republika e shqiperise · web viewrezulton se paditesi fran fusha dhe i padituri frederik reshpja...

229
PËRMBAJTJA Çështje Civile Nr.i vendimit Data PALËT Faqe 487 17.05.2001 Aleksandra Roshi Lushnjë kundër Teodor Osoja Lushnjë 5 489 17.05.2001 Emine Uka Tiranë kundër Qamil Grori, Halil Grori 5 514 24.05.2001 Astrit Nikolli Tirane ne mungese kundër INSIG Dega ............................Tirane ne mungese 8 524 30.05.2001 Hajrie Ibrahimi, Kafaze Pashollari Përmet kundër 10 Behije Çeta . 539 1.06.2001 Nedret Kamberi, Hysni Kaci, Zejno Dhamo, Teuta Kaci, Suzana Kaci Tiranë kundër Lumturi Çela Tiranë 12 540 1.06.2001 Andon Suli Tepelenë kundër Firma private “Olindi” 13 541 1.06.2001 Fran Fusha Shkodër kundër Frederik Reshpja Tiranë 16 542 1.06.2001 Ilir Zguri Korçë kundër Dega e A.K.P. Korçë 17 548 1.06.2001 Shoqëria “IAP” Tiranë kundër Dega e Tatim ...............................Taksave Tiranë 19 575 11.06.2001 Qemal Harizaj Vlorë kundër Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Vlorë 21 603 12.06.2001 Dega e Rezervave të Shtetit Tiranë kundër Firma “Mirdita “sh.p.k. ...................23 604 12.06.2001 Koço Gjika Gjirokastër kundër Sokrat Rusi, Thanas Rusi, Petro Rusi, K.K.K.P. Këshilli i Rrethit Gjirokastër. 25 605 12.06.2001 Qazim Sokollari kundër Ndërmarrja e Ndërtimit nr.1 Tiranë......................................28 606 12.06.2001 Petrit Koçi, Gjyle Shehu, Mahmudie Tanushi kundër K.K.K. Pronave të Këshillit të Rrethit Durrës, Dega e A.K.P. Durrës, Seksioni i Financës 29 1

Upload: others

Post on 07-Jan-2020

7 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

PËRMBAJTJA

Çështje CivileNr.i vendimit Data PALËT Faqe

487 17.05.2001 Aleksandra Roshi Lushnjë kundër Teodor Osoja Lushnjë5

489 17.05.2001 Emine Uka Tiranë kundër Qamil Grori, Halil Grori.................5514 24.05.2001 Astrit Nikolli Tirane ne mungese kundër INSIG Dega

Tirane ne mungese................................................................8524 30.05.2001 Hajrie Ibrahimi, Kafaze Pashollari Përmet kundër ...............10

Behije Çeta .539 1.06.2001 Nedret Kamberi, Hysni Kaci, Zejno Dhamo, Teuta Kaci, Suzana Kaci Tiranë kundër Lumturi Çela Tiranë..................12540 1.06.2001 Andon Suli Tepelenë kundër Firma private “Olindi”.............13541 1.06.2001 Fran Fusha Shkodër kundër Frederik Reshpja Tiranë.........16542 1.06.2001 Ilir Zguri Korçë kundër Dega e A.K.P. Korçë........................17548 1.06.2001 Shoqëria “IAP” Tiranë kundër Dega e Tatim Taksave Tiranë 19575 11.06.2001 Qemal Harizaj Vlorë kundër Komisioni i

Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Vlorë..........................21603 12.06.2001 Dega e Rezervave të Shtetit Tiranë kundër

Firma “Mirdita “sh.p.k. .........................................................23604 12.06.2001 Koço Gjika Gjirokastër kundër Sokrat Rusi, Thanas Rusi, Petro Rusi, K.K.K.P. Këshilli i Rrethit Gjirokastër.................25605 12.06.2001 Qazim Sokollari kundër Ndërmarrja e

Ndërtimit nr.1 Tiranë 28606 12.06.2001 Petrit Koçi, Gjyle Shehu, Mahmudie Tanushi

kundër K.K.K. Pronave të Këshillit të Rrethit Durrës,Dega e A.K.P. Durrës, Seksioni i Financës..........................29

607 14.06.2001 Shoqëria “Pegaso “sh.p.k.kundër Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve....................................31

608 29.05.2001 Margarita Qiqrra Shkodër kundër Martin Lulati Shkodër34

613 14.06.2001 Kristina Kapsalidhi Gjirokastër në mungesë kundër Shpëtim Ibrahimi Gjirokastër në mungesë, K.K.K.Pronave Gjirokastër në mungesë, Seksioni i Financës Gjirokastër në mungesë .......................................................36

614 14.06.2001 Sadi Qefalia, Hamdi Qefalia kundër Fiqiri Qefalia në mungesë...................................................................................38630 14.06.2001 Bashkia Fier, Sh.p.k.”Darmisa”, Viktor Marku kundër Arqile Marku,etj. kundër Prokop Prifti...................................40631 14.06.2001 Firma “Kakarriqi “Shkodër kundër

Dega e Tatim Taksave Shkodër..............................................................................42640 22.5.2001 Shoqëria “Fraxhe”sh.p.k kundër Enti Kombëtar i banesave në mungesë........................................................43641 14.06.2001 Minushe Sadik Gurabardhi, Aida Dalip Zguri,

Rita Rexhep Guza, Merita Njazi Keci, Luftije Çerçiz Tahiri Shijak kundër Seksioni i

Financës Shijak në mungesë, Shpresa Hajdar Qepali.........44643 14.06.2001 Raif Murati Tiranë kundër “Mak Albania” sh.p.k...................47

1

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

644 14.06.2001 Ethem Mullajonuzi, Sali Mullajonuzi, Avni Mullajonuzi , Fatime Kajanaku, Drita Popa,Lirie Mullajonuzi, Hysen Mullajonuzi , Pranvera Mullajonuzi, te gjithe banues në Elbasan kundër Trashëgimtarët e Sofije Bishqemit ,Tefta Bishqemi, Genc Bishqemi , Jonuz Bishqemi, Refika Bishqemi, Lumnije Bishqemi, Bashkia e qytetit Elbasan......................48

646 14.06.2001 Çaush Dokollari Hudenisht-Pogradec kundër K.K.K. Pronave pranë Këshillit të Rrethit Pogradec..............51

656 12.06.2001 Aliqi Lalazi Korçë kundër Mimoza Bejdo Korçë....................53657 12.06.2001 Valentina Gjoka Meri Stefanllari etj. kundër Dhimitraq Shomo, K.K.K. Pronave ......................................54658 12.06.2001 Firma “Korsel Kondor” sh.p.k. Korçë kundër

Firma “Kondor”sh.p.k Korçë.................................................56659 19.06.2001 Thanas Gjergji Vlorë kundër Patra Gjini ,

Zydi Dërmishi Vlorë...............................................................57660 19.06.2001 Vilson Lushaj Vlorë kundër INSIG Vlorë...............................59661 19.06.2001 Shoqëria “Kamberi” Sh.p.k kundër

Vasil Furrari , Fatmir Osmani Fier........................................60662 19.06.2001 Këshilli i Rrethit Durrës, Seksioni i Financës

kundër Kujtim Xhafa Durrës.................................................62663 19.06.2001 Bajram Kraja në mungesë kundër

Filiali i Telekomit Durrës.......................................................63664 19.06.2001 Lida Shehu Fier kundër Fatmir Jazaj, Maliq Jazaj,

Gano Jazaj Fier....................................................................65665 19.06.2001 Fejzo Xhafa Tafil Xhafa, Levan-Fier kundër

Pëllumb Kanani, Komuna Levan..........................................67669 19.06.2001 Sulo Rexhiti, Vladimir Rexhiti në mungesë kundër

Bashkia Vlorë në mungesë.........................................................68670 19.06.2001 Athanas Hotova në mungesë kundër

Ollga Marangoni etj. në mungesë. .......................................69689 15.06.2001 Shoqëria “Inerte Tapizë” kundër

Shoqëria “Lecoblock Umbria Marche “ sh.p.k......................71701 21.06.2001 Banush Lamçe Tiranë kundër Sulo Saliu Tiranë..................74702 21.06.2001 Haxhire Zorba Tiranë në mungesë kundër

Zyhdi Zorba, Isuf Zorba Tiranë ............................................76703 21.06.2001 Lavdosh Meli Vlorë kundër Administratorët e Shoqërisë “Silva “në administrim në mungesë.......................................78704 26.06.2001 Nexhip Bregu Bilisht në mungesë kundër

Dega e Sigurimeve Shoqërore Bilisht në mungesëDrejtoria e Bujqësisë dhe Ushqimit Bilisht në mungesë .......80

707 21.06.2001 Pajtim Ajazi në mungesë kundër Haxhi Oshafi.....................82708 21.06.2001 Vergjeni Kasapi kundër Ylli Xhengo

Seksioni i Finances pranë Këshillit të Rrethit Sarandë..........84710 21.06.2001 Banka e Kursimeve Lezhë kundër

Rahman Osmanaj................................................................87713 21.06.2001 Rexhep Kallushi Tiranë kundër

Shoqëria “Dajti” sh.p.k ., Bashkia Tiranë Seksioni i Financës në mungesë, Dega e AgjensisëKombetare të Privatizimit Tiranë në mungesë.......................89

733 26.06.2001 Shoqëria “Adriatica Di Navigazione SPA me selinë Itali kundër Shoqëria “Teuta”SHPK Durrës......................92

734 26.06.2001 Dhimitër Misha kundër K.K.K Pronave Bashkia Korçë në mungesë,

2

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Marika Milo në mungesë, Jorgaq Milo në mungesë..............95

738 12.06.2001 Javer Ciu, Fari Ciu, Nadire Ciu etj. kundër Vjollca Velaj, Gazmend Fortuzi, Mustafa Fortuzi.................97

754 29.05.2001 Agim Ferhati etj. kundër Sulejman Koçi,Harilla Bido, Gani Sulku, Ndërmarrja Komunale Agjensia e Privatizimit, Uzina Elektromekanike Tiranë..........99

755 29.05.2001 Bajram Xhemali Vlorë kundër Zyra e Permbarimit Vlorë 101

763 19.06.2001 Muhamed Hasani, Elmaz Hasani, Fatiri HasaniArmand Hasani, Lumturi Hasani Rukie HasaniAlbert Hasani, Drini Hasani kundër Kristaq Cuni,Urani Cuni, Isuf Mehmeti, Bashkia e qytetit Durrës,

Enti kombëtar i banesave Durrës.......................................104764 29.06.2001 Gani Elezi Cërrik në mungesë kundër Eduart Velaj

Cërrik. 106765 19.06.2001 Vjollca Mërdini kundër Dega e Kujdesit

dhe Sigurimit Shëndetësor Dibër........................................109774 21.06.2001 Ahmet Shaba kundër K.B.SH.Shkodër..............................110

Çështje Penale

328 4.06.2001 I pandehur: Arben Grori Tiranë..........................................113329 4.06.2001 I pandehur: Omer Shahaj Fier...........................................114330 1.06.2001 I pandehur: Ilir Tafili i arrestuar..........................................116331 25.04.2001 Të pandehur: Vasfi Bedulla, Avni Bedulla.

Festim Bedulla, Arjan Tellalli ...............................................................................119376 8.06.2001 Kërkues: Dorian Saliu:........................................................121379 11.06.2001 I pandehur: Alfred Tusha...................................................123401 13.06.2001 I pandehur: Emin Kokoshi .................................................124402 13.06.2001 I pandehur: Bardhyl Zeqaj .................................................126403 13.06.2001 Të pandehur: Vladimir Hasani.Taulant Faslia ...................128405 13.06.2001 I pandehur: Pelivan Latollari .............................................131415 20.06.2001 I pandehur: Kol Ejlli............................................................133416 13.06.2001 Të pandehur: Olsi Mulla i arrestuar ,Markel Mulla

në mungesë.................................................................................134417 20.6.2001 I pandehur: Arben Xheraj...................................................137418 20.06.2001 I pandehur: Ndue Jaku.......................................................138419 20.06.2001 I pandehur: Ervin Burnazi..................................................140

422 22.06.2001 Të pandehur: Vesel Shatri, Ali Shatri, Faik Gaxha, Behar Gaxha.................................................142423 25.06.2001 E pandehur: Rozeta Qepa Berat.......................................144429 26.06.2001 I pandehur: Bashkim Bashuka...........................................145430 30.5.2001 I pandehur: Ramadan Ruci................................................147431 13.06.2001 I pandehur: Benet Pino .....................................................148433 26.06.2001 Kërkues: Cub Ahmeti: .......................................................149434 13.06.2001 I pandehur: Asqeri Kaceri..................................................151435 13.06.2001 I pandehur: Nebi Xibraku...................................................153437 06.06.2001 Të pandehur: Bledar Bilbili, Artin Bojni..............................155

3

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

ÇËSHTJE CIVILE

4

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesYlvi Myrtja AnetarPerikli Zaharia AnetarIrma Bala AnetareNikoleta Kita Anetare

Ne seancen gjyqesore te dates 17.05.2001, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 2082 qe i perket:

PADITËS: Aleksandra Roshi – Lushnje perfaqesuar nga av. Ilirjan Dershalla.

I PADITUR: Teodor Osoja - Lushnje

OBJEKTI I PADISË: Pavlefshmeri i veprimit juridik te kontrates se shitjes date 12.02.1998.

Baza Ligjore: Neni 92 i K.Civil.

Gjykata e Rrethit Lushnje, me vendimin nr. 186, date 27.03.2000 ka vendosur:Te rrezoje padine e paditeses Aleksandra Roshi, kunder te paditurit Teodor Osoja, me objekt pavlefshmeri e veprimit juridik nr. 107/826 Akti si te pabazuar ne ligj e ne prova.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr. 322, date 06.06.2000, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr. 186 date 27.03.2000 te Gjykates se Rrethit Lushnje.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore, ka bere rekurs pala paditese e cila kerkon prishjen e vendimeve duke parashtruar keto shkaqe:

- Nuk eshte zbatuar neni 496/1 i K.Civil ku thuhet: “zevendesimi i debitorit me nje person tjeter, i cili merr persiper detyrimin, mund te behet vetem me pelqimin e kreditorit, gje qe nuk eshte bere”.

- Nuk eshte i vertete fakti qe paditesja, te kete pranuar gjate gjykimit se kishte marre dijeni per kredine e pashlyer. Te dyja gjykatat jane marre me te ashtuquajturin pohim, per te justifikuar mos marrjen me ligjin.

- Kontrata date 12.02.1998 eshte e pavlefshme dhe per faktin qe nuk eshte redaktuar nga noteri, detyrim ky qe rjedhe prej nenit 45 te Ligjit 7632 date 04.11.1992 etj.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e çeshtjes nga anetarja Nikoleta Kita, perfaqesuesin e pales paditese av. Ilirjan Dershalla, qe kerkoi prishjen e dy vendimeve dhe pranimin e padise, pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Vlore, eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj.I padituri Teodor Osoja, ka qene ortak ne shoqerine “A &T Invest” sh.p.k me seli ne qytetin e Lushnjes

dhe ka patur 45% te kapitalit te kesaj shoqerie. Me vendim te Asamblese se ortakeve nr. 2 date 16.01.1998, ai eshte larguar nga shoqeria dhe me kontrate date 12.02.1998 i ka shitur paditeses Aleksandra Roshi kuotat ne masen 45% te kapitalit, kontrate e cila eshte vertetuar para noterit dhe per ndryshimin e ortakeve eshte pasqyruar edhe ne rregjistrin tregetar.

Me padi drejtuar gjykates, Aleksandra Roshi, ka kerkuar pavlefshmerine e kesaj kontrate me pretendimin se eshte lidhur me mashtrim per shkak se nuk ka ditur per nje kredi qe i padituri kishte marre nga Banka Bujqesore ne pajisje per ngritjen e linjes se perpunim qumeshtit, fakt te cilin, po ta dinte nuk do te kishte

5

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

lidhur kontraten si dhe per shkakun tjeter qe kontrata nuk ka formen e kerkuar nga ligji sepse, vetem eshte vertetuar nga noteri dhe nuk eshte hartuar prej tij, duke vepruar keshtu ne kundershtim me kerkesat e nenit 49 te Ligjit nr. 7229 date 01.06.1994 “Per Noterine”.

Gjykata e Rrethit Lushnje ka vendosur rrezimin e padise si te pabazuar ne ligj dhe ne prova vendim i cili eshte lene ne fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Vlore.

Ndryshe nga sa parashtrohet ne rekurs nuk gjenden te bazuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile shkaqet e parashtruara ne te, prandaj vendimi i gjykates se apelit duhet te lihet ne fuqi si i drejte dhe i mbeshtetur ne ligj.

Kontrata per shitblerjen e kuotave ne masen 45% te kapitalit te shoqerise “A&T Invest” sh.p.k midis paleve pjesemarrese ne gjykim, eshte lidhur me deshiren dhe vullnetin e tyre dhe nuk kontestohet prej asnjeres pale per permbajtjen e saj. Ndonese eshte redaktuar jashte zyres noteriale, ajo eshte nenshkruar ne prani te noterit dhe eshte vertetuar prej tij, çka gjithashtu konfirmon edhe formen e parashikuar ne paragrafin 2 te nenit 45 te Ligjit “Per Shoqerite Tregetare”, sipas te cilit transferimet e pjeseve te kapitalit themeltar duhet te vertetohen me nje akt noterial.

Gjykata me te drejte nuk ka marre ne konsiderate pretendimin e paditeses se e ka lidhur kontraten duke qene e mashtruar nga i padituri, ajo ka analizuar ne menyre te hollesishme te gjitha provat e administruara dhe ka krijuar bindjen se paditesja ka patur dijeni te plote per kredine e marre dhe te pashlyer nga Banka Bujqesore.

Megjithate vete paditesja ishte e interesuar ne blerjen e kuotave dhe zevendesimin e te paditurit si ortak ne shoqerine “A&T Invest” sh.p.k dhe per problemet qe e preokuponin, ajo mund tju referohej shenimeve ne rregjistrin tregetar, pa qene e nevojshme qe ato te dhena t’i merrte nga i padituri, prandaj perderisa ne kete drejtim kishte te gjitha mundesite ligjore, nuk mund te pretendoje se ne lidhjen e kontrates eshte mashtruar nga i padituri.

Pa te drejte paditesja kerkon pavlefshmerine e kontrates se shitblerjes se kuotave te kapitalit te shoqerise mbeshtur ne nenin 94 “ç” te K.Civil qe percakton rastet kur veprimet juridike shpallen te pavlefshme.

Ne rast se nga shlyerja e kredise ajo mendon se jane krijuar probleme e konflikte, duhet t’i zgjidhe ato sipas dispozitave te posaçme te Ligjit 7638 date 19.11.1992 “Per shoqerite tregtare” dhe jo dispozitave te K.Civil qe parashikojne pavlefshmerine e veprimit juridik, sepse ne rastin konkret nuk jemi para nje marredhenie juridike civile qe rregullohet nga dispozita te K.Civil, por ne fushen e marredhenieve juridike tregtare qe rregullohen nga legjislacioni tregtar, Ligji nr. 7638 date 19.11.1992 “Per shoqerite tregetare”.

Ne rrethanat e mesiperme kontrata e shitblerjes se kuotave te kapitalit te shoqerise midis paditeses dhe te paditurit gjendet konforme ligjit si ne forme dhe ne permbajtje dhe nuk ka asnje shkak ligjor qe ta beje ate te pavlefshem.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr. 322, date 06.06.2000 te Gjykates se Apelit Vlore.

Nr. 2082/633 i Regj. Themeltar.Nr. 487 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetarPerikli Zaharia “Ylvi Myrtja “Irma Bala “

Ne seancen gjyqesore te dates 17.05.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1511 qe i perket:

6

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

PADITËS: Emine Uka – Tirane, perfaqesuar nga avokat Marjana Jahaj.

I PADITUR: Qamil Grori , ne mungese

Halil Grori “

OBJEKTI I PADISE: Pjestim pasurie.

Baza Ligjore: Neni 207 i K.Civil.

Gjykata e Larte, me vendimin nr. 1383 date 11.12.1998 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr. – date 16.12.1997 te Gjykates se Rrethit Tirane dhe vendimit nr. 1047 date 16.06.1998 te Gjykates se Apelit Tirane, dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Tirane me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.56 date 23.11.1998 ka vendosur:Lejimin e pjestimit gjyqesor te nje shtepie banimi ndodhur ne Tirane prej nje dhome, nje guzhine, aneks, banjo nga ½ pjese e sendit sejcilit.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit, ka bere rekurs pala e paditur Qemal Greri dhe Halil Greri te cilet kerkojne prishjen e vendimit duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjyqi eshte zhvilluar ne mungesen tone pa patur dijeni per diten e gjyqit.- Gjykata ka lejuar shkelje proceduriale, pasi nuk ka administruar prova per te percaktuar

rrethin e trashegimleneses Zylfije e cila ka vdekur gjate procesit te gjykimit.- Aktet prezumohen ligjore per pasurine e blere gjate marteses.- Edhe sikur te pranohet kontributi i paditeses asaj i takon ¼ pjese e jo ½ pjese baneses.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Irma Bala, avokatin e pales paditese Marjana Malaj qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Tirane, eshte i pabazuar ne ligj e jollogjik e si i tille duhet te prishet.Paditesja Emine Uka me padine objekt gjykimi, siç pranojne gjykatat ka kerkuar pjestimin e nje sendi te

paluajtshem, shtepi banimi, e perbere nga 1 dhome, kuzhine e aneks ndodhur ne Tirane. Paditesja, ndonese padine e ka ngritur kunder dy paleve te paditur Qamil Grori e Halil Grori, ka pretenduar vetem bashkepronesine e saj dhe Qamil Grorit mbi sendin e objekt pjestimi, duke kerkuar ½ pjese takuese.

Te paditurit rezulton se, jane ish vjerri dhe ish bashkeshorti i paditeses, me kete te fundit zgjidhur martesa ne 1993.

Gjykata e Apelit Tirane, ka arsyetuar se paditesja Emine Uka e i padituri Qamil Grori (ish vjerri), kane patur bashkepronesi mbi banesen nga ½ pjese sejcili, me vendim gjyqesor nr. 3575 date 06.05.1996 te formes se prere vendim ky qe i ka njohur bashkepronare vetem keto dy pale, dhe jo te paditurin tjeter Halil Grori, ish bashkeshortin e paditeses.

Nder te tjera Gjykata e Apelit ne lidhje me te drejten e pronesise Halil Grorit eshte mjaftuar me shprehjen …..”nuk ka pasur mundesi ekonomike per te kontribuar …..”.

Vendimi i Gjykates se Apelit Tirane, nuk eshte ne zbatim te nenit 369, 370 te K.Pr.Civile, pasi nuk ka zbatuar rregullat qe parashikojne keto dispozita ne lidhje me pjestimin gjyqesor.

Ne fazen e pare te pjestimit gjyqesor, gjykata duhej te hetonte e te percaktonte sakte te drejten e bashkepronesise se ndergjyqesave, pjeset takuese te tyre, pasi te kete marre provat e nevojshme sa siper ka te beje edhe me udhezimet qe permban vendimi nr. 1383 date 11.12.1998 i Gjykates se Larte, udhezime keto te detyrueshme per t’u zbatuar nga gjykata e apelit neni 486 te K.Pr.Civile, qe nuk jane patur ne konsiderate nga ajo gjykate.

Nuk rezulton te jete hetuar ne drejtim te drejtes se bashkepronesise se ish bashkeshortit te paditeses Halil Grori, i cili rezulton te kete jetuar gjate marteses me paditesen e te paditurin Qamil ne banesen objekt pjestimi.

Vetem arsyetimi i gjykates se i padituri Halil Grori, nuk ka patur mundesi ekonomike per te kontribuar, nuk eshte fakt juridik qe provon fitimin ose humbjen e pronesise mbi banesen, nga pala ndergjyqese.

7

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Gjykata e Apelit duhej te analizonte edhe provat e tjera ne lidhje me ekzistencen ose jo te drejten e bashkepronesise mbi banesen te Zylfije Grorit ose trashegimlenesve te saj, e cila eshte ish vjerra e paditeses nena e Halit Grorit (te paditurit) dhe bashkeshorte e Qamil Grorit (i paditur).

Ne permbajtje, vendimi i Gjykates se Apelit nuk eshte konforme nenit 126 te K.Pr.Civile, kur analizon provat ne lidhje me te drejten bashkepronesise te ndergjyqesave pasi ne nje pjese te arsyetimit pranohet bashkepronesia e te gjithe paleve te thirrura ne gjykim, pa vertetuar me prova, ne nje pjese tjeter te permbajtjes arsyetohet se, paditeses i takon ½ pjese takuese, ndersa te paditurve sejcili nga ¼ duke e bere vendimin jollogjik. Per pasoje vendimi i siperm duhet te prishet çeshtja i dergohet Gjykates se Apelit per rishqyrtimin e cila konforme nenit 465 te K.Pr.Civile ka te drejte te perserise teresisht apo pjeserisht hetimin gjyqesor te çeshtjes.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr. 56, date 23.11.1999 te Gjykates se Apelit Tirane dergimin e çeshtjes per

rishqyrtim po ne Gjykaten e Apelit Tirane me tjeter trup gjykues.

Nr. 1511/172 i Regj. Themeltar.Nr. 489 i Vendimit

V E N D I M

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i perbere nga :

Valentina Kondili KryesuesePerikli Zaharia AnetarYlvi Myrtja AnetarIrma Bala AnetareEvgjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 24.05.2001 dhe 28.05.2001 morri ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS: Astrit Nikolli, Tiranë (ne mungese)

I PADITUR: INSIG, Dega Tiranë (ne mungese)

OBJEKTI I PADISË: Dëmshpërblim në bazë të kontratës së sigurimit nr.0353861, date 02.11.1998

Baza Ligjore: Neni 1113 i Kodit Civil

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.1644, date 24.05.1999 ka vendosur:Pranimin e padisë si të mbështetur në ligj e në prova.Detyrimin e pales së paditur INSIG, Dega Tiranë t’i paguajë pales paditëse Astrit Nikolli shumën prej 1.061.569 lekë, sipas aktit të ekspertimit date 17.05.1999, si rezultat i detyrimit që rrjedh nga kontrata e sigurimit me nr.0353861, date 02.11.1998.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.1432, date 23.12.1999 ka vendosur:Lënien në fuqi të vendimit nr.1644, date 24.05.1999 të Gjykatës së Rrethit Tiranë.

8

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs pala e paditur, e cila ka parashtruar keto shkaqe per prishjen e vendimit dhe pushimin e gjykimit të çështjes:

- Procesverbali i policise i dates 21.09.1998 i mbajtur nga nënkontrollori i policise rrugore dhe i miratuar nga shefi i policise rrugore Kruje është anulluar dhe shkresa e anullimit përbën prove të plotë mbi deklarimet që përmban ajo, sipas nenit 259 të Kodit të Procedurës Civile.

- Drejtuesi i automjetit tjeter, Ndrek Gjergji ka bërë deklaratë, ku mohon t’i ketë shkaktuar dëm automjetit të paditesit.

- Aksidenti ka ndodhur, por fajtor ka qenë vet paditesi.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Perikli Zaharia, ne mungese te perfaqesuesve te paleve ndergjyqese dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NRekursi i paraqitur nga pala e paditur, INSIG, dega Tirane, permban shkaqet qe parashikon neni 472

i K. Pr. Civile, pika a dhe c, prandaj duhet te pranohet.Per rrjedhoje, vendimi nr.1432, date 23.12.1999 i Gjykates se Apelit Tirane dhe vendimi nr.1644,

date 24.05.1999 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane qe ai ka lene ne fuqi, duhet te prishen dhe ceshtja te dergohet per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Tirane.

Ka rezultuar se, paditësi Astrit Nikolli është pronar i një autoveture tip “Mitsubish”. Kete autoveture e ka blere nga shtetasi Naimir Kurti me 06.11.1997. Ky i fundit kishte lidhur nje kontrate sigurimi njevjecare date 31.10.1997 me palën e paditur, për sigurimin e detyrueshëm të mjetit motorik dhe përgjegjësinë ndaj personave të trete.

Me pretendimin se, si pasoje e nje aksidenti te ndodhur në rrugën automobilistike Fushe Krujë-Mamurras autovetures se tij i ishte shkaktuar dem dhe se përgjegjës për këtë ishte shoferi i nje automjeti tjeter, shtetasi Ndrek Gjergji, paditësi i është drejtuar pales së paditur për shpërblimin e demit.

Pala e paditur ka refuzuar pagimin e demit, sepse, pas investigimit te bere prej saj ka rezultuar rast jo i vërtetë.

Ne keto rrethana paditësi i është drejtuar gjykatës për shpërblimin e demit sipas kontrates se sigurimit, me pretendimin se përgjegjës për aksidentin ka qenë shoferi i automjetit tjetër, duke e bazuar kete pretendim ne proces-verbalin e ngjarjes të mbajtur nga nenkontrollori i policise rrugore Kruje.

Pala e paditur ka prapsuar se, meqenese fajtor per shkaktimin e demit eshte vete paditesi, bazuar ne nenin 7 te ligjit nr.7641, date 01.12.1992 “Per miratimin me ndryshime te dekretit nr.295, date 15.09.1992 “Per sigurimin e detyrueshem te mbajtesve te mjeteve motorike dhe pergjegjesine ndaj personave te trete“ ajo nuk duhet te ngarkohet me shperblimin e demit.

Sipas kesaj dispozite, personi pergjegjes per shkaktimin e demit nuk ka te drejte te paraqese kerkese per shperblimin e demit.

Per kete pala e paditur ka paraqitur nje shkrese date 09.12.1998 te leshuar nga shefi i policies rrugore Kruje per anullimin e procesvervalit te mesiperm te ngjarjes date 21.09.1998, per shkak te mospasqyrimit drejt te saj, si dhe nje deklarate date 08.12.1998 te leshuar nga shoferi i automjetit tjeter, Ndrek Gjergji me ane te se ciles pergenjeshtrohet deklarata qe po ky i kishte leshuar nenkontrollorit te lartpermendur te policies rrugore dhe ishte pasqyruar ne procesverbalin e ngjarjes te dates 21.09.1998.

Megjithese e ndodhur perpara ketyre qendrimeve kontadiktore, gjykata nuk ka bere nje hetim te plote te ceshjtes. Ajo nuk ka thirrur as shefin e policise rrugore Kruje dhe as shoferin e automjetit tjeter, per te saktesuar pergjegjesine e paditesit, por eshte mbeshtetur vetem ne theniet e nenkontrollorit te lartpermendur te policies rrugore.

Nje veprim i tille ishte i nevojshem nisur edhe nga fakti, se ne deklaraten e dates 21.10.1998 te leshuar nga vete nenkontrollori i mesiperm, thuhet se, “dy mjetet i kemi gjetur te perplasura” dhe se “kam qene bashke me inspektorin e qarkulimit rrugor, Shyqyri Kodra.”

Ne keto rrethana, marrja e provave te mesiperme eshte vendimtare per zgjidhjen e drejte te ceshtjes, pranda Gjykata e Apelit ne rishqyrtimin e kesaj ceshtjeje duhet ta plotesoje kete mangesi, sipas kerkeses se pales se paditur.

Gjykata gabimisht i eshte referuar kontrates njevjecare te sigurimit nr.0353861, date 02.11.1998 qe palet ndergjyqese kishin lidhur me njera tjetren, pasi kjo kontrate i fillonte efektet nga kjo date e ne vazhdim. Meqenese aksidenti ka ndodhur me 21.09.1998, Gjykata duhej te orientonte paditesin qe te mbeshtetej ne kontraten e mepareshme te sigurimit qe kishte efekt per kete date dhe te administronte ate kontrate.

Prandaj, ne rishqyrtimin e ceshtjes kjo e mete duhet rregulluar.

9

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.1432, date 23.12.1999 te Gjykates se Apelit Tirane dhe te vendimit nr.1644,

date 24.05.1999 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Tirane, me tjeter trup gjykues.

Nr. 1696/ 289 i Regj. ThemeltarNr. 514 i Vendimit

V E N D I M

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i perbere nga :

Bashkim Caka KryesuesNikoleta Kita AnetarNatasha Sheshi AnetarAgron Lamaj AnetarMetush Saraci Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 22 e 30.05.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS: 1. Hajrie Ibrahimi-Permet

2. Kafaze Pashollari-Permet ne mungese

I PADITUR: Behije Ceta perfaqesuar nga av. Kosta Trendafili

PERSON I TRETË: Agjensia Qendrore e Ristrukturimit dhe privatizimit te N.B.Tirane.

OBJEKTI I PADISË: Njohje Bashkepronesie.

Baza Ligjore: Neni 199 i K.Civil.

Gjykata e Rrethit Permet, me vendimin Nr.211, date 08.07.1999, ka vendosur :Pranimin e padise.Njohjen e bashkepronesise se Hajrie Ibrahimit, Kafaze Pashollarit dhe Behije Cetes ne objektin e pulairise nr.1 te ish N.B qender Permet.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin Nr.427, date 24.11.1999, ka vendosur:Rrezimin e kerkesepadise se paditeses Hajrie si te pabazuar ne prova.Pushimin e gjykimit persa i perket paditeses Kafaze Pashollari.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit ka ushtruar rekurs pala paditese H.Ibrahimi e cila kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit, lenien ne fuqi te vendimit te gjykates rrethit, duke parashtruar keto shkaqe:

- Te gjitha veprimet e kryera tregojne se jam bashkepronare e objektit. - Jam njohur bashkepronare me gjyqet e vitit 1997.

10

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

- Pushimi i gjykimit per paditesen Kafaze eshte i padrejte.- Nuk kam si ankohem per vendimin e gjykates me pale Agjensin e Ristrukturimit sepse nuk

kam qene ne ate proces.- Gjykata e Apelit me vendimin e saj eshte kontradiktore kur shprehet se Dega e

Ristrukturimit ka paraqitur k/padi kunder të paditures B. Ceta- Kerkoj prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates

se rrethit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin e anetarit Metush Saraci, perfaqesuesin e pales se paditur K.Trendafili, i cili

kerkoi lenien ne fuqi te vendimit, dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Gjirokaster eshte i mbeshtetur ne ligj dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.

Eshte vertetuar ne gjykim se objekt i konfliktit gjyqesor midis paleve pjesmarrese ne kete proces eshte njohja bashkepronar ne objektin nr.1 kotec pulari Permet. Paditesat Hajrie dhe Kafaze Pashollari pretendojne se ato jane bashkepronar ne kete objekt me te padituren Behije Ceta, me pretendimin se kjo e fundit e ka privatizuar objektin e mesiperm edhe ne emer te tyre.

Rezulton se e paditura B.Ceta, ne kuadrin e privatizimit te ndermarrjes bujqesore Permet duke qene punonjese ne sektorin e pularise, ka privatizuar objektin nr.1, date 03.05.1993, duke u njohur si pronare e vetme e ketij objekti. Mbi pretendimin e paditeseve lidhur me kete privatizim, Dega e Ristrukturimit te Ndermarrjes Bujqesore Permet ne vitin 1994 ka paraqitur kerkesepadi me objekt: deklarim te pavlefshem te kontrates se privatizimit per objektin nr.1 kotec pulari, me pale të paditur B.Ceta dhe Gjykata Rrethit Permet me vendimin nr.390, date 06.06.1994 e ka rrezuar kete kerkese, si te pambeshtetur ne ligj.

Njekohesisht nga aktet e ndodhura ne dosje te cilat jane vleresuar nga gjykata e apelit, del se paditesja K.Pashollari, ne kontraten nr.2350, date 2694 Kol, date 13 korrik 1993 ka blere nga pronarja e objektit, e paditura B.Ceta 1/3 e objektit duke paguar edhe vleren perkatese, gje e cila tregon se midis tyre nuk ka mosmarreveshje per njohje bashkepronesie.

Gjykata e apelit duke vleresuar ne teresi te gjitha aktet e ndodhura ne dosje, e pare ligjshmerine e privatizimit te objektit konflikt gjykimi ka arritur ne perfundimin e drejte, duke rrezuar kerkesen per paditesen H. Ibrahimi e pushuar ate per paditesen tjeter K.Pashollari.

Kolegji Civil cmon se pretendimet e pales H.Ibrahimi, e cila ka paraqitur rekurs para ketij kolegji, kane te bejne me vleresim pronash, te cilat nuk jane objekt shqyrtimi ne kete gjykim.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile.

V E N D O S I Lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Gjirokaster nr.427, date 24.11.1999.

Nr. 1544/188 i Regj ThemeltarNr. 524 i Vendimit

11

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

V E N D I M

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i perbere nga :

Kristaq Ngjela KryesuesValentina Kondili AnetareYlvi Myrtja AnetarAgron Lamaj AnetarPerikli Zaharia Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 31.05.2001 dhe 01.06.2001 morri ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS: 1. Nedret Kamberi, 2. Hysni Kaci,

3. Zejno Dhamo; 4. Teuta Kaci,

5. Suzana Kaci, Tiranë

E PADITUR: Lumturi Çela, Tiranë

OBJEKTI I PADISE: Njohje bashkëpronësie mbi një shtëpi banimi dhe truallin e sajGjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendimin nr. 587, date 08.10.1999 ka vendosur:

Pranimin e padisë. Njohjen e bashkëpronësisë të paditësave Nedret KamberiI, Hysni Kaci, Zejno Dhamo, Teuta Kaci, Suzana Kaci dhe të paditurës Lumturi Çela mbi pjesën e vjetër të një shtëpie banimi të ndodhur në lagjen “Partizani” Gjirokastër, të përbërë nga dy kate , kati i pare ka një dhomë, kati i dytë ka dy dhoma, kuzhinë, oborr bashkë me baçen, me kufizimet përkatëse.

Gjykata e Apelit Gjirokastër me vendimin nr.118, date 24.02.2000 ka vendosur:Mospranimin e ankimit të bërë nga ankuesi Lumturi Çela.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs e paditura, duke parashtruar keto shkaqe:- Unë e kam dorëzuar kërkesën ankimore brenda afatit ligjor dhe në aq kopje sa janë palët.

Kam nënshkruar edhe një rregjistër në datën e dorëzimit të ankimit në kryesekretari.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Perikli Zaharia, ne mungese te perfaqesuesve te paleve ndergjyqese

dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NRekursi i paraqitur nga e paditura Lumturi Çela permban shkaqe qe parashikon neni 472 i Kodit te

Procedures Civile, pika ‘a’, prandaj duhet te pranohet.Keshtu, vendimi nr.118, date 24.02.2000 i Gjykates se Apelit Gjirokaster qe nuk ka pranuar ankimin

e bere nga e paditura eshte i padrejte, per shkak te zbatimit te gabuar te nenit 443 te Kodit te Procedures Civile.

Sipas kesaj dispozite, afati i ankimit ne Gjykaten e Apelit, kunder vendimeve perfundimtare te gjykates se shkalles se pare, eshte 15 dite.

E paditura e ka paraqitur ankimin kunder vendimit nr.587, date 08.10.1999 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster me daten 12.10.1999, pra brenda ketij afati dhe ne kete gjykate, sic kerkohet nga neni 446 i Kodit te Porcedures Civile. Me rastin e dorezimit te ankimit ne kryesekretarine e Gjykates, ajo ka nenshkruar ne nje regjister te kesaj te fundit me daten e mesiperme, 12.10.1999. Ankimi i eshte bashkelidhur dosjes gjyqesore.

Ne keto rrethana arsyetimi i Gjykates se Apelit se, meqenese ankimi nuk eshte cikluar nga titullari i gjykates se shkalles se pare, nuk vertetohet nese ai eshte paraqitur brenda afatit, eshte i gabuar.

12

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Se cfare shenimi ben titullari ose krysekretaria e gjykates ne ankimin qe i bashkelidhet dosjes, kjo nuk i takon ankueses. Pra, kjo e fundit nuk mund te pergjigjet ose te pesoje nga moskryerja e rregullt e veprimeve administrative te gjykates.

Prandaj, ankimi i paraqitur prej saj dhe i lidhur ne dosjen gjyqesore prezumohet se eshte paraqitur brenda afatit ligjor.

Per rrjedhoje, ai duhet te shqyrtohet ne themel nga Gjykata e Apelit

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbeshtetur ne nenin 485 te K. Pr. Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.118, date 24.02.2000 te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe dergimin e

ceshtjes per rishqyrtim po ne Gjykaten e Apelit Gjirokaster, me tjeter trup gjykues.

Nr. 1692/285 i Regj. ThemeltarNr. 539 i Vendimit

V E N D I M

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i perbere nga :

Kristaq Ngjela KryesuesValentina Kondili AnetareAgron Lamaj AnetarPerikli Zaharia AnetarEvgjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 31.05.2001 dhe 01.06.2001 morri ne shqyrtim ceshtjen civile me me pale:

PADITES: Andon Suli, Tepelene

E PADITUR: Firma private “Olindi”, e përfaqësuar nga Olimbi Prifti

PERSON I TRETË: Dega e Bankës së Kursimeve Tepelenë

OBJEKTI I PADISE: Kalimi i pasurisë kreditorit

Baza ligjore: Neni 962 i Kodit Civil dhe neni 334 i K. Pr. Civile

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendimin nr.781, date 01.10.1998 ka vendosur:Pranimin e padisë së Andon Sulit. Detyrimin e pales së paditur firma “Olindi” me presidente Olimbi Prifti të shlyejë kredinë afatshkurtër në shumën 2.400.000 lekë me nr.148/116 të dates 19.05.1993, si dhe interesat e saj ndaj deges se Bankës së Kursimeve Tepelenë.

Gjykata e Apelit Gjirokastër me vendimin nr. 107, date 23.02.2000 ka vendosur:Lënien në fuqi të vendimit nr.781, date 01.10.1998 të Gjykatës së Rrethit Gjirokastër.

Kunder këtyre vendimeve ka bere rekurs pala e paditur, e cila ka parashtruar keto shkaqe per prishjen e vendimeve dhe rrëzimin e padisë:

13

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

- Sipas dokumentit të paraqitur nga Bakna e Kursimeve paditësi ka xhiruar në llogarinë time shumën 2.400.000 lekë për të shlyer detyrimin që kishte ndaj meje, kreditores.

- Fakti që paditësi nuk figuron në degën e tatim-taksave me aktivitet tregëtar nuk përbën prove për pranimin e padisë së tij. Në dosje gjendet një vërtetim, sipas të cilit nuk qe hera e pare që paditësi merrte kredi.

- Baza ligjore e vendimit të gjykatës së shkallës së pare është haptazi e gabuar. Kalimi i pasurisë kreditorëve, sipas nenit 962 të Kodit Civil është një kontratë me të cilën debitori i kalon kreditorit të tij një veprimtari për nxjerrjen e fitimeve në përmbushje të kredisë dhe lidhet midis palëve me vullnetin e tyre, pa ndërhyrjen e gjykatës.

- Kalimi (cedimi) i kredisë që ka bërë gjykata nuk ka bazë ligjore, sepse janë veprime juridike që kryehen mbi bazën e vullnetit të të dyja palëve. Kreditori mund t’i kalojë kredinë një personi tjetër me shkresë dhe me pëlqimin e personit që i kalohet kredia.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Perikli Zaharia, perfaqesuesin e pales se paditur, av.Flamur Cato, i cili kerkoi prishjen e vendimeve te gjykates se rrethit dhe te apelit dhe rrezimin e padise, perfaqesuesen e pales paditese, av.Haneme Bakia, e cila kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykate se apelit dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NRekursi i paraqitur nga pala e paditur, firma private “Olindi” permban shkaqet qe parashikon neni

472, pika ‘a’ i Kodit te Procedures Civile, prandaj duhet te pranohet.Rezulton se paditesi Andon Suli ka marre nje kredi afatshkurter nga personi i trete, Dega se Bankes

se Bujqesise dhe te Zhvillimit Tepelene, sot Banka e Kursimeve Tepelene, ne shumen 2.000.000 leke. Per kete arsye ka lidhur me kete Banke nje akt-marreveshje me date 19.05.1993, ku eshte cilesuar qe kredia te perdoret per qellimin e dhene, aktivitet tregtar, blerje mallrash, e te kthehet ne afat, me 19.11.1993, bashke me interesin; ne te kunderten Banka merr sanksionet perkatese.

Si garanci per shlyerjen e kredise se marre paditesi ka vene ne hipoteke ne dobi te Bankes se mesiperme apartamentin e tij 2+1.

Pas perfundimit te afatit te akt-marreveshjes, Banka ka kerkuar shlyerjen e detyrimit nga paditesi nepermjet Zyres se Permbarimit.

Paditesi ka pretenduar se kredine e ka marre per ta perdorur per interes te pales se paditur, per blerjen e Hotel Turizmit Tepelene, meqenese bashkepronare te ketij Hoteli te blere me ankand ishin e shoqja e tij Sose uli dhe motra e saj, Olimbi Prifti, presidente e firmes. Ne ate kohe paditesi ishte administrator i firmes “Olindi”.

Ne keto kushte ai i eshte drejtuar gjykates, duke kerkuar kalimin e kredise pales se paditur. Per sa me siper paditesi eshte mbeshtetur tek urdherxhirimi date 19.05.1993, me ane te te cilit ka kaluar po ate dite ne llogarine e asaj pale shumen 2.400.000 leke (2.000.000 leke kredia + 400.000 leke te tjera). Ky urdherxhirimi ka pershkrimin “per sa likujduar fletedaljen nr.10, date 10.05.1993 blerje paisje dhe mallra.”

Pala e paditur ka prapsuar, se kredine e ka marre paditesi dhe e ka perdorur per interesat e tij.Ne keto rrethana, megjithese ne akt -marreveshjen e mesiperme dhe as ne ndonje akt tjeter nuk ka

asnje marreveshje per kalimin e kredise pales se paditur, gjykata e shkalles se pare dhe ajo e Apelit padrejtsisht kane pranuar padine e paditesit. Specialisti i kreditit i thirrur nga gjykata me cilesine e ekspertit per te dhene spjegime mbi dokumentacionin dhe veprimet bankare qe jane kryer, ka sqaruar se, nuk eshte pasqyruar se si ka kaluar kjo kredi nga paditesi tek Olimbi Prifti.

Ne kete rast gjykatat nuk kane respektuar dhe kane zbatuar gabim ligjin, prandaj vendimet e dhena prej tyre duhet te prishen dhe padia te rrezohet.

Keshtu, padia e ngritur nga paditesi ka per object kalimin e pasurise kreditorit, bazuar ne nenin 962 te Kodit Civil. Sipas kesaj dispozite, kalimi i pasurise eshte kontrata me te cilen debitori ngarkon kreditoret e vet per te likujduar te gjitha ose disa veprimtari te tij per t’i shperndare midis tyre fitimet e nxjerra ne permbushje te kredive te tyre.

Sipas nenit 963, kalimi i pasurise duhet te behet me shkrim, ndryshe eshte i pavlefshem.Pra, se pari, kerkohet ekzistenca e nje kontrate me detyrime te dyaneshme, qe duhet te plotesoje

disa kushte per vlefshmerine e saj, si: pelqimi i pales qe merr persiper detyrimin, shkaku i ligjshem ne te cilin mbeshtetet detyrimi, si dhe formen e saj te kerkuar nga ligji.

Per rrjedhoje, kerkesa e pare eshte ekzistenca e pelqimit ose premtimit. Nga shqyrtimi qe i kane bere gjykatat kesaj ceshtjeje nuk del qe pala e paditur dhe as personi i trete, Banka e mesiperme, te kene dhene pelqimin per kalimin e kredise.

14

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Gjithashtu, kerkesa tjeter lidhur me formen e kerkuar nga ligji. nuk eshte repsektuar. Nuk ka kontrate me shkrim per kalimin e pasurise kreditorit.

Neni 963/2 i Kodit Civil te referon vec te tjerave tek neni 502 i po ketij Kodi. Sipas ketij neni, kalimi i kredise ka efekt ndaj debitorit dhe ndaj personave te trete, nga dita qe debitori e ka pranuar ose i eshte njoftuar nga kreditori i mepareshem ose nga kreditori i ri. Asnje nga keto kushte nuk ekziston ne kete rast.

Mungesa e kushteve te lartpermendura eshte e mjaftueshme per ta konsideruar te pabazuar ligjerisht pretendimin e paditesit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbeshtetur ne nenin 485/d te K. Pr. Civile,

V E N D O S INdryshimin e vendimit nr.781, date 01.10.1998 te Gjykates se rrethit Gjyqesor Gjirokaster dhe te

vendimit nr.107, date 23.02.2000 te Gjykates se Apelit Gjirokaster ne kete menyre:Rrezimin e padise te ngritur nga paditesi Andon Suli.

Nr. 1693/286 i Regj. ThemeltarNr. 540 i Vendimit

MENDIMI I PAKICËSNe lidhje me ceshtjen me pale ndergjyqese:

Padites: Andon SuliE Paditur: Firma Private “Olindi”

Person i Trete: Dega E Bankes Se Kursimeve Tepelene. Objekti: Kalim i pasurise kreditorit.

Kam mendimin se vendimi i Gjykates se Apelit duhej prishur dhe ceshtja te dergohej per rigjykim ne ate gjykate dhe jo te zgjidhej ne fakt duke u vendosur rrezimin e padise.

Objekti i mosmarreveshjes eshte kalim pasurie qe lidhet me kalimin e kredise. Per te realizuar kalimin e kredise duhet qe midis paleve te jene respektuar dispozitat e neneve 502 e 503 te K.Civil.

Pikerisht per te konkluduar drejt nese eshte bere ose jo kalimi i kredise duhet qe te percaktohej ne se ishin zbatuar kerkesat ligjore dhe me tej personi i trete Dega e Bankes Kursimeve Tepelene te sqaronte proceduren qe ndjek ajo per kalimin e kredive duke paraqiur dhe dokumentacionin perkates qe lidhet me kredine e marre prej paditesit.

Per te zbatuar drejt kerkesat ligjore dhe per te marre si prove vendimtare dokumentacionin e Deges se Bankes Kursimeve Tepelene, kish vend qe vendimi te prishej dhe ceshtja te dregohej per rigjykim.

Gjyqtare

V. Kondili

15

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

V E N D I M

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i perbere nga :

Kristaq Ngjela KryesuesValentina Kondili AnetareAgron Lamaj AnetarPerikli Zaharia AnetarEvgjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 31.05.2001 dhe 01.06.2001 morri ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS: Fran Fusha, Shkodër

E PADITUR: Frederik Reshpja, Tiranë

PALË E TRETË: Diana Mulleti, Riza Baçi, Tiranë

OBJEKTI I PADISË: Kthim huaje ne shumen 4.700.000. leke

Baza ligjore: Nenet 1050 e vijues të Kodit Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor me vendimin nr.1551, date 17.05.1999 ka vendosur:Detyrimin e të paditurit Frederik Reshpja për t’i kthyer paditësit Fran Fusha shumën prej 4.700.000 lekë të reja, të rrjedhura nga kontrata e huasë.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.149, date 17.02.2000 ka vendosur:Lënien në fuqi të vendimit nr.1551, date 17.05.1999 të gjykatës së rrethit Tiranë. Rrëzimin e kërkesës së bërë nga personat e tretë, Diana Mullrti e Razi Baci si të pabazuar në ligj e në prova.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs i padituri , i cili ka parashtruar keto shkaqe per prishjen e tij dhe kthimin e çështjes për rigjykim:

- Padrejtesisht ceshtja eshte gjykuar ne mungesen time ne gjykaten e apelit. Une kam qene ne pamundesi per te marre pjese ne ate gjykim, pasi jam keqkuptuar me avokatin qe kisha caktuar te me perfaqesonte.

- Vendimet e gjykatave janë të paligjshëm, sepse janë marrë në mungesën time. Gjatë gjykimit janë shkelur dispozitat ligjore lidhur me njoftimin që u bëhet palëve në gjykimin në shkallë të pare, neni 128 e vijues i K. Pr. Civile.

- Paditësi i është drejtuar gjykatës përpara se të përfundonte afati ligjor i detyrimit sipas kontratës, që është data 08.05.1999, ndërsa data e ngritjes së padisë është 12.03.1999 dhe vendimi gjyqësor mban datën 17.05.1999.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Perikli Zaharia, ne mungese te perfaqesuesve te paleve ndergjyqese

dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NRekursi i paraqitur nga i padituri nuk permban asnje nga shkaqet qe parashikon neni 472 i Kodit te

Procedures Civile, prandaj ai nuk duhet te pranohet.Vendimi nr.149, date 17.02.2000 i Gjykates se Apelit Tirane qe ka lene ne fuqi vendimin nr.1551,

date 17.05.1999 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane eshte i drejte , i bazuar ne ligj. Ne keto kushte ai duhet te lihet ne fuqi.

Rezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat nje vjecar. Sipas kesaj kontrate, i padituri si

16

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

huamarres ishte i detyruar t’i kthente paditesit si huadhenes shumen e mesiperme me 08.05.1999, detyrim qe ende nuk e ka permbushur.

Persa i perket kerkimit te interesave dhe pasojave qe rrjedhin nga moszbatimi i kontrates, paditesi ka hequr dore dhe ka kerkuar pushimin e gjykimit.

Ne gjykim kane nderhyre me cilesine e personit te trete Diana Mulleti dhe Riza Baci, por gjykata e apelit ka konkluduar se kerkimi i tyre nuk mund te zgjidhet ne kete process.

Gjykata e faktit, bazuar ne nenin 1050 te Kodit Civil, me te drejte e ka detyruar te paditurin me kthimin e shumes se mesiperme te marre hua.

Sipas kesaj dispozite, me kontraten e huase njera pale, huadhenesi, i jep ne pronesi pales tjeter, huamarresit, nje shume te hollash dhe huamarresi detyrohet t’i ktheje huadhenesit aq te holla brenda afatit te caktuar ne kontrate ose, kur nuk eshte caktuar afat, me kerkesen e huadhenesit.

Pretendimi i te paditurit se, padrejtesisht ceshtja eshte gjykuar ne mungesen e tij ne gjykaten e apelit, pasi ai ka qene ne pamundesi per te marre pjese ne ate gjykim per shkak se ishte keqkuptuar me perfaqesuesin (avokatin) e tij per daten e gjykimit te ceshtjes, nuk qendron. I takon vete te paditurit t’i zgjidhe problemet me perfaqesuesin qe ai ka zgjedhur lidhur me organizimin e pjesemarrjes se tij ne gjykim.

Edhe pretendimi tjeter per gjykimin ne mungese ne gjykaten e shkalles se pare rezulton i pabazuar. Kjo gjykate ka realizuar thirrjen me leterthirrje dhe me pas ka vepruar me shpallje, sipas neneve 130 e vijues te Kodit te Procedures Civile.

Prapsimi i te paditurit se paditesi i eshte drejtuar gjykates perpara se te perfundonte afati ligjor i detyrimit sipas kontrates, nuk eshte i bazuar, sepse paditesit i eshte refuzuar kthimi i shumes se mesiperme dhe i interesave. Megjithate, vendimi i gjykates se shkalles se pare per detyrimin e te paditurit me kthimin e huase eshte dhene pas plotesimit te afatit njevjecar te kontrates.

Pretendimet e tjera te parashtruara ne rekurs kane te bejne me vleresim provash, gje qe del jashte kufijve te shqyrtimit te ceshtjes nga ky Kolegj.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbeshtetur ne nenin 485/a te K. Pr. Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.149, date 17.02.2000 te Gjykates se Apelit Tirane.

Nr. 1700/ 292 i Regj. ThemeltarNr. 541 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Ylvi Myrtja KryesuesMetush Saraçi AnetarIrma Bala “Perikli Zaharia “Evgjeni Sinoimeri “

Ne seancen gjyqesore te dates 24.05.2001- 01.06.2001, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1589/208 qe i perket:

PADITËS: Ilir Zguri Korçe, perfaqesuar nga avokate Dhimitrulla Spiro

I PADITUR: Dega e A.K.P. Korçe

PERSONA TË TRETË: Dhimiter Minga – Korçe

Dhimiter Pilika – Tirane

17

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Eleni Faberi “

Keti Abdari “

Zhaneta Raco “ perfaqesuar nga av. Shaqir Hasani

OBJEKTI I PADISË: Detyrimin per mosnjohje te se drejtes se parablerjes per objektin nr. 1 te ish N.G.P. Duhanit Korçe.

Baza Ligjore: V.K.M. nr.781, date 11.11.1996 “Per privatizimin e ndermarrjeve dhe objekteve shteterore”.

Gjykata e Rrethit Korce, me vendimin nr. 1361, date 07.10.1999 ka vendosur:Rrezimin e kerkese padise si te pambeshtetur ne ligje e prova.

Gjykata e Apelit Korçe, me vendimin nr. 18 date 19.01.2000 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr. 1361 date 07.10.1999 te Gjykates se Rrethit Korçe.Pranimin e padise se paditesit Ilir Zguri kunder te paditurit A.K.P, persona te trete Dhimiter Minga, Dhimiter Pilika, Eleni Faberi, Keti Abdari, Zhaneta Paco.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Korçe, ka bere rekurs pala e trete, e cila kerkon prishjen e

vendimit nr. 18 date 19.01.2001,te Gjykates se Apelit Korçe duke parashtruar keto shkaqe:- Pala paditese nuk legjitimohet ne ngritjen e padise, nuk ka as titull pronesie per objektin

dhe as pretendime per truallin. Gjykata e Lartë ne vendim ka disponuar jo per legjitimitetin por per juridiksionin.

- Nuk qendron objekti i padise. Te drejten e parablerjes të paditurve j’ua ka dhene vendimi i K.K.Pronave, ndaj duhej goditur ky vendim (nr. 1050) duke u anulluar persa i perket te drejtes se parablerjes.

- Ne edhe ne themel kemi te drejte pasi objekti ndodhet 100% mbi truallin tone, sikurse flasin akt ekspertimet. Megjithate duhej patur parasysh se ndertesa eshte 3 kateshe, dy prej tyre kane qene privatizuar dhe ne duhet te privatizonim vetem nje kat, keshtu qe i takonte katit te mbetur 1/3 e siperfaqes se truallit nen objekt.

- Gjykata edhe pse ne kerkuam nuk mori nje prove te re, vendimin nr. 24 date 11.01.2000 te Gjykates se Rrethit Korçe.

- Nuk eshte disponuar per kthimin tone ne gjendjen e meparshme.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Evgjeni Sinoimeri dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NPaditesi Ilir Zguri eshte qiramarres mbi nje objekt depo nr. 1 e ish ndermarrjes se grumbullim

perpunim duhanit Korçe. Me vendimin nr. 1030 date 29.09.1995 te K.K.Pronave te Bashkise Korçe, Marigo Napolonit si ish pronare mbi nje pjese trualli nen objekt i eshte njohur e drejta e parablerjes se objektit i cili do te shitej prej AKP. Gjithashtu me vendimin nr. 1462 date 10.05.1996 te po ketij komisioni kjo e drejte i eshte njohur dhe vellezerve Avrami qe jane ish pronare mbi nje pjese tjeter te truallit nen objekt.

Mbi kerkesen e te dy trashegimtareve te mesiperm Dega AKP Korçe ka pezulluar procedurat e ankandit dhe ka filluar procedurat per privatizimin e depos ne favor te personave te trete.

Paditesi pretendon se ky privatizim nuk duhet bere ne favor te ketyre te fundit pasi sipas VKM nr. 781 date 11.11.1996 duhet qe ata te njiheshin pronare ne mbi 80% te truallit nen objekt. Gjykata e Apelit e cila ka ndryshuar vendimin e Gjykates se Rrethit Korçe, ka vendosur pranimin e kerkespadise duke mos ju njohur personave te trete e drejta e parablerjes per objektin ne gjykim. Ky vendim i Gjykates se Apelit duhet prishur pasi arsyetimi i tij eshte jologjik.

Ne dhenien e vendimit te saj Gjykata e Apelit eshte bazuar ne po ate akt te eksperteve qe eshte bazuar dhe gjykata e rrethit, por ajo ka pranuar varjantin se, dy pronat se bashku zene 75,2%, te siperfaqes nen objekt e per rrjedhoje sipas VKM nr. 781 date 11.11.1996, ish pronaret nuk e perfitojne te drejten e parablerjes. Por gjykata e apelit ka gabuar ne argumentimin qe i ka bere pranimit te variantit te mesiperm.

18

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Ajo nuk ka patur parasysh faktin qe ekspertet kane sqaruar ne akt se ky raport prej 75,2% i truallit nen objekt me objektin del duke patur parasysh skicat e veçanta te paraqitura nga çdo pronar me vete ne K.K.Pronave.

Sikurse ka dale gjate gjykimeve ne boshllekun e krijuar midis dy pronave nga vendosja e skicave sipas ketij varianti nuk ka patur pretendime pronesie nga asnje person tjeter. Veç kesaj seç saktesohet dhe ne shtesen e aktit te ekspertimit po te kihen parasysh hartat e vjetra te qytetit te vitit 1937 e 1942 (mbeshtetur dhe ne planin rregullues te vitit 1932), pronat e personave te trete rezultojne kufi me njera tjetren.

Keshtu te vendosura kufi ne planvendosjen e dates 11.09.1999 te pergatitur nga ekspertet, te dy pronat zene perkatesisht 61.38% - prona e Marigo Napolonit dhe 38.62% prona e vellezerve Avrami – qe te dyja se bashku zene 100% te truallit nen objekt. Gjykata e apelit kur ka ndryshuar vendimin e gjykates se rrethit duhet te kishte arsyetuar pse varianti i pranuar nga kjo gjykate ishte i gabuar. Padrejtesisht kjo gjykate arsyeton ne vendimin e saj se gjykata e faktit ka cenuar vendimet e komisioneve qe nuk jane objekt ne kete gjykim. Gjykata e faktit pikerisht duke i konsideruar te bazuara vendimet e dhena nga komisionet per te dy personat e trete lidhur me siperfaqen e njohur ketyre te fundit, ka shtruar per ekspertet detyren per te percaktuar vendndodhjen e ketyre siperfaqeve te njohura ne raport me depon objekt gjykimi.

Lidhur me vendimin e Gjykates se Rrethit Korçe, nr. 1361 date 07.10.1999, kolegji civil konstaton se, ai eshte i drejte e i bazuar ndaj dhe duhet lene ne fuqi.

Duke patur parasysh variantin e ekspertimit te pranuar nga kjo gjykate, me te drejte eshte konkluduar se personat e trete duke patur se bashku pronesine ne 100/% te truallit nen objekt, ne zbatim te VKM nr. 781 date 11.11.1996 kane dhe te drejten e parablerjes mbi objektin duke rrezuar keshtu padine e paditesit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/b te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr. 18, date 19.01.2000 te Gjykates se Apelit Korce.Lenien ne fuqi te vendimit nr. 1361 date 07.10.1999 te Gjykates se Rrethit Korçe.

Nr. 1589/208 i Regj. Themeltar.Nr. 542 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i perbere nga:

Bashkim Caka KryesuesYlvi Myrtja AnetarValentina Kondili “Natasha Sheshi “Nikoleta Kita “

ne seancën gjyqësore te dates 17.04.2001 dhe 1.06.2001 mori ne shqyrtim çeshtjen civile Nr. 1296/97, qe i perket:

PADITËS: Shoqëria “IAP”- Tiranë, perfaqesuar nga avokate Irena Kedhi.

I PADITUR: Dega e Tatim Taksave –Tiranë, perfaqesuar nga juristi Margarit Haxhihyseni

PERSON I TRETË: Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

OBJEKTI I PADISË: Detyrimin e të paditurit të kthejë shumën 13.842.400 leke, si pasojë e rimbursimit dhe e fitimit të padrejtë.

19

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Gjykata e rrethit gjyqesor Tiranë, me vendimin nr. 6551, date 24.12.1997 ka vendosur :Detyrimin e pales se paditur Deges se Tatim Taksave Tirane t’i ktheje pales paditese “IAP” shumen prej 13.842.400 lekesh si pasoje e begatimit pa shkak dhe perfitimit te padrejte.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 1016 datë 29.07.1999 ka vendosur:Prishjen e vendimit te Gjykates se Rrethit Tirane dhe rrëzimin e kerkese padisë.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka ushtruar rekurs paditesi, shoqeria “IAP”, i cili kerkon ndryshimin e vendimeve te gjykatave dhe detyrimin e pales se paditur per te kthyer shumen e percaktuar ne aktin e ekspertimit kontabel ne perputhje me nenin 485/d te KPr Civile, duke parashtruar keto shkaqe:

- Eshte zbatuar keq ligji. Kerkimi yne nuk eshte per zbritjet me pakice por per zbritjet me shumice. Udhezimi nr. 3 date 01.03.1994 nuk eshte botuar ne fletoren zyrtare, pra nuk eshte i detyrueshem per tu zbatuar. Gjykata e apelit aktin e ekspertimit nuk e trajton ne vendimin e saj, nderkohe qe vete ka urdheruar per kete gje.

- Sipas akteve ligjore TQR, aplikohet vetem per cmimin e shitjes me pakice.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin e anetarit Bashkim Caka dhe pasi shqyrtoi aktet ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Tirane eshte i bazuar ne ligj dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.Ka rezultuar gjate gjykimit te ceshtjes se pala paditese,shoqeria “IAP”eshte marre me importimin dhe

tregetimin e karburanteve.Per cdo sasi karburanti te importuar ajo ka paguar ne dogane taksen e qarkullimit rrugor (TQR) ne masen 16% mbi cmimin e shitjes me pakice, bazuar ne ligjin nr. 7777, date 22.12.1993 “Per sistemin e taksave ne Republiken e Shqiperise”. Cmimi i shitjes me pakice eshte rregulluar ne periudha te ndryshme me disa vendime te Keshillit te Ministrave. Nga data 1.1.1995 cmimi do te ishte 45 leke per liter. Me vone ky cmim per periudhen deri me 28 shkurt 1995 eshte percaktuar nga 38 deri 45 leke per liter. Edhe nje vendim tjeter i Keshillit te Ministrave e percakton cmimin prej 45 lekesh per liter si cmim tavan por jo me te ulet se 38 leke. Ne baze te ketyre vendimeve Ministria e Financave ka nxjerre urdherin e dates 12.4.1995 ku percaktohet se cmimi TQR do te llogaritet mbi bazen e cmimit prej 45 leke per liter. Paditesi ka kerkuar ne gjykate pagimin e shumes prej 13.842.432 leke, me pretendimin se ai e ka shitur karburantin me cmimin qe varjon nga 38 deri 45 leke dhe jo me 45 leke per liter mbi te cilen eshte llogaritur TQR.

Ceshtja eshte rigjykuar disa here dhe ne perfundim, ne gjykimin ne gjykaten e apelit, bazuar edhe ne nje ekspertim te kryer, pala paditese ka kerkuar detyrimin e pales se paditur per pagimin e shumes 94.311.813 leke. Eshte pretenduar nga pala paditese se TQR aplikohet vetem per cmimin e shitjes me pakice dhe se ajo ka bere shitje me shumice te karburantit e per kete shkak shteti eshte begatuar pa shkak per kete shume.

Gjykata e Apelit Tirane, ka prishur vendimin e rrethit gjyqesor Tirane qe kishte pranuar padine dhe ka vendosur rrezimin e saj si te pabazuar ne ligj. Gjykata arsyeton se pala paditese nuk ka paraqitur dokumentacionin ne Degen e Tatim Taksave per te vertetuar e me pas kerkuar rimbursimin. Kjo pale ishte e detyruar qe te te paraqiste flete daljen per sasine e karburantit qe ka dorezuar ne distributor, flete hyrjen e distributorit qe i korrespondon kesaj flete dalje, dokumentin doganor ku te shprehet qarte pagimi i kesaj shume.

Qendrimi i mbajtur nga gjykata e apelit eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj. Ne baze te nenit 7, pika “c” e ligjit nr. 7777, date 22.12.1993 taksa per qarkullimin rrugor caktohet ne masen 165 mbi cmimin e shitjes me pakice te benzines dhe gazoilit qe do tu shitet perdoruesve. Dogana e mblidhte TQR qe ne momentin e zhdoganimit ne perputhje me vendimin nr.609, date 31.12.1993 te Keshillit te Ministrave. Me pas kjo takse do te rimbursohej per sasine e karburantit qe do tu shitej distributoreve. Pra sipas ketyre dispozitave rimbursoheshin importuesit dhe ju mbahej taksa bleresve te rinj, dmth, distributoreve qe benin shitjen tek perdoruesit. Per kete qellim Ministria e Financave ka nxjerr udhezimin nr.3 date 1.3.1994 ku ka percaktuar proceduren qe do te ndiqej per rimbursimin e kesaj takse nga ana e organeve tatimore. Pala paditese nuk e ka zbatuar kete procedure. Prej saj nuk jane sjelle prova per te vertetuar shitjen e bere nga distributoret dhe pagimin nga ana e tyre te takses. Aplikimi nga dogana i shumes 16 % mbi cmimin 45 leke per liter nuk sillte asnje dem per palen e paditur, per faktin se ne rast se ajo do te zbatonte procedurat ligjore dhe nen ligjore per riumbursimin atehere rimbursimi do te kryhej mbi shumen e paguar prej saj.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, bazuar ne nenin 485 germa “a” te K.Pr.Civile,

20

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr. 1016 date 29.7.1999 te Gjykates se Apelit Tirane.

Nr. 1296/97 i Regj. Themeltar Nr. 548 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesKristaq Ngjela AnetarVladimir Metani “Metush Saraci “Natasha Sheshi “

ne seancen gjyqesore te dates 29.3.2001 dhe 11.6.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1359/121 qe i perket:

PADITËSAVE: Qemal Harizaj – Vlore

Nuredin Harizaj – Vlore perfaqesuar nga avokat Baftjar Rusi.

TË PADITUR: Komisioni i Kthimit dhe Kompesimit te Pronave - Vlore

Trashegimtaret e Ibrahim Aliut, perfaqesuar nga avokat Petraq Curri

OBJEKTI I PADISË: Anullimi i vendimit nr. 89 date 16.10.1995 i K.K.Pronave dhe nr. 38 date 19.5.1994 te K.K. Pronave.

Njohje pronesie dhe kthimin e saj.

Baza ligjore: Ligji nr. 7698 date 15.4.1993 e neni 349 te K.Pr.Civile.

_____

Gjykata e Rrethit Vlore me vendimin nr. 291 date 25.3.1999 ka vendosur:Pranimin e kerkeses. Anullimin e vendimit nr. 89 date 16.10.1995 te KK Pronave dhe njohjen e tyre si pronar mbi 750 vreten e duke i kompesuar paditesat per 750 vreten sipas disponibilitetit qe do te kete vete KKK Pronave, jashte pronesise se Ibrahim Aliut.

Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr. 649 date 21.12.1999 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr. 291 date 25.3.1999 te Gjykates se Rrethit Vlore dhe duke e gjykuar ceshtjen ne fakt, rrezimin e padise.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka ushtruar rekurs pala paditese, e cila kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykatat gabimisht kane njohur pronare ashtu si dhe Komisioni i Kthimit te Pronave trashegimtaret e Ibrahim Aliut, pasi ato e kane humbur pronesine se jua ka marre shteti italian. Gjykata e apelit i ka keqinterpretuar dokumentat e paraqitura nga ana jone dhe gjykata ka caktuar gabim eksperte topografe ne vend te nje specialisti hipotekor. Ne nuk kemi qene kur ekspertja ka bere skicen.

21

Page 22: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

- Vendimet e gjykatave jane alogjike dhe ne kundershtim me provat e paraqitura ne gjykate.

Pala e paditur ka paraqitur kunderrekurs, me te cilin kerkon lenien ne fuqi te vendimit nr. 649 date 21.12.1999 te gjykates se apelit duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimi eshte i drejte. Nga te gjithe aktet del se nga Ibrahim Aliu jane bere 2 blerje nga trashegimlenesit e paditesave. Ekspertja ka shpjeguar dhe vendndodhjen e kullotes dhe kufijte perkates.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Natasha Sheshi, avokatin e pales paditese Baftjar Rusi, qe kerkoi prishjen e vendimit e dergimin e ceshtjes per rigjykim, ate te pales se paditur Petraq Curri, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Vlore, qe ka ndryshuar vendimin e Gjykates se Rrethit Vlore e duke

gjykuar ceshtjen ne fakt, ka vendosur rrezimin e kerkese padise, eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj, dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.

Me vendimin nr. 89 date 16.10.1995 te Komisionit te Kthimit te Pronave prane Bashkise Vlore paditesave Qemal e Nuredin, trashegimtaret e te ndjerit Hyso Harizaj, i eshte rrezuar kerkesa, duke mos ju kthyer prona prej 1500 vreten kullote, pasi kjo pronesi i eshte njohur të paditurve Pashako Aliaj dhe Shyrete Gega, trashegimtare te te ndjerit Ibrahim Aliu, me vendimin nr. 38 date 18.5.1994.

Paditesat kane kerkuar me padi ne gjykate anullimin e dy vendimeve te mesiperme te Komisionit te Kthimit e Kompesimit te Pronave, njohjen e tyre pronare mbi kete siperfaqe dhe kthimin e saj.

Gjykata e rrethit e ka pranuar padine, duke i njohur pronare mbi 750 vreten dhe duke i kompesuar po per 750 vreten sipas disponibilitetit te Komisionit te Kthimit te Pronave, jashte pronesise se Ibrahim Aliut. Gjykata arsyeton se Hyso Selfo (trashegimlenesi i paditesave) dhe Ismail Selfo, e kane patur ne pronesi te tyre qe nga viti 1935, e me vone pas vitit 1935, kjo pasuri ka kaluar ne pronesi te Ibrahim Aliut (trashegimlenesit te të paditurve). Por gjykata duke interpretuar se gjysmen e kullotes prej 1500 vreten e ka blere Ibrahim Aliu, arrin ne konkluzionin se gjysma tjeter prej 1500 vreten ka ngelur ne pronesi te trashegimlenesit te paditesave, pra sipas gjykates se shkalles se pare, nga vleresimi i vertetimeve te leshuara nga Hipoteka Vlore, del se e gjithe siperfaqja e kullotave qe kane patur ne pronesi trashegimlenesit e paditesave ka qene 3000 vreten dhe nga keto vetem 1500 vreten i jane shitur trashegimlenesit te të paditurve Ibrahim Aliu.

Konkluzioni i gjykates se rrethit me te drejte eshte quajtur i gabuar nga gjykata e apelit, jo vetem nga interpretimi i drejte qe i eshte bere vertetimit hipotekor persa i perket kalimit te pronesise me ane te shitjes, por edhe nga akti i ekspertimit te kryer nga eksperti topograf. Ashtu sic pranon gjykata e apelit paditesit nuk kane paraqitur prova per te vertetuar faktin se jane pronare mbi nje siperfaqe kullote prej 3000 vreten.

Sipas notes se transkiptimit nr. 55 date 7.3.1935, ana paditese (trashegimlenesi) i ka shitur Ibrahim Aliut (trashegimlenesit te të paditurve) ½ e nje kullote prej 1500 vreten e ndodhur ne Ujin e Ftohte te Kanines me kufizimet perkatese, e me vone me noten e transkiptimit nr. 183 date 3.6.1936 del se eshte bere dhe shitja e dyte per ½ pjese te nje kullote prej 1500 vreten me po te njejtat kufi si ne shitjen e pare. Pra e gjithe prona eshte 1500 vreten, e cila eshte shitur dy here, pra ½ e 1500 dhe jo siç pranon gjykata e faktit duke e quajtur se 1500 eshte gjysma e prones dhe e tera ben 3000 vreten.

Edhe nga akti i ekspertimit i bere nga ekspertja topografe, e cila ka bere matjet ne vend, duke e verifikuar siperfaqen brenda kufijve qe ndodhen ne vertetimin e hipotekes, ne aktet e shitjes qe jane bere gjate viteve 1935 e 1936, del se siperfaqja e kullotave eshte afersisht 180 ha = 1500 vreten dhe jo vetem kaq, por edhe kufitaret e kesaj prone te vjeter e te rinj jane secili me pronat e tyre dhe nuk kane asnje konflikt me njeri-tjetrin.

Shkaqet e paraqitura nga paditesat ne rekurs, nuk jane nga ato te parashikuara nga neni 472 i K.Pr.Civile.

Pretendimet e tyre kane te bejne me vleresimin e provave, te cilat i ka analizuar dhe verifikuar gjykata e apelit dhe ka arritur ne konkluzione te drejta.

Ne rrethanat e siperme vendimi i gjykates se apelit eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj e ne prova, dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile,

22

Page 23: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr. 649, date 21.12.1999 te Gjykates se Apelit Vlore.

Nr. 1359/121 i Regj. Themeltar Nr. 575 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Bashkim Caka KryesuesMetush Saraçi AnetarIrma Bala AnetarePerikli Zaharia AnetarNikoleta Kita Anetare

Ne seancen gjyqesore te dates 12.06.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1639 qe i perket:

PADITËS: Dega e Rezervave te Shtetit Tirane

I PADITUR: Firma “Mirdita” sh.p.k

PALË E TRETË: Dega e Bankes ee Kursimeve Kurbin.

OBJEKTI I PADISE: Detyrim i pales se paditur te paguaje shumen 938558 leke pales paditese.

Baza Ligjore: Nenet 772 e vijues te K.Civil.

Gjykata e Rrethit Kurbin, me vendimin nr. 354 date 13.10.1998 ka vendosur:Pranimin e kerkese padise.Detyrimin e pales se trete, Deges Bankes Kursimeve t’i paguaje pales paditese shumen 938.558 leke.Detyrimin e pales se trete Deges se Bankes Kursimeve te ktheje shumen 1.781.442 leke.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr. 660 date 28.04.1999 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr. 354 date 13.10.1998te Gjykates se Rrethit Kurbin. Prishjen e pjeses se dyte te ketij vendimi dhe pushimin e gjykimit.

Kunder vendimeve te gjykatave ka bere rekurs pala e trete Dega e Bankes Kursimeve Kurbin dhe parashtron keto shkaqe per ndryshimin e tyre:

- Shuma prej 938.558 leke eshte debi e pa shlyer nga pala e paditur Firma “Mirdita” pales paditese si rezultat i nje kontrate furnizimi me drithera te lidhur midis tyre ne vitin 1998 prandaj duhet te zgjidhet midis tyre ne baze te neneve 772 e vijues te K.Civil, qe rregullojne kontraten e furnizimit.

- Ne se pala e paditur nuk ka permbushur detyrimin kontraktor nuk ka pse te detyrohet Banka e Kursimeve te permbushe kete detyrim.

- Firma “Mirdita” sh.p.k ka me Banken e Kursimeve Laç vetem kontrate bankare llogarise rrjedhese dhe qe rregullohet nga nenet 1041 e vijues te K.Civil.

- Gjykata na ka thirrur ne gjykim si pale e trete sipas nenit 193 te K.Pr.Civile, por pa bere zevendesimin procedurial te paleve, pa te drejte na detyron ne sipas objektit te padise.

23

Page 24: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

- Eshte e vertete qe me date 06.02.1997 nga Firma “Mirdita” sh.p.k eshte leshuar urdherxhirimi nr. 150093 per shumen 2.7 milion ne favor te pales paditese por nuk kane perfunduar procedurat per ekzekutimin e ketij urdherxhirimi, per shkak te pamjaftueshmerise te gjendjes disponibile ne llogarine rrjedhese te kesaj firme.

- Gjykata e Apelit me te drejte ka prishur vendimin per shumen 1.761.442 leke, sepse ishin jashte objektit te padise, por ajo gabon qe i konsideron ato interesa bankare ne nje kohe qe ato kerkohen si mbetje diference nga shuma 2.700.000 mbas shlyrjes se shumes 938.558 leke.

- Konflikti i Firmes “Mirdita” sh.p.k me Banken e Kursimeve Laç, per gjendjen ne llogarine rrjedhese eshte zgjidhur me vendim tjeter te Gjykates se Rrethit Kurbin nr. 11 date 24.07.2000 qe ka marre formen e prere pa u ankimuar nga Firma “Mirdita”.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Nikoleta Kita, pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimet e dy gjykatave si ai i gjykates se apelit dhe ai i gjykates se rrethit duhet te ndryshohen per

shkak se vijne ne kundershtim me ligjin.Ka rezultuar gjate gjykimit se midis pales paditese dhe Firmes “Mirdita” sh.p.k ne vitin 1997 eshte lidhur

nje kontrate per furnizim me nje sasi gruri.Meqenese pala e paditur, nuk ka shlyer plotesisht detyrimin dhe ka ngelur debitore ne shumen 938.558

leke, pala paditese ka kerkuar ne rruge gjyqesore detyrimin e anes se paditur te shlyeje detyrimin e mbetur.Ne séance gjyqesore Firma “Mirdita” ka pretenduar se ka shlyer detyrimin nepermjet nje urdherxhirimi

nr. 150.093, te leshuar mbi bazen e llogarise rrjedhese, qe kishte ne Banken e Kursimeve dhe gjykatat duke e marre te mireqene kete fakt, kane detyruar palen e trete te thirrur ne gjykim Dega e Bankes Kursimeve Kurbin, qe t’i ktheje Deges se Rezerveve te Shtetit Tirane shumen 938.558 leke.

Konkluzioni i dy gjykatave vjen ne kundershtim me ligjin prandaj vendimet duhet te ndryshohen dhe duke gjykuar çeshtjen ne fakt, te vendoset detyrimi i pales paditur Firma “Mirdita” sh.p.k.

Ne rastin konkret konflikti rrjedh nga mospermbushja e detyrimeve kontraktore midis Deges se Rezervave te Shtetit Tirane dhe Firmes “Mirdita “ sh.p.k dhe sido qe te jete natyra e konfliktit perderisa behet fjale per kontrate furnizimi, mosmarreveshjet e krijuara midis paleve kontraktuese duhet te zgjidhen mbeshtetur ne nenet 772 e vijuesa te K.Civil qe rregullojne marredhenien juridike civile te kontrates se furnizimit dhe jo nenit 1022 te K.Civil, qe rregullon marredheniet nga llogaria rrjedhese bankare. Perderisa nuk eshte pale ne kontrate, nuk ka asnje baze ligjore qe te detyroje Degen e Bankes te shlyeje detyrimet e prapambetura kontraktore qofte edhe si person i trete si ka vendosur gjykata. Kete qendrim ka mbajtur ne gjykim edhe vete pala paditese qe disponon padine duke kerkuar shlyerjen e detyrimit vetem nga pala e paditur Firma “Mirdita” sh.p.k, pamvaresisht nga mosmarreveshjet qe mund te kishte kjo e fundit me Degen e Bankes se Kursimeve Kurbin.

Persa i perket urdherxhirimit, eshte e vertete qe me date 06.02.1997 nga Firma “Mirdita” sh.p.k eshte leshuar nje urdherxhirimi nr. 150093 per shumen 2.700.000 leke ne favor te pales paditese, por kjo nuk mjaftonte per te detyruar Degen e Bankes pa ditur aresyen pse nuk kane perfunduar procedurat per ekzekutimin e ketij urdherxhrimi, a lidheshin ato me pamjaftueshmerine e gjendjes disponibile ne llogarine rrjedhese te pales paditur apo shkaqe te tjera.

Megjithate sido qe te ishte, keto mosmarreveshje midis pales se paditur dhe Deges se Bankes se Kursimeve nuk kishin te benin aspak me zgjidhjen e konfliktit per mospermbushje te detyrimeve kontraktore midis Deges Rezerve te Shtetit dhe Firmes “Mirdita” sh.p.k. Ne rast se ekzistonin te tilla ato mund te ishin objekt i nje shqyrtimi tjeter gjyqesor konforme neneve 1013 e vijues te K.Civil qe rregullojne marredheniet juridike te kontrates bankare te llogarise rrjedhese, ndersa detyrimi i Firmes “Mirdita” sh.p.k. “Mirdita” sh.p.k ndaj pales paditese, derisa dhe ajo vete e pranon, ngelet i pakontestueshem.

Vendimet e gjykatave vijne ne kundershtim me ligjin dhe jane haptazi allogjik edhe ne pjesen tjeter qe behet fjale per detyrim ne shumen 1.781.442 leke.

Perveç sa siper ndonese nuk ka qene e kerkuar ne objektin e padise Gjykata e Rrethit Kurbin ka detyruar Degen e Bankes se Kursimeve te ktheje edhe shumen 1.761.442 leke por nuk ka permendur aresyet e ketij detyrimi dhe ne pjesen urdheruese te vendimit nuk permend personin kundrejt te cilit detyrohet Banka e Kursimeve.

Gjykata e Apelit per kete pjese ka prishur vendimin e gjykates se rrethit dhe ka vendosur pushimin e gjykimit me aresyetimin se gjykata e rrethit ka dale jashte objektit te padise. Pamvaresisht nga aresyetimi dhe menyra e zgjidhjes gabimisht edhe Gjykata e Apelit e trajton kete shume si interesa bankare ne nje kohe qe nuk behet fjale per te tilla. Kjo shume eshte mbetje e diferencave mbas shlyerjes se detyrimit prej 958.558 leke nga

24

Page 25: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

shuma 2.700.000 leke e perderisa nuk kerkohen ne objektin e padise nuk duhej te merreshin ne shqyrtim edhe nga gjykata.

Padia eshte ngritur nga Dega e Rezervave te Shtetit Tirane, kunder Firmes “Mirdita” sh.p.k. per detyrim ne shumen 938.558 leke dhe pamvaresisht se kjo e fundit eshte perpjekur tja kaloje detyrimin Bankes se Kursimeve, ne fakt ajo ka pranuar ekzistencen e detyrimit prandaj, çmohet se duke ndryshuar vendimet e dy gjykatave duhet te vendoset detyrimi i pales paditur Firmes “Mirdita” sh.p.k. kundrejt pales paditese Dega e Rezervave te Shtetit ne shumen 938.558 leke.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/d te K.Pr.Civile,

V E N D O S I

Ndryshimin e vendimit nr. 660, date 28.04.1999 te Gjykates se Apelit Tirane dhe vendimit nr. 354 date 13.10.1998 te Gjykates se Rrethit Kurbin duke detyruar palen e paditur Firma “Mirdita” sh.p.k. ndaj pales paditese Dega e Rezervave te Shtetit Tirane, ne shumen 938.558 leke.

Nr. 1639/251 i Regj. Themeltar.Nr. 603 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Bashkim Caka KryesuesNikoleta Kita AnetarePerikli Zaharia “Irma Bala “Metush Saraci “

ne seancen gjyqesore te dates 12.6.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1691/284 qe i perket:

PADITËS: Koço Gjika banues ne Saraqinisht-Gjirokaster

TË PADITUR: Sokrat Rusi

Thanas Rusi

Petro Rusi , perfaqesuar me prokure nga avokat Ilia Kukumi.

KKK Pronave–Keshilli i Rrethit Gjirokaster

OBJEKTI I PADISË: Kundershtim i vendimit nr. 618 date 01.03.1999 te KKK Pronave te Keshillit te Rrethit Gjirokaster.

Baza ligjore: Nenet 6 dhe 27 te ligjit nr. 7698, date 15.4.1993.

Gjykata e Rrethit Gjirokaster, me vendimin nr. 690 date 9.11.1999 ka vendosur:Pranimin e padise. Anullimin e pjesshem te vendimit te KKK Pronave nr. 618 date 1.3.1999 duke anulluar nga siperfaqja e njohur dhe e kthyer siperfaqen prej 900 m2, prone e paditesit.

25

Page 26: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Gjykata e Apelit Gjirokaster me vendimin nr. 181 date 24.3.2000 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit te Gjykates se Rrethit Gjirokaster. Pranimin e pjesshem te padise dhe anullimin pjeserisht te vendimit nr. 618 date 1.3.1999 te KKK Pronave Gjirokaster.Lenien ne pronesi te paditesit Koço Gjika te siperfaqes qe ze banesa dhe trualli perreth me kufi te percaktuar si dhe te drejten e kalimit nga prona e tij ne drejtim te Kishes se fshatit.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs pala paditese dhe parashtron keto shkaqe per prishjen e tij:

- Une jam bere pronar jo vetem i shtepise por edhe i gjithe siperfaqes se truallit perreth nga viti 1972 kur e kam blere nga babai i të paditurve me kontrate shitblerje nr. 558 date 27.11.1972.

- Sipas perkufizimeve perfshihet jo vetem banesa por edhe siperfaqja e truallit prej 900 m2.- Prona e siperme ka qene regjistruar ne Zyrat e Kadastres nga viti 1972.- Të paditurit nuk vertetojne qe prona t’u jete marre nga shteti sepse ata e kane shitur ate

para vitit 1976, prandaj edhe nuk mund te pretendojne qe ajo t’ju kthehet ne baze te ligjit nr. 7698 date 15.4.1993.

Pala e paditur ka paraqitur kunderrekurs, me te cilin kerkon lenien ne fuqi te vendimit nr. 181, date 24.3.2000 te Gjykates se Apelit Gjirokaster, duke parashtruar keto shkaqe:

- Me kontraten e shitblerjes te vitit 1972 paditesi ka blere vetem shtepine dhe jo siperfaqen e truallit prej 900 m2, prandaj me te drejte ajo na eshte kthyer ne me vendim te KKK Pronave.

- Pronesia mbi truallin nuk mund te fitohej me parashkrim pa nje shkak te ligjshem.- Çmimi i dhene nuk justifikon shitjen e baneses se bashku me siperfaqen 900 m2 truall.- Per rastin konkret nuk ka akt-shtetezimi apo shpronesimi sepse toka eshte marre nje here

me rastin e kolektivizimit dhe heren tjeter nga shteti me Kushtetuten e vitit 1976.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Nikoleta Kita, avokatin e pales se paditur Ilia Kukumi qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Gjirokaster duhet te prishet per shkak se nuk eshte i mbeshtetur ne ligj

dhe arsyetimi i tij haptazi jo logjik.- Komisioni i KKK Pronave prane Keshillit te Rrethit Gjirokaster me vendimin nr.618,

date 1.3.1999 nder te tjera ka vendosur t’ju njohe të paditurve pronesine per nje siperfaqe trualli 1310 m2, prej te cilave 1010m2 i ka konsideruar siperfaqe te lire dhe e ka kthyer ne favor te ish pronarit.

- Me padi drejtuar gjykates Koço Gjika ka kerkuar anullimin e vendimit te KKK Pronave me pretendimin se nga siperfaqja e pergjithshme qe eshte njohur dhe kthyer të paditurve, 900 m2 siperfaqe trualli mbi te cilen ndodhet edhe shtepia e tij e banimit eshte prone e tij e blere ne vitin 1972 me akt noterial nga ati i të paditurve prandaj padrejtesisht i eshte njohur dhe kthyer të paditurve si trashegimtare te ish pronarit.

- Gjykata e Rrethit Gjirokaster ka pranuar padine sipas kerkimeve te paditesit ndersa Gjykata e Apelit Gjirokaster ka ndryshuar vendimin e gjykates se rrethit duke pranuar pjeserisht padine per anullimin e vendimit nr. 618 date 1.03.1999 dhe duke lene ne pronesi te paditesit nje siperfaqe trualli me kufi te percaktuar.

- Konkluzioni i gjykates se apelit eshte i pambeshtetur ne ligj dhe arsyetimi i vendimit te tij kontradiktor dhe haptazi jo logjik.

- Ne vendimin e saj gjykata e apelit pranon se siperfaqja prej 900 m2 ne vitin 1972 eshte shitur nga ish pronari tek paditesi dhe asnjehere nuk ka kaluar ne pronesi te shtetit me shtetezim shpronesim apo forma te tjera prandaj padrejtesisht eshte trajtuar nga Komisioni i KK Pronave, megjithate, menyra si ka vendosur gjykata tregon se ajo nuk ka patur parasysh kerkesat e nenit 1 te ligjit nr. 7698 date 15.4.1993 dhe nuk ka percaktuar qarte nese të paditurit perfitojne ose jo nga permbajtja e kesaj dispozite dhe konkretisht çfare te drejte lidhur me siperfaqen objekt gjykimi.

- Sipas vertetimit te Zyres se Kadastres date 18.10.1999, gjykata e apelit ka pranuar gjithashtu se me akt-noterial te perpiluar ne vitin 1972 paditesi ka blere jo vetem shtepine por edhe truallin

26

Page 27: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

perrreth prej 900 m2 dhe eshte bere pronar legjitim i saj megjithate nuk rezulton pse ka vendosur pranimin e pjesshem te padise dhe jo pranimin e saj ne teresi kur objekti i padise ka qene anullimi i vendimit te KKK Pronave per siperfaqen 900 m2.

Ne prapesim te pretendimeve te paditesit të paditurit kane pretenduar se paditesit i eshte shitur vetem shtepia dhe jo trualli dhe se regjistrimi ne Zyren e Kadastres per pronesine e tij per siperfaqe prej 900 m2 eshte bere mbi interesin e tij dhe jo mbi bazen e kontrates se shitblerjes te vitit 1972.

Per efekt prove gjykata e ka marre te mireqene nje vertetim te Zyres se Kadastres Gjirokaster date 18.10.1999, sipas te ciles ne pronesi te paditesit figuron e regjistruar nje siperfaqe trualli prej 900 m2, por per te konkluduar me drejte lidhur me konfliktin e paleve dhe per te saktesuar fuqine provuese te shkreses leshuar nga Zyra e Kadastres ne mbeshtetje te nenit 252 te K.Pr.Civile gjykata mund te urdheroje verifikimin ne vend te permbajtjes se shkreses ne menyre qe palet te mos kene pretendime dhe kontestime lidhur me regjistrimet ne Zyren e Kadastres.

Mbeshtetur ne mendimin e eksperteve gjykata ka pranuar se siperfaqja e blere ne vitin 1972 nuk eshte 900 m2 por me e vogel, megjithate ne vendimin e saj nuk ka percaktuar sa eshte siperfaqja e blere nga paditesi dhe qe nuk duhej te trajtohej nga KKK Pronave.

- Gjykata e apelit ka ndryshuar vendimin e KKK Pronave si te pabazuar me arsyetimin se ai nuk ka percaktuar vendndodhjen dhe kufizimet e prones qe i kthen të paditurve por menyra si ka vendosur gjykata tregon se edhe ajo vete nuk ka percaktuar vendndodhjen dhe kufizimet e siperfaqes qe i le ne pronesi ish pronareve.

- Eshte pranuar gjithashtu ne vendim se ne kontraten e shitblerjes te prones ne vitin 1972 krahas shtepise eshte perfshire edhe siperfaqja e truallit dhe kufizimet e prones jane te qarta dhe te sakta. Megjithate gjykata i le ne pronesi paditesit nje siperfaqe trualli me kufi te percaktuar qe ne tre drejtime ju pergjigjen kufijve te shenuar ne kontraten e shitblerjes te vitit 1972 ndersa ne anen perendimore eshte shenuar nga gjykata tjeter kufitar nga ai i shenuar ne aktin noterial te shitblerjes te prones ne vitin 1972 si dhe nje vije ndarese midis dy pronave te paleve. Pavaresisht si gjykata mund te percaktonte planvendosjen e prones dhe sasine e siperfaqes se truallit te blere nga paditesi ne vitin 1972, per gjithçka ne nxjerrjen e konkluzionit te saj ajo duhej te mbeshtetej ne kufijte e percaktuar ne kontraten e shitblerjes te vitit 1972 dhe nuk kishte te drejte te bente percaktime te tjera per pronen e paditesit te ndryshme nga ato te permendura ne kontraten e vitit 1972, aq me teper kur ajo vete pranon se kufizimet jane te qarta dhe te sakta.

- Ne vendimin e saj gjykata shprehet se ka patur parasysh edhe nje zgjidhje me pajtim te ofruar nga palet ne nje kohe qe kjo menyre zgjedhje eshte ofruar vetem nga pala e paditur, nuk eshte pranuar nga pala paditese çka eshte pasqyruar edhe ne procesverbalin e seances gjyqesore, pra nuk ka ndikuar aspak ne zgjidhjen e konfliktit midis paleve prandaj pa te drejte dhe ndryshe nga e verteta permendet nga gjykata si argument per te mbeshtetur vendimin e saj.

Eshte percaktuar gjithashtu, e drejta e kalimit te paditesit ne pronen e të paditurve per ne Kishen e fshatit ndonese ky kerkim nuk ka qene objekt i shqyrtimit gjyqesor.

- Gjykata e apelit ka ndryshuar vendimin e gjykates se rrethit sepse ai eshte i paekzekutueshem per shkak se ndonese ka anulluar vendimin e KKK Pronave per siperfaqe 900 m2 truall nuk ka percaktuar vendin dhe kufizimet e tij por menyra si ka vendosur edhe gjykata e apelit tregon se edhe ajo ka rene ne te njejtin gabim si edhe gjykata e rrethit pra edhe vendimi i gjykates se apelit eshte i paekzekutueshem.

- Ne pjesen urdheruese te vendimit, gjykata e apelit ndonese shprehet per anullimin e pjesshem te vendimit te KKK Pronave nuk shprehet ku konsiston pikerisht ky anullim, per çfare siperfaqe anullohet vendimi dhe per cilen pjese te tij konsiderohet i drejte dhe i mbeshtetur ne ligj, mospercaktime te cilat e bejne te paqarte dhe te paekzekutueshem vendimin e gjykates.

- Pervec kesaj po ne pjesen urdheruese gjykata e apelit shprehet se i le ne pronesi paditesit nje siperfaqe trualli me kufi te percaktuar duke permendur kryesisht ne tre drejtime kufijte e percaktuar ne kontraten e shitblerjes te vitit 1972 dhe duke e ndryshuar ate ne anen perendimore.

- Detyre e gjykates nuk ishte te percaktonte kufijte e prones te paditesit duke perseritur ato te percaktuara ne aktin noterial te vitit 1972. Perderisa ato ishin te percaktuara ne aktin noterial dhe vete gjykata pranon se jane te qarta dhe te sakta ajo nuk ka te drejte t’i percaktoje edhe nje here e per me teper t’i ndryshoje, por duke ju referuar kontrates shitblerjes te vitit 1972 te zgjidhe konfliktin e krijuar pas daljes se vendimit te KKK Pronave duke u shprehur vetem per bazueshmerine e ketij te fundit ne ligjin nr. 7698 date 15.4.1993.

Paditesi nuk i eshte drejtuar gjykates te percaktoje pronen e blere ne vitin 1972.Ne kete drejtim ai nuk ka asnje pretendim por mbeshtetur ne nenin 27 te ligjit nr. 7698 date

15.4.1993 ka kerkuar anullimin e vendimit te KKK Pronave. Ky ka qene objekti i padise dhe mbeshtetur ne nenin 6 te K.Pr.Civile, gjykata qe gjykon mosmarreveshjen duhet te shprehet mbi gjithçka qe kerkohet dhe vetem per ate qe kerkohet pa dale keshtu jashte kerkimeve dhe objektit te padise.

27

Page 28: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

- Ne rigjykim te çeshtjes, gjykata te kete parasysh sa me siperne menyre qe te jape nje vendim te mbeshtetur ne ligj dhe konform rregullave proceduriale neneve 126 dhe 310 te Kodit te Procedures Civile dhe te zgjidhe drejt konfliktin midis paleve.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr. 181, date 24.3.2000 te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe kthimin e çeshtjes

per rishqyrtim po prane asaj gjykate por me tjeter trup gjykues.

Nr. 1691/284 i Regj. Themeltar.Nr. 604 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Bashkim Caka KryesuesNikoleta Kita AnetarPerikli Zaharia “Irma Bala “Metush Saraçi “

Ne seancen gjyqesore te dates 12.06.2001, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1716 qe i perket:

PADITËS: Qazim Sakollari, perfaqesuar nga avokate Zana Hasko

I PADITUR: Ndermarrja e Ndertimit Nr.1 Tirane perfaqesuar nga avokat Mero Meta.

OBJEKTI I PADISË: Pavlefshmeri relative e akt marreveshjes.

Baza Ligjore: Neni 95 i K.Civil.Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin nr.9375, date 21.11.1996 ka vendosur:

Rrezimin e padise.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr. 329, date 06.04.2000, ka vendosur:Prishjen e vendimit.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, ka bere rekurs pala paditese e cila kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit, kthimin per rigjykim duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykata e apelit ne kundershtim me nenin 486 te K.Pr.Civile, nuk ka zbatuar urdherimet dhe konkluzionet e Gjykates se Larte ne rishqyrtimin e çeshtjes.

- Gjykata e apelit ka shkelur nenin 486 te K.Pr.Civile.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Metush Saraçi, avokaten e pales paditese Zana Hasko, e cila u shpreh per prishjen e vendimit te gjykates se apelit e dergimin e çeshtjes ne kete gjykate, avokatin e pales se paditur Mero Meta i cili kerkoi rrezimin e kerkeses dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

28

Page 29: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Tirane, nr. 329 date 06.04.2000 eshte dhene ne kundershtim me

kerkesat e ligjes dhe si i tille ai duhet te prishet e çeshtja duhet te dergohet per rishqyrtim ne kete gjykate.Gjykata e apelit, pasi e ka shqyrtuar çeshtjen me objekt pavlefshmeri relative te aktmarreveshjes

date 02.03.1995, ka vendosur qe çeshtjen ta dergoje per rigjykim ne Gjykaten e Rrethit Tirane, mbeshtetur ne nenin 467 te K.Pr.Civile. Ne aresyetimin e vendimit gjykata pranon se; 1. Gjykata e shkalles se pare nuk eshte thelluar ne hetimin gjyqesor te çeshtjes. 2. Per verifikimin e pretendimeve te paditesit ishte e domosdoshme thirrja e ekspertit, i cili ne baze te dispozitave ne fuqi dhe te materialeve qe disponon dosja do te konkludonte ne vleren e sakte te apartamentit dhe do te nxirrte diferencen qe mund te krijohej midis vleres se percaktuar nga ana e paditur dhe asaj te caktuar nga eksperti, gje te cilen e ka vleresuar si prove vendimtare.

Kete çeshtje, gjykata e apelit e shqyrtonte pas prishjes se nje vendimi te meparshem te saj, (nr. 918 date 26.05.1998) nga Kolegji Civil i Gjykatës Së Lartë.

Kolegji Civil çmon se vendimi i cituar me lart nuk gjen mbeshtetje ligjore, e pikerisht ne dispoziten proceduriale qe percakton kriteret per dergimin e çeshtjes per rigjykim (neni 467 i K.Pr.Civile).

Ne shkronjen “e” te kesaj dispozite percaktohet se: “çeshtja dergohet per rishqyrtim kur lind nevoja per marrjen e nje prove vendimtare, marrja e se ciles eshte e veshtire ne shkalle te dyte”.

Ne zbatim te ketij kriteri ligjor rezulton se, per gjykaten e apelit nuk ka asnje veshtiresi thirrja e nje eksperti, e vleresimi qe ai do te kryej lidhur me vleren e apartamentit objekt konflikti.

Ne keto rrethana, nuk ka asnje shkak ligjor per ta kthyer çeshtjen per rigjykim. Ne vendimin e meparshem te Kolegjit Civil (nr. 918 date 26.05.1996) i eshte caktuar detyre Gjykates e Apelit per te thirrur ekspert, lidhur me vleresimin e çmimit te apartamentit objekt konflikti gjyqesor.

Mosplotesimi i kesaj detyre, vjen ne kundershtim me kerkesat e nenit 486 te K.pr.Civile.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr. 329, date 06.04.2000 te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin e çeshtjes

per rishqyrtim ne kete gjykate me tjeter trup gjykues .

Nr. 1716/306 i Regj. Themeltar.Nr. 605 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Bashkim Caka KryesuesNikoleta Kita AnetareIrma Bala “Metush Saraci “Perikli Zaharia “

Ne seancen gjyqesore te dates 12.6.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1499/166 qe i perket:

PADITËS TË KUNDËRPADITUR: Petrit Koci

Gjyle Shehu

Mahmudie Tanushi

29

Page 30: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

I PADITUR KUNDËRPADITËS: Kadri Dajku

TË PADITUR : KKK Pronave te Keshillit te Rrethit Durres

Dega e AKP – Durres

Seksioni i Finances

OBJEKTI I PADISË: Anullimin e vendimit nr. 39 date 21.12.1994 te KKK Pronave. Deklarimin e pavlefshem te kontrates se shitblerjes.

Baza ligjore: Ligji nr. 7698 date 15.4.1993, Neni 92 i Kodit Civil. Vendimi Nr. 3 i KM date 21.6.1993.

OBJEKTI I KUNDËRPADISË: Anullim i vendimit te KK Pronave nr. 345, date 22.9.1993.

Baza ligjore: Ligji nr. 7698, date 15.4.1993.

Gjykata e Apelit Durres me vendimin nr. 42 date 24.12.1999 ka vendosur:Rrezimin e kerkese padise, pranimin e kunderpadise duke anulluar vendimin e KK Pronave ne pjesen qe ka njohur te drejten e parablerjes ne ish zyrat e SMT Sallmone.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs pala paditese, e cila kerkon prishjen e vendimit, duke parashtruar keto shkaqe:

- Si pronar i ligjshem i truallit legjitimohem ne kerkimet e bera.- Ekspertimet e kryera nuk jane te sakta. Nuk qendron fakti qe prona jone nuk ndodhet ne

vendin objekt konflikti.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Bashkim Caka, avokaten e pales paditese Flutura Guri qe kerkoi prishjen e vendimit, ate te pales se paditur D. Kore qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Durres duhet te lihet ne fuqi si i bazuar ne ligj.Pala paditese ka kundershtuar ne gjykate vendimin e komisionit te kthimit dhe te kompensimit te

pronave, me te cilin u eshte njohur pronesia të paditurit mbi nje truall ne fshatin Sallmone dhe e drejta e parablerjes se ish zyrave te SMT Shijak,si dhe deklarimin e pavlefshem te kontrates se shitjes te dates 26.10.1995.

Gjykata e shkalles se pare, bazuar edhe ne nje akt ekspertimi ka arritur ne perfundimin se prona e paditesave nuk ndodhet ne vendin e pretenduar prej tyre dhe qe eshte objekt konflikti ndermjet paleve, prandaj vendosi rrezimin e kerkese padise. Ne gjykimin e ceshtjes ne Gjykaten e Apelit Durres, ekspertet kane dhene mendime te kunderta nga ekspertet e gjykates se shkalles se pare, prandaj ne kete gjykate eshte vendosur pranimi i kerkese padise.

Kolegji Administrativ i Gjykates se Larte konstatoi se akti i fundit i ekspertimit ishte i mete, per faktin se megjithese ne aktin e pronesise behej fjale per 3 parcela te ndara nga njera tjetra, ne aktin e ekspertimit ato ishin pasqyruar si te pandara. Per kete shkak dhe per ekzistencen e dy ekspertimeve te kunderta, mbi bazen e te cilave edhe konkluzionet e gjykatave ishin te ndryshme, me vendimin nr. 1499 te ketij kolegji, jane prishur te dy vendimet e gjykatave dhe ceshtja i eshte derguar per rishqyrtim gjykates se apelit, me detyren per kryerjen e nje ekspertimi te ri me eksperte te kualifikuar per te percaktuar vendodhjen e sakte te pronesise se seciles nga palet.

Pretendimet e ngritura ne rekurs per prishjen e vendimit te gjykates se apelit per tu kryer nje ekspertim i ri nuk çmohet i bazuar nga Kolegji Civil, per faktin se ne ekspertimin e kryer se fundi ne zbatim te detyrave te vena dhe vendimin gjyqesor nuk konstatohen elemente qe ta bejne aktin e ekspertimit dhe

30

Page 31: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

vendimin gjyqesor si allogjik. Cmimi i provave ne baze te nenit 472 te Kodit te Procedures Civile nuk perben detyrimin per Gjykaten e Larte. E cila shqyrton rekurset per shkaqet e tjera te parashikuara ne kete dispozite.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485, germa “a” te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr. 42, date 24.12.1999 te Gjykates se Apelit Durres.

Nr. 1499/166 i Regj. Themeltar.Nr. 606 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji civil i Gjykatës së Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesYlvi Myrtja AnetarValentina Kondili “ Agron Lamaj “ Evgjeni Sinoimeri “

ne seancen gjyqesore te dates 14.06.2001, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1582/203, qe i perket:

PADITËS : Shoqeria “Pegaso” sShpk, perfaqesuar nga avokat Trifon Toska.

I PADITUR : Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, perfaqesur nga Fredi Meta.

PERSON I TRETË : Dega e Tatim Taksave Tirane, perfaqesuar nga Margit Haxhihyseni.

OBJEKTI I PADISË: Kundershtim akti administrativ te organit tatimor.

Baza Ligjore : Ligji nr. 7928, date 27.04.1995 “TVSH “, udhezimi nr. 7, date 15.07.1996 te Ministrit te Financave.

Gjykata e Rrethit Tirane me vendimin nr. 1507, date 12.05.1999 ka vendosur : Pranimin e kerkese padise. Anullimin e aktit administrativ te vleresimit tatimor te TVSH–se te bere nga ana e paditur per shumen 17.706.406 leke.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr. 230, date 08.03.2000 ka vendosur : Lenien ne fuqi te vendimit nr. 1507, date 12.05.1999 te Gjykates se Rrethit Tirane.

Kunder ketij vendimi ka bere rekurs pala e paditur, e cila kerkon prishjen e ketij vendimi dhe te vendimit te gjykates se rrethit dhe lejimin e ekzekutimit te titullit te nxjerr nga organi tatimor per subjektin “Pegaso”, duke parashtruar keto shkaqe:

- Duke u nisur nga kontrata e porosise e lidhur midis pales paditese dhe Arjan Sadushit, rezulton se jane arketuar prej ketij te fundit ne favor te pales paditese rreth 100.000.000 leke paradhenie per permbushjen e kontrates, ne nje kohe qe ne organin tatimor per kete objekt, paditesi kishte deklaruar me situacion rreth 74.000.000 leke perfshi dhe TVSH – ne. Pra jane arketuar rreth 26.000.000 leke me shume se ç’jane deklaruar ne organet

31

Page 32: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

tatimore. Per kete diference paditesi nuk ka paguar TVSH, per kete aresye ka dale ne ngarkim te tij, detyrimi ne shumen 17.706. 406 leke.

- Ne rastin konkret duhet te zbatohet pika 3 dhe 5 e nenit 13 te ligjit “Per TVSH”. - Nuk eshte i drejte arsyetimi i gjykates se midis nenit 13/ 3 dhe 5 i ligjit nr. 7928 date

27.04.1995 dhe pikes 4/1 paragrafi 3 i udhezimit nr. 7 date 25.07.1996 te Ministrise se Financave ka kundershtime.

- Pagesa e TVSH–se nuk behet mbi bazen e akteve administrative (akt – kontrollit), por nepermjet “vleresimit tatimor” i cili perben titull ekzekutiv (bazuar ne nenin 54/2 te ligjit nr. 7928 date 27.04.1995). Ne qofte se TVSH–ja e detyrueshme ne daten e caktuar, organet tatimore ndermarrin veprime te parashikuara ne nenin 54 te ligjit “Per TVSH – ne”.

- Njoftimi per vleresimin tatimor dhe urdher sekuestrimi per palen paditese kane dale pas marrjes se vendimit te shkalles se pare.

- Paditesi i eshte drejtuar gjykates me padine objekt gjykimi, pa konsumuar rrugen administrative te ankimit.

- Arsyetimi i gjykates se apelit se parate e paditesit nuk jane arketuar si paradhenie bie ne kundershtim me ate c’ka ka pranuar vetepala paditese ne observacionin ndaj aktit te kontrollit te dates 14.08.1998.

- Neni 4/1 i udhezimit nr. 7 te Ministrise se Financave do te zbatohet ne qofte se paditesi nuk kishte marre paradhenie nga porositesi.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin e anetarit Ylvi Myrtja, pasi degjoi perfaqesuesit e te paditurve, te cilet kerkuan prishjen e te dy vendimeve dhe pushimin e gjykimit, pasi degjoi perfaqesuesin e paditesit, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit, dhe pasi bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NNga ana e personit te trete, Dega e Tatim Taksave Tirane eshte zhvilluar nje kontroll ne lidhje me

aktivitetin e pales paditese gjate vitit 1996, 1997, 1998, ne perfundim te te cilit eshte perpiluar akti i kontrollit i dates 10.07.1998 sipas te cilit per palen paditese eshte vendosur: gjoba 10.000 leke per mungese ne dokumentacion dhe kontabilitet; gjoba 10.000 leke per mosnjoftim te ndryshimit te emrit dhe administratorit prane sektorit te TVSH-se; dhe eshte lene detyre qe ne fund te çdo muaji te 6-mujorit te dyte, TVSH –ja te derdhet ne shumen 50.000 leke.

Ne lidhje me kete akt-kontroll nuk rezulton te kete ankim nga paditesi, por me shkresen nr. 3407 date 27.04.1998, Drejtori i Pergjithshem i Tatim Taksave, njofton per perseritjen e akt–kontrollit, pasi, nga studimi i akt kontrollit te dates 10.07.1998 jane konstatuar mangesi teknike, gje qe tregon se ai nuk eshte kryer ne perputhje me kerkesat e programit dhe standartet e kerkuara.

Pasi eshte perseritur kontrolli, eshte perpiluar akt-kontrolli i dates 14.08.1998 nga ana e personit te trete, ne te cilin midis te tjerave thuhet: duke u nisur nga kontrata e porosise e lidhur midis paditesit dhe porositesit, Arjan Sadushi, rezulton se jane arketuar prej ketij te fundit 100.000.000 leke te paditesi per permbushjen e kontrates. Nga ana e pales paditese nuk eshte leshuar fature per furnizim ne kete moment, siç e kerkon 13/3 i ligjit nr. 7928, por, prej saj jane deklaruar me situacion rreth 74.000.000 leke, perfshi dhe TVSH–ne. Pra jane arketuar nga shoqeria “Pegaso” shpk rreth 26.000.000 leke me shume se ç’jane deklaruar. Per kete diference pala paditese nuk ka paguar TVSH-ne, prandaj eshte detyruar ajo te derdhe TVSH–ne e pa llogaritur, qe se bashku me interesat kapin shumen 17.473.090 leke.

Pala paditese me padine objekt gjykimi ka kerkuar anullimin e aktit te kontrollit te nxjerre nga personi i trete, per detyrimin ne shumen 17.473.090 leke, duke pretenduar: Ne baze te pikes 4.1/3 te udhezimit nr. 7 date 15.07.1996 “Ndertimi eshte furnizim sherbimi dhe per kryerjen e tij, ne vend te fatures tatimore do te hartohet nje situacion punimesh. Pra rolin e fatures tatimore ne kete rast do ta luaje situacioni… Personi i tatueshem eshte i detyruar te llogarise TVSH–ne çdo muaj pavaresisht se kur behet pagesa“. Pra sipas tij, llogaritja e TVSH–se nuk duhet te behet mbi bazen e shumes se arketuar nga porositesi si parapagim, por mbi bazen e situacionit mujor.

Pala e paditur dhe personi i trete gjate gjykimit kane pretenduar se: - Pala paditese nuk ka konsumuar rrugen administrative te ankimit pasi:

Pas aktit te kontrollit, bazuar ne nenin 41/1.a te ligjit nr. 7928, nga ana e personit te trete behet vleresimi tatimor, i cili ne baze te nenit 54/2 te Ligjit nr. 7928 perben titull ekzekutiv. Ky vleresim tatimor i

32

Page 33: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

njoftohet me shkrim, nga ana e organeve tatimore, subjektit. Sipas pales se paditur ne momentin e fillimit te gjykimit nuk kishte dale ky vleresim tatimor per paditesin. Ai ka dale gjate gjykimit ne shkalle te dyte.

Kur subjekti nuk eshte dakort me kete vleresim tatimor, brenda 30 diteve nga data e daljes se tij, mund te kerkoje rishqyrtim te ketij vleresimi tatimor apo mund te ankohet kunder ketij vleresimi (neni 42/2 i ligjit nr. 7928).

Por ne baze te nenit 41/4,5 te ligjit nr. 7928 “Personi i tatueshem detyrohet te paguaj TVSH–ne e paraqitur si te pagueshme ne vleresimin tatimor brenda 30 diteve, pas dates ne te cilen eshte bere vleresimi tatimor, pavaresisht nese ai person ka kerkuar rishqyrtim apo eshte ankuar kunder vleresimit tatimor brenda kesaj date. “Sipas, personit te trete, paditesi nuk i ka respektuar keto procedura, te cilat jane kerkese e ligjit “Per TVSH–ne”.

- Ne lidhje me thelbin e mosmarreveshjes, sipas pales se paditur, neni 4/1 i udhezimit nr. 7 te Ministrise se Financave do te zbatohej ne qofte se pala paditese nuk do te kishte marre paradhenien per objektin qe do te ndertohej nga porositesi dhe jo ne rastin konkret. Gjykata e shkalles se pare ka vendosur: Pranimin e kerkese padise. Anullimin e aktit administrativ te

vleresimit tatimor te TVSH–se te bere nga ana e paditur per shumen 17.706.406 leke, me aresyetimin :- Paditesi legjitimohet ne ngritjen e kesaj padie ne gjykate, pasi ajo e ka konsumuar rrugen

administrative te ankimit kunder ketij akti administrativ te leshuar nga organi tatimor.- Pala e paditur e ka llogaritur dy here TVSH–ne per te njejtin objekt.- Organet tatimore e zbatojne ne menyra te ndryshme nenin 13/3 te ligjit nr. 7928 date 27.04.1996.- Nga ana e pales se paditur nuk eshte zbatuar drejt udhezimi nr. 7 date 15.07.1996 i Ministrise se

Financave, dale ne zbatim te ligjit nr. 7928 date 27.04.1996, i cili eshte akt nenligjor i detyrueshem per zbatim per palet ndergjygjese dhe per çdo organ tatimor. Sipas ketij udhezimi, per personat e tatueshem qe kryejne aktivitet ndertimi, fatura do te jete situacioni i punimeve dhe mbi kete baze do te llogaritet dhe TVSH–ja.Gjykata e apelit ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit. Nga ana e kesaj gjykate

eshte konstatuar se perfundimet e nxjerra ne aktet e kontrollit te pershkruara me lart, te kryera nga ana e personit te trete, jane jo vetem te paligjshme por edhe kontradiktore.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimet e gjykatave duhet te prishen dhe duhet pushuar gjykimi i saj, pasi nga materialet e dosjes rezulton se, nga ana e pales paditese nuk eshte konsumuar rruga administrative e ankimit.

Siç del nga shkresa nr. 483/3 prot. date 28.02.2000 te Drejtorit te Pergjithshem te pales se paditur, pala paditese eshte ankuar tek ajo kunder vleresimit tatimor te bere nga personi i trete ( fleta 5-6 e administruar ne gjykaten e apelit). Po me kete shkrese, qe siç shihet ka dale pasi kishte perfunduar gjykimi ne gjykaten e shkalles se pare, eshte njoftuar pala paditese, se Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve nuk mund te shqyrtoje kete ankese, pasi nuk eshte paguar prej saj detyrimi per TVSH–ne, brenda 30 diteve nga data qe eshte bere vleresimi tatimor, kerkese kjo e nenit 41/4,5 te ligjit nr. 7928 te ligjit “Per TVSH–ne “.

Pra pala paditese duhej te kishte paguar TVSH–ne e paraqitur si te pagueshme, pavaresisht nese ai ka kerkuar rishqyrtimin apo eshte ankuar kunder vleresimit tatimor, kerkese kjo e nenit 41/4 e ligjit nr. 7928 date 27.04.1995. Vetem pasi te kishte permbushur kete detyrim dhe pasi te ishte njoftuar me shkrim nga ana e Ministrise se Financave, ne baze te nenit 42/7 te ligjit nr. 7928 date 27.04.1995, per rezultatin e rishqyrtimit, bazur ne nenin 43/1,2 te ligjit “Per TVSH–ne “, ajo duhej t’i ishte drejtuar gjykates me padine objekt gjykimi, brenda 30 diteve nga data e rishqyrtimit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë ne baze te nenit 485/e te Kodit te Procedures Civile,

VENDOSIPrishjen e vendimit nr. 1507 date 12.5.1999 te Gjykates se Rrethit Tirane dhe te vendimit nr. 230

date 8.3.2000 te Gjykates se Apelit Tirane dhe pushimin e gjykimit te çeshtjes.

Nr. 1582/203 i Regj. ThemeltarNr. 607 i Vendimit

33

Page 34: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

V E N D I M

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Bashkim Caka KryesuesNatasha Sheshi AnetarePerikli Zaharia AnetarIrma Bala AnetareMetush Saraci Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 29.05.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS: Margarita Qiqrra etj.-Shkoder perfaqesuar nga av. Viktor Ikonomi

I PADITUR: Martin Lulati-Shkoder perfaqesuar nga av. Dashamir Kore

PERSON I INTERESUAR: Seksioni i Financave, Malsi e Madhe

OBJEKTI I PADISË: Njohje pronesise mbi 75 dynym toke.

Vertetimi i notes se transkriptimit date 19.12.1933 dhe njohje pronar per 600 m2 per te paditurin.

Baza Ligjore: Ligji 7698, date 15.04.1993, neni 86/c i K.Civil.

Gjykata e Rrethit Shkoder, me vendimin Nr. 1079, date 28.10.1998, ka vendosur :Pranimin e kerkesepadise.Rrezimin e padise se ngritur nga Martin Lulati per 600 m2 truall.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin Nr.157, date 30.03.2000, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.1079, date 28.10.1998 te Gjykates se Rrethit Shkoder.Rrezimin e padise se paditesave Qiqrra.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Durres ka bere rekurs pala paditese e cila kerkon prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Durres, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimi eshte i njeanshem, jo llogjik, duke i bere nje interpretim te gabuar dispozitave te ligjit material, Kodit Civil te vitit 1928.

- Padrejtesisht gjykata nuk ka marre ne konsiderate njeprove shkresore te pakontenstueshme sic eshte nota e transkriptimit date 19.12.1933.

- Pala e paditur nuk disponon asnje dokument pronesie qe te vertetoje pronesine e kesj toke.- Pala e paditur nuk ka paraqitur asnje dokument per te vertetuar se e ka paguar vleren e

tokes, ne favorin tone.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin e anetarit Metush Saraci, avokatin e pales paditese Viktor Konomi i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjyates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit, avokatin e pales se paditur Dashamir Kore, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i gjykates se Apelit Durres eshte i mbeshtetur ne ligj dhe si i tille duhet lene ne fuqi.Eshte vertetuar ne gjykim se pala paditese si trashegimtare e te ndjereve Gjon e Age Cicrra bazuar

ne nje note transkriptimi nr.39/39, date 19.12.1933 te perpiluar ne zyren e Ipotekes Koplik, kerkojne te njihen

34

Page 35: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

pronare, nga trashegimtaret e Gjon Martinit dhe Seksioni i Finances i Malsise se Madhe, mbi nje siperfaqe toke bujqesore prej 75 dynym ne fshatin Bajze, Komuna Kastarat-Malesi e Madhe. Njekohesisht kerkojne njohje si te vertete te notes se transkriptimit te vitit 1933, duke liruar e dorezuar siperfaqen e truallit te mbajtur nga te paditurit.

Rezulton se edhe pala e paditur (trashegimtaret e Gjon Martin Lulatit) kane paraqitur padi me objekt vertetim fakti, por gjate procesit gjyqesor kane hequr dore, me pretendimin se zoterojne akte te rregullta pronesie.

Gjykata e Rrethit Shkoder pasi e ka shqyrtuar ceshtjen objekt konflikti gjyqesor ka arritur ne perfundimin e pranimit te kerkesepadise duke njohur si te vertete noten e transkriptimit te vitit 1933 dhe njohur ato, si pronare te 75 dynym toke. Ne vendimin e saj gjykata ka pranuar se kjo note transkriptimi i ka bere trashegimlenesit e paditesave, pronare te kesaj siperfaqje toke.

Gjykata e Apelit ka arritur ne perfundim te kundert me ate te gjykates se rrethit, pasi provat e administruara dhe noten e transkriptimit te vitit 1933 i ka pare e vleresuar ne kendveshtrim tjeter. Ajo, (gjykata) ne zgjidhjen e kesaj ceshtje ka analizuar drejte legjislacionin e kohes se leshimit te notes se trankriptimit ashtu dhe ka pare ne vijueshmeri mbajtjen e kesaj prone pas vitit 1944 e deri me sot.

Sipas kesaj note transkriptimi me nr.39/39, date 0912.1933 e zyres se Ipotekave Koplik, eshte kerkuar te transkriptohet ne favor te Marikes, e bija e te ndjerit Gjeto Deda, kundrejt Gjon Martin Lulatit, me kondit riblerje i kesaj pasurie te ndodhur ne katundin Kastrat te Nenprefektures se Malsise se Madhe, duke percaktuar pronen konkrete. Ne kete note eshte shprehur nder te tjera se Gjon Martin Lulati pasurine ne fjale ja shiti me kondite riblerje per deri me 6 Maj 1938, per korona sermi 15.000, Mrika Gjeto Dedes duke percaktuar dhe konditat perkatese.

Gjykata e Apelit, kete note transkriptimi e ka vleresauar se nuk ploteson kriteret ligjore te percaktuara ne nenet 1867, 1868, 1869 te K.Civil te vitit 1929, qe ka qene ne fuqi ne kohen e kryerjes se veprimit juridik.

Mbeshtetur ne legjislacionin e kohes rezulton se akti i mesiperm nuk ploteson asnje kriter ligjor, qe te lejoje kalimin e pronesise nga pala shitese tek bleresi. Ne rastin ne shqyrtim kjo note transkriptimi ka qene ne kushte te percaktuara me kondite riblerje deri ne date 6 Maj 1938. Ajo (nota), ka mbetur ne vazhdimesi pa ndonje efekt juridik, pasi nuk eshte vertetuar qe te kete patur kalim pronesie nga shitesi tek bleresi e per me teper qe nje kalim i tille nuk eshte shprehur ne kete note.

Njekohesisht eshte vertetuar se familja Lulati ne vazhdimesi e ka patur kete prone ne zotsrim qe nga viti 1937 e pas viteve 1946, nga Reforma Agrare ju eshte lene toka ne ato siperfaqe qe ato kane patur me pare.

Kolegji Civil cmon, se Gjykata e Apelit e ka zgjidhur ceshtjen drejte, e ne perputhje me legjislacionin e kohes, duke cituar drejte dispozitat ligjore te K. Civil te vitit 1929, e pikerisht nenet 1867, 1868 e 1869. Ndersa gjykata e rrethit eshte mbeshtetur ne nenet 1409, 1450, 1451etj., te ketij Kodi te cilat kane te bejne me nje institut tjeter te se drejtes civile.

Keshtu, ne nenin 1867 paragrafi 1 e 2 shprehet se: “Transkriptimi te behet ne baze te aktit publik, vendimi ose te nje shkrese private. Por , veprimet e bera me shkrese private nuk mund te transkriptohen ne qoftese nenshkrimet e kontratave nuk jane legalizuar prej noterit ose nuk jane vertetuar prej gjyqit”.

Perfundimi i arritur nga gjykata e apelit cmohet i drejte dhe i bazuar.Pretendimet e parashtruara ne rekurs, jane kryesisht lidhur me vlefshmerine e notes se transkriptimit

te vitit 1933, duke e konsideruar ate, si akt ligjor per kalimin e pronesise, nderkohe qe ne gjykim eshte vertetuar se me kete akt, nuk ka patur ne asnje rast kalim pronesie, prona ka qene gjthnje e pales se paditur. Keto pretendime me te drejte nuk jane pranuar.

Kalimi i pronesise behet vetem po te plotesohen kushtet thelbesore (esenciale) te kontrates.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile.

V E N D O S I Lenien ne fuqi te vendimit nr.157, date 30.03.2000 te Gjykates se Apelit Durres.

Nr. 1636/248 i Regj ThemeltarNr.608 i Vendimit

35

Page 36: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

V E N D I M

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNatasha Sheshi AnetareValentina Kondili “Agron Lamaj “Ylvi Myrtja “

ne seancen gjyqesore te dates 14/06/2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

PADITËS: Kristina Kapsalidhi, Gjirokaster, ne mungese.

I PADITUR: Shpetim Ibrahimi, Gjirokaster, ne mungese.

K.K.K.Pronave Gjirokaster, ne mungese.

Seksioni i Finances Gjirokaster, ne mungese.

OBJEKTI I PADISE: Kundershtimin e vendimit nr. 571, date 30.07.1998 te K.K.K.Pronave te rrethit Gjirokaster.

Gjykata e rrethit gjyqesor Gjirokaster me vendimin nr.345, date 10.06.1999 ka vendosur:Pranimin e padise. Anullimin e pjesshem te vendimit nr.571 date 30.07.1998 te K.K.Pronave, duke i kthyer paditeses Kristina Kapsalidhi ne pronesi siperfaqen 40 m2 te zene nga ndertimi i të paditurit Shpetim Ibrahimi.Deklarimin e pavlefshem te kontrates nr.3108 rep e 1194 kol te dates 07.04.1999 per blerjen e truallit nga i padituri.

Gjykata e apelit Gjirokaster me vendimin nr.196 date 30.03.2000 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.345, date 20.06.1999 te gjykates se rrethit Gjirokaster dhe duke e zgjidhur ceshtjen ne fakt vendosi: Rrezimin e kerkese padise se paditeses Kristina Kapsalidhi.

Kunder vendimit te gjykates se Apelit ka ushtruar rekurs paditesja Kristina Kapsalidhi, e cila kerkon prishjen e vendimit te gjykates se Apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit, duke parashtruar keto shkaqe:

- Arsyetimi i gjykates se Apelit se ky objekt eshte i perhershem, sepse ashtu e ka percaktuar eksperti, eshte i gabuar. Nga procesverbali i seances gjyqesore te gjykimit ne gjykaten e Apelit del qarte se shpjegimet e eksperteve jane haptazi ne kundershtim me konkluzionet e tyre per kategorizimin e objektit si i perkohshem apo i perhershem, ndersa shpjegojme se objekti ne fakt nuk ka strukture betonarmeje, nuk ka murature, nuk ka tarace, nuk ka themele, prandaj, sipas nenit 58 te ligjit Nr.8405 date 17.09.1998 “Per Urbanistiken”, nuk mund te jepen konkluzione apriori se ndertimi eshte i perhershem.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relatimin e gjyqtarit Thimjo Kondi, dhe pasi diskutoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N:Vendimi nr.345, date 20.06.1999 i gjykates se rrethit gjyqesor Gjirokaster me te cilin eshte anulluar

pjeserisht vendimi nr. 571, date 30.07.1998 i K.K.K.Pronave te rrethit Gjirokaster, per pjesen e truallit te zene

36

Page 37: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

ne menyre te paligjeshme nga i padituri Shpetim Ibrahimi, dhe eshte konstatuar e pavlefshme kontrata e blerjes se truallit prej të paditurit nga Seksioni i Finances, eshte i bazuar.

Ndersa vendimi nr.196, date 20.06.1999 i gjykates se Apelit, me te cilin prishet vendimi i mesiperm i shkalles se pare dhe rrezohet padia e paditeses Kristina Kapsalidhi, eshte marre duke mos respektuar haptazi dispozitat e Ligjit nr.7698, date 15.04.1993 (neni 472, pika “a”, e K.Pr.Civile).

Nga materialet e gjykimit ne shkalle te pare e ne Apel ka rezultuar si me poshte:Paditesja Kristina Kapsalidhi, konform kerkesave te Ligjit nr.7698, date 15.04.1993, ka plotesuar

dokumentacionin perkates dhe, me cilesine e trashegimtares se ish-pronarit, ka kerkuar ne Komisionin e K.K.Pronave te Ish-Pronareve te rrethit Gjirokaster, nje siperfaqe trualli me vendndodhje, madhesi e kufinj te percaktuar (dosja nr.172, date 11.01.1994 depozituar prane Komisionit).

Me vone, me date 15.10.1996, i padituri Shpetim Ibrahimi ka bere kerkese ne Keshillin e Komunes Dropull i Siperm, per te perfituar shesh ndertimi per nje lokal e per t`iu miratuar leja e ndertimit.

Ne kundershtim me te drejten e ish-pronarit (trashegimtarit), te bazuar ne nenin 1, 4 dhe 19 te Ligjit nr.7698, date 15.04.1993, per kthimin ne natyre te truallit te lire, qe figuronte si i tille ne kohen e hyrjes ne fuqi te ligjit te mesiperm, me vendimin nr.8, date 29.11.1996 K.RR.T. ka vendosur qe t`i miratoje të paditurit nje shesh ndertimi prej 45 m2, pjese e siperfaqes qe duhej t`i kthehej paditeses. Rezulton gjithashtu se K.RR.T e rrethit Gjirokaster me vendimin nr.9, date 16.12.1997, komunikuar të paditurit Ibrahimi me date 06.02.1998, ka vendosur t`i miratoje atij lejen e ndertimit te nje lokali, objekt me karakter te perhershem, me afat 1- vjecar.

I padituri ne kundershtim me kondicionet urbanistike te miratuara, ka bere nje ndertim tip kioske, pa themele, pa mure guri e mbulese betoni etj., dhe jo ne madhesine e siperfaqes se miratuar, sipas dokumentave perkatese.

Duke vleresuar edhe shpjegimet e eksperteve, e duke i ballafaquar ato me kerkesat e Ligjit te Urbanistikes e te Rregullores se Urbanistikes, gjykata e shkalles se pare dhe gjyqtari qe ka mbetur ne pakice ne Apel, e kane konsideruar ndertimin e të paditurit si ndertim te perkohshem. Per te arritur ne kete perfundim nuk kerkohen njohuri te posacme ne fushen e shkences e te teknikes. Mjafton qe gjykata te njihet me karakteristikat e objektit te ndertuar dhe t`i ballafaqoje ato me dispozitat e Ligjit e te Rregullores se Urbanistikes dhe perfundimi eshte i qarte e i padyshimte.

Megjithate, edhe sikur ndertimi i të paditurit te konsiderohej i perhershem, perseri ne kuptim te nenit 4 te Ligjit nr.7698, date 15.04.1993 e te akteve nenligjore te dala ne baze e per zbatim te tij, trualli i ish-pronarit konsiderohet i lire dhe ai duhet t`i kthehet ish-pronarit, sepse:

1. Ne kohen e hyrjes ne fuqi te Ligjit per Kthimin e Pronave Ish-Pronareve, trualli ishte i pazene me ndertime (i lire).

2. Paditesja i eshte drejtuar Komisionit per kthimin e truallit te lire dhe ka plotesuar dosjen perkatese menjehere pas hyrjes ne fuqi te ligjit, te pakten para se i padituri te kerkonte miratimin e sheshit e te lejes se ndertimit.

3. Gjersa trualli ishte kerkuar per t`i u kthyer nga paditesja (trashegimtare e ish-pronarit), ai nuk mund te disponohej ne dobi te personave te trete, si shesh ndertimi. Duhej pritur detyrimisht te dilte vendimi i Komisionit te Kthimit te Proneva lidhur me kete truall. Kjo do te zgjidhte problemin e pronesise mbi kete truall dhe pastaj mund te beheshin veprime tjetersimi mbi te. Shteti mund te tjetersoje, sipas ligjit, vetem pronat (trojet) e veta dhe jo ato troje qe, sipas ligjit, detyrohet t`u a ktheje personave te tjere (ne rastin ne shqyrtim, ish-pronarit).

4. Gjithashtu trualli, de jure, vazhdon ende te quhet i lire, sepse mbi te eshte ngritur nje ndertim i paligjshem, qofte ky i perhershem apo i perkohshem.

Nje ndertim, i cfaredo lloj karakteri, qe nuk ka respektuar kondicionet urbanistike konsiderohet kurdohere ndertim i paligjshem dhe, si i tille, nuk mund te gezoje mbrojtje ligjore.

5. Ky ndertim nuk mund te vazhdoje te ndertohet ne te ardhmen, duke respektuar kondicionet urbanistike te miratuara nga K.RR.T., sepse leja e ndertimit e leshuar per te ka qene nje vjecare.

Duke qene se leja eshte marre me date 06.02.1998, ajo, ne pikpamje formale, do te konsiderohej e vlefshme deri me date 06.02.1999.Per te gjitha arsyet ligjore te parashtruara me lart leja e ndertimit te të paditurit nuk mund te

rinovohet.Persa i perket pavlefshmerise absolute te veprimit juridik te blerjes se truallit nga i padituri, ajo eshte

rrjedhoje e ndalimit ligjor te tjetersimit te truallit nga shteti, ne kundershtim me vullnetin e ish-pronarit (trashegimtarit te tij), i cili perfiton restitucionin e plote ne baze te ligjit. Gjykata e investuar ne nje ceshtje te caktuar e konstaton pavlefshmerine absolute te nje veprimi juridik dhe urdheron zgjidhjen e pasojave te pavlefshmerise se tij, edhe kryesisht.

Gjithesesi, i padituri ka te drejte te kerkoje t`i kthehet cmimi i paguar per truallin ne cdo kohe, gjersa padia e tij nuk eshte parashkruar.

37

Page 38: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, ne baze te nenit 485, pika “b”, te K.Pr.Civile,

V E N D O S I:Prishjen e vendimit nr.196, date 30.03.2000 te gjykates se Apelit Gjirokaster dhe lenien ne fuqi te

vendimit nr.345, date 20.06.1999 te gjykates se rrethit.

Nr. 1740/329 i Regjistrit ThemeltarNr. 613 i Vendimit.

V E N D I M

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesValentina Kondili AnetarNatasha Sheshi “Ylvi Myrtja “Agron Lamaj “

ne seancen gjyqesore te dates 14/06/2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

PADITËS TË KUNDËRPADITUR: Sadi Qefalia, perfaqesuar nga av.Alfred Jorgji.

Hamdi Qefalia, perfaqesuar nga av.Alfred Jorgji.

I PADITUR KUNDËRPADITES: Fiqiri Qefalia, ne mungese.

OBJEKTI I PADISË: Pjestimin ne natyre te katit te nje shtepie dy kateshe dhe oborrit qe eshte ne bashkepronesi te paleve.

Baza ligjore: Neni 207 i Kodit Civil.

OBJEKTI I KUNDERPADISE: Detyrimi i paditesave te kunderpaditur te njohin pronar të paditurin kunderpadites mbi nje kuzhine, aneks, banje, koridor dhe depo. Detyrimin e paditesave te kunderpaditur te njohin të paditurin si bashkepronar te katit te dyte te baneses objekt gjykimi.

Baza ligjore: Neni 199/2 e 99/a te Kodit Civil.Gjykata e rrethit gjyqesor Tirane me vendimin nr.424, date 07.10.1999 ka vendosur:

Lejimin e pjestimit per fazen e pare te katit te pare te nje shtepie 2 kateshe te ndodhur ne Tirane ne rrugen “Sh.Dishnica” me siperfaqe nen truall 103.4 m2 midis paditesit Sadi Qefalia dhe të paditurit Fiqiri Qefalia duke ju takuar perkatesisht Sadi Qefalise 2/3 pjese dhe Fiqiriut 1/3 pjese.Lejimin e pjestimit te truallit (oborrit) me siperfaqe 198.75 m2 ku paditesit Hamdi i takon 1/3 pjese, Sadiut 1/3 pjese dhe Fiqiriut 1/3 pjese. Detyrimin e paditesave Sadi e Hamdi te njohin pronar të paditurin Fiqiri Qefalia mbi nje shtese te perbere nga 1 kuzhine, 1 aneks, 1 banjo, 1 koridor dhe 1 depo e ndodhur ne truallin objekt gjykimi.

38

Page 39: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Gjykata e apelit Tirane me vendimin nr.312, date 04.04.2000 ka vendosur:Mospranimin e ankimit te bere nga pala paditese e kunderpaditur, sepse eshte paraqitur tej afatit ligjor te parashikuar per te kundershtuar vendimin e fazes se pare te pjestimit, i cili eshte 5 ditor.

Kunder vendimit te Apelit ka ushtruar rekurs pala paditese e cila parashtron keto shkaqe:- Gjykata e Apelit vendimin e gjykates se rrethit e konsideron si vendim te ndermjeten dhe

qe i nenshtrohet afatit 5 ditor ne nje kohe qe ne dispozitivin e tij eshte vendosur jo vetem per pjestimin e shtepise dhe truallit, por dhe per kunderpadine, pra ne rastin konkret nuk eshte me vendim i ndermjetem, por perfundimtar, dhe afati i ankimit kunder tij eshte 15 dite.

- Ne ankimojme vendimin per pjesen e dispozitivit qe ka vendosur per kunderpadine dhe jo per pjesen e pjestimit te shtepise dhe te truallit.

- Pranimi i pjesshem i kunderpadise e ben krejt te parealizuar dhe te paekzekutueshem vendimin e pjestimit te pasurise. E gjithe prona qe kerkohet te pjestohet dhe ajo qe eshte perjashtuar eshte prone e trasheguar nga babai dhe e ndertuar ne vitet 1961 – 1967.

- Kerkojme prishjen e vendimit dhe dergimin per rigjykim ne gjykaten e Apelit Tirane.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relatimin e gjyqtarit Thimjo Kondi, perfaqesuesin e paditesave qe kerkoi prishjen e vendimit te Apelit, dhe pasi diskutoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.312, date 04.04.2000 i gjykates se Apelit Tirane, me te cilin eshte vendosur mospranimi i

ankimit te paditesave te kunderpaditur kunder vendimit nr.424 A, date 07.10.1999 te gjykates se rrethit gjyqesor Tirane, eshte i pabazuar ne ligjin procedural, prandaj duhet te prishet dhe ceshtja duhet te dergohet ne ate gjykate (Apel) per t`u shqyrtuar ne shkalle te dyte.

Gjykata e Apelit, duke i u referuar neneve 370/2, 313 e 470/2 te K.Pr.Civile, ka konkluduar se vendimi i ankimuar eshte vendim i ndermjetem i fazes se pare te pjestimit te pasurise dhe, si i tille mund te ankimohet brenda afatit 5 ditor.

Apeli nuk e ka pranuar te perligjur pretendimin e pales paditese sipas te ciles nuk kemi te bejme thjesht me nje vendim te fazes se pare te pjestimit, por me nje vendim perfundimtar te shkalles se pare, afati i ankimit ndaj te cilit eshte 15 dite, si dhe arsyetimin e saj qe me padine e pjestimit eshte bashkuar proceduralisht edhe gjykimi i kunderpadise se të paditurit dhe me kete vendim eshte vendosur edhe per kunderpadine.

Ky pretendim i të paditurit kunderpadites cmohet i bazuar ne ligjin procedural.Eshte e vertete se pjestimi gjyqesor eshte nje gjykim i posacem me natyre te tille ku te gjithe

bashkendergjyqesit paraqiten perkundrejt njeri tjetrit edhe si padites, edhe si të paditur dhe se, sipas nenit 370 te K.Pr.Civile, ne fazen e pare te pjestimit gjyqesor zgjidhen keto probleme:

1. E drejta e bashkepronesise se ndergjyqesave, d.m.th. cilet do te pranohen si bashkepronar dhe cilet jo;

2. Sa jane pjeset takuese (ideale) te sejcilit bashkepronar;3. Cilat jane sendet ne bashkepronesi qe do t`i neneshtrohen pjestimit.

Kolegji Civil konstaton se, vec padise se pjestimit eshte pranuar proceduralisht per t`u shqyrtuar edhe nje kunderpadi, e cila eshte pranuar pjeserisht me nje vendim, qe, per nga natyra e tij, eshte vendim perfundimtar i shkalles se pare, i cili nderthuret edhe me vendimin e ndermjetem te fazes se pare te pjestimit.

Nuk i takon Kolegjit Civil ne kete gjykim, i cili lidhet vetem me afatet e ankimit ne Apel, qe te shprehet edhe ne se kishte sens pranimi per shqyrtim edhe i kunderpadise perkatese ne gjykimin e fazes se pare te pjestimit gjyqesor dhe marrja e nje vendimi perfundimtar per te.

Duke i u referuar vetem thjesht faktit qe kunderpadia, ne aspektin procedural, eshte pranuar e eshte shqyrtuar si e tille dhe eshte marre nje vendim perfundimtar per te ne shkalle te pare, Kolegji Civil cmon se afati i ankimit per kete vendim eshte 15 dite, si per te gjitha vendimet e tjera te ketij lloji.

Gjykata e Apelit eshte e detyruar ta marre ne shqyrtim ankimin e paraqitur brenda afatit 15 ditor dhe te shprehet per zgjidhjen e ceshtjes ne themel.

39

Page 40: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Ne kete kuader ajo duhet te shprehet edhe ne se ka sens ngritja e nje kunderpadie te tille ne gjykimin e pjestimit gjyqesor, ne se ajo ka shkak e objekt te vecante te ndryshem nga ato te padise se pjestimit, dhe, ne analize te fundit, a duhej te pranohej apo te rrezohej nje kunderpadi e tille.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, ne baze te nenit 485, pika “c”, te K.Pr.Civile,

V E N D O S I:Prishjen e vendimit nr.312, date 04.04.2000 te gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin e ceshtjes per

gjykim ne ate gjykate.

Nr. 1788/375 i Regjistrit ThemeltarNr. 614 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesAgron Lamaj AnetarNatasha Sheshi “Evgjeni Sinoimeri “Valentina Kondili “

ne seancen gjyqesore te dates 14.6.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1721/310 qe i perket:

PADITËSAVE: Bashkia – Fier

shpk “Darmisa”

Viktor Marku, Arqile Marku, etj.

I PADITUR: Prokop Prifti

PALË E INTERESUAR: KKK Pronave - Fier

OBJEKTI I PADISË: Kundershtim i vendimit te KKK Pronave.

Baza ligjore: Ligji nr. 7698 date 15.4.1993Gjykata e Rrethit Fier, me vendimin nr. 1387 date 18.11.1999 ka vendosur:

Rrezimin e padise pales paditese Bashkia Fier, etj. si te pabazuar ne ligj e prova.

Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr. 158 date 28.3.2000 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr. 1387 date 18.11.1999 te Gjykates se Rrethit Fier dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, por me tjeter trup gjykues.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore ka ushtruar rekurs pala e paditur e cila kerkon prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Vlore nr. 158 date 28.3.2000 dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Fier nr. 1387 date 18.11.1999, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimi i Gjykates se Rrethit Fier eshte shfuqizuar per nje pakujdesi te sekretares se seances gjyqesore, qe nuk kishte pasqyruar ne procesverbal pranine e nje ndihmesgjyqtari qe realisht ishte i pranishem ne seancen gjyqesore.

- Shkaku i vertete eshte se ne themel çeshtja eshte zgjidhur drejt dhe nuk kishte çfare t’i bente, veçse ta linte ne fuqi.

40

Page 41: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NGjykata e Apelit Vlore ka vendosur prishjen e vendimit nr. 1387 date 18.11.1999 te Gjykates se

shkalles se pare Fier dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne ate gjykate me tjeter trup gjykues.Gjykata ka konkluduar si me siper, pasi ne procesverbalin e seances gjyqesore te gjykates se

shkalles se pare te dates 09.09.1999, trupi gykues eshte pasqyruar me nje ndihmesgjyqtar.Çeshtja u perket paleve ndergjyqese, paditesave Bashkise – Fier, shpk “Darmisa”, Viktor Marku, etj.

dhe i paditur Prokop Prifti, e pale e interesuar Komisioni i Kthimit te Pronave Fier me objekt kundershtimin e vendimit te Komisionit per Kthimin dhe Kompesimin e Pronave.

Ne shqyrtimin e kesaj çeshtje, jane zhvilluar disa seanca. Ne seancen e dates 09.09.1999, trupi gjykues ne procesverbalin gjyqesor eshte pasqyruar me nje ndihmesgjyqtar, çka vjen ne kundershtim me kerkesat proceduriale te ligjit te kohes, por gjithashtu rezulton se ne ate séance nuk eshte kryer asnje veprim procedurial duke u shtyre dita e gjykimit. Pas kesaj séance jane zhvilluar dhe disa seanca gjyqesore te tjera, ne procesverbalet e te cilave trupi gjykues eshte pasqyruar rregullisht dhe ne date 28.03.2000, gjykata e shkalles se pare ka dhene sipas kerkesave proceduriale vendimin perfundimtar te nenshkruar rregullisht nga anetaret e trupit gjykues.

Persa siper seanca gjyqesore e dates 09.09.1999, nuk ka ndikuar ne zbatimin e kerkesave proceduriale per te konkluduar se trupi gjykues nuk ka qene i rregullt, qe mund te konsiderohet shkelje e rende proceduriale qe pas sjell prishjen e vendimit.

Ne seancen e pretenduar, megjithese eshte e pavlefshme, nuk eshte kryer asnje veprim procedurial, çka nuk ka sjelle nderprerje te procesit gjyqesor dhe nuk ka ndikuar ne zhvillimin e gjykimit te çeshtjes, pasi te gjitha veprimet proceduriale jane zhvilluar dhe pasqyruar ne seancat e tjera gjyqesore.

Persa siper ka vend qe vendimi i gjykates se apelit te prishet dhe ne rigjykim ajo gjykate duhet te shprehet dhe te vendose per themelin e çeshtjes.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr. 158, date 28.03.2000 te Gjykates se Apelit Vlore dhe dergimin e çeshtjes per

rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Vlore me tjeter trup gjykues.

Nr. 1721/310 i Regj. Themeltar.Nr. 630 i Vendimit

41

Page 42: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNatasha Sheshi AnetareAgron Lamaj “Evgjeni Sinoimeri “Valentina Kondili “

ne seancen gjyqesore te dates 14.6.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1724/313 qe i perket:

PADITËS: Firma “Kakarriqi” Shkoder

I PADITUR: Dega e Tatim Taksave Shkoder

OBJEKTI I PADISË: Detyrimi i Deges se Tatim Taksave te me ktheje pasurine e luajtshme.

Baza ligjore: Ligji nr. 8262 date 15.12.1997.

Gjykata e Rrethit Shkoder, me vendimin nr. 113 date 1.2.2000 ka vendosur:Rrezimin e kerkese padise.

Gjykata e Apelit Shkoder me vendimin nr. 83, date 24.3.2000 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit civil nr. 113, date 1.2.2000 te Gjykates se shkalles se pare te rrethit gjyqesor Shkoder.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder nr. 83, date 24.3.2000 ka ushtruar rekurs pala paditese, e cila kerkon prishjen e vendimit dhe pranimin e padise, duke parashtruar keto shkaqe:

- Te dy gjykatat kane interpretuar gabim ligjin Nr. 8262 date 15.12.1997.- Malli i magazinuar ka qene per perpunim dhe jo per treg.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i gjykates se apelit eshte i drejte dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.Gjykata ka zbatuar dhe interpretuar drejt ligjin.Dega e Tatim Taksave Shkoder ka ushtruar kontroll ne magazinat e Fabrikes se Veres dhe te Pijeve

“Kakarriqi” Shkoder.Nga kontrolli ka rezultuar se pala paditese firma “Kakarriqi” ka pasur te magazinuar produkt te

gatshem 2057 shishe ½ litershe konjak “Rozafa”, 172 shishe 0,7 litershe vere “Kallmeti”, 149 shishe ½ litershe raki “Rrushi” dhe 29 shishe 0,7 litershe raki “Rrushi”. Kjo sasi pijesh alkoolike e magazinuar ka qene e pa pajisur me pullen fiskale te Ministrise se Financave. Sipas nenit 1 te ligjit nr. 8262 date 15.12.1997 “Per vendosjen ne artikujt e duhaneve e te pijeve alkoolike dhe per ngjyrosjen e nenprodukteve te naftes” artikujt e duhanit e te pijeve alkoolike qe prodhohen, importohen, magazinohen ose hidhen ne qarkullim ne Republiken e Shqiperise, pajisen detyrimisht me pullen fiskale te Ministrise se Financave dhe sipas nenit 4, kur konstatohen shkelje behet menjehere konfiskimi i tyre.

Ana e paditur i ka zbatuar drejt detyrimet e siperme ligjore dhe prandaj çdo pretendim tjeter ne lidhje me cilesine e pijeve nuk gjen mbeshtetje ligjore.

Pretendimet e anes se paditur se pijet nuk do te tregtoheshin por do te perdoreshin si lende e pare nuk ndikojne ne zbatimin e kerkesave te nenit 1 te ligjit te sipercituar, pasi artikujt e pijeve alkoolike mjafton

42

Page 43: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

te jene te magazinuara e per rrjedhoje detyrimisht duhet te pajisen me pulle fiskale, qendrimi i kundert sjell pergjegjesine ligjore perkatese sikurse dhe kane pranuar gjykatat.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr. 83, date 24.03.2000 te Gjykates se Apelit Shkoder.

Nr. 1724/313 i Regj. Themeltar.Nr. 631 i Vendimit

V E N D I M

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates Larte, i perbere nga:

Bashkim Caka KryesuesAgron Lamaj AnetarNatasha Sheshi “Nikoleta Kita “Metush Saraçi “

ne seancen gjyqesore te dates 22. 5. 2001 mori ne shqyrtim çeshtjen civile nr. 1533/178 qe i perket :

PADITËS: Shoqeria “Fraxhe” shpk, perfaqesuar ne gjykim nga avokat Arqile Nini

TË PADITUR: Enti Kombetar i Banesave (EKB), ne mungese

ME OBJEKT: Pagim shume.

Gjykata rrethit Durres, me vendimin nr. 823 date 28.05.1998 ka vendosur:Rrezimin e padise se paditesit, si te pabazuar ne prova dhe ne ligj.

Gjykata e Apelit Durres me vendimin nr. 376 date 14.09.1998 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit te mesiperm dhe pranimin e pjesshem te padise, detyrimin e anes se paditur te paguaje ne favor te paditesit shumen prej 2.922.520 leke.

Gjykata e Lartë me vendimin nr. 717 date 02.04.1999 ka vendosur:Prishjen e ketij vendimi dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim prane Gjykates se Apelit Durres me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Apelit Durres me vendimin nr. 708 date 16.12.1999 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr. 825 date 28.05.1998 te Gjykates se Rrethit Durres dhe pranimin pjeserisht te padise, detyrimin e anes se paditur t’i paguaje paditesit shumen prej lee 2.376.800.

Kunder vendimit te mesiperm ka paraqitur rekurs paditesi, i cili me pretendimin se vendimi gjyqesor eshte ne kundershtim me ligjin dhe allogjik, konkretisht:

- Kontrata ka fuqine e ligjit dhe une e kam zbatuar ate,- Vendimi nuk eshte i arsyetuar,

43

Page 44: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

- dhe per kete kerkon lenien ne fuqi te vendimit lidhur me detyrimin e të paditurit dhe prishjen e vendimit per pjeset e tjera.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e anetares Natasha Sheshi, perfaqesuesin e paditesit, i cili kerkoi pranimin e rekursit, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Durres eshte i padrejte dhe si i tille duhet te prishet duke lene ne fuqi

vendimin e gjykates se shkalles se pare (Nr. 823 date 28.05.1998).Nga hetimi gjyqesor ka rezultuar e provuar se pjesemarresit ne proces kane lidhur ndermjet tyre nje

veprim juridik dhe konkretisht kontrate sipermarrje (date 21.02.1994 dhe date 11.12.1995). Me padine objekt gjykimi paditesi ka pretenduar se tej volumit te punimeve te perfshira ne keto kontrata ka bere edhe punime te tjera, te miratuara nga drejtuesi i punimeve dhe per shperblimin e ketyre punimeve shtese duhet te pergjigjet pala e paditur. Ana e paditur eshte mbrojtur gjate gjykimit me pretendimin se ndermjet pjesemarresve ne proces ka nje kontrate dhe ajo ka zbatuar pikerisht kete kontrate, e cila duke u lidhur ne formen e parashikuar nga ligja ka fuqine e ligjes.

Gjate gjykimit eshte provuar se me te vertete ana paditese ka kryer disa punime shtese, por keto punime nuk jane kryer me miratim te anes se paditur por vetem te drejtuesit te punimeve. Veprimet e kryera nga paditesi ne kete rast bien ndesh me kerkesat e ligjes civile dhe konkretisht te neneve 850 e vijues te Kodit Civil. Ne keto rrethana paditesi nuk arrin t’i provoje pretendimet e tij dhe me te drejte gjykata e ka rrezuar padine si te pabazuar (Absolutio ab actione).

Ana e paditur nuk mundet te pergjigjet per veprimet e kryera nga drejtuesi i punimeve, pasi ne rastin konkret nuk jemi para veprimeve te kunderligjshme te kryera nga personi juridik ose nepunesi i caktuar prej tij, pra para kerkimit te shperblimit te demit, te kryer nga veprimet me faj te nepunesit (actio institoria). Ne rastin qe paraqitet per shqyrtim kemi te bejme se pari me nje veprim juridik te percaktuar ne nje kontrate juridike, qe ka sanksionuar detyrime konkrete ligjore per secilen pale dhe se dyti edhe ne kuptim te ligjit civil, personat qe kane vepruar me cilesine e organit te personit juridik kane pergjegjesi vetiake per shperblimin e demit qe kane shkaktuar vete (actio negotiorum gestorum) Neni 32 § 2 i Kodit Civil.

Gjykata e rrethit me vendimin e saj nr. 823 i ka arsyetuar ne perputhje me ligjin edhe pretendimet e tjera te ngritura nga paditesi dhe me te drejte ne perfundim ka vendosur rrezimin e padise.

Ne rrethanat e siperme vendimi i gjykates apelit duhet te prishet si i pabazuar ne ligj dhe te lihet ne fuqi vendimi i Gjykates se shkalles se pare Durres.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates Larte mbeshtetur edhe ne nenin 485/b te KPrC.

VENDOSIPrishjen e vendimit nr. 708 date 16.12.1999 te Gjykates se Apelit Durres dhe lenien ne fuqi te

vendimit nr. 823 date 5.5.1998 te Gjykates se shkalles se pare Durres.

Nr. 1533/178 i Regj. ThemeltarNr. 640 i Vendimit

V E N D I M

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i perbere prej

Thimjo Kondi KryesuesAgron Lamaj AnetarEvgjeni Sinoimeri AnetareValentina Kondili AnetareYlvi Myrtja Anetar

44

Page 45: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Mori ne shqyrtim ne seancen gjyqesore te dates 14.06.2001 çeshtjen gjyqesore civile nr. 1561/197 qe i perket pjesesmarresve ne proçes:

PADITËS: Minushe Sadik Gurabardhi,

Aida Dalip Zguri,

Rita Rexhep Guza,

Merita Njazi Keci,

Lutfije Çerciz Tahiri, banuese ne Shijak dhe te perfaqesuar ne gjykim nga av. P. Myftari.

TË PADITUR: Seksioni i Finances Shijak (ne mungese)

Shpresa Hajdar Gjepali,

PERSON I TRETË: Avdulla Sulejman Domi, te perfaqsuar ne gjykim nga av. Z. GJ. Bunga

OBJEKTI: Goditje per falsitet e Aktit, ne baze te Nenit 270 K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres, me vendimin gjyqesor nr. 1209 date. 01.12.1999 ka vendosur:Rrezimin e padise si te pabazuar ne prova dhe ne ligj.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr. 46 date. 09.02.2000 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit te mesiperm dhe pranimin e padise se paditesave. Goditjen si te falsifikuar te shkreses “vertetim” leshuar nga A. Domi date 10.03.2000.

Kunder ketij vendimi ka paraqitur rekurs e paditura si edhe personi i trete, te cilet pretendojne se vendimi i dhene eshte ne zbatim te gabuar te ligjit dhe si i tille duhet te prishet.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e anetarit Agron Lamaj, perfaqesuesin e paditesit qe kerkoi lenien e vendimit ne fuqi, perfaqesuesin e të paditurit qe kerkoi prishjen e tij, pasi shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit me te cilin eshte vendosur ndryshimi i vendimit me nr. 1209

date 01.12.1999 te Gjykate se Rrethit Durres nuk eshte i drejte, pasi gjykata nuk ka respektuar dhe la zbatuar keq ligjin.

Paditeset Minushe Gurabardhi, Alda Zguri, Rita Guza, Merita Keçi, Lutfije Tahiri, kane paditur Shpresa Gjepalin dhe NR Shijak, si dhe kane thirrur si person te trete Abdulla Domin duke kerkuar te goditet per fallsitet vertetimi i leshuar nga N.R.Shijak ne date 10.03.1993. Eshte kerkuar goditja per fallsitet e vertetimit me arsyetimin se ky dokument ka qene percaktues per fitimin e pronesise se të paditures Shpresa Gjepali, ne lidhje me lokalin triko me porosi Shijak.

Me vendimin nr. 1132 date 28.03.1994, Gjykata e Rrethit Durres ka vendosur detyrimin e të paditurave Merushe Gurabardhi, Aida Zguri, Rita Guza etj, qe ta njohin paditesen Shpresa Gjepali bashkepronare ne lokalin e trikopunuesve te blere nga ana e tyre, me arsyetimin se edhe ajo ka qene punonjese e ketij reparti.

Vendimi eshte lene ne fuqi me vendimin nr. 2885 date 16.06.1995 te Gjykates se Apelit Tirane.Të paditurat me vone me pozite proceduriale paditese kane paditur Shpresa Gjepalin duke kerkuar

rishikimin e vendimit nr. 1132 date 28.03.1994 te Gjykates s e Rrethit Durres, me pretendimin se Shpresa Gjepali nuk ka qene punonjese e lokalit te trikove dhe per rrjedhoje nuk duhet te perfitinte nga privatizimi i ketij objekti.

Gjykata e Rrethit Durres me vendimin e saj date 22.07.1997 ka vendosur mospranimin e kerkeses per rishikim vendimi i cili eshte lene ne fuqi me vendimin nr. 743 date 10.04.1998 te Gjykates s e Apelit Tirane.

45

Page 46: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Pas zgjidhjes se mosmarreveshjeve te siperme prej gjykatave, paditeset kane kerkuar goditjen per fallsitet te vertetimit me date 10.03.1993 leshuar per N.R Shijak dhe nenshkruar per N.R. Shijak dhe per Drejtorin prej Abdulla Domit, me pretendimin se Abdulla Domi ne daten qe ka nenshkruar vertetimin ka qene ne pension.

Ne vertetim thuhet: Vertetojme se Shpresa Gjepali ka punuar ne lokalin trikopunues te N.R.Shijak nga data e pare e vitit 1989 deri ne daten 30 Nentor 1991.

Vertetimi leshohet me kerkesen e te interesuarit dhe eshte nenshkruar per drejtorin prej Abdulla Domit.

Nga aktet rezulton se goditja per fallsitet eshte kerkuar ne rruge penale, por me vendimin date 27.05.1997 te prokurorit eshte vendosur mosfillimi i procedimit, bazuar ne ligjin nr. 8202 date 27.03.1997 “Per amnistine” dhe mandej eshte kerkuar ne rruge gjyqesore me qellim qe te kerkohej prej paditesave perseri rishikimi i vendimit me te cilin e paditura eshte njohur bashkepronare e lokalit te trikove.

Gjykata e shkalles se pare ka vendosur rrezimin e padise si te pabazuar ne prova dhe ne ligj, kurse Gjykata e Apelit duke ndryshuar vendimin e gjykates se rrethit ka vendosur pranimin e padise dhe goditjen si te fallsifikuar te shkreses, vertetimit te leshuar nga Abdulla Domi, ne emer te Drejtorit te N.R. Shijak me date 10.03.1993.

Sipas nenit 270 te K.Pr.Civile, çdo shkrese mund te goditet per fallsitet.Ne baze te nenit 277 te K.Pr.Civile, pala kunder se ciles eshte paraqitur si prove nje shkrese mund

te kundershtoje vertetesine e saj ne njeren nga keto menyra:a. Duke mohuar shkrimin dhe nenshkrimin e saj ne shkresen e theshte.b. Duke deklaruar qe nuk di qe shkrimi ose nenshkrimi ne shkresen e thjeshte te jete i trashegimlenesit

te saj ose i personit nga i cili ajo heq te drejte.c. Duke pretenduar se dokumenti eshte i fallsifikuar.

Paditeset kane pretenduar per fallsitet vetem per faktin se shkresa eshte nenshkruar nga ish Drejtori Abdulla Domi, ne nje kohe kur ai nuk ka qene drejtor.

Ne rastin konkret paditeset kane gabuar duke pretenduar per fallsitet, pasi eshte e vertete se ky vertetim nuk mund te konsiderohet akt zyrtar sipas nenit 253 te K.Pr.Civile, por perderisa pranohet se eshte nenshkruar prej vete personit dhe se pasqyron nje rrethane qe mund te vertetohet dhe me dokumenta te tjera, perben prove te plote se deklarimet qe permban jane te atij qe e ka nenshkruar.

Nenshkruesi Abdulla Domi i pyetur ne séance ka sqaruar se vertetimi eshte leshuar prej tij gjate kohes qe ai ka qene likuidator dhe ka nenshkruar jo si Drejtor, por per Drejtorin (faqe 52-53-54 e proçes verbalit gjyqesor).

Nga sa parashtrohet me siper rezulton se jo vetem nuk jane kriteret ligjore per ta goditur vertetimin per fallsitet, por dhe sikur te pranohet se vertetimi eshte leshuar nga person zyrtar jo kompetent (pasi ne ate kohe nenshkruesi ka qene punonjes i ndermarrjes), vertetimi ka fuqine provuese te shkreses se thjeshte dhe nuk mund te pretendohet per fallsitet.

Vertetesine e permbajtjes se shkreses e kane shqyrtuar gjykatat gjate zgjidhjes se çeshtjes ne themel dhe pikerisht fakti i qenies ne marredhenie pune eshte kundershtuar nga paditeset ne te gjitha gjykimet, ne nje kohe kur ka rezultuar ndryshe.

Ne keto rrethana kur nuk konkuron asnje nga kriteret ligjore per te goditur vertetimin per fallsitet, ka vend qe vendimi i Gjykates se Apelit te prishet dhe te lihet ne fuqi vendimi i gjykates se rrethit, sepse ne themel çeshtja eshte zgjidhur drejte, pamvaresisht nga arsyetimi i vendimit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë ne veshtrim edhe te Nenit 485 § b te KPrC

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr. 46, date 09.02.2000, te Gjykates se Apelit Durres dhe lenien ne fuqi te

vendimit nr. 1209, date. 01.12.1999, te Gjykates se rrethit gjyqesor Durres.

Nr.1561/197 i Regj.ThemeltarNr. 641 i Vendimit

46

Page 47: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

V E N D I M

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i perbere nga :

Thimjo Kondi KryesuesNatasha Sheshi AnetareValentina Kondili AnetareAgron Lamaj AnetarEvgjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 14.06.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS: Raif Murati, banues ne Tirane perfaqesuar nga av. Sofie Zhilla

I PADITUR: “Mak Albania” Sh.p.k. perfaqesuar nga av. Renata Lika

OBJEKTI I PADISË: Pavlefshmeri e zgjidhjes se kontrates se punes dhe demshperblim per pagen e nje viti.

Baza Ligjore: Neni 144, 146, 153/3 e 153 te K.Punes.

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin Nr. 107, date 26.01.1999, ka vendosur :Pranimin e padise.Deklarimin e pavlefshem te zgjidhjes se kontrates se punes mes paleve. Detyrimin e të paditurit “Mak Albania” te demshperbleje paditesin Raif Murati per pagen e nje viti.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin Nr.279, date 24.03.2000, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.107, date 26.01.1999 te Gjykates se Rrethit Tirane e detyrimin e “Mak Albania” sh.p.k t`i paguaje paditesit pagen e nje viti.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit ka bere rekurs pala e paditur e cila kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit e dergimin e ceshtjes per rishqyrtim prane saj, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykata e konsideron kontraten e punes te zgjidhur ne menyre te ndryshme dhe pa shkaqe te arsyeshme. Shkaku ka qene ngjarja e dates 15 dhjetor 1998. Sipas gjykates se apelit meqenese nga organi i prokurorise eshte vendosur mosfillimi i ceshtjes penale shkaku per te cilen ne kemi zgjidhur kontraten eshte i paarsyeshem. Kjo vjen ne kundershtim me nenin 153 te Kodit te Punes. Vete paditesi nuk e mohon ngjarjen e ndodhur.

- Gjykata e ka detyruar palen tone te paguaj pagen e 1 viti si demshperblim por ajo nuk ben asnje sqarim pasi ka dhene maksimumin e parashikuar nga neni 155 i K.Punes.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin e anetares Evgjeni Sinoimeri, avokatin e pales paditese Sofie Zhilla qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit, ate te pales se paditur Renata Leka, qe kerkoi prishjen e vendimit e kthim per rigjykim dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V ËR E NVendimi i Gjykates se Apelit Tirane nr.279, date 24.03.2000 eshte i pambeshtetur ne ligj dhe si i tille

ai duhet ndryshuar. Eshte pranuar gjate gjykimeve se paditesi Raif ka lidhur me palen e paditur shoqerine “Mak Albania”

sh.p.k. kontraten e punes me date 01.04,1998. Kontrata ne piken 1 te saj parashikon se eshte bere per nje periudhe nje vjecare 01.04.1998 - 01.04.1999 dhe se do te riperterihet automatikisht. Duke patur parasysh kete formulim te kontrates gjykata e apelit ne vendimin e saj pranon se kontrata e mesiperme eshte me kohezgjatje te pacaktuar dhe ne varesi te ketij trajtimi ajo ka zgjidhur dhe problemin e pagimit te demshperblimit prej pales se paditur ne masen e pages se nje viti. Konkluzioni i mesiperm eshte i

47

Page 48: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

pambeshtetur ne ligj. Neni 149 i Kodit te Punes ne piken 2 te tij ka percaktuar se “….kur pas mbarimit te afatit te caktuar, kontrata zgjatet ne heshtje tej ketj afati, ajo konsiderohet si kontrate me afat te percaktuar”. Ne fakt kontrata e lidhur midis paleve ne gjykim nuk e ka plotesuar afatin nje vjecar per te cilin ajo eshte lidhur ne menyre qe mbas mbarimit te tij, ne kuptim te dispozites se mesiperme, ajo te konsiderohej si kontrate me afat te percaktuar. Pra kjo kontrate duhej trajtuar si kontrate me afat. Lidhur me trajtimin e gabuar te kontrates si me afat te pacaktuar, gjykata ka zgjidhur gabimisht dhe problemin e demshperblimit qe i duhet paguar paditesit. Neni 155 i Kodit te Punes per rastin e zgjidhjes se menjehershme dhe te pajustifikuar te kontrates se punes nga punedhenesi, ne piken 1 te tij parashikon te drejten e punemarresit per te marre pagen qe do te kish fituar nese marredheniet e punes do te kishin perfunduar ne fund te afatit te njoftimit ose ne perfundim te kontrates me afat te caktuar. Pra ne kete kuptim paditesi duhet te marre pagen per periudhen nga 1 nentori 1998 (kohe kur ka filluar nderprerja me pagese) deri me 31 mars 1999 te ciles i duhet shtuar dhe pagesa per afatin e njoftimit i cili per paditesin sipas paragrafit te pare nenit 143 eshte nje muaj. Pra paditesit i duhet paguar paga e plote per gjashte muaj dhe jo per nje vit sikurse ka vendosur gjykata e apelit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile.

V E N D O S I Ndryshimin e vendimit nr.279, date 24.03.2000 te Gjykates se Apelit Tirane duke u detyruar pala e

paditur shoqeria “Mak Albania” sh.p.k. t`i paguaje paditesit Raif Murati pagen e plote per gjashte muaj.

Nr.1715/305 i Regj ThemeltarNr.643 i Vendimit

V E N D I M

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i perbere nga :

Ylvi Myrtja KryesuesValentina Kondili AnetareAgron Lamaj AnetarIrma Bala AnetareNatasha Sheshi Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 14.06.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS: 1. Et`Hem Mullajonuzi,

2. Sali Mullajonuzi,

3. Avni Mullajonuzi

4. Fatime Kajanaku

5. Drita Popa

6. Lirie Mullajonuzi

7. Hysen Mullajonuzi

8. Pranvera Mullajonuzi, te gjithe banues ne Elbasan perfaqesuar nga av.Arqile Nini

48

Page 49: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

TË PADITUR: 1.Trashegimtaret e Sofije Bishqemit

2.Tefta Bishqemi

3.Genc Bishqemi

4.Jonuz Bishqemi

5.Refika Bishqemi

6.Lumnije Bishqemi

7. Bashkia qytetit Elbasan perfaqesuar nga av. Viktor Ikonomi

OBJEKTI I PADISË: Kundershtim i vendimit nr.3075, date 06.12.1996 te Gjykates se Rrethit Elbasan.

Baza Ligjore: Neni 503 i K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Elbasan, me vendimin Nr.1324, date 01.12.1999, ka vendosur :Te pranoje kerkesen e kundershtimit te te treteve duke prishur vendimin civil te gjykates se rrethit nr.3075, date 06.12.1996 me pale ndergjyqesa, paditese Sofije Bishqemi e paditur Bashkia e qytetit Elbasan, me objekt vertetimin e faktit juridik te pronesise se truallit duke vendosur pushimin e gjykimit.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin Nr.136, date 21.03.2000, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit civil nr.1324, date 01.12.1999 te Gjykates se Rrethit Elbasan.Rrezimin e padise si te pabazuar ne ligj dhe ne prova.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Durres kane ushtruar rekurs paditesit te cilet kerkojne prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim prane kesaj gjykate, duke parashtruar keto shkaqe:

- Per shkelje te rende te rregullave proceduriale dhe konkretisht te nenit 460/3 te K.Pr.Civile, pasi jane shkelur rende procedurat e njoftimit. Gjykata e Apelit Durres nuk ka bere shpalljen e listes se gjyqeve ne Gjykaten e Rrethit Elbasan kete e vertetojme me shkresen nr.760/1 te gjykates se rrethit Elbsan .

- Per zbatim te gabuar te ligjit e keqinterpretim te neneve 391, 342 e 503 te K.Pr.Civile, pasi ne si persona te trete nuk kemi marre pjese ne gjykimin e zhvilluar nga Sofigje Bishqemi me Bashkine e qytetit e ne keto kushte ne kemi te drejte te mbrojme te drejtat tona me Institutin e Rishikimit neni 503 i K.Pr.Civile.

- Konkluzioni i gjykates se apelit se bazueshmeria jone ne kete dispozite nuk qendron eshte i gabuar.

- I gabuar eshte dhe konkluzioni se ku mbeshtetet vendimi i rrethit ne piken se nuk tregohen se cilat te drejta u jane shkelur personave te trete, nderkohe qe cenohen te drejtat tona te pronesise. Ne pronat tona jane bere bashkepronare edhe trashegimtaret e Jonuz Mullajonuzit.

- Gjykata e apelit ka interpretuar dhe zbatuar gabim nenin 445 te K.Pr.Civile dhe ka mbajtur qendrim te kundert me te dhenat qe ndodhen ne dosje.

- Gjykata ka lejuar dhe nje sere shkeljesh te renda proceduriale, ku ne seance eshte vendosur perjashtimi komplet i trupit gjykues dhe ne seancen e ardheshme ka vazhduar gjykimi me dy ndihmesa gjyqtare te meparshem qe ishin perjashtuar.

- Gjykimi i kundershtimit te te tretit nuk eshte bashkuar me gjykimin e ceshtjes me padi te ngritur nga Sofigje Bishqemi kunder K.K.K.Pronave, kjo ceshtje eshte ne gjykim me vehte te paperfunduar.

49

Page 50: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin e anetares Natasha Sheshi pasi degjoi avokatin e pales paditese, Arqile Nini, qe kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim, avokatin e pales se paditur Viktor Ikonomi qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit, pasi shqyrtoi dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V ËR E NVendimi i Gjykates se Apelit Durres dhe ai i Gjykates se Rrethit Elbasan duhet te prishen per zbatim

te gabuar te ligjit dhe ceshtja duhet pushuar.Pala paditese me kerkesen ne gjykim ka kerkuar kundershtimin e vendimit nr.3075, date 06.12.1996

te Gjykates se Rrethit Elbasan ne baze te nenit 503 te K.Pr.Civile, pra me kundershtimin e te tretit.Gjykata e Rrethit Elbasan e ka pranuar kete padi me arsyetimin se pala paditese disponon prova te

plota se prona figuron e regjistruar ne regjistrat e ipotekes qysh para clirimit, prandaj arsyetoi gjykata vendimi nr.3075, date 06.12.1996 i i Gjykates se Rrethit Elbasan, me te cilin jane njohur pronar të paditurit mbi ate siperfaqe qe pretendon pala paditese, eshte i gabuar dhe e ka prishur kete vendim.

Gjykata e Apelit Durres e ka ndryshuar vendimin e Gjykates se Rrethit Elbasan dhe duke e gjykuar ceshtjen ne fakt e rrezuar kerkesepadine e paditesave me arsyetimin se kerkesa per kundershtimin e te tretit nga pala paditese eshte paraqitur jashte afatit ligjor te percaktuar ne nenin 445 te K.Pr.Civile.

Arsyetimet e gjykatave jane te gabuara dhe te pambeshtetura ne ligj. Vendimi nr.3075, date 06.12.1996 i Gjykates se Rrethit Elbasan eshte nje vertetim fakti ku ish trashegimlenesit te Jonuz Mullajonuzi i njihet pronesia mbi nje truall prej 25.000 m2 te vendosur ne qytetin e Elbasanit ne vendim e quajtur “Manez“ dhe se Sali e Jonuz Mullajonuzi kane patur nje pronesi para vitit 1944 po ne Manez nje truall me siperfaqe 49.446 m2.

Vendimi mesiperm eshte nje vendim deklarativ, i cili sipas nenit 391/III i K.Pr.Civile “nuk ka fuqi provuese kunder personave fizike a juridik qe nuk kane qene thirrur ne rast se e kundershtojne faktin e vertetuar ne vendim”.

Ne keto rrethana paditesat nuk mund te ngrene padi per te kundershtuar kete vendim qe eshte vertetim fakti me ane te kundershtimit te te tretit, parashikuar nga neni 503 te K.Pr.Civile.

N.q.s. paditesat pretendojne se kane te drejta pronesie, atehere ato duhet te ngrene padi themeli dhe me ane te provave qe disponojne te vleresojne pretendimet e tyre.

Nga materialet e ceshtjes del se nje padi te tille paditesat e kane ngritur prane Gjykates se Rrethit Elbasan ku pale jane Sofije Bishqemi si paditese dhe të paditures jane Komisioni i Kthimit dhe Kompesimit te pronave dhe Et`hem e Avni Mullajonuzi me objekt kundershtim vendimi te Komisionit te Kthimit e Kompesimit te Pronave. Kjo ceshtje, sic del nga aktet eshte e pa perfunduar dhe pikerisht ne kete ceshtje, e cila duhet te vihet ne levizje nga Gjykata e Rrethit Elbasan, palet do te paraqesin provat mbi te cilen mbeshtesin perfundimet e tyre.

Vendimi nr.3075, date 06.12.1996 eshte vendim deklarativ pa asnje pasoje juridike per personat e trete.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbeshtetur ne nenin 485/e te K.Pr.Civile.

V E N D O S I Prishjen e vendimit nr.136, date 21.03.2000 te Gjykates se Apelit Durres, te vendimit nr.1324, date

01.12.1999 te Gjykates se Rrethit Elbasan dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes.

Nr. 1737/326 i Regj ThemeltarNr. 644 i Vendimit

50

Page 51: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesYlvi Myrtja AnetarValentina Kondili “Agron Lamaj “Natasha Sheshi “

ne seancen gjyqesore te dates 14.6.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 2464/996 qe i perket:

PADITËS: Çaush Dokollari, Hudenisht Pogradec, perfaqesuar nga avokat Perparim Sanxhaku

I PADITUR: KKK Pronave Prane Keshillit te Rrethit Pogradec

PERSON I INTERESUAR: Keshilli i Rregullimit te Territorit.

PERSON I TRETE: Itjar Bekollari, Kurti Xhydollari,

Rizvan Dilaveri, Bexhed Alla – Hudenisht, Pogradec.

OBJEKTI I PADISË: Anullimi i pikes 2 te vendimit nr. 45 date 4.10.1996 te KKK Pronave Pogradec duke u njohur pronesia e Zaim Dokollarit mbi nje truall 8750 m2 dhe trualli i lire t’ju kthehet trashegimtareve te tij.

Baza ligjore: Neni 3 i ligjit nr. 7698 date 15.4.1993, ndryshuar me ligjin nr. 7916, date 12.4.1995 neni 2, paragrafi 3.

Gjykata e shkalles se pare Korçe, me vendimin nr. 412 date 17.3.2000 ka vendosur:Pranimin e pjesshem te padise se paditesit Caush Dokollari duke u anulluar pika 2 e vendimit nr. 45 date 4.10.1996 te KKK Pronave prane Keshillit te Rrethit Pogradec duke u njohur Zaim Doko si ish-pronar mbi nje siperfaqe prej 8750 m2 ish-toke are sot truall i ndodhur ne Hudenisht me kufizimet perkatese. Detyrimin e personave te trete t’i njohin trashegimtaret e Zaim Doko si ish-pronar dhe t’ju kthejne siperfaqet e lira si me poshte:Kurti Xhydollari te dorezoje nje siperfaqe trualli prej 160 m2 me kufizimet perkatese. Rizvan Dilaveri te dorezoje nje siperfaqe trualli prej 297 m2 me kufizimet perkatese. Itjar Bekollari te dorezoje nje siperfaqe trualli prej 50 m2 me kufizimet perkatese. Bexhet Alla te dorezoje nje siperfaqe trualli prej 6 m2 me kufizimet perkatese.Rrezimin e padise se paditesit me objekt detyrimin e personit te trete Itjar Bekollari te liroje 20 m2, te personit te trete Rizvan Dilaveri te liroje 123 m2, te personit te trete Kurti Xhydollari te liroje 270 m2 si te pabazuar ne prova e ne ligj.Pushimin e gjykimit ndaj personit te interesuar KRRT Pogradec.Trashegimtaret e ish pronarit te kompesohen me nje nga menyrat qe parashikon ligji nr. 7698, N/16 per diferencen e prones prej 8237m2 (8750 - 513 qe kthehen te lira).

Gjykata e Apelit Korçe me vendimin nr. 260, date 14.7.2000 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr. 412 date 17.3.2000 te Gjykates se Rrethit Korçe si me poshte:Pranimin e padise se paditesit Caush Dokollari duke iu njohur pronesia mbi siperfaqen 6024 m2 nga kjo siperfaqe personat e trete do detyrohen t’i kthejne parcelat perkatesisht te percaktuara ne planvendosjen e ekspertit Qirjako Thengjilli, dosja nr. 1143 vendimi: Itjar Bekollari do t’i ktheje siperfaqen prej 48 m2, shenuar ne skicen e planvendosjes se prones se paditesit Caush Dokollari, siperfaqja - 4/a, me kufizimet perkatese.

51

Page 52: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Kurti Xhydollari do te ktheje siperfaqen prej 400 m2 shenuar ne kete skice, S-7/a me siperfaqe 113.46 m2, S-7/b, me siperfaqe 151.48 m2 me kufizimet perkatese, S-7/c me siperfaqe 46.08 m2 me kufizimet perkatese, S-7/d prej 24.80 m2 me kufizimet perkatese, S-7/e prej 33.8 m2 me kufizimet perkatese, S-7/f prej 30 m2 me kufizimet perkatese.Rizvan Dilaveri detyrohet te ktheje 472 m2 shenuar ne plan vendosje me nr. 8, siperfaqe qe perbehet nga keto pjese: S-8/a prej 185 m2 me kufi, S-8/b prej 84 m2 me kufizimet perkatese, S-8/c prej 153 m2 me kufizimet perkatese, S-8/d prej 50 m2 me kufizimet perkatese.Bexhet Alla do te ktheje 37 m2, vendosur ne planvendosje nr. 5/a me kufizimet perkatese.

Kunder ketij vendimi kane bere rekurs personat e trete, te cilet kerkojne prishjen e vendimeve, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimet e gjykatave jane te njeanshem dhe kane favorizuar anen paditese.- Banesat tona jane bere me leje ndertimi dhe se bashke me to jane dhe oborret pjese

funksionale e tyre.- Gjykata e apelit ka vleresuar aktin e ekspertimit te bere nga Q. Thengjilli kur ne vendimin

e gjykates se apelit qe ka kthyer çeshtjen per rigjykim eshte lene detyre qe te caktohej ekspert tjeter.

- Kjo siperfaqe s’duhet t’ju kthehej ish-pronareve pasi eshte ndare si toke buke ne baze te ligjit nr. 7501 dhe kete e provojme me vertetimin e kryeplakut te fshatit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Natasha Sheshi, avokatin e pales paditese, Perparim Sanxhaku, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit, palen e paditur dhe personat e trete ne mungese dhe pasi shqyrtoi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Korçe duhet te prishet per zbatim te gabuar te ligjit dhe çeshtja te

kthehet per rishqyrtim po ne ate gjykate.Paditesi, nje nga trashegimtaret e Zaim Dokollarit me vendimin nr. 45 date 4.10.1996 te Komisionit

te Kthimit dhe Kompesimit te Pronave, i eshte njohur dhe kthyer pronesia mbi nje siperfaqe prej 230 m2 dhe nuk i eshte njohur pronesia mbi siperfaqen prej 8750 m2 sepse ndodhet jashte vijave kufizuese te fshatit.

Me padine ne gjykim, paditesi kerkon anullimin e vendimit te siperpermendur per piken 2, me arsyetimin se siperfaqja prej 8750 m2 eshte kthyer ne truall me 2 vendime te KRRT Pogradec.

Siç del nga gjykimi i çeshtjes, mbi kete siperfaqe, personat e trete me leje ndertimi kane ndertuar banesat e tyre.

Gjykata e Rrethit Korçe, ka pranuar pjeserisht padine, me arsyetimin se nga analiza e provave dhe akti i ekspertimit doli se siperfaqja eshte tjetersuar ne truall dhe se ish pronareve t’u kthehet siperfaqja e lire ndermjet banesave qe nuk prishin kondicionet urbanistike dhe nuk cenohet ana funksionale e banesave, ndersa per siperfaqen tjeter te kompensohen.

Gjykata e apelit e ka ndryshuar vendimin e Gjykates se Rrethit Korçe me arsyetimin se personat e trete nuk duhet te mbajne me teper se 300 m2, pasi kjo eshte siperfaqja maksimale qe parashikonte ligji per te ndertuar shtepi banimi, dhe meqenese ekzistojne 2 akte ekspertimi me i sakti eshte ai i bere nga eksperti Qirjako Thengjilli.

Ne gjykimin e kesaj çeshtjeje nga gjykata nuk eshte patur parasysh ligji nr. 7501 date 19.7.1991 “Per token”, per te hetuar nese personat e trete kane perfituar apo jo nga ky ligj, pasi neni 2 i ligjit nr. 7698 date 15.4.1993 ne nenin 2/2 ka parashikuar se “ky ligj nuk perfshin pasurine e paluajtshme ne formen e tokes te trajtuar nga ligji “Per token”.

Gjithashtu sipas vertetimeve te ndodhura ne dosje, del se me vendim te KRRT Pogradec nr. 41 date 18.12.1996 dhe nr. 3 date 5.3.1997 siperfaqet prej 0,5 ha dhe 0,5 te ndodhura ne fshatin Udenisht jane futur ne vije te verdhe, pasi ne dokumentacionin qe dispononte Seksioni i Urbanistikes nuk ekzistonte ne vije te verdhe.

Ne keto rrethana del e domosdoshme qe te shqyrtohen dhe vendimet e KRRT Pogradec, pasi ka rendesi per zgjidhjen e drejte te çeshtjes percaktimi i momentit se kur eshte kthyer ne truall kjo siperfaqe, pasi ka te beje me zbatimin e ligjit nr. 7698 date 15.4.1993, e pikerisht neni 3/3.

Ne keto rrethana, shkaqet e ngritura ne rekurs jane ato te parashikuara nga neni 472 i K.Pr.Civile

52

Page 53: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485 te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr. 260, date 14.7.2000 dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne Gjykaten e Apelit

Korçe me tjeter trup gjykues.

Nr. 2464/996 i Regj. Themeltar.Nr. 646 i Vendimit

V E N D I M

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i perbere nga :

Bashkim Caka KryesuesNikoleta Kita AnetareMetush Saraçi AnetarPerikli Zaharia AnetarIrma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 12.06.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS: Aliqi Lalazi, Korçe

E PADITUR: Mimoza Bejdo, Korçe

OBJEKTI I PADISË: Njohje pronësie pasi te konstatohet pavlefshmeria e kontrates se pjesetimit vullnetar.

Baza ligjore: Neni 92 i Kodit Civil.

Gjykata e shkallës së pare Korçë me vendimin nr.218, date 04.02.1997 ka vendosur:Pranimin e padisë, duke u detyruar e paditura Mimoza Bejdo të njohë si pronare paditësen Aliqi Lalazi mbi një pjesë të ndarë reparti të orëndreqësve me sipërfaqe 8 m 2, me kufizimet përkatëse, kurse e paditura Mimoza të njihet pronare mbi pjesën “C3”, bashkë me Genci Sade e Diana Sulçe në vend të bashkëpronares Aliqi Lalazi.

Gjykata e Apelit Korçë me vendimin nr.64, date 16.02.2000 ka vendosur:Mospranimi i ankimit të ankueses Mimoza Bejdo kundër vendimit nr.218, date 04.02.1997 të Gjykatës së Rrethit Korçë si të paraqitur tej afatit të parashikuar në ligj.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs e paditura, duke parashtruar keto shkaqe per prishjen e tij:

- Në gjykimin në shkallë të pare janë bërë tre fletëthirrje për të paditurën dhe në to është bërë shënimi që ajo ndodhej në Greqi. Në këtë rast gjykata duhej të bënte njoftimin me shpallje, një akt i tillë në dosje nuk ekziston.

- Ankuesja është brenda afatit ligjor të ankimit , pasi ajo është vënë në dijeni të vendimit të gjykatës të faktit me marrjen e aktit gjyqësor, më daten 23.08.1999.

- Vendimi i gjykatës së faktit është jo logjik, pasi bën kapërcim tek një prone e hipotekuar në emër të tjetrit.

53

Page 54: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Perikli Zaharia, ne mungese te perfaqesuesve te paleve ndergjyqese dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NMe vendimi nr.64, date 16.02.2000 Gjykata e Apelit Korce ka vendosur mospranimin e ankimit te të

paditures Mimoza Bejdo kunder vendimit nr.218, date 04.02.1997 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Korce, si te paraqitur tej afatit te parashikuar ne ligj.

Ky vendim eshte i padrejte, per shkak se gjykata nuk ka respektuar ose ka zbatuar keq ligjin dhe pikerisht dispozitat qe kane te bejne me afatin e ankimit ne Gjykaten e Apelit dhe ato me njoftimin e vendimeve.

Gjithashtu, arsyetimi i ketij vendimi eshte haptazi jologjik. Keshtu, sipas nenit 443 te Kodit te Procedures Civile, afati i ankimit ne Gjykaten e Apelit kunder

vendimeve perfundimtare te gjykates se shkalles se pare , eshte 15 dite. Por, ky afat, sipas nenit 444 te ketij Kodi, kur ceshtja eshte gjykuar nga gjykata e shkalles se pare ne mungese te njeres pale, fillon nga dita e njoftimit.

Nje gje e tille eshte shprehur edhe ne dispozitivin e vendimit nr.218, date 04.02.1997 te gjykates se shkalles se pare.

Sic del nga dosja gjyqesore, e paditura eshte vene ne dijeni per vendimin e mesiperm me 23.08.1999 nepermjet ‘Lajmerimit te marrjes se aktit gjyqesor’ te leshuar nga vete gjykata e shkalles se pare. Ndersa me 25.06.1999 ajo ka paraqitur ankimin ne kete gjykate. Pra, e paditura e ka paraqitur ankimin brenda 15 diteve nga dita qe i eshte komunikuar. Per rrjedhoje, ajo eshte brenda afatit te ankimit.

Gjykata e Apelit ka vendosur mospranimin e ankimit te të paditures me arsyetimin se komunikimi i vendimit eshte bere me daten 10.02.1997 me anen e shpalljes, megjithese ne dosje nuk figuron asnje akt qe te vertetoje kete fakt. Sipas nenit 416 te Kodit te Procedures Civile, vendimet e dhena nga gjykata ne perfundim te gjykimit u njoftohen paleve ose pjesemarresve te tjere ne proces, kur gjykimi eshte zhvilluar ne mungese te tyre. Njoftimi behet sipas rregullave te parashikuara ne nenet 130 dhe 131 te Kodit te mesiperm. Por, ne asnje rast nuk del qe gjykata e shkalles se pare te kete bere njoftimin e vendimit me shpallje sipas ketyre dispozitave, siç arsyeton Gjykata e Apelit.

Ne keto rrethana, merret i mireqene njoftimi i vendimit nepermjet ‘Lajmerimit te marrjes se aktit gjyqesor’ me daten 23.08.1999.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbeshtetur ne nenin 485/c te K. Pr. Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.64, date 16.02.2000 te Gjykates se Apelit Korce dhe dergimin e ceshtjes per

rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Korce, me tjeter trup gjykues.

Nr. 1730/319 i Regj. ThemeltarNr. 656 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Bashkim Caka KryesuesNikoleta Kita AnetareMetush Saraci “Perikli Zaharia “Irma Bala “

ne seancen gjyqesore te dates 12.6.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1726/315 qe i perket:

54

Page 55: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

PADITËSAVE: 1. Valentina Gjoka

2. Meri Stefanllari, Etj.

TË PADITUR: 1. Dhimitraq Shomo

2. Kk Pronave

OBJEKTI I PADISË: Rishikim vendimi.

Baza ligjore: Neni 494 i K.Pr.Civile

Gjykata e Rrethit Korçe, me vendimin nr. 679 date 11.5.1999 ka vendosur:Mospranimin e kerkeses per rishikim vendimi.

Gjykata e Apelit Korçe me vendimin nr. 356 date 23.12.1999 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr. 679 date 11.5.1999 te Gjykates se Rrethit Korçe.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs pala paditese duke parashtruar keto shkaqe:- Jemi vene ne dijeni me vendimin gjyqesor ne prill 1998.- Jemi pikerisht pale e interesuar qe kerkon neni 494 i Kodit te Procedures Civile.- Jemi ne afatet e paraqitjes se kesaj padie.- Nga vendimi gjyqesor nuk del qarte vendi ku ndodhet prona.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Irma Bala, avokatin e pales paditese ne mungese, ate te pales se paditur Dashamir Kore qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Korçe eshte i bazuar ligjerisht si i tille duhet te lihet ne fuqi.Siç ka rezultuar gjate gjykimit nga paditesat eshte kerkuar rishikimi i vendimit te formes se prere te

Gjykates se Rrethit Korçe nr. 2101 date 28.7.1995.Me vendimin e siperm te gjykates se rrethit nder te tjera eshte vendosur: “Njohja e te drejtes se

parablerjes mbi objektet qe ndodhen mbi siperfaqe 3000 m2 dhe kthyer ne natyre trashegimtareve te Petraq Shomos, trashegimlenes i të paditurit truall i lire 1.772.0 m2.

Paditesat pretendojne rishikimin e vendimit, meqenese nuk jane thirrur ne gjykimin e çeshtjes dhe se kane interes te ligjshem e prova shkresore per ngritjen e kesaj padie konform nenit 494 te Kodit te Procedures Civile.

Nga gjykata e rrethit dhe ajo e apelit vleresohet se eshte zbatuar drejt ligji procedurial, pasi ka rezultuar se kerkesa per rishikim eshte bere nga persona qe nuk kane te drejte ta bejne, konform nenit 494 te K.Pr.Civile. Instituti i rishikimit te vendimit eshte nje nga mjetet mbrojtese te posaçme proceduriale dhe qe nuk lejon interpretim te zgjeruar si per perdoruesit e kesaj te drejte ashtu dhe per rastet qe percakton neni 494 i Kodit te Procedures Civile si shkaqe per kerkimin e rishikimit.

Pretendimet e pales paditese ne rekurs se kane te drejte te kerkojne rishikimin, jane pale e interesuar dhe se jane vene ne dijeni ne muajin prill 1998 per vendimin, nuk jane shkaqe ligjore qe i bejne ato legjitime ne ngritjen e padise konform nenit 494 te K.Pr.Civile, e me te drejte jane arsyetuar si te pabazuara edhe ne vendimin e gjykates se apelit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr. 356, date 23.12.1999 te Gjykates se Apelit Korçe.

Nr. 1726/315 i Regj. Themeltar.Nr. 657 i Vendimit

55

Page 56: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Bashkim Caka KryesuesEvgjeni Sinoimeri AnetareMetush Saraci “Irma Bala “Perikli Zaharia “

ne seancen gjyqesore te dates 12.6.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1729/318 qe i perket:

PADITËS I KUNDËRPADITUR: Firma “Korsel- Kondor” shpk Korce.

I PADITUR KUNDËRPADITËS: Firma “Kondor” shpk Korce

OBJEKTI I PADISË: Pavlefshmeri akt-marreveshje

Baza ligjore: Ligji “Per shoqerite tregtare” Nr. 7638 date 9.11.1992

OBJEKTI I KUNDËRPADISË: Pavlefshmeri e shoqerise.Rifitim i te drejtave, etj.

Baza ligjore: Ligji “Per shoqerite tregtare” Nenet 92, 93, 105, etj. K.Civil.

Gjykata e Rrethit Korçe, me vendimin nr. 14 date 7.1.2000 ka vendosur:Pranimin e padise.Deklarimin e pavlefshem te akt-marreveshjes date 21.8.1996.

Gjykata e Apelit Korçe me vendimin nr. 110 date 17.3.2000 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr. 14 date 7.1.2000 te Gjykates se Rrethit Korce.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs pala e paditur kunderpaditese, e cila kerkon prishjen e vendimeve, duke parashtruar keto shkaqe:

Akt-marreveshja u nenshkrua me vullnetin e plote te paleve.Gjykatat i mohojne padrejtesisht firmes “Kondor” te drejtat mbi fitimin e tenderit.Gjykatat nuk marrin parasysh dijenine e firmes “Korsel” mbi shkakun e pavlefshmerise se akt-marreveshjes.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Irma Bala, avokatin e pales paditese te kunderpaditur Perparim Sanxhaku i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimet e Gjykates se Rrethit Korce e gjykates se apelit jane ne zbatim te gabuar te ligjes, e per

pasoje duhen prishur.Palet ne gjykim rezulton se kane ngritur padi dhe kunderpadi, respektivisht pala paditese kerkon

pavlefshmerine e nje akt-marreveshje date 21.8.1996, ndersa pala e paditur kunderpaditese me kunderpadi paraqet disa kerkime qe kane te bejne me aktivitetin e shoqerise se emertuar “Korsel-Kondor”.

Kerkimet e tyre palet i kane bazuar kryesisht ne ligjin nr. 7638 date 19.11.1992 “Per shoqerite tregtare” e ne disa dispozita te Kodit Civil qe bejne fjale per shoqerine e thjeshte, etj.

56

Page 57: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Padia e kunderpadia nuk mund te ngriheshin nga palet e gjykatat duhej te zbatonin nenin 468 te K.Pr.Civile dhe te pushonin gjykimin e ceshtjes.

Gjykatat konform nenit 153, 154 etj. te K.Pr.Civile para se te fillonin gjykimin e padise duhej te provonin se nuk eshte rasti qe parashikon neni 468 i K.Pr.Civile dhe nese kishin filluar gjykimin, duhej ta vinin ne bisedim rastin qe parashikon kjo dispozite, pra te drejten e ligjshme te paleve ne ngritjen e padise e te kunderpadise.

Padia dhe kunderpadia e paraqitur nga palet nuk tregojne te drejten mbi te cilen mbeshteten ne kuptimin qe i jep kesaj te drejte neni 16, 32 e 144 i K.Pr.Civile, ky i fundit kur ben fjale per permbajtjen e padise.

“Akt-marreveshja” kerkuar nga paditesat e kunderpaditur te shpallet e pavlefshme nuk rezulton te jete provuar se ka cilesine e shkreses, ose aktit zyrtar, qe mund te goditet konform nenit 270, 273 te K.Pr.Civile e as cilesine e marredhenies juridike krijuar mes paleve, siç e kerkon neni 79, 78 etj. i Kodit Civil, ne menyre qe pala te kerkoje “shpalljen e pavlefshmerise” konform dispozitave te Kodit te Procedures Civile, neni 92, 94 etj.

Ne lidhje me kunderpadine, kolegji vlereson se kerkimet e saj nuk tregojne te drejten e ligjshme te pales kunderpaditese ne ngritjen e saj. Kerkimet kane te bejne me vlefshmerine ose pavlefshmerine e nje shoqerie tregtare me personalitet juridik me vete nga e paditura kunderpaditese shpk “Kondor”. Me te drejte gjykata e apelit ka arsyetuar sa siper, por ne rastin konkret konform nenit 468 duhej te vendoste pushimin e gjykimit e jo rrezimin e padise.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbeshtetur ne nenin 485/e te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr. 14, date 7.1.2000 te Gjykates se Rrethit Korçe dhe pushimin e gjykimit te

çeshtjes.

Nr. 1729/318 i Regj. Themeltar.Nr. 658 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Bashkim Caka KryesuesNikoleta Kita AnetareMetush Saraci “Irma Bala “Perikli Zaharia “

ne seancen gjyqesore te dates 19.06.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1761/350 qe i perket:

PADITËS: Thanas Gjergji - Vlore

TË PADITUR: 1. Patra Gjini - Vlore

2. Zydi Dyrmishi – Vlore

OBJEKTI I PADISË: Pushim i cenimit te pronesise.

Nenet 311, 312, 313 te K. Civil.

57

Page 58: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Gjykata e Rrethit Vlore, me vendimin nr. 1102 date 1.11.1999 ka vendosur:Te detyroje Patra Gjinin te pushoje cenimin qe i ben paditesit duke e detyruar te beje izolimin hidrosanitar ne pjesen veriore te garazhit.Te detyrohet i padituri Zydi Dyrmishi te pushoje cenimin qe i ben paditesit duke spostuar ndertimin e bere ne pjesen jugore e perendimore ne distancen 90 cm si dhe te heqe rrethimin me tel mbi soleten prone e paditesit.Te rrezoje ate pjese te padise qe ka te beje me prerjen e hardhive ne pjesen jugore e perendimore.

Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr. 126 date 17.3.2000 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr. 1102 date 1.11.1999 te Gjykates se Rrethit Vlore dhe duke e gjykuar çeshtjen ne fakt pushimin e gjykimit.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs paditesi Thanas Gjergji dhe parashtron keto shkaqe per prishjen e tij:

- Une jam pronar i garazhit mbi bazen e kontrates se shitblerjes nr. 4666/3027 date 8.1.1997 kontrate e cila eshte hipotekuar ne regjistrat e hipotekes me nr. 209 date 21.1.1997.

- Garazhi prona ime eshte ndertuar me leje te organit kompetent edhe nga pronari i meparshem, i cili gjithashtu e ka patur te hipotekuar.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Nikoleta Kita dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i gjykates se apelit eshte i drejte dhe i mbeshtetur ne ligj.- Paditesi Thanas Gjergji ne sheshin midis pallateve te banimit pretendon se ka ne pronesi te tij

nje garazh te blere me akt noterial ne vitin 1997 dhe te hipotekuar ne zyren e hipotekes. Per konfliktet e krijuara midis tij dhe banoreve perrreth ka paditur Patra Gjinin dhe Zydi Dyrmishin dhe ka kerkuar pushimin e cenimit te pronesise duke spostuar ndertimet e filluara nga ana e tyre dhe marrjen e masave per izolimin hidrosanitar.

- Gjykata e rrethit ka pranuar pjeserisht padine ndersa gjykata e apelit mbeshtetur ne nenin 468 te K.Pr.Civile ka vendosur prishjen e vendimit te gjykates se rrethit dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes me arsyetimin se paditesi nuk legjitimohet ne ngritjen e padise.

- Shkaqet e parashtruara ne rekurs nuk gjejne mbeshtetje ne nenin 472 te K.Pr.Civile dhe ndryshe nga sa kerkohet ne te vendimi i gjykates se apelit duhet te lihet ne fuqi si i drejte dhe i mbeshtetur ne ligj.

- Garazhi objekt gjykimi eshte ndertuar ne vitin 1993 nga person tjeter dhe ne vitin 1997 eshte shitur ne favor te paditesit.

- Pronesia mbi te eshte vertetuar ne rruge gjyqesore ne baze te nenit 388 te K.Pr.Civile per vertetimin gjyqesor te fakteve vendim i cili ne baze te paragrafit te fundit te nenit 391 te K.Pr.Civile nuk ka fuqi provuese kunder personave qe nuk kane qene thirrur ne kete rast dhe e kundershtojne faktin e vertetuar ne vendim.

- Ndertimi i garazhit per rastin konkret eshte ne sheshin midis pallateve, jashte studimit urbanistik per zonen dhe pavaresisht se mund te jete ndertuar me leje ne baze te ligjit “Mbi urbanistiken” ato konsiderohen ndertime provizore prandaj nuk legjitimojne paditesin si pronar te mbeshtese padine per te mbrojtur interesat e veta kunder te treteve ne baze te neneve 302 dhe 303 te K.Pr.Civile.

- Konkluzioni i gjykates se paditesi ka ngritur nje padi qe nuk mund te ngrihej eshte i bazuar, prandaj mbeshtetur ne nenin 468 te K.Pr.Civile me te drejte ka vendosur prishjen e vendimit dhe pushimin e gjykimit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr. 126, date 17.3.2000 te Gjykates se Apelit Vlore.

Nr. 1761/350 i Regj. Themeltar.Nr. 659 i Vendimit

58

Page 59: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Bashkim Caka Kryesues Nikoleta Kita Anetare Metush Saraci “ Irma Bala “ Perikli Zaharia “

ne seancen gjyqesore te dates 19.6.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1762/351 qe i perket:

PADITËS: Vilson Lushaj - Vlore

I PADITUR: Insig – Vlore

OBJEKTI I PADISË: Shperblim demi.

Baza ligjore: Neni 13 i ligjit nr. 7641, date 1.12.1992.

Gjykata e Rrethit Vlore, me vendimin nr. 1331 date 8.12.1999 ka vendosur:Detyrimin e të paditurit INSIG Dega Vlore te demshperbleje paditesin Vilson Lushaj ne shumen 722.788 leke.

Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr. 58 date 16.2.2000 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr. 1331 date 8.12.1999 te Gjykates se Rrethit Vlore.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs pala e paditur dhe parashtron keto shkaqe per ndryshimin e tij:

- Paditesi eshte demshperblyer ne vleren e plote te demit ne shumen 1.058.512 leke te percaktuar sipas akt ekspertimit date 3.11.1998 qe mban edhe firmen e paditesit.

- Rivleresimi i bere nga gjykata dhe detyrimi jane edhe per shumen 722.788 leke nuk eshte real dhe ju perket pjeseve te pademtuara.

- Ekspertet e caktuar nga gjykata kane llogaritur dy here demin sepse nje here kane vleresuar komplet motorin te demtuar se bashku me pjeset perberese te tij dhe here tjeter kane vleresuar si te veçante pjeset perberese te tij.

- Ekspertet e caktuar nga gjykata pa te drejte kane konkluduar se makina eshte demtuar ne masen 89,3% dhe eshte e pariparueshme kur vete paditesi ka paraqitur faturat per riparimin e automjetit ne shumen 703.700 leke.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Nikoleta Kita dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Vlore duhet te prishet per zbatim te keq te ligjit procedurial.- Ka rezultuar gjate gjykimit se paditesi Vilson Lushaj eshte pronar i nje mjeti tip “Benz” 250 D. Me

date 22.10.1998, ai udhetonte me mjetin e tij dhe ne vendin e quajtur “Cezma e Levanit” goditet nga mjeti qe drejtohej nga qytetari Zani Shabani. Pas perplasjes mjeti prone e paditesit eshte demtuar dhe sipas dokumentacionit te perpiluar me kete rast eshte percaktuar se ngjarja e ndodhur dhe demi i shkaktuar ka qene per fajin e qytetarit Zani Shabani. Keshtu mbi bazen e kontrates se sigurimit te mjetit ana e paditur ka vleresuar demin e shkaktuar dhe ka shperblyer paditesin me shumen 1.058.512 leke.

- Paditesi nuk ka qene dakort me kete vleresim dhe mbi padien e tij gjykata e rrethit mbeshtetur ne mendimin e eksperteve ka pranuar se demi i shkaktuar eshte 1.781.300 leke prandaj perveç

59

Page 60: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

shumes se lartpermendur qe ana e paditur ka likujduar ne favor te paditesit e ka detyruar ate te demshperbleje edhe shumen 722.788 leke, vendim i cili eshte lene ne fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Vlore.

- Vendimi i Gjykates se Apelit Vlore nuk permbush kerkesat e nenit 126 te K.Pr.Civile dhe nenit 310 pika 2 e K.Pr.Civile prandaj duhet te prishet dhe çeshtja te kthehet per rishqyrtim po prane asaj gjykate.

- Gjykata nuk ka bere nje analize provash dhe arsyet mbi te cilat ajo mbeshtet vendimin e saj.- Pala e paditur Dega INSIG Vlore ne perfundim te gjitha procedurave ligjore ka qene dakort per

shperblimin e demit te shkaktuar paditesit ne shumen 1.058.512 leke shume per te cilen nuk rezulton nga aktet perkatese te administruara qe edhe paditesi te kete patur kontestim. Megjithate me pretendimin se kjo shume nuk i pergjigjej vleres reale te demit, paditesi i eshte drejtuar gjykates me padi dhe ka kerkuar detyrimin e pales paditur ta shperbleje ate edhe ne shumen 800.000 leke.

- Per zgjidhjen e konfliktit gjykata ka caktuar eksperte per te percaktuar vleren e demit te shkaktuar dhe per dhenien e vendimit eshte mbeshtetur ne mendimin e tyre pa analizuar arsyet pse mbeshtetet ne kete akt ekspertimi dhe jo ne ate te perpiluar nga Dega e INSIG-ut Vlore.

Ne rastin konkret jane administruar dy akte ekspertimi per vleresimin e demit te shkaktuar dhe sikunder verehet shumat per vleresimet e demit kane nje diference te ndjeshme prej 722.788 leke. Vleresimi i demit nga ekspertet e caktuar nga gjykata eshte ne shumen 1.781.300 leke ndersa nga ekspertet e anes paditur ne shumen 1.058.512 leke, pra sipas eksperteve te caktuar nga gjykata gati 75% me shume mbi vleren e caktuar nga ana e paditur, nje ndryshim mendimesh ky qe gjykates duhet t’i kishte terhequr vemendjen dhe per te percaktuar me sakte vleren reale te demit duhet te kishte urdheruar kryerjen e nje ekspertimi te ri dhe kete te drejte e kishte mbeshtetur ne nenin 229 te K.Pr.Civile sipas te cilit kur ka ndryshim mendimesh midis eksperteve, gjykata kryesisht ose me kerkesen e ndonje nga palet, mund te urdheroje kryerjen e nje ekspertimi te ri, duke thirrur eksperte te tjere.

Meqenese ne baze te nenit 465 te Kodit te Procedures Civile gjykata e apelit ka te drejte te marre edhe prova te reja pra ta plotesoje vete kete detyre, vendimi i gjykates se apelit duhet te prishet dhe çeshtja te kthehet per rishqyrtim po prane asaj gjykate.

Pasi te plotesoje sa me siper gjykata e apelit do te jape nje vendim te drejte dhe te mbeshtetur ne ligj.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr. 58, date 16.2.2000 te gjykates se apelit dhe kthimin e ceshtjes per rishqyrtim

po prane asaj gjykate por me tjeter trup gjykues.

Nr. 1762/351 i Regj. Themeltar.Nr. 660 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Bashkim Caka KryesuesNikoleta Kita AnetareMetush Saraçi AnetarIrma Bala AnetarePerikli Zaharia Anetar

Ne seancen gjyqesore te dates 19.06.2001, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1766 qe i perket:

60

Page 61: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

PADITËS: Shoqeria “Kamberi” sh.p.k ne administrim.

I PADITUR: Vasil Furrari – Fier

Fatmir Osmani - Fier

OBJEKTI I PADISË: Kundershtim i te tretit.

Baza Ligjore: Neni 503 i K.Pr.Civile

Gjykata e Rrethit Vlore, me vendimin nr. 1337, date 09.12.1999, ka vendosur:Te pranoje padine e shoqerise “Kamberi” sh.p.k ne administrim, te anulloje vendimin nr. 450 date 12.05.1999, qe e detyron Jonuz Mehmetin te liroje e dorezoje dy apartamentet e banimit 1+1 e 3+1, ndodhur ne pallatin nr. 1336 ne lagjen “Kushtrimi”.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr. 155, date 28.03.2000, ka vendosur:Prishjen e vendimit nr. 1337 date 09.12.1999 te Gjykates se Rrethit Vlore.Rrezimin e padise.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs pala paditese duke parashtruar keto shkaqe:- Aparatamentet objekt gjykimi, jane prone e shoqerise “Kamberi”.- Pala ndergjyqese duhej te legjitimohej ne kete gjykim me objekt lirim e dorezim sendi.- Shoqeria i ka shlyer te gjitha detyrimet, duke i dhene perfituesve 127.000 USD.- Ne daten e gjykimit kjo prone ka qene e administruar nga administratoret e perbashket te

caktuar me vendim te K.M.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Irma Bala, avokatin e pales paditese ne mungese, ate te pales se paditur av. Zoi Qyrana qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr. 155 date 28.03.2000 i Gjykates se Apelit Vlore, i cili ka prishur vendimin nr. 1337 date

09.12.1999 te Gjykates se Rrethit Vlore, eshte i pabazuar ne ligj e alogjik.Nga gjykimi i çeshtjes ka rezultuar se, pala paditese, shoqeria “Kamberi” sh.p.k ne administrim,

bazuar ne nenin 503 te K.Pr.Civile ka kundershtuar vendimin e formes se prere nr. 450 date 12.05.1999 te Gjykates se Rrethit Vlore duke pretenduar se jane shkelur te drejtat e tije.

Me vendimin e siperm te formes se prere eshte pranuar padia e paditesave Vasil Furrari e Fatmir Osmani, duke u detyruar i padituri Jonuz Mehmeti, te liroje e dorezoje dy apartamente banimi te zena forcerisht, perbere nga siperfaqet 1+1 dhe 3+1 ndodhur ne lagjen “Kushtrimi” Vlore.

Vendimi i Gjykates se Apelit Vlore, i cili rrezon padine eshte alogjik e i pabazuar ne ligj. Kjo gjykate nuk e bazon ne ligj vendimin e saj kur arsyeton mungesen e te drejtes se paditesave per ngritjen e padise me objekt “kundershtim te treti” e se konfliktin, mund ta zgjidhe sipas rregullave te pergjithshme.

Pala paditese shoqeria “Kamberi” sh.p.k ne administrim, ka rezultuar se e ka cilesine e te tretit dhe se mund te ngreje padine konforme nenit 503 te K.Pr.Civile.

Ne gjykimin e çeshtjes qe i perket vendimit te formes se prere nr. 450 date 12.05.1999 interesat e pales paditese nuk jane perfaqesuar, jane shkelur te drejtat e saj e vepruar ne dem te tyre.

Te gabuara ligjerisht jane konkluzionet e Gjykates se Apelit Vlore, ne vendimin nr. 155 date 28.03.2000 qe konsiderojne se të paditurit Vasil Furrari e Fatmir Osmani, kane patur te drejte te kerkojne nga gjykata lirimin e dorezimin e sendit.

Kontrata e ipotekimit nr. 334 Rep. e 87 Kol. date 20.05.1996, e aresyetuar si prove ne favor te paditesit nga gjykata e apelit, nuk eshte prove qe ligja parashikon te perbeje menyre fitimi pronesie per të paditurit mbi apartamentet sendet e paluajtshme, siç me te drejte nuk eshte vleresuar e tille nga gjykata e rrethit, e cila e ka zgjidhur drejte çeshtjen.

Rezulton se drejte jane aresyetuar nga gjykata e rrethit, baza ligjore e zgjidhjes se çeshtjes e analizuar provat shkresore te tilla si vertetimet e hipotekes nr. 1586 date 21.11.1999 e nr. 4242 date 20.12.1995, qe kane vertetuar pronesine e pales paditese, mbi apartamentet objekt konflikti. Sa siper, kane bazuar te drejten e paditesave per ngritjen e padise mbi bazen e interesit te ligjshem qe kjo pale ka patur per kundershtimin e vendimit te formes se prere, qe pranonte padine per lirim sendi ne favor te paleve jo pronare. Sa siper e ben te bazuar ne ligj vendimin nr. 1337 date 09.12.1999, te Gjykates se Rrethit Vlore i cili

61

Page 62: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

ka pranuar padine e paditeses, vendim i cili duhet te lihet ne fuqi, e prishur si te pabazuar ne ligj e jollogjik vendimin nr. 155 date 28.03.2000 te Gjykates se Apelit Vlore.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/b te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr. 155, date 28.03.2000 te Gjykates se Apelit Vlore dhe lenien ne fuqi te

vendimit nr. 1337 date 09.12.1999 te vendimit te Gjykates se Rrethit Vlore.

Nr. 1766/355 i Regj. Themeltar.Nr. 661 i Vendimit

V E N D I M

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i perbere nga :

Bashkim Caka KryesuesNikoleta Kita AnetarePerikli Zaharia AnetarIrma Bala AnetareNatasha Sheshi Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 19.06.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS: Keshilli i Rrethit Durres, Seksioni i Finances

I PADITUR: Kujtim Xhafa, banues ne Durres

OBJEKTI I PADISË: Anullim i kontrates se shitblerjes nr.3015 Rep., nr.1174 Kol., date 28.10.1999.

Baza Ligjore: Neni 3/a te ligjit 7980, date 27.07.1995 “Per shitblerjen e trojeve”, dhe neni 92/a, b dhe 93 te K.Civil.

Gjykata e Rrethit Durres, me vendimin Nr. 63, date 26.01.2000, ka vendosur :Pranimin e padise se paditesave Keshilli i Rrethit Durres dhe te seksionit te finances prane tij me të paditur Kujtim Xhafa duke anulluar teresisht kontraten e shitblerjes nr.3015 Rep., nr. 1774 Kol., date 28.10.1999.Detyrimin e të paditurit Kujtim Xhafa t`i ktheje paditesave siperfaqen e truallit prej 125 m2 te ndodhur ne lagjen nr.15, Spitall, Durres, te kufizuar ne V- Xheladin Xhafa, J- Vasil Malja, L- Kasem Xhafa, P- Rr. “Aleksander Goga”. Detyrimin e pales se paditur seksioni i finances prane Keshillit te Rrethit Durres, t`i ktheje të paditurit Kujtim Xhafa shumen prej 60000 leke (te reja).

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin Nr. 139, date 21.03.2000, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.63, date 26.01.2000 te Gjykates se Rrethit Durres.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Durres ka bere rekurs pala e paditur e cila kerkon ndryshimin e vendimit dhe rrezimin e kerkesepadise, duke parashtruar keto shkaqe:

- Anullimi i kontrates se shitblerjes kerkohet pasi nga blerja e ketij trualli cenohet nena ime. N.q.s. ajo ka pretendime per sa me siper, te ngreje padi per cenim pronesie.

62

Page 63: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

- Te dy gjykatat me kane mohuar ekzistenen e baneses e cila eshte ndertuar qe ne vitin 1989 me leje ndertimi, sipas skices se paraqitur qe eshte perpunuar dhe miratur nga zyra urbanistikes.

- Ne momentin e nenshkrimit te kontrates se shitjes, seksioni i finances ka shprehur vullnetin e tij te plote dhe pa asnje te mete.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin perkates, palet ne mungese dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V ËR E NVendimet e gjykatave te Apelit Durres dhe ajo e Gjykats se Rrethit Durres, jane te drejte dhe te

bazuara ne ligj dhe si te tilla duhet te lihen ne fuqi.Nga shqyrtimi i ceshtjes ka rezultuar se midis paleve, anes paditese Keshillit te Rrethit Durres dhe

të paditurit Kujtim Xhafa eshte lidhur kontrata e shitjes me nr.3015/1174, date 28.10.1999 ku pala paditese i shet të paditurit kundrejt vleftes prej 60000 leke (te reja) nje truall prej 125 m2.

Menjehere sa ka kryer shitjen, as nje muaj, pala paditese kerkon anullimin kesaj kontrate si veprim juridik absolutisht i pavlefshem, i cili eshte kryer ne kundershtim me ligjin.

Gjykata e Rrethit Durres e ka pranuar kerkesepadine, duke konstatuar pavlefshmerine e kesaj kontrate dhe ka kthyer palet ne gjendjen e meparshme, vendim i cili eshte lene ne fuqi dhe nga Gjykata Apelit Durres.

Ndryshe nga sa pretendon i padituri ne rekursin e paraqitur prane Gjykates se Larte shkaqet e te cilit nuk jane nga ato te parashikuara nga neni 472 i K. Pr.Civile, te dyja gjykatat kane vleresuar drejte prtendimet e paleve dhe kane arritur ne konkluzionin se kontrata e shitjes eshte lidhur ne kundershtim me ligjin 7980, date 27.07.1995 “Per shitblerjen e trojeve” Siperfaqja e truallit prej 125 m2 qe ka blere i padituri, nuk eshte percaktuar qe te jete dhene per siperfaqe funksionale, apo per ndertim, pasi nuk ekziston leje ndertimi nga K.R.T., gjithashtu nga ana e Zyres se Urbanistikes se Rrethit Durres eshte anulluar procesverbali i kolaudimit date 22.04.1998, pasi vinte ne kundershtim me ligjin nr.7720, date 16.06.1993 te ndryshuar me vone.

Ne rrathanat e siperme konkluzionet e gjykatave per konstatimin e pavlefshemrise se kontrates se shitjes date 28.10.1999 midis paleve jane te drejta.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile.

V E N D O S I Lenien ne fuqi te vendimit nr.139, date 21.03.2000 te Gjykates se Apelit Durres.

Nr. 1773/361 i Regj ThemeltarNr. 662 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Bashkim Caka KryesuesNikoleta Kita AnetareMetush Saraci “Irma Bala “Perikli Zaharia “

ne seancen gjyqesore te dates 19.6.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1769/357 qe i perket:

PADITËS: Bajram Kraja – ne mungese

63

Page 64: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

I PADITUR: Filiali i Telekomit Durres

OBJEKTI I PADISË: Pavlefshmeri te faturave telefonike.

Baza ligjore: Neni 772 i Kodit Civil. Neni 609 i K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Durres, me vendimin nr. 1057 date 20.10.1999 ka vendosur:Rrezimin e kerkese padise.

Gjykata e Apelit Durres me vendimin nr. 142 date 22.3.2000 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr. 1057 date 22.10.1999 te Gjykates se Rrethit Durres.Pranimin e pjesshem te padise (sipas dispozitivit).

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs pala e paditur, duke parashtruar keto shkaqe:- Vendimi bie ndesh me kontraten dypaleshe me nenin 3, pika 1 dhe 2.- Megjithe defektet, linja e tij ka kryer biseda telefonike.- Telefonin e ka pasur me dalje nderkombetare dhe i ka konsumuar impulset.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Irma Bala, avokatin e pales paditese ne mungese, ate te pales se paditur ne mungese dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Durres nr. 142 date 22.3.2000, eshte i pabazuar ne ligj e jologjik, e

duhet prishur e te lihet ne fuqi vendimi i Gjykates se Rrethit Durres nr. 1057 date 20.10.1999, i cili ka zgjidhur drejte çeshtjen.

Nga gjykimi ka rezultuar se paditesi Bajram Kraja ka kontrate abonimi, per lidhje dhe perdorime normalisht te rrjetit telefonik publik, me Filialin e Telekomit Durres, per sherbimin automatik urban e nderkombetar. Sipas titujve ekzekutiv te muajve prill, maj, qershor 1999, paditesi rezulton debitor ndaj të paditures ne shumat respektive 60.180 leke, 31.790.40 leke, 295.14 leke detyrime te cilat jane kundershtuar ne gjykate si te pabazuara.

Gjykata e Apelit Durres ne vendimin e saj ka arsyetuar ne menyre jo logjike, duke mos u bazuar ne provat qe ka administruar gjate gjykimit kur konsideron te pavlefshem titujt ekzekutiv ne detyrimet qe permbajne ato. Provat shkresore qe jane administruar ne gjykim, nuk kane vertetuar mosplotesim te detyrimeve kontraktuale te anes se paditur ndaj paditesit, por vetem mosplotesim te detyrimit te paditesit per shlyerjen e vlerave qe permbajne faturat telefonike perkatese.

Drejte jane analizuar provat e baza ligjore e zgjidhjes se mosmarreveshjes nga gjykata e rrethit, e cila nuk e ka konsideruar si prove qe verteton pretendimet e paditesit, nje shkrese qe mban emertimin akt-kontrolli i dates 7.7.1999, per difekte ne linjen telefonike, pasi me te drejte kjo shkrese ne forme e ne permbajtje nuk ploteson cilesite e kerkuara nga dispozitat perkatese te K.Pr.Civile qe te kete fuqi provuese, neni 246, 258, 253, etj.

Konsiderohen te drejta konkluzionet e gjykates se rrethit edhe ne lidhje me analizen qe i ben provave, qe justifikojne ngritjen e vleres se impulseve telefonike te konsumuara, pas lidhjes se kontrates per sherbime nderkombetare e konsideruar si te vlefshem titujt ekzekutiv te leshuara nga e paditura, ndaj paditesit.

Sa siper, vendimi i Gjykates se Apelit Durres, si alogjik e jo konform kerkesave te nenit 126 etj. te Kodit Procedures Civile e ligjit duhet prishur e lene ne fuqi vendimi nr. 142 date 22.3.2000 te Gjykates se Rrethit Durres.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr. 142 date 22.3.2000 te Gjykates se Apelit Durres dhe lenien ne fuqi te

vendimit nr. 1057 date 20.10.1999 i Gjykates se Rrethit Durres.

Nr.1769/357 i Regj. Themeltar.Nr. 663 i Vendimit

64

Page 65: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

V E N D I M

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i perbere nga :

Bashkim Caka KryesuesNikoleta Kita AnetareNatasha Sheshi AnetarePerikli Zaharia AnetarIrma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 19.06.2001 morri ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS: Lida Shehu, Fier

TË PADITUR: Fatmir Jazaj, Maliq Jazaj, Gano Jazaj, Fier

OBJEKTI I PADISË: Detyrimin e pales së paditur të më njohë pronare mbi një objekt

Baza Ligjore: Neni 153 e vijues i K. Pr. Civile

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier me vendimin nr.1265, date 25.10. 1999 ka vendosur:Pranimin e padisë së paditëses Lida SHEHU kundër të paditurve Fatmir Jazaj, Maliq Jazaj,, Gano Jazaj, dhe detyrimin e të paditurve të njohin paditësen si pronare te vetme e objektit (shtesë apartamenti) e ndodhur në lagjen “Kastrioti” rajoni nr.4, P.11, Rr.”Brigada XI Sulmuese”, kati i pare, Fier.

Gjykata e apelit Vlorë me vendimin nr.144, date 24.03.2000 ka vendosur:Lënien në fuqi të vendimit nr.1265, date 25.11.1999 të Gjykatës së Rrethit Fier.

Kunder vendimit te gjykates se apelit kane bere rekurs të paditurit, të cilët kane parashtruar keto shkaqe per ndryshimin e vendimeve dhe rrezimin e padise:

- Gjykata ka zbatuar keq ligjin për fitimin e pronësisë dhe tjetërsimin e saj.- Lokali dhe themelet kanë katër bashkëpronarë të njohur me vendimin nr.1280, date

27.05.1996, i cili ka marrë formë të prerë. Procesverbali i Zyrës së Përmbarimit për ndarjen e kësaj prone vetëm midis dy bashkëpronarëve nuk duhej të merrej i mirëqënë.

- Arsyetimi i gjykatës së apelit është allogjik, pasi vendimin e gjykatës për njohjen e bashkëpronësisë e quan deklarativ dhe e quan paditësen pronare të vetme të shtesës pa u mbështetur në prova shkresore, por vetëm me dëshmitarë.

Pala paditëse ka paraqitur kunderrekurs duke parashtruar këto shkaqe:- Eshte zbatuar drejt ligji për pjesëtimin e pasurisë së përbashkët dhe rregullat për caktimin e

ekspertit.- Prindërit e të paditurit Fatmir kanë banuar dhe vazhdojnë të banojnë në fshat.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Perikli Zaharia, perfaqesuesin e paditeses, av.Viktor Konomi, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit, ne mungese te perfaqesuesit te të paditurve dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NRekursi i paraqitur nga të paditurit nuk permban asnje nga shkaqet qe parashikon neni 472 i Kodit te

Procedures Civile, prandaj nuk duhet te pranohet.

65

Page 66: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Per rrjedhoje, vendimi nr.144, date 24.03.2000 i Gjykates se Apelit Vlore qe ka lene ne fuqi vendimin nr.1265, date 25.10.1999 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier duhet te lihet ne fuqi, si i mbeshtetur ne ligj.

Ka rezultuar se, paditësja Lida dhe i padituri Fatmir kanë qenë bashkëshortë, ndersa dy të paditurit e tjere jane prinderit e të paditurit Fatmir .

Në vitin 1995 paditesja dhe i padituri Fatmir kanë filluar të ndërtojnë me leje ndërtimi një shtesë apartamenti në katin e pare ne lagjen “Kastrioti” te qytetit te Fierit.

Për shkak të detyrimeve ne te holla që i padituri Fatmir ka pasur ndaj personave të tretë, Zyra e Permbarimit Fier, ne zbatim te titullit ekzekutiv perkates, ka vendosur masen e sekuestros konservative mbi apartamentin e tyre 1+1 te kthyer ne lokal Bar-Bufe, si dhe mbi shtesen e mesiperme, qe ne ate kohe ishte ne fazen e themeleve.

Me daten 29.12.1995 Zyra e mesiperme e Permbarimit, ne mbeshtetje te nenit 208 te Kodit te Procedures Civile te vitit 1981, qe ishte ne fuqi ne ate kohe, ka kerkuar qe pjesa e debitorit, pra e të paditurit Fatmir, te ndahej me marreveshje me bashkepronaren tjeter, paditesen Lida, meqenese ekzekutimi behej mbi nje send ne bashkepronesi.

Ne keto rrethana, i padituri Fatmir dhe paditesja e kane ndare kete pasuri te sekuestruar ne menyre vullnetare ne dy pjese te barabarta, ne prani te permbaruesit gjyqesor. I padituri Fatmir ka pranuar qe ne vend te pjesës se vet te merrte kundervleften ne leke, me qellim qe te shlyente kreditorin e tij, ndersa paditesja ka pranuar te marre ne natyre lokalin dhe themelet e shteses dhe t’i paguaj të paditurit Fatmir kundervleften e pjeses se tij.

Më 01.02.1996 është zgjidhur martesa midis tyre dhe qe nga ajo kohe ata nuk kane bashkejetuar me. Pas kesaj kohe paditesja ka vazhduar punimet ne shtesen e mesiperme deri ne perfundimin e saj.

I padituri Fatmir nuk i ka kundershtuar veprimet permbarimore dhe as procesverbalin date 29.12.1995 te mbajtur nga permbaruesi gjyqesor per pjesetimin vullnetar te pasurise, por me vone i eshte drejtuar gjykates me padi kunder Bashkise Fier, per njohjen e te drejtes se pronesise se bashku me ish-bashkjeshorten, paditesen dhe të paditurit e tjere mbi objektin e ndërtuar në themelet e shtesës mesiperme, sipas nenit 86/b te Kodit te Procedures Civile te vitit 1981.

Meqenese me vendimin nr.1280, date 27.05.1996 të gjykatës së rrethit është njohur bashkëpronësia e të paditurit, paditëses dhe prindërve të të paditurit mbi lokalin, paditësja, kur eshte vene ne dijeni per kete vendim, ka kërkuar detyrimin e të paditurit ta njohin ate si pronare te vetme te objektit te ndërtuar në themelet e shtesës mesiperme.

Ne perfundim, gjykata me te drejte i ka pranuar padine paditeses, duke e njohur si pronare te vetme te atij objekti.

Pretendimi i të paditurve se, si vendimi i gjykates se rrethit, ashtu edhe ai i gjykates se apelit qe e ka lene ate ne fuqi, bien ne kundershtim me vendimin nr.1280, date 27.05.1996 te formes se prere te Gjykates se Rrethit Fier eshte i pabazuar ne ligj sepse: sipas nenit 180 te Kodit te Procedures Civile te vitit 1981, vendimi qe ka marre forme te prere, eshte i detyrueshem per pjesemarresit ne proces. Vendimi qe ka marre forme te prere, ka fuqi per ate qe eshte vendosur midis te njejteve pjesemarres ne proces. Po keshtu, sipas nenit 391/III te Kodit te Procedure Civile ne fuqi, vendimi nuk ka fuqi provuese kunder personave fizike a juridike qe nuk kane qene thirrur, ne rast se e kundershtojne faktin e vertetuar ne vendim.

Paditesja nuk ka qene pjesemarrese ne ate gjykim dhe e ka kundershtuar njohjen e bashkepronesise mbi ate objekt, prandaj gjykata me te drejte ka argumentuar se ai vendim nuk sjell pasoja per paditesen ose per personat e trete.

Gjithashtu, pretendimet e tjera te të paditurve kane te bejne me analizen dhe vleresimin e provave te zhvilluara nga gjykatat e mesiperme dhe nuk lidhen me shkaqet qe parashikon neni 472 i Kodit te Procedures Civile. Prandaj, ato nuk mund te merren parasysh nga ky Kolegj.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbeshtetur ne nenin 485/a te K. Pr. Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.144, date 24.03.2000 te Gjykates se Apelit Vlore.

Nr. 1770/ 358 i Regj. ThemeltarNr. 664 i Vendimit

66

Page 67: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

V E N D I M

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i perbere nga :

Bashkim Caka KryesuesNikoleta Kita AnetareNatasha Sheshi AnetarePerikli Zaharia AnetarIrma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 19.06.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITES: Fejzo Xhafa, Tafil Xhafa, Levan, Fier.

TE PADITUR: Pëllumb Kanani, Komuna Levan

PERSON I TRETE: Zyra e Kadastrës Fier

OBJEKTI I PADISE: Detyrimin e pales se paditur te na njohe pronare ne nje rrip toke bujqesore.

Baza ligjore: Ligji nr.7501, date 19.07.1991 “Per Token”

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier me vendimin nr. 1398, dt. 19.11.1999 ka vendosur: Pranimin e padise se paditesave Tafil Xhafa dhe Fejzo Xhafa ndaj të paditurve Komuna Levan dhe Pellumb Kanani e personit te trete, Kadastra Fier, duke u detyruar të paditurit dhe personi i trete te njohin paditesat Fejzo e Tafil Xhafa pronare mbi nje siperfaqe toke bujqesore te ndodhur ne fshatin Qarre, Komuna Levan, me nr. adastral 143, me kufizime : V. Kanal, J. Kanal, L. Rushit Kanani, P. Thoma Lula.Detyrimin e të paditurit Pellumb Kanani te pushoje cenimin e pronesise, duke mos i penguar paditesat te gezojne pronesine dhe te mos e perserise ate ne te ardhmen.

Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr.109, dt. 10.03.2000 ka vendosur :Lenien ne fuqi te vendimit nr. 1398, dt. 19.11.1999 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs i padituri, Pellumb Kanani, i cili ka parashtruar keto shkaqe per prishjen e tij dhe rrezimin e padise:

- Ne liste pronesite kane korigjime perbri emrit tim dhe te paditesave.- Numertimi i parcelave nuk i pergjigjet emertimeve ne terren.- Dokumentat ku eshte bazuar gjykata jane te fallsifikuara. Nuk korespondon siperfaqja e

shenuar ne aktin e marrjes ne pronesi te tokes nga paditesat, me siperfaqen qe ato posedojne realisht.

- Une nuk kam qene dakort te behej ndryshimi i parcelave te dhena ne pronesi.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Perikli Zaharia, ne mungese te perfaqesuesve te paleve dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N

Rekursi i paraqitur nga i padituri Pellumb Kanani i referohet analizes dhe vleresimit te provave te bere nga gjykata e apelit dhe nuk permban asnje nga shkaqet qe parashikon neni 472 i K. Pr. Civile, prandaj nuk duhet te pranohet.

Ne kundershtim me sa pretendon i padituri Pellumb Kanani vendimi nr.109, date 10.03.2000 i Gjykates se Apelit Vlore qe ka lene ne fuqi vendimin nr.1398, date 19.11.1999 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier eshte i drejte, i bazuar ne ligj dhe ne prova dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.

67

Page 68: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbeshtetur ne nenin 485/a te K. Pr. Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.109, date 10.03.2000 te Gjykates se Apelit Vlorë.

Nr. 1771/ 359 i Regj. ThemeltarNr. 665 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Bashkim Caka KryesuesNikoleta Kita AnetarePerikli Zaharia “Irma Bala “Metush Saraci “

ne seancen gjyqesore te dates 19.6.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1759/348 qe i perket:

PADITËS: Sulo Rexhiti

Vladimir Rexhiti ne mungese

I PADITUR: Bashkia Vlore ne mungese

PERSONI I TRETE: Limoz Rexhiti

Luiza Rexhiti Perfaqesuar nga avokat Gani Dizdari

OBJEKTI I PADISË: Njohje pronesie.

Baza ligjore: Neni 163 i K.Civil dhe 155 i K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Vlore, me vendimin nr. 1225 date 23.11.1999 ka vendosur:Pranimin e pjesshem te padise.

Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr. 46 date 11.2.2000 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Vlore.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore ka bere rekurs pala e trete, e cila kerkon prishjen e te dy vendimeve, duke parashtruar keto shkaqe:

- Prona mbi shtepite eshte e jona, trualli, themelet deri ne xoklature si dhe leja e ndertimit.- Vendimi i gjykatave vjen ne kundershtim me nenet 11 e 13 te K.Pr.Civile.- Gjykatat prioritet u kane kushtuar provave me deshmitar ne favor te paditesave.- Arsyetimi i vendimit te gjykates eshte alogjik ne lidhje me heqjen dore nga bashkepronesia

te personave te trete.KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e anetarit Metush Saraci, avokatin e personit te trete Gani Dizdari qe u shpreh per prishjen e vendimit e dergimin e çeshtjes per rigjykim, ne mungese te paleve te tjera, e pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

68

Page 69: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Vlore nr. 46 date 11.2.2000 eshte i mbeshtetur ne ligj dhe si i tille duhet

te lihet ne fuqi.Eshte vertetuar ne gjykim se pala paditese Sulo e Vladimir Rexhiti kane ngritur k/padi me objekt

njohje pronar mbi nje siperfaqe trualli 400 m2 e nje ndertese banimi 1 kateshe, duke thirrur ne cilesine e të paditurit Bashkine Vlore. Ne kete proces gjyqesor kane nderhyre si persona te trete Luiza e Limoz Rexhiti, te cilet kane pretenduar te drejta bashkepronesie.

Gjykatat (e rrethit dhe e apelit), pasi kane shqyrtuar çeshtjen kane arritur ne perfundimin per pranimin pjeserisht te kerkese padise duke i njohur pronar paditesat mbi banesen njekateshe te ndodhur ne lagjen “15 Tetori” te qytetit te Vlores, e perbere nga tre dhoma, nje kuzhine, nje korridor e banjo me kufizimet perkatese.

Nga aktet e ndodhura ne dosje rezulton se pjesemarresit ne kete proces gjyqesor jane ne marredhenie gjinie, paditesi Sulo Rexhiti paditesin Vladimir dhe personin e trete Limoz i ka femijet e tij, ndersa Luiza eshte bashkeshortja e Limozit.

Palet e mesiperme kane qene nje trung familjar deri ne vitin 1980 dhe me vendimin nr. 64 date 15.11.1980 te organit kompetent jane ndare ne gjendje familjare me vete.

Rezulton se me vendimin nr. 38 date 22.6.1981 pika 4, organi kompetent shteteror ka miratuar lejen e ndertimit te nje banese ne truallin pronar i se ciles eshte paditesi Sulo Rexhiti. Kjo leje ndertimi eshte dhene ne favor te personit te trete Limoz Rexhiti. Por, per mosmarreveshje te krijuara midis paleve kjo banese nuk eshte ndertuar ne vitin 1981, ne kete vit pretendohet se jane bere vetem themelet deri ne xoklature.

Banesa e perbere prej 3 dhoma e nje kuzhine eshte ndertuar vetem nga paditesat me kontributin e tyre, objekt i cili ka perfunduar ne vitin 1989.

Pretendimi i personit te trete per njohje bashkepronar ne kete banese, lidhet vetem me faktin se leja e vitit 1980 eshte ne emer te tyre dhe se kane ndertuar se bashku themelet e saj.

Ne gjykim eshte provuar se personat e trete nuk kane dhene asnje kontribut ne ndertimin e baneses, e per rrjedhoje me te drejte ajo nuk eshte pranuar. Leja e ndertimit ne emer te tyre, pa ndertuar ne fakt objekt e pa kontribuar financiarisht, nuk mund te te beje pronar.

Ne nje gjykim te meparshem, me objekt vertetim fakti juridik me kerkues Sulo Rexhitin, personi i trete Limoz Rexhiti i thirrur ne cilesine e deshmitarit ka deklaruar se: “shtepia njekateshe eshte ndertuar nga babai e vellai… dhe se ndaj saj nuk kemi asnje pretendim” (procesverbali i seances faqe 8-9, vendimi nr. 2705, date 17.10.1994 i Gjykates se Rrethit Vlore).

Kolegji Civil çmon se objekti konflikt gjyqesor eshte zgjidhur drejte nga gjykata e apelit. Pretendimet e parashtruara ne rekurs kane te bejne vetem me vleresim te provave, te cilave u eshte dhene pergjigje ne gjykimin ne apel dhe se ato nuk mund te jene objekt shqyrtimi gjyqesor ne kete gjykim.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr. 46, date 11.2.2000 te Gjykates se Apelit Vlore.

Nr. 1759/348 i Regj. Themeltar.Nr. 669 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Bashkim Caka KryesuesNikoleta Kita AnetarPerikli Zaharia “Irma Bala “Metush Saraci “

ne seancen gjyqesore te dates 19.6.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1757/346 qe i perket:

69

Page 70: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

PADITËS: Athanas Hotova, ne mungese

I PADITUR: Ollga Marangoni, etj., ne mungese

OBJEKTI I PADISË: Pjesetim pasurie – faza e pare e pjesetimit.

Baza ligjore: Neni 207 i Kodit Civil

Gjykata e Rrethit Durres, me vendimin nr. - date 19.10.1999 ka vendosur:Lejimin e pjesetimit.

Gjykata e Apelit Durres me vendimin nr. 122 date 21.3.2000 ka vendosur:Mospranimin e ankimit, ankimi eshte bere jashte afatit.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Durres ka bere rekurs pala e paditur, e cila kerkon prishjen e vendimit, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimi ne faze te pare eshte dhene ne mungesen tone dhe nuk na eshte komunikuar.- Ne kushtet kur nuk ka komunikim, nuk mund te shqyrtohej çeshtja.- Gjykata e apelit konsideron si komunikim paraqitjen tone ne séance gjyqesore te dates

9.11.1999.- Shkaqet e tjera do t’i paraqes me vone.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Metush Saraci, ne mungese te paleve, e pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Durres eshte i mbeshtetur ne ligj dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.Ne kete gjykim eshte shqyrtuar ankimi i paraqitur nga i padituri kunder vendimit te fazes se pare te

pjesetimit, i cili eshte konsideruar si i paraqitur jashte afatit ligjor. Ne keto kushte ka vendosur mospranimin e ankimit te paraqitur nga të paditurit. Ne vendim gjykata ka pranuar se vendimi i fazes se pare te pjesetimit eshte i dates 19.10.1999, ndersa ankimi kunder tij eshte paraqitur me date 8.12.1999, gje e cila vjen ne kundershtim me kerkesat e neneve 370/2 e 470/2 te K.Pr.Civile.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi i dhene nga gjykata e apelit eshte i drejte, sepse ankimi i të paditurit eshte paraqitur jashte afatit ligjor te percaktuar ne dispozitat ligjore e pikerisht nenet 370/2 e 470/2 te K.Pr.Civile. Ne keto dispozita proceduriale shprehet e drejta e paleve per te ushtruar ankim te veçante, brenda afatit 5 ditor nga shpallja apo njoftimi i tyre.

Pretendimi i pales se paditur (avokatit te tyre) ka qene vetem fakti i mosnjoftimit te vendimit te fazes se pare, rrjedhoje e se ciles nuk eshte ushtruar ne afat. Por, ne gjykimin e çeshtjes ne gjykaten e apelit ka dale e provuar se pala e paditur eshte vene ne dijeni per kete vendim me date 9.11.1999 dhe se ankimin e kane ushtruar me date 8.12.1999. Ne procesverbalin e seances gjyqesore pala e paditur eshte shprehur se ka marre dijeni per vendimin e fazes se pare me date 9.11.1999.

Edhe para Kolegjit Civil pala e paditur paraqet te njejtin pretendim, i cili me te drejte eshte rrezuar nga gjykata e apelit.

Ne keto rrethana, rekursi i ushtruar nga pala e paditur eshte i pabazuar ne ligj.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Durres nr. 122, date 21.3.2000.

Nr. 1757/346 i Regj. Themeltar.Nr. 670 i Vendimit

70

Page 71: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesYlvi Myrtja AnetarNikoleta Kita “Irma Bala “Perikli Zaharia “

ne seancen gjyqesore te dates 17.05.2001 dhe 15.06.2001 mori ne shqyrtim çeshtjen civile nr. 2339/881, qe i perket:

PADITES : Shoqeria “Inerte Tapize”, ish Ndermarrja e Inerteve, me cilesine e ortakut te shoqerise "Cipa” Shpk,, perfaqesuar nga avokat Neshat Fana.

TË PADITUR : 1. Shoqeria “Lecoblock Umbria Marche” Shpk me cilesine e ortakut te shoqerise “Cipa” Shpk,

2. Shoqeria “Lecoblock Engeneering” Shpk, me cilesine e ortakut te shoqerise Cipa” Shpk, perfaqesuar nga avokat Kujtim Lloha.

3. Shoqeria “Inter Trade” Shpk me cilesine e ortakut te shoqerise Cipa” Shpk,, ne mungese.

OBJEKTI I PADISE: Deklarimin e pavlefshem te shoqerise “Cipa” Shpk, qe nga momenti i krijimit te saj.

Baza Ligjore: Neni 231 e vijues te ligjit nr. 7638 date 19.11.1993 “Per shoqerite tregtare“, te dispozitave ligjore te Kodit Civil qe rregullojne pavlefshmerine e veprimeve juridike dhe neni 117/2 i KPr.Civile.

Gjykata e Rrethit Kruje me vendimin nr. 320, date 01.11.1999 ka vendosur: Deklarimin e pavlefshem te shoqerise “CIPA” shpk, qe nga momenti i krijimit te saj dhe kthimin e saj ne gjendjen e mepareshme. Cilesimin e “CIPA” shpk, si “shoqeri ne likujdim e siper”, duke caktuar si likujdator te saj, Perparim Kason, me adrese ne Tirane, rruga “Ymer Kurti”, pallati 2/1, apartamenti 3. Moskryerjen e asnje veprimi ne pronat e “CIPA” shpk, nga Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr. 655, date 23.06.2000 ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimit nr. 320, date 01.11.1999 te Gjykates se Rrethit Kruje.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka bere rekurs avokati Kujtim Lloha , i cili kerkoi prishjen e vendimeve dhe pushimin e gjykimit duke parashtruar:

- Shkelje te renda proceduriale te parashikuara nga neni 467/b i Kodit te Procedures Civile me pretendimin se çeshtja nuk mund te shqyrtohej ne shkalle te pare nga gjyqtari Bujar Qinami dhe ne shkalle te dyte nga gjyqtari Muharrem Kushe.

- Nuk eshte zbatuar detyra e lene nga Kolegji Civil i Gjykates se Kasacionit, lidhur me legjitimitetin aktiv te paditesave. Kush jane dhe çfare perfaqesojne paditesat qe kane leshuar prokure? A jane ato ortake te shoqerise CIPA? Sa e ka kontributin personal secili ne kete shoqeri? Sa eshte ne total kontributi i paditesave?

- Ceshtja eshte gjykuar ne mungese te të paditurve, pa patur dijeni per diten e gjykimit.

71

Page 72: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

- Vendimet gjyqesore vijne ne kundershtim me nenet 39, 40 dhe 238/2 te ligjit nr. 7638 date 19.11.1993 “Per shoqerite tregtare”.

- Cilesia si perfaqesues e zotit Kujtim Refatllari eshte e provuar, ai nuk mund te thote se nuk eshte perfaqesues.

- Vendimet gjyqesore jane dhene pa u administruar te gjitha aktet e nevojshme. “Eshte zhdukur dosja “mëmë”

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin perkates, avokatin Kujtim Lloha, i cili kerkoi prishjen e vendimeve dhe pushimin e gjykimit, avokatin Neshat Fanaj, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NMe vendimin nr. 10085 date 01.12.1992 te Gjykates se Rrethit Tirane eshte regjistruar si person

juridik shoqeria “CIPA” shpk. Ne zbatim te kerkesave te ligjit nr. 7667 date 28.01.1993, “Per regjistrin tregtar dhe formalitetet qe duhen respektuar nga shoqerite tregtare, kjo shoqeri eshte riregjistruar me vendim nr. 8087 date 18.11.1993 te Gjykates se Rrethit Tirane. Ne momentin e krijimit, shoqeria ka pasur kapital themeltar 57.130.000 lireta italiane dhe keto ortake:

1. Shoqeria e “Inerteve Tapize” me kontribut 30 % ne kapitalin themeltar te shoqerise “CIPA” shpk.2. Shoqeria “Lecoblock Umbria Marche” shpk, me kontribut 30 % ne kapitalin themeltar te shoqerise

“CIPA” shpk.3. Shoqeria “Lecoblock Engeneering” shpk, me kontribut 30 % ne kapitalin themeltar te shoqerise

“CIPA” shpk. 4. Shoqeria “Inter Trade” shpk, me kontribut 10 % ne kapitalin themeltar te shoqerise “CIPA” shpk.

Administratore te shoqerise sipas vendimit te gjykates do te ishin 4 ortaket (kur ne baze te nenit 50/1 te ligjit nr. 7638 date 19.11.1992 shoqeria me pergjegjesi te kufizuar administrohet nga nje ose disa persona fizike).

Ne momentin e krijimit te shoqerise “CIPA” shpk, ortaku shoqeria e “Inerteve Tapize” (ne rastin tone, paditesi) eshte perfaqesuar nga z. Kujtim Refatllari, i cili eshte dhe nje nga ortaket qe kerkojne pavlefshmerine e shoqerise “CIPA” shpk.

18 persona qe pretendojne se jane ortake te shoqerise se “Inerteve Tapize”, me cilesine e ortakut te shoqerise “CIPA” shpk me padine objekt gjykimi kane kerkuar, deklarimin e pavlefshem te shoqerise “CIPA” shpk ne momentin e krijimit, duke pretenduar:

- Personi qe ka perfaqesuar palen paditese ne krijimin e shoqerise “CIPA” shpk, nuk ka qene i autorizuar prej pales paditese per kryerjen e nje veprimi te tille kur ne baze te nenit 39 te ligjit nr. 7638 “Per shoqerite tregtare” thuhet: “Te gjithe ortaket duhet te marrin pjese ne aktin themelues te shoqerise personalisht ose nepermjet personave te tjere te autorizuar prej tyre e te pajisur me prokure”.

- Shoqeria “CIPA” shpk eshte krijuar pa ju bashkangjitur statutit te saj vleresimi i çdo kontributi ne natyre kerkese kjo e nenit 39 te ligjit nr. 7638 “Per shoqerite tregtare”.

- Ne nenin 13/8 te statutit te shoqerise eshte parashikuar se “kuotat e ortakeve te huaj, mund te transferohen jashte shtetit pa asnje kufizim“, gje qe sipas paditesit bie ne kundershtim me nenin 49 te ligjit nr. 7638.

- Pala e paditur ka hyre ne shoqeri me kontribut ne sherbime ne kundershtim me nenin 40 te ligjit nr. 7638 “Per shoqerite tregtare”.

Gjykata e Rrethit Tirane me vendimin nr. 10 date 10.01.1995 ka vendosur : Deklarimin e pavlefshem te shoqerise “CIPA” shpk, nga momenti i krijimit dhe rivendosjen ne gjendjen e meparshme.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr. 1239 date 31.03.1995 ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare.

Gjykata e Kasacionit me vendimin nr. 929 date 18.05.1995 ka vendosur: Prishjen e dy vendimeve dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim ne Gjykaten e Rrethit Tirane, duke vendosur keto detyra :

Gjykata duhet te sqaroje legjitimitetin aktiv te paditesit ne ngritjen e padise. Per kete duhej te sqarohej:

- Cilet nga personat ish-punonjes te ish-Ndermarrjes Shteterore te Inerteve jane bere bashkepronare ne kete ndermarrje (nga dokumentat e privatizimit te shoqerise), sa ortake ka shoqeria “Inerte Tapize”, qe te shikohet legjitimiteti i avokatit si perfaqesues i shoqerise.

- Personat e paraqitur me cilesine e shoqerise “Inerte Tapize” perbejne ose jo shumicen per te patur kete cilesi, per tu legjitimuar ne ngritjen e padise qe i atribuohet ortakeve te nje shoqerie tregtare.Me vendim te Gjykates se Kasacionit eshte vendosur transferimi i çeshtjes nga Gjykata e Rrethit

Tirane ne Gjykaten e Rrethit Kruje. Dosja qe ka veprimet e pershkruara me lart ka humbur.

72

Page 73: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Me vendim nr. 195 date 04.09.1997 te Gjykates se Rrethit Kruje eshte vendosur: Miratimi i zgjidhjes se çeshtjes me pajtim. Sqarojme se ne procesverbalin e pajtimit ka firmosur per palen paditese Domenico Freddio.

Kunder ketij vendimi ka bere ankim ne gjykaten e apelit, pala paditese, duke pretenduar, se gjykata ka zhvilluar seancat gjyqesore dhe ka marre vendimin e pajtimit pa pranine e pales paditese.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr. 85 date 10.11.1998 ka vendosur : Prishjen e vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim me arsyetimin : Procesverbali i seances, ne te cilen eshte miratuar zgjidhja e çeshtjes me pajtim nuk eshte firmosur nga gjyqtari duke sjelle pavlefshmeri te ketij akti te rendesishem procedurial. Gjykata nuk eshte shprehur ne dispozitivin e vendimit per kushtet e pajtimit duke e bere vendimin te paekzekutueshem.

Kunder vendimit te gjykates se apelit eshte ankuar pala paditese. Gjykata e Lartë ka vendosur mospranimin e rekursit.

Gjate rigjykimit, Gjykata e Rrethit Kruje pasi ka administruar dosjen e vendimit nr. 444 date 3.09.1991 te Gjykates se Rrethit Tirane, me te cilin eshte regjistruar si person juridik ish-Ndermarrja e Prodhimit te Inerteve Tapize (paditesi) te paraqitura nga paditesi dhe disa kontrata shitblerjeje te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise “Inerte Tapize” te paraqitura nga të paditurit ka vendosur pranimin e kerkese padise.

Gjykata e Apelit Tirane ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se shkalles se pare, me aresyetimin se:- Akti i themelimit dhe statuti i shoqerise “CIPA“ per palen paditese eshte nenshkruar nga Kujtim

Refatllari, i cili ka qene i paautorizuar per kryerjen e nje veprimi te tille.- Ne statut nuk eshte shprehur vleresimi i çdo kontributi ne natyre, gje qe ka sjelle pasoja ne raportet e

ndarjes se fitimeve midis ortakeve dhe ka bere qe kuotat e ortakeve te jene fiktive.- Pala e paditur ka hyre ne shoqeri me kontribut ne sherbime.

Vendimi i gjykates se apelit eshte marre pa u zhvilluar nje hetim i plote dhe i gjithanshem per çeshtjen dhe pa u zbatuar te gjitha detyrat e vena nga Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë.

Konkretisht, me vendimin nr. 10085 date 1.12.1992 te Gjykates se Rrethit Tirane eshte regjistruar shoqeria tregtare “CIPA” shpk, ne baze te ligjit nr. 7512 date 10.8.1991 “Per sanksionimin dhe mbrojtjen e prones private, te nismes se lire, te veprimtarive private te pavarura dhe privatizimit”.

Shoqeria tregtare “CIPA” shpk eshte riregjistruar me vendim te Gjykates se Rrethit Tirane nr. 8087 date 18.11.1993, ne baze te ligjit nr. 7667 date 28.1.1993 “Per regjistrin tregtar dhe formalitetet qe duhen respektuar nga shoqerite tregtare”.

Ortake themelues te shoqerise “CIPA” shpk, kane qene: 1. Shoqeria “Inverte Tapize” (person juridik shqiptar), 2. Shoqeria “Lecoblock Umbria Marche” (person juridik italian), 3. Shoqeria “Lecoblock Engeneering” (person juridik italian) dhe 4. Shoqeria “Inter Trade” (person juridik shqiptar).

Ne dosje jane vetem vendimet e Gjykates se Rrethit Tirane nr. 10085, nr. 8087 dhe akti i themelimit. Mungon statuti. Nga akti i themelimit rezulton se “CIPA” eshte shoqeri me pergjegjesi te kufizuar, eshte person juridik shqiptar dhe e zhvillon veprimtarine e saj ne perputhje me aktet e themelimit dhe legjislacionin shqiptar, por nuk del si eshte organizuar “CIPA” dhe nga kush drejtohet, prandaj eshte e domosdoshme te administrohet edhe statuti i shoqerise “CIPA” shpk. Nga dosja nuk del nese eshte administruar ndonjehere statuti. Ne fashikullin e gjykimit mungon nje dosje. Thuhet se ka humbur. Ne ate dosje mund te kete qene edhe statuti. Fakti qe ky statut nuk ndodhet ne dosje eshte e domosdoshme te riadministrohet.

Ne shoqerine “CIPA” shpk ben pjese edhe ortaku shqiptar “Inerte Tapize”. “Inerte Tapize” ka qene ndermarrje shteterore. Nga disa materiale te administruara gjate rigjykimit rezulton se organet shteterore kompetente kane dhene pelqimin per privatizimin e kesaj ndermarrje ne favor te punonjesve (administrate + punetor). Nga dosja nuk del qarte se kush e ka privatizuar kete ndermarrje. Ne dosje mungon kontrata e lidhur per kete privatizim. Prandaj eshte e nevojshme qe te administrohet edhe kjo kontrate. Administrimi i kesaj kontrate eshte e domosdoshme per te pare se kush jane subjektet (personat) qe e kane privatizuar. Keto subjekte kane qene te organizuar dhe regjistruar si person juridik apo jo, apo e kane blere ndermarrjen ne bashkepronesi si persona fizik.

Per shoqerine tregtare “Inerte Tapize” gjate gjykimeve eshte administruar vendimi nr. 444 date 3.9.1991 i Gjykates se Rrethit Tirane. Kjo shoqeri nuk eshte riregjistruar ne zbatim te ligjit nr. 7667 date 28.1.1993. Sipas vendimit te Gjykates se Rrethit Tirane te sipercituar ortake themelues te kesaj shoqerie jane 3 persona dhe konkretisht Kujtim Refatllari, Petraq Laze dhe Koço Kromidha. Edhe per kete shoqeri nuk jane administruar te gjitha aktet qe kane sherbyer per regjistrimin ne gjykate si person juridik. Administrimi i ketyre akteve eshte i domosdoshem per te percaktuar me sakte ortaket e shoqerise tregtare “Inerte Tapize”. Nese ortake themelues jane personat e mesiperm apo te gjithe punonjesit e ish-Ndermarrjes se Inerteve Tapize apo nje pjese e tyre. Kjo ka qene nje nder detyrat e vena nga Gjykata e Kasacionit ne vendimin e saj nr. 929 date 18.05.1995, me qellim qe te verifikohej legjitimiteti aktiv i paditesave.

Edhe per shoqerine tregtare “CIPA” shpk, nuk jane administruar te gjitha aktet qe kane sherbyer per regjistrimin e kesaj shoqerie si person juridik. Per shoqerine tregtare “CIPA” shpk eshte administruar vetem akti i themelimit. Nga aktet e administruara rezulton se ortake themelues te shoqerise tregtare “CIPA” shpk jane kater, dy persona juridik shqiptar dhe dy persona juridik italian. Njeri nga ortaket dhe konkretisht ortaku shqiptar “Inerte Tapize” ka paditur 3 ortaket e tjere. Nga materialet e dosjes dhe rekursi rezulton se subjektet

73

Page 74: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

themelues kane ndryshuar. Ato nuk jane 4 por 5. Shoqeria tregtare “CIPA” shpk ka depozituar ne regjistrin tregtar 3 vendime te asamblese se ortakeve. Keto vendime nuk jane administruar. Eshte domosdoshmeri administrimi i ketyre vendimeve per te pare cilet jane ortaket e shoqerise tregtare “CIPA” jane 4 apo 5 apo me pak. Ne qofte se ka ndryshime ne numrin e ortakeve te hetohet, kush eshte larguar, kush ka hyre, çfare veprimesh jane kryer ne kete drejtim. A jane pasqyruar keto ndryshime ne regjistrin tregtar etj.

Ne rigjykim duhet te sqarohet gjithashtu nese avokati Kujtim Lloha perfaqeson njerin nga ortaket italiane të paditur apo te gjithe të paditurit. Ne dosje ndodhet nje prokure, qe vetem njeri prej ortakeve, e konkretisht Domenico Freddo i ka dhene te drejten e perfaqesimit. Ne rast se del, se të paditurit e tjere nuk i kane dhene prokure, gjykata duhet t’i njoftoje sipas kerkesave proceduriale per diten dhe oren e gjykimit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë ne baze te nenit 485/c te Kodit te Procedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr. 655 date 23.6.2000 te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin e çeshtjes per

rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Tirane, me tjeter trup gjykues.

Nr. 2339/881 i Regj. ThemeltarNr. 689 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesYlvi Myrtja AnetarValentina Kondili “Agron Lamaj “Evgjeni Sinoimeri “

ne seancen gjyqesore te dates 21.06. 2001, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1583/204 qe i perket:

PADITËS: Banush Lamce, i biri i Rifatit dhe i Selvijes, i datelindjes 1941, banues ne Tirane, rruga “Sitki Çiço”, P. 6, ap. 13, ne mungese.

I PADITUR: Sulo Saliu, i biri i Ganiut dhe i Selvijes, i datelindjes 1948, banues ne Yzberisht, Tirane, perfaqesuar nga av. Ilir Selenica.

OBJEKTI I PADISE: Detyrimin e të paditurit te me liroje dhe dorezoje dhomen nr.2, te percaktuar ne skicen planimetrike te ndodhur ne banesen e ndertuar ne fshatin Yzberisht, Tirane dhe pagim qeraje.

Baza Ligjore: Nenet 153, 169, 296 te Kodit Civil.

Gjykata e Rrethit Tirane me vendimin nr. 1925, date 17.06.1999 ka vendosur : Rrezimin e kerkese padise si te pabazuar ne prova dhe ne ligj. Denimin e pales paditese Banush Lamçe me gjobe 30.000 leke.

74

Page 75: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr. 217, date 02.03.2000 ka vendosur : Prishjen e vendimit te Gjykates se Rrethit Tirane nr. 1925 date 17.06.1999 dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne ate gjykate me tjeter trup gjykues.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs pala e paditur, e cila kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykata ka zbatuar keq ligjin dhe konkretisht nenin 467 te KPr Civile. Gjate gjykimit nuk u vertetua asnje nga shkaqet e permendura ne nenin 467 te KPr Civile per te cilat gjykata e apelit mund te vendose kthimin e ceshtjes per rigjykim.

- Paditesi nuk legjitimohet ne ngritjen e padise me kete objekt, pasi ai nuk eshte pronar i sendit.

- Arsyetimi i gjykates eshte haptazi jo logjik.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin e anetarit Ylvi Myrtja, dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NPalet ndergjyqese jane vellezer prej nene.Nga vertetimi i pronesise nr. 2041 date 31.05.1994 rezulton se paditesi eshte bashkepronar mbi nje

pjese te nje shtepie banimi, qe ndodhet ne Yzberisht, Tirane dhe qe perbehet : nje dhome, nje paradhome, dhe nje korridor. Kjo prone i eshte dhuruar atij dhe motres se tij Yllka Xhaferri nga nena e tyre e ndjera Selvije Saliu , me kontrate dhurimi nr. 3894/2234 date 20.05.1994.

Me vendim te Gjykates se Apelit Tirane, me nr. 934 date 29.05.1998, kjo kontrate eshte deklaruar pjeserisht e pavlefshme vetem per dhomen e korridorin.

Paditesi duke pretenduar se eshte bashkepronar per dhomen me nr. 2 ne skice, e cila sipas tij posedohet nga i padituri, me padine objekt gjykimi ka kerkuar lirimin dhe dorezimin e saj si dhe pagimin e qerase per periudhen e qendrimit ne te.

Gjate gjykimit pala e paditur ka pretenduar :- Paditesi nuk eshte pronar i dhomes per te cilen ka kerkuar lirimin dhe dorezimin dhe si i tille nuk

legjitimohet te ngreje padine e rivendikimit. Fillimisht kjo dhome i eshte dhuruar atij dhe te motres nga nena e tyre Selvije Saliu, por kjo kontrate per dhomen objekt gjykimi dhe per korridorin eshte deklaruar e pavlefshme ne baze te vendimit nr. 934 date 29.05.1998 te gjykates se apelit.

- Paditesi eshte bashkepronar vetem i nje dhome te cilen e ka perfituar po me kontraten e dhurimit te pershkruar me lart, dhurim qe per kete pjese nuk eshte prishur ne baze te vendimit te gjykates se apelit, e cila posedohet nga vete paditesi, duke pasur dhe hyrje me vete.

- Nuk ka vend per kerkimin e qerase nga ana e paditesit, perderisa nuk ka kontrate qeraje me mua.Sipas paditesit kontrata e dhurimit ka mbetur e vlefshme vetem per dhomen objekt gjykimi, qe ne

skicen planimetrike eshte shenuar me nr. 2. Kjo dhome posedohet nga i padituri. Ne keto kushte kerkohet lirimi dhe dorezimi i saj dhe pagimi i qerase per te.

Gjykata e shkalles se pare ka vendosur rrezimin e kerkese padise si te pabazuar ne ligj dhe ne prova me aresyetimin: Nuk eshte paraqitur nga paditesi asnje titull pronesie per dhomen nr. 2. Prona e pretenduar nga paditesi eshte regjistruar ne hipoteke mbi bazen e nje kontrate dhurimi. Kjo kontrate eshte deklaruar e pavlefshme me vendim gjykate. Vendimi i gjykates nuk eshte pasqyruar ne Zyren e Regjistrimit te Pasurise se Paluajtshme. Nuk dihet çfare i ka ngelur ne pronesi paditesit.

Gjykata e apelit ka prishur vendimin e gjykates se rrethit dhe ka kthyer ceshtjen per rigjykim ne ate gjykate me aresyetimin: Gjykata pa bere nje hetim te plote ka rrezuar pretendimet e pales paditese. Gjykata duhej te individualizonte objektin e gjykimit.

Ne vendimin e gjykates se apelit thuhet shprehimisht: “Per te sqaruar kete fakt gjykata duhej te caktonte nje ekspert, i cili pasi te njihej me aktet qe vertetojne pronen per secilin sipas kufizimeve, skicat planimetrike, te kqyrte banesen ne fakt, te jepte mendimin e specializuar teknik se cila eshte dhoma objekt gjykimi...”.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se gjykata e apelit ne çeshtjen objekt gjykimi e ka zbatuar keq ligjin e konkretisht nenin 467 te Kodit te Procedures Civile. Sipas ketij neni jane te percaktuara saktesisht rastet kur mund te kthehet çeshtja per rigjykim. Gjate rigjykimit nuk eshte vertetuar asnje nga keto shkaqe. Per pasoje çeshtja eshte kthyer per rigjykim ne kundershtim me ligjin (nenin 467 te K.Pr.Civile).

Sipas nenit 2 te Kodit te Procedures Civile vetem palet mund ta vene ne levizje gjykaten per fillimin e nje procesi gjyqesor. Gjykata kujdeset per zhvillimin e rregullt te procesit gjyqesor (neni 4 i K.Pr.Civile). Kur per konstatimin ose sqarimin e fakteve, qe kane lidhje me mosmarreveshjen ne gjykim, kerkohen njohuri te posaçme ne fushat e shkences e te teknikes, gjykata mund te therrase nje ose me shume eksperte (neni 80 i K.Pr.Civile).

75

Page 76: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Mosthirrja e eksperteve nga gjykata e shkalles se pare nuk perben ne vetvete shkelje te ligjit. Gjykata e shkalles se pare nuk e ka çmuar te therrese eksperte. Duke qene se apeli e çmon te domosdoshme ekspertizen, ajo mund dhe duhet te realizoje vete ate. Ne baze te nenit 465 te Kodit te Procedures Civile, gjykata e apelit ka te drejte te perserise teresisht ose pjeserisht hetimin gjyqesor. Perseritjen e hetimit gjyqesor, gjykata e apelit mund ta beje me kerkesen e paleve ose edhe kryesisht. Ne nenin 465 te K.Pr.Civile thuhet shprehimisht: “… Gjykata ka te drejte te marre edhe prova te reja”. Marrja e kesaj prove nga gjykata e shkalles se dyte nuk ka asnje lloj veshtiresije (neni 467/ë te K.Pr.Civile).

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë ne baze te nenit 485/c te Kodit te Procedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr. 217 date 2.3.2000 te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin e ceshtjes per

rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Tirane, me tjeter trup gjykues.

Nr. 1583/204 i Regj. ThemeltarNr. 701 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues Ylvi Myrtja Anetar Valentina Kondili “ Agron Lamaj “ Evgjeni Sinoimeri “

ne seancen gjyqesore te dates 21.06. 2001, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1584/205 qe i perket:

PADITËS: Haxhire Zorba, e bija e Mersinit, banuese ne Tirane, rruga “Bajram Curri”, Nr. 211, ne mungese

I PADITUR : 1. Zyhdi Zorba, i biri i Ymerit, banues ne Tirane, perfaqesuar nga avokat Myftar Hoxha e Shefqet Muci.

2. Isuf Zorba, i biri i Ymerit, banues ne Tirane, perfaqesuar nga Zyhdi Zorba.

3. Safie Hoxha, e bija e Ymerit, banuese ne Tirane, perfaqesuar nga Zyhdi Zorba.

4. Nazmie Zorba (Toska) , e bija e Ymerit, banuese ne Tirane, perfaqesuar nga Zyhdi Zorba

5. Qamile Zorba (Huqi), e bija e Ymerit, banuese ne Tirane, perfaqesuar nga Zyhdi Zorba.

6. Qefsere Zorba (Tare), e bija e Ymerit, banuese ne Tirane, ne mungese.

76

Page 77: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

7. Aferdita Zorba (Berisha), e bija e Ymerit, banuese ne Tirane, ne mungese.

8. Nurije Zorba (Bejo), e bija e Ymerit, banuese ne Tirane, ne mungese.

OBJEKTI I PADISE: Njohjen pronare per pasurine e paluajtshme, shtepi banimi ne rrugen “Bajram Curri”, nr. 211 dhe regjistrimin e saj ne hipoteke.

Baza Ligjore: Nenet 169,170 dhe 1164 te Kodit Civil, nenet 31 dhe 153 te K.Pr. Civile.

Gjykata e Rrethit Tirane me vendimin nr. 1618, date 21.05.1999 ka vendosur : Pranimin e padise. Detyrimin e të paditurve Zydi Zorba, Isuf Zorba, Safije Hoxha, Nazmie Toska, Qamile Huqi, Qefsere Tare, Aferdita Berisha, Nurije Beja te njohin pronare te vetme mbi shtepine ne rrugen “Bajram Curri ”, nr. 211 paditesen Haxhire Zorba. Regjistrimin e kesaj prone ne regjistrin hipotekor ne emer te paditeses Haxhire Zorba mbi bazen e ketij vendimi gjyqesor.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr. 122, date 10.02.2000 ka vendosur : Lenien ne fuqi te vendimit nr. 1925, date 17.06.1999 te Gjykates se Rrethit Tirane.

Kunder vendimeve te gjykates ka bere rekurs i padituri Zyhdi Zorba, i cili kerkon prishjen, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykatat kane zbatuar gabim ligjin. Ne rastin konkret kemi te bejme me nje pasuri trashegimore ku te gjithe trashegimtaret jane bashkepronare ne pjese te barabarta te pasurise trashegimore. Nuk ka vend per zbatimin e ligjit nr. 169.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi degjoi relacionin e anetarit Ylvi Myrtja, perfaqesuesit e të paditurit Zyhdi Zorba, qe kerkuan prishjen e te dy vendimeve dhe rrezimin e kerkese padise dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NPalet ndergjygjese jane trashegimtare ligjore te radhes se pare te trashegimlenesit Ymer Zorba, i cili

ka vdekur me 1969. Paditesja eshte bashkeshortja e tij, të paditurat Safije, Isuf, Nazmie, Qamile dhe Zydi, jane femijet e tij nga martesa e pare, ndersa të paditurat e tjere jane femijet nga martesa me paditesen.

Me date 15.04.1968, i ndjeri Ymer Zorba ka bere nje testament me nr. 686, sipas te cilit i le paditeses dhe të paditurave Qamile, Nazmie, Qefsere, Aferdita dhe Nurije midis te tjerave dhe shtepine e banimit ne rrugen “Bajram Curri”, nr. 211, Tirane, objekt i ketij gjykimi.

Ky testament eshte celur me procesverbalin e dates 26.05.1994 me nr. 7939/1642 te noteres Shpresa Kurti.

Me vendim nr. 329 date 01.02.1995 te Gjykates se Apelit Tirane eshte deklaruar i pavlefshem testamenti i mesiperm.

Paditesja duke pretenduar se qe nga viti 1971 e ne vazhdim ka qendruar e vetme ne shtepine objekt gjykimi dhe se gjate kesaj kohe e ka poseduar qetesisht e panderprerje ate per nje periudhe kohe mbi 20 vjet duke u sjelle si pronare, me padine objekt gjykimi ka kerkuar bazuar ne nenin 169 dhe 170 te Kodit Civil, njohjen pronare me parashkrim fitues dhe regjistrimin ne hipoteke te kesaj prone ne pronesi te saj.

Per te vertetuar pretendimet e saj, gjate gjykimit ajo ka paraqitur deshmitare, sipas te cileve paditesja e vetme ka bere meremetime dhe ndreqje me shpenzimet e saj ne banese, madje e ka dhene ate pjeserisht me qera.

Pala e paditur, edhe pse ka pranuar gjate gjykimit faktin qe paditesja ka qendruar ne shtepine objekt gjykimi qe nga viti 1971 e ne vazhdim dhe ka bere ne te meremetime me shpenzimet e saj, ka kerkuar rrezimin e kerkese padise duke pretenduar :

- Padia e ngritur nuk gjen mbeshtetje ligjore ne dispoziten se ciles i referohet, pasi sipas kerkesave te saj :

1. Personi qe posedon pronen e paluajtshme nuk duhet te jete pronari i saj.

77

Page 78: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

2. Duhet ta kete poseduar qetesisht dhe pa nderprerje kete prone.Sipas të paditurve ne rastin konkret nuk plotesohet as kerkesa e pare, pasi paditesja eshte

bashkepronare ne banesen objekt gjykimi, bashkepronesi qe i ka rrjedhur nga trashegimia ligjore dhe as kerkesa e dyte e nenit 169 e Kodit Civil pasi e paditura nuk e ka poseduar qetesisht, pasi të paditurit jane larguar nga shtepia duke ja lene paditeses ne perdorim pa hequr dore nga pronesia mbi te.

Gjykata e shkalles se pare ka pranuar padine e paditeses me arsyetimin se ajo e ka poseduar shtepine objekt gjykimi qetesisht e pa nderprerje per me shume se 20 vjet. Gjykata e apelit ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se shkalles se pare me arsyetimin se nuk eshte rast perjashtues te qenit bashkepronar per te kerkuar fitimin e sendit me parashkrim fitues.

Gjykatat kane zbatuar gabim nenet 169 e 170 te Kodit Civil. Gjykata e faktit dhe ajo e apelit arsyetojne ne menyre jo te drejte kur pranojne se paditesja ka fituar pronesine mbi banesen objekt konflikti me parashkrim fitues pa titull ne baze te nenit 169 te Kodit Civil te vitit 1994. Kjo dispozite nuk ka fuqi prapavepruese ne kohe. Ne baze te nenit 1163 te Kodit Civil, per parashkrimin fitues, neni 169 zbatohet, per afatet qe kane filluar te ecin para hyrjes ne fuqi te Kodit Civil te vitit 1994, por qe nuk jane plotesuar sipas dispozitave te meparshme.

Ne çeshtjen objekt gjykimi duhet te zbatohen dispozitat qe rregullojne marredheniet e trashegimise. Pas vdekjes se trashegimlenesit Ymer Zorba eshte çelur trashegimi ligjore. Ne baze te deshmise se trashegimise paditesja trashegon 1/9 pjese te pasurise trashegimore.

Paditesja fillimisht ka pretenduar se dispononte nje testament nga trashegimlenesi. Me vendim gjykate ky testament eshte deklaruar i pavlefshem. Pas deklarimit te pavlefshem te testamentit pasuria mbetet pasuri trashegimore ne bashkepronesi te te gjithe trashegimtareve.

Per çeshtjen objekt gjykimi nuk mund te zbatohet parashkrimi fitues per faktin se paditesja eshte bashkepronare dhe, per rrjedhoje, administrimi i sendit te perbashket vetem prej saj, nuk konsiderohet mohimi i se drejtes se bashkepronesise per bashkepronaret e tjere.

Ne nje marredhenije bashkepronesie perdorimi i sendit ne bashkepronesi mund t’u takoje te gjithe bashkepronareve ose disave prej tyre. Perfitimi i te ardhurave ne perpjestim me pjesen takuese te sejcilit bashkepronar dhe detyrimi per te paguar shpenzimet, si dhe ne teresi menyra e administrimit te sendit te perbashket ne bashkepronesi, rregullohen nga nenet 199 – 203 te Kodit Civil.

Ne kete rregjim administrimi te sendit ne bashkepronesi nuk ka sens aplikimi i dispozitave qe rregullojne institutin e parashkrimit te padise.

Pretendimet e paditeses se ka bere shpenzime te ndryshme per mirembajtjen e baneses mund te zgjidhen ne nje gjykim tjeter qe ka te beje me bashkepronesine.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë ne baze te nenit 485/d te Kodit te Procedures Civile,

V E N D O S INdryshimin e vendimit nr. 1618 date 21.05.1999 te Gjykates se Rrethit Tirane dhe vendimit nr. 122

date 10.02.2000 te Gjykates se Apelit Tirane dhe rrezimin e kerkese padise.

Nr. 1584/205 i Regj. ThemeltarNr. 702 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesYlvi Myrtja AnetarValentina Kondili “Agron Lamaj “Evgjeni Sinoimeri “

ne seancen gjyqesore te dates 21.06.2001, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1665/270, qe i perket:

78

Page 79: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

PADITËS : Lavdosh Meli, i biri i Bexhetit, datelindja 1950, banues ne Vlore, perfaqesuar nga avokat Petraq Curri.

I PADITUR : Administratoret e Shoqerise “Silva" ne administrim, ne mungese.

OBJEKTI I PADISE: Pavlefshmeri e titullit ekzekutiv per shumen 1.341.504 leke

Baza Ligjore: Neni 609 i KPr Civile.

Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr. 3 date 14.01.2000 ka vendosur: Pranimin e padise. Deklarimin e pavlefshem te titullit ekzekutiv (vendim nr. 7 date 22.07.1999) qe ka te beje me detyrimin e paditesit Lavdosh Meli, per shumen 1.341.504 leke.

Kunder ketij vendimi ka bere rekurs pala e paditur, e cila kerkon prishjen e tij, duke parashtruar si shkak :

- Gjykata ne dhenien e vendimit nuk ka marre per baze paragrafin 3 te nenit 2 te ligjit nr. 8471 date 08.04.1999.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin e anetarit Ylvi Myrtja, avokatin e paditesit i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NMe 14.08.1996 midis paditesit dhe shoqerise “Silva“ shpk eshte lidhur nje kontrate huamarrjeje, ne te

cilen paditesi do te kishte cilesine e huadhenesit ndersa shoqeria “Silva “shpk ate te huamarresit. Sipas kesaj kontrate, shuma e dhene hua ka qene 1.700.000 leke, me nje interes mujor 6% dhe afati i kohezgjatjes se saj 6 muaj, pra nga 14.08.1996 – 14.02.1997.

Nga mandat pagesa nr. 89 date 17.02.1997, rezulton se paditesi ka terhequr nga shoqeria shumen 1.700.000 leke te konvertuara ne 13.600 USD.

Per kete, nga ana e pales se paditur ne zbatim te ligjit nr. 8471 date 08.04.1999, me vendim nr. 7 date 22.07.1999 eshte shpallur paditesi debitor per shumen 1.314.504 leke, vendim ky qe bazuar ne nenin 5 te po ketij ligji perben titull ekzekutiv.

Me padine objekt gjykimi, paditesi kerkon pavlefshmerine e ketij titulli ekzekutiv persa i perket detyrimit te nxjerre kundrejt tij, duke pretenduar se kontraten e kam lidhur ne emrin tim por per llogari te kusheririt tim Nevzat Meli, qe ne ate kohe ishte ne Itali.

Sipas paditesit nuk duhej shpallur ai debitor nga pala e paditur. Ne lidhje me kete pretendim ai ka paraqitur nje deklarate noteriale nr. 5032/1864 date 10.11.1999 te noteres Drita Aga, Vlore.

Terheqja e parave prej e tij eshte bere me date 17.02.1997, pra ne momentin kur kishte perfunduar kontrata, konform ligjit.

Gjykata e apelit ka vendosur pranimin e padise duke deklaruar te pavlefshem titullin ekzekutiv vendimin nr. 7, date 22.07.1999, qe ka te beje me detyrimin e paditesit me aresyetimin se titulli eshte i pavlefshem pasi :

Paditesi e ka terhequr shumen e shenuar ne kontrate pa interes vetem kur kjo ka perfunduar. Ai nuk mund te cilesohet si debitor sipas ligjit nr. 8471 date 08.04.1999, pasi e ka perfunduar rregullisht kontraten dhe nuk e ka mbyllur ate para perfundimit te saj.

Ligji nr. 8471 date 08.04.1999 ka dale ne prill 1999 dhe paditesi nuk mund te vuaje pasojat e nje ligji qe nuk kish dale dhe as qe kishte mundesi te dinte se mund te dilte shume kohe me pas.

Vendimi i gjykates se apelit vjen ne kundershtim me ligjin nr. 8471 date 8.4.1999 “Per nxjerrjen e detyrimeve debitore dhe rikthimin e vlerave pasurore qe kane marre hua nga publiku i gjere” (neni 472 i K.Pr.Civile).

Ligji nr. 8471 date 8.04.1999 percakton detyrimet e debitoreve te ndryshem, fizike a juridike, vendas e te huaj, kundrejt subjekteve te kontrollit dhe personave te lidhur ne kuptim te ligjit nr. 8227, date 30.07.1997 “Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 8215, date 9.05.1997 ”Per kontrollin financiar te personave juridike, jobankare qe kane marre hua nga publiku i gjere”. Ligji percakton kohen e zbatimit, menyren dhe vleren e arketimit te detyrimeve debitore dhe rikthimin e pasurive prane administratoreve, me qellim te shlyerjes sa me mire te kreditoreve.

79

Page 80: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Sipas nenit 2/3 te ligjit nr. 8471 date 8.04.1999 konsiderohen debitore Personat fizike a juridike qe pas dates 23.01.1997, kane mbyllur kontratat e huadhenies dhe vlera financiare e terhequr nga ana e tyre eshte mbi 1 milion leke (10 mije dollare amerikane te konvertuar).

Sipas dispozites ligjore te sipercituar subjektet e ndryshme konsiderohen debitore kur plotesojne dy kritere se pari kur kontratat e huadhenies mbyllen pas dates 23.01.1997 dhe se dyti vlera financiare e terhequr eshte mbi 1 milion leke ose 10 mije dollare.

Paditesi Lavdosh Meli kontraten e ka mbyllur pas dates 23.01.1997 e konkretisht me 17.02.1997. Pretendimi se parate e dhena hua nuk kane qene te tijat nuk mbeshtetet ne asnje prove. Perkundrazi, ne fazen e ngritjes se padise, paditesi ka pretenduar se parate ishin vetem te kusheririt te tij Nevzat Meli. Kurse nga deklarata noteriale rezulton se parate paskan qene jo vetem te Nevzatit por edhe nje te quajturi Gezim Abedini. Vete deklarata eshte leshuar me shume vonese me 10 nentor 1999, mbi 3 muaj pas ngritjes se padise dhe gati 3 vjet pas terheqjes se lekeve dmth mbylljes se kontrates.

Vlera financiare e terhequr nga paditesi eshte mbi 1 milion leke e konkretisht 13.600 dollare amerikan.

Ne keto rrethana, paditesi me te drejte eshte cilesuar, debitor nga administratoret e shoqerise “Silva” ne administrim.

Edhe pretendimi se paditesi nuk mund te vuaje pasojat e nje ligji qe nuk kish dale nuk qendron. Nuk qendron per faktin se me 23.01.1997 doli ligji nr. 8188 “Per ndalimin e skemave piramidale mashtruese te huamarrjes”. Me 9.05.1997 doli ligji nr. 8215 “Per kontrollin financiar te personave juridike, jobankare qe kane marre hua nga publiku i gjere. Me 30.07.1997 doli ligji nr. 8227 “Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 8215” dhe me 8.04.1999 doli ligji nr. 8471 “Per nxjerrjen e detyrimeve debitore dhe rikthimin e vlerave pasurore ne llogarite e personave juridike, jobankare qe kane marre hua nga publiku i gjere” Ka qene vullneti i ligjvenesit qe i ka dhene fuqi prapavepruese ketij ligji. Fuqia prapavepruese e ligjit del nga pika 3 e nenit 2 te ligjit nr. 8471 date 8.04.1999 qe e kemi cituar dhe analizuar me siper.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil I Gjykatës Së Lartë ne baze te nenit 485 te Kodit te Procedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr. 3 date 14.01.2000 te Gjykates se Apelit Vlore dhe rrezimin e kerkese padise.

Nr. 1665/270 i Regj. ThemeltarNr. 703 i Vendimit

V E N D I M

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesValentina Kondili AnetarYlvi Myrtja “Agron Lamaj “Evgjeni Sinoimeri “

ne seancen gjyqesore te dates 21/06/2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

PADITËS: Nexhip Bregu, banues ne Bilisht., ne mungese.

I PADITUR: 1. Dega e Sigurimeve Shoqerore, Bilisht, ne mungese.

2. Drejtoria e Bujqesise dhe Ushqimit, Bilisht, ne mungese.

OBJEKTI I PADISE: Kerkim qiraje.

80

Page 81: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Baza ligjore: Neni 801 e vijues i K.Civil, neni 12/2 i ligjit 7698, date 15/04/1993.

Gjykata e rrethit gjyqesor Korce me vendimin nr.1241, date 23.09.1999 ka vendosur:Rrezimin e kerkese padise se paditesit Nexhip Bregu kunder të paditurve Dega e Sigurimeve Shoqerore Bilisht dhe Drejtoria e Bujqesise dhe e Ushqimit Bilisht me objekt kerkim qiraje si te pabazuar ne ligj.

Gjykata e Apelit Korce me vendimin nr. 79, date 25.02.2000 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr. 1241, date 23.09.1999 te gjykates se rrethit gjyqesor Korce si me poshte:Detyrimin e anes se paditur, Deges se Sigurimeve Shoqerore Bilisht dhe Drejtorine se Bujqesise Bilisht ti paguajne paditesit Nexhip Bregu shumen 9369 (nentemije e treqind e gjashtedhjete e nente) leke ne muaj si qira per perdorimin prej tyre te siperfaqes prej 608 m 2

truall, prone e paditesit, duke filluar nga data 18.08.1999 qe eshte ngritur padia e ne vazhdim.

Kunder vendimit te gjykates se Apelit ka ushtruar rekurs pala e paditur, Drejtoria e Bujqesise Bilisht, e cila kerkon prishjen e vendimit te gjykates se Apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit duke parashtruar keto shkaqe:

- Paditesi nuk eshte pronar i truallit pasi nuk mund te kthehej trualli i zene me objekte (me vendim komisioni paditesi eshte njohur si ish-pronar mbi truallin objekt gjykimi, dhe me vendim gjykate eshte njohur e drejta e parablerjes se objekteve te ndodhura mbi kete truall) dhe si i tille nuk legjitimohet te kerkoje frutet e tij.

- Nuk mund te kerkohet qera per truallin objekt gjykimi, kur nuk ka ekzistuar kontrate qeraje dhe kjo kontrate, qe te lidhet, duhet te jete e deshirueshme nga te dyja palet.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relatimin e gjyqtarit Thimjo Kondi, dhe pasi diskutoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N:Vendimi i gjykates se Apelit Korce, me te cilin ndryshohet vendimi i shkalles se pare dhe

perfundimisht pranohet padia e paditesit Nexhip Bregu per te detyruar Degen e Sigurimeve Shoqerore dhe Drejtorine e Bujqesise Bilisht qe t`i paguajne qira per objektet ku jane vendosur keto institucione, eshte rezultat i zbatimit te gabuar te ligjit, prandaj duhet te prishet dhe te lihet ne fuqi vendimi i gjykates se rrethit gjyqesor Korce.

Gjykata e Apelit ka arsyetuar se toka nen objektet ku jane vendosur institucionet e paditura dhe siperfaqet perkatese funksionale i jane kthyer me vendim te Komisionit te Kthimit te Pronave dhuruesit Lulezim Bregu dhe ky i fundit me kontrate dhurimi i a ka kaluar kete siperfaqe trualli pranuesit te dhurimit, paditesit Nexhip Bregu.

Gjykata e Apelit arsyeton me tej se gjersa ky truall ne pronesi te paditesit eshte ne perdorim të paditurve, keta te fundit duhet t`i paguajne qira paditesit, si shperblim per perdorimin e truallit.

Gykata e Apelit i referohet ne menyre te gabuar e kontradiktore nenit 12 te Ligjit nr.7698, date 15.04.1993, si dhe nenvizon idene e “te drejtes kushtetuese e civile te paditesit si pronar i truallit dhe bashkepronar ne marrdhenien juridike te krijuar”. Me nje arsyetim te tille gjykata e Apelit ka krijuar nje situate paradoksale dhe ben fjale per nje regjim juridik inekzistent ne legjislacionin tone, i cili nuk pranon pronesi te vecante te truallit dhe te nderteses se ngritur mbi te, as ndonje regjim bashkepronesie te krijuar midis tyre. Gjersa ne kohen e miratimit te Ligjit nr.7698 date 15.04.1993 trualli ishte i zene me ndertime shteterore, ai nuk mund t`i kthehej ish-pronarit (trashegimtareve te tij). Edhe pse eshte marre nje vendim prej Komisionit per kthimin e truallit, ky vendim eshte jo vetem haptazi i kunderligjeshem, por edhe i paekzekutueshem. Ky vendim duhet te kundershtohet nga palet e interesuara (trashegimtaret e ish-pronarit), ndryshe ata jo vetem nuk fitojne posedimin e truallit, por rrezikojne te humbasin edhe te drejta te prejardhura, sic eshte e drejta e kompensimit, qe u njeh ligji.

Gjithashtu paditesi nuk eshte bere pronar i truallit me ane dhurimi, sepse nje kontrate e tille nuk mund te konsiderohet si e lidhur sipas ligjit d.m.th. eshte e paqene (nul). Kontrata e dhurimit nuk eshte kontrate konsensuale, por kontrate reale, d.m.th. qe ajo te quhet e lidhur nuk mjafton vetem shprehja e vullnetit te paleve (dhuruesit e pranuesit te dhurimit) dhe respektimi i formes, por duhet te realizohet edhe dorezimi efektiv i sendit te dhuruar. Sipas nenit 764/4 te Kodit Civil, “Kontrata [e dhurimit] quhet e lidhur nga casti i dorezimit te sendit ”. Ne rastin konkret trualli nen ndertesat, dhe siperfaqet funksionale, jo vetem nuk i

81

Page 82: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

jane dorezuar paditesit, por edhe praktikisht nuk mund te dorezohen ne te ardhmen, sepse ato jane te lidhura pazgjidheshmerisht me ndertesat, duke formuar nje send te vetem.

Nga sa me lart, rezulton se paditesi nuk legjitimohet ne ngritjen e padise per kerkimin e qirase dhe, qofte edhe vetem per kete arsye, padia e tij duhet te rrezohet, sic ka vendosur gjykata e shkalles se pare.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, ne baze te nenit 485, pika “b”, te K.Pr.Civile,

V E N D O S I:Prishjen e vendimit nr.79, date 25.02.2000 te gjykates se Apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit

nr.1241, date 23.09.1999 te gjykates se rrethit Korce.

Nr.1779 / 367 i Regjistrit ThemeltarNr. 704 i Vendimit.

V E N D I M

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesAgron Lamaj AnetarValentina Kondili “Ylvi Myrtja “Evgjeni Sinoimeri “

ne seancen gjyqesore te dates 21/06/2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

PADITËS: Pajtim Ajazi, ne mungese.

I PADITUR: Haxhi Oshafi, perfaqesuar nga av. Nevruz Hasanaj.

OBJEKTI I PADISË: Rishikim vendimi.

Gjykata e rrethit Tirane, me vendimin nr.10022, date 19.12.1996 ka vendosur: Detyrimin e firmes “Konskop” per t`i kthyer paditesit shumat e marra hua, si dhe interesat perkatese.

Pala e paditur me date 18.09.1997 ka ushtruar kerkese per rishikimin e vendimit nr.10022 date 19.12.1996.

Gjykata e rrethit Tirane me vendimin nr. _____date 09.10.1997 ka vendosur:Mospranimin e kerkeses per rishikim vendimi.

Gjykata e Kasacionit, me vendimin nr.807, date 10.04.1999 ka vendosur:Te prishet vendimi nr._____ date 09.10.1997 te gjykates se rrethit Tirane dhe te dergohet ceshtja per rishqyrtim te rishikimit te vendimit.

Gjykata e rrethit Tirane, me vendimin nr.1088, date 08.04.1999 ka vendosur:Pranimin e rishikimit dhe prishjen pjeserisht te vendimit nr.10022, date 19.12.1996 (saktesuar me vendimin nr.18 akti date 27.01.1997), ku nga shuma 4380 dollare dhe 400.000, leke te marra hua nga firma “Konskop” te paditurit Haxhi Oshafi, te zbritet shuma 25.000 leke dhe 410 DM.

82

Page 83: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.1330, date 26.11.1999 ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimit persa i perket kerkeses per rishikimin e vendimit. Ndryshimin e vendimit nr.10022 date 19.12.1996, duke i rrezuar kerkese - padine Haxhi Oshafit si te pabazuar.

Kunder ketij vendimi ka bere rekurs pala e paditur ku parashtron keto shkaqe:- Marredheniet midis ne paleve ndergjyqesa jane huamarres dhe huadhenes, te cilat jane

provuar ne te gjitha gjykimet. Caktimi i ekspertit si detyre e lene nga Gjykata e Kasacionit sqaroi dhe nje here faktin se Pajtim Ajazi mbetet debitor dhe i zbriti shumat perkatese.

- Gjykata e Apelit ne menyre te njeaneshme dhe alogjike beri nje gjyq formal dhe prishi vendimin e shkalles se pare.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relatimin e gjyqtarit Agron Lamaj.perfaqesuesin e te paditurit qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se Apelit dhe lenien ne fuqi te

vendimit te gjykates se rrethit, e pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N:Si vendimi nr.1330, date 26.11.1999 i gjykates se Apelit Tirane, ashtu edhe vendimi nr.1088, date

08.04.1999 i gjykates se rrethit gjyqesor Tirane, jane te pabazuar ne ligj, prandaj duhet te prishen dhe ceshtja per rishikimin e vendimit nr.10022 date 19.12.1996 te gjykates se rrethit Tirane duhet te pushohet.

Me vendim nr.10022, date 19.12.1996 te gjykates se rrethit Tirane eshte vendosur detyrimi i firmes “Konskop” per t`i paguar paditesit Haxhi Hoshafi shumat perkatese te marra hua ne U.S.D. dhe leke shqiptare, si dhe per perqindjet e interesave.

Ky vendim ka marre forme te prere pa u ankimuar ne instancat me te larta gjyqesore.Si gjykata e rrethit Tirane, Gjykata e Kasacionit, mandej gjykata e rrethit Tirane perseri, dhe gjykata

e Apelit Tirane, kane gabuar kur kane pranuar per shqyrtim kerkesen e z.Pajtim Ajazi per rishikimin e vendimit nr.10022 date 19.12.1996 te gjykates se rrethit Tirane.

Paditese ne ceshtjen per te cilen kerkohet rishikimi i vendimit eshte Firma “Konskop”, e jo z.Pajtim Ajazi, dhe rrjedhojat e vendimit te formes se prere bien mbi kete firme si person juridik, e jo mbi z.Pajtim Ajazi si person fizik, pavaresisht nga funksioni qe ka apo mund te kete pasur ai ne kete subjekt (person juridik).

Si perfundim z.Pajtim Ajazi nuk legjitimohet ne ngritjen e kerkeses per rishikimin e vendimit te formes se prere.

Per kete gabim juridik te dy gjykatat jane ndikuar nga vendimi nr.807 date 10.04.1998 i Kolegjit Civil te Gjykates se Kasacionit, i cili pa asnje baze ligjore dhe ne menyre te padrejte prish vendimin nr. _____date 09.10.1997 te gjykates se rrethit Tirane, me te cilin eshte refuzuar me te drejte pranimi per gjykim i kerkeses per rishikimin e vendimit te formes se prere nr.10022, date 19.12.1996 te gjykates se rrethit.

Megjithate, edhe sikur te pranohej e kunderta, d.m.th. legjitimimi i z.Pajtim Ajazi, perseri kerkesa e tij per rishikimin e vendimit te formes se prere te vitit 1996 duhej refuzuar.

Ne kundershtim me sa kane pranuar gjykatat ne gjykimet e mepareshme, kerkesa e tij nuk permban asnje nga rastet e parashikuara ne nenin 494 te K.Pr.Civile.

Sipas nenit 494, pika “a” te K.Pr.Civile, “Pala e interesuar mund te kerkoje rishikimin e nje vendimi qe ka marre forme te prere, kur:

a) zbulohen rrethana te reja ose prova te reja me shkrese qe kane rendesi per ceshtjen, te cilat nuk mund te diheshin nga pala gjate shqyrtimit te saj…”Provat e reja shkresore qe jane paraqitur per rishqyrtimin e vendimit te formes se prere nuk jane nga

ato qe nuk mund te diheshin gjate gjykimit te ceshtjes nga pala paditese, prandaj ato jane te papranueshme per t`u perdorur si shkak per rishikimin e vendimit.

Konstatohet gjithashtu se gjate gjykimit te rishikimit gjykata e shkalles se pare dhe e Apelit kane kembyer pozicionin e paleve duke u paraqitur Haxhi Hoshafi si i paditur dhe Pajtim Ajazi si padites. Kjo eshte ne vetvehte nje shkelje e rende e rregullave procedurale, e tille qe e ben procesin te parregullt.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485, pika “e”, te K.Pr.Civile,

V E N D O S I:Prishjen e vendimit nr.1330, date 26.11.1999 te gjykates se Apelit Tirane dhe te vendimit nr.1088,

date 08.04.1999 te gjykates se rrethit gjyqesor Tirane, dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes.

83

Page 84: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Tirane, me 21.06.2001

Nr. 1787/374 i Regjistrit ThemeltarNr. 707 i Vendimit

MENDIM PAKICEVendimi i dhene ne kete çeshtje nga shumica gjykoj se eshte i padrejte per keto arsye:1. Gjykata i ka kaluar komptenecat e saj ligjore.Nga studimi i materialeve te ndodhura ne dosje rezulton se me vendimin nr.10022, dt.19.12.1996

eshtendosur detyrimi i firmes "Konskop" kundrejt te paditurit. Me pas me vendim gjyqesor eshte bere plotesimi i ketij vendimi, duke u detyruar paditesi (administratori i firmes) si debitor.

Ne keto rrethana, paditesi nen emrin e tij (tregtar) ka te drejte te ngreje padi para gjykates. Ai ne ngritjen e padise ka dale si perfaqesues, d.m.th. si administrator i firmes tregetare dhe jo si person fizik. Keto fakte jane te vertetuara ne regjistrin tregtar.

2. Nga ana e gjykates se rrethit kerkesa e paditesit fillimisht u rrezua dhe Gjykata e Kasacionit (Kolegji Civil) me vendimin nr.807, dt.10.04.1998 "pa asnje baze ligjore dhe ne menyre te padrejte" e ka prishur kete vendim dhe ka vendosur pranimin e kerkeses, d.m.th. shqyrtimin e padise se ngritur nga paditesi.

Ne baze te normave proçeduriale, vendimet e gjykates me te larte jane gjithmone te zbatueshme. Vendimi i mesiperm nuk eshte prishur, d.m.th. eshte ne fuqi dhe per pasoje eshte i pranueshem dhe i ekzekutueshem edhe per Gjykaten e Larte. Kjo gjykate nuk mundet te hedhe poshte nje vendim te saj pa ndjekur rrugen e percaktuar nga ligja per prishjen e nje vendimi. Vendimi i marre per kete çeshtje si pasoje eshte ne kapercim te kompetencave ligjore.

3. Edhe ne themel gjykata ka vepruar gabim.Kerkese padia e paditesit jo vetem ne forme, por edhe ne permbajtje eshte ne perputhje me ligjin.

Provat qe ka paraqitur paditesi, siç jane provuar edhe gjate seancave gjyqesore ne rreth dhe ne apel, kane qene jo vetem te reja, por edhe te tilla qe nese gjykata do te ishte vene ne dijeni te tyre, do te jepte nje tjeter vendim. Po ashtu paditesi ka qene ne mungese, çka verteton edhe njehere pretendimet e tij se prova e paraqitur eshte e re.

4. Se fundi, gjykata me vendimin ne fjale ka gabuar ne aspektin proçedurial, pasi ka gjykuar çeshtjen ne fakt. Kemi te bejme me nje vendim te dhene nga nje instance gjyqesore qe i ka analizuar te gjitha provat dhe qe perfundimisht ka dale me nje vendim, i cili eshte lene ne fuqi edhe nga gjykata e apelit. Gjykata e Larte ne mundershtim me provat e administruara dhe me bindjen e gjykatave, krijon nje bindje te ndryshme nga ato gjykata, duke i analizuar provat ne nje tjeter drejtim.

Detyre e Gjykates se Larte eshte zbatimi i drejte i ligjit nga gjykata me e ulet, por jo te analizoje vete provat.

Mendoj se vendimi i gjykates se apelit duhej te lihej ne fuqi.

Gjyqtari

Agron Lamaj

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesYlvi Myrtja AnetarEvgjeni Sinoimeri AnetarAgron Lamaj AnetarValentina Kondili Anetar

Ne seancen gjyqesore te dates 21.06.2001, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1785 qe i perket:

84

Page 85: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

PADITËS: Vergjeni Kasapi

I PADITUR: Ylli Xhengo

Seksioni i Finances, prane Keshillit te Rrethit Sarande.

OBJEKTI I PADISË: Deklarimin e pavlefshem te kontrates te shitblerjes Nr. 2074 Rep. Nr. 510 Kol. date 02.11.1998. Marrjen e mases se sigurimit te padise.

Baza Ligjore: Neni 153, 154 e 202 te K.Pr.Civile dhe 72 e 92 te K.Civil.

Gjykata e Rrethit Sarande, me vendimin nr. 636 date 17.12.1999 ka vendosur:Pranimin pjeserisht te padise.Deklarimin pjesertisht te pavlefshem te kontrates Nr. 2074 Rep. Nr. 510 Kol. date 02.11.1998 vetem persa i perket veprimit te kryer ne emer te paditeses Vergjeni Kasapi duke e lene te vlefshem per pjeset e tjera te saj.Marrjen e mases se perkoheshme te sigurimit, te padise duke pezulluar aktivitetin prones objekt shitje ne kontraten e mesiperme deri ne marrjen e formes se prere te vendimit.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr. 229, date 18.04.2000 ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit gjyqesor nr. 636 date 17.12.1999 te Gjykates se Rrethit Sarande dhe duke e gjykuar çeshtjen ne fakt vendosi:Deklarimin e pavlefshem te kontrates se shitblerjes Nr. 2074 Rep. Nr.510 Kol. date 02.11.1998 lidhur ndermjet Ylli Xhengos dhe Keshillit te Rrethit Sarande, kthimin e paleve ne gjendjen e meparshme.Lenien ne fuqi te vendimit persa i perket mases se perkoheshme.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Gjirokaster ka bere rekurs pala e paditur Ylli Xhengo i cili kerkon prishjen e vendimeve te gjykates se rrethit dhe gjykates se apelit dhe rrezimin e padise duke parashtruar keto shkaqe:

- Interesat e paditeses jo vetem nuk cenohen, por perkundrazi realizohen plotesisht.- Neqoftese preken interesat e paditeses, veprimi nuk ka pse te deklarohet absolutisht i

pavlefshem, pasi flitet per pronesi ne bashkepronesi.- Eshte e kuptueshme qe kete paditesja e ben per interesa te te tjereve qe kane pretendime

per objektin.

Pala paditese ka paraqitur kunderrekurs me te cilin kerkon lenien ne fuqi te vendimit Nr. 229 date 18.04.2000 te gjykates se apelit duke parashtruar keto shkaqe:

- Per lidhjen e kontrates nr. 2074 Rep. date 02.11.1998 i padituri nuk ka qene autorizuar, pra eshte bere pa prokure perfaqesimi akti noterial.

- Me veprimet e të paditurit pala paditese e kupton se asnjehere nuk njihet nga ligji si pronare dhe qe mund te mbrohet prej tij perderisa te drejtat e pronesise, nuk kane buruar nga ndonje veprim juridik me të paditurin.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i gjykates se apelit si dhe vendimi i gjykates se shkalles se pare nuk jane te drejte, pasi dy

gjykatat kane lejuar shkelje te normave proceduriale, parashikuar nga nenet 472/b e 467/”d” dhe “e” te K.Pr.Civile, qe kane ndikuar ne dhenien e vendimit.

Paditesja Vergjeni Kasapi, ka paditur Ylli Xhengon dhe Seksionin e Finances se Keshillit te Rrethit Sarande, duke kerkuar deklarimin e pavlefshem te kontrates se shitblerjes Nr. 2074 Rep. Nr.510 Kol. date 02.11.1998, ne lidhje me shitblerjen e nje furre buke ne fshatin Xare Sarande.

Gjykata e shkalles se pare e ka pranuar pjeserisht padine kurse gjykata e apelit duke ndryshuar vendimin e gjykates se shkalles se pare ka vendosur pranimin teresisht te padise.

85

Page 86: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Gjykata e shkalles se pare pasi cel seancen gjyqesore ne baze te nenit 176 te K.Pr.Civile, verifikon legjitimimin si pale te personave ose te perfaqesuesve te tyre te paraqitur dhe kur eshte rasti i fton ata te plotesojne aktet dhe dokumentat qe rezultojne me te meta, duke perfshire ketu edhe aktet lidhur me perfaqesimin, gjetjen e personit dhe kur e sheh te nevojshme u cakton paleve nje afat, veprime proceduriale qe ne rastin konkret nuk jane kryer prej asaj gjykate.

Ne zbatim te kerkesave te siperme proceduriale rezulton se:Ne ceshtjen objekt gjykimi nuk eshte formuar drejt ndergjyqesia. Ne kontraten e shitblerjes me date

02.11.1998, bleresa kane qene Vergo Kasapi, Luli Stamo, Hamide Nela, Vjollca Sulo, Salo Alushi e Ylli Xhengo, perfaqesuar me prokure, sikurse eshte pasqyruar ne kontrate prej të paditurit Ylli Xhengo. I padituri Ylli Xhengo ka qene nje prej bleresve dhe eshte paraqitur si perfaqesues i bleresve, ne kontraten e shitblerjes objekt mosmarreveshje, e per rrjedhoje eshte nje prej të paditurve qe duhet te thirren ne kete gjykim, por nuk mund te perfaqesoje ai bleresit e tjere si të paditur, kur nje tager te tille nuk e ka fituar ne menyre te shprehur.

Persa siper duke mos u thirrur ne kete gjykim, bleresve te tjere u eshte mohuar e drejta e mbrojtjes se interesave te tyre.

Gjate gjykimit te ceshtjes si ne gjykaten e shkalles se pare ashtu si dhe ne gjykaten e apelit, paditesja nuk eshte paraqitur, por eshte paraqitur perfaqesuesi i saj duke pretenduar se ka prokure.

Prokura nuk eshte hartuar ne gjuhen shqipe dhe per rrjedhoje per kryerjen dhe vertetimin e perkthimit duhet te ishin zbatuar prej anes paditese kerkesat e nenit 65 te Ligjit 7879 date 01.06.1994 “Per Noterine”.

Nga shenimet nuk rezulton se prej kujt eshte bere perkthimi dhe se nenshkrimin e kujt ka vertetuar noteri, mangesi qe nuk lejojne procedurialisht percaktimin e aktit te paraqitur si prokure.

Ne zbatim te kerkesave proceduriale dhe konkretisht te nenit 32 te K.pr.Civile, padia ngrihet vetem kur personi ka interes te ligjshem.

Ne kerkese padi si dhe gjate gjykimit nuk eshte parashtruar interesi i ligjshem i paditeses, qe mund ta legjitimoje ate ne kerkimet e saj.

Shkeljet proceduriale te cituara me siper kane ndikuar ne dhenien e vendimeve, prandaj ka vend qe vendimet te prishen dhe ceshtja te dergohet per rigjykim ne gjykaten e shkalles se pare.

Vetem pas plotesimit te kerkesave proceduriale te siperme gjykata mund te jape nje vendim te drejte.

Meqenese çeshtja kthehet per rigjykim çmohet se dhe masa e sigurimit duhet te hiqet.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr. 229, date 18.04.2000 te Gjykates se Apelit Gjirokaster si dhe te vendimit te

Gjykates se shkalles se pare Sarande Nr. 636 date 17.12.1999 dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e shkalles se pare Sarande me tjeter trup gjykues.

Heqjen e mases se sigurimit te padise.

Nr. 1785/372 i Regj. Themeltar.Nr. 708 i Vendimit

MENDIM PAKICEUne, gjyqtare Valentina Kondili, ne lidhje me çeshtjen me pale ndergjyqese Vergjeni Kasapi etj,

parashtroj se:Shkeljet e evidentuara gjate gjykimit qendrojne dhe meqenese prokura e paraqitur nga paditesja nuk

eshte e rregullt, ka vend per prishjen e vendimeve dhe pushimin e gjykimit te çeshtjes dhe jo siç pranon shumica dergimin e çeshtjes per rigjykim.

Gjyqtare

V. Kondili

86

Page 87: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

87

Page 88: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

V E N D I M

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i perbere nga :

Thimjo Kondi KryesuesValentina Kondili AnetareYlvi Myrtja AnetarAgron Lamaj AnetarEvgjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 21.06.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS: Banka e Kursimeve –Lezhe perfaqesuar nga av.Laura Halili e Kujtim Mara

PERSON I TRETË: Rahman Osmanaj perfaqesuar nga av. Haki Kavaja

OBJEKTI I PADISË: Rivendosje ne afat e ankimit ndaj vendimit nr.256, date 14.12.1999 te Gjykates se Rrethit Lezhe.

Baza Ligjore: Neni 151 e 152 te K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Lezhe, me vendimin Nr.4, date 17.02.2000, ka vendosur:Pranimin e kerkeses duke rivendosur ne afatin e humbur ankimin per vendimin nr.256, date 14.12.1999 te Gjykates se Rrethit Lezhe.

Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin Nr.4, date 20.04.2000, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.4, date 17.02.2000 te Gjykates se Rrethit Lezhe dhe rrezimin e kerkeses.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit ka ushtruar rekurs pala kerkuese e cila kerkon prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder e lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Lezhe,duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykata e apelit eshte vene ne levizje nga kerkesa e pales qe nuk legjitimohet pasi sipas nenit 151 e 152 te K.Pr.Civile kete te drejte e ka vetem pala qe ka ngritur padi. Gjykata e Apelit duhet te vendoste mospranimin e ankimit.

- Gjykata e Apelit argumenton gabim se ankimin mund ta benin punonjesit e tjere te ketij institucioni pasi ne statut kemi theksuar se konfliktet ne gjykate perfaqesohen nga drejtori ose nga persona te autorizuar prej tij.

- Gjykata e Apelit gabimisht ne vendimin e saj ka perdorur si argument nenin 455 te K.Pr.Civile i cili ben fjale per dokumentat qe i bashkengjiten ankimit.

- Padrejtesisht ankimi im kunder vendimit te Gjykates Lezhe nr. 256, date 14.12.1999 nuk ndodhet ne kete dosje.

- Vendimi i mesiperm eshte krejtesisht i paligjshem ndaj dhe gjykata e rrethit na rivendosi ne afat.

Pala e trete ka paraqitur kunderrekurs me te cilin kerkon lenien ne fuqi te vendimit nr.4, date 20.04.2000 te gjykates se apelit, duke parashtruar keto shkaqe:

- Provat e paraqitura nga kerkuesja si epikriza e senatoriumit te Tiranes apo raporti jane firmosur nga nje mjek nuk kane vulen e institucionit shteteror dhe nuk jane regjistruar ne regjistrin e vizitave apo ne ndonje kartele. Edhe po te ishte vete Drejtoria Rxhina si person fizik keto prova nuk ishin te bazuara aq me shume qe ajo perfaqeson nje institucion.

88

Page 89: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

- Kerkuesja ka patur kohe te mjaftueshme per ta kundershtuar vendimin ose te autorizonte punonjesit e tjere.

- Rregullorja e Ministrise se Shendetesise dhe Institutit te Sigurimeve Shoqerore nr.494, date 05.10.1993 parashikon menyren e perpilimit te raportit per te qene i rregullt.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin e anetares Evgjeni Sinoimeri dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V ËR E NVendimi nr.4, date 20.04.2000 i Gjykates se Apelit Shkoder i cili ka ndryshuar vendimin e Gjykates

se Rrethit Lezhe nr.4, date 17.02.2000 dhe ka rrezuar kerkesen eshte i drejte dhe si i tille duhet lene ne fuqi.Ka rezultuar se pala kerkuese ka kerkuar rivendosjen ne afat te ankimit ndaj vendimit nr.256, date

14.12.1999 te Gjykates se Rrethit Lezhe i cili ka marre forme te prere duke paraqitur si shkaqe faktin se me date 16.12.1999 drejtores se pales kerkuese i ka vdekur vjehrri dhe se prej dates 22.12.1999 e deri ne ditet e para te muajit janar 2000 ajo ka qene me raport mjeksor. Gjykata e Apelit me te drejte pranon ne vendimin e saj se keto shkaqe te paraqitura nga pala kerkuese nuk jane te atilla qe te perligjin rivendosjen ne afat. Sikurse drejt arsyeton ajo Banka e Kursimeve Lezhe eshte person juridik e ne kete kuptim veprimtaria e saj nuk nderpritet nga mosparaqitja ne pune e drejtores. Duhet theksuar se kjo e fundit i kishte te gjitha mundesite qe konforme kerkesave ligjore per perfaqesimin ne gjykim te autorizonte punonjes te tjere te Bankes per te nenshkruar dhe paraqitur ne afat ankimin. Pretendimi i ngritur ne rekurs nga pala kerkuese se personi i trete nuk legjitimohet per te bere ankim kunder vendimit te Gjykates se Rrethit i mbeshtetur ky pretendim ne nenin 151 e 152 te K.Pr.Civile, eshte i pabazuar.

Dispozitat e cituara me lart nuk kane lidhje me rivendosjen ne afat te ankimit po rregullojne problemin e rivendosjes ne afat te padise. Eshte neni 458 i K.Pr.Civile ai qe ben fjale per rivendosjen ne afat te ankimit dhe ne kete dispozite nuk ka kufizime per palet qe kane te drejten e ankimit:

I pabazuar eshte gjithashtu dhe pretendimi tjeter i ngritur ne rekurs nga pala kerkuese se gjykata nuk ka marre parasysh se sipas statutit tone konfliktet ne gjykate perfaqesohen vetem nga drejtori ose nga persona te autorizuar prej tij. Eshte jo vetem kerkese statutore por dhe ligjore perfaqesimi i insitucionit nga drejtuesi i tij. Por eshte njekohesisht e drejte e ketij te fundit te ndertoje mbrojtjen e interesave te institucionit ne gjykim nepermjet perfaqesuesit.

Nga sa me siper nuk rezulton te ekzistoje asnje nga shkaqet e parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile te cilat do ta benin te cenueshem vendimin e gjykates se Apelit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbeshtetur ne nenin 485/ te K.Pr.Civile.

V E N D O S I Lenien ne fuqi te vendimit nr.4, date 20.04.2000 te Gjykates se Apelit Shkoder.

Nr.1807/384 i Regj ThemeltarNr.710 i Vendimit

89

Page 90: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesYlvi Myrtja AnetarValentina Kondili “Evgjeni Sinoimeri “Agron Lamaj “

ne seancen gjyqesore te dates 13.06.2001 dhe 21.06.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 2225 qe i perket:

PADITËS: Rexhep Kallushi, i biri i Zenelit, banues ne rrugen “Isa Buletini”, nr. 49, Tirane, perfaqesuar nga avokat Artan Hajdari.

I PADITUR : 1. Shoqeria “Dajti” Shpk, perfaqesuar nga avokat Dashamir Kore.

2. Bashkia Tirane (Seksioni i Finances), ne

3. Dega e Agjensise Kombetare te Privatizimit Tirane, ne mungese.

PERSON I TRETE : Agjensia Kombetare e Privatizimit, ne mungese

OBJEKTI I PADISE: Pavlefshmerine e kontrates se shitblerjes se nje magazine date 11.10.1993 dhe te akteve te tjera qe lidhen me te, duke u detyruar të paditurit te me respektojne te drejten e parablerjes mbi kete magazine si ish pronar.Pavlefshmerine e kontrates se shitblerjes se truallit poshte magazines.Fshirja e regjistrimit te kesaj magazine te bere ne emer te shoqerise “Dajti”.

Baza Ligjore: Neni 92/a dhe 584 i Kodit Civil, Ligji Nr. 7698 date 15.04.1993.

Gjykata e Rrethit Tirane me vendimin nr. 2027, date 25.06.1999 ka vendosur: Rrezimin e kerkese padise si te pabazuar ne prova dhe ne ligj.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr. 556, date 06.06.2000 ka vendosur : Ndryshimin e vendimit nr. 2027, date 25.06.1999 te Gjykates se Rrethit Tirane ne kete menyre :Pranimin e kerkese padise.Deklarimin e pavlefshem te kontratave te shitjes date 11.10.1999 dhe date 23.01.1996 lidhur midis A.K.P. dega Tirane dhe të paditurve Gezim Mullaymeri, Ylli Prifti, Hajdar Doci, Shefqet Sulejmani, Violeta Sheshi, per magazinen NTUS nr. 1, Tirane, e ndodhur ne rrugen “Siri Kodra”.Kthimin e paleve ne gjendjen e meparshme.Detyrimin e te drejten e AKP te respektoje te drejten e parablerjes se magazines per paditesin Rexhep Kallushi.Fshirjen e regjistrimit hipotekor te kesaj magazine ne emer te shoqerise “Dajti”, Gezim Mullaymeri, Ylli Prifti, Hajdar Doci, Shefqet Sulejmani, Violeta Sheshi.

90

Page 91: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka bere rekurs Agjencia Kombetare e Privatizimit, e cila kerkon prishjen e ketij vendimi dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit, por me vone ajo ka hequr dore nga rekursi.

Gjithashtu kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka bere rekurs dhe pala e paditur shoqeria “Dajti” shpk, e cila kerkon prishjen e ketij vendimi dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit duke parashtruar keto shkaqe :

- Gjykata ka zbatuar keq ligjin. - Arsyetimi i gjykates eshte jo logjik.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin e anetarit Ylvi Myrtja dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NMe vendimim nr. 158 date 05.12.1993 te KKK Pronave prane Bashkise Tirane, paditesit i eshte

njohur pronesia mbi nje truall me siperfaqe 10.000 m2, ne rrugen “Siri Kodra” Tirane, si dhe e drejta e parablerjes per objektet e ndodhura mbi kete truall kur ato te privatizohen. Midis objekteve te ndryshme qe ndodhen mbi kete truall, ndodhet dhe magazina objekt mosmarreveshje e ish NTUS-it.

Nga kontrata e shitblerjes date 11.11.1993, rezulton se ky objekt i eshte shitur dy muaj para daljes se vendimit te komisionit te kthimit te pronave, shoqerise “Dajti” shpk nga ana e të paditures Dega e AKP Tirane dhe NTUS–1( likujdatori i saj), dhe eshte regjistruar ne regjistrin hipotekor me nr. 2718 date 11.11.1993 ne favor te saj.

Ne baze te kontrates se shitblerjes date 23.03.1996 rezulton se ortaket e shoqerise “Dajti” , Gezim Mullaymeri, Ylli Prifti, Hajdar Doci, Shefqet Sulejmani, Violeta Sheshi, kane blere nga pala e paditur AKP Tirane dhe truallin qe ndodhej nen objektin e pershkruar me lart me siperfaqe 300 m2.

Paditesi me padine objekt gjykimi ka kerkuar konstatimin e pavlefshmerise absolute per keto dy kontrata shitblerjeje, respektimin nga ana e të paditurve te te drejtes se parablerjes te paditesit per objektinmagazine si dhe fshirjen e regjistrimeve hipotekore perkatese.

Sipas paditesit kontratat e shitblerjes se objektit dhe truallit nen objekt jane absolutisht te pavlefshme pasi vijne ne kundershtim me ligjin dhe si te tilla ne baze te nenit 92 te KC, ato nuk sjellin pasoja juridike. Paditesi ka pretenduar gjate gjykimit se :

- Ndermarrjet shteterore dhe AKP e kane pasur te ndaluar privatizimin e objekteve, kur kishte pretendime pronesie per truallin nen objekt.

- Pala e paditur Dega e AKP para se te kryente privatizimin e objektit ka pasur dijeni per pretendimet tona ne lidhje me pronesine e truallit nen objekt. Per te provuar kete pretendim pala paditese ka paraqitur :

1. Nje kerkese te tij te dates 10.07.1993, drejtuar kryetares se AKP Tirane, per ta privatizuar paditesi kete objekt. Kjo kerkese nuk eshte e protokolluar ne AKP.

2. Shkresen nr. 1171 date 29.06.1993 te Seksionit te Kadastres prane Keshillit te Rrethit Tirane sipas se ciles ne pergjigje te shkreses se dale nga AKP Tirane, nr. 5511, date 22.06.1993, njoftohet kjo e fundit se per zonen ku ndodhen magazinat industriale ne rrugen “Siri Kodra” ka pretendime pronesie nga paditesi.

3. Vendimi nr. 1 date 10.09.1993 i bordit te Deges se AKP Tirane sipas te cilit per disa objekte qe ndodheshin mbi ish pronen e tij, ai eshte lejuar te ushtroje te drejten e parablerjes ndersa per magazinen objekt gjykimi jo.

Sipas paditesit, Gjykata e Lartë, ne raste analoge me kete rast, ka vendosur pavlefshmerine e kontrates se shitjes midis AKP dhe ish punonjesve (vendimi nr. 363 date 25.02.1997).

Nga provat e administruara gjate gjykimit ka rezultuar se nga ana e AKP Tirane, jane bere njoftimet ne shtyp per privatizimin e magazines objekt gjykimi ne te cilat eshte percaktuar si afat i paraqitjes se kerkesave per kete qellim data 15 korrik. Nepermjet ketyre njoftimeve personat qe pretendonin pronesine brenda dates 15 korrik duhej te paraqisnin dokumentacionin perkates qe vertetonte pronesine mbi objektin apo truallin.

Meqenese paditesi ka pasur pretendime per truallin nen objekt, ai, ne baze te pikes 8/a te VKM nr. 248 date 27.05.1993, duhej te kryente keto veprime:

- Te paraqiste ne Degen e AKP te rrethit dokumentacionin e plote qe verteton se ai eshte pronar i truallit.

- Te merrte autorizim nga dega e AKP per te paguar ne llogarine 616/110 te AKP ne cdo dege te BKT te Shqiperise shumen e caktuar per fillimin e ankandit.

- Te bente pagesen dhe te paraqiste kopjen e defteses se pageses ne degen e AKP-se, brenda afatit te pranimit te kerkesave per pjesemarrje ne ankand.

91

Page 92: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Sipas paragrafit te fundit te pikes 8 te po ketij vendimi “Ne rastet kur ish-pronari i truallit nuk permbush kerkesat dhe afatet e mesiperme, ai humb te drejten e blerjes pa ankand

Nga materialet e dosjes, nuk rezulton qe paditesi te kete kryer keto veprime ne perputhje me kerkesat e VKM nr. 248, date 27.05.1993 siç ka vepruar kur ka privatizuar objekte te tjera qe ndodheshin mbi kete truall. Kjo ka bere qe, pala e paditur Dega e AKP Tirane, duke u bazuar ne piken 15 te vendimit nr. 1 date 10.09.1993 te Deges se Agjensise se Privatizimit te Bashkise Tirane, t’ia shese kete objekt pales se paditur, shoqerise “Dajti” shpk, ortaket e se ciles ishin punonjes ne kete objekt.

Me pas keta te fundit, me cilesine e pronarit te objektit, ne baze te nenit 4/a te ligjit nr. 7980 date 27.07.1995 “Per shitblerjen e trojeve”, kane blere nga AKP Tirane, truallin nen magazine.

Gjykata e shkalles se pare ka vendosur: Rrezimin e kerkese padise, me aresyetimin :- Pala paditese nuk ka permbushur asnje detyrim ligjor qe parashikon neni 8 i VKM nr. 248 date

27.05.1993 “Per privatizimin”. Ne keto kushte atij i ka humbur nga pikpamja ligjore e drejta e parablerjes, si ish-pronar, per magazinen objekt gjykimi. Per rrjedhoje, AKP Tirane, me te drejte ka vazhduar privatizimin duke e perfunduar ate konform legjislacionit ne fuqi.

- Si pronare te objektit, ortaket e shoqerise “Dajti” kane blere edhe truallin nen objekt, ne baze te ligjit nr. 7980 date 27.07.1995 dhe te VKM nr. 562 date 09.10.1995. Prandaj edhe kontrata e shitjes se truallit e dates 23.01.1996 eshte e ligjshme.

- Paditesi nuk legjitimohet ne ngritjen e kesaj padie, ne baze te udhezimit nr.3, date 21.06.1993 te KM pika 12 dhe 14 paragrafi i fundit dhe udhezimit nr. 1 date 14.09.1994 te Komitetit Shteteror te Kthimit te Pronave.

Gjykata e apelit ka vendosur: Ndryshimin e vendimit te gjykates se rrethit. Pranimin e kerkese padise. Deklarimin e pavlefshem te kontratave te shitjes se permendura me lart duke i kthyer palet ne gjendjen e mepareshme me aresyetimin se paditesi ka plotesuar te gjitha detyrimet sipas ligjit nr. 7698 date 15.04.1993 dhe VKM te dala ne zbatim te tij per te ushtruar te drejten e parablerjes se objektit. Dega e AKP Tirane, me marrjen dijeni te faktit qe per objektin ne shitje ka pretendime pronesie, duhet te kishte nderprere ankandin ne baze te pikes 2 te VKM nr. 248 date 27.05.1993. Nga ana e saj duhej te ishte pritur deri ne daljen e vendimit te KKK Pronave dhe me pas te procedohej sipas ligjit per shitjen e magazines objekt gjykimi. Ky perfundim arrihet dhe sipas vendimit nr. 535 date 13.04.1995 te Gjykates se Larte. Ne keto kushte kontrata e shitblerjes se objektit date 11.10.1993 duhet te deklarohet e pavlefshme. Gjithashtu e pavlefshme duhet te deklarohet dhe kontrata e shitblerjes se truallit. Ne kete rast palet duhet te kthehen ne gjendjen e mepareshme.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi i gjykates se apelit eshte i gabuar. Ne marrjen e ketij vendimi gjykata e apelit ka zbatuar dhe interpretuar gabim ligjin. Ne vendimin e saj, ajo ben aresyetime ne pergjithesi pa permendur dispozitat ligjore qe jane shkelur ne procesin e privatizimit.

Objekti i shqyrtimit gjyqesor ka qene pavlefshmeria e kontratave te shitjes te magazines dhe truallit. Dhenia e vendimit per vlefshmerine apo pavlefshmerine e ketyre veprimeve juridike do te zgjidhej duke ju referuar dispozitave ligjore dhe nenligjore qe kane te bejne me procesin e privatizimit te pasurive shteterore ne persona private.

Gjykata e apelit e mbeshtet vendimin e saj ne ligjin nr. 7698 date 15.04.1993, i cili ne asnje dispozite te tij nuk rregullon procesin e privatizimit te prones shteterore ne prone private. Sipas gjykates se apelit Dega e AKP duhet te kishte nderprere ankandin por nuk jep asnje argument pse duhej te nderpritej ai. Nderprerjen e ankandit gjykata e mbeshtet ne piken 2 te VKM nr. 248 date 27.05.1993. Sipas kesaj pike, del e qarte se privatizimi i dyqaneve, magazinave, hoteleve, etj. behet pa ankand vetem per ish pronaret ne zbatim te ligjit “Per kthimin e kompensimin e pronave ... “. Referimi ne kete dispozite te VKM nr. 248 date 27.05.1993 eshte i pavend dhe i gabuar. Privatizimi i objekteve behet pa ankand kur ata dalin ne shitje nga ana e Deges se AKP–se dhe ish pronaret e truallit ku jane ndertuar keto objekte kane plotesuar kerkesat e ligjit per blerjen e ketij objekti. Ish pronarit te truallit, objekti i shitet kur ai paraqitet si bleres. Kontrata e shitjes eshte veprim juridik i dyanshem dhe mund te realizohet vetem kur bashkojne vullnetet te dy palet, shitesi dhe bleresi. Per magazinen objekt gjykimi, paditesi nuk eshte paraqitur si bleres, ai nuk ka depozituar kerkesen per privatizimin e objektit prane deges se AKP–se. Per rrjedhoje objekti i pretenduar nuk mund t’i shitej paditesit pa ankand, sepse ai nuk eshte paraqitur si bleres.

Ne konkluzionet e saj gjykata e apelit nuk i referohet fare pikave te tjera te VKM te cituar me siper. Dega e AKP Tirane, ne shitjen e magazines objekt konflikti ka respektuar me rigorozitet te gjitha rregullat e percaktuara ne VKM nr. 248 e konkretisht :

- Ka filluar procedurat e ankandit pasi jane plotesuar dokumentat e vleresimit te objekteve.- Ka bere publikimin e privatizimit te objekteve si dhe ka percaktuar afatet e paraqitjes se kerkesave

me ane te gazetave me perhapje kombetare dhe ne keto publikime ka dhene te gjithe informacionin qe percaktohet ne VKM nr. 248. Ne keto publikime, ne perputhje me kerkesat e ketij vendimi, eshte percaktuar shprehimisht se :

“personat e interesuar brenda dates 15 korrik 1993 te paraqesin kerkesat per blerje te objekteve prane Deges se Agjensise se Privatizimit ne Bashkine e Tiranes” (gazeta “RD” date 16 qershor 1993). Ne kete publikim thuhet : “... njoftojme pretenduesit e pronesise qe brenda dates se mesiperme te paraqesin dokumentacionin perkates qe verteton pronesine mbi objektin apo truallin”.

92

Page 93: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Kushdo qe deshironte te blente kete objekt duhet te paraqiste kerkese me shkrim dhe te plotesonte edhe nje sere kerkesash te cilat percaktohen ne nenin 6 te VKM nr. 248.

Gjate gjykimit eshte provuar se Dega e AKP ka vepruar ne perputhje te plote me kerkesat e VKM nr. 248, ndersa paditesi jo. Ai nuk i ka plotesuar kerkesat ligjore per te realizuar te drejten e parablerjes, per rrjedhoje me te drejte padia e tij eshte rrezuar nga gjykata e shkalles se pare si e pambeshtetur ne ligj.

Paditesi nuk ka plotesuar as kerkesat e percaktuara ne piken 8 te VKM nr. 248. Ne keto kushte ai nuk mund te pretendoje, mbas me shume se 5 vjetesh, te realizoje te drejten e parablerjes per objektet qe jane privatizuar para me shume se 5 vjetesh nga dita qe ai ka ngritur padine ne gjykate.

Sipas paragrafit te dyte te pikes 8 te VKM nr. 248 “Ne rastet kur plotesohen kerkesat e mesiperme, nderpritet procedura e ankandit”, dhe me poshte ne paragrafin e trete percaktohet se: “ ne rastet kur ish-pronari i truallit nuk permbush kerkesat dhe afatet e mesiperme ai humb te drejten e blerjes pa ankand”.

Nga gjykimi ceshtjes ne shkalle te pare eshte provuar se: - Privatizimi i magazines objekt gjykimi eshte bere ne perputhje me kerkesat e ligjit nr. 7512, date

10.08.1991, te VKM nr. 248, date 27.05.1993 si dhe me ligjet e dispozitat e tjera nenligjore qe rregullonin kete proces privatizimi.

- Privatizimi i objektit eshte bere ne formen e kerkuar nga ligji dhe me akt-noterial.- Procesi i privatizimit eshte bere publik dhe procedurat e tij kane filluar me daten 15.06.1993.- Paditesi, pronar trualli eshte njohur 2 muaj, pasi të paditurit jane bere pronare te objektit.- Paditesi nuk ka bere kerkese me shkrim ne kohen dhe afatin e percaktuar ne VKM nr. 248, date

27.05.1993, si dhe te percaktuara edhe ne njoftimet publike te dates 15.6.1993.Sa me siper eshte provuar se paditesi nuk ka paraqitur kerkese per blerje. Fitimi i nje te drejte te

njohur nga ligji behet vetem kur kjo e drejte realizohet ne perputhje me ligjin dhe ne perputhje me kerkesat dhe ne kohen e caktuar prej tij. Kur ka dashur te bleje objektet e tjera te ndertuara mbi token prone e tij, i padituri Rexhep Kallushi, i ka plotesuar keto kerkesa, ka marre pjese ne privatizim dhe ka blere objektet e tjera pa ankand (kontrata e dates 6.01.1994 per blerjen e magazines se pijeve ushqimore nr. 2 te NTUS).

Duke u mbeshtetur ne arsyetimet qe u bene me siper, arrihet ne konkluzionin se me te drejte Gjykata e Rrethit Tirane me vendimin nr. 2027 date 25.06.1999 ka vendosur rrezimin e padise se paditesit si te pambeshtetur ne ligj e ne prova. Ne kete kuader, vendimi nr. 556 date 6.06.2000 i Gjykates se Apelit Tirane duhet prishur

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë ne baze te nenit 485/b te Kodit te Procedures Civile,

VENDOSIPrishjen e vendimit nr. 556, date 06.06.2000 ka te Gjykates se Apelit Tirane dhe lenien ne fuqi te

vendimit nr. 2027 date 25.06.1999 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Nr. 2225/773 i Regj. ThemeltarNr. 713 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesYlvi Myrtja AnetarValentina Kondili “Agron Lamaj “Evgjeni Sinoimeri “

ne seancen gjyqesore te dates 21.6.2001 dhe 26.6.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1805/382 qe i perket:

93

Page 94: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

PADITËSE E KUNDËRPADITUR: Shoqeria “Adriatica di Navigazione” Spa me seli ne Venecia – Itali, perfaqesuar nga avokat Fatmir Braka

E PADITUR KUNDËRPADITËSE: Shoqeria “Teuta” Shpk Durres perfaqesuar nga avokat Spiro Peci.

OBJEKTI I PADISË: Detyrimi i të paditurit te paguaj shumen 180078,81 USD dhe kamat vonesat.

Baza ligjore: Neni 419 e vijuesa te K.Civil.

OBJEKTI I KUNDËRPADISË: Detyrimi i paditesit t’i paguaje të paditurit kunderpadites shumen 87.778, 84 USD.

Baza ligjore: Neni 419 e vijues i K. Civil.

Gjykata e Rrethit Durres, me vendimin nr. 1091, date 11.10.1999 ka vendosur:Rrezimin e padise se paditesit te kunderpaditur, me objekt detyrimin e të paditurit t’i paguaje paditesit shumen 188.078,81 USD dhe kamatat ligjore, pasi eshte parashkruar afati per ngritjen e padise.Rrezimin e kunderpadise te të paditurit kunderpadites, me objekt detyrimin e paditesit te kunderpaditur t’i paguaje të paditurit kunderpadites shumen 87.779,84 USD, pasi eshte parashkruar afati per ngritjen e padise.

Gjykata e Apelit Durres me vendimin nr. 137 date 21.3.2000 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr. 1001 date 11.10.1999 te Gjykates se Rrethit Durres. Pranimin e padise se shoqerise “Adriatica” SPA detyrimin e shoqerise “Teuta” t’i paguaj paditesit shumen 188.078,81 USD e kamat vonesat.Rrezimin e kunderpadise.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs pala e paditur e cila kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit e lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit, duke parashtruar keto shkaqe:

Vendimi i gjykates se apelit eshte rezultat i zbatimit te gabuar te ligjit dhe alogjik. Gjykata duke mos i konsideruar palet si persona juridike ka arritur ne konkluzionin se nuk eshte parashkruar e drejta e padise. Marredheniet mes nesh paleve rregulloheshin nga Kodi Civil qe ishte ne fuqi ne ate kohe.Paditesit per shkak te parashkrimit shues i ka humbur e drejta per te kerkuar gjyqesisht kete shume sipas nenit 59/a te K.Civil e neni 60 te tij.Aktiviteti jone eshte mbyllur me date 2.9.1992 ndaj dhe se paku kjo duhet te jete data e fundit per te filluar afati i parashkrimit. Sipas nenit 1163 te Kodit Civil ne kete rast duhet te zbatohen dispozitat e Kodit te vjeter.Duhet te analizoheshin te dy akt ekspertimet dhe te argumentohej pse pranohej njeri.Edhe ne themel pretendimet e paditesit nuk qendrojne pasi mes nesh nuk ka asnje kontrate apo marreveshje por bazohet ne nje akt kontrolli te Policise Tatimore.Gjykata ka marre per baze akt ekspertimin e dyte, i cili eshte teresisht i pasakte. Aq me shume qe ne dokumentat e shoqerise “Adriatica” (ne bilanc) ne nuk figurojme debitore.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Evgjeni Sinoimeri, avokatin e pales paditese Fatmir Braka qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit dhe avokatin e pales se paditur Spiro Peci, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

94

Page 95: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Durres nr. 137 date 21.3.2000, i cili ka ndryshuar vendimin e Gjykates

se Rrethit Durres nr. 1001 date 11.10.1999 eshte i pambeshtetur ne ligj dhe arsyetimi i tij eshte jo logjik, ndaj ai duhet prishur dhe çeshtja te kthehet per rigjykim prane kesaj gjykate.

Ka rezultuar se pala paditese shoqeria “Adriatica di Navigazione” SPA ka kerkuar detyrimin e pales se paditur shoqerise “Teuta” shpk t’i paguaj 180.078,81 USD – si detyrim i pashlyer nga shitja e biletave per periudhen nentor 1991 – shtator 1992. Padia ne gjykate eshte ngritur ne date 17.10.1996. Sikurse drejt ka arsyetuar ne vendimin e saj gjykata e apelit kjo pale eshte ne afat per ngritjen e padise (afati nuk eshte parashkruar). Duke qene se flitet per marredhenie te krijuara ne kohen qe ne fuqi ka qene Kodi Civil i vitit 1981 – duhen zbatuar dispozitat e ketij kodi. Ne fakt kodi i mesiperm rregullonte marredheniet midis subjekteve ne kushtet e ekonomise socialiste. Eshte kjo arsyeja qe ne nenin 35 te tij kur percaktohet rrethi i personave juridike si te tille konsiderohen ndermarrjet e institucionet shteterore. Ne kete kuptim subjektet e tjera te marredhenieve juridike civile te krijuara pas hyrjes ne fuqi te ketij kodi, ne kushtet e reja ekonomike dhe ne kohen kur nuk kishte dale ligji “Per shoqerite tregtare” me te drejte nuk jane trajtuar nga gjykata e apelit si persona juridike sipas nenit 35 te K. Civil te vjeter. Duke patur parasysh nenin 59/b te ketij kodi – drejt eshte arritur ne konkluzionin se afati i parashkrimit te padise eshte tre vjet. Gjithashtu sipas nenit 1163 te Kodit Civil te miratuar me ligjin nr. 7850 date 29.7.1994 “ Per parashkrimin e padise qe ka filluar te ece para hyrjes ne fuqi te ketij kodi por qe nuk eshte plotesuar sipas dispozitave te meparshme, do te zbatohen keto te fundit. Pra meqenese ne kohen e hyrjes ne fuqi te Kodit te ri Civil nuk eshte plotesuar afati 3–vjeçar i parashkrimit (afat ky qe ka filluar ne shtator 1992 kur paditesit i ka lindur e drejta e kerkimit) sipas nenit 114 te Kodit Civil ky afat eshte 10 vjet.

Por ndersa drejt ka arsyetuar gjykata e apelit lidhur me problemin e parashkrimit arsyetimi i saj lidhur me themelin e çeshtjes eshte i pambeshtetur ne ligj dhe jo logjik.

Sipas nenit 12 te K.Pr.Civile pala qe pretendon nje te drejte, ka detyrimin qe ne perputhje me ligjin te provoje faktet mbi te cilat i mbeshtet pretendimet e saj. Pala paditese nuk ka paraqitur ne gjykate asnje prove per te provuar kete detyrim te pales se paditur. Ajo i mbeshtet kerkimet e saj ne procesverbalin e mbajtur nga Policia Tatimore e Durresit gjate ushtrimit te kontrollit prane pales se paditur. Gjykata nuk ka administruar asnje dokumentacion qe pasqyron aktivitetin e shoqerise “Adriatico” per periudhen nentor 1991-shtator 1992 vleren e biletave te dala prej saj per shitje shumen e paguar asaj nga shoqeria “Teuta” dhe detyrimin e kesaj te fundit per shumen objekt gjykimi. Ajo nuk ka administruar as bilancin e pales paditese per te pare a ekziston ky detyrim neqoftese po, a eshte ne kete mase apo ne nje mase me te vogel. Jane pikerisht provat e paraqitura nga palet ato qe i nenshtrohen ekspertimit.

Arsyetimi i vendimit te gjykates se apelit eshte edhe jo logjik. Kjo sepse nga gjykata jane thirrur dy grupe ekspertesh te cilet kane dhene mendime diametralisht te kunderta. Edhe pse gjykata konform nenit 229 te K.Pr.Civile ka kerkuar sqarime plotesuese, ajo nuk ka argumentuar pse ka marre per baze aktin e ekspertimit te eksperteve Kol Gjoni dhe Azem Hyka dhe nuk eshte mbeshtetur ne aktin tjeter te ekspertimit. Neni 81 i K.Pr.Civile e detyron gjykaten qe kur ka mendim te kundert me ekspertin te arsyetoje me hollesi kete mendim – gje qe nga gjykata e apelit nuk eshte bere. Ne rigjykim, gjykata duhet te kerkoje prej pales paditese provat dhe dokumentacionin me te cilat ajo provon pretendimet e saj si dhe te urdheroje kryerjen e nje ekspertimi te ri, i cili te sheshoje kontradiktat midis akteve te meparshme te ekspertimit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr. 137, date 21.3.2000 te Gjykates se Apelit Durres dhe kthimin e ceshtjes per

rigjykim ne kete gjykate me tjeter trup gjykues.

Nr. 1805/382 i Regj. Themeltar.Nr. 733 i Vendimit

95

Page 96: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

V E N D I M

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesAgron Lamaj AnetarMetush Saraci “Perikli Zaharia “Irma Bala “

ne seancat gjyqesore te datave 19/06/2001 dhe 26/06/2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

PADITËS: Dhimiter Misha, perfaqesuar nga av.Ardian Nuni.

TË PADITUR: K.K.K.Pronave, Bashkia Korce, ne mungese.

Marika Milo, ne mungese.

Jorgaq Milo, ne mungese.

OBJEKTI I PADISË: Kundershtim i vendimit nr.1474, date 24.05.1996 te K.K.K.Pronave prane Bashkise Korce.

Gjykata e rrethit gjyqesor Korce me vendimin nr.430 date 18.03.1999 ka vendosur:Pranimin e pjesshem te padise me padites Dhimitraq Mishen duke ndryshuar piken 3 te vendimit te K.K.Pronave si me poshte:Perfitojne nga prona trashegimtaret ligjore Jorgaq Mijo ¼ pjese te pandare te prones; Marika Milo (Samara) ¼ pjese dhe Vasillaq Misha, Dhimitraq Misha, Llazaraq Misha e Sotiraq Misha si trashegimtare testamentare te Aristidh Milos e trashegimtare ligjore te Violeta Milos trashegojne se bashku 2/4 pjese.

Gjykata e apelit Korce me vendimin nr.156, date 01.06.1999 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.430, date 18.03.1999 te gjykates se rrethit Korce dhe rrezimin e kerkese padise si te pambeshtetur ne prova e ne ligj.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë me vendimin nr.2013/709, date 13.12.2000 ka vendosur:Dergimin e ceshtjes per shqyrtim ne Kolegjet e Bashkuara per njehsim te praktikes gjyqesore.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte me vendimin nr. 04, date 16.02.2001 kane vendosur:Kalimin e ceshtjes per shqyrtim Kolegjit Civil te Gjykates se Larte, mbasi nuk ka shkaqe per te nxjerre vendim unifikues.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relatimin e gjyqtarit Agron Lamaj, perfaqesuesin e paditesit qe kerkoi prishjen e te dy

vendimeve dhe pranimin e padise, e pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N:Gjate gjykimit te ceshtjes ne shkalle te pare dhe ne Apel ka rezultuar si me poshte:

I ndjeri Aristidh Milo, vdekur me 22.08.1970, me testamentin dt.10.05.1969 ka disponuar pasurine e tij trashegimore ne kete menyre:

Pasurine e tij, qe eshte nje shtepi banimi, se bashku me aksesoret dhe sendet shtepiake, si dhe ate qe eventualisht mund te fitoje ne te ardhmen ne cdo forme, i a le trashegimtares testamentare Violeta Milo (Misha) qe eshte vajza e tij. Nderkohe testamenti perjashton nga trashegimia ne menyre te shprehur dy femijet e tij te tjere, Marika dhe Jorgaq. Rezulton gjithashtu se ne vitin 1992 ka vdekur trashegimtarja Violeta

96

Page 97: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Misha dhe ka lene si trashegimtare ligjore kater femije, Vasillaqin, Dhimitraqin, Llazaraqin dhe Sotiraqin (paditesin dhe vellezerit e tij).

Pasuria trashegimore e te ndjerit Aristidh, qe eshte disponuar me vendimin e Komisionit te Kthimit te Pronave, te atakuar ne gjykate, jane disa troje me madhesi, vendosje dhe kufinj te percaktuar, per te cilat nuk ka kontestim.

Kjo pasuri rrjedh prej bashkeshortes se te ndjerit Aristidh, e quajtur Olimbi K.Mara (Milo) me te cilen i lartpermenduri nuk ka lindur femije. E djera Olimbi K.Mara ka vdekur ne vitin 1967. Femijet e te ndjerit Aristidh kane lindur nga martesa e tij e pare.

Komisioni i Kthimit e Kompensimit te Pronave Ish-Pronareve prane Bashkise Korce, me vendimin nr. 1474, date 24.05.1996 ka vendosur te njohe si ish-pronare te ndjeren Olimbi K.Mara dhe, nder te tjera, ka vendosur qe siperfaqet e lira t`u kthen trashegimtareve si me poshte: Jorgaqi 1/3 pjese te pandare te prones, Marika 1/3 pjese te pandare dhe Vasillaqi, Dhimtraqi, Llazaraqi e Sotiraqi se bashku 1/3 pjese te pandare, te trasheguar nga nena e tyre e ndjera Violeta Misha.

Paditesi, ne emer te tij dhe te trashegimtareve te tjere te te ndjeres Violeta, me padine objekt shqyrtimi ka kerkuar ndryshimin e vendimit te Komisionit te Kthimit te Pronave duke njohur si trashegimtare 4 femijet e te ndjeres Violeta, te cilet perfitojne nga ¼ pjese sejcili te truallit te lire, per te cilin eshte vendosur kthim ne natyre.

Paditesi keto kerkime i bazon ne permbajtjen e testamentit te lartpermedur te leshuar nga i ndjeri Aristidh, i cili, nga ana e vet, pasurine e ka perfituar si trashegimtar i vetem ligjor i gruas se tij te paravdekur.

Rezulton gjithashtu se paditesi dhe vellezerit e tij, se bashku me të paditurit, kane bere nje pjestim vullnetar me akt noterial te truallit te kthyer, sipas pjeseve takuese te percaktuara nga Komisioni i Kthimit te Pronave ne vendimin e tij.

Paditesi lidhur me kete pjestim vullnetar pretendon se ne kohen e berjes se tij nuk kishte dijeni per testamentin, prandaj ka respektuar kriteret e trashegimise ligjore.

Lidhur me padine objekt shqyrtimi, ngritur me date 07.10.1998, per kundershtimin e Vendimit te Komisionit te Kthimit te Pronave, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë veren se kjo padi nuk mund te ngrihej, prandaj vendimi i gjykates se shkalles se pare dhe ai i Apelit duhet te prishen dhe ceshtja duhet te pushohet. Sipas nenit 468 te K.Pr.Civile “Gjykata e Apelit kur konstaton se … padia nuk mund te ngrihej, prish vendimin dhe vendos vete pushimin e gjykimit te ceshtjes.” Gjersa nje gje te tille nuk e ka bere gjykata e Apelit, kete e ben Gjykata e Lartë, ne zbatim te nenit 485, pika “e”, te K.Pr.Civile.

Konflikti midis paleve nuk zgjidhet ne rrugen e kundershtimit te vendimit te Komisionit te Kthimit te Pronave, si akt administrativ sepse ky vendim ne themel eshte i drejte. Nepermjet ketij vendimi eshte percaktuar drejt cila eshte prona e ish-pronarit qe duhet te kthehet prej shtetit, si dhe kush eshte ish-pronari dhe trashegimtaret e tij, d.m.th. Komisioni nuk ka disponuar ne favor te personave te tjere jashte rrethit te trashegimtareve te ish-pronarit.

Komisioni i Kthimit te Pronave edhe mund te mos shprehej fare se cilat jane pjeset e trashegimtareve te ish-pronarit ne kete pasuri dhe kjo mund te konsiderohet edhe tejkalim i kompetencave te tij, por gjithesesi, ne baze te dokumentave qe i jane paraqitur, Komisioni ka vepruar drejt. Testameti eshte gjetur pas daljes se Vendimit te Komisionit te Kthimit te Pronave. Gjithashtu pas daljes se vendimit te Komisionit dhe para se te gjendej testamenti palet ndergjyqese, duke respektuar te drejtat e sejcilit sipas dispozitave mbi trashegimine ligjore, kane bere edhe pjestimin vullnetar me akt noterial te truallit qe kane fituar me vendim te Komisionit.

Ne situaten e re te krijuar, bazuar ne nje deshmi trashegimie testamentare te nenes se tyre, qe pretendohet se eshte e vetmja trashegimtare e babait te saj, dhe ne baze te nje deshmie trashegimie ligjore qe verteton te drejten per te trasheguar nenen e tyre, duke rikonsideruar edhe shkaqet e rrethanat ne te cilat kane pranuar pjestimin vullnetar te trojeve, i takon paditesit dhe vellezerve te tij te gjejne mjetet juridike te pershtateshme, per te kerkuar realizimin e te drejtave qe pretendojne se u jane shkelur, d.m.th. konstatimin e pavlefshmerise se kontrates se pjestimit dhe kerkimin e pasurise trashegimore qe mbahet nga te tjeret.

Nuk i takon Gjykates se Larte te shprehet ne kete gjykim per zgjidhjen ne themel te ceshtjes qe mund te iniciohet me ngritjen e padive te mesiperme.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbeshtetur ne nenin 485, pika “e”, te K.Pr.Civile,

V E N D O S I:Prishjen e vendimit nr.156, date 01.06.1998 te gjykates se Apelit Korce dhe te vendimit nr.430, date

18.03.1999 te gjykates se rrethit Korce dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes.

Nr. 1475 i Regjistrit ThemeltarNr. 734 i Vendimit.

97

Page 98: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Bashkim Caka KryesuesNikoleta Kita AnetareIrma Bala “Perikli Zaharia “Metush Saraci “

Ne seancen gjyqesore te dates 12.6.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1497/165 qe i perket:

PADITËS: Javer Ciu,

Fari Ciu,

Nadire Ciu, etj.

I PADITUR: Vjollca Velaj,

Gazmend Fortuzi,

Mustafa Fortuzi

OBJEKTI I PADISË: Anullim i vendimit te KKK Pronave Nr. 24, date 13.8.1993. Detyrimi per njohje pronar.

Baza ligjore: Ligji nr. 7698 date 15.4.1993.

Gjykata e Apelit Durres me vendimin nr. 604 date 15.11.1999 ka vendosur:Pranimin e padise dhe detyrimin e të paditurve te njohin paditesat pronar.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Durres ka bere rekurs pala e paditur duke parashtruar keto shkaqe:

- Paditesat nuk kane paraqitur prova qe te vertetojne kalimin e pronesise se truallit ne favor te tyre.

- Gjykata nuk ka vleresuar drejt provat e paraqitura nga ana jone.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Bashkim Caka, avokatet e pales paditese Stavri Çeço e Arqile Nini qe kerkuan lenien ne fuqi te vendimit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NMe vendimin nr.1307, date 12.8.1993 te Gjykates se Rrethit Durres eshte vertetuar fakti i

bashkepronesise te kerkuesave Drita Ciu e te tjere te nje banese ne plazhin e Durresit, parcela nr.12, radha e pare, sot Vila nr. 20 e perbere nga 6 dhoma e anekset e tjera me siperfaqe ndertimi 151 m2 e me truall 500 m2.

Me vendimin tjeter te kesaj gjykate nr. 2440, date 17.12.1993 eshte vertetuar perseri fakti i pronesise se kesaj banese per llogari te kerkueses Vjollca Velja.

Per shkak se per te njejtin objekt u eshte njohur pronesia dy personave te ndryshem dhe per shkak se gjykimet jane zhvilluar ne kundershtim me ligjin procedural pa pale kundershtare, me kerkese per mbrotje te ligjshmerise te Kryetarit te Gjykates se Kasacionit, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë me vendimin nr. 1272, date 16.6.1994 ka vendosur prishjen e vendimeve te mesiperme te gjykates se shkalles se pare dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne ate gjykate.

Gjykata e Rrethit Durres, me vendimin nr. 3027, date 14.10.1994 ka vendosur pranimin e padise se paditesave Ciu duke detyruar palen e paditur Velja te njohin paditesat pronar te ketij objekti dhe trualli.

98

Page 99: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Vendimi i lene ne fuqi nga gjykata e apelit, eshte prishuar nga Kolegji Civil i Gjykates se Kasacionit per moszbatim te drejte te ligjit dhe per mos marrjen e provave vendimtare.

Ne rigjykim, me vendimin nr. 3081, date 13.11.1995, Gjykata e Rrethit Durres ka vendosur perseri pranimin e padise se paditesave Ciu, vendim i cili eshte prishur nga gjykata e apelit. Perseri gjykata e rrethit Durres ne rigjykim ka vendosur pranimin e padise se paditesave Ciu, vendim i cili eshte prishur nga gjykata e apelit duke u derguar ceshtja per rigjykim. Me vendim te Kolegjit Civil te Gjykates se Kasacionit eshte prishur vendimi i gjykates se apelit dhe ceshtja eshte derguar per rishqyrtim po ne ate gjykate.

Gjykata e apelit, ne rigjykim ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit per pjesen qe ka detyruar të paditurin te njohe pronar paditesat mbi vilen nr. 20 ne plazhin e Durresit dhe prishjen e tij persa i perket anullimit te vendimit te komisionit te kthimit te pronave per kthimin e truallit prej 500 m2 dhe rrezimin e kerkese padise per kete pjese. Kolegji Civil i Gjykates se Kasacionit, me vendimin nr. 961, date 26.5.1998 ka vendosur prishjen e vendimit te gjykatave dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim ne gjykaten e apelit.

Ne perfundim gjykata e apelit ka vendosur perseri pranimin e kerkese padise se paditesave Ciu.Ne te gjitha gjykimet e zhvilluara per kete ceshtje eshte vertetuar, madje eshte pranuar edhe nga

palet se trashegimlenesi i pales se paditur, Haxhi Fortuzi ne vitin 1933 ka blere nga shteti ne plazhin e Durresit 500 m2 truall, ne parcelen nr.12, pronesi kjo qe eshte regjistruar edhe ne regjistrin hipotekor.

Gjykatat, duke analizuar provat e paraqitura nga palet, kane vleresuar si te provuar faktin se ky truall me 25.1.1935 eshte blere nga vellezerit Ibrahim dhe Mitat Ciu, qe ndertuan ne vitin 1937 nje vile (nr.20) te cilen e kane patur ne zoterim deri ne shtetezimin e saj. Keshtu gjykatat i referohen kerkeses per leje ndertimi drejtuar Bashkise se Durresit nga familja Ciu, ku permendet se ata kane blere nga Haxhi Fortuzi parcelen nr.12 me aktin publik 4907/3408, date 25.1.1935. Mbas tre ditesh te paraqitjes se kesaj kerkese per leje ndertimi, me 9 prill 1937 eshte leshuar leja e ndertimi e zyres teknike te Bashkise per ndertimin sipas planit te nderteses pikerisht ne parcelen nr.12. Gjykatat me te drejte kane pranuar se paraqitja e lejes per ndertim mbi bazen e aktit publik te shitjes se truallit, paraqet menyren e humbjes se pronesise se truallit nga ana e H.Fortuzit. Sipas legjislacionit te kohes per marrjen e lejes se ndertimit ne Bashki duhet te paraqiteshin kerkesa per kryerjen e ndertimit, projekti i ndertimit, preventivi dhe akti i pronesise. Transkriptimi ne hipoteke i akteve noteriale per pronesine nuk ka qene i detyrueshem, neni 1099 i Kodit Civil te vitit 1929 parashikonte qe kontrata per sendet e hipotekueshme duhet bere me akt publik perndryshe eshte nul. Transkriptimi nuk ishte i detyrueshem ne lidhje me vlefshmerine e kalimit te pronesise. Kalimi i pronesise ishte i vlefshem edhe kur nuk ishte bere transkriptimi i kontrates te bere me aktin publik. Ne baze te art. 5/2 te ligjit ‘’Per shitjen e tokave ne plazhin e Durresit” te vitit 1933 bleresit e trojeve detyrohen qe te ngrene godina brenda 3 vjeteve qysh nga data e dorezimit te parceles, ne rast te kundert trualli kthehet ne zotnim te shtetit dhe çmimi i paguem mbetet ne favor te shtetit. Ne te gjitha gjykimet e kryera per kete ceshtje, nga te gjitha gjykatat eshte arritur ne perfundimin se trashegimtaret e H. Fortuzit nuk paraqiten prova qe te jete kryer ndertimi nga trashegimlenesi i tyre ne kete parcele, por perkundrazi kane pranuar te vertetuar se ndertimi eshte kryer nga ana e familjes Ciu. Pra eshte edhe ky nje shkak ligjor i humbjes se pronesise se truallit nga ana e Fortuzit.

Gjykatat ne vendim u referohen disa provave per arritjen ne perfundimet e mesiperme, sic eshte akti i regjistrimit te banesave te reja te ngritura ne plazhin e Durresit te vitit 1936 ku rezulton se ne parcelen nr. 12 nuk ka ndertese, duke rrezuar keshtu pretendimin e pales paditur per kryerjen e ndertimit qe ne vitin 1933. - Pjese nga libri i takses per pastrim e ndricim i ndertesave te plazhit i vitit 1937, ku del qe vellezerit Ciu kane ne parcelen nr. 12 nje ndertese me vlere te regjistruar ne finance prej 2400 franga ari per secilin prej vellezerve, - njoftimi i Drejtorise se Financave Tirane, i vitit 1938 per vleresimin e ndertesave ne plazh derguar familjes Ciu, - libri i regjistrimit te ndertesave te vitit 1938, libri i tatimeve te viteve 1938-1944, deklarata e usta Hajdar Toska, e prova te tjera te gjitha dokumente arkivore te vleresuara nga ana e gjykates ne perputhje me ligjin, duke u arritur ne perfundimin se ne truallin 12, banesa eshte ndertuar e zoteruar nga vellezerit Ciu. Gjykatat kane vleresuar edhe provat e paraqitura nga pala e paditur duke rrezuar pretendimet e saj.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë ne keto kushte nuk gjen te bazuara pretendimet per shkelje te ligjit, mosmarrje te provave vendimtare qe kane rendesi per ceshtjen apo qenjen e vendimit allogjik.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485, germa “a” e K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr. 604, date 15.11.1999 te Gjykates se Apelit Vlore.

Nr. 1497/165 i Regj. Themeltar.Nr. 738 i Vendimit

99

Page 100: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Bashkim Caka KryesuesNikoleta Kita AnetareIrma Bala AnetarePerikli Zaharia AnetarYlvi Myrtja Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 29.05.01, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 2601, qe i perket:

PADITËS I KUNDËRPADITUR: Agim Ferhati, etj., perfaqesuar nga av.Bashkim Sulstarova.

I (TE) PADITUR (KUNDERPADITES): Sulejman Koçi, Harilla Bido, Gani Sulku, perfaqesuar nga av. Ilir Selenica,

Ndermarrja Komunale Banesa

Agjensia e Privatizimit

Uzina Elektromekanike Tirane

OBJEKTI I PADISE: Lirim e dorezim objekti.Deklarim i pavlefshem i

kontrates shitjes per Harilla Bido.

Baza Ligjore: Neni 106 i K.Civil.

OBJEKTI I K/PADISË: Konstatim i pjesshem, i pavlefshem i privatizimit te objektit nga paditesat. Pushim cenimi te pronesise, njohje pronar.

Baza Ligjore: Neni 92/a K.Civil dhe 302 te K.Civil, neni 160 K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin Nr.6109, date 05.12.1997, ka vendosur:1- Pranimin e pjesshem te padise vetem per të paditurit Gani Sulku dhe Sulejman Koçi.2- Detyrimin e të paditurve Gani Sulku dhe Sulejman Koçi te lirojne respektivisht sip. prej 67m2 dhe 53 m2 .3- Konstatimin pjeserisht te pavlefshem te kontrates shitblerjes se paditesave vetem per siperfaqen qe i perket Harilla Bido.4- Pranimin e k/padise te ngritur nga Harilla Bido. Rrezimin e k/padise te ngritur nga Gani Sulku dhe Sulejman Koçi.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin Nr.1080, date 19.06.1998, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit Nr. 6109, date 05.12.1997, te gjykates se rrethit Tirane. Rrezimin e padise se ngritur nga Agim Ferhati etj..Pranimin e k/padise per pushim cenimi.Lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit, ne pjesen qe ben fjale per pranimin e k/padise të paditurit Harilla Bido.

100

Page 101: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Detyrimin e paditesave Agim Ferhati etj., te njohin pronar të paditurit ne ambientet qe ata banojne dhe qe disponojne sot.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit, kane bere rekurs paditesat e kunderpaditur, Agim Ferhati etj., dhe parashtrojne keto shkaqe per prishjen e tij:

- Privatizimi i objektit nga Harilla Bido si banese, vertet eshte bere me vendimin Nr.108, date 05.10.1994 te Bashkise Tirane, por kjo vjen ne kundershtim me V.K.M Nr. 234, date 24.05.1994, pika 3, sipas te cilit, ndalohet heqja nga privatizimi i objekteve qe kane hyre ne proçes privatizimi.

- Kthimi i ambienteve te ndermarrjes ne ambiente strehim vjen ne kundershtim me ligjin.- Per Sulejman Koçin nuk ka dokumenta qe ai te kete marre ambiente te ndermarrjes ne

perdorim dhe te jete bere pronar i tyre.- Per Gani Sulkun vendimi i gjykates se rrethit nr.4628, date 31.05.1996 ben fjale per

vertetim fakti te nje banese brenda vijave te verdha te fshatit Mezez dhe jo brenda territorit te ndermarrjes.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Nikoleta Kita, perfaqesuesin e pales paditese av. Bashkim Sulstarova, qe kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit dhe vendimit te Gjykates se Rrethit dhe pranimin e padise, perfaqesuesin e pales paditur av. Ilir Selenica, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit, mbasi shqyrtoi dhe analizoi ne teresi çeshtjen,

V Ë R E NVendimet e dy gjykatave nuk jane te mbeshtetura ne ligj.Paditesit Agim Ferhati etj., kane qene punonjes te Nderrmarrjes se Prodhimeve Karbonike Tirane

dhe ne kuadrin e privatizimit te pasurive shteterore kane privatizuar objekte dhe siperfaqe tualli qe administroheshin nga kjo nderrmarje. Me kontrate shitblerje Nr.13823/2523, date 27.09.1995, kane privatizuar objektet ndersa truallin brenda mureve te ndermarrjes e kane patur fillimisht me qira.

Me vone me kontrate shitblerje Nr.7103/1067, date 02.08.1996, kane privatizuar dhe siperfaqen e truallit prej 3262 m2 dhe kane hipotekuar me Nr. Regjistri 5712, date 02.08.1996.

Të paditurit disponojne disa ambiente banimi me siperfaqe respektivisht Harillo Bido 67m2, Sulejman Koçi 53 m2 dhe Gani Sulku 45m2 dhe me pretendimin se keto ambiente jane brenda mureve rrethues te ndermarrjes dhe jane privatizuar nga paditesat keta te fundit kerkojne detyrimin e të paditurve te lirojne dhe dorezojne ambientet qe ata kane ne perdorim.

Duke e konsideruar te paligjshem privatizimin e bere nga paditesat per keto ambiente edhe të paditurit me kunderpadi kane kerkuar pavlefshmerine e shitblerjes se ketyre objekteve dhe detyrimin t`i njohin pronar sejcilin per ambientet qe kane ne perdorim.

Gjykata e rrethit ka pranuar padine vetem kunder dy të paditurve Gani Sulku dhe Sulejman Koçi duke i detyruar keta te lirojne banesat qe kane ne perdorim, ndersa per të paditurin Harilla Bido ka rrezuar padine me arsyetimin qe ai ka hyre ne ambientin ku banon dhe e ka privatizuar ate ne vitin 1994, konform te gjitha kerkesave ligjore.

Mbi kete baze ka pranuar vetem k/padine e ngritur nga Harilla Bido per pavlefshmeri te kontrates shitblerje te paditesave vetem per kete pjese dhe ka rrezuar kerkesepadine e dy te tjereve Gani Sulku dhe Sulejman Koçi.

Ndersa Gjykata e Apelit Tirane me ndryshimet qe i ka bere vendimit te Gjykates se rrethit Tirane, ka rrezuar ne teresi padine e ngritur nga Agim Ferhati etj., dhe po ashtu ka pranuar k/padine ne teresi edhe per dy te tjeret, Gani Sulku dhe Sulejman Koçi duke i konsideruar ata posedues te ligjshem dhe pronare te ambjenteve qe disponojne.

Konkluzionet e dy gjykatave nuk jane te mbeshtetura ne ligj.Duke ju referuar dy kontratave te privatizimit ne favor te paditesave sikunder permenden me lart

rezulton qe paditesat te mos kene privatizuar ambientet qe disponojne të paditurit dhe as siperfaqen e tyre, prandaj duke mos qene pronare te tyre nuk mund te mbeshtesin padine per lirim dhe dorezim objekti sipas nenit 296 te K.Civil.

Ne permbajtje te kontrates date 27.09.1995 perfshihen te gjitha objektet te specifikuara sipas funksionit qe kishin repartet e ndermarrjes dhe ne to nuk behet fjale per objektet e të paditurve k/padites qe prej shume vite me pare ishin shkeputur nga funksionet e ndermarrjes dhe perdoreshin per ambiente banimi. Per t`i kthyer ne ambiente banimi të paditurit k/padites pjeserisht kane shfrytezuar objektet e ndermarrjes dhe pjesen tjeter te ndertuar jashte mureve e kane perballuar me shpenzimet e veta. Keshtu Sulejman Koçi banon aty qe nga viti 1979, Gani Sulku nga viti 1987 dhe Hrilla Bido nga viti 1993.

101

Page 102: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Qendrimi i tyre eshte lejuar nga vete ndermarrja meqenese kishin punuar shume ore pune vullnetare per ndertim pallati dhe komisioni i strehimit nuk mundi t`i strehonte ne banese dhe ky fakt mbi kerkesen e vete ndermarrjes eshte ligjeruar edhe me vendim te Bashkise Tirane Nr.108, date 05.10.1994, e cila ka kaluar ne fondin e strehimit ambientet e lartepermendura dhe ne vazhdim te procedurave ka arritur edhe t`i privatizoje ato si ka vepruar per Harilla Bidon.

Keshtu pavaresisht nga rruga e ndjekur, ndryshe nga sa pretendon A.K Privatizimi objektet e lartpermendura, jane shkeputur nga mjetet kryesore te ndermarrjes vite me pare dhe jo gjate fazes kur ajo ishte ne proçes privatizimi, prandaj edhe nuk jane perfshire ne kete te fundit.

Gjykatat nuk kane vleresuar drejte edhe mendimin e ekspertit sipas te cilit ne siperfaqen prej 3262 m2 te blere nga paditesat nuk perfshihet siperfaqja e zene nga objektet e të paditurve k/padites.

Ky mendim eshte mbeshtetur edhe ne gen planin zyrtar te privatizimit te ndermarrjes nenshkruar nga shefi i kadastres urban S. Allaraj dhe duhet te kishte ndihmuar gjykaten te krijonte bindjen qe objektet qe disponohen nga të paditurit e k/padites se bashku me siperfaqet qe ato zene nuk jane privatizuar nga paditesat.

Pra perfundimisht duke ju referuar regjistrave ne zyren e hipotekes mbi bazen e kontratave te shitblerjes se objekteve dhe truallit, rezulton se paditesat nuk jane bere pronare te objekteve qe pretendojne, prandaj duke mos qene pronar padia e tyre nuk eshte e mbeshtetur ne nenin 296 te K.Civil dhe duhet te rrezohet si e pabazuar.

Gjykata e Apelit Tirane , me ndryshimet qe i ka bere vendimit te Gjykates se Rrethit ka rrezuar ne teresi padine per lirim e dorezim objekti me tjeter arsyetim nga ky i pranuar nga Kolegji Civil i kesaj gjykate por meqenese zgjidhja juridike proceduriale eshte e njejte c`mohet qe vendimi i Gjykates se Apelit qe rrezon padine e ngritur nga Agim Ferhati etj., te lihet ne fuqi por me arsyetimin tjeter te pranuar nga Kolegji Civil i kesaj gjykate.

Ne kushtet e mesiperme perderisa ky kolegj konkludon qe paditesat nuk jane pronare te objekteve te kerkuara do te thote qe nuk ekziston konflikt midis paleve ne gjykim per pronesine e ketyre objekteve, prandaj per pjesen ku behet fjale per kunderpadite, vendimet e dy gjykatave duhet te prishen dhe te vendoset pushimi i gjykimit te çeshtjes per shkak se të paditurit kane ngritur nje padi qe nuk mund te ngrihej. Pretendimet qe mund te kene të paditurit kunderpadites lidhur me pronesine e objekteve ne fjale mund ti zgjidhim ne menyrat dhe format e parashikuara ne ligj por jo me padi kunder paditesave Agim Ferhati etj.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit Nr.1080 , date 19.06.1998 te Gjykates se Apelit Tirane ne pjesen qe ben

fjale per rrezimin e padise te ngritur nga Agim Ferhati etj..Prishjen e vendimit nr.1080, date 19.06.1998 te Gjykates se Apelit dhe vendimit Nr.6109, date

05.12.1997 te Gjykates se Rrethit Tirane dhe pushimin e gjykimit te çeshtjes ne pjesen ku behet fjale per kunderpadine.

Nr. 2601/1133 i Regj. Themeltar.Nr. 754 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Bashkim Caka KryesuesNikoleta Kita AnetareNatasha Sheshi AnetareMetush Saraçi AnetarIrma Bala Anetare

Ne seancen gjyqesore te dates 29.05.2001, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1650 qe i perket:

102

Page 103: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

PADITËS I K/PADITUR: Bajram Xhemali – Vlore

PERSON I TRETË: Zyra e Permbarimit Vlore

OBJEKTI I PADISE: Kundershtim i veprimeve permbarimore

Baza Ligjore: Neni 609, 610 i K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Vlore, me vendimin nr. 89, date 28.01.2000 ka vendosur:Te pranoje kerkesen e kerkuesit Bajram Xhemali, per kundershtim te veprimeve permbarimore kunder Zyres Permbarimit Vlore.Urdherohet Zyra e Permbarimit te kryeje veprimet sipas vendimit te formes se prere Nr. 611 date 23.11.1999 sipas pikave te saj me radhe.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr. 7, date 17.03.2000 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr. 89 date 28.01.2000 te Gjykates se Rrethit Vlore.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore, ka bere rekurs kerkuesja Ludmilla duke parashtruar keto shkaqe:

- Kontrata e shitblerjes se paleve eshte lidhur duke fallsifikuar para noterit, sepse ne vendin tim eshte paraqitur nje grua tjeter.

-Pavaresisht se ka qene burri im perderisa veprimi juridik eshte konstatuar absolutisht i pavlefshem mua nuk duhet te me vihen kushte per lirimin e baneses.

-Une kam hedhur ne gjyq si burrin tim dhe personin tjeter dhe jam gjyq fituese ndaj te dyve.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e çeshtjes nga anetarja Nikoleta Kita, dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Vlore dhe vendimi i Gjykates se Rrethit Vlore, duhet te ndryshohen per

zbatim te keq te ligjit procedurial dhe si haptazi jo llogjik.Me vendim gjyqesor nr. 951 date 01.10.1999 te Gjykates se Rrethit Vlore qe ka marre formen e

prere eshte vendosur konstatimi i pavlefshmerise absolute te kontrates se shitblerjes te nje apartamenti 1+ 1 dhome e kuzhine si dhe kthimin e paleve ne gjendjen e meparshme.

I padituri Agim Sheko t’i ktheje të paditurit Bajram Xhemali shumen 1.000.000 leke dhe i padituri Bajram Xhemali t’i ktheje paditeses Ludmilla Sheko dhe të paditurit Agim Sheko apartamentin 1+1 dhome e kuzhine me adrese te percaktuar.

Mbi kerkesen e të paditurit Bajram Xhemali, Gjykata e Rrethit Vlore me vendim nr. 7 date 14.01.2000 ka vendosur leshimin e urdherit te ekzekutimit te titullit ekzekutiv te vendimit civil nr. 951 date 05.10.1999 dhe po mbi kerkesen e Bajram Xhemalit per kundershtim te veprimeve te permbaruesit gjyqesor me vendim nr. 89 date 28.01.2000 ka vendosur te urdheroje Zyren e Permbarimit Vlore te kryeje veprimet permbarimore per ekzekutimin e vendimit te lartpermendur sipas pikave te tij me radhe.

Ky vendim eshte lene ne fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Vlore por me tjeter aresyetim nga ai i gjykates se rrethit.

Shkaqet e parashikuara ne rekurs nga Ludmilla Sheko gjejne mbeshtetje ne nenin 472/a,c te K.Pr.Civile dhe bejne te cenueshem vendimet e dy gjykatave. Rrezulton se Agim dhe Ludmilla Sheko jane bashkeshorte.

I padituri Agim Sheko pa dijenine e bashkeshortes se tij, i ka shitur të paditurit Bajram Xhemali nje apartament 1+1 dhome e kuzhine te ndodhur ne qytetin e Vlores kundrejt shumes 1.000.000 leke. Meqenese prona ishte pasuri bashkeshortore ne vend te Ludmilla Shekos ne cilesine e shiteses para noterit eshte paraqitur person tjeter, shkelje ligjore keto te cilat mbi padine e Ludmilla Shekos kane lejuar gjykaten te konstatoje pavlefshmerine e veprimit juridik te shitblerjes se baneses dhe kthimin e paleve ne gjendjen e meparshme.

Ne rastin konkret titulli ekzekutiv eshte nje vendim gjyqesor dhe nga pala kerkuese nuk behet fjale per pavlefshmeri te ketij titulli ekzekutiv, prandaj pa te drejte si kerkesa per kundershtim te veprimit te permbaruesit gjyqesor dhe vendimet e gjykatave mbeshteten ne nenin 609 te K.Pr.Civile. Por shkaqet e parashikuara nga kerkuesi dhe te pranuara nga gjykatat per kundershtim te veprimeve te permbaruesit gjyqesor nuk gjejne mbeshtetje as edhe ne nenin 610 te K.Pr.Civile.

103

Page 104: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Veprimet e permbaruesit gjyqesor per ekzekutimin e vendimit te lartpermendur jane plotesisht te ligjshme dhe nuk ka aresye qe te urdherohet te kryhen ndryshe apo sipas nje radhe te caktuar nga gjykata.

Gjykata e Rrethit Vlore percakton radhen e ekzekutimit te detyrimeve sipas vendimit gjyqesor te formes se prere duke lene te kuptohet qe fillimisht duhet te ekzekutohet detyrimi i të paditurit Agim Sheko per shumen 1.000.000 leke dhe pastaj te ekzekutohet detyrimi i të paditurit Bajram Xhemali per lirimin e baneses ne favor te dy bashkeshorteve.

Ekzekutimi i detyrimeve te lartpermendura sipas nje radhe te caktuar nuk eshte kushtezuar nga gjykata qe ka dhene vendim prandaj ne fazen e ekzekutimit te tij nuk mund te percaktohen rregulla te tjera qe nuk jane percaktuar ne shqyrtimin e çeshtjes ne themel.

Nisur nga shkaku i pavlefshmerise te veprimit juridik rezulton qe edhe ekzekutimi i njerit detyrim nuk eshte i varur nga ekzekutimi i detyrimit tjeter dhe as behet fjale per detyrime reciproke dhe respektive te paleve sepse vetem i padituri Agim Sheko, i detyrohet të paditurit Bajram Xhemali ne shumen 1.000.000 leke ndersa paditesja Ludmilla Sheko eshte gjyqfituese ndaj dy të paditurve kundrejt asnje detyrimi karshi tyre. Prandaj nuk ka aresye qe detyrimi i të paditurit Bajram Xhemali te pengohet nga ekzekutimi paraprak i detyrimit te bashkeshortit te saj.

Ne rastin konkret sikunder eshte shprehur gjykata behet fjale per pavlefshmeri absolute te veprimit juridik sipas nenit 92 te K.Civil dhe qe sipas kesaj dispozite nuk sjell asnje pasoje juridike prandaj duke zgjidhur pasojat e pavlefshmerise te veprimit juridik konforme neneve 106 dhe vijues te K.Civil gjykata ka urdheruar edhe kthimin e paleve ne gjendjen e meparshme.

Meqenese ne kete rast Ludmilla Sheko nuk ka asnje detyrim ligjor nuk ka aresye te prese paraprakisht ekzekutimin e detyrimit midis dy të paditurve te cilet edhe mund t’i shmangeshin duke cenuar keshtu interesat e ligjeshme te paditeses si bashkepronare ne banesen objekt gjykimi.

Ne kundershtim me ligjin dhe haptazi jo llogjik eshte edhe vendimi i Gjykates se Apelit Vlore qe ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se rrethit me aresyetim tjeter.

Perderia Gjykata e Apelit ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se rrethit do te thote se ne ekzekutimin e detyrimeve duhet te kihet parasysh radha e percaktuar nga kjo gjykate por menyra si aresyeton Gjykata e Apelit tregon se nuk ka te beje aspak me vendimin e gjykates se rrethit perkundrazi percakton menyre tjeter te ekzekutimit te vendimit.

Simbas vendimit gjyqesor te formes se prere dhe qe vihet ne ekzekutim i padituri Bajram Xhemali detyrohet te liroje banesen 1+1 dhome e kuzhine ne favor te dy bashkeshorteve Ludmilla dhe Agim Sheko. Gjykata e apelit aresyeton se me qenese Agim Sheko eshte jashte shtetit dhe nuk shlyen detyrimin ne shumen 1.000.000 leke, atehere Zyra e Permbarimit nuk duhet te ekzekutoje vendimin per tere banesen, por vetem per pjesen qe i takon paditeses Ludmilla Sheko dhe kjo e fundit te futet ne banese vetem per pjesen e saj ndersa ne pjesen tjeter qe i takon të paditurit Agim Shekote vazhdoje te qendroje i padituri Bajram Xhemali deri ne shlyerjen e detyrimit prej Agim Shekoj te shumes 1.000.000 leke.

Pa perseritur aresyet e lart permendura ekzekutimi i detyrimit per lirimin e baneses nga Bajram Xhemali duhet te behet pa asnje kusht dhe per gjithe banesen 1+1 dhome e kuzhine ashtu si ka vendosur gjykata ne shqyrtimin e çeshtjes ne themel. Lirimi i baneses pjese pjese do te ishte i pamundur dhe nuk mund te urdherohet Zyra e Permbarimit te kryeje nje veprim te tille sepse jo vetem Zyra e Permbarimit por as bashkeshortet vete Ludmilla dhe Agim Sheko nuk dine dhe as kane te prcaktuar pjesen e tyre sepse prona nuk eshte pjestuar dhe vazhdon ne bashkepronesi te tyre. Keshtu vete Zyra e Permbarimit ndryshe nga sa kerkon gjykata nuk mund te percaktoje nese dhoma apo kuzhina i takon njerit apo tjetrit bashkeshort dhe as te percaktoje menyren e perdorimit te saj, ndryshe do ekzekutonte vendimin ne nje menyre qe nuk i pergjigjej fare pjeses urdheruese te vendimit gjyqesor qe vihej ne ekzekutim, do vepronte ne kundershtim me ligjin, dhe do impononte nje menyre zgjidhje dhe qendrimi ne banese te paleve ne kundershtim me te drejtat e fituara sipas vendimit gjyqesor qe ka zgjidhur çeshtjen ne themel dhe ka kthyer palet ne gjendjen e meparshme.

Mbi sa siper vendimet e dy gjykatave duhet te ndryshohen dhe te vendoset rrezimi i kerkeses te Bajram Xhemalit per kundershtim te veprimeve permbarimore si te pambeshtetur ne ligj.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 480 te K.Pr.Civile,

V E N D O S INdryshimin e vendimit nr. 7 date 17.03.2000 te Gjykates se Apelit Vlore dhe vendimit nr. 89 date

28.01.2000 te Gjykates se Rrethit Vlore dhe rrezimin e kerkeses te bere nga Bajram Xhemali per kundershtim te veprimeve permbarimore si te pabazuar ne ligj.

Nr. 1650/262 i Regj. Themeltar.Nr. 755 i Vendimit

104

Page 105: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Bashkim Caka KryesuesNikoleta Kita AnetareIrma Bala “Metush Saraci “Perikli Zaharia “

ne seancen gjyqesore te dates 19.6.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1501/167 qe i perket:

PADITËS TË KUNDËRPADITUR: Muhamet Hasani, Elmaz Hasani

Fatiri Hasani, Armand Hasani,

Lumturi Hasani, Rukie Hasani,

Albert Hasani, Drini Hasani.

TË PADITUR KUNDËRPADITËS: Tahir Vrapi, Mynyr Nishani, perfaqesuar nga avokate Drita Xhillari.

TË PADITUR: Kristaq Cuni, Urani Cuni,

Isuf Mehmeti, Bashkia Qytetit Durres, Enti Kombetar i Banesave Durres.

PERSONA TE TRETE: Ilirjan Vrapi, Robert Vrapi,

Emiranda Vrapi, Vjollca Cuni,

Pluton Nishani, Anila Nishani,

Nexhmie Mehmeti

OBJEKTI I PADISË: Pavlefshmeri e kontrates se shitjes date 20.11.1993, 6.7.1995 e 5.10.1995 dhe detyrimi per njohje pronar.Plotesimi i vendimit nr. 109 date 22.10.1993.Detyrimi i të paditurve te paguajne qira.

Baza ligjore: Ligji nr. 7698 date 15.4.1993 dhe ligji nr. 7652 date 23.12.1992.

OBJEKTI I KUNDERPADISE: Anullimi i shteses se vendimit nr. 108 date 22.10.1993 te KKK Pronave Durres.

Baza ligjore: Ligji nr. 7698 date 15.4.1993

Gjykata e Rrethit Durres, me vendimin nr. 681 date 6.7.1999 ka vendosur:Pranimin e pjesshem te kerkese padise se paditesave te k/paditur Muhamet Hasani, Elmaz Hasani, Armand Hasani, Lumturi Hasani, Rukije Hasani, Albert Hasani, Drini Hasani duke konstatuar si te pavlefshme kontratat e shitblerjes nr. 9644 rep. kol date 4.12.1993, nr. 1559 rep. 1026 kol. date 7.4.1993, nr. 6133 rep. kol. date 12.11.1993, nr. 3747 rep. kol. date 5.10.1995.

105

Page 106: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Detyrimin e të paditurve k/padites Tahir Vrapi, Mynyr Nishani, Urani Cuni, Kristaq Cuni, Isuf Mehmeti si dhe te personave te trete Ilirjan Vrapi, Robert Vrapi, Emiranda Vrapi, Vjollca Cuni, Pluton Nishani, Anila Nishani, Nexhmie Mehmeti te njohin bashkepronar paditesat e k/paditur dhe Enti Kombetar i Banesave Dega Durres, ne katin e dyte te baneses nr. 361 te ndodhur ne lagjen Nr. 13 Durres, kufizuar djathtas – fushe, majtas – shtepia e Isuf Pejes, para e prapa – rruge e pergjithshme.Detyrimin e të paditurit Enti Kombetar i Banesave Durres, t’i ktheje të paditurit k/padites Tahir Vrapi e personave te trete Cuni shumen 8709 leke, t’i ktheje të paditurit k/padites Fatmir Nishani dhe personave te trete Nishani shumen prej 103.28 leke, t’i ktheje të paditurit Isuf Mehmeti dhe personit te trete Nexhmie Mehmeti shumen 9750 leke.Plotesimin e vendimit nr. 108 date 22.10.1993 te KKK Pronave duke shtuar ne te shprehjen: “Kthimin e prones ne bashkepronesi te paditesave te k/paditur Mehmet Hasani etj. me shtetin perfaqesuar nga Enti Kombetar i Banesave”.Rrezimin persa i perket kerkimit te paditesave te k/paditur per kerkimin e qirase per banesen nr. 361 Durres.Pranimin e k/padise duke anulluar shtesen e vendimit nr. 108 date 22.10.1993 si te mbeshtetur ne ligj dhe ne prova.

Gjykata e Apelit Durres me vendimin nr. 681 date 8.12.1999 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Durres.

Kunder vendimit te gjykates se apelit kane ushtruar rekurs pala e paditur, personat e trete, qe kerkojne ndryshimin e vendimeve, duke parashtruar keto shkaqe:

- Privatizimi i banesave nga ana jone eshte bere konform ligjit para se KK Pronave te shprehej per kthimin e pronave pales paditese si ish pronare dhe % e shtetit eshte mbi 50%. Nga permbajtja e nenit 13 te ligjit nr. 7698 date 15.4.1993 del se ne rastin konkret objekti mbetet ne bashkepronesi. Privatizimi i banesave eshte bere ne zbatim te ligjit.

- Ne rastin ne gjykim nuk mund te zbatohej neni 204 i Kodit Civil per te perfituar te drejten e parablerjes.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Bashkim Caka, avokatin e pales paditese ne mungese, avokaten e pales se paditur Drita Xhillari qe kerkoi ndryshimin e vendimeve dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NKa rezultuar gjate gjykimeve te zhvilluara se objekt i mosmarreveshjes ndermjet paleve eshte nje

godine dykateshe ne qytetin e Durresit, kati i pare i seciles eshte nje magazine e ndertuar para vitit 1944, ndersa kati i dyte eshte ndertuar nga shteti pas vitit 1950, dhe qe me vendimin nr.108, date 22.10.1993 te Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave te Bashkise Durres pales paditese i eshte njohur pronesia mbi magazinen me siperfaqe prej 170 m2. Ne vendim specifikohet se “u njihet e drejta e pronesise ne nje magazine te ndodhur ne lagjen “Kala” me siperfaqe 170 m2.

Ne baze te ligjit “Per privatizimin e banesave” nr. 7652, date 23.12.1992, kater familje qe banojne ne katin e dyte qe ne vitin 1993 kane bere privatizimin e banesave me kontratat respektive me Ndermarrjen Komunale Banesa, te cilat jane vertetuar ne zyren e noterise dhe regjistruar ne hipoteke.

Pas rreth dy vjetesh, Komisioni i Kthimit te Pronave me daten 16.2.1995 ka bere shtese te vendimit te tij me nr.108 te vitit 1993 dhe mbasi ka bere vleresime te ndertimeve eshte shprehur per kthimin e te gjithe nderteses dykateshe ish-pronarit, pas pagimit te vleres se caktuar.

Mbi kerkimet e paleve, gjykata ka vendosur konstatimin si te pavlefshme te privatizimit te banesave te bere nga të paditurit, detyrimin e tyre per te njohur bashkepronar paditesat dhe Entin Kombetar te Banesave, detyrimin e Entit Kombetar te Banesave qe t’u ktheje të paditurve vleren e paguar per privatizimin e bere, rrezimin e kerkese padise per kerkimin e qerase. Gjykata ne vendimin e saj ka vendosur edhe plotesimin e vendimit nr.108, date 22.10.1993 te Komisionit te Kthimit te Pronave duke shtuar shprehjen “kthimin e prones ne bashkepronesi te paditesave te kunderpaditur me shtetin e perfaqesuar nga Enti Kombetar i banesave”.

Ne gjykim nuk jane sqaruar disa rrethana qe kane rendesi per bazueshmerine ne ligj te vendimit. Akti i ekspertimit eshte perqendruar vetem ne perllogaritjet dhe nuk eshte saktesuar nese kollonat per ngritjen e katit te dyte kane qene ekzistuese apo jane bere me vone, nese taraca e katit te pare sherben si dysheme e katit te dyte apo ka dysheme te re te ndertuar mbi kollonat e reja, nese hyrja per ne katin e dyte eshte e vecante nga ajo e katit te pare e te tjera. Keto kane rendesi ne percaktimin e faktit nese kati i dyte duhet vleresuar si shtese kati ne kuptimin e ligjit nr. 7698, date 15.4.1993 dhe akteve nenligjore qe kane dale

106

Page 107: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

ne baze te tij. Sipas udhezimit nr.15, date 15.11.1993 te Keshillit te Ministrave dhe Buletinit te Komitetit Shteteror te KKK Pronave shtese anesore dhe shtese kati do te konsiderohen ato ndryshime qe kane lidhje funksionale me objektin ish prone private, duke u vleresuar aspekti ndertimor dhe natyra e aktivitetit qe ushtrohet.

Se dyti, ish pronareve u eshte kthyer magazina me siperfaqe prej 80 m2 me e madhe se sa kane patur ne aktin e pronesise dhe nuk ka dale e qarte nese kjo shtese e siperfaqes ndertimore eshte ndertim i ri ose jo dhe per rrjedhoje te llogaritet ne vleren e punimeve te reja.

Se treti, konstatimi i pavlefshmerise se privatizimit te banesave me arsyetimin se vjen ne kundershtim me nenin 25 te ligjit nr. 7652 dhe nenin 204 te Kodit Civil eshte e gabuar. Dispozita e pare ben fjale per afatin e privatizimit te banesave qe jane ne proces gjyqesor dhe dispozita e dyte per te drejten e parablerjes, te cilat nuk kane llogjik ligjore qe te jene te aplikueshme ne rastin ne shqyrtim.

Duke u shprehur per konstatimin e pavlefshmerise se kontratave te privatizimit te banesave, gjykata ndonese ne menyre jo te shprehur pranon ekzistencen e nje veprimi juridik absolutisht te pavlefshem. Qe nje veprim juridik te jete i tille duhet qe te vije ne kundershtim me ligjin. Prandaj ne rigjykim eshte e nevojeshme qe te sqarohet ligjshmeria e kontratave te privatizimit te katit te dyte.

Mbi bazen e perfundimeve qe do te arrihen per kthimin ose jo e te gjithe objektit ish pronarit, ne kushtet e vertetimit te rrethanave te nenit 13 te ligjit nr. 7698 dhe ligjshmerise apo kunderligjshmerise se kontratave te shitjes se katit te dyte, mund te zgjidhet edhe ceshtja e pronesise apo bashkepronesise se objektit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, bazuar ne nenin 485 te K.Pr.Civile

V E N D O S I Prishjen e vendimit nr. 681, date 8.12.1999 te Gjykates se Apelit Durres dhe dergimin e çeshtjes per

rishqyrtim ne po ate gjykate me tjeter trup gjykues.

Nr. 1501/167 i Regj. Themeltar.Nr. 763 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i perbere nga:

Ylvi Myrtja KryesuesValentina Kondili AnetareEvgjeni Sinoimeri “Agron Lamaj “Perikli Zaharia “

ne seancen gjyqesore te dates 31.05.2001 dhe 29.6.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1659, qe i perket:

PADITËS : Gani Elezi , i biri i Hazizit, i datelindjes 1929, banues ne Cerrik, ne mungese.

I PADITUR : Eduart Velaj, i biri i Bajramit, i datelindjes 1962, banues ne Cerrik, perfaqesuar nga avokat A. Hoxha.

OBJEKTI I PADISE: Kerkim sendi.

Baza Ligjore: Neni 164 dhe 710 i Kodit Civil.

Gjykata e Rrethit Elbasan me vendimin nr. 1060 date 15.10.1999 ka vendosur:Pranimin e kerkese padise se paraqitur nga paditesi Gani Elezi, duke u detyruar i padituri Eduart Velaj qe t’i dorezoje paditesit nje automjet kamion tip “Skania” i markes suedeze me

107

Page 108: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

nr. shasie XLERM 4X2204226931, me ngjyre te bardhe, me targa DR 5581 A dhe me leje qarkullimi nr. 173679, si dhe mjetin rimorkio tip “Aurepa”, e markes gjermane, me shasi nr. 7979611014, me ngjyre blu dhe e bardhe, me targe DR 5580 A dhe me leje qarkullimi 173630”.

Gjykata e Apelit Durres me vendimin nr. 28, date 31.01.2000 ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimit nr. 1060 date 15.10.1999 te Gjykates se Rrethit Elbasan.

Kunder ketij vendimi ka bere rekurs pala e paditur, e cila kerkon prishjen e tij, duke parashtruar keto shkaqe :

-Gjykatat kane zbatuar gabim ligjin material. Kalimi i pronesise behet me dorezimin e sendit te luajtshem (kamion + rimorkio). Ne çastin e hartimit te kontrates, i padituri nuk ka qene pronar i sendit te shitur.

-Gjate gjykimit nga te dy gjykatat jane kryer shkelje proceduriale. Nuk eshte thirrur ne gjykim kryesisht nga gjykata, si person i trete, vellai i paditesit Artan Velaj, i cili eshte pronar i sendit.

Nga ana e paditesit eshte paraqitur kunderrekurs, duke u kerkuar mospranimi i rekursit, duke parashtruar keto shkaqe :

- Ne gjykimin e çeshtjes une paditesi kam kerkuar detyrimin e të paditurit te permbushe dorezimin e sendit ne baze te neneve 164 e 710 te Kodit Civil.

- Vendimi i gjykates nuk detyron Artan Velaj dhe nuk ka asnje efeket kundrejt tij. Ky i fundit, gezon te drejta per te kundershtuar vendimin, sipas nenit 503 te Kodit te Procedures Civile.

- Vendimi i gjykates eshte ekzekutuar, dhe aktualisht e posedoj une sendin. Nga ana e Artan Velaj nuk eshte bere asnje kundershtim i ketyre veprimeve ne rruge gjyqesore.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin e anetarit Ylvi Myrtja, avokatin e pales se paditur A. Hoxha, qe kerkoi prishjen e te dy vendimeve dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim, dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NPaditesi ka blere nga i padituri nje kamion tip “SCANIA”, me targe DR 5581A dhe nr. shasie XLERM

4x2204226931, kundrejt shumes 2.500.000 leke dhe nje rimorkio e tipit “AUREPA”, me targe DR 5580 A dhe nr. shasie 79611014 kundrejt shumes 500.000 leke, perkatesisht ne baze te kontratave te shitblerjes nr. 4921/1691 date 12.12.1998, dhe nr. 4922/1692 date 12.12.1998 te noterit Pellumb Barci, Elbasan.

Pavaresisht se ne kontrate thuhet se “bleresi deklaron se ka bere pagesen e shumes se mesiperme ne çastin e marrjes ne dorezim te sendit ”, paditesi pretendon se ai ka bere pagesen ne shumat e permendura me lart per blerjen e mjeteve, por nga ana e të paditurit nuk i jane dorezuar mjetet objekt te ketyre kontratave. Per te provuar kete pretendim, ai ka paraqitur ne gjykim deshmitare.

Ne keto kushte, me padine objekt gjykimi, paditesi ka kerkuar nga i padituri, sendet e shitura ne baze te kontratave se shitblerjes.

Gjykimi ne shkalle te pare eshte zhvilluar ne mungese te të paditurit. Nga fletethirrja rezulton se i padituri ka marre dijeni per zhvillimin e seances se veprimeve pergatitore te dates 30.06.1999. Ne seancen gjyqesore te dates 07.10.1999, eshte marre vendimi per gjykimin ne mungese te tij. Pavaresisht nga ky vendim, i padituri eshte njoftuar edhe per seancen e dates 14.10.1999. Nga fletethirjet rezulton se ai ka dijeni per keto seanca .

Nga materialet e dosjes rezulton se : I padituri, sendet objekt gjykimi, i ka blere nga z. Leonard Naska, ne baze te kontrates se shitblerjes

nr. 2934/2028 date 16.10.1997, fakt ky qe permendet dhe ne kontratat e shiblerjes se permendura me lart me frazen: “kontrate e rrjedhur nga kontrata e shitblerjes nr. 2934 Rep dhe nr. 2028 Kol Dhoma e Notereve Durres ”.

Sipas vertetimit te dates 12.05.1999, leshuar nga Policia Rrugore Durres, ne kartoteken prane komisariatit, sendet objekt gjykimi figurojne akoma ne emer te z. Leonard Naskes. Por ky i fundit, me deklaraten noteriale nr. 2144/559 date 21.09.1999 ka deklaruar se keto sende ja ka shitur të paditurit dhe se nuk ka asnje pretendim ne lidhje me to.

Ne dosje eshte administruar dhe nje kontrate shitjeje, nr 2246/1630, me noter Bujar Troci, Durres, sipas te ciles i padituri sendet objekt gjykimi ja ka shitur vellait te tij Artan Velaj, me date 01.06.1998 (para se t'ia shiste ato paditesit).

108

Page 109: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Gjykata e rrethit, ka vendosur pranimin e kerkese padise duke u detyruar paditesi te ktheje sendet objekt kontrate, me aresyetimin:

- Bazuar ne nenin 663 te Kodit Civil, kontratat e lidhura midis paditesit dhe të paditurit jane plotesisht te vlefshme.

- Paditesi eshte bere pronar i sendeve objekt kontrate, ne momentin e lidhjes se tyre (date 12.12.1998) pasi bazuar ne nenin 164 te Kodit Civil, pronesia fitohet me ane te kontrates pa qene e nevojshme te behet dorezimi i sendit.

- Nga deshmitaret e pyetur ne séance gjyqesore, gjykata ka krijuar bindjen se nga ana e të paditurit nuk i jane dorezuar paditesit sendet objekt kontrate.

- Ne te dy kontratat rezulton se i padituri e ka garantuar paditesin se, sendet objekt kontrate, jane te shkarkuara nga çdo e drejte apo pretendim i te treteve (garanci per eviksion).

- Duke qene se i padituri me vullnetin e tij te lire ka rene dakort me paditesin se keto kontrata rrjedhin nga kontrata e shitjes e dates 16.10.1997, e lidhur midis z. Leonard Naska dhe të paditurit, arrihet ne konkluzionin se, vete ky i fundit ka lene pa fuqi kontraten e shitjes se dates 01.06 .1998.

- Ne qofte se persona te trete do te kene pretendime pronesie per sendet objekte te kontratave, atehere ato mund te zgjidhin kete problem me rruge gjyqesore.

Gjate gjykimit ne gjykaten e apelit, i padituri ka pretenduar se sendet objekt kontrate ai me pare ja ka shitur te vellait te tij Artan Velaj, ne baze te kontrates se shitjes se dates 1.06.1998 qe eshte administruar nga gjykta e shkalles se pare. Per arsyen e mesiperme, sipas të paditurit, nga ana e gjykates duhej te ishte thirrur ne gjykim edhe Artan Velaj.

Gjykata e apelit ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se rrethit me arsyetimin se i padituri ne kohen e shitjes se mjeteve ka qene ne disponim total te tyre dhe ne keto kushte i kishte te gjitha tagrat per t’i shitur ato.

Kolegji Civil iGjykatës Së Lartë çmon se gjykatat kane lejuar shkelje te renda te normave proceduriale (neni 472/b te K.Pr.Civile).

Ne gjykimin e kesaj çeshtje nuk eshte formuar drejt ndergjyqesia (neni 467/d i K.Pr.Civile). Padrejtesisht nuk eshte thirrur ne cilesine e personit te tretem vellai i të paditurit Artan Velaj, i cili ne fakt ka lidhje me ceshtjen objekt gjykimi sepse eshte bere pronar i makines dhe rimorkios para paditesit me daten 1.06.1998 me kontraten nr. 2246/1630. Pjesemarrja e personave te trete ne procesin civil parashikohet ne nenin 193 te K.Pr.Civile. Ne kete dispozite thuhet shprehimisht: Thirrja e personit te trete ka rendesi per zgjidhjen e drejte te çeshtjes ne lidhje me percaktimin e pronesise se sendeve objekt te kontrates se shitjes, kamion dhe rimorkio. I padituri i ka blere me daten 16.10.1997 nga Leonard Naska dhe ja ka shitur me daten 1.6.1998 vellait te tij Artan Velaj (personi i trete). Me daten 12.12.1998, gjashte muaj me vone, i padituri, i ka rishitur sendet objekt gjykimi ne favor te paditesit. Ne keto rrethana eshte e nevojshme te percaktohet se kush eshte pronar i kamionit + rimorkio, i padituri Eduard Velaj apo vellai i tij Artan Velaj. Per pasoje eshte e domosdoshme te thirret ne cilesine e personit te trete Artan Velaj.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë ne baze te nenit 485/ç te Kodit te Procedures Civile.

VENDOSIPrishjen e vendimit nr. 28, date 31.01.2000 te Gjykates se Apelit Durres dhe vendimit nr. 1060

date 15.10.1999 te Gjykates se shkalles se pare Elbasan dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e shkalles se pare Elbasan me tjeter trup gjykues.

Nr. 1659/268 i Regj. ThemeltarNr. 764 i Vendimit

109

Page 110: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Bashkim Caka KryesuesNikoleta Kita AnetareMetush Saraci “Irma Bala “Perikli Zaharia “

ne seancen gjyqesore te dates 19.6.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1744/333 qe i perket:

PADITËS: Vjollca Merdini perfaqesuar nga avokat Baftjar Rusi

I PADITUR: Dega e Kujdesit dhe Sigurimit Shendetesor Diber

OBJEKTI I PADISË: Likujdim shpenzimesh te kryera per sendin ne posedim.

Baza ligjore: Neni 299 i Kodit Civil.

Gjykata e Rrethit Diber, me vendimin nr. 142 date 5.5.1999 ka vendosur:Pranimin e padise.Detyrimin e të paditurit t’i paguaje paditeses shumen prej 387.447 leke.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr. 60 date 27.1.2000 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr. 142 date 5.5.1999 te Gjykates se Rrethit Diber dhe rrezimin e kerkese padise.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka bere rekurs paditesja Vjollca Merdini e cila kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit, duke parashtruar keto shkaqe:

- 1. Jam futur ne apartamentin (prone te Drejtorise se Sigurimit dhe Kujdesit Shendetesor Peshkopi) me kerkesen shkresore te drejtorise se ketij institucioni per te ruajtur kete objekt, qe sipas shkreses per te hyre ne te lind nevoja per te bere investime, per ta kthyer ate ne gjendjen e meparshme (shkresa e dates 13.3.1997) pra sipas shkreses ka dhene pelqimin.2. Sipas procesverbalit te Komisionit te DSKSH te dates 12.2.1997 jane percaktuar zerat e shkaterrimit te objektit, dhe mbi bazen e ketij preventivi une kam bere punimet me nje firme private ndertimi, vlera e te cilave eshte sa vlera e objektit te padise.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Bashkim Caka dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NKa rezultuar se ish drejtoresha e pales se paditur me date 13.3.1997 ka nenshkruar nje deklarate

me paditesen, sipas se ciles lejohej paditesja qe te futej ne zyrat e Institutit qe ndodheshin ne nje pallat banimi, me qellim ruajtjen e tyre nga shkaterrimi i metejshem nga trazirat qe kishin filluar ne ate periudhe. Ne baze edhe te nje procesverbali te mbajtur nje dite me pare nga vete pala e paditur eshte vertetuar se nga shkaterrimi i ndodhur pala e paditur ishte demtuar ne shumen 124.000 leke, qe perbente vleren e dyerve, dritareve, instalimeve elektrike, e te tjera. Ne deklaraten e paleve ne menyre indirekte del nevoja e kryerjes se punimeve nga paditesja.

Ne keto rrethana paditesja eshte futur ne zyrat e pales se paditur duke vendosur dyert, dritaret, instalimin elektrik dhe pajisjet hidro sanitare, te cilat kapin shumen 387.447 leke.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Diber mbi kerkimin e paditeses ka vendosur detyrimin e pales se paditur te paguaje shumen e mesiperme te punimeve te kryera te pretenduar nga paditesja. Gjykata e ka zgjidhur

110

Page 111: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

mosmarreveshjen duke ju referuar ne menyre te gabuar nenit 299 te Kodit Civil, sepse ne rastin konkret nuk jane kushtet e padise se rivendikimit qe te aplikohej kjo dispozite ligjore. Gjykata e apelit arsyeton me te drejte se paditesja nuk eshte poseduese ne mirebesim ne kuptimin e nenit 305 te Kodit Civil, sepse nuk eshte vertetuar ekzistenca e ndonje kontrate midis paleve dhe miratimi i pales se paditur per kryerjen e punimeve ne objekt. Deklarata e firmosur nga palet nuk verteton kohen e berjes se saj dhe ajo nuk eshte e administruar ne arkiven e pales se paditur. Si ceshtje fakti, kjo rrethane eshte cmuar nga ana e gjykates se apelit dhe Kolegji Civil nuk ka baze ligjore qe te cmoje provat e paraqitura nga palet, sepse sic pranon gjykata e apelit, paditesja nuk ka vertetuar nese e ka mbajtur sendin ne mirebesim apo eshte “pushtuar” prej saj.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i ka te percaktuara kufijte e shqyrtimit te rekurseve ne nenin 472 te Kodit te Procedures Civile dhe ne rastin ne shqyrtim nuk ekziston asnje nga kushtet e parashikuara ne kete dispozite.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, bazuar ne nenin 485, germa “a” e Kodit te Procedures Civile,

V E N D O S I Lenien ne fuqi te vendimit nr. 60, date 27.1.2000 te Gjykates se Apelit Tirane.

Nr. 1744/333 i Regj. Themeltar.Nr. 765 i Vendimit

V E N D I M

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i perbere prej

Thimjo Kondi Kryesues Agron Lamaj Anetar Evgjeni Sinoimeri “ Valentina Kondili “ Ylvi Myrtja “

Mori ne shqyrtim ne seancen gjyqesore te dates 21.06.2001 çeshtjen gjyqesore civile nr. 1556 qe i perket pjesemarseve ne proçes:

PADITËS: Ahmet Shaba, perfaqsuar ne gjykim nga av. S. Paruca;

PADITUR: KBSH (Keshilli bashkiak Shkoder) i perfaqsuar ne gjykim nga av. A. Jakova;

PERSON I TRETË: Pjeter Xhuxha, perfaqsuar ne gjykim nga av. N. Fana.

OBJEKTI: Kerkohet shfuqizimi i vendimit nr. 1321 dt. 16. 12. 1999 i KBSH, ne baze te Nenit 324 te KPC.

Gjykata e rrethit gjyqesor Shkoder ne çeshtjen e mesiperme gjyqesore me vendimin nr. 1321 date 16.12.1999 ka vendosur:

Rrezimin e padise.

Gjykata e Apelit Shkoder me vendimin nr. 42 date. 29.02.2000 ka vendosur:Lenien ne fuqi te ketij vendimi.

111

Page 112: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Kunder vendimit te mesiperm ka paraqitur rekurs paditesi, i cili pretendon se vendimet e mesiperme gjyqesore jane ne zbatim te gabuar te ligjit dhe per pasoje kerkon prishjen e tyre.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë pasi degjoi relatimin e anetarit Agron Lamaj, perfaqsuesit e pjesmarseve ne proçes qe kerkuan reciprokisht paditesi prishjen e vendimit dhe i padituri lenien e vendimit ne fuqi, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen,

V Ë R E NÇeshtja qe paraqitet per gjykim ka interes per praktiken gjyqesore.Paditesi banon si qeramarres ne nje banese ne qytetin e Shkodres, banese e cila per efekt te

privatizimit eshte ne bashkepronesi te dy pronareve, shtetit (61%) dhe personit te trete (ish pronari 39%). Kjo ndarje eshte bere me vendim te organit kompetent, komisionit te kthimit dhe kompensimit te pronave ish pronareve. KBSH me vendimin e saj nr. 96 dt. 01.10.1999 i ka njohur personit te trete ne gjykim te drejten e privatizimit per pjesen ne favor te shtetit.

Paditesi ne gjykim ka pretenduar se, ne rastin konkret ai eshte qeramarres ne nje banese shtetrore, e cila me rastin e privatizimit, i takon pikerisht atij ne perputhje me ligjin nr. 7652 dt. 23.12.1992 “Per privatizimin e banesave shteterore”, pra i takon atij si qeramarres e drejta e blerjes dmth. e privatizimit te baneses.

Personi i trete ne te kundert eshte mbrojtur me pretendimin se ne rastin konkret ne perputhje me vendimin e komisionit te kthimit dhe kompensimit te pronave, ai eshte bashkepronar i baneses dhe ne perputhje me rregullat mbi bashkepronesine, shteti eshte i detyruar qe pjesen e tij tja ofroje se pari bashkepronarit tjeter, dhe vetem nese ky nuk e blen atehere mundet te veprojne rregulla te tjera. Po ashtu ai mbrohet me ligjin nr. 7698 dt. 15.04.1993 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve”, pra atij si pronar duhet ti kthehet prona.

Nga ana tjeter baza ligjore e nxjerrjes se aktit administrativ, konkretisht e vendimit nr. 96 dt. 01.10.1999 eshte dekreti nr. 1440 dt. 04.04.1996 “Per trajtimin e banesave shtetrore te paparivatizuara” si edhe neni 204 i K.C.

Ne kushtet e mesiperme konstatohet konkurenca e disa akteve ligjore, zgjidhje dmth. percaktimi se cila norme juridike do te jete e zbatueshme per rastin e paraqitur, do ti sherbente edhe praktikes gjyqesore. Ne keto rrethana Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, çmon se gjykimi i kesaj çeshtje duhet ti paraqitet Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte, per te percaktuar normen e zbatueshme ne rastin ne shqyrtim.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë ne veshtrim edhe te Nenit 17 te Ligjes nr.8588, date 15.03.2000

V E N D O S IDergimin e çeshtjes per shqyrtim para Kolegjit te Bashkuar te Gjykates se Larte.

Nr. 1556/194 i Regj. ThemeltarNr. 774 i Vendimit

112

Page 113: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

ÇËSHTJE PENALE

113

Page 114: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesArtan Hoxha AnetarZamir Poda AnetarVladimir Metani AnetarVladimir Bineri Anetar

Ne seancen gjyqesore te dates 04.06. 2001 mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.88 qe i perket :

TË PANDEHURIT: Arben Grori, i biri i Eqeremit, lindur me 1971 ne Tirane, perfaqesuar nga avokat Vladimir Mece

A K U Z U A R: Per vepren penale te organizimit dhe drejtimit te organizates kriminale per trafikimin

nderkombetar te lendeve narkotike parashikuar nga neni 284/a i K.Penal.

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin nr.717 akti, date 15.05.2001, ka vendosur:Te caktoje si mase sigurimi ndaj te pandehurit Arben Grori “arrest ne burg”.

Kunder vendimit ka ushtruar rekurs avokati mbrojtes i te pandehurit qe kerkon prishjen e vendimit e lirimin e menjehershem te te pandehurit, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykata nuk ka patur parasysh kerkesat e Konventes se Keshillit te Europes “Per transferimin e procedimeve ne ceshtjet penale” pasi pas marrjes se arrestit provizor, shteti kerkues duhet te paraqese dokumentacionin perkates gje qe nga Shteti Italian nuk eshte realizuar.

- Ne marredheniet me shtetet e huaja eshte Ministria e Drejtesise organi nga duhet te kalojne gjithe kerkesat dhe dokumentet dhe jo Prokuroria e Pergjitheshme.

- Materialet e paraqitura nga prokuroria nuk mund te perbejne prove pasi kane ardhur nga kanale jo zyrtare e nuk jane derguar nga Ministria e Drejtesise e Shtetit Kerkues ne Ministrine e Drejtesise te shtetit te kerkuar.

- Ne kundershtim me kerkesat ligjore u pranuan disa pergjime te bisedave telefonike mbasi ato jane realizuar per nje procedim tjeter.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin e anetarit Kristaq Ngjela, prokurorin Mihallaq Bleta, qe kerkoi miratimin e vendimit te Gjykates se Rrethit, avokatet Vladimir Mece e Mark Pellumbi qe kerkuan prishjen e vendimit dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E N Ne marrjen e vendimit per caktimin e mases se sigurimit arrest me burg ndaj te pandehurit Arben

Grori, Gjykata e Rrethit Tirane, ka zbatuar drejt ligjin procedurial penal shqiptar si dhe kerkesat e Konventes se Keshillit te Europes “Per transferimin e procedimeve ne ceshtjet penale “ ratifikuar nga Kuvendi i Shqiperise me ligjin nr.8497, date 10.06.1999 dhe per pasoje ky vendim duhet te miratohet.

Duke u bazuar ne Konventen e siperpermendur, pasi jane derguar nga Prokuroria e Antimafies se Milanos ne Itali materiale ne ngarkim te te pandehurit Arben Grori qe bejne fjale per kryerjen prej tij te vepres penale te grupimit mafioz per qellim trafikun e narkotikeve, mbi kerkesen e prokurorise dhe mbi bazen e nenit 27 te Konventes, Gjykata e Rrethit Tirane me vendimin nr.484, date 01.05.2001 ka vendosur masen e arrestit me burg me afat 15 ditor per shtetasin Arben Grori.

114

Page 115: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Nga materialet qe ndodhen ne dosje ka te dhena te mjaftueshme qe i pandehuri Arben Grori ne bashkepunim me persona te tjere shtetas shqiptar e te huaj ka organizuar dhe drejtuar dergimin nga Shqiperia per ne Itali te nje sasie heroine prej 10.250 kg e cila u kap nga policia e antidroges se Brindizit me daten 22.04.2001 nje shtetasi italian. Per kete arsye me daten 12.05.2001 nga Prokuroria e Rrethit Tirane, bazuar ne nenin 6 te K.Penal ka filluar ceshtja penale dhe eshte marre i pandehur Arben Grori per vepren penale te organizimit dhe drejtimit te organizates kriminale me qellim trafikimin e narkotikeve parashikuar nga neni 284/a e K.Penal. Ky veprim i prokurorise gjen mbeshtetje ne paragrafin e dyte te nenit 6 te K.Penal ne baze te cilit Ligji Penal i Republikes se Shqiperise eshte i zbatueshem edhe per shtetasin shqiptar qe kryen krim ne teritorin e nje shteti tjeter kur krimi eshte njekohesisht i denueshem. Gjithashtu ne zbatim te Konventes ne te cilen pranohet edhe rruga e drejteperdrejte komunikuese, midis autoriteteve te ndjekjes penale, nga ana e autoriteteve italiane eshte rene dakort qe ndjekja e Arben Grorit te behet nga autoritetet shqiptare ne zbatim te legjislacionit penal shqiptar. Sa me siper pervec te tjerash provohet edhe me shkresen e dates 30.04.2001 te Misionit Italian Interforce i Policise ne Shqiperi. Ky mision ka paraqitur gjithashtu prane Prokurorise se Pergjtheshme materialet e grumbulluara prej tij ne ngarkim te te pandehurit Arben Grori, vendimin e Gjykates se Apelit te Milanos nr.6101 dhe nr.39/00, date 02.02.2001 me te cilin i pandehuri eshte denuar me burgim te perjetshem per krimin e vrasjes me paramendim si dhe urdheri i marrjes se mases paraprake te burgimit per Arben Grorin nxjerre me daten 20.02.2001 nga Gjykata e Milanos per bashkepunimin me organizaten kriminale qe merret me trafikim nderkombetar te lendeve narkotike.

Pretendimet e ngritura nga mbrojtesi i te pandehurit ne rekurs jane te pabazuara sepse ndodhemi perpara kerkeses per caktimin e mases se sigurimit ne nje kohe qe hetimet e filluara ne baze te nenit 6 te K.Penal nga Prokuroria e Rrethit Tirane jane ne vazhdim, eshte marre i pandehuri Arben Grori te cilit i eshte komunikuar edhe vendimi per akuzen qe i behet.

Duke qene ne fazen e hetimit paraprak me te drejte prokuroria ka kerkuar caktimin e mases se sigurimit personal per te pandehurin Arben Grori pasi ne ngarkim te tij ekzistojne te dhena te mjaftueshme per kryerjen e vepres penale per te cilen akuzohet (neni 228 i K.Pr.Penale). Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Tirane, ne caktimin e mases se sigurimit arrest me burg ka patur parasysh kerkesat e nenit 229 e 230 te K.Penal ,rrezikshmerine e vepres penale dhe te te pandehurit dhe nevojen e caktimit te asaj mase sigurimi personal.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë mbeshtetur ne nenin 249/6 te K.Pr.Penale,

V E N D O S I Miratimin e vendimit nr.717, date 15.05.2001 te Gjykates se Rrethit Tirane.

Nr. 88 i Regj.Themeltar.Nr. 328 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesArtan Hoxha AnetarVladimir Metani “Zamir Poda “Vladimir Bineri “

ne seancen gjyqesore te dates 4.6.2001 mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr. 90 qe i perket:

TË PANDEHURIT: Omer Shahaj, i biri i Bajramit, lindur me 1979 ne Shtyllas, banues ne Fier.

115

Page 116: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

OBJEKTI: Kundershtim i vendimit te Gjykates se Rrethit Fier per caktimin e mases se sigurimit (neni 259/4 te K.Pr. Penale).

Gjykata e Rrethit Fier me vendimin nr. 123, date 10.4.2001 ka vendosur:Mospranimin e kerkeses se prokurorise duke mos e vleftesuar te ligjshem “arrestin ne flagrance” te Omer Shahaj.Vendosjen si mase sigurimi ndaj te pandehurit Omer Shahaj detyrimin per t’u paraqitur ne Policine Gjyqesore çdo te hene ora 8.30.Konstaton humbjen e fuqise se “arrestit ne flagrance” dhe urdheron lirimin e menjehershem te te arrestuarit Omer Shahaj.

Kunder vendimit te Gjykates se Rrethit Fier ka bere rekurs prokurori qe kerkon ndryshimin e vendimit e caktimin e mases se sigurimit “arrest ne burg” duke parashtruar keto shkaqe:

- Arrestimi ne flagrance i te pandehurit Omer Shahaj ka qene i ligjshem duke patur parasysh nevojen e domosdoshme per shkak te rendesise se faktit qe lidhet me gjetjen e 20 fishekeve per automatik dhe 15 fishekeve per pistolete dhe jo per shkak te rrezikshmerise se subjektit.

- Mbajtja e municionit eshte veper penale permanente dhe per kete shkak, nga ana objektive i ka elementet e flagrances.

- Arrestimi ne flagrance per shkak te rendesise se faktit nuk kerkon te jete i motivuar me akt te vecante sic arsyeton gjykata.

- Lirimi i te pandehurit me arsyetimin se eshte shkelur afati 24 oresh i paraqitjes se kerkeses per vleftesimin e mases eshte i gabuar pasi prokurori ka ne dispozicion 48 ore per te paraqitur kerkesen ne gjykate.

Gjithashtu ka bere kunderrekurs avokati mbrojtes i te pandehurit qe kerkon mospranimin e rekursit te prokurorit duke parashtruar se:

- Arrestimi eshte bere ne kundershtim me kerkesat ligjore pasi nuk ekzistojne kushtet dhe nevoja e domosdoshme.

- Prokurori pa te drejte e cileson vepren penale qe akuzohet i pandehuri si permanente dhe ajo konsiderohet kundervajtje.

- Duhet mbajtur parasysh afati 24 oresh per dergimin ne gjykate te kerkeses per vleftesimin e mases se arrestit ne burg dhe jo 48 ore.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Kristaq Ngjela, prokurorin V. Simeoni qe kerkoi ndryshimin e vendimit duke caktuar si mase sigurimi ndaj te pandehurit “arrest ne shtepi” e si analizoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Rrethit Fier qe ka caktuar si mase sigurimi ndaj te pandehurit Omer Shahaj

“detyrimin per paraqitje ne policine gjyqesore” eshte ne perputhje me kerkesat ligjore dhe rendesine e faktit e duhet te lihet ne fuqi.

Nga materialet qe ndodhen ne dosje del se me daten 7.4.2001, shtetasit Bajram Shahaj i eshte marre nje deklarate nga punonjesit e policise per mosmbajtje dhe perdorim arme ne te cilen ai ka deklaruar se ne banese dhe ambientin rrethues jashte saj nuk ka asnje lloj arme, municion apo pajisje tjeter ushtarake. Pas marrjes se deklarates, ndonese nuk del te kete patur ndonje shkak te justifikuar ne banese eshte ushtruar kontroll gjate te cilit u gjeten 20 fisheke automatiku, 15 fisheke pistolete, nje kreher pistolete, nje shkop gome dhe nje kapuc i zi. Mbi bazen e rezultateve te kontrollit, nga oficeri i policise gjyqesore eshte kryer arrestimi ne flagrance i te pandehurit Omer Shahaj qe eshte djali i Bajramit me arsyetimin se sendet e mesiperme (municionet) u gjeten ne banesen e tij.

Organi i prokurorise, duke mosrealizuar asnje nga detyrimet ligjore per vleftesimin e ligjshmerise se kontrollit te baneses dhe per percaktimin e personit qe ka mbajtur municionin e siper permendur me daten 9.4.2001 ka kerkuar nga gjykata vleftesimin si te ligjshem te arrestit ne flagrance e caktimin si mase sigurimi per Omer Shahaj “arrest ne burg”, kerkese kjo qe nuk eshte pranuar nga gjykata. Duke e konsideruar te paligjshem arrestin ne flagrance dhe ne mbeshtetje te kerkesave proceduriale per caktimin e mases se

116

Page 117: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

sigurimit, te materialeve te paraqitura, rendesise se faktit e gjendjen e te pandehurit ka caktuar si mase sigurimi “detyrimin per paraqitje ne policine gjyqesore”.

Arsyetimi qe behet ne vendim lidhur me mosvleftesimin si te ligjshem te arrestimit ne flagrance eshte i bazuar ne nenin 251 te KPr.Penale pasi nuk ekziston asnje nga kushtet qe parashikohen ne ate nen e nuk ndodhemi para nje nevoje te domosdoshme qe per shkak te rendesise se faktit apo te rrezikshmerise se subjektit dhe e motivuar me akt te vecante te kryhej arrestimi i te pandehurit.

Por gjykata ka gabuar duke e trajtuar si te paligjshem arrestin ne flagrance dhe shuarjen e tij pasi prokuroria ka kerkuar vleftesimin e saj mbas me shume se 24 oreve sepse duhet patur parasysh zbatimi i pikes 2 te nenit 28 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise sipas te cilit personi te cilit i eshte hequr liria duhet te dergohet brenda 48 oreve para gjyqtarit, i cili vendos paraburgimin ose lirimin e tij.

Lidhur me mospranimin e caktimit si mase sigurimi te arrestit ne shtepi apo ne burg sic ka kerkuar prokurori gjykata ka zbatuar drejt kerkesat ligjore. Keshtu ne rastin konkret ndodhemi para nje kundervajtje penale qe ne baze te nenit 278/3 parashikon denimin me gjobe ose burgim gjer ne dy vjet. Nuk del qe personi te paraqese rrezikshmeri shoqerore qe te beje te nevojshme arrestimin e tij, nuk ka shkaqe te rendesishme qe te vene ne rrezik marrjen ose vertetesine e proves apo arsye qe te arrihet ne perfundimin se cdo mase tjeter eshte e papershtatshme per shkak te rrezikshmerise se vecante te vepres dhe te te pandehurit. Ne keto drejtime duhet pare edhe mospranimi i kerkeses se prokurorit te bere ne Kolegjin Penal te Gjykates se Larte per ndryshimin e vendimit te gjykates se rrethit e caktimin per te pandehurin Omer Shahaj si mase sigurimi “arresti ne shtepi”.

Ne teresine e arsyetimeve per caktimin e mases se sigurimit detyrimisht gjykata ka parasysh edhe faktin qe municioni eshte gjetur ne banesen e Bajram Shahajt por nuk ka asnje te dhene qe ato jane mbajtur nga i pandehuri Omer. Gjithashtu duhet theksuar se kontrolli i bere ne banese eshte i kunderligjshem pasi nuk ka vendim per ushtrimin e tij dhe nuk ka asnje material qe te vertetoje se ndodhemi para nje rasti flagrant qe bente te domosdoshem kontrollin e baneses kerkesa keto te parashikuara nga neni 202 i K.Pr.Penale apo nga neni 298 i K.Pr.Penale. Ne kundershtim me paragrafin e 3 te nenit 298 te K.Pr.Penale nuk ka akt te prokurorit per vleftesimin e kontrollit veprime keto qe ndikojne edhe per caktimin e llojit te mases se sigurimit ndaj te pandehurit.

Ne kushtet e siperme gjykata e rrethit duke zbatuar kerkesat e nenit 228 e 230 te K.Pr.Penale drejt ka vepruar duke vendosur ndaj te pandehurit Omer Shahaj si mase sigurimi “detyrimin per paraqitje ne policine gjyqesore”.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë mbeshtetur ne nenin 249 pika 6 e K.Pr.Penale,

V E N D O S IMiratimin e vendimit nr. 123, date 10.4.2001 te Gjykates se Rrethit Fier.

Nr. i Regj.Themeltar.Nr. 329 i Vendimit

V E N D I M

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë,i perbere nga :

Kristaq Ngjela KryesuesZamir Poda AnetarVladimir Metani AnetarArtan Hoxha AnetarVladimir Bineri Anetar

ne seance gjyqesore, ne date 1.6.2001,mori ne shqyrtim ceshtjen penale qe i perket :

TË PANDEHURIT : Ilir Tafili,i arrestuar.

AKUZA: Vjedhje e mbetur ne tentative, me pasoje vdekje,vjedhje me arme,parashikuar nga nenet 141-22,140,te Kodit Penal.

117

Page 118: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kurbin ,me vendimin e ndermjetem,mare ne seancen gjyqesore,date 26.12.2000,ka vendosur :

Rrezimin e kerkeses,per shuarje te mases se sigurimit personal, te mbrojtesit, te te pandehurit Ilir Tafili.

Gjykata e Apelit Tirane,me vendimin nr 100,date 12.3.2001,ka vendosur :Lenien ne fuqi te vendimit, te ndermjetem,date 26.12.2000,te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kurbin.

Kunder vendimit, te Gjykates se Apelit Tirane, ka bere rekurs mbrojtesi, i te pandehurit Ilir Tafili,duke paraqitur keto shkaqe :

- se eshte shkelur afati i paraburgimit,i parashikuar ne nenin 263,pika 1,germa b,te Kodit te Procedures Penale,ne hetimin paraprak,

- se eshte shkelur afati i paraburgimit,i parashikuara ne nenin 263,pika 2,germa b,te Kodit te Procedures Penale, ne gjykimin ne shkalle te pare,

- se eshte shkelur afati teresor i paraburgimit,i parashikuar ne nenin 263,pika 6,germa b,te Kodit te Procedures Penale,per te pandehurin Ilir Tafili.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËmbasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Bineri,mbasi degjoi prokurorin Robert Kote, i cili kerkoi pranimin e rekursit dhe prishjen e vendimit te

Gjykates se Apelit duke deklaruar humbjen e fuqise se paraburgimit, per te pandehurin Ilir Tafili, dhe caktimin per te si mase sigurimi personal arrest ne shtepi, ,

mbasi degjoi mbrojtesit e te pandehurit,avokatet Fatmir Gjika dhe Islam Ismaili,te cilet kerkuan pranimin e rekursit dhe deklarimin e humbjes se fuqise se paraburgimit,per te pandehurin Ilir Tafili,

dhe mbasi shqyrtoi ceshtjen ne teresi

V Ë R E NRekursi, i paraqitur nga mbrojtesit e te pandehurit Ilir Tafili, eshte i drejte dhe i bazuar ne ligje dhe si i

tille duhet te pranohet.Nga aktet e ndodhura ne dosje, del se i pandehuri Ilir Tafili eshte arrestuar, ne flagrance, ne daten

18.11.1999,dhe ceshtja ne ngarkim te tij,per veprat penale te vjedhjes se mbetur ne tentative, me pasoje vdekjen e personit, dhe vjedhje me arme,parashikuar nga nenet 141-22 dhe 140,te Kodit Penal.

Me vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kurbin,afati, i hetimit te kesaj ceshtje,bazuar ne nenin 264,pika 2,te Kodit te Procedures Penale, eshte zgjatur deri ne daten 9.6.2000.

Organi i prokurorise i ka mbajtur aktet, e kesaj ceshtje, deri ne daten 12.6.2000,kohe ne te cilen ato i jane dorezuar,per gjykim, Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kurbin.

Nga sa u paraqit,del se organi i prokurorise, keto akte, i ka mbajte 6 muaj e 3 dite,pra 3 dite me shume, se afati i lejuar, nga neni 263,pika 1,germa b,i Kodit te Procedures Penale.

Simbas kesaj dispozite,paraburgimi e humbet fuqine ne qoftese, nga fillimi i zbatimit te tij, deri diten e dorezimit te akteve ne gjykate,kur procedohet per krim, kane kaluar 6 muaj.

Bazuar ne kete dispozite,organi i prokurorise,me kalimin e afatit te mesiperm,detyrohej te deklaronte humbjen e fuqise se paraburgimit, per te pandehurin,pra lirimin e tij nga burgu.

Mbajtja e akteve,te kesaj ceshtje,nga organi i prokurorise, tej afateve te parashikuara ne ligje, dhe mosdeklarimi i humbjes se fuqise se paraburgimit, perben shkelje te nenit 263,pika 1,germa b,te Kodit te Procedures Penale.

Sic u permend,Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kurbin,aktet i ka mare per gjykim ne daten 12.6.2000.Ne daten 26.12.2000,mbrojtesi i te pandehurit, ne gjykim, ka paraqitur kerkese, per deklarimin e

humbjes se fuqise se paraburgimit,per te pandehurin Ilir Tafili.Po ne kete date,gjykata, me vendim,ka vendosur rrezimin e kerkeses te mbrojtesit te te pandehurit

Ilir,me aresyetimin se afati i paraburgimit nuk ka mbaruar, se pari, per shkak te pezullimeve te ketij afati, per mosparaqitje ne gjykim te mbrojtesit dhe te pandehurit, dhe se dyti,per shkak se afatet e paraburgimit jane dyfishuar,perpara se aktet, e ceshtjes ne fjale, te jene paraqitur ne gjykate,per gjykim.

Nga aktet ne dosje del se, per periudhen 12.6.2000 - 26.12.2000,dosja eshte mbajte nga gjykata per nje kohe prej 6 muaj dhe 14 dite.

Per te tere kete periudhe,gjykata ka shtyre seancen gjyqesore,duke vendosur pezullimin e afatit te paraburgimit,ne 3 raste, qe perbejne gjithsejt 41 dite,ose 1 muaj dhe 11 dite.

Pezullimet e afatit te paraburgimit,ne kuptim te nenit 265,pika 1,te Kodit te Procedures Penale,cmohen se jane te bazuara.

118

Page 119: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Pavaresisht nga ky konstatim,duke e zbritur kohen e pezulluar nga gjykata,del se, ne gjykimin ne shkalle te pare, i pandehuri eshte mbajte, ne gjendje paraburgimi,pa u dhene vendimi perfundimtar, per nje kohe prej 5 muaj dhe 3 dite.

Duke qene ne keto kushte,Kolegji Penal konstaton se afati i paraburgimit,per te pandehurin Ilir Tafili kishte mbaruar.

Neni 263,pika 2,germa b,i Kodit te Procedures Penale,percakton se kur, nga dita e dorezimit te akteve, ne gjykate, kane kaluar 3 muaj kur procedohet per krim, pa u dhene vendimi perfundimtar, paraburgimi e humbet fuqine.

Ne kuptim te kesaj dispozite si dhe te fakteve te mesiperme, del se Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kurbin ka lejuar mbajten, e te pandehurit Ilir Tafili, ne kushte paraburgimi, tej afatit te caktuar ne ligje, gje qe perben shkelje te tij.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kurbin,ne baze te dispozites se permendur, ishte e detyruar te konstatonte kalimin e afatit te paraburgimit dhe te vendoste humbjen e fuqise se paraburgimit, duke e liruar te pandehurin nga burgu.

Mos konstatimi, nga gjykata, i kalimit te afatit te paraburgimit si dhe rrezimi prej saj,pa patur shkak te ligjshem, i kerkeses se mbrojtesit te te pandehurit,perben shkelje te nenit 263,pika 2,germa b,te Kodit te Procedures Penale.

Pervec sa u paraqit,lidhur me aresyetimin, qe Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kurbin ben ne vendimin e saj, se afatet e paraburgimit jane dyfishuar, perpara se dosja penale te paraqitej ne gjykate, per gjykim,Kolegji Penal cmon se ai eshte i gabuar dhe rezultat i mos kuptimit te drejte, te permbajtjes, te ndryshimeve qe i jane bere nenit 263,te Kodit te Procedures Penale,me ligjin nr 8570,date 20.1.2000.

Neni 4,i ketij ligji,percakton se, afatet e kohezgjatjes se paraburgimit,simbas ketij ligji ( pra dyfishimi i tyre ), do te zbatohen vetem ndaj personave qe paraburgosen mbas hyrjes ne fuqi te tij.

Duke patur parasysh faktin se, i pandehuri Ilir Tafili, eshte arestuar ne daten 18.11.1999,dhe se ligji, per dyfishimin e afateve te paraburgimit,eshte miratuar ne ne daten 20.1.2000, del se afatet e reja nuk mund te aplikohen, mbi kete te pandehur.

Persa u paraqit,Kolegji Penal arin ne perfundimin se vendimi, i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kurbin, qe ka vendosur rrezimin e kerkeses, te mbrojtesit te te pandehurit Ilir Tafili,per deklarimin e humbjes se fuqise se paraburgimit,eshte i pabazuar ne fakt dhe ne ligje.

Duke e cmuar vendimin, e Gjykates se Rrethit Kurbin,per rrezimin e kerkeses, per deklarimin e humbjes se fuqise se paraburgimit,si te pabazuar ne ligje,i pandehuri Ilir Tafili,ka paraqitur ankim,ne Gjykaten e Apelit Tirane,duke rikerkuar zbatimin e nenit 263,pika 2,germa b,te Kodit te Procedures Penale.

Gjykata e Apelit Tirane,ne vendimin e saj,duke e lene ne fuqi vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kurbin,ka aresyetuar,pa paraqitur argumenta, se afatet e paraburgimit,te parashikuara ne nenin 263,te Kodit te Procedures Penale,nuk kane kaluar,mbasi, nga gjykata e shkalles se pare, ato jane pezulluar disa here.

Lidhur me vendimin e Gjykates se Apelit Tirane,Kolegji Penal konstaton se ai eshte i pabazuar ne fakt dhe ne ligje.

Sic u paraqit dhe me lart,deri diten e paraqitjes se kerkeses te mbrojtesit, ne gjykaten e shkalles se pare, afati i paraburgimit,per te pandehurin Ilir Tafili,kishte kaluar,me tej, nga afati 3 mujor,i percaktuar ne nenin 263,pika 2,germa b,te Kodit te Procedures Penale, per nje kohe prej 2 muaj dhe 3 dite.

Duke qene ne keto kushte,afatet e paraburgimit, per kete te pandehur,ne kohen e shqyrtimit te ankimit, ne Gjykaten e Apelit,kishin kaluar dhe me teper, per rreth 6 muaj.

Duke patur parasysh sa u paraqit,Kolegji Penal cmon se Gjykata e Apelit Tirane duke moszbatuar nenin 263,pika 2,germa b,te Kodit te Procedures Penale,nuk ka konstatuar dhe nuk ka mare masat e nevojeshme per shkeljen e ligjit, nga gjykata e shkalles se pare,per kalimin e afateve te paraburgimit. Per me teper,kjo gjykate,kete paligjshmeri,me vendimin e saj,e ka justifikuar pa te drejte dhe e ka lejuar te vazhdoje.

Pervec sa u paraqit,Kolegji Penal konstaton gjithashtu se,nga Gjykata e Apelit Tirane,nuk eshte zbatuar dhe urdherimi i nenit 263,pika 6,germa b,i Kodit te Procedures Penale,simbas te cilit kohezgjatja teresore e paraburgimit nuk mund te kaloje 1 vit,kur procedohet per krim.

Nga aktet ne dosje del se afati teresor i paraburgimit,per te pandehurin Ilir Tafili,deri diten e shqyrtimit te ankimit te tij,ne Gjykaten e Apelit Tirane,kishte kaluar tej ketij afati, mbi 3 muaj.

Persa u paraqit,Kolegji Penal cmon se afatet e paraburgimit,per te pandehurin Ilir Tafili, te parashikuara ne nenin 263 te Kodit te Procedures Penale, kane kaluar dhe per kete shkak paraburgimi, per te, e ka humbur fuqine.

Gjate shqyrtimit te akteve,Kolegji Penal konstaton se mosperfundimi i gjykimit,ne afat,ne shkalle te pare,i ceshtjes penale,me te pandehur Ilir Tafili,eshte shkaktuar, pergjithesisht,nga zvaritje te pajustifikuara.

Per te gjithe periudhen 12.6.2000 – 12.3.2001,gjykimi i ceshtjes eshte shtyre ne 15 raste, nga te cilat 8 raste, per 5 muaj dhe 6 dite, jane te pajustifikuara dhe keto jane : Ne 1 rast,per nje kohe prej 2 muaj e 4 dite, gjykimi eshte shtyre, me aresyetimin se gjyqtaret e gjykates jane me leje.Ne 4 raste,per 1 muaj e 22 dite, shtyrja e seances gjyqesore eshte bere per shkak se, nga organi i policise, nuk jane mare masa per paraqitjen e detyrushme te deshmitareve, ne gjykim.Ne 3 raste,per 1 muaj e 10 dite,shtyrja e gjykimit eshte

119

Page 120: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

bere per shkak te mosparaqitjes te prokurorit apo te mossjelljes te te pandehurit, ne gjykim, nga organi i policise.

Nisur nga sa u parashtrua,Kolegji Penal cmon se rekursi, i te pandehurit te arrestuar Ilir Tafili, eshte i drejte dhe i bazuar ne ligje dhe per kete shkak kerkesa e tij, per deklarimin e humbjes se fuqise se paraburgimit,duhet te pranohet.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë,mbeshtetur ne nenet 263,pika 2,germa b,dhe 266,pika 1,te Kodit te

Procedures Penale

V E N D O S IKonstatimin e humbjes se fuqise se paraburgimit per te pandehurin Ilir Tafili.Urdherohet lirimi i menjehershem, i te pandehurit Ilir Tafili, nga dhomat e paraburgimit.Per te pandehurin Ilir Tafili,per shkak se ekzistojne ende arsyet per te cilat ishte vendosur

paraburgimi,caktohet, si mase sigurimi personal,arresti ne shtepi.Vendimi i njoftohet prokurorit prane Gjykates se Larte.

Nr 86 i Regj.ThemeltarNr 330 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i perbere nga :

Kristaq Ngjela KryesuesVladimir Bineri AnetarIrma Bala AnetareArtan Hoxha AnetarVladimir Metani Anetar

Ne seancen gjyqesore te dt 25.04.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen penale me nr.325/27 akti qe i perket :

TË PANDEHURVE: 1.Vasfi Bedulla

2. Avni Bedulla

3. Festim Bedulla

4. Arjan Tellalli

TË AKUZUAR : Vrasje me dashje per shkak te cilesive te vecanta te viktimes, e kryer ne bashkepunim, parashikuar nga nenet 79/a dhe 25 te Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Korce, me vendimin nr.47, date 3.3.1999,ka vendosur :1.Te deklaroje te pafajshem te pandehurin Vasfi Bedulla per krimin e vrasjes me dashje per shkak te cilesive te vecanta te viktimes ne bashkepunim te parashikuar nga neni 79/a dhe 25 i Kodit Penal.2.Te deklaroje te pafajshem te pandehurin Avni Bedulla per krimin e vrasjes me dashje per shkak te cilesive te vecanta te viktimes ne bashkepunim te parashikuar nga neni 79/a dhe 25 i Kodit Penal.

120

Page 121: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

3.Te deklaroje te pafajshem te pandehurin Festim Bedulla per krimin e vrasjes me dashje per shkak te cilesive te vecanta te viktimes ne bashkepunim te parashikuar nga neni 79/a dhe 25 i Kodit Penal.4.Te deklaroje te pafajshem te pandehurin Arjan Tellalli per krimin e vrasjes me dashje per shkak te cilesive te vecanta te viktimes ne bashkepunim te parashikuar nga neni 79/a dhe 25 i Kodit Penal.

Gjykata e Apelit Korce,me vendimin nr 57 date 15.11.1999 ka vendosur :Lenien ne fuqi te vendimit nr 47 date 3.3.1999 I Gjykates se Shkalles se Pare Korce.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka paraqitur recurs prokurori i cili kerkon prishjen e vendimit dhe deklarimin fajtor te kater te pandehurve per keto shkaqe :

- Vendimi i Gjykates se Apelit Korce vjen ne kundershtim me provat e administruara gjate shqyrtimit gjyqesor.Ajo i ka analizuar ato ne menyre te njeanshme duke injoruar provat kryesore.

- Konfliktin midis viktimes dhe te pandehurve gjykata e ka thjeshtezuar duke mos e konsideruar si baze te rendesishme per kryerjen e vrasjes.

- Bashkepunimi ne vrasje i kater te pandehurve eshte i qarte dhe i provuar.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin perkates,prokurorin Piro Koco,mbrojtesin e te gjykuarit Vasfi Bedulla,av.Sotiraq Ceta te cilet respektivisht kerkuan prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit dhe deklarimin fajtore te te gjykuarve,lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit dhe pasi e diskutoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Korce nr .57 date 15.10.1999 me te cilin eshte vendosur lenia ne fuqi e

vendimit nr.47 date 3.3.1999 te Gjykates se Rrethit Korce,eshte marre ne kundershtim me ligjin, ndaj si i tille duhet te prishet.

Ka rezultuar qe te pandehurit Vasfi Bedulla,Festim Bedulla,Avni Bedulla dhe Arjan Tellalli,te jene sjelle per gjykim nga Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare Korce nen akuzen e vrasjes me dashje per shkak te cilesive te vecanta te viktimes te kryer ne bashkepunim,te parashikuar nga nenet 79 germa “a” dhe 25 te Kodit Penal.

Faktet qe u atribuohen te pandehurve kane te bejne me ngjarjen e ndodhur ne dt.29.1.1996 ne nje nga lagjet e qytetit te Korces,ku nga persona te armatosur eshte qelluar me arme zjarri dhe per pasoje ka gjetur vdekjen viktima Erjon Pane.

Çeshtja rezulton te jete rigjykuar nga Gjykata e Rrethti Korce,pas kthimit te saj per rigjykim nga Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr 383 date 15.10.1997.Ne rigjykim prej kesaj gjykate,ne zbatim dhe te detyrave te lena nga Gjykata e Apelit rezulton te jene marre provat e kerkuara nga palet ne gjykim ne baze te neneve 356 dhe 357 te K.Pr.Penale.Ne perfundim te gjykimit,kjo gjykate duke u bazuar ne provat e marra dhe verifikuara gjate shqyrtimit gjyqesor,ka arritur ne perfundimin se te pandehurit duhet te deklarohen te pafajshem per akuzen ne ngarkim te tyre,ne baze te nenit 388 pika 1 germa “d”,me arsyetimin se nuk provohet qe te pandehurit te kene kryer vepren qe akuzohen.

Mbi ankimin e prokurorit kjo ceshtje eshte gjykuar nga Gjykata e Apelit Korce e cila,ne perfundim te gjykimit ka arritur ne perfundimin se vendimi I ankimuar eshte I drejte,I bazuar ne prova duke e lene ne fuqi ate.

Kunder ketij vendimi ka paraqitur recurs prokurori i cili kerkon prishjen e vendimit duke pretenduar se provat e shqyrtuara provojne plotesisht akuzen ne ngarkim te te pandehurve.

Duke analizuar vendimin e gjykates se apelit,konstatohet qe ai te jete marre duke lejuar shkelje te normave procedurale,te rendesishme si ato qe kane te bejne me marrjen,administrimin dhe cmuarjen e provave,konkretisht nenet 151,152 dhe 153 te K.Pr.Penale si dhe ato qe kane te bejne me gjykimin ne apel,konkretisht neni 427 i K.Pr.Penale.

Keshtu gjykata e apelit pranon ne vendimin e saj si te provuar faktin se disa dite para ngjarjes ka pasur mosmarreveshje midis te pandehurit Vasfi Bedulla dhe viktimes,per shkak se i pandehuri i ka marre viktimes jashte vullnetit te tij nje varese floriri.Gjithashtu gjykatat pranojne si te provuar edhe faktin qe i pandehuri Vasfi ja ka kthyer varesen viktimes duke kercenuar se do t’ju zhduk si familje dhe se dy dite para ngjarjes te pandehurit Vasfi dhe Avni i kane dale perpara dajes se viktimes,shtetasit Besnik kercelli dhe e kane goditur ate.

Po kjo gjykate ne analizen qe u ben provave konstaton se mes dy deklarimeve te bera ne fazen e hetimeve paraprake te deshmitares okulare Floresha Kercelli ka kontradita ,duke arsyetuar keshtu mbi faktin se, ndersa ne deklarimin e pare te bere menjehere pas ngjarjes ajo deklaron se ngjarjen e ka pare vete nga

121

Page 122: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

ballkoni,ndersa ne deklarimin e dyte I cili eshte me I plote ajo deklaron se ne ballkon me te ka qene dhe nena dhe motra e saj.Ne vleresimin e kesaj prove gjykata nuk ka zbatuar drejt nenet 150 dhe 153/1 te K.Pr.Penale qe bejne fjale per objektin e te provuarit, i cili ne rastin konkret ka te beje me ngjarjen,mekanizmin e ndodhjes dhe autoret e saj. E njejta gje mund te thueht edhe per cmuarjen e deshmise se shtetases Vjollca Kercelli dhe Xhevrije Nure.

Gjithsesi,ne rethanat kur gjykata e apelit ka verejtur kontradita ne raport me vleren provuese te provave te shqyrtuara apo pamjaftueshmeri provash per te percaktuar autoret e vepres ne rrethanat kur te pandehurit paraqesin alibi per ngjarjen dhe si autor i mundshem i ngjarjes del nje person tjeter,kishte detyrimin ligjor qe,edhe kryesisht,te perseriste shqyrtimin gjyqesor per te sqaruar ne menyre te plote dhe bindese cdo rrethane te dale gjate gjykimit.

Vetem pasi te realizoheshin keto detyrime ligjore duke bere nje analize dhe vleresim te drejte te provave,pasi ato t’I ishin nenshtruar shqyrtimit gjyqesor ne Gjykaten e Apelit, atehere cdo konkluzion do te ishte i drejte dhe bindes.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë mbeshtetur dhe ne nenin 441/ç te K.Pr.Penale

VENDOSIPrishjen e vendimit nr.57 date 15.10.1999 te Gjykates se Apelit Korce dhe kthimin e akteve per

rishqyrtim po ne ate gjykate me tjeter trup gjykues.

Nr.326/27 i Regjistrit ThemeltarNr.331 i vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesArtan Hoxha AnetarZamir Poda AnetarVladimir Metani AnetarVladimir Bineri Anetar

Ne seancen gjyqesore te dates 08.06. 2001 mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.89 qe i perket :

KËRKUES: Dorian Saliu, perfaqesuar nga av. Ali Meta

OBJEKTI : Shuarje e mases se sigurimit.

Baza Ligjore: Nenet 262 e 263 te K.Pr.Penale.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.108 Akti, date 24.04.2001, ka vendosur:Shuarjen e mases se sigurimit per te pandehurin Dorian Saliu dhe lirimin e tij te menjehershem. Caktimin si mase sigurimi per te pandehurin Dorian Saliu “Arrest ne shtepi”, ne adresen Lagj. “1 Maj”, Rr. “Mis Durham”, Pall.976.

Kunder vendimit nr.108 Akti, date 24.04.2001 te Gjyktes se shkalles se pare Tirane, ka bere rekurs prokurori prane Gjykates se shkalles se pare, duke parashtruar keto shkaqe:

- a. Gjykata e Lartë ne vendimin per prishjen e vendimit dhe kthimin e akteve per rishqyrtim, ka lene ne fuqi vendimin dhe ka prishur vetem ate pjese qe ben fjale per pushimin e gjykimit, ndersa gjykata ka refuzuar duke gjykuar ceshtjen nga e para.

122

Page 123: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

- b. Sa siper Dorian Saliu eshte denuar me 10 vjet burgim, ndersa per veprat e tjera penale si krijim bande, etj. eshte vendosur pushimi i gjykimit te ceshtjes.

- c. Duke pare pjesen arsyetuese te vendimit te Gjykates se Larte, ajo nuk cenon ate pjese te vendimit ku Dorian Saliu eshte deklaruar fajtor dhe eshte denuar.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin perkates dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E N Vendimi nr.108, date 24.04.2001 i Gjykates se shkalles se pare Tirane, eshte rrjedhoje e respektimit

dhe zbatimit te drejte te ligjes. Per pasoje ne perputhje me kerkesat e parashikuara nga neni 441 germa “a” te Kodit te Procedures Penale, ai duhet te lihet ne fuqi.

Ndaj te pandehurit Dorian Saliu eshte filluar procedimi per veprat penale te parashikuara nga nenet 333,334, 78, etj. te Kodit Penal, si dhe eshte caktuar mase sigurimi “arrest ne burg”, me vendimin date 24.08.1997 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Mbasi jane zhvilluar hetimet paraprake, ceshtja eshte derguar per gjykim dhe perfundimisht me vendimet nr.168, date 22.03.1999 te Gjykates se Apelit Tirane, eshte vendosur per te dhe te pandehurit e tjere.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbas rekursit te bere nga ana e prokurorise, me vendimin nr.250, date 21.04.2000, ka vendosur prishjen e te dy vendimeve te mesiperme dhe kthimin e akteve per rishqyrtim.

Ceshtja ne fjale, mbas kthimit per rigjykim, eshte regjistruar prane Gjykates se shkalles se pare Tirane, me date 8.09. 2000. Pas kesaj, i pandehuri dhe avokati i tij, kane kerkuar prane kesaj gjykate, shuarjen e mases se sigurimit “Arrest ne burg”, me arsyetimin se, kane kaluar afatet e paraburgimit, sipas kerkesave te parashikuara ne nenin 262 dhe 263 te K.Pr.Penale.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin e ndermjetem date 21.11.2000, ka vendosur rrezimin e kerkeses, me arsyetimin se me prishjen e vendimeve nga ana e Gjykates se Larte dhe kthimin per rigjykim te ceshtjes, afatet kane filluar nga e para.

Ky vendim i ndermjetem i ankimuar ne rekurs te drejteperdrejte nga i pandehuri dhe mbrojtesi i tij, eshte lene ne fuqi me vendimin nr.2, date 08.01.2001 te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte, me te njejtin arsyetim.

Gjate gjykimit te ceshtjes ne fjale, ne daten 24.04.2001, i pandehuri Dorian Saliu dhe avokati i tij, kane kerkuar perseri konstatimin e shuarjes se mases se sigurimit “arrest ne burg”.

Duke e pare ne teresine e tij vendimin date 24.04.2001 te Gjykates se shkalles se pare Tirane, e cila ka vendosur pranimin e kerkeses, arrihet ne perfundimin se me te drejte eshte konstatuar kalimi i afateve te kohezgjatjes se paraburgimit dhe lirimi i menjehershem i te pandehurit.

Sikunder u permend me siper, ceshtja mbas kthimit per rishqyrtim nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, eshte rregjistruar prane Gjykates se shkalles se pare, ne daten 8.09. 2000. Nga kjo date deri diten e kerkimit per shuarjen e mases se sigurimit, pra me 24.04.2001, kane kaluar shtate muaj e 16 dite. Nga teresia e ketij afati, zbriten 32 dite, qe i perkasin seancave gjyqesore, per te cilat ne perputhje me kerkesat e parashikuara nga neni 265 i K.Pr.Penale, eshte vendosur pezullimi i afateve te paraburgimit. Pas kesaj mbetet perseri nje afat i konsumuar ne masen 6 muaj e 14 dite. Duke patur parasysh kerkesat e nenit 263, pika “2”, germa “c” te Kodit te Procedures Penale, sipas te cilit:

…. paraburgimi humbet fuqine ne qoftese nga dita e dorezimit te akteve ne gjykate kane kaluar afatet e meposhtme pa u dhene vendimi i denimit ne shkalle te pare gjashte muaj, kur procedohet per krime te organizuara dhe te kryera nga banda, konkludohet se afati i kohezgjatjes se paraburgimit per te pandehurin Dorian Saliu, e ka humbur fuqine.

Persa i perket rekursit te paraqitur nga ana e prokurorit prane Gjykates se shkalles se pare, ne raport me arsyetimin sa me siper, mbeshtetur ne aktet e administruara ne dosjen gjyqesore, rezulton se ai nuk eshte i perligjur, qe te mund te merret parasysh.

Se pari, me vendimin nr.250, date 21.04.2000 te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte, eshte vendosur prishja e te dy vendimeve, si te gjykates se shkalles se pare, ashtu edhe te gjykates se apelit dhe kthimi i akteve per rishqyrtim prane gjykates se shkalles se pare. Dispozitivi i vendimit, eshte i qarte, konkret dhe nuk le shteg per ekuivoke. Ne te, nuk behet fjale per lenien ne fuqi pjeserisht apo cenime te vendimeve te permendura te gjykatave. Ne keto kushte, nuk mund te qendroje pretendimi i bere ne rekurs, se per nje pjese te akuzave ndaj te pandehurit Dorian Saliu, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit te denimit te dhene nga ana e gjykatave.

Se dyti, pavaresisht se nuk eshte ngritur ne rekurs edhe ndryshimet ne Kodin e procedures me ligjin nr.8570, date 20.01.2000, te cilat kane rritur afatet e parashikuara ne nenin 263 te K.Penal, nuk kane fuqi prapavepruese. Per rrjedhoje nuk veprojne per rastin konkret. Kjo per faktin se vendimi i gjykates se shkalles

123

Page 124: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

se pare, per caktimin e mases se sigurimit “Arrest ne burg” ndaj te pandehurit Dorian Saliu, mban daten 24.08.1997.

Nga sa u tha dhe analizua me lart, arrihet ne perfundimin se nuk ndodhemi para kerkesave te parashikuara nga neni 432 i K.Pr.Penale, per te bere te cenueshem vendimin nr.108, date 24.04.2001 te gjykates se shkalles se pare Tirane.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë ne perputhje me kerkesat e parashikuara nga neni 441 germa “a” e

K. Pr. Penale,

V E N D O S I Lenien ne fuqi te vendimit nr.108, date 24.04.2001 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Nr. 89 i Regj.Themeltar.Nr. 376 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesVladimir Metani AnetarVladimir Bineri “Zamir Poda “Artan Hoxha “

ne dhomen e keshillimit te dates 11.06.2001 mori ne shqyrtim çeshtjen penale Nr.424, qe i perket:

TË PANDEHURVE: Alfred Tusha

AKUZA: Vjedhje e fallsifikim dokumentash, parashikuar nga nenet 134 e 186/1 te Kodit Penal

OBJEKTI: Mosmarreveshje per kompetence, ne baze te nenit 90/2 te Kodit te Proçedures Penale

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Mat, me vendimin Nr.29, date 20.03.2001, ka vendosur:Moskompetencen e saj per gjykimin e çeshtjes penale ndaj te pandehurit Alfred Tusha. Dergimin e akteve te te pandehurit Alfred Tusha per gjykim ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Mirdite.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Mirdite, me vendimin Nr.27, date 16.05.2001, ka vendosur:Moskompetencen e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Mirdite per gjykimin e çeshtjes penale me te pandehur Alfred Tusha dhe dergimin e akteve per zgjidhjen e mosmarrveshjes ne Gjykaten e Larte Tirane.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin perkates dhe e diskutoi çeshtjen ne dhomen e keshillimit pa pjesmarrjen e paleve,

124

Page 125: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

VËRENKompetente per gjykimin e çeshtjes penale ne ngarkim te te pandehurit Alfred Tusha eshte Gjykata

e Rrethit Gjyqesor Rreshen.Nga sa rezulton nga aktet e ndodhura ne dosje, vepra penale e vjedhjes se automjetit tip

“Mitsubishi”, ka ndodhur ne shtetin Grek me daten 20.04.1998. Prokuroria prane gjykates se shkalles se pare Mirdite me daten 12.05.1998, ndaj te pandehurit Alfred Tusha ka filluar çeshtjen penale per kundershtimin e punonjesit te policise e armembajtjes pa leje, parashikuar nga nenet 236/1 e 278/2 te K.P. I pandehuri per keto vepra eshte hetuar e gjykuar ne gjendje arresti. Nga veprimet e policise eshte bllokuar dhe automjeti tip “Mitsubishi” per te cilin ne ate kohe nuk disponohej dokumentacioni i nevojshem.

Mbi bazen e plotesimit te akteve te kerkuara autoriteteve greke, ka rezultuar se auotomjeti ne fjale eshte vjedhur ne shtetin Grek, shtetasit Zaharopoulou Georgios dhe per kete shkak mbajtesi i ketij automjeti Alfred Tusha eshte marre ne pergjegjesi penale per vjedhje dhe fallsifikim dokumentash, parashikuar nga nenet 134 e 186/1 te K.P. Çeshtja penale ne ngarkim te tij eshte filluar me daten 13.10.2000 nga prokuroria prane gjykates se shkalles se pare Mirdite. Duke qene se i pandehuri eshte banor i fshatit Derian te rrethit te Matit dhe se vepra provohet te jete kryer jashte territorit shqiptar, ne baze te nenit 77/1, 84 e 89 te K.P.P., prokuroria e rrethit Mirdite duke shpallur moskompetencen e saj, ja ka kaluar aktet prokurorise prane gjykates se shkalles se pare Mat. Kjo gjykate me vendimin Nr.29, date 20.03.2001, ka shpallur moskompetencen e saj, pasi çeshtja eshte rregjistruar dhe hetuar ne rrethin e Mirdites dhe se nga viti 1998 i pandehuri Alfred Tusha eshte deklaruar person i ikur dhe gjykimi i tij behet ne mungese.

Kolegji cmon se Gjykata e Rrethit Gjyqesor Mirdite ka gabuar kur ka shpallur moskompetencen e saj ne gjykimin e kesaj çeshtje me vendimin Nr.27, date 16.05.2001. Sipas nenit 77 te K.P.P kur vepra eshte kryer jashte territorit te shtetit shqiptar, kompetenca percaktohet sipas rradhes nga vendi i qendrimit, i banimit, i arrestimit . . . dhe me tej, kur kjo nuk mund te percaktohet, kompetenca i perket gjykates se vendit ku ndodhet prokuroria qe ka rregjistruar e para vepren penale.

Nga aktet e ndodhura ne dosje rezulton se ne vitin 1998 i pandehuri Alfred Tusha ka qene i arrestuar ne rrethin e Mirdites, vendqendrimi i tij ka qene ne Greqi ku ka kryer edhe vjedhjen dhe se çeshtja penale eshte rregjistruar nga prokuroria prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Mirdite. Nga ana tjeter qe nga viti 1998 ndaj ketij personi hetimet jane kryer ne mungese, pasi rezulton se atij nuk i gjendet vendqendrimi.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, arrin ne perfundimin se ndodhur ne keto kushte, ne baze te nenit 77 te K.P.P., kompetente per gjykimin e çeshtjes penale ne ngarkim te te pandehurit Alfred Tusha eshte Gjykata e Rrethit Gjyqesor Mirdite.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë mbeshtetur ne nenin 90/2 dhe 91/1/2 te Kodit te Proçedures

Penale,

VENDOSIKalimin e akteve per shqyrtim Gjykates se Rrethit Gjyqesor Mirdite si gjykate kompetente per

shqyrtimin e çeshtjes penale ne ngarkim te te pandehurit Alfred Tusha.Vendimi t’ju komunikohet paleve dhe Gjykates se Rrethit Gjyqesor Mat.

Nr.424 Regj.ThemeltarNr.379 Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesArtan Hoxha AnetarZamir Poda AnetarVladimir Metani AnetarVladimir Bineri Anetar

Ne seancen gjyqesore te dates 13.06. 2001 mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.189 qe i perket :

125

Page 126: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

TË PANDEHURIT: Emin Kokoshi, i biri i Raifit, lindur me 1909 ne Mborje-Korce e banues po aty mbrojtur nga av. Virgjil Karaj

A K U Z A : Perdorim i dokumentave te fallsifikuara (neni 186 i K.Penal).

Gjykata e Rrethit Korce, me vendimin nr.177, date 03.07.2000, ka vendosur:Deklarimin fajtor te te pandehurit Emin Kokoshi per vepren penale te perdorimit te dokumentit te fallsifikuar dhe e ka denuar me 30.000 leke gjobe.Gjoba te paguhet 10.000 leke ne korrik, 10.000 leke ne gusht dhe 10.000 leke ne shtator te vitit 2000.

Gjykata e Apelit Korce, qe ka shqyrtuar ceshtjen mbi ankimin e te pandehurit me vendimin nr.123, date 16.11.2000 ka vendosur :

Lenien ne fuqi te vendimit nr.177, date 03.07.2000 te Gjykates se Rrethit Korce persa i perket deklarimit fajtor te te pandehurit Emin Kokoshi dhe mases se denimit. Ndryshimin e pjeses tjeter te vendimit persa i perket pagimit te gjobes duke u paguar ne dy keste nga 15.000 leke, njeri me 15.02.2001 e tjetri me 15.06.2001.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Korce ka ushtruar rekurs i pandehuri Emin Kokoshi qe kerkon prishjen e tij e deklarimin e pafajshem per keto shkaqe:

- Kam kerkuar nga Komisioni i Kthimit e Kompesimit te Pronave pronen time dhe eshte dhene vendimi perkates.

- Per shkak te moshes, nuk jam ne gjendje intelektuale qe te vleresoj mbi dokumentat e pergatitura nga topografet ne se ato jane apo jo te plota e te rregullta.

- Nuk mund te pranohet akuza qe me behet perderisa une nuk kam qene ne dijeni dhe nuk kisha mundesi per te arritur ne perfundime te drejta per saktesine e skicave te perpiluara nga personat kompetente.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin e gjyqtarit Kristaq Ngjela, prokuroren Valentina Ahmetaj qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit avokatin mbrojtes Virgjil Karaj qe kerkoi prishjen e vendimit e pushimin e ceshtjes e si analizoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N Vendimi i Gjykates se Rrethit Korce nr.177, date 03.07.2000 me te cilin eshte deklaruar fajtor i

pandehuri Emin Kokoshi per vepren penale te perdorimit te dokumentit te fallsifikuar dhe i Gjykates se Apelit Korce nr.123, date 16.11.2000 qe e ka lene ne fuqi ate vendim jane te pabazuar ne ligj e ne prova e duhet te prishen.

Nga teresia e akteve qe ndodhen ne dosje ka dale se midis te pandehurit Emin Kokoshi dhe Pellumb Moraves e Avni Musllit ka patur mosmarreveshje per pronesine mbi nje siperfaqe toke prej 1000 m2 ndonese per njohjen dhe kthimin apo kompesimin e tokave te pretenduar prej tyre ne pronesi ka marre vendime Komisioni i Kthimit e Komepesimit te Pronave ish pronareve.

Duke u ndodhur para faktit te mos zgjidhjes se mosmarreveshjeve, i pandehuri Emin ka ngritur padi ne Gjykaten e Rrethit Korce duke paditur Komisionin e Kthimit e Kompesimit te Pronave, Avni Musllin, Pellumb Moraven me objekt ndryshim vendimi te atij komisioni.

Ne realizim te kerkesave dhe pretendimeve te tij, i pandehuri ka paraqitur ne gjykate nje skice plan vendosje pronash ne te cilen me ngjyra te ndryshme e kufizimet perkatese jane paraqitur pronat e te pandehurit dhe te personave te tjere ne konflikt me te. Kjo skice plan vendosje pronash qe mban daten 06.01.2000 dhe skicues topografet Shpetim Dule e Rrapi Haxhi eshte kundershtuar nga Pellumb Morava e Avni Muslli te cilet kane pretenduar se ishte e fallsifikuar dhe nuk tregonte kufijte reale te pronave.

Gjate hetimit dhe gjykimit te ceshtjes eshte provuar fakti se ekziston fallsifikimi i dokumentit te paraqitur ne gjykate nga i pandehuri Emin Kokoshi. Per sqarimin e ketij fakti jane pare dokumentet perkatese te Komisionit te Kthimit e Kompesimit te Pronave e skicat e perpiluara nga specialistet perkates duke i krahasuar me skicen e paraqitur nga i pandehuri per te cilat nga ekspertet e caktuar nga gjykata eshte arritur ne perfundimin se kane ndryshime qe ne skicen e paraqitur nga i pandehuri kane te bejne me levizjen e kufizimeve e shtimin e siperfaqes se prones ne favor te tij. Nga akti teknik i eksperteve Shpetim Dule e Rrapi

126

Page 127: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Haxhi del se vija e hequr ne skicen per pronen e Pellumb Moraves paraqitur nga i pandehuri nuk ekziston ne skicat e paraqitura ne Komisionin e Kthimit e Kompesimit te Pronave. Shkelqim Vincani e Dashamir Qeraxhiu te pyetur si deshmitar nga gjykata kane pranuar se skica e plan vendosjes se pronave eshte perpiluar prej tyre ndersa vizimet qe perfshijne siperfaqen e tokes dhe ngjyrosja nuk eshte bere prej tyre.

Ne rrethanat e permendura duke patur parasysh dokumentet perkatese e shpjegimet e eksperteve del qarte se skica (dokumenti) eshte i fallsifikuar dhe konstatimi i bere nga gjykata per fallsifikimin eshte i drejte. Por gjykatat kane gabuar duke e deklaruar fajtor te pandehurin Emin Muslli per vepren penale te perdorimit te dokumentit te fallsifikuar. Qe te kemi vepren penale te perdorimit te dokumentit te fallsifikuar eshte e domozdoshme qe te dalin qarte gjithe elementet qe plotesojne kete figure krim. Duke patur parasysh se kjo veper kryhet vetem me dashje d.m.th. qe personi te dije se dokumenti eshte i fallsifikuar e ta perdore per realizimin e qellimeve te tij, ishte e domozdoshme qe ne gjykim te percaktohej saktesisht ana subjektive. Ne kete drejtim nuk ka asnje prove qe te vertetoje se i pandehuri ka patur dijeni se dokumenti qe po perdorte ishte i fallsifikuar dhe si ne hetimin paraprak e ne gjykimin e ceshtjes nuk eshte kryer asnje veprim per te vertetuar dijenine e te pandehurit per gjendjen e dokumentit. Gjithashtu Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë duke analizuar edhe faktin se i pandehuri eshte ne moshe 92 vjec cmon se ai nuk ka qene ne gjendje per shkak edhe te pamundesise intelektuale qe te kuptonte se po perdorte nje dokument te fallsifikuar.

Duke patur parasysh sa me siper arrihet ne perfundimin se nuk ekziston, vepra penale per te cilen eshte akuzuar i pandehuri e ceshtja penale ne ngarkim te tij duhet te pushohet.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë mbeshtetur ne nenin nr.442 pika 1/a te K.Pr.Penale,

V E N D O S I Prishjen e vendimit nr.177, date 03.07.2000, te Gjykates se Rrethit Korce dhe te vendimit nr.123,

date 16.11.2000 te Gjykates se Apelit Korce e pushimin e ceshtjes ne ngarkim te te pandehurit Emin Kokoshi.

Nr.189 i Regj.Themeltar.Nr. 401 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesZamir Poda AnetarVladimir Metani “Vladimir Bineri “Artan Hoxha “

ne seancen gjyqesore te dates 13.6.2001 mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr. 265 qe i perket:

TË PANDEHURIT: Bardhyl Zeqaj, i biri i Sulejmanit, lindur me 1962, banues ne Tirane, me detyre Shef i Policise Rrugore te Komisariatit te Policise Gjirokaster.

A K U Z U A R : Per vepren penale te shperdorimit te detyres se ushtarakut parashikuar nga neni 70/1 i Kodit Penal Ushtarak.

127

Page 128: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Gjykata e Rrethit Gjirokaster me vendimin nr. 2, date 25.1.2000 ka vendosur Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Bardhyl Zeqaj per vepren penale te shperdorimit te detyres te parashikuar nga neni 70/1 i Kodit Penal Ushtarak.

Gjykata e Apelit Tirane qe ka shqyrtuar ceshtjen mbi apelimin e prokurorit, me vendimin nr. 12, date 23.1.2001 ka vendosur :

Deklarimin e moskompetences per shqyrtimin e ceshtjes penale ne ngarkim te te pandehurit Bardhyl Zeqaj dhe dergimin e akteve Gjykates se shkalles se pare Gjirokaster.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka ushtruar rekurs prokurori prane Gjykates Ushtarake te Apelit Tirane qe kerkon prishjen e vendimit e dergimin e ceshtjes per rigjykim Gjykates se Apelit Tirane duke parashtruar keto shkaqe:

- Kunder vendimit te Gjykates se Rrethit Gjirokaster ka bere apelim prokurori dhe i demtuari Ilir Cibuku por ne dosje ishte vendosur vetem ankimi i Ilirit dhe jo i prokurorit.

- Mbi bazen e ankimit te te demtuarit, çeshtja u shqyrtua nga Kolegji Gjyqesor Ushtarak i Apelit Tirane, i cili me vendimin nr. 26 date 27.3.2000 vendosi: “mospranimin e ankimit per shkak se eshte bere nga nje person i palegjitimuar.

- Apelimi i prokurorit u shqyrtua nga Kolegji Gjyqesor i Gjykates se Apelit Tirane, i cili me vendimin nr. 12 date 23.1.2001 ka vendosur deklarimin e moskompetences per shqyrtimin e ceshtjes ne ngarkim te te pandehurit Bardhyl Zeqaj dhe dergimin e akteve Gjykates se shkalles se pare Gjirokaster”. Ky vendim eshte i pabazuar sepse ndodhemi para nje vepre penale ushtarake te kryer nga subjekt ushtarak.

- Mosshqyrtimi i ceshtjes mbi bazen e ankimit te te demtuarit Ilir Cibuku nuk e pengon gjykaten ta shqyrtoje ate mbi apelimin e prokurorit pasi ceshtja nuk eshte shqyrtuar ne themel.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Kristaq Ngjela, prokurorin Kujtim Luli qe kerkoi prishjen e vendimit e dergimin e ceshtjes per gjykim e si analizoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi Nr. 12 date 23.1.2001 i Gjykates Ushtarake te Apelit Tirane eshte i pabazuar ne ligj e per

pasoje duhet te prishet.Nga aktet qe ndodhen ne dosje rezulton se i pandehuri Bardhyl Zeqaj, me vendimin nr. 2,

date 25.1.2000 te Gjykates se Rrethit Gjirokaster eshte deklaruar i pafajshem per vepren penale te shperdorimit te detyres nga ushtaraku parashikuar nga neni 70/1 i Kodit Penal Ushtarak.

Kunder ketij vendimi kane bere apelim ne Gjykaten Ushtarake te Apelit Tirane njekohesisht dhe brenda afatit ligjor prokurori dhe personi i demtuar Ilir Cibuku. Por per parregullsi ne veprimtarine e Sekretarise se Gjykates se Rrethit Gjirokaster, ne gjykaten e apelit eshte derguar dosja vetem me ankimin e personit te demtuar. Gjykata Ushtarake e Apelit ka marre ceshtjen ne shqyrtim dhe ne zbatim te nenit 420 pika 1/a e K.Pr.Penale ka vendosur mospranimin e ankimit te Ilir Cibukut me arsyetimin se ankimi ishte bere nga nje person i palegjitimuar.

Ne vazhdim te ndjekjes se ceshtjes prokurori ka konstatuar se apelimi i bere prej tij nuk i ishte derguar gjykates se apelit dhe aktet i jane riderguar kesaj gjykate duke bashkelidhur apelimin dhe dokumente qe vertetojne se ai ishte paraqitur brenda afatit ligjor.

Keshilli Gjyqesor i Gjykates Ushtarake te Apelit Tirane me vendimin qe rekursohet ka vendosur deklarimin e moskompetences per shqyrtimin e ceshtjes penale ne ngarkim te te pandehurit Bardhyl Zeqaj dhe dergimin e akteve gjykates se shkalles se pare. Ai keshill arsyeton se ceshtja nuk mund te shqyrtohet nga nje kolegj paralel i Gjykates Ushtarake te Apelit, pasi kjo gjykate eshte shprehur njehere me vendimin nr. 2 date 25.1.2000 qe ka marre forme te prere e me te cilin eshte vendosur mospranimi i ankimit te personit te demtuar.

Deklarimi i moskompetences nga ana e gjykates duke e bazuar ne nenin 83/1 te K.Pr.Penale nuk gjen mbeshtetje ligjore. Sipas ketij neni moskompetenca lendore ngrihet edhe kryesisht ne cdo gjendje e shkalle te procesit, por gjykata padrejtesisht deklaron moskompetencen lendore sepse ne baze te nenit 75 te K.Pr. Penale, gjykata ushtarake gjykon ushtaraket per veprat penale ushtarake e personat e tjere te caktuar me ligj. Ne rastin konkret kemi te bejme me nje subjekt qe duhet te gjykohet per veper penale ushtarake qe perben edhe kompetencen lendore te gjykates ushtarake.

I pabazuar eshte edhe arsyetimi se ceshtja nuk mund te gjykohet sepse eshte gjykuar me pare mbi ankimin e personit te demtuar e se ndodhemi para nje vendimi te formes se prere sepse:

128

Page 129: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

- Gjykata Ushtarake e Apelit duke mos pranuar ankimin e nje personi qe nuk legjitimohet te beje ankim nuk ka hyre ne shqyrtimin e ceshtjes dhe nuk eshte shprehur per themelin e saj.

- Ne rastin konkret prokurori ka paraqitur ankimin brenda afatit ligjor dhe ne perputhje me kerkesat e nenit 407 te K.Pr.Penale e duke mos e marre ate ne shqyrtim, Gjykata Ushtarake e Apelit jo vetem qe s’ka siguruar barazine e paleve, por i ka refuzuar realizimin e nje te drejte te ligjshme prokurorit.

Ne rrethanat kur ndodhemi perpara nje vendimi te gjykates se shkalles se parendaj te cilit brenda afatit ligjor dhe ne perputhje me te gjitha kerkesat proceduriale penale eshte bere ankim nga prokurori, gjykata ushtarake e apelit ne zbatim edhe te nenit 424/2 te K.Pr.Penale eshte e detyruar t’a shqyrtoje çeshtjen dhe te vendose ne perputhje me kerkesat ligjore per zgjidhjen e saj.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë mbeshtetur ne nenin 441/ç te K.Pr.Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr. 12, date 23.1.2001 te Gjykates Ushtarake te Apelit Tirane dhe dergimin e

ceshtjes per gjykim ne ate gjykate me tjeter trup gjykues.

Nr. 265 i Regj.Themeltar.Nr. 402 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesVladimir Metani AnetarZamir Poda “Artan Hoxha “Vladimir Bineri “

ne seancen gjyqesore te dates 13.6.2001 mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr. 316 qe i perket:

TË PANDEHURVE: Vladimir Hasani, i biri i Lekes, lindur me 1976, banues ne Lezhe, mbrojtur nga avokat Petrit Hysi.

Taulant Faslia, i biri i Sherifit, lindur me 1974, banues ne Lezhe, mbrojtur nga avokat Gani Dizdari.

TE AKUZUAR: Vladimir Hasani per vepren penale te vrasjes me dashje dhe te armembajtjes pa leje parashikuar nga nenet 76 e 278/2 te K.Penal dhe Taulant Faslia per vepren penale te armembajtjes pa leje parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Lezhe me vendimin nr. 150, date 12.12.2000 ka vendosur:Deklarimin fajtor te te pandehurit Vladimir Hasani per vepren penale te vrasjes me dashje dhe ne baze te nenit 76 te Kodit Penal e ka denuar me 12 vjet burgim.Deklarimin fajtor te Vladimir Hasanit per vepren penale te arme mbajtjes pa leje dhe ne baze te nenit 278/2 te Kodit Penal e ka denuar me 2 vjet burgim.Perfundimisht ne baze te nenit 55 te Kodit Penal e ka denuar me 12 vjet burgim.

129

Page 130: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Deklarimin fajtor te te pandehurit Taulant Faslia per vepren penale te armembajtjes pa leje dhe ne baze te nenit 278/2 te Kodit Penal denimin e tij me nje vit burgim.

Gjykata e Apelit Shkoder qe ka shqyrtuar ceshtjen mbi ankimin e te pandehurve nepermjet mbrojtesve te tyre me vendimin nr. 32 date 2.3.2001 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr. 150 date 12.12.2000 te Gjykates se Rrethit Lezhe.

Kunder vendimeve te mesiperme ka ushtruar rekurs i pandehuri Vladimir Hasani dhe mbrojtesi i te pandehurit Taulant Faslia qe kerkojne prishjen e tyre per keto shkaqe:

I pandehuri Vladimir Hasani:- Vendimet jane rezultat i nje procesi jo te rregullt gjyqesor sepse dy here i njejti trup

gjykues nuk ka qene bindur per fajesine e ka vendosur kthimin e akteve prokurorise kurse heren e trete vendos per fajesine time.

- Nuk jane realizuar detyrat e Gjykates se Larte ndonese ato jane te detyrueshme.- Vendimi i gjykates se apelit eshte marre me shkelje te rende proceduriale pasi ne gjykim e

rigjykim kane marre pjese te njejtet gjyqtare.- Nuk jane realizuar veprimet e nevojshme per zbulimin e se vertetes.- Nuk ka prova qe te vertetojne fajesine time e nuk ka analize objektive te tyre gje qe po te

ishte bere do te me perjashtonte nga qenia autor i vrasjes.- Ne keto rrethana kerkon prishjen e vendimeve e kthimin e ceshtjes per rigjykim Gjykates

se Rrethit Lezhe ose zgjidhjen e çeshtjes duke vendosur pushimin e saj per krimin e vrasjes dhe urdherimin e pezullimit te ekzekutimit te vendimit per vepren penale te armembajtjes pa leje.

Mbrojtesi i te pandehurit Taulant Faslia:- Gjykatat nuk kane patur parasysh faktin qe i pandehuri e ka mbajtur armen per nje kohe te

shkurter duke qene ne kushtet e nevojes ekstreme.- Ai e ka mbajtur armen per 1-2 minuta dhe e ka zbrazur ate ne ajer per te parandaluar dy

persona qe ishin me pistoleta ne duar.- I pandehuri nuk ka patur arme por e mori ate ne nje makine afer per te smbrapsur rrezikun

real e te castit qe kercenonte personat qe ishin ne grindje.- Vendimi eshte alogjik se nuk eshte patur parasysh fakti qe i pandehuri ka mbajtur armen ne

vitin 1997 kur gjithe njerezit ishin te armatosur, prandaj kerkon pafajesi.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Kristaq Ngjela, prokurorin Vexhi Muçmata qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit per te pandehurin Vladimir Hasani, ndryshimin e llojit te denimit per te pandehurin Taulant Faslia duke e denuar me 100.000 leke gjobe, avokatin e te pandehurit Vladimir Hasani qe kerkoi prishjen e vendimit e dergimin e ceshtjes per rigjykim, avokatin Gani Dizdari, qe kerkoi ndryshimin e llojit te denimit per te pandehurin Taulant Fasliu e si analizoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Rrethit Lezhe nr. 150 date 12.12.2000 me te cilin jane deklaruar fajtore dhe

jane denuar i pandehuri Vladimir Hasani per vepren penale te vrasjes me dashje e armembajtjes pa leje parashikuar nga nenet 76 e 278/2 te Kodit Penal dhe i pandehuri Taulant Faslia per vepren penale te armembajtjes pa leje parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal dhe vendimi i Gjykates se Apelit Shkoder qe e ka lene ne fuqi ate vendim jane te bazuar ne ligj e ne prova e duhet te lihen ne fuqi.

Nga provat e administruara ne gjykimin e ceshtjes eshte provuar se me daten 11.9.1997 rreth ores 23.00 i pandehuri Vladimir Hasani bashke me Leke Shkrepin e Bledar Nikollin me makinen tip “Benz” kane shkuar ne disko “Lisus” te qytetit te Lezhes ku ne nje tavoline ishin ulur edhe i pandehuri Taulant Fasliu me Eduard Sakajn. Me pas kane hyre ne ate disko edhe Gjovalin Frroku, Ardian Ndreu, Valentin Kalshi (police prane Komisariatit te Policise Lezhe) dhe Valentin Hoti e viktima Frrok Bardhi. Ne vazhdim, ne tavolinen ku ishte ulur i pandehuri Taulant Faslia me Eduard Jakaj e Arben Gruden i cili ne pije e siper hedh nje shishe birre bosh ne toke qe u be shkak per grindje midis personave ne dy tavolinat e siperme, per fyerje reciproke deri sa nderhyne persona te tjere qe qetesuan gjendjen. Pasi kane dale nga lokali te dy palet kane hipur neper makinat e tyre, kane ecur ne nje distance te shkurter deri sa makina qe drejtonte Valentin Hoti ka ndaluar para makines ku ishin te pandehurit dhe ka rinisur grindja. Duke pare acarimin dhe tensionin qe u

130

Page 131: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

krijua, i pandehuri Taulant Faslia ka marre nje automatik nga makina ku kishte hipur e duke bertitur “largohuni se ju vrava” ka qelluar ne ajer. Pas kesaj gjendje ka marre nje automatik e ka qelluar me bresheri ne drejtim te pales, me te cilet ishte viktima i pandehuri Vladimir Hasani. Nga te qelluarat e te pandehurit Vladimir ka gjetur vdekjen viktima Frrok Bardhi gje qe vete i pandehuri e ka pohuar kur hipi ne makine per tu larguar si edhe me pas para disa personave te pyetur si deshmitare kur eshte diskutuar problemi per autorin e vrasjes se viktimes.

Ne kundershtim me sa pretendon i pandehuri Vladimir Hasani ne rekurs, gjykata ka bere nje analize te plote, te gjithanshme e objektive te provave te marra, i ka vleresuar drejt ato duke arritur ne perfundimin se autor i vrasjes se viktimes eshte ky i pandehur. Edhe gjykata e apelit ka bere vleresim te plote te te gjitha provave te marra ne gjykimin e ceshtjes ne shkalle te pare si dhe ka analizuar e u ka dhene pergjigje gjithe pretendimeve te ngritura nga mbrojtja.

Lidhur me pretendimet e parashtruara ne rekus se si vendimi i gjykates se rrethit dhe ai i apelit duhet te prishen per shkelje te renda proceduriale pasi ne gjykimet e bera kane marre pjese te gjithe gjyqtaret, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë çmon se nuk ndodhemi para shkeljesh qe i bejne te cenueshme ato vendime. Kjo per faktin se ne dy gjykimet e para gjykatat nuk kane trajtuar probleme qe kane te bejne me themelin e ceshtjes dhe as kane dhene arsyetime per fajesine apo pafajesine e te pandehurit. Me vendimin e Gjykates se Rrethit Lezhe nr. 59 date 23.10.1998 eshte vendosur kalimi i akteve prokurorise vendim qe eshte lene ne fuqi me vendimin nr. 44 date 28.12.1998 te Gjykates se Apelit Shkoder dhe me vendimin nr. 158 date 7.4.1999 te Gjykates se Kasacionit. Ne rigjykimin e ceshtjes ne gjykaten e rrethit kane marre pjese gjyqtaret Parashqevi Ademi e Besim Trezhnjeva qe kishin gjykuar ceshtjen me pare por perseri eshte vendosur kalimi i akteve prokurorise me vendimin nr. 90 date 23.12.1999. Ne rigjykimin e ceshtjes ne gjykaten e apelit kane marre pjese gjyqtaret Musa Halili e Fatmir Hoxha qe kishin marre pjese ne gjykimin e ceshtjes dhe me vendimin nr. 37 date 17.3.2000 pa hyre ne analizen e provave eshte vendosur prishja e vendimit te Gjykates se Rrethit Lezhe e dergimi i ceshtjes per vazhdimin e gjykimit po asaj gjykate me te njejtin trup gjykues. Gjykata e Lartë me vendimin nr. 314 date 6.10.2000 ka vendosur mospranimin e rekursit te ushtruar kunder vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder.

Ne baze te nenit 15 te K.Pr.Penale pika 1, gjyqtari qe ka dhene ose qe ka marre pjese ne dhenien e vendimit ne nje shkalle te procedimit nuk mund te marre pjese ne rigjykim pas prishjes se vendimit por kjo duhet kuptuar kur kemi te bejme me nje vendim qe zgjidh ne themel ceshtjen, qe vendos per fajesine apo pafajesine e te pandehurit dhe jo per vendime ne te cilat nuk behet asnje arsyetim per provat, per bazueshmerine apo pabazueshmerine e akuzes per te cilen eshte gjykuar i pandehuri. Ne rastin konkret ceshtja eshte zgjidhur ne themel me vendimin e Gjykates se Rrethit Lezhe nr. 150 date 11.12.2000 me te cilin eshte deklaruar fajtor i pandehuri Vladimir Hasani, i cili eshte lene ne fuqi me vendimin nr. 32 date 2.3.2001 te Gjykates se Apelit Shkoder.

Edhe lidhur me fajesine e te pandehurit Taulant Faslia gjykatat kane zbatuar drejt ligjin e kane vleresuar drejt provat e marra. Eshte provuar, sikurse ka pohuar edhe vete i pandehuri, se gjate zhvillimit te ngjarjes ai ka marre nje automatik, ka kercenuar personat qe te mos afroheshin se do t’i vriste dhe ka qelluar tre here ne ajer dmth vertetohet plotesisht se ai ka mbajtur per nje fare kohe pa lejen e organeve perkatese automatikun. Pretendimi se nuk ndodhemi para vepres penale te armembajtjes pa leje eshte i pabazuar jo vetem per faktin se nuk mund te caktohet nje limit kohe per te pranuar nese ndodhemi apo jo para vepres per te cilen eshte gjykuar i pandehuri Taulant Faslia por edhe se, sikurse del nga gjithe materialet e ceshtjes, automatikun ai e ka mbajtur edhe kur ka hipur ne makine e eshte larguar bashke me shoket e tij per ne fshatin Rrile.

Per sa i perket pretendimit te parashtruar ne rekurs se i pandehuri nuk duhet te pergjigjet per vepren penale te armembajtjes pa leje mbasi ka vepruar ne kushtet e nevojes ekstreme duhet pranuar se ndodhemi para nje trajtimi te gabuar teorikisht e praktikisht te kesaj rrethane qe perjashton rrezikshmerine shoqerore te vepres, sepse nuk ndodhemi para asnje elementi qe kerkon qenia ne kushtet e nevojes ekstreme. Ne ngritjen e ketij pretendimi ne rekurs nuk eshte patur parasysh neni 20 i Kodit Penal si dhe fakti qe me nevoje ekstreme duhet kuptuar menjanimi i nje rreziku qe kanoset duke u shkaktuar me anen e nje vepre qe parashikohet nga ligji penal nje dem me te vogel interesave te te treteve dhe qe ne rrethanat e krijuara rreziku nuk mund te largohej me mjete te tjera. Ne rastin e te pandehurit Taulant Faslia nuk ekzistojne keto kushte pasi nuk ishte marrja e automatikut e qellimi me te mundesia per te perballuar nje rrezik real e te castit qe nuk mund te shmangej me menyra te tjera. Veprimet e te pandehurit ne vetvete plotesojne elementet e figures se krimit te armembajtjes pa leje e per pasoje ai duhet te pergjigjet penalisht per kete veper penale.

Por lidhur me denimin e dhene per te pandehurin Taulant Faslia me nje vit burgim Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë duke patur parasysh kohen kur eshte kryer vepra penale, faktin qe i pandehuri u ndodh para nje situate te pa parashikuar, qe arma nuk ishte e tij por e personave te tjere, qe nuk e ka mohuar faktin e mbajtjes se armes, çmon te bazuar kerkesen e prokurorit per te ndryshuar llojin e denimit duke e denuar me gjobe.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë mbeshtetur ne nenin 441 germa “a” , “b” te K.Pr.Penale,

131

Page 132: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr. 150, date 12.12.2000 te Gjykates se Rrethit Lezhe dhe te vendimit nr.

32 date 2.3.2001 te Gjykates se Apelit Shkoder per te pandehurin Vladimir Hasani.Lenien ne fuqi te vendimeve te mesiperme persa i perket deklarimit fajtor te te pandehurit Taulant

Faslia dhe ndryshimin e llojit te denimit duke e denuar me 100.000 (njeqind mije) leke gjobe.

Nr. 316 i Regj.Themeltar.Nr. 403 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesArtan Hoxha AnetarZamir Poda AnetarVladimir Metani AnetarVladimir Bineri Anetar

Ne seancen gjyqesore te dates 13.06. 2001 mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.286 qe i perket :

TË PANDEHURIT: Pelivan Latollari, perfaqesuar nga av. Nik Progni

A K U Z A : Vrasje me dashje per shkak te cilesive te vecanta te viktimes dhe armembajtje pa leje e armeve, parashikuar respektivisht nga nenet 79/c e 278/2 te K.Penal.

Gjykata e shkalles se pare Korce, me vendimin nr.270, date 22.11.2000, ka vendosur:Deklarimin fajtor te te pandehurit Pelivan Latollari per vepren penale te vrasjes me dashje per shkak te cilesive te vecanta te viktimes dhe ne baze te nenit 79/c te K.Penal e denon me burgim te perjetshem.Deklarimin fajtor te te pandehurit Pelivan Latollari per vepren penale te armembajtjes pa leje dhe ne baze te nenit 278/2 te K.Penal e denon me 6 muaj burgim.Ne bashkim te denimeve dhe aplikim te nenit 55 te K.Penal e denon perfundimisht me burgim te perjetshem.

Gjykata e Apelit Korce, me vendimin nr.21, date 30.01.2001 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.270, date 22.11.2000 te gjykates se shkalles se pare Korce.

Kunder vendimit nr.21, date 30.01.2001 te Gjykates se Apelit Korce, ka bere rekurs i pandehuri, duke parashtruar keto shkaqe:

- Nuk ka prova qe une te kem bere vrasjen.- Ne vendimin e pranimit te kerkeses per rishikim, nuk konkludohet per prishje te vendimit

te pare.- Nuk eshte percaktuar shkaku determinant i vdekjes se viktimes

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin e anetarit Zamir Poda,pasi degjoi prokurorin Piro Koco, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Korce, pasi degjoi mbrojtesin e te pandehurit i cili kerkoi prishjen e vendimit dhe kthimin e ceshtjes per rishqyrtim,

132

Page 133: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

VËR E N Vendimi nr,21, date 30.01.2001 i Gjykates se Apelit Korce, ashtu sikunder edhe ai me nr.270, date

22.11.2000 i gjykates se shkalles se pare , jane rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjes. Per pasoje ne perputhje me kerkesat e parashikuara nga neni 441 germa “ç” te Kodit te Procedures Penale, ato duhet te prishen dhe ceshtja duhet te kthehet per rishqyrtim ne gjykaten e shkalle se pare me tjeter trup gjykues.

Eshte vertetuar se ne daten 17 korrik 1997 rreth ores 15.00, ne qender te fshatit Voskopoje te rrethit Korce, eshte qelluar me arme zjarri automatike, viktima Vangjel Papailia, inspektor i policise prane Komisariatit Korce. Ai eshte transportuar menjehere ne spitalin e Follorines dhe me pas ne spitalin “Papanikolau” ne Selanik, Greqi, ku ka vdekur me date 04.08.1997.

Sipas organit te akuzes dhe vendimeve te Gjykatave te shkalles se pare dhe te Apelit Korce, pranohet se autori i vepres si me siper, eshte i denuari Pelivan Latollari.

Nga ana e organit te prokurorise prane Gjykates se shkalles se pare Korce, mbas hetimeve paraprake, eshte konkluduar per veprat penale te plagosjes se rende me dashje qe ka sjelle si pasoje vdekjen dhe armembajtje pa leje, parashikuar respektivisht nga nenet 88/2 dhe 278/2 te K.Penal.

Gjykata e shkalles se pare Korce, mbas gjykimit, ka vendosur deklarimin fajtor te te pandehurit per te dy veprat dhe e ka denuar perfundimisht me 9 vjet burgim. Ky vendim eshte lene ne fuqi edhe nga shkallet e tjera te gjykimit.

Me pas, me date 04.10.1999, nga ana e organit te prokurorise, ne perputhje me kerkesat e parashikuara nga nenet 449 e vijues te K.Pr.Penale, eshte paraqitur kerkese per rishikimin e vendimit nr.40, date 20.03.1999 te Gjykates se shkalles se pare Korce, i cili kishte marre forme te prere. Kjo e fundit, me vendimin date 04.11.1999, ka vendosur pranimin e kerkeses dhe prishjen e vendimit te permendur te gjykates se shkalles se pare dhe ka vazhduar gjykimin. Ne perfundim te tij eshte vendosur sic u permend me siper.

Duke i pare ne teresine e tyre te dy vendimet e gjykatave, rezulton se kemi te bejme me nje hetim gjyqesor jo te plote dhe objektiv. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë cmon se eshte vepruar ne kundershtim me kerkesat proceduriale penale si nga gjykata e shkalles se pare, ashtu edhe nga Gjykata e Apelit Korce.

Keshtu nga ana e organit te prokurorise sebashku me kerkesen per rishikimin e vendimit gjyqesor qe kishte marre forme te prere, eshte paraqitur si prove edhe nje dokument i cilesuar “gjykim mjeksor”, date 10 qershor 1999, leshuar nga ana e spitalit “Papanikolau” ne Selanik. Dokumenti ne fjale nuk percakton dhe nuk hedh drite, se cili ishte shkaku real i vdekjes se viktimes Vangjel Papailia. Gjithashtu ne kete dokument vec te tjerash behet fjale edhe per faktin se “…para transportimit te tij ishte operuar urgjentisht ne spitalin e Follorines…”.

Vetem administrimi i tij pa u bere verifikimet e nevojshme qe lidhen me c`ka ai ben fjale, nuk mund te sjelle perfundime te drejta.

Sqarimi dhe administrimi i dokumentacionit te plote qe ka te beje me shtrimet dhe operimet ne te dy sipitalet e permendura, si dhe kryerja e nje ekspertimi mjekoligjor, duke u mbeshtetur ne to, do te mund te evidentonte eventualisht demtimet e marra ne momentet e para, ecurine e gjendjes shendetesore te viktimes dhe ne fund te percaktimit se cili ishte shkaku real i vdekjes se tij.

Sic shihet kemi te bejme me probleme me interes dhe vlera percaktuese per sqarimin objektiv te ceshtjes ne fjale, te cilat do te sillnin per rrjedhoje edhe nje cilesim te drejte e ligjor te vepres penale te kryer si dhe do ti jepte pergjigje pretendimeve te ngritura.

Ky moment i anashkaluar, si nga gjykata e shkalles se pare, ashtu edhe nga gjykata e apelit, ne perputhje me kerkesat e parashikuara nga neni 367 i Kodit te Procedures Penale, duhet te realizohet gjate rishqyrtimit te ceshtjes.

Nga sa u tha dhe u analizua me lart, arrihet ne perfundimin se vendimet nr. 21, date 30.01.2001 i gjykates se apelit dhe nr.270, date 22.11.2000 i gjykates se shkalles se pare Korce, behen te cenueshem.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, ne perputhje me kerkesat e parashikuara nga neni 441 germa “ç” e

K.Pr.Penale,

V E N D O S I Prishjen e vendimeve nr.21, date 30.01.2001 i Gjykates se Apelit e nr.270, date 22.11.2000 te

Gjykates se shkalles se pare Korce dhe kthimin e akteve per rishqyrtim prane Gjykates se shkalles se pare, me tjeter trup gjykues.

Nr.286 i Regj.Themeltar.Nr. 405 i Vendimit

133

Page 134: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

V E N D I M

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë,i perbere nga :

Kristaq Ngjela KryesuesVladimir Metani AnetarArtan Hoxha AnetarZamir Poda AnetarVladimir Bineri Anetar

ne seance gjyqesore, ne date 20.6.2001,mori ne shqyrtim ceshtjen penale qe i perket :

TË PANDEHURIT : Kol Ejlli

AKUZA: Vrasje me dashje, mbajtje arme luftarake pa leje, parashikuar nga nenet 76 e 278/2 te Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Shkode,me vendimin nr 285,date 23.10.2000, ka vendosur : Deklarimin fajtor te te pandehurit Kol Ejlli,per kryerjen e vepres penale te vrasjes me dashje dhe ne baze te nenit 76,te Kodit Penal, e ka denuar me 12 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Kol Ejlli, per kryerjen e vepres penale te mbajtjes se arrmes luftarake pa leje dhe ne baze te nenit 278/2,te Kodit Penal, e ka denuar me 1 vit burgim.Ne zbatim te nenit 55,te Kodit Penal,duke bere bashkimin e denimeve, e ka denuar perfundimisht me 12 vjet burgim.

Gjykata e Apelit Shkoder,me vendimin nr 7,date 9.1.2001,ka vendosur : Mospranimin e ankimit,paraqitur nga avokati i caktuar kryesisht,ndaj vendimit,nr 285,date 23.10.2000,te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Shkoder.

Kunder vendimit, te Gjykates se Apelit, ka paraqitur rekurs mbrojtesi me procure, duke paraqitur keto shkaqe :

- se Gjykata e Apelit nuk ka zbatuar drejt normat proceduriale, mbasi ne baze te nenit 432/b,te Kodit te Procedures Penale,ajo duhej te shqyrtonte ceshtjen,

- se Gjykata e Apelit,duke mosshqyrtuar ceshtjen,ka shkelur te drejtat e te pandehurit te parashikuara ne nenet 31 dhe 43,te Kushtetutes se Shqiperise,

- se Gjykata e Apelit e ka mare ceshtjen ne shqyrtim, ne munges te te pandehurit,pa e njoftuar ate me pare.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËmbasi degjoi relatimin e anetarit Vladimir Bineri,mbasi degjoi prokurorin Vexhi Mucmata, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit, mbasi degjoi mbrojtesin e te pandehurit,avokat Gjon Lepuri ,i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim po ne ate gjykate,dhe mbasi shqyrtoi ceshtjen ne teresi

V Ë R E NVendimi, i Gjykates se Apelit Shkoder, qe ka vendosur mospranimin e ankimit, me arsyetimin se

eshte bere ne kundershtim me nenin 410/2,te Kodit te Procedures Penale,nuk eshte i drejte dhe i bazuar ne ligje.

Nga vendimi, i Gjykates se Apelit Shkoder, del se mospranimi i ankimit eshte bere per shkakun se eshte perpiluar dhe paraqitur nga mbrojtesi i caktuar kryesisht,i cili, simbas kesaj gjykate,perderisa nuk ka akt perfaqesimi, te leshuar nga i pandehuri, nuk ka te drejte te beje ankim.

134

Page 135: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Duke mospranuar ankimit e mbrojtesit te te pandehurit, Gjykata e Apelit Shkoder, ne kuptim te neneve 31 dhe 42,te Kushtetutes se Shqiperise, ka zhvilluar nje proces jo te rregullt gjyqesor,mbasi i ka mohuar te drejten te pandehurit, per tu mbrojtur, nga nje mbrojtes,ne formen e parashikuar nga ligji.

Simbas neneve 48 dhe 49,te Kodit te Procedures Penale,kur i pandehuri, per shkaqe te ndryshme, ka ngele pa mbrojtes,ka te drejte te mbrohet nga nje mbrojtes, i zgjedhur nga familjaret e tij, apo i caktuar, kryesisht, nga organi procedures.

Duke qene ne keto kushte,mbrojtesi i caktuar kryesisht,ne veshtrim te nenit 410,pika 2,te Kodit te Procedures Penale,legjitimohet per te mbrojtur te pandehurin, ne te gjitha shkallet e gjykimit,duke patur dhe te drejten e berjes se ankimit apo rekursit.

Kete qendrim ka mbajtur Gjykata Kushtetuese e Shqiperise,me vendimin nr 17,date 17.4.2000,dhe praktika e Gjykates se Larte.

Pervec sa u paraqit,vendimi, i Gjykates se Apelit Shkoder,nuk eshte i drejte dhe i ligjshem dhe per faktin se gjykimi i ceshtjes eshte zhvilluar ne mungese te te pandehurit dhe mbrojtesit te tij,gje qe perben shkelje, te kerkesave te nenit 426,te Kodit te Procedures Penale, dhe te rregullave, per njoftimet,te parashikuara ne Titullin III,Kreu II,te ketij kodi.

Nga aktet ne dosje del se gjykata, ka nisur shkrese,ne daten 28.12.2000,ne adrese te te pandehurit dhe te mbrojtesit te tij, per njoftimin e dites se gjykimit.

Pavaresisht nga ky veprim,gjykata, pa patur konfirmim, per njoftimin dhe vullnetin e te pandehurit dhe te mbrojtesit te tij,per te mare ose jo pjese ne gjykim,e ka zhvilluar ate ne mungese te tyre.

Duke vleresuar sa u paraqit,Kolegji Penal cmon se vendimi, i Gjykates se Apelit Shkoder, duhet te prishet,per shkelje te rregullave te gjykimit,dhe aktet ti kalojne po asaj gjykate, per rigjykim.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë,mbeshtetur ne nenin 441,pika 1,germa c,te Kodit te Procedures

Penale

V E N D O S IPrishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder,nr 7,date 9.1.2001,dhe dergimin e akteve,qe i

perkasin te pandehurit Kol Ejlli,per rigjykim,me trup tjeter gjykues,po ne ate gjykate.

Nr 239 i Regj.ThemeltarNr 415 i Vendimit

V E N D I M

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë,i perbere nga :

Kristaq Ngjela KryesuesZamir Poda AnetarVladimir Metani AnetarArtan Hoxha AnetarVladimir Bineri Anetar

ne seance gjyqesore,ne date 13.6.2001,mori ne shqyrtim ceshtjen penale qe i perket :

TË PANDEHURVE: Olsi Mulla, i arrestuar.

Markel Mulla,ne mungese.

AKUZA: Vjedhje me dhune,e kryer ne bashkepunim,parashikuar nga nenet 139 e 25,te Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Korce,me vendimin nr 210,date 20.9.2000,ka vendosur :

135

Page 136: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Deklarimin fajtor te te pandehurit Olsi Mulla,per kryerjen e vepres penale te vjedhjes me dhune,te kryer ne bashkepunim,dhe ne baze te nenit 139 dhe 25,te Kodit Penal, e denon me 4 vjet burg.Vecimin e ceshtjes, ne ngarkim te te pandehurit Markel Mulla,ne baze te nenit 93/2,te Kodit te Procedures Penale.

Gjykata e Apelit Korce,me vendimin nr 3,date 11.1.2001,ka vendosur :Lenien ne fuqi te vendimit,nr 210,date 20.9.2000,te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Korce.

Kunder vendimit, te Gjykates se Apelit Korce,ka bere rekurs prokurori, duke parashtruar keto shkaqe - se cilesimi juridik i vepres, se kryer nga i pandehuri Olsi Mulla,nga te dy gjykatat, eshte

bere i gabuar,mbasi ai duhej te cilesohej si vjedhje me arme,parashikuar nga neni 140,i Kodit Penal,

- se pranimi, nga gjykata e shkalles se pare, per zhvillimin e gjykimit te shkurtuar,per te pandehurin Olsi Mulla,eshte jo i drejte dhe i bazuar,

- se vecimi i ceshtjes,ne ngarkim te te pandehurit Olsi Mulla,eshte ne kundershtim me kerkesat e nenit 93,te Kodit te Procedures Penale.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËmbasi degjoi relatimin e anetarit Vladimir Bineri,mbasi degjoi prokuroren Valentina Ahmetaj,e cila kerkoi pranimin e rekursit te prokurorit,prishjen e

vendimeve te te dy gjykatave,dhe kalimin e akteve,per rigjykim,ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Korce,mbrojtesi i te pandehurit Olsi Mulla nuk u paraqit,dhe mbasi shqyrtoi ceshtjen ne teresi

V Ë R E NGjykata e Rrethit Gjyqesor Korce dhe Gjykata e Apelit Korce,ne vendimet e tyre,kane pranuar se ne

daten 29.4.2000,midis fshatrave Tren dhe Vernik,te Rrethit Korce,nje grup shtetasish shqiptare po udhetonin drejt kufirit shteteror,per te kaluar ne shtetin fqinj,si refugjate.

Rreth ores 17.00,kur keta shtetas ndodheshin ne vendin e quajtur “lendinat”, prane tyre jane afruar te pandehurit Olsi dhe Markel Mulla,te maskuar ne fytyre, me kanatjere,duke patur ne dore i pari nje thike,e cila nuk i plotesonte kushtet e armes se ftohte,dhe i dyti nje pistolete.

Te dy te pandehurit,ketyre shtetasve,duke i kanosur me thike dhe pistolete,ju kane kerkuar te dorezojne parate, qe kishin me vete.

Shtetasit,te ndodhur nen kete kercenim,kane dorezuar 2.000 dhrami,1.900 leke dhe nje portofol bosh.

Ngjarjen e kane pare disa punonjes policie,te cilet kane nderhyre menjehere,duke realizuar vetem kapjen e te pandehurit Olsi,mbasi i pandehuri Markel mundi te kaloje kufirin shteteror.

Te pandehurit Olsi Mulla,mbas kapjes,ju gjeten me vete leket,dhramite,portofoli bosh dhe kanatjerja qe kishte perdorur per maskim.

Duke e pranuar ngjarjen si me siper,te dy gjykatat,ne vendimet e tyre,te pandehurin Olsi Mulla e kane deklaruar fajtor dhe e kane denuar me burg,per kryerjen e vepres penale te vjedhjes me dhune,te kryer ne bashkepunim.

Lidhur me vendimet, e te dy gjykatave,Kolegji Penal vëren se ato duhet te prishen dhe ceshtja te kthehet per rigjykim.

Te dy gjykatat,ne gjykim,nuk kane konstatuar dhe per rrjedhoje nuk kane analizuar shkelje te dispozitave, te Kodit te Procedures Penale, te lejuara nga organi i akuzes.Po ashtu,te dy gjykatat kane kryer vete veprime dhe kane mare vendime ne kundershtim me dispozitat e ketij kodi.

Te dy gjykatat,ne gjykim,nuk kane konstatuar faktin se, gjate fazes se hetimeve paraprake,nga organi i akuzes eshte vepruar ne shkelje te ligjit, per caktimin e mbrojtesve, te te pandehurve.

Nga aktet ne dosje, nuk del se cili subjekt e ka caktuar si mbrojtes, avokatin Kastriot Lavdari dhe cilin nga te pandehurit ai ka mare ne mbrojtje.

Po ashtu ,gjykatat nuk kane kostatuar faktin se, ne kushtet qe i pandehuri Markel Mulla nuk eshte kapur,nga organi i akuzes nuk jane respektuar kerkesat e nenit 141,te Kodit te Procedures Penale,te cilat bejne fjale per zbatimin e nje sere rregullash,per njoftimin e te pandehurit qe nuk gjendet.

Te dy gjykatat nuk kane konstatuar faktin se, nga organi procedues,akuza fillestare dhe me pas vendimi, per ndryshimin e saj,nga neni 140 e 25 ne nenin 139 e 25,te Kodit Penal,nuk i jane njoftuar te pandehurit Markel apo mbrojtesit te tij, gje qe perben shkelje te urdherimit te nenit 34,pika 1,te Kodit te Procedures Penale,dhe qe passjell,ne kuptim te nenit 128,pika 1,germa c, pavlefsherine absolute te ketyre akteve.

136

Page 137: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Ne disa akte te dosjes, verehet se, si ne hetimin paraprak ashtu dhe ne gjykimin ne shkalle te pare, si mbrojtes, i dy te pandehurve, eshte pranuar mbrojtesi Kastriot Lavdari.

Ne shpjegimet e tij,i pandehuri Olsi Mulla,rolin e organizatorit dhe te ekzekutorit,te vjedhjes,ja ka ngarkuar te pandehurit Markel Mulla.Duke qene ne keto kushte,del se midis dy te pandehurve ka patur mosperputhje interesash.

Duke qene ne keto kushte,lejimi nga gjykata, i realizimit te mbrojtjes, per dy te pandehurit,nga i njejti mbrojtes,eshte veprim qe vjen ne kundershtim me urdherimin e nenit 54,te Kodit te Procedures Penale.Duke ju referuar vendimit, te gjykates se shkalles se pare, del se ai,persa i perket cilesimit ligjor te vepres, te kryer nga i pandehuri Olsi, eshte i gabuar, mbasi vjen ne kundershtim me ligjin dhe provat e administruara ne gjykim.

Te dy gjykata,duke u bazuar ne prova te plota dhe bindese,ne vendimet e tyre, arsyetojne se vjedhja,e kryer nga dy te pandehurit, eshte realizuar duke u perdorur prej tyre nje arme zjarri.

Duke qene ne keto kushte, pra te pranise te te gjithe elementeve te vepres penale te vjedhjes me arme,cilesimi ligjor i vepres, te kryer nga dy te pandehurit, duhej te behej ne baze te nenit 140 e 25,te Kodit Penal,dhe jo ne baze te nenit 139 e 25,te Kodit Penal,sic eshte vepruar nga gjykata.

Sa me siper,eshte konstatuar nga Gjykata e Apelit por, nga ana e saj,per shkak se ceshtja shqyrtohej mbi ankim te te pandehurit,ne zbatim te nenit 425,pika 3,te Kodit te Procedures Penale,ky vendim,ne kete faze te gjykimit, nuk mund te ndryshohej.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Korce,pervec sa u paraqit, ka zbatuar gabim dhe kerkesat e ligjit, qe bejne fjale per ndarjen e ceshtjes,ne gjykim.

Ne seancen gjyqesore,te dates 20.9.2000,si dhe me vendimin perfundimtar,mbi kerkesen e mbrojtesit, te te pandehurit Olsi Mulla,gjykata ka vendosur vecimin e ceshtjes, ne ngarkim te te pandehurit Markel Mulla.

Lidhur me kete vendim,Kolegji Penal cmon se ai eshte mare ne kundershtim me kriteret e percaktuara ne nenin 93,pika 2,te Kodit te Procedures Penale.

Simbas kesaj dispozite, ndarja e ceshtjes mund te realizohet vetem atehere kur gjykata, kete veprim, e vlereson te dobishem, per te realizuar nje gjykim te shpejte.

Per rastin ne shqyrtim,kur behet fjale per te njejten ngjarje,per te njejtet te pandehur dhe per te njejten akuze,zhvillimi i nje gjykimi te vetem realizohet, me shpejt se koha e dy gjykimeve, te vecuara nga njeri tjetri.

Pervec sa u paraqit,Kolegji Penal vëren se, vendimi i ndermjetem dhe ai perfundimtar,i gjykates se shkalles se pare,per ndarjen e ceshtjes,jane te paaresyetuar,lidhur me shkaqet mbi te cilat gjykata ka aritur ne perfundimin se vecimi i ceshtjes ka qene i dobishem per realizimin e nje gjykimi te shpejte.

Mungesa e plote e aresyetimit, ne keto vendime,ben qe ato, ne kuptim ne nenit 112,pika 3,te Kodit te Procedures Penale, te jene te pavlefshme.

Krahas shkeljeve te mesiperme,Kolegji Penal vëren gjithashtu se, dhe nga Gjykata e Apelit Korce, jane lejuar shkelje, lidhur me thirjen e te pandehurit, ne gjykim.

Sic del nga aktet,gjykimi, i te pandehurit Olsi Mulla,ne kete gjykate, eshte bere ne mungese, duke mos u respektuar rregullat per thirjen e te pandehurit ne gjykim,gje qe perben shkelje, te urdhrimeve,te parashikuara ne nenin 426,pika 1,te Kodit te Procedures Penale.

Duke qene ne keto kushte,shkelja e lejuar ben qe,vendimi i Gjykates se Apelit Korce,ne zbatim te nenit 128,pika 1,germa c,te Kodit te Procedures Penale,te vleresohet si absolutisht i pavlefshem.

Duke i vleresuar ne teresi sa u paraqit, Kolegji Penal cmon se rekursi i prokurorit eshte i drejte dhe duhet te pranohet.

Ne kushtet kur shkeljet e parashtruara, ne pergjithesi, kane te bejne me gjykimin ne shkalle te pare dhe se problemet lidhur me ligjshmerine e veprimeve ne hetimin paraprak,me cilesimin ligjor te vepres,me gjykimin e te pandehurit Markel Mulla etj.,jane ne kompetence te saj,Kolegji Penal cmon se, vendimet e te dy gjykatave, duhet te prishen dhe aktet ti kalojne, per rigjykim, Gjykates se Rrethit Gjyqesor Korce.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar ne nenin 441,pika 1,germa c,te Kodit te Procedures Penale

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr 210,date 20.9.2000,te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Korce,dhe te vendimit nr

3,date 11.1.2001,te Gjykates se Apelit Korce.Kthimin e akteve, per rishqyrtim,ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Korce,me tjeter trup gjykues.

Nr 320 i Regj.ThemeltarNr 416 i Vendimit

137

Page 138: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i perbere nga :

Kristaq Ngjela KryesuesVladimir Metani AnetarZamir Poda “Vladimir Bineri “Artan Hoxha “

Ne seancen gjyqesore te dates 20.6.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen penale me nr.242 qe i perket:

TE PANDEHURIT : Arben Xheraj.

AKUZUAR : Rishikim vendimi gjyqesor, ne baze te neneve 449, 450, 451, 452 etj. te Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres , me vendimin nr. 4/60 date 14.12.1998 ka vendosur :Pranimin e kerkeses se kerkuesit Arben Isuf Xheraj, duke prishur vendimin e Gjykates se Rrethit Durres nr.191 date 23.10.1996, vendimin e Gjykates se Apelit Tirane nr. 1106 date 27.11.1996 dhe vendimin e Gjykates se Kasacionit Tirane nr.131 date 10.3.1998 dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes penale ne ngarkim te Arben Isuf Xheraj i akuzuar per vepren penale te vrasjes parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal, pasi ky i pandehur nuk e ka kryer kete veper penale per te cilen akuzohet.

Gjykata e Apelit Durres, mbi ankimin e prokurorit, me vendimin nr. 267 date 18.12.2000 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr. 4/60 date 14.12.1998 te Gjykates se Rrethit Durres.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka paraqitur rekurs prokurori i cili kerkon prishjen e vendimeve dhe lenien ne fuqi te vendimit nr. 1106 date 27.11.1996 te Gjykates se Apelit Tirane, duke parashtruar keto shkaqe :

- 1.Kerkesa per rishikim eshte paraqitur nga mbrojtja pa patur procure e cila eshte bere me vone.

- 2.Kerkesa eshte bere nga subject I palegjitimuar ne kundershtim me kriteret qe parashikon neni 451 germa “a” e K.Pr.Penale.

- 3.Pjesemarrja e prokurorit ne kete ceshtje perben shkelje te rende procedurale, pasi ai ka marre pjese ne kete pozite procedurale dhe ne themelin e saj, duke shkelur nenet 26, 27 dhe 15/1 te K.Pr.P. Vendimet gjyqesore ne kete rast jane absolutisht te pavlefshme, sipas kerkesave te nenit 128/1 pika “b” te K.Pr.Penale.

- 4.Ne themel te rishikimit eshte vene nje deshmi e bere me shume vonese dhe qe i referohet si autor i ngjarjes nje personi I cili ka vdekur. Kjo deshmi nuk ndryshon vendimin e formes se prere.

- 5.Jane shkelur ktiteret e nenit 455/1 te K.Pr.Penale duke mos u njoftuar pala e demtuar, familjaret e viktimes.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Metani, prokurorin Isa Jata, i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit Durres dhe gjykates se rrethit Durres dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.191, date.23.10.1996 dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

138

Page 139: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

V Ë R E N Vendimi nr.267, date 18.12.2000 i Gjykates se Apelit Durres me te cilin eshte lene ne fuqi vendimi

nr.4/60, date 14.12.1998 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres eshte marre ne kundershtim me kerkesat e dispozitave proceduriale penale, per rrjedhoje ai duhet te prishet.

Nga materialet e ceshtjes rezulton se Arben Xheraj me vendimin nr.191, date 23.10.1996 eshte deklaruar fajtor dhe denuar per kryerjen e vepres penale te vrasjes me dashje parashikuar nga neni 76 i K.Penal. Ky vendim eshte lene ne fuqi me vendimin nr.1106, date 27.11.1996 te Gjykates se Apelit Tirane. Kunder ketij vendimi me daten 11.12.1997 ka paraqitur kerkese per rishikimin e tij mbrojtesi Dilaver Bengasi. Rezulton nga aktet e ndodhura ne dosje se per kete te fundit i gjykuari Arben Xheraj ka leshuar prokure para noterit me 13.12.1997, dy dite para dorezimit te kerkeses ne Gjykaten e Rrethit Durres.

Sipas nenit 452 pika 1 e Kodit te Procedures Penale “Kerkesa e rishikimit behet personalisht apo nepermjet perfaqesuesit”; ndersa neni 451 germa “a” percakton se mund te kerkojne rishikimin… a)” i denuari ose kujdestari i tij”.

Sa kemi cituar dhe me lart av. Dilaver Bengasi ne kohen e paraqitjes se kerkeses per rishikimin e vendimit nuk ka pas qene caktuar perfaqesues i te denuarit Arben Xheraj, duke qene keshtu Gjykata e Rrethit Durres ne veshtrim te pikes 1 te nenit 453 te K.Pr.Penale duhej te kishte vendosur mospranimin e saj ne dhomen e keshillimit, pasi ajo eshte bere nga ata qe nuk e kane kete te drejte.

Gjithashtu nga aktet e ndodhura ne dosje del se ne shqyrtimin e kerkeses per rishikimin e vendimit ka marre pjese i njejti prokuror qe ka pas marre pjese ne gjykimin ne shkalle te pare ku ka kerkuar deklarimin fajtor dhe denimin e Arben Xherajt.

Sa me siper vjen ne kundershtim me kerkesat e neneve 17/c dhe 27 te K.Pr. Penale.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë mbeshtetur ne nenet 441/c dhe 442/b,2 te K.Pr.Penale.

V E N D O S IPrishjen e vendimeve nr.267, date 14.12.1998 te Gjykates se Apelit Durres dhe nr.4/60, date

14.12.1998 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres.Pushimin e gjykimit te ceshtjes.

Nr. 242 i Regj. ThemeltarNr. 417 i vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesArtan Hoxha AnetarZamir Poda AnetarVladimir Bineri AnetarVladimir Metani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 20.06.2001, mori ne shqyrtim çeshtjen penale Nr.334, qe i perket:

TË PANDEHURIT: Ndue Jaku

A K U Z A: Vrasje me paramendim dhe armembajtje pa leje, parashikuar nga nenet 78 e 278/2 te Kodit Penal

139

Page 140: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Puke, me vendimin Nr.32, date 10.06.1999, ka vendosur:Deklarimin fajtor te te pandehurit Ndue Jaku per vepren penale te vrasjes me paramendim dhe ne baze te nenit 78 te K.P. denimin e tij me 23 vjet burgim.Deklarimin fajtor per vepren penale te armembajtjes pa leje dhe ne baze te nenit 278/2 te K.P., denimin e tij me nje vit burgim.Ne aplikim te nenit 55 te K.P. e ka denuar perfundimisht me 23 vjet burgim.

Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin Nr.18, date 13.02.2001, Ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se shkalles se pare Puke.

Kunder vendimit te gjykates se ka bere rekurs i gjykuari, duke parashtruar keto shkaqe:- Ne shkalle te pare kam qene ne mungese dhe nuk jam degjuar si i pandehur dhe nuk eshte

degjuar asnje deshmitare i mbrijtjes.- Kam kerkuar te marre pjese ne seancen e dates 13.02.2001 dhe gjykimi dhe gjykimi ne

apel eshte zhvilluar ne mungesen time.- Gjykata duhej te kishte pranuar kerkesen per perseritjen e shqyrtimit gjyqesor, pasi i

gjykuari nuk kishte marre pjese ne gjykimin ne shkalle te pare dhe kerkesa ishte ne mbeshtetje te nenit 427/4 i K.P.P.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Artan Hoxha, prokurorin Vexhi Muçmata, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit dhe ndryshimin e tij vetem per

masen e denimit duke qene ajo me e bute,avokatin Leke Hajdari, i cili kerkoi prishjen e te dy vendimeve dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim

ne shkalle te pare,pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

VËRENVendimi Nr.18, date 13.02.2001, i Gjykates se Apelit Shkoder eshte marre ne aplikim te gabuar te

ligjit e per kete shkak duhet te prishet.I gjykuari Ndue Jaku eshte akuzuar per vepren penale te vrasjes me paramendim dhe te

armembajtjes pa leje, te parashikuara nga nenet 78 e 278/2 te K.P. Lidhur me keto vepra eshte deklaruar fajtor nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Puke dhe eshte denuar perfundimisht ne bashkim te denimeve me 23 vjet burgim. Me vendimin Nr.18, date 13.02.2001, Gjykata e Apelit Shkoder ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se shkalles se pare Puke.

Nga aktet e ndodhura ne dosje rezulton se, gjykimi ne shkalle te pare eshte zhvilluar ne mungese te te gjykuarit. Me vone eshte arrestuar dhe gjate kohes se gjykimit te çeshtjes nga Gjykata e Apelit ai ka qene ne izolim ne dhomat e paraburgimit. Me deklaraten e dates 10.01.2001, per shkak semundje, i pandehuri Ndue Jaku ka autorizuar vazhdimin e gjykimit ne apel pa pjesmarrjen e tij duke kerkuar te perfaqesohet nga avokati Leke Hajdari. Me daten 06.02.2001, meqenese seancat gjyqesore eshte shtyre dhe shqyrtimi gjyqesor nuk kishte perfunduar, i pandehuri ka kerkuar te marre pjese ne seancen e dates 13.02.2001 e cila ka qene edhe seanca ku ka perfunduar gjykimi dhe eshte dhene vendimi perfundimtar nga Gjykata e Apelit. Kjo kerkese, nuk eshte marre padrejtesisht parasysh me arsyetimin se kerkesa nuk ka vulen e komandes se repartit ku i pandehuri ka qene ne izolim.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, ne vazhdimesi te qendrimit qe ka mbajtur deri me sot, se pjesmarrja e te pandehurit ne gjykim kur ai e ka kerkuar nje gje te tille eshte e domozdoshme, çmon se vendimi eshte marre ne kundershtim me nenin 426/1 te K.P.P. Edhe ne rastin eventual qe ekstremitetet e kerkeses nuk do te ishin te plota, gjykata ka detyrimin te shtyje seancen gjyqesore dhe te sigurohet lidhur me sa kerkohet. Perpara nje kerkese formale, me e rendesishme per gjykimin eshte zbatimi i normave proçedurale qe lidhen me te drejtat e te pandehurit ne proçesin penal. Thirrja per pjesmarrjen e tij ne gjykim nuk eshte ne vleresimin e gjykates, por nje detyrim per te. Edhe po te shikohet shkaku pse nuk eshte pranuar kerkesa e te gjykuarit per te marre pjese ne gjykim, tregon moskonseguence qendrimi nga Gjykata e Apelit Shkoder. Deklarimi i te gjykuarit i dates 10.01.2001 per mospjesmarrjen e tij ne gjykim, çalon nga i njejti ves, mospasja e vules nga komanda e repartit ku ai eshte i paraburgosur. Megjithese i njejti trup gjykues ka qene para te njejtit shkak, qendrimi i mbajtur ka qene i ndrysherm, ne te parin e ka pranuar kete deklarim, ndersa ne rastin e dyte, jo.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë pranon se, kerkesat e ligjit duhet te zbatohen ne paraqitjen e akteve, por ne rastin konkret gjykata ka pasur vend qe pa disponuar kunder vullnetit te te pandehurit, ta realizonte ate ne kushtet qe parashikon ligji.

140

Page 141: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Ne rigjykim duhet te merren ne konsiderate kerkesat e nenit 427 te K.P.P. si dhe fakti i ndryshimit te rrethanave lidhur me personalitetin e te gjykuarit duke marre per baze konkluzionet e eksperteve.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë çmon se, deri ne marrjen e perfundimeve te ekspertimit psikiatriko ligjor te te gjykuarit, gjykata nuk ka qene ne shkelje te ligjit dhe se akti i ekspertimit ne vetvete ka vleren e proves. Ne rishqyrtim, Gjykata e Apelit duhet te therrase ekspertin dhe ti kerkoje atij mendim se sa ka ndikuar ne kryerjen e krimit çrregullimi mendor per shkak te afektit fiziologjik per te gjykuarin Ndue Jaku, gje qe do te ndihmonte ne arritjen e nje vendimi te drejte ne perputhjen e rezikshmerise se vepres me ate te autorit, lidhur me masen e denimit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë mbeshtetur ne nenin 441/ç te Kodit te Proçedures Penale,

VENDOSI Prishjen e vendimit Nr.18, date 13.02.2001, te Gjykates se Apelit Shkoder dhe dergimin e akteve per

rigjykim ne po ate gjykate me tjeter trup gjykues.

Nr.334 Regj. ThemeltarNr.418 Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesArtan Hoxha AnetarZamir Poda AnetarVladimir Metani AnetarVladimir Bineri Anetar

Ne seancen gjyqesore te dates 20.06. 2001, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.300 qe i perket :

TË PANDEHURIT: Ervin Burnazi, perfaqesuar nga av.H.Bakia

A K U Z U A R: Per plagosje te rende me pasoje vdekjen, armembajtje pa leje. Parashikuar nga nenet 88/2 e 278/2 te K.Penal.

Gjykata e shkalles se pare Pogradec , me vendimin nr.98, date 06.11.2000, ka vendosur:Deklarimin fajtor te te pandehurit Ervin Burnazi per vepren penale te plagosjes se rende me dashje qe ka sjelle si pasoje vdekjen dhe ne baze te nenit 278/2 e 51 te K.Penal e denon me 6 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Ervin Burnazi per vepren penale te armembajtjes pa leje dhe ne baze te nenit 278/2 e 51 te K.Penal e denon me 6 muaj burgim.Ne bashkim te denimeve dhe aplikim te nenit 55 te K.Penal e denon perfundimisht me 6 vjet e 6 muaj burgim.

Gjykata e Apelit Korce, me vendimin nr.25, date 08.02.2001, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.98, date 06.11.2000 te Gjykates se shkalles se pare Korce.

Kunder vendimit nr.25, date 08.02.2000 te Gjykates se Apelit Korce, ka bere rekurs i pandehuri, duke parashtruar keto shkaqe:

- Nuk ka prova qe vertetojne se kam kryer une vepren.

141

Page 142: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Ka bere rekurs prokurori, duke parashtruar keto shkaqe:- Nga teresia e provave del se kemi te bejme me vrasje me paramendim.- Grindja, marrja e granates, hedhja e saj ne drejtim te viktimes, etj. bejne te qarte se kemi te

bejme me vrasje me paramendim.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin e anetarit Zamir Poda, pasi degjoi prokurorin Piro Koco, i cili kerkoi prishjen e vendimit dhe kthimin e akteve per rishqyrtim ne gjykaten e apelit, pasi degjoi mbrojtesin e te pandehurit i cili kerkoi prishjen e vendimit dhe deklarimin e pafajshem te tij,

V ËR E N Vendimi nr.25, date 08.02.2001 i Gjykates se Apelit Korce, eshte rrjedhoje e zbatimit te gabuar te

ligjes. Per pasoje ne perputhje me kerkesat e parashikuara nga neni 441 germa “b” te procedures penale, duhet te ndryshohet.

Eshte vertetuar se ne daten 10 maj 2000, rreth ores 20.00, i pandehuri Ervin Brunazi, banues ne fshatin Potkozhan, ka hedhur nje granat difensive ne fushe te hapur, ne drejtim te viktimes Defrim Hamzallari, duke i shkaktuar plage te renda. I demtuari, eshte shtruar fillimisht ne spitalin e Pogradecit dhe me pas ne ate ushtarak Tirane, ku ne date 19 maj 2000, ka vdekur.

Nga deklarimet para oficerit te policise gjyqesore dhe ne prani te mbrojtesit, theniet e deshmitareve, procesverbalit te kqyrjes se vendit te ngjarjes, akteve te ekspertimit balistik e mjekoligjor, rezulton se vepra ka ndodhur pas nje grindje ndermjet te gjykuarit dhe viktimes. Shkak i kesaj grindje, kane qene disa mosmarreveshje ndermjet tyre per probleme pronesie. I gjykuari, menjeher pas grindjes, ka shkuar ne nje distance rreth 500 m, ku kishte fshehur nje granate difensive, te cilen sikunder u permend, ne kushte erresire e ka hedhur ne drejtim te viktimes. Shkak i vdekjes, sipas akteve te ekspertimit mjekoligjor, rezultojne demtimet te marra ne koke dhe pjese te tjera te trupit, te cilat kane sjelle per pasoje “coma cerebrale”.

Duke i pare ne teresine e tyre vendimet e Gjykatave, ai ate te shkalles se pare, ashtu edhe te Apelit Korce, rezulton se kemi te bejme me cilesim te gabuar te vepres penale te kryer nga ana e te pandehurit. Ne rastin konkret duke pare ne dinamik, te gjithe ecurine e ngjarjes Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë cmon se kemi te bejme me vepren penale te vrasjes me dashje, parashikuar nga neni 76 i K.Penal.

Keshtu i pandehuri Ervin Burnazi, fillimisht grindet per shkaqe banale me viktimen dhe pasi largohet nga vendi i grindjes, menjehere shkon dhe merr granaten, te cilen pa asnje hezitim e hedh ne drejtim te tij. Nga shperthimi i saj, sic dihet erdhen pasojat te cilat u permenden me larte. Pra vete ana objektive, vete veprimet konkrete te kryera nga ana e te pandehurit, nuk mund dhe nuk kane lene shteg per te diskutuar rreth qellimit te tij per vrasjen e viktimes. Pare keto veprime, ne raport dhe me faktin se kemi te bejme me nje arme luftarake me karakteristika specifike, sic eshte granata difensive, e cila ne vetvehte sjell pasoja shume here me te rrezikshme se cfardolloj arme tjeter, arrihet ne perfundimin se i pandehuri i ka parashikuar dhe deshiruar pasojat e vepres penale te kryer. Nga ana tjeter, jane pikrisht veprimet e tij, qe kane pas sjelle edhe pasojen-vdekjen e viktimes.

Duke pare ne kompleks aktet e ekspertimit mjekoligjor dhe aktet e tjera te administruara ne hetimet paraprake e gjykim, konkludohet se ne kete rast, eshte evidente dhe reale lidhja shkak-pasoje.

Arsyetimet qe parashtrojne gjykatat ne vendimet e tyre se kemi te bejme me vepren penale te parashikuar nga neni 88/2 i K.Penal, nuk i pergjigjen objektivisht gjykimit te ceshtjes, pikerisht per sa u permend.

Persa i perket rekursit te paraqitur nga ana e te pandehurit dhe problemeve qe ngrihen ne te, cmohet se ato nuk jane te perligjura qe mund te merren parasysh.

Ne keto kushte, kur kemi te bejme edhe me rekurs te prokurorit, gjykohet se duhet bere ndryshimi juridik i vepres penale nga plagosje e rende me dashje qe ka sjelle si pasoje vdekjen, parashikuar nga neni 88/2, ne vrasje me dashje, parashikuar nga neni 76 i K.Penal.

Persa i perket mases se denimit per te pandehurin, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, cmon dhe ka parasysh moshen e mitur te tij, ne kohen e kryerjes se vepres, rrethanat dhe shkaqet e kryerjes se saj, etj.

Nga sa u tha dhe analizua me larte, arrihet ne perfundimin se vendimi nr.25, date 08.02.2001 i Gjykates se Apelit Korce, behet i cenushem.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë mbeshtetur ne nenin nr.441 germa “b” e K.Pr.Penale,

V E N D O S I

142

Page 143: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Lenien ne fuqi te vendimit nr.25, date 08.02.2001 te Gjykates se Apelit Korce, persa i perket vepres penale te parashikuar nga neni 278/2 te K.Penal.

Ndryshimin e vendimit ne fjale, persa i perket cilesimit juridik te vepres penale te kryer, nga plagosje e rende me dashje qe ka sjelle si pasoje vdekjen, parashikuar nga neni 88/2, ne vrasje me dashje parashikuar nga neni 76 i K.Penal dhe denimin e te pandehurit Ervin Burnazi me 14 vjet burgim.

Ne aplikim te kerkesave te nenit 51 te K.Penal, e denon te pandehurin Ervin Burnazi, me 7 vjet burgim.

Ne aplikim te nenit 55 te K.Penal, e denon perfundimisht te pandehurin Ervin Burnazi me 7 vjet burgim.

Nr. 300 i Regj.Themeltar.Nr. 419 i Vendimit

V E N D I M

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë,i perbere nga :

Kristaq Ngjela KryesuesZamir Poda AnetarVladimir Metani AnetarArtan Hoxha AnetarVladimir Bineri Anetar

ne seance gjyqesore, ne date 22.6.2001,mori ne shqyrtim ceshtjen penale qe i perket :

TË PANDEHURVE : Vesel Shatri

Ali Shatri

Faik Gaxha

Behar Gaxha

AKUZA: Vjedhje me arme,parashikuar nga neni 140 - 25,te Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kukes,me vendimin nr 32,date 24.5.2001,ka vendosur : Te vleresoje te ligjshem ndalimin e te pandehurve Faik Gaxha,Behar Gaxha,Ali Shatri dhe Vesel Shatri.Te caktoje, si mase sigurimi personal,per te pandehurit Faik Gaxha,Behar Gaxha,Ali Shatri dhe Vesel Shatri,arrestin ne burg.

Kunder vendimit, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kukes,kane bere rekurs te drejtperdrejte te pandehurit Ali Shatri,Behar Gaxha dhe Faik Gaxha,duke parashtruar keto shkaqe :

- se caktimi i mases se sigurimit personal arrest ne burg,nga gjykata eshte bere ne mungese te dyshimit te arsyeshem te bazuar ne prova,

- se marja e shpjegimeve te te pandehurve eshte bere nen perdorimin e dhunes fizike.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËmbasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Bineri,mbasi degjoi mbrojtesin e te pandehurve,avokat Gani Dizdari,i cili kerkoi ndryshimin e vendimit dhe

lenien e te pandehurve pa mase sigurimi personal,prokurori nuk u paraqit,

143

Page 144: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

dhe mbasi shqyrtoi ceshtjen ne teresi

V Ë R E NNe daten 12.5.2001,rreth ores 21.00,ne fshatin Helshan,te Rrethit Has,persona te maskuar me

maska dhe te armatosur me arme zjarri,kane hyre ne banesen e shtetasit Refat Shatri dhe aty,mbasi kane keqtrajtuar pjestare te familjes se tij,kane mundur te vjedhin nje sasi markash gjrmane.

Policia Gjyqesore Kukes,me arsyetimin se ekziston rreziku per ikje,si autore te mundshem te kesaj ngjarje,ka ndaluar, ne daten 20.5.2001, te pandehurit Vesel Shatri dhe Behar Gaxha dhe, ne daten 21.5.2001, te pandehurit Faik Gaxha dhe Ali Shatri.

Per ngjarjen e ndodhur,kallzuesja Vjollca Shatri dhe deklaruesi Ramazan Shatri,kane treguar se midis vjedhesve ata kane njohur bashkefshatarin e tyre,te pandehurin Behar Gaxha.

Bazuar ne keto akte,te administruara ne gjykim,Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kukes ka vleftesuar te ligjshem ndalimin e te pandehurit Behar Gaxha.Po ashtu,kjo gjykate, me aresyetimin se ekziston nje dyshim i aresyeshem se autor i vjedhjes eshte dhe i pandehuri Behar,duke u bazuar ne kerkesat e neneve 228 dhe 229,te Koditte Procedures Penale,ka caktuar, per kete te pandehur,si mase sigurimi personal,arrestin ne burg.

Duke patur parasysh sa u paraqit,Kolegji Penal cmon se vendimi, i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kukes,per caktimin e mases se sigurimit personal,per te pandehurin Behar Gaxha, eshte i bazuar ne ligje dhe per kete shkak ai duhet te miratohet.

Persa i perket tre te pandehurve te tjere,Vesel Shatri,Ali Shatri dhe Faik Gaxha,te implikuar, ne kete ngjarje,vetem nga i pandehuri Behar Gaxha,nga aktet ne dosje,te administruara ne gjykim,nuk dalin te dhena te tjera,mbi baze te te cilave te krijohet nje dyshim i aresyshem se ata jane bashkeautore ne vjedhje.

Per me teper,ne gjykim, per caktimin e mases se sigurimit personal,i pandehuri Behar Gaxha ka pretenduar se pohimet, per vete dhe per te pandehurit e tjere, i ka dhene ne kushtet e perdorimit, ndaj tij, te dhunes fizike dhe psihike.

Ne gjykim,per perdorim dhune,kane pretenduar dhe te pandehurit Ali Shatri dhe Faik Gaxha.Pretendimet e mesiperme, te te gjykuarve, te cilat kane te bejne me ligjshmerine e marjes se

shpjegimeve nga te pandehurit, jane te pasqyrura ne process verbalin gjyqesor ndersa ne vendimin e gjykates nuk permenden fare.

Ne dosje,krahas rekurseve te te pandehurve,ndodhen dhe tre akt deshmi mjeko ligjore,perpiluar nga eksperti mjeko ligjor,me kerkese te prokurorit, e dates 31.5.2001, me nr 14, dhe e dates 2.6.2001, pa numur, per te pandehurin Ali Shatri,dhe e dates 31.5.2001,me numur 16,per te pandehurin Faik Gaxha.

Ne keto akte,behet fjale se ne trupin e ketyre te pandehurve jane verejtur demtime te shkaktuara me mjete te forta dhe objekte te nxehta.

Duke vleresuar sa u paraqit,Kolegji Penal,bazuar ne kerkesat e nenit 228,pika 1,te Kodit te Procedures Penale cmon se,provat ne ngarkim e te pandehurve Ali Shatri,Faik Gaxha dhe Vesel Shatri, nuk jane te tilla qe te justifikojne ndalimin dhe caktimin ndaj tyre, si mase sigurimi personal, arrestin ne burg.

Per kete shkak,cmohet se vendimi, i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kukes,per te pandehurit Ali Shatri,Faik Gaxha dhe Vesel Shatri,duhet te ndryshohet, duke caktuar, per ta, nje mase sigurimi personal me te lehte.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbeshtetur ne nenin 249,pika 6, te Kodit te Procedures Penale

V E N D O S IMiratimin e vendimit nr 32,date 24.5.2001,te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kukes,qe ben fjale per

caktimin e mases se sigurimit personal arrest ne burg,per te pandehurin Behar Gaxha.Ndryshimin e vendimit nr 32,date 24.5.2001,te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kukes,per te pandehurit

Vesel Shatri,Ali Shatri dhe Faik Gaxha,duke caktruar per secilin prej tyre,si mase sigurimi personal,detyrimin per paraqitje,ne Policine Gjyqesore Kukes,cdo dite te hene,ora 11.00.

Urdherohet lirimi i menjehershem i te pandehurve Vesel Shatri,Ali Shatri dhe Faik Gaxha,nga paraburgimi.

Vendimi i njoftohet per ekzekutim prokurorit,prane Gjykates se Larte.

Nr 97 i Regj.ThemeltarNr 422 i Vendimit

144

Page 145: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesAgron Lamaj AnetarZamir Poda AnetarVladimir Metani AnetarVladimir Bineri Anetar

Ne seancen gjyqesore te dates 25.06. 2001mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.99 qe i perket :

TË PANDEHURËS: Rozeta Qepa, e bija e Myftarit, lindur me 1979, banuese ne Berat

A K U Z U A : Perkrahje mbas kryerjes se krimit (neni 302 i K.Penal).

OBJEKTI: Kundershtim i vendimit te Gjykates se Rrethit Berat per caktimin e mases se sigurimit.

Gjykata e Rrethit Berat, me vendimin nr.29, date 04.06.2001 ka vendosur:Vleftesimin e ndalimit te shtetases Rozeta Qepa.Caktimin e mases se sigurimit “arrest ne burg” ndaj shtetases Rozeta Qepa.

Kunder ketij vendimi ka ushtruar rekurs te drejteperdrejte e pandehura qe kerkoi shfuqizimin e tij per keto shkaqe:

- Gjykata ka pranuar se une kam perkrahur Kastriot Jaupin pas kryerjes se vepres penale duke u nisur nga fakti qe e kam takuar dy here ate dhe nuk kam informuar organet kompetente dhe mos veprimin tim e konsideron perkrahje mbas kryerjes se krimit.

- Nuk i kam dhene asnje lloj ndihme Kastriot Jaupit gje qe pranohet edhe nga prokurori dhe si person qe kam bashkejetuar me te nuk mund te detyrohem te deshmoj kunder tij.

- Gjykata nuk ka respektuar kerkesat e nenit 228/1 i K.Pr.Penale mbasi fakti qe kam takuar nje person ne kerkim nuk mund te sherbeje per caktim mase sigurimi ndaj meje.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin e gjyqtarit Kristaq Ngjela dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

V ËR E N Vendimi i Gjykates se Rrethit Berat nr.29, date 04.06.2001 me te cilin eshte caktuar mase sigurimi

“arrest ne burg” per te pandehurin Rozeta Qepa eshte i pabazuar ne ligj e si i tille duhet te shfuqizohet.Nga aktet qe ndodhen ne dosje dhe nga vendimi i gjykates del se masa e sigurimit per Rozeta

Qepen eshte dhene me arsyetimin se ka kryer vepren penale te perkrahjes se autorit te krimit parashikuar nga neni 302 i K.Penal. Si veprim qe perben veper penale sipas gjykates perben fakti se e pandehura ka realizuar takime ne shtepine e shtetasit Nexhip Rrethi me Kastriot Jaupin i cili eshte ne kerkim mbasi ka kryer vepren penale te vrasjes.

Duke analizuar materialet e paraqitura nga prokurori ne gjykate me te drejte edhe nga gjykata e rrethit pranohet se e pandehura Rozeta ka patur marredhenie intime me Kastriot Jaupin qe para disa vjetesh e i ka vazhduar ato edhe gjate kohes qe ai kerkohet si autor i nje vrasje dhe veprave te tjera penale. Keshtu, sikurse ka deklaruar Nexhip Rrethi banues ne fshatin Lapardha, ne shtepine e tij ka pranuar te mbaje nen kercenimin e armes per rreth tri jave Kastriot Jaupin dhe gjate kesaj kohe aty ka ardhur dhe ka qendruar me te ne dy raste e pandehura Rozeta Qepa. Kete fakt e ka pranuar edhe e pandehura por ne dosje e gjate gjykimit nuk ka dale qe kjo te kete kryer veprime te tjera ne ndihme te Kastriot Jaupit qe te perbejne elemente te vepres penale te perkrahjes se autorit te kimit. Ndonese gjykata pranon se e pandehura ka kryer

145

Page 146: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

veprime qe kane qene ne ndihme te Kastriot Jaupit me perjashtim te faktit te lidhjeve intime qe ata kishin nuk permend asnje veprim qe te jete kryer prej se pandehures ne perkrahje te autorit te krimit.

Per caktimin e mases se sigurimit personal eshte e domozdoshme qe ne ngarkim te personit te ekzistojne dyshime te arsyeshme te bazuara ne prova per kryerjen e nje vepre penale. Ne cdo rast duhet te jete e qarte ekzistenca si e dyshimeve dhe prania e provave te mjaftueshme per kryerjen e nje vepre penale dhe mungesa e njeres prej tyre menjanon detyrimisht caktimin e mases se sigurimit personal. Per ceshtjen objekt gjykimi nuk ka asnje te dhene per kryerjen e vepres penale nga e pandehura dhe trajtimi qe u behet te dhenave qe jane marre eshte i gabuar.

Vepra penale e perkrahjes se autorit te krimit ka elementet e saj ekzistenca e te cilave ngarkon me faj personin. Por jo ne cdo rast e per cdo veprim qe ka lidhje me autorin e krimit ndodhemi para kesaj vepre pasi jo cdo marredhenie qe krijohet me autorin e krimit perben veper penale por eshte e domozdoshme qe te krijohen marredhenie e te kryehen veprime qe kane te bejne direkt me percaktimet qe parashikon neni 302 i K.Penal. Perkrahja mbas kryerjes se krimit mund te jepet ne format qe prashikohen ne nenin e sipermendur dhe me veprime qe kryehen per te penguar organet perkatese per kapjen e personit qe ka kryer krim. Dijenia se nje person ka kryer nje krim e se kerkohet nuk e vesh me faj personin ne se nuk kryen veprime konkrete ne ndihme te autorit te krimit. Kjo veper nga ana objektive kryhet me veprime aktive dhe gjithmone nga ana subjektive kerkohet dashja direkte d.m.th. qe te kryhen veprime per te bere te mundur qe autori i krimit ti shpetoje kerkimit, kapjes apo arrestimit.

Ne rastin konkret, sikurse u permend, gjykata nuk ka gjetur asnje veprim te kryer nga e pandehura ne perkrahje te Kastriot Jaupit qe ky tu shmangej veprimeve te organeve perkatese e per pasoje nuk ka te dhena te mjaftueshme qe te krijojne dyshimin per kryerjen nga e pandehura te vepres per te cilen akuzohet gje qe Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë e sheh te mjaftueshme per te shfuqizuar vendimin e Gjykates se Rrethit Berat pasi mungon vepra penale ne ngarkim te se pandehures.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë mbeshtetur ne nenin nr.249/6 te K.Pr.Penale,

V E N D O S I Shfuqizimin e vendimit nr.29, date 04.06.2001 te Gjykates se Rrethit Berat.Urdherohet lirimi i menjehershem i te pandehures Rozeta Qepa nga dhomat e paraburgimit.Per ekzekutimin e vendimit njoftohet Prokurori prane Gjykates se Larte.

Nr. 99 i Regj.Themeltar.Nr. 423 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesArtan Hoxha AnetarZamir Poda AnetarVladimir Metani AnetarVladimir Bineri Anetar

Ne seancen gjyqesore te dates 26.06. 2001 mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.98 qe i perket :

KËRKUES: Bashkim Bashuka, perfaqesuar nga Av. Fariz Xhurxhi

OBJEKTI: Shuarje e mases se sigurimit.

Baza Ligjore: Nenet 262 e 263 te K.Penal.

146

Page 147: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin date 29.05.2001, ka vendosur: Te mos pranoje kerkesen per shuarjen e mases se sigurimit per te pandehurin Bashkim Bashuka, mbasi nuk jane plotesuar afatet e paraburgimit.

Kunder vendimit date 29.05.2001 te Gjykates se shkalles se pare Tirane, ka bere rekurs i pandehuri dhe mbrojtesi i tij, duke parashtruar keto shkaqe:

- Nga ana e prokurorise aktet i jane derguar Gjykates Tropoje me date 09.06.2000, e cila e ka mbajtur deri ne date 03.08.2000, kur mbi kerkesen e te pandehurit, Gjykata e Lartë ka vendosur transferimin prane Gjykates se shkalles se pare Tirane.

- Kjo e fundit ka zhvilluar 21 seanca dhe nga dita kur jane dorezuar aktet e deri me sot, kane kaluar mbi nje vit pa u perfunduar gjykimi, kur i pandehuri eshte arrestuar me date 26.05.2000. Sa siper ne baze te nenit 263 pika 2, germa “b”, paraburgimi e ka humbur fuqine.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin e anetarit Zamir Poda, pasi degjoi prokurorin Vexhi Mucmata, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se shkalles se pare, pasi degjoi mbrojtesin e te pandehurit i cili kerkoi prishjen e vendimit dhe pranimin e kerkeses,

V ËR E N Vendimi date 29.05.2000 i Gjykates se shkalles se pare Tirane, eshte rrjedhoje e respektimit dhe

zbatimit te drejte te ligjes. Per pasoje ne perputhje me kerkesat e parashikuara nga neni 441 germa “a” te Kodit te Procedures Penale, ai duhet te lihet ne fuqi.

Ndaj te pandehurit Bashkim Bashuka eshte filluar procedimi per vepren penale te vrasjes me dashje, parashikuara nga neni 76 i Kodit Penal, si dhe eshte caktuar mase sigurimi “arrest ne burg”, me vendimin date 26.05.2000 te Gjykates se shkalles se pare Tropoje.

Mbasi jane zhvilluar hetimet paraprake, ceshtja eshte derguar per gjykim prane Gjykates se shkalles se pare Tropoje, ku eshte regjistruar me date 09.06.2000. Mbi bazen e kerkeses se paraqitur nga ana e te pandehurit, Gjykata e Lartë, me Vendimin nr.3, date 03.08.2000, ka vendosur transferimin e gjykimit prane Gjykates se shkalles se pare Tirane. Nga aktet e administruara ne dosje, rezulton se gjykimi prane kesaj te fundit, ka filluar me date 28.09.2000.

Nga kjo date dhe deri me 29.05.2001, kur eshte paraqitur kerkesa per shuarje te mases se sigurimit nga ana e te pandeHurit dhe mbrojtesit te tij, nga ana e Gjykates se shkalles se pare Tirane, jane zhvilluar gjithsej 21 seanca gjyqesore dhe eshte vendosur pezullimi i afateve te paraburgimit ne kater prej tyre, per gjithsejt 49 dite.

Ne veshtrim te kerkesave te parashikuara nga neni 263, pika “2”, germa “c” (i ndryshuar me Ligjin nr.8570, date 20.01.2000, hyre ne fuqi para arrestimit te te pandehurit 26.05.2000),” paraburgimi e humbet fuqine neqoftese nga dita e dorezimit te akteve ne gjykate kane kaluar afatet e meposhteme, pa u dhene vendimi ne shkalle te pare”….

a. “12 muaj, kur procedohet per krime qe denohen ne minimum jo me pak se 10 vjet ose me burgim te perjetshem”.Ne rastin konkret, ne analizen sa me siper, kur kemi te bejme me vepren penale te parashikuar nga

neni 76 i K.Penal, arrihet ne perfundimin se nuk kane kaluar afatet e kohezgjatjes se paraburgimit per te pandehurin Bashkim Bashuka. Ky perfundim arrihet duke marre parasysh se regjistrimi i akteve ne Gjykaten e shkalles se pare Tropoje, eshte bere ne date 09.06.2000 dhe se, sikunder u permend, gjate gjykimit ne Gjykaten e Tiranes, eshte vendosur pezullimi i afateve te paraburgimit. Per rrjedhoje, Vendimi date 29.05.2001 i Gjykates se shkalles se pare Tirane, i cili ka vendosur mospranimin e kerkeses, eshte i drejte dhe i mbeshtetur ne ligj.

Persa i perket rekursit te paraqitur nga ana e te pandehurit dhe mbrojtesit te tij, ne raport me arsyetimin sa me siper, mbeshtetur edhe ne aktet e administruara ne dosjen gjyqesore, rezulton se ai nuk eshte i perligjur, qe te mund te merret parasysh.

Nga sa u tha dhe analizua me siper, konkludohet se nuk ndodhemi para kerkesave te parashikuara nga neni 432 i K.Penal, per te bere te cenueshem Vendimin date 29.05.2001 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë mbeshtetur ne nenin nr.441 germa “a” te K.Pr.Penale,

147

Page 148: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

V E N D O S I Lenien ne fuqi te Vendimit date 29.05.2001 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Nr.98 i Regj.Themeltar.Nr. 429 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga :

Kristaq Ngjela KryesuesZamir Poda - AnetarArtan Hoxha - AnetarVladimir Bineri AnetarVladimir Metani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 30.5.2001mori ne shqyrtim ceshtjen penale me nr.231 akti qe I perket:

TË PANDEHURIT: Ramadan Ruçi

A K U Z A : Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor, parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kukes, me vendimin nr.37 date.20.4.2000 ka vendosur :Deklarimin fajtor te pandehurit Ramadan Dem Ruçi per kryerjen e vepres penale te shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor parashikuar nga nenet 290/1 I Kodit Penal dhe po ne baze te kesaj dispozite e denon me 10 muaj burgim.

Gjykata e Apelit Shkoder,mbi ankimin e te pandehurit,me vendimin nr.88, date 27.6.2000 ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.37, date 20.4.2000 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kukes dhe pushimin e ceshtjes ne ngarkim te te pandehurit Ramadan Ruçi per shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka paraqitur rekurs prokurori i apelit, i cili kerkon prishjen e vendimit dhe kthimin e akteve per rishqyrtim kesaj gjykate,duke parashtruar keto shkaqe :

- Gjykata e apelit, m.gj.s. ka vendosur thirrjen e nje grupi ekspertesh,eshte mjaftuar vetem me pyetjen e nje eksperti.Kjo eshte prove e pasakte sepse eshte e domosdoshme thirrja e nje grupi ekspertesh.

KOLEGJI PENAL I GJYKATES SË LARTËpasi degjoi relacionin perkates, prokurorin Vaskë Simeoni, i cili kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder dhe kthimin e akteve per rishqyrtim dhe pasi e diskutoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Shkoder nr. 88 date 27.6.2000 me te cilin eshte vendosur prishja e

vendimit nr.37 date 20.4.2000 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kukes dhe pushimi i çështjes ne ngarkim te te pandehurit Ramadan Ruçi per shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor, eshte i drejte, i bazuar ne ligj dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.

148

Page 149: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Eshte provuar ne gjykim se i gjykuari Ramadan Ruçi, ne date 4.5.1999 duke udhetuar me automjetin e tij tip “SKODE” pergjate rruges Kukes-Bicaj, ne qender te fshatit Gostil me mjetin e tij ka aksidentuar me pasoje vdekje viktimen Ardit Susuri.

Eshte provuar gjate gjykimit se aksidenti ka ndodhur si rezultat i nderprerjes se menjehershme dhe te pakontrolluar te rruges nga viktima dhe perplasjes per pasoje me mjetin e drejtuar nga i gjykuari.

Ne analize te ketyre fakteve gjykata e apelit arsyeton se ne rastin objeKt gjykimi, nuk vertetohet fajesia e te gjykuarit pasi nuk egziston nje nga elementet e domosdoshem te figures se vepres penale, konkretisht lidhja shkakesore mes veprimeve ose mosveprimeve te te gjykuarit dhe pasojes kriminale duke vendosur ne baze te nenit 428 pika 1 germa “c” te K.Pr.Penale prishjen e vendimit dhe pushimin e çeshtjes.

Perfundimi i gjykates se apelit qe ka konkluduar se i gjykuari eshte i pafajshem per vepren penale per te cilen akuzohet eshte i drejte, i bazuar ne ligj dhe ne prova dhe si i tille vendimi i ankimuar duhet te mbetet i pacenuar.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte,mbeshtetur ne nenin 441 pika 1 germa “a” te K.Pr.Penale,

VENDOSILenien ne fuqi te vendimit nr. 88, date 27.6.2000 te Gjykates se Apelit Shkoder.

Nr.231 i Regj. ThemeltarNr.430 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i perbere nga :

Kristaq Ngjela KryesuesVladimir Bineri AnetarArtan Hoxha AnetarZamir Poda AnetarVladimir Metani Anetar

Ne seancen gjyqesore te dates 13.6.2001mori ne shqyrtim ceshtjen penale me nr.317 akti qe i perket: :

TË PANDEHURIT : Benet Pino.

AKUZUA: Prerje e paligjshme e pyjeve,parashikuar nga neni 205 i Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Korce, me vendimin nr. 138 date 9.6.2000 ka vendosur :Te deklaroje fajtor te pandehuri Benet Pino per kryerjen e vepres penale te prerjes se paligjshme te pyjeve dhe ne baze te nenit 205 te Kodit Penal e denon me 60.000 leke gjobe.

Gjykata e Apelit Korce,mbi ankimin e te pandehurit, me vendimin nr.126 date 21.11.2000 ka vendosur :

Ndryshimin e vendimit nr.138 date 9.6.2000 te Gjykates se Rrethit Korce si me poshte :Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Benet Pino per kundravajtjen penale te prerjes se paligjshme te pyjeve parashikuar nga neni 205 i Kodit Penal.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka paraqitur rekurs prokurori i apelit, i cili kerkon ndryshimin e vendimit te Gjykates se Apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare, duke parashtruar keto shkaqe :

- Vendimi eshte alogjik.U provua sakte ne séance gjyqesore qe alibia e te pandehurit nuk qendron.

149

Page 150: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

- I pandehuri nuk ka qene i pajisur me leje kalimi,si dhe lenda drusore qe transportonte ka qene e re.

- I pandehuri ka qene dhe here te tjera i proceduar per te njejten veper penale.KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Metani, dhe pasi e diskutoi ceshtjen ne teresi,

VËRENVendimi i Gjykates se Apelit Korçe nr. 126 dt.21.11.2000 me te cilin eshte vendosur ndryshimi i

vendimit gjyqesor nr. 138 dt.9.6.2000 dhe deklarimi i pafajshem i te pandehurit Benet Pino per kundravajtjen penale te prerjes se paligjshme te pyjeve parashikuar nga neni 205 i Kodit Penal, eshte i pabazuar ne ligj.

Ka rezultuar e provuar ne gjykim se i gjykuari Benet Pino ne dt. 29.11.1999 eshte kapur nga punonjesit e Ndermarrjes se Sherbimit Pyjor Korçe duke transportuar me nje kamion nje ngarkese prej 7m3

stere dru zjarri. I gjykuari ka pretenduar ne gjykim se nuk dispononte leje shfrytezimi te pyllit pasi lenda drusore qe transportonte i perkiste firmes “Pirenj”.

Gjykata e Apelit ne deklarimin e pafajshem te te gjykuarit eshte mbeshtetur ne faktin qe ai ka qene vetem transportues i druve te zjarrit dhe jo preres i tyre, veprim ky qe ne baze te ligjit nr.7623 dt.13.10.1992 “Per pyjet dhe policine e sherbimit pyjor” neni 63 perben kundravajtje administrative.

Ky konkluzion i gjykates se apelit eshte i gabuar. Ne rrethanat kur gjate gjykimit te çeshtjes nuk ka rezultuar qe i gjykuari te kete qene i pajisur me leje per shfrytezimin e pyjeve, si dhe nuk jane provuar pretendimet e tij se lenda qe transportonte i perkiste nje subjekti te pajisur me kete leje, rrethana keto te domosdoshme per zgjidhjen e drejte te çeshtjes, kjo gjykate duhej qe ne baze te nenit 427 pika 3 e Kodit te Proçedures Penale edhe kryesisht te perseriste shqyrtimin gjyqesor per sqarimin e tyre dhe jo te mjaftohej vetem me faktet e provuara ne gjykimin e meparshem.

Ne te tilla rrethana, vendimi i gjykates se apelit duhet te prishet dhe aktet te kthehen per rishqyrtim prane kesaj gjykate.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë,mbeshtetur ne nenin 441 pika 1 germa “ç” dhe 443 pika 1 te

K.Pr.Penale,

VENDOSIPrishjen e vendimit nr.126 date 21.11.2000 te Gjykates se Apelit Korçe dhe kthimin e akteve per

rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Korçe me tjeter trup gjykues.

Nr.317 i Regj. ThemeltarNr. 431 i vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesVladimir Metani AnetarVladimir Bineri AnetarZamir Poda AnetarArtan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 22.06.2001 mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr. 95 qe i perket:

KËRKUES: Cub Ahmeti

OBJEKTI: Revokim mase sigurimi.

150

Page 151: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin nr. 343, date 30.04.2001, ka vendosur:Pushimin e gjykimit.

Gjykata Ushtarake e Apelit Tirane, me vendimin nr. 56 date 29.05.2001 ka vendosur: Ndryshimin e vendimit NR. 343 date 30.04.2001 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane, duke i rrezuar kerkesen kerkuesit Cub Ahmeti per revokimin apo zevendesimin e mases se sigurimit “arrest ne burg”.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs kerkuesi Cub Ahmeti duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimet jane jollogjike.- Nuk eshte kompetente Gjykata e Rrethit Tirane por ajo Ushtarake.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Metani, mbrojtesin e te pandehurit Cub Ahmeti avokatin Pashk Gjaci, i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe pranimin e kerkeses dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr. 56 date 29.05.2001 i Gjykates Ushtarake te Apelit Tirane, ne te cilin eshte vendosur

ndryshimi i vendimit nr. 343 date 30.04.2001 i Gjykates se Rrethit Tirane, eshte i pabazuar ne ligj, e per rrjedhoje ai duhet te prishet.

Nga aktet e ndodhura ne dosje rezulton se kerkuesi Cub Ahmeti, i ka kerkuar Gjykates Ushtarake te Rrethit Tirane revokimin e mases se sigurimit “arrest ne burg” caktuar ndaj tij ne vendimin nr. 30 date 14.03.2001 te Gjykates se Rrethit Kruje dhe vendimin nr. 433 date 17.04.2001 te Gjykates se Rrethit Tirane. Kjo e fundit ka vendosur pushimin e gjykimit me aresyetimin se “ meqenese masa e sigurimit per te cilen kerkuesi Cub Ahmeti i eshte drejtuar gjykates eshte shuar dhe Gjykata e Rrethit Tirane si gjykate kompetente ka vendosur si mase sigurimi ate te “arrestit ne burg”, gjykata e ndodhur ne keto kushte çmon se kerkesa e kerkuesit Cub Ahmetit duhet pushuar”.

Vendimi i mesiperm eshte ndryshuar nga Gjykata Ushtarake e Apelit Tirane duke vendosur ne perfundim rrezimin e kerkeses per revokimin apo zevendesimin e mases se sigurimit.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, çmon se gjykatat kane gabuar ne zgjidhjen e çeshtjes.Keshtu Gjykata e Rrethit Tirane, ka vendosur pushimin e gjykimit bazuar ne nenin 387 te

K.Pr.Penale.Gjykimi i kesaj çeshtje nga kjo gjykate eshte ne kundershtim me kerkesat e nenit 75 te K.Pr.Penale, i

cili percakton se per shqyrtimin e saj eshte kompetente Gjykata Ushtarake.Duke vepruar ne kundershtim me kerkesat e dispozites se sipercituar nga Gjykata e Rrethit Tirane,

Gjykata Ushtarake e Apelit Tirane duhej te kishte vendosur prishjen e vendimit dhe dergimin e akteve per shqyrtim Gjykates Ushtarake Tirane, e cila eshte gjykate kompetente per shqyrtimin e çeshtjes.

Sa me siper duhet te prishet dhe vendimi i Gjykates Ushtarake te Apelit Tirane dhe aktet duhet t’i dergohen Gjykates Ushatarake Tirane, per shqyrtimin e kerkeses se kerkuesit Cub Ahmeti per revokimin ose ndryshimin e mases se sigurimit “arrest ne burg”.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë mbeshtetur ne nenet 75 dhe 441/ç te K.Pr.Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr. 343 date 30.04.2001 te Gjykates se Rrethit Tirane, Nr. 56 date 29.05.2001 te

Gjykates Ushtarake te Apelit Tirane dhe kthimin e akteve per rishqyrtim Gjykates Ushtarake te Rrethit Tirane.

Nr. 95 i Regj.Themeltar.Nr. 433 i Vendimit

151

Page 152: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë I perbere nga :

Kristaq Ngjela KryesuesVladimir Bineri AnetarVladimir Metani AnetarZamir Poda AnetarArtan Hoxha Anetar

Ne seancen gjyqesore te dates 13.06.2001, mori ne shqyrtim ceshtjen penale me nr. 237qe i perket:

TË PANDEHURIT: Asqeri Kaceri.

AKUZUAR: Vrasje me dashje parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tepelene, me vendimin nr. 46 date 17.12.1999 ka vendosur :Deklarimin fajtor te te pandehurit Asqeri Kaceri per vepren penale te vrasjes me dashje te parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal dhe denimin e tij me 18 vjet burgim.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr. 21 date 9.3.2000 ka vendosur :Lenien ne fuqi te vendimit gjyqesor nr 46 date 17.12.1999 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tepelene.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka paraqitur rekurs i gjykuari Asqeri Kaceri,i cili kerkon prishjen e vendimit,duke parashtruar keto shkaqe :

- Gjykata nuk ka zbatuar rrethanat lehtesuese te parashikuara nga neni 48/b dhe 49 te KP.- I pandehuri vepren e ka kryer ne kushtet e tronditjes se forte psiqike i provokuar nga

veprimet e viktimes.- Ne kohen e kryerjes se vepres i pandehuri ka qene i dehur.- Viktima ka qene person me rrezikshmeri shoqerore si person i dyshuar per vrasjen e

komisarit te Pogradecit.- Gjykata nuk ka pyetur deshmitaret te cilet do te deshmonin se i pandehuri ka qene i pire

dhe se viktima ka qelluar me arme kur ata po ndertonin.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Metani, Prokurorin Piro Koço, mbrojtesit e te gjykuarit Asqeri Kaçeri avokatet Shefqet Muçi dhe Selfo Dosti, te cilet respektivisht kerkuan lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Gjirokaster, ndryshimin e vendimit persa i perket cilesimit ligjor nga vrasje me dashje ne vrasje ne kapercim te kufijve te mbrojtjes se nevojshme dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr. 21. date 9.03.2000 i Gjykates se Apelit Gjirokaster, i cili le ne fuqi vendimin nr. 46 date

17.12.1999 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Tepelene, eshte i drejte e i bazuar ne ligj persa i perket cilesimit ligjor dhe fajesise, si i tille per kete pjese duhet te lihet ne fuqi, ndersa persa i perket mases se denimit eshte i pabazuar dhe jo i drejte, per kete pjese ai duhet te ndryshohet.

Nga materialet e ndodhura ne dosje ka rezultuar se i gjykuari Asqeri Kaceri me viktimen Renato Malkaj, deri me date 30.07.1997 dite te cilen ka ndodhur vepra kane pas punuar bashke ne nje shoqeri autobuzesh, por kete dite jane ndare nga njeri tjetri.

Kete dite i gjykuari Asqeri duke qene i shoqeruar dhe nga deshmitaret N. Dedgjoni, M. Bejko dhe V. Bejko ne qytetin e Tepelenes ka pire pije te ndryshme alkolike dhe ne darke eshte kthyer ne shtepine e tij ne Memaliaj me makinen e deshmitarit A. Koçi.

152

Page 153: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Ne vendin e quajtur “Rune” ato kane konstatuar se po i ndiqte nje makine dhe se nga kjo makine eshte qelluar me arme ne drejtim te tyre, gje qe ka kaluar pa pasoja.

Te trembur nga kjo ndodhi, kane zbritur nga makina e jane kthyer ne kembe per ne shtepi. Per sa ndodhi kane shkuar e njoftuar dhe te vellane e tij i gjykuari Asqeri Kaceri deshmitarin Dashamir Kaceri, i cili i ka shoqeruar e percjelle per ne shtepi. Gjate rruges per ne shtepi, pranon gjykata ne vendimin e saj, tek shtepia e tezes se viktimes Renato Malkaj, ata kane pare te parkuar makinen e ketij te fundit e cila sipas tyre kishte motorrin te ngrohte.

Aty rreth ores 23.00, deshmitari Dashamir Kaceri ka thirrur viktimen Renato Malkaj, fillimisht ka dale Muharrem e Vitori Bejko e me pas i çveshur viktima, te cilit deshmitari Dashamir i ka kerkuar qe te shkonte tek vendi ku e priste i gjykuari Asqeri per te sqaruar diçka.

Me te mberritur viktima, i gjykuari i eshte drejtuar ketij te fundit duke i thene “se pse na qellove, se desh na vrave”. Viktima ishte pergjigjur “se nuk kam qene une, se po te isha une nuk do te ishte ketu”. Pas ketyre replikave i gjykuari me viktimen jane acaruar e kane filluar te fyejne reciprokisht njeri tjetrin dhe ne kohen qe viktima eshte drejtuar per tek makina e tij, i gjykuari ka qelluar ne drejtim te tij tre kater here me pistolete, gje qe nga plaget e marra ka vdekur pas rreth nje ore ne spitalin e Tepelenes.

Per sa me siper Asqeri Kaceri eshte deklaruar fajtor dhe eshte denuar per vrasje me dashje parashikuar nga neni 76 i K.Penal.

Ne kundershtim me sa pretendon mbrojtja e te gjykuarit Asqeri Kacerri lidhur me cilesimin ligjor gjykata ka vepruar drejte. Nuk rezulton nga materialet e dosjes qe i gjykuari te jete sulmuar nga viktima, e per rrjedhoje ai te mbrohej. Madje viktima rezulton qe te kete dale nga shtepia i çveshur, ashtu siç ishte duke fjetur.

Nuk rezulton nga aktet e dosjes qe i gjykuari te jete ndodhur para nje sulmi te padrejte, te vertete dhe te çastit, kerkesa keto te domosdoshme te parashikuara ne nenin 19 te K.Penal per mbrojtjen e nevojshme. Ekzistenca e kushteve te mesiperme do te kishte vend per diskutim ne se jemi para vrasjes se kryer ne kapercim te kufijve te mbrojtjes se nevojshme.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, çmon se nga teresia e rrethanave te kryerjes se vepres nga i gjykuari masa e denimit eshte e rende, ajo duhet te ulet.

Kolegji çmon se duhej mbajtur parasysh nga gjykata, ne caktimin e mases se denimit fakti se para kryerjes se vepres ndaj te gjykuarit eshte qelluar me arme zjarri, gje qe ne nje fare mase ai eshte tronditur nga ana psiqike, duke qene nen ndikimin e saj ne kohen qe po sqaroheshin me viktimen, per shkak se edhe jane grindur, ai ka kryer vrasjen.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbeshtetur dhe ne nenin 441/a/b te K.Pr.Penale

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr. 21 date 09.03.2000 te Gjykates se Apelit Gjirokaster persa i perket

cilesimit ligjor dhe fajesise dhe ndryshimin e ketij vendimi lidhur me masen e denimit duke caktuar si denim per Asqeri Kacerrin 13 vjet burgim.

Nr. 237/9 i Regj.Themeltar.Nr. 434 i Vendimit

MENDIM PAKICEJam kunder vendimit te shumices per ndryshimin e vendimit nr. 21 date 09.03.2000 te Gjykates se

Apelit Gjirokaster lidhur me masen e denimit per te gjykuarin Asqeri Kacerri nga 18 vjet burgim ne 13 vjet burgim.

Nga materialet e dosjes nuk rezulton te kete qene viktima ai qe ka qelluar mbi makinen me te cilen kthehej nga qyteti i Tepelenes i gjykuari.

Ky i fundit nisur nga pretendimi se makina e viktimes ishte e ngrohte (motorri i saj) ka derguar te vellane per ta thirrur ate per tu “sqaruar”.

Rezulton nga dosja se mepare kane dale njerezit e aferm te viktimes dhe me pas ky i fundit ashtu siç ishte duke fjetur. Duke qene e tille viktima nuk ka paraqitur ndonje rrezik per te gjykuarin. Ky i fundit kur viktima ka qene duke u larguar pasi i kane ndare te tjeret nga sherri qe bene me njeri tjetrin, ka qelluar tre keter here me pistolete mbi te, i cili nga plaget e marra ka vdekur pas 1 ore ne spital.

Ndodhur ngjarja ne rrethanat e mesiperme çmoj se nuk eshte i bazuar ndryshimi i mases se denimit nga 18 vjet ne 13 vjet burgim per te gjykuarin Asqeri Kacerri.

Gjyqtar

V. Metani

153

Page 154: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i perbere nga :

Kristaq Ngjela KryesuesArtan Hoxha AnetarZamir Poda AnetarVladimir Bineri AnetarVladimir Metani Anetar

Ne seancen gjyqesore te dates 13.06.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen penale me nr.414/50 qe i perket:

TË PANDEHURVE : 1.Nebi Xibraku

2.Isa Xibraku

AKUZA : Vrasje me dashje, vrasje me dashje mbetur ne tentative dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake parashikuar nga nenet 76, 76 dhe 22, 278/2 i Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan, me vendimin nr. 7 date 1.2.2000 ka vendosur :Deklarimin fajtor te te pandehurit Nebi Xibraku per vepren penale te vrasjes ndaj shtetasit Ali Xibraku dhe ne baze te nenit 76 i Kodit Penal e denon ate me 17 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Nebi Xibraku per vepren penale te vrasjes se mbetur ne tentative ndaj shtetases Lefteri Xibraku dhe ne baze te nenit 76 e 22 te Kodit Penal e denon ate me 9 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Nebi Xibraku per vepren penale te armembajtjes pa leje dhe ne baze te nenit 278/2 te Kodit Penal e denon ate me 1 vit burgim.Ne zbatim te nenit 55 te KP e denon ate me perfundimisht me 24 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Isa Xibraku per vepren penale te armembajtjes pa leje dhe ne baze te nenit 278/2 i Kodit Penal e denon ate me 2 vjet burgim.Pushimin e gjykimit per akuzen e vrasjes se mbetur ne tentative ndaj shtetases Lefteri Xibraku si te paprovuar.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr. 131 date 19.6.2000 ka vendosur :Lenien ne fuqi te vendimit penal nr.7 date 1.2.2000 te Gjykates se Rrethit Elbasan.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka paraqitur recurs prokurori dhe i gjykuari Nebi Xibraku,te cilet kerkojne prishjen e vendimit dhe respektivisht deklarimin fajtor te te pandehurit Isa Xibraku per akuzen e vrasjes dhe pafajesi,duke parashtruar keto shkaqe :

I gjykuari Nebi Xibraku :- E vetmja deshmitare ka mbajtur qendrime te ndryshme. Gjykata, ndryshe e vlereson kete

deshmi ne ngarkim te babait tim dhe ndryshe per mua.- Rigjykimi eshte zhvilluar pasi ceshtja eshte kthyer nga apeli mbi bazen e ankimit tim.

Por gjykata ka renduar poziten time duke me denuar me 24 vjet burgim.- Denimi i dhene eshte mbi ate maksimal duke shkelur keshtu nenin 55 te KP.

Prokurori :- I pandehuri Isa ka konsumuar vepren penale te vrasjes se mbetur ne tentative dhe duhet

te pergjigjet per kete veper.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Metani, prokurorin Isa Jata, mbrojtesin e te gjykuarit Nebi Xibraku av. Dylber Mani, te cilet respektivisht kerkuan: prishjen e vendimit te gjykates se apelit pesa i perket Isa

154

Page 155: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Xibrakut dhe deklarimin e tij fajtor e denimin per vjedhje te mbetur ne tentaive, lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit per te gjykuarin Nebi Xibraku, prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe pushimin e gjykimit per Nebi Xibrakun dhe pasi e diskutoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R Ë NVendimi nr.131, date 19.06.2000 i Gjykates se Apelit Durres me te cilin eshte lene ne fuqi vendimi

nr.7, date 01.02.2000 i Gjykates se Apelit Durres eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj dhe per rrjedhoje ai duhet te lihet ne fuqi.

Nga aktet e dosjes gjyqesore rezulton se gjykatat kane pranuar ne vendimet e tyre qe i gjykuari Nebi Xibraku me daten 19.07.1997 rreth ores 20.00 ka vrare me arme zjarri te ndjerin Ali Xibraku dhe ka tentuar te vrase gruan e ketij te fundit.

Me vendimin e saj, gjykata pranon se me daten 19.07.1997 viktima Ali Xibraku se bashku me gruan e tij Lefteri Xibraku, ne kohen qe po ktheheshin ne shtepine e tyre, (Lefteria ka hyre me pare e viktima ka qendruar me pas) kjo e fundit ka degjuar krisma armesh ne drejtim te mullareve me kashte afer shtepise. Ajo menjehere ka dale ne oborr, ku viktima i ka thirrur: "shpejt merr pushken se me vrau Nebiu" (i gjykuari). Lefteria eshte futur ne shtepi, pasi ka marre pushken, ka dale tek dera ku 10-15 m larg eshte perballur me te gjykuarin Nebi, i cili ka qelluar disa here ne drejtim te saj , por nuk eshte bere e mundur goditja. Edhe deshmitarja Lefteri ka qelluar me arme ne drejtim te te gjykuarit Nebi, te cilin edhe ajo nuk e ka goditur. Ne keto momente ka dale nga shtepia e tij edhe i gjykuari Isa Xibraku me Sajmir Xibrakun, i cili pasi eshte perballuar me deshmitaren Lefteri, i cila vazhdonte te qellonte me arme, eshte rikthyer per ne shtepine e tij. Gjykata pranon ne vendimin e saj se edhe i gjykuari Isa Xibraku ka qelluar me arme, por jo ne drejtim te saj, pasi po te kishte dashur ta vriste e realizonte kete te fundit sepse kane qene ne distance shume te afert me njeri tjetrin 7-8 m.

Persa me siper gjykata ka deklaruar fajtor dhe ka denuar Nebi Xibrakun per veprat penale te vrasjes me dashje, vrasjes me dashje te mbetur ne tentaive dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake dhe municionit parashikuar nga nenet 76, 76-22 dhe 278/2 te K.Penal; dhe denuar per mbajtje pa leje te armeve luftarake dhe municionit parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal Isa Xibrakun; ka pushuar per kete te fundit gjykimin per vepren penale te vrasjes te mbetur ne tentative parashikuar nga neni 76, 76-22 i K.Penal.

Sa kemi theksuar dhe me lart gjykata ka vepruar drejt e ne komformitet me ligjin material dhe procedurial. Nuk rezulton nga aktet e ndodhura ne dosje te kete shkelje te ligjit, te cilat ne kuptim te nenit 432 te K.Pr. Penale te perbejne shkak per cenimin e vendimit te gjykates nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë. Ne rekurset e tyre drejtuar kesaj gjykate, si nga prokurori dhe nga mbrojtesi i te gjykuarit, parashtrohen probleme qe kane te bejne me çmuarjen e provave dhe jo shkelje te kerkesave ligjore qe kane te bejne me to. Keto te fundit jane çmuar gjate shqyrtimit gjyqesor si nga Gjykata e Rrethit Elbasan dhe ajo e Apelit Durres, e cila ka perseritur pjeserisht ate (shqyrtimin gjyqesor).

Gjithashtu i pabazuar ne ligj eshte edhe pretendimi i paraqitur ne rekursin e mbrojtjes se te gjykuarit Nebi Xibraku lidhur me caktimin e mases se denimit, per kete te fundit pretendohet se : ajo eshte caktuar ne kundershtim me kerkesat e dispozitave proceduriale penale me e larte nga sa ajo ka qene caktuar me pare.

Rezulton se Gjykata e Rrethit Elbasan ne vendimin e saj nr.30, date 06.04.1999, me te cilin eshte deklaruar fajtor dhe denuar me 20 vjet burgim Nebi Xibraku, e ka marre ne kundershtim me kerkesat e neneve 15/1,2 dhe 17/c te K.Pr.Penale, per rrjedhoje Gjykata e Apelit Durres me vendimin e saj nr.174, date 27.09.1999 ka vendosur deklarimin e pavlefshem te tij. Duke qene keshtu eshte urdheruar perseritja e shqyrtimit gjyqesor, shqyrtim ky qe eshte i ri e i pavarur nga i pari. Duke u deklaruar i pavlefshem, vendimi i pare nuk mund te ruaje e prodhoje asnje lloj efekti ne lidhje me vendimin e marre pas deklarimit te tij te pavlefshem.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë mbeshtetur ne nenin nr.441/a te K.Pr. Penale

VENDOSILenien ne fuqi te vendimit nr.131, date 19.06.2000 te Gjykates se Apelit Durres.

Nr. 414/50 i Regj. ThemeltarNr. 435 i vendimit

155

Page 156: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i perbere nga :

Kristaq Ngjela KryesuesVladimir Bineri AnetarVladimir Metani AnetarZamir Poda AnetarArtan Hoxha Anetar

Ne seancen gjyqesore te dates 16.05.2001, 06.06.2001, mori ne shqyrtim ceshtjen penale me nr.363 akti qe i perket:

TË PANDEHURVE : Bledar Bilbili

Artin Bojni

AKUZA : Vjedhje me pasoje vdekje, e kryer ne bashkepunim, parashikuar nga nenet 141 e 25 te Kodit Penal. Mbajtje pa leje te armeve luftarake, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin e saj nr. 116 date 28.2.2000,ka vendosur :Te deklaroje fajtor te pandehurin Bledar Bilbili per vepren penale te vjedhjes me pasoje vdekjen e shtetasit Selim Ismaili dhe per mbajtje pa leje te armes,te parashikuar nga neni 141 i dhe 278/2 i Kodit Penal dhe ne baze te nenit 46 te Kodit Penal,mjekimin e detyruar te tij ne nje institucion mjekesor per shkak te papergjegjshmerise.Te deklaroje fajtor te pandehurin Artin Bojni per vepren penale te vjedhjes me dhune dhe ne baze te nenit 139-22 te Kodit Penal si dhe duke mbajtur parasysh nenin 50 germen “ç” te tij dhe nenin 51 te Kodit Penal,e denon me 7 vjet burgim.Ne bashkim te denimeve ne baze te nenit 56/2 te Kodit Penal,e denon perfundimisht te pandehurin Artin Bojni me 7 vjet burgim.Pushimin e ceshtjes penale ne ngarkim te te pandehurit Artin Bojni per vepren penale te mbajtjes pa leje te armes parashikuar nga neni 278/2 te Kodit Penal.

Gjykata e Apelit Tirane, mbi ankimin e te pandehurit Artin Bojni, me vendimin nr 200, date 11.5.2000,ka vendosur :

Lenien ne fuqi te vendimit nr 116 date 28.2.2000 te Gjykates se Rrethit Tirane.

Gjykata e Larte, mbi rekursin e te pandehurit Artin Bojni,me vendimin nr.328 date.06.10.2000 ka vendosur :

Mospranimin e rekursit te paraqitur nga i pandehuri si te pabazuar ne ligj.

Gjykata Kushtetuese, mbi ankimin e kerkuesit Artin Bojni,me vendimin nr.25 date 24.4.2001,ka vendosur :

Shfuqizimin si antikushtetues te vendimit nr 328 dt.06.10.2000 te Koligjit Penal te Gjykates se Larte.Dergimin e ceshtjes per gjykim ne Kolegjin Penal te Gjykates se Larte.

Ndaj vendimit te gjykates se apelit ka paraqitur rekurs i pandehuri Artin Bojni,me pretendimin se eshte zbatuar gabim ligji penal persa i perket cilesimit juridik te vepres,duke kerkuar ndryshimin e vendimit per cilesim ligjor te vepres nga vjedhje me dhune ne moskallezim te krimit si dhe per masen e denimit,duke parashtruar keto shkaqe :

- Se pari, nga rrethanat e faktit te pranuara nga gjykatat rezulton se ndodhemi para moskallezimit te krimit dhe jo para vjedhjes me dhune;

156

Page 157: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

- Se dyti, i pandehuri Artin nuk ka patur dijeni per mendimin dhe qellimin kriminal te te pandehurit tjeter;

- Se treti, vendimet duhet te prishen edhe per zbatim te gabuar te nenit 51,56 germa “ç” e 48 e 49 te Kodit Penal,pasi :

- Nuk eshte mbajtur parasysh fakti qe i pandehuri Artin ka qene nen presionin e veprimeve te te pandehurit Bledar.

- I pandehuri Artin ka treguar pendim te thelle,duke dhene shpjegime per vepren dhe eshte dorezuar nga prinderit e vet ne polici.

- Eshte zbatur gabim rrethana renduese e parashikuar nga neni 50 germa “ç”,pasi i pandehuri nuk ka kryer krim pas dhenies se nje vendimi.

- Gjykata, megjithese ka cituar nenin 51 te Kodit Penal, nuk e ka zbatuar ate ne dhenien e denimit prej 7 vjet burgim.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Metani, Prokurorin Saliko Hajno, mbrojtesin e te gjykuarit Artin Bojni avokatin Ali Meta, te cilet respektivisht kerkuan lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit, prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe ndryshimin e vendimit persa i perket cilesimit ligjor nga neni 140 ne nenin 300 te K.Penal dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr. 200 date 11.05.2000 i Gjykates se Apelit Tirane, i cili ka lene ne fuqi vendimin nr. 116

date 28.02.2000 te Gjykates se Rrethit gjyqsor Tirane, eshte i drejte e i bazuar ne ligj persa i perket cilesimit ligjor e fajesise dhe si i tille per kete pjese duhet te lihet ne fuqi, ndersa persa i perket mases se denimit per Artin Bojnin eshte jo i drejte e per kete pjese duhet te ndryshohet.

Nga materialet e dosjes rezulton se i gjykuari Artin Bojni se bashku me Bledar Bilbilin me 29.01.1999 kane shkuar tek stacioni i trenit dhe i kane kerkuar te ndjerit Selim Ismaili qe me automjetin e tij “Audi”t’i çonte ne Vore. Pasi kane mberritur ne rrugen qe te çon per ne Rinas kane zbritur nga makina nderkohe i kane kerkuar viktimes qe t’i priste pasi per pak kohe do te ktheheshin per ne Tirane. Pasi kane zbritur ne Vore ata kane shkuar tek nje bilardo ku kane terhequr vemendjen e te pranishmeve me veprime e qendrime te pakuptimta.

Pas ketij veprimi ata jane kthyer e kane hipur ne makinen e viktimes Selim Ismaili, i cili po i priste te gjykuarit sipas porosise se dhene nga keta te fundit. Gjate kthimit pr ane ures se fshatit Sharge, Bledari i ka drejtuar pistoleten viktimes dhe ka kerkuar prej tij t’i linte automjetin. Viktima Selim Ismaili duke qene i fuqishem ka reaguar duke qelluar me koke ne hunde Bledarin, gjithashtu ka qelluar dhe te gjykuarin Artin i cili ka dale nga automjeti dhe eshte larguar me vrap. Edhe Bledari ka tentuar te largohet, por viktima i eshte hedhur dhe ne perleshje kane dale te dy nga makina nga dera ku ndodhej Bledari, duke vazhduar te shtyhen me njeri tjetrin. Ne keto veprime e siper Bledari mbante ne duar armen pistolete, me te cilen eshte goditur ne koke viktima Selim Ismaili. Pas kesaj Bledari hedh pistoleten ne nje ferre dhe shkon me vrap ne drejtim te krahut te kundert te shinave te trenit ku ka pare se po e priste i gjykuari Artin. I Gjykuari Artin se bashku me Bledarin jane kthyer ne Tirane dhe kane kaluar naten ne shtepine e halles se te parit ne Sauk dhe te nesermen kane udhetuar ne drejtim te Burrelit. Per sa me siper Gjykata e Rrethit Tirane ka vendosur deklarimin fajtor dhe denimin e Artin Bojnit per vepren penale te vjedhjes me dhune mbetur ne tentative dhe mjekimin e detyruar te Bledar Bilbilit per shkak te papergjegjshmerise.

Vendimi i gjykates eshte i drejte. Ajo nga analiza teresore qe i ka bere te gjitha rrethanave te ngjarjes dhe fakteve qe lidhen me te ka arritur ne perfundim te drejte se i gjykuari Artin se bashku me Bledarin jane marre vesh me njeri tjetrin dhe kane kryer veprime per realizimin e vjedhjes se automjetit qe drejtonte viktima Selim Ismaili. Kane qene veprimet e ketij te fundit qe bene te ndryshojne planet per kryerjen e vepres, e cila me te drejte eshte cilesuar e mbetur ne tentative.

Ne rekursin e tij i gjykuari (mbrojtesi i tij) pretendon se ai duhet te pergjigjet per vepren penale te moskallximit te krimit, pretendim ky qe si permendem me lart, pas nje analize te hollesishme te rrethanave te faktit dhe çmimit te provave te cilat i jane nenshtruar shqyrtimit gjyqesor i eshte rrezuar gjate gjykimit.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, çmon se drejte ka vepruar gjykata e cila pranon se me veprimet e kryera i gjykuari Artin Bojni ka konsumuar elementet e vepres penale te vjedhjes parashikuar nga neni 139 i K.Penal. Por, ky Kolegj çmon se masa e denimit e caktuar per te gjykuarin Artin bojni, nisur nga fakti se, ai sapo ka mbushur moshen e pergjegjshmerise, eshte e rende, per rrjedhoje ajo duhet te zbutet.

Gjykata ka caktuar maksimumin e denimit qe parashikon neni 139 i K.Penal, gje qe ne rastin konkret perveç moshes se te gjykuarit, duhej te mbahej ne considerate dhe roli i tij ne kryerjen e vepres, ku siç del nga materialet e dosjes eshte jo aktiv i terhequr dhe i ndikuar ne te nga Bledari, per shkak dhe te moshes se rritur te ketij te fundit ne raport me te parin.

157

Page 158: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Web viewRezulton se paditesi Fran Fusha dhe i padituri Frederik Reshpja me 11.05.1998 kane lidhur nje kontrate huaje per shumen 4.700.000 leke, me nje afat

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbeshtetur ne nenin 441/b te K.Pr.Penale,

V E N D O S INdryshimin e vendimit nr. 200 date 11.05.2000 te Gjykates se Apelit Tirane, persa i perket pjeses qe

le ne fuqi vendimin nr. 116 date 28.02.2000 te Gjykates se Rrethit Tirane lidhur masen e denimit duke e denuar bazuar ne nenet 139 e 51 te K.Penal me 5 vjet burgim.

Ne bashkim te denimeve ne baze te nenit 56/2 te K.Penal e denon perfundimisht Artin Bojnin me 5 vjet burgim.

Nr. 363 i Regj. ThemeltarNr. 437 i vendimit

158