revista këshilla mjekësore nr 6

55
Maj 2013 email: [email protected]

Upload: madvice

Post on 13-Nov-2014

602 views

Category:

Documents


1 download

DESCRIPTION

Punuar nga: www.keshillamjesore.com

TRANSCRIPT

Page 1: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

1

Maj 2013

email: [email protected]

Page 2: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

2

Përmbajtja Nr fq

1 Efektet toksike të sheqerit. 4

2 Rënia e presionit të gjakut. Sheqeri nuk ju hyn në punë. 6

3 Skleroza Multiple dhe sistemi imunitar, risku varet nga muaji i lindjes. 8

4 Përpjekja për të ngel shtatzanë. 10

5 Java 1-8 e shtatzanisë. 11

6 Java e 9-12 e shtatzanisë. 13

7 Java e 13- 16 e shtatzanisë. 14

8 Informacione të përgjithshme rreth ushqyerjes së fëmijës me qumështin e nënës. 15

9 Edukimi i fëmijëve me shuplaka dhe britma rrit rrezikun për kancer. 17

10 Prevenimi i kariesit të dhëmbëve të fëmijës suaj. 19

11 Trupat e huaj në hundë. 21

12 Erizipela e hundës. 23

13 Fruthi. 24

14 Meningiti - një nga shkaqet e humbjes së dëgjimit. 26

15 Dhimbja e kokës, përdorimi i përbërsëve natyral për ta larguar. 28

16 Vitamina K, 5 shënjat e rënies së nivelit të saj. 30

17 Si adaptohen qarqet e stresit? 32

18 Redukto Stresin-Nga kjo varet shëndeti juaj. 33

19 Çfarë është zbokthi? Cilat janë simptomat e zbokthit? Si mund të trajtoni zbokthin? 36

20 Kirurgjia Bariatrike. 39

21 Liposucioni. 42

22 Qelizat kanceroze të reveluara. 44

23 Kanceri i lëkurës, llojet, klinika dhe trajtimi. 46

24 Problemet e tiroides të lidhura me ritmin e çrregullt të zemrës. 50

25 Cigaret elektrike – A janë ato të dëmshme apo jo? 52

Page 3: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

3

Shëndetin tuaj e keni ju në

dorë dhe askush tjetër.

Profilaksia shëron çdo

sëmundje pikërisht duke mos

lejuar shfaqjen e saj…

Kujdesuni për veten!

Me dashuri stafi i Keshilla Mjekësore…

Page 4: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

4

1. Efektet toksike të

sheqerit

Sa më shumë informohem rreth

sheqerit, aq më pak më pëlqen ai.

Uroj t’ju përcjell një mesazh të

vlefshëm me listimin që do u bëj më

poshtë efekteve toksike të sheqerit në

organizmin tonë. Me këtë rast, le të

përpiqemi ti ndryshojmë paksa

dëshirat për gjërat e ëmbla .

1. Përshpejton procesin e plakjes.

2. Dobëson imunitetin.

3. C’rregullon balancën e

mineraleve në organizëm.

4. Rrit kolesterolin dhe

trigliceridet.

5. Faktor riskant për sëmundjen e

Alzheimer-it.

6. Ndikon në diabet dhe

hiperglicemi.

7. Favorizon rënien dhe

sëmundjen e mishrave të

dhëmbëve.

8. Rrit masën trupore deri në

obezitet.

9. Candidiazë- infeksion nga

majaja.

10. Sëmundje veshkash.

11. Hiperaktivitet.

12. Ankth dhe depresion.

13. Disa tipe të ndryshme

kanceresh.

14. Dobësim i shikimit.

15. Osteoporozë.

16. Sëmundje koronare të zemrës.

17. Kolit ulceroz dhe sëmundja

Crohn.

18. Astmë.

19. Artrit.

20. Gurë në tëmth dhe në veshka.

21. Disbalancim hormonal.

22. Apendisit.

23. Përkeqësim i sklerozës

multiple.

24. Zvogëlim i rritjes hormonale.

Page 5: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

5

25. Emfizemë (sëmundje afatgjatë

e mushkërive).

26. Aterosklerozë.

27. Dhjamosje e mëlcisë.

28. Konstipacion.

29. Mbajtje e urinës dhe e lëngjeve

të tjera.

30. Dhimbje koke dhe migrenë.

Këto dhe shumë të tjera do na bëjnë të

reflektojmë para konsumimit të

rradhës, së ushqimeve me përmbajtje

sheqerore.

Punoi: E. Bilali

Page 6: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

6

2. Rënia e presionit

të gjakut? Sheqeri nuk ju hyn në punë.

Çfarë të bëjmë nëse na bie

presioni i gjakut në mënyrë të

papritur ? Kjo situatë paraqitet

kryesisht tek njerëzit që vuajnë

nga presioni i ulët i gjakut

(hipotensioni).

Ja se cilat janë zgjidhjet më

efikase:

1. Shtrihuni duke ngritur

këmbët lart, në mënyrë që

gjaku të rikthehet e të

furnizojë zemrën ose në

qoftë se vëndi nuk është i

përshtatshëm e nuk e lejon

këtë lloj qëndrimi, personi

të shtrihet me duart përtokë

dhe me këmbët të ngritura

pak mbi nivelin e kafazit të

krahërorit.

2. Të zgjidhen apo lirohen

objektet shtrënguese që

personi mban të veshur, si

psh: rripi i pantallonave,

sytjenat apo xhinset.

3. Të bëhet ndonjë veprim i

vogël gjimnastikor si psh:

tkurrja dhe lëshimi ritmik i

gishtave të dorës.

4. Të evitohen në mënyrën më

absolute, në stadin e

humbjes së pjesshme të

ndërgjegjes, pirja e

lëngjeve të ndryshme sepse

mund të përcillen keq

poshtë duke përkeqësuar

situatën. Vetëm pasi

personi është

ndërgjegjësuar dhe e ka

marrë veten pjesërisht, të

konsumojë pak ujë të

Page 7: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

7

freskët, të ulet në pozicion

ndenjur fillimisht, të bëjë

lëvizje të duarve dhe

këmbëve dhe më pas të

ngrihet me ngadalë në

këmbë.

Ngrënia e sheqerit apo

karameleve të ëmbla në këto

raste është thjesht një mit.

Punoi: E. Bilali

Page 8: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

8

3. Skleroza Multiple

dhe sistemi imunitar, risku varet nga muaji i lindjes…

Më thoni në çfarë muaji keni lindur

dhe unë do t’iu tregoj se sa i fortë

është sistemi juaj imunitar. Rezultatet

e një hulumtimi shkencor të kohëve të

fundit kanë treguar se kush është më

në rrezik per të pasur sklerozë

multiple.

A e dinit se muaji i lindjes mund të

ndikojë shumë në frocën e sistemit

tonë imunitar? Kjo është zbuluar nga

një studim shkencor i kohëve të fundit

nga një ekip studiuesish Britanikë

mbështëtur nga Këshilli i Kërkimeve

Mjekësore i Fondacionit Italian të

Sklerozës Multiple. Ai që ka lindur në

nëntor është më i fortë, e ndërsa ai që

ka lindur në maj është më i rrezikuar

për të pasur sklerozë multiple.

Studimi i botuar në Jama Neurology

tregon për një zbulim të pazakontë, që

në zhvillimin e sistemit imunitar të

foshnjeve përveç pranisë së vitaminës

D, mund të ndikojë edhe muaji në të

cilin ka lindur bebi dhe kjo bazohet në

teste biologjike të

bëra tashmë, nuk është asgjë

fantastiko-shkencor. Por pse fëmijët e

lindur në maj janë më të predispozuar

se ato të lindur në nëntor? Sëmundja

nuk është asgjë tjetër përveçse një

veprim i sistemit imunitar që

shkatërron sistemin nervor qëndror.

Që në të shkuarën ishte thënë që

muaji i lindjes ndikon në shfaqjen e

kësaj sëmundjeje, ashtu siç edhe

vërtetohet nga ky studim, ku numri

më i madh i të prekurve nga kjo

sëmundje janë të lindur në muajin maj

dhe numri më i vogël i të prekurve

janë të lindur në muajin nëntor.

I gjith problemi konsiston tek

vitamina D, e cila merret kur

ekspozohemi në diell. Fëmijët e lindur

në maj kanë nivel më të ulur të

vitaminës D dhe nivel më të lartë të

qelizave T autoreactive.

Sreeram Ramagopalan, profesori i

neuroshkencës në Barts dhe Queen

Mary shpjegon zbulimin: Niveli më i

lartë i qelizave T autoreactive mund të

Page 9: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

9

tregojë se përse fëmijët e lindur në

maj janë më të rezikuar për të mbartur

sëmundjen . Janë të nevojshme

studimet afatgjata për të vlersuar

efektin e vitaminës D tek gratë

shtatzëna dhe ndikimin në sistemin

imunitar dhe rrezikun në shfaqjen e

Sklerozës Multiple.

Punoi. K. Brajniku

Page 10: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

10

4. Përpjekja për të

ngel shtatzanë.

Nesë keni vëndosur që të keni një

femijë, ajo çfarë ju duhet të bëni është

një jetë e lumtur seksuale. Ëilliam

Ledger thotë: Shumica e qifteve kur

vendosin të kenë një fëmijë e nuk

munden, faijn e hedhin tek steriliteti,

por kjo nuk është plotësisht e vertetë

një pjesë e madhe vjen edhe nga jeta

seksuale jo e mirë apo shumë e rrallë.

Kuptimi i ciklit menstrual ka rëndesi,

por që të jeni më të sigurtë

shpeshtoni mardhëniet tuaja seksuale

brënda muaijt.

Cikli mujor: Çdo muaj lirohet një

vezë nga vezorja e femrës e cila nesë

bie ne kontakt me spermatozoidin

mundësitë janë të mëdha që të shkojë

deri tek fekondimi. Zakonisht

ovulacioni (pjekja e qelizës) ndodhë

14 ditë pas ditës së parë të përiodës së

fundit. Një vezë mund të jetoj 12-24

orë nga momenti i prodhimit të saj,

ndërsa një spermatozoid në trupin e

femrës mund të jetoj 7 ditë, ketu

kuptojmë që fekondimi mund të

ndodh edhe nesë qeliza vezë është

pjekur pas 7 ditë të mardhëniës së

fundit.

Seksi dhe shtatzënia: Nëse ju keni

vendosur që të ngelni shtatzanë,

preferohet seks çdo 2-3 ditë brënda

një muaij, nesë e praktikoni ketë

mundësitë janë më të mëdha. Disa

njerëz përdorin lista të temperaturës

për të treguar ovulacionin por Ledger

thotë se: kjo mënyrë është e

bezdishme dhe jo shumë e sigurt.

Sa kohë duhet për të ngel

shtatzanë: Nëse një femër nën 35

vjeçe, pas 1 viti mardhëniesh seksuale

të rregullta nuk ka arritur të ngel

shtatzanë duhet të konsultohet me

ndonjë mjek gjenekolog, i cili jep

udhëzime shtesë. Gjithashtu nesë ju

më parë kishit shtatzani ektopike

(jasht mitres) apo ndonjë ndërhyrje

kirurgjikale që mund të këtë ndikuar

në fertilitetin tuaj, konsultohuni sa më

parë me mjekun tuaj.

Punoi: D.Zeqiraj

Page 11: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

11

5. Java 1-8 e

shtatzanisë.

Në ketë artikull do të shpjegojmë se si

zhvillohet bebi juaj nga java e parë

deri në javën e tetë, për të vazhduar

me javë të tjera në artikuj të tjerë.

Nga java e 1-3: Në të vërtetë ju

akoma nuk jeni shtatzënë akoma

përgaditeni për ciklin e radhës kjo

ndodhë deri në javën e dytë nga dita e

parë e ciklit të fundit. Në javën e tretë

nga dita e parë e ciklit të fundit, veza

e fekonduar levizë nëpër tubat e

fallopit në drejtim të mitrës. Veza

fillon si një qelizë e vetme, e cila më

pas ndahet disa herë. Në momentin

kur arrin 100 qeliza njihet si embrion.

Java e 4: Në javën 4-5 embrioni rritet

dhe zhvillohet brenda mitres. Tashmë

janë formuar qelizat e shtresës së

jashtme të cilat janë përgjegjëse për

furnizmin e embrionit me gjak.

Ndërsa qelizat e shtresës së

brendshme janë të radhitura në 3

shtresa, nga të cilat formohen organet

e embrionit . Nga shtresa e brëndshme

(endoderma) formohen organet e

frymëmarrjes dhe gastro-intestinale

(mushkëritë, lukthi, zorrët, fshikëza

etj). Nga shtresa e mesme

(mezoderma) formohet zemra, enët e

gjakut, muskujt, kockat. Nga shtresa e

jashtme (ektoderma) formohet: truri,

syri, sistemi nervor,

lëkura, flokët. Në këtë javë fetusi

është i futur në një qese nga e cila

edhe mbijeton. Disa javë më vonë

formohet placenta e cila merr

përgjegjësin e ushqimit të embrionit.

Embrioni është i rrethuar nga lëngu

amniotik, nga edhe ushqehet.

Java e 5: Java ku nëna e kupton që

është shtatzënë, organet e bebit

tashmë janë në rrugë të mirë të

zhvillimit. Në këtë javë embrioni

është i gjatë rreth 2mm. Në këtë javë

është rreziku i keqformimeve si spina

bifida apo mos formimi i kockave të

kokës. Në këtë javë zemra është e

ndërtuar shumë thjeshtë e shoqëruar

dhe me disa enë gjaku.

Java e 6: Akoma ju nuk keni një

fryrje të barkut, në këtë javë

gjenekologu me ultratinguj mund të

Page 12: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

12

shoh zemrën e bebit tuaj. Embrioni

është i lakuar dhe ka një bisht, këmbet

dhe duart e bebit duken.

Java e 7: Tani fryti juaj ka një gjatësi

prej 10mm, në këtë periudhë truri

merr hov të madh zhvillimi, prandaj

edhe kemi rritje me të madhe të kokës

sesa trupit të bebit, balli duket i madh,

sytë dhe veshet vazhdojnë të

zhvillohen. Veshi i brëndshem ka

filluar të zhvillohet ndërsa i jashtmi

fillon pas disa javësh. Truri, këmbët

dhe duart kanë filluar të formohen e të

veçohen.

Java e 8: Në këtë javë kembët

dallohen por jo gjitha pjesët e tyre.

Fetusi është akoma brenda qeses

amniotike, placenta është duke u

formuar, duke formuar gjithashtu vilet

e saj të cilat i ndihmojnë për ngjitje në

mitër. Pra embrioni akoma merr

ushqimin nga qesja amniotike.

Punoi D.Zeqiraj

Page 13: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

13

6. Java 9-12 e

shtatzanisë.

Ta kutpojmë se çfarë po ndodhë me

frytin tonë brënda këtyre javës 9-12.

Java 9: Fytyra e fetusit është në

zhvillim e sipër, sytë janë të rritur,

dallohet një pigmentim i lehtë. Duart

dhe këmbët tashmë janë të formuara,

ndërsa gishterinjët dallohen letësisht.

Organet e brëndshme ende vazhdojnë

të zhvillohen. Në këtë javë fetusi ka

një gjatësi prej 22 mm.

Java 10: Veshët janë duke u

zhvilluar, kanali i veshit gjithashtu

është duke u formuar. Nëse shikohet

fytyra e bebes suaj me kujdes, ju

mund të shikoni buzët dhe vrimat e

hundës. Zemra është plotësisht e

formuar, ajo rrahë 180 herë në minut.

Foshnja është duke bërë levizje të

vogla të cilat mund të shihen në

ultrazë.

Java 11: Është java ku fetusi dhe

placenta rriten shumë shpejt. Eshtrat e

fytyrës janë formuar tani, gjithashtu

mund të dallohen dhe gishtërinjet së

bashku me thonjët. Qepallat janë të

mbyllura dhe rrinë të tilla për disa

muaj. Koka ende është shumë më e

madhe se trupi.

Java 12: Është java ku fetusi juaj

është formuar plotësisht, pra të gjitha

organet tashme janë formuar, nga kjo

javë e tutje vetem pjeket fruti. Ende

nuk mund të ndjeni levizjet e fetusit,

edhe pse ai është duke levizur mjaft.

Skeleti është i përbër nga indi i

quajtur kërc.

Punoi: D.Zeqiraj

Page 14: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

14

7. Java 13-16 e

shtatzanisë.

Si dhe çfarë zhvillohet në fetusin tuaj

nga java 13-16 të shtatzanisë:

Java 13: Në këtë javë fetusi peshon

25gr. Tashmë formohen dhe organet

genitale të fetusit, por kjo nuk do të

thotë që mund të përcaktohet gjinia

me anë të ultratingullit.

Java 14: Nga koka deri tek këmbët

fetusi ka një gjatësi prej 85 mm. Në

këtë javë fetusi fillon të përtypë sasi të

vogla të lëngut amniotik, të cilat

kalojnë në stomakun e bebit. Veshkat

e fetusit fillojnë të punojnë duke

prodhuar urinë, e cila derdhet në

lëngun amniotik.

Java 15: Është java ku bebi juaj fillon

të dëgjojë tone që vijnë nga ambjenti i

jashtëm apo nga zemra e nënës, apo

stomaku i nënës. Sytë fillojnë të

bëhën të ndjeshëm ndaj dritës, edhe

pse ende janë të mbyllur, këtë dritë e

regjistrojnë kur jashtë barkut të nënës

është një burim drite i theksuar.

Java 16: Muskujt e fytyrës mund të

lëvizin, e njëkohësisht mund të

shfaqen dhe shprehejet e fytyrës por

që mund t’i kordinoj bebja. Sistemi

nervor qëndror vazhdon të zhvillohet,

duke u mundësuar duarve të përkulen,

duke u bashkuar me njëra tjetren e kur

bashkohen mund të formojnë grushtin

dhe të qëndrojnë si të tilla.

Punoi: D.Zeqiraj

Page 15: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

15

8. Informacione të

përgjithshme rreth ushqyerjes së fëmijës me qumështin e nënës.

Gjatë shtatzanisë ndodhin ndryshime

strukturore për prodhimin e qumështit

në gjinjtë e nënës. Bashkë me lindjen,

gjinjtë fillojnë të prodhojnë qumësht.

Kur bebet thithin gjirin e nënës,

stimuluesit e krijuar kalojnë me anë të

nervave në trurin e nënës dhe në këtë

mënyrë stimulohen hormone që

mundësojnë prodhimin e qumështit.

Këto hormone kalojnë nëpërmjet

gjakut tek gjiri i nënës dhe lujnë rol

në fillimin e prodhimit të qumështit

dhe vazhdimësinë e tij.

Sa më shpejt të fillojë dhënia e gjirit,

aq më shpejt dhe me shumicë vjen

qumështi i nënës. Për këtë arsye

nënat, pas lindjes normale duhet të

fillojnë të japin gji që në shtratin e

lindjes. Nënat që lindin me

operacionin cezarian duhet të japin gji

që pa u zgjuar plotësisht nga anestezia

me ndihmën e dikujt tjetër.

Nuk duhet të harroni që ushqimi më i

mirë për beben tuaj është qumështi i

nënës. Nuk ka dashuri si nëna dhe nuk

ka ushqim si qumështi i saj.

Qumështi i gjirit ditët e para është i

pakët. Për disa ditë, prodhimi i

qumështit arrin pikën maksimale dhe

plotëson gjithë nevojat e bebes, madje

edhe të ujit. Bebet lindin me një

rezervë energjie dhe uji, që mjafton

për 3-4 ditë. Për këtë arsye, bebes nuk

i duhet dhënë ujë, ujë me sheqer apo

ushqime të ngjashme në ditët e para,

meqë qumështi i nënës është i pakët.

Nëse fëmijës i jepen ushqime shtesë

veç qumështit të nënës në orët dhe

ditët e para, ai thith më pak gjirin e

nënës dhe prodhimi i qumështit ulet.

Është e gabuar të presësh prodhimin e

qumështit të gjirit pa dhënë gji dhe

gjatë kësaj kohe ta ushqesh beben me

ushqime shtesë. Në mënyrë që

Page 16: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

16

qumështi i nënës të jetë i mjaftueshëm

dhe për një kohë te gjatë, bebet pas

lindjes nuk duhet të marrin asnjë

ushqim tjetër përveç qumështit të

nënës. Duhet këmbëngulur në dhënien

e qumështit të gjirit. Sasia e qumështit

rritet pas lindjes në ditën e 3 dhe të 4.

Prandaj, jepini gji bebes tuaj pa u

shqetësuar dhe me durim. Pas lindjes,

qumështi që vjen 3-4 ditët e para dhe

që është i pakët, quhet “kulloshtra”

ose në gjuhën shkencore “kolostrum”.

Ky qumësht ka veti të ruajë beben tuaj

nga shumë sëmundje të shkaktuara

nga mikrobet e ndryshme që mund ta

prekin atë që sapo lind. Bebet duhet ta

marrin me patjetër këtë qumësht.

Hedhja dhe mos dhënia e këtij

qumështi, bazuar në bestytnitë e

vjetra, është një nga gabimet më të

mëdha që bëhet kundrejt bebes. Bebet

duhen ushqyer sa herë që qajnë dhe sa

herë që kërkojnë të ushqehen. Nuk

duhen ushqyer me orare fikse të

përcaktuara rreptësisht. Nuk duhet të

harroni që sa herë që fëmija thith

gjirin e nënës, aq më shumë

prodhohen hormonet e qumështit dhe

aq më shumë shtohet sasia e tij. Disa

bebe duan të flenë më shumë se tre

orë. Në këtë rast ato duhen zgjuar dhe

nuk duhet kaluar më shumë se 3 ore

midis dy ushqyerjeve. Kjo vlen edhe

për natën.

Punoi: E. Bilali

Page 17: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

17

9. Edukimi i fëmijëve

me shuplaka dhe britma rrit rrezikun për kancer…

Një edukim i mirë për fëmijët është i

rëndësishëm, por duhet shmangur

dhuna fizike me shuplaka dhe ajo

verbale me fjalë. Sipas një zbulimi të

një grupi psikologësh në Universitetin

të Plymouth në Mbretëriinë e

Bashkuar, dhuna në familje e vuajtur

nga fëmijët rrit shanset për zhvillimin

e disa sëmundjeve në moshë të rritur.

Rezultatet e këtij kërkimi janë

publikuar në Gazetën Behavioural

Medicine (shuplakat dhe britmat tek

fëmijët rrisin rrezikun për kancer,

astma dhe sëmundje kardiake).

Për të edukuar fëmijët nuk ka rregulla

absolute, fëmijët janë të gjithë të

ndryshëm dhe në për t’i rritur në

mënyrën më të mirë duhet të

mundohemi të përdorim llogjikën

elastike me to. Janë disa sjellje që nuk

duhet të përdoren nga prindërit, pasi

përveçse ndikojnë në gjëndjen

psikologjike tek fëmijet, përveçse nuk

sjellin asgjë të mirë ato gjithashtu

ndikojnë edhe ne shëndetin e fëmijës

tuaj. Studiuesit kanë zbuluar se

dënimi i ashpër tek fëmijët rrit

rrezikun për kancer, sëmundje të

zemres dhe astma kur ato të rriten.

Studimi është rezultat i një analize të

bërë në Arabinë Sudite, ku janë marrë

si subjekte studimi rreth 700 persona

që i përkasin moshës 40-60 vjeç.

Mostra që është marrë për studim

është e përbërë nga gra dhe burra, ku

250 ishin të shëndetshëm, 150 kishin

probleme me astmen, 150 ishin

diagnostikuar me kancer e 150 kishin

zhvilluar sëmundje që lidhen me

sistemin kardiovascular. Të gjithë

pjesëmarrësit u intervistuan për pjesën

e fëmijërisë së tyre . Arabia Sudite

nuk ishte një zgjedhje rastësore,

ekspertët tregojne se përdorimi i

dhunës fizike dhe verbale janë si

metodë e pranueshme e arsimit.

Michael Hyland autori i parë i

hulumtimit shpjegon se duke

analizuar të dhënat që morën nga

intervistat e bëra rreth fëmijërisë

nxorën konkluzionin që subjektet që

Page 18: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

18

kishin përjetuar dhunë fizike dhe

verable ishin më të predispozuar për

të zhvilluar kancer, për të pasur astma

dhe sëmundje të zemrës. Rezultatet e

vërejtura janë shumë të rëndësishme

sepse për herë të parë është

demostruar që në vëndet ku dhuna

verbale dhe fizike janë të pranueshme

nga shoqëria kemi shtim të stresit dhe

predispozita më të mëdha për të

shfaqur kancer, astma dhe sëmundje

kardiovaskulare.

Disa këshilla për të edukuar

fëmijët:

Për të edukuar fëmijët pa përdorur

dhunë fizike dhe/ose verbale është e

rëndësishme të krijohet një

marrëdhënie pozitive me fëmijët tanë.

Për ta bërë këtë, ne mund të aplikojmë

një seri bashkëveprimesh me ta duke

ndjekur katër parime të prindit:

1. Individualizo objektiva

educative dhe afatgjata.

2. Dëgjo dhe velrëso dashurinë e

tyre siguro pikat e referimit për

fëmijët tanë në çdo ndërveprim

me ta.

3. Kuptoni se çfarë mendojnë dhe

se si ata ndihen në situata të

ndryshme.

4. Ndërmerrni një veprim që

synon zgjidhjen e problemeve e

jo një veprim ndëshkues për to,

do t’iu shërbejë më shumë.

Këto katër parime janë komponentet

thelbësore të një marrëdhënie të mirë

prind-fëmijë dhe një disiplinë pozitive.

Punoi: K. Brajniku

Page 19: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

19

10. Parandalim i

kariesit të dhëmbëve të fëmijës suaj.

Për të mbrojtur dhëmbët e fëmijës

suaj nga kariesi, ju sugjerojmë të

ndiqni hapat e mëposhtëm:

1. Kujdesuni për shëndetin tuaj

oral.

2. Kujdesuni për dhëmbët e

fëmijës suaj.

Deri në moshën 12 muajsh :

Pastroni gojën e fëmijës suaj

duke i fërkuar mishrat lehtë

me një rrobë të butë. Sapo të

shihni dhëmbin e parë të

dalë, filloni t’ia pastroni

dhëmbët me një furçë të

butë dhe ujë. Pyesni

dentistin e fëmijës nëse

duhet të përdorni dhe fluor

apo jo.

12 deri në 24 muajsh: Lani

dhëmbët e fëmijës të paktën

dy herë në ditë. Nëse

dentisti rekomandon

përdorimin e pastës së

fluorizuar, përdorni vetëm

fare pak pastë (në

madhësinë e kokrrës së

bizeles). Koha më e mirë për

t’i pastruar dhëmbët është

pas mëngjesit dhe para

gjumit.

3. Kurrë mos e vini fëmijën në

krevat me biberon apo me

ushqim. Kjo jo vetëm që

ekspozon dhëmbët e fëmijës

suaj ndaj sheqerit, por mund të

vërë në rrezik fëmijën për

Page 20: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

20

infeksion veshi ose të mbytet.

4. Jepini fëmijës biberonin vetëm

gjatë vakteve. Mos përdorni

biberonin me lëngje apo gotat e

përshtatura me pipza për fëmijë

si biberon gënjeshtarë dhe të

lini fëmijën të qëndrojë me to

në gojë për periudhë të gjatë.

5. Informohuni nëse uji që pini

është i fluorizuar.Nëse uji që ju

pini nuk është i tille në nivelin

e duhur, dentisti i fëmijës suaj

do t’ju rekomandojë një mënyrë

tjetër të marrjes së sasisë së

duhur të fluorit.

6. Mësoni fëmijën të pijë nga një

gotë normale sa më herët që të

mundeni, sidomos nga 12 deri

në 15 muajsh. Pirja nga një

gotë normale bën më pak të

mundur mbledhjen e lëngjëve

rreth dhëmbëve. Gjithashtu,

gota nuk është e mundur të

mbahet në krevat .

7. Nëse fëmija nuk pranon të heqi

biberonin apo gotat e

përshtatura me pipzë për

fëmijë, ia mbushni ato vetëm

me ujë.

8. Mos e lejoni fëmijën të hajë

ushqime të ëmbla apo ngjitëse,

si karamele, ëmbëlsira,

çëmçakiza me sheqer, biskota,

patatina etj. Këto ushqime janë

shumë të dëmshme nëse fëmija

i ha shumë midis vakteve. Ato

mund të hahen vetëm gjatë

vaktit të ngrënies. Mundohuni

ta mësoni fëmijën të përdorë

gjuhën e tij për të pastruar

dhëmbët nga ushqimi

menjëherë.

9. I jepni lëngje frutash vetëm

përgjatë vakteve dhe të

limituara në 100-200 gramë në

ditë. Gjithashtu lëngjet e

frutave nuk janë të

rekomanduara për fëmijët nën 6

muajsh.

10. Lini një takim te dentisti për

fëmijën tuaj që para moshës 1

vjeçare nëse keni ndonjë

shqetësim apo nëse keni nevojë

për më shumë informacion.

Punoi: J. Canaj

Page 21: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

21

11. Trupat e huaj në

hundë.

Trupat e huaj mund të jenë me natyrë

ekzogjene dhe endogjene. Ndeshen

më shpesh në fëmijët e vegjël të cilët

kanë zakon të futin objekte të

ndryshme si copa letrash, fara misri,

fasuleje, pjesë lodrash, kopsa, etj. Në

disa raste trupat e huaj mund të futen

në hundë nëpërmjet koaneve

veçanërisht në të sëmurët rëndë ose

pas ekstubimit dhe pacientët kanë të

vjella. Trupat e huaj mund të jenë

edhe me natyrë jatrogjene si garza apo

pambuk, të cilët mbeten nga

pakujdesia e personelit mjekësor.

Kur trupi i huaj mbetet në një nga

zgavrat e hundës shkakton të

tështitura, ndërsa kur qëndron për një

kohë më të gjatë shkakton reaksion

inflamator në hundë, që shoqërohet

me sekrecione mukoze dhe të

qelbëzuara të cilat më vonë janë me

erë të keqe. Si pasojë e këtij reaksioni

inflamator, i sëmuri ka edhe vështirësi

në frymëmarrje me hundë. Në fëmijët

e vegjël, të cilët zakonisht nuk

tregojnë, duhet të dyshohet për

praninë e një trupi të huaj në hundë sa

herë që prindërit referojnë se ka

rrjedhje

me erë të keqe nga njëra anë e hundës.

Kur trupi i huaj qëndron për një kohë

të gjatë në hundë mund të shndërrohet

në rinolit. Shndërrimi në rinolit është

pasojë e depozitimeve të kripërave të

kalçiumit dhe të magnezit që vijnë

nga sekrecionet e hundës dhe të lotit

si dhe nga eksudati që formohet si

pasojë e reaksionit inflamator. Si

pasojë e këtij shndërrimi trupi i huaj

rritet në madhësi, merr formën e

hundës dhe e vështirëson akoma më

shumë frymëmarrjen me hundë.

Diagnoza vendoset me anë të

ekzaminimit klinik. Në rinoskopinë

anteriore vihen re sekrecione

purulente në njërën anë të hundës, pas

pastrimit të të cilave vihet re trupi i

huaj. Në rastet kur nuk shihet trupi i

huaj, në mukozën e hundës aplikohen

Page 22: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

22

dekongjestionantë për të zgjeruar

zgavrën e hundës ose kalohet një

sondë nëpërmjet hundës. Gjithashtu

mund të bëhet edhe grafi.

Mjekimi konsiston në heqjen e trupit

të huaj nga hunda. Kur trupat e huaj

nuk janë të rrumbullakët, ata mund të

hiqen me anë të një grepi ose pincë

nën kontrollin e pamjes.

Në rast të një trupi të madh në fillim

bëhet copëtimi i tij dhe më pas

nxjerrja pjesë-pjesë. Për fëmijët që

nuk qëndrojnë gjatë manipulimit,

bëhet heqja e trupit të huaj nën

anestezi gjenerale.

Punoi: E. Marku

Page 23: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

23

12. Erizipela e

hundës.

Erizipela është infeksion i lëkurës

së hundës që shkaktohet nga

streptokoku beta-hemolitik dhe që

mund të shfaqet pas ndonjë traume

të lekurës, inçizioni kirurgjikal apo

infeksioneve kronike të hundës

dhe të sinuseve.

Fillimi i sëmundjes është i

menjëhershëm dhe shfaqet me

ethe, skuqje, dhimbje koke dhe

ënjtje të lëkurës që mbulon

hundën. Infeksioni përveç hundës

mund të shtrihet edhe në fytyrë

sidomos në mollëza dhe në buzën

e sipërme duke marrë formën e

fluturës, dhe dallohet qartë nga

pjesa e shëndoshë.

Duhet dalluar nga celuliti, i cili

është infeksion i thellë i lëkurës

dhe i indit subkutan që shkaktohet

nga stafilokoku.

Erizipela trajtohet me antibiotikë

kryesisht të grupit të penicilinave

ose eritromicinë.

Punoi: E. Marku

Page 24: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

24

13. Fruthi.

Fruthi është sëmundje infektive akute,

që karakterizohet nga temperaturë e

lartë 38.5°, kolla, konjuktiviti ,

ekzantema makulo-papuloze e

gjeneralizuar dhe ekzantema

patognomonike. Shkaktohet nga

virusi i fruthit.

Sëmundja karakterizohet nga 3

periudha:

1. Periudha e inkubacionit: afërsisht

10-12 ditë pa ndonjë shenjë ose

simptomë.

2. Periudha prodromale, zgjat 3-5

ditë. Gjatë periudhës prodromale

temperatura rritet gradualisht në vlerat

39-39.5 për 3-4 dite, simptomat

klinike janë të ngjashme me ato të

natyrës respiratore, kanë kollë, rinit

me sekrecione seroze ose

mukopurulente. Ngritja e

temperaturës vihet re një ose dy ditë

përpara shfaqjes së shenjave tipike

respiratore. Fillimi i shenjave klinike

te fruthit karakterizohet nga dobësi e

përgjithshme, ethe , konjuktivit dhe

kollë. Konjuktiviti shoqërohet me

lotim, fotofobi.

Nga fundi i periudhës prodromale në

mukozën e gojës dhe faqes shfaqen

njollat e Koplikut, të cilat janë pika të

vogla, të çrregullta, me ngjyrë të kuqe

me qendër të bardhë, dhe mund të

shpërndahen në mënyre te çrregullt në

mukozën e faqes .

3. Faza e ekzantemës, makulo-

papuloze, shfaqet në qafë, në fytyrë,

në trup, në anësitë, e shoqëruar me

temperaturë të lartë. Rashi fillon si

makulë në pjesën e sipërme laterale të

qafës, mbrapa veshit. Rashi bëhet

makulo papuloz dhe shpërndahet

menjëherë në fytyrë, në krah, në

pjesën e sipërme të gjoksit, afërsisht

brenda 24 orëshit të dytë ekzantema

përhapet në shpinë, në abdomen dhe

ditën e tretë përfshin anësitë e sipërme

dhe të poshtme. Ekzantema është në

ngjyrë vishnje, kjo n.q.s. nuk kemi

komplikacione zhduket në fund të

javës së parë deri ditën e 10.

Fruthi gjithashtu mund të paraqitet me

forma klinike atipike ose me forma

me dekurs të veçantë.

Page 25: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

25

Komplikacionet kryesore janë: otiti

media, pneumonia, encefaliti. Jep

deprimim të sistemit imun, fenomene

të imunitetit humoral dhe qelizor.

Riaktivizon shumë sëmundje kronike

si tuberkulozi, dizanteria kronike.

Sindromi nefrotik përmiresohet nga

fruthi, sepse deprimohet imuniteti dhe

ka përmirësime të sëmundjes bazë.

Komplikacionet neurologjike janë më

të zakonshme në fruth se në

sëmundjet e tjera ekzantematike.

Mjekimi: Fruthi pa komplikacione:

Nuk ka mjekim specifik për fruthin e

pakomplikuar. Gjatë periudhës me

temperaturë përdoren lëngje dhe

paracetamol, regjim shtrati, dhoma të

jetë me lagështirë dhe e ngrohtë për

laringun, të ruhet nga drita në fazën e

fotofobisë. Kolla parandalohet me

antitusivë.Sipas komplikacionit

përdoren antibiotikët përkatës.

Parandalimi bëhet me vaksinën e

fruthit që bëhet që në moshën 12-15

muaj.

Punoi: E. Marku

Page 26: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

26

14. Meningiti - një

shkaktar i humbjes së dëgjimit.

T’i mbijetosh meningitit, qoftë dhe

me dëgjim të dëmtuar, është një

mrekulli!!!

Meningiti është një nga shkaqet më të

frikshme dhe të rrezikshme të

humbjes së dëgjimit. Ai mund të

ndodhë në çdo moshë dhe shpesh

mund të jetë fatal. Është e mundur të

shpëtosh jetën e pacientit me meningit

duke i administruar atij antibiotikë që

luftojnë bakterin meningit (antibiotikë

që nuk funksionojnë për meningitin

viral). Por këta antibiotikë mund të

rezultojnë në humbje të dëgjimit,

megjithëse dhe vetë meningiti mund

të shkaktojë shurdhim.

Simptomat e meningitit:

Temperaturë e shpejtë dhe e

lartë.

Vjellje.

Dhimbje koke.

Skuqje.

Sensitivitet ndaj dritës.

Sipas Qendrës Së Kontrollit Dhe

Parandalimit Të Sëmundjeve,

meningiti mund të të vrasë brenda 48

orëve ose më pak. Për fat të mirë ka

një vaksinë për dy nga tre llojet e

meningitit. Personat me implante

kokleare e kanë të domosdoshme

bërjen e kësaj vaksine.

Sa i shpeshtë është meningiti si

shkaktar i humbjes së dëgjimit?

Sipas një studimi në 2005-2006 3,2%

të humbjeve të plota apo të pjesshme

të dëgjimit të të rinjëve kishin si

shkaktar meningitin. Kjo e bën

meningitin si një nga shkaqet kryesore

post-natale të humbjes së dëgjimit.

Për më tepër, studimet kanë treguar se

10% të rasteve me meningit në vendet

e zhvilluara kanë përfunduar me

humbje të përhershme të dëgjimit.

Meningiti dhe humbja e

përkohshme e dëgjimit

Page 27: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

27

Humbja e degjimit nga meningiti,

ndonjëherë mund të jetë dhe e

përkohshme. Në një studim të bërë në

Arkivat e Sëmundjeve së Fëmijërisë,

u vëzhguan 124 fëmijë të

diagnostikuar së fundmi me meningit

dhe i’u bë ekzaminim audiologjik

menjëherë dhe në vazhdimësi. Në

ekzaminimin e parë, 21 fëmijë

rezultuan me dëgjim të humbur.

Megjithatë13 nga këta fëmijë patën

një përmirësim të diagnozës në

ekzaminimet në vazhdim. Kjo do të

thote se 10 % e pacientëve pësojnë një

humbje të përkohshme të dëgjimit (e

rikthyeshme) dhe vetëm 2.4%

humbasin dëgjimin në mënyrë të

pakthyeshme. U hipotetizua se kjo

është për shkak të diagnostikimt dhe

trajtimit të shpejtë të këtyre fëmijëve.

Për më tepër, 48 orëshi i parë i

sëmundjes pretendohet të jetë koha

kur fillon humbja e dëgjimit dhe

pikërisht në këtë periudhë kohore, kjo

humbje është më e trajtueshme.

Probabiliteti i humbjes së dëgjimit

nga meningiti.

Jo çdo i sëmurë me meningit humbet

dëgjimin. Një studim në Britani ka

arritur në përfundimin se më të

rrezikuar për të humbur dëgjimin nga

meningiti janë ata pacientë që kanë

sytë me ngjyrë të hapur krahasuar me

pacientët me sy në ngjyrë të errët.

Punoi: J. Canaj

Page 28: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

28

15. Dhimbja e kokës,

përdorimi i përbërsëve natyral për ta larguar.

Të ngrejë dorën kush të paktën

njëhërë nuk ka vuajtur nga dhimbja e

kokës….

E dim tashmë të gjithë që s’ka asnjë.

Studimet tregojnë që nga një shkaktar

fiziologjik, psikologjik apo idiopatik

(i panjohur), të gjithë të paktën një

herë kemi pasur dhimbje koke.

Si ta largojmë atë më produkte

natyrale?

1. Limoni është një aleat i

fuqishëm për të luftuar

dhimbjen e kokës. Shtrydhni tre

feta limoni në një filxhan caji

dhe konsumojëni atë ngadalë.

2. Molla, ka aftësinë të shërojë

çdo dhimbje koke, nga çfarëdo

qoftë shkaktuar ajo. Hani

lëkurën e modhës me pak kripë

për një javë çdo mëngjes me

stomakun bosh.

3. Ligustro (voshtër), lulet e

voshtres janë ilaç i mirë për

dhimbjen e kokës e shkaktuar

nga dielli. Vendos lulet në

uthull dhe pastaj aplikoj mbi

ballë.

Page 29: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

29

4. Kanella shëron dhimbjen e

kokës të shkaktuar nga ajri i

ftohtë. Të aplikohet mbi ballë

kanellë e përzier me ujë.

5. Borziloku gjithashtu është

përdorur për të trajtuar

dhimbjen e kokës.

Punoi: K. Brajniku

Page 30: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

30

16. Vitamina K. 5

shënjat e rënies së nivelit të saj.

Vitamina K fillimisht njihet si

favorizuese e mpiksjes së gjakut dhe

e forcimit të kockave. Ajo është e

tretshme në yndyrna dhe më së

shumti neglizhohet, krahasimisht

me të tjera vitamina e minerale

esenciale. Por, ashtu sikurse gjithë

vitaminat e tjera, edhe vitamina K

luan një rol vendimtar në shëndetin e

përditshëm. Le të shikojmë vlerat e

saj, rëndësinë dhe atë çfarë ndodh

nëse bie niveli i kësaj vitamine.

Roli kryesor është ai në mpiksjen e

gjakut. Në rastin e një plage në lëkurë,

vitamina K ndihmon në ndalimin e

gjakrrjedhjes duke nxitur agregimin e

qelizave të gjakut. Gjithashtu ajo ruan

në një nivel perfekt këtë shkallë të

mpiksjes së gjakut. Kjo gjë është e

dobishme, edhe kur neve nuk kemi

pësuar ndonjë dëmtim apo plagë.

Arsyeja qëndron tek fakti që

gabimisht të mos bllokohet ndonjë

enë gjaku në sistemin tonë

kardiovaskular.

Ashtu sikurse kalçiumi, vitamina K

është ushqyese e masës kockore.

Studimet e shumta kanë treguar se

personat që kanë përmbajtje të lartë të

kësaj vitamine, kanë një risk më të

reduktuar për fraktura kockore

spontane ose jo, krahasuar me

personat që janë defiçitarë në lidhje

me këtë vitaminë. Gjithashtu

mendohet se vitamina K ndihmon në

parandalimin e kalcifikimit arterial.

Mungesa e vitaminës K është shumë e

rrallë. Kjo për dy arsye: Së pari, kjo

vitaminë është shumë e bollshme në

zarzavatet dhe erëzat e gjelbërta dhe

së dyti, bakteret tona intestinale e

prodhojnë vetë vitaminën K.

Përdorimi i antibiotikëve si pasojë e

shkatërrimit që i bëjnë baktereve tona,

qon në rënien e nivelit të kësaj

vitamine.

Pesë simptomat e defiçencës së

vitaminës K në organizëm janë:

1. - Gjakderdhje e traktit gastro -

intestinal, gingivave (mishrave

të dhëmbëve), hemoragji e

tepruar gjatë menstruacioneve.

Page 31: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

31

2. - Gjakrrjedhja ndodh me shumë

lehtësi për shkaqe fare të

vogla, sikurse është një

gërvishtje e lehtë.

3. - Kalcifikim i kartilagjeve.

4. - Gjakrrjedhje e pakontrolluar

gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.

5. Rrjedhje gjaku nga truri i të

porsalindurve.

Duke qënë se bebet e porsalindura

nuk kanë baktere në intestin, të afta

për të prodhuar vitaminën K, merren

masa për injektimin e kësaj vitamine

në mënyrë që të parandalohet

gjakrrjedhja. Kjo lloj ndërhyrjeje

kryhet në Kanada, Amerikë dhe

Britaninë e Madhe. Janë të shumtë

skeptiket që nuk e pranojnë këtë lloj

metode invazive. Kjo sepse dhimbja e

menjëhershme e shkaktuar pas lindjes

si pasojë e këtij injeksioni, mund të

krijojë trauma psiko-emocionale dhe

distabilitet fiziologjik tek i

porsalinduri .

Punoi: E. Bilali

Page 32: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

32

17. Si adaptohen qarqet e stresit?

Studiuesit në Universitetin e Institutit

Neurologjik Calgary Hotchkiss kanë

zbuluar se qarqet e stresit në tru i

nënshtrohen procesit të mësimit dhe

adaptimit që herët në jetë. Jaideep

Bains PhD dhe kolegët treguan se

qarqet e stresit ishin të afta të vetë-

akordoheshin pas kalimit të një stresi

të caktuar. Këto gjetje treguan se truri

i përdor eksperiencat stresuese

përgjatë jetës së herëshme për tu

përgatitur dhe perfeksionuar për sfidat

pasuese. Grupi i studiuesve provoi

ekzistencën e periudhave kohore

unike që shoqërojnë sfidat e shkurtëra

stresante, përgjate të cilave periudha

adaptimi mund të rritej ose

zvogëlohej. Duke manipuluar rrjetet

qelizore specifike, ata zbuluan aktorët

kryesorë përgjegjës për mësimin dhe

adaptimin e qarqeve stresuese në

modelet e kafshëve. Këto zbulime

kulmuan me publikimin e 2 studimeve

në vëllimin online të njërës prej

gazetave më të mëdha botërore të

neuroshkencës “Nature

Neuroscience”. “Këto gjetje treguan

se sistemet që mendoheshin të ishin

shumë të ngurta në tru, janë në fakt

shumë fleksibël, veçanërishjt në jetën

e herëshme tha Bains, një profesor i

Departamentit të Fiziologjisë dhe

Farmakologjisë. “Duke perdorur këtë

informacion, studiuesit tani mund të

ngrenë pyetje mbi lidhjet qelizore dhe

molekulare midis stresit të jetës së

herëshme dhe ndjeshmerisë apo

elasticitetit ndaj stresit në jetën e

vonë. Ndjeshmëria e rritur ndaj stresit

është një faktor që predispozon për

një sërë gjendjesh shëndetësore

përfshirë sëmundjet kardiake,

obezitetin, diabetin dhe depresionin.

Megjithëse këto studime u kryen në

modele kafshësh, mekanzima të

ngjashëm ndërmjetësojnë përparimin

e sëmundjeve edhe për njerëzit.

“Vëzhgimet tona sigurojnë një bazë të

rëndësishme për hartimin e strategjive

më efektive parandaluese dhe kuruese

të cilat do të zvogëlojnë efektet e

stresit dhe do të ndeshen me sfidat

shëndetësore të shoqerisë.” tha Bains.

Punoi: J. Odobashi

Page 33: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

33

18. Redukto Stresin-

Nga kjo varet shëndeti juaj.

Jeta është plot sfida, kufizime,

frustrime, presione dhe kërkesa. Stresi

është bërë pjesë e jetës si për adultet

ashtu edhe për fëmijët. Në disa

rrethana, sasi të limituara stresi mund

t’iu ndihmojnë të arrini qëllimet që

keni, duke iu bërë të rrisni

performancën tuaj. Ndërkohë që stresi

në doza të larta mund të jetë shumë i

dëmshëm për mendjen dhe trupin tuaj,

duke çuar shpesh në sëmundje.

Prilli është Muaji i Ndërgjegjësimit

për Stresin si edhe një kohë e mirë për

të reflektuar se çfarë shkakton tension

në jetën tuaj dhe për të ndermarrë

hapa në mënyrë që të relaksoheni me

tepër. Sipas Charles O'Dowd, MD në

Highland Medical PC, Clarkstown

Medical Associates dhe pjesë e stafit

të Nyack Hospital, edhe nëse nuk

mund të ndryshoni burimin e stresit

tuaj, mund të çliroheni në njëfarë

mase prej tij duke ndjekur disa nga

këto këshilla:

Kryeni rregullisht ushtrime

fizike për të rritur çlirimin e

peptideve opioide natyrale

simbol i mirëqënies dhe

kënaqësisë të quajtura

endorfina. Ecja, një lojë tenisi

ose vrapi të gjitha këto mund

t’iu bëjnë të ndiheni më mirë

dhe iu ndihmojnë të ndiheni më

të qetë.

Për më tepër aktiviteti fizik

mund të përmirësojë humorin

tuaj dhe cilësinë e gjumit tuaj.

Gjeni 15 minuta çdo ditë për

vete. Relaksohuni duke

perdorur teknikat e

frymëmarrjes së thellë dhe

yogave.

Reflektoni mbi mënyrën se si e

harxhoni kohën tuaj. Për tre

dite rresht shkruani çdo gjë që

bëni dhe mendoni për mënyra

sesi mundeni ju ta përdorni më

Page 34: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

34

mirë ditën tuaj, që të mund të

keni më tepër kohë për

ushtrime fizike ose lloje të tjera

aktivitetesh.

Gjeni kohën për miqtë.

Kërkimet tregojnë se njerëzit që

ndeshen me streset më të

mëdha të jetës mund t’i

përballojnë ato më me lehtësi

nëse gjejnë mbeshtetjen e

shoqërisë dhe të familjes.

Ndërgjegjësohuni për situatat

stresuese, mësoni sa më shumë

për ato dhe planifikoni mënyra

për t’i kaluar ato. Për shembull:

nëse ndiheni të ndrojtur në

ambiente shoqërore, mendoni të

gjeni dikë që të jetë edhe më i

ndrojtur se ju, dhe ndihmojini

ata të reduktojnë stresin e tyre

duke folur me ta. Në këtë

mënyrë do të ndihmoni në

rradhë të parë veten tuaj.

Mos e bëni zakon të pini për tu

relaksuar. Alkooli nuk e lejon

trurin tuaj të hyjë në gjumë të

thellë.

Qeshni. Humori mund të jetë

një nga antidotët më të mirë për

stresin.

Page 35: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

35

Nëse është e nevojshme

kerkoni ndihmë. Vendet e

duhura për këtë janë shërbimet

sociale në punë ose mjekët.

Ndërkohë që është joreale të mendoni

se mund të çliroheni nga i gjithë stresi

juaj, ndërmerrini këto hapa në

mënyrë që ta reduktoni e ta

menaxhoni atë. Duke provuar këto

strategji, ju mund të parandaloni që

stresi të sundojë jetën tuaj.

Punoi: J. Odobashi

Page 36: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

36

19. Çfarë është

zbokthi? Cilat janë simptomat e zbokthit? Si mund të trajtoni zbokthin?

Zbokthi është një gjëndje e

zakonshme, e cila karakterizohet nga

kruarja dhe shkakton shfaqjen e

fetëzave të lëkurës. Në disa raste kjo

mund të jetë e turpshme dhe jo e lehtë

për tu trajtuar.

Për fat të mirë, zbokthi mund të

kontrollohet. Në rastet e lehta personi

duhet vetëm të gjejë një shampo të

përshtatshme e cila përmban një

pastrues të butë. Kur zbokthi është i

rëndë, do të jetë e nevojshme një

shampo mjekësore. Qelizat e lëkurës

njerëzore janë përgjithmonë

ripërtrirëse të vetvetës. Qelizat e

lëkurës në lëkurën e kokës

ripërtërihen, qelizat e vjetra (të

vdekura) ata shtyhen në sipërfaqe të

kokës, dhe pastaj ata janë dëbuar fije

për fije. Për njerëzit me zbokth,

qelizat e reja janë prodhuar në një

normë më të shpejtë, duke rezultuar

në lëkurë duke e bërë më të dukshëm

zbokthin. Nëse lëkura është e

ekspozuar ndaj temperaturave

ekstreme, rreziku i zhvillimit zbokthin

është më i madh. Zbokthi mund të jetë

kronik (afat-gjatë). Njerëzit me

zbokth gjithashtu mund të përjetojnë

irritim dhe skuqje në lëkurën e kokës.

Disa individë me zbokth të rënd mund

të kenë probleme sociale apo vetë për

veten. Prandaj, trajtimi mund të jetë i

rëndësishme për dy arsye fiziologjike

dhe psikologjike.

Sipas fjalorit mjekësor MediLexicon-

së, zbokth është: Prania e një sasi të

ndryshme të bardhë apo gri në flokët e

kokës, për shkak të shtresim të tepruar

apo ndonjë epidermë normale.

Një lëkurë e kokës e thatë nuk

shkakton zbokth!

Një mit - disa njerëz mendojnë se

zbokthi i tyre është shkaktuar nga

skalpi I tyre, duke qenë shumë i

thatë. Ata përpiqen të merren me këtë

duke mos larë flokët me shampon e

tyre, apo duke mos e larë atë më

Page 37: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

37

shpesh, duke besuar se larja

përkeqëson problemin. Ky është një

mit (jo e vërtetë). Zbokthi ndryshon

nga një lëkurë e kokës të thatë në atë

të yndyrshme.

Është vlerësuar se rreth 50% e

njerëzve në Evropën Perëndimore dhe

Amerikën e Veriut vuajnë nga

zbokthi. Zbokthi është më shumë i

zakonshëm në meshkuj se në femra,

dhe në njerëz me lëkurë të

yndyrshme.

Disa studime kanë sugjeruar se dietat

që janë shumë të kripura, me sheqer

ose djegëse dhe të shoqëruar nga

alkooli i tepruar mund të përkeqësojnë

zbokthin.

Zbokthi nuk kontribon në humbjen

e flokëve!

Shumica e rasteve të zbokthit nuk

kërkojnë një vizitë te mjeku.

Megjithatë, ata të cilët ende kanë

kruarje të kokës së tyre, në qoftë se

pjesët e kokës bëhen të kuqe ose të

fryera, pas disa jave të vetë-trajtimit

duhet të konsultohen me mjekun e

tyre. Personi mund të ketë pezmatim

të lëkurës .

Si mund të trajtoni zbokthin?

Dy faktorë duhet të merren

parasysh kur ju trajtoni zbokthin:

1. Mosha juaj.

2.Ashpërsia e zbokthin tuaj.

Shampot e kokës dhe përgatitjet!

Shampot dhe produktet për lëkurën e

kokës janë në dispozicion OTC (nuk

ka recetë të nevojshme) gjenen në

shumicën e supermarketeve, në

farmaci dhe në shumë dyqane. Është e

rëndësishme të kujtoni që pezmatimi

i lëkurës mund të kontrollohet, por

nuk shërohet me këto produkte.

Para se të përdorni një shampo kundër

zbokthit duhet të shihni nëse ju mund

të hiqni ndonjë pjesë të zbokthit të

mbuluar me lëvozhgë të kokës suaj -

Page 38: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

38

dhe duhet ta bëjë këtë me kujdes.

Nëse keni arritur ta hiqni atëhere ato

shampo do të jenë më efektive.

Shumica shampove kundër-zbokthit

apo anti-fungale përmbajnë të paktën

një nga përbërësit e mëposhtëm

aktivë:

Pyrithione zink - një përbërës i

cili ngadalëson prodhimin e

majave të flokëve.

Selen sulfur - kjo redukton

prodhimin e vajrave natyrore të

gjëndrave tuaja që prodhon

koka.

Ketokonazoli - një shumë

efektive anti-fungale. Shumica

e njerëzve të cilët përdorin këtë

janë të kënaqur me rezultatet.

Ekspertët tregojnë se shampot

me këtë përbërës mund të

përdoren vetëm tek të rinjtë dhe

të moshuarit.

Acidet salicylice - këto

ndihmojnë kokën tuaj të

shpëtojë qelizat e lëkurës. Ato

nuk ngadalësojnë riprodhimin e

qelizave të lëkurës.

Punoi: D.Ukaj

Page 39: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

39

20. kirurgjia

Bariatrike

Kirurgjia Bariatrike (kirurgjia e

obezitetit ) është degë e kirurgjisë që

merret me trajtimin kirurgjik të

pacientëve me obezitet patologjik.

Studime të shumta afatgjatë kanë

dokumentuar se operacioni bariatrik

ofron një reduktim të ndjeshëm në

rrezikun e vdekshmërisë dhe rrezikun

e zhvillimit të sëmundjeve të reja të

lidhura me mbipeshë dhe obezitetin.

Kirurgjia Bariatrike është trajtimi i

vetëm në gjëndje për të përcaktuar një

humbje peshe të konsiderueshme në

afat të gjatë në rastin e obezitetit

patologjik. Megjithatë, në vetvete

nuk garanton një shërim automatik

dhe të sigurt, por sot përfaqëson një

mjet efektiv për të mbështetur nevojën

dhe vendosmërinë e personit për të

humbur peshë të tepërt dhe të jetë në

gjendje të mbajë atë per afat të gjatë,

objektivi i fundit shumë i vështirë të

arrihet vetëm me dieta, aktivitete

sportive etj.

Kirurgjia Bariatrike nuk është e

keshillueshme për të gjithë pacientët

dhe nuk mund të jetë e nevojshme për

arsye thjesht kozmetike .Qëllimi i tij

kryesor është për të parandaluar dhe /

ose per të korrigjuar problemet

mjekësore që lidhen me obezitetin.

1. Ndër kërkesat kryesore per t’i

nënshtruar ketij operacioni

janë:

2. Pacieniti të jetë mbi 18 vjeç.

3. Dështimi apo reagimi i

pakënaqshëm i terapive

konservative (dietë, aktivitet

fizik, medikamente )

4. Një Body Mass Index (BMI)

më e madhe se ose e barabartë

me 40 kg / m².

5. Një BMI mes 35 dhe 39,9 kg

/m² kur është i kombinuar me

një ose më shumë sëmundje ose

me komplikacione si p.sh:

diabeti mellitus tipi 2,

sëmundje të zemrës, presion të

lartë të gjakut, nivele të larta të

lipideve në gjak

(hiperperlipidemia dhe

hiperkolesterolemia) probleme

nga apneja e gjumit, etj)

Në rastin e hemoglobinës se

Page 40: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

40

glukozuar (HbA1c) më e

madhe se 8%

6. Pacienti duhet padyshim të mos

konsumojë drogë, alkool dhe

duhan të paktën 6 javë para

operacionit bariatrik.

Të gjitha ndërhyrjet e përdorura në

kirurgjine bariatrike kryhen nën

anestezi të përgjithshme.

Të gjitha operacionet mund të kryhen

edhe nga kirurgjia klasike

(laparotomy me prerje të murit të

barkut), ose laparoscopically.

Laparoskopia mund të përdoret edhe

në rastet në të cilat operacionet

kirurgjikale tashmë janë të kryera me

të dyja rrugët.

Në vitet e fundit, proçedurat e

kirurgjise bariatrike janë avancuar

shumë në aspektin e efikasitetit dhe

sigurisë. Proçedurat kirurgjikale

kryesore aktualisht në përdorim janë

tre lloje dhe efektiviteti i tyre është

zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme

në dekadat e fundit.

Ndërhyrjet gastrorestritive.

Ndërhyrjet e tipit gastrorestritive

kufizojnë aftësinë e stomakut.

Kryesisht kanë veprim mekanik që

kufizon futjen e ushqimit. Janë të

bazuara kryesisht në ndarjen e një

pjese të vogël të stomakut të sipërm

(për shembull, me vendosjen e një

unazë të fryrëshme) për të formuar një

qese të stomakut që zbrazet në pjesën

e mbetur të stomakut me anë të një

orifici të ngushte. Kjo kirurgji

zvogëlon sasinë e ushqimit që mund

të merren në një vakt të vetëm në

mënyrë që të perceptojnë ngopje të

hershme dhe më të gjatë.

Rrjedhimisht, personat obez hanë më

pak dhe humbin peshë. Në këtë

kategori përfshijnë: gastroplastika

vertikale si dhe gastroplastika

vertikale parciale.

Page 41: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

41

Ndërhyrjet e përziera

Kirurgjia e përzier bashkon teknikën

gastrorestritive (formimi i një qeseje

të stomakut të dimensioneve të

vogla), me reduktimin e thithjen e

ushqimit.. Kirurgjia përfshin krijimin

e një qese të vogël te stomakut që

nuk komunikon me pjesën tjetër të

stomakut (ndryshe nga ajo e

meparshmja), por është e lidhur direkt

me zorrën në një distancë të

ndryshueshme nga duodenumi. Në

këtë mënyrë është anashkaluar pjesa

fillestare e traktit digjestiv. Kjo

përcakton një rënie të peshës së trupit

në masë të madhe duke zvogëluar

sasinë e ushqimit të futur dhe krijimin

e një ndjenjë të hershme të ngopjes.

Nderhyrja nuk përfshin heqjen e

ndonjë pjese të stomakut dhe të

zorrëve .

Ndërhyrjet malabsorbitive

Ndërhyrjet malasorbitive reduktojnë

në mënyrë drastike absorbimin e

ushqimit dhe energjisë. Proçedurat

kirurgjikale përfshijnë një reduktim

malasorbitiv të pakthyeshëm në

madhësinë e stomakut dhe një

ndryshim të dukshëm në procesin e

tretjes. Stomaku është i lidhur me

pjesën fundore të zorrëve të vogla,

dhe në këtë mënyrë ushqimi udhëton

vetëm ne një pjesë të vogël të traktit

gastrointestinal duke ulur në mënyrë

të konsiderueshme thithjen e

ushqimeve. Janë përgjithësisht më

invazive se metodat e tjera, por i

ofrojnë pacientit më shumë mundesi

per ta ruajtur këtë humbje në peshe

për më shumë kohë. Në këtë kategori

përfshijnë tri variante të devijimit

biliopancreatik: Scopinaro klasik ,

varianti me heqje vertikale të

stomakut (sëitch duodenale) dhe

variant me ruajtjen e stomakut.

Efikasiteti terapeutik i kirurgjisë

bariatrike është drejtpërdrejt

proporcionale me invasivitetin e

operacionit: banding stomakut dhe

variantet e saj (ndërhyrjet e tipit

gastrorestritiv) kanë një efikasitet që

shkon në mes të 40 dhe 60%;

(ndërhyrjet të përziera) nga 60-70%

dhe alternimi biliopancreatik

(operacionet malasorbittive) prej 65-

75%.

Punoi G. Sinaimeri

Page 42: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

42

21. LIPOSUCIONI.

Liposucioni është një teknikë

kirurgjikale që konsiston në thithjen e

pjesës se yndyrës nënlëkurë nëpërmjet

një kanule.

Liposucioni eliminon disa kg yndyrë

nga thithja, me prerje të vogla të pak

mm dhe futje nënlëkurë te kanulave.

Lidhur me madhësinë e diametrit të

kanulave janë përdorur forma të

ndryshme.

Aspirimi i indit djamor mund të

ndodh me mjete të ndryshme: shiringë

aspiratore e thjeshtë për të vepruar

me dorë. Për më tepër ekzistojnë

pajisje te Liposucionit që përveç se

aspirojnë mund të përdorin

ultratingujt, dridhje, ujë për të

shpërndarë yndyrën. Operacioni

kryehet nën anestezi lokale në rast se

thithen disa dhjetëra ml.

Disa vdekje nga kjo lloj ndërhyrjeje

në të kaluarën ishin për emboli

pulmonare.

Sasia e yndyres ( dhjamit) te hequr

ndryshon në varësi të rastit. Mund te

flasim per steatoferez kur tejkalohen

10 litra, në kete rast ju duhet të

ndiqni personin ne 2-3 ditet ne

vazhdim pas operacionit.

Teknika të tjera

Ka edhe Liposolucion me lazer që

konsiston në aspirimin e adipociteve

nga një si pipëz i zakonshëm, pas

shpërbërjes së dhjamit nga futja e një

gjilpërë 1 mm e trashë, pa prerje me

një bisturi, e cila lëshon një rreze

lazer të ulët efektet e të cilave ende

nuk janë studiuar. Lazeri lëshon

gjatesi vale të bëra posaçërisht për "të

qelluar " qelizat yndyrore (630nm -

680nm) në mënyrë të drejtpërdrejtë

në zonën e prekur për një kohëzgjatje

duke filluar nga 10 deri në 30 minuta.

Komplikacionet.

Nga komplikacionet e shekullit XXI

që ndodhnin pas operacionit ishin të

papërfillshme, shpesh ato varen nga

Page 43: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

43

zona e trupit që i nënshtrohet

ndërhyrjes, për shembull Liposucioni

i lokalizuar në kyçin e këmbës mbetet

një nga më të vështirat, ku edema

post-operative zgjidhet më ngadalë

se sa pjesa tjetër e trupit.

Ndër komplikacionet përmendim

ndryshimin në ngjyrën e lëkurës,

infeksionet, seroma. Hipotensioni

mund të shfaqet nëse aspirohet të

pakten 2000 ml.

Një ndërlikim i rrallë është formimi i

koagulit të gjakut që mund të çojë në

hematoma te lokalizuara, ose emboli

pulmonare.

Punoi G. Sinaimeri

Page 44: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

44

22. Qelizat

kanceroze të reveluara.

Shkencëtarët nga Qendra për Kërkime

Collaborative Manchester

inflamacionit (MCCIR) kanë zbuluar

se pse një medikament i veçantë

kanceri është aq efektiv në vrasjen e

qelizave. Rezultatet e tyre mund të

përdoren për të ndihmuar hartimin e

trajtimeve të kancerit në të ardhmen.

Profesor Daniel Davis dhe ekipi i tij

përdorën imazhe me cilësi të lartë për

të hetuar se pse medikamenti

rituximab është aq efektiv në vrasjen

e qelizave kanceroze B. Ai është

përdorur gjerësisht në trajtimin e

qelizave malignancies B, të tilla si

limfomës dhe leukemia, si dhe në

sëmundjet autoimmune, si artriti

reumatik.

Përdorimi i lartë ka mundësuar që

permes laser me bazë mikroskopike

studiuesit të bëjnë videot e procesit

me të cilin rituximab që lidhet për

qeliza të sëmura dhe pastaj tërheq

qelizat e bardha të gjakut të njohura si

vrasës natyrore (NK) ose qelizat për

të sulmuar. Ata zbuluan se rituximab

tenton që të rrijë në njërën anë të

qelizave të kancerit, duke formuar një

kapak dhe duke tërhequr një numër të

proteinave mbi atë anë. Por ajo që

befasoi shkencëtarët ishte se si kjo

ndryshoi efektivitetin e qelizave

vrasës natyrore në shkatërrimin e

këtyre qelizave të sëmura. Kur qeliza

NK latched mbi rituximab në qelizë

B kishte një normë 80% sukses në

vrasjen e qelizave. Në të kundërt, kur

qeliza B mungonte ky grup i

proteinave në njërën anë, zhduku

vetëm 40% .

Profesor Davis thotë:.. "Këto

rezultate janë me të vërte të

papritura . Kjo ishte e mundur për

ne që të zbulohej misteri se pse ky

medikament ishte aq efektiv,

nëpërmjet përdorimit të

mikroskopit . Duke e shikuar se

çfarë ka ndodhur brenda qelizave

ne mund të identifikojmë qartë

vetëm pse rituximab është i tillë një

medikament efektiv - sepse tenton

Page 45: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

45

që të riorganizojë qelizat

kanceroze dhe t’i bëjë atë

veçanërisht të prirura që të

zhduken ".

Ai vazhdon: " Gjetjet tona tregojnë se

kjo është aftësia për polarizimin e një

qelizë duke lëvizur proteinat brenda

saj duhet të merren në konsideratë kur

antitrupat e reja janë duke u testuar si

trajtimet e mundshme për qelizat e

kancerit. Duket se ata mund të jenë

deri në dy herë më efektiv nëqoftëse

ata lidhen tek një qelizë dhe

riorganizohen aty. "

Pjesa më e madhe e hulumtimit për

këtë studim është kryer nga Profesor

Davis, në Imperial College në Londër.

Ai thotë se do të pë rdoret

vazhdimisht kjo metodë për të hetuar

imunologjinë në MCCIR.

Punoi:D.Ukaj

Page 46: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

46

23. Kanceri i lëkurës,

llojet, klinika dhe trajtimi.

Është ndër format më të shpeshta të

kancerit. Demtimet shihen me sy të

lirë dhe diagnostikohen shpejt.

Shërimi i tyre bëhet i mundëshëëm

deri në masën 90 %.

Faktorët e rriskut

Rrezatimi

ndodh ne ato subjekte lekura e

te cileve nuk mbulohet mire

nga pigmenti Melanine .

Albinizmi.

Kserodermia

pigmentose.

Faktorët kimike .

Arseniku .

Hidrokarburet

organike .

Pamjaftueshmëria

imunollogjike e organizmit.

1. Karcinoma bazoqelizore.

Përbëjnë rreth 75 % të

kancereve të lëkurës.

Kanë fillimin nga qelizat më të

njëjtin emër qelizat bazale të

shtresës së epidermës.

Nuk janë shumë agresive

Metastazojnë shumë rrallë,

Rriten lokalisht duke përfshirë

indet më poshtë si muskujt,

nervat, kockat dhe trurin.

Klinika: Shumica nuk janë të

dhimbshme, kanë pamjen e një nyje

të vogël.Nuk janë të inflamuar, janë të

butë (si dylli), janë gati-gati të

tejdukshme.

Në majë të saj mund të shihen enë

gjaku të shumta. Shihen pikëza me

densitet të ndryshëm melanine. Nyjet

ulçerohen dhe formojnë një koriçkë

Mund të jenë më shumë se një në

numër

Page 47: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

47

Diagnoza: Për vendosjen e

diagnozës së kancerit të lëkurës

merret gjithmonë biopsia.

Trajtimi

Varet nga madhësia, thellësia,

lloji dhe lokalizimi i tumorit.

Më e efektshme është heqja

kirurgjikale, estetika.

Për tumore të vogla mund të

përdoret radio-terapia .

Kombinimi Ro-terapi-kirurgji.

Krio-terapia me Azot të

lëngshëm.

2. Karcinoma spinoqelizore.

Ka nisjen e vet nga epiderma, stratum

spinosum, ka prirje për metastazim të

shpejtë, prodhojnë keratinë. Gjen

terren në gjëndje prekanceroze si

djegie, cikatrikse plage, inflamacione

lëkure kronike.

Klinika: Ka formen e nje nyje të

vogël, të padhimbshme, të fortë, me

ngjyrë të kuqe dhe me lupa të

ndritshme, mund të ulçerohen.

Ndodhen në pjeset e zbuluara të

lëkurës. Kane prirjen më të ulët për

metastazim(2 %).

Trajtimi

Të fillojë shpejt veçanërisht në

moshat e reja.

Përdorimi i pomadave me 5-

Fluorouracil. Nga ky trajtim

realizohet shërimi i plotë dhe

me pak efekte kozmetike

negative.

Trajtimi i metastazave

Kirurgji.

Rrezatimi me rreze x.

Kimioterapi për një kohë të

gjatë (mundësisht edhe lokale).

3. Kanceri i buzës (Epitelioma)

Page 48: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

48

Është më i shpeshtë tek

burrat(95 %).

Ndodh më shpesh në buzën e

poshtme se sa në të sipërmen.

Lidhet edhe me vesin e të pirit

duhan me llullë ose me pip,

subjektë që e mbajnë cigaren në

buzë.

Ndeshet shpesh në persona që

punojne në bujqësi

Faktor predispozues është

herpesi i përsëritur.

Klinika: Fillon si nje çarje ose

ulçeracion i vogël, ka buze të forta

nga infiltrimi. Prekja e limfonodeve

submentale ose sub maxillare ndodh

në stade të vona zakonisht pas 6-9

muajsh.

Diagnoza: Vendoset me biopsi.

Kontigjenti më i dyshuar është një

plagë në buzë që nuk shërohet në

mosha të vjetra.

Trajtimi

Radio-terapi(radium)

Në raste më të avancuara me

kirurgji.

4. Melanomat malinje

Janë forma të rralla të kancerit

të lëkurës.

Janë ndër format më agresive të

kancereve në përgjithësi.

Janë shkaku kryesor i vdekjeve

nga të gjitha sëmundjet që

prekin lekurën.

Nevuset(shënjat)e pigmentuara

klasifikohen si gjëndja

prekanceroze .

Vetëm 1 % e gjëndjeve të tilla

transformohen në melanoma

malinje.

Në rritjen e numrit ndikojnë:

Qëndrimet e gjata në

diell.

Gjatë aksidenteve

bërthamore si ai i

Cernobilit.

Faktorë profesionale.

Klinika: Dallohen në përmasa të

vogla 3-4 mm. larmia e ngjyrës,

buzët e çrregullta. Melanomat kanë

nuancat e së kuqës, të bardhës dhe

blusë, shpesh si nuanca të përziera me

kafe ose te përdorimi i një lupe, mund

Page 49: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

49

të përcaktojë më mirë nuancat e

ngjyrave.

Trajtimi

Kirurgjikale kur është në stade

fillestare.

Në raste të avancuara jetë

gjatësia mesatare shkon nga 2-5

vjet.

Nga eksperienca mendohet se

jetëgjatësia lidhet edhe me tipe

dhe vendosje të tumorit si në

organet genitale perineum, zona

perianale.

Punoi: K. Brajniku

Page 50: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

50

24. Problemet e

Tiroides të lidhura me Ritmin e Crregullt të Zemrës

Studimi kohort mbi një popullatë të

gjerë, që tregon lidhjen midis

spektrit të sëmundjeve të tiroides

dhe riskut për të zhvilluar një

episodë të ri fibrilacioni atrial në

këtë grup pacientësh.

Njerëzit me gjendër tiroide

hiperaktive (hipertiroidizëm) mbartin

një risk më të madh për zhvillimin e

çrregullimeve të ritmit të zemrës

(njohur si fibrilacion atrial) sesa ata

me funksion tiroid normal, sipas një

studimi të publikuar në British

Medical Journal.

Në këtë pikë, studiuesit sugjerojnë se

në pacientët me hiperfunksion të

tiroides fokusi duhet drejtuar drejt

fibrilacionit atrial.

Hipertiroidizmi ndodh kur gjendra

tiroide prodhon tepricë tiroksine (një

hormone i tiroides), duke shkaktuar

rritje të metabolizmit dhe përshpejtim

të disa prej funksioneve të trupit.

Përreth 1 në 100 gra dhe 1 në 1000

burra zhvillojnë hipertiroidizëm në

një fazë të jetës së tyre dhe kjo mund

të ndodhë në çdo moshë.

Është e mirënjohur se hipertiroidizmi

klinik lidhet me fibrilacionin atrial,

por ende nuk është e qartë nëse

hipertiroidizmi subklinik ka një efekt

të ngjashëm. Të dhënat në lidhje me

riskun e fibrilacionit atrial në

pacientët me tiroide hipoaktive

(hipotiroidizëm) janë gjithashtu të

limituara.

Kështu një grup studiuesish në

Danimarkë vendosën të ekzaminojnë

riskun e fibrilacionit atrial në lidhje

me gjithë spektrin e sëmundjeve të

tiroides në një grup të gjerë

pacientësh.

Duke përdorur regjistrat kombëtarë,

ata identifikuan 586.460 pacientë të

cilët ishin konsultuar me një mjek

familjeje në Kopenhagen nga viti

2000 deri në 2010 dhe kishin bërë një

test të funksionit të tiroides, test ky që

Page 51: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

51

mat sasinë e TSH (Hormoni Stimulus

i Tiroides) që qarkullon në gjak. Në

njerëzit me hipertiroidizem niveli i

TSH zakonisht është i ulët, ndërkohë

që në ata me hipertiroidizëm është i

lartë.

Përgjatë një ndjekjeje përafërsisht 5

vjet e gjysmë, 17.154(3%) e

pacienteve zhvilluan një fibrilacion

atrial për herë të parë, 53% e të cilëve

ishin femra.

Krahasuar me pacientë me funksion

normal të tiroides, risku për

fibrilacion atrial rritej me uljen e

niveleve të TSH. Gjthashtu, pacientët

me hipertiroidizëm subklinik kanë një

risk 30% më të lartë për fibrilacion

atrial, ndërkohë që pacientët me

hiperfunksion të tiroides kanë një risk

12% më të lartë. Në të kundërt,

hipotiroidizmi lidhej me një risk më të

ulët të fibrilacionit atrial.

Autorët theksuan se, edhe pse

fibrilacioni atrial ishte i lidhur

ngushtësisht me aktivitetin e

tiroides, ata nuk provuan dot një

marrëdhënie direkte shkak-pasojë.

Gjithsesi, ata thanë se studimi i tyre

ishte “i pari që vlerësoi lidhjen

midis gjithë spektrit të sëmundjeve

të tiroides dhe riskut pasues për

fibrilacion atrial në një popullatë

pacientësh që kërkojnë ndihmën e

parë.”

Ata përfunduan duke shtuar se “këto

rezultate mbështeten në depistimin

afatgjatë për fibrilacion atrial në

pacientët me sëmundje të tiroides.”

Punoi: J. Odobashi

Page 52: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

52

25. Cigaret

elektrike – A janë ato të dëmshme apo jo?

Përdorimi i cigareve elektrike është

përhapur shumë vitet e fundit.

Përafërsisht dy milion njerëz në

Gjermani i janë kthyer këtyre llojeve

të cigareve, të cilat i shohin si një

zëvendësim i shëndetshëm i cigareve

klasike. Gjithsesi, shumë zera janë

duke paralajmëruar për risqet

shëndetësore të mundshme në lidhje

me cigaret elektrike, duke sugjeruar

se efektet afatgjata mbeten të

panjohura.

Kërkimet e mëparëshme të

prezantuara në Kongresin Vjetor të

2012-ës të Shoqatës Europiane të

Pneumologjisë sugjeruan se cigaret

elektrike shkaktojnë dëmtim të

mushkërisë. Ato zbuluan se përdorimi

i cigares elektrike rezultonte në një

rritje të rezistencës së rrugëve

respiratore që zgjaste për 10 minuta.

Duke drejtuar një studim të ri të

pavarur, studiuesit në Institutin

Fraunhofer në Braënschëeig u

përpoqën të trajtojnë me objektivitet

këtë debat të ndezur. Qëllimi i

shkencëtarëve të përfshirë ishte të

zbulonin nëse cigaret elektrike ndotin

ajrin përreth apo jo, duke dëmtuar

kështu jo duhanpirësit që qëdrojnë në

ambjentet ku tymosen këto cigare.

Një cigare elektrike përbëhet nga një

sprucator, një bateri, nje bobinë

ngrohëse dhe një rezervuar për likide

të përdorura për të prodhuar avull.

Këto likide ngrohen në sprucator dhe

më pas shndërrohen në avull në

temperatura nga 65 deri 120 gradë

celsius. Cigaret elektrike përdoren nga

duhanpirësit duke shtypur butonin ose

duke i thithur. Likidet mund të jenë

me ose pa nikotinë si edhe me aroma

e shije te ndryshme psh vanilie,

bajame, molle, etj.

Propilen glikoli është solventi më i

zakonshëm dhe krijon mjegullën e

sprucuar që duket si tym kur

frymënxirret. Ndryshe nga cigaret

normale, të cilat prodhojnë tym në

menyrë të vazhdueshme ndërsa

duhani digjet, ekuivalentet elektrike

lejojnë të dalin jashtë substancat e

avullta vetëm kur janë aktive.

Page 53: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

53

Dr. Tobias Schripp, shkencëtar në

Fraunhofer ËKI dhe bashkëautor i

studimit tregon se “ Në cigaret

elektrike substancat e sprucuara

krijojnë nje aerosol substancash tejet

të imëta të cilat bëhen edhe më të

imëta kur inhalohen në mushkëri.

Këto pjesëza shumë të vockëla

shpërbëhen me kalimin e kohës. Në të

kundërt, procesi i oksidimit dhe

djegies shkarkon pjesëza solide që

mund të qëndrojnë në ajrin rrethues

për një kohë të konsiderueshme.”

Nuk janë gjetur nxjerrje

Formaldehidesh - Ekspertët drejtuan

një seri matjesh testuese për të

ekzaminuar nxjerrjet e Përbërjeve

Organike të Avullta, pjesëzave

ultrafine dhe formaldehideve me

fokus specifik në përqëndrimin, sasinë

dhe shpërndarjen e pjesëzave. Testet u

kryen duke përdorur pjesëmarrës në

një dhomë testesh prej 8 metër kub ku

u krahasuan cigaret normale me

cigaret elektike të përbëra nga një

numër likidesh të ndryshme.

Për të kuptuar se si shpërndarja e

pjesëzave ndryshon me kalimin e

shumë minutave, dhe se si clirohet

propileni i glikolit në një kohë të

gjatë, avulli u shkarkua direkt në

dhomën e qelqit 10 litërshe. Testi u

realizua me disa lloje të ndryshme

cigaresh elektrike të përbëra nga i

njëjti likid.

“Në përgjithësi, emëtimet e

Përbërjeve Organike të Avullta dhe

pjesëzave ultrafine kur pihej një

cigare elektrike ishin më të ulëta se

emetimet ekuivalente nga një cigare

normale”, tha Schripp.

Në vijim, studiuesi dhe kolegët ishin

të paaftë te gjenin ndonjë emetim

formaldehidi nga cigaret elektrike.

Cigaret e rregullta, nga ana tjetër,

tejkaluan vlerat udhëzuese prej

0.1ppm (pjesëza për million) për

cilësinë e ajrit të brendshëm sipas

kërkesave të dhëna të testit. Propilen

glikoli në trajtë avulli lëshohej si nga

cigaret me duhan, ashtu edhe nga

cigaret elektrike. Pneumologët kanë

frikë se ky agjent lëngezues mund të

ngacmojë rrugët ajrore kur inhalohet

Page 54: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

54

në sasi të mëdha. Schrip shpjegoi:

”Ndërkohë që është e vërtetë se

cigaret elektrike sjellin më pak ndotje

të ajrit të brëndshëm se cigaret me

duhan, ato nuk janë plotësisht pa

emetim. Si pasojë, duket e arsyeshme

të shtohet se jo duhanpirësit janë të

ekspozuar ndaj avujve të çliruar dhe

kështu që thithja pasive e avujve është

e mundëshme.

Autorët gjithashtu kritikuan

emërtimin dhe etiketimin e produktit

që ndonjëherë jep informacion të

papërshtatshëm në lidhje me likidet e

përdorura. Si pasojë, shpesh herë,

përdoruesit e cigareve elektrike nuk

kanë njohuri për substancat e

dyshuara si të dëmshme.

Punoi: J. Odobashi

Page 55: Revista Këshilla Mjekësore nr 6

Revista Keshilla Mjekesore 6.

55