revista - asc · pdf filesem. 1 - 2015 faqja 3 përmbytjet e fillim shkurtit të...

6
Te nderuar lexues, Gjashtë-mujori i parë i vitit 2015 ka qënë një periudhë e rëndësishme për aktivitetin e Shoqërive Kursim Kredi (SHKK). Përtej zhvillimit të përvitshëm Asamblesë Përgjithshme dhe konsolidimit të të dhënave financiare pozitive të vitit 2014, kjo periudhë është karakterizuar nga shkëmbime të shumta me rregullatorin mbi rishikimin e ligjit bazë të Shoqërive Kursim Kredi. Kjo nismë ndërmerret në vazhdim dhe plotësim të ligjit të votuar në maj të 2014 për përfshirjen e SHKK- ve skemën e Sigurimit Depozitave. këtë kontekst, Unioni SHKK ka arritur të përthithë me sukses njohuri dhe eksperienca profesionale nga Franca, Holanda e Japonia, duke u përpjekur maksimalisht mësojë nga praktikat mira ndërkombëtare. Vlen të përmendet veçanti këtu, fillimi i një bashkëpunimi ngushtë me Agjencinë Japoneze Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JICA) në futjen e teknologjive të reja dhe rritjen e kapaciteteve të Unionit SHKK. Me po kaq rëndësi janë edhe shkëmbimet mbi praktikat vendase ku takimi i organizuar nga Shoqata Shqiptare e Mikrofinancës ishtë një dëshmi e fortë e peshës gjithmonë e Një model në përgjigje të ambicieve dhe nevojave të ekonomisë rurale Sem. I, 2015 Publikim gjashtëmujor i Unionit SHKK Shifrat kyç për gjashtë- mujorin e 1 të 2015: 7.8 milionë euro kredi të reja të disbursuara 3.563 fermerë, sipërmarrës e familje rurale të mbështetura 30%, pjesa e depozitueseve femra në rrjen e SHKK-ve 18.8 milionë euro portofoli total i depozitave Në këtë numër: Mbi projekt-ligjin për “Shoqërite e Kursim Kreditit” 2 Anëtarësia e SHKK-ve solidarizohet dhe mbështet financiarisht fermerët e dëmtuar nga përmbytjet e fillim vitit 2015 3 Mikrofinanca, një histori suksesi në shërbim të zhvillimit 4 Projekti Pilot: Vlerësimi i procedurave në rrjetin e SHKK-ve 5 Bashkëpunimi ndërkombëtar i Unionit SHKK 5 Prej 1992, PARTNER FINANCIAR I FERMEREVE Znj. Konini analizën e rezultateve të vitit 2014 konstatoi se: “Unioni ka njohur një rritje prej 5% portofilit kredive disbursuara dhe prej 38% portofolit të depozitave,ne krahasim me vitin paraardh=s, rritje dëshmon në terma konkretë besimin e anëtarësisë ndaj Unionit Shqiptar Kursim Kredi. Futja e produkteve të reja si “kredia për mekanikën bujqësore” apo shërbimi SMS, reflektojnë ambicien e Unionit SHKK për t’u rritur, për të inovuar dhe për t’i shërbyer gjithmonë e më cilësisht anëtarësisë së tij. Një ambicie po kaq e prekshme edhe në investimet në infrastrukturë e marketing, të cilat në vitin 2014 kanë ndjekur të njëjtin dinamizëm”. Organizimi i Asamblesë Përgjithshme vjetore Unionit SHKK, mbajtur më 25 Prill 2015, është një mjet konkret për vënien në jetë dhe zbatimin e parimeve të transparencës, përfshirjes vendimmarrje dhe vullnetarizmit të të zgjedhurve në krye të SHKK-ve. Prandaj pikërisht Asamble prezantohet dhe miratohet çdo strategji financiare apo institucionale e Unionit SHKK, në mënyrë që i gjithë rrjeti të jetë i informuar në mënyrë të barabartë, dhe po kështu, me mundësi pjesëmarrje në vendimmarrje. Asambleja e Përgjithshme: Modeli kooperav financiar ose vendimmarrja instucionale si përgjegjësi e vetë anëtarësisë në drejmin e SHKK-ve Revista Në foto, ekipi i Rabo Bank Group, duke shkëmbyer me anëtarët e SHKK-ve Foto nga mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Unionit SHKK, Prill 2015 më të madhë të këtij sektori në financimin e ekonomisë shqiptare. Duke ju uruar një lexim të mbarë, Stafi i Union SHKK

Upload: hoangtuyen

Post on 06-Feb-2018

220 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: Revista - ASC  · PDF fileSem. 1 - 2015 Faqja 3 Përmbytjet e fillim Shkurtit të këtij viti prekën me dhjetëra familje rurale në pjesën qëndrore dhe jugore të vendit, e

Te nderuar lexues,

Gjashtë-mujori i parë i vitit 2015 ka

qënë një periudhë e rëndësishme

për aktivitetin e Shoqërive Kursim

Kredi (SHKK). Përtej zhvillimit të

përvitshëm të Asamblesë së

Përgjithshme dhe konsolidimit të të

dhënave financiare pozitive të vitit

2014, kjo periudhë është

karakterizuar nga shkëmbime të

shumta me rregullatorin mbi

rishikimin e ligjit bazë të Shoqërive

Kursim Kredi.

Kjo nismë ndërmerret në vazhdim

dhe plotësim të ligjit të votuar në

maj të 2014 për përfshirjen e SHKK-

ve në skemën e Sigurimit të

Depozitave. Në këtë kontekst,

Unioni SHKK ka arritur të përthithë

me sukses njohuri dhe eksperienca

profesionale nga Franca, Holanda e

Japonia, duke u përpjekur

maksimalisht të mësojë nga

praktikat më të mira

ndërkombëtare. Vlen të përmendet

në veçanti këtu, fillimi i një

bashkëpunimi të ngushtë me

Agjencinë Japoneze të

Bashkëpunimit Ndërkombëtar

(JICA) në futjen e teknologjive të

reja dhe rritjen e kapaciteteve të

Unionit SHKK.

Me po kaq rëndësi janë edhe

shkëmbimet mbi praktikat vendase

ku takimi i organizuar nga Shoqata

Shqiptare e Mikrofinancës ishtë një

dëshmi e fortë e peshës gjithmonë e

Një model në përgjigje të ambicieve dhe nevojave të ekonomisë rurale

Sem. I, 2015 Publikim gjashtëmujor i Unionit SHKK Shifrat kyç për gjashtë-

mujorin e 1të të 2015:

7.8 milionë euro kredi të reja të disbursuara

3.563 fermerë, sipërmarrës e familje rurale të mbështetura

30%, pjesa e depozitueseve femra në rrjetin e SHKK-ve

18.8 milionë euro portofoli total i depozitave

Në këtë numër:

Mbi projekt-ligjin për “Shoqërite e Kursim Kreditit”

2

Anëtarësia e SHKK-ve

solidarizohet dhe

mbështet financiarisht

fermerët e dëmtuar nga

përmbytjet e fillim vitit

2015

3

Mikrofinanca, një histori suksesi në shërbim të zhvillimit

4

Projekti Pilot: Vlerësimi i procedurave në rrjetin e SHKK-ve

5

Bashkëpunimi ndërkombëtar i Unionit SHKK

5

Prej 1992, PARTNER FINANCIAR I FERMEREVE

Znj. Konini në analizën e

rezultateve të vitit 2014 konstatoi

se: “Unioni ka njohur një rritje prej

5% të portofilit të kredive të

disbursuara dhe prej 38% të

portofolit të depozitave,ne krahasim

me vitin paraardh=s, rritje që

dëshmon në terma konkretë besimin

e anëtarësisë ndaj Unionit Shqiptar

Kursim Kredi. Futja e produkteve të

reja si “kredia për mekanikën

bujqësore” apo shërbimi SMS,

reflektojnë ambicien e Unionit SHKK

për t’u rritur, për të inovuar dhe për

t’i shërbyer gjithmonë e më cilësisht

anëtarësisë së tij. Një ambicie po kaq

e prekshme edhe në investimet në

infrastrukturë e marketing, të cilat

në vitin 2014 kanë ndjekur të njëjtin

dinamizëm”.

Organizimi i Asamblesë së

Përgjithshme vjetore të Unionit

SHKK, mbajtur më 25 Prill 2015,

është një mjet konkret për vënien

në jetë dhe zbatimin e parimeve të

transparencës, të përfshirjes në

vendimmarrje dhe vullnetarizmit të

të zgjedhurve në krye të SHKK-ve.

Prandaj pikërisht në Asamble

prezantohet dhe miratohet çdo

strategji financiare apo

institucionale e Unionit SHKK, në

mënyrë që i gjithë rrjeti të jetë i

informuar në mënyrë të barabartë,

dhe po kështu, me mundësi

pjesëmarrje në vendimmarrje.

Asambleja e Përgjithshme: Modeli kooperativ financiar ose vendimmarrja

institucionale si përgjegjësi e vetë anëtarësisë në drejtimin e SHKK-ve

Revista

Në foto, ekipi i Rabo Bank Group, duke

shkëmbyer me anëtarët e SHKK-ve

Foto nga mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Unionit SHKK, Prill 2015

më të madhë të këtij sektori në

financimin e ekonomisë shqiptare.

Duke ju uruar një lexim të mbarë,

Stafi i Union SHKK

Page 2: Revista - ASC  · PDF fileSem. 1 - 2015 Faqja 3 Përmbytjet e fillim Shkurtit të këtij viti prekën me dhjetëra familje rurale në pjesën qëndrore dhe jugore të vendit, e

Faqja 2 Revista gjashtëmujore e Unionit SHKK

Pas miratimit nga Kuvendi i

Shqipërisë të Ligjit 53/2014, datë

22.05.2014 “Për Sigurimin e

Depozitave”, Banka e Shqipërisë,

me mbështetjen e Bankës

Botërore, ndërmori nismën për të

përgatitur një ligj të ri për

Shoqëritë e Kursim Kreditit, me

synimin për të pasqyruar në p/ligj:

a. zhvillimet e deritanishme

të ndodhura në veprimtarinë

e SHKK-ve dhe të Unioneve

që nga miratimi i ligjit aktual

në vitin 2001,

b. forcimin e kërkesave që

duhet të plotësojnë SHKK-të

dhe Unionet, në kuadër të

zbatimit të ligjit të ri për

Sigurimin e Depozitave.

Diskutimi mbi projekt-ligjin për

Shoqëritë Kursim Kredi, për nga

dimensioni dhe rëndësia e

impaktit të tij në aktivitetin e

përditshëm të SHKK-ve, ka patur

një vëmendje tejet të veçantë nga

Unioni SHKK.

Gjatë periudhës Mars-Qershor 2015

është punuar intensivisht për të

reflektuar mbi variantin e parë të

p/ligjit të prezantuar nga Banka e

Shqipërisë.

Si fillim, u organizua një tavolinë e

rrumbullakët me Bordin dhe

Drejtorët Rajonalë të Unionit.

Qëllimi ishte diskutimi i

eskperiencave të ndryshme ndër

vite, të aspekteve pozitive dhe

problematikave të mundshme që

lidhen me ligjin ekzistues të SHKK

-ve dhe të Unioneve të tyre.

Me pas, procesi ka vazhduar me

konsultime me ekspertë të huaj

dhe me diskutime në tryezat e

rrumbullakëta të organizuara nga

Banka Botërore dhe Banka e

Shqipërisë.

Synimi parësor i këtyre takimeve

ka qënë rrahja e mendimeve dhe

opinioneve të ndryshme mbi

parimet bazë, mbi të cilat duhej

ndërtuar ligji i ri dhe misioni

historik, të cilin ai duhet të

përmbushë në shërbim të vetë

modelit kooperativ në Shqipëri.

Në kuadër të dy misioneve të

konsulencës të Rabo Bank dhe

Credit Mutuel janë zhvilluar

takime të ndryshme me drejtues të

SHKK-ve, me përfaqësues të

Bankës Botërore dhe të Bankës së

Shqipërisë.

Asistenca juridike vendase, që

gjithashtu është e vlefshme për një

ndjekje sa më profesionale dhe

aktive të procesit të rishikimit të

kuadrit ligjor të SHKK-ve.

Të gjitha diskutimet, analizat e

shkëmbimet me ekspertët e huaj

apo në terren patën si bosht

shërbimin më të mirë dhe më të

shpejtë të klientelës. Në këtë

kontekst u evidentua roli i

rëndësishëm ndërmjetësues dhe

lehtësues i të zgjedhurve lokale, si

dhe i rolit dhe përgjegjësisë, që

Unionet kanë në

mirëfunksionimin e modelit dhe

rrjetit të SHKK-ve.

Qëndrimi i Unionit SHKK mbi

projekt-ligjin e ri është thellësisht i

mbështetur në kombinimin mes

eksperiencës lokale dhe asaj

ndërkombëtare, me qëllim

zhvillimin e mëtejshëm të modelit

kooperativ.

Procesi i hartimit të ligjit të ri për

Shoqëritë e Kursim Kreditit dhe

Unionet e tyre vazhdon.

Mbi projekt-ligjin “Për Shoqëritë e Kursim Kreditit”

Në Francë janë mbi

21.000 kooperativa që

sigurojnë 1 milionë

vënde pune, në SHBA

janë 30.000 dhe

sigurojnë mbi 2 milionë

vënde pune

Page 3: Revista - ASC  · PDF fileSem. 1 - 2015 Faqja 3 Përmbytjet e fillim Shkurtit të këtij viti prekën me dhjetëra familje rurale në pjesën qëndrore dhe jugore të vendit, e

Faqja 3 Sem. 1 - 2015

Përmbytjet e fillim Shkurtit të këtij

viti prekën me dhjetëra familje

rurale në pjesën qëndrore dhe

jugore të vendit, e midis tyre edhe

mbi 500 fermerë - anëtarë të

Unionit SHKK.

Në këtë situatë tragjike të një

fatkeqësie natyrore dhe nisur nga

karakteri social i veprimtarisë

sonë, në mbarë rrjetin e SHKK-ve

u solidarizuan me anëtarësinë e

prekur, për t’ua lehtësuar sado

pasojat e kësaj katastrofe natyrore.

Përveç mundësisë për të

rikonfirmuar ndjesinë e

solidarizimit dhe të sensit kolektiv

të modelit tonë kooperativ,

ndihma jonë sado e vogël është një

gjest humanitar në një moment

shumë të vështirë për të gjitha

familjet e përmbytura. Prandaj,

Unioni SHKK ngriti një grup pune,

i cili analizoi me kujdes

informacionet e ardhura nga SHKK

-të e përmbytura dhe mori

kontakte të drejtëpërdrejta me

drejtuesit e tyre në terren.

Në të njëjtën kohë, Unioni SHKK

iu drejtua me thirrjen për

solidaritet të gjitha SHKK-ve

anëtare, si edhe vetë punonjësve të

tij.

Nga kontributet e SHKK-ve u

krijua një Fond Solidariteti prej

5,156,289 lekë, ndërkohë që prej

kontributeve personale të vetë

punonjësve të Unionit u mblodh

një Fond Kontributi prej 300.000

lekë.

Duke gjykuar mbi nevojat që kanë

anëtarët e dëmtuar dhe mbi masën

e fondeve në dispozicion, sipas

vendimit të Bordit Drejtues të

Unionit SHKK, SHKK-të e

dëmtuara nga përmbytja kanë të

drejtë të përfitojnë nga Fondi i

Solidaritetit në formën e grantit

shumën deri në 3,500,000 lekë,

shumë, e cila u shpërnda sipas të

dëmtuarve në SHKK-të përkatëse.

Ky Fond tërhiqet rast pas rasti,

sipas gjykimit të Bordeve Drejtuese

dhe Oficerëve të Kredisë së tyre,

për të mbështetur financiarisht

anëtarët e dëmtuar, në pamundësi

shlyerje të kësteve të huasë në

SHKK. Pjesa që nuk do të përdoret

nga Fondi i Solidaritetit do të

përdoret në raste të ngjajshme në

të ardhmen, sipas vendimit që do

të marrë Bordi Drejtues i Unionit

SHKK. Ndërsa Fondi Kontributiv i

mbledhur nga stafi i Unionit

SHKK, në shumën prej 300.000

lekë, iu dha në formë shpërblimi

(cash) 6 anëtarëve të propozuar

nga SHKK Kafaraj, Darzezë, Qarr-

Bishan në Fier, 2 anëtarëve në

SHKK Lapardha në Berat, SHKK

Novoselë në Vlorë, të cilët ishin

më të dëmtuarit nga përmbytjet.

Anëtarësia e SHKK-ve solidarizohet dhe mbështet financiarisht fermerët e

dëmtuar nga përmbytjet e fillim vitit 2015

Rabobank është një nga

bankat kooperative më

të mëdha në Europë, me

një zhvillim

ndërkombëtar në

fushën e ushqimit dhe

bujëqësisë

Page 4: Revista - ASC  · PDF fileSem. 1 - 2015 Faqja 3 Përmbytjet e fillim Shkurtit të këtij viti prekën me dhjetëra familje rurale në pjesën qëndrore dhe jugore të vendit, e

Më datë 4 Maj, në Tiranë, u

zhvillua konferenca “Mikrofinanca

shqiptare, një histori suksesi në

shërbim të zhvillimit të vendit”, si

ndër konferencat më të mëdha që

zhvillohet në vendin tonë në

fushën e mikrofinancës, e cila

organizohet nga Shoqata e

Institucioneve të Mikrofinancës në

Shqipëri (SHIM) dhe që ka si

anëtarë Unionin SHKK dhe

Jehona, Fondin BESA, NOA, FAF-

DC dhe Vision Fund Albania.

Në konferencë ishin të pranishëm

përfaqësues nga Banka e

Shqipërisë, Ministria e Financave,

komuniteti i donatorëve, si dhe i

ftuari special Drejtori i Qëndrës

Europiane të Mikrofinancës, Z.

Grzegorz Galusek, i cili shprehu

mbështetjen e madhe që

institucionet e mikrofinancës

gëzojnë anembanë europës dhe në

veçanti nga skemat financiare të

ardhshme të Bashkimit Europian.

Sipas tij, institucionet e

mikrofinancës janë një ndihmë e

madhe për ekonominë vendase

dhe po ndihmojnë mijëra fermerë,

sipërmarrës të vegjël dhe familje

fshatare. Një kategori kjo që

përfiton çdo ditë shërbimet e

mikrokredisë, duke shmangur

burokracitë e institucioneve

bankare. Sot, mikrofinanca

shqiptare paraqet 20% të totalit të

numrit të kredive që jepen në

vend. Një shifër tejet e lartë kjo që

tregon edhe nevojat e larta

financiare të fermerëve dhe

sipërmarrësve të vegjël në vend.

Gjatë këtyre viteve, institucionet e

mikrofinancës kanë kredituar më

shumë se 350.000 sipërmarrës të

vegjël, fermerë dhe familje në të

gjithë Shqipërinë, duke injektuar

në ekonominë kombëtare mbi 1

miliardë dollarë. Vetëm gjatë vitit

2014, institucionet e mikrofinancës

kanë kredituar 65.104 sipërmarrës,

fermerë dhe familje me një vlerë

përbëjnë një realitet të qenësishëm

të ekonomisë shqiptare në ndihmë

të bizneseve të vogla, rritjes së

punësimit dhe zhvillimit ekonomik

në tërësi. Për këtë arsye ne kemi

adaptuar procedura të thjeshta, të

shpejta dhe me kritere të lehtësuara

për t’i ardhur në ndihmë popullatës

dhe në veçanti asaj rurale.

Institucionet e mikrofinancës kanë

krijuar një model qeverisës dhe

pronësie ku klientët janë vetë

vendimmarrës. Në këtë drejtim,

tashmë depozitat e SHKK-ve janë

edhe pjesë e ligjit për Sigurimin e

Depozitave, duke ofruar garanci

edhe më të larta përmes ASD-së”.

Përtej gjithçkaje, sfidat për të

ardhmen ngelen të mëdha. Në

veçanti në drejtim të përmirësimit

të legjislacionit apo modelit të

taksave të aplikueshme në mënyrë

që kuadri rregullativ të pasqyrojë

realisht dimensionin social të këtij

aktiviteti. Rishikimi i ligjit për

SHKK-të, aktualisht në Bankën e

Shqipërisë është në këtë drejtim

një sfidë, e cila kërkon mbi të

gjitha nxjerrjen e mësimeve nga ky

aktivitet 22 vjeçar. Nevoja e

financimit të ekonomisë lokale

ngelet gjithashtu, ende, një sfidë e

madhe për shkak të problemeve të

shumta që lidhen me pronësinë

dhe nivelin e ekonomisë informale.

Faqja 4 Revista gjashtëmujore e Unionit SHKK

totale prej 16.1 miliardë lekësh.

Institucionet e mikrofinancës kanë

150 degë dhe punësojnë mbi 1050

profesionistë në të gjithë

Shqipërinë. Vetë shifrat tregojnë

që mikrofinanca shqiptare po rritet

nga viti në vit. Nisur nga konteksti

i krizës ekonomike dhe rëndësisë

që ka sipërmarrja private në vend

(95% e sipërmarrjeve kanë 1 deri

më 4 punonjës), mikrofinanca

është realisht një shtyllë e

zhvillimit ekonomik në vend.

Në konferencë u vu theksi edhe

tek impakti social i institucioneve

të mikrofinancës, të cilat i vijnë

çdo ditë në ndihmë individëve dhe

bizneseve që nuk plotësojnë

kushtet për t’u kredituar nga

sistemi bankar. Prioriteti i SHIM,

ashtu si prioritetet e Unionit

SHKK, janë individët sipërmarrës,

fermerët apo familjet, të cilat

dëshirojnë të kryejnë një investim

që nuk do të mundnin ndryshe, në

zonat urbane apo ato rurale të

thella. Mund të thuhet, gjithashtu,

që për çdo mikro-kredi të re,

krijohen mesatarisht 1.4 vende të

reja pune.

Znj. Zana Konini, Kryetare e Bordit

Drejtues të Unionit SHKK, u

shpreh se “Financimet tona

Unioni SHKK në konferencën “Mikrofinanca Shqiptare, një histori suksesi

në shërbim të zhvillimit të Vendit”

Në Kanada, katër nga

çdo 10 banorë, janë

anëtarë së paku në një

kooperativë, ndërsa në

Quebec 70% e

popullësisë është

anëtare e një strukture

kooperative.

Page 5: Revista - ASC  · PDF fileSem. 1 - 2015 Faqja 3 Përmbytjet e fillim Shkurtit të këtij viti prekën me dhjetëra familje rurale në pjesën qëndrore dhe jugore të vendit, e

Faqja 5 Sem. 1 - 2014

Në mbështetje të kërkesave të

vazhdueshme që SHKK-të

paraqesin për të përmirësuar dhe

rritur efektivitetin e veprimtarisë

së tyre ekonomike dhe financiare,

gjatë periudhës Maj-Qershor 2015,

një grup specialistësh të Union

SHKK u përfshinë në Fazën e Parë

studimore të Projektit pilot me

temë: “Për vlerësimin dhe

unifikimin e procedurave të

kredidhënies, manaxhimit,

marketingut, etj. në rrjetin e SHKK

-ve”. U zhvilluan konsultime dhe

diskutime me specialistët dhe

drejtuesit e rretheve Elbasan dhe

Berat, si dhe disa takime në terren

me kredimarrës dhe depozitues.

Objekti kryesor i këtij projekti

është përmirësimi i procedurave

operacionale në funksion të

plotësimit sa më mirë të kërkesave

të anëtarësisë, në kushtet e rritjes

së konkurencës në treg, duke u

ndalur veçanërisht në disa

drejtime siç janë:

• Procedura dhe analiza

financiare e kredidhënies;

• Zotërimi i paketës së

produkteve financiare që ofron

Unioni SHKK;

• Shkalla e njohurive të oficerëve

të kredisë në drejtim të

agrobiznesit;

• Limitet për kredidhënien dhe

ndikimi i tyre në përshpejtimin

e procesit dhe cilësinë e

portofolit;

• Niveli i komunikimit

elektronik mes SHKK-ve dhe

Unionit;

• Hapësirat e mundshme për

prezantimin e produkteve të

veçanta financiare si agro

leasing, sigurim jete, etj.

Konkluzionet dhe përfundimet e

arritura gjatë fazës së parë të

projektit, do të implementohen

gjatë muajve Shtator-Dhjetor 2015

në disa SHKK të rrethit Elbasan

dhe Berat, për t’u shtrirë më tej në

të gjithë rrjetin e SHKK-ve.

Projekt pilot: Për vlerësimin e procedurave të kredidhënies, manaxhimit, marketingut, etj. në rrjetin e SHKK-ve.

Nga data 25 deri më 27 maj, Unioni

SHKK priti një mision tre ditor nga

një ekip i Agjencisë Japoneze të

Bashkëpunimit Ndërkombëtar.

Vizita u krye në kuadër të

mundësisë së zhvillimit të një

bashkëpunimi institucional në

mbështetje të fuqizimit të modelit

të kooperativave financiare në

Shqipëri dhe fillimit potencial të

një bashkëpunimi të prekshëm me

Unionin SHKK.

Japonia njihet si një ndër vendet

me kooperativat financiare rurale

më të zhvilluar në botë dhe që

mbështet gjerësisht fuqizimin e

tyre, në veçanti në lidhje me

sektorin e bujqësisë, anembanë

botës.

Ardhja e delegacionit japonez

është në vijim të një misioni të

mëparshëm të JICA në vitin 2015

dhe pritet të ndiqet shumë shpejt

me fillimin e një projekti konkret

në futjen e praktikave teknologjike

inovative nga Unioni SHKK.

Po kështu, nga datat 1 deri më 5

qershor, Unioni SHKK priti një

ekip të Rabo Group dhe të

Departamentit të Këshillimit

Ndërkombëtar (RIAS).

Rabo është një bankë kooperative

ndër më të mëdhatë në Europë

dhe në botë. Ardhja e RIAS ishtë

në kuadër të marrëveshjes së

firmosur mes Unionit SHKK dhe

Fondit Europian për Europën

Juglindore (EFSE) në mbështetje të

fuqizimit të financimit të

ekonomisë rurale nëpërmjet

kooperativave financiare si Unioni

SHKK.

Gjatë vizitës së RIAS në Tiranë, ata

patën mundësi të vizitonin disa

SHKK si SHKK Krutje rrethi

Lushnje, SHKK Osumi dhe SHKK

Lapardha në Berat, SHKK Guri i

Mirë Kuçovë, përfaqësues të

Bankës së Shqipërisë e Ministrisë

së Financave etj.

Takimet intesive me stafin e Union

SHKK dhe institucionet

mbështetëse bënë të mundur

zhvillimin e dy tryezave të

rrumbullakëta. Njëra prej tyre me

pjesëmarrjen e të zgjedhurve dhe

stafit manaxherial, ndërsa e dyta

me pjesmarrjen e institucioneve

mbështetëse të aktivitetit të

Unionit dhe rrjetit të anëtarësisë së

tij. Pritshmëria është që ky

bashkëpunim të vazhdojë edhe në

të ardhmen.

Unioni SHKK bashkëpunon me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit

Ndërkombëtar ( JICA ) dhe me RIAS, pjesë e Rabo Bank Group, Holandë

Në foto, ekspertë të JICA-s gjatë vizitës

së tyre në rajonin e Elbasanit

Në Japoni Banka

kooperative agrare ka

10 milionë anëtarë dhe

është banka e dytë më

e madhe në vend

Page 6: Revista - ASC  · PDF fileSem. 1 - 2015 Faqja 3 Përmbytjet e fillim Shkurtit të këtij viti prekën me dhjetëra familje rurale në pjesën qëndrore dhe jugore të vendit, e

Revista gjashtëmujore e Unionit SHKK

Portofoli i kredive: 27.9 milionë euro

Portofoli i depozitave: 18.8 milionë euro

Anëtarë: 42.881

Klientë active: 17.685

Nr.i fshatrave të mbuluar: 1.200

Kredi të reja të disbursuara: 3.563 ose 7.85 milionë euro

Mes. e kredisë së disbursuar: 2.203 euro

Anëtare femra: 18.3% Huamarrëse femra: 14.8% Depozituese femra 29.8%

Faqja 6

Edhe gjatë 6 mujorit të I-rë Union

SHKK është kujdesur për trajnimin

e vazhdueshëm të stafit të tij. Në

periudhën 17 - 26 qershor 2015 u

zhvillua trajnimi me temë

"Kreditimi në Bujqësi", ku

nëntemat më kryesore ishin:

Oficeri i Kredisë dhe Prodhimi

Bujqësor, Kriteret e Investimit në

Bujqësi, Kreditimi në agrobiznes,

Probleme të ekspozimit të riskut

në procesin e kredidhënies, etj...

Në këtë trajnim morën pjesë 68

punonjës të Union SHKK

(Përgjegjës dege/Rajoni dhe

Oficerë Kredie) dhe u organizua

me burimet e brendshme të

Institucionit.

Në kuadër të mbështetjes

fiananciare të dhënë nga Agjencia

Japoneze e Bashkëpunimit

Ndërkombëtar ( JICA ), për një

periudhë 2 mujore është trajnuar

në Japoni një oficer kredie për

zhvillimin e kooperativave

bujqësore dhe përmirësimin e

kapacitetit manaxherial.

Gjithashtu, ka patur edhe

pjesmarrje në Konferenca dhe

seminare të rëndësishme të

organizuara brenda dhe jashtë

vendit, ku Unioni SHKK ka

dërguar përfaqësuesit e tij.

Trajnime për stafin e Union SHKK

Në datat 19-20 Qershor stafi manaxherial i Unionit SHKK zhvilloi në Pogradec një takim pune për

të analizuar treguesit e pritshëm të 6-mujorit të parë dhe masat që do të merren për të mbyllur me