revista 77 people & more botimi nr. 9

96

Upload: gazeta-77news

Post on 25-Mar-2016

247 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

Revista 77 People & More e permujashme informative kulturore , Organ i Lëvizjes Shqiperia e Re

TRANSCRIPT

Page 1: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

7 Tetor 2012... 1

Adresa: Autostrasa Lushnjë-Fier

km 5Cel: 068 26 03 177

Page 2: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

2 77 people&more ... 7 Tetor 2012

7.tetor.2012

permbajtja

***Adresa: Rruga “Donika Kastrioti”,

Pas Kryesisë së Kuvendit Popullor, Tiranë

Tel: 00355 42 27 47 49

Copyright © 2012

20

17

34

4

Mira Përlala:të mendoni pozitivisht !Si

Rruga ime drejtsuksesit!Aldi Karaj:

për zhvillimin e artizanatit!politika mbështetëseTë krijohen

Politikat e punësimit të jenë më efikase!

Page 3: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

7 Tetor 2012... 3

Edmond Vlashaj*Thikat, kaçavidat, levat dhe pistoletat pa leje, përbëjnë arsenalin e kriminelëve

potencialë në shkollat shqiptare. Gjatë gjithë këtyre muajve kur kriminaliteti është rritur, gjithkënd e tundon një pyetje të cilën duam ta tresim e ta hedhim tutje larg sa më shumë të mundemi, si çdo herë kur ne shqiptarët nuk duam ta pranojmë realite-tin, nuk duam ta njohim dhe sajojmë një mijë e një kleçka që të sajdisim një realitet të klonuar në mendjen e çdokujt që kërkon të dijë më shumë. Po çka jemi pra, ne shqiptarët? A jemi një komb i korruptuar në gen dhe në ADN? Le t’i marrim me radhë çështjet në diskutim.Ne, nga njëra anë jemi ata që na dhunuan, na vranë, na copëtuan. Ne, vetëm në Luftën e Dytë Botërore patëm 28 000 dëshmorë që na i vranë pushtuesit. Po sa shqiptarë i vramë ne shqiptarët pas kësaj lufte me shumë dëshmorë? Me mijëra numërohen. Me shumë mijëra numërohen edhe në komunizëm, edhe në tranzicion. Por prapëseprapë ne vazhdojmë ta mbulojmë këtë të vërtetë me lavdinë e shifrës 28000 dëshmorë, që të tjerët na i shkaktuan në Luftën ë Dytë Botërore. Sa veta na u vranë vetëm prej vetë ne, shqiptarë të kriminalizuar në epshin e hakmarrjes plot uri, ndërkohë që ne i këndojmë trimëri me pushkë e jatagana edhe foshnjës në djep, edhe dhëndërrit kur Zoti ia jep të drejtën e hedhjes së farës për shumimin e kombit të vet. A thua aty ku nis jeta, të ketë nisur vallë mallkimi i vdekjes prej vetë ne shqiptarëve të pavetëdije e të padashni për jetën dhe për të drejtën? Sot thikat, kaçavidat, levat dhe pistoletat pa leje, bashkë me vrasjet dhe plagosjet pa leje, bashkë me indiferencën pa leje, po bëjnë kërdinë. Si mund të zgjidhet çështja e armëmbajtjes pa leje? Duhet të ndëshkohet jo vetëm me dënim me burg, por pikësëpari me ndëshkim financiar, me gjobë e cila paraprakisht duhet t’i paguhet shtetit shqiptar. Kjo gjobë mund të jetë pag-esë në cash ose pagesë me punë të detyruar në shërbim të shtetit apo të komunitetit. Kjo gjobë duhet të jetë një mjet i mirë dhe i efektshëm jo vetëm për demotivimin e kriminelëve, por edhe për motivimin e policëve nëpërmjet shpërblimeve direkte që burojnë nga vjelja aty për aty, dorë për dore, e kësaj gjobe. P.sh. Në Gjermani prindërit paguajnë sigurimet te agjensitë e sigurimeve për fëmijët e tyre që i kanë në shkollë dhe sigurojnë edhe pjesën e pagesave të dëmshpërblimeve apo gjobave që u vendosen fëmijëve të tyre në shkolla kur këta të fundit nuk respektojnë rregullat, kur ata cenojnë pronën e shkollave, prishin qetësinë dhe mbarëvajtjen e mësimit, cenojnë dinjitetin e mësuesve, dinjitetin e shokëve apo shoqeve të shkollës, atë të vetë institucionit mësi-mor, etj.

Po çfarë ndodh në Shqipëri?Vetëm një kontroll “blic” në shkollat 9-vjeçare si dhe në ato të mesme të çdo qyteti,

ju mund të gjeni arsenalin më të paimagjinueshëm të armëve, të cilat i kanë në pose-dim kriminelët potencialë, që janë po ashtu edhe liderët tanë potencialë të ardhshëm, gjykatësit tanë potencialë, mjekët dhe pedagogët tanë potencialë, sipërmarrësit apo nëpunësit tanë potencialë.

A thua po rrezikojmë të shkojmë drejt profilit të një kombi kriminal potencial?

*Kryetar i Lëvizjes Shqipëria e Re.

Nga Edmond Vlashaj*

opinion

Shqiptarëtnjë Komb kriminel?

A jemi ne

Page 4: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

4 77 people&more ... 7 Tetor 2012

1-Znj. Përlala, ju jeni drejtuese e Qendrës së Mendimit Pozitiv

pranë Lëvizjes Shqipëria e Re. Si lindi ideja për krijimin e një

qendre të tillë?

Propozimi për ngritjen e kësaj qendre është ideuar nga krye-tari i Lëvizjes Shqipëria e Re z.Edmond Vlashaj. Në momentet e para nga ana jonë u shfaqen nota skepticizmi, por duke njohur gjithmonë e më tepër efektet dhe rezultatet pozitive të Mendimit Pozitiv dëshiruam që t’i bashkëndajmë këto fuqi dhe energji pozitive me të gjithë.2-Me çfarë merret konkretisht kjo qendër dhe cilat janë synimet e saj?

Synimi i saj kryesor është që nëpërmjet kësaj disipline të bëjmë sa më të prekshme disa nga teknikat konkrete të mirëqenies mendore dhe fizike. Të kuptojmë dhe të pranojmë të gjitha fuqitë e pashtershme që posedojmë ne si qenie njerëzore dhe t’i konkretizojmë ato në jetën e përditshme vetëm nëpërmjet të Menduarit Pozitiv.

Po të mbeshtetemi tek autori John Assaraf do të kuptojmë që: “Ne, si qenie njerëzore jemi magneti më i fuqishëm në Univers! Brenda nesh gjendet një fuqi magnetike që është më e fuqishme se gjithçka tjetër në botë e që lëshohet nëpërmjet mendimeve tona”. Atëhere pse mos të përvetësojmë mësimet praktike që na dhu-ron Dr. Joe Vitale i cili na mëson që: “Mund të kesh, të besh ose të jesh gjithçka që do”. Qendra e Mendimit Pozitiv ka vetëm 4 muaj që është kri-juar dhe pse akoma“një foshnje” përpiqet të ofrojë teknika, mësime, këshilla të ndryshme, pjesë jete të jetuara reale dhe eksperienca pozitive të ndikuara pikërisht nga Mendimi Pozi-tiv, mbështetur tek autorë të ndryshëm si: Robert Gramling, Albert Ellis, Dr. Tamar Chansky, Norman Vincent Peal, James Allen, Nelson Mandela, Dr Chalene Proctor, Halil Gibran, Abraham H.Maslow, James Arthur Ray, Anthony Robbins,

Mira Përlala:të mendoni pozitivisht !Si

Page 5: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

7 Tetor 2012... 5

R.W.Emerson, David Bohm, Dr. Joe Vitale, John Assaraf, Prentice Bulford, Bob Proctor, Michael Bernard Beckwith, Lisa Nichols, Marci Shimoff, Robert Collier, Guatama Buddha, Rhonda Byrne, Daut Demaku…etj etj3-Ju këshilloni të menduarit pozitiv. Çfarë synohet të arrihet

nëpërmjet një gjëje të tillë, a është të menduarit pozitiv rrjedhi-

misht dhe realist apo është idealizëm?

Të menduarit pozitivisht është i barazvlefshëm me të përqa-fuarit e ideve, mendimeve, dëshirave dhe veprimeve konkrete për të jetuar një jetë shumë herë më të mirë dhe më të shëndet-shme sesa nën trysninë e mendimeve negative. Mbështetur në eksperiencat e jetuara dhe në studimet e shumta në disiplina të ndryshme (psikologji, mjekësi, ekonomi etj) rezulton që ata individë, përkrahës të mendimit pozitiv, janë më efektivë në punë, më të suksesshëm në marrëdhëniet shoqërore dhe me një jetë më të shëndetshme në familje dhe në gjithë hapësirat sociale. Konkretizimi, në këtë mënyrë, i Mendimit Pozitiv është mëse real dhe i prekshëm për çdo individ që dëshiron të jetojë më mirë, të ketë mirëqenie dhe të jetë i lumtur në jetën e tij.4-Si e perceptojnë njerëzit “të menduarit pozitiv”? Sa të vështirë e

kanë ta bëjnë pjesë të jetës së tyre praktike një teori të tillë? A ka

fuqinë të menduarit pozitiv që të sjellë dhe ndryshimin e situatave

apo mënyrës se si ne veprojnë në këto situata?

Çdo ndryshim pozitiv apo negativ qoftë ai, në vetvete përbën një “traumë”: humbja e një pune, apo sigurimi i një pune me të ardhura shumë të mira, ardhja e një pjestari të ri në familje apo humbja e një të afërmi në një aksident, dalja nga një mar-rëdhënie ku keni investuar shumë emocionalisht apo përf-

shirja në një marrëdhenje të re. E rëndësishme është që këto situata të superohen të udhëhequra nga mendimet pozitive, optimizmi në mënyrë që të dominohemi vetëm nga energjitë pozitive dhe të vjelim fryte pozitive.Konkretisht me ngritjen e Qendrës së Mendimit Pozitiv, për të qenë sa më afër masës aplikuam publikimet në rrjetet sociale të kohës, ku për një kohë relativisht të shkurtër ndjekësit e faqes zyrtare u rritën në mënyrë të konsiderueshme, pavarë-sisht moshës, formimit akademik dhe origjinës së tyre. Kjo rritje na bëri të kuptojmë që mendimi pozitiv në vendin tonë jo vetëm që është mbështetës, por deri diku mëse i nevojshëm dhe këtë e vërteton më së miri qëndrimi i tyre pozitiv nëpërm-jet komenteve, pëlqimeve, shpërndarjeve të materiale në faqet e tyre personale, si dhe falenderimeve të ndryshme. 5-Si mund tju kontaktojë dhe të kërkojë asistencën tuaj një njeri

që kërkon të bëhet pjesë e trajnimeve apo këshillave që jep Qen-

dra për Mendimin Pozitiv?

Siç e prekëm pak më lart, Qendra e Mendimit Pozitiv ofron in-formacion mbi teknikat e thjeshta dhe praktike se si të mendo-jmë pozitivisht, si të mposhtim mendimet negative, si të jemi më të shëndetshëm, si të jemi më efektivë në punë, si të jemi të dëshiruar për personat tanë më të rëndësishëm etj, nëpërmjet faqes tonë zyrtare Qendra e Mendimit Pozitiv, publikimeve të përditshme në gazeten 77 News, si dhe nëpërmjet botimit të përmuajshëm të librit “77 Ide” mbi Mendimin Pozitiv.Falë bashkëpunimit të ngushtë me Qendrën e Psikoterapisë Pozitive (që ndodhet në Kampusin Universitar “Vitrina”) bëjmë të mundur delegimet për raste specifike trajtimesh.

Page 6: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

6 77 people&more ... 7 Tetor 2012

Prof. Dr. Hans Schneider është një shkencëtar i famshëm gjerman. Qysh nga viti 1965 ai i ka fokusuar kërkimet e tij në thirrjet dhe sjelljen e amfibëve pa bisht, Rendi Anura.

Fillimisht studimi ka qenë i lidhur me mekanizmat dhe struk-turat e ndryshme që bëjnë të mundur prodhimin e sinjaleve tek peshqit, sinjale këto në të shumtën e rasteve të thjeshta dhe krejt të ngjashme ndërmjet tyre. Përkundrazi, bretkosat dhe lloje të tjera të amfibëve pa bisht prodhojnë thirrje komplekse dhe ndryshojnë shumë nga njëri lloj tek tjetri pasi përdorin laringun si aparat themelor vokal. Studimet e para nga Prof. Dr. Hans Schneider janë bërë fillimisht në Institutin Zoofisiologjik e-Eb-erhard Karls-Universität në Tübingen. Nga 1970 Prof. Dr. H. Schneider u emërua në Rheinische Friedrich-Wilhelms-Univer-sität në Bon dhe u bë Drejtor i Institutit të Zoologjisë i cili është i vendosur në Schloss Poppelsdorfer. Ai ka udhëhequr qindra diploma dhe ekspedita për kërkime bioakustike në Gjermani duke përgatitur kërkuesit e rinj shkencorë në këtë fushë të cilët sot gjenden në institutet shkencore të Gjermanisë dhe më gjerë. Shqipëria ka qenë njëri ndër vendet ku ai ka bërë një sërë kër-kimesh shkencore në bashkëpunim me Prof. Dr. Idriz Haxhiun. Këto studime kanë kontribuar në qartësimin e llojshmërisë së di-versitetit të Amfibëve si dhe specifikat e përhapjes gjeografike të tyre në vendin tonë. Kështu studimet në fjalë nxorrën në pah se në Shqipëri jetojnë tre lloje të bretkosave të gjelbërta Rana balca-nica, Rana epeirotica, Rana lessonae si dhe hibridët e tyre të cilët janë një e dhënë e madhe për shkencën me vlera jo vetëm për Shqipërinë, por edhe më gjerë. Kështu Rana epeirotica ( Bretko-sa e Epirit) është lloj i ri për shkencën botërore me një përhapje gjeografike shumë të kufizuar: vetëm në Shqipëri (Ultësirën e Sa-randës) dhe në pjesën Veri-Perendimore të Greqisë (në Çamëri). Një areal hapësinor kaq i kufizuar i këtij lloji e bën atë me vlera të gjithanshme biologjike, ekologjike dhe etnologjike si asnjë lloj tjetër amfibi. Profesor Schnieder e ka vizituar Shqipërinë në maj

të vitit 1991 si dhe ka qenë në kontakt e vazhdon të jetë edhe sot me kërkuesit shkencorë të Shqipërisë sidomos të fushës së Am-fibofaunës. Ai gjithmonë e ka shprehur simpatinë për vendin tonë, për kulturën, traditat, natyrën, klimën dhe gjallesat. Në korrespondencat e tij gjithmonë një vend të veçantë zënë kon-sideratat që shprehin këtë lloj simpatie, por nuk mungojnë edhe vlerësimet për shqiptarët me të cilët atij i është dhënë mundësia të bashkëpunojë. Në këtë mënyrë për Prof. Dr. Idriz Haxhiun, i sapo dekoruar nga Presidenti i Republikës me Urdhërin “Naim Frashëri” i Artë, ai shkruan me shumë konsideratë: “Aktiviteti që ju demostroni është i një shkencëtari tipik. Puna shkencore nuk përfundon në një moshë të caktuar, por vijon edhe gjatë pensionit. Përgjatë këtyre viteve të fundit ju i keni përkushtuar kohë dhe energji studimit dhe mbrojtjes së breshkave detare. Puna jote vijon dhe ti tani ke nisur një karrierë plotësisht të re. Mrekulli! Të uroj për pozicionin e ri dhe angazhimin tek Univer-siteti ‘‘Vitrina’’. Ky universitet duhet të jetë krenar që ka fituar një profesor të suksesshëm. Sigurisht që unë do të mësoj për aktivitetin tënd në vitet në vijim dhe jam i sigurtë që puna jote do të iniciojë ndryshime që janë të rëndësishme për Shqipërinë” Profesori i nderuar e vijon përshkrimin e tij për Prof. Haxhiun me: “Tani do të të them një sekret. Që prej fillimit të bashkëpun-imit tonë kam kuptuar që kisha takuar një koleg plotësisht të angazhuar në shkencë dhe që praktikon një kërkim të detajuar dhe të shkëlqyer. Kam respekt të madh për punën tënde dhe në veçanti jam shumë i lumtur për marrëdhëniet tona personale që kanë rezultuar në një shoqëri të mirë”. Është krenari dhe vlerësim i madh për Shqipërinë dhe shqipëtarët që një profesor i tillë botëror, shumë i njohur në fushën e studimeve biologjike, të ketë dhënë kontributin e tij për kërkime shkencor speciale e shumë të rëndësishme për vendin tonë si dhe respekti që Prof. Dr. Hans Schneider ka për shkenctarët shqipëtarë.

Përgatiti: MSc Vilma PIROLI

Personazh 1

Shkencëtari gjerman: Si e njoh Shqipërinë dhe shqiptarët!

Page 7: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

7 Tetor 2012... 7

Personazh 2

Aldi Karaj është një regjisor i ri, por që ka korrur shumë sukses duke marrë pjesë në disa festivale filmi me disa produksione si në: “Skopje film fest 2009”, “Tirana International Film Fest 2010 & 2011”, “Durrës Film Festival 2010 & 2011”, “Dok Fest Muenchen 2011”, “Balkan Beyond Borders 2012”, etj. Aldi Karaj, realizues i disa filmave me metrazh të shkurtër si: “Libër me 20 Lek 2009”, “Skulptori 2009”, “Jeta nën kosto”, “Një mike e veçantë 2010”, ”Buka e Gurit 2010”, ”Gjethja e fundit 2011”, “Saturday Cigarettes 2012”. Themelues dhe Administra-tor i “AK Filmëork Production”. Si lindi ideja e “Saturday cigarettes”?

Saturday Cigarettes, është film i shkurtër i bazuar mbi skenarin e Dritan Sajës me të njëjtin titull. Filmi "Saturday cigarettes" mu prezantua nga autori para një viti. Më tërhoqi ideja e një skenari, i cili prekte çdo shoqëri edhe jashtë Shqipërisë. Ishte intrigues dhe tërheqës. Filmi "Saturday Cigarettes" është i zhan-rit thriller psikologjik. Pas një pune dy mujore në tavolinë, u përshtat për tu realizur si një produksion i një filmi me metrazh të shkurtër. Një ndihmesë të madhe në realizimin e filmit më dhanë dhe aktorët protagonistë: Erand Sojli dhe Eglantina Cenomerin. Xhirimet e filmit zgjatën rreth 2 javë. Sa ju ka mbështetur zoti Shanaj në aspektin profesional?

Para se te filloja zhirimet e filmit por dhe gjatë xhirimeve të filmit Prof. Mevlan Shanaj ka qenë pjesë e filmit si udhëheqës artistik, duke pasur një konsulencë të vazhdueshme gjatë gjithë procesit të realizimit. Gjej rastin ta falenderoj për gjithë supor-tin profesional dhe artistik që ka pasur në realizimin e filmit “Saturday Cigarettes”.

Sa e rëndësishme është për ju të bashkëpunoni me emra profe-

sionistë?

Për mua të punosh me profesionistë dhe me regjizorë të afir-muar ndër vite, mundësi kjo që të jepet në Akademinë e Arteve, është një luks shumë i madh dhe një favor i pa krahasueshëm. Ekperienca që ndan gjatë gjithë procesit realizues të një filmi me metrazh të shkurtër gjatë periudhës së studimit është shumë e madhe. Në shumë vende të botës është e vështirë dhe pothu-ajse e pamundur që të kesh mundësi të ndihmohesh sado pak nga regjizorë dhe aktorë profesionistë. Sa vlerësohet arti në Shqipëri dhe sa mbështetje gjejnë artistët e

rinj?

Për mendimin tim arti në Shqipëri vlerësohet pjesërisht. Ka forma mediatike vizive dhe të shkruara që promovojnë sadopak artistët e rinj. Kjo gjë duket se po rritet dita-ditës. Shumë media televizive dhe ato të shkruara ose radiofonike po promovojnë artistët e rinj në forma të ndryshme dhe po i krijojnë sado pak hapësira atyre ku mund tëe shprehen me format e tyre të ar-tit. Në rastin tim, dua të falenderoj revistën tuaj që më dha mundësinë të promovoja filmin tim.Cilat janë planet më të afërta?

Tani po merrem me shpërndarjen e filmit në festivale të ndry-shme jashtë dhe brenda në Shqipëri. Gjatë kësaj kohe po punoj dhe me një projekt, i cili sapo ka kaluar fazën e përfundimit paraprak të skenarit. Bëhet fjalë për një serial televiziv të tipit Sitcom që mendoj se në Shqipëri mungojnë këto lloj serialesh. Projekti është format argëtues dhe i mbushur plot me situatë humoristike dhe batuta.

Rruga ime drejtsuksesit!Aldi Karaj:

Page 8: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

8 77 people&more ... 7 Tetor 2012

1.Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Pika ime e dobët mendoj se është ndjeshmëria. Jam shumë e ndjeshme.2. Cila është pika juaj e fortë, si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Komunikimi dhe qetësia janë pikat e mia të forta.3.Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Të jem juriste me karrierë të suksesshme.4.Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Më frymëzojnë bashkëbisedimet dhe deklaratat që vijnë nga lideri im i frymëzimit, Angela Merkel.5.Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Janë shumë atraktive dhe me dobi mund të them. Janë gjithash-tu edhe argëtuese dhe “vrasëse” të mira të kohës.6.Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë nëpër

rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, Punësimi, Çështjet Sociale,

Ide dhe Perspektiva 2012-2021". Sipas jush, çfarë politikash duhet

të ndiqen për të rritur punësimin?

Më pëlqejnë nismat e marra nga kjo lëvizje dhe tryezat e zhvillu-ara me të rinjtë nëpër rrethe. Përsa i përket rritjes së punësimit, mendoj se duhet të ndiqen politika sociale pasi janë në dobi të komunitetit. Gjithashtu hapja e shkollave profesionale dhe interesimi për to nga ana e studentëve, do ishte një nga zgjidhjet e uljes së papunësisë.

Profil A - ZH A

Shkollat profesionalendikojnë në rritjen e punësimit!

EmËr: AMARILdA mbiEmËr: LEKA DatËlinDja: 04.12.1988 Origjina: PëRMEt VEnDbanimi: tIRANë PrOfEsiOni aktual: JuRIStE PrOfEsiOni i ËnDËrruar: JuRIStE HObi: MuzIKA

Page 9: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

7 Tetor 2012... 9

Hotel

BarKarburant

Restorant Gomisteri

Karburant (Autogrill) ERI

Autostrada: F. Krujë- LaçCel: 068 20 94 879

068 20 20 163

E-mail: [email protected]

Page 10: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

10 77 people&more ... 7 Tetor 2012

Profil A - ZH A

1.Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Pikë e dobët në karakter: Sinqeriteti.Vesi: Cigarja.2. Cila është pika juaj e fortë, si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Pika ime e fortë është familja.3.Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Ta jetoj jetën ashtu si të më vijë. Synime kam plot, por e rëndë-sishme është jeta dhe familja e shëndetshme. Unë them që çdo gjë rregullohet me vullnet.4.Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri

që ju frymëzon më shumë?

Modeli im i frymëzimit është muzika.

5.Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Janë të dobishme. Me pak fjalë të mbarojnë punë. Por përdor-imi i tyre nga fëmijët është problem. Prindërit duhet të kenë ku-jdes dhe të mos i lënë fëmijët e vegjël të përdorin të tilla rrjete.6.Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë nëpër

rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, Punësimi, Çështjet Sociale, Ide

dhe Perspektiva 2012-2021". Sipas jush, çfarë politikash duhet të

ndiqen për të rritur punësimin?

Investimi nga të huajt, do të kishte qenë rritje ekonomike për vendin tonë. Është për të ardhur keq që kaq shumë të rinj sakri-fikojnë vite dhe lekë për të përfunduar studimet e larta dhe në fund nuk dinë nga të shkojnë e ku të punojnë.

Investimet e huaja

EmËr: ARdIt mbiEmËr: dIShA DatËlinDja: 08.07.1988 Origjina: KuKëS VEnDbanimi: KuKëS PrOfEsiOni aktual: ShOfER PrOfEsiOni i ËnDËrruar: futbOLLISt HObi: SPORtI

nxisin zhvillimin!

Page 11: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

7 Tetor 2012... 11

EmËr: AuRELdA mbiEmËr: bREgu DatËlinDja: 26.07.1991 Origjina: SKRAPAR VEnDbanimi: duRRëS PrOfEsiOni aktual: JuRIStE PrOfEsiOni i ËnDËrruar: JuRIStE HObi: POEzIA

1.Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Pika ime më e dobët është besimi që kam tek të tjerët dhe në të njëjtën kohë jam shumë e drejtpërdrejtë.2. Cila është pika juaj e fortë, si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Gjithmonë eci me nxitim për të realizuar plane që moshatarët e mi as që nuk i kanë menduar ndonjëherë. Kërkoj gjithmonë të arrij qëllimet që kam në jetë. Merrem gjithmonë me diçka që e di që do e realizoj. Jam shumë e dhënë në punë, jam kërkuese ndaj vetes, serioze dhe me aftësi komunikuese mjaft të mira.3.Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Synimi im është të jem një juriste e përgatitur. Gjithashtu jam në hapat e para të krijimit të një agjensie turistike. Dua të vazh-doj ta kem atë dhe pse jo të hap të tjera agjensi.4.Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Modeli im i frymëzimit është im atë dhe familja ime. Lider indi-vidual nuk kam, por frymëzohem nga persona intelektualë dhe të suksesshëm.

5.Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Rrjetet sociale janë pozitive për shoqërinë. Të ndihmojnë të mbash, pse jo edhe të krijosh kontakte me persona të ndry-shëm. Kanë edhe anët e tyre negative, sepse përveç që të harx-hojnë shumë kohë, informacioni që marrim në to është shumë dezinformues.6.Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë nëpër

rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, Punësimi, Çështjet Sociale,

Ide dhe Perspektiva 2012-2021". Sipas jush, çfarë politikash duhet

të ndiqen për të rritur punësimin?

Nisma e kësaj lëvizjeje është shumë domethënëse dhe mbi të gjitha për t’u vlerësuar shumë. Ndër politikat që duhet të ndiqen janë: Organizimi i të rinjve në kompani të ndryshme për ndryshimin e mjedisit dhe krijimi i një qendre që ka si syn-im të ndërgjegjësojë shoqërinë. Ne si shoqëri duhet t’i kushto-jmë vëmendje edhe bujqësisë, mjedisit, ushqimit. Rendja vetëm pas degëve “të preferuara” nga studentët, si drejtësia, mjekësia, ekonomiku etj., bën që të rritet numri i të rinjve të papunë.

Duhet t’i kushtojmë vëmendje edhe bujqësisë, mjedisit, ushqimit!

Profil A - ZH A

Page 12: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

12 77 people&more ... 7 Tetor 2012

Page 13: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

7 Tetor 2012... 13

1.Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Pika ime e dobët në karakter: jam tip i ndjeshëm. Vese nuk kam.2. Cila është pika juaj e fortë, si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Pika ime e fortë është se jam karakter i fortë dhe nuk dorëzo-hem kurrë derisa të arrij qëllimin. Gjithmonë i marr gjërat me vullnet, jo me shumë sportivitet. Dua që punën ta mbaroj deri në fund dhe me sukses. Vlerat e mia personale mund t’i përsh-kruajë një njeri që më njeh shumë, ose shoqëria. Jam shumë i shoqërueshëm dhe shoqëria gjithmonë është ndjerë mirë me mua.3.Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Synimi im kryesor është të mbaroj me sukses studimet për inx-hinieri mekanike. Dhe më pas të vazhdoj studimet master, po për inxhinieri mekanike, në mënyrë që të arrij sa më shumë kualifikime rreth profesionit.4.Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Lideri që më frymëzon më shumë është familja ime sepse gjith-monë më jep përkrahje dhe frymëzim për të arritur në përfun-dim të studimeve me sukses.5.Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Sot po jetojmë në epokën e informatikës dhe rrjetet sociale janë të përhapura në të gjitha aspektet. Nuk është se mund t’i

paragjykojmë shumë, sepse me anë të rrjeteve sociale mund të marrim informacione apo mund të komunikojmë me njerëz nga e gjithë bota. Ato ndihmojnë për të krijuar edhe shoqëri në vende të ndryshme të botës. Por nuk do t’i vlerësojmë vetëm anët pozitive. Ka edhe anë negative të tyre. Me anë të rrjeteve sociale ne kemi paraqitur identitetin tonë dhe shumë persona të paidentifikuar kanë arritur të shpërbëjnë identitetin e tyre. Por, siç e përmenda më sipër, duke qenë se jetojmë në epokën e informatikës duhet ta pranojmë këtë fakt.6.Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë nëpër

rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, Punësimi, Çështjet Sociale,

Ide dhe Perspektiva 2012-2021". Sipas jush, çfarë politikash duhet

të ndiqen për të rritur punësimin?

Për të arritur punësimin duhet që qeveria të analizojë mirë fush-at përkatëse që po studiojnë të rinjtë shqiptarë nëpër univer-sitete dhe të ndihmojë në hapjen e vendeve të punës. P.sh. duke qenë se unë po studioj për inxhinieri, qeveria duhet të përkrahë shumë industrinë, të cilën e ka lënë pas dore. Ka shumë mënyra për të ndihmuar të rinjtë shqiptarë, por më kryesorja, të rrisë sa më shumë cilësinë në universitete dhe pas mbarimit të studi-meve t’i ndhmojë për të arritur vendin e punës me vullnet, jo me rryshfet, ku nuk vlerësohet e drejta apo i zoti. Shpresojmë që qeveria shqiptare të vendosë dorë tek të rinjtë, tek e ardhmja e kombit.

Qeveriatë përkrahë

fushat ku ka më shumë të diplomuar!

EmËr: AzEM mbiEmËr: PORJA DatËlinDja: 08.02.1992 Origjina: MAt VEnDbanimi: tIRANë PrOfEsiOni aktual: INxhINIER MEKANIK PrOfEsiOni i ËnDËrruar: INxhINIER HObi: futbOLLI

Profil A - ZH A

Page 14: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

14 77 people&more ... 7 Tetor 2012

Profil A - ZH A

1.Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Jam pak impulsive dhe nuk fal dot lehtë. 2. Cila është pika juaj e fortë, si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Kam investuar dhe vijoj të investoj për formimin tim sepse mendoj se kjo është pika më e fortë që mund të ketë çdo in-divid. Sa i takon vlerave personale përtej kësaj, do doja të për-mendja angazhimin tim në dobi të komunitetit pa menduar për përfitime financiare. 3.Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Të jem me këmbë në tokë, me këtë mendim zgjohem çdo mëngjes. Jam përherë në luftë të vazhdueshme me veten për të mos humbur lidhjen me realitetin. E cilësoj këtë si një ndër synimet kryesore në jetën time. 4.Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Prindërit janë modeli im i frymëzimit pasi ata më kanë bërë njeriun që unë jam sot. Sa për liderët, nuk besoj edhe aq në modelet përtej personales, tek ato që janë të prekshme. 5.Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Janë një mundësi e jashtëzakonshme komunikimi në epokën glo-bale që jetojmë por kanë risqe të mëdha të 'shthurjes kolektive', apo më mirë të shfaqjes së kësaj shthurjeje. Unë përdor Facebook dhe Twitter për të ndarë informacione me të njohur e të panjo-hur, për të ndarë mendime personale e për të debatuar për çështje të caktuara që i ndeshim për përditshmëri dhe përdorues si unë

ka jo pak në këto rrjete sociale. Ama kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Ka adoleshentë që në komunikimin e tyre përdorin fjalor të papranueshëm dhe këtu kupton se ku ka degraduar rinia shqiptare. 6.Lëvizja "Shqipëria e Re" po zhvillon tryeza debati me të rinjtë nëpër

rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, Punësimi, Çështjet Sociale, Ide

dhe Perspektiva 2012-2021". Sipas jush, çfarë politikash duhet të

ndiqen për të rritur punësimin?

Së pari, më duhet të them se kjo është një nismë që në këtë mo-ment ka një rëndësi tepër të veçantë, pasi është pikërisht rinia ajo që përballet me problemet më të mëdha në shoqërinë shqiptare dhe për të cilën institucionet nuk mendojnë aspak. Është kjo grupmoshë e cilë etiketohet si 'e ardhmja e vendit' por që përbal-let me mungesën e së ardhmes sepse ndër të rinj ka më shumë të papunë. Nuk besoj që jam personi i përshtatshëm për të folur për politikat e punësimit, por një ide personale e kam për këtë çështje që e shoh si 'ngërç të madh' të shoqërisë sonë. Sot në Shqipëri ka përherë e më shumë të rinj që kanë përfunduar studimet e larta, por gjykoj se shoqëria shqiptare nuk ka nevojë vetëm për juristë, ekonomistë, gazetarë apo inxhinierë. E shoh problematike ten-dencën e të rinjve dhe prindërve të tyre që mendojnë thjesht për arsimimin, por pa menduar për tregun e punës. Ndaj edhe them se nëse të rinjtë do të orientoheshin më shumë për nga arsimi profesional, kjo situatë do të ndryshonte për mirë sepse kam më-suar që tregu ka shumë nevojë për ta.

EmËr: ANISA mbiEmËr: YMERI DatËlinDja: 18.09.1984 Origjina: gRAMSh VEnDbanimi: tIRANë PrOfEsiOni aktual: PEdAgOgE PrOfEsiOni i ËnDËrruar: PEdIAtRE HObi: LExIMI

profesionalArsimi

ofron mundësi punësimi!

Page 15: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

7 Tetor 2012... 15

Bar-Restorant-Hotel DRILON

Adresa: Qëndër Ksamil, Sarandë Cel: 069 44 68 867E-mail: [email protected]

Page 16: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

16 77 people&more ... 7 Tetor 2012

Cel: +355 66 200 23 46

Page 17: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

7 Tetor 2012... 17

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Pika ime e dobët është që toleroj shumë, prekem dhe lëndohem edhe për gjërat më të vogla.2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Punoj shumë për të realizuar dhe arritur atë që dua, jam shumë sistematike dhe shumë e përkushtur për ata që kanë nevojë për mua.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Synimi kryesor është të kem një karrierë profesionale sa më të arrirë, të qëndroj gjithmonë një nënë dhe bashkëshorte shem-bullore dhe mbështetëse shumë e madhe për fëmijët dhë burrin tim.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Modeli i frymëzimit tim shpirtëror është Nënë Tereza dhe prindërit e mi të cilët i adhuroj dhe i vlerësoj shumë për mbështetjen dhe kontibutin që kanë dhënë për mua.5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Nga njëra anë mund të them që janë pozitive, nëse do t’i kush-tosh kohën e duhur sepse mund të gjesh të gjithë informacionet e nevojshme në çdo fushë dhe mund të komunikosh me njerë-

zit në mënyrë më të lehtë dhe të shpejtë. Por të shumta janë edhe aspektet negative. Fokusimi tej mase në internet izolon in-dividët dhe i shmang nga shoqëria, i largon ata nga aktivitetet e lira. Një tjetër aspekt negativ është edhe largimi nga gjuha e folur për shkak të përdorimit të shumtë të gjuhës së shkruar.6. Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë

nëpër rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, Punësimi, Çështjet

Sociale, Ide dhe Perspektiva 2012-2021". Sipas jush, çfarë politi-

kash duhet të ndiqen për të rritur punësimin?

Lëvizjen Shqipëria e Re e përgëzoj dhe i uroj shumë suksese. Jam e bindur që ajo do të jetë gjithmonë pranë të rinjëve, do t’i përkrahë dhe do të ngrejë zërin e tyre, e sëbashku do të ndërtojmë një Shqipëri të re me solidaritet, bashkëpunim, punësim dhe një Shqipëri pa korrupsion. Për mendimin tim si fillim duhet ti jepet përparësi shumë e madhe infrastrukturës rrugore me qëllim zhvillimin e turizmit, sidomos atij malor. Të krijohen politika mbështetëse dhe ndihmuese për zhvillimin e zejtarisë dhe artizanatit, karakteristikë e hershme e shqipë-tarëve, të ofrohet mbështetje në zhvillimin e bujqësisë dhe lehtësira vetpunësimi. Por, mbi të gjitha duhet bërë e mundur transparenca dhe të hiqet korrupsioni në çdo sektor si privat ashtu edhe shtetëror.

EmËr: ARbERORA mbiEmËr: LEtI DatËlinDja: 16.09.1983 Origjina: duRRëS VEnDbanimi: duRRëS PrOfEsiOni aktual: MëSuESE PrOfEsiOni i ËnDËrruar: EKONOMIStE HObi: LExIMI

Profil A - ZH A

për zhvillimin e artizanatit!politika mbështetëseTë krijohen

Page 18: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

18 77 people&more ... 7 Tetor 2012

EmËr: bLERINA mbiEmËr: NdOcA DatËlinDja: 13.03.1991 Origjina: PuKë VEnDbanimi: tIRANë PrOfEsiOni aktual: StudENtE PrOfEsiOni i ËnDËrruar: KARdIOKIRuRgE HObi: bALEtI

1.Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Pika ime e dobët është se jam e ndjeshme. Vese nuk kam.2. Cila është pika juaj e fortë, si dhe cilat janë vlerat tuaja perso-

nale?

Pika ime e fortë, guximi. Vlerat e mia: Jam e mirë me të gjithë.3.Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Të gjitha sakrificat e prindërve të mi të kenë frytdhënie. Dua të arrij të kap majat falë aftësive të mia.4.Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Modeli i frymëzimit për mua është natyra me qetësinë që ajo të dhuron. Lideri për mua ka qenë, është dhe do mbetet gjith-monë mami.

5.Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Janë të domosdoshme për të komunikuar. Sot për sot është tekonologji e cila frytet e saj po na i shpreh dita-ditës.6.Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë nëpër

rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, Punësimi, Çështjet Sociale,

Ide dhe Perspektiva 2012-2021". Sipas jush, çfarë politikash duhet

të ndiqen për të rritur punësimin?

Shqipëria ka nevojë për vende të reja pune ku gjithsecili të shpalosë vlerat e veta në këtë mënyrë vendi do marrë një zhvillim tjetër. Përveç seriozitetit të punës, duhet të krijohen dhe kushtet e nevojshme për mjediset e saj, mjetet dhe tekonolgjitë bashkëko-hore. Me rastin e liberalizmit të vizave, Shqipëria e Re duhet të integrohet me shtetet e Komunitetit Europian dhe të krijojë ura lidhëse komunikimi për të bashkëndarë idetë reciproke.

eksperienca europiane!Të mësojmë nga

Profil A - ZH B

Page 19: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

7 Tetor 2012... 19

GOMISTERI

TONI

Adresa: Autostrada Durrës-Tiranë, Km I Cel: +355 68 200 86 10

Page 20: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

20 77 people&more ... 7 Tetor 2012

gotan Wine

Adresa: Rr. Deshmorët, perballë Galaktikut Durrës, Albania

Page 21: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

7 Tetor 2012... 21

Profil A - ZH B

1.Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Bëj shumë për të tjerët. Në ditët e sotme kjo quhet dobësi.2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Sinqeriteti, këmbëngulja për gjërat që dua dhe jam e aftë të bëj çdo gjë që duhet për të arritur qëllimet e mia.3.Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Të eci gjithmonë me kokën lart duke kapërcyer vështirësitë e jetës dhe të bëhem një psikologe e zonja.4.Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Lider s’kam, por në fushën e modës, modeli dhe idhulli im është Victoria Beckham.

5.Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Di që janë shtuar shumë kohët e fundit, por mua nuk më bez-disin, pse jo, janë një mënyrë e mirë për kontakte në lidhje me fusha të ndryshme të jetës.6.Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë nëpër

rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, Punësimi, Çështjet Sociale,

Ide dhe Perspektiva 2012-2021". Sipas jush, çfarë politikash duhet

të ndiqen për të rritur punësimin?

Mendoj se së pari duhet të bëhet e mundur që në shkolla të dalin studentë të kualifikuar, të aftë për të punuar dhe jo ata, të cilët e marrin shkollën me lekë dhe mik. Duhet gjithashtu të ketë vende pune për të gjithë të diplomuarit, por normalisht në bazë të kapacitetit dhe njohurive që zotërojnë.

EmËr: bLERINA mbiEmËr: ShAhO DatËlinDja: 20.06.1998 Origjina: bILISht VEnDbanimi: tIRANë PrOfEsiOni aktual: MOdELE PrOfEsiOni i ËnDËrruar: PSIKOLOgE HObi: VOLEIbOLLI

Na duhen studentë tëkualifikuar!

Page 22: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

22 77 people&more ... 7 Tetor 2012

Profil A - ZH D

1.Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Nuk flas shumë, nuk qesh asnjëherë edhe mbaj shumë inat.2. Cila është pika juaj e fortë, si dhe cilat janë vlerat tuaja perso-

nale?

Vetëbesimi.3.Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Synimi kryesor për jetën: Të jem një njeri i suksesshëm.4.Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Model frymëzimi për mua janë njerëzit që japin gjithçka për t’u bërë dikush.Lider: Armend Ibrahimi.5.Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Janë përhapur shumë. Facebook përshembull është një nga rrje-tet tepër të përdorshme nga të rinjtë, por jo vetëm. Në të ka faqe informuese por edhe dezinformuese. Përdorimi i tyre nga fëmijët nën moshën e lejuar është shumë i dëmshëm për ta dhe për të gjithë shoqërinë.6.Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë nëpër

rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, Punësimi, Çështjet Sociale,

Ide dhe Perspektiva 2012-2021". Sipas jush, çfarë politikash duhet

të ndiqen për të rritur punësimin?

Duhet të ndjekim një politikë që nuk ka synim korrupsionin, por për momentin nuk ekziston asnjë politikë e tillë këtu në Shqipëri dhe nuk jam fort optimist se do të arrihet ndonjë ditë.

Duhet të ndjekim një politikëqë nuk ka synim korrupsionin!

EmËr: dANIEL mbiEmËr: QIRA DatËlinDja: 30.03.1990 Origjina: thuMANë VEnDbanimi: thuMANë PrOfEsiOni aktual: StudENt PrOfEsiOni i ËnDËrruar: AKtOR HObi: futbOLLI

Page 23: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

7 Tetor 2012... 23

Adresa: RradhimëVlorë, Albania

Cel:068 20 56 896www.grand-hotel.al

Page 24: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

24 77 people&more ... 7 Tetor 2012

Cel: +355 69 20 20 657+355 69 46 47 707

+355 69 20 43 885+355 69 20 83 201

Adresa: Uji i Ftohtë, Lagjia ”Kala”www.hotelaliko.al

Page 25: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

7 Tetor 2012... 25

1.Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Pika më e dobët është besimi i tepërt tek të tjerët. Vesi im më i keq, pirja e duhanit.2. Cila është pika juaj e fortë, si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Pika më e fortë është karakteri im. Për sa i përket vlerave perso-nale mund të them që jam i komunikueshëm, i shoqërueshëm dhe kjo falë familjes time.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Të jem një njeri i dobishëm për mjedisi dhe shoqërinë ku jetoj. 4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Gjithmonë jam frymëzuar nga kultura e popullit gjerman dhe sidomos nga njeriu që ka qenë kancelar i gjermanisë, Helmut Kol. Ishte ai që me politikën sociale dhe ekonomike arriti ta shndërrojë Gjermaninë në vendin më të zhvilluar europian.5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Rrjetet sociale kanë anë pozitive dhe negative. Përshembull në

facebook ka shumë pseudo emra të cilët të shqetësojnë dhe i përdorin këto adresa për keqadashësi më shumë sesa për dobi. 6. Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë

nëpër rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, Punësimi, Çështjet So-

ciale, Ide dhe Perspektiva 2012-2021". Sipas jush, çfarë politikash

duhet të ndiqen për të rritur punësimin?

Jam shumë i lumtur që jam pjesë e kësaj lëvizjeje. Me pëlqen ideja që kjo lëvizje mbështetet kryesisht tek të rinjtë sepse rinia është ana më pozitive e një vendi dhe frymëzimi i një shteti. Rinia është si krahët e shqiponjës që e bën atë edhe më të fortë. Çështjet Sociale janë një fenomen tashmë për vendin tonë pasi ne jemi vend që kemi shumë resurse natyrore dhe po të shrytëzohen, rinia është ajo që përfiton më shumë. Kështu hap-en shumë vende të reja pune. Një politikë tjetër është interesimi më i lartë për turizmin. Do të ishte një fuqizim shumë i mirë për shtetin nëse do të realizoheshin këto investime.

rrit punësimin!Zhvillimi i turizmit

EmËr: dENIS mbiEmËr: KAtROShI DatËlinDja: 10.01.1985 Origjina: duRRëS VEnDbanimi: KAVAJë PrOfEsiOni aktual: MëSuES PrOfEsiOni i ËnDËrruar: futbOLLISt HObi: SPORtI

Profil A - ZH D

Page 26: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

26 77 people&more ... 7 Tetor 2012

1.Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Jam shumë e afrueshme me njerëzit dhe afrimitetin e respektin ma marrin për dobësi. Mendoj se është pikë e dobët.2. Cila është pika juaj e fortë, si dhe cilat janë vlerat tuaja perso-

nale?

Ato gjëra për të cilat i ve qëllim vetes që do t’i arrij, gjithnjë ia dal mbanë dhe i bëj realitet. Vlera personale: toleranca, komu-nikimi3.Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Të rritem në karrierë.4.Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Modeli i frymëzimit është e gjithë familja ime, e vetmja që më ka dhënë mbështetje për të ecur përpara.

5.Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Rrjetet sociale kanë anë pozitive dhe anë negative. Interneti është bërë pjesë e përditshme e jona por përdorimi pa kufij i tij të dëmton.6.Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë nëpër

rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, Punësimi, Çështjet Sociale,

Ide dhe Perspektiva 2012-2021". Sipas jush, çfarë politikash duhet

të ndiqen për të rritur punësimin?

Është shumë e vështirë të gjesh punë në ditët e sotme në vendin tonë. E para gjë që kërkojnë punëmarrësit është eksperienca e punës. Por duhet ta marrim diku këtë eksperiencë. Pra duhet të na jepen mundësi intershipi sapo të mbarojmë shkollat e larta, në mënyrë që më vonë ta kapim vetë tregun e punës.

për studentët e sapodiplomuar!Duhet të jepen mundësi intershipi

EmËr: dEzdEMONA mbiEmËr: PORJA DatËlinDja: 08.05.1988 Origjina: MAMuRRAS VEnDbanimi: tIRANë PrOfEsiOni aktual: gAzEtARE PrOfEsiOni i ËnDËrruar: AKtORE HObi: fOtOgRAfIA

Profil A - ZH D

Page 27: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

7 Tetor 2012... 27

#

AMERIKA

Adresa: lagja nr. 5 kukËs - albania

Tel: +355 (0) 2423278Mob: +355 (0) 68 20 37 874

e-mail:[email protected]

Page 28: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

28 77 people&more ... 7 Tetor 2012

Adresa: Rr.Elbasanit përballë pallatit BrigadaveCel: 068 30 60 754 E-mail: [email protected]

Page 29: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

7 Tetor 2012... 29

Profil A - ZH D

vendeve të punës!1.Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Mund të them se sinqeriteti është pika ime e dobët. Nuk është gjë e keqe të jesh e sinqertë, por në kohët e sotme këtë gjë ta marrin për dobësi.2. Cila është pika juaj e fortë, si dhe cilat janë vlerat tuaja perso-

nale?

Jam tip i vendosur. Ato synime që kam në jetë, dua t’i arrij patjetër.3.Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Të arrij ëndrrat e mia.4.Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Patjetër që familja ime.

5.Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Janë të dobishëm, por nuk duhet të bëhen të domosdoshëm në jetët tona sepse atëherë vertetë që do ktheheshin në diçka të dëmshme.6.Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë nëpër

rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, Punësimi, Çështjet Sociale,

Ide dhe Perspektiva 2012-2021". Sipas jush, çfarë politikash duhet

të ndiqen për të rritur punësimin?

Për mendimin tim duhet bërë shumë për punësimin. Është për të ardhur keq që shumë të rinj që mbarojnë shkollat e larta, përfundojnë duke punuar në punë të rëndomta, ose duke mos punuar fare. Shteti dhe instancat kompetente duhet të marrin masa të menjëhershme për hapje të vendeve të punës.

të merren masa nga shteti

EmËr: dONIKA mbiEmËr: PAcI DatËlinDja: 13.06.1990 Origjina: MIRdItë VEnDbanimi: tIRANë PrOfEsiOni aktual: StudENtE PrOfEsiOni i ËnDËrruar: PëRKthYESE HObi: SPORtI

për hapjen e

Page 30: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

30 77 people&more ... 7 Tetor 2012

Profil A - ZH D

Të ndryshohen politikat e punësimit!1.Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

E marr shumë seriozisht punën time.2. Cila është pika juaj e fortë, si dhe cilat janë vlerat tuaja perso-

nale?

E marr shumë seriozisht punën që më jepet dhe këtë mund ta quaj edhe si pikë të fortë timen.3.Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Do të them më mirë cila është ëndrra ime: Qyteti Pa Makina.4.Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Enrique Peñalosa, ish-kryebashkiaku karizmatik i kryeqytetit kolombian Bogotá, i cili brenda pak viteve arriti ta transformojë

qytetin që drejtonte në një model botëror për transportin pub-lik me autobuzë në korsi të veçanta.5.Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Janë në rënie e sipër.6.Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë nëpër

rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, Punësimi, Çështjet Sociale,

Ide dhe Perspektiva 2012-2021". Sipas jush, çfarë politikash duhet

të ndiqen për të rritur punësimin?

Nuk më takon mua të jap ide të reja mbi politikat e punësimit. Mund të them vetëm se idetë e vjetra tashmë të punësimit dhe investimit si, hapja e kafeneve, kazinove e pikave të karburantit, duhen zëvendësuar.

EmËr: dORINA mbiEmËr: POJANI DatËlinDja: 06.05.1980 Origjina: tIRANë VEnDbanimi: hOLLANdë PrOfEsiOni aktual: PEdAgOgE PrOfEsiOni i ËnDËrruar: PEdAgOgE HObi: bIçIKLEtA

Page 31: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

7 Tetor 2012... 31

1.Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

U besoj shumë të tjerëve, ndoshta pa marrë edhe kohën e mjaf-tueshme për të krijuar besim tek një person. Këtë e shoh si pikë të dobët sepse në disa raste jam zhgënjyer. 2. Cila është pika juaj e fortë, si dhe cilat janë vlerat tuaja perso-

nale?

Pika ime më e fortë është vendosmëria, për mua nuk ekziston kthimi prapa dhe besimi në vetvete. Përshtatja me tjetrin, më ka dhënë një vlerë më vete.3.Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Synimet? Janë të shumta. Normalisht si të gjithë ata që janë në një marrëdhënie pune, kryesore mbetet karriera në profesion. Përkushtimi ndaj familjes dhe rritja e një familjeje të shëndet-shme është një ndër synimet e mia kryesore dhe parimore. Më pas, vjen karriera profesionale. 4.Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Nuk kam një model të veçantë frymëzimi, as një lider, por tek të gjithë modelet dhe liderët, marr atë çka unë mendoj që më duhet.5.Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Rrjetet sociale për mua kanë të dyja anët e medaljes. Në një farë mënyre duket si një dritare komunikimi dhe informimi, por ta shohësh më në thelb nuk janë vërtetë ashtu. Për mua rrjetet

sociale nuk përdoren por keqpërdoren. Po të shohësh në rrjetet sociale, do të gjesh aty shumë gjëra që nuk nevojiten. Duke qenë të pakontrollueshme, ne jemi dëshmitarë që në disa raste kanë prodhuar dhunë dhe vrasje, për shkak të keqpërdorimit të tyre. Është një formë komunikimi jo bindëse. Rrjetet sociale janë kthyer në armikun më të madh të të rinjve sa i përket harxhimit të kohës pa sjellë dobi. Të rinjtë e sotëm, i kanë zëvendësuar li-brat me rrjetet sociale dhe kjo jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, por thjeshtë për argëtim.6.Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë nëpër

rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, Punësimi, Çështjet Sociale, Ide

dhe Perspektiva 2012-2021". Sipas jush, çfarë politikash duhet të

ndiqen për të rritur punësimin?

Për mua, rritja e punësimit do të varej jo vetëm nga faktori politik dhe politikat që ndiqen nga qeveritë. Rritja e punësimit nis nga ndërgjegjësimi. Në rast se ne, të rinjtë e sotëm dhe të gjithë ata që janë në moshë pune dhe kanë dëshirën të punojnë, duhet të nisin kërkesëllogarinë nga vetja. Për mua zgjidhja është rikthimi tek pasuria më e çmueshme në këtë botë, rikthimi tek toka. Pra politika e rritjes së punësimit duhet të nisë që në familje. Dua të ndalem pak në investimet që duhet të bëjë shteti për zonat rurale në mënyrë që atyre t'u ofrohet një transport i rehatshëm dhe i sigurtë. Ndërsa sa i përket zonave urbane, mendoj që politika që duhet të ndiqet është thithja e investimeve të huaja.

EmËr: dRItAN mbiEmËr: KuRtI DatËlinDja: 30.07.1987 Origjina: MAt VEnDbanimi: buRREL PrOfEsiOni aktual: gAzEtAR PrOfEsiOni i ËnDËrruar: gAzEtAR HObi: udhëtIMEt

Profil A - ZH D

Të investohet në bujqësi!

Page 32: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

32 77 people&more ... 7 Tetor 2012

1.Cila është pika juaj e dobët në karkater ose veset tuaja ?

Pika ime e dobët është familja ime.2.Cila është pika juaj e fortë, si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Them se jam shumë i duruar kundrejt njerëzve dhe e marr me qetësi çdo situatë në të cilën ndodhem.3.Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Synimi im kryesor është që t’ia dal gjithmonë mbanë.4.Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri juaj që ju

fymëzon më shumë?

Modeli im i frymëzimit është babai im dhe kam dëshirë që të paktën të bëhem sa gjysma e tij.5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Unë mendoj se rrjetet sociale kanë dy anët e medaljes, atë pozitive dhe atë negative. I referohem asaj pozitive sepse rrjetet sociale janë një mjet i domosdoshëm për të shkëmbyer men-dime, ide etj. Ndërsa, kanë edhe anë negative sepse shumë njerëz sidomos të rinjtë shpërdorojnë shumë kohë në to.6.Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë nëpër

rrethe me temë: “Arsimi, Punësimi, Çështjet Sociale, Ide dhe Per-

spektiva 2012-2021”. Sipas jush, çfarë politikash duhet të ndiqen

për të rritur punësimin?

Për mendimin tim duhet të përfshihen sa më shumë të rinj në sektorë të ndryshëm të punësimit. E përgëzoj Lëvizjen Shq-ipërinë e Re për iniciativat e marra dhe i uroj shumë suksese.

Të rinjtë të përfshihen në sa më shumë sektorë!

EmËr: duRIM mbiEmËr: LILA DatËlinDja: 19.07.1993 Origjina: KRuJë VEnDbanimi: RINAS PrOfEsiOni aktual: WEb, 77 NEWS PrOfEsiOni i ËnDËrruar: SIPëMARRëS HObi: PALEStRA

Profil A - ZH D

Page 33: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

7 Tetor 2012... 33

Adresa: Rr. e Vilumit rr. e 2 mbas stacionit elektrikAdresa: Rr. e Vilumit rr. e 2 mbas stacionit elektrikCel: 068 64 29 107

Page 34: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

34 77 people&more ... 7 Tetor 2012

Profil A - ZH D

1.Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Pika ime më e dobët është sinqeriteti.2. Cila është pika juaj e fortë, si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Pika ime më e fortë: karakteri dhe ambicja për të ecur përpara3.Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Të bëhem muzikant me famë, pse jo të luaj në skenat e botës.4.Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Modeli i frymëzimit: Muzika5.Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Shumë të dobishme për personat që kanë një biznes dhe duan ta reklamojnë atë, por edhe shumë të dëmshme për fëmijët.

6.Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë nëpër

rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, Punësimi, Çështjet Sociale, Ide

dhe Perspektiva 2012-2021". Sipas jush, çfarë politikash duhet të

ndiqen për të rritur punësimin?

Duhet filluar nga politikat e punësimit. Unë nuk jam njeriu i duhur për të folur profesionalisht për këtë çështje, por mendoj se në vendin tonë punësimi është një hallkë që lë për të dëshiruar. Janë shumë studentë që nuk dinë ku të kërkojnë punë sepse re-alisht nuk ka. Të gjitha firmat private të kërkojnë eksperiencën e punës, ndërkohë që ne sapo kemi dalë nga bankat e shkollave. Nëse unë nuk e marr eksperiencën diku, do të thotë që nuk do punoj asnjëherë aty ku dua?!

Politikat e punësimit të jenë më efikase!

EmËr: dANIEL mbiEmËr: MEMA DatËlinDja: 29.11.1987 Origjina: tIRANë VEnDbanimi: tIRANë PrOfEsiOni aktual: MuzIKANt PrOfEsiOni i ËnDËrruar: MuzIKANt HObi: KItARA

Page 35: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

7 Tetor 2012... 35

Adresa: Hotel Green, Rruga Nacionale Tiranë-Durrës, Vaqarr Tiranë, Albania

Çdo të premte Muzikë Live!

HOTELGREEN

Tel/Fix : +35548520057, Fax : +35548520058, Cel: +355 68 40 33 033, Cel: +355 68 40 63 366e-mail: [email protected] www.hotelgreentirana.com

Page 36: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

36 77 people&more ... 7 Tetor 2012

Hotel KoçibelliFacilitetet e Hotelit:Bar, Restorant,Hotel,Suitë, Palestër Free Internet, Sallë Konfërencash 100-150 përsona,Dhoma me instalim kabllor, 30 kanalenga të gjitha vëndet e botës.

Adresa: Korçë, Bulevardi “Shëngjergjit” Email: [email protected]: 069 20 75 539

Page 37: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

7 Tetor 2012... 37

1.Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Në disa situata jam shumë e drejtpërdrejtë, atë çfarë mendoj ja them në sy personit me të cilin përballem, pa menduar se mund ta humbas. Vese nuk kam.2. Cila është pika juaj e fortë, si dhe cilat janë vlerat tuaja perso-

nale?

Kam karakter të fortë. Pika ime më e fortë është vendosmëria që kam dhe besimi për të realizuar çdo qëllim, ëndërr apo dëshirë që kam.3.Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Qëllimi kryesor që kam për jetën është të eci përpara, përballë çdo pengese që mund të më sjellë jeta, të përpiqem t’i sjell jetës më të mirën duke marrë parasysh mundësitë e mia.4.Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Nuk kam ndonjë model apo lider të caktuar frymëzimi. Thjesht model frymëzimi për mua kanë qenë ata persona që e kanë

filluar jetën e tyre nga zero dhe sot janë dikush. Janë ata per-sona që kanë hasur vështirësi por besimi që kanë pasur në vetvete për të përballuar gjithçka i ka bërë të ecin përpara.5.Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Rrjetet sociale janë shumë të rëndësishme dhe të dobishme edhe pse në disa situata bëhen problematike për personat. Ato na japin informacion tepër të rëndësishëm e njohuri mbi gjithç-ka që ne shohim apo dëgjojmë.6.Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë nëpër

rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, Punësimi, Çështjet Sociale,

Ide dhe Perspektiva 2012-2021". Sipas jush, çfarë politikash duhet

të ndiqen për të rritur punësimin?

Unë mendoj se qeveria duhet të ofrojë kushtet më të mira për biznesin vendas por sidomos atë të huaj, duhet të bëhemi atrak-tivë në sytë e të huajve duke ulur taksat dhe rritur shërbimet. Kjo do të nxisë konkurrencën, do të shtojë investimet dhe do të rritet automatikisht edhe numri i vendeve të punës.

EmËr: dANIELA mbiEmËr: ISMAILANJI DatËlinDja: 20.06.1987 Origjina: tIRANë VEnDbanimi: tIRANë PrOfEsiOni aktual: EKONOMIStE PrOfEsiOni i ËnDËrruar: MOdELE HObi: fOtOgRAfIA

Qeveria të ofrojë

kushte të mira për

biznesin vendas

dhe atë të huaj!

Profil A - ZH D

Page 38: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

38 77 people&more ... 7 Tetor 2012

Profil A - ZH E

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Vesi: Besoj më shumë seç duhet tek njerëzit.2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Pikë e fortë e imja është serioziteti, korrektësia.Kam karakter të fortë dhe është ndër pikat e mia të forta për të cilën jam krenar.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Të arrij majat në karrierën time.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Nuk kam një lider që më frymëzon.

5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Rrjetet sociale më pëlqejnë! Informojnë shoqërinë, për të mirë apo dhe e keqe qoftë. Çdo individ arrin në një përfundim për atë çka ndodh në rrjetet sociale. Janë të mira dhe të dobishme.6. Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë nëpër

rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, Punësimi, Çështjet Sociale, Ide

dhe Perspektiva 2012-2021". Sipas jush, çfarë politikash duhet të

ndiqen për të rritur punësimin?

Sigurisht të hapen vende pune të reja. Ka shumë faktorë që duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për të rritur punësimin në vend. Dhe e rëndësishmja mbetet korrupsioni në masë, i cili nuk lejon që të merren në punë ata më të aftët, por ata me “mik”.

EmËr: ERJON mbiEmËr: KAdILLARI DatËlinDja: 17.11.1987 Origjina: KORçë VEnDbanimi: tIRANë PrOfEsiOni aktual: OPERAtOR PrOfEsiOni i ËnDËrruar: OPERAtOR HObi: udhëtIMEt

Të eleminohet korrupsioni

në politikat e punësimit!

Page 39: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

7 Tetor 2012... 39

Të dëgjohet zëri i

1.Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Vesi më i keq që kam është që pi cigaren.2. Cila është pika juaj e fortë, si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Kam shumë durim dhe jam e qetë në tip.3.Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Të bëhem psikologe e zonja dhe të rritem në karrierë.4.Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Më frymëzon natyra. Lideri: Barack Obama5.Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Janë të përhapura në masë dhe nuk janë fare intime. Janë

tamam si një ditar i hapur, në të cilën njerëzit marrin të gjitha informatat tona. Nuk jam shumë pro.6.Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë nëpër

rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, Punësimi, Çështjet Sociale,

Ide dhe Perspektiva 2012-2021". Sipas jush, çfarë politikash duhet

të ndiqen për të rritur punësimin?

Duhet ta përgëzoj si nismë, sepse më në fund u kujtua dikush të merret me hallet e njerëzve. Shpresoj që të na dëgjohet zëri përmes kësaj lëvizjeje. Mendoj se ndër politikat që duhet të ndiqen janë hapja e vendeve të punës, lidhja e kontratave me firmat private dhe bërja në to e intershipeve.

EmËr: ERMIRA mbiEmËr: dOçI DatËlinDja: 20.11.1990 Origjina: tIRANë VEnDbanimi: tIRANë PrOfEsiOni aktual: StudENtE PrOfEsiOni i ËnDËrruar: PSIKOLOgE HObi: VALLëzIMI

Lëvizjes Shqipëria e Re!

Profil A - ZH E

Page 40: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

40 77 people&more ... 7 Tetor 2012

1.Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Nuk mundem të mbaj inat. Vesi që mundohem ta luftoj çdo ditë e më shumë është impulsiviteti.2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Forca e brendshme dhe optimizmi.3.Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Të përjetoj ndjesinë e ‘buzëqeshjeve fëmijërore’ në çdo hap të jetës time me familjen pranë dhe arritje mbi baza të forta pro-fesionale.4.Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Jam rritur gjithmonë me perfeksionizmin e mamit tim që më duket sikur s'do e arrij kurrë. Hilary Clinton është lideri që më frymëzon.

5.Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Rrjetet sociale janë sa të domosdoshme aq edhe humbje kohe dhe kjo vjen si rezultat i përdorimit të tyre pa kriter, pothuajse nga të gjitha grupmoshat.6.Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë nëpër

rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, Punësimi, Çështjet Sociale,

Ide dhe Perspektiva 2012-2021". Sipas jush, çfarë politikash duhet

të ndiqen për të rritur punësimin?

Së pari është e nevojshme përfshirja sa më e gjerë e intelektua-lëve të rinj në institucione publike dhe jopublike. Ka mjaft ide të reja që mund të sjellin ndryshimin. Përvoja e vjetër ka ide të qarta, por risi s'na ofron !Së dyti, hapja e vendeve të reja të punës.Së treti, industria, bujqësia, blegtoria. Së katërti, organizimi i praktikave studentore nëpër instutucione.

Përfshirja e intelektualëve të rinj në institucione publike dhe jopublike!

EmËr: EdLIRA mbiEmËr: ISMAILANJI DatËlinDja: 07.03.1990 Origjina: KORçë VEnDbanimi: tIRANë PrOfEsiOni aktual: ARKItEKtE PrOfEsiOni i ËnDËrruar: PSIKOLOgE HObi: MuzIKA

Profil A - ZH E

Page 41: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

7 Tetor 2012... 41

Adresa: Mali i RobitGolem, Kavajë, Shqiperi

Email: [email protected]

Cel: 068 33 87 754069 42 60 277

KrenariKrenariHotel

Page 42: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

42 77 people&more ... 7 Tetor 2012

Page 43: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

7 Tetor 2012... 43

aftësi të kufizuara!

Profil A - ZH E

1.Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Flas shpejt dhe jam shumë impulsive.2. Cila është pika juaj e fortë, si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Korrektësia dhe serioziteti.3.Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Mbarimi me sukses i studimeve dhe më pas rritja në karrierë.4.Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Gruaja e hekurt e politikës gjermane, Angela Merkel.5.Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Personalisht kam adresën time ne facebook dhe përveç argëtimit dhe “vrasjes” së kohës, më shërben për të mbledhur miqtë e mi kudo ku janë në një faqe të vetme për të mos harruar njëri-tjetrin.

6.Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë

nëpër rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, Punësimi, Çësht-

jet Sociale, Ide dhe Perspektiva 2012-2021". Sipas jush, çfarë

politikash duhet të ndiqen për të rritur punësimin?

Politikat e punësimit lënë shumë për të dëshiruar në ven-din tonë. Mbetet shumë për të bërë për hapjen e vendeve të punës dhe profesionalizimin e personave të aftë për punë. Por nuk duhen lënë në harresë edhe personat me aftësi të kufizuara, të cilët janë më të prekurit në këtë çështje. Mendoj se shteti duhet të hapë vende pune edhe për këtë kategori njerëzish dhe të krijojë kushte të përshtatshme, në mënyrë që këta njerëz të punojnë dhe të ndihen njësoj me të tjerët.

EmËr: ELVIRA mbiEmËr: QAJANI DatËlinDja: 21.07.1992 Origjina: dIbëR VEnDbanimi: tIRANë PrOfEsiOni aktual: StudENtE PrOfEsiOni i ËnDËrruar: AKtORE HObi: MOdELIzMI

Të hapen vende punepër personat me

Page 44: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

44 77 people&more ... 7 Tetor 2012

1.Cila është pika juaj e dobët në karkater ose veset tuaja ?

Pika ime e dobët është besimi i tepruar, pasi shpesh herë më ka rastisur të zhgënjehem.2.Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Pika ime e fortë është këmbëngulja për të arritur objektivat dhe synimet e mia.3.Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Qëllimi kryesor është të ndjek rrugën e duhur për të arritur objektivat dhe synimet e mia.4.Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri juaj që ju

fymëzon më shumë?

Modeli im i frymëzimit është babai im. Lideri: Kryeministri i Shqipërisë Z.Sali Berisha.5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Rrjetet sociale janë një mundësi shumë e mirë informimi dhe komunikimi. Falë rrjeteve sociale njerëzit kanë më shumë

mundësi informimi dhe komunikimi me njëri-tjetrin.6.Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë nëpër

rrethe me temë:”Arsimi, Punësimi, Çështjet Sociale, Ide dhe Per-

spektiva 2012-2021”. Sipas jush, çfarë politikash duhet të ndiqen

për të rritur punësimin?

Mendoj se punësimi është një hallkë e rëndësishme e një shoqë-rie, që në vendin tonë po vjen gjithnjë e duke u përkeqësuar. Janë shumë studentë që mbarojnë shkollat e larta dhe ngelen pa punë dhe kjo për shumë arsye. Falë “mikut”, nëpër institu-cione private apo edhe shtetërore, shumë njerëz të zotë ngelin pa punë. Një tjetër faktor është ndjekja e një shkolle pa perspe-ktivë dhe arsyeja është vetëm bërja e një shkolle të lartë. Qeveria duhet të organizojë të rinjtë nëpër veprimtari të ndryshme, me qëllim aktivizimin e tyre. Duhet ti jepet një rëndësi e veçantë edhe bujqësisë e blegtorisë. Janë dy degë të ekonomisë, të cilat nëse zhvillohen, rritet ekonomia e vendit tonë dhe hapen më shumë vende pune.

EmËr: ENdRISON mbiEmËr: LAçI DatËlinDja: 03.08.1993 Origjina: PuKë VEnDbanimi: tIRANë PrOfEsiOni aktual: MARKEtINg PrOfEsiOni i ËnDËrruar: MEKANIK HObi: PILOt

e bujqësisë si mundësi punësimiTë nxitet zhvillimi i blegtorisë

Profil A - ZH E

Page 45: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

7 Tetor 2012... 45

Page 46: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

46 77 people&more ... 7 Tetor 2012

Profil A - ZH E

1.Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Tradhëtia është pika e dobët.Veset e këqija: cigarja2. Cila është pika juaj e fortë, si dhe cilat janë vlerat tuaja perso-

nale?

Pikë e fortë e imja është se jam tepër i dhënë pas shoqërisë. Për vlerat e mia personale është më mirë të pyesni ata që më njohin.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Do më pëlqente të arrija majat në karrierën time. Fama më pëlqen.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Modeli frymëzimit? Nuk e di, ndoshta vetvetja.

5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Rrjetet sociale, virus shumë i keq por edhe shumë i domos-doshëm! 6.Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë nëpër

rrethe të ndryshme me temë: "arsimi, punësimi, çështjet sociale,

ide dhe perspektiva 2012-2021". Sipas jush, çfarë politikash duhet

të ndiqen për të rritur punësimin?

Papunësia në vendin tonë është rritur me hapa gjigandë. Ka shumë të rinj që kanë mbaruar shkollat dhe rrinë me vite të tëra pa punë. Mendoj se universitetet tona duhet të lidhin marrëveshje me firmat private e shtetërore në mënyrë që edhe studentët të kenë mundësi të marrin një eksperiencë pune fill-estare.

EmËr: ERgI mbiEmËr: NuNE DatËlinDja: 23.05.1992 Origjina: KORçë VEnDbanimi: tIRANë PrOfEsiOni aktual: fOtOgRAf PrOfEsiOni i ËnDËrruar: fOtOgRAf HObi: fOtOgRAfIA

biznesi privat të ofrojë mundësi punësimi për studentët!

Page 47: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

7 Tetor 2012... 47

1. Cila është pika juaj e dobet në karakter ose veset tuaja?

Vese nuk kam. Si pikë të dobët mund të specifikoj ndjeshmërinë e tepruar dhe faktin që prekem shpejt.2. Cila është pika juaj e fortë dhe cilat janë vlerat tuaja?

Pika ime e fortë është vullneti i palëkundur për punë dhe besimi në Zot që më ka dhënë fuqi gjithmonë në jetë. Si vlera të miat mund të përmend faktin që jam shumë sfiduese dhe asnjëherë nuk nënshtrohem ndaj fatit.3. Cili është synimi që ju keni për jetën?

Të ndërtoj jetën dhe karrierën time me baza të forta dhe themele të strukturuara nga dashuria, harmonia dhe puna e mirëorgani-zuar.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që iu

frymëzon më shumë?

Modeli im i frymëzimit është çdo gjë e bukur dhe e thjeshtë.

Ndërsa lideri që më frymëzon është dhe do ngelet përherë gjyshi im.5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Janë të domosdoshme por duhet të kenë përdorim të limituar.6.Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë nëpër

rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, Punësimi, Çështjet Sociale,

Ide dhe Perspektiva 2012-2021". Sipas jush, çfarë politikash duhet

të ndiqen për të rritur punësimin?

Ajo që vlen për t’u përmendur dhe vlerësuar është fakti që Lëviz-ja Shqipëria e Re ka ndërmarrë këtë hap: zhvillimin e tryezave të debatit ku protagonistë janë të rinjtë. Mendoj që tregu i punës në Shqipëri ka shumë nevojë për frymën e re në çdo fushë. Për mendimin tim, alternimi i të rinjve që në fazë studentore në departamente dhe dikastere të ndryshme do të ishte një ogur i mirë që do hapte mundësinë e punësimit të tyre më vonë.

EmËr: ERJONA mbiEmËr: PEMAJ DatËlinDja: 02.07.1990 Origjina: PuKë VEnDbanimi: tIRANë PrOfEsiOni aktual: ARKItEKtE PrOfEsiOni i ËnDËrruar: MJEKE HObi: fOtOgRAfIA

ka nevojë PëR të RINJtë!tregu i punës

Profil A - ZH E

Page 48: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

48 77 people&more ... 7 Tetor 2012

1.Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Vese s’kam, ndërsa pika ime e dobët është besimi që krijoj shumë shpejt tek njerëzit. 2. Cila është pika juaj e fortë, si dhe cilat janë vlerat tuaja perso-

nale?

Pikat e mia të forta janë guximi për të provuar dhe vullneti për të çuar deri në fund diçka që më ngarkohet. Si vlerë timen mund të përmend bujarinë.3.Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Dua që pas mbarimit të shkollës të hap studion time të projek-timit dhe t'i përkushtohem shumë profesionit.4.Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Modeli i frymëzimit për mua është familja. Lideri që më frymë-zon është arkitektja Zaha Hadid.

5.Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Rrjetet sociale janë njëkohësisht të domosdoshëm dhe të dëm-shëm. Mendoj që përdorimi i tyre duhet të jetë disi më i kontro-lluar, sidomos pasi po vemë re që në këto kohë rrjetet sociale kanë përdorim të gjerë edhe nga fëmijët.6.Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë nëpër

rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, Punësimi, Çështjet Sociale,

Ide dhe Perspektiva 2012-2021". Sipas jush, çfarë politikash duhet

të ndiqen për të rritur punësimin?

Politikat e punësimit kanë qenë dhe ngelen më shqetesueset për vendin tonë. Shumë të rinj përfundojnë universitetet dhe nuk dinë ku të “përplasen” për të gjetur punë. Mendoj që është shumë e nevojshme të rritet e të zgjerohet mënyra e punësimit me konkurs në institucione dhe sigurisht të hapen vende të reja pune.

EmËr: ERVIS mbiEmËr: LEtI DatËlinDja: 19.10.1980 Origjina: buLQIzë VEnDbanimi: tIRANë PrOfEsiOni aktual: ARKItEKt PrOfEsiOni i ËnDËrruar: ARKItEKt HObi: futbOLLI

për vendet e punës!konkursi

Të aplikohet

Profil A - ZH E

Page 49: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

7 Tetor 2012... 49

REGINAHOTEL

Adresa: Rradhime, Vlorë, Albania

E-mail: [email protected]

Cel:+355 69 20 65 399 069 26 56 757

Page 50: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

50 77 people&more ... 7 Tetor 2012

Profil A - ZH F

1.Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Si pikë timen të dobët do të theksoja sinqeritetin në lidhje me të tjerët. Jo të gjithë arrijnë ta vlersojnë. 2. Cila është pika juaj e fortë, si dhe cilat janë vlerat tuaja perso-

nale?

Pikë e fortë imja është optimizmi që kam për zgjidhjen e vështirësive. Ndër vlerat e mia personale, në shoqëri, familje apo në çdo hapësirë publike, konsiderohem një person i dashur. Dhe kjo falë vlerave dhe aftësive të mia. 3.Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Që në fëmijërinë e hershme dëshira ime ishte të bëhem intele-ktuale. Të shërbej në dobi të një komuniteti madhor dhe kurrë nuk do heq dorë prej kësaj. Të "zhyturit" në studime nuk më kanë mënjanuar prej asnjë gjëje dhe do vazhdoj një ritual të ti-llë deri në realizimin e objektivit tim, "të jem një intelektuale".4.Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Modeli i frymëzimit tim është një mjeke gjinekologe, aktualisht pedagogia ime, Z. Elinda Gjata. Një orë leksioni me të është vërtet një kënaqësi që unë doja të zgjaste gjatë. Shembëllimi i saj do doja të shfaqej tek unë. Jam duke punuar për këtë.

5.Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Një mënyrë e sofistikuar komunikimi, pjesë integrale e jetës online. Bazuar në mënyrën e menaxhimit paraqiten pozitive dhe negative e deri diku edhe lënduese. Deri në cakun ku nuk arrijnë të ndërhyjnë apo edhe të prekin jetën e individit, do t'i konsideroja të domosdoshme dhe të dobishme.6.Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë

nëpër rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, Punësimi, Çështjet

Sociale, Ide dhe Perspektiva 2012-2021". Sipas jush, çfarë politi-

kash duhet të ndiqen për të rritur punësimin?

Përsa i përket politikave të punësimit, vihet re rritja e viteve për daljen në pension. Përse në administratat shëndetësore, arsimore, ekonomike, etj, të qëndrojnë persona në moshë ma-dhore, persona të cilët i kanë përmbushur detyrimet personale dhe ato shtetërore kur një pjesë e konsiderueshme të rinjsh plot energji vërtiten rrugëve? Do doja të përmendja hapjen e qendrës për "Drejtësi dhe Solidaritet" e cila jo vetëm që ofron shërbime në dobi të qytetarëve të thjeshtë por shënoi hapjen e shumë vendeve të punës për juristë dhe gazetarë. Këtë inicia-tivë të Z. Vlashaj do ta konsideroja revolucion në punësimin e të rinjve!

EmËr: fAbIOLA mbiEmËr: KAJANA DatËlinDja: 17.09.1989 Origjina: duRRëS VEnDbanimi: LuShNJE PrOfEsiOni aktual: StudENtE PrOfEsiOni i ËnDËrruar: MJEKE HObi: udhëtIMEt

po bën revolucion në punësimin e të rinjve!lëvizja shqipëria e re

Page 51: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

7 Tetor 2012... 51

1.Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Naiviteti është pjesa e dobët e karakterit tim. Vese nuk kam.2. Cila është pika juaj e fortë, si dhe cilat janë vlerat tuaja perso-

nale?

Për vlerat e mia personale mund të flasin më mirë ata që më njohin. Përsa i përket pikës së fortë në karakter është korrek-tësia.3.Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

E kam ëndërr të fluturoj me anije kozmike në një nga planetet.4.Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Model frymëzimi kam mamin tim. 5.Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Jam pro rrjeteve sociale por me limit. Si adoleshentët dhe sido-mos fëmijët, janë pjesa e shoqërisë më e “infektuar” nga këto rrjete sociale. 6.Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë nëpër

rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, Punësimi, Çështjet Sociale,

Ide dhe Perspektiva 2012-2021". Sipas jush, çfarë politikash duhet

të ndiqen për të rritur punësimin?

Unë po flas për Prishtinën. Nuk e di si funksionon në Tiranë, por di të them që papunësia në Kosovë është shumë e lartë. Mendoj që qeveria duhet të hapë projekte, në mënyrë që edhe vendi të ndihmohet financiarisht, por edhe të aktivizohen shumë të rinj në mënyrë që të punësohen dhe të marrin një eksperiencë pune.

EmËr: fORtESA mbiEmËr: IbRAhIMI DatËlinDja: 17.08.1987 Origjina: PRIShtINë VEnDbanimi: PRIShtINë PrOfEsiOni aktual: MJEKE PrOfEsiOni i ËnDËrruar: AuStRONAutE HObi: AStROLOgJIA

Profil A - ZH F

të nxisë projekte për punësimin!Qeveria

Page 52: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

52 77 people&more ... 7 Tetor 2012

1.Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Prekem shpejt, kjo është pika ime e dobët. Nuk kam vese nega-tive. Mundohem që në familje, shoqëri dhe kudo t’i respektoj dhe të më respektojnë. Kjo është motoja ime .2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Vlerat e mia personale karakterizohen nga urtësia, dashuria dhe sinqeriteti.3.Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Synimi im ka qenë dhe mbetet muzika Hip-Hop .4.Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Modeli im i frymëzimit është rryma Hip-Hop. Dhe ajo që më shtyn më shumë që të ndjek këtë model, është dhe i famshmi këngëtar i Hip-Hop-it, “B.I.G”.

5.Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Për mendimin tim, edhe të jenë edhe të mos jenë, pak rëndësi ka se unë nuk i frekuentoj rregullisht këto rrjete.6.Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë nëpër

rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, Punësimi, Çështjet Sociale, Ide

dhe Perspektiva 2012-2021". Sipas jush, çfarë politikash duhet të

ndiqen për të rritur punësimin?

Të gjithë jemi të vetëdijshëm që shumica e të rinjve janë pa punë. Po marr shembull veten, e më pas të dal tek të tjerët. Unë e kam pasion muzikën, por të gjithë e dimë se sa perspektivë kanë të rinjtë në muzikë. Si në çdo fushë tjetër, edhe këtu hyn “miku”. Karrierë bëjnë fëmijët e muzikantëve, këngëtarëve, me ose pa tal-ent. Kështu ne të tjerët që nuk e kemi babin këngëtar apo kom-pozitor, dalim në plan të dytë ose të tretë. Kjo vërtetë që përbën problem për të ardhmen e të rinjve.

EmËr: KLAJdI mbiEmËr: zENuNLLARI DatËlinDja: 20.05.1992 Origjina: KORçë VEnDbanimi: tIRANë PrOfEsiOni aktual: KëNgëtAR PrOfEsiOni i ËnDËrruar: MuzIKA HObi: bASKEtbOLLI

në politikate punësimit!

Të luftohet korrupsioni

Profil A - ZH K

Page 53: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

7 Tetor 2012... 53

J&B Electronics

Adresa: Km 5, Durrës Tiranë

Cel: 068 20 22 766

E-mail: [email protected]

Page 54: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

54 77 people&more ... 7 Tetor 2012

web : www.kantina-arberi.comKontakt: [email protected]

Facebook: www.facebook.com/KantinaArberi

Tel&Fax : 02162486Cel : 00355682023980

Adresa: Ish Blloku i Magazinave Tregtare

Page 55: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

7 Tetor 2012... 55

EmËr: MARSELA mbiEmËr: bEhARI DatËlinDja: 27.10.1982 Origjina: fIER VEnDbanimi: tIRANë PrOfEsiOni aktual: SEKREtARE PrOfEsiOni i ËnDËrruar: MOdERAtORE HObi: tEKNOLOgJIA KOMPJutERIKE

1.Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Përjetimi i situatave të ndryshme (të pakëndshme sigurisht) që mund t’u ndodhin të tjerëve, sikur të më kenë ndodhur mua vetë. 2. Cila është pika juaj e fortë, si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Pika ime më e fortë është intuita, s’më lë të gaboj asnjëherë, në qoftë se e ndjej që diçka nuk shkon, nuk shkon me të vertetë, nuk gabohem kurrë!Vlerat: Korrektësia, ruajtja e konfidencialitetit,vullneti, përkush-timi ndaj punës dhe familjes.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj ?

Rritja profesionale dhe më e rëndësishmja rritja si individ, në mënyrë që një ditë të jem një shembull pozitiv me të cilin të krenohen dy fëmijët e mi.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Model frymëzimi për mua janë të gjitha vlerat pozitive të një

shoqërie demokratike moderne.Përsa i përket liderëve nuk kam një lider të veçantë, i cili të më frymëzojë, por ndër njerëzit (liderë ) të cilët kanë lënë gjurmë në historinë e njerëzimit do të veçoja Martin Luther King. 5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Mendoj se janë bërë një mjet i domosdoshëm komunikimi dhe jam pro tyre, deri në momentin që nuk abuzohet me to. 6. Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debate me të rinjtë

nëpër rrethe të ndryshme me temë: “Arsimi, Punësimi, Çështjet So-

ciale, Ide dhe Perspektiva 2012-2021”. Sipas jush, çfarë politikash

duhet të ndiqen për të rritur punësimin?

E përgëzoj Lëvizjen Shqipëria e Re për nismat që po merr me të rinjtë. Shoqërisë tonë i duhet një lëvizje e tillë që të merret me ne të rinjtë. Ndër pjesët më të rëndësishme, që e bëjnë shtetin të ketë ekonomi të ulët, është papunësia. Kjo sjell varfëri dhe vepra kriminale dita-ditës. Hapja e shkollave profesionale, do t’i bënte mirë rritjes së punësimit.

LSHR-ja!

Mbështes politikat e propozuara nga

Profil A - ZH M

Page 56: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

56 77 people&more ... 7 Tetor 2012

Profil A - ZH M

Të hiqet dorë nga mentaliteti i mikut!1.Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Besoj shumë tek të tjerët dhe zemërgjerësia e tepruar për njerëz-it. Vese nuk kam.2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Besimi në Zot është pikë e fortë e imja që më ndihmon të eci përpara.3.Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Të rritem në karrierë dhe më vonë të formoj një familje timen.4.Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Mendoj se nëse le diçka të mirë prapa, të tjerët të marrin si model. Nuk kam model timin por dëshiroj shumë të bëhem model për dikë.

5.Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Me zhvillimin e elektornikës është rritur edhe nevoja që të shtohen rrjetet sociale. Janë të dobishme sepse të mbarojnë punë, por edhe të dëmshme se shumë shpesh edhe të prishin punë. Janë shumë të përhapura dhe i kanë bërë njerëzit “të varur” ndaj tyre.6.Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë nëpër

rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, Punësimi, Çështjet Sociale, Ide

dhe Perspektiva 2012-2021". Sipas jush, çfarë politikash duhet të

ndiqen për të rritur punësimin?

Që një i ri të punojë në një vend pune, duhet të jetë i aftë që ta fito-jë këtë vend pune e më pas të ecë në karrierë. Por shumë shpesh, në vendin tonë, këto nuk mjaftojnë. “Miku” i famshëm ua lehtëson punën shumë prej të rinjve, të cilët u hyjnë “në hak” atyre më të aftëve. Ky është një problem serioz që është përhapur shumë.

EmËr: MELSI mbiEmËr: bEQIRI DatËlinDja: 03.11.1990 Origjina: tIRANë VEnDbanimi: tIRANë PrOfEsiOni aktual: StudENt PrOfEsiOni i ËnDËrruar: futbOLLI HObi: SPORtI

Page 57: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

7 Tetor 2012... 57

Page 58: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

58 77 people&more ... 7 Tetor 2012

Dr. O. Kaja Dr. E. Molla

KLINIKËDENTARE

adresa: pranË bashkisË vorË, tiranË - albaniacel: +355 68 40 64 156 / 68 40 84 225

e-mail: [email protected]

Page 59: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

7 Tetor 2012... 59

1.Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Pika ime më e dobët është familja ime.2. Cila është pika juaj e fortë, si dhe cilat janë vlerat tuaja perso-

nale?

Edhe pika ime më e fortë është familja.3.Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Të jem dikushi në jetë.4.Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Modeli që më frymëzon më shumë është mami.5.Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Sipas mendimit tim me zhvillimin dhe përdorimin aktiv të rrjeteve

sociale, rinia bashkëkohore ka humbur aftësinë për të komuni-kuar gojarisht. Studentët të cilët rrijnë vazhdimisht në Internet, humbasin jo vetëm kontaktin me realitetin, por dhe aftësinë për të shfaqur ndjeshmëri, bashkëpërjetim, dhembshuri, dashamirësi.6.Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë nëpër

rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, Punësimi, Çështjet Sociale, Ide

dhe Perspektiva 2012-2021". Sipas jush, çfarë politikash duhet të

ndiqen për të rritur punësimin?

Sipas meje për të rritur punësimin duhet të hapen sa më shumë vende pune, jo vetëm t’i hapim por edhe t’i publikojmë nëpër re-vista, Internet etj. Si rrjedhojë e hapjes së shumë vendeve të punës, të rinjtë do të jenë kureshtarë dhe do ta provojnë njëherë.

Profil A - ZH N

EmËr: NIKOLL mbiEmËr: RIcA DatËlinDja: 06.12.1990 Origjina: MIRdItë VEnDbanimi: MAMuRRAS PrOfEsiOni aktual: StudENt PrOfEsiOni i ËnDËrruar: OfIcER POLIcIE HObi: MJEKSIA

Të angazhohen të

rinjtë!

Page 60: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

60 77 people&more ... 7 Tetor 2012

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

I urrej gënjeshtrat, i kam pikë të dobët.2. Cila është pika juaj e fortë, si dhe cilat janë vlerat tuaja perso-

nale?

Kam karakter të fortë dhe është ndër pikat e mia të forta për të cilën jam krenar.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Të arrij majat në karrierën time si model.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Mua më frymëzon muzika. Për mua arti është ushqimi im.

5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Janë të mira dhe të dobishme.6. Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë nëpër

rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, Punësimi, Çështjet Sociale, Ide

dhe Perspektiva 2012-2021". Sipas jush, çfarë politikash duhet të

ndiqen për të rritur punësimin?

Kjo problematikë në Shqipëri mendoj që është lënë shumë pas dore dhe mendoj që duhet parë me një sy ose me interes më të madh. Papunësia është në nivele të larta në Shqipëri dhe duhet bërë patjetër diçka në mënyrë që të rinjtë të mos ngelen pa punë. Qeveria duhet të marrë masa për të ulur papunësinë.

Profil A - ZH P EmËr: PIMI mbiEmËr: ISufI DatËlinDja: 02.05.1986 Origjina: duRRëS VEnDbanimi: duRRëS PrOfEsiOni aktual: MENAxhER PrOfEsiOni i ËnDËrruar: POLItIKAN HObi: udhëtIMEt

të ndërmerren nismapapunësinë!për të ulur

Page 61: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

7 Tetor 2012... 61

Adresa: Supërstada Lezhë-Tiranë km 3,(pranë rotondos)Cel: +355 68 20 11 513

068 20 70 316 Email: [email protected]. licatagreutol.it

Page 62: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

62 77 people&more ... 7 Tetor 2012

Profil A - ZH R

një nga sfidat më të rëndësishme të së ardhmes!1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Pika më e dobët: Familja.Vese: Nuk Kam.2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Vullneti për të ecur sa më lart, si dhe kërkesa e llogarisë ndaj vetes.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Koha është e limituar për të vënë synime ndaj rasti është miku im. 4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Nuk kam as model as lider frymëzimi.5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Rrjetet sociale kanë pluse dhe minuse. Pluse sepse ti e merr në kohë lajmin nëpërmjet këtyre rrjeteve. Por nga ana tjetër nuk do

të thotë që lajmi apo informacioni në të është i saktë. Pra këto rrjete edhe të dezinformojnë.6. Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë

nëpër rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, Punësimi, Çështjet So-

ciale, Ide dhe Perspektiva 2012-2021". Sipas jush, çfarë politikash

duhet të ndiqen për të rritur punësimin?

Papunësia është një nga fenomenet më shqetësuese të shoqërisë dhe një nga sfidat më të rëndësishme të së ardhmes. Papunë-sia e të rinjve, sidomos në vendin tonë, nuk është thjesht një gjendje e përkohshme që pasohet nga punësimi i të rinjve në një periudhë të mëvonshme, por është një proces që kalon nga shkolla, papunësia, puna e papaguar, pagat e ulëta, punëtoria e pakualifikuar. Të gjithë këta faktorë i bëjnë të rinjtë pasivë dhe jo optimistë për të gjetur një punë “të hajrit”. Ky pesimizën sjell edhe sjellje të pakëndshme tek të rinjtë dhe kryerja e akteve jo të mira.

EmËr: RAJMONd mbiEmËr: ShAbANI DatËlinDja: 28.10.1983 Origjina: MAt VEnDbanimi: buRREL PrOfEsiOni aktual: JuRISt PrOfEsiOni i ËnDËrruar: JuRISt HObi: udhëtIMEtPapunësia,

Page 63: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

7 Tetor 2012... 63

Adresa: Gjiri i LalëzitE-mail: [email protected]

069 40 98 047

Page 64: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

64 77 people&more ... 7 Tetor 2012

Adresa: Golem, Durrë[email protected]: 0578 620 80

Fax: 0578 62 081

Page 65: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

7 Tetor 2012... 65

Vende pune për të diplomuarit jashtë shtetit!1.Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Jam shumë ekspresive në tip. Prekem shpejt për gjënë më të vogël. Vese nuk kam.2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Ambicia është një nga pikat e mia më të forta.3.Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Të merrem me planin urbanistik të Tiranës. Kam studiuar për arkitekturë dhe qëllimi që zgjodha këtë degë, ishte pikërisht ky.4.Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Lideri që më frymëzon më shumë është ndër gratë më të forta

të politikës gjermane, Angela Merkel.5.Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Nuk jam frekuentuese e rregullt e tyre. Të hanë shumë kohë.6.Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë nëpër

rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, Punësimi, Çështjet Sociale, Ide

dhe Perspektiva 2012-2021". Sipas jush, çfarë politikash duhet të

ndiqen për të rritur punësimin?

Studiova në Gjermani, me shpresën që kur të kthehem në vendin tim të hyj në punë, në profesionin tim. Por di që sa po vjen, e po bëhet akoma më e pamundur kjo gjë. Kjo është arsyeja që studentët shqiptarë që studiojnë nëpër botë, kanë dëshirë të studiojnë e të punojnë në vende të huaja, sepse shteti nuk të siguron punën.

EmËr: RINORA mbiEmËr: RAMA DatËlinDja: 24.09.1985 Origjina: tIRANë VEnDbanimi: gJERMANI PrOfEsiOni aktual: ARKItEKtE PrOfEsiOni i ËnDËrruar: MJEKE HObi: KëRcIMI

Profil A - ZH R

Page 66: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

66 77 people&more ... 7 Tetor 2012

Profil A - ZH S

Të ndalohet rryshfeti në institucione!1.Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Naiviteti është ndër pikat e mia të dobëta.2. Cila është pika juaj e fortë, si dhe cilat janë vlerat tuaja perso-

nale?

Jam shumë krenare dhe e quaj pikë të fortë të karakterit tim.3.Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Synimi është të diplomohem për këtë degë që kam nisur dhe të rritem në karrierë4.Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Frymëzimi im është babi. Ai është krenaria ime.5.Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Kanë anë pozitive dhe negative në jetën e njeriut. Shërbejnë për

të njohur njerëz dhe bashkojnë ata njerëz që nuk janë takuar prej kohësh me njëri-tjetrin. Sot Interneti dhe rrjetet sociale ia kalojnë edhe televizionit. Lajmi qarkullon shumë shpejt në të gjithë botën.6.Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë nëpër

rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, Punësimi, Çështjet Sociale,

Ide dhe Perspektiva 2012-2021". Sipas jush, çfarë politikash duhet

të ndiqen për të rritur punësimin?

Korrupsioni, rryshfeti dhe “miku” janë ato që e pengojnë më shumë zhvillimin dhe ecjen përpara të punësimit, si në insti-tucionet private dhe në ato shtetërore. Duhet të rregullohen së pari këto tre hallka të dëmtuara që nuk e lejojnë punësimin të ecë përpara.

EmËr: SPIdJA mbiEmËr: VERA DatËlinDja: 05.06.1991 Origjina: bERAt VEnDbanimi: tIRANë PrOfEsiOni aktual: StudENtE PrOfEsiOni i ËnDËrruar: PëRKthYESE HObi: udhëtIMEt

Page 67: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

7 Tetor 2012... 67

Page 68: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

68 77 people&more ... 7 Tetor 2012

Kuzum BabaBAR RESTORANT, KOMPLEKS ARGËTIMI

Adresa: kodra turistike Kuzum BabaCel: 068 20 68 130 Email: [email protected]

Page 69: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

7 Tetor 2012... 69

1.Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Pika ime e dobët është fakti që nevrikosem shpejt me njerëzit. Vese s’kam.2. Cila është pika juaj e fortë, si dhe cilat janë vlerat tuaja perso-

nale?

Pika ime e fortë është guximi për të provuar aventura e sfida të reja. Ndërsa si vlera mund të marr dëshirën e mirë për të ndih-muar pa kushte të tjerët.3.Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Të ndërtoj një karrierë të suksesshme.4.Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Modeli i frymëzimit për mua janë prindërit e mi. Lideri për mua është politikania e njohur Hillary Clinton.

5.Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Nevojiten shumë për komunikimin dhe bashkimin e njerëzve që ndodhen larg por ajo që vihet re këto kohë është fakti që po për-doren në mënyrë të palimituar e të pakontrolluar.6.Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë nëpër

rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, Punësimi, Çështjet Sociale, Ide

dhe Perspektiva 2012-2021". Sipas jush, çfarë politikash duhet të

ndiqen për të rritur punësimin?

Problemi kryesor që ka sot vendi ynë është numri i ulët i punësim-it e sidomos i punësimit të të rinjve. Fakti që Lëvizja Shqipëria e Re ka ndërmarrë hapa të tillë duke organizuar tryeza me të rinjtë, besoj që është diçka shumë e domosdoshme. Në këtë mënyrë, politika njeh më mirë kush janë problemet dhe sfidat e të rinjve për punësim. Çdo gjë bëhet më e prekshme dhe më e zgjidhshme.

Politika duhet të njohë më mirë problemet e punësimit!

EmËr: StELA mbiEmËr: çEREKJA DatËlinDja: 18.10.1990 Origjina: ELbASAN VEnDbanimi: tIRANë PrOfEsiOni aktual: ARKItEKtuRë PrOfEsiOni i ËnDËrruar: ARKItEKtuRë HObi: udhëtIMEt

Profil A - ZH S

Page 70: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

70 77 people&more ... 7 Tetor 2012

Page 71: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

7 Tetor 2012... 71

Profil A - ZH S

1.Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Pika ime e dobët është familja. Përsa iu përket veseve s’mendoj se kam ndonjë të tillë, përveçse jam pak kokfortë dhe dua që të më shkojë e imja, nëqoftëse ky mund të konsiderohet ves.2. Cila është pika juaj e fortë, si dhe cilat janë vlerat tuaja perso-

nale?

Mendoj se një nga gjërat pozitive që shoh tek vetja është fakti që kam besim në vetvete rreth asaj që di dhe asaj që ndiej dhe kjo më bën që të jem pothuajse gjithmonë në humor të mirë dhe mbi të gjitha optimiste. Jam ai tipi i personit që edhe në gjërat më negative mundohem të shoh apo të analizoj edhe anën tjetër të medaljes. Përsa u përket vlerave personale men-doj se më tepër duhet t’i gjykojnë dhe t’i vlerësojnë ata që më njohin, ndërsa unë vetë mund t'a cilësoj veten mbi të gjitha si një njeri human dhe të komunikueshëm.3.Cili është synimi kryesor që keni për jeten tuaj?

Synimi është mbarimi i studimeve në sistemin 3-vjecar dhe më pas ndjekja e studimeve pasuniversitare për gazetari. Shpesoj që ky synim i imi të realizohet.

4.Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju frymë-

zon më shumë?

Modeli im i frymëzimit është babai im. Adhuroj absolutisht çdo gjë tek babai dhe ai është dhe do jetë gjithmonë idhulli im, dhe mbështetja ime më e madhe.5.Ç'mendim keni për rrjetet sociale?

Rrjetet sociale, mendoj se janë të dobishme dhe sjellin zgjerimin e njohurive, bëjnë të mundur njohjen me fakte apo gjëra të reja, por nga ana tjetër janë edhe të dëmshme sepse shpesh cënojnë edhe privatësinë e individëve, apo edhe përdorimi pa kriter nga të rinjtë apo fëmijët.6.Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë nëpër

rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, Punësimi, Çështjet Sociale, Ide

dhe Perspektiva 2012-2021". Sipas jush, çfarë politikash duhet të

ndiqen për të rritur punësimin ?

Çështja e punësimit ka qenë dhe vazhdon të mbetet një problem për shoqërinë shqiptare. Mendoj se duhet të hapen vende të reja pune dhe të angazhohen të rinjtë, mendoj se duhet të hapen fabri-ka, t’i jepet më tepër përparësi punësimit pranë shërbimeve sociale.

EmËr: SONILdA mbiEmËr: hAzIzI DatËlinDja: 21.05.1991 Origjina: fIER VEnDbanimi: VLORë PrOfEsiOni aktual: StudENtE PrOfEsiOni i ËnDËrruar: gAzEtARI HObi: KëRcIMI

punësimit pranë shërbimeve sociale!Ti jepet më tepër përparësi

Page 72: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

72 77 people&more ... 7 Tetor 2012

Mbështes nismat e Lëvizjes Shqipëria e Re!1.Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Jam njeri pa vese dhe komplekse. Jam totalisht i çliruar nga këto.2. Cila është pika juaj e fortë, si dhe cilat janë vlerat tuaja perso-

nale?

Sinqeriteti dhe thjeshtësia, marrëdhënie korrekte me miqtë dhe shokët.3.Cili është synimi kryesor që keni për jeten tuaj?

Arsimimi i fëmijëve.4.Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Fan Noli.5.Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Nëse do flasim për Twitter apo Facebook, unë shpreh bindjen se nuk janë thjeshtë zbavitje por është edhe një test për in-teligjencën e secilit prej nesh. Është i vetmi mjet më i shpejtë për të komunikuar me miqtë e shokët tanë kudo që ndodhen por dhe me njerëzit tanë të afërm.6.Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë nëpër

rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, Punësimi, Çështjet Sociale,

Ide dhe Perspektiva 2012-2021". Sipas jush, çfarë politikash duhet

të ndiqen për të rritur punësimin?

I kam ndjekur po thuaj të gjitha tryezat dhe debatet me të rinjtë që ka zhvilluar Lëvizja Shqipëria e Re lidhur me punësimin dhe çështjet sociale. Nëse sot ka probleme në vendin tonë dhe janë

tema akute që duhet të ndalet e gjithë shoqëria jonë pikërisht janë problemet sociale dhe punësimi. Mjaft të rinj edhe pse arsimohen në vend apo dhe jashtë, rropaten me ditë e muaj për një vend pune dhe e kanë mjaft të vështirë. Ne jemi një vend që kemi mundësi për punësim si dhe për zbutje sa më shumë të problemeve sociale që sot janë të pranishme tek ne por politikat që janë ndjekur deri tani për mendimin tim janë tepër të gabuara. Kjo ka ardhur si pasojë edhe e forcave politike të cilat pëpiqen me të gjitha mënyrat për të punësuar së shumti militantët, ata që u kanë qëndruar pranë gjatë fushatave elektorale. Hapja e vendeve të reja të punës krijohet duke thithur dhe afruar sa më shumë biznesin e huaj dhe atë vendas, duke investuar në sektorë të ndryshëm të ekonomisë por dhe duke i stimuluar ato firma apo kompani qofshin të vendit apo dhe të huaj që punësojnë njerëz. Ne jemi mësuar ta shikojmë punësimin si prioritet vetëm këtu në metropol por në fakt duhen hedhur sytë më larg nesh, edhe në fshat. Në mjaft fshatra kanë filluar të ngrihen tashmë fermat bujqësore dhe blegtorale të cilat po bëjnë të mundur jo vetëm punësimin e personave në fshatra por ka shumë veta që janë larguar nga qyteti dhe kanë investuar në fshatrat e tyre duke i ngritur këto ferma por dhe duke punë-suar njerëz. Pra ka mjaft mundësi punësimi në vendin tonë, mjaf-ton të ndiqen ato politika që ndihmojnë dhe hapin vende pune. Lëvizja Shqipëria e Re vërtet ka bërë një punë të lavdërueshme në këtë drejtim por duhen më shumë nisma të tilla nga institucione, shoqata por dhe nga vetë shoqëria civile.

Profil A - ZH SH

EmËr: ShAQIR mbiEmËr: SKARRA DatËlinDja: 23.08.1956 Origjina: dIbëR VEnDbanimi: tIRANë PrOfEsiOni aktual: gAzEtAR PrOfEsiOni i ËnDËrruar: gAzEtAR HObi: LIbRAt

Page 73: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

7 Tetor 2012... 73

Qendra e masazhit KinezDragoi i Zjarrtë

Adresa: Rr. Perlat RexhepiTregu fruta perimëve Tirana e Re, Kati 2

Cel: +355 69 31 09 707+355 67 21 82 625Tel: 04 |24| 5870

Page 74: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

74 77 people&more ... 7 Tetor 2012

Profil A - ZH Xh

Nismat e Lëvizjes Shqipëria e Re,

1.Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Familja është pika ime e dobët. Ves: Ndoshta frekuentimi i jetës së natës pak më shumë seç duhet.2. Cila është pika juaj e fortë, si dhe cilat janë vlerat tuaja perso-

nale?

Gjëja më e vështirë është të flasësh për veten, të paktën kështu ndodh me mua sepse s’di me saktësi të veçoj pjesërisht karak-terin tim. Pikë e fortë: Jam shumë i vendosur dhe po pata një qëllim do e arrij patjetër. Pikë tjetër e fortë, toleranca dhe qetë-sia, pasi mendoj që janë çelësi bazë për një komunikim dhe një bashkëpunim të përsosur. Baza e çdo gjëje është komunikimi dhe kjo është pikë e imja mjaft e fortë.3.Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Kam shumë synime, shumë ide, shumë dëshira, një pjesë të të cilave jam duke e realizuar. Synimi kryesor është karriera dhe këtu e kam fjalën gjthmonë për suksesin në anën profesionale. Dua të arrij gjthmonë më shumë dhe me vullnetin që kam be-soj se do eci mirë.4.Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Nuk kam një model të caktuar, ndoshta është ambicja ajo që

më inspiron për të realizuar synimet e mia dhe për të ecur gjith-monë në kërkim të njohjeve apo eksperiencave të reja.5.Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Mendoj që kanë të dyja anët e monedhës, të mirë dhe të keqe. Avantazhi është se të rinjtë apo personat marrin informacion mbi gjithçka dhe njihen me kultura të ndryshme, madje dhe komuniki-mi është më i lehtë dhe më pak i kushtueshëm. Ndihma e rrjeteve sociale është tepër e madhe po mendoj që dhe disavantazhet janë po ashtu, ku të rinjtë humbin një pjesë të madhe të kohës së tyre në rrjetet sociale, dëmtohen nga informacioni i gabuar që mund të marrin në këto rrjete, sepse jo të gjithë shfrytëzojnë avantazhet, por degradojnë duke tejkaluar caqet e moshës dhe duke dëmtuar veten e tyre. I japin rëndësi imazhit dhe jo vlerave të verteta.6.Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë nëpër

rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, Punësimi, Çështjet Sociale, Ide

dhe Perspektiva 2012-2021". Sipas jush, çfarë politikash duhet të

ndiqen për të rritur punësimin?

Nuk kam dëgjuar më përpara për këtë lëvizje por besoj se kjo që po bën është pozitive. Për rritjen e punësimit, hapja e fronteve të reja të punës do ishte diçka shumë e mirë dhe qeveria gjithashtu ka rolin kryesor përsa i përket kësaj pjese.

EmËr: xhERS mbiEmËr: fIShKA DatËlinDja: 20.01.1987 Origjina: tIRANë VEnDbanimi: tIRANë PrOfEsiOni aktual: MENAxhER PrOfEsiOni i ËnDËrruar: It HObi: PALEStRA

shumë pozitive!

Page 75: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

7 Tetor 2012... 75

Dhoma gjumi, guzhina, dyer, shkallë etj...

MobileriMobileri

ÇelikuÇeliku

Adresa: Pranë komunës Xhafzotaj, Shijak-DurrësCel: +355 69 33 05 616+355 67 30 53 101 www.mobilericeliku.webs.com

Page 76: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

76 77 people&more ... 7 Tetor 2012

100 % ShqipNdihmo vendin tënd! Bli prodhime shqiptare!

Punime balte Familja Kostrista në Kavajë merret me punime balte të trashëguara brez pas brezi që nga vitet 1960. Punimet e veçanta të kësaj familjeje i gjeni në forma dhe madhësi të ndryshme ku mund të arredoni shtëpitë apo lokalet tuaja me punime cilësore të punuara nga vetë dora e ligor Kostristës i cili me një pasion të madh për këtë punë arrin të servirë tek klientët produkte të veçanta dhe me një çmim konkurrues për tregun.

ligor KostristaCel:0682162452

adresa: Kavajë

Page 77: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

7 Tetor 2012... 77

Ndihmo vendin tënd! Bli prodhime shqiptare!

100 % Shqip

Kostume PoPullore tË rrethit tË matitrrethi i matit është një zonë ku ka një pasuri etnografike që përcillet nga brezi në brez, për ruajtjen e traditës, por së fundmi edhe si mënyrë për të fituar.life shurbi është një artizane nga burreli që në moshë të re ka punuar në tezgjah dhe këtë profesion dëshiron t’ia trashëgojë edhe së bijës. në fshatrat e matit të moshuarat vishen edhe në jetën e përditshme me kostumet popullore, por dhe për nuset duhet patjetër që në pajën e tyre të kenë një kostum popullor që ta veshin në dasma apo gëzime të ndryshme familjare. Vitet e fundit mësohet se edhe veshja tradicionale e nuses po prefero-het gjithnjë e më shumë.Ka rreth 40 vite që life shurbi punon kostume popullore dhe shprehet se është një punë që e ka me shumë pasion, por mbi të gjitha çdo punim i saj tregon një histori kombëtare.

Page 78: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

78 77 people&more ... 7 Tetor 2012

RisiNë Ndërtim & Arkitekturë

Tod Wakefield dhe Mary Collier kanë projektuar këtë shtëpi moderne në Angli. Ndërtimi është një kornizë e thjeshtë çeliku me një çati të harkuar duke lejuar në këtë

mënyrë që hapësirat e brendshme të ndryshohen lehtë. Fasada prej xhami nga jugu lejon dritën e diellit të ndërhyjë në shtëpi.

Shtëpia “kub” është mjaft e thjeshtë, me një arkitekturë kubizmi ku synohen format e thjeshta dhe të pastra. Ajo është e pozicionuar në mes të një pylli me ajër të pastër dhe

ka një konsol të theksuar. Konstruksioni i saj i përbërë, e bën të rezistueshme gjatë në kohë.

Rezidenca Azuris në ishullin Hamilton e ndërtuar nga Dettorre Architects ka hapësira dhe forma të thjeshta e të pastra. Filozofia e dizajnit bazohet mbi tre elementët

e përjetshëm diell, det dhe ajër.Marrë nga: www.banka-ideve.com

shtëpia “kub”shtëpi me kornizë çeliku

rezidenca azuris në ishullin Hamilton

Page 79: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

7 Tetor 2012... 79

Ndërtesa të shpejta, praktike dhe me çmimet më të lira në treg.

Ndërtesa me parafabrikate

Adresa: Hyperservice, Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”, Tiranë. Cel: 00355 68 55 58 578 Tel: 00355 42 39 10 31 e-mail: [email protected]

Page 80: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

80 77 people&more ... 7 Tetor 2012

Page 81: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

7 Tetor 2012... 81

RisiNë Mjekësi

Gratë që vuajnë nga diabeti i tipit 2 dhe veçanërisht ato që janë në periudhën post-menopauze kanë 27 për qind më shumë mundësi që të preken nga kanceri i

gjirit. Përfundimi ka ardhur pas një studimi të botuar në re-vistën shkencore ‘British Journal of Cancerche’, që ka moni-toruar korrelacionin e mundshëm mes diabetit dhe kancerit të gjirit.

Ekipi i studiuesve shfrytëzoi një korpus të gjerë të dhënash me mbi 56 mijë gra të prekura nga kanceri i gjirit si dhe mori në shqyrtim 40 studime lidhur me dy sëmundjet, diabeti dhe kanceri i gjirit, të cilat të dyja lidhen më së shumti me mbi-peshën dhe obezitetin. Nga analizimi i të dhënave doli përfun-dimi se tek gratë në periudhën e post-menopauzës, rreziku për t’u prekur nga kanceri i gjirit ishte disa herë më i madh nëse ajo është e prekur gjithashtu nga diabeti i tipit 2.

“Ende nuk janë të qarta mekanizmat në bazë të të cilave diabeti i tipit 2 bëhet shkaktar për kancerin e gjirit”, tha Peter Boyle, udhëheqësi i studimit të realizuar nga ‘International Pre-vention Research Institute’. Boyle pohoi gjithashtu se mbipesha bëhet shkak për diabetin e tipit 2 dhe duke u nisur nga ndikimi që ajo ka mbi aktivitetin normal të hormoneve, ajo mund të jetë pjesërisht përgjegjëse për proceset që çojnë në zhvillimin e kancerit të gjirit. Por në të njëjtën kohë, nuk mund të përjash-tohet edhe fakti se disa faktorë të lidhur me diabetin mund të jenë të për-fshirë në procesin që shkakton kancerin e gjirit.

Problemi kryesor i shkencëtarëve qëndron në faktin se nuk është gjetur një raport i saktë shkak-pasojë mes diabetit dhe kancerit të gjirit, por fakt real është se mbipesha dhe obeziteti janë katalizatorë të zhvillimit të të dyja sëmundjeve.

Marrë nga: www.banka-ideve.com

Diabetimund të shkaktojë

kancerin e gjirit!

Page 82: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

82 77 people&more ... 7 Tetor 2012

Qendra e Mendimit Pozitiv

Ka shumë fakte për të mbështetur idenë që mendimet dhe fjalët tona janë shumë të fuqishme dhe përbëjnë botën tonë reale.“Me mendimet tona, ne ndërtojmë botën tonë”– Gautama Buddha.“Pas mendimit vjen energjia” – Annie Besant.“Ne bëhemi çfarë synojmë” – William Blake.“Njeriu i krijon vetë mosmarrëveshjet e tij”- Hasrat Inyayat Khan. Duke konsideruar thëniet e mësipërme, le t'i shiko-jmë më me detaje fjalët që përdorim dhe kuptimet e tyre më të thella. Mund të fillojmë me një frazë që ju e keni dëgjuar aq shpesh kur i thoni diçka dikujt. “Po por…” Kjo është një mënyrë për të mohuar opinionin apo idenë që keni shprehur. Dëgjojeni veten teksa flisni. A e përdorni këtë shprehje? Është në fakt një bllokues komunikimi. Mundësia për të mësuar çfarë po thotë personi bashkëfolës dhe vetëm konstaton opinionin tuaj dhe duhet të përdoret “po dhe” në vend të saj. Kjo mënyrë do të arrinte të përmirësonte energjinë e komunikimit. Së pari, i pranon pikëpamjet e bashkëfolësit si të vlefshme dhe së dyti mban rrjedhën e bisedës. Ka shumë fjalë fuqizuese dhe shfuqi-zuese që shumë nga ne i përdorim shumë shpesh. Për shembull, “duhet” përdoret zakonisht për të treguar një ndjenjë që nuk ka zgjidhje tjetër. Dëgjojeni veten dhe të tjerët edhe një herë për të kuptuar çfarë po ndodh në një nivel të brendshëm.

‘Më duhet të’ është një shprehje shumë e mirë për t'u patur parasysh meqë ka ca ndjenja faji prapa. A keni thënë ndon-jëherë, “Më duhet të shkoj dhe të bëj xxx”? Prapa kësaj qëndron ideja që nëse nuk e bëj, do të ndihem keq.Kemi gjithashtu dhe fjalët, asnjëherë, gjithmonë dhe përherë që futen nën titullin e përgjithësimeve të mëdha. Gjëja më krye-sore për t'u përcaktuar është që ata nënkuptojnë në fakt fjalën “asnjëherë”. Për shembull: “Ajo gjithmonë e ka atë pamjen kur shkoj vonë në shtëpi” dhe “ti asnjëherë nuk po më blen ndonjë gjë të bukur”. Këto fjali reflektojnë kuptimin e një personi që përgjithëson, jo realitetin. Një tjetër fjalë e vogël interesante është fjala “provoj”. Mund ta keni vënë re kur dikujt i kërkohet për të kapur një laps për shembull. Ju nuk “provoni” të bëni diçka. Ose e bëni ose jo. Një shembull tjetër do të ishte nëse do t'i kërkonit dikujt të bëjë diçka për ju dhe ai ju përgjigjet që “do ta provoj” çfarëdo që t'i keni kërkuar. Mund të jeni shumë të sigurt se me atë lloj përgjigje, kërkesa juaj nuk do të plotësohet.Qëndroni të vetëdijshëm me fjalët dhe frazat që ju përdorni. Do të çuditeni dhe mrekulloheni se çfarë ndryshimi do të kenë fjalët tuaja me të tjerët dhe jetën tuaj në përgjithësi.

Qendra e Mendimit Pozitiv,Lëvizja Shqipëria e Re

Fuqia e

dhe e fjalës!mendimit

Page 83: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

7 Tetor 2012... 83

RisiDrejtësi

Disa sipërmarrës dhe qytetarë të thjeshtë kanë denon-cuar publikisht dhunën psikologjike dhe fizike, shan-tazhin dhe presionin e ushtruar ndaj tyre nga shefi

i komisariatit nr.6 në Tiranë, z. Dritan Lamaj. Në një kon-ferencë të përbashkët për shtyp, sipërmarrësit dhe qytetarët që janë cënuar nga drejtuesi i Policisë dhanë dëshmitë e tyre publike për mediat ku sollën provat për dhunën dhe presio-nin që kanë hasur. Ata bashkuan firmat në një ‘padi komu-nitare’ të përbashkët ndaj z. Dritan Lamaj duke e akuzuar atë për shpërdorim detyre, cënim të pronës, personalitetit dhe kërkuan një dëmshpërblim prej 10 milionë euro. Themel-uesi i Universitetit Vitrina, njëkohësisht dhe kryetar i Lëvizjes Shqipëria e Re, Edmond Vlashaj tha: “Ne mbështesim shtetin dhe policinë por nuk mund të pranojmë dhunën dhe presio-nin nga një njeri i veshur me rrobën e shtetit”. Ai tregoi rastet e përsëritura ku ky komisariat ka ushtruar presion ndaj Uni-versitetit Vitrina. Më 17 janar të 2012 policët e këtij komisar-iati ushtruan dhunë dhe presion brenda mjediseve arsimore të këtij universiteti, në kundërshtim me ligjin. Ky konstatim mbështetet dhe nga Avokati i Popullit në një letër që i dërgon SHKB-së, ku kërkon hetim ndaj shefit të komisariatit nr.6 për

shpërdorim detyre. Sipërmarrësi Arben Frroku solli dëshminë e tij se si në biznesin që ai ushtron është ndjerë i kërcënuar dhe i shantazhuar nga Dritan Lamaj, i cili dërgonte policinë si mjet presioni, arrestonte pa asnjë arsye atë vetë dhe njerëzit që puno-jnë me të ose të familjes së tij. Frroku tha se këto metoda për-doreshin vetëm për një arsye, për të marrë rryshfet në mënyrë të paligjshme. Sipërmarrësi Altin Marini gjithashtu tregoi se është arrestuar ai, njerëzit e familjes dhe miq të tij në mënyrë të padrejtë dhe është ndjerë i kërcënuar dhe i shantazhuar po prej shefit të komisariatit nr. 6. Një tjetër sipërmarrës, Luan Sulaj, tha se ai gjithashtu është arrestuar dhe është dhunuar fizikisht në këtë komisariat nga shefi i komisariatit z. Lamaj. Qytetarja Nurie Lila i akuzoi policët e këtij komisariati se kanë dhunuar atë dhe djalin e saj në mënyrë krejt të paligjshme. Kësaj padie iu bashkua dhe qytetarja Evelina Shabani, e cila ka denoncuar edhe më parë publikisht dhunën që Dritan Lamaj ka ushtruar ndaj saj. Këtyre padive do i shtohen dita-ditës raste të tjera të qytetarëve dhe sipërmarrësve që denoncojnë pranë ‘Qendrës për Drejtësi dhe Zhvillim’ të Lëvizjes Shqipëria e Re.

Marrë nga: www.banka-ideve.com

Denoncohet dhuna dhe shantazhi i shefit të komisariatit nr. 6!

Page 84: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

84 77 people&more ... 7 Tetor 2012

RisiKulturë

Në kuadër të veprimtarisë “20 vjet Kashar”, ku mori pjesë edhe Universiteti “Vitrina” dhe Fondacioni “Banka e Ideve”, u organizua një konkurs artististik

mes shkollave 9-vjeçare dhe të mesme ku grupi artistik shkëlqeu me performancat e përgatitura. Me vallen e Osman Takës si dhe Katjushkën, dy këngë të interpretuara live nga Erion Sheri dhe recitimin e poezisë “Hakërrim” të Ali Podrimës, të recitu-ar nga Estela Xhafa, performanca ishte më se e plotë. Pas një konkurimi të gjatë, u pritën vlerësimet e jurisë, ku përfaqësuese e Universitetit “Vitrina” në juri ishte Zv. Rektore Erblina Fe-tahu. Komplimentat ishin të shumta, duke filluar që nga orga-nizatori Arian Sukniqi, drejtori aritstik i eventit, Alfred Koçi, si edhe nga drejtuesit e Komunës. Duke qenë sponsor potencial, grupi ynë artistik nuk priti të marrë çmim, por Komuna Kashar vlerësoi me certifikata të kategorive të ndryshme shumë nga in-terpretuesit ku:

• Certifikatë të veçantë në emër të Komunës Kashar për

interpretim më të mirë në këngë e mori Erion Sheri, nxënës në Shkollën e Mesme “Vitrina”

• Certifikatë të veçantë në emër të Komunës Kashar për kërcimin më të mirë popullor mori Grupi Artistik i Shkollës së Mesme “Vitrina”

• Certifikatë të veçantë në emër të Komunës Kashar për recitimin më të mirë mori Estela Xhafa, nxënëse në Shkollën e Mesme “Vitrina”

Në ndarjen e çmimeve të maratonës, Kryetari i Komunës, Z Besnik Fuçia, përzgjodhi vajzat tona të veshura me kostume popullore nga “Tradita Popullore Edlira”, për të dhënë çmimet dhe kupën.

Në të njëjtën kohë panairi vizitohej nga njerëz të shumtë të zonës. Stendat “Vitrina” dhe “Banka e Ideve” u vizituan edhe nga bizneset e tjera pjesëmarrëse.

Marrë nga: www.banka-ideve.com

grupi artistik “Vitrina”

“20 VJEt KAShAR”!ShKëLQeN Në vepRiMTARiNë

Page 85: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

7 Tetor 2012... 85

068 20 93 555

Page 86: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

86 77 people&more ... 7 Tetor 2012

RisiNë Teknologji

Epstein tha se iPadi i ri do të mund të lejojë për shkencëtarët kërkime për pjesët e trurit të Ajnshtajnit. iPad më i ri do t’i lejojë përdoruesit e saj të shkarkojnë mendjen e cila

ka ndryshuar botën, duke i lejuar ata të studiojnë foto të trurit të Albert Ajnshtajn. Aplikacioni i quajtur NMHMC Harvery, është lançuar për publikun dhe bën të ditur detaje të fotove të trurit të shkencëtarit. Një muze mjekësor në Chigaco Illinois, kishte marrë fonde për të skanuar dhe dixhitalizuar gati 350

pamje të brishta nga pjesët e trurit të shkencëtarit pas vdekjes së tij në vitin 1955. Dr.Philip Epstein, neuroshkencëtar dhe konsulent për muze, tha se iPadi i ri do të mund të lejojë për shkencëtarët kërkime për pjesët e trurit të Ajnshtanit, ku qelizat e quajtura “neurone” janë të lidhura më dendur se normalja. Dhe gjetja e tyre do të mund të zbulonte sekretin e intelektit i cili zbuloi relativitetin.

Marrë nga: www.banka-ideve.com

ju sjell trurin e ajnshtajnit!iPad

Page 87: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

7 Tetor 2012... 87

Guesthouse - Hani i PËRPARIM LAÇI

Adresa:Lagjja “LAÇAJ”- PUKËCel: +355 68 20 56 472

Page 88: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

88 77 people&more ... 7 Tetor 2012

ALBANIANSTRONG MAN

Po e filloj shkrimin për këtë figurë të ndritur të kombit shq-iptar me një prej thënieve të tij: “Njeriu vetë, me dëshirën e tij, nuk sakrifikohet, nuk bëhet fli, atë e sakrifikojnë të

tjerët”. Ukshin Hoti ka lindur më 1943 në Krushë të Madhe të Rahovecit. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në Prizren dhe Prishtinë. Shkencat politike i kreu në Zagreb, kurse dy vite pasuniversitare i kreu në Beograd në seksionin për marrëdhënie ndërkombëtare politike dhe ekonomike. Pastaj u specializua një vit edhe në Universitetet amerikane: në Chicago: në Univer-sitetin e Harvardit në Boston si dhe në Washington D.C. Në vitet ‘70 ushtroi detyra të ndryshme në pozita të ndryshme të jetës politike dhe arsimore të Kosovës. Pas një diskutimi në një mbledhje në Fakultetin Filozofik në Prishtinë, më 19 Nëntor 1981, ku haptas i mbrojti kërkesat e studentëve shqiptarë për Republikë të Kosovës në kuadër të Jugosllavisë, ai u dënua me 9 vjet burg, të cilat nga gjyqi suprem u reduktuan në 3.5 vjet. Pas lirimit nga burgu u kthye në vendlindje, ku u izolua.

Më 1990 punoi në Lubjanë (Slloveni) në revistat shqiptare “Alternativa”, “Republika” dhe “Demokracia Autentike – DEA” si redaktor deri më 1991. Pastaj u kthye në Prishtinë ku punoi për një kohë në Universitetin e Prishtinës. Në mars të 1993 u burgos për herë të dytë sepse një vit më parë kishte organizuar homazhe për martirët e demokracisë në Brestovc. Në të njëj-

tin vit u rrah barbarisht nga forcat speciale serbe sepse kishte vizituar pjesëmarrësit e grevës së urisë në pallatin e shtypit në Prishtinë. Po ashtu më 1993 pasi e lëshoi Lidhjen Demokratike (LDK), Hoti mori pjesë në tubimin mbarkombëtar të organi-zuar nga përfaqësuesit politikë në Tetovë (Maqedoni) ku u thek-sua nevoja e bashkimit kombëtar të shqiptarëve në një shtet të vetëm. Më 17 maj 1994 u dënua me 5 vjet burg për arsye se ishte pjesëmarrës i Lëvizjes për Republikën e Kosovës.fati i ukshin hotit

Më 16 maj 1999 kishte mbaruar afati i vuajtjes së dënimit politik prej 5 vjetësh. Të burgosurit shqiptarë dëshmojnë se në përcjellje të tre zyrtarëve të sigurimit serb atë ditë ai është nxjerrë nga burgu i Dubravës (Istog, Kosovë), ku ishin sjellë më parë të burgosurit shqiptarë nga burgu i Nishit (Serbi). Pas bombardimeve të NATO-s më 19 maj 1999, në burgun e Du-bravës ka ndodhur masakra më e përgjakshme: janë ekzekutuar e masakruar 173 të burgosur shqiptarë nga forcat serbe. Babanë e vëllanë e Ukshin Hotit i vranë kriminelët serbë, bashkë me 30 kushërinj të tij e 174 bashkëfshatarë të Krushës së Madhe të Rahovecit. Mbi fatin e prof. Ukshin Hotit (prej 1999) nuk dihet më asgjë!

Përgatiti Kozeta ZavalaniMarrë nga: www.banka-ideve.com

Ukshin HotiUragani i mendimit politik shqiptar

Page 89: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

7 Tetor 2012... 89

ALBANIANSTRONG ËOMAN

Sabihaja ka lindur në Edrene të Turqisë, por u kthye në atdhe tek i vëllai në Korçë, ku në vitin 1927 studioi në Liceun Frëng të këtij qyteti, duke qenë e vetmja vajzë deri

në atë kohë. Pas Liceut të Korçës, ndryshe nga shoqet e saj, ajo ishte e vendosur të vazhdonte studimet e larta, që në atë kohë kryheshin vetëm jashtë shtetit. Kështu, arriti ta realizojë ëndrrën e saj dhe kreu studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Bi-ologjike në Torino. Universitetin e përfundoi me notat 30/30 me lavdërim ( trenta su trenta con lode) dhe më pas në verën e vitit 1941, mbrojti edhe doktoratën. Katedra i ofroi asaj vendin e asistentes në ihtiologjinë fluviale, por ajo nuk pranoi dhe u kthye në atdhe. Sabihaja u emërua menjëherë mësuese biologjie në Institutin Femëror, ‘Nëna Mbretëreshë’, ku gjeti shumë ko-legë, intelektualë në kuptimin e vërtetë të fjalës, të cilët e donin, ndihmonin dhe respektonin njeri-tjetrin. Kjo ishte për të arritje e kënaqësi morale e shpirtërore. Shëndeti i saj i brishtë e detyroi të

shkonte për kurime në një sanatorium të Italisë Veriore, ku qen-droi deri në verën e vitit 1945. Kthehet në atdhe dhe emërohet në Institutin e Shkencave (paraardhëse e Universitetit Shtetëror dhe e Akademisë së Shkencave). Ky institucion kishte mbledhur elitën intelektuale e shkencore të atyre viteve. Dr. Sabiha Kasi-mati ishte emëruar shefe e sektorit të zoologjisë, por ajo vetë u mor me ihtiologji. Atë fushë ajo e kishte hulumtuar që nga koha e studimeve universitare, ndaj kur ajo u bë shefe, hulumtoi, gjur-moi e studioi gjithë faunën ihtiologjike detare dhe liqenore të ujrave territoriale shqiptare. Gjatë dhjetë viteve kërkimesh, ajo bëri klasifikimin në taksonominë ihtiologjike, në gjini, lloje, e nënlloje peshqish, përcaktoi zonat e përhapjeve të llojeve më të rëndësishme të peshqeve, ciklet biolgjike të tyre etj.

Përgatiti Kozeta ZavalaniMarrë nga: www.banka-ideve.com

Sabiha KasimatiShkencëtarja e parë shqiptare

Page 90: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

90 77 people&more ... 7 Tetor 2012

Kjo fjalë vjen nga kultura kineze dhe është një sistem i cili be-son në kombinimin e ligjeve të

hapësirës dhe tokës për të ndihmuar në përmirësimin e jetës duke marrë energji pozitive. Për të krijuar një shtëpi sa më harmonike duhet të siguroheni që en-ergjia pozitive rrjedh dhe gjendet në çdo dhomë apo zyrë të ambjentit tuaj duke nisur që nga dera kryesore. Porta krye-sore e shtëpisë quhet “goja e Chi” sepse nëpërmjet saj ambjenti juaj thith energji-në esenciale. Kur një shtëpi mbushet (nëpërmjet derës) me energji të mirë ajo shpërndahet në mënyrë harmonike duke sjellë kështu një jetesë të mirë për njerëzit që jetojnë apo punojnë në atë ambjent.

Këshilla: 1. Hapësira përpara portës së jashtme duhet të jetë gjithmonë e bollshme. Mos lini kosha me mbeturina apo vazo me lule të thara pranë derës. Mundohuni që koshat të jenë gjithmonë larg saj si dhe vazot gjithmonë të kenë lule të gjalla.2. Kujdesuni për portën tuaj: Ajo duhet të jetë gjithmonë e lyer, e pastër dhe pa ndryshk. Mos harroni që dafinën apo zbukurimet e tjera të krishtlindjeve t’i hiqni në kohë.3. Drejtimi dhe ngjyrat, janë dy elementë kyç të ‘‘feng shui’’, për një energji pozi-tive e cila nuk do pengohet pa arritur mirë në mjediset tuaja. Drejtimin mund ta zgjidhni nga lindja, ndërsa ngjyrat janë ato që përfaqësojnë pesë elementët: Zjar-rin, Tokën, Metalin, Ujin dhe Drurin.

Ngjyrat ‘‘feng Shui’’Ngjyra është rruga më e lehtë për të zh-vendosur energjinë në mjedisin tuaj. Çdo ngjyrë është shprehia e një prej pesë elementëve ‘‘feng shui’’: Zjarri, Toka, Metali, Uji dhe Druri. Këta elementë

përdoren në zona specifike duke u bazuar në hapësirën tuaj. Kjo guidë e ngjyrave “feng shui” do ju ndihmojë të zgjidhni ngjyrat më të mira për të krijuar një shtë-pi ‘‘feng shui’’ harmonike. Zgjidhini ato duke u bazuar në energjinë për të cilën keni nevoje dhe sillini në mjedisin tuaj nëpërmjet pikturave, artit, fotografisë apo sendeve të tjera që do dekorojnë hapësirat tuaja.

zjarri – Pasion dhe energji e lartëNjë element i balancuar i zjarrit në mje-disin tuaj do sjellë një energji mbështetëse në të gjitha përpjekjet për një karrierë të mirë si dhe do ju ndihmojë që arritjet tuaja të njihen. Ngjyrat “feng shui” të këtij elementi janë: E kuqja, portokallia, lejlaja, roza dhe e verdha e fortë.

toka – I ushqyeri dhe stabilitetiKy është një element i fortë dhe har-monik, i cili do të sjellë në shtëpinë tuaj stabilitet, shëndet dhe mbrojtje në marrëdhëniet tuaja. Ngjyrat ‘‘feng shui’’ të këtij elementi janë: E verdha e lehtë, bezha dhe ngjyrat e tokës.

Metali – Qartësi dhe Saktësi

Elementi i Metalit sjell cilësi, zgjuarsi, preçizion, qartësi dhe efiçiencë; prezenca e balancuar e tij do ju ndihmojë që të jetoni me qartësi dhe lehtësi.Ngjyrat ‘‘feng shui’’ të këtij elementi janë: grija dhe e bardha.

uji – Lehtësi, freski dhe bollëkElementi harmonizues i Ujit sjell energji të freskët për qetësim, lehtësi, pastërti dhe freski. Është një simbol i hershëm i bollëkut dhe si i tillë një kurë e fortë ‘‘feng shui’’. Ngjyrat ‘‘feng shui’’ të këtij elementi janë: bluja dhe e zeza.

druri – Shëndet dhe VitalitetShëndet dhe shërim, janë këto që për-çon druri me një energji vitaliteti dhe rritjeje. Ngjyrat ‘‘feng shui’’ të këtij el-ementi janë: kafe dhe jeshile. Ja pra, ku i keni këshillat bazë të përdor-imit të ngjyrave sipas elementeve ‘‘feng shui’’ për të krijuar një mjedis të shën-detshëm dhe harmonik. Ngjyra është si muzika, ushqyese dhe qetësuese dhe sa më shumë ngjyra të përthithni gjatë ditës tuaj aq më të shëndetshëm dhe në har-moni do jeni me jetën tuaj.

Nga: Qendra Multidisiplinare e terapisë Pozitive

Clubi 77Jeto shëndetshëm

‘‘Feng shui’’në mjediset tuaj!

Page 91: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

7 Tetor 2012... 91

Adresa: Rr “Brigada VIII , tek Blloku, Tiranë - ALBANIAe-mail: [email protected]: 2244413, Cel: +355 69 20 39 133

BAR GARDEN RESTAURANT

TWO BEER OR NOT TO BEERSHAKESBEER

Page 92: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

92 77 people&more ... 7 Tetor 2012

Page 93: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

7 Tetor 2012... 93

Clubi 77Jeto shëndetshëm

dita e parë: Mëngjesi: Qumësht i skremuar (150 gr), bukë me djathë të butë, fruta të thata (50 gr).Darka: Supë me thjerrëza, 1-2 feta bukë, sallatë me perime të zjera ( Kar-rotë, patate etj).dita e dytë: Mëngjesi: Tërshërë me fruta të thata, plus një filxhan çaj.Darka: Një gotë kos (kos i zakonshëm ose kos frutash) shoqëruar me 1 lugë gjelle farë liri, 1-2 feta bukë thekre, një mollë jeshile.dita e tretë: Mëngjesi: kos i përgatitur me banane, bajame dhe një lugë gjelle farë liri, plus një filxhan çaj.Darka: Supë me fara liri, kos, një frut sipas dëshirës.dita e katërt:Mëngjesi: Qumësht me fara liri, fruta të thata (50gr)Darka: Supë me thjerrëza, 1-2 feta bukë, sallatë me perime të zjera (karrotë, patate etj).dita e pestë: Mëngjesi: Tërshërë me fruta te thata, plus një filxhan çaj.Darka: Një gotë kos shoqëruar me fara liri, 1-2 feta bukë thekre, një frutë sipas dëshirës.dita e gjashtë: Mëngjesi: Një fetë bukë me marmelatë ose mjaltë (10 gr), plus një filxhan çaj.Darka: Supë me fara liri, 1-2 feta buke, sallat me perime dimërore (lulelakër ose brokoli 100 gr)dita e shtatë:

Mëngjesi: kos me banane, fruta të tha-ta dhe një lugë fara liri. Darka: Supë me thjerrëza, 1- 2 feta bukë, kos, një frut sipas dëshirës.

Këshilla dhe informacione të dobishme

“Asnjë vakt pa ngrënë…”Gabimi më i madh është mosngrënia e drekës për arsye të ndryshme dhe ushqy-erja e rëndë në darkë, atëherë kur mjekët dhe dietologët thonë se duhet ngrënë lehtë.rregullat: kujdes me të skuqurat dhe, konsumoni shumë perime dhe fruta të sti-nës. Dreka jo vetëm është e detyrueshme, por duhet të jetë korrekte, e balancuar dhe e këndshme. T’i bësh bashkë të gjitha këto nuk është aspak e lehtë. Përveç atyre që e marrin ushqimin me vete nga shtëpia në punë duke e ruajtur në frigorifer duke e ngrohur më pas në mikrovalë, ka miliona punonjës që drekojnë në mensa, restorante apo bare të ndryshme, duke konsumuar shpesh ushqime me shumë kalori, yndyr-na, sheqer dhe duke konsumuar shumë pak fruta dhe perime. Shumë larg drekës ideale që mjekët këshillojnë. “Vaktet janë shumë të rëndësishme, kjo sepse të qëndro-sh me stomakun bosh për tetë orë rresht jo vetëm që dëmton shëndetin, por nuk është produktive as në punë”, pohojnë di-etologët. Sigurisht që me punët që bëjmë e dimë se sa e rëndësishme është vendosja e zakoneve korrekte në të ngrënë që duhen mbajtur çdo ditë me radhë. Para së gjithash duhet të kemi parasysh se në krahasim me një vakt të konsumuar në shtëpi, i ngrëni në

restorant duhet të ketë më pak kalori, për të evituar rëndesën e tepërt. Më mirë të hash pak në drekë dhe t’i lejosh vetes edhe një vakt pasdite me rreth 300 kalori që mund ti merrni me një frut, kos apo ndonjë pako të vogël biskotash integrale. Çdo vakt, kudo që të konsumohet duhet të përbëhet nga një porcion frutash dhe perimesh. “Kush ha në restorant, mensë apo në rrugë dhe nuk arrin të konsumojë perime, duhet të blejë patjetër fruta që mund të konsumo-hen në zyrë. Duke ditur se nevoja ditore e njeriut është të konsumojë 30 gr fibra në ditë shikoni krahasimet e mëposhtme:

50 gr fara liri = 20 gr fibra50 gr kumbulla të thata = 7.5 gr fibra50 gr fasule te zeza = 7.2 gr fibra50 gr oriz = 4.8 gr fibra

• Çaji duhet të përdoret me pak sheqer.• Përdorimi i gjysëm filxhani ( kafeje) majdanoz, plotëson nevojat ditore të or-ganizmit me vitaminën A.• Karrotat e grira në formë sallate duhet të përdoren me vaj ulliri, sepse në të kundërt humbasin beta-karotinën që është mjaft e vlefshme për trupin.• Gjatë gatimit ose përdorimit të brum-rave, ato duhen kombinuar me fasule, thjerrëza ose bizele, pasi në këtë mënyrë plotësojnë më së miri nevojat proteinike të trupit.• Gjatë konsumimit të mishit, nuk duhet ta shoqëroni me djathë sepse një kombinim i tillë pengon thithjen e heku-rit nga zorrët.

Nga: Qendra e dietologjisë

Dieta për një javë.

mund të ushqehemi sa më

shëndetshëm?Si

Page 94: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

94 77 people&more ... 7 Tetor 2012

Horoskopi mujor

DashiDashuria: Pavarësisht se të lindurit në datën

4 dhe 5 janë të mbështetur nga Jupiteri shumë pozitiv në sektorin e njohjeve të reja, Venusi

në shenjën e Virgjëreshës do t'u dhurojë më shumë kënaqësi çifteve afatgjata dhe jo atyre që janë single.

shëndeti: Venusi në shenjën e Virgjëreshës do të japë një vëmendje të veçantë për mirëqënien në përgjithësi; shumë do të fillojnë një dietë, apo do të vendosin që të ushqehen në mënyrë më të shëndetshme.

Puna: Do të lini pas krahëve lodhjet e dy javëve të fundit dhe që nga data 6 do të jeni shumë strategjikë në vlerësimin e propozimeve më interesante me qëllim një përmirësim finan-ciar. Do të jenë të favorizuara të gjitha aktivitetet ndërmarrëse dhe shit-blerjet.

DemiDashuria: Hyrja që nga data 6 e Mërkurit

dhe e Saturnit, të dy në kundërshti, do të sjellë Demat të lindur në gradët e para të shenjës në

ndonjë reflektim në lidhje me marrëdhëniet në përgjithësi dhe akoma më shumë në ato sentimentale.

shëndeti: Do të jeni vitalë dhe shumë të lidhur me nevojat e trupit tuaj të cilit do t'i jepni edhe më shumë se sa thjesht en-tuziazëm. Kjo do iu bëjë që të jeni më entuziastë në përgjithësi dhe të keni më shumë metodë në çdo aktivitet.

Puna: Mërkuri në kundërshti pothuajse të gjithë muajin mund të shkaktojë ndonjë problem në punë; kolegët dhe bash-këpunëtorët duket sikur janë gati për luftë dhe mund të ketë edhe rivalitet.

binjakëtDashuria: Zgjidhni mirë mënyrat dhe mo-

dalitetet pasi një teprim nervozizmi mund të jetë i dëmshëm, apo mund të kompromentojë marrëdhëniet që janë të rëndësishme. Fjala

çelës është durimi.shëndeti: Këtë muaj mund të eksperimentoni një mungesë

sintonie në lidhje me nevojat e trupit tuaj. Energjia do të jetë e luhatshme, ose nën standardet e nevojshme dhe me reflekse të vonuara, ose e kundërta.

Puna: Për të evituar të përplaseni me ndonjë bashkëpunë-tor apo ndonjë klient dhe për të bërë diçka për kundërshtinë e Venusit, duhet të mundoheni të mos bini shumë në sy, që do iu lejojë të jetoni pa shumë shkundje.

GaforrjaDashuria: Zgjidhni mirë mënyrat dhe mo-

dalitetet pasi një teprim nervozizmi mund të jetë i dëmshëm, apo mund të kompromentojë

marrëdhëniet që janë të rëndësishme. Fjala çelës është durimi.shëndeti: Këtë muaj mund të eksperimentoni një mung-

esë sintonie në lidhje me nevojat e trupit tuaj. Energjia do të jetë e luhatshme, ose nën standardet e nevojshme dhe me re-flekse të vonuara, ose e kundërta.

Puna: Për të evituar të përplaseni me ndonjë bashkëpunë-tor apo ndonjë klient dhe për të bërë diçka për kundërshtinë e Venusit, duhet të mundoheni të mos bini shumë në sy, që do iu lejojë të jetoni pa shumë shkundje.

luaniDashuria: Merrni në konsideratë ndonjë

keqkuptim të mundshëm në komunikim, që do të jetë i rëndësishëm për ju, megjithëse me tone

të ulëta. Nuk ka entuziazëm në këtë muaj.shëndeti: Niveli energjik nuk do të jetë një problem për

ju; do të jeni të paduruar për t'i treguar botës aftësitë tuaja sportive. Megjithatë, Mërkuri mund të pengojë reflekset dhe Venusi në një shenjë metodike siç është Virgjëresha iu kërkon rregull.

Puna: Pas një fati të madh në punë, që ka sjellë shumë rezultate për shumë prej jush, tani për shumë Luanë, për shkak të kuadraturës së Mërkurit duhet të vihen nën frena ambicjet shumë të mëdha.

VirgjëreshaDashuria: Ky muaj hapet me favoret e

shumë planeteve; Venusi në shenjën tuaj, Saturni dhe Mërkuri në aspekt pozitv, do iu bëjnë të keni njohje të reja shumë interesante,

mjafton që të keni besim ndaj të rejave.shëndeti: Kujdesi për estetikën, higjienën dhe shëndetin do të

jetë shumë e theksuar për shkak të Venusit që do të shtojë në mënyrë të jashtëzakonshme edhe joshjen tuaj personale dhe do iu shtyjë që të shpenzoni të gjithë kohën që iu duhet për mirëqënien tuaj.

Puna: Nëse do të mundoheni që ta bëni ambjentin e pu-nës më harmonik, duke patur kujdes edhe për shpërthime të shkaktuara nga emotiviteti, muaji do të jetë shumë favorizues për kontaktet e reja.

Page 95: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

7 Tetor 2012... 95

PeshorjaDashuria: Fundi i bashkimit të Saturnit

që ka zgjatur tashmë shumë vite, më në fund do të lehtësojë shumë Peshore nga një tepricë

racionaliteti, që do të kishte bllokuar disa prej përfaqësuesve të shenjës në muajt e kaluar.

shëndeti: Interesin tuaj do ta tërheqin të gjitha llojet e trajtimeve alternative, që nga kromoterapia dhe deri tek refleksologjia. Do të jeni të disponueshëm ndaj një hapësire shumë të madhe mundësish.

Puna: Do të jetë një muaj që duhet t'i dedikoni apli-kimit në mënyrë metodike, megjithatë nuk do të ketë të reja shumë të mëdha, por gjithashtu edhe preokupime nuk do të ketë.

akrepiDashuria: Erosi do të bëhet më pak

pasional dhe marrëdhëniet tuaja do të ba-zohen në mirëkuptimin intelektual dhe në interesat e përbashkëta të ndara.

shëndeti: Do të filloni këtë muaj me dëshirë shumë të madhe për tu kujdesur për mirëqënien tuaj në mënyrë in-teligjente dhe origjinale; për këtë do të bëni ndonjë xhiro në të gjitha qendrat e fitness-it për të zbuluar atë me të pa-jisur nga ana teknike.

Puna: Mërkuri i përqafuar me Diellin tuaj do iu bëjë të jeni shumë të arsyeshëm. Do të ndiheni akoma më të shtyrë për të kërkuar arsyet primare të ngjarjeve, falë edhe influk-seve të Saturnit, që do iu lejojë që të përpunoni të dhënat me qartësi maksimale.

shigjetariDashuria: Me Marsin në shenjë, dëshi-

ra për aventura do të shtohet në mënyrë të jashtëzakonshme me një ndjesi për marrëd-hëniet që jetoni e që iu duken si mbytëse

dhe të lodhshme.shëndeti: Edhe pse Jupiteri dhe venusi nuk do të jenë

shumë vlerësues nga pikëpamja e rezultateve të menjëher-shme, Marsi, sërish aleat do të jetë i rëndësishëm për riku-perimin e energjive që keni shpenzuar në muajt e fundit.

Puna: Puna nuk do iuu mungojë, dhe as kontaktet e pëlqyeshme me mundësi shumë të mira. Është e sigurtë që kjo periudhë nuk do të jetë aspak e mërzitshme në këtë sek-tor.

bricjapiDashuria: Prindërit e familjeve duhet të

japin prova të një inteligjence shumë të mirë duke u marrë edhe me mirëmbajtjen e përdit-

shme, por edhe me dhënien e stimujve në çështjet e marrëd-hënieve dashurore.

shëndeti: Do të ishte e pamundur dhe e pafalshme që të keni ardhur në këtë periudhë jo në formë, me përjashtim të të lindurve në dhjetëditëshin e parë që kanë kohë që merren me probleme psikologjike apo ndonjë problem tjetër.

Puna: Përfitiment nga puna do të jenë edhe më të mëdha nëse do të vendosni të abandononi një tendencë konservatore dhe të jeni më të hapur ndaj të rejave, ndoshta duke bërë edhe ndonjë kualifikim të ri.

ujoriDashuria: Dinamikë, ndërmarrës dhe

me shumë fat ; do të jeni kështu gjatë këtij muaji . Gjithmonë në kërkim të diversiteteve të ndryshme, do të jeni të shtyrë nga Jupiteri,

Venusi dhe Marsi në veprime joshëse.shëndeti: Rini, joshje dhe gjithçka që iu duhet do të jenë

në harmoni me gjendjen tuaj fizike. Kush praktikon sportin në menyrë profesionale do të jetë në maksimunim e arritjeve të tij.

Puna: Kundërshtia e Mërkurit nuk do të jetë shumë pozitive për punën tuaj në grup. Mgjithatë, tranzitet favori-zuese do iu mbështesë me forcë nëse vendosni të mbështesni projekte të bashkëpunimit ndërkombëtar, udhëtime për të mësuar apo mësimin e një gjuhe të huaj.

PeshqitDashuria: Ataku i bashkuar i Venusit dhe

Jupiterit mund të përballet, duke evituar në çdo moment ndonjë sjellje viktimiste, dhe duke u munduar që të jeni pak më me mend-

je pasi ndonjëherë vetëm ndjenjat, sado të sinqerta dhe të thella, nuk mjaftojnë.

shëndeti: Nuk është që ju jeni ata personat më mbështetës të shëndetit dhe jetesës së shëndetshëm, dhe gjithashtu nuk jeni ata që janë më të interesuarit ndaj muskujve.

Puna: Ka mundësi që në këtë periudhë aftësitë tuaja em-patike nuk do iu mbështesin ashtu si zakonisht dhe ju mund të shfaqeni jo të disponueshëm dhe të përplaseni me të tjerët.

Page 96: Revista 77 People & More Botimi Nr. 9

96 77 people&more ... 7 Tetor 2012

Tirane-Athine