitetet e tyre kanë shkaktuar vetëm

një pjesë të dëmit.728 Përveç kësaj, Konventa e Luganos krijon një sistem të elaboruar të

rregullave për të siguruar akses në informacionin e mbajtur nga autoritetet publike, si dhe

nga operatorët.729 Duke patur parasysh, regjimin e përgjegjësisë mund të gjenden edhe

dispozita në dëm të personit, që pëson dëmin, nëse individi ka patur faj, sepse ka

kontribuar në shkaktimin e dëmit. Kompensimi duhet të reduktohet ose anulohet, duke

marrë parasysh të gjitha rrethanat e rastit konkret.730

Përgjegjësia është subjekt i limiteve të përkohshme. Në parim, veprimet për

kompensim duhet të ndërmerren brenda tre vjetësh nga pretenduesi aktual apo nga

njoftimi i dëmit dhe asnjë proces gjyqësor civil nuk duhet të bëhet 30 vjet pas datës së

incidentit, që ka shkaktuar dëmet.731 Konventa strukturohet, në mënyrë të tillë, që

përgjegjësia të atribuohet jo mbi baza prapavepruese.732 Një aspekt i Konventës, i cili ka

stimuluar diskutime të zgjatura është përqasja e saj ndaj çështjes së mbulimit financiar

për operatorët. Ajo përmban një kërkesë për palët kontratuese për të siguruar, atje ku

është e përshtatshme, që operatorët e aktiviteteve të rrezikshme të marrin pjesë në skemat

e “sigurisë financiare” apo të kenë “një garanci deri në një limit të caktuar” për të

mbrojtur përgjegjësinë.733 Detyrimi për një mbulim financiar të detyruar shfaqet i

dobishëm në përforcimin e parimit ndotësi paguan, për të shmangur perspektivën e të

kërkuarit ndaj taksapaguesit të kostos së marrjes së masave për të rehabilituar vendet, ku

një operator nuk mund të identifikohet.734

Konventa e Luganos përmban një numër dispozitash mbi të drejtat për të përdorur

informacionet mbi çështjet mjedisore.735 Dispozitat mbi përdorimin e informacioneve nga

autoritetet publike, pjesëmarrja publike në vendimmarrje dhe e drejta për t’iu drejtuar

gjykatës për çështjet mjedisore janë arritur efektivisht nga Konventa e Komisionit

Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën në vitin 1998 në Aarhus.736 Megjithatë,

Konventa e Luganos përmban një dispozitë interesante duke garantuar nëpërmjet një

727 Neni 10 i Konventës së Luganos. 728 Shikoni, Nenet 6 (2)-(4), 7 (3) dhe 11 të Konventës së Luganos. 729 Nenet 13-16 të Konventës së Luganos. 730 Konventa e Luganos, Neni 9: “Nëse personi, që ka pësuar dëmin ose një person për të cilin ai është

përgjegjës sipas ligjit të brendshëm, me fajin e tij ka kontribuar në dëmin, që është shkaktuar kompensimi

mund të reduktohet ose të ndalohet duke marrë parasysh të gjitha rrethanat”. 731 Neni 17 i Konventës së Luganos. 732 Neni 5 i Konventës së Luganos. 733 Neni 12 i Konventës së Luganos. Kufiri apo pragu monetar i përgjegjësisë përfshihet në disa konventa

ndërkombëtare mbi përgjegjësinë civile në lidhje me dëmet mjedisore, siç është ndotja e naftës ndaj

mjedisit: shikoni Konventën e vitit 1992 mbi Përgjegjësinë Civile për Dëmet e Ndotjes së Naftës dhe

Konventën mbi një Fond Ndërkombëtar për Kompensimin nga Ndotja e Naftës, po ashtu dhe Konventën e

vitit 2001 mbi Dëmet e Rezervuarve të Naftës. 734 Shikoni, për shembull vlerësimin e sigurisë financiare në Vlerësimin e Komisionit mbi Përgjegjësinë

Mjedisore (COM (2000) 66 fq. 23-24). 735 Kapitulli III i Konventës së Luganos (Nenet 13-15). 736 Shikoni web: www.unece.org (Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën). (Aksesuar

më 11.04.2016).

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

140

urdhri gjykate, që viktimat e dëmit të kenë leje përdorimi ndaj informacioneve të veçanta

mjedisore të mbajtura nga operatorët737 dhe dispozita të detajuara mbi juridiksionin,

njohjen dhe përforcimin e vendimeve gjyqësore me qëllim adresimin e planeve të

veprimit për dëmet mjedisore, që përfshijnë më shumë, se sa një palë kontraktuese.738

Neni 18 i kësaj Konvente, siguron disa të drejta për organizatat mjedisore jo-

qeveritare, ku shoqatat apo fondacionet, që kanë për qëllim mbrojtjen e mjedisit kanë të

drejtën të kërkojnë ndalimin e një aktiviteti të rrezikshëm të paligjshëm, që përbën një

kërcënim të madh për mjedisin apo të urdhërohen operatorët të ndërmarrin masa

parandaluese.739 Konventa e Luganos i referohet palëve kontraktuese për të përcaktuar

marrësin e kërkesës dhe për të siguruar rregullat mbi kërkesat, që mund të supozohen prej

tyre, se janë të papranueshme.740 Konventa e Luganos iu ofron palëve mundësinë të

dëgjojnë autoritetet publike kompetente në lidhje me kërkesën për veprim.741 Në

përputhje me rrethanat u takon palëve të përcaktojnë, se çfarë veprimesh do të

ndërmerren nga autoritetet publike me qëllimin, që t’i kërkohet një operatori të marrë

masa parandaluese apo riparuese. Rezultati i procesit gjyqësor civil, për sa i përket

dëmeve mjedisore, sipas dispozitave të Konventës është më tepër një çështje për t’u

përcaktuar nga paditësi individual privat. Në praktikë, dispozitat e Konventës së Luganos

vazhdojnë të funksionojnë me përqasjen tradicionale të sistemit të përgjegjësisë civile

kombëtare dhe ndërkombëtare duke vendosur në qendër fokusin ligjor për sigurimin e

kompensimit për viktimat në njerëz të dëmit mjedisor.

Dëmi i shkaktuar nga një incident bërthamor i rregulluar nga Konventa e Parisit 1960

(dhe Protokolli i saj Shtesë i vitit 1964), nga Konventa e Vjenës e vitit 1963 ose me ligj të

veçantë të brendshëm nuk është i mbuluar nga Konventa e Luganos. Gjithashtu, kjo

Konventë nuk zbatohet për dëmet, që rrjedhin nga transporti me përjashtim të transportit

me tubacion apo transportit të brendshëm brenda një instalimi apo vendi. Konventa e

Luganos nuk prek rregullat kombëtare në lidhje me kompensimin e artizanëve ose skemat

e sigurimeve shoqërore.742

4.8. Zhvillime të politikave mjedisore të Komunitetit Evropian mbi përgjegjësinë

civile mjedisore

Diskutimet mbi zhvillimin e rregullave të Komunitetit Evropian për të harmonizuar

ligjet e Shteteve Anëtare mbi temën e përgjegjësisë civile mjedisore janë zhvilluar, që

prej mesit të viteve ‘80 duke përkuar me zjarrin në fabrikën e Sandozit në Bazel të

Zvicrës në vitin 1986, e cila shkaktoi dëme të mëdha në Rin. Gjithashtu, disa prej

zhvillimeve kryesore kanë çuar drejt nxjerrjes së rregullave mbi përgjegjësinë civile

mjedisore në nivelin e Komunitetit Evropian.743 Komisioni Evropian ka qenë i prirur për

737 Neni 16 i Konventës së Luganos. 738 Nenet 19-24 të Konventës së Luganos. 739 Neni 18 (1) i Konventës së Luganos. 740 Nenet 18 (2)-(3) të Konventës së Luganos. 741 Neni 18 (4) i Konventës së Luganos. 742 Neni 4 i Konventës së Luganos. 743 Komisioni i Drejtorisë së Përgjithshme të Mjedisit siguron informacione mbi të gjitha dokumentet

politike relevante të përfshira në negociatat e një kornize të përbashkët të përgjegjësisë së Komunitetit

Evropian: www.europa.eu.int/comm/environment/liability/index.htm. (Aksesuar më 14.05.2016); M.

Hedemann-Robinson and M. Wilde, “Towards a European tort law on the environment? European Union

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

141

të eksploruar mënyra dhe mjete për të përdorur konceptin e përgjegjësisë civile për të

shtuar një numër parimesh kryesore mjedisore, si: parimin e parandalimit, parimin

ndotësi paguan, dëmet mjedisore duhet të korrigjohen në burim dhe parimin e marrjes së

masave paraprake.744

Bashkimi Evropian ka bërë disa përpjekje për të krijuar një regjim uniform të

përgjegjësisë mjedisore evropiane. Propozimi për një Direktivë mbi Përgjegjësinë Civile

për Dëmet e Shkaktuara nga Mbetjet745 i paraqitur në vitin 1989 dhe Neni 14 i Direktivës

së propozuar për Landfillin e Mbetjeve,746 që imponoi përgjegjësinë pa faj për operatorët

e deponive të mbetjeve nuk hynë në fuqi. Gjatë viteve ‘90, Komisioni Evropian udhëhoqi

debatin mbi temën e përgjegjësisë civile mjedisore në nivelin e KE. Në maj të vitit 1993,

Komisioni Evropian publikoi “Librin e Gjelbër mbi Riparimin e Dëmeve Mjedisore”,747

një dokument i cili hartoi strategji të mundshme alternative, të cilat mund t’i ndiqte KE.

Komisioni Evropian morri reagime nga palët e interesuara, duke përfshirë Shtetet

Anëtare, institucionet dhe organet e tjera të Komunitetit Evropian, bizneset dhe grupet e

organizatave jo-qeveritare. Në këtë mënyrë, Komisioni Evropian bëri të qartë analizat

dhe pikëpamjen mbi mundësinë e një kuadri legjislativ të Komunitetit Evropian mbi

përgjegjësinë mjedisore në formën e Raportit Zyrtar mbi përgjegjësinë mjedisore të

publikuar në Shkurt të vitit 2000.748

Në Raportin Zyrtar, Komisioni Evropian prezantoi preferencën e tij për një kornizë

ligjore të veçantë dhe të detajuar të Bashkimit Evropian në formën e një direktive dhe

përjashtoi mundësitë e tjera të paraqitura, si hyrja e Bashkimit Evropian në Konventën e

Luganos apo një regjim të limituar të Bashkimit Evropian për instancat ndërkufitare të

dëmeve mjedisore. Ata që ishin në favor të një grupi të limituar të rregullave duke

mbuluar vetëm dëmet ndërkufitare kishin kërkuar mbështetje për parimin e

subsidiaritetit749 të pasqyruar në Nenin 5 (2) të Traktatit të Komunitetit Evropian. Sipas

këtij parimi, KE duhet të ndërmarrë veprime në fusha, që nuk përkojnë me kompetencat e

tij ekskluzive, vetëm nëse dhe për aq sa objektivat e veprimeve të propozuara në nivelin e

KE nuk mund të arrihen mjaftueshëm nga Shtetet Anëtare dhe si rrjedhojë mund të

arrihen më mirë nga Komuniteti Evropian. Ky argument ishte kundërshtuar nga

Komisioni Evropian, i cili argumentonte, se një kornizë e limituar për dëmet ndërkufitare

initiatives and developments on civil liability in respect of environmental harm”, in Lowry, J. and

Edmunds, R, (eds), Environmental Protection and the Common Law, Oxford/Portland Orgeon: Hart

Publishing, 2000; L. Kramer, EC Environmental Law, 5th edn, London: Sweet & Maxwell, 2003, fq. 167-

70. 744 Ashtu siç është sanksionuar në Nenin 174 (2), parimi paraprak u përfshi në Traktatin e KE nëpërmjet

TBE, ndërsa parimet e tjera mjedisore u prezantuan në Aktin Unik Evropian. 745 Propozimi për një Direktivë të Këshillit mbi përgjegjësinë civile për dëmet e shkaktuara nga mbetjet,

COM (89) 282 final-SYN 217/Gazeta Zyrtare C 251, 4.10.1989, fq. 3, i ndryshuar nga Propozimi i

ndryshuar për një Direktivë të Këshillit mbi përgjegjësinë civile për dëmet e shkaktuara nga mbetjet, COM

(91) 219 final-SYN 217/Gazeta Zyrtare C 192, 23.07.1991, fq. 6. 746 Propozimi i ndryshuar për një Direktivë të Këshillit mbi Landfillet e Mbetjeve, COM (93) 275 final-

SYN 335/Gazeta Zyrtare C 212, 05.08.1993, fq. 33. Direktiva e Këshillit 99/31/KE, Gazeta Zyrtare L 182,

16.07.1999, fq. 1. 747 COM (93) 47 Komunikata e Komisionit Evropian, “Libri i Gjelbër për Riparimin e Dëmeve Mjedisore”,

dt. 14.05.1993. 748 COM (2000) 66 Komunikata e Komisionit Evropian “Libri i Bardhë mbi Përgjegjësinë Mjedisore”, dt.

09.02.2000. 749 Siç është sanksionuar në Nenin 5 (2) të Traktatit të KE. Për detaje mbi shtojcën, shikoni Protokollin Nr.

30 të bashkangjitur në Traktatin e KE (e prezantuar nga Traktati i Amsterdamit 1997).

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

142

do të dështonte të merrte parasysh faktin, se ndotja që ndodh brenda territorit të një Shteti

Anëtar të vetëm mund të krijonte probleme të mbrojtjes mjedisore për rajonin e BE.

Parimi i subsidiaritetit ishte një argument në favor të adaptimit të politikave mbi

përgjegjësinë civile në nivel të BE.750

Karakteristikat kryesore të një regjimi të përgjegjësisë mjedisore u parashikuan më

pas në “Librin e Bardhë për Përgjegjësinë e Mjedisit”.751 Libri i Bardhë propozoi një

Direktivë Kornizë duke imponuar përgjegjësi të ashpër për dëmet e shkaktuara nga

veprimtaritë e rrezikshme të rregulluara nga KE, duke mbuluar dëmet tradicionale dhe

mjedisore. Ai propozoi më tej përgjegjësinë me faj për dëmtimin e biodiversitetit të

shkaktuar nga aktivitetet jo-të rrezikshme. Nocioni i dëmit mjedisor kufizohet në ndotjen

e vendit dhe dëmtimin e biodiversitetit tashmë nën mbrojtjen e rrjetit Natura 2000.

Ndërhyrja ishte e nevojshme dhe urgjente, sidomos pas fatkeqësive, të cilat kishin ndotur

bregdetin dhe kishin shkaktuar zhdukjen e qindra e mijëra llojeve të zogjëve dhe

kafshëve të tjera për shkak të hedhjes në det të sasive të mëdha të produkteve të naftës752

në habitatet e prekura nga fatkeqësitë. Megjithatë, në mungesë të një sistemi përkatës të

llogaridhënies, mosrespektimi i rregullave dhe procedurave ekzistuese në fushën e

mbrojtjes së mjedisit mund të çonte në vendosjen e dënimeve penale ose

administrative.753 Libri i Bardhë, si një iniciativë legjislative e Komunitetit Evropian do

të siguronte, se përgjegjësia për dëmet mjedisore do të përfshinte garancinë, që

shpërblimet e marra do të përdoreshin për qëllimin e restaurimit të dëmeve mjedisore.754

Në shtesë të kësaj u propozua, se përgjegjësia do të strukturohej duke synuar dy tipa të

ndryshme aktivitetesh, që shkaktojnë dëmet mjedisore. Përgjegjësia do të ishte e ashpër

në lidhje me aktivitetet e supozuara, si rrezik i trashëgueshëm ndaj mjedisit dhe bazuar

mbi gabimet në lidhje me aktivitete të tjera të supozuara jo të rrezikshme.755

750 Për një pikëpamje tjetër mbi përshtatshmërinë dhe shpjegimet e prezantuara nga Komisioni Evropian,

për sa i përket shtojcës në lidhje me kornizën e KE mbi përgjegjësinë mjedisore, shikoni N. Farnsworth,

“Subsidiarity-a conventional industry defence. Is the Directive on environmental liability with regard to

prevention and remedying of environmental damage justified under the subsidiarity principle?”, 2004,

EEL Rev 176. 751 COM (2000) 66 final of 9 February 2000; L. Bergkamp, The Commission’s White Paper on

Environmental Liability: A Weak Case for an EC Strict Liability Regime, EELR, 2000, fq. 105-114 (Part I)

dhe fq. 141-147 (Part II); M. Faure, The White Paper on Environmental Liability: Efficiency and

Insurability Analysis, Env Liability, 2001, fq. 188-201; M. Faure and K. De Smedt, Should Europe

Harmonise Environmental Liability Legislation?, Env Liability, 2001, fq. 217-237; E. Rehbinder, Towards

a Community Environmental Liability Regime: The Commission’s White Paper on Environmental Liability,

Env Liability, 2000, fq. 85-96; P. Rice, From Lugano to Brussels via Aarhus: Environmental Liability

White Paper Published, Env Liability, 2000, fq. 39-45; E. Brans, Liability for Damage to Public Natural

Resources, The Hague, 2001, fq. 177. 752 Përveç, rreziqeve të pastra të transportit, ndër të cilat dëmet veçanërisht të rëndësishme i atribuohen

zjarrit dhe shpërthimeve, llojet e ndryshme të dëmtimit, që ndikojnë në produktet e naftës janë studiuar në

thellësi nga siguruesit, me qëllim të vlerësimit të duhur të rrezikut për të siguruar, nga ana tjetër një

administrim adekuat të transportit të produkteve të tilla. 753 M. Giracca, Il danno ambientale e il diritto comunitario, in AA.VV. La tutela dell’ambiente, a cura di

R. Ferrara, Torino, 2006, 209; G. Fernandez Cruz, A. G. Bullard, Derecho civil patrimonial, Peru, Fondo

Editorial PUCP, 1997. 754 COM (2000) 66 Komunikata e Komisionit Evropian “Libri i Bardhë mbi Përgjegjësinë Mjedisore”, dt.

9.02.2000, fq. 21, (seksioni 4.6). 755 Po aty, fq. 16-17.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

143

Në përputhje me këtë, shtrirja e përgjegjësisë personale e parashikuar nga Libri i

Bardhë ishte shumë më e gjerë, se sa ajo e parashikuar nga Konventa e Luganos në

adresimin ndaj sjelljes së operatorëve të aktiviteteve jo të rrezikshme. Në 9 shkurt të vitit

2000, Komisioni Evropian miratoi Librin e Bardhë mbi përgjegjësinë mjedisore756 për të

zhvilluar një sistem të përshtatshëm për të mundësuar përgjegjësinë për ndotësit

potencial, kompensimin për dëmin e shkaktuar,757 si dhe për të identifikuar mënyrën më

të përshtatshme për të bërë efektiv parimin ndotësi paguan,758 si një nga instrumentet

kryesore për arritjen e objektivave të politikave mjedisore të Bashkimit Evropian.759

Komisioni Evropian vuri re, se kjo shtrirje e përgjegjësisë ishte e justifikuar duke parë

ndjeshmërinë e specieve në mbrojtje dhe zonat e mbuluara nën legjislacionin mbrojtës të

mjedisit të Komunitetit Evropian, që mund të dëmtoheshin lehtësisht nga aktivitetet.760

Libri i Bardhë përjashtoi mbulimin e siguracionit të detyruar, që të lejonte zhvillimin e

një periudhe përvoje për tregjet, sipas kuadrit të Bashkimit Evropian. Pavarësisht kësaj,

nuk përjashtohej mundësia për prezantimin e kufijëve të përgjegjësisë për dëmet e

burimeve natyrore edhe pse kjo do të shkatërronte zbatimin efektiv të parimit ndotësi

paguan.761 Me Librin e Bardhë, Komisioni Evropian shqyrtoi mundësitë e ndryshme për

të vendosur në vend një sistem të koordinuar të përgjegjësisë mjedisore me konventat

ekzistuese ndërkombëtare.762

Libri i Bardhë propozoi rregulla në lidhje me aksesin në drejtësi për t’u pajtuar me

disa detyra, që dalin nga Konventa e Aarhusit763 e Komisionit Ekonomik të Kombeve të

Bashkuara për Evropën, e cila i jep publikut: të drejtën e aksesit në informacionin

mjedisor (shtylla e parë), të drejtën për të marrë pjesë në proceset vendimmarrëse (shtylla

e dytë) dhe aksesi i publikut në drejtësi (shtylla e tretë). BE-ja ka miratuar Konventën e

Aarhusit më 25 qershor 1998 dhe e nënshkroi atë në 17 shkurt të vitit 2005.764 Detyrimet,

që rrjedhin nga Konventa do të zbatohen nga disa Direktiva, që sigurojnë aksesin e

publikut në informacionin mjedisor dhe drejtësi. Këto instrumente janë: Direktiva

756 T. Treves, Aspetti internazionali della responsabilità civile per danni all’ambiente, in Riv. giur. amb.,

1994, fq. 105; F. Giampietro, Responsabilità per danno all’ambiente. L’Italia tra la Convenzione di

Lugano e il Libro verde dell’Unione europea, in Giust. civ.,1995, II, fq. 99; M. Comporti, Nuovi principi e

nuove norme in tema di responsabilità per danno ambientale, in Riv. it. med. leg., 1999, fq. 1485; A De

Luca, L’evoluzione del principio-chi inquina paga nel diritto dell’Unione Europa: questioni in attesa di

soluzione uniforme in vista del Libro Bianco della Commissione, in Riv. giur. Amb., 2000, fq. 293. 757 Komisioni i Komunitetit Evropian, Libro Bianco sulla responsabilità per danni all'ambiente, http://eur-

lex.europa.eu/, [9 tetor 2008]. (Aksesuar më 16.07.2014). 758 Parimi ndotësi paguan është propozuar për herë të parë në vitin 1975 nga Organizata për Bashkëpunimin

Ekonomik dhe Zhvillimin (OBEZH) dhe tani përbën një nga gurët e themelit të politikës mjedisore

evropiane; V. Meli, Le origini del principio chi inquina paga e il suo accoglimento da parte della CEE, in

Rivista giuridica dell’ambiente, 1989, fq. 217. 759 C. Petrini, Bioetica, ambiente, rischio, S. Mannelli (CZ), Rubbettino Editore, 2003, fq. 131. 760 COM (2000) 66 Komunikata e Komisionit Evropian “Libri i Bardhë mbi Përgjegjësinë Mjedisore”, dt.

9.02.2000, fq. 16-17. 761 Po aty, fq. 24. 762 E. H. P. Brans, Liability for Damage to Public Natural Resources, Dordrecht (Netherlands), Kluwer

Law International, 2001, fq. 177-240. 763 Konventa e Aarhusit është nënshkruar më 25 qershor 1998 në Aarhus të Danimarkës, gjatë Konferencës

së katërt pan-evropiane të Sekretarëve të Shteteve për Mjedisin. Ajo hyri në fuqi më 30 tetor të vitit 2001. 764 Vendimi i Këshillit 2005/370/KE mbi konkluzionet, në emër të Komunitetit Evropian, të Konventës për

të drejtën e informimit, pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje dhe aksesin në drejtësi për çështjet

mjedisore, Gazeta Zyrtare L 124, 17.05.2005, fq. 1-3.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

144

2003/4/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 28 janar 2003 mbi aksesin

publik në informacionin mjedisor dhe shfuqizimin e Direktivës së Këshillit

90/313/KEE;765 Direktiva 2003/35/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 26

Maj 2003 duke siguruar pjesëmarrjen e publikut në lidhje me hartimin e planeve dhe

programeve të caktuara, që kanë të bëjnë me mjedisin dhe ndryshimin në lidhje me

pjesëmarrjen e publikut dhe aksesin në drejtësi, Direktivat e Këshillit 85/337/KEE dhe

96/61/KE;766 Propozimi për një Direktivë të Parlamentit Evropian dhe Këshillit për qasje

në drejtësi në çështjet mjedisore.767 Komisioni Evropian miratoi Rregulloren e Aarhus-

it,768 e cila mbulon institucionet, organet, zyrat ose agjencitë e përcaktuara në bazë të

Traktatit të KE-së duke marrë përsipër, gjithashtu përshtatjen e procedurave dhe

praktikave të tyre të brendshme me dispozitat e Rregullores deri më 28 Qershor 2007.

Komisioni Evropian pas Librit të Bardhë, në fillim të vitit 2002 pranoi një propozim

formal769 për një Direktivë të Komunitetit Evropian mbi përgjegjësinë mjedisore.770 Pas

debatit mbi objektivat e propozuara të Librit të Bardhë nga ana e institucioneve të

ndryshme evropiane,771 plotësuar me studime të mëtejshme të ekspertëve,772 të cilët

përfunduan në vitin 2001, Dokumentin e Punës të Drejtorisë së Përgjithshme të Mjedisit

për Parandalimin dhe Restaurimin e Dëmit të Rëndësishëm Mjedisor,773 Komisioni

Evropian lançoi propozimin e parë për një Direktivë mbi përgjegjësinë mjedisore, në

vitin 2002.774

765 Gazeta Zyrtare L 41, 14 Shkurt 2003, fq. 26; 766 Gazeta Zyrtare L 156, 25 Qershor 2003, fq. 17. 767 COM (2003) 624 final 24 October 2003. 768 Rregullorja (KE) Nr. 1367/2006 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e 6 shtatorit 2006 për zbatimin e

dispozitave të Konventës së Aarhusit për Qasjen në Informacion, Pjesëmarrje Publike në Vendimmarrje

dhe Qasje në Drejtësi në çështjet mjedisore në institucionet e Komunitetit Evropian, Gazeta Zyrtare L 264,

25.09.2006, fq. 13-19. Hyri në fuqi më 28 Shtator 2006. 769 COM (2000) 17 Propozimi i Komisionit Evropian për një direktivë mbi parandalimin dhe restaurimin e

dëmeve mjedisore të mëdha, 23.01.2002. 770 B. Jones, European Commission: proposal for a Framework Directive on environmental liability, 14(1)

ELM 5, 2002; M. Lee, The changing aims of environmental liability, 14(4) ELM 189, 2002; L. Krämer, EC

Environmental Law, 5th edn, 2003, London: Sweet & Maxwell, fq. 167-169; N. Farnsworth, Subsidiarity-a

conventional industry defence. Is the Directive on environmental liability with regard to prevention and

remedying of environmental damage justified under the subsidiarity principle?, EEL Rev 176, 2004. 771 Shikoni, Opinionet e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian të datës 12 Korrik 2000, Komitetit të

Rajoneve të 21 qershorit 2000 dhe Komisionit të Mjedisit të Parlamentit Evropian të datës 12 shtator 2000. 772 White Paper: McKenna & Co., Study of Civil Liability Systems for Remedying Environmental Damage,

London, 1996; ERM Economics, Economic Aspects of Liability and Joint Compensation Systems for

Remedying Environmental Damage, London, 1996; E. Brans and M. Uilhoorn, Liability for Ecological

Damage and Assessment of Ecological Damage, Erasmus University, Rotterdam, 1997; S. Deloddere and

D. Ryckbost, Liability for Contaminated Sites, University of Ghent, 1997; M. Faure, ed., Deterrence,

Insurability and Compensation in Environmental Liability, Vienna and New York, 2003. 773 Brussels, Commission of the European Communities, July 2001; L. Bergkamp, The Commission’s July

2001 Working Paper on Environmental Liability: Civil or Administrative Law to Prevent and Restore

Environmental Harm?, Env Liability, 2001, fq. 207-216. 774 Propozimi për një Direktivë të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit mbi Përgjegjësinë Mjedisore në

lidhje me Parandalimin dhe Riparimin e Dëmit Mjedisor, COM (2002) 17 final e 23 Janarit 2002; E.

Hattan, The Environmental Liability Directive, Env Liability, 2002, fq. 3-10; B. Jones, European

Commission: Proposal for a Framework Directive on Environmental Liability, 14 ELM, 2002, fq. 5-10; V.

Fogleman, Some Questions Answered on the Proposed EC Green Liability Regime, 14 ELM 2002, fq. 11-

13; E. Brans, EC Proposal for an Environmental Liability Directive: Standing and Assessment of Damages,

Env Liability, 2002, fq. 135-146; E. Hagenah, “Ziel und Konzeption der kunftigen EG-Richtlinie zur

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

145

Më 21 prill të vitit 2004, Parlamenti Evropian dhe Këshilli miratuan Direktivën

2004/35/KE Mbi Përgjegjësinë Mjedisore në Lidhje me Parandalimin dhe Riparimin e

Dëmit Mjedisor.775 Propozimi adaptoi një përqasje të ndryshme nga Konventa e Luganos,

si dhe nga drejtimet e treguara në Librin e Bardhë. Propozimi i Komisionit Evropian u

fokusua mbi aplikimin e parimit të përgjegjësisë për të siguruar, që personat ligjërisht

përgjegjës për shkaktimin e dëmeve të mëdha mjedisore do t’u kërkohej të merrnin masat

e nevojshme për të siguruar, që dëmet mjedisore të riparoheshin. Aspektet, që kanë të

bëjnë me dëmet e kryera ndaj personave, si dëmi personal apo dëmi ndaj pronës nuk u

adresuan nga Direktiva e propozuar mbi faktin, se shqyrtime të tilla nuk i adresohen

çështjes së korrigjimit të dëmit mjedisor dhe sistemet ligjore kombëtare kishin regjime të

përgjegjësisë civile për dëmet tradicionale.776 Autoritetet publike janë në pozicionin më të

mirë për t’u siguruar, që mjedisi është i mbrojtur, sepse kanë nivele shumë më të mëdha

burimesh për të hetuar duke patur akses dhe duke ndjekur shembujt e ndotjes së

paligjshme. Duke rënduar përgjegjësinë te autorët, që kanë shkaktuar ndotjen nxitet, jo

vetëm reduktimi i ndotjes, por edhe parandalimi i dëmit, të cilat i shtyjnë operatorët drejt

investimeve në thellimin e njohurive dhe përmirësimin e teknologjive ekzistuese.777

Fokusi i mbrojtjes mjedisore u përforcua nga kërkesat, që dëmet e mëdha mjedisore të

riparohen edhe kur operatori mund të vërtetojë, që nuk është përgjegjës ose nuk është në

gjendje të financojë kostot e riparimit të dëmeve të ndodhura.778 Propozimi i Komisionit

Evropian iu nënshtrua amendamenteve të ndryshme, nëpërmjet procesit legjislativ në

Umwelthaftung”, in M. Oldiges (ed.), Umwelthaftung vor der Neugestaltung-Erwartungen und

Anforderungen aufgrund des ku¨nftigen Europa¨ischen Umwelthaftungsrechts, Baden-Baden, 2004, fq. 15-

28. 775 Gazeta Zyrtare L 143, 30.04.2004, fq. 56; C. Blatch, Environmental Liability Directive-Remediation of

Damage, 16 ELM, 2004, fq. 234; Institut fur Umweltrecht der JKU Linz and Akademie fur Umwelt und

Natur des Landes Oberosterreich, eds., Die neue EG-Umwelthaftung und ihre nationale Umsetzung,

Vienna, 2005; M. Ruffert, “Zur Konzeption der Umwelthaftung im Europaischen Gemeinschaftsrecht”, in

R. Hendler, P. Marburger, M. Reinhardt and M. Schroder, eds., Umwelthaftung nach neuem EG-Recht,

Berlin, 2005, fq. 43-72; G. Wagner, “Die gemeinschaftsrechtliche Umwelthaftung aus der Sicht des

Zivilrechts”, in R. Hendler, P. Marburger, M. Reinhardt and M. Schroder, eds., Umwelthaftung nach neuem

EG-Recht, Berlin, 2005, fq. 73-146; G. Betlem, Scope and Defences of the 2004 Environmental Liability

Directive: Who Is Liable for What?, ERA Forum, 2005, fq. 376-388; L. Bergkamp, Implementation of the

Environmental Liability Directive in EU Member States, ERA Forum, 2005, fq. 389-400; E. Brans,

Liability for Damage to Public Natural Resources under the 2004 EC Environmental Liability Directive:

Standing and Assessment of Damages, 7 Env L Rev, 2005, fq. 90-109; P. Wenneras, A Progressive

Interpretation of the Environmental Liability Directive, JEEPL, 2005, fq. 257-267; V. Fogleman,

Enforcing the Environmental Liability Directive: Duties, Powers and Self-Executing Provisions, 4 Env

Liability, 2006, fq. 127-146; R. Slabbinck, H. Descamps and H. Bocken, Implementation of the

Environmental Damage Directive in Belgium, Flanders Env Liability, 2006, fq. 3-12; H. Bocken, Financial

Guarantees in the Environmental Liability Directive: Next Time Better, EELR, 2006, fq. 13-32; G. Betlem

and E. Brans, eds., Environmental Liability in the EU-The 2004 Directive Compared with US and Member

State Law, London, 2006. 776 COM (2002) 17, fq. 16-17. 777 Me krijimin dhe zhvillimin e eksperimenteve të reja, të cilat lehtësojnë zhvillimin e instrumenteve të

reja dhe përmirësimin e teknologjive ekzistuese është e mundur të bëhet më konkret zbatimi i parimit të

parandalimit. 778 Shikoni, Nenet 4 (5)-(6) dhe 5 (5)-(6) të Direktivave të propozuara (COM (2002) 17, fq. 8-9.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

146

nivel komunitar.779 Në prill të vitit 2004, Bashkimi Evropian prezantoi një kornizë ligjore

të përbashkët mbi përgjegjësinë mjedisore në formën e Direktivës 2004/35.

4.8.1. Direktiva 2004/35 mbi Përgjegjësinë Mjedisore

Direktiva 2004/35 mbi përgjegjësinë mjedisore në lidhje me parandalimin dhe

riparimin e dëmeve mjedisore780 hyri në fuqi në 30 prill të vitit 2004781 dhe duhet të

zbatohej nga Shtetet Anëtare deri në 30 prill të vitit 2007. Direktiva u bazua në Nenin

175 (1) të Traktatit të KE dhe vendosi një kuadër të përgjegjësisë mjedisore për të

parandaluar dhe korrigjuar dëmtimin e mjedisit. Ajo është e bazuar në parimin “ndotësi

paguan” dhe parimin e parandalimit, siç parashikohet në Nenin 174 të KE, ndërsa

respekton parimin e zhvillimit të qëndrueshëm. Duke imponuar përgjegjësi financiare për

operatorët e veprimtarive të rrezikshme krijohet një nxitje për të minimizuar rrezikun e

dëmtimit të mjedisit, që buron nga aktivitetet e tyre.782

Direktiva merr parasysh një numër çështjesh, si: përkufizimin e dëmtimit të mjedisit,

kriteret e atribuimit të përgjegjësisë mjedisore, riparimin e dëmit mjedisor, përfshirjen

aktive dhe pasive në ushtrimin e veprimit me përgjegjësi dhe sigurimin e dëmit mjedisor.

Çështja e sigurimit të dëmtimit të mjedisit ishte tema e një studimi të financuar nga

Komisioni Evropian për rishikimin e sistemit të garancisë financiare të siguruar nga Neni

14, paragrafi 2 i Direktivës.783 Direktiva e miratuar në bazë të Nenit 191 të TFBE

sinjalizonte një ndryshim radikal nga një arsyetim i integrimit të tregut drejt shqetësimeve

të orientuara më shumë për mjedisin.784 Komisioni Evropian perceptoi përgjegjësinë

mjedisore, si një mjet efektiv për zbatimin e parimit ndotësi paguan dhe forcimin e

pajtueshmërisë së operatorëve privat me normat mjedisore të BE-së.785 Shteteve Anëtare

iu kërkua ta transpozonin Direktivën e Përgjegjësisë Mjedisore në një ligj kombëtar deri

në 30 prill të vitit 2007 dhe të njoftohej Komisioni Evropian për tekstin e dispozitave

kryesore të rregullave kombëtare në fushën e mbuluar nga DPM.786

Direktiva e Përgjegjësisë Mjedisore specifikon parametrat e përgjegjësisë civile të disa

personave, aktivitetet e të cilëve ose kanë shkaktuar ose kanë gjasa të shkaktojnë në

mënyrë të pashmangshme dëme mjedisore. Gjithashtu, synon të sigurojë, që bizneset të

përqëndrohen në efektet mjedisore të aktiviteteve të tyre duke inkurajuar operatorët të

shmangin dëmet mjedisore dhe në mënyrë proaktive të riparojnë një dëm të tillë.787 Ajo

përcakton rolin dhe përgjegjësitë e autoriteteve kompetente publike, që do të hartohen

779 Përkatësisht, nëpërmjet procedurës së bashkëvendosjes, sipas Nenit 251 të KE, i cili kërkon marrëveshje

të përbashkët të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE. 780 Gazeta Zyrtare 2004 L 143/56. 781 Data e publikimit të tij në Gazetën Zyrtare të BE, siç është specifikuar në Nenin 20 të Direktivës së

Përgjegjësisë Mjedisore. 782 Neni 1 dhe ligjërimi 2 i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 783 Studimi me titull “Financial Security in Environmental Liability Directive” i vitit 2008 është i

disponueshëm në faqen e internetit: http://ec.europa.eu/environment/legal/liability/index.htm. (Aksesuar më

23.09.2014) 784 M. Lee, From Private to Public: The Multiple Roles of Environmental Liability, European Public Law,

vol. 7, no. 3, 2001, fq. 375-397. 785 M. Lee, Tort, Regulation and Environmental Liability, Legal Studies, Vol. 22, No. 1 (March), 2002, fq.

37. 786 Neni 19 i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore. 787 The EU Environmental Liability Directive and its implementation in the UK, Freshfields Bruckhaus

Deringer LLP, April 2009, fq. 1.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

147

nga Shtetet Anëtare. Një prej elementeve më të rëndësishme të DPM është theksi i

veçantë, që vendos mbi adresimin e riparimit të dëmeve mjedisore, në krahasim me llojet

e tjera të dëmtimeve, siç është humbja apo dëmet ndaj personave. Për më tepër, ka për

qëllim të krijojë një kuadër të përbashkët të përgjegjësisë në të gjithë BE-në për dëmtimin

e mjedisit.788 Direktiva e Përgjegjësisë Mjedisore përjashton nga qëllimi i saj çdo riparim

në lidhje me dëmet ndaj personave, që mund të vijnë nga dëme të shkaktuara ndaj

mjedisit, kryesisht lëndime personale, humbje ekonomike ose dëme ndaj pronës

private.789 Operatori mund të mbahet përgjegjës, jo vetëm në rastet, kur aktiviteti i tij

tashmë e ka shkaktuar dëmin në mjedis,790 por edhe në rastet, kur veprimi i tij

konsiderohet, si një kërcënim për shkaktimin e dëmit.791 Operatorit i është dhënë detyra,

jo vetëm për rikuperimin e gjendjes së mjedisit, por edhe parandalimin e çdo dëmtimi të

mjedisit.792 Asnjë prej dispozitave të DPM nuk i jep të drejtën palëve private të përfitojnë

kompensim, si pasojë e një kërcënimi aktual apo të pakthyeshëm të dëmit mjedisor.793 E

drejta për të përfituar kompensim apo riparime të tjera në lidhje me humbjet apo dëmet

personale, siç është parashtruar në ligjet e përgjegjësisë civile të sistemeve të ndryshme

ligjore kombëtare të Shteteve Anëtare është e paprekur nga DPM. Në përputhje me këtë

aplikohen dy grupe rregullash të përgjegjësisë civile në lidhje me dëmet mjedisore: ligjet

civile kombëtare ekzistuese të Shteteve Anëtare, si dhe rregullat mbi përgjegjësinë

mjedisore, sipas DPM. Megjithatë, Direktiva e Përgjegjësisë Mjedisore i lejon Shtetet

Anëtare të përjashtojnë mundësinë e ndonjë të pandehuri, që përballet me përgjegjësi

financiare, sipas të dyja sistemeve të përgjegjësisë civile në lidhje me të njëjtat dëme

mjedisore edhe kur objekti i procesit gjyqësor civil përfshin mbrojtjen e interesave të

pronës.794

Direktiva e Përgjegjësisë Mjedisore mund të siguronte asistencë ligjore të dobishme

për individët, që dëshironin të ndërmerrnin veprime ligjore për të fituar lehtësira juridike

në lidhje me dëmet personale të shkaktuara, si rezultat i dëmeve mjedisore. Sipas ligjit

ekzistues civil të disa Shteteve Anëtare është e qartë, se paditësit privat mund të përballen

me një numër pengesash ligjore të vështira për të provuar fajësinë civile, sipas rregullave

tradicionale të përgjegjësisë, për sa i përket dëmtimit të tyre apo të pronës fizike të tyre, si

rezultat i dëmit të përhapur nga ndotja mjedisore. Paditësit mund të kenë përgjegjësinë e

provës për të treguar, që sjellja e të akuzuarit është e gabuar apo neglizhente në disa

aspekte. Gjithashtu, edhe nëse provat fizike dhe substancat, që shkaktojnë dëme mund të

identifikohen shkencërisht, mund të haset vështirësi për të krijuar bindjen, që në fakt

çlirimi i një substance në mjedis është kryer nga një njësi e veçantë apo edhe nga

788 The EU Environmental Liability Directive and its implementation in the UK, Freshfields Bruckhaus

Deringer LLP, April 2009, fq. 1. 789 Shikoni, përshkrimin 14 të parathënies së Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 790 Direktiva 2004/35/KE, Neni 2, “9. “kërcënim i pashmangshëm i dëmit do të thotë, se ka gjasa të

mjaftueshme, që dëmi mjedisor të ndodh në të ardhmen e afërt”. 791 Direktiva 2004/35/KE, Neni 2, “10. “masat parandaluese nënkuptojnë masat e marra në përgjigje të

një ngjarje, veprimi apo mosveprimi, i cili ka krijuar një kërcënim të pashmangshëm të dëmtimit të

mjedisit, me qëllim parandalimin ose minimizimin e dëmit”. 792 Në Direktivën, që po analizohet është interesante të vihet në dukje, që nuk mungon hapësira, që lihet në

diskrecionin e Shteteve Anëtare individuale mbi aspekte veçanërisht të rëndësishme, por vëmendja kthehet

në zbatimin e saj në të gjitha sistemet ligjore kombëtare për të arritur një rezultat të pakontestueshëm për

parandalimin dhe riparimin e dëmit mjedisor. 793 Neni 3 (3) i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 794 Neni 16 (3) i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

148

vendndodhje të tjera të mundshme. Paditësit përballen edhe me probleme të tjera ligjore,

të cilat mund ta bëjnë të vështirë të provojnë në praktikë, që një i akuzuar ka shkelur një

detyrim ligjor të kujdesit në rastet mjedisore. Direktiva e Përgjegjësisë Mjedisore nuk i

drejtohet këtyre problemeve dhe sfidave ligjore duke u fokusuar mbi rolin e autoriteteve

kombëtare kompetente, si mjeti kryesor për t’u siguruar, që operatorët t’i përmbahen

përgjegjësive të tyre për parandalimin dhe rehabilitimin e dëmeve mjedisore.795

Autoritetet publike të përfshira në çështjet e mbrojtjes mjedisore janë të pajisura me

kompetenca për të inspektuar vendet dhe kanë akses ndaj informacioneve dhe burimeve

ligjore, shkencore apo financiare të nevojshme për të kryer hetime. Gjithashtu, mund të

marrin masa për përforcimin e normave mjedisore në formën e dhënies së lejes,

përmirësimin, heqjen e saj apo ndërmarrjen e veprimeve ligjore me natyrë penale apo

edhe administrative. Përmirësimet ndaj rregullave procedurale në lidhje me përgjegjësinë

civile private mund të kenë disa efekte parandaluese tek përgjegjësit e dëmit mjedisor.

Një korrigjim mund të sigurohet edhe në formën e një kompensimi monetar, i cili mund

të mos jetë i përshtatshëm ose mund të mos përdoret për qëllimin e riparimit të vendit në

kushtet e tij fillestare në periudhën, që u dëmtua.796

Direktiva e Përgjegjësisë Mjedisore, në krahasim me Traktatin e Komunitetit

Evropian797 lejon Shtetet Anëtare të adaptojnë dispozita më të ashpra, në lidhje me

parandalimin apo riparimin e dëmeve mjedisore, si dhe të zgjerojnë përgjegjësinë në

lidhje me aktivitetet njerëzore, që nuk janë të mbuluara nga dispozitat e tyre.798 Përpjekjet

ndërkombëtare mbi bashkëpunimin në fushën e përgjegjësisë civile mjedisore

reflektohen, si në Konventën e Këshillit të Evropës në Lugano, po ashtu edhe në

diskutimet fillestare brenda vetë BE për krijimin e një kornize të përshtatshme të

përgjegjësisë civile.799

(i) Qëllimi i përgjegjësisë sipas Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore

Direktiva e Përgjegjësisë Mjedisore përcaktoi një kornizë ligjore të zbatueshme të

përgjegjësisë mjedisore të bazuar mbi parimin ndotësi paguan.800 Mjeti legjislativ ka

lidhje me përgjegjësinë civile të personave, që shkaktojnë dëme mjedisore, veçanërisht

me përgjegjësinë e tyre financiare për të siguruar fondet për kostot e kërkuara për të

parandaluar ose riparuar dëmet mjedisore, për të cilat ata janë përgjegjës.801 Sipas

dispozitave të DPM,802 shkalla kryesore e përgjegjësisë ligjore për pjesëmarrje në dëmin

mjedisor i bashkangjitet personit përgjegjës për dëmin. Pozicioni i adaptuar është në

lidhje me parimin ndotësi paguan i njohur, si pjesë integrale e politikave mjedisore të

Komunitetit Evropian dhe politikave të tjera të përbashkëta.803

795 Shikoni, Nenin 11 të Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 796 M. Lee, The changing aims of environmental liability, 14 (4) ELM 189, 2002, fq. 192. 797 Neni 176 i Traktatit të Komunitetit Evropian. 798 Neni 16 (1) dhe përshkrimi 29 i parathënies së Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 799 Shikoni, Librin e Bardhë të Komisionit Evropian mbi përgjegjësinë mjedisore; COM (93) 47.

Komunikata e Komisionit Evropian mbi Riparimin e Dëmeve Mjedisore (14.5.1993) dhe COM (2000) 66,

Komunikata e Komisionit Evropian “Letra Zyrtare mbi përgjegjësinë mjedisore”, 2000, fq. 15. 800 Neni 1 i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 801 Shikoni, përshkrimin 2 të parathënies së Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 802 Shikoni, Nenin 1 dhe përshkrimin 18 të parathënies së Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore

2004/35/KE. 803 Shikoni, Nenet 6 dhe 174 (2) të Traktatit të Komunitetit Evropian.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

149

Shtetet Anëtare në lidhje me parimin nuk e kanë të drejtën të zgjedhin apo të

financojnë restaurimin e zonave të dëmtuara mjedisore duke përdorur buxhetin publik.

Përgjegjësia për marrjen e hapave të përshtatshëm parandalues apo riparues duhet të

qëndrojë, së pari tek ndotësi. Ndërhyrjet e financuara nga shteti lejohen, sipas Direktivës

së Përgjegjësisë Mjedisore vetëm në disa rrethana të jashtëzakonshme, ku aplikimi i

parimit ndotësi paguan nuk mund të praktikohet.

Qëllimi i përgjegjësisë, sipas DPM është përcaktimi, se ajo aplikohet në lidhje me

dëmet mjedisore të shkaktuara nga disa lloje aktivitetesh profesionale dhe në rastet e

kërcënimit të pakthyeshëm të dëmeve, që vijnë si rezultat i aktiviteteve të tilla. Aplikimi i

saj i është atribuar autoriteteve kombëtare kompetente, të cilat janë në gjendje të

identifikojnë dhe vlerësojnë dëmet aktuale apo të mundshme, aktivitetet apo substancat

përgjegjëse për dëme të tilla, si dhe ndotësit e përfshirë.804 Mjeti i kërkuar për t’iu

adresuar përgjegjësisë në kontekstin e një kërcënimi të pakthyeshëm të dëmeve mjedisore

reflekton mundësinë për të aplikuar parimin mjedisor të Bashkimit Evropian, që duhet të

ndërmerren masa parandaluese.805

(ii) Fusha e veprimit të Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore

Direktiva e Përgjegjësise Mjedisore adapton një përqasje me dy nivele për

përgjegjësinë. Në lidhje me disa lloje aktivitetesh profesionale të listuara në Shtojcën III

të Direktivës, që konsiderohen, se përbëjnë rrezik serioz për mjedisin, përgjegjësia për

dëmet mjedisore aktuale apo të mundshme është e ashpër dhe mbulon një

shumëllojshmëri të gjerë të dëmeve. Megjithatë, në lidhje me aktivitete të tjera

profesionale, qëllimi i përgjegjësisë është i kufizuar për të mbuluar një shumëllojshmëri

më të kufizuar të dëmeve mjedisore dhe atribuohet mbi provën e fajit apo të

neglizhencës. Veçanërisht, përgjegjësia është strukturuar, sipas Nenit 3 (1) të Direktivës

së Përgjegjësisë Mjedisore për të mbuluar:

(a) dëmet mjedisore të shkaktuara nga çdo aktivitet profesional të listuar në Shtojcën

III dhe çdo kërcënim të pakthyeshëm të dëmeve, që ndodhin për arsye të aktiviteteve të

tilla.

(b) dëmet ndaj specieve në mbrojtje dhe habitateve natyrore në bazë të Direktivës së

Habitateve të vitit 1992 dhe Direktivës së Zogjëve të Egër të vitit 1979 të shkaktuara nga

çdo aktivitet profesional, përveç atyre të listuar në Shtojcën III; dëmet ndaj specieve dhe

habitateve natyrore të mbrojtura nga ujërat të mbuluara nga Direktiva Kuadër e Ujit e

vitit 2000; kontaminimi i tokës, që krijon një rrezik të rëndësishëm në dëmtimin e

shëndetit të njeriut,806 si dhe çdo kërcënim të pakthyeshëm për dëme të tilla, si rezultat i

këtyre aktiviteteve, kur operatori ka qenë në faj apo neglizhent.

Direktiva e Përgjegjësisë Mjedisore qartëson, se kjo formulë përgjegjësie është subjekt

ndaj çdo rregulli të ashpër të KE të adaptuar në lidhje me çdo aktivitet brenda fushës së

vet.807 Trajtimi në Nenin 3(1) (b) zakonisht është e një relevance të menjëhershme për

personat profesionalisht të angazhuar në veprimtari, që përfshijnë habitatet në mbrojtje

804 Shikoni, përshkrimin 13 të parathënies dhe Nenin 4 (5) të Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore

2004/35/KE. 805 Neni 174 (2) i Traktatit të Komunitetit Evropian. 806 The EU Environmental Liability Directive and its implementation in the UK, Freshfields Bruckhaus

Deringer LLP, April 2009, fq. 1. 807 Neni 3 (2) i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

150

(agrikulturën, pyjet, zonat mjedisore apo menaxhimin e mbetjeve, që përfshijnë edhe

mbetjet e rrezikshme, si subjekt i kërkesave legjislative të Komunitetit Evropian, por

edhe transportimin ndërkufitar me anije të mbetjeve, që kërkon një autorizim apo që është

i ndaluar, sipas legjislacionit të Komunitetit Evropian;808 shkarkimet e burimeve ujore, që

kërkojnë autorizim të mëparshëm, sipas legjislacionit mjedisor të Komunitetit

Evropian;809 prodhimin, përdorimin, rezervimin, përpunimin, mbushjen, shkarkimin në

mjedis dhe transportimin e disa substancave dhe produkteve kimike të rrezikshme, që

janë subjekt kontrolli, sipas rregullave të Komunitetit Evropian;810 transportimin

nëpërmjet rrugës, hekurudhës, rrugës ujore, detare apo ajrore të mallrave ndotëse të

rrezikshme, objekt ndaj kontrolleve legjislative të Komunitetit Evropian;811 veprimtarinë

e reparteve, që ndotin ajrin812 dhe çdo përdorim, që përfshin mikroorganizmat e

modifikuara gjenetikisht, transportin ose nxjerrjen në treg të tyre, si subjekt i kufizimeve

legjislative të KE).813

(iii) Shkaqet që sjellin përgjegjësinë civile mjedisore sipas Direktivës së

Përgjegjësisë Mjedisore

Sipas Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore, përgjegjësia civile mjedisore është

parashikuar në lidhje me aftësinë e autoriteteve kombëtare të Shteteve Anëtare, që janë në

gjendje të ngarkojnë me përgjegjësi një person të veçantë për dëmet mjedisore ose një

kërcënim të pakthyeshëm. Neni 4 (5) i DPM përcakton, se kërkesat e tij aplikohen vetëm

atje, ku është e mundur të përcaktohet një lidhje shkakësore midis dëmit dhe aktivitetit të

operatorit.814 Kjo kërkon, që autoritetet kompetente të ngarkuara me përgjegjësinë e

plotësimit të detyrimeve të përcaktuara në Direktivë duhet të sigurojnë prova mbi dy

çështje thelbësore: evidencën për identifikimin me një siguri të mjaftueshme të

aktiviteteve dhe substancave, që shkaktojnë dëmet mjedisore aktuale dhe operatorët

individual përgjegjës për aktivitetet dhe substancat e tilla.815 Këto pengesa procedurale

mund të provojnë, se janë të rëndësishme në ndikimin mbi aftësitë dhe strategjitë

detyruese të autoriteteve kompetente kombëtare.

Direktiva e Përgjegjësisë Mjedisore parashikon, se jo të gjitha format e dëmeve

mjedisore mund të riparohen, nëpërmjet mekanizmave të përgjegjësisë. Në mënyrë që të

jetë efektive është e nevojshme, që të ketë një ose më tepër ndotës të identifikueshëm,

dëmet duhet të jenë konkrete dhe të matshme dhe duhet të përcaktohet një lidhje

shkakësore midis dëmit dhe ndotësit apo ndotësve të identifikuar. Për këtë arsye,

përgjegjësia nuk është një instrument i përshtatshëm për të trajtuar ndotjen e një karakteri

808 Paragrafët 2 dhe 12 të Shtojcës III të Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. Trajtimi i

ujërave të zeza të përdorura në agrikulturë është përjashtuar nga Shtojca III e Direktivës së Përgjegjësisë

Mjedisore 2004/35/KE. 809 Paragrafët 3-6 të Shtojcës III të Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 810 Paragrafët 7(a)-(d) të Shtojcës III të Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 811 Paragrafi 8 i Shtojcës III i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 812 Paragrafi 9 i Shtojcës III i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 813 Paragrafët 10-11 të Shtojcës III të Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 814 Kjo klauzolë gjendet në Nenin 4 të Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE me titullin

“Përjashtimet”. 815 Shikoni, Nenin 11 (2) të Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

151

shumë të përhapur, ku është e pamundur të lidhësh efektet mjedisore negative me

veprimet e ndërmarra apo dështimin për të vepruar të disa individëve.816

Direktiva e Përgjegjësisë Mjedisore nuk siguron ndonjë drejtim specifik mbi mënyrën

me të cilën grumbullohen apo vlerësohen provat dhe nuk jep të dhëna të qarta mbi

përdorimin e parimit të marrjes së masave paraprake në përcaktimin e burimeve të

mundshme të dëmit. Parimi mund të jetë i përshtatshëm vetëm, kur autoritetet

kompetente përballen me dëmet mjedisore aktuale apo të ardhshme, ku burimi nuk është

qartësisht i përcaktuar nisur nga një perspektivë shkencore.817 Çështje të tilla duhet të

përcaktohen vetëm në lidhje me rregullat kombëtare të procedurave administrative apo

civile. Sipas Traktatit të Komunitetit Evropian, politika e tyre duhet të bazohet mbi

parimin e marrjes së masave paraprake, sipas Nenit 174 (2) të KE. Diskutimet

institucionale të nivelit komunitar mbi parimin paraprak janë fokusuar mbi masën, në të

cilën aplikimi i tij është i përshtatshëm në procesin e vendimmarrjes legjislative të

Komunitetit Evropian.818

(iv) Operatorët e aktiviteteve profesionale

Përgjegjësia mjedisore bie mbi operatorët, të cilët veprojnë, ose kontrollojnë një

aktivitet profesional. Shtetet Anëtare mund të zgjerojnë përkufizimin për të përfshirë

personat, që iu delegohen fuqi ekonomike mbi funksionimin e një aktiviteti të tillë. Një

aktivitet profesional kryhet në rrjedhën e një aktiviteti ekonomik.819 Direktiva e

Përgjegjësisë Mjedisore bën të qartë, që vetëm aktivitetet profesionale përfshihen brenda

fushës së saj të përgjegjësisë,820 duke nënkuptuar një biznes apo një aktivitet me përfitim

apo jo, publik apo privat.821 Ky përshkrim i gjerë përfshin efektivisht çdo veprimtari

profesionale, tregtare apo industriale të kryer nga persona apo kompani të përfshira në

prodhimin apo sigurimin e mallrave, shërbimeve apo punëve. Në lidhje me këtë, çdo

aktivitet i individit i kryer në një mjedis privat dhe jashtë zonës së punësimit fitimprurës

apo vet-punësimit nuk janë të mbuluara nga DPM.

Dispozitat e Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore i referohen përgjegjësisë, që bie

mbi operatorët e aktiviteteve profesionale të mbuluara nga Neni 3, të cilët janë subjekte të

detyrimeve ligjore të veçanta për të marrë masa parandaluese apo riparuese nga

kërcënimet aktuale apo të pakthyeshme të dëmeve mjedisore822 dhe janë përgjegjës

financiarisht për kostot e nevojshme në përmbushjen e këtyre detyrimeve.823 Përshkrimi i

operatorit, sipas DPM është hartuar enkas në një mënyrë të gjerë për të siguruar, që të

mbulojë personat, që veprojnë apo janë në kontroll të aktivitetit duke përcaktuar, se:

816 Përshkrimi 13 i parathënies së Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 817 Ashtu, siç ka vënë re edhe Komisioni Evropian, “burimet e parimit paraprak presupozojnë, se efektet

fuqimisht të rrezikshme, që rrjedhin nga një fenomen, produkt apo proces janë identifikuar dhe vlerësimet

shkencore nuk e lejojnë rrezikun të përcaktohet me siguri të plotë”, COM (2000) Komunikata e Komisionit

Evropian mbi parimin paraprak, (2.2.2000), fq. 3. 818 Shikoni, COM (2000) 1 finale, Vendimi C-180/96 R Mbretëria e Bashkuar kundër Komisionit [1996]

GJED I-3903; Vendimi T-199/96 Bergaderm and Goupil kundër Komisionit [1998] GJED II-2805 dhe

Vendimi T-70/99 Alpharma Inc kundër Këshillit [2002] GJED II-3495. 819 The EU Environmental Liability Directive and its implementation in the UK, Freshfields Bruckhaus

Deringer LLP, April 2009, fq. 1. 820 Neni 3 i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 821 Neni 2 (7) i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 822 Nenet 5-7 të Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 823 Neni 8 i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

152

“operator nënkupton, çdo person fizik apo juridik, privat apo publik, që vepron apo

kontrollon aktivitetet profesionale apo personin, të cilit i është autorizuar fuqia

ekonomike për funksionimin teknik të aktiviteteve të tilla duke përfshirë mbajtësin e lejes

apo autorizimin për një aktivitet të tillë apo personin, që e regjistron apo e deklaron këtë

aktivitet.824 Nga ky përkufizim është e qartë, që mund të ketë më shumë, se një person të

përfshirë në ndjekjen e një aktiviteti profesional të veçantë, siç është një kompani me

detyrën e një projekti të veçantë, e cila nënkontrakton persona të tjerë ligjor. Në raste të

tilla, përkufizimi i konceptit operator tregon, se përgjegjësia është mbi baza të

përbashkëta e të ndryshme. Të dhënat për kontroll mund të jenë të rëndësishme në

kontekstin e përgjegjësisë së përbashkët për arsye të tjera, sepse mbulon ata persona, të

cilët kanë influencë ligjore apo de facto mbi aktivitetet profesionale të një kompanie të

angazhuar. Kjo do të përfshinte personat, që kanë aksione të kontrolluara në një kompani,

ose subjektet e procedurave të falimentimit. Në Direktivën e Përgjegjësisë Mjedisore nuk

ka një përkufizim të kontrollit, por ky term duhet të interpretohet në mënyrë të gjerë, që

të përmbledh të gjithë personat e përfshirë për të ushtruar një ndikim vendimtar mbi

vendimet e menaxhimit të aktiviteteve profesionale.

Nëse ka një kërcënim të pashmangshëm të dëmit në mjedis, operatori duhet të marrë

masa pa vonesë për të parandaluar ose minimizuar dëmin. Nëse, këto masa nuk do të

parandalojnë dëmin, operatorët janë të detyruar të informojnë autoritetet kombëtare, sa

më shpejt të jetë e mundur. Masat, që merren do të varen nga lloji i dëmtimit të

kërcënuar. Autoritetet kombëtare mund të udhëzojnë operatorin për masat, që duhet të

merren ose të marrin masa vetë, nëse operatori dështon të veprojë kështu, nuk gjendet,

ose nuk është i detyruar të mbulojë shpenzimet e dëmit. Kur dëmi mjedisor ka ndodhur,

operatori duhet të njoftojë autoritetin përkatës për gjendjen dhe të marrë masa të

menjëhershme për të kontrolluar dhe menaxhuar ndotësit, për të kufizuar apo për të

parandaluar dëmtimin e mëtejshëm të mjedisit dhe efektet negative në shëndetin e njeriut.

Autoritetet kombëtare mund t’i kërkojnë operatorit të marrë masa riparuese, ose të marrin

vetë masat në rrethanat e përcaktuara më sipër.825 Shtojca II e Direktivës së Përgjegjësisë

Mjedisore përcakton një kuadër të përbashkët, në mënyrë që operatori të zgjedh masat më

të përshtatshme riparuese për riparimin e dëmeve të ujit ose specieve të mbrojtura apo

habitateve natyrore. Direktiva e Përgjegjësisë Mjedisore parashikon, se rehabilitimi duhet

të arrihet, nëpërmjet kthimit të mjedisit në gjendjen e tij fillestare, ndërsa për ndotjen e

tokës, ndotësit përkatës duhet të hiqen, të kontrollohen ose zvogëlohen në mënyrë që toka

e kontaminuar të mos paraqes ndonjë rrezik të rëndësishëm.826

Operatorët nuk janë përgjegjës për koston e veprimeve parandaluese apo

përmirësuese, nëse dëmi është shkaktuar nga një palë e tretë, me kusht që masat e duhura

të sigurisë të jenë në vend, ose kur dëmi rezulton nga pajtueshmëria me një urdhër apo

udhëzim nga një autoritet publik. Direktiva e Përgjegjësisë Mjedisore u jep Shteteve

Anëtare të drejtën për të përjashtuar një operator nga përgjegjësia, nëse dëmet rezultojnë

nga një veprimtari e autorizuar ose tregojnë, se shkarkimet apo aktiviteti nuk

konsiderohej të shkaktonte dëme mjedisore në përputhje me gjendjen e njohurive

shkencore dhe teknike në kohën, që ka ndodhur. Përballë dëmit aktual apo të

824 Neni 2 (6) i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 825 The EU Environmental Liability Directive and its implementation in the UK, Freshfields Bruckhaus

Deringer LLP, April 2009, fq. 2. 826 Po aty, fq. 2.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

153

pashmangshëm të mjedisit, palët e treta kanë të drejtë të kërkojnë nga autoriteti përkatës

të ndërmarrë veprime. Kur kërkesa për veprim tregon në një “mënyrë bindëse”, se dëmi

mjedisor ekziston, autoriteti përkatës duhet ta marrë parasysh atë.827

(v) Koncepti i dëmit mjedisor

Përkufizimet e dëmtimit të mjedisit të dhëna nga DPM mund të nxirren nga

formulimi, që disa nga elementet e përkufizimit të dëmtimit të mjedisit nuk janë të

panjohura për ligjin komunitar.828 Në pikën 1) të Nenit 2829 të Direktivës së Përgjegjësisë

Mjedisore 2004/35/KE jepet përkufizimi i dëmit mjedisor830 dhe dallimi midis dëmit të

specieve të mbrojtura dhe habitateve, dëmit që ndikon në ujë dhe dëmtimit të tokës.

Neni 2 duke patur parasysh dëmtimin e mjedisit ndan hipotezën, që mund të ndodh një

dëm potencial,831 nga ajo në të cilën dëmi është i pranishëm duke parashikuar dhe

përcaktuar dy kategori: dëmtimin e mjedisit dhe rrezikun e pashmangshëm të dëmtimit.

Rasti i parë, siç përcaktohet në Nenin 2, paragrafi 2 mund të konfigurohet, nëse është i

verifikueshëm, si “një ndryshim i matshëm negativ në një burim natyror ose dëmtim i

matshëm i një shërbimi të burimeve natyrore, që mund të ndodh direkt ose indirekt”.

Kategoria e dytë, e rimarrë në paragrafin 9 të të njëjtit nen njeh rrezikun e pashmangshëm

të dëmit, kur është gjetur, se “ka gjasa të mjaftueshme, që dëmi mjedisor do të ndodh në

të ardhmen e afërt”.832

Nëse, dëmtimi i specieve të mbrojtura apo habitateve natyrore ka ardhur, si rezultat i

veprimeve të ndërmarra nga ana e atij, që ka operuar në bazë të një autorizimi të qartë të

827 The EU Environmental Liability Directive and its implementation in the UK, Freshfields Bruckhaus

Deringer LLP, April 2009, fq. 2. 828 Direktiva 2004/35/KE e Parlamentit Evropian dhe Këshillit, Neni 2, 2 “dëm” do të thotë një ndryshim i

matshëm negativ në një burim natyror ose dëmtim i matshëm në një shërbim të burimeve natyrore, të cilat

mund të ndodhin direkt ose indirekt. 829 Analiza e Nenit 2 të Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE në mënyrë specifike pika 1,

shkronjat a), b) dhe c), trajtimi i vendosur në vend rezulton më pak i gjerë, se identifikimi i dëmit të

rëndësishëm për mjedisin sipas Konventës së Luganos, e cila i referohet një koncepti të mjedisit duke

përfshirë edhe resurset natyrore biotike dhe abiotike, si ajri, uji, toka, fauna, flora dhe ndërveprimin e tyre,

asetet, që përbëjnë trashëgiminë kulturore dhe aspektet karakteristike të peisazhit (Neni 2, paragrafi 10). 830 Direktiva 2004/35/KE e Parlamentit Evropian dhe Këshillit, Neni 2, 1 “dëm mjedisor” do të thotë:

(a) dëmtimi i specieve të mbrojtura dhe habitateve natyrore, që përfshin çdo dëmtim, që ka efekte të

rëndësishme negative në arritjen dhe ruajtjen e statusit të favorshëm të habitateve ose llojeve të tilla.

Rëndësia e këtyre efekteve duhet të vlerësohet duke iu referuar gjendjes bazë, duke marrë parasysh kriteret

e përcaktuara në Shtojcën I; Dëmtimi i specieve të mbrojtura dhe habitateve natyrore nuk përfshin efektet

negative të identifikuara më parë, të cilat rezultojnë nga një veprim i operatorit, i cili është i autorizuar

shprehimisht nga autoritetet përkatëse, në përputhje me dispozitat në zbatim të Nenit 6 (3) dhe (4) ose nenit

16 të Direktivës 92/43/KEE ose Nenit 9 të Direktivës 79/409/KEE, ose në rastin e habitateve dhe specieve,

që nuk mbulohen nga ligji i Komunitetit Evropian në përputhje me dispozitat ekuivalente të ligjit kombëtar

mbi mbrojtjen e natyrës;

(b) dëmtimi i ujit, që është çdo dëm, që ndikon negativisht në statusin ekologjik, kimik dhe/ose sasior

dhe/ose potencialin ekologjik, siç përcaktohet në Direktivën 2000/60/KE e ujërave në fjalë me përjashtim të

efekteve negative, ku aplikohet Neni 4 (7) i Direktivës;

(c) dëmtimi i tokës, që është çdo ndotje vendi, që krijon një rrezik të madh për shëndetin e njeriut duke

ndikuar negativisht, si rezultat i futjes direkt ose indirekt në, mbi ose nën tokë të substancave, preparateve,

organizmave ose mikroorganizmave. 831 D. Sicurelli, Divisi dall’ambiente, Milano, V. & P., 2007, fq. 50-55. 832 C. Piroette, A Brief Overview of Directive 2004/35/CE on Environmental Liability, http://www.eagle-

law.com/papers/brussels2004_en-06.pdf; [02 Ottobre 2008]. (Aksesuar, më 13.07.2014).

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

154

dhënë nga autoritetet kompetente, kjo me të gjitha efektet negative, që mund të shkaktojë

nuk mund të kategorizohet në kategorinë e dëmit, si kualifikohet nga Direktiva

35/2004/KE.833 Ajo ndjek klasifikimin e një dëmi real dhe potencial për mjedisin, si

dëmtim i mjedisit ose rreziku për dëmtim, që ka të ngjarë të përcaktojë degradimin e një

gjendje të favorshme për ruajtjen e habitateve dhe specieve të mbrojtura nga Direktivat

mbi ruajtjen e zogjëve të egër834 dhe ruajtjen e habitateve,835 por edhe nga të gjitha masat

e duhura degraduese për të ndikuar dukshëm në gjendjen ekologjike, kimike apo statusin

sasior të ujit në fjalë ose potencialin ekologjik të ujërave, siç përcaktohet në Direktivën

2000/60/KE836 dhe çdo ndotje të tokës, që gjeneron rrezikun e një ndikimi serioz negativ

në shëndetin e njeriut.837

Dëmi mjedisor është përcaktuar ndryshe në sisteme të ndryshme ligjore. Në SHBA,

përcaktimi i dëmit të mjedisit ka të bëjë me shpenzimet, që lidhen me veprimet e reagimit

lidhur me dëmin e shkaktuar. Ligji amerikan flet për dëmet e shkaktuara nga dëmtimi,

shkatërrimi, ose humbja e burimeve natyrore duke përfshirë kostot e arsyeshme të

vlerësimit të dëmeve të tilla, shkatërrimin ose humbjen.838 Përgjegjësia e mjedisit mund

të mbulojë dëmtimin ndërkufitar mjedisor, kryesisht nga ndotja e ajrit dhe e ujit.

Protokolli UNECE “Për përgjegjësinë civile dhe kompensimin për dëmin e shkaktuar

nga efektet ndërkufitare të aksidenteve industriale në ujërat ndërkufitare” trajton çështjen

e përgjegjësisë financiare për masat e marra ose të planifikuara të rivendosjes së

rrjedhave ujore ndërkufitare të dëmtuara.

(vi) Llojet e dëmeve mjedisore sipas Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore

Sipas Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore, përgjegjësia përcaktohet edhe sipas

llojeve të dëmeve mjedisore të mbuluara nga mjetet legjislative. Operatorët e aktiviteteve

në Shtojcën III kanë një detyrë më të gjerë të kujdesit ndaj mjedisit, sipas Nenit 3 të

DPM, se sa personat e angazhuar në aktivitete të tjera personale. Direktiva e

Përgjegjësisë Mjedisore në Bashkimin Evropian (DPM, 2004/35/KE) u transpozua në

mënyrë efektive nga të gjitha Shtetet Anëtare të BE-së në korrik të vitit 2010 dhe sipas

saj, dëmi u përkufizua për të nënkuptuar “çdo ndryshim të pafavorshëm në një burim

833 M. A. Mazzola, I nuovi danni, Padova, Wolters Kluwer Italia, 2008, fq. 152-306. 834 Direktiva 79/409/KEE e Këshillit e 2 prillit 1979 mbi ruajtjen e zogjëve të egër, në lidhje me mbrojtjen

dhe ruajtjen afatgjatë të të gjitha llojeve të zogjëve të egër, që jetojnë në territorin evropian të Shteteve

Anëtare. 835 Direktiva 92/43/KEE e 21 majit 1992 për ruajtjen e habitateve natyrore dhe të florës dhe faunës së egër.

Ajo ndjek qëllimin e sigurimit të biodiversitetit, përmes ruajtjes së habitateve natyrore, të florës dhe faunës

së egër në territorin e Shteteve Anëtare. Për këtë qëllim u krijua një rrjet ekologjik për zonat e veçanta të

mbrojtura i quajtur “Natura 2000”. 836 Direktiva 2000/60/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 23 tetor 2000 për krijimin e një

kuadri për veprimin e Komunitetit Evropian në fushën e ujit. Objektivat kryesore të kësaj Direktive janë

bërë pjesë e objektivave më komplekse të politikave mjedisore të Komunitetit Evropian, që synojnë

realizimin e ruajtjes, mbrojtjes dhe përmirësimit të cilësisë së mjedisit, si dhe shfrytëzimit të matur dhe

racional të resurseve natyrore, të udhëhequr nga parimet e masave paraprake dhe veprimit parandalues,

reduktimit të dëmeve në burim, si dhe ndotësi paguan. Objektivi themelor është ruajtja dhe përmirësimi i

mjedisit ujor në Komunitetin Evropian përmes masave, që lidhen me cilësinë dhe aspektin sasior. Direktiva

e Ujërave synon të arrijë reduktimin gradual të emetimeve të substancave të rrezikshme në ujë. 837 M. Barcellona, Interessi diffusi, diritto alla salute e danno ambientale, in Corriere giuridico, 1989, fq.

881. 838 Comprehensive Environmental Response, Compensation, and Liability Act, Section 107 (a) (4) (C).

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

155

natyror ose dëmtim të matshëm të një burimi natyror, i cili mund të ndodh drejtpërdrejt

ose në mënyrë indirekte”.839

Për sa i përket, aktiviteteve profesionale, që nuk janë të mbuluara nga Shtojca III

detyrimi për operatorin qëndron vetëm ndaj specieve dhe habitateve, siç është qartësuar

në Nenin 3(1) (b) të DPM. Këto janë përshkruar në Direktivën e Përgjegjësisë Mjedisore

për të nënkuptuar: speciet e përmendura në Nenin 4 (2) apo të listuara në Shtojcën I të

Direktivës së Zogjëve të Egër 79/409, ose të listuara në Shtojcat II dhe IV të Direktivës

së Habitateve 92/43;840 habitatet e specieve të përmendura në Nenin 4 (2) apo të listuara

në Shtojcën I të Direktivës së Zogjëve të Egër ose të listuara në Shtojcën II të Direktivës

së Habitateve;841 habitatet natyrore të listuara në Shtojcën I të Direktivës së Habitateve;842

terrenet e shumimit apo vendet e pushimit të specieve të listuara në Shtojcën IV të

Direktivës së Habitateve843 dhe çdo habitat apo specie jo e listuar në shtojcat e mësipërme

të Direktivave të Zogjëve të Egër dhe Habitateve, të cilat një Shtet Anëtar i ka hartuar për

qëllime të njëjta.844 Dëmet ndaj specieve dhe habitateve përshkruhen, si dëme, të cilat

kanë efekte negative të rëndësishme mbi arritjen apo mirëmbajtjen e statusit të tyre

mbrojtës,845 përveç rasteve kur dëme të tilla kanë rezultuar nga akte të autorizuara nën

rrethanat e favorshme të legjislacionit të mbrojtjes së natyrës të Bashkimit Evropian apo

ligjeve kombëtare ekuivalente të mbrojtjes.846 Një seri e detajuar e kritereve aplikohen në

DPM për të përcaktuar ekzistencën e dëmeve të rëndësishme.847

Operatorët e aktiviteteve të Shtojcës III janë përgjegjës në lidhje me dëmet mjedisore

të shkaktuara ose krijimin e një kërcënimi të pakthyeshëm për dëme të tilla. Përkufizimi

është dhënë i gjerë, por gjithashtu prezanton edhe pragun e rëndësisë në lidhje me

konceptin ligjor të dëmit, i cili zbut në një farë mënyrë shtrirjen e përgjegjësisë.

Veçanërisht, dëmi mjedisor është përkufizuar duke përfshirë: dëmet ndaj specieve dhe

habitateve në mbrojtje;848 dëmet në ujë, që ndikojnë negativisht në statusin e tyre

ekologjik, kimik apo sasior849 dhe dëmet në tokë, që përfshijnë çdo kontaminim të tokës

duke krijuar një rrezik të madh për shëndetin njerëzor, që ndikon negativisht, si rezultat i

përdorimit direkt apo indirekt të substancave preparative, organizmave apo

mikroorganizmave mbi ose nën tokë.850 Ndërsa, dëmi mjedisor i ajrit nuk është përfshirë

direkt brenda termave të përkufizimit, kjo nuk do të thotë, se ndotja e ajrit është jashtë

839 Neni 2 (2) i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 840 Neni 2 (3) (a) i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 841 Neni 2 (3) (b) i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 842 Po aty. 843 Po aty. 844 Neni 2(3) (c) i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 845 “Statusi i favorshëm i ruajtjes” së habitateve natyrore dhe specieve është identifikuar në Nenin 2(4) (a)

dhe (b) të Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 846 Neni 2(1) (a) i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 847 Shikoni, Shtojcën I në lidhje me Nenin 2(1) (a) dhe (14) të Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore

2004/35/KE. 848 Neni 2(1) (a) i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 849 Neni 2(1) (b) i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 850 Neni 2(1) (c) i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. Për qëllimin e vlerësimit të dëmeve të

tokës, përdorimit të procedurave të vlerësuara, si të rrezikshme kërkohen në Direktivë të përcaktohen

efektet me gjasa negative mbi shëndetin njerëzor: shikoni, përshkrimin 7 të parathënies së Direktivës së

Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

156

qëllimeve të tij. Në veçanti, përgjegjësia do të rritet atje ku shkarkimet e gazrave në ajër

do të depërtonin në ujë, tokë ose mbi speciet dhe habitatet e mbrojtura.851

4.8.2. Klasifikimi i regjimeve të përgjegjësisë mjedisore

Direktiva e Përgjegjësisë Mjedisore nuk detyron ndonjë nivel të përgjegjësisë ligjore

mbi operatorët, por ka një numër kualifikimesh të përgjegjësive bazuar mbi veprimet, të

cilat mund të shërbejnë për të shfajësuar një operator ose për të justifikuar operatorët prej

detyrimit për të mbartur kostot për rehabilitimin e vendit të dëmtuar ose të kërcënuar nga

dëmi mjedisor. Në thelb, Direktiva e Përgjegjësisë Mjedisore aplikohet ndryshe për

veprimet apo shkeljet e operatorëve të listuar në Shtojcën III dhe operatorët e tjerë, në

mënyrë që të jetë e larmishme ashpërsia e përgjegjësisë në lidhje me nivelin e perceptuar

të rreziqeve mjedisore.

(i) Përgjegjësia objektive dhe përgjegjësia e bazuar në faj

Direktiva e Përgjegjësisë Mjedisore bën dallimin midis dy llojeve të operatorëve:

operatorët, të cilët janë angazhuar në aktivitete të rrezikshme profesionale, duke përfshirë

ato të listuara në Shtojcën III të DPM dhe operatorët, që kryejnë aktivitete të tjera

profesionale. Këto dy kategori janë subjekt i rregullave të ndryshme mbi përgjegjësinë.

Ata operator, të cilët kryejnë aktivitetet e listuara në Shtojcën III aplikojnë një sistem të

përgjegjësisë objektive. Kjo do të thotë, se nuk është e nevojshme të përcaktohet fajësia,

sepse operatori është plotësisht përgjegjës për dëmtimin e tokës, ujit, specieve dhe

habitateve të mbrojtura. Për operatorët, të cilët nuk kryejnë veprimtaritë e listuara në

Shtojcën III zbatohet një disiplinë e përgjegjësisë për shkak të fajit, duke përcaktuar fajin

ose neglizhencën e operatorit përgjegjës. Operatorët, që përfshihen në këtë kategori të

dytë mund të mbahen përgjegjës vetëm për dëmet e shkaktuara ndaj specieve dhe

habitateve natyrore të mbrojtura.852

Në përcaktimin e tipareve të një regjimi përgjegjësie, zgjedhja e parë, me të cilën

përballen ligjvënësit është mes përgjegjësisë objektive dhe një standardi të bazuar në faj.

Përgjegjësia objektive apo strikte nuk kërkon prova të neglizhencës ose shkelje të

kërkesave rregullatore. Një standard i bazuar në fajin ofron stimujt e duhur për palët

përgjegjëse potenciale, vetëm në lidhje me nivelin e kujdesit (kujdesin në kryerjen e një

aktiviteti të caktuar), por jo në lidhje me natyrën dhe nivelin e aktivitetit ndotës. Një

standard i rreptë përgjegjësie detyron operatorin për të marrë në konsideratë nivelin e

kujdesit, natyrën dhe nivelin e aktivitetit duke krijuar stimuj shtesë për menaxhim të mirë

të koorporatave të mjedisit, të paktën në lidhje me aktivitetet e rrezikshme.853

Përgjegjësia objektive ose strikte mjedisore është aplikuar për herë të parë në SHBA dhe

është imponuar nga Direktiva e Përgjegjësisë Mjedisore e BE-së për operatorët e

angazhuar në aktivitete të rrezikshme të renditura në Shtojcën III të Direktivës.854 Disa

851 Siç është theksuar edhe në përshkrimin 4 të parathënies së Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore

2004/35/KE. 852 Unione Europea, La direttiva sulla responsabilità ambientale Tutelare le risorse naturali d’Europa,

2013, fq. 11. 853 OECD, Liability for environmental damage in Eastern Europe, Caucasus and Central Asia (EECCA):

Implementation of good international practices, 2012, fq. 14. 854 DPM, Shtojca III përcakton aktivitetet e rrezikshme, si subjekte të një leje të integruar, në nxjerrjen e

ujit, shkarkimin e ujërave të zeza, lejen për menaxhimin e mbetjeve ose një liçencë për trajtimin e

substancave të rrezikshme dhe mbetjeve.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

157

vende evropiane, si Italia dhe Polonia kanë përdorur historikisht përgjegjësinë e bazuar

në faj, por ndryshuan sistemet e tyre në përputhje me DPM.

Direktiva e Përgjegjësisë Mjedisore përcakton, se operatorët në përputhje me

legjislacionin kombëtar mund të kërkojnë “mbrojtjen e lejes” (kur veprimtaria e

dëmshme është e lejuar me ligj, ose liҫencuar dhe operatori mund të provojë

pajtueshmërinë me të gjitha kushtet e lejes/liçencës), ose të provojnë, se aktiviteti i

dëmshëm nuk është konsideruar të shkaktojë dëme në përputhje me gjendjen e njohurive

shkencore bashkëkohore dhe teknike për të shmangur përgjegjësinë.855 Gjithashtu,

operatorët nuk janë përgjegjës për koston e masave parandaluese apo restauruese, kur

dëmi mjedisor ose rreziku i pashmangshëm i tij është rezultat i pajtueshmërisë me një

urdhër të detyrueshëm, udhëzim apo masë tjetër ligjërisht të detyrueshme, që buron nga

një autoritet publik.856

855 Në mesin e Shteteve Anëtare të BE-së, Austria, Bullgaria, Gjermania, Hungaria, Irlanda, Hollanda,

Polonia, Rumania dhe Sllovenia kanë vendosur të mos lejojnë mbrojtjen e një përgjegjësie të tillë.

Danimarka, Finlanda dhe Lituania lejojnë vetëm mbrojtjen e lejes. Në Suedi, të dy janë faktor lehtësues në

procesin e vendimit. 856 OECD, Liability for environmental damage in Eastern Europe, Caucasus and Central Asia (EECCA):

Implementation of good international practices, 2012, fq. 14.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

158

(ii) Përgjegjësia e përbashkët dhe proporcionale

Një tjetër dilemë në hartimin e një regjimi të përgjegjësisë mjedisore lind, kur ndotësit

e shumtë kanë kontribuar në dëmtimin e mjedisit. Në këtë rast, përgjegjësia duhet të

vendoset në baza individuale (përgjegjësi proporcionale) apo të gjithë ndotësit janë

përgjegjës për të gjithë dëmin (disa përgjegjësi dhe përgjegjësi e përbashkët)? Sistemi

amerikan është një shembull i qartë i përgjegjësisë së përbashkët. Autoritetet kompetente

ndjekin çdo person, që mund të jetë përgjegjës për kostot. Nga perspektiva e një

operatori, kjo qasje rrit probabilitetin për të paguar. Megjithatë, nëse detyrimi nuk është

proporcional, stimujt për parandalimin e aksidenteve mund të mos punojnë si duhet për

parandalimin e ndotësit të mundshëm nga kryerja e një analize të saktë kosto-përfitime.857

857 OECD, Liability for environmental damage in Eastern Europe, Caucasus and Central Asia (EECCA):

Implementation of good international practices, 2012, fq. 15.

Përgjegjësia objektive Përgjegjësia me faj

Shtojca III

Lejohen (IPPC/IED)

Subjekti i mbetjeve me leje

Shkarkimet në ujëra

Substancat e rrezikshme

Nxjerrja e ujërave

OMGJ

Transporti i mbetjeve

Mbetjet nga aktivitetet e

mineraleve

Ruajtja dhe magazinimi i CO2

Aktivitete profesionale jo të

përfshira në Shtojcën III

Dëmtimi i

tokës

Dëmtimi i

ujërave

Dëmtimi i specieve

dhe habitateve

natyrore të mbrojtura

Figura 4.1: Llojet e përgjegjësisë së dëmit mjedisor.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

159

Në Bashkimin Evropian, çdo Shtet Anëtar mund të vendos, nëse përgjegjësia do të jetë e

përbashkët ose proporcionale. Shumica e vendeve kanë zgjedhur përgjegjësinë e

përbashkët dhe vetëm disa (Danimarka, Finlanda dhe Franca) kanë përcaktuar

përgjegjësinë proporcionale.858

4.8.3. Mënyrat e vlerësimit të dëmit në mjedis

Detyrimi i ndotësit për të paguar dëmin, që ai i ka shkaktuar mjedisit paraqet sfidën e

kuantifikimit të dëmit në mjedis. Në veçanti, çështja e kuantifikimit është shumë e

diskutueshme, në lidhje me vlerën e burimeve natyrore ose shërbimeve të tjera të

mjedisit, që nuk mund të restaurohen plotësisht ose zëvendësohen, pasi ndodh një ndotje.

Një arsye kryesore për vonesën në transpozimin e Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore

të BE, deri në kompletimin e saj efektiv në fuqi më 1 korrik 2010 ishte vështirësia e

integrimit të vlerësimit ekonomik të dëmtimit të mjedisit në kuadrin kombëtar

rregullator.859 Në përgjithësi, dy qasje mund të përdoren për të llogaritur shumën e

kompensimit të kërkuar të dëmit:860

1) Përcaktimi i vlerës monetare të dëmit;

2) Vlerësimi i shkallës adekuate të rehabilitimit të mjedisit për të kompensuar dëmin

me përcaktimin e mëvonshëm të kostove përkatëse.

Shtojca II për Direktivën e Përgjegjësisë Mjedisore thekson një preferencë të qartë të

qasjes së burimeve të ekuivalencës mbi vlerësimin monetar, për shkak se kërkesat teknike

të pastra mund të përcaktohen nga autoritetet kompetente të mjedisit me qartësi të

mjaftueshme, stabilitet dhe parashikueshmëri.

(i) Llojet e rehabilitimit të dëmit mjedisor, masat dhe metodat e vlerësimit të

nevojave të rehabilitimit

Rëndësia e dëmit duhet të vlerësohet duke iu referuar gjendjes bazë të ekosistemeve

përkatëse të mjedisit. Kushti kryesor është përcaktuar në DPM, si “kusht, që do të kishte

ekzistuar edhe nëse nuk do të kishte ndodhur dëmi mjedisor, vlerësuar në bazë të

informacionit më të mirë në dispozicion”. Dëmi mjedisor mund të vlerësohet në lidhje me

rehabilitimin primar, plotësues dhe kompensues:861

- Rehabilitimi primar përfshin masat për të zvogëluar ose për të rregulluar dëmin

specifik të zonës, nëpërmjet heqjes së substancave ndotëse të lëshuara ose veprimeve për

të reduktuar shkarkimin e tyre të vazhdueshëm; përfshin veprime të menjëhershme për të

ndaluar, minimizuar incidentin, për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm dhe për të

pastruar vendin, që konsiderohen masa të “riparimit të menjëhershëm” ose “urgjente”;

ndërhyrjet afatmesme dhe afatgjata në vendin e dëmtuar, që kanë për qëllim për të

rivendosur mjedisin e dëmtuar në gjendjen e mëparshme, nëse dëmi nuk do të kishte

ndodhur,862 por kjo mund të mos jetë gjithmonë e mundur.

858 OECD, Liability for environmental damage in Eastern Europe, Caucasus and Central Asia (EECCA):

Implementation of good international practices, 2012, fq. 15. 859 Në Bashkimin Evropian, udhëzimet kombëtare për vlerësimin e dëmeve të mjedisit janë miratuar, që

nga fundi i vitit 2009 vetëm në Danimarkë dhe Britani të Madhe dhe ishin në zhvillim e sipër në disa Shtete

të tjera Anëtare. 860 Shikoni referencën nr. 858, fq. 18. 861 Po aty, fq. 19. 862 Direktiva e Përgjegjësisë Mjedisore-teksti zyrtar: http://eur lex.europa.eu/. (Aksesuar, më 28.10.2014).

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

160

- Rehabilitimi plotësues mund të bëhet ose në vendin e incidentit duke përmirësuar ose

krijuar burime alternative, shërbime, ose në një vend alternativ, duke përmirësuar

burimet, shërbimet e njëjta ose të krahasueshme, nëse rehabilitimi i plotë i zonës është i

pamundur. Nëse, restaurimi kryesor nuk është i mjaftueshëm për të rikthyer mjedisin në

gjendjen, që do të kishte, nëse dëmi nuk do të kishte ndodhur (e ashtuquajtura “gjendja

bazë”), mund të bëhen përmirësime të mëtejshme në vendin e dëmtuar. Nëse, kjo nuk

është e mundur, ose është shumë e kushtueshme, riparimi mund të bëhet në një vend

alternativ.863

- Rehabilitimi kompensues është i nevojshëm për të kompensuar humbjet nga koha,

kur dëmi ka ndodhur deri në vendosjen e kushteve bazë. Megjithatë, zbatimi praktik i

rehabilitimit kompensues është ende shumë i rrallë. Në Gjermani, procedurat për matjen e

humbjeve të përkohshme me metoda ekonomike ekzistojnë, por ende nuk janë zbatuar në

praktikë. Megjithatë, kjo është bërë shpesh në mënyrë implicite nga ekspertët, kur kanë

përcaktuar masat adekuate për kompensim. Nëse, riparimi kryesor dhe komplementar

marrin kohë, duhet të ketë një restaurim kompensues për të marrë parasysh humbjet e

pësuara në atë periudhë kohore (humbje të përkohshme).864

Shtrirja e rehabilitimit mund të mandatohet me ligj ose mund të lihet në dorë të organit

kompetent qeveritar. Sipas Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore në Bashkimin Evropian,

toka e kontaminuar duhet të rehabilitohet deri në pikën, ku ajo nuk paraqet rrezik të madh

për shëndetin e njeriut. Në rast të dëmtimit të specieve të kafshëve të egra, habitateve të

tyre dhe burimeve të ujit, vendimi për masat rehabilituese, që do të ndërmerret nga

operatori përgjegjës varet nga autoriteti kompetent.865 Direktiva e Përgjegjësisë

Mjedisore (Shtojca II) përcakton kriteret e mëposhtme për përzgjedhjen e masave të

duhura rehabilituese të dëmit:866 efektin e çdo mundësie në shëndetin dhe sigurinë

publike; koston e zbatimit të çdo mundësie; gjasat e suksesit të çdo mundësie; shkallën,

në të cilën çdo mundësi do të parandalojë dëmtimin e ardhshëm dhe do të shmang dëmin

kolateral, si rezultat i zbatimit të saj; shkallën, në të cilën çdo mundësi merr parasysh

shqetësimet përkatëse sociale, ekonomike dhe kulturore, si dhe faktorë të tjerë në vende

të veçanta; afatin e kohës, që do të merret për restaurimin e dëmit mjedisor.

Direktiva e Përgjegjësisë Mjedisore përcakton përdorimin e analizave të burimeve

ekuivalente, duke u përpjekur për të barazuar madhësinë ose vlerën e dëmit mjedisor me

madhësinë apo vlerën e përfitimeve mjedisore të krijuara përmes projekteve të

rehabilitimit. Metodat e burimeve ekuivalente të vlerësimit të nevojave të rehabilitimit

përfshijnë:

-Metodën burim në burim: Për të funksionuar kjo metodë duhet të dallohet, që

organizmat janë humbur nën një ndikim të veçantë dhe janë fituar nga një rehabilitim i

veçantë. Krahasimi i fitimeve dhe humbjeve mund të bëhet në bazë të sipërfaqes së

habitatit të humbur, në të cilin rasti është referuar, si “analizat e habitatit ekuivalent”.867

-Metodën shërbim në shërbim: Kjo metodë fokusohet në “shërbimet e burimeve

natyrore”, funksionet e kryera nga një burim natyror për të mirën e ekosistemit (si

863 Direktiva e Përgjegjësisë Mjedisore-teksti zyrtar: http://eur lex.europa.eu/. (Aksesuar, më 28.10.2014). 864 Po aty. 865 OECD, Liability for environmental damage in Eastern Europe, Caucasus and Central Asia (EECCA):

Implementation of good international practices, 2012, fq. 22. 866 Po aty. 867 Analiza e habitatit të ekuivalencës u formalizua në rregulloret mjedisore të nxjerra në vitin 1996 nga ana

e Oqeanisë Kombëtare dhe Administratës Atmosferike të SHBA.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

161

pastrimi i ujit ose mirëmbajtja e biodiversitetit) ose për të mirën publike (për shembull,

kontrollin e përmbytjeve). Sasia e shërbimeve për njësi nuk është domosdoshmërisht e

njëjtë përgjatë një vendi të rehabilituar dhe përmasat fizike të rehabilitimit mund të jenë

më pak ose më shumë, se përmasat fizike të dëmit.868

-Metodën vlerë për vlerë dhe vlerë për kosto: Këto qasje mund të aplikohen në situata,

që nuk janë të përshtatshme për metodat e mësipërme. Kjo mund të ndodh për shembull,

nëse projektet e propozuara të rehabilitimit sigurojnë burime natyrore të ndryshme,

habitate apo shërbime, ose në qoftë se burimet ose shërbimet nuk mund të maten me

saktësi në një rast të veçantë të rehabilitimit. Metoda e vlerës për kosto përfshin vlerën e

dëmtimit të mjedisit dhe mundësitë e zgjedhura të rehabilitimit, që kanë ekuivalent në të

holla për këtë vlerë.869

Kryerja e një analize ekuivalente përfshin tri hapa kryesor:

1) Përcaktimi i sasisë së efekteve të dëmtimit të mjedisit në aspektin e shtrirjes dhe

shkallës së burimeve ose shërbimeve të humbura;

2) Identifikimi dhe vlerësimi i mundësive të rehabilitimit në aspektin e sasisë dhe

cilësisë së shërbimit apo zëvendësimit të resurseve të parashikuara, që do të ofrohen;

3) Rregullimi i shkallës dhe afatit të rehabilitimit për të kompensuar burimet ose

shërbimet e humbura me kalimin e kohës.870

4.8.4. Operatorët e aktiviteteve të Shtojcës III dhe operator të tjerë jo të

angazhuar në aktivitetet e Shtojcës III

Në rastet, kur kërcënimi aktual apo i pakthyeshëm i dëmeve mjedisore shkaktohet nga

operatorët e listuar në Shtojcën III në parim është e parëndësishme, nëse dëmi vjen, si

rezultat i gabimit apo neglizhencës së operatorit. Përgjegjësia nis vetëm nga fakti, që

dëmi mjedisor i është ngarkuar operatorëve të tillë, pavarësisht nga faktorët. Operatori

është i detyruar të ndërmarrë hapat e duhur, siç janë përshkruar në Nenet 5-7 të

Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore, për të ruajtur gjendjen mjedisore të zonës ose për

të rehabilituar çdo vend të dëmtuar. Për më tepër, operatori është i detyruar të përgjigjet

për kostot e këtyre masave.871

Në fakt, mjafton që operatori të kryejë një nga aktivitetet e përcaktuara për të

shkaktuar përgjegjësinë e tij për të marrë masa për të parandaluar ose riparuar dëmin.

Neni 8 i DPM siguron disa përjashtime të bazuara mbi gabimin për operatorët, në lidhje

me përgjegjësinë e tyre financiare për t’iu përgjigjur kostove të mirëmbajtjes dhe të

rehabilitimit të zonës, që është objekt ndaj kërcënimit aktual mjedisor. Këto përjashtime e

vendosin barrën e provës mbi operatorët për të treguar, që për arsye të veçanta nuk duhet

të fajësohen për rastet aktuale apo kërcënimet e një dëmi të pakthyeshëm. Veçanërisht,

operatorët përjashtohen prej detyrimit për të mbartur kostot parandaluese apo riparuese

në dy situata: kur janë në gjendje të provojnë, se dëmi apo kërcënimi është shkaktuar nga

një palë e tretë dhe ka ndodhur pavarësisht aplikimit të masave të përshtatshme të sigurisë

nga ana e operatorit,872 ose si rezultat i përputhjes me një urdhër apo instruksion detyrues

868 OECD, Liability for environmental damage in Eastern Europe, Caucasus and Central Asia (EECCA):

Implementation of good international practices, 2012, fq. 20. 869 Po aty. 870 Po aty. 871 Neni 8 i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 872 Neni 8(3) (a) i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

162

nga një autoritet publik, përveç lëndëve të rrezikshme apo incidenteve të shkaktuara nga

aktiviteti i operatorit.873 Në rrethana të tilla, Shteteve Anëtare iu kërkohet të sigurohen, se

operatorët janë në gjendje të kompensojnë kostot. Operatori është i detyruar të

parandalojë, që dëmi mjedisor të ndodh, ose nëse dëmi është shkaktuar duhet të përgjigjet

për kostot dhe shpenzimet, që rezultojnë prej tij duke u përcaktuar subjekt i një regjimi të

përgjegjësisë, e cila vepron në bazë të skemave të ndryshme, në varësi të faktit, nëse dëmi

mjedisor rezulton ose jo i shkaktuar nga ndonjë prej aktiviteteve profesionale të renditura

në Shtojcën III.874

Shtetet Anëtare kanë mundësinë, sipas Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore të

përjashtojnë operatorët nga detyrimi i mbartjes së kostove të riparimit të bëra në rastet,

kur janë në gjendje të tregojnë, se nuk ishte faji apo neglizhenca e tyre dhe dëmi u

shkaktua, si pasojë e një ndodhie apo lëshimit të rrezatimeve të autorizuara, sipas

rregullave kombëtare të implementuara nga legjislacioni mjedisor i KE i specifikuar në

Shtojcën III;875 ose rrezatimi apo përdorimi i një produkti ka ndodhur në rrjedhën e një

aktiviteti, i cili nuk kishte gjasa të shkaktonte dëme mjedisore në lidhje me njohuritë

aktuale teknike dhe shkencore.876 Shtetet Anëtare kanë mundësinë t’iu kërkojnë

autoriteteve kompetente të marrin masa parandaluese apo riparuese në vend të

operatorëve, për sa i përket zonave të dëmtuara, kur këtyre të fundit nuk iu kërkohet të

mbartin kostot e masave të tilla, sipas DPM.877

Megjithatë, është e rëndësishme të vihet re, se në praktikë mund të jetë e vështirë për

një operator të Shtojcës III të merret me problemin e provave në lidhje me gabimin,

veçanërisht në rastet e ndërhyrjes së një pale të tretë. Mbrojtja siguron një nxitje për

operatorët, që të marrin një teknologji për aplikimin e aktiviteteve të tyre për të

promovuar një nivel të lartë të mbrojtjes mjedisore.878 Barra e provës është përcaktuar në

lidhje me standardet normalisht të aplikueshme, sipas procedurave civile kombëtare.879

Autoritetet e Shteteve Anëtare kanë mundësinë të mos kërkojnë të rikuperojnë kostot në

lidhje me masat parandaluese apo riparuese, që ata duhet të ndërmarrin në rastet, kur

procesi për të rikuperuar kosto të tilla tejkalon vetë shumën e rikuperuar.880 Konceptet e

gabimit dhe neglizhencës janë të dhëna qëndrore të përgjegjësisë së operatorëve të

aktiviteteve profesionale, jo të mbuluara nga Shtojca III e Direktivës së Përgjegjësisë

Mjedisore. Në kundërshtim me situatën e aplikueshme ndaj aktiviteteve profesionale të

Shtojcës III është e nevojshme për autoritetet kompetente të Shteteve Anëtare të

873 Neni 8(3) (b) i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 874 Direktiva 2004/35/KE, Neni 2, “6. “Operator” do të thotë çdo person fizik ose juridik, privat ose

publik, që operon ose kontrollon veprimtarinë profesionale ose, kur kjo parashikohet në legjislacionin

kombëtar, ku pushteti vendimtar ekonomik mbi funksionimin teknik të një aktiviteti të tillë ka qenë i

deleguar, duke përfshirë edhe mbajtësin e lejes ose autorizimit për një aktivitet të tillë apo të personit

regjistrues ose, që duhet të njoftojë një aktivitet të tillë. 875 Neni 8(4) (a) i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 876 Neni 8(4) (b) i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 877 Nenet 5 (4) dhe 6 (3) të Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 878 Nenet 2 dhe 174 (2) të Traktatit të KE. 879 Në lidhje me sistemin ligjor të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në limitet e autonomisë procedurale,

rregullat kombëtare të procedurave për të implementuar legjislacionin e KE duhet të jenë efektive dhe

ekuivalente me procedura të ngjashme të aplikuara në nivel kombëtar. 880 Neni 8 (2) paragrafi I, II i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

163

provojnë, se operatorë të tillë kanë shkaktuar dëmin ndaj specieve në mbrojtje apo

habitateve natyrore me faj apo neglizhencë.881

(i) Shtrirja e përgjegjësisë dhe detyrimet e veçanta të një operatori

Një element tjetër dallues i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore është përcaktimi i

detyrimeve të operatorit përgjegjës, sipas termave të dëmtimit aktual apo kërcënimit për

dëmet mjedisore. Në kundërshtim me përqasjen e adaptuar nga mjete të tjera

ndërkombëtare, që i adresohen përgjegjësisë civile në lidhje me dëmet ndaj mjedisit,

Direktiva e Përgjegjësisë Mjedisore nuk përdor sanksione të kompensimit monetar. Në

vend të saj, ajo detyron operatorët përgjegjës të ndërmarrin disa hapa për të parandaluar

apo riparuar dëmin, si dhe të financojnë kostot e nevojshme për të siguruar përmbushjen

përkatëse. Në lidhje me këtë, përqasja e DPM është krejtësisht në një linjë me parimin

ndotësi paguan, në kuptimin që procedura e pagesës nga ndotësi garanton, se do të ketë,

si objektiv ose sigurimin, që kërcënimet ndaj mjedisit do të shmangen ose riparimin e

dëmeve deri në kushtet para, se të dëmtohej nga aktiviteti i ndotësit.

Sanksioni tradicional i kompensimit monetar, i përdorur në sistemet ligjore civile, si

mjeti kryesor për të siguruar kompensimin në lidhje me humbjet apo dëmet, ka një numër

mangësish nga një perspektivë e mbrojtjes mjedisore. Në veçanti, ngrihen dy probleme të

mëdha: vështirësi në sigurimin, që çdo nivel i kompensimit të caktuar është korrigjimi i

përshtatshëm për dëmet, si dhe mungesa e kontrollit mbi qëllimin, që do të përdoret ky

kompensim. Përqasja e përshtatur nga Direktiva e Përgjegjësisë Mjedisore ka për qëllim

të shmang përgjegjësinë civile të perceptuar, si një taksë de facto mbi aktivitetet

profesionale.

Nenet 5 dhe 8 të Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore përmbajnë detyrime të veçanta

të mbrojtjes së mjedisit për operatorët përgjegjës. Detyrimet kryesore u përkasin atyre në

lidhje me masat parandaluese (Neni 5) dhe veprimet riparuese (Nenet 6-7). Direktiva e

Përgjegjësisë Mjedisore respekton procedurat bazë, kur një person është subjekt i një

vendimi negativ nga një autoritet publik. Veçanërisht, vendimet e marra nën rrethana, që

imponojnë veprime parandaluese apo riparuese duhet t’i njoftohen menjëherë operatorit

të interesuar.882 Njoftimet mbi vendimet do të përfshijnë citimin e bazave ligjore të sakta,

si dhe informacionet mbi riparimet ligjore dhe limitin kohor përkatës në dispozicion për

operatorin, sipas ligjeve kombëtare.883

(ii) Masat parandaluese në rastet e shkaktimit të dëmit mjedisor

Sipas Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore, masat parandaluese janë të përshtatshme

në situatat, kur dëmet mjedisore nuk kanë ndodhur ende. Veçanërisht, Neni 5 (1)

përcakton, se atje ku dëmi mjedisor nuk ka ndodhur ende, por ka një kërcënim për një

dëm të tillë, operatori përgjegjës duhet të marrë masat parandaluese të nevojshme. Masat

parandaluese janë përcaktuar në DPM për të nënkuptuar çdo masë të marrë në përgjigje të

një veprimi, që përbën një kërcënim të pakthyeshëm të dëmit mjedisor, që të

parandalohet ose të minimizohet.884 Si minimum, operatorët do të detyrohen nga Shtetet

Anëtare të njoftojnë autoritetet kompetente menjëherë, nëse një kërcënim i pakthyeshëm

881 Neni 3(1) (b) i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 882 Neni 11 (4) i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 883 Po aty. 884 Neni 2 (10) i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

164

ndaj mjedisit nuk është larguar nga masat parandaluese.885 Autoriteteve kompetente iu

kërkohet të sigurojnë, që të merren masat e duhura parandaluese nga operatori dhe të

kenë fuqinë e duhur për të kontrolluar dhe vëzhguar mënyrën e ekzekutimit të tyre.886 Në

mënyrë, që të parandalohet përkeqësimi i mjedisit, por edhe ndonjë efekt tjetër negativ,

Direktiva e Përgjegjësisë Mjedisore parashikon dispozita me natyrë të qartë

parandaluese.887 Në rastin kur dëmi nuk mund të shmanget, atëherë hiqet dorë nga

parandalimi dhe pranohet, që operatori të vazhdojë me restaurimin e burimeve të

dëmtuara.888

Në lidhje me përgjegjësinë e operatorit mund të konfigurohen dy hipoteza të kundërta,

në varësi të të cilave individët mbajnë përgjegjësi të drejtpërdrejt apo të tërthortë. Në

rastin e parë, lind detyrimi i operatorit për të mbështetur kostot, të cilat janë të nevojshme

për të arritur masat adekuate parandaluese ose restauruese, ndërsa hipoteza e dytë ndodh,

nëse kostot e nevojshme për të mbuluar shpenzimet e bëra nga autoriteti kompetent ose

nga kompani të specializuara, me qëllim parandalimin dhe restaurimin, pasi mbështeten

direkt nga autoritetet kompetente duhet t’i ngarkohen operatorit përgjegjës.889 Dy

seksione janë parashikuar, të cilat kanë përcaktuar dy disiplina të veçanta, në varësi të

faktit, nëse i referohet dëmtimit të ujit, specieve apo habitateve natyrore të mbrojtura, ose

tokës.890

(iii) Veprimet riparuese në rastet e shkaktimit të dëmit mjedisor

Operatorët janë të detyruar të zbatojnë masat e hartuara për të riparuar efektet e dëmit,

ku kanë ndodhur dëmet mjedisore. Nenet 6-7 dhe Shtojca II e Direktivës së Përgjegjësisë

Mjedisore sigurojnë një seri detajesh të detyrimeve në lidhje me këtë. Neni 6 (1) paraqet

tri detyra kryesore për operatorët në rastet e dëmeve mjedisore: të njoftojnë organet

kompetente me të gjitha detajet përkatëse;891 të marrin masa për të zbuluar shtrirjen e

dëmit892 dhe të marrin masat e nevojshme për riparimin e dëmit.893 Autoritetet

kompetente janë të pajisura me fuqi për të mbikqyrur performancën e detyrimeve të një

operatori në ndërmarrjen e veprimeve parandaluese.894 Direktiva e Përgjegjësisë

Mjedisore siguron organizime të detajuara për të siguruar, që masat riparuese të jenë të

përshtatshme për kushtet mjedisore. Në kornizën ligjore të DPM janë vendosur masa

sigurie për të siguruar, që të ndërmerret një proces i përshtatshëm, i qartë, efektiv dhe i

885 Neni 5 (2) i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 886 Nenet 5 (3)-(4) të Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 887 P. Pa OCDE Publie Par Editions OCDE, Aspects fondamentaux des assurances N° 06: Assurance et

risques environnementaux, Paris, OECD, 2004, fq. 13-29. 888 Neni 8, paragrafi 1 i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 889 B. S. Musso, Riflessioni critiche in tema di tutela civilistica dell’ambiente, in Rassegna di diritto civile,

1991, fq. 837. 890 X. Thunis and F. Tulkens, Entreprises responsabilités et environnement, Belgique, Kluwer, 2004, fq.

109-128, fq. 169-177; F. Santonastaso, Libertà di iniziativa economica e tutela dell’ambiente, Milano,

Giuffrè, 1996; G. Signorello, Valutazione contingente della-disponibilità a pagare per la fruizione di un

bene ambientale: approcci parametrici e non parametrici, in Rivista di economia agraria, 1994, fq. 219. 891 Neni 6 (1) i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 892 Neni 6(1) (a) i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 893 Neni 6(1) (b) i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 894 Nenet 6 (2)-(3) dhe 7 (2)-(4) të Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

165

përgjegjshëm përpara nxitjes për veprime riparuese,895 duke përfshirë këto kërkesa bazë

të detyrueshme: të akordohet një plan me standarde minimale të vendosura në Direktivën

e Përgjegjësisë Mjedisore; operatori duhet t’i drejtohet autoritetit kompetent për vendimet

finale mbi implementimin e masave rikuperuese dhe implementimi i masave riparuese të

jetë, sipas standardeve minimale të DPM.

Faza e parë e këtij procesi i përket planifikimit nga operatori për rikuperimin dhe

njoftimin e autoriteteve kompetente. Në lidhje me parimin ndotësi paguan, operatori

duhet të hartojë një plan të përshtatshëm për rehabilitimin e zonës së dëmtuar.

Veçanërisht, operatori është i detyruar të identifikojë masat rehabilituese të fuqishme dhe

t’i paraqes ato tek autoritetet kompetente, nëse këto të fundit kanë ndërhyrë duke kryer

punët riparuese.896 Plani i hartuar duhet të jetë në përputhje me një seri të detajuar

kërkesash të paraqitura në Shtojcën II të Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore. Shtojca II

paraqet një kornizë të përgjithshme për t’u ndjekur në përcaktimin e masave të

përshtatshme për t’u aplikuar në riparimin e dëmeve mjedisore. Ajo aplikon dy seri

rregullash bazë: një seri në lidhje me rikuperimin e tokës së dëmtuar897 dhe tjetra, që

përfshin dëmet në ujë, tek speciet në mbrojtje ose habitatet natyrore.898

Prioriteti kryesor i kompensimit është të sjellë mjedisin në gjendjen e tij fillestare për

të restauruar burimet natyrore të dëmtuara, por në rast se ky rezultat nuk arrihet do të

veprohet përmes zëvendësimit të plotë të burimeve të dëmtuara899 me burime identike të

tjera ose të paktën ekuivalente, që vendosen, si prioritet në vendin e dëmtuar.900 Në

Shtojcën II, prioritet i jepet shëndetit të njeriut.901 Në rast të dëmtimit të ujit, specieve të

mbrojtura dhe habitateve natyrore, qëllimi i riparimit të dëmit mjedisor duhet të eliminojë

çdo rrezik të konsiderueshëm të efekteve anësore për shëndetin e njeriut dhe kërkon, që

vlerësimi i mundësive restauruese të realizohet duke analizuar ndërmjet kushteve efektin

e secilës mundësi në shëndetin dhe sigurinë publike.902

895 Siç është përfshirë në Nenin 7 në lidhje me Shtojcën II të Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore

2004/35/KE. 896 Neni 7 (1) i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 897 Shtojca II paragrafi 2 i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 898 Po aty. 899 X. Thunis, Homo responsabilis in Education à la citoyenneté et à l'environnementa cura di D. Belayew,

Ph. Soutmans, A. Tixhon and D. Van Dam; Presses universitaires de Namur, Namur (Belgique), 2008, fq.

81-98. 900 B. Lombaert, Mémento de l'environnement, Bruxelles, Kluwer, 2008. 901 Agjencia Evropiane e Mjedisit paraqiti vlerësimin e katërt të gjendjes së mjedisit, raport, në të cilin

është paraqitur dhe analizuar përparimi në lidhje me objektivat e Programit të Gjashtë të Veprimit në

Mjedis të Bashkimit Evropian dhe Strategjisë mjedisore për vendet e Evropës Lindore, Kaukazin dhe Azinë

Qëndrore. Një pikë e rëndësishme e raportit është kapitulli, që i dedikohet marrëdhënieve midis mjedisit,

shëndetit dhe cilësisë së jetës, domethënë aspekteve të mjedisit, që bashkëveprojnë, duke kushtëzuar

shëndetin e njeriut: ajrin, ujin dhe terrenin, rreziqet që vijnë nga kimikatet. Duke folur për perspektivat

mjedisore dhe shëndetësore të rajonit pan-evropian të raportit thuhet, se pikat kryesore kritike në

marrëdhënien midis shëndetit dhe mjedisit janë për shkak të cilësisë së dobët të ujit dhe ajrit, zhurmës dhe

ndotjes kimike. Në përshkrimin e marrëdhënieve ndërmjet shëndetit të njeriut dhe mjedisit, raporti merr

parasysh vetëm një pjesë të ndërveprimit të faktorëve. Shpesh, kërcënimet mjedisore për shëndetin ose

shkaktohen nga fatkeqësitë natyrore ose drejtpërdrejt nga njerëzit dhe pasojat e tyre përkeqësohen më

shpesh nga mungesa e përgatitjes për t’i përballuar. 902 J. P. Barde and D. W. Pearce, Valutare l’ambiente, Bologna, il Mulino, 1993; G. Bagnetti, E. Moretti

and L. Rimini, La valutazione economica del danno ambientale: profili teorici ed aspetti empirici, in Per

una riforma delle responsabilità civile per danno all’ambiente, a cura di P. Trimarchi, Milano, Giuffrè,

1996.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

166

Në lidhje me dëmin, që ndikon tokën, seksioni për riparimin parashikon miratimin e

masave, të cilat mund të sigurojnë të paktën, se ndotësit përkatës janë hequr, kontrolluar,

ose zvogëluar në mënyrë, që toka e dëmtuar duke marrë parasysh përdorimin e saj të

tanishëm apo në të ardhmen nuk është më një rrezik i madh për të shkaktuar efekte

negative në shëndetin e njeriut. Çdo rast, që përcakton masat kompensuese, duhet të

bëhet duke u angazhuar në aktivitete, që nuk mund të përbëjnë rrezik për shëndetin e

njeriut.903 Megjithatë, masat kompensuese mund të përcaktohen nga operatori përgjegjës,

ose nga një palë e tretë e caktuar në mënyrë specifike, por është në dorë të autoriteteve

kompetente për të vendosur masat, në përputhje me parimet dhe kriteret e përcaktuara në

Shtojcën II. Autoritetet kompetente disponojnë një shkallë të caktuar të gjykimit dhe

mund të vendosin të mos sigurohet një kompensim i plotë i dëmit, nëse do të

konsiderohej, se kthimi i mjedisit në gjendjen e tij të mëparshme mund të jetë në

disproporcion, sa i përket krahasimit mes kostos së masave shtesë kompensuese të

nevojshme për kompensimin904 dhe parashikimet e përfitimeve mjedisore.905

Direktiva e Përgjegjësisë Mjedisore është strukturuar në mënyrë të tillë, që të lejojë

llogaritjen e kostove të masave kompensuese me modelet, që korrespondojnë me vlerën e

dëmit, që duhet kompensuar duke shmangur një qasje të bazuar në vlerësimin monetar të

dëmit mjedisor.906 Rikuperimi kërkon, që çdo rrezik thelbësor ndaj shëndetit njerëzor të

shkaktuar nga dëmet, gjithashtu duhet të largohet.907 Parimi rikuperues i parashikuar në

Shtojcë duhet të arrihet, nëpërmjet llojeve të ndryshme të masave, të cilat hartohen për të

siguruar, që të arrihet një gjendje e kushteve mjedisore, sa më afër të jetë e mundur me

gjendjen bazë, nëpërmjet përdorimit të masave primare, plotësuese dhe kompensuese.

Shtojca siguron një seri kriteresh dhe kërkesash ndihmëse për të vlerësuar rastet

individuale me mundësi rikuperuese të veçanta bazuar mbi teknologjitë më të mira në

dispozicion, kur duhet të përdoren dhe kur duhet të ndalin.908 Fokusi qëndror i

rikuperimit të tokës së dëmtuar është të sigurojë, që vendi i ndikuar të mos përbëjë më

rrezik ndaj shëndetit njerëzor.909

Faza e dytë kryesore e procesit të riparimit përfshin autoritetet kompetente. Sipas,

Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore është autoriteti kompetent kombëtar, ai që

ngarkohet me detyrën e përcaktimit të masave rikuperuese të veçanta për t’u

implementuar, si dhe rregullin e implementimit.910 Në rastet e burimeve të shumta të

dëmit mjedisor, të cilat nuk janë në gjendje të riparohen në të njëjtën kohë, autoriteti

është i ngarkuar me detyrën e përcaktimit të aspektit të veçantë të dëmit, që duhet t’i

drejtohen. Duhet të merren parasysh faktorë të ndryshëm për vlerësimin e prioriteteve

dhe kryesisht: natyra, shtrirja dhe serioziteti i rasteve të dëmeve; mundësitë e një

rikuperimi natyror dhe rreziqet ndaj shëndetit njerëzor.911Autoritetet duhet të pranojnë

903 L. Fierro, La responsabilita per danno ambientale e l’ assicurabilita dell’ danno, fq. 116,

http://road.unimol.it/bitstream/2192/43/1/TESI_%20FIERRO.pdf. (Aksesuar, më 17.11.2015). 904 J. C. Antequera, El deber jurídico de restauración ambiental, Ed. Comares, Granada, 2004. 905 G. Recchia, Mezzi stragiudiziali per la risoluzione di controversie economiche sui danni ambientali e

l’esperienza statunitense, in Rivista trimestrale di diritto e procedura civile, 1996, fq. 559. 906 V. C. Lepage and F. Guery, La politique de précaution, Presses universitaires de France, 2001. 907 Shikoni, paragrafin 1 të Shtojcës II të Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 908 Shikoni, paragrafin 1.3 të Shtojcës II të Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 909 Paragrafi 2, Shtojca II e Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 910 Neni 7 (2) i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 911 Neni 7 (3) i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

167

vëzhgime nga personat e dëmtuar ose me gjasa për t’u prekur nga dëmi, personat që kanë

interes të mjaftueshëm në vendimmarrjen mjedisore në lidhje me dëmin apo personat, që

pretendojnë shkeljen e një të drejte, si pasojë e dëmeve.912 Në përputhje me parimin e

përgjithshëm të ligjeve të Komunitetit Evropian,913 autoritetet kompetente duhet të

mundësojnë, që njerëzit të dërgojnë komentet e tyre përpara, se të ndërmerren veprimet

rikuperuese, në lidhje me masat e hartuara për të ndikuar në rikuperimin afatgjatë.

912 Neni 7 (4) i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 913 Çështja 17/74, Transoceanic Marine Paint Association [1974] GJED 1063.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

168

Dëmi ose kërcënimi i pashmangshëm për dëmtim ndodh

Veprime të menjëhershme për të parandaluar dëmtimin ose përkeqësimin dhe njoftimi i

autoriteteve kompetente

Vlerësimi i dëmeve mjedisore

Programimi i riparimit së bashku me autoritetet kompetente

Zbatimi, kontrolli dhe informacioni mbi aktivitetin e riparimit

Figura 4.2 Rendi i veprimeve, që palët e ndryshme duhet të ndërmarrin në rastet e dëmtimit ose rrezikut

të pashmangshëm për dëmtim të mjedisit.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

169

(iv) Përgjegjësia financiare për veprimet parandaluese dhe riparuese

Në lidhje me parimin ndotësi paguan, Direktiva e Përgjegjësisë Mjedisore imponon

një kërkesë të përgjithshme mbi Shtetet Anëtare për të siguruar, që operatori të paguajë

kostot e çdo mase parandaluese apo rikuperuese të ndërmarrë.914 Autoritetet kompetente

kombëtare kërkojnë të rikthehen kostot e bëra në lidhje me çdo veprim, që mund të kenë

ndërmarrë në përgjigje të dëmit.915 Megjithatë, ka disa përjashtime, që aplikohen në

lidhje me këto kërkesa thelbësore, atje ku operatori është në gjendje të provojë mungesën

e fajit apo neglizhencës në situata të veçanta.916

Sipas, Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore, operatorëve nuk u kërkohet të japin

siguri financiare të mjaftueshme në rastet, kur ndodh dëmi mjedisor aktual. Vetëm pas

një vlerësimi dhe raporti të plotë, në lidhje me garancinë financiare vlerësohet qasja

graduale, maksimalja për garancinë financiare dhe përjashtimi i aktiviteteve me rrezik të

ulët.917 Raporti duhet të tregojë, përveç zbulimit të disponueshmërisë të kostove të

arsyeshme, kushtet e sigurimit dhe format e tjera të financimit të parashikuara për

aktivitetet e listuara në Shtojcën III,918 si dhe kushtet në të cilat janë ofruar.919 Në lidhje

me financimin ishte vendosur nga Komisioni Evropian, më 20 prill 2010, detyrimi për të

prezantuar një relacion920 në lidhje me efektivitetin e Direktivës së Përgjegjësisë

Mjedisore në drejtim të rehabilitimit aktual dhe kompensimit të dëmit të mjedisit.921

Komisioni Evropian legjitimohet për të paraqitur, nëse i konsideron të përshtatshme,

propozimet relative për një sistem të harmonizuar të mbulimit financiar të

detyrueshëm.922

Detyrimi për operatorët e Shtojcës III për të patur një siguracion të përshtatshëm ose

për të patur garanci financiare të barazvlefshme do ta kishte përforcuar parimin ndotësi

paguan duke mbështetur mjetet legjislative. Pa një siguri financiare të përshtatshme disa

prej operatorëve mund të mos jenë në gjendje të arrijnë kostot financiare, shpeshherë të

mëdha të përfshira për të arritur rikuperimin efektiv të përshtatshëm të rasteve serioze të

dëmit mjedisor. Pasojat financiare, që vijnë nga paaftësia paguese e një operatori

përgjegjës bëjnë, që kostot e rehabilitimit në praktikë do të duhej të arriheshin nga burime

914 Neni 8 (1) i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 915 Neni 8 (2) i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 916 Kryesisht, të cituara në Nenet 8 (3)-(4) të Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 917 CEA, The Environmental Liability Directive Enhancing Sustainable Insurance Solutions, 2008, Insurers

of Europe, http://www.cea.eu/, [7 janar 2009]. (Aksesuar, më 15.11.2015). 918 D. De Strobel, L’assicurazione di responsabilità civile, Giuffrè, Milano, 1998; M. Gabriotti, Il danno

ambientale: problematiche giuridiche e assicurative, in Rivista giuridica dell’ambiente, 1992, fq. 207; M.

Mando, L’assicurazione per i danni da inquinamento ambientale dopo l’art. 18 della legge n. 349/86, in

Rivista critica del diritto privato, 1988, fq. 799. 919 P. Bossi, E’ assicurabile il danno-pubblico all’ambiente?, in L’impresa ambiente, 1991, n. 4, fq. 113;

M. Bresso, Pensiero economico e ambiente, Torino, Loescher, 1982; A. D. Candian, Responsabilità civile

per danno ambientale e assicurazione, in La parabola del danno ambientale, Milano, Giuffrè, 1994; A. D.

Candian, Responsabilità civile e assicurazione, Milano, EGEA, 1993. 920 Megjithatë, gjashtë vjet pas hyrjes në fuqi të Direktivës, Komisioni Evropian paraqiti një raport

vlerësimi, duke propozuar një sistem të detyrueshëm dhe të njëtrajtshëm të garancive financiare me një

tabelë të kufijëve të mbulimit të sigurimit. 921 Neni 14 paragrafi 2 i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 922 Nëpërmjet, natyrës vullnetare të sigurimit të parashikuar nga Direktiva, kjo do t’u mundësojë siguruesve

dhe operatorëve bashkëpunim në të mirë të zhvillimit të modeleve të duhura të garancive financiare.

http://www.edipi.com/?pos=003.275 [7 janar 2009]. (Aksesuar, më 17.12.2015).

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

170

të tjera, si për shembull nga taksapaguesit lokal apo të përgjithshëm, një perspektivë që

do të shkonte kundër parimit ndotësi paguan. Sigurimi i dëmit mjedisor është një

shqetësim i madh, gjatë procesit legjislativ të Direktivës. Libri i Bardhë ka shprehur

dyshime, nëse tregu i sigurimeve ka kapacitet për të siguruar instrumentet adekuate, pasi

mbulimi i sigurimit të dëmtimit të mjedisit është ende mjaft i pazhvilluar në Evropë.

Mungesa e përvojës në tregun e sigurimeve me kategorinë e re të dëmeve të “burimeve

natyrore,” gjithashtu e bën më të vështirë llogaritjen e tarifave të lidhura me rrezikun.923

Në bazë të Nenit 14 (2) të Direktivës, Komisioni Evropian duhet të paraqes një raport,

i cili duhet të përmbajë informacion mbi efektivitetin në lidhje me riparimin e dëmeve

mjedisore dhe disponueshmërinë e sigurimit ose siguri të tjera financiare për aktivitetet e

listuara në Shtojcën III, para 30 prillit të vitit 2010. Në bazë të këtij raporti dhe një

vlerësimi të zgjeruar të ndikimit, i cili duhet të përfshijë një analizë kosto-përfitim,

Komisioni Evropian do të paraqesë propozime për një sistem të harmonizuar të sigurisë

së detyrueshme financiare.924 Direktiva e Përgjegjësisë Mjedisore nuk siguron rregulla të

veçanta mbi shpërndarjen e kostove në rastet, që përfshijnë burime të shumta të dëmit

mjedisor. Shpërndarja e përgjegjësisë për kostot midis operatorëve, që janë vërtetuar, se

kanë pasur përgjegjësi të përbashkët është një çështje për t’u zhvilluar nga Shtetet

Anëtare.925

4.8.5. Autoritetet kompetente në rolin e zbatuesit kryesor

Nisur nga perspektiva e përforcimit të ligjeve është e rëndësishme të vihet re, se

Direktiva e Përgjegjësisë Mjedisore u atribuon Shteteve Anëtare përgjegjësi qëndrore për

mbikqyrjen e implementimit të kërkesave të përgjegjësisë civile. Një pikë kryesore e

kornizës së saj ligjore është roli mbizotërues i lejueshëm, që u jepet autoriteteve të

Shteteve Anëtare për t’u siguruar, që operatorët i përmbahen detyrimeve të përgjegjësisë

mjedisore. Veçanërisht, Neni 11 kërkon, që Shtetet Anëtare të hartojnë përgjegjësinë e

autoriteteve kompetente për plotësimin e detyrave të caktuara në DPM.926 Autoritetet

kompetente janë ngarkuar me dy detyra kryesore: verifikimin e përgjegjësisë dhe

mbikqyrjen e riparimeve.

Së pari, autoritete të tilla kanë për detyrë të përcaktojnë, se cili operator ka shkaktuar

dëmin mjedisor aktual apo të mundshëm.927 Në mënyrë, që të plotësohet kjo detyrë është

e qartë, se autoritete të tilla kanë nevojë të pajisen me kompetencat e nevojshme hetuese

apo inspektuese. Direktiva e Përgjegjësisë Mjedisore nuk veçon në detaje ndonjë

kompetencë të tillë, që duhet t’i akordohet autoriteteve të përfshira, por kjo është një

çështje, që i takon Shteteve Anëtare. Sipas detyrave të përgjithshme, që dalin nga Neni 10

923 M. Faure, ed., Deterrence, Insurability and Compensation in Environmental Liability: Future Developments in the European Union, Vienna: Springer, 2003. 924 M. Hinteregger, Environmental Liability and Ecological Damage in European Law, Cambridge

University Press, 2008, fq. 23. 925 Neni 9 i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. Shikoni, gjithashtu përshkrimin 22 të

parathënies së Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore, e cila tregon, se Shtetet Anëtare mund të konsiderojnë

detyrimin e niveleve të diferencuara të përgjegjësisë financiare mbi prodhuesit, se sa mbi përdoruesit e

produktit. 926 Neni 11 (1) i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 927 Neni 11 (2) i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. Atje ku një palë e tretë, në kundërshtim

me vetë operatorët është direkt përgjegjëse për dëmet mjedisore aktuale apo të mundshme, Shteteve

Anëtare iu kërkohet të pajisin autoritetet kompetente me fuqi për t’iu kërkuar palëve të tilla të marrin masat

e nevojshme parandaluese apo riparuese.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

171

i Traktatit të KE, Shteteve Anëtare iu kërkohet të sigurohen, që autoritetet janë të pajisura

me kompetenca dhe burime efektive për t’i mundësuar atyre plotësimin e përgjegjësive

ligjore mjedisore lidhur me identifikimin e burimit të dëmit. Direktiva e Përgjegjësisë

Mjedisore nuk përcaktoi një listë minimale të kompetencave investiguese të detyrueshme

duke parë, që identifikimi i burimeve të dëmit dhe kërcënimeve për dëme janë të

rëndësishme për të arritur qëllimet duke përforcuar çdo regjim të përgjegjësisë mjedisore

civile apo penale. Aktualisht, Bashkimi Evropian ka kaluar vetëm një rekomandim, jo të

detyrueshëm mbi kriteret minimale për inspektimet mjedisore.928 Së dyti, autoritetet

kompetente janë të detyruara, sipas Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore të sigurojnë, që

detyrimet mjedisore të plotësohen. Kjo nënkupton, që autoritete të tilla kanë

përgjegjësinë për të vlerësuar gjendjen e dëmit aktual apo atij të mundshëm dhe të

përcaktojnë masat rehabilituese të përshtatshme për t’u marrë.929 Për sa i përket,

vlerësimit të dëmit, autoritetet kompetente mund t’u kërkojnë operatorëve të kryejnë

vlerësimet e veta dhe të sjellin ndonjë informacion apo të dhënë të kërkuar.930 Në lidhje

me aspektet e rehabilitimit, DPM i siguron autoriteteve kombëtare mundësinë për të

vëzhguar masa të tilla, që të merren në përputhje me standardet minimale mjedisore të

kërkuara sipas kësaj Direktive.931

Direktiva e Përgjegjësisë Mjedisore parashikon, që t’u kërkohet autoriteteve

kompetente të kenë një përfshirje kryesore në menaxhimin e të gjitha rasteve, që

përfshijnë veprime rikuperuese ose aplikimin e masave parandaluese. Për sa i përket

masave parandaluese, Neni 5 veçon, se autoritetet kompetente janë të pajisura me

kompetenca të veçanta në rastet, kur një operator nuk është në gjendje të largojë një

kërcënim për dëme mjedisore. Operatorëve iu kërkohet të informojnë menjëherë

autoritetet, nëse shfaqen situata të tilla.932 Me marrjen e një njoftimi të tillë, autoritetet në

çdo kohë mund të kërkojnë, që: operatorët të sigurojnë informacione mbi çdo kërcënim

për dëme mjedisore ose në rastet e dyshuara të një kërcënimi të tillë; operatorët të marrin

masat parandaluese të nevojshme; t’u japin instruksione operatorëve për t’i ndjekur në

marrjen e masave parandaluese ose vetë autoritetet të marrin masa parandaluese.933

Për sa i përket, veprimeve rikuperuese, Neni 6 i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore

i atribuon autoriteteve kompetente fuqi të ngjashme me qëllimin për të mbikqyrur

zbatimin e tyre në mënyrë të përshtatshme. Operatorët janë të detyruar të informojnë

autoritetet për rastet e dëmit mjedisor.934 Në lidhje me dëme të tilla, autoritetet

kompetente mund të marrin ndonjë prej vendimeve të mëposhtme: të kërkojnë, që

operatori të sigurojë informacione shtesë mbi ndonjë dëm, që ka ndodhur; të kërkojnë, që

operatori të marrë apo të jap instruksione në lidhje me të gjitha hapat praktikë, që të çojnë

drejt një kontrolli të menjëhershëm, largim ose menaxhim të ndotësve në fjalë ose të

ndonjë faktori tjetër në mënyrë, që të limitojnë apo të parandalojnë ndonjë dëm mjedisor

928 Rekomandimi 2001/311, që siguron kriteret minimale për inspektimet mjedisore tek Shtetet Anëtare

(Gazeta Zyrtare 2001 L 118/41). 929 Neni 11 (2) i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 930 Neni 11 (2), fjalia e fundit e Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. Shikoni, gjithashtu

kompetencat e veçanta të autoriteteve kompetente për të kërkuar marrjen e informacioneve nga operatorët:

Nenet 5 (1), (3) (a) dhe 6 (1), 2(a) të Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 931 Ashtu siç është përcaktuar në Shtojcën II të Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 932 Neni 5 (2) i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 933 Neni 5 (3) i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 934 Neni 6 (1) i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

172

të mëtejshëm dhe efektet negative mbi shëndetin njerëzor, ose dëme të mëtejshme mbi

shërbimet; të kërkojnë, që operatorët të ndërmarrin masat e nevojshme riparuese; t’u

japin operatorëve instruksione për t’u ndjekur mbi masat rikuperuese të nevojshme.935

Autoritetet kompetente kanë fuqi të gjerë për të ndërhyrë dhe mbikqyrur rehabilitimin

e vendeve të dëmtuara. Autoritetet kompetente janë të detyruara të sigurojnë, që

operatorët përgjegjës të kryejnë punën e nevojshme.936 Megjithatë, Direktiva e

Përgjegjësisë Mjedisore siguron një shkallë fleksibiliteti, atje ku autoritetet përballen me

vështirësi në kërkesën, që operatorët të ndërmarrin veprimet e duhura. Veçanërisht,

autoritetet kompetente kanë të drejtën të ndërmarrin vetë veprime parandaluese apo

riparuese, nëse operatori dështon ose nuk mund të identifikohet apo nuk i është kërkuar të

mbart kostot e veprimeve parandaluese apo riparuese, sipas DPM.937 Ata mund të

fuqizojnë një palë të tretë për t’i kryer këto detyra.938

Megjithatë, nisur nga perspektiva e mbrojtjes mjedisore, liria e veprimit të dhënë

autoriteteve kompetente ka mangësi, nisur nga ajo çfarë të tjerët presin prej tyre në këto

rrethana. Direktiva e Përgjegjësisë Mjedisore lë të hapur mundësinë e moskorrigjimit të

dëmit mjedisor në këto rrethana. Autoritetet kompetente nuk kanë detyrim të sigurojnë,

që një vend i dëmtuar duhet të rehabilitohet, nëse një operator nuk është përgjegjës ose

nuk është në gjendje të paguajë. Një pozicion i tillë nuk është i pajtueshëm me parimin

bazë të mbrojtjes mjedisore i mbështetur nga politikat mjedisore të KE: arritjen e një

niveli të lartë të mbrojtjes mjedisore, si dhe parimin ndotësi paguan.

Për sa i përket, parimit ndotësi paguan është e qartë, se personi, që shkakton dëmin

duhet të mbajë përgjegjësi ligjore. Megjithatë, atje ku personat nuk kanë përgjegjësi

ligjore për një arsye të veçantë të përcaktuar në DPM, siç është mungesa e fajit, ose

mungesa e identifikimit nga autoritetet kompetente nuk është e qartë, nëse pjesa tjetër e

shoqërisë duhet të shpëtojë nga përgjegjësia për rehabilitimin e vendeve të dëmtuara.

Direktiva e Përgjegjësisë Mjedisore nuk e reflekton faktin, që shoqëria në përgjithësi

mbart disa përgjegjësi për pasojat e dëmeve mjedisore.

4.8.6. Përgjegjësia mjedisore përtej kufijëve

Ndotja ndërkufitare ishte një shtysë e madhe për miratimin e Direktivës së

Përgjegjësisë Mjedisore. Neni 15 i Direktivës paraqet një detyrë të përgjithshme mbi

Shtetet Anëtare për të bashkëpunuar me njëra-tjetrën për të siguruar, që të ndërmerren

veprime parandaluese ose riparuese në rastet e situatave të tilla, duke përfshirë kërkesat

për të siguruar informacione për Shtetet Anëtare.939 Sipas kësaj dispozite, Shtetet Anëtare

kanë të drejtë të rimarrin kostot e bëra prej tyre në lidhje me masat riparuese apo

parandaluese, për sa i përket dëmeve të ndodhura brenda kufijëve të tyre. Në raste të tilla,

Shtetet Anëtare duhet t’i përmbahen kërkesave procedurale të hartuara në lidhje me

kostot rikuperuese, sipas Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore.940 Ajo qartëson, se

935 Neni 6 (2) i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 936 Shikoni, Nenet 5 (4) fjalia e parë dhe 6 (3) fjalia e parë të Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore

2004/35/KE. 937 Po aty. 938 Shikoni, Nenin 11 (3) të Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 939 Nenet 15 (1)-(2) të Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 940 Shikoni, Nenin 15 (3), të Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

173

dispozitat e saj nuk kanë paragjykime ndaj rregullave ekzistuese të Komunitetit Evropian

mbi konfliktet e ligjeve.941

Direktiva e Përgjegjësisë Mjedisore, gjithashtu përmban një dispozitë për të mbuluar

rastet e dëmit mjedisor ndërkufitar.942 Kur dëmi mjedisor ndikon në një numër të

Shteteve Anëtare, ato janë të detyruara të bashkëpunojnë, nëpërmjet shkëmbimit të duhur

të informacionit për të siguruar, se janë marrë masat parandaluese dhe nëse është e

nevojshme edhe masat restauruese. Kur një Shtet Anëtar identifikon dëme brenda

kufijëve të tij shkaku, i të cilave ka ndodhur jashtë kufijëve të tij mund t’ia bëj të ditur atë

Komisionit Evropian dhe çdo Shteti tjetër Anëtar të interesuar, mund të rekomandojë

miratimin e masave parandaluese apo përmirësuese dhe në fund mund të kërkojë të

rikuperojë shpenzimet e bëra në lidhje me miratimin e masave parandaluese apo

përmirësuese. Pra, mungon parashikimi i një dispozite të detyrimit të reparacionit për

Shtetin Anëtar dhe ka të ngjarë, që në rastin e dëmit mjedisor ndërkufitar, shteti i dëmtuar

do të mbulojë shpenzimet për riparimin e dëmit.943

4.8.7. Rastet e përjashtimit nga përgjegjësia civile mjedisore

Në marrëveshje me Konventën e Luganos dhe në kundërshtim me rregullat amerikane

mbi përgjegjësinë civile,944 DPM përjashton aplikimin retrospektiv të rregullave të saj.

Për më tepër, ajo shprehimisht pranon, se regjimet ekzistuese të përgjegjësisë civile do të

vazhdojnë të mbulojnë dëmin tradicional për individët, nëse përfshijnë dëmtime

personale apo dëmtimin e pronës.945

Neni 4 i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore veçon një numër përjashtimesh ndaj

aplikimit të kërkesave të tij, që lidhen me: shembujt e veçantë të rrethanave të

paparashikuara, fushat e politikave tashmë subjekt ndaj rregullave të përgjegjësisë civile

ndërkombëtare, po ashtu dhe fushat politikisht të ndjeshme, që përfshijnë çështje të

sigurisë ndërkombëtare. Veçanërisht, DPM përjashton nga përgjegjësia dëmet aktuale

apo kërcënimet për dëme të shkaktuara nga:

(a) Aktivitete, që lidhen me luftën,946 apo aktivitete qëllimi, i të cilave është t’i

shërbejnë mbrojtjes kombëtare ose sigurisë ndërkombëtare;947

(b) Fenomene natyrore,948 që do të thotë, shkatërrime natyrore ose aktivitete, që kanë,

si qëllim ekskluziv mbrojtjen nga fenomene të tilla;949

(c) Incidente të mbuluara nga konventa ekzistuese e përgjegjësisë civile

ndërkombëtare, të cilat i adresohen ndotjes së mjediseve detare apo ngarkesave të

mallrave të rrezikshëm, siç janë listuar në Shtojcën III të Direktivës;950

941 Rregullorja 44/01 mbi juridiksionin, njohjen dhe përforcimin e gjykimeve në çështjet civile dhe tregtare

(Gazeta Zyrtare 2001 L 12/1), e ndryshuar nga Rregullorja 1496/02. 942 Neni 15 i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 943 M. Alberton, Il danno ambientale in un’ ottica multilivello: Spunti di riflessione, fq. 13,

http://www3.unisi.it/ianus/Numero%202/01.%20Mariachiara%20Alberton.pdf. (Aksesuar, më 25.01.2015). 944 I organizuar, sipas rrethanave të favorshme të Aktit të Përgjegjësisë dhe Kompensimit 42 USC103. Për

shpjegime të mëtejshme, shikoni memorandumin shpjegues të propozimeve të Komisionit Evropian për një

Direktivë mbi Përgjegjësinë Mjedisore (COM (2002)17). 945 The EU Environmental Liability Directive and its implementation in the UK, Freshfields Bruckhaus

Deringer LLP, April 2009, fq. 1. 946 Neni 4(1) (a) i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 947 Neni 4 (6) i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 948 Neni 4(1) (b) i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 949 Neni 4 (6) i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

174

(d) Një aktivitet jo i identifikueshëm, si për shembull në rastin e ndotjes difuze.

(e) Rreziqe ose aktivitete nukleare të mbuluara nga Traktati i Euratomit, ose nga

konventa kombëtare mbi përgjegjësinë për incidente me lidhje nukleare, siç janë listuar

në Shtojcën V të Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore.951

Për më tepër, Direktiva e Përgjegjësisë Mjedisore nuk zbatohet:952

- Në ngjarjet apo incidentet (dhe aktivitetet, që i shkaktuan), që kanë ndodhur para 30

prillit 2007,953 nuk aplikohet, as për dëmet e shkaktuara nga rrezatime, apo incidente, të

cilat edhe pse kanë ndodhur përpara 30 prillit 2007 vijnë, si rrjedhojë e një aktiviteti, që

nisi e përfundoi përpara kësaj date.954

- Për dëme, nëse kanë kaluar më shumë, se 30 vite nga çështja, ngjarja apo incidenti,

që i shkaktoi.955

- Për ndotjen e deteve me naftë, transportin e mallrave të rrezikshme, aktivitetet

bërthamore dhe kështu me radhë, që rregullohen nga marrëveshjet ndërkombëtare.

- Nëse, operatori mund të provojë, se dëmi është shkaktuar nga një palë e tretë dhe ka

ndodhur pavarësisht, se janë marrë masat e duhura të sigurisë, ose në përgjigje të një

urdhri apo udhëzimi të dhënë nga një autoritet publik.

Neni 10 i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore përcakton një limit në kohë, kur një

autoritet kompetent mund të nis procedurat në mënyrë, që të rikuperojë kostot e masave

parandaluese apo riparuese të ndërmarra kundrejt dëmeve mjedisore. Autoritetet

kompetente kanë afat 5 vjet për të nisur procedurat e rikuperimit duke filluar nga data,

kur masat janë marrë dhe në rastet kur është identifikuar operatori përgjegjës, cilado datë

të jetë kjo e fundit.956

Aplikimi i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore bëhet pa paragjykim për të drejtat e

operatorëve për të limituar përgjegjësinë e tyre në lidhje me ligjet kombëtare duke

implementuar Konventën e vitit 1976 mbi Limitet e Përgjegjësisë për Pretendimet Detare

dhe Konventën mbi Limitet e Përgjegjësisë në Navigimin e Brendshëm të vitit 1988.957

Direktiva e Përgjegjësisë Mjedisore parashikon, që Komisioni Evropian duhet të rishikojë

përjashtimet në lidhje me sektorin detar dhe nuklear në kontekstin e raportit të tij me

aplikimin e instrumenteve legjislative, deri në 30 Prill 2014.958 Kjo tregon, që përjashtimi

i tyre i vazhdueshëm nga korniza e përgjegjësisë së BE mund të mos ishte

domosdoshmërisht i përhershëm dhe do të vlerësohej në termat e efikasitetit të

procedurave ekzistuese.

4.8.8. Efektet ligjore të Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore

Efikasiteti i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore varet nga masa, në të cilën Shtetet

Anëtare i përmbahen detyrimeve, sipas Nenit 249 (3) të KE për të zhvendosur dispozitat

e saj në ligjet kombëtare. Direktiva e Përgjegjësisë Mjedisore do të ketë efekte ligjore të

limituara në nivel kombëtar. Në mungesë të legjislacionit kombëtar të hartuar për të

950 Neni 4 (2) në lidhje me Shtojcën IV të Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 951 Neni 4 (4) në lidhje me Shtojcën V të Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 952 Direktiva e Përgjegjësisë Mjedisore-teksti zyrtar: http://eur-lex.europa.eu/. (Aksesuar, më 03.01.2015). 953 Neni 17 i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 954 Po aty. 955 Po aty. 956 Neni 10 i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 957 Neni 4 (3) i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE. 958 Neni 18 (3) i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore 2004/35/KE.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

175

zhvendosur dispozitat e DPM në ligjet kombëtare brenda Shteteve Anëtare, detyrimet e

përfshira në të mund të mos i drejtohen në mënyrë të drejtpërdrejt atyre operatorëve, të

cilët janë persona privat përpara gjykatave kombëtare.959 Pozicioni është ndryshe në

lidhje me operatorët e sektorit publik apo operatorët e besuar, se janë burim i shtetit.960

Në përputhje me juridiksionin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë mbi përgjegjësinë

shtetërore,961 personat privat mund të jenë në gjendje të kërkojnë kompensim për dëmet e

pretenduara prej tyre, si rezultat i dështimit të Shtetit Anëtar për të adaptuar Direktivën e

Përgjegjësisë Mjedisore.

Qëllimi kryesor i Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore është të mbrojë mjedisin dhe

jo të jap të drejta të veçanta për individët. Kjo është reflektuar edhe nga fakti, që

kompensimi monetar në lidhje me humbjet apo dëmet personale është përjashtuar nga

përgjegjësia e saj dhe nuk akordon të drejta procedurale për individët për të përforcuar

dispozitat përgjegjëse përpara gjykatave kombëtare.962 Komisioni Evropian duhet të jetë

vigjilent për të siguruar, që dispozitat e Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore të

adaptohen në mënyrë korrekte dhe në kohë në sistemin ligjor kombëtar të Shteteve

Anëtare.

959 Direktiva mund të mos jetë zbatuar drejtpërdrejt kundër personave privat, sipas doktrinës së Gjykatës

Evropiane të Drejtësisë të efekteve direkte të ligjeve të KE, as nga persona të tjerë apo autoritetet publike. 960 Çështja C-188/89 Foster kundër British Gas [1990] GJED I-3313. 961 Çështja C-6/90 dhe Çështja C-9/90 Francovich [1991] GJED 1-5357. 962 Nga ana tjetër, është e mundur të ndërtohet Direktiva e Përgjegjësisë Mjedisore në perspektivë më të

gjerë dhe të ndryshme, kryesisht të kristalizohet përkushtimi i BE për të rritur të drejtat thelbësore të

qytetarëve: Neni 37 i Kartës së të Drejtave Themelore të BE angazhon Bashkimin Evropian të arrijë nivele

të larta të mbrojtjes mjedisore dhe përmirësime ndaj cilësisë mjedisore në lidhje me parimin e zhvillimit të

qëndrueshëm; Çështja C-168/95 Arcaro [1996] GJED I-4705. Ligji mbi efektet indirekte lë dyshime

thelbësore mbi faktin, nëse çështjet ligjore të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë mbi efektet indirekte të

limituara të Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore aplikohen apo jo vetëm në një kontekst të përgjegjësisë

penale.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

176

KREU V. ROLI I BASHKIMIT EVROPIAN NË POLITIKAT MJEDISORE

GLOBALE DHE INSTRUMENTET E REJA TË POLITIKAVE MJEDISORE

5.1. Politikat mjedisore globale dhe qeverisja e tyre

Mbrojtja e mjedisit është një fushë relativisht e re në politikat globale. Shtetet e

Bashkuara të Amerikës, në veçanti kishin vështirësi në pranimin e Bashkimit Evropian, si

një homolog negociues. Kompleksiteti ligjor i “marrëveshjeve të përziera”, modelet e

transferimit të kompetencave, evoluimi i pushtetit nga Shtetet Anëtare, që veprojnë në

mënyrë të njëanshme në nivel ndërkombëtar në partneritet me Komisionin Evropian,

etapat e të kuptuarit të rolit ndërkombëtar të Bashkimit Evropian dhe problemet e

monitorimit të pajtueshmërisë së këtyre paqartësive ishin thelbësore për diplomatët për të

pranuar negociatat me BE. Bashkimi Evropian është përballur me çështjen e pozitës

ndërkombëtare të tij në fushën e mbrojtjes së mjedisit për shkak të aktiviteteve

shumëpalëshe në këtë fushë. Rreth 900 instrumente ligjore ndërkombëtare janë të

drejtuara kryesisht në çështjet mjedisore ndërkombëtare ose përmbajnë dispozita të

rëndësishme mbi to. Kjo përhapje e instrumenteve ligjore pritet të vazhdojë.963 Sipas

Weiss, “në mes të viteve 1990 dhe 1992 ka patur rreth një duzinë negociatash të

rëndësishme shumëpalëshe, që kanë ndodhur pak a shumë në mënyrë paralele”.964

Në fushën e tregtisë së mbetjeve të rrezikshme, Bashkimi Evropian është aktor

vendimtar dhe kryesor. Në fusha të tjera të politikave, si pyjet, inkonsistenca apo

mospërputhja e tij e brendshme bëhet e dukshme. Bashkimi Evropian nuk kishte

fleksibilitetin e negociatave për t’iu përgjigjur në mënyrë adekuate propozimeve të

SHBA, megjithatë përfundoi me sukses ratifikimin e Protokollit të Kiotos.965 Bashkimi

Evropian kontribuon në qeverisjen globale të mjedisit edhe pse ka probleme, që dalin nga

karakteristikat e tij, si entitet i veçantë sui generis, i cili nuk është as shtet, as organizatë

ndërkombëtare. Koncepti i qeverisjes globale nënkupton një tërësi të aktorëve dhe

proceseve brenda dhe jashtë shtetit sovran.966 Pjesëmarrja e BE-së në negociatat

ndërkombëtare është komplekse dhe e ka burimin në Nenin 220. Në mënyrë tipike, në

fushat e karakterizuara nga kompetenca e përzier, Komisioni Evropian do të jetë

negociatori duke vepruar nën një mandat të rënë dakord njëzëri nga Këshilli. Komisioni

Evropian, ndërsa është duke zhvilluar negociatat konsultohet vazhdimisht me një komitet

të veçantë të përbërë nga përfaqësues të Shteteve Anëtare. Në praktikë, Shtetet Anëtare

marrin pjesë në negocimin e marrëveshjeve mjedisore967 në fushat, ku u përket

juridiksioni. Duke patur parasysh evoluimin institucional të Bashkimit Evropian, çdo

negociatë e traktateve ka patur një dinamikë të veçantë.

963 E. B. Weiss, International Environmental Law: Contemporary Issues and the Emergence of a New

World Order, Business and the Contemporary World, vol. 6, 1994, fq. 30. 964 Po aty, fq. 30-44. 965 Shikoni, M. Grubb and F. Yamin, Climate collapse at The Hague: what happened and where do we go

from here?, International Affairs 77: 2, 2001, fq. 261-276; H. E. Ott, Warning signs from Delhi: troubled

waters ahead for global climate policy, Wuppertal: Institute for Climate Environment and Energy, 2002. 966 Shikoni, M. Paterson, D. Humphreys and L. Pettiford, Conceptualizing global environmental

governance: from interstate regimes to counter-hegemonic struggles, Global Environmental Politics 3: 2,

2003, fq. 1-10. 967 L. Krämer, EC Treaty and Environmental Law, 2nd edn, London: Sweet & Maxwell, 1995, fq. 84.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

177

Një vëmendje të rëndësishme ka marrë krijimi i instrumenteve globale në fushën e

mjedisit.968 Organizata e Kombeve të Bashkuara luan një rol kryesor në një përpjekje të

tillë. Në mënyrë të veçantë, krijimi i Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara

(UNEP) në vitin 1972 në Konferencën e OKB-së “Mbi Mjedisin Njerëzor” në Stokholm

ishte pasoja më e rëndësishme e rritjes së shqetësimit në ndryshimet globale të mjedisit

në epokën e Luftës së Ftohtë.969 Ndikimi i UNEP është ndjerë, si në nivel rajonal dhe në

nivel global. Plani i Veprimit për Mesdheun ishte një degë e UNEP-it.970 Disa shembuj në

ndërtimin e instrumenteve të tilla globale është Konventa Kuadër për Ndryshimin e

Klimës, e nënshkruar në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Mjedisin dhe

Zhvillimin (UNCED) në qershor 1992, Konferenca mbi Mjedisin dhe Zhvillimin me

Deklaratën e Rios, Axhenda 21, Komisioni për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Konventa

mbi Biodiversitetin e nënshkruar, gjithashtu në Rio.

5.1.1. Pjesëmarrja e Bashkimit Evropian dhe Shteteve Anëtare në

marrëdhëniet ndërkombëtare mjedisore

Kompetencat e Bashkimit Evropian në politikat mjedisore janë të një natyre

konkurrente dhe janë karakterizuar nga delegime të pjesshme të pushtetit,971 prandaj

marrëveshjet ndërkombëtare mjedisore janë të njohura, si marrëveshje të përziera,972 të

cilat nënshkruhen nga Bashkimi Evropian dhe nga Shtetet Anëtare.973 Në fushat e

politikave, si Politika e Përbashkët Bujqësore, Politika e Përbashkët Tregtare, Politika e

Konkurrencës, Politika e Përbashkët për Peshkimin dhe Transportin Ajror, ku Bashkimi

Evropian ka një masë të madhe të kompetencave, apo edhe kompetencën e vetme mund

të nënshkruajë një marrëveshje ndërkombëtare pa nënshkrimin e Shteteve Anëtare. Në

raste të tilla, BE-ja ka vetëm një votë. Në anën tjetër, fushat e politikave, ku BE-ja ka pak

968 O. R. Young, International Cooperation: Building Regimes for Natural Resources and the Environment,

Ithaca, NY: Cornell University Press, 1983; O. R. Young, Political Leadership and Regime Formation: On

the Development of Institutions in International Society, International Organization, vol. 45, 1991, fq. 281-

308; O. R. Young, “Negotiating an International Climate Regime: The Institutional Bargaining for

Environmental Governance”, in N. Choucri, ed., Global Accord: Environmental Challenges and

International Responses, Cambridge, MA: MIT Press, 1993; A. Hurrell and B. Kingsbury, “The

International Politics of the Environment: An Introduction”, in A. Hurrell and B. Kingsbury, eds., The

International Politics of the Environment, Oxford: Clarendon Press, 1992; H. R. Adler and P. Haas, “The

rise of global ecopolitics” in N. Choucri, (ed), Global Accord: Environmental Challenges and

International Responses. Cambridge, MA: MIT Press, 1993. 969 H. R. Adler and P. Haas, “The rise of global ecopolitics”, in N. Choucri, (ed), Global Accord:

Environmental Challenges and International Responses, Cambridge, MA: MIT Press, 1993, fq. 15. 970 P. M. Haas, Saving the Mediterranean: The Politics of International Environmental Cooperation, New

York: Columbia University Press, 1990. 971 M. Hession and R. Macrory, “Maastricht and the Environmental Policy of the Community: Legal Issues

of a New Environment Policy”, in D. O’Keeffe and P. M. Twomey, (eds), Legal Issues of the Maastricht

Treaty, London: Chancery Law Ltd, 1994, fq. 157. 972 D. O’Keeffe and H. G. Schermers, (eds), Mixed Agreements, Boston: Kluwer Law and Taxation

Publishers, 1983; J. Groux and P. Manin, The European Communities in the International Order,

Luxembourg: Office for Official Publications of the European Communities, 1985, fq. 61-69; J. T. Lang,

The Ozone Layer Convention: A New Solution to the Question of Community Participation in “Mixed”

International Agreements, Common Market Law Review, vol. 23, 1986, fq. 157-176. 973 M. Smith, “The Commission and External Relations”, in Geoffrey Edwards and David Spence, (eds),

The European Commission, 2nd edn, London: Cartermill, 1997.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

178

ose aspak kompetenca përfshijnë drejtësinë penale, edukimin, tatimet etj.974 Kompetencat

e Bashkimit Evropian dhe statusi ndryshojnë nga një çështje në tjetrën, por për shkak të

rolit dhe rëndësisë së tij nuk mund të shpërfillet nga shtetet jo-anëtare ose organizatat

ndërkombëtare me të cilat ka marrëdhënie.

Bashkimi Evropian, përfaqësuar nga Komisioni Evropian është në gjendje të veprojë,

si një aktor unitar në negociatat për tregtinë,975 ndërsa Parlamenti Evropian luan një rol të

vogël në formulimin e politikës së tregtisë së jashtme. Në disa raste, Komisioni Evropian

mund të veprojë i vetëm, ose në disa raste të tjera vetë Shtetet Anëtare përfaqësojnë

BE.976 Bashkimi Evropian mund të zhvillojë dhe mund të miratojë legjislacionin, i cili

është direkt detyrues për Shtetet Anëtare të tij, por mund të negociojë me palët e treta në

emër të Shteteve Anëtare të tij dhe të hyjë në marrëveshje detyruese me këto palë. Shtetet

Anëtare ruajnë të drejtën e tyre sovrane për të negociuar në mënyrë të njëanshme me

organizatat e panumërta ndërkombëtare të krijuara pas Luftës së Dytë Botërore.

Pjesëmarrja e tyre në BE nuk ka parandaluar automatikisht të drejtën e tyre për të

negociuar dhe për të përfaqësuar veten në zhvillimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Roli ndërkombëtar i Bashkimit Evropian u nxit nga qëllimet thelbësore të KE, ambiciet e

Komisionit Evropian, si dhe vendimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Sipas, Stein: “në vitet e tij të hershme Komuniteti Evropian ishte përfshirë në detyrën

për të ndërtuar tregun e përbashkët, por për shkak, se ai u themelua në një ekonomi të

ndërvarur botërore ishte që në fillim i detyruar të bashkëpunonte me vendet e treta dhe

organizatat ndërkombëtare”. Shfaqja e BE-së, si një aktor kryesor në politikat mjedisore

globale nuk ishte parashikuar. Fuqia e traktatit ishte instrumenti kryesor për Komunitetin

Evropian për të zëvendësuar marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Shteteve Anëtare dhe

vendeve të treta për të krijuar marrëdhënie të reja.977 Traktati i Romës, në mënyrë

specifike i dha Komunitetit Evropian kompetenca për të zhvilluar marrëdhëniet e jashtme

në fushën e politikës së jashtme tregtare, e cila është ushtruar pa kontestim. Komuniteti

Ekonomik Evropian nuk ishte nënshkrues i Marrëveshjes së Përgjithshme mbi Tarifat dhe

Tregtinë, por duke patur parasysh, se ai ishte negociatori i vetëm, statusi i tij nuk u

kontestua nga SHBA.978 Në kontrast me rolin e Komunitetit Evropian në marrëdhëniet

tregtare, pozita e tij në rastin e politikave mjedisore ende tenton të jetë ad hoc dhe në

papajtueshmëri. Komuniteti Evropian u bë anëtar i Organizatës Botërore të Tregtisë dhe

Shtetet Anëtare të BE-së, gjithashtu u bënë palë kontraktuese. Në fakt, statusi i KE-së në

974 J. McCormick, Environmental Policy in the European Union, Palgrave, 2001, fq. 265. 975 Për shembull, në përfundim të Raundit të Uruguait, “në 14 nga 15 grupet negociuese, Komuniteti

Evropian ishte në një nivel me SHBA, nëse jo më mirë, për sa i përket paraqitjes së pozicionit koherent të

qëndrueshëm”. 976 Me Traktatin e vitit 1993 u themelua Bashkimi Evropian, që përbëhej nga 15 Shtete Anëtare dhe

politikat e tyre ndërqeveritare (p.sh. Politika e Jashtme dhe e Sigurisë së Përbashkët). Komuniteti Evropian,

i përcaktuar nga ndryshimet e shumta të TKE ka personalitet ligjor. Personaliteti ligjor e lejon të pranojë

kredencialet e ambasadorëve dhe të nënshkruajë traktatet. 977 E. Stein, External Relations of the European Community: Structure and Process, Collected Courses of

the Academy of European Law, 1, Book 1. Deventer: Kluwer Law International, 1991, fq. 141. 978 S. Meunier, Divided but United: European Trade Policy Integration and EC-US Agricultural

negotiations in the Uruguay Round, presented at the ECSA Workshop, The Role of the European Union in

the World Community, Jackson Hole, Wyoming, 1996; S. Woolcock and M. Hodges, “EU Policy and the

Uruguay Round”, in H. Wallace and W. Wallace, eds, Policy-Making in the European Union, Oxford:

Oxford University Press, 1996.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

179

arenën ndërkombëtare të tregtisë jep njohje formale ndërkombëtare për rolin e tij, siç

është përcaktuar në Traktatin e Romës.979

Akti Unik Evropian dhe më pas Traktati i Mastrichtit i dha kompetencë të shprehur

Bashkimit Evropian për të lidhur marrëveshje mjedisore ndërkombëtare, të cilat janë të

detyrueshme për institucionet e Bashkimit Evropian dhe për Shtetet Anëtare.980 Sipas

Ziegler “Bashkimi Evropian morri kompetenca duke u bërë palë në një sërë konventash

të rëndësishme, ndërsa mundësitë autonome për Shtetet Anëtare janë sqaruar më vonë

nga jurisprudenca e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë”.981 Në vitin 1975, KE u bë palë në

Konventën e Parisit, të 4 qershorit 1974 për parandalimin e ndotjes detare nga burimet

tokësore, në vitin 1977 në Konventën e Barcelonës të 16 shkurtit të vitit 1976 për

mbrojtjen e Detit Mesdhe nga ndotja, në Konventën e Bonit të 3 dhjetorit 1976 për

mbrojtjen e Rinit kundër ndotjes kimike, në vitin 1981 në Konventën e Bonit të 23

qershorit 1979 mbi ruajtjen e specieve shtegtuese të kafshëve të egra, në vitin 1982 në

Konventën e Bernës të 19 shtatorit 1979 mbi ruajtjen e kafshëve të egra evropiane dhe

habitateve natyrore dhe në vitin 1981 në Konventën e Gjenevës të 13 nëntorit 1979 për

ndotjen e ajrit ndërkufitar me rreze të gjatë.982

Lidhja ndërmjet Komunitetit Evropian dhe organizatave të tjera ndërkombëtare u njoh

në mënyrë eksplicite nga Këshilli Evropian i mbajtur në Shtutgart në qershor të vitit

1983. Këshilli deklaroi, se pa “nevojën për të ndërmarrë nisma të koordinuara dhe

efektive, si brenda Komunitetit Evropian dhe në nivel ndërkombëtar” në luftën kundër

ndotjes.983 Akti Unik Evropian, në Nenin 130r (5) parashikonte, se “në kuadër të sferës

përkatëse të kompetencave, Komuniteti Evropian dhe Shtetet Anëtare duhet të

bashkëpunojnë me vendet e treta dhe me organizatat ndërkombëtare relevante”. Ai i dha

Komunitetit Evropian bazën ligjore për negocimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

mjedisore. Në vitin 1987, kryetarët e shteteve dhe qeverive në Samitin e Dublinit

vendosën, që Komuniteti Evropian duhet të luante një rol kryesor në fushën e

veprimtarisë ndërkombëtare të mjedisit. Traktati i Mastrichtit reflektoi këtë angazhim.

Neni 130r përfshiu një objektiv të ri për politikat e Bashkimit Evropian mbi mjedisin, të

cilat duhet të kontribuonin për të promovuar masa në nivel ndërkombëtar dhe për t’u

marrë me probleme mjedisore rajonale ose botërore.984 Kjo dispozitë e re tregoi, se sa

largpamës ishte bërë ndërkombëtarizimi i problemeve mjedisore. Sipas, Hession dhe

Macrory “gjuha e re në Traktat konfirmoi natyrën e pavarur të pushtetit të jashtëm të

979 F. Scheuermans and T. Dodd, The World Trade Organization and the European Community, Working

Paper, External Economic Relations Series, E-1. Brussels: European Parliament, Directorate-General for

Research, External Economic Relations Division, 1995, fq. 35. 980 L. Krämer, EC Treaty and Environmental Law, 2nd edn, London: Sweet & Maxwell, 1995, fq. 84. 981 A. R. Ziegler, n.d., International Co-operation for the Protection of the Environment in the European

Community: Shared Tasks and Responsibilities of the Community and the Member States, unpublished MS.

fq. 2. 982 A. R. Ziegler, n.d., “International Co-operation for the Protection of the Environment in the European

Community: Shared Tasks and Responsibilities of the Community and the Member States”, unpublished

MS, fq. 2-3. 983 S. P. Johnson and G. Corcelle, The Environmental Policy of the European Communities, 2nd edn.

London: Kluwer Law International, 1995, fq. 22. 984 Objektivat e tjera janë ruajtja, mbrojtja dhe përmirësimi i cilësisë së mjedisit; duke mbrojtur shëndetin e

njeriut dhe përdorimin e matur dhe racional të burimeve natyrore.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

180

Bashkimit Evropian. Interesi i Bashkimit Evropian është i përgjithshëm dhe nuk ka lidhje

me ndonjë marrëdhënie funksionale, me masat apo problemet e brendshme”.985

Në konferencat dhe takimet e palëve, që përbënin strukturën vendimmarrëse për

konventat e ndryshme, Komuniteti Evropian arriti një status të veçantë, si organizatë

rajonale për integrimin ekonomik (REIO). Kjo daton, që prej viteve 1970, kur si rrjedhojë

e uljes së tensionit Lindje-Perëndim, Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për

Evropën sponsorizoi negociatat e LRTAP. Me marrjen e kompetencave për ndotjen

atmosferike, Komisioni Evropian mund të bënte një kërkesë, që Komuniteti Evropian të

përfaqësohej në negociata përkrah Shteteve Anëtare. Një prezantim i tillë i dyfishtë ishte

risi në ligjin ndërkombëtar dhe duhej të hartohej një formulë për ta vënë në zbatim. Me

ndihmën e Bashkimit të Republikave Sovjetike Socialiste, që synonte të arrinte njohje të

ngjashme për Këshillin për Ndihmë Ekonomike të Ndërsjellë (COMECON) lindi dhe

koncepti i REIO. Komuniteti Evropian edhe pse është anëtar me të drejta të plota në

organizatat ndërkombëtare ka vetëm statusin e mbikëqyrësit në Kombet e Bashkuara.

Shtetet Anëtare të BE-së janë anëtare me të drejta të plota të Kombeve të Bashkuara dhe

synojnë të koordinojnë pozicionin e tyre brenda forumit botëror, sidomos në lidhje me

Politikat e Jashtme dhe të Sigurisë.

Në vitin 1968, në kuadër të marrjes së masave për realizimin e tregut të brendshëm,

Komisioni Evropian propozoi një program për të harmonizuar rregulloret kombëtare në

përpjekje për të krijuar një treg të përbashkët. Direktivat e para mjedisore u bazuan në

Nenin 100 të Traktatit të KEE, sepse ato përfshinin sigurimin e lëvizjes së lirë të

mallrave. Në përgjithësi, Komisioni Evropian përdori objektivin e sigurimit të lëvizjes së

lirë për të rritur shtrirjen e vet dhe mbrojtja e mjedisit ishte një rrugë për zgjerime të

tilla.986 Edhe pse, Komisioni Evropian u bë më i interesuar për mbrojtjen e mjedisit,

pasojat e rregulloreve mjedisore për funksionimin e tregut të përbashkët kanë qenë

gjithmonë një shqetësim i madh. Sipas, Frank Boons: “programet mjedisore, që janë

miratuar në një vend mund të kenë pasoja të konsiderueshme për aktorët ekonomik në

vendet e tjera”.987 Për më tepër, rregulloret mjedisore shpesh ngrenë pyetje të

konkurrencës ekonomike dhe pasojat ekonomike të mbrojtjes së mjedisit udhëheqin

Bashkimin Evropian në marrëveshjet ndërkombëtare mjedisore. Shtetet Anëtare u bënë

aktive në negocimin dhe nënshkrimin e marrëveshjeve shumëpalëshe mjedisore në

mënyrë të njëanshme, duke krijuar barriera të dëmshme për funksionimin e tregut.

Komisioni Evropian u përfshi në bashkëpunimin me palët e treta, si një komponent i

Programit të Parë të Veprimit në Mjedis.988 Në një nivel substancial, shqetësimi në

985 M. Hession and R. Macrory, “Maastricht and the Environmental Policy of the Community: Legal Issues

of a New Environment Policy,” in D. O’Keeffe and P. M. Twomey, eds., Legal Issues of the Maastricht

Treaty, London: Chancery Law Ltd, 1994, fq. 158. 986 W. F. Dietrich, Harmonization of Automobile Emission Standards under International Trade

Agreements: Lessons from the European Union Applied to the WTO and NAFTA, William and Mary

Environmental Law and Policy Review, vol. 20, 1996, fq. 175-221; M. A. Pollack, Ignoring the Commons:

International Trade, the International Environment, and EC Environment Policy, paper presented at the

Council for European Studies Conference of Europeanists, Chicago, 1996. 987 F. Boons, Product-oriented Environmental Policy and Networks: Ecological Aspects of Economic

Internationalization, Environmental Politics, vol. 4, 1992, fq. 85. 988 A. T. S. Leenen, Participation of the EEC in International Environmental Agreements, Legal Issues of

European Integration, 1984/1, 1984, fq. 94.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

181

ndërtimin e tregut të përbashkët përqëndroi vëmendjen në marrëveshjet ndërkombëtare

mjedisore.

Politikat mjedisore nuk kishin njohje formale në traktat, deri në vitin 1987 me hyrjen

në fuqi të Aktit Unik Evropian edhe pse hartimi i politikave mjedisore ka qenë në proces

për disa kohë nën Planet e Veprimit në Mjedis të Bashkimit Evropian.989 Bashkimi

Evropian miratoi direktiva mjedisore dhe hyri në marrëveshje shumëpalëshe mjedisore

me hyrjen në fuqi të Aktit Unik Evropian.990 Në vitin 1990 në Dublin, Këshilli Evropian

ra dakord, që Komuniteti Evropian duhet të luajë një rol udhëheqës në promovimin e

veprimit ndërkombëtar mbi mjedisin. Politikat për të siguruar një nivel të lartë të

mbrojtjes së mjedisit u bënë një nga fushat, që patën një zhvillim të shpejtë në

legjislacionin e KE-së. Sipas, Nenit 174 (1) të Traktatit, Bashkimi Evropian duhet të

promovojë “masa në nivel ndërkombëtar për t’u marrë me problemet mjedisore rajonale

ose botërore” dhe në bazë të Nenit 174 (4) në kuadër të sferës së tij të kompetencës, ai

duhet të “bashkëpunojë me vendet e treta dhe me organizatat ndërkombëtare

kompetente...bashkëpunimi mund të jetë objekt i një marrëveshjeje, ndërmjet Bashkimit

Evropian dhe palëve të treta të interesuara, të cilat do të negociohen dhe përfundohen në

pajtim me Nenin 228 (tani Neni 300)”.

Gjatë viteve të fundit normat mjedisore dhe mekanizmat ligjore të lidhura me to janë

zhvilluar shumë shpejt. Disa nga shtyllat kryesore të zhvillimit të brendshëm të politikave

mjedisore, si parimi parandalues, “ndotësi paguan”, parimi, që dëmi mjedisor duhet të

korrigjohet në burim dhe normat, që mbrojtja e mjedisit duhet të integrohet në fushat e

tjera të politikave kanë fituar vlerë të gjerë përtej kufijëve të një tregu të vetëm.991 Kjo

nuk do të thotë, se ide të tilla i përkasin ekskluzivisht Bashkimit Evropian dhe Shteteve

Anëtare të tij. Delegacioni i KE-së propozoi tekstin e Parimit 15 të Deklaratës së Rios të

vitit 1992: “Ku ka kërcënime për dëme të rënda dhe të pakthyeshme, mungesa e sigurisë

së plotë shkencore nuk do të përdoret, si arsye për shtyrjen e kostos efektive të veprimit”.

Masa paraprake të tilla kanë qenë një përcaktues i rëndësishëm i qasjeve të brendshme

rregullatore të BE-së dhe nga viti 1992 janë përfshirë në tekstet e traktateve edhe

praktikat e disa regjimeve të rëndësishme mjedisore, që mbulojnë ndotjen detare,

peshkimin, ndotjen e ajrit dhe ndryshimet klimatike.992 Qasja parandaluese është

përfshirë edhe në Protokollin e Kartagjenës të Konventës së Diversitetit Biologjik në vitin

2000.993

Politikat mjedisore globale nxjerrin në pah pengesat, që sistemi ndërkombëtar paraqet

për Bashkimin Evropian për përfaqësimin juridik të tij. Dimensioni global dhe shpesh

rajonal i politikave mjedisore është adresuar në kuadër të Kombeve të Bashkuara, ku

Bashkimi Evropian është vëzhgues. Përveç marrëdhënieve shumë të forta dypalëshe, që

zhvillohen në rrjedhën e negociatave për anëtarësim, orientimi i politikave mjedisore të

jashtme të Bashkimit Evropian është kryesisht multilateral. Ai është nënshkrues i rreth 60

989 Në Traktatin Themelues të Komunitetit Evropian, Nenet 130 (r), (s) dhe (t). 990 A. Jordan, Environmental Policy in the European Union, Earthscan in the UK and USA, 2005, fq. 203. 991 J. McCormick, Environmental policy in the European Union, Basingstoke: Palgrave Macmillan, 2001,

fq. 75-86. 992 P. Birnie and A. Boyle, International law and the environment, 2nd edn, Oxford: Oxford University

Press, 2002, fq. 116-117. 993 Shikoni, L. Graff, “The precautionary principle”, in C. Bail, R. Falkner and H. Marquard, eds, The

Cartagena Protocol on Biosafety: reconciling trade in biotechnology with environment and development?,

London: RIIA/Earthscan, 2002, fq. 410-422.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

182

marrëveshjeve shumëpalëshe mjedisore duke filluar nga konventat rajonale në dete dhe

rrjedhat ujore te marrëveshjet globale të tilla, si Konventat mbi Ozonin Stratosferik, mbi

Diversitetin Biologjik dhe Shkretëtirëzimin, Konventa Kuadër e OKB-së për Ndryshimet

Klimatike (UNFCCC), Protokolli i Kiotos dhe i Montrealit.994 Roli i Bashkimit Evropian

në ndihmë të Protokollit të Kiotos është rritur, por kjo nuk zbeh faktin, që Bashkimi

Evropian ka patur rëndësinë e tij në diplomacinë ndërkombëtare mjedisore.995 Në

zhvillimin aktual të politikës së fqinjësisë të gjitha marrëveshjet me vendet e treta duhet

të jenë në përputhje me Konkluzionet e Gutenbergut të vitit 2001, që të arrihet objektivi i

zhvillimit të qëndrueshëm. Bashkimi Evropian është një aktor në të drejtën e vet, sepse ai

shfaq vullnet, gjithashtu është i dallueshëm nga Shtetet Anëtare të tij dhe është i aftë të

marrë veprime në nivel ndërkombëtar.996

Fakti, që BE-ja është shfaqur, si aktor ndërkombëtar i identifikueshëm në fushën e

mbrojtjes së mjedisit e ka burimin edhe në vendimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Sipas, Nollkaemper: “Fusha e marrëdhënieve të jashtme të Bashkimit Evropian së

bashku me problemet e aplikimit të drejtpërdrejt dhe prioritetin e ligjit të Bashkimit

Evropian janë fusha, në të cilën Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka luajtur rolin e saj më

inovativ. Shkalla, në të cilën Bashkimi Evropian ishte i aftë për të vepruar në planin

ndërkombëtar gjatë viteve është kryesisht pasojë e jurisprudencës së zhvilluar nga

Gjykata Evropiane e Drejtësisë”.997 Çështja ERTA në vitin 1971 shërbeu për shfaqjen e

Komunitetit Evropian, si aktor ndërkombëtar, sepse krijoi “lidhjen ... midis

kompetencave të brendshme dhe të jashtme”. Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi, se

nëse Komuniteti Evropian kishte pushtetin për të nxjerrë ligje brenda KE, ai pa dyshim

kishte kompetenca për të vepruar jashtë. Duke synuar zbatimin e një politike të

përbashkët të parashikuar nga Traktati, KE përcaktonte rregullat e përbashkëta, të cilat

Shtetet Anëtare duhet t’i respektonin dhe nuk mund të ndikonin duke kontraktuar

detyrime ndaj shteteve jo-anëtare.998

Traktatet mjedisore ndërkombëtare mbulojnë fusha, që nuk mbulohen nga Direktivat

e Bashkimit Evropian. Këto marrëveshje nënshkruhen nga Bashkimi Evropian dhe

Shtetet Anëtare dhe zbatimi i tyre përfshin kompetencat e Bashkimit Evropian dhe të

Shteteve Anëtare. Ato janë të njohura, si marrëveshje të përziera dhe pasqyrojnë

kompetencën e përzier të brendshme të politikave mjedisore.999 Shtetet Anëtare nuk i

kanë njohur marrëdhëniet mjedisore ndërkombëtare, si fushë që i përkasin kompetencës

ekskluzive të Bashkimit Evropian dhe kanë garantuar rolin e tyre, për sa i përket këtyre

994 Commission DG Environment, Multilateral Environmental Agreements to which the EC is a

Contracting Party or Signatory, 13/10/2003, http://www.europa.eu.int/comm./environment/. (Aksesuar më

28.07. 2016). 995 Ekzistojnë tre Komunitete Evropiane të ndryshme: Komuniteti Evropian i Qymyrit dhe Çelikut, i krijuar

nga traktati i Parisit në vitin 1951; Komuniteti Ekonomik Evropian dhe Euratomi të krijuar nga Traktati i

Romës. 996 J. Vogler, The European Union as an actor in international environmental politics, Environmental

Politics 8: 3, 1999, fq. 24-48. 997 A. Nollkaemper, The European Community and International Environmental Co-operation-Legal

Aspects of External Community Powers, Legal Issues of European Integration, 1987/2, 1987, fq. 61. 998 C. Mastellone, The External Relations of the EEC in the Field of Environmental Protection,

International and Comparative Law Quarterly, vol. 30, 1981, fq. 104. 999 Shtylla e parë përfshin zonat e kompetencës ekskluzive të tregtisë së mallrave të prodhuara dhe fushat e

“kompetencave të përziera”. Kjo e fundit është parë nga shumë zyrtar të Komisionit Evropian shumë larg

ideales.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

183

politikave. Në rastin e Konventës së Bazelit për transportin e mbetjeve të rrezikshme, për

shembull, Shtetet Anëtare përdorën “dy dispozita... për asistencë teknike dhe hulumtim

për të argumentuar, se Konventa nuk i përket fushës së kompetencës ekskluzive të

Bashkimit Evropian, por ishte një marrëveshje e përzier dhe përmbante dispozita, për të

cilat Bashkimi Evropian ishte përgjegjës dhe të tjera, që ishin në kompetencë të Shteteve

Anëtare.”1000

Në disa raste, Shtetet Anëtare nuk kanë qenë në gjendje për të arritur unanimitetin

midis tyre duke shkaktuar probleme ligjore, si brenda BE-së dhe në marrëdhëniet e BE-së

me palët e treta. Një shembull kryesor erdhi në vitin 1985 në një takim të nënshkruesve të

Konventës mbi Tregtinë e Specieve të Rrezikuara. Sipas Komisionit Evropian, çështja

ishte nën kompetencën ekskluzive të Komunitetit Evropian, meqë tregtia e specieve të

rrezikuara ishte një çështje e politikës tregtare dhe në mungesë të një pozicioni të

përbashkët të KE-së, Shtetet Anëtare nuk kishin të drejtë të vepronin në mënyrë të

njëanshme. Në këtë rast, gjashtë prej Shteteve Anëtare nuk u pajtuan duke argumentuar,

se speciet e veçanta në diskutim ende nuk ishin pjesë e shtojcave të Konventës dhe kështu

nuk binin brenda sferës së kompetencave të KE-së, ndërsa dhjetë Shtetet e tjera Anëtare

të Komunitetit Evropian vendosën të abstenojnë nga votimi.1001 Në të kundërt, në rastet e

Konventave të shtresës së ozonit dhe ndryshimeve klimatike, Shtetet Anëtare arritën

qëndrime të përbashkëta para, se të fillonin negociatat përfundimtare dhe Komisioni

Evropian ishte në gjendje të udhëhiqte negociata të tilla në emër të Shteteve Anëtare.

Bashkimi Evropian është anëtar i një numri të vogël organizatash ndërkombëtare, si

Organizata Botërore e Tregtisë, Organizata e Ushqimit dhe Agrikulturës dhe i një numri

organizatash peshkimi,1002 por nuk është anëtar i Programit Mjedisor të Kombeve të

Bashkuara, Bankës Botërore, Organizatës Ndërkombëtare Detare etj. Praktika e

zakonshme është, që Komunitetit Evropian t’i jepen të drejta mbikëqyrëse. Në rastin e

Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin, ai gëzon status të veçantë nga

një Protokoll i vitit 1960, ku Komisioni Evropian merr pjesë në të gjitha komisionet e

OBEZH (përveç komisionit për buxhetin) me status më të lartë, se thjesht vëzhgues, por

gati si anëtar i plotë.1003 Një prej komisioneve, në të cilat merr pjesë është Komisioni i

Politikave Mjedisore.1004 Marrëdhënia e Bashkimit Evropian me Asamblenë e

Përgjithshme, Këshillin Ekonomik dhe Social dhe me Komisionin për Zhvillimin e

Qëndrueshëm ka interes të veçantë në politikat ndërkombëtare mjedisore.

Gjithashtu ka ndërlikime të rëndësishme në lidhje me statusin e Bashkimit Evropian të

reflektuara p.sh. në çështjen, nëse Presidentit të Komisionit Evropian i jepet statusi dhe e

1000 L. Krämer, EC Treaty and Environmental Law, 2nd edn, London: Sweet & Maxwell, 1995, fq. 85-86. 1001 N. Haigh, Manual of Environmental Policy: The EC and Britain, Harlow: Longman, 1992a. 1002 Këto përfshijnë Organizatën e Peshkimit të Atlantikut Veri-Perëndim (NAFO), Komisionin e Peshkimit

të Atlantikut Veri-Lindje (NEAFC), Organizatën për Ruajtjen e Salmonit të Atlantikut Verior (NASCO),

Komisionin Ndërkombëtar të Peshkimit të Detit Baltik, Komisionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Tonos së

Atlantikut dhe Komisionin për Ruajtjen e Burimeve të Gjalla Detare të Antarktidës (CCAMLR). Vetëm

kohët e fundit disa prej Shteteve Anëtare kanë marrë pjesë përkrah Komisionit të KE. Kjo, për shkak se

CCAMLR është më tepër një ekosistem, se sa një marrëveshje e thjeshtë peshkimi dhe përfshin mbrojtjen e

pinguinëve dhe zogjëve, që nuk përfshihen në kompetencat e Komunitetit Evropian për mbrojtjen e botës

së egër në Evropë. 1003 I. MacLeod, I. D. Hendry and S. Hyett, The External Relations of the European Communities: A

Manual of Law and Practice, Oxford: Clarendon Press, 1996, fq. 194. 1004 J. Vogler, The External Environmental Policy of the European Union, fq. 67,

http://www.fni.no/vogler.pdf. (Aksesuar më 23.06.2015).

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

184

drejta e fjalës e njëjtë me një kryetar qeverie në seancat plenare të një samiti botëror. Para

takimit të Rio-s të vitit 1992, Komunitetit Evropian iu dha statusi i përkohshëm për

pjesëmarrje të plotë (përveç të drejtës për të parashtruar mocione procedurale dhe të

drejtës së votës). Përpjekjet lobuese të Komisionit Evropian jepen në një shënim të

veçantë të faqes së parë të Axhendës 21.1005 Të drejtat e fituara nga Komisioni Evropian

për Bashkimin Evropian mbeten të përkohshme dhe i nënshtrohen negociatave për çdo

Konferencë apo Sesion Special të Asamblesë së Përgjithshme, duke përfshirë Samitin

Botëror të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Johanesburgut të vitit 2002.

5.1.2. Pjesëmarrja e Komisionit Evropian dhe Bashkimit Evropian në

Organizatat Ndërkombëtare

Hartuesit e Traktatit të Romës ishin mjaft të ndërgjegjshëm për organizatat

ndërkombëtare në universin e të cilave ata ishin bashkuar. Roli i forumeve multilaterale

të KEE trajtohet në mënyrë eksplicite në Traktatin e Romës. Traktati i dha një përshkrim

të shkurtër marrëdhënieve të jashtme. Neni 229 në mënyrë specifike autorizoi

Komisionin Evropian për të trajtuar marrëdhëniet me organizatat ndërkombëtare, si OKB,

agjencitë e saj të specializuara dhe GATT. Në vitin 1971, KEE ende mbante lidhje vetëm

për pak misione diplomatike me GATT në Gjenevë dhe OBEZH në Paris. Kur Organizata

për Bashkëpunimin Ekonomik Evropian u bë Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik

dhe Zhvillimin, një protokoll i veçantë i dha Komisionit Evropian të KEE të drejtën dhe

detyrën për t’u përfshirë në punët e saj.”1006

Bashkimit Evropian i është dhënë statusi i vëzhguesit në këto organizata, ndërsa

Komisionit Evropian i është dhënë në mënyrë të qartë, roli i përfaqësimit të Bashkimit

Evropian në lidhje me organizatat ndërkombëtare. Në shtyllën e parë në epokën e post-

Mastrichtit, Komisionit Evropian i është dhënë një rol ndërkombëtar edhe pse i kufizuar

nisur nga fakti, se Bashkimi Evropian nuk ishte anëtar i organizatave të përmendura. Për

më tepër, Neni 229 nuk e autorizon Komisionin Evropian për t’u përfshirë në angazhime

të detyrueshme.1007 Duke qenë, se Bashkimi Evropian de facto u bë më i rëndësishëm në

arenën ndërkombëtare dhe kompetencat e tij u zgjeruan, roli i tij zyrtar brenda arenës

ndërkombëtare u bë më i ndërlikuar. Një hapësirë e madhe është krijuar për Bashkimin

Evropian nga organizatat ndërkombëtare, si OKB-ja.1008

1005 Kur përdoret termi qeveri, nënkuptohet edhe përfshirja e Komunitetit Ekonomik Evropian brenda

fushave të kompetencave. 1006 Në lidhje me OBEZH, Komisioni Evropian, thekson se “edhe pse Komuniteti Evropian nuk është

anëtar i kësaj organizate, statusi i tij nuk është më i lartë, se i vëzhguesit”. Protokolli Plotësues Nr. 1 i

Konventës për OBEZH përcakton, se “Komisioni Evropian do të marrë pjesë në punën e organizatës dhe

përfaqësimi i Komuniteteve do të përcaktohet me dispozitat institucionale të Traktateve”.; CEC,

Commission of the European Communities (Serial) Directory of the Commission of the European

Community: Relations between the European Community and International Organisations, Luxembourg:

Office for Official Publications of the European Communities, 1989, fq. 19; S. Henig, External Relations of

the European Community: Associations and Trade Agreements, London: Chatham House, 1971, fq. 10. 1007 R. Macrory and M. Hession, “The European Community and Climate Change: The Role of Law and

Legal Competence”, in T. O’Riordan and J. Jager, eds, Politics of Climate Change: A European

Perspective, London: Routledge, 1996, fq. 135. 1008 CEC, Commission of the European Communities (Serial) Directory of the Commission of the European

Community: Relations between the European Community and International Organisations, Luxembourg:

Office for Official Publications of the European Communities, 1989, fq. 21.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

185

Pjesëmarrja e Bashkimit Evropian në organizatat ndërqeveritare, shpesh është

problematike. Duke patur parasysh, se Bashkimi Evropian është shumë më tepër, se një

organizatë ndërkombëtare, por nuk është një shtet, roli i tij në organizatat ndërkombëtare

është i vështirë. Bashkimi Evropian shpesh ndan statusin e vëzhguesit me organizatat

ndërqeveritare të tipit tradicional dhe për këtë arsye në praktikë vendoset në të njëjtën

pozitë me këto organizata. Duke u nisur nga natyra e veçantë e Bashkimit Evropian, si

entitet sui generis ka patur rezistencë nga doktrina tradicionale për të pranuar subjektin e

ri juridik të konstituar.1009 Çështja kryesore për Komisionin Evropian ka qenë, që

Bashkimi Evropian të fitojë një të drejtë aksesi dhe pjesëmarrje në punën e organeve

vendimmarrëse të organizatave dhe konferencave ndërkombëtare të veçanta. Pikërisht,

njohja, si një entitet i veçantë me një personalitet ndërkombëtar në kuadër të organizatave

ndërkombëtare ishte i një rëndësie të madhe.1010

Në fakt, e drejta e Bashkimit Evropian për të patur një vend në kuptimin e marrjes

pjesë në takime në konferencat ndërkombëtare apo në kuadër të organizatave

ndërkombëtare nuk ka ardhur lehtë. Në rastin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së,

Komuniteti Evropian nuk gëzonte të drejtën për të marrë pjesë deri në vitin 1974.1011

Komisioni Evropian mund të ketë të drejtën e fjalës në mbledhjet e komisioneve të

Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, por nuk lejohet, që t’i drejtohet Asamblesë

Plenare. Bashkimi Evropian nuk ka status në Këshillin e Sigurimit, Këshillin e

Kujdestarisë dhe Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.1012 Sipas, Brinkhorst “ekziston

një pabarazi në rritje në mes të kësaj situate ligjore fragmentare të Bashkimit Evropian

dhe projeksionit të tij politik në Kombet e Bashkuara”.1013

Në rastin e mjedisit, Komisioni Evropian ka patur kontakte me UNEP, pasi ky i fundit

u themelua në dhjetor të vitit 1972. Marrëdhënia tregon për kontakte të rregullta midis dy

institucioneve, shkëmbimin e dokumentacionit, pjesëmarrjes së Komunitetit Evropian në

takimet e UNEP-it dhe konsultimeve në Programin e Deteve Rajonale, si dhe aktivitetet,

që kanë të bëjnë me vlerësimin e mjedisit dhe zhvillimin.1014 Deri nga mesi i viteve ‘80,

Komuniteti Evropian nuk u përpoq të njihet, si një anëtar zyrtar i një konference

ndërkombëtare të organizuar nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara. Refuzimi i

Bashkimit Sovjetik dhe vendeve të Evropës Lindore për të njohur Komunitetin Evropian

në çdo mënyrë ishte menduar, si një ogur i keq për çdo iniciativë të tillë.1015 Komisioni

Evropian ka bërë një përpjekje të fuqishme në negociatat për t’u bërë palë kontraktuese e

Konventës së Vjenës.

1009 CEC, Commission of the European Communities (Serial) Directory of the Commission of the European

Community: Relations between the European Community and International Organisations, Luxembourg:

Office for Official Publications of the European Communities, 1989, fq. 19. 1010 J. Groux and P. Manin, The European Communities in the International Order, Luxembourg: Office

for Official Publications of the European Communities, 1985, fq. 43. 1011 L. J. Brinkhorst, “The European Community at UNCED: Lessons to be Drawn for the Future”, in D.

Curtin and T. Heukels, (eds), Institutional Dynamics of European Integration, Dordrecht: Martinus Nijhoff,

1994, fq. 610. 1012 Po aty. 1013 Po aty, fq. 611. 1014 CEC, Commission of the European Communities (Serial) Directory of the Commission of the European

Community: Relations between the European Community and International Organisations, Luxembourg:

Office for Official Publications of the European Communities, 1989, fq. 85-86. 1015 Shikoni referencën, nr. 1010, fq. 45-46.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

186

Në shumë raste, Komisioni Evropian është pjesëmarrës pa të drejtë vote, por Shtetet

Anëtare janë anëtare të organizatave ndërkombëtare. Për më tepër, organizatat shpesh

merren me çështje, që bien nën juridiksionin e Shteteve Anëtare dhe BE-së, prandaj

përfaqësimi i Bashkimit Evropian shpesh është “përfaqësim i dyfishtë”. Në raste të tilla,

Bashkimi Evropian përfaqësohet nga Komisioni Evropian dhe Shteti Anëtar, që mban

Presidencën e Këshillit. Komisioni Evropian, zakonisht përfaqëson ato çështje, të cilat

bien nën kompetencën ekskluzive të Bashkimit Evropian edhe pse ai mund të kërkohet të

përfaqësojë fushat e kompetencave të përziera. Përfaqësimi i dyfishtë është vendosur për

në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Këshillin Ekonomik dhe Social, si dhe në

Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD).1016

Përfaqësimi i dyfishtë, i cili përfshin Komisionin Evropian dhe Presidencën, si

përfaqësues të Bashkimit Evropian përfshin së bashku “mbikombëtarizimin” dhe

“ndërqeveritarizmin” e Bashkimit Evropian. Lloji i përfaqësimit në organe të tilla, si

OKB-ja i ka rrënjët e tij në mandatin origjinal të Traktatit të Romës dhe vendimin e

ERTA të GJED-së, i cili shoqëroi kompetencat e brendshme dhe të jashtme1017 duke u

ndikuar nga një shumëllojshmëri e gjerë e faktorëve. Me kalimin e kohës, Bashkimi

Evropian është bërë një aktor më unitar, më i balancuar dhe më i njohur, se sa ishte në

vitin 1973, kur politikat mjedisore u përcaktuan, si pjesë e kompetencave të tij.

5.1.3. Pjesëmarrja e Bashkimit Evropian në traktatet mjedisore

ndërkombëtare

Në rastin e Konventës së vitit 1973 mbi Tregtinë Ndërkombëtare të Specieve të

Rrezikuara, Komuniteti Evropian nuk ishte nënshkrues, por miratoi një Rregullore për

zbatimin e Traktatit (KEE/3626/82), e cila mbrojti më shumë se 250 specie të faunës dhe

florës më ashpër, se vetë Konventa e CITES.1018 Fakti, se Komuniteti Evropian nuk ishte

nënshkrues ishte pjesërisht një çështje e kohës, sepse ai nuk kishte kompetenca për

mbrojtjen e mjedisit në kohën, kur Traktati u negociua. Shtetet Anëtare në vitin 1977 ranë

dakord, se KE duhet të bëhej nënshkrues.1019 Në vitin 1983, një ndryshim i ashtuquajtur

Amendamenti Gaborone u negociua me SHBA duke vepruar, si negociatori kryesor.

Amendamenti Gaborone do të lejonte Komunitetin Evropian për të aderuar në Traktat,

megjithë shqetësimin e SHBA, se struktura institucionale e Komunitetit Evropian nuk do

të ishte në gjendje të zbatonte efektivisht kufizimet e CITES.

Çështja kyesore, nëse Komuniteti Evropian mund të siguronte përputhjen me traktatet

globale në mënyrë efektive, si qeveritë kombëtare, që operojnë në nivel kombëtar ka

mbetur kryesisht e pazgjidhur nga këndvështrimi i amerikanëve. Edhe pse, Komuniteti

Evropian nuk ishte nënshkrues, pjesëmarrja e Shteteve Anëtare në Konferencën e Palëve

të mbajtur në vitin 1985 në Buenos Aires u koordinua nga presidenca italiane. Në vitin

1016 CEC, Commission of the European Communities (Serial) Directory of the Commission of the European

Community: Relations between the European Community and International Organisations, Luxembourg:

Office for Official Publications of the European Communities, 1989, fq. 21. 1017 S. Woolcock and M. Hodges, “EU Policy and the Uruguay Round”, in H. Wallace, and W. Wallace,

(eds), Policy-Making in the European Union, Oxford: Oxford University Press, 1996, fq. 302. 1018 S. P. Johnson and G. Corcelle, The Environmental Policy of the European Communities, 2nd edn.

London: Kluwer Law International, 1995, fq. 306. 1019 Shikoni referencën, nr. 1018, fq. 417; E. B. Weiss, “The Natural Resource Agreements: The Living

Histories”, unpublished MS, 1996.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

187

1985 nuk ka ekzistuar bazë ligjore në traktat për mbrojtjen e mjedisit dhe Komuniteti

Evropian nuk u lejua të nënshkruante. Në ato fusha, ku ishte formuluar një pozicion i

përbashkët, këto pozicione u prezantuan në Konferencë në emër të Komunitetit Evropian

nga Presidenca, Komisioni Evropian, ose nga delegacioni i Shteteve Anëtare, që kishin

një interes të veçantë ose njohuri të posaçme për këtë çështje.1020 Shtetet Anëtare nuk u

pajtuan me Komisionin Evropian për çështje të ndryshme, si dhe nuk u pajtuan me njëra-

tjetrën. Në disa fusha të diskutueshme nuk u arrit një qëndrim i përbashkët. Ndërsa,

Komuniteti Evropian ka vepruar në mënyrë unitare mbi disa çështje, mosmarrëveshjet në

diskutime dhe votimi tregoi, se ai ende nuk ishte i gatshëm për të vepruar në mënyrë

unitare. Komuniteti Evropian do të kishte patur më shumë ndikim, nëse do të vepronte

me më shumë kohezion, por është i paprecedent për një jo-nënshkrues që të ketë

ndikimin, që ai pati në disa ҫështje.1021

Kundërshtimi amerikan dhe sovjetik për shfaqjen e Komunitetit Evropian, si

nënshkrues i marrëveshjeve globale vazhdoi gjatë gjithë viteve ‘80. SHBA fillimisht

kundërshtoi nënshkrimin nga KE të Konventës së Vjenës mbi Shtresën e Ozonit dhe

Protokollit të Montrealit, sepse e trajtonte Komunitetin Evropian, si një njësi politike, që

kishte ndikim për mënyrën, se si Shtetet Anëtare mund ose nuk mund të ishin në

përputhje me Traktatin.1022 Në këto marrëveshje, Shtetet Anëtare mbështetën qëndrimin e

Komisionit Evropian mbi KE duke u bërë palë kontraktuese. Sipas, John Temple Lange

“pikërisht, për shkak se kufijtë e kompetencës ekskluzive janë politikisht të rëndësishme,

ato janë të vështira dhe të diskutueshme për t’u përcaktuar”.1023 Duke patur parasysh

rëndësinë për aktorët ekonomik të Protokollit të Montrealit, si dhe vendeve të tjera

përfshirë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, llogaridhënia për pajtueshmërinë duhet të

jetë relativisht e drejtpërdrejt.1024 Komuniteti Evropian ka luajtur rol kryesor në fushën e

ozonit.1025

1020 CEC, Commission of the European Communities (Serial) Directory of the Commission of the European

Community: On the Main Results of the Fifth Meeting of the Conference on the Parties to the Convention

on International Trade in Endangered Species of Wild Fauna and Flora, COM (85) 729, Luxembourg:

Office for Official Publications of the European Community, 1985a, fq. 729. 1021 A. Sbragia with P. Hildebrand, “The European Union and Compliance: A Story in the Making”, in E.

B. Weiss and H. Jacobson, (eds), Engaging Countries: Strengthening Compliance with International

Environmental Accords, Cambridge, MA: MIT, 1998. 1022 N. Haigh, “The European Community and International Environmental Policy”, in A. Hurrell and B.

Kingsbury, (eds), The International politics of the Environment: Actors, Interests, and Institutions,

Oxford:Clarendon Press, 1992, fq. 242; F. O. Hampson with M. Hart, Multilateral Negotiations: Lessons

from Arms Control, Trade, and the Environment, Baltimore: Johns Hopkins University Press, 1995, fq.

265. 1023 R. E. Benedick, Ozone Diplomacy: New Directions in Safeguarding the Planet, Cambridge, MA:

Harvard University Press, 1991, fq. 95. 1024 Politika e hollimit të shtresës së ozonit ka qenë një shqetësim për ekonominë. Si Jeffrey Berejikian

argumenton “shqetësimi kryesor i KE ishte ndikimi ekonomik i mbrojtjes së shtresës së ozonit”. J.

Berejikian, “The Gains Debate: Framing State Choice”, American Political Science Review, vol. 91, 1997,

fq. 790. 1025 P. Szell, “Negotiations on the Ozone Layer”, in G. Sjostedt, (ed), International Environmental

Negotiation, Newbury Park, CA: Sage, 1993, fq. 36; K. T. Litfin, Rethinking Sovereignty and Environment:

Beyond Either/Or, Presented at SSRC Workshop, Rethinking Sovereignty and Environment, University of

Washington, 1995a; K. T. Litfin, Framing Science: Precautionary Discourse and the Ozone Treaties,

Millennium: Journal of International Studies, vol. 24, 1995b, fq. 251-277.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

188

Gjatë negociatave të Konventës së Vjenës, pozicioni evropian ishte aq koheziv në

kundërshtimin e angazhimeve të detyrueshme, sa që një konventë kuadër me parimet e

përgjithshme është parë, si e vetmja alternativë e mundshme. Komuniteti Evropian ishte

në fakt një aktor unitar me Shtetet Anëtare dhe Komisionin Evropian.1026 Duke lënë

mënjanë përmbajtjen e kufizimeve mjedisore të miratuara, Komisioni Evropian negocioi

fuqishëm, që të lejohej të bëhej palë kontraktuese pa kufizime.1027 Duke patur parasysh,

mungesën e kompetencës së qartë për mbrojtjen e mjedisit para miratimit të AUE,

Komisioni Evropian i pa negociatat, si një mënyrë për të marrë kompetenca më të mëdha

në çështjet e mjedisit brenda Komunitetit Evropian. Ai mund të pretendonte të drejtën për

të propozuar legjislacionin e Komunitetit Evropian për të implementuar Konventën e

Ozonit dhe Protokollet e ardhshme.1028 Këshilli kishte rënë dakord në janar të vitit 1982,

se Komuniteti Evropian duhet të bëhej palë kontraktuese dhe në tetor të vitit 1984 kishte

rënë dakord, se Komuniteti Evropian duhet të bëhej palë kontraktuese, pa kushte.

Megjithatë, si SHBA dhe BRSS kishin propozuar kufizime. SHBA dëshironte një

pjesëmarrje paraprake nga një Shtet Anëtar dhe Bashkimi i Republikave Sovjetike

Socialiste kërkoi pjesëmarrjen paraprake nga shumica e Shteteve Anëtare.1029 Një

kompromis i pranueshëm u arrit për Komisionin Evropian. Statusi i Komunitetit

Evropian, i cili kishte ndikime edhe simbolike edhe thelbësore ishte tema e debatit.1030

Komuniteti Evropian ka qenë i unifikuar për t’u shfaqur, si partner kryesor negociues.

Deri në kohën, që negociatat e ndryshimeve klimatike filluan zyrtarisht në shkurt të

vitit 1991, KE u bë një fuqi e njohur në fushën e politikave mjedisore ndërkombëtare.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së kishte krijuar Komitetin Ndërqeveritar Negociator

për një Konventë Kuadër Klimatike nën drejtimin e të cilit janë zhvilluar negociatat. KE

morri një rol udhëheqës në negociata në bazë të angazhimit për të kthyer emetimet e

dioksidit të karbonit të përbashkët në nivelet e viteve ‘90 deri në vitin 2000.1031 Roli i

Komisionit Evropian në negociatat e Konventës Kuadër ishte mjaft i kufizuar, ndërsa

Shtetet Anëtare përdorën kontaktet e tyre dypalëshe me Uashingtonin për të mbështetur

qëndrimin e BE-së, por pa sukses. Shtetet Anëtare dhe Bashkimi Evropian janë të

ndërthurrura në një mënyrë të tillë, që BE mund të shihet, si një aktor unitar duke

përdorur kanalet diplomatike multilaterale për të bindur SHBA të ndryshonte pozicionin

e saj.1032 Në kontekstin e negociatave transatlantike, Shtetet Anëtare kanë qenë në një

1026 M. Jachtenfuchs, The European Community and the Protection of the Ozone Layer, Journal of

Common Market Studies, vol. 28, 1990, fq. 264. 1027 R. E Benedick, Ozone Diplomacy: New Directions in Safeguarding the Planet, Cambridge, MA:

Harvard University Press, 1991, fq. 95. 1028 M. Jachtenfuchs, The European Community and the Protection of the Ozone Layer, Journal of

Common Market Studies, vol. 28, 1990, fq. 263. 1029 CEC, Commission of the European Communities (Serial) Directory of the Commission of the European

Community: Concerning the Negotiation for a Global Framework Convention on the Protection of the

Ozone Layer, COM (85) 8, Luxembourg: Office for Official Publications of the European Community,

1985b, fq. 8. 1030 F. O. Hampson and M. Hart, Multilateral Negotiations: Lessons from Arms Control, Trade, and the

Environment, Baltimore: Johns Hopkins University Press, 1995, fq. 265. 1031 G. Porter and J. W. Brown, Global Environmental Politics, 2nd edn. Boulder, CO: Westview, 1996, fq.

95. 1032 Po aty, fq. 95.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

189

pozitë shumë më të fortë, se Komisioni Evropian.1033 Nga këndvështrimi i amerikanëve

ishin gjermanët, hollandezët, britanikët, të cilët ishin duke lobuar në vend të Shteteve

Anëtare, që po vepronin në mënyrë të njëanshme.1034

Roli i SHBA-së në politikat ndërkombëtare dhe në politikat mjedisore në veçanti ishte

thelbësor për suksesin e Konferencës së Rio-s, në të cilën Konventa Kuadër e OKB-së

për Ndryshimet Klimatike do të nënshkruhej. Pozicioni amerikan u kundërshtua për

angazhime të detyrueshme për të reduktuar emisionet e dioksidit të karbonit në një nivel

të caktuar në një datë të caktuar. Duke patur parasysh, se politika e ndryshimit të klimës

është një çështje e ekonomisë politike ndërkombëtare për shkak të ndikimeve të gjera në

aktivitetin industrial dhe strukturën e reduktimeve të emetimeve të dioksidit të

karbonit,1035 ndërvarësia ekonomike në botën e industrializuar nuk mund të injorohej nga

BE-ja. Për këtë arsye, në vitin 1992 Ministrat e Financave të BE këmbëngulën, se çdo

taksë karboni e BE-së do të zbatohet vetëm me kusht, që SHBA dhe Japonia të ketë

vepruar, sipas këtij lloji.

Edhe pse ka dallime të rëndësishme në Shtetet Anëtare në lidhje me çështjen e

taksave të karbonit, ndryshimi në pozitën amerikane do të transformonte politikën e

debatit të taksave të karbonit brenda BE-së, si dhe politikën ndërkombëtare të ndryshimit

të klimës.1036 Neni 22 (2) përcaktonte, se “organizatat rajonale të integrimit ekonomik,

që të aderojnë në Konventë duhet të deklaronin shtrirjen e kompetencës së tyre në lidhje

me çështjet e rregulluara nga kjo Konventë”.1037 Sipas, Macrory dhe Hession: “Në

mungesë të një fushe të përcaktuar qartë të kompetencës ekskluzive të Bashkimit

Evropian për ndryshimet klimatike dhe në mungesë të një detyrimi të qartë, që detajon

veprime specifike është jashtëzakonisht e vështirë për të izoluar detyrimet e Bashkimit

Evropian dhe Shteteve Anëtare”.1038

Në dhjetor të vitit 1989, kur Asambleja e Përgjithshme vendosi të thërrasë një

Konferencë të OKB-së për Mjedisin dhe Zhvillimin në vitin 1992 u ngrit çështja e

pjesëmarrjes së Bashkimit Evropian. Në mars të vitit 1992, Këshilli i Ministrave miratoi

pjesëmarrjen e plotë të Bashkimit Evropian në UNCED në kushte të barabarta me Shtetet

1033 A. L. Gardner, A New Era in US-EU Relations? The Clinton Administration and the New Transatlantic

Agenda. Brookfield, VT: Ashgate, 1997; A. Sbragia, Transatlantic Relations: An Evolving Mosaic,

International Conference, Policy-Making and Decision-Making in Transatlantic Relations, Université Libre

de Bruxelles, 1996. 1034 Shtetet Anëtare, megjithatë mbajtën kontrollin e negociatave mbi Fondin Global Mjedisor. Komuniteti

Evropian nuk është anëtar i Fondit Global Mjedisor, por është duke u përpjekur për t’u bërë. Të paktën,

disa prej Shteteve Anëtare janë kundër anëtarësimit të Komunitetit Evropian. 1035 Michael Grubb ka argumentuar, se ndikimi i reduktimit të gazrave serrë do të jetë i rëndësishëm. Sipas

tij: “Asnjë problem i mëparshëm mjedisor nuk ka qenë i lidhur kaq ngushtë me sektorët kryesor të

veprimtarisë ekonomike”; S. Sell, North-South Environmental Bargaining: Ozone, Climate Change, and

Biodiversity, Global Governance, vol. 2, 1996, fq. 106-107. 1036 A. Zito, Integrating the Environment into the European Union: The History of the Controversial

Carbon Tax, in C. Rhodes and S. Mazey, eds., The States of the European Community, III: Building a

European Policy, Boulder, CO: L. Rienner, 1995; G. Porter and J. W. Brown, Global Environmental

Politics, 2nd edn. Boulder, CO: Westview, 1996, fq. 149. 1037 R. Macrory and M. Hession, “The European Community and Climate Change: The Role of Law and

Legal Competence”, in T. O’Riordan and J. Jager, eds., Politics of Climate Change: A European

Perspective, London: Routledge, 1996, fq. 114. 1038 Po aty, fq. 114.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

190

Anëtare.1039 Një pozicion kompromisi u vendos bashkërisht, që njohu pozitën e veçantë të

Bashkimit Evropian në çështjet ndërkombëtare. Kompromisi i lejonte BE të merrte pjesë

plotësisht në diskutimet e UNCED. Ky pozicion i privilegjuar nuk do të shihej, si një

precedent dhe Bashkimi Evropian ende nuk do të lejohej të votonte. Bashkimi Evropian

duhet të informonte sekretariatin e UNCED para shqyrtimit të një elementi të rendit të

ditës nga Konferenca, nëse BE do të përfaqësonte një pozicion të Bashkimit Evropian dhe

Shteteve të tij Anëtare në lidhje me çështjet specifike brenda fushës së veprimit të këtij

elementi të rendit të ditës.1040

Më 13 prill 1992, Asambleja e Përgjithshme miratoi një vendim të veçantë për t’i

dhënë kërkesës së BE status të plotë pjesëmarrës dhe Brinkhorst ka mbështetur në

mënyrë aktive dhënien e “statusit të plotë pjesëmarrës” për Bashkimin Evropian.1041

Presidenca e Këshillit luajti një rol aktiv gjatë negociatave. Sipas, një negociatori nga një

shtet joanëtar, “në disa pika Presidenca në emër të Bashkimit Evropian ka negociuar me

G77, me SHBA dhe Rusinë”. Megjithëse, prania e Komisionit Evropian u dobësua nga

refuzimi i Komisionerit për Mjedisin për të marrë pjesë, Bashkimi Evropian ka luajtur një

rol të rëndësishëm. Palët e treta interpretuan veprimet e Presidencës, si ato të BE. Këshilli

i Ministrave kishte vendosur në mars të vitit 1992, se Presidenca në mënyrë tipike

përfaqëson dhe negocion për Bashkimin Evropian në fushat e kompetencave të përziera,

por Komisioni Evropian mund të veprojë në të njëjtën mënyrë, sikur të kishte dhënë

pëlqimin e tij.

Në fushat, ku direktivat e rëndësishme të BE ishin miratuar, përfaqësuesit e

Komisionit Evropian folën ekskluzivisht në emër të Bashkimit Evropian.1042 Bashkimi

Evropian ishte në gjendje të vepronte në një mënyrë unitare për çështjet mjedisore, se sa

në politikat e ndihmës për zhvillim, ku nuk ishte në gjendje të ushtronte llojin e ndikimit,

që pati në fushën e mjedisit.1043 Bashkimi Evropian ka nënshkruar Axhendën 21 edhe pse

nuk është një dokument ligjërisht detyrues. Sipas, Martin Hession: “fuqitë e përgjithshme

të Komisionit Evropian për të ruajtur marrëdhëniet e duhura me organet e Kombeve të

Bashkuara (Neni 229), nuk mund të konsiderohen të mjaftueshme për deklarata të tilla të

përgjithshme politike”.1044 Në fakt, Komuniteti Evropian ka qenë aktiv në marrëdhëniet e

tij me Komisionin për Zhvillimin e Qëndrueshëm, i cili është themeluar nga kapitulli 38 i

Axhendës 21, si Komisioni i Këshillit Ekonomik dhe Social i OKB-së. Asambleja e

Përgjithshme në krijimin e KZHQ në janar të vitit 1993 thirri në mënyrë eksplicite për

pjesëmarrje të plotë Bashkimin Evropian. Për çështje të kompetencave të përziera,

koordinimi do të bëhej me qëllim, që të sigurohej një pozicion i përbashkët.1045 Këshilli i

Ministrave në mbledhjen e datës 4 mars 1996 parashtroi udhëzimet, që do të përdoreshin

1039 J. H. Jupille and J. A. Caporaso, The European Community in Global Environmental Politics, ECSA

Workshop, The Role of the European Union in the World Community, Jackson Hole, Wyoming, 1996, fq.

20. 1040 Po aty, fq. 21. 1041 L. J. Brinkhorst, “The European Community at UNCED: Lessons to be Drawn for the Future”, in D.

Curtin and T. Heukels, eds., Institutional Dynamics of European Integration, Dordrecht: Martinus Nijhoff,

1994, fq. 613. 1042 Po aty. 1043 Po aty, fq. 614. 1044 M. Hession, External Competence and the European Community, Global Environmental Change:

Human and Policy Dimensions, vol. 5, 1995, fq. 156. 1045 Shikoni referencën, nr. 1041, fq. 615.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

191

nga Bashkimi Evropian gjatë Sesionit të katërt të Komisionit Evropian. Këto udhëzime

do të përdoreshin, gjithashtu në përgatitjen për pjesëmarrjen e Bashkimit Evropian në

sesionin e veҫantë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në vitin 1997.

5.2. Integrimi i politikave mjedisore në fushat e tjera të politikave

Politikat mjedisore të BE-së kanë provuar të jenë mjaft rezistente, duke përmirësuar

nivelin e mbrojtjes rregullatore në shumë raste.1046 Pavarësisht, përpjekjeve dhe

kapaciteteve relativisht të larta teknologjike, financiare dhe administrative në Evropë, në

një publikim të kohëve të fundit, Agjencia Evropiane e Mjedisit e përcakton gjendjen e

mjedisit evropian “larg nga të qenit i kënaqshëm”.1047 Dy faktorë bazë janë përgjegjës:

Së pari, politikat mjedisore të BE-së nuk janë zbatuar në nivelin e duhur në Shtetet

Anëtare, prandaj standardet e larta mbrojtëse nuk kanë rezultuar efektive në terren.1048 Së

dyti, progresi në fushën e politikave të mjedisit është neutralizuar nga zhvillimet në fusha

të tjera të politikave.

Bashkimi Evropian ka trajtuar mbrojtjen e mjedisit, si përgjegjësi e vetme e

politikëbërësve të mjedisit në Drejtorinë e Përgjithshme të Mjedisit të Komisionit

Evropian dhe të Ministrive Kombëtare Mjedisore. Në këtë kuadër, Bashkimi Evropian ka

shfrytëzuar, kryesisht instrumentet rregulluese të politikave të “komandës dhe

kontrollit”, por gjendja e përgjithshme e mjedisit dhe zbatimi i rregullave konkrete nuk

japin prova bindëse, se Bashkimi Evropian është në rrugë të drejtë me këtë strategji.

Përpjekjet e pranishme për të trajtuar mjedisin, si një çështje të politikës horizontale dhe

për të ndërtuar “Partneritetin për Integrim” ndërsektorial1049 pasqyrojnë mësimet e

nxjerra nga dështimi i politikave. Ideja kryesore e zhvillimit të qëndrueshëm është, se

mbrojtja e mjedisit, rritja ekonomike dhe zhvillimi social janë të përputhshme

reciprokisht. Publikimi i Raportit Brundtland zgjeroi këtë perspektivë në sferën sociale

dhe politike duke vendosur në mënyrë të qëndrueshme konceptin në axhendën e

politikave evropiane. Raporti përcaktoi zhvillimin e qëndrueshëm, si “një proces të

ndryshimit, në të cilin shfrytëzimi i burimeve, drejtimi i investimeve, orientimi i zhvillimit

teknologjik dhe ndryshimi institucional janë bërë në përputhje me nevojat e tashme dhe të

1046 F. W. Scharpf, “Die Problemlosungsfahigkeit der Mehrebenenpolitik in Europa”, in B. Kohler-Koch,

(ed), Regieren in entgrenzten Raumen, PVS Sonderheft 29/1998, Wiesbaden: V. Westdeutscher, 1998, fq.

121-144; V. Eichener, “Die Rückwirkung der europäischen Integration auf nationale Politikmuster”, in M.

Jachtenfuchs and B. Kohler-Koch, eds., Europäische Integration, Leske and Budrich, 1996, fq. 249-280. 1047 European Environment Agency, Environment in the European Union at the Turn of the Century,

Environmental Assessment Report no. 2, Copenhagen: EEA, 1999. 1048 CEC, Thirteenth Annual Report on Monitoring the Application of Community Law, COM (96) 600

final, Brussels: CEC, 1996a; European Parliament (EP) Committee on the Environment, Public Health and

Consumer Protection Working Document on Implementation of Community Environmental Law

(Rapporteur: Ken Collins), PE 219, 240, Brussels: CEC, 1996; K. Collins and D. Earnshaw, The

Implementation and Enforcement of European Community Environment Legislation, Environmental

Politics, vol. 4, no. 1, 1992, fq. 213-249; C. Knill and A. Lenschow, (eds), Implementing EU

Environmental Policies: New Directions and Old Problems, Manchester: Manchester University Press,

2000. 1049 CEC, Partnership for Integration. A Strategy for Integrating Environment into EU Policies. Cardiff-

June 1998, Communication from the Commission to the European Council, COM(98) 333, Brussels: CEC,

1998a.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

192

ardhshme”.1050 Koncepti i zhvillimit të qëndrueshëm fitoi vlerë të veçantë në Bashkimin

Evropian, ku problemi i pajtimit të objektivit të konkurrencës ekonomike me qëllim të

mbrojtjes së mjedisit ka rezultuar në disa ҫështje gjyqësore, që kanë të bëjnë me

prioritetet ose pajtueshmërinë e objektivave ekonomike dhe mjedisore.1051 Qasja e vjetër

rregullatore filloi të përballet me një krizë serioze të legjitimitetit për të imponuar kosto të

larta për aktorët ekonomik pa prodhuar përmirësimet e dëshiruara mjedisore.

Në vitet e fundit, Bashkimi Evropian është bërë gjithnjë e më i vetëdijshëm për

defiҫitet e hendekut të zbatimit dhe dështimit për të arritur integrimin e politikave të

mjedisit. Për këtë arsye, Bashkimi Evropian është duke eksperimentuar me forma të reja

të qeverisjes duke patur, si qëllim shfaqjen e instrumenteve të reja për të nxitur

reflektimin e gjerë mbi qëllimet dhe qasjet e politikave, që janë hartuar për të plotësuar

standardet e mëparshme dominuese mjedisore. Bashkimi Evropian është duke u

përpjekur për të zhvilluar një strukturë të politikëbërjes, që lejon diskutimin dhe të

mësuarit në të gjitha fushat e politikave dhe në të gjitha nivelet e ndryshme të qeverisjes

brenda një strukture të rrjetit të hapur.1052

Rëndësia e integrimit për të lëvizur drejt zhvillimit të qëndrueshëm është e

drejtpërdrejt, nëse faktorët e mjedisit nuk merren parasysh në formulimin dhe zbatimin e

politikave, që rregullojnë aktivitetet ekonomike dhe forma të tjera të organizimit

shoqëror.1053 Integrimi i politikave mjedisore paraqet një parim të rendit operativ për

zbatimin dhe institucionalizimin e idesë së zhvillimit të qëndrueshëm, që supozon një rol

më qëndror të acquis në BE.

5.2.1. Përcaktimi i Integrimit të Politikave Mjedisore në Programet e

Veprimit në Mjedis të Bashkimit Evropian

Rritja e një shqetësimi të përgjithshëm për mbrojtjen e mjedisit është reflektuar në

serinë e Programeve të Veprimit në Mjedis të BE-së. Programi i Parë i Veprimit në

Mjedis reflektoi nevojën për një qasje të integruar duke argumentuar, se mbrojtja efektive

e mjedisit kërkonte shqyrtimin e pasojave mjedisore në të gjithë planifikimin teknik dhe

proceset vendimmarrëse në nivel kombëtar dhe të Komunitetit Evropian.1054 Programi i

Tretë i Veprimit në Mjedis në vitin 1983 parashikonte, se Komuniteti Evropian duhet të

integronte çështjet mjedisore në politikat dhe zhvillimin e veprimtarive të caktuara

ekonomike, duke promovuar krijimin e një strategjie të përgjithshme, në mënyrë që

politikat mjedisore të bëheshin pjesë e zhvillimit ekonomik dhe social. Kjo duhet të

1050 World Commission on Environment and Development, Our Common Future, Oxford: Oxford

University Press, 1987, fq. 8-9. 1051 I. Koppen, “The Role of the European Court of Justice”, in J. D. Liefferink, P. D. Lowe and A. P. J.

Mol, (eds), European Integration and Environmental Policy, Belhaven Press, 1993, fq. 126-149. 1052 B. Kohler-Koch, “The Evolution and Transformation of European Governance”, in B. Kohler-Koch

and R. Eising, (eds), The Transformation of Governance in the European Union, New York: Routledge,

1999, fq. 14-35. 1053 A. Liberatore, “The Integration of Sustainable Development Objective into EU Policy-making. Barriers

and Prospects”, in S. Baker, M. Kousis, D. Richardson and S. Young, eds., The Politics of Sustainable

Development. Theory, Policy and Practice Within the European Union, New York: Routledge, 1997, fq.

107. 1054 Gazeta Zyrtare e Komuniteteve Evropiane, Deklarata e Këshillit të Komuniteteve Evropiane dhe

Përfaqësuesve të Qeverive të Shteteve Anëtare në takimin e Këshillit në 22 Nëntor 1973 mbi Programin e

Veprimit në Mjedis të Komuniteteve Evropiane, C 112, 20 Dhjetor, 1973, fq. 6.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

193

rezultonte në një vetëdije më të madhe të dimensionit mjedisor, veçanërisht në fushën e

bujqësisë, energjisë, industrisë, transportit dhe turizmit.1055

Programi i Katërt i Veprimit në Mjedis i vitit 19861056 i kushtoi një nënseksion të tërë

diskutimit të “Integrimit me Politikat e tjera të Komunitetit Evropian” dhe njoftoi, se

Komisioni Evropian do të zhvillonte procedurat dhe praktikat e brendshme për të

siguruar, që ky integrim i faktorëve të mjedisit të kryhej në lidhje me të gjitha fushat e

tjera të politikave. Programi i Pestë i Veprimit në Mjedis, i cili hyri në fuqi në vitin

19931057 vendosi një theks të veҫantë në parimin e integrimit. Ai identifikoi pesë fusha

kryesore: industrinë, energjinë, bujqësinë, transportin dhe turizmin, ku integrimi i

politikave dukej më urgjente dhe zhvilloi një qasje të dialogut dhe përgjegjësive të

përbashkëta për të ndjekur axhendën e zhvillimit të qëndrueshëm. Strategjia bazë për të

arritur integrimin e plotë të politikave mjedisore dhe politikave të tjera përkatëse

konsistonte në pjesëmarrjen aktive të të gjithë aktorëve kryesor në shoqëri, zgjerimin dhe

thellimin e instrumenteve për kontrollin dhe ndryshimin e sjelljes duke përfshirë

përdorimin më të madh të forcave të tregut.1058 Në rastin e parimit të integrimit të

politikave mjedisore, publikimi i Programeve të reja të Veprimit në Mjedis ishte

paralelisht një përgjigje e nismave të Komisionit Evropian.

5.2.2. Institucionalizimi ligjor i parimit të integrimit të politikave mjedisore

Dështimet e mëparshme për të integruar shqetësimet mjedisore në politikat e tjera

sektoriale do të zgjidheshin duke imponuar një angazhim të integrimit, nëpërmjet ligjit

nga lart poshtë.1059 Nollkaemper theksonte “paqartësinë e kuptimit ligjor të integrimit të

politikave mjedisore dhe sugjeronte, se parimi i integrimit mund të luante tre role

alternative në ligjin mjedisor evropian”. Së pari, mund të shërbente, si një objektiv, që

nënvizonte ligjin mjedisor në mënyrë specifike duke bërë, që parimi të jetë i

pakundërshtueshëm dhe i dallueshëm. Së dyti, parimi i integrimit të politikave mjedisore

mund të përdorej, si një mjet për të inkurajuar Bashkimin Evropian dhe institucione të

tjera ndërkombëtare në përputhje me normat përkatëse të së drejtës ndërkombëtare në

aktivitetet e tyre.1060 Ndërsa, sipas interpretimit të tretë parimi i integrimit të politikave

mjedisore mund të luante rol, si një parim autonom normativ me një komponent

procedural dhe thelbësor. Në lidhje me funksionin procedural, parimi kërkonte, që

1055 Gazeta Zyrtare, Rezoluta e Këshillit të Komuniteteve Evropiane dhe të Përfaqësuesve të Qeverive të

Shteteve Anëtare në takimin brenda Këshillit në datën 7 Shkurt 1983, mbi vazhdimin dhe zbatimin e një

Politike të Komunitetit Evropian dhe të Programit të Veprimit në Mjedis (1983-1986), C46 (17 Shkurt),

1983, Seksioni 1, fq. 8. 1056 Gazeta Zyrtare, Rezoluta e Këshillit të Komuniteteve Evropiane dhe të Përfaqësuesve të Qeverive të

Shteteve Anëtare në takimin brenda Këshillit në datën 19 Tetor 1987 mbi vazhdimin dhe zbatimin e një

Politike të Komunitetit Evropian dhe të Programit të Veprimit në Mjedis (1987-1992), C 328, 7 Dhjetor,

1986. 1057 Commission of the European Communities, Towards Sustainability, A European Community

Programme of Policy and Action in Relation to the Environment and Sustainable Development, COM(92)

23/fin, Brussels: CEC, 1992. 1058 Po aty, fq. 49. 1059 B. Verhoeve, G. Bennett and D. Wilkinson, Maastricht and the Environment, IEEP, London, 1992. 1060 A. Nollkaemper, “Three Conceptions of the Integration Principle in International Environmental

Law”, in A. Lenschow, (ed), Environmental Policy Integration. Greening Sectoral Policies in Europe,

London: Earthscan, 2002, fq. 31.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

194

interesat e mbrojtjes së mjedisit të konsideroheshin në procedurat e vendimmarrjes.1061

Në këtë kuptim të tretë, parimi i integrimit të politikave mjedisore nënkuptonte normat

procedurale, që lejonin një formë shumë refleksive të zgjidhjes së problemeve duke i

drejtuar hartuesit e politikave të BE-së drejt miratimit të një mënyre të re të qeverisjes.

Dy dimensione mund të dallohen në zbatimin e parimit të integrimit të politikave

mjedisore: një sfidë administrative dhe format e reja të marrëdhënieve shtet-shoqëri. Në

aspektin administrativ, parimi i integrimit të politikave mjedisore nënkuptonte fundin e

strukturave organizative, që inkurajonin një proces sektorial shumë të segmentuar të

politikëbërjes. Integrimi i politikave mjedisore kishte për qëllim të lehtësonte reformat në

nivelet më të ulëta të qeverisjes. Në kuadrin e qeverisjes së re, roli i shtetit ose

institucionet ekuivalente në Bashkimin Evropian nuk duhet të qëndronin larg dhe laissez-

faire, si shkollë neo-liberale do të ndikonte, që roli i shtetit të ndryshonte nga aktivizues

në lehtësues.1062 Bashkimi Evropian ka filluar të zhvillojë një rol aktivizues qëndror, duke

ndërtuar një kornizë për një proces të përbashkët të integrimit në të gjithë sektorët dhe në

të gjitha Shtetet Anëtare.

5.2.3. Integrimi i politikave mjedisore në fazën para Kardifit

Përpjekjet fillestare të BE-së për të aplikuar parimin e integrimit të politikave

mjedisore ishin të kujdesshme dhe ndoqën një qasje të pastër poshtë-lart, që do të thotë se

ndikimi në vend të pushtetit formal është aplikuar për të ndryshuar qëndrimin dhe sjelljen

e palëve të interesuara në sektorët jo mjedisor.1063 Programi i Pestë i Veprimit në Mjedis

siguroi kuadrin e përgjithshëm për këto aktivitete. Edhe pse, ky program i drejtohej të

gjitha niveleve të qeverisjes dhe aktorëve privat e publik duke propozuar objektiva,

vetëm Komisioni Evropian bëri përpjekje të qëllimshme për të vendosur parimin e

integrimit të politikave mjedisore në praktikë. Marrëveshjet e integrimit të Komisionit

Evropian u përcaktuan në një komunikatë të brendshme,1064 u hartuan nën udhëheqjen e

Drejtorisë së Përgjithshme të Mjedisit dhe u miratuan nga të gjithë komisionerët në maj të

vitit 1993. Në vitin 1997, në kuadër të publikimit të programit të punës së Komisionit

Evropian për vitin 1998, Komisioneri i Mjedisit pranoi, se masat e brendshme për të

përmirësuar integrimin nuk kanë qenë veçanërisht të efektshme edhe pse progresi është

arritur në fusha të tilla, si politikat rajonale, politikat e zhvillimit, transportit dhe

energjisë.1065

1061 A. Nollkaemper, “Three Conceptions of the Integration Principle in International Environmental

Law”, in A. Lenschow, ed., Environmental Policy Integration. Greening Sectoral Policies in Europe,

London: Earthscan, 2002, fq. 30. 1062 B. Kohler-Koch, “The Evolution and Transformation of European Governance”, in B. Kohler-Koch

and R. Eising, eds., The Transformation of Governance in the European Union, New York: Routledge,

1999, fq. 14-35; J. Kooiman, ed., Modern Governance. New Government-Society Interactions, Thousand

Oaks, CA: Sage, 1993. 1063 D. Wilkinson, “Towards Sustainability in the European Union? Steps within the European Commission

Towards Integrating the Environment into other Policy Sectors”, in T. O’Riordan, and H. Voisey, eds.,

Sustainable Development in Western Europe: Coming to Terms with Agenda 21, Frank Cass, London,

1997, fq. 153-173. 1064 CEC, Integrating the Environment into Other Policy Areas Within the Commission, Communication to

the Commission from Mr. Paleocrassas and Mr van Miert, Brussels: CEC, 1993a. 1065 Environment Watch Western Europe, (EWWE), EU Executive Renews Bid to Integrate Environment

into Other Policies, Own Operations, Arlington, MA: Cutter Information Corp, 1 August, 1997, fq. 14.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

195

Komisioni Evropian ripërtëriu përkushtimin e tij për t’i përshtatur procedurat e

brendshme me detyrën e integrimit të politikave mjedisore, duke përforcuar masat e

vjetra dhe duke shtuar masa të reja. Ai propozoi një analizë të ndikimit në mjedis të

fondeve nga buxheti i Bashkimit Evropian dhe u përpoq të forconte procesin e

përgjithshëm duke vendosur një vlerësim të pavarur të procesit të integrimit të politikave

mjedisore.1066 Drejtoria e Përgjithshme e Mjedisit aplikoi kriteret e veta në vlerësimin e

progresit të reformave në Drejtoritë e tjera të Përgjithshme. Sipas saj, një strategji e tillë

vuante nga legjitimiteti i ulët. Takimi i Këshillit të BE-së në Kardif shërbeu, si një pikë

kthese për të drejtuar integrimin e politikave mjedisore drejt zhvillimit të udhëzimeve të

ligjshme.

5.2.4. Integrimi i politikave mjedisore në fazën e Kardifit dhe më gjerë

Nga pikëpamja sektoriale, integrimi i politikave mjedisore u konceptua, si një mjet

balancues dhe pajtues. Në Samitin e Kardifit në qershor 1998, krerët kombëtar të

qeverive të përfaqësuar në Këshillin Evropian supozuan rolin lehtësues duke zhvendosur

udhëheqjen nga një aktor, që është perceptuar, si i pjesshëm dhe i legjitimuar në një

terren më neutral, por me ndikim. Me integrimin e politikave mjedisore duke avancuar në

një interes kryesor të Bashkimit Evropian, strategjia për të ndjekur integrimin ndryshoi

nga një qasje tepër pasive thjesht poshtë-lart në një qasje udhëzuese të të mësuarit, e cila

krijoi një kornizë formale për procesin e integrimit.

Më konkretisht, mobilizimi i Këshillit Evropian për një axhendë më aktive të parimit

të integrimit të politikave mjedisore u zhvillua pas të ashtuquajturit zgjerimi verior i BE-

së, që solli Austrinë, Finlandën dhe Suedinë në fushën e politikave mjedisore1067 të

Bashkimit Evropian. Me ndihmën e këtyre vendeve, klauzola e integrimit u forcua në

Traktatin e Amsterdamit. Në Samitin e Luksemburgut të vitit 1997, qasja aktuale e

orientuar në procesin e integrimit të politikave mjedisore të BE-së filloi mbi bazën e një

nisme suedeze. Në vijim, presidenca e Mbretërisë së Bashkuar vendosi projektin e

integrimit mjedisor në krye të axhendës së saj dhe i dha peshë një strategjie të re të

Komisionit Evropian për integrimin e politikave mjedisore.1068

Komunikata e Komisionit Evropian “Partneriteti për Integrim”1069 është përgatitur

dhe miratuar nga Këshilli Evropian në Kardif. Ky dokument nënkuptonte një transformim

të qasjes së mëparshme të brendshme të orientuar drejt një procesi me detyra të

përcaktuara qartë. Ai i bëri thirrje Këshillit të Ministrave dhe Parlamentit Evropian për të

marrë përgjegjësi në procesin e integrimit.1070 Ndërsa, Komisioni Evropian shpresonte të

1066 Environment Watch Western Europe, (EWWE), EU Executive Renews Bid to Integrate Environment

into Other Policies, Own Operations, Arlington, MA: Cutter Information Corp, 1997, fq. 14-15. ENV

Press, The Commission Renews its Commitment to Integrate the Environment in its Policy-Making,

IP/97/636, http://europa.eu.int/comm/environment/,1997. (Aksesuar më 19.03.2015). 1067 M. S. Andersen and D. J. Liefferink, eds., European Environmental Policy: The Pioneers, Mancester:

Manchester University Press, 1997. 1068 A. Jordan, European Union: Greener Policies, Oxford Analytica Daily Brief, vol. 4, 1998b, fq. 12-14. 1069 CEC, Partnership for Integration. A Strategy for Integrating Environment into EU Policies, Cardiff-

June 1998, Communication from the Commission to the European Council, COM (98) 333, Brussels: CEC,

1998a. 1070 Ky proces shkon përkrah me presionet, që burojnë nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara për

Mjedisin dhe Zhvillimin, proces i nisur në Rio në vitin 1992, që kërkon nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse

zhvillimin e strategjive për zhvillim të qëndrueshëm.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

196

përmirësonte zbatimin e rregullave të tij të brendshme të rëna dakord në vitin 1997, nga

këshillat kërkohej: të mblidhnin përvojat dhe dëshmitë e praktikave më të mira të

integrimit të politikave mjedisore në Shtetet Anëtare dhe të zhvillonin një bazë për

përmirësimin e procedurave të Bashkimit Evropian; të identifikonin veprimet prioritare

për të përfshirë kërkesat mjedisore dhe të parashikonin mekanizmat efektive për

monitorimin e zbatimit të tyre; të siguronin, që kërkesat mjedisore janë pasqyruar në

mënyrë të qartë në vendimet e tyre në lidhje me propozimet e reja; të angazhohen për të

shqyrtuar marrëveshjet aktuale organizative për të siguruar zbatimin efektiv të kësaj

strategjie të integrimit. Shumica e këshillave sektoriale përkatëse janë caktuar për të

shqyrtuar performancën e tyre të integrimit të së kaluarës dhe të zhvillojnë një strategji të

integrimit të politikave mjedisore për të ardhmen.

Progresi drejt integrimit të politikave mjedisore varej nga një hapje e dy kufijëve

njohës dhe institucional. Vlerësimi i Programit të Pestë të Veprimit në Mjedis të

Bashkimit Evropian vërejti, se angazhimi nga sektor të tjerë dhe nga Shtetet Anëtare të

Programit ishte i anshëm. Modelet e prodhimit dhe konsumit pengonin arritjen e një

mjedisi të pastër dhe të sigurt për mbrojtjen e burimeve natyrore të botës. Zhvillimi do të

mbetej i paqëndrueshëm për mjedisin në përgjithësi, pa një integrim të përforcuar të

shqetësimeve mjedisore në sektorin ekonomik dhe pa një përfshirje të fortë dhe angazhim

nga ana e qytetarëve apo palëve të interesuara.1071 Procesi i Kardifit ka reaguar ndaj

mungesës së udhëzimeve aktive dhe aktualisht janë duke u zhvilluar udhëzimet

procedurale dhe thelbësore për integrimin e politikave mjedisore. Udhëzimet procedurale,

si kryerja e vlerësimit të ndikimit në mjedis detyruan hartuesit e politikave sektoriale për

të marrë parasysh normat mjedisore në aktivitetet e tyre.

Gjatë Samitit të Helsinkit, Komisioni Evropian paraqiti një raport mbi “Mjedisin dhe

Treguesit e Integrimit”,1072 i cili mbështetej pjesërisht në përvojat e fituara nga

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, e cila gjithashtu ndikonte në

përpjekjet paralele të Agjencisë Evropiane të Mjedisit. Disa Drejtori të Përgjithshme në

Komisionin Evropian kanë raportuar përpjekjet e tyre për të zhvilluar sisteme sektoriale

të treguesve mjedisor për të drejtuar politikat e tyre.1073 Shtetet Anëtare u thirrën për të

ndarë modelet e praktikave më të mira. Idetë e para u diskutuan gjatë presidencës

gjermane në Bon.1074 Dy tipare karakterizuan procesin e Kardifit: Së pari, integrimi i

politikave mjedisore është shpallur shqetësim kryesor me kryetarët e shteteve ose

qeverive duke marrë rolin e aktivizimit në procesin e integrimit. Komunikatat e

Komisionit Evropian, strategjitë e punimeve dhe udhëzimet janë diskutuar dhe miratuar

në mbledhjet e ndryshme të Samitit të Evropës, që nga Luksemburgu dhe për këtë arsye

1071 CEC, Europe’s Environment: What Directions for the Future? The Global Assessment of the European

Community Programme of Policy and Action in Relation to the Environment and Sustainable Development,

‘Towards Sustainability, Communication from the Commission, COM(1999) 543 final, Brussels: CEC,

1999a, fq. 2-3. 1072 CEC, Report on Environment and Integration Indicators to Helsinki Summit, Commission Working

Document, SEC (1999) 1942 final, Brussels: CEC, 1999b. 1073 CEC, Communication from the Commission to the Council and the European Parliament, Indictors for

the Integration of Environmental concerns into the Common Agricultural Policy, COM (2000) 20 final, 26

January, Brussels: CEC, 2000a; CEC, Integrating Environment and Sustainable Development into Energy

and Transport policies: Review Report 2001 and Implementation of Strategies, Commission Staff Working

Paper, SEC (2001) 502, 21 March, Brussels: CEC, 2001a. 1074 M. Buck, R. A. Kraemer and D. Wilkinson, Der “Cardiff Prozess” zur Integration von

Umweltschutzbelangen in andere Sektorpolitiken, Aus Politik und Zeitgeschichte B48/99, 1999, fq. 12-20.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

197

fituan legjitimitetin, që kishte munguar në përpjekjet e mëparshme për të vendosur

parimin e integrimit të politikave mjedisore në praktikë. Së dyti, rritja e përpjekjeve është

bërë për të lehtësuar dialogun, sidomos mes hartuesve të politikave sektoriale dhe

mjedisore. Edhe pse, ende në një fazë të hershme, përpjekjet për të zhvilluar treguesit e

integrimit të politikave mjedisore, udhëzuese të procesit dhe reciprokisht të pranueshme u

intensifikuan.

5.3. Faktorët e përzgjedhjes së instrumenteve të reja të politikave mjedisore në

Bashkimin Evropian

Në Bashkimin Evropian, një përcaktues kryesor i përdorimit të instrumenteve të reja të

politikave mjedisore është zhvendosja politike. Zhvendosja politike fokusohet mbi

procesin nëpërmjet, të cilit njohuritë rreth instrumenteve të reja në një kohë dhe vend të

veçantë përdoren në një kohë apo vend tjetër nën një qeverisje të ndryshme.1075 Bashkimi

Evropian mund të nxit inovacionin e instrumenteve të reja të politikave mjedisore,

nëpërmjet disa roleve të ndryshme: arena pasive, arena lehtësuese, arena harmonizuese,

arena konkurruese dhe aktorët e pavarur.

- Bashkimi Evropian, si arenë pasive. Në këtë rol, inovacioni politik dhe zhvendosja

brenda dhe midis Shteteve Anëtare ndodh pa kontribut thelbësor nga institucionet e

Bashkimit Evropian. Për shembull, emërtimi ekologjik gjerman ndikoi në skemat e

ngjashme në Shtetet e tjera Anëtare përpara adaptimit nga BE të skemave të saj. Shtetet

Anëtare me probleme dhe burime politike relativisht të ngjashme do të kërkojnë të

rivalizojnë aspektet kyçe të politikave të suksesshme të njëri-tjetrit.1076

- Bashkimi Evropian, si arenë lehtësuese. Ky rol kërkon, që rrjeti kompleks i aktorëve

dhe proceseve politike të BE të krijojnë kushtet, në të cilat idetë dhe përvojat të përhapen

më shpejt dhe të transferohen në Shtetet Anëtare. Përpjekjet e BE për të zhvilluar një

taksë të përbashkët të karbonit/energjisë kanë theksuar diferencat në përqasjet e Shteteve

Anëtare, duke i çuar drejt përhapjes së ideve dhe përvojave.

- Bashkimi Evropian, si forcë harmonizuese. Ky rol përqëndrohet mbi impaktin e

Tregut Unik Evropian. Përpara Aktit Unik Evropian të vitit 1987, përdorimi i

instrumenteve të reja të politikave mjedisore duhej të justifikohej e të ishte në harmoni në

lidhje me projektin e Tregut Unik Evropian. Motivimi ekonomik mbetej i rëndësishëm, si

në rastin e ndikimit të Urdhërit Gjerman të Paketimit të Mbetjeve.1077

- Bashkimi Evropian, si arenë konkurruese. Qeveritë e Shteteve Anëtare, të cilat kanë

imponuar rregulla me kosto të mëdha mbi industrinë mund të kërkojnë të sigurojnë, që

edhe Shtete të tjera Anëtare të adaptojnë legjislacion të ngjashëm.1078 Shtetet Anëtare, të

cilat kanë standarde të larta do të provojnë të riformojnë axhendën e BE. Një shembull

është negociata, që çoi drejt adaptimit të sistemit të auditimit dhe eko-menaxhimit.

1075 D. Dolowitz and D. Marsh, Who Learns from Whom?, Political Studies, vol. 44, 1996, fq. 343-357. 1076 C. Bennett, What is Policy Convergence and What Causes it?, British Journal of Political Science, vol.

21, 1991, fq. 215-233. 1077 J. Golub, State Power and Institutional Influence in European Integration: Lessons from the Packaging

Waste Directive, Journal of Common Market Studies, vol. 34, 1996b, fq. 313-339. 1078 A. Héritier, The Accommodation of Diversity in European Policy-making and its Outcomes: Regulatory

Policy as a Patchwork, Journal of European Public Policy, vol. 3, 1996, fq. 149-167.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

198

Sistemet e menaxhimit mjedisor janë skema vullnetare dhe krijojnë parimet bazike të

praktikave mjedisore për të drejtuar operacionet e biznesit.1079

- Bashkimi Evropian, si një sipërmarrës. Aktorët shumëkombësh brenda BE-së mund

të kërkojnë të karakterizojnë axhendën për Shtetet Anëtare. Më shumë i njohur është roli

i Komisionit Evropian, si një sipërmarrës, i cili kërkon të zgjerojë ndikimin e tij,

nëpërmjet mundësive për të sugjeruar iniciativa të reja politike.1080 Për sa i përket,

instrumenteve të reja të politikave mjedisore, insistimi i vazhdueshëm i Komisionit

Evropian për një taksim energjie të përbashkët dhe një sistem tregtar mbarë-evropian

tregon dëshirën për të zgjeruar pozicionin e lidershipit ndërkombëtar të BE dhe për të

rritur ndikimin e aktorëve institucional të BE mbi çështjet kryesore mjedisore dhe

ekonomike.

Strukturat teorike, gjithashtu ndikojnë mbi mënyrën, se si aktor të Bashkimit

Evropian selektojnë lloje të ndryshme të instrumenteve të politikave mjedisore dhe

formojnë procesin e adaptimit për Shtetet Anëtare individuale. Baza e të dhënave aktuale

në politikat publike liston një numër të madh përqasjesh, duke përfshirë institucionalistët,

konstruktivistët, ekuilibrin e theksuar, përhapjen politike etj.1081 Struktura analitike është

përqëndruar në tri përqasje alternative: përqasja idealiste, qëndron në dinamikën e

ndryshimeve të forta, të cilat mund të jenë të rëndësishme në shpjegimin e evoluimit të

instrumenteve; perspektiva institucionaliste thekson ata faktorë, që të çojnë drejt

vazhdimësisë në procesin politik; përqasja e fundit siguron një pikëpamje, që u mungonte

dy të tjerave me fokusin e saj mbi dykuptimësinë e lidhjeve rastësore dhe mbi rëndësinë e

ndodhive të rastësishme.1082

5.4. Modelet e përdorimit të instrumenteve të reja të politikave mjedisore të

Bashkimit Evropian

Roli, që Bashkimi Evropian luan në instrumentet e politikave mjedisore bazohet në

modelin historik të politikave mjedisore dhe procesit nëpërmjet, të cilit merren vendimet

për selektimin dhe përshtatjen politike. Viti 1992 përbën një kthesë të rëndësishme për

shkak të adaptimit të Programit të Pestë të Veprimit në Mjedis me fokusin e tij mbi

intrumentet e reja dhe mbërritjes së propozimeve për taksat e energjisë dhe të karbonit në

mbarë Bashkimin Evropian. Sigurisht, që më parë u morrën në shqyrtim instrumentet e

reja të politikave mjedisore dhe instrumentet e buta. Instrumentet e politikave janë

teknika të ndryshme, që qeveritë i përdorin për të arritur objektivat e tyre politike.1083

Deri në vitet ‘80, politikat mjedisore në Evropën Perëndimore fillimisht morrën formën e

komandës tradicionale dhe të kontrollit legjislativ. Iniciativat në Bashkimin Evropian

ishin hartuar për t’u marrë me problemet e dukshme të ndotjes së vazhdueshme, që në

1079 A. Zito and M. Egan, Environmental Management Standards, Corporate Strategies and Policy

Networks”, Environmental Politics, vol. 7, 1998, fq. 94-117. 1080 A. Jordan, Editorial Introduction: The Construction of a Multilevel Environmental Governance System,

Environment and Planning C: Government and Policy, vol. 17, 1999a, fq. 1-17; C. Radaelli, Policy

Transfer in the EU Governance, vol. 13, 2000, fq. 5-43. 1081 P. Sabatier, Theories of the Policy Process, Boulder, CO: Westview Press, 1999, fq. 8-12; C. Radaelli,

Policy Transfer in the EU, Governance, vol. 13, 2000, fq. 5-43. 1082 C. Radaelli, Policy Transfer in the EU, Governance, vol. 13, 2000, fq. 5-43. 1083 M. Howlett and M. Ramesh, Patterns of Policy Instrument Choice, Policy Studies Review, vol. 12,

1993, fq. 3-24.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

199

burim. Më parë ekzistonin disa instrumente të reja në Shtetet Anëtare, por këto zakonisht

ishin instrumente suplementare.

Historia e përgjithshme e politikave mjedisore shënoi fokusin mbi nxjerrjen e ligjeve

në një fushë, ku qartësisht mungonte baza ligjore për politika mjedisore të

përbashkëta.1084 Ky përbënte një detyrim institucional të menjëhershëm, i cili kërkonte,

që legjislacioni mjedisor i Bashkimit Evropian të justifikohej fillimisht mbi bazat e

harmonizimit ekonomik.1085 Një detyrim tjetër institucional i rëndësishëm ishte fakti, që

llojet e politikave kombëtare dhe preferencat për disa lloje instrumentesh të politikave

ekzistonin brenda disa Shteteve Anëtare dhe këto shpesh kundërshtoheshin në nivelin e

BE. Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit për Mjedisin ishte një partner relativisht i

dobët dhe i ri, që synonte akumulim legjislativ të dukshëm.1086 Drejtoria e Përgjithshme e

Mjedisit kishte një detyrim institucional, që shumë instrumente të reja të politikave

mjedisore (si taksat ekologjike dhe marrëveshjet vullnetare me industrinë) përfshinin

marrëveshje me Drejtori të Përgjithshme të tjera, të cilat kishin prioritete të ndryshme.

Këto tensione mbizotëronin, kur Drejtoria e Përgjithshme e Mjedisit propozoi taksën e

karbon-energjisë.1087

Bashkimi Evropian adaptoi një grup masash shtrënguese të ndryshme, të cilat shkonin

përtej kërkesave të mbrojtjes së Tregut Unik Evropian.1088 Megjithatë, axhenda e

Komisionit Evropian u fokusua mbi krijimin e legjislacionit të ri duke i kushtuar më pak

vëmendje vlerësimit të kërkesave të efiçencës së kostove, problemeve implementuese dhe

mënyrës së performimit të instrumenteve të reja të politikave mjedisore. Kur politikat

mjedisore të Bashkimit Evropian dhe Shteteve Anëtare u maturuan dhe pasi u ndaluan

problemet mjedisore më serioze, çështja e efiçencës së kostove rifitoi përsëri rëndësi.

Kufizimet institucionale çuan Komisionin Evropian drejt ndjekjes së një strategjie të

“integrimit negativ” (e cila ishte e bazuar mbi harmonizimin e legjislacionit kombëtar

komandë dhe kontroll), në mënyrë që të mbronte Tregun Unik Evropian në kundërshtim

me “integrimin pozitiv”, i cili përfshinte krijimin e politikave të përgjithshme të BE dhe

adaptimin e instrumenteve të reja të politikave mjedisore.1089 Bashkimi Evropian ka

bazuar për dekada të tëra ligjet e tij mbi instrumentet e politikave mjedisore tradicionale

të bazuara në modelin komandë-kontroll, si kufijtë e emetimit, që përfshijnë shkallën më

të lartë të ndërhyrjes dhe karakterizohen nga një pikëpamje e theksuar nga lart-poshtë. Në

të kundërt, instrumentet ekonomike dhe të bazuara në treg synojnë ndryshimin e sjelljes

së ndotësve duke siguruar stimuj ekonomik pozitiv apo negativ për aktorët, që të marrin

1084 A. Jordan, Editorial Introduction: The Construction of a Multilevel Environmental Governance System,

Environment and Planning C: Government and Policy, vol. 17, 1999a, fq. 1-17. 1085 Po aty; R. Wurzel, Environmental Policy-making in Britain, Germany and the European Union. The

Europeanisation of Air and WaterPollution Control. Manchester: Manchester University Press, 2002; A.

Zito, Creating Environmental Policy in the European Union, Basingstoke: Palgrave Macmillan, 2000. 1086 A. Jordan, The Implementation of EU Environmental Policy: a Policy Problem without a Political

Solution?, Environment and Planning C: Government and Policy, vol. 17, 1999b, fq. 69-90. 1087 A. Zito, Creating Environmental Policy in the European Union, Basingstoke: Palgrave Macmillan,

2000. 1088 A. Weale, Environmental Rules and Rule-making in the European Union, Journal of European Public

Policy, 3, 1996, fq. 594-611. R. Wurzel, Environmental Policy-making in Britain, Germany and the

European Union. The Europeanisation of Air and Water Pollution Control. Manchester: Manchester

University Press, 2002. 1089 G. Majone, Cross-national Sources of Regulatory Policy Making in Europe and the US, Journal of

Public Policy, vol. 11, 1991, fq. 90-106.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

200

në konsideratë mënyrat alternative të veprimit më pak të dëmshme për mjedisin të

konsideruara, si më fleksibël.1090

Sondazhi i kryer nga Agjencia Evropiane për Mjedisin në fillim të viteve ‘901091 vuri

në dukje, se imponimi i direktivave, që kishin ndërhyrë në mjedis nuk kishte arritur

rezultatet e dëshiruara të mbrojtjes së mjedisit. Arsyet e ofruara në këtë drejtim nga ana e

raportit ishin zbatimi i kufizuar në nivel kombëtar të standardeve evropiane, zbatimi i

kufizuar i njëjtë dhe pastaj ekzekutimi i kufizuar gjyqësor nga qytetarët i rregullave të

vendosura për mbrojtjen e mjedisit.1092 Arsyeja më e thellë, që është njohur tashmë nga

vetë Komisioni Evropian rrjedh nga i njëjti model, të njëjtat mjete, që deri atëherë ishin

zgjedhur për të mbrojtur mjedisin në nivel komunitar: instrumentin e rregullave

komandë-kontroll të përdorura nga direktivat, i cili kishte provuar, se nuk ishte i

përshtatshëm në mënyrë të mjaftueshme, prandaj në këtë fushë u vendosën pozicionet e

marra nga Komisioni Evropian në favor të instrumenteve të reja të mbrojtjes, veçanërisht

instrumentet e shpërblimit dhe sanksionet sociale.1093

Në Programin e Pestë të Veprimit në Mjedis të miratuar nga Komisioni Evropian në

18 mars 1992 “Drejt Qëndrueshmërisë”1094 u morr parasysh zgjerimi i llojeve të

instrumenteve të politikave mjedisore. Komisioni Evropian duhet të ofronte mjete të

tjera, duke i bërë kompanitë pjesë të një procesi të ndërgjegjes mjedisore,1095 për të

udhëhequr ndryshimet në qasjen ndaj problematikave mjedisore dhe për të nxitur frymën

e përgjegjësisë së përbashkët. Në Komunikatën e mëvonshme, me titull: “Mjedisi i

Evropës: Çfarë udhëzimesh do të ndërmerren për të ardhmen?”,1096 që përbënte një

raport mbi zbatimin e programit, Komisioni Evropian bëri një llogari të faktit, se gjatë

viteve të fundit ishin zbatuar shumë iniciativa të reja në Shtetet Anëtare për të nxitur

përdorimin e instrumenteve të tregut, duke njohur politikat e reja për të arritur rezultatet e

dëshiruara.1097 Fokusi u drejtua në pesë llojet e instrumenteve të rregulluara në

vazhdimësi nga niveli më i lartë në nivelin më të ulët të ndërhyrjes publike, që mund të

kishin një ndikim mjaft të ndryshëm në kontekstin kombëtar.1098 Në vitin 1990, Drejtoria

1090 S. Schmitt and K. Schulze, Choosing environmental policy instruments: An assessment of the

“environmental dimension” of EU energy policy, in J. Tosun and S. Israel, eds., Energy and Environment

in Europe: Assessing a Complex Relationship? European Integration online Papers (EIoP), Special Mini-

Issue 1, vol. 15, Article 9, 2011, http://eiop.or.at/eiop/texte/2011-009a.htm. (Aksesuar më 27.08.2015). 1091 Raporti mund të gjendet online në site-in e Agjencisë Evropiane për Mjedisin:

http://org.eea.eu.eu.int/documents. (Aksesuar më 22.09.2015). 1092 D. Grimeaud, The Integration of environmental concerns into EC policies: agenuine policy

development?, European Environmental Law Review, 2000, fq. 208. 1093 J. B. Hockenstein, R. N. Stavins and B. W. Whitehead, Crafting the Next Generation of Market-Based

Environmental Tools, in Environment, 1997, vol. 39, n. 4, 13 ss.; N. O. Keohane, R. L. Revesz, R. N.

Stavins, The Choice of Regulatory Instruments in Environmental Policy, 22 Harvard Environmental Law

Review, 313 (1998). 1094 Programi i Pestë i Veprimit në Mjedis u publikua në GUCE C 138/5, 17 Maj 1993. 1095 Instrumentet e reja të politikave mjedisore dhe koncepti i “përgjegjësisë së përbashkët” janë diskutuar

në paragrafin 7 të Programit të Pestë të Veprimit në Mjedis, GUCE C 138/70, 17 Maj 1993. 1096 Komunikatë e Komisionit Evropian, L’ambiente in Europa: quali direzioni per il futuro? Valutazione

globale del programma di politica e azione della Comunità europea a favore dell’ambiente e dello sviluppo

sostenibile, “Verso la sostenibilità”, Bruxelles, 24.11. 1999, COM (1999) 543 def. 1097 Po aty, cit., 17. 1098 C. Knill and D. Lehmkuhl, How Europe Matters. Different Mechanisms of Europeanization, European

Integration online Papers (EIoP) 3(7): 1-11, 1999, http://eiop.or.at/eiop/texte/. (Aksesuar më 27.08.2015).;

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

201

e Përgjithshme e Mjedisit filloi konsultimin me aktorët e jashtëm për të hartuar

propozimet për sistemin e auditimit dhe eko-menaxhimit. Në mënyrë thelbësore, ky

përdorim i legjislacionit strukturor më të butë ishte një praktikë e përcaktuar përpara vitit

1992.

Nga viti 1992, ka patur një zhvendosje thelbësore në filozofinë rregullatore

dominante të Komisionit Evropian.1099 Inovacioni politik i Bashkimit Evropian dhe

selektimi i instrumenteve ka dëshmuar një ndryshim thelbësor në fokus.1100 Në Programin

e Pestë të Veprimit në Mjedis, Komisioni Evropian vuri re qëllimin e tij për të

konsideruar instrumentet dhe përqasjen e tregut, që theksonte ndarjen e përgjegjësisë

midis aktorëve privat e publik.1101 Bashkimi Evropian ka përdorur kryesisht instrumentet

e komandës dhe kontrollit për të arritur objektivin e Tregut Unik Evropian dhe synimet e

tjera të politikave.1102 Sipas, Weale, Programi i Pestë i Veprimit në Mjedis nënkuptonte

përdorimin më të madh të marrëveshjeve vullnetare.1103 Komisioni Evropian u kushtëzua

nga disa arsye për propozimin e iniciativave të reja për mbrojtjen e instrumenteve të reja

të politikave mjedisore: dështimi i referendumit të pas-Mastrichtit, që detyroi Komisionin

Evropian të sillet në një mënyrë më mbrojtëse dhe reaktive; dorëheqja e Komisionit

Santer ndikoi në vazhdimin e këtij trendi. Në këtë kontekst, disa Shtete Anëtare u

përpoqën të ruanin parimin suplementar brenda Traktatit;1104 ekonomia në mbarë

Evropën pësoi rënie në vitet ‘90, e cila inkurajoi aktorët të kërkonin instrumente, që

përmirësonin konkurrencën ekonomike;1105 politikat mjedisore të Bashkimit Evropian u

maturuan dhe tani kërkonin një rishikim, i cili merr parasysh një përqasje më sistematike

dhe konsiderata të efikasitetit të kostos; Komisioni Evropian ka pranuar nevojën për të

zgjeruar përgjegjësinë dhe për të përfshirë industritë në mënyrë më të drejtpërdrejt.

Deri në vitet ‘90, Komisioni Evropian ka drejtuar studimet, të cilat theksonin nevojën

për të përmirësuar legjislacionin aktual duke rritur shqetësimet rreth efikasitetit të

kostos.1106 Reagimi ndaj rrethanave politike dhe evolucioni në mendimin politik i ka

dhënë Komisionit Evropian një shtysë të fortë për të propozuar legjislacion duke u bazuar

mbi parimin e ndarjes së përgjegjësive.1107 Komisioni Evropian i ka përqëndruar

T. A. Börzel and Th. Risse, When Europe Hits Home: Europeanization and Domestic Change, European

Integration online Papers (EIoP) 4(15): 1-13, 2000, http://eiop.or.at/eiop/texte/. (Aksesuar më 27.08.2015). 1099 A. Héritier, C. Knill and S. Mingers, Ringing the Changes in Europe: Regulatory Competition and the

Transformation of the State, Berlin: Walter de Gruyer, 1996. 1100 J. Golub, Sovereignty and Subsidiarity in EU Environmental Policy, Political Studies, vol. 44, 1996a,

fq. 686-703. 1101 CEC, Towards Sustainability: A European Community Programme of Policy and Action in Relation to

the Environment and Sustainable Development, Official Journal, no. C 138 of 17 May, fq. 5-98, Brussels:

CEC, 1993b. 1102 A. Weale, Environmental Rules and Rule-making in the European Union, Journal of European Public

Policy, 3, 1996, fq. 594-611. 1103 Po aty. 1104 Shikoni referencën, nr. 1100. 1105 A. Weale, Environmental Rules and Rule-making in the European Union, Journal of European Public

Policy, 3, 1996, fq. 594-611. 1106 CEC, Report of the Group of Independent Experts on Legislative and Administrative Simplification,

COM (95) 288 final, 21 June, Brussels: CEC, 1995; J. Delbeke and H. Bergman, “Environmental Taxes

and Charges in the EU”, in J. Golub, ed., New Instruments for Environmental Policy in the EU, London:

Routledge, 1998, fq. 242-260. 1107 A. Jordan, Editorial Introduction: The Construction of a Multilevel Environmental Governance System,

Environment and Planning C: Government and Policy, vol. 17, 1999a, fq. 1-17.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

202

përpjekjet e tij mbi instrumentet e buta për të bindur Shtetet Anëtare drejt parimeve të

përgjithshme dhe praktikave më të mira. Nëpërmjet sistemit të auditimit dhe eko-

menaxhues, Komisioni Evropian angazhohet vullnetarisht në procesin e vet-rregullimit,

nëpërmjet informacioneve nxitëse.1108

Në vitet ‘90, Bashkimi Evropian ra dakort për skemën e emërtimeve ekologjike dhe

Direktivën e “Aksesit në Informacion”. Gjatë kësaj kohe, Komisioni Evropian krijoi

Forumin Konsultativ, i cili synonte të përfshinte palët e interesuara, nëpërmjet

konsultimeve para publikimit të propozimeve të politikave të reja. Zyrtarët e Komisionit

Evropian përdorën argumentet rreth konkurrencës globale për të zgjeruar përdorimin e

instrumenteve ekonomike. Ata fituan një kredibilitet të gjerë brenda Komisionit Evropian

me publikimin e Dokumentit të Bardhë të Komisionit Evropian mbi “Rritjen,

Konkurrencën dhe Punësimin”.1109 Ky dokument promovoi përdorimin e instrumenteve

të bazuara në treg, si mjet i zhvendosjes së problemeve financiare në drejtim të shqyrtimit

të kostove mjedisore.

5.5. Adaptimi i instrumenteve të reja të politikave mjedisore

Modelet e vendosura përpara dhe pas vitit 1992 reflektohen në inovacionin e

instrumenteve të reja të politikave mjedisore të Bashkimit Evropian. Për sa i përket,

kategorive të instrumenteve të reja të politikave mjedisore përfshijnë: taksat mjedisore,

marrëveshjet vullnetare dhe emërtimet ekologjike.

Instrumenti më i spikatur është përpjekja e pasuksesshme për të adaptuar një taksë të

përbashkët të karbon-energjisë. Komisioni i Mjedisit dhe Drejtoritë e Energjetikës nxitën

më tej idenë e taksës së karbon-energjisë. Studimi dhe përdorimi i taksave mjedisore, po

bëhej më i fortë në Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian, si Danimarka dhe Hollanda.

Komisioneri Mjedisor i asaj kohe, Ripa Di Meana dhe Drejtoria e Përgjithshme

Mjedisore përdorën pengesat e Samitit të Tokës në Rio në vitin 1992, si dhe shqetësimet

në rritje rreth ndryshimeve klimatike për t’u fokusuar në këtë zgjidhje të veçantë, e cila

kishte përfitime institucionale të rolit global në rritje të BE dhe qëllimit të Komisionit

Evropian, si një mënyrë për të kaluar veton e Shteteve Anëtare në Këshill.1110 Komisioni

Evropian mbronte pikëpamjen e ndërmarrë nga Shtetet Anëtare, si Gjermania, të cilat

preferonin adaptimin e taksave ekologjike në mbarë Evropën, sepse ishin të shqetësuara

rreth impaktit të konkurrencës të masave të njëanshme të taksave ekologjike. Megjithatë,

vrullit të këtij propozimi i erdhi shumë shpejt fundi nga kufizimet institucionale

thelbësore, që vepronin kundër aktorëve mjedisor të BE.

Në vitin 1997, Komisioni Evropian prezantoi një propozim, i cili theksonte nevojën

për të harmonizuar taksimin e Shteteve Anëtare për produktet energjetike, veçanërisht

lëndët djegëse fosile.1111 Megjithatë, propozimi u kundërshtua nga Spanja. Në vitin 2001,

presidenca suedeze e BE arriti në një marrëveshje të përgjithshme duke u bazuar mbi

1108 A. Héritier, The Accommodation of Diversity in European Policy-making and its Outcomes: Regulatory

Policy as a Patchwork, Journal of European Public Policy, vol. 3, 1996, fq. 149-167. 1109 CEC, Growth, Competitiveness and Employment: The Challenges and Ways Forward in the Twenty

First Century, EC Bulletin, Supplement 93-96, Brussels: CEC, 1993a. 1110 A. Zito, Creating Environmental Policy in the European Union, Basingstoke: Palgrave Macmillan,

2000. 1111 CEC, Proposal for a Council Directive Restructuring Community Framework for the Taxation of

Energy Products, (http://europa.eu.int/scadplus/leg/en/lvb/ 127019.htm), 1997. (Aksesuar më 27.08.2015).

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

203

parimet e Direktivës.1112 Pas një numri të konsiderueshëm negociatash, Ministrat e

Financës të Bashkimit Evropian arritën në një marrëveshje mbi Direktivat Strukturore në

20 Mars të vitit 2003. Direktiva e Prodhimit të Energjisë detyronte masat kombëtare në

drejtim të konvergjencave minimale mbi nivelet e çmimeve të mineraleve, qymyrit,

gazeve natyrore, elektricitetit dhe rritjen e shkallës së minimumit për prodhimet e naftës.

Direktiva përfshinte një numër të madh ç’vlerësimesh dhe periudhash tranzicioni për

shtetet e veçanta dhe sektorët ekonomik.1113 Rezultati përfundimtar i Direktivës

sugjeronte rëndësinë e vazhdueshme të kufizimeve dhe normave institucionale të BE,

veçanërisht në fushën e politikave të taksimit.

Programi i Pestë i Veprimit në Mjedis kontribuoi në krijimin e marrëveshjeve

vullnetare. Debati rreth parimit suplementar luajti një rol të rëndësishëm në krijimin e një

hapësire politike për Komisionin Evropian në lidhje me instrumentet. Komisioni

Evropian lëshoi një Komunikatë ligjore jo-detyruese, e cila e lejonte atë të shmangte

veton, sepse marrëveshjet vullnetare nuk kishin një bazë ligjore në Traktatin e

Komunitetit Evropian. Deri në vitin 2001 disa dhjetëra marrëveshje vullnetare janë

adaptuar.1114 Në vitin 1996, Komisioni Evropian prezantoi qëllimin e tij për promovimin

e përdorimit të marrëveshjeve mjedisore efektive dhe të pranueshme, si mjete të

rregullave tradicionale shtesë.1115 Një vit më herët, Raporti Molitor argumentoi, se

rregullat e Bashkimit Evropian të komandës dhe kontrollit i vendosin bizneset evropiane

në një disavantazh konkurrues.1116 Marrëveshjet vullnetare të Bashkimit Evropian marrin

karakteristika nga përqasjet e ndryshme të Shteteve Anëtare. Shumëllojshmëria e

përqasjeve tek Shtetet Anëtare kanë krijuar tensione për Bashkimin Evropian, në lidhje

me hartimin e përshtatshëm të marrëveshjeve vullnetare. Për shembull, tradita hollandeze

e marrëveshjeve vullnetare theksonte nevojën për një instrument formal, përqasja

gjermane është shpesh joformale, ndërsa disa Shtete Anëtare të tjera nuk kanë një traditë

kombëtare për përdorimin e marrëveshjeve vullnetare.1117 Për më tepër, nuk ka baza të

qarta të Traktatit për marrëveshjet jo të detyrueshme.

Marrëveshjet vullnetare janë favorizuar kohët e fundit nga Komisioni Evropian, sepse

nëpërmjet tyre zgjeron fuqitë e tij, pa u mbështetur mbi legjislacionin formal. Qëllimet e

Bashkimit Evropian dhe struktura institucionale mund të kenë efekte detyruese të

rëndësishme mbi përdorimin e marrëveshjeve vullnetare nga Shtetet Anëtare. Megjithatë,

nuk mund argumentohet, se BE ka braktisur masat rregullatore tradicionale të komandës

dhe kontrollit. Direktiva e Bashkimit Evropian e vitit 1994 mbi Paketimin e Mbetjeve e

1112 ENDS Daily, Daily email service. London: Environmental Data Services, email: [email protected],

March 19, 2001 and April 23, 2001. 1113 ENDS Daily, Daily email service. London: Environmental Data Services, email: [email protected],

March 21, 2003. 1114 A. Mol, V. Lauber and D. Liefferink, The Voluntary Approach to Environmental Policy, Oxford:

Oxford University Press, 2000. 1115 CEC, Communication from the Commission on Environmental Agreements, COM (96) 561 final,

Brussels: CEC, 1996. 1116 CEC, Report of the Group of Independent Experts on Legislative and Administrative Simplification,

COM (95) 288 final, 21 June, Brussels: CEC, 1995. 1117 A. Mol, V. Lauber and D. Liefferink, The Voluntary Approach to Environmental Policy, Oxford:

Oxford University Press, 2000; A. Friedrich, M. Tappe and R. Wurzel, A New Approach to EU

Environmental Policy-making? The Auto-oil Programme, Journal of European Public Policy, vol. 7, 2000,

fq. 593-612; CEC, Communication from the Commission on Environmental Agreements, COM (96) 561

final, Brussels: CE, 1996a.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

204

bëri të pavlefshme një marrëveshje hollandeze me prodhuesit e paketimeve.1118 Në Korrik

të vitit 2002, Komisioni Evropian kishte kërkuar t’i jepte një qëllim të ri marrëveshjes

vullnetare, “e cila do t’i shihte objektivat dhe afatet e caktuara me një liri për të

vendosur, se si do t’i arrinte ato”.1119

Emërtimet-ekologjike janë mjete politike vullnetare ligjërisht jo-detyruese. Ato janë

instrumente relativisht të buta, të cilat mbështeten kryesisht mbi presionin moral.

Emërtimet ekologjike ushtrojnë detyrime të moderuara mbi aktorët e tregut, kur

krahasohen me legjislacionin tradicional komandë dhe kontroll, por edhe në krahasim me

instrumentet e tregut, si taksat ekologjike dhe lejet tregtare.1120 Emërtimet-ekologjike janë

mjete informative, të cilat mund të veprojnë, si instrumente të tregut, nëse marrja e tyre

është e lartë për disa grupe produktesh apo shërbimesh në një treg, në të cilin sjelljet e

konsumatorit reflektojnë një shkallë të lartë ndërgjegjshmërie mjedisore. Nga ana tjetër,

emërtimet-ekologjike mund të përdoren për të promovuar përgjegjësinë mjedisore

publike edhe pse kjo kërkonte burime të konsiderueshme publike. Gjermania veproi, si

një pioniere, kur adaptoi emërtimin-ekologjik të parë në vitin 1978. Njëzet vjet më vonë

më tepër, se dhjetëra emërtime-ekologjike kombëtare apo ndërkombëtare u përcaktuan në

gjithë globin.1121 Komisioni dhe Programi i Mjedisit justifikuan krijimin e një skeme të

emërtimeve-ekologjike në mbarë Evropën duke theksuar, se numri në rritje i skemave

kombëtare konkurruese mund të shkaktonte pengesa në treg dhe të ç’orientonte

konsumatorët. Prodhuesit evropian të orientuar drejt eksportit mbështetën këtë linjë

argumentash edhe pse ata kundërshtuan adaptimin e emërtimeve-ekologjike kombëtare të

rrepta, ndërsa në vend të tyre favorizuan një marrje të gjerë të emërtimeve të BE-së.1122

Komisioni Evropian ndërmorri një rol sipërmarrjeje duke marrë përfitime nga

dinamikat institucionale të harmonizimit brenda Tregut Unik Evropian. Shtetet Anëtare,

si Gjermania, të cilat kanë patur skema emërtimesh-ekologjike kombëtare mirë-

funksionale mbetën skeptike. Në vitin 1992, skema e emërtimeve-ekologjike të BE kishte

probleme1123 dhe u shoqërua nga një proces vendimmarrës jotransparent, si dhe tarifa

relativisht të larta duke marrë vetëm një shkallë të ulët pranimi nga prodhuesit dhe

konsumatorët. Emërtimet-ekologjike të BE u sulmuan, gjithashtu edhe nga kompanitë jo-

evropiane, të cilat eksportonin në Tregun Unik Evropian.1124 Gjatë katër viteve të para të

1118 V. Lauber and V. Ingram, “Packaging Waste”, in A. Mol, V. Lauber and D. Liefferink, eds., The

Voluntary Approach to Environmental Policy, Oxford: Oxford University Press, 2000, fq. 30-37. 1119 ENDS Daily, Daily email service. London: Environmental Data Services, email: [email protected],

July 17, 2002. CEC. Communication from the Commission, Environmental Agreements at Community

Level within the Framework of the Action Plan on the Simplification and Improvement of the Regulatory

Environment, COM (2002) 412 final, 17 July 2002, Brussels: CEC, 2002. 1120 CEC (2001) Proposal for a Directive of the European Parliament and Council Establishing a Scheme

for Greenhouse Gas Emission Trading within the Community and Amending Council Directive 96/61/EC,

COM (2001) 581 final, 2001/0245. Brussels: CEC, 2001. 1121 K. Kern, I. Kisslin-Naf, U. Landmann and C. Mauch, Ecolabelling and Forest Certification as New

Environmental Policy Instruments. Factors which Impede and Support Diffusion”, paper presented at the

ECPR Joint Session Workshops, Grenoble 6-11 April, 2001. 1122 ENDS Daily, Daily email service. London: Environmental Data Services, email: [email protected],

June 25, 2002. 1123 E. Eiderström, “Ecolabels in EU Environmental Policy”, in J. Golub, (ed), New instruments for

environmental policy in the EU, London: Routledge, 2000, fq. 190-214. 1124 D. Vogel, “EU Environmental Policy and the GATT/WTO”, in J. Golub, (ed), Global Competition and

EU Environmental Policy, London: Routledge, 1998, fq. 142-160.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

205

ekzistencës së skemës u caktuan vetëm gjashtë grupe produktesh të aplikueshme për

emërtimet-ekologjike. Në vitin 1999, numri i grupeve të produkteve shkoi në 18.

Megjithatë, gjatë shtatë viteve të para ishin vlerësuar vetëm 41 emërtime ekologjike të

BE.1125 Skema e emërtimeve ekologjike e Bashkimit Evropian e vitit 1992 pati pak

ndikim mbi zgjedhjet e konsumatorit dhe sjelljen e prodhuesit.

Rishikimi i skemës së emërtimeve ekologjike të Bashkimit Evropian ishte programuar

për vitin 1997, por zgjati deri në vitin 2000 për arsye të mosmarrëveshjeve midis

Komisionit Evropian, Shteteve Anëtare dhe Programit Mjedisor.1126 Propozimi i rishikuar

i Komisionit Evropian në vitin 1996 ishte i papranueshëm, si për Këshillin Mjedisor edhe

për Programin Mjedisor, sepse ai sugjeronte: prezantimin gradual të emërtimeve

ekologjike kombëtare dhe krijimin e një organizate të emërtimeve ekologjike të pavarur.

Rivaliteti dhe frika institucionale rreth dobësimit të kritereve kombëtare më të rrepta ishin

arsyet kryesore, përse rishikimi duhet të shtyhej. Prej vitit 2001, numri i aplikimeve për

emërtimet ekologjike të BE u rrit me 150%.1127

Në Programin e Gjashtë të Veprimit në Mjedis,1128 i cili mbuloi periudhën 2002-2010,

një nga qëllimet e politikave të mjedisit ishte nxitja e tregut për të punuar për mjedisin,

nëpërmjet një bashkëpunimi më të mirë me biznesin. Kjo qasje strategjike e integruar

solli vendosjen e mënyrave të reja të bashkëveprimit me tregun dhe përfshiu qytetarët,

bizneset dhe palët e tjera të interesuara për të nxitur ndryshimet e nevojshme në modelet

e prodhimit dhe konsumit publik dhe privat, që ndikojnë negativisht në gjendjen e

mjedisit dhe trendet aktuale.1129 Kjo qasje u miratua nga Direktiva 87/2003, e cila paraqiti

në KE sistemin e shkëmbimit të shtesave të emetimeve të parashikuara nga Protokolli i

Kiotos.1130 Në mënyrë të veҫantë, Neni 16 paragrafi 2 theksonte, se: “Shtetet Anëtare

sigurojnë publikimin e operatorëve, të cilët janë në shkelje të kërkesave për të dorëzuar

shtesat e emetimeve të mjaftueshme në bazë të Nenit 12 paragrafi 3.” Publikimi i emrit të

operatorit, që ka shkelur rregullat e Direktivës lidhet me sistemin “Të Evidentosh dhe të

Qortosh”, përgjatë linjave të asaj, që ishte bërë në SHBA me Aktin e Ajrit të Pastër nën

Programin e Shiut Acid.1131

1125 A. Jordan, Environmental Policy in the European Union, Earthscan in the UK and USA, 2005, fq. 330. 1126 Po aty. 1127 ENDS Daily, Daily email service. London: Environmental Data Services, email: [email protected],

June 25, 2002. 1128 Shikoni, Komunikatën e Komisionit për Këshillin, Parlamentin Evropian, Komitetin Ekonomik dhe

Social dhe Komitetin e Rajoneve në Programin e Gjashtë për Veprimin në Mjedis të Komunitetit Evropian

“Mjedisi 2010: E ardhmja jonë, zgjedhja jonë” - Programi i Gjashtë i Veprimit në Mjedis, Bruksel,

24.1.2001, COM (2001) 31 definitivo; shikoni edhe Vendimin nr. 1600/2002/KE të Parlamentit Evropian

dhe Këshillit të 22 Korrikut 2002, që themeloi Programin e Gjashtë të Veprimit në Mjedis, në G.U.C.E.

10.9.2002 L 242/1. 1129 Shikoni ligjërimin 6 të Vendimit 1600/2002 për themelimin e Programit të Gjashtë të Veprimit në

Mjedis. 1130 Direktiva 2003/87/KE e Parlamentit Evropian dhe Këshillit e 13 Tetorit 2003, që themeloi një sistem

për shkëmbimin e kuotave të emetimeve të gazit serrë në Komunitetin Evropian dhe modifikoi Direktivën

96/61/KE të Këshillit. 1131 Sipas Jacometti: “Në vitin 1990 u miratuan ndryshime në Aktin e Ajrit të Pastër, që korrigjuan disa nga

dispozitat për kontrollin e disa ndotësve, veçanërisht të rëndësishëm, siç janë ata që janë përgjegjës për të

ashtuquajturën “vrima e ozonit” dhe depozitimet acide, ato të automjeteve dhe ndotësve toksikë, që janë

emetuar në atmosferë. Në veçanti, në lidhje me shiun acid, në Titullin IV të Amendamenteve të Aktit të Ajrit

të Pastër të vitit 1990, Kongresi krijoi Programin e Shiut Acid, i cili kishte për qëllim të zvogëlonte brenda

vitit 2000 emetimet e SO2 (dioksidit të squfurit) dhe ato të NOx (oksidit të azotit). Megjithatë, ndërsa oksidi

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

206

Përderisa, instrumentet e mëparshme u bazuan mbi sigurimin e stimujve, politikat

procedurale, si programet e auditimit dhe mekanizmat e raportimit kërkonin vlerësimin e

ndikimit mjedisor të proceseve të caktuara. Instrumentet bashkëpunuese dhe instrumentet

bindëse karakterizohen nga nivele relativisht të ulëta të kontrollit hierarkik. Për shembull,

mjetet e bashkëpunimit përfshijnë marrëveshjet vullnetare, që përfshijnë të dy aktorët

publik dhe privat. Instrumentet bindëse janë kryesisht të bazuara në informacion duke

përfshirë fushatat e shkallës së informimit ose eko-etiketat.1132 Për sa i përket, efektivitetit

të instrumenteve të shpërblimit, në pamje të parë aftësia për të ndikuar në sjelljet

konkrete të kompanive të sistemeve të shpërblimit mund të duket e pasigurt. Megjithatë,

potenciali i tyre duket qartë, nëse ato lindin në kontekstin aktual dhe karakterizohen nga

një interes në rritje për përgjegjësinë sociale të kompanive edhe nga investitorët më të

mëdhenj institucional.

Bashkimi Evropian ka filluar të merret zyrtarisht me përgjegjësinë shoqërore në bazë

të asaj, që u shfaq nga Këshilli Evropian në Lisbonë në mars të vitit 2000, gjatë të cilit

nisi një apel për sensin e përgjegjësisë koorporative në lidhje me praktikat e mira, që kanë

të bëjnë me organizimin e punës, përfshirjen sociale, barazinë e shanseve, si dhe variablat

mjedisore. Dokumenti i Gjelbër mbi përgjegjësinë sociale të koorporatave i botuar në

vitin 20011133 kishte për qëllim të rriste ndërgjegjësimin dhe të stimulonte debatin mbi

mënyrat e reja të promovimit të përgjegjësisë sociale të koorporatave. Komisioni

Evropian me Dokumentin e Gjelbër filloi një fushatë të vërtetë për të rritur

ndërgjegjësimin për çështjet e mjedisit duke argumentuar, se Bashkimi Evropian dhe

Shtetet Anëtare mund të luajnë një rol të rëndësishëm për të ndihmuar kompanitë për të

identifikuar mundësitë e tregut dhe për të bërë investime fitimprurëse për vetë kompanitë

dhe mjedisin. Në veçanti, ai përcaktoi një sërë masash të tjera, që kishin për qëllim

biznesin: krijimin e një programi asistence në përputhje me rregulloret aktuale për të

ndihmuar bizneset të kuptojnë kërkesat e Bashkimit Evropian në fushën e mjedisit;

zhvillimin e çmimeve kombëtare, por të harmonizuara; dhënien e ҫmimeve për

kompanitë, që identifikojnë dhe shpërblejnë performancën e mirë mjedisore duke

promovuar angazhimet dhe marrëveshjet vullnetare.

i azotit u drejtua nga qasjet tradicionale rregullatore, në lidhje me SO2 u prezantua një program i

shkëmbimit të emetimeve tregtare, si një mjet për të arritur objektivat e tij”. 1132 S. Schmitt and K. Schulze, Choosing environmental policy instruments: An assessment of the

“environmental dimension” of EU energy policy, in T. Jale and I. Solorio, eds., Energy and Environment in

Europe: Assessing a Complex Relationship?, European Integration online Papers (EIoP), Special Mini-

Issue 1, vol. 15, Article 9, 2011, http://eiop.or.at/eiop/texte/. (Aksesuar më 19.10.2015). 1133 COM (2001) 366 def, Promovimi i një kuadri evropian për përgjegjësinë sociale të koorporatave.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

207

KREU VI. NDIKIMI I ACQUIS MJEDISORE NË LEGJISLACIONIN

MJEDISOR TË SHQIPËRISË DHE TË VENDEVE TË RAJONIT QË KANË

NËNSHKRUAR MARRËVESHJEN E STABILIZIM ASOCIIMIT PËR

PERIUDHËN 2011-2015

6.1. Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe elementet kryesore të saj

Në 26 maj të vitit 1999, Komisioni Evropian i propozoi BE-së krijimin e Procesit të

Stabilizim-Asociimit (PSA), si angazhim afatgjatë i BE-së për të ndihmuar vendet e

rajonit në aspektin politik, financiar dhe të burimeve njerëzore gjatë procesit të

anëtarësimit. Në Procesin e Stabilizim Asociimit u përfshin: Shqipëria, Bosnjë-

Hercegovina, Maqedonia, Kroacia, Serbia, Mali i Zi dhe Kosova në bazë të rezolutës Nr.

1244, në kuadër të politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian. Procesi i Stabilizim-

Asociimit përfshin një numër aktivitetesh dhe marrëdhëniesh midis vendit të interesuar

dhe Bashkimit Evropian, si dhe një përqasje graduale me legjislacionin e BE-së prej

vendit nënshkrues.1134 Kur Bashkimi Evropian merr vendim pozitiv për përshtatshmërinë

e vendit të interesuar dhe aftësinë e tij për të përmbushur detyrimet fillojnë negociatat për

Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, përfundimin dhe zbatimin efikas të saj.1135

Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit është një instrument në shërbim të integrimit

evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përbën fazën e parë të këtij procesi.

Elementet kryesore të një Marrëveshje Stabilizim-Asociimi janë: dialogu politik intensiv,

liberalizimi asimetrik i tregtisë në favor të vendit përkatës, bashkëpunimi rajonal,

harmonizimi me legjislacionin e BE-së, bashkëpunimi në fushën e drejtësisë dhe të

punëve të brendshme. Përmbajtja e MSA-së tregon, se për të përgatitur vendet e treta për

aderim nuk mjafton vetëm liberalizimi i shkëmbimeve tregtare, por duhet të kalohen

etapa të tjera, që kanë të bëjnë me politikën e jashtme, drejtësinë dhe çështjet e

brendshme. Shteti, që nënshkruan MSA-në duhet të ndërmarrë kryerjen e një sërë

reformave për arritjen e standardeve të BE-së.

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit mbështetet në Nenin 3101136 të Traktatit të

Komunitetit Evropian, i cili është dhe baza juridike e marrëveshjeve evropiane1137 dhe

hap rrugën drejt integrimit të plotë në BE. Neni 1 i projekt-marrëveshjes parashikon

vendosjen e një asocimi mes palëve. Në bazë të këtij asocimi të ofruar nga Marrëveshja e

Stabilizim Asociimit, palët do të jenë titullarë të të drejtave dhe detyrimeve reciproke.

Kjo marrëdhënie juridike kërkon nga njëra anë, që shteti kandidat për aderim të plotë në

Bashkimin Evropian të garantojë demokracinë, shtetin e së drejtës, respektimin e të

drejtave të njeriut dhe të minoriteteve dhe nga ana tjetër duhet të vendosë një ekonomi

tregu, që mund t’i bëjë ballë presionit konkurrues dhe forcave të tregut të përbashkët

1134 Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, Shqipëria dhe Bashkimi Evropian, fq. 9,

https://juristat.files.wordpress.com/. (Aksesuar më 16.01.2016). 1135 Po aty, fq. 9-10. 1136 Neni 310 i Traktatit të Komunitetit Evropian parashikon: “Komuniteti Evropian mund të nënshkruajë

me një ose disa shtete ose organizata ndërkombëtare, marrëveshje, që krijojnë një asocim të karakterizuar

nga të drejta dhe detyrime reciproke, veprime të përbashkëta dhe procedura të veçanta”. 1137 Marrëveshja e Stabilizim Asociimit paraqet pika të përbashkëta me marrëveshjen evropiane të vitit

‘90, por dallohet prej tyre ngadispozitat lidhur me bashkëpunimin rajonal dhe bashkëpunimin në fushat e

drejtësisë dhe çështjeve të brendshme. Handbook on European enlargement botuar nga Andrea Ott dhe

Kirstyn Inglis, TMC Asser press 2002.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

208

evropian. Së fundi, shteti kandidat duhet të jetë i aftë t’u përgjigjet detyrimeve, që

rrjedhin nga acquis communautaire.1138 Për sa i përket, veprimeve të përbashkëta, këto

kanë të bëjnë me teknikat, që mundësojnë realizimin e objektivave të Marrëveshjes së

Stabilizim- Asociimit, si: këshillimi reciprok, dialogu politik dhe bashkëpunimi,

nëpërmjet një dialogu të rregullt, joformal, që mbulon të gjitha fushat e marrëveshjes

midis BE-së dhe vendit të asociuar.1139

Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit rrjedh nga detyrimi për të vendosur një dialog

politik dhe një bashkëpunim rajonal midis vendeve të përfshira në proces. Duke qenë, se

në bazë të marrëveshjes përfituesi final është personi fizik dhe juridik, si titullar i katër

lirive themelore të Bashkimit Evropian rezulton, se marrëveshja me të hyrë në fuqi1140

krijon të drejta dhe detyrime,1141 të cilat mund të referohen para gjykatave të

brendshme. Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, gjithashtu krijon

mundësinë e marrjes së burimeve financiare prej fondeve të ndryshme strukturore për

ndërtimin e kapaciteteve institucionale, zhvillimin rajonal dhe pjesëmarrjen në mjaft

projekte të BE-së, si p.sh. programet e shkëmbimit për profesorët dhe studentët, ose

bashkëpunimin midis qendrave të kërkimit në vend me ato të BE-së.1142

Për realizimin e objektivave të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe të PSA-së,

BE-ja ka ofruar mbështetje financiare, nëpërmjet programit CARDS (Ndihma

Komunitare për Zhvillim, Rindërtim dhe Stabilizim),1143 që shkon në miliona euro,1144 i

cili zëvendësoi programet e mëparshme të ndihmës PHARE dhe OBNOVA. Bashkimi

Evropian në mbështetje të objektivave rajonale ka ofruar ndihmën e tij financiare në

kuadrin e programit rajonal CARDS. Fushat prioritare të ndërhyrjes në kuadrin e

programeve rajonale CARDS janë: menaxhimi i integruar i kufijëve, rritja e

kapaciteteve institucionale, stabilizimi demokratik dhe infrastruktura rajonale. Programi

i Fqinjësisë përbën një instrument të ri financiar i miratuar nga Komisioni Evropian për

të mundësuar zbatimin e projekteve të përbashkëta me karakter ndër-rajonal, që

veprojnë brenda dhe jashtë territorit të Bashkimit Evropian. Ky program është vazhdim

1138 Këto kritere u formalizuan nga traktati mbi BE-në. Neni 49 i TBE-së parashikon, se “çdo shtet

evropian, që respekton parimet e paraqitura nga Neni 6.1 mund të kërkojë të bëhet anëtar i BE-së”.

Duke iu referuar Nenit 6.1, çdo vend kandidat duhet të ketë institucione stabël, që garantojnë respektimin

e parimeve demokratike, të drejtat e njeriut, liritë themelore, minoritetet. Kërkesa për respektimin e të

drejtave të minoriteteve nuk është shprehur në traktat, por doli në pah nga Këshilli Evropian në vitin 1994

lidhur me minoritetet në Ballkan dhe në Evropën Lindore. 1139 Kjo parashikohet nga Titulli II i projekt Marrëveshjes. 1140 Për sa i përket procedurës së përfundimit të kësaj marrëveshje, në bazë të Nenit 300 të TKE-së,

parashikohet, se “marrëveshja përfundohet nga Këshilli me pëlqimin e Parlamentit Evropian dhe

ratifikohet nga të gjitha Shtetet Anëtare të BE-së, pasi Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit është

marrëveshje e tipit miks duke përfshirë fusha, ku kompetenca e Komunitetit Evropian nuk është ekskluzive,

ashtu si marrëveshjet evropiane”. 1141 D. Petrovic, L’effet direct disaccords internationaux dela Communauté Européenn: à la recherché du

concept, Presse Universitaire de France, 2000. 1142 Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, Shqipëria dhe Bashkimi Evropian, fq. 12,

https://juristat.files.wordpress.com/2012/08/be-dhe-shqipëria.pdf. (Aksesuar më 16.01.2016). 1143 Po aty, fq. 13. 1144 Ndihma financiare e BE-së për vendet e rajonit në periudhën 2000-2006, përkatësisht për Shqipërinë

316, Bosnjë-Hercegovinën 503, Kroacinë 524, Maqedoninë 292, Serbinë dhe Malin e Zi 1514 dhe

Kosovën 1110, littp://cc.ciii'opa.eu.enlaigement/questions and answers/weslern balkans_en.html.

(Aksesuar më 16.01.2016).

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

209

dhe njëkohësisht zgjerimi i programeve të mëparshme ndërkufitare dhe INTERREG. Ai

synon nxitjen dhe zhvillimin e projekteve ndërkufitare, duke ofruar dhe fondet e

nevojshme për ato komponent të projekteve INTERREG, që zbatohen jashtë territorit të

Bashkimit Evropian.

Programet komunitare janë programe sektoriale, që synojnë të nxisin bashkëpunimin

ndërmjet Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian dhe shteteve joanëtare, që marrin

pjesë në fushat, që lidhen me zbatimin e politikave të ndryshme të Bashkimit Evropian.

Programet e “binjakëzimit” janë kryesisht projekte për përforcimin e kapaciteteve

institucionale. Për këto lloj projektesh preferohet shpesh, që ndihma e Komunitetit

Evropian të mos ofrohet nëpërmjet asistencës teknike të një shoqërie konsulence, por

nëpërmjet “binjakëzimit” me një institucion të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian

ose të vendeve kandidate, në mënyrë që të përfitohet nga eksperienca e tyre e

drejtpërdrejt në procesin e integrimit evropian.

Instrumenti Financiar për Para-Aderimin (IPA) ka zëvendësuar, që prej vitit 2007,

instrumentet ekzistuese financiare dhe programin CARDS. Ky instrument i ri do të

mbulojë asistencën komunitare, si për vendet kandidate, ashtu dhe për vendet kandidate

potenciale. IPA përfshin pesë komponent kryesor: asistencën e tranzicionit dhe forcimit

institucional; bashkëpunimin rajonal dhe ndërkufitar, zhvillimin rajonal, zhvillimin e

burimeve njerëzore dhe zhvillimin rural. Duke filluar nga viti 2014, mbështetja

financiare e BE për vendet kandidate dhe kandidate potenciale ofrohet nëpërmjet

Instrumentit të ri financiar: IPA II, i cili do të zbatohet gjatë periudhës 2014-2020.

Instrumenti i ri, ndryshe nga IPA 2007-2013 nuk përbëhet nga pesë komponentë, por

nga pesë fusha sektoriale, ku secili prej vendeve përfituese do të përfitojë nga të gjitha

fushat sektoriale pavarësisht statusit (kandidat apo kandidat potencial). Në rastin

konkret, Shqipëria përfiton nga disa fusha: drejtësia dhe rendi publik; ngritja e

kapaciteteve administrative; zhvillimi ekonomik dhe social; mjedisi dhe burimet

natyrore; forcimi i demokracisë dhe respektimi i të drejtave të njeriut.

6.2. Procesi i përafrimit të legjislacionit mjedisor të vendeve kandidate me

acquis mjedisore

Vendet aplikante duhet të përafrojnë legjislacionin e tyre me atë të Bashkimit

Evropian. Përafrimi kërkon përmirësime të rëndësishme dhe investime brenda vendeve

aplikante.1145 Qëllimi i procesit të përafrimit është të sigurojë përputhshmëri me acquis

“jo vetëm në letër, por... edhe në fakt”.1146 Pajtueshmëria me acquis mjedisore mund të

kërkojë investime të konsiderueshme nga ana e vendeve aplikante, por ato marrin edhe

përfitime të rëndësishme. Përcaktimi i ndikimit të pajtueshmërisë me legjislacionin

mjedisor është i vështirë dhe ai mund të rezultojë në përmirësimin e shëndetit dhe cilësisë

së jetës në Bashkimin Evropian.1147 Procesi i përafrimit konsiston në tri faza, që janë:

adoptimi ose transpozimi, implementimi dhe përforcimi apo fuqizimi.1148

1145 European Commission, Handbook on the Implementation of EC Environmental Legislation 7 (2000). 1146 European Commission, Guide to the Approximation of European Union Environmental Legislation 21,

1998, fq. 1, http://www.europa.eu.int/. (Aksesuar më 13.05.2015). 1147 A. R. Savulescu, Enlarging the European Union will Save Libes by Cutting Polution, 2001,

http://ens.lycos.com/ens. (Aksesuar më 16.01.2016). 1148 European Commission, 6 Enlarging the Environment (1997), http://www.europa.eu.int/comm/

environment/news/enlarg/news6.htm. (Aksesuar më 17.01.2016).

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

210

6.2.1. Miratimi/Transpozimi

Në kuadër të procesit të përafrimit, faza e parë e këtij procesi është transpozimi.

Autoritetet kompetente kombëtare marrin masa legjislative, rregullatore dhe

administrative për të inkorporuar në ligjin kombëtar detyrimet e direktivave mjedisore të

BE-së për kapitullin e acquis së mjedisit.1149 Hapi i parë në procesin e transpozimit është

krahasimi i legjislacionit ekzistues kombëtar me masat, që acquis mjedisore kërkon të

miratohen nga vendet aplikante për të identifikuar mangësitë, që duhet të adresohen gjatë

procesit të përafrimit.1150

Më pas, autoriteti kombëtar përgjegjës për përafrimin e mjedisit duhet të përcaktojë

shtrirjen e diskrecionit të tij, kur transpozohen ligjet e BE-së në legjislacionin kombëtar.

Përgjegjësia për transpozimin korrekt të masave mjedisore të BE-së bie në qeveritë

kombëtare dhe në veçanti në Ministrinë e Mjedisit.1151 Pas përcaktimit të legjislacionit të

nevojshëm dhe diskrecionit për të transpozuar kërkesat e BE-së duhet të ndodh

transpozimi aktual i kërkesave. Kjo bëhet me miratimin e legjislacionit të ri ose duke

modifikuar legjislacionin ekzistues për të arritur kërkesat e acquis mjedisore.1152

Legjislacioni mjedisor ekzistues, si dhe kapacitetet administrative të qeverisë duhet të

merren parasysh, kur transpozohen kërkesat e acquis mjedisore për të krijuar struktura të

reja administrative, për të modifikuar dhe për të rritur standardet mjedisore brenda vendit,

që transpozimi i acquis të realizohet me sukses.1153 Transpozimi i kërkesave në

legjislacionin kombëtar të vendeve aplikante ka qenë ndër fazat, ku ka patur më shumë

progres.

6.2.2. Implementimi

Vendet aplikante ende kanë nevojë për të zbatuar legjislacionin, që është transpozuar

në ligjet kombëtare.1154 Bashkimi Evropian beson, se implementimi i kërkesave

mjedisore do të sigurojë për vendet aplikante përfitime të rëndësishme.1155 Implementimi

është procesi, me anë të të cilit autoritetet kombëtare marrin në konsideratë kërkesat

mjedisore të BE-së, kur marrin vendime individuale.1156 Arritja e progresit në pjesët e

përafruara ka rezultuar të jetë shumë më i vështirë për vendet aplikante.1157 Bashkimi

Evropian kërkon, që dispozitat e acquis mjedisore të zbatohen nga vendet aplikante.

Dështimi për t’i zbatuar kërkesat ose vonesat në zbatimin e tyre mund të rezultojnë në

vonesa në procesin e pranimit.1158

1149 European Commission, Guide to the Approximation of European Union Environmental Legislation 21,

1998, fq. 140, http://www.europa.eu.int/. (Aksesuar më 13.05.2015). 1150 Po aty. 1151 Po aty, fq. 11. 1152 Po aty. 1153 European Commission, Accession Strategies for Environment: Meeting the Challenge of Enlargement

with the Candidate Countries of Central and Eastern Europe 1 (2000), at annex 2. 1154 H. E. Hartnell, Subregional Coalescence in European Regional Integration, 16 WIS. INT’L L.J. 115,

1997, fq. 167-168. 1155 Shikoni referencën, nr. 1153. 1156 Shikoni referencën, nr. 1149, fq. 140. 1157 Shikoni referencën, nr. 1153. 1158 Shikoni, Milieu LTD. & The Regional Environmental Center, Progress Monitoring on Approximation

in the Candidate Countries of Central and Eastern Europe 14 (2000).

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

211

Vendet aplikante duhet të bëjnë përmirësime në shumë fusha, që të ndodh zbatimi i

suksesshëm. Ndër përmirësimet e nevojshme janë krijimi i sistemeve të besueshme të

mbledhjes së të dhënave, sistemet efektive të monitorimit dhe raportimit, duke rritur

ndërgjegjësimin e industrisë dhe të publikut në çështjet mjedisore, si dhe lehtësimin e

pjesëmarrjes së publikut në çështjet mjedisore.1159 Legjislacioni i Bashkimit Evropian,

shpesh nuk specifikon, se kush është përgjegjës për të siguruar pajtueshmërinë me

kërkesat e ligjit, por është lënë në diskrecionin e Shteteve Anëtare, apo në këtë rast në

diskrecionin e vendeve aplikante. Kjo është bërë shpesh në nivelin lokal apo rajonal të

qeverisjes.1160 Shtetet Anëtare duhet të kenë agjencitë administrative, që posedojnë

kapacitet të mjaftueshëm për të implementuar ligjin e BE-së.1161 Në shumë prej vendeve

aplikante kërkohet përmirësimi i dukshëm në administrim, pa të cilin implementimi i

acquis do të jetë i pamundur. Vendet kandidate kanë kërkuar periudha tranzicioni nga

BE-ja, në mënyrë që të përqasin legjislacionin e tyre me acquis mjedisore.1162 Periudha e

tranzicionit mund të jepet për disa elemente të acquis, që kërkojnë investime të

konsiderueshme edhe pse Komisioni Evropian këmbëngul, se acquis duhet të zbatohet, sa

më shpejt që të jetë e mundur.

6.2.3. Përforcimi apo fuqizimi

Miratimi dhe zbatimi i acquis mjedisore nga vendet aplikante nuk siguron, se këto

masa do të zbatohen në mënyrë adekuate. Përforcimi është përdorimi i masave, që nxisin

ose detyrojnë të tjerët në përputhje me legjislacionin e qeverisë.1163 Acquis mjedisore

përmban standardet mjedisore, që anëtarët e BE duhet të përmbushin. Zbatimi i këtyre

standardeve është lënë në dorë të Shteteve Anëtare.1164 Përforcimi apo fuqizimi i

legjislacionit mjedisor të BE-së, shpesh bazohet në vet-monitorimin, i cili është

mekanizëm ideal për përforcimin.1165 Inspektimet e kryera në bazë të informacionit të

dhënë me anë të vet-monitorimit sigurojnë, se kërkesat mjedisore janë duke u respektuar.

Kriteret e përdorura për një inspektim janë krijuar me anë të një rekomandimi të BE-së.

Personeli shtesë administrativ është i nevojshëm për të fuqizuar në mënyrë të

përshtatshme kërkesat mjedisore. Shumica e vendeve aplikante kanë përdorur

“procedura të arsyeshme të inspektimit”.1166 Përforcimi kërkon të vendosen dënimet e duhura për shkelje të legjislacionit mjedisor.

Shkeljet dënohen me gjobë në shumicën e vendeve, por gjobat nuk do të shërbejnë

gjithmonë, si dënimi më i përshtatshëm ose nuk mund të sigurojnë parandalimin efektiv

kundër shkeljeve në të ardhmen. Vetë-monitorimi mund të jetë i përshtatshëm, kur kryhet

në bashkëpunim me inspektimet periodike. Gjithashtu, duhet të themelohet një sistem i

1159 European Commission, Handbook on the Implementation of EC Environmental Legislation 7-8 (2000). 1160 Shikoni, ECOTEC Research & Consulting, Administrative Capacity for Implementation and

Enforcement of EU Environmental Policy in the 13 Candidate Countries 81 (2000). 1161 R. H. Folsom, European Union Law in a Nutshell 2, 2d ed., 1995. 1162 A. R. Savulescu, Enlarging the European Union will Save Libes by Cutting Polution (commenting that

the applicant countries are requesting transition periods of up to fourteen years), 2001,

http://ens.lycos.com/ens. (Aksesuar më 12.03.2016). 1163 European Commission, Guide to the Approximation of European Union Environmental Legislation 21,

1998, fq. 140. 1164 Shikoni referencën, nr. 1160, fq. 3. 1165 Po aty, fq. 7. 1166 Po aty, fq. 135.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

212

ndëshkimeve për dështimin në përqasjen me acquis mjedisore, i cili duhet të dënojë

shkelësit dhe duhet të parandalojë individët nga kryerja e shkeljeve të mëtejshme.1167

6.3. Aspekti historik i marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit

Evropian

Marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian u vendosën në

qershor 1991. Në maj 1992 u nënshkrua Marrëveshja e Tregtisë dhe Bashkëpunimit

Ekonomik, e cila u shoqërua edhe nga nënshkrimi i Deklaratës së Përbashkët Politike

Shqipëri-Komuniteti Evropian. Samiti i Zagrebit i nëntorit 2000 lançoi Procesin e

Stabilizim-Asociimit për 5 vendet e Evropës Juglindore, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Negociatat me Shqipërinë për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit u

hapën zyrtarisht në vitin 2003. Në samitin e Selanikut të qershorit 2003, BE konfirmoi

zyrtarisht perspektivën e anëtarësimit për vendet pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizim-

Asociimit.1168

Një element kryesor i këtij procesi është Marrëveshja e Stabilizim-

Asociimit. Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë u

nënshkrua në qershor të vitit 2006 dhe hyri në fuqi në prill të vitit 2009. Shqipëria

paraqiti aplikimin e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian më 28 prill 2009.

Shqipëria ka marrë pjesë në dialogun e rregullt politik dhe ekonomik me Bashkimin

Evropian, nëpërmjet strukturave të MSA-së dhe ka kontribuar në funksionimin e mirë të

institucioneve të ndryshme të përbashkëta. Hyrja në fuqi e MSA-së shënoi një fazë të re

më të avancuar në marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Evropian të konceptuara, si

marrëdhënie kontraktuale me të drejta dhe detyrime reciproke ndërmjet palëve. Kjo

Marrëveshje zëvendësoi Marrëveshjen e përkohshme, që ishte në fuqi për palët, që nga

dhjetori 2006 duke synuar një qasje graduale politike, ekonomike dhe shoqërore të

Shqipërisë me BE-në.

Pas një kërkese nga Këshilli, Komisioni Evropian dorëzoi Opinionin e tij mbi

aplikimin e Shqipërisë në nëntor 2010. Në dhjetor të 2010-ës, Këshilli miratoi

rekomandimet e Opinionit të Komisionit Evropian. Në përfundimet e tij, Këshilli vërejti,

se hapja e negociatave të anëtarësimit do të shqyrtohej nga Këshilli Evropian, sipas

praktikës së vendosur, pasi Komisioni Evropian të vlerësojë, se Shqipëria ka realizuar

kriteret e anëtarësimit në masën e duhur dhe ka plotësuar prioritetet1169 kryesore, që

parashtron Opinioni i Komisionit Evropian. Në Raportin e Progresit të vitit 2012,

Komisioni Evropian rekomandoi, që Këshilli duhet t’i jap Shqipërisë statusin e vendit

kandidat, në varësi të përmbushjes së masave kryesore në fushën e drejtësisë dhe 1167 P. J. Kapios, Environmental Enlargement in the European Union: Approximation of the Acquis

Communautaire and the Challenges that it Presents for the Applicant Countries, Sustainable Development

Law and Policy, 2002, fq. 7. 1168 Ministria e Integrimit Evropian, http://www.integrimi.gov.al/al/programi/historiku-i-marrëdhënieve-be-

shqipëri. (Aksesuar më 23.04.2016). 1169 Prioritetet kryesore përfshijnë këto fusha: funksionimi i duhur i parlamentit; miratimi i ligjeve me

shumicë të cilësuar; procedurat e emërimit dhe emërimet në institucione kyçe; reforma zgjedhore; mbajtja e

zgjedhjeve; reforma në administratën publike, shteti i së drejtës dhe reforma në drejtësi; lufta kundër

korrupsionit; lufta kundër krimit të organizuar adresimi i çështjeve të pronësisë; forcimi i të drejtave të

njeriut dhe zbatimi i politika anti-diskriminim; përmirësimi i trajtimit të të ndaluarve dhe zbatimi i

rekomandimeve të Avokatit të Popullit. Për tekstin e plotë të prioriteteve kryesore mund të shikoni

Vendimin (2010) 680.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

213

reformës së administratës publike, si dhe përfundimin e rishikimit të procedurave të

rregullores parlamentare. Në datën 16 tetor 2013 u prezantua Raporti i Progresit për

Shqipërinë, si pjesë e Strategjisë së Zgjerimit 2013-2014. Në kuadër të progresit të bërë,

Komisioni Evropian rekomandoi, që Këshilli duhet t’i jepte Shqipërisë statusin e vendit

kandidat me mirëkuptimin, që vendi do të vazhdojë të veprojë kundër krimit të

organizuar dhe korrupsionit. Gjithashtu, Komisioni Evropian përcaktoi 5 prioritetet kyçe

për hapjen e negociatave të anëtarësimit, si: reforma në administratën publike; forcimi i

pavarësisë, efiçencës dhe llogaridhënies së gjyqësorit; lufta kundër korrupsionit; lufta

kundër krimit të organizuar; mbrojtja e të drejtave të njeriut përfshirë minoritetet dhe

politikat anti-diskriminim; si dhe respektimi i të drejtës së pronës. Në datën 11 Nëntor

2013 u lançua Dialogu i Nivelit të Lartë për Prioritetet Kyçe, Shqipëri-Komisioni

Evropian, ku morrën pjesë qeveria, institucionet e pavarura, si dhe opozita. Platforma e

Dialogut të Nivelit të Lartë përbën një element shumë të rëndësishëm për të siguruar një

proces gjithëpërfshirës dhe për të fokusuar energjitë tek reformat e nevojshme për

avancimin e axhendës evropiane të Shqipërisë.

Në datën 24 qershor 2014, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian

vendosi t’i jepte Shqipërisë statusin e vendit kandidat, i cili u mbështet edhe nga Këshilli

Evropian.

6.3.1. Përqasja e legjislacionit mjedisor shqiptar me acquis mjedisore për

periudhën 2011-2015

Shtetet, që aspirojnë të bëhen pjesë e familjes së madhe evropiane duhet të përafrojnë

kuadrin e tyre ligjor me legjislacionin evropian. Detyrimi dhe angazhimi për përafrimin e

legjislacionit shqiptar me atë evropian, sanksionohet në Nenin 70 të Marrëveshjes së

Stabilizim-Asociimit. Sipas, këtij neni Shqipëria duhet të sigurojë, që ligjet e saj

ekzistuese dhe legjislacioni i ardhshëm do të përputhen gradualisht me legjislacionin

evropian, por njëkohësisht duhet të sigurojë, që legjislacioni ekzistues dhe i ardhshëm do

të zbatohet dhe imponohet, si duhet. Ky proces ka shërbyer njëkohësisht edhe për

përshtatjen në kohë të legjislacionit tonë me nevojat e reja, që dalin në vazhdimësi në

fushën e mjedisit me synim mbrojtjen efektive të tij.1170 Progresi matet mbi bazën e

vendimeve të marra, legjislacionit të miratuar dhe masave të zbatuara. Procesi i përafrimit

të legjislacionit, përgjithësisht përfshin:1171

- Në kuptimin e gjerë juridik, transpozimin e dispozitave të legjislacionit evropian në

legjislacionin kombëtar, zbatimin në praktikë të dispozitave të këtij legjislacioni nga

autoritetet publike kombëtare kompetente, si dhe garantimin e zbatimit në praktikë të

këtij legjislacioni, nëpërmjet gjykatave apo agjencive të tjera zbatuese të ligjit.

- Në terma praktikë është një nga treguesit e progresit të vendit drejt integrimit

evropian, sepse përafrimi është sasia dhe cilësia e akteve ligjore kombëtare, që

transpozojnë dispozita të legjislacionit evropian, si dhe prova për zbatimin efektiv të tyre

në praktikë.

1170 E. Turkeshi, Mbrojtja juridike penale e mjedisit, Disertacion për Gradën Shkencore “Doktor”, Tiranë,

2014, fq. 16, http://www.doktoratura.unitir.edu.al/. (Aksesuar më 22.07.2016). 1171 Ministria e Integrimit Evropian, http://www.integrimi.gov.al/al/. (Aksesuar më 23.04.2016).

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

214

Ky përafrim legjislacioni për Shqipërinë ka filluar me nënshkrimin e MSA-së dhe do

të realizohet në dy faza tranzitore. Gjatë fazës së parë të periudhës tranzitore prej dhjetë

vjetësh, përafrimi i legjislacionit do të mbulojë disa elemente themelore të acquis në

fushën e tregut të përbashkët dhe në disa fusha të tjera, që kanë të bëjnë me tregtinë. Faza

e parë do të mbulojë përafrimin e legjislacionit në fushat lidhur me konkurrencën,

pronësinë intelektuale, prokurimet publike, standardizimin dhe çertifikimin e produkteve.

Faza e dytë e periudhës së tranzicionit do të mbulojë fushat e tjera, të cilat nuk përfshihen

në fazën e parë. Përveç MSA-së, procesi i përafrimit të legjislacionit në Shqipëri

realizohet duke u bazuar në aktet nënligjore të mëposhtme:1172

- Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 486, datë 25.07.2012 mbi miratimin e Planit

Kombëtar për Zbatimin e MSA-së (2012-2015) dhe përcaktimin e përgjegjësive

institucionale për përafrimin në legjislacionin shqiptar të çdo akti të Bashkimit Evropian

(i cili përditësohet çdo vit);

- Vendimi Nr. 201, datë 29.3.2006, për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr.

584, datë 28.8.2003 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e Rregullores së Këshillit të

Ministrave”;

- Vendimi Nr. 4, datë 07.1.2009, një shtesë në Vendimin Nr. 584, datë 28.8.2003 të

Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Rregullores së Këshillit të Ministrave”, të

ndryshuar.

Për sa i përket, mjedisit në fushën e legjislacionit horizontal u miratua ligji “Për

Mbrojtjen e Mjedisit”, ligji i ri “Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis”, ndërsa ligji “Për

Lejet Mjedisore” edhe pse u miratua referimi i disa dispozitave të Qendrës Kombëtare të

Liçencimit ngriti shqetësime në përputhje me standardet evropiane.1173 Një shqetësim

kryesor mbetet mungesa e zbatimit dhe respektimit të legjislacionit, gjithashtu nuk ka

kryerje sistematike të konsultimeve publike dhe lejet mjedisore nuk lëshohen në mënyrë

sistematike para fillimit të projekteve të infrastrukturës. Sanksionet nuk janë mjaftueshëm

shtrënguese dhe nuk zbatohen në mënyrën e duhur.1174 Sipas, Raportit të Progresit të vitit

2013, në fushën e legjislacionit horizontal, qeveria përgatiti një Strategji të re

ndërsektoriale për mjedisin për vitet 2013-2017, për të cilën nevojitej një buxhet i

qëndrueshëm. Në shkurt të vitit 2013 u miratua ligji “Për vlerësimin strategjik mjedisor”,

që synonte përafrimin me Direktivën e BE “Për vlerësimin strategjik mjedisor”.1175 Në

fushën e mjedisit ishte i nevojshëm përafrimi i legjislacionit horizontal, në veçanti me

Direktivat mbi Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis dhe Krimit Mjedisor. Bashkëpunimi me

organizatat e shoqërisë civile duhet të forcohet, ndërsa qasja e publikut për informim dhe

këshillim mbetet e kufizuar. Mungesa e zbatimit të legjislacionit mjedisor është mjaft

problematike.1176 Procesi i vlerësimit të ndikimit në mjedis është përmirësuar, por duhet

të forcohet në mënyrë të konsiderueshme, në sektorët e hidrocentraleve dhe minierave në

veçanti. Strategjia ndërsektoriale për mjedisin nuk është miratuar ende dhe është i

1172 Ministria e Integrimit Evropian, http://www.integrimi.gov.al/al/. (Aksesuar më 23.04.2016). 1173 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Shqipërisë për vitin

2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1205 final, fq. 60. 1174 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Shqipërisë për vitin

2012, Bruksel, 10.10.2012, SWD (2012) 334, fq. 60. 1175 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Shqipërisë për vitin

2013, Bruksel, 16.10.2013, SWD (2013) 414, fq. 62. 1176 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Shqipërisë për vitin

2014, Bruksel, 12.10.2014, SEC(2011) 1205 final, fq. 56.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

215

nevojshëm harmonizimi i legjislacionit horizontal mjedisor, në veçanti me Direktivën për

Krimin Mjedisor.1177

Në lidhje me përmirësimin e cilësisë së ajrit nuk ka patur progres. Cilësia e ajrit është

monitoruar në të gjitha qytetet kryesore, por metodat dhe pajisjet e pakëta nuk japin të

dhëna të qëndrueshme. Një plan i ri i menaxhimit të ajrit në Tiranë është përgatitur me

ndihmën e një projekti të BE-së për Ministrinë e Mjedisit, por ende nuk është miratuar

nga Bashkia e Tiranës.1178 Sipas, Raportit të Progresit të vitit 2012 u bënë disa përparime

me ratifikimin e disa protokolleve të Konventës “Për ndotjen ndërkufitare të ajrit në

distancë të largët”. Përpjekje të rëndësishme janë marrë në drejtim të miratimit të planeve

të menaxhimit të ajrit për bashkitë kryesore duke përfshirë Tiranën. Për shkak të buxhetit

të vogël, që i është caktuar këtij sektori, vetëm dy stacione të cilësisë së ajrit janë

funksionale.1179 Ndryshimi në ligjin “Për taksat kombëtare” i miratuar në prill 2013, që ul

nivelin e taksimit për makinat e përdorura, nuk është në përputhje me acquis për

mbrojtjen e mjedisit. Ende nuk ka një program të besueshëm të monitorimit të ajrit, me

përjashtim të Tiranës. Mirëmbajtja e stacioneve të monitorimit të cilësisë së ajrit në

qytetet e tjera nuk është e garantuar plotësisht.1180 Strategjia kombëtare për cilësinë e ajrit

dhe ligji mbi cilësinë e ajrit të mjedisit janë miratuar dhe duhet të zbatohen. Një arritje e

rëndësishme ishte realizimi i ndarjes së përgjegjësive, ndërmjet Agjencisë Kombëtare të

Mjedisit (AKM) dhe organeve zbatuese. Shkeljet e njohura të vlerave standarde për

cilësinë e ajrit vazhdojnë dhe cilësia e ajrit në qytete mbetet shumë problematike.1181

Për sa, i përket menaxhimit të mbetjeve u miratua Strategjia Kombëtare e Mbetjeve.

Në vend nuk kishte procedura për menaxhimin dhe kontrollin e deponive dhe deponitë e

pakontrolluara mbetën vendi kryesor për hedhjen e mbetjeve. Zbatimi i vendimit për të

lejuar importin e mbetjeve për qëllime riciklimi duhet të monitorohej me kujdes nga

autoritetet.1182 Miratimi i ligjit “Për administrimin e integruar të mbetjeve” solli disa

përparime të rëndësishme. Trajtimi i mbetjeve veterinare dhe mjekësore nuk

administrohet në mënyrën e duhur. Bashkitë, po hasin probleme në administrimin e

volumit në rritje të mbetjeve, sepse nuk ka procedura për administrimin dhe kontrollin e

fushave të groposjes dhe ka disa vende të pakontrolluara, që janë ende në përdorim.1183

Menaxhimi i mbetjeve vazhdon të jetë shqetësim serioz për Shqipërinë dhe niveli i

riciklimit vazhdon të jetë shumë i ulët. Industria e riciklimit është në fazën fillestare dhe

duhet të importojë pjesën më të madhe të lëndës së parë nga jashtë shtetit. Aktualisht,

ekzistojnë vetëm dy landfille, që përmbushin standardet e BE-së, ndërkohë ka nisur

ndërtimi i një landfilli në Korçë. Ende mungojnë facilitetet për mbetjet e rrezikshme,

1177 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Shqipërisë për vitin

2015, Bruksel, 10.11.2015, SWD(2015) 213 final, fq. 67. 1178 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Shqipërisë për vitin

2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1205 final, fq. 61. 1179 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Shqipërisë për vitin

2012, Bruksel, 10.10.2012, SWD (2012) 334, fq. 60. 1180 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Shqipërisë për vitin

2013, Bruksel, më 16.10.2013, SWD (2013) 414, fq. 62. 1181 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Shqipërisë për vitin

2015, Bruksel, 10.11.2015, SWD(2015) 213 final, fq. 67. 1182 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Shqipërisë për vitin

2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1205 final, fq. 61. 1183 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Shqipërisë për vitin

2012, Bruksel, 10.10.2012, SWD (2012) 334, fq. 60

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

216

mjekësore ose ndërtimore, si dhe nuk ka procedurë të qartë për menaxhimin dhe

kontrollin e landfilleve.1184

Në tetor të vitit 2013 ndryshimet e bëra në Ligjin për Menaxhimin e Integruar të

Mbetjeve nuk ishin në përputhje me acquis. Në korrik u krijua një organ kombëtar

këshillimor mbi mbetjet, ndërsa në tetor u ngrit një komitet i menaxhimit të mbetjeve për

të planifikuar dhe koordinuar zbatimin e politikave në këtë fushë, por kapaciteti në

organet e menaxhimit të mbetjeve mbetet shumë i kufizuar. Ndarja e mbetjeve është

pothuajse jo-ekzistente dhe normat e riciklimit janë shumë të ulëta.1185 Planifikimi,

koordinimi dhe zbatimi i politikave për menaxhimin e mbetjeve, po ecën shumë ngadalë

dhe kapacitetet administrative mbeten shumë të kufizuara. Zbatimi i legjislacionit në

përputhje me acquis është miratuar në fushën e eksportit dhe tranzitit të mbetjeve të

ndërtimit, mbetjeve jo-të rrezikshme dhe përdorimit të llumrave të ujërave të zeza.1186

Në fushën e cilësisë së ujit nuk ka patur progres. Transpozimi dhe zbatimi i

legjislacionit kryesor të ujit të BE-së është në një fazë të hershme. Mbledhja e ujërave të

zeza të centralizuara ekziston vetëm në qytetet e mëdha. Ende nuk ka një plan për të

identifikuar zonat e ndjeshme dhe për të vlerësuar cilësinë e ujit të tyre, duke përfshirë

cilësinë e ujërave të zeza të shkarkuara nga impiantet industriale.1187 Për të vlerësuar

cilësinë e ujit ose ujërave të zeza të shkarkuara nga impiantet industriale ka pak

kapacitete.1188 Me miratimin e ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” u miratua

dhe u finalizua masterplani i furnizimit me ujë dhe kanalizimeve. Grumbullimi i

centralizuar i ujërave të ndotura realizohet vetëm në qytetet e mëdha.

Investimet aktuale financiare dhe burimet njerëzore nuk janë të mjaftueshme për të

siguruar funksionimin dhe mirëmbajtjen e duhur të impianteve për trajtimin e ujërave të

zeza. Kapaciteti i kompanive publike për të administruar shërbimet bazë për furnizimin

me ujë të pijshëm dhe trajtimin e ujërave të zeza është i dobët. Zhvillimi i planeve të

administrimit të baseneve lumore, përfshi nivelin rajonal është ende në fazën

fillestare.1189 Strategjia e kanalizimeve dhe furnizimit me ujë ende nuk është miratuar.1190

Menaxhimi i ujit u transferua në Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Ujit dhe u

krijua një Sekretariat Kombëtar i Këshillit të Ujërave. Sipas ligjit për menaxhimin e

integruar të ujit u miratuan rregulloret e rëndësishme për përdorimin e ujit. Përpjekje të

mëtejshme janë të nevojshme për të zgjeruar gamën e testimit të ujit të AKM. Impianti i

1184 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Shqipërisë për vitin

2013, Bruksel, 16.10.2013, SWD (2013) 414, fq. 63. 1185 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Shqipërisë për vitin

2014, Bruksel, 12.10.2014, SEC(2011) 1205 final, fq. 56. 1186 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Shqipërisë për vitin

2015, Bruksel, 10.11.2015, SWD(2015) 213 final, fq. 67. 1187 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Shqipërisë për vitin

2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1205 final, fq. 61. 1188 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Shqipërisë për vitin

2012, Bruksel, 10.10.2012, SWD (2012) 334, fq. 60. 1189 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Shqipërisë për vitin

2013, Bruksel, 16.10.2013, SWD (2013) 414, fq. 63. 1190 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Shqipërisë për vitin

2014, Bruksel, 12.10.2014, SEC(2011) 1205 final, fq. 57.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

217

Velipojës edhe pse ka përfunduar, ende nuk është funksional. Numri i impianteve

operacionale mbetet pesë.1191

Një progres modest mund të raportohet në fushën e mbrojtjes së natyrës.1192 Fushat

kandidate të propozuara në Shqipëri për Rrjetin e Smeraldit u pranuan nga Konventa e

Bernës në dhjetor të vitit 2011. Rregullat për ngritjen e zonave të mbrojtjes së veçantë në

rrjetin Natura 2000 u miratuan. Dy plane të reja administrimi u zhvilluan për parqet

kombëtare të Prespës dhe Shkodrës. Megjithatë, buxheti dhe burimet njerëzore nuk janë

të mjaftueshme për t’i mbrojtur dhe administruar këto zona në mënyrën e duhur. Zbatimi

i legjislacionit mbetet i dobët, ndërkohë ka filluar puna përgatitore për përafrimin dhe

zbatimin e legjislacionit të BE-së për natyrën dhe për ngritjen e rrjetit Natura 2000.1193

Në fushën e mbrojtjes së natyrës, sipërfaqja e territorit të mbrojtur është rritur me

0.75%, duke arritur në 15.83%. Rregullat e miratuara në vitin 2011 për ngritjen e zonave

të mbrojtjes së veçantë në kuadrin e Natura 2000 ende nuk janë zbatuar. Veprimtaritë e

paligjshme, si gjuetia, prerja e drurëve dhe ndërtimet pa leje në zonat e mbrojtura janë të

shpeshta dhe kapacitetet administrative të inspektoratit për goditjen e këtyre fenomeneve

mbeten të dobëta.1194 Parlamenti miratoi një ndryshim në tregtinë ndërkombëtare të

llojeve të rrezikuara të florës dhe faunës. Para, se të lëshohet leja tregtare duhet të bëhet

konsultimi me Qendrën e Kërkimeve për Florën dhe Faunën. Gjithashtu, u themelua

Agjencia Kombëtare për Zonat e Mbrojtura dhe Agjencia për Bregdetin Shqiptar.

Investimet në hidrocentrale duhet të përmbushin detyrimet e mbrojtjes së natyrës, në

veçanti për zonat e mbrojtura dhe zonat me vlerë të lartë natyrore, që do të kryhen në

përputhje me acquis, në veçanti me vlerësimin e ndikimit në mjedis, Direktivën Kuadër

të Ujit dhe Direktivat për Zogjtë dhe Habitatet.1195

Në fushën e kontrollit të ndotjes industriale dhe menaxhimit të rrezikut, Transpozimi i

Kontrollit dhe Parandalimit të Integruar të Ndotjes dhe Direktiva e Impianteve të Mëdha

me Djegie bëri progres me Ligjin e ri “Për Mbrojtjen e Mjedisit”.1196 Në shtator të vitit

2012, Shqipëria ratifikoi Protokollin për Përgatitjen, Luftën dhe Bashkëpunimin kundër

Rasteve të Ndotjes me Lëndë të Rrezikshme dhe të Dëmshme (OPRC-HNS).1197 Në

fushën e kontrollit të ndotjes industriale dhe menaxhimit të rrezikut, ligji, që transpozon

Direktivën e BE mbi kontrollin e rreziqeve të aksidenteve madhore (Direktiva Seveso II)

ende nuk është miratuar.1198 Një grup pune u ngrit për të inspektuar dhe për të vlerësuar

1191 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Shqipërisë për vitin

2015, Bruksel, 10.11.2015, SWD(2015) 213 final, fq. 67. 1192 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Shqipërisë për vitin

2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1205 final, fq. 61. 1193 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Shqipërisë për vitin

2012, Bruksel, 10.10.2012, SWD (2012) 334, fq. 60. 1194 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Shqipërisë për vitin

2013, Bruksel, 16.10.2013, SWD (2013) 414, fq. 63. 1195 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Shqipërisë për vitin

2015, Bruksel, 10.11.2015, SWD(2015) 213 final, fq. 68. 1196 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Shqipërisë për vitin

2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1205 final, fq. 61. 1197 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Shqipërisë për vitin

2013, Bruksel, 16.10.2013, SWD (2013) 414, fq. 63. 1198 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Shqipërisë për vitin

2014, Bruksel, 12.10.2014, SEC(2011) 1205 final, fq. 57.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

218

pajtueshmërinë mjedisore të kompanive të eksplorimit të naftës, por teknikat më të mira

të disponueshme për të udhëzuar pajtueshmërinë nuk janë miratuar ende.1199

Në lidhje me politikat e zhurmës mjedisore nuk ka patur ndonjë progres,1200 ndërkohë

është ngritur një task forcë për ndotjen akustike në qendrat urbane dhe zonat turistike

bregdetare, por mbeten sfidë zbatimi i vendimeve të saj. Mbi zhurmën në mjedis, u

miratua një urdhër i përbashkët i Ministrave të Transportit dhe të Mjedisit, që përcakton

rregullat për mbrojtjen nga zhurma e avionëve. Ai vetëm pjesërisht transpozon direktivat

e BE.1201

Një ligj kuadër në përputhje me acquis e BE-së për menaxhimin e kimikateve,

importin dhe eksportin e substancave kimike është në pritje të miratimit. Vendimi, që

rregullon importin e gazrave ozon-holluese (HFCF) gjatë viteve të ardhshme, deri në

vitin 2040 është ndryshuar në përputhje me angazhimet e Shqipërisë në kuadrin e

Protokollit të Montrealit.1202

Në fushën e mbrojtjes civile ka patur pak progres. Shqipëria është duke punuar me

mbështetjen e donatorëve për vendosjen e një numri qëndror të thirrjeve emergjente, si

dhe për masat e parandalimit dhe kontrollit të përmbytjeve.1203 Sa i përket, mbrojtjes

civile, Strategjia Kombëtare për Reduktimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë dhe Mbrojtjes

Civile 2014-2018 është ende për t’u miratuar.1204

Shqipëria ka bërë progres të kufizuar në zhvillimin e politikave të përgjithshme të

ndryshimeve klimatike. Ende nuk ka një Strategji Kombëtare të Ndryshimit të Klimës për

të adresuar sfidat lehtësuese dhe adaptuese. Në nivel ndërkombëtar, Shqipëria është në

përputhje me Marrëveshjen e Kopenhagenit, por nuk ka marrë përsipër detyrimet për

reduktimin e emetimeve të gazrave serrë. Shqipëria po përgatit Komunikatën e tretë

kombëtare për UNFCCC.1205 Vendi nuk lidhet me qëndrimin e BE-së në seancën e 16-të

të Grupit të Punës ad hoc për angazhimet e mëtejshme në kuadër të Protokollit të Kiotos

dhe sesionit të 14-të të Grupit të Punës ad hoc për Veprime të Bashkëpunimit në Terma

Afatgjatë nën UNFCCC. Shqipëria vazhdon të zbatojë Protokollin e Montrealit mbi

substancat ozon-holluese edhe pse hapat e mëtejshme të lidhura me legjislacionin e BE-së

janë të nevojshme. Vendi ka marrë pjesë në mënyrë aktive në punën e klimës nën Rrjetin

Rajonal Mjedisor për Anëtarësim. Për sa i përket përgatitjes dhe miratimit të acquis të

ndryshimeve klimatike, Shqipëria është në një fazë shumë të hershme. Asnjë hap konkret

nuk është ndërmarrë për të arritur gradualisht një objektiv reduktimi/kufizimi të gazrave

serrë me qëllim të zbatimit të acquis, sidomos të Skemës Tregtare të Emetimeve të BE.

1199 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Shqipërisë për vitin

2015, Bruksel, 10.11.2015, SWD(2015) 213 final, fq. 68. 1200 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Shqipërisë për vitin

2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1205 final, fq. 61. 1201 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Shqipërisë për vitin

2015, Bruksel, 10.11.2015, SWD(2015) 213 final, fq. 68. 1202 Po aty. 1203 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Shqipërisë për vitin

2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1205 final, fq. 61. 1204 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Shqipërisë për vitin

2014, Bruksel, 12.10.2014, SEC(2011) 1205 final, fq. 57. 1205 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Shqipërisë për vitin

2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1205 final, fq. 61.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

219

Për më tepër, kërkohen përpjekje drejt konvergjencës me Vendimin e Mekanizmit

Monitorues të BE-së.1206

Çështjet klimatike, po integrohen gjithmonë e më shumë në politikat energjetike, por

duhet të bëhen përpjekje të mëdha për të integruar plotësisht ndryshimin e klimës në

politikat dhe strategjitë sektoriale përkatëse. Shqipëria ka ndjekur rregullisht qëndrimet e

BE-së në kontekstin ndërkombëtar. Megjithatë, ndërkohë që ndjek Marrëveshjen e

Kopenhagenit, vendi nuk ka paraqitur ende një angazhim zbutës për vitin 2020. Shqipëria

duhet të konsiderojë marrjen e angazhimeve zbutëse në pajtim me ato të BE-së dhe

Shteteve Anëtare me qëllim arritjen e marrëveshjes së klimës së pas 2020-ës. Një

konferencë e suksesshme e nivelit të lartë u organizua në qershor të vitit 2012 nga

RENA-s për bashkëpunimin klimatik BE-Shqipëri.1207 Në bazë të Librit të Gjelbër të BE-

së, “Kuadri 2030 për politikat e klimës dhe energjetikës”, Shqipëria duhet të fillojë të

reflektojë rreth kuadrit të saj për klimën dhe energjetikën për 2030-ën.

Për sa i përket harmonizimit me acquis e klimës janë miratuar disa akte ligjore në

fushën e cilësisë së karburanteve dhe janë identifikuar 13 instalime të palëvizshme me

qëllim zbatimin në të ardhmen të Sistemit të Tregtimit të Emetimeve.1208 Prioritet duhet

t’i jepet krijimit të një sistemi të monitorimit, verifikimit dhe raportimit për emetimet e

gazit në përputhje me legjislacionin e Mekanizmit Monitorues të BE-së. Shqipëria ka

marrë pjesë rregullisht në projektin e Rrjetit Rajonal të Anëtarësimit në Mjedis dhe Klimë

(ECRAN). Krijimi i një grupi ndërministror pune për ndryshimet klimatike ka për qëllim

përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet palëve të interesuara. Kapacitetet administrative

dhe teknike në sektorin e klimës mbeten të kufizuara, ndërkohë që burimet e alokuara dhe

financimi mbetet i pamjaftueshëm. Konfigurimi apo përbërja administrative mbi

ndryshimin e klimës kërkon forcim të konsiderueshëm, në mënyrë që të arrihet progres në

përafrimin me acquis e klimës të BE-së.1209

Shqipëria duhet të zhvillojë një politikë gjithëpërfshirëse dhe strategji në përputhje

me kuadrin e BE-së 2030. Përpjekje të mëdha janë të nevojshme për të integruar

plotësisht konsideratat e klimës në të gjitha politikat përkatëse sektoriale. Përgatitja e

planit kombëtar për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike ka filluar. Kontributet e

Synuara në Baza Kombëtare (INDC) të Marrëveshjes Klimatike të Parisit 2015 u

miratuan në shtator. Harmonizimi me rregulloren e mekanizmit monitorues të BE-së

mbetet prioritet. Vendimi për reduktimin dhe stabilizimin e shkarkimeve të gazrave serrë

të fluorinuara u miratua, por ai është në përputhje vetëm pjesërisht me rregulloren

përkatëse të BE-së.1210

Për sa, i përket kapaciteteve administrative, Sektori i Ajrit, Ujit dhe Ndryshimeve

Klimatike u krijua në kuadër të Ministrisë së Mjedisit me një anëtar të stafit, që mbulon

çështjet e ndryshimeve klimatike. Sistemi i lejeve mjedisore dhe inspektimit, që vepron

1206 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Shqipërisë për vitin

2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1205 final, fq. 62. 1207 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Shqipërisë për vitin

2012, Bruksel, 10.10.2012, SWD (2012) 334, fq. 61. 1208 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Shqipërisë për vitin

2013, Bruksel, 16.10.2013, SWD (2013) 414, fq. 63-64. 1209 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Shqipërisë për vitin

2014, Bruksel, 12.10.2014, SEC(2011) 1205 final, fq. 57. 1210 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Shqipërisë për vitin

2015, Bruksel, 10.11.2015, SWD(2015) 213 final, fq. 68.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

220

në vend nuk plotëson kërkesat e acquis. Kapaciteti administrativ, burimet teknike dhe

financiare për përafrimin dhe zbatimin e politikave të mjedisit dhe legjislacionit janë të

pakëta.1211 Ministrisë së Mjedisit vazhdojnë t’i mungojnë burimet njerëzore dhe

financiare për të hartuar dhe administruar projekte të infrastrukturës së administrimit të

mbetjeve dhe ujit.1212 Përpjekje të mëtejshme janë të nevojshme për të forcuar imponimin

e ligjit, përfshi trajnimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe policisë për çështjet mjedisore.

Burimet e kufizuara të shërbimit të inspektimit nuk japin garanci të besueshme, se

shkeljet monitorohen në terren dhe ndëshkohen, siç duhet. Buxheti i shtetit nuk

parashikon fonde të mjaftueshme dhe koordinimi ndërmjet ministrive dhe pushtetit

vendor është i dobët. Kuadri administrativ për ndryshimet klimatike ka nevojë të forcohet

për të përmbushur nevojat për kapacitete, bashkëpunim dhe koordinim.1213

Ish-Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve u riorganizua dhe u quajt Agjencia Kombëtare e

Mjedisit. Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave u themelua në janar.

Megjithatë, sistemi i inspektimit mjedisor është pjesërisht në përputhje me acquis e BE-

së dhe burimet e saj të kufizuara nuk sigurojnë një garanci të besueshme, se shkeljet janë

duke u monitoruar, siç duhet dhe të dënohen. Përpjekje të veçanta janë të nevojshme në

aspektin e planifikimit të inspektimit, bashkëpunimit efektiv ndërmjet inspektorëve të

mjedisit dhe autoriteteve të tjera mbikëqyrëse, si dhe përmirësimin e procedurave dhe

mekanizmin e vlerësimit të punës së Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe

Ujërave.1214 AKM-ja ka forcuar kapacitetin e saj administrativ në mënyrë të

konsiderueshme. Legjislacioni i pakompletuar i zbatimit, në veçanti në sektorin e ujit dhe

burimet e kufizuara logjistike pengojnë funksionimin normal të inspektoratit.1215

6.4. Aspekti historik i marrëdhënieve ndërmjet ish-Republikës Jugosllave të

Maqedonisë me Bashkimin Evropian

Republika e Maqedonisë emëroi përfaqësuesin e saj në Bruksel në tetor të vitit 1992.

Në 22 dhjetor 1995, Republika e Maqedonisë dhe BE-ja vendosën marrëdhënie

diplomatike, kur BE-ja hapi negociatat me Republikën e Maqedonisë me qëllim

nënshkrimin e Marrëveshjes së spektrit të gjerë të bashkëpunimit në fushën e tregtisë,

operacioneve financiare dhe të transportit. Në 10 mars 1996, Republika e Maqedonisë u

bë partner i plotë në Programin PHARE. Në 20 qershor 1996 në Bruksel u konkludua

Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Komuniteteve

Evropiane dhe Marrëveshja “Për Transport.” Në Shkup në 21-22 mars 1998 u mbajt

takimi i parë i Këshillit të Përbashkët të Bashkëpunimit. Këshilli u themelua me qëllim

realizimin e monitorimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit, arritjet dhe zhvillimin e

1211 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Shqipërisë për vitin

2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1205 final, fq. 62. 1212 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Shqipërisë për vitin

2012, Bruksel, 10.10.2012, SWD (2012) 334, fq. 61. 1213 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Shqipërisë për vitin

2013, Bruksel, 16.10.2013, SWD (2013) 414, fq. 64. 1214 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Shqipërisë për vitin

2014, Bruksel, 12.10.2014, SEC(2011) 1205 final, fq. 57. 1215 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Shqipërisë për vitin

2015, Bruksel, 10.11.2015, SWD(2015) 213 final, fq. 68.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

221

reformave strukturore, duke ofruar sugjerime dhe udhëzime në lidhje me çështje të

caktuara specifike.

Në 24 janar të vitit 2000, Direktivat e Komisionit Evropian, që iu propozuan Këshillit

të BE-së u miratuan në lidhje me ngritjen e nivelit të bashkëpunimit mes Republikës së

Maqedonisë dhe BE-së, si dhe fillimin e negociatave zyrtare për anëtarësim të mundshëm

në Bashkimin Evropian. Në 5 prill të vitit 2000 në bazë të Vendimit të Lisbonës të

Komisionit Evropian, raundi i parë i negociatave ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe

BE-së filloi zyrtarisht në lidhje me MSA-në. Negociatat mbi Marrëveshjen e Stabilizim-

Asociimit janë realizuar në një periudhë të shkurtër (prill-nëntor 2000), deri në tre raunde

bisedimesh kryesore dhe pesë takime në nivel ekspertësh.1216

Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit ndërmjet ish-Republikës Jugosllave të

Maqedonisë dhe BE-së u nënshkrua në prill të vitit 2001 dhe hyri në fuqi në prill të vitit

2004. Këshilli Evropian në dhjetor të vitit 2005 i dha statusin e vendit kandidat ish-

Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Këshilli miratoi Partneritetin e pranimit për

vendin, duke përfshirë edhe prioritetet kryesore për reformat, në shkurt të vitit 2008. Në

tetor të vitit 2009, Komisioni Evropian i rekomandoi Këshillit hapjen e negociatave me

vendin, si dhe kalimin në fazën e dytë të zbatimit të MSA-së. Këto rekomandime u

përsëritën në vitin 2010. Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë merr pjesë në Procesin e

Stabilizim-Asociimit. Vendi ka zbatuar angazhimet e ndërmarra në kuadër të

Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me BE duke përfshirë të gjitha angazhimet e

parashikuara në fazën e parë të zbatimit të Titullit V (Lëvizja e punëtorëve, themelimi,

furnizimi i shërbimeve, kapitalit).

Strukturat e MSA-së kanë vazhduar të shërbejnë, si bazë për dialogun e rregullt politik

dhe ekonomik mes vendit dhe BE-së. Nga tetori i vitit 2010, ekspertë nga të dyja palët

janë takuar të paktën një herë në vit në shtatë nën-komitete dhe një grup të veçantë.

Dialogu multilateral ekonomik ndërmjet Komisionit Evropian, Shteteve Anëtare të BE-së

dhe vendeve kandidate në kontekst të mbikëqyrjes fiskale të para-aderimit ka vazhduar,

duke përfshirë edhe një takim në nivel ministror në muajin maj në Bruksel. Bashkimi

Evropian ofroi udhëzime për autoritetet në prioritetet e reformave, nëpërmjet Partneritetit

të Anëtarësimit të shkurtit 2008. Progresi në këto reforma kryesore inkurajohet dhe

monitorohet, përmes organeve të themeluara nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit.

Në bazë të Partneritetit të Anëtarësimit dhe Raportit të Progresit të vitit 2010, qeveria

miratoi rishikimin e saj vjetor të programit kombëtar për miratimin e acquis në dhjetor të

vitit 2010. Komisioni Evropian prezantoi raportin e parë të monitorimit të Parlamentit

Evropian dhe Këshillit në qershor 2011. Nga janari i vitit 2008 ka qenë në fuqi një

marrëveshje mbi ripranimin me Bashkimin Evropian. Një Dialog i Nivelit të Lartë të

Anëtarësimit u zhvillua nga qeveria dhe Komisioni Evropian më 15 mars 2012, i cili u

fokusua në pesë fusha kryesore: mbrojtja e lirisë së shprehjes në media; forcimi i

sundimit të ligjit; reformimi i administratës publike; përmirësimi i procesit zgjedhor,

zhvillimi i ekonomisë së tregut dhe marrëdhëniet e mira të fqinjësisë.

6.4.1. Përqasja e legjislacionit mjedisor të ish-Republikës Jugosllave të

Maqedonisë me acquis mjedisore për periudhën 2011-2015

1216 Materiali i marrë nga adresa, http://www.sep.gov.mk/en/content/. (Aksesuar më 14.08.2016).

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

222

Në fushën e mjedisit, janë bërë disa përparime në legjislacionin horizontal.

Marrëveshjet shumëpalëshe ndërmjet vendeve të Evropës Juglindore për zbatimin e

Konventës për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis në një Kontekst Ndërkufitar dhe

Protokollit mbi Derdhjen e Ndotësve dhe Regjistrin e Transferimit u ratifikua. Kapaciteti

administrativ për zbatimin e kërkesave për vlerësimin e ndikimit në mjedis (VNM) dhe

vlerësimin strategjik mjedisor (VSM) është përmirësuar.1217 Legjislacioni mbi vlerësimin

strategjik mjedisor dhe vlerësimin e ndikimit në mjedis u miratua. Zbatimi i legjislacionit

për përgjegjësinë mjedisore ende nuk ka filluar, ndërsa përgatitjet për përafrimin me

INSPIRE dhe Direktivat e krimit mjedisor duhet të përshpejtohen.1218

Një organ koordinues është ngritur për bashkëpunim dhe dialog me shoqërinë civile.

Qasja në informacion dhe nevoja e konsultimit publik duhet të përmirësohet në lidhje me

zbatimin e Direktivave të VNM dhe VSM. Ligji për Infrastrukturën e të Dhënave

Hapësinore Kombëtare lejon përafrimin e mëtejshëm me Direktivën “Për Infrastrukturën

për Informata Hapësinore në Komunitetin Evropian”. Ligji për Ratifikimin e Protokollit

për Vlerësimin Strategjik Mjedisor u miratua.1219 Komunikimi publik dhe qasja në

informacionin mjedisor është përmirësuar, megjithëse konsultimet publike ende duhet të

përmirësohen.1220

Në fushën e cilësisë së ajrit përafrimi me acquis vazhdoi me miratimin dhe zbatimin e

legjislacionit. Pjesa më e madhe e sistemit të monitorimit të cilësisë së ajrit është bërë

operacional. Tre protokolle të tjera të CLRTAP (Konventa Mbi Ndotjen e Ajrit me Rreze

të Gjatë Ndërkufitare) janë ratifikuar. Kapacitetet administrative mbeten të

pamjaftueshme në nivel qëndror dhe lokal.1221 Sistemi i monitorimit të cilësisë së ajrit ka

bërë progres, por ishte i pabarabartë për shkak të burimeve të pamjaftueshme financiare

për veprimin e sistemit. Kjo vazhdon të jetë një pengesë për funksionimin normal dhe

mirëmbajtjen e rrjetit të monitorimit të cilësisë së ajrit kombëtar.1222 Përparim i kufizuar

është bërë deri tani në zbatimin e planit kombëtar për mbrojtjen e cilësisë së ajrit.

Harmonizimi me acquis ka vazhduar me miratimin e Ligjit për Kontrollin e

Paqëndrueshëm të Emetimeve të Komponimeve Organike dhe zbatimin e legjislacionit në

lidhje me vlerësimin e cilësisë së ajrit dhe emetimet tavan për ndotësit. Vendi u bë palë

me të drejta të plota në Protokollin e Gutenbergut.1223 Nivelet e ndotjes së ajrit paraqesin

rrezik serioz për shëndetin dhe duhet të adresohen sa më shpejt. Zbatimi i masave të

parashikuara në planin kombëtar për mbrojtjen e cilësisë së ajrit mbeten të kufizuara dhe

të pamjaftueshme, megjithëse janë zbatuar disa masa të përgjithshme. Raportimi i të

dhënave dhe shpërndarja e informacionit mbi cilësinë e ajrit është përmirësuar.

1217 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të ish-Republikës

Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1203 final, fq. 71. 1218 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të ish-Republikës

Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2012, Bruksel, 10.10.2012, SWD(2012) 332 final, fq. 61. 1219 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të ish-Republikës

Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2014, Bruksel, 08.10.2014 SWD(2014) 303 final, fq. 54. 1220 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të ish-Republikës

Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2015, Bruksel, 10.11.2015, SWD(2015) 212 final, fq. 67. 1221 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të ish-Republikës

Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1203 final, fq. 71. 1222 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të ish-Republikës

Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2012, Bruksel, 10.10.2012, SWD(2012) 332 final, fq. 61. 1223 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të ish-Republikës

Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2014, Bruksel, 8.10.2014 SWD(2014) 303 final, fq. 54.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

223

Transpozimi i acquis u realizua në kontrollin e komponentëve të shkarkimeve organike të

avullueshme nga përdorimi i benzinës në planifikimin e mbrojtjes së cilësisë së ajrit dhe

përmirësimin në nivel lokal. Burimet financiare janë të nevojshme për të mbështetur

rrjetin automatik të monitorimit të cilësisë së ajrit.1224

Në fushën e menaxhimit të mbetjeve, përafrimi me acquis ka vazhduar me miratimin

dhe zbatimin e legjislacionit. Hapat janë marrë për të ngritur një sistem të integruar

rajonal të menaxhimit të mbetjeve. Investimet në këtë fushë duhet të rriten me fokus në

ndarjen dhe riciklimin e mbetjeve.1225 Legjislacioni zbatues u miratua në fushën e

planifikimit të menaxhimit të mbetjeve dhe menaxhimit të mbetjeve të paketimit. Procesi

për dhënien e konçesioneve për deponitë rajonale për të ruajtur mbetjet e ngurta

bashkiake në katër rajone vazhdoi.1226 Ligji për Menaxhimin e Mbetjeve të Pajisjeve

Elektrike dhe Elektronike u miratua dhe është bërë përparim i mëtejshëm për ngritjen e

sistemit të menaxhimit të integruar të mbetjeve. Një sistem, që do të merrej me

mbledhjen, regjistrimin dhe raportimin e të dhënave nisi mbi baza pilot.1227 Kapacitetet

administrative për zbatimin e legjislacionit janë përmirësuar, por ende mbeten të

pamjaftueshme në nivel qëndror dhe vendor.1228 Planet rajonale të menaxhimit të

mbetjeve dhe vlerësimet strategjike mjedisore janë zhvilluar për dy rajone dhe janë në një

fazë përgatitore në katër të tjera.1229

Në fushën e cilësisë së ujit, procesi i transpozimit të acquis nuk është shumë i

avancuar. Legjislacioni zbatues është miratuar për t’u pajtuar më tej me Direktivën e

Ujërave të Mbetjeve Urbane dhe Direktivën Kuadër të Ujërave.1230 Kapacitetet

administrative mbetën të pamjaftueshme në nivel qëndror dhe vendor. Koordinimi i

pamjaftueshëm ndërmjet autoriteteve kompetente në sektorin e ujit vazhdon të pengojë

zbatimin e legjislacionit. Nuk është bërë përparim në adresimin e mangësive në sistemin

e monitorimit të ujit dhe në zbatimin e parimit ndotësi paguan.1231 Strategjia kombëtare e

ujit, së bashku me ndryshimet në zbatimin e legjislacionit u miratuan dhe hapa të

mëtejshëm janë marrë në drejtim të hartimit të planeve të menaxhimit të baseneve të

lumenjëve, mbrojtjen dhe restaurimin e burimeve ujore. Mungesa e koordinimit, ndërmjet

autoriteteve kompetente në sektorin e ujit vazhdon të pengojë zbatimin e legjislacionit.

Programi i vitit 2013 për burimet e ujit siguron alokime të kufizuara financiare për

investime në infrastrukturë. Përgatitja për investime në infrastrukturë ka mbetur prapa

1224 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të ish-Republikës

Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2015, Bruksel, 10.11.2015, SWD(2015) 212 final, fq. 67. 1225 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të ish-Republikës

Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2013, Bruksel, 16.10.2013, SWD(2013) 413 final, fq. 52-53. 1226 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të ish-Republikës

Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1203 final, fq. 71. 1227 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të ish-Republikës

Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2012, Bruksel, 10.10.2012, SWD(2012) 332 final, fq. 61. 1228 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të ish-Republikës

Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2014, Bruksel, 8.10.2014 SWD(2014) 303 final, fq. 54. 1229 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të ish-Republikës

Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2015, Bruksel, 10.11.2015, SWD(2015) 212 final, fq. 67. 1230 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të ish-Republikës

Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1203 final, fq. 72. 1231 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të ish-Republikës

Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2012, Bruksel, 10.10.2012, SWD(2012) 332 final, fq. 61.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

224

dhe financimi është i ulët në krahasim me nevojat e sektorit.1232 Harmonizimi me acquis

është më pak i avancuar në fushën e cilësisë së ujit. Vendi ka nevojë për të adresuar

mangësitë në sistemin e monitorimit të ujit.1233 Qeveria ka filluar përgatitjet për krijimin e

sistemeve të integruara të menaxhimit të ujit, por bordet e menaxhimit të baseneve

lumore ende nuk janë funksionale.1234

Procesi i transpozimit të acquis në lidhje me habitatet natyrore të faunës së egër dhe

florës vazhdoi me miratimin e një ndryshimi në ligjin për mbrojtjen e natyrës. Progres i

mirë është arritur me vendosjen e sistemit kombëtar të informacionit mbi biodiversitetin.

Në fushën e pylltarisë, programi për riprodhim të zgjeruar të pyjeve i vitit 2011 u miratua

dhe zbatimi i programit ka filluar.1235 Harmonizimi me acquis ka vazhduar me miratimin

e legjislacionit për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës. Puna në strategjinë

kombëtare dhe planin e veprimit për mbrojtjen e natyrës nuk ka filluar ende.1236 Në

fushën e mbrojtjes së natyrës, ndryshimet në legjislacionin zbatues çuan në kufizimin e

rritjes së përqasjes me acquis. Kërkesat për konsultim publik me grupet e interesit ende

nuk zbatohen, si duhet.1237 Planet e menaxhimit për zonat e mbrojtura janë zhvilluar dhe

duhet të zbatohen. Disa përpjekje janë bërë për të përmirësuar financimin e zbatimit të

planeve të menaxhimit, por masat në vend janë ende të pamjaftueshme.1238

Zbatimi i acquis së mbrojtjes së natyrës dhe caktimi i rrjetit Natura 2000 ende nuk ka

filluar. Raporti Kombëtar i Pestë i Konventës për Diversitetin Biologjik u miratua.

Bashkëpunimi ndërkufitar është përmirësuar me caktimin e rajonit Ohër-Prespë, si një

rezervë ndërkufitare të biosferës. Strategjia kombëtare për mbrojtjen e natyrës ende duhet

të përfundojë. Shqetësimet mbeten rreth ndikimit potencialisht të dëmshëm mjedisor të

ndërtimit të planifikuar të dy objekteve të mëdha të hidrocentraleve, Lukovo Pole dhe

Boshkov Most. Investimet në hidrocentrale duhet të jenë në përputhje me legjislacionin

përkatës të mjedisit të BE-së duke respektuar VNM, legjislacionin e ujit dhe detyrimet

për mbrojtjen e natyrës, veçanërisht për zonat e mbrojtura kombëtare, zonat me vlerë të

lartë natyrore dhe vendet potenciale të mbrojtura të Natura 2000.1239

Në fushën e kontrollit të ndotjes industriale, harmonizimi i plotë mbetet sfidë e

konsiderueshme për vendin. Procesi i lejeve vazhdon edhe pas afatit. Kërkesat për

konsultim publik në lidhje me sistemin e lejeve IPPC nuk zbatohen, si duhet.1240

1232 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të ish-Republikës

Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2013, Bruksel, 16.10.2013, SWD(2013) 413 final, fq. 53. 1233 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të ish-Republikës

Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2014, Bruksel, 8.10.2014 SWD(2014) 303 final, fq. 54-55. 1234 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të ish-Republikës

Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2015, Bruksel, 10.11.2015, SWD(2015) 212 final, fq. 68. 1235 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të ish-Republikës

Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1203 final, fq. 72. 1236 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të ish-Republikës

Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2012, Bruksel, 10.10.2012, SWD(2012) 332 final, fq. 61. 1237 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të ish-Republikës

Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2013, Bruksel, 16.10.2013, SWD(2013) 413 final, fq. 53. 1238 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të ish-Republikës

Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2014, Bruksel, 8.10.2014 SWD(2014) 303 final, fq. 55. 1239 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të ish-Republikës

Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2015, Bruksel, 10.11.2015, SWD(2015) 212 final, fq. 68. 1240 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të ish-Republikës

Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1203 final, fq. 72.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

225

Kapacitetet administrative duhet të forcohen në mënyrë të konsiderueshme, në veçanti

për lejet e kontrollit dhe të inspektimit të aktiviteteve.1241 Kërkesat për konsultim publik

me grupet e interesit ende nuk zbatohen, si duhet.1242 Zbatimi i legjislacionit është

miratuar për të sjellë legjislacionin kombëtar për kontrollin e ndotjes industriale dhe

menaxhimin e rrezikut në përputhje me Direktivën Seveso II.1243 Në kontrollin e ndotjes

industriale dhe menaxhimin e rrezikut, procedurat e integruara për parandalimin dhe

kontrollin e ndotjes së lejuar janë në proces, por pas afatit. Dhënia e lejeve duhet të

përshpejtohet.1244

Në fushën e kimikateve, Konventa për import-eksportin e kimikateve të rrezikshme

(Konventa e Roterdamit) u ratifikua. Ligji i ri për kimikatet, që synon transpozimin e

Rregullores për regjistrimin, vlerësimin, autorizimin dhe kufizimin e kimikateve

(REACH) u miratua. Byroja për ilaçe dhe kimikate publikoi listën e kufizimeve dhe

ndalimeve për përdorimin e kimikateve.1245 Raporti mbi statusin e kimikateve dhe plani

kombëtar i qasjes strategjike për menaxhimin kimik janë miratuar.1246 Progres është bërë

në zbatimin e REACH dhe në përafrimin me Direktivën e Biocideve. Një trup

ndërsektorial për parandalimin e aksidenteve të mëdha dhe të kontrollit u miratua, si dhe

është miratuar plani kombëtar për të reduktuar dhe për të eliminuar ndotësit organike.1247

Në fushën e zhurmës, përgatitjet mbetën në një fazë të hershme.1248 Legjislacioni i ri

u miratua në fushën e zhurmës. Zhvillimi dhe zbatimi i hartave strategjike të zhurmës

është bërë pas afatit.1249 Transpozimi i direktivës së zhurmës ka përfunduar. Kapacitetet

administrative janë të pamjaftueshme, për sa i përket stafit dhe pajisjeve.1250

Në lidhje me mbrojtjen civile, progres është arritur me nënshkrimin e memorandumit

të mirëkuptimit mbi pranimin e vendit në Instrumentin Financiar të Mbrojtjes Civile të

BE-së dhe Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së.1251 Drejtoria për Mbrojtjen dhe

Shpëtimin ka marrë pjesë në një sërë takimesh rajonale dhe trajnime në kuadër të

Iniciativës për Parandalimin dhe Gatishmërinë ndaj Fatkeqësive për Evropën

1241 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të ish-Republikës

Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2012, Bruksel, 10.10.2012, SWD(2012) 332 final, fq. 61. 1242 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të ish-Republikës

Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2013, Bruksel, 16.10.2013, SWD(2013) 413 final, fq. 53. 1243 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të ish-Republikës

Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2014, Bruksel, 8.10.2014 SWD(2014) 303 final, fq. 55. 1244 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të ish-Republikës

Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2015, Bruksel, 10.11.2015, SWD(2015) 212 final, fq. 68. 1245 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të ish-Republikës

Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1203 final, fq. 72. 1246 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të ish-Republikës

Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2012, Bruksel, 10.10.2012, SWD(2012) 332 final, fq. 61. 1247 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të ish-Republikës

Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2015, Bruksel, 10.11.2015, SWD(2015) 212 final, fq. 68. 1248 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të ish-Republikës

Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2013, Bruksel, 16.10.2013, SWD(2013) 413 final, fq. 53. 1249 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të ish-Republikës

Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2014, Bruksel, 8.10.2014 SWD(2014) 303 final, fq. 55. 1250 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të ish-Republikës

Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1203 final, fq. 72. 1251 Po aty.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

226

Juglindore.1252 U miratua strategjia kombëtare 2014-2018 për shpëtim dhe mbrojtje, së

bashku me një plan veprimi për krijimin e lidhjes me Komunikimin e Përbashkët të

Emergjencave të BE dhe Sistemit të Informacionit. Bashkëpunimi trepalësh me

institucionet nga Shqipëria dhe Kosova në fushën e krizës dhe situatave emergjente ka

vazhduar.1253 Vendi ende nuk është lidhur me sistemin e komunikimit të zakonshëm të

emergjencës të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile. Reduktimi i rrezikut nga fatkeqësitë dhe

menaxhimi duhet të trajtohet, si një çështje prioritare.1254

Sa i përket, ndryshimeve klimatike pak progres është bërë për zhvillimet e politikave

të përgjithshme. Vendi ka nisur, gjithashtu një program pesë vjeçar për gjelbërimin e

ekonomisë, por masat, përgjegjësitë, afatet kohore dhe të dhënat e tjera, që duhet të

mbulohen ende nuk janë përcaktuar. Rritja e ndërgjegjësimit në të gjitha nivelet është

ende i nevojshëm.1255 Në nivel ndërkombëtar, vendi mbështeti qëndrimin e BE-së në

Konferencën për Ndryshimet Klimatike COP16 të Kombeve të Bashkuara në Kankun dhe

është lidhur me Marrëveshjen e Kopenhagenit, por nuk ka formuluar angazhimet për

reduktimet e gazit serrë (GHG). Vendi është duke përgatitur Komunikatën e Tretë

Kombëtare të UNFCCC dhe ka marrë pjesë në mënyrë aktive në punën e klimës nën

Rrjetin Rajonal Mjedisor për Anëtarësim (RENA).1256

Një strategji gjithëpërfshirëse e klimës është ende për t’u zhvilluar. Konsideratat e

klimës janë duke u integruar gjithnjë e më shumë në politikën e energjisë, por përpjekje

të konsiderueshme janë të nevojshme për të integruar plotësisht ndryshimet klimatike në

politikat dhe strategjitë e tjera sektoriale. Në lidhje me Marrëveshjen e Kopenhagenit,

vendi nuk ka vënë ende përpara një angazhim zbutje deri në vitin 2020, ndërkohë duhet të

marrë parasysh angazhimet zbutëse në përputhje me ato të BE-së dhe Shteteve Anëtare të

tij për qëllime të marrëveshjes së klimës post-2020.1257 Vendi ndërmorri hapat e parë për

të identifikuar instalimet e palëvizshme me qëllim të zbatimit të ardhshëm të një sistemi

të emetimeve tregtare. Përpjekje të mëdha janë të nevojshme për forcimin e kapaciteteve

të monitorimit, raportimit dhe verifikimit të vendit.1258

Programimi i projekteve pilot për zbatimin e mekanizmit të pastër të zhvillimit, sipas

Protokollit të Kiotos ka vazhduar. Përgatitjet për vendosjen e skemës së emetimeve

tregtare kanë filluar, por kjo mbetet një sfidë e konsiderueshme.1259 Disa përparime janë

bërë në fushën e substancave ozon-holluese dhe gazrave të fluorit. Një plan kombëtar për

eliminimin e HCFCs u zhvillua dhe u këshillua me organe të ndryshme administrative,

por janë të nevojshme përpjekje të mëtejshme të konsiderueshme. Vendi e lidhi veten me

1252 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të ish-Republikës

Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2013, Bruksel, 16.10.2013, SWD(2013) 413 final, fq. 53. 1253 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të ish-Republikës

Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2014, Bruksel, 8.10.2014 SWD(2014) 303 final, fq. 55. 1254 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të ish-Republikës

Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2015, Bruksel, 10.11.2015, SWD(2015) 212 final, fq. 68. 1255 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të ish-Republikës

Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1203 final, fq. 72-73. 1256 Po aty, fq. 73. 1257 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të ish-Republikës

Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2012, Bruksel, 10.10.2012, SWD(2012) 332 final, fq. 62. 1258 Po aty. 1259 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të ish-Republikës

Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1203 final, fq. 73.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

227

Deklaratën e miratuar në takimin e 22 të Palëve të Protokollit të Montrealit.1260 Iniciativat

për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të nxitur bashkëpunimin ndërmjet palëve të

interesuara kanë nisur.1261 Përpjekje të konsiderueshme janë të nevojshme për të integruar

ndryshimet klimatike në politikat dhe strategjitë e tjera sektoriale. Vendi është ftuar për të

reflektuar në kuadrin e klimës dhe të energjisë për vitin 2030 në përputhje me

Dokumentin e Gjelbër të Komisionit Evropian “Një kuadër për politikat e klimës dhe të

energjisë i vitit 2030”.1262 Gjithashtu, u identifikuan 40 instalime me qëllim zbatimin e

ardhshëm të një sistemi të emetimeve tregtare. Përpjekje të mëdha janë të nevojshme për

forcimin e monitorimit, raportimit dhe kapacitetin e verifikimit të vendit.1263 Komunikata

e tretë kombëtare për ndryshimet klimatike është paraqitur në Konventën Kuadër të

Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike.

Progres është bërë në zhvillimin e planit kombëtar të përshtatjes. Treguesit për

cënueshmërinë e ndryshimeve klimatike janë projektuar për tetë sektor. Dhjetë autoritete

lokale hartuan vlerësimet e tyre socio-ekonomike të cënueshmërisë së popullsisë dhe u

ngrit një sistem i hershëm paralajmërimi për përmbytjet. Ligji për Mjedisin u ndryshua,

në mënyrë që të sigurojë mbledhjen e të dhënave dhe sistemin e menaxhimit të përdorur

për përgatitjen e inventarëve kombëtar të emetimeve të gazrave serrë. Përafrimi i

legjislacionit kombëtar me Rregulloren e Mekanizmit Monitorues mbetet prioritet.1264

Grupi i Punës për Ndryshimet Klimatike Ndërinstitucionale duhet të forcohet në

mënyrë të konsiderueshme, në mënyrë që të jetë në gjendje për të adresuar nevojën për

veprime më efektive për çështjet klimatike në mënyrë të qëndrueshme.1265 Më shumë

përpjekje janë të nevojshme për të integruar veprimin e klimës në të gjitha politikat dhe

strategjitë përkatëse sektoriale. Vendi paraqiti Raportin e Parë Bienal të Përditësuar për

Konventën Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, gjithashtu

dorëzoi kontributin e tij të përcaktuar në nivel kombëtar (INDC) dhe e miratoi, si një

kontribut për Marrëveshjen e pritur Klimatike të Parisit 2015. Vendi është në fazat e para

të transpozimit dhe zbatimit të acquis të BE-së për klimën. Një Udhërrëfyes u zhvillua

për arritjen e objektivave afatgjatë të veprimit të klimës.1266

Shumë pak përpjekje janë bërë për të forcuar kapacitetet administrative për zbatimin e

legjislacionit mjedisor, që mbeten të pamjaftueshme, si në nivel kombëtar dhe në nivel

lokal. Koordinimi mes organeve administrative përgjegjëse për çështjet e lidhura me

mjedisin mungon. Aktorët nuk janë të përfshirë mjaftueshëm në procesin e

vendimmarrjes. Zbatimi i legjislacionit është përmirësuar, por sistemi ende nuk është

efikas dhe një regjistër me të dhëna të besueshme nuk është themeluar. Kërkesat për

mbrojtjen e mjedisit ende nuk janë integruar mirë në hartimin dhe zbatimin e politikave

1260 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të ish-Republikës

Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1203 final, fq. 73. 1261 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të ish-Republikës

Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2012, Bruksel, 10.10.2012, SWD(2012) 332 final, fq. 62. 1262 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të ish-Republikës

Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2013, Bruksel, 16.10.2013, SWD(2013) 413 final, fq. 54. 1263 Po aty. 1264 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të ish-Republikës

Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2014, Bruksel, 8.10.2014 SWD(2014) 303 final, fq. 55. 1265 Po aty. 1266 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të ish-Republikës

Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2015, Bruksel, 10.11.2015, SWD(2015) 212 final, fq. 68.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

228

në fusha të tjera. Parimi i parandalimit, parimi i marrjes së masave paraprake dhe parimi

ndotësi paguan zbatohen vetëm pjesërisht. Kapacitetet administrative, si dhe burimet

teknike dhe financiare duhet të forcohen në mënyrë të konsiderueshme, në mënyrë që

vendi të jetë në gjendje të harmonizojë dhe të zbatojë të gjitha kërkesat e politikës dhe

legjislacionit të BE-së për ndryshimet klimatike.1267 Sistemi i monitorimit dhe

informacionit mjedisor ka nevojë për zhvillim të mëtejshëm.1268 Grupet e interesit ende

nuk janë përfshirë, sa duhet në vendimmarrje dhe zbatimi i legjislacionit nuk është ende

efikas.1269

6.5. Aspekti historik i marrëdhënieve ndërmjet Malit të Zi dhe Bashkimit

Evropian

Mali i Zi dhe Bashkimi Evropian vendosën marrëdhënie formale, përmes Procesit të

Stabilizim-Asociimit (PSA) në korrik të vitit 2001. Në Samitin e Selanikut në vitin 2003

perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor u konfirmua dhe në korrik të të

njëjtit vit u themelua Dialogu i Përhershëm i Zgjerimit, si një mekanizëm i rregullt i

konsultimeve ndërmjet Malit të Zi dhe BE-së. Pas referendumit dhe shpalljes së

pavarësisë së Malit të Zi, Këshilli i BE-së deklaroi, se ai do të vazhdonte zhvillimin e

marrëdhënieve të tij me Malin e Zi, si shtet i pavarur dhe sovran. Më 15 tetor 2007, Mali

i Zi nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit në Luksemburg duke krijuar një bazë

ligjore për marrëdhëniet me BE-në. Në bazë të MSA-së, Mali i Zi ka zhvilluar me sukses

dialogun institucional politik me BE-në.

Më 15 dhjetor 2008, Mali i Zi dorëzoi kërkesën për anëtarësim në Bashkimin

Evropian. Këshilli kërkoi nga Komisioni Evropian më 23 prill 2009 të përgatiste një

opinion mbi kërkesën e Malit të Zi.1270 Pas ratifikimit në të gjitha vendet anëtare të BE,

MSA-ja hyri në fuqi më 1 maj 2010. Procesi i ratifikimit mori dy vjet e shtatë muaj,

ndërkohë Marrëveshja e Përkohshme e lidhur me Tregtinë ishte në fuqi. Njohjet bilaterale

të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian filluan menjëherë. Duke ndjekur një kërkesë

nga Këshilli, Komisioni Evropian pranoi Opinionin e tij në aplikimin e Malit të Zi në

Nëntor 2010. Në Dhjetor 2010, Këshilli Evropian i dha Malit të Zi statusin e vendit

kandidat. Në përfundimet e tij Këshilli theksoi, se hapja e negociatave të aderimit do të

shqyrtohej nga Këshilli Evropian në të njëjtën linjë me praktikat e përcaktuara, pasi

Komisioni Evropian të vlerësonte, se vendi kishte arritur shkallën e nevojshme të

përputhshmërisë me kriteret e anëtarësimit dhe prioritetet kryesore të përcaktuara në

Opinionin e Komisionit Evropian.1271

1267 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të ish-Republikës

Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1203 final, fq. 73. 1268 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të ish-Republikës

Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2013, Bruksel, 16.10.2013, SWD(2013) 413 final, fq. 54. 1269 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të ish-Republikës

Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2014, Bruksel, 8.10.2014 SWD(2014) 303 final, fq. 55-56. 1270 Materiali i marrë nga adresa, http://www.eu.me/en/montenegro-and-eu/montenegro-eu-relations.

(Aksesuar më 14.08.2016). 1271 Prioritetet kyçe, për sa i përket fushave të mëposhtme: korniza legjislative për zgjedhjet dhe roli

mbikëqyrës dhe legjislativ i Parlamentit; reforma administrative publike; reforma juridike; lufta kundër

korrupsionit; lufta kundër krimit të organizuar; liria e medias dhe bashkëpunimi me shoqërinë civile;

implementimi i strukturës anti-diskriminuese dhe situata e personave, që kanë lëvizur. Për një tekst të plotë

të prioriteteve kyçe, shikoni COM (2010) 670.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

229

Në Samitin e Brukselit, krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së konfirmuan hapjen e

negociatave për anëtarësim të Malit të Zi më 29 qershor të vitit 2012. Pas një vendimi

pozitiv, një qasje e re e negociatave kishte filluar me Malin e Zi, sipas të cilit Kapitulli 23

Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore dhe Kapitulli 24 Drejtësia, Liria dhe Siguria do të

mbeteshin të hapura deri në fund të procesit të negocimit. Për Kapitujt 23 dhe 24, takimet

shpjeguese të shqyrtimit u mbajtën më 25-29 mars 2012, ndërsa takimet dypalëshe të

shqyrtimit u mbajtën më 23-25 maj 2012 për Kapitullin 24 dhe më 30-31 maj 2012, për

Kapitullin 23. Në procesin e negociatave deri më tani, dy kapituj ishin hapur dhe u

mbyllën përkohësisht më 18 dhjetor 2012, Kapitulli 25 Shkenca dhe Hulumtimi dhe në

prill të vitit 2013, Kapitulli 26 Arsimi dhe Kultura.1272

6.5.1. Përqasja e legjislacionit mjedisor të Malit të Zi me acquis mjedisore

për periudhën 2011-2015

Për sa i përket, legjislacionit horizontal në janar të vitit 2011 u adaptua një ligj i ri mbi

veprat penale, që përcaktonte sanksione të veçanta për shkeljet mjedisore. Ky ligj kishte

për qëllim përshtatjen me Direktivën mbi krimet mjedisore, veçanërisht në lidhje me

kriminalitetin e shkeljeve specifike, ndëshkimeve kriminale apo sanksioneve, përveç

gjobave.1273 Mali i Zi adaptoi amendamentet për kodin penal, të cilat u përshtatën me

legjislacionin e Bashkimit Evropian mbi krimet mjedisore.1274 Qeveria adaptoi ndryshime

të dekretit mbi projektet, që janë objekt ndaj Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe

Vlerësimit Strategjik Mjedisor për t’u përshtatur plotësisht me direktivat përkatëse.

Përpjekje të mëtejshme nevojiten për të implementuar Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis

dhe Direktivat e Vlerësimit Strategjik Mjedisor, si në nivel kombëtar edhe në atë lokal.

Në lidhje me aksesin ndaj informacioneve mjedisore, tri qendrat Aarhus funksionojnë

mirë, gjthashtu u adaptua ligji mbi përgjegjësinë mjedisore.1275 Ligji i ri mbi mjedisin

është ende për t’u adaptuar. Mali i Zi ka ndërmarrë disa hapa për të përmirësuar

bashkëpunimin me organizatat e shoqërisë civile.1276

Disa progrese janë bërë në fushën e cilësisë së ajrit duke adaptuar legjislacionin

implementues mbi monitorimin e cilësisë së ajrit dhe vlerave limite për përmbajtjen e

ndotësve në karburantin e lëngshëm dhe për rrezatimet nga burime të palëvizshme. Ligjet

mbi ratifikimin e tre protokolleve mbi ndotjen e ajrit ndërkufitar me një rreze të gjatë u

adaptuan në qershor 2011. Megjithatë, krijimi i një sistemi monitorues ajror dhe

identifikimi i zonave urbane janë ende në faza të hershme.1277 Rregullorja mbi

monitorimin e cilësisë së ajrit u adaptua në përputhje me ligjin për Mbrojtjen e Ajrit.

Qeveria adaptoi një dekret, që përcaktonte tipet e ndotësve, vlerat maksimale dhe

1272 Materiali i marrë nga adresa, http://www.skupstina.me/index.php/en/pristupanje-eu/crna-gora-i-eu.

(Asesuar më 14.08.2016). 1273 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Malit të Zi për vitin

2012, Bruksel, 10.10.2012, SWD(2012) 331 final, fq. 56. 1274 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Malit të Zi për vitin

2013, Bruksel, 16.10.2013, SWD(2013) 411 final, fq. 49. 1275 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Malit të Zi për vitin

2014, Bruksel, 8.10.2014, SWD(2014) 301 final, fq. 54. 1276 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Malit të Zi për vitin

2015, Bruksel, 10.11.2015, SWD(2015) 210 final, fq. 69. 1277 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Malit të Zi për vitin

2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1204 final, fq. 68.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

230

standarde të tjera të ajrit. Standardet e cilësisë së ajrit janë harmonizuar më tej, në veçanti

ato të lidhura me grimcat e lëna pezull. Një rregullore është përshtatur duke zhvendosur

pjesë të kompetencës së Agjencisë së Mbrojtjes Mjedisore tek institucioni publik

“Qendra për testimin eko-toksikologjik të Malit të Zi”.

Në përputhje me Ligjin “Për Mbrojtjen e Ajrit”, Ministria e Zhvillimit të

Qëndrueshëm dhe Turizmit adaptoi një Program të ri të Monitorimit të Cilësisë së

Karburantit dhe Origjinës së Naftës.1278 Sipas, Ligjit mbi Cilësinë e Ajrit u adaptua

legjislacioni implementues mbi aktivitetet, që ndikojnë mbi cilësinë e ajrit, strategjia

kombëtare për menaxhimin e cilësisë së ajrit dhe planet e veprimit për vitet 2013-

2016.1279 Qeveria adaptoi raportin e parë mbi implementimin e strategjisë kombëtare për

menaxhimin e cilësisë së ajrit për vitin 2013. Agjencia e Mbrojtjes Mjedisore ka zhvilluar

një platformë online për monitorimin e cilësisë së ajrit dhe raportimin në kohë reale.

Kapacitetet administrative në fushën e cilësisë së ajrit duhet të rriten dhe të forcohen.1280

Rrjeti Kombëtar i Monitorimit të Cilësisë së Ajrit u zgjerua në mars me hapjen e pesë

stacioneve monitoruese të polenit.1281

Progresi mbi menaxhimin e mbetjeve u limitua me adaptimin e legjislacionit

implementues në lidhje me lejet, importet dhe eksportet e mbetjeve dhe trajtimin e disa

lloje mbetjesh. Në lidhje me infrastrukturën, qendra e parë e riciklimit ka filluar të

veprojë në Podgoricë. Megjithatë, pjesa më e madhe e mbetjeve ende grumbullohen në

vende të hapura apo në vendgrumbullime të paautorizuara. Zhvillimi i një sistemi të

menaxhimit të integruar të mbetjeve është në fazat e hershme dhe pak progres është

arritur në ndërtimin e landfilleve në të njëjtën linjë me standardet evropiane,1282 në

veçanti në ndërtimin e një landfilli rajonal.1283

Përgatitja dhe implementimi i planeve bashkiake për menaxhimin e mbetjeve janë

ende në fazat e hershme. Në fushën e menaxhimit të mbetjeve, Mali i Zi adaptoi

legjislacionin implementues mbi trajtimin e mbetjeve të naftës, mbi trajtimin e pajisjeve

dhe mbetjeve, që përmbajnë Bifelinë të Poliklorinuar (PCB), mbi trajtimin dhe

procesimin e mbetjeve të ndërtimit dhe mbi kushtet dhe metodat e hedhjes së mbetjeve të

çimentos. Struktura legjislative ka avancuar, por nevojiten përpjekje të mëtejshme për

implementimin dhe përforcimin e saj. Në këtë fushë janë të nevojshme investime të reja,

të cilat duhet të fokusohen më tepër mbi ndarjen e mbetjeve dhe riciklimin.1284 Në të

njëjtën linjë me ligjin mbi menaxhimin e mbetjeve u adaptua legjislacioni implementues,

një dekret mbi metodat e shkatërrimit të mbetjeve dhe rregullorja mbi regjistrimin për

liçencat e lëshuara për grumbulluesit, transportuesit dhe tregtarët e mbetjeve. Përpjekje të

1278 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Malit të Zi për vitin

2012, Bruksel, 10.10.2012, SWD(2012) 331 final, fq. 56-57. 1279 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Malit të Zi për vitin

2013, Bruksel, 16.10.2013, SWD(2013) 411 final, fq. 49. 1280 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Malit të Zi për vitin

2014, Bruksel, 8.10.2014, SWD(2014) 301 final, fq. 54. 1281 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Malit të Zi për vitin

2015, Bruksel, 10.11.2015, SWD(2015) 210 final, fq. 69. 1282 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Malit të Zi për vitin

2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1204 final, fq. 68. 1283 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Malit të Zi për vitin

2012, Bruksel, 10.10.2012, SWD(2012) 331 final, fq. 57. 1284 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Malit të Zi për vitin

2013, Bruksel, 16.10.2013, SWD(2013) 411 final, fq. 49-50.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

231

mëtejshme duhen për të implementuar dhe imponuar legjislacionin në këtë fushë.1285 Në

korrik 2015, qeveria adaptoi strategjinë kombëtare për menaxhimin e mbetjeve deri në

vitin 2030 dhe planin kombëtar të menaxhimit të mbetjeve 2015-2020.1286

Në fushën e cilësisë së ujit nuk mund të raportohet ndonjë progres. Investimet e

pamjaftueshme, ndarja e paqartë e përgjegjësive midis autoriteteve dhe mungesa e

koherencës në veprimet e tyre janë duke penguar seriozisht procesin në këtë fushë.1287

Rrjetet monitoruese dhe planet e menaxhimit të ujit janë në fazat e hershme të zhvillimit,

ashtu siç është edhe infrastruktura për ujërat e zeza.1288 Përpjekje të rëndësishme

nevojiten për të zhvilluar legjislacionin e cilësisë së ujit në një linjë me legjislacionin e

BE dhe për ta implementuar atë.1289 Dy ambjente të reja të trajtimit të ujërave të zeza janë

vendosur në funksion.1290 Mbi cilësinë e ujit u adaptuan përmirësime ndaj ligjit të ujërave

për t’u përshtatur më tej me legjislacionin mjedisor të BE-së. Ministria e Agrikulturës

adaptoi programin e vitit 2015 për të inkurajuar projekte në sektorin e ujit.1291

Në fushën e mbrojtjes së natyrës janë adaptuar një numër rregulloresh në aspekte të

ndryshme të menaxhimit dhe mbrojtjes së faunës dhe florës. Megjithatë, implementimi i

Direktivës së Zogjëve dhe Habitateve, duke përfshirë ndërtimin e të dhënave shkencore

për përcaktimin e zonave në mbrojtje dhe vendeve të ardhshme të Natura 2000 ka mbetur

pas.1292 Një dekret mbi organizimin dhe funksionimin e administratës publike u adaptua

nga qeveria duke siguruar, që Institucioni i Mbrojtjes së Natyrës të vendosej nën

autoritetin e Agjencisë së Mbrojtjes Mjedisore.1293 Kapacitetet administrative kanë nevojë

të forcohen konsiderueshëm, veçanërisht në lidhje me punët shkencore, inspektimin dhe

përforcimin.1294 Në Dhjetor të vitit 2013, Parlamenti përmirësoi ligjin mbi mbrojtjen e

natyrës, kryesisht në lidhje me vlerësimin e planeve, programeve, projekteve, veprimeve

dhe aktiviteteve, që mund të kenë një impakt të madh mbi mirëmbajtjen dhe integritetin e

rrjeteve ekologjike dhe vendeve të rëndësishme ekologjike, së bashku me masat

detyruese.

1285 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Malit të Zi për vitin

2014, Bruksel, 8.10.2014, SWD(2014) 301 final, fq. 54. 1286 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Malit të Zi për vitin

2015, Bruksel, 10.11.2015, SWD(2015) 210 final, fq. 69. 1287 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Malit të Zi për vitin

2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1204 final, fq. 68. 1288 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Malit të Zi për vitin

2012, Bruksel, 10.10.2012, SWD(2012) 331 final, fq. 57. 1289 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Malit të Zi për vitin

2013, Bruksel, 16.10.2013, SWD(2013) 411 final, fq. 50. 1290 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Malit të Zi për vitin

2014, Bruksel, 8.10.2014, SWD(2014) 301 final, fq. 54. 1291 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Malit të Zi për vitin

2015, Bruksel, 10.11.2015, SWD(2015) 210 final, fq. 69. 1292 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Malit të Zi për vitin

2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1204 final, fq. 68. 1293 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Malit të Zi për vitin

2012, Bruksel, 10.10.2012, SWD(2012) 331 final, fq. 57. 1294 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Malit të Zi për vitin

2013, Bruksel, 16.10.2013, SWD(2013) 411 final, fq. 50.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

232

Marrëveshja mbi ruajtjen e balenave dhe delfinëve në Detin e Zi, Detin Mesdhe dhe

Oqeanin Atlantik u ratifikua dhe u adaptua ligji mbi parqet kombëtare.1295 Qeveria

adaptoi programin e menaxhimit të pyjeve të vitit 2015. Mali i Zi krijoi parkun e parë

rajonal, i cili solli rritjen e përqindjes së territorit të tij, i cili është i mbrojtur. Investimet

në fuqinë hidrike kanë nevojë të sigurojnë, që vlerësimi i ndikimit mjedisor, legjislacioni

i ujit dhe detyrimet e mbrojtjes së natyrës të respektohen, veçanërisht në zonat me një

vlerë të lartë natyrore, të cilat mund të bëhen vende të mbrojtura në kuadër të Natura

2000.1296

Për sa i përket, ndotjes industriale dhe menaxhimit të rrezikut është bërë pak progres

në përshtatjen me Direktivat e Djegies së Mbetjeve dhe Rrezatimeve Tretëse, gjithashtu

ka patur progres në adaptimin e një programi për sjelljen e disa industrive në të njëjtën

linjë me Ligjin e Parandalimit dhe Kontrollit të Ndotjes Mjedisore të Integruar.1297 Gjatë

periudhës së raportimit, liçencat e para të Kontrollit të Integruar të Ndotjes u lëshuan për

landfillet “Livada” në mars, “Mozura” në prill dhe “Progas Niksic” në korrik.1298

Amendamentet ndaj ligjit mbi parandalimin e integruar dhe kontrollin e ndotjes

mjedisore u adaptuan në korrik të vitit 2015.1299

Çështja e ndryshimeve klimatike, thuajse nuk është integruar fare në politikat

sektoriale, strategjitë dhe planet me përjashtim të politikave kombëtare të pyjeve. Politika

Kombëtare dhe Plani i Veprimit për Ndryshimet Klimatike ende mungojnë. Mali i Zi

paraqiti Komunikatën e parë kombëtare, sipas Konventës së Strukturave të Kombeve të

Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike në tetor 2010 dhe zhvillimet për Komunikatën e

dytë. Vendi ka marrë pjesë në mënyrë aktive në punët klimatike, sipas Rjetit Mjedisor

Rajonal për Aderim.1300

Në lidhje me kuadrin ligjor klimatik të BE-së, legjislacioni kombëtar është në fazat e

hershme të përshtatjes. Përpjekje të mëtejshme kërkohen në drejtim të konvergjencave

me Vendimet e Mekanizmit Monitorues të BE. Hapa konkrete nevojiten për të lëvizur

gradualisht në drejtim të arritjes së një pikësynimi mbi reduktimin e gazeve serrë, në

mënyrë që të jetë në gjendje të implementojë legjislacionin e BE, veçanërisht Skemën

Tregtare të Emetimeve të BE dhe të bashkohet me Ndarjet e Përpjekjeve të Bashkimit

Evropian në fushën e ndryshimeve klimatike. Mali i Zi vazhdon të implementojë

Protokollin e Montrealit, por ka nevojë të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për t’u përshtatur

me legjislacionin e BE.1301 Ndryshimet klimatike janë integruar rregullisht në politikat e

pyjeve, gjithashtu dhe në politikat energjetike. Mali i Zi e ka shoqëruar rregullisht veten e

vet me pozicionet e BE në kontekstin ndërkombëtar dhe ka qenë i angazhuar fillimisht

1295 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Malit të Zi për vitin

2014, Bruksel, 8.10.2014, SWD(2014) 301 final, fq. 54. 1296 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Malit të Zi për vitin

2015, Bruksel, 10.11.2015, SWD(2015) 210 final, fq. 69-70. 1297 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Malit të Zi për vitin

2012, Bruksel, 10.10.2012, SWD(2012) 331 final, fq. 57. 1298 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Malit të Zi për vitin

2013, Bruksel, 16.10.2013, SWD(2013) 411 final, fq. 50. 1299 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Malit të Zi për vitin

2015, Bruksel, 10.11.2015, SWD(2015) 210 final, fq. 70. 1300 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Malit të Zi për vitin

2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1204 final, fq. 68. 1301 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Malit të Zi për vitin

2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1204 final, fq. 68-69.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

233

me detyrimet, që burojnë nga Marrëveshja e Kopenhagenit, por vendi ende nuk ka

paraqitur një angazhim deri në vitin 2020. Mali i Zi morri hapat e para për të identifikuar

instalime stacionare për qëllimin e implementimit të ardhshëm të një Sistemi Tregtar të

Rrezatimeve. Përshtatja avancoi vetëm me gazet-fluorinate, Rregulloret e Substancave të

Ozonit, si dhe me Direktivën e Cilësisë së Karburantit. Përpjekje të mëdha kërkohen për

të forcuar monitorimin, raportimin, kapacitetet verifikuese të vendit, si dhe për të rritur

ndërgjegjësimin në të gjitha nivelet dhe për të promovuar bashkëpunimin midis të gjitha

palëve të interesuara.1302 Pesë instalime u identifikuan për qëllimin e implementimit të

ardhshëm të një sistemi tregtar të rrezatimeve.1303

Në fushën e ndryshimeve klimatike, një politikë klimatike kombëtare e qartë dhe një

strategji e ndryshimeve klimatike kanë nevojë të zhvillohen në të njëjtën linjë me

strukturat politike të pritshme të BE për vitin 2030 mbi klimën dhe energjinë. Këshilli

Kombëtar për Zhvillimet Mbështetëse dhe Ndryshimet Klimatike u krijua duke shënuar

një zhvillim pozitiv në koordinimet dhe bashkëpunimet ndërinstitucionale.1304 Mali i Zi

pati pak progres mbi përshtatjen legjislative dhe implementimin, në veçanti mbi cilësinë e

karburantit, substancave prishëse të ozonit dhe gazeve fluorinate, nëpërmjet ndryshimeve

në ligjin e mbrojtjes së ajrit. Ligji duhet t’i mundësojë Agjencisë Mjedisore të

përmirësojë monitorimin dhe raportimin e prodhimit të gazeve serrë dhe të mundësojë

përshtatjen me mekanizmin rregullator monitorues të BE. Qeveria paraqiti një

Komunikatë të Dytë Kombëtare nën Konventën e Strukturës së Kombeve të Bashkuara

mbi Ndryshimet Klimatike në Maj 2015 dhe kontributin e saj kombëtar për Marrëveshjen

e pritshme Klimatike të Parisit në vitin 2015. Mali i Zi duhet të vazhdojë t’i kushtojë

vëmendje adaptimit ndaj ndryshimeve klimatike.1305

Në dhjetor 2010, përgjegjësia për politikat mjedisore u kalua tek Ministria për

Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe Turizmin dhe pjesa e ministrisë përgjegjëse për mjedisin

u rikonstruktua bazuar mbi një strukturë organizative të re. Gjithashtu, u zhvillua një

departament i ri në ngarkim të menaxhimit të mbetjeve dhe zhvillimeve bashkiake.

Megjithatë, kjo ende nuk ka rezultuar në ndonjë përmirësim të rëndësishëm në kapacitetet

administrative. Në veçanti, mbështetja e madhe mbi stafin e përkohshëm dhe qarkullimi

brenda Ministrisë mbetet një problem. Kapaciteti administrativ për Agjencinë e Mbrojtjes

Mjedisore është përmirësuar. Megjithatë, seksioni i inspektimit të kësaj agjencie ka

nevojë të përforcohet. Numri i përgjithshëm i inspektimeve në nivel kombëtar është në

rritje, por ka probleme me trajtimin, si duhet të inspektimeve, degët regjistruese dhe rastet

e shkeljeve të dosjeve për një ndjekje të mëtejshme. Kapacitetet administrative, si dhe

burimet teknike dhe financiare kanë nevojë të forcohen në mënyrë të konsiderueshme për

vendin, në mënyrë që të jetë në gjendje të përshtatet dhe të implementojë kërkesat e

politikës dhe legjislacionit të BE në lidhje me ndryshimet klimatike.1306 Nën dekretin e

1302 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Malit të Zi për vitin

2012, Bruksel, 10.10.2012, SWD(2012) 331 final, fq. 57-58. 1303 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Malit të Zi për vitin

2013, Bruksel, 16.10.2013, SWD(2013) 411 final, fq. 50. 1304 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Malit të Zi për vitin

2014, Bruksel, 8.10.2014, SWD(2014) 301 final, fq. 55. 1305 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Malit të Zi për vitin

2015, Bruksel, 10.11.2015, SWD(2015) 210 final, fq. 70. 1306 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Malit të Zi për vitin

2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1204 final, fq. 69.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

234

adaptuar së fundmi mbi organizimin e administratës publike, Zyra Meteorologjike

Hidrike dhe Zyra Sizmologjike u ndërthurrën brenda një institucioni të vetëm të quajtur

Zyra Meteorologjike Hidrike dhe Sizmologjike.1307 Kapacitetet e rëndësishme dhe

bashkëpunimi e koordinimi ndërinstitucional janë të nevojshme në të gjitha fushat, në

veçanti në fushat e cilësisë së ujit dhe ndryshimeve klimatike.1308

Në fushën e kimikateve u adaptuan ligje të reja. Ligji i ri përcakton Ministrinë e

Turizmit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Agjencinë e Mbrojtjes Mjedisore, si

autoritetet kompetente për kimikatet dhe ligji paraqet rregulla mbi klasifikimin,

paketimin dhe etiketimin e kimikateve, si dhe mbi transportin, importin dhe eksportin e

kimikateve të rrezikshme.1309 Në fushën e kimikateve duhet të zhvillohet një plan

strategjik.1310 Qeveria adaptoi një plan implementues kombëtar për Konventën e

Stokholmit për periudhën 2014-2020.

Për sa i përket, luftës kundër zhurmës, një ligj i ri mbi mbrojtjen nga zhurma u

adaptua në maj të vitit 2011.1311 Në fushën e zhurmës është bërë pak progres, nëpërmjet

adaptimit të rregullores mbi vlerat limit për zhurmat në mjedis1312 dhe në ndjekje të ligjit

mbi mbrojtjen ndaj zhurmës, 12 bashki kanë hartuar hartat e këtyre zonave.1313

Në lidhje me përgatitjen e strategjive për mbrojtjen dhe parandalimin e përmbytjeve,

Ministria e Brendshme ka përcaktuar një ekip kombëtar të Kërkimit dhe Shpëtimit Urban

dhe një ekip kombëtar shpëtimi nga përmbytjet. Në nivel ndërkombëtar, Mali i Zi ka

firmosur një marrëveshje me Republikën e Sllovakisë mbi bashkëpunimin dhe asistencën

e përbashkët në rastet e fatkeqësive natyrore apo të tjera. Megjithatë, Mali i Zi është ende

në fazat e hershme të zhvillimit për sektorin e mbrojtjes civile.1314 Reduktimi i rreziqeve

nga shkatërrimet dhe menaxhimi i shkatërrimeve ka nevojë të trajtohet, si një çështje

prioritare në nivel kombëtar dhe lokal duke marrë parasysh faktin, që rajoni është i prirur

ndaj katastrofave.1315 Në mars të vitit 2015 u miratua marrëveshja midis Malit të Zi dhe

Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Malit të Zi në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile në

BE.1316

1307 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Malit të Zi për vitin

2012, Bruksel, 10.10.2012, SWD(2012) 331 final, fq. 58. 1308 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Malit të Zi për vitin

2013, Bruksel, 16.10.2013, SWD(2013) 411 final, fq. 50-51. 1309 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Malit të Zi për vitin

2012, Bruksel, 10.10.2012, SWD(2012) 331 final, fq. 57. 1310 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Malit të Zi për vitin

2013, Bruksel, 16.10.2013, SWD(2013) 411 final, fq. 50. 1311 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Malit të Zi për vitin

2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1204 final, fq. 68. 1312 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Malit të Zi për vitin

2012, Bruksel, 10.10.2012, SWD(2012) 331 final, fq. 57. 1313 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Malit të Zi për vitin

2013, Bruksel, 16.10.2013, SWD(2013) 411 final, fq. 50. 1314 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Malit të Zi për vitin

2012, Bruksel, 10.10.2012, SWD(2012) 331 final, fq. 57. 1315 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Malit të Zi për vitin

2014, Bruksel, 8.10.2014, SWD(2014) 301 final, fq. 55. 1316 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Malit të Zi për vitin

2015, Bruksel, 10.11.2015, SWD(2015) 210 final, fq. 70.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

235

6.6. Aspekti historik i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Bashkimit Evropian

Serbia, ashtu si vendet e tjera të dala nga ish-Jugosllavia kishte një histori shumë më

të gjatë të marrëdhënieve politike, ekonomike, madje dhe formale kontraktuale me

Bashkimin Evropian në krahasim me çdo vend tjetër ish-socialist.1317 Republika

Socialiste Federale e Jugosllavisë (RSFJ) ka vendosur marrëdhënie diplomatike me

Komunitetet Evropiane në fillim të vitit 1967, madje edhe para zgjerimit të parë të KE-së

duke sinjalizuar një interes të madh për të përmirësuar marrëdhëniet në një kohë, kur

vendet e tjera e konsideronin Bashkimin Evropian, si “krijim kapitalist”. I ashtuquajturi

“Protokolli i Beogradit mbi marrëdhëniet mes RSFJ-së dhe KE-së”, i nënshkruar në vitin

1976 shpalli qëllimin e përbashkët në përmirësimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve

dypalëshe midis KE-së dhe RSFJ, kryesisht në tregti. Marrëveshja e Bashkëpunimit u

nënshkrua në vitin 1980, duke i dhënë RSFJ trajtim preferencial në tregti dhe qasje të lirë

në KE për 80% të produkteve.1318 Kjo ndikoi në një rritje shumë të shpejtë të tregtisë

gjatë dekadës së ardhshme. Në kohën, kur Muri i Berlinit ra RSFJ ishte tashmë një

partner tregtar dhe KE përbënte influencën ekonomike më të madhe të jashtme përmes

tregut, investimeve dhe financimeve në Jugosllavi.1319

Në shkurt të vitit 1990, Jugosllavia paraqiti zyrtarisht kërkesën për anëtarësim të

asociuar në Këshillin e KE-së, i cili mori parasysh aplikimin dhe premtoi “konsideratën

serioze.” Një përgjigje formale për aplikimin nuk u materializua kurrë. Zhvillimet

negative të brendshme politike në RSF të Jugosllavisë kërkonin nga Komuniteti Evropian

dhe Traktati i Mastrichtit të ishin të përgatitura për të ofruar një përgjigje të shpejtë për

këtë iniciativë. Kjo ishte pika më e lartë në zhvillimin e marrëdhënieve RSFJ-KE. Më tej,

gjërat u përkeqësuan, derisa Jugosllavia u shpërbë, si shtet.1320

Në kohën, kur KE iu nënshtrua transformimit më të madh, që nga Traktati origjinal i

Romës duke u njohur nga Traktati i Mastrcihtit, si Bashkimi Evropian, ish-Jugosllavia

ishte në procesin e vetë-shkatërrimit, i cili do të vononte gati një dekadë fillimin e

procesit të anëtarësimit në BE për të gjitha vendet e dala nga RSFJ-së me përjashtim të

Sllovenisë. RSF e Jugosllavisë, formalisht pushoi së ekzistuari në janar të vitit 1992, kur

BE-ja njohu Kroacinë, Slloveninë, Republikën e Maqedonisë, Bosnjën dhe

Hercegovinën. Serbia dhe Mali i Zi më pas formuan një shtet të ri të quajtur Republika

Federale e Jugosllavisë. Shteti i ri u krijua formalisht më 27 prill 1992. Marrëdhënia

midis Jugosllavisë dhe Bashkimit Evropian mbahej nga niveli diplomatik i të ngarkuarit

me punë dhe disa forma të komunikimit, pa ndonjë substancë të vërtetë të

marrëdhënieve.1321

Gjatë viteve nëntëdhjetë marrëdhëniet mes BE-së dhe RF të Jugosllavisë kanë qenë të

rralla. Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit në vitin 1995, e cila i dha

fund luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, sanksionet tregtare u hoqën dhe disa tregje

1317 M. Crnobrnja and A. S. Trbovich, Relations between Serbia and the European Union, History and

Prospects, FEFA Institute and the Center for Enlargement Studies of the Central European University in

Budapest, Hungary, fq. 10. 1318 M. Crnobrnja, Jugoslavija i Evropska zajednica, Ekonomska politika, Belgrade, 1991. 1319 Shikoni referencën nr. 1316. 1320 Po aty. 1321 M. Crnobrnja and A. S. Trbovich, Relations between Serbia and the European Union, History and

Prospects, FEFA Institute and the Center for Enlargement Studies of the Central European University in

Budapest, Hungary, fq. 11.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

236

rifilluan. Marrëdhëniet diplomatike u ngritën në nivel ambasadorësh. Në kohën, kur

shumica e vendeve të tjera, po zhvillonin negociatat e pranimit në Bashkimin Evropian,

vendet e ish-Jugosllavisë, me përjashtim të Sllovenisë, por duke përfshirë edhe Serbinë

nuk kanë patur negociata formale, as një kuadër negociues. Kjo do të ndryshonte vetëm

në vitin 1999, kur u lanҫua nisma rajonale e re e BE-së e njohur, si Procesi i Stabilizim-

Asociimit.

Gjatë viteve 1990, ngjarjet në ish-Jugosllavi çuan në një ndryshim më të thellë në

natyrën e marrëdhënieve mes Serbisë dhe BE-së. Elitat politike, qeveritë dhe popullsia e

vendeve të BE-së, si dhe përfaqësues të Komisionit Evropian e konsideruan Serbinë në

masë të madhe (nëse jo ekskluzivisht) përgjegjëse për mënyrën brutale dhe tragjike, në të

cilën ish-Jugosllavia u zhduk nga harta politike. Në sytë e publikut perëndimor,

bombardimet në Dubrovnik në vitin 1991 të urdhëruara nga regjimi serb në atë kohë e

dëmtuan edhe më shumë imazhin e Serbisë. Lufta në Bosnjë dhe Hercegovinë (1992-

1995) dhe në veçanti episodi i Srebrenicës, i cili ndodhi në verën e vitit 1995 pasqyroi

imazhin mbizotërues të serbëve në botën perëndimore, si “pastruesit etnik brutal”. Këto

ngjarje krijuan përshtypjen dhe bindjen tek shumica e publikut të BE-së dhe një pjesë e

madhe e elitës politike, se Serbia preferonte përdorimin e forcës, se sa mjetet politike dhe

diplomatike në zgjidhjen e problemeve të saj shtetërore dhe kombëtare.1322

Ky qëndrim i Bashkimit Evropian ndryshoi disi, pas rënies së regjimit të

Millosheviҫit. Ndryshimi ishte veçanërisht i dukshëm në marrëdhëniet zyrtare dhe në

perceptimin e Serbisë në mesin e elitës politike në vendet e Bashkimit Evropian, si dhe

shumë më pak i dukshëm në publikun e gjerë.1323 Negociatat e BE me Serbinë për

statusin e asociuar u bllokuan për gati një vit dhe pastaj këto negociata ngrinë edhe për

një vit tjetër për të rifilluar pa marrë efektet e dëshiruara të kushtëzimit. Një pjesë e

madhe e elitës politike, si dhe një pjesë e madhe e publikut të gjerë ka ndjerë dhe

vazhdojnë të ndjejnë një pakënaqësi të fortë ndaj këtyre lëvizjeve taktike të BE-së. Pas

ndryshimeve të mëdha të regjimit në tetor të vitit 2000, Serbia ka patur katër qeveri. Deri

më tani, Serbia nuk ka patur një qeveri, që të jetë kundër BE, por theksi në zhvillimin e

marrëdhënieve me BE-në dhe lëvizjen më me shpejtësi në rrugën e pranimit nga të

katërta qeveritë ishte i ndryshëm dhe në përgjithësi në rënie. Sot, forcat pro-evropiane në

Serbi janë më të dobëta, se sa ishin shtatë vjet më parë.1324

Kjo marrëdhënie u formalizua me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-

Asociimit midis Serbisë dhe BE,1325 më 29 prill 2008. Një ngjarje e rëndësishme ishte

edhe nënshkrimi i Marrëveshjes për Lehtësimin e Vizave1326 dhe Marrëveshjes për

Ripranim,1327 që kontribuan në mënyrë të konsiderueshme në rihapjen e negociatave të

Serbisë me BE. Më pas, Këshilli i Bashkimit Evropian publikoi dokumentin për

liberalizimin e vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor.1328 Serbia bëri një hap përpara

1322 M. Crnobrnja and A. S. Trbovich, Relations between Serbia and the European Union, History and

Prospects, FEFA Institute and the Center for Enlargement Studies of the Central European University in

Budapest, Hungary, fq. 11. 1323 Po aty. 1324 Po aty, fq. 12. 1325 Gazeta Zyrtare e Republikës së Serbisë-Marrëveshjet Ndërkombëtare, No. 83/2008. 1326 Gazeta Zyrtare e Republikës së Serbisë-Marrëveshjet Ndërkombëtare, No. 103/2007. 1327 Po aty. 1328 Rregullorja e Këshillit (KE) Nr. 1244/2009 e 30 nëntorit 2009 amendoi Rregulloren e (KE) Nr.

539/2001, e cila rendit vendet e treta, shtetasit e të cilave duhet të posedojnë viza kur kalojnë kufijtë e

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

237

dhe më 22 dhjetor 2009 paraqiti aplikimin e saj për anëtarësim. Në janar të vitit 2012,

qeveria serbe miratoi një version të rishikuar dhe të përditësuar të Programit Kombëtar

për Integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian për periudhën 2008-2012, duke marrë

parasysh Opinionin e Komisionit Evropian. Pas mendimit pozitiv të Komisionit

Evropian, Serbisë iu dha statusi i vendit kandidat në 1 mars 2012 dhe është duke pritur

për fillimin e negociatave me BE-në. Hapi tjetër ishte miratimi nga Këshilli i kornizës për

negociatat me Serbinë, që do të konfirmohej nga Këshilli Evropian në sesionin e tij të

zakonshëm për zgjerimin.

Në qershor të vitit 2000, Këshilli Evropian i Feira-s kishte pranuar, se vendet e

Ballkanit Perëndimor, që marrin pjesë në Procesin e Stabilizim-Asociimit ishin kandidate

potenciale për anëtarësim në BE. Perspektiva evropiane e këtyre vendeve është

konfirmuar më tej nga Këshilli Evropian i Selanikut, në qershor të vitit 2003, i cili

miratoi “Axhendën e Selanikut për Ballkanin Perëndimor”. Ky program mbetet guri i

themelit të politikës së BE-së për rajonin. Këshilli Evropian në dhjetor të vitit 2006

ripërtëriu përkushtimin e BE-së, se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin

Evropian dhe përsëriti, se progresi i secilit vend drejt Bashkimit Evropian varet nga

përpjekjet e tij individuale për të përmbushur kriteret e Kopenhagenit dhe kushtëzimet e

Procesit të Stabilizim-Asociimit. Në takimin ministror të Sarajevës, BE-Ballkani

Perëndimor më 2 qershor 2010, Bashkimi Evropian përsëriti angazhimin e tij të plotë për

perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Në përputhje me kërkesat e Traktatit,

vlerësimi i tanishëm është bërë në aspektin e kushteve të përshtatshmërisë të përcaktuara

nga Këshilli i Evropës. Kapaciteti i Bashkimit Evropian për të absorbuar anëtar të rinj,

duke ruajtur vrullin e integrimit evropian është një konsideratë e rëndësishme në interesin

e përgjithshëm të Bashkimit Evropian dhe vendeve kandidate.

6.6.1. Përqasja e legjislacionit mjedisor të Serbisë me acquis mjedisore për

periudhën 2011-2015

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit vendos bashkëpunimin, me qëllim forcimin e

strukturave dhe procedurave administrative për të siguruar planifikimin strategjik të

çështjeve mjedisore dhe koordinimin ndërmjet palëve të interesuara duke u përqëndruar

në përafrimin e legjislacionit të Serbisë me acquis e Bashkimit Evropian. Një numër i

neneve përkatëse në fusha të tjera, si energjia, transporti dhe zhvillimi industrial,

gjithashtu nënvizojnë aspektet mjedisore të bashkëpunimit.1329 Sigurimi i pajtueshmërisë

me acquis e BE-së kërkon investime të konsiderueshme, por sjell edhe përfitime të

rëndësishme. Një administratë e fortë në nivel kombëtar dhe vendor është e

domosdoshme për aplikimin dhe zbatimin e acquis mjedisore të BE-së.1330

Kushtetuta e Republikës së Serbisë përcakton të drejtën e çdo qytetari për një mjedis

të pastër dhe të drejtën për informacion të plotë dhe në kohë, në lidhje me gjendjen e

mjedisit. Ajo përcakton kompetencat e menaxhimit të mjedisit në tre nivelet e

administratës, përkatësisht në nivelin e Republikës, Krahinave Autonome dhe bashkive

jashtëm dhe ato vende, shtetasit e të cilave janë të përjashtuar nga kjo kërkesë, Gazeta Zyrtare L 336,

18/12/2009 P. 0001- 0003. 1329 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Serbisë për vitin

2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1208, fq. 115. 1330 Po aty, fq. 114.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

238

ose vetëqeverisjes lokale.1331 Kuadri ligjor bazë për mbrojtjen e mjedisit është ofruar me

Ligjin e vitit 2004 për mbrojtjen e mjedisit, i cili është ndryshuar në vitin 2009. Serbia ka

themeluar edhe dy dokumente të planifikimit strategjik mjedisor: Strategjinë e Zhvillimit

të Qëndrueshëm e miratuar në vitin 2008 dhe e përditësuar kohët e fundit dhe Programin

Kombëtar për Mbrojtjen e Mjedisit i miratuar në mars të vitit 2010,1332 secila prej tyre

mbulon një afat kohor prej dhjetë vjetësh.

Sa i përket, kuadrit institucional dhe administrativ për menaxhimin e mjedisit,

Ministria e Mjedisit, Minierave dhe Planifikimit Hapësinor u krijua në vitin 2007. Në

mars të vitit 2011, ajo morri përgjegjësinë për minierat dhe mbetjet nga industritë

nxjerrëse. Serbia ka krijuar edhe një Agjenci për Mbrojtjen e Mjedisit (SEPA) për të

rregulluar dhe për të zhvilluar sistemin kombëtar të informacionit për mbrojtjen e

mjedisit. Koordinimi formal, informimi dhe mekanizmat e përbashkëta vendimmarrëse,

ndërmjet organeve qeveritare për zbatimin efektiv të acquis të BE-së janë të dobëta.

Përgjegjësia për mbrojtjen dhe menaxhimin e burimeve ujore është e ndarë me Ministrinë

e Bujqësisë, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Infrastrukturës.

Monitorimi i mjedisit është siguruar nga qeveria qëndrore, Krahinat Autonome dhe

autoritetet komunale me mbivendosjet dhe mangësitë. Përpjekjet për të përmirësuar këtë

sistem sapo kanë filluar me transferimin progresiv të detyrave të monitorimit të mjedisit

në SEPA. Serbia duhet të ndjek konsolidimin e administratës publike në krye të

politikave mjedisore më të fuqishme dhe të përqëndrohet në përmbushjen e kërkesave të

acquis të BE-së. Për më tepër, detyrat e menaxhimit të mjedisit në nivel bashkiak janë

duke u financuar dhe kërkojnë forcim të konsiderueshëm për të justifikuar dhe

mbështetur decentralizimin.1333 Ligji i vitit 2004 për mbrojtjen e mjedisit (i ndryshuar në

vitin 2009) përcakton funksionet kryesore, detyrat dhe kompetencat e inspektorëve të

Republikës, Krahinës Autonome dhe vetëqeverisjes lokale. Detajet e këtyre detyrave dhe

kompetencat e inspektimit janë dhënë në ligje të tjera, duke përfshirë vlerësimin e

ndikimit në mjedis (VNM) dhe parandalimin e integruar dhe kontrollin e ndotjes (IPPC).

Kompetencat e inspektorëve janë me ndikim të gjerë duke përfshirë autoritetin për të

ndaluar, konfiskuar, por vetëm gjykatat mund të vendosin gjoba.1334

Sektori për Kontroll dhe Mbikqyrje në Ministrinë e Mjedisit, Minierave dhe

Planifikimit Hapësinor ka filluar të zbatojë kriteret minimale për inspektimet mjedisore

në fillim të vitit 2007, duke lejuar një vlerësim të parë të efektivitetit të inspektimit të

mjedisit dhe prokurorisë. Bashkëpunimi ndërmjet inspektorateve të ndryshme (për

mjedisin, ujin, shëndetin dhe tregtinë) duhet të jetë i efektshëm. Serbia ka nisur një

program për të adresuar dobësitë legjislative dhe sistematike, që pengojnë inspektimin

efektiv. Ky është një proces afatgjatë, që kërkon vullnet të konsiderueshëm politik dhe

burime të mjaftueshme.1335 Planifikimi i investimeve mjedisore është i bazuar në

Programin Kombëtar për Mbrojtjen e Mjedisit të miratuar në vitin 2010 dhe Strategjinë e

Zhvillimit të Qëndrueshëm të miratuar në vitin 2008. Serbia duhet të miratojë edhe

Strategjinë e saj të Përafrimit të Mjedisit, e cila duhet të pasohet nga një auditim më i

1331 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Serbisë për vitin

2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1208, fq. 115. 1332 Po aty. 1333 Po aty. 1334 Po aty. 1335 Po aty, fq. 115-116.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

239

detajuar për të përcaktuar, në mënyrë të qartë gjendjen e infrastrukturës së mjedisit dhe të

ofruesit të shërbimeve në Serbi. Kjo do të qartësojë pozicionin e fillimit me synimin për

të përgatitur planet e detajuara të zbatimit.1336 Ka disa mekanizma për integrimin e

mjedisit në politikat e tjera, por zbatimi në praktikë është i kufizuar.1337

Sa i përket legjislacionit horizontal, qeveria ka miratuar një Rregullore mbi Listat

Kombëtare të Treguesve të Mjedisit duke përfshirë treguesit dhe temë treguesit e njësive

të klasifikuara në fusha tematike. Serbia duhet të aderojë në ndryshimet e para dhe të dyta

të Konventës Espoo. Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet zbatimit të Direktivës për

Përgjegjësinë Mjedisore. Në veçanti, VNM duhet të kryhet, kur kërkohet me ligj,

gjithashtu duhet të realizohet koordinimi i duhur ndërmjet autoriteteve të ndryshme dhe

duhet të sigurohet nga të gjitha palët e interesuara.1338 Serbia miratoi Strategjinë

Kombëtare të Përafrimit Mjedisor në tetor të vitit 2011, Strategjinë për zbatimin e

Konventës së Aarhusit në dhjetor të vitit 2011 dhe një ligj për pranimin e Serbisë në

Regjistrin e Transferimit dhe Shkarkimit të Ndotësve të Komisionit Ekonomik të

Kombeve të Bashkuara për Evropën në tetor të vitit 2011, si dhe Strategjinë Kombëtare

për përdorimin e Qëndrueshëm të Burimeve Natyrore dhe të Mirave në maj të vitit 2012.

Edhe pse, harmonizimi me Direktivën e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis është arritur

plotësisht, zbatimi duhet të përmirësohet, në veçanti procesi i konsultimit publik dhe

cilësia e dialogut me OJQ-të.1339

Marrëveshja për të vepruar një qendër e katërt lokale Aarhus u arrit. Ekoregjistri i

parë Kombëtar për Informacionin Mjedisor në formë elektronike filloi në janar të vitit

2013. Serbia ka vendosur nyjën Serbe të Informacionit Evropian Mjedisor dhe Rrjetit të

Vëzhgimit (EIONET), që lidh 23 ofruesit kombëtar të të dhënave të monitorimit të

mjedisit, duke përfshirë institutet e shëndetit publik dhe zyrat statistikore. Më tej

marrëveshjet ndërinstitucionale, formatet e unifikuara të raportimit dhe financimi ka

nevojë të sigurohet për të garantuar funksionimin e duhur.1340 Në vitin 2013, 225 operator

raportuan të dhënat e tyre të shkarkimit të ndotësve. Përpjekje shtesë janë të nevojshme

për përmirësimin e raportimit nga operatorët e bujqësisë dhe minierave. Serbia

bashkëpunon edhe me Agjencinë Evropiane të Mjedisit në kuadër të Informacionit

Mjedisor Evropian dhe Rrjetit të Vëzhgimit (EIONET), siç dëshmohet nga niveli i

plotësisë e dorëzimit të të dhënave.1341

Serbia ka përparuar ndjeshëm në përafrimin e legjislacionit të cilësisë së ajrit.

Legjislacioni i saj është në përputhje, pothuajse plotësisht me Direktivën Kuadër të

Cilësisë së Ajrit. Megjithatë, disa dispozita të mbetura të Direktivës mbulojnë arsenikun,

kadmiumin, mërkurin, nikelin dhe hidrokarburet aromatike policiklike në ajrin e mjedisit.

Serbia duhet të vazhdojë të punojë me harmonizimin në pjesët përkatëse të Direktivës

Kombëtare të Emetimeve Tavan dhe në Direktivat, që kanë të bëjnë me standardet e

1336 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Serbisë për vitin

2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1208, fq. 116. 1337 Po aty. 1338 Po aty. 1339 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Serbisë për vitin

2012, Bruksel, 10.10.2012, SWD(2012) 333 final, fq. 57. 1340 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Serbisë për vitin

2013, Bruksel, 16.10.2013, SWD(2013) 412 final, fq. 54. 1341 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Serbisë për vitin

2014, Bruksel, 8.10.2014 SWD(2014) 302 final, fq. 57.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

240

karburantit.1342 Ligji për ratifikimin e Protokollit të Metaleve të Rënda dhe Ligji, që

ratifikon Protokollin mbi Ndotësit Organikë të Qëndrueshëm janë miratuar në janar dhe

mars 2012. Monitorimi i cilësisë së ajrit është zgjeruar më tej me autorizimin e një

laboratori kombëtar të kalibrimit për monitoruesit e ajrit dhe një laborator analitik për

ndotësit e ajrit në SEPA. Megjithatë, kapaciteti i SEPA-s dhe buxheti në lidhje me

cilësinë e ajrit është i pamjaftueshëm.1343

Serbia ka prodhuar vlerësimin e parë paraprak të cilësisë së ajrit dhe po vazhdon me

ndarjen e territorit të saj në zona më të mëdha, që përfshijnë disa qytete. Ajo duhet të

vazhdojë përgatitjen e planeve pilot të ajrit të pastër duke filluar me pikat më

problematike mjedisore. Beogradi dhe qytete të tjera vuajnë nga nivele të larta të ndotjes

së ajrit.1344 Agjencia Serbe për Mbrojtjen e Mjedisit ka instaluar një rrjet automatik për

monitorimin e mjedisit dhe cilësisë së ajrit, që ka filluar të veprojë në mënyrë automatike,

gjysmë-automatike dhe manuale. Integrimi i rrjeteve të monitorimit të mjedisit dhe

cilësisë së ajrit duhet të jetë i avancuar, ndërsa metodat matëse, jo në përputhje me ato të

BE-së duhet të ndërpriten. Kapaciteti i SEPA-s për të vepruar në këtë rrjet të

qëndrueshëm duhet të rritet me ndihmën e transferimeve të mëtejshme të stafit dhe

burimeve nga institucione të tjera, që punojnë në fushën e mjedisit.1345 Një plan i

menaxhimit të cilësisë së ajrit është miratuar për qytetin e Borit, ndërsa ato për Beogradin

dhe Novi Sad janë në përgatitje e sipër,1346 gjithashtu u miratua një rregullore, që

përcakton zonat, grumbullimet dhe një listë të kategorive të cilësisë së ajrit. Serbia ka

nisur punën për një Plan Kombëtar të Reduktimit të Emetimeve për sektorin e saj të

energjisë për të arritur reduktimin e emetimeve në mbarë vendin.1347 Plani i cilësisë së

ajrit për Beogradin mbetet të miratohet dhe planifikimi i cilësisë së ajrit për aglomeratet e

mbetura duhet të përshpejtohet. Serbia humbi afatin e Komunitetit të Energjisë për të

zbatuar Direktivën e vitit 1999 “Për Përmbajtjen e Sulfurit në Karburante”.1348

Legjislacioni i Serbisë është në përputhje me politikat kryesore të Bashkimit Evropian

për menaxhimin e mbetjeve dhe mbetjeve të rrezikshme, duke përfshirë parimet e

parandalimit të mbetjeve, ripërdorimin dhe riciklimin. Serbia ka përputhshmëri të

konsiderueshme të legjislacionit të saj me acquis e BE-mbi paketimin e mbetjeve, rrymat

specifike të mbetjeve dhe implementimi i këtij legjislacioni ka filluar.1349 Ligji për

Minierat dhe Kërkimin Gjeologjik, që rregullon menaxhimin e mbetjeve minerare u

miratua në nëntor të vitit 2011. Zbatimi i legjislacionit të eliminimit të mbetjeve u

miratua në shtator të vitit 2011.

1342 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Serbisë për vitin

2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1208, fq. 116. 1343 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Serbisë për vitin

2012, Bruksel, 10.10.2012, SWD(2012) 333 final, fq. 57. 1344 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Serbisë për vitin

2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1208, fq. 116. 1345 Po aty. 1346 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Serbisë për vitin

2013, Bruksel, 16.10.2013, SWD(2013) 412 final, fq. 54. 1347 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Serbisë për vitin

2014, Bruksel, 8.10.2014 SWD(2014) 302 final, fq. 57. 1348 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Serbisë për vitin

2015, Bruksel, 10.11.2015, SWD(2015) 211 final, fq. 66. 1349 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Serbisë për vitin

2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1208, fq. 117.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

241

Serbia ende ka nevojë për të harmonizuar plotësisht Direktivën Kuadër të Mbetjeve,

ndërkohë duhet të përgatiten planet kombëtare për rrymat specifike të mbetjeve të

rrezikshme. Projektet pilot për ndarjen primare të mbetjeve kanë filluar në komunitetet e

zgjedhura. Një sistem i mbledhjes të të dhënave, regjistrimit dhe raportimit mbi mbetjet

është operacional, si pjesë e regjistrit kombëtar të burimeve të ndotjes. Pjesëmarrja e

gjeneruesve të mbetjeve në sigurimin e të dhënave relevante duhet të përmirësohet,

ndërsa katër deponi janë ndërtuar në bazë të një marrëveshje konçesioni.1350 Legjislacioni

për llumrat e ujërave të zeza dhe të mbetjeve nga industritë nxjerrëse duhet të jetë në

përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian, si një çështje me prioritet duke patur

parasysh rëndësinë e industrive nxjerrëse në Serbi.

Teknikat më të mira në dispozicion duhet të aplikohen në përputhje me Direktivën e

re Kuadër të Mbetjeve të BE-së. Zbatimi i legjislacionit në menaxhimin e Bifenilit

Poliklorinor të mbetjeve është miratuar, ndërkohë zbatimi i legjislacionit për menaxhimin

e ndotësve organikë të qëndrueshëm është në miratim.1351 Strategjia Kombëtare e

Menaxhimit të Mbetjeve u miratua në maj të vitit 2010 dhe parashikon rritjen e numrit të

deponive në përputhje me parashikimet e BE-së dhe normat e grumbullimit për mbetjet

bashkiake.1352 Në fushën e menaxhimit të mbetjeve, një qendër e re rajonale për

menaxhimin e mbetjeve është hapur në Pirot. Deponitë e papërputhshme duhet të

mbyllen dhe zbatimi i legjislacionit të mbetjeve duhet të rritet. Investimet e reja në fushën

e mbetjeve duhet të përqëndrohen më shumë në ndarjen dhe riciklimin e mbetjeve. Një

investim i gazsjellësit lidhur me prioritetet strategjike mbetet për t’u zhvilluar. Progresi

në menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme është penguar nga anulimi i sistemit të aplikuar

më parë të ngarkesave të produktit.1353

Shkalla e grumbullimit të mbetjeve shtëpiake është rritur nga 78% - 80%. Një qendër

e re rajonale e menaxhimit të mbetjeve është hapur në Sremska-Mitrovicë-Sabac. Serbia

ka tani 7 deponi sanitare rajonale në përputhje me BE.1354 Për menaxhimin e mbetjeve

filloi puna në qendrën rajonale të menaxhimit të mbetjeve për rrethin Subotica. Një

rregullore në planin për reduktimin e paketimit të mbetjeve 2015-2019 u miratua në

dhjetor. Përpjekje shtesë janë të nevojshme për të përmbushur objektivat përkatëse për

xhamin dhe metalin, që përmbajnë mbetjet e paketimit. Më shumë investime kombëtare

dhe përmirësime për të trajtuar dobësitë sistematike në zbatimin e projekteve mjedisore

janë të nevojshme.1355

Për sa i përket cilësisë së ujit, vetëm 10% e ujërave të zeza të shkarkuara trajtohen.

Mbledhja e ujërave të zeza shkon nga mbi 70% në zonat urbane në më pak, se 10% në

zonat rurale në Serbi. Cilësia e ujërave sipërfaqësor është problematike, sidomos në degët

e lumenjëve të mëdhenj: Danubit dhe Savës. Ka çështje të cilësisë, që lidhen me

1350 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Serbisë për vitin

2012, Bruksel, 10.10.2012, SWD(2012) 333 final, fq. 57. 1351 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Serbisë për vitin

2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1208, fq. 117. 1352 Po aty. 1353 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Serbisë për vitin

2013, Bruksel, 16.10.2013, SWD(2013) 412 final, fq. 54. 1354 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Serbisë për vitin

2014, Bruksel, 8.10.2014 SWD(2014) 302 final, fq. 57-58. 1355 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Serbisë për vitin

2015, Bruksel, 10.11.2015, SWD(2015) 211 final, fq. 66.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

242

mikrobiologjinë dhe vetitë fizio-kimike të ujit të pijshëm në disa pjesë të vendit.1356

Serbia ka përqasur legjislacionin e saj me acquis e BE-së për vlerat kufi të shkarkimit për

ndotësit e ujit dhe afatet për pajtueshmërinë me to, si dhe parametrat e gjendjes

ekologjike, kimike të sipërfaqes dhe të statusit kimik dhe sasior të ujërave nëntokësor.

Procesi, i cili karakterizon pjesën serbe të Planit të Menaxhimit të Basenit të Lumit

Danub ka përfunduar në përputhje me Direktivën Kuadër të Ujërave. Fondet dhe burimet

shpërndahen me përparësi në trajtimin dhe mbledhjen e ujërave të zeza. Kapaciteti i

Drejtorisë së Ministrisë të Ujërave dhe Bujqësisë duhet të rritet ndjeshëm.1357

Ligji për Shërbimet Komunale Publike është kryesisht në përputhje me parimet e

tarifave të Direktivës Kuadër të Ujërave. Tarifat, që mbulojnë kostot për ujin mbeten për

t’u vendosur në Ligjin e Ujërave.1358 Përderisa, legjislacioni i ujit të pijshëm të Serbisë ka

qenë në përputhje në masën më të madhe me të drejtën e BE-së, pjesë të mëdha të

Direktivës Kuadër të Ujit ende mbeten për t’u përafruar me acquis e BE-së. Legjislacioni

i BE-së për mbrojtjen e ujërave nëntokësore nga ndotja dhe përkeqësimi, monitorimi i

ujërave nëntokësore, Direktiva mbi Nitratet dhe Direktiva mbi Trajtimin e Ujërave të

Zeza Urbane ende duhet të harmonizohen në ligjin serb.1359 Rregullorja për Programin

Vjetor të Monitorimit të Ujit u miratua. Përfundimi i monitorimit të sipërfaqes dhe të

rrjetit të ujërave nëntokësore është në pritje, siç është përafrimi i kompetencave

gjeografike të organeve të menaxhimit të basenit të lumit me kufijtë e basenit të lumit.

Planifikimi strategjik i investimeve në pakësimin e ndotjes së ujit vazhdon të pengohet

nga mungesa e një strategjie kombëtare për mbrojtjen e ujit.1360

Dekreti mbi vlerat kufi për prioritetet dhe përparësitë e ndotësve të rrezikshëm në

sipërfaqen e ujit u ndryshua në shkurt. Dekreti i ndryshuar rrit numrin e substancave

prioritare, që do të monitorohen në përputhje me kërkesat e Direktivës Kuadër të Ujërave.

Investime të rëndësishme janë të nevojshme për të modernizuar kapacitetet e trajtimit të

ujit të pijshëm në të gjitha llojet e aglomeratëve. Planifikimi strategjik i investimeve për

pakësimin e ndotjes së ujit vazhdon të pengohet nga mungesa e një strategjie kombëtare

për mbrojtjen e ujit. Mungesa e impiantit të trajtimit të ujërave të zeza në Beograd

kufizon shtrirjen e investimeve në trajtimin e ujërave të zeza e agregimit në rrjedhën e

sipërme urbane. Kapaciteti i Drejtorisë së Ujërave Bujqësore të Ministrisë duhet të rritet

në mënyrë të konsiderueshme për të menaxhuar transpozimin dhe zbatimin e pjesës më të

madhe të ligjit të ujit të BE-së.1361 Prioritet duhet t’i jepet përafrimit të legjislacionit me

acquis dhe zbatimit të kodit të praktikës së mirë bujqësore.1362

Serbia ka përparuar me transpozimin e legjislacionit për mbrojtjen e natyrës. Ligji për

mbrojtjen e natyrës është kryesisht në përputhje me Direktivat për Zogjtë dhe Habitatet.

1356 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Serbisë për vitin

2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1208, fq. 117. 1357 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Serbisë për vitin

2012, Bruksel, 10.10.2012, SWD(2012) 333 final, fq. 57-58. 1358 Po aty, fq. 58. 1359 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Serbisë për vitin

2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1208, fq. 117. 1360 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Serbisë për vitin

2013, Bruksel, 16.10.2013, SWD(2013) 412 final, fq. 55. 1361 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Serbisë për vitin

2014, Bruksel, 8.10.2014 SWD(2014) 302 final, fq. 58. 1362 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Serbisë për vitin

2015, Bruksel, 10.11.2015, SWD(2015) 211 final, fq. 66.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

243

Strategjia e Biodiversitetit me një plan veprimi u miratua në fillim të vitit 2011.

Përafërsisht 6% e territorit të vendit është i mbrojtur nga legjislacioni kombëtar dhe

angazhimet ndërkombëtare. Menaxhimi i zonave të mbrojtura duhet të rishikohet. Në

veçanti, financimi i mbrojtjes duhet të bëhet i pavarur nga përdorimi i burimeve. Krijimi i

një liste paraprake të zonave të mbrojtura në pajtim me Direktivën e Zogjëve të BE-së ka

përparuar, ndërsa identifikimi i site-ve të habitateve pengohet nga mungesa e një ndarje të

qartë të detyrave të aktorëve kryesor.1363 Organizimi i punës në lidhje me Rrjetin Natura

2000 është sqaruar dhe janë përgatitur planet e menaxhimit pilot për fushat e zgjedhura të

mbrojtura.

Çertifikatat e para të importit dhe eksportit në bazë të Konventës për Tregtinë

Ndërkombëtare të Specieve të Rrezikuara (CITES) janë lëshuar dhe liçencimi i kopshteve

zoologjike filloi në përputhje me dispozitat e Direktivës së Kopshteve Zoologjike të BE-

së. Megjithatë, kapacitetet administrative në lidhje me zonat e mbrojtura janë të

pamjaftueshme. Përfshirja e OJF-ve në përpjekjet kombëtare për mbrojtjen e natyrës ka

mbetur prapa.1364 Legjislacioni për zbatimin e Konventës për Tregtinë Ndërkombëtare të

Specieve të Rrezikuara të Faunës dhe Florës (CITES) është përditësuar për të përfshirë

listimet e specieve të mbrojtura. Kapaciteti i njësive të CITES dhe i agjencive të zbatimit

duhet të rritet për t’iu përgjigjur sfidave të tregtisë së paligjshme të kafshëve të egra.1365

Për sa i përket, mbrojtjes së natyrës, dispozitat zbatuese të Shtojcës VI të Direktivës së

Habitateve janë përfshirë në legjislacionin e peshkimit serb në tetor të vitit 2014.

Investimet në hidrocentrale duhet të përmbushin detyrimet e mbrojtjes së natyrës.1366

Në fushën e ndotjes industriale dhe menaxhimit të rrezikut, përputhja me Direktivën

për Parandalimin e Integruar dhe Kontrollin e Ndotjes (IPPC) dhe Direktivën Seveso II

ka përfunduar në masën më të madhe dhe zbatimi ka filluar. Ndryshimet në Ligjin për

Parandalimin e Integruar të Ndotjes dhe Kontrollit zgjati afatin, në të cilin instalimet

ekzistuese duhet të mbajnë një leje të vlefshme nga viti 2015 në vitin 2020. Përditësimi

më i fundit i legjislacionit të BE-së për IPPC do të duhet të merret parasysh për të

siguruar pajtueshmëri të plotë me acquis e BE-së në fushën e shkarkimeve industriale.

Secili prej rreth 180 instalimeve të IPPC ka nevojë për të mbajtur një leje të vlefshme deri

në vitin 2015. Liçenca e parë IPPC e integruar është lëshuar në fabrikën e ҫimentos Titan

në korrik.1367

Qasja e integruar e lejuar duhet të institucionalizohet dhe kapacitetet administrative

duhet të forcohen. Tridhjetë e katër raporte të sigurisë dhe planet e emergjencës janë

marrë nga operatorët e instalimeve të nivelit të sipërm, që i përkasin institucioneve

Seveso.1368 Ligji për mbrojtjen e mjedisit jep një bazë për aplikimin e instrumenteve

1363 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Serbisë për vitin

2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1208, fq. 118. 1364 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Serbisë për vitin

2012, Bruksel, 10.10.2012, SWD(2012) 333 final, fq. 58. 1365 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Serbisë për vitin

2014, Bruksel, 8.10.2014 SWD(2014) 302 final, fq. 58. 1366 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Serbisë për vitin

2015, Bruksel, 10.11.2015, SWD(2015) 211 final, fq. 66. 1367 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Serbisë për vitin

2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1208, fq. 118. 1368 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Serbisë për vitin

2012, Bruksel, 10.10.2012, SWD(2012) 333 final, fq. 58.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

244

vullnetare, si standardi ISO 14001, skema e eko-menaxhimit dhe auditimit (EMAS),

etiketat kombëtare, prodhimi i pastër, menaxhimi dhe standardet teknike. Grupi për

Standarde dhe Prodhimin më të Pastër në Ministrinë e Mjedisit, Minierave dhe

Planifikimit Hapësinor është organi përgjegjës.1369 Lidhjet ndërmjet vlerësimeve të

ndikimit në mjedis dhe IPPC duhet të forcohen dhe sinergjitë e tyre duhet të

shfrytëzohen. Kapaciteti në nivel qëndror dhe lokal për lëshimin e lejeve IPPC është i

pamjaftueshëm. Pjesëmarrja publike e parashikuar në procesin e integruar të lejeve duhet

të rritet në mënyrë të konsiderueshme.1370 Kufizimet e kapacitetit të departamentit

kompetent në Ministrinë e Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit dhe njohuritë e kufizuara

të ankuesve shpjegojnë progresin e ngadalshëm në dhënien e lejeve. Serbia duhet të

adresojë kërkesën ligjore të BE-së ose një proces plotësisht të integruar të lejimit, që

mbulon të gjitha fushat ose konsultimin formal mes autoriteteve të lejuara. Kufizimet e

kapaciteteve pengojnë përparimin në zbatimin e legjislacionit për parandalimin e

aksidenteve kimike.1371

Ligji për kimikatet dhe produktet biocide i vitit 2009, i ndryshuar në vitin 2010 i

përmbahet koncepteve kryesore të legjislacionit përkatës të BE-së, sidomos Rregullores

për klasifikimin, etiketimin dhe paketimin e substancave dhe përzierjeve dhe Direktivës

në lidhje me vendosjen e produkteve biocide në treg. Për më tepër, Serbia ka ratifikuar

Konventën e Roterdamit mbi procedurën e njoftimit të pëlqimit paraprak për disa

kimikate të rrezikshme dhe pesticideve në tregtinë ndërkombëtare. Gjithashtu, u

ndërmorrën hapa për të zbatuar Konventën e Stokholmit mbi ndotësit organikë të

qëndrueshëm. Ndalimet dhe kufizimet në lëvizjen e tregtisë së substancave kimike kanë

hyrë në fuqi dhe planet e inspektimit janë hartuar për zbatimin e tyre. Serbia duhet të

zbatojë dispozitat në lidhje me klasifikimin dhe etiketimin e substancave dhe përzierjeve

të rrezikshme.1372

Ligji për ndryshimin e Ligjit për Kimikatet dhe Ligji për ndryshimin e Ligjit për

Përbërësit e Biocideve u miratuan në dhjetor të vitit 2011. Një organ i përbashkët i

përbërë nga tre inspektorate, përkatësisht Inspektorati i Mjedisit, Inspektorati i Tregtisë

dhe Inspektorati Sanitar u themelua. Legjislacioni në lidhje me Regjistrimin, Vlerësimin,

Autorizimin dhe Kufizimin e Kimikateve (REACH), Klasifikimin, Etiketimin dhe

Paketimin e Produkteve Kimike dhe Direktiva për Produktet Biocide është përditësuar

për të ndjekur ndryshimet në legjislacionin e BE-së. Zbatimi i ligjit është përmirësuar me

zbatimin e planeve vjetore për inspektimin dhe mbikëqyrjen e industrisë, prodhimit në

lidhje me klasifikimin dhe etiketimin e kimikateve dhe biocideve.1373

Në lidhje me menaxhimin e kimikateve mbyllja e Agjencisë së Kimikateve dhe

transferimi i mandatit të saj në Ministrinë e Energjetikës, Zhvillimit dhe Mbrojtjes së

Mjedisit ka hequr bazën ligjore për kryerjen e detyrave ligjore, që lidhen me dhënien e

1369 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Serbisë për vitin

2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1208, fq. 118. 1370 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Serbisë për vitin

2013, Bruksel, 16.10.2013, SWD(2013) 412 final, fq. 55. 1371 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Serbisë për vitin

2014, Bruksel, 8.10.2014 SWD(2014) 302 final, fq. 58. 1372 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Serbisë për vitin

2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1208, fq. 118. 1373 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Serbisë për vitin

2012, Bruksel, 10.10.2012, SWD(2012) 333 final, fq. 58.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

245

lejeve dhe vendimeve. Serbia ka nevojë për të rivendosur një bazë ligjore të shëndoshë

për menaxhimin e kimikateve. Inspektimet e përbashkëta, sipas Ligjit për Kimikatet janë

ndërprerë. Niveli i avancuar i kompetencave në këtë fushë duhet të ruhet në strukturën e

re dhe legjislacioni të zbatohet përsëri.1374 Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit

për Ndalimin e Armëve Kimike dhe Shkatërrimin e tyre u miratua në nëntor të vitit 2013.

Departamenti i sapoformuar në Ministrinë e Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit ka marrë

përsipër të gjitha funksionet e Agjencisë së Kimikateve, e cila është mbyllur.

Përgjegjësitë e qarta dhe jo-mbivendosëse për inspektimin e kimikateve mbeten për t’u

caktuar.1375 Ndryshimet në Ligjin për Kimikate dhe Ligjin për Biocide siguruan një

ndarje të qartë të mbivendosjes paraprakisht të inspektimit mes mjedisit, tregut,

inspektimeve sanitare dhe inspektimeve veterinare për biocidet.1376

Për sa i përket mbrojtjes civile, Serbia ka bërë përparim të rëndësishëm drejt një

sistemi të integruar të menaxhimit të emergjencave duke krijuar Sektorin për Menaxhim

të Emergjencave në Ministrinë e Punëve të Brendshme, me qëllim bashkërendimin e

aktiviteteve të të gjitha institucioneve shtetërore të përfshira në menaxhimin e

emergjencave. Serbia ka miratuar Ligjin për situata të jashtëzakonshme, por nevojiten

përpjekje të mëtejshme për zbatimin e legjislacionit dhe përcaktimin e ri institucional.

Përpjekje të mëtejshme nevojiten, gjithashtu për të mbushur mungesat e kapaciteteve të

caktuara, si mungesa e pajisjeve moderne, sistemet e paralajmërimit të hershëm apo të

vlerësimit të rrezikut dhe mjetet hartografike për parandalimin dhe reagimin ndaj

fatkeqësive.1377

Në tetor të vitit 2011 është konkluduar me Sllovakinë një marrëveshje dypalëshe për

ndihmë emergjente. Në mars të vitit 2012 u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi

mbi menaxhimin e emergjencave me Italinë. Një qendër bilaterale humanitare Serbi-Rusi

u hap në Nish në prill 2012.1378 Shtabi i Menaxhimit të Emergjencave Kombëtare u

transformua në Platformën Kombëtare për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë.

Marrëveshja ndërqeveritare ndërmjet Rusisë dhe Serbisë për krijimin e qendrës

humanitare të Nishit u ratifikua në dhjetor. Marrëveshja dypalëshe me Francën për

ndihmën emergjente ende nuk është nënshkruar. Zbatimi i Planeve të Veprimit, që lidhen

me Strategjinë Kombëtare për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe për Reduktimin e Rrezikut të

Katastrofave dhe Strategjisë për Mbrojtjen nga Zjarri miratuar në vitin 2011 dhe 2012

respektivisht ende nuk kanë përfunduar.1379 Në mbrojtjen civile, reduktimi i rrezikut nga

fatkeqësitë dhe menaxhimi i fatkeqësive duhet të trajtohet si një çështje prioritare,

veçanërisht në dritën e përmbytjeve të rënda në vitin 2014. Serbia u bë shtet pjesëmarrës

1374 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Serbisë për vitin

2013, Bruksel, 16.10.2013, SWD(2013) 412 final, fq. 55. 1375 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Serbisë për vitin

2014, Bruksel, 8.10.2014 SWD(2014) 302 final, fq. 58. 1376 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Serbisë për vitin

2015, Bruksel, 10.11.2015, SWD(2015) 211 final, fq. 67. 1377 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Serbisë për vitin

2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1208, fq. 119. 1378 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Serbisë për vitin

2012, Bruksel, 10.10.2012, SWD(2012) 333 final, fq. 58-59. 1379 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Serbisë për vitin

2013, Bruksel, 16.10.2013, SWD(2013) 412 final, fq. 55.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

246

në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së dhe duhet të kryejë një vlerësim të rrezikut

në mbarë vendin.1380

Legjislacioni i BE-mbi klimën mbulon sistemin e emetimeve tregtare të BE-së (ETS

BE), gazit serrë (GHG) ulje për sektorët jo-ETS, gazrat e fluorit, substancave ozon-

holluese, standardet e efikasitetit të automjeteve, standardet e cilësisë së karburantit,

magazinimin, monitorimin dhe raportimin e emetimeve të GHG-ve.1381 Në vitin 2008 u

miratua Strategjia Kombëtare Serbe për Zhvillim të Qëndrueshëm e përditësuar kohët e

fundit. Gjithashtu, u miratua Programi Kombëtar për Mbrojtjen e Mjedisit në vitin 2010,

për të identifikuar ndryshimet klimatike, si një rrezik kryesor. Dokumentet e tjera të

rëndësishme përfshijnë Strategjinë e Zhvillimit të Energjisë deri në vitin 2015, Strategjinë

e Zhvillimit të Pylltarisë dhe Strategjinë e Zhvillimit Shkencor dhe Teknologjik.1382

Serbia është Palë në Konventën Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet

Klimatike (UNFCCC) dhe ka ratifikuar Protokollin e Kiotos. Qeveria miratoi Strategjinë

Kombëtare të Zhvillimit të Pastër në shkurt të vitit 2010. Serbia ka dorëzuar

Komunikatën e parë kombëtare në nëntor 2010 për gazin serrë (GHG), inventarët për

vitet 1990 dhe 1998, si dhe parashikimet për vitin 2012 dhe 2015. Gjithashtu, vendi

përgatiti Komunikatën e dytë kombëtare për të mbuluar emetimet e gazrave nga viti 2000

deri në vitin 2010. Serbia është duke vlerësuar financimin e nevojshëm për zbutjen, duke

përfshirë përgatitjen e planeve financiare të nevojshme. Veprimi kombëtar i përshtatshëm

për zbutjen deri në vitin 2020 për nën-sektorin e efikasitetit të energjisë u zhvillua dhe

duhet të përfundonte në mesin e vitit 2013.1383

Disa ligje të sektorëve të veçantë, si: energjia, mbetjet ose ajri janë duke kontribuar në

zbutjen e ndryshimeve klimatike, ndërsa legjislacioni për pyjet përfshin disa masa

adaptuese. Ligji i ri i energjisë forcon dispozitat ligjore për përdorimin më racional të

energjisë. Serbia, po merr pjesë në mënyrë aktive në punën e klimës nën Rrjetin Rajonal

Mjedisor për Anëtarësim (RENA).1384 Serbia është palë e Protokollit të Montrealit për

substancat, që hollojnë shtresën e ozonit. Ajo ka ratifikuar të gjitha ndryshimet në të dhe

tregon një nivel të kënaqshëm të përputhjes me Protokollin. Serbia e lidh veten me

Deklaratën e miratuar në mbledhjen e njëzetë e dy të Palëve të Protokollit të Montrealit

në nëntor të vitit 2010.1385

Ministria e Mjedisit, Minierave dhe Planifikimit Hapësinor mban përgjegjësinë

kryesore për formulimin dhe zbatimin e politikës së ndryshimeve për klimën. Agjencia

Serbe për Mbrojtjen e Mjedisit (SEPA) është përgjegjëse për mbledhjen e të dhënave,

përpunimin dhe raportimin e GHG. Shërbimi Republikan Hidro-Meteorologjik (Instituti

republikan hidrometeorologjik) është në krye të monitorimit, hulumtimit dhe

parashikimit. Një Qendër Kombëtare për Ndryshimet Klimatike është themeluar në

1380 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Serbisë për vitin

2015, Bruksel, 10.11.2015, SWD(2015) 211 final, fq. 67. 1381 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Serbisë për vitin

2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1208, fq. 119. 1382 Po aty. 1383 Po aty. 1384 Po aty. 1385 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Serbisë për vitin

2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1208, fq. 119-120.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

247

kuadër të Institutit Republikan Hidrometeorologjik në vitin 2007 për të kryer funksionet e

Qendrës Nënrajonale Jug-Lindore për Ndryshimet Virtuale Klimatike.1386

Kapacitetet administrative, teknike dhe burimet financiare duhet të rriten në mënyrë të

konsiderueshme, që Serbia të jetë në gjendje për të përqasur dhe zbatuar të gjitha kërkesat

e politikës së BE-së për ndryshimet klimatike dhe legjislacionin. Përpjekje të mëdha janë

të nevojshme në të gjitha nivelet e vendit për të nxitur bashkëpunimin dhe koordinimin

ndërmjet ministrive të ndryshme dhe autoriteteve të përfshira.1387 Konsideratat e klimës

janë duke u integruar gjithnjë e më shumë në politikën e energjisë, por përpjekje të

konsiderueshme janë të nevojshme për të integruar plotësisht ndryshimet klimatike në

politikat dhe strategjitë sektoriale.1388 Serbia e lidh rregullisht veten me pozicione të BE-

së në kontekstin ndërkombëtar, ndërsa duke e lidhur më parë veten edhe me

Marrëveshjen e Kopenhagenit dhe duke paraqitur një vlerësim të potencialit të saj të

zbutur ndaj UNFCCC, vendi nuk e ka vënë ende përpara një angazhim zbutje deri në

vitin 2020. Serbia duhet të marrë parasysh angazhimet zbutëse në përputhje me ato të

BE-së dhe Shteteve Anëtare të tij për qëllim të marrëveshjes klimatike post-2020, që

duhet të arrihet në vitin 2015. Serbia ndërmorri hapat e parë për të identifikuar instalime

të palëvizshme me qëllim të zbatimit të ardhshëm të një sistemi të emetimeve tregtare.

Legjislacioni për ruajtjen gjeologjike të dioksidit të karbonit dhe substancave ozon-

holluese është përafruar pjesërisht. Në janar të vitit 2012 u krijua qendra e parë për

rigjenerimin dhe riciklimin e fluorokarbonit klorhidrik (HCFCs). Përpjekje të mëdha janë

të nevojshme për të forcuar monitorimin e vendit, raportimin dhe kapacitetet e

verifikimit, sepse legjislacioni përkatës i BE-së vendos themelet për progresin me acquis

e klimës të BE-së.1389 Iniciativat për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të promovuar

bashkëpunimin midis aktorëve duhet të intensifikohet më tej.1390 Struktura administrative

mbi ndryshimin e klimës duhet të forcohet në mënyrë të konsiderueshme dhe mbështetja

për ngritjen e kapaciteteve është e nevojshme, që të adresohen bashkëpunimi dhe

koordinimi i nevojave të rëndësishme në këtë fushë.1391

Në përputhje me Dokumentin e Gjelbër të BE-së “Një kuadër i politikave për klimën

dhe energjinë 2030”, Serbia është ftuar për të filluar reflektimin mbi klimën e saj dhe

kuadrin e energjisë për vitin 2030.1392 Sa i përket harmonizimit me acquis e klimës,

Serbia ka miratuar legjislacionin mbi cilësinë e lëndëve djegëse benzinë dhe naftë.

Përpjekje të mëdha janë të nevojshme për forcimin e monitorimit, raportimit dhe

kapacitetin e verifikimit të vendit. Rritja e ndërgjegjësimit në të gjitha nivelet dhe

iniciativat relevante duhet të intensifikohen më tej.1393 Përgatitjet për përafrimin me

legjislacionin e emetimeve tregtare, po përparojnë me mbështetjen e IPA. Një ligj i

zbatimit është miratuar në dhjetor mbi reduktimin e konsumit të substancave ozon-

1386 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Serbisë për vitin

2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1208, fq. 120. 1387 Po aty. 1388 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Serbisë për vitin

2012, Bruksel, 10.10.2012, SWD(2012) 333 final, fq. 59. 1389 Po aty. 1390 Po aty. 1391 Po aty. 1392 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Serbisë për vitin

2013, Bruksel, 16.10.2013, SWD(2013) 412 final, fq. 55-56. 1393 Po aty, fq. 56.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

248

holluese, krijimin e liçencimit, raportimit të sistemit, rimëkëmbjen dhe skemën e

riciklimit në bazë të Protokollit të Montrealit dhe legjislacionit përkatës të BE-së.

Legjislacioni mbi menaxhimin e gazit serrë dhe të kushteve për dhënien e liçencave për

importin dhe eksportin e gazeve të tilla ka hyrë në fuqi.1394

Serbia ka vazhduar të marrë pjesë në projektin e Rrjetit Rajonal të Anëtarësimit të

Mjedisit dhe Klimës (ECRAN). Pas riorganizimit të Ministrisë kompetente duhet të

krijohet një strukturë administrative mbi ndryshimet klimatike me burime njerëzore të

mjaftueshme dhe përgjegjësi të përcaktuara qartë.1395 Serbia paraqiti qëllimin e

kontributit të saj të përcaktuar në nivel kombëtar (INDC) për Marrëveshjen Klimatike të

Parisit 2015. Serbia ka filluar përgatitjen e Planit Kombëtar të Përshtatjes, ndërsa

Komiteti Kombëtar për Mjedisin dhe ndryshimet klimatike është themeluar në nëntor të

vitit 2014.1396

Në fushën e zhurmës priten të caktohen autoritetet kompetente, të identifikohen zonat

për hartat strategjike të zhurmës dhe të paraqiten planet e veprimit përkatës.1397

Objektivat duhet të përcaktohen për të përmbushur afatet kombëtare për zbatimin e

dispozitave të ligjit për mbrojtjen nga zhurma të mjedisit në vitin 2015 dhe 2016.1398

6.7. Aspekti historik i marrëdhënieve midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian

Turqia ka patur një lidhje të gjatë me projektin e integrimit evropian. Komuniteti

Ekonomik Evropian nënshkroi në vitin 1963, Marrëveshjen e Asociimit për krijimin

progresiv të një bashkimi doganor. Kjo marrëveshje u plotësua me një Protokoll Shtesë

dhe protokollin e dytë financiar, duke përgatitur terrenin për krijimin e bashkimit doganor

të nënshkruar në nëntor të vitit 1970. Në prill të vitit 1987, Turqia paraqiti një kërkesë për

anëtarësim të plotë në KE. Në vitin 1995, Këshilli i Asociimit BE-Turqi finalizoi

marrëveshjen duke krijuar një bashkim doganor mes Turqisë dhe BE-së. Qëllimi i

Bashkimit Doganor mbulonte tregtinë e produkteve të prodhuara ndërmjet Turqisë dhe

BE-së, gjithashtu përfshinte harmonizimin me politikat e caktuara të BE-së, si rregullimin

teknik të produkteve, konkurrencës dhe të drejtën e pronësisë intelektuale.

Këshilli Evropian i Helsinkit i dha Turqisë statusin e vendit kandidat në dhjetor të vitit

1999. Këshilli Evropian përcaktoi kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim në

dhjetor të vitit 2004 dhe në vitin 2005 filloi procesi i shqyrtimit analitik në lidhje me

acquis. Për shkak të dështimit të Turqisë për të zbatuar në Qipro, Protokollin Shtesë të

Marrëveshjes së Ankarasë, Këshilli vendosi në dhjetor të vitit 2006, se tetë kapituj

përkatës nuk do të hapeshin, derisa Turqia të përmbushte angazhimin e saj. Tetë kapitujt

përfshinin: Lëvizjen e Lirë të Mallrave, Të Drejtën e Vendosjes dhe Lirinë për të Ofruar

Shërbime, Shërbimet Financiare, Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Peshkimin, Politikat e

Transportit, Bashkimin Doganor dhe Marrëdhëniet e Jashtme. Në shkurt të vitit 2008 u

1394 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Serbisë për vitin

2014, Bruksel, 8.10.2014 SWD(2014) 302 final, fq. 59. 1395 Po aty. 1396 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Serbisë për vitin

2015, Bruksel, 10.11.2015, SWD(2015) 211 final, fq. 67. 1397 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Serbisë për vitin

2012, Bruksel, 10.10.2012, SWD(2012) 333 final, fq. 58. 1398 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Serbisë për vitin

2013, Bruksel, 16.10.2013, SWD(2013) 412 final, fq. 55.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

249

miratua nga Këshilli, Partneriteti i Rishikuar për Anëtarësimin e Turqisë. Negociatat me

Turqinë vazhduan. Gjatë fazës përgatitore analitike, mundësia për të filluar negociatat

mbi kapituj të veçantë është vlerësuar mbi bazat e raporteve të shqyrtuara. Deri tani,

negociatat janë hapur mbi 13 kapituj (Shkencat dhe Kërkimi, Industria dhe Ndërmarrjet,

Statistikat, Kontrollet Financiare, Rrjeti Trans-evropian, Mbrojtja e Shëndetit dhe

Konsumatorit, Ligji i Pronësisë Intelektuale, Ligjet e Kompanive, Shoqëria Informative

dhe Media, Lëvizja e Lirë e Kapitalit, Taksimi, Siguria e Mjedisit dhe Ushqimit, Politikat

e Veterinarisë dhe Cilësisë së Bimëve, ndërsa Shkenca dhe Kërkimi u mbyll

përkohësisht).

6.7.1. Përqasja e legjislacionit mjedisor të Turqisë me acquis mjedisore për

periudhën 2011-2015

Në fushën e mjedisit ka një progres të limituar për të raportuar mbi legjislacionin

horizontal, i cili i referohet aftësisë së kërkesave ligjore të destinuara për t’u aplikuar

vetëm ndaj organizmave publike për të ndikuar në të drejtat private. Qëllimi i ligjit mbi

Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis është rishqyrtuar nga Këshilli i Shtetit, por ndryshimet e

bëra janë ende për t’u zbatuar. Për sa i përket, aspekteve ndërkufitare të këtij vlerësimi

për Bashkimin Evropian, që mbështeti projektin naftësjellës të Nabucco, Turqia ra dakort

me Bullgarinë për të organizuar një shkëmbim informacionesh për këtë rast, me qëllim

për t’u pajtuar faktikisht me kërkesat e legjislacionit të BE. Gjithsesi, marrëveshja

dypalëshe e përgjithshme mbi Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis për bashkëpunim në një

kontekst ndërkufitar, ende nuk i është dërguar Shteteve Anëtare përkatëse. Projekti i

fabrikës së energjisë nukleare turko-ruse i planifikuar për t’u ndërtuar në brigjet lindore

Mesdhetare të Turqisë vazhdon të shkaktojë shqetësime publike, si në nivel kombëtar dhe

në atë ndërkombëtar. Zhvendosja e Direktivës së Vlerësimit Strategjik Mjedisor është

ende në fazat e saj të hershme. Disa përgatitje kanë filluar për zhvendosjen e Direktivave

në lidhje me Përgjegjësinë Mjedisore dhe Infrastrukturën për Informacione Hapësinore në

Evropë.1399

Procedurat për konsultime ndërkufitare nuk janë përshtatur dhe Turqia nuk e ka

dërguar ende draftin tek Shtetet Anëtare përkatëse për marrëveshjet dypalëshe të

përgjithshme mbi bashkëpunimin për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis. Asnjë vlerësim

mjedisor strategjik apo vlerësim i ndikimit në mjedis nuk është kryer për planet e

ndërtimit të një numri të madh fabrikash të energjisë-hidro.1400 Turqia ndryshoi

legjislacionin e saj horizontal mbi mjedisin në një mënyrë, që nuk ishte konsistente me

kërkesat e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis duke prezantuar përjashtime shtesë nga

vlerësimi. Disa projekte të mëdha infrastrukturore, duke përfshirë fabrikat e energjisë

nukleare në Detin e Zi dhe rajonin Mesdhetar, fabrikat mikro-hidroenergjetike dhe

aeroportin e ri në Stamboll janë përjashtuar nga vlerësimi.1401 Disa projekte të mëdha

infrastrukturore janë përjashtuar nga procedurat kombëtare të VNM, si impiante, mikro-

hidrocentrale dhe ura e tretë mbi Bosfor.

1399 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Turqisë për vitin

2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1201 final, fq. 100. 1400 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Turqisë për vitin

2012, Bruksel, 10.10.2012, SWD(2012) 336 final, fq. 82. 1401 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Turqisë për vitin

2013, Bruksel, 16.10.2013 SWD(2013) 417 final, fq. 69-70.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

250

Turqia duhet të përqaset me acquis lidhur me qasjen në informacionin mjedisor,

pjesëmarrjen publike në vendimarrjen mjedisore dhe qasjen në drejtësi në çështjet

mjedisore (të lidhura me UNECE Konventa e Aarhus-it), e cila do të rrit pjesëmarrjen e

publikut dhe do të sigurojë një kornizë të qartë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të

vazhdueshme mbi vendimet për investime me ndikim të konsiderueshëm në mjedis dhe

ndryshimet klimatike.1402 Turqia përmirësoi legjislacionin e saj horizontal mjedisor në

nëntor 2014 duke vendosur kërkesat e vlerësimit të ndikimit në mjedis për projektet e

nisura pas Majit 2013. Shoqëria civile mbetet kritike për nivelin e papërshtatshëm të

konsultimeve publike dhe të kërkesave procedurale. Raste të ndryshme janë kundërshtuar

në gjykata, duke përfshirë fabrikën e energjisë nukleare Akkuyu dhe fabrikën e energjisë

mikro-hidrike. Kjo do të siguronte, në veçanti një kornizë të qartë për zgjidhjen e

mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mbi vendimet e investimeve me impakt të madh mbi

mjedisin dhe ndryshimet klimatike.1403

Në cilësinë e ajrit, përgatitjet janë ndërmarrë për zhvendosjen dhe implementimin e

Direktivës së Kufijëve Kombëtar të Ndotjes dhe Direktivës së Kufijëve Kombëtar të

Rrezatimit.1404 Kapaciteti administrativ është ende i pamjaftueshëm për aprovimin dhe

implementimin e legjislacionit mbi cilësinë e ajrit.1405 Drafti legjislativ, që ka për qëllim

bashkimin dhe implementimin e Direktivës së Kufijëve të Rrezatimeve Kombëtare,

Direktivës mbi Cilësinë e Ajrit si dhe një Ajër më të Pastër për Evropën është përgatitur,

por ende nuk është adaptuar. Qendra e Ajrit të Pastër Marmara, e para nga 7 qendrat e

planifikuara me 39 stacione në 11 provinca është në gjendje pune. Bordi i Koordinimit të

Rrezatimeve të Ajrit është krijuar, që të bëjë koordinimin midis institucioneve të

ndryshme për aktivitetet, sipas Konventës së Komisionit Ekonomik të Kombeve të

Bashkuara për Evropën mbi Ndotjen e Ajrit në Vijën Ndërkufitare.1406 Në fushën e

cilësisë së ajrit, legjislacioni kombëtar duhet të miratohet në përputhje me Direktivat mbi

Cilësinë e Ajrit të Mjedisit, tavanet kombëtare të emetimeve apo shkarkimeve dhe

komponimeve organike të paqëndrueshme,1407 si dhe duhet të përgatiten planet e veprimit

lokal për ajër të pastër. 1408

Rishqyrtimi i legjislacionit të mbetjeve në linjë me dispozitat e Direktivës së re

Strukturore të Mbetjeve të BE ka filluar me përshtatjen e legjislacionit të mbetjeve të

ngurta, paketimin dhe djegien e mbetjeve dhe inspektimin e mjeteve lëvizëse të dëmtuara.

Legjislacioni u adaptua, gjithashtu në fushën e minierave dhe në standardizimin e

importit të baterive dhe grumbullimit të tyre. Përpjekje janë bërë për të vendosur në

përdorim landfille, sipas standardeve evropiane dhe grumbullimin e veçantë të kategorive

1402 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Turqisë për vitin

2014, Bruksel, 8.10.2014, SWD(2014) 307 final, fq. 69. 1403 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Turqisë për vitin

2015, Bruksel, 10.11.2015, SWD(2015) 216 final, fq. 76-77. 1404 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Turqisë për vitin

2012, Bruksel, 10.10.2012, SWD(2012) 336 final, fq. 82. 1405 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Turqisë për vitin

2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1201 final, fq. 100. 1406 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Turqisë për vitin

2013, Bruksel, 16.10.2013 SWD(2013) 417 final, fq. 70. 1407 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Turqisë për vitin

2014, Bruksel, 8.10.2014, SWD(2014) 307 final, fq. 69. 1408 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Turqisë për vitin

2015, Bruksel, 10.11.2015, SWD(2015) 216 final, fq. 77.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

251

të ndryshme të mbetjeve. Megjithatë,1409 pak progres mund të raportohet në fushën e

menaxhimit të mbetjeve me adaptimin e legjislacionit mbi kontrollin e mbetjeve elektrike

dhe pajisjeve elektronike.1410 Kapaciteti i seleksionimit dhe riciklimit është rritur, por

është i nevojshëm një progres i mëtejshëm në këtë fushë.1411 Puna e mëtejshme është e

nevojshme për ndarjen, mbledhjen dhe reduktimin biodegradues.1412 Legjislacioni i

menaxhimit të mbetjeve, që synonte përshtatjen me Direktivën Strukturore të Mbetjeve u

adaptua. Selektimi, riciklimi dhe kapaciteti i trajtimeve të mbetjeve mjekësore, si dhe

riciklimi i mbetjeve të rrezikshme është rritur. Gjithashtu, është e nevojshme ndarja e

llojeve të ndryshme të mbetjeve dhe reduktimi i mbetjeve të biodegradueshmeve. Këshilli

i Lartë Planifikues adaptoi në dhjetor të vitit 2014, strategjinë e riciklimit dhe planin e

veprimit kombëtar.1413

Konsultimet ndërkufitare mbi çështjet e ujit janë ende në një fazë shumë të hershme.

Amendamenti i adaptuar i Ujërave Nëntokësore është destinuar për të përforcuar

aplikimin e parimit “ndotësi paguan” në lidhje me matjet e konsumimit të ujërave

nëntokësore. Një program monitorimi është përcaktuar mbi ujërat e ëmbla dhe ujërat

nëntokësore për implementimin e Direktivës së Nitrateve. Gjithashtu, është vendosur një

sistem i integruar i monitorimit të ndotjes detare për detet përreth.1414 Progres i mirë

mund të raportohet në fushën e cilësisë së ujit me përshtatjen e legjislacionit të ri të ujit

mbi menaxhimin e lumenjëve, ujërave nëntokësore, si dhe ujit të pijshëm. Megjithatë,

struktura institucionale për menaxhimin e ujit ende nuk është e organizuar për nivelin e

lumenjëve. Një plan veprimi është përgatitur për lumenjtë Ergene në kufi me Greqinë dhe

janë në vazhdim diskutimet me Bullgarinë, për sa i përket impaktit të mundshëm mbi

vendet Natura 2000 në grykën e lumit Rezovska. Kapaciteti i trajtimit të ujërave të zeza

është rritur për shkak të investimeve të fundit.1415

Ministria e Çështjeve të Pyjeve dhe Ujërave përcaktoi rolet dhe përgjegjësitë e

Komisionit të Menaxhimit të Shtretërve. Duke ndjekur transferimin e sektorit të ujit nga

Ministria e Mjedisit dhe Urbanizimit në Ministrinë e Çështjeve të Ujit dhe Pyjeve,

koordinimi institucional është bërë problematik për arsye të mungesës së një ndarjeje të

qartë të përgjegjësive.1416 Në fushën e cilësisë së ujit, konvertimi i planit të veprimit për

mbrojtjen e basenit lumor në planin e menaxhimit të basenit lumor është në vazhdim.

Strategjia e Menaxhimit Kombëtar të Baseneve (2014-2020) dhe një ligj zbatues mbi

monitorimin e sipërfaqes dhe monitorimin nëntokësor për qëllim të rritjes së përafrimit të

1409 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Turqisë për vitin

2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1201 final, fq. 100. 1410 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Turqisë për vitin

2012, Bruksel, 10.10.2012, SWD(2012) 336 final, fq. 82. 1411 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Turqisë për vitin

2013, Bruksel, 16.10.2013 SWD(2013) 417 final, fq. 70. 1412 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Turqisë për vitin

2014, Bruksel, 8.10.2014, SWD(2014) 307 final, fq. 69. 1413 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Turqisë për vitin

2015, Bruksel, 10.11.2015, SWD(2015) 216 final, fq. 77. 1414 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Turqisë për vitin

2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1201 final, fq. 100. 1415 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Turqisë për vitin

2012, Bruksel, 10.10.2012, SWD(2012) 336 final, fq. 82. 1416 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Turqisë për vitin

2013, Bruksel, 16.10.2013 SWD(2013) 417 final, fq. 70.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

252

acquis është miratuar në shkurt. Ligji i ri Metropolitan për Bashkinë hyri në fuqi në mars

dhe do të përmirësojë zbatimin e Direktivave të caktuara mjedisore, si Direktiva e

Mbetjeve të Ujit Urban.1417 Ristrukturimi institucional përmban sfida organizative,

financiare dhe koordinuese.1418

Struktura legjislative mbi mbrojtjen e natyrës nuk është adaptuar ende, si: strategjia

kombëtare e biodiversitetit dhe plani i veprimit, po ashtu edhe implementimi legjislativ

në këtë fushë. Përmirësimi me ligj i mbrojtjes së tokave moçalore ka dobësuar statusin e

mbrojtjes së tokave moçalore dhe ka mangësi nga kërkesat e Konventës mbi Tokat

Moçalore të një Rëndësie Ndërkombëtare. Nuk ka një vendosje të qartë të përgjegjësisë

për mbrojtjen e natyrës midis institucioneve kompetente të ndryshme. Konventa e

Tregtisë Ndërkombëtare për Speciet në Rrezik të Florës dhe Faunës nuk është zbatuar

mjaftueshëm.1419 Progres i limituar mund të raportohet mbi mbrojtjen e natyrës dhe

përkufizimin, regjistrimin dhe miratimin e zonave të mbrojtura. Impakti i mundshëm

negativ mbi këto vende nga ndërtimet e mëdha ujore dhe infrastruktura energjetike

mbetet një çështje kryesore. Ligji mbi privatizimin e habitateve në pyjet e degraduara

ngre shqetësime për tkurrjen e pyjeve në Turqi.1420 Drafti i Ligjit të Mbrojtjes së Natyrës

nuk është në një linjë me legjislacionin e BE.1421 Turqia ka miratuar një sërë ligjesh, që

lejojnë investimet në ligatinat, pyjet, që nuk janë në përputhje me acquis.1422 Rregullat,

që lejojnë zhvillimet në këneta, pyje dhe vende natyrore ende nuk janë në të njëjtën linjë

me legjislacionin e BE. Legjislacioni implementues duhet të adaptohet në kohë për të

shmangur ndonjë vakum ligjor, ndërsa drafti aktualisht parashikon shfuqizimin e ligjit të

parqeve kombëtare. Vendet e mundshme Natura 2000 ende nuk janë identifikuar.

Investimet në hidroenergji kanë nevojë të sigurojnë pajtueshmëri me legjislacionin

mjedisor, veçanërisht në zonat me një vlerë të lartë natyrore.1423

Mund të raportohet progres i limituar, për sa i përket kontrollit të ndotjes industriale

dhe menaxhimit të rrezikut me adaptimin e ligjit, që implementon pjesën kryesore të

kërkesave të Direktivës së Djegies së Mbetjeve dhe publikimit të një udhëzuesi mbi

planet emergjente, informacionet dhe lajmërimet publike në formën e një implementimi

me ligj të një legjislacioni dytësor mbi kontrollin e aksidenteve industriale madhore.

Prezantimi i një sistemi autorizimi të integruar është në një fazë të hershme.1424 Kontrolli

me ligj i ndotjes industriale u përmirësua dhe Turqia ratifikoi amendamentet në lidhje me

marrëveshjen ndërkombëtare mbi rehabilitimin e ndotjes nga nafta. Vlerësimi i Ndikimit

1417 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Turqisë për vitin

2014, Bruksel, 8.10.2014, SWD(2014) 307 final, fq. 70. 1418 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Turqisë për vitin

2015, Bruksel, 10.11.2015, SWD(2015) 216 final, fq. 77. 1419 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Turqisë për vitin

2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1201 final, fq. 101. 1420 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Turqisë për vitin

2012, Bruksel, 10.10.2012, SWD(2012) 336 final, fq. 82. 1421 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Turqisë për vitin

2013, Bruksel, 16.10.2013 SWD(2013) 417 final, fq. 70. 1422 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Turqisë për vitin

2014, Bruksel, 8.10.2014, SWD(2014) 307 final, fq. 70. 1423 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Turqisë për vitin

2015, Bruksel, 10.11.2015, SWD(2015) 216 final, fq. 77. 1424 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Turqisë për vitin

2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1201 final, fq. 101.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

253

Rregullator për Seveso II u plotësua në vitin 2012.1425 Ligji për parandalimin dhe zbutjen

e efekteve të aksidenteve të mëdha industriale, me qëllim rritjen e shtrirjes me Direktivën

Seveso II u miratua në dhjetor.1426 Hetimet në rastet e dy aksidenteve të mëdha në

miniera në Soma dhe Ermenek në vitin 2014 treguan mungesa serioze të menaxhimit të

rrezikut, si në lidhje me dhënien e lejeve fillestare kompanive të minierave edhe me

inspektimin dhe monitorimin e veprimeve në miniera nga autoritetet përkatëse. 1427

Legjislacioni mbi produktet biocide u adaptua, por kapaciteti për implementim ishte

ende i pamjaftueshëm.1428 Ligji për klasifikimin, etiketimin dhe paketimin e substancave

dhe përzierjeve, me qëllim për të rritur harmonizimin me acquis u miratua.1429 Përreth

kimikateve përshtatja me Regulloren e Bashkimit Evropian mbi Regjistrimin, Vlerësimin,

Autorizimin dhe Kufizimin e Kimikateve është ende në pritje edhe pse janë implementuar

pjesë të vogla të saj. 1430

Përgatitja për hartat e zhurmave dhe planet e veprimit është ende në fazat e

hershme.1431 Përshtatja legjislative në fushën e zhurmës është e mirë-avancuar,1432 ndërsa

përgatitjet për studimin pilot mbi hartat e zhurmave dhe planin e veprimit janë në

vazhdim.

Në Maj të vitit 2010, Turqia adaptoi një strategji kombëtare të klimës deri në vitin

2020 dhe në Maj 2011 Bordi i Koordinimit të Ndryshimeve Klimatike adaptoi planin e

parë kombëtar të veprimeve ndaj ndryshimeve klimatike për ta implementuar. Kjo ka

ende nevojë të miratohet nga Këshilli i Lartë i Planifikimeve. Turqia plotësoi një studim

mbi identifikimin e politikave mbi limitet kombëtare të lëshimit të tymrave e gazrave dhe

reduktimit të tyre në një linjë me tendencat globale, të cilat mund t’i mundësojnë asaj të

rrit ambicien, nëpërmjet limitimit të rritjes së gazrave serrë në nivelin 11% nga ajo e

projektuar në vitin 2020.1433 Turqia merr pjesë në mënyrë aktive në punët klimaterike,

sipas Rrjetit Mjedisor Rajonal për Anëtarësim1434 dhe ndërmorri hapat për të pasuruar

bashkëpunimin mbi tregtinë e rrezatimeve, duke përfshirë rritjen e ndërgjegjësimit të

Sistemit Tregtar të rrezatimeve të BE midis palëve të ndryshme të interesuara në vend.

Asnjë progres nuk mund të raportohet në fushën e cilësisë së karburantit apo në

implementimin e standardeve të lëshimit të tymrave e rrezatimeve nga makinat dhe

maunet, përveç prezantimit të skemës monitoruese të regjistrimit të makinave të reja. Nuk

1425 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Turqisë për vitin

2012, Bruksel, 10.10.2012, SWD(2012) 336 final, fq. 82-83. 1426 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Turqisë për vitin

2014, Bruksel, 8.10.2014, SWD(2014) 307 final, fq. 70. 1427 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Turqisë për vitin

2015, Bruksel, 10.11.2015, SWD(2015) 216 final, fq. 77. 1428 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Turqisë për vitin

2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1201 final, fq. 101. 1429 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Turqisë për vitin

2014, Bruksel, 8.10.2014, SWD(2014) 307 final, fq. 70. 1430 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Turqisë për vitin

2015, Bruksel, 10.11.2015, SWD(2015) 216 final, fq. 77. 1431 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Turqisë për vitin

2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1201 final, fq. 101. 1432 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Turqisë për vitin

2012, Bruksel, 10.10.2012, SWD(2012) 336 final, fq. 83. 1433 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Turqisë për vitin

2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1201 final, fq. 101. 1434 Po aty, fq. 100.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

254

u ndërmorr ndonjë hap, për sa i përket rezervimit gjeologjik të dioksidit të karbonit.

Turqia vazhdon të implementojë Protokollin e Montrealit mbi substancat e shterimit të

ozonit dhe gazit fluor, por është e nevojshme të ndërmerren hapa të mëtejshëm për t’u

përshtatur me legjislacionin e BE mbi gazet fluor.

Turqia adaptoi një plan veprimi kombëtar të ndryshimeve klimatike duke mbuluar

periudhën deri në vitin 2023. Në nivel ndërkombëtar, Turqia edhe pse e listuar midis

vendeve të zhvilluara në Shtojcën I në Konventën e Strukturave të Kombeve të

Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike vazhdonte të pretendonte, se është në një situatë

ndryshe nga ajo e Palëve të Shtojcës I. Turqia është një prej prodhuesve më të mëdhenj të

gazrave dhe tymrave, që ende nuk ka parashtruar një synim të reduktimit të këtyre

rrezatimeve për 2020. Një konferencë e sukseshme e nivelit të lartë u organizua, në prill

të vitit 2012 mbi Bashkëpunimin për Ndryshimet Klimatike BE-Turqi. Turqia adaptoi një

detyrim me ligj mbi monitorimin e rrezatimeve të gazrave serrë. Vendi morri disa hapa

për të rritur ndërgjegjësimin përreth rrezatimit.

Turqia ka nevojë të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të implementuar legjislacionin e

BE.1435 Sipas, Programit Ekonomik të Para-pranimit (2013-2015) të miratuar kohët e

fundit, prioritetet e energjisë efikase dhe klimës kanë nevojë të merren parasysh në

politikat kombëtare. Me adaptimin e ligjit të energjisë së rinovueshme, strategjia e

efiçencës energjetike dhe disa projekte mbi rritjen e ndërgjegjësimit janë duke rritur

investimet mbi energjinë efikase dhe energjinë e rinovueshme. Në nivel ndërkombëtar,

rrethanat e veçanta të Turqisë janë njohur, sipas Konventës së Strukturave të Kombeve të

Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike dhe Protokollit të Kiotos. Mungesa e një objektivi

të prodhimit të gazeve serrë përbën një pengesë për zhvillime të mëtejshme të

mekanizmit të tregut të karbonit të Turqisë. Përgatitjet mbi krijimin dhe implementimin e

sistemit monitorues, raportues dhe verifikues, vlerësimit të impaktit rregullator dhe

sektorial të politikave klimatike të BE dhe kapacitetet e ndërtimit, përdorimit të tokës dhe

ndryshimit të pyjeve, si dhe gazeve fluorinate janë duke vazhduar. Në një linjë me

Dokumentin e Gjelbër të BE “Një strukturë e 2030 për politikat e energjisë dhe klimës”,

vendi është ftuar të nis reflektimin mbi strukturën energjetike dhe klimatike për vitin

2030.1436 Planit kombëtar të veprimit në ndryshimet klimatike në Turqi i mungon një

objektiv i përgjithshëm i brendshëm i reduktimit të emetimeve të gazit serrë. Turqia, e

cila ka një nivel të lartë të emetimeve nuk ka përcaktuar ende një objektiv per reduktimin

e emetimeve të gazit serrë. Në dhjetor të vitit 2013, Turqia ka dorëzuar Komunikatën e

saj të pestë kombëtare për UNFCCC, të cilës i mungon parashikimi i gazit serrë për

vendin.

Turqia filloi përgatitjet për të vënë përpara qëllimin e kontributit të saj të përcaktuar në

nivel kombëtar për Marrëveshjen e Klimës 2015 dhe duhet të reflektojë në kuadrin e saj

të klimës dhe të energjisë në përputhje me kuadrin e pritshëm të politikave të BE-së për

klimën dhe energjinë. Legjislacioni lidhur me përafrimin e Direktivës së Cilësisë së

Karburantit është miratuar. Turqia nënshkroi një marrëveshje me Bankën Botërore për

një program mbështetës pilot të kapaciteteve të ndërtimit për monitorimin e emetimeve të

gazit serrë, raportimin dhe verifikimin në sektorin e energjisë elektrike dhe transferimin

1435 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Turqisë për vitin

2012, Bruksel, 10.10.2012, SWD(2012) 336 final, fq. 83. 1436 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Turqisë për vitin

2013, Bruksel, 16.10.2013 SWD(2013) 417 final, fq. 70-71.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

255

teknik të kapaciteteve në Turqi në tregjet e karbonit. Mungesa e hulumtimit të plotë dhe

shkencor mbi ndikimet e ndryshimeve klimatike në Turqi kufizon integrimin e masave

adaptuese ndaj politikave sektoriale.

Ndërgjegjësimi mbi veprimin e klimës ende ka nevojë të përmirësohet në mënyrë të

konsiderueshme. Rivendosja e Departamentit për ndryshimet klimatike në kuadër të

Ministrisë së Mjedisit dhe Urbanizimit është një hap pozitiv për kapacitetet

administrative. Puna e mëtejshme është e nevojshme për forcimin e bashkëpunimit dhe

koordinimit mes institucioneve të ndryshme me përgjegjësi në fushën e mjedisit dhe

ndryshimeve klimatike.1437 Turqia prezantoi në Shtator 2015, kontributin e saj të

përcaktuar për marrëveshjen e pritshme klimatike të Parisit 2015. Turqia duhet të

zhvillojë një politikë të qartë dhe strategji konsistente me strukturën e BE 2030 duke u

mirë-integruar në të gjitha politikat sektoriale përkatëse. Vendi ka nevojë të zhvillojë më

tej mekanizmin e tij të tregut të karbonit. Bashkëpunimi me shoqërinë civile dhe palët e

tjera të interesuara kanë nevojë të forcohen, ndërsa përgatitjet në fushat e mjedisit dhe

ndryshimeve klimatike janë ende në fazat e hershme.1438

Turqia ka filluar diskutimet mbi pjesëmarrjen në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të

BE-së. Një ligj i ri për fatkeqësitë dhe reagimin emergjent u miratua në dhjetor 2014.1439

Është e nevojshme të përcaktohet një strategji për menaxhimin e shkatërrimeve e

fokusuar mbi reduktimin dhe menaxhimin e rrezikut të krijuar nga njeriu dhe të

fatkeqësive natyrore duke krijuar një sistem emergjence të lidhur me sistemin e BE-së,

për të komunikuar dhe për të ndarë informacione rreth shkatërrimeve.1440 Turqia ka

zvogëluar nivelin e saj të pjesëmarrjes në programin e Mjeteve për Asistencë të Para-

Pranimit për bashkëpunim të mbrojtjes civile me vendet kandidate të BE dhe kandidatet e

mundshme. Ligj i ri mbi transformimin e zonave në rrezik nga fatkeqësitë natyrore kishte

për qëllim të përmirësonte cilësinë e jetës në zonat urbane, nëpërmjet rigjenerimit urban

duke krijuar një mjedis të shëndetshëm dhe të sigurt në zonat në rrezik ose atje, ku siguria

e ndërtesave është e pakët.1441

Progres i limituar është bërë në fushën e kapaciteteve administrative. Ish-Ministria e

Mjedisit dhe Pylltarisë është e ndarë në dy ministri të reja, kryesisht Ministria e Pylltarisë

dhe Çështjeve të Ujit dhe Ministria e Mjedisit dhe Urbanizimit. Për më tepër, Autoritetet

për Zonat e Veçanta të Mbrojtjes dhe Bordet e Trashëgimisë Natyrore Rajonale u

mbyllën dhe u shkrinë në një drejtori të përgjithshme, sipas Ministrisë së Mjedisit dhe

Urbanizimit të sapoformuar. Strukturat për menaxhimin mjedisor kanë qenë më të

përqëndruara me riorganizimin legjislativ më të fundit në nivel ministror. Kërkesat e

mbrojtjes mjedisore ende nuk janë marrë parasysh në strukturimin e politikave dhe në

implementimin e projekteve të infrastrukturës. Përpjekje të rëndësishme janë të

nevojshme për të promovuar bashkëpunimin dhe koordinimin midis ministrive të

1437 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Turqisë për vitin

2014, Bruksel, 8.10.2014, SWD(2014) 307 final, fq. 70-71. 1438 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Turqisë për vitin

2015, Bruksel, 10.11.2015, SWD(2015) 216 final, fq. 78. 1439 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Turqisë për vitin

2014, Bruksel, 8.10.2014, SWD(2014) 307 final, fq. 70. 1440 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Turqisë për vitin

2015, Bruksel, 10.11.2015, SWD(2015) 216 final, fq. 77. 1441 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Turqisë për vitin

2013, Bruksel, 16.10.2013 SWD(2013) 417 final, fq. 70.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

256

ndryshme dhe autoriteteve të përfshira në ndryshimet klimatike.1442 Në Ministrinë e re të

Mjedisit dhe Urbanizimit ende duhet të gjendet një balancë midis axhendave mjedisore

dhe të zhvillimit, gjithashtu problematike mbetet humbja e kompetencave provinciale në

fushën e menaxhimit mjedisor, në veçanti në lidhje me inspektimin, monitorimin dhe

lejet. Amendamenti i kohëve të fundit për Ligjin Metropolitan të Komunës krijon dhe

zgjeron numrin e këtyre komunave, gjë që pritet të përmirësojë implementimin e disa

Direktivave mjedisore.1443

1442 Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të Turqisë për vitin

2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1201 final, fq. 102. 1443 Shikoni referencën nr. 1440, fq. 71.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

257

KREU VII. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME

7.1. Konkluzione

- Nga analiza e zhvilluar gjatë këtij punimi mund të konkludojmë, se institucionet e

Bashkimit Evropian kanë qenë aktive dhe produktive në trajtimin e çështjes së

menaxhimit të mjedisit dhe kanë qenë burim i gjenerimit të librave të gjelbër, librave të

bardhë, strategjive, programeve të veprimit në mjedis, direktivave dhe rregulloreve për të

mbështetur qëllimin e përmirësimit të politikave mjedisore, në mënyrë që të jenë sa më të

përshtatshme për t’u dhënë zgjidhje problemeve të ndryshme mjedisore. Gjithashtu,

mund të pohojmë, se acquis mjedisore ka patur një impakt të rëndësishëm në

përmirësimin e legjislacionit mjedisor të shteteve, që kanë nënshkruar Marrëveshjen e

Stabilizim Asociimit për periudhën 2011-2015 të marrë në studim. Në këto shtete është

arritur një progres i konsiderueshëm, për sa i përket fazës së transpozimit të acquis

mjedisore në legjislacionin e tyre të brendshëm, por përpjekje të mëtejshme duhet të

bëhen për implementimin e politikave mjedisore dhe standardeve të reja mjedisore duke

siguruar kapacitetet e duhura institucionale, organizative e njerëzore, si dhe instrumentet

e nevojshme financiare.

- Në lidhje me mbrojtjen e mjedisit, masat e para të miratuara nga Bashkimi Evropian

në vitet 1960 dhe në fillim të viteve 1970 u ndikuan nga objektivi i realizimit të tregut të

brendshëm, për këtë arsye gjatë kësaj periudhe nuk kishte një grup rregullash mjedisore

koherente të BE. Zhvillimi i politikave evropiane në sektorin e mjedisit, si dhe në fusha të

tjera u konsideruan, si një element i domosdoshëm në vetë procesin e integrimit

ekonomik dhe evoluan kryesisht sipas rrethanave ekonomike, politike dhe sociale. Në

Traktatin e Komunitetit Evropian nuk ka patur dispozita të qarta ligjore për politikat

mjedisore, por ai përmbante disa tregues, që kompetencat e BE-së mund të shtriheshin

përtej objektivit të tregut të përbashkët. Megjithatë, rritja e shqetësimeve të publikut për

çështjet mjedisore dhe zhvillimet e rëndësishme paralele në nivel ndërkombëtar, duke

përfshirë edhe Deklaratën e Stokholmit “Mbi Mjedisin Njerëzor” të vitit 1972 ofruan

katalizatorët për një rol më të qartë të BE-së në fushën e mjedisit. Me kalimin e kohës

veprimet në fushën e politikave mjedisore u intensifikuan dhe mbrojtja e mjedisit u

parashikua në objektivat e përgjithshme të Bashkimit Evropian. Evoluimi i legjislacionit

mjedisor të BE-së ofron një perspektivë interesante për të shqyrtuar, se si projekti

evropian është zgjeruar shumë nga fusha specifike ekonomike e integrimit të tregut për të

adresuar sfidat e reja shoqërore. Detyrë e politikave mjedisore të Bashkimit Evropian do

të vazhdojë të jetë vendosja e objektivave të qarta, të cilat mund të jenë të diferencuara në

shkallë kombëtare, por ndikojnë në përcaktimin e niveleve të pranueshme të rrezikut dhe

të cilësisë mjedisore bazuar në parimin e parandalimit.

- Problemet e vazhdueshme mjedisore janë sfida për fazat e ardhshme të hartimit dhe

zbatimit të politikave mjedisore dhe duhet të përbëjnë prioritet. Me zhvillimin e

politikave mjedisore në Bashkimin Evropian evoluan edhe kompetencat e institucioneve

të përfshira në fazat e hartimit, miratimit dhe zbatimit të acquis mjedisore. Duke iu

referuar historisë së Parlamentit Evropian ka patur pak rritje substanciale në kompetencat

e tij me zgjerimin e zbatimit të procedurës së vendimmarrjes së përbashkët të vendimeve

në pesë fusha të politikave. Por, ka ende një numër mangësish kryesore në pushtetet e

Parlamentit Evropian në fushat e rëndësisë kritike për regjimin e politikave mjedisore të

BE-së. Parlamenti Evropian nuk ka kompetenca në vendimmarrjen e përbashkët të

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

258

vendimeve në lidhje me masat mjedisore me ndikim në furnizimin e energjisë,

përdorimin e tokës, planifikimin urban, rural dhe menaxhimin sasior të burimeve ujore

(Neni 175 (2)), të cilat kërkojnë unanimitet në Këshill, po kështu nuk ka të drejta në

vendimmarrjen e përbashkët mbi politikën bujqësore dhe në disa sektor kryesor të

politikave, të cilat përbëjnë kontribute të mëdha për problemet e mjedisit. Parlamenti

Evropian, ende luan një rol tepër të kufizuar në Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së

Përbashkët dhe në Politikën e Tregtisë. Këto fusha mbetën të dominuara nga Këshilli dhe

Komisioni Evropian, prandaj Parlamenti Evropian e ka të vështirë të ushtrojë ndikim mbi

pozicionet e miratuara nga BE-ja në negociatat ndërkombëtare mjedisore dhe tregtare si

ozoni, ndryshimet klimatike dhe reduktimet tarifore. Roli i Parlamentit Evropian është i

kufizuar në dhënien e miratimit për marrëveshjet e arritura nga Këshilli dhe Komisioni

Evropian duke ofruar opinionin e tij në zbatimin e tyre. Parlamenti Evropian ka një rol të

kufizuar në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme, si dhe në zbatimin e

legjislacionit mjedisor, të cilat në masë të madhe mbeten privilegj i Shteteve Anëtare. Në

lidhje me zbatimin, Parlamenti Evropian u përqëndrua të bindte Komisionin Evropian të

sillte masa, si Direktivën mbi Përgjegjësinë Mjedisore dhe ka kërkuar forcimin e

kompetencave dhe të burimeve të organeve të tilla, si Agjencia Evropiane e Mjedisit dhe

Rrjeti për Implementimin dhe Zbatimin e Ligjit të Mjedisit.

Parlamenti Evropian, gjithashtu luan një rol ndërgjegjësues në rastet e shkeljeve të

rënda të të drejtës komunitare. Megjithatë, PE nuk mund të ndërhyj drejtpërdrejt në punët

e Shteteve Anëtare me të dhëna të ulëta të implementimit. Për më tepër, shumë nga

problemet e zbatimit rrjedhin pjesërisht nga vështirësitë, me të cilat përballen shtetet në

formësimin e përmbajtjes së legjislacionit mjedisor të BE-së në mënyrë, që ai të jetë i

përshtatshëm për kushtet e tyre lokale mjedisore. Parlamenti Evropian nuk ka pozitë të

përshtatshme për të ndërhyr në negociatat, që zhvillohen mes Shteteve Anëtare dhe

Komisionit Evropian, kur zhvillohet legjislacioni. Mangësitë e kompetencave mjedisore

të Parlamentit Evropian nuk u adresuan në kushtetutën e propozuar të BE-së. Draft

Traktati synonte të lehtësonte vendimmarrjen dhe të vendoste rregulla të reja për

miratimin e legjislacionit në Këshill. Parlamenti Evropian ka luajtur një rol të

rëndësishëm në zhvillimin e axhendës mjedisore të Bashkimit Evropian. Komisioni i

Mjedisit ka zgjeruar ndikimin e tij gjatë viteve, nëpërmjet zhvillimit të kontakteve

joformale me Drejtorinë e Përgjithshme të Mjedisit në Komisionin Evropian, si dhe me

zyrtarët e Këshillit, ekspert të politikave dhe OJQ-të. Rritja graduale e kompetencave të

Parlamentit Evropian ka ofruar mundësinë e formimit të legjislacionit të një grupi të

gjelbër gjithnjë e më të suksesshëm. Parlamenti Evropian ka arritur të forcojë politikat

mjedisore të Bashkimit Evropian.

- Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në lidhje me politikat mjedisore të

Bashkimit Evropian mund të karakterizohet, si pro-integruese. Nga çështjet e trajtuara

mund të dallohet një orientim i dyfishtë. Përveç, elementeve të aktivizmit tradicional

gjyqësor në favor të integrimit të tregut, gjithashtu vërehet një shqetësim në rritje për

mbrojtjen e mjedisit në Evropë. Një element i fuqishëm i integrimit të tregut ishte i

pranishëm në çështjet e para mjedisore, në të cilat Gjykata Evropiane e Drejtësisë njohu

masat mjedisore në masën, që ato harmonizonin dispozitat kombëtare, që përndryshe do

të krijonin barrierat e tregtisë dhe do të pengonin konkurrencën. Jurisprudenca e saj ka

luajtur një rol të rëndësishëm në përcaktimin e balancës ndërmjet mbrojtjes së mjedisit

dhe integrimit të tregut, në nivel kombëtar dhe mbikombëtar. Gjykata Evropiane e

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

259

Drejtësisë shtoi në arsyetimin e saj, se masat mjedisore mund të jenë të nevojshme për të

arritur një nga qëllimet e Bashkimit Evropian duke krijuar një bazë të gjerë ligjore për

veprimin e Bashkimit Evropian. Në vendimet e mëvonshme, Gjykata Evropiane e

Drejtësisë filloi të sfidojë shqetësimin e vet për integrimin e tregut duke theksuar, se

mbrojtja e mjedisit është në vetvete një prej objektivave themelore të Bashkimit

Evropian. Të gjitha objektivat e BE janë të barabarta dhe mund të paraqesin kufizime në

zbatimin e njëri-tjetrit, për këtë arsye mbrojtja e mjedisit mund të paraqes kufizime në

zbatimin e objektivave të tjerë të Bashkimit Evropian. Për sa i përket bazës ligjore, që

duhet të zgjidhej për masat mjedisore, Gjykata Evropiane e Drejtësisë insistoi në trajtimin

e mbrojtjes së mjedisit, sa më afër me programin e tregut të brendshëm.

Megjithëse, Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka theksuar, se sipas Nenit 100a paragrafi

3, të gjitha propozimet e Komisionit Evropian duhet të merrnin, si bazë një nivel të lartë

të mbrojtjes mundet, që masat e harmonizimit të miratuara nga Bashkimi Evropian të

detyronin disa Shtete Anëtare të ulnin standardet e tyre kombëtare. Duket, se garancia më

e mirë për një nivel të lartë të mbrojtjes së mjedisit ishte liria e Shteteve Anëtare për të

miratuar masat kombëtare, gjë që nuk është e mundur, nëse një masë e Komunitetit

Evropian është miratuar në bazë të Nenit 100a. Nëse, shumica e masave mjedisore do të

bazoheshin në Nenin 100a, kjo mund të pengonte zhvillimin progresiv të mbrojtjes së

mjedisit në Evropë dhe nëse Gjykata Evropiane e Drejtësisë zbulonte, se garancia që

përmbante Neni 100a nuk sillte gjithmonë efektin e dëshiruar mund të rishikonte

vendimin e vet dhe të vendoste, se më shumë masa mjedisore duhet të bazoheshin në

Nenin 130s, duke iu lënë Shteteve Anëtare lirinë për të miratuar rregulla më të ashpra

kombëtare.

Gjykimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë kanë sqaruar disa nga polemikat rreth

bazës së duhur ligjore të legjislacionit mjedisor të Komunitetit Evropian. Vendimet e

GJED-së patën një efekt pozitiv në përgjithësi në politikat mjedisore të BE-së. Neni 100a

do të mbetet një bazë e qëndrueshme ligjore për legjislacionin mjedisor, duke zgjeruar

potencialisht votimin me shumicë të cilësuar. Gjykata Evropiane e Drejtësisë do të

interpretonte dispozitat e reja ligjore të Traktatit të Mastrichtit, në një mënyrë konsistente

në pajtim me jurisprudencën e saj të mëparshme duke promovuar njëkohësisht

kompetencat e reja bashkëvendimarrëse të Parlamentit Evropian me Këshillin. Vendimet

e GJED tregojnë një gatishmëri për promovimin e politikave të mbrojtjes së mjedisit të

BE-së edhe kur ato mund të bien ndesh me një tjetër parim themelor të ligjit të BE.

Kështu, përfshirja e parimit të qëndrueshmërisë në Traktatin e Mastrichtit i dha mbrojtjes

së mjedisit status të barabartë me politikën për integrimin ekonomik të Bashkimit

Evropian. Nga ana tjetër, përfshirja e subsidiaritetit në Traktatin e Mastrichtit nuk ishte

shumë i rëndësishëm nga pikëpamja e politikave për mbrojtjen e mjedisit për shkak, se në

thelb natyra ndërkufitare e ndotjes dhe rreziqeve të tjera për mjedisin kërkonte zhvillimin

e vazhdueshëm të politikave të mbrojtjes së mjedisit në radhë të parë në nivel komunitar.

- Supozimi themelor, se Komisioni Evropian kërkonte të krijonte një formë më të

strukturuar të pjesëmarrjes së grupeve mjedisore në procesin e politikave mjedisore do të

përbënte një sfidë serioze për shkak, se mënyrat konfrontuese të lobimit mund të jenë në

kundërshtim me rregullat e pashkruara të nënkuptuara nga modeli i politikave të

Bashkimit Evropian apo variantet e tij. Megjithatë, natyra e procesit të politikave të

Bashkimit Evropian me rritjen e rolit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë dhe të

Parlamentit Evropian mund të tregonte, se do të ishte e vështirë të kufizohej përpunimi i

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

260

çështjeve brenda kufijëve të politikave të mirë-përcaktuara të Bashkimit Evropian.

Grupet mjedisore luajnë një rol të rëndësishëm në paralajmërimin e Komisionit Evropian

në dështimin e zbatimit të politikave mjedisore në nivel kombëtar.

- Regjimi i përgjegjësisë mjedisore në Bashkimin Evropian pritet të bëhet një burim i

rëndësishëm i ndërveprimeve të mëtejshme. Direktiva e Përgjegjësisë Mjedisore

përfaqëson një zhvillim pozitiv në termat e pasurimit të kuadrit ekzistues ligjor mbi

përforcimin e ligjeve mjedisore të Bashkimit Evropian. Efektiviteti i një sistemi të të

drejtës penale është në një masë të madhe i varur nga zbatimi i tij në praktikë. Parlamenti

Evropian dhe Komisioni Evropian luajnë një rol të rëndësishëm, si aktor në këto

ndërveprime. Në mënyrë të veçantë, roli i Komisionit Evropian nuk është i kufizuar në

ndërveprimet horizontale, por mund të drejtojë edhe ndërveprimet vertikale me rolin e tij

në përfaqësimin e Bashkimit Evropian në negociatat ndërkombëtare, përcaktimin e rendit

të ditës dhe monopolin e tij në dhënien e propozimeve të reja për legjislacionin e BE.

Këshilli, edhe pse nuk është një aktor i rëndësishëm duhet të shihet, si një entitet i

veçantë me një rol të veçantë në ndërveprime. Roli i institucioneve të ndryshme në

ndërveprime shpjegohet, përmes ndarjes së kompetencave dhe procedurave të

vendimmarrjes. Konventa e Luganos ka treguar kompetencat e Komisionit Evropian në

përcaktimin e fokusit të legjislacionit të ri të Bashkimit Evropian. Direktiva e rishikuar

tregoi, se si roli i Parlamentit Evropian është rritur ndjeshëm me ndryshimet në

procedurën e vendimmarrjes nga bashkëpunimi në vendimmarrjen e përbashkët.

Bashkimi Evropian bënte përpjekje për të ndikuar me legjislacionin dhe konceptet e tij në

nivel ndërkombëtar, si dhe të ruante mundësinë për të zbatuar regjimin e vet.

Direktiva e Përgjegjësisë Mjedisore adresonte për herë të parë çështje të riparimit të

dëmit në mjedis brenda Bashkimit Evropian. Sipas Direktivës duhet të kompensohen,

krahas kostove të masave parandaluese, riparimi primar, plotësues dhe kompensues me

shpenzimet e të dhënave të dobishme të mbledhura për qëllime të riparimit, kostot e

vlerësimit dhe monitorimit të dëmit të mjedisit, shpenzimet administrative dhe ligjore të

lidhura me procesin e vlerësimit dhe rehabilitimit, madje edhe humbja e përkohshme e

burimeve natyrore dhe shërbimeve. Në një numër aspektesh, Direktiva e Përgjegjësisë

Mjedisore angazhon një përqasje të veçantë në aplikimin e koncepteve ligjore të

përgjegjësisë civile për një kontekst mjedisor. Karakteristikat, që dikush mund t’i lidh me

një kornizë të përgjegjësisë civile, siç është elementi i kompensimit monetar dhe roli

dominues i personave privat të akuzuar nuk shfaqen në Direktivën e Përgjegjësisë

Mjedisore. Rimarrja e zakonshme e kompensimeve monetare është përjashtuar nga llojet

e rikuperimeve ligjore në dispozicion. Në vend të tyre, kompensimi për veprimet

riparuese apo parandaluese është përqëndruar në sigurimin, që të korrigjohen dëmet

mjedisore aktuale apo të mundshme. Një rol kryesor i është dhënë autoriteteve

kompetente për përforcimin e kërkesave të Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore, ndërsa

mbështetja tradicionale mbi paditësin privat, si burim kryesor për ndjekjen penale të

procesit gjyqësor civil është rrëzuar. Për sa i përket rikuperimeve, Direktiva e

Përgjegjësisë Mjedisore është krejtësisht e justifikuar në kërkesën, që operatorët të

ndërmarrin veprime për të parandaluar dëmin, që ndodh ose për të riparuar, sa më shumë

të jetë e mundur, vendet e dëmtuara në po ato kushte mjedisore, që ndodheshin përpara,

se të dëmtoheshin. Shpërblimi në formën e kompensimit monetar do të ishte i

papërshtatshëm për të arritur këtë qëllim.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

261

Direktiva e Përgjegjësisë Mjedisore ka një numër të metash, siç është evidentuar më

herët nga vëzhgimi i detajuar i përmbajtjes së saj. Për shembull, instrumenti legjislativ

nuk i kërkon operatorëve të marrin masa për çdo tip të veçantë apo nivel të mbulimit

financiar në lidhje me dëmet mjedisore dhe nuk kërkon në mënyrë të veçantë, që

operatorët të planifikojnë paraprakisht rastet e emergjencave. Megjithatë, këto aspekte

mund të ndërmerren në praktikë duke parë, që ato lidhen me interesat ekonomike të

operatorëve të imponuara nga Direktiva e Përgjegjësisë Mjedisore. Direktiva e

Përgjegjësisë Mjedisore i kërkon subjekteve të sigurisë financiare të mbahen nën rishikim

dhe vlerësim. Një mangësi e rëndësishme e Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore është,

se ajo nuk u kërkon autoriteteve kompetente të veprojnë në emër të shoqërisë në

përgjithësi për të siguruar, që dëmi mjedisor është riparuar atje, ku operatorët apo pala e

tretë i është shmangur përgjegjësisë. Nga ana tjetër, Shtetet Anëtare mund të zgjedhin të

sigurojnë, që zhvendosja e Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore të përfshijë ndërhyrje të

detyrueshme nga autoritetet kompetente ose nga aktor të tjerë. Probleme të tjera me

Direktivën përfshijnë mungesën e një drejtimi mbi çështjet evidenciale në rastet e një

pasigurie shkencore, po ashtu dhe mungesa e dispozitave mbi rëndësinë e veprimeve të

përgjegjësisë civile të sjella nga persona privat. Direktiva e Përgjegjësisë Mjedisore ka

përcaktuar një kornizë ligjore, që është e përshtatshme për t’u marrë me problemet

mjedisore dhe Shtetet Anëtare duhet të sigurohen, që dispozitat e saj të shndërrohen në

ligje kombëtare në mënyrë, që të mundësojnë veprimin efikas të regjimit të përgjegjësisë

mjedisore.

- Roli kryesor i caktuar për autoritetet kompetente, si përforcuesit kryesor të kërkesave

të Direktivës së Përgjegjësisë Mjedisore është i justifikuar për një numër arsyesh.

Autoritetet kompetente janë të pozicionuara shumë më mirë, se personat privat për të

siguruar informacionet në lidhje me dëmet mjedisore. Autoritetet publike, zakonisht kanë

burime më të mëdha ligjore,1444 njerëzore dhe financiare,1445 si dhe eksperiencë, për sa i

përket kësaj çështjeje. Në shtesë të kësaj, arsyet e veprimit të autoriteteve kompetente,

zakonisht do të jenë të lidhura ngushtë me qëllimet e mbrojtjes mjedisore, në krahasim

me arsyet e palëve ndërgjyqësore private, qëllimet e të cilave mund të jenë kryesisht për

të siguruar rikompensim financiar për dëmet në pronat e tyre. Përfshirja kryesore e

autoriteteve publike në përforcimin e dispozitave të përgjegjësisë mjedisore të Direktivës

paraqet një element të rëndësishëm të detyrimeve publike ligjore.

- Sistemet ekzistuese të ndëshkimeve nuk kanë qenë të mjaftueshme për të arritur

pajtueshmëri të plotë me ligjet mjedisore, për këtë arsye duhet të forcohej

disponueshmëria e dënimeve penale. Përdorimi i të drejtës penale ka për qëllim të rrit

efikasitetin e legjislacionit mjedisor evropian. Pas një konflikti të gjatë kushtetues,

Shtetet Anëtare përdorën ligjin penal për të penalizuar shkeljet e legjislacionit kombëtar,

duke zbatuar ligjin evropian. Direktivat Evropiane të Veprave Penale Mjedisore përbëjnë

një hap të rëndësishëm drejt një ligji penal mjedisor evropian të vërtetë duke vendosur

detyrime të qarta mbi Shtetet Anëtare, sa i përket kriminalizimit të veprave penale të

veçanta mjedisore. Shtetet Anëtare do të aplikonin dënimin penal në lidhje me shkeljet e

rënda të legjislacionit mjedisor të KE-së duke patur parasysh, se masat administrative apo

sanksionet civile nuk mund të shërbenin, si një pengesë efektive për një sjellje të tillë.

1444 Për shembull, nëpërmjet përdorimit të fuqive investigative të përcaktuara sipas ligjeve publike, siç është

inspektimi në vendngjarje. 1445 Në termat e financimit të hetimeve dhe proceseve gjyqësore.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

262

Iniciativat në fushën e mjedisit konfirmojnë rritjen e interesit të BE-së në ligjin penal, si

një mjet për implementimin e politikave të BE-së. Kuadri i ri përpiqet të lehtësojë

veprimet e BE-së në këtë fushë, duke marrë parasysh specifikat e çdo sistemi kombëtar

në një fushë kaq të ndjeshme të politikës (Nenet 82-85 TFBE). Për këtë qëllim, ai

kombinon një rol më të fuqishëm të Parlamentit Evropian, përmes procedurës së

bashkëvendosjes me një konsideratë më të gjerë për Shtetet Anëtare, kur legjislacioni i

propozuar prek aspektet themelore të sistemit të tyre kombëtar të drejtësisë penale.

Zhvillimet e ardhshme mund të shërbejnë për të qartësuar aspektin, se deri në çfarë mase

BE-ja do të ketë sukses në përpjekje për të krijuar një politikë kriminale koherente dhe

konsistente të BE-së, pavarësisht mbështetjes së dobët të dhënë në këtë drejtim nga disa

prej Shteteve Anëtare të tij. Komisioni Evropian nuk do të ketë një detyrë të lehtë për

verifikimin e respektimit të Direktivave Evropiane të Veprave Penale Mjedisore dhe nëse

dënimet e vendosura në legjislacionin e Shteteve Anëtare janë “të efektshme,

proporcionale dhe bindëse”.

- Bashkimi Evropian ka zhvilluar një identitet të rëndësishëm, si pjesëmarrës në

çështjet mjedisore ndërkombëtare, pavarësisht nga problemet e kompetencave të

përbashkëta dhe njohjes në mënyrë të pjesshme nga aktorët ndërkombëtar. Bashkimi

Evropian ka zhvilluar me kalimin e kohës qëndrimin ndërkombëtar dhe kapacitetin për

t’u bërë aktor i rëndësishëm në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare mjedisore. Palët e

treta, si dhe sistemi i Kombeve të Bashkuara kanë pranuar gradualisht statusin unik vis-à-

vis të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve Anëtare të tij. Dy tendenca në politikat globale

të mjedisit kanë patur ndikim në rritjen e rolit të Bashkimit Evropian: politikat e mjedisit

nuk mund të qëndrojnë më vete, por janë pazgjidhshmërisht të lidhura me tregtinë dhe

çështjet e zhvillimit, si dhe rritja e interesit në trajtimin e çështjeve të caktuara të

politikave mjedisore. Presidenca është një institucion kryesor i Bashkimit Evropian në

çështjet e jashtme mjedisore. Roli i jashtëm i Komisionit Evropian u legjitimua nga

Gjykata Evropiane e Drejtësisë, megjithatë kjo nuk përjashton Shtetet Anëtare, të cilat

kanë pranuar, që Bashkimi Evropian të luajë një rol të rëndësishëm ndërkombëtar në

fushën e mjedisit. Institucionalizimi i “përfaqësimit të dyfishtë” paraqet një mënyrë

inovative për Bashkimin Evropian, që të përfaqësohet duke ruajtur një rol qëndror për

Shtetet Anëtare.

Bashkimi Evropian ka gjetur një mënyrë për të përfshirë, së bashku

“ndërqeveritarizmin” (në formën e Presidencës së Këshillit) dhe “mbikombëtarizmin”

(në formën e Komisionit Evropian) në personalitetin e tij të jashtëm. Kompetenca e

Bashkimit Evropian dhe Shteteve Anëtare në lidhje me çështjet mjedisore ndërkombëtare

i përket sferës së “kompetencave të përziera” dhe “marrëveshjeve të përziera”. Në

kuadër të organizatave ndërkombëtare është rritur roli dhe efektiviteti i Bashkimit

Evropian në çështjet mjedisore ndërkombëtare. Çdo traktat global ka provuar të jetë një

hap në procesin e ndërtimit të institucioneve. Roli i Bashkimit Evropian në Komisionin

për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe aktivitetet e Asamblesë së Përgjithshme në periudhën

post-Rio vazhduan në një trajektore të ngjashme duke rritur statusin e tij, si dhe aksesin e

tij në qendrat e vendimmarrjes brenda forumeve ndërkombëtare.

- Integrimi i politikave mjedisore do të thotë, që çështjet mjedisore do të integroheshin

në sektorin ekonomik dhe fushat e tjera të politikave duke krijuar një ndërveprim midis

tyre. Integrimi i politikave mjedisore krijoi një kornizë formale për procesin e integrimit

duke parashikuar mekanizmat efektiv për monitorimin e zbatimit të tyre dhe duke

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

263

siguruar, që kërkesat mjedisore të pasqyrohen, në mënyrë të qartë në vendimet në lidhje

me propozimet e reja. Historia e integrimit të politikave mjedisore në Bashkimin

Evropian tregon rreziqet e ndjekjes së qeverisjes se re, si diçka e kundërt me qeverisjen e

vjetër. Qeverisja e re nuk do të thotë fundi i ndërhyrjes së shtetit dhe nuk do të thotë një

ndryshim nga lart-poshtë në poshtë-lart të bërjes së politikave. Integrimi i politikave

mjedisore varet nga një “zotërim i procedurës” i mbështetur politikisht dhe nga

udhëzimet operative. Udhëzimet shërbejnë për ndërtimin e kapaciteteve në terren dhe për

të shmangur arsyet kryesore për zbatim të dobët. Në një kontekst të qeverisjes

shumëplanëshe, si në Bashkimin Evropian, forma të reja të qeverisjes varen nga

përfshirja e shoqërisë, përndryshe dialogu do të jetë i kufizuar për elitat. Përfshirja e

aktorëve shoqëror, me qëllim për të balancuar diskursin e politikave është e

pamjaftueshme, nëse qasja thjesht do të fokusohet në sigurimin e qasjes së hapur dhe

procedurave transparente. Format e reja të qeverisjes duhet të inkurajojnë rolin e aktorëve

të interesuar.

- Bashkimi Evropian i ka kushtuar një vëmendje të rëndësishme instrumenteve të reja

të politikave mjedisore dhe instrumenteve të buta. Pavarësisht kësaj, provat tregojnë se

këto instrumente të reja nuk e kanë zëvendësuar legjislacionin tradicional komandë dhe

kontroll. Impakti politik aktual, që kanë krijuar instrumentet e Bashkimit Evropian është i

limituar. Bashkimi Evropian dështoi të adaptonte instrumente të reja të politikave

mjedisore, si (p.sh taksat ekologjike) për arsye të sovranitetit dhe shqetësimeve të

interesit kombëtar, të cilat ishin në gjendje të mbizotëronin për arsye të rregullit të

unanimitetit të kërkuar. Në fushën e marrëveshjeve vullnetare dhe emërtimeve-

ekologjike, Bashkimi Evropian e ka kaluar fazën e vendimmarrjes. Megjithatë, marrja e

këtyre instrumenteve në nivel multinacional ka qenë i limituar edhe pse ka patur një rritje

gjatë viteve të fundit. BE i ka kushtuar vëmendje përdorimit të instrumenteve më

fleksibël. Kjo mund të krijojë një ndryshim në balancën e instrumenteve të ashpra dhe të

buta. Ndryshimet kanë reflektuar një zhvendosje filozofike në përdorimin e

instrumenteve herët në vitet ‘90. Kjo është pjesërisht për arsye të të mësuarit politik në

lidhje me problemet e instrumenteve tradicionale dhe të nevojës për politikëbërës për të

shqyrtuar alternativa të tjera. Megjithatë, një faktor kritik ishte presioni politik në rritje, i

cili rezultonte nga çështjet rreth legjitimitetit të Bashkimit Evropian, balancës së

përgjegjësive midis Shteteve Anëtare dhe institucioneve të BE-së, si dhe shqetësimeve

përreth konkurrencës ekonomike. Faktorët kryesor, që ndikuan në adaptimin e

instrumenteve më fleksibël ishte zgjerimi progresiv i BE-së, si në aspektin e

kompetencave të politikave dhe në aspektin gjeografik, ndikimi i zhvillimit të

qëndrueshëm1446 dhe qasja e integrimit të mjedisit, të cilat kërkuan më shumë

gjithëpërfshirje, dinamizëm dhe fleksibilitet.

Për sa i përket tre instrumenteve të vlerësuara, forcat ideologjike kanë patur një impakt

mbi axhendën e BE për shkak të aftësisë së procesit të BE për të shërbyer, si një arenë për

Shtetet Anëtare për të marrë informacione rreth aktiviteteve dhe eksperiencave të

kundërshtarëve të tyre. Në të njëjtën kohë, dinamika institucionale siguroi një kufizim

konstant mbi mundësinë, që instrumentet të ishin në axhendë dhe mbi pranimin e tyre në

këtë proces. Grupet e interesit shërbyen për të refuzuar propozimet e BE për taksat në

1446 Programi i Pestë i Veprimit në Mjedis pohon, se: “ndërsa në vitin 1980 sfida kryesore, me të cilën u

përballën Komunitetet Evropiane ishte përfundimi i tregut të brendshëm, në vitet 1990 sfida ishte kalimi në

rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm”.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

264

formën e tyre origjinale dhe për të formuar natyrën e reformës së emërtimeve ekologjike.

Bashkimi Evropian është përpjekur të veprojë, si një forcë harmonizuese. Pengesa për

adaptimin e instrumenteve të reja të politikave mjedisore u gjend në procesin

institucional, i cili varej nga çështja e konkurrencës. Në rastin e taksave, shqetësimet rreth

mbrojtjes së konkurrencës në kontekstin institucional të Bashkimit Evropian i kanë çuar

disa Shtete Anëtare drejt nxitjes për një taksë-ekologjike të nivelit të BE edhe pse shtete

të tjera kanë ushtruar veton e tyre mbi termat e sovranitetit. Përpjekja e institucioneve të

BE, veçanërisht e Komisionit Evropian për të rritur ndikimin e tyre është e qartë në rastin

e taksimit. Impakti i faktorëve institucional ishte më i fortë në ndikimin e zgjedhjes së

instrumenteve. BE vazhdon të mbështetet mbi një numër të madh rregullash tradicionale

mjedisore dhe në instrumentet e reja të përdorura kryesisht në një funksion suplementar.

Interesat kombëtare u fokusuan në mbrojtjen e konkurrencës dhe sovranitetit duke

shfrytëzuar rregullat institucionale për t’i rezistuar iniciativave të përbashkëta. Inovacioni

i BE ka qenë i limituar nga përqasjet tradicionale ndaj instrumenteve të gjetura në Shtetet

Anëtare, të cilat ato ngurrojnë t’i zëvendësojnë. Ky vëzhgim i politikave të Bashkimit

Evropian sugjeron, se përdorimi i instrumenteve të buta në nivelin e Bashkimit Evropian

reflekton një inovacion sporadik, se sa një revolucion të dukshëm në instrumentet e

politikave mjedisore.

- Në kuadër të nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, shtetet po

përafrojnë legjislacionin mjedisor me acquis mjedisore. Pavarësisht, transpozimit dhe

përmirësimit të legjislacionit mjedisor të brendshëm, këto shtete kanë hasur vështirësi në

implementimin e acquis mjedisore në praktikë. Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit

duhet të përafrojnë legjislacionin e tyre me acquis communautaire për pranimin paraprak

në Bashkimin Evropian. Pajtueshmëria me acquis mjedisore do të jetë e vështirë për t’u

arritur për vendet kandidate para pranimit. Kjo mund të jetë e nevojshme për t’u ofruar

aplikantëve një periudhë të kufizuar të tranzicionit për të përafruar disa nga kërkesat.

Vendet kandidate duhet të bëjnë përmirësime në agjencitë administrative, që do të jenë

përgjegjëse për implementimin e legjislacionit të BE-së dhe duhet të trajnojnë punonjësit

e stafit të agjencisë. Për më tepër, vendeve kandidate u mungojnë edhe sasi të

konsiderueshme të burimeve financiare, që janë të nevojshme për të përafruar me sukses

acquis mjedisore, pavarësisht ndihmës, që ofron Bashkimi Evropian, që shërben, si një

katalizator në procesin e përafrimit. Pajtueshmëria me legjislacionin mjedisor të

Bashkimit Evropian mund të rezultojë në përmirësimin e shëndetit, cilësisë së jetës dhe

cilësisë së mjedisit në vendet kandidate.

Në Republikën e Shqipërisë, procesi i integrimit në Bashkimin Evropian duke qenë

objektivi më madhor kombëtar kryeson axhendën e qeverisë shqiptare. Me vetëdijen, se

integrimi i vendit në BE është rruga më efikase për demokratizimin e shpejtë të

tij, qeveria po ndërmerr hapa konkrete në përmbushjen e reformave kryesore. Procesi i

integrimit është në një moment të rëndësishëm, që kërkon konkretizim, dialog e

partneritet, ndaj po punohet në përmbushjen e detyrimeve të vendosura. Bashkëpunimi

duhet të jetë shumëpalësh, sepse shkalla e suksesit në procesin e integrimit matet nga

zbatimi i reformave, përfshirja në vendimmarrje e të gjithë aktorëve kryesor dhe

marrëdhëniet korrekte me partnerët ndërkombëtar, që asistojnë prej vitesh,

profesionalisht dhe financiarisht. Përpjekje të mëtejshme duhet të bëhen për të

harmonizuar, zbatuar dhe respektuar legjislacionin në të gjithë sektorët. Ndërkohë, janë

bërë disa përparime në harmonizimin me acquis në fushën e mjedisit, por shumë pak

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

265

përparim është bërë në fushën e ndryshimeve klimatike. Nevojiten përpjekje thelbësore

dhe vullnet politik për të krijuar një përqasje më strategjike për vendin, si dhe për të

forcuar kapacitetet administrative dhe bashkëpunimin ndërinstitucional. Ndërgjegjësimi

publik dhe konsultimi për nismat legjislative ose investimet publike mbeten të dobëta.

Fondet e dhëna aktualisht për investime mbeten të kufizuara dhe duhet të krijohet

planifikimi strategjik sistematik. Mjedisi duhet të integrohet më shumë në fushat e tjera të

politikave, si energjetika ose transporti. Menaxhimi i mbetjeve është veçanërisht i dobët

dhe cilësia e ujit dhe ajrit është e ulët. Përgatitjet në fushën e mjedisit dhe ndryshimeve

klimatike janë në një fazë të hershme.

Në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, mund të raportohen disa përparime në

transpozimin e acquis të Bashkimit Evropian në legjislacionin kombëtar dhe në

ratifikimin e marrëveshjeve shumëpalëshe mjedisore. Progres i mëtejshëm është bërë në

transpozimin e acquis në legjislacionin kombëtar në menaxhimin e mbetjeve, cilësinë e

ajrit dhe kimikateve, ndërsa në harmonizimin me acquis të ndryshimeve klimatike

progresi është i kufizuar. Megjithatë, përpjekje të konsiderueshme janë të nevojshme me

qëllim zbatimin e legjislacionit kombëtar, veçanërisht në fushat e menaxhimit të ujit,

kontrollin e ndotjes industriale dhe ndryshimeve klimatike. Gjithashtu, përpjekje të

konsiderueshme janë të nevojshme për rritjen e ndërgjegjësimit, duke vendosur një qasje

më strategjike për përafrimin me acquis e klimës të BE-së dhe forcimin e kapaciteteve

administrative, që ende rezultojnë të dobëta në nivel qëndror dhe lokal në të gjithë

sektorët. Qeveria duhet të bashkëpunojë më shumë me shoqërinë civile dhe palët e tjera

të interesuara. Investimet duhet të rriten në mënyrë të konsiderueshme, veçanërisht në

sektorët e ujit dhe të mbetjeve. Në përgjithësi, përgatitjet në fushën e mjedisit dhe të

ndryshimeve klimatike kanë avancuar në mënyrë të moderuar.

Mali i Zi ka bërë pak progres, në lidhje me përshtatjen dhe implementimin e

legjislacionit të Bashkimit Evropian në fushat e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike.

Progresi lidhet kryesisht me adaptimin e legjislacionit implementues mbi menaxhimin e

mbetjeve, ruajtjen e natyrës, si dhe ratifikimin e disa marrëveshjeve mjedisore

ndërkombëtare. Implementimi efektiv i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe i Vlerësimit

Strategjik Mjedisor ka nevojë të jetë i sigurt. Përpjekje të konsiderueshme kërkohen për

të forcuar kapacitetet administrative dhe bashkëpunimin ndërinstitucional. Vlerësimet e

ndryshimeve klimatike dhe mjedisore duhet të merren parasysh më sistematikisht në

fusha të tjera të politikave dhe dokumentet planifikuese. Përpjekje të konsiderueshme dhe

planifikime më startegjike janë të nevojshme për të siguruar përshtatjen dhe

implementimin e legjislacionit mjedisor dhe klimatik të BE. Mungesa e prioriteteve të

politikave dhe e financimit të përshtatshëm, si dhe një ndërgjegjësim i limituar ndaj

kërkesave klimatike dhe mjedisore janë duke penguar progresin në këtë fushë. Kapaciteti

për vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe për administrimin në nivel lokal dhe kombëtar

përgjegjës për ndryshimet klimatike ka nevojë të përmirësohet dhe të organizohen

konsultime publike thelbësore. Bashkëpunimi me organizatat e shoqërisë civile duhet të

forcohet më tej.

Serbia ka bërë progres në përafrimin e legjislacionit të saj me acquis mjedisore. Një

nivel i mirë i përafrimit është arritur me legjislacionin horizontal mjedisor të BE-së, si

dhe në fushat e menaxhimit të mbetjeve, mbrojtjen e natyrës dhe kimikateve, kurse

përpjekjet janë ende të nevojshme për harmonizimin me acquis e BE-së në fushën e

cilësisë së ujit dhe ndryshimeve klimatike. Serbia ka krijuar një Agjenci për Mbrojtjen e

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

266

Mjedisit dhe një Agjenci per Kimikatet. Megjithatë, vendi përballet me sfida të mëdha në

implementimin e acquis mjedisore dhe të ndryshimeve klimatike të BE-së. Kjo do të jetë

veçanërisht e rëndësishme për të krijuar kushtet për ndërtimin e kapaciteteve teknike,

administrative dhe burimet e nevojshme në këtë fushë, duke përfshirë ngritjen e vetëdijes

në të gjitha nivelet në vend. Përpjekje të konsiderueshme janë të nevojshme për rritjen e

ndërgjegjësimit mbi mundësitë dhe sfidat e veprimit të klimës, duke vendosur një qasje

më strategjike për vendin, përafrimin dhe zbatimin e acquis së klimës, si dhe forcimin e

kapaciteteve administrative dhe bashkëpunimin ndërinstitucional. Pajtueshmëria efektive

me legjislacionin e BE-së kërkon një nivel të lartë të investimeve dhe përpjekje të

konsiderueshme administrative. Pjesëmarrja e publikut dhe konsultimi në proceset

vendimmarrëse duhet të forcohet. Në përgjithësi, prioritetet në fushën e mjedisit dhe të

ndryshimeve klimatike kanë filluar të adresohen. Një sistem efektiv dhe i përhershëm

financimi për mjedisin dhe veprimin e klimës është i nevojshëm të krijohet.

Turqia ka bërë progres në përafrimin e legjislacionit në fushën e mjedisit dhe

ndryshimeve klimatike, ndërsa zbatimi mbetet i dobët. Angazhimi i fortë politik dhe

rivendosja e dialogut të rregullt të politikave të mjedisit dhe ndryshimeve klimatike do të

ndihmonte përshpejtimin e shtrirjes dhe zbatimit të acquis. Implementimi i pakët i

dispozitave mbi çështjet mjedisore, po shkakton shqetësim publik. Turqia ka bërë një

progres të mirë në drejtim të menaxhimit të mbetjeve, ndërsa në legjislacionin horizontal,

cilësinë e ajrit, të ujit, në kontrollin e ndotjes industriale, kimikatet dhe në kapacitetet

administrative mund të raportohet një progres i limituar. Vëmendje e veçantë duhet t’i

kushtohet mbështetjes së zonave të mbrojtura dhe vendeve të Natura 2000, gjithashtu

duhet të përcaktohet dhe implementohet një politikë klimatike më ambicioze dhe më e

koordinuar. Ndryshimet në legjislacionin mbi Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis përbëjnë

problem serioz. Për sa i përket, ndryshimeve klimatike, Turqia ka bërë progres të limituar

në rritjen e ndërgjegjësimit mbi kërkesat klimatike të BE. Axhenda mjedisore, si dhe

koordinimi dhe bashkëpunimi midis autoriteteve përkatëse në të gjitha nivelet ka nevojë

të forcohet. Përgatitjet në fushën e mjedisit dhe ndryshimet klimatike janë ende në një

fazë të hershme.

7.2. Rekomandime

Faza e zbatimit të politikave mjedisore në nivel evropian, kombëtar ose lokal

përbën sfidën kryesore, me të cilën përballet Bashkimi Evropian apo Shtetet

Anëtare të tij. Për të siguruar zbatimin e duhur dhe efikas të politikave mjedisore

rekomandohen të merren parasysh disa masa paraprake:

i. Reduktimi i ndotjes duke përdorur teknologjinë më të mirë në dispozicion, që

shoqërohet me kosto të mëdha realizohet me anë të vendosjes së objektivave të qarta

dhe reale, si dhe duke ofruar burimet e përshtatshme.

ii. Duhet të ketë komunikim dhe koordinim të përshtatshëm ndërmjet niveleve të

qeverisjes. Kjo mund të ndodhë, ose aty ku qeveria është shumë e decentralizuar dhe

vendimet kryesore merren në nivel lokal, ose në një sistem unik, ku qeveria kombëtare

ka kontroll të drejtpërdrejtë mbi agjencitë përgjegjëse për zbatimin.

iii. Politikat mjedisore duhet të zbatohen në mënyrë të barabartë. Dallimet, që Shtetet

Anëtare ndjekin në zbatimin e ligjeve të ndryshme, praktikat e zbatimit dhe sanksionet,

që përdorin mund të krijojnë një pabarazi në nivelin e zbatimit.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

267

iv. Problemi i implementimit duhet të adresohet në fazën e iniciativës së legjislacionit, kur

Shtetet Anëtare mund të marrin në konsideratë problemet e zbatimit, që mund të hasin

për të mos vepruar, kur ndodhin shkeljet apo kur shkaktohen dëmtime të pakthyeshme.

v. Një rëndësi të veçantë ka marrëdhënia e drejtpërdrejtë midis shkakut dhe pasojës. Sa më

komplekse të jetë marrëdhënia midis shkakut dhe pasojës, aq më shumë mundësi ka, që

politikat mjedisore të mos arrijnë qëllimet e tyre.

Duke iu referuar konkluzioneve të mësipërme, në lidhje me përqasjen e

legjislacionit mjedisor të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit, që kanë

nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me acquis mjedisore,

rekomandohen masat e mëposhtme:

i. Vendimmarrësit qëndror duhet të kuptojnë çështjet mjedisore dhe të integrojnë parimet

mjedisore në politikat dhe sistemet e tyre të administrimit, si dhe duhet të krijojnë

mekanizmat dhe instrumentet efektive për zbatimin e legjislacionit, përfshirë proceset e

imponimit, instrumentet ekonomike dhe planifikimin financiar.

ii. Nevojitet implementimi i legjislacionit të transpozuar. Procesi i përafrimit nuk do të

konsiderohet i plotë, nëse legjisalcioni i transpozuar në përputhje me acquis mjedisore

nuk zbatohet. Për të realizuar procesin e përafrimit të legjislacionit mjedisor duhet të

ngrihen strukturat dhe kapacitetet e nevojshme administrative dhe duhet të vihen në

dispozicion fondet e duhura financiare.

iii. Miratimi dhe përmirësimi i legjislacionit mjedisor dhe legjislacionit të energjisë ofrojnë

kontribute të drejtpërdrejta ose të tërthorta në çështjet e ndryshimeve klimatike. Shtetet

kandidate duhet të marrin angazhime zbutëse në përputhje me ato të BE-së dhe Shteteve

Anëtare të tij për qëllime të marrëveshjes së klimës post-2020 dhe të hartojnë një

strategji dhe politikë gjithëpërfshirëse për klimën në mbarë vendin.

iv. Duhet të zbatohen të drejtat e përfshira në tri shtyllat kryesore të Konventës së Aarhusit:

aksesi në informacion; pjesëmarrja e publikut në vendimmarrje për çështjet mjedisore

dhe aksesi në drejtësi në të gjitha vendimet në lidhje me mjedisin lokal, kombëtar dhe

ndërkufitar.

v. Kapacitetet administrative duhet të forcohen dhe duhet të rritet numri i punonjësve, që

trajtojnë çështjet mjedisore. Gjithashtu, për të përmirësuar cilësinë e zbatimit të

legjislacionit mjedisor, punonjësit duhet të pajisen me kompetenca ligjore dhe duhet të

ndërmerren nisma për të zgjeruar njohuritë e punonjësve në fushën e mjedisit, nëpërmjet

mbështetjes së vazhdueshme të edukimit, trajnimit dhe informimit mjedisor.

vi. Duhet të forcohen kapacitetet për të siguruar zbatimin e plotë të rregullave dhe

procedurave për dhënien e lejeve mjedisore nga autoritetet përgjegjëse. Përpjekje të

mëtejshme duhet të ndërmerren në lidhje me cilësinë e përputhshmërisë së standardeve

mjedisore, zbatimin e duhur të procesit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe

Vlerësimit Strategjik Mjedisor.

vii. Nevojitet identifikimi dhe përdorimi i mjeteve të vlerësimit të ndikimeve negative në

mjedis nga projektet e propozuara private apo publike, si dhe duhet të përdoren masat e

nevojshme parandaluese, nëpërmjet monitorimit dhe raportimit.

viii. Organizatat e Shoqërisë Civile kanë nevojë për më shumë trajnim në menaxhimin

financiar, më shumë fonde për të publikuar raportet vjetore, për të kryer auditime

organizative, si dhe për të zbatuar aktivitete të tjera të rëndësishme financiare të

transparencës. Ngritja e një fondi mjedisor nevojitet për të vendosur bazat për një

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

268

bashkëpunim të ardhshëm mes aktorëve të përfshirë në trajtimin e problemeve

mjedisore.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

269

BIBLIOGRAFIA

BURIME PARËSORE

Konventa dhe akte ndërkombëtare:

Akti i Mbrojtjes së Mjedisit të Mbretërisë së Bashkuar, 1990.

Deklarata mbi integrimin e mjedisit në samitin e Kardifit, 1998 e Këshillit të

Evropës.

Deklarata e Stokholmit “Mbi Mjedisin Njerëzor” e vitit 1971.

Deklarata e Rios mbi Mjedisin dhe Zhvillimin, 1992.

Deklarata e Londrës mbi Mbrojtjen e Detit të Veriut, 1987.

Karta Sociale Evropiane, 1961.

Konventa Evropiane për Mbrojtjen e Mjedisit nëpërmjet Ligjit Penal e Këshillit të

Evropës Nr. 172, 04.11.1998.

Konventa mbi Përgjegjësinë Civile për Dëmet që Rezultojnë nga Aktivitetet e

Rrezikshme për Mjedisin, Lugano, 21 qershor 1993.

Konventa e Aarhusit mbi Aksesin në Informacion, Pjesëmarrjen e Publikut në

Vendimmarrje për Çështjet Mjedisore dhe Aksesin për t’iu drejtuar Gjykatës për

Çështjet Mjedisore u nënshkrua më 25 qershor 1998 dhe hyri në fuqi më 30 tetor

të vitit 2001.

Konventa mbi Përgjegjësinë Civile për Ndotjen nga Nafta, që rezulton nga

eksplorimi dhe shfrytëzimi i burimeve minerale nga shtrati i detit, 1977.

Konventa mbi Përgjegjësinë Civile për Dëmet nga Depot e Karburanteve,

Ngarkesat e Mallrave të Rrezikshme, 2001.

Konventa mbi Përgjegjësinë Civile në Fushën e Ngarkesave Detare të Materialeve

Nukleare, 1971.

Konventa mbi Përgjegjësinë Civile për Dëmet e Shkaktuara gjatë Ngarkesës së

Mallrave të Rrezikshme nëpërmjet Rrugës, Hekurudhës dhe Lundrimit brenda

Vendit, 1989.

Konventa e Parisit mbi një Palë të Tretë Përgjegjëse në Fushën e Energjisë

Nukleare e vitit 1960 dhe Konventa Shtesë e Brukselit e vitit 1963.

Konventa e Vjenës mbi Përgjegjësinë Civile për Dëmet Nukleare, 1963.

Konventa mbi Përgjegjësinë Civile për Ndotjen nga Nafta, 1992.

Konventa mbi Përgjegjësinë dhe Kompensimin për Ngarkesat e Materialeve të

Rrezikshme dhe Helmuese Nëpërmjet Detit, 1966.

Konventa për Mbrojtjen e Mjedisit të Atlantikut Verior dhe Lindor, 1993.

Konventa e Kombeve të Bashkuara “Për Luftën Kundër Shkretëtirëzimit”, 1994.

Konventa për Tregtinë e Specieve në Rrezik e vitit 1973 (3626/82 dhe

amendamentet e saj).

Konventa e Bernës e vitit 1979 mbi Kafshët e Egra Evropiane dhe Habitatet

(82/72).

Konventa e vitit 1979 e Bonit mbi Llojet Shtegtare (82/461).

Konventa e vitit 1980 e Kanberrës në Antarktik mbi Burimet e Gjallesave Detare

(81/691).

Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve e vitit 1989.

Konventa mbi Përgjegjësinë Civile për Dëmet e Ndotjes së Naftës, 1992.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

270

Konventa mbi një Fond Ndërkombëtar për Kompensimin nga Ndotja e Naftës,

1992.

Konventa mbi Dëmet e Rezervuarve të Naftës, 2001.

Protokolli i Përbashkët i Konventës së Parisit dhe Vjenës, 1988; Ndotjet

Aksidentale Industriale të Lumenjëve dhe Liqeneve Ndërkufitare.

Protokolli mbi Përgjegjësinë dhe Kompensimin për Dëmet, që Rezultojnë nga

Lëvizja Ndërkufitare e Mbetjeve të Rrezikshme, 1999.

Protokolli Shtesë i Konventës Amerikane për të Drejtat e Njeriut 1988.

Pakti Ndërkombëtar i të Drejtave Ekonomike, Sociale dhe Kulturore 1966.

Traktate dhe akte të Bashkimit Evropian:

Protokolli Nr. 30 i Traktatit të Komunitetit Evropian mbi Subsidiaritetin dhe

Proporcionalitetin.

Traktati themelues i Komunitetit Ekonomik Evropian hyri në fuqi më 01.01.1958.

Akti Unik Evropian u miratua në vitin 1986 dhe hyri në fuqi në vitin 1987.

Traktati i Mastrichtit apo Traktati i Bashkimit Evropian u nënshkrua më

07.02.1992 dhe hyri në fuqi më 01.11.1993.

Traktati i Amsterdamit u nënshkrua më 02.10.1997 dhe hyri në fuqi më

01.05.1999.

Traktati i Nicës u nënshkrua më 26.02.2001 dhe hyri në fuqi më 01.02.2003.

Karta e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian u ratifikua më 07.12.2000.

Traktati i Lisbonës u nënshkrua nga Shtetet Anëtare të BE-së më 13.12.2007 dhe

hyri në fuqi më 01.12.2009.

Traktati themelues i Kushtetutës për Evropën u nënshkrua më 29.10.2004.

BURIME DYTËSORE

Literaturë:

Adelle, C. and Anderson, J., Lobby Groups. In Environmental Policy in the EU:

Actors, Institutions and Processes, ed. Jordan, A., Adelle, C., London:

Routledge/Earthscan, 2013.

Adler, H. R. and Haas, P., “The rise of global ecopolitics” in N. Choucri, (ed),

Global Accord: Environmental Challenges and International Responses.

Cambridge, MA: MIT Press, 1993.

Alder, J. and Wilkinson, D., Environmental Law and Ethics, London: Macmillan,

1999.

Alpa, G., Responsabilità civile e danno, Il Mulino, Bologna, 1991.

Andersen, M. S. and Liefferink, D. J., eds., European Environmental Policy: The

Pioneers, Mancester: Manchester University Press, 1997.

Applegate, J. S., The Precautionary Preference: an American Perspective on the

Precautionary Principle, Human and Ecological Risk Assessment, 2000.

Arp, H., “Technical Regulation and Politics: The Interplay Between Economic

Interests and Environment Policy Goals in EC Car Legislation”, in Liefferink, J.

D., Lowe, P. D. and Mol, A. P. J., (eds), European Integration and Environmental

Policy, London: Belhaven Press, 1993.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

271

Bagnetti, G., Moretti, E. and Rimini, L., La valutazione economica del danno

ambientale: profili teorici ed aspetti empirici, in Per una riforma delle

responsabilità civile per danno all’ambiente, a cura di P. Trimarchi, Milano,

Giuffrè, 1996.

Baldwin, R., Rules and Government, Oxford: Clarendon Press, 1995.

Balme, R. and Chabanet, D., European Governance and Democracy: Power and

Protest in the EU, New York: Roman and Littlefield, 2008.

Barde, J. P. and Pearce, D. W., Valutare l’ambiente, Bologna, il Mulino, 1993.

Benedick, R. E., Ozone Diplomacy: New Directions in Safeguarding the Planet,

Cambridge, MA: Harvard University Press, 1991.

Betlem, G. and Brans, E., eds., Environmental Liability in the EU-The 2004

Directive Compared with US and Member State Law, London, 2006.

Birnie, P. and Boyle, A., International Law and the Environment, 2nd edn,

Oxford: Oxford University Press, 2002.

Bresso, M., Pensiero economico e ambiente, Torino, Loescher, 1982.

Breyer, S. and Heyvaert, V., “Institutions for Regulating Risk”, in Revesz, R. L.,

Sands, P. and Stewart, R. B., eds., Environmental Law, the Economy, and

Sustainable Development: The United States, the European Union and the

International Community, Cambridge: Cambridge University Press, 2000.

Bomberg, E., Green Parties and Politics in the European Union, London:

Routledge, 1998.

Brickman, R., Jasanoff, S. and Ilgen, T., Controlling Chemicals: The Politics of

Regulation in Europe and the United States, Ithaca, NY: Cornell University Press,

1985.

Brinkhorst, L. J., “The European Community at UNCED: Lessons to be Drawn

for the Future”, in Curtin, D. and Heukels, T., (eds), Institutional Dynamics of

European Integration, Dordrecht: Martinus Nijhoff, 1994.

Burns, C., European Parliament. In Environmental Policy in the EU: Actors,

Institutions and Processes, ed. A. Jordan, C. Adelle, London:

Routledge/Earthscan, 2013.

Cameron, J., “The Precautionary Principle”, in G. Sampson and W. B.

Chambers, W. B., (eds), Trade, Environment and the Millennium, New York:

United Nations University Press, 1999.

Candian, A. D., Responsabilità civile per danno ambientale e assicurazione, in La

parabola del danno ambientale, Milano, Giuffrè, 1994.

Chiumello, G., Guarneri, M. P., Russo, G., Stroppa, L. and Squaramella, P.,

“Accidental Gynecomastia in Children”, in Anderson, A. M., Grigar, M., Rajpert-

de Meyts, E., Leffers, H. and Skakkebaek, N. E., Hormone and Endocrine

Disrupters in Food and Water: Possible Impact on Human Health, Copenhagen:

Munksgaard, 2001.

Christoforou, T., The Origins, Content and Role of the Precautionary Principle in

European Community Law, 2002.

Collie, L., “Business Lobbying in the EC: The Union of Industrial Employers

Confederations of Europe”, in Mazey and Richardson, 1993b.

Collins, K. and Earnshaw, D., “The Implementation and Enforcement of

European Community Environment Legislation”, in Judge, D., (ed.), A Green

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

272

Dimension for the European Community: Political Issues and Processes, London:

Frank Cass, 1993.

Cooper, D., “The Idea of Environment”, in Cooper, D. E. and Palmer, J. A., (eds),

The Environment in Question, London: Routledge, 1992.

Corbett, R., Jacobs, F. and Shackleton, M., The European Parliament, fourth

edition, London: John Harper Publishing, 2000.

Corbett, R., The European Parliament’s Role in Closer Integration, London:

Macmillan, 1998.

Cini, M., Borragan, S-NP., European Union Politics, Oxford: Oxford University

Press.

Cruz, G. F. and Bullard, A. G., Derecho civil patrimonial, Peru, Fondo Editorial

PUCP, 1997.

Delbeke, J. and Bergman, H., “Environmental Taxes and Charges in the EU”, in

Golub, J., ed., New Instruments for Environmental Policy in the EU, London:

Routledge, 1998.

Dinan, D., Ever Closer Union: An Introduction to European Integration. Boulder:

Lynne Rienner Publishers, 2010.

Donnelley, M. and Ritchie, E., “The College of Commissioners and their

Cabinets”, in Geoffrey Edwards and David Spence, (eds), The European

Commission, 2nd edn, London: Cartermill, 1997.

Downs, A., Inside Bureaucracy, Boston, MA: Little, Brown, 1967.

Dupuy, J-P., Pour Un Catastrophisme Eclairé: Quand l’Impossible est Certain,

Paris: Seuil, 2002.

Echols, M. A., Food Safety and the WTO: The Interplay of Culture, Science and

Technology, London: Kluwer, 2001.

Eichener, V., “Die Rückwirkung der europäischen Integration auf nationale

Politikmuster”, in Jachtenfuchs. M. and B. Kohler-Koch, B., (eds), Europäische

Integration, Leske and Budrich, 1996.

Eiderström, E., “Ecolabels in EU Environmental Policy”, in Golub, J., (ed), New

instruments for environmental policy in the EU, London: Routledge, 2000.

European Commission, Handbook on the Implementation of EC Environmental

Legislation 7-8 (2000).

European Environmental Bureau, EU Environmental Policy Handbook A Critical

Analysis of EU Environmental Legislation, 2005.

Fara, G., Corvo, M., Bernuzzi, G. D., Bigatello, S. A., DiPictro, C., Scaglioni, S.

and Chiumello, G., Epidemic of Breast Enlargement in an Italian School, Lancet

2, 1979.

Faure, M., ed., Deterrence, Insurability and Compensation in Environmental

Liability: Future Developments in the European Union, Vienna: Springer, 2003.

Fidler, D. P., International Law and Public Health, Ardsley, N.Y.: Transnational

Publishers, 2000.

Gardner, A. L., A New Era in US-EU Relations? The Clinton Administration and

the New Transatlantic Agenda. Brookfield, VT: Ashgate, 1997.

Giracca, M., Il danno ambientale e il diritto comunitario, in AA. VV. La tutela

dell’ambiente, a cura di R. Ferrara, Torino, 2006.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

273

Golub, J., (ed.), New Instruments for Environmental Policy in the EU, London:

Routledge, 1998a.

Graff, L., “The precautionary principle”, in Bail, C., Falkner, R. and Marquard,

H., eds, The Cartagena Protocol on Biosafety: reconciling trade in biotechnology

with environment and development?, London: RIIA/Earthscan, 2002.

Gray, K., Land Law, London: Butterworths, 1999.

Groux, J. and Manin, P., The European Communities in the International Order,

Luxembourg: Office for Official Publications of the European Communities,

1985.

Haas, P. M., Saving the Mediterranean: The Politics of International

Environmental Cooperation, New York: Columbia University Press, 1990.

Hagenah, E., “Ziel und Konzeption der kunftigen EG-Richtlinie zur

Umwelthaftung”, in Oldiges, M (ed.), Umwelthaftung vor der Neugestaltung-

Erwartungen und Anforderungen aufgrund des ku¨nftigen Europa¨ischen

Umwelthaftungsrechts, Baden-Baden, 2004.

Haigh, N. and Baldock, D., Environmental Policy and 1992, London: British

Department of the Environment, 1989.

Haigh, N., Manual of Environmental Policy: The EC and Britain, Harlow:

Longman, 1992a.

Haigh, N., “The European Community and International Environmental Policy”,

in Hurrell, A. and Kingsbury, B., (eds), The International politics of the

Environment: Actors, Interests, and Institutions, Oxford: Clarendon Press, 1992.

Haigh, N. and Lanigan, C., “Impact of the European Union on UK Environmental

Policy Making”, in Gray, T. S., (ed.), UK Environmental Policy in the 1990s,

London: Macmillan, 1995.

Hampson, F. O. with Hart, M., Multilateral Negotiations: Lessons from Arms

Control, Trade, and the Environment, Baltimore: Johns Hopkins University Press,

1995.

Hanf, K., “Air Pollution Policy in the European Union”, in Baker, R., ed.,

Environmental Law and Policy in the European Union and the United States,

Westport, Praeger, 1997.

Hannigan, J. A., Environmental Sociology: A Social Constructionist Perspective,

London: Routledge, 1995.

Hartley, T. C., The Foundations of European Community Law, second edn,

Oxford: Clarendon Press, 1988.

Harvey, B., “European Lobbying: The Experience of Voluntary Organisations”,

in Mazey and Richardson (1993b), 1992.

Hass, E. B., The Uniting of Europe: Political, Social and Economic Forces

Stanford, CA: Stanford University Press, 1958.

Hedemann-Robinson, M. and Wilde, M., “Towards a European tort law on the

environment? European Union initiatives and developments on civil liability in

respect of environmental harm”, in Lowry, J. and Edmunds, R. (eds),

Environmental Protection and the Common Law, Oxford/Portland Orgeon: Hart

Publishing, 2000.

Hedemann-Robinson, M., Enforcement of European Union Environmental Law:

Legal Issues and Challenges, Routledge-Cavendish, 2007.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

274

Héritier, A., Knill, C. and Mingers, S., Ringing the Changes in Europe:

Regulatory Competition and the Transformation of the State, Berlin: Walter de

Gruyer, 1996.

Henig, S., External Relations of the European Community: Associations and

Trade Agreements, London: Chatham House, 1971.

Hession, M. and Macrory, R., “Maastricht and the Environmental Policy of the

Community: Legal Issues of a New Environment Policy”, in O’Keeffe, D. and

Twomey, P. M., (eds), Legal Issues of the Maastricht Treaty, London: Chancery

Law Ltd, 1994.

Hinteregger, M., Environmental Liability and Ecological Damage in European

Law, Cambridge University Press, 2008.

Hix, S., The Political System of the European Union, Basingstoke: Macmillan,

1999.

Holder, J. and Lee, M., Environmental Protection, Law, and Policy. Text and

Materials, 2nd edn, Cambridge and New York, Cambridge University Press,

2007.

Hurrell, A. and Kingsbury, B., “The International Politics of the Environment: An

Introduction”, in Hurrell, A. and Kingsbury, B., (eds), The International Politics

of the Environment, Oxford: Clarendon Press, 1992.

Jordan, A. G. and Richardson, J. J., British Politics and the Policy Process,

London: Allen & Unwin, 1987.

Jans, J., “Objectives and Principles of EC Environmental Law”, in Winter, G.,

ed., European Environmental Law: A Comparative Perspective, Aldershot:

Dartmouth Publishing Co., 1996b.

Jans, J., “The Development of EC Environmental Law”, in Gerd Winter, ed.,

European Environmental Law: A Comparative Perspective, Aldershot: Dartmouth

Publishing Co., 1996a.

Jasanoff, S., “American Exceptionalism and the Political Acknowledgement of

Risk”, in Burger, E., (ed) Risk, Ann Arbor: University of Michigan Press, 1993.

Johnston, M. T., The European Council: Gatekeeper of the European Community,

Boulder, CO: Westview, 1994.

Jordan, A., European Union: Greener Policies, Oxford Analytica Daily Brief,

vol. 4, 1998b.

Jordan, A., Environmental Policy in the European Union: Actors, Institutions and

Processes, second edition, Earthscan in the UK and USA, 2005.

Johnson, S. P. and Corcelle, G., The Environmental Policy of the European

Communities, 2nd edn. London: Kluwer Law International, 1995.

Judge, D., “Predestined to Save the Earth”: The Environment Committee of the

European Parliament”, in David Judge, (ed.), A Green Dimension for the

European Community: Political Issues and Processes. London: Frank Cass, 1993.

Judge, D. and Earnshaw, D., The European Parliament, Basingstoke: Palgrave

Macmillan, 2003.

Kapteyn, P. J. G. and Themaat, P. V., Introduction to the Law of the European

Communities: After the Coming into Force of the Single European Act, second

edn by L. W. Gormley (ed), Deventer: Kluwer Law and Taxation Publishers,

1989.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

275

Knight, J., Mazey, S. P. and Richardson, J. J. R., “Groups and the Process of

European Integration: The Work of the Federation of Stock Exchanges in the

European Community”, in Mazey and Richardson, 1993b.

Knill, C. and Lenschow, A., (eds), Implementing EU Environmental Policies:

New Directions and Old Problems, Manchester: Manchester University Press,

2000.

Knill, C. and Liefferink, D., Environmental politics in the European Union.

Policy-making, Implementation and Patterns of Multi-level Governance,

Manchester, Manchester University Press, 2007.

Kohler-Koch, B., “The Evolution and Transformation of European Governance”,

in Kohler-Koch, B. and Eising, R., eds., The Transformation of Governance in the

European Union, New York: Routledge, 1999.

Kooiman, J., ed., Modem Governance. New Government-Society Interactions,

Thousand Oaks, CA: Sage, 1993.

Koppen, I., “The Role of the European Court of Justice”, in Liefferink, J. D.,

Lowe, P. D. and Mol, A. P. J., eds, European Integration and Environmental

Policy, Belhaven Press, 1993.

Krämer, L., EEC Treaty and Environmental Protection, London: Sweet and

Maxwell, 1990.

Krämer, L., EC Treaty and Environmental Law, 2nd edn, London: Sweet &

Maxwell, 1995.

Krämer, L., “The Elaboration of EC Environmental Legislation”, in Winter, G.

ed., European Environmental Law: A Comparative Perspective, Aldershot:

Dartmouth Publishing Co., 1996.

Krämer, L., Focus on European Environmental Law, 2nd ed., London: Sweet and

Maxwell, 1997.

Krämer, L., “Differentiation in EU environmental policy”, in Witte, B. D., Hanf,

D. and Vos, E., eds., The Many Faces of Differentiation in EU Law, Antwerpen,

Intersentia, 2001.

Krämer, L., EU Casebook on Environmental Law, Oxford/Portland Oregon: Hart

Publishing, 2002a.

Krämer, L., Manuale di diritto comunitario dell’ambiente, Milano, 2002.

Krämer, L., “Environmental Governance in the EU”, in Alberton, M. and

Palermo, F., eds., Environmental Protection in Multi-Layered Systems.

Comparative Lessons from the Water Sector, Leiden, Nijhoff, 2012.

Krämer, L., The European Court of Justice. In Environmental Policy in the EU:

Actors, Institutions and Processes, ed., Jordan, A., Adelle, C., London: Earthscan,

2012.

Larrere, C., “Le Contexte Philosophique du Principe de Précaution,” in Leben,

C. and Verhoeven, J., eds., Le Principe de Précaution-Aspects de Droit

International et Communautaire, Paris: Editions Panthéon Assas, 2002.

Lauber, V. and Ingram, V., “Packaging Waste”, in Mol, A., Lauber, V. and

Liefferink, D., eds., The Voluntary Approach to Environmental Policy, Oxford:

Oxford University Press, 2000.

Lee, M., EU Environmental Law. Challenges, Change and Decision-Making,

Hart Publishing, Oxford and Portland, 2005.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

276

Leenen, A. T. S., Participation of the EEC in International Environmental

Agreements, Legal Issues of European Integration, 1984/1, 1984.

Liberatore, A., “The Integration of Sustainable Development Objective into EU

Policy-making. Barriers and Prospects”, in Baker, S., Kousis, M., Richardson,

D., and Young, S., eds., The Politics of Sustainable Development. Theory, Policy

and Practice Within the European Union, New York: Routledge, 1997.

Lister, C., European Union Environmental Law: A Guide for Industry,

Chichester: John Wiley, 1996.

Lodge, J., “Environment: Towards a Clean Blue-Green EC”, in Lodge, J., (ed),

The European Community and the Challenge of the Future, London: Pinter, 1989.

Long, T., “The Environmental Lobby”, in Philip Lowe and Stephen Ward, (eds),

British Environmental Policy and Europe: Politics and Policy in Transition,

London: Routledge, 1998.

Lundqvist, L., The Hare and the Tortoise: Clean Air Policies in the United States

and Sweden, Ann Arbor: University of Michigan Press, 1980.

MacGarvin, M., “Precaution, Science and the Sin of Hubris,” in O’Riordan, T.

and Cameron, J., eds., Interpreting the Precautionary Principle, London:

Cameron and May, 1994.

MacLeod, I., Hendry, I. D. and Hyett, S., The External Relations of the European

Communities: A Manual of Law and Practice, Oxford: Clarendon Press, 1996.

Macrory, R. and Hession, M., “The European Community and Climate Change:

The Role of Law and Legal Competence”, in O’Riordan, T. and Jager, J., eds,

Politics of Climate Change: A European Perspective, London: Routledge, 1996.

Majone, G., “Regulating Europe: Problems and Prospects”, in Ellwein, T., Hesse,

J. J., Mayntz, R. and Scharpf, F. W., eds, Jahrbuch zur Staats-und

Verwaltungswissenschaft, Baden-Baden: Nomos, 1989.

Manne, A. S., Intergenerational Altruism, Discounting and the Greenhouse

Debate, Stanford, 1996.

Matláry, J. H., Energy Policy in the European Union, Basingstoke: Macmillan.

Matthews, B. dhe Ross, L., Metodat e Hulumtimit: Udhëzues praktik për shkencat

sociale dhe humane, Qendra për Arsim Demokratik, Tiranë, 2010.

Mazey, S. P. and Richardson, J. J. R., “Environmental Groups and the EC:

Challenges and Opportunities”, in David Judge, (ed.), A Green Dimension for the

European Community, London: Frank Cass, 1993.

Mazey, S. P. and Richardson, J. J. R. “Interest Groups in the European

Community”, in Richardson, J. J. R., (ed.) Pressure Groups, Oxford: Oxford

University Press, 1993a.

Mazey, S. P. and Richardson, J. J. R., (eds), Lobbying in the EC, Oxford: Oxford

University Press, 1993b.

Mazey, S. and Richardson, J., “The Commission and the Lobby”, in Geoffrey

Edwards and David Spence, (eds), The European Commission, 2nd edn, London:

Cartermill, 1997.

Mazzola, M. A., I nuovi danni, Padova, Wolters Kluwer Italia, 2008.

McCormick, J., The Global Environmental Movement, 2nd edn, London: John

Wiley, 1995.

McCormick, J., Environmental Policy in the European Union, Palgrave, 2001.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

277

McKibben, B., The End of Nature, New York: Doubleday, 1990.

Middlemas, K., Orchestrating Europe: The Informal Politics of the European

Union-1973-1995, London: Fontana Press, 1995.

Meadows, H. D., Donella, H., Meadows, D. L., Randers, J. and Behrens III, W.

H., The Limits to Growth, New York, N.Y.: New American Library, 1972.

Mol, A., Lauber, V. and Liefferink, D., The Voluntary Approach to

Environmental Policy, Oxford: Oxford University Press, 2000.

Moltke, K. v. The Vorsorgeprinzip in West German Environmental Policy,

London: Institute for European Environmental Policy, 1987.

Naess, A., Ecology, Community and Lifestyle: Outline of an Ecosophy,

Cambridge: Cambridge University Press, 1989.

Nollkaemper, A., The European Community and International Environmental Co-

operation-Legal Aspects of External Community Powers, Legal Issues of

European Integration, 1987/2, 1987.

Nollkaemper, A., “Three Conceptions of the Integration Principle in International

Environmental Law”, in Lenschow, A., ed., Environmental Policy Integration.

Greening Sectoral Policies in Europe, London: Earthscan, 2002.

O’Keeffe, D. and Schermers, H. G., eds., Mixed Agreements, Boston: Kluwer

Law and Taxation Publishers, 1983.

O’Riordan, T. and Cameron, J., eds, Interpreting the Precautionary Principle,

Routledge, 1994.

Ott, A. and Inglis, K., Handbook on European enlargement, botuar nga TMC

Asser press, 2002.

Petrovic, D., “L’effet direct des accords internationaux dela Communauté

Européenne”, Presse Universitaire de France, 2000.

Pollack, M. A. and Shaffer, G. C., “The Challenge of Reconciling Regulatory

Differences: Food Safety and GMOs in the Transatlantic Relationship”, in

Pollack, M. A. and Shaffer, G. C., eds., Transatlantic Governance in the Global

Economy, Lanham, Md.: Rowman & Littlefield, 2001.

Porter, G. and Brown, J. W., Global Environmental Politics, 2nd edn. Boulder,

CO: Westview, 1996.

Raffensperger, C. and Tickner, J., eds., Protecting Public Health and the

Environment: Implementing the Precautionary Principle, Washington, D.C.:

Island Press, 1999.

Rasmussen, H., On Law and Policy in the European Court of Justice: A

Comparative Study in the Judicial Policymaking, Dordrecht: Martinus Nijhoff

Publishers, 1986.

Rehbinder, E. and Stewart, R., (eds), Environmental Protection Policy Integration

Through Law: Europe and the American Federal Experience, Firenze: European

University Institute, vol. 2, 1985.

Rehbinder, E. and Stewart, R., (eds), European Protection Policy: Legal

Integration in the United States and the European Community, New York: De

Gruyter, 1988.

Richardson, J. J. R. and Jordan, A. G., Governing Under Pressure, Oxford:

Martin Robertson, 1979.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

278

Rolston, H., “Nature for Real: Is Nature a Social Construct”, in Chappell, T. D.

J., The Philosophy of the Environment, Edinburgh: Edinburgh University Press,

1997.

Romi, R., Droit international et européen de l’environnement, Paris, 2005.

Rossi, G. P., Il settore dell’energia nel contesto europeo, problemi giuridici ed

istituzionali, in VELO (a cura di), La cooperazione rafforzata e l’Unione

Economica, La politica europea dell’energia, Milano, 2007.

Rucht, D., “Think globally, act locally? Needs, Forms and Problems of Cross-

national Cooperation among Environmental Groups”, in Liefferink, J. D., Lowe,

P. and Mol, A., (eds), European Integration and Environmental Policy, London:

Belhaven, 1993.

Rudden, B. and Wyatt, D., Basic Community Laws, 2d ed., 1986.

Sadeleer, N., Les Principes du Polluer-Payer, de Prévention et de Précaution,

Brussels: Bruyland, 1999.

Sand, P. H., Principles of International Environmental Law: Frameworks,

Standards and Implementation, Manchester: Manchester University Press, vol. 1,

1995.

Santonastaso, F., Libertà di iniziativa economica e tutela dell’ambiente, Milano,

Giuffrè, 1996.

Sargent, J., “The Corporate Benefits of Lobbying: The British Case and its

Relevance to the EC”, in Mazey and Richardson, 1993.

Sbragia, A., Transatlantic Relations: An Evolving Mosaic, International

Conference, Policy-Making and Decision-Making in Transatlantic Relations”,

Université Libre de Bruxelles, 1996.

Sbragia, A. with Hildebrand, P., “The European Union and Compliance: A Story

in the Making”, in Weiss, E. B. and Jacobson, H., eds., Engaging Countries:

Strengthening Compliance with International Environmental Accords,

Cambridge, MA: MIT, 1998.

Scharpf, F. W., “Die Problemlosungsfahigkeit der Mehrebenenpolitik in Europa”,

in Kohler-Koch, B., (ed), Regieren in entgrenzten Raumen, PVS Sonderheft

29/1998, Wiesbaden: Westdeutscher, V., 1998.

Schindler, D. W., “Is the Whole Really More Than the Sum of the Parts?”, in G.E.

Likens et al. (eds) Status and Future of Ecosystem Science, New York: Institute of

Ecosystem Studies, 1987.

Schreurs, M., Environmental Protection in an Expanding European Community:

Lessons from Past Accessions, Environmental Politics, vol. 13, no. 1, 2004.

Scheuer, S., EU Environmental Policy Handbook: A Critical Analysis of EU

Environmental Legislation, European Environmental Bureau (EEB), Brussels,

2005.

Selin, H. and VanDeveer, S. D., Politics of Trade and Environment in the

European Union, In Handbook on Trade and the Environment, ed, K. Gallagher,

Aldershot: Edward Elgar Publishing, 2008.

Sicurelli, D., Divisi dall’ambiente, Milano, V. & P., 2007.

Smith, M., “The Commission and External Relations”, in Edwards, G. and

Spence, D., eds., The European Commission, 2nd edn, London: Cartermill, 1997.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

279

Spence, D., “Structure, Functions and Procedures in the Commission”, in

Edwards, G. and Spence, D., eds, The European Commission, 2nd edn, London:

Cartermill, 1997.

Stanners, D. and Bourdeau, P., (eds), Europe’s Environment: The Dobris

Assessment, Luxembourg: Office for Official Publications of the European

Communities, 1995.

Stein, E., External Relations of the European Community: Structure and Process,

Collected Courses of the Academy of European Law, 1, Book 1. Deventer:

Kluwer Law International, 1991.

Strobel, D. D., L’assicurazione di responsabilità civile, Giuffrè, Milano, 1998.

Sunkin, M., Ong, D. and Wight, R., Sourcebook on Environmental Law, London:

Cavendish Publishing, 1998.

Szell, P., “Negotiations on the Ozone Layer”, in Sjostedt, G., (ed), International

Environmental Negotiation, Newbury Park, CA: Sage, 1993.

Thunis, X., Homo responsabilis in Education à la citoyenneté et à

l'environnementa cura di D. Lombaert, B., Mémento de l'environnement,

Bruxelles, Kluwer, 2008.

Turkeshi, E., Mbrojtja juridike penale e mjedisit, Disertacion për Gradën

Shkencore “Doktor”, Tiranë, 2014.

Verhoeve, B., Bennett, G. and Wilkinson, D., Maastricht and the Environment,

IEEP, London, 1992.

Vogel, D., National Styles of Regulation: Environmental Policy in Great Britain

and the United States, Ithaca, NY: Cornell University Press, 1986.

Vogel, D., Fluctuating Fortunes, New York: Basic Books, 1989.

Vogel, D., Trading Up Consumer and Environmental Regulation in a Global

Economy, Cambridge, MA: Harvard University Press, 1995.

Vogel, D. and T. Kessler, “How Compliance Happens and Doesn’t Happen

Domestically”, in Weiss, E. B. and Jacobson, H., eds., Engaging Countries:

Strengthening Compliance with International Environmental Accords,

Cambridge, Mass.: MIT Press, 1998.

Vogel, D., “EU Environmental Policy and the GATT/WTO”, in J. Golub, (ed),

Global Competition and EU Environmental Policy, London: Routledge, 1998.

Vogel, S., The Concept of Nature in Critical Theory, New York: State University

of New York Press, 1996.

Vos, E., The Institutional Framework of Community Health and Safety

Regulation-Committees, Agencies and Private Bodies, Oxford: Hart, 1999.

Wilkinson, D., “Towards Sustainability in the European Union? Steps within the

European Commission Towards Integrating the Environment into other Policy

Sectors”, in O’Riordan, T. and Voisey, H., (eds), Sustainable Development in

Western Europe: Coming to Terms with Agenda 21, Frank Cass, London, 1997.

Wallace, H. and Wallace, W., (eds), Policy-Making in the European Union,

Oxford: Oxford University Press, 1996.

Weale, A., Pridham, G., Cini, M., Konstadakopoulos, D., Porter, M. and Flynn,

B., Environmental Governance in Europe, Oxford: Oxford University Press,

2000.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

280

Weiss, E. B., Fairness to Future Generation: International Law, common

patrimony and intergenerational Equity, New York, 1989.

Weiss, E. B. “The Natural Resource Agreements: The Living Histories”,

unpublished MS, 1996.

Westlake, M., The Council of the European Union, London: Cartermill

International, 1995.

Westlake, M., “The Commission and the Parliament”, in Geoffrey Edwards, G.

and Spence, D., (eds), The European Commission, 2nd edn, London: Cartermill,

1997.

Wilkinson, D., Routledge Introductions to Environment Series Published and

Forthcoming Titles, Environment and Law, USA and Canada by Routledge, 2002.

Williams, S., “Sovereignty and Accountability in the European Community”, in

Robert O. Keohane and Stanley Hoffmann, (eds), The New European Communty:

Decisionmaking and International Change, Boulder, CO: Westview Press, 1991.

Woolcock, S. and Hodges, M., “EU Policy and the Uruguay Round”, in Wallace,

H. and Wallace, W., eds, Policy-Making in the European Union, Oxford: Oxford

University Press, 1996.

Wurzel, R. K., Environmental Policy-making in Britain, Germany and the

European Union. The Europeanisation of Air and Water Pollution Control.

Manchester: Manchester University Press, 2002.

Wurzel, R. K., Member States and the Council. In Environmental Policy in the

EU: Actors, Institutions and Processes, ed, Jordan, A., Adelle, C., London:

Routledge/Earthscan, 2013.

Young, O. R., “Negotiating an International Climate Regime: The Institutional

Bargaining for Environmental Governance”, in Choucri, N., ed., Global Accord:

Environmental Challenges and International Responses, Cambridge, MA: MIT

Press, 1993.

Zajmi, I., E Drejta Evropiane (Cikël leksionesh), Botim i dhjetë, Tiranë, 2010.

Zito, A., Integrating the Environment into the European Union: The History of

the Controversial Carbon Tax, in Rhodes, C. and Mazey, S., eds., The States of

the European Community, III: Building a European Policy, Boulder, CO: L.

Rienner, 1995.

Zito, A., Creating Environmental Policy in the European Union, Basingstoke:

Palgrave Macmillan, 2000.

Artikuj Shkencor:

Alder, J., Environmental Impact Assessment-the Inadequacies of English Law,

Journal of Environmental Law, vol. 5, 1993, fq. 203-220.

Antequera, J. C., El deber jurídico de restauración ambiental, Ed. Comares,

Granada, 2004.

Barbiera, L., Qualificazione del danno ambientale nella sistematica generale del

danno, in Il danno ambientale con riferimento alla responsabilità civile, (a cura di)

P. Perlingieri, Napoli, Edizioni scientifiche italiane, 1991.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

281

Bär, S., Homeyer, I. V. and Klasing, A., Fit for Enlargement? Environmental

Policy after Nice, European Environmental Law Review, vol. 10, no. 7, 2001, fq.

212-220.

Barcellona, M., Interessi diffusi, diritto alla salute e danno ambientale, in Corriere

giuridico, 1989, fq. 881.

Barents, R., The Internal Market Unlimited: Some Observations on the Legal

Basis of Community Legislation, 30 Common MKT. L. Rev. 85, 87 n. 17-20,

1993.

Bariatti, S., Prime considerazioni sulla convenzione di Lugano del 16 settembre

1988 sulla giurisdizione e l'esecuzione delle sentenze, in Riv. Dir. Int. Priv. Proc.,

1989, fq. 529.

Belayew, P., Soutmans, A., Tixhon and D. Van Dam, Presses universitaires de

Namur, Namur (Belgique), 2008, fq. 81-98.

Bennett, C., What is Policy Convergence and What Causes it?, British Journal of

Political Science, vol. 21, 1991, fq. 215-233.

Berejikian, J., “The Gains Debate: Framing State Choice”, American Political

Science Review, vol. 91, 1997, fq. 790.

Bergkamp, L., The Commission’s White Paper on Environmental Liability: A

Weak Case for an EC Strict Liability Regime, EELR, 2000, fq. 105-114 (Pjesa I),

fq. 141-147 (Pjesa II).

Bering, C., Garbage Trucks and Closed Borders: The Proximity Principle in

Europe and the United States, International Environmental Affairs, vol. 8, no. 3,

1996, fq. 191-211.

Blatch, C., Environmental Liability Directive-Remediation of Damage, 16 ELM,

2004, fq. 234.

Bocken, H., Financial Guarantees in the Environmental Liability Directive: Next

Time Better, EELR, 2006, fq. 13-32.

Bodansky, D., Scientific Uncertainty and the Precautionary Principle,

Environment, 1991, fq. 4-5, 43-44, 204-208.

Boons, F., Product-oriented Environmental Policy and Networks: Ecological

Aspects of Economic Internationalization, Environmental Politics, vol. 4, 1992,

fq. 85.

Bossi, P., E’ assicurabile il danno-pubblico all’ambiente?, in L’impresa ambiente,

1991, n. 4, fq. 113.

Bongaerts, J., Carbon Dioxide Emissions and Cars: An Environmental Agreement

at EU Level, European Environmental Law Review, vol. 8, no. 4, 1999, fq. 101-

104.

Börzel, T. A. and Risse, T., When Europe Hits Home: Europeanization and

Domestic Change, European Integration online Papers (EIoP) 4(15): 1-13, 2000.

Bourguignon-Wittke, R., Grabitz, E., Schmuck, O., Steppat, S. and Wessels, W.,

Five Years of the Directly Elected European Parliament: Performance and

Prospects, Journal of Common Market Studies, vol. 24, no. 1, 1985, fq. 45.

Boyle, A., Globalising environmental liability: the interplay of national and

international law, 17(1) JEL 3, 2005.

Bradley, K., The European Court and Basis of Community Legislation, 13 EUR.

L. Rev, 1988, fq. 379-402.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

282

Brans, E. and Uilhoorn, M., Liability for Ecological Damage and Assessment of

Ecological Damage, Erasmus University, Rotterdam, 1997.

Brans, E., EC Proposal for an Environmental Liability Directive: Standing and

Assessment of Damages, Env Liability, 2002, fq. 135-146.

Brans, E., Liability for Damage to Public Natural Resources under the 2004 EC

Environmental Liability Directive: Standing and Assessment of Damages, 7 Env

L Rev, 2005, fq. 90-109.

Brinkhorst, L. J., The Road to Maastricht, Ecology Law Quarterly, vol. 20, no. 1,

1993, fq. 9.

Buck, M., Kraemer, R. A. and Wilkinson, D., Der “Cardiff Prozess” zur

Integration von Umweltschutzbelangen in andere Sektorpolitiken, Aus Politik und

Zeitgeschichte B48/99, 1999, fq. 12-20.

Burns, C., The European Commission and Co-decision: A Study of Declining

Influence?, Journal of European Public Policy, vol. 11, no. 1, 2004, fq. 1-18.

Burns, C. and Carter, N. and Worsfold, N., Enlargement and the Environment:

The Changing Behaviour of the European Parliament, Journal of Common Market

Studies 50: 2012, fq. 54-70.

Carbone, S. M., Lo spazio giudiziario europeo. Le convenzioni di Bruxelles e di

Lugano, Torino, 1995.

Collier, U., Sustainability, Subsidiarty and Deregulation: New Directions in EU

Environmental Policy, Environmental Politics, vol. 6, no. 2, 1997, fq. 1-23.

Collins, K. and Earnshaw, D., The Implementation and Enforcement of European

Community Environment Legislation, Environmental Politics, vol. 4, no. 1, 1992,

fq. 213-249.

Collins, K., Plans and Prospects for the European Parliament in Shaping Future

Environmental Policy, European Environmental Law Review, vol. 4, no. 3, 1995,

fq. 74-77.

Comas, A. P., Precocious Sexual Development: Clinical Study in the Western

Region of Puerto Rico, Bolletin Associacion Medica de Puerto Rico 74, 1982, fq.

245-251.

Comporti, M., Nuovi principi e nuove norme in tema di responsabilità per danno

ambientale, in Riv. it. med. leg., 1999, fq. 1485.

Comte, F., Criminal environmental law and Community competence, EEL Rev

147, 2003.

Comte, F., “Protection of the environment through criminal law: destiny of the

various European Union’s initiatives”, in Onida, M (ed), Europe and the

Environment: Legal Essays in Honour of Ludwig Krämer, Groningen: Europa

Law Publishing, 2004, fq. 44.

Corbett, R., Testing the New Procedures: The European Parliament’s First

Experiences with its New Single Act Powers, Journal of Common Market Studies,

vol. 27, no. 4, 1989, fq. 366.

Crnobrnja, M., Jugoslavija i Evropska zajednica, Ekonomska politika, Belgrade,

1991.

Daniel, A., Civil liability regimes as a complement to multilateral environmental

agreements: sound international policy or false comfort?, 12(3) RECIEL 225,

2003.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

283

Dauses, M. A., 1985, The Protection of Fundamental Rights in the Community

Legal Order, European Law Review, vol. 10, 1985, fq. 418.

De Cupis, A. D., La riparazione del danno all’ambiente: risarcimento, o pena?, in

Riv. dir. civ., II, 401 ss, 1998.

Deloddere, S. and Ryckbost, D., Liability for Contaminated Sites, University of

Ghent, 1997.

Desgagné, R., Integrating Environmental Values into the European Convention on

Human Rights, American Journal of International Law, vol. 89, 1995 fq. 263-

294.

Dietrich, W. F., Harmonization of Automobile Emission Standards under

International Trade Agreements: Lessons from the European Union Applied to the

WTO and NAFTA, William and Mary Environmental Law and Policy Review,

vol. 20, 1996, fq. 175-221.

Doherty, M., The Status of the Principles of EC Environmental Policy, Journal of

Environmental Law, vol. 11, no. 2, 1999, fq. 354-386.

Doherty, M., The Judicial Use of the Principles of EC Environmental Policy,

Environmental Law Review, vol. 2, no. 4, 2000, fq. 251-263.

Dolowitz, D. and Marsh, D., Who Learns from Whom?, Political Studies, vol. 44,

1996, fq. 343-357.

Earnshaw, D. and Judge, D., Early Days: the European Parliament, Codecision

and the European Union Legislative Process Post-Maastricht, Journal of

European Public Policy, vol. 2, no. 4, 1995, fq. 643-645.

Earnshaw, D. and Judge, D., The Life and Times of the European Union’s Co-

operation Procedure, Journal of Common Market Studies, vol. 35, no. 4, 1997, fq.

549-550.

Egeberg, M. and Trondal, J., EU-level agencies: New Executive Centre

Formation or Vehicles for National Control?, Journal of European Public Policy

18, 2011, fq. 868-887.

Fara, G., Corvo, M., Bernuzzi, G. D., Bigatello, S. A., DiPictro, C., Scaglioni, S.

and Chiumello, G., Epidemic of Breast Enlargement in an Italian School, Lancet

2, 1979.

Farber D. A. and Hemmersbaugh, P. A., The Shadow of the Future: Discount

Rates, Later Generations, and the Environment, in 46 Vaderbilt L. R. 267, 1993.

Farnsworth, N., Subsidiarity-a conventional industry defence. Is the Directive on

environmental liability with regard to prevention and remedying of environmental

damage justified under the subsidiarity principle?, EEL Rev 176, 2004.

Faure, M., The White Paper on Environmental Liability: Efficiency and

Insurability Analysis, Env Liability, 2001, fq. 188-201.

Faure, M. and Smedt, K. D., Should Europe Harmonise Environmental Liability

Legislation?, Env Liability, 2001, fq. 217-237.

Faure, M., ed., Deterrence, Insurability and Compensation in Environmental

Liability, Vienna and New York, 2003.

Faure, M., European environmental criminal law: do we really need it?, EEL Rev

18, 2004, fq. 27.

Faure, M., Vague notions in environmental criminal law, Environmental Liability,

2010, fq. 119-133, fq. 163-170.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

284

Faure, M. and Michael, G., The implementation of the Environmental Crime

Directives in Europe, Ninth International Conference on Environmental

Compliance and Enforcement, 2011, fq. 2.

Fogleman, V., Some Questions Answered on the Proposed EC Green Liability

Regime, 14 ELM 2002, fq. 11-13.

Fogleman, V., Enforcing the Environmental Liability Directive: Duties, Powers

and Self-Executing Provisions, 4 Env Liability, 2006, fq. 127-146.

Follesdal, A. and Hix, S., Why there is a Democratic Deficit in the EU: A

Response to Majone and Moravcsik, Journal of Common Market Studies 44,

2006, fq. 533-562.

Folsom, R. H., European Union Law in a Nutshell 2, 2d ed., 1995.

Freestone, D., European Community Environmental Policy and Law, 18 J. L. &

SOC’Y 135, 1991.

Freestone, D. and Hey, E., eds., The Precautionary Principle and International

Law: The Challenge of Implemention, The Hague: Kluwer Law International,

1996.

Friedrich, A., Tappe, M. and Wurzel, R. K. W., A New Approach to EU

Environmental Policy-Making? The Auto-Oil I Programme, Journal of European

Public Policy, vol. 7, no. 4, 2000, fq. 605.

Gabriotti, M., Il danno ambientale: problematiche giuridiche e assicurative, in

Rivista giuridica dell’ambiente, 1992, fq. 207.

Giampietro, F., Responsabilità per danno all’ambiente. L’Italia tra la

Convenzione di Lugano e il Libro verde dell’Unione europea, in Giust. civ.,1995,

II, fq. 99.

Golub, J., Sovereignty and Subsidiarity in EU Environmental Policy, Political

Studies, vol. 44, 1996a, fq. 686-703.

Golub, J., State Power and Institutional Influence in European Integration:

Lessons from the Packaging Waste Directive, Journal of Common Market

Studies, vol. 34, 1996b, fq. 313-339.

Grimeaud, D., The Integration of environmental concerns into EC policies:

agenuine policy development?, European Environmental Law Review, 2000, fq.

208.

Grubb, M. and Yamin, F., Climate collapse at The Hague: what happened and

where do we go from here?, International Affairs 77: 2, 2001, fq. 261-76.

Hartnell, H. E., Subregional Coalescence in European Regional Integration, 16

WIS. INT’L L.J. 115, 1997, fq. 167-168.

Hattan, E., The Environmental Liability Directive, Env Liability, 2002, fq. 3-10.

Hayes, R., Lequesne, F. C. and Mayor-Lopez, P., The Permanent Representations

of the Member States of the European Communities, Journal of Common Market

Studies, vol. 2, 1989, fq. 119-137.

Hayes, R. and Wallace, H., The Council of Ministers, New York: St Martin’s

Press, 1997, fq. 223.

Héritier, A., The Accommodation of Diversity in European Policy-making and its

Outcomes: Regulatory Policy as a Patchwork, Journal of European Public Policy,

vol. 3, 1996, fq. 149-167.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

285

Hession, M., External Competence and the European Community, Global

Environmental Change: Human and Policy Dimensions, vol. 5, 1995, fq. 156.

Hildebrand, P. M., The European Community’s Environmental Policy, 1957 to

1992”: From Incidental Measures to an International Regime?”, Environmental

Politics, vol. 1, no. 4, 2002, fq. 13-44.

Hix, S., Constitutional Agenda-setting Through Discretion Rule Interpretation:

Why the European Parliament Won at Amsterdam, British Journal of Political

Science, vol. 32, 2002, fq. 276.

Hockenstein, J. B., R. N. Stavins, R. N. e Whitehead, B. W., Crafting the Next

Generation of Market-Based Environmental Tools, in Environment, 1997, vol. 39,

n. 4, 13 ss.

Hoecke, M. V., The Use of Unwritten Legal Principles by Courts, Ratio Juris, vol.

8, no. 3, 1995, fq. 248-260.

Hönnige, C. and Panke, D., The Committee of the Regions and the European

Economic and Social Committee: How Influential are Consultative Committees in

the European Union?, Journal of Common Market Studies 51:, 2013, fq. 452-71.

Howlett, M. and Ramesh, M., Patterns of Policy Instrument Choice, Policy

Studies Review, vol. 12, 1993, fq. 3-24.

Huelshoff, M. G. and Pfeiffer, T., Environmental Policy in the EC:

Neofunctionalist Sovereignty Transfer or Neo-realist Gatekeeping, International

Journal, vol. 47, no. 1, 1991, fq. 145.

Jachtenfuchs, M., The European Community and the Protection of the Ozone

Layer, Journal of Common Market Studies, vol. 28, 1990, fq. 264.

Jacque, J. P., L’acte unique européen, in Revue Trimestrelle Droit Européen,

1986, fq. 608.

Jones, B., European Commission: Proposal for a Framework Directive on

Environmental Liability, 14 ELM, 2002, fq. 5-10.

Jordan, A., Editorial Introduction: The Construction of a Multilevel

Environmental Governance System, Environment and Planning C: Government

and Policy, vol. 17, 1999a, fq. 1-17.

Jordan, A., The Implementation of EU Environmental Policy: a Policy Problem

without a Political Solution?, Environment and Planning C: Government and

Policy, vol. 17, 1999b, fq. 69-90.

Judge, D., Predestined to Save the Earth: The Environment Committee of the

European Parliament, Environmental Politics, vol. 1, no. 4, 1992, fq. 186-212.

Jupille, J. H. and Caporaso, J. A., The European Community in Global

Environmental Politics, ECSA Workshop, The Role of the European Union in the

World Community, Jackson Hole, Wyoming, 1996, fq. 20.

Kapios, P. J., Environmental Enlargement in the European Union: Approximation

of the Acquis Communautaire and the Challenges that it Presents for the

Applicant Countries, Sustainable Development Law and Policy, 2002, fq. 7.

Keohane, N. O., Revesz, R. L., Stavins, R. N., The Choice of Regulatory

Instruments in Environmental Policy, 22 Harvard Environmental Law Review,

313, 1998.

Kern, K., Kisslin-Naf, I., Landmann, U. and Mauch, C., Ecolabelling and Forest

Certification as New Environmental Policy Instruments. Factors which Impede

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

286

and Support Diffusion”, paper presented at the ECPR Joint Session Workshops,

Grenoble 6-11 April, 2001.

Kirchner, E. and Williams, K., The Legal, Political and Institutional Implications

of the Isoglucose Judgments 1980, Journal of Common Market Studies, vol. 22,

no. 2, 1983, fq. 173-190.

Knill, C. and Lehmkuhl, D., How Europe Matters. Different Mechanisms of

Europeanization, European Integration online Papers (EIoP) 3(7): 1-11, 1999.

Kreppel, A., Moving Beyond Procedure, An Empirical Analysis of European

Parliament Legislative Influence, Comparative Political Studies, vol. 35, no. 7,

2003, fq. 797.

Lang, J. T., The Ozone Layer Convention: A New Solution to the Question of

Community Participation in “Mixed” International Agreements, Common Market

Law Review, vol. 23, 1986, fq. 157-176.

Lavrysen, L., The Precautionary Principle in Belgian Jurisprudence: Unknown,

Unloved?, European Environmental Law Review, March, 1998, fq. 75-82.

Lee, M., From Private to Public: The Multiple Roles of Environmental Liability,

European Public Law, vol. 7, no. 3, 2001, fq. 375-397.

Lee, M., The changing aims of environmental liability, 14(4) ELM 189, 2002, fq.

192.

Lee, M., Tort, Regulation and Environmental Liability, Legal Studies, Vol. 22,

No. 1 (March), 2002, fq. 37.

Lepage, V. C. and Guery, F., La politique de précaution, Presses universitaires de

France, 2001.

Litfin, K. T., Rethinking Sovereignty and Environment: Beyond Either/Or,

Presented at SSRC Workshop, Rethinking Sovereignty and Environment,

University of Washington, 1995a.

Litfin, K. T., Framing Science: Precautionary Discourse and the Ozone Treaties,

Millennium: Journal of International Studies, vol. 24, 1995b, fq. 251-277.

Lomas, O., Environmental Protection, Economic Conflid and the European

Community, 33 McGill Law Journal 504, 510, 1988.

Luca, A. D., L’evoluzione del principio-chi inquina paga nel diritto dell’Unione

Europa: questioni in attesa di soluzione uniforme in vista del Libro Bianco della

Commissione, in Riv. giur. Amb., 2000, fq. 293.

Lundqvist, L., The Hare and the Tortoise: Clean Air Policies in the United States

and Sweden, Ann Arbor: University of Michigan Press, 1980, fq. 170-171.

Macrory, R., The Enforcement of Community Environmental Laws: Some

Critical Issues, Common Market Law Review, vol. 29, 1992, fq. 347-369.

Mastellone, C., The External Relations of the EEC in the Field of Environmental

Protection, International and Comparative Law Quarterly, vol. 30, 1981, fq. 104.

Majone, G., Cross-national Sources of Regulatory Policy Making in Europe and

the US, Journal of Public Policy, vol. 11, 1991, fq. 9-106.

Mando, M., L’assicurazione per i danni da inquinamento ambientale dopo l’art.

18 della legge n. 349/86, in Rivista critica del diritto privato, 1988, fq. 799.

McGrory, P. D., Air Pollution Legislation in the United States and the European

Community, European Law Review, vol. 15, no. 4, 1990, fq. 304.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

287

Meli, V., Le origini del principio chi inquina paga e il suo accoglimento da parte

della CEE, in Rivista giuridica dell’ambiente, 1989, fq. 217.

Merchant, C., The Theoretical Structure of Ecological Revolutions”,

Environmental Review, 1987, vol. 11, No. 4, fq. 265-274.

Meunier, S., Divided but United: European Trade Policy Integration and EC-US

Agricultural negotiations in the Uruguay Round, presented at the ECSA

Workshop, The Role of the European Union in the World Community, Jackson

Hole, Wyoming, 1996.

Moore, M. S., Legal Principles Revisited, Iowa Law Review, vol. 82, 1997, fq.

867-891.

Musso, B. S., Riflessioni critiche in tema di tutela civilistica dell’ambiente, in

Rassegna di diritto civile, 1991, fq. 837.

O’Riordan, T. and Jordan, A., The Precautionary Principle in Contemporary

Environmental Politics, Environmental Values, vol. 4, 1995, fq. 191.

Ott, H. E., Warning signs from Delhi: troubled waters ahead for global climate

policy, Wuppertal: Institute for Climate Environment and Energy, 2002.

Paterson, M., Humphreys, D. and Pettiford, L., Conceptualizing global

environmental governance: from interstate regimes to counter-hegemonic

struggles, Global Environmental Politics 3: 2, 2003, fq. 1-10.

Perry, S. M., Two Models of Legal Principles, Iowa Law Review, vol. 82, 1997,

fq. 787-819.

Petrela, I., Përafrimi i legjilsacionit shqiptar me atë evropian në mbrojtje të

mjedisit, Revista Shqiptare për Studime Ligjore, vol. 2, 2011, fq. 117.

Petrini, C., Bioetica, ambiente, rischio, S. Mannelli (CZ), Rubbettino Editore,

2003, fq. 131.

Pickett, S. T. A. and White, P. S., The Ecology of Natural Disturbances and Patch

Dynamics, Orlando, Fl.: Academic Press, 1985.

Pollack, M. A., Ignoring the Commons: International Trade, the International

Environment, and EC Environment Policy, paper presented at the Council for

European Studies Conference of Europeanists, Chicago, 1996.

Pootschi, B., The 1997 Treaty of Amsterdam - Implications for EU

Environmental Law and Policy Making”, Review of European, Comparative and

International Environmental Law, vol. 7, no. 1, 1998, fq. 85-92.

Porter, G. and Brown, J. W., Global Environmental Politics, 2nd edn. Boulder,

CO: Westview, 1996, fq. 95.

Radaelli, C., Policy Transfer in the EU, Governance, vol. 13, 2000, fq. 5-43.

Rasmussen, H., Between Self-Restraint and Activism: A Judicial Policy for the

European Court, 13 EUR. L. Rev. 28, 1988, fq. 31.

Recchia, G., Mezzi stragiudiziali per la risoluzione di controversie economiche

sui danni ambientali e l’esperienza statunitense, in Rivista trimestrale di diritto e

procedura civile, 1996, fq. 559.

Rehbinder, E., Towards a Community Environmental Liability Regime: The

Commission’s White Paper on Environmental Liability, Env Liability, 2000, fq.

85-96.

Rice, P., From Lugano to Brussels via Aarhus: Environmental Liability White

Paper Published, Env Liability, 2000, fq. 39-45.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

288

Ruffert, M., “Zur Konzeption der Umwelthaftung im Europaischen

Gemeinschaftsrecht”, in R. Hendler, P. Marburger, M. Reinhardt and M.

Schroder, eds., Umwelthaftung nach neuem EG-Recht, Berlin, 2005, fq. 43-72.

Sabatier, P., Theories of the Policy Process, Boulder, CO: Westview Press, 1999,

fq. 8-12.

Sadeleer, N. D. and Leubuscher, S., Environmental Principles: From Political

Slogans to Legal Rules, cit, fq. 21-60.

Saenz, C. A., ToroSola, M., Conde, L. and Rivera, N. P. B., Premature Thelarche

and Ovarian Cyst Probably Secondary to Estrogen Contamination, Bolletin

Associacion Medica de Puerto Rico 74, 1982, fq. 16-19.

Sand, P. H., The Precautionary Principle: A European Perspective, in

Transnational Environmental Law, Kluwer Law International, 1999.

Sands, P., European Community Environmental Law: The Evolution of a

Regional Regime of International Environmental Protection, The Yale Law

Journal, vol. 100, no. 8, 1991, fq. 2516.

Sands, P., Principles of International Environmental Law: Frameworks, Standards

and Implementation, Manchester: Manchester University Press, vol. I, 1995, fq.

196.

Schmitt, S. and Schulze, K., Choosing environmental policy instruments: An

assessment of the “environmental dimension” of EU energy policy, in Tosun, J.

and Israel, S., eds., Energy and Environment in Europe: Assessing a Complex

Relationship? European Integration online Papers (EIoP), Special Mini-Issue 1,

vol. 15, Article 9, 2011.

Schreurs, M., Environmental Protection in an Expanding European Community:

Lessons from Past Accessions, Environmental Politics, vol. 13, no. 1, 2004.

Selin, C., Your money of your life; a look at the Convention on the Protection of

the Environment through Criminal Law, 2003, RECIEL 10(1).

Selin, H. and VanDeveer, S. D., EU Environmental Policy Making and

Implementation: Changing Processes and Mixed Outcomes, Paper presented at

the 14th Biennial Conference of the European Union Studies Association, Boston,

Massachusetts, 2015, fq. 5.

Sell, S., North-South Environmental Bargaining: Ozone, Climate Change, and

Biodiversity, Global Governance, vol. 2, 1996, fq. 106-107.

Shackleton, M., The European Parliament’s New Committees of Inquiry: Tiger or

Paper Tiger?, Journal of Common Market Studies, vol. 36, no. 1, 1998, fq. 115-

130.

Shackleton, M., The Politics of Co-decision, Journal of Common Market Studies,

vol. 38, no. 2, 2000, fq. 325-342.

Shaw, S. and Schwartz, R., Trade and Environment in the WTO: State of Play,

Journal of World Trade 36, 2002, fq. 129-154.

Signorello, G., Valutazione contingente della-disponibilità a pagare per la

fruizione di un bene ambientale: approcci parametrici e non parametrici, in Rivista

di economia agraria, 1994, fq. 219.

Skjaerseth, J. B., The Climate Policy of the EC: Too Hot to Handle?, Journal of

Common Market Studies, vol. 32, no. 1, 1994, fq. 31.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

289

Slabbinck, R., Descamps, H. and Bocken, H., Implementation of the

Environmental Damage Directive in Belgium, Flanders Env Liability, 2006, fq. 3-

12.

Teitgen, P. H. and Mégret, C., La fumée de la cigarette dans la “zone grise” des

competences de la CEE, Revue Trimestrielle de Droit Européen, 1981, fq. 69.

Thunis, X and Tulkens, F., Entreprises responsabilités et environnement,

Belgique, Kluwer, 2004, fq. 109-128, fq. 169-177.

Treves, T., Aspetti internazionali della responsabilità civile per danni

all’ambiente, in Riv. giur. amb., 1994, fq. 105.

Tromans, S., High Talk and Low Cunning: Putting Environmental Principles into

Legal Practice, Journal of Planning and Environment Law, September, 1995, fq.

779-796.

Tsebelis, G., The Power of the European Parliament as a Conditional Agenda

Setter, American Political Science Review, vol. 88, no. 1, 1994, fq. 128-142.

Tsebelis, G., Jensen, C., Kalandrakis, A. and Kreppel, A., Legislative Procedures

in the European Union: An Empirical Analysis, British Journal of Political

Science, vol. 31, 2001, fq. 580.

Tsebelis, G. and Kalandrakis, A., The European Parliament and Environmental

Legislation: The Case of Chemicals, European Journal of Political Research, vol.

36, 1999, fq. 119-154.

Vandermeersch, D., The Single European Act and the Environmental Policy of

the European Economic Community, European Law Review, vol. 12, no. 5, 1987,

fq. 407-429.

Vogler, J., The European Union as an actor in international environmental

politics, Environmental Politics 8: 3, 1999, fq. 24-48.

Vogler, J., The European Contribution to Global Environmental Governance,

International Affairs, vol. 81, no. 4, 2005.

Vogler, J., The External Environmental Policy of the European Union, fq. 67.

Vperkerk, P., Address to the Joint Public Hearing, Effective Environmental

Protection-Challenges for the Implementation of EC Law, Brussels, 1996.

Wägenbaur, R., The Single Market Programme and the Protection of the

Environment, in Environmental Protection and the Impact of European

Community Law, Papers from the Joint Conference with the Incorporated Law

Society of Ireland, Dublin: Irish Centre for European Law, 1990, fq. 16.

Wagner, G., “Die gemeinschaftsrechtliche Umwelthaftung aus der Sicht des

Zivilrechts”, in Hendler, R., Marburger, P., Reinhardt, M. and Schroder, M., eds.,

Umwelthaftung nach neuem EG-Recht, Berlin, 2005, fq. 73-146.

Warleigh, A., Multi-dimensional Chess: The Influence of Co-decision on EU

Policy-making-The Case of Auto-Oil, Conference Paper, Sheffield: UACES,

September, 1999, fq. 8-9.

Wasmeier, M., The Integration of Environmental Protection as a General Rule for

Interpreting Community Law, in Common Market Law Review, vol. 38, 2001, fq.

151.

Weale, A., Environmental Rules and Rule-making in the European Union,

Journal of European Public Policy, 3, 1996, fq. 594-611.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

290

Weiler, J. H. H., Eurocracy and Distrust: Some Questions Concerning the Role of

the European Court of Justice in the Protection of Fundamental Human Rights

within the Legal Order of the European Communities, Washington Law Review,

vol. 61, 1986.

Weiss, E. B., International Environmental Law: Contemporary Issues and the

Emergence of a New World Order, Business and the Contemporary World, vol. 6,

1994, fq. 30-44.

Wenneras, P., A Progressive Interpretation of the Environmental Liability

Directive, JEEPL, 2005, fq. 257-267.

Westlake, M., The European Parliament’s Emerging Powers of Appointment,

Journal of Common Market Studies, vol. 36, no. 3, 1998, fq. 431-444.

Wilkinson, D., Maastricht and the Environment: the Implications for the EC’s

Environment Policy of the Treaty on European Union, Journal of Environmental

Law, vol. 4, no. 2, 1993, fq. 221-239.

Wilkinson, D., Moving the Boundaries of Compensable Environmental Damage:

the Effect of Two New International Protocols, Journal of Environmental Law,

vol. 5, no. 1, 1993, fq. 71-90.

Wurzel, R. K. W., The Role of the EU Presidency in the Environmental Field:

Does it Make a Difference Which Member State Runs the Presidency?, Journal of

European Public Policy 3, 1996, fq. 272-291.

Wurzel, R. K. W., The Role of the European Parliament: Interview with Ken

Collins, Journal of Legislative Studies, vol. 5, no. 2, 1999, fq. 22.

Young, O. R., International Cooperation: Building Regimes for Natural Resources

and the Environment, Ithaca, NY: Cornell University Press, 1983.

Young, O. R., Political Leadership and Regime Formation: On the Development

of Institutions in International Society, International Organization, vol. 45, 1991,

fq. 281-308.

Zaccaria, R., Principe de subsidiarité et environnement, in Revue européenne de

droit de l’environnement, 2000, fq. 255.

Ziegler, A. R., n.d., International Co-operation for the Protection of the

Environment in the European Community: Shared Tasks and Responsibilities of

the Community and the Member States, unpublished MS. fq. 2.

Zito, A. and Egan, M., Environmental Management Standards, Corporate

Strategies and Policy Networks”, Environmental Politics, vol. 7, 1998, fq. 94-117.

Studime për të drejtën e Bashkimit Evropian (European Union Law Working

Papers):

Arp, H., “The European Parliament in European Community Environmental

Policy”, Working paper EPU 92/13, Florence: European University Institute,

1992.

Bergkamp, L., The Commission’s July 2001 Working Paper on Environmental

Liability: Civil or Administrative Law to Prevent and Restore Environmental

Harm?, Env Liability, 2001.

Bergkamp, L., Implementation of the Environmental Liability Directive in EU

Member States, ERA Forum, 2005.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

291

Betlem, G., Scope and Defences of the 2004 Environmental Liability Directive:

Who Is Liable for What?, ERA Forum, 2005.

CEC, Integrating Environment and Sustainable Development into Energy and

Transport policies: Review Report 2001 and Implementation of Strategies,

Commission Staff Working Paper, SEC(2001) 502, 21 March, Brussels: CEC,

2001a.

CEC, Report on Environment and Integration Indicators to Helsinki Summit,

Commission Working Document, SEC(1999) 1942 final, Brussels: CEC, 1999b.

Crnobrnja, M. and Trbovich, A. S., Relations between Serbia and the European

Union, History and Prospects, FEFA Institute and the Center for Enlargement

Studies of the Central European University in Budapest, Hungary.

Environment Watch Western Europe, (EWWE), EU Executive Renews Bid to

Integrate Environment into Other Policies, Own Operations, Arlington, MA:

Cutter Information Corp, 1 August, 1997.

ERM Economics, Economic Aspects of Liability and Joint Compensation Systems

for Remedying Environmental Damage, London, 1996.

European Commission Staff Working Paper “Establishment of an acquis on

criminal sanctions against environmental offences” (SEC (2001) 227, 7. 2. 2001).

European Commission Staff Working Paper, COM(2001) 227.

European Environment Agency, Europe’s Environment: The Second Assessment,

Luxembourg: Office for Official Publications of the European Communities,

1998.

European Parliament (EP) Committee on the Environment, Public Health and

Consumer Protection Working Document on Implementation of Community

Environmental Law (Rapporteur: Ken Collins), PE 219, 240, Brussels: CEC,

1996.

Henning, A., The European Parliament in European Community Environmental

Policy, Working paper EPU 92/13, Florence: European University Institute, 1992.

Institut fur Umweltrecht der JKU Linz and Akademie fur Umwelt und Natur des

Landes Oberosterreich, eds., Die neue EG-Umwelthaftung und ihre nationale

Umsetzung, Vienna, 2005.

Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të

Shqipërisë për vitin 2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1205 final.

Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të

Shqipërisë për vitin 2012, Bruksel, 10.10.2012, SWD (2012) 334.

Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të

Shqipërisë për vitin 2013, Bruksel, 16.10.2013, SWD (2013) 414.

Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të

Shqipërisë për vitin 2014, Bruksel, 12.10.2014, SEC(2011) 1205 final.

Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të

Shqipërisë për vitin 2015, Bruksel, 10.11.2015, SWD(2015) 213 final.

Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të

ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2011, Bruksel, 12.10.2011,

SEC(2011) 1203 final.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

292

Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të

ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2012, Bruksel, 10.10.2012,

SWD(2012) 332 final.

Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të

ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2013, Bruksel, 16.10.2013,

SWD(2013) 413 final.

Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të

ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2014, Bruksel, 8.10.2014

SWD(2014) 303 final.

Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të

ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2015, Bruksel, 10.11.2015,

SWD(2015) 212 final.

Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të

Malit të Zi për vitin 2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1204 final.

Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të

Malit të Zi për vitin 2012, Bruksel, 10.10.2012, SWD(2012) 331 final.

Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të

Malit të Zi për vitin 2013, Bruksel, 16.10.2013, SWD(2013) 411 final.

Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të

Malit të Zi për vitin 2014, Bruksel, 8.10.2014, SWD(2014) 301 final.

Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të

Malit të Zi për vitin 2015, Bruksel, 10.11.2015, SWD(2015) 210 final.

Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të

Serbisë për vitin 2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1208.

Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të

Serbisë për vitin 2012, Bruksel, 10.10.2012, SWD(2012) 333 final.

Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të

Serbisë për vitin 2013, Bruksel, 16.10.2013, SWD(2013) 412 final.

Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të

Serbisë për vitin 2014, Bruksel, 8.10.2014 SWD(2014) 302 final.

Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të

Serbisë për vitin 2015, Bruksel, 10.11.2015, SWD(2015) 211 final.

Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të

Turqisë për vitin 2011, Bruksel, 12.10.2011, SEC(2011) 1201 final.

Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të

Turqisë për vitin 2012, Bruksel, 10.10.2012, SWD(2012) 336 final.

Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të

Turqisë për vitin 2013, Bruksel, 16.10.2013 SWD(2013) 417 final.

Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të

Turqisë për vitin 2014, Bruksel, 8.10.2014, SWD(2014) 307 final.

Komisioni Evropian, Dokument Pune i Stafit të Komisionit, Raporti i Progresit të

Turqisë për vitin 2015, Bruksel, 10.11.2015, SWD(2015) 216 final.

Koppen, I. J., The European Community’s Environment Policy: From the Summit

in Paris, 1972, to the Single European Act, 1937, EUI Working Paper 88/328,

Florence: European University Institute, 1988.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

293

London, Constitution européenne, la protection de l’environnement acquiert ses

lettres de noblesse, in Droit de l’environnement, Septembre 2004.

Milieu LTD. & The Regional Environmental Center, Progress Monitoring on

Approximation in the Candidate Countries of Central and Eastern Europe 14

(2000).

Orlando, E., The Evolution of EU Policy and Law in the Environmental Field:

Achievements and Current Challenges, Working Paper, 2013.

Scheuermans, F. and Dodd, T., The World Trade Organization and the European

Community, Working Paper, External Economic Relations Series, E-1. Brussels:

European Parliament, Directorate-General for Research, External Economic

Relations Division, 1995.

The EU Environmental Liability Directive and its implementation in the UK,

Freshfields Bruckhaus Deringer LLP, April 2009.

Vogel, D., The Changing Politics of Risk Regulation in Europe and the United

States, EUI Working Paper. RSC No. 2001/16.

World Wide Fund for Nature et al., Greening the Treaty, Brussels: WWF

European Policy Office, 1991.

Rregullore të Këshillit dhe Komisionit Evropian:

Bashkimi Evropian, Rregullorja (KEE) Nr. 1210/90 mbi themelimin e Agjencisë

Evropiane të Mjedisit dhe Rrjetit Evropian të Informimit dhe Vëzhgimit të

Mjedisit.

Bashkimi Evropian (2008c), Rregullorja (KE) Nr. 1005/2008 mbi themelimin e

një sistemi të Komunitetit Evropian për të parandaluar, penguar dhe për të

eliminuar peshkimin ilegal, të parregulluar dhe të paraportuar.

Bashkimi Evropian (2003a), Rregullorja Nr. 1829/2003 mbi ushqimin e

modifikuar gjenetikisht.

Bashkimi Evropian (2003b), Rregullorja (KE) Nr. 1830/2003 mbi

gjurmueshmërinë dhe etiketimin e organizmave të modifikuara gjenetikisht.

Bashkimi Evropian, Rregullorja Nr. 1907/2006 në lidhje me Regjistrimin,

Vlerësimin, Autorizimin dhe Kufizimin e Kimikateve, (REACH), 2006.

Bashkimi Evropian, Rregullorja (KE) Nr. 2173/2005 mbi themelimin e një skeme

liçencimi FLEGT për importet e drurit në Komunitetin Evropian, 20 Dhjetor,

2005b.

Bashkimi Evropian, Rregullorja (KE) Nr. 1024/2008, që përcakton masat e

detajuara për zbatimin e Rregullores së Këshillit (KE) Nr. 2173/2005 mbi

themelimin e një skeme liçencimi FLEGT për importet e drurit në Komunitetin

Evropian.

Rregullorja e Komisionit Evropian (KEE) Nr. 2496/89 e 2 gushtit 1989 mbi

ndalimin e importimit të papërpunuar dhe të punuar të fildishit, që rrjedh nga

elefanti afrikan në Komunitetin Evropian GUCE L 240/5.

Rregullorja e Këshillit (KE) Nr. 120/97 e datës 20 janar 1997 amendoi

Rregulloren (KE) Nr. 259/93 mbi mbikëqyrjen dhe kontrollin e dërgesave të

mbetjeve brenda dhe jashtë Komunitetit Evropian GUCE L 22/14.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

294

Rregullorja e Këshillit (KE) Nr. 1244/2009 e 30 nëntorit 2009 amendoi

Rregulloren (KE) Nr. 539/2001 duke renditur vendet e treta, shtetasit e të cilave

duhet të posedojnë viza kur kalojnë kufijtë e jashtëm dhe vendet, shtetasit e të

cilave janë të përjashtuar nga kjo kërkesë, Gazeta Zyrtare L 336, 18/12/2009.

Rregullorja 1/2003 mbi zbatimin e rregullave të konkurrencës në bazë të Neneve

81-82 të Traktatit (Gazeta Zyrtare 2003 L1/1).

Rregullorja (KE) Nr. 1367/2006 e Parlamentit Evropian dhe Këshillit e 6 Shtatorit

2006 mbi aplikimin e dispozitave të Konventës së Aarhus-it mbi Aksesin në

Informacionin Mjedisor, Pjesëmarrjen në Vendimmarrje për Çështjet Mjedisore

dhe Aksesin në Drejtësi për Çështjet Mjedisore të organeve dhe institucioneve të

Bashkimit Evropian, Gazeta Zyrtare L 264, 25.09.2006.

Rregullorja 44/01 mbi juridiksionin, njohjen dhe zbatimin e vendimeve në

çështjet civile dhe tregtare (Gazeta Zyrtare 2001 L12/1), e amenduar nga

Rregullorja 1496/02.

Rregullorja 6/2003 mbi bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve kombëtare

përgjegjëse për zbatimin e ligjit për mbrojtjen e konsumatorit, (Gazeta Zyrtare

2004 L 354/1).

Direktiva dhe Draft Direktiva të institucioneve të Bashkimit Evropian:

Propozimi i ndryshuar për një Direktivë të Këshillit mbi Landfillet e Mbetjeve,

COM (93) 275 final-SYN 335/Gazeta Zyrtare C 212, 05.08.1993. Direktiva e

Këshillit 99/31/KE, Gazeta Zyrtare L 182, 16.07.1999.

Propozimi i ndryshuar për një Direktivë të Parlamentit Evropian dhe Këshillit mbi

Mbrojtjen e Mjedisit përmes Ligjit Penal, COM (2002) 544 final, Bruksel,

30.09.2002.

Direktiva e Këshillit 75/440/KEE e 16 Qershorit 1975 në lidhje me cilësinë e

kërkuar të ujit sipërfaqësor të destinuar për nxjerrjen e ujit të pijshëm në Shtetet

Anëtare, Gazeta Zyrtare Nr. L 194.

Direktiva e Këshillit 80/778/KEE e 15 Korrikut 1980 në lidhje me cilësinë e ujit

të destinuar për konsum njerëzor, Gazeta Zyrtare Nr. L 229, 30.08.1980.

Direktiva e Këshillit 76/160/KEE e 8 Dhjetorit 1975 në lidhje me cilësinë e ujit

për larje, Gazeta Zyrtare Nr. L 31, 05.02.1976.

Direktiva e Këshillit 76/464/KEE e 4 Majit 1976 mbi ndotjen e shkaktuar nga

disa substanca të rrezikshme të shkarkuara në mjedisin ujor të Komunitetit

Evropian, Gazeta Zyrtare Nr. L 129, 18.05.1976.

Direktiva e Këshillit 80/779/KEE e 15 Korrikut 1980 mbi vlerat kufi të cilësisë së

ajrit dhe vlerat udhëzuese për dioksidin e squfurit dhe grimcat pezull, Gazeta

Zyrtare Nr. L 229, 30.08.1980.

Direktiva e Këshillit 82/884/KEE e 3 Dhjetorit 1982 mbi një vlerë kufi të plumbit

në ajër, Gazeta Zyrtare Nr. L 378, 31.12.1982.

Direktiva e Këshillit 85/203/KEE e 7 Marsit 1985 mbi standardet e cilësisë së

ajrit për dioksidin e nitrogjenit, Gazeta Zyrtare Nr. L 87, 27.03.1985.

Direktiva e Këshillit 75/442/KEE mbi mbetjet, Gazeta Zyrtare Nr. L 194,

25.07.1975.

Direktiva e Këshillit 78/319/KEE e 20 Marsit 1978 mbi mbetjet toksike dhe të

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

295

rrezikshme, Gazeta Zyrtare Nr. L 84, 31.03.1978.

Direktiva e Këshillit 84/631/KEE e 6 Dhjetorit 1984 për mbikëqyrjen dhe

kontrollin brenda Komunitetit Evropian të transportit ndërkufitar të mbetjeve të

rrezikshme, Gazeta Zyrtare Nr. L 326, 13.12.1984.

Direktiva e Këshillit e 16 Qershorit 1983 amendoi Direktivën e Këshillit

70/220/KEE mbi përafrimin e ligjeve të Shteteve Anëtare në lidhje me masat, që

do të merren kundër ndotjes së ajrit nga gazrat e motorëve të automjeteve

motorike (83/351/KEE), Gazeta Zyrtare Nr. L 197, 20.07.1983.

Direktiva e Këshillit 85/337/KEE e 27 Qershorit 1985 mbi vlerësimin e efekteve

të disa projekteve publike dhe private mbi mjedisin.

Direktiva e Këshillit 84/360/KEE e 28 Qershorit 1984 në luftimin e ndotjes së

ajrit nga impiantet industriale, Gazeta Zyrtare Nr. L 188, 16.07.1984.

Direktiva e Këshillit 85/210/KEE e 20 Marsit 1985 mbi përafrimin e ligjeve të

Shteteve Anëtare në lidhje me përmbajtjen e plumbit të benzinës, Gazeta Zyrtare

Nr. L 96, 03.04.1985.

Direktiva e Këshillit 78/611/KEE e 29 Qershorit 1978 mbi përafrimin e ligjeve të

Shteteve Anëtare në lidhje me përmbajtjen e plumbit të benzinës, Gazeta Zyrtare

Nr. L 197, 22.07.1978.

Direktiva e Këshillit 79/831/KEE e 19 Shtatorit 1979 amendoi për herë të gjashtë

Direktivën 67/548/KEE mbi përafrimin e ligjeve, rregulloreve dhe dispozitave

administrative në lidhje me klasifikimin, paketimin dhe etiketimin e substancave

të rrezikshme, Gazeta Zyrtare Nr. L 259, 15.10.1979.

Direktiva e Këshillit 79/117/KEE e 21 Dhjetorit 1978 mbi ndalimin e vendosjes

në treg dhe përdorimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve, që përmbajnë disa

substanca aktive, Gazeta Zyrtare Nr. L 33, 08.02.1979.

Direktiva e Këshillit 79/409/KEE e 2 Prillit 1979 mbi mbrojtjen e zogjëve të egër,

Gazeta Zyrtare Nr. L 103, 25.04.1979.

Direktiva e Këshillit 82/501/KEE e 24 Qershorit 1982 mbi rreziqet kryesore të

aksidenteve të aktiviteteve të caktuara industriale, Gazeta Zyrtare Nr. L 230,

05.08.1982.

Direktiva e Këshillit 88/146/KEE mbi ndalimin e përdorimit në blegtori dhe

bujqësi të substancave të caktuara duke patur një veprim hormonal.

Direktiva e Këshillit 90/219/KEE e 23 Prillit 1990 mbi përdorimin e kontrolluar

të mikro-organizmave të modifikuara gjenetikisht.

Direktiva e Këshillit 90/220/KEE e 23 Prillit 1990 mbi lëshimin e qëllimshëm në

mjedis të organizmave të modifikuar gjenetikisht.

Direktiva e Këshillit mbi lëndët djegëse të lëngëta të squfurit 1987, Gazeta

Zyrtare (L 91) 19.

Direktiva e Këshillit mbi Ndotjen nëpërmjet Asbestit 1987, Gazeta Zyrtare (L 85)

40.

Direktiva e Këshillit mbi Shkarkimin e Substancave të Rrezikshme, 1987 Gazeta

Zyrtare (L 42) 43.

Rregullorja e Këshillit mbi Substancat që hollojnë Shtresën e Ozonit, 1991

Gazeta Zyrtare (L 67) 1.

Direktiva e Këshillit e ndryshuar mbi mbetjet, 1991 Gazeta Zyrtare (L 78) 32.

Direktiva e Këshillit mbi Lirinë e Qasjes në Informata mbi Mjedisin, 1990 Gazeta

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

296

Zyrtare (L 158) 56.

Direktiva e Këshillit mbi Ndotjen e Shkaktuar nga Emetimet e Automjeteve, 1988

Gazeta Zyrtare L 36 1.

Direktiva e Këshillit mbi Përgjegjësinë Civile për Dëmet e Shkaktuara nga

Mbetjet, 1991 Gazeta Zyrtare C 192 6.

Direktiva e Këshillit Nr. 73/404/KEE e 22 Nëntorit 1973 mbi përafrimin e ligjeve

të Shteteve Anëtare në lidhje me detergjentët, Gazeta Zyrtare Nr. L347/51.

Direktiva 2003/87/KE e Parlamentit Evropian dhe Këshillit e 13 Tetorit 2003 mbi

krijimin e një sistemi për shkëmbimin e emetimeve të gazit serrë duke lejuar

tregtinë brenda Komunitetit Evropian dhe amendoi Direktivën 96/61/KE.

Direktiva 79/409/KEE e 2 Prillit 1979 mbi ruajtjen e zogjëve të egër, në lidhje me

mbrojtjen afatgjatë dhe ruajtjen e të gjitha llojeve të zogjëve të egër, që jetojnë në

territorin evropian të Shteteve Anëtare.

Direktiva 92/43/KEE e 21 Majit 1992 mbi mbrojtjen e habitateve natyrore dhe të

faunës dhe florës së egër.

Direktiva 2000/60/KE e Parlamentit Evropian dhe Këshillit e 23 Tetorit 2000, që

themeloi një kuadër për veprimin e Komunitetit Evropian në fushën e ujit.

Direktiva 2004/35 mbi përgjegjësinë mjedisore në lidhje me parandalimin dhe

riparimin e dëmit mjedisor.

Direktiva 2005/35/KE mbi ndotjen e anijeve në burim dhe vendosjen e dënimeve

për shkeljet.

Direktiva 67/548 KEE e 27 Qershorit 1967 mbi klasifikimin, paketimin dhe

etiketimin e substancave të rrezikshme, Gazeta Zyrtare Nr. 196, 16.8.1967.

Direktiva 69/81 KEE e 13 Marsit 1969 e modifikuar nga Direktiva 16.8.1976 mbi

klasifikimin, paketimin dhe etiketimin e substancave të rrezikshme, Gazeta

Zyrtare Nr. L 68, 19. 3. 1969.

Direktiva 88/76 mbi emetimet nga makinat e vogla.

Direktiva 2008/56/KE mbi themelimin e një kornize për veprimet e Komunitetit

Evropian në fushën e politikës së mjedisit detar.

Direktiva 80/68/KEE për mbrojtjen e ujërave nëntokësore nga ndotja e shkaktuar

nga disa substanca të rrezikshme.

Direktiva 2001/18/KE mbi lëshimin e qëllimshëm në mjedis të organizmave të

modifikuar gjenetikisht.

Direktiva Nr. 75/439/KEE e 16 Qershorit 1975 mbi asgjësimin e mbetjeve të

naftës (Gazeta Zyrtare Nr. L194/23).

Direktiva Nr. 76/403/KEE e 6 Prillit 1976 mbi asgjësimin e bifenileve të

polikloruara dhe terfenilit të poliklorinuar (Gazeta Zyrtare Nr. L108/41).

Direktiva Nr. 78/176/KEE e 20 Shkurtit 1978 mbi mbetjet nga industria e

dioksidit titanium (Gazeta Zyrtare Nr. L54/19).

Direktiva 2008/99/KE e Parlamentit Evropian dhe Këshillit e 19 Nëntorit 2008

mbi mbrojtjen e mjedisit nëpërmjet ligjit penal.

Draft Direktiva PECL 2007, COM (2001) 139.

Propozimi për një Direktivë të Parlamentit Evropian dhe Këshillit për

Themelimin e një Skeme Tregtare për Emetimin e Gazit Serrë brenda Komunitetit

Evropian dhe ndryshimin e Direktivës së Këshillit 96/61/KE, COM(2001) 581

final, 2001/0245. Bruksel: CEC, 2001.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

297

Propozimi për një Direktivë të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit për

Mbrojtjen e Mjedisit përmes Ligjit Penal, COM (2001) 139 final, 13.3.2001.

Propozimi për një Direktivë të Komisionit Evropian për parandalimin dhe

restaurimin e dëmit të madh të mjedisit, COM (2000) 17, 23.1.2002.

Propozimi për një Direktivë të Parlamentit Evropian dhe Këshillit mbi

përgjegjësinë mjedisore në lidhje me parandalimin dhe riparimin e dëmit

mjedisor, COM (2002) 17.

Propozimi për një Direktivë të Këshillit mbi Përgjegjësinë Civile për Dëmet e

Shkaktuara nga Mbetjet, COM (89) 282 final-SYN 217/ Gazeta Zyrtare C 251,

4.10.1989, e ndryshuar nga Propozimi i ndryshuar për një Direktivë të Këshillit

mbi Përgjegjësinë Civile për Dëmet e Shkaktuara nga Mbetjet, COM (91) 219

final-SYN 217/Gazeta Zyrtare C 192, 23.07.1991.

Vendime dhe projekt-vendime të institucioneve të Bashkimit Evropian:

Vendimi i Këshillit 90/218/KEE lidhur me vendosjen në treg dhe Administrimin e

Bovine Somatotropin (BST), 1994 Gazeta Zyrtare (L 366) 19.

Vendimi i Këshillit 2005/370/KE mbi konkluzionet në emër të Komunitetit

Evropian të Konventës për qasje në informata, pjesëmarrjen e publikut në

vendimmarrje dhe akses në drejtësi për çështjet mjedisore, Gazeta Zyrtare L 124,

17.05.2005.

Vendimi i Komisionit 2010/680/BE për të çliruar Bullgarinë, Republikën Çeke,

Danimarkën, Gjermaninë, Estoninë, Irlandën, Spanjën, Francën, Qipron,

Letoninë, Lituaninë, Maltën, Hollandën, Poloninë, Slloveninë, Sllovakinë,

Finlandën, Suedinë dhe Mbretërinë e Bashkuar nga detyrimi për të aplikuar lloje

të caktuara nën Direktivat 66/401/KEE, 66/402/KEE, 68/193/KEE, 1999/105/KE,

2002/54/KE, 2002/55/KE dhe 2002/57/KE mbi marketingun e farës së bimëve

foragjere, farës së drithërave, materiale për shumim vegjetativ të hardhisë,

materiale riprodhuese të pyjeve, farës së panxharit, farës së perimeve.

Vendimi i Komisionit Evropian i 3 nëntorit 2010, që përcakton kriteret dhe masat

për financimin e projekteve të treguara tregtare, që synojnë mbrojtjen e sigurt për

mjedisin dhe ruajtjen gjeologjike të CO2, si dhe projekte për manifestimin e

teknologjive të reja të energjisë së rinovueshme në bazë të skemës për lejimin e

tregtimit të emetimeve të gazeve serrë brenda Komunitetit Evropian të përcaktuar

nga Direktiva 2003/87/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit COM (2010)

670, Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian L 290/39.

Vendimi i Komisionit për Konventën mbi Parandalimin e Ndotjes Detare nga

Hedhjet nga Anijet dhe Avionët, 1972.

Vendimi 1600/2002 i Parlamentit Evropian dhe Këshillit i 22 Korrikut 2002 për

krijimin e Programit të Gjashtë të Veprimit në Mjedis, në G.U.C.E. 10.9.2002 L

242/1

Bashkimi Evropian, 2013, Vendimi Nr. 1386/2013/BE i Parlamentit Evropian dhe

i Këshillit i 20 Nëntorit 2013 mbi një Program të Përgjithshëm të Veprimit në

Mjedis të Bashkimit Evropian deri në vitin 2020 Të jetosh mirë brenda kufijëve të

planetit tonë, Gazeta Zyrtare L 354, 20.12.2013.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

298

Vendimi Kuadër 2003/80/DPB për mbrojtjen e mjedisit nëpërmjet të drejtës

penale.

Komunikata, raporte, dokumente zyrtare ndërkombëtare dhe të Bashkimit

Evropian:

Buletini i Komunitetit Evropian, 11-1974.

Buletini i Komunitetit Evropian 5-1977.

Buletini i Komunitetit Evropian, 1990, vol. 23, nr. 6.

Buletini i Komunitetit Evropian, vol. 23, nr. 6, 1990.

CEA, The Environmental Liability Directive Enhancing Sustainable Insurance

Solutions, 2008, Insurers of Europe.

CEC, Commission of the European Communities (Serial) Directory of the

Commission of the European Community: Concerning the Negotiation for a

Global Framework Convention on the Protection of the Ozone Layer, COM (85)

8, Luxembourg: Office for Official Publications of the European Community,

1985b.

CEC, Commission of the European Communities (Serial) Directory of the

Commission of the European Community: Relations between the European

Community and International Organisations, Luxembourg: Office for Official

Publications of the European Communities, 1989.

CEC, Commission of the European Communities (Serial) Directory of the

Commission of the European Community: Relations between the European

Community and International Organisations, Luxembourg: Office for Official

Publications of the European Communities, 1989.

CEC, Commission of the European Communities (Serial) Directory of the

Commission of the European Community: On the Main Results of the Fifth

Meeting of the Conference on the Parties to the Convention on International

Trade in Endangered Species of Wild Fauna and Flora, COM (85) 729,

Luxembourg: Office for Official Publications of the European Community,

1985a.

CEC, Integrating the Environment into Other Policy Areas Within the

Commission, Communication to the Commission from Mr Paleocrassas and Mr

van Miert, Brussels: CEC, 1993a.

CEC, Thirteenth Annual Report on Monitoring the Application of Community

Law, COM (96) 600 final, Brussels: CEC, 1996a.

CEC, Partnership for Integration. A Strategy for Integrating Environment into

EU Policies, Cardiff-June 1998, Communication from the Commission to the

European Council, COM(98) 333, Brussels: CEC, 1998a.

CEC, Europe’s Environment: What Directions for the Future? The Global

Assessment of the European Community Programme of Policy and Action in

Relation to the Environment and Sustainable Development, ‘Towards

Sustainability, Communication from the Commission, COM(1999) 543 final,

Brussels: CEC, 1999a.

CEC, Communication from the Commission to the Council and the European

Parliament, Indictors for the Integration of Environmental concerns into the

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

299

Common Agricultural Policy, COM(2000) 20 final, 26 January, Brussels: CEC,

2000a.

CEC, Partnership for Integration. A Strategy for Integrating Environment into EU

Policies. Cardiff-June 1998, Communication from the Commission to the

European Council, COM(98) 333, Brussels: CEC, 1998a.

CEC, Report of the Group of Independent Experts on Legislative and

Administrative Simplification, COM(95) 288 final, 21 June, Brussels.

CEC (2005c) Strategic Objectives 2005-2009?, Commission Communication,

2005.

CEC, Growth, Competitiveness and Employment: The Challenges and Ways

Forward in the Twenty First Century, EC Bulletin, Supplement 93-96, Brussels:

CEC, 1993a.

CEC, Proposal for a Council Directive Restructuring Community Framework for

the Taxation of Energy Products, 1997.

CEC, Report of the Group of Independent Experts on Legislative and

Administrative Simplification, COM(95)288 final, 21 June, Brussels: CEC, 1995.

CEC, Towards Sustainability: A European Community Programme of Policy and

Action in Relation to the Environment and Sustainable Development, Official

Journal, no. C 138 of 17 May Brussels: CEC, 1993b.

CEC, Communication from the Commission on Environmental Agreements, COM

(96) 561 final, Brussels: CEC, 1996.

CEC, Communication from the Commission on Environmental Agreements, COM

(96) 561 final, Brussels: CE, 1996a.

CEC, Communication from the Commission, Environmental Agreements at

Community Level within the Framework of the Action Plan on the Simplification

and Improvement of the Regulatory Environment, COM (2002) 412 final, 17 July

2002, Brussels: CEC, 2002.

COM(2001) 366 def, Promuovere un quadro europeo per la responsabilità sociale

delle imprese.

Commission of the European Communities, Towards Sustainability, A European

Community Programme of Policy and Action in Relation to the Environment and

Sustainable Development, COM(92) 23/fin, Brussels: CEC, 1992.

Commission of the European Communities, Towards Sustainability, A European

Community Programme of Policy and Action in Relation to the Environment and

Sustainable Development, COM(92) 23/fin, Brussels: CEC, 1992.

Commissione delle Comunità Europee, “Relazione della Commissione

sull’applicazione del programma comunitario di politica ed azione a favore

dell’ambiente e di uno sviluppo sostenibile. Per uno sviluppo Durevole e

Sostenibile”, COM (95) 624.

Commissione delle Comunità Europee, “Per uno Sviluppo Durevole e Sostenibile.

Programma Politico e d’Azione delle Comunità Europee a favore dell’Ambiente e

di uno Sviluppo Sostsenibile”, COM (92) 23.

Commission DG Environment, Multilateral Environmental Agreements to which

the EC is a Contracting Party or Signatory, 13/10/2003.

Komunikata e Komisionit drejtuar Këshillit, Parlamentit Evropian, Komitetit

Ekonomik dhe Social dhe Komitetit të Rajoneve mbi Programin e Gjashtë të

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

300

Veprimit në Mjedis, “Mjedisi 2010: e ardhmja jonë, zgjedhja jonë” - Programi i

Gjashtë i Veprimit në Mjedis, Bruksel, 24.1.2001, COM (2001) 31 definitivo.

Communication from the Commission to the Council, the European Parliament,

the Economic and Social Committee and the Committee of the Regions. COM

(98) 649 final, 18 Novmeber 1998.

Komunikata e Komisionit Evropian, L’ambiente in Europa: quali direzioni per il

futuro? Valutazione globale del programma di politica e azione della Comunità

europea a favore dell’ambiente e dello sviluppo sostenibile, “Verso la

sostenibilità”, Bruxelles, 24.11. 1999, COM (1999) 543 def.

Council of the European Union, Energy and climate package. Elements of the

final compromise (17215/08), Brussels, 12 December 2008.

ENDS Daily, Daily email service. London: Environmental Data Services, email:

[email protected], March 19, 2001 and April 23, 2001.

ENDS Daily, Daily email service. London: Environmental Data Services, email:

[email protected], June 25, 2002.

Raporti ENDS 271, Shtator 1997.

Raporti ENDS 276, Janar 1998.

ENV Press, The Commission Renews its Commitment to Integrate the

Environment in its Policy-Making, IP/97/636, 1997.

EC Commission Directorate General VII, Green Paper on Transport and

Environment, COM (92) final, 1992.

EC Commission Directorate General XI, Implementation of Community Law in

the Field of Environmental Protection, COM (91) 321 final, 1991.

European Commission (2001e), Ten Years After Rio: Preparing for the World

Summit on Sustainable Development in 2002 (COM(2001) 53 final).

European Commission, Conclusions from the Consultation on a European

Maritime Policy (COM(2007) 574 final).

European Commission (2001a), European Governance: A White Paper

(COM(2001) 428 final).

European Commission, Simplifying and improving the regulatory environment

(COM(2001) 726 final), 5 December, 2011c.

European Commission, Guide to the Approximation of European Union

Environmental Legislation 21 (1998).

European Commission, Accession Strategies for Environment: Meeting the

Challenge of Enlargement with the Candidate Countries of Central and Eastern

Europe 1 (2000).

European Commission, Towards an EU Criminal Policy: Ensuring the effective

implementation of EU policies through criminal law, (COM(2011) 573 final), 20

September, 2011b.

European Commission, The Commission’s Programme for 1996, Supplement to

the Bulletin of the European Union, COM(95) 512 final, 1996.

European Commission, Fifteenth Annual Report on Monitoring the Application of

Community Law-1997, in Official Journal of the European Communities, C250,

vol. 41, 1998.

European Commission Rapid Press Release: IP/03/461, Brussels, 31.3.2003.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

301

European Commission, Communication on the Precautionary Principle, COM

(2000) 1 final, Brussels: European Commission, 2000; European Environment

Agency, Late Lessons from Early Warnings: The Precautionary Principle 1896-

2000, Brussels: European Commission, 2001.

Komisioni Evropian, Programi i Komisionit për vitin 1996, Suplementi i Buletinit

të Bashkimit Evropian, 1996a, COM (95) 512 final.

European Commission press release, 2 February 2000.

European Environment Agency, Environment in the European Union at the Turn

of the Century, Environmental Assessment Report no. 2, Copenhagen: EEA,

1999.

European Environment Agency, The European environment-state and outlook

2015: synthesis report, European Environment Agency, Copenhagen, 2015.

European Environment Agency, 2014a, Air quality in Europe 2014 report, EEA

Report No 5/2014, European Environment Agency, Copenhagen, Denmark.

European Parliament, Activity Report 1 November 1993-30 April 1999, From

Entry into Force of the Treaty of Maastricht to Entry into Force of the Treaty of

Amsterdam, of the Delegations to the Conciliation Committee, Brussels:

European Parliament, 1999.

European Parliament, European Parliament Delegations to the Conciliation

Committee Progress Report for the Second Half of 1994, Brussels: European

Parliament, 1995.

European Parliament, Activity Report 1 November 1993-30 April 1999, From

Entry into Force of the Treaty of Maastricht to Entry into Force of the Treaty of

Amsterdam, of the Delegations to the Conciliation Committee, Brussels: European

Parliament, 1999.

European Parliament, Activity Report 1 May 1999 to 30 April 2004 (5th

Parliamentary Term) of the Delegations to the Conciliation Committee, Brussels:

European Parliament, 2004a.

European Parliament, Report on the Joint Text Approved by the Conciliation

Committee for a European Parliament and Council Directive on the Deliberate

Release into the Environment of Genetically Modified Organisms and Repealing

Directive 90/220/EEC, Brussels: European Parliament, 2001.

European Parliament, Committee on the Enviornment, Public Health and Food

Safety (ENVI): Activity Report for the 7th Parliamentary Term 2009-2014, 2014.

European Parliament, “Experts: Background”, European Parliament Environment

Committee, 2004.

European Policy Analyst, 1st quarter 1999.

European Voice, 10-17 November, 1999.

Bashkimi Evropian, Rezoluta për vazhdimin dhe zbatimin e një politike të

Komunitetit Evropian dhe programit të veprimit në mjedis (1987-1992), 19 Tetor,

1987.

Programi i Parë i Veprimit në Mjedis, Gazeta Zyrtare, 1973.

Raporti FUND 279, Prill 1998.

Raporti FUND 277, Shkurt 1998.

GUCE L 169, 29 Qershor 1987.

GUCE C 321 E/1, 29.12.2006.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

302

GU C 80 del 30.3.2004.

Programi i Pestë i Veprimit në Mjedis në GUCE C 138/5, 17 maj 1993.

Komunikata e Komisionit Evropian mbi Riparimin e Dëmeve Mjedisore

(14.5.1993).

Komunikata e Komisionit Evropian “Letra Zyrtare mbi përgjegjësinë mjedisore”,

COM(2000) 66.

Komunikata e Komisionit Evropian mbi parimin paraprak, COM (2000)

(2.2.2000).

Komunikata e Komisionit Evropian, “Libri i Gjelbër për Riparimin e Dëmeve

Mjedisore”, COM(93) 47, 14.05.1993.

Komunikata e Komisionit Evropian “Libri i Bardhë mbi Përgjegjësinë

Mjedisore”, COM(2000) 66, 09.02.2000.

OECD, Liability for environmental damage in Eastern Europe, Caucasus and

Central Asia (EECCA): Implementation of good international practices, 2012.

Opinioni i Avokatit të Përgjithshëm, më 26 maj 2005.

Opinionet e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian të datës 12 Korrik 2000,

Komitetit të Rajoneve të 21 Qershorit 2000 dhe Komisionit të Mjedisit të

Parlamentit Evropian të datës 12 Shtator 2000.

Gazeta Zyrtare C. 139/1 më 13.6.1977.

Gazeta Zyrtare Nr. C 46, 17.2.1983.

Gazeta Zyrtare Nr. C 3, 7.1.1987.

Gazeta Zyrtare C. 238, 7.12.87.

Gazeta Zyrtare C. 138, 17.05.93.

Gazeta Zyrtare e Komuniteteve Evropiane, Deklarata e Këshillit të Komuniteteve

Evropiane dhe Përfaqësuesve të Qeverive të Shteteve Anëtare në Takimin e

Këshillit të 22 Nëntorit 1973 mbi Programin e Veprimit në Mjedis të

Komuniteteve Evropiane, C 112, 20 Dhjetor 1973.

Gazeta Zyrtare e Komuniteteve Evropiane, Nr. L 201/56.

Gazeta Zyrtare e Komuniteteve Evropiane, C 127/67 14.5.1984.

Gazeta Zyrtare e Republikës së Serbisë-Marrëveshjet Ndërkombëtare, Nr.

83/2008.

Gazeta Zyrtare e Republikës së Serbisë-Marrëveshjet Ndërkombëtare, Nr.

103/2007.

Gazeta Zyrtare 2000 C 39/4, 11.2.2000.

Gazeta Zyrtare 2003 L 29/55, 27.1.2003.

Gazeta Zyrtare e Komuniteteve Evropiane, Nr. L 194/23, 1975.

Gazeta Zyrtare e Komuniteteve Evropiane, Nr. L 307, 1975.

Gazeta Zyrtare, Rezoluta e Këshillit të Komuniteteve Evropiane dhe të

Përfaqësuesve të qeverive të Shteteve Anëtare në Takimin e Këshillit të 7 Shkurtit

1983 mbi Vazhdimin dhe Zbatimin e Politikave të Komunitetit Evropian dhe

Programeve të Veprimit në Mjedis (1983-1986), C 46 (17 Shkurt), 1983.

Gazeta Zyrtare C. 138 17.05.1993.

Gazeta Zyrtare Nr. C112, 20.12.1973.

Gazeta Zyrtare L. 156, 25 Qershor 2003.

Gazeta Zyrtare L. 143, 30.04.2004.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

303

Gazeta Zyrtare, Rezoluta e Këshillit të Komuniteteve Evropiane dhe të

Përfaqësuesve të qeverive të Shteteve Anëtare në Takimin e Këshillit të 19 Tetorit

1987 mbi Vazhdimin dhe Zbatimin e Politikave të Komunitetit Evropian dhe

Programeve të Veprimit në Mjedis (1987-1992), C 328, 7 Dhjetor 1986.

Gazeta Zyrtare 2004 L. 143/56.

Gazeta Zyrtare 2003 C 127 E/120.

Gazeta Zyrtare L. 41, 14 Shkurt 2003.

Gazeta Zyrtare e BE 2003 C 135 E/21.

Gazeta Zyrtare L. 328/28 e 6 Dhjetorit 2008.

Opinionet e Parlamentit Evropian në 09.04.2002 mbi Draft Direktivën PECL dhe

Vendimin Kuadër, Dokumentet T5-0147/2002 dhe T5-0151/ 2002 respektivisht.

Plani i Veprimit të Vjenës (Gazeta Zyrtare 1999 C 19/1).

P. Pa OCDE Publie Par Editions OCDE, Aspects fondamentaux des assurances

N° 06: Assurance et risques environnementaux, Paris, OECD, 2004.

Raporti qeveritar i Komunitetit Evropian mbi Përgjegjësinë Civile (COM

(2000)66).

Raporti mbi Përgjegjësinë Mjedisore, janar 1996.

Rekomandimi 2001/311, që siguron kriteret minimale për inspektimet mjedisore

tek Shtetet Anëtare (Gazeta Zyrtare 2001 L 118/41).

Rekomandimet e Komisionit Evropian 2005/309 për kthimin në ligj të

direktivave, që ndikojnë në tregun e brendshëm (Gazeta Zyrtare 2005 L 98/47).

Schemmel, M. L. and Regt, B. d., The European Court of Justice and the

Environmental Protection Policy of the European Community, 17 B.C. Int’l &

Comp. L. Rev. 53, 1994.

Programi i Dytë i Veprimit në Mjedis i 17 majit 1977 në GUCE C 139/1.

Raporti i Shtatë i Përgjithshëm i Komunitetit Evropian, Bruksel, 1973.

Raporti i Shtatëmbëdhjetë i Përgjithshëm mbi Aktivitetet e Komunitetit Evropian,

1983.

“Gjendja e Mjedisit: Raporti i Parë”, 1977.

Stichting Natuur en Milieu, Greening the Treaty II: Sustainable Development in a

Democratic Union, Utrecht: Stichting Natuur en Milieu, 1995.

Programi i Tretë i Veprimit në Mjedis i 7 shkurtit 1983, në GUCE C 46/1.

United Nations Environment Programme, “The Legal Implications of the

Precautionary Principle for Multilateral Trade Rules”, draft paper from the

Center for International Environmental Law, March 24, 2000.

Vlerësimi i Komisionit mbi Përgjegjësinë Mjedisore (COM (2000) 66).

White Paper: McKenna & Co., Study of Civil Liability Systems for Remedying

Environmental Damage, London, 1996.

White Paper on Environmental Liability, COM (2000) 66 final, 9 February 2000.

World Commission on Environment and Development, Our Common Future,

Oxford: Oxford University Press, 1987.

Vendime të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë:

Çështja C-77/97 Smithkline Beecham [1999] GJED I-431.

Çështja 392/96 Komisioni kundër Irlandës [1999] GJED I-5901.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

304

Çështja C-188/89 Foster kundër British Gas [1990] GJED I-3313.

Çështja C-300/89 Komisioni kundër Këshillit [1991] GJED I-2867.

Çështja C-176/03 Komisioni kundër Këshillit [2005] GJED I-7879.

Çështja 157/96 Bovine Spongiform Encephalopathy [1998] GJED I-221.

Çështja C-180/96 R Mbretëria e Bashkuar kundër Komisionit [1996] GJED I-

3903.

Çështja C-173/99 Mbretëresha kundër Sekretarit të Shtetit për Tregtinë dhe

Industrinë, ex parte Broadcasting, Entertainment, Cinematographic dhe Theatre

Union [2001] GJED I-4881.

Çështja C-122/99 P dhe C-125/99 P, D. dhe Mbretëria e Suedisë kundër Këshillit

të Bashkimit Evropian [2001] GJED I-4319.

Çështja Emmott kundër Ministrit të Mirëqenies Sociale [1991] GJED I-4269.

Çështja C-168/95 Arcaro [1996] GJED I-4705.

Çështja C-379/92 Peralta [1994] GJED I-3453.

Çështja C-186/98 Nunes et de Matos [1999] GJED I-4883.

Çështja C-6/99 Shoqata Greenpeace e Francës dhe të tjerë dhe Ministria e

Bujqësisë dhe të tjerë [2000] GJED I-1651.

Çështja C-6 dhe 9/90 Frankovich dhe Bonifaci kundër Republikës Italiane [1991]

GJED I-5357.

Çështja Eurostock Meat Marketing Ltd kundër Departamentit të Bujqësisë për

Irlandën e Veriut [2000] GJED I-10695.

Çështja 359/88 Zanetti [1990] GJED I-1518, I-1518, 1522.

Çështja T-199/96 Bergaderm dhe Goupil kundër Komisionit [1998] GJED II-

2805.

Çështja T-70/99 Alpharma Inc kundër Këshillit [2002] GJED II-3495.

Çështja T-70/99, Alpharma [2002] GJED, II-3495.

Çështja T-13/99 Pfizer [2002] GJED II-3305.

Çështja 70/88 Parlamenti Evropian kundër Këshillit [1990] GJED 2067.

Çështjet 91/79 and 92/79 Komisioni kundër Italisë [1980] GJED 1099, 1115.

Çështja 230/81 Luksemburgu kundër Parlamentit Evropian [1983] GJED 255.

Çështja 108/83 Luksemburgu kundër Parlamentit Evropian [1984] GJED 1945.

Çështja 17/74 Transoceanic Marine Paint Association [1974] GJED 1063.

Çështja 15/18 Gaston Schul Judgment [1982] GJED 1409.

Çështjet 68-73/81 Komisioni kundër Belgjikës [1982] GJED 153.

Çështja 178/84 Komisioni kundër Gjermanisë [1987] GJED 1227.

Çështja 302/86 Komisioni kundër Danimarkës [1988] GJED 4607.

Çështja 34/86 Këshilli kundër Parlamentit Evropian [1986] GJED.

Çështja 13/83 Parlamenti Evropian kundër Këshillit [1985] GJED.

Çështja 45/86 Komisioni kundër Këshillit [1987] GJED 1493, 1520.

Çështja 187/87 Saarland kundër Ministrit të Industrisë [1988] GJED 5013.

Çështja 106/77 Administrata e Financave të Shtetit kundër Simmenthal SpA

[1978] GJED 629.

Çështja 240/83 Procureur de la République kundër Association de Défense des

Bruleurs d’Huiles Usagées (ADBHU) [1985] GJED 531.

Çështja 6/64 Costa kundër ENEL [1964] GJED.

Çështja Mirepoix 54/85 [1986] GJED 1067.

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

305

Çështja 172/82 Fabricants raffineurs d'huile de graissage kundër “Interhuiles”

[1983] GJED.

Çështja 26/62 Van Gend en Loos kundër Nederlandse Administratie der

Belastingen [1963] GJED.

Çështja 174/82 Sandoz BV [1983] GJED 2445.

Çështja 302/86 Shishet Daneze [1988] GJED 4607.

Çështja 120/78 Rewe-Zentral AG kundër Bundesmonopolverwaltung lesh

Branntwein [1979] GJED.

Çështja 50/76 Amsterdam Bulb BV [1977] GJED 137.

Çështja 22/70 Komisioni kundër Këshillit [1971] GJED 263.

Çështja 149/79 Komisioni kundër Belgjikës [1980] GJED 3881.

Çështja 261/81 Walter Rau Lebensmittelwerke kundër de Smedt PVBA [1982]

GJED.

Çështja 294/83 Parti Ecoligiste Les Verts kundër Parlamentit Evropian [1986]

GJED.

Çështja 120/78 Rewe Zentral AG kundër Bundesmonopolverwaltung fUr

Branntwein [1979] GJED.

Vendime të Gjykatave të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian:

Çështja Baron Bernstein of Leigh kundër Skyviews dhe General Ltd. [1978] QB

479.

Çështja Associated Provincial Picture Houses kundër Wednesbury

Corporation [1947] EWCA Civ 1, [1948] 1 K.B. 223, Gjykata e Apelit (Angli

dhe Uells).

Çështja Këshilli i Sindikatave të Shërbimit Civil kundër Ministrit për Shërbimin

Civil [1983] UKHL 6 at para. 410, [1984] 3 All ER 935, [1984] 3 WLR 1174,

[1985] ICR 14, [1985] AC 374, [1985] IRLR 28, Dhoma e Lordëve.

Çështja 94/98 R. kundër Agjencisë së Kontrollit të Ilaçeve, ex parte Rhône-

Poulenc Rorer Ltd dhe të tjerë [1999] Eu LR 181, Gjykata Administrative.

Çështja R. kundër Sekretarit të Shtetit për Tregtinë dhe Industrinë [1994], Dhoma

e Lordëve.

Adresa interneti:

www.unece.org

www.curia.eu.int

http://www.eureau.org

http://europa.eu.int/com

http://eur-lex.europa.eu

http://ec.europa.eu

http://www.cea.eu

http://www.ieep.eu

http://ens.lycos.com/ens

www.conventions.coe.int

http://www3.unisi.it/ianus

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

306

http://www.eeb.org

http://www.acea.be

http://www.eagle-law.com

http://www.integrimi.gov.al

https://akipal.wordpress.com

http://www.unep.org

http://www.cefic.org

http://road.unimol.it/bitstream

http://www.europarl.europa.eu

littp://cc.ciii'opa.eu.enlaigement

http://www.eu.me/en/montenegro

http://org.eea.eu.eu.int/documents

https://juristat.files.wordpress.com

http://www.sep.gov.mk/en/content

http://www.doktoratura.unitir.edu.al

http://www.skupstina.me/index.php/en

Politikat mjedisore në Bashkimin Evropian dhe ndikimi i tyre në vendet në Stabilizim Asociim

307

Abstrakti

Politikat mjedisore të Bashkimit Evropian, tashmë përfaqësojnë një nga fushat kryesore të ndërhyrjes së

Bashkimit Evropian. Mungesa e një baze të veçantë ligjore në Traktatin themelues të Komunitetit

Ekonomik Evropian nuk i ka penguar veprimet e Bashkimit Evropian në këtë fushë, duke pasqyruar

evoluimin nga një grup i pakoordinuar i masave të rastësishme në objektivat thelbësore të integrimit të

tregut. Kuadri ligjor i zbatimit të politikave mjedisore të Bashkimit Evropian i është nënshtruar

ndryshimeve të rëndësishme dhe së bashku me qasjet gjithëpërfshirëse të qeverisjes mjedisore përbëjnë një

nga fushat më interesante të veprimit të Bashkimit Evropian.

Traktati i Lisbonës ka rikonfirmuar përkushtimin e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e mjedisit dhe

zhvillimin e qëndrueshëm, jo vetëm në një kontekst të brendshëm, por edhe ndërkombëtar. Kontributi në

zhvillimin e politikave mjedisore thekson rolin mbështetës dhe aktiv të Bashkimit Evropian ndaj

dimensionit të qeverisjes së problematikave mjedisore. Ky punim pasqyron evoluimin e politikave

mjedisore të Bashkimit Evropian duke evidentuar tendencat kryesore të çështjeve mjedisore, gjendjen

aktuale dhe perspektivën e mekanizmave për zbatimin e ligjit mjedisor, që derivon nga ligji i BE-së dhe

përgjegjësinë mjedisore në rastet e shkaktimit të dëmit mjedisor. Objektivi kryesor i këtij punimi është t’i

jap përgjigje pyetjes kërkimore shkencore: A ka ndikuar aktiviteti i gjerë legjislativ i Bashkimit Evropian

në fushën e mjedisit në përmirësimin e politikave mjedisore për t’iu përgjigjur në mënyrë adekuate sfidave

të mjedisit dhe çfarë impakti ka acquis mjedisore në legjislacionin e shteteve, që kanë nënshkruar

Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit për periudhën 2011-2015? Për të realizuar këtë objektiv do të

analizohet kuadri legjislativ i politikave mjedisore në Bashkimin Evropian, si dhe do të bëhet krahasimi dhe

analiza e legjislacionit mjedisor të shteteve të marra në studim me acquis mjedisore.

Fjalët kyçe: Politikat mjedisore, Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, përgjegjësia mjedisore, integrimi i

politikave mjedisore, instrumentet e reja të politikave mjedisore etj.

Abstract

The European Union environmental policy, now represent one of the main areas of intervention of the

European Union. The absence of a specific legal basis in the Treaty establishing the European Economic

Community has not hampered the actions of the European Union in this field, reflecting in this way the

evolution from a set of uncoordinated casual measures to the core objectives of market integration. The

legal framework of the implementation of European Union environmental policy has undergone significant

changes and together with comprehensive approaches to environmental governance constitute one of the

most interesting areas of action of the European Union.

The Lisbon Treaty has reaffirmed the European Unions’s commitment to environmental protection and

sustainable development, not only in a domestic context, but also internationally. The contribution to the

development of environmental policy emphasizes the supportive and active role of the European Union on

governance dimension of environmental problems. This paper reflects the evolution of European Union

environmental policy by identifying the main trends of environmental issues, current situation and

prospects of mechanisms for implementation of environmental law, which derives from EU law and

environmental liability in cases of causing environmental damage. The main objective of this paper is to

give an answer to the scientific research question: Has the wide legislative activity of the European Union

in the field of environment been an influence on improving environmental policies to respond adequately to

environmental challenges and what impact has the environmental acquis in the legislation of countries that

have signed the Stabilization and Association Agreement for the period of the years 2011-2015? In order to

actualize this target we will analyze the legislative framework of environmental policy in the European

Union, as well as having a comparison and analysis of environmental legislation in the study countries with

the environmental acquis.

Key words: Environmental policies, The Stabilization and Association Agreement, the environmental

liability, the integration of environmental policies, new instruments of environmental policies, etc.