revista 77 people & more ...botimi nr 7

96

Upload: gazeta-77news

Post on 19-Feb-2016

236 views

Category:

Documents


8 download

DESCRIPTION

Revista 77 People & more... e përmuajshme infomative organ i Lëvizjes Shqipëria e Re

TRANSCRIPT

Page 1: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

7 Gusht 2012... 1Adresa: Golem, Durrë[email protected]: 0578 620 80

Fax: 0578 62 081

Page 2: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

2 77 people&more ... 7 Gusht 2012

7.gusht.2012

permbajtja

***Adresa: Rruga “Donika Kastrioti”,

Pas Kryesisë së Kuvendit Popullor, Tiranë

Tel: 00355 42 27 47 49

Copyright © 2012

20

9271

4

Drejtësia është shtylla kryesore

e një shteti!

Ina Kosturi,mes muzikës &letërsisë!

Ka ardhur koha që të bëhen ndryshime!

Rruga e Flamur Nokëspër në Ministrinë e Brendshme!

Page 3: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

7 Gusht 2012... 3

Hiqeni atë çka ju pengon për të qenë qytetarë të këtij ven-di! Hiqeni atë fashë të qelbur, të vjetëruar tashmë, që ma fort ju ka qelbur në plagën tuaj të thellë. Plagë e cila

pa ajrosje e pa dritë dielli, pa oksigjen e pa pastrim të përditshëm, veç migrenë, ekzemë, a erë të keqe pisllëku do të vijë ngado të shkoni.

Ju gënjen mendja që fasha juaj e vjetëruar, jua mbulon kolerën dhe grimcimin e mishit tuaj që kaherë është bërë gati t’iu bjerë copa-copa përtokë.

Plaga juaj e fashuar që vite më parë, e paajrosur dhe e pa-pastruar ndonjëherë gjer më tani, ka filluar të kundërmojë erë “kërmë” deri në Uashington dhe në Bruksel.

Nëse shpejt nuk hiqet kjo fashë e qelbëzuar në vite pisllëku, atëherë shpejt ka për të ardhur koha që plaga të pësojë zgjidhje ekstreme dhe radikale.

Futuni në radhë ju deputetë, ministra, drejtora drejtorish, gjykatës, prokurorë, hetues, policë, doganierë, kryetarë komu-nash dhe bashkish, futuni në radhë dhe pastrojeni veten dhe çka keni përreth, prej qelbëzimit që të krijon pengimi i oksigjenit nga imuniteti që fashon në pisllëk, plagët tuaja që kanë qenë të ha-pura, që janë të hapura, apo që mund të hapen në të ardhmen!

Na duhet një pastrim radikal dhe total i kësaj plage që fëlliq gjithandej me era korrupsion, paverifikueshmëri e papërgjegjsh-mëri, gjithçka i del përpara edhe pse zbukuruar, nakatosur e fash-uar me fashën e vjetëruar të imunitetit, fashë e cila nuk po na lë as të verifikojmë sadopak gjendjen, se sa thellë e gjerë, mund të ketë shkuar qelbëzimi.

Aq po vjen erë ky qelb, brenda kësaj fashë korraçuar në vite pisllëku, saqë nuk është e pranueshme asnjë lloj jargavitjeje në stërhollime e lajka vendimmarrësish të pacipë, por njëherë e mirë e shpejt duhet ndërhyrje deçizive. Përndryshe as Uashingtoni e as Brukseli nuk e kanë “hundën e Shqiptarit” që mund të durojë pa-fundësisht edhe erën e “kërmës”, ndër fashat e vjetëruara në vite fëlliqësie, edhe të durojë ndërkohë edhe pacipësinë e vendim-marrësve që kanë në dorë ta pastrojnë këtë fëlliqësi disa vjeçare, me një vendim që mund të ndërmerret në çështje minutash.

Dashtë Zoti që zemërimi i Tij, të mos bjerë përgjithësisht mbi të gjithë ne, por në veçanti mbi të pacipët dhe hajnat me imu-nitet, të këtij kombi pa imunitet!

*Kryetar i Lëvizjes Shqipëria e Re

Nga Edmond Vlashaj*

opinion

Zotërinj, hiqeni imunitetin!

Page 4: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

4 77 people&more ... 7 Gusht 2012

Flamur Noka është ministri i katërt i brend-shëm, që pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike në vitin 2005. Para tij në këtë

ministri kanë qenë Sokol OIldashi, Lulzim Basha dhe Bujar Nishani. Deputeti i qarkut të Kukësit, i cili mban prej vitit 2005 postin e Sekretarit Organi-zativ të partisë në pushtet, ka qenë zyrtari më i lartë që është marrë me "punët e partisë" për shkak të fokusimit në postet drejtuese në qeveri e institucione të tjera të drejtuesve të tjerë të partisë. Ai ishte një zgjidhje e Berishës e kushtëzuar nga zgjedhja e ish-ministrit Bujar Nishani si president i Republikës, por

jo një zgjidhje e nxitur e momentit. Vendimi për t’i besuar një ministri kaq të rëndësishme, ndoshta një nga më të rëndësishmet në vend, ka qenë një ven-dim që ka çuditur shumëkënd. Por nuk ka çuditur ata që e njohin kryeministrin dhe për ta duket të jetë një zgjedhje e menduar mirë. Të çuditurit nga kjo zgjedhje ishin më shumë skeptikë për faktin se emri i tij nuk ishte mediatik, nuk ishte politikani që të zë ekranin çdo natë nëpër emisione debati apo çdo ditë nëpër konferenca shtypi. Kjo është një gjë e vërtetë dhe ndoshta është karakteristika që e dallon këtë politikan nga të tjerët brenda dhe jashtë Partisë

CV

Ditëlindja: 03 mars 1971Vendlindja: KukësKombësia: ShqiptareGjendja Civile: I martuar, me dy fëmijëKualifikime profesionale Specialist Onkolog (QSUT)Specializim Mjek Urgjence (USAID)Mjek i përgjithshëm, pranë ASHRUSH Tiranë, diplomuar “Mjek i përgjithshëm”Karriera politikeKorrik 2012 në vijim: Ministër i Brendshëm2005 në vijim: Sekretar Organizativ PDSHAnëtar i Kryesisë së PDSHAnëtar i Këshillit Kombëtar të PDSHSekretar i Përgjithshëm FRPDSekretar organizativ FRPDDeputet i Kuvendit të Shqipërisë:Viti 2009, Legjjislatura XVII, Deputet, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, Qarku Kukës

Rruga e Flamur Nokëspër në Ministrinë e Brendshme!

Page 5: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

7 Gusht 2012... 5

Demokratike. Në mes të një politikani të mediumeve me-diatike dhe një zyrtari që punon, kreu i qeverisë zgjodhi këtë të dytin. Puna e Nokës në parti është një punë organizative (je-tike për një parti politike) dhe nuk është tipi i punës që kërkon mediatizim, por rezultate. Duke e pasur bashkëpunëtor prej shumë vitesh vetëm Sali Berisha mund të vlerësonte këtë punë dhe mund të vendoste që t’i besonte Ministrinë e Brendshme.

41-vjeçari nga Kukësi ka një karrierë tipike politike, ku shkallët ngjiten nga poshtë-lart dhe jo e kundërta. Angazhimi në parti për të ka qenë parësor dhe pasionant, jo e parë si tram-polinë për të kapur më pas "copën e tortës" së pushtetit. Deri në momentin që iu besua posti i ministrit të brendshëm, ai ka ditur të punojë dhe të jetë i gjithgjendshëm aty ku ishte cak-tuar. Për ata që e njohin nga afër ai është njeriu punëtor që me-rret me çdo gjë, ia hap telefonin çdokujt dhe është gjithmonë i gatshëm për të dhënë një përgjigje. Këto aftësi janë të arta në punën e organizatorit të një organizmi politik që mbahet gjallë nga njerëzit dhe besimi. E parë në këtë këndvështrim duket se selia e PD-së ka humbur shumë me largimin e Nokës për në zyrën e ministrit, që për koincidencë është vetëm pak hapa larg zyrës së partisë. Por nga ana tjetër ai vetë ka fituar një shans të madh për të vazhduar ngjitjen e tij politike dhe për të treguar të njëjtat aftësi dhe në drejtimin e një institucioni shtetëror. Nga një njeri i terrenit në një njeri që drejton, nga imazhi i njeriut të thjeshtë e komunikues në imazhin hijerëndë të ministrit që të pret në zyrë. Bashkëpunëtorët e tij në parti e në ministri e përsh-kruajnë si një njeri fjalëpakë e punëshumë. Bukur! Në fund të fundit kjo na duhet! Që ditën e parë që ka mbërritur në zyrë ka nisur nga puna, jo nga intervistat mediatike. Një drejtues i mirë njihet dhe nga zgjedhja e njerëzve me të cilët punon. Në eksperiencën perëndimore njihen raste kur një president a kryeministër ka zgjedhur si krah të djathtë kundërshtarët e tij më të fortë. Për Flamur Nokën kriteri i vetëm për përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve të rinj është: Më të mirët! E ka nisur me zgjedhjen e zëdhësit dhe këshilltarit për mediat, Leonard Ollin, një njeri me eksperiencë të gjatë në këtë fushë. Duke pasur një eksperiencë të parë drejtimin administrativ, për ministrin

e ri puna nisi me njohjen e institucionit, drejtuesit, funksioni-min e një ministrie kaq të madhe që në vetvete përmbledh dy drejtime kryesore dhe njëkohësisht dy sfida të mëdha. Pushteti vendor, ku sfidë është decentralizimi i pushtetit vendor, sistemi i ri i adresave, pasaportat biometrike dhe Policia e Shtetit, sfidë për luftën ndaj krimit të organizuar, performanca e lartë e poli-cisë, parandalimi i gjakmarrjes, etj. Që në ditët e para vuri disa prioritete: Sigurinë gjatë sezonit turistik dhe lidhur me këtë sig-urinë e kalimit në pikat kufitare për shkak të fluksit të turistëve dhe emigrantëve. Për ta theksuar këtë ai doli në terren. Vizitoi portin e Durrësit për të parë nga afër punën e policisë kufitare në port, të cilën e cilësoi si "pika e parë e kontaktit të turistëve me Shqipërinë". Një vizitë të ngjashme edhe në Morinë. Një zgjedhje e mençur! Në fund të fundit një ministër nuk do të veshë vetë kapelen e policit dhe të shërbejë në kufi, por duke parë nga afër punën imponon përgjegjshmëri tek policia që të jetë në nivelin e duhur. Më tej ai tha se kemi porositur dhe instruktuar të gjitha strukturat e policisë, drejtoritë dhe komis-ariatet që të jenë 24 orë në 24 në shërbim të rendit dhe sigurisë së qytetarëve e pushuesve. Janë instruktuar dhe porositur që të bashkëpunojnë edhe me autoritetet vendore për mbarëva-jtjen e këtij sezoni pushimesh. Gjithashtu një pikë tjetër për t’u përgëzuar. Komunitetin e vlerësoi si faktor të ngushtë në punën e policisë. Ai u bëri apel qytetarëve që të bëhen pjesë e angazhuar e ruajtjes së rendit dhe qetësisë duke bashkëpunuar me policinë. Disa prioritete të tjera që caktoi që në ditët e para qëllojnë mu në zemër të probleme të ditës si vjedhjet në masë, aksidentet, apo krimi për shkak të konflikteve. Ministri i ri cak-toi prioritet në punën e policisë për: Menaxhimin e konflikteve të pronësisë, goditjen e krimit të rrugës, sigurinë në rrugë, etj.

"Fillim i mbarë, gjysma e punës". Le të shpresojmë se af-tësitë organizative dhe komunikimi ta bëjnë këtë ministër të ri, për të cilin ka vlerësime, por edhe skepticizëm, që t’ia dalë mbanë me sukses. Nga suksesi i tij nuk përfiton vetëm ai në ngjitjen e shkallëve në politikë, të parët që përfitojnë janë qytetarët që kërkojnë siguri, si një shërbim kryesor që një shtet demokratik u ofron qytetarëve të tij.

“Fillim i mbarë, gjysma e punës”. Le të shpresojmë se aftësitë organizative dhe komunikimi ta bëjnë këtë ministër të ri, për të cilin ka vlerësime, por edhe skepticizëm, që t’ia dalë mbanë me sukses. Nga suksesi i tij nuk përfiton vetëm ai në ngjitjen e shkallëve në politikë, të parët që përfitojnë janë qytetarët që kërkojnë siguri, si një shërbim kryesor që një shtet demokratik u ofron qytetarëve të tij.

Page 6: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

6 77 people&more ... 7 Gusht 2012

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Jam tepër zemërgjerë, më tepër seç duhet dhe kam shumë be-sim te njerëzit, por në të vërtetë nuk duhet të jem kështu. Nuk them kurrë jo, po të më kërkojnë ndihmë të tjerët.2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Pika ime më e fortë është korrektësia, përpikmëria në punë dhe si vlerë personale kam optimizmin. Çdo gjë që nis, dua ta çoj deri në fund edhe pse ndoshta e di që mund të humb.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Synimi për jetën është që të mundohem me ndershmëri dhe me punën time të jap kontributin tim në familje, në punë dhe në shoqëri, duke zbatuar me korrektësi të gjitha normat.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Model frymëzimi për mua kanë qenë prindërit e mi, që gjithë jetën e tyre kanë rritur dhe edukuar gjashtë fëmijë, me ndjenjën e përgjegjësisë ndaj familjes dhe shoqërisë. Më frymëzon shumë

Ludvig Van Bethoven dhe Mozart, të cilët i dëgjoj me kënaqësi, pothuajse çdo mbrëmje përpara se të fle.5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Kanë të mirat dhe të këqijat e tyre, sepse aty mund të njihesh në kohë rekord, për të rejat që ndodhin në botë, rilidhesh me miq e shokë, të cilët nuk i ke dëgjuar dhe nuk i ke parë prej vitesh. Por, duke paraqitur të dhënat e tua në internet, mund të përdoren në mënyrë abuzive nga përdoruesit e internetit. Gjithashtu po harrohet libri dhe kinemaja.6. Lëvizja Shqipëria e Re dhe Alternativa Civile po organizojnë

tryeza debati për “padrejtësitë në sistemin e drejtësisë”, mendoni

se sistemi i drejtësisë duhet të jetë më transparent dhe i verifikue-

shëm nga publiku?

Sistemi i drejtësisë është sistemi më i korruptuar në vend, pran-daj është e domosdoshme të jetë transparent dhe i verifikueshëm. Gjithsecili nga ne duhet të ketë të drejtën të dijë ecurinë ligjore nëse përballet me dyert e gjykatave. Çdo qytetar shqiptar duhet të ketë liri dhe të drejta, meqënëse jemi një vend demokratik.

EmËr: ALfREd mbiEmËr: IVANAj Origjina: ShKodËR VEndbanimi: TIRANË PrOfEsiOni aktual: BIzNESmEN PrOfEsiOni i ËndËrruar: ASTRoLog HObi: UdhËTImET

Profil A - ZH A

Çdo qytetar shqiptar duhet të ketë liri dhe të drejta!

Page 7: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

7 Gusht 2012... 7

Hotel

BarKarburant

Restorant Gomisteri

Karburant (Autogrill) ERI

Autostrada: F. Krujë- LaçCel: 068 20 94 879

068 20 20 163

E-mail: [email protected]

Page 8: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

8 77 people&more ... 7 Gusht 2012

Profil A - ZH A

1.Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Toleranca e tepruar do thoja si pikë e dobët. Kurse si ves po them që nxitoj shumë.2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Komunikimi është pika ime e fortë, kurse si vlerë personale po veçoj botën sociale timen.3.Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Përfaqësimi me dinjitet në arenën ndërkombëtare, në fushën e edukimit dhe promovimit të kulturës Shqiptare.4.Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Modeli im i frymëzimit është familja. Përsa i përket liderit, unë

ndjek parimin e të qënurit vetvetja. Por sigurisht që në moshën e fëmijërisë, kam patur edhe unë idhujt e mi në të gjitha fushat e jetës.5.Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Janë shumë të rëndësishme sepse lidhin botë të ndryshme, por nga ana tjetër prishin sisteme të qëndrueshme.6.Lëvizja Shqipëria e Re dhe Alternativa Civile po organizojnë tryeza

debati për "padrejtësitë në sistemin e drejtësisë", mendoni se

sistemi i drejtësisë duhet të jetë më transparent dhe i verifikue-

shëm nga publiku?

Sigurisht që po, pasi një nga problemet vendore në Shqipëri është sistemi gjyqësor, i cili është i renditur i pari në listën e të korruptuarve.

EmËr: ALmA mbiEmËr: LLEShI datËlindja: 29.07.1982 Origjina: TIRANË VEndbanimi: TIRANË PrOfEsiOni aktual: PEdAgogE PrOfEsiOni i ËndËrruar: gAzETARIA HObi: mUzIKA

Sistemi gjyqësor, i pari në listën e të korruptuarve!

Page 9: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

7 Gusht 2012... 9

067 20 87 529

Page 10: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

10 77 people&more ... 7 Gusht 2012

Page 11: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

7 Gusht 2012... 11

EmËr: ANgjE mbiEmËr: RRozhANI datËlindja: 10.10.1962 Origjina: gjAdËR-LEzhË VEndbanimi: TIRANË PrOfEsiOni aktual: KANcELARE PrOfEsiOni i ËndËrruar: KIRURgE HObi: ARTI, KULTURA

1.Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Jam e fiksuar deri në maksimum pas detajeve të hollësishme. Nuk më pëlqen të hesht, por të përballem. Nevrikosem shpejt, por nuk e humbas arsyen.2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Guximi, sinqeriteti, korrektësia. Kam aftësinë t’i çoj gjërat deri në fund. Respektoj me përkushtim çdo detyrë që më ngar-kohet.3.Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Të punoj me ndershmëri deri në ditën e fundit të jetës time, të jem model për fëmijët e mi dhe ata të jenë gjithmonë krenarë për mua.4.Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Gruaja e fortë Angela Merkel është frymëzim për mua sepse ajo është simboli dhe imazhi i asaj çfarë duhet dhe mund të bëjë një grua.5.Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Janë mjeti më i shpejtë i komunikimit mes njerëzve sot, por pasojat e tij do të lenë gjurmë nesër tek brezat e ardhshëm.6.Lëvizja Shqipëria e Re dhe Alternativa Civile po organizojnë tryeza

debati për "padrejtësitë në sistemin e drejtësisë", mendoni se

sistemi i drejtësisë duhet të jetë më transparent dhe i verifikue-

shëm nga publiku?

Po, është e vertëtë se ka padrejtësi në sistemin e drejtësisë, sepse nuk mbështeten në Konventën Europiane për të Dre-jtat e Njeriut, si p.sh. e drejta për një proces të drejtë gjyqësor, sepse çdo shtetas ka të drejtë të gjykohet drejt e jo të bëhen pazare nën petkun e drejtësisë.

në sistemin e drejtësisë!Ka padrejtësi

Profil A - ZH A

Page 12: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

12 77 people&more ... 7 Gusht 2012

Bar-Restorant-Hotel DRILON

Adresa: Qëndër Ksamil, Sarandë Cel: 069 44 68 867E-mail: [email protected]

Page 13: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

7 Gusht 2012... 13

Profil A - ZH A

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Pika ime e dobët në karakter është gjaknxehtësia.2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Pika ime e fortë është vullneti im i hekurt për t’i shkuar në fund gjithçkaje, ndërsa vlerat e mia zakonisht pres të mi vënë në dukje të tjerët. Megjithatë po përmend disa nga ato që më karakterizo-jnë më tepër: besnikëria, xhentilesa, sinqeriteti dhe korrektësia. 3.Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Synimi im kryesor në jetë është që të arrij të lë gjurmë.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Modeli dhe lideri që më frymëzon është Mahatma Gandi.5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Rrjetet socilale do t’i përshkruaja me dy fjalë, janë një e keqe e domosdoshme.6. Lëvizja Shqipëria e Re dhe Alternativa Civile po organizojnë

tryeza debati për "padrejtësitë në sistemin e drejtësisë", mendoni

se sistemi i drejtësisë duhet të jetë më transparent dhe i verifikue-

shëm nga publiku?

Një ndër problemet më madhore në Shqipëri është dhe gjak-marrja bazuar në Kanunin e Lek Dukagjinit. Pavarësisht se jemi në vitin 2012 shqiptarët nuk kanë ende besim që të lënë ligjet e pashkruara të së shkuarës për t’u mbështetur tek e ar-dhmja dhe kjo vjen si rrjedhojë e padrejtësive që bëhen në sistemin e drejtesisë. Transparenca është e domosdoshme që njerëzit të besojnë sërish në drejtësi dhe të mos mundohen ata vetë të vendosin drejtësi.

që njerëzit të besojnë në drejtësi!Është e domosdoshme

EmËr: ARNoLd mbiEmËr: oSmANI datËlindja: 28.11.1994 Origjina: mARTANEShI VEndbanimi: TIRANË PrOfEsiOni aktual: dEEjAy PrOfEsiOni i ËndËrruar: mjEK & ARKITEKT HObi: TEKNoLogjIA dhE fUTBoLLI

Page 14: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

14 77 people&more ... 7 Gusht 2012

1.Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Si pikë të dobët do thoja besimin që kam kundrejt të tjerëve.2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Si pikë të fortë do thoja besimin që kam në vetvete. Është ime arma kryesore.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Si çdo njeri tjetër do theksoj arsimimin dhe punën. Pa këto të dyja jeta do ishte e pakuptimtë.4.Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Model frymëzimi për mua janë prindërit e mi që gjithmonë më kanë nxitur dhe ndihmuar që unë të bëhem dikushi në jetë. Nuk mund të emërzoj askënd përsa i përket liderit.

5.Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Rrjetet sociale në kohët e sotme janë të domosdoshme për thithjen e informacioneve dhe i konsideroj ura lidhëse ndër-mjet njerëzve.6. Lëvizja Shqipëria e Re dhe Alternativa Civile po organizojnë

tryeza debati për "padrejtësitë në sistemin e drejtësisë", mendoni

se sistemi i drejtësisë duhet të jetë më transparent dhe i verifikue-

shëm nga publiku?

Mendoj se Lëvizja Shqipëria e Re me iniciativën që ka ndër-marrë ka hapur një dritare, nëpërmjet të cilës dalin në pah mendime dhe ide shumë të vlefshme mbi aspektin e padrejtë-sive në drejtësi. Mendoj që të gjithë panelet juridike duhet të mësojnë të transmetojnë më shumë me anë të kësaj dritareje, në mënyrë që të jenë sa më transparent në sytë e popullit.

Lëvizja Shqipëria e Re ka hapur një dritare!

EmËr: ANxhELo mbiEmËr: ShKozA datËlindja: 03.04.1994 Origjina: ShKodËR VEndbanimi: ShKodËR PrOfEsiOni aktual: dEEjAy PrOfEsiOni i ËndËrruar: dEEjAy HObi: mUzIKA

Profil A - ZH A

Page 15: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

7 Gusht 2012... 15

Cel: +355 66 200 23 46

Page 16: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

16 77 people&more ... 7 Gusht 2012

Profil A - ZH A

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Ashtu si të gjithë shprehen në shumicën e rasteve se pika më e dobët e tyre është nëna dhe për mua ngelet e njëjta.2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Pika ime më e fortë është njeriu që më solli në këtë botë me dashuri (nëna).3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Të kem një jetë të shëndetshme mbi të gjitha, sepse ambicia ime kurrë nuk do të më lërë të pushoj.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Mbesa ime ku aty gjej njeriun më të padjallëzur në këtë botë. 5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Mjaft të rëndësishme për një botë e cila është gjithmonë në zhvillim, është ndër më të efektshmet që mund të japë rezultat.6. Lëvizja Shqipëria e Re dhe Alternativa Civile po organizojnë

tryeza debati për "padrejtësitë në sistemin e drejtësisë", mendoni

se sistemi i drejtësisë duhet të jetë më transparent dhe i verifikue-

shëm nga publiku?

Sigurisht që transparenca është një ndër liritë e njeriut, të pak-tën këtu në Shqipëri nuk ndodh të flitet për transparencë por mua më vjen mirë që ka zëra që mendojnë se është e nevo-jshme të ndryshohet.

EmËr: ARTAN mbiEmËr: cENI datËlindja: 08.7.1963 Origjina: TIRANË VEndbanimi: TIRANË PrOfEsiOni aktual: mENAxhER PrOfEsiOni i ËndËrruar: AVoKAT HObi: UdhËTImET

transparencaështë një

ndër liritë e njeriut!

Page 17: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

7 Gusht 2012... 17

GOMISTERI

TONI

Adresa: Autostrada Durrës-Tiranë, Km I Cel: +355 68 200 86 10

Page 18: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

18 77 people&more ... 7 Gusht 2012

gotan Wine

Adresa: Rr. Deshmorët, perballë Galaktikut Durrës, Albania

Page 19: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

7 Gusht 2012... 19

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter

ose veset tuaja?

Është me të vërtetë shumë e vështirë të flasësh për veten dhe aq më tepër për pikat e dobëta të karakterit. Do të vlerësoja si pikë të dobët gjaknxehtësinë momentale në zgjidhjen e situatave të ndryshme problematike.2. Cila është pika juaj e fortë, si dhe cilat

janë vlerat tuaja personale?

Në përgjithësi kam një karakter të fortë, jam tepër këmbëngulëse dhe kjo më ka bërë që synimet që i vë vetes në përgjithësi t’i realizoj. Në pikat e mia më të forta do të cilësoja përkushtimin maksimal në realizimin e detyrave. Jam shumë e vendosur për të çuar çdo gjë deri në fund dhe kjo gjë më bën të ndi-hem shumë mirë. Gjithashtu karakter-izohem nga një vullnet tepër i fortë, i cili më ka bërë të eci gjithnjë përpara.3. Cili është synimi kryesor

që keni për jetën tuaj?

Synimet për jetën janë të shumta si në

aspektin profesional, ashtu edhe atë per-sonal. Në aspektin personal do të veçoja krijimin e një familje me vlera të veçan-ta, pasi është gjëja që e vlerësoj më tepër. Për mua një familje me një bazë vlerash arrin të nxjerrë pasardhës po kaq me vlera. Në aspektin profesional ka shumë për të folur. Synimi kryesor është perfek-sionimi gjithnjë e më tepër në fushën që aktualisht jam duke ushtruar: mësim-dhënien. Kam ende shumë punë për të bërë por duke pasur parasysh vullnetin që më karakterizon, mendoj se shumë shpejt do të arrij atje ku unë synoj. 4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe

kush është lideri që ju frymëzon më

shumë?

Modeli i frymëzimit tim është babai im. Për mua mbetet njeriu model si në aspe-ktin familjar, ashtu edhe atë profesional. Them se përpiqem deri diku t’i ngjaj por disa cilësi të tij i gjej shpeshherë të mëshiruara te vetja. Lideri që më frymë-zon? Nuk është se kam ndonjë person

në veçanti por adhuroj njerëzit që kanë iniciativë dhe shohin gjithmonë përpara.5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Për mendimin tim rrjetet sociale kanë arritur të krijojnë një diapazon tepër të gjerë për të gjithë ne. Sot falë tyre arrijmë të marrim dhe të përcjellim informacione me një shpejtësi dhe kualitet tepër të lartë, por ajo çka doja të cilësoja si nega-tive për rrjetet sociale është zëvendësimi i literaturës me përdorimin e rrjeteve. 6. Lëvizja “Shqipëria e re’ dhe Alternativa

Civile po organizojnë tryezë debati për

“padrejtësitë në sistemin e drejtësisë”,

mendoni se sistemi i drejtësisë duhet të

jetë më transparent dhe i verifikueshëm

nga publiku?

Personalisht mendoj se ka ardhur koha që çdo gjë të jetë më transparente, aq më tepër në sistemin e drejtësisë nga i cili duhet të burojë vetëm transparencë dhe drejtësi. Për këtë fenomen duhet të ndërgjegjësohen të gjithë, për të arritur në një përfundim sa më të arrirë.

Profil A - ZH A

ka ardhur kohaqë çdo gjë të jetë

transparente!

EmËr: AULoNA mbiEmËr: KULLA datËlindja: 10.06.1985 Origjina: VLoRË VEndbanimi: TIRANË PrOfEsiOni aktual: EKoNomISTE PrOfEsiOni i ËndËrruar: fINANcIERE HObi: gjUhËT E hUAjA

Page 20: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

20 77 people&more ... 7 Gusht 2012

Profil A - ZH B

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Pika ime e dobët është familja dhe motrat e mia. Në karakter do të thoja ndjeshmëria ndaj personave me probleme shende-tësore.2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Pikat e mia të forta janë durimi, aftësitë e mira komunikuese, përgjegjshmëria dhe korrektësia. Njerëzit që më njohin mirë mund të thonë të tjera.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Në jetë njeriu nuk kënaqet asnjëherë prandaj gjithmonë synon për më lart. Synimet për mua janë një motiv për të ecur për-para, ato çdo ditë shtohen dhe unë mundohem t’i realizoj.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Mund të them me plot gojë Nënë Tereza, pasi është e vetmja që më përcjell ndjenja humane dhe vlera të paarritshme.

5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Rrjetet sociale mund të them se janë berë një problem shqetë-sues për shoqerinë shqiptare, pasi shumë të rinj kalojnë më shumë kohë në internet sesa në jetën reale, duke e futur veten në një ekran kompjuteri dhe duke u izoluar kështu nga shoqe-ria. Kjo është një anë negative që nuk me pëlqen.6. Lëvizja Shqipëria e Re dhe Alternativa Civile po organizojnë

tryeza debati për "padrejtësitë në sistemin e drejtësisë", mendoni

se sistemi i drejtësisë duhet të jetë më transparent dhe i verifikue-

shëm nga publiku?

Transparenca dhe verifikueshmëria duhet të jenë rregulli bazë në një shoqëri demokratike, pasi drejtësia është shtylla krye-sore e një shteti. Kemi dëgjuar plot raste që dënohen pa të drejtë të pafajshmit dhe fajtorët lëvizin të lirë. Përveç se duhet të jetë i verifikueshëm dhe transparent, duhet që edhe zyrtarët të “zhvishen” nga imuniteti në mënyrë që të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit.

EmËr: BESIANA mbiEmËr: SERANLLARI datËlindja: 6.12.1986 Origjina: KoRçË VEndbanimi: TIRANË PrOfEsiOni aktual: EKoNomISTE PrOfEsiOni i ËndËrruar: EKoNomISTE HObi: foTogRAfIA

Drejtësia është shtylla kryesore

e një shteti!

Page 21: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

7 Gusht 2012... 21

Adresa: RradhimëVlorë, Albania

Cel:068 20 56 896www.grand-hotel.al

Page 22: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

22 77 people&more ... 7 Gusht 2012

Cel: +355 69 20 20 657+355 69 46 47 707

+355 69 20 43 885+355 69 20 83 201

Adresa: Uji i Ftohtë, Lagjia ”Kala”www.hotelaliko.al

Page 23: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

7 Gusht 2012... 23

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Mundohem që të mos i shfaq asnjëherë pikat e mia të dobëta sepse nuk dua që të tjerët të përfitojnë duke i ditur. Mund të them që jam pak impulsiv dhe ndërhyj ashpër ndonjëherë sepse nuk më pëlqejnë padrejtësitë. Kur thuhet vese të shkon mendja te cigarja, pija, kumari, këto nuk i kam.2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Kam një karakter shumë të fortë dhe këtë ma thonë shumica e atyre që më njohin. Si vlera përmend korrektësinë, vend-osmërinë dhe guximin që më ndihmojnë për të ecur përpara në jetë.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Familja për mua është e shenjtë dhe baza e një shoqërie të shën-detshme. Sa i përket qëllimeve personale është jeta profesionale dhe kontributi që unë mund të jap në komunitetin ku jetoj.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Nuk kam ndonjë lider specifik, por më frymëzojnë vlerat që mbart gjithsecili nga ne.5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Rrjetet sociale janë shtuar shumë dhe duhet të tregohet pak kujdes. Si çdo teknologji në zhvillim, rrjetet sociale kanë të mirat dhe të këqijat e tyre. Nuk jam kundra përdorimit të tyre por çdo gjë ka një kufi. Të mos kalojmë kufijtë e botës virtuale por të shikojmë të përmirësojme jetën reale. 6. Lëvizja Shqipëria e Re dhe Alternativa Civile po organizojnë

tryeza debati për "padrejtësitë në sistemin e drejtësisë", mendoni

se sistemi i drejtësisë duhet të jetë më transparent dhe i verifikue-

shëm nga publiku?

Sistemi i drejtësisë duhet reformuar që në themel dhe më pas duhet të bëhet transparent dhe i verifikueshëm. Model i SHBA-së më pëlqen, do ishte një shembull shumë i mirë për t’u ndjekur.

Profil A - ZH B

EmËr: BLEdAR mbiEmËr: çERRI datËlindja: 31.07.1983 Origjina: LIBRAzhd VEndbanimi: TIRANË PrOfEsiOni aktual: INxhINIER ELEKTRIK PrOfEsiOni i ËndËrruar: KIRURg PLASTIKË HObi: TË UdhËToj

Sistemi i drejtësisë duhet reformuar!

Page 24: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

24 77 people&more ... 7 Gusht 2012

1.Cila është pika juaj e dobët në karakter

ose veset tuaja?

Nuk mund të them që kam pika të dobëta në mënyrë absolute, por në disa situata të caktuara mund të kthehen në të tilla. Një ndër to është ndjesh-mëria. Jam njeri shumë i ndjeshëm, i shfaq emocionet edhe në situata kur nuk duhet. Kjo gjë më kthehet në bezdi shpeshherë dhe është një ndër gjërat që do të doja ta ndryshoja tek vetja. Kurse sa për veset ende nuk kam zbuluar një gjë të tillë tek vetja. 2.Cila është pika juaj e fortë, si dhe cilat

janë vlerat tuaja personale?

Në fakt për këtë pyetje mund të përgjigjen më mirë të tjerët për mua sesa unë për veten time. Gjithsesi, një ndër pikat e forta të miat do të veçoja që jam shumë kërkuese ndaj vetes. Nuk kënaqem asnjeherë me pak. Duke fi-lluar që nga gjërat e vogla e deri te më të mëdhatë siç është edhe puna. Men-doj se njerëzit që kërkojnë shumë janë kritikues shumë të mirë të vetes dhe kjo i ndihmon të ecin përpara. Mendoj që forcën e argumentit e kam pikë të fortë, tolerancën dhe si shenjë horoskopi pe-shorja, jemi shenjë “diplomate” dhe dimë si ta servirim situatën gjithmonë.3.Cili është synimi kryesor që keni për

jetën tuaj?

Synimi kryesor i imi është të jap dhe të marr maksimumin në punën time. Është një punë jashtë profesionit tim, por është një punë e cila më pëlqen. Është diçka e re e cila ka shumë për të mësuar. Ndoshta në një të ardhme do të thellohem në këtë profesion edhe me kualifikimet e duhura.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe

kush është lideri që ju frymëzon më shumë?

Në fakt nuk kam një lider i cili më frymëzon. Kam shumë njerëz që më frymëzojnë në mënyra të ndryshme. Kam mamanë time e cila më frymëzon për tolerancën dhe butësinë, kam ba-bain i cili më frymëzon për forcën për të përballuar gjërat, kam motrën që më frymëzon për të bukurën. Kam gjyshërit që më frymëzojnë për përkujdesjen dhe dashurinë. Janë të shumtë liderët e mi... Njerëzit që do gjithnjë të frymëzojnë dhe të bëjnë të marrësh diçka nga to.5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Unë jam vetë një përdoruese e rrjeteve sociale. Padiskutim që janë shkurtuar shumë distancat nëpërmjet tyre dhe informacioni që qarkullon në to është i panumërt. Madje shumë herë kalon më parë në rrjete sociale sesa në media të tjera. Ajo që unë shoh me skepticizëm është se sa të mbrojtur janë përdoruesit nga këto rrjete sociale. Sa reale dhe të

besueshme janë informacionet që qa-rkullojnë në to? Shumë herë kemi parë në media edhe denoncime që bëhen për thyerje të privatësisë, kemi dëgjuar edhe vrasje, apo ndarje të përdoruesve. Shumë herë njerëzit citojnë informa-cione që lexojnë në këto rrjete sociale duke i përdorur si burime informacioni. Unë mendoj që duhet të jemi mena-xhues të mirë të tyre. Të bëjmë një lloj filtrimi paraprak për të evituar problem-atika të ndryshme që lindin si pasojë e keqpërdorimit.6. Lëvizja Shqipëria e Re dhe Alternativa

Civile po organizojnë tryeza debati për

"padrejtësitë në sistemin e drejtësisë",

mendoni se sistemi i drejtësisë duhet të

jetë më transparent dhe i verifikueshëm

nga publiku?

Mendoj që jo vetëm sistemi i drejtësisë, por e gjithë administrata publike duhet të jetë më transparente me publikun. Monitorimi i publikut ndaj këtyre sis-temeve çon në përmirësimin e gjërave dhe ndërton shumë ura komunikimi midis publikut dhe të zgjedhurve të tyre. Forcohen pozitat e qytetarit ndaj sistemit dhe rritet përgjegjësia e zyrtarëve ndaj qytetarit. Lëvizja Shqipëria e Re dhe Al-ternativa Civile ka marrë një sipërmarrje shumë të rëndësishme e cila duhet vlerë-suar dhe mbështetur maksimalisht.

Administrata publike duhet të jetë më transparente me publikun!

EmËr: doRINA mbiEmËr: EThEmAj datËlindja: 8.10.1987 Origjina: VLoRË VEndbanimi: TIRANË PrOfEsiOni aktual: ARKIVISTE PrOfEsiOni i ËndËrruar: PR HObi: UdhËTImET

Profil A - ZH D

Page 25: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

7 Gusht 2012... 25

#

AMERIKA

Adresa: lagja nr. 5 kukËs - albania

Tel: +355 (0) 2423278Mob: +355 (0) 68 20 37 874

e-mail:[email protected]

Page 26: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

26 77 people&more ... 7 Gusht 2012

Adresa: Rr.Elbasanit përballë pallatit BrigadaveCel: 068 30 60 754 E-mail: [email protected]: Rr.Elbasanit përballë pallatit BrigadaveCel: 068 30 60 754 E-mail: [email protected]

Page 27: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

7 Gusht 2012... 27

Profil A - ZH D

EmËr: doRINA mbiEmËr: mUço datËlindja: 19.06.1990 Origjina: SKAPAR VEndbanimi: TIRANË PrOfEsiOni aktual: STUdENTE PrOfEsiOni i ËndËrruar: AKToRE HObi: mUzIKA

1.Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Një nga dobësitë e mia, siç e perceptoj unë personalisht është kompromisi me kohën për të rritur cilësinë dhe përsosmërinë. Pra, do preferoja të harxhoja pak më shumë kohë për një detyrë të ngarkuar në mënyrë që ta kryeja me sa më shumë cilësi.2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Duket si një pyetje e thjeshtë por rekrutuesit e bëjnë këtë py-etje për të parë nëse pikat tona të forta përputhen me ne. a- Jam arriviste, këtë e konsideroj një pikë të fortë në karakter-in tim. Pra, punoj shumë për të realizuar ëndrrat dhe tentoj t’i shkoj gjërave deri në fund. Ndihem krenare edhe kur dështoj në një përpjekje, sepse çdo hedhje hapi është një iniciativë që vlen të vlerësohet.b- Pika ime më e fortë është se unë kam vlera etike të larta dhe u kushtoj shumë vëmendje detajeve, të cilat përbëjnë sekretin e suksesit. Unë besoj tek miqësiae sinqertë me kolegët dhe bashkëpuntorët e mi. c- Kam aftësi shumë të mira për të punuar në mënyrë eficiente dhe me cilësi në grupe pune të vogla ose mesatare.3.Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Synimi kryesor në jetën time është të arsimohem, të diplomo-hem, të siguroj një punë të mirë e pastaj të krijoj një familje.4.Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Nuk kam një model të mirëfilltë e të emërzuar. Mendoj se më i vlefshëm është modelimi sesa një model. Frymëzohem kur shikoj të rinjtë dhe mosha të thyera që shikojnë, lexojnë, dëg-jojnë, vlerësojnë e japin ide.5.Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Si çdo gjë e mirë edhe rrjetet sociale kanë të meta dhe anasjelltas. Rrjetet sociale janë shumë të nevojshme por edhe shumë të dëmshme nëse teprohet me to. Jemi më afër me njëri- tjetrin dhe mund të shkëmbejmë shumë informacione kudo e në çdo kohë .6. Lëvizja Shqipëria e Re dhe Alternativa Civile po organizojnë

tryeza debati për "padrejtësitë në sistemin e drejtësisë", mendoni

se sistemi i drejtësisë duhet të jetë më transparent dhe i verifikue-

shëm nga publiku?

Jam shumë dakort që sistemi i drejtësisë të jetë më i verifikue-shëm nga publiku dhe jo vetëm sepse është hallka kryesore sot më e korruptuar.

Sistemi i drejtësisë të jetë më i verifikueshëm!

Page 28: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

28 77 people&more ... 7 Gusht 2012

Profil A - ZH D

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Si pikë të dobët në karakterin tim mund të them faktin që jam pak impulsive, reagoj ndonjëherë shumë shpejt.2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Pika ime e fortë është vendosmëria ime, mundohem të arrij çdo cak që i vendos vetës. Kurse sa i përket vlerave jam një person i përkushtueshëm, pu-nëtor dhe social.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Synime kam shumë po nëse fokusohem te aspekti profesional, të jem një estetiste, parukiere shumë e suksesshme.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Frymëzimi më i madh për mua gjithmonë kanë qenë dhe do të jenë prindërit e mi.5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Rrjetet sociale mendoj që kanë ndikuar në përgjithësi mirë në shoqëri, në njohuri, në informacion, punë, zbavitje, etj., edhe pse nganjëherë kanë edhe ata anën e tyre negative.6. Lëvizja Shqipëria e Re dhe Alternativa Civile po organizojnë

tryeza debati për "padrejtësitë në sistemin e drejtësisë", mendoni

se sistemi i drejtësisë duhet të jetë më transparent dhe i verifikue-

shëm nga publiku?

Ky është një angazhim shumë i domosdoshëm dhe i rëndë-sishëm për të gjithë. Është normale që sistemi i drejtësisë duhet të jetë më transparent sepse vetëm në këtë mënyrë jeta e njeriut është më e qetë.

EmËr: doRINA mbiEmËr: RogoVA datËlindja: 13.05.1990 Origjina: gjAKoVË VEndbanimi: gjAKoVË PrOfEsiOni aktual: ESTETISTE/ PARUKIERE PrOfEsiOni i ËndËrruar: PSIKoLogjI HObi: KËRcImI

Ky është një angazhim shumë i domosdoshëm!

Page 29: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

7 Gusht 2012... 29

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter

ose veset tuaja?

Pika ime e dobët është besnikëria, jam një mik i mirë dhe urrej pabesitë që ndeshim çdo ditë. Mendoj se besnikëria është vlerë, por e quaj pikë të dobët pasi në shoqërinë ku ne jetojmë abuzohet shumë me këtë vlerë. Vese nuk kam. 2. Cila është pika juaj e fortë, si dhe cilat

janë vlerat tuaja personale?

Jam shumë optimist. Gjithmonë mendoj se gjithçka do të përfundojë pozitivisht. Kjo vlerë mendoj se e çon njeriun për-para dhe afirmon ambiciet e tij.3. Cili është synimi kryesor që keni për

jetën tuaj?

Jeta shpeshherë duket si një film. Unë padiskutim dua të jem personazh pozi-tiv. Të bësh të lumtur dhe krenar jo vetëm familjarët, njerëzit më të dashur por edhe ata të cilët nuk janë shumë dashamirës është një ndër synimet e mia kryesore.4.Cili është modeli juaj i frymzimit dhe

kush është lideri që ju frymëzon më

shumë?

Modele frymëzimi për mua janë njerëzit që luftojnë në jetë me ndershmëri dhe arrijnë të bëhen të suksesshëm. Të tillë shembuj shoqëria shqiptare nuk ka

shumë por gjithsesi njerëz të afirmuar në profesionin e tyre me zotësi ka. Këta të fundit dhe pse të paktë në numër sërish mbeten modele referuese.5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Rrjetet sociale si për shembull facebook, etj., ndihmojnë shumë në reklamimin e vendeve të mrekullueshme, produkteve apo edhe krijimin e kontakteve të reja si dhe mundësojnë shkëmbimin e infor-macionit. Mendoj se në këtë aspekt këto rrjete luajnë një rol pozitiv. 6. Lëvizja Shqipëria e Re dhe Alternativa

Civile po organizojnë tryeza debati për

"padrejtësitë në sistemin e drejtësisë",

mendoni se sistemi i drejtësisë duhet të

jetë më transparent dhe i verifikueshëm

nga publiku?

Tryeza të tilla i kanë munguar shoqërisë shqiptare. Mendoj se janë mundësi të mira ku përveç shkëmbimit të ndërsjelltë të informacionit që serviret nga aktorë të ndryshëm interesi, veprohet edhe konkretisht. Unë kam besim se Lëvizja Shqipëria e Re do të ndikojë në shumë progrese të shoqërisë sonë. Përsa i për-ket sistemit të drejtësisë në vend mendoj se ka ardhur koha që të verifikohet por edhe të pastrohet nga korrupsioni në të cilin është zhytur.

EmËr: EdUART mbiEmËr: KoLA datËlindja: 07.07.1991 Origjina: mIRdITË VEndbanimi: LEzhË PrOfEsiOni aktual: ShITËS BUTIKU PrOfEsiOni i ËndËrruar: modEL HObi: modELINgU

SISTEmI I

dREjTËSISË

dUhET TË

PASTRohET

NgA KoRRUPSIoNI!

Profil A - ZH E

Page 30: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

30 77 people&more ... 7 Gusht 2012

Adresa: Rr. e Vilumit rr. e 2 mbas stacionit elektrikAdresa: Rr. e Vilumit rr. e 2 mbas stacionit elektrikCel: 068 64 29 107

Page 31: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

7 Gusht 2012... 31

Profil A - ZH E

1.Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Sipas mendimit tim pika ime më e dobët është naiviteti dhe sinqeriteti në raportet shoqërore. Në kohët tona shoqëria has probleme të mëdha në raportet mes individëve që kanë të bëjnë me besimin, rritjen e shëndoshë intelektuale dhe rritjen e vler-ave të saj. Kjo bën që persona si unë tolerojnë pak më shumë nga sa nevojitet.2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Mendoj se jam një person i hapur dhe i gatshëm për të kon-tribuar e ndihmuar në shoqëri, me një bagazh njohurish të të gjitha fushave. Jam i aftë të shoqërizohem shpejt në çfardolloj ambienti dhe mbi të gjitha jam një person që “rrezikon” në jetë. Vetë fakti që jetoj dhe studioj jashtë vendit më bën mua pjesë të grupit të guximtarëve dhe jo vetëm. Në jetë shpesh gjej mo-tiv në këto vargje të të madhit Goethe: “Guximin ke humbur, gjithçka ke humbur. Të jesh i bindur do ishte më mirë të mos kishe lindur”!3.Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Arsimimi dhe kthimi në atdhe, për të dhënë kontributin tim individual në shoqërinë tonë, që ka aq shumë nevojë për ndë-rrim elitash me elementë të rinj dhe kualitativ, me eksperiencë dhe mbi të gjitha me mentalitet të ri në të gjitha fushat.4.Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Modeli im i frymëzimit është modeli politik republikan dhe liderët që më frymëzojnë më shumë janë: Margaret Thatcher dhe Ronald Reagan (edhe pse jo me të njëjtat bindje dhe mod-

ele politiko -ekonomike të miat, ata ditën të bëjnë diferencën dhe të lënë gjurmë në historinë botërore)!5.Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Ato janë tashmë realitet i padiskutueshëm, i pashmangshëm i jetës shoqërore në të gjithë botën, janë dëshmi e një zhvillimi marramendës të teknologjisë që në një kohë rekord ka përpa-ruar me hapa gjigande. Bashkë me lindjen e teknologjive të reja, lindin edhe fjalët dhe termat e reja dhe është interesante të shohësh se si këto terma të rinj kanë arritur të bëhen pjesë e gjuhës dhe jetës tonë të përditshme, janë dëshmi e mirëqënies dhe zhvillimit inteligjent të botës.6. Lëvizja Shqipëria e Re dhe Alternativa Civile po organizojnë

tryeza debati për "padrejtësitë në sistemin e drejtësisë", mendoni

se sistemi i drejtësisë duhet të jetë më transparent dhe i verifikue-

shëm nga publiku?

Në lidhje me këtë temë mendoj se sistemi i drejtësisë nuk ka si problem kryesor transparencën. Sipas mendimit tim nevoja për ndryshimin e legjislacionit për sistemin e drejtësisë është e ngutshme. Problemet kanë të bëjnë me:1. Më e rendësishmja, pazbatueshmëria e ligjeve në fuqi, tejka-limi i kompetencave dhe konflikti i interesit, korrupsioni (së-mundje kronike e sistemit gjyqësor).2. Mosfunksionimi si duhet i KLD-së.3. Imuniteti (sipas ligjit për të hetuar një gjyqtar i duhet marrë leje KLD-së. Për fat të keq pika një shpjegon sepse nuk është efikase kjo mënyrë.) 4. Pranimi në sistem i një numri fare të vogël të Magjistrantëve të rinj, të dalë nga shkolla e Magjistraturës.

EmËr: ELIS mbiEmËr: ShKozA datËlindja: 16.01.1991 Origjina: ShKodËR VEndbanimi: ShKodËR PrOfEsiOni aktual: STUdENT PrOfEsiOni i ËndËrruar: dIPLomAT HObi: mUzIKA

Ndryshimi i legjislacionit për sistemin e drejtësisë është i ngutshëm!

Page 32: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

32 77 people&more ... 7 Gusht 2012

1.Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Pika ime e dobët është familja ime dhe qetësia me të cilën i marr gjërat. 2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Karakter i vendosur, besimi në vetvete dhe aftësia për të dalë nga çdo lloj situate.3.Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

T’i hyj botës akademike dhe pse jo asaj politike, të çoj përpara çdo gjë që kam nisur dhe mbi të gjitha të arrij të jem lider i diçkaje. 4.Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Model frymëzimi është babai im, si një njeri fisnik, punëtor dhe shumë optimist. Ndërsa lideri që më frymëzon më tepër është ish-kryeministrja e Britanisë, Margaret Thatcher. 5.Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Rrjetet sociale i shoh si të nevojshme për shoqërinë, pasi shpeshherë arrijnë të plotësojnë kërkesat dhe nevojat e njerëzve, që më shumë se kurrë kanë nevojë të ndjehen pjesë e një grupi shoqëror.6. Lëvizja Shqipëria e Re dhe Alternativa Civile po organizojnë

tryeza debati për "padrejtësitë në sistemin e drejtësisë", mendoni

se sistemi i drejtësisë duhet të jetë më transparent dhe i verifikue-

shëm nga publiku?

Sistemi i drejtësisë për mendimin tim është një ndër sistemet më të korruptuara në vendin tonë dhe që në mënyrë imediate ka nevojë për ndërhyrje. Kjo nismë, që është tregues i emancipi-mit dhe i standardeve demokratike, duhet të ishte ndërmarrë më parë. Kam ndjekur debatin mbi imunitetin dhe mendoj që heqja e imunitetit për të gjithë politikanët do të bënte të mundur, që në sytë dhe në mirëbesimin e qytetarëve, politikani të jetë i barabartë me ata. E përgëzoj shumë dhe shpresoj që shumë shpejt të japë rezultatet e saj.

sistemi i drejtësisë është më i korruptuari në vendin tonë!

EmËr: EgLANTINA mbiEmËr: mIRAShI datËlindja: 13.05.1990 Origjina: ShKodËR VEndbanimi: TIRANË PrOfEsiOni aktual: KooRdINAToRE PrOfEsiOni i ËndËrruar: KooRdINAToRE HObi: UdhËTImET

Profil A - ZH E

Page 33: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

7 Gusht 2012... 33

Adresa: Hotel Green, Rruga Nacionale Tiranë-Durrës, Vaqarr Tiranë, Albania

Çdo të premte Muzikë Live!

HOTELGREEN

Tel/Fix : +35548520057, Fax : +35548520058, Cel: +355 68 40 33 033, Cel: +355 68 40 63 366e-mail: [email protected] www.hotelgreentirana.com

Page 34: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

34 77 people&more ... 7 Gusht 2012

Profil A - ZH E

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Vese nuk kam. Ndonjëherë jam shumë emotive dhe e sinqertë deri në naivitet. 2. Cilat janë pikat e tua të forta si dhe vlerat tuaja personale

Duke e identifikuar veten si një person modest, më pëlqen që të tjerët t’i identifikojnë potencialet e mia. 3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Ekuilibri dhe harmonia në secilën fushë të jetës. 4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Frymëzimin e marr nga natyra, e marr nga muzika dhe nga situ-atat e jetës së përditshme. Gjithashtu mendoj se frymëzohem nga çdo person që më jep një ‘feedback’ pozitiv, më së shumti frymëzohem nga persona të cilët janë të vendosur në arritjen e objektivave të tyre dhe që nuk stepen nga vështirësitë që mund t’iu dalin. Vlerësoj shumë personat që vihen në shërbim të ko-munitetit sidomos në çështjet sociale dhe ato mjedisore.

5. Çmendim keni për rrjetet sociale?

Janë të nevojshme dhe të domosdoshme, më ndihmojnë të informohem për të rejat më të fundit në lidhje me shkencën e psikologjisë dhe gjithashtu më ndihmojnë të qëndroj në kon-takt me personat e mi më të dashur.6. Lëvizja Shqipëria e Re dhe Alternativa Civile po organizojnë

tryeza debati për "padrejtësitë në sistemin e drejtësisë", mendoni

se sistemi i drejtësisë duhet të jetë më transparent dhe i verifikue-

shëm nga publiku?

Mendoj se shteti shqiptar duhet të reagojë dhe të mbrojë in-teresat e qytetarëve të tij. Mendoj se gjithsecili prej nesh është mirë të zhvillojë me tepër ndjenjën e përgjegjësisë ndaj vetes ashtu edhe ndaj komunitetit ku jeton. Besoj se është e rëndë-sishme që të reagojmë dhe të shprehim hapur mendimin tonë kundrejt gjithë atyre situatave ku shkelen të drejtat tona. Jam mbështetëse e idesë se sistemi i drejtësisë duhet të jetë më trans-parent dhe i verifikueshëm nga publiku.

EmËr: ELISABETA mbiEmËr: gjoNPALAj datËlindja: 26.04.1983 Origjina: TRoPojË VEndbanimi: TIRANË PrOfEsiOni aktual: PSIKoLogE PrOfEsiOni i ËndËrruar: PSIKoLogE HObi: SPoRTI

Të zhvillojmë ndjenjën e përgjegjësisë

ndaj vetes!

Page 35: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

7 Gusht 2012... 35

Hotel KoçibelliFacilitetet e Hotelit:Bar, Restorant,Hotel,Suitë, Palestër Free Internet, Sallë Konfërencash 100-150 përsona,Dhoma me instalim kabllor, 30 kanalenga të gjitha vëndet e botës.

Adresa: Korçë, Bulevardi “Shëngjergjit” Email: [email protected]: 069 20 75 539

Page 36: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

36 77 people&more ... 7 Gusht 2012

Adresa: Mali i RobitGolem, Kavajë, Shqiperi

Email: [email protected]

Cel: 068 33 87 754069 42 60 277

KrenariKrenariHotel

Page 37: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

7 Gusht 2012... 37

EmËr: ELSA mbiEmËr: ymERI datËlindja: 13.02.1988 Origjina: PEShKoPI VEndbanimi: TIRANË PrOfEsiOni aktual: gAzETARE PrOfEsiOni i ËndËrruar: gAzETARE HObi: hIPIzmI

Profil A - ZH E

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter

ose veset tuaja?

Jam impulsive dhe shumë e ndjeshme, dy kontraste që nuk ndodh të takohen njëherësh bashkë, por kur shpalosen në momente të caktuara, jo rrallë të dëmto-jnë. Megjithatë them se një menaxhim i mirë emocional herë pas here do të shmangte shumë momente të pakënd-shme, në kohën që impulsiviteti apo ndjeshmëria dominon. 2.Cila është pika juaj e fortë, si dhe cilat

janë vlerat tuaja personale?

Vetëbesimi dhe vetëvlerësimi, dy shtylla që besoj nuk do i lë ndonjëherë të she-mben. 3. Cili është synimi kryesor që keni për

jetën tuaj?

Ndërtimi i një karriere me baza të forta dhe me përkushtim maksimal. 4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe

kush është lideri që ju frymëzon më

shumë?

Nuk kam modele, e dizenjoj vetë frymëzi-min tim, e konsideroj diçka krejt të brend-shme të cilën nuk mund ta blesh. Person-alisht shkoj kundra rrymës dhe është një model që më puthitet mirë pas natyrës time. Emra konkrete nuk më kanë ndi-kuar ende, mbase në të ardhmen.5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Rrjetet sociale janë vrasësit e ngadaltë të marrëdhënieve njerëzore. Nuk dua të bëj fatalisten me këtë që thash, por mendoj se përtej pjesës pozitive që mbartin duke lehtësuar komunikimin dhe ndërvepri-

min mes njerëzve, njëherësh shkatërrojnë marrëdhëniet tona në jetën reale. Ne kalo-jmë kohë nën shoqërinë e rrjeteve sociale, duke humbur pjesën e prekshme dhe emocionale të një kontakti sy me sy. Nuk duhet të rrezikojmë duke e shndërruar to-nën në një shoqëri të akujve socialë. 6. Lëvizja Shqipëria e Re dhe Alternativa

Civile po organizojnë tryeza debati për

"padrejtësitë në sistemin e drejtësisë",

mendoni se sistemi i drejtësisë duhet të

jetë më transparent dhe i verifikueshëm

nga publiku?

Transparenca ka qenë gjithmonë një pikë e dobët për të gjitha sistemet, jo vetëm atë të drejtësisë, sidoqoftë unë them vlen të aplikohet në të gjithë siste-min e drejtësisë.

Të aplikohettransparenca!

Page 38: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

38 77 people&more ... 7 Gusht 2012

Profil A - ZH E

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Mendoj se pika ime e dobët është se unë jam njeri shumë i drejtëpërdrejtë. Flas troç dhe pa dorashka, kjo gjë në shoqërinë shqiptare nuk vlerësohet shumë. Ndërsa përsa i përket veseve, jam duhanpirës.2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Jam energjik dhe shumë i komunikueshëm. Mendoj se këto janë vlerat e karakterit tim. Pika ime më e fortë është komu-nikimi. Të bisedosh, të shkëmbesh mendime dhe të bëhesh pjesë e një grupi duke përkrahur edhe shumë ide të të tjerëve, funksionon më shumë sesa të jesh i vetëm. Kjo vlen jo vetëm në raportet që njeriu krijon në punë por edhe në familje dhe shoqëri. Mendoj se është çelësi i suksesit.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Të ushtroj profesionin tim pasi unë ende jam duke ndjekur studimet, vazhdoj Fakultetin Ekonomik në degën Administrim-Biznes. Synim kam të vazhdoj masterin dhe doktoraturën, pasi dua të investoj në jetën akademike apo politike të vendit.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Model kam babain, pasi ai është shumë optimist si njeri. Ai është

energjik, shpresëdhënës dhe punëtor. Përsa i përket liderit më pëlqen si figurë politike kancelaria e Gjermanisë Angela Merkel. Mendoj se është një grua që ka ndikim të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare, është simbol për çdo grua apo edhe bu-rrë, duke thyer steriotipet gjinore dhe duke i dhënë vlera vetëm individit i cili duhet vlerësuar pavarësisht përkatësisë gjinore.5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Pozitiv, nëse shërbejnë për të pasur kontakte me miq e shokë të cilët i ke njohur dikur dhe ke vite pa komunikuar me ta. Por do të ndalesha tek anët negative. Rrjetet sociale janë shumë të dëm-shme sidomos për minorenët të cilët mund të bëhen viktima të celulave të ndryshme keqdashëse. Kontakti me të panjohur është i rrezikshëm sepse këta të fundit mund të bien pre e trafi-kut njerëzor apo edhe e rrjeteve të pedofilisë.6. Lëvizja Shqipëria e Re dhe Alternativa Civile po organizojnë

tryeza debati për "padrejtësitë në sistemin e drejtësisë", mendoni

se sistemi i drejtësisë duhet të jetë më transparent dhe i verifikue-

shëm nga publiku?

Verifikimi i sistemit të drejtësisë nga publiku mendoj se do të ishte një hap pozitiv për ta shndërruar këtë sistem, i cili vetëm të vërtetën nuk e mbron. Qytetarëve duhet t’u kthehet besimi tek drejtësia sepse ndryshe na mori lumi.

EmËr: ERNEL mbiEmËr: dERSTILA datËlindja: 29.06.1986 Origjina: ELBASAN VEndbanimi: TIRANË PrOfEsiOni aktual: PËRgjEgjËS PrOfEsiOni i ËndËrruar: AKAdEmIK HObi: mUzIKA

Qytetarëveduhet t’u kthehet

drejtësia!besimi tek

Page 39: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

7 Gusht 2012... 39

EmËr: EVA mbiEmËr: çERRI datËlindja: 30.1.1992 Origjina: LIBRAzhd VEndbanimi: TIRANË PrOfEsiOni aktual: STUdENTE PrOfEsiOni i ËndËrruar: BALERINË HObi: KËRcImI

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Si pikë të dobët do thoja faktin që jam impulsive. Ndonjëherë nxehem shpejt dhe them fjalë që nuk i mendoj mirë, apo pen-dohem me vonë.2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Çdo njeri ka vlerat e tij personale por e bukura qëndron kur t’i vënë në pah të tjerët. Pikë të fortë do thoja guximin dhe vend-osmerinë për t’i çuar gjërat deri në fund.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Synimi im kryesor është të përfundoj studimet e larta në degën e Fizioterapisë, ku aktualisht studioj dhe më pas të ndihmoj të gjithë njerëzit që kanë nevojë për shërbimet e mia, sidomos fëmijët.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Model frymëzues nuk kam por më frymëzojnë vlerat morale të sinqerta që ka çdo njeri që më rrethon.5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Rrjetet sociale janë po aq të nevojshëm sa edhe të dëmshëm. Mendoj që duhet të ketë një sistem më të kontrolluar sidomos për fëmijët, pasi marrin shumë informacione të panevojshme dhe të padobishme.6. Lëvizja Shqipëria e Re dhe Alternativa Civile po organizojnë

tryeza debati për "padrejtësitë në sistemin e drejtësisë", mendoni

se sistemi i drejtësisë duhet të jetë më transparent dhe i verifikue-

shëm nga publiku?

Po sigurisht që duhet monitoruar, për mendimin tim nga një agjenci verifikimi që të mos jetë në varësi të askujt që të ketë lidhje me sistemin e drejtësisë. Ky është një problem shumë shqetësues pasi çdo ditë dëgjojmë raste të korrupsionit dhe të padrejtësive nëpër gjykata apo prokurori.

duhet një agjenci verifikimi!

Profil A - ZH E

Page 40: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

40 77 people&more ... 7 Gusht 2012

Profil A - ZH F

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Jam shumë i ndjeshëm. Përpiqem të bëhem “gur” ndonjëherë, por s’mundem dhe pastaj dorëzohem. Këtë e konsideroj pikë të dobët. Duhet të jem më i vendosur edhe kur më duhet të marrë masa. Ndërsa ves mendoj se kam cigaren. Sa herë që e lë i rikthehem. Më duhet punë në këtë drejtim.2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Unë punoj me orë të zgjatura dhe jam këmbëngulës. Kam men-duar gjithmonë, që nëse lufton për diçka që do, e arrin atë.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Dua të punoj në profesionin tim, jo për të thënë që po punoj dhe po marr një pagë, por për të bërë revolucion në fushën që mbuloj. S’e di... Shpresoj.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Nuk ndjek modele në jetë, por më inspiron gjithmonë vepra e

babait tim. Atë e ndjek me shumë vëmendje.5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Më pëlqejnë rrjetet sociale edhe pse vetë i frekuentoj fare pak. Nëse i përdorim me mençuri, këto rrjete janë shpeshherë shumë dobiprurëse. P.sh. unë mundem që në faqet tuaja, pra të “77 News” dhe Shqipëria e Re, të informohem mbi çdo zhvi-llim të fundit. Kjo është një mundësi që e japin rrjetet sociale. 6. Lëvizja Shqipëria e Re dhe Alternativa Civile po organizojnë

tryeza debati për "padrejtësitë në sistemin e drejtësisë", mendoni

se sistemi i drejtësisë duhet të jetë më transparent dhe i verifikue-

shëm nga publiku?

Pikërisht për këtë dua që edhe unë të punoj fuqishëm. E përgëzoj Lëvizjen Shqipëria e Re dhe Alternativën Civile për këtë tryezë debati dhe sinqerisht mendoj që këto diskutime të hapura të zhvillohen edhe më shpesh. Shoqëria jonë ka nevojë të orientohet dhe të mësoj që sot në sistemin e drejtësisë është ulur këmbëkryq padrejtësia. Përgëzimet e mia për këtë nismë!

EmËr: fATjoN mbiEmËr: NANA datËlindja: 30.03.1987 Origjina: TEPELENË VEndbanimi: SARANdË PrOfEsiOni aktual: jURIST PrOfEsiOni i ËndËrruar: jURIST HObi: mUzIKA

Në sistemin e drejtësisëështë ulur këmbëkryq padrejtësia!

Page 41: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

7 Gusht 2012... 41

Page 42: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

42 77 people&more ... 7 Gusht 2012

Page 43: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

7 Gusht 2012... 43

Profil A - ZH F

EmËr: fERIT mbiEmËr: hySA datËlindja: 6.05.1963 Origjina: LIBRAzhd VEndbanimi: LIBRAzhd PrOfEsiOni aktual: mËSUES PrOfEsiOni i ËndËrruar: PEdAgog HObi: mjEdISI

1.Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Mendoj që pika ime e dobët është…2.Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Si pika të forta do thoja: Vullneti për t’i çuar gërat deri në fund; Korrektësia; Aftësia ti parashikoj gjërat për të ardhmen; I plani-fikoj punët e mia; Studimi i vazhdueshëm; Vetëkualifikimi im; Komunikimi; E shfrytëzoj kohën mirë.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Studimet akademike në fushën e Lidershipit dhe Menaxhimit në Edukim4.Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Teoritë anglo-saksone dhe studiuesit Les Bell e Tomy Bush5.Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Janë një mundësi e mirë komunikimi. 6. Lëvizja Shqipëria e Re dhe Alternativa Civile po organizojnë

tryeza debati për "padrejtësitë në sistemin e drejtësisë", mendoni

se sistemi i drejtësisë duhet të jetë më transparent dhe i verifikue-

shëm nga publiku?

Mbështes çdo veprimtari të shoqërisë civile. Në një shoqëri të hapur sistemet nuk janë statike dhe si të tilla ato sado të mira që të jenë ato duhet të reformohen pasi humbasin efikasitetin. Funksionimi, misioni i tyre dhe roli i shoqërisë civile me kërke-sat në rritje për transparencën dhe reformimi i tyre është mëse i dobishëm.

Mbështes çdo veprimtaritë shoqërisë civile!

Page 44: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

44 77 people&more ... 7 Gusht 2012

REGINAHOTEL

Adresa: Rradhime, Vlorë, Albania

E-mail: [email protected]

Cel:+355 69 20 65 399 069 26 56 757

Page 45: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

7 Gusht 2012... 45

EmËr: fLoRIAN mbiEmËr: çELA datËlindja: 14.08.1969 Origjina: PogRAdEc VEndbanimi: PogRAdEc PrOfEsiOni aktual: mËSUES PrOfEsiOni i ËndËrruar: fUTBoLLIST HObi: TELEVIzIoNI

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Pika ime e dobët është se besoj shpejt, duke menduar që njerëzit janë si unë dhe kjo është gjëja që më ka zhgënjyer më tepër në jetë. Veç kësaj shpeshherë jam i ndrojtur kur jam para një auditori të panjohur, gjë që më frenon mendimet. Vese mendoj se njeriu duhet të ketë se ekziston një thënie: “Njeriu që nuk ka vese është njeriu më i keq”. Shpesh përdor moton time: “Përfito nga gabimet e të tjerëve se koha s’të premton t’i bësh të gjitha gabimet vetë” 2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Jam tepër sfidues, gjithmonë kam sfiduar jetën dhe asnjëherë nuk i jam nënshtruar fatit. Jam përpjekur të fitoj mbi jetën dhe të ngrihem mbi fatin që jeta më ka rezervuar. Si pikë të fortë kam që në çdo rast përdor arsyetimin dhe argumentin, pastaj vendimmarrja për mua kthehet në detyrim për ta zbatuar, pa-varësisht kostos.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Njeriu nuk mund të zgjedhë dot vendin dhe origjinën e vet, por që të synojë mundet dhe që të arrijë duhet. Në profesion përpiqem të jem në kuota nominale, por qëllimi im është që të jem një studiues në fushën e historisë, ku fakti dhe argumenti të jenë dominues.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Unë pëlqej trinomin Sokrati- F.Ruzvelti- M. Gandi. I pari për filozofinë e jetës me moton kush jam “unë di një gjë, që s’di asgjë”. I dyti, megjithëse kishte probleme shëndetësore ishte figura më rezultative dhe ekzekutive e shek XX-të. Gandi jo për teorinë e tij të “mosbindjes civile”, por për mishërimin e njeriut të thjeshtë e të përulur deri në madhështi.5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Me gjithë anët pozitive si komunikimi, lidhjet me botën dhe me njerëz të panjohur, mendoj se globalizimi i tyre nuk është pozitiv por sjell amulli, anarki, abuzim, godet privatësinë, të bën egoist duke u fshehur pas asaj që nuk je.6. Lëvizja Shqipëria e Re dhe Alternativa Civile po organizojnë

tryeza debati për "padrejtësitë në sistemin e drejtësisë", mendoni

se sistemi i drejtësisë duhet të jetë më transparent dhe i verifikue-

shëm nga publiku?

Dihet që në sistemin e drejtësisë duhet të mbizotërojë drejtësia, transparenca dhe verifikueshmëria por nëse për të parën dhe të dytën nuk kam dyshime, për transparencën mendoj se duhet kufizim. Në sistemin e drejtësisë ka ngjarje, fakte apo persona, të cilët duhet të jenë atribut vetëm i këtij sistemi. Prandaj jam për transparencë të kufizuar, për drejtësi ligjore dhe verifikuesh-mëri të dukshme dhe të prekshme nga të gjithë.

Jam për transparencë të kufizuar!

Profil A - ZH F

Page 46: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

46 77 people&more ... 7 Gusht 2012

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Ndjeshmëria e madhe, nxitoj shumë dhe pretendoj t’i realizoj detyrat sikur të mos kisha më kohë, saqë përfshij dhe ata që më rrethojnë.2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Serioziteti në punë, optimizmi dhe besimi në vetvete, vend-osmëria për të arritur synimet e mia, korrekte me shoqerinë, jap ndihmë të pakursyer për ata që kanë nevojë për mua. E kam thënë dhe herë tjetër se etja për dije më ka bërë të eci përpara.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Ngritje profesionale (për këtë po punoj shumë), sigurisht pa lënë mënjanë familjen që është primare për mua.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Gjithmonë modeli im i frymëzimit ka qenë babai im. Lideri që më frymëzon është Sali Berisha5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Risi, koherencë, s’kishte si të ishte ndryshe me këtë dinamizëm shoqëror.6. Lëvizja Shqipëria e Re dhe alternativa civile po organizojnë

tryeza debati për “padrejtësitë në sistemin e drejtësisë”, mendoni

se sistemi i drejtësisë duhet të jetë me transparent dhe i verifikue-

shëm nga publiku?

Sistemin e drejtësisë e ka zënë “aztma e politikës”, normalisht që kurimi i saj vjen nga këto tavolina të rrumbullakëta ku duhet të marrin pjesë dhe politikanët tanë vendimmarrës dhe sa për shërimin e saj duhet një kohë e gjatë. Transparenca është një element i domosdoshëm në drejtësi dhe unë mendoj se vetë gjyqësori e ka në dorë nëse do të shërohet.

Transparenca është një element i domosdoshëm në drejtësi!

EmËr: fLUTURA mbiEmËr: ShABANI Origjina: KUKËS VEndbanimi: TIRANË PrOfEsiOni aktual: jURISTE, PEdAgogE PrOfEsiOni i ËndËrruar: mATEmATIcIENE HObi: NoTI

Profil A - ZH F

Page 47: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

7 Gusht 2012... 47

J&B Electronics

Adresa: Km 5, Durrës Tiranë

Cel: 068 20 22 766

E-mail: [email protected]

Page 48: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

48 77 people&more ... 7 Gusht 2012

web : www.kantina-arberi.comKontakt: [email protected]

Facebook: www.facebook.com/KantinaArberi

Tel&Fax : 02162486Cel : 00355682023980

Adresa: Ish Blloku i Magazinave Tregtare

Page 49: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

7 Gusht 2012... 49

Profil A - ZH G

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Gjaknxehtësia është pika ime e dobët, ndërsa vese nuk kam.2. Cila është pika juaj e fortë, si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Pika ime e fortë është këmbëngulja për të arritur çdo synim. Vlerat janë krenaria dhe idealizmi.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Ta jetoj jetën pa menduar për fundin e saj.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Unik mbetet Skënderbeu, sidomos me shembullin e shkopi-njve të bashkuar.

5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Mënyrë bashkëkohore komunikimi, por kush bëhet rob i tyre duke kaluar shumë kohë humbet, nuk fiton.6. Lëvizja Shqipëria e Re dhe Alternativa Civile po organizojnë

tryeza debati për "padrejtësitë në sistemin e drejtësisë", mendoni

se sistemi i drejtësisë duhet të jetë më transparent dhe i verifikue-

shëm nga publiku?

I kam ndjekur me vëmendje tryezat e organizuara dhe kanë qenë mjaft interesante. Sigurisht që sistemi i drejtësisë duhet të jetë më transparent, pasi drejtësia është themeli bazë që një shtet të funksionojë në mënyrën e duhur.

EmËr: gËzIm mbiEmËr: BARdhI datËlindja: 06.11.1961 Origjina: fIER VEndbanimi: TIRANË PrOfEsiOni aktual: TAKSIST PrOfEsiOni i ËndËrruar: PIKToR HObi: fUTBoLLI

themeli bazë i njëdrejtësia,

shteti!

Page 50: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

50 77 people&more ... 7 Gusht 2012

Page 51: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

7 Gusht 2012... 51

EmËr: hESjoNA mbiEmËr: mULLIcI datËlindja: 21.03.1990 Origjina: KoSoVË VEndbanimi: dURRËS PrOfEsiOni aktual: STUdENTE PrOfEsiOni i ËndËrruar: jURISTE HObi: foTogRAfIA

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Pika ime e dobët është familja, sinqeriteti dhe karakteri shumë i fortë. Veset, mbajtja e celularit çdo herë pranë vetes edhe gjumi i tepërt. E dua gjumin shumë dhe shpeshherë ndodh të shkoj me vonesë në takime, universitet apo ngjarje të tjera.2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Jam shumë e drejtpërdrejtë edhe e hapur. Më pëlqen t’i them gjërat siç i mendoj. Më pëlqen të bëj shumë miq, të cilët i res-pektoj shumë edhe iu vij në ndihmë kur kanë nevojë për mua.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Përfundimi me sukses i studimeve të ciklit të parë Bachelor, vazhdimi i një masteri edhe sigurimi i një vendi pune ku mund të ushtroj profesionin tim. T’iu vij në ndihmë njerëzve që do të kenë nevojë për shërbimet që unë do të ofroj.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Gjithmonë përveç drejtësisë më ka tërhequr shumë politika. Edhe pse shumë e re në politikë frymëzohem nga Atifete Jahja-ga. Më inspiron intelekti që ajo reflekton çdo herë e më shumë dhe mendoj që duhet të jetë shembull për një pjesë të madhe të femrave. E ndjek shpeshherë nëpër emisione televizive me shumë kënaqësi. Është shumë paqësore edhe oratore shumë e mirë. Mundohem të huazoj sado pak nga ajo. Mendoj që zonja Atifete Jahjaga është një ndër politikanet më të mira dhe që po punon shumë fort për Kosovën. 5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Mund të thuhet se metoda më e re e komunikimit janë “rrjetet sociale” në internet të krijuara vitet e fundit. Këto rrjete kanë ndikuar shumë në shkurtimin e distancave mes abonentëve të tyre duke u krijuar mundësi të shumta. Në pamje të parë, në rrjetet sociale të gjithë abonentët duken sikur janë në të njëj-tin nivel dhe shfrytëzojnë këto rrjete përtej kufijve politikë dhe gjeografikë. ‘Facebook’, ky rrjet social përveç krijimit të mundë-sisë për krijimin e njohjeve dhe miqësive të reja, u kthye në një forum për shkëmbimin e mendimeve mes njerëzve dhe sido-mos të rinjve. Mundësia që një i ri të shkëmbejë mendimet dhe idetë e tij me të rinjtë e tjerë në mbarë botën nëpërmjet rrjeteve sociale u bë shkak për zgjerimin e këtyre rrjeteve në internet. Siç ka shumë anë pozitive ka edhe anë negative. Shumë njerëz qëndrojnë para kompjuterit me orë të tëra pa kuptuar, edhe në një farë mënyre bëhen edhe të varur ndaj këtyre rrjeteve, pasi fillojnë problemet e pagjumësisë apo shikimit. Në këto rrjete so-ciale çdo ditë hasim edhe problemin e keqpërdorimit të fotove.6. Lëvizja Shqipëria e Re dhe Alternativa Civile po organizojnë

tryeza debati për "padrejtësitë në sistemin e drejtësisë", mendoni

se sistemi i drejtësisë duhet të jetë më transparent dhe i verifikue-

shëm nga publiku?

Kam dëgjuar për nismën që Lëvizja Shqipëria e Re ka ndër-marrë dhe e përgëzoj, pasi siç e kemi vënë re drejtësia në vendin tonë ka shumë probleme. Një ndër problemet kryesore është heqja e imunitetit të gjykatësve. Është mjaft e rëndësishme që sistemi i drejtësisë të jetë transparent në sytë e publikut. Trans-parenca në drejtësi kultivon një popullsi transparente.

transparenca në drejtësi kultivon një popullsi transparente!

Profil A - ZH H

Page 52: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

52 77 people&more ... 7 Gusht 2012

Profil A - ZH G

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Jam shumë i drejtë si person. Them gjithmonë gjithçka siç e mendoj dhe shpesh për këtë jeta më ka penalizuar.2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Kam karakter të fortë. Nuk jam i lakueshëm. Një gjë që e them e bëj.3.Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Të kem një familje në harmoni.4.Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Bill Clinton, pasi është një person i drejtpërdrejtë. Frymëzohem shumë nga vendimmarrjet angleze dhe amerikane deri diku.5.Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Janë hap inovator për në kohët e sotme.6.Lëvizja Shqipëria e Re dhe Alternativa Civile po organizojnë tryeza

debati për "padrejtësitë në sistemin e drejtësisë", mendoni se

sistemi i drejtësisë duhet të jetë më transparent dhe i verifikue-

shëm nga publiku?

Nuk ka të bëjë transparenca për mendimin tim, por ka të bëjë vullneti politik dhe varësia politike.

Duhet vullnet politik! EmËr: gËzIm mbiEmËr: mETA datËlindja: 16.09.1960 Origjina: KRUjË VEndbanimi: fUShË-KRUjË PrOfEsiOni aktual: AdmINISTRAToR PrOfEsiOni i ËndËrruar: mjEK HObi: fUTBoLLI

Page 53: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

7 Gusht 2012... 53

Dr. O. Kaja Dr. E. Molla

KLINIKËDENTARE

adresa: pranË bashkisË vorË, tiranË - albaniacel: +355 68 40 64 156 / 68 40 84 225

e-mail: [email protected]

Page 54: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

54 77 people&more ... 7 Gusht 2012

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Ndonjëherë toleroj më shumë se duhet.2. Cila është pika juaj e fortë, si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Jam person shumë praktik dhe i zgjidh situatat me sportivitet.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Të bëhem një menaxher i suksesshëm.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Admiroj njerëzit me vetëbesim, por nuk kam një person konkret

si lider frymëzimi.5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Janë shumë të dobishme.6. Lëvizja Shqipëria e Re dhe Alternativa Civile po organizojnë

tryeza debati për "padrejtësitë në sistemin e drejtësisë", mendoni

se sistemi i drejtësisë duhet të jetë më transparent dhe i verifikue-

shëm nga publiku?

Po, mendoj se sistemi i drejtësisë ka nevojë për më shumë trans-parencë kundrejt publikut.

Sistemi i drejtësisë ka nevojë për më shumë transparencë!

EmËr: IRdI mbiEmËr: BREgU datËlindja: 16.04.1992 Origjina: TIRANË VEndbanimi: TIRANË PrOfEsiOni aktual: STUdENT PrOfEsiOni i ËndËrruar: mENAxhER HObi: PALESTRA

Profil A - ZH I

Page 55: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

7 Gusht 2012... 55

Page 56: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

56 77 people&more ... 7 Gusht 2012

Kuzum BabaBAR RESTORANT, KOMPLEKS ARGËTIMI

Adresa: kodra turistike Kuzum BabaCel: 068 20 68 130 Email: [email protected]

Page 57: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

7 Gusht 2012... 57

Profil A - ZH I

EmËr: IRENA mbiEmËr: ALBRAhImI datËlindja: 21.11.1991 Origjina: LIBRAzhd VEndbanimi: TIRANË PrOfEsiOni aktual: STUdENTE PrOfEsiOni i ËndËrruar: AgjENTE SEKRETE HObi: KËRcImI

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Pika ime e dobët është se jam shumë e drejtpërdrejtë dhe e sinqertë. Shpeshherë njerëzve nuk u pëlqen e vërteta kur ua them në sy.2. Cila është pika juaj e fortë, si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Si pika të forta do konsideroja optimizmin, këmbënguljen dhe kreativitetin.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Të jem dikushi në jetë dhe gjithashtu të realizoj të gjitha ëndrrat e mia që kam.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Lideri që më frymëzon është Fatos Nano. Për mendimin tim është i vetmi politikan dhe burrë shteti që frymëzon vlera dhe

duhet të jetë shembull për çdo politikan të ri.5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Jam pro rrjeteve sociale, për sa kohë ato përdoren ashtu siç duhen dhe jo duke abuzuar e dalë jashtë kornizave të funk-sioneve të tyre.6. Lëvizja Shqipëria e Re dhe Alternativa Civile po organizojnë

tryeza debati për "padrejtësitë në sistemin e drejtësisë", mendoni

se sistemi i drejtësisë duhet të jetë më transparent dhe i verifikue-

shëm nga publiku?

Është shqetësues fakti që në sistemin e drejtësisë nuk ka dre-jtësi, pasi pikërisht aty është vendi i duhur ku çdo qytetar duhet të gjej siguri mbi ligjet. Patjeter që duhet të jetë më transparent dhe më i verifikueshëm nga publiku, në mënyrë që mos të ketë shkelje dhe përjashtime.

në sistemin e drejtësisë nuk ka drejtësi!

Page 58: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

58 77 people&more ... 7 Gusht 2012

Adresa: Supërstada Lezhë-Tiranë km 3,(pranë rotondos)Cel: +355 68 20 11 513

068 20 70 316 Email: [email protected]. licatagreutol.it

Page 59: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

7 Gusht 2012... 59

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Jam i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë. Nuk më pëlqejnë shtirjet dhe servilizmat. Në shoqërinë ku ne jetojmë këto karakteristika merren si dobësi. Përsa i përket veseve unë konsumoj cigaren.2. Cila është pika juaj e fortë, si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Jam shumë energjik dhe me humor. Mendoj shumë shpesh pozitivisht, kjo më bën të eci përpara dhe të thyej çdo barrierë përsa i përket afirmimit në profesionin tim.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Synimi im është të ngrihem profesionalisht. Të krijoj një mirëqënie ekonomike. Padiskutim këto janë synime që realizo-hen me kohën duke investuar dhe duke patur shumë vullnet dhe durim.4.Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Më frymëzojnë njerëzit që janë energjik dhe optimistë. Më pëlqejnë individët që investojnë shumë në aspektin akademik.

Model frymëzimi është babai im, një njeri që ia ka dalë mbanë në jetë nëpërmjet punës, inteligjencës dhe vullnetit.5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Unë i shoh rrjetet sociale në dy aspekte përsa i përket ndikimit që ato sjellin tek shoqëria. Në njërën anë ato ndihmojnë në komunikim apo edhe shpërndarje informacioni. Në anën tjetër ky informacion mund të sjellë dëme pasi është i pacensuruar që do të thotë se mund të dëmtojë sidomos fëmijët. 6. Lëvizja Shqipëria e Re dhe Alternativa Civile po organizojnë

tryeza debati për "padrejtësitë në sistemin e drejtësisë", mendoni

se sistemi i drejtësisë duhet të jetë më transparent dhe i verifikue-

shëm nga publiku?

Kam qenë i pranishëm në një nga këto tryeza. Më pëlqejnë pasi ka debat, shkëmbim idesh në nivel aktorësh të ndryshëm in-teresi. Janë tryeza ku ballafaqohen fakte dhe ide. Shqipërisë i duhen të tilla organizime pasi ka ardhur koha që shoqëria civile të flasë e të dëgjohet.

EmËr: KLAjdI mbiEmËr: BodLLI datËlindja: 18.11.1988 Origjina: KAVAjË VEndbanimi: TIRANË PrOfEsiOni aktual: gAzETAR PrOfEsiOni i ËndËrruar: KRyEREdAKToR HObi: NoTI

Profil A - ZH Kardhur koha që shoqëria civile tëKa flasë e të dëgjohet!

Page 60: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

60 77 people&more ... 7 Gusht 2012

Profil A - ZH J

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Një pikë e dobët e karakterit tim është korrektësia. Them se jam pak tip impulsive dhe nxehem shpejt, por nuk nxehem as-njëherë pa pasur të drejtë.2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

E theksoj, korrektësia është ajo që më veçon nga të gjitha, si në jetën e përditshme, në jetën familjare dhe me shoqërinë. Atë që them dua gjithnjë ta mbaj dhe ta bëj.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Një nga personat që më ka frymëzuar shumë është Oriana Fa-llaçi, që e vlerësoj shumë ndonëse ajo sot nuk jeton më. Unë kam jetuar disa vite në Itali dhe kam lexuar shumë. Leximi të jep shumë vlera për të arritur synimet në jetë.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Orjana Falaçi, ajo ishte një grua shumë e fortë.5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Të flasësh për rrjetet sociale në Shqipëri nuk është e thjeshtë. Më duket se kjo është një hap përpara. Teknologjia ka ecur shumë, por jeta sociale me rrjetet sociale janë shumë larg. Ne kemi shumë për të bërë në jetën sociale siç është ndërgjegjësimi,

humanizmi, e drejta e njeriut, e drejta e grave. Njëkohësisht rrjetet sociale fatmirësisht kanë hyrë shumë tek ne dhe frekue-ntohen.6. Lëvizja Shqipëria e Re dhe Alternativa Civile po organizojnë

tryeza debati për "padrejtësitë në sistemin e drejtësisë", mendoni

se sistemi i drejtësisë duhet të jetë më transparent dhe i verifikue-

shëm nga publiku?

Unë jam në një sferë që i përket ligjit. Në këtë rast mendoj se shteti dhe ligjvënësit duhet të punojnë shumë për të. Në përgjigjen time në lidhje me sistemin e drejtësisë, anomalitë e këtij sistemi në lidhje me drejtësinë në Shqipëri flasin qar-tas. Flitet dhe bëhet një demagogji e madhe në lidhje me dre-jtësinë, por veprimi i drejtësisë në Shqipëri është një interes i papërshkruar, institucional, partiak ose individual. Në zbatim të koncepteve, procedurave, doktrinave dhe skemave të drejtë-sisë është më se e nevojshme një verifikim dhe ndërveprim për t’u vendosur në nivelet e drejtësisë në mënyrë që papajtush-mëria me korrupsionin të bëhet përgjegjshmëri e njerëzve dhe drejtuesve të drejtësisë. Ndaj transparenca dhe verifikimi duhet të jenë baza e një binomi, parimet e të cilit mund të ecin si rrjedhojë dhe e drejtësisë në vendin tonë.

EmËr: jozEfINA mbiEmËr: TRABoINI Origjina: ShKodËR VEndbanimi: TIRANË PrOfEsiOni aktual: jURISTE PrOfEsiOni i ËndËrruar: PoETE HObi: LExImI

Transparenca dhe verifikimi duhet të jenë baza!

Page 61: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

7 Gusht 2012... 61

Page 62: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

62 77 people&more ... 7 Gusht 2012

Profil A - ZH K

1.Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Pika ime e dobët është ndjeshmëria për personat me probleme ekonomike, sociale, shëndetësore.2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Si pika të forta mund të përmend: korrektësia, përkushtimi, fryma e bashkëpunimit, sinqeriteti. Jam një person që i përshta-tem mjedisit dhe rrethanave, jam një person i integrueshëm në shoqëri.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Synimet janë disa: Rritje profesionale dhe akademike. Në asp-ektin familjar përkushtimi për ruajtjen e harmonisë familjare dhe në veçanti edukimi dhe arsimimi me vlerat më të larta njerëzore dhe profesionale të djalit tim.4.Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Model vlerësimi për mua nuk është një person i vetëm, drejtues shteti, shkencëtar, filozof, jurist, etj., por janë të gjitha ata indi-vidë që me përkushtimin e tyre, vizionin, idetë, kontribuojnë

që kjo botë të bëhet më e drejtë, e shëndetshme dhe e sigurt.5.Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Rrjetet sociale sot janë një realitet i pashmangshëm. Evolucioni i teknologjisë ka kthyer botën në një vend më të vogël. Si çdo risi apo “pushtet” i kanë të dyja anët, pozitive sepse lehtësojnë mbajtjen e kontakteve në rrafshin personal e profesional dhe ndikim negativ pasi cenojnë privatësinë e gjithkujt.6. Lëvizja Shqipëria e Re dhe Alternativa Civile po organizojnë

tryeza debati për "padrejtësitë në sistemin e drejtësisë", mendoni

se sistemi i drejtësisë duhet të jetë më transparent dhe i verifikue-

shëm nga publiku?

Pushteti gjyqësor, si një prej pushteteve më të rëndësishëm në një shtet demokratik duhet të jetë me çdo kusht transparent dhe i verifikueshëm nga publiku, sovran në këtë rast. Vetëm në këtë mënyrë ne mund të themi se funksionon demokracia në një shtet, se do të respektohen të drejtat e njeriut, të drejtat natyrore. Pushteti gjyqësor në Shqipëri për mendimin tim është në gjendje të “sëmurë” dhe sa më shpejt duhet të gjendet kura për shërimin e tij, për ta kthyer atë në shërbim të qytetarëve.

Pushteti gjyqësor në Shqipëri është në gjendje të “sëmurë”!

EmËr: KoSTANcA mbiEmËr: KASAPI datËlindja: 20.06.1982 Origjina: LUShNjË VEndbanimi: TIRANË PrOfEsiOni aktual: PEdAgogE PrOfEsiOni i ËndËrruar: PEdAgogE HObi: LExImI

Page 63: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

7 Gusht 2012... 63

Qendra e masazhit KinezDragoi i Zjarrtë

Adresa: Rr. Perlat RexhepiTregu fruta perimëve Tirana e Re, Kati 2

Cel: +355 69 31 09 707+355 67 21 82 625Tel: 04 |24| 5870

Page 64: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

64 77 people&more ... 7 Gusht 2012

Dhoma gjumi, guzhina, dyer, shkallë etj...

MobileriMobileri

ÇelikuÇeliku

Adresa: Pranë komunës Xhafzotaj, Shijak-DurrësCel: +355 69 33 05 616+355 67 30 53 101 www.mobilericeliku.webs.com

Page 65: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

7 Gusht 2012... 65

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter

ose veset tuaja?

Jam shumë e sinqertë dhe e çiltër. Men-doj se është një pikë e dobët pasi në ko-hët e sotme kjo merret për dobësi. Falë kësaj karakteristike, shumë të njohur më kanë nënvlerësuar.2. Cila është pika juaj e fortë, si dhe cilat

janë vlerat tuaja personale?

Jam shumë këmbëngulëse. Kur kam një synim i shkoj deri në fund, pra luftoj për të arritur qëllimin e paracaktuar. Sigur-isht njoh edhe barriera pasi nuk jam gati të bëj gjithçka. Por gjithmonë luftoj duke përdorur vlerat dhe jo antivlerat. 3. Cili është synimi kryesor që keni për

jetën tuaj?

Jam në përfundim të studimeve. Së shpe-jti diplomohem për histori. Synimi im është të ushtroj këtë profesion si dhe të vazhdoj doktoraturën, pasi më pëlqen të

qëndroj në fakultetin ku unë studioj si pedagoge.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe

kush është lideri që ju frymëzon më

shumë?

Më frymëzon motra ime e madhe. Ajo është shumë diplomate dhe e zonja për të arritur atë që dëshiron. Në jetë njeriu duhet të jetë i tillë. Përsa i përket liderit, unë nuk mund të veçoj dikë por gjithmo-në më kanë pëlqyer gratë të cilat e kanë arritur suksesin në jetë duke punuar dhe kontribuar me zotësinë e tyre. Shembuj të tillë ka kudo në botë por edhe në ven-din tonë. Gra të zonja gjen në politikë, në fusha të ndryshme si organizata apo edhe në jetën akademike. 5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Janë të domosdoshme për të komuni-kuar me shumë njerëz, kursejnë kohë

dhe para. Rëndësi kanë edhe për të shkëmbyer informacion. Mendoj se nëse përdoren siç duhet, sjellin shumë dobi. Megjithatë ka raste që njerëz të ndryshëm përdorin adresa të rreme dhe në këtë mënyrë shkelin privatësinë e të tjerëve.6. Lëvizja Shqipëria e Re dhe Alternativa

Civile po organizojnë tryeza debati për

"padrejtësitë në sistemin e drejtësisë",

mendoni se sistemi i drejtësisë duhet të

jetë më transparent dhe i verifikueshëm

nga publiku?

Drejtësia në vend është futur në një qorrsokak, nga i cili dilet vetëm nëpërmjet transparencës dhe luftës kundër korrup-sionit. Tryeza të tilla sensibilizojnë opinio-nin publik dhe bëjnë oponencë kundrejt këtij fenomeni të shëmtuar, që ka mbër-thyer sistemin e drejtësisë në vend.

Tryezat e rrumbullakëta sensibilizojnë opinionin publik!

EmËr: LUdINA mbiEmËr: SINANI datËlindja: 27.03.1979 Origjina: TIRANË VEndbanimi: TIRANË PrOfEsiOni aktual: mENAxhERE PrOfEsiOni i ËndËrruar: mËSUESE HObi: SPoRTI

Profil A - ZH L

Page 66: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

66 77 people&more ... 7 Gusht 2012

Profil A - ZH L

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter

ose veset tuaja?

E vështirë për të dhënë diçka të saktë. Gjithsesi, ajo që shpeshherë e shoh në veten time është që jam pak skeptik. Mund të jetë e mirë sepse i analizon më shumë problemet me të cilat përballesh, por në të njëjtën kohë të pengon të provosh diçka të re. Vesi më i keq më është bërë celulari. Për shkak edhe të angazhimeve të punës, edhe kur nuk është i nevojshëm, është shumë vështirë të ndahet nga dora, aq sa është kthyer në problem në rrethin tim familjar dhe me miqtë e mi. 2. Cila është pika juaj e fortë, si dhe cilat

janë vlerat tuaja personale?

E vështirë të gjykosh veten. Besoj se është qetësia, pasi shumë rrallë të tjerët më shi-kojnë që të acarohem. Shpeshherë kujto-jnë se nuk ballafaqohem me problemet, por nuk më pëlqen që stresi i krijuar për një problem personal, të ndikojë në marrëdhëniet me të tjerët. Puna është punë, jeta është tjetër gjë. E dyta men-doj se është rigoroziteti në punë. Besoj se kur pranon një detyrë, ndonëse mund të mos jetë aq e kënaqshme shpërblimi që merr për të, duhet realizuar pa hile.

Për sa kohë lidh një kontratë, duhet t’i shkosh deri në fund. Ajo që do të shtoja është se nëse punon, mund të arrish diçka. Gjenitë në një fushë janë shumë të rrallë, por nëse punon mund t’u afr-ohesh.3. Cili është synimi kryesor që keni për

jetën tuaj?

Krijimi i një emri në fushën e gazetarisë dhe përfundimi i studimeve për Drejtësi. Janë dy profesione që lidhen shumë me njëri-tjetrin dhe besoj do më plotësojnë në ushtrimin e profesionit tim.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe

kush është lideri që ju frymëzon më

shumë?

Nuk ka një model në gazetari. Është një profesion shumë individualist dhe shpeshherë varet edhe nga fati. Mjafton të jesh në vendin dhe kohën e duhur. Prindërit besoj janë modeli mbi të cilën mbështetem në jetën time, për të punuar fort dhe për të pasur një marrëdhënie sa më të mirë me kolegët që më rrethojnë.5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Me rritjen e zhvillimit të rrjeteve sociale, specialistët e komunikimit janë shprehur se kjo do të eliminojë mediat tradicio-

nale dhe profesionin e gazetarit. Mjafton të kesh një telefon të mirë dhe kushdo mund ta postojë në blog apo në rrjete sociale. Do ndikojë në përhapjen e kul-turës ndonëse në një formë “dembele”. Nuk besoj se do të eliminojë plotësisht gazetarinë profesioniste, por më duket më shumë problem i vetë gazetarëve që të gjejnë mënyrë e përshtatjes me realitetin e ri. Shtrirja e rrjeteve sociale më duket pozitive pasi ndihmon në përçimin e ideve dhe në rritjen e transparencës. Gjithsesi edhe ky proces shoqërohet me probleme, ashtu si çdo risi. Mung-esa e filtrimit, dizinformacioni dëmtojnë rëndë informacionin që përhapet, aq sa mund të shoqërohet me pasoja të rënda dhe për shoqërinë.6. Lëvizja Shqipëria e Re dhe Alternativa

Civile po organizojnë tryeza debati për

"padrejtësitë në sistemin e drejtësisë",

mendoni se sistemi i drejtësisë duhet të

jetë më transparent dhe i verifikueshëm

nga publiku?

E vlerësoj si iniciativë, sepse sistemi i dre-jtësisë duhet të jetë më transparent dhe i verifikueshëm, pasi çdo ditë e më shumë po bëhet i korruptuar.

EmËr: LUIS mbiEmËr: TANUShI datËlindja: 25.06.1988 Origjina: LIBRAzhd VEndbanimi: TIRANË PrOfEsiOni aktual: gAzETAR PrOfEsiOni i ËndËrruar: gAzETAR HObi: UdhËTImET

Sistemi i drejtësisë,çdo ditë e më shumë po bëhet i

korruptuar

Page 67: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

7 Gusht 2012... 67

Page 68: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

68 77 people&more ... 7 Gusht 2012

Profil A - ZH M

1.Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Pika ime e dobët është se jam pak kokëfortë dhe jam shumë i drejtë, shpeshherë kjo është edhe dizavantazh për mua.2.Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Karakteri i fortë dhe sinqeriteti besoj se janë aftësitë e mia ose anët e mia pozitive. Plus këtyre bashkëpunues, i drejtë, i komu-nikueshëm, etj., etj.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Të arrij atë për të cilën deri më sot kam luftuar me gjithë zëmer.4.Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Modeli im i frymëzimit është Ibrahim Rugova, një politikan i suksesshëm dhe që dha shumë për vendin e tij.

5.Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Rrjetet sociale janë një plus në shoqërinë tonë, falë tyre çdo gjë, po më së shumti komunikimi bëhet më i shpejtë.6. Lëvizja Shqipëria e Re dhe Alternativa Civile po organizojnë

tryeza debati për "padrejtësitë në sistemin e drejtësisë", mendoni

se sistemi i drejtësisë duhet të jetë më transparent dhe i verifikue-

shëm nga publiku?

Është më se normale që duhet por kohët e fundit u harrua një gjë e tillë. Unë e përgëzoj shumë Lëvizjen Shqipëria e Re për nis-mat e shumta që ka marrë sepse jam edhe në dijeni të nismave të tjera. Besoj se kjo mënyrë që po ndiqet do sjellë në mendjen e të gjithëve nevojën për transparencë dhe verifikueshmëri. Kjo do sillte një punë më të mirë nga ana e punonjësve të sistemit të drejtësisë dhe rezultate pozitive për ne si publik.

nisma e lëvizjes shqipëria e re do sjellë transparencë në drejtësi!

EmËr: mARIgLEN mbiEmËr: SPAhIU Origjina: dIBËR VEndbanimi: dIBËR PrOfEsiOni aktual: STUdENT PrOfEsiOni i ËndËrruar: PoLITIKAN HObi: BAmIRËSIA

Page 69: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

7 Gusht 2012... 69

Adresa: Gjiri i LalëzitE-mail: [email protected]

069 40 98 047

Page 70: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

70 77 people&more ... 7 Gusht 2012

1. Cilat janë anët tuaja të dobëta?

Ndodh ndonjëherë nxehja e parakoshme dhe e panevojshme, që mund ta evitoj!2. Cilat janë pikat tuaja të forta si dhe vlerat tuaja perspnale?

Kur e marr një detyrë bëj ç’mos, punoj me përkushtim për ta realizuar atë në cilësi dhe në kohë.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Ta mbyll karrierën time me nder!4. Cila është vlera që ju frymëzon më shumë

dhe cilin lider keni si model?

“Dëshiro, realizo dhe prapë dëshiro”, kjo më ka frymëzuar. Lideri është Abraham Lincoln. “Le të vdes kurdo të jetë e thë-në, por nga njerëzit unë dëshiroj të thuhet që gjithmonë jam përpjekur të shkul një gjemb dhe të mbjell një lule, atje ku unë mendoja se lulja do të rritej”.5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Kam mendim shumë pozitiv. Janë një mjet komunikimi ku njerëzit shkëmbejnë ide, për të sotmen dhe të ardhmen!6. Lëvizja Shqipëria e Re dhe Alternativa Civile po organizojnë

tryeza debati për "padrejtësitë në sistemin e drejtësisë", mendoni

se sistemi i drejtësisë duhet të jetë më transparent dhe i verifikue-

shëm nga publiku?

Drejtësia në sistemin e drejtësisë është një nga plagët më të më-dha në sistemin tonë shoqëror. Dhënia e saj lidhet jo vetëm me të drejtat dhe liritë e njeriut por ndikon së tepërmi edhe në vetë ekzistencën e këtij sistemi. Rastet e padrejtësisë në këtë sistem janë jashtëzakonisht të shumta për të mos thënë të panumërta. Kjo gjë ka shtuar jo vetëm korrupsionin por edhe së tepërmi pakënaqësitë e njerëzve. Duhet të luftohet për të zgjidhur këtë problem dhe një nga mënyrat është vendosja e ligjeve të reja për të parandaluar padrejtësitë që bëhen, shpesh me ndërgjegjie të plotë nga ky sistem. Duke kuptuar këtu aktivitetin e proku-rorisë dhe të gjitha gjykatave dhe më pak atë të avokatëve. Për këtë arsye përgëzoj së tepërmi iniciativat e Lëvizjes Shqipëria e Re për të ngjallur debate për rrugët dhe mënyrat e zhdukjes së padrejtësive në këtë sistem dhe i uroj kësaj lëvizje punë të mbarë dhe suksese në këtë rrugë të gjatë dhe mjaft të vështirë por të nderuar që ka ndërmarrë.

Drejtësia është një nga plagët më të mëdha në sistemin tonë shoqëror!

EmËr: mARIo mbiEmËr: KEdhI datËlindja: 07.08.1940 Origjina: VLoRË VEndbanimi: TIRANË PrOfEsiOni aktual: fIzIKANT PrOfEsiOni i ËndËrruar: PËRKThyES HObi: gjImNASTIKA

Profil A - ZH M

Page 71: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

7 Gusht 2012... 71

EmËr: SEBASTIAN mbiEmËr: TINAj datËlindja: 02.02.1993 Origjina: ShKodËR VEndbanimi: TIRANË PrOfEsiOni aktual: KooRdINAToR PrOfEsiOni i ËndËrruar: PoLITIKA HObi: modELINgU

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Jam impulsiv dhe kjo më bën shpeshherë të nxitohem në situ-ata të cilat kanë nevojë për një reflektim më të thellë. Vesi im është cigarja. 2. Cila është pika juaj e fortë, si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Jam luftëtar, ngulmoj deri në pikën e fundit për të realizuar qëllimin. Edhe kur rrëzohem ngrihem përsëri. Megjithatë gjith-monë përpiqem të jem i drejtë dhe i sinqertë. Bazuar në atë që më thonë njerëzit që më rrethojnë jam njeri i komunikueshëm dhe me humor. 3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?.

Qëllime kemi shumë por jeta është vetëm një, jo domosdosh-mërisht do plotësohen të gjitha. Megjithatë dëshiroj shumë që në jetën time të mos jem asnjëherë kokëulur për shkak të një veprimi jo të drejtë, bërë kundrejt të tjerëve. Synim kam të real-izohem, të përfundoj universitetin dhe të punoj në profesionin tim.4.Cili është modeli juaj i frymzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Modeli im i frymëzimit është Eduart Selami, një njeri pozitv

dhe shumë i suksesshëm. Është humbje për vendin tonë pasi nuk i dha mundësinë këtij personaliteti për të qenë në gjirin e saj si drejtues i shtetit shqiptar.5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?.

Rrjetet sociale na mundësojnë të komunikojmë shpejt dhe lirë. Unë kaloj shumë kohë në rrjete të tilla, për ta theksuar vlen Facebook-u, aty kaloj pothuajse pjesën më të madhe të ditës pasi ka lidhje me punën time. Pa të shoqëria do të komunikon-te më me vështirësi. 6. Lëvizja Shqipëria e Re dhe Alternativa Civile po organizojnë

tryeza debati për "padrejtësitë në sistemin e drejtësisë", mendoni

se sistemi i drejtësisë duhet të jetë më transparent dhe i verifikue-

shëm nga publiku?

Tryezat të tilla ngjallin interes të madh tek publiku. Pasi infor-macioni që japin specialistë të ndryshëm apo edhe personalitete nga fusha të ndryshme është i vlefshëm për të ndërgjegjësuar opinionin publik. Unë mendoj se sistemi i drejtësisë në vendin tonë ka shumë burokraci. Transparenca mungon dhe qytetarët nuk kanë më besim. Prandaj mendoj se ka ardhur koha që të bëhen ndryshime.

Ka ardhur koha që të bëhen ndryshime!

Profil A - ZH S

Page 72: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

72 77 people&more ... 7 Gusht 2012

100 % ShqipNdihmo vendin tënd! Bli prodhime shqiptare!

Kostume PoPulloreKostumet popullore shqiptare janë mjaft të larmishme. Këto veshje popullore janë mjaft të lashta. shqiptarët i kanë veshur duke i qëndisur me dorë dhe duke i zbukuruar me stoli të ndryshme argjendi dhe floriri. Këto veshje ndryshojnë sipas krahinave dhe zonave të ndryshme të shqipërisë. P.sh: Në veri dominojnë xhuble-tat e lashta për gra dhe tirqet e xhamadanet e leshta për burra, në jug sundon fustanella për burra dhe xhybet e gjata të qëndisura me ar për gra, kurse në shqipërinë e mesme dominues janë dimiqet ose çitjenet për gra dhe brekushet e bardha për burra. Çmimet janë të ndryshme dhe optimale. Ato përcaktohen sipas kohës së punës dhe materialit që kërkon klienti.Koleksionin e këtyre veshjeve e gjeni në librazhd tek Fanije PrrenjaCel:0696115520Adresa:librazhd

Page 73: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

7 Gusht 2012... 73

Ndihmo vendin tënd! Bli prodhime shqiptare!

100 % Shqip

PuNime Pëlhure me tezgjAh “mjedA”Punimet e pëlhurave me tez-gjah janë një traditë e herëshme e qytetit të shkodrës. Familja mjeda trashëgon këtë zanat prej 150 viteve duke qenë e vetmja familje qytetare shkodrane e cila pro-dhon punime në tezgjah, në punishten pranë shtëpisë. Produktet më të kërkuara janë mbulesa tavolinash, perde, mbulesa krevati, çentro dhe shallë. Cilësia e penjve (kryesisht pambuk) dhe ngjyrat janë të garantuar. të gjitha produktet prej pambuku durojnë larje në makinë deri 90 gradë.

Page 74: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

74 77 people&more ... 7 Gusht 2012

RisiNë Ndërtim & Arkitekturë

Ndërtuar nga njeriu më i pasur i Indisë Mukesh Am-bani, një shtëpi me 27 kate në qendër të Mumbait (Bombei) konsiderohet sot si shtëpia më e shtrenjtë

e botës, pasi vlerësohet se ka kushtuar mbi 1 miliardë dollarë. Ata që e kanë vizituar thonë se kjo shtëpi ka vend për uljen e helikopterëve, një librari të stërmadhe, dhoma ngrënie ek-stravagante, dysheme luksoze me mermerin më të mirë, si dhe një dhomë ku prodhohet dëborë false për të krijuar ambient dimri sipas dëshirës. Deri më sot, familja nuk ka pranuar të flasë për shtëpinë e vet. “Kjo është hera e parë që unë po flas

me dikë mbi shtëpinë”, tha bashkëshortja e pasanikut Ambani, Nita në një intervistë të publikuar te Vanity Fair. “Ka patur disa raporte të ekzagjeruara mbi të në media”, shtoi ajo. Shu-mica e spekulimeve mediatike në fakt janë përqëndruar mbi pyetjen nëse familja është duke jetuar aktualisht në këtë pronë apo jo. Disa gazeta kanë sugjeruar që familja ka vendosur të mos e përdorë rezidencën, pasi dyshohet se arkitektura e për-dorur për të, që njihet në Indi si “vastu shatra” në fakt nuk është korrekte nga pikëpamja shpirtërore.

marrë nga: www.banka-ideve.com

Mirësevini në shtëpinë më të shtrenjtë në planetin Tokë!

Page 75: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

7 Gusht 2012... 75

068 20 93 555

Page 76: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

76 77 people&more ... 7 Gusht 2012

Guesthouse - Hani i PËRPARIM LAÇI

Adresa:Lagjja “LAÇAJ”- PUKËCel: +355 68 20 56 472

Page 77: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

7 Gusht 2012... 77

RisiNë Mjekësi

Zyrtarët amerikanë kanë miratuar atë që thonë se është ilaçi i parë në treg që ul rrezikun e infektimit me virusin HIV që shkakton SIDA-n. Administrata e ushqimeve dhe barnave

thotë se ilaçi Truvada tani mund të përdoret çdo ditë në kom-binim me praktika të tjera mbrojtëse, për të pakësuar rrezikun e infektimit me HIV gjatë marrëdhënies seksuale, për personat me rrezik të lartë infektimi. Në një deklaratë me shkrim, Komision-erja Margaret Hamburg tha se miratimi i këtij ilaçi shënon një moment të rëndësishëm në luftën kundër HIV-it. Ajo shtoi se çdo vit, rreth 50.000 të rritur dhe adoleshentë amerikanë diagnostiko-hen me infeksionin HIV. Afrika është vendlindja e HIV-it dhe SIDA-s. Në asnjë rajon tjetër të botës nuk ka më shumë njerëz që jetojnë me këtë sëmundje ose që kanë vdekur prej saj. Megjithëse

ishte epiqendra e epidemisë u deshën vite që të rritej ndërgjegjësi-mi për të dhe një kohë edhe më e gjatë që të merrnin ilaçe, që të shpëtojnë jetën me një çmim të përballueshëm. Në fillim të përhapjes së SIDA-s në Afrikë, nuk kishte emër zyrtar për së-mundjen. Në shumë zona quhej sëmundje dobësuese sepse njerëz-it treteshin para se të vdisnin. HIV-i nuk po shkaktonte vdekjen e të moshuarve apo të rinjve në shifra të larta por po shfaroste ata që mbanin familjet, mësues, bujq, nëna dhe baballarë, njerëz që ishin në moshën më të mirë. Gjyshërve po u duhej të rrisnin fëmijët e fëmijëve. Paragjykimi, diskriminimi dhe supersticioni po hidhnin rrënjë. Injoranca për HIV-in po kontribuonte tek vdekjet. Dhjetëra miliona vetë vdiqën nga sida në Afrikë.

marrë nga: zëri i Amerikës

Miratohet ilaçi i parëkundërHIV-it

Page 78: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

78 77 people&more ... 7 Gusht 2012

RisiNë Ekomoni-Turizëm

Shifrat nuk janë gjithçka, madje person-alisht jam partizan i mendimit se vetëm shifrat e thata numerike të zhveshura nga analizat përkatëse shkak-pasojë nuk janë aspak një tregues i besueshëm zh-villimi, gjithsesi në momente të caktu-ara janë mëse të rëndësishme për të bërë një analizë të shkurtër të situatës ku kemi qenë, ku jemi dhe ku do të shko-jmë. Shifrat nuk do të mjaftonin për të na treguar sesi e kemi bërë punën, por do të na tregonin të paktën çfarë kemi bërë ose më saktë çfarë është bërë dhe nga ana tjetër, jo çdo shifër optimiste është rezultat i një pune shumë të suk-sesshme të qeverisë, apo ashtu sikurse edhe shifrat tejet dekurajuese jo domos-doshmërisht lidhen me rezultatin e një pune tepër të dobët të saj. Vendosja e një koreleacioni të tillë kaq të thjeshtë, në një fushë tepër komplekse nuk është i saktë dhe do të mohonim kontributin dhe impaktin e shumë faktorëve të tjerë të rëndësishëm. Pavarësisht për të gjithë studiuesit e turizmit, marrja në kohë e të dhënave më të fundit ka rëndësinë e vet dhe kur bie fjala për shifra, pa-dyshim që u drejtohemi dy burimeve kryesore zyrtare: Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, si min-istria linjë dhe përgjegjëse direkt për

mbarëvajtjen, monitorimin, zhvillimin si rrjedhojë edhe për raportimin mbi ecurinë e turizmit në vend dhe burimi i dytë: Instituti i Statistikës, si institu-cion kryesor që prodhon statistika për të gjitha fushat e zhvillimit në vend, ndër të tjera edhe për turizmin. Sigurimi i shi-frave në bazë të rregullave kohore mbi lëvizjet turistike, shpenzimet, numrin e hoteleve, kapacitetin e tyre, klasifikimin e tyre, shpërndarjen gjeografike, netët e qëndrimit, strukturat akomoduese më të preferuara, produktet turistike më të kërkuar, pa u futur fare në objektivitetin apo subjektivitetin e tyre, është shumë i vështirë dhe shpeshherë i pamundur. Për të mos folur pastaj për analiza, son-dazhe apo të tjera vrojtime mbi cilësinë e shërbimit, sa preferojnë pushime malore dhe sa bregdetare, mbi pritshmëritë e turistëve dhe përmbushjen e tyre nga industria turistike në vend, të cilat mungojnë nga institucionet shtetërore, edhe pse të mendosh se turizmi është prioritet nuk mund të besohet lehtë pa ekzistencën e këtyre mjeteve fare të thjeshta për realizim dhe përdorim. Në një analizë mbi publikimin e të dhënave në vitin që shkoi në faqen e ministrisë, shifrat janar-maj 2011 dhe pastaj asnjë publikim tjetër deri në analizën vjetore

në vitin 2012, tregojnë të paktën se nuk kemi një bazë kohore standarde për publikimin e të dhënave, a po i pub-likojmë shifrat çdo fillim sezoni (po pas mbarimit të sezonit?), apo po i publiko-jmë shifrat çdo 5 mujor (po muajt e ar-dhshëm)? Për dikë shifrat mund të mos jenë aspak një informacion por për të tjerët që janë në kërkim të të dhënave të fundit, është zhgënjyese të mos kenë një tregues të saktë për përftimin e tyre. Për të mos folur pastaj në lidhje me shi-frat e publikuara për turizmin në faqen e Institutit të Statistikës, ku të dhënat e fundit janë ato të vitit 2010, për të mos folur akoma edhe për mospërputhje midis shifrave të publikuara nga dy in-stitucionet. Ndërkohë për këtë vit nuk kemi ende asnjë shifër për çfarë do lloj periudhe të këtij viti. Sot jemi në gjen-eratën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Informacioni është tejet i rëndësishëm në planifikimin e vendimmarrje dhe si i tillë duhet të kon-siderohet si një mjet i rëndësishëm, i do-mosdoshëm dhe sigurimi i tij nuk duhet t’i lihet dëshirës së çastit, por duhet të kryhet në baza të rregullta, aq më tepër në një fushë me rritje të madhe si tur-izmi, në një fushë të cilën e pretendo-jmë se e kemi kthyer prioritet dhe në një fushë e cila mbështetet më së shumti në teknologjinë e informacionit dhe ko-munikimit. Ndaj, lypset të tregohet më tepër vëmendje dhe përkujdesje edhe ndaj kësaj pjese të shërbimit që duhet të ofrojnë institucionet tona.Nga: dritan zAimi sh.P.l. “Vitrina”

www.newnews.al

Shifrat në turizëm, një handikap!

Page 79: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

7 Gusht 2012... 79

Adresa: Rr “Brigada VIII , tek Blloku, Tiranë - ALBANIAe-mail: [email protected]: 2244413, Cel: +355 69 20 39 133

BAR GARDEN RESTAURANT

TWO BEER OR NOT TO BEERSHAKESBEER

Page 80: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

80 77 people&more ... 7 Gusht 2012

RisiNë Histori

Të rënë nën goditjet e Perandorisë Romake, pasi sunduan shumë vende të Europës për më tepër se 800 vjet, popujt dhe fiset kelte, të cilët jetuan mes shekujve VIII dhe II

pas erës sonë, kanë lënë shumë dëshmi të civilizimit të tyre të lulëzuar si: fortifikimet, kullat, muret dhe varrezat e mbyllura, të cilat ende në ditët tona janë të rrethuara nga një atmosferë e mistershme. Gjurma e fundit që ka arritur deri në ditët tona nga qytetërimi i lashtë kelt është një varr i cili daton rreth 2.600 vjet më parë, i zbuluar vitin e kaluar në afërsi të kalasë prehistorike të Heuneburg, në jugperëndim të Gjermanisë, një nga vendba-nimet më të rëndësishme dhe më të lashta kelte. Në brendësi të tij është gjetur një thesar i vërtetë: bizhuteri të shumta ari, bronzi dhe qelibari, gjithashtu eshtrat e një gruaje dhe një fëmije (ndoshta djali i saj), gjë që të bën të kuptosh se personi i varrosur në këtë vend i përkiste aristokracisë së Heuneburg. Varri i zbu-

luar ndodhet brenda një dhome të madhe nëntokësore me për-masa 4 x 5 metra dhe i ruajtur në gjendje të shkëlqyer. Dyshem-eje prej druri, e cila është gjithashtu e ruajtur mjaft mirë, është çelësi për të zbuluar edhe kronologjinë e varrit, kohën kur është varrosur gruaja, që sipas të gjitha gjasave i përket një familjeje aristokrate. Nga studimi rezulton se pema është 2620-vjeçare, prandaj duke supozuar se pema u pre posaçërisht për të ndërtuar varrin në fjalë, atëherë i bie që gruaja të ketë vdekur në vitin 609 para erës sonë. Kjo e bën atë varrin mbretëror të një femre kelte më të vjetër në botë. Nga më shumë se 50 varre kelte që janë gjetur në qytetin e fortifikuar të Heuneburgut, shumë prej tyre ende nuk janë gërmuar për të zbuluar se ç’fshehin brenda tyre, ndërsa shumë të tjerë presin të identifikohen.

marrë nga: www.banka-ideve.com

kultura kelte…mbetur nga

Çfarë ka

Page 81: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

7 Gusht 2012... 81

Page 82: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

82 77 people&more ... 7 Gusht 2012

RisiNë Shkencë

Javën e kaluar, fizikanët në mbarë botën u ngulën para kompjuterëve të tyre për disa orë, për të shikuar trans-metimin e drejtpërdrejtë të publikimit të lajmit nga

shkencëtarët në Large Hadron Collider, afër Gjenevës, se është zbuluar një nga pjesët më të rëndësishme që mungonte në enigmën për krijimin e natyrës. “Grimca Higgs”, ekzistimi i së cilës ishte supozuar qysh 50 vite më parë, duke mundësuar konsistencën ndërmjet parashikimeve teorike dhe vëzhgimeve eksperimentale për grimcat elementare fizike, duket se është zbuluar. Natyra e hollësishme e gjetjes madje lë hapësirë për

më shumë zbulime ekzotike që mund të jenë shumë afër. Është e natyrshme për ata që s’janë aq thellë të përfshirë në kërkimin gjysmë-shekullor për Higgs-in, të shtrojnë pyetjen se a duhet t’ia varin veshin këtij zbulimi të brendshëm. Ekzistojnë tri ar-sye se përse duhet ta bëjnë këtë. së pari, zbulimi i vë kapakun një prej aventurave më të rëndë-sishme intelektuale në historinë e njerëzimit, për të cilën duhet të jetë i vetëdijshëm secili që është i interesuar në përparimin e njohurive të veta.së dyti, zbulimi bëhet edhe më i rëndësishëm kur merret

Pak fjalë për rëndësinë e “grimcës së Zotit”

Page 83: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

7 Gusht 2012... 83

parasysh pasiguria e aksidentit që mundësoi ekzistencën tonë nga asgjëja. Pra, është një dëshmi shtesë se uni-versi i ndjesive tona është vetëm maja e një akullnaje të lartë dhe kryesisht të fshehtë. Po ashtu, përpjekjet për të zbuluar këtë grimcë të vogël paraqesin më të mirën e asaj që shkenca mund t’i ofrojë civilizimit modern. Parashikimi për ekzistimin e “grimcës Higgs” solli me vete një revolucion të theksuar që ndryshoi tërësisht botëkuptimin tonë për fizikën e grimcave në pjesën krye-sore të shekullit XX. Vetëm 50 vite më parë, në kohën e avancimeve të mëdha në fizikë, ne dinim për një nga katër for-cat kryesore të natyrës elektromagnetiz-min, si teori e plotë dhe e qëndrueshme kuantike. Sidoqoftë, vetëm brenda një dekade pasuese, jo vetëm se i janë shtuar tri nga katër forcat e njohura hetimeve tona, por u zbulua gjithashtu një unitet i ri elegant i natyrës. U zbulua se të gjitha forcat e njohura mund të shpjegoheshin duke përdorur një kornizë të vetme matematikore dhe se dy nga forcat: ele-ktromagnetizmi dhe interaksioni i dobët (forca e dobët) ishin në fakt manifestime të ndryshme të një teorie të vetme. Si mund të jenë të ndërlidhura dy forca aq të ndryshme? Në fund të fundit, fotoni, grimca që e përçon elektromagnetizmin nuk ka masë, përderisa grimcat që për-çojnë forcën e dobët janë shumë masive, gati 100 herë më të rënda se sa grimcat

që përbëjnë bërthamat atomike. Pra, një fakt që shpjegon pse forca e dobët është e dobët. Ajo çfarë kanë treguar fizikani britanik Peter Higgs dhe disa të tjerë është se ekziston një fushë në prapavijë që përshkon të gjithë hapësirën. Pastaj dëshmuan se edhe grimcat që përçojnë disa forca si elektromagnetizmin mund të bashkëveprojnë me këtë fushë dhe mund të shfaqin rezistencë në lëvizjen e tyre për t’u ngadalësuar më pas. Si rezul-tat, këto grimca mund të sillen si të ishin të rënda, si ta kishin një masë. Fizicienti Stiven Vajnberg më vonë aplikoi idenë për një model të forcës së dobët dhe asaj elektromagnetike të propozuar më parë nga Sheldon L. Glasgou dhe çdo gjë për-puthej. Kjo ide mund të zgjerohet me pjesën e mbetur të grimcave në natyrë, përfshirë protonet, neutronet dhe elek-tronet që janë përbërës të atomeve në trupat tanë. Nëse ndonjë grimcë bash-këvepron më shumë me këtë prapa-fushë, ajo vepron më të rëndë. Nëse bashkëvepron më dobët, ka një veprim më të dobët. Nëse nuk bashkëveprojnë fare si fotoni, veprimi mbetet pasë. Për çdo sekondë në Large Hadron Col-lider, gjenerohen mjaft të dhëna për të mbushur më shumë se 1 mijë hard drivera një terrabajtësh, që është më shumë se informatat në të gjitha li-braritë botërore. Logjistika në filtrimin dhe analizimin e të dhënave për gjetjen e grimcës Higgs, e të mos përmen-

dim drejtimin e një prej makinave më komplekse që ka ndërtuar ndonjëherë njeriu, përbën një triumf teknologjik në vete dhe një magji kompjuterike të madhësisë së paparë. Fizicienti Viktor F. Vajskopf, drejtori i parë i CERN-it, Qendrës Europiane për Hulumtime Bërthamore e cila operon me zbulimin, i pati krahasuar përshpejtuesit e grimcave të mëdha me katedralet e mëdha gotike të kohës sonë. Sikurse mbetjet e bukura të antikitetit, përshpejtuesit kërkojnë mprehtësinë teknologjike, marrin deka-da e më shumë për t’u ndërtuar dhe kërkojnë përpjekje të përqëndruara të mijëra punëtorëve. Në CERN, secili prej detektorëve viganë që përdoret për të studiuar përplasjet kërkon angazhimin e mijëra fizicientëve, nga një numër shtetesh e që flasin në dhjetëra gjuhë të ndryshme. Zbulimi i fundit i Higgs-it mund të mos rezultojë me prodhimin e një rreshkësi të bukës më të mirë apo një veture më të shpejtë. Por, ai flet për kapacitetin e mendjes njerëzore për t’i zbuluar sekretet e natyrës duke i kon-trolluar ato me teknologjinë ekzistuese. Të fshehura në diçka që duket të jetë hapësirë boshe, në fakt që duket të jetë asgjë, e që po bëhet gjithnjë e më inte-resante, janë elementet që mundësojnë ekzistencën tonë.

larenc m. Kraus, drejtor i origins Project në universitetin e Arizonës

"international herald tribune"

Page 84: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

84 77 people&more ... 7 Gusht 2012

RisiNë çështje Sociale

Për shumë diktatorë apo njerëz të tjerë të fuqishëm, pushteti është shndërruar në diçka pa të cilën jeta e tyre është e pakonceptueshme. Sipas studimeve të një

grupi shkencëtarësh, ky vlerësim nuk është vetëm figura-tiv, por real, pasi pushteti është në gjendje të korruptojë në mënyrë biologjike. Një studim i një grupi shkencëtarësh arriti në përfundimin se ndjenja e pushtetit ka një efekt të ngjashëm mbi trupin si konsumi i kokainës, pasi rrit nivelin e testoster-onit dhe prodhon substancën e quajtur androstanediol, si tek mashkulli, ashtu edhe tek femra. Këto efekte çojnë në rritjen e dopaminës, substancës që transmeton ndjenjën e kënaqësisë dhe nga e cila mund të formohet një varësi e thellë. Kokai-

na punon në një mënyrë të ngjashme, duke krijuar efekte të njëjta, si rritje të vetëbesimit, të energjive, euforisë, por edhe ankthit dhe paranojës, gjithashtu dy sjellje të pranishme në shumë njerëz të pushtetshëm. Udhëheqësi i studimit komen-toi të dielën në të përditshmen britanike, “Daily Telegraph”: “Babuinët në shkallën e ulët të hierarkisë kanë një nivel më të ulët dopamine në zonat kryesore të trurit, por impakti i një ngritje në aspektin social është i menjëhershëm. Diçka e tillë i bën më agresivë dhe seksualisht më aktivë. Ndryshimi është i ngjashëm edhe tek njeriu kur atij i jepet pushtet”.

marrë nga: www.newnews.al

Pushtetikrijon varësi si

kokaina!

Page 85: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

7 Gusht 2012... 85

Tirane-Athine

Page 86: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

86 77 people&more ... 7 Gusht 2012

RisiNë Teknologji

Eric Jackson, analist nga kompania investuese, Ironfire Capital mendon që Facebook do të zhduket deri në vi-tin 2020. Ai në të vërtetë mendon që kjo kompani do

të shkrihet, sikurse është shkrirë edhe Yahoo. Kur thotë që do të “shkrihet”, ai në të vërtetë mendon rënien në mënyrë dras-tike të vlerës së aksioneve dhe ndikimit. Si arsye për rënien e vlerës së Facebook-ut, Jackson thekson që ky rrjet shoqëror do të luftojë në mënyrë të pasuksesshme për të fituar në tre-gun mobil. Madje, Facebook pak para daljes problematike në bursë bëri të ditur që pret fitim më të vogël dhe rezultate më të dobëta financiare, pikërisht për shkak të vështirësive që të fitoi përmes shërbimeve të veta në pajisjet mobile. Përveç kësaj, studimi më i ri i kryer nga agjencia e lajmeve “Reuters” dhe

shtëpia analitike “Ipsos”, për sjelljen e amerikanëve në Face-book ka zbuluar që vetëm një e pesta e shfrytëzuesve ameri-kanë të këtij shërbimi janë të prirur për blerje online dhe kanë blerë si rezultat i reklamave ose komenteve në Facebook. Mad-je, muajin e kaluar “General Motors” kishte tërhequr reklamat e veta me vlerë dhjetë milionë dollarë nga ky rrjet shoqëror, me arsyetimin që ato nuk kanë efekt (edhe pse është e çudit-shme që kushdo në këtë kompani të ketë menduar që Chevro-letët e rinj duhet reklamuar tek shfrytëzuesit e Facebook). Me 900 milionë shfrytëzues aktivë, është vështirë të paramendo-het që Facebook nuk do të gjejë një mënyrë që të fitojë para, përkundër prognozave negative.

marrë nga: www.banka-ideve.com

A do të “zhduket”

Facebook?

Page 87: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

7 Gusht 2012... 87

RisiNë Mjedis

Ngritja e gjykatës për mjedisin, për t’i dalë përpara prob-lemeve që kanë lindur deri tani dhe atyre që mund të dalin më vonë, ka qenë tema e diskutimit në tryezën e

përjavshme “Vepro tani”, e organizuar nga Lëvizja Shqipëria e Re dhe Alternativa Civile. Në këtë tryezë të katërt, është thek-suar domosdoshmëria e ngritjes së një strukture të specializuar për krimet ndaj mjedisit, të cilat kanë impakte shkatërruese për jetën e qytetarëve, faunës e florës. Kryetari i Lëvizjes Shq-ipëria e Re Edmond Vlashaj, ka shprehur mbështetjen e tij për ngritjen e kësaj gjykate. “Kemi interes të përcjellim ide dhe al-ternativa të reja. Me qasjen propozuese do të jemi të dobishëm. Padrejtësitë në drejtësi kanë ardhur duke u shumuar. Deri tani ka qenë e vështirë për t’i parandalur. Tani është koha jo vetëm t’i korrigjojmë problemet që kanë dalë deri tani, por edhe për t’i parandaluar problemet që mund të lindin”, ka theksuar Vlashaj. Ambientalisti Sazan Guri ka nënvizuar se e drejta e mjedisit është e barabartë me të drejtën e njeriut. Dëmtimi dhe kundravajtja ndaj mjedisit sipas tij, duhen parë si formë e re e krimit, që ka nevojë të ketë një kualifikim të ri. “Ligji i ndotjes në Shqipëri, parashikon vetëm kundravajtjet admin-istrative për dëmet ndaj mjedisit dhe nuk parashikon asnjë shkelje si krim, por vetëm një shpërdorim të detyrës. Gërryerjet e malit, lumit, prerjet e pyjeve janë krime. Vetëm në Elbasan ka 49 padi për prerje të pyjeve. Menaxhimi i mbetjeve për 22 vite ka ngelur në vend, mbeturinat vijojnë të digjen. 52 për qind e tokës shqiptare është nën degradim. Ndotja industriale

dhe akustike, ndotja e ujërave, janë në nivelet më të larta. Në asnjë vepër nuk llogaritet pasoja në shëndetin e njeriut”, është shprehur Guri. Ai e ka cilësuar si të nxituar importin e mbetjeve, pasi sipas tij Shqipëria ende nuk ka kapacitetet dhe teknologjitë e nevojshme për menaxhimin e mbetjeve tona. Ndërsa analisti Andrea Stefani, e ka lidhur koeficentin e lartë të ndotjes së mjedisit me koeficentin e lartë të korrupsionit të qeverisjeve shqiptare në këto 22 vite. Sipas tij për të mbrojtur dhe parandaluar shkatërrimin e mëtejshëm të mjedisit, duhet që krahas forcimit të ligjit të forcohet edhe fryma komunitare. Eksperti i Çështjeve Zgjedhore Çlirim Gjata, e ka cilësuar të vështirë ngritjen e një gjykate për mjedisin, pasi mund të hasen vështirësi në parlament, sepse kërkon shumicë të cilësuar votash. Ai e sheh më të mundshme ngritjen e një seksioni të veçantë për gjykimin e çështjeve të mjedisit. Gjithashtu Gjata ka nënvizuar domosdoshmërinë e ndryshimit të ligjit për refer-endumet, pasi aktualisht nuk kemi referendume vendore, por vetëm në rang qarku. Ndërsa gazetari Virgjil Kule e ka vënë theksin tek mungesa e padive të kualifikuara për mjedisin. “Me mungesën e paditësit, mungon avokati dhe tregu. Avokati afr-ohet aty ku ka shpërblim. Është e domosdoshme që të gjejmë paditësit dhe format e shpërblimit të avokatëve e paditësve. Çështjen duhet ta zbresim në nivel praktik, sepse vetëm kësh-tu mund ta zgjidhim problemin”, është shprehur Kule.

Nga denisa Plakamarrë nga: www.77news.al

Vepro tani,kundër padrejtësive në drejtësi!

Vlashaj: Na duhet një gjykatë për krimet ndaj mjedisit!

Page 88: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

88 77 people&more ... 7 Gusht 2012

ALBANIANSTRONG MAN

Faik KonicaAtdhetari dhe kritiku!

Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kul-turës dhe letërsisë shqiptare. Prozator dhe poet, publiçist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e

tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar. Njeri me dituri të madhe dhe dhunti artistike, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe, F. Konica ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si eru-dit e stilist i përkryer, por edhe si shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike. I lindur në Konicë, më 15 mars 1875 në një familje të vjetër feudale mësimet e para ai i mori në vendlindje, në gjuhën turke, arabe dhe greke. Më vonë hyri në liceun peran-dorak francez të Stambollit për të kryer pastaj shkollën e mesme në Francë. Ndoqi studimet për filozofi në Dizhon dhe Paris. Fitoi disa konkurse, duke u nderuar me çmime për aftësitë e tij intelektuale jo të zakonta. Më 1912 u diplomua për letërsi në universitetin e Harvardit të SH.B.A-së. Faik Konica qysh i ri e lidhi jetën me veprën e tij dhe me Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Pasi boton broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris ai vendoset në Bruksel (Belgjikë), ku nxjerr revistën "Albania", kjo revistë politiko-kulturore dhe letrare u bë organi më i rëndësishëm e më me autoritet i Rilindjes sonë. E botuar në gjuhën shqipe, frënge dhe pjesërisht turke, si një enciklopedi e vërtetë, ajo propogandoi për vite me radhë (1897-1909) pro-gramin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, historinë dhe kulturën e popullit tonë. Më 1909 F.Konica, si u mbyll revista "Albania"

në Londër, i ftuar nga atdhetarët shkon në SH.B.A. ku drejton gazetën "Dielli" edhe më pas gazetën "Trumpeta e Krujës". Me themelimin e Federatës "Vatra", më 1912 ai zgjidhet sekretar i përgjithshëm i saj. Faik Konica dhe Fan Noli, duke qenë udh-ëheqësit kryesorë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në SH.B.A., do të shkojnë në Londër për mbrojtjen e çështjes kombëtare në Konferencën e Ambasadorëve. Në kongresin shqiptar të Triestes (1913), që u mblodh për të kundërshtuar copëtimin e Shqipërisë nga armiqtë e saj, Konica u zgjodh kryetar. Gjatë Luftës së Parë Botërore dhe më pas, ai zhvilloi veprimtari të dendur diplomatike në dobi të atdheut, në Austri, Zvicër, Itali e gjetkë. Në 1921 u kthye në SH.B.A., ku u zgjodh kryetar i Federatës "Vatra", po ndërkaq në vitet 20 u lidh dhe ndikoi në Lëvizjen Demokratike që zhvillohej në Shqipëri. Këtë do ta bënte nëpërmjet gazetës "Dielli" dhe "Shqiptari i Amerikës". Me dështimin e Revolucionit Demokratik, me ardhjen e A. Zogut në fuqi, Konica u emërua ministër fuqiplotë i Shqipërisë në SH.B.A. Vdiq në Uashington në 14 dhjetor 1942.

Një nga citatet e tij më të famshme është "Lutja e Shkrim-tarit": "Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë ta mbajmë gojën mb-yllur kur s'kemi gjë për të thënë. Falna durimin të thellojmë një punë përpara se të shkruajë mbi të! Frymëzona me një ndjenë të mprehtë të drejtësisë që të flasim jo vetëm me paanësi, por edhe të sillemi ashtu! Shpëtona nga grackat e gramatikës, nga shtrem-bërimet e gjuhës dhe nga lajthitjet e shtypit. Ashtu qoftë!"

Page 89: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

7 Gusht 2012... 89

ALBANIANSTRONG WOMAN

Nermin VloraStudiuesja e gjurmëve të lashta shqiptare!

Nermin Vlora Fallaschi lindi më 18 Prill të vitit 1921 në Tiranë. Mbesë e themeluesit të kombit shqiptar Ismail Qemalit, është një aktiviste e madhe e çështjes shqip-

tare. Që në shkollën e mesme merret me shkrime e përkthime nga gjuha frënge e italiane për radion e Tiranës. Më pas u largua në Itali, ku studio shkencat juridike. Fakti që fliste disa gjuhë e ndihmoi sidomos në gjurmimet e saj njëzet vjeçare mbi çështjen etruske, ku bëri deshifrime-përkthime të kësaj gjuhe nëpërmjet idiomave të gjuhës shqipe dhe pohonte se kjo gjuhë mund të shpjegohet vetëm nëpërmjet saj. Ndër veprat më të njohura për-menden: “Zotëruesi i kohës”, “Nga gjysëmhëna tek hëna”, “Mo-mente kolumbiane”, “E nesërmja e kohës”, “Pellazgët”, “Ilirët”, “Etruskët”, “Shqiptarët”, “Etruskishtja gjuhë e gjallë”, etj. Ner-min Vlora Fallaschi ndërroi jetë në vitin 2004 duke lënë pas vetes

një pasuri, një monument të gjallë shkrimesh me një vlerë të jashtëzakonshme. Në një nga intervistat e fundit që ka dhënë në media ajo është shprehur: "Kam vuajtur shumë, për ngjarjet që i kanë ndodhur familjes sime në Shqipëri gjatë komunizmit, por i kam kapërcyer ato, duke mësuar t'i japë urdhër vetes sime, që të mos urrej kurrë gjatë jetës sime. Në të vërtetë, ia kam arritur qël-limit, për fat të mirë. Vërtet mua flokët m'u zbardhën nga dësh-përimi dhe nga pamundësia për t'i ndihmuar njereëzit e mi të shtrenjtë, por nuk duhet harruar fakti që tragjedi të tilla shumë vetë nuk i përballuan dhe për pasojë u çmenden ose vranë veten. Unë ndihem krenare që e përballova, që nuk urreva kurrë. Edhe tani që po i bëj publike këto vuajtje, në Atdheun tim të dashur, unë nuk urrej. Ndihem krenare që jam prodhim i Shqipërisë, që i kam shërbyer dhe i shërbej vendit tim, edhe pse larg tij."

Page 90: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

90 77 people&more ... 7 Gusht 2012

Hulumtimet rreth inteligjencës dhe suksesit në jetë kanë treguar që vetëm koefiçienti i inteligjencës (QI) nuk është i mjaftueshëm për të patur sukses në jetë. Psikologët kanë argumentuar se për të arritur një zhvillim maksimal të potencialit njerëzor nevojiten jo vetëm QI e lartë por edhe koefiçient i lartë emocional (EQ). Inteligjenca emocionale mund të përkufizohet si formë e inteligjencës sociale e cila përmban në vetvete tre aftësi kryesore:

1. Aftësi për të monitoruar emocionet tek vetja dhe tek të tjerët. 2. Aftësi për të dalluar emocionet. 3. Përdorimi i emocioneve në të menduar dhe vepruar.Satovey dhe Mayer në vitin 1930 e kanë definuar termin ‘in-teligjencë emocionale’ si “formë të inteligjencës sociale e cila përfshin aftësinë e njohjes së emocioneve vetjake dhe të tjerëve, dallimin dhe shfrytëzimin e informacioneve, të dhëna gjatë men-dimit dhe veprimit. Ndërkohë, Esther Orioli dhe Robert Cooper kanë theksuar përpjekjen që të shpjegojnë se EI është shumë më tepër sesa sjellja e “bukur” ndaj të tjerëve. Kjo është aftësi që të ndjejmë, kuptojmë dhe me sukses të praktikojmë fuqinë dhe mundësinë e emocioneve si burim i energjisë, informative, kreativitetit, besueshmërisë dhe afërsisë”. Mundësia e dytë

e definimit të EI është aftësia që të ndjejmë dhe shfrytëzojmë emocionet për “vetëudhëheqje” të suksesshme dhe veprim në kahet pozitive në ndërmarrëdhëniet tona. Sipas Golemanovit te EI ekzistojnë pesë hapa kyç (aftësi): vetëdija, vetëkontrolli, vetëmotivimi, empatia dhe ndërmarrëdhëniet e suksesshme, që secila nënkupton përmbledhje të aftësive të ndryshme. 1. Njohja e emocioneve njerëzore. Vetëdija- Të njohurit e ndjenjave në çastin kur ato paraqiten, përbën themelin e inteligjencës emocionale. Njerëzit të cilët janë të sigurtë në ndjenjat e tyre me një mjeshtëri me të madhe e udhëheqin jetën e tyre dhe me një vetëbesim më të madh marrin ven-dime, nisur nga ajo se me kë do të martohen deri tek profesioni me të cilin do të merren. 2. Menaxhimi i emocioneve - Mbikëqyrja dhe udhëheq-ja me emocione, në atë mënyrë që ato të jenë të zgjedhura në mënyrën e duhur, është aftësi e cila bazohet në vetëdije. Njerëzit të cilët nuk e zotërojnë këtë shkathtësi, gjithmonë iu duhet të luftojnë me ndjenjën e zemërimit dhe shqetësimit. 3. Vetëmotivimi - Vetëkontrolli i emocioneve dhe qetësimi i impulsivitetit është themel i çdo suksesi. Arritja e gjendjes së “qetësimit” mundëson realizimin e posaçëm në çdo fushë. Njerëzit të cilët e kanë këtë aftësi janë më të prirur për produk-tivitet më të lartë dhe më efektiv në çdo veprimtari.4. Njohja e emocioneve tek të tjerët - Empatia është njëra nga aftësitë, e cila është e bazuar në vetëdijen e njeriut dhe është “shkathtësi themelore” e tij. Njerëzit empatik e kanë shumë më lehtë të përshtaten me sinjalet thuajse të padukshme shoqërore me të cilat paralajmërohen. Empatia ua mundëson suksesin në profesion siç është kujdesi për të tjerët, mësimdhë-nia, tregtia dhe menaxhimi.5. Mbajtja e marrëdhënieve pozitive ndërnjerëzore - Arti i kul-tivimit të marrëdhënieve ndërnjerëzore paraqet shkathtësinë e të kuptuarit të emocioneve të njerëzve të tjerë dhe është gur themelor në shëndetin tonë psiko-emocional. Aftësitë e In-teligjencës Emocionale kanë rëndësi të madhe për jetën tonë psiko-emocionale dhe fizike. Ato janë një mjet që formësojnë kuptimin e termave kryesorë siç janë dashuria, suksesi dhe lum-turia. Është argumentuar që EI është më e rëndësishme se QI (aftësitë teknike) gjatë përcaktimit të suksesit në jetë. Për të pa-sur EI të lartë njerëzve u duhet që ta përmirësojnë vetëdijen për veten dhe të tjerët, të krijojnë bashkëpunim dhe harmoni. Në praktikë, gjithashtu EI i ndihmon njerëzit të bëhen të vetëdi-jshëm për mundësitë e tyre, për burimet e fuqisë dhe kreativitetit të tyre dhe që me vetëdije të zgjedhin alternativat më efektive në situatën e dhënë, e jo të reagojnë vetëm në mënyrë impulsive.

Qendra multidisiplinare e terapisë Pozitivesh.l.P “Vitrina”

Qendra e Mendimit Pozitiv

Inteligjenca EmocionaleAftësia për të kuptuar dhe praktikuar me sukses fuqinë dhe mundësinë e emocioneve si burim i energjisë tonë.

Page 91: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

7 Gusht 2012... 91

Qendra e Studimeve Pellazgjike

Korça vitin e fundit është kthyer në një rajon shumë të rëndësishëm në kërkimet arkeologjike. Disa muaj më parë ekspedita e përbashkët arkeologjike shqiptaro-

amerikane zbuloi farmën (fermën) më të lashtë në Europë, datuar 6.5 mijë vjet p.e.s. (mesolit/neolit ose gurmesëm/gurvon). Fermat shënojnë një stad të ri, më të përparuar në jetën e njeriut primitiv, sepse ai tani ka krijuar “arat” dhe në to mbjellin “farat”. Prandaj njerëzit që u morën me to u qua-jtën: Arbanë (arbërës), e cila më pas u transformua në Albanë, albanët apo shqiptarët e sotëm, Arbanitas, Arbëresh, Arjanë, etj. Të gjitha këto fjalë lidhen me “arën” dhe i ka qëndruar kohës. Të dyja fjalët rrjedhin nga gjuha pellazge (shqipe). Para kësaj njeriu jetonte në stadin e gjuetarit, mbledhësit dhe sigu-ronte ushqimin duke kërkuar e mbledhur në natyrë kokrra, rrënjë, gjethe ose me anë të gjuetisë së kafshëve të egra dhe peshkimit. Ai ishte i organizuar në kope, që lëvizte vazhdi-misht dhe nuk kishte vendbanim të përhershëm. Në rajonin e Prespës të rrethit të Korçës vitet e fundit punon një ekspeditë arkeologjike shqiptaro-greke, të cilët së fundi kanë arritur një rezultat shumë të rëndësishëm. Siç njofton arkeologu Petrika Lera, në shpellën e Maricës në bregun e liqenit të Prespës janë gjetur vizatime me ngjyrë kryesisht të kuqe, me vlerë të madhe për parahistorinë. Vizatimet paraqesin skena të ndry-

shme njerëzore, skena kafshës dhe pamje kryqi me shkrime brenda tij. Të gjitha këto të datuara në mijëvjeçarit e 7 p.e.s. Në rrethin e Korçës është ndeshur edhe shpella e Trenit me vizatime të ndryshme. Njeriu primitiv ka jetuar nëpër shpella gjatë gurmesmit (mezolitit), rreth 10.000-7000 vjet më parë. Ai në këtë kohë ishte në fazën e mbledhësit (gjuetarit), kur për të grumbulluar ushqimet e nevojshme dilte në kope në natyrë dhe mblidhte kokrra bimësh, rrënjë, gjethe, etj. Ndërkohë në këtë fazë njeriu primitiv, për të plotësuar sasinë e nevojshme të ushqimit ka qenë marrë edhe me gjuetinë e kafshëve të egra dhe peshkim. Për të krijuar bojën e kuqe, që dominon figurat e vizatuara në shpellë ka mundësi të jetë përdorur lënda boksi-tike që ndodhet në fshatin Prespë të Korçës ose lëndë hekurore të kores së prisjes, që ka me shumicë në Korçë dhe Pogradec. Tani para arkeologëve shtrohet detyra që të kryejnë gërmimet e duhura për të gjetur vendbanimin dhe për të përshkruar jetën e njerëzve që kanë jetuar në këtë shpellë, po ashtu se si kanë arritur ta përgatisin ngjyrën e kuqe, rozën e ngjyrat e tjera, në një kohë kaq të hershme, kur teknologjia e ngjyrave nuk njihej, ngjyra të cilat kanë mbijetuar deri më sot, që në fakt është një mrekulli e padiskutueshme.

Qendra për studime Pellazgjike pranë sh.l.P VitrinaProf. dr. luftulla PezA & msc. liljana PezA

Zbulim i rëndësishëm arkeologjik në rajonin e

Prespës

Pamja e hyrjes së shpellës së Maricës (Prespë) dhe e një vizatimi në të.

Page 92: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

92 77 people&more ... 7 Gusht 2012

Personazh 1

1- Ju përveç dedikimit ndaj profesionit tuaj

si pedagoge (e jashtme) në Universitetin

e Arteve dhe si violiniste, i jeni dedikuar

edhe letërsisë. Tashmë keni katër libra të

botuar. Si lindi kjo dëshirë për të bërë këtë

kapërcim nga muzika në letërsi?

Në të vërtetë shkrimi erdhi fare natyr-shëm, pa menduar, si reagimi normal i një padrejtësie. U gjenda një ditë në faqet e shtypit të përditshëm për të kërkuar më shumë liri, më shumë dre-jtësi në institucionet e artit, në atë që instrumentisti përpiqet, për të qenë prezent në skenë, për profesionin. Njëri pas tjetrit shkrimet kritike më shoqëru-an bashkë me violinën e bashkë me to dhe librat, si një dalje ndryshe në skenë,

nëpërmjet fjalës. Librat janë ndoshta koncertet e parealizuara në skenë, gjithë ai studim i mijëra notave, i shprehur në një mënyrë tjetër më të prekshme, më të thjeshtë, nëpërmjet fjalës.2- Libri juaj i parë ka në bazë kritikën, çfarë

tematike trajton?

Libri i parë është një përmbledhje kri-tikash dhe intervistash. Prek artin, muzikën, nga ajo klasike tek festivalet e këngës, e shpesh përtej saj tek prob-lemet e arsimit artistik, të zgjedhjeve akademike. Vlerëson personalitete dhe muzikantë shqiptarë e të huaj gjatë kon-certeve në Shqipëri.3-Duket sikur nëpërmjet librave doni të

nxirrni në pah vlera dhe figura të historisë

sonë kombëtare, që kanë dhënë një kon-

tribut të veçantë, por që ndonjëherë mbesin

në harresë, sa i drejtë është ky konstatim?

Është e vërtetë, libri i fundit i sapobotu-ar, më saktë romani “Rrëfim në tri kohë”, në pjesën e parë nëpërmjet një ditari të vjetër dhe historive të rralla nxjerr në pah shkollën e vashave, Institutin Kirjaz dhe motrat Sevasti e Parashqevi Qiri-azi, si dy patriote, që me veprimtarinë e tyre të rrallë kontribuan jo vetëm në çështje madhore të kombit si integriteti, por gjithashtu edhe në emancipimin e femrës shqiptare, në krijimin e brezit të mësueseve të para, që do shpërnda-heshin në Shqipëri me misionin e madh të mësimit dhe edukimit. Ky mision fis-

Ajo është pedagoge e asociuar, violiniste dhe shkrimtare, jemi munduar t’i rrëmbejmë pak çaste nga jeta e saj për t’i shkëputur një rrëfim interesant. Quhet Ina Kosturi dhe me anë të fjalëve do na rrëfejë për melodinë e shpirtit të saj.

Ina Kosturi,mes muzikës &letërsisë!

Page 93: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

7 Gusht 2012... 93

nik lidhet me kushtet e një Shqipërie të vështirë, ku fytyrat e mbuluara të fem-rës asokohe kontrastonin me diturinë, emancipimin e vajzave të shkolluara në Institutin Kirjaz apo Shkolla e Dakos.4-“Pak mall për socializmin”, a keni mall

për socializmin apo është një titull i goditur

e i veshur artistikisht për të shprehur diçka

tjetër?

“Pak mall për socializmin” është titull intrigues, i thyer në kopertinë nga shtë-pia botuese për të pasqyruar si në një grafi, disa fenomene të këtij sistemi të vështirë për shqiptarët. Unë kam jetuar pak në socializëm dhe në një socializëm të ëmbël, po nuk mendoj se mund të përmallohesh nga një sistem i tillë, ku mungesa më e madhe ishte padyshim ajo e lirisë, që ndrydhi dhe vështirësoi jetën e shqiptarëve, që shkroi një histori fallco dhe i shpërfytyroi figurat histor-ike të kombit, njerëzit e elitës e ata të thjeshtë, në vuajtje të rënda e shpesh pa kuptim, vetëm që të jetonte diktatura…5- “Rrëfim në tri kohë” është libri juaj më

i fundit, duket si një pjesë muzikore në tri

kohë, por realisht çfarë rrëfen?

Ngjason me një pjesë muzikore, me një koncert për violinë ndoshta për shkak të tri kohëve, tri rrëfimeve. Rrëfimi i parë ka në qendër ditarin e vashave dhe këtë shkollë të rrallë të qytetërimit shqiptar rreth viteve 1925 deri 1933, tregon për këtë veçanti të arsimit shqiptar në një epokë të varfër po me këto vlera të rralla të mbajtur të fshehta. Pjesa e dytë apo rrëfimi i dytë ka në qendër një artiste, aktore dhe familjen e saj, një familje ar-tistësh në diktaturë, ku biografia është më e fuqishme se talenti, dhuntia, kul-tura. Është ajo që dërgon dallgë të kota në jetët e tyre, që i përkushtohen artit. Rrëfimi i tretë duket më modern, vjen në një kohë ndryshe, në një kohë të sotme lirie, po gjithsesi të vështirë, pasi mentaliteti i së shkuarës ua vështirëson sërish jetën, në këto raste femrave që tashmë përpiqen në një Shqipëri ndry-she, që duhet t’u falë më shumë në ud-hën e vështirë të artit e skenës.6- Çfarë mesazhi sjell ky libër në këtë

100-vjetor pavarësie?

Mesazhi i këtij libri është një thirrje për njohjen e figurave dhe historisë shqip-tare mbajtur shpesh fshehur, historisë

së arsimit e emancipimit të femrës shq-iptare, e shumë e shumë ngjarjeve të rëndësishme, që shqiptarët akoma nuk i njohin. 7- Sa keni arritur ta gërshetoni muzikën

dhe letërsinë në jetën tuaj?

Them se kam shkruar natyrshëm, pa bërë plane. Në momentet e mungesës së një koncerti ka ardhur pa u ndjerë shkrimi. Letërsia është një fushë më e gjerë, më e lirë, dashamirëse dhe kon-traston shpesh me botën e vogël, mes-kine, disi ambicioze të muzikës tek ne në Shqipëri, ku shpesh konkurrenca lufton me një metodë demode, atë të mbylljes së dyerve të skenës. 8- Duke qenë se librat tuaj shfaqen si

një dedikim i hapur në këtë 100-vjetor të

shtetit tonë, duke hedhur dritë mbi të vër-

teta të pathëna, mendoni se ka nevojë për

të tjera të vërteta dhe figura për t’u nxjerrë

në dritë nga historia e këtij kombi?

Pa diskutim, është përmendorja më e madhe, citoj në libër, që mund t’u dhu-rohet shqiptarëve. Është historia ajo që duhet t’u thotë të vërtetat në këtë jubile të krijimit të shtetit të parë.9- Çfarë aktivitetesh janë në programin tuaj

për festimet e një shekulli?

Unë do dëshiroja të ngjitesha në skenë me një sërë veprash të vjetra shqiptare, po dhe me pjesë të rëndësishme të liter-aturës së muzikës violinistike. Gjithsesi nuk ka të bëjë vetëm me dëshirën, koncertet kërkojnë shpenz-ime...

Page 94: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

94 77 people&more ... 7 Gusht 2012

Horoskopi mujor

dashidashuria: Dhjetëditëshi i parë dhe i dytë do

të jenë ata që do të shijojnë më shumë influkset e Venusit dhe Jupiterit në sektorin e tretë, atë që

ndër të tjera ka edhe njohjet e reja. shëndeti: Marsi jo harmonik mund të ngadalësojë kohën

që ju duhet për të marrë veten në rastet e konvaleshencës apo mund t’iu ulë nivelin energjik. Nuk duhet të bëni sforcime jashtë mundësive tuaja reale dhe kundërshtoni uljen e mbrojtjes imunitare.

ekonomia: Hyrja e Jupiterit në shenjën mike të Binjakëve do të jetë përreth një vit një motiv për risigurim në lidhje me disa ndrydhje të pësuara kohët e fundit, disa prej të cilave i atribuo-hen Saturnit.

demidashuria: Muaji do të jetë i qetë dhe do të

merreni me rituale risigurimi të të përditshmes tuaj, të cilës mund t’i jepni përzierjen e duhur

ndërmjet fortësisë dhe ëmbëlsisë. Megjithatë do të ndjeni nevo-jën e rifreskimit me një kërkim të një dialogu më të shkathët apo një afrim më intelektual.

shëndeti: Edhe Demët më konkretë dhe thelbësorë do të efektohen nga planetet në shenjën e Binjakëve, që do të sjellin me vete një shtim të dëshirës për t’u shfaqur në një mënyrë perfekte në çdo rast, edhe nga ana estetike.

ekonomia: Do të ishte më mirë që të mbanit një qëndrim të kujdesshëm me shpenzimin e të ardhurave tuaja duke evi-tuar që të shpenzoni shifra të kota për gjëra që nuk janë të nevojshme.

Binjakëtdashuria: Mërkuri, Venusi dhe Marsi do

të krijojnë një sfond muzikor që do të ngjajë shumë me një marsh triumfues.

shëndeti: Ju mund të mbështeteni në një formë fizike perfekte, që mund të sjellë edhe në zgjidhje përfun-dimtare të patologjive, në veçanti për të lindurit në gradet e para të shenjës. Kush duhet të nënshtrohet ndërhyrjeve kirurgjikale apo rehabilitimeve apo kush do të futet në konkurse sportive do të ketë rezultate të shkëlqyera.

ekonomia: Falë bashkimit të Jupiterit ndaj Mërkurit pozitiv ka shumë mundësi që në këtë periudhë të qarkullojnë para me shumicë. Kjo do të thotë që do të keni shumë hyrje të pëlqye-shme.

gaforrjadashuria: Rrethi juaj shumë i dashur i per-

sonave mund t’iu rezervojë këtë muaj ndonjë konflikt. Do të bëhet fjalë fillimisht për çështje

principesh por edhe çështje të vjetra që do të rishfaqen. shëndeti: Forma fizike do të jetë e penguar nga kuadra-

tura e Marsit që mund të kthejë tek ju ndonjë shqetësim në lidhje me stomakun tuaj. Bëni një dietë të lehtë, të mbushur me fruta dhe perime dhe mundohuni të evitoni ushqimet me shumë yndyrë.

ekonomia: Venusi, Jupiteri dhe Mërkuri, në një sektor jo shumë pozitiv mund të sjellin konfuzion në lidhje me mënyrën e menaxhimit të parave tuaja. Megjithatë Mërkuri do të jetë një ndihmë në stabilizimin e prioriteteve financiare.

luanidashuria: Krijues, ndërmarrës dhe jashtëza-

konisht tërheqës. Do të jeni të gjitha këto në një muaj që do të shijoni qetësinë dhe kënaqësinë,

ashtu si keni dëshiruar me kohë. shëndeti: Gjendja shumë e mirë mendore do të reflekto-

het edhe në sjelljen psikofizike të përgjithshme. Do të ndiheni shumë mirë, të mbushur me energji dhe shumë perspektivistë.

ekonomia: Kalimet shumë pozitive të yjeve do të shfaqen edhe në sektorin e financave. Shumë Luanë do të marrin shpër-blime për veprimet e tyre dhe të tjerë do të dalin me fitim nga shpenzimet e bëra. Ka disa nga ju që do të gjejnë mbështetje për projektet që kishit lënë pezull për shkak të kuadraturës së Jupiterit prej shumë muajsh. Stabiliteti më i madh ekonomik do të garantojë gjendje të qetë shpirtërore.

Virgjëreshadashuria: Kuadratura e Jupiterit dhe

e Venusit do të shfaqen në një mërzitje të shpërndarë në lidhje me problematikat e për-ditshme. Ajo që është e mirëqenë edhe pse ju

mbron dhe ju siguron mund t’u shfaqet si pa dinamizëm. shëndeti: Nëse në të kaluarën keni patur zakone seden-

tare, tani mund të ndjeni ndonjë shqetësim tek shpina. Duhet të kaloni më shumë orë në ajër të pastër dhe të bëni pak më shumë ushtrime dhe do të ndiheni më mirë.

ekonomia: Pozicioni i Mërkurit nuk do iu lejojë që të ndiqni një strategji të menduar mirë dhe për pasojë do të jeni subjekte të luhatjeve të ekonomisë tuaj. Ju jeni të parët ata që duhet ta dini që jo çdo gjë që shkëlqen është flori.

Page 95: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

7 Gusht 2012... 95

Peshorjadashuria: Edhe pse të lindurit ndërmjet

datës 28 dhe 30 janë ende duke u marrë me dizarmonitë e Plutonit dhe Uranit, Jupiteri

dhe Venusi në shenjën e Binjakëve do ta mbushin këtë muaj me ngjyra të bukura dhe jetësore.

shëndeti: Marsi në shenjë do iu bëjë më të shkathët dhe më rezistentë, edhe pse do të ishte e rastit që të kujdeseshit për energjitë tuaja. Venusi dhe Jupiteri do t’u japin spor-tistëve të gjithë atë për të cilën ata kanë nevojë dhe me një rritje të dallueshme të besimit në mjetet tuaja.

ekonomia: Të keni Jupiterin në favorin tuaj sjell poth-uajse gjithmonë një shtim të të ardhurave tuaja dhe ndo-njëherë edhe zgjidhjen e mirë të situatave ligjore.

Akrepidashuria: Pasioni për sfidat do të jetë

shumë i theksuar në këtë periudhë. Kjo ndoshta edhe për shkak të Venusit në she-njën e Binjakëve që nuk do të garantojë as

edhe pak stabilitet. shëndeti: Do të keni tendencën që të shkoni dhe të

kërkoni shkaqet e thella të luhatjeve më të fundit energjike pasi Venusi do iu bëjë që të jeni të kujdesshëm ndaj çdo sfumatuire sado të vogël.

ekonomia: Jupiteri do të qëndrojë për muaj në sektorin e tetë që do të përkthehet në një aftësi të jashtëzakonshme nga ana juaj për të administruar të ardhurat tuaja. Kjo do iu lejojë që të dalloni strategjitë më efikase dhe të merrni besimin e të tjerëve.

shigjetaridashuria: Në pritje që Venusi të largo-

het dhe të mos iu pengojë më nga shenja e kundërt e Binjakëve, është e këshillueshme që të përdorni diplomacinë. Fatmirësisht, që

nga data 3 marsi që hyn në shenjën e Peshores do të për-fundojë kuadraturën e tij dhe do e kuptoni këtë menjëherë.

shëndeti: Edhe pse Jupiteri dhe Venusi nuk do të jenë shumë vlerësues nga pikëpamja e rezultateve të menjëher-shme. Marsi sërish aleat do të jetë i rëndësishëm për reku-perimin e energjive që keni shpenzuar në muajt e fundit.

ekonomia: Marsi shumë pozitiv dhe Mërkuri gjithashtu do të bëjnë që të menaxhoni paratë në një mënyrë shumë efikase. Jupiteri në kundështi mund të shkaktojë ndonjë kundërshti në pagesat apo shpenzime për konsulenca.

Bricjapidashuria: Prindërit e familjeve duhet të

japin prova të një inteligjence shumë të mirë duke u marrë edhe me mirëmbajtjen e deri-

tanishme, por edhe me dhënien e stimujve në çështjet e ma-rrëdhënieve dashurore.

shëndeti: Do të ishte e pamundur dhe e pafalshme që të keni ardhur në këtë periudhë jo në formë, me përjashtim të të lindurve në dhjetëditëshin e parë që kanë kohë që merren me probleme psikologjike apo ndonjë problem tjetër.

ekonomia: Do të jeni më të dhënë për planifikimin e or-ganizimin e strategjive të reja për kursim apo për investime në vend që të veproni në mënyrë direkte. Megjithatë në përgjithësi mund të shijoni një moment të pëlqyeshëm qetësie.

ujoridashuria: Dinamikë, ndërmarrës dhe

me shumë fat do të jeni kështu gjatë këtij muaji. Gjithmonë në kërkim të diversiteteve të ndryshëm, do të jeni të shtyrë nga Jupiteri,

Venusi dhe Marsi në veprime joshëse.shëndeti: Rini, joshje dhe gjithçka që ju duhet do të jenë

në harmoni me gjendjen tuaj fizike. Kush praktikon sportin në mënyrë profesionale do të jetë në maksimumin e arritjeve të tij.

ekonomia: Ka shumë mundësi që të shpenzoni më shumë nga sa kishit parashikuar që të shpenzonit për një ris-trukturim të shoqërisë apo për një kurs specializimi. Mund edhe të vendosni që të merrni bashkëpunëtorë të rinj apo të përballeni me ndonjë shpenzim shtesë.

Peshqitdashuria: Ataku i bashkuar i Venusit

dhe Jupiterit mund të përballet, duke evituar në çdo moment ndonjë sjellje viktimiste dhe duke u munduar që të jeni pak me mendje,

pasi ndonjëherë vetem ndjenjat, sado të sinqerta dhe të the-lla, nuk mjaftojnë.

shëndeti: Nuk është që ju jeni ata personat më mbështetes të shëndetit dhe jetesës së shëndetshme dhe gjithashtu nuk jeni ata që janë më të interesuarit ndaj muskujve.

ekonomia: Mërkuri në fushën e gjashtë do të bëjë që të dini të çoni paratë pikërisht aty ku është e nevojshme që ato të shkojnë. Ndoshta do të bëni shpenzime të dobishme për shtëpinë apo gjëra të tjera që iu nevojiten.

Page 96: Revista 77 People &  more ...Botimi Nr 7

96 77 people&more ... 7 Gusht 2012

Adresa: Autostrasa Lushnjë-Fier

km 5Cel: 068 26 03 177