republika e shqipërisë - pajtimi · web viewpozita gjeografike mesdhetare e shqipërisë, me...

18
Republika e Shqipërisë KOMITETI I PAJTIMIT MBARËKOMBËTAR Addresa: Rr. "M. Muça", Pall. 46, Ap. 23, Tiranë, Albania Tel & Fax 00355 42 263 126. Tel 00355 42 259 124, Mobile: 00355 68 27 37 989 / 00355 69 32 38 786 E-mail [email protected] , [email protected] , [email protected] Web: www.pajtimi.com _________________________________________________________________________________________________ ____________________ Raport për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë - 21 dhjetor 2013 Në kuadrin e Raportit Kombëtar për Mekanizmin Universal Periodik për të Drejtat e Njeriut të OKB-së KOMITETI I PAJTIMIT MBARËKOMBËTAR: Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar është themeluar nga një grup intelektualësh që në vjeshtë të vitit 1990, kur në Shqipëri filluan protestat kundër sistemit totalitar. Komiteti kishte si qëllim orientimin e qytetarëve drejt pluralizmit politik pa përplasje sociale e gjakderdhje, promovimin e paqes, bashkëjetesës e tolerancës kundër shfaqjeve të ekstremizmit dhe hakmarrjes. Iniciativa u mbështet nga Presidenti i Republikës Ramiz Alia, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Perez De Kuelar si dhe përfaqësuesit më në zë të familjeve të persekutuara të cilët u integruan në strategjinë e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar si misonionarë të pajtimit që në vitin 1991. Komiteti përbëhet nga përfaqësues të misioneve e shoqatave të pajtimit si dhe personalitetet më në zë të jetes shoqërore, shkencore dhe politike të vendit. Komiteti e organizon veprimtarinë e tij sipas ligjit nr: 8465 dt. 11.3.1999 Statuti dhe programi i Komitetit janë miratuar me vendimin nr: 3190 të gjykatës së Tiranës. PROCESI I PAJTIMIT.

Upload: others

Post on 27-Dec-2019

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Republika e Shqipërisë - Pajtimi · Web viewPozita gjeografike mesdhetare e Shqipërisë, me natyrën, relievin, klimen, bimësinë, ujrat dhe burimet nëntokësore, krijon kushte

Republika e ShqipërisëKOMITETI I PAJTIMIT MBARËKOMBËTAR

Addresa: Rr. "M. Muça", Pall. 46, Ap. 23, Tiranë, Albania Tel & Fax 00355 42 263 126. Tel 00355 42 259 124, Mobile: 00355 68 27 37 989 / 00355 69 32 38 786

E-mail [email protected], [email protected], [email protected] Web: www.pajtimi.com

_____________________________________________________________________________________________________________________

Raport për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë - 21 dhjetor 2013

Në kuadrin e Raportit Kombëtar për Mekanizmin Universal Periodik për të Drejtat e Njeriut të OKB-së

KOMITETI I PAJTIMIT MBARËKOMBËTAR:

Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar është themeluar nga një grup intelektualësh që në vjeshtë të vitit 1990, kur në Shqipëri filluan protestat kundër sistemit totalitar. Komiteti kishte si qëllim orientimin e qytetarëve drejt pluralizmit politik pa përplasje sociale e gjakderdhje, promovimin e paqes, bashkëjetesës e tolerancës kundër shfaqjeve të ekstremizmit dhe hakmarrjes. Iniciativa u mbështet nga Presidenti i Republikës Ramiz Alia, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Perez De Kuelar si dhe përfaqësuesit më në zë të familjeve të persekutuara të cilët u integruan në strategjinë e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar si misonionarë të pajtimit që në vitin 1991. Komiteti përbëhet nga përfaqësues të misioneve e shoqatave të pajtimit si dhe personalitetet më në zë të jetes shoqërore, shkencore dhe politike të vendit. Komiteti e organizon veprimtarinë e tij sipas ligjit nr: 8465 dt. 11.3.1999 Statuti dhe programi i Komitetit janë miratuar me vendimin nr: 3190 të gjykatës së Tiranës.

PROCESI I PAJTIMIT.

Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar udhëheq e organizon procesin e pajtimit në shkallë kombëtare. Ai ngre çdo vit ekspeditat e pajtimit në të gjitha rrethet e vendit për të afruar dialogun midis familjeve ne hasmeri dhe parandalimin e vrasjeve. Ekspeditat funksionojnë me plan vjetor, disa mujor, si dhe plane aftashkurtëra ne prag festash fetare e kombëtare. Ato janë organizuar mbi baza vullnetare pa asnjë mbështetje nga donatorët apo shteti shqiptar dhe punojnë me efektivitet si në parandalimin e vrasjeve edhe në përhapjen e kulturës së ligjit. Ekspeditat mobilizojnë grupet e përhershme të punës së Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar nëpër fshatra, të udhëhequra nga një misionar, përfaqësuesi i shkollës dhe përfaqësuesi i pushtetit vendor. Këto grupe vullnetare pune ndjekin dhe mbajnë nën kontroll situatën e konflikteve e të hasmërive në 2800 fshatra, 60 bashki e 300 komuna. Kjo strukturë është bërë

Page 2: Republika e Shqipërisë - Pajtimi · Web viewPozita gjeografike mesdhetare e Shqipërisë, me natyrën, relievin, klimen, bimësinë, ujrat dhe burimet nëntokësore, krijon kushte

tradicionale dhe vepron në mënyrë aktive e të përhershme në terren. Shtabi qëndror i Ekspeditave, që përbëhet nga 11 deri në 24 misionarë sëbashku me drejtuesit e Komitetit, kontakton herë pas here familjet në hasmëri deri në finalizimin e pajtimit. Në momente kyçe rreth shtabit qendror të ekspeditës mobilizohen 24 deri në 60 misionarë. Ekspedita e pajtimit kërkon vëllazërimin e familjeve në hasmëri pa penguar drejtësinë, duke kërkuar dënimin e krimit sipas ligjit dhe pendimin e fajtorit. Eksperienca e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar ka sjellë në çdo rast pajtimin afatgjatë e të përhershëm të familjeve. Komiteti ka gjetur mbështetjen e të gjithë qytetarëve si në jug edhe në veri të vendit. Në sajë të kësaj mbështetje ekspeditat kanë mundur të realizojnë çdo vit zgjidhjen me marrëveshje e pajtimin e 30- 40 % të konflikteve e hasmërive. Puna e ekspeditave ka ndihmuar edhe në parandalimin e konfliktet sociale, si në vitin 1997, kur misionarët bindën familjet në veri për të mos çuar djemtë e armatosur në luftë kundër protestuesve në jug. Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar ka mbështetje në popull sepse aplikon traditën në mbështetje të Shtetit të së Drejtës dhe punon vullnetarisht, pa donatorë e projekte.

Foto-galeria

Gjin Marku me familjet e viktimave në Lushnjë

Page 3: Republika e Shqipërisë - Pajtimi · Web viewPozita gjeografike mesdhetare e Shqipërisë, me natyrën, relievin, klimen, bimësinë, ujrat dhe burimet nëntokësore, krijon kushte

Gjin Marku në ekspedtë pajtimi në Malësitë e Tiranës

Gjin Marku në familjen Ziza në ngujim

Page 4: Republika e Shqipërisë - Pajtimi · Web viewPozita gjeografike mesdhetare e Shqipërisë, me natyrën, relievin, klimen, bimësinë, ujrat dhe burimet nëntokësore, krijon kushte

Gjin Marku në proces pajtimi

Gjin Marku në shkodër mbështet prokurorin, 7 shkurt 2014

Page 5: Republika e Shqipërisë - Pajtimi · Web viewPozita gjeografike mesdhetare e Shqipërisë, me natyrën, relievin, klimen, bimësinë, ujrat dhe burimet nëntokësore, krijon kushte

Gjin Marku duke biseduar në proces pajtimi në Tiranë

Gjin Marku me ekspeditën epajtimit në Katedralen e Shën Palit 21 dhjetor 2013

Page 6: Republika e Shqipërisë - Pajtimi · Web viewPozita gjeografike mesdhetare e Shqipërisë, me natyrën, relievin, klimen, bimësinë, ujrat dhe burimet nëntokësore, krijon kushte

Monsinior Frendo duke folur me Gjin Marku dhe ekspeditën e pajtimit 21 dhjetor 2013

STRATEGJIA E KOMITETIT TË PAJTIMIT MBARËKOMBËTAR DHE ABANDONIMI I SAJ

Bazuar në eksperiencën e gjere, para e pas pluralizmit politik, në ngjarjet e vitit 1990-92, 1997 Komiteti hartoi strategjinë afatgjatë të punës së tij për paqen dhe bashkëjetesën midis shqiptarëve, për zgjidhjen e konflikteve me mirëkuptim dhe parandalimin e vrasjeve. Strategjia u mbështet nga Institucionet e Shtetit Shqiptar, Presidentët Rexhep Meidani dhe Aleksandër Moisiu si dhe qeveria shqiptare. Në vitin 2004, Ambasadori i SHBA-së James Xhefri deklaroi zyrtarisht mbështetjen e Departamentit të Shtetit ndaj Strategjisë së Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar duke theksuar se kjo mbështetje i bëhet me dije qeverisë shqiptare dhe përfaqësuesve të pushtetit lokal nëpër rrethe. Deri në vitin 2007, si rezultat i punës së ekspeditave të komitetit dhe mbështetjes së institucioneve e të policisë së shtetit, numri i vrasjeve u ul nga 450 në 70- 80 në vit. Mbas vitit 2007, qëndrimi i i njëanshëm i qeveritarëve e ndërprerja e bashkëpunimit me Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar për shkak të kritikave që komiteti i bëri keq-qeverisjes e ka dëmtuar procesin e pajtimit e dyfishuar numrin e vrasjeve, nga 70-80, në 125-150 në vit. Edhe pas ndërprerjes së këtij bashkëpunimi, ekspeditat e pajtimit vazhduan punën pa mbështetje. Nga 900 fëmijë të ngujuar e të fshehur në fund të vitit 2011 dhe gjatë vitit 2012, është bërë i mundur që ky numër të zbriste në fillim të shtatorit 2013 në 590. Në fund të Nëntorit 2013, në sajë të marrëveshjes së Komitetit me familjet në hasmëri ky numër zbriti në 306 me synimin që në krishtlindje 2013 të mos kishim asnjë grua e fëmijë të ngujuar. Sipas garancisë që ka marrë Komiteti nga të gjitha familjet në hasmëri, në ditët e krishtlindjeve nuk do ketë asnjë grua e fëmijë të ngujuar. Gratë dhe fëmijët vetëngujohen të shtyrë edhe nga individë e grupe të shfaqur si OJF pajtimi që i nxisin të ngujohen duke iu

Page 7: Republika e Shqipërisë - Pajtimi · Web viewPozita gjeografike mesdhetare e Shqipërisë, me natyrën, relievin, klimen, bimësinë, ujrat dhe burimet nëntokësore, krijon kushte

shprehur mungesën e garancisë për jetën dhe premtuar shkollimin në shtëpi apo në qendra të ngritura nga donatorët si dhe ndihma ekonomike e materiale. Në përpjekjet për përmirësimin e gjendjes, Ministria e Arsimit ka regjistruar 109 fëmijë të ngujuar për tu trajtuar me mësues shëtitës ose nëpërmjet “mësimit online”. Kjo gjë është bërë prej 8 vjetësh nga qeveria e mëparshme pa asnjë rezultat përveç nxitjes së ngujimit të grave e fëmijëve. Institucionet e shtetit shqiptar shkelin ligjin nëse pranojnë ngujimin e grave e të fëmijëve. Donatorët në shumicën e rasteve ndikojnë negativisht në jetën sociale të vendit, janë jashtë realitetit dhe nuk kuptojnë se çndodh me projektet që mbështesin në Shqipëri. Familjet në hasmëri mbeten të dhunuara e në varfëri ekstreme, pa punë, pa strehim e pa përkrahje sociale. Fondet e Bashkimit Europian dhe të donatorëve për familjet në gjakmarrje nuk kanë shkuar kurrë tek ato. Këto fonde përvehtësohen nga individë që krijojnë lehtësisht shoqata, institute e fondacione fantazëm duke hartuar projekte që shkruhen sipas standarteve të donatorëve por që nuk shkojnë asnjëherë në destinacionin e paraqitur në projekt. Donatorët i derdhin fondet pa vigjilencë dhe pa ditur se cili është kapaciteti i individit apo organizatës që i merr këto fonde. Ne shume raste organizatat dhe individët qe financohen nga donatore janë të lidhur ngushte me njerëz dhe specialiste qe punojnë me këta donatore, për qëllime përfitimi dhe ne konflikt te pastër interesi. Strategjia e Komitetit, për lënien e përgjegjësisë së vrasjes mbi fajtorin që të ndiqet penalisht nga shteti dhe lirimin pa kushte të grave e fëmijëve të ngujuar, është strategji e qartë, funksionale e në mbështetje të shtetit të së drejtës, sepse aplikon vlerat e traditës në mbështetje të shtetit ligjor dhe është e vetmja strategji kombëtare që i shërben vendit për të eleminuar krimin e vrasjeve. Në kundërshtim me strategjinë dhe me opinionin e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar është futur në kodin penal termi gjakmarrje duke e institucionalizuar atë, ligjëruar e rrënjosur si nocion e si veprim, në një kohë që vrasjet bëhen me vetëgjyqësi, në mënyrë barbare, jashtë kanunit e gjakmarrjes, ose nën një mendësi krejtësisht të deformuar kanunore. Deformimi i mentalitetit kanunor që shfaqet me vrasje barbare e kërcënime grash e fëmijësh vjen si pasojë e dizinformimit dhe orientimit të gabuar të shoqërisë.

VRASJET PËR HAKMARJE E GJAKMARRJE

Gjatë tranzicionit postkomunist shoqëria shqiptare kaloi në çorganizim të skajshëm dhe u përball me kriza të rënda. Orientimi i gabuar i demokracisë, pushtimi e rrëmbimi i pronave, kontrabanda, korrupsioni, ndërtimet e bizneset e paligjshme, dhunimi i familjes dhe i jetës së tjetrit, trafikimi i femrave, i armëve dhe i drogës, kanë nxitur konflikte e vetëgjyqësi. Vrasjet për hakmarrje e gjakmarrje, nën një mendësi e mentalitet të deformuar kanunore kanë privuar lirinë dhe jetën e mijra qytetarëve, përfshirë edhe gratë e fëmijët. Kanuni, një ligj i vjetër i respektuar brez pas brezi, është keqpërdorur, ka degjeneruar dhe funksionon shpesh herë si alibi e vrasjeve. Ligji mbi tokën, i miratuar me konsensusin e dy partive të mëdha në fillimet e pluralizmit, ka futur ne konflikt e hasmëri shumicën e familjeve shqiptare duke imponuar edhe braktisjen e vendit.

DHUNA NË FAMILJE DHE NDAJ GRUAS.

Page 8: Republika e Shqipërisë - Pajtimi · Web viewPozita gjeografike mesdhetare e Shqipërisë, me natyrën, relievin, klimen, bimësinë, ujrat dhe burimet nëntokësore, krijon kushte

Në sajë të përpjekjeve për anëtarësimin në BE Shqipëria ka një legjislacion të përafërt me vendet perëndimore për barazinë gjinore në vendim- marrje dhe mbrojtjen e të drejtave të grave e vajzave. Qeveria e re, që ka dalë mbas zgjedhjeve të 23 Qershorit 2013, ka shpalosur një performancë të admirueshme për pjesmarrjen e tyre në qeverisje të vendit në të gjitha nivelet. Megjithë këto përparime, dhuna në familje mbetet një problem shqetësues. Në vitet 2011, 2012 dhe gjatë vitit 2013 vrasjet e femrave janë dhjetëfishuar. Në këto vrasje shfaqen edhe elementë të sadizmit e terrorit duke i masakruar femrat në mënyrë çnjerëzore. Të tilla krime kanë qenë shumë të rralla në Shqipëri. Shtimi i tyre në vitet e fundit është alarmant pasi janë shenja të një shoqërie që po humb normat dhe kohezionin social shumë të nevojshëm në një shoqëri në tranzicion. Ekspertë të fushave të kriminalistikës, sociologjisë dhe psikologjisë duhet te hulumtojnë me thellë natyrën e këtyre vrasjeve dhe rritjen shqetësuese te numrit të tyre në menyrë që të krijohet një strategji e qartë për një parandalim efikas të tyre dhe ruajtjen dhe kultivimin e disa normave sociale dhe morale që mundësojnë krijimin e një shoqërie të shendoshë, e cila respekton të drejtat e individit dhe barazinë gjinore. Mbas reformave dhe mobilizimit të ri të policisë së Shtetit, nga shtatori i vitit 2013 deri në dhjetor numri i vrasjeve në shkallë vendi ka rënë me 20 %, ndërsa dhuna në familje e vrasjet ndaj femrave janë disa herë më pak se para zgjedhjeve të 23 qershorit.

PËRPJEKJET PËR ANËTARËSIMIN NË BEShqipëria po bën përpjekje për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian por gjendja

shoqërore e politike e vendit lë akoma për të dëshiruar. Zgjedhjet e vitit 2013 ishin një hap përpara drejt këtij integrimi. Qeveria e re, megjithëse në kushtet e një rrënimi ekonomik e korrupsioni të lartë, të ngritur në sistem, po bën përpjekje për ndryshimin e kahut të shoqërisë në drejtim të integrimit me efikasitet në BE. Qeveria po insiston në reforma ligjore, por mbetet e nevojshme që ato të mbështeten nga të gjithë faktorët politikë e shoqëror si dhe komuniteti ndërkombëtar.

Page 9: Republika e Shqipërisë - Pajtimi · Web viewPozita gjeografike mesdhetare e Shqipërisë, me natyrën, relievin, klimen, bimësinë, ujrat dhe burimet nëntokësore, krijon kushte

VARFËRIA SI BURIM DHUNE.Pozita gjeografike mesdhetare e Shqipërisë, me natyrën, relievin, klimen, bimësinë, ujrat

dhe burimet nëntokësore, krijon kushte për jetesë të standarteve të larta dhe mundësi ekonomike tek çdo familje shqiptare, por këto pasuri nuk menaxhohen. Pavarësisht nga këto favore të natyrës, 60 % e shqiptarëve janë të varfër e të pasigurtë për të ardhmen. Vendi është futur në borxhe të thella. Qeveria e re po harton një strategji të qartë të likujdimit të këtyre borxheve dhe nxjerrjen e vendit nga kriza e mosbesimit.

Varfëria është një nga burimet kryesore të vrasjeve, vetvrasjeve, dhunës në familje e trafikimit të qënjeve njerëzore. Shumica e viktimave dhe e vrasësve janë nga familjet e varfëra, ashtu si dhe viktimat e vetvrasjeve. Familjet e varfëra mbeten më të konfliktuarat dhe më të rrezikuarat nga krimi. 20-25 % e viktimave të vetvrasjeve të raportuara nga policia janë për shkak të borxheve të pashlyera. Në të gjitha dyqanet ushqimore gjenden lista familjesh debitore që kanë edhe tre e gjashte muaj pa likujduar. Numri i grave dhe vajzave shqiptare që i nënshtrohen prostitucionit të fshehtë për të mbijetuar, është më i larti në rajon. Në këtë aferë, shpesh ato përballen me dhunën e rrezikun e lartë ndaj jetës. Në dy vite e fundit qytetarët ndjehen të frikësuar përballë krimit të cilin nuk mund ta denoncojnë sepse rrezikohen më shumë nga denoncimi. Ngjarjet në fshatin Nartë, ku gratë dhunoheshin prej vitesh dhe nuk denonconin nga frika, është vetëm maja e aisbergut të krimit të paraportuar që ndodh në Shqipëri.

Pjesa më e rrezikshme e borxheve që kanë shkatërruar shume familje shqiptare janë borxhet që lindin nga bixhozi dhe kazinotë. Qeverisë i është prezantuar shqetësimi i shoqërisë civile se kazinotë janë një rrezik potencial për shoqërinë. Qeveria e re mori masa të menjëherëshme kundër përhapjes së paligjshme të këtyre kazinove dhe ka gjetur mbështetjen e publikut, por opozita dhe ish ministrat e lidhur me këto afera i kanë refuzuar kërkesat për mbylljen e tyre dhe po ushtrojnë trysni mbi të gjitha nismat e qeverisë që shkatërrojnë sistemin e korrupsionit dhe krimit të organizuar i liudhur tërësisht e administratën. Presioni i bërë nga opozita për mosreformimin e administratës është presion i krimit të organizuar që nuk duhet të gjejë mbështetje nga trupi dipllomatik e organizatat ndërkombëtare.

VLERA E HEQJES SË DËNIMIT ME VDEKJE

Page 10: Republika e Shqipërisë - Pajtimi · Web viewPozita gjeografike mesdhetare e Shqipërisë, me natyrën, relievin, klimen, bimësinë, ujrat dhe burimet nëntokësore, krijon kushte

Respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, i pasqyruar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, përcakton mbrojtjen e të drejtës së jetës prandaj ekziston edhe detyrimi parësor dhe kushtetues i shtetit, që ta respektojë dhe ta mbrojë këtë të drejtë mbi të gjitha të drejtat. Përballë vrasjeve të shumta, mbi 90 % e shqiptarëve përfshirë dhe përfaqësuesit e partive politike parlamentare, kanë deklaruar se pranojnë dënimin me vdekje si masë parandaluese. Kjo mendësi është kundërshtuar nga të gjitha forumet e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar duke theksuar se mbështetja ndaj rikthimit të dënimit me vdekje është mbështeje ndaj hakmarrjes primitive e gjakmarrjes nëpërmjet shtetit. Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar e konsideron heqjen e dënimit me vdekje si një risi të Europës dhe mesazh shumë të rëndësishëm për njerëzimin. Kongreset e misionarëve të pajtimit e kanë përshëndetur vendimin e Këshillit të Europës ashtu siç e konfirmoi edhe kongresi i IV i tyre dt 4 shtator 2013. Amnesty International e ka konsideruar dënimin me vdekje si mohimi i fundit i të drejtave të njeriut, si vepër mizore, çnjerëzore dhe degraduese, e bërë në emër të drejtësisë e të shtetit që shkel të drejtën e jetës të shpallur në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut. Dënimi me vdekje nuk duhet të jetë në bindjen e asnjë shqiptari si një e drejtë e shtetit dhe e shoqërisë. Edhe Kanuni kërkon ndalimin e gjakmarrjes duke vendosur faljen e pajtimin si një detyrim madhor të shoqërisë dhe të çdo individi. Përvoja botërore ka treguar se, edhe në ato vende ku aplikohet dënimi me vdekje, numri i vrasjeve dhe i krimeve eshte me i lartë se në vendet që kanë pranuar heqjen e këtij dënimi. Tendenca botërore është që ky dënim të mos egzistojë më në shoqërinë njerëzore. Dënimi me vdekje nuk garanton as vendosjen e drejtësisë, as ndalimin e vrasjeve. Institucionet shtetërore, shoqëria shqiptare, mediat, universitetet publike a private duhet të bëjnë më shumë në drejtim të përpunimit, sensibilizimit dhe emancipimit të opinionit publik për rëndësinë e heqjes së dënimit me vdekje.

NDALIMI I LIRISË DHE I TË DREJTAVE TË TJERA. Nëpërmjet gjakmarrjes e ngujimit kufizohen shumë të drejta kushtetuese përfshirë dhe e drejta e votës. Pavarësisht se në Shqipëri kjo e drejtë është dhunuar sistematikisht nga partitë politike parlamentare, qytetarët e ngujuar kanë të drejtën ta ushtrojnë atë. E drejta e çdo shtetasi për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur, sipas nenit 45 të Kushtetutës, duhet garantuar nga ligji. Po kështu, sipas Kushtetutës secili është i lirë të zgjedhë fenë ose bindjet si dhe t'i shfaqë ato individualisht ose kolektivisht në publik nëpërmjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes së riteve. E megjithatë këta individë të ngujuar e kanë të pamundur të marrin pjesë në ushtrimin e këtyre praktikave. Liria e organizimit është një tjetër e drejtë kushtetuese që ka rëndësine e vet thelbësore në krijimin, zhvillimin dhe ruajtjen e demokracise. Nisur nga kjo situatë Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar i ka kushtuar shumë rëndësi mobilizimit të faktorëve që familjet e ngujuara të marrin pjesë si gjithë qytetarët e tjerë në votime duke insistuar që të sigurohen kutitë e lëvizshme në rastet kur këto familje nuk mund të lëvizin. Ashtu si dhe në periudhat e mëparshme, edhe ekspedita e vitit 2013, e cila filloi me dt. 6 Janar dhe vazhdoi gjatë fushatës elektorale, krahas punës për mbajtjen nën kontroll të familjeve në hasmëri, nxiti qytetarët për një pjesmarrje sa më të gjerë dhe të kulturuar në procesin e votimit. Nga 1208 familje të ngujuara e 3800 të fshehura nga hasmëri të ndryshme, u bë e mundur që 260 nga familje të fshehura dhe 47 të ngujuara të shoqëroheshin nga misionarët për në qendrën e votimit. Për shkak se kërkesa e Komitetit për aplikimin e kutive të lëvizëshme të votimit u refuzua nga KQZ,

Page 11: Republika e Shqipërisë - Pajtimi · Web viewPozita gjeografike mesdhetare e Shqipërisë, me natyrën, relievin, klimen, bimësinë, ujrat dhe burimet nëntokësore, krijon kushte

shumica dërmuese e qytetarëve të përfshirë në hasmëri u privuan nga e drejta e votës. Mijëra familje të tjera që kanë konflikte toke në fshat, dhe kanë lëvizur në metropole pa e ndryshuar gjendjen civile, e kanë pasur të vështirë që të shkojnë në zonat ku kanë vendbanimin dhe regjistrimin e tyre si votues për të mos u përballur me hasmin. Qytetarët e ngujuar e të fshehur nuk mundën të kishin besim për garancinë e jetës. Mosbesimi për të lëvizuar drejt qendrave të votimit bazohej tek përvojat e hidhura të krijuara një vit më parë nga vrasja e Gentian Beqirit kur ai ishte në arrest shtëpie dhe ruhej nga dy oficerë të policisë, të Rolanda Dokut që kishte një urdhër mbrojtje të policisë me vendim gjykate apo të Frederik Marku dhe djalit të tij Jurgen Marku, që u vranë sapo kishin dalë nga komisariati i policisë ku kërkuan mbrojtje.

EMIGRACIONIPër shkak të kërcënimit nga vrasjet për hakmarrje dhe mungesës së mbrojtjes në Shqipëri qytetarët detyrohen të largohen nga vendi. Nëse nuk është bërë i mundur pajtimi, largimi ka qenë e vetmja rrugë shpëtimi në këto vite tranzicioni. Vendet perëndimore kanë dhënë kontribut për familjet që emigrojnë nga hasmëria duke i marrë në mbrojtje dhe dhënë të drejtën e azilit. Në shumicën e rasteve komisionet e azilit dhe gjykatat e emigracionit kanë marrë në mbrojtje këto familje duke pasur asistencën e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar.

Në tre vitet e fundit, për shkak të krizës ekonomike që ka prekur shumë vende dhe shtimit të emigrantëve në vendet e perëndimit, shumë familje shqiptare të rrezikuara nga gjakmarrja janë refuzuar dhe deportuar. Vendimi për refuzimin e tyre ka ardhur edhe si rezultat i shtimit të vertetimeve të lëshuara për gjakmarrje nga individë të pa autorizuar që kanë krijuar formalisht pseudomisione apo pseudoinstitute “Pajtimi” për përfitime nëpërmjet mashtrimit.

Sipas rekomandimit të qeverisë shqiptarenr. 10/7/ prot, dt 10/7/2009 dhe nr. 1716, dt 29/9 2009, MPÇSSHB, të gjitha institucionet vendore e ndërkombëtare duhet ti referohen Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar për verifikimin e çështjeve të hasmërive dhe konflikteve për gjakmarrje me qëllim eleminimin e të dhënave fiktive dhe abuzimeve. Asnjë organizatë tjetër apo institucion shtetëror shqiptar nuk është i autorizuar për lëshimin e këtyre vertetimeve pa dalë një vendim i ri që shfuqizon këto rekomandimet sepse ato janë dokumente zyrtare të qeverisë shqiptare të dala mbas konkluzoneve të kongreseve dhe konferencave kombëtare të misionarëve të pajtimit. Sipas këtyre rekomandimeve të qeverisë si dhe rezolutave të kongreseve dhe konferencave kombëtare të misionarëve të pajtimit, Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar është forum drejtues i të gjitha organizatave dhe misioneve të pajtimit dhe ka struktura të plota në të gjithë territorin e Shqipërisë, në Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi për të ndjekur me përparësi të gjitha rastet e gjakmarrjes. Meqenëse asnjë institucion, organizatë apo individ nuk e ka këtë kapacitet dhe eksperiencë, është vendosur që çështjet të arkivohen e ndiqen nga Komiteti, dhe, nëse nuk ka dosje në Komitet, asnjë vertetim nuk duhet të merret në shqyrtim nga gjykatat e emigracionit dhe komisionet e azilit. Me qëllim që vertetimet e e lëshuara nga trafikantët të mos zbuloheshin nga oficerët e emigracionit siç ishte vepruar më parë, drejtues të lartë të inkriminuar në Ministrinë e Brendshëm dhe Ministrinë e Drejtësisë si

Page 12: Republika e Shqipërisë - Pajtimi · Web viewPozita gjeografike mesdhetare e Shqipërisë, me natyrën, relievin, klimen, bimësinë, ujrat dhe burimet nëntokësore, krijon kushte

dhe në Policinë e Shtetit, të lidhur me sekserët, kanë inskenuar herë pas here akuza të rreme kundër Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtarqë nga Dhjetori i vitit 2011 e në vazhdim.

PRESIONI VENDEVE PERËNDIMORE, LOBIMET DHE FOBIA NDAJ EMIGRANTËVE SHQIPTARË. Qeveria Shqiptare shpesh herë vihet nën presion nga vendet perëndimore me

kërcënimin e mosantarësimit në BE për shkak të shtimit të kërkesave për azil politik në këto vende, veçanërisht pas miratimit të lëvizjes së lirë. Kundërvënia ndaj përpjekjeve të emigrantëve për të siguruar të drejtën e azilit është krejtësisht e padrejtë dhe shkel rëndë konventat ndërkombëtare, kartën Europiane si dhe Kartën Botërore të të Drejtave të Njeriut, specifikisht Konventën e Gjenevës. Në raport me emigracionin e kombësive të tjera shqiptarët zenë një numër të papërfillshëm në vendet perëndimore. Akoma më i papërfillshëm është numri i atyre që kërkojnë azil politk. Komiteti i Pajtimit Mabrëkombëtar po bashkëpunon prej 15 vitesh me sukses me zyrat e emigracionit në vendet perëndimore. Fatkeqësisht presionet e disa vendeve perëndimore ndaj qeverisë shqiptare për ndalimin e kërkesave për azil janë të nxitura jo vetm nga kriza ekonomike e viteve të fundit por edhe nga fobia e shfaqur dhe mediatikisht në këto vende ndaj shqiptarëve. Lufta ndaj shqiptarëve në Perëndim bëhet nga lobet e vendeve të lindjes për të mos i lejuar ata të depërtojnë në tregun e azilit e të punës në perëndim. Këto lobe paguajnë opinione mediatike që të spostojnë shqiptarët nga ky treg. Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar ka deklaruar hapur e zyrtarisht tek vendet perëndimore se nuk duhet të hezitojnë për të stabilizuar në punë e me të drejta të plota çdo qytetar shqiptar që paraqitet atje. Ky është kontributi që ata mund të japin sëpari për integrimin e tyre e jo vetëm reformat ligjore në Shqipëri. Vendet perëndimore detyrohen ndaj shqiptarëve më shumë se ndaj çdo vendi tjetër në botë. Fakti që shqiptarët nuk kanë ngritur kurrë krye për të kërkuar minimalisht të drejtën e dëmshpërblimit nga ndarja e territoreve duhet të respektohet. Dëmi i shkaktuar nga ndarja arbitrare e territorit të tyre në pesë shtete për interesat të fuqive të mëdha është qindra miliarda dollarë. Qeveria shqiptare duhet të jetë largpamëse në qëndrimet ndaj kërkesave të vendeve perëndimore. Mbi 90 % e shqiptarëve që kanë emigruar punojnë me ndershmëri e raskapiten për të ndihmuar edhe familjet e tyre në Shqipëri. Ato kanë dhënë një kontribut efikas në integrimin europian si dhe përparimin ekonomik të Shqipërisë. Shqiptarët që kanë shkuar në vendte perëndimore janë bërë shembull jo vetëm për punën e biznesin por edhe i sjelljes së mirë qytetare në këto vende. Përballja e këtyre emigrantëve me përndjekjet e policisë kufitare tokësore e detare në vitet 90 e deri më sot ka bërë që mijra prej tyre të vdesin rrugëve, të vriten ose të mbyten në det. Faji i vetëm i tyre është se tentojn të shkojnë në vendet perëndimore për një jetë më të sigurtë e më të mirë. Mediat e huaja kanë paraqitur raste të vetvrasjeve familjare të shqiptarëve duke u hedhur poshtë shinave të trenit ose nga kati i 5 i ndërtesave, burrë, grua e fëmijë, në Gjermani, Irlandë, Suedi etj, sapo kanë marrë letrën e refuzimit nga Zyrat e emigracionit.

MOSFUNKSIONIMI I LIGJIT PËR VEPRËN E GJAKMARRJES DHE DHUNËS NDAJ GRAVE. Përballë gjendjes që ka dalë jashtë kontrollit dhe presionit publik, qeveria u mjaftua në fillim të vitit 2013 me miratimin e ndryshimeve në ligj që rrisin masën e dënimit për vrasjet për gjakmarrje, vrasjet në familje si dhe të tek ato për shkak të detyrës. Që nga miratimi i këtij ligji këto vrasje janë bërë më

Page 13: Republika e Shqipërisë - Pajtimi · Web viewPozita gjeografike mesdhetare e Shqipërisë, me natyrën, relievin, klimen, bimësinë, ujrat dhe burimet nëntokësore, krijon kushte

intensive dhe nuk duket që ligji të ketë patur ndonjë efekt. Ministria e Drejtësisë ka gabuar me nocionin vrasje për gjakmarrje dhe nuk e njeh gjendjen as shkakun e këtyre vrasjeve. Vrasjet në Shqipëri teknikisht nuk janë vrasje për gjakmarrje por vrasje me vetëgjyqësi, në mungesë të drejtësisë dhe të shtetit të së drejtës. Asnjë nga vrasjet gjatë tranzicionit nuk ka qenë sipas rregullave të gjakmarrjes. Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar ka kërkuar që nocioni i vrasjes për gjakmarrje, edhe pse perdoret per te shpjeguar nje fenomen social te diteve te sotme, të mos futet në kodin penal sepse gjakmarrja si term kanunor nuk ka bazë reale për legjislacionin e ri modern, as në kushtet e sotme të tranzicionit të shoqërisë shqiptare. Vrasjet me vetgjyqësi nuk janë gjakmarrje. Kjo politikë e paqartë e ligjvënësit i ka futur qytetarët dhe institucionet e shtetit në qorrsokak. Për të qenë më efikas ligji duhet të shprehet qartë e me penalitet maksimal për vrasjen në çdo rast. Pra çdo vrasje duhet të ketë dënimin maksimal, jo më pak se 25 vjet burg deri në burgosje të përjetshme pa të drejtë amnistie. Ligji i ri që penalizon me dënim maksimal vrasjen për gjakmarrje e nuk penalizon në këtë nivel vrasjen fillestare që shkakton gjakmarrjen ose e nxit atë është absurd. Logjika është në kundërshtim si me të drejtën ashtu edhe me politikën e procedurën penale për parandalimin e vrasjeve. Me pranimin e krimit, atyre që kryejne vrasjen e pare që fillon zinxhirin e gjakmarrjes, u zbriten 8 vjet nga ky dënim. Me përfitime të tjera nga ligji kjo masë dënimi zakonisht shkon nga 8 deri në 12 vjet. Ky lloj handikapi nuk e zgjidh problemin e vrasjeve me vetëgjyqësi por e komplikon atë me tepër. Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar ka përgatitur dhe do i paraqesë qeverisë së re relacionin për reformën ligjore për të eleminuar këto kontradikta në kodin penal dhe në sistemin e drejtësisë, por duke ditur se krimin nuk e parandalon vetëm ligji apo forca e policisë. Në ketë aspekt ndërgjegjësimi i qytetarëve për nevojën e kulturës së ligjit është e vetmja zgjidhje afatgjatë e problemit. Aprovuar në takimin kombëtar për një front të përbashkët me shtetin në luftën kundër krimit (Krishtlindje pa gra e fëmijë të ngujuar ) me 21 dhjetor 2013 në Katedralen e Shën Palit, Tiranë.